Koha Javore Podgoricë e enjte, 21 nëntor 2019 Viti XVlll Numër 889 Çmimi 0,50
Rëndësia historike e emrit si identitet ISSN 1800-5696
Armatosja në heshtje e Malit të Zi
Elita evropiane e shahut në Ulqin
Përmbajtje
4
5 Centrali i dytë për nga madhësia në vend
Gjobë ish sportistit shkodran për mbajtjen e flamurit shqiptar në Mal të Zi
6
16 Shqipëria – multikulturore falë punës së botuesve
Shengeni ballkanik – kërcënim ndaj interesave kombëtare
Koha Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore Koha
e enjte, 21 nëntor 2019
Përmbajtje
24
26 Botim kapital me elemente enciklopedike
Skenograf i premierës botërore në “Gene Frankel Theater” në Nju Jork
30
32 Prioritet, rikthimi i dinjitetit të KF “Deçiq”
U mbajt manifestimi “Dita e gështenjave” 2019 KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
Koha Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
Podgoricë e enjte, 21 nëntor 2019 Viti XVlll Numër 889 Çmimi 0,50
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Në udhëkryq
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
1 NSSI
6965-008
ëve Rëndësia historike ulqinaka r e e emrit si identitet mungu ë e dëshir nhjëet ma trit-o Teaje
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
ISSN 1800-5696
uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Armatosja në heshtje e Malit të Zi
Elita evropiane e shahut në Ulqin
Malit të Zi në heshtje e Armatosja
shahut në Ulqin Elita evropiane e
e emrit si identitet
avoreHARëndësia historike KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
e enjte, 21 nëntor 2019
Javore Koha
3
Ngjarje Javore
Gjobë ish sportistit shkodran për mbajtjen e flamurit shqiptar në Mal të Zi Sportisti Irfan Domnori nga Shqipëria u gjobit me 300 euro nga autoritetet në Tivar të Malit të Zi, si dhe u dëbua nga territori i Malit të Zi për një muaj, për shkak të ngritjes së flamurit të Shqipërisë pa leje. Sipas drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, ”Domnori gjatë manifestimit me rastin e ‘Ditës së gështenjës’, që tradicionalisht mbahet në Ostros të Krajës, ka shkelur Ligjin mbi rendin publik duke valëvitur flamurin e Republikës së Shqipërisë”. Në Ostros të Krajës, të shtunën dhe të dielën, u mbajt ”Dita e gështenjës” një manifestim tradicional ku morën pjesë qytetarë nga Ulqini, Ana e Malit, Shkodra, Tivari, Tuzi dhe nga rajoni. Përdorimi i simboleve kombëtare nga pakicat në Mal të Zi është bërë shpesh objekt debatesh midis forcave politike shqiptare dhe zyrtarëve malazezë. Në Mal të Zi përveç malazezëve jetojnë edhe shqiptarë, serbë, boshnjakë, myslimanë, kroatë dhe romë. Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, ata kanë të drejtë të përdorin flamujt e tyre, por me Ligjin për rendin publik, përdorimi i simbolit kombëtar duhet të bëhet përkrah flamurit malazez. Sipas ligjeve të Malit të Zi, kur një qytetar mban në publik një flamur, stemë ose një simbol të një shteti tjetër pa autorizim, gjobitet me 100 deri 500 euro ose me burgim deri në 30 ditë. Partitë politike shqiptare, përmes deputetit të tyre në parlament Genci Nimanbegu, propozuan vitin e kaluar ndryshimin e ligjit, duke kërkuar heqjen e gjobave për ngritjen e simboleve kombëtare, por propozimi nuk u miratua.
4
Javore Koha
e enjte, 21 nëntor 2019
Në Mal të Zi, gjykatat shpesh lëshojnë gjoba ndaj pjesëtarëve të pakicave për shkak të përdorimit të
simboleve kombëtare të shteteve të tjera. (VOA)
Ngjarje Javore
Të hënën filloi punë solemnisht Centrali me erë “Mozhuri”
Centrali i dytë për nga madhësia në vend Ulqin – Ministrja e Ekonomisë së Malit të Zi, Dragica Sekuliq, dhe ministri i Energjetikës dhe Ekonomisë Ujore të Maltës, Xho Mici, lëshuan të hënën solemnisht në punë centralin me erë “Mozhuri”. Ky investim me vlerë 90 milionë euro është realizuar nga kompania shtetërore malteze “Enemalta” dhe kompania “Malta Montenegro Wind Park”, me seli gjithashtu në Maltë. Dy ministrat kanë vlerësuar se ky akt paraqet dëshminë e bashkëpunimit të mirë të dy shteteve dhe paralajmëron bashkëpunim edhe më të ngushtë. “Fakti se kompania energjetike me kapital shumicë shtetëror nga një vend anëtar i Bashkimit Evropian ka njohur potencialin e projektit, është konfirmimi më i mirë i ambientit që kemi krijuar. Kur investitorët tradicionalisht të kujdesshëm vijnë në Mal të
Zi, asnjë promovim tjetër pothuajse nuk është i nevojshëm. Ngjashmëria për nga madhësia e ekonomive tona, hapja ndaj investimeve dhe partneriteteve të huaja, janë garancia më e mirë që ky projekt mund t’i kontribuojë edhe transferimit të nevojshëm të dijeve dhe përvojave”, ka thënë ministrja Sekuliq në ceremoninë solemne. Nga ana tjetër, kolegu i saj maltez ka thënë se qeveria e tij para pesë vitesh ka përcaktuar sektorin energjetik si një prej shtyllave kyçe të ekonomisë së vendit të tij. “Ndërtimi i këtij megaprojekti ka zgjatur tre vite. Projekti shtrihet në 8.5 km të rrugëve të reja të ndërtuara. Sfidat e ndërtimit dhe lëshimi në punë i 23 gjeneratorëve të erës kanë qenë të shumta, por kemi arritur t’i mposhtim. Ky projekt na ka bashkuar, i ka afruar vendet tona, të cilat janë të ngjashme
edhe për nga numri i banorëve, edhe për nga rritja e PKB-së, domethënë përpjekjeve të qeverive të Maltës dhe Malit të Zi që të jenë të suksesshme”, ka thënë ministri Mici. Të dy ministrat kanë nënvizuar rëndësinë e faktit se bëhet fjalë për energji të gjelbër, gjegjësisht të pastër. Në ceremoninë e lëshimit në punë të centralit me erë “Mozhuri” morën pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, dhe kryeministri i Maltës, Xhozef Muskata. Centrali me erë “Mozhuri” është objekt prodhues me fuqi 46 MW, i cili përbëhet nga 23 gjeneratorë të erës, me fuqi nga 2 MW. Ky është centrali i dytë me erë më i madh në Mal të Zi dhe planifikohet të prodhojë 120 GWH energji në vit. (Kohapress) e enjte, 21 nëntor 2019
Javore Koha
5
Vështrim & Opinion
Shengeni ballkanik – k ndaj interesave kombët Jemi në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Është kjo ditë e Nëntorit që në të vërtetë bashkon të gjithë shqiptarët pa dallim dhe kryesisht pranohet nga të gjithë si e tillë: një ditë që kujton gëzim kur Shqipëria pas më shumë se 500-vjetësh robërie u bë e pavarur. Na bën të mendojmë gjithashtu edhe për sfidat aktuale me të cilat përballet sot Shqipëria dhe shqiptarët dhe më në fund na jep shpresa guximtare se shqiptari do të merret vesh me shqiptarin, me dorë në zemër, dhe në bashkëpunim me njëri tjetrin, për përvjetorë më të mira të pavarësisë së shqiptarëve në të ardhmen
Për Koha Javore:
Frank Shkreli / Nju Jork Nëntori solli pavarësinë për Shqipërinë, por fatkeqësisht Nëntori për Shqiptarët njihet gjithashtu edhe si muaji i datave jo aq të famshme komuniste: e Revolucionit bolshevik rus më 7 nëntor dhe ditës së themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, me ndihmën e pakursyer të sllavo-komunistëve jugosllavë, si dhe data të tjera të këtij lloji. Javën që kaloi, Nëntorit iu shtua edhe një datë tjetër që mund të jetë aq fatkeqe për shqiptarët, një datë që mund të ketë të njëjtat pasoja të dëmshme për Kombin shqiptar, ashtu siç kanë pasur datat e lartpërmendura. Kryeministri i Shqipërisë, z. Rama, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zaev dhe dhe protagonisti kryesor i kësaj nisme anti-shqiptare, Presidenti serb, Z. Vuçiq njoftuan të ashtuquajturin Shengen ballkanik, sipas tyre, “për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave,” ndërkohë që Kosova refuzoi të merrte pjesë, duke shkaktuar një përçarje midis atyre që, natyrshëm,
6
Javore Koha
e enjte, 21 nëntor 2019
duhej të ishin interesat e përbashkëta kombëtare të shqiptarëve, pra të Shqipërisë dhe të Kosovës, për një nisëm të tillë. Në vend që të kemi një integrim më të madh midis shqiptarëve të dy shteteve tona shqiptare, Kryeministri i Shqipërisë duket se preferon një integrim më të madh me sllavët e jugut, me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke mos marrë parasysh interesat dhe vullnetin e Kosovës, në veçanti. Udhëheqësit politikë dhe shoqëria e Kosovës, në përgjithësi, kanë reaguar ashpër ndaj kësaj iniciative të Beogradit dhe janë shprehur kundër, në përmasa dërmuese. Kombi shqiptar nuk kishte nevojë për një nismë të tillë e cila shkaktoi një valë tjetër përçarjesh në gjirin e tij, në këtë moment kritik të historisë së vet. Shqiptarët kanë nevojë për udhëheqës që do të harmonizonin forcat më të shëndosha të Kombit, jo vetëm anembanë trojeve shqiptare, por edhe në diasporë dhe jo për udhëheqës që hapin plagë të reja në vargun e tragjedive e të rrethanave tepër të rënda historike për shqiptarët. Ndërmarrje të tilla siç është “Shengeni ballkanik” me miratimin e Beogradit – dhe me mbështjen e heshtur të Moskës – nuk bëjnë asgjë tjetër veçse prekin palcën më të brishtë të bërthamës së shqiptarizmit. Kjo nismë
është e ngutshme dhe në kohë të gabuar, përsa u përket e interesave shqiptare. Kryeministri shqiptar duhet të heqë dorë nga kjo nismë ose të distancohet, ashtu siç bëri edhe Mali i Zi. Nuk mund të ketë një Shengen të tillë, pa njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe pa pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në një nismë të tillë, megjithëse e gjithë kjo ide më duket absurde. Kjo është një kurth i Serbisë me qëllim të rritjes së influencës ruse në Ballkanin perëndimor. Zgjidhja e problemeve me të cilat përballen sot shqiptarët dhe fqinjët e tyre nuk është gjetur kurrë, ekskluzivisht, në Beograd dhe as nuk zgjidhen ato sfida pa pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve në Ballkan! Mosnjohja e Kosovës si shtet nga Serbia, i thotë ndal Shengenit ballkanik! Merru vesh me vëllain tënd më së pari, z. Kryeministër. Anuloje ose të pakën shtyje takimin e radhës së trojkës së “Shengenit ballkanik” të 21 nëntorit në Durrës. Sidomos përballë propagandës së përditshme ndërkombëtare serbe kundër Republikës së Kosovës edhe në nivel ndërkombëtar. Mediat serbe njoftojnë se në takimin e djeshëm në Paris me Presidentin e Francës Macron dhe me Presidentin e Kosovës, Thaçi, Vuçiqi u mburr me fushatën e Serbisë kundër Kosovës, duke thënë se edhe
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
kërcënim tare 10-shtete të tjera po presin të marrin vendimin për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, si rezultat i fushatës serbe kundër Kosovës. Ky po kërkon integrim të llojit “Shengen” në Ballkan dhe kryeministri Rama i beson këtij? Z. Kryeministër, të lutem mos i shto kalendarit të muajit të Nëntorit edhe një datë tjetër fatzezë për Kombin shqiptar, atë të themelimit të “Shengenit ballkanik”, duke ndarë dhe përçarë edhe njëherë shqiptarët. Shqipëria dhe Kosova kërkojnë dhe presin prej teje dhe prej udhëheqësve të tjerë shqiptarë – anembanë trojeve shqiptare -- ndihmë për bashkimin e forcave në radhët e shqiptarëve, e jo për përçarjen e tyre. Është një zë ky i dy shteteve tona që përcjell porositë e dëshmorëve të Kombit të të gjitha kohërave, e sidomos të atyre heronjve të ditëve tona që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Si Shqipëria ashtu edhe Kosova, përcjellin sot edhe zërin e të parëve që lanë trashëgimi gjuhën, traditat dhe zakonet, në bazë të të cilave ruhet emri Shqiptar anembanë trojeve shqiptare dhe në botë. Është një zë, që i thotë ndal kësaj nisme - ai i vajit të
nënave dhe të motrave të cilave u janë shterur tanimë lotët, duke qajë mbi mijëra varre të të rënëve në luftën e fundit në Kosovë dhe gjatë gjithë historisë. Shqipëria dhe Kosova presin prej jush që në vigjilje të Ditës së Pavarsisë së Shqipërisë, t’i drejtoni njëri tjetrit --shqiptari-shqiptarit -- në Tiranë dhe në Prishtinë –një ftesë dhe një urim për bashkim dhe jo për përçarje midis shqiptarëve, si më poshtë: “E vërtetë lum vëlla, që atdheu ynë i vogël po vjen duke u përplasur me rryma vigane ngjarjesh që, jo vetëm, veprimtaria jonë e ka shumë zor t’i përballi, por edhe mendja me shumë vështirësi mund t’i kuptojë. Eja këtu afër meje. Kemi qëlluar të vegjël e kemi shumë nevojë të grumbullohemi bri për bri, që të mos lejojmë duhin të na përpijë ndër gjiret e veta të furishme. Vetëm duke rreshtuar dërrasat e krahërorve tanë, mund t’ia ndalojmë hovin shkulmit të rrëmbyeshëm që do të zhgulë me kulm e me themel, jo vetëm trojet shqiptare, por edhe traditat që në to kanë lëshuar rrenjët jetike. Eja të punojmë e të luftojmë së bashku kundër armikut të përbashkët. Eja të ngadhnjejmë ose të vdesim së bashku…Premtoftë Perëndia që edhe sot të mblidhen të gjithë krerët e njohur shqiptarë --pa mungesën e asnjërit -- me atë zemër e me ato mend që i zbardhën faqet fisit tonë në mbledhjen e Lezhës me 1444, të Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878 dhe të Vlorës, më 1912. Çasti historik sot ka të njëjtën rëndësi. Paçin edhe krerët e sotëm të fisit, të njëjtën zotësi!” (Autori i panjohur, botuar në “Albanie Libre”.)
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Ishte kjo thirrja dhe urimi i një autori pa emër, me rastin e Ditës së Pavarësisë në vitin 1950, por aktuale edhe sot, ashtu siç ishte edhe gjatë shekullit të kaluar. Shpresoj që këtë 28 Nëntor të Pavarësisë së Shqipërisë, përballë sprovave dhe sfidave me të cilat po përballet aktualisht Kombi Shqiptar, që në radhët e udhëheqësve të sotëm shqiptarë, të mbizotërojë ndjenja e thjeshtë e interesit kombëtar, e mjaftueshme për të shpërndarë këto re të zeza që po kërcënojnë horizontin e trojeve shqiptare. Nuk mund të ketë “Shengen ballkanik” pa paqe të vërtetë në Ballkan, sidomos midis shqiptarëve dhe serbëve, pa reciprocitet dhe pa njohje dypalëshe midis Serbisë dhe Kosovës. Nuk mund të ketë integrim ballkanik me një paqe të brishtë midis dy vendeve, një paqe që vazhdimisht po kërcënohet nga armatimi i Serbisë nga Rusia dhe nga përpjekjet e Moskës për të influencuar politikën dhe ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, qoftë edhe nëpërmjet “Shengenit ballkanik”. Nuk luhet me interesat kombëtare, në këtë mënyrë! Vetëm paqja e vërtetë midis dy popujve dhe demokracia, sigurojnë jo vetëm përparimin ekonomik dhe politik kombëtar, por edhe sigurinë rajonale që, eventualisht, edhe mund të çojë në një integrim më të madh, sidomos ekonomik, të vendeve të Ballkanit, por eventualisht, në kuadër të integrimit të vërtetë, politik, ekonomik dhe ushtarak të tyre, në organizmat euro-atlantike dhe të sigurisë afatgjatë që ofron një integrim i tillë i vërtetë për vendet anëtare.
e enjte, 21 nëntor 2019
Javore Koha
7
Vështrim & Opinion
Pas rënies së Murit të Berlinit në nëntor 1989, shoqëritë e hapura ishin triumfuese dhe bashkëpunimi ndërkombëtar u bë ideologjia mbizotëruese. Megjithatë, tridhjetë vjet më vonë, nacionalizmi ka dalë të jetë shumë më i fuqishëm dhe shkatërrues sesa ndërkombëtarizmi
Ngritja e n rënies së M
George Soros
Rënia e Murit të Berlinit natën e 8 nëntorit 1989, në mënyrë dramatike dhe befasuese përshpejtoi rrëzimin e komunizmit në Evropë. Fundi i kufizimeve të udhëtimit midis Gjermanisë Lindore dhe Perëndimit shkaktoi një goditje vdekjeprurëse për shoqërinë e mbyllur të Bashkimit Sovjetik. Rënia e murit gjithashtu shënoi një pikë kulmore për ngritjen e shoqërive të hapura. Unë isha përfshirë në atë që e quaj filantropia ime politike një dekadë më parë. U bëra avokat i konceptit të shoqërisë së hapur që kisha përvetësuar nga Karl Popper, mentori im në London School of Economics. Popper më kishte mësuar se dija e përsosur nuk ishte e arritshme dhe se ideologjitë totalitare, të cilat pretendonin se zotëronin të vërtetën absolute, mund ta mbizotëronin vetëm me mjete shtypëse. Në vitet 1980-ta, unë mbështesja disidentët në të gjithë perandorinë Sovjetike dhe më 1984 arrita të krijoj një fondacion në vendlindjen time, në Hungari. Fondacioni siguronte mbështetje financiare për çdo veprimtari që nuk ishte iniciuar nga shteti monist. Ideja ishte se, duke inkurajuar aktivitetet jo-partiake, njerëzit do të ndërgjegjësoheshin për falsitetin e dogmës zyrtare. Dhe, kjo funksionoi shumë mirë. Me një buxhet vjetor prej tre milionë dollarësh, fondacioni u bë më i fortë se Ministria e Kulturës.
8
Javore Koha
e enjte, 21 nëntor 2019
Unë u intoksikova me filantropinë politike dhe, ndërsa Perandoria Sovjetike u shemb, krijova fondacione në një vend pas tjetrit. Buxheti im vjetor u rrit nga tre milion dollarë në 300 milion dollarë në vetëm disa vite. Këto ishin kohë emocionuese. Shoqëritë e hapura ishin në ngjitje dhe bashkëpunimi ndërkombëtar ishte ideologjia mbizotëruese. Tridhjetë vjet më vonë, situata është shumë ndryshe. Bashkëpunimi ndërkombëtar ka hasur në pengesa serioze dhe nacionalizmi është bërë ideologjia mbizotëruese. Deri më tani, nacionalizmi ka rezultuar shumë më i fuqishëm dhe shkatërrimtar sesa ndërkombëtarizmi. Ky nuk ishte një rezultat i pashmangshëm. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991,
Shtetet e Bashkuara u shfaqën si superfuqia e vetme që mbijetoi, por ajo nuk arriti të përmbushte përgjegjësitë që i dha pozicioni i saj. ShBA-ja ishte më e interesuar të shijonte frytet e fitores së saj të Luftës së Ftohtë. Ajo dështoi t’i ndihmonte vendet e ish-bllokut sovjetik, të cilët ishin në gjendje të vështirë. Në këtë mënyrë, ajo përdori receta të bazuara në konsensusin neoliberal në Uashington. Kjo është koha kur Kina filloi udhëtimin e saj të mahnitshëm të rritjes ekonomike, të mundësuar nga pranimi i saj – me mbështetjen e ShBA-së – në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Përfundimisht, Kina zëvendësoi Bashkimin Sovjetik
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
nacionalizmit pas Murit të Berlinit
si një rival të mundshëm për ShBAnë. Konsensusi i Uashingtonit supozoi se tregjet financiare janë të afta të korrigjojnë grykësinë e tyre, dhe nëse jo, bankat qendrore do të kujdeseshin për institucionet e dështuara, duke i shkrirë ato në më të mëdha. Ky ishte një besim i rremë, siç demonstroi kriza globale financiare e viteve 20072008. Kolapsi i bursës në vitin 2008 i dha fund mbizotërimit të padiskutueshëm global të ShBA-së dhe nxiti shumë ngritjen e nacionalizmit. Kolapsi gjithashtu ktheu dallgën kundër shoqërive të hapura. Mbrojtja që ata morën nga ShBA-ja ishte gjithnjë indirekte dhe nganjëherë e pamjaftueshme, por mungesa e saj
i linte ato në rrezik nga kërcënimi i nacionalizmit. M’u desh ca kohë ta kuptoja këtë, por provat ishin të pakontestueshme. Shoqëritë e hapura u detyruan të hidhen në mbrojtje në mbarë botën. Dua të mendoj se piku u arrit në vitin 2016, me referendumin e Brexit-it në Mbretërinë e Bashkuar dhe zgjedhjen e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, por kjo nuk është vendosur akoma. E ardhmja për shoqëritë e hapura është përkeqësuar nga zhvillimi jashtëzakonisht i shpejtë i inteligjencës artificiale. Ajo mund të prodhojë instrumente të kontrollit shoqëror që mund të ndihmojë regjimet shtypëse, të cilat paraqesin një rrezik vdekjeprurës për shoqëritë e hapura.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Për shembull, presidenti kinez Xi Jinping është interesuar për krijimin e një sistemi të ashtuquajtur të kredive shoqërore. Nëse ai do të arrinte ta përfundonte atë, shteti do të fitonte kontroll të plotë mbi qytetarët e tij. Shqetësuese është që publiku kinez e sheh tërheqës sistemin e kredive shoqërore, sepse u siguron atyre shërbime që u mungonin më parë, premton të përndjekë kriminelët dhe u ofron qytetarëve një udhëzues se si të qëndrojnë jashtë telasheve. Edhe më shqetësuese është se Kina mund ta shesë sistemin e kredive shoqërore në të gjithë botën për diktatorë potencialë, të cilët më pas do të bëhen politikisht të varur nga Kina. Për fat të mirë, Kina e Xi Jingpinit ka një thembër të Akilit: varet nga ShBAja që ta furnizojnë atë me mikroprocesorë për kompanitë 5G, si Huawei dhe ZTE. Megjithatë, për fat të keq Trumpi ka treguar se ai i vendos interesat e tij personale përpara interesave kombëtare, dhe teknologjia 5G nuk bën përjashtim. Të dy, ai dhe Xi, janë në telashe politike në shtëpi dhe në negociatat tregtare me Xinë, Trump e ka vendosur Huawei-n në tryezë: ai i ka shndërruar mikroçipet në patate të skuqura. Rezultati është i paparashikueshëm, sepse varet nga një numër vendimesh që nuk janë marrë ende. Ne jetojmë në kohë revolucionare, kur rrezja e mundësive është shumë më e gjerë se zakonisht dhe rezultati është edhe më i pasigurt sesa në kohërat normale. E vetmja gjë ku mund të mbështetemi janë bindjet tona. Unë jam i përkushtuar për qëllimet që ndjekin shoqëritë e hapura, nëse ato fitojnë ose humbasin. Ky është ndryshimi midis të punuarit për një fondacion dhe përpjekjes për të fituar para në bursë. e enjte, 21 nëntor 2019
Javore Koha
9
Vështrim & Opinion
Rëndësia historike e emrit si identitet Lirisht mund të themi se, nëse shqiptarët duan të ndihmojnë në jetëgjatësinë e kombit të tyre, ata nuk mund të mbajnë mbiemrat me prapashtesat sllave, e veçanërisht shqiptarët nën Mal të Zi, sepse duke vepruar kështu ata ndihmojnë në asimilimin e vetes së tyre në favor të sllavëve. Kemi vërejtur veprimet e serbëve në trojet shqiptare se si janë sjellë dhe si po sillen!, në identifikimin e vendbanimeve
Haxhi Zeneli / Nju Jork Kur është fjala për trajtimin e emrave të një populli, njerëzit nuk janë shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij fenomeni. Gjatë historisë kemi pasur dyndje të mëdha të popujve nga një vend në tjetrin, dhe gjatë këtyre dyndjeve njerëzit kanë bartur kultura të ndryshme, ku janë ndërthurur me vendasit që kanë gjetur aty. Me kalimin e kohës, ai i cili ka qenë më i pritur apo edhe më i fuqishëm për
“ 10
të dominuar tjetrin, edhe e ka tjetërsuar, atë duke ndikuar në kulturën e tij, ku pas një kohe populli i okupuar nga ardhacakët u tjetërsuan. Shqiptaret ishin ata që i përcolli ky fat, të cilët nga një numër shumë i madh, u zvogëluan në një komb të vogël në krahasim me ardhacakët që ndikuan në tjetërsimin dhe shfarosjen e tyre. Kur historia shkruhet nga okupuesit, atëherë ajo shkruhet sipas interesave të atyre që sundojnë atë popull, dhe si çdo herë mundohen të mohojnë identitetin e tyre, duke filluar që nga ndryshimi i emrave dhe mbiemrave, e deri te vendbanimet. Me kalimin e kohës, studiuesit apo historianët e ardhshëm, të cilët do të merren me toponimet e vendbanimeve se kush ka jetuar në ato vende?, ata për të hulumtuar më saktë vendbanimet,
shkojnë tek varrezat, dhe sipas kësaj ata studiojnë mbishkrimet e varreve, duke analizuar edhe emrat se kush ka jetuar aty, dhe cilit popull i kanë takuar?. Në historinë që është shkruar për ilirët, thuhet se ata kanë zotëruar një territor të madh të Europës, por popujt që erdhën pas në këto territore, siç ishin sllavët e Karpateve, ata u munduan, dhe gjithnjë mundohen të shtrembërojnë faktet historike të prejardhjes së shqiptarëve nga ilirët. Serbet mundohen me krejt forcën e tyre që të njollosin vlerat e shqiptarëve gjatë tërë historisë, e sidomos tani pas humbjes së Dardanisë,(Kosovës), duke e quajtur atë “Djep të Serbisë”. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë krye me Millutin Ga-
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë në krye me Millutin Garashaninin, shpesh organizonin seminare, duke ftuar miqtë arkeologë të tyre aty, për ta humbur hallkën në mes ilirëve dhe shqiptarëve. Duhet të kemi parasysh diçka interesante, se vetëm studiuesit serbë kanë arritur të ngushtojnë territoret e ilirëve, duke mos konsideruar edhe territorin e serbëve si trashëgimi ilire. Serbët bëjnë studime sipas dëshirës së tyre, duke mos u bazuar në fakte, duke pohuar se “emrat dardanë nuk ishin ilirë” dhe se ilirët e vërtetë janë serbët dhe jo shqiptarët. Pra, duke “harruar “se ata erdhën në trojet ilire dhe u përzien me popullin vendas ilir
Javore Koha
e enjte, 21 nëntor 2019
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
rashaninin, shpesh organizonin seminare, duke ftuar miqtë arkeologë të tyre aty, për ta humbur hallkën në mes ilirëve dhe shqiptarëve. Duhet të kemi parasysh diçka interesante, se vetëm studiuesit serbë kanë arritur të ngushtojnë territoret e ilirëve, duke mos konsideruar edhe territorin e serbeve si trashëgimi ilire. Serbët bëjnë studime sipas dëshirës së tyre, duke mos u bazuar në fakte, duke pohuar se “emrat dardanë nuk ishin ilirë” dhe se ilirët e vërtetë janë serbët dhe jo shqiptarët. Pra, duke
“harruar “se ata erdhën në trojet ilire dhe u përzien me popullin vendas ilir. Andaj lirisht mund të themi se, nëse shqiptarët duan të ndihmojnë në jetëzgjatjen e kombit të tyre, ata nuk mund të mbajnë mbiemrat me prapashtesat sllave, e veçanërisht shqiptarët nën Mal të Zi, sepse duke vepruar kështu ata ndihmojnë në asimilimin e vetes së tyre në favor të sllavëve. Kemi vërejtur veprimet e serbëve në trojet shqiptare se si janë sjellë dhe si po sillen!, në identifikimin e vendbanimeve. Andaj kanë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
një rëndësi historike etnogjeneza e emrave dhe emërimi i gjeneratave që vijnë pas, që të mos injorohet kjo lëmi. Shqiptarët, ata që ja duan të mirën kombit të tyre, duhet të kenë kujdes se si emërohen fëmijët e tyre sot dhe si mbishkruhen emrat dhe varret e tyre. Nëse duan të jenë të nderuar, ata duhet të respektojnë të sotmen, kështu që do ta lehtësojnë punën e gjeneratave që vijnë, e në veçanti arkeologëve, historianëve etj, që të identifikojnë vendbanimet e popullit shqiptare me saktësi. e enjte, 21 nëntor 2019
Javore Koha
11
Vështrim & Opinion
..harrimi i borxhit Politika e sotme shqiptare i ngjan një simpoziumi të Sokratit, por, ku secila palë, duke përdorur dinakërinë e shantazhin, përpiqet të fajësojë tjetrën, pa thënë gjë për veten. Sokrati nuk synonte pushtet, ndërsa politikanët shqiptarë bëhen copë për ‘të. Këto 30 vitet e fundit tregojnë se s’mund të gjesh vend më të mirë sesa arka e shtetit për të vjedhur e pasuruar, kur ajo të besohet për ta ruajtur
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington
Sokrati u bë filozof, kur pranoi se nuk dinte asgjë. Kjo ndodhi gjatë vizitës së tij në Tempullin e Delfit. Atje ai doli
“ 12
fitues në debat me të tjerët dhe Orakulli e shpalli njeriun më të mençur. Sokrati e dinte që nuk dinte asgjë,
Sokrati u bë filozof, kur pranoi se nuk dinte asgjë. Kjo ndodhi gjatë vizitës së tij në Tempullin e Delfit. Atje ai doli fitues në debat me të tjerët dhe Orakulli e shpalli njeriun më të mençur. Sokrati e dinte që nuk dinte asgjë, por çdo person tjetër mendonte se dinte gjithçka dhe kjo është arsyeja pse Sokrati dinte më shumë se ata. Këtë paradoks, Sokrati e menaxhoi me aftësi e shkathtësinë e fjalës dhe mendimit. Argumentet e tij të zgjuara e hutonin kundërshtarin dhe fitonin përkrahjen e dëgjuesve të debatit
Javore Koha
e enjte, 21 nëntor 2019
por çdo person tjetër mendonte se dinte gjithçka dhe kjo është arsyeja pse Sokrati dinte më shumë se ata. Këtë paradoks, Sokrati e menaxhoi me aftësi e shkathtësinë e fjalës dhe mendimit. Argumentet e tij të zgjuara e hutonin kundërshtarin dhe fitonin përkrahjen e dëgjuesve të debatit. Politika e sotme shqiptare i ngjan një simpoziumi të Sokratit, por, ku secila palë, duke përdorur dinakërinë e shantazhin, përpiqet të fajësojë tjetrën, pa thënë gjë për veten. Sokrati nuk synonte pushtet, ndërsa politikanët shqiptarë bëhen copë për ‘të. Këto 30 vitet e fundit tregojnë se s’mund të gjesh vend më të mirë sesa arka e shtetit për të vjedhur e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
pasuruar, kur ajo të besohet për ta ruajtur. Me debatet e tij, Sokratit i mjaftonte të vërtetonte se kundërshtari e kishte gabim dhe jo që ai (Sokrati) kishte të drejtë. Pasi ushtria athinase u mund nga Sparta, kjo e fundit filloi të kontrollojë qytetin përmes Tridhjetë Tiranëve për të shtypur popullin athinas për të shtruar rrugën për epërsinë spartane. Kjo ishte diçka e vështirë për Sokratin; ai nuk mund të lejonte që spartanët të shtypnin popullin, sepse mendonte se ishte e gabuar moralisht dhe nuk mund të lejonte spartanët të kishin të drejtë, sepse ai nuk lejonte askënd të kishte të drejtë! Ky qëndrim i shkaktoi
“
Me debatet e tij, Sokratit i mjaftonte të vërtetonte se kundërshtari e kishte gabim dhe jo që ai (Sokrati) kishte të drejtë. Pasi ushtria athinase u mund nga Sparta, kjo e fundit filloi të kontrollojë qytetin përmes Tridhjetë Tiranëve për të shtypur popullin athinas për të shtruar rrugën për epërsinë spartane. Kjo ishte diçka e vështirë për Sokratin; ai nuk mund të lejonte që spartanët të shtypnin popullin, sepse mendonte se ishte e gabuar moralisht dhe nuk mund të lejonte spartanët të kishin të drejtë, sepse ai nuk lejonte askënd të kishte të drejtë! Ky qëndrim i shkaktoi atij shumë probleme, dhe kur elita e humbi durimin, solli pasoja tragjike, dënimin e tij me vdekje
atij shumë probleme, dhe kur elita e humbi durimin, solli pasoja tragjike, dënimin e tij me vdekje.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“Gjeli është i Asclepius. Mos harroni borxhin”, ishin fjalët e fundit të Sokratit. e enjte, 21 nëntor 2019
Javore Koha
13
Vështrim & Opinion
Mali i Zi ka rritur buxhetin për nevojat ushtarake
Armatosja në heshtje e Malit të Zi Gjatë vizitës së fundit të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Podgoricë, është nënshkruar një marrëveshje me Malin e Zi për blerjen e 67 automjeteve të blinduara amerikane, në vlerë prej rreth 36 milionë dollarësh. Kjo është blerja e parë e automjeteve të këtilla për nevojat e Ushtrisë malazeze në 40 vitet e fundit. Fjala është për automjetet e njohura si “hamer”, të kompanisë së njohur amerikane “Oshkosh”. Kontingjenti i parë vjen vitin e ardhshëm dhe Mali i Zi do të jetë vendi i parë evropian, i cili do të ketë në dispozicion automjete të këtilla. Automjetet janë blerë me kredi.
14
Javore Koha
e enjte, 21 nëntor 2019
“Këto automjete paraqesin një përparim të madh në modernizimin e Ushtrisë malazeze. Forcat tona këmbësore do të arrijnë me këto automjete nivelin e domosdoshëm përgatitor për stërvitje, lëvizje, mbrojtje… Këto përgatitje janë në harmoni me përgatitjen e forcave tjera të NATO-s”, thonë për Deutsche Welle-n përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo është porosia e dytë e madhe e Malit të Zi prej futjes së këtij vendi në NATO. Mali i Zi ka blerë vitin e kaluar nga Kanadaja tre helikopterë, në vlerë prej 30 milionë dollarësh. Blerje të tilla më parë kanë qenë të
Mali i Zi është duke rritur gradualisht buxhetin e tij për nevojat ushtarake dhe po dërgon ushtarë në misionet jashtë vendit. Prej futjes në NATO, Mali i Zi ka nënshkruar dy kontrata të mëdha për blerjen e armëve paparamendueshme për Malin e Zi. Në opinion është thënë më parë se Ushtaria malazeze është e vogël dhe pa pajisje të mira. Autoritetet thonë se me përgatitjet e fundit, Ushtria malazeze do të arrijë nivelin e duhur për mbështetjen e njësive në terren, mbështetjen ajrore dhe evakuimin e domosdoshëm në rast nevoje, por edhe për ndihmën e popullatës në raste emergjente.
Gara për armatim në Ballkan
Prej hyrjes së Malit të Zi në NATO ky vend ka ndarë vitin e kaluar 20 milionë euro për buxhetin e mbrojtjes, ndërsa vitin që vjen do të ndajë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion edhe 46 milionë të tjera. Por edhe më shumë se kaq. në Ministrinë e Mbrojtjes thonë se dy vitet e fundit kanë marrë donacione të shumta nga SHBA, në fushën e komunikimit, por edhe mjekësisë. Ndërsa Gjermania i ka dhënë Malit të Zi gjashtë automjete të blinduara për patrullime, të tipit Mercedes Benz. Donacioni më i madh do të vijë më vonë – një radar i kalibrit të madh, me të cilin Mali i Zi mund të vëzhgojë hapësirën e vet ajrore. Për momentin hapësira ajrore e Malit të Zi kontrollohet nga avionët e vendeve anëtareve të NATO-s: Italisë dhe Greqisë. Mali i Zi pret që ky radar të instalohet deri në vitin 2021. Amerikanët jo vetëm që u shesin armë partnerëve të tyre në Ballkan, por u japin edhe donacione. Portali Rrjeti për Sigurinë në Ballkan ka publikuar të dhënat, sipas së cilave SHBA ka ndarë ndihma për katër vende të Ballkanit Perëndimor në vlerë prej 110 milionë dollarësh. Paratë janë ndarë për ushtritë e Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Shqipërisë. Paratë e ndara nga buxheti malazez janë megjithatë shumë të pakëta në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Mediat dhe analistët thonë se gara kryesore në armatime po zhvillohet mes Serbisë dhe Kroacisë, të cilat investojnë me qindra milionë euro për nevojat ushtarake. Serbia ka marrë
ndihma ushtarake edhe nga Rusia. Interesante është që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përmendur së fundi për herë të parë në kontekstin e armatimeve edhe Malin e Zi. “Po armatosen Bullgaria, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe vendet tjera të rajonit. Po shohim se po armatosen edhe shqiptarët e Kosovës dhe Metohisë si dhe Mali i Zi – të gjitha po i vëzhgojmë“, theksoi Vuçiq. Autoritetet malazeze nuk duan ta komentojnë këtë deklaratë të Vuçiqit, por sugjerojnë se “të gjithë po i shikojnë me vëmendje trendet aktuale botërore, kur bëhet fjalë për armatime dhe pajisje“. “Modernizimi i Ushtrisë malazeze nuk po bëhet vetëm në kuadër të plotësimit të kushteve të NATO-s, por edhe për mbrojtjen e interesave kombëtare. Vendimi për armatimin merret pas analizave të hollësishme”, thuhet në Ministrinë e Mbrojtjes.
Buxheti ushtarak po rritet
Prej futjes në NATO, buxheti i Malit të Zi për nevojat ushtarake është rritur. Për vitin 2018 janë ndarë 54 milionë euro, ndërsa këtë vit do të ndahen 61.6 milionë. Pritet që buxheti në vitet në vijim të shtohet. “Mali i Zi do të arrijë në vitin 2024 të ndajë nivelin e kërkuar prej 2% të produktit bruto për nevojat ushtarake”, thonë autoritetet.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Një pjesë e opozitës malazeze pohonte para futjes në NATO se Mali i Zi do të ketë probleme të mëdha me financimin e kërkuar. Ata mendojnë se do të ishte më mirë që paratë e shpenzuara për nevojat ushtarake të jepen për arsim, shëndetësi dhe nevoja të tjera. Por autoritetet thonë, se Mali i Zi do të detyrohej të ndajë edhe më shumë para, sikur të mos ishte pjesë e NATO-s. Numri i ushtarëve malazezë nuk është rritur prej futjes në NATO. Tani është futur mundësia e shërbimit vullnetar të ushtrisë. Ushtria malazeze ka momentalisht 2 368 ushtarë.
Misionet jashtë vendit
Ushtarët malazezë kanë shkuar vitet e fundit edhe në shumë misione jashtë vendit – më së shumti në Afganistan. Serbia ka protestuar ashpër pas vendimit të Malit të Zi që të dërgojë në Kosovë një oficer në kuadër të njësive të KFOR-it. Vitin e ardhshëm Mali i Zi do të dërgojë dy ushtarë në Irak, por më së shumti vëmendje ka zgjuar vendimi i autoriteteve malazeze për dërgimin e misionit ushtarak në Letoni, në kuadër të njësive të NATO-s për mbrojtje nga Rusia. Autoritetet malazeze thonë se ky vend është i vogël, por i vendosur që të japë kontributin e tij për mbrojtjen kolektive. (Deutsche Welle)
e enjte, 21 nëntor 2019
Javore Koha
15
Kulturë
U mbajt edicioni i 22-të i Panarit të Librit në Tiranë
Shqipëria – multikulturore falë punës së botuesve “Në sajë të punës së botuesve, Shqipëria është multikulturore, me librat e shkëlqyer të botuar në këto 30 vite, me autorë dhe vepra të rëndësishme. Tashmë, lexuesi shqiptar, njeh kulturat më të përparuara evropiane, shkrimtarët më të mëdhenj, filozofët, teologët, historianët, nga vendet evropiane dhe e gjithë bota. Ndaj, theksoj me krenari punën e madhe të botuesve shqiptarë. Shqipëria është nje vend multikulturor si çdo vend tjetër i Evropës”, ka thënë Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, në ceremoninë e hapjes së Panairit Tiranë – Shoqata e Botuesve Shqiptarë organizoi më 13-17 nëntor edicionin e 22-të të Panairit të Librit, në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Në ceremoninë e hapjes, kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, ka thënë se që nga viti 1998, kur është mbajtur edicioni i parë, është një rrugë e gjatë, një rrugë shumë e gëzuar, shumë e lodhshme dhe pasionante. “Nuk dua të zgjatem me problemet e shumta që të gjithë i njohim, por dua të them një meritë të madhe që kanë botuesit shqiptarë, autorët, përkthyesit dhe të gjithë punëtorët e librit në Shqipëri. Fillimi i viteve ‘90 e gjeti Shqipërinë në një ambient monokulturor. Në sajë të punës së botuesve, Shqipëria është multikulturore, me librat e shkëlqyear të botuar në këto 30 vite, me autorë dhe vepra të rëndësishme. Tashmë, lexuesi shqiptar njeh kulturat më të përparuara evropiane, shkrimtarët
16
Javore Koha
e enjte, 21 nëntor 2019
më të mëdhenj, filozofët, teologët, historianët, nga vendet evropiane dhe e gjithë bota. Ndaj, theksoj me krenari punën e madhe të botuesve shqiptarë. Shqipëria është një vend multikulturor si çdo vend tjetër i Evropës”, ka thënë ai. Ymeri ka pohuar se në veprimtarinë botuese ekzistojnë shumë probleme e mangësi, për zgjidhjen e të cilave duhet të punojnë të gjithë së bashku. Ai i ka bërë thirrje Ministrisë së Kulturës që të punojnë më shumë së bashku për të përmirësuar punën e librit. “Koridori i librit është një koridor që na çon në Evropë. Kjo është e sigurt, me librin do të ecim përpara. Kjo është rruga e vetme që ka Shqipëria, lexuesit, të rinjtë dhe të rejat, e ardhmja e Shqipërisë, që duhet të kenë edhe institucionet, ta mbështesin librin që të ecim përpara”, ka thënë kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë. Në ceremoninë e hapjes së Panairit të Librit ka qenë e pranishme edhe
ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti. Ajo ka thënë se Ministria e Kulturës është vërtet mbështetëse, ndoshta jo shumë në aspektin ekonomik, por duhet të jetë një pol ku krijohen ura e komunikimit, dialogu dhe puna së bashku. “Është një punë e vështirë, sidomos kur flasim edhe për librin. Besnikët e librit kanë hasur jo pak probleme në këto 22 vjet, por gjithsesi keni çuar përpara një rrugëtim, traditë që është për t’u mbështetur, dhe një rrugëtim ku Ministria e Kulturës përmes urave të reja të komunikimit do të jetë prezente”, ka thënë Margariti.
Përurohen librat e Anton Berishajt dhe Moikom Zeqos
Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore – Podgoricë që disa vite merr pjesë në Panairin e Librit në Tiranë. Këtë vit, ai ishte i vetmi pjesëmarrës nga Mali i Zi në këtë panair. Të premten, në stendën e tij janë përuruar
Kulturë Përkthyesi Nikollë Berishaj sjell në shqip dy shkrimtarë sllovenë
përmbledhjet me poezi të zgjedhura “Fenomenologjia e vdekjes” e Anton Berishajt dhe “Vječnost u zakup“ (“Përjetësia me qira”) e Moikom Zeqos, e përkthyer në gjuhën malazeze nga Smajl Smaka. Redaktori i botimeve në gjuhën shqipe pranë Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore, Dimitrov Popoviq, duke folur në paraqitjen e këtyre dy librave, ka thënë se tashmë është bërë traditë që ky institucion për çdo vit, krahas librave të mësimit shkollor të botojë edhe një libër në gjuhën shqipe, një libër artistik që bën pjesë në literaturën që kanë nxënësit. “Njëkohësisht paraqesim edhe një libër, për herë të parë në historinë e Entit tonë, që botojmë një shqiptar, një njeri të madh, një shok të madh, një person që kaherë e ka pasur vendin midis letrave dhe librave tanë, Moikom Zeqo”, ka thënë ai, duke folur për botimin në gjuhën malazeze të përmbledhjes me poezi të Moikom Zeqos. Popoviq ka vazhduar duke thënë se “le të vlejë ky libër si një nismë e mirë për ta çuar më përpara bashkëpunimin midis dy popujve tanë që mendoj sot është më i mirë se kurrë, falë njerëzve të zgjuar, politikanëve etj., por edhe shpirtit të kahershëm midis dy popujve tanë”. Për dy librat ka folur studiuesi i letërsisë, prof. dr. Agim Vinca. “Që të dy janë poetë të një profili
të veçantë, janë poetë që unë do t’i quaja poetë eruditë, poetë që nuk e shkruajnë poezinë vetëm në saje të frymëzimit të virgjër, siç thuhej dikur në kohën e romantikëve, por edhe në saje të leximit, të dijes, të komunikimit me kulturën e madhe botërore dhe shqiptare”, ka thënë ndër të tjera ai. Të pranishmëve në përurimin e librave u janë drejtuar edhe autorët Moikom Zeqo dhe Anton Berishaj.
Çmimet për veprat më të mira të Panairit
Një ditë përpara përfundimit të edicionit të 22-të të Panairit të Librit, janë ndarë çmimet e këtij viti. Juria 5-anëtarëshe, e përbërë nga Lili Sula, pedagoge në Universitetin e Tiranës - shefe e Departamentit të Letërsisë (kryetare e jurisë), kritiku letrar Agim Baçi, përkthyesi Parid Teferiçi, shkrimtarja Adriatike Lami dhe përkthyesi Agim Doksani kanë përzgjedhur veprat më të mira të Panairit. Çmimi “Autori i Vitit” i është ndarë shkrimtarit Besnik Mustafaj, për romanin “Dëmtuar gjatë rrugës”, një roman me fund të lumtur; Çmimi “Përkthyesi i vitit” Korab Hoxhës, për përkthimin e botimit me poezi “Tetori ne vagon” të shkrimtares ruse Marina Cvetajeva; Çmimi i letërsisë së memories - Lekë Tasit për veprën “Grabjani rrëzë kodrave” dhe Çmimi i posaçëm nga Ambasada Franceze
Përkthyesi i njohur nga sllovenishtja, Nikollë Berishaj, ka sjellë në Panairin e Librit në Tiranë dy autorë sllovenë në gjuhën shqipe: librin “Atë natë e pashë” të shkrimtarit Drago Jançar, botim i Shtëpisë Botuese “Dituria”, dhe “Këmbët e derrit” të Tadej Golob, botim i Shtëpisë Botuese “Toena”. Ai po ashtu ka marrë pjesë në seminarin “Përvojat në përkthimin e letërsisë më të mirë evropiane”. Në fjalën e tij gjatë përurimit të librit “Këmbët e derrit” të Tadej Golob, Berishaj ka thënë se letërsia sllovene ka filluar të paraqitet vonë në tregun e librave në Shqipëri. Ai ka thënë se një pjesë e mirë e këtyre botimeve në shqip është pjesë e veprimtarisë së tij pasi që për fat të keq, prej letërsisë sllovene në letërsinë shqipe ka shumë pak përkthyes, kurse anasjelltas edhe më pak. Berishaj ka theksuar se para viteve ’90, letërsia sllovene nuk njihej brenda kufirit politik shqiptar, por kjo gjë është bërë e mundur falë gatishmërisë që është gjetur te disa botues shqiptarë. “Janë paraqitur autorë shumë të mirë të letërsisë sllovene… Një gërshetim i mirë i emrave që sot paraqesin më së miri letërsinë sllovene”, ka thënë ai, duke përmendur disa nga shkrimtarët sllovenë që janë përkthyer në shqip. Duke folur mbi veçoritë e kësaj letërsie, Berishaj ka thënë se “letërsia sllovene, edhe para viteve ’90, që ishte pjesë e Jugosllavisë së atëhershme, e kishte një specifikë të posaçme. Kishte një kontakt më të gjallë me letërsinë evropiane sesa kishin letërsitë tjera ballkanike”. Të pranishëm në përurimin e dy librave kanë qenë vetë autorët e tyre. për Saverina Pashon, për librin “Lehtësia e padurueshme e qenies” të i. k. Milan Kunderës. e enjte, 21 nëntor 2019
Javore Koha
17
Kulturë
Ligjërimi poetik e estetik i Berishajt te “Lule mëngjes “Lule mëngjesi”, është vëllim poetik me risi për poezinë shqipe të pas ’80 – ve, për: nga struktura e hapur, nga koncepti i ndërtimit të vargut, nga forma dhe nga përmbajtja.
Rrok Gjolaj
Vëllimi poetik “Lule mëngjesi” është strukturuar në dhjetë libra, si dhjetë urdhëresa, lidhja organike mes tyre realizohet përmes koherencës dhe ki autori i zhvillon idetë mbi një sistem figurativ e ligjërim shënjues krejt të veçantë. Komunikimi i temave dhe ideve të larmishme, vjen përmes një rrugëtimi ekzistencial. Situatat e së djeshmes kanë si lëndë të kaluarën, që vijnë si kujtesë e së tashmes, me lidhje paradigmatike mes kohës së poetit, katrahurës së identitetit kolektiv, dhimbjeve të unit, që përthyhen e diktohen përmes kodeve të vogla dhe kodeve të mëdha. Në të dhjetë librat, ligjërimi poetik e estetik i autorit kryen pastrimin e shpirtit nga mëkatet e shumta, dhe shkon drejt krijimit të mëngjeseve të dëlira, delikate, të brishta, si vetë lulja. “Lule mëngjesi”, është vëllim poetik me risi për poezinë shqipe të pas ’80 – ve, për: nga struktura e hapur, nga koncepti i ndërtimit të vargut, nga forma dhe nga përmbajtja. Autori i kundërvihet modeleve tematike – përmbajtjesore; në strukturën poetike, ku përsëritja e vargjeve të tëra, krijon një ndërtim të ri poetik, fuqizohet domethënia, shenjat marrin ngarkesë stilistike dhe semantike, ndërsa titujt e librave, komunikojnë si kode paradigmatike, duke transmodeluar domethënien te receptue-
18
Javore Koha
e enjte, 21 nëntor 2019
si. Kënga e Këngëve në paramodelin biblik vjen si këngë dashurie, ndërsa Këngë e Këngëve në modelin e Berishajt vjen si bartëse e dhimbjes. Të dhjetë librat, kanë shtrirje tematike dhe ideore që prekin kode të jetës si: temën e etnitetit, fatit tragjik, të vdekjes, kujtesës, historisë, dashurisë, humbjes, jetës, se “udhëtimi kështu duhet të zgjasë sa më tepër / ndoshta më pak se jeta” . Dykuptimësia vjen si atribut i verbit poetik dhe interpretimit në kontekst te Lule mëngjesi . Libri i parë - Shpirti: “Udhëtimi në Brazil”, në kontekst është poezi kushtuar Zef Serembes, e shkruar në varg të lirë. Toponimet shkruhen me shkronja të vogla, për të zvogëluar kufijtë dhe distancat. Si ide, receptuesi e merr si poezi e Udhës, e këndshikuar si kundërshti mes dritës diellore dhe errësirës së Hadit, e gjendur larg dhe afër, në udhë mes idesë për të zgjuar zhurmat e detit dhe hamendësimin e shuarjes, zbërthehet si dëshirë e unit filozofik të heroit lirik për të mos humbur rrugën e mirënjohjes për Ashtin e vendlindjes: Leje nga një asht të mos humbasësh rrugën / bota le të çmendet / mbas asaj cope deti kur të arrish në ulqin / një kandil i vogël e i ndritshëm . Te libri i dytë: Jeta e mbretërve, lidhjet horizontale e vertikale, ofrojnë disa mundësi interpretimi dy - dimensionale të jetës. Kori , konceptohet si histori e një atdheu, nis me Korin e poetëve, si Zë (si zogjtë) që kumbon mes epokave dhe gjurmon këngën e vet ashtu të brishtë, pavarësisht moteve e zezosë së tyre, duke shpalosë misionin e poetit i cili është: Të këndojë: ata erdhën / për të kënduar / ata erdhën një e nga një / si zogjtë si zogjtë . Ndërsa lexuesi kërkon jetën e mbretërve konkretë, ndodh përthyerja e ideve, në fillesë, mbreti i parë i mbretërisë është Poeti, i dyti është Deti, i pari si shënjues i fjalës dhe mi-
sionar, i dyti si burim i shenjave, gjurmëve të thellësisë së mendimit që vjen me metaforën e valëve dhe syve. Ajo konkretizohet përmes rrugës në krahasimin: si dy shpirtra të këqinj: as e vdekur / je / as e gjallë / zjarri yt fshehtas të mallkon / edhe ti zjarrin po ashtu / e të dytë një jemi Sistemi i kodeve tek Berishaj shfaqet i tillë: zjarri (fshehtas të mallkon) është mister që përbëhet nga pamjet, nga gjurmët e shenjave, nga tingujt dhe vetjet e dytë / një që sugjerojnë interpretime. Sistemi poetik i përbërë nga kodet antonimike ndizet - shuhet sugjeron një pamje të dytë antonimike as e gjallë – as e vdekur, në këtë rast kundërshtia luan një rol të rëndësishëm si strategji kryesore për rritjen e fuqisë shprehëse dhe ndërtimit shumështresor të kuptimsisë. Genti dhe Etleva ilirike vijnë në përmasën e tyre njerëzore, atë të dashurisë, ndjenja e madhërishme mungon ajo nuk kuptohet, ajo vjen si ndjenjë bipolare, ikën – e vjen, kjo dashuri bipolare dialogon me kohërat që ikin e vijnë po si moskuptim i të madhërishmes. Përdorimi i emrit Vranakont, pasqyron dy ide në dy kuptime. Përzgjedhja e emrave të mbretërve është simbolike, Vranakonti njeriu që mbart në lëkurë ngujimin në gur, ku gjaku i arratiset tokës dhe qiellit, mbyllet në ftohtësi përballë zjarrit të qiellit dhe tokës, e minjtë si brejtës janë në kufijtë e ekzistencës s’kanë për të ngrënë e brerë, e prapë si zakonisht Vranakontët do grinden me perënditë. Artificialja po gëlltit natyralen, autentiken, forcën dhe qëndresën, qenësinë. Ky është një paradoks: Vranakonti mbyllet në gur / gjaku arratiset tokës / gjaku arratiset qiellit Odë mjerimi – Në vazhdimësi të mitit të fillesës së mëkatit, autori riaktivizon marrëdhënien e njeriut me djallin, (engjëllin e Zotit të dënuar), ku fryma e thellë e dëshirës për mirësi, çliron ndjenjat nga modeli, duke iu bash-
Kulturë
i Anton si” këngjitur jetësores: që edhe djalli të mund të shijojë / Kënaqësitë e përbuzura nga njeriu / loja le të vazhdojë deri në fund / për djallin për njeriun . Oda në funksionin e saj kuptimor mbart metaforën e hapësirës ku strehohen vdekatarët. Frymë e re që e lidh ligjërimin e autorit me kohën është largimi nga ligjërimi militantist që kishte përfshirë poezinë në ato vite. Motivi i humbjes, dhe dorëzimit ndaj dobësive të jetës si fatalitete të humbjeve që në fillesë për shkak të natyrës së njeriut, janë ecejake drejt risive që pasurojnë mendimin poetik. Titujt e poezive përbëjnë tharmin e shtresës kuptimore të mendimit autorial. Jetë e kthjellët- jetë e te-
jdukshme që me nota ironie dhe përmes kundërvënieve zbulon dramacitetin e saj deri në paradoks. Libri i tretë: Vdekja e mbretërve (ndërtohet mbi teknikën e shkallëzimit rritës), ku Jeta si gjurmë rikonceptohet dhe rindërtohet mes antonimeve, të kundërtave, mes lindjes dhe vdekjes së të thjeshtave që si kode të vogla zbulojnë kodet e mëdha që përhershmërisht kanë ndikuar në jetën e njeriut. Kod i vogël - rrena – kod i madh – Besimi, si përtëritje, si e papërsëritshme, si e përhershme, pavarësisht njeriut të përkohshëm; dhe kështu unë e likurgu bëmë /që jeta të vazhdojë me të vjetrën / me një rrenë të re / me një besim të ri Libri i katërt: Retorika e jetës, jo vetëm nga forma po dhe përmbajtja është libër që sjell risi dhe densitet logjik. Vargu i shtrirë, me densitetin e mendimit, ka përballë receptuesin që i duhet të vihet në kërkim të sqarimeve të pashpallura, ndërsa autori vetë, kërkon të hedhë dritë emocionalisht mbi dukuri e ndjesi. Portat Triumfale, Kalaja frymon nda-
jnatën, Veglat për mjeshtëritë nervore, Për bukën e për kripën, Loja me vetveten, Loja pa vetveten, janë tema më vete që fitojnë polivalenca semantike të pashpallura e të rralla, pa humbur kuptimin fillestar. Natyra meditative – reflektive bën që edhe qoftë dhe një fjalë e vetme të lëvizë dhe pasurojë kuptimin, domethënien e tekstit përmes lojës së zhvendosjes funksionale në pozicione të ndryshme fonologjike: Uji thotë ne jemi të mençur / uji thotë të jemi zjarr që nuk djeg / loja mbyllet, eshtrat mbyllen fundja kush i beson detit Kështu mbi rrënjën e një njësie leksikore, me veprimet e brendshme fonologjike, autori arrin të semantizojë një raport dhe një situatë. Fjala, nga një njësi emërtuese dhe shënjuese neutrale nga rrafshi denotativ ( shumëzime totale të formave të jetës), përmes estetizimit, shndërrohet në një njësi referente konotative (shumëzime totale të formave të vdekjes). Fjala nga niveli i morfemës, i një rrënje, shndërrohet nëpërmjet veprimeve fonostilike, (vazhdon) në morfostilemë.
e enjte, 21 nëntor 2019
Javore Koha
19
Kulturë
Mbi romanin “Ligji i maskave” të autorit Mark Lucgjonaj
Maskat duhet të bien Hajredin Kovaçi
Pata kënaqësinë të lexoj librin e shkrimtarit Mark Lucgjonaj dhe pranova që t’i them disa fjalë rreth romanit të tij të dytë “Ligji i maskave”. Romani në fjalë është përuruar edhe më parë, është mirëpritur nga kritikët letrarë, është vlerësuar lart dhe që të gjithë kanë sugjeruar që duhet patjetër ta lexojmë këtë roman! Libri lexohet me një frymë sepse autori i lë ngjarjet pezull duke krijuar te lexuesi ndjesinë për t’iu kthyer leximit sa më parë që është e mundur. Mark Lucgjonaj është tashmë një autor i njohur për lexuesin, i ri në moshë, por një shkrimtar me një fillim të mbarë, sidomos në gjininë e prozës. Pas romanit të tij të parë “Fshati i heshtjes”, Lucgjonaj vjen me romanin “Ligji i maskave” duke dëshmuar ardhjen e një shkrimtari të mirëfilltë, duke shtuar numrin e krijuesve shqiptarë në Malin e Zi, edhe ashtu të vogël. Përderisa te romani “Fshati i heshtjes”, ku jetojnë të çmendurit, fshat me shumë mistere e histori të çuditshme, te “Ligji i maskave” autori paraqet një realitet tjetër, të një fshati apo qyteze ku çdo gjë shikohet përmes vrimave të maskës. Romani “Ligji i maskave” është i ndarë në 15 kapituj, njëri më interesant se
20
Javore Koha
e enjte, 21 nëntor 2019
tjetri. Autori ka kujdes në shtresat e tekstit letrar, shkruan me një gjuhë të pastër dhe të kuptueshme për të gjithë. Nuk ka rëndësi nëse ngjarja është reale apo imagjinare, me rëndësi është shtjellimi artistik e letrar i syzheut të veprës. Maska kemi edhe sot, ndoshta edhe më shumë se asnjëherë, këtu te ne, atje ku jeton autori, gjithandej, por që mungon guximi të bëjmë me gisht. Të gjithë dëshirojmë që maskat të bien, por kur, s’e dimë! Është e pamundur që gjithmonë të jetojmë nën pushtetin e maskave, e pafalshme që s’i godasim e s’i luftojmë dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë bëhemi bashkëfajtorë dhe do të mbesim nën ligjin e maskave përgjithmonë! Nuk duhet të jetë krejt rastësi, nëse autori në roman thotë se në pushtet po vijnë injorantët, se vendi është peng i ligjeve të Këshillit, dhe përsëri i njëjti autor shkruan në ditët e sotme artikullin “Malësia në mëshirën e fatit dhe injorancës”! Këtë krahasim e bëra sepse si lexues kam të drejtë ta komentoj dhe të jap mendimin ndryshe nga të tjerët dhe sa më shumë mendime ndryshe që kemi rreth trajtimit të këtij libri, aq më tepër i rriten vlerat artistike e letrare romanit në fjalë. Personazhi qendror në këtë roman, Aleksandri, një i ri i shkolluar, me perspektivë, vjen në situatë që të ketë nevojë për psikolog, sepse s’u bën dot ballë presioneve të të atit, nënës, shoqërisë. Atij i duhej të mbante maskë, të fliste ndryshe ngase mendonte dhe të vepronte në kundërsh-
Maska dhe vetëm maska, të gjithë me maska, e maskën ia vendosin edhe një të vdekuri që kurrë për së gjalli nuk kishte vendosur maskë! Herët a vonë, maskat duhet të bien përgjithmonë! tim me parimet e veta. “Duhet të bësh siç bëjnë të gjithë, të çmosh vlerat e burrërisë dhe të mos thuash atë që mendon. Duhet vetëm të thuash gjëra të bukura dhe të mira, t’i lavdërosh, ndryshe do të bësh armiq kudo. Ky është mentaliteti i njerëzve që jetojnë këtu’’ishte këshilla e të atit (f. 15). Pra, nëse flet të vërtetën, do të krijosh armiq, nuk do të kesh perspektivë, të ardhme të mirë, do të shikohej me sy të keq, do të të mënjanojnë dhe do të bëjnë me gisht nga Ti: ja, ky është ai që do t’i dijë të gjitha, ky dashka të na mësojë, të ndryshojë përditshmërinë. Të bie ligje të reja dhe të na prishë rehatinë! Ja pra, ky! Maskojeni edhe këtë, të bëhet edhe Ai njëri nga Ne! Kjo e bënte të çmendej Aleksandrin sepse nuk mund të ishte vetvetja. E mundonte shumë, të bëhej pjesëtar i një organizate sekrete e cila merrej me përhapjen e informatave të rreme, që shtrembëronte fakte, që përulnin njerëz të caktuar etj. Po, a nuk ka ngjashmëri realiteti i sotëm me ngjarjen në roman? A mendoni se mund të gjeni më shumë personazhe si Aleksandri, sot? Pse, a të pakët janë ata që nuk guxojnë të flasin atë që mendojnë? Që mohojnë veten, identitetin? Që duartrokasin pa e kuptuar se çka është thënë për t’u bërë qejfin të parëve? Që gjithë kohën janë me maska të vërteta, e që veç një ditë vënë maskë të rreme?! Pra, a nuk është brumë për një roman të ri, realiteti i sotëm në Ulqin e Malësi?
Kulturë
Aleksandri e ka shumë të vështirë dhe në dialog me të dashurën e tij, Zanën. Ai s’di se si të sillet, si ta bindë atë se ai s’mund të dalë nga ajo lëkurë, se nuk mund të flasë ndryshe ngase ç’mendon, se qenka gabim të jesh vetëvetja, se nuk i pëlqente të përfshihej dhe të respektonte ligjet e Këshillit, se e kishte kuptuar se demokracia qenka ndryshe ngase e kishte menduar, se ishte i sinqertë, se e pranonte se ishte i varfër dhe se herë pas here e ndihmonte shoku i tij Agroni, dhe e gjithë kjo e nervozonte të dashurën e tij, Zanën, e ajo shpërthente: “Mjaft! Ti edhe me maskë në kokë dhe nuk din që të maskohesh!” Kjo tregon se sa thellë kishte depërtuar ligji i maskave në kokat e njerëzve dhe sa frikë kishin të dalin pa maskë, jo vetëm përjashta, por edhe brenda shtëpisë, nga dhoma në dhomë. Një tjetër moment interesant në romanin “Ligji i maskave” është edhe dialogu me plakun Kolë, si personifikim i urtësisë, qëndresës e rezistencës: “Gjithnjë të mëdhenjtë kanë vjedhur histori nga njerëzit e thjeshtë, pra, të pushtetshmit kanë vjedhur të përshpirtshmit. Nuk mund t’i kesh
të dyja, të kesh edhe pushtet e njëkohësisht të jesh i përshpirtshëm. Përshpirtshmëria është art, është fuqi, thjeshtësi që rri larg nga të qenit pushtetar, shtypës, apo udhëheqës” (f. 101). Në roman hasim në shumë monologje e dialogje të tjera interesante të personazheve të tjerë, si Agroni, Lara, Eva etj., por është e pamundur që të gjithë, për kaq kohë t’i trajtojmë
“
Përderisa te romani “Fshati i heshtjes”, ku jetojnë të çmendurit, fshat me shumë mistere e histori të çuditshme, te “Ligji i maskave” autori paraqet një realitet tjetër, të një fshati apo qyteze ku çdo gjë shikohet përmes vrimave të maskës
në këtë shkrim dhe mbetet që lexuesi ta lexojë vetë romanin, dhe për këtë nuk do të zhgënjehet. Në fund, Aleksandri fillon të dorëzohet, mendon të largohet, sepse mendon se është e pakuptimtë jeta këtu, por fjalët e të atit në fund të romanit, ndryshojnë çdo plan: “Po ta them troç se unë nuk dua që ti të largohesh, sepse ashtu realizon planin e atyre që shembën sheshin, shembën shtëpinë, shembën ëndrrat e njerëzve të lirë. Por, dua të qëndrosh këtu, të bëhesh i fortë dhe të vazhdosh aty ku e kanë lënë ata që lanë atë baule që ke sot ti, pra ‘Të Parët’. ‘Lufto aty ku je, me atë çka ke, por asnjëherë mos ik nga fushëbeteja jote, sepse vetëm atë terren e njeh më së miri dhe vetëm aty mund të dalësh fitimtar” (f. 157). Maska dhe vetëm maska, të gjithë me maska, e maskën ia vendosin edhe një të vdekuri që kurrë për së gjalli nuk kishte vendosur maskë! Herët a vonë, maskat duhet të bien përgjithmonë! (Vështrimi është lexuar në përurimin e romanit në Ulqin, më 25 tetor 2019) e enjte, 21 nëntor 2019
Javore Koha
21
traditë
Arbëreshët e Nju Orleansit
Një histori në shekuj
Çdo vit në fillim të nëntorit, një grup banorësh të Nju Orlinsit mblidhen në katakombet e famshme të qytetit në një ritual tradicional. Grupi i përket shoqatës Contessa Entellina, përbërë nga trashëgimtarët e arbëreshëve nga Sicilia, të ardhur në Shtetet e Bashkuara në fund të shekullit të 19-të dhe NË fillim të shekullit të 20-të. Një pamje e pazakontë shpaloset çdo nëntor në katakombet Metaire të Nju Orlinsit: një festë mes varresh që vazhdon prej dekadash. Më lutje, biseda, me histori e shaka, si dhe me dolli e ushqime, një grup
22
Javore Koha
e enjte, 21 nëntor 2019
banorësh të qytetit mbajnë gjallë kujtimin e brezave që lanë fshatin sicilian Contessa Entellina e u vendosën në Nju Orlins në fund të viteve 1800 e në fillim të viteve 1900. Ata sollën me vete gjuhën, kulturën, fenë dhe identitetin e fshatit të tyre arbëresh. Nuk është për t’u çuditur që festimet hapen me lutje nga prifti ortodoks, prifti koptik dhe më pas prifti katolik, si një sintezë e rrugëtimit nëpër histori dhe identitetit unik që ata ruajtën për shekuj në Itali e vazhdojnë ta kujtojnë edhe në Nju Orlins. Ata erdhën në një kohë ndryshimesh sizmike në jugun amerikan.
Historiani i shoqatës Contessa Entellina, Justin Lance Schiro, tregon se pas zhbërjes së sistemit të skllavërisë që solli lirinë për skllevërit, pronarët e plantacioneve kishin mbetur pa krah pune. Ata u paguanin rrugën me anije fermerëve të Sicilisë me një traditë të gjatë në bujqësi. Prurje të tilla krijuan një traditë të fortë tregtarësh e zejtarësh sicilianë në Nju Orlins, shumë prej të cilëve me origjinë arbëreshe. “Gjyshërit nga babai janë të dy nga (fshati) Contessa. Ata u vendosën këtu në vitet 1800,” tregon Tony Foto. Ai shpjegon se gjyshërit nga babai dallonin nga prindërit e nënës së tij
traditë që ishin italianë, por jo arbëreshë: “Gjyshërit nga babai flisnin anglisht dhe arbërisht. Nuk flisnin italisht. Gjyshërit e tjerë që kishin ardhur gjithashtu nga Italia nuk kuptonin asnjë fjalë që ata thonin në gjuhën e arbëreshëve”. Nevoja i solli arbëreshët në Nju Orlins. Fati i vendosi në një qytet që kishte pritur e asimiliar komunitete të pafundme etnike. Profesori i historisë Lawrence Powell tregon se në Nju Orlins, vetë nga diktati i gjeografisë së qytetit, krijoi një kulturë tolerance e shkrirjeje kulturore unike: “Deri kur thanë kënetat në fillim të shekullit të 20-të, të gjithë banorët jetonin në një distancë rreth 3km nga brigjet e lumit Misisipi, pra nuk kishte hapësirë për të krijuar geto apo lagje etnike. Të gjithë jetonin bashkë. Njerëzit shkëmbenin receta nga gardhi i oborrit, kalonin kohën përjashta pasi nuk kishte kondicioner. Në Nju Orlins, njerëzit jo vetëm mësuan të mbijetojnë, por të krijojnë një kulturë për të shijuar jetën. Në një qytet ku jetonin në buzë të katastrofës, kur Misisipi mund të dilte në çdo moment nga shtrati e t’i përpinte, ata mësuan të gëzojnë të tashmen”. Gjykatësi në pension, Salvador Mulé,
e konsideron veten amerikan i brezit të parë: gjyshërit e tij i lindën fëmijët në Contessa Entellina, para se të vendoseshin përfundimisht në Nju Orlins. Ai kujton se si në fëmijëri dëgjonte gjuhën arbëreshe: “Kur vizitonim gjyshërit, prindërit flisnin me ta në gjuhën arbëreshe që të mos i kuptonim ne fëmijët. Por ne nuk na e mësuan kurrë gjuhën e tyre”. Gjenerata më e vjetër përpiqet të tërheqë brezat e rinj në këtë traditë. Aktivistja Joyce Schiro ndihmon me kërkime gjenealogjike për të zbuluar rrënjët e prejardhjen e pjesëtarëve të shoqatës. Presidenti Gasper Schiro, jurist në pension, beson se këto aktivitete ofrojnë më shumë se thjesht një mundësi për t’u mbledhur e për të kujtuar të afërmit që janë ndarë nga jeta. Për disa, identiteti arbëresh ka mbetur thjesht një jehonë nga e kaluara e brezave. Për të tjerë, si Lisa Gourgues, është një mundësi për të kuptuar veten dhe për të zbuluar degët e largëta të familjes:Lisa Gourgues, Nju Orlins: “Kur isha e vogël mendoja se isha italiane; mësova se isha siciliane, pastaj më treguan se gjyshi ishte ar-
bëresh/shqiptar”. Gjyshi i Lisës nuk ishte nga fshati Contessa Entellina por nga Santa Christina Gela. Por meqë Contessa Entellina feston trashëgiminë arbëreshe në Nju Orlins, ajo gjen arsye të përfshihet në ceremoni. Lisa tregon se kishte gjithmonë kuriozitet për gjyshin që kishte vdekur para se ajo të lindte. “Nëna gjithmonë më tregonte se ai dukej ndryshe nga sicilianët, pasi ishte bardhosh me flokë e sy të errët”. Në përpjekje për të mësuar më shumë për të, ajo vizitoi edhe fshatrat siciliane nga vinin familjet Palermo dhe Musacchia nga rridhte gjyshi. Një kuriozitet që e ka lidhur tani me kushërirë të shumtë që ende ndjekin traditën arbëreshe në Itali. Për ata që ende nuk e kanë realizuar ëndrrën për të vizituar fshatin e të parëve në Sicili, festa e nëntorit merr një rëndësi të veçantë… “Është tradita që ka kaluar nga gjyshi, tek babai, e tani tek unë,” thotë Tony. Një traditë që i ndihmon këta banorë të Nju Orlinsit të kujtojnë udhëtimet e arbëreshëve shekuj më parë drejt Italisë dhe të afërmve të tyre drejt një jete të re në Shtetet e Bashkuara/ (VOA) Koha Jonë.
e enjte, 21 nëntor 2019
Javore Koha
23
kulturë
Andis Gjoni me një “Histori të thyer”
Skenograf i premierës “Gene Frankel Theate Cila është e vërteta? Ndodh që brenda saj ka më shumë se një të vërtetë, të cilat shfaqen dhe fshihen nëpër dhjetëra pasqyrime arsyetimesh që copëzohen e shëmbëllehen herë me të vërtetat e herë me të kundërtat e tyre, duke krijuar drama të shumëfishta . Ky është thelbi narrativ i “ Broken Story” ( Histori e thyer ) me regji dhe dramaturgji nga Cindy A.Marion dhe me skenografi të Andis Gjonit
Marjana Bulku / Nju Jork Një lojë e shpejtë e cila lëviz mbi një intrigë ku zhdërvjelltësia aktoreske rrëfen përmes retrospektivash misteret e një krimi mafioz ndërsa personazhi kyç (Jess), një gazetare këmbëngulëse e ndjek këtë histori kronologjikisht derisa në fund zbulon historinë e jetës së saj të errësuar nga misteri deri atëherë. I gjithë akti artistik i atyre 80 minutave ku trilli përpin vëmendjen e publikut, gërshetuar me mjeshtërinë interpretative, nuk do ta kishte atë shkëlqim pa skenografinë e Andis Gjonit dhe ndriçimin e Brian Aldous. Një përputhje pothuaj matematike me skenarin, përmasat e sallës e cila i dha shfaqjes dimensionin e një perfomance të suksesshme. Koncepti skenografik është bazuar në imazhin e një xhami të thyer me copa të mprehta të shpërndara në të gjitha anët e skenës si nga një goditje fatale, që krijojnë një ndjenjë pasigurie dhe të panjohure po ashtu edhe mprehtësie që të bezdis, të bën kureshtar, një lloj pikture abstrakte që me kalimin e minutave shtjellohet para publikut.
24
Javore Koha
e enjte, 21 nëntor 2019
Janë copëza të shpërndara të cilat do mblidhen bashkë nga personazhi i vajzës së re Jess (interpretuar nga Xhesi Ruane) e cila duke i bërë bashkë këto copëza do kuptojë dhe historinë e vet të jetës së saj. Panelet e krijuara në formë trekëndëshash me kënde ekstravagante sipas skenografit - “kishin vështirësi teknike në realizim sepse duhej të ishin jo vetëm të realizuar me cilësi por edhe të ishin transparent në mënyrë që të përçonin imazhin e figurës së shkrimtares Jane Hartman e cila në disa momente shfaqej si hije pas tyre”. Tejpashmëria i jepte një lloj ftohtësie të qelqtë gjithë ambientit. Në qendër ishte vendosur një derë e kuqe, një kujtesë që pikërisht në atë ambient është derdhur gjak, është dera e krimit prej nga ka hyrë vrasësi por edhe dëshmitarët dhe ajo portë hyrëse është e varur në hapësirën skenike, duke i dhënë një tjetër dimension dramës që zhvillohet aty. Çdo lloj kombinimi i ngjyrave është menduar gjatë dhe simbolizon diçka. Edhe stolat rrethorë të kuq pranë tavolinës simbolizojnë njollat e gjakut ende të patharë. Panelet gri simbolizojnë jetën e pashpresë të personazhit të shkrimtares Xhein (Jane) dhe situatën ku ajo gjendet pa rrugëdalje. Një atmosferë gri e shoqëron herëpashere pjesën duke i futur në mendime shikuesit dhe duke theksuar dramaticitetin e kësaj drame psikologjike. Rëndesa emocionale që shtjellohej
përmes intrigës së fortë që mbante gjallë dramën e një historie që thyhet , mbetet e pathënë , ndërpritet nga shumë faktorë e në fund tronditet nga një krismë në errësirë, që duket se zbardh të vërtetën e cila gjithmonë befason. Elementi që e pasqyron më së miri këtë trill i cili lëviz nëpër ndërgjegjet e trazuara të protagonistëve janë copëzat e paneleve në formë xhamash të thyer. Në pamje të parë duken dekorativë, por kur drama ecën nëpër etapat e saj jo- kronologjike, panelet në forma trekëndëshash nën efektin fantastik të ndriçimit, ndryshonin ngjyrë, bëheshin transparentë, përtej tyre shiheshin imazhet e aktorëve. Dukej sikur ato copëza xhamash bëheshin ekran i asaj të vërtete me shumë të vërteta brenda , madje ato shndërroheshin në ekrane në momentin kur historia thyhej, kur misteri i vrasjes zbulonte një mister akoma më të thellë që lidhej me mëmësinë e personazhit kryesor. Efekti i thyerjes lidhte kështu natyrshëm të gjithë elementët e shfaqjes (subjekt, konflikt, lojë, mister, dritë) në një mënyrë sa harmonike e të balancuar po aq edhe abstrakte dhe moderne. Format e çrregullta, të ftohta , të akullta, të ndriçuara, në terr , kanë rastin të lexohen e ndjehen po aq sa dëgjohet dialogu në skenë. Andis Gjoni vjen me një përvojë të vërtetë arti dhe një background artis-
kulturë
s botërore në er” në Nju Jork tik me gene të thella familjare dhe me një karrierë të gjatë skenike gjithashtu, por çdo dalje e re për të do të thotë një krijim dhe një sfidë e re. I vlerësuar nga kritika e teatrit amerikan me nota shumë pozitive, ai nuk zhgënjeu edhe këtë herë. “Një skenografi shumë e bukur, e një kalibri të lartë” – u shpreh aktorja Amy Fulgham që interpetonte një nga personazhet e dramës. “Historia e thyer” nga Cindy Marion me skenografinë e artistit shqiptar startoi mbrëmë në mjediset e një teatri të vogël por historik në 24 Bond Street në Manhattan. E ndërsa mund të flasësh gjerë e gjatë mbi ngjarjen e cila sipas skenarit është nxitur nga një histori e vërtetë, asgjë nuk flet më bukur sesa shtrëngimet e duarve dhe falënderimet që producentët dhe kolegët ia dhuruan njëri - tjetrit pas historisë së thyer që bashkoi artistë dhe spektatorë nën magjinë që vetëm teatri mundet të dhurojë, pa mure që ndajnë por me mesazhe që i ndërlidhin.
Çfarë kanë thënë për Andis Gjonin “Performancë e fuqishme nga të gjithë aktorët dhe një skenografi perfekte nga Andis Gjoni. Ky produksion do mbetet për brezat që do vijnë dhe veçanërisht për dashamirësit e dramaturgut Sam Shepard” Juliana Adame, kritike teatri “Bota e Brodueit” Në shfaqjen “Sy për Konsuelën” e gjejmë veten të rrethuar nga një xhungël e realizuar me shumë zgjuarsi nga skenografi Andis Gjoni, efekti është i menjëhershëm dhe pasqyron një barrakë në pyll me binarë që zgjaten në kënde agresive në një sfond të tejdukshëm të pikturuar në mënyrë abstrakte”. Korbin Uent , kritik teatri
Skenat e krijuara nga artisti shqiptar Andis Gjoni janë një gjetje origjinale dhe shumë e bukur, ai karakterizohet nga një kreativitet i rrallë dhe rezultati në skenë është vërtetë magjik. (“Xhaxha Vanja” 2006) Ketrina Kent producente amerikane Opera “Porgi dhe Bes” me skena dhe regji të Andis Gjonit është një nga produksionet më të mira të krijuara në TKOB. (“Porgi & Bess” 2009) Zhani Ciko, artist-muzikolog
Konsuelën” 2015) Xho Xhianono kompozitor amerikan “Andis Gjoni i kalon të gjithë kufijtë e detyrës dhe me krijimet e tij arrin të japë maksimumin e mundshëm. Ai ka aftësi të gjejë gjithmonë zgjidhje shumë interesante. Me një punë këmbëngulëse dhe me vëmendje ndaj detajeve edhe më të vogla ai arrin t’i japë formë gjithë konceptit të shfaqjes.” Sindi Merion – regjisore
Të punosh me Andis Gjonin është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Asnjëherë më parë nuk kam parë nga një skenograf një entuziazëm, energji dhe përkushtim të tillë. Me një kujdes edhe për detajet më të vogla ai kurrë nuk bën kompromise që do ishin në dëm të integritetit artistik. Kam mësuar shumë nga puna me të, idetë e tij skenografike ndihmuan shumë në formimin e konceptit dhe vënies në skenë të kësaj shfaqjeje. (“Mina” 2008) Cyndy Marion, regjisore amerikane
“Kam patur privilegjin të punoj me Andis Gjonin që është një skenograf dhe kostumograf shumë i talentuar por mbi të gjitha ai është një bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm. Ai jo vetëm është një dëgjues i kujdesshëm por me entuziazmin e tij për të krijuar i jep tonin punës si në rastin e bashkëpunimit të fundit ku ne sollëm një copëz të Brodueit në Tiranë. Është gjithmonë kënaqësi të punosh me të për krijimin e shfaqjeve të bukura.” (Puthmë Keit – 2007) Nenci Rhods – regjisore
“Jam krenare për këtë bashkëpunim me Andis Gjonin dhe artistët e tjerë shqiptarë në suksesin e një shfaqjeje të denjë për skenat e Brodueit” Nancy Rhodes – regjisore amerikane (gazeta Shqip - 13 Nëntor 2007)
“Skenat e krijuara nga Andis Gjoni i dhanë frymë shfaqjes, ato ishin rezultat i eksperiencës së artistit në shfrytëzimin me efikasitet të hapësirës skenike.” (PB&J – 2007) Sindi Merion – regjisore
“E gjithë skenografia e artistit Andis Gjoni ishte në funksion të lojës aktoriale dhe jo vetëm i ndihmonte por edhe evidentonte në maksimum mizanskenat dhe momentet e kësaj drame filozofike. Gjithçka ishte punuar me një profesionalizëm të thellë deri edhe detajet më të vogla skenike.” (“Mina” 2007) Astrit Tota – skenograf (Gazeta Panorama 15 Nentor 2007)
“Kujdesi për detajet në skenografi duket që ka qenë i madh. Struktura, objektet skenike, dritat dhe përdorimi i hapësirës, të gjitha bashkë japin atmosferën e menduar të një tuneli të braktisur të metrosë.” (Libri i Lambertit – 2009) Embër Sillverman – kritike teatri
Andis Gjoni është një gjeni, ai ka krijuar një skenë të mrekullueshme për dramën “Sy për Konsuelën”. (“Sy për
“Skenografia është shumë evokative dhe të fut në atë botë të çuditshme që në çastin kur hyn në teatër.” (Libri i Lambertit – 2009) Peiton Uais – kritik teatri e enjte, 21 nëntor 2019
Javore Koha
25
Kulturë
Prezantim
Botim kapital me elemente enciklopedike (Monografia e Argjipeshkvisë së Tivarit, grup autorësh, botoi: Argjipeshkvia e Tivarit, Tivar 2017)
Libri bën prezantimin e dekanatëve dhe famullive të dioqezës dhe është rezultat i punës ekipore të famullitarëve të Argjipeshkvisë, ku secili prej tyre e ka hartuar shkrimin mbi famullinë e vet, që si e tillë provokon ta quajmë “auto-monografi”
Anton Gojçaj
Argjipeshkvia e Tivarit është institucioni më i vjetër ende funksional në territorin e shtetit të sotëm të Malit të Zi. Monografia në fjalë nuk është e para që i kushtohet kësaj argjipeshkvie, por është gjithsesi më autentikja dhe - institucionale. Libri bën prezantimin e dekanatëve dhe famullive të dioqezës dhe është rezultat i punës ekipore të famullitarëve të Argjipeshkvisë, ku secili prej tyre e ka hartuar shkrimin mbi famullinë e vet, që si e tillë provokon ta quajmë “auto-monografi”. Libri hapet me artikullin e Imzot Zef Gashit, një sintezë historike e thuktë e Argjipeshkvisë së Tivarit, për të vazhduar me regjistrin e argjipesh-
“ 26
kvinjve, e më pastaj me portretet (me tekst dhe figurë) të argjipeshkvinjve nga viti 1855 e deri më sot. Autorët nuk janë shkencëtarë me vokacion dhe vërehen aty-këtu inkonsekuenca metodologjike, sidomos në diskursin (disa të paktë respektojnë kriteret shkencore, japin referencat, shënimet për burimet dhe për literaturën – dallohen sidomos artikujt e don Nosh Gjolajt, pastaj të dom Fran Markiqit, Ivan S. Vukçeviqit, fra Mirash Marinajt, m. Estera Radiçeviqit, Pater Pashko Gojçajt tj., kurse autorët/famullitarët e tjerë kanë hartuar artikuj të karakterit kryesisht informativ mbi gjendjen aktuale dhe historikun e famullive veç e veç, si dhe për objektet kishtare që gjenden aty, duke sjellë të dhëna statistikore dhe të kronotaksës, si njëfarë skematizimi i kishës katolike në këtë trevë), si psh. dom Simon Filipaj II, P. Fran Dushaj, dom Simo Lulaj. Në aspektin e gjuhës disa artikuj janë hartuar gegnisht, e disa të tjerë
Përshtypjen e leximit e dëmton fakti se në libër ka tepër shumë gabime teknike, drejtshkrimore dhe të tjera, që me një redaktim më serioz gjuhësor kanë mundur – dhe është dashur – të evitohen. Sepse bëhet fjalë për një projekt me të vërtetë kapital, pas të cilit rri një institucion mijëvjeçar, me peshë të madhe historike e kulturore – Argjipeshkvia e Tivarit
Javore Koha
e enjte, 21 nëntor 2019
në gjuhën standarde.. Vlerë e veçantë e këtij libri është kujdesi që tegojnë autorët në raport me atë që thonë, të bazuarit në fakte të thata dhe të verifikueshme - e jo për të kënaqur, pa argumente shkencore, pritjet e dëshirueshme të cilësdo ideologji. Botimi në radhë të parë ka rëndësi për historinë e kishës, mirëpo, megjithëse ka ndonjë përpjekje për të trajtuar edhe fillimet e krishterimit në këtë trevë, dominojnë informacione për dy-tre shekujt e fundit. Fokusimi në shtresën pastorale e kishtare, megjithatë, nuk e shlyen tërësisht rëndësinë e shtresave të tjera : kulturore-botuese, historike, demografike, linguistike, sociale, politike etj. Monografia ka elemente të një enciklopedie sui generis.
Kulturë Përshtypjen e leximit e dëmton fakti se në libër ka tepër shumë gabime teknike, drejtshkrimore dhe të tjera, që me një redaktim më serioz gjuhësor kanë mundur – dhe është dashur – të evitohen. Sepse bëhet fjalë për një projekt me të vërtetë kapital, pas të cilit rri një institucion mijëvjeçar, me peshë të madhe historike e kulturore – Argjipeshkvia e Tivarit. Libri ka rreth 550 faqe dhe është
“
Vlerë e veçantë e këtij libri është kujdesi që tegojnë autorët në raport me atë që thonë, të bazuarit në fakte të thata dhe të verifikueshme - e jo për të kënaqur, pa argumente shkencore, pritjet e dëshirueshme të cilësdo ideologji
i ilustruar me shumë fotografi, të kishave të vjetra e të reja të Argjipeshkvisë, si dhe të meshtarëve, mo-
trave rregulltare dhe argjipeshkvinjve që përfaqësuan dhe përfaqësojnë kishën e gjallë në këtë dioqezë.
Ministria e Shkencës, dr. Sanja Damjanoviq, zgjodhi fituesit e çmimeve vjetore për arritje shkencore dhe inovative
Laureat prof. dr. David Kalaj
Bazuar në propozimin e Komisionit, ministrja e shkencës dr. Sanja Damjanoviq ka vendosur që laureatë të këtij çmimi, me vlerë monetare prej 2 mijë euro, të jenë prof. dr. David Kalaj, mr. Sllavica Tomoviq dhe Darko Ivanoviq Podgoricë – Ministrja e Shkencës, dr. Sanja Damjanoviq, ka marrë vendim për ndarjen e çmimeve vjetore për arritje shkencore dhe inovative në vitin 2019. Bazuar në propozimin e Komisionit, Damjanoviq ka vendosur që laureatë të këtij çmimi, me vlerë monetare prej 2 mijë euro, të jenë prof. dr. David Kalaj, mr. Sllavica Tomoviq dhe Darko Ivanoviq. Fitues i Çmimit për shkencëtarin më të suksesshëm deri në moshën 30 vjeç është zgjedhur mr. Sllavica Tomoviq, bashkëpunëtore në mësimdhënie në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Malit të Zi, fitues i Çmimit për shkencëtarin më të suksesshëm 30 vjeç e lart është zgjedhur prof. dr. David Kalaj, profesor i rregullt në Fakultetin Matematiko-Natyror të Universitetit të Malit të Zi, dhe fitues i Çmimit për zbuluesin/inovatorin për patentën ose zgjidhjen inovative më
të suksesshme Darko Ivanoviq, hulumtues. Në njoftimin e Ministrisë së Shkencës thuhet se komisioni këtë vit ka pasur detyrë të vështirë në propozimin e fituesit të çmimit, sidomos në kategorinë e shkencëtarit më të suksesshëm, për të cilin kanë aplikuar
14 persona. Ceremonia solemne e ndarjes së çmimeve për arritje shkencore dhe inovative në vitin 2019 do të zhvillohet me rastin e solemnitetit vjetor të Ministrisë së Shkencës, më 11 dhjetor, në Vilën Gorica. (Kohapress) e enjte, 21 nëntor 2019
Javore Koha
27
Mozaik
Ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Kemal Purishiq, vizitoi Komunën e Tuzit
Të intensifikohet bashkëpunimi në mes dy palëve Tuz – Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, z. Kemal Purishiq ka vizituar Komunën e Tuzit me ç’ rast është pritur nga kryetari i komunës Z. Nikë Gjeloshaj dhe nga zyrtarë të tjerë të kësaj administrate. Në këtë takim është biseduar për modelin e bashkëpunimit ndërmjet organeve të komunës dhe të atyre shtetërore, me synim të mbështetjes së banorëve të cilët kanë nevojë për ndihmë sociale. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Tuz-
28
Javore Koha
e enjte, 21 nëntor 2019
it Z. Nikë Gjeloshaj theksoi se bashkëpunimi me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, respektivisht me Entin për Punësim të Malit të Zi (ZZZCG) është kualitativ dhe se duhet avancuar për të përmirësuar kushtet sociale në komunë. Të dyja palët u dakorduan që Qendra për Punë Sociale dhe organet kompetente të komunës të avancojnë bashkëpunimin në njohjen e nevojave të banorëve më të varfër, të cilët për
shkaqe të ndryshme nuk kanë qasje në shërbimet dhe fondet sociale, duke potencuar nevojën që përmes bashkëpunimit, mjetet nga buxheti i Komunës dhe resorit të caktuar për ndihmë materiale nga sfera e mbrojtjes sociale të fëmijëve t’u drejtohen atyre që kanë më së shumti nevojë. Në fund, u dakordua bashkëpunimi në prezantimin e programit të cilin qeveria e ka siguruar për nxitjen e punësimit të t. u. personave papunë.
kulturë
Në QKI “Malësia” u luajt shfaqja për fëmijë “Dashuri në fund të detit” nga Teatri Dodona – Prishtinë
Përpjekjet e piratit të vetmuar për gjetjen e medaljonit të artë Tuz – Në Qendrën Kulturore – Informative “Malësia” është dhënë shfaqja për fëmijë “Dashuri në fund të detit” e vënë në skenë nga aktorë të Teatrit “Dodona” të Prishtinës, të autorit dhe regjisorit Valdet Rama e interpretuar nga aktorët e njohur: Avni Hoti dhe Roza Berisha- Fejzullahu. Në këtë shfaqje interesimi i vogëlushëve nuk mungoi. Ata e shijuan këtë shfaqje deri në fund së bashku me prindërit e tyre, duke u
kënaqur pafundësisht teksa aktorët me shumë mjeshtëri performonin. Në konspektin e kësaj shfaqjeje thuhet se në një stuhi në det, pirati e shpëton një princeshë nga dallgët e detit dhe i kërkon që ajo të zhytet në det për ta kërkuar medaljonin, pasi atë vetëm një person me shpirt të pastër guxon ta prekë me dorë. Princi i mbretërisë së detit e shpëton princeshën nga kthetrat e oktapodit të madh dhe aty e kuptojnë se
para shumë kohësh ata kishin luajtur së bashku. Pirati merr një porosi në shishe dhe e kupton se s’ka çfarë të bëjë përpos të lundrojë nëpër det dhe të shpresojë të gjejë thesarin. Kukullat dhe skenografia e shfaqjes janë bërë nga vetë autori i shfaqjes Valdet Rama. Kjo është hera e parë që kjo shfaqje luhet në Tuz. t. u. e enjte, 21 nëntor 2019
Javore Koha
29
Mozaik
Gjatë fundjavës në Ostros
U mbajt manifestimi “Dita e gështenjave” 2019 Për dallim nga vitet e mëparshme këte vit manifestimi zgjati dy ditë. Ishte ky manifestimi i trembëdhjetë me radhë që organizohet në Krajë
Manifestimi bujqësor, turistik e kulturor “Dita e gështenjave” 2019 që po organizohet tash trembëdhjetë vjet me radhë, nisi të shtunën më 16 nëntor dhe përfundoi një ditë më vonë, të dielën, më 17 nëntor në Ostros. Manifestuesit e shumtë, që kishin mbushur qendrën e Krajës, Vorrin Kurt, si edhe në manifestimet e mëparshme patën rastin e mirë që të shijojnë shijen e frutit të gështenjës së Krajës, të tregtojnë prodhime bujqësore vendore, me të cilat Kraja është e njohur gjithandej, si bie fjala: mjalti, djathi, vaji i ullirit, qepët, hudhra, fiku i thatë, lëngu i shegës së egër, peshku etj. Organizatori edhe kësaj here prodhuesve të vyeshëm bujqësorë vendas dhe të tjerëve u kishte siguruar më parë rreth shtatëdhjetë banakë për shitjen e podhimeve bujqësore. Secili banak ishte i mbushur dhe i stolisur për bukuri me prodhime vendore autoktone, ku pa dyshim se dominoi fruti i gështenjës.
30
Javore Koha
e enjte, 21 nëntor 2019
Nderuan me pjesëmarrjen e tyre në manifestim ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, dhe zëvendës ambasadori, Enver Buçaj. Manifestimin e hapi nënkryetari i komunës së Tivarit, Radomir Novakoviq – Cakan, i cili në fjalën e hapjes tha se “qëllimi ynë është që të paraqesim specifikat turistike dhe kulturore të kësaj treve dhe të kontribuojmë në kultivimin e trungjeve të gështenjës si dhe plasimin e frutit të saj në tregun e Malit të Zi dhe më gjerë”. Drejtori i Organizates Turistike të Tivarit, mr. Emil Kukal, në fjalën e tij para manifestuesve tha se “manifestimi në fjalë, në radhë të parë promovon Krajën me kualitetin e saj, jo vetëm veçoritë kulturore, por edhe ato natyrore e shoqërore, ku po shihet nga pjesëmarrja kaq e madhe e manifestuesve”. Kryetari i Bashkësisë Lokale Ostros, Beqir Berjasheviq, u shpreh ndër të tjera në fjalën e vet: “Do duhej që në të ardhmen, pra në manifestimin e ar-
dhshëm të organizohet tryezë shkencore lidhur me gështenjat si mundësi e zhvillimit të turizmit dhe bujqësisë në përgjithësi”. Në pjesën kulturore- zbavitëse të programit, të pranishmit i argëtuan këngëtari vendas Myzafer Koliqi, grupi muzikor “Fisnikët” dhe “Kafanski biseri”, të cilët kënduan këngë dhe melodi në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe e malazeze. Dita e dytë manifestimit, vizitorët numerikisht më të pakët, e shfytëzuan për të tregtuar prodhime bujqësore dhe blegtorale të trevës. Duhet thënë në fund se manifestimi i parë në Krajë u mbajt në vitin 2017. Manifestimi gjatë rrugëtimit të vet ka ardhur duke u përsosur e begatuar me përmbajtje të reja, varësisht nga fondet që siguroheshin e grumbulloheshin për këtë qëllim. Për organizimin e festës së këtij viti janë siguruar 12 mijë euro, mjete këto që ndanë për këtë qëllim Organizat Turistike lokale dhe Buxheti i Ali Gjeçbritaj komunës së Tivarit.
Mozaik
Reagim i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi me rastin e incidentit me flamurin kombëtar shqiptar në manifestimin “Dita e Gështenjave” në Ostros
Të papranueshme veprimet e përsëritura të policisë malazeze Rasti i fundit, i ndodhur në festën tradicionale “Festa e Gështenjës” në Krajë, në të cilën është ndaluar dhe procesuar një shqiptar për shkak të shpalosjes së flamurit kombëtar, tregon qartë fytyrën e vërtetë të disa pjesëtarëve të autoriteteve policore malazeze, të cilët shfrytëzojnë rastet dhe hapësirat ligjore “kundërvënieve” (kolizionin) e ligjeve në Malin e Zi për të shprehur animozitetin që kanë ndaj simboleve dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve. Edhe pse shpalosja e simboleve, të cilat shprehin identitetin kombëtar të pakicave që jetojnë në Malin e Zi është e drejtë e garantuar në Kushtetutën e Malit të Zi, edhe pse Ligji aktual në fuqi për përdorimin e simboleve kombëtare e lejon përdorimin e lirë të simboleve në manifestime dhe organizime private, edhe pse KKSH-ja në dy raste në vitin 2012
dhe 2014 e ka informuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi hollësisht se cili është simboli, gjegjësisht flamuri kombëtar i shqiptarëve në Malin e Zi, për disa zyrtarë të policisë malazeze kjo shpalosje e identitetit krijon problem dhe këta zyrtarë e shfrytëzojnë nenin famëkeq 23 të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike, sipas të cilit dënohen personat që shpalosin simbolin e një shteti tjetër brenda Malit të Zi. KKSH për rastin në fjalë do të informojë përfaqësitë diplomatike në Malin e Zi dhe do të shprehë qëndrimin e tij, duke cilësuar se këto veprime i vlerëson si shkelje të të drejtave kombëtare të pakicës shqiptare në Malin e Zi, në shkelje me Kushtetutën, Ligjin dhe konventat ndërkombëtare, të cilat mbrojnë të drejtat e njeriut dhe pakicave. Qëndrimi ynë i qartë dhe i prerë është
se nuk ka, as nuk do të ketë pushtet në Malin e Zi që do t’i frikësojë shqiptarët në shpalosjen e identitetit të vet kombëtar përmes simboleve nacionale edhe përkundër tendencave të herëpashershme për provokime dhe frikësime. Shqiptarët në Malin e Zi janë popull autokton, të cilët do të ruajnë dhe shpalosin identitetin e vet kombëtar me çdo kusht e në çdo situatë pa cënuar askënd dhe nuk lejojnë të nënshtrohen, t’u krijohet presion, të manipulohen e ngjashëm. KKSH do të qëndrojë krah çdo atdhetari që don të shprehë identitetin e vet kombëtar, me të gjitha format dhe mjetet demokratike. Ne do të vazhdojmë me shpalosjen e flamurit kombëtar sepse jemi në ditët më madhështore për kombin shqiptar, festën e 28 Nëntorit – Ditës së (Kohapress) Flamurit Kombëtar. e enjte, 21 nëntor 2019
Javore Koha
31
intervistë
Intervistë me kryetarin e KF “Deçiq”, Pal Dreshaj
Prioritet, rikthimi i dinjitetit
Koha Javore: Z. Dreshaj, nga muaji korrik i këtij viti u emëruat në krye të KF “Deçiq”, a mund të na thoni çfarë ishin prioritetet tuaja nga kur e morët këtë përgjegjësi? P. Dreshaj: Gjendja në këtë klub ishte jashtëzakonisht e mjerueshme si në aspektin organizativ, ashtu edhe në aspektin financiar. Obligimi ynë nga fillimi i marrjes së kësaj detyre ishte që të kthejmë dinjitetin e KF “Deçiq”. Ne, fillimisht hartuam një strategji të veprimit për përmirësimin e kushteve dhe për fuqizimin e këtij klubi sportiv. Prioritet tona ishin në organizimin e klubit, në ndërtimin e strukturave udhëheqëse dhe në përmirësimin dhe krijimin e kushteve për pjesëmarrje në gara të Ligës së Dytë Malazeze, jo vetëm për seniorët por edhe për kategoritë e reja, juniorët që marrin pjesë në nivelin republikan, kadetët dhe
32
Javore Koha
e enjte, 21 nëntor 2019
në mungesë të grupit të pionirëve krijuam një shkollë futbolli të cilën e përbëjnë një numër të konsiderueshëm të sportistëve. Koha Javore: Cilat janë ndryshimet që kanë ngjarë brenda klubit qëkur ju jeni në krye të tij e që deri më tani mund t’i kenë munguar? P. Dreshaj: Ndyshime ka vetëm në strukturat udhëheqëse. Një ndryshim rrënjësor ka ndodhur në pozitën e sekretarit ku unë e emërova z. Bernard Hasanaj, i cili është shumë i përgatitur dhe e kryen punën me shumë përgjegjësi dhe përkushtim. Kemi bërë dhe ristrukturimin e stafit teknik të trajnerëve, kemi koordinatorin e trajnerëve për kategori të reja si dhe kemi ofruar për stafin teknik trajnerë cilësorë si dhe trajnerin e portierëve. Pranë nesh e kemi afruar legjendën e portierëve në njohur në
Ish – Jugosllavi z. Omo Ahmatoviq, kurse në kuadër të grumbullimit të lojtarëve të futbollistëve në Ekipin e Parë kemi afruar dhe kemi kontaktuar me të gjithë futbollistët që janë nga treva e Tuzit dhe e Malësisë të cilët ishin nëpër klube të tjera dhe pothuajse të gjithë i kemi kyçur në klubin tonë. Na mungojnë edhe dytre lojtarë të cilët do t’i kontaktojmë e të cilët janë shumë cilësorë. Pra, jemi nisur me forcat tona dhe ato mangësi dhe zbrazëti do t’i plotësojmë nga jashtë. Koha Javore: Na flisni pak rreth ndeshjeve të klubit dhe sukseseve që i ka shënuar gjatë kësaj kohe që ju e drejtoni? Pal Dreshaj: Puna në futboll ose në një skuadër nuk është fare e lehtë dhe ndryshimet nuk mund të ndodhin gjatë natës. Ky është një proces në të cilin duhet pasur durim
intervistë Klubi Futbollistik “Deçiq” është një klub sportiv i hershëm me një traditë mbi nëntëdhjetë- vjeçare. Klubi në fjalë i cili mban emrin e malit të njohur legjendar - malit të Deçiqit ka krijuar ndër vite një emër të spikatur në futboll, falë talentëve dhe mjeshtrave të mëdhenj të futbollit të cilët nëpër ndeshje të ndryshme brenda dhe jashtë vendit shënuan rezultate të rëndësishme. Nga ky klub dolën lojtarë cilësorë - ikona të futbollit, të njohur në të gjitha vendet e ish- Jugosllavisë. Nga muaji korrik i këtij viti, u emërua përbërja e re e këtij klubi prej gjashtë anëtarësh, në krye të të cilit u zgjodh Z. Pal Dreshaj, si dhe u miratua Statuti i klubit dhe u emërua Këshilli Drejtues. Qe nga ndryshimi në strukturën udhëheqëse të këtij klubi, futbollistët e KF “Deçiq” po shënojnë rezultate pozitive në të gjitha garat të cilat zhvilluan nga muaji korrik deri më sot
por edhe përkushtim maksimal. Pas xhiros të së dielës e cila ishte e shtatëmbëdhjeta me radhë, ne renditemi në krye të tabelës, duke i lënë pas dy skuadra që na ndjekin me nga nëntë pikë. Në këtë gjysmë sezoni na kanë mbetur edhe një ndeshje e gjysmë sezonit të parë dhe një lojë e gjysmë të sezonit të dytë që do ta zhvillojnë këtu në Tuz me KF “Jednistvo” dhe KF “Ibar”. Rezultatet e deritanishme janë shumë të mira, mirëpo ne nuk duhet të vetëkënaqemi dhe ta ndalim intensitetin e punës. Përkundrazi, rezultatet e deritanishme duhet të jenë motiv për ne dhe një inkurajim që të punojmë edhe më shumë që të arrijmë një mision dhe një objektiv që ne e kemi planifikuar ndoshta për dy vjet, e të cilin mund ta arrijmë për një vit dhe kjo është hyrja në kategorinë profesionale në Ligën e Parë të Malit të Zi.
Koha Javore: Cilat janë aktivitetet aktuale sportive të KF “Deçiq” dhe planet më të afërta? Pal Dreshaj: Ne, paralelisht me punën me Ekipin e Parë dhe me kategoritë e reja jemi duke punuar edhe në sanimin e gjendjes që kemi trashëguar, për shlyerjen e borxheve, rregullimin e dokumentacionit, hartimin e planeve zhvillimore. Gjithashtu, po punojmë edhe në krijimin e kushteve në ndërtimin e infrastrukturës që një klub serioz duhet ta ketë, siç është ndërtimi i projektorëve (ndriçimit) ku në sezonin e verës që mban shumë vapë, të mund të zhvillohen ndeshjet edhe gjatë natës. Për këtë kemi fituar projektin, investim ky që do të kap vlerën 700 mijë euro, ndërsa jemi në pritje të revizionit të këtij projekti, kurse punët fizike do të fillojnë së shpejti. Sipas bisedimeve
që kemi me Federatën e Futbollit të Malit të Zi dhe me kompaninë kontraktuese këta projektorë do të finalizohen deri në pranverë. Gjithashtu, falë këtij bashkëpunimi të mirë me FFMZ –në kemi fituar edhe një projekt shumë të mirë, projektin për ndërtimin e tribunës perëndimore me vlerë prej afro 2 milionë euro, projekt që do të fillojë të realizohet shumë shpejt. Kemi bërë edhe projektin ideor që nëse nuk do të hasim në barriera administrative së shpejti do të kemi edhe një objekt shumë të bukur në Tuz, me të gjitha kushtet bashkëkohore. Objekti i ri do të ketë kushte ideale për funksionimin e klubit me zyra, administratë, sallën e zhveshjes moderne, dhomë për fizioterapeutë, kafe e restorant, sallë fitnessit, salla për bolling sport, objekte afariste -shitore, etj. Intervistoi: Toni Ujkaj e enjte, 21 nëntor 2019
Javore Koha
33
sport
Përfundoi edicioni i 35- të i Kampionatit Evropian të Klubeve të Shahut
Elita evropiane e shahut në Ulqin Gjekë Gjonaj
Kupa e Kampionëve Evropianë të Shahut për meshkuj dhe femra për herë të parë ka fituesin i cili medaljen e artë e meritoi me rezultat maksimal, ndërsa njëkohësisht u thye edhe rekordi për nga numri i pjesëmarrësve dhe skuadrave. Në këtë garë në të dy konkurrencat morën pjesë 524 garues nga 48 vende. Ishte kjo një ngjarje e rëndësishme sportive e cila afirmoi lojën e shahut, Malin e Zi dhe qytetin e Ulqinit Vetë fakti se një pjesë e madhe e lojtarëve më të mirë të klubeve evropiane të shahut me renome botërore morën pjesë në Kampionatin Evropian të Klubeve në Shah , flet jo vetëm për cilësinë e tij, por edhe
34
Javore Koha
e enjte, 21 nëntor 2019
Ulqini nga data 9-17 nëntor ishte mikpritës i Kampionatit Evropian të e organizoi Federata e Shahut të Malit të Zi. Pas shtatë ditëve garë negro” në Ulqin, kampionë evropianë janë bërë skuadrat “Nona” nga G nga Italia në konkurrencën e meshkujve për nderimin që iu bë Malit të Zi, respektivisht Ulqinit, si mikpritës. Nga ana tjetër edhe garuesit e klubeve pjesëmarrëse treguan se janë mjeshtër të vërtetë të këtij sporti dhe se në të ardhmen do të vazhdojnë të jenë shahistë të shkëlqyeshëm. Ky kampionat nga këndi im është njëra ndër dhuratat më të çmuara që Evropa i dhuroi Malit të Zi, kurse Federata e Shahut të Malit të Zi ia besoi mikpritjen pikërisht Ulqinit. Ishte kjo një garë që rrallë ndonjë ulqinakë e kishte pritur apo imagjinuar që do të organizohet në Ulqin, ku për fat të keq nuk është i zhvilluar shahu . Ky turne ka domethënie për qytetarët e Ulqinit, sepse ulqinakët patën rastin dhe kënaqësinë që të
njihen për së afërmi me qindra shahistë që tashmë janë të njohur jo vetëm në Evropë , por edhe jashtë kufijve të saj. Ishte manifestimi më i madh sportiv që ka pasur Ulqini viteve të fundit. Dhe ky qytet bashkë me federatën e Shahut të Malit të Zi bënë gjithçka për t’ia dalë që organizimi të jetë në nivelin më të lartë të mundur. Është interesant se po ky turne për të gjithë ata që mendojnë të vazhdojnë më tutje është si një lloj aplikimi për vizë, kështu që nuk ka asnjë dyshim që shahistët më të mirë evropianë që u mblodhën në Ulqin që përmes kësaj ambasade të aplikojnë për vizë me lojërat e tyre që të kalojnë në kampionatin botëror .
sport
Në Turneun ndërkombëtar “Ilixha Open” në Sarajevë
Gjashtë trofe dhe 26 medalje për “Ulqini”-n
Klubeve të Shahut për meshkuj dhe femra, të cilin në kompleksin hotelerik “Holliday Villages MonteGjeorgjia në konkurrencën e femrave dhe “Padova”
Turneu evropian i shahut që ndodhi në Ulqin , respektivisht në Mal të Zi, shpresoj se do të mbetet i shënuar në historikun e shahut dhe se i treguam Evropianëve se edhe Mali I Zi është pjesë e saj. Veç kësaj, shahistët nga Mali i Zi në një konkurrencë të fortë treguan sukses të kënaqshëm. Shahistët e Malit të Zi u takuan ( luajtën) me shahistë të njohur dhe kjo dëshmoi se shahu në këtë shtet nuk është shumë mbrapa arritjeve dhe rregullave ndërkombëtare të kësaj loje. Ky kampionat mendoj se do të mbetet si ngjarje e bukur sportive për shtetin e Malit të Zi dhe qytetin e Ulqinit sepse të mbahet një eveniment i këtij niveli sportiv thjesht ka vlerë shumë më të madhe dhe kjo nuk harrohet lehtë. Ulqinakëve kjo dhuratë iu erdhi te dera falë Federatës së Shahut të Malit të Zi me rastin e 70-vjetorit të themelimit të saj, dhe e shfrytëzuan atë në mënyrë dinjitoze, sepse e dinin se mundësi të tilla nuk ndodhin shpesh.
Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka shënuar një tjetër sukses, kësaj radhe në Turneun ndërkombëtar “Ilixha Open”, i cili u mbajt të shtunën në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë. KT “Ulqini” është paraqitur me 22 garues në këtë turne ku kanë marrë pjesë rreth 530 garues të 41 klubeve nga pesë vende, në të dyja disiplinat forma dhe ndeshje. Garuesit e këtij klubi kanë fituar gjashtë trofe dhe 26 medalje: 12 të arta, 8 të argjendta dhe 6 të bronzta. KT “Ulqini” ka fituar trofeun për vendin e parë në renditjen e përgjithshme në disiplinën e formave dhe trofeun për vendin e dytë në kategorinë e pionierëve. Garuesja e këtij klubi, Medina Kanaqeviq, është kurorëzuar me dy trofe: si garuesja më e suksesshme në disiplinën e formave dhe garuesja më e suksesshme e turneut. Ndërkaq, Dion Mustafa fitoi trofeun si garuesi më i mirë në disiplinën e formave, kurse Bledar Kasmi, me tri ndeshje të fituara, u shpall garuesi më i suksesshëm në kategorinë e pionierëve. Në deklaratën për shtyp të KT “Ulqini” thuhet se garuesit më të suksesshëm të ekipit ishin Sara Kraja dhe Enes Dushku me nga dy medalje të arta të fituara në ndeshje dhe forma. Në disiplinën e formave, medalje të arta fituan Sara Kraja, Amell Nuti, Enes Dushku, Medina Kanaqeviq, Hana Tivari, Sara Dervishi dhe Dion Mustafa, medalje të argjendta Arta Ismailaga, Amra Dushku dhe Sumeja Bisha, kurse medalje të bronzta Vesa Dervishi, Bledar Kasmi dhe Edina Kraja. Ndërsa në disiplinën e ndeshjeve, medalje të arta fituan Bledar Kasmi, Enes Dushku, Mersida Demiri, Sara Kraja dhe Enis Kurti, medalje të argjendta Albjon Hykaj, Amella Nuti, Edina Kraja, Medina Kanaqeviq dhe Mervana Muçaj, kurse medalje të bronzta Hakush Fici, Arta Ismailaga dhe Amra Dushku. Drejtuesit e KT “Ulqini” kanë falënderuar prindërit dhe sponsorët për mbështetjen për pjesëmarrje në turne. (Kohapress)
e enjte, 21 nëntor 2019
Javore Koha
35
e a avorh KJo Podgori cë e enjte, 21 nëntor
2019 Viti XVlll Numër 889 Çmimi
0,50
Rëndësia historike e emrit si identite ISSN 1800-5696
Armatosja në heshtje e Malit të Zi
Elita evropiane e shahut në Ulqin