Koha Javore Podgoricë e enjte, 5 shtator 2019 Viti XVlll Numër 878 Çmimi 0,50
...teori mbi krijimin ISSN 1800-5696
Gjeloshaj: Do të punojmë me përkushtim për zhvillimin e Malësisë
Çmimi “Teuta” akademikut Zuvdija Hoxhiq – Berisha
Përmbajtje
10
12 Liria e shtypit dhe liria e fjalës si vlera për mbarë njerëzimin
Qeveria do të mbështesë zhvillimin e Tuzit
14
16 Udhëtim në fëmijëri
Zarfi do të triumfojë
Koha Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore Koha
e enjte, 5 shtator 2019
Përmbajtje
20
26 Pse nuk u shpall “Hero i kombit”?
“Shpia e Agës” - Një dramë empatike për një djalosh në një botë të grave
30
32 Pediatër dhe humanist i rrallë
Kanjoni i Megjureçit KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv
Podgoricë e enjte, 5 shtator 2019 Viti XVlll Numër 878 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
nuk jetohet ma Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
...teori mbi ëve ulqinaka krijimin re mungu ë e dëshir nhjëet ma trit-o Teaje uk Qençe n
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
Në udhëkryq
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
1 NSSI
6965-008
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
ISSN 1800-5696
1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Gjeloshaj: Do të punojmë me përkushtim për zhvillimin e Malësisë
Çmimi “Teuta” akademikut Zuvdija Hoxhiq – Berisha
Malësisë për zhvillimin e përkushtim punojmë me Gjeloshaj: Do të
– Berisha Zuvdija Hoxhiq akademikut Çmimi “Teuta”
krijimin
avoreHA KJO mbi avoreHA...teori KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
e enjte, 5 shtator 2019
Javore Koha
3
Ngjarje Javore
Kryeministri Dushko Markoviq priti në takim kryetarin e Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj
Qeveria do të mbështesë zhvillimin e Tuzit Podgoricë – Kryetari dhe nënkryetari i Komunës Tuzit, Nikë Gjeloshaj dhe Ivan Ivanaj, kryetari i kuvendit, Fadil Kajoshaj dhe drejtoresha e Drejtorisë për Ndërtime, Pronë dhe Përfaqësim, Elvisa Rexhematoviq, janë pritur në takim nga kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq. Kryeministri Markoviq me rastin e kremtimit të 1 Shatorit – Ditës së Komunës së Tuzit i ka uruar të gjithë qytetarët dhe udhëheqësinë e Komunës së Tuzit, duke theksuar se Qeveria e Malit të Zi do të mbështesë zhvillimin e Tuzit në mënyrë që ai të jetë një komunë me prosperitet dhe qëndrueshmëri. Në këtë takim ndër të tjera u diskutua mbi potencialet dhe projektet në
4
Javore Koha
e enjte, 5 shtator 2019
komunën më të re në Mal të Zi. Bashkërisht u potencua rëndësia e vazhdimit të zhvillimit të infrastrukturës si dhe rëndësia e hartimit të planeve urbanistike të cilat janë kusht për vazhdimin e procesit të legalizimit, por edhe bazë për realizimin e investimeve të shumta në territorin e Komunës së Tuzit. Në fund të takimit, u tha se Qeveria e Malit të Zi pret që edhe në Tuz sikurse në çdo vend tjetër, të respektohen simbolet shtetërore, sepse në këtë mënyrë ruhet harmonia, reputacioni dhe dinjiteti i Malit të Zi dhe i të gjithë qytetarëve të tij. “Kryetari i Komunës së Tuzit, Z. Nikë Gjeloshaj, konstatoi se shqiptarët i
respektojnë simbolet kombëtare e shtetërore dhe në mënyrë institucionale ato respektohen në Komunë të Tuzit”, thekson kumtesa për media. Mesazhe urimi me rastin e 1 – Shtatorit – Ditës së Komunës së Tuzit ka dërguar edhe Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, kryebashkiaku i Podgoricës, Ivan Vukoviq, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Mata, kryetari i kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj si dhe zyrtarë të tjerë të shtetit dhe të shteteve fqinje. t. u.
Ngjarje Javore
Kriporja e Ulqinit do të vazhdojë të menaxhohet nga Ndërmarrja Publike “Parqet Kombëtare të Malit të Zi”
Nënshkruhet kontrata njëvjeçare e qiradhënies Ulqin – Ndërmarrja Publike “Parqet Kombëtare të Malit të Zi” ka bërë të ditur se do të vazhdojë të menaxhojë edhe për një vit Kriporen e Ulqinit. Në deklaratën për shtyp të kësaj ndërmarrjeje thuhet se drejtori i NP “Parqet Kombëtare të Malit të Zi”, Elvir Klica, dhe administratori i falimentimit të Shoqërisë aksionare për prodhimin e kripës së detit “Bajo Sekuliq” që gjendet në procesin e falimentimit, Zharko Ostojiq, kanë firmosur Aneksin III të Kontratës mbi qiradhënien, të datës 23 gusht 2016, me ç’gjë vazhdon kontrata e qiradhënies edhe për një vit, duke filluar nga data 24 gusht 2019. Nga NP “Parqet Kombëtare të Malit të Zi” kanë theksuar se duke u
mbështetur në kapacitetet dhe përvojat vetiake, si dhe në pajtim me përvojat e mira evropiane, do të vazhdojnë të realizojnë aktivitetet me qëllim mbrojtjen e biodiversitetit të këtij lokaliteti dhe ekosistemi unik, në koordinim me ministrinë përkatëse, komunën e Ulqinit, rekomandimet e Trupit këshilldhënës për Kriporen, si dhe në bashkëpunim me ekspertët, institucionet dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e vlerave natyrore. Në këtë drejtim, siç thuhet, “Parqet Kombëtare të Malit të Zi” do të përgatisin propozimin e Programit për menaxhimin për periudhën e ardhshme njëvjeçare me qëllim të mbrojtjes së biodiversitetit të Parkut Naty-
ror të Kripores së Ulqinit. Sipas vendimit të Qeverisë së Malit të Zi, NP “Parqet Kombëtare të Malit të Zi” e menaxhojnë Kriporen e Ulqinit që nga 24 gushti i vitit 2015. Kuvendi i Komunës së Ulqinit, në seancën e mbajtur më 24 qershor të këtij viti, miratoi vendimin mbi shpalljen Park Natyror të Kripores së Ulqinit. Kriporja e Ulqinit vlerësohet një ndër ekosistemet më të mëdha në Adriatik dhe në tërë Evropën për strehimin e shpezëve. Ajo po ashtu përbën një ndër kushtet që Bashkimi Evropian i ka vendosur Malit të Zi në bisedimet mbi kapitullin 27 të Marrëveshjes për t’u anëtarësuar në BE. (Kohapress)
e enjte, 5 shtator 2019
Javore Koha
5
Vështrim & Opinion
Të mëdhenjtë dhe re Këta të mëdhenj dhe grupime politike jo një herë dëshmuan se i mjaftojnë vetvetes, duke u shndërruar në grupe të interesit. Këto grupe rreth vetes betonuan të gjitha portat, ndaj dhe ishte vështirë t’u ofrohej atyre diçka e re apo ndryshimi. Me vite e vite në ballë të frontit qëndruan të njëjtat figura, që u bënë “ikona” të pushtetit
Qani Osmani
Jemi të gjithë dëshmitarë të disa kualifikimeve që në kohën e fundit po i përdorin si në rrjetet sociale por edhe në jetën e përditshme disa individ të cilët duke mos mundur që të shërojnë kompleksin e tyre për të qenë çdo herë të vegjël dhe vegla të interesave të tyre mundohen që të hedhin pluhur dhe baltë mbi të vërtetat dhe dështimet e tyre që në realitet i kanë ndjekur ngado që ata kanë shkuar dhe aderuar. Retorika arrogante e kohëve të fundit e disa të ashtuquajturve pushtetarë shqiptarë “të mëdhenj” ka filluar pak si shpesh të na i përlyej veshët. Duke ndjerë veten si pjesë përbërëse e një populli me vlera të larta morale e ndjeva si obligim që të mundohemi të paraqesim disa argumente dhe fakte bindëse për të treguar “madhësinë” e disa të vegjëlve të mjerë. Janë ca “grimca” të vogla që e quajnë veten njerëz dhe duke mos gjetur alibi për dështimet e tyre në shumë sfera të jetës së tyre, tani po marrin guxim dhe u drejtohen disa individëve dhe subjekteve me pretekstin se ata gjoja na qenkan të “mëdhenjtë” që janë në pushtet dhe që kanë bërë namin, por të mjerët kanë harruar se ato janë vetëm “kukulla “politike në institucionet e pushtetit lokal dhe qeveritar dhe se ata janë “të
6
Javore Koha
e enjte, 5 shtator 2019
mëdhenj” dhe njihen si të tillë vetëm për humbjet dhe dështimet e tyre, të cilat dështime mundohen t’i paraqesin si suksese po ashtu “të mëdha” sipas tyre. Kur analizojmë mirë se cilët persona më shpesh përdorin këtë retorikë arrogante dhe ofenduese me fjalët se “ju jeni të vegjël e ne jemi të mëdhenj”, do ta kemi më të qartë se janë mu këta persona të cilët asnjëherë nuk kanë arritur që të “rriten” edhe pse janë duke
bërë ç ‘mos për një rritje të tyren kaq të dëshiruar. Mirëpo, duke parë karakterin e këtyre personave që më së shumti janë marrë me “vegjëlinë” e të mëdhenjve dhe me “madhësinë” e të vegjëlve, është mirë që t’u japim të drejtë, sepse ata të mjerë, në mungesë të argumenteve, janë të obliguar që ta mbrojnë një të pavërtetë dhe një dështim ta paraqesin si fitore. Këta “të mëdhenj të vockël,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
etorika arrogante sillen në këtë mënyrë sepse shumica e tyre janë njerëz të cilët asnjëherë në jetën e tyre nuk kanë shijuar rezultate të mëdha, vuajnë nga kompleksi për të qenë të mëdhenj të cilin epitet asnjëherë nuk e kanë pasur dhe nuk do ta kenë, prandaj përmendin shpesh se janë të mëdhenj për të bërë një vetëkënaqje të egos së tyre, përkundër dështimeve në karrierat e tyre politike dhe jetësore. Kthimi te vetvetja, do të thoshte dalje nga amullia e tjetërsimit, e cila amulli ka bërë që për interesa individuale-grupore, t’i shërbejnë tjetrit në dëmin e popullit. Vetëm kur shqiptarët të arrijë në stadin e rikthimit te vetvetja, do të mund të bëjnë hapin e parë drejt të kuptuarit se elita e tyre politike nuk bën asgjë tjetër pos që huazuan metodat e palës tjetër për të bërë vetëvrasje. Këta të mëdhenj dhe grupime politike jo një herë dëshmuan se i mjaftojnë
“
Këto zgjatje kohore të një politike të padefinuar mirë nga të “mëdhenjtë”, ishin pasoja të mungesës së njohurive elementare dhe vizionit të qartë. Politika e tyre nuk ishte politikë, por një mashtrim i vetvetes, aq më tepër një diletantizëm, i cili u vërejt pothuajse në çdo veprim politik. Mospasja e njohurive elementare jo vetëm për politikë, e garantonte dështimin e plotë, kurse paturpësia e këtyre të mëdhenjve shkoi deri atje, sa edhe dështimi paraqitej si sukses. Ndryshe “amshueshmëria” e pushtetit do të humbte kuptimin
vetvetes, duke u shndërruar në grupe të interesit. Këto grupe rreth vetes betonuan të gjitha portat, ndaj dhe ishte vështirë t’u ofrohej atyre diçka e re apo ndryshimi. Me vite e vite në ballë qëndruan të njëjta figura, që u bënë “ikona” të pushtetit. Ato veten e konsideruan si epiqendër të fatit të kombit,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
pavarësisht se u bë e qartë se ishin pa emocione, pa mëshirë, pa dhimbje, pa përkushtim...Po këta të “mëdhenj” sa herë që morën përsipër barrën e rëndë që të jenë përfaqësues të denjë dhe në shërbim të popullit, me t’u rehatuar në kolltukun e pushtetit , ia kthyen shpinën popullit. Këta zgjatje kohore të një politike të padefinuar mirë nga të “mëdhenjtë”, ishin pasoja të mungesës së njohurive elementare dhe vizionit të qartë. Politika e tyre nuk ishte politikë, por një mashtrim i vetvetes, aq më tepër një diletantizëm, i cili u vërejte pothuajse në çdo veprim politik. Mospasja e njohurive elementare jo vetëm për politikë, e garantonte dështimin e plotë, kurse paturpësia e këtyre të mëdhenjve shkoi deri atje, sa edhe dështimi paraqitej si sukses. Ndryshe “amshueshmëria” e pushtetit do të humbte kuptimin. Shkëputja nga autoktonia, nga kontinuiteti kulturor, përbënte një nga momentet më tragjike të fatit të shqiptarëve, sepse në këtë fushë gjithçka iu nënshtrua improvizimit, që si kategori nuk ka as fillim e as mbarim. Përgjegjësia e këtyre që veten e quajnë të mëdhenj, që i kontribuuan kësaj gjendjeje për popullatën shqiptare është historike. Madhësia nuk është vetëm me fjalë, të nderuar të “mëdhenj” të vegjël, ajo tregohet dhe arrihet me vepra dhe punë, juve ju ngjan shumë thënia e popullit tonë: “fjalët si dikushi e veprat si askushi”. Jeni ju të nderuar “të mëdhenj” që keni shumë fjalë të mëdha se jeni dikushi e në realitet jeni askushi. e enjte, 5 shtator 2019
Javore Koha
7
Vështrim & Opinion
Cila është ofensiva Serbisë kundër Kos Janusz Bugajski
Beogradi është duke e intensifikuar fushatën e tij diplomatike kundër Prishtinës. Gjatë kësaj vere, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq është përpjekur të krijojë një realitet alternativë, që do ta favorizonte Serbinë në lidhje me të ardhmen e Kosovës. Ofensiva e Daçiqit ka tre elementë themelorë: statusin e Kosovës, reagimin e Amerikës dhe qasjen e Europës. Mbi të gjitha, Daçiq është i vendosur në përkufizimin e Kosovës si një shtet i dështuar, njohja e të cilit duhet të merret mbrapsht. Mbrojtësit e Serbisë së Madhe, si Daçiq, refuzojnë ta pranojnë realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe vazhdojnë të vënë në dyshim statusin e saj përfundimtar, edhe pse as Uashingtoni dhe as Brukseli nuk janë duke rishikuar shtetësinë të Kosovës. Në përpjekje për të vërtetuar pikëpamjen e tij, Daçiq ka paralajmëruar një projekt të Shqipërisë së Madhe, në të cilin Tirana dhe Prishtina janë bashkëpunëtore në konspiracion. Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës për të ndarë disa ambasada dhe për të koordinuar politikat e tyre të jashtme është një praktikë standarde e shumë shteteve europiane. Por sipas logjikës së Daçiqit, meqë Kosova ka dështuar si shtet, ajo do të përpiqet të bashkohet me Shqipërinë dhe kështu të destabilizojë Ballkanin. Një deklaratë e dytë e rremë e Daçiqit është se SHBA ka vendosur të rihapë çështjen e statusit të Kosovës dhe kinse do të favorizojë Serbinë në bisedimet e ardhshme
8
Javore Koha
e enjte, 5 shtator 2019
midis Beogradit dhe Prishtinës. Daçiq e shpalli takimin e tij me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton, në Uashington në korrik si një zhvillim të rëndësishëm për Beogradin. Sipas tij, Bolton e informoi atë se një zgjidhje e qëndrueshme për konfliktin kishte përparësi për Shtëpinë e Bardhë. Padyshim që SHBA kërkon normalizim dypalësh, por jo ndonjë kthim mbrapa të statusit të Kosovës. Daçiq gjithashtu pretendoi se Bolton do të vizitonte rajonin në gusht ose në shtator për të lançuar një iniciativë të re, nga e cila interesat serbe do përfitonin. Qeverisë(serbe) iu desh të tërhiqej nga këto pretendime. Megjithëse Bolton ka deklaruar publikisht se Uashingtoni nuk e përjashton shkëmbimin territorial, kjo nuk duhet të interpretohet si një lëshim, i planifikuar dhe i njëanshëm nga Prishtina për Beogradin. Që nga zgjedhja e Donald Trump në nëntor të 2016-ës, Daçiq ka deklaruar se administrata e re nuk e mbështet më Kosovën dhe kjo i jep mundësi të rëndësishme diplomacisë serbe. Shumë ngjashëm si Moska edhe Beogradi është përpjekur të vendosë demokratët kundër republikanëve në Shtetet e Bashkuara. Daçiq pretendon se zyrtarët e Trump-it e konsiderojnë ish presidentin Bill Clinton dhe ish sekretaren e shtetit Madeleine Albright si “vampirë”, politikat e të cilëve duhet të ndryshohen. Ministri i Jashtëm i Serbisë, gjithashtu, ka pohuar se Serbia duhet të
përfshihet më shumë në politikën e brendshme të SHBA-së, duke nxitur diasporën e saj të mësojë nga grupe të tjera të suksesshme të emigrantëve, veçanërisht grekët dhe armenët. Daçiq ka thënë se Beogradi do të nxiste amerikanët me origjinë serbe që të votojnë për Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ndërsa pretendonte se shumica e tyre, tashmë, e mbështesnin Trumpin. Manovra e tretë diplomatike e Daçiq është qasja gjoja e ndryshuar e Bashkimit Europian ndaj mosmarrëveshjes Serbi-Kosovë. Emërimi i Ministrit të Jashtëm të Spanjës, Josep Borrell, si Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë i ka rritur pritshmëritë e Beogradit. Borrell është një socialist katalanas, i cili e kundërshton me forcë shkëputjen e Katalonjës nga Spanja. Ministria e Jashtme e Serbisë duket se beson se ai do të bëjë presion për mosnjohjen e Kosovës në BE, në përputhje me pozicionimin zyrtar të Madridit. Shefi i politikës së jashtme të Evropës, i emëruar për pesë vjet, është anëtar i Komisionit Europian dhe i Këshillit Europian, i cili, duke kryesuar mbledhjet e ministrave të jashtëm dhe duke marrë pjesë në samitet e krerëve të shteteve ose qeverive, do të ketë një ndikim në politikë. Sidoqoftë, ai nuk mund të ndjekë automatikisht pozicionin e qeverisë së tij ose ai do të dënohej nga shumica e qeverive të BE-së që e kanë njohur Kosovën. Si shenjë e zhgënjimit(të tij) me BE,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
e re e sovës
së fundi, Daçiq sulmoi kryeministrin bullgar Bojko Borissov për komentet se Borrell duhet të respektojë qëndrimin e BE-së për Kosovën dhe jo atë të Madridit. Do të ishte e vështirë për Borrellin të bllokonte bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës ose të favorizonte Beogradin, pa përjashtuar Gjermaninë, Francën dhe shtetet e
“
Daçiq po ndjek dy qëllime kryesore. Së pari, ai dëshiron të krijojë përshtypjen e suksesit për Beogradin në prag të rifillimit të bisedimeve me Prishtinën. Dhe së dyti, ai është i vendosur të dobësojë pozicionin e Kosovës duke përhapur idenë për një mbështetje në rënie nga Uashingtoni dhe Brukseli. Sidoqoftë, propaganda e suksesit, kur nuk korrespondon me realitetin, ka vetëm një ndikim të kufizuar
tjera që kanë investuar për shumë vite në të qenit shtet të Kosovës. Për më tepër, kritika e hapur e Borrellit ndaj administratës Trump, gjithashtu, do të ulë ndikimin e tij në procesin e bisedimeve. Daçiq po ndjek dy qëllime kryesore. Së pari, ai dëshiron të krijojë përshtypjen e suksesit për Beogradin
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
në prag të rifillimit të bisedimeve me Prishtinën. Dhe së dyti, ai është i vendosur të dobësojë pozicionin e Kosovës, duke përhapur idenë për një mbështetje në rënie nga Uashingtoni dhe Brukseli. Sidoqoftë, propaganda e suksesit, kur nuk korrespondon me realitetin, ka vetëm një ndikim të kufizuar. e enjte, 5 shtator 2019
Javore Koha
9
Vështrim & Opinion
...teori mbi krij Kjo tregon se fillimisht njeriu ka ardhur në jetë me të njëjtat karakteristika e tipare siç është sot, por nëse është kështu, ai duhet të jetë lindur edhe me kujtime a lidhje gjenetike. Por çfarë kujtimesh ka pasur njeriu i parë kur para tij jeta nuk ka ekzistuar? Me kë lidhej ai gjenetikisht? Në përpjekje për gjetjen e një përgjigje, njeriu krijoi teori të shumta, që nga prejardhja nga majmuni e deri tek dalja e menjëhershme në dritë. Dhe këto ide kanë qenë gjithmonë në përplasje
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
Kohë të çuditshme janë këto në të cilat jetojmë, ku njeriu mësohet në shkollën e gënjeshtrës. Dhe ai që guxon të thotë të vërtetën quhet njëherësh i çmendur dhe i marrë. Këtë e ka shkruar Platoni rreth 2500 vite të shkuara, por është e vërtetë edhe sot. Njeriu, psikologjiskëshit edhe fizikisht, shumë pak ka ndryshuar nga njeriu i kohës së lashtë, dmth, shumë pak ka evoluar, ose, të paktën, mendërisht nuk ka ndrysh-
“ 10
uar (në mos ka mbetur prapa). Kjo tregon se fillimisht njeriu ka ardhur në jetë me të njëjtat karakteristika e tipare siç është sot, por nëse është kështu, ai duhet të jetë lindur edhe me kujtime a lidhje gjenetike. Por çfarë kujtimesh ka pasur njeriu i pare kur para tij jeta nuk ka ekzistuar? Me kë lidhej ai gjenetikisht? Në përpjekje për gjetjen e një përgjigje, njeriu krijoi teori të shumta, që nga prejardhja nga majmuni e deri tek dalja e menjëhershme në dritë. Dhe këto ide kanë qenë gjithmonë në përplasje. Darwini në fund të jetës së tij
Rreth fillimit të shekullit të 20-të, periudhë që është quajtur “eklipsi i darvinizmit”, kur popullariteti i teorisë së tij pësoi rënie, shkencëtarët propozuan mekanizma të ndryshëm alternativë, duke bashkuar gjenetikën mendeliane me seleksionimin natyror të Darvinit. Sipas konceptit mendelian, trashëgimia e një tipari varet nga kalimi i tij, ku për çdo tipar të caktuar, një individ trashëgon një gjen nga secili prind, në mënyrë që individi të ketë një çift të dy gjeneve
Javore Koha
e enjte, 5 shtator 2019
pati thënë se seleksionimi natyror ka qenë mënyra kryesore por jo mënyra e vetme e modifikimit, duke u tërhequr paksa nga teza e tij më e hershme. Rreth fillimit të shekullit të 20-të, periudhë që është quajtur “eklipsi i darvinizmit”, kur popullariteti i teorisë së tij pësoi rënie, shkencëtarët propozuan mekanizma të ndryshëm alternativë, duke bashkuar gjenetikën mendeliane me seleksionimin natyror të Darvinit. Sipas konceptit mendelian, trashëgimia e një tipari varet nga kalimi i tij, ku për çdo tipar të caktuar, një individ trashëgon një gjen nga secili prind, në mënyrë që individi të ketë një çift të dy gjeneve. Sipas konceptit darvinian, organizmat që përshtaten më mirë me mjedisin e tyre kanë tendencë të mbijetojnë dhe të prodhojnë më shumë pasardhës. Kjo u quajt “teoria e veprimit” dhe tani besohet se është procesi kryesor që sjell evoluimin. Shkencëtarët i dhanë teorisë një bazë matematikore dhe arritën në përfundimin se përzgjedhja natyrore ishte mekanizmi bazë i evolucionit. Në SHBA, të gjitha grupet krye-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
jimin
sore fetare janë kundër teorisë së Darvinit, duke thëne se njerëzit dhe gjallesat e tjera kanë ekzistuar gjithmonë në formën e tyre të tanishme. Përkundër përpjekjeve në shumë shtete për të ndaluar mësimin e evolucionit në shkollat publike ose
“
për të mësuar alternativa për evolucionin, gjykatat në dekadat e fundit vazhdimisht kanë refuzuar kurrikulat e shkollave publike që largohen nga teoria e evolucionit. Për shembull, më 1987, në çështjen Edwads vs. Aguillard, Gjykata e lartë vendosi
që një ligj i Luizianës që u kërkonte studentëve të shkollave publike të mësonin si evolucionin ashtu edhe shkencën e krijimit ishte anti-kushtetues. Dhe debatet mes njerëzve vazhdojnë, por pa ndërhyrjen a diktatin nga qeveria apo shtetit.
Në SHBA, të gjitha grupet kryesore fetare janë kundër teorisë së Darvinit, duke thëne se njerëzit dhe gjallesat e tjera kanë ekzistuar gjithmonë në formën e tyre të tanishme. Përkundër përpjekjeve në shumë shtete për të ndaluar mësimin e evolucionit në shkollat publike ose për të mësuar alternativa për evolucionin, gjykatat në dekadat e fundit vazhdimisht kanë refuzuar kurrikulat e shkollave publike që largohen nga teoria e evolucionit. Për shembull, më 1987, në çështjen Edwads vs. Aguillard, Gjykata e lartë vendosi që një ligj i Luizianës që u kërkonte studentëve të shkollave publike të mësonin si evolucionin ashtu edhe shkencën e krijimit ishte anti-kushtetues. Dhe debatet mes njerëzve vazhdojnë, por pa ndërhyrjen a diktatin nga qeveria apo shtetit
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
e enjte, 5 shtator 2019
“
Javore Koha
11
Vështrim & Opinion
Liria e shtypit dhe si vlera për mbarë Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Javën që kaloi, përfaqësuesit më të lartë të vendeve anëtare më të industrializuara të botës, G-7, u takuan në Francë për të biseduar mbi një numër çështjesh botërore, përfshirë tregtinë ndërkombëtare, zjarret që kanë përfshirë Amazonën e Brazilit dhe programin bërthamor të Iranit, ndër të tjera çështje me rëndësi me të cilat përballen vetë ato vende dhe bota. Por, një çështje që nuk tërhoqi aq shumë vëmendjen, madje as të medias aq shumë -- megjithëse kishte të bënte me lirinë dhe mbrojtjen e vetë medias, si gur-themel i demokracisë -- ishte diskutimi i udhëheqësve botërorë të grupit G-7, mbi marrëveshjen, “Partneriteti për Informacionin dhe Demokracinë”, gjatë një sesioni ku u bisedua mbi çështjet digjitale. Diskutimi mbi lirinë e medias në atë sesion të grupit G-7, u bazua në një nismë që ishte paraqitur një vit më parë nga enti ndërkombëtar me qendër në Paris për mbrojtjen e lirisë së shtypit, organizata “Reporterët pa Kufij” -- e njohur si një organizatë që merret me mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shtypit dhe të gazetarëve, anë e mbanë botës. Siç dihet, Reporterët pa Kufij ose Reporterët “Sans Frontiers” është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse e cila promovon politikat në mbështetje të përhapjes së lirë të informacionit dhe të lirisë së shtypit, në përgjithësi anembanë botës. Sipas një njoftimi nga kjo organizatë, marrëveshja për partneritet jo-qe-
12
Javore Koha
e enjte, 5 shtator 2019
veritar, për të cilën diskutuan javën që kaloi udhëheqësit e grupit G-7, do të nënshkruhet fillimisht nga nja 20-vende të botës këtë muaj, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, “Kjo nismë po paraqitet në një periudhë tepër të rëndësishme, kur mjete të ndryshme të komunikimit dhe të përhapjes së informacionit po transformojnë botën, ndërkohë që pasja e informacionit të besueshëm dhe të nevojshëm, bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.” Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ua paraqiti “Nismën për Informacion dhe Demokraci” kolegëve të tij në takimin G-7, duke u bërë thirrje që edhe ata t’i bashkohen kësaj iniciative. Në njoftimin e organizatës, Reporterët pa Kufij, thuhet se kjo nismë u mbështet njëzëri nga pjesëmarrësit në takimit e G-7 të javës që kaloi në Francë. Presidenti i Francës, Macron, e përmendi këtë nismë gjatë takimit përfundimtar që zhvilloi me gazetarët në mbarim të takimeve G-7, duke thënë se, “Ne u dakordësuam zyrtarisht për të mbështetur nismën e “Partneritetit për Informacion dhe Demokraci”, që siç e dini edhe ju, është një nismë jashtëzakonisht e rëndësishme, e paraqitur nga organizata Reporterët pa Kufij, së bashku me shumë partnerë që bëjnë pjesë në Forumin për Paqe, mbajtur në Paris nëntorin e kaluar. Me atë rast, u bë shumë punë, në bashkëpunim me partnerë ekonomikë dhe qeveritarë që ishin të pranishëm në atë forum, aktivitet ky që do të kulmojë me nënshkrimin zyrtar të kësaj nisme, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë muaj në Nju Jork”, theksoi Presidenti francez
para gazetarëve në mbarim të takimit të nivelit të lartë të G-7 në Francë. Vetë organizata Reporterët pa Kufij shprehu kënaqësinë që nisma e paraqitur prej saj vitin që kaloi, u diskutua në nivelin e udhëheqësve të grupit G-7 në takimin e tyre të nivelit të lartë në qytetin Biarritz të Francës. Sekretari i Përgjithshme i kësaj organizate, Christophe Deloire, falënderoi “Komisionin për Informacion dhe Demokraci”, për punën e tij, duke, “bërë të mundur hedhjen e këtij hapi me rëndësi, në mbështetje të lirisë së fjalës dhe të lirisë së të shprehurit”. “Komisioni për Informacion dhe Demokraci” përbëhet nga 25 figura të njohura botërore, përfaqësues të 18-vendeve të ndryshme, duke përfshirë ndër ta fitues të Çmimit Nobel, gazetarë të njohur botërisht, specialistë të teknologjisë moderne, juristë dhe ish-udhëheqës të enteve të ndryshme ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshme i organizatës Reporterët pa Kufij, njëkohësisht edhe bashkë-kryetari i “Komisionit për lirinë e Informacionit dhe Demokracinë”, Christophe Deloire, shtoi se “Deklarata për lirinë e Informacionit dhe Demokracinë, botuar vitin që kaloi, nënvizon parimet bazë në mbështetje të lirisë së fjalës në hapësirën e informacionit dhe të komunikimit global “online”, me qëllim për të promovuar dhe për të inkurajuar lirinë dhe besueshmërinë e informacionit, në nivel ndërkombëtar. Ne e dimë”, shtoi ai, “se jo të gjithë udhëheqësit botërorë mbështesin këtë nismë, por kjo, sipas tij, “përbën edhe një arsye tjetër për të promovuar këtë ide dhe për ta mbështetur ndërkombëtarisht”. 75-vjet nga miratimi i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
liria e fjalës njerëzimin
dhe 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit dhe fundit të diktaturës komuniste në Evropë, kriza e të besuarit në demokraci dhe rritja e influencës së regjimeve despotike në Evropë dhe në botë, përbëjnë një kërcënim të madh ndaj lirisë, demokracisë, harmonisë civile në shumë vende dhe paqes në botë, në përgjithësi. Disa prej arsyeve kryesore për këtë fenomen, thotë “Komisioni për Informacion dhe Demorkaci”, janë kontrolli politik i informacionit në hapësirën publike globale, influenca e interesave private, shtimi i fuqisë së oligarkëve, të cilët anashkalojnë kontrollet demokratike, e të tjera. Presidenti i Francës, Macron ka shpre-
hur arsyen për mbështetjen e tij për këtë nisme, duke theksuar se, “Liria e të shprehurit dhe liria e shtypit, që është gur-themeli i demokracive tona, përparimin e të cilës e kishim konsideruar si të pakthyeshëm dhe të paprekshëm, në të vërtetë, pikërisht, kjo vlerë demokratike po vihet gjithnjë në dyshim dhe po kërcënohet prapë.” Si rrjedhim, “Deklarata Ndërkombëtare për Informacion dhe Demokraci”, e përpiluar para një viti, nga Komisioni i përbërë nga 25 ekspertë nga vende të ndryshme të botës, po vendos parimet themelore për përdorimin e hapësirës globale të informacionit dhe komunikimit, parimet që ajo i përcakton si një vlerë që, “Duhet
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
Liria e shtypit dhe liria e fjalës ishin në qendër të vëmendjes të grupit të vendeve të industrializuara G-7 javën që kaloi dhe në takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara, këtë muaj, në Nju Jork
të përdoret për të mirën e përbashkët, në përfitim të mbarë njerëzimit.” Si e tillë, është përgjegjësia e mbarë njerëzimit që të kujdeset – nëpërmjet institucioneve demokratike -- për mirëmbajtjen e kësaj hapësire publike, për t’u përdorur për përhapjen e fjalës së lirë dhe në shërbim të lirisë së shtypit, në mbarë botën. Deklarata në fjalë, që është përpiluar dhe botuar nëntorin e vitit të kaluar, përcakton garancitë demokratike, në mbështetje të lirisë, pavarësisë, pluralizmit dhe besueshmërisë së informacionit, në një kohë kur hapësira publike për shpërndarjen e informacionit është globalizuar, digjitalizuar dhe destabilizuar! e enjte, 5 shtator 2019
Javore Koha
13
Vështrim & Opinion
Zarfi do të trium (Goethe: Humanizmi do të triumfojë)
Argëzon Sulejmani
1.
Banesa ime në Prishtinë mban numrin 17. Po këtë numër mban dhe kutia postare në hyrje të pallatit. Kohë më parë, ndërmarrja që ka përshtatur këndin e kutive, kishte lënë në bravat e secilës adresë çelësat përkatës. Atyre ditëve, në plan të largët, mund të kem vënë re se si fëmijët e lagjes luanin një lojë me çelësa, edhe mund të kem pyetur veten për këtë lojë, edhe mund... Pak rëndësi ka. E rëndësishme është që atyre ditëve unë do shkoja tek kutia me numër 17 dhe aty do gjeja një çelës përkitazi me bravën me të njëjtin numër. Je me fat - do të më thoshte komshiu - shumica kërkojnë sa andej sa këndej dhe s’i bien dot në të, sepse punëkryesi pa lajmëruar ka përfunduar montimin dhe ka lënë në botë të hapur çelësat, të cilët fëmijët e lagjes më pas i kanë kthyer në lodra ditore. Disa kuti kanë mbetur të mbyllura - do të vazhdonte ai - disa të tjera të hapura, një pjesë janë dëmtuar, kurse një pjesë e vogël mund të kenë mbetur të paprekura. Ja që ti je me fat - përsërit fqinji - dhe largohet duke i mëshuar kutisë së vet që ka mbetur e mbyllur dhe që i përgjigjet me një ton skëterre. S’do mend që, me kalimin e kohës, një pjesë më xhelozojnë që unë kam një kuti postare funksionale. Më shohin çuditshëm kur e hapë dhe e mbyllë. Unë bëj kujdes që t’ua shtoj merakun, si për të dashur të tregoj origjinën e përbashkët të nevrikësisë. Nisin lajkat me kutinë. Nga hapësira horizontale e saj nisin mbushje me lloj-lloj broshurash, biles dhe faturash të rreme. Në një rast paguaj një faturë minimale
14
Javore Koha
e enjte, 5 shtator 2019
me vërejtje për shkyçje e që kohë më pas marr vesh të mos ketë qenë e imja. Arkatarja përkatëse rrudh krahët nga ankesa ime, duke më ngushëlluar se ka plot raste të tilla dhe që shuma në fjalë është qesharake për ankesë. Nuk bëj shumë zhurmë, në mënyrë që të mos ia bëj atraktive ditën përmes historisë sime. Tutje, kujdesem për kutinë time si për një mace oborri dhe ndjehem krenar që pas shumë muajsh, jam ndër të rrallët që disponoj me kutinë dhe me çelësin e saj. 2.
Gabriel García Márquez tek “Udhëtim në Europën Lindore” (Onufri, 2016) në një rast e shpjegon provën e orës,
të bërë në Pragë dhe Moskë asokohe. Prova konsistonte në atë që ai dhe kolegu i tij bashkëshoqërues Franko do kthenin akrepat e orës për një orë prapa dhe si të atilla do t’i ekspozonin duke qëndruar në këmbë e mbajtur për shufrash në tramvajet publike të qyteteve përkatëse. Në Pragë, si në Paris apo Romë, njerëzit do të tundoheshin kur do vërenin orët e dy bashkudhëtarëve të jenë një orë më herët dhe do të verifikonin mekanizmin e orëve të tyre, nëse u rrahë ose jo zembereku, duke i afruar sa më afër veshi. E njëjta provë në Moskën e asaj kohe nuk do të rezultonte njësoj. Meqë atje industria e prodhimit të orëve ishte e vakët, sahatet ishin të paktë dhe për rrjedhojë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
mfojë në raste provash të këtilla asnjë nuk do vinte re shigjetat e orës por vetëm orën si orendi. Thënë ndryshe, nëse në Pragë dhe perëndim ora ishte objekt në favor të funksionit, në Moskë ishte thjesht objekt i lustruar ose jo. Nëse nga prova e orës do të paralelizonim provën e kutisë postare në perëndim dhe Prishtinë (e besoj kudo në Ballkan), atëherë do të vinim në një përfundim të njëjtë figurativ si të orëve të Moskës në kohën e Perdes së hekurt. Megjithatë, Ballkani është më frymëzues e kreativ dhe kësisoj i mbulon, qoftë dhe objektet jofunksionale, me mirazhe që të trazojnë. Ashtu do ndodhte dhe me kutinë postare. 3.
Njësia përmbajtësore e kutisë postare është zarfi. Hyj e lexoj për his-
torikun e zarfeve. Ndër të tjera, ata kanë specifikat e tyre në dimensione, shtypje e ngjyra. E ç ‘rendësi ka kjo në një vend ku zarfi ka prodhuar presidente. Në Kosovë nuk mund të flasësh për zarfin e të mos flasësh për presidentët, sikurse dhe anasjelltas. Presidentja e parë grua thuhet të ketë dalë nga zarfi. Ajo, si duket, duhet ta ketë trajtuar mirë kutinë postare. Mbase si unë, mbase më mirë. Dhe ja, një ditë i është shpaguar. Kur duhet të ketë defiluar para fqinjëve me çelësin shndritës, kishte bërë një rrotullim elegant prej kasaforte të bravës dhe... Bingo! Zarfi duhet të ketë pasur adresë dhe kjo do duhej ta ketë shtyrë ta hapë menjëherë. Ose, bashkëshorti mund të ketë bërë xhentëlmenin duke e ndihmuar në ç kapje e hapje dhe, për disa momente është ndërpërtypur, ka futur dorën në
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
xhep të xhaketës, ka shpalosur kollaren dhe e ka ngjitur rreth qafës, për të kumtuar se nga ai çast ai është zotëria i parë i shtetit. Këh-këh. Çfarëdolloj konspiracioni që është ngritur ose mund të ngjizet nga ky rast nuk ka kuptim pa zarfin dhe kutinë postare, andaj ruajeni çelësin e kësaj kutie si sytë e ballit do të më ironizonte një fqinj i radhës sepse mbase një ditë mund të të bierë ty fati, dmth zarfi. Atë ditë, për shembull, më qëlloi një zarf kubik ku shënonte: “bëni dashuri, mos bëni seks” dhe ku përbrenda ishin strukur dy prezervativë. Vëllazërisht i ndava me komshinë, i cili duke qenë pa çelës, rrjedhimisht pa kuti, mund të ndjehej i diskriminuar. Prej asaj dite ai nuk më ngucë më në lidhje me kutinë dhe macja ime fle dhe zgjohet më qetësisht. 4.
Me logotip prej zarfi klasik shënohen mesazhet apo porositë në sistemin dixhital telefonik. Sado i sofistikuar që është, mesazhi elektronik nuk do arrijë asnjëherë të matet me mesazhin prej zarfi. Zarfi do të triumfojë!? Substancën e krijuar nga ajo mori lëvizjesh, përfshirë impaktin e parë, pranimin, shqitjen, hapjen e leximin dhe deri tek të kuptuarit e porosisë, “Boss, You have a text message” mund ta shohë veç në ëndërr. Larg sa afër kësaj, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, historia me zarfin do të përsëritej. Një tjetër kryetar shteti do të përzgjidhej me shkarje zarfesh, kësaj radhe telefonikë. Nuk dua të besoj që pa shkas është tejkaluar zarfi fizik dhe kutia postare, porse dua të besoj që kutitë e personave gjegjës janë të paakceptueshme për botën e hapur dhe si e tillë zarfi me lëpirje nuk mund të gjejë rrugën e vet. Me të drejtë vazhdoj të besoj në kutinë time postare. Vazhdoj ta hapë e mbyllë së paku një herë në ditë. Ditëve të fushatave të nxehta politike, nuk ka shans pa u ngacmuar nga fqinjët me: “shihe, shihe, se po të bie najkah zarfi”. Për këtë e shpeshtoj dhe e kohëzgjasë verifikimin. Zarfi simbolizon fatin, kurse fati nënkupton pushtetin. Në një vend ku dija nuk frymëzohet (Goethe: dijes m’i jep frymëzim), përditshmëria duhet përrallosur, sepse vetëm ashtu mund të zgjojë interes që të lexohet e kuptohet deri në fund. E shihni, falë çelësit dhe kutisë dritësuam dhe një përrallë me mace. Numri im ishte shtatëmbëdhjetë. Dashurinë mund ta promovojmë bashkë, kurse pushtetin e dua për vete. e enjte, 5 shtator 2019
Javore Koha
15
Kulturë
Ese (1)
Udhëtim në fëmijëri jyrë të kuqrremtë. Sipas një legjende, mbushej me verë nga fshatarët sepse dikur këto fshatra ishin të njohura për prodhimin e verës. Kalimtarët Për Koha Javore: pinin verë, por duhej të kompensonin pijen. Sa më shumë pinin, aq më Fiqret Mujeziqi shumë duhej të shtonin, kështu që /Stuttgart vera nuk konsumohej kurrë, prandej ngjyra e kuqe dëshmon se lugu ishte përherë i mbushur me verë. Merre kmesën me vete - dëgjoja zërin Duke prerë therrat dhe ferrmanat e nënës që më thërriste nga pas. (manaferrat) “kryeneçe”, mbërriRruga më dukej e gjatë dhe therrat e ta të shoh dy kullat, tashmë pa çati kishin mbuluar aty-këtu kalldrëmin e që qëndronin njëra në njërin shpat, gurtë. Sa mirë që kisha një kmesë me tjetra në shpatin tjetër, si gjithmonë vete! A thua është ajo rrugë e njëjtë në të njëjtin vend. Ashtu pa çati, më që vite më parë e kaloja zbathur si ngjanin me dy plaka të lodhura që mbanin gojën hapur, sikur ziheshin „Luli i vocërr“?! Nuk e di sa është ora, por në rrugë me njëra-tjetrën, apo bisedonin për ende nuk ka këmbë njeriu. Kjo rrugë gjëra të parëndësishme. Pusi, aty si të magjeps. Shkallët, kalldrëmet, të përherë edhe muri që ndante vánin zgjojnë ndjenjën e një civilizimi an- (gji i liqenit; në gjuhën popullore tik. Mbi një shkëmb është një vrimë thuhet „vá“. Shpesh përdoret shpreqë mban ujë, lug, siç i themi ne, i cili hja ”Kemi dalë vá pa vá”, që d.m.th. pas të reshurave mbushet me ujë. diku ku s’e kemi menduar) e burrave Shpeshherë barinjve u shërbente me të grave, po ashtu. Kjo ishte një për të shuar etjen. Lugu ka një ng- ndarje natyrore e cila kishte të bënte
16
Javore Koha
e enjte, 5 shtator 2019
më shumë me profesionin sesa me gjininë, pasi që gratë zakonisht lanin rrobat në vánin e tyre, kursa burrat zinin peshk ose sillnin kallm nga kënetat për të ushqyer kafshët. Ndodhte që gratë ndonjëherë kalonin në vánin e burrave, për të ndihmuar burrat e tyre duke larguar peshqit nga njicat (rrjetat për të zënë peshk). Burrat zakonisht kalonin nga váni i grave nëse do të duhej t’i ndihmonin për të ngarkuar ose shkarkuar koshat me rroba nga mushkat ose gomarët. Në atë kohë kishte njerëz shumë, ndërsa tokë pak dhe i vetmi shpëtim ishte váni. Në vá zinin peshk, lanin rrobat, merrnin ujë, u jepnin ujë bagëtisë dhe shkonin në kënetë për të sjellë ushqim për bagëtinë. Sot nuk ka njeri këtu, jam i vetëm. Është një pamje e mrekullueshme, por edhe shkretuese. Çdo gjë duket si e lënë shkretë, si një vend i braktisur, pa njerëz. Këtu bashkohen dy ngjyra: e kaltra dhe terakota. Liqeni i kaltër dhe plot gjallëri, shkëmbinjtë e heshtur me vruk (baltë që mbetet
Kulturë
mbi shkëmbinj pas tërheqjes së ujit), si dy botëra të ndryshme që s’jetojnë dot pa njëra-tjetrën. Uji është i kaltër si qielli, një e kaltër erëmirë që të ngrohë shpirtin. Këtu pothuaj çdo gur e njoh. Kam mundësinë të flas me këta gurë të braktisur si me miqtë e vjetër, sikur të dija gjuhën e tyre. Vallë çfarë do të më thonin?! Do më flisnin për të kaluarën e tyre, për njerëz që jetonin dhe punonin në këto hapësira, apo për delet e xha Lamit që përherë i gjeja nën hijen e manit? Këmbët më çojnë vetvetiu te vendi i vjetër ku laheshim përherë. Era e mirë e mrinave (lloj shkurreje që rritet në breg të liqenit), ngacmon shqisat e mia të të nuhaturit. Sa aromë e mirë! Po ku ka në botë këso arome?! Diku tjetër, as lulet s’kanë aromë, lëre më shkurret! Nuk e hetova se tashmë isha në ujin e ngrohtë të liqenit. Sa mirë, sa i relaksuar ndihet njeriu në këtë vend të virgjër! Dalëngadalë rrëshqas jashtë si një zvarranik dhe ulem nën hijen e mrinave, të cilat kanë mbuluar gurin që duket si rrasë (pllakë guri e rrafshtë) e madhe. Shtrihem duke soditur mrekullinë e ngjyrës blu. Një valë e vetme u përplas për shkëmbin përballë dhe nxori një „vu“ të shkurtër. Qepallat tashmë
janë të rënda. Pranë pusit, aty nën hijen e ferrmanit ishte ai, djali i vogël. E pashë tek rrinte ulur me një dorë mbështetur në faqen e djathtë duke vështruar nga unë, i vogël dhe i çuditshëm. Po mendoja që ta thërrisja, por sesi kisha frikë ta bëja. - Po ti, nga erdhe këtu? - Këtu jam unë, po ti kush je? - Si nuk më njeh, unë jam ti. - Jo, s’ka mundësi! Ti je plak i thinjur, kurse unë...! - Shiko këtu, nuk e kemi “shenjën e harapit” (nishan i zi në trup, pikë e zezë) në të njëjtin vend; po të çarën në ballë, kur e çava ballin tek ai shkëmbi në Krishë? Të kujtohet kur dola nga uji, isha i gjakosur dhe nëna u frikësua se kushedi çka më kishte ndodhur, pastaj hoqi degerminë (shami e bardhë e hollë që e mbanin gratë në kokë) e bardhë si ato pulëbardhat që fluturonin mbi ne dhe ma lidhi plagën për të ndaluar gjakderdhjen. - Plaga nuk qenka mbyllur asnjëherë, ende duket si gropë në ballë. - Jo kurrë, tani duket se është një monument pa të cilin nuk mund të jetoj! Sytë e djalit të vogël, që kishin një
ndriçim të posaçëm, shkëlqenin edhe më shumë nga kureshtja. - Nuk të ka penguar kjo plagë asnjëherë? - Herë pas here po, por u mësuam me njëri-tjetrin! - Qenkam plakur shumë, thua ti? - Aq sa të mos jesh unë! Kam frikë nga pleqtë. Çdoherë kur takonim ndonjë plak ose plakë, fshihesha pas nënës, ajo me dorë më mbante kokën sikur të më thoshte se jam i sigurt në dorën e saj. - Po, është instikti i nënave! Heshtje. - Po ti, ç’bën këtu? - Unë shikoj andej nga Garica (populli i quan „garica“ ujdhesat në Liqenin e Shkodrës) e Madhe. - Ç’ka andej? - Dele, dhi… - Po tash unë shoh vetëm disa karabullakë (zog i zi, kormoran) të zinj. Ajo ujdhesë dikur ishte pronë e xhamisë dhe hoxha ua jepte fshatarëve për të mbajtur bagëtinë. - Tani vetëm tufa karabullakësh fluturojnë mbi ato shkëmbinj. - Pse hoxha ua paska shitur atyre? Qeshje. (vijon) e enjte, 5 shtator 2019
Javore Koha
17
Kulturë
Preokupim i vazhdu statusin e shqiptarë (Xheladin Zeneli, S H QI PTAR ËT N Ë MAL TË Z I-P O P U LL I R R EZ I KUAR, Botoi: Art Club, Ulqin, 2019)
Qasja e autorit është shumëdimensionale sepse vetëm si e tillë mund të trajtohet çështja shqiptare në Mal të Zi edhe në kohën e pluralizmit. Pa mohuar të arriturat të cilat janë pothuaj kozmetike, autori trajton identitetin e shqiptarëve në aspektin arsimor, kulturor, informativ e atë politik
Nail Draga
Pas rënies së sistemit monist në lidhje me shqiptarët në Mal të Zi nga autorë të profileve të ndryshme shkencore, artistike e kulturore opinionit i janë prezantuar botime të fushave të ndryshme. Kemi të bëjmë me botime shumëdimensionale në kohën e pluralizmit, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me autorë të cilët në monizëm e kishin të mohuar një mundësi të tillë për rreth pesë dekada. Në gamën e gjerë të botimeve nuk kanë munguar as ato nga fusha e publicistikës, duke sjellë risi në trajtimin e çështjeve përkatëse sidomos mbi pozitën dhe statusin e shqiptarëve në këtë mjedis. Pas librit të parë “Diaspora dhe vendlindja” botuar në vitin 2011, kohë më parë Xheladin Zeneli i paraqitet opinionit me librin më të ri “Shqiptarët në Mal të Zi-popull i rrezikuar”. Kemi të bëjmë me një
18
Javore Koha
e enjte, 5 shtator 2019
përmbledhje të artikujve publicistikë, të cilët autori i ka shkruar dhe botuar viteve të fundit në mediat e shkruara apo në portalet e rrjeteve sociale. Vetë titulli i këtij botimi është intrigues për lexuesin sepse kemi të bëjmë kryesisht me pjesëtarët e popullit shqiptar në Mal të Zi, të cilët kanë sfiduar rrethanat shoqërore të kohës për të mbijetuar në hapësirën e tyre etnogjeografike. Dhe një çështje e tillë vazhdimisht ka qenë dhe mbetet preokupuese për studiues të profileve të ndryshme, ku nuk mungojnë botimet edhe nga fusha e publicistikës. Ndonëse i larguar nga vendlindja, ai nuk ka qenë statist sepse interesimi i autorit për pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi ka vazhduar edhe në Amerikë, përkatësisht në Nju Jork, në mjedisin e ri ku është vendosur në fund të vitit 1991. Një veprim i tillë paraqet rast të veçantë, jo vetëm për diasporën, por nuk ka si të jetë ndryshe sepse kemi të bëjmë me një person me qasje intelektuale, andaj edhe artikujt, analizat dhe komentet e publikuara në mediat e shkruara apo portalet e ndryshme, dëshmojnë seriozitetin dhe shqetësimin e vazhdueshëm për çështje që e preokupojnë autorin e këtij libri.
Qasja e autorit është shumëdimensionale, sepse vetëm si e tillë mund të trajtohet çështja shqiptare në Mal të Zi edhe në kohën e pluralizmit. Pa mohuar të arriturat të cilat janë pothuaj kozmetike, autori trajton identitetin e shqiptarëve në aspektin arsimor, kulturor, informativ e atë politik. Janë këto fusha për të cilat mund të shkruhet gjatë dhe me argumente, që dëshmojnë për pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi. Si rrallëkush deri më tash autori në disa tekste thekson Deklaratën për të Drejtat e Popujve Autoktonë, të miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, çështje kjo e cila nuk është marrë në shqyrtim asnjëherë nga asnjë parti politike nacionale te shqiptarëve në Mal të Zi. E dhëna se një Deklaratë e tillë vlen vetëm për në shqiptarët si popull autokton në Mal të Zi, që ka peshë të veçantë, andaj meriton analizë të veçantë, që duhet të jetë obligative edhe për Malin e Zi. Nga ana tjetër, duke e marrë parasysh se ne shqiptarët jemi i vetmi popull me përkatësi josllave, është një argument shtesë, që shqiptarët këtu duhet të kenë tretman të veçantë, si qytetarët e një vendi multinacional e multigjuhësor, por me specifikat e veta kombëtare.
Kulturë
ueshëm për ëve në Mal të Zi
Një veprim i tillë, do të ishte digë qasjeve mohuese të qeverive në Mal të Zi, si në të kaluarën ashtu edhe në ditët tona, sepse ka tendenca të asimilimit kombëtar dhe të atij politik. Duke lexuar artikujt e ndryshëm në këtë libër, del qartë shqetësimi i autorit në aspektin politik, ku shqiptarët me një numër të vogël banorësh kanë numër të madh të subjekteve politike, të cilat gjoja janë formuar për avancimin e çështjes shqiptare në këtë vend. Ndërsa pas këtyre viteve në pluralizëm, çdo gjë është transparente dhe e qartë për çdokënd, se disa subjekte politike janë formuar për interesa të ngushta personale e klanore, që nuk është
në favor të shqiptarëve në Mal të Zi. Ndërsa mungesa e një platforme të përbashkët politike për çështjet jetike në nivel shteti është dëshmi e mungesës së seriozitetit ndaj çështjes shqiptare në këtë mjedis. Andaj, nuk është për t’u çuditur se shqiptarët në zgjedhjet shtetërore dalin jo të unifikuar në një listë zgjedhore, por në disa të tilla, nga del se kemi rezultate dëshpëruese, pa përfaqësim dinjitoz në Parlamentin e Malit të Zi. Autori po ashtu trajton edhe ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në Mal të Zi, në sajë të kontakteve me personalitete të rëndësishme të jetës politike në SHBA, çështje kjo e cila ka një vazhdimësi, duke filluar me kryetarin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane z.Joseph Dioguardin, por edhe kongresmenë e senatorë të nderuar të Senatit e Kongresit amerikan. Duhet cekur me këtë rast dëshminë në Kongresin Amerikan me 30 tetor 2003, të udhëhequr nga kongresmeni dhe miku i shqiptarëve Tom Lantos, ku folës ishim tre shqiptarë nga Mali i Zi. Duke marrë parasysh se statusi i shqiptarëve në Mal të Zi, është duke ngecur, jo sipas dinamikës së dëshiruar, sepse nuk ekziston vullneti politik i pushtetit, faktori ndërkombëtar mbetet gjithnjë adresë e obligueshme, sidomos për mjediset me demokraci të pakonsoliduar. Madje, çdo artikull i prezantuar në këtë botim paraqet një temë të veçantë që meriton analizë sepse
kemi të bëjmë me një mjedis i cili vuan nga mentaliteti i kohës së monizmit, ku ndonëse në pluralizëm ende mungon kapaciteti dhe vullneti politik i pushtetit për avancime demokratike sipas standardeve ndërkombëtare. Pikërisht duke marrë parasysh çështjet e trajtuara të cilat kërkojnë zgjidhje këtë libër duhet ta lexojnë të gjithë e në veçanti ata që janë pjesë e strukturave të ndryshme politike, sepse kanë informacione të natyrave të ndryshme që janë të nevojshme për takime kur diskutohet për pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi. Duke marrë parasysh faktin se kemi të bëjmë me një libër të shkruar nga një autor i cili edhe ai vetë ishte pjesë e fillimeve të pluralizmit politik në Mal të Zi, dëshmon seriozitetin në qasjen e çështjeve të cilat janë preokupuese për shqiptarët në këtë mjedis në të kaluarën dhe në ditët tona. Libri “Shqiptarët në Mal të Zi-popull i rrezikuar” , i shkruar nga bashkëvendësi ynë i cili jeton në diasporë, është shembull se si duhen trajtuar çështjet e identitetit, në këtë kohë te tranzicionit shoqëror të kohës së pluralizmit, duke mos qëndruar pasiv, por aktiv sikurse të jetonte në vendlindje, që paraqet rast të veçantë në diasporën shqiptare. Andaj, duke marrë parasysh atë që u tha më lartë këtë libër e vlerësojmë një kontribut me vlerë për ndriçimin e çështjes shqiptare në Mal të Zi, ku autori prezanton pikëpamjet dhe jep rekomandime për avancimin e çështjeve përkatëse, ku e them pa hezitim se do të jetë i mirëseardhur për opinion e gjerë shoqëror. (Lexuar më rastin e përurimit të librit në Ulqin, më 12 gusht 2019) e enjte, 5 shtator 2019
Javore Koha
19
film
“Shpia e Agës” Një dramë empatike për një djalosh në një botë të grave Shikhar Verma
Filmi i gjatë debutues i skenaristes-regjisores kosovare, të shpërblyer me shumë çmime, “Shpia e Agës” rrëfen tregimin e një djali i cili rritet në një shtëpi të mbushur me gra. I gjallë, zbavitës dhe që në fund të copëton zemrën, lëvizja e Zeqirajt nga filmat e shkurtë është një dramë madhështore mbi atë se si bashkë-ndjesia jo vetëm që shëron, por në fund edhe të bën më të pjekur. Filmi hapet me një pamje shumëngjyrëshe të botës. Aga (Arti Loka) – një djalë i vogël i pafajshëm është vetëm, duke u kënaqur në një ambient të natyrshëm. Ai u shet cigare dhe ndonjëherë mariuanë vendasve. Ato i mban gjithnjë me vete që të fitojč diçka shpejt. Dëshira që ta shoh prapë babanë e tij është synimi kryesor në jetë. Tjetra, natyrshëm, është të kuptojë nëse duhet të jetë i ndjeshëm, i dëgjuar apo autoritativ. Duke qenë i rrethuar nga 5 gra, kuptimi i tij mbi botën është i turbullt, për të mos thënë i shtrembëruar. E vetmja anë tjetër e jetës që ai sheh është përmes syve të Cerës së vrazhdë dhe të dhunshëm (Basri Lushtaku). Në këtë mes janë edhe katër gra shqiptare dhe një serbe në depresion dhe me prirje vetëvrasëse, e cila i kalon ditët duke ëndërruar të shohë vajzën e saj me të cilën nuk mund të jetë. Në fakt, të gjitha këto gra kanë ikur nga diçka apo dikush dhe janë shtyllat e vetme mbështetëse
20
Javore Koha
e enjte, 5 shtator 2019
për njëra- tjetrën. Edhe kur në pjesën e dytë të filmit ato pështyjnë helm në njëra tjetrën, është shumë e lehtë të shihet që ekziston një damar i bashkë-ndjesisë që i lidh ato së bashku.
Megjithatë, Zeqiraj mban gjithçka në nivel shumë delikat. Konteksti socio-politik është aq mirë i përbrendësuar në realizëm saqë asnjëherë nuk duket i sforcuar. Dhe pikërisht për
film
këtë, kur skenari luan me një botë potencialisht vrasëse, ai asnjëherë nuk shpërndahet në hapësirë të hirtë. Filmi tregon shpresën dhe mungesën e saj brenda një kuadri, në mënyrë që shpejt të balancojë peshën dramatike të një skene të caktuar, duke e ngritur atë edhe më shumë se sa do të ishte e mundur. Në vetëm filmin e saj të parë të gjatë, Zeqiraj tregon potencial të madh – edhe si skenariste, por edhe si regjisore. Skenari është i shkruar me shumë mprehtësi, me sekuenca që do të tingëllonin pavend nëse vetëm do të dëgjoheshin, por funksionojnë tërësisht në planin e të gjitha aspekteve. Për shembull, kur Aga vendos
t’a braktis Cerën e ngecur, askush nuk do të besonte se ai do të kthehej prapë. Gjithashtu, kur ai kthehet, skenari është kthyer plotësisht në anën e kundërt. Pra, edhe kur Zeqiraj kthehet prapë në skenën tashmë të vendosur, ajo e pastron terrenin për konflikte të reja. Vendimet regjisoriale gjithashtu janë brilante. Ajo asnjëherë nuk mundohet të luaj me pafajësinë e Agës. Në fakt, secila skenë – deri edhe në vet klimaksin e saj shpërfaq kërshërinë e Agës, pafajësinë dhe bashkë-ndjesinë që ai ka mësuar nga gratë rreth tij. Ajo nuk e vë atë në situata në të cilat vendimet e tij mund të duken të tepruara. Rënia e narrativit
vjen vetëm kur gratë dhe historitë e tyre vëhen në fokus. Stili i kamerës së dorës funksionon për pothuajse gjithë filmin, por momentin kur tenton të thellohet në karaktere dhe të tregojë rrugëtimet e tyre, ai ndjehet pak i ngathët. Për një film që fokus ka gratë, skenat më të rëndësishme janë mes dy meshkujve në film. Kjo nuk heq asgjë nga narrativi qendror që fokusohet në vuajtjet e grave. Si një tregim i të mbijetuarave nga dhunimi, Shpia e Agës” shumicën e kohës mbetet delikat në trajtesë. Si rrëfim për një djalosh në kërkim të babait të tij, ai shkëlqen. (Autori është kritik filmi) e enjte, 5 shtator 2019
Javore Koha
21
mozaik
Në fshatin Zenelaj të Anës së Malit u përurua kryerja e fazës së parë të punimeve për ndërtimin e Parkut Publik
Paralajmërohet vazhdimi i fazës së dytë Në fshatin Zenelaj të Anës së Malit, të premten mbrëma është zhvilluar ceremonia e përurimit të kryerjes së fazës së parë të punimeve të ndërtimit të Parkut Publik, të parit të këtij lloji në komunën e Ulqinit, i cili është donacion i familjes Hajdari, që rrjedh nga ky fshat, por që jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ceremoninë solemne kanë marrë pjesë përfaqësues të pushtetit vendor dhe atij qendror, komuniteteve fetare, banorë vendas dhe qytetarë të Ulqinit, bashkatdhetarë që jetojnë në diasporë etj. Koordinatori i projektit, Sabri Salaj, njëherazi këshilltar i Forcës së Re Demokratike në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, ka thënë se në këtë fazë të punimeve është ndërtuar sheshi i brendshëm i Parkut, që përfshin shtigjet për ecje dhe vrapim, ndriçimin e brendshëm dhe të jashtëm, gjelbërimin dhe vendosjen e bimëve dekorative, lojërat për fëmijë, vendosjen e tabelave të
22
Javore Koha
e enjte, 5 shtator 2019
pingpongut dhe të shahut në natyrë, ulëseve etj., si dhe pjesa e jashtme e Parkut, që përfshin asfaltimin e rrugëve kryesore, parkingun, terrenet sportive për futboll, tenis, basketboll, futboll etj. Ndërkaq bashkëshortët Margaret Keane - Hajdari dhe Xhevdet Hajdari, të cilët e kanë financuar projektin e ndërtimit të parkut, janë shprehur të lumtur që ky projekt është realizuar në mënyrë të shpejtë duke falënderuar të gjithë që kanë kontribuar në realizimin e tij. Ata u kanë garantuar të pranishmëve se shumë shpejt do të vazhdojë faza e dytë e projektit, që do të përfshijë ndërtimin e banjove publike, shtigjeve për vrapim dhe për biçikletë, palestrës në natyrë, dhomave të zhveshjes për femra dhe meshkuj dhe shumë elementeve tjerë përcjellës të parkut, i cili do të jetë në funksion të plotë për të gjithë qytetarët dhe turistët e shumtë që e vizitojnë trevën e Anës së Malit dhe qytetin e Ulqinit.
Në ceremoninë e hapjes kanë folur edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, dr. Ilir Çapuni, konsulli i përgjithshëm i Malit të Zi në Nju-Jork, Zhelko Stamatoviq, imami Bajram Hajdari në emër të komunitetit lokal, Reisi i Bashkësisë Islame në Malin e Zi, Rifat ef. Fejziq, dom Simon Lulaj etj., të cilët e kanë vlerësuar këtë projekt me rëndësi të veçantë dhe donacionin e familjes Hajdari për vendlindjen. Ndërtimi i parkut publik në Zenelaj ka filluar në muajin tetor të vitit të kaluar. Sipas projektit fillestar, të punuar nga studioja e projektimit “V&B Studio Design”, e gjithë sipërfaqja e objektit përfshin 6685 metra katrorë, ndërsa vlera e punimeve kap shumën rreth 212 mijë euro. Punimet e fazës së parë janë kryer nga firma e ndërtimit “Gencon” – Ulqin dhe nënkontraktorët e saj. Me këtë rast, për pjesëmarrësit është shfaqur program muzikor dhe është shtruar koktej. (Kohapress)
mozaik
Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” organizoi Festivalin Mega-Mix dhe Panairin Ndërkombëtar të Artizanatit, Agrobiznesit dhe Arteve Vizuale
Festival i paqes
Ulqin – Për të shtatin vit me radhë, Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” nga Ulqini organizoi në Ulqin Panairin Ndërkombëtar të Artizanatit, Agrobiznesit dhe Arteve Vizuale, i cili këtë vit ishte i ndërthurur edhe me muzikë dhe folklor, në formën e një Festivali Mega Mix. Ai është hapur të dielën mbrëma me programin kulturor-artistik në shëtitoren në Ranë të Ulqinit, ku të pranishëm përpos përfaqësuesve të pushtetit vendor, ishin edhe krerët e Federatës Universale të Paqes dhe disa ambasadorë të paqes nga vende të ndryshme të botës. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Shoqatës “Globus Art”, Ramiz Hajdari, ka thënë se “ky është më tepër një festival i paqes dhe i ambasadorëve të paqes”. “Gjithashtu është edhe një Panair i Artizanatit, Agrobiznesit dhe Arteve Vizuale”, ka thënë ai. Festivalin dhe Panairin e ka hapur zyrtarisht kryetari i Komunës së Ulqinit,
Loro Nrekiq, i cili u ka uruar mirëseardhje ambasadorëve të paqes, ekspozuesve dhe turistëve. Duke iu referuar fjalëve të ambasadorëve të paqes, ai ka thënë se Ulqini është qytet multinacional, multikonfesional dhe në vetvete qytet i paqes. “Dëshiroj që këto shtatë ditë sa zgjat Panairi, të gjithë së bashku t’i shijojmë punimet e atyre që na kanë bërë surprizë me duart e arta të tyre”, ka thënë ndër të tjera Nrekiq. Ambasadori i paqes, Rabit Sadiku nga Kosova, nënkryetar i Federatës Universale të Paqes për Ballkanin, ka treguar për planin e këtij asociacioni që në Ulqin të ndërtojnë Gongun apo zilen botërore të paqes, që do të vendoset në një hapësirë të përshtatshme të qytetit. “Ky është një lajm i mirë për Ulqinin. Shpresoj që kryetari ta pranojë këtë ide dhe që në të ardhmen Ulqini të jetë qytet i paqes”, është shprehur ai. Më pas është zhvilluar ceremonia e dhënies së titullit “Ambasador i Paqes”
për disa figura të shquara nga vendet e rajonit. Të pranishmit i kanë argëtuar me këngë dhe valle grupet folklorike nga Gjirokastra dhe Bllagaji (Bosnja dhe Hercegovina), dhe këngëtarë vendas dhe rajoni. Programi i Festivalit është moderuar nga aktorja dhe gazetarja e njohur shqiptare që jeton në Stamboll, Mimoza Elezi, e cila ishte e ftuar speciale e këtij festivali, në bashkëpunim me gazetaren Stanka Vukçeviq nga Televizioni “Teuta”. Elezi, për të cilën kjo ishte hera e parë që prezanton në Ulqin, nuk i ka fshehur emocionet, ndërsa me stilin e saj të veçantë të moderimit, dhe këngëtarin e ftuar nga Turqia, e kanë ndezur atmosferën duke krijuar spektakël për të pranishmit. Nga Shoqata “Globus Art” kanë bërë të ditur se Panairi do të zgjasë deri të shtunën. Aktiviteti është mbështetur nga Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike e i. k. Ulqinit.
e enjte, 5 shtator 2019
Javore Koha
23
mozaik
Komuna e Tuzit shënoi 1 Shtatorin – Ditën e Komunës
Gjeloshaj: Do të pun përkushtim për zhvi Në ditën e sotme para një viti, ligji njohu Komunën e Tuzit të Pavarur nga kryeqyteti dhe sot këtë po e festojmë jo thjesht si fitore për t’u shkëputur, por si arritje e së drejtës së identitetit të barabartë me të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi. Komuna e plotë nuk ishte një kërkesë momentale e ndonjë politikani apo administratori, por ishte një dëshirë e kahmotshme e banorëve të këtij vendi dhe një proces i gjatë i cili falë kontributit të shumë individëve më në fund u kurorëzua me statusin e pavarur, që fati i vendit tonë, i komunës dhe i Malësisë të jetë në duart tona”, u shpreh kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj Tuz – Komuna e Tuzit për herë të parë pas gjashtëdhjetedy vitesh e kremtoi Ditën e Komunës me statusin e Komunës së Pavarur, e shkëputur nga kryeqyteti Podgoricë. Data 1- Shtator tani e tutje do të jetë Dita e Komunës së Tuzit, pasi pak kohë më parë vendosja e kësaj date e cila korrespondon me datën kur sipas Ligjit mbi organizimin territorial të Malit të Zi Komuna e Tuzit fitoi zyrtarisht statusin e Komunës së pavaruar, u miratua me shumicë votash nga këshilltarët e kuvendit, pas një Propozim Vendimi nga këshilltarët e Koalicionit Qeverisës. 1- Shtatori- Dita e Komunës së Tuzit u shënua me një sërë aktivitetesh të ndryshme.
24
Javore Koha
e enjte, 5 shtator 2019
Fillimisht në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit është bërë ndarja e librezave për përfaqësuesit e Policisë Komunale, kurse disa orë më vonë është organizuar Akademia solemne e kremtimit të Ditës së Komunës në QKI “Malësia”, në prani të një numri të madh të përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme të kryeqytetit Podgoricë, përfaqësuesve të partive politike nga Tuzi, Ulqini, Plavë – Gucia, Shqipëria dhe Kosova, të ambasdadorit të Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezit, të nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegut, ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Mehmet Zenkës, kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqit, të klerikëve dhe të përfaqësuesve të fus-
have të tjera jetësore nga vendi dhe nga diaspora. Ceremonia solemne ka filluar me intonimin e himnit të Malit të Zi e më pas ka përshëndetur kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Z. Fadil Kajoshaj, i cili tha se, që diçka të bëhet pjesë e historisë, ajo duhet të ndodhë. “Dhe ajo që po ndodh sot, do të jetë patjetër pjesë e historisë bashkëkohore e të gjithë qytetarëve të Malësisë e posaçërisht e shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi. Në ditën e sotme para një viti, ligji njohu Komunën e Tuzit të pavarur nga kryeqyteti dhe sot këtë po e festojmë jo thjeshtë si fitore për t’u shkëputur, por si arritje e së drejtës së identitetit të barabartë me të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi. Komuna e
mozaik
nojmë me illimin e Malësisë plotë nuk ishte një kërkesë momentale e ndonjë politikani apo administratori, por ishte një dëshirë e kamotshme e banorëve të këtij vendi dhe një proces i gjatë i cili falë kontributit të shumë individëve më në fund u kurorëzua me statusin e pavarur, që fati i vendit tonë, i komunës dhe i Malësisë të jetë në duart tona”, u shpreh kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Z. Fadil Kajoshaj. Në të njëjtën kohë ka përshëndetur nënkryetari i Komunës së Tuzit, Z. Ivan Ivanaj i cili ndër të tjera theksoi se kjo është një datë historike për Malësinë, duke shprehur mirënjohje dhe falënderime ndaj të gjithë atyre të cilët u angazhuan për jetësimin e kësaj ëndrre të shumëpritur. Ndërkaq, kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj, duke treguar një proverb franceze, tha se lindja e komunës sonë ishte një fëmijë i shumëpritur dhe rezultat i angazhimeve mbi dy dekadëshe, i të gjithë spektrit politik dhe joqeveritar të kësaj treve, duke falënderuar të gjithë qytetarët për votëbesim. Gjeloshaj ka treguar një bilanc të punimeve që janë realizuar gjatë pesë muajve të qeverisjes vendore, për takimet që kanë zhvilluar me zyrtarë të shumtë malazias dhe nga vendet fqinje, qëkur komuna ka fituar mëvetësinë, për planet dhe projektet që janë në re-
alizim e sipër, për potencialet e shumta natyrore, kulturore dhe historike që posedon Malësia për t’u zhvilluar ekonomikisht si dhe për planet që kanë objektiv t’i realizojnë në vazhdim. “Potencialet e shumta me të cilat disponon Malësia, duhet t’i shfrytëzojmë me kujdes, ato pasuri që na kanë lenë të parët duhet t’ua lëmë gjeneratave të tjera në trashëgimi. Këto potenciale nuk janë të vogla por për to kërkohet përkujdesje dhe valorizim që deri më sot ka munguar. Por për t’i realizuar ato, na nevojitet edhe mbështetje institucionale në formë të subvencionimeve. Deri më tani kemi arritur t’i bëjmë funksionale katër Sekretariate, dy Drejtori, Organizatën Turistike, Ndërmarrjen për Shërbime Komunale, Zyrën për Bashkëpunim me Diasporën dhe sot në ditën e komunës filloi punën Policia Komunale”, theksoi ndër të tjera Gjeloshaj. Ai duke u zotuar se së bashku me gjithë stafin drejtues të komunës do të jenë në shërbim të qytetarëve, njoftoi për plan – projekte të cilat siç tha deri më sot kanë mbetur vetëm premtime parazgjedhore e të cilat sipas tij do të realizohen së shpejti. Ndërkaq, programi është gërshetuar edhe me muzikë, ku të pranishmit i ka argëtuar nxënësi i Shkollës së Muzikēs në Tuz, Gabriel Gojçaj si dhe në fizarmonikë, e talentuara, Amella Fr-
luçkiq e më pas është shfaqur një film dokumentar i cili pasqyroi potencialet dhe bukuritë natyrore të trevës së Malësisë si dhe aktivitetet e realizuara deri më tani në këtë komunë. Manifestimi përmbyllës në kuadër të aktiviteteve me rastin e kremtimit të Ditēs sē Komunës së Tuzit është përmbyllur me koncertin e madh festiv në Qendër të Tuzit, me ç’ rast, një publik shumë të madh në numër e ka argëtuar fillimish grupi muzikor vendas “MARS” për të vijuar më pas grupi i njohur muzikor me famë gjithëkombëtare, “ELITA 5”, një “skuadër” vërtetë elitare e zhandrit tē muzikës “ROK”, grup të cilin e ndjek suksesi në kontinuitet që nga vitet e 90-ta, atëherë kur ky grup e filloi karrierën artistike në Tetovë të Maqedonisë. Kjo është hera e parë që “ELITA 5” performoi në Malësi, ndërsa u mirëprit jashtëzakonisht mirë dhe ngrohtësisht nga të gjithë të pranishmit në këtë koncert unik dhe të papërsëritshëm, duke u duartrokitur gjatë gjithë kohës për interpretimin dhe performimin e tyre tē shkëlqyeshëm të këngëve të cilat vazhdojnë të jenë hit i të gjitha kohërave, një repertor i pasur i cili kurdoherë dhe kudo, ka pushtuar zemrat e të gjithë shqiptarëve. Koncertii grupit muzikor “ELITA 5”, ka zgjatur deri në orën e vona të t. u. mbrëmjes.
e enjte, 5 shtator 2019
Javore Koha
25
portret
Portret: Jakup Ferri (2)
Pse nuk u shpall “Hero i kombit”? Shaban Hasangjekaj
(vijon nga numri i kaluar) Në gusht të vitit 1879, Turqia kishte dërguar forca të mëdha në drejtim të Plavës për t’i përmbushur vendimet e Kongresit të Berlinit, por, në shtator të atij viti, Jakup Ferri udhëhoqi betejën në Gjakovë, me ç’rast bashkë me Ali Pashë Gucinë, Ali Ibrën, me bashkëluftetarë të tjerë nga Plava, Gucia, Gjakova, Hasi, Reka, Tropoja etj. rrethuan forcat turke në Gjakovë dhe në një betejë të përgjakshme vranë Mehmet Ali Pashë Maxharrin, të cilin e kishte dërguar Sulltani për t’ua dorëzuar Plavën e Gucinë malazezëve kundër dëshirës së shqiptarëve. Pas fitores së shqiptarëve në Gjakovë, kishte filluar shthurja e administratës turke në viset shqiptare dhe gjykatat shqiptare punonin paralelisht me ato turke, apo edhe punonin vetëm gjykatat shqiptare, ndërsa Jakup Ferri, Ali Pashë Gucia e Ali Ibra kishin organizuar tubimet mbarëpopullore te Verrat e Llukës dhe te Lisat e Zogjve në Prizren, ku u forcua besa dhe bënë përgatitjet për qëndresë kundër armiqve. Sipas burimeve arkivore thuhet se pas përgatitjeve e marrëveshjeve me krerët e krahinave të ndryshme (Sylejman Vokshin, Hoxhë Koronicën, Hamzë Batushën, Musë Tahirin e me bajraktarin e Junikut), Jakup Ferri ishte nisur për në Plavë për të organizuar mbrojtjen, ndërkohë që krye-
26
Javore Koha
e enjte, 5 shtator 2019
sia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i kishte emëruar Ali Pashë Gucinë dhe Jakup Ferrin komandantč të mbrojtjes së kufijve të Shqipërisë së Veriut. Të gjithë shqiptarët “Nga Prizreni deri në Dibër”, madje edhe nga viset tjera (Tetova, Tropoja, Shkodra, Kurveleshi) ishin mobilizuar dhe kishin dërguar ndihma (vullnetarë, armë, ushqim, municion, etj.) në Plavë. Jakup Ferri udhëhiqte mbrojtjen e katër rajoneve rreth Plavës: në Qafë të Çakorrit, në Qafë të Diellit, në Arzhanicë – Pepaj dhe Brezovicë – Visitorr, si dhe te Qafa e Previsë, nga ana e Grnçarit në rajonin e Gucisë. Në tetor të vitit 1879, Mali i Zi kishte kërkuar nga Turqia dhe Fuqitë e Mëdha evropiane dorëzimin e Plavës dhe Gucisë, por meqë shqiptarët nuk lejuan një gjë të tillë, Mali i Zi kishte filluar operacionet ushtar-
ake nën komandën e Mark Milanit e Todor Milanit. Thuhet se Mali i Zi kishte angazhuar 28 batalione me këmbësorë, kalorës e artileri të armatosura deri në dhëmbë me armë austriake (revole “Gaster”, pushkë “Vergel” e topa “Sverger”) dhe ruse (revole e pushkë “Nagant”), ndërsa vullnetarët shqiptarë ishin më pak në numër dhe të pajisur e armatosur dobët (me jataganë, sakica, kosa, me pak pushkë, kapsollaqe e kubure). Beteja madhështore u zhvilluan në Qafë të Previsë (nëntor 1879), në Velikë, Nokshiq (dhjetor 1879), kurse beteja vendimtare, në janar të vitit 1880 në fushën e Nokshiqit, kur mbrojtësit shqiptarë, falë taktikës së Jakup Ferrit, edhe pse më të dobët ushtarakisht (12 mijë malazezë mirë të armatosur kundër 8 mijë vullnetarëve shqiptarë të armatosur e të
portret
Në betejën e fundit, në breg të lumit Lim, më 4 janar të vitit 1880, Jakup Ferri ishte plagosur rëndë (me shtatë plagë në trup dhe 30 koka të prera të armikut rreth veti) bashkë me 103 udhëheqës të tjerë popullorë shqiptarë. Jakup Ferri kishte ndërruar jetë në Plavë më 11 janar 1880 nga plagët e marra në betejë.
pajisur dobët), i shpartalluan njësitë ushtarake malaziase nën komandën e Todor Milanit e Bllazho Petroviqit. Në betejën e fundit, në breg të lumit Lim, më 4 janar të vitit 1880, Jakup Ferri ishte plagosur rëndë (me shtatë plagë në trup dhe 30 koka të prera të armikut rreth veti) bashkë me 103 udhëheqës të tjerë popullorë shqiptarë. Jakup Ferri kishte ndërruar jetë në Plavë më 11 janar 1880 nga plagët e marra në betejë. Sipas disa informatave të asaj kohe, Jakupin e kishte plagosur Grujo Radosheviq Bratonozhiq, kurse duke e mbrojtur Jakupin e plagosur, që mos t’u bie malazezëve në duar, ishin vrarë tetë bashkëluftëtarë të tij nga Plava. Mark Milani kishte pësuar disfatë të tmerrshme, të cilit i ishin vrarë 2500 ushtarë në betejë apo mbytur në Lim gjatë ikjes nga shqiptarët, ndërsa 1200 malazezë ishin zënë rob. Nga ana e shqiptarëve ishin 1000 të vrarë dhe 600 të plagosur. Jakup Ferri ishte varrosur në varrezat e Plavës, jo larg nga lagjja e Ferrajve, në të cilën, afër kullave të veta, bijtë e Jakupit: Hasani, Mehmedi, Omeri, Agani dhe Emini, e kishin ngritur edhe xhaminë për shpirtin e të atit në vitin 1901/1902, gjë të cilën e dëshmon mbishkrimi i shkruar në gjuhën osmane mbi derë të hyrjes së xhamisë, e cila tani njihet si Xhamia e Shaboviqëve, mbishkrim ky i cili ekziston edhe sot. Mbi varrin e rregulluar të Jakup Ferrit, i cili gjendet në kompleksin e varrezave të Shehoviqëve, familja ka ngritur mbishkrimin “Jakup Ferri (18321879)” me simbolin e shqiponjës së Skënderbeut, në vend të asaj të mëparshme e cila për simbol kishte hënën dhe yllin. Mbrojtja e kufijve shqiptarë në Plavë
e Guci ishte rast i jashtëzakonshëm i gatishmërisë së popullit shqiptar që t’i kundërvihen vendimeve të Fuqive të Mëdha dhe Turqisë, e njëkohësisht, është edhe fitorja më e madhe ushtarake e shqiptarëve në historinë e re, të cilën e kishin arritur me forca vetanake, pa kurrfarë ndihme nga jashtë. Falë kësaj fitoreje dhe luftës së vazhdueshme të shqiptarëve, edhe pas saj, rajoni i Plavës e Gucisë, deri në vitin 1912, kishte mbetur “territor neutral”. Pas vrasjes së të atit, i biri më i madh i Jakup Ferrit, Hasani, ishte bërë kryefamiljar dhe kishte trashëguar autoritetin e babait, kështu që gëzonte respektin e tërë Malësisë së Plavës e Gucisë, por edhe të Dukagjinit, Shqipërisë Veriore e më gjerë. Thuhet se edhe Hasan Ferri, duke vazhduar misionin e të atit – Jakupit, kishte vazhduar bashkë me vëllezër e bashkëluftetarë luftën për mbrojtjen e Shqipërisë etnike deri në vitin 1919 në Plavë, e pas pushtimit të Plavës, kishte kaluar në Shqipëri, prej nga kishte organizuar rezistencën kundër armikut dhe kishte marrë pjesë në ngjarje të rëndësishme si: pjesëmarrja aktive në Luftën e Koplikut, më 1920, përkrahja e Revolucionit të qershorit, më 1924, pjesëmarrja në Kongresin e Lushnjës, më 1929, e të tjera, ndërsa në vitin 1938, për shkak të mospajtimit me mbretin Zog, u shpërngul në Turqi, ku edhe vdiq në vitin 1946. Pas vitit 1919, një pjesë e madhe e familjes Ferri ishte detyruar të shpërngulet nga Plava, por përkundër këtij fakti, traditën patriotike e luftarake të familjes Ferri, pas tij, e kishin vazhduar edhe nipat e Jakupit: Shemsi dhe Riza Ferri, si dhe pjesëmarrës të Ballit Kombëtar dhe bartës të rezis-
tencës së armatosur kundër pushtimit sllav të trojeve shqiptare. Për meritat patriotike, vërtet madhore dhe të paçmuara të familjes Ferri, më 26 janar të vitit 1993, presidenti i Shqipërisë, dr. Sali Berisha, post mortum e ka dekoruar Jakup Ferrin me “Urdhër të lirisë së klasit të parë”, e po ashtu edhe të birin e tij, Hasan Ferrin, me “Urdhër të lirisë së klasit të parë”, ndërsa presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, më 12 qershor të vitit 2012, e ka dekoruar nipin e Jakupit, Shemso Ferrin, me “Urdhër të lirisë” për kontributin e tij të lartë për liri të Kosovës. Mirëpo, edhe përkundër të gjitha sakrificave personale e familjare, as Jakupi, e asnjëri nga bijtë e nipërit e tij, nuk u shpall “Hero i kombit”. Në ditët e sotme, akademikët dhe historianët tanë, me rastin e shënimit të pavarësisë, duhet që në veprat e studimet e tyre të përmendin emrin e këtij patrioti të kombit shqiptar. Po ashtu, duhet të shënohen përvjetorët e rënies së tij heroike me akademi përkujtimore e orë letrare, për veprën e kontributin e tij, por edhe të atyre pasardhës në trungun familjar. Sot, pasardhësit e Jakup Ferrit jetojnë e veprojnë të shpërndarë në: Plavë, Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Tiranë, Durrës, Shkodër, Stamboll, Gjermani, Holandë, Finlandë, e disa vende të tjera, në mesin e të cilëve ka akademikë, profesorë universitarë, arkeologë, inxhinierë, mjekë, ekonomistë, juristë, kostumografë, piktorë, muzikantë etj., të cilët e ruajnë traditën dhe gjuhën e Jakup Ferrit. Në fund të këtij portret shënimi theksojmë se me rastin e 140-vjetorit të Luftës së lavdishme të Nokshiqit dhe të rënies së heroit mbarëshqiptar, Jakup Ferrit, me nismën dhe përkrahjen e popullatës së Plavës dhe Gucisë, Kosovës e trojeve etnike shqiptare, familja Ferri kërkon nga institucioni përkatës shtetëror i Kosovës – Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, që rruga Deçan – Plavë, e cila është në vlugun ndërtimor në anën e Kosovës, të pagëzohet me emrin e Jakup Ferrit, i cili me tërë familjen e mbrojti shqiptarinë në Plavë e Guci dhe luftoi për lirinë dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare. (Fund) e enjte, 5 shtator 2019
Javore Koha
27
kulturë
Në Tivar, Lezhë dhe Prizren u mbajt edicioni i shtatë i Manifestimit letrar ndërkufitar “Muzat e Alp
Çmimi “Teuta” akad Zuvdija Hoxhiq – Be Në arsyetimin për ndarjen e Çmimit “Teuta” thuhet se “Zuvdija Hoxhiq - Berisha, me tregimet dhe romanet e tij futi një proces të ri krijues në letërsinë malazeze, që e bën atë një shkrimtar të pashembullt dhe pa paraardhës. Në gjithçka dhe me meritë, ai i takon njësoj letërsisë malazeze, shqiptare dhe boshnjake, dhe mbi të gjitha asaj evropiane, sipas mesazheve universale dhe të vërtetave të përjetshme, me të cilat rrezatojnë shkrimtarët e mëdhenj dhe veprat e mëdha, çfarë pa dyshim është edhe ai dhe vepra e tij” Manifestimi letrar ndërkufitar “Muzat e Alpeve”, i cili organizohet nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta”, që tubon krijuesit nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, ka vazhduar rrugëtimin e tij me edicionin e sivjetshëm, të shtatin me radhë, që është mbajtur më 29-31 gusht, në Tivar, Lezhë dhe Prizren. Edicioni i sivjetshëm ka filluar me takimin që është mbajtur të enjten në Pallatin e Mbretit Nikolla në Tivar. Në fjalën e hapjes, kryetarja e Shoqatës “Teuta”, Ajetë Beqiraj, ka përkujtuar se manifestimi “Muzat e Alpeve” ka kaluar deri tani në shumë komuna e bashki të tre shteteve.
28
Javore Koha
e enjte, 5 shtator 2019
“Ne nuk jemi vetëm, por kemi pranë nesh edhe shkrimtarët më eminentë të tre shteteve: Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi dhe ‘Teuta’ jonë me siguri nuk do të ishte pa ndihmën e të gjithë juve, Kështu që të gjithë ata që hodhën edhe një gur në këtë kullë tonën, i falënderojmë dhe i ftojmë që të na përcjellin edhe më tutje në këtë mision të shenjtë të njohjeve, por mbi të gjitha këmbimit të ndërsjellë të letërsive tona, të vlerësimit të atyre që kanë lënë gjurmë në historinë e letërsisë sonë dhe të identifikimit të vlerave të tjera”, ka thënë ndër të tjera ajo. Me këtë rast janë përuruar dy botimet
e para të Shoqatës “Teuta”, “Antologjia I”, në gjuhën shqipe dhe malazeze, me krijimtarinë e pesë laureatëve të parë të Çmimit për vepër jetësore “Teuta”: Jevrem Bërkoviq, Dritëro Agolli, Ramiz Kelmendi, Mirash Martinoviq dhe Moikom Zeqo, si dhe i botimit në gjuhën malazeze të poemës dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të autorit Xhevat Limani, përkthyer nga Qazim Muja. Duke folur për antologjinë, shkrimtari Agron Tufa, redaktor në gjuhën shqipe i antologjisë, ka thënë se “Gjeopoetika e kësaj antologjie thekson atë ‘pan’ të përbashkët që kanë popujt e trojeve të Teutës. Ndërsa, antologjitë poetike si
kulturë
peve”
demikut erisha kjo, do të jenë një urë e çmuar, që do të sjellë komunikimin e vërtetë, zërin e trazuar, të ngrohtë apo të pikëlluar, por gjithsesi njerëzor të poetit, për të cilin jeta dhe vlerat e saj janë njësoj të shenjta e të paprekshme si për popullin i tij, po aq dhe për tjetrin, fqinjin, të ngjashmin përbri”. Për problemet dhe sfidat e përkthimit në përgjithësi dhe të krijimeve të përfshira në këtë antologji ka folur përkthyesi Nikollë Berishaj. Ndërkaq, përkthyesi Qazim Muja dhe lektori Safet Hadroviq – Vërbiçki kanë folur për poemën dramatike “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” të autorit Xhevat Limani nga Struga, themelues dhe aktor i Teatrit Shqiptar në SHBA, i cili ka deklamuar pjesë nga kjo poemë. Po ashtu në ditën e parë është përuruar edhe përzgjedhja dygjuhëshe “Unë, biri yt besnik dhe poeti” me poezitë e Esad Mekulit dhe e ilustruar me pikturat e piktorit të ndjerë Gjergj Ndoc Martinit, e përgatitur nga akademiku Zuvdija Hoxhiq – Berisha, i cili edhe ka folur për këtë botim. Njëkohësisht është shfaqur edhe dokumentari kushtuar Esad Mekulit “Popullit tim”, me autor Zuvdija Hoxhiqin. Në ditën e dytë, pjesëmarrësit e karvanit
të manifestimit letrar ndërkufitar “Muzat e Alpeve” kanë udhëtuar në Lezhë. Në sallën e konferencave të hotelit “Liss” është mbajtur takimi letrar i organizuar nga Shoqata “Teuta” në bashkëpunim me Klubin Letrar “Ndoc Gjetja”, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i ri i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. Përpos përurimit të dy botimeve, në këtë takim është shfaqur edhe reportazhi mbi rrugëtimin e vitit të kaluar të manifestimit “Muzat e Alpeve”. Takimi është mbyllur me mbrëmjen poetike kushtuar poetit Visar Zhiti. Në fillim, poetja dhe gazetarja Ajetë Beqiraj, ka deklamuar disa poezi të poetit Zhiti, ndërsa më pas për krijimtarinë e tij kanë folur shkrimtarët Agron Tufa dhe Mirash Martinoviq. Ky i fundit i kishte kushtuar një poezi poetit Zhiti që lidhet me burgosjen dhe qëndrimin në burg të poetit. Pjesëmarrësit e karvanit vizituan dhe bënë homazh te varri i Skënderbeut dhe Memoriali Historik i tij në këtë qytet. Edicioni i sivjetshëm i manifestimit “Muzat e Alpeve” është mbyllur me takimin në qytetin historik të Prizrenit, ku Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta” i ndau Çmimin për vepër jetësore “Teuta” shkrimtarit Zuvdija Hoxhiq – Berisha (akademik) nga Mali i Zi, me arsyetimin: “Zuvdija Hoxhiq Berisha, me tregimet dhe romanet e tij futi një proces të ri krijues në letërsinë malazeze, që e bën atë një shkrimtar të pashembullt dhe pa paraardhës. Në gjithçka dhe me meritë, ai i takon njësoj letërsisë malazeze, shqiptare dhe boshnjake, dhe mbi të gjitha asaj evropiane, sipas mesazheve universale dhe të vërtetave të përjetshme, me të cilat rrezatojnë shkrimtarët e mëdhenj dhe veprat e mëdha, çfarë pa dyshim është edhe ai dhe vepra e tij”. Çmimin në emër të Shoqatës “Teuta”, akademikut Hoxhiq ia ka dorëzuar ish-ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi. Vetë akademiku Hoxhiq ka vlerësuar se ky çmim është ndër më të vecantit që ka marrë deri më tani ngaqë Kosova është vendlindja e paraardhësve të tij. “Jam i nderuar të më dorëzohet Çmimi ‘Teuta’ nga miku im Skender Durmishi, i cili deri para pak muajsh si ambasador i Kosovës në Mal të Zi ka bërë shumë për imazhin e Kosovës, zhvillimin e kulturës së saj në Mal të Zi si
dhe në afirmimin e krijuesve të të tre shteteve. Ishim në Tivar dhe në Lezhë me aktivitete, por unë jam shumë i gëzuar që Cmimi ‘Teuta’ m’u dorëzua këtu në Prizren nga miku im, ambasadori Skender Durmishi. Çmimi ka një domethënje tejet të madhe për mua ngaqë jepet nga një shoqatë trekufitare me emrin e mbretëreshës ilire Teuta, e cila i ka vënë vetes qëllimin fisnik të njohjes së ndërsjellë të letërsisë si dhe të përafrimit më të madh të popujve tanë fqinj nëpërmjet kulturës. Diçka që ka munguar deri më tani, por që po realizohet me shumë sukses”, ka thënë ndër të tjera ai. Për figurën e akademikut Zuvdija Hoxhiq ka folur poeti dhe studiuesi Dimitrov Popoviq, i cili ndër të tjera ka thënë se “Hoxhiq, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj e më në zë në Malin e Zi, por dhe njeriu i mrekullueshëm në kuptimin më të plotë të kësaj fjale e meriton Cmimin ‘Teuta’, sepse romanet e tij kanë vlerë të madhe dhe në vazhdën e shkrimeve të mëparshme i japin vlerë reciprokisht edhe vetë shkrimtarit, që në moshën 78-vjeçare vazhdon të shkruajë dhe të ndjehet i vyeshëm për ne dhe brezat që do të vijnë. Ta njohësh të kaluarën tënde është një obligim i madh. Hoxhiqi nuk e ka njohur gjyshin, por rruga për ta njohur na pëlqen edhe ne, e ndjekim me kujdes në të gjitha veprimet... dhe del fitimtar”. Para ndarjes së Çmimit, poeti dhe studiuesi prof. dr. Agim Vinca, bëri një analizë mbi antologjinë e botuar nga Shoqata “Teuta”, të cilën figurativisht e quajti “Olimp të vogël letrar”. Përpos Çmimit për vepër jetësore “Teuta”, Shoqata “Teuta” ka ndarë edhe mirënjohje për disa persona që kanë kontribuar në forma të ndryshme për organizimin e manifestimit të këtij viti. Realizimin e edicionit të sivjetshëm të Manifestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve 2019” e kanë mbështetur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Bashkia e Lezhës, Komuna e Tivarit, Komuna e Pejës dhe komuna e Prizenit. Përgjatë viteve 2013-2019, karvani “Muzat e Alpeve” i Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve “Teuta” ka ndarë shtatë çmime për vepër jetësore dhe ka përshkuar 16 komuna dhe bashki të Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. i. k. e enjte, 5 shtator 2019
Javore Koha
29
Reportazh
Kanjoni i Megjureçit
Vera e vitit 2019 do mbahet mend si një verë shumë e nxehtë dhe e gjatë. Ulqini bregdetar priti e përcolli me mijëra turistë si vendas ashtu edhe të huaj. Të gjithë erdhën e shkuan të kënaqur, sepse Ulqini përveç detit dhe plazheve të pastra me rërë, ofron edhe një mori atraksionesh të tjera turistike, për të cilat një pushim dhjetëditor në Ulqin nuk është i mjaftueshëm që të përjetohen apo vizitohen të gjitha atraksionet që ofron ky vend i banuar që nga koha e antikitetit të hershëm. Këtë verë, pas një rutine pothuaj dymuajshe të vajtjes në plazh, fillimin e shtatorit vendosëm ta shënojmë në një mënyrë tjetër. Andaj, nga moria e atraksioneve që Ulqini ofron, ne (Muhamed Kollari, Memli Kurti dhe Gazmend Çitaku) vendosëm që të dielën e 1 shtatorit 2019 të shkojmë për kanjoning në Kanjonin e Megjureçit. Megjureçi është një fshat i vogël që ndodhet në kufi të komunës së Ulqinit dhe Tivarit. Nga Ulqini është larg afro 26km dhe me veturë mbërrin për 25-30 minuta. Kanjoni i Megjureçit ndodhet në pjesën jugore nën masivin e malit të Rumisë (1594m) dhe paraqet një perlë të vërtetë për të gjithë ata që merren me kanjoning. Që nga burimi i lumit e deri në fund të kanjonit (afro 2km) duhet kaluar
30
Javore Koha
e enjte, 5 shtator 2019
labirinteve natyrore të përcjella me bazene, pellgje, serpentina, rrëke uji si dhe në tetë sektorë shfaqen ujëvara të cilat janë të larta nga 5 deri në 31 metra. Sipas marrëveshjes që kishim bërë me organizatorin Muho Kollari ai erdhi në orën 8 ke shtëpia ime prej nga së bashku u nisëm për në fshatin Krythë (15km) ku u takuam me Memlin te rrethrrotullimi i këtij fshati. Prej aty vazhduam rrugën për në Kanjonin e Megjureçit, ku Muhoja filloi të tregojë ndodhi të ndryshme që u kishin ndodhur banorëve të zonës së kanjonit e të cilët ishin shumë besëtytë dhe ende besonin shumë në Orët e malit, Zanat dhe Shtojzovallet. Këto ndodhi ai i kishte dëgjuar nga banorët lokalë verën që kishte mbajtur bletët në atë fshat. Duke biseduar dhe qeshur arritëm te kroi i parë i quajtur Kroni i Baçicës ku unë këtë emërtim e lidha me shpjegimin se në Kosovë, Baçicë është quajtur gruaja që gatuante bukën. Kolegët u pajtuan me këtë shpjegim logjik pasi që edhe kjo zonë është e njohur si zonë që merret me kultura bujqësore dhe blegtori si dhe përgjatë rrjedhës së lumit gjenden disa mullinj për bluarjen e drithit. Vazhduam rrugën nëpër leqet e Megjureçit dhe arritëm në
ballkonin e parë natyral të ndërtuar prej erozionit të gurëve. Pamja nga ky vend ishte më se mbresëlënës. Prej kësaj pike nga e majta në të djathtë shihej: Mali i Sumës, Liqeni i Shasit, bazenet e kripores së Ulqinit, deti, Mali i Kalimanit, Krruçi, maja e Kozjakut (1424m) dhe maja e Rumisë (1593m). Bëmë disa fotografi dhe vazhduam edhe për 2-3 minuta vozitje deri në lagjen e cila quhej Sllakoviq, ku edhe u parkuam. Morëm pajisjet e nevojshme dhe nga vendi ku ndodheshim në lartësinë mbi-
Reportazh detare 700m filluam të zbresim në drejtim të kanjonit. Në të majtën tonë gjendeshin varrezat dhe ne u kthyem shtegut përbri murit. Muhoja i pajisur me kmesë hapte shtegun nëpër vende ku kishte nevojë. Vegjetacioni sa vinte e bëhej më i bujshëm. Dalëngadalë duke biseduar dhe duke shijuar bukuritë natyrore që shfaqeshin, filloi të dëgjohej zhurma e ujit. A keni dëshirë ta shohim një mulli. Gjendet këtu afër – tha Muhoja. Ne
njëzëri konfirmuam dhe u nisëm pas tij. Kaluam përroskën dhe dolëm në anën tjetër ku dallohej se ky vend dikur ishte tokë e punueshme, kurse tani ishte e mbuluar me vegjetacion nga më të llojllojshmet. Kmesa përsëri bënte punë. Muhoja si një mjeshtër që dinte ta përdorte kmesën me lëvizje precize dhe të lehta, ashtu më dukej mua hapte rrugën. Para nesh u shfaq mulliri i cili deri në momentin sa kishim ardhur ne kishte qenë i mbuluar me vegjetacion, kurse tani Muhoja e kishte pastruar për mrekulli. Iu afruam dhe në mur dalluam një pllakë në të cilën shkruante R (restauruar) 15.5.1972. Por si na tregoi Muhoja ky mulli edhe pse i restauruar kurrë nuk kishte punuar si duhet sepse guri i mullirit diçka nuk kishte qenë i vendosur mirë, por vulën e mbylljes ia kishte dhënë tërmeti i vitit 1979 i cili kishte shkatërruar mjaft shtëpi, por edhe mullirin. U futëm brenda. Mullirit iu kishte ndalë koha dhe çdo gjë ishte si në ditën që iu kishte mbyllë dera. Bëmë fotografitë e duhura, dolëm jashtë dhe mbyllëm derën. Vazhduam aventurën tonë në drejtim
të kanjonit. Siç e thashë edhe më lart ky kanjon përmban në vete 8 ujëvara të lartësive të ndryshme prej 5 deri në 31 metra. Pas disa minutash u futëm në territorin e kanjonit dhe ngadalë përgjatë rrjedhës së ujit filluam të zbresim poshtë. Shkëmbinjtë e lartë gëlqerorë ishin shumë të lëmuar dhe të jepnin ndjenjën se ishin të akullta. Edhe pse të pajisur mirë me mjete fotografike, fotografia në kanjon është një sfidë në vete. Sado që ta kesh aparatin e mirë, thyerja e dritës dhe ngushtësia e hapësirës nuk lejojnë një fotografim komod. Një lëvizje prej 10cm pasqyron një imazh krejtësisht tjetër. sepse drita thyhet ndrysh, koloriti dhe thellësia e peizazhit ndryshon. Ne mahnitemi me bukurinë e cila shfaqet para nesh. Arrijmë në pengesën e parë. Ujëvara e parë e cila është e lartë diku 8m. Uji që bie poshtë ka krijuar një pishinë natyrore të gjerë diku 30m2 ,kurse shkëmbi në drejtim të qiellit shkon po ashtu diku 30-40m. I ngjitemi shkëmbit përpjetë dhe kmesa në dorën e Muhos bën punë të shkëlqyer. Unë si për të qeshur i them se edhe sikur ta kishte një maçetë (lloj shpate e shkurtër që e përdorin latinoamerikanët për të prerë pyllin) në dorë nuk do të ishe kaq efikas. Kur u ngjitëm lart në shkëmb tani duhej zbritur deri tek uji që dëgjohej. Ngadalë porsi alpinistë filluam zbritjen, unë bëja hoka duke thënë se po zbresim shqiptarçe pa konop e hallka mbrojtëse, por kjo ishte një e vërtetë e hidhur. U ulëm poshtë tek ujëvara e dytë dhe aty vendosëm të pushojmë. Në bazenet natyrore dhe kanalet që ka formuar rrjedha e ujit u freskuam si më mirë. Pak duke e cur e pak duke notuar erdhëm te pishina natyrore ku nga lart binte uji. Ndjenja dhe prania në këtë vend ishte e jashtëzakonshme. Zhurma që bënte rënia e ujit, pastaj kënga e zogjve, vegjetacioni unik në plasat e lëmuara të shkëmbinjve ngrinin kokën lulet e bimëve të ndryshme që të jepte ndjenjën e një vendi përrallor. Qielli i kaltër sipër shihej në pafundësi por që dielli poshtë këtu te ne nuk depërtonte. Vendosëm të lahemi në pishinën natyrore. I pari u hodh Muhoja e pas tij edhe unë. Muhoja zhytej në këmbë duke dëshiruar të provojë se sa është thellë. Por, fundin nuk mundte ta prekte. Konstatojmë, thellësia duhet të jetë mbi 4m.
Uji i rrjedhshëm, si dhe dielli që nuk e kapte fare vendin na bëri që pas 2-3 minutash të dalim jashtë, sepse ishte shumë ftohtë. U kthyem tek ujëvara e dytë dhe aty filluam të bëjmë kalkulimet a të kthehemi ke vetura apo të vazhdojmë më tutje. Ora, ishte 13, dhe për tri orë kishim kaluar vetëm 1/3 e kanjonit. Vendosëm të kthehemi ke vetura me qëllim që të dielën e ardhshme të vazhdojmë aventurën, por kësaj radhe nga poshtë lart. Pra nga ujëvara e fundi e që është edhe më e madhja (31m) e deri te burimi. Ngjitja deri te vetura ishte shumë e shpejtë sepse Muhoja me një precizitet navigimi satelitor, duke prerë therrat na bëri që 3 orë zbritje deri tek ujëvara e dytë kthimin mbrapsht ta bëjmë diku për 30min ngjitje. U futëm në makina dhe arritëm në Ulqin para orës 15. Ulqini ka potenciale turistike fantastike, e një prej tyre është edhe Kanjoni i Megjureçit, si një perlë e vërtetë dhe për një ditë të vetme m’u mundësua që në mëngjes të shijoj kanjoning në lartësi mbidetare prej 700m, kurse pasdite së bashku me familjen time vazhduam plazhin në Valdanos ku fillova të zhytem në -5m nën det. Këto dhe shumë përjetime të tjera përjetime unike i ofron pra Ulqini ynë. Teksti dhe fotografitë: Gazmend Çitaku e enjte, 5 shtator 2019
Javore Koha
31
portret
Portret: Dr. Rexhep Spuzha
Pediatër dhe human Ismet Karamanaga Na mungon në Ranë. Shpesh është ulur në Ranë, ku ka pirë kafen e parë të mëngjesit me disa shokë të tij, në veçanti me të ndjerin Xhaudet Abazi, kapedanin Shaqir Peku, Xhudo Haxhibrahimin etj., me të ciliët është shoqëruar më tepër. Kur takoheshin dhe fillonte biseda me zë pak më të lartë, ashtu siç është zakon në Ranë, me ranacakët, ajo tavolinë bëhej qendra e Ranës. Edhe unë kam kaluar nganjëherë apo kam dëgjuar bisedat e tyre, ngrohtësinë dhe sharmin e këtyre boemëve tanë. Pa dyshim se i ndjeri Xhaudet Abazi ishte nismëtari, mirëpo pa Rexhepin dhe Shaqir Pekun ishte e pamundur të bëhet një shou i tillë spontan. Prandaj edhe them se dr. Rexhep Spuzha i mungon Ranës dhe të gjithë neve. Në Ranë dr. Rexhep Spuzha shpesh ka pushuar psiqikisht dhe gjithmonë është frymëzuar me peshkaxhinjtë dhe ranacakët, të cilët i ka dashur shumë. Në kafenenë “Marinero” e ka pasur vendin e vet dhe shumë nga ne shpesh jemi ndaluar për ta përshëndetur. Kështu të shkruash një portret ku dëshiron të theksosh disa veti të një njeriu, një mjeku të dalluar, i cili ka dhënë kontribut të veçantë në mjekësinë tonë, në veçanti në pediatri, e të mos shkruash edhe për atë anën tjetër, portreti nuk është i kompletuar, pavarësisht se gjithmonë i mbeteni borxh personalitetit për të cilin shkruani. Prandaj mendoj se është një sfidë e madhe dhe vështirë të shkruash për personalitete siç ka qenë Dr. Rexhep Spuzha, në veçanti për ne të cilët e kemi njohur më pak dhe nuk jemi shoqëruar shumë me të, sidomos
32
Javore Koha
e enjte, 5 shtator 2019
“
Të qëndrosh në vendlindje, mos të largohesh, t’i ndihmosh popullit dhe qytetit të vet, pavarësisht nga ofertat për më tepër të holla dhe ndoshta edhe emër më të madh, jetë më të mirë, është për mua një gjë me rëndësi të madhe dhe humanizmi më i madh
për ne që nuk kemi njohuri të mëdha nga fusha e mjekësisë. Mirëpo, për të gjitha këto mungesa në përshkrimin e portretit të një njeriu, mjeku, pediatri kaq të njohur dhe të rëndësishëm për popullatën tonë në përgjithësi, është një sfidë e madhe. Mirëpo, dr. Rexhep Spuzha pa dyshim meriton që të shkruhet për të dhe në mungesë të disa aspekteve që e kompletojnë portretin e tij, e plotësojmë me përvojat e të tjerëve të cilët janë shoqëruar më tepër me të apo edhe kanë qenë pacientët e tij. Dr. Rexhep Spuzha ka ndërruar jetë në qershor të këtij viti. Pra, para një kohe të shkurtër, papritmas për shumë prej neve të cilët e kemi njohur dhe nganjëherë edhe kemi pirë kafe në Ranë. Herën e fundit rastësisht e kam takuar në Spitalin e Tivarit, ku unë isha për një kontroll mjekësor. Aty ishte edhe dr. Rexhep Spuzha duke pritur me zonjën e tij në dhomën para ordinancës, ku ai ka punuar mbi 20 vite si shef i repartit. Në pyetjen time, pas përshëndetjes dhe bisedës së shkurtër, se përse ka ardhur në spital, përgjigjja e tij ishte: “Po pres me u kontrolluar!“. Unë shpreha çudi dhe i thashë: ”Po si me prit ti këtu, ku ke shëruar, ke punuar si asistent i dr. Vrshkës, me një ndër pediatrët më të mirë në Malin e Zi, pastaj edhe vetë si shef i këtij repartit, ku të njohin të gjithë?!”. Më shikoi dhe më tha: “Po pres si të tjerët. E kam vështirë me hy pasi të gjithë këta njerëz kanë nevojë dhe presin, dhe për atë janë këtu”. Këtu e tregoi se sa modest dhe human ishte ky njeri kaq i mirë, por edhe si mjek me një respekt të veçantë
nga e gjithë popullata, pa dallim feje dhe kombi. Dr. Rexhep Spuzha ishte një kozmopolit në kuptimin e plotë të fjalës. Si student i mjekësisë në Universitetin e Beogradit e më vonë edhe si mjek në Ulqin, Tivar dhe kudo ku ka shkelur këmba e tij, gjithmonë i ka shpalosur këto veti. Ka shumë shembuj ku dr. Spuzha ka treguar dijen dhe aftësinë si mjek i rrallë. Dua të përmendi vetëm një sekuencë që ma tregoi para disa ditësh z. Beqo Pelinku, i cili jeton në Paris me zonjën e tij Dijanën, kur dr. Spuzha e ka shpëtuar birin e tyre. Bile, tregon Beqoja, djali i tyre ishte shumë keq kur kanë mbërritur në Spitalin e Tivarit dhe “pas diagnozës dhe intervenimit të dr. Rexhep Spuzhës, na u çelën sytë. Bëhej fjalë për sëmundje të rëndë, meningjitin, në fazën e fundit. Kurrë nuk e harrojmë këtë moment dhe gjithmonë i jemi mirënjohës Zotit dhe dr. Rexhepit”. Edhe unë po shtoj këtu diçka, që ka mbetur karakteristike te ne ulqinakët, gjithmonë kur i kemi pasur fëmijët e sëmurë: “Çoje fëminë në Tivar, ke dr. Spuzha”. Dr. Rexhepin e kanë pasur të gjithë ndër mend. Kështu është kur e keni të lindur në vete Betimin e Hipokratit. Dr. Rexhep Spuzha pa dyshim këto veti i ka pasur të lindura dhe të trashëguara nga të parët e tij, në veçanti nga babai i tij Mustafa, i cili ka punuar si punëtor në Kriporen e Ulqinit, por i cili gjithmonë ka pasur një vizion të rrallë për ato kohë, pasi që nuk ka rënë nën ndikimin e të tjerëve, kur shumë të huaj nga Rusia, me shumë të holla, janë munduar ta bindin për ta shitur ullishtën. I ndjeri Mustafa Spuzha nuk
portret
nist i rrallë
“ shiti asnjë pëllëmbë të truallit në Lima, ku sot gjenden shtëpitë e nipave dhe të birit të tij Muhamedit. Një njeri i thjeshtë, por me autoritet të veçantë dhe me një inteligjencë të rrallë, kurse nëna e tij, znj. Laje Spuzha, ishte një zonjë e “rëndë”, siç themi ne në Ulqin për ato zonja të cilat janë dalluar, kanë lënë disa shprehje që edhe sot përmenden në biseda në Ulqin. Dr. Rexhep Spuzha ishte një mjek shumë i aftë, pediatër i cili ka lënë një zbrazëti të madhe në mjekësinë tonë. Në biseda me këdo, kur e përmendi dr. Spuzhën, gjithmonë dëgjoni se ai ka qenë mjek i mirë, diagnozat e të cilit janë vlerësuar në çdo vend të Malit të Zi dhe më gjerë. Dr. Rexhep Spuzha u mungon fëmijëve tanë të vegjël, por edhe atyre të cilët sot janë të rritur dhe të cilëve shpeshherë ua ka shëruar fëmijët. Ky humanist i rrallë ka qenë i vyeshëm dhe specialist në lëminë e pediatrisë dhe pa dyshim ndër më të mirët në Ulqin dhe Malin e Zi. Dr. Rexhep Spuzha ishte i papritueshëm dhe i respektuar nga e gjithë
popullata. Pas përfundimit të studimeve dhe specializimit në Beograd, ka pasur shumë oferta për të punuar aty, ndoshta të bëhet edhe më i njohur, mirëpo ai gjithmonë i ka mbetur besnik vendlindjes së tij Ulqinit dhe popullit tonë. Sipas mendimit tim modest, kjo është një veti që na dallon neve. Të qëndrosh në vendlindje, mos të largohesh, t’i ndihmosh popullit dhe qytetit të vet, pavarësisht nga ofertat për më tepër të holla dhe ndoshta edhe emër më të madh, jetë më të mirë, është për mua një gjë me rëndësi të madhe dhe humanizmi më i madh. Kështu që dr. Rexhep Spuzha meriton një vend të veçantë në piramidën e mjekësisë sonë, në veçanti të pediatrisë te ne. Ai nuk ka dashur funksione, as pozita në politikë. Dr. Rexhepit i ka interesuar vetëm mjekësia dhe mjekimi. Prandaj, edhe e shkruaj këtë portret modest për një mjek dhe njeri kaq të madh, për një njeri human, mjek të dalluar, siç ishte tashmë i ndjeri dr. Rexhep Spuzha, si një shenjë falënderimi nga të gjithë ne. Ai meriton një vend të veçantë në librin tim dhe jo vetëm
Dr. Rexhep Spuzha ishte i papritueshëm dhe i respektuar nga e gjithë popullata. Pas përfundimit të studimeve dhe specializimit në Beograd, ka pasur shumë oferta për të punuar aty, ndoshta të bëhet edhe më i njohur, mirëpo ai gjithmonë i ka mbetur besnik vendlindjes së tij Ulqinit dhe popullit tonë
aty. Ai meriton shumë më tepër sesa mundem unë të shkruaj për ta përshkruar personalitetin e këtij njeriu. Dua të theksoj që unë kam pasur një respekt të veçantë për dr. Rexhep Spuzhën. Prandaj, ky portret i shkurtër ka edhe një peshë të posaçme pasi që besoj se ndaj mendimin e shumë qytetarëve të qytetit tonë të bukur Ulqinit, se ai ka mbetur një sinonim i pediatrisë te ne. Mungesa e dr. Rexhep Spuzhës vërehet në mjekësinë tonë dhe ai pa dyshim meriton një vend të veçantë në piramidën e njerëzve të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në qytetin tonë. Dhe në fund, mendoj që është mirë që personazhet siç ishte tashmë i ndjeri dr. Rexhep Spuzha, t’i shënojmë dhe mos t’i harrojmë. Është mirë që gjeneratat e reja t’i njohin këta njerëz, të cilët e kanë shënuar qytetin tonë dhe me gjerë në kohën kur kanë jetuar. Ndoshta dikur edhe do ta gëzojnë vendin e merituar në trashëgiminë tonë. Inshallah shpirti i tij gjen prehje në Xhehnet. e enjte, 5 shtator 2019
Javore Koha
33
mozaik
Për nxënësit fillestarë të shkollave fillore, komunat e Plavës dhe Gucisë
Siguruan tekste mësimore falas Plavë/Guci – Komuna e Plavës, për herë të parë këtë vit, siguron falas kompletin e teksteve mësimore për nxënësit fillestarë, të cilët në fillim të këtij viti shkollor, për herë të parë u ulën në bankat e shkollave fillore “Hajro Shahmanoviq” të Plavës (me mësim në gjuhën shqipe dhe malazeze) e “Petar Dedoviq” të Murinës (me mësim në gjuhën malazeze), dhe në tetë paralelet e ndara 4 dhe 5 klasëshe të tyre (të gjitha në gjuhën malazeze), në fshatrat periferike, ku sipas të dhënave paraprake, janë regjistruar rreth 100. Përfaqësuesit e komunës njoftojnë se fëmijët dhe prindërit në bash-
34
Javore Koha
e enjte, 5 shtator 2019
këpunim me shkollat në fjalë, me kohë do të informohen mbi mënyrën dhe kohën e shpërndarjes së komplet teksteve mësimore. Me këtë, Komuna e Plavës, prej këtij viti shkollor, aplikon praktiken e ofrimit të ndihmës prindërve, me qëllim që t’ua lehtësojë pajisjen e nxënësve fillestarë me libra që nga nisja e shkollimit të tyre, e njëherit duke u uruar dhe dëshiruar nxënësve shëndet dhe sukses në shkollimin e tyre të posa filluar. Edhe komuna e Gucisë, këtë vit për herë të pestë, siguron falas komplet tekstet mësimore për nxënësit fillestarë, të cilët në vitin shkollor 2019/2020 janë regjistruar në klasë
të parë, dhe në këtë mënyrë, do t’i ndihmojë prindërit në pajisjen me kohë të fëmijëve me libra. Përfaqësuesit e Komunës së Gucisë, nxënësve fillestarë në Shkollën amë “Xhafer Nikoçeviq” në Guci (me mësim në gjuhën shqipe dhe malazeze), dhe në katër paralelet e ndara 4 klasëshe të saj në: Vuthaj, Martinaj e Vishnjevë (me mësim në gjuhën shqipe) dhe në Krushevë (në gjuhën malazeze), komplet tekstet mësimore do t’ua shpërndajnë në ditët e para të fillimit të vitit të ri shkollor dhe njëkohësisht duke u uruar atyre fillim të mbarë në shkollim dhe sukses në Sh. Hasangjekaj mësime.
mozaik
Fillon zyrtarisht veprimtarinë Policia Komunale e Komunës së Tuzit
Çunmulaj: Do t’i shërbejmë vendit me përkushtim dhe ndershmëri Tuz – Në kuadër të aktiviteteve për kremtimin e 1 – Shtatorit – Ditës së Komunës së Tuzit është organizuar ceremonia zyrtare e ndarjes së librezave për zyrtarët e Policisë Komunale të Komunës së Tuzit, ceremoni që u mbajt në sallën e kuvendit të Komunës së Tuzit. Të pranishëm në këtë ceremoni zyrtare ishin kreu i kuvendit dhe i Komunës së Tuzit, funksionarë të tjerë të kësaj komune si dhe familjarë të nëpunësve të Policisë Komunale, të cilët i uruan ata për postin e tyre. Kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj, fillimisht duke ju uruar qytetarëve të Malësisë 1 – Shtatorin – Ditën e Komunës, bëri ndarjen e librezave për zyrtarët e Policisë Komunale, i cili njëkohësisht i uroi ata për detyrën e re, duke shprehur bindjen se punën e tyre do ta përmbushin me sukses dhe me ndershmëri. “Policia Komunale është njëri ndër hapat që bëri Komuna e Tuzit në një kohë mendoj rekord prej konstituim-
it të pushtetit. Në këtë mënyrë do të jemi në shërbim të qytetarëve tanë, që të vendosim rregullat komunale ashtu sikurse duhet të bëjnë të gjitha komunat dhe qytetet e zhvilluara”, u shpreh kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj gjatë ceremonisë zyrtare të ndarjes së librezave. Ndërkaq, pas ndarjes së librezave zyrtare, ka përshëndetur kryeshefi i Policisë Komunale të Komunës së Tuzit dhe të Inspeksionit Mbikqyrës Z. Rexhep Çunmulaj, i cili tha se ka qenë fat të jenë përfaqësuesit e parë të këtij shërbimi komunal në territorin e Malësisë, duke u bërë kështu pjesë e historisë së vendit. “Në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë stafit që përfaqësoj dua t’ ju falënderoj për besimin që na dhatë për këtë mision të shenjtë dhe shumë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, respektivisht të komunës tonë. Të nderuar qytetarë, ju na e keni besuar misionin e ruajtjes së rendit komunal dhe si të tillë ne do të jemi në shër-
bimin tuaj, por njëkohësisht kërkojmë ndihmën dhe mirënjohjen tuaj në mënyrë që së bashku t’u krijojmë kushtet brezave të rinj për një ambient më të avancuar jetësor, me synim që ata të ndjehen krenarë me gjeneratën tonë”, u shpreh Çunmulaj. Ai u zotua se me përkushtim dhe ndershmëri do t’i shërbejnë vendit të tyre, duke respektuar ligjin dhe vendimet e këtij institucioni për të mirën dhe krenarinë e vendlindjes dhe të brezave që vijnë pas.
Përbërja e Policisë Komunale të Komunës së Tuzit:
Mirijana Iveziq, (police), Enis Metgjonaj, (polic), Sanja Majiq, (police), Luigj Junçaj, (polic), Refat Koraq, (polic), Dodë Lulgjuraj, (polic), Burim Beqaj, (polic), Robert Lekoçaj, (inspektor), Ana Camaj, (inspektore) dhe Rexhep Çunmulaj, (kryeshef i Policisë Komunale). t. u.
e enjte, 5 shtator 2019
Javore Koha
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 5 shtator 2019
Viti XVlll Numër 878 Çmimi 0,50
...teori mbi krijimin ISSN 1800-5696
Gjeloshaj: Do të punojmë me përkushtim për zhvillimin e Malësisë
Çmimi “Teuta” akademikut Zuvdija Hoxhiq – Berisha