Koha 896

Page 1

Koha Javore Podgoricë e enjte, 23 janar 2020 Viti XlX Numër 896 Çmimi 0,50

Ruajtja e identitetit përmes shkollimit në gjuhën amtare

ISSN 1800-5696

Argjipeshkvi i serbizuar – Dr. Nikolla Dobreçiqi

Çapriqi i la një emër shumë të madh vendit të tij


Përmbajtje

10

14 Hapësirë e përplasjeve etnike

Kongresi që vulosi pavarësinë e Shqipërisë

16

18 Rrëfimi poetik si mënyrë e artikulimit të preokupimeve poetike

Indoktrinimi në shërbim të nënshtrimit

Koha Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore Koha

e enjte, 23 janar 2020


Përmbajtje

24

26 Libër unikal i reflektimit gërshetues të prozës dhe poezisë

Zenka: Ligj që sublimon shembujt pozitivë të Evropës Perëndimore

28

35 Kraja në fron

Gjuha shqipe ka nevojë për një fjalor të ri KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

Koha Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 23 janar 2020 Viti XlX Numër 896 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Qëndrimi Ruajtja e identitetit anticivilizues i një politikani përmes shkollimit në gjuhën amtare ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ma uk Qençe n ISSN 1800-5696

Argjipeshkvi i serbizuar – Dr. Nikolla Dobreçiqi

1001 HALL EVE

Dobreçiqi – Dr. Nikolla i serbizuar Argjipeshkvi

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

të tij madh vendit shumë të një emër Çapriqi i la

në gjuhën amtare

743 Çmimi 0,50

Kadare meriton Nobelin!

Çapriqi i la një emër shumë të madh vendit të tij

avoreHA përmes shkollimit KJO Ruajtja e identitetit avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

e enjte, 23 janar 2020

Javore Koha

3


Ngjarje Javore

Në kuadër të projektit rajonal “Menaxhimi i integruar i mbeturinave dhe parandalimi i mbetjeve detare në Ballkanin Perëndimor”

Nënshkruhet Deklarata e Ulqinit për parandalimin e mbeturinave detare Ulqin - Zyrtarët publikë, sipërmarrësit privatë dhe ekspertët ndërkombëtarë nga Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Gjermania u mblodhën në punëtorinë ndërkombëtare “Parandalimi i mbeturinave detare” në Ulqin për të planifikuar së bashku projekte konkrete në nivelin komunal, duke ndihmuar në parandalimin e mbeturinave detare. Partnerë në projekt janë autoritetet përkatëse shtetërore dhe pesë bashki nga rajoni: Komuna e Ulqinit nga Mali i Zi, Finiqi dhe Lezha (Shqipëri), dhe Neumi e Trebinja (Bosnje dhe Hercegovinë). Kryetarët e pesë bashkive part-

4

Javore Koha

e enjte, 23 janar 2020

nere ranë dakord të nënshkruajnë Deklaratën e Ulqinit për parandalimin e mbeturinave detare. Deklarata thotë se në territoret e komunave të tyre, për hir të shëndetit të njeriut dhe një ambient të sigurt, plazhe të pastër, lumenj dhe dete do të konsiderojnë seriozisht, të planifikojnë dhe zbatojnë masat që synojnë parandalimin dhe minimizimin e mbeturinave dhe shkarkimeve të pakontrolluara në mjedis, në mënyrë që të zvogëlojë rrjedhën e lumenjve, liqeneve dhe Detit Adriatik; inkurajojnë uljen e mbetjeve të ngurta, ripërdorimin e mallrave dhe riciklimin; ndërgjegjësimin e qytetarëve, bizneseve dhe shoqërisë në

tërësi rreth këtyre dhe masave të ardhshme, duke i ftuar njerëzit që të marrin pjesë në mënyrë aktive Punëtoria është organizuar si pjesë e projektit rajonal “Menaxhimi i integruar i mbeturinave dhe parandalimi i mbetjeve detare në Ballkanin Perëndimor” (MLP), i financuar nga Ministria gjermane e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik (BMZ) dhe zbatuar nga GIZ. Projekti filloi në prill të vitit 2018 dhe do të zgjasë deri në mars 2022. Vendet partnere janë Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina. Buxheti i përgjithshëm i projektit për të tre vendet është 3.5 (Kohapress) milionë euro.


Ngjarje Javore

Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen për vendosjen e fluturimeve të drejtpërdrejta midis Prishtinës dhe Beogradit

Presidenti i SHBAsë, Donald Trump, e quan fitore Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka quajtur fitore marrëveshjen për vendosjen e fluturimeve të drejtpërdrejta mes Kosovës dhe Serbisë. Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se marrëveshja u arrit përderisa të gjithë thoshin se ajo nuk mund të bëhej. “Të gjithë thoshin se nuk bëhej dot. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore”, ka shkruar Trump. Presidenti Trump, në postimin e tij, falënderoi ambasadorin Robert

O’Brien, këshilltar i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, dhe ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell. Arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore, e ka cilësuar si “historike” edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara. “Ditë historike. Jemi duke tejkaluar të kaluarën dhe duke ndërtuar marrëdhënie normale në mes të fqinjëve”, thuhet në një postim në Twitter të këtij Këshilli. Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka nënshkruar të hënën në Berlin një

marrëveshje me aviokompaninë gjermane “Lutfhansa”, për të hapur linjën ajrore Prishtinë–Beograd. Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, Eset Berisha, ka treguar se kjo letër e interesit është nënshkruar në Ambasadën Amerikane në Berlin të Gjermanisë. Të njëjtën marrëveshje me kompaninë gjermane e ka nënshkruar edhe delegacioni i Serbisë, nga Ministria e Ekonomisë. Sipas Berishës, ky është një hap përpara drejt hapjes së korridoreve të reja përmes hapësirës ajrore në drejtim të shteteve fqinje. Deri më tani nuk ka ekzistuar asnjë kontakt mes autoriteteve të aviacionit civil të dy shteteve. Kosova ende nuk ka në menaxhim hapësirën e lartë ajrore të saj. Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen teknike ushtarake të vitit 1999, por edhe me ligjet e tanishme në Kosovë, komandanti i Misionit të KFOR-it, përkatësisht NATO-s, është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës. Tash për tash, të gjitha fluturimet në Prishtinë kryhen vetëm përmes korridorit ajror që lidh Republikën e Kosovës me Maqedoninë e Veriut. Korridoret e reja do ta shkurtonin kohën e fluturimit për rreth 15-20 minuta, do ta ulnin koston e operimit për kompanitë ajrore, që rrjedhimisht do të duhej të reflektohej në bileta më të lira për udhëtarët. (Kohapress/REL) e enjte, 23 janar 2020

Javore Koha

5


Vështrim & Opinion

Argjipeshkvi i ser – Dr. Nikolla Dobr Për Koha Javore:

Hajrullah Koliqi / Prishtinë Argjipeshkëv i Argjipeshkvisë së Tivarit, intelektual i lartë, poliglot unikal, personalitet me kulturë dhe me ndikim, por njëkohësisht edhe shqiptar i shkombëtarizuar (serbizuar), militant i serbizmit dhe i hegjemonizmit serb, i cili punoi me zell e me përkushtim për pushtimin e “Shkodrës serbe” nga Mali i Zi, për Serbinë dhe për shtetin unik të sllavëve të jugut. Ky është, me pak fjalë, profili politik i Nikolla Dobreçiqit. Nikolla Dobreçiqi lindi më 1872 në Tivar. Babai i tij ishte nga Dobreci i Ljares (Krajë), prej nga e ka prejardhjen edhe patronimi i sllavizuar “Dobreçiq”. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Studimet për teologji dhe filozofi i kreu në Romë, ku edhe doktoroi. Sipas Konkordatit të vitit 1886 midis Selisë së Shenjtë (Vatikanit) dhe Malit të Zi, studentët që studionin në Romë detyroheshin të mësojnë edhe gjuhën serbe, në mënyrë që pas shkollimit dhe kthimit në vendlindje (Mal të Zi) të shërbejnë në këtë gjuhë (serbe). Pas studimeve, fillimisht u emrua famullitar në Zupç (Tivar), pastaj në Cetinë, e cila asokohe ishte kryeqyteti i Malit të Zi. Krahas punës së famullitarit katolik në Cetinë, ai u angazhua edhe si profesor në gjimnazin e lartë shtetëror. Ishte edhe stenografi i parë në Kuvendin Popullor të Malit të Zi. Në vitin 1912 emërohet argjipeshkëv i Argjipeshkvisë së Tivarit (Arcibiskup Barski i Primas Srpski), ku zhvilloi veprimtarinë kryesore të tij. Udhëtoi

6

Javore Koha

e enjte, 23 janar 2020

shumë, si rrallë kush dhe qëndroi në vende të ndryshme të botës, si në Stamboll, në shumë vende të Evropës, në Amerikën e Veriut dhe të Jugut, në Azi, madje edhe në Afrikën e Veriut. Komunikonte në dhjetë gjuhë, natyrisht, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe. Nikolla Dobreçiqi punoi me moton “Për Zotin dhe popullin tim” . Për vete deklarohet se është “serb nga lindja dhe me zemër”. Edhe bashkëvendësit e tij, pinjollë të Gjon Buzukut, i konsideronte serbë katolikë. Edhe shqiptarët myslimanë të Tivarit, Krajës etj., sipas tij, janë me prejardhje serbe. Ishte ithtar i teorisë së idesë së “serbëve të shqiptarizuar” (poarnaućeni srebi), siç shkruante në fillim të shek. XX edhe Toma Oraovac. Ndër

të tjera, ai u angazhua që mesha në kishat katolike të Tivarit të celebrohet në gjuhën e vjetër sllave (staroslovenski), ku shumica e klerikëve ishin me origjinë shqiptare ose italiane e besimtarët katolikë ishin shqiptarë dhe nuk e dinin gjuhën e vjetër sllave as atë serbe. Më vonë ai përpiqet t’u përshtatet rrethanave, duke arsyetuar klerikët shqiptarë që besimtarëve katolikë shqiptarë u predikonin në gjuhën shqipe të cilën ata e kuptonin, e që, sipas tij, është në të mirë të besimit dhe të shtetit (jugosllav), duke shtuar se “Kur populli të dijë serbisht, atëherë klerikët do të predikojnë serbisht.” Nikolla Dobreçiqi fillimisht ishte ithtar i madh i Krajl Nikollës dhe i planeve pushtuese të tij. Qysh në vitin 1910

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

rbizuar “ reçiqi

ai botoi librin “Këngë jubilare” (Jubilarne pjesme), e cila përmban me dhjetëra këngë në gjuhën latine dhe atë serbe, të cilat ia kushtoi krajl Nikollës. Ishte krah i djathtë i krajl Nikollës në përpjekjet e tij për “çlirimin e Shkodrës, selinë e dikurshme të Balshajve”. Punoi fort për mobilizimin e shestanasve katolikë në njësitet malazeze, të cilët u angazhuan në luftë për pushtimin e Shkodrës shqiptare nga Mali i Zi (1912-1913). Punoi shumë që ndërkombëtarët, sidomos Selia e Shenjtë, të pranojnë që Mali i Zi “ta mbajë Shkodrën e pushtuar”. Ideja madhore që e përshkoi gjithë veprimtarinë e Nikolla Dobreçiqit ishte serbizmi dhe jugosllavizmi. U shqua për aktivitetin e tij në lëvizjen

Nikolla Dobreçiqi punoi me moton “Për Zotin dhe popullin tim” . Për vete deklarohet se është “serb nga lindja dhe me zemër”. Edhe bashkëvendësit e tij, pinjollë të Gjon Buzukut, i konsideronte serbë katolikë. Edhe shqiptarët myslimanë të Tivarit, Krajës etj., sipas tij, janë me prejardhje serbe. Ishte ithtar i teorisë dhe idesë së “serbëve të shqiptarizuar” (poarnaućeni srebi), siç shkruante në fillim të shek. XX edhe Toma Oraovac. Ndër të tjera, ai u angazhua që mesha në kishat katolike të Tivarit të mbahet në gjuhën e vjetër sllave (staroslovenski), ku shumica e klerikëve ishin me origjinë shqiptare ose italiane e besimtarët katolikë ishin shqiptarë dhe nuk e dinin gjuhën e vjetër sllave as atë serbe

për bashkim dhe krijimin e shtetit unik të sllavëve të jugut, ndonëse Selia e Shenjtë nuk kishte simpati për një bashkim të tillë. “Unë kurrë nuk harroj, deklaroi ai, që jam primas serb, dhe unë jam i gatshëm të bëj gjithçka, vetëm që fisi jonë të arrijë të realizoje idealet tona popullore, deri te bashkimi jonë”. Ai përgëzonte ushtrinë serbe për “fitore të shkëlqyera” mbi armikun etj. Kjo nxiti pakënaqësi te Krajl Nikolla, i cili i ankohet Selisë së Shenjtë për Dobreçiqin që, sipas tij, “përzihet në çështje laike dhe është kundër kurorës malazeze”. Gjatë Luftës së Parë Botërore, për shkak të bindjeve të tija proserbe , ai kundërshton autoritetet pushtuese austrohungareze, ndaj dhe shpallet “persona nongrata”. Pas bashkimit dhe krijimit të shtetit unik të sllavëve të jugut, Dobreçiqi ndër të tjera, inicoi kërkesën që në Tivar të themelohet një seminar (seminarium) i përbashkët (për Serbinë dhe Malin e Zi), ku do të shkolloheshin klerikët katolike në “frymën patriotike serbe”. Gjatë një vizite te papa në Selinë e Shenjtë, ai foli “më së miri për Serbinë, duke e paraqitur atë si vendin më tolerant në Evropë, për sa i përket lirive fetare”. Me krijimin e Mbretërisë Jugosllave u realizua ideali jetësor i Nikolla Dobreçiqi. Ai kishte lidhje miqësore me personalitete të larta udhëheqëse dhe politike në vend (Beograd), siç ishin ministri, gjegjësisht, kryeministri jugosllav Millan Stojadinoviqi, mbreti

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Aleksandër Karagjorgjeviqi etj. Ndërkohë, u mor shumë me çështje fetare, kulturore dhe humanitare. Me nismën e tij, ndër të tjera, në vitin 1923, filloi ndërtimi i objektit të ri të Argjipeshkvisë së Tivarit, i cili përfundoi në vitin 1927. Punoi, gjithashtu, edhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik të Tivarit dhe më gjerë, për çka shkoi në SHBA për të bërë të mundur ngritjen e një reparti të fabrikës së automobilave të Henri Fordit në Sutomore etj. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai ishte kundërshtar i zjarrtë i përpjekjeve për krijimin e Shqipërisë etnike. Ishte kundër “Këshillit Kombëtar”, kryetar i të cilit ishte sekretari i Argjipeshkvisë, don Fran Çermaku, të cilin e pushkatuan partizanët në vitin 1943. Nikolla Dobreçiqi nuk lejoi që trupi i tij, si prift të futet në kishën e Shën Nikollës, as nuk mori pjesë në ceremoninë e varrimit të tij. Nikolla Dobreçiqi vdiq në Zagreb në vitin 1955 dhe u varros në Tivar. Deri në fund të jetës dhe veprës së tij, si argjipeshkëv e veprimtar me emër, i mohoi rrënjët e të parëve dhe identitetin kombëtar shqiptar dhe i qëndroi besnik serbizmit dhe jugosllavizmit. Kontribuoi shumë për sllavizimin përfundimtar të Tivarit, dikur me popullsi kryesisht shqiptare dhe me argjipeshkvinë më në zë në tërë gjeografinë etnike shqiptare. Jo më kot, autorët serbo-malazias (p. sh. Milenko Ratkoviqi), Nikolla Dobreçiqin e cilësojnë si “humanist dhe atdhetar” (natyrisht, serbosllav). e enjte, 23 janar 2020

Javore Koha

7


Vështrim & Opinion

Panorama

Rreth padisë kryeministrore

Siç është marrë vesh gjithandej, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij Edi Rama, ka paditur pranë Gjykatës së Prishtinës, kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, shkëlqesinë e tij Ramush Haradinaj. Është fjala për një padi civile, nëpërmjet të cilës, me sa duket, shkëlqesia e tij Edi Rama (paditësi) kërkon të vërë në vend nderin e humbur për shkak të deklarimeve publike të shkëlqesisë së tij Ramush Haradinaj (i padituri). Siç është në zakonin e tij, paditësi kërkon nga i padituri edhe një dëmshpërblim material, vlera e të cilit nuk është bërë e ditur. Sepse, nderi i humbur i shkëlqesisë së tij Edi Rama e ka doemos një çmim

Besnik Mustafaj

Duke e njohur paditësin sa të rëndë e ka dorën kur është fjala për të holla, ka vend të hamendësohet se ky dëmshpërblim do të jetë i majmë. Sipas paditësit, i padituri paska shpifur kur e ka përfshirë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, si sponsor të projektit për shkëmbim territoresh midis Serbisë dhe Kosovës. Madje, i padituri e paska quajtur edhe tradhtar, gjë që e ka lënduar shumë krenarinë patriotike të paditësit. Me pak argëtim gjuhësor nga ana ime, kjo është tabloja. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer menjëherë, në mënyrë epidemike, reagimet e shqiptarëve ndaj Edi Ramës, me shkak këtë padi. Me këtë rast u thanë e po vazhdojnë të thuhen një mijë e një të zeza, të cilat, në përgjithësi

8

Javore Koha

e enjte, 23 janar 2020

janë damkosje morale ndaj kryeministrit të Shqipërisë. Pra, i përkasin së njëjtës tipologji ligjërimi, ndaj së cilës ai është përgjigjur duke thirrur në ndihmë Gjykatën. Në qoftë se Edi Rama do të reagojë edhe ndaj tyre ashtu siç ka reaguar ndaj Sali Berishës, ndaj disa gazetarëve të njohur e tani së fundmi ndaj Ramush Haradinajt, me siguri që dëmshpërblimet do t’i jepnin një pasuri të dytë, të përafërt me këtë që ka bërë si kryeministër. Aspekti moral i kësaj padie nga ana e Edi Ramës kundër Ramush Haradinajt, ka sigurisht vendin e vet në këtë casus dhe ngjall dashje pa dashje emocione të trazuara te shumica e shqiptarëve. Por, mua më duket i dorës së dytë ky aspekt krahasuar me domethënien e parë, duke pasur parasysh funksionet publike të paditësit dhe funksionet publike të të paditurit. Në këtë qasje nuk ka më fare vend për pyetjen nëse ka shpifur apo jo i padituri. Unë kurrë nuk kam dëgjuar dhe besoj se nuk ka ndodhur kurrë që kryeministri i një vendi sovran të padisë në një gjykatë vendore kryeministrin e një vendi tjetër sovran për deklarata të cilat i padituri i ka bërë publikisht, gjithnjë të lidhura

vetëm me ushtrimin e funksionit të tij si kryetar i qeverisë së vendit të vet. Dhe, konkretisht, Ramush Haradinaj, në dijeninë time, nuk e ka përmendur as edhe një herë të vetme Edi Ramën për diçka përkitazi me jetën e tij private. Pra, kanë qenë gjithmonë të shpeshta dhe kështu do të jenë edhe në të ardhmen rastet kur kryetari i një qeverie është ndierë i lënduar nga vlerësimet e homologut të një vendi tjetër. Kjo padi e Edi Ramës duhet të jetë një risi për t’u shënuar në analet e diplomacisë. Në një përpjekje të sinqertë për të kuptuar si ka arritur kryeministri ynë te ky akt, më vjen ndër mend një pyetje elementare: Si e ka lejuar këshilltari i tij juridik? Sepse, ne që e njohim Edi Ramën qysh në rini, jemi të qartë: Edi Rama nuk e ka ditur që një gjë e tillë nuk bëhet. Edhe pse me një përvojë më shumë se njëzetvjeçare në politikë dhe duke mbajtur qysh në fillim e vazhdimisht përgjegjësira shtetërore vetëm shumë të larta, fakt është se ai në kokën e tij nuk është bërë shtetar. Aq më pak burrë shteti. Pavarësisht përgjigjes së kësaj pyetjeje, do të thosha me bindje se një akt i tillë zbulon se Edi Rama, në vetëdijen e tij prej megalomani, Kosovën

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

nuk e sheh aspak si një shtet të pavarur e sovran. Dhe, kjo është seriozisht shumë e rëndë. Në vetëdijen e tij, Kosova është hiç më shumë se një prefekturë e trembëdhjetë në çifligun e tij, madje një prefekturë krejt e prapambetur, njerëzit e së cilës nuk meritojnë respekt. Por që ai, në stilin e tij për ta shndërruar gjithë kohën qeverisjen e vet në teatër, shkon në Gjykatë për t’u treguar edhe atyre “të prapambeturve” se sundon përmes shtetit ligjor. Përndryshe, ndaj cilit kryetar qeverie të një shteti tjetër do të mund të sillej ai në këtë mënyrë? Një miku im, i cili e ka të zhvilluar sensin e formulimeve cinike, më tha se tani e ka radhën të paditet në Gjykatën e Teheranit, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, sepse edhe ai ka shpifur keq para pak ditësh dhe Rama nuk do t’ia falë. Është njerëzore që kryeministri i një vendi të ndihet edhe personalisht i lënduar në sedër nga deklaratat publike të kryeministrit të një vendi tjetër, pavarësisht se ç ‘është thënë nuk prek jetën e tij private, siç del të jetë ndierë i lënduar Edi Rama nga analizat apo vlerësimet e homologut të tij kosovar, lidhur me projektin famëkeq për shkëmbime territoresh midis Kosovës dhe Serbisë si mënyrë për të arritur te një marrëveshje përfundimtare midis dy vendeve. Por, një lëndim të tillë, sado i dhimbshëm

të jetë ai, njeriu Edi Rama duhet ta mbajë për vete si një nga plagët e shumta, me të drejtë apo jo, që merr gjithkush që ngjitet atje lart. Plagë të tilla janë pjesë e fatit të udhëheqësit. Cenimi i nderit të kryetarit të qeverisë është vetvetiu gjithmonë cenim i nderit të shtetit, të cilin udhëheq ai, që do të thotë se është cenim i nderit të secilit qytetar të këtij vendi, qoftë ky mbështetës apo jo i kryeministrit të vet. Legjislacioni ndërkombëtar nuk ka parashikuar ende ndonjë gjykatë mbikombëtare për t’u ankuar kryeministrat sedërlinj. Në rrethana të tilla, shteti ka instrumentet e veta të provuara nga historia për të mbrojtur nderin e kryeministrit, si mbrojtje që shteti i bën nderit të vet dhe njëherësh nderit të të gjithë qytetarëve të tij pa dallim. Në rastin e Edi Ramës, sikur ky të ishte një kryeministër normal, këto instrumente shtetërore do të ishin: përgënjeshtrim zyrtar nëpërmjet zëdhënësit të qeverisë i deklaratave të kryeministrit të Kosovës. Dhe, në qoftë se ky përgënjeshtrim do të rezultonte i pamjaftueshëm për të çuar nderin në vend duke zbuluar të vërtetën, reagimi do të përshkallëzohej. Sepse, opinionit publik, si në Shqipëri edhe në Kosovë, i intereson vetëm e vërteta. Sedra e lënduar e njeriut Edi Rama është çështje e përjetimeve të tij private, pa asnjë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

rëndësi për opinionin publik. Vetëm autoriteti i tij si qeverisës ka rëndësi dhe këtë autoritet, kur e drejta është në anën e tij, ka detyrim ekskluziv ta mbrojë shteti me instrumentet e veta. Tensioni, qoftë ai edhe verbal midis dy kryeministrave, nuk mund të jetë gjë tjetër veçse tension midis dy shteteve. Pra, kur nuk mjafton përgënjeshtrimi zyrtar, kryeministri ka edhe një qind rrugë të tjera, njëra më e fortë se tjetra, për t’u kundërpërgjigjur me dinjitet, që fillojnë me notën e protestës e shkojnë deri te shpallja e luftës ndaj shtetit tjetër. Por, zgjidhje të tilla diplomatike hyjnë në veprim kur kryeministri i lënduar është prej vërteti burrë shteti dhe njeri normal. Shto në këtë rast edhe që ai duhet ta njohë si sovran shtetin ku qeveris i padituri. Edi Rama, siç dëshmohet edhe një herë, nuk është në këto kushte. Ai nuk është as burrë shteti, as njeri normal dhe as nuk e njeh Republikën e Kosovës si shtet sovran. Rrjedhimisht, me padinë e tij është bërë qesharak, duke hedhur stërkalat e këtij turpi mbi shtetin tonë dhe të gjithë ne. Por, kjo është e keqja më e vogël. Duke injoruar sovranitetin e Republikës së Kosovës si shtet, ai shkel me të dyja këmbët një detyrim të madh që i buron nga preambula e Kushtetutës, mbi të cilën është betuar dy herë radhazi kur ka marrë mandatin e kryeministrit. e enjte, 23 janar 2020

Javore Koha

9


Vështrim & Opinion

Historia e ndërlikuar e Ballkanit

Hapësirë e përplasjeve etnike Së bashku me Luftërat Ballkanike të përjetuara gjatë viteve 1912-1913, shpikja e fjalës “ballkanizim” tregon më vete se rajoni i Ballkanit perceptohet si një problem. Kurse në periudhën e Luftës së Ftohtë, me ndikimin e perceptimeve ideologjike, Ballkani u pa si një rajon totalitar dhe komunist, që qëndronte përballë Perëndimit demokratik dhe kapitalist. Kurse luftërat e përjetuara në ish-Jugosllavi në vitet 1990, e bënë edhe një herë të famshme fjalën “ballkanizim” dhe u bënë shkak për rigjallërimin e paragjykimeve në lidhje me rajonin. Sipas disa historianëve, me kuptimin e ri të fjalës “ballkanizim” theksohet copëtimi i shteteve të mëdha dhe një mënyrë jetese që bazohet në prapambetje, primitivizëm dhe barbarizëm

Qani Osmani

Ballkani njihet si vend me histori të trazuar e të kryqëzuar mes popujve që kanë jetuar në këto troje. Shekuj me radhë konfliktet dhe trazirat kanë qenë përditshmëri dhe kanë krijuar marrëdhënien dashuri-urrejtje mes banorëve të rajonit. Historia komplekse e kësaj humnere të vogël të kontinentit Evropian paraqet paradoks dhe mister në vete. Mirëpo,

10

Javore Koha

e enjte, 23 janar 2020

gjithmonë ka ekzistuar një shkëndijë që e ka mbajtur të gjallë shpresën për paqe dhe bashkëjetesë. Ballkani paraprakisht është quajtur Heamus apo gadishulli ilirik. Disa autorë thonë se “heamus” rrjedh nga fjala trake “saimon”, që do të thotë: “kurorë malesh”. Të tjerët thonë se rrjedh nga fjala greke “hama”, që do të thotë “gjak”. Aktorja e njohur, Angelina Jolie, e quajti filmin e saj “Në vendin e mjaltit dhe gjakut”, duke u nisur nga fjalët turke: “bal” – “mjaltë” dhe “kan” – “gjak”. Pra, siç po shihet, hapësira gjeografike e Ballkanit deri në fillim të shekullit të 19-të nuk kishte një emër të përbashkët dhe përmendej me emra të ndryshëm. Si fillim, në

vitin 1809, gjeografi gjerman August Johann Zeune, duke u frymëzuar nga Malet Ballkan, që ndajnë vertikalisht Bullgarinë përgjysmë, e quajti rajonin Ballkan. Pas kësaj, përdorimi i fjalës Ballkan fitoi një përdorim të gjerë si emër rajoni. Por as në ditët e sotme nuk është qartësuar çështja e kufijve të Ballkanit. E thënë ndryshe, në lidhje me çështjen se cilat vende përfshihen në Ballkan nuk ka një mendim të përbashkët nga shkrimtarë të ndryshëm. Por paqartësia e kufijve të hapësirës gjeografike të Ballkanit nuk përbën problem. Problem është paragjykimi që i atribuohet kësaj fjale në nivelin e referimit të një identiteti të veçantë politik dhe kulturor. Në ndërgjegjen e vendeve perën-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

“ dimore, Ballkani përgjithësisht tregon ekzistencën e tij me përleshje, dhunë dhe vrazhdësi. Gjithashtu Ballkani, së bashku me emrin e një rajoni gjeografik, përdoret edhe duke iu referuar një identiteti politik e kulturor. Si term politik, është përdorur në kuptimin negativ. Është sajuar edhe termi “ballkanizëm”, që nënkupton hasmërinë kronike ndërmjet popujve, dhunën, konfliktet, luftërat, anarkinë, destabilitetin etnik, religjioz e kulturor. Ballkani është hapësirë ku ndërthuren kultura, etnia, religjione apo gjuhë të ndryshme, por edhe hapësirë e përplasjeve etnike e religjioze. Ndërsa vendet e Ballkanit refuzojnë ekzistencën e një identiteti ballkanas dhe mundohen ta tregojnë veten si pjesë të botës perëndimore dhe një pjesë të pandashme të civilizimit perëndimor. Perceptimi i Ballkanit tek vendet perëndimore përmban konotacione tepër negative. Para së gjithash, është përhapur paragjykimi se Ballkani nuk është pjesë e civilizimit perëndimor. Jo vetëm osmanët por edhe bizantet për shkak të elementeve kulturore dhe fetare e përcaktonin si “të ndryshëm” nga Evropa. Shtegtarët perëndimorë që shëtisnin Ballkanin në shekullin e 19-të e përshkruanin në kujtimet e tyre përgjithësisht si një rajon ndryshe, të çuditshëm dhe të pacivilizuar mjaftueshëm. Nga ana tjetër, vendet perëndimore, një pjesë të literaturës që i përkiste Ballkanit, e zhvilluan në periudhat kur u përjetuan kriza në rajon. Për këtë arsye perën-

Popujt e Ballkanit, pas shpërbërjes së Perandorisë osmane filluan të luftonin ndërmjet tyre. Ata tentonin të pushtonin sa më shumë territore që dikur kishin qenë pjesë e Perandorisë osmane. Pra, për Ballkanin mund të themi se nuk ka një histori të pranuar nga të gjithë ballkanasit. Secili popull në Ballkan e ka historinë e vet, që bie ndesh me historinë e shkruar nga historianët e popujve të tjerë. “Historitë” ballkanase shërbejnë për konflikte të reja dhe jo si diçka që ka ndodhur dhe që nuk mund ta ndryshojmë

dimorët vazhdojnë ta kujtojnë Ballkanin si një rajon ku urrejtja etnike dhe prapambeturia ekonomike, kulturore dhe politike kërcënojnë sigurinë e Evropës. Madje, edhe në romanet dhe filmat perëndimorë Ballkani tregohet si një element kërcënimi. Së bashku me Luftërat Ballkanike të ndodhura gjatë viteve 1912-1913, shpikja e fjalës “ballkanizim” tregon më vete se rajoni i Ballkanit perceptohet si një problem. Kurse në periudhën e Luftës së Ftohtë, me ndikimin e perceptimeve ideologjike, Ballkani u pa si një rajon totalitar dhe komunist, që qëndronte përballë Perëndimit demokratik dhe kapitalist. Kurse luftërat e përjetuara në ish-Jugosllavi në vitet 1990, e bënë edhe një herë të famshme fjalën “ballkanizim” dhe u bënë shkak për gjallërimin përsëri të paragjykimeve në lidhje me rajonin. Sipas disa historianëve, me kuptimin e ri të fjalës “ballkanizim” nënkuptohet copëzimi i shteteve të mëdha dhe një mënyrë jetese që bazohet në prapambetje, primitivizëm dhe barbarizëm. Krahas ekzistencës së paragjykimeve negative ndaj Ballkanit, ndërkohë që në vitet 1990-ta Bashkimi Evropian vazhdonte procesin e zgjerimit ndaj Evropës Lindore, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk zinin vend as në fund të bishtit të anëtarësimit në Union. Të gjithë këto nxitën pothuajse një arratisje të identitetit ballkanas. Ndaj atyre që zotëronin identitetin e Ballkanit u veprua me përceptimin sikur nuk kishin vend në Bashkimin Evropian. Por, çfarë është më e çuditshmja, është se disa vende të rajonit, ndërkohë që nënvizonin “evropianizmin” e tyre, vazhduan t’i quajnë (akuzojnë) vendet fqinje si “ballkanike”. Për shembull, ndërkohë që Sllovenia mundohej që të zinte vend brenda Bashkimit Evropian, jepte

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

mesazhin “unë jam evropian, Kroacia nuk është”. Shprehje të tilla Kroacia i përdori ndaj Serbisë. Kroacia, edhe pse në ditët tona është anëtare e Bashkimit Evropian, duke treguar si arsye elementet kulturore dhe historike, vazhdon të mbrojë mendimin se nuk është një shtet ballkanik. Në mënyrë të njëjtë edhe Rumania dhe Sllovenia refuzojnë të përkufizohen si vende të Ballkanit. Kurse për të shpëtuar nga identiteti ballkanas, pas periudhës së viteve 1990, disa popuj ballkanikë zhvilluan një shkrim të ri të historisë. Në këtë kuadër, historinë në lidhje me zhvillimin e identiteteve kombëtare, u munduan ta mbajnë të veçuar nga zhvillimi i identitetit të fqinjëve që tregoheshin si ballkanas. Kur bëhet fjalë për turqit, shkrimi i historisë në Ballkan ndodhet në një gjendje edhe më të vështirë. Duke qenë se shtetet e Ballkanit e fituan pavarësinë me kryengritje dhe luftëra ndaj shtetit Osman, identitetet e tyre kombëtare i zhvilluan me paragjykimet negative ndaj shtetit dhe vlerave osmane. Për këtë arsye, edhe në ditët tona, nacionalistët në vendet e Ballkanit, herë pas here kanë tendencën të fajësojnë periudhën osmane për gabimet dhe fatkeqësitë në vendet e tyre. Popujt e Ballkanit, pas shpërbërjes së Perandorisë osmane filluan të luftonin ndërmjet tyre. Ata tentonin të pushtonin sa më shumë territore që dikur kishin qenë pjesë e Perandorisë osmane. Pra, për Ballkanin mund të themi se nuk ka një histori të pranuar nga të gjithë ballkanasit. Secili popull në Ballkan e ka historinë e vet, që bie ndesh me historinë e shkruar nga historianët e popujve të tjerë. “Historitë” ballkanase shërbejnë për konflikte të reja dhe jo si diçka që ka ndodhur dhe që nuk mund ta ndryshojmë. e enjte, 23 janar 2020

Javore Koha

11


Vështrim & Opinion

Ruajtja e identitetit përmes shkollimit në gjuhën amtare

Të mos ngurrojmë për t’i kultivuar dhe ruajtur vlerat tona Nuk duhet anashkaluar as rolin dhe kontributin jetik që mediat japin në promovimin, ruajtjen dhe avancimin e gjuhës, të historisë, të kulturës, të shkencës, të artit dhe të të gjitha fushave që i posedon një komb. Leximi, dëgjimi apo shikimi i emisioneve të ndryshme që mediat i emetojnë, janë të një rëndësie jetike për të gjithë pjesëtarët e një etnie, sepse duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me gjuhën e vetë nëpërmjet medias, ata jo vetëm që nuk do ta lënë pas dore gjuhën amtare por do ta mësojnë dukshëm atë dhe në këtë mënyrë do ta ruajnë dhe do ta kultivojnë këtë gjuhë, duke ua transmetuar edhe brezave pasardhës

Toni Ujkaj

Ruajtja e gjuhës, e kulturës, e historisë, e traditave dhe në tërësi e identitetit kombëtar nuk është mision i lehtë që mund të realizohet për një periudhë të shkurtër kohore dhe pa angazhim e iniciativë, por përkundrazi është një rrugë e gjatë, një përkushtim i vazhdueshëm me plot sfida. Të gjithë popujt e botës kanë identitetin e tyre kombëtar. Ata janë shumë impenjues për ta ruajtur dhe avancuar atë në nivelin më të mirë të mundshëm. Ruajtja e identitetit kombëtar është në fokus dhe në epiqendër të çdo komu-

12

Javore Koha

e enjte, 23 janar 2020

niteti të cilët herë pas here veprojnë në fusha të ndryshme të jetës për ta nxjerrë në dritë dhe për ta promovuar gjuhën, kulturën, historinë, artin dhe shumë lëmi të tjera që i posedon një komb. Për mendimin tim, njëri ndër kushtet themelore dhe kyçe për të kontribuar drejt ruajtjes së identitetit kombëtar, të gjuhës, të historisë e të kulturës sonë është që ne të ndjekim shkollimin në gjuhën amtare. Shkollimin fillor, atë të mesëm dhe shkollimin superior i cili është edhe vendimtari për të na formuar si individë, për të na pajisur me njohuri të cilat na ndihmojnë dukshëm që ta drejtojmë veten në rrugën e duhur për të shpalosur të gjithë potencialin tonë intelektual në drejtim të ruajtjes së gjuhës, historisë, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Nëse ne jemi të vetëdijshëm, nëse jemi të prirë dhe ia kemi vënë vetës si objek-

tiv që përherë të veprojmë për të ruajtur të gjitha ato virtyte që na personifikojnë si komb, atëherë ne do të dimë se kush jemi, nga e kemi origjinën, do të jemi të aftë ta respektojmë veten dhe të tjerët dhe mbi të gjitha do të shpëtojmë nga ajo që quhet asimilim, i cili për fat të keq ka prekur shumë popuj. E që ne të mos kemi të njëjtin fat, atë të tjetërsimit dhe të asimilimit, duhet të veprojmë në mënyrë të duhur, sepse ne jemi ata të cilët e marrim timonin në duart tona për t’ia përcaktuar vetës se çfarë dhe kush do të bëhemi. Gjithsecilit nga ne, veçanërisht pas mbarimit të shkollimit të mesëm, nëse synon që ta lartësojë statusin intelektual në shoqëri, i lind nevoja e ndjekjes së shkollimit superior të cilin e zgjedh gjithsecili sipas aspiratës së vet. Por, nëse ne deri atëherë e kemi ndjekur mësimin në gjuhën amtare – shqipe, atëherë pa asnjë dyshim, sërish do të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

vazhdojmë edhe shkollimin e lartë në gjuhën shqipe, nëpër universitete të ndryshme jashtë vendit, meqenëse për fat të keq, edhe sot pas shumë vitesh, në vendin tonë nuk kemi mundësi të zgjedhim drejtime në shkollimin e lartë përveç atij në degën e mësuesisë e cila vepron në kuadër të Universitetit të Malit të Zi që nga viti 2004. Them kështu pasi që nga kontakte të shumta që kam pasur ndër vite me njerëz që sot janë të profileve të ndryshme, kanë pohuar se e kanë pasur më të lehtë që edhe shkollimin superior ta ndjekin në gjuhën amtare dhe jo në ndonjë gjuhë të huaj e cila domosdoshmërisht të krijon barriera gjatë programit studimor.

Nëse ne duam që të kontribuojmë në ruajtjen e identitetit tonë të cilit i përkasim, ne duhet të veprojmë pareshtur në këtë drejtim. Të ndjekim shkollimin në gjuhën amtare, të lexojmë për kulturën dhe historinë tonë kombëtare, për personalitetet e ndritur të kombit tonë në shumë lëmi, të jemi iniciatorë dhe organizatorë të aktiviteteve të ndryshme të cilat janë të rëndësishme për ruajtjen e identitetit tonë siç mund të jenë: orët letrare ku do të ligjërohej mbi letërsinë dhe kulturën shqipe, organizimi i forumeve të ndryshme ku do të ftoheshin shkrimtarë, poetë, aktorë, gazetarë, mjekë etj, shfaqjet më të shpeshta artistike si: dramë, komedi etj.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Nuk duhet anashkaluar as rolin dhe kontributin jetik që mediat japin në promovimin, ruajtjen dhe avancimin e gjuhës, të historisë, të kulturës, të shkencës, të artit dhe të të gjitha fushave që i posedon një komb. Leximi, dëgjimi apo shikimi i emisioneve të ndryshme që mediat i emetojnë, janë të një rëndësie jetike për të gjithë pjesëtarët e një etnie, sepse duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me gjuhën e vetë nëpërmjet medias, ata jo vetëm që nuk do ta lënë pas dore gjuhën amtare por do ta mësojnë dukshëm atë dhe në këtë mënyrë do ta ruajnë dhe do ta kultivojnë këtë gjuhë, duke ua transmetuar edhe brezave pasardhës. e enjte, 23 janar 2020

Javore Koha

13


Vështrim & Opinion

100-vjetori i Kongresit të Lushnjes

Kongresi që vulosi pa Kongresi i Lushnjes u mblodh më 21 janar 1920, si një shfaqje e vullnetit kombëtar, si një akt trimërie në mes të dëshpërimit. Kongresi i zhvilloi punimet në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kaso Fuga. Përfaqësuesit e krahinave, që u mblodhën në Lushnjë nga te gjitha anët e Shqipërisë, ishin të vendosur të bënin bashkimin kombëtar, t’i jepnin fund anarkisë, të ndërtonin një shtet shqiptar të përqendruar mbi forcat e tij dhe të pavarur. Kjo ishte e vetmja rrugë shpëtimi Shqipërinë e veriut, malazezët hynë në Shkodër mbas një qëndrese heroike të këtij qyteti. Dr. Nexhat Patriotët shqiptarë nuk dinin se nga Avdiu t’i jepnin. Forcat e errësirës përbrenda ishin të shumta dhe armiqtë e jashtëm ishin tepër të fortë për atë popull të vogël. Kongresi i Lushnjes, që njihet si një Një princ gjerman, që u dërgua si ngjarje e madhe e historisë së kom- mbret i Shqipërisë prej Fuqive të bit tone, u mbajt prej 21deri më 31 Mëdha, zbriti në Durrës në mars të janar të vitit 1920, në të cilin u mirat- vitit 1914 dhe u shtrëngua të largoua një akt kushtetues për pavarësinë hej në shtator të atij viti. e plotë të Shqipërisë. Gjatë ditëve të Lëvizja e rebelëve në Shqipërinë e punimeve, Kongresi zgjodhi Këshil- Mesme dhe vërsuljet e grekëve në lin e Lartë prej katër vetash, që do Shqipërinë e Jugut, po e bënin të të kryente funksionet e kryetarit të pamundur organizimin e një shteshtetit dhe një këshill kombëtar me ti shqiptar. Në këtë kohë filloi Lufta 37 veta. Kryetar i Kongresit u zgjodh e Parë Botërore dhe Shqipëria u Aqif Pashë Elbasani, ndërsa kryem- shkel prej ushtrive ndërluftuese ausinistër u zgjodh Sulejman Delvina. tro-hungareze, italiane dhe franceze. Kongresi i Lushnjes, me vendimet Me mbarimin e Luftës së Parë e tij kombëtare, i hapi rrugën luftës Botërore, problemi shqiptar dilte çlirimtare të Vlorës dhe themelimit të akoma edhe më i koklavitur. Traktati shtetit shqiptar të lirë, të pavarur dhe i fshehtë i Londrës (i nënshkruar më demokratik. 1915) i premtonte Italisë Vlorën me Shqipëria ishte njohur si shtet i pa- qarkun e saj dhe njëfarë protektorati varur më 1913, por gjysma e saj mbi Shqipërinë e Mesme, mbasi të kishte mbetur jashtë kufijve, përbren- merrnin grekët Shqipërinë e Jugut da ziente anarkia e plotë. dhe serbo-malazezët atë të veriut. Kundër Qeverise së Ismail Qemalit në Në bazë të këtij traktati, Italia vazhVlorë mbinte Qeveria e Esad Toptanit donte të mbante të pushtuar Vlorën në Durrës. Aventurierët e brendshëm dhe ca krahina të tjera shqiptare menduan se gjetën shesh të bëjnë duke përkrahur njëkohësisht një rrëmujë, ndërsa armiqtë e jashtëm, Qeveri kukull në Durrës, me anë të së të pangopur me ato pjesë që kishin cilës donte të siguronte protektoratin rrëmbyer, u sulën mbi shtetin e ri mbi Shqipërinë e Mesme. gjysmak me qëllim që ta copëtonin Në vazhdim të kësaj vije politike, fare: grekët e shkretuan Toskërinë nënshkroi me Greqinë, më 1919, me zjarr edhe hekur, serbët shkelën marrëveshjen Tittoni-Venizelos, e

14

Javore Koha

e enjte, 23 janar 2020

cila ia njihte Greqisë kërkesat mbi Shqipërinë e Jugut, me kusht që edhe Greqia ta njihte sundimin italian mbi pjesën tjetër të Shqipërisë. Natyrisht, edhe Jugosllavia (Mbretëria SKS), që kishte dalë nga lufta si fëmijë i përkëdhelur i Fuqive të Mëdha, nuk do të mbetej duarthatë; do të shqyente edhe ajo një copë nga veriu duke përfshirë ndoshta edhe Shkodrën. Këto ishin planet e jashtme mbi Shqipërinë dhe Konferenca e Paqes, që u mblodh në Paris më 1919, kërkonte ta zbërthente problemin shqiptar në mbështetje të këtyre planeve.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

avarësinë e Shqipërisë Gjendja dukej fort e dëshpëruar, shpresat dukeshin të humbura. Shqipëria s’kishte asnjë përkrahje të jashtme, përveç zërit të fuqishëm të Presidentit Uilson të Amerikës. Presidenti Uilson ishte një njëri idealist që besonte në drejtësinë, përparimin moral të njerëzisë dhe parimet për të cilat vendi i tij kishte hyrë në luftë u mundua t’i mbronte gjer në fund. Mirëpo ç ’mund të bënte Uilsoni sikur shqiptarët të mos ishin të zotë të lëviznin vetë? Amerika s’mund të dërgonte ushtri në Evropë për të siguruar pavarësinë e Shqipërisë. “Duhet të shpresoni në veten tuaj”, iu ishte përgjigjur ambasadori i Amerikës, në Paris, disa patriotëve shqiptarë që kishin vajtur ta shihnin dhe që i thanë se të tëra shpresat i kishin varur tek Amerika. Cila ishte gjendja e Shqipërisë përbrenda? Një rrëmujë, një kaos ku s’e merrte vesh i pari të dytin. Italia mbante të shkelur ushtarakisht një pjesë të vendit dhe përkrahte një Qeveri kukull, e cila dërgonte delegacione në Konferencën e Paqes. Shqiptarët përbrenda s’dinin nga të mbroheshin më parë, as dinin nga

Në pak kohë, Qeveria e Tiranës, e dalë nga Kongresi i Lushnjes, u njoh prej të gjithë shqiptarëve dhe u formua kështu një qendër rreth së cilës mund të mblidheshin energjitë e kombit

të faleshin. Esad Toptani ndodhej në Paris, në qendër të intrigave që thurnin armiqtë e Shqipërisë. Si mund të dilej nga kjo gjendje e turbullt? Si mund të vihej një rregull në mes të këtij kaosi? Në këto rrethana u mblodh Kongresi i Lushnjes, më 21 janar 1920, si një shfaqje e vullnetit kombëtar, si një akt trimërie në mes të dëshpërimit. Kongresi i zhvilloi punimet në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kaso Fuga. Përfaqësuesit e krahinave, që u mblodhën në Lushnjë nga te gjitha anët e Shqipërisë, ishin të vendosur të bënin bashkimin kombëtar, t’i jepnin fund anarkisë, të ndërtonin një shtet shqiptar të përqendruar mbi forcat e tij dhe të pavarur. Kjo ishte e vetmja rrugë shpëtimi. Por kjo u prishte planet atyre që vepronin si agjentë të të huajve dhe që kishin varur tek të huajt shpresat e ambicieve të tyre. Prandaj disa anëtarë të Qeverisë së Durrësit shtinë e vranë Abdyl Ypin, që ishte një nga iniciatorët e Kongresit. Megjithatë, Kongresi nuk u tund as nga këto kërcënime, as nga vështirësitë e gjendjes. U shpall si një Kuvend kombëtar i plotfuqishëm, i tregoi botës se Shqipëria ishte e pavarur dhe e pandashme dhe iu përvesh punës për organizimin e shtetit shqiptar. Intrigat dhe kanosjet e fqinjëve e kishin neveritur popullin aq shumë saqë ky e pa Kongresin si një forcë shpëtimi dhe e brohoriti me tërë entuziazmin nacionalist të asaj kohe. Duke iu dalë kundër intrigave të jashtme dhe planeve të copëtimit që bëheshin në Konferencën e Paqes, Kongresi i Lushnjes nisi të veprojë si i vetmi autoritet i Shqipërisë, me fuqi sovrane.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Kongresi vendosi unanimisht rrëzimin e Qeverisë së Durrësit, e njëkohësisht zgjodhi imzot Luigj Bumçin, Mehmet Konicën dhe Dr. Turtullin, si përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar në delegacionin e Konferencës së Paqes në Paris. Hartoi statutin e shtetit shqiptar me një Këshill të Naltë në krye, zgjodhi Tiranën për kryeqytet të Shqipërisë dhe i dha vendit një Qeveri të ligjshme me në krye Sulejman Delvinën, e cila iu vu me energji organizimit të administratës, të xhandarmerisë, të shkollave dhe u mundua t’i jepte fund anarkisë. Pas Delvinës, në atë qeveri u zgjodhën edhe Ahmet Zogu - ministër i Brendshëm, Mehmet Konica ministër i Punëve të Jashtme, Hoxhë Kadria - ministër i Drejtësisë, Ndoc Çoba - ministër i Financave, Sotir Peci - ministër i Arsimit, Ali Riza Kolonja - ministër i Luftës, Eshref Frashri - drejtor i përgjithshëm i Punëve Botore dhe Idhomeni Kosturi. Në pak kohë, Qeveria e Tiranës, e dalë nga Kongresi i Lushnjes, u njoh prej të gjithë shqiptarëve dhe u formua kështu një qendër rreth së cilës mund të mblidheshin energjitë e kombit. Një nga ngjarjet me rëndësi historike është lufta e Vlorës. Patriotët e Vlorës, Labërisë dhe të gjithë nga Shqipëria e Jugut, por edhe nga trevat tjera u ngritën me armë në dorë kundër ushtrisë italiane, të cilën brenda pak muajve e shtrënguan të tërhiqet dhe të lëshojë Vlorën. Me tërheqjen e ushtrive italiane nga Vlora, më 1920, Shqipëria mbetej automatikisht shtet i pavarur. Dhe si i tillë u pranua në gjirin e Lidhjes së Kombeve që në shtator të atij viti. e enjte, 23 janar 2020

Javore Koha

15


Vështrim & Opinion

Indoktrinimi në shërbim të nënshtrimit Indoktrinime të tjera me rrezikshmëri të lartë që kemi parë dhe dëgjuar, janë edhe indoktrinimet fetare, me qëllime jo të mira, duke marr në qafë shumë njerëz, që i kanë shndërruar në viktima për interesat e tyre individuale apo ideologjike, të cilët janë dërguar në fronte të luftërave të pakuptimta, dhe se atje janë bërë edhe robër të luftërave me gjithë familjet e tyre

Për Koha Javore:

Haxhi Zeneli /Nju Jork Dekadave të fundit pothuajse e kemi dëgjuar shpesh shprehjen “indoktrinim”! Çfarë në të vërtetë nënkuptojmë me këtë fjalë? Origjinën e ka nga fjala latine “mëso”, si rrënjë e fjalës indoktrinim deri nga viti1830, pastaj ky koncept ndryshoji, ku sociologët vlerësuan se është një bindje ndërm-

“ 16

jet mësimdhënies nga persona profesionalë të fushave apo ideve të ndryshme që na mësojnë kur na shpjegohet diçka e pranojmë këtë ide pa e kritikuar dhe pa bërë pyetje, pa fakte, pra siç thotë një fjalë popullore, “e marrim kallëp”. Indoktrinimi nuk është ekskluziv, që i takon vetëm një shoqërie të caktuar, këtë fenomen e hasim tek të gjitha shoqëritë. Por si ndodh kjo? Për të in-

doktrinuar njerëzit ekzistojnë metoda të ndryshme, pasi asnjeri nuk është i njëjtë, të gjithë jemi të ndryshëm, prandaj për ta përfituar trurin e dikujt duhet të përdoren forma të ndryshme indoktrinuese. Truri i njeriut është sikurse ato bravat që mbyllin dyert, dhe për ti çelur ato, që të kemi lirinë për të hyrë brenda, duhet të përdorësh çelësa të ndryshëm, pra ashtu është edhe mendja e njeriut. Andaj për

Për të indoktrinuar njerëzit ekzistojnë metoda të ndryshme, pasi asnjeri nuk është i njëjtë, të gjithë jemi të ndryshëm, prandaj për ta përfituar trurin e dikujt duhet të përdoren forma të ndryshme indoktrinuese. Truri i njeriut është sikurse ato bravat që mbyllin dyert, dhe për t’i çelur ato, që të kemi lirinë për të hyrë brenda, duhet të përdorësh çelësa të ndryshëm, pra ashtu është edhe mendja e njeriut. Andaj, për t’u mbrojtur nga këto, ne duhet t’i mësojmë metodat që përdorin ata që nuk kanë qëllim për t ‘na ndihmuar

Javore Koha

e enjte, 23 janar 2020

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

t’u mbrojtur nga këto, ne duhet t’i mësojmë metodat që përdorin ata që nuk kanë qëllim për t ‘na ndihmuar. Shembulli më i mirë për të definuar këtë, ishte indoktrinimi i shekullit të kaluar i ideologjisë komuniste që ka shkaktuar ndryshime psikologjike dhe trauma jashtë mase tek shumë shoqëri njerëzore. Kurse sot Indoktrinime të tjera me rrezikshmëri të lartë që kemi parë dhe dëgjuar, janë edhe indoktrinimet fetare, me qëllime jo të mira, duke marr në qafë shumë njerëz, që i kanë shndërruar në viktima për interesat e tyre individuale apo ideologjike, të cilët janë dërguar në fronte të luftërave të pakuptimta, dhe se atje janë bërë edhe robër te luftërave me gjithë familjet e tyre. Andaj sot njerëzit, e në veçanti fëmijët dhe moshat e reja, duhet të kenë kujdesin dhe ta kenë mbikëqyrjen e

Sot njerëzit, e në veçanti fëmijët dhe moshat e reja, duhet të kenë kujdesin dhe ta kenë mbikëqyrjen e prindërve të tyre, që ata ti dallojnë shenjat indoktrinuese dhe t’i mbrojnë të rinjtë nga kjo dukuri. Mënyra më e mirë për tu mbrojtur kundër indoktrinimit është kërkimi i dëshmisë me qasjen kritike për ato çka mësohet pa marr parasysh se cilës fushë i takojnë

prindërve të tyre, që ata t’i dallojnë shenjat indoktrinuese dhe t’i mbrojnë të rinjtë nga kjo dukuri. Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur kundër indoktrinimit është kërkimi i dëshmisë me qasjen kritike për ato çka mësohet pa marr parasysh se cilës fushë i takojnë. Sepse ata që duan të marrin nën kontrollë trurin i bëjnë të gjitha llojet e truqeve dhe kërkesave për ti pranuar ato si të vërteta. Duhet pa-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

sur kujdes të veçantë nga ato që u shpjegohen, dhe qasja kritike është mënyra më efikase për eliminimin e ndikimit ideologjik që çon drejtë indoktrinimit. Studimi dhe analiza e mirë nënkuptojnë aktivizimin e logjikës dhe ballafaqimit me të vërtetën dhe realitetin që e rrethon. Nëse qasja kritike bëhet si lajmotiv i të rinjve atëherë është shumë vështirë të ndikohet dhe të përvetësohet truri i tyre. e enjte, 23 janar 2020

Javore Koha

17


Kulturë

Mbi krijimtarinë letrare të Ibrahim Berjashit (2)

Rrëfimi poetik si më artikulimit të preoku Rrëfimi poetik nuk është një narracion i simplifikuar deri në shqiptimin e një thënieje, por një shqiptim sintetizues, ku shpalosen këto përvoja. Autori rrëfen përmes një të foluri rudimentar, në të cilin figura është epiqendra prej nga vjen rrezatimi në radhë të parë kuptimor, kurse njësitë e tjera janë në funksion komplementar

Ali Gjeçbritaj

(vijon nga numri i kaluar) Tregimin “Lundra e humbur” personalisht si mësimdhënës, ka vite që ua kam dhënë nxënësve si lektyrë shkollore, edhe pse asokohe nuk ishte e paraparë në programin e lëndës së letërsisë. Këtë ua propozova atëbotë edhe kolegëve të tjerë. Do thoni Ju, po pse pikërisht këtë pjesë? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: tregimi është i një autori vendas, që e njohin nxënësit si shkrimtar dhe si gazetar. Nga ana tjetër, pothuaj pjesa më e madhe e shqiptarëve që jetojnë në Malin e Zi janë banorë rezidentë që jetojnë në bregliqen apo bregdet, ose afër këtyre ujërave. Sot në shkollën ku ende punoj, është bërë pikërisht realitet ajo që e kam punuar më parë dhe për klasën e shtatë, në pjesën e hapur të programit janë paraparë dy orë pikërisht për këtë tregim. (“Lajmi mori dhenë se Cen Priftit i ka humbur lundra. Të gjithë e ankonin të gjorin Cen, sa ditë e natë ka bartur mall dhe ka siguruar bukën, ka ndërtuar shtëpinë dhe ka shkolluar kalamajtë…”)

18

Javore Koha

e enjte, 23 janar 2020

“Sirena e liqenit” është një thesar me tregime me vlera artistike dhe me qëllime edukativo-arsimore, që pa dyshim se duhet lexuar nga shkollarët dhe jo vetëm. Tridhjetë e një tregime, secili më tërheqës se tjetri, me personazhet që flasin me lexuesin, paraqesin një

arritje artistike, një shkëlqim të të shkruarit prozë për fëmijë të Ibrahim Berjashit. Personazhet janë të shumtë, kapin të gjitha shtresat e shoqërisë. Ato janë njerëzore: fëmijë, të moshuar, djem, burra, gra, të varfër, të pasur, mitologjikë, personazhe jonjerëzore


Kulturë

ënyrë e upimeve poetike por të gjithë të fortë dhe të bardhë: shkëmbi dhe pulëbardha. Duke parë të gjithë këtë bagazh artistik letrar, në pjesën e hapur të programit në shkollën time, nga klasa e katërt deri në të nëntën, aktivi i gjuhës ka paraparë me plan të punës që në këto klasa të zhvillohet nga një tregim apo poezi e autorit Ibrahim Berjashi, dhe pikërisht: në klasën e katërt, nga përmbledhja me vjersha për fëmijë “Kungulli ziliqar”, në klasën e pestë lexim jashtë klase “Sirena e liqenit”, në klasën e gjashtë “Floçka e liqenit”, në të shtatën “Ora e Rumisë”, në të tetën “Lundra e humbur” dhe në të nëntën “Gati u harruam”. Dua t’i kthehem pak krijimtarisë së autorit gjatë viteve të krijimtarisë së tij si dhe për disa motive në veprën e Berjashit. Motivi popullor zë një vend të veçantë. Mbi këtë autori ndërton edhe njërin ndër tregimet e tij më të bukura për fëmijë “Baresha”, i cili të pushton me lehtësinë, qartësinë dhe bukurinë e rrëfimit, i cili na kthen në histori të hershme të të parëve tanë, histori të cilën mbase më së miri lexuesi e kap pikërisht nga krijimtaria gojore e popullit. Kjo vërehet qartë edhe nga tregimet e tjera të përfshira në veprën e Berjashit. Motive me të gjitha karakteristikat që ka ajo dhe njerëzit që jetojnë në të. Njerëzit janë sykuq ngase tërë nata u shkon në liqen duke peshkuar. Peshkun e kanë bukë, veshmbathje, stoli. Në të vërtetë, siç e thotë bukur autori në një tregim tjetër, njerëzit e këtij nënqielli liqenin e kanë arë, ndërsa peshkun drithë. Prandaj, tregimi në ballë të kësaj përmbledhjeje pa dyshim mund të themi se shërben si një hyrje në ambientet nga do t’i kenë përjetimet e veta personazhet Jani e Fani, të cilët janë pothuajse kudo, herë si bartës të ngjarjeve dhe të veprimeve, herë si vrojtues apo përshkrues të tyre. Syrit të Janit sikur nuk

Shkrimtari Ibrahim Berjashi është njëri ndër filizat e parë të vargut poetik dhe të rreshtave të parë prozaikë për fëmijë në Mal të Zi. Nuk dua të them i pari ngase mund të më hidhërohet ndonjëri, por një vend nderi në këtë drejtim e zë pa dyshim Ibrahimi. Për dallim nga të tjerët, Berjashi me sukses ka krijuar dhe krijon paralelisht në të dyja gjinitë

i shpëton asgjë pa vërejtur. Përjetimet e tij janë bindëse dhe të krijojnë një lidhje me subjektin krijues. “Kungulli ziliqar” është përmbledhja e fundit që Berjashi u dhuron lexuesve të vegjël. Ua shtron në sofrën e dijes nxënësve të shkollave dhe mësimdhënësve në shkolla dhe jo vetëm. Me këtë libër më duket se autori i kthehet edhe një herë, tashti pak më në moshë, vargut dhe poezisë për fëmijë. Dikur në “Ora e Rumisë” poeti Bejashi njëherësh vë në pah rëndësinë që kanë mjetet më të reja teknike e teknologjike për jetën, si: “Sa herë më zë malli për gjyshen që më përshëndet me dorë, unë ndrydh sustën, ajo më buzëqesh në monitor”. Dhe rikthehet pas shumë viteve me poezinë “Unë jam haker”: “Më quajnë sherr, ndonjëherë edhe rebel, jashtëtokësor, diktator, simpatik muskulor”. Motivi i detit dhe i liqenit edhe në këtë përmbledhje pa dyshim zë vendin e vet. Si lexues, në rend të parë unë zgjodha poezitë: Ninulla në varkë, Panairi i klyshave, Zemra e nënës, Kungulli ziliqar…: “Dielli hap syrin në agim, deti vesh këmishë pranë afrohet delfini,…” dhe vazhdon me vargjet “Ëmbël ëndërron pelikani krahët, magjia e mëngjesit zbret në varkë, kushedi si rrjedh ajo lojë, a është qershi apo hojë”. Poezia “Zemra e nënës” pa dyshim për lexuesit e vegjël paraqet një kënaqësi të veçantë. Fëmijët janë shumë

të lidhur me prindërit e sidomos me nënën. Për poetin zemra e nënës, gjegjësisht “nëna është fole ku dielli ngroh më shumë, fle qetë, bëhej zog mali. Në zemrën e nënës buron drita, ëmbëlsia, dashuria, rrezet e hënës” etj. Në fund të këtij vështrimi modest them se shkrimtari Ibrahim Berjashi është njëri ndër filizat e parë të vargut poetik dhe të rreshtave të parë prozaikë për fëmijë në Mal të Zi. Nuk dua të them i pari ngase mund të më hidhërohet ndonjëri, por një vend nderi në këtë drejtim e zë pa dyshim Ibrahimi. Për dallim nga të tjerët, Berjashi me sukses ka krijuar dhe krijon paralelisht në të dyja gjinitë. Dhe si përfundim: Duke u lidhur me një larmi të tillë tematike, autori edhe priret nga zgjidhja më e drejtë: rrëfimi poetik si mënyrë e artikulimit të preokupimeve poetike. Ky rrëfim poetik nuk është një narracion i simplifikuar deri në shqiptimin e një thënieje, por një shqiptim sintetizues, ku shpalosen këto përvoja. Autori rrëfen përmes një të foluri rudimentar, në të cilin figura është epiqendra prej nga vjen rrezatimi në radhë të parë kuptimor, kurse njësitë e tjera janë në funksion komplementar. (Fund) (Vështrimi është lexuar në edicionin e 16-të të takimit “Ditët e Mjedës”, në Kukël - Bushat, më 23. 11. 2019)

e enjte, 23 janar 2020

Javore Koha

19


KULTURË

SHAI “Art Club” dhe PEN Qendra e Kosovës shënuan me një veprimtari shkencore-letrare 60-vjetorin e lindjes së poetit dhe studiuesit të letërsisë prof. Dr. Basri Çapriqi

Çapriqi i la një emër shumë të madh vendit të tij Ora letrare “Dritaren lëre hapur” është konceptuar si një homazh për krijimtarinë e këtij autori, ku janë lexuar vargje nga krijimtaria e tij, vargje kushtuar autorit nga poetë dhe miq të tij, si dhe vargje të poetëve pjesëmarrës në këtë orë letrare. Ndërsa në Sesionin shkencor “Poeti i detit” u trajtuan aspekte të ndryshme të veprës së Basri Çapriqit nga njohësit dhe studiuesit më të mirë të veprës së tij, nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria Ulqin – Miq, kolegë, poetë, studiues, profesorë universitarë, botues etj. e kanë përkujtuar poetin dhe studiuesin e letërsisë prof. Dr. Basri Çapriqi, me një veprimtari dyditore shkencore-letrare që është mbajtur gjatë fundjavës në Ulqin nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe PEN Qendra e Kosovës. Në këtë kuadër, të premten mbrëma në Galerinë e Qendrës së Kulturës është mbajtur ora letrare “Dritaren lëre hapur”, kurse të shtunën në sallën e konferencave të Pallatit “Venezia” është mbajtur sesioni shkencor “Poeti i detit”.

Ora letrare “Dritaren lëre hapur”

Ora letrare “Dritaren lëre hapur”, e titulluar sipas një prej poezive të Basri Çapriqit, është konceptuar si një homazh për krijimtarinë e këtij autori, ku janë lexuar vargje të tij nga Merita Smaja, aktore e Teatrit “Migjeni” Shkodër, vargje kushtuar autorit nga poetë dhe miq të tij, si dhe vargje të

20

Javore Koha

e enjte, 23 janar 2020

poetëve pjesëmarrës në këtë orë letrare. Përmes fjalës dhe poezisë, ata e kanë kujtuar poetin që u nda nga jeta dy vite më parë. Kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ka thënë në fjalën përshëndetëse se qëllimi i kësaj veprimtaria është vlerësimi sa më me objektivitet i veprës së Çapriqit në disa rrafshe kryesore: krijimtari poetike, studime letrare, publicistikë etj. Ai ka thënë se “përmes leximit shumëkuptimësh të veprës së tij, ne as nuk e bëjmë më të madh Basriun pasi që ai nuk ka nevojë sepse me veprën e tij me kohë ka zënë vend në ajkën e letërsisë dhe studimeve letrare shqiptare duke hyrë në përjetësi, por me këtë veprimtari ne tregojmë kujdesin ndaj tij dhe veprës së tij”. Kallaba ka theksuar se është i vetëdijshëm se çfarëdo që të thuash është pak dhe nuk mund të përshkruash kontributin shumëdimensional të prof. dr. Basri Çapriqit. “Basri Çapriqi është modeli dhe shembëlltyra më e mirë e intelektual-

it shqiptar. Ai do të bëhej urë bashkëpunimi ndërmjet krijuesve të Ulqinit dhe krijuesve shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ai ishte përfaqësues i denjë i Ulqinit dhe i shqiptarëve në Mal të Zi në kryeqytetin e Kosovës. Me karizmën e tij, kudo ka përfaqësuar me dinjitet Ulqinin, Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi”, ka thënë ai, duke shtuar se Basri Çapriqi ishte i lidhur shpirtërisht me Ulqinin dhe se nuk ishte prej atyre që kur ikin nga Ulqini, e harrojnë atë. Në emër të PEN Qendrës së Kosovës, të pranishmit i ka përshëndetur anëtari i Bordit Drejtues të këtij asociacioni, Prof. Asoc. Dr. Ibrahim Berisha, i cili ka thënë se Basri Çapriqi ka qenë një prej personaliteteve më të njohur që kemi pasur në vitet ’80, ’90 dhe deri para dy vitesh, në Kosovë dhe në botën shqiptare. “Basriu erdhi në fund të viteve ’70, kurse në fillim të viteve ’80 veç zuri një vend të rëndësishëm në botën intelektuale, por edhe letrare në


Mozaik

Kosovë. Ishte një poet i veçantë në fillim, pastaj një prej personaliteteve më të angazhuara në lëvizjen politike për liri dhe pavarësi në Kosovë. Së bashku me Basriun, ne disa vetë kemi qenë inciues dhe themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pra, ishte njëri ndër themeluesit e saj. Ishte i angazhuar tërësisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai. Berisha ka theksuar se Basri Çapriqi ishte themelues dhe udhëheqës i PEN Qendrës së Kosovës. “Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërkombëtarizimin e Kosovës, në takimet dhe në gjithë ato aktivitete letrare”, ka thënë ai, duke nënvizuar se për të dhe për kolegët e tij, “ishte një fat i madh i yni që e kemi njohur, që kemi punuar me të, dhe e kemi dashur dhe na ka dashur shumë”. Kryetarja e PEN Qendrës së Shqipërisë, poetja Entela Kasi, ka thënë se Basri Çapriqi i la një emër shumë të madh vendit të tij. “Fuqia e tij njerëzore, bukuria e fjalës, elegancës së tij, përveç diplomacisë. Kur them diplomacisë, një sjellje shumë delikate dhe e kujdesshme në momente tepër të veçanta dhe kritike për Kosovën në arenën ndërkombëtare, në PEN-in Ndërkombëtar, ku tashmë vërehet mungesa e urtësisë dhe e prezencës së prof. Çapriqit”, ka thënë ajo. Duke kujtuar disa momente nga takimet e PEN-it Ndërkombëtar, Kasi ka treguar se miq, poetë të njohur ndërkombëtarë e kanë thirrur profesor Çapriqin z. Heminguej dhe se ajo

në fillim nuk e kishte kuptuar pse. “Kanë qenë momente delikate, të vështira, kur janë marrë vendime, rezoluta shumë të vështira, për çështjet e gjuhës shqipe, për çështje të Kosovës... Dhe Basriu kishte elegancën tepër të çuditshme”, ka thënë ndër të tjera ajo. Me emocione ka folur bashkëshortja e Basri Çapriqit, prof. Asoc. Dr. Sazana Çapriqi, e cila ka thënë se kjo veprimtari paraqet për të një kënaqësit të veçantë, por edhe një moment jashtëzakonisht të vështirë. “Për mua është akoma e vështirë sepse kemi pasur një jetë shumë të mirë me Basriun. Me humbjen e tij, unë kam humbur një pjesë timen, do të thoja pjesën më të mirë timen. Basriu i kishte të gjitha vetitë që i thatë ju dhe ishte njeri i tillë edhe në familje”, është shprehur ajo. Çapriqi ka thënë se bashkëshorti i saj kishte një aftësi të posaçme, që i jepte kurajo njeriut dhe arrinte të nxirrte më të mirën prej secilit njeri. “Unë kam përkthyer disa poezi të tij dhe t’ju them të drejtën, po të mos ishte nxitja e tij nuk do ta kisha marrë kurajon sepse më dukej një punë jashtëzakonisht e vështirë që të përkthehej poezia”, ka thënë ajo.

Sesioni shkencor “Poeti i detit”

Në Sesionin shkencor “Poeti i detit” u trajtuan aspekte të ndryshme të veprës së Basri Çapriqit nga njohësit dhe studiuesit më të mirë të veprës së tij, nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria. Katërmbëdhjetë referues - peda-

gogë nga departamentet e letërsisë së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetit të Tiranës, Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Universitetit të Malit të Zi, poetë dhe studiues të tjerë, kanë vlerësuar dhe paraqitur këndvështrimet e tyre për krijimtarinë letrare dhe publicistike të Çapriqit. I pranishëm në sesionin shkencor, kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka thënë se ne kemi nevojë të kujtojmë personalitetet tona dhe se Basri Çapriqi ishte dhe do të mbesë një i tillë. “Ky studiues i shquar shqiptar dhe evropian nuk është më në mesin tonë, por studimet e tij letrare kanë qenë dhe mbesin pikë reference për shumë studiues të tashëm dhe të ardhshëm”, ka thënë ai. Kumtesat e paraqitura në sesionin shkencor do të botohen në një përmbledhje të posaçme, ndërsa është paralajmëruar se planifikohet të realizohet një film dokumentar për këtë autor dhe personalitet të shquar të letërsisë, kulturës dhe shkencës shqiptare. Prof. Dr. Basri Çapriqi ishte profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, njëri ndër themeluesit e SHAI “Art Club”, kryetar i PEN Qendrës së Kosovës dhe anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Çapriqi ka lënë trashëgim një numër të madh të veprave, ku përfshihen disa përmbledhje me poezi, libra nga teoria e letërsisë, studime letrare, publicistikë etj. Ai u nda nga jeta më 14 janar i. k. 2018. e enjte, 23 janar 2020

Javore Koha

21


Panoramë

Ndahet nga jeta aktori i famshëm i filmit “14 vjeç dhëndër”, Xhevdet Ferri

Kinematografia shqiptare humbet një nga aktorët e saj më të mirë. Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë aktori dhe regjisori Xhevdet Ferri në moshën 60 vjeçare. I lindur në Durrës në vitin 1960, Ferri ishte një prej aktorëve më të mirë të

22

Javore Koha

e enjte, 23 janar 2020

kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Ai ka luajtur në një numër të konsiderueshëm filmash dhe rolesh në teatër. Ndër më të famshmit, “Përrallë nga e kaluara”, “Besa e kuqe”, “Hije që mbeten pas”, “Skëterre”, “Treni niset në shtatë pa pesë”,

“Dasma e Sakos”, e të tjerë. Në vitet 1995-1999, ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe sërish e mori këtë detyrë në vitin 2006. Në vitet 1999-2001, ishte drejtori i Teatrit Kombëtar.


Panoramë

“Besa” shqiptare për shpëtimin e hebrenjve para publikut në Alabama “Besa” është një tregim i pathënë më parë mbi Shqipërinë, një vend i vogël evropian që hapi kufijtë e vet për të strehuar ikanakët hebrenj, sado që u ballafaqua me një okupim të pashembullt nazist. Gjithçka kishte nisur kur fotografi amerikan me prejardhje hebraike, Norman H. Gershman, kishte kuturisur në Shqipëri për të dokumentuar guximin dhe përdëllimin e shqiptarëve për familjet hebraike. Në vitin 2002, ai u nis në vendin e shqiptarëve për të fotografuar familjet që iu dhanë strehë atyre që po dëboheshin e vriteshin në çdo vend të Evropës. Aty Gershman u

njoh me Rexhep Hoxhën, i ati i të cilit kishte fshehur në shtëpinë e tij një familje hebrenjsh nga Bullgaria. Refugjatët kishin harruar librat e shenjtë të lutjeve, e amaneti i shqiptarit të besës kishte qenë që ata t’iu riktheheshin atyre. Në një udhëtim fascionues, Gershman i mundësoi Hoxhës ta vizitonte Izrealin e t’ia dorëzonte librat e shenjtë familjes që i kishin strehuar. Me këtë përshkrim, “Jewish Film Institute“ përmbledh filmin dokumentar “Besa, The Promise”, nën regjinë e Rachel Goslins, që u filmua në Shqipëri, Bullgari, Izrael e Shtetet e Bashkuar me

gjithfarë intervistash dramatike me të mbijetuarit dhe shpëtuesit. I realizuar në vitin 2012, ky film 86-minutësh hap siparin e “Mobile Jewish Film Festival 2020” në “Mobile Museum of Art” në Alabama të Shteteve të Bashkuara. Si ngjarje e përvitshme, e sponsorizuar nga “Mobile Area Jewish Federation”, ky festival mëton t’ua përkujtojë anëtarëve të komunitetit se historia amerikano-hebraike është po ashtu edhe histori amerikane. Deri me 2 shkurt, edicioni i sivjetmë i tij shfaq dhjetë filma mbi rëndësinë historike të hebrenjve, kulturën e muzikën e tyre. e enjte, 23 janar 2020

Javore Koha

23


Bisedë

Ligji i ri mbi simbolet kombëtare në Mal të Zi

Zenka: Ligj që sublimon shembujt pozitivë të Evropës Perëndimore Ministri i Pakicave në qeverinë e Malit të Zi, Mehmet Zenka, tha se miratimi i Ligjit për simbolet kombëtare siguron përdorimin e lirë të flamurit kombëtar dhe eliminon Ligjin për rendin publik që sanksiononte në mënyrë të njëanshëm përdoruesit e këtyre simboleve. Ky ligj, sipas z. Zenka u mbështet tek përvojat dhe shembujt pozitivë të Evropës Perëndimore duke iu përshtatur rrethanave politike dhe demokratike të Malit të Zi Miratimi i ligjit për simbolet kombëtare siguron përdorimin e lirë të flamurit kombëtar dhe eliminon Ligjin mbi rendin publik që sanksiononte në mënyrë të njëanshme përdoruesit e këtyre simboleve.

“ 24

Këto komente ministri i Pakicave në Malin e Zi, Mehmet Zenka i bëri gjatë një interviste për Zërin e Amerikës ku vlerësoi se ligji i vjetër për simbolet kombëtare ishte në kundërshtim me kushtetutën dhe shkaktonte pakën-

“ Ligji i cili ishte në përdorim ishte me të vërtetë i cunguar, një ligj shumë i rëndomtë prej tetë neneve, të cilit i ka skaduar përdorimi dhe situatat e papëlqyeshme që ky ligj gjeneroi, sidomos në përdorimin e simbolit shqiptar, sepse për simbolikat e tjera nuk është ndërhyrë, ka ngjallë indinjatë tek popullata shqiptare, prandaj ligji si i tillë ishte në kundërshtim me kushtetutën e Malit të Zi”, tha ministri Zenka

Javore Koha

e enjte, 23 janar 2020

aqësi tek popujt pakicë në Mal të Zi. “ Ligji i cili ishte në përdorim ishte me të vërtetë i cunguar, një ligj shumë i rëndomtë prej tetë neneve, të cilit i ka skaduar përdorimi dhe situatat e papëlqyeshme që ky ligj gjeneroi, sidomos në përdorimin e simbolit shqiptar, sepse për simbolikat tjera nuk është ndërhy, ka ngjallë indinjatë tek popullata shqiptare, prandaj ligji si i tillë ishte në kundërshtim me kushtetutën e Malit të Zi”, tha ministri Zenka. Ky ligj, sipas z. Zenka u mbështet tek përvojat dhe shembujt pozitivë të Evropës perëndimore duke iu përshtatur rrethanave politike dhe demokratike të Malit të Zi. “ Hapi i parë ka qenë ndryshimi dhe


Bisedë

plotësimi i Ligjit për të drejtat e pakicave dhe hapi i dytë ka qenë një ligj i ri ,i cili tërësisht do të jetë me norma tjera për përdorimin e simboleve kombëtare jo vetëm për shqiptarët por për të gjitha pakicat që jetojnë në Malin e Zi. Kemi marrë të gjitha shembujt pozitivë nëpër Evropën Perëndimore dhe kemi bërë sublimimin e të gjithë atyre shembujve dhe ia kemi përshtatë rrethanave politike dhe demokratike në Mal të Zi”, tha Zenka Ndërkaq, miratimin e Ligjit për liritë fetare ministri Zenka e cilëson si të domosdoshme për të ardhmen e

Miratimin e Ligjit për liritë fetare ministri Zenka e cilëson si të domosdoshme për të ardhmen e Malit të Zi, kurse veprimet e Kishës Ortodokse Serbe dhe të zyrtarëve të Beogradit i sheh si ndërhyrje në pavarësinë e Malit të Zi. “ Ky është kundërshtim i hapur ndaj pavarësisë së Malit të Zi. Politika që përfaqësohet nga partitë serbe dhe politika zyrtare e Beogradit, sidomos retorika si ajo e kryetarit të shtetit, ministrit të Jashtëm dhe të tjerëve nga Qeveria e Serbisë janë duke ndërhyrë haptas në punët e brendshme të Malit të Zi.”, tha z. Zenka.

Malit të Zi, kurse veprimet e Kishës Ortodokse Serbe dhe të zyrtarëve të Beogradit i sheh si ndërhyrje në pa-

“ Hapi i parë ka qenë ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për të drejtat e pakicave dhe hapi i dytë ka qenë një ligj i ri ,i cili tërësisht do të jetë me norma tjera për përdorimin e simboleve kombëtare jo vetëm për shqiptarët por për të gjitha pakicat që jetojnë në Malin e Zi. Kemi marrë të gjitha shembujt pozitiv nëpër Evropën Perëndimore dhe kemi bërë sublimimin e të gjithë atyre shembujve dhe ia kemi përshtatë rrethanave politike dhe demokratike në Mal të Zi”, tha Zenka

varësinë e Malit të Zi. “ Ky është kundërshtim i hapur ndaj pavarësisë së Malit të Zi. Politika që përfaqësohet nga partitë serbe dhe politika zyrtare e Beogradit, sidomos retorika si ajo e kryetarit të shtetit, ministrit të Jashtëm dhe të tjerëve nga Qeveria e Serbisë haptas janë duke ndërhyrë në punët e brendshme të Malit të Zi.”, tha z. Zenka. Ministri Zenka vlerëson se Ligji mbi liritë fetare është mbështetur edhe nga Komisioni i Venecias dhe si i tillë është në harmoni me ligjet dhe standardet demokratike të BE-së. a.s.(VOA) e enjte, 23 janar 2020

Javore Koha

25


Kulturë

Mbi librin me poezi e skica letrare “Mos e prek” të autores Kaltrina Hoti

Libër unikal i reflekt gërshetues të prozë Adhuruesit shqiptarë të fjalës së shkruar letrare, kanë në duar edhe një libër të poetes e publicistes, por edhe të piktores së mirënjohur nga Hoti i Kujit të Komunës së Plavës, zonjës Kaltrina Hoti, e cila pas plotë 30 vjetësh (1988-2018) të kaluara në SHBA, i është kthyer vendlindjes së dashur dhe stërgjyshore, për të vazhduar jetën dhe punën në krijimtarinë letrare e artistike

Shaban Hasangjekaj Fjala është për librin me titull mjaft simbolik “Mos e prek”, për një libër të rrallë, ndoshta si të tillë, edhe të paktë në letërsinë tonë. Të paktë për nga përmbajtja, për nga cilësia, për nga veçoria, për nga tematika, por edhe nga forma. Një libër që jo vetëm nuk shkruhet, por një libër që flet edhe atëherë kur lexohet, një libër që lexohet edhe atëherë kur nuk flitet, sepse këto dy mendësi artistike janë gërshetuar aq bukur dhe kanë një kontinuitet të pashkëputur në të lexuar e në të folur, sa lexuesi, vlerësuesi e kritiku e lexojnë me ëndje, admirim dhe përkushtim. Përmbledhja me poezi dhe skica letrare “Mos e prek”, është vazhdimësia e librave të tjerë, më parë të botuar në gjuhën shqipe, dhe libri i parafundit, i botuar para vëllimit më të ri me poezi me titull “Vrapo pas diellit”, përurimi i të cilit është bërë në Shtëpinë e kulturës në fshatin Vuthaj të Komunës së Gucisë, më 31 korrik 2019, me rastin e promovimit të bibliotekës së saj. Librin “Mos e prek” të autores Kaltrina Hoti, e ka botuar SHKAL “Naim

26

Javore Koha

e enjte, 23 janar 2020

Frashëri”, në Prishtinë, redaktor i të cilit është Safet Hyseni, lektor Lan Qyqalla, recensentë: Fatmir Mingulli e Asllan Qyqalla, kopërtinën e formësoi Dibran Fylli. Është shtypur në Shtypshkronjën “Meshari” në Drenas, Prishtinë, në vitin 2017, dhe përbëhet prej 114 faqesh. Autorja Kaltrina Hoti, poezitë e përfshira në libër i ka ndarë, radhitur dhe sistemuar në tri cikle: 1. “Nesër është sot”, ku janë përfshirë 13 poezi, 2. “Nata palohet”, me 19 poezi, dhe 3. “Mos e prek”, me 22 poezi, i cili edhe fillon me poezinë “Mos e prek” në faqen 88 të librit, sipas të cilës e ka titulluar librin, e nga e cila po shkëpusim ca vargje: mali është nga gurët e bekuar/ unë jam mal/ që duket si gur/ por nëse më prek jam akull/ nuk të ftohi/ shpërthejë zjarr/ nuk të djegi/ por të ngri. Në dallim nga veprat e tjera, autorja në këtë libër ka arritur të krijojë stilin e vet të lirë, kur luan magjishëm me bukurinë e fjalës dhe fuqinë e saj, që është një kombinim i prozës dhe poezisë, që dëshmon për talentin e pakufishëm në pushtimin e hapësirave të shumta. Ajo me fjalën e bukur dhe mënyrën e saj se si e përcjellë, bën joshjen e lexuesit deri në thellësi të shpirtit, kthjellim dhe përvetësim të të mirave që ofron atdheu, për ndriçimin e identitetit dhe ushqimin që duhet të ketë në tryezën e madhe të dashurisë njerëzore.

Poezitë në këtë libër, edhe pse të ndara në cikle, komunikojnë bukur dhe pandashëm me njëra-tjetrën përmes dashurisë, fuqisë së fjalës, ngjyrës... ku ajo me kujdes i ruan, kështu që, kapërcimi nga një cikël në tjetrin as që hetohet. Poezitë rrjedhin si një ujëvarë, ku vetëm me një shikim shkuma e saj freskon edhe në largësi. E gjithë kjo valëzon nëpër tre ciklet ku sërish kemi atë lojën e fjalës me mendimin atdhe, dashuri, identitet, lojë me kërkim të lirisë së plotë. Në këtë vepër autorja Kaltrina Hoti, ka avancuar mendimin rreth atdheut si shtrat i jetës, i dashurisë, si sublime e shpirtit dhe identitet, si domosdoshmëri për të përjetësuar e plotësuar detyrimet ndaj së parës dhe për të jetuar të dytën. E para jeta, e dyta


Kulturë

timit ës dhe poezisë përjetësia. Për autoren e librit “Mos e prek”, zonjën Kaltrina Hoti, pa ngurrim dhe me plot gojë mund të thuhet shumë, por ma e mira është se po të fillosh ta lexosh, ajo të nënshtron dhe të bën të ndjekësh në çdo fjalë e varg, për të thithë më të mirën e njerëzores. Dihet se shkrimtari kur shkruan, ka një shkak, ai gjithsesi me lojën e fjalëve dhe arsyetimin e vargut, donë të emancipojë mendimin, shoqërinë, gjuhën, kombin. Për dallim nga librat tjerë, kësaj radhe, autorja Kaltrina Hoti, na befason me cilësinë e prozës së shkurtër – skicën letrare, shtjellimin e saj dhe ruajtjen e temës së dashurisë në 27 tituj, që japin dhe marrin nga njëra-tjetra, për t ‘na mrekulluar ideja atdhetare, kuvendi i fjalës, tryeza e fisnikërisë, dashuria si madhështi e tokës ku ka lindur, si dhe shkëlqimi i artit në brendësi. Në këto tregime të shkurtra filozofike shkrimtarja ka ndërtuar në thellësi të mendimit popullor, mendim i emancipuar në shekuj, për t’na bindur për vlerat e trashëguara nga lashtësia, të bartura me shumë kujdes në kuvende, që nga Teuta, e deri në ditët e sotme. Proza – skica letrare, e Kaltrina Hotit, në librin “Mos e prek”, vjen paprit-

mas para lexuesve, si një tablo me përmasa të mëdha në hapësirën e mendimit, por edhe në kuptimin tredimensional. Tabloja hapet (fillon) me prozën poetike “Porta etnike”, nga e cila shkëpusim sa vijon: “A thua, ‘ku është Porta jonë?’ Porta e ditës së sotme./ E ajo ku duhet të përshkohemi të marrim betimin pse s’u bë?!/ E di. Porta është në mendjen e trashëgimisë, ka ecur nëpërmes të gjurmëve, të yjeve, hënës dhe diellit./ Qielli i shpalosi portat e fjalës më të vjetër shqiptare”. Proza e Kaltrina Hotit e përfshirë në libër, është qiellore me imazhe të pikturuara, me fjalë të pakta, por me shumë mendim. Në prozat e saj ka shumë ide, kur të habitë stili lakonik, figura letrare ku mbretëron antiteza dhe larmia e aspekteve të jetës. Në prozën porta etnike, autorja me dinjitet shprehet: “Dikur ishim fëmijë të Ilirëve, e tani jemi copat e stuhisë së turbulluar”, ku automatikisht ajo kërkon ndërtimin e portës së re. Autorja Hoti, jo vetëm që kërkon Shqipërinë e re, por flet edhe për vështirësitë e jetës për çdo shqiptar mërgimtar. Libri “Mos e prek”, i autores Kaltrina Hoti, është përmbledhje me poezi, por edhe me prozë poetike, apo poezi prozaike, gërshetim e mishërim i të dy elementeve në frymën e muzës letrare. Gërshetim i suitës së Hotit, ashtu siç e derdhë ngjyrën në pëlhurën e pikturës, ashtu e përshkruan derdhjen e fjalëve në vargjet prozaike. Derdhë fjalët e bukura e të përzgjedhura shqipe, i lakon ato nëpër vargje, i thyen me mjeshtri, e ruan kompozicionin e nisjes, e begaton me larushinë leksikore, sikurse shiu kur bie si me shtamba. Në krijimtarinë e vet letrare të përfshirë në librin e saj të cituar, historinë e kthen tek zotërat Ilirë, e kthen me mjeshtri, e kthen qetë, por bindshëm, e kthen jo për t’u krekosur në mbyt-

jet egoiste e nacionale, por për mbamendje, për rikujtim të “zjarrit të guximit dhe avullit të fuqisë atdhetare”. Redaktori i librit, Safet Hyseni, në recensionin vlerësues të tij shprehet: “Duke lexuar librin më të ri të shkrimtares dhe piktores, Kaltrina Hoti, s’ke si të mos nxitohesh e të thuash, se arti dhe mendimi mund të bëhen bashkudhëtarë të denjë në një ide hyjnore, siç është atdhedashuria”. Ndërkaq, recensuesi i veprës, Fatmir Minguli, në recensionin e vet vlerësues thekson: “Të hysh në botën poetike, të poetes dhe piktores shqiptare, Kaltrina Hoti, do të thotë të hysh në shpirtrat e shumë shqiptarëve, jashtë e brenda trojeve shqiptare”. Kurse, kolegu i tij, prof. Asllan Qyqalla, pohon: “Autorja e librit, Kaltrina Hoti, është një artiste e madhe në pikturë, një letrare e madhe në pikturimin e poezisë, një poete e madhe në ngjyrimet poetike, një botë e madhe e fantazisë shpirtërore, intelektuale e patriotike”. Ndonëse poezia është art, që flet me ndjenjën dhe atë që mungon. Ajo lexohet për ta shijuar, por kur të jep frymë e shkëlqim në sy, dita rrjedh me buzëqeshje. Poezia është edhe fjalë e bukur e një ndjenje që ka humbur turpin. Ajo është metaforë e menduar në qetësinë e mendjes dhe dallgët e shpirtit. Andaj, vargu i poezive të poetes Kaltrina Hoti, të bën të ndihesh i lehtë dhe i lumtur. Përndryshe, edhe pse e afirmuar dhe e mirënjohur në opusin e krijimtarisë letrare dhe të artit pamor – pikturës, zonja Kaltrina Hoti, për aderuesit dhe dashamirët e fjalës së shkruar letrare dhe të artit figurativ deri në Takimet e XLII të Plavës dhe të Kolonisë së XVII figurative të mbajtura së bashku më 24-26 nëntor 2018, kur në Takimet letrare u prezantua me dy poezi, dhe në Koloninë figurative me ekspozitën e pavarur me 13 piktura, në territorin e komunave Plavë e Guci, pothuajse fare nuk ka qenë e njohur. Pjesëmarrja e saj në manifestimet e sivjetme, në Takimet e XLIII letrare me dy poezi dhe në Koloninë e XVIII me tri piktura, padyshim e bëri më të njohur dhe më të popullarizuar ndër bashkëvendësit e saj në Plavë e Guci, por edhe më gjerë. e enjte, 23 janar 2020

Javore Koha

27


kulturë

Gjuha shqipe ka nevojë për një fjalor të ri Eksperimentet gjuhësore vazhdojnë çdo ditë në të gjitha fushat. Fajtorët kryesorë janë ata që shesin. Po i quajmë kështu ata që reklamojnë. Sot jetojmë në një treg të lirë dhe suksesi arrihet duke shitur. Pra duhet të dish se si të shesësh modën, informacionin, muzikën dhe çfarëdolloj malli tjetër. Dihet mirë që e zakonshmja nuk tërheq vëmendje. Kështu për të pasur vëmendjen e publikut e folura e atyre që “shesin” duhet të ketë risi. Fjalë ndjellëse që tingëllojnë ndjellëse. Pasi artikulohen në televizion, në radio dhe internet, këto fjalë merren nga publiku dhe pastaj përdoren në jetën e përditshme. Kështu pa qenë nevoja, ne harrojmë fjalët shqip dhe marrim ato të një gjuhe tjetër. “Thuhet aksi Tiranë - Durrës. Nuk thuhet më boshti Tiranë – Durrës. Aks rrugor është fjalë e huaj. Fjala memorie nuk duhej të futet. Kemi fjalën kujtesë. Kjo fjalë do harrohet me kalimin e kohës”, tregon profesori Edmond Tupja . Studiuesit mendojnë se jo të gjitha fjalët e huaja që kanë hyrë në dekadat e fundit duhet eliminuar. Ka me qindra mijëra fjalë që në fakt janë të nevojshme dhe ato duhen përshtatur. Për këtë kërkohet një fjalor i ri. Fjalori i fundit që ka nxjerrë instituti i gjuhësisë dhe letërsinë është i vitit 2006. Ky fjalor nuk i përgjigjet sot nevojës që ka gjuha shqipe. Hartimi i një fjalori të ri është një nevojë urgjente. Fjalët që kemi huazuar nga gjuhët e reja duhen studiuar, duhen përshtatur me normat e shqipes dhe duhen hedhur në përdorim.

28

Javore Koha

e enjte, 23 janar 2020

Drejtori i institutit të gjuhësisë dhe letërsisë na jep një shifër të përafërt se sa janë fjalët që ka gjuha shqipe sot me pasurimin që ndodh vit pas viti. Pra nga 500 mijë fjalë, ne kemi të vendosura në fjalori ne vitit 2006 vetëm 48 mijë. Pjesa tjetër janë lënë në përdorim të lirë e të pastudiuar.

Goditja më e rëndë e gjuhës shqipe tek dokumentet zyrtare të institucioneve, shkruhen me gabime

Gjuha e saktë është thelbësore në fushën juridike. Një vendim i drejtë gjykate, por i shkruar gabim mund të kishte pasoja të rënda për palët kundërshtare. “Një qytetar nga Pogradeci vjen tek katedra e gjuhësisë dhe kërkon shp-


kulturë jegimin e një fjale, me atë fitoi gjyqin sepse gjykatësit e interpretonin gabim një lidhëz”, tregon Profesori Rami Memushaj. Në këtë dokument-rregullore të brendshme të miratuar nga gjykata administrative e Gjirokastrës gjysma e kokës së dokumentit është më shkronjën “ë” ndërsa gjysmat e fjalëve janë pa këtë shkronjë. Një dokument tjetër vjen nga Bashkia e Fierit. Është një vendim i prillit 2019 për ndarjen e territorit brenda qytetit. Në të gjitha rastet fjala “lagjja” shkruhet gabim, pasi mungon shkronja “J”. Skandali më i madh është që në fund të dokumentit, ku fjalët Kryetari i Këshillit të Bashkisë shkruhen me shkronjën “Ë”. Kjo shkronjë nuk ekziston në alfabetin shqiptar. Përveç kësaj, termi i saktë nuk është këshilli i bashkisë, por këshilli bashkiak. Tani kalojmë tek një vendim tjetër i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Vendimi është i vitit 2016. Në disa paragrafë të këtij dokumenti përdoret shkronja “ë” në disa të tjerë nuk përdoret. Fjala “gjyqësor”, herë

shkruhet “gjyqsor” dhe herë “gjyqësor”. Në fakt, variant i saktë është ai pa shkronjën “ë”. Më poshtë lexojmë fjalët “object gjykimi”. Siç e shikoni, fjala objekt është shkruar në anglisht dhe jo në shqip, pasi është shkruar me “c” dhe jo me “k”. Një paragraf më poshtë përdoren fjalët “në favor të fëmijës të mitur”. Në fakt duhet të ishte “në favor të fëmijës së mitur”. Në të njëjtin vendim, Gjykata e Tiranës e shkruan disa herë fjalën çështje me c dhe jo me “ç”. Gjithashtu pa shkronjën “ë”. Ajo lexohet “ceshtje”. Ndërkohë fjalën “çmon” e shkruan “cmon”. Më poshtë fjalën njëri-tjetrin e shkruan pa vizë në mes. Më pas lexojmë një fjali pa kuptim: “paditësja është shumë të lidhur me fëmijën”. Në fakt duhej thënë se “ajo është shume e lidhur me fëmijën”. Në të njëjtin paragraf mungon një lidhës. Aty shkruhet “e ka marrë forcë fëmijën”. Duhej të ishte: “e ka marrë me forcë fëmijën”. Pra këtu kemi një shembull se si një vendim gjykate shkruhet shkel e shko.

Në kohën e sistemit komunist, shteti ishte kujdesur që makinat e shkrimit që vinin nga jashtë, të prodhoheshin që në fabrikë të pajisura me shkronjën ç dhe shkronjën ë. Që zakonisht gjuhët e tjera nuk i kanë.

Qesharake, shkollat dhe tabelat orientuese të Bashkisë, të shkruara gabim

Të shkruarit gabim të gjuhës shqipe vihet re në Shqipëri gjithandej ashtu siç vihen re edhe fjalët e huaja. Sapo futesh në kufirin shqiptar, i takon të dyja këto fenomene. Së pari, në tabelën që thotë: “Mirësevini në Shqipëri”, fjalët janë shkruar së bashku. Sipas drejtshkrimit, ato duhen shkruar veç e veç. Kjo ndodh në të gjitha pikat doganore. Së dyti, gjuha shqipe nuk respektohet kur vulosen pasaportat e atyre që kalojnë doganën. Por nuk janë vetëm tabelat në pikat kufitare të shkruara gabim. Edhe në shkollat tona, atje ku është djepi i dijes, bëhen gabime trashanike. Tabelat “mirëseerdhët nxënës të dashur” shkruhet gabim. Fjalët bashkohen. Më absurd është emri i një shkolle 9 – vjeçare në Tiranë. Në ballë të godinës lexon: “shkolla Sabahudin Gabrani”. Ndërsa tek pllaka në hyrje të oborrit lexon: “Sabaudin Gabrani”. I mungon shkronja “h”. Gjithashtu shkolla 9 – vjeçare duhej të ishte shkruar me një vizë në mes. Ky gabim vihet re edhe në shkolla të tjera. Edhe në hapësirat publike të qyteteve tona, gjuha standarde shtrembërohet gjithandej. Bashkia e Tiranës tek rrethimet me xham që ka vendosur tek Pazari i Ri, këtë fjalë e ka shkruar të gjithën bashkë. Pra “pazari i ri” në një fjalë të vetme. Por jo vetëm tek xhamat. Ky emër vendi është shkruar në këtë mënyrë edhe tek tabelat zyrtare të Bashkisë. Por, nuk është ky i vetmi problem. Në hyrje të tregut të peshkut dhe mishit, bashkia ka vendosur fjalën “MARKATA”. Kjo fjalë nuk është shqip. Një gabim tjetër i bashkisë Tiranë vihet re tek tabelat e parkimit me pagesë në rrugët e qytetit. Aty lexohet “Parking me pagesë”. Gjysma e fjalisë anglisht dhe gjysma shqip. Sot qeveritarët mbrojtjen e gjuhës e kanë lënë në harresë të plotë. e enjte, 23 janar 2020

Javore Koha

29


Mozaik

Lëkundjet e tokës, shkaqet dhe pasojat (4)

Tërmetet shkatërru Hajrudin S. Muja

(vijon nga numri i kaluar) Thuhet se edhe qyteti i Shasit pak para ardhjes së osmanëve, u dëmtua rëndë nga një tërmet i fuqishëm (Draga:1994, f. 171). Është ai tërmeti që shkatërroi edhe qytetin e Ulqinit para konquistës osmane që kishte nevojë të madhe për një fortifikim të sërishëm (Zamputi:1990, dok. 170, f. 237). Sipas burimeve historike, në vitin 1608, dy vite para se Bici të shkruante relacionin, në: “qytetin e Tivarit e të Ulqinit, 50 vjetë pas një tërmeti që kishte shkatërruar çdo gjë në themel, pasoi edhe një tërmet tjetër edhe më i fuqishëm që kishte shembur gjithçka ishte ndërtuar 50 vitet e fundit”, kur u shkatërrua edhe Argjipeshkvia e Tivarit. Naçi thotë se Ulqini u rrafshua edhe një herë pas “pushtimit turk” (1571-1575) (Naçi:1964, f. 39). Të tjera relacione na e japin të shkatërruar qytetin e Krujës në vitin 1617. Më pas Budvën, Kotorrin dhe Herceg Novin (6 prill 1667) (Milošević:2008, f. 73, 76), kur tre të katërtat e vendit u shkatërruan plotësisht (Roberts:2007, f. 121). Millosheviqi në “Crnom Gorom” (Beograd 1972, f. 39, 76) flet për këtë tërmet që kishte rrënuar Buduan (Budvën), me 80 të vdekur e shumë shtëpi të shkatërruara. Popoviqi thotë se qytetin bregdetar të Bu¬d¬vës e ringritën osmanët më pas (Popović:2006). Kotorri u dëmtua më shumë, 3/5 e qytetit ishte shkatërruar tërësisht, pati 100 të vdekur, 100 të plagosur. I gjithë qyteti u zbraz. Më së shumti

30

Javore Koha

e enjte, 23 janar 2020

Më 15 prill 1979, një tërmet me magnitudë prej 7.0 të shkallës së Rihterit ose 9.5 të shkallës së Merkalit, u përcoll me rreth 400 tërmete të tjera të shkallës 3.5-4.0 të shkallës Rihter dhe përfshiu kryesisht Tivarin dhe Ulqinin nga një epiqendër rreth 15 km nga bregdeti i Mali të Zi, ndërmjet Ulqinit dhe Tivarit. Shkaktoi 101 viktima nga Mali i Zi dhe 35 nga Shqipëria, përveç dëmeve të mëdha materiale

e pësoi ana perëndimore dhe veriore e qytetit, vetë dera hyrëse e qytetit dhe 3/5 e qytetit u shkatërruan plotësisht dhe 1/5 u dëmtuan rëndë. Shumë kisha u dëmtuan rëndë (Milošević:2008, f. 73). Më së shumti u dëmtua Raguza (Dubrovniku). Udhëpërshkruesi Jacob Spon, i cili në vitet 1675-1676, duke udhëtuar për në Durrës, thotë se u nis nga Raguza (Dubrovniku), që po përpiqej ta merrte veten nga shkatërrimi i një tërmeti të tmerrshëm (Spon:1724, vëll. 1, f. 69-71). Ky tërmet kishte ngjarë më 6 prill të vitit 1667 dhe tani po bëhej rindërtimi me ndihmën e Selisë së Shenjtë, që i dha qytetit një pamje mjaft baroke (Cabanes:2001, f. 322). Poqueville thotë se ka qenë viti 1688 kur u përmbys nga tërmeti Akrokerauni, qytetet e Ulqinit, Tivarit e Kotorrit u shkatërruan pjesërisht, ndërsa Raguza u shndërrua në shkrumb e hi nga uji, zjarri e lëkundjet e tokës, 5 000 njerëz u groposën në gërmadha, katër herë deti u tërhoq nga bregu duke e lënë shtratin e tharë dhe u rikthye duke buçitur (Feveyriak:2004, f. 343). Pikërisht për këtë flet Zmajeviqi, kur thotë se ishin shkatërruar shumë kisha, si ajo e Tugjemilit, Zubçit, kapela e vogël e Tivarit, kisha e Rotecit dhe kisha e Shën Veneradës (Nika:2001). Përmenden pastaj tërmete të rënda ose të lehta brenda kësaj zone, më 1812, 1813, 1822, 1827, 1842, 1850, 1860, 1873, 1878. Më të fuqishmet ishin më 11 shkurt 1838 dhe në vitin 1844 (Bar

- Grad pod Rumijom, f.75). Në vitin 1851, nën efektin e dridhjes së tokës ka ndodhur një “tsunami” i vogël, ku


Mozaik

uese në rajon vala e detit u ngrit deri në 5 metra duke shkaktuar edhe dëme materiale në zonën e bregdetit të Vlorës. Për tërmetin e rëndë prej 9 ballësh, në qershor të vitit 1905, me epiqendër në Tarabosh, bilanci ka qenë tragjik: vetëm në Shkodër plot 200 viktima, 500 të plagosur, 1500 shtëpi të shkatërruara si dhe mijëra të tjera të dëmtuara rëndë, duke nxjerrë në qiell të hapur mijëra familje. Vetëm në fshatin Kravar të Anës së Malit 10 të vdekur (Ismaili:2012, f. 69). Në vitin 1918, anglezja Will Gordon ka botuar një libër (A Woman in the Balkans), ku duke përshkruar Shkodrën thotë se qëndronte mbi një

kodër të lartë me mure të larta e të trasha prej nga dukej jo vetëm fusha e Shkodrës, por edhe Liqeni përballë të cilit ishte Mali i Zi. Përfundi ishin fshatra të gjallëruara me turq (myslimanë). Vetëm pak vite më parë qenë rrënuar nga një tërmet, më shumë se 400 veta ishin fundosur në themelet e atyre rrënojave (Gordon:1918). Hylli i Dritës më pas shkruante: “Tërmeti i mnershëm i Shkodrës në vitin 1905, nisi më 1 qershor tuj ra atë ditë 40 herë e që vijoj deri më 1 shtatuer të asaj vjete tuj përfitua gjithsejt 312 tërmete” (Hylli i Dritës, #3/1933, shën. 1, f. 132). Bejtexhiu anonim shkruante: “Njikshtu asht dita

Kjametit, Hoxhë e prift nuk flasin dot, Tash të bindna prej vet-vedit, e ta njofim t’Madhin Zot” (Bushati: 1999, f. 383-384). Në Tepelenë, më 20 nëntor 1920, një tërmet 8 ballësh shkaktoi 36 viktima dhe 102 të plagosur, shkatërroi 2 500 shtëpi dhe la pa strehë 15 000 vetë. Më 24 gusht 1924, një tërmet me epiqendër në qytetin e Peshkopisë me 44 të vdekur, 119 të plagosur dhe afro 80 për qind të shtëpive të shkatërruara. Gjashtë vite më pas, në Vlorë dhe Tepelenë u regjistrua një tjetër tërmet, që shkaktoi 30 të vdekur dhe 100 të plagosur. Për herë të tretë Shkupi është shkatërruar më 26 korrik 1963, ku pati 100 viktima dhe 3 000 të lënduar. Më 6 prill 1667, Mali i Zi përjetoi tërmetin më të tmerrshëm në historinë e tij, u shembën shumë kisha e ndërtesa civile, 3/4 e vendit u shkatërrua plotësisht, pati vdekje të shumta në Kotorr, Budvë, Herceg - Novi, Perast dhe fshatra përreth Gjirit të Kotorrit (Roberts:2007, f. 121). Këto ishin vitet e komunizmit kur ngjau edhe tërmeti i 30 nëntorit 1967 në Dibër e Librazhd, me 177 fshatra të shkatërruara, 12 të vdekur dhe 177 të lënduar. Karakteristikë e këtij tërmeti ishte thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra si dhe zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra. Një vit më pas, pikërisht më 30 nëntor të vitit 1968, një tërmet ka shkatërruar Dibrën, ndërsa një tjetër prej 7 ballësh, më 3 nëntor 1968, me qendër në Krajë, që shkaktoi dëme të mëdha edhe në Tivar dhe Ulqin. 122 fshatra me 60 000 banorë pas më shumë se katër muajsh ende nuk ishin qetësuar (Flaka e Vëllazërimit”, 23 kallnor 1969). Më 15 prill 1979, një tërmet me magnitudë prej 7.0 të shkallës së Rihterit ose 9.5 të shkallës së Merkalit, u përcoll me rreth 400 tërmete të tjera të shkallës 3.5-4.0 të shkallës Rihter dhe përfshiu kryesisht Tivarin dhe Ulqinin nga një epiqendër rreth 15 km nga bregdeti i Mali të Zi, ndërmjet Ulqinit dhe Tivarit. Shkaktoi 101 viktima nga Mali i Zi dhe 35 nga Shqipëria, përveç dëmeve të mëdha materiale (Koha, #2/1979, f. 146]. (vijon) e enjte, 23 janar 2020

Javore Koha

31


Mozaik

Komuna e Tuzit hap faqen online për grumbullim donacionesh

Kontribut për zhvillimin e Malësisë

Tuz – Komuna e Tuzit ka bërë instalimin e një programi të cilin ata e kanë quajtur të veçantë https:// tuzi.org.me/donate/ që mundëson online grumbullimin e fondeve të cilat do të dedikohen enkas për të ndihmuar zhvillimin e projekteve infrastrukturore në trevën e Malësisë, është njoftuar nga kjo komunë. Siç theksohet, ideja për këtë iniciativë ka lindur nga disa bashkatdhetarë, teksa zyrtarë të Komunës së Tuzit qëndruan për vizitë në SHBA gjatë vitit të kaluar. “Duhet potencuar se të gjitha mjetet e grumbulluara do të jenë publike

32

Javore Koha

e enjte, 23 janar 2020

dhe çdokush do të këtë rastin të shohë të gjithë ata që kontribuojnë. Po ashtu transparenca do të jetë maksimale dhe e mirëkoordinuar për investimin e tyre në zona të caktuara në Malësi. Këtu mund të ndihmojë secili që ka mundësi, e jo vetëm diaspora shqiptare në mërgim”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Tuzit, Z. Nikë Gjeloshaj në një kumtesë për opinion. Ai më tutje ka bërë të ditur se qëllimi parësor i kësaj nisme është që çdo muaj të ndahet nga një shumë e caktuar mjetesh nga të ardhurat, sado qofshin ato, duke filluar nga

individë, OJQ, biznese etj. “Unë si kryetar i komunës fillimisht për vitin 2020, nga rroga ime mujore, do t’i ndajë 10% , apo nga 110 € në muaj për fondin në fjalë. Andaj, ndani edhe ju për Malësinë, nga të ardhurat tuaja mujore një shumë të caktuar, qoftë 1%, 5%, apo 20%... sipas mundësive që keni. Vetëm kështu, të bashkuar në ide dhe qendrime do ta ngrisim vendin tonë aty ku e Meriton”, theksoi Gjeloshaj. Kjo është hera e parë që në Komunën e Tuzit aplikohet një praktikë e tillë. t. u.


Mozaik

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”- Nju Jork ndihmoi 25 studentë dhe 45 familje me nevoja të veçanta

Kontribut i çmuar për arsimimin e brezit të ri në Malësi Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”- Nju Jork për afro tridhjetë vite ka qenë adresë për çdo nevojë dhe kërkesë që ka pasur Malësia në shumë sfera. Nga koha e themelimit kjo shoqatë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm monetar edhe për mbështetjen e studentëve të Malësisë, mision të cilin e vazhdon edhe sot Tuz – Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” me seli në Nju Jork ka ndihmuar edhe këtë vit studentët malësorë të cilët ndjekin studimet nëpër universitete të ndryshme në vend dhe në ato të rajonit si dhe disa familje me nevoja të veçanta që ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike. Në ceremoninë e ndarjes së bursave, e cila u zhvillua në sallën e kuvendit të Komunës së Tuzit, shoqata në fjalë i

kishte përfaqësuesit e tyre nga Malësia të cilët bënë ndarjen e bursave për njëzetepesë studentët përfitues të burës së sivjetme dhe për dyzetepesë familje me nevoja të veçanta. Studentët malësorë këtë vit u bursuan me nga 800 dollarë amerikanë, kurse familjet me nevoja të veçanta me nga 500 dollarë amerikanë. Njëri ndër përfaqësuesit e Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe” – Nju Jork, që bëri ndarjen e të hollave, Z.

Anton Lulgjuraj, në një prononcim për gazetën “Koha Javore” u shpreh se ky akt human që kjo shoqatë po tregon dekada me radhë, tregon dhe dëshmon dashurinë që ata kanë ndaj Malësisë dhe ndaj të ardhmes së saj. “Të gjitha të hollat që janë siguruar vite me radhë, janë dhënë me synim që studentët nëpërmjet ndjekjes së studimeve të edukohen dhe të pajisen me dije e njohuri për të kontribuar në avancimin e të drejtave tona si etnitet i veçantë brenda shtetit të Malit të Zi. Falënderoj edhe kryetarin e kësaj shoqate Z. Nikollë Junçaj i cili po bën një punë të mrekullueshme me shoqatën që drejton, duke tentuar që të afrojë shumë shqiptarë nga Malësia që jetojnë në SHBA që edhe ata të kontribuojnë për Malësinë tonë të përbashkët”, theksoi Lulgjuraj. Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”- Nju Jork për afro tridhjetë vite ka qenë adresë për çdo nevojë dhe kërkesë që ka pasur Malësia në shumë sfera. Që nga koha e themelimit kjo shoqatë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm monetarë edhe për mbështetjen e studentëve të Malësisë, mision të cilin e vazhdon edhe sot. t. u. e enjte, 23 janar 2020

Javore Koha

33


marketing

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

LABORER

• BASIC FUNCTION OF THE POSITION

The incumbent serves as a Laborer performing manual labor at the Embassy as required.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of elementary school is required. 2. EXPERIENCE: One year of work experience in driving is required. 3. LANGUAGE: Level 1 (basic) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This may be tested). Level 3 (good working knowledge) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 4. KNOWLEDGE: Must have knowledge of warehousing, knowledge of basic carpentry, and safety in the warehouse. 5. SKILLS AND ABILITIES: Driving license classification B and C for vehicles and trucks is required. Must be able to lift 30 kg. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: January 30, 2020 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Laborer) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following web site https://me.usembassy.gov/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

34

Javore Koha

e enjte, 23 janar 2020


sport

Përfundoi Turneu në futboll të vogël “Ulqini Open 2020”

Kraja në fron Kraja ka fituar në finale ekipin e Anës së Malit, me rezultatin 4:3. Vendin e tretë e ka zënë ekipi “Continental”, i cili në ndeshjen për vendin e tretë ka fituar ndaj “Ulqini”-t. Lojtari më i mirë i turneut është shpallur 19-vjeçari Drilon Maxharraj nga ekipi i Krajës, përndryshe reprezentues i Kosovës, portieri më i mirë Arben Meqikukiq nga ekipi Ana e Malit, kurse golshënuesi më i mirë Fatmir Mollabeqiri nga ekipi i Ulqinit Ulqin – Pas tri vitesh dominim të ekipit Ana e Malit, Kraja ka arritur të ngjitet në fron në Turneun e përvitshëm në futboll të vogël “Ulqini Open”. Ajo ka fituar në finale pikërisht ekipin e Anës së Malit, me rezultatin 4:3, të dielen mbrëma, në sallën sportive të Shkollës Fillore “Marshall Tito”. Vendi i dytë i ka takuar Anës së Malit, kurse vendi i tretë ekipit “Continental”, i cili

në ndeshjen për vendin e tretë ka fituar ndaj “Ulqini”-t. Lojtari më i mirë i turneut është zgjedhur 19-vjeçari Drilon Maxharraj nga ekipi i Krajës, përndryshe reprezentues i Kosovës, portieri më i mirë Arben Meqikukiq nga ekipi Ana e Malit, kurse golshënuesi më i mirë Fatmir Mollabeqiri nga ekipi i Ulqinit. Në ndeshjen miqësore që u zhvil-

lua midis ndeshjeve për vendin e tretë dhe vendin e parë, veteranët e Vllaznisë së Shkodrës fituan ndaj vetarënëve të Ulqinit. Turneu në futboll të vogël në Ulqin, i cili sipas traditës mbahet në periudhën në fund të vitit paraprak dhe fillim të vitit të ri, tubon lojtarët më të mirë të këtij sporti dhe vlerësohet si një ndër më cilësorët në rajon. i. k.

e enjte, 23 janar 2020

Javore Koha

35


e a avorh KJo Podgori cë e enjte, 23 janar 2020

Viti XlX Numër 896 Çmimi 0,50

Ruajtja e identiteti përmes shkollimi në gjuhën amtar

ISSN 1800-5696

Argjipeshk vi i serbizuar – Dr. Nikolla Dobreçiqi

Çapriqi i la një emër shumë të madh vendit të tij


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.