Koha 895

Page 1

Koha Javore Podgoricë e enjte, 16 janar 2020 Viti XlX Numër 895 Çmimi 0,50

Poetika e vendlindjes

ISSN 1800-5696

Kosova në pritje të qeverisë apo të zgjedhjeve të reja

Ëndrrën amerikane ta realizojmë në Ulqin


Përmbajtje

8

10 Për të mos i harruar

Mision i shenjtë që duhet kultivuar

14

16 Fotografia si shqetësim dhe bindje

Zhvillimi i shëndetit mendor dhe trupor të fëmijëve përmes futbollit

Koha Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore Koha

e enjte, 16 janar 2020


Përmbajtje

18

23 Rrëfim poetik dhe gërshetim me rrezatim kuptimor

Veprimtari dyditore shkencore-letrare

24

28 Vit i ngjarjeve historike

Nikolaidis: Kisha Ortodokse Serbe mohon identitetin shtetëror të Malit të Zi KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

Koha Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Podgoricë e enjte, 16 janar 2020 Viti XlX Numër 895 Çmimi 0,50

pozitiv

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet Poetika ma e vendlindjes ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Kosova në pritje të qeverisë apo të zgjedhjeve të reja

Ëndrrën amerikane ta realizojmë në Ulqin

jeve të reja të zgjedhqeverisë apo pritje të Kosova në

në Ulqin ta realizojmë amerikane Ëndrrën

avoreHA KJO reHA e vendlindjes avoPoetika KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

e enjte, 16 janar 2020

Javore Koha

3


Ngjarje Javore

Komuna e Ulqinit dhe kompania turke “Polin” nënshkruan kontratën për ndërtimin e Aqua-Parkut në Shtoj

Ulqini pritet të bëhet me Aqua Park në sezonin e verës Ulqin – Komuna e Ulqinit dhe firma “Ulqin Aqua Park&Entertainment”, themeluese dhe pronare e së cilës është kompania e njohur turke “Polin”, kanë firmosur të premten kontratën për ndërtimin e Aqua Parkut në Shtojin e Epërm. Kontrata është firmosur nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, dhe drejtori i “Ulqin Aqua Park&Entertainment”, Edin Pepiq. Sipas kontratës, kompania turke do të investojë mbi shtatë milionë euro për ndërtimin e Aqua Parkut, i cili do të shtrihet në një sipërfaqe prej

4

Javore Koha

e enjte, 16 janar 2020

rreth 26.5 mijë metra katrorë, pronë e Komunës së Ulqinit, të marrë me qira për 30 vite, për të cilën ajo do t’i paguajë Komunës së Ulqinit 46 mijë euro në vit. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, është shprehur optimist pas nënshkrimit të kontratës duke thënë se Aqua Parku do të jetë i gatshëm në fillim të sezonit turistik dhe se do të begatojë akoma më shumë ofertën turistike të Ulqinit. Nga ana tjetër, drejtori i firmës “Ulqin Aqua Park&Entertainment”, Edin Pepiq, ka premtuar se nëse çdo gjë

shkon sipas planit, Aqua Parku do të jetë gati për sezonin turistik veror. Komuna e Ulqinit dhe firma “Ulqin Aqua Park&Entertainment” kishin nënshkruar kontratën edhe para pesë vitesh, në fund të dhjetorit 2014, por që nuk është realizuar për shkak të problemit me pronësinë. Ndërkohë, pas zvarritjes së fillimit të punimeve në Ulqin, kompania “Polin” ka ndërtuar një aqua park në Budvë. “Polin” është njëra ndër kompanitë më të njohura botërore, të specializuara për ndërtimin dhe pajisjen e (Kohapress) akua parqeve.


Ngjarje Javore

Pronarët e Muzeut Etnografik të Malësisë, Shtjefën dhe Gjyste Ivezaj nderohen me çmime nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet në Tiranë

Lartësim dhe vlerësim i punës disavjeçare Tuz – Viti 2019 ka qenë një vit i suksesshëm për shumë persona, veprimtaria e të cilëve është vlerësuar dhe shpërblyer në mënyra të ndryshme. Viti që lamë pas ka qenë i tillë edhe për pronarin e Muzeut Etnografik të Malësisë z. Shtjefën Ivezaj i cili në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në një ceremoni të organizuar nga Misioni Diplomatik për Paqe e Prosperitet në Tiranë, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë: Misionin Diplomatik për Paqe e Prosperitet (ADMWP), me Akademinë Universale Globale të Paqes të Kombeve të Bashkuara (AUGP), me Misionin Diplomatik Amerikan për Paqe Botërore, me Shoqërinë Diplomatike Shën Gabriel dhe me Universitetin Global të Paqes të Kombeve të Bashkuara (UNUGP), është nderuar me titujt: Misionar i Paqes dhe Ambasador Nderi i Misionit Diplomatik për Paqe e Prosperitet. Krahas z. Shtjefën, i cili është nderuar për jetësimin, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e shtëpisë muze në Lekaj të Malësisë, u nderua edhe bashkëshortja e tij, znj. Gjyste Ivezaj, me titujt: Misionare e Paqes dhe me medaljen e artë, Urdhri i Misionares së Paqes – Shenjtorja Nënë Tereza. Bashkëshortët dhe bashkëpronarët e këtij thesari të çmuar të etnokulturës së Malësisë, në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, pas këtij vlerësimi ndjehen tejet të lumtur, duke thënë se veprimtaria e tyre ndër vite nuk ka mbetur në errësira, por është vlerësuar.

“Ndoshta nuk e kam merituar këtë çmim aq të lartë, megjithatë i falënderoj tejmase të gjithë ata që e kanë vlerësuar punën time ndër vite. Për mua këto çmime kanë peshë të veçantë, sepse me këto vlerësime, ata i vunë vulën punës së këtij muzeu, duke e lartësuar këtë muze edhe më shumë”, u shpreh pronari i muzeut etnografik të Malësisë, Z. Shtjefën Ivezaj. Ndërkohë, bashkëshortja e z. Shtjefën, Znj. Gjyste Ivezaj, duke i falënderuar misionet diplomatike të akredituara në Tiranë për këtë vlerësim, me një modesti thotë se për të qenë fituese e këtij çmimi të lartë duhet të bëhet më shumë sesa ka bërë ajo. “Me këtë çmim jam lumturuar shumë, jo vetëm unë por edhe fëmijët e m’i të cilët më thonë se t’i vërtetë paske bërë aq shumë saqë i ke inkurajuar njerëzit e mëdhenj që të të nderojnë

me çmime”, shprehet bashkëpronarja e këtij muzeu, Znj. Gjyste Ivezaj. Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet është një mision ndërkombëtar paqësor i regjistruar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në SHBA, NATO, BE, etj i cili operon në Shqipëri, në Ballkan dhe në mbarë botën, si një mision paqeje në ndihmë të vendeve në zhvillim të cilat janë të përfshira në kriza politike, luftëra dhe katastrofa natyrore. Zyrtarët, partnerët dhe bashkëpunëtorët e këtij institucioni janë diplomatë, specialistë të fushave të ndryshme dhe misionarë të paqes të cilët janë të angazhuar vullnetarisht në misionet humanitare e në misione shpëtimi kombëtare dhe ndërkombëtare, në ndihmë të shtresave sociale në vështirësi si dhe në menaxhimin e emergjencave civile. t. u. e enjte, 16 janar 2020

Javore Koha

5


Vështrim & Opinion

Diskursi politik

Kosova në pritje të q apo të zgjedhjeve të Nail Draga

Ndonëse në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar, ekzistonte një ndërmjet LVV-së e LDK-së, si parti opozitare, për të arritur një koali-

6

Javore Koha

e enjte, 16 janar 2020

cion parazgjedhor, ide që u mirëprit nga opinioni i gjerë në Kosovë, sepse qytetarët kishin një disponim për ndryshime. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse qeveria aktuale kishte dështuar si rezultat i keqpërdorimit të pozitave të pushtetit, korrupsionit, aferave korruptive, nepotizmit etj. Por, kur në saje të disponimit të ndërsjellë pritej realizimi i një koalicioni të tillë, pengesë u bë bartësi i listës zgjedhore, sepse LDK insistonte që bartës i listës të jetë kandi-

dati tyre, e ku të njëjtën ide e kishte edhe LVV. Duke parë se bartësi i listës ishte pengesë për marrëveshje të koalicionit parazgjedhor, kryetari i LVV A.Kurti paraqiti një propozimin si kompromis të mundshëm ku kandidat për kryeministër do të jetë kandidati, përkatësisht deputeti i cili do të votohet më shumë. Ndonëse ishte një propozim i guximshëm dhe korrekt, si i tillë nuk u mbështet nga LDK, sepse siç dukej ata vlerësonin se do të jenë partia e parë në Kosovë, andaj u vendos që çdo subjekt të dalë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

qeverisë reja veçmas në zgjedhje dhe me kandidatin e vet për kryeministër. Madje, të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje kanë dalë me kandidatin e tyre për kryeministër, si asnjëherë deri më tash. Rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, përcaktuan fitues të zgjedhjeve për të parën herë LVV(29 deputetë) ndërsa subjekti i dytë LDK(28), PDK(24), AAK(13), Koalicioni NISMA(6) dhe përfaqësuesit e pakicave 20 deputetë. Por, mos arritja e koalicionit parazgjedhor, siç duket ishte një sinjal jo i mirë sepse një refuzim i tillë po vazhdon të paktën deri më tash edhe pas zgjedhjeve, duke qenë sindrom i politikës aktuale në Kosovë edhe pse zgjedhjet kaluan në një frymë demokratike dhe sipas standardeve ndërkombëtare si asnjëherë deri më tash.

LDK-së nuk i besohet

Nëse nga ana e LDK-së do të vazhdojnë më tutje me kërkesa joreale, gjoja në emër të balancimit të pushtetit, del se ata nuk janë seriozë, apo thënë më qartë nuk e kanë qëllimin për të arritur koalicionin qeverisës me LVV. Në këtë aspekt ekziston përvoja nga LDK, ku si argument është viti 2014, ku pas ngecjes në formimin e qeverisë për gjashtë muaj, nga deklarimi mohues, përfundimisht LDK iu bashkëngjit koalicionit me PDK, duke mohuar qëndrimin e mëhershëm, që ishte befasi për opinionin në Kosovë. Mbetet për të pritur bisedimet në ditët në vijim dhe ecurinë për marrëveshje të mundur, sepse nga deklaratat e bëra fillimisht se marrëveshja do të arrihet vetëm me LVV, ose do të shkojmë në opozitë, është një obligim që duhet mbajtur para elektoratit të tyre, nëse në ndërkohë nuk ndryshojnë qën-

Pas zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar, zhvillimi i bisedave në mes dy subjekteve LVV si partia fituese e zgjedhjeve dhe LDK, si partia e dytë, për të arritur një marrëveshje të koalicionit qeverisës, nuk janë duke ecur sipas parashikimeve të dëshiruara, sepse nga ana e partnerit te mundshëm të koalicionit qeveritar (LDK) janë duke u paraqitur kërkesa joreale duke harruar se ata nuk janë fituesit e zgjedhjeve, por partia e dytë, sepse prioritet të parë kanë pushtetin, përkatësisht benefitet, e jo shtetin e qytetarët e Kosovës

drimin e tyre politik.

Presidenti të zgjidhet nga qytetarët

Gjatë takimeve për arritjen e koalicionit qeverisës, fillimisht në mes tjerash si pengesë është paraqitur çështja e presidentit, ku ambicie ka paraqitur LDK, duke e vendosur atë si kusht në aktin e marrëveshjes qeveritare. Ndonëse një kërkesë e tillë nga ana e LVV është refuzuar, duke marrë parasysh se mandati i Presidentit ka afat më tepër së një vit, dhe për atë çështje do të diskutohet në kohën e duhur. Por, insistimi nga LDK që presidenti të jetë pjesë e marrëveshjes, duke e mbështetur LVV me vota në Kuvendin e Kosovës, u dëshmua së kemi të bëjmë me kërkesa ekskluzivisht politike e partiake. Por, në takimet e fundit, për të arritur një kompromis dypalësh, nga ana e LVV hoqën dorë nga çështja e Presidentit, duke ia dhuruar LDKsë, ku duhet të votohet në Kuvend në prill të vitit të ardhshëm. Duke marrë parasysh skenën politike në Kosovë në lidhje me çështjen e Presidentit, mendoj se është e udhës, që Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, siç veprojnë në vendet e ndryshme në rajon dhe më gjerë. Në këtë aspekt, duhet të ekzistojë konsensusi i subjekteve parlamentare për të ndryshuar kushtetutën, ku besoj se është në favor të kapacitetit demokratik të subjekteve politike, që do të ishte një respekt ndaj qytetarëve në përgjithësi dhe elektoratit votues në veçanti. Një veprim i tillë do të eliminonte statusin partiak të Presidentit, duke qenë i votuar nga populli, e jo nga deputetët e partive

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

politike, që varësisht prej disponimit dhe interesave të tyre mund ta shkarkojnë kur ata dëshirojnë. Pikërisht, po të ishte i zgjedhur nga populli, pozita e Presidentit nuk do të ishte pjesë e pazareve politike në kuadër të marrëveshjes së koalicionit qeverisës, siç është për momentin situata në Kosovë. I mbetet obligim moral dhe shtetëror që përbërja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës të angazhohet në këtë drejtim për të marrë vendime në favor të demokracisë për të zgjedhur Presidentin nga qytetarët sipas standardëve ndërkombëtare, e jo ai të mbetet peng i partive politike.

Qytetarët e duan ndryshimin

Përfundimisht, ndonëse nuk ka ndonjë përcaktim kushtetues në lidhje me afatin e formimit të qeverisë së re në Kosovë, përvoja e deritashme na dëshmon se bisedimet e filluara ndërmjet LVV dhe LDK mund të zgjasin ende, çështje kjo që mbetet për diskutim. Çdo prolongim në këtë drejtim është në dëm të qytetarëve të Kosovës, sepse qytetarët kanë votuar për një ndryshim i cili iu ka munguar tashmë dy dekada. Skena politike në Kosovë ka nevojë për persona me dinjitet, pa hipoteka e afera, sepse ndryshimi nuk bëhet me individë të konsumuar dhe të komprometuar. Çdo bllokim në këtë drejtim do të jetë me pasoja për të tashmen dhe të ardhmen. Pikërisht, duke parë gjendjen aktuale mbetet çështje e hapur se sa duhet pritur deri në formimin e qeverisë së re, apo do të jemi afër zgjedhjeve të reja parlamentare, ku ditët në vijim do të japin përgjigje në këtë drejtim. e enjte, 16 janar 2020

Javore Koha

7


Vështrim & Opinion

Qasje mbi realitetin politik në Kosovë

Për të mos i ha Fajtorin e moskrijimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës sot, mos ta kërkojmë, prandaj, andej e këndej, po aty ku është: e është në politikën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa. Dhe, të atyre të tjerëve jashtë LDK-së, që duan ta pengojnë Vetëvendosjen që të bëhet forca politike historike, që do realizojë vullnetin e popullit për ndryshimin e gjendjes që po e gulçon Kosovën, që moçalishten shtetërore të Kosovës të vërshuar prej korrupsionit, nepotizmit, krimit të organizuar, padrejtësive, përpjekjeve të rinisë së saj për të gjetur shpëtim në botë, despotizmit primitiv don ta shërojë e ta bëjë shtet të shëndoshë, modern, demokrati, të denjë për të jetuar i lirë e i denjë në të

Rexhep Qosja

1. Antologjia e të përzgjedhurve

Dy ditët e para të këtij viti, disa nga TV-të tona bënë antologjinë e figurave dhe ngjarjeve, të të bërave dhe veprimeve më të rëndësishme të 12 muajve të vitit që shkoi. Në këtë antologji u panë vetëm njerëz politikë dhe vetëm ngjarje, veprime e të bëra politike.

“ 8

Asnjë intelektual, asnjë shkencëtar, asnjë albanolog, asnjë shkrimtar, asnjë artist, asnjë regjisor, asnjë kompozitor dhe, rrjedhimisht, asnjë roman, asnjë dramë, asnjë ekspozitë artesh pamore, asnjë film, asnjë shfaqje teatrore. Kosova e kësaj antologjie ishte shkretëtirë. Mendova: Kosova është e kapur prej aleancës politikë-media, mendjerrudhur, e korruptuar, egoiste, e pa ndërgjegje, e papërgjegjshme, cenuese për kulturën, për qytetërimin, për identitetin, për të sotmen e për të ardhmen e Kosovës!

2. Koncepti politik i shpëtimit

Gati të gjitha mediet tona e dhanë deklaratën e kryeministrit në detyrë

Shqipëria është shtet me traditë e përvojë shtetërore e Kosova është shtet i ri pa atë traditë e pa këtë përvojë, por asnjëra, as Shqipëria e as Kosova, s’e duan përfshirjen e shkencëtarëve e njerëzve të dijes në politikë dhe s’i shohin as të nevojshme e as të dobishme të dhënat shkencore për politikëbërje. Për këtë arsye vendimet politike, rezultatet politike, ndodh shpesh të na sjellin pengesa e pendesa, dëmtime e zhgënjime. Deri kur?!

Javore Koha

e enjte, 16 janar 2020

Ramush Haradinajt, në të cilën u tha se “koncepti politik i Albin Kurtit është mashtrim”. Mendova: si mund të jetë mashtrim ai koncept politik, i cili në vend se shtet të privatizuar, në vend se shtet të milionerëve politikë, të pasuruar në sajë të posteve politike, në vend se shtet në të cilin zhvatjet, mashtrimet, plaçkitjet, uzurpimet, nepotizmat, korrupsionet janë bërë sistem, Kosovën do ta bënte shtet të së drejtës sociale, shtet në të cilin do të harmonizoheshin ato që quajmë kombëtare dhe ato që quajmë qytetare, shtet me sistem të vlerave, shtet në të cilin vendi i parë i dhurohet qytetarit e jo partiakut, shtet i së drejtës me institucione të stabilizuara, në të cilat në vend të sundimit personal vepron qeverisja institucionale. Kur Kosova e Shqipëria të bëhen shtete të këtilla nuk do të vuajnë prej krizave prej të cilave po vuajnë aq shpesh e aq shumë. Koncepti që kryeministri në detyrë e quan koncept i mashtrimit në të vërtetë është koncept i shpëtimit të shtetit të Kosovës dhe të demokracisë së saj.

3. Diplomacia jonë

Mjaft organizata joqeveritare dhe shumë qytetarë po vajtojnë për

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

arruar gjendjen në Ministrinë e Jashtme të Kosovës prejse është formuar ajo. Pse të mos e vajtojnë kur numri më i madh i atyre që i përbëjnë ambasadat e konsullatat tona në botë janë anëtarë partish, kur një numër i madh i tyre janë farefis më të afërt a më të largët të zyrtarëve të lartë, të milionerëve politikë dhe, këta që e ankojnë e vajtojnë këtë gjendje në këtë Ministri shtrojnë pyetjen: a mund të jetë e suksesshme politika jonë e jashtme kur kriteri i përzgjedhjes së diplomatëve të saj nuk është përgatitja e aftësia profesionale, dija e kultura e përgjithshme, përvoja politike e njohja e vendeve në të cilat do të shërbejnë, por lidhjet e tyre të ndryshme të nënllojshme e të mbillojshme partiakësie e farefisnie, regjionale e personale, interesi dhe borxhlarjeje me zyrtarët e lartë! Përgjigjja dihet.

4. Kryetari i ardhshëm i Kosovës

Posti i kryetarit të ardhshëm të Kosovës, që do zgjidhet në vitin 2021, është bërë shkaku kryesor, mos i vetmi, që dy partitë që i kanë nisur bisedimet për krijimin e koalicionit nuk po arrijnë ta krijojnë atë koalicion dhe nuk po arrijnë t’i krijojnë institucionet shtetërore. Partia që doli e dyta në zgjedhje, LDK-ja, edhe pse e dyta, kërkon të jetë jo e barabartë, por e privilegjuar në institucionet që do të krijohen! Përpos pesë ministrive sa do të ketë edhe partia e parë që i ka fituar zgjedhjet, VV, dhe postit të kryetarit të Kuvendit, kërkon të ketë edhe postin e kryetarit

të Kosovës! Është kjo një çudi e çudirave! Je parti e dytë, d.m.th. parti që s’i ke fituar zgjedhjet për ta krijuar qeverinë e kërkon të jesh në institucionet shtetërore parti me dy postet më të larta, me postin e kryetarit të Kuvendit dhe me postin e kryetarit të shtetit! Ku ndodh kjo?! Kryetari i LDK-së që për shumë vështrues të punëve tona politike lë përshtypjen e uzurpuesit të LDK-së sot, po e dëshiron edhe postin e kryetarit të Kosovës: ende s’dihet sigurt për veten apo për ndonjë anëtar tjetër të kësaj partie. Fajtorin e moskrijimit të qeverisë së Republikës së Kosovës sot, mos ta kërkojmë, prandaj, andej e këndej, po aty ku është: e është në politikën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa. Dhe, të atyre të tjerëve jashtë LDK-së, që duan ta pengojnë Vetëvendosjen që të bëhet forca politike historike, që do realizojë vullnetin e popullit për ndryshimin e gjendjes që po e gulçon Kosovën, që moçalishten shtetërore të Kosovës të vërshuar prej korrupsionit, nepotizmit, krimit të organizuar, padrejtësive, përpjekjeve për të gjetur shpëtim në botë rinia e saj, despotizmit primitiv don ta shërojë e ta bëjë shtet të shëndoshë, modern, demokrati, të denjë për të jetuar i lirë e i denjë në të.

5. Politika dhe shkenca

Pak para Vitit të Ri, kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi: është koha për të dëgjuar shkencëtarët, e jo servilët.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Është kjo deklaratë që s’është dëgjuar ndonjëherë në politikën shqiptare gjatë 30 vjetëve të fundit. Është kjo një deklaratë historike shumë, shumë e vonuar, por më mirë edhe e vonuar sesa e harruar përgjithmonë. Politikanët shqiptarë në përgjithësi mbështeten në shumë vende, në shumë kënd, në shumë çka, në të mira e në të këqija, por në shkencën sikur s’kanë pasur jo vetëm qejf të mbështeten, por as nuk iu ka shkuar mendja për të bërë këtë! Shqipëria është shtet me traditë e përvojë shtetërore e Kosova është shtet i ri pa atë traditë e pa këtë përvojë, por asnjëra, as Shqipëria e as Kosova, s’e duan përfshirjen e shkencëtarëve e njerëzve të dijes në politikë dhe s’i shohin as të nevojshme e as të dobishme të dhënat shkencore për politikëbërje. Për këtë arsye vendimet politike, rezultatet politike, ndodh shpesh të na sjellin pengesa e pendesa, dëmtime e zhgënjime. Deri kur?! Meqenëse këto pesë tema i paraqita shkurt, me nga disa fjali, kësaj të fundit po ia shtoj edhe një fjali të autorit Zhan Daniel Ruh: duhet të bashkohet bota e shkencës me miratimin e vendimeve politike. Në qoftë se vendimet politike nuk bazohen në të dhëna të arritura me dije, në hulumtime të sakta shkencore, vlefshmëria e tyre shumë shpesh është afatshkurtër, kurse më shpesh ndodh të bëhen vendime politike dëmsjellëse, dëshpëruese. Siç edhe po ndodh! e enjte, 16 janar 2020

Javore Koha

9


Vështrim & Opinion

Identiteti kombëtar shqiptar

Mision i shenjtë që duhet kultivuar Identiteti kombëtar ka të bëjë me ndjesinë e përkatësisë së një individi brenda një kombi apo shteti kombëtar. Kjo ndjesi e përkatësisë lidhet direkt me elementet themelore që e përbëjnë një komb. Ata janë: Gjaku, Toka, Gjuha, Historia dhe Tradita

Qani Osmani

Në jetën e përditshme shpesh ne dëgjojmë rreth “identitetit kombëtar”, madje e përdorim atë shumë, por pak dimë për kuptimin e vërtet të tij. Pse ne ndihemi pjesë e një kombi dhe çfar përmban në vetvete identiteti kombëtar shqiptar? Nocioni “komb” rrjedh nga gjuha latine “nation” që ka kuptimin e një bashkësie të njerëzve me prejardhje të njëjtë. Me nocionin komb fillimisht, në kohën e vjetër, emërtoheshin fiset, pastaj në mesjetë pjesëtarët e një bashkësie të vogël fshatare, në periudhën e kohës së re bashkësitë e njerëzve me pikëpamje vlerash të përbashkëta si historia, kultura dhe gjuha si dhe grupet e njerëzve që e ndjenin përbashkësinë politike me njëri tjetrin në një hapësirë të kufizuar gjeografike, të cilën e bashkëbanonin. Identiteti kombëtar ka të bëjë me ndjesinë e përkatësisë së një individi brenda një kombi apo shteti kombëtar. Kjo ndjesi e përkatësisë lidhet direkt me elementet themelore që e përbëjnë një komb. Ata janë: Gjaku,

10

Javore Koha

e enjte, 16 janar 2020

Toka, Gjuha, Historia dhe Tradita. Pra, kur një person gëzon identitet kombëtar, ai gëzon ndjenjën e përkatësisë së një race, territori, gjuhe, historie të përbashkët. Ndjenjat që ai ndan me të njëjtën kategori njerëzish e bën atë pjesë të një përkatësie që në këtë rast quhet përkatësi kombëtare. Është pikërisht kjo përkatësi kombëtare e cila e bënë shqiptarin të jetë i “dallueshëm” në raport me individë të përkatësive të tjera. GjAKU është mbartësi i shpirtit i çdo qenie të gjallë, ashtu siç është mbartësi i shpirtit të një kombi. Kombi Shqiptar ngrihet mbi GJAKUN SHQIPTAR, që kaq shumë veta e kalojnë pa i kushtuar rëndësinë e duhur. Në shoqërinë shqiptare ka shumë shqipfolës, që edhe pse mund të flasin shqip, edhe pse mund të hiqen patriotë e nacionalistë, ata nuk kanë gjak e prejardhje shqiptari. E theksoj fortë këtë pikë, se sado të përpiqen këta njerëz të “bëhen shqiptarë”, ata

asnjëherë nuk do të mund të fitojnë atë që shqiptarët me gjak shqiptari kanë, Shpirtin e Shqiptarit. TOKA është trupi i një kombi. Një trup i cunguar, do të thotë një komb i cunguar. Shqiptarët për gati një shekull, u ndanë, pushtuan, robtuan duke punuar për të tjerë. Kalvari i vuajtjeve është i gjatë dhe pasoja më e rëndë e tij, ishte goditja në ndërgjegjen kombëtare: vëllezër që ndihen si të huaj në praninë e njëri-tjetrit. Pra, pa një trup të shëndoshë, shqiptarët nuk do të mund të bëjnë qoftë edhe një hap në rrugën e aspiratave të tyre kombëtare. GJUHA është zëri i shpirtit të një kombi. Zoti i ka bekuar kombet me gjuhën që flasin, dhe gjuha jonë shqipe është një ndër gjuhët më të lashta të vetë njerëzimit. Pasuria më e madhe që prindi shqiptar i le fëmijëve të vet, është gjuha shqipe pasi ajo gjuhë është gjuha që foli babai, gjyshi, stërgjyshi...e me dhjetëra

Dëshira për të ndryshuar për të mirë realitetin e shoqërisë të cilës i përket, buron pikërisht nga ndjenja kombëtare. Tani ka ardhur koha që familja dhe shoqëria të vjelin frutat e kësaj ndjenje që do të duken tek përkushtimi dhe puna e brezave të rinj. Të gjithë njerëzit në një shoqëri sytë i kanë pikërisht te rinia që është edhe grupi më energjik i cili do të mundësojë një ndryshim pozitiv

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

breza para. Kjo gjuhë na veçon nga popujt e tjerë dhe flet për madhështinë e Shpirtit të Shqiptarit. Pa te, do të ishim një popull me një të shkuar të panjohur, dhe me një të ardhme të pasigurt. HISTORIA është testamenti i një kombi. Historia shqiptare i përngjan shumë historisë së vuajtjeve biblike, pasi kalvari i vuajtjeve i popullit shqiptar ka qenë i gjatë. Por, në vend që këto vuajtje të dobësonin aspiratat e shqiptarëve, ato janë rritur e lartësuar. Dhimbja të burrëron. Vetëm pas gati një shekulli të ndarë, Kosova sot është e lirë duke vënë kështu në vend një padrejtësi shekullore që rëndonte mbi ne shqiptarët. Një popull që nuk e di nga vjen, nuk mund të shikojë rrugën e drejtë që duhet të ndjek. TRADITA është bukuria e shpirtit shqiptar. Tradita mëshirohet në sjelljen, veshjen, festat, tragjeditë, luftërat, dasmat, vaje, nga një krahinë në tjetrën. Duke qenë një popull i vjetër, shqiptarët kanë akumuluar në vitet e ekzistencës së tyre një traditë origjinale dhe të pasur. Tradita zbukuron karakterin e çdo shqiptari, ushqen moralin e secilit prej nesh,

dhe është thesari që popujt e tjerë na e lakmojnë, kurse ne shqiptarët shumë pak e vlerësojmë. Trashëgimia jonë kombëtare përbëhet pikërisht nga këto tradita që brezat aktual duhet tua lënë brezave të rinj. PATRIOTIZMI është ndjenja më e kulluar që lind si pasojë e shkrirjes së ndjenjës së dashurisë dhe urtësisë që ekziston në një popull. Kjo ndjenjë të bën të vuash shpirtërisht sa herë që populli yt vuan, të gëzon me gjithë shpirt sa herë që populli yt gëzon paqe dhe prosperitet. Të bën të vrasësh mendjen se si tu vish në ndihmë sa më mirë vëllezërve të një gjaku. Të shëron e lehtëson dhimbjen ashtu siç të fal edhe optimizëm atëherë kur e ardhmja e një kombi është më e errët dhe e pasigurt se kurrë. Populli shqiptar është një popull i vuajtur që ka sakrifikuar shumë jo vetëm për vetveten por edhe për mbarë njerëzimin. Vuajtja të lodh trupin por të lartëson shpirtin dhe është pikërisht ky SHPIRT SHQIPTARI që secili nga ne mbart e ushqen. Është pikërisht ky shpirt që na bën të duam njeri-tjetrin, edhe pse jena nga krahina të ndryshme, edhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

pse kena besime fetare të ndryshme, edhe pse flasim shqipen në dialekte të ndryshme, edhe pse historia me padrejtësitë e saj na ka ndarë nga njeri-tjetri për një kohë të gjatë. Por siç thotë një fjalë e urtë popullore “Gjaku ujë nuk bëhet!” dhe në gjakun e çdo shqiptari rrjedh edhe shpirti i tij. Ndjenja e patriotizmit gjithmonë nxjerr në pah virtytet më të larta të një kombi. Dëshira për të ndryshuar për të mirë realitetin e shoqërisë të cilës i përket, buron pikërisht nga ndjenja kombëtare. Tani ka ardhur koha që familja dhe shoqëria të vjelin frutet e kësaj ndjenje që do të duken tek përkushtimi dhe puna e brezave të rinj. Të gjithë njerëzit në një shoqëri sytë i kanë pikërisht te rinia që është edhe grupi më energjik i cili do të mundësojë një ndryshim pozitiv. Secili në këtë pikë ndërmer një hap, mision, rrugë me të cilën ai mendon se po i vjen në ndihmë popullit të tij. Ky është pikërisht momenti kyç ku njerëzit ndahen në dy grupe: ata që vënë interesat e tyre personale mbi gjithçka dhe ata që sakrifikojnë interesat e tyre personale për hir të interesave të përbashkëta kombëtare. e enjte, 16 janar 2020

Javore Koha

11


Vështrim & Opinion

DW

Qetësi para stuhisë!

Kersten Knipp

Soleimani, komandanti i njësive iraniane al-Kuds, që u vra nga një sulm i SHBA-së, është përgjegjës për vdekjen e shumë njerëzve të pafajshëm, deklaroi Netanjahu më tej. “Ai ka destabilizuar shumë vende. Dekada me radhë ai ka ngjallur frikë, mjerim e shqetësime dhe planifikonte edhe më keq.” “Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duhet të përgëzohet për vep-

12

Javore Koha

e enjte, 16 janar 2020

rimin e tij të shpejtë, të vendosur e të guximshëm”, shtoi Netanjahu. “Atë që unë e kam thënë hapur ditët e fundit, e mendojnë shumë kryetarë shtetesh e qeverish në Lindjen e Mesme.” Të mërkurën kabineti i sigurisë në Izrael zhvilloi një mbledhje që zgjati pesë orë, për t’u konsultuar për situatën aktuale. “Deklarata e Netanjahut pasqyron mendimin e shumicës së qytetarëve në Izrael”, thotë Alexander Brakel, drejtues i zyrës së fondacionit Konrad-Adenauer në Jeruzalem. “Në Izrael mbizotëron konsensusi përtej kufijve partiakë, se ndaj Iranit duhet përdorur një gjuhë mjaft robuste. Lëshimet ndaj Iranit, sipas shumicës së qytetarëve, as nuk janë të përshtatshme dhe as nuk i shër-

bejnë qëllimit. Ndaj, si politikanët e mazhorancës edhe ata të opozitës e kanë përshëndetur këtë goditje.” Miratimi me shumicë të madhe në Izrael i këtij veprimi ka të bëjë me faktin që Soleimani dhe shefi i “njësive të mobilizimit popullor”, Abu Mahdi al-Muhandis, gjithashtu i vrarë, konsiderohen si përgjegjës për sulmet ndaj Izraelit. “Që nga maji, Irani ka sulmuar jo vetëm SHBA-në, Izraelin, Arabinë Saudite dhe cisternat e naftës në rajon”, thuhet në një analizë të “Jerusalem Post”. “Irani sulmoi me raketa Izraelin në janar, në shtator dhe në nëntor 2019.” Irani mund ta sulmonte Izraelin në mënyra të ndryshme. Një studim i “International Crisis Group” i rendit reagimet e mundshme të Iranit

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

pas vrasjes së Soleimanis. Si mjaft të rrezikuar konsiderohen jo vetëm Izraeli, por edhe Iraku. Në këto territore mund të zhvillohet një luftë e tërthortë. Edhe diku tjetër mund të godasë Irani: përmes ngushticës së Hormusit, duke vështirësuar qarkullimin e anijeve dhe transportet e naftës. Por, edhe Izraeli mund të preket nga konflikti: “Në Siri loja si macja me miun mes Iranit dhe Izraelit mund të dalë jashtë kontrollit dhe ta shfuqizojë gjendjen e gatishmërisë reciproke mes Izraelit dhe Hisbollahut, që prej vitit 2006 mban në qetësi kufirin mes Izraelit dhe Libanit.” Revista “National Interest” përmend edhe skenarë të tjerë të mundshëm. Milicët aleatë të Iranit nga Rripi i Gazës mund të sulmojnë Izraelin. Po

Fjalët e kryeministrit të Izraelit ishin të qarta: vendi i tij do të kundërgodasë fort, në rast se sulmohet nga Irani. “Shteti i Izraelit është spirancë e qëndrueshme në ujërat e trazuara të Lindjes së Mesme”, tha Benjamin Netanjahu në kuadër të një konference në Jerusalem. “Ne jemi të vendosur përballë atyre që duan të na shkatërrojnë. Kushdo, që përpiqet të na sulmojë ne, do të përjetojë një kundërgoditje të fuqishme.”

ashtu mund të mendohet edhe një goditje nga Libani prej Hezbollahut, ose një sulm nga toka siriane prej milicëve aleatë të Iranit atje. “Këto forca mund të cenojnë edhe trupat dhe vendbanimet në kodrat e Golanit.” Të gjitha këto aksione do të kishin për Iranin avantazhe të dyfishta: Së pari do të ofronin shansin, për të prekur një aleat të ngushtë të SHBA-së. “Së dyti me ndihmën e aleatëve të Iranit në Liban, në Siri dhe në Rripin e Gazës do të ishte një lojë e lehtë për ta atakuar Izraelin, pa i involvuar direkt forcat iraniane dhe tokën iraniane.” “Pavarësisht rreziqeve të tilla, jeta e përditshme në Izrael rrjedh si zakonisht”, thotë Alexander Brakel. “Ku-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

fizimi më i madh për opinionin ishte bllokimi me orë të tëra i një zone për ski në kodrat e Golanit, relativisht afër kufirit me Sirinë.” Në disa pika kontrolli kufitar në territoret autonome palestineze janë kryer kontrolle të përforcuara. “Por, në përgjithësi vendi ndodhet në gjendje në normale.” Se çfarë hapash do të vendosë të ndërmarrë regjimi në Teheran, është e vështirë të parashikohet. “Por, sido që të të jenë sulmet e mundshme të Iranit me milicët aleatë”, thotë Brakel. “Sulmuesit potencialë duhet ta kenë të qartë, se përgjigja izraelite ndaj goditjes do të ishte masive. ” Në Izrael ekziston mendimi, se Iranit i duhet kundërvënë ashpër dhe me vendosmëri. Vetëm kështu ai mund të tërhiqet prej sulmeve.” e enjte, 16 janar 2020

Javore Koha

13


Vështrim & Opinion

Investim i rëndësishëm sportiv në fshatin Brajshë, në Anë të Malit

Zhvillimi i shëndetit mendor dhe trupor të fëmijëve përmes futbollit Këta dy dashamirë të sportit para një viti formuan Shkollën e Futbollit “ Iliria”. Ishte shkolla e parë e futbollit në Anë të Malit. Qëllimi i saj ishte krijimi dhe ngritja e brezit të ri në frymën e sportit. Në veçanti edukimi dhe zbulimi i talenteve të rinj të futbollit

Gjekë Gjonaj

Viteve të fundit gjithandej nëpër Mal të Zi janë ndërtuar fusha të vogla të futbollit , të mbuluara dhe sot pothuajse nuk ka fshat apo lagje që nuk ka një të ngjashme diku aty afër. Ndërkaq, në komunën e Ulqinit deri më tani nuk ka pasur ndonjë interesim të madh për stadiume të tilla. Kështu në qytet ekziston vetëm një fushë e tillë e futbollit, dhe ajo në lagjen

14

Gjeranë. Falë dy të rinjve anamalas , Edmir Likës, me profesion ekonomist dhe trajner i licencuar i futbollit për fëmijë dhe Agron Tahirit, profesor i edukatës fizike, para një jave në fshatin Brajshë solemnisht është hapur një stadium i tillë me dimensione 40 x 20 metra. Ndërtimi i kësaj fushe të sportit, e para e këtij lloji në Anë të Malit ka qenë dëshirë e tyre e kamotshme . Ideja e tyre ka qenë që t’u japin rëndësi gjërave të rëndësishme që mungojnë në trevën ku jetojnë . U munduan të japin kontributin e tyre duke bërë gjëra që sensibilizojnë jo vetëm fëmijët por edhe njerëzit për t’i bërë të kuptojnë se sa i rëndësishëm është sporti. Fatmirësisht ia arritën këtij qëllimi madhor dhe ëndrra e tyre

Përmes shkollës së sportit dhe fushës së futbollit, drejtuesit e saj vazhdimisht do të jenë në kërkim të talenteve ( futbollistëve) të rinj . E Ana e Malit ka një rini të jashtëzakonshme si në sport ashtu edhe në art dhe gjëra të tilla do të duhej të jenë një lloj infuzioni për të gjithë shoqërinë tonë

Javore Koha

e enjte, 16 janar 2020

tashmë u bë realitet. Rikujtojmë se këta dy dashamirë të sportit para një viti formuan Shkollën e Futbollit “ Iliria”. Ishte shkolla e parë e futbollit në Anë të Malit. Qëllimi i saj ishte krijimi dhe ngritja e brezit të ri në frymën e sportit. Në veçanti, edukimi dhe zbulimi i talenteve të rinj të futbollit. Shkolla synonte edhe zhvillimin e shëndetit trupor dhe mendor të fëmijëve , të cilët dukshëm po rrezikohen nga teknologjia bashkëkohore. Në nismën e saj ajo në vete përfshiu afro 50 fëmijë të grupmoshave 5-15 vjeç, jo vetëm nga Ana e Malit por edhe nga Kraja, Gorana e Pelinku. Është interesant të theksohet se në mesin e këtyre fëmijëve kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë edhe pesë deri në gjashtë vajza, që tregon se krahas djemve edhe ato kanë interesim dhe e duan futbollin. Siç mësuam nga Agroni dhe Edmiri, gjatë vitit të kaluar stërvitjet i kanë mbajtur në sallën e Shkollës Fillore “ Bedri Elezaga” në Katërkollë, tri herë në javë: të hënën, të shtunën dhe të dielën. Prej këtij viti ata do të stër-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

viten në fushën e re të futbollit në Brajshë. Ky investim vetanak i Agron Tahirit dhe Edmir Likës ka kushtuar afro 70.000 euro. Por, siç thonë ata, për përfundimin e këtij projekti nevojiten edhe mjete të tjera financiare për ndërtimin e tribunës, zhveshtores, tualetit dhe një kafeneje të vogël. Sipas fjalëve të tyre, deri më tani zyrtarisht nuk u janë drejtuar për ndihmë financiare institucioneve përkatëse në nivel vendor e qendror, përveç kontakteve joformale që kanë pasur

me drejtuesit e këtyre institucioneve. Dëshira dhe qëllimi i tyre është që të themelojnë OJQ “ Iliria” përmes së cilës do të veprojnë në të ardhmen. Ky projekt, përveç anës komerciale synon përfshirjen sa më të madhe të fëmijëve të kësaj treve në sport, konkretisht në futboll. Përmes shkollës së sportit dhe fushës së futbollit drejtuesit e saj vazhdimisht do të jenë në kërkim të talenteve ( futbollistëve) të rinj . E Ana e Malit ka një rini të jashtëzakonshme si në sport ashtu edhe në art dhe gjëra të tilla do të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

duhej të jenë një lloj infuzioni për të gjithë shoqërinë tonë. Prandaj për të arritur diçka më madhore se kaq themeluesit e shkollës së futbollit në Anë të Malit do të ishte mirë dhe e domosdoshme që të kenë përkrahjen institucionale dhe të mjedisit ( komunës) . Po ashtu edhe përkrahjen e prindërve prej nga vijnë fëmijët, sikurse edhe mbështetjen e duhur morale të biznesmenëve vendas dhe atyre në diasporë në stërvitjen dhe kultivimin e këtyre talenteve, të cilët nuk janë të paktë në këtë trevë. e enjte, 16 janar 2020

Javore Koha

15


Vështrim & Opinion

Fotografia si shqetësim dhe bindje Argëzon Sulejmani

(Shqiptarët në Malin e Zi - ID e dëbuar) (Përshtypje nga ekspozita me fotografi “Trevat shqiptare në Malin e Zi përmes fotografisë”) 1. Nga një vegim, nga një fotografi, kanë rrjedhur kryeveprat më të mëdha njerëzore e kulturore. Më lejoni që këtë vështrim ta nisë me një përpjekje prozaike, meqenëse e besoj se në atë cilësi edhe më është besuar analiza mbi këtë ekspozitë. Rrëfimi quhet: Personi I. D. (lexo: aī di:) Personi I.D. shpallet në kërkim, sepse në ekspozitën e datës 27 dhjetor në Ulqin, shihet në një maje bjeshke, gjetkë nën Rumi, veshur pa rend për gjininë - me një fustanellë dhe me shtagën drejtuar qiellit që nënkupton kërcënimin ndaj Perëndisë. Si i tillë, gufojnë radiot e televizionet, ky prishës i rendit dhe qetësisë gjinore e botërore duhet të marrë dënimin e merituar njerëzor dhe shejtnor. Edhe ambasadat gjegjëse që, në vendin tonë përfaqësojnë shkabën simbolike të personit I.D., pajtohen me këtë vendim, raportojnë gazetat dhe portalet ditore, duke u mbrojtur në heshtje, në yshtje, në prajtje dhe, duke aluduar që personi I.D. ka keqpërdorur një vepër të Kadaresë

16

Javore Koha

e enjte, 16 janar 2020

me titullin “Shkaba”, ku kryepersonazhi kërkon arratisjen e fluturimin tej grilave komuniste përmes këtij simboli arbnor. Ka dashur të ikë prej këtij nënqielli të bekuar, pëshpëritin në gogësitje e sipër diplomatët, tek hanë me gishta darkën e qëlluar. Nuk merret vesh se në cilën gjuhë i çokasin gotat shkëlqesitë, por për t’i thyer, i thyejnë në shqip. Ngrejmë perdet. Irfan Domnori(I.D.), sado që u dënua, u dëbua dhe u privua të jetë me neve në këtë mbrëmje, ai prapëseprapë ia doli. Në pjesën qendrore të ekspozitës qëndron personi I.D. në disa mijë metra lartësi, mbi të gjithë e mbi gjithçka baltore, me ballin drejtuar neve e flamurin drejtuar qiejve. Mund të thuhet që është realizuar ana tjetër e shkabës së Kadaresë dhe njeriu e shpendi janë marrë vesh që ta përkrahin, ta ndihmojnë e të mos e hanë njëri-tjetrin, sepse ka lindur një kohë e re: kohë që thirret në lirinë e qiellit, kjo që thirret në kultin e diellit. Portat e Evropës, për shqiptarët dhe ballkanasit nuk janë të kyçura nga jashtë por nga brenda, do të thoshte së fundmi Kadare. 2. Fotografia dhe poezia lundrojnë në të njëjtat ujëra, sidomos në kohë të fundit dhe sidomos në vendet tona. Avancimi i teknologjisë ka ndikuar që rrufeshëm të bombardohemi me imazhe dhe vargje. Kjo klimë kaotike ka ndikuar që autori të humbasë vëmendjen dhe veçanërisht profesionistët të nëpërkëmben. Nëse themi që secili që di shkrim-lexim mund

të botojë, kemi thënë që secili që ka një aparat fotografik mund të ekspozojë. Pajtohemi që, secili mund dhe duhet të shkruajë dhe pajtohemi që secili mund dhe duhet të fotografojë. Borges do të thoshte: “libri në dorën e një të pangrituri është si arma në dorën e një fëmije”. Në pjesën më të mirë, kjo ekspozitë reflekton pasion e profesionalizëm, kurse përçon dashuri e liri. Ky edhe është qëllimi i ekspozitave artistike që në këtë rast ka kryesisht natyrë fotoreportere dhe hartografike. Mbase ka ardhur koha që punët e mira duhet medoemos t’i shënojmë e botojmë. Pavarësisht se për çka dominohemi të jemi të prirë, nevojitet që t’i shfrytëzojmë së shumti mundësitë e kohës dhe teknologjisë, ashtu që vepra të tilla e si këto t’i shënojmë duke i ekspozuar dhe pse jo duke i botuar e studiuar në vëllime të veçanta. Një shembull i mirë është botimi i katalogut fotoreportazh “Udhëtim nëpër kështjellat ilire në Malin e Zi” i Gazmend Çitakut, ashtu si kjo natë me të gjitha vlerat e saj jo vetëm artistike. Fotografia ka nurin e vet në qerthullin artistik. Letërsia komunikon vëllazërisht me artet pamore. Ndodhë që, shkrimtarë të njohur nuk plotësohen dot vetëm me rrëfimin, siç ndodhë që të tjerë të bëjnë përshkrime detajiste, bilës shumë dimensionale që, e vënë në siklet vetë fotografinë. Kështu, Ulqini dhe Tivari me rrethinë përçohen artistikisht e gati vizualisht përmes veprave të Mehmet Krajës e Basri Çapriqit, tutje Buna ka krijuar si shtrat të saj ndërmjet kopertinat e autorit vendas Asllan Bisha, kurse deti dhe detaria valëzojnë brigjeve të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

krijimtarisë së Hajro Ulqinakut. Megjithatë, shkrimtarë të njohur janë dorëzuar karshi fotografisë. Ky është një dorëzim artistik, pa flamuj të bardhë e të kuq, pa prishje rendi e qetësie. Sepse, milicia është e “pa metaforë” për nga letërsia. Shkrimtari, në këtë rast, është turk dhe, ai kur ka dhënë e stërdhënë thuajse gjithçka për vendin e tij, duke u vlerësuar madje me çmimin Nobel për letërsi, rreket t’i jepet në një vëllim veç fotografisë. Fotografon nga tarraca e tij gati 10.000 fotografi dhe ia beson botuesit që do të përzgjedhë për botim vetëm 467 prej tyre. Fotografitë e tij, ashtu siç romanet e novelat, habisin e bindin botën. Nobelisti për letërsi arrin një tjetër kulminacion përmes fotografisë. Shkojmë në shujtjen e kureshtjes. Bëhet fjalë për imazhe nga qyteti i Stambollit, konkretisht nga ballkoni i autorit. Vepra quhet “Ballkoni” dhe emëruesi i gjithë kësaj është shkrimtari i rrallë, nobelisti Orhan Pamuk. 3. Në pyetjen se, cilat janë pritshmëritë nga një vepër artistike, piktori i njohur dhe specialisti i arteve figurative, Lucian Freudi, u përgjigj: “pres të më habisë, të më shqetësojë, të më joshë, të më bindë”. Shumë ndjesi apo cilësime në një vend që, veç një artist i nivelit të

rrallë, mund të gjejë t’i bëjë bashkë. Sado që do të doja që këto përçime t’i rrekeshin poezisë apo në tërësi letërsisë, duhet ta pranoj që, këto më së miri dhe më së afërti u rrijnë veprave të artit pamor. Ashtu edhe kjo ekspozitë e sontme, pa asnjë dyshim, përcjell ngjyra habie, shqetësimi, joshjeje, bindjeje me të gjitha nuancat e tyre. Habitemi: habitemi nga mrekullitë me të cilat bashkëjetojmë ditë për ditë, sidomos kur këto raportohen përmes imazherisë. A nuk është një mrekulli toka dhe qielli ynë? Nga kjo ekspozitë veçohen këndvështrimet mbi Liqenin e Shkodrës, Shasit, bjeshkën e Rumisë, vargmalet e Malësisë, detin e qiellin si lëvozhga të tyre hyjnore. Shqetësohemi: pa dyshim që shqetësohemi me raportin e zhdrejtë: njeriu ynë - toka jonë; në shumë hapësira tona etnike mungon njeriu ynë, kurse në të tjera pjesë ku ky është i pranishëm, toka, rrjedha e historia është përskajuar. Këso brengash na përçojnë gurët dhe e kaluara e tokës sonë: shtëpia muze e Dedë Gjo’ Lulit, bedenat e Oso Kukës, kisha e Shën Mërisë, mulliri në Millë, ura harkore e Klleznës, krojet e Ali Pashë Gucisë, ublat në Krajë, muranat e Plavës e Rozhajës, etj. Joshemi: joshemi nga gjithçka që mund të shohim sonte të ekspozuar dhe, e cila është sall një miniaturë e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

pasurive tona të paçmueshme dhe të pamatshme, e refleksioneve të gjithanshme dhe të pa ana. Së paku mua, si sfond përcjellës, gjatë gjithë ekspozitës së këtyre fotografive, më ka mikluar poema e Naim Frashërit “Bagëti e bujqësi”: “O malet e Shqipërisë! E ju o lisat e gjatë, Fushat e gjera me lule, q’u kam nër mënt dit’ e natë” (...). E bukura natyrë e tokës sonë ka lindur të bukurin njeri, me të bukurat veshje, me të bukurat nota e këngë që i gjeni të ndalsuara e përjetësuara në këtë ekspozitë. Bindemi: bindemi dhe nga kuadrot e fotografëve të sontëm që duhet të rrisim vetëdijen intelektuale e kombëtare për pasuritë tona burimore, trashëgimore e njerëzore. Në zhargonin medicinar, plisi, fustanella, çiftelia e sharkia, etj. tregojnë që, populli ynë ka prirje që në një të ardhme të afërt të vuajë pareza apo paraliza gjymtyrësh, për të mos thënë amputime të të njëjtave. Andaj, të bindemi e të reflektojmë sa nuk është shumë vonë, sepse ne, ka kohë që nuk jemi në kohë. Tutje, ju lë nën mbretërinë e këtyre imazheve përrallore. Ju lë të habiteni. Ju lë të shqetësoheni. Ju lë të josheni. Dhe ju lë të bindeni: të bindeni gjatë e më gjatë, të bindeni thellë e më thellë, të bindeni fort e më fort. e enjte, 16 janar 2020

Javore Koha

17


Kulturë

Mbi krijimtarinë letrare të Ibrahim Berjashit (1)

Rrëfim poetik dhe g me rrezatim kuptim Tregimet e para “Lundra e humbur”, botuar në Prishtinë, dhe vëllimi i parë me poezi “Veloret e bardha”, botuar në Titograd, tash Podgoricë, në kuadër të bibliotekës “Koha”, janë dy vepra të cilat paraqesin një thesar vlerash të mëdha letrare për fëmijë. Nuk është e rastit që në titujt e këtyre dy veprave të para të Berjashit trajtohet tema e liqenit dhe detit. Kjo nga vetë fakti se autori ka lindur, është rritur e burrëruar bashkë me liqenin e detin, Krajën e Ulqinin

Ali Gjeçbritaj

Shkrimtari, poeti dhe publicisti Ibrahim Berjashi, i lindur në Krajë, për lexuesin është tash më shumë se 50 vjetë i njohur gjithandej kah frymojnë shqiptarët dhe jo vetëm. Poezitë, tregimet dhe skicat e para i ka botuar që në bankat e Shkollës Normale në Ferizaj, në gazetat dhe revistat e kohës në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri e Mal të Zi. Ibrahimi Berjashi shkruan paralelisht poezi dhe prozë për fëmijë dhe të rritur. Deri më tash ka botuar pesëmbëdhjetë vepra dhe është përfaqësuar edhe në disa antologji e përzgjedhje të letërsisë shqipe në Mal të Zi, si pjesë e letërsisë mbarëkombëtare. Veprat e Berjashit janë përkthyer edhe në gjuhët e huaja - në gjuhën serbokroate, sllovene, gjermane (në Austri) etj. Berjashi pjesën më të madhe të karrierës e ka bërë në gazetari e pak vite edhe në arsim. Studiuesi i letërsisë, Dr. Xhevat Syla, një njohës i mirë i krijimtarisë letrare

18

Javore Koha

e enjte, 16 janar 2020

të Ibrahim Berjashit, thotë: “Në krijimtarinë letrare për fëmijë të Ibrahim Berjashit, një vend më me rëndësi zënë tregimet, pa lënë anash as poezinë për fëmijë. Bota e fëmijëve në krijimtarinë letrare të Ibrahim Berjashit është boshti i krijimtarisë tij”. Tregimet e para “Lundra e humbur”, botuar në Prishtinë, dhe vëllimi i parë me poezi “Veloret e bardha”, botuar në Titograd, tash Podgoricë, në kuadër të bibliotekës “Koha”, janë dy vepra të cilat paraqesin një thesar

vlerash të mëdha letrare për fëmijë. Nuk është e rastit që në titujt e këtyre dy veprave të para të Berjashit trajtohet tema e liqenit dhe detit. Kjo nga vetë fakti se autori ka lindur, është rritur e burrëruar bashkë me liqenin e detin, Krajën e Ulqinin. Motivi i mikpritjes dhe i dashurisë e respektit për njeriun përshkon vjershat e tufëzës së parë, sidomos ato që i kushtohen vendlindjes, ku spikaten bukuritë e saj dhe dashuria e poetit për to. Në “Këngën për Ruminë”,


Kulturë

gërshetim mor ta zëmë, poeti shpreh bukurinë që ka kjo shenjë dalluese në vendlindjen e tij në të gjitha stinët e vitit. Qasjet janë mjaft origjinale dhe interesante. Kemi një përjetim të veçantë të natyrës dhe të njerëzve, një butësi me të cilën ai i drejtohet botës së fëmijëve, një respekt dhe dashuri për të. Poeti ndien si vjeshta i shkruan telegram bjeshkës, duke e përkujtuar se pas saj vjen dimri. Ndërkaq fëmija, një hero lirik, kureshtar për të mësuar për shumë gjëra në jetë dhe për shumë dukuri natyrore, e lutë erën të mos fryjë me furi ngase lepurin lodër e ka pa setër. Duke përshkruar imazhe të ndryshme të atij ambienti, rrëfime për jetën e njerëzve aty, të gjitha këto poeti Berjashi përpiqet t’i shprehë me një gjuhë të kapshme nga ata të cilëve edhe ua dedikon krijimet. Kur themi se qasjet e këtij shkrimtari, temave e motiveve që trajton janë interesante, kemi parasysh edhe ndërlidhjen që i bën natyrës së vendit të lindjes, lashtësisë së tij, me të arriturat e

reja tekniko-teknologjike. Berjashi ka shumë poezi për fëmijë me motive nga deti, të kondensuara mirë me metaforën, figurën stilistike, mesazhin, siç është ajo dedikuar kapedanit, e botuar në përzgjedhjen “Ora e Rumisë”. Njeriu që ka dhuntinë të shkruajë, posaçërisht në fillimet e tij krijuese, rëndom përpiqet të përjetësojë me fjalë jetën që e jeton, atë që e ndien, që është ambient i tij, historinë e ambientit dhe të njerëzve që jetojnë aty. Jeta është frymëzim i përhershëm, arti, kënaqësia, vuajtja, dashuria, ëndrra... Pikërisht kjo është bota tematike edhe në krijimet për fëmijë të Ibrahim Berjashit. Dhuntinë të shkruaj, ai e shpreh më së miri në përshkrimet dhe në paraqitjen e mjedisit që e njeh më së miri, që ia ndien frymëmarrjen, i prekë të rrahurat e zemrës, që ia njeh të kaluarën dhe të sotmen, atë që është dhembje dhe dashuri e tij. Berjashi shihet se këtë ka në plan të parë. Për

këtë tregues më i mirë është vepra “Sirena e Liqenit”, botuar nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore në Podgoricë, më 2016. Studiuesi Dimitrov Pooviq për veprën letrare të Bejashit shkruan: “Bashkë me poetin kemi soditur liqenin e përbashkët: Unë i kthyer nga perëndimi, ai nga lindja, në një kënd që syrit tim i binte gati paralel me sipërfaqen, e ai prej qielli. Ndaj ai ka të drejtë ta dojë më shumë pulëbardhën sepse së bashku na ka parë ne nga lart. Ndoshta se vetëm ajo e kupton të nesërmen dhe ashtu siç pret valët lehtë-lehtë, i fërkonte ndjenjat e shpirtit: Pulëbardhë, Vetëm ti e kupton, Ngjyrën e shqëtësimit tim”. Vargu poetik dhe proza e Berjashit sikur frymojnë dhe lundrojnë bashkë gjatë gjithë rrugëtimit, në liqe e det. “Këtu nuk dëgjohet tjetër veç këngëve të pulëbardhave që fillojnë pa u gdhirë dhe vazhdojnë deri natën vonë. Mysafiri vërtet nuk mund të kuptojë - është lagje peshkatarësh apo çerdhe e zogjve të liqenit” (Lagjja e peshkatarëve). Dikur për t’i frikësuar fëmijët, prindërit përdornin shprehjen “Ik se doli floçka”. Ibrahimi këtë personazh e trajton ndryshe. Lexuesi do ta shohë se floçka nuk është përbindësh, por diçka krejt tjetër, është sirenë: “Qofsh me nder tha Zana dhe me një ritual të veçantë rrotulloi unazën që ndodhej tashmë në gishtin e saj të hollë. Në shenjë kujtimi – tha floçka duke zgjatur një fije qerpiku – pendël korbi të njomur pika loti dhe Iliri e shtrëngoi fort në gjoks” (Floçka e liqenit). (vijon) (Vështrimi është lexuar në edicionin e 16-të të takimit “Ditët e Mjedës”, në Kukël - Bushat, më 23. 11. 2019)

e enjte, 16 janar 2020

Javore Koha

19


Intervistë

Intervistë me kryetarin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit dr. Ilir Çapunin

Ëndrrën amerikane ta realizojmë në Ulqin Koha Javore: Zoti kryetar, viti 2019 nuk ka qenë për të gjithë njësoj. Për dikë ka qenë i suksesshëm. Për ca të tjerë pjesërisht i frytshëm, kurse një pjesë e qytetarëve duan ta harrojnë sa më parë. Nga pozicioni Juaj, si kryesues i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, për çka do ta mbani mend vitin që sapo lamë pas? I. Çapunin: Ka qenë vit sfidues për Ulqinin dhe për ekonominë e qytetarit. Ka qenë vit paradoksal: është bllokuar llogaria e Komunës, por kemi organizuar gara misesh dhe nuk kemi organizuar asgjë për pritjen e Vitit të Ri. Ulqini dhe shqiptarët sfiduan veten dhe mblodhën rreth gjysmë milioni eurosh për shërimin e Emros. Ai e ringjalli te ne solidaritetin dhe shpresën që bëjmë si popull, por ai nuk është më ne mesin tonë. Nga kjo botë kanë dalë disa qytetarë të rinj të cilët i kujtojmë, por edhe jemi begatuar me filiza të reja që na gëzojnë zemrat dhe ditët. Nga Ulqini janë shpërngulur disa familje dhe kanë emigruar me dhjetra individë të tjerë. Banorët kanë asfaltuar vetë rrugën Krythë-Millë me gjatësi prej 3550 metrash pa pjesëmarrjen e Komunës. Për mua ka qenë një akt shumë domethënës që tregon realitetet e administratës, por edhe shpresëdhënës që tregon se qytetari interesohet, kërkon, por nuk lejon të përdhoset: ka pasuri dhe krenari për të mos rënë viktimë e ofertave politike si një metër asfalt 2cm këtu, një llampë atje. Sidoqoftë, nuk kemi pse ta harrojmë këtë vit: të gëzohemi për të mirat dhe të mësojmë nga të këqijat. Koha Javore: Vitin e kaluar në Komunën e Ulqinit kanë ndodhur shumë të reja, madje do të thosha të papritura, ndër të cilat do të veçoja bllokimin e llogarisë bankare të Komunës së Ulqinit. Në këtë situatë të rënduar financiare, cilat të arritura konkrete do

20

Javore Koha

e enjte, 16 janar 2020

të mund t’i veçoni në periudhën e kaluar dymbëdhjetë mujore? I. Çapunin: Bllokimi i llogarisë ka qenë i papritur, ngase rasti „K-1” ka qenë një shashkë që është dashur të shpërthejë në duar të kryetarit shqiptar të Komunës dhe nuk është pritur që të shpërthejë në duart e kryetarit nga radhët e PDS. Ju rikujtojmë që PDS në fushatën e zgjedhjeve lokale ka prezantuar veten si mbajtës të çelësit të zhvillimit të Ulqinit. Tani, ja disa nga arritjet e Komunës. Shërbimi i parkimit në Ulqin, pavarësisht opinioneve të përziera, është një pikë pozitive për Ulqinin, sepse nis mendësinë e rregullimit të gjërave dhe qasjes tjetër të individit ndaj asetit të përbashkët. Ka shumë arsye të tjera të cilat mund të më radhisin kundër kësaj ndërmarrjeje dhe veprimtarisë së saj, por nuk e fsheh kënaqësinë time dhe të kolegëve kyç në Komunë për hapat që kemi hedhur për t’i dhënë frymën këtij shërbimi. Me vendimin e vet për shpalljen e Kripores së Ulqinit park natyre, Kuvendi i Ulqinit ka hequr ngërçin e negociatave të Malit të Zi për anëtarësimin në BE. Ky ka qenë një vendim domethënës dhe do të hedhë dritë mbi kapitujt e tjerë të negociatave dhe në qasjen e administratës drejt Ulqinit dhe pronës së tij. Gjithashtu, veprimtaria e imja, e këshilltarëve dhe e Shërbimit të Kuvendit në vitet 2018 dhe 2019 ka vënë Shasin në qendrën e vëmendjes së pjesëve të administratës lokale e shtetërore që merren me kulturë. Kjo është një kthesë e shumëpritur. E them kthesë sepse u kemi dalë ballë për ballë tendencave të markimit të territoreve e objekteve arkeologjike në Komunën e Ulqini jo me trupa, por me dokumente dhe vizion të qartë. Kjo ka sjellë ministrin e Kulturës në Ulqin e Shas dhe ka sjellë hulumtuesit dhe konservatorët në shkalanë e Kalasë dhe në Shas. Një e arritur tjetër është edhe mbrojtja e ullishtës së vjetër në Ulqin. Kjo është një hapësirë e sulmuar nga ndërtimi, por

mu sikur Kalaja, është pjesë e identitetit mijëvjeçar të Ulqinit. Dhe në momentin kur pas djegies së 1500 rrënjëve të ullirit në Bashbylyk është tentuar ndërtimi i një „barrake” të re me pamje në det, kësaj radhe është treguar vendosmëria e administratës dhe ndërtimi u shemb. Disa ditë më pas, nëpër Kuvend ka kaluar edhe informata mbi dëmin, por është marrë edhe një vendim për një ndihmë simbolike, por domethënëse e cila i liron pronarët e këtyre ullinjve nga obligimi i pagimit të tatimit mbi patundshmëri në periudhën e viteve 2020 – 2025. Ju rikujtoj që pronarët janë lënë vetëm, pa dëmshpërblim ose janë gjetur fajtorë. Hapja e parkut në Zenelaj, dhuratë kjo e familjes Hajdari, bën një kthesë të rëndësishme në zhvillimin e Ulqinit, sepse është vënë një standard i lartë i cilësisë dhe asaj që mund të quhet hapësirë e bukur për jetë dinjitoze të begatuar me rekreacion. Ekspozita e detarisë ulqinake e mbajtur në shtator në Ranë në Ulqin, ka qenë një event i cili ka nisur procesin e rimëkëmbjes së detarisë në hapësirën nga Ulqini deri në Sarandë dhe që e ka vendosur Ulqinin në pozicionin e merituar – në pozicionin e kryeqendrës së detarisë shqiptare. Pas kësaj ekspozite te ne, na ftoi edhe Bashkia e Durrësit dhe shoqatat e detarëve dhe ulqinakëve atje për ta ekspozuar këtë edhe në Durrës. Nga aty, lindi iniciativa nga Forcat Detare të Shqipërisë për të nisur inventarizimin e pasurisë, për të hapur muzetë e detarisë në Ulqin, Durrës e Vlorë etj. Pra, kjo ngjarje përveç që ka treguar se Ulqini nuk ka marinë dhe nuk ka muze, ka treguar se Ulqini ka traditë të lavdishme dhe ka eksponate për të mbushur një muze të madh detarie. Ka edhe vendime dhe të arritura të tjera, mirëpo këta janë gurë të mëdhenj që nuk tunden apo anashkalohen lehtë. Koha Javore: Kuvendi i Komunës


Intervistë

tsë Ulqinit në seancën e fundit të rregullt për vitin e kaluar ka miratuar Buxhetin e Komunës për vitin 2020, në shumën prej 13 milionë e 885 mijë e pesëqind euro. Cilave projekte për këtë vit u keni dhënë më shumë prioritet ? I. Çapunin: Shumica e projekteve janë përcjellë nga viti i kaluar sepse nuk kanë mundur të realizohen për mungesë fondesh apo vullneti. Unë po ceki disa projekte, që duken të vegla, por mbajnë domethënie të madhe. Ngjyrosja e fasadave të qytetit, nuk është vetëm lyerje siç e bëri Edi Rama dikur në Tiranë për të hequr mërzinë kolektive. Është një propozim nga opozita i miratuar nga shumica e këshilltarëve për të hequr ngjyrën e hirit, ngjyrën e miut, nga panorama e Ulqinit. Në buxhet është përfshirë edhe ndërtimi i shtatores së Skënderbeut, në bashkëpunim me diasporën shqiptare dhe e besoj që kjo përmendore do të realizohet brenda këtij viti krahas pllakës kushtuar tërmetit të vitit 1979. Krahas investimeve të mëdha si ai i kanalizimit dhe ujit të pijshëm për disa lagjet e qytetit, lidhjes së bulevardeve Teuta dhe Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, në buxhet gjendet edhe rimëkëmbja e Radio – Ulqinit, iniciativa për agronomi etj. Së fundmi, pas disa vite pritjesh e shtyrjesh, shpresojmë se do të fillojë edhe ndërtimi i kalldrëmit, me çka do të fillojë revitalizimi i mirëfilltë i Kalasë. Koha Javore: A ka Komuna e Ulqinit potencial për zhvillim ekonomik më të përparuar dhe cilët sektorë do të ndihmonin zhvillimin ekonomik në të ardhmen?

I. Çapunin: Nga disa funksionarë e politikanë shpesh dëgjohet thënia që „Ulqini është resursi nacional i Malit të Zi”. Unë mendoj që para së gjithash, Ulqini është resurs i qytetarëve të tij, familjet e të cilëve e kanë mbajtur gjallë e të ruajtur këtë vend për 2500 vjet. Gjithashtu thuhet se nga të gjithë qytetet në Mal të Zi, Ulqini ka potencialin më të madh për investime. Tani çështja është se çfarë investimesh na duhen dhe nga kush. Është e qartë që Ulqinit nuk i duhet një investitor si ai i Galebit ose Lidos. Investitori i huaj, mbetet i huaj. Ai në Ulqin do të vijë i prirë nga potenciali i profitit e jo nga dashuria për të punësuar apo përmirësuar jetën e qytetarëve tanë. Për këtë, unë mendoj që diaspora jonë duhet të bashkojë kapitalin e vet dhe të shohin mundësitë e investimeve të qëndrueshme. Këso investimesh janë zemërmira, të mbështetura në dashurinë për vendlindjen, por edhe të mbështetura në një plan biznesi të mirëfilltë dhe një strategji zhvillimi sipas vizionit, eksperiencës dhe diturisë së bijve të saj e jo sipas vizionit apo interesit të dikujt tjetër. Sa i përket prospektit për investime në fushën e turizmit, duhet ditur që trendet botërore të udhëtimit po ndryshojnë. Rezortet „ultra inclusive” ku mund të hash e pish sa të duash, e që të mbajnë tërë ditën brenda kufinjve të objektit, ku më shumë lahesh në pishinë sesa në det, po tregohet si koncept i gabuar. Ulqinit nuk i duhet një rizort mysafirët e të cilit nuk mund të dalin lirshëm në qytet dhe të shëtisin në të, ose që është i mbyllur e në të cilin ulqinakët nuk mund të futen e të shëtisin aty, të takojnë turistët etj. Ulqini është vend i sigurt, me traditë turizmi e mikpritjeje dhe nuk mund t’i imponohen standarde të reja të importuara nga vendet ku kësi rizortesh janë të rrethuar me hajdutëri, pasiguri, papastërti, sëmundje etj. Ne jemi në një shtet evropian që pretendon të futet në BE. Më e pakta, turisti duhet ta njohë Ulqinin duke komunikuar me kamerieret, recepsionistet e shefat që janë nga Ulqini e jo nga Meksika, Serbia etj., duke ngrënë jo doner e shpageta, por ushqime vendore. Kjo e nxit pjesën tjetër të ekonomisë së Ulqinit – bujqësinë. Duhet të kemi shumë kujdes me zhvillimin e Ulqinit dhe ndërtimet në të dhe duhet përherë ta shikojmë Ulqinin si një tërësi së bashku me komunat përreth – Tivarin e Shkodrën. Ulqini ende është qytet në të cilin nuk mund të vihet me anije. Buna është ende e palundrueshme. Marinë nuk ka. Flitet për

fushën me panele diellore në Darzë që do të punësojë mbi 100 inxhinierë, por ne këta njerëz nuk i kemi. E besoj se kjo e jep një pasqyrë të potencialit që ka Ulqini, por edhe sfidave me të cilat ballafaqohet zhvillimi i tij. Koha Javore: Punët në organizatat komunale, themeluese e të cilave është Komuna e Ulqinit, me vite të tëra nuk qëndrojnë mirë. Si mendoni t’i përmirësoni ato ? I. Çapunin: Problemeve të këtyre ndërmarrjeve duhet t’i qasemi me kujdes të veçantë. Për këtë arsye kam propozuar që në ditët në vijim të organizojmë një seancë të Kuvendit në të cilën do të merremi me problemet me të cilat ballafaqohen ato dhe të merren masat për tejkalimin e këtyre problemeve. Koha Javore: Gjatë periudhës Tuaj si kryesues i Kuvendit, sa keni arritur të realizoni kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve? I. Çapunin: Këtë nuk e di. E di vetëm se unë nuk jam i kënaqur me pritshmëritë e mia, por jemi duke vrapuar maratonë dhe ky rrugëtim zgjat pak. E rëndësishmja është që të mos mërzitemi dhe të punojmë çdo ditë. Koha Javore: Cilat janë raportet në mes Komunës dhe Qeverisë, respektivisht a keni mbështetjen e Qeverisë Markoviq për realizimin e projekteve që janë me interes të Ulqinit? I. Çapunin: Raporti i një vetëqeverisjeje lokale dhe qeverisë janë të rregulluara me ligje. Qeveria i jep leje dhe pëlqime të ndryshme komunave, mbikëqyr funksionimin e tyre dhe siguron që e drejta kushtetuese e qytetarëve mbi vetëqeverisjen lokale të realizohet pa pengesa. Unë nuk jam i kënaqur me qëndrimin ambivalent për ndihmë në rastin e K-1. Nuk jam i kënaqur edhe për dinamikën e procesit të kthimit të Valdanosit, nuk më pëlqen edhe marrja e pronave të Ndërmarrjes Ndërtimtare „Primorje” në Krythë e Darzë etj. Sidoqoftë, kjo qeveri, më shumë se të tjerat kanë qëndrime bashkëpunuese ndaj Komunës sonë, paçka se personalisht kam pritur më shumë. Koha Javore: Zëri i qytetarit është thelbi i demokracisë. Sa dëgjohen dhe respektohen zërat konstruktivë të shoqërisë civile në Kuvend, që kanë për qëllim të e enjte, 16 janar 2020

Javore Koha

21


Intervistë ndikojnë pozitivisht në politikat publike? I. Çapunin: Dialogu social dhe qytetar në mes të udhëheqësisë së një vendi dhe qytetarit duhet të bëhet në Kuvend e jo në rrugë apo në tubime e në dhoma të errëta në kohë të mugëta. Shembulli më i mirë i kësaj ka qenë seanca e Kuvendit më 28 dhjetor 2019 kur kryetari i Komunës dhe këshilltarët që aderojnë në atë mendësi nuk kanë dashur të diskutojnë në Kuvend atë ditë për investimin misterioz të fabrikës së bitumit në Krythë, por kanë dashur që të ballafaqohen drejtpërsëdrejti me popullin në tubimin e asaj mbrëmje. Epilogun e mbani mend: fishkëllima, pakënaqësi, britma dhe uluritje të turmës ndaj kryetarit të Komunës dhe zbrapësim të befasishëm nga qëndrimet e forta që i ka pasur përpara tubimit për të ndërtuar këtë fabrikë. Dialogu për kësi temash është gjithmonë më i mirë brenda një institucioni që ka rregullore dhe infrastrukturë dhe vendimet e të cilit prodhojnë efekt ligjor. Në Kuvend marrin pjesë këshilltarët e deleguar nga populli, ekzekutivi i zgjedhur nga këshilltarët, por edhe qytetarët. Pra është një tribunë e mirëfilltë e kontrollit dhe përgjegjësisë. Janë disa vendime gjatë këtij viti që kanë marrë formën falë propozimeve të cilët i kanë bërë këshilltarët sipas udhëzimeve e kërkesave të qytetarëve. Kuvendi në vazhdimësi mbanë kontakt me sektorin civil, por edhe me qytetarët. Hapi i dytë i joni do të jetë që qytetarit t’ia lehtësojmë pjesëmarrjen dhe ndikimin e vet. Për këtë do të mësoni së shpejti për hapat konkrete. Koha Javore: Çfarë marrëdhënie keni me këshilltarët e opozitës dhe të pozitës që për arsye të ndryshme në raste të caktuara nuk pajtohen me qëndrimet e shumicës parlamentare? I. Çapunin: Jashtëzakonisht të mirë. Kam qenë ai i cili ka insistuar kyçjen e opozitës në forumet punuese të Kuvendit si dhe përkrahës i idesë që nënkryetari i Kuvendit të zgjidhet nga radhët e opozitës politike. Gjithashtu, në momentin e rirregullimit të sallës së Kuvendit një vit më parë, kur kemi siguruar pozitën e njëjtë të këshilltarëve dhe të ekzekutivit, kam planifikuar që opozita të jetë sa më afër foltores. Gjest simbolik ky, por me domethënie të madhe. Nuk u realizua në atë kohë, por pas miratimit të rregullores së re të Kuvendit dhe meqë në buxhetin e këtij viti kemi

22

Javore Koha

e enjte, 16 janar 2020

planifikuar mjetet për ristrukturimin e sallës së Kuvendit, shpresoj se një ide kësisoj do të jetë e realizueshme. Koha Javore: A keni arritur të krijoni raporte njerëzore kolegiale me të gjithë asambleistët? I. Çapunin: Po patjetër. Që nga dita e parë kam bërë një zotim që do të jem ai që do të mbrojë dinjitetin e secilit këshilltar dhe do të sigurohem që zëri i tij/saj të dëgjohet e respektohet. E mbani mend atë fjalinë: „Mund të rrini shtrembër e flisni drejtë, rrini drejtë e flisni shtrembër, apo rrini drejtë e flisni drejtë. Në çdo rast, zëri juaj do të dëgjohet.” Kjo marrëdhënie ma bën punën më të lehtë. Koha Javore: Njerëzit janë ata që krijojnë situata të jashtëzakonshme nganjëherë të paqëllimshme, por ndodh të jenë edhe të qëllimshme. Si i menaxhoni situatat e vështira? I. Çapunin: Situatat e vështira më së miri i menaxhoj me bisedë të hapur dhe sinqertë duke ruajtur dinjitetin e secilit pjesëmarrës. Kemi pasur disa situata të këtilla dhe i kemi kaluar me sukses. Si përherë, jam unë ai i cili mund ta kem më të vështirë në këso rastesh, por më ka takuar ky rol. Koha Javore: Çfarë keni ofruar ju si kryetar i Kuvendit, që dikush tjetër para Jush nuk e ka bërë, ose s’ka mundur ta bëjë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe kthimin e besimit të luhatur të tyre në këtë institucion të vetëqeverisjes vendore? I. Çapunin: Përpara meje dikush është kujdesur që seancat të jenë të transmetuara drejtpërsëdrejti në radio e televizion. Unë kam shkuar një hap më tej, i publikojmë seancat në Youtube dhe aty mbesin përjetësisht. Por jo vetëm kaq: secili video në Youtube është i shoqëruar me tabelën e folësve dhe qytetari e ka shumë të lehtë ta gjejë kumtesën që ka kërkuar pa humbur kohë. Pastaj, pyetjet nga këshilltarët po marrin rëndësinë e duhur falë evidencës dhe përkujdesjes së Shërbimit të Kuvendit që pyetjet të përgjigjen në kohë. Kemi bërë funksional Këshillin për Përmirësimin e Pozitës së Njerëzve me Invaliditet dhe Nevoja të Veçanta. Si pasojë e punës së këtij forumi, Ulqini ka vendparkimet e dedikuara për këtë kategori njerëzish. Kemi riorganizuar ulëset në sallë ashtu

që ekzekutivi apo kushdo tjetër të mos ulet përpara këshilltarëve. Tërë kjo me qëllimin e vetëm për ta bërë Kuvendin një organ që funksionon mirë, drejtë dhe pa pengesa e të mos bëhet organ sa për sy e faqe me makineri votimi e miratimi të vendimeve kuturu. Gjithashtu, dua të cek edhe dhuratat e Kuvendit në fund të vitit për këshilltarët. Nuk janë ditarë, lapsa, defterë për shënime apo çanta. Janë libra të autorëve vendas dhe për vendin. Është libri për parlamentarët nga Ulqini, janë librat e Basri Çapriqit, Andrej Nikollaidisit e Gazmend Çitakut. Më është bërë zemra mal kur njëri nga këshilltarët joshqiptarë në foltore ka cituar Basri Çapriqin. Sa shumë na duhet ta lexojmë këtë shkrimtar, sidomos ne shqiptarët! Koha Javore: Debatet e shumta qofshin ato të qeta, normale, të arsyeshme, të argumentuara apo të stërzgjatura emocionale me tone të ashpra e të zhurmshme e të tjera natyrshëm krijojnë lodhje e dekoncentrim. Cili është momenti që nuk e dëshironi gjatë punës si kryesues i Kuvendit të Ulqinit? I. Çapunin: Gjatë orëve të mësimit, pres gjithmonë nga studentët pjesëmarrje aktive, me pyetje e propozime. Bile në amfiteatër gjithmonë i them studentëve që çdo gjë që thoni është në rregull pavarësisht a është e saktë apo jo. Mirëpo, disi në Kuvend kjo paradigmë nuk më pëlqen, sepse këshilltarët janë avokatë të zgjedhësve dhe të ligjshmërisë. Nuk më vjen mirë kur dikush bëhet zëdhënës i qëllimeve të tjera, del nga rendi i ditës etj. Për dallim nga studentët, këshilltarët duhet t’i kenë disa mësime të mësuara dhe disa qëndrime të formuara. Koha Javore: Për fund, cila është porosia Juaj për qytetarët e Komunës së Ulqinit? I. Çapunin: Qytetarët janë punëdhënësit e këshilltarëve dhe tërë administratës dhe për këtë, kërkoni shërbimin më të mirë. Rrini pranë këshilltarëve, mbështetni dhe këshillojini ata. Ulqini ka një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimor. Ka rini e njerëz të mrekullueshëm. Duhet të bëhemi bashkë dhe të mos lejojmë që rinia jonë ëndrrën e vet amerikane ta realizojë në Amerikë, e të tjerët të vijnë e ta realizojnë ëndrrën e vet amerikane në Ulqin. Intervistoi: Gj. Gjonaj


kulturë

Me rastin e 60-vjetorit të lindjes së poetit dhe studiuesit të letërsisë Prof. Dr. Basri Çapriqi

Veprimtari dyditore shkencore-letrare

Ulqin - Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe PEN Qendra e Kosovës do të shënojnë 60-vjetorin e lindjes së poetit dhe studiuesit të letërsisë Prof. Dr. Basri Çapriqi (1960-2018) me një veprimtari shkencore-letrare, e cila do të mbahet gjatë fundjavës në Ulqin. Në këtë kuadër, të premten mbrëma do të mbahet Ora letrare “Dritaren lëre hapur”, ku do të lexohen vargje nga krijimtaria e Çapriqit apo kushtuar atij nga aktorë, poetë, miq dhe

Të premten mbrëma do të mbahet Ora letrare “Dritaren lëre hapur”, ku do të lexohen vargje nga krijimtaria e Çapriqit apo kushtuar atij nga aktorë, poetë, miq dhe kolegë të tij etj., kurse të shtunën do të mbahet Sesioni shkencor “Poeti i detit”, në të cilin do të marrin pjesë njohësit dhe studiuesit më të mirë të veprës së Çapriqit, nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria

kolegë të tij etj., kurse të shtunën do të mbahet Sesioni shkencor “Poeti i detit”, në të cilin do të marrin pjesë njohësit dhe studiuesit më të mirë të veprës së Çapriqit, nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria. Gjatë këtij viti po ashtu planifikohet të realizohet një film dokumentar për këtë autor dhe personalitet të shquar të letërsisë, kulturës dhe shkencës shqiptare, si dhe të botohet libri (përmbledhja) me kumtesa nga sesioni shkencor.

Prof. Dr. Basri Çapriqi ishte profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, njëri ndër themeluesit e SHAI “Art Club”, kryetar i PEN Qendrës së Kosovës dhe anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Çapriqi ka lënë trashëgim një numër të madh të veprave, ku përfshihen disa përmbledhje me poezi, libra nga teoria e letërsisë, studime letrare, publicistikë etj. Ai u nda nga jeta më 14 janar (Kohapress) 2018. e enjte, 16 janar 2020

Javore Koha

23


bisedë

Nikolaidis: Kisha Ortodokse Serbe mohon identitetin shtetëror të Malit të Zi Analisti i njohur malazez, Andrej Nikolaidis, thotë se Ligji mbi lirinë fetare, i cili kohë më parë u miratua në Parlamentin e Malit të Zi dhe këto ditë hyri në fuqi, është në harmoni të plotë me ligjet dhe standardet e BE-së dhe si të tillë e mbështeti edhe Komisioni i Venecias Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, Nikolaidis thekson se problemi i veçantë qëndron te Kisha Ortodokse Serbe, e cila nuk pranon të veprojë si një subjekt juridik në Mal të Zi, ashtu siç veprojnë subjektet e tjera fetare. Analisti i njohur nga Mali i Zi dhe njohësi i mirë i raporteve serbo-malazeze, Andrej Nikolaidis, shpjegon tensionet në marrëdhëniet midis Podgoricës dhe Beogradit të shkaktuara nga miratimi i Ligjit për liritë fetare. Ky ligj ka nxitur protesta të dhunshme, zemërim dhe kërcënime të komunitetit serb dhe të Kishës Ortodokse

24

Serbe në Mal të Zi. “Ligji mbi liritë fetare nuk është bërë në fshehtësi. Përkundrazi, puna në këtë ligj ka nisur që nga viti 2014 me një procedurë të rregullt dhe transparente. Dhe në fund ky ligj kaloi Komisionin e Venecias dhe si i tillë ishte në harmoni me të gjitha ligjet dhe standardet juridike të BE-së”, thotë Nikolaidis. Si problem të veçantë Nikolaidis cilëson Kishën Ortodokse Serbe në Malin e Zi, e cila nuk pranon që të veprojë si një subjekt juridik ashtu siç veprojnë subjektet e tjera fetare në Malin e Zi.

“Në Beograd i kanë marrë udhëzimet dhe në Mal të Zi kanë shkaktuar kaos si në Parlament ashtu edhe nëpër rrugët e vendit. Këto veprime janë ndërhyrje në çështjet e brendshme të një shteti të pavarur siç është Mali i Zi dhe paraqesin kërcënim serioz për identitetin shtetëror të Malit të Zi”

Javore Koha

e enjte, 16 janar 2020

“Kisha Ortodokse Serbe refuzon të veprojë si një subjekt juridik në Mal të Zi. Nuk pranon të regjistrohet si subjektet e tjera fetare, siç janë Bashkësia Islame dhe Kisha Katolike. Në këtë mënyrë kundërshton t’u nënshtrohet ligjeve të Malit të Zi”, thotë Nikolaidis. Nikolaidis vlerëson se Kisha Ortodokse Serbe mohon identitetin shtetëror të Malit të Zi dhe në këtë kuadër është e dirigjuar nga Beogradi për të shkaktuar pakënaqësi dhe kaos në Mal të Zi. “Në Beograd i kanë marrë udhëzimet dhe në Mal të Zi kanë shkaktuar kaos si në Parlament ashtu edhe nëpër rrugët e vendit. Këto veprime janë ndërhyrje në çështjet e brendshme të një shteti të pavarur siç është Mali i Zi dhe paraqesin kërcënim serioz për identitetin shtetëror të Malit të Zi”, thotë analisti i njohur nga Mali i Zi, Andrej Nikolaidis.a.s. (VOA)


bisedë

Kisha Ortodokse Serbe refuzon të veprojë si një subjekt juridik në Mal të Zi. Nuk pranon të regjistrohet si subjektet e tjera fetare, siç janë Bashkësia Islame dhe kisha katolike. Në këtë mënyrë kundërshton t’u nënshtrohet ligjeve të Malit të Zi”

“Ligji mbi liritë fetare nuk është bërë në fshehtësi. Përkundrazi, puna në këtë ligj ka nisur që nga viti 2014 me një procedurë të rregullt dhe transparente. Dhe në fund ky ligj kaloi Komisionin e Venecias dhe si i tillë ishte në harmoni me të gjitha ligjet dhe standardet juridike të BE-së” e enjte, 16 janar 2020

Javore Koha

25


mozaik

Lëkundjet e tokës, shkaqet dhe pasojat (3)

Tërmetet më shkatë në historinë e njerë Hajrudin S. Muja

(vijon nga numri i kaluar) Tërmeti më shkatërrues që ka ndodhur në histori konsiderohet ai i krahinës Shanxi të Kinës, më 23 janar 1556, nga i cili humbën jetën 830 000 njerëz. Tërmeti ra në mbrëmje vonë dhe goditjet vazhduan deri në mëngjes. Nga studimet e mëvonshme të shkencëtarëve mendohet se amplituda e atij tërmeti ishte përafërsisht 8-8.3 ballë. Më vonë, në vitin 1631, një tërmet në Napoli mori 3 000 jetë njerëzore, ndërsa ai i vitit 1693 që shkatërroi Siqelinë, pati më shumë se 60 000 viktima. Ludwin përmend një tërmet të fuqishëm më 26 janar 1700, i cili shkaktoi efekte dramatike cunami në vend, por duke dërguar valë cunami të fuqishme deri në Japoninë e largët (Ludwin, 2002). Një i ngjashëm shkatërroi kryeqytetin e Portugalisë – Lisabonën në vitin 1755, me 45 000 viktima. Tërmeti i vitit 1783 në Kalabri shkaktoi një të çarë toke, 7 500 të gjatë, 35 metër të gjerë dhe 75 metra të thellë. Çarje të tjera 3 metërshe të gjera pati në një gjatësi shtesë prej 70 kilometrash. Vdiqën rreth 60 000 njerëz. Katërmbëdhjetë vjetë më vonë (1797), një tërmet në Quito (Equatore) mori 41 000 jetë njerëzore dhe një tjetër po atë vit, në Karakas të Venezuelës u nda me 12 viktima. Më pas, më 1822, një tërmet në Halep (Turqi) shkaktoi 22 000 vik-

26

Javore Koha

e enjte, 16 janar 2020

Tërmeti më shkatërrues që ka ndodhur në histori konsiderohet ai i krahinës Shanxi të Kinës, më 23 janar 1556, nga i cili humbën jetën 830 000 njerëz. Tërmeti ra në mbrëmje vonë dhe goditjet vazhduan deri në mëngjes. Nga studimet e mëvonshme të shkencëtarëve mendohet se amplituda e atij tërmeti ishte përafërsisht 8-8.3 ballë

tima, ndërsa edhe një tjetër më 1857 në Kalabri 10 000 të tillë (Diturija, #2/1909). Tërmetet që shoqërohen me buçitje vullkanesh kanë forcë akoma më të madhe. Më i dëgjuari prej të tillëve ishte eruptimi i vullkanit “Karakatoa” ndërmjet Java’s dhe Sumatras, më 25 gusht 1883. Qytetet Telok-Betong, Anjer, Tjeringin dhe Merak, u shkretuan fare. Tërmeti ishte aq i fortë sa deti u hoq larg zallit dhe pastaj u sul mbi tokë si një valë gjigande prej 35 metrash e lartë. Qyteti Telok u rrafshua aq sa syri nuk i dallonte më as themelet e shtëpive, ndërsa anijet u hodhën rreth 10 kilometra brenda tokës. Në vitin 1891, në Japoni u shfaq një çarje prej 112 kilometrash, në të cilën niveli i tokës luajti 6 metra vertikalisht. Disa shtëpi në shumë katunde humbën në çarje të tilla dhe “kur mbyllesh prapë toka, dërmoheshin si zhur” (Diturija, #4/1927). Pesë vite më vonë (1896), një tërmet i fuqishëm mori me vete 26 000 jetë njerëzore në Napoli. Një tërmet prej 8.8 ballësh u regjistrua më 31 janar 1906 dhe përfshiu brigjet e Ekuadorit dhe Kolumbisë duke shkaktuar një cunami që iu deshën 12 orë për të përshkuar Pacifikun deri në Havaje. Numri i viktimave u vlerësua prej 500 deri në 1 500 njerëz. Një i tillë ngjau edhe më 15 gusht 1950, që goditi Tibetin Lin-

dor dhe disa vise të Kinës e Indisë, me një magnitudë prej 8.6 ballë, duke marrë me vete më shumë se 780 jetë njerëzore. Më 1908 në jug të Italisë, veçanërisht në Siqeli e Kalabri, ngjau një tërmet i fuqishëm që vrau rreth 200 000 njerëz. “Diturija” thotë se edhe luftrat mbeten si lodra para kësaj ngjarjeje. Nga 15 000 banorët e qytetit Mesina, vetëm 2 500 shpëtuan! Tërmeti i 22 majit 1960 në Kili, me


mozaik

ërruese ëzimit magnitudë prej 9.5 ballë (?!), shkaktoi 1 655 të vdekur, 3 000 të plagosur, 2 milionë të zhvendosur dhe 550 milonë dollarë dëme materiale. Ka qenë tërmeti më i madh që instrumetet sizmologjike kanë regjistruar ndonjëherë. Një tjetër tërmet prej 8.8 ballësh që përfshiu Kilin, ishte ai që shkaktoi cunamin e 27 shkurtit 2010, me 521 të vrarë, 56 të zhdukur, 12 000 të plagosur, 800 000 të zhvendosur dhe 30 miliardë dollarë dëme materiale. Epiqendra ishte 335 km në jug-perëndim të Santiagos, në një thellësi prej 35 km. Një cunami i vogël udhëtoi përtej Paqësorit. Tërmeti i 28 marsit 1964, që goditi Alaskën, prej 9.2 ballësh, nuk qe aq shkatërrues, por shkaktoi një cunami që u vërejt deri në brigjet e Havajeve. Rezultoi me 128 viktima dhe dëme materiale prej 311 milionë dol-

larësh. Pas një viti (2 prill 1965), një tjetër tërmet prej 8.7 ballësh shkaktoi sërish një cunami, por pa viktima të raportuara. Tërmeti më i fuqishëm në botë, i shkaktuar nga krijimi i liqeneve artificiale, ndodhi më 10 dhjetor 1967 në rajonin Koyna të Maharashtras perëndimore në Indi. Ky tërmet kishte një magnitudë prej 6.3 ballësh sipas shkallës Rihter. Kurse, një studim gjeologjik i kryer në SHBA, raportoi se magnituda e tërmetit ishte 6.8 ballë sipas shkallës Rihter. Tërmeti i 30 shtatorit 1993, në Mahtashtrasë të Indisë Perëndimore, shkaktoi 8 000 vdekje dhe la të pastrehë e pa pasuri rreth 5 milionë të tjerë (Chatterjee:2007, f. 24). Një tërmet që shkaktoi një cunami katastrofal me magnitudë prej 9.1 ballësh ishte ai i 26 dhjetorit 2004 që përfshiu katërmbëdhjetë vende të Azisë Jugore dhe Afrikës Veriore, me epiqendër në Band Aceh të Indonezisë. Kjo mund të jetë katastrofa e dytë më e madhe në histori, ku vdiqën ose humbën jetën 227 900 njerëz dhe u zhvendosën rreth 1.7 milion të tjerë. Pas një viti (28 mars 2005), një tjetër tërmet me epiqendër në Sumatra (Indonezi) me magnitudë prej 8.6 ballësh, me 1 313 të vdekur dhe 400 të plagosur.

Tërmeti më i madh që goditi brigjet e Paqësorit në Japoni ishte ai i së premtes të 11 marsit 2011, me magnitudë prej 8.9 ballësh, dhe një tjetër katër ditë më vonë, me magnitudë prej 9.0 ballësh, gjenden në krye të listës prej fillimit të regjistrimeve. Dëmet materiale prej miliarda dollarësh kanë qenë të papërcaktuara, por numri i viktimave thuhet se i ka kaluar 100 000. *** Në periudha të ndryshme, relatorët përmendin plot tërmete shkatërruese në tokat shqiptare në veçanti, apo në tokat e Ballkanit në përgjithësi. Strangford shënon një legjendë të dëgjuar në Shkodër se liqeni është formuar nga një tërmet i fuqishëm që ka shkaktuar rënien e vendbanimeve me shtëpitë e vreshtat e tyre. Kështu pastaj ujërat e Zetës, të Cemit e të Crnojeviqit, të cilat deri atëherë i kishte derdhur Buna në det, kanë mbushur këtë hapësirë duke krijuar liqenin (Strangford:1864, f. 176). Këtë e kishte dëgjuar edhe gjeografi francez Guillaume Lejean. Thuhet se një tërmet i fuqishëm e shembi Durrësin në vitin 348 (Gelcich:2009, f. 46). Shënohet pastaj se një tërmet katastrofal në vitin 518 shkatërroi në tërësi kryeqytetin e Dardanisë, Skupin (Shkupi). Pastaj qyetin e Butrintit, në vitin 1153. Jeriçeku flet për një tërmet që shkatërroi kishën e Elbasanit, ku ishin eshtrat e Shën Gjon Vladimirit, që ishte ngritur në vitin 1381. Thonë pastaj për tërmetin e fuqishëm të vitit 1444, që shkatërroi Ulqinin (Schmitt: 2007, f. 71). Një tjetër qe ai i vitit 1496, kur u shkatërruan një numër fshatrash e vendbanimesh, u përmbytën fushat dhe detyruan shumë shqiptarë të emigrojnë në Itali. Faveyrial (18171893) thotë se kur emigruan shqiptarët në Itali, mund të ketë qenë edhe “frika prej turqve”, por tërmeti i tmerrshëm që shkatërroi një numër fshatrash e vendbanimesh të tjera në vitin 1496 dhe i përmbyti të gjitha fushat, nuk ishte një shkak më i vogël për këtë (Feveyriak:2004). Në vitin 1555 u shkatërrua sërish qyteti i Shkupit, por nuk ka të dhëna për dëmet dhe për viktimat. (vijon) e enjte, 16 janar 2020

Javore Koha

27


Mozaik

Disa nga zhvillimet kryesore ndër shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2019

Vit i ngjarjeve histo Pas një periudhe kremtimi festash e përmbyllëm edhe një vit për të filluar një vit të ri ku sërish duhet t’i rikthehemi rutinës së përditshme të punëve të cilat na presin gjatë këtij viti në vazhdim. Duhet pohuar se viti 2019 ka shënuar ngjarje të rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi të cilat janë për t’u rënditur dhe klasifikuar si të arritura historike.

Arritja e statusit të pavarur të Komunës së Tuzit

Nëse do të riktheheshim për të analizuar dhe vështruar ngjarjet më të rëndësishme që kanë ngjarë ndër shqiptarë në Mal të Zi gjatë vitit që lamë pas do të mund të veçonim fillimisht arritjen e statusit të pavarur të Komunës së Tuzit e cila duhet konsideruar si një ngjarje historike për faktin se pas tre dekadash përpjekje të vazhdueshme të të gjitha subjekteve të partive politike shqiptare në Mal të Zi, e së fundmi me angazhimin e koalicionit “Shqiptarët e vendosur” – Forca, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare, Komuna e Tuzit e fitoi zyrtarisht statusin e komunës së pavarur pas 62- vitesh. Kështu, Komuna e Tuzit me 1 shtator 2019, kremtoi Ditën e Komunës me statusin e Pavarur, e shkëputur nga kryeqyteti Podgoricë. Data 1- Shtator tani e tutje do të jetë Dita e Komunës së Tuzit. Rikujtojmë se miratimi i këtyre ligjeve dhe ndryshimi i statusit të komunës, ka qenë kusht i marrëveshjes ndërmjet Partisë Dekomratike të Socialistëve dhe koalicionit “Shqiptarët e vendosur” për të qeverisur në nivelin shtetëror. Ligji në fjalë ishte votuar në Kuvendin e Malit të Zi në prill të vitit 2017.

Unifikimi i faktorit politik shqiptar në zgjedhjet e 3 marsit

Sërish viti 2019 shënoi zhvillime historike për shqiptarët në Mal të Zi. Kështu gjatë vitit të kaluar arriti të unifikohet faktorit politik shqiptar në Tuz – Malësi, të cilët pas një sërë

28

Javore Koha

e enjte, 16 janar 2020

negociatash të ndërsjella, firmosën Memorandumin e Bashkëpunimit për të dalë me një listë të përbashkët në zgjedhjet lokale të 3 marsit. Marrëveshja u arrit ndërmjet Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve, të cilët e emërtuan koalicionin e tyre “Forumi shqiptar”. Si rezultat i këtij unifikimi, koalicioni “Forumi Shqiptar” arriti të siguroj plot 16 këshilltarë nga 32 sa ka gjithsejtë kuvendi komunal dhe me mbështetje të një këshilltari të Demokratëve arritën të formojnë shumicën qeverisëse të cilës më pas iu bashkëngjit edhe Partia Boshnjake. Rikujtojmë se këto ishin zgjedhjet e para për komunë të

plotë të Tuzit. Bashkimin dhe fitoren e subjekteve politike shqiptare e përshëndetën zyrtarë dhe figura të njohura politike e publike anekënd trojeve shqiptare dhe nga diaspora.

Shpallja e Kripores së Ulqinit, Park i Natyrës

Viti 2019 ishte fatlum edhe për Kriporen e Ulqinit. Në qershor të këtij viti, në seancën e kuvendit të Komunës së Ulqinit, me 24 vota për, 1 kundër dhe 1 të përmbajtur, kjo kripore u shpallë Park i Natyrës. Me këtë vendim, Komuna e Ulqinit mori detyrimin që ta mbrojë dhe ta ruaj këtë resurs të rëndësishëm natyor me një sipërfaqe prej 15 milionë metër katrorë.


Mozaik

orike Miratimi i Ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare

Po në vitin 2019 u aprovua propozimi i Ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare, Ligj i cili u garanton pakicave kombëtare të drejtën dhe lirinë e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare dhe shënimin e festave kombëtare. Në kuadër të këtij ligji është hequr neni 23 i Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike i cili sanksiononte përdorimin edhe të flamurit kombëtar shqiptar në Mal të Zi.

Ky Ligj është miratuar në seancën e 28 dhjetorit 2019 të Parlamentit të Malit të Zi me dyzetenjë vota pro. Miratimin e këtij Ligji e kanë përshëndetur ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi, Z. Mehmet Zenka, nënkryetari i kuvendit të Malit të Zi. Z. Genci Nimanbegu, presidenti i Shqipërisë Z. Ilir Meta, presidenti i Kosovës Z. Hashim Thaçi, ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi Z. Ridi Kurtezi, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Z. Ditmir Bushati dhe zyrtarë të tjerë.

Vendosja e bustit të Gjergj Kastriotit – Skendërbeut në Triesh

Në Triesh të Malësisë, në tetor të 2019tës u bë zbulimi i bustit të kryeheroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, i vendosur pranë shkollës 9vjeçare që mban të njëjtin emër. Në këtë ngjarje historike për Trieshin dhe Malësinë, qenë të pranishëm

numër i madh i publikut të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi dhe nga diaspora, por edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, mes të cilëve figura politike e autoritete të fushave të ndryshme. Vendosja e Bustit të Skënderbeut në Triesh u jetësua nga Fondacioni Humanitar “Trieshi” në Shtete të Bashkuara të Amerikës. Busti i figurës qendrore të kombit shqiptar, Gjergj Kastriotit Skendërbeut pas shumë shesheve të qyteteve të mëdha shqiptare, evropiane dhe botërore tani e tutje do të qendrojë edhe në Triesh. Këto zhvillime që ndodhën në vitin e kaluar duhen përshëndetur dhe përgëzuar, mirëpo pritshmëritë nuk përfundojnë këtu dhe besojmë dhe shpresojmë se edhe gjatë vitit 2020 angazhimi i faktorit politik shqiptar në Mal të Zi do të orientohet drejt përmirësimit dhe avancimit të përgjithshëm të pozitës së shqiptarëve t. u. në Mal të Zi.

e enjte, 16 janar 2020

Javore Koha

29


kulturë

Fondacioni ALSAR nga Tirana i dhuroi Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve një donacion prej rreth 4

Kontribut për ruajtjen gjuhës dhe kulturës s “Më shumë sesa vlera monetare, ky donacion përbën kapitalin më të çmueshëm për shqiptarët në Malin e Zi, që është dituria dhe informacioni që përcjell libri, një vlerë e paçmuar, sidomos për brezat që vijnë”, është shprehur kryetari i KKSH-së, Faik Nika Ulqin – Fondacioni Arsimor, Kulturor dhe Humanitar “Alternativa e së Ardhmes” (ALSAR) nga Tirana i ka dhuruar Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi një fond prej 401 titujsh, me rreth 4000 kopje të librave, për nevojat e nxënësve të shkollave në gjuhën shqipe në Malin e Zi. Donacioni është bërë pas kërkesës që KKSH-ja i ka dërguar Fondacionit ALSAR me qëllim të pasurimit të fondit të librave të bibliotekave të shkollave në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Ceremonia solemne e dhurimit të literaturës nga Fondacioni ALSAR është zhvilluar ditët e fundit të vitit të kaluar (30 dhjetor 2019) në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin. Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, ka thënë se ky institucion angazhohet vazhdimisht për çështje të arsimit shqip në Malin e Zi, duke qenë të

30

Javore Koha

e enjte, 16 janar 2020

vetëdijshëm se arsimi në gjuhën amtare përbën shtyllën kryesore për ruajtjen e identitetit kombëtar. “Vazhdimisht kemi punuar për sigurimin e teksteve dhe mjeteve mësimore të nevojshme për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi, për çka kohë pas kohe u jemi drejtuar institucioneve relevante në Shqipëri dhe Kosovë për të na ndihmuar”, ka thënë ai në fjalën e tij. Në këtë aspekt, ai ka rikujtuar se në vitet 2015 dhe 2016 KKSH-ja, nëpërmjet projekteve të mbështetura nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, ka arritur të sigurojë dhe shpërndajë një numër të konsiderueshëm të lektyrave shkollore për bibliotekat e shkollave fillore dhe të mesme, por janë informuar nga drejtuesit e shkollave se ato nuk janë të mjaftueshme dhe se ka ende nevojë.

Duke folur për dhurimin e literaturës për bibliotekat e shkollave në gjuhën shqipe nga Fondacioni ALSAR, Nika ka thënë se bëhet fjalë për sasinë më të madhe të librave të siguruara pas viteve ’90 për shkolla, për ç’gjë ka falënderuar Fondacionin ALSAR dhe kryetarin e tij, Mehdi Gurra, i cili, siç ka thënë ai, “e ka vlerësuar në mënyrën më serioze kërkesën tonë, të parashtruar vetëm para disa muajve”. “Më shumë sesa vlera monetare, ky donacion përbën kapitalin më të çmueshëm për shqiptarët në Malin e Zi, që është dituria dhe informacioni që përcjell libri, një vlerë e paçmuar, sidomos për brezat që vijnë”, është shprehur kryetari i KKSH-së. Ai ka falënderuar Fondacionin ALSAR dhe drejtuesin e tij, Mehdi Gurra, duke thënë se ka bërë një punë madhështore për shqiptarët në Mal


kulturë

4000 librash për shkollat në gjuhën shqipe në Mal të Zi

n e identitetit, shqiptare të Zi. “Me këtë akt, ju kontribuoni në ruajtjen e identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqiptare për vitet, dekadat dhe shekujt që vijnë. Libri shqip është garancioni më jetëgjatë për ruajtjen e identitetit dhe kulturës sonë”, ka thënë Nika, duke shtuar se falë këtij donacioni, prej vitit 2020, nxënësit shqiptarë do ta ndiejnë më pak mungesën e librit shqip, ndërsa bibliotekat e shkollave do të jenë më të pasura. Kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, ka thënë se donacioni i librave për fëmijët shqiptarë në Mal të Zi është një dhuratë modeste dhe se i vjen shumë keq që nuk kanë ardhur më herët. “Na ka ardhur shumë keq që kjo kërkesë ka ardhur te ne pak me vonesë dhe që nuk e kemi ditur problemin që kanë nxënësit këtu. Prandaj falënderoj z. Nika, i cili erdhi, trokiti, paksa mbase me vonesë për kohën e përgatitjes sepse janë botime që nuk janë tonat, i kemi mbledhur nëpër shtëpitë botuese tjera, por arritëm që sot në këtë ditë të fundit të vitit të realizojmë këtë dhuratë”, ka thënë ai. Gurra ka folur për veprimtarinë e Fondacionit ALSAR i cili, sipas tij,

punon me parimin e Sami Frashërit që nëse dëshirojmë të korrim grurë e misër, le t’i mbjellim ato brenda një viti dhe i korrim. “Nëse me të vërtetë duam t’i edukojmë brezat, le të merremi me arsimimin e tyre”, është shprehur ai. Duke rikujtuar se kjo është hera e dytë brenda vitit 2019 që vijnë për një aktivitet në Ulqin, pas përurimit të librave të Pashko Vasës, kryetari i Fondacionit ALSAR ka premtuar se edhe në të ardhmen do të vijojnë të ndihmojnë me libra shkollat në gjuhën shqipe në Mal të Zi. “Për vitin tjetër të përcaktojmë pak më herët literaturën e re që u duhet këtyre nxënësve që ne në shtator të sjellim një kontigjent tjetër të botimeve, të cilat me të vërtetë u vyen këtyre nxënësve në shkolla... Të mundohemi që së paku, në vitin e ri shkollor 2020, në shtator kur të hapen shkollat, të kenë një literaturë të bollshme nxënësit e shkollave shqipe këtu në Malin e Zi.”, ka thënë Gurra. Ai u ka bërë thirrje autorëve shqiptarë në Mal të Zi që kanë punime akademike të pabotuara, të cilat kanë të bëjnë me historinë e shqiptarëve në Malin e Zi, çështjet e ndryshme të shqiptarëve të Malit të Zi, zhvillimin e

tyre ekonomik, problemet financiare, detare etj., t’i drejtohen Fondacionit ALSAR, i cili merr përsipër botimin e tyre. Gurra ka thënë po ashtu që shpreson se në vitin 2020 do të jenë sërish në Ulqin për prezantimin e dy botimeve të reja, njëri prej të cilëve janë aktet e konferencës shkencore të mbajtur në Tiranë me rastin e 140-vjetorit të Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip në Stamboll. Publikut të pranishëm i është drejtuar edhe pedagogu në Universitetin e Tiranës, prof. dr. Zyhdi Dervishi, anëtar i Bordit botues të Fondacionit ALSAR. Ai ka treguar se është autor i 25 librave në fushën e sociologjisë dhe se gjatë kërkimeve të tij është marrë me emigracionin shqiptar në Itali dhe në dy vende të tjera. Sipas Dervishit, përfundimi në të cilin ai ka arritur është se ata që qëndrojnë në Shqipëri dhe në hapësirën shqiptare, janë më atdhetarë sesa ata që ikin nga hapësira shqiptare. “Qëndrimi juaj në këtë hapësirë, zhvillimi i kulturës shqiptare, i gjuhës shqipe, është një akt i madh atdhetarie dhe një shërbim i madh që i bëhet njerëzimit në tërësi”, ka theksuar ndër të tjera ai. Falënderime për donacionin e librave kanë shprehur edhe disa drejtorë dhe mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme. Në fund të ceremonisë, kryetarët e KKSH-së dhe të Fondacionit ALSAR kanë ndarë disa dhurata për njëritjetrin, në shenjë falënderimi dhe bashkëpunimi në të ardhmen. i. k. e enjte, 16 janar 2020

Javore Koha

31


kulturë

Shoqata “Labeatët” organizoi ekspozitën “Trevat shqiptare në Mal të Zi përmes fotografisë”

Poetika e vendlindjes “Në to shohim dhe kuptojmë emocionet që autorët kanë përjetuar dhe që i kanë çliruar nga vetja gjatë takimit fizik, vizual dhe shpirtëror me natyrën në momentin krijues, duke e kuptuar këtë si borxh, por edhe si dashuri ndaj vendlindjes”, është shprehur kritiku i artit Qazim Muja Ulqin – Në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin, më 27 dhjetor 2019, është hapur ekspozita “Trevat shqiptare në Mal të Zi përmes fotografisë”,

32

Javore Koha

e enjte, 16 janar 2020

e cila është organizuar nga Shoqata “Labeatët”. Në ekspozitë janë prezantuar 29 fotografi që tregojnë peizazhe nga të

gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi. Kryetarja e Shoqatës “Labeatët”, Luljeta Avdiu – Cura, njëherazi organizatore e ekspozitës, ka falënderu-


kulturë

ar pjesëmarrësit në konkurs dhe të pranishmit në hapjen e ekspozitës. “Dua të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në konkurs që më pëlqen t’i quaj jo krijues, por arkitektë të kësaj ekspozite sepse falë tyre dhe vullnetit të tyre m’u paraqitur në atë konkurs fotografik është realizuar edhe kjo punë (ekspozitë) sonte”, ka thënë ajo. Dr. Nail Draga, i cili e ka shpallur të hapur ekspozitën, ka treguar se ekspozita është dashur të mbahet gjatë muajit nëntor, në kuadër të shënimit të Festës së Flamurit Kombëtar, por ajo është shtyrë për shkak të tërmetit që ka goditur Shqipërinë, më 26 nëntor. Për fotografitë e paraqitura në ekspozitë kanë folur kritiku i artit Qazim Muja dhe poeti dr. Argëzon Sulejmani. Muja ka thënë se “kjo ekspozitë, që përmban shumë autorë, e gjitha është ndërtuar në formën e një kolazhi poetiko-artistik shumëngjyrësh të derdhur në peizazhe të mrekullueshme të vendlindjes, gjegjësisht të trevave ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi, nga shtëpia-muze e Dedë Gjo’ Lulit dhe flamurit kombëtar, nxënë diku atje mbi kreshtat ku fluturojnë shqiponjat, pastaj Lesendrën e qëndresës, e që na bëjnë krenarë, dhe deri te

fotografitë me pamje panoramike me bukuri të rralla të Liqenit të Shkodrës, të Bjeshëve të Nemuna, Shasit mitik e tjera, për të vazhduar me fotografitë pak më të theksuara artistikisht dhe të plotësuara me atribute të ndryshme poetike si ajo me sulen e Krajës, me diellin në perëndim, lejlekun në fluturim, plazhin e zbrazur, peizazhet me dëborë, apo mullirin tradicional, shtëpitë e vetmuara, ku ndonjëra frymon jetë, urat që bashkojnë brigje etj.” Ai ka thënë se të gjitha këto peizazhe, gjegjësisht këto fotografi, përmbajnë në vete fuqinë e domosdoshme që lidh motivin, estetikën dhe intensitetin koloristik. “Në to shohim dhe kuptojmë emocionet që autorët kanë përjetuar dhe që i kanë çliruar nga vetja gjatë takimit fizik, vizual dhe shpirtëror me natyrën në momentin krijues, duke e kuptuar këtë si borxh, por edhe si dashuri ndaj vendlindjes”, është shprehur Muja. Në vështrimin e tij të titulluar “Fotografia si shqetësim dhe bindje”, poeti Argëzon Sulejmani ka folur për përshtypjet e tij mbi fotografitë e ekspozitës. Ai ka thënë se në pjesën më të mirë, kjo ekspozitë reflekton pasion e profesionalizëm, kurse përçon dashuri e

liri. “Ky edhe është qëllimi i ekspozitave artistike që në këtë rast ka kryesisht natyrë fotoreportere dhe kartografike”, ka theksuar Sulejmani Sipas tij, “mbase ka ardhur koha që punët e mira duhet medoemos t’i shënojmë e botojmë. Pavarësisht për çka dominohemi të jemi të prirur, nevojitet që t’i shfrytëzojmë së shumti mundësitë e kohës dhe teknologjisë, ashtu që vepra të tilla e si këto t’i shënojmë duke i ekspozuar dhe pse jo botuar e studiuar në vëllime të veçanta”. Në fund janë ndarë çmimet për fituesit e konkursit fotografik. Kryetarja e Shoqatës “Labeatët”, Luljeta Avdiu – Cura ka bërë të ditur se juria e përbërë nga Petrit Llunji, Fisnik Dobreci dhe Gazmend Çitaku ka vendosur që Çmimi i Parë t’i jepet Aleks Selimajt, Çmimi i Dytë Samir Gjelajt dhe Çmimi i Tretë Nedim Demirit. Organizatori ka ndarë po ashtu mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit në konkurs. Kuratorë të ekspozitës kanë qenë piktorët Vahida Hasanaga - Nimanbegu dhe Jozo Koçoviq, ndërsa është realizuar me mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe Shoqatës “Krai. k. ja” – Nju-Jork. e enjte, 16 janar 2020

Javore Koha

33


mozaik

Plavë

Miratohet rebalanci dhe vendimi i planit të buxhetit Plavë – Në seancën e katërt të rregullt, të Kuvendit të Komunës së Plavës, të mbajtur në dhjetor 2019 temë qendrore për shqyrtim ishte propozimi i vendimit mbi ndryshimet dhe plotësimet e vendimit, gjegjësisht rebalancit të Buxhetit të Komunës së Plavës për vitin 2019. Rebalanci i Buxhetit në fjalë, pas ca vërejtjeve dhe sugjerimeve që i parashtruan në diskutimet e veta, kryesisht këshilltarët e opozitës, me shumicë votash për u miratua në shumë prej 3.925.000 euro, prej të cilit 1.355.300 euro për shpenzimet rrjedhëse të Buxhetit, 835.900 euro mjete transferi, 943.500 euro për pagesën e borxhit nga periudha e kaluar, 730.300 euro për Buxhetin kapital dhe 60.000 euro për rezervën rrjedhëse dhe të përhershme të Buxhetit. Gjatë punës disa orësh të seancës së katërt të rregullt, me ose pa pjesëmarrje të këshilltarëve në diskutim e debatim, kryesisht njëzëri, këshilltarët kanë miratuar edhe 12 propozime të vendimeve të organeve relevante të komunës, institucioneve publike dhe të ndërmarrjeve lokale, janë njoftuar me tri informata të subjekteve juridike të komunës dhe të organeve gjegjëse, si dhe janë parashtruar ca pyetje

34

Javore Koha

e enjte, 16 janar 2020

nga këshilltarët, për të cilat janë kërkuar përgjigjet me shkrim. Në seancën e pestë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës, e ftuar të mbahet pas përfundimit të seancës së katërt, konkretisht në ora 12, e cila për shqyrtim ka pasur propozimin e rendit të ditës prej shtatë pikash, ndër të cilat tema qendrore ka qenë propozimi i vendimit mbi Buxhetin e Komunës së Plavës për vitin 2020, është shtyrë për në ora 16. Këshilltarët në këtë seancë, pas shqyrtimit dhe miratimit të propozimit të vendimit mbi borxhin kreditor të Komunës së Plavës për realizimin e projekteve kapitale të komunës, shqyrtuan dhe me shumicë votash miratuan propozimin e vendimit të planit të Buxhetit të Komunës së Plavës për vitin 2020, në shumë prej 4.550.000 euro, nga i

cili 1.493.180 euro për shpenzimet rrjedhëse, 792.220 euro për mjete transferi, 1.008.500 euro për pagesën e borxhit nga periudha e kaluar, 1.211.100 euro për Buxhetin kapital, dhe 45.000 euro për rezervën rrjedhëse dhe të përhershme të Buxhetit. Kryetari i Kuvendit të Komunës, Shefket Jevriq, ka shprehur kënaqësinë që, siç ka thënë ai, pas një periudhe të gjatë kohore, Buxheti miratohet për vitin e ardhshëm, dhe se nuk ka nevojë për prurje të vendimit për financimin e përkohshëm të komunës. Në këtë seancë, këshilltarët kanë miratuar edhe planin e investimeve të komunës për vitin 2020 në shumë prej 1.355.000 euro, të cilën më parë e ka argumentuar ushtruesi i detyrës së drejtorit për ndërtim dhe investime, Rusmir Bajraktareviq, planin dhe programin e punës së kuvendit për vitin 200, propozimin e vendimit mbi vërtetimin e vendimit të kryetarit të Komunës së Plavës për dhënien në menaxhim dhe shfrytëzim të lokalit afarist i cili gjendet në objektin e qendrës për kulturë “Husein Bashiq” në Plavë, Ministrisë së sportit dhe të rinjve të Malit të Zi, propozimin e vendimit për pushimin e mandatit të një anëtari të këshillit drejtues të Qendrës ditore “Lipa” dhe emërimit të anëtarit të ri në vend të tij, si dhe propozimin e vendimit mbi shkarkimin e kryetarit të Këshillit për përcjelljen dhe realizimin e kushtetutës dhe statutit dhe emërimin e kryetarit të ri në vend të tij. Në këtë seancë, këshilltarët organeve relevante të komunës u parashtruan ca pyetje për të cilat kërkuan përgjigje edhe me shkrim. Sh. Hasangjekaj


sport

Sukses i futbollistes së Vllaznisë së Shkodrës dhe kombëtares së Shqipërisë, Megi Doçi

Shpallet shënuesja më e mirë në botë për vitin 2019 Ajo ka shënuar plot 85 gola, më shumë se kushdo tjetër në rruzullin tokësor dhe për rrjedhojë, ka merituar për të dytin vit me radhë titullin simbolik të “golshënueses më të mirë në botë”, duke përsëritur kësisoj suksesin e një viti më parë

Duket se viti 2020 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për futbollisten e Vllaznisë dhe të Kombëtares Kuqezi të topkëmbës së vajzave, Medi Doçi. Është bërë e ditur se për të dytin vit radhazi ajo është renditur si golshënuesja më e mirë në botë. Ajo ka shënuar plot 85 gola, më shumë se kushdo tjetër në rruzullin tokësor dhe për rrjedhojë, ka merituar për të dytin vit me radhë titullin simbolik të “golshënueses më të mirë në botë” edhe për vitin 2019, duke përsëritur kësisoj suksesin e

një viti më parë. Duhet theksuar se shoqëria spanjolle “Futebol Feminino Alternativo” ka qenë ajo që për të katërtin vit radhazi organizon një studim të tillë për futbollin e femrave duke analizuar më shumë se 60 kampionate nga e mbarë bota dhe duke bërë një renditje të shënueseve më të mira. Doçi ka lënë në vendin e dytë me vetëm një gol më pak, futbollisten e Barcelonës Kristina Freda, ndërkohë që në vendin e tretë është renditur futbollistja e Apolonisë,

Kesjana Goro, me 71 gola. Pa dyshim që ky është një sukses i jashtëzakonshëm për futbollisten e Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare, sepse të renditesh dy vite radhazi golashënuesja më e mirë në botë, pa dyshim që është një vlerësim shumë i madh, por ky ka ardhur falë golave dhe paraqitjeve të shkëlqyera që ka bërë. Ndërkohë, edhe prania e Goros në 10-shen e të parave të botës është një fakt pozitiv për Kampionatin e Futbollit për Femra në Shqipëri, që duhet theksuar se ka njohur rritje. e enjte, 16 janar 2020

Javore Koha

35


e a avorh KJo Podgori cë e enjte, 16 janar 2020

Viti XlX Numër 895 Çmimi 0,50

jes Poetika e vendlind

ISSN 1800-5696

Kosova në pritje të qeverisë apo të zgjedhjeve të reja

Ëndrrën amerikane ta realizojmë në Ulqin


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.