Koha 882

Page 1

Koha Javore Podgoricë e enjte, 3 tetor 2019 Viti XVlll Numër 882 Çmimi 0,50

Ndryshimi i emërtimeve gjeografike, dukuri e njohur shoqërore ISSN 1800-5696

...mëkat...

Mjerimi i mendësisë njerëzore


Përmbajtje

5

8 Në mbrojtje të pyllit të pishave

Vuçiqi, Kosova dhe një çmim!

10

14 Një mbështetje historike ndërkombëtare ndaj lirisë së fjalës

Tranzicioni ndër shqiptarë, i pasuksesshëm dhe me pasoja të rënda politike

Koha Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore Koha

e enjte, 3 tetor 2019


Përmbajtje

16

20 Sporti ulqinak në prag të vdekjes klinike

Vepër që dokumenton veprimtarinë e një vatre të rëndësishme

22

24 Tribunë e mendimit shkencor mbarëshqiptar

Mediat ndërkombëtare për “Zanën” nga Kosova: një Oscar për traumat e luftës KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

Koha Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Podgoricë e enjte, 3 tetor 2019 Viti XVlll Numër 882 Çmimi 0,50

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Ndryshimi i emërtimeve gjeografike, dukuri e njohur ashoqërore

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

m uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

...mëkat...

Mjerimi i mendësisë njerëzore

...mëkat...

njerëzore mendësisë Mjerimi i

shoqërore dukuri e njohur gjeografike, emërtimeve avore Ndryshimi i

avoreHA KJO KJOHA Podgoricë e enjte,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

e enjte, 3 tetor 2019

Javore Koha

3


Ngjarje Javore

Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Anton Berisha, vizitoi Komunën e Tuzit

Berisha: T’i avancojmë marrëdhëniet me Komunën e Tuzit

Tuz – Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Z. Anton Berisha e vizitoi Komunën e Tuzit, ku u prit nga kreu i kësaj Komune Z. Nikë Gjeloshaj dhe nga zyrtarë të tjerë të kësaj administrate. Në përfundim të këtij takimi, të dy zyrtarët janë prononcuar për mediat e pranishme, duke folur për çështjet të cilat ishin në fokus të këtij takimi. Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës Z. Anton Berisha tha se Republika e Kosovës shpreh interesim që të ketë raporte të mira me Malin e Zi, e veçanërisht që pozita e shqiptarëve në Malin e Zi të jetë më dinjitoze. “Kryeministri Haradinaj është edhe emocionalisht i lidhur me këtë pjesë,

4

Javore Koha

e enjte, 3 tetor 2019

e ndonëse jemi në fushatë parazgjedhore e shikoj të arsyeshme që unë të jem këtë ditë në Malësi që të bisedoj me miqtë tonë në mënyrë që të mbajmë raporte të mira dhe t’i avancojmë ato, pasi që kjo pjesë e rajonit ka nevojë për përparim dhe për zhvillim ekonomik dhe që popullata si këtu ashtu në Kosovë, të mos ketë si synim të vetëm emigrimin, por ta realizojë jetën e vet këtu”, u shpreh Zv/ ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Z. Anton Berisha. Në të njëjtën kohë, kryetari i Komunës së Tuzit Z. Nikë Gjeloshaj tha se me zyrtarin nga Kosova biseduan për çështjen e konstituimit të organeve të komunës si dhe për arritjet që kjo komunë i ka shënuar për gjashtë

muajt e parë të qeverisjes. “Biseduam për mundësitë e angazhimit dhe bashkëpunimit të përbashkët me Republikën e Kosovës, përkatësisht me komunat e Kosovës. Unë e falënderove zv/ministrin për angazhimin e Republikës së Kosovës në realizimin e marrëdhënieve të mira me shtetin e Malit të Zi, posaçërisht për marrëdhëniet që kanë me shqiptarët. Të gjitha ato kërkesat tonë që janë realizuara në dy vitet e fundit të cilat pa mbështetjen e Republikës së Kosovës i kishim realizuar shumë më vështirë”, u shpreh Gjeloshaj, duke shtuar se mbetet i hapur për bashkëpunim të mëtejshëm në të gjitha sferat. t. u.


Ngjarje Javore

Qytetarët e Ulqinit protestuan kundër paralajmërimit për shitjen e një pjese të pyllit të pishave Qeverisë së Malit të Zi

Në mbrojtje të pyllit të pishave Ulqin – Disa dhjetëra qytetarë kanë protestuar të martën para godinës së Komunës së Ulqinit kundër paralajmërimit për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe Qeverisë së Malit të Zi për kalimin e pronësisë së sipërfaqes prej 8000 metrave katrorë të pyllit të pishave Qeverisë së Malit të Zi, me qëllim të zhbllokimit të llogarisë bankare të Komunës së Ulqinit për shkak të humbjes së procesit gjyqësor të njohur si K1. Njëra prej organizatorëve të protestës, Zenepa Lika, aktiviste e shoqërisë civile, ka thënë se me këtë protestë qytetare shprehin mospajtimin e tyre dhe nuk duan që pylli i pishave të shndërrohet në beton. Ajo ka lexuar kërkesën që në emër të qytetarëve të Ulqinit i është dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, dr. Ilir Çapuni, me të cilën kërkohet nga Komuna e Ulqinit dhe këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit “që me procedurë të përshpejtuar të miratojnë vendimin me të cilin do të vendoset moratorium në çfarëdolloj ndërtimi në pjesën e pyllit

të pishave nga ish-hoteli ‘Galeb’ deri në zonën pas hotelit ‘Albatros’”. Duke arsyetuar kërkesën, Lika ka thënë se e drejta e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe garantimi i mjedisit të shëndoshë është e drejtë kushtetuese e secilit qytetar të Malit të Zi dhe se kalimi eventual i pronësisë së një pjese të pyllit të pishave Qeverisë së Malit të Zi përbën shkelje të kësaj të drejte kushtetuese, dhe se përpos kësaj, vetë shtetin e bën shkelësin e parimeve kushtetuese të cilat janë themel i një shteti demokratik. Alma Dlakiq nga Bijello Pola ka rrëfyer historinë e saj se si qysh e vogël ka vuajtur nga bronkiti kronik dhe se për shkak të këtyre problemeve shëndetësore i është dashur të zhvendoset për të jetuar në Ulqin. “Si fëmijë, për çdo verë kam veruar me prindërit e mi këtu dhe për çdo vit kemi qenë nga dhjetë ditë. Konsideroj se pishat më kanë shpëtuar jetën sepse që nga viti i parë kam bronkit kronik, i cili me kohë ka mundur të kalojë në astmë”, ka thënë ajo, duke shtuar se derisa të ketë jetë do të jetë

mirënjohëse ndaj pishave “sepse ato definitivisht ma kanë shpëtuar jetën”. Qytetari Bekim Basha ka thënë se pylli i pishave përbën mushkëritë e Ulqinit dhe janë simbol i turizmit të këtij qyteti. Sipas tij, pylli i pishave është një vend i shenjtë i Ulqinit, që është rritur me dekada. Ai u ka bërë apel të gjitha institucioneve, sidomos atyre lokale, që të korrigjojnë gabimin që kanë bërë “sepse nuk e kanë ditur se çfarë bëjnë”. Qytetarëve u janë drejtuar edhe Dajana Kovaçeviq, dr. Liljana Gjurashkoviq, Xhelal Hoxhiqi, Sami Flamuri dhe Dragan Briskoviq. Në fund të protestës me moton “Të gjithë në këmbë në mbrojtje të pyllit të pishave” dhe “Ulqini është shtëpia jonë”, qytetarët kanë firmosur kërkesën e cila i është dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Organizatorët kanë paralajmëruar se në varësi të zhvillimeve, do të tubohen sërish për të protestuar në mbroi. k. jtje të pyllit të pishave.

e enjte, 3 tetor 2019

Javore Koha

5


Vështrim & Opinion

Ndryshimi i emërtimeve gjeografike, dukuri e njohur shoqërore

Dr.Nail Draga

Është e drejtë e pakontestueshme e qytetarëve apo popujve në mjedisin përkatës që të vendosin për emërtimet, qoftë për individin, qytetin apo shtetin e tyre, dukuri e cila ka evoluar në saje të rrethanave shoqërore nga ajo koloniale deri te pavarësia, duke qenë dëshmi autentike e periudhave të ndryshme historike deri në ditët tona. Por, nuk ka dilemë se në këtë aspekt ekzistojnë pikëpamje të ndryshme, sepse nuk mund të barazohet emërtimi i personit, me ato gjeografike, si për qytetet apo shtetet, sepse nuk kemi të bëjmë më një çështje personale sikurse është emri i indvidit, por me konceptin e trashëgimisë së toponimeve, si për qytetin ashtu edhe dhe shtetin përkatës, të njohur në nivel kombëtar e ndërkombëtar Ndryshimi i emrit nuk është dukuri e re apo e panjohur, përkundrazi paraqet dukuri të hershme që na vjen e trashëguar në forma dhe variante të ndryshme deri në ditët tona. Të dhënat e ndryshme gjatë periudhave historike dëshmojnë se çështja e emrit paraqet edhe statusin social dhe shoqëror të indvidit në mjedisin përkatës. Por, ne me këtë rast nuk do të trajtojmë emërtimin si kategori e personave, por, emërtimet si kategori gjeografike, historike dhe etnike. Fja-

6

Javore Koha

e enjte, 3 tetor 2019

la është për emërtimet e territoreve apo regjioneve gjeografike, që më pas kanë përfaqësuar shtetet përkatëse, që kryesisht janë shtete kombëtare. Historikisht dihet se shumë shtete kanë ndryshuar emrat e tyre, varësisht prej rrethanave shoqërore, nga kohërat e hershme, ato koloniale dhe më pas deri te pavarësia e tyre.

Emërtimet ideologjike të qyteteve

Në lidhje me ndryshimin e emërtimeve të qyteteve kemi pasur shem-

buj kudo nga kohërat e kaluara e deri në ditët tona, por ne me këtë rast po japim disa shmebuj nga vendet e ishkampit socialist. Kështu, në sajë të meritave për fitoren në Revolucionin e Tetorit (1917), sa ishte gjallë Lenini disa qytete të vogla u riemërtuan me emrin e tij, si: Lenjino, Lenjinjsk, Leninakan etj. Por, pas vdekjes së tij, në vitin 1924, organet zyrtare sovjetike të kohës me dekret vendosën që qyteti i Petrogradit të riemërtohet në Leningrad. Por, pas rënies së social-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion izmit si rend shoqëror në vitin 1992, këtij qyteti iu rikthye emri i vjetër Sankt Petersburg. Nëse analizojmë në diakroni emërtimin e këtij qyteti shumë të vjetër, del se ai ka pasur disa emërtime (Sant Peterburg – Peterburg – Petrograd – Leningrad), duke prezantuar në mënyrë transparente rrethanat shoqërore e historike të kohës. Nëse emri i Leninit në ish-Bashkimin sovjetik iu vendos qyteteve pas vdekjes së tij, ndryshe ishte situata me Stalinin. Kemi të bëjmë me kultin e individit i cili u përjetësua në toponimi në të gjallë të tij. Kështu në vitin 1925, Stalini i vuri emrin e tij qytetit të Volgogradit, duke e riemërtuar në Stalingrad i cili këtë emërtim e ka mbajtur deri në vitin 1961, kur me vendim të Hrushçovit u vendos që qytetit ti kthehet emri i mëparshëm Volgograd. Duke i ndenjur besnik ideologjisë komuniste e sidomos idolit të tij Stalinit, Enver Hoxha më 19.12.1950 me dekret vendos që qyteti i Kuçovës të riemërtohet me emrin Qyteti Stalin. Këtë emër ky qytet e mbajti deri te ndryshimet demokratike në Shqipëri në vitin 1990, kur u miratu pluralizmi politik. Pikërisht në saje të një komunikate të datës 21.12.1990 nga ana e PPSH, opinioni u njoftua se është vendosur që busti i Stalinit të hiqet nga Tirana, si dhe të hiqet emri i tij nga çdo vend publik, nga del se hiqet emri i tij edhe nga Qyteti Stalin, duke iu kthyer emri i mëparshëm-Kuçovë(1991). Në mënyrë identike është vepruar edhe në ish-Jugosllavi, sepse kulti i Titos, ishte identik si kudo në vendet e ish- kampit socialist. Në saje të vendimit të datës 13.7.1946 u vendos që emri i qytetit të Podgoricës të riemërtohet në Titograd. Ky emërtim është mbajtur deri në vitin 1992, kur qytetarët e këtij qyteti me referendum të mbajtur më 3.3.1992, me 72.1% vendosën që qytetit t’i kthehet emri i mëparshëm-Podgorica. Në ish-Jugosllavi po ashtu kemi pasur edhe qytete të tjera me emrin e ish presidentit Tito, si: Titov-Veles, Titovo-Uzhice, Titovo-Velenje etj., do të thot tetë qytete të njësive federale ishin me emrin e tij, që kanë mbetur në kujtesë të gjeografisë dhe historisë ideologjike të ish shtetit me emrin Jugosllavi(1992).

Emërtimi shqiptar në Ukrainë ku u vendos që Maqedonia ta ndryMe interes është edhe një e dhënë në lidhje me ndryshimin, përkatësisht rikthimin e emrit të mëparshëm të vendbanimit. Fjala është për një vendbanim shqiptar në Ukrainë, përkatësisht për Karakaurtin në qarkun e Odesës. Ndonëse njihet tradicionalisht më këtë emër, nga ideologjia komuniste iu imponua emri Zhovtnevoe, nga viti 1944-2016. Por edhe në Ukrainë ndodhi eliminimi i trashëgimisë ideologjike komuniste, duke ia rikthyer emrin tradicional të mëparshëm këtij vendbanimi, që për ne shqiptarët paraqet diasporën historike në Ukrainë.

Ndryshimi i emrit të shteteve

Nëse bëjmë një analizë të rastit, del se shumë vende të botës kanë ndryshuar emrin, pasi janë shpallur të pavaruara.Këtu kemi parasysh vendet të cilat ishin koloni dhe fituan pavarësinë. Kështu për shembull, Pakistani Lindor u bë Bangladesh, Bekuanalend u bë Botsvana, Ubangui Çari u bë Afrika Qendore, Cejloni u bë Sri Lanka, India Lindore Holandeze u bë Indonezia, Rodezia u bë Zimbabva, etj. Ndërsa pas shpërbërjes së shteteve federale në ish kampin socialist, ku bënin pjesë Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia, dhe Çekosllovakia, njësitë federale u pavarësuan me emrin e tyre ekzistues.

Rasti i Maqedonisë, dështimi i referendumit

Por, në këtë aspekt përjashtim bën vetëm një njësi federale, e ajo ishte Maqedonia, e cila edhe pse u pavarësu në vitin 1991, ndërkombëtarisht nuk është njohur me këtë emër, por si Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë(FYROM). Është çështje tjetër se disa shtete e kanë njohur me emrin e saj kushtetues, si Republika e Maqedonisë, por mbeti kontestues në arenën ndërkombëtare, e sidomos nga fqinji i saj jugor, Greqia, e cila ka refuzuar në vazhdimësi një emër të tillë, duke insistuar në ndryshimin e tij, si kusht për njohjen nga ata për mbeshtetjen në integrimet euroatlanike si në BE dhe në NATO. Edhe pse në mes dy palëve (greko-maqedonase) me vite janë zhvilluar bisedime, diçka konkrete nuk është arritur, ku përjashtim bën Marrëveshja e Prespës (17.6.2018),

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

shojë emrin në Maqedonia e Veriut, çështje kjo e cila do t’i prezantohet qytetarëve për të vendosur në referendum për një emërtim të tillë. Pikërisht në datën 30 shtator 2018 u mbajt referendum popullor i cili në mes tjerash pyetja e deklarimit kishte të bënte me pranimin apo jo të ndryshimit të emrit të shtetit në Maqedonia e Veriut. Rezultatet e referendumit ishin zhgënjyese, sepse në votim kanë marrë pjesë më pak se 50% e qytetarëve më të drejtë vote, duke qenë një votim i dështuar. Edhe pse referendumi për çështje të tilla nuk ishte obligativ por konsultativ, sepse në lidhje me këtë çështje do të vendoset me vota në Kuvendin e Maqedonisë, ku për aprovim nevojiten 2/3 e votave të deputeteve.Dhe ajo çka nuk u arrit në referendum u arrit në Kuvend, ku me datën 19 tetor 2018 për ndryshime kushtetuese, që do të thotë edhe për emrin e ri në Maqedonia e Veriut kanë votuar 80 deputetë, aq sa ishte e nevojshme për miratimin e një propozimi të tillë. Ndërsa i mbetet Kuvendit, përkatësisht legjislativit për ta avancuar këtë çështje në procedurat e mëtejshme për ta mbyllur një çështje e cila do të jetë legale për opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar.Pikërisht me datën 11 janar 2019, Kuvendi me 81 vota për mbështeti ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut.

Përfundim

Por që të jetë e plotfuqishme, Marrëveshja për emrin duhej të ratifikohej edhe nga Parlamenti i Greqisë, që u mbajt më 25 janar 2019, duke votuar me 153 vota për miratimin e ndryshimit të emrit në Maqedonia Veriore. Përveç ndryshimit të emrit, Marrëveshja parasheh që maqedonasit e sotëm të mos kenë lidhshmëri me maqedonasit antikë ndërsa gjuha maqedonase të pranohet se i takon grupit të gjuhëve sllave. Përfundimisht u mbyll kontesti mes dy vendeve, i cili si i tillë daton që nga viti 1991, kur Maqedonia kishte shpallur pavarësinë, ndërsa Greqia kishte bllokuar integrimin e saj në NATO dhe BE, me arsyetimin se fqinji i saj mund të ketë pretendime ndaj territorit të saj verior që, po ashtu, quhet Maqedoni. e enjte, 3 tetor 2019

Javore Koha

7


Vështrim & Opinion

DW

Vuçiqi, Kosova dhe një çmim! Nga deklarata e tij mësohet se nga Berlini nuk ka asgjë të re për çështjen e Kosovës. Ndërsa, tabloidet e Serbisë e kanë marrë vetëm një gjysmëfjali dhe kanë bërë senzacion. Vuçiqi ka deklaruar se Merkeli është e mendimit se duhet të “negociohet deri sa të mos gjendet ndonjë zgjidhje”. Dhe, kjo fjali është interpretuar si ndryshim i qëndrimit të ngurtë gjerman kundër ndryshimit të kufijve

Nemanja Rujeviq

Ditët e kaluara, kancelarja Angela Merkel është parë shumë shpesh në faqet e para të portaleve në Serbi: “Serbisë në zëvendësim për njohjen e Kosovës i ofrohet një fabrikë e Volkswagenit”; “Serbisë i ofrohet anëtarësim më i shpejtë në BE”; “Merkel ua ka kthyer shpinën shqiptarëve dhe pranon ndryshimin e kufirit”… Po të vinte dikush nga Marsi në Tokë, do të mendonte se kancelarja gjermane e ka humbur rrugën në ndonjë treg dhe aspak nuk di të bëjë pazar – vetëm ofron gjithnjë e më shumë gjëra. Por, sa mund t’iu besohet këtyre mediave, u pa ditën e martë kur ato pohonin se Vuçiqi i ka thënë Merkelit që gjërat nuk shkojnë kështu – ndonëse Merkeli dhe Vuçiqi ende nuk ishin takuar. Duket se dikush nga deleg-

8

Javore Koha

e enjte, 3 tetor 2019

acioni i Vuçiqit në SHBA u ka dhënë këtyre mediave një tekst që duhet ta botojnë, por ka harruar t’u thotë se takimi është shtyrë për një ditë më vonë. Për përbërjen e bisedës pas takimit me Merkelin ka njoftuar vetëm një person – vetë Aleksandar Vuçiqi. Për kumtesën e kancelares Merkel nuk kishte asnjë fjalë. Vuçiqi mbetet pra burimi i vetëm që njofton nga ky takim. Nga deklarata e tij mësohet se nga Berlini nuk ka asgjë të re për çështjen e Kosovës. Ndërsa, tabloidet e Serbisë e kanë marrë vetëm një gjysmëfjali dhe kanë bërë sensacion. Vuçiqi ka deklaruar se Merkeli është e mendimit se duhet të “negociohet deri sa të mos gjendet ndonjë zgjidhje”. Dhe, kjo fjali është interpretuar si ndryshim i qëndrimit të ngurtë gjerman kundër ndryshimit të kufijve. Kjo është edhe një kotësi, por edhe sikur të thoshte Merkel një gjë të tillë, shtrohet pyetja: Pse pikërisht tani ka filluar ky lloj desanti për çështjen e Kosovës, në mediat e afërta me regjimin?

Duket se ka filluar faza e dytë e zierjes së zhabës, thënë më mirë opinionit serb. Verën e kaluar kemi parë fazën e parë të zierjes, me titull “përkufizimi”. Thuhej se Serbia do të përballet me rënie të madhe ekonomike, shqiptarët po përjetojnë një bum demografik dhe se së shpejti do të mbërrijnë deri në Nish dhe se do të ketë katastrofë. Vulini konstatoi: “Nëse nuk ndahemi me shqiptarët, do t’i kemi punët shumë keq”. Në fazën e dytë tani po flitet për çmimin. Në fjalorin e pazarit, Vuçiqi është i pari me pohimet se shqiptarët nuk duhet t’i fitojnë të gjitha e serbët asgjë. Nuk ke nevojë për tepër inteligjencë të kuptosh se ai është i gatshëm të njohë pavarësinë e Kosovës, nëse arrihen kushte të pranueshme. Në vend se të publikojë planin e tij përfundimtar për Kosovën dhe të thotë çfarë do, ai thotë se çfarë nuk do. Vuçiqi pra, po bën pazar. Një pjesë e kundërshtarëve të tij shpreson se pushtetmbajtësi i plotfuqishëm do të rrëzohet me temën e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

Kosovës. Ndërsa, të tjerët shpresojnë se Vuçiqi do ta përfundojë këtë temë të pakëndshme. Vuçiqi e di se çfarë dhe kujt i ka dhënë premtime në qarqet ndërkombëtare. Koha po kalon dhe e vërteta do të dalë në shesh. Ndaj, tani ai po i jep gaz kësaj çështjeje. Opinionit po i ofrohen versione të ndryshme se si mund të nënshkruhet pavarësia e Kosovës, por duke kritikuar mediat, opozitën dhe të gjithë ata të cilët marrin guximin të flasin kundër politikës së tij.

Ndërkohë, zgjedhjet po afrohen. Nëse ato bojkotohen nga partitë më të mëdha opozitare, nuk ka pikë dyshimi se SNS (Partia Progresiste Serbe e Vuçiqit) do të ketë dy të tretat e mandateve në Parlament, të nevojshme për ndryshimin e Kushtetutës. Mendohet se ai do të ketë edhe ndonjë opozitë të gatshme për të mbështetur politikën vizionare të tij për Kosovën. Dhe, natyrisht Sheshelin, i cili para vëzhguesve ndërkombëtarë do të luajë nacionalistin e tmerrshëm.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Më pas do të fillojë faza e tretë e zierjes – përgatitja për referendum dhe aminimi i marrëveshjes me Prishtinën. Kjo fazë do të jetë shumë e rëndë për ata që nuk kanë stomak të fortë, sepse do të vijë faza kur nacionalistët dhe luftënxitësit e viteve 1990 do të bindin qytetarët që të votojnë kundër gjërave për të cilat vetë ata janë angazhuar plot 30 vjet. Kancelarja Merkel ka premtuar gjoja se do të vijë edhe në Serbi për vizitë. Besoj se Vuçiqi këtë gjysmëvjetor do të jetë një nxënës shumë i mirë. e enjte, 3 tetor 2019

Javore Koha

9


Vështrim & Opinion

Shqiptarët në Malin e Zi - 30 vite pas rënies së komunizmit (2)

Tranzicioni ndër shqiptarë, i pasuksesshëm dhe me pasoja të rënda politike Korrupsioni, papunësia, rënia e standardit jetësor dhe varfëria ndikojnë dukshëm edhe në elementet demografike në trojet shqiptare në Mal të Zi e sidomos në rënien e natalitetit dhe numrit të përgjithshëm të popullsisë, me pasojë ndërrimin e strukturës së popullsisë në dëm të shqiptarëve pak e zhvilluar në bregdetin malazez dhe renditet në vendin e 12-të në Mal të Zi.

Statistikat flasin vetë Hajrullah Hajdari

(vijon nga numri i kaluar)

Çfarë përfituan shqiptarët

Përgjigjja për shqiptarët është e qartë. Nëse në retrospektivë sjellim bonitetin ekonomik dhe numrin e të punësuarve në ndërmarrjet ekonomike para tranzicionit në Ulqin, Rozhajë, Plavë e Guci dhe gjendjen e sotme të tyre, do të shohim se gjigantët në Ulqin si “Agroulqini”, hoteli “Galeb”, hoteli “Jadran”, hoteli “Republika”, kriporja në Ulqin, fabrika e qilimave në Katërkollë, fabrika e bimëve mjekuese në Krajë, “Gornji Ibar” në Rozhajë si dhe disa ndërmarrje në Plavë e Guci, nuk ekzistojnë më dhe si rrjedhojë nuk krijohen të ardhura dhe nuk ka punësim. E gjitha kjo nuk sjell rritje të standardit jetësor, përkundrazi ka sjellë varfërinë e popullsisë nga njëra anë e nga ana tjetër, falë korrupsionit të “lejuar”, vetëm një numër i vogël e “i dëgjueshëm” kanë krijuar kapital marramendës. Vendet shqiptare përsëri mbetën më të pazhvilluara, Ulqini është komuna më

10

Javore Koha

e enjte, 3 tetor 2019

Disa gjëra nga ajo çfarë u cek më lart, po i ilustroi me të dhëna zyrtare. Numri i të punësuarve në komunat bregdetare të Malit të Zi në fund të vitit 2017 ishte si vijon: Tivari 11 232, Budva 13 483, Herceg Novi 9 972, Kotorri 7 011, Tivati 4 736 dhe Ulqini 4 438. Nga kjo del se Ulqini ka numrin më të vogël të të punësuarve, madje më pak se komuna e Tivatit, që për nga sipërfaqja dhe numri i banorëve është së paku 45% më e vogël. Ndërkaq, paga mesatare mujore e marsit 2019 në këto komuna ishte: Tivar 506,00 €, Budvë 514,00, Tivat 589,00, Kotorr 509,00, Herceg Novi 442,00 dhe Ulqin 419,00 €. Përsëri Ulqini renditet në vendin e fundit. Në bazë të rregullores për caktimin e nivelit të rrezikshmërisë nga varfëria, të dhënë nga Council of the European Union të vitit 1975, shkalla e rrezikut nga varfëria në disa shtete të dala nga komunizmi, në vitin 2017 ishte: Mali i Zi 23,6%, Kroacia 20%, Bullgaria 23,4%, Polonia 15%. Nga kjo shihet se shkalla rrezikshmërisë nga varfëria e popullsisë më e larta është në Mal të Zi dhe si rrjedhojë edhe standardi jetësor më i ulëti. Shënimet statistikore tregojnë se në

Mal të Zi, standardi jetësor është në rënie të vazhdueshme pasi në muajin gusht 2019, shporta minimale jetësore ishte 642,20 €, ndërsa paga mesatare në muajin korrik ishte 511,00 (në muajin korrik 2018, paga mesatare ka qenë 508,00 ose vetëm 0,6% më e vogël). Korrupsioni, papunësia, rënia e standardit jetësor dhe varfëria ndikojnë dukshëm edhe në elementet demografike në trojet shqiptare në Mal të Zi e sidomos në rënien e natalitetit dhe numrit të përgjithshëm të popullsisë, me pasojë ndërrimin e strukturës së popullsisë në dëm të shqiptarëve. Këtë dukuri po e ilustroi me këto të dhëna: Ulqini sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1991 numëronte 24 217 banorë, ndërsa sipas regjistrimit të vitit 2011, numëronte 19 921 banorë ose 4 296 banorë më pak, çka do thotë 21,56% ose gati ¼ e numrit të popullsisë është zvogëluar. Siç është e njohur, ky trend në vitet e fundit është në rritje dhe si shembull po marrim statistikat e vitit 2017, ku Ulqini është e vetmja komunë në bregdetin malazez e cila shënon rritjen më të vogël natyrale të popullsisë me koeficient -0,9%. Edhe struktura e popullsisë sipas komunave (në numrin e përgjithshëm në Mal të Zi), në komunën e Ulqinit është në rënie dhe është e vetmja komunë bregdetare që në periudhën krahasuese 1948-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

2011 ka bilans negativ. Kjo ilustrohet me këto shënime: Tivari nga 5,7 rritet në 6,8; Budva nga 1,00 rritet në 3,1; Tivati nga 1,3 rritet në 2,3, Herceg Novi nga 3,3 rritet në 5,00 dhe Ulqini nga 3,4 pëson rënie në 3,2.

Tranzicioni në gjysmë të rrugës, shqiptarët në pritje

Të gjitha këto të dhëna tregojnë qartë se tranzicioni në Mal të Zi (duke mos llogaritur tranzicionin politik) e veçanërisht në trojet shqiptare, ka qenë i pasuksesshëm dhe me pasoja

të rënda politike. Privatizimi i gabuar dhe ndryshimi i strukturës pronësore ka dëmtuar popullsinë shqiptare dhe si rrjedhojë standardi jetësor është nën nivelin mesatar të shtetit të Malit të Zi, varfëria e popullsisë është në nivele të larta. Shkatërrimi, me qëllim apo jo, i ekonomisë në trojet shqiptare i la pa punë një numër të konsiderueshëm të punëtorëve, ndërsa investime të reja nuk ka, çka do thotë as mundësi për punësim. Atëherë shqiptarëve nuk u mbetet tjetër, përveçse të marrin rrugën e kurbetit.

Privatizimi i gabuar dhe ndryshimi i strukturës pronësore ka dëmtuar popullsinë shqiptare dhe si rrjedhojë standardi jetësor është nën nivelin mesatar të shtetit të Malit të Zi, varfëria e popullsisë është në nivele të larta. Shkatërrimi, me qëllim apo jo, i ekonomisë në trojet shqiptare i la pa punë një numër të konsiderueshëm të punëtorëve, ndërsa investime të reja nuk ka, çka do thotë as mundësi për punësim. Atëherë shqiptarëve nuk u mbetet tjetër, përveçse të marrin rrugën e kurbetit

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Këtu duhet përmendur se në organet ligjvënëse, ekzekutive apo gjyqësore, nga numri i përgjithshëm i të punësuarve vetëm 1,5% i përkasin kombësisë shqiptare. Tridhjetë vite pas rënies së komunizmit mund të themi se Mali i Zi është në gjysmë të rrugës së tranzicionit politik-ekonomik, ndërsa shqiptarët akoma janë në pritje, mbase janë në fillim. Pritshmëria e shqiptarëve në shtetin e pavarur të Malit të Zi ishte e madhe. Deri më tani, ajo ka mbetur vetëm iluzion dhe për këtë është koha e fundit që të gjithë së bashku të kërkojmë unifikimin e faktorit politik shqiptar, jo vetëm për këto çështje. Është koha që çështja e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi mos të shikohet e as të konsiderohet si formë, por si domosdoshmëri e çdonjërit nga ne, veçanërisht e atyre që na përfaqësojnë në organet ligjvënëse, ekzekutive apo edhe gjyqësore. Është koha që të ndërgjegjësohemi, të shikojmë të vërtetën në sy se vetëm të bashkuar mundemi të ruajmë qenien shqiptare në këto troje. (Fund) e enjte, 3 tetor 2019

Javore Koha

11


Vështrim & Opinion

...mëkat... Parë thjesht, mëkati është si një veprim, që për çfarëdo arsye, përfundon në dështim ose dënim me vdekje. Fjala ‘mëkat’ nga greqishtja ‘hamartia’ - humbje, përdoret jo rrallë edhe në fushën e kritikës letrare. Atë e gjejmë, në fillim, tek Aristoteli në Poetica, ku fati tragjik i protagonistit çon në një zinxhir veprimesh që kulminojnë me përmbysje nga shkëlqimi në rënie. Ndërsa, sipas Dantes, mëkati është lëvizje e shpirtit brenda protagonistit, që krijon në audiencë ndjenjën e frikës e cila çon në zhveshjen e emocioneve ose katarsis, nëse publiku nuk është injorant

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington

Gjithë njerëzimi i ngjan një institucioni, ku njeriu jeton me frikë. Megjithëse e di me siguri se është pa faj, nuk ka bërë asgjë, askush

“ 12

nuk ndjehet i thelb ushqen mban njeriun mëkati është

lirë nga mëkati që në frikën e gabimit që e poshtë. Parë thjesht, si një veprim, që për

çfarëdo arsye, përfundon në dështim ose dënim me vdekje. Fjala ‘mëkat’ nga greqishtja ‘hamartia’ - humbje, përdoret jo rrallë

Kanë thënë se gjeniun dhe të çmendurin një hap i ndan. Shumë personalitete të shquar, që fillimisht janë cilësuar të çmendur, kanë thënë se nga gabimi vjen zbulimi, zhvillimi e përparimi. Raste të tilla quhen kuriozitete.: ‘Një ditë dëgjova mësuesin duke i thënë inspektorit se isha “i zgjuar” dhe se nuk ia vlente të më mbante më në shkollë, tregon shpikësi i madh’, Thomas Edison, për vitet e fëmijërisë, gjatë një interviste në vitin 1907. Ai u detyrua t’i vazhdonte mësimet në shtëpi. Mëkati është instrument për kontrollin e njeriut. Për të zhvlerësuar a penguar njeriun, frika rritet aq shumë sa që njeriu është i bindur se nga mëkati nuk do të shpëtojë kurrë, pra, se të gjithë lindin të rënduar nga kjo peshë shtypëse e detyruar

Javore Koha

e enjte, 3 tetor 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

edhe në fushën e kritikës letrare. Atë e gjejmë, në fillim, tek Aristoteli në Poetica, ku fati tragjik i protagonistit çon në një zinxhir veprimesh që kulminojnë me përmbysje nga shkëlqimi në rënie. Ndërsa, sipas Dantes, mëkati është lëvizje e shpirtit brenda protagonistit, që krijon në audiencë ndjenjën e frikës e cila çon në zhveshjen e emocioneve ose katarsis, nëse publiku nuk është injorant. Kështu, njeriut qëllimisht i mohohet të bëjë gabim, pikërisht nga ata që nuk dinë asgjë, por që i sundojnë. Kanë thënë se gjeniun dhe të çmendurin një hap i ndan. Shumë personalitete të shquar, që fillimisht janë cilësuar të çmendur, kanë thënë se nga gabimi vjen zbulimi, zhvillimi e

Gjithë njerëzimi i ngjan një institucioni, ku njeriu jeton me frikë. Megjithëse e di me siguri se është pa faj, nuk ka bërë asgjë, askush nuk ndjehet i lirë nga mëkati që në thelb ushqen frikën e gabimit që e mban njeriun poshtë. Parë thjesht, mëkati është si një veprim, që për çfarëdo arsye, përfundon në dështim ose dënim me vdekje

përparimi. Raste të tilla quhen kuriozitete.: ‘Një ditë dëgjova mësuesin duke i thënë inspektorit se isha “i zgjuar” dhe se nuk ia vlente të më mbante më në shkollë, tregon shpikësi i madh’, Thomas Edison, për vitet e fëmijërisë, gjatë një interviste në vitin 1907. Ai u detyrua t’i

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

vazhdonte mësimet në shtëpi. Mëkati është instrument për kontrollin e njeriut. Për të zhvlerësuar a penguar njeriun, frika rritet aq shumë sa që njeriu është i bindur se nga mëkati nuk do të shpëtojë kurrë, pra, se të gjithë lindin të rënduar nga kjo peshë shtypëse e detyruar. e enjte, 3 tetor 2019

Javore Koha

13


Vështrim & Opinion

Një mbështetje historike ndërkomb ndaj lirisë së fjalës kësaj iniciative, grupi G-7 mbështeti këtë nismë duke thënë se, “Liria e të shprehurit dhe liria e shtypit, që janë gur-themeli i demokracive tona Për Koha Javore: -- përparimin e të cilës e kishim konsideruar si të pakthyeshëm dhe të Frank Shkreli paprekshëm -- në të vërtetë, është pikërisht, kjo vlerë demokratike – që po vihet gjithnjë në dyshim dhe po kërcënohet prapë.” Organizata “Reporterët pa Kufij” Pasi siguroi mbështetjen për këtë kishte përqendruar vëmendjen, në nismë nga grupi G-7 në Paris para mbështetje të lirisë së shtypit dhe dy javësh, organizata “Reporterët Pa fjalës së lirë, të udhëheqësve të ven- Kufij” vendosi që shqetësimet e tyre deve të industrializuara, G-7 që u ndaj përkeqësimit të lirisë së medimbajt kohët e fundit në Francë. Pasi as dhe të drejtës së lirisë së fjalës kishte marrë mbështetje për këtë në nivel botëror, t’i paraqisnin në një nismë nga udhëheqësit më të lartë nivel edhe më të lartë ndërkombëtar, botërorë të vendeve të industrial- siç ishte takimi vjetor i Asamblesë së izuara G-7, Organizata “Reporterët Përgjithshme të Kombeve të Bashpa Kufij” kishte vendosur që shqetë- kuara (OKB), pasi kështu e meritonte simet e veta, mbi gjendjen e keqe të serioziteti i gjendjes në të cilën ata e lirisë së fjalës dhe të medias në botë, shohin përkeqësimin e lirisë së fjalës në përgjithësi, ta paraqisnin edhe në anembanë botës. një nivel më të lartë ndërkombëtar, Si përfundim, organizata për mbrojtsiç është takimi vjetor i Asamblesë së jen e gazetarëve dhe në mbështetje Përgjithshme të Kombeve të Bash- të fjalës së lirë, “Reporterët Pa Kukuara, i cili posa përfundoi punimet e fij”, njofton në një prononcim për median, se fillimisht, për idenë e saj tij në Nju Jork. Nja dy javë më parë, përfaqësuesit siguroi nënshkrimin e “Partneritemë të lartë të vendeve anëtare më të tit Ndërkombëtar mbi Informacionin industrializuara të botës, e njohur si dhe Demokracinë” nga 20-vende organizata G-7, janë takuar në mbled- të botës, të mbledhura këto ditë hjen e tyre vjetore në Francë për të në Asamblenë e Përgjithshme të biseduar mbi një numër çështjesh OKB-së në Nju Jork. Kjo organibotërore, përfshirë diskutimin e ud- zatë gazetarësh e cilëson si “hishëheqësve të këtyre vendeve, mbi torike” marrëveshjen ndërqeveritare nismën e quajtur “Partneriteti për në mbështetje të promovimit të pariInformacionin dhe Demokracinë”, meve demokratike në arenën publike paraqitur nga “Reporterët pa Ku- “online”, një nismë kjo e filluar nga fij”. Pas përkrahjes së Presidentit “Reporterët Pa Kufij”. të Francës, Emmanuel Macron të Nisma e propozuar nga “Report-

14

Javore Koha

e enjte, 3 tetor 2019

erët Pa Kufij” dhe e nënshkruar nga 20-vende të botës hapë tani rrugën për zbatimin e garancive demokratike në hapësirën e informacionit dhe të gazetarisë “online”. Njoftohet se, sipas marrëveshjes, “Partneriteti Ndërkombëtar mbi Informacionin dhe Demokracinë” -- i nënshkruar këto ditë në Nju Jork nga 20-vende të ndryshme të botës -ato janë angazhuar se do të promovojnë përdorimin e lajmeve dhe informacionit të lirë, të besueshëm, të gjithanshëm dhe të pavarur “online”. Thuhet se marrëveshja në fjalë vendosë disa parime demokratike, përfshirë parimet e neutralitetit politik, ideologjik dhe fetar si dhe siguron transparencën për mënyrën se si funksionojnë burimet e lajmeve dhe të informacionit “online”. Sipas marrveshjes në fjalë, furnizuesit e lajmeve kanë përsipër përgjegjësinë që të furnizojnë publikun me lajme dhe informacion të besueshëm, të një natyre pluraliste, ashtuqë të mënjanohet “kaosi informativ” që ekziston tani. Në njoftimin për media të organizatës “Reporterët Pa Kufij”, thuhet gjithashtu se në apelin drejtuar më shumë se 50-ministrave të jashtëm dhe 20përfaqsuesve të delegacioneve të tjera në Nju Jork e që morën pjesë në themelimin e asaj që quhet “Alliance for Multilaterism”, pranë Kombeve të Bashkuara, Sekretari i Përgjithshëm i organizatës “Reporterët Pa Kufij”, Z. Christophe Deloire – u ka thënë atyre se, “Në qoftë se vendet demokratike nuk vendosin rregullat, në këtë ndërkohë, janë interesat private dhe diktatorët, ata që

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

bëtare do të vendosin për ne. Janë këta – dhe jo parlamentet, ata që deri më tani – kanë vendosur rregullat për hapësirën e informacionit dhe të komunikimit “online”. Kjo është arsyeja”, ka përfunduar ai, se pse “Kemi nevojë të vendosim një sistem të ri garancish demokratike, në përputhje me epokën digjitale”, për përdorim-

Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve dhe të lirisë së fjalë, “Reporterët Pa Kufij”, me qendër në Paris, njofton se, si rezultat i përpjekjeve të saj për të promovuar parimet demokratike dhe lirinë e fjalës në fushën e gazetarisë,“online”—20-vende të botës nënshkruan javën që kaloi një marrëveshje mbi lirinë e “Informacionit dhe Demokracinë”, në Nju Jork in e përgjegjshëm të hapësirës së shpërndarjes së informacionit dhe komunikimit “online”, në përputhje me parimet demokratike dhe të lirisë së fjalës. Pritet që nga gjysma e nëntorit të mblidhet në Paris enti i ri “Forumi për Informacionin dhe Demokracinë”, i cili do të inaugurohet nga një koalicion

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

organizatash të pavarura – detyra e të cilit do të jetë që të propozojë parimet mbi të cilat mund të bazohen rregullat dhe mënyrat e rekomanduara të funksionimit të shpërndarjes së lajmeve “online”, në përputhje me parimet e fjalës së lirë dhe të demokracisë, përfundon njoftimi i organizatës “Reporterët Pa Kufij”.

e enjte, 3 tetor 2019

Javore Koha

15


Vështrim & Opinion

Kriza financiare në fushën e sportit

Sporti ulqinak në prag të vdekjes klinike Pozitën e sotme jashtëzakonisht të vështirë financiare të sportit në Ulqin e pasqyrojnë qartë dy klube më të mëdha sportive, të cilat do të duhej të jenë simbol i qytetit dhe pjesë e identitetit sportiv të tij, Klubi i Basketbollit “Ulqini” dhe Klubi i Futbollit “Otrant Olimpiku”. Të dy këto klubet (kryesitë e tyre) publikisht janë deklaruar për krizën e madhe financiare dhe kanë kërkuar ndihmë nga institucionet përkatëse komunale

Për Koha Javore:

Gjekë Gjonaj

Në vend se të gjithë qytetarët , zyrtarët dhe pushtetarët e Komunës së Ulqnit të kthejnë më shumë sytë nga sporti, ta mbështesin e të kontribuojnë për të pasur një Ulqin më të fortë në sport, për fat të keq, në periudhën e shumëpartizmit, pas rënies së komunizmit, nuk i është kushtuar një vëmëndje e merituar. Është e dhimbshme të themi që sporti në këtë qytet, është njëra prej fushave sot më keq se sa para viteve’90të. Dhe kjo është shqetësuese dhe me pasoja të rënda për këtë sektor të dashur e të dobishëm për gjithë shoqërinë. Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore të tranzicionit sporti asnjëherë nuk ka qenë në binarë. Në sportin e Ulqinit shumëçka nuk është në vendin e vet. Ky nuk është pohim imi, por vlerësim i sportistëve të shquar dhe sportdashësve të

16

Javore Koha

e enjte, 3 tetor 2019

këtij qyteti, të cilët e kanë në zemër sportin, pa të cilin nuk ka shoqëri njerëzore. Sadoqë na vjen keq dhe jemi të shqetësuar për gjendjen eaktuale të sportit në këtë qytet, ky është realiteti. Vetëm ata që kanë fajet apo “mizën pas veshit” nuk e shohin dhe nuk e pranojnë. E, faktet janë fakte. Ato flasin dhe triumfojnë para njerëzve sado të fortë që mund të jenë ose mendojnë se janë. Pozitën e sotme jashtëzakonisht të vështirë financiare të sportit në Ulqin e pasqyrojnë qartë dy klubet më të mëdha sportive, të cilat do të duhej të jenë simbol i qytetit dhe pjesë e identitetit sportiv të tij, Klubi i Basketbollit “ Ulqini” dhe Klubi i Futbollit “ Otrant Olimpiku”. Të dy këto klubet ( kryesitë e tyre) publikisht janë deklaruar për krizën e madhe financiare dhe kanë kërkuar ndihmë nga institucionet përkatëse komunale. Basketbollistët kohë më parë kanë dalur me një deklaratë për mospjesëmarrje fare në gara të Ligës së Parë të Malit të Zi, kurse udhëheqësit e “ Otrant Olipikut” kërkuan ndihmë të menjëhershme të kryetarit të komunës së Ulqinit. Në të kundërtën,thuhet

në kumtesë, kryesia e këtij klubi në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur pak ditë më parë vendosi që të gjithë anëtarët e Kuvendit, Këshillit Drejtues dhe personat e tjerë teknik do të paraqesin dorëheqje të pakthyeshme në të gjitha pozicionet dhe do të informojnë Federatën e Futbollit të Malit të Zi për larghgim nga garat të seniorëve në Ligën e Dytë të Malit të Zi. Se cili do të jetë epilogu i bisedimeve të drejtuesve të këtyre dy klubeve sportive me drejtuesit , respektivisht me njeriun e parë të këtij qyteti, për zgjidhjen e krizës së tyre finanaciare , mbetet për t’u parë ditëve në vijim. E, zgjidhja nuk është aspak e lehtë, kur dihet se Komuna e Ulqinit tash tre muaj ndodhet në bllokadë për shkak të borxhit nga vendimi gjyqësor i Gjykatës Supreme në shumë prej afro 6 milionë euro, për rastin e njohur si K1. Kur flitet për gjendjen e rëndë të sportit në Ulqin, përveç krizës kronike financiare mendja gjithësesi na shkon te infrastruktura katasrofale, mungesa e palestrës së sportit, mungesa e fushave të futbollit, te hapësirat (objektet) private të papër-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

shtatshme ku stërviten sportistët e tjerë , të cilët me sukseset e treguara në gara shtetërore, kombëtare e ndërkombëtare , edhe përkundër vështirësive të mëdha fianaciare, dëshmuan se meritojnë shumë më tepër seç u kemi dhënë deri më tani dhe se assesi nuk duhet të lihen pas dore , në mëshirën e fatit të tyre. Pra, mos të ngurrojmë, por të pranojmë se sporti i Ulqinit ka probleme serioze. Ato janë të lidhura në mënyrë zinxhirore. Për to duhet të diskutohet

seriozisht pa humbur shumë kohë. Dhe këtë duhet ta bëjnë drejtuesit e klubeve të sportit, sportistët, sportdashësit, biznesmenët, njerëzit që i takojnë poliitikës apo që janë të afërm të politikanëve të cilët me ose pa meritë kanë zënë pozita kryesore nëpër klube e deri në instituicione qëndrore sportive të Malit të Zi. Në interesin e të gjithëve është që të kuptojnë se është i nevojshëm një reformim i thellë në sportin e Ulqinit , i cili mund të nisë ( fillojë) vetëm

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

atëherë kur financimi në sport të rregullohet me ligj, e jo si deri më tash me nënshkrimin e marrëveshjeve , me fjalime politike, etj. Sportistët e dalluar të këtij qyteti shprehen të bindur se nëse nuk merren masa të menjëhershme për përmirësimin dhe zhvillimin e sportit, dhe nëse nuk ka politika reale, të financuara e të realizuara seriozisht përmes buxheteve, sporti ulqinak rrezikon shkatërrimin përfundimtar të tij. e enjte, 3 tetor 2019

Javore Koha

17


Kulturë

Mjerimi i mendësisë (Për dy romanet e Ridvan Dibrës: “Legjenda e vetmisë” dhe “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”)

Të dy romanet e Ridvan Dibrës: “Legjenda e vetmisë” dhe “Dashuritë e virgjëreshës” Madalenë” janë kallëzime sa jetësore, sa të fantazuara, sa të tashme, aq edhe të gjithkohshme, ato herëherë nga tragjikomika e tyre na lënë pa frymë, herë-herë nga duken se na kanë ndodhur apo mund të na ngjajnë. Ato mund të merren, në varshmëri të mënyrës sesi do t’i lexojmë, por këto rrëfime, ashtu siç janë shkruar, pa marrë parasysh a janë të ndodhura apo të fantazuara dalin të vërteta dhe të besueshme

Për Koha Javore:

Haxhi Shabani

Ridvan Dibra është një shkrimtar që di të shkruaj. Këtë po e dëshmon gjithnjë e më shumë, gjatë 30-vjetëve të fundit qysh kur u paraqit në skenën letrare me një vepër me titull provokues “Prostituta e virgjër” në fillim të viteve të nëntëdhjeta e deri me veprën e tij të fundit “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”. Shkrimtari R. Dibra po dëshmon se di të shkruaj, megjthatë formën letrare më të vështirë romanin, në një kohë kur në letërsinë shqipe lexuesi ai që është dhe vetë letërsia shqipe, nuk kanë më nevojë për numra autorësh e veprash, por për cilësi autorësh e veprash. Shkrimtari Dibra pas eksperimenteve e hulumtimeve në formë dhe përmbajtje, (mbase ndonjëherë edhe të sforcuara) sidomos në dhjetë vjetet e para të krijimtarisë së tij, gjithnjë intensive e dinamike (1990-2000), pastaj në dhjetëvjecarin vijues, në të cilën kemi pare zhvillimin e një prej prozatorëve të rëndësishëm, në dhjetëvjeçarin e fundit konsolidohet

18

Javore Koha

e enjte, 3 tetor 2019

në një romansier që tashmë shënon arritjet më të mira në tërë letërsinë shqipe. Duke pasur parasysh cilësinë sasiore, zoterimin e teknikave te te shkruarit, depertimin ne temat tabu te letersise shqipe, kendshikimet ironike e here-here sarkastike te proceseve, ngjarjeve e temave, gjate ketyre 30-vjeteve, Dibra eshte nje nga xhevahiret e rralle ne letersine shqipe.

Ai apo ajo, qe e quan veten se paku lexues me kulture, le te lexoje vetem dy romanet e tij: “Legjenda e vetmise” dhe “Dashurite e virgjereshes Madalene”, për t’u bindur se është kështu. Kur kam lexuar romanin “Legjenda e vetmise” të Dibres arrita ne nje perfundim shume vleresues për veprën, po defetist për autorin e saj, per kete roman te vogel si vellim, por te


Kulturë

ë njerëzore madh si estetike. Romani me kishte mbushur mendjen për cilësinë e tij aq shumë, saqe kisha menduar se pas kesaj vepre, shkrimtari nuk ka nevoje te shkruaj me. Nje roman kaq të shkurter, kaq te persosur ne thjeshtesine e tij, si permbajte, si forme, si sfond, si gjetje, nuk kisha lexuar ndonjehere ne letersine shqipe. Po ajo nderhyrja brilante e autorit, kur korrigjon letërsinë popullore. Parafrazoj, se syte Bales nuk ia kishte qorruar e ema, (sic thuhet ne variantin baze), por gjaksi i babes. Ne kete roman kisha takuar kryemjeshtrin e rrefimit te ngjarjeve jetesore e te fantazuara qe vijne me aq stil e te besueshme, sa po te ndyshosh edhe nje fjale, ke frike se po e prish. (Këtë e kishte pikasur botuesi francez, i cili pikërisht këtë vepër e kishte botuar në frëngjisht. Për vlerën e kësaj vepre dëshmon edhe fakti se për vitin e kaluar ajo shpallet një nga tri romanet më të mirë Ballkan, në një konkurs letrar). Por, mendimi se Dibra pas shkrimit te

“Legjendes se vetmise” nuk ka nevoje me te shkruaj, sepse nuk mund te shkruaj me mire se kaq, me ishte luhatur, kur lexova romanin “Dashurite e virgjereshes Madalene”. Nese ne romanin “Legjenda e vetmise” kemi trajtimin e vetmise se një djali, në vepren “Dashurite e virgjereshes Madalene” më shume se trajtimi i dashurive te saj, del vetmia e nje femre brenda mjerimit te mendesise njerezore. Madje, në rastin e parë dashuria si ndjenjë dhe koncept, duhet marrë si krejt e kundërta e asaj që shpjegohet nëpër fjalorë. Grackat e jetes, ne boten qe domosdo duhet ta bejme si te tjeret, pa marre parasysh a e deshirojme te ketille apo jo, ne mund te kerkojme dashuri e miqesi, por të gjejme urrejtje e vetmi; ne mund të synojme vlera e natyrshmeri, por të gjejme antivlera e shtirje. Nje femer, me emrin Madalena, pothuajse e vetme, vihet perballe, opioninit, përpara botes. Nje vajze e brishte, fillimisht, pastaj nje femer e

formuar e me kariere synon te krijoje vlerat e saj ne raport me opinionin, boten, por keta te fundit nuk jane te ineresuara te kultivojne vlera te verteta, sepse mendesia nuk eshte e ketille, ajo tashmë ka rënë dhe është bërë moçalike. Ne kete roman, më shumë se virgjeria te femrat, si teme jo vetem shqiptare, por edhe ballkanike e me gjere, perkatesisht shperdorimet me të, trajtohet mjerimi i mendesise, i filozofise, i shpirtit te njeriut pa perjashtime gjinore. Madalena, si personazhe ketu nuk eshte nje Zoge qe do te behet engjellushë, por ajo deshiron te jete femer qe vleresohet e dashurohet, qe do dhe cmon... Te kuptuarit e etikes njerezore dhe moralit si teresi sjelljesh shoqerore, ne roman jane shpeshhere kunderthenese dhe te skajshme: nga glorifikimi i virgjerise deri te zhvelersimi i plote i saj. Dhe këtu ironia e sarkazmi kthehet në absurd. Jeta, sidomos ajo private është bërë kaq e padërshirueshme për t’u jetuar, pasi është zhveshur nga vlerat e vërteta njerëzore: mirësia, dashuria, natyrshmëria, për t’u shndërruar në një zhvlerësim pothuajse tërësor, ajo ka shkuar “për lesh”, siç do të shprehet njëra nga personazhet, pra gjithçka “ka shkuar për lesh”. Të dy romanet e Ridvan Dibrës: “Legjenda e vetmisë” dhe “Dashuritë e virgjëreshës” Madalenë” janë kallëzime sa jetësore, sa të fantazuara, sa të tashme, aq edhe të gjithkohshme, ato herë-herë nga tragjikomika e tyre na lënë pa frymë, herë-herë nga duken se na kanë ndodhur apo mund të na ngjajnë. Ato mund të merren, në varshmëri të mënyrës sesi do t’i lexojmë, por këto rrëfime, ashtu siç janë shkruar, pa marrë parasysh a janë të ndodhura apo të fantazuara dalin të vërteta dhe të besueshme. Kaq. Kjo është e mjaftueshme për një letërsi të vërtetë. Dhe këtë e bën Ridvan Dibra.

e enjte, 3 tetor 2019

Javore Koha

19


Kulturë

U përurua monografia “Shkolla Fillore ‘Bedri Elezaga’ 1869-2019 - Katërkollë” e autorit Rexhep Lle

Vepër që dokumenton veprimtarinë e një vatre të rëndësishme Në restorantin “Lamiga” në Krythë të Anës së Malit, të hënën para një mase të madhe njerëzish u përurua monografia “Shkolla Fillore ‘Bedri Elezaga’ 1869-2019 – Katërkollë” e autorit Rexhep Lleshi, veteran i arsimit në këtë trevë dhe ish-drejtor shkolle në pension. Ky manifestim kulturor ishte i veçantë për faktin se e tërë salla e restorantit “Lamiga” ishte e mbushur me arsimdashës, intelektualë të profileve të ndryshme, përfaqësues të pushtetit vendor, të komuniteteve fetare, familjarë, shokë e miq të autorit jo vetëm nga Komuna e Ulqinit, por edhe më gjerë, të cilët e përgëzuan autorin për veprën publicistike e dokumentare në fjalë. Fillimisht, fjalën e pati anëtari i Këshillit redaktues të librit, mr. Ali Bardhi, i cili tha se “autori Rexhep Lleshi përmes këtij libri ‘Shkolla Fillore ‘Bedri Elezaga’ - Katërkollë, 1869-2019’, jo vetëm që është dhe do të mbetet një dëshmitar i së kaluarës dhe të tashmes, por ai njëkohësisht do të shërbejë edhe në vazhdimësi si një shembull i denjë

20

Javore Koha

e enjte, 3 tetor 2019

në fushën e arsimit, duke rritur besimin dhe ndërgjegjen e njerëzve për vepra të tilla, të rëndësishme për njeriun, vendin dhe përparimin e tyre”. Bardhi pohoi se “Rexhep Lleshi është i pari që ka shkruar monografi për historinë e institucionit të shkollave shtetërore popullore në terësi për trevën e Anës së Malit - Ulqin” dhe shtoi se “autori në këtë punim paraqet dëshmi rreth këtij institucioni arsimor, aktivitete dhe ngjarje të ndryshme duke iu referuar dokumentacionit arkivor të shkollës dhe arkivave të tjera shtetërore, akteve, librave të publikuara, revistave, fotografive, deklaratave gojore etj.” Luljeta Avdiu Cura, profesoreshë e gjuhës angleze, në fjalën e saj e vlerësoi monografinë në fjalë si kryevepër për historinë e institucionit të shkollave shtetërore popullore në tërësi për trevën e Anës së Malit, Ajo ndër të tjera është shprehur se “autori me këtë vepër ka shënuar një ngjarje të madhe qoftë për institucionin në fjalë, qoftë për qytetarët e trevës sonë të cilët do të shërbe-

hen me këtë arkiv të vlefshëm, ndërsa shkollat e tjera le ta marrin si shembull këtë punë madhështore. Ngjarjet dhe personazhet e periudhave të ndryshme, fotografitë dhe dokumentet na sjellin më afër ato kohë dhe na mundësojnë të njohim realitetin e të kaluarës dhe të tashmes”. Në fjalën recensuese të dr. Gjylie Rexha, të cilën, në pamundësi të pjesëmarrjes në këtë aktivitet, e lexoi Dafina Teliqi, ka shkruar se libri në fjalë “nuk është monografi vetëm për një shkollë. Ky është edhe një libër më shumë për historinë e një shkolle fillore dhe paralaeleve të ndara të saj. Është vepër që dokumenton veprimtarinë dhe rëndësinë e një vatre të rëndësishme shoqërore, kombëtare dhe kulturore. Monografia Shkolla Fillore ‘Bedri Elezaga’ 1869-2019, është një dosje e madhe që përmbledh faktet për një institucion që e ka tejkaluar rëndësinë e institucionit arsimor. Falë mendjeve të ndritura të ish-drejtuesve dhe mësuesve, historikisht kjo shkollë është zhvilluar si institucion me rol të pazëvendësueshëm në emancipimin


eshi

Kulturë

“Autori Rexhep Lleshi përmes këtij libri jo vetëm që është dhe do të mbetet një dëshmitar i së kaluarës dhe të tashmes, por ai njëkohësisht do të shërbejë edhe në vazhdimësi si një shembull i denjë në fushën e arsimit, duke rritur besimin dhe ndërgjegjen e njerëzve për vepra të tilla, të rëndësishme për njeriun, vendin dhe përparimin e tyre”, ka thënë mr. Ali Bardhi, anëtar i Këshillit redaktues të librit kulturor dhe ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Anë të Malit”. Recensuesja e monografisë, Dr. Sabina Osmanoviq, ka thënë se “kjo monografi paraqet odisenë e gjatë të kësaj shkolle për t’u krijuar dhe konsoliduar si institucion publik si dhe vështirësitë e hasura në përpjekjet për të mundësuar zhvillimin e mësimit plotësisht në gjuhën amtare të banorëve të kësaj zone. Përvoja e autorit si drejtor i kësaj shkolle dhe njohja e mirë e sistemit dhe mbarëvajtjes së këtij institucioni, i ka shërbyer atij në punën kolosale të përpilimit të këtij publikimi dhe njëherit i ka lehtësuar punën kërkimore në arkivin e shkollës. Ky publikim i tejkalon suazat e një monografie dhe merr karakterin e një ‘arkivi më vete’ për dhe mbi shkollën ne fjalë. Lleshi ka përpiluar një ‘dokument arkivor’ të veçantë në llojin e vet dhe të domosdoshëm për këtë insitucion arsimor. Për ish-nxënësit dhe punonjësit ky publikim ka vlerën e një ‘memoari’ të çmuar, ndërsa për gjeneratat e ardhshme ky dokument mishëron porosinë për të vazhduar dhe lartësuar rrugën e mundimshme, por njëkohësisht të ndritshme të arsimit dhe dijes”. Redaktori teknik i librit, Qazim Muja, në referimin e tij u ndal në dy çështje

nga historiku i shkollës në Anë të Malit, sipas tij të rëndësishme. “E para, përgëzoj autorin për ristë që na sjell dhe shfrytëzimin në mënyrë të drejtë të burimeve dhe dokumenteve arkivore si dëshmi historike; dhe e dyta, për të vënë në dukje humanizmin dhe guximin intelektual të tij që gjërat të thuhen ashtu siç janë dhe ato të quhen me emrin e vet, duke vlerësuar se për një libër të kësaj natyre, pra të një monografie, mjafton qoftë edhe vetëm një e dhënë e re e dokumentuar bindshëm për ta arsyetuar daljen e vet në dritë dhe për t’ia ofruar në përdorim lexuesve apo edhe studiuesve të këtë lëndë. E kam fjalën për shmangiet e mëdha që ky autor merr guximin t’i bëjë në mënyrën më profesionale - e para, ajo lidhur me datën e themelimit të shkollës në Anë të Malit dhe zbardhjen e periudhës para vitit 1929, vit ky që merret si datë zyrtare e themelimit të shkollës, si dhe zhvendosja e datës nga viti 1929 në vitin 1869, pra plot gjashtëdhjetë vjet më përpara. Dhe e dyta - zbardhja e periudhës së viteve 1941-1943, që në dokumejntet zyrtare sa i përket arsimit në Anë të Malit, që të dyja janë periudha të vdekura që nuk ekzistojnë fare të evidentuara. Pikërisht kjo është

plërgjigjja apo kundërvënia më e mirë e autorit në atë pyetjen - përse vallë, duhet të pranojmë dokumentimet e imponuara të politikave të një kohe të caktuar dhe implantet e tyre si të vërteta hiastorike?”. Në këtë mbrëmje kulturore përshëndetën dhe përgëzuan autorin kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqi, drejtori i Drejtorisë në Ministrinë e Arsimit në Mal të Zi, Marash Dukaj, dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, Zija Vukaj. Autori i monografisë Rexhep Lleshi, në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi të pranishmit dhe të gjithë të tjerët, sponsorët që e kanë ndihmuar në punën e tij të gjatë me përkushtim për hartimin e kësaj monografie, për të ndriçuar historinë e arsimit në Anë të Malit. Gjatë ceremonisë së përurrimit të librit u shfaqën tre filma dokumentarë kushtuar SHF “Bedri Elezaga” në Katërkollë, të realizuar në vitin 1961 nga RTVT, 1976 nga RTP dhe 2011 nga Luljeta Avdiu - Cura. Mbrëmjen e moderuan gazetari e aktori Simon Shkreli dhe gazetarja Dafna Teliqi. Në fund, autori i librit organizoi një koktej për të pranishmit. Gj. Gjonaj

e enjte, 3 tetor 2019

Javore Koha

21


Panoramë

Mediat ndërkombëtare për “Zanën” nga Kosova: një Oscar për traumat e luftës Filmi kosovar “Zana” i cili po garon për “Best International Feature” në kuadër të çmimeve Oscar të vitit tjetër, ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Euronews, në kronikën për kinematografi, e përshkruan filmin “Zana si “inspirues dhe goditës”, meritë që sigurisht i takon edhe regjisores Antoneta Kastrati. Kastrati thotë se i përdori kujtimet e saj të luftës së viteve 1998-1999 si bazë të filmit të saj. “Është një frymëzim nga një ngjarje e vërtetë”, thotë Kastrati. “Është fikstion, por baza e saj rrjedh nga përvojat e mia gjatë luftës. Unë isha adoleshente kur m’u vranë nëna dhe

22

Javore Koha

e enjte, 3 tetor 2019

motra. “Bëra shumë që të hulumtoj rreth simptomave të mia personale të përjetimit të stresit post-traumatik, i cili zgjon çrregullime dhe ankth”, shtoi ajo. Filmi flet për Lumen (Adriana Matoshi), një grua që jeton me bashkëshortin Ilirin (Astrit Kabashi) dhe vjehrrën Remzijen (Fatmire Sahiti). Pasi ka humbur në luftë fëmijën e saj të vetëm, Lumja përballet me ankthe në gjumë dhe si pasojë e ka të pamundur të mbetet shtatzënë. Të dëshpëruar dhe të shqetësuar, familja e saj kërkojnë që ajo të drejtohet te “shëruesit me magji” për të trajtuar infertilitetin. Kur Lumja i

reziston kërkesës, familja e burrit e kërcënojnë me një grua të re, kandidate për t’u bërë gruaja e dytë e Ilirit. Nën kërcënimin e zëvendësimit, Lumja heq dorë nga mjekësia moderne dhe pajtohet të eksplorojë praktikat ekzorciste. Për “Zanën” e saj, regjisorja Kastrati udhëtoi në shumë fshatra duke intervistuar gratë lidhur me më të dashurit që i kishin humbur gjatë luftës. Shumë nga ato thanë se ende ndjeheshin të përhumbura, edhe pas dy dekadash. “Unë mendoj se ka një pjesë të vetvetes që nuk do të shërohet kurrë”, thotë Kastrati.


Fotografia e javës

Samira Gjokaj Liqeni i Shkodrës

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

e enjte, 3 tetor 2019

Javore Koha

23


Kulturë

Në Ulqin u përurua revista shkencore-kulturore “Univers”

Tribunë e mendimit shkencor mbarëshqiptar Ulqin – Pas prezantimit të revistës shkencore-kulturore “Univers” në qytete të ndryshme të hapësirës shqiptare, si: Tiranë, Prishtinë, Shkup etj., ndalesa e radhës së redaksisë së kësaj reviste periodike ishte qyteti i Ulqinit. Instituti i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, organizuan të mërkurën e kaluar në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin përurimin e revistës “Univers”, ku morën pjesë disa anëtarë të redaksisë së kësaj reviste. Gjithashtu ishin të pranishëm bashkëpunëtorë, studiues e intelektualë të tjerë shqiptarë nga Ulqini. Takimin e çeli kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, i cili vlerësoi kontributin e revistës “Univers” për promovimin e personaliteteve në të gjitha hapësirat shqiptare. Ai theksoi se takime të tilla shkencore e kulturore janë mjaft të nevojshme për qytetin e Ulqinit. Në vazhdim, Kallaba nënvizoi mungesën e bashkëpunimit institucional me Shqipërinë dhe Kosovën duke thënë se shqiptarët në Mal të Zi ndjehen të përjashtuar nga nismat e bashkëpunimit kulturor që ekzistojnë ndërmjet dy shteteve shqiptare dhe se edhe ato forma bashkëpunimi që ekzistojnë me shqiptarët në Malin e Zi, varen

24

Javore Koha

e enjte, 3 tetor 2019

kryesisht nga njohjet individuale. Më pas, fjalën e mori kryeredaktori i revistës “Univers”, Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj, i cili paraqiti një panoramë të shkurtër të rrugëtimit dhe sfidave të revistës, që prej themelimit të saj, në vitin 2000. Duke i njohur të pranishmit me strukturën e këtij periodiku dhe rubrikat që përmban, ai përmendi disa nga figurat dhe personalitetet e shquara që kanë qenë pjesë e shkrimeve me karakter historik, studimor, kulturor, artistik etj. Sipas tij, revista ka si qëllim krijimin e një botëkuptimi universal, që transmeton dije dhe vlera të larta, duke qenë një tribunë e

Libra donacion për Bibliotekën e Ulqinit Me këtë rast, drejtori i Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, prof. As. Dr. Ramiz Zekaj, i dhuroi në emër të këtij instituti Bibliotekës së Qytetit në Ulqin një kontigjent prej 150 librash. Duke e falënderuar për këtë donacion të çmuar, udhëheqësja e Bibliotekës së Ulqinit, Ardita Rama, i dorëzoi Zekajt mirënjohje për kontributin në pasurimin e fondit libror të Bibliotekës

mendimit shkencor të lirë mbarëshqiptar. Anëtari i redaksisë Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu u përqendrua në rëndësinë e revistës, e cila shërben si një urë lidhëse e fortë komunikimi kulturor e shkencor mes shqiptarëve, ndërsa Prof. Dr. Arian Kadiu vlerësoi rolin e saj në edukimin e brezave dhe pasurimin e kulturës sonë kombëtare. Koordinatorja e revistës Anisa Hykaj, i përshëndeti të pranishmit në emër të drejtorit të AIITC-së, Dr. Ardian Muhaj, duke theksuar se, nën udhëheqjen e tij, po punohet intensivisht për hartimin sa më parë të bibliografisë së 20 numrave të revistës “Univers”, e cila, përveçse fizike, do të jetë edhe e digjitalizuar, për t′i dhënë mundësinë çdokujt t’i shfletojë ato on-line. Gjithashtu, ajo foli për rëndësinë e kësaj reviste për studiuesit, duke qenë e regjistruar në Qendrën Ndërkombëtare të Revistave (ISSN), pasi gama e artikujve që përfshin ajo, është shumë e gjerë dhe kushdo mund ta gjejë veten në të. Në fund të këtij takimi, Bibliotekës së Qytetit të Ulqinit iu dhuruan pesë kopje të revistës “Univers”, ndërsa për të pranishmit një kopje e një prej botimeve të fundit të AIITC-së. (Kohapress)


mozaik

Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq vizitoi Komunën e Tuzit

Gjeloshaj: I gatshëm për bashkëpunim institucional Tuz – Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Z. Rifat Fejziq, është pritur në takim nga zyrtarë të Komunës së Tuzit, nga kryetari Nikë Gjeloshaj, nga kryetari i kuvendit dhe nga dy nënkryetarët e komunës javën e kaluar. Në kumtesën për media të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun thuhet

se kryetari i Komunës së Tuzit, Z. Nikë Gjeloshaj, në këtë takim veçoi rëndësinë e harmonisë fetare dhe multikonfesionalizmin në këtë vend, duke falënderuar Reisin e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Z. Rifat Fejziq për vizitën e tij. Gjeloshaj ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim institucional për ruajt-

jen dhe afirmimin e vlerave shoqërore të trashëguara ndër shekuj. Nga ana tjetër, Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Efendi Rifat Fejziq, ka falënderuar udhëheqësit e Komunës për mikpritje, duke ju uruar mbarësi në punën e tyre. t. u.

e enjte, 3 tetor 2019

Javore Koha

25


Kulturë

Traditë detarie

Familja Kapidani

Cafo Kapidani, i lindur në Ulqin më 1865, ka vdekur më 1930, po në Ulqin.

26

Javore Koha

e enjte, 3 tetor 2019


Kulturë

Detarët e Ulqinit i kanë bërë shërbime të mëdha Portës së Lartë në det, aq sa disa nga mesi i tyre janë ngritur në gradën e kapidanë pashëve. (Sami Frashëri: Enciklopedia)

Hajro Ulqinaku

Lika Ceni legjendar

I pari ishte Lika Ceni legjendar, i cili, pas meritave detare, e mundi Karallampon grek, Sulltani ia dha titullin – kapidan (barke me vela) dhe, atë emër, familja e mori si ofiq–mbiemër – Kapidani. (Kapidan- i, m. komandant i anijes; në Ulqin e ka kuptimin: pronar i barkës (me vela); kapiten).

Kapidani – Dega e Ulqinit

I pari i kësaj dege - Kapidani, që mbahet në mend, ishte Sulejmani I, detar me nam. Sulejmani kishte shumë (5) fëmijë. Djem kishte (3): Cafin (Mustafa I), Musanë dhe Shabanin. I kishte dy vajza. Datëlindja dhe datëvdekja e Sulejmanit I nuk dihet.

Mustafa I (Cafo) Kapidani

Gjyshi i Cafit (Mustafa II, informatori ynë, i cili ia ruan emrin, sipas traditës familjare ulqinake), pra, ishte i biri i madh i Sulejmanit I. Cafo Kapidani ishte i lindur më 1865, në Ulqin. Ka vdekur më 19. 11. 1930, po në Ulqin. E ka vazhduar traditën familjare të lundrimit detar. Për lundrimet e tij, për përvojën e punës në detari e mësojmë nga dokumenti “Zapisnik o saslušanju” (Procesverbal i dëgjimit të dëshmitarëve). Në Kapitanerinë e limanit në Ulqin, më 13 nëntor 1950, zhvillohet procesi i rregullt (në “gjuhën shtetërore” – ‘nashke’) mbi lëndën: Lëshim i vërtetimit për lundrimet e të ndjerit Cafo

Kapidanit, marinar nga Ulqini, dëshmi që nevojitej për dhënien e pensionit. Palët, dëshmitarë ishin: Elez Hajdinaga (1872) dhe Arsllan Shabanbegu (1887), detarë në pension, nga Ulqini. Dëshmitarët deklarojnë (ne e përkthejmë, H. U.): “Të ndjerin Cafo Kapidani, ish-marinarin nga Ulqini, e kemi njohur personalisht, i cili që nga mosha e tij e re ka punuar nëpër det dhe ka qenë i barkuar nëpër anije të ndryshme dhe ato: Në velanijen ‘Maliqi – Derija’, pronë e Shaban Shabanbegut, i përkatësisë së limanit të Ulqinit, me fuqi bartëse prej 450-tonësh, në kohën nga viti 1900 deri më 1907, në cilësinë e marinarit. Në barkën me vela “Bona sorte – Dulcigno”, pronë e Hysejn Beqiragës, i përkatësisë së limanit të Ulqinit, me fuqi bartëse prej 400-tonësh, në kohën nga viti 1907 deri më 1910, në cilësinë e marinarit. Në barkën me vela “Dva brata” – Ulqin, pronë e Hysejn Nimanbegut, i limanit të Ulqinit, prej 60-tonësh, në kohën nga viti 1910 deri 1915, në cilësinë e timonierit. Në barkën me vela “Hyda Verdi”, pronë e Lito Pekut, i limanit të Ulqinit, prej 45-tonësh, në cilësinë e timonierit, nga viti 1915 deri 1919. Në barkën me vela “Dva brata” - Ulqin, pronë e Riza Shabanit, i përkatësisë së limanit të Ulqinit, me fuqi bartëse prej 35-tonësh, në cilësinë e timonierit, në kohën nga viti 1919

deri më 1923. Në motoveloren “Plavnica” - Raguzë (Dubrovnik), pronë e Andri Picit, prej 45-tonësh, i përkatësisë së limanit të Dubrovnikut, në cilësinë e komandantit (kapidanit), në kohën nga viti 1923 deri më 1930, kur i ndjeri Cafo është sëmurë dhe ka vdekur”. *** “E kemi të ditur se i ndjeri Cafo Kapidani i ka pasur dy libreza të rregullta detarie – matrikulla të lëshuara nga organet zyrtare kompetente. Njërën, lëshuar nga organet detare të ish-Mbretërisë së Malit të Zi, ndërsa tjetrën, nga ish-Kapitaneria e limanit të rendit I, në Tivar (në kohën e ish-Jugosllavisë në vitin 1921), por nuk e kemi të njohur me të cilin numër janë të lëshuara. Librezat e detarisë janë asgjësuar: njëra në Shëngjin (Shqipëri), më 1914, dhe tjetra, me rastin e bombardimit të Ulqinit, në vitin 1943”.

Shënim plotësues

Informatori Cafi II na jep këto shpjegime plotësuese: “Para vdekjes (disa vite para 1930), Cafi I (gjyshi) u bë pronar i anijes “Plavnica”, ortak me Dushan Hajdukoviqin. Pas vdekjes, anijen ia mori Dushani ‘për nji copë bukë’, siç ka treguar Plaka – gjyshja (Hilja), e cila ka vdekur më 1989 (ishte e bija e Cafo Hoxhës).

e enjte, 3 tetor 2019

Javore Koha

27


Mozaik

Mërgimtarët e Hotit të Kujit të Komunës së Plavës ndihmojnë vendlindjen

Çanta dhe tekste m për nxënësit e shko Pas aksionit të suksesshëm në grumbullimin e të hollave, me të cilat në janar të këtij viti u ble minibusi për transportimin e nxënësve udhëtarë të fshatrave Hot, Zabel, Jasenicë, Vojno Sellë e Hakaj, por edhe të fshatrave tjera në rrethinë që i ndjekin mësimet në shkollën fillore dhe atë të mesme në Plavë, mërgimtarët hotjanë në Nju-Jork, të mbështetur edhe nga ata të Zabelit të Jasenicës, në vigjilje të fillimit të këtij viti shkollor organizuan edhe një aksion humanitar, i cili u zhvillua dhe u përmbyll me sukses, me ç’rast u grumbullua sasi e konsiderueshme të hollash, të cilat për dedikimin e caktuar – blerjen e teksteve mësimore nxënësve të cilët mësimet në gjuhën shqipe i ndjekin rregullisht në Shkollën Fillore “Hajro Shahmanoviq” të Plavës, të cilat pastaj u përcollën për realizim në vendlindje Plavë – Se malli, nostalgjia dhe kujtesa për vendlindjen është gjithnjë e pranishme dhe e ngulitur në mendjen dhe ndërgjegjen e mërgimtarëve në diasporë, kudo që janë, konkretisht e dëshmojnë në vepër mërgimtarët e

28

Javore Koha

e enjte, 3 tetor 2019

Hotit të Kujit të Komunës së Plavës në SHBA, të cilët viteve të fundit, kohë pas kohe, organizojnë aksione vërtet humane dhe të qëlluara në grumbullimin e parave (të hollave), për t’i ndihmuar, mbështetur dhe

përkrahur bashkëvendësit në vendlindje në zgjidhjen e një vistër problemesh dhe çështjesh jetike. Pas aksionit të suksesshëm në grumbullimin e të hollave, me të cilat në janar të këtij viti u ble minibusi për


Mozaik

mësimore ollës fillore transportimin e nxënësve udhëtarë të fshatrave Hot, Zabel, Jasenicë, Vojno Sellë e Hakaj, por edhe të fshatrave tjera në rrethinë që i ndjekin mësimet në shkollën fillore dhe atë të mesme në Plavë, mërgimtarët hotjanë në Nju-Jork, të mbështetur edhe nga ata të Zabelit të Jasenicës, në vigjilje të fillimit të këtij viti shkollor, organizuan edhe një aksion humanitar, i cili u zhvillua dhe u përmbyll me sukses, me ç’rast u grumbullua sasi e konsiderueshme të hollash, të cilat për dedikimin e caktuar – blerjen e teksteve mësimore (librave) nxënësve të cilët mësimet në gjuhën shqipe i ndjekin rregullisht në Shkollën Fillore “Hajro Shahmanoviq” të Plavës, të cilat pastaj u përcollën për realizim në vendlindje. Përfaqësuesit e autorizuar të tyre, hotjanët prof. Arton Sinanaj dhe politikologu Ibër Hoti, para pak ditësh, kryen amanetin e dhënë, duke blerë komplet tekstet mësimore për 72 nxënës, të cilët në shkollën e sipërpërmendur, në gjuhën shqipe, mësimet i ndjekin prej klasës së dytë deri në klasën e nëntë, të cilat në mënyrë solemne, më 18 shtator, në platonë e oborrit të shkollës, në praninë e një numri të konsiderueshëm prindërish e mësimdhënësish, në krye me drejtorin e shkollës, mr. Igor Vukaniq, ua dorëzuan nxënësve. Në këtë drejtim, theksojmë se këtë vit shkollor për herë të parë, nxënësve fillestarë, komplet tekstet mësimore ua siguroi Komuna e Plavës. Solidaritetin dhe humanitetin në vepër të hotjanëve kureshtarë e shprehën aktivistët e rinj hotjanë, Max Hoti dhe Imer Mehaj, të cilët, edhe pse të lindur e rritur në Amerikë, janë shumë të interesuar për të ndihmuar, mbështetur dhe përkrahur bashkëvendësit në vendlindjet e prindërve dhe paraardhësve të tyre. Pos kon-

tributit që dhanë në organizimin dhe udhëheqjen e aksionit në grumbullimin e të hollave për blerjen e teksteve mësimore, me mjetet vetanake, blenë 113 çanta, të cilat përmes kompanisë “Alba Shipping LLC” të pronarit Burim Fida, anëtarë të së cilës janë edhe ata, u transportuan falas për në Plavë ku iu dorëzuan profesorit Arton Sinanaj, i cili me 5 shtator, në mënyrë solemne ua shpërndau 83 nxënësve të cilët në gjuhën shqipe prej klasës së parë deri në të nëntën i ndjekin mësimet në Shkollën fillore të Plavës, dhe 30 nxënësve shqiptarë që mësimet në këtë vit shkollor i ndjekin në Shkollën e Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” të Plavës. Theksojmë se edhe në vitin paraprak shkollor, për të gjithë nxënësit shqiptarë në Shkollën fillore të Plavës, nga donacioni i mërgimtarëve hotjanë falas u pajisën me komplet tekstet mësimore. Kontributi i kohëpaskohshëm i mërgimtarëve hotjanë në të holla në ndihmë të vendlindjes u vlerësua lart nga të pranishmit në ceremoninë e ndarjes së teksteve mësimore. Veprimtari dhe politikologu hotjan, Ibër Hoti, në fjalën e rastit, përzemërsisht falënderoi bashkëvendësit e bashkëkombësit mërgimtarë hotjanë, por edhe të tjerët që jetojnë dhe punojnë në SHBA, për donacionet humane dhe me vlerë me të cilat me mënyrë fatlume po zgjidhen ca çështje të rëndësishme jetike. “Mërgimtarët tanë bashkëvendës, edhe pse larg vendlindjes, me kontributet e veta të vazhdueshme me vlerë dhe humane, në forma dhe mënyra të ndryshme, dëshmojnë se janë me ne dhe pranë nesh. Këtë më së miri dhe konkretisht e dëshmoi donacioni në të holla, me të cilat u blenë tekstet mësimore për nxënësit shqiptarë që i ndjekin mësimet në shkollën fillore

të Plavës, të cilat atyre ua shpërndamë sot, si dhe aksionin me vlerë të dy aktivistëve mergimtarë hotjanë, Max Hoti dhe Imer Mehaj, të cilët me mjetet vetanake në Nju-Jork blenë 113 çanta për nxënësit shqiptarë të Shkollës fillore dhe asaj të mesme, të cilat kohë më parë ua dorëzoi profesori Arton Sinanaj”, ka theksuar Ibër Hoti. Drejtori mr. Igor Vukaniq, në emër të kolektivit të shkollës, nxënësve, por edhe të prindërve të tyre, ka shprehur falënderim të sinqertë për donacionin vërtet me vlerë me të cilin u blenë tekstet mësimore, për nxënës që në këtë shkollë mësimet i ndjekin në gjuhën shqipe. Ai në vazhdim ka shtuar se edhe në vitin e kaluar shkollor me ndihmën e tyre materiale, nxënësve u janë siguruar falas tekstet mësimore, andaj ai shpreson se aksionet humane të mërgimtarëve hotjanë, në të ardhmen do të bëhen tradicionale. Në emër të prindërve, veprimtari Frashër Selimaj, në fjalën e rastit u shpreh: “Ne si prindër jemi shumë falënderues dhe mirënjohës për kontributin e tyre të sinqertë dhe me vlerë. Ata njerëz të cilët bashkëjetojnë me kushtet dhe rrethanat e jetës sonë, kanë dëshmuar për të satën herë që nuk kanë harruar vuajtjet dhe sakrificat me të cilat fillohet jeta dhe veprimtaria e nxënësve dhe prindërve tonë në këto treva. Andaj u jemi falënderues dhe mirënjohës për kontributin e tyre”. Realizuesi i aksionit në fjalë, profesori i fizikës në shkollën fillore dhe atë të mesme të Plavës, Arton Sinanaj, në emër të mësimdhënësve shqiptarë, publikisht ka falënderuar mërgimtarët bashkëvendës hotjanë, të cilët kanë kontribuar me mjetet e tyre për blerjen e çantave kohë më parë, si dhe tani për blerjen e teksteve mësimore në një shumë të konsiderushme të hollash, për nxënësit të cilët prej klasës së dytë deri në të nëntën mësimet në gjuhën shqipe i ndjekin në shkollën fillore të Plavës. Për kontributin me vlerë në sigurimin e teksteve mësimore dhe çantave, në emër të nxënësve shqiptarë të shkollës, i falënderoi nxënësi i klasës së nëntë, Mithat Selimaj. Shaban Hasangjekaj e enjte, 3 tetor 2019

Javore Koha

29


Mozaik

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi mbajti në shtunën mbledhjen e rregullt në Plavë

U shpalosën dhe u trajtuan një vistër çështjesh të rëndësishme Plavë – Në mbledhjen e rregullt të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, të mbajtur të shtunën në zyrën koordinuese të KKSH-së në Plavë, në të cilën ishin të pranishëm 16 anëtarë dhe personalitete të tjera, në krye me kryetarin Faik Nika, u shpalosën dhe u trajtuan një vistër çështjesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me gjendjen, veprimtaritë e punës dhe jetës së popullatës shqiptare në Mal të Zi, me theks të veçantë për ata në komunat e Plavës dhe Gucisë. Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, para fillimit të punës së saj, të pranishmit i njoftoi me disa ndryshime që kanë ndodhur brenda KKSH-së nga mbledhja paraprake, për shkak të ca ndryshimeve postesh që ndërkohë kanë ndodhur, ashtu që në vend të anëtarit të deritashëm Mehmet Bardhi, me automatizëm anëtar i ri i KKSH-së është Saubih Mehmeti, kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, si dhe për shkak të ndryshimit të pozicionit si kryetar i Komunës së Tuzit, Abedin Axhoviq nuk është më anëtar, çka do të thotë se tani KKSH numëron 31 anëtarë, pra një më pak. Nika shprehu falënderimin dhe kënaqësinë që mbledhja e parë e KKSH-së për këtë vit mbahet në Plavë. Ai në vazhdim konfirmoi se përveç tri pikave të rendit të ditës, ka paraparë edhe diskutimin për përfaqësimin e shqiptarëve nga Plava dhe Gucia në institucionet vendore duke u bazuar në të dhënat që janë mbledhur nga burimet alternative sepse të dhëna zyrtare ka shumë pak. Po ashtu ai vuri në dukje se në fillim të javës së kaluar në Podgoricë, bashkë me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, dhe përfaqësuesit politikë nga treva e Plavës dhe Gucisë, kanë njoftuar opinionin publik me situatën dramatike të përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike, duke

30

Javore Koha

e enjte, 3 tetor 2019

besuar se më tutje duhet të ndërmerren hapa të tjerë të të gjitha institucioneve relevante në Mal të Zi, përfshirë kryeministrin e presidentin, t’i informojnë organizatat e huaja ndërkombëtare që monitorojnë të drejtat, me qëllim që në mënyrë sa më adekuate, në vitet apo në kohën që vjen, të përmirësohet gjendja e shqiptarëve. Çështje me rëndësi e rendit të ditës ishte formimi i komisionit të KKSH-së për anëtarë të Këshillit programor të gazetës “Koha javore”, sepse anëtarëve të tanishëm të Këshillit programor u përfundon mandati më 5 dhjetor, ashtu që me kohë të shpallet konkursi për zgjedhjen e pesë anëtarëve të rinj të Këshillit programor, të cilët pastaj do të shpallin konkursin për zgjedhjen e kryeredaktorit të ri të gazetës “Koha javore”. Kryetari Nika në vazhdim dha disa vështrime lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës – informatë për situatën aktuale të shqiptarëve në komunat e Plavës dhe Gucisë, me theks të veçantë në përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet publike.

Në pikën e tretë të rendit të ditës - të ndryshme, refleksion parësor ishte organizimi këtë vit i manifestimit me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, por edhe situata e arsimit shqip në përgjithësi në Mal të Zi. Pas aprovimit njëzëri të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, u formua komisioni tre anëtarësh për shpalljen e konkursit publik për anëtarë të Këshillit programor të gazetës “Koha Javore”, në përbërje: Jeta Hasangjekaj, Adriana Hoxha dhe Lindon Gjelaj. Përkitazi me informatën për situatën aktuale të shqiptarëve në komunat e Plavës dhe Gucisë – përfaqësimin e tyre në institucionet relevante publike, me diskutimet e veta analitike, koncize dhe kronologjike, me argumente, fakte, fjalë dhe shifra, kanë elaboruar ca anëtarë të Këshillit, ndër të cilët në veçanti përmendim nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, i cili lidhur me këtë çështje në Podgoricë, në fillim të javës së kaluar, në prani të përfaqësuesve relevantë të komunave në fjalë, ka organizuar konferencën për media në të cilën me argumente dhe fakte ka elaboruar për situatën vërtet alarmante të përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike. Anëtarët e pranishëm të KKSH-së, pjesëmarrës në debatin përkitazi me një mori çështjesh, me theks të veçantë për ato të komunave Plavë e Guci, por edhe Rozhajë, secili në mënyrën e vet kanë shpalosur dhe prezantuar shikimet dhe vizionet e veta gjithëpërfshirëse për shumë tema nga puna dhe jeta e tyre në përgjithësi. Pas përfundimit të mbledhjes me kohëzgjatje afro dy orë, në orët e pasdites, anëtarët e KKSH-së kanë vizituar Komunën e Gucisë, me ç’rast anëtarët nikoqirë, për kolegët e vet mysafirë, në restorantin e hotelit “Rosi” kanë shtruar Shaban Hasangjekaj drekë.


Mozaik

Mbreti i parë ilir që preu monedha Një ndër mbretërit e parë ilirë që kanë prerë monedha ka qenë Monuni, i cili mendohet të ketë mbretëruar në vitet 290/285 deri në 270 p.e.s, në trevat mes Dyrrahut dhe Apolonisë, deri në kufi me Maqedoninë. Në një informacion të publikuar nga Banka e Shqipërisë, monedhat dyr-

rahase gëzonin besimin e tregjeve të kohës dhe Monuni vendosi t’i riprodhojë për të lehtësuar shkëmbimet brenda mbretërisë së tij. Stateri i mbretit Monun mban në faqe figurën e lopës duke e pirë viçi, simbol ky i marrë nga stateret dyrrahase. Mbi lopën ravijëzohet figura e një nofulle derri të egër, simbol i

shtëpisë mbretërore të ilirëve. Në shpinë paraqitet një katror i mbushur me zbukurime lineare të stilizuara (kopshti i Alkinout) dhe në brinjët e katrorit shkruhet emri i shkurtuar i Dyrrahut (DYRRA), titulli dhe emri i mbretit Monun (Basiloeos Monuniu), si dhe topurrja, arma e Herakliut. e enjte, 3 tetor 2019

Javore Koha

31


intervistë

Intervistë me kryeshefin e Policisë Komunale të Komunës së Tuzit, Rexhep Çunmulaj

Qytetarët duhet ta zbatojnë ligjin

32

Javore Koha

e enjte, 3 tetor 2019


intervistë merret nga Komuna e Tuzit, janë nën mbikëqyrjen e shërbimit të Policisë Komunale. Çdo vulë që lëshon kjo komunë, për cilëndo veprimtari ne e kemi nën kontroll, çdo leje dhe veprimtari që realizohet në Komunën e Tuzit, ne kemi të drejtë ta kontrollojmë.

Koha Javore: Meqenëse këtu për herë të parë qytetarët janë në kontakt me Policinë Komunale, cili është qëndrimi i tyre ndaj Policisë, përkatësisht ndaj tendencave Tuaja për t’i vetëdijësuar ata për të zbatuar rregullat?

Koha Javore: Gjatë patrullimit dhe inspektimit Tuaj nëpër trevën e Malësisë, çfarë keni arritur të evidentoni si parregullsi dhe në cilat sfera?

R. Çunmulaj: Unë besoj se një pjesë e mirë e qytetarëve e ka kuptuar rolin tonë por dhe përgjegjësinë e tyre. Gjithherë ka individë të papërgjegjshëm të cilët edhe krahas gabimit që bëjnë, janë shumë arrogantë në sjellje. Por, besoj se dita-ditës këta qytetarë do të vetëdijesohen dhe besoj se është edhe nevojë që Tuzi të ketë rregull komunal në komunikacion dhe në çdo sferë tjetër.

R. Çunmulaj: Në Tuz dekada me radhë nuk ka funksionuar çështja e parkingut të automjeteve, duke shkaktuar një kaos. Pra, ai që është parkuar i pari aty nuk ka pasur kurrfarë ndëshkimesh dhe në këtë drejtim, ne si shërbim komunal i kemi vendosur vetes prioritet lirimin e rrugës qendrore nga godina e Komunës deri te gjimnazi dhe në pjesën që çon drejt tregut dhe ky ka qenë prioriteti fillestar i shërbimit të Policisë Komunale. Për tre javë kemi vepruar në mënyrë preventive, duke vetëdijesuar shoferët që të mos parkojnë vend e pa vend dhe pa i gjobitur, mirëpo para pak ditësh kemi filluar edhe me gjoba. Unë besoj se një pjesë e madhe e popullatës është pajtuar me parimin se duhet ekzistuar dhe zbatuar një rend edhe në rrugë, edhe në shtëpi edhe kudo tjetër.

Koha Javore: Z. Çunmulaj, a mund të na thoni se cila është veprimtaria dhe misioni mbikëqyrës i Policisë Komunale? R. Çunmulaj: Misionin, veprimtarinë apo mbikëqyrjen e Policisë Komunale e monitoron Komuna, përkatësisht kuvendi i komunës. Të gjithë urdhrat për rendin komunal të cilat i merr Komuna, përveç ingerencave të cilat janë të përgjithshme për tërë policinë komunale në Mal të Zi, e ato ingerenca i harton qeveria, merren nga Komuna. Pra, ne jemi shërbim i komunës për ruajtjen e rendit komunal, ku bëjnë pjesë ujësjellësi, ndriçimi, pastrimet, kanalizimet, që për fat të keq nuk i kemi, parkingjet, etj, pra çdo veprim apo çdo leje që

Koha Javore: Cili është plani juaj që këto parregullsi të cilat kanë qenë të pranishme vite me radhe në Malësi, të zgjidhen dhe të mënjanohen? R. Çunmulaj: Ne kemi filluar dhe jemi në formim e sipër edhe të shërbimeve të tjera siç është Komunale, parkingjet, etj, pra derisa këto shërbime të mos jetësohen ne do të provojmë që të gjobisim të gjithë ata të cilët bëjnë shkelje të rendit komunal, kushdo qoftë ai. Me formimin e Shërbimit të Komunales besoj se gjerat do të ndryshojnë. Unë si kryeshef, do të insistoj që shitjen vend e pavend ta vendos nën kontroll, ta largojmë nga rruga, parkimin dhe pastrimin ta monitorojmë, devastimin e lumit Cem, lejet e objekteve, orarin e punës, objektet të cilat funksionojnë ilegalisht të legalizohen, etj.

Koha Javore: Cilat janë masat ndëshkuese që Policia Komunale i aplikon në raste të shkeljeve të regullit komunal, bazuar në Ligjin për respektimin e rregullave të rendit komunal? R. Çunmulaj: Masat ndëshkuese, që të jemi të qartë me qytetarët, i ka caktuar Qeveria e Malit të Zi, përkatësisht Ministria e Drejtësisë. Pra unë, vetëm i tregoj qytetarit se në bazë të cilit nen e kam dënuar, varësisht nga shkelja që bën. Gjoba për një parkim të gabuar është 50 euro, e nëse qytetari e paguan në afatin prej tetë ditësh, ajo reduktohet në 33 euro. Koha Javore: Strukturën e Policisë Komunale e përbëjnë 7 policë, me përjashtim të inspektorëve. A mendoni që ky numër është i mjaftueshëm për një shërbim operacional efikas apo numri i efektivëve duhet rritur? R. Çunmulaj: Ligji parashikon që Policia Komunale të ketë më së paku tre polic, në çdo pesë mijë qytetarë nga një polic. Unë mendoj se për t’i realizuar punët me sukses, numri i policëve duhet të rritet pasi që policia komunale përveç ditëve të punës, duhet të punojë edhe të shtunave dhe të dielave. Shpresoj se organet e komunës do të gjejnë mirëkuptim në këtë aspekt gjatë vitit që vjen. Intervistoi: Toni Ujkaj e enjte, 3 tetor 2019

Javore Koha

33


MARKETING

Në bazë të nenit 7 të Vendimit për botimin dhe financimin e gazetës javore në gjuhën shqipe “Koha Javore”, Flet. Zyr. MZ 1/15, KKSH paraqet këtë:

SH P A LL J E

PUBLIKE

PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT PROGRAMOR TË MEDIAS PUBLIKE TË PËRJAVSHMES “KOHA JAVORE” Të drejtë konkurrimi kanë: të gjithë personat fizikë të aftë për punë. Kandidatët duhet të kenë: nënshtetësinë e Malit të Zi, arsim superior (përgatitje të lartë shkollore), të kenë mundësi të ushtrojnë funksionin e anëtarit të Këshillit Programor, të mos jenë në ndjekje penale, që i bën të papërshtatshëm për këtë funksion. Nuk kanë të drejtë konkurrimi: deputetët, këshilltarët, funcionerët e partive dhe subjekteve politike (kryetarët, nënkryetarët, sekretarët, anëtarët, anëtarët e kryesive, kryetarët e njësive vendore), persona të emëruar nga pushteti qendror apo vendor. Po ashtu nuk kanë të drejtë as personat që janë të angazhuar në subjekte mediatike ose janë pronarë apo bashkëpronarë të mediave të shkruara dhe elektronike. Këshilli Programor i “Kohës Javore” përbëhet nga 5 anëtarë. Konkursi zgjat 30 ditë nga dita e publikimit në media të shkruara ditore në Mal të Zi. Gjithashtu, do të publikohet në web-faqen e Këshillit dhe në tabelën e publikimeve në zyrën e Këshillit. Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë këto dokumente: -Fletëparaqitjen së bashku me biografinë e shkurtër (CV); -Dëshminë për nënshtetësinë (fotokopjen e letërnjoftimit ose pasaportës); -Fotokopjen e diplomës për shkollimin e mbaruar; -Dëshminë e përvojës së punës (fotokopjen e librezës së punës); -Deklaratën që nuk është i/e angazhuar në organet apo strukturat partiake, që nuk është pronar ose bashkëpronar në media të shkruara dhe elektronike; -Vërtetimin nga gjykata kompetente që kandidati nuk është nën hetime. Dokumentacioni i sipërpërmendur mund të dorëzohet përmes Postës ose në zyrën e KKSH-së në zarf të mbyllur me mbishkrimin: “Për konkurs për Këshill Programor të Kohës Javore”, në adresën: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, Rr. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu p.nr. Ulqin, çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në ora 14:00. Në fletëparaqitje është e pëlqyeshme që kandidati të paraqesë edhe planin zhvillimor ose vizionin e tij për realizimin e misionit për çka është themeluar gazeta “Koha javore”. Fletëparaqitjet e kompletuara dhe të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.

KRYETARI Faik Nika

Shënim: Personi kontaktues , Adriana Hoxha, Tel: +382 67 741 255

34

Javore Koha

e enjte, 3 tetor 2019


sport

Në Lojërat për të rinj në Ankona të Italisë

Medalje e bronztë për Sumeja Bishën Bisha ishte pjesë e Përfaqësueses së Malit të Zi në disiplinën olimpike të takvondosë, së bashku me dy garues tjerë nga Budva. Ajo arriti të fitojë një ndeshje kundër përfaqësueses së Greqisë, ndërsa ndeshjen e dytë e humbi nga përfaqësuesja e Serbisë Garuesja e Klubit të Taekvondosë “Ulqini”, Sumeja Bisha, ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat për të rinj, që nga data 27-29 shtator u mbajtën në qytetin Ankona të Italisë. Në këto gara, që organizohen për çdo të tretin vit, Bisha ishte pjesë e

Përfaqësueses së Malit të Zi në disiplinën olimpike të takvondosë, së bashku me dy garues tjerë nga Budva. Ajo arriti të fitojë një ndeshje kundër përfaqësueses së Greqisë, ndërsa ndeshjen e dytë e humbi nga për-

faqësuesja e Serbisë. Në Lojërat për të rinj kanë marrë pjesë mi 1000 garues nga 16 vende. Ata zhvilluan gara në 11 disiplina sportive olimpike. (Kohapress) e enjte, 3 tetor 2019

Javore Koha

35


e a avorh KJo Podgori cë e enjte, 3 tetor 2019

Viti XVlll Numër 882 Çmimi 0,50

Ndryshimi i emërtimeve gjeografike, dukuri e njohur shoqërore ISSN 1800-5696

...mëkat...

Mjerimi i mendësisë njerëzore


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.