Koha Javore Podgoricë e enjte, 28 nëntor 2019 Viti XVlll Numër 890 Çmimi 0,50
Nëntori dhe shqiptarët ISSN 1800-5696
Kuvendi që vuri themelet e Pavarësisë së Shqipërisë
Aleanca të reja me ide të vjetra
Përmbajtje
6
14 Simbol i sakrificës për lirinë kombëtare
Të zhgënjyer me përgjigjet e Akademisë së Suedisë rreth Nobelit për Letërsi
16
20 Me Tuzin, faktori politik shqiptar tregoi peshën e vet
Dy zëra të rëndësishëm të identitetit shqiptar në Mal të Zi
Koha Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore Koha
e enjte, 28 nëntor 2019
Përmbajtje
22
24 Kuq e zi në 107-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Përvojë e këndshme në Panairin e Tiranës
26
30 Dhjetëra të vdekur dhe qindra të lënduar
Shembull suksesi për prodhuesit e vajit të ullirit organik KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
Koha Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 28 nëntor 2019 Viti XVlll Numër 890 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI
1001 HALL EVE
Kuvendi që vuri themelet e Pavarësisë së Shqipërisë
Aleanca të reja me ide të vjetra
Shqipërisë Pavarësisë së vuri themelet e Kuvendi që
të vjetra reja me ide Aleanca të
shqiptarët Nëntori dhe
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 743
Podgoricë e enjte,
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
15 dhjetor 2016
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
Nëntori dhe shqiptarët
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
e enjte, 28 nëntor 2019
Javore Koha
3
Ngjarje Javore
Qeveria e Republikës së Shqipërisë vendos për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin
Vendim që i shërben ruajtjes së identitetit kombëtar Tiranë – Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social facebook. Ai ka treguar se vendimi i Këshillit të
4
Javore Koha
e enjte, 28 nëntor 2019
Ministrave është marrë me nismën e Ministrisë që ai drejton. “Ky vendim do t’i shërbejë veçanërisht ruajtjes së identitetit kulturor e kombëtar dhe kohezionit shoqëror e politik të faktorit shqiptar në Mal të Zi! Ne do të vazhdojmë punën përmbajtësore në funksion të objektivit kombëtar të thellimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve në rajon dhe themelimit të platformave të
përbashkëta politike”, ka shkruar ai, duke e cilësuar këtë si një lajm fantastik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ky vendim është përshëndetur nga forcat politike shqiptare në Mal të Zi, të cilat kanë kërkuar vazhdimisht hapjen e përfaqësive diplomatike të Shqipërisë dhe Kosovës në trevat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, si mbështetje e popullatës shqiptare në (Kohapress) këto mjedise.
Ngjarje Javore
Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale dhe Veprimtari Shoqërore i Komunës së Tuzit organizoi debat publik
Shqyrtohet propozimi i Planit të aksionit për të rinj Tuz – Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale dhe Veprimtari Shoqërore i Komunës së Tuzit ka organizuar të martën debatin publik qendror në të cilin është bërë shqyrtimi i propozimit të planit aksional për të rinjtë e Komunës së Tuzit. Në këtë debat i cili u organizua në sallën e kuvendit të Komunës së Tuzit interesimi i të rinjve ishte në masë të konsiderueshme, ndërsa si hartuese e këtij dekumenti ka përshëndetur znj. Marina Ujkaj nga sekretariati në fjalë, e cila ka shpalosur këtë plan-projekt në mënyrë të detajuar. Ndërkohë, një pjesë e madhe e qytetarëve të pranishëm e ka përshëndetur hartimin e këtij dokumenti për të rinj, mirëpo nga ana tjetër ka pasur
edhe pakënaqësi nga pjesëmarrësit në debat, të cilët theksin e kishin te mjetet e pamjaftueshme financiare të parashikuara për avancimin e pozitës së të rinjve në këtë trevë. Në këtë dokument thuhet se me Ligjin për të rinjtë janë rregulluar mënyrat e përcaktimit dhe realizimit të politikës së rinisë, si dhe masat dhe aktivitetet të cilat ndërmerren me qëllim të avancimit të pozitës shoqërore të të rinjve dhe krijimi i kushteve për realizimin e nevojave të tyre në të gjitha sferat e interesit. “Në pajtim me rregullativën ligjore, Komuna e Tuzit ka ndërmarrë hartimin e dokumentit në fjalë, me të cilin janë përmbledhur fusha të ndryshme si: arsimi, aktivitetet dhe pjesëmarrja
e të rinjve në bashkësinë shoqërore, informimi i të rinjve, nevoja e tyre dhe çështje të ngjashme. Në dokumentin në fjalë janë përfshirë dhe paraqitur situatat reale dhe nevojat me të cilat përballen të rinjtë në Komunën tonë. Përveç kësaj, me planin lokal aksional është vënë theksi te rëndësia e vendosjes së qëllimeve dhe realizimit të aktiviteteve të domosdoshme për realizimin e tyre, përmes bashkëpunimit të përbashkët me institucionet përkatëse, organizatat joqeveritare, shoqatat, dhe të gjitha subjektet e interesuara të cilët mund të ndihmojnë deri te zgjidhja e qëllimeve në afatet e parashikuara kohore”, thuhet në mes tjerash në harimin e këtij dokumenti. t. u.
e enjte, 28 nëntor 2019
Javore Koha
5
Vështrim & Opinion
28-Nëntori-Dita e Flamurit
Simbol i sakrificës për lirinë kombëtare
6
Javore Koha
e enjte, 28 nëntor 2019
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
Qani Osmani
28 Nëntori është data më e ndritur e Rilindjes sonë kombëtare në të gjithë historinë tonë. Kjo ditë e bekuar shënon momentin e ndarjes nga robëria e gjatë dhe mbetet simbol i sakrificës, bashkimit, unitetit dhe qëndresës së popullit shqiptar. Dita e Flamurit është festa e krenarisë sonë kombëtare, me traditën më të gjatë të kremtimit. Është festë e rimëkëmbjes së dinjitetit dhe forcimit të ndërgjegjes sonë kombëtare. 28 Nëntori gjithmonë na kujton sakrificën e shumë brezave, që sakrifikuan jetën e tyre për kombin dhe Flamurin, duke i dhënë shpirt historisë sonë. Andaj sot, të gjithë ne, me përkulje i kujtojmë gjeneratat dhe personalitetet kombëtare, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që e mbajtën gjallë indin tonë kombëtar në periudha të caktuara të historisë sonë. Dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë është kurorëzim i sakrificës së vazhdueshme të më shumë gjeneratave ndër shekuj me synim krijimin e shtetit shqiptarë në trojet etnike shqiptare. Pikërisht falë kësaj sakrifice të madhe dhe ndihmës së faktorit ndërkombëtar, më 28 Nëntor para 107 viteve në Vlorë, Ismail Qemali me patriotët më të mëdhenj të kohës shpallën pavarësinë e Shqipërisë, pavarësi kjo që u legjitimua ndërkombëtarisht në më pak se gjysma e tokave shqiptare. Pavarësinë Shqipërisë në nëntorin e parë e shpalli Kryeheroi Ynë, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, kur në Krujë me 28 Nëntor të vitit 1443, e ngriti për herë të parë në historinë e këtij kombi Flamurin me Shqiponjën Dykrenore dhe me yllin gjashtëcepësh në mes dy krerësh, në Kalanë e Krujës. Skënderbeu, deri në vdekje luftoi me atë flamur në dorë dhe kurrë nuk diti për humbje. Ai flamur valoi i pamposh-
“
Dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë është kurorëzim i sakrificës së vazhdueshme të më shumë gjeneratave ndër shekuj me synim krijimin e shtetit shqiptar në trojet etnike shqiptare. Pikërisht falë kësaj sakrifice të madhe dhe ndihmës së faktorit ndërkombëtar, më 28 Nëntor para 107 viteve në Vlorë, Ismail Qemali me patriotët më të mëdhenj të kohës shpallën pavarësinë e Shqipërisë, pavarësi kjo që u legjitimua ndërkombëtarisht në më pak se gjysma e tokave shqiptare
tur në Kalanë e Krujës dhe në kulla e kala të tjera arbërore, për 25 vjet, sa Kryeheroi ynë udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë. Kurse nëntori i dytë është më 28 Nëntor të vitit 1912, kur në Vlorë ishin mbledhur patriotët dhe krerët e të gjitha krahinave shqiptare. Për shkak të pengesave gjatë rrugës, Isë Boletini me mbi 10 mijë kalorës nga Kosova, kishte mbërritur vetëm të nesërmen. Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe zgjodhi Qeverinë e parë të shtetit shqiptar. Kryetar i Kuvendit e natyrisht edhe kryetar i parë i Qeverisë së shtetit Shqiptar, u zgjodh Ismail Qemali, i cili, kur po e ngrinte Flamurin e qëndisur nga Marigona, në fjalën e Tij solemne, ndër të tjera ka Thënë: “Fqinjët tanë nuk duhet të gënjehen me lakmi, se shqiptari s’e duron robërinë. Historia e shekujve të kaluar e dëshmon këtë të vërtet. Ky truall është atdheu ynë. Ne e kemi gjuhën tonë, zakonet tona, kulturën tonë. Ndaj, sot, të mbledhur në këtë kuvend të madh historik, ne shprehim para gjithë botës vullnetin e popullit tonë sovran”. Prandaj, Nëntori është muaji i shqiptarëve, muaji i flamurit. Sa herë që afrohet 28 Nëntori, mendja na fluturon te flamuri ynë Kuq e Zi, flamuri ynë i lyer me gjak që sjell në kujtesën tonë përpjekjet, luftërat dhe fitoret tona. Na sjell në kujtesën tonë, Epokën e lavdishme të Skënderbeut që me shekuj mbajti gjallë qëndresën, shpirtin dhe identitetin tonë kombëtar. U valëvit pa u përkulur kurrë nëpër dallgët e stuhisë e historisë dhe më 28 Nëntor të vitit 1912, flamuri i Skënderbeut u ngrit në qiellin e Shqipërisë së saposhpallur shtet i pavarur. Vite më vonë mbi kokat e shqiponjës i vunë simbole të huaja ideologjike, por shqiponja nuk i duroi, i shpori se ia zinin
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
frymën, ia zinin frymën Shqipërisë, popullit shqiptar. Pasi që, shqiponja dhe shqiptarët e duan vetëm lirinë dhe qiellin e kaltër mbi kokat e tyre. Për shqiptarët nuk ka simbol më të shenjtë se flamuri ynë. Është ky flamur që na priu nëpër beteja të përgjakshme shumëshekullore në përpjekjet e popullit shqiptar për liri e pavarësi. Për këtë flamur dhe nën hijen e këtij flamuri e kanë flijuar jetën e tyre bijat dhe bijtë më të mirë të kombit tonë. Është ky flamuri i lirisë që mishëron e pasqyron shpirtin e pastër, karakterin e fortë dhe vlerat e larta morale e njerëzore të kombit tonë. Është ky flamur i bukur e hijerëndë që rrezaton pastërtinë morale, dinjitetin dhe nderin e kombit shqiptar, sepse atë nuk e shëmtojnë njollat e pushtimit të tokave të huaja dhe robërimit të popujve të tjerë. Flamuri ynë është vetëm flamur i lirisë! Është ky flamur që i mban së bashku të gjithë shqiptarët dhe të gjitha trojet tona padrejtësisht të ndara. Është kjo shqiponjë që nën krahët e saj të fuqishëm, me një ngrohtësi prej nëne i mban së bashku të gjitha bijat dhe bijtë e saj kudo që ndodhen në botë. Kjo është forca magjike e padukshme e flamurit tonë kombëtar. Dita e flamurit kombëtar nuk është thjesht një festë si të gjithë të tjerat, por është edhe një amanet, një betim për të qenë gjithmonë të mbrojtur me idealin kombëtar, që shqiptaria dhe shqiptarët të ndihen të lirë, krenarë dhe zotëri në Trojet e veta. Për të kujtuar rrugën që e kemi kaluar për të ardhur deri te kjo ditë, rrugën tonë drejt lirisë, rrugën e mundimshme, por të drejt dhe të lavdishme. I madhërishëm qoftë edhe kujtimi për të gjithë martirët e kombit, atyre që dhanë gjithçka për lirinë e popullit shqiptar. ZOTI E BEKOFTË POPULLIN SHQIPTAR! e enjte, 28 nëntor 2019
Javore Koha
7
Vështrim & Opinion
Nëntori dhe shqiptarët
Muaji i ngjarjeve të të historisë kombët Ky është muaji më përcaktues i simbolikës sonë historike e cila vazhdon, nëntori pritet… Çdo shqiptar besoj se e ka për nder të mësojë për nëntorin që shkoi, për nëntorin që jemi, për nëntorin që ndoshta po vjen
Hajrullah Hajdari
Jemi në muajin nëntor. Shqiptarët, pa dyshim, kudo që janë festojnë ditën më të madhe të kombit, 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar. Këtë ditë duhet të nderojmë, para së gjithash, sakrificën sublime të të rënëve të popullit shqiptar në të gjitha kohërat, të qindra e mijëra djemve dhe vajzave, burrave dhe grave, që u flijuan që ne shqiptarët të kemi shtetin e lirë e të pavarur, të festojmë me flamurin tonë kombëtar, me të të identifikohemi para të gjithë botës, se ka dhe jemi shqiptarë. Jemi në nëntor, vijmë nga nëntori, presim e shkojmë në nëntor. Ky është muaji më përcaktues i simbolikës sonë historike e cila vazhdon, nëntori pritet… Çdo shqiptar besoj se e ka për nder të mësojë për nëntorin që shkoi, për nëntorin që jemi, për nëntorin që ndoshta po vjen. Prandaj po i përkujtoj disa nga datat e ndritura të këtij muaji. - Më 28 Nëntor 1443, Skënderbeu çliroi Krujën dhe e ngriti lart flamurin më të vjetër të Evropës, flamurin kuq e zi, ndërsa në nëntorin e vitit 1462, Pal Engjëlli shkroi “Formulën e pagëzimit”, datë historike e shkrimit
8
Javore Koha
e enjte, 28 nëntor 2019
shqip. - Më 1 nëntor 1878, në Dibër të Madhe u mblodh Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili kërkoi autonomi administrative për të gjitha trojet shqiptare, ndërsa më 14-22 nëntor 1908, në qytetin e lashtë shqiptar të Manastirit u mbajt Kongresi për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe. - Më 28 Nëntor 1912, në Vlorë, nën kryesinë e Ismail Qemalit, u ringrit Flamuri Kombëtar i Skënderbeut dhe botërisht shpallet shteti i pavarur shqiptar. - Më 28 Nëntor 1944, nga Shkodra dhe mbarë territoret shqiptare u larguan pushtuesit fashistë, ndërsa më 8 nëntor 1968, shqiptarët nga të gjitha trojet etnike shqiptare në ish-Jugosllavi u ngritën në demostrata të fuqishme e masive kundër padrejtësive shekullore nga pushteti serb. Më 25 nëntor 1972, në Tiranë u mbajt Kongresi Kombëtar për Unifikimin e Gjuhës Shqipe. - Në muajin nëntor 1990 filloi lëvizja e madhe e studentëve, minatorëve, qytetarëve dhe intelektualëve për demokraci, për përmbysjen e regjimit diktatorial komunist në Shqipëri. Po në nëntor 1990, era e demokracisë dhe e identitetit kombëtar i kaploi zemrat e mendjen e shqiptarëve etnikë në Mal të Zi, filloi fushata e parë për zgjedhjet e para pluraliste. Në Vatikan, më 27 nëntor 1994, Papa Gjon Pali II shuguroi Kardinal, Imzot Mikel Koliqin. - Në nëntor 2000, Kuvendi i Malit
të Zi aprovoi Ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare dhe kështu flamuri i Skënderbeut u rikthye në trojet etnike shqiptare në Mal të Zi në Ulqin, Anë të Malit, Krajë, Malësi, Rozhajë, Plavë e Guci. Përdorimi i flamurit ishte restriktiv, ai nuk valonte i lirë në të gjitha institucionet publike. Shqiptarët kërkonin një nëntor tjetër, shpresonin... Dhe përsëri histori. Flamurmbajtësi shqiptar, në një ditë manifestimi në Krajë, e banuar njëqind për qind me shqiptarë, u dënua me para dhe u dëbua nga Mali i Zi! Fajësohet për prishjen e rendit dhe qetësisë publike! Mungon ligji, thanë! Shqiptarët mbetën të habitur, u ndien të gjunjëzuar. Kranjanët mbetën të zhgënjyer dhe pyesnin? Po pse vetëm në Krajë të dënohet flamurmbajtësi i cili vite me radhë, me veshjen e bukur kombëtare valëvit krenarisht flamurin kuq e zi në të gjitha trojet shqiptare, por edhe në Krajë! Kujt ia prishi qetësinë publike? Kranjanëve?! Jo, jo! Ata e duan flamurin kombëtar. Jo sot, por qëkur mësuan për ngritjen e tij të parë në trojet shqiptare. Kur më 14 janar 1914, në Kalanë e Shkodrës për herë të parë u ngrit flamuri shqiptar, kranjanët vendosën që patjetër në Rozafa të marrin pjesë nga një mashkull për çdo shtëpi! Dhe, vërtet, ashtu vepruan! E pra, ata nuk kanë përse ta urrejnë flamurin, prania e tij nuk ua prishë as rendin e as qetësinë. Flamurin ua lanë amanet të parët e tyre.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
mëdha tare
Nëntori vazhdon e vazhdon. Është i pranishëm edhe këtë vit. Këto ditë mësova se Qeveria e Malit të Zi kishte miratuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për simbolet kombëtare. Thuhet se tanimë ai do të valojë më lirshëm se gjer më tani, për faktin se, siç thuhet, do të mund të vendoset edhe në të gjitha institucionet publike në vendbanimet shqiptare në Mal të Zi. Flamurmba-
jtësi, mbase, nuk do të dënohet më. Po nëntori është i madh, ai po kalon një rrugë të stërgjatur, është nisur, do të vijë... Skënderbeu është gjallë, ai rron e mbretëron. Ai i kishte porositur shqiptarët: “Shtini duart në brez shoqi-shoqit, që të mbani njëri-tjetrin, mos t’u hyjë dikush në mes e të mos u çajë bota”. Ah, sa domëthënëse është kjo porosi, sot e përgjithmonë.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Shqiptarët në Mal të Zi, sot, kanë më shumë se kurrë nevojë të jenë të bashkuar. A ka fund nëntori? Shqiptarët shpresojnë, sigurisht. Por gjithsesi këtë nëntor ta festojmë të gjithë së bashku me dinjitet e me një gojë të këndojmë “Rreth Flamurit të bashkuar...” Pra, Gëzuar 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar. e enjte, 28 nëntor 2019
Javore Koha
9
Vështrim & Opinion
Rëndësia e Kuvendit të Shkupit në rrugën drejt pavarësisë së shtetit shqiptar
Kuvendi që vuri themelet e Pavarësisë së Shqipërisë
Nismën për një veprim politik, që ta nxirrte vendin nga gjendja e vështirë dhe e ndërlikuar e krijuar nga Lufta Ballkanike, e morën shoqëritë atdhetare, Komiteti “Shpëtimi” dhe “Shoqëria e Zezë për Shpëtim” që ishte krijuar në Shkup. Më 14 tetor 1912 në Shkup, në shtëpinë e atdhetarit Sali Gjuka, Komiteti “Shpëtimi” që në popull njihej si ”Komiteti i Shpëtimit Kombëtar” dhe organizata ”Shoqëria e Zezë për Shpëtim” mbajtën një Kuvend të jashtëzakonshëm
Dr. Nexhat Avdiu
Shqiptarët ishin po aq të interesuar sa edhe popujt e tjerë të shtypur të Ballkanit për t’u çliruar nga zgjedha osmane. Përfaqësuesit e tyre bënë përpjekje për t’u lidhur me fqinjët në luftën e përbashkët antiosmane, por këto përpjekje dështuan për faj të krerëve të Aleancës Ballkanike, të cilët nuk dëshironin t’i kishin shqiptarët si palë me të drejta të barabarta në këtë aleancë, sepse ishin marrë vesh ndërmjet tyre për copëtimin e Shqipërisë. Prandaj, shqiptarët nuk hynë në një aleancë, krerët e së cilës synonin t’i përdornin ata si mish për top në luftën kundër Perandorisë
10
Javore Koha
e enjte, 28 nëntor 2019
Osmane. Pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë aleancë, pa u njohur zyrtarisht të drejtat e tyre, do të ishte një vetëvrasje. Ndryshe nga vendet e tjera ballkanike, Shqipëria edhe kësaj radhe, në këto çaste tepër kritike, u ndodh vetëm, me armikun e vjetër në vatër dhe e sulmuar nga agresorë të rinj. Ky rrezik kombëtar vuri në lëvizje të gjitha klasat e shtresat shoqërore të vendit. Përpara tyre u ngrit në mënyrë më serioze çështja e fatit të Shqipërisë, e qëndrimit që duhej mbajtur ndaj konfliktit ballkanik, e mënyrave dhe e mjeteve për ta shpëtuar Shqipërinë nga katastrofa që mund ta prisnin. Patriotët e kudondodhur filluan aktivitetet me qëllim ngritjen e çështjes shqiptare në instanca ndërkombëtare. Nismën për një veprim politik, që ta nxirrte vendin nga gjendja e vështirë dhe e ndërlikuar e krijuar nga Lufta Ballkanike, e morën shoqëritë atdhetare, Komiteti “Shpëtimi” dhe “Sho-
qëria e Zezë për Shpëtim” që ishte krijuar në Shkup. Më 14 tetor 1912 në Shkup, në shtëpinë e atdhetarit Sali Gjuka, Komiteti “Shpëtimi” që në popull njihej si ”Komiteti i Shpëtimit Kombëtar” dhe organizata ”Shoqëria e Zezë për Shpëtim” mbajtën një Kuvend të jashtëzakonshëm. Në këtë kuvend, të kryesuar nga Nexhip Draga, morën pjesë: Mit´hat Frashëri, Sali Gjuka, Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani etj. Pasi u konkludua se ”Turqia po i numëronte ditët e fundit në Ballkan...”, u morën këto vendime: 1. Me ia drejtue një proklamacion Fuqive të Mëdha; 2. Me formue një delegacion për mi shkëputë Malet e Shkodrës prej lidhnisë që patën ba me Malin e Zi (Malësia e Shkodrës ishte lidhur me Malin e Zi për luftë të përbashkët kundër forcave osmane në Shkodër); 3. Ky delegacion ka me pas edhe një kompetencë të plotë për t’u marrë vesh me krahinat e tjera të Shqip-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
nisë për të shpëtue atë prej rrezikut të coptimit.” Në zbatim të këtyre vendimeve, Kuvendi më 16 tetor 1912 në Shkup ia dorëzoi konsullatës austro-hungareze dhe gjermane një proklamatë, ku thuhet: ”... Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi kanë shpallur luftë me qëllim të zgjerimit tokësor ose për përhapjen e ndikimit politik, prandaj edhe ne shqiptarët po rrokim armët për të mbrojtur tokën tonë. Përveç kësaj vemë në dijeni Fuqitë e Mëdha se nuk do të njohim emërtime të tilla si ‘Stara Serbija’ (‘Serbia e Vjetër’ dhe ‘Epir’), ose forma politike dhe administrative të posaçme lidhur me disa pjesë përbërëse të atdheut tonë”. Ndërkohë edhe përfaqësuesve diplomatikë rusë, francezë, anglezë dhe atyre italianë u është
dorëzuar një proklamatë me vulë të ”Shoqërisë së Zezë për Shpëtim”, në të cilën thuhet: ”Shqipnia i ka rrokur armët jo për me forcue dominacionin e Turqisë në Ballkan, por për me i dalë zot tanësisë tokësore e lirisë së Shqipnisë. Pra, qysh prej sodit po ju deklarojmë se sido që të jetë fati i armëve, shqiptarët nuk kanë me pranue për katër vilajete veçse një formë politike e një formë sundimi, d.m.th. një formë të vetme qeverisjeje”. Kuvendi i Shkupit caktoi edhe një delegacion, i cili u ngarkua të përgatisë terrenin për mbajtjen e një Kuvendi gjithëkombëtar në Vlorë. Sipas kujtimeve të Eqerem bej Vlorës, kushëri i Ismail Qemalit dhe njëri nga figurat e njohura të politikës së mëvonshme shqiptare, mëso-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
het se që në fillim të korrikut 1912 në Shqipëri qenë ngritur komitete për pavarësinë e Shqipërisë dhe se kushëriri i tij, Syrja bej Vlora, kishte mandatin e popullit të Vlorës për një Kuvend Kombëtar, që në muajin gusht 1912. Ismail Qemali duhej të ishte në kontakt të vazhdueshëm me ta, nisur edhe nga fakti se në muajin qershor-korrik, ai kishte qëndruar pak ditë në Vlorë. Delegacioni prej 8 anëtarësh tashmë përbënte Komitetin e Përkohshëm të Shqipërisë, për përgatitjen e Kuvendit për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, para se të shkelej Shqipëria nga forcat e “Aleancës Ballkanike”. Pra, këto dokumente dëshmojnë qartë se në Kuvendin e Shkupit u vunë themelet e Pavarësisë së Shqipërisë. e enjte, 28 nëntor 2019
Javore Koha
11
Vështrim & Opinion
Diskursi politik
Aleanca të reja me Ideja e formimit të Shengenit ballkanik si kundër-reagim ndaj refuzimit për fillimin e negociatave për pranimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, pa pjesëmarrjen e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, e në veçanti të Kosovës, është ide e nxituar, sepse nuk duhet humbur kohë për aleanca rajonale, kur synimi i të gjithë neve është integrimi europian, ndërsa çdo alternativë tjetër është e konsumuar, sidomos kur është në fjala për Serbinë e cila ka qenë dhe është faktor destabilizues në rajon
Nail Draga
Koncepti i integrimeve rajonale, përkatësisht i bashkëpunimit midis vendeve përkatëse është bërë pjesë e fjalorit politik të strukturave qeverisëse. Në këtë aspekt, aspiratë e vendeve të Europës Juglindore është anëtarësimi në kuadër të Bashkimit Europian, çështje që është me interes jetik për qytetarët e shteteve të këtij rajoni. Në lidhje me çështjet e tilla, si më parë ashtu edhe tash janë realizuar projekte të ndryshme ku duhet veçuar ato të zonave kufitare, të cilat i kanë paraprirë integrimeve të ndryshme rajonale. Por, për të realizuar një bashkëpunim të tillë, fillimisht duhet të mos ekzistojnë çështje kontestuese kufitare ndërmjet vendeve përkatëse, por edhe të ekzistojnë dëshira dhe vullneti politik për realizimin e marrëveshjeve të nënshkruara. Kohë më parë pas dështimit në tetor për marrjen e ftesave për negociata më BE, duke mbetur në margjina të politikës shtetërore dhe asaj rajonale kryeministri i Shqipërisë E.Rama inicioj në Ohër më 10 nëntor 2019
12
Javore Koha
e enjte, 28 nëntor 2019
takimin në mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut, për formimin e aleancës rajonale e emërtuar si Shengeni ballkanik, e cila ka marrë përmasa të politizimit me qasje shumëdimensionale.
“Shengeni shqiptar”, ide e parealizuar
Të gjithë politikanët shqiptarë të Shqipërisë si shteti amë, kur kemi të bëjmë me çështjet e bashkëpunimit rajonal, duhet të jenë nismëtar kur janë në pyetje çështjet e bashkëpunimit mbarëkombëtar, ku marrëdhëniet me Kosovën duhet të jenë parësore. Por, në saje të informacioneve që disponojmë, ku me gjithë angazhimin e deritashëm nuk mund të jemi të kënaqur, sepse pritshmëritë kanë qenë më të mëdha. Sepse siç dihet, shumë marrëveshje janë nënshkruar në mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, por ka munguar vullneti për realizimin e tyre praktik. Andaj, ka qenë e udhës që vite më parë të formohej “Shengeni shqiptar” në mes dy shteteve shqiptare e më pas edhe me fqinjët. Por, ndonëse deri më tash në këtë aspekt nuk kanë munguar deklarimet e rastit, jemi dëshmitar se ka munguar vullneti politik për qasja konkrete. Duke marrë parasysh faktin së nga lufta këndej çlirimi i Kosovës(1999) kanë kaluar dy dekada, është pritur që në kuadër të komunikimit brendashqiptar të bëhet më shumë.
Ndonëse në hapësirën e tyre etnogjeografike në Ballkanin Perëndimor, shqiptarët në sajë të resurseve natyrore dhe burimeve njerëzore kanë përparësi ndaj popujve tjerë, fatkeqësisht një favor i tillë nuk është shfrytëzuar, ku një ngecje e tillë është si rezultat i atavizmit politik dhe interesave partiake të klaneve të ndryshme, që është kundër interesave kombëtare shqiptare.
Nxitim pa u formuar Qeveria e re e Kosovës
Para se të angazhohej konkretisht për një aleancë të tillë ballkanike, kryeministri i Shqipërisë E.Rama, ka qenë e udhës të presë edhe pak, deri sa të konstituohet qeveria e re e Kosovës. Pas një akti të tillë dhe të një takimi në Prishtinë, shumëçka do të ishte më e qartë dhe e pranueshme, për (mos)pjesëmarrje të Kosovës në një takim të tillë. Pavarësisht paragjykimeve të pranishme në lidhje me të çështjet kontestuese në raportin Kosovë-Serbi, nuk duhet të refuzohen takimet e tilla, por më parë duhet të përkufizohen çështjet të cilat duhet të jenë parësore për diskutim dhe afati i realizimit të tyre. Dhe në këtë aspekt nuk ka dyshim se reciprociteti në marrëdhënie, duhet të jetë aksioma e këtij bashkëpunimi të mundshëm.
Për dialog konstruktiv
Opinioni është i njoftuar për qasjen
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
e ide të vjetra
destruktive të vazhdueshme të Serbisë kundër Kosovës. Madje një veprim i tillë permanent i qeverisë serbe llogaritet si sukses kur ka të bëjë me çnjohjet e Kosovës nga vendet e ndryshme. Një veprim i tillë nga ana e tyre është duke vazhduar, ku thuhet se së shpejti do të tërheqin njohjet edhe rreth 10 shtete të tjera. Dhe në një atmosferë të tillë Qeveria e Kosovës e ka të pamundur për të krijuar dialog pozitiv. Sepse për dialog konstruktiv duhen dy palë, e jo veprime destruktive sikurse vepron udhëheqja serbe.
Aleanca e re të kujton të kaluarën
Sa herë që trajtohet ndonjë aleancë në mes vendeve të rajonit ballkanik, kur është fjala për Shqipërinë, na kujtohet aleanca Jugosllavi-Shqipëri e nënshkruar në vitin 1946, e cila ishte planifikuar t’i paraprijë konfederatës ballkanike. Ishte koha kur Shqipëria nga verbëria ideologjike i ishte nënshtruar tërësisht Jugosllavisë deri në vitin 1948, ku çdo gjë ishte përgatitur që ajo të ishte republika e shtatë jugosllave. Por, ndodhi prishja e marrëdhënieve politike në mes Titos e Stalinit, dhe një ide e tillë mbeti pa u realizuar, sepse më pas E.Hoxha iu qas Stalinit, duke i mbetur besnik deri në vdekje. Andaj, edhe tentativa e tashme (Serbi-Maqedoni e Veriut-Shqipëri) fillimisht për lëvizje të lirë të njerëzve,
mallrave e kapitalit, është ide e mirë, por më të drejtë shtrohet pyetja se kush i ka penguar shtetet përkatëse për veprimtari të tilla. Por, nuk ka dilemë se një aleancë e tillë, më së shumti e favorizon Serbinë, sepse ajo do të forcohej si fuqi ekonomike dhe lider në rajon, duke dominuar ndaj shteteve tjera. Madje, një ristrukturim i tillë gjeopolitik me të drejtë mund të quhet si “Jugosllavia e re”. Por, duke ditur se ish-Jugosllavia u shkatërrua pikërisht në saje të politikës ekspansioniste serbomadhe, një aleancë e tillë të kujton të kaluarën e cila përfundoi në mënyrë tragjike. Pikërisht duke marrë parasysh këto të dhëna Mali i Zi ka refuzuar të jetë pjesë e kësaj aleance, ndërsa çështja e Kosovës derisa nuk i pranohet pavarësia nga Serbia, mbetet vetëm ide për konsum ditor. Ndërsa çdo aleancë në Ballkanin Perëndimor në këtë përbërje, duke marrë parasysh lidhjet e Serbisë me Rusinë si në të kaluarën ashtu edhe tash, në opinion çështja e Shengenit ballkanik trajtohet si përgatitje e terrenit të ndikimit rus në këtë pjesë të Europës Juglindore, që paraqet çështje të veçantë për analiza gjeopolitike, e cila nuk është e kohës së re për këtë rajon atraktiv gjeostrategjik. Hartat si provokim e injorancë Menjëherë pas takimit të Ohrit mediat në Serbi prezantuan një hartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke dhënë numrin e banorëve dhe sipër-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
faqen e tyre. Këto të dhëna statistikore, nuk e prezantojnë Kosovën si shtet të pavarur, por si pjesë e Serbisë. Një veprim i tillë nga mediat serbe nuk paraqet ndonjë befasi, duke ditur animozitetin e tyre, por befasi është se diçka identike është publikuar në Shqipëri, e atë nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë. Ndonëse një paraqitje e tillë disa orë më pas u hoq nga sajti qeveritar, mbeti shije e hidhur te opinioni, për nivelin injorant të të punësuarve në atë sektor qeveritar. Një dukuri e tillë nuk paraqet ndonjë befasi të veçantë, sepse dukuri të tilla në media në Shqipëri ka pasur edhe më parë, duke dëshmuar pakujdesinë autoriale të individëve përkatës, të cilët nuk kanë treguar ndonjë shqetësim për dështimin profesional.
Integrimi evropian pa alternativë
Mendoj se shqiptarët kanë intuitë dhe reflekse për të kuptuar se nga cili drejtim kanë të ardhmen e tyre, andaj i vetmi orientim mbesin integrimet europiane, por fillimisht duhet eliminuar defektet qeveritare, për të pritur radhën për fillimin e negociatave për Bashkimin Europian, sepse integrimi europian për shqiptarët nuk ka alternativë. Sa më parë të realizohet një ide e tillë, aleancat ballkanike do i mbesin së kaluarës, e me të edhe mundësitë e politizimit te këtij rajoni. e enjte, 28 nëntor 2019
Javore Koha
13
Vështrim & Opinion
Të zhgënjyer me përgjigjet e Akademisë së Suedisë rreth Nobelit për Letërsi Duke mos qenë afër zhvillimeve në Ballkan, ju duket se nuk e keni ndërmend të kuptoni se duke mbrojtur Handken, ashtu siç bëni në letrën tuaj, ju mbroni Millosheviqin dhe, duke mbrojtur Millosheviqin, ju mbroni gjenocidin dhe, duke mbrojtur gjenocidin, ju jeni pozicionuar në anën e errtë të historisë, duke ngritur në piedestalin më të lartë një shkelës të egër të vlerave humane
Mehmet Kraja
Akademisë Suedeze / Komitetit të Nobelit Zotit Anders Olsson I nderuar zotëri, Me kureshtje e lexova letrën tuaj dhe, ju them të drejtën, mbeta thellësisht i zhgënjyer, jo aq për faktin se ju nuk shfaqni shenja zmbrapsje për të kurorëzuar laureat të Çmimit Nobel
14
Javore Koha
e enjte, 28 nëntor 2019
një mbështetës të gjenocidit, por më shumë për mënyrën si i keqpërdorni parimet për të arsyetuar një dështim të pashembullt. Duke qenë pjesëtar i një populli që ka vuajtur shumë gjatë historisë, në asnjë rrethanë nuk mund ta pranoj si të mirëqenë idenë e shoqërisë së hapur dhe të mendimit ndryshe, si arsyetim për mbështetjen e pakursyer që i keni dhënë zhbërjes së vlerave humane, përfshirë robërimin e popujve dhe gjenocidin. Me këtë rast, me rastin e Handkes, unë nuk mund të mos shpreh shqetësimin tim të thellë dhe tronditjen deri në mpirje për tendencën në rritje të Europës, që në Ballkan sërish dhe sërish
të relativizojë dhe t’i bëjë të luhatshme vlerat, në të cilat ajo tashmë na ka mësuar të besojmë. Prandaj nuk mund ta besoj se ju, në mbështetje të laureatit tuaj, i relativizoni aq shumë vlerat humane dhe civilizuese, duke u përpjekur të vendosni shenjën e barazimit midis të drejtës për mendim ndryshe dhe mbështetjes së pashembullt të gjenocidit. Zoti Olsson, Ju bëni një gabim të tmerrshëm kur përmendni Tribunalin e Hagës në një kontekst të përmbysur: nuk u themeluan tribunalet e këtillë vetëm për të kuptuar historinë tragjike të Europës, siç shpreheni ju, por për t’i parandaluar këto zhvillime tragjike, në mënyrë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
që ato kurrë më të mos bëhen pjesë e historisë, gjithnjë me idenë se krimineli dhe mbështetësit e tij, në njërën anë, dhe viktimat në anën tjetër nuk mund të marrin status të barabartë as në histori dhe as në hierarkinë e vlerave civilizuese. Fundja, ju e dini mirë se laureati juaj nuk iu bind verdiktit në tentativë të Tribunalit, në të cilin Millosheviqi nuk u dënua për shkaqe “natyrore”, por u dënuan bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, duke u shprehur në varrimin e kriminelit me këto fjalë: Unë nuk e di, por unë kam parë, prandaj unë jam këtu, pranë Serbisë, pranë Jugosllavisë, pranë Millosheviqit… Dhe ju e dini fare mirë se çfarë kishte parë dhe çfarë nuk kishte dashur të shihte Handke në Bosnjë dhe në Kosovë. Më anë tjetër, ju besoj se e keni të qartë se Procesi i Nurembergut nuk mund të amnistojë neonazizmin e sotshëm, ashtu sikundër që verdiktet e shqiptuara ose të pashqiptuara të Tribunal-
it nuk mund të amnistojnë ringjalljen e sotshme të ideve të Millosheviqit në Ballkan dhe përreth tij, frymëzuesi më i laureuar i të cilave vazhdon të jetë Peter Handke dhe dishepujt e tij. Ish-Jugosllavia për Handken ishte “nostalgji utopike”, kurse për ne që e jetuam kohën e saj ishte burg i popujve dhe Handke shfaqet tepër pretendues, kur pandeh se mund ta ruante atë fantazmë të historisë, të cilën nuk e deshën as vetë popujt që e themeluan dhe e përbënin atë. Duke mos qenë afër zhvillimeve në Ballkan, ju duket se nuk e keni ndërmend të kuptoni se duke mbrojtur Handken, ashtu siç bëni në letrën tuaj, ju mbroni Millosheviqin dhe, duke mbrojtur Millosheviqin, ju mbroni gjenocidin dhe, duke mbrojtur gjenocidin, ju jeni pozicionuar në anën e errtë të historisë, duke ngritur në piedestalin më të lartë një shkelës të egër të vlerave humane. Përpjekja juaj asnjëherë e suksesshme
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
për të ndarë personin e Handkes nga vepra e tij letrare edhe kësaj here është dëshpëruese: nëse ai bëri një zbulim në letërsi, siç pretendoni ju, për bindjen tonë ky zbulim konsiston pikërisht në arritjen e tij të pashembullt, që bindjet politike t’i kamuflojë si “letërsi e pastër”. Themi kështu, sepse Handke përdori mbështetjen e gjenocidit si afishe propagandistike për të afirmuar letërsinë e tij, gjithnjë duke manipuluar rëndë me vlerat demokratike dhe me të drejtën për mendim ndryshe. Njohjet përmes letërsisë, ku bën pjesë edhe kontributi juaj i jashtëzakonshëm, i kanë krijuar Peter Handkes sfondin e nevojshëm propagandistik për idetë e tij gjenocidale. Gjithnjë duke mbetur në të drejtën tonë për të mos u pajtuar me ju, më lejoni që edhe kësaj radhe të shpreh konsiderata e mia. Me respekt, e enjte, 28 nëntor 2019
Javore Koha
15
Kulturë
Në takimin “Ditët e Mjedës” u prezantuan autorët Ibrahim Berjashi dhe Anton Gojçaj
Dy zëra të rëndësishëm të identitetit shqiptar në Mal të Zi Takimi është organizuar nga Qendra Muzeore “Ndre Mjeda”, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” – Shkodër dhe Bashkia Vau Dejës. Ai ka filluar me vendosjen e luleve te shtatorja e Ndre Mjedës para Qendrës Muzeore që mban emrin e tij. Për jetën dhe krijimtarinë e dy autorëve kanë folur studiues dhe miq të krijuesve, ndërsa poezi nga krijimtaria e tyre ka recituar aktorja e Teatrit “Migjeni”, Merita Smaja Dy autorë shqiptarë në Mal të Zi, Ibrahim Berjashi dhe Anton Gojçaj, janë prezantuar në edicionin e 16-të të takimit kombëtar “Ditët e Mjedës”, që u mbajt të shtunën në Qendrën Muzeore “Ndre Mjeda” në Kukël – Bushat. Për jetën dhe krijimtarinë e tyre kanë folur studiues dhe miq të krijuesve, ndërsa poezi nga krijimtaria e tyre ka recituar aktorja e Teatrit “Migjeni”, Merita Smaja, e cila edhe e ka moderuar takimin.
16
Javore Koha
e enjte, 28 nëntor 2019
Duke folur për krijimtarinë e Ibrahim Berjashit, Ismet Kallaba ka thënë se ai është një autor me ndihmesa të shumta për kulturën shqiptare në Malin e Zi dhe më gjerë, i cili për më se një gjysmë shekulli ka kontribuar në një mori fushash, si: letërsi, gazetari, kulturë dhe organizime kulturore, veprimtarinë botuese, sektorin civil etj. “Ibrahim Berjashi ka bërë një jetë të dyzuar ndërmjet letërsisë dhe gazetarisë saqë është vështirë të ndash
figurën e tij të shkrimtarit prej atij të gazetarit. Është një jetë e tërë me gazetarinë dhe letërsinë”, ka thënë ai. Kallaba ka theksuar se Ibrahim Berjashi bën pjesë në mesin e autorëve të cilët i kanë dhënë jetë letërsisë dhe gazetarisë shqipe në Malin e Zi. “Puna dhe angazhimi i tij shumëplanësh e bën Ibrahim Berjashin, këtë personalitet të kulturës shqiptare në Malin e Zi, një zë të rëndësishëm të identitetit shqiptar
Kulturë
në Mal të Zi dhe më gjerë”, ka thënë ndër të tjera ai. Në fjalën e tij, mësimdhënësi dhe poeti Ali Gjeçbritaj ka thënë se Ibrahim Berjashi është njëri ndër filizat e parë të vargut poetik dhe rreshtave të parë prozaikë për fëmijë në Mal të Zi, i cili për dallim nga të tjerët ka krijuar dhe krijon me sukses në të dy gjinitë. Gjeçbritaj ka thënë se krijimtaria e Berjashit është e lidhur me një larmi tematike dhe se autori priret nga zgjidhja më e drejtë: rrëfimi poetik si mënyrë e artikulimit të preokupimeve poetike. “Ky rrëfim poetik nuk është një narracion i simplifikuar deri në shqiptimin e një thënieje, por një shqiptim sintetizues, ku shpalosen këto përvoja. Autori rrëfen përmes një të foluri rudimentar, në të cilin figura është epiqendra prej nga vjen rrezatimi në radhë të parë kuptimor, kurse njësitë e tjera janë në funksion komplementar”, është shprehur ai. Prof. Dr. Alfred Çapaliku, në vështrimin e tij, ka thënë se autori Anton Gojçaj paraqitet me shije të ndryshme librash në shqip. “Shkrimtari poliform Anton Gojçaj është poet, prozator, eseist, studiues, i cili e di për bukuri se kur, se çka dhe se si, të shprehë ndjenja dhe mendime me pendën e tij magnetike, e cila tërheq objekte dhe subjekte të çmuara. Ajo pendë gjurmëlënëse, herë prek në poezi ‘Dëgjohet një violinë në suferinë’, herë depërton në prozë ‘Qengj i harruar natën në mal’ (tregime) dhe ‘Passio’ (roman), herë qëndis në ese, në vështrime, në re-
censione ‘Shija e librit’ dhe ‘Biblioteka e Hirushes’, herë gdhend në studime shkencore ‘Tema e heroit nacional në letërsi’ dhe ‘Proza letrare e Anton Harapit’”, ka thënë ai. Sipas studiuesit Çapaliku, “kësisoj Anton Gojçaj ka ndërruar fytyrë, gjithmonë përbrenda, përherë duke e tejkaluar vetveten për t’u bërë sa më interesant ndaj leçitësit të zakonshëm pa moshë dhe për t’u shpallur sa më befasues ndaj lexuesit të zgjedhur elitar”. Për romanin e Gojçajt “Passio” ka folur studiuesja e letërsisë Liridona Sinishtaj – Doçe. Ajo ka thënë se beson se për çdo lexues marrëdhënia që ndërton me veprën që lexon është personale, prandaj në rastin e saj, “ajo bëhet dyfish e tillë, sepse vendet për të cilat rrëfehet, ngjarjet etj. janë gjurmë të jetës malësore”, aq të njohura për të, “pikërisht te rigjetja e vetvetes përmes ëndrrës dhe pengut të saj”. Sinishtaj ka thënë se në romanin “Passio” të Anton Gojçajt ëndrra është makth, barrë nga e kaluara. “Ajo është e pandalshme, rikthehet vazhdimisht në gjumin e trazuar të Jozef Montanaros, në mënyrë të pavetëdijshme, ajo e shtyn të bëjë jetë vetmitare, derisa një moment endërr - makthi i tij kthehet në një gjendje të vazhdueshme torturimi shpirtëror i cili e përndjekën jo vetëm në gjendje gjumi. Ajo është gjithnjë aty duke i kujtuar, herë si lutje, herë si kërcënim dhe çdoherë si vuajtje dhe peng shprehjen: ‘Eja n’shpi!’” Studiuesi tjetër i letërsisë, Rrok
Gjolaj, e ka cilësuar Anton Gojçajn poet të refleksioneve të unit dhe ndjeshmërisë lirike. Ai ka thënë se “Gojçaj është figura qendrore e krijimtarisë letrare të shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi dhe njëra ndër figurat më të spikatura të letërsisë shqipe të kohëve të fundit”. Duke folur për përmbledhjen me poezi “Dëgjohet një violinë në suferinë”, Gjolaj ka theksuar se ajo sugjeron vlera poetike dhe estetike që përshkojnë gjithë veprën si krijim i një strukture të veçantë ligjërimore. “Kjo përmbledhje poetike mbështetet te substanca refleksive dhe disponimi lirik. Uni poetik vjen në këto poezi edhe si artikulim emotiv e tërësi artistike, pa mbetur asnjëherë në rrafsh përgjithësues”, ka thënë ai. Vetë autorët Ibrahim Berjashi dhe Anton Gojçaj kanë falënderuar organizatorin për përzgjedhjen e tyre për t’u paraqitur në këtë takim. Takimi ka filluar me vendosjen e luleve te shtatorja e Ndre Mjedës para Qendrës Muzeore që mban emrin e tij. Ai është organizuar nga Qendra Muzeore “Ndre Mjeda”, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” – Shkodër dhe Bashkia Vau Dejës, përfaqësuesit e të cilëve kanë përshëndetur në fillim të takimit. Takimi kombëtar “Ditët e Mjedës” në Kukël është një aktivitet tradicional që mbahet për nder të kësaj figure të shquar kombëtare me kontribute të shumta, i cili ka shërbyer si meshtar në këtë vend. (Kohapress) e enjte, 28 nëntor 2019
Javore Koha
17
Kulturë
Ligjërimi poetik e estetik i Anton Berishajt te “Lule mëngjesi” (2)
Gjithëkohësia e poetit
Poezia e tij është përjetim poetik i revoltës artistike ndaj tjetërsimit, sekuencat dramatike e tragjike bëhen pjesë ku ankthi është ndjesia që përçon te receptuesi. Poezia e së thjeshtës, poezia e meditimeve për njeriun e gjithçka të thjeshtë rreth tij, që i largohet moralizimeve, didaktikes, skemave, larg madhështores e dinamizmit bërtitës, pasqyron realitetin e thjeshtë verist
Rrok Gjolaj
(vijon nga numri i kaluar) Libri i pestë “Elementet e para” ndërtohet me një varg që ishte larg traditës, dukuri që pasuroi ligjërimin poetik. Vëmendja që ka ndaj elementeve të së përditshmes dhe aktualizimi i tyre në struktura letrare, shtjellojnë mbijetesën. Rrëfimi te Gjërat copëzohet në Unë, ai në Zë, koha rrëfen, e folura është alegorike, simbolika vjen e zgjerohet jo vetëm me elemente të natyrës si: deti, pëllumbi, pluturat, zogjtë, por edhe me elemente urbane: rrugë, pallate, fortesa, si dhe me frymorë: këngëtarë, tymtarë apo dhe sende e ngjyra. Ky cikël shpalos natyrën filozofike, përjetime të unit të shqetësuar të poetit në ecejaket e tij në përballjet me veten e mjedisin. E ndërtuar mbi një antonimi të dukshme, ku kuptimi varet nga autori: por nëse lexuesi kupton diçka tjetër dhe krijon pamje pa fund. Gjithsesi, pjesa racionale do të ndërhyjë dhe do ta drejtojë kah sistemi, fjala përmbush vendin e duhur në rrjetin e domethënieve
18
Javore Koha
e enjte, 28 nëntor 2019
edhe pse nuk mund të ketë ndërtim kuptimesh pa fund, pasi, kuptimet ndërtohen mbi përvoja letrare e vetjake dhe mbi shijet e lexuesve. Poezia e tij kërkon gjetje e përgjigje që i afrohen sa më shumë asaj që aludohet. Libri i gjashtë “Gomari i drunjtë” Si ndërfutje metaforike e simbolike në përballjen e unit me filozofinë e përjetimeve lirike, poezia meditative subjektive e Berishajt, shënon kulmin e saj në poezinë e meditimit mbi natyrën me ngjyra impresioniste e emocionale dhe me gjuhë të zgjedhur. Ky cikël shpërfaq tendencën e një gjenerate të re krijuesish për shmangie në planin tematik dhe formal. Prirjet e Anton Berishajt për përqendrim tek uni dhe largim nga modeli i heroit lirik, mes parimeve dhe porosive. Poezia e tij vjen si poezi e shoqërimeve, e përfytyrimeve me forcë filozofike dhe mendime me thellësi meditative, ku motivi kryesor, dashuria për njeriun, njerëzoren, të madhërishmen, të bukurën, të hijshmen, të vërtetën, vijnë si kërkesë e njohur dhe e përsëritur shpesh. Në poezinë e tij ka shenja të prirjes së kalimit nga njeriu historikisht konkret drejt koncepteve jashtëkohore të qenies njerëzore, nga tipi shoqëror drejt genotipit, ku përparësi u jep tipareve universale të prejardhjes gjinore dhe në rastet kur motivi
është tepër konkret e bashkëkohor. Poezia e tij është përjetim poetik i revoltës artistike ndaj tjetërsimit, sekuencat dramatike e tragjike bëhen pjesë ku ankthi është ndjesia që përçon te receptuesi. Poezia e së thjeshtës, poezia e meditimeve për njeriun e gjithçka të thjeshtë rreth tij, që i largohet moralizimeve, didaktikes, skemave, larg madhështores e dinamizmit bërtitës, pasqyron realitetin e thjeshtë verist. Lirika e antropomorfizimit urban dhe lirika e reflektimeve, e vë poetin në kërkim të figurës, ndërtesa merr atribute njerëzore, rruga qesh si njësi tekstore, uni bisedon me qytetin. Libri i shtatë “Lulet” është cikël me një verb të veçantë, ku shenja (lule) vishet me shumësi detajesh e thjeshtësi kumti. Lulja e zhgënjyer, Lulja e dashuruar, Lulja e vdekur, lulja në tri shkallë perceptimi ndjesish e shfaqjesh, rindërtohet si kult i ndjenjave, ku heroi shkrihet me natyrën, zhduket e rilind. Ndjenja është harmonike me ligjërimin poetik, dëshirat e poetit, si element i veçantë mbetet ëndrra që konfigurohet si rendje drejt së pamundurës. Toponimia e poezisë konceptohet si verifikim i përfytyrimeve dhe dëshirave. Dëshirat lidhen me metamorfoza të papritura, koncepte konkrete, shndërrime tokësore që poeti i përfton nga vëmendja ndaj të thjeshtave të jetës
Kulturë duke krijuar situata të reja poetike. Materializimi arrihet përmes një ligjërimi që kuvendon me lexuesin dhe pse bosht i të menduarit poetik mbetet antiteza që si lëndë ligjërimore ngrihet mbi kundërshti idesh, kundërshti kompozicionale dhe kontekstuale. Libri i tetë “Elegji” vjen si monolog me të dashurën, trajtë e parapëlqyer që përcillet me një kolorit gjuhësor të pasur, me detaje të prekshme nga mjedisi, duke përcjellë një ngarkesë ngrohtësie. Spontaniteti si ind i ligjërimit poetik, si dhimbja e humbjes, realizohet me një verb ironik e meditativ. Libri i nëntë “Këngët” përmbledh
poezi me karakter refleksiv. Përfundimet janë të bazuara në lojërat e tropeve, në rendin e fjalëve, në shumëkuptimësinë dhe sintetizmin e mendimeve që sugjerojnë shumë. Libri i dhjetë “Kënga mbi Këngët” vjen si vetërrëfim autobiografik i kontekstit antonimik të lindjes, vdekjes dhe dhimbjes e lumturisë. Në analizën e tekstit letrar merr rëndësi përcaktimi i fjalëve çelës, duke synuar të ndërtohet tipologjia e tyre në sistemin e krijimtarisë së një autori, për të dëshmuar në fund të fundit veçoritë e individualitetit. Fjalët çelësa përftohen nga përdorimi i dendur i një vargu që ndërtohet në të shkuarën: ishte dhembje të cilat në vetvete
mbartin një kuptimësi intensive, të qëllimtë, duke synuar të përcjellin te lexuesi mesazhe e ide artistike të caktuara. Brenda lirisë artistike, Autobiografia strukturohet dhe organizohet në kode e sisteme vlerash, ku hyrja: kjo shtyllë antike / që do të thotë jetë / vdekje që do të thotë / kjo shtyllë antike / viti 1965 ishte viti / i vdekjes më të madhe të shekullit, sugjeron një numër vargjesh që adresohen te fatkeqësitë, si zgjidhje e dykuptimësisë që krijon përmasën kalendarike të muajve, viteve, mijëvjeçarëve, në thelb sugjeron Kodin e madh - Gjithëkohësinë e poetit. (Fund)
e enjte, 28 nëntor 2019
Javore Koha
19
Intervistë
Nik Gjeloshaj flet për sfidat e komunës së Tuzit
Me Tuzin, faktori politik shqiptar tregoi peshën e vet Pas tre dekadash përpjekjesh, Tuzi u bë komunë me kompetenca të plota në Mal të Zi dhe në zgjedhjet e marsit, për herë të parë forcat politike shqiptare fituan shumicën në Kuvendin Komunal. Nik Gjeloshaj u zgjodh si kryetar i komunës së pavarur. Zoti Gjeloshaj tha në një intervistë për Zërin e Amerikës nga studioja e Nju Jorkut se fitorja e statusit të komunës me kompetenca të plota, ishte një rezultat i punës së pareshtur të forcave politike shqiptare, bashkimit të këtij faktori dhe kontributit të diasporës. Zoti Gjeloshaj tha se qëkur partitë shqiptare fituan shumicën, është punuar për krijimin e kornizës ligjore të institucioneve lokale, është miratuar buxheti dhe statuti për komunën. Kryetari i komunës tha se viti 2020 do të jetë vendimtar për rezultate konkrete që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetesës, infrastrukturës, tërheqjen e investimeve dhe hapjen e vendeve të punës. Ai tha se Tuzi ka treguar vullnetin për të bashkëpunuar me Podgoricën dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë. “Komuna jonë është komunë evropiane dhe do të integrohet bashkë me Podgoricën dhe Malin e Zi në Bashkimin Evropian dhe në këtë drejtim besoj se do të vazhdojmë këtë komunikim të mirë të miqësisë dhe i sigurtë se do të vazhdojmë kështu për interes të qytetarëve tanë dhe shteteve dhe rajonit ku jetojmë”, tha ai. Zëri i Amerikës: Zoti Gjeloshaj Tuzi është përpjekur për tre dekada të arrinte këtë status. Çfarë ndryshoi që i mobilizoi forcat shqiptare dhe rolin e tyre për të arritur një gjë të tillë? Nik Gjeloshaj: Po, për tre dekada të gjitha partitë politike shqiptare, intelektualë, organizata joqeveritare bashkë me diasporën ishin në një detyrë që Tuzi të jetë komunë si të gjitha komunat e tjera me kompetenca të plota. Me fitimin e saj, ndërgjegjësimi tek partitë politike shqiptare tregoi se beteja për të ardhur deri te qëllimi nuk ishte vetëm frazë politike. Për realizimin e këtij statusi u bashkuam bashkë dhe në zgjedhjet e para për komunë të plotë mundëm të dalim fitimtarë dhe të udhëheqim me këtë komunë. Zëri i Amerikës: Në zgjedhjet e 3 marsit në Malësi, për herë të parë forcat politike shqiptare kanë fituar shumicën në Ku-
20
Javore Koha
e enjte, 28 nëntor 2019
vendin Komunal. Pse elektorati shqiptar tregoi një angazhim kaq të dukshëm? Nik Gjeloshaj: Ishte ky momenti i shumëpritur që Tuzi të jetë komunë e plotë, momenti i dytë ishte bashkimi i faktorit politik shqiptar pak para zgjedhjeve dhe faktori i tretë është ndikimi dhe angazhimi i diasporës që të ishte e pranishme në atë kohë në Tuz dhe të gjithë bashkë të vulosim atë që është e ardhmja e këtij vendi dhe të qeveriset nga shqiptarët. Kështu u dërgua një mesazh shumë i qartë për të gjithë shqiptarët kudo që ishin se në Tuz flitej dhe do të flitet shqip. Zëri i Amerikës: Po bëhet gati një vit nga veprimtaria si komunë e plotë e Tuzit. Çfarë bilanci mund të na thoni për sa i përket qeverisjes në aspektin ekonomik e politik apo në ndryshimin e jetesës për banorët ? Nik Gjeloshaj: Aktivizimi i jonë dhe formimi i pushtetit dhe institucioneve
të reja, krijoi një shpresë se komuna ishte e nevojshme për atë popull që të veprojë dhe të ketë një të ardhme në atë vend. Ne e kemi përfunduar shumë shpejtë kornizën ligjore që një komunë duhet të ketë, kemi të gjitha institucionet, kemi aprovua buxhetin dhe statusin dhe viti 2020 do të jetë viti kryesor i organizimit dhe mbledhjes së taksës për buxhetin e parë të komunës së plotë. Me atë çka kemi përgatitur besoj se do të rrisim shpresën për banorët tonë dhe do të jenë më të kënaqur, sepse komuna do t’u sjellë mirëqenien dhe përmirësimin e kushteve të jetesës dhe infrastrukturën e duhur si dhe do të tërheqim investime të reja dhe hapje të vendeve të reja të punës, zhvillimin e bujqësisë dhe aktivizimin e resurseve më të pasura siç janë Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Cem. Zëri i Amerikës: Cilat kanë qenë marrëdhëniet me Podgoricën gjatë kësaj kohe?
Intervistë
Nik Gjeloshaj: Ne ishim një komunë deri dje, kurse sot jemi dy komuna dhe ne si popull e kemi traditë që të jemi miq me ata popuj që i kemi afër dhe në këtë drejtim gjatë gjithë kohës kemi treguar relacione të mira dhe miqësi të mirë. Në këtë drejtim nga ana jonë është treguar ky vullnet, ndërsa edhe nga ana e Podgoricës ka sinjale të ngjashme dhe besoj se do të vazhdojmë. Zëri i Amerikës: Megjithatë ka pasur disa sfida pasi Podgorica ka zvarritur procesin e kalimit të institucioneve në varësi të komunës së pavarur. Cila është ecuria e marrjes së institucioneve si paketë ashtu siç do pushteti i Tuzit? Nik Gjeloshaj: Ka qenë qëllimi i prerë gjatë gjithë procesit të negocimit. Ne ishim të vendosur që të marrim të gjitha institucionet. Ky mesazh është pranuar dhe dalëngadalë është duke u realizuar dhe besoj që deri në fund të këtij viti do të ketë një
marrëveshje për këtë çështje dhe të gjitha institucionet që janë në Tuz do të menaxhohen nga ne.
krijojmë një të ardhme për shqiptarët bashkë me popujt tjerë që jetojnë në Mal të Zi.
Zëri i Amerikës: Duke ditur se partitë politike shqiptare janë në bashkëqeverisje me Podgoricën, mund të na thoni sa është i kënaqshëm ky bashkëpunim për sa i takon përmirësimit të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi? Nik Gjeloshaj: Po, kemi një marrëveshje qeveritare dhe se ky ka qenë për shqiptarët ndër mandatet më të suksesshme në realizimin e kërkesave të tyre, duke përmendur atë kryesoren siç është komuna e pavarur e Tuzit, mirëpo edhe duke zhvilluar investimet infrastrukturore ku jetojnë shqiptarët. Jemi integruar më shumë në instancat qeveritare dhe mendoj se kjo ka dhënë rezultatin e duhur që populli jonë të ndihet më i sigurte me përfaqësuesit e vet dhe ne jemi të vendosur që të vazhdojmë në këtë drejtim që me partneritet të
Zëri i Amerikës: Komuna e Tuzit është binjakëzuar me qytetin Rochester Hills në Michigan. Sa i vlefshëm ka qenë ky bashkëpunim dhe sa i atribuohet mërgimtarëve shqiptarë kjo lidhje? Nik Gjeloshaj: Është ndër përparësitë tona bashkëpunimi me këtë komunë. Ky binjakëzim ka ndodhur shumë vite më parë, mirëpo administrata e mëparshme nuk ka pas ndonjë interesim për kultivimin e këtyre raporteve, ndërsa unë si kryetar i komunës këto ditë do të jem prezent në Rochester Hills dhe do të takoj majorin Barnet me të cilin do të vazhdojmë bashkëpunimin. Ky bashkëpunim institucional do t’i lidhë jo vetëm këto dy komuna, por edhe diasporën tonë në SHBA. (VOA) e enjte, 28 nëntor 2019
Javore Koha
21
kulturë
Këshilli i bashkësi së Nju Jork-ut
Kuq e zi në 107-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
22
Javore Koha
e enjte, 28 nëntor 2019
kulturë
Bashkia e Nju Jorkut më 21 Nëntor ora 17.00 organizoi një ceremoni në Kryeqendrën e Bashkisë së Nju Jorkut në nderim të ditës së Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë. Kjo ceremoni kryesohej nga Kryetari i Këshillit të Nju Jorkut, Corey Johnson. I pranishëm ishte edhe Këshilltari shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj. Në këtë event u dekorua ish-Drejtori i VOA-s Frank Shkreli njëri prej figurave më të shquara të lobit shqiptaro-amerikan në SHBA. Publicistit dhe ish-Drejtorit të VOA-s për Euro-Azinë, Frank Shkreli, mes emocioneve shprehu kënaqësinë për këtë vlerësim nga Kryeqendra e Nju Jorkut duke theksuar, se ky nderim është njëkohësisht edhe një vlerësim që Nju Jorku i bën jo vetëm personaliteteve shqiptare këtu në Amerikë, por tregon se SHBA ka qenë dhe mbetet një nga partnerët më strategjikë të kombit shqiptar.
Dalip Greca
Shqiptarët e Nju Jork-ut ndjehen krenarë që Festën Kombëtare të Pavarësisë , përvjetorin e 107-të , tash e organizojnë edhe në mjediset e Këshillit të Bashkisë së Qytetit. Mbrëmjen e 21 Nëntorit mjediset e Këshillit e Bashkisë të Qytetit të Nju Jorkut dominoheshin nga ngjyrat e Flamurit Kombëtar Shqiptar, ngjyrat Kuq e Zi. Përfaqësues të komunitetit, drejtues të organizatave, personalitete të tij, dhe aktivistë të dalluar, oficerë të policisë shqiptaro-amerikanë, nxënës dhe mësues të shkollave shqipe, artistë, bashkatdhetarë të moshave të ndryshme, të veshur me kostume kombëtare, i dhanë një pamje të veçantë mjediseve të Këshillit të Bashkisë të qytetit, ndërkohë që këngët dhe vallet shqipe jehuan bukur dhe përcollën magjinë e folklorit tonë. Merita, kreditë e këtij organizimi të përsosur i takojnë këshilltarit të këtij Këshilli z. Mark Gjonaj, i cili përmes fjalës së tij vlerësoi komunitetin shqiptar, që tashmë ka arrit që festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit Kombëtar, ta kremtojë me madhështi në mjediset e Këshillit të
Bashkisë. Komuniteti është rritur shumë në numër dhe në cilësi. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve Gjonaj preku arritjet e shqiptareve: Ju shërbeni në vijat e frontit të luftës kundër krimit dhe ruajtjes së rendit, shërbeni si drejtues në tregjet financiare, jepni mësim në klasat e shkollave amerikane, shërbeni si në sallat e urgjencës… Këshilli i bashkisë nderoi disa nga veprimtarët e komunitetit shqiptar, të dalluar në sektorë të ndryshëm. Përfaqësues të komunitetit, drejtues të organizatave, personalitete të tij, dhe aktivistë të dalluar, oficerë të policisë shqiptaro-amerikanë, nxënës dhe mësues të shkollave shqipe, artistë, bashkatdhetarë të moshave të ndryshme, të veshur me kostume kombëtare, i dhanë një pamje të veçantë mjediseve të Këshillit të Bashkisë të qytetit, ndërkohë që këngët dhe vallet shqipe jehuan bukur dhe përcollën magjinë e folklorit tonë. Merita, kreditë e këtij organizimi të përsosur i takojnë këshilltarit të këtij Këshilli z. Mark Gjonaj, i cili përmes fjalës së tij vlerë-
soi komunitetin shqiptar, që tashmë ka arrit që festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit Kombëtar, ta kremtojë me madhështi në mjediset e Këshillit të Bashkisë. Ata ishin: Kapiteni i policisë së Nju Jorkut, oficeri i policisë Lutfi Dalipi, veprimtarja -simbol Vasfie Krasniqi, që shpëtoi nga lufta, e përdhunuar nga serbët, Sali Bollati, i shpëtuar nga masakrat greke në Çamëri, Frank Shkreli, ish-drejtor i Divizionit të Euro-Azisë në “Zërin e Amerikës”, Dr. Anna Kohen, pasardhëse e një familje hebreje e lindur dhe e rritur në Vlorë, Ilir Shaqiri, një këngëtar i shquar, i ftuar nga Kosova. Z. Mark Gjonaj sot, në një mesazh nga faqja e tij në facebook i falënderoi të gjitha ata që kontribuuan, falënderoi z. Corey Johnson – Kryetar i Këshillit të NYC dhe të gjithë anëtarët e këshillit sponsorizues, po ashtu përgëzoi Shkollën shqipe “Alba Life”, Miss USA NY, Illyrians NYPD, dhe të gjithë interpretuesit. Ai u përcolli Urime të gjithë bashkatdhetarëve për Festën e Pavarësisë Kombëtare, Ditës së Flamurit Kuq e zi! e enjte, 28 nëntor 2019
Javore Koha
23
Kulturë
Përvojë e këndshme në Panairin e Tiranës Vizita në panairin e librit, e organizuar nga shkolla jonë, ishte për ne rast i veçantë e që e përjetuam me të arritur në ambientet e “Pallatit të kongreseve”, ku ishte organizuar ky manifestim i bukur kulturor. Kureshtarë të shohim sa më shumë, vizituam pothuajse, çdo stendë me libra të ndryshëm, me tituj dhe nëntituj të shumtë që i ofroheshin lexuesit. Botues të ndryshëm kishin ekspozuar botimet e veta më të reja, por edhe botime të vjetra të veprave më të mira që për lexuesit janë joshëse gjithherë Udhëtimi për në Tiranë, ishte një rast gëzimi për bashkëmoshatarët, andaj e pritëm me padurim nisjen dhe arritjen tonë në Kryeqytetin shqiptar. Edhe pse hyrja në Kryeqytet ishte më e ngadaltë seç dëshironim ne, prapëseprapë, ishte ky rasti që të shohim më mirë ambientin përreth bulevardit të gjerë që shpie drejt qendrës. Vizita në panairin e librit, e organizuar nga shkolla jonë, ishte për ne rast i veçantë e që e përjetuam me të arritur në ambientet e “Pallatit të kongreseve”, ku ishte organizuar ky manifestim i bukur kulturor. Kureshtarë të shohim sa më shumë, vizituam pothuajse, çdo stendë me libra të ndryshëm, me tituj dhe nëntituj të shumtë që i ofroheshin lexuesit. Botues të ndryshëm kishin ekspozuar botimet e veta më të reja, por edhe botime të vjetra të veprave më të mira që për lexuesit janë joshëse gjithherë. Njëra ndër befasitë e këndshme ishte numri i madh i njerëzve të cilët vizitonin ambientet e panairit që dëshmon dashurinë ndaj veprave të shkruara. Panairet e ngjashme janë rasti më i përshtatshëm për t’u njohur me krijimtarinë e shumtë, me botimet e fundit dhe ato
24
Javore Koha
e enjte, 28 nëntor 2019
Kulturë
që janë vlera në vazhdimësi. Nxënësit e shkollës sonë, të mirëpritur nga të pranishmit në panair, shfletonim tituj dhe faqe të shumta, në mënyrë që ky rast të jetë një përvojë sa më e bukur nga kjo vizitë. Edhe pse çmimet jo mjaft të përshtatshme, sidomos për mundësitë tona si nxënës, blemë ndonjë libër të dëshiruar nga përzgjedhja e kësaj dite. Ndërkohë, vizita në panair, ishte një rast i mirë për të takuar nga afër ndonjërin nga autorët e veprave të njohura, krijues dhe njerëz të njohur për opinionin. Njëri nga ata ishte edhe gazetari i mirënjohur, publicisti dhe autori i
“
shumë veprave të botuara, Blendi Fevziu, i cili u tregua mjaft i afërt me ne dhe kureshtar të mësojë se nga kemi ardhur në panair. Ai u shpreh i kënaqur kur mësoi se kishim arritur në mënyrë të organizuar nga Shkolla e Mesme “25 Maji”, në Tuz dhe se kishim dëshirë të vizitonim panairin. Ndërkaq, Fevziu ishte paraqitur në panair, mes tjerash, me veprën e tij më të re, “Tirana e Nonës ”, dhe derisa qëndronim aty, lexuesit ishin mjaft të interesuar për librin e tij, i cili kohë më parë doli nga shtypi. Në bisedë e sipër, ai mësoi nga shoqet e mia të klasës se edhe unë kisha botuar
një përmbledhje me poezi dhe me shumë dashamirësi më kërkoi t’i dhuroj librin tim të nënshkruar nga unë. E falënderova për kujdesin e treguar ndaj nesh dhe bashkërisht shprehëm dëshirën që në një të ardhme të afërt, panaire të ngjashme të organizohen edhe në trevën e komunës tonë. Ndërkohë, falënderojmë mësimdhënësit tanë dhe drejtorinë e shkollës që na mundësuan vizitën në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, që tradicionalisht organizohet në Tiranë. Merita Dukaj
Vizita në panair, ishte një rast i mirë për të takuar nga afër ndonjërin nga autorët e veprave të njohura, krijues dhe njerëz të njohur për opinionin. Njëri nga ata ishte edhe gazetari i mirënjohur, publicisti dhe autori i shumë veprave të botuara, Blendi Fevziu, i cili u tregua mjaft i afërt me ne dhe kureshtar të mësojë se nga kemi ardhur në panair. Ai u shpreh i kënaqur kur mësoi se kishim arritur në mënyrë të organizuar nga Shkolla e Mesme “25 Maji”, në Tuz dhe se kishim dëshirë të vizitonim panairin. Ndërkaq, Fevziu, ishte paraqitur në panair, mes tjerash, me veprën e tij më të re, “Tirana e Nonës ”, dhe derisa qëndronim aty, lexuesit ishin mjaft të interesuar për librin e tij, i cili kohë më parë doli nga shtypi. Në bisedë e sipër, ai mësoi nga shoqet e mia të klasës se edhe unë kisha botuar një përmbledhje me poezi dhe me shumë dashamirësi më kërkoi t’i dhuroj librin tim të nënshkruar nga unë e enjte, 28 nëntor 2019
“
Javore Koha
25
Portret: Osman Kallaba
Shembull suksesi prodhuesit e vajit ullirit organik Gjekë Gjonaj
Para një dekade, falë vullnetit dhe dëshirës së Osman Kallabës nga fshati Zhej i Anës së Malit për t’u provuar në biznesin e ri - kultivimin dhe prodhimin e ullirit, ngriti ullishtën në Darzë (Mal të Brisë), 12 kiliometra larg Ulqinit. Për një kohë të shkurtër arriti të jetë shembull suksesi për të gjithë prodhuesit e ullirit organik. Ky biznesmen i njohur shqiptaro-amerikan dhe veprimtar i çështjes kombëtare, me punë të palodhshme, të kujdesshme e profesionale, arriti që vaji i tij i ullirit i përpunuar ekstra i virgjër “Ulqini” të depërtojë në panaire të ndryshme ndërkombëtare dhe të hapë rrugë drejt tregjeve jashtë Malit të Zi. Duke e parë nga afër këtë investim në shumë prej rreth 200 mijë euro, jam bindur në cilësinë e produktit që ofron kjo parcelë me afro 1 600 rrënjë ullinj, në mesin e të cilëve ka dhjetë varietete ulliri, përfshirë këtu edhe varietetet vendase unike shqiptare. Nga ana tjetër, jam habitur me bukurinë e kësaj ullishte, me mirëmbajtjen e saj, me kujdesin e përkushtimin e jashtëzakonshëm që i bëhet asaj. Çdo rrënjë ulliri është e shëndetshme, organike, e pa spërkatur
26
Javore Koha
e enjte, 28 nëntor 2019
me asnjë lloj pesticidi, e plehëruar me pleh organik (shtalle) të djegur, e pajisur me sistemin e ujitjes pikë për pikë, e kositur përreth, e mbrojtur nga miza etj. Për mua kjo ullishtë, e cila posedon edhe shumë lloje pemësh, është një shembull kuptimplotë i suksesit që vjen si rezultat i punës së madhe të fermerit të ri në këtë biznes. Kjo, natyrshëm reflektohet në garantimin e cilësisë së produktit të ullirit. Dëshmi për këtë janë çmimet ndërkombëtare që ka fituar dy vitet e fundit Osman Kallaba me vajin e tij të ullirit të cilësisë së parë.
Produkti i tij organik u shpërblye me medalje të argjendtë dhe me medalje të bronztë për cilësinë në Manifestimin Ndërkombëtar të Ullishtarëve dhe Prodhuesve të Vajit të Ullirit “Noqnjak 2018”, i cili u mbajt më 15-18 mars 2018 në Vodice të Kroacisë. Ndërsa sivjet, po në këtë panair ndërkombëtar të ullirit dhe ullishtarëve, u shpërblye me medaljen e artë. Siç rrëfen vetë prodhuesi, çelësi i këtij suksesi është cilësia e produktit që ofron, pasi vaji i tij ekstra i virgjër i ullirit “Ulqini”, në analizat e kryera në këtë panair nga ekspertët e kësaj
portret
i për t të fushe, rezultoi më i miri nga të gjitha produktet tjera të vajit, me 93 pikë, që siguron standardet më të larta ushqimore. “Unë sivjet isha ullishtari i vetëm nga Mali i Zi që mori medaljen e artë për cilësi dhe shumëllojshmëri varietetesh të ulllinjve në Dalmaci – Kroaci, ku kanë marrë pjesë qindra prodhues nga vende të ndryshme dhe një juri shumanëtarëshe. Ky vlerësim më motivon edhe më shumë që të vazhdoj të ruaj këtë sukses, i cili nuk është vetëm imi, sepse me produktin tim ‘Ulqini’ mendoj se kam afirmuar
“
Shembulli i Osman Kallabës, 71-vjeçar, ullishtar i licensuar, është thirrje për të gjitha institucionet përkatëse në nivel vendor e qendror, të cilat duhet të përkrahin financiarisht shembuj të tillë të mëdhenj. Por edhe dëshmitar i gjallë se si, edhe pse në moshë të vjetër, njeriu mundet për një periudhë të shkurtër në një veprimtari (biznes) të panjohur të arrijë majat e suksesit, nëse ka vullnet
edhe qytetin, edhe shtetin tim jashtë kufijve të tij”, shprehet Kallaba, duke shtuar me keqardhje se as Komuna e Ulqinit, as Ministria e Bujqësisë, përveç në fillimet e tij, nuk e kanë mbështetur financiarisht (subvencionuar) asnjëherë tjetër. Megjithatë, shton Kallaba, do të vazhdojë të prodhojë produkte të cilësisë së lartë dhe nuk do të ndalet me investime të tjera në përparimin e ullishtës së tij. Planifikon që në të ardhmen të ndërtojë një basen uji të madh - 16 metra të gjatë, pesë metra të gjerë dhe katër metra të lartë. Kallaba tregon arsyet pse duhet të konsumojmë çdo mëngjes vajin e ullirit të kualitetit të lartë, të çertifikuar si produkt natyral i vërtetë. Sipas tij, vaji i ullirit nuk përdoret vetëm në kuzhinë, por edhe në mjekësi, farmaci apo për higjienën personale. Se çfarë përfitimesh të shumta i sjell shëndetit të njeriut vaji i ullirit, i cili është quajtur ndryshe “mrekullia mesdhetare”, Kallaba rrëfen: “Një pakistanez, para disa vitesh në Nju-Jork më ka treguar se një shok i tij është sëmurë nga gangrena në gishtin e madh të këmbës, si pasojë e diabetit (sëmundjes së sheqerit). Mjekët specialistë në tre spitale të specializuar amerikane i propozojnë atij amputimin e gishtit, të bindur se nuk ka terapi tjetër të suksesshme. Mirëpo, një njeri tjetër në moshë e këshillon të sëmurin nga gangrena që mos të pranojë menjëherë propozimin e mjekëve për amputim para se të provojë të gjejë vajin e ullirit ekstra të virgjër organic, të pa spërkatur me pesticide nga parcela e cila 200 vitet e fundit nuk është plehëruar me plehra tjerë, përveçse organikë. I sëmuri e siguron këtë lloj vaji të ullirit dhe fillon ta përdorë. Pas shtatë
Medalje e artë për vajin e ullirit ekstra të virgjër “Ulqini” Produkti i tij organik u shpërblye me medalje të artë për cilësinë në Manifestimin Ndërkombëtar të Ullishtarëve dhe Prodhuesve të Vajit të Ullirit “Noqnjak 2019”, i cili u mbajt në Neum. Siç rrëfen vetë prodhuesi, çelësi i këtij suksesi është cilësia e produktit që ofron, pasi vaji i tij ekstra i virgjër i ullirit ”Ulqini”, në analizat e kryera në këtë panair nga ekspertët e kësaj fushe, rezultoi më i miri nga të gjitha produktet tjera të vajit, me 93 pikë, që siguron standardet më të larta ushqimore. ditësh mjekimi me këtë terapi (vaj ulliri) vëren përmirësime të dukshme. Vazhdon me të njëjtën terapi disa javë. Për fatin e tij të mirë sëmundja e gangrenës shërohet me sukses dhe i sëmuri i shpëton amputimit të gishtit të këmbës”. Ai preferon edhe përdorimin e kantarionit të cilësisë më të lartë, të cilin po ashtu e prodhon vetë. Shembulli i Osman Kallabës, 71-vjeçar, ullishtar i licensuar, është thirrje për të gjitha institucionet përkatëse në nivel vendor e qendror, të cilat duhet të përkrahin financiarisht shembuj të tillë të mëdhenj. Por edhe dëshmitar i gjallë se si, edhe pse në moshë të vjetër, njeriu mundet për një periudhë të shkurtër në një veprimtari (biznes) të panjohur të arrijë majat e suksesit, nëse ka vullnet. Pra, kush punon, gëzon. Me punë mund të arrihet deri te drita. Apo siç është shprehur aq bukur në vargje poeti ynë i madh Naim Frashëri: “Punë, punë, natë e ditë, që të shohim pakëz dritë”. e enjte, 28 nëntor 2019
Javore Koha
27
portret
Portret: Safet Kollari
Njeriu që flet me de Mënyra e peshkimit të tij ndryshon pak nga peshkimi i shumicës. Me sandallin e tij, ai del në detin e hapur dhe rrjetat, parangallat, koshat e tij gjenden shumë herë në thellësi të madhe, duke kaluar madje edhe në ujërat ndërkombëtare, shumë larg nga bregu i detit
Ismet Karamanaga Safet Kollari, 53 vjeç, edhe pse relativisht i ri në moshë, është njëri ndër peshkatarët i cili peshkimin në det e ushtron deri në perfeksionizëm pasi që këtë veprimtari e bën në mënyrë profesionale. Gati për çdo ditë është në kasollen e tij në Bunë, ku i bën gati rrjetat, parangallat, barkën dhe përgatitet për të dale në det. Kasollja e tij gjendet pranë urës që lidh Adën me bregun e Bunës, në të cilën ai kalon shumë kohë duke i përgatitur mjetet për peshkim para se të dalë në det. Buna dhe bukuria e këtij lumi magjik, gjithmonë ka qenë dhe është tërheqëse për shumë adhurues të peshkut, barkave, sandallave dhe peshkatarëve, të cilët ditë për ditë kalojnë pranë kasolles së tij. “Lumi Buna është gjithmonë i bukur, natën dhe ditën, verës dhe dimrit, por në veçanti në orët e mbrëmjes kur perëndon dielli mbi grykën e tij, në horizontin e lartë”, shprehet Safeti. Pse obsesioni dhe dashuria për këtë lumë magjik është kaq e madhe për shumë ulqinakë dhe të tjerë, mysafirë dhe turistë nga rajoni dhe bota, nuk është për t’u çuditur duke parë bukurinë dhe pozitën e këtij lumi. Shumë ulqinakë Bunën e kanë pasur edhe më herët në gjene dhe gjak nga të parët tanë, pasi që shumë nga qytet-
28
Javore Koha
e enjte, 28 nëntor 2019
arët tanë janë marrë dhe ende sot merren me peshkim në Bunë dhe jashtë saj. Shumë prej tyre peshkimin e kanë hobi, mirëpo disa prej tyre e kanë edhe ndihmë për përmirësimin e standardit jetësor. Safet Kollari peshkimin nuk e ka trashëgimi pasi që të parët e tij më së tepërmi janë marrë me gjueti, kështu që nganjëherë gjeneza nuk e përcakton fare profesionin, pavarësisht se babai i tij dhe të tjerët nga ky fis i njohur nga Ulqini, janë sjellë nëpër brigjet e Bunës. Më vonë, Safeti ka pasur dëshirë ta ndërtojë një barakë në Bunë. Ka pasur fat pasi që axha i tij, Beqir Kollari, ka qenë njëri ndër marangozët dhe ndërtuesit më të mirë të sandallave në Ulqin. Kështu që edhe në ditët e sotme ekziston baraka e bërë nga duart e arta të këtij mjeshtri me nam. “Kështu ka filluar dhe është përforcuar dashuria ndaj peshkut, peshkimit, sandallave dhe Bunës”, tregon Safeti. Në fillim kjo ishte vetëm hobi dhe dashuri ndaj Bunës dhe detit. Mirëpo, kjo dashuri e ka shtyrë që të fillojë peshkimin, në fillim si hobi, kurse më vonë i është bërë edhe profesion, pavarësisht se ai ka kryer shkollën e mesme për automekanik në Ulqin. “Mirëpo, këtë zanat nuk e kam dashur dhe nuk e kam punuar kurrë”, më tregon Safeti, të cilit edhe unë i kam dhënë mësim në Shkollën e Mesme. Përgjatë lumit Buna, pranë barakave ka edhe disa kalimera. Mirëpo sot kanë mbetur vetëm pak baraka dhe “kalimera” të vërteta të atyre që i kanë për peshkim. Lumi Buna dhe shtrati i tij sot është i stërmbushur, më mirë të them i devastuar dhe i sulmuar me “kasolle”
dykatëshe të modernizuara, të cilat shërbejnë për turistë dhe shumë nga ato jepen me qira, pronarë të të cilave janë shpeshherë edhe nga vendet e huaja. Ata vijnë shkurt dhe i kalojnë pushimet në to, pastaj i japin me qira për turistë. Shumica prej tyre shërbejnë si hotele me restorante të veta. Peshkun dhe peshkimin e njohin pak. Natyrisht, edhe këtu ka përjashtime pasi që ka restorante me nam të pronarëve ulqinakë, të cilët janë aty që nga koha e fillimeve të turizmit tonë. Ndërmarja Publike “Të Mirat Detare” e cila “sundon” në bregun e detit tonë, sundon edhe në Bunë dhe ajo për interesat e tyre ka lejuar këtë devastim të paparë. Prandaj nuk është për t’u çuditur që shumë lloje peshku nuk shihen më në Bunë dhe shpeshherë edhe grykëderdhja e Bunës mbyllet nga pasojat e shumta të këtij devastimi. Uji i lumit Buna dikur ka mundur të pihet, kurse sot është ndryshe, ndoshta edhe imperativi i kohës i ka sjellë këto
portret
etin dhe peshkun ndryshime, por sido që të jetë Buna vetëm që ka mbetur në shtratin e vet, e ndryshuar, bile edhe dy grykat e saj të mëparshme janë të mbyllura. Kështu që ata peshkatarë të cilët merren me peshkim në mënyrë profesionale dhe kanë kasolla të thjeshta, vendet e tyre për lidhjen e barkave dhe sandallat në bregun e lumit Buna kanë mbetur shumë pak saqë mund të numërohen me gishta. Njëra nga ato baraka që ende ka qëllim dhe lejen për peshkim është ajo e Safetit, të cilën ai e përdorë në punën e përditshme për peshkim. Gjithmonë ka qenë interesant ta përcillni peshkimin e peshkatarëve në lumin Buna, në veçanti gjatë kohës së kublës dhe tani vjeshtakut, qefullit të cilësisë së parë. Kështu që edhe unë shpesh shkoj deri në Bunë. Gjatë sezonit turistik, në kohët e arta të turizmit tonë, edhe unë e kam strehuar sandallin në Bunë, pranë ndonjë kasolleje të peshkatarëve. Të gjithë ata të cilët kanë njohuri dhe e njohin sadopak peshkun dhe peshkimin, e dinë dhe nuk çuditen nga këto aktivitete të qytetarëve tanë, pasi shumë nga ata e zhvillojnë këtë për të mbijetuar. Mirëpo, Safet Kollari dhe peshkimi i tij dallon. Mënyra e peshkimit të tij ndryshon pak nga peshkimi i shumicës që peshkojnë. Me sandallin e tij, ai del në detin e hapur dhe rrjetat, parangal-
lat, koshat e tij gjenden shumë herë në thellësi të madhe, duke kaluar madje edhe në ujërat ndërkombëtare, shumë larg nga bregu i detit. “Nganjëherë e shoh vetëm pak vijën e bregut, mirëpo i kam mjetet për orientimin dhe ende nuk më ka ndodhur që të humbi vendin se ku gjendem”, tregon Safeti. Barka e tij është mbi 8 metër e gjatë, e fortë dhe e pajisur me një motor dizel të mirë, me rrjeta dhe mjete për peshkim në detin e hapur. Mua nuk më pëlqen që ai në det del vetëm dhe peshkon pa ndihmën e askujt, sepse deti i ka sekretet e veta, shpeshherë ndërron era dhe nganjëherë bëhen edhe valët të mëdha, të cilat me vështirësi i përballon barka e tij. Tekefundit, deti është “Padishah në vete”, thotë një shprehje popullore. Për këtë edhe them që Safet Kollari peshkon ndryshe apo merret me peshkimin e peshkut i cili jeton në thellësi dhe ka një peshë të veçantë në tregun e peshkimit. “Raxha të mëdha, sargje, pena, zupca ‘krunash’ dhe nganjëherë edhe ndonjë peshkaqen”, thotë Safeti duke treguar se çfarë lloj peshku nxjerr nga deti. Prandaj edhe më duket se në Ulqin, ai është i vetmi që del kaq larg në det dhe peshkon në këtë mënyrë. Safeti është një njeri i butë, i sinqertë dhe modest, i cili “flet me detin”, themi në Ulqin. Nuk flet shumë për punën e tij në det dhe rreth peshkimit në qoftë se nuk e pytni dhe nuk bisedoni me të pak më gjatë. Kënaqësia më e madhe e tij është familja, tri vajzat e bukura dhe bashkëshortja e cila ka shumë mirëkuptim për peshkimin e tij, por e cila gjithmonë është me mend te Safeti në det. Shpeshherë kur është moti i lig dhe deti me valë të mëdha, ai ulet deri në Ranë dhe më së shpeshti pin kafe vetë ose ndonjëherë edhe me ndokënd që merret me peshkim. Para disa ditësh e kam takuar në Ranë pas një kohe të gjatë duke pirë kafe me “Ćićkon”, pronarin e një prej restoranteve më të njohura në Bunë
“Ćićkova Čarda”. Kemi biseduar pak pasi edhe “Ćićkoja” është marrë me peshkim më parë, shumë më tepër sesa sot, dhe i cili po ashtu e ka peshkun në gjak. Kurse sot shpeshherë e blen peshkun nga Safeti për nevojat e restorantit. Kështu që aktiviteti i Safetit, frymëzimi i momentit, më shtyri t’i shkruaj disa rreshta për Safetin, aq më tepër që kam disa kujtime nga faqja ime në facebook. Më kujtohet një shkrim kushtuar Safetit, para dhjetë viteve, kur ai ka zënë një peshkaqen të madh në thellësi të detit pranë Kalasë. Rastësisht kam qëlluar në “Menreq”, kur e ka sjellë aty. Në atë kohë, nuk kisha fotoaparat, por më kujtohet që i kam shkruar disa rreshta. Ishte ky një atraksion për të gjithë ata të cilët kanë pasur fat të gjenden aty dhe ta shohin. Shumë ulqinakë nuk kanë pasur njohuri për punën e Safetit dhe atëherë nuk e kanë ditur që ai peshkon në detin e hapur. Bile atëherë ka pasur edhe një sandall më të vogël, me dy motora “Tomosa” dhe peshkaqenin e ka lidhur për sandall me konop, dhe ashtu e ka sjellë deri te Menreqi. Tek unë ka lënë përshtypje të veçanta duke e njohur Safetin nga gjimnazi, si nxënës mesatar, por të sjellshëm, i cili nuk ka jetuar as në Ranë, as në Kala, pra jo afër detit. Kështu që kjo ishte një befasi e madhe për të gjithë ne. Më kujtohet që atëherë e kam krahasur Safetin me pesonazhin kryesor të romanit të famshëm të Heminguejit “Plaku dhe deti”. Natyrisht që Safeti nuk ishte as Plaku dhe as nuk peshkonte me sandall pa motor me rrema dhe me vel, edhe jo në oqean, por mënyra e kthimit në Menreq dhe peshku i lidhur pranë sandallit, më ka asocuar në të. Të shkruash për Safet Kollarin nuk është lehtë, pasi që ai shumë kohë kalon në Bunë dhe rreth saj, në det dhe në peshkim. Prandaj mendoj se ai e meriton një portret të shkurtër kushtuar punës së tij, peshkimit, mënyrës së peshkimit, përfshirë këtu edhe disa gjëra të lidhura me lumin Buna në ditët e sotme. e enjte, 28 nëntor 2019
Javore Koha
29
rajon
Një tërmet i rëndë goditi të martën në mëngjes Shqipërinë
Dhjetëra të vdekur dhe qindra të lënduar Tërmeti i cili goditi Shqipërinë në mëngjesin e së martës, është më i fuqishmi që ka goditur Shqipërinë që nga viti 1926. Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.3 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës, dhe 10 km në veri të Durrësit. Lëkundje të tjera më të lehta janë ndjerë pas tij Të paktën 14 persona kanë humbur jetën (deri në momentin e hyrjes së gazetës në shtyp) dhe mbi 600 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që kanë goditur të martën në mëngjes Shqipërinë. Sipas emergjencave civile, si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 14 persona nga shembja e pallateve, ndër ta edhe dy të mitura. Po ashtu, bëhet e ditur se rreth 30 persona janë shpëtuar deri më tani nga rrënojat në Durrës dhe Thumanë. Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.3 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit. Lëkundje të tjera më të lehta janë ndjerë pas tij. Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar në orën 7:10, me magnitudë 5.4. Deri tani raportohet për disa pallate të shembura në qytetin e Durrësit
30
Javore Koha
e enjte, 28 nëntor 2019
dhe fshatin Thumanë dhe dhjetëra familje kanë mbetur nën rrënoja, ndërsa qytetarët dhe ekipet e shpëtimit po tentojnë të ndihmojnë banorët e bllokuar. Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka dhënë deklaratë të jashtëzakonshme lidhur me situatën e krijuar pas tërmeteve të fuqishme që goditën së fundi Shqipërinë. Xhaçka ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht për të shpëtuar të gjithë të prekurit nga lëkundjet e tokës, ndonëse në kushte të rënda për shkak të gjendjes së krijuar nga ndërtesat e rrënuara. ”Janë operacione tepër të vështira pasi ekziston që në godina të ndodhë shembje të tjera. E gjithë Qeveria dhe struktura ndërtuese e emergjencave civile është në terren. Janë 400 efektivë të forcave të armatosura në terren, mbi 1000 efektivë policë të shtetit dhe disa qindra per-
sonel mjekësor”, tha Xhaçka. Ndërkohë, bëhet e ditur se ekipe të shpëtimit nga të gjitha vendet e rajonit janë nisur për në Shqipëri për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ishte mëngjesin e të martës në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën me dhjetëra persona të lënduar nga tërmeti i fuqishëm. “Ka lëndime të jashtëzakonshme. Shpresojmë të mos ketë viktima, pasi ka edhe të plagosur që janë në gjendje të rëndë. Të verifikohet nëse ka qytetarë që kërkojnë ndihmë. Dua të falënderoj personelin mjekësor këtu që është në gatishmëri të plotë. Të gjithë duhet të bëjmë detyrën, pasi Shqipëria është e tronditur shumë rëndë”, tha Meta. Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka dalë në terren, ka shkruar në Twitter se të gjitha strukturat e shtetit janë duke
rajon
punuar intensivisht për të shpëtuar çdo jetë. “Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura. Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë. Është një moment dramatik, ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë, të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje së bashku. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë”, ka shkruar Rama. Ambasada e Shteteve të Bashkaura të Amerikës në Tiranë ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe të prekurit e tërmetit. Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica
Mogherini, ka thënë se Blloku është i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë. “Bashkimi Evropian solidarizohet me Shqipërinë dhe është i gatshëm të ofrojë ndihmë, përfshirë edhe përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile. Qendra jonë për Emergjenca është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e mbrojtjes civile të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e Mogherinit. Lëkundjet nga tërmeti në Shqipëri janë ndjerë edhe në vendet e rajonit, përfshirë Kosovën Malin e Zi, Maqedoninë, Greqinë etj. Republika e Kosovës ndër të parat ka ofruar ndihmë dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë angazhuar menjëherë në operacionet e shpëtimit. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar me kryeministrin Edi Rama për t’i ofruar ndihmën e Kosovës, pas tërmetit që goditi
Shqipërinë. Ndërkaq, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka biseduar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, dhe ka kërkuar nga autoritetet kompetente në Kosovë të mobilizojnë njësitet emergjente. Pas tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të së martës, Ministria e Arsimit të Shqipërisë, ka njoftuar se mësimi në mbarë vendin do të ndërpritet për dy ditë. Shqipëria edhe dy muaj më parë është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.8 gradë të shkallës Rihter dhe intensitet 7.5 ballë.Ai u konsiderua si më i madhi i regjistruar në 20-30 vitet e fundit dhe u pasua nga të paktën 350 lëkundje me një intensitet më të ulët. Tërmeti i cili goditi Shqipërinë në mëngjesin e së martës, është më i fuqishmi që ka goditur Shqipërinë që (REL/Kohapress) nga viti 1926. e enjte, 28 nëntor 2019
Javore Koha
31
Mozaik
SHPK “Komunale” – Tuz, ende pa kompetenca të plota
Prioritet, hapësirat publike, tregjet dhe rrugët Tuz – Nga muaji shtator i këtij viti, Komuna e Tuzit ka themeluar edhe SHPK “Komunale” – Shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar, drejtor ekzekutiv i së cilës është emëruar z. Nikollë Camaj. Në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, z. Camaj flet për misionin kryesor të kësaj ndërmarrje të themeluar së fundmi, për veprimtaritë e ndërmarra nga koha e themelimit si dhe për prioritetet që kjo ndërmarrje ka si objektiv që t’i realizoj; në vazhdim të punës së saj. “Në veprimtaritë e SHPK “Komunale” bëjnë pjesë të gjitha ato veprimtari me të cilat qytetarët duhet të ballafaqohen në përditshmëri. Pra është veprimtari me moton: komuna në veprim, komuna në aksion, komuna në bashkëpunim dhe në bashkëveprim me qytetarët, duke filluar nga mirëmbajtja e hapësirave publike, pastërtia,
32
Javore Koha
e enjte, 28 nëntor 2019
ujësjellësi, kanalizimi një ditë në qoftë se do ta kemi, ndriçimi publik, tregjet në përgjithësi, stacioni i autobusëve që duhet t’i gjejmë një vend të përshtatshëm si dhe çdo aktivitet tjetër që komuna duhet t’u shërbejë qytetarëve”, u shpreh Camaj. Ai duke folur për kompetencat, tha se ende ky shërbim nuk i ka marrë përgjegjësitë e plota dhe se aktualisht veprojnë në bashkëpunim me ndërmarrjet publike të kryeqytetit. “Po përpiqemi që këto shërbime të kryhen nga ndërmarrjet e Podgoricës derisa të bëhet ndarja në tërësi e territorit dhe e pasurisë me kryeqytetin, sepse si e tillë ne na e vështirëson punën, duke na vënë në siklet përpara qytetarëve të cilët na mbajnë përgjegjës për çdo gjë që nuk është në rregull”, tha Camaj. Ndërkaq, duke folur për veprimtaritë që SHPK “Komunale” ka ndërmarr
deri më sot në shërbim të qytetarëve, Camaj thotë se aksioni i fundit ishte ndërhyrja imediate e kësaj ndërmarrjeje në ndihmë të banorëve të cilët ishin prekur nga vërshimet e ditëve të fundit si dhe fillimi i punës në pastrimin e deponive të egra të cilat siç tha, qytetarët po i krijojnë vend e pavend. Sipas tij, që nga ditët e para të vitit të ardhshëm, prioritet i ndërmarrjes që ai drejton do të jetë mirëmbajtja e hapësirave publike, krijimi i kushteve për një treg të gjelbër që të evitohet shitja e mallrave nëpër rrugë, tentativa për të çuar ujin e pijshëm nëpër zona malore ku mungon ujësjellësi, mirëmbajtja e rrugëve lokale të cilat siç tha ndodhen në një gjendje të mjerueshme si dhe disa aktivitet të tjera të cilat do të përmirësojnë mirëqenien e banorëve të trevës së t. u. Malësisë.
Mozaik
Përfaqësuesit e stafit drejtues të Komunës së Plavës
Në vizitë përfaqësuesve të firmës për hartimin e dokumentacionit projektues të rrugës Plavë-Bogiqevcë Plavë – Përfaqësuesit e stafit drejtues të Komunës së Plavës, kryetari dhe nënkryetari i komunës, Mirsad Bajraktareviq dhe Nihad Canoviq, të enjten, më 21 nëntor, në teren vizituan përfaqësuesit e firmës, të cilët janë duke bërë fotografimin respektivisht skicimin për hartimin dhe koncipimin e dokumentacionit projektues ideor dhe kryesor të rrugës
Plavë-Bogiqevicë, e cila është pjesë e aksit rrugor ndërshtetëror Plavë-Deçan, në anën e Malit të Zi, me ç’rast atyre u është bërë me dije rëndësia e punës sa më efikase në këtë projekt i cili është me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për zhvillim të mëtejmë të trevës ës Komunës së Plavës, dhe jo vetëm të saj. Për hartimin dhe konceptimin e zg-
jidhjes ideore dhe të projektit kryesor të rrugës Plavë-Bogiqevicë, është e ngarkuar me punë firma SH.P.K. “DING” nga Podgorica. Vlera e dokumentacionit projektues dhe e revizionit të saj kap shumën prej afro 100.000 euro, kurse vlera e ndërtimit të këtij aksi rrugor është mbi 10 milionë euro. Shaban Hasangjekaj
e enjte, 28 nëntor 2019
Javore Koha
33
mozaik
Fillojnë punimet në ndërtimin e fazës së parë të Bulevardit Podgoricë – Tuz
Investim i rëndësishëm për të dyja komunat Tuz – Punimet në fazën e parë të Bulevardit që çon nga Tuzi drejt kryeqytetit Podgoricë dhe anasjelltas me gjatësi 1.6 kilometra kanë filluar javën e kaluar. Në inspektimin e fillimit zyrtar të punimeve të pranishëm ishin kryebashkiaku i Podgoricë z. Ivan Vukoviq, drejtori i Drejtorisë për Komunikacion z. Savo Paraça dhe zyrtarë të Komunës së Tuzit.
34
Javore Koha
e enjte, 28 nëntor 2019
Zyrtarët nga kryeqyteti Podgoricë e kanë vlerësuar këtë projekt i cili do të lidh dy komunat, atë të Podgoricës dhe të Tuzit. Kryebashkiaku Ivan Vukoviq ka thënë se ky bulevard paraqet simbolin e miqësisë dhe lidhjeve të veçanta ndërmjet Tuzit dhe Podgoricës. Gjithashtu, edhe zyrtarë të Komunës së Tuzit kanë thënë se ky është një projekt i rëndësishëm i infrastrukturës i cili do të ndikojë në
zhvillimin e përgjithshëm të komunës së Tuzit në përgjithësi. Nga Komuna e Tuzit është është njoftuar se ditët në vazhdim do të shpallet tenderi për hartimin e projektit kryesor të pjesës se bulevardit nga ura e Zharnicës deri në Tuz. Siç njoftohet, vlera e fazës së parë të punimeve kap shumën 2.2 milion euro, kurse punimet po kryhen nga t. u. firma “Bemax”.
sport
Të shtunën në Tiranë u mbajt Turneu ndërkombëtar në taekwondo “Tirana Trophy”
KT “Ulqini” u shpall kampion
Garuesit e KT “Ulqini” zunë vendin e parë në disiplinën e formave, vendin e parë në kategorinë e kadetëve dhe vendin e dytë në kategorinë e fëmijëve, duke u renditur kështu në vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm. Në turne morën pjesë rreth 400 garues nga katër shtete Klubi i Taekwondosë “Ulqini” u shpall kampion në Turneun ndërkombëtar “Tirana Trophy”, që u mbajt të shtunën në kryeqytetin e Shqipërisë. Garuesit e tij zunë vendin e parë në disiplinën e formave, vendin e parë në kategorinë e kadetëve dhe vendin e dytë në kategorinë e fëmijëve, duke u renditur kështu në vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm. Në turne morën pjesë rreth 400 garues nga katër shtete, 35 prej të cilëve nga KT “Ulqini”. Garuesi më i suksesshëm i turneut është shpallur Bledar Kasmi, me tri ndeshje të fituara.
Në disiplinën e ndeshjeve, me medalje të arta u shpërblyen Vesa Dervishi, Enes Dushku, Amra Dushku, Albion Hykaj, Emir Kaleziq, Medina Kanaqeviq, Bledar Kasmi, Sara Kraja, Hava Malokraja, Mervana Muçaj, Amell Nuti dhe Nehar Dabi, medalje të argjendta Daris Xhurreta, Hana Tivari, Hadi Resulbegu, Ensar Ravja, Ardit Kanaqi, Arta Ismailaga, Hakush Fici dhe Mersida Demiri, kurse me medalje të bronzta Edina Kraja, Enis Kurti, Merisa Malokraja, Amella Nuti, Blendisa Xhurreta, Amar Bakalli dhe Harun Jahja. Në disiplinën e fomrave, me medalje
të arta u shpërblyen Hadi Resulbegu, Arta Ismailaga, Dion Mustafa, Hana Tivari, Ardit Dervishi, Sumeja Bisha dhe Medina Kanaqeviq, me medalje të argjendta Merisa Malokraja, Amrudin Hoxhiq, Sara Kraja dhe Amra Dushku, ndërsa me medalje të bronzta Sara Dervishi, Vesa Dervishi dhe Edina Kraja. Ky rezultat përbën suksesin e radhës për KT “Ulqini”-n, drejtuesit e të cilit falënderojnë sponsorët dhe prindërit për mbështetjen për pjesëmarrjen në turne. (Kohapress)
e enjte, 28 nëntor 2019
Javore Koha
35
e a avorh KJo Podgori cë e enjte, 28 nëntor
2019 Viti XVlll Numër 890 Çmimi
0,50
Nëntori dhe shqiptarët ISSN 1800-5696
Kuvendi që vuri themelet e Pavarësisë së Shqipërisë
Aleanca të reja me ide të vjetra