Koha 879

Page 1

Koha Javore Podgoricë e enjte, 12 shtator 2019 Viti XVlll Numër 879 Çmimi 0,50

Korporata e parë e komunitetit shqiptar në SHBA

ISSN 1800-5696

Mathew Palmer në Podgoricë

Partia e parë politike e popullatës shqiptare në Mal të Zi


Përmbajtje

5

8 Akti tjetër në dramën Brexit

Gjukanoviqi pret ambasadorin Hysa, ofron mbështetjen malazeze për Kosovën

14

16 Meritokracia - debat i hapur

Në Malësi u anashkalua duke mos zgjuar interesim

Koha Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore Koha

e enjte, 12 shtator 2019


Përmbajtje

20

24 Pjesëmarrës 60 piktorë nga vendet e rajonit

Rrëfim i dhimbshëm mbi humbjen e identitetit kombëtar

28

30 Një jetë kushtuar arsimit shqip

Në Gjimnazin “25 Maji”, shtohet interesimi për tregti dhe turizëm KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

Koha Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 12 shtator 2019 Viti XVlll Numër 879 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

e komunitetit shqiptar në SHBA Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma Korporata e parë ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Mathew Palmer në Podgoricë

Partia e parë politike e popullatës shqiptare në Mal të Zi

Podgoricë Palmer në Mathew

në Mal të Zi e popullatës shqiptare Partia e parë politike

avoreHAshqiptar në SHBA KJO e komunitetit A e parë Korporata avoreH KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

e enjte, 12 shtator 2019

Javore Koha

3


Ngjarje Javore

Mathew Palmer në Podgoricë Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mathhew Palmer, u ka thënë të hënën zyrtarëve të Malit të Zi se me emërimin e tij në këtë post, Shtetet e Bashkuara dëshmojnë se janë sërish më të përfshira në rajon. Zoti Palmer qëndroi të hënën në Podgoricë, ku u takua me Presidentin Millo Gjukanoviq, kryeministrin Dushko Markoviq si dhe zyrtarë të tjerë të Malit të Zi. Sipas një njoftimi nga zyra e presidentit malazez, zoti Palmer ka theksuar se “përparësi e tij janë hapja e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, rihapja e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe gjetja e një zgjidhjeje për funksionalizimin e Bosnjës dhe Hercegovinës”. Në një komunikatë të zyrës së kryeministrit Markoviq, zoti Palmer citohet

4

Javore Koha

e enjte, 12 shtator 2019

të ketë thënë se Mali i Zi është shteti më i suksesshëm shumetnik në rajon dhe se “nuk është rastësi” që Mali i Zi është shteti i parë që ai viziton pas emërimit. Mali i Zi është një gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa është vendi i 29-të i NATO-s pjesë e se cilës u bë dy vjet më parë. Anëtarësimi zemëroi Rusinë e cila e sheh Malin e Zi si një zonë që tradicionalisht ka qenë në sferën ruse të interesit. Mali i Zi ka akuzuar Rusinë për mbështetjen e një përpjekjeje për grusht shteti pas zgjedhjeve të tetorit të vitit 2016, që thuhet se kishte për synim të ndalte rrugën e vendit drejt anëtarësimit në NATO. Rusia i ka mohuar akuzat. Vendi me rreth 600 mijë banorë historikisht ka qenë i ndarë mes forcave politike pro-perëndimore dhe aleancës me aleatët ortodoksë,

Serbinë dhe Rusinë. Mali i Zi e fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2006. Zoti Palmer i cili u emërua përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor nga sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo më 30 gusht, pak pas marrjes së detyrës tha se qëllimi i tij është t’i kthejë Kosovën dhe Serbinë “në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje” normalizimi ndërmjet tyre. Ai tha në fillim të këtij muaji se Shtetet e Bashkuara do të donin të shihnin “njohjen e ndërsjellë si pikën qendrore të marrëveshjes”, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës. (VOA)


Ngjarje Javore

Gjukanoviqi pret ambasadorin Hysa, ofron mbështetjen malazeze për Kosovën Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka pranuar, të hënën, letrën kredenciale të ambasadorit të ri të Kosovës në Podgoricë, Ylber Hysa. Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentit malazias thuhet se në bisedë me ambasadorin Hysa, Gjukanoviq ka theksuar përparimin në marrëdhëniet mes dy shteteve, bashkëpunimin e zgjeruar dhe forcimin e besimit të ndërsjellë përmes synimeve dhe interesave strategjike të përbashkëta, si dhe me zgjidhjen e çështjes së kufirit ndërshtetëror. Gjukanoviq, po ashtu, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverive të dy vendeve, si dhe organeve të tjera shtetërore në shumë fusha, si dhe gatishmërinë e Malit të

Zi që përvojën e vet nga procesi i integrimeve evropiane ta ndajë me Kosovën. Një nga prioritetet e rëndësishme të bashkëpunimit – ka thënë Gjukanoviq - është edhe lidhja më kualitative infrastrukturore me ndërtimin e hekurudhës së re, si dhe të rrugëve automobilistike, të cilat do të shtojnë edhe rrjedhat ekonomike dhe turistike. Sipas njoftimit, Gjukanoviq, po ashtu, ka thënë se Mali i Zi i përcjell me vëmendje zhvillimet aktuale në Kosovë në kontekstin e rinisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rëndësisë së zgjidhjes së kësaj çështjeje për stabilitetin e rajonit, si dhe theksoi pritjet që zgjedhjet e ardhshme në Kosovë do të jenë edhe

një hap më shumë drejt interesave strategjike të vendit. Në anën tjetër, ambasadori Hysa ka thënë se ka nderin që të kryejë mandatin në vendin miqësor për Kosovën, dhe se do të jetë i dedikuar që t’i zhvillojë edhe më tutje këto marrëdhënie. Mbështetemi në përkrahjen dhe përvojën e Malit të Zi si vend kampion në integrimet evropiane dhe euroatlantike, citohet të ketë thënë ambasadori Hysa. Sipas tij, marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Malit të Zi janë garant se dy vendet mendojnë për një rajon më të mirë dhe për interesin dhe perspektivën evropiane të përbashkët, thuhet në njoftimin nga zyra e Presidentit të Malit të Zi.

e enjte, 12 shtator 2019

Javore Koha

5


Vështrim & Opinion

Partia e parë politik popullatës shqiptare Përfundimisht duhet thënë se pas formimit të LD në MZ, të cilën lirisht mund ta quajmë edhe dallëndyshe të pluralizmit shqiptar në Mal të Zi, me kalimin e kohës në saje të mosmarrëveshjeve të brendshme partiake u ballafaqua me lëvizje fraksioniste mjaft të fuqishme, që kulmuan me ndarje dhe përçarje. Pra, kjo parti e cila në fillim i kishte të gjitha karakteristikat e një lëvizjeje kombëtare dhe në vitet e para të veprimit politik e tronditi opinionin e brendshëm por edhe më gjerë, nuk pati fuqi mobilizuese, e aq më pak sens politik të krijojë kushte për krijimin dhe funksionimin legal të fraksioneve brenda kësaj partie, që me siguri për momentin e dhënë do të kishte qenë shumë më e dobishme sesa ndarja që ndodhi kur rryma e fortë pas shumë akuzave dhe peripecive formoi partinë Unioni Demokratik i Shqiptarëve

Qani Osmani

Me legalizimin e pluralizmit politik në Mal të Zi, formimi i partive politike u bë më tepër trend i kohës sesa nevojë objektive. Numri i partive politike qysh në fillim i tejkalonte nevojat reale të “tregut politik malazez”. Kjo dukuri deri diku është e zakonshme për vendet në tranzicion, vendet me kundërthënie më të shprehura kombëtare, kulturore dhe konfesionale si dhe vende me një ngecje më të shprehur në rrafshin ekonomik. Kështu në Mal të Zi brenda një periudhe të shkurtër kohore u paraqitën një numër relativisht i madh i partive politike, që përfaqësonin në garat zgjedhore shtresat e ndryshme shoqërore, etnitetet dhe bashkësitë kulturore e konfesionale. Paraqitja e partive politike shqiptare në Mal të Zi, nuk është dhe nuk guxon të

6

Javore Koha

e enjte, 12 shtator 2019

trajtohet si çështje teknike, vetëm si rezultat i ndryshimeve në ish-Federatën jugosllave. Në qoftë se kemi një qasje sipërfaqësore ndaj organizimit politik të shqiptarëve në Mal të Zi, shumë lehtë mund të gjendemi në grackën e mosnjohjes së realitetit të kësaj pjese të kombit që jeton në trojet e veta shekullore dhe luan rol tepër të rëndësishëm në mbrojtjen e kauzës kombëtare. Organizimi i shqiptarëve në parti politike nuk guxon të kuptohet si modë apo trend i kohës, por si angazhim i logjikshëm i popullit shqiptar në Mal të Zi, për mbrojtjen e qenies kombëtare dhe krijimit të parakushteve të duhura për një perspektivë më të sigurt. Ajo që ishte fisnike për organizimin politik të shqiptarëve është fakti se shqiptarët e Malit të Zi organizimin partiak e kuptuan si luftë të ideve dhe programeve që nënkupton afirmimin e të veçantës në të mirë të së përgjithshmes. Dhembjet e lindjes së pluralizmit shqiptar ishin shumë më të mundimshme sesa të tjerëve. Shqiptarët ballafaqoheshin me pasojat e konservatorizmit malazez si shtet dhe si komb. Nga ana tjetër, momenti historik dhe gjendja politike

impononin organizimin paralel politik të “shumicës së vogël” dhe “pakicës së madhe”. Këtu duhet gjithsesi të shtohet edhe fakti se në ato momente shqiptarët ishin “çelësi” që i hapte dyert e pluralizmit të njëmendtë në Mal të Zi. Nga ata varej organizimi politik në parti kombëtare i etniteteve të tjera. Në këtë kontekst duhet përmendur qëndrimin joparimor ndaj pluralizmit, që ishte në lindje e sipër nga strukturat konservatore shtetërore. Edhe pse tanimë ishin formuar disa parti të ashtuquajtura qytetare dhe kombëtare malazeze, ndaj shqiptarëve ushtrohej një trysni politike që ata të heqin dorë nga organizimi i mëvetësishëm politik. Me fjalë të tjera, malazezët në fillimin e viteve të nëntëdhjeta dëshironin t’ua imponojnë shqiptarëve një organizim politik të dozuar, të kontrolluar edhe nga brenda edhe nga jashtë, nga vetë malazezët. Ata në mënyrë të pandërprerë ushtronin trysni psikike ndaj udhëheqjes së Lidhjes Demokratike në Mal të Zi se kjo parti është etnikisht e pastër, duke aluduar në atë se për parti të tilla nuk ka vend në nënqiellin pluralist të Malit të Zi, nga shkaku se ato

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

ke e e në Mal të Zi e rrezikojnë shtetin dhe qenien kombëtare malazeze. Partia e parë politike që i artikuloi interesat e popullatës shqiptare në Mal të Zi, ishte Lidhja Demokratike në Mal të Zi. Pas disa përgatitjeve paraprake, në Tuz të Malësisë përfaqësuesit nga të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi, më 9 shtator të vitit 1990 themeluan subjektin e parë politik të shqiptarëve: Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, me kryetar Mehmet Bardhin. Fillimisht duhet cekur se kjo parti për një kohë të shkurtër depërtoi në të gjitha

poret e shoqërisë shqiptare në Mal të Zi dhe diasporë. Popullata shqiptare edhe pse jetonte nën ethet e torturave të monizmit e përqafoi LD në MZ-i si “foshnjë të lindur pas kohe” dhe tërë energjinë e vet pozitive e vuri në shërbim të saj. Për një kohë të shkurtër kjo parti i mori të gjitha karakteristikat e një lëvizjeje gjithëpopullore. Ajo për një kohë të shkurtër në radhët e veta rekrutoi pjesën më të madhe të shqiptarëve të interesuar për rrjedhat politike në vend, duke mos bërë pothuajse kurr-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

farë përzgjedhje dhe duke mos mbajtur llogari se vallja sa më e madhe që bëhet, aq më reale janë mundësitë që për shkak të hapësirës manovruese si e tillë të ndahet në më shumë valle të vogla. Fillimisht ishte vështirë që shqiptarët të kuptojnë se partitë politike prej momentit kur kandidojnë kandidatë të vet në garat zgjedhore për marrjen dhe ushtrimin e pushtetit, gradualisht veçohen nga masa (anëtarësia) dhe vihen në shërbim të grupeve më të vogla që artikulojnë, përveç interesit të përgjithshëm që e proklamon partia, edhe shumë interesa të veçanta që shpeshherë vihen mbi interesin e përgjithshëm. Në fillim mendohej se një parti politike është e mjaftueshme për artikulimin e interesave të shqiptarëve në Mal të Zi, krahas formimit të degëve dhe të nëndegëve që nuk paraqiste ndonjë problem të veçantë, lindnin edhe oligarkitë lokale, rajonale e qendrore të cilat në mënyrë të papërshkruar burokratizoheshin dhe mbylleshin në vete. Çdo gjë jashtë LD në MZ kualifikohej si element i dyshimtë. Pra, krahas tendencave tepër të sinqerta të popullit për një bashkim dhe mobilizim të mirëfilltë, brenda strukturave partiake të cilat tanimë e kishin nuhatur “mermen (aromën e kolltukëve” zhvillohej një luftë e qetë, por mjaft e egër për pozicione. Nga ana tjetër, ishte shumë vështirë që në të njëjtën kohë shqiptarët të jenë për pluralizëm partiak brenda shtetit, kurse kundër pluralizmit partiak brenda vetvetes. Përfundimisht duhet thënë se pas formimit të LD në MZ, të cilën lirisht mund ta quajmë edhe dallëndyshe të pluralizmit shqiptar në Mal të Zi, me kalimin e kohës në saje të mosmarrëveshjeve të brendshme partiake u ballafaqua me lëvizje fraksioniste mjaft të fuqishme, që kulmuan me ndarje dhe përçarje. Pra, kjo parti e cila në fillim i kishte të gjitha karakteristikat e një lëvizjeje kombëtare dhe në vitet e para të veprimit politik e tronditi opinionin e brendshëm por edhe më gjerë, nuk pati fuqi mobilizuese, e aq më pak sens politik të krijojë kushte për krijimin dhe funksionimin legal të fraksioneve brenda kësaj partie, që me siguri për momentin e dhënë do të kishte qenë shumë më e dobishme sesa ndarja që ndodhi kur rryma e fortë pas shumë akuzave dhe peripetive formoi partinë Unioni Demokratik i Shqiptarëve. e enjte, 12 shtator 2019

Javore Koha

7


Vështrim & Opinion

Akti tjetër në dramën Brexit Dorëheqja e Amber Ruddit ishte goditja e fortë e fundjavës. Madje, ishte për t’u habitur se si duronte ministrja e Punës nga krahu i moderuar i konservatorëve në kabinetin ministror të Boris Johnsonit. Tani ajo u dorëhoq duke thënë se nuk mund të shohë më si “përjashtohen konservatorë të mirë, besnikë dhe të moderuar.” Veprimet e kryeministrit ajo i quajti një “akt të vandalizmit politik”

Barbara Wesel

Të hënën Boris Johnson takohet në Dublin me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar. Takimi në rezidencën qeveritare synon të jetë një takim i krijimit të besimit. Por, irlandezët janë të zemëruar me britanikët, sepse Johnsoni la kohë për këtë vizitë. Për besim nuk mund të flitet, sepse Johnsoni nuk ka bërë të ditura detaje për një zgjidhje alternative për mbajtjen hapur të kufirit mes Irlandës dhe Irlandës Veriore. Ai kërkon të heqë Backstop-in me çdo kusht nga marrëveshja. Deri më tani, në bisedimet në Bruksel është folur vetëm për urdhëresat që do të rregullojnë transportin e lirë të produkteve bujqësore. Sipas të dhënave të BE-së, nuk zgjidhet me to problemi i kufirit. Ende të pakonfirmuara janë zërat nëse qeveria britanike do të kthehet në një variant të dikurshëm, pra ta lë vetëm Irlandën Veriore në unionin doganor

8

Javore Koha

e enjte, 12 shtator 2019

dhe në pjesë të tregut të brendshëm. BE e kishte propozuar këtë, por më vonë me dëshirën e britanikëve erdhi zgjidhja e Backstop-it. Por, këtë ide Boris Johnson mund ta realizojë vetëm me mbështetjen e partisë irlandezo-veriore, DUP. Se si do të jetë kjo mbështetje, kjo dihet pas zgjedhjeve. Boris Johnson do të kërkojë sërish zgjedhje të reja në Dhomën e Ulët. Për këtë atij i duhet sërish një mazhorancë me dy të tretat. Por, opozita është betuar se nuk do t’ia japë këtë kënaqësi Johnsonit. Laburistët, liberalët, partia skoceze, SNP dhe deputetë të pavarur do të thonë Jo derisa ta kenë të sigurt një shtyrje të Brexit-it në tetor. Ata nuk i besojnë kryeministrit. Për këtë tani ata kanë edhe një arsye më shumë, pasi ministri i Financave, Sajid Javid, në një program të BBC-së të dielën u shpreh se kryeministri nuk do të kërkojë në asnjë mënyrë shtyrjen

e afatit. Por, tek pyetja nëse ai do ta injorojë ligjin, nuk pati një përgjigje të qartë. Dominic Raab u shpreh se do të shikohen të gjitha mundësitë ligjore për të shmangur shtyrjen e Brexit-it. Që një kryeministër me vullnet të qartë e shkel një ligj, kjo nuk ka ndodhur në historinë e re britanike. Ka zëra se Downing Street pret që grindja ligjore mes Parlamentit ose prokurorit të përgjithshëm, e çuar në Gjykatën e Lartë, të zgjasë aq shumë saqë Britania e Madhe automatikisht më 31 tetor të dalë nga BE. Por, ky plan do ta fuste Britaninë e Madhe në një krizë të rëndë institucionale. Do të ishte “përplasja më e madhe që nga viti 1688, kur u themelua qeveria parlamentare”, shkruan Times. Vetë Johnsoni u shpreh të enjten e kaluar se më mirë do “futej në varr”, se të kërkonte një zgjatje të re të Brexit-it. Por, ai nuk ka dhënë deri më

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

tani asnjë sinjal se çfarë do të bëjë në vend të kësaj. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian tha në fundjavë se mungon progresi në bisedimet në Bruksel: “Kjo është shqetësuese. Britanikët duhet të na e thonë se çfarë dëshirojnë”. Sipas tij, “nuk do ta shtyjmë afatin çdo tre muaj”. Për negociuesit në Bruksel, bisedimet janë një farsë. I ngarkuari britanik, David Frost, nuk ka bërë propozime konkrete. BE është po ashtu e alarmuar, sepse ai duket se nuk do t’i marrë seriozisht detyrimet që dalin nga deklarata politike, të cilat do të garantojnë pas Brexitit kushte të barabarta konkurrence. Në rast të kundërt do të ishte e pamundur të arrihej një marrëveshje e tregtisë së lirë. Që me zgjatjen e dytë të afatit të Brexit-it, presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk, paralajmëroi britanikët, që të

shfrytëzojnë kohën, të mos e “shpërdorojnë” atë. Ky paralajmërim nuk u dëgjua. Qeveria franceze ishte skeptike që në fillim me zgjatjen e Brexit-it. Nuk pritet që Parisi të thotë vërtet “jo” në një shtyrje të mundshme të afatit, nëse nga Londra vijnë argumente të forta. Këto mund të jenë një referendum i dytë, e ndoshta edhe zgjedhjet e reja. Por, qëllimi nuk është të jepet më shumë kohë, për më shumë kaos politik në Britaninë e Madhe. Çfarë i mbetet të bëjë Boris Johnson? Ai mund të kërkojë një votë mosbesimi, por këtë e kanë refuzuar këshilltarët e tij dhe kryeministri vetë kërkon të mbetet në qeveri. Megjithatë, një plan B nga Downing Street e parashikon edhe dorëheqjen e kryeministrit. Me këtë do të hapej rruga për një qeveri të përkohshme me një person të besuar nga opozita, që do ta kërkonte shtyrjen e Brexit-it në vend

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të tij. Më së miri, Boris Johnson do të donte të futej në një fushatë zgjedhore e me të gjitha armët e populizmit. Tema bazë: Populli ngrihet për shkak të Brexit-it kundër Parlamentit. Zgjedhjet do të ishin pas kësaj në tetor, nëse do të ishte bërë një shtyrje e mundshme e Brexitit. Mundësia tjetër do të ishte që Johnson vërtet t’i hynte një beteje ligjore dhe ta injoronte ligjin kundër “No deal Brexit”. Pasojat e këtij hapi nuk do të ishin të parashikueshme. Juristë të lartë kanë paralajmëruar madje se Boris Johnson mund të përfundonte edhe në burg. E, në fund, Boris Johnson mund ta kthente timonin e të kërkonte seriozisht një “deal” me BE. Por, koha për këtë është shumë e shkurtër. Deri në datën e Brexit kanë mbetur vetëm 52 ditë. e enjte, 12 shtator 2019

Javore Koha

9


Vështrim & Opinion

...muzat Në mitologjinë e lashtë, “Olympus” ishte emri i shtëpisë së Dymbëdhjetë perëndive të botës antike. Në Pieria (peri, e bukur), në këmbën veriore të Olimpit, kishin vendin 9 Muzat (zanat) e Arteve të Bukura. Ato ishin hyjnitë që u jepnin artistëve, filozofëve dhe individëve frymëzimin (mërmërisjen) e nevojshëm për krijimtari. Të gjithë shkrimtarët e antikitetit u bënin thirrje Muzave në fillim të punës së tyre; Homeri u lutej Muzave si në Iliada ashtu edhe në Odiseu që ta ndihmonin të tregonte në vargje në mënyrën më të duhur të gjitha çfarë kishin ndodhur me heronjtë në Luftën e Trojës dhe pas saj

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

“ 10

Mali Olimp, greqisht Olympos, sepse greqishtja moderne gjithashtu e përktheu ‘olimbos’ ose ‘olibos’, është mali më i lartë në Greqi. Ndodhet në vargun Olimp në kufirin midis Thesalisë dhe Maqedonisë, midis njësive rajonale të Pierias dhe Larisës, në jug-perëndim të Selanikut. Mali Olimp ka mbi 50 maja e gryka të thella. Maja më e lartë është Mytikas, që do të thotë “hundë” (e mprehtë si ose me thikë), është një nga majat më të larta në Evropë.

Javore Koha

e enjte, 12 shtator 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

Mali Olimp, greqisht Olympos, sepse greqishtja moderne gjithashtu e përktheu ‘olimbos’ ose ‘olibos’, është mali më i lartë në Greqi. Ndodhet në vargun Olimp në kufirin midis Thesalisë dhe Maqedonisë, midis njësive rajonale të Pierias dhe Larisës, në jug-perëndim të Selanikut. Mali Olimp ka mbi 50 maja e gryka të thella. Maja më e lartë është Mytikas, që do të thotë “hundë” (e mprehtë si ose me thikë), është një nga majat më të larta në Evropë. Prejardhja e emrit Olumpos është e panjohur dhe zakonisht konsiderohet me origjinë “para-greke”. Në kohët homerike, ky mal jepet i konceptuar si selia e perëndive, Oulumpos (ku ulen perënditë). Homeri gjithashtu e përdor “oulumpos”, edhe si emër të përgjithshëm (vend ku uleshin për të kuvenduar heronjtë e luftës së Trojës). Mali Olympus njihej historikisht

edhe si Mali Belus, sipas Iliadës, ku selia e perëndive përmendet “Ouranus”, perëndia e Qiellit (pragu qiellor, ku ra qielli). Në mitologjinë e lashtë, “Olympus” ishte emri i shtëpisë së Dymbëdhjetë perëndive të botës antike. Në Pieria (peri, e bukur), në këmbën veriore të Olimpit, kishin vendin 9 Muzat (zanat) e Arteve të Bukura. Ato ishin hyjnitë që u jepnin artistëve, filozofëve dhe individëve frymëzimin (mërmërisje) e nevojshëm për krijimtari. Të gjithë shkrimtarët e antikitetit u bënin thirrje Muzave në fillim të punës së tyre. Homeri u lutej Muzave si në Iliada ashtu edhe në Odiseu që ta ndihmonin të tregonte në vargje në mënyrën më të duhur të gjitha çfarë kishin ndodhur me heronjtë në Luftën e Trojës dhe pas saj. Edhe sot Muzat janë simbole të frymëzimit dhe krijimit artistik, dhe i trazojnë mendjet e atyre që nuk dinë seç’ shkruajnë.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

e enjte, 12 shtator 2019

Javore Koha

11


Vështrim & Opinion

Nga historia “shqiptaro-amerikane”

Korporata e parë e komunitetit shqiptar në SHBA Komuniteti shqiptaro-amerikan gjatë viteve ka ardhur duke u shtuar në mënyrë të dukshme, sidomos pas shembjes së Murit të Berlinit dhe përmbysjes së komunizmit. Megjithëse nuk ka shifra të sakta për numrin e saktë të shqiptarëve në Amerikë, llogaritet se sot në Shtetet e Bashkuara mund të jenë disa qindra mijëra që e identifikojnë veten “me origjinë shqiptare” dhe shqiptarë të ardhur këtu nga të gjitha trojet shqiptare, gjatë dy tre dekadave të kaluara. Sot, në Shtetet e Bashkuara ka shumë organizata civile, kulturore, fetare dhe politike, që përfaqësojnë këto komunitete anembanë Amerikës

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Si diçka që pasqyron angazhimin e tyre politik, numrin dhe influencën e tyre në jetën politike të këtij vendi, sot shqiptaro-amerikanët kanë përfaqsuesin e tyre në Bashkinë e Madhe të Nju Jorkut dhe më heret janë përfaqsuar me delegatin e tyre të parë në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut, në personin e Mark Gjonajt. Duke marrë parasysh numrin e madh të shqiptarëve sot këtu në Amerikë, ata nuk janë të përfaqësuar mjaftueshëm në jetën politike të këtij vendi, qoftë në nivel vendor, shtetëror apo federal -- por është një fillim i mirë dhe një shembull për brezin e ri të shqiptarëve këtu për t’u bërë pjesë e këtij procesi politik, pasi dyertë i kanë të hapura, duhet vetëm vullneti. Siç dihet, komuniteti shqiptaro-amerikan me organiza-

12

Javore Koha

e enjte, 12 shtator 2019

tat e veta politike, siç ishin, ndër të tjera, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Liga Qytetare dhe Federata historike pan-shqiptare Vatra, kanë luajtur rol të rëndësishëm në mbështetje të interesave kombëtare të shqiptarëve në kohë të caktuara, në fillim të shekullit të kaluar e deri në fillim të këtij shekulli. E gjithë kjo në rregull, por komuniteti shqiptar në këtë vend, sidomos udhëheqësit e tyre politikë dhe fetarë - e kanë ndier gjithmonë nevojën për një organizim dhe përfaqësim më të madh në jetën politike të këtij vendi, në mbështetje të interesave, të nevojave dhe mbrojtjes së të drejtave të komunitetit shqiptaro-amerikan, pa dallim. Nevoja për një organizim më të mirë e më përfaqësues, veçanërisht para autoriteteve vendore, shtetërore dhe federale amerikane, ndihet sidomos sot, më shumë se kurrë më parë, në komunitetin e madh shqiptaro-amerikan. Shpresojmë se brezat e sotëm të shqiptaro-amerikanëve, të cilët kanë numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në këtë vend, por kanë edhe mundësitë ekonomike dhe arsimore shumë më të mëdha

sesa brezat e mëparshëm të këtij komuniteti në Amerikë, do të bëjnë përpjekje për një angazhim shumë më seriozë se deri më tani, për t’u bërë pjesë funksionale e jetës politike amerikane, në të mirë të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, por edhe në dobi të bashkatdhetarëve të tyre në trojet shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ndonëse, dikur komuniteti shqiptaro-amerikan në këtë vend nuk i kishte as numrat dhe as njerëzit e përgatitur për t’u bërë pjesë serioze e jetës dhe e proceseve politike të këtij vendi, ku shqiptarët jetojnë, për më shumë se një shekull. Por megjithëse shqiptarët ishin një komunitet i vogël, në krahasim me komunitetet e tjera etnike këtu në Amerikë, edhe ata ç’prej arritjes së tyre në këtë vend me gjithë pengesat dhe pamundësitë ekonomike dhe politike e kishin ndie nevojën për një angazhim më serioz në jetën politike të vendit. Ishte vjeshta e vitit 1973. Komuniteti shqiptaro-amerikan i pas Luftës së dytë Botërore nuk ishte më i madh se disa dhjetëra mijëra shqiptarë, kryesisht refugjatë anti-komunistë shqiptarë që

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

Mons. Dr. Zef Oroshi

ishin arratisur në botën perëndimore – kryesisht këtu në Shtetet e Bashkuara -- pasi nuk pranuan kurrë imponimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës mbi shqiptarët. Komuniteti shqiptar në Amerikë, sidomos në Nju Jork, ishte i vogël, por nevojat ishin të mëdha dhe duhej punuar për një organizim më të strukturuar në krahasim me disa organizata të asaj kohe, për të ndihmuar emigrantët shqiptarë që vazhdonin të vinin në Nju Jork nga të gjitha trojet shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Kështu lindi ideja për një organizatë gjithëpërfshirse që do të përfaqësonte interesat e komunitetit shqiptar në qytetin e Nju Jorkut, ku ishin grumbulluar shumica e tyre, duke tërhequr njëri tjetrin. Pas disa përpjekjeve nga udhëheqësit e komunitetit të atëhershëm shqiptar këtu, Bashkia e Nju Jorkut aprovoi themelimin e një korporate që do të përfaqësonte në terësi komunitetin shqiptaro-amerikan, pa dallim. Sipas një njoftimi të lëshuar për mediat nga Qendra e Nju Jorkut për Çështjet Etnike (Vëllimi 1, Numri 1 i vitit 1973) një ent ky zyrtar i qytetit Nju Jork, thuhej se “Korporata Etnike për Komunitetin Shqiptaro-Amerikan të Nju Jork-ut, po miratohej me qëllim të organizimit vullnetar të shqiptaro-amerikanëve, si përfaqësuese e komunitetit në marrëdhëniet me autoritetet civile të qytetit dhe të shtetit Nju Jork, në dobi të të gjithëve pa dallim. Çdo pjesëtar i këtij grupi etnik mund të bëhej anëtar, mjaftonte që të pranonte rregullat dhe të zbatonte ligjet që rregullonin korporatën, e cila para ligjit dhe për nga natyra e saj konsiderohej si një organizatë jo-fitimprurëse. Qyteti i Nju Jorkut llogariste se në vitin 1973 në këtë metropol të Amerikës banonin rreth 30.000 shqiptarë, të cilët do të përfaqësoheshin nga korporata e

Imam Isa Hoxha

re, ku përfshiheshin grupe të ndryshme fetare, arsimore, dhe kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan. Grupet kryesore që themeluan korporatën e re ishin Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane në lagjen Bruklin, Kisha Orthodokse shqiptare Shën Nikolla në lagjën Kuins dhe Lidhja Katolike Shqiptaro-Amerikane në lagjen e Bronksit. Përfaqsuesit e këtyre qendrave fetare të shqiptarëve në Amerikë, Imam Isa Hoxha, i Qendrës Islamike, Z. Lazarus Pillary përfaqsues i Kishës Ortodokse dhe Dr Zef Oroshi i Lidhjes Katolike Shqiptare, punuan së bashku për themelimin e Korporatës Etnike për Komunitetin Shqiptaro-Amerikan të Nju Jork-ut, me ndihmën edhe të përfaqsuesve të grupeve të tjera. Fillimisht, aktiviteti i përfaqsuesve të Korporatës Shqiptaro-Amerikane përqëndrohej në takimet me komunitetin, për të pasur një ide se cilat ishin vërtetë nevojat dhe interesat e pjesëtarëve të komunitetit shqiptar, të arritur në Nju Jork, sidomos në valën e madhe të fundit të viteve‘60-ta dhe fillimit të ‘70ave. Përfaqësuesit e këtyre qendrave themeluese të korporatës, të caktuar nga qendrat përkatëse për komunikim

Kisha Ortodokse Shqiptare në lagjën Queens të Nju Jorkut

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të drejtpërdrejtë me qytetin e Nju Jorkut, (Rexhep Kumbarçe i Qendrës Islamike, Xhim Liolin i Kishës Ortodokse dhe Frank Shkreli i Lidhjes Katolike Shqiptaro-amerikane), pasi zhvilluan disa takime me komunitetin për vlerësimin e nevojave të komunitetit në përgjithësi, zhvillonin takime me përfaqsues të qytetit dhe të shtetit Nju Jork për sigurimin e fondeve për nevojat e ndryshme me të cilat përballej komuniteti ynë në fillim të 1970-ave në Nju Jork, shumë prej të cilëve për mungesë të gjuhës, nuk kishin mundësi tjetër komunikimi me zyrat e ndryshme të qeverisjes vendore. Megjithëse në atë kohë kishte edhe organizata të tjera shqiptaro-amerikane, përfshirë ato të karakterit politik e që kishin caktuar vetes objektiva të tjera -siç njoftonte edhe Bashkia e Nju Jorkut në atë kohë --themelimi i Korporatës Shqiptaro-Amerikane në fillim të 1970ave të shekullit të kaluar, ishte një shembull i mirë i llojit të organizatave që po formoheshin anembanë Nju Jorkut për t’u ardhur në ndihmë komuniteteve etnike të ardhura rishtas në këtë kontinent. Themelimi i kësaj korporate ishte pra një përpjekje e re e cila kishte për qëllim për të bashkuar mbarë komunitetin, si të thuash, nën një flamur, për të vendosur mbi nevojat materiale, ekonomike, shëndetësore e të tjera dhe për të siguruar sa më shumë shërbime në mbështetje të komunitetit shqiptar në këtë metropol të madh. Në të vërtetë, fillimisht, korporata e re u pa si një shembull bashkëpunimi, i organizuar nga tri qendrat fetare të shqiptarëve në këtë qytet të madh, të cilat kishin mirëkuptim të plotë mbi nevojat e bashkatdhetarëve të tyre dhe gjithmonë ruanin marrëdhënie të ngushta me njëra tjetrën, falë respektit që udhëheqësit fetarë të shqiptarëve në Amerikë kanë pasur gjithmonë për njërin tjetrin. Megjithëse kanë kaluar disa dekada dhe komuniteti shqiptaro-amerikan është sot shumë më i madh në numër, në një nivel më të lartë arsimor dhe ekonomik dhe rrjedhimisht ushtron edhe një influencë më të madhe politike, bashkëpunimi i ish-udhëheqësve të këtij komuniteti në vitin 1973 për themelimin e një korporate të tillë të përbashkët duhet të shërbejë edhe sot si një shembull se si duhet të veprohet duke bashkëpunuar me njëri tjetërin për realizimin e objektivave të përbashkëta, për të mirën dhe në dobi të mbarë komunitetit shqiptaro-amerikan, pa dallim. e enjte, 12 shtator 2019

Javore Koha

13


Vështrim & Opinion

5 Shtatori – Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë u shënua në vende të ndryshme me aktivitete të shumta

Në Malësi u anashka duke mos zgjuar inte Toni Ujkaj

14

Javore Koha

e enjte, 12 shtator 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

alua eresim 5 – Shtatori, ditë e cila nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara u shpall si Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, në ditën kur para tre vitesh u shenjtërua Nëna Tereza, humanistja më e madhe globale, është një datë e cila do të ishte e udhës që të renditej në mesin e atyre datave të rëndësishme, të posaçme dhe me peshë të përgjithshme në shoqërinë njerëzore. Kjo ditë e cila në njëfarë mënyre është testim për njerëzit, për të parë se sa ata janë të inkurajuar dhe të motivuar për t’u përshirë në akte bamirësie ashtu siç vetë e shenjta Nënë Terezë kishte vepruar jo për një ditë, për një muaj apo për një periudhë të shkurtër, por gjatë gjithë jetës së saj, për pothuajse një shekull. Njerëzit të cilët janë të veshur me pushtet, janë ata të cilët janë të autorizuar nga vetë populli për t’i përfaqësuar dhe në çdo rast që ju jepet mundësia deklarohen me fjalë të mëdha, zotohen se ndër të tjera do të përkujdesen maksimalisht për mirëqenien e komunitetit, madje aq shumë saqë të japin një përshtypje sikur këta janë kurajoz, të impenjuar dhe të përkushtuar ndaj problemeve të shoqërisë e sidomos ndaj njerëzve të cilët kanë më tepër nevojë. Por, a korrespondon në praktikë kjo që thuhet në teori, fatkeqësisht në shumicën e rasteve jo. Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë në shumë vende të botës përkujtohet dhe shënohet me aktivitete të ndryshme, duke sensibilizuar kështu masën e gjerë për të qenë solidarë me të tjerët, për t’i vetëdijesuar se duhet të jenë njerëz me dashuri për të tjerët, bamirës dhe humanë. Kjo ditë në shumë vende të zhvillu-

Në Malësi për dallim nga vendet e tjera, siç fjala vjen Shkodra apo Tirana, ku Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë u përkujtua më një sërë aktivitetesh, nuk u ndërmor asnjë nismë për t’a shënuar këtë ditë. A thua ne s’ kemi nevojë dhe s’ kemi kë të ndihmojmë, a thua nuk kemi njerëz të varfër, të sëmurë, etj? Po – kemi, madje edhe shumë. Por pavarësisht kësaj, në Malësi sivjet kjo datë nuk zgjoi interesim për t’ upërkujtuar as nga qeverisja vendore dhe as nga sektori joqeveritar në vend

ara mobilizon sektorë të ndryshëm qeveritar dhe të shoqërisë civile për të dhënë kontributin e tyre për akte bamirësie, këtij aktiviteti të madh të cilit nuk është lehtë t’i shërbesh me dinjitet dhe me korrektësi, pasi për të qenë bamirës duhet të kesh vullnet, dëshirë dhe këmbëngulje, por dhe të ndjekësh pareshtur modele dhe figura bamirësie. Për hir të së vërtetës, në jetën tonë të përditshme nuk kemi rast të ndeshemi e të kemi shumë njerëz të tillë të cilët “flijohen” për humanizëm, me përjashtim kur disa bamirës kontribuojnë në raste kur emri i tyre do të lakohet për një kohë të gjatë, për ato lloj aktivitetesh ku mund të ekspozohen gjoja se këta na qenkan bamirës shumë të mëdhenj, por për fat të keq të njëjtët nuk kontribuojnë në raste të cilat vërtetë do të kishin nevojë për ndihmë, e raste të tilla kemi jo pak. Por në këso rastesh, bamirësia e tyre nuk duket asgjëkund, duke u mënjanuar ajo shtresë e shoqërisë e cila do të duhej të ishte primare për ndihmë dhe në epiqendër të atyre të cilët nga masa konsiderohen si bamirës. Në shoqërinë tonë në përditshmëri jemi dëshmitarë të situatave nga më të ndryshmet, duke u njohur me shtresa sociale me njerëz të cilët janë të pafuqishëm për të mbijetuar dhe për t’u përballur me sfidat e jetës dhe pikërisht për këtë shtresë shoqërore do të duhej që ne, veçanërisht institucionet kompetente të tregojnë kujdes dhe trajtim të posaçëm, të bëjnë akte bamirësie dhe solidariteti për t’i ndihmuar ata që ta përballojnë më lehtë këtë jetë jo të lehtë dhe me mjaft batica dhe zbatica. Mendoj që dikasterët përkatëse janë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të obliguar që të aktivizohen më shumë në fushën e bamirësisë, për t’i zbutur kështu sa më shumë që të jetë e mundur krizat dhe vuajtjet njerëzore, dhe se figura e të Shenjtës Terezë duhet të shërbejë si shembulli më i përsosur i bamirësisë për t’u ardhur në ndihmë më shumë atyre personave të cilët ndjehen të përjashtuar, të mënjanuar dhe të harruar nga shoqëria. Në Malësi për dallim nga vendet e tjera, siç fjala vjen Shkodra apo Tirana, ku Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë u përkujtua më një sërë aktivitetesh, nuk u ndërmor asnjë nismë për ta shënuar këtë ditë. A thua ne s’ kemi nevojë dhe s’ kemi kë të ndihmojmë, a thua nuk kemi njerëz të varfër, të sëmurë, etj? Po – kemi, madje edhe shumë. Por pavarësisht kësaj, në Malësi sivjet kjo datë nuk zgjoi interesim për t’u përkujtuar as nga qeverisja vendore dhe as nga sektori joqeveritar në vend. Urojmë dhe shpresojmë që në vitet e ardhshme kjo datë e rëndësishme dhe shumë domethënëse për të gjithë njerëzit do të tërheq më shumë vëmendjen për ta përkujtuar dhe shënuar në radhë të parë nga qeverisja vendore e më pas nga ata të shoqatave joqeveritare që si pjesë të misionit të tyre e kanë edhe bamirësinë, sepse në këtë mënyrë institucionet do të konfirmonin kujdesin ndaj popullit që përfaqësojnë, se vërtetë janë në shërbimin tonë me përkushtim dhe ndershmëri, përkundrazi nuk do të mund të përcjellin atë mesazhin njerëzor të dashurisë, të humanizmit e të solidariteti ndaj njerëzve, ndaj të varfërve dhe ndaj të sëmurëve që kanë nevojë më shumë se askush tjetër për t’i kthyer sytë dhe mendjen drejt tyre. e enjte, 12 shtator 2019

Javore Koha

15


Vështrim & Opinion

Meritokracia Sidomos kur jemi në fushën e diplomacisë, si politikë moderne dhe mjaft e dobishme për marrëdhëniet mes vendeve të ndryshme, duhet pasur kujdes në zgjedhjen e përfaqësuesve diplomatikë. Ndoshta është koha që meritokracia të jetë pjesë e debateve mes intelektualëve, analistëve, përfaqësuesve politikë dhe të gjithë atyre që kontribuojnë në jetën shoqërore të një vendi, duke e shndërruar vendin në një konkurrencë vlerash dhe meritash

Kristjan Dukaj

“Një prej defekteve të demokracisë është se vota e një budallai është e barabartë me votën e një të mençuri..” kështu thoshte filozofi grek, Sokrati, 450 vite p.e.r. Tema e qeverisjes së mirë dhe e formimit dhe e përzgjedhjes së klasës politike, ka qenë gjithmonë në qendër të spekulimit filozofik kinez, mbi të gjitha në fushën konfuçiane, Në librin “Shteti”, nxënësi i Sokratit, Platoni, mes tjerash thoshte që “.... nëse hedhim në votim një çështje të rëndësishme për vendin, dhe nëse në njërën anë jemi unë dhe Sokrati, ndërsa në anën tjetër ndodhen tre

“ 16

çobanë me delet e tyre, është e qartë që ata do të na fitojnë me anë të votës, edhe pse ndoshta ata nuk ia kanë idenë se çfarë mund të prodhojë vota e tyre, por ja kjo është demokracia, kjo është vota e lirë..” shkruante Platoni. Duke shfletuar gazeta të ndryshme të Ballkanit dhe duke hulumtuar në internetin e pafund, shumë rrallë hasi në ndonjë artikull për meritokracinë apo për nevojën e një sistemi të tillë. Në gazetën “Shekulli” të vitit 2016, rastësisht hasa në shkrimin e Erion Muça, i cili kishte publikuar artikullin “Çertifikatomania dhe meritokracia e

Në librin “Shteti”, nxënësi i Sokratit, Platoni, mes tjerash thoshte që “....nëse hedhim në votim një çështje të rëndësishme për vendin, dhe nëse në njërën anë jemi unë dhe Sokrati, ndërsa në anën tjetër ndodhen tre çobanë me delet e tyre, është e qartë që ata do të na fitojnë me anë të votës, edhe pse ndoshta ata nuk ia kanë idenë se çfarë mund të prodhojë vota e tyre, por ja kjo është demokracia, kjo është vota e lirë..”

Javore Koha

e enjte, 12 shtator 2019

munguar” në të cilin paraqet dëmet që sjell mungesa e meritokracisë. Autori i këtij teksti mes tjerash parashtron edhe një pyetje për të gjithë, e sidomos për rininë: “Kur do të mund ta heqim mendjen nga çertifikatomania dhe të mendojmë për meritokracinë dhe përvetësimin e specializimeve duke i mbrojtur njohuritë e marra me fanatizëm në punë, diskutime, debate intelektuale dhe në fund me rezultate konkrete dhe kurrësesi me certifikata?” Andaj, mungesa e futjes së meritokracisë në shprehje, mund të themi se prodhon vlera të padobishme dhe të cilat nuk janë në favor të një shoqërie. Sidomos kur jemi në fushën e diplomacisë, si politikë moderne dhe mjaft e dobishme për marrëdhënie mes vendeve të ndryshme, duhet pasur kujdes në zgjedhjen e përfaqësuesve diplomatikë. Ndoshta është koha që meritokracia të jetë pjesë e debateve mes intelektualëve, analistëve, përfaqësuesve politikë e të gjithë atyre që kontribuojnë në jetën shoqërore të një vendi, duke e shndërruar vendin në një konkurrencë vlerash dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

debat i hapur

meritash. Debatet e tilla do të zgjonin kureshtjen dhe do të nxisnin rininë, e sidomos studentët në një përfaqësim sa më dinjitoz të meritokracisë. Edhe

pse shpesh demokracia nënkuptohet si meritokraci e holluar, prapëseprapë ka ardhur koha për politikë të re dhe për qeverisje moderne, e sidomos është koha për një debat,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tashmë jo aristokrat, por meritokrat me vlera të shekullit 21. Meritokracia nuk është gjë tjetër veçse vlera që i njihet tjetrit, nisur nga vërtetësia e tyre, sundimi i aftësisë. e enjte, 12 shtator 2019

Javore Koha

17


Kulturë

Ese (2)

Udhëtim në fëmijëri - Po ti, gjithnjë qëndron nën këtë hije? - Pothuajse. - Një herë kishin ardhur disa peshPër Koha Javore: katarë dhe unë qëndroja nën këtë hije. Ata më flisnin, por nuk i kuptoFiqret Mujeziqi ja sepse flisnin nashke (malazezët e /Stuttgart quajnë “nashke” gjuhën e tyre, por edhe shqiptarët në Malin e Zi e përdorin këtë shprehje). Në atë kohë, unë dija të komunikoja me familjen, (vijon nga numri i kaluar) - Jo, karabullakët nuk blejnë, ata zap- fqinjët dhe Mahallën. Nuk dija gjuhë tojnë. Fshatarët kanë ikur, bagëti nuk të tjera. ka dhe u ka mbetur krejt ishulli atyre. I - Ti, a mund të komunikosh me njerëz fundit që iku për Amerikë ishte Agimi. që flasin ndryshe? Ai jetonte mirë, por tha se po ikte për - Po, ndonjëherë përfshihen edhe dy të mirën e fëmijëve. Atje lart, në fshat, ose tri gjuhë! nuk ka perspektivë. S’ka rrugë, as Qetësi. - Po Sokoli, të kujtohet? Shoku yt? ujë, as kushte për jetë urbane. -Më kujtohet, si jo, kur laheshim në - Agimin nuk e njoh. liqe dhe bënim gara kush mbërrin i - S’ke si ta njohësh, është i ri. pari te muri që ndante vánin përg- Edhe ti ke ikur? jysmë. Ishim njësoj të shpejtë në not, - Po, të gjithë kanë emigruar. por kur mbërrinim te shkëmbi, dora - Ç’është emigrimi? - Është, është… sëmundje, epidemi e tij ishte më e gjatë dhe pasi bënim që shkatërron fshatra, madje qytete matjen, pretendonte se ai kishte mbërritur i pari. Kështu gjithmonë të tërë...

18

Javore Koha

e enjte, 12 shtator 2019

vetëshpallej fitues sepse dora e tij ishte për një gisht më thellë në gur. Kemi shumë përjetime nga ky liqe! Një herë, duke u ngjitur shkallëve për të shkuar në shtëpi, na kishte lodhur etja dhe kur mbërritëm tek ubla (pus uji që mbushet nga shiu) në Krushkica, u gëzuam që më në fund do e shuajmë etjen, sepse aty ishte në çuba (kaçubë, shkurre) gjithmonë një kovë me litar për të mbushur ujë. Për çudi, kësaj radhe ajo mungonte. Dikush e kishte marrë kovën dhe litarin. - Ah, po! - Të kujtohet? Ndërkohë më lindi një ide e çuditshme, por e suksesshme. Ne i lidhëm këmishat bashkë si një litar, shtrënguam kapelën time, e zhytëm në ujë si një kovë, pastaj e shtrydhëm dhe pinim ujë. Të nesërmen, mësuesi na tregoi se si Skënderbeu e kishte rregulluar sofrën e tij për të ngrënë jeniçerët me një lugë bishtgjatë, të cilën Sulltani ua kishte dhënë për të provuar zgjuarsinë e tyre. Atëherë Sokoli


Kulturë

kërkoi leje nga mësuesi, u ngrit në këmbë, duke treguar ngjarjen, por me disa ndryshime të vogla. Në vend që të thoshte se kova “nuk gjendej aty, si zakonisht”, ai tha se “kova kishte ikur”. Pastaj tregoi se si unë erdha në idenë që të pinim ujë nga kapela. Në fund fare, tha se kishte një propozim për të më shpallur “Skënderbe”, pasi e kisha zbuluar mënyrën për të pirë ujë, pa kovë (diçka si puna e lugës bishtgjatë). Klasa ia plasi gazit, kurse mësuesi na vështronte me vëmendje. Me një zë autoritativ urdhëroi Sokolin të ulet në bankë dhe klasa tashmë ishte qetësuar. Disa hidhnin ndonjë shikim tinzar nga ne, sikur donin për të kuptuar më mirë, se si kishim pirë ujë nga kapela. Pasi ra zilja, dolëm të gjithë në pushim, ndërsa Goni, që ishte një gërgasës (përqeshës, shpifës, spicëtar), m’u afrua duke nxjerrë gjuhën jashtë: - Skënderbe, Skënderbeeeeeee…! - Ta thej turinin, zagar i keq!, thashë dhe vrapova pas tij, por ai gjithnjë vraponte në drejtim të dhomës së mësuesve dhe aty mbaronte ndjekja. - Por më vonë ndodhi hataja, të kujtohet? - E di, mësuesin e kishte thirrur dre-

jtori për t’i thënë që ata të kërkojnë lugën bishtgjatë. - Kush ata? - Ata pra, mbledhësit e lugëve bishtgjata. - Çka u duheshin lugët? - Me siguri për muze, por kishte edhe rrezik të helmoheshin njerëzit nga lugët. - Mësuesi që nga ajo ditë kishte fituar fobi nga lugët. Bëhej shumë alergjik, aq sa kur dikush përmendte fjalën “lugë”, atij i skuqeshin sytë dhe nxirrte shkumbë nga goja. - Pastaj ndodhi diçka e çuditshme, të gjithë pësuan helmim. - Si? Nga lugët? - Disa nga lugët, të tjerët nga qumështi i nënave të helmuara... - Sipas fjalëve të një mjeku duhej shumë ujë, sepse helmimet kurohen duke pirë sa më shumë ujë. Çdo fshat kishte ublat dhe lerën (gropë uji për kafshët, pellg) e vet, por uji nuk mjaftonte dhe fshatarët filluan të ndërtojnë saranxha (sternë uji, e ndërtuar me çimento që mbushet nga të reshurat e shiut). .As uji i saranxhave nuk mjaftonte për të kuruar helmimin, pastaj dikush tha se duhet marrë uji nga liqeni. - E morën ujin?

- Jo, s’bëhet fjalë! Mbledhësit e lugëve bishtgjata e ndaluan sepse mund të helmohej i tërë liqeni. -Njerëzit emigruan në Amerikë, Evropë, Australi dhe gjetkë për të kërkuar ujë. - Shumë interesante! - Shumë e frikshme, thuaj. Heshtje. - Po Sokoli, Goni, ku janë tani? - Nuk jetojnë më, siç kam dëgjuar. Disa thonë se Gonin e kanë vrarë në Itali, mosmarrëveshje, ndoshta hakmarrje, kurse Sokoli vdiq në aksident automobilistik në Angli. Thonë se kishte ngatërruar anën e djathtë me të majtën. - Po mësuesi? - Ka vdekur edhe ai. Kam dëgjuar se pasi shqiptoi fjalën “lugë” pas shumë vitesh heshtjeje, ai menjëherë vdiq. Dhe përsëri heshtje. - Nuk më pëlqejnë këta karabullakët e zinj sepse u vjen era peshk dhe nuk janë të shijshëm. - Por, nëse gatuani mirë me hudhër dhe uthull, hiqet era e peshkut. - Nuk e di, bukë me djathë haja më së shpeshti. - Këtu, nën hijen e manit, kafshoja bukën që më dukej aq e shijshme, ndërsa djathin e lëpija sepse kisha frikë se nuk do të mjaftonte. Ndonjëherë e lëpija aq shumë saqë bëhej si sapun i lëmuar… Ndjeva diçka të lagur në faqet e mia dhe hapa sytë. Ishte Bali, qeni i fqinjit, që më lëpiu me gjuhën e tij si lás (mjet i drunjtë me bisht që gratë e përdornin për të larë rrobat, duke i rrahur). - Largohu, dreq!, bërtita, sepse më zgjoi në momentin më të lezetshëm kur isha duke lëpirë djathin. - O, eja këndej se po të kafshon ndonjë gjarpër!, dëgjova zërin e Canit, njëri nga fqinjët e mi që nuk ka emigruar ende. - Erdha, erdha!, thashë me zë të lartë dhe u nisa në drejtim të zërit. Djersët më kishin kapluar të tërin dhe pikonin mbi gurët e mëdhenj të vánit. Ndoshta janë pikat e fundit të djersës sime që rrjedhin mbi këto gurë, mendova dhe nxitova ta takoja fqinjin tim sa më shpejt. - Më thanë se je ulur në vá dhe thashë ta marr Balin e të dal edhe unë, - tha Cani, sikur donte të arsyetohej. - Mirë bëre, mirë, - thashë unë, si i zënë në faj. (Fund) e enjte, 12 shtator 2019

Javore Koha

19


kulturë

Asimilimi i shqiptarëve të Tivarit

Rrëfim i dhimbshëm mbi humbjen e identitetit kombëtar Kjo politikë e egër asimilimi e dhune bëri që kishat e sotme të restauruara që dallohen në Kala, të mos jenë më katolike, edhe pse në fillesat e tyre kanë qenë të tilla. Pavarësisht rrënojave të vjetra që janë të dallueshme, asnjë objekt kulti katolik në Kala të Tivarit nuk është funksional

Gjekë Gjonaj

Këtë histori shumë të hidhur të një burri ( 65 vjeç) me rrënjë shqiptare nga Shestani i Krajës, e mësova (dëgjova) në Spitalin e Tivarit, në Repartin e Internistikës , në dhomën nr. 18, ku jam shtruar para dy javësh për shkak të çrregullimeve të zemrës. Cimerin e ri e njoha të mërkurën e kaluar. Atë ditë, pak pas mesdite , në dhomë hyjnë një burrë dhe një grua. Flasin me njëri-tjetrin në gjuhën malazeze. Burri u shtrua në spital. Gruaja e tij, para se të largohet , më kërkoi t’i jap numrin tim të telefonit, për të komunikuar me burrin ( bashkëshortin ) e saj, ndonëse e kishin harruar telefonin e tij në shtëpi. Natyrisht me dashamirësi e kënaqësi ia dhashë numrin tim të telefonit. Më falënderoi për këtë shërbim modest dhe shkoi. Meqë nuk njiheshim me cimerin e ri, i prezantohem se kush jam dhe prej nga jam. E pyes: -Si quheni? -Leka.

20

Javore Koha

e enjte, 12 shtator 2019

-Po mbiemrin si e ke? -Marstijepoviq. -Nga Shestani i Krajës. -Po, atje kanë jetuar të parët e mi. Si e ka pas emrin babai yt? -Zef. -Po nëna? - Dila. - Kanë qenë shqiptarë? -Po, shqiptarë. Por në familje nuk kanë folur në gjuhën shqipe. Gjithmonë serbisht. -E gjyshi e gjyshja, si kanë folur në shtëpi? -Shqip. Ata e kanë ditë mirë këtë gjuhë. Ju Lekë, çfarë jeni? -Katolikë. -Shqiptar apo… -Malazez. -Ku ka malazezë katolikë? Malazezët janë të besimit ortodoks, e jo katolik. -Ti e di kush janë malazezë, ata që jetojnë në Mal të Zi? Ne jetojmë në Mal të Zi, prandaj edhe jemi malazezë. Kështu ndjehemi. - Në çfarë gjuhe kanë mësuar nxënësit e gjeneratës së prindërve tu në fshatin e origjinës? -Të gjithë serbisht. Nuk kanë ekzistuar shkolla në gjuhën shqipe. As mësues shqiptarë. -Kur keni zbritur në Tivar? -Prindërtit e mi kanë ardhur këtu në

vitin 1950 . Këtu kam lindur. Shtatë vite kam punuar në Gjermani. Atje jam njoftuar dhe jam martuar me bashkëshorten time serbe nga një qytet afër Jajces , Bosnjë e Hercegovinë. Kemi dy vajza. Ka shumë vite që jemi kthyer në Tivar. Të dy jemi pensionistë. -Jeni besimtar? -Po. -Shkoni rregullisht në kishë? -Kryesisht. -Në cilën gjuhë meshohet? -Në gjuhën kroate. -I keni pagëzuar fëmijët? -Po, si jo . - Kremtoni ndonjë festë? - Kremtojmë pashkët, krishtlindjet dhe festën e shtëpisë, më 1 nëntor, që e kemi trashëguar nga të parët tanë. Sado i pabesueshëm, ky është realiteti i sotëm e dhembshëm i kësaj familje me rrënjë shqiptare, dhe jo vetëm, të cilat janë asimiluar. Kanë humbur historinë, gjuhën, traditën ( dasmat, vdekjet, lindjet) , folklorin, veshjen e Shestanit, për të cilën thuhet se ka lidhje me antikitetin, e karakteristika të tjera të kombit shqiptar. Në humbjen e identitetit të banorëve të Shestanit kanë ndikuar skemat qëllimkëqija të realizuara në mënyrë


kulturë të përkryer nga strukturat politike të kohës, qëllimi i të cilave ishte që Tivari ( dikur tërësisht shqiptar, ndërsa sot shqipja ka humbur në rrugicat e qytetit të vjetër), të fsheh çdo histori e gjurmë shqiptare. Të shtrembërojë faktet historike. Të shformojë dokumentet e monumentet kulturore-historike. Të përvetësojë çdo gjë shqiptare. Dhe t’i zëvendësojë me të tjera ( sllave) . Megjithatë, ato nuk mund të fshihen me shtrembërime faktesh e manipulime. Sepse gjurmët e qarta shqiptare gjenden pikërisht në Tivarin e Vjetër, në objektet e mbetura arkeologjike të këtij qyteti, në dokumentet e shumta historike ende të pazbuluara e hulumtuara sa duhet, në historitë njerëzore të trashëguara brez pas brezi. Kjo politikë e egër asimilimi e dhune bëri që kishat e sotme të restauruara që dallohen në Kala, të mos jenë më katolike, edhe pse në fillesat e tyre kanë qenë të tilla. Pavarësisht rrënojave të vjetra që janë të dallueshme asnjë objekt kulti katolik në Kala të Tivarit nuk është funksional. Arkeologët dhe historianët pohojnë se Kisha Katedrale e Shëngjergjit, që mban emrin e patriot të qytetit, u shkatërrua në vitin 1881 pas hyrjes në qytet të trupave malazeze. Sipas tyre rrënimi i saj u fsheh pas një shpërthimi që dukshëm nuk ishte aksidental. Selia e Argjipeshkvisë së Tivarit ka qenë brenda Kalasë në Kishën e Shëngjergjit. Dihet po ashtu se kjo argjipeshkvi ishte argjipeshkvia e parë katolike e këtij territori ( nga Kroacia e poshtë). Ajo ishte edhe nismëtarja e parë për zhvillimin e katolicizmit, e kishës perëndimore në territorin e e Shqipërisë. Nuk ekziston një evidencë e saktë, por pothuaj të gjitha ato kisha në Kalanë e Tivarit kanë qenë objekte të kultit të cilat i kanë takuar kësaj kryedioqeze. Edhe sot janë disa kisha, disa prej tyre i ka përvetësuar kisha ortodokse serbe, sepse edhe gjatë pushtimit treqindvjeçar të Perandorisë Osmane kanë qenë të rrënuara, ashtu që kanë kaluar në përvetësimin e kishës ortodokse serbe. Një problem tjetër serioz që lidhet me asimilimin e shqiptarëve të Tivarit është se edhe sot në Katedralen e Vjetër apo të Re nuk meshohet në gjuhën shqipe. Kjo ka ndodhur sepse një numër i madh i besimtarëve që

janë shqiptar ose me prejardhje shqiptare vazhdojnë të deklarohen si kroat apo katolik malazez. Kështu popullata vendase e ka përvetësuar meshën në gjuhën kroate dhe asaj i duket më lehtë për ta kuptuar. Lajm i mirë dhe i gëzueshëm ishte nisma e argjipeshkvit aktual të Argjipeshkvisë së Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj për mbajtjen e meshës në gjuhën shqipe në ora 8,00 në kishën që ndodhet në oborrin e rezidencës. Mirëpo, besimtarët vendas që janë të lindur dhe të rritur në Tivar nuk kanë treguar interesim. Ata që kanë marrë pjesë në meshë në gjuhën shqipe kanë qenë vetëm ndonjë besimtarë nga Kosova ose Shqipëria. Imzot Rrok Gjonlleshaj është përpjekur që gjuhën shqipe ta bëjë pjesë edhe të rasteve të veçanta, siç janë krishtlindjet, pashkët… Nga mosinteresimi i besimtarëve të asimiluar kjo nismë fisnike e argjipeshkvit nuk u jetësua. Procesi i asimilimit të shqiptarëve katolik i ka rrënjët shumë të hershme. Gjurmët e tij, sipas historianëve, i gjejmë që në shekullin XII, kur edhe këtu ndodhi pushtimi sllav, kur Stefan Nemanja e sulmoi me ushtri. Siç tregojnë kronikat serbe të kohës, kur kanë ndodhur ngjarjet, Nemanja arrestoi dhe burgosi fisnikërinë vendase, klerikët vendas i përzuri nga kishat, dhe ndërtoi kishat ortodokse, në të cilat vendosi priftërinjtë ort-

odoksë. Kështu ka vazhduar të jetë deri në shekullin XIV, deri me shembjen e Perandorisë Serbe të Stefan Dushanit. Këtë presion të fortë ndaj tyre arriti ta lehtësojë apo ta zbusë për një periudhë të caktuar, gjatë pjesës se dytë të shekullit XII, princesha franceze Helena D’Anjo (e njohur si mbrojtëse e fortë e katolikëve), kur nga ajo periudhë asimilimi i shqiptarëve të Tivarit vazhdon me mjetet dhe metodat më perfide. Si pasojë e kësaj politike të vazhdueshme të asimilimit të Tivarit dhe të zhdukjes së çdo gjurme shqiptare, në këtë qytet ndodhi edhe Masakra e Tivarit( ndër masakrat më të ashpra mbi popullsinë shqiptare), e cila as sot nuk e ka marrë përgjigjen e duhur. Në Tivar nuk ka qoftë edhe një pllakë të thjeshtë e cila do të kujtonte këtë masakër. Të gjitha këto dhe presione të tjera ndaj shqiptarëve katolikë, siç janë edhe përvetësimi, rrëmbimi dhe marrja e pronave të shqiptarëve katolikë nga ana e shtetit në periudha të ndryshme historike, kanë bërë që në Tivar, bazuar në regjistrimin e vitit 2011 , ka vetëm 121 shqiptarë, apo 0,89 % të popullsisë së përgjithshme. Ky numër i papërfillshëm ( simbolik) i shqiptarëve në Tivarin e sotëm është treguesi më rrëqethës i zhdukjes me çdo kusht nga faqja e dheut të këtij qyteti dhe të çdo gjëje (gjurme) shqiptare. e enjte, 12 shtator 2019

Javore Koha

21


Panoramë

Filmi “Klithma” i Korab Lecajt shpërblehet në Mumbai të Indisë Filmi “Klithma” i Korab Lecajt shpërblehet në Mumbai të Indisë Filmi i shkurtër artistik “Klithma” në regji të Korab Lecajt, është shpërblyer për montazhin më të mirë në edicionin e shtatë në Indian Cine Film Festival 2019, që mbahet tradicionalisht në Mumbai të Indisë. Lajmin e ka bërë të ditur për RTKnë vetë regjisori Lecaj. Sipas tij, filmi “Klithma” ka qenë në garë me qindra filma nga vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu filma nga Franca, Spanja, India,

22

Javore Koha

e enjte, 12 shtator 2019

Brazili, SHBA-ia, Gjermania, Izraeli etj. “Jam shumë i lumtur që filmi ynë ka arritur të shpërblehet në një festival, ku kanë garuar filma nga vende që kanë kinematografi shumë të zhvilluar”, ka deklaruar Lecaj. Ai ka thënë se, rëndësi të madhe ka edhe shfaqja e temës së filmit në këtë festival, duke pasur parasysh se “klithma” flet për burrat e dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë. “Është shumë me rëndësi që këtë

temë e kanë parë artistë nga vende të ndryshme të botës. E kanë parë të vërtetën që ka ndodhur në luftën e Kosovës, ka deklaruar Lecaj. Ndryshe, filmi “Klithma”, producent i të cilit është Besar Zahiti, është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Montazhin e filmit e ka bërë Shkodran Hajdini. Rolet kryesore në film i luajnë: Hazir Haziri, Arbnesha Grabovci-Nixha, Alban Zogaj, Arjola Demiri, Rajmonda Ahmetaj, Kaltrinë Zeneli etj.


fotografia e javës

liridona gjokaj new york 2019

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

e enjte, 12 shtator 2019

Javore Koha

23


Kulturë

U mbajt edicioni i katërt i Kolonisë së artistëve figurativë “Ulqini në telajo”

Pjesëmarrës 60 pik nga vendet e rajoni Ulqin – Instituti i Librit dhe i Promocionit nga Tirana në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Ulqinit dhe Komunën e Ulqinit organizuan për të katërtin vit me radhë, më 5-9 shtator, Koloninë e artistëve figurativë “Ulqini në telajo”, ku kanë marrë pjesë 60 piktorë nga shtatë vende të Ballkanit: Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Serbia. Kolonia është përmbyllur me ekspozitën e punimeve të realizuara gjatë ditëve që piktorët kanë qëndruar në Ulqin, që është organizuar të dielën mbrëma në mjediset e hotelit “Llolla”, si dhe me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për punimet më të mira. Drejtoresha e Institutit të Librit dhe të Promocionit, Irena Toçi, ka thënë se që nga viti 2014 kanë organizuar pothuajse 55 koloni të artit figurativ, por midis tyre veçon kjo e Ulqinit. “Ne i kushtojmë një rëndësi shumë të veçantë këtij aktiviteti, i cili zhvillohet jashtë kufijve të Shqipërisë, por në një qytet që më së shumti flet shqip. Këtë herë menduam që të bëjmë bashkë piktorë nga të shtatë vendet e Ballkanit. Janë të gjitha vende që kanë një shkollë, një akademi të artit figurativ. Dhe kjo e bën të veçantë këtë bashkëpunim të 60 piktorëve, që u gjendën për katër ditë me radhë këtu në Ulqin për të pikturuar atë çfarë ata menduan se është tërheqëse nga Ulqini”, është shprehur ajo. Në vijim, ajo ka thënë se janë me qindra piktura kushtuar Ulqinit, “që do të udhëtojnë në të katër anët e botës, jam e sigurt, sepse piktorët që marrin pjesë në këtë koloni janë të gjithë piktorë me emër, të gjithë të kërkuar”. Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fatmir Gjeka, ka vlerësuar po ashtu faktin që ky aktivitet ka hyrë tashmë në agjendën e organizimeve

24

Javore Koha

e enjte, 12 shtator 2019


Kulturë

ktorë it tradicionale të komunës së Ulqinit dhe se ashtu si dhe disa aktivitete të tjera që organizon apo mbështet OTU-ja, ka karakter rajonal. “Ne kemi pasur edhe mbrëmë dhe parmbrëmë një manifestim tjetër, në nivel regjional. Dhe pikërisht edhe ky manifestim, kolonia e piktorëve ‘Ulqini në telajo’, ka këtë koncept të grumbullojë piktorët nga shumë shtete dhe njëkohësisht neve si qytet të na ngrejë më lart duke na ngritur si qytet që bën organizime regjionale, domethënë tubon piktorë nga shumë shtete”. Në këtë edicion, për të parën herë janë ndarë çmime për pesë punimet më të mira. Vlerësimi është bërë nga juria e përbërë nga shtatë anëtarë, ku secili vend pjesëmarrës ka qenë i përfaqësuar në juri. Anëtarët e jurisë: Musa Hoxhiq, drejtor i Qendrës për Kulturë – Ulqin, piktori Sadik Kasa, drejtor i Galerisë së Arteve – Elbasan, gazetari i kulturës Radomir Petriq nga Mali i Zi, piktori Xhevdet Nikoçeviq nga Bosnja dhe Hercegovina, pjesëmarrës i përhershëm i kolonisë, piktori Tafil Peçi – Boletini, drejtor i Qendrës së Kulturës në Mitrovicë (Kosovë) dhe Valeria Barna Kolozsi, pedagoge arti nga Serbia, kanë vlerësuar me çmime piktorët: Romeo Kallço nga Korça, Senad Pepiq nga Sarajeva, Abdi Bajrami nga Maqedonia, Robert Nikollbibaj nga Gjakova dhe Genti Proko nga Korça. Fituesit e çmimeve janë shpërblyer me një shpërblim simbolik në të hol-

Në koloni kanë marrë pjesë 60 piktorë nga shtatë vende të Ballkanit: Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Serbia. Kolonia është përmbyllur me ekspozitën e punimeve të realizuara gjatë ditëve që piktorët kanë qëndruar në Ulqin. Në këtë edicion, për të parën herë janë ndarë çmime për pesë punimet më të mira

la dhe një libër arti, që atyre ua kanë ndarë Fatmir Toçi nga Instituti i Librit dhe i Promocionit dhe kryetari i jurisë Musa Hoxhiq. Toçi ka vlerësuar se në këtë edicion ka pasur punime shumë të bukura që nuk i kanë parë në edicionet e mëparshme, gjë që sipas tij, është edhe një risi e edicionit të sivjetshëm, ndërsa kryetari i jurisë, Musa Hoxhiq, ka thënë ndër të tjera duke u drejtuar piktorëve se “me pikturat tuaja me të vërtetë keni treguar se Ulqini është i

bukur” dhe se puna e jurisë ka qenë shumë e vështirë. Fituesit e çmimeve për punimet më të mira, por edhe piktorët tjerë, kanë vlerësuar këtë koloni për nivelin e organizimit, krijimet e piktorëve pjesëmarrës, shkëmbimin e përvojave etj. Në fund të ceremonisë, organizatorët kanë ndarë çertifikata për të gjithë piktorët pjesëmarrës në koloninë e artistëve figurativë “Ulqini në telajo”. i. k. e enjte, 12 shtator 2019

Javore Koha

25


Kulturë

Disa mendime dhe konkluzione rreth librit “Në derë të oborrit” të autorit Gani Karamanaga

Kalaja e Ulqinit si lajtmotiv i librit

Pavarësisht nga titulli i librit “Në derë të oborrit”, ne nënkuptojmë dhe lexojmë me “sytë e mendjes” titullin “Kalaja e Ulqinit”, e cila qëndron “madhështore”, plot bukuri e krenari, ndërtuar aty mbi atë shkëmb të fortë, buzë Detit Adriatik, buzë kodrave e maleve të gjelbra që i qëndrojnë “mbi kokë” si një kurorë e praruar e plot shkëlqim Naim Kërçuku U ula të shkruaj këtë përmbledhje me mendime për këtë libër i cili është vërtet një “libër unik”. Pavarësisht se është i ndarë në tetë kapituj me tituj dhe përmbajtje të ndryshme, në lajtmotivin e kapitujve, që autori i ka renditur dhe i ka titulluar: Kalaja e bekuar, Legjenda e re, Detaria, Tërmeti, Fëmijëria, Lirika, Anekdota dhe Banorët e kalasë së Ulqinit, po të flasim në gjuhën e matematikës, kanë një emërues të përbashkët jo një numër, por fjalët: “Kalaja e Ulqinit”. “Kalaja e Ulqinit” në këtë libër nuk është trajtuar thjesht si një objekt fizik. E ndërtuar shekuj e shekuj më parë (rreth 2500 vjet e më tej nga stërgjyshërit tanë, ilirët), nga autori Gani Karamanaga, me shumë profesionalizëm, thjeshtësi e madhështi, plot bindje, fakte shkencore e historike, paanshmëri e plot patos, është paraqitur me historinë, jetën, kulturën, traditën, trimërinë dhe patriotizmin ndërshekullor të popullatës shqiptare që ka jetuar dhe jeton në atë majë shkëmbi buzë Detit Adriatik, mes gjelbërimit e bukurive natyrore të bregdetit shqiptar, ku është ndërtuar Kalaja e Ulqinit. Kjo kala, nën këmbët e së cilës sot shtrihet qyteti i bukur dhe rrëzëllues

26

Javore Koha

e enjte, 12 shtator 2019

i Ulqinit, është lajtmotivi i gjithë këtij libri, të cilin pasi e mbarova së lexuari dhe rilexuari me kujdes dhe vëmendje, më krijoi një ndjesi dhe më impresiononte. Kjo më ka bërë ta mendoja dhe ta konsideroja në mënyrë figurative kalanë e Ulqinit si një qenie te gjalle, qe ka lindur dhe rilindur, është ndërtuar dhe rindërtuar, përkatësisht me jetën e qenieve njerëzore dhe formave jetësore e gjithçka që ka jetuar në shekuj në këtë kala. Duke përmbedhur një analize letrare, por jo kritike artistike, sot para jush dhe këtij auditori të nderuar durrsak dhe ulqinak-durrsak, në mënyrë analitike do të rreshtoj disa nga konstatimet e mia modeste, të cilat i kam pikëzuar dhe piketuar gjatë kohës që lexoja këtë libër të mrekullueshëm. Këto ide dhe konstatime, po i rendis dhe në vijim: Pavarësisht që trajton historinë e së shkuarës, stili klasik i librit është gërshetuar, shkruar dhe trajtuar në një mënyre moderne dhe njëkohësisht bashkëkohore. I ndarë në tetë kapituj, përfshirë edhe kapitullin e fundit, i cili trajtohet në formë statistike, mbi numrin e popullsisë ndër vite, dekada dhe shekuj, autori me mjeshtëri dhe realizëm, ka ditur t’i konvertojë ato në një fokus të vetëm, të Ulqinit, që është jeta me fëmijërinë, rininë, familjen dhe familjet që kanë jetuar në Kala në shekuj. Gjuha letrare e thjeshtë është e

mbushur me fjalë të rralla, emra njerëzish, familjesh, ngjarjesh, vendesh dhe shtëpish e objektesh, që na bëjnë të përjetojmë sikundër në çdo çast dhe në çdo faqe të librit dhe të na duket vetja sikur jemi banorë dhe kemi jetuar apo po jetojmë në këtë kala. Përshkrimi i Kalasë së Ulqinit si objekt fizik, i rrugicave, rrugëve, shtëpive, muzeve, restoranteve dhe hoteleve, e mbi të gjitha i toponimeve, me emra njerëzish, që kanë bërë dhe gdhendur historitë e tyre vetjake dhe sociale në shekuj janë mishëruar në emrat si: Porta e madhe, lulet bedençe, qemerët e kalasë, gurët e bedenit, Jallia, Punta e Nuradinit, halla Hysja ose plaka e Kalasë, Minja e Enverit, pllaka – mbishkrimi në Kala, xhamitë, legjenda për Servantesin, që lidhen me emrin e Dylqinjës së Don Kishotit të Mançes, guri i shitjes së skllevërve etj. dhe toponime të tjera që janë gërshetuar mjeshtërisht dhe plot natyrshmëri, me elegancë e thjeshtësi e plot shpirt dhe zemër nga autori Karamanaga, duke filluar nga faqja e parë gjer në atë të fundit 203 Ulqini, ulqinakët, familjet kryesore që jetuan në Kala, luftrat, trimëritë, dëshmorët, tërmeti, dorëzimi i Ulqinit nga Fuqitë e Mëdha në dorë të malazezëve, emigrimi dhe martesat brenda e jashtë Kalasë, në Ulqin, në Shkodër dhe përreth Ulqinit, lindjet dhe vdekjet që janë ligje të pamo-


Kulturë hueshme të jetës, autori i ka paraqitur natyrshëm, thjesht e rrjedhshëm në vazhdën e historisë. Ai i ka shkruar ato me plot dashuri dhe patos, e në çdo çast na bën të mendojmë jo vetëm për personazhet, porse edhe për ngjarjet që kanë ndodhur dhe shoqëruar jetën e shqiptarëve ndër vite dhe shekuj, ku pa dyshim bën pjesë Ulqini dhe populli i tij i mrekullueshëm Është i rëndësishëm dhe evident në të gjithë përmbajtjen fakti se në të gjithë librin e gjithë jeta, shekuj pas shekujsh, e popullsisë ulqinake, në Kala dhe në qytet e rrethinat e tij, është e lidhur me detin, detarinë, gjemitë e gjemitarët, me ndërtimin e mjeteve lundruese, me lundrimin dhe peshkimin, me tregtinë e transportin detar, që janë si gjaku që ka rrjedhur dhe vazhdon të rrjedhë në venat e çdo ulqinaku. Fjalët e urta, tregimet nga të moshuarit, gojëdhënat, humori, anekdotat dhe barsoletat, bejtet, këngët, gëzimet dhe dasmat, të hidhëruarit e të tjera, objektet dhe reliktet që mban dhe ruan Kalaja në vetvete në mjediset e saj, janë trajtuar imtësisht nga autori dhe për vetë faktin se “Kalaja” është edhe vendlindja e tij. Ky libër i mrekullueshëm historik, shoqëror, letrar, artistik, me gjuhën e përdorur si dhe stilin e të shkruarit më kujtojnë dhe më sjellin në mendje veprat e mrekullueshme të Balzakut apo Hygoit, të Tolstoit apo “Kështjellën” e Kadaresë. Personalisht e kam vizituar dhe shëtitur “Kalanë e Ulqinit” disa herë, por tek lexoja e shfletoja faqe pas faqeje librin e Karamanagës, më bëri të përjetoja e kujtoja plot respekt e nostalgji, të paharruarin ish-kryetarin e komunës së Ulqinit, të nderuarin z. Fuad Nimani, të cilin e kemi vlerësuar si “Mik i fëmijëve” dhe “Qytetar Nderi i qytetit të Durrësit”. Në vitin 2005, kur isha me një grup specialistësh të fushave të kulturës e sportit nga Durrësi, në Ulqin, në një takim të futbollistëve të vegjël, ish-kryetari i komunës, z. Nimani, na shoqëroi në Kalanë e Ulqinit, duke na shpjeguar familjet, objektet, rrugët, muzetë, toponimet, ngjarjet etj. Të gjitha këto më ishin davaritur në kujtesën time nga “mjegulla e kohës” dhe që libri i Karamanagës m’i rikujtoi, m’i rizgjoi e qartësoi, duke më

përforcuar idenë se “Kalaja e Ulqinit” është si një gjallesë e pavdekshme, që jeton e përtërihet. Ajo do të jetojë ndër shekuj, e pandarë nga jetët e njerëzve dhe gjallesave që frymojnë në atë “kala” të jashtëzakonshme. Duke lexuar dhe analizuar te gjithë materialin, faktet, dokumentet, objektet, origjinën, ndërtuesit, jetëgjatësinë, rrënjët gnoseologjike, gjuhën e folur ndër shekuj, etnografinë etj., më përforcon edhe me tej mendimin dhe bindjen time se: Pavarësisht nga titulli i librit “Në derë të oborrit”, ne nënkuptojmë dhe lexojmë me “sytë e mendjes” titullin “Kalaja e Ulqinit”, e cila qëndron “madhështore”, plot bukuri e krenari, ndërtuar aty mbi atë shkëmb të fortë, buzë Detit Adriatik, buze kodrave e maleve të gjelbra që i qëndrojnë “mbi kokë” si një kurorë e praruar e plot

shkëlqim. “Kalaja e Ulqinit”, e ndërtuar me themele të forta (si rrënjë që e lidhin tokën me nëntokën dhe detin e thellë kaltërosh), me mure, porta, frëngji, që më ngjajnë me gjymtyrët e një “Divi kolos”, që u lind, ndërtua, jetoi, që u rrënua dhe u shemb nga tërmeti, por u rilind ashtu sikundër u rimëkëmb dhe e rehabilituar u ribanua gjithnjë e më shumë dhe më mirë, më e bukur e më funksionale nga dora e njeriut, nga ulqinakët që e duan aq shumë këtë kala. Kalaja e Ulqinit ngjason me një qenie të gjallë kështu, që merr frymë e gjallon paralelisht me të gjitha gjallesat, bimët, shpendët dhe njerëzit, që jetojnë e banojnë në këtë kala të jashtëzakonshme. Autori është ish-mësues nga Durrësi

e enjte, 12 shtator 2019

Javore Koha

27


Mozaik

Në vitin e ri shkollor 2019/2020, në SHF “Mahmut Lekiq” dhe në Gjimnazin “25 Maji”, mësimi po zhvillohet sipas planprogramit edukativoarsimor

Në Gjimnazin “25 Maji”, shtohet interesimi për tregti dhe turizëm Tuz – Në të gjitha institucionet parashkollore dhe shkollore në Mal të Zi ka filluar viti i ri shkollor nga 2 shtatori, sipas kalendarit të ri shkollor të përcaktuar nga Ministria e Arsimit e Malit të Zi. Procesi i rregullt mësimor ka filluar edhe në shkollën fillore qendrore në Tuz si dhe në Shkollën e Mesme të përzier, në Gjimnazin 25 Maji, ku çdo gjë po vijon sipas plan – programit mësimor. Drejtori i SHF, “Mahmut Lekiq” në Tuz, i prononcuar për gazetën Koha Javore, shprehet se gjatë pushimeve verore janë kryer disa ndërhyrje për përmirësimin e kushteve në mënyrë që mësimi të zhvillohet në kushte optimale. “Këtu në shkollën qendrore u regjistrua një numër i madh i nxënësve të rinj, duke formuar kështu pesë paralele me fillestarë, kurse nëpër paralelet e shpërndara të kësaj shkolle formuam nga një paralele. Përveç investimeve që janë kryer në këtë shkollë gjatë sezonit veror, këtë vit Komuna e Tuzit bëri një hap të mirë, duke u siguruar të gjithë fillestarëve nga Malësia libra falas, pavarësisht se cilës kombësi i takojnë. Këtë vit për herë të parë po ndodh që Ministria e Arsimit nuk po lejon formimin e paraleleve nëpër paralele të shpërndara të SHF Mahmut Lekiq, por ka ardhur deri te një kombinim i klasave”, theksoi drejtori i SHF, “Mahmut Lekiq” në Tuz, Rexhep Gjokaj. Ndërkaq, në Gjimnazin 25 “Maji” në Tuz, sezoni veror u shfrytëzua për të punuar në përmirësimin e kushteve për zhvillimin normal të procesit edukativo –arsimor. Drejtoresha e këtij institucioni Miliana Daboviq, në prononcimin për gazetën “Koha Javore”, tregon se mësimi në këtë shkollë po vijon normalisht, ku

28

Javore Koha

e enjte, 12 shtator 2019

edhe këtë vit u regjistruan një numër i madh i fillestarëve të cilët paraqitën interesim të shtuar për degët profesionale të cilat që nga viti i kaluar janë pjesë e sistemit arsimor të këtij gjimnazi. “Këtë vit kemi një rritje të interesimit të nxënësve për degët profesionale në shkollën tonë. Për këto degë interesim paraqitën edhe nxënësit me sukses të shkëlqyeshëm, (Pishtarët), të cilët nuk insistojnë tepër për gjimnazin e përgjithshëm por për degët profesionale. Ky fakt tregon se rritja e kërkesave për zhvillim profesional, për arsimimin profesional tregon për një interesim që në të ardhmen mund të çoj në krijimin e një biznesi të vet për të gjithë ata që aftësohen në këto drejtime, në turizëm dhe tregti”, u shpreh Daboviq. Ajo më tej shtoi se kushtet në të cilat

zhvillohet procesi mësimor përgjithësisht janë të mira dhe se në kontinuitet bëjnë përpjekje për krijimin e një ambienti sa më të këndshëm për të gjithë nxënësit. Sa u përket drejtimeve profesionale, turizëm dhe tregti, Daboviq thotë se kanë një bashkëpunim konstruktiv me afaristët, tregtarët dhe hotelierët të cilët veprojnë këtu në Malësi, përkatësisht në Tuz. Rikujtojmë se vitin e kaluar, Ministria e Arsimit e Malit të Zi si nevojë e kohës, ka mundësuar hapjen e dy degëve të reja në këtë gjimnaz: shkallën e katërt për Teknikë- Turizëm dhe shkallën e tretë për Tregti, drejtime këto që në këtë mjedis kanë qenë deficitare ashtu sikur janë edhe shumë drejtime të tjera. t. u.


Mozaik

Në Komunën e Plavës

Në vazhdë realizimi i një vistër projektesh të rëndësishme Plavë – Këto ditë të ngrohta të fundverës së këtij viti, në territorin e Komunës së Plavës është duke u zhvilluar aktivitet i dendur në realizimin e një vistër projektesh të rëndësishme të infrastrukturës së komunës. Para pak ditësh është zgjedhur fituesi për kryerjen e punëve të rikonstruksionit të rrugës Ribarska në Plavë. Kjo punë i është besuar Ndërmarrjes Ndërtimore “Putevi Bar” nga Tivari, e cila e vetmja i ka paraqitur ofertën Drejtorisë për Punë Publike të Malit të Zi, ka bërë të ditur Shërbimi për informim i administratës lokale. Në deklaratën për media, shërbimi në fjalë thekson se me qëllim të lidhjes

sa më cilësore të komunikacionit dhe sigurisë sa më të madhe të të gjithë pjesëmarrësve, do të rikonstruktohen rreth 550 metra të kësaj rruge, e cila është njëra ndër ato më frekuentuese në territorin e Komunës së Plavës, ashtu që administrata lokale dhe Drejtoria për Punë Publike e kanë veçuar rëndësinë e modernizmit të saj. Gjatë rikonstruksionit, do të punohet edhe në elektroinstalimet gjegjëse, sinjalizimin komunikativ dhe elementet tjera përcjellëse. Vlera e tërësishme e investimit të cilin e siguron Qeveria e Malit të Zi nga buxheti i vet kapital është rreth 300 mijë euro. Mirëpo vlera e saktë

e investimeve në rikonstruksionin e rrugës në fjalë, siç theksojnë në Drejtorinë për Punë Publike, do të jetë pjesë përbërëse e kontratës me ofertuesin e zgjedhur, pas përfundimit të procesit negociues publik, me të cilin do të definohet dinamika dhe data e fillimit të punëve. Përndryshe, Drejtoria e Punëve Publike në trevën e Komunës së Plavës është duke realizuar edhe ca projekte kapitale infrastrukturore. Në vazhdë janë punët në ndërtimin e sheshit të ri të qytetit në lagjen Racina, në vlerë prej 500 mijë euro, kurse në fillim të javës së kaluar ka filluar edhe faza e fundit e rikonstruksionit të rrugës së Përnjavorit, për të cilën Qeveria e Malit të Zi ka siguruar afro 400 mijë euro. Në fazën e parë janë planifikuar punët në rindërtimin e aksit rajonal Plavë-Vojnë Sellë-Guci, për të cilën do të investohen rreth 3.5 milionë euro, kurse punët në rregullimin e deponisë së hedhurinave në Komoraçë janë duke u kryer sipas dinamikës së paraparë. Vlera e gjithanshme e investimeve zë përmendura në realizimin e projekteve të infrastrukturës së Komunës së Plavës, të cilat i realizon Qeveria e Malit të Zi përmes Drejtorisë për Punë Publike në bashkëpunim me Komunën e Plavës, është mbi 6 milionë euro. Përveç këtyre, Ministria e Arsimit është duke i përfunduar punët në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore, tani pesëklasëshe, në fshatin Vojno Sellë, e cila është paralele e ndarë fizike e Shkollës Fillore “Hajro Shahmanoviq” të Plavës. Sh. Hasangjekaj e enjte, 12 shtator 2019

Javore Koha

29


kulturë

Fondacioni “Studenti” shënoi me një veprimtari kulturore 70-vjetorin e mësimdhënëses dhe krijueses Syme Kokaj

Një jetë kushtuar arsimit shqip Katërkollë – Fondacioni “Studenti” shënoi të shtunën mbrëma në mjediset e Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” – Katërkollë 70-vjetorin e mësimdhënëses, krijueses dhe veprimtares Syme Kokaj me aktitivitetin kulturor të titulluar “Një jetë kushtuar arsimit shqip”. Në këtë veprimtari, ku morën pjesë kolegë të saj mësimdhënës, ish-nxënës, përfaqësues të pushtetit vendor dhe të institucioneve etj., nga të gjithë folësit u vlerësua kontributi i saj shumëdimensional në fushën e arsimit, krijimtarisë letrare, si redaktore e revistës shkollore “Shkëndijat”, pastaj në themelimin dhe si drejtuese e Fondacionit“Studenti” dhe shumë aktivitete të tjera. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Fondacionit “Studenti”, Hajredin Kovaçi, ka thënë se i takonte kësaj shoqate që të organizonte këtë veprimtari duke qenë se Syme Kokaj ishte nismëtare për themelimin e këtj fondacioni, ndonëse të gjithë mësimdhënësit e pranishëm e meritojnë një mbrëmje të tillë. Për jetën dhe veprimtarinë e Syme Kokajt ka folur kolegu i saj Fadil Salaj, mësimdhënës i gjuhës shqipe dhe letërsisë në pension. Ai ka treguar se me Symen kanë qenë nxënës të një gjenerate dhe kolegë për 35 vite në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” – Katërkollë. Salaj ka thënë se “derisa e ndjera Rrukije Lika – Shaba ishte mësuesja e parë në Anë të Malit, Syme Kokaj ka qenë arsimtarja e parë në Anë të Malit”. Ai ka folur mbi peripecitë që si arsimtarë të gjuhës shqipe kanë kaluar gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar. “Për lëndën e gjuhës shqipe u krijua një situatë kaotike. Çdo propozim apo sugjerim i jonë mer-

30

Javore Koha

e enjte, 12 shtator 2019

rej dashakeq dhe armiqësor. Shkolla Fillore ‘Bedri Elezaga’ dhe Gjimnazi ‘Vëllazërim-Bashkim’ u shpallën si çerdhe të irredentizmit dhe nacionalizmit shqiptar. Pra, po goditej arsimi shqip në të gjitha nivelet në komunë”, u shpreh Salaj. Profesoresha e gjuhës shqipe dhe letërsisë në Shkollën e Mesme “Vëllazërim-Bashkim”, Hava Pereziq, tani në pension, ka folur për njohjen, miqësinë dhe bashkëpunimin që si mësimdhënëse të lëndës gjuhë shqipe e letërsi ka pasur me Syme Kokajn. Në rrëfimin e saj, të cilin e ka quajtur “Miqësia në dekada”, Pereziq ka thënë se pavarësisht se me Kokajn “nuk u rritëm në një lagje, madje as në një shtet, kjo nuk qe pengesë që ne të krijojmë një miqësi të shëndoshë”. Ajo ka treguar se me çiftin bashkëshortor Syme dhe Rexhep Kokaj është njohur gjatë një seminari në Tivat, në vitet ’70. “Më magjepsi thjeshtësia e tyre, harmonia bashkëshortore, gatishmëria që të ofrojnë dashamirësi. Erdhën vitet ’80, për shumicën prej jush nuk ka nevojë t’ua rikujtoj ‘fshesën e hekurt’ që fshiu elitën e arsimit shqip. Kjo bëri që familja jonë të lidhej edhe më shumë me familjen Kokaj dhe me të tjerët që patën të njëjtin ‘fat’”, ka theksuar Pereziq. Ajo ka thënë se Syme Kokaj kishte karakter të fortë dhe se edhe në dhembje ishte fortë. “Symja edhe në këto rrethana u tregua e fortë, mirënjohëse, bujare, mikpritëse. Familja Kokaj kaloi një fazë më të vështirë të jetës së tyre. Edhe në dhembje, Symja ishte e fortë. Më mësoi se si duhet mundur dhimbja kur i humbë më të dashurit e më të shtrenjtit”, u shpreh Pereziq, duke

treguar se më vonë, në vitet 2000, kanë bashkëpunuar në hartimin e programeve mësimore të lëndës së gjuhës shqipe dhe letërsisë. Një vështrim mbi monografinë “Arsimi shqipe në Anë të Malit 1945-1985” dhe vëllimin poetik “Det i trazuar” të autores Syme Kokaj, ka paraqitur mësimdhënësi, poeti dhe publicisti Ali Gjeçbritaj. “Këto dy vepra të autores Syme Kokaj janë jeta e saj, veprimtaria e saj gjithëpërfshirëse e shkruar nga dora e lehtë dhe mendja e ndritur e kombit, jo vetëm në Anë të Malit por shumë më gjerë në fushën e arsimit, artit, letërsisë etj. Veprat e Symes janë vetë Symja. Për këtë nuk kam asnjë dyshim, sidomos për ne të fushës së arsimit dhe të krijimtarisë në përgjithësi”, ka thënë ndër të tjera ai. Ardita Muça, profesoreshë e gjuhës shqipe dhe letërsisë, njëherazi redaktore e disa numrave të revistës së nxënësve “Shkëndijat”, ka folur për punën dhe kontributin që ka dhënë Syme Kokaj për themelimin dhe botimin e kësaj reviste të nxënësve të Shkollës Fillore “Bedri Elezaga”. Duke folur për historikun e revistës “Shkëndijat”, ajo ka thënë se numri i parë është botuar në maj të vitit 1997 duke qenë revista e parë për shkollat fillore në gjuhën shqipe në Mal të Zi. “Falë nismës dhe angazhimit të arsimtares në fjalë, përkrahjes së pakursyer të drejtorisë, bashkëpunimit të mësimdhënësve të tjerë, ndihmës së donatorëve të ndryshëm e sidomos falë interesimit dhe punës serioze të nxënësve, ‘Shkëndijat’ sikur filluan të ndriçojnë edhe më shumë duke u pasuruar vazhdimisht me tema interesante, punime e arritje të nxënësve, poezi e ese të përzgjedhura, kuriozitete, anekdota e pasqyrime të


kulturë

aktiviteteve të ndryshme, duke zgjuar interesim dhe kureshtje te lexuesi”, ka thënë Muça. Kujtime për arsimtaren e saj të dikurshme, Syme Kokaj, të cilën e ka pasur edhe kujdestare të klasës, ka evokuar nxënësja Fadile (Llolla) Suka, e cila tani punon mësuese e ciklit të ulët në Shkollën Fillore “Marshall Tito” në Ulqin. Ajo ka thënë se nëse do të duhej të përshkruhej shkurt, atëherë Syme Kokaj ka qenë një edukatore e mrekullueshme. Suka ka treguar për orën e parë kur ajo si nxënëse kishte ardhur nga shkolla në Sukubinë në shkollën amë në Katërkollë. “Mësuesja hodhi një vështrim të ëmbël mbi ne, na përkëdheli me fjalë dhe shikim”, ka thënë ajo, duke shtuar se që nga ai moment, ajo vetë ëndërronte që një ditë të bëhej mësuese dhe mendonte nëse do ta arrinte këtë. “Secili mund të bëhet mësues, por mësuese si mësuese Symja shumë vështirë. Edhe pse punoj mësuese shumë vjet, mësuese Symen e kam model. Mësuese Symja ma ka zgjedhur profesionin. Prej atë ditë kam menduar sikur të bëhem mësuese dhe u bëra”, ka thënë Suka. Fjalë miradije për Syme Kokajn në veprimtarinë kushtuar asaj kanë thënë

edhe mësimdhënësit në pension, Haxhi Taipi dhe Ramadan Mehmedi. Vetë mësimdhënësja Syme Kokaj, e emocionuar, ka thënë në fjalën e saj para të pranishmëve të shumtë se ata ia kanë hapur dhe zgjuar zemrën e saj, ndërsa fjalët e folësve janë për të një frymëzim për një punë më të mirë, më të suksesshme dhe forcë që të japin vetëbesim të cilin, siç ka thënë, gjatë jetës së saj është përpjekur ta fitojë në tri mënyra apo në tri veta të saj. “Vetja ime në raport me prindërit, me të dy palët, dhe në raport me familjen e gjerë dhe të madhe që kam pasur mbështetjen e tyre gjithmonë. Vetja ime në raport me punën, që jam përpjekur të jem sadopak e suksesshme, të punoj me ndërgjegje dhe përkushtim me nxënësit e mi. Dhe vetja ime në raport me rrethin, me shoqërinë. Ato janë pasqyra më e mirë për ta parë vetveten sepse një shoqëri mund ta ndëshkojë një njeri të madh, por edhe mund ta rrisë një njeri të vogël, siç është rasti sonte”, ka thënë ndër të tjera ajo. Gjatë aktivitetit, ish-nxënësi i Shkollës “Bedri Elezaga”, Edon Ceka, ka luajtur në kitarë dhe ka kënduar, ndërsa nxënësi i klasës së tetë të kësaj shkolle, Behar Pali, ka recituar dy poezi nga vëllimi poetik “Det

i trazuar”. Në fund të veprimtarisë, dr. Sabina Osmanoviq, i ka dorëzuar Syme Kokajt një mirënjohje në emër të Fondacionit “Studenti” me rastin e 70-vjetorit të saj, kurse Fadile Suka një dhuratë në emër të gjeneratës së saj, e cila e ka përfunduar klasën e tetë në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në vitin 1981. Më pas, të pranishmit janë shoqëruar në koktejin e përgatitur nga organizatori. Syme Kokaj ka lindur në gusht të vitit 1949. Për 35 vite me radhë ka punuar si mësimdhënëse e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga”’ në Katërkollë, duke edukuar breza të tërë dhe duke ngjallur tek ata dashurinë për gjuhën amtare. Është themeluese dhe për shumë vite redaktore e revistës “Shkëndijat”, revistë e nxënësve të Shkollës Fillore “Bedri Elezaga”. Në fushën e krijimtarisë letrare ka botuar vëllimin poetik “Det i trazuar”. Po ashtu ka botuar edhe monografinë “Arsimi shqip në Anë të Malit 1945-1985”. Është nismëtare për themelimin dhe kryetare e parë e Fondacionit “Studenti”. Po ashtu ka qenë këshilltare në Kuvendin e Komunës së Ulqinit. Përveç kësaj ka kontribuar edhe në i. k. shumë fusha të tjera.

e enjte, 12 shtator 2019

Javore Koha

31


Kulturë

Ndryshimet gjuhësore dhe pastërtia e shqipes, flasin ekspertët Në Tiranë, studiues dhe qytetarë, të vëmendshëm ndaj çështjeve kulturore, diskutojnë me shqetësim mbi pastërtinë e gjuhës shqipe dhe ndikimit të saj nga gjuhë të tjera. Autoritetet e kanë kthyer lëndën e shqipes në shkollat e mesme, por sërish problemet janë të dukshme. Studiuesit shqipes pohojnë se ndikimi prej gjuhëve të tjera, apo hyrja e fjalëve nga gjuhë të tjera janë dukuri që përsëriten në shekuj dhe u ndodhin të gjitha gjuhëve. Por mësimi i Gjuhës shqipe nuk mjafton thjesht të ndalet te rregullat e drejtshkrimit. Alarmi i vërtetë sot, sipas studiueses Enkeleida Kapia, është mospërdorimi i dendur i gjuhës shqipe me shkrim e lexim. “Nxënësit nuk lexojnë më, ata nuk shkruajnë më. Disa nga rregullat drejtshkrimit, për të cilat ne jemi të shqetësuar sot, vijnë pikërisht nga leximi i theksuar dhe shkrimi i theksuar, praktikave që ne kemi në shkolla. Ato vijnë edhe për sh-

32

Javore Koha

e enjte, 12 shtator 2019

kak se si e konceptojmë mënyrën e mësimit të gjuhës amtare, duke filluar nga programet e formimit të mësuesve” - tha gjuhëtarja Enkeleida Kapia, nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, raporton Zëri i Amerikës. Vitet e fundit është rritur vëmendja shtetërore ndaj gjuhës shqipe dhe po shtohen orët e mësimit në programet e shkollave. Kjo vjen për shkak të shqetësimit të përgjithshëm se gjatë tranzicionit shqipja u destabilizua dhe mori ndikime e goditje nga më të ndryshmet, thotë studiuesja Anila Omari. “Ndryshimet kryesore janë në fushën e leksikut, që është edhe pjesa më e lëvizshme e gjuhës, dhe më të ngadalshme janë në gramatikë e në sintaksë. Edhe atje vihen re ndryshime. Shikojmë forma të çuditshme të emrave në numrin shumës si shall / shaje, link / linqe, truk / truqe” - tha Omari. Shqipja është vazhdimisht nën pre-

sionin e gjuhëve me status ndërkombëtar si anglishtja, por po aq i madh është ballafaqimi i saj me gjuhët e vendeve fqinje si italishtja dhe greqishtja për shkak të emigrimit dhe shkëmbimeve ekonomike. Kjo është fusha e parë ku duhet bërë kujdes më i madh, thotë Valter Memisha, drejtues i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike. “Në radhë të parë është ndikimi në leksik, ku futen shumë fjalë të huaja. Ka një konkurrencë të gjerë fjalë shqipe / fjalë e huaj. Njerëzit janë pragmatistë dhe përdorin fjalën që kanë më lehtë. Por institucioni ynë punon t’i japë përparësi fjalës shqipe” - thotë Memisha. Emigrimi i shpeshtë, tregtia me të huajt, shkollimet jashtë vendit, apo pushtimet shumë-shekullore, janë dukuri të përbotshme, ku gjuhët ndikohen shumë nga njëra- tjetra.


Kulturë

Nevoja kryesore për shqipen është se në shkolla duhet të mësohen etapat e zhvillimit historik të saj, në mënyrë që ajo të njihet sa më thellë, pohojnë studiuesit, sepse kështu ajo mbrohet më mirë. “Mendoj se alarmi që është ngritur më tepër me faktin që ne si popull, për shkak të mënyrës se si jemi shkolluar, nuk njohim mirë fazat historike të zhvillimit të shqipes. Nëse do t’i njihnim mirë këto faza, nuk do ta quanim këtë periudhë ku jemi si një rrezik i jashtëzakonshëm. Këto kanë ndodhur në periudha të ndryshme në të gjitha gjuhët, sepse përndryshe ne do të vazhdonim të flisnim gjuhën e Budit dhe të Bogdanit” - tha Kapia. Shkurtimet e fjalëve në komunikimet e rrjeteve sikur nuk e prishin gjuhën, thekson nga ana tjetër Omari, por vëmendja e qytetarëve dhe administratës ndaj gjuhës duhet të jetë më e madhe dhe përmirësime po ndjehen si nga futja e redak-

torëve gjuhësorë ashtu edhe nga futja e gjuhës shqipe në shkollat e mesme. “Shkolla është baza për çdo gjë dhe aty duhet mëshuar më shumë. Mësimdhënia dhe trajnimi i mësuesve janë pika ku duhet pasur shumë kujdes, sepse edhe aty ka mungesa. Gjithashtu duhet një reformë me tekstet, duhet një rikonceptim i mësimdhënies së gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollë. Është gjë e mirë që edhe shteti e ka kthyer vëmendjen ndaj gjuhës dhe ndoshta bëhet diçka në këtë aspekt, pra në mësimdhënie” - tha Omari. Marrëdhëniet e shqipes me dialektet e saj në krahinat e ndryshme janë më të larmishme, sepse ende nuk është studiuar plotësisht struktura sintaksore dialektore e saj. Memisha thotë se një nga projektet më të rëndësishme të institutit që ai drejton është ai mbi variacionet sintaksore të shqipes. Ai shton se kujdesi për shqipen

është i përditshëm, pavarësisht se sfidat janë të shumta. “Ne duhet të ruajmë atë që është kryesorja: strukturën gramatikore. Një gjuhë e përcakton struktura gramatikore. Nëse prishet struktura gramatikore, në sintaksë dhe në gramatikë, atëherë prishet fytyra e gjuhës dhe gjuha do të shuhet edhe vdesë dalëngadalë. Shqipja është një nga gjuhët më vitale në botë. Jemi një popull i vogël dhe kemi një gjuhë që nuk është asimiluar, edhe pse pushtuesit tanë kanë qenë këtu me shekuj” - tha Memisha. Pas botimit të Fjalorit Etimologjik të Gjuhës Shqipe, studiuesit po përgatitin Fjalorin Historik të Shqipes si dhe punojnë me fjalorët e leksikografisë dialektore, për një fjalor të plotë gjuhës shqipe, për një gramatikë të plotë të shqipes, duke bashkërenduar veprimtarinë shkencore me qendrat studimore në Prishtinë dhe universitete të tjera. e enjte, 12 shtator 2019

Javore Koha

33


Kulturë

Shans për aftësim profesional dhe punësim për personat me aftësi të kufizuara Projekti “Na bijelom hljebu- Në bukë të bardhë” financohet nga Enti për Punësim i Malit të Zi, me përkrahjen partnere të Project Advisory Group Sh. P. K nga Podgorica, në një afat 10- mujor e që do të realizohet në komunën e Podgoricës. Në këtë projekt do të angazhohen 6 persona me aftësi të kufizuara nga evidenca e Entit për Punësim Në 10 muajt e ardhshëm në territorin e Komunës së Podgoricës do të zhvillohet Projekti “Na bijelom hljebu- Në bukë të bardhë”, projekt ky i cili financiarisht do të përkrahet nga ana e kontraktuesit Entit për punësim, bartës i të cilit do të jenë Sh.P.K Dzim nga Podgorica me partner, Project Advisory Group po ashtu nga Podgorica. Ky projekt do të zgjasë 10 muaj dhe do të realizohet kryesisht në rajonin e komunës së Podgorica. Në kuadër të trajnimit në projekt do të përfshihen 6 persona me invaliditet nga Zyra për punësim në Podgoricë, me shkallë më të lehtë të invaliditetit dhe së paku me shkallë të III-të të përgatitjes profesionale. Përparësi do të kenë personat të cilët kanë afërsi profesionale në industrinë e bukëpjekës si dhe të gjinisë femërore. Qëllimi i projektit është trajnimi i personave me aftësi të kufizuara për punë në këtë degë të industrisë dhe aftësimi i tyre për profesionin e bukëpjekësit dhe gatitjes së byrekëve. Pas trajnimit, 4 persona me invaliditet do të kenë mundësi që të punësohen dhe të vazhdojnë profesionin në prodhimtarinë e bukës, në afat kohor prej 5 muajsh. Gjatë projektit, bartësi i projektit dhe partneri planifikojnë që të pajisin një hapësirë me pajisje të cilat do t’u

34

Javore Koha

e enjte, 12 shtator 2019

përshtaten nevojave të personave me aftësi të kufizuara si dhe obligim do të kenë punësimin e 2 personave pas përfundimit të projektit. Realizuesi i aktiviteteve të projektit udhëhiqet me fuqizimin, motivimin dhe arsimimin e personave me invaliditet si dhe aftësimin për punë në lëmin e prodhimit të bukës, që të kontribuojë në vetë procesin e avancimit e zhvillimit socio- ekonomik dhe të kualitetit të jetës të personave me aftësi të kufizuara. Pikërisht personat me aftësi të kufizuara kanë mundësi që përmes programit të aftësimit për punë tek punëdhënësit në prodhimtarinë e prodhimeve të bukës, të plotësojnë mungesën e kuadrove të cilët mungojnë në tregun e punës në Mal të Zi. Pikë e rëndësishme e këtij projekti

është ngritja e vetëdijes për personat me atësi të kufizuara si persona të cilët kanë kapacitet të përfshihen në procesin e punës, dhe në këtë mënyrë të zvogëlohet distanca shoqërore ndaj personave me aftësi të kufizuara. Rezultatet e pritshme të këtij projekti janë orientimi ndaj politikës së punësimit të personave me aftësi të kufizuara përmes një forme të partneritetit privat e publik, në mënyrë që të përmirësohet ambienti jetësorë i tyre. Krahas kësaj është me rëndësi edhe ambienti shoqërorë, i cili duhet rregulluar ashtu që personat me aftësi të kufizuara nuk duhet parë ndryshe nga të tjerët, sepse edhe ata kanë kapacitet dhe duhet tu ofrohet shansi. (Kohapress)


MARKETING

e enjte, 12 shtator 2019

Javore Koha

35


e a avorh KJo Podgori cë e enjte, 12 shtator

2019 Viti XVlll Numër 879 Çmimi

0,50

Korporata e parë e komunitetit shqiptar në S H BA

ISSN 1800-5696

Mathew Palmer në Podgoricë

Partia e parë pol e popullatës shq në Mal të Zi


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.