Koha Javore Podgoricë e enjte, 30 janar 2020 Viti XlX Numër 897 Çmimi 0,50
Mali i Zi dhe retorika klero-fashiste serbe ISSN 1800-5696
Ngjarje e rëndësishme historike që nxiti luftërat për pavarësi
Nimanbegu: Ligji për liritë fetare nuk do të shkaktojë konflikte ndëretnike
Përmbajtje
10
12 Liderët karizmatikë në shoqërinë bashkëkohore
Robotizimi i njeriut “modern”
14
22 Veprimtaria aktuale dhe prioritetet për vitin 2020
Meritokracia si “ëndrra amerikane”
Koha Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore Koha
e enjte, 30 janar 2020
Përmbajtje
24
26 Deti, lundrimi, anijet
Faktor natyror për mjekim
32
34 Shtoji dikur dhe sot
Njeri fisnik me autoritet të jashtëzakonshëm në Malësi KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
Koha Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 30 janar 2020 Viti XlX Numër 897 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Në udhëkryq
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka r e Mali i Zi dhe retorika mungu ë e klero-fashiste serbe ir dësh nhjëet ma o trit Teaje
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Ngjarje e rëndësishme historike që nxiti luftërat për pavarësi
Nimanbegu: Ligji për liritë fetare nuk do të shkaktojë konflikte ndëretnike
për pavarësi që nxiti luftërat sishme historike Ngjarje e rëndë-
ndëretnike shkaktojë konflikte liritë fetare nuk do të Nimanbegu: Ligji për
ISSN 1800-5696
uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
klero-fashiste serbe Mali i Zi dhe retorika
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 743
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
e enjte, 30 janar 2020
Javore Koha
3
Ngjarje Javore
Sekretariati për Bujqësi dhe Zhvillim Rural i Komunës së Tuzit zhvilloi ligjëratë këshillimore mbi krasitjen e pemëve
Ekspertët: Fermerët të përvetësojnë njohuri të reja Tuz – Sekretariati për Bujqësi dhe Zhvillim Rural i Komunës së Tuzit ka mbajtur një ligjëratë këshillimore mbi krasitjen e pemëve, duke qenë se tani është edhe faza e krasitjes së tyre, veprimtari me të cilën merren një numër i madh i banorëve të Malësisë. Mbi këtë tematikë kanë ligjëruar ekspertë të fushës përkatëse nga Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural në Mal të Zi, të cilët dhanë këshilla për një numër të vogël të të pranishmëve në lidhje me krasitjen e shëndetshme të pemëve të ndryshme të cilat kultivohen edhe në Malësi. Znj. Ismeta Gjoka nga Sekretariati për Bujqësi dhe Zhvillim Rural i Komunës së Tuzit tregon se edhe pse në trevën tonë pemëtaria nuk është
4
Javore Koha
e enjte, 30 janar 2020
e zhvilluar në masën e duhur, aktivitete të tilla janë të dobishme për të gjithë ata të cilët merren me kultivimin e pemëve të ndryshme që ata të mësojnë më shumë mbi këtë zanat, mbi teknologjitë e reja dhe mbi mjetet bashkëkohore të punës në këtë lëmi. Nga ana tjetër, nga Ministria e Bujqësisë, duke përshëndetur ata pak të interesuar që ishin të pranishëm u shprehen se qëllimi i kësaj ligjërate e cila ishe e para e këtij lloji në Komunën e Tuzit është që fermerëve t’u shpalosin njohuri të reja teorike në këtë fushë, por edhe t’i njoftojnë mbi teknologjinë gjithnjë në avancim që praktikohet sot në krasitjen e pemëve. Nga ky dikaster kanë thënë se shkëmbimet e përvojave dhe
shpalosja e njohurive të reja janë të rëndësishme në secilën veprimtari dhe jo vetëm në atë të pemëtarisë, duke thënë se “çdo fermer i cili dëshiron që nga veprimtaria e tij të nxjerrë sa më shumë profit, që prodhimtaria e tij të ketë rezultate më të mira në treg i nevojitet dhe e ka të domosdoshme që të përvetësojë njohuri të reja”. Nga kjo ministri iu kanë bërë thirrje të gjithë atyre që merren me këtë veprimtari, që të ndjekin herë pas here ligjërata këshillimore për të qenë në hap me kërkesat e kohës gjatë punës në këtë fushë të cilën ata e kanë quajtur si specifike. Agrobuxheti për vitin 2020 në Mal të Zi është miratuar në shumën prej 61 t. u. milionë eurosh.
Ngjarje Javore
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në vizitë zyrtare Komunës së Plavës
Temë trajtimi rruga Plavë-Deçan Plavë – Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë, qëndroi të enjten në vizitë njëditëshe zyrtare në Komunën e Plavës. Atë në zyrën e vet, me stafin drejtues e priti dhe i dëshiroi mirëseardhje kryetari i komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq. Temë trajtimi dhe diskutimi i kryetarëve të dy komunave fqinje dhe mike ka qenë analiza dhe shqyrtimi i detajeve të projektit të aksit rrugor ndërshtetëror Plavë – Deçan, ndër-
timi i të cilit është në kompetencë të organeve relevante të komunave në fjalë, në bashkëpunim dhe koordinim me ministritë gjegjëse të komunikacionit në qeveritë e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës. Në takim kanë marrë pjesë edhe ekipet profesioniste të projektimit, të cilat janë duke punuar në hartimin dhe koncipimin e dokumentacionit projektues në të dy anët e kufirit, që e patën edhe fjalën kryesore në debatimin rreth harmonizimit të pajti-
mit me detajet dhe pikat e kontaktit të këtij projekti, vërtet me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për zhvillimin gjithëpërfshirës të mëtejmë jetësor e infrastrukturor të trevave të komunave Plavë, Guci e Deçan, por jo vetëm të tyre. Palët në takim kanë deklaruar se punët në realizimin e këtij projekti do të zhvillohen sipas planeve të konceptuara gjatë këtij viti, në të dyja anët e kufirit të Plavës dhe Deçanit. Sh. Hasangjekaj
e enjte, 30 janar 2020
Javore Koha
5
Vështrim & Opinion
Diskursi politik
Mali i Zi dhe ret klero-fashiste s Nail Draga
Ngjarjet e datës 26 dhjetor të vitit të kaluar në Parlamentin e Malit të Zi na rikujtuan tentimin e grush-tshtetit nga tetori i vitit 2016, por duke marrë përmasa të tjera, kësaj here në aspektin klerikal si asnjëherë deri më tash. Tensioni i krijuar në sallën e parlamentit ndikoj që nga aty me anë të policisë të largohen deputetët e opozitës serbe, ku shumica parlamentare miratoj Ligjin mbi liritë fetare. Dhe ishte pikërisht ky ligj që krioi tensione në mes raporteve serbo-malazeze, në Mal të Zi por edhe në mes Podgoricës dhe Beogradit si asnjë herë më parë, nga koha e shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006. Në Beograd jo vetëm që u përkrahën serbët në Mal të Zi, por u protestua në rrugë duke djegur flamurin malazez para ambasadës së Malit të Zi në Beograd. Me veprimin e tillë vandal del se politika serbomadhe nuk ka marrë mësim nga e kaluara, duke mos mundur të pranojnë identitetin malazez dhe shtetësinë e këtij vendi, nga del se një politikë e tillë vazhdon të jetë faktor destabilizues në këtë rajon si në të kaluarën e deri në ditët tona.
Ligji sipas standardeve europiane
Ndonëse një ligj i tillë është përgatitur nga viti 2014, ai ka kaluar procedurën e rregullt, madje ka kaluar
6
Javore Koha
e enjte, 30 janar 2020
edhe Komisionin e Venecias, duke qenë në harmoni me standardet e BE-së, por subjektet politike serbe në Parlament ishin kategorikë për ta penguar atë me të gjitha mjetet. Ky ligj ka nxitur protesta të dhunshme, zemërim dhe kërcënime të komunitetit serb dhe të KOS-it në Mal të Zi. Duke marrë parasysh se me këtë ligj do të rregullohen raportet e bashkësive fetare me shtetin, që do të thotë se ata duhet të regjistrohen si subjekt juridik, siç janë Bashkësia Islame dhe Kisha Katolike, diçka e tillë refuzohet nga KOS-i. Nuk ka dilemë se një veprim i tillë është dëshmi e mjaftueshme se kisha serbe nuk pranon shtetin e Malit të Zi e më të edhe pavarësinë ligjore, sikurse veprojnë subjektet e tjera fetare në Mal të Zi, por atë e trajton si provincë serbe. Dhe një qëndrim i tillë nuk është befasi, sepse ata kanë qenë të privilegjuar deri më tash, pothuaj si shteti në shtet, sepse nuk kanë dhënë llogari për pronat dhe përfitimet financiare, që është shkaku kryesor i kontestimit të ligjit nga ana e tyre, e jo përdorimi i manastireve dhe objekteve fetare ortodokse, që sipas tyre janë serbe.
Koordinimi nga Beogradi
Nuk është fshehtësi se në Beograd subjektet politike serbe në Mal të Zi, marrin këshilla për veprimin e tyre politik, ndërsa tash janë në një mendje me përfaqësuesit e KOS-it. Organizimi i shëtitjeve të qytetarëve mbështetës të KOS-it, në disa qytete të Malit të Zi, edhe pjesëmarrja masive e qytetarëve ortodoksë, dëshmon së nuk kemi të bëjmë me shëtitje spontane, por me një organizim të planifikuar. Ndërsa vazhdimi i tyre dy herë në javë (të enjten e të dielen),
nën organizimin e KOS-it, paraqet presion ndaj pushtetit të Malit të Zi për të tërhequr ligjin e miratuar, dëshmon së kemi të bëjmë me një strategji perfide për të destabilizuar Malin e Zi.
Ngjarje që të përkujtojnë vitin 1918
Në opinionin promalazez ngjarjet e tilla rikujtojnë vitin 1918, kur Malit të Zi iu eliminua pavarësia, duke humbur shtetësinë, e me këtë edhe identitetin kombëtar si dhe kishën autoqefale malazeze, nën dirigjimin e pushtetit serb të asaj kohe. Pikërisht duke marrë parasysh faktet e tilla historike, në Mal të Zi vazhdon të ekzistojë një opinion i ndarë në dy pjesë në mënyrë identike si në ditën e referendumit për pavarësi të Malit të Zi mbajtur më 21 maj 2006. Janë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
torika “ serbe
Ngjarjet që ndodhën me rastin e miratimit të Ligjit mbi lirinë fetare në Parlamentin e Malit të Zi dhe më pas, duke organizuar shëtitje të qytetarëve nga Kisha Ortodokse Serbe në shumë qytete si dhe deklaratat publike nga përfaqësues të kishës dhe politikës serbe, na rikthyen në vitet 90-ta të shekullit të kaluar kur filloi fundi i ish- Jugosllavisë me retorikën klero-fashiste të politikës serbomadhe!
Shqiptarët dhe Kisha Ortodokse Serbe
pikërisht forcat politike serbe të cilat i qëndrojnë besnik projektit politik të Serbisë së Madhe, ku mbështetje kanë edhe ata të KOS-it, e cila këtu është filiale e politikës serbomadhe, nga shekulli i kaluar e deri në ditët tona. Më një konstatim të tillë në një intervistë është deklaruar edhe presidenti i vendit M.Gjukanoviq, duke cekur se “kisha ortodokse serbe ruan infrastrukturën e Serbisë së Madhe”, me një fjalë punon për interesat e Serbisë. Ndonëse një konstatim i tillë vjen pas tridhjetë vitesh, jep për të kuptuar se edhe pushteti aktual në Mal të Zi përfundimisht e ka kuptuar se politika klero-fashiste serbe paraqet rrezik potencial për identitetin dhe pavarësinë e Malit të Zi.
Në lidhje me këtë çështje, shqiptarët në Mal të Zi janë të parët të cilët janë ballafaquar me aspiratat uzurpuese e asimiluese të KOS-it, por në atë kohë pushteti dhe qeveria malazeze ka heshtur, sepse ishte në mbështetje të politikës serbomadhe. Kujtojmë me këtë rast marshimin e grupit të armatosur të KOS-it me në krye mitropolitin A.Radoviqin për liturgji te Manastiri në Krajë më 4 qershor 1991, duke provokuar e kërcënuar shqiptarët me armë në Ostros-Krajë, por edhe banorët e vendbanimeve të tjera në Anë të Malit gjatë kthimit më pas në Tivar. Po ashtu duhet cekur se KOS-i ka pasur duart e lira në ndërtimin e objekteve kishtare në ujdhesat e liqenit të Shkodrës, duke shkatërruar mjedisin dhe trashëgiminë kulturore, në prona të cilat janë të popullsisë vendase-kranjane. Në këtë aspekt ngjarje të veçantë paraqet vendosja e objektit metalik, të quajtur si kishë në majën e malit të Rumisë më 18 qershor 2005, me mbështetjen e pushtetit malazez të kohës. Ndonëse ndaj një veprimi të tillë provokues kanë reaguar pushteti qendror, duke e vlerësuar vendosjen e teneqes “kishë” si të paligjshme dhe si e tillë duhet të hiqet nga aty, por deri më tash nuk është vepruar konkretisht në këtë drejtim. Ndërsa provokim i veçantë paraqet tentimi i ndërtimit të kishës ortodokse serbe në fshatin Martinaj të Gucisë, në një mjedis ekskluzivisht shqiptar(26.5.2013), ku kemi pasur reagim nga shqiptarët e këtij vendbanimi, të cilët nga pushteti janë dënuar me burgim dhe me gjoba. Çështja e tillë ka mbetur ende në tentativë, ku
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
pushtetarët vendorë kanë reaguar, duke penguar punimet në këtë drejtim. Në kuadër të interesimit të tyre klerikal dhe politik, qyteti i lashtë i Shasit mbetet në qendër të interesimit të vazhdueshëm të KOS-it duke e vizituar në raste të festave fetare. Kujtojmë së fundmi protestën e mbajtur në Shas më 8 korrik 2018 nga qytetarët e Anës së Malit dhe ndalimin e organizimit të liturgjisë në kishat e Shasit. Ndonëse pjesëtarët e KOS-it ishin së bashku me mitropolitin A.Radoviqin, prania e forcave policore pengoj konfrontimin me popullatën vendore. Megjithatë, mbajtja e liturgjisë u realizua në afërsi të Kishës së Shën Gjonit e jo brenda saj, si rezultat i protestës së popullatës vendore që pati jehonë në opinionin e gjerë.
Bojkotimi i zgjedhjeve si presion
Janë pikërisht ngjarjet e fundit në Mal të Zi, ku qytetarët patën mundësi të kuptojnë në mënyrë transparente politikën klero-fashiste serbe dhe qëllimet e tyre kundër të gjithë të tjerëve që nuk janë mbështetës të politikës serbomadhe, të veshur me kostumin klerikal. Është ky një presion psikik edhe ndaj bashkësive të tjera fetare e sidomos ndaj pjesëtarëve të popujve pakicë, duke harruar se kemi të bëjmë me shtet të qytetarëve e jo me shtet teokratik. Madje duke marrë si shkas miratimin e këtij ligji si dhe shëtitjet e qytetarëve ortodoks serbë, partitë politike serbe kanë deklaruar se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të bojkotohen nëse një ligj i tillë nuk do të tërhiqet nga kuvendi. Nuk ka dilemë se deklaratat e tilla janë presion kundër pushtetit dhe demokracisë parlamentare. e enjte, 30 janar 2020
Javore Koha
7
Vështrim & Opinion
Project Syndicate
Bashkimi Evropian përballet me pesë sfida globale Sigmar Gabriel
Për këtë qëllim, pesë çështje duken thelbësore. E para është marrëdhënia e Gjermanisë me SHBA-në, e cila tani është nën një stres të madh. Problemi është dështimi i Gjermanisë për të rritur shpenzimet vjetore të mbrojtjes në dy për qind të GDP-së, siç u dakordua në samitin e NATO-s 2014 në Uells. Për arsye të qarta historike, Gjermania ka hezituar të bëhet fuqia ushtarake de facto e Evropës. Nëse do të përmbushë angazhimin e saj për të rritur këto shpenzime, ajo do të ndante 80 miliardë euro (89 miliardë dollarë) në vit për Bundeswehr, që është 46 miliardë euro më shumë sesa shpenzon Franca. Megjithatë, për të përmbushur pjesën e saj brenda aleancës pa rritur frikën në Evropën Lindore, Gjermania mund të shpenzojë 1.5 për qind të GDP-së së saj për materiale dhe personel, ndërsa angazhohet për një shtesë prej 0.5 për qind për të financuar operacionet e NATO-s në Baltik dhe në Poloni. Kjo do të përforconte si aftësinë e shteteve anëtare lindore për të mbrojtur veten kundër agre-
8
Javore Koha
e enjte, 30 janar 2020
Bashkimi Evropian, dhe në veçanti Gjermania, duhet të reagojnë përballë sfidës së re të paraqitur nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga lidershipi global. Por, duke pasur parasysh konkurrencën e re nga Kina, së bashku me aspiratat e rinovuara të Rusisë, vendet perëndimore duhet të gjejnë një mënyrë për të bashkëpunuar më ngusht sionit rus, si edhe do të demonstronte gatishmërinë e Gjermanisë për të marrë më shumë përgjegjësi. Çështja e dytë e madhe janë marrëdhëniet SHBA-BE. Sfidat e menjëhershme me të cilat përballen Amerika dhe Evropa kanë ndryshuar gjatë shtatë dekadave të fundit. Së fundmi, Rusia e ka zgjeruar sferën e saj të ndikimit në Krime, Ukrainën lindore, dhe Detin e Azorit, dhe Kina ka filluar të mbrojë dominimin e saj ekonomik dhe teknologjik në Euroazi. Në të njëjtën kohë, demokracitë perëndimore po përpiqen të përballen me përçarjet e shkaktuara nga globalizimi, emigracioni, teknologjia dhe ndryshimet klimatike. Mes përkeqësimit të sigurisë ekonomike dhe kohezionit social, lëvizjet populiste dhe nacionaliste kanë shfrytëzuar ankthet e votuesve duke premtuar se do të mbrojnë atdheun kundër elitave kozmopolitane dhe
institucioneve multilaterale që kanë mbështetur politikën dhe ekonominë që nga Lufta e Dytë Botërore. Pavarësisht retorikës populiste, globalizimi ekonomik në të vërtetë ka krijuar prosperitet dhe ka ulur varfërinë, si edhe ka hapur mundësi të reja zhvillimi në të gjithë botën. Por pa mbështetjen e Perëndimit, ky sistem nuk mund të mbahet. Ajo që na duhet tani për të hapur mundësi të reja për rendin botëror është një globalizim i shoqërisë civile, si edhe t’i kujtojmë njerëzve dhe komuniteteve se shteti është akoma i aftë të të veprojë në mënyrë efektive. Kjo fillon duke investuar më shumë në arsim, studim dhe infrastrukturë, ndërkohë që krijon një ekuilibër midis bashkëpunimit ndërkufitar dhe respektimit të idiosinkracive kulturore. Kjo na çon në çështjen e tretë: Rusia. Këtu, ndjekja e një politike të ekuilibruar nga ana e BE-së ka krijuar fërkime brenda aleancës trans-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
atlantike, siç ilustrohet nga tensionet për gazsjellësin “Nord Stream 2”, një projekt i përbashkët ruso-gjerman. Sipas mendimit të qeverisë gjermane, “Nord Stream 2” është krejtësisht një çështje ekonomike. Kompanitë gjermane, franceze dhe të tjera evropiane kanë investuar shumë në këtë projekt. Gjithsesi, do të ishte një gabim i rëndë politik të ndërhyhej në tregun privat evropian të gazit. Liberalizimi i tregut të gazit ka lejuar një zgjerim të jashtëzakonshëm të furnizimit me energji të Evropës. Në fund të fundit, kompanitë, duke ndjekur sinjalet e tregut, duhet të vendosin se nga kush e blejnë gazin e tyre. Por as evropianët nuk mund të shpërfillin kërcënimet ndaj pavarësisë politike të vendeve fqinje siç është Ukraina – të cilën “Nord Stream 2” e anashkalon. Në bilanc, një mënyrë më e mirë për të siguruar furnizimin me energji të Evropës do të ishte zgjerimi dhe integrimi i mëtejshëm i infrastrukturës së gazit natyror të Evropës, duke ndërtuar më shumë terminale për gaz natyror të lëngshëm. Në këtë mënyrë, asnjë vend – qoftë një shtet anëtar ose partner i ngushtë – nuk mund të mbahej peng si rezul-
tat i varësisë së tij nga energjia ruse. Çështja e katërt është Kina, e cila ka bërë të qartë se kërkon një rishikim të ekuilibrit ndërkombëtar të fuqisë. Nga ana e saj, administrata Trump me të drejtë e sfidoi Kinën në tregti. Nuk mund të ketë “tregti të ndershme” kur një vend që nuk luan me të njëjtat rregulla si të gjithë të tjerët organizon dy të pestat e ekonomisë globale. Kina ofron subvencione në industritë e saj, kufizon hyrjen në tregjet e saj dhe shkel në mënyrë rutinë të drejtat e pronësisë intelektuale. Për më tepër, modeli i kapitalizmit shtetëror autoritar të Kinës paraqet një sfidë të dyfishtë, sepse ai përfaqëson konkurrencë ekonomike dhe një model politik alternativ. BE-ja dhe Amerika duhet të hartojnë urgjentisht rregulla të qarta, të dakorduara reciprokisht, për t’u përballur me Kinën. Çështja e pestë e rëndësishme është roli i Evropës në botën më të gjerë. Nëse Evropa nuk hap sytë para realiteteve të rivalitetit të ri kinezo-amerikan, ajo mund ta gjejë veten në një pozicion gjeopolitik të parëndësishëm. Në fakt, tashmë ka shenja që tregojnë rënien e rëndë-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
sisë globale të Evropës. Luftërat dhe konfliktet përgjatë periferisë evropiane po vendosen gjithnjë e më shumë nga fuqi të tjera, me Evropën që nuk luan asnjë rol të dukshëm në zgjidhjen e tyre. Ngurrimi i Evropës për të treguar veten e saj ka një dimension politik. Për arsye të mira, BE-ja ka qëndruar prej kohësh nën ombrellën e sigurisë së SHBA-së, me Bashkimin Evropian që qëndron mënjanë. Por ai konceptim gjeopolitik i Evropës është një produkt amerikan, i bazuar në Planin Marshall. Siç e tha edhe sekretari i parë i përgjithshëm i NATO-s, Hastings Ismay, qëllimi i NATO-s ishte “të mbajë rusët jashtë, amerikanët brenda dhe gjermanët poshtë”. Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga vitet ’50. Sot, ne evropianët po fillojmë gradualisht të kuptojmë se duhet të përshtatemi me realitetet gjeopolitike të shekullit XXI. Epoka e Atlantikut po i hap rrugë epokës së Paqësorit. Evropianët nuk duhet të ushqejnë iluzione se gjërat do të përmirësohen vetë. Tani është koha të gjejmë kurajën dhe vullnetin për të marrë përsipër përgjegjësinë për interesat tona strategjike. e enjte, 30 janar 2020
Javore Koha
9
Vështrim & Opinion
Liderët karizmatikë shoqërinë bashkëk Qani Osmani
Karizma si art i magnetizmit personal është një term i rëndësishëm në sferën e sociologjisë, psikologjisë, dhe të shkencave konjitive, që ndërlidhet edhe me mbiemrin karizmatik, me shprehjet prijës karizmatik, lider karizmatik i biznesit, yll muzikor karizmatik në skenë, sportist karizmatik etj. Karizma i bën zotëruesit e saj të dashur nga të tjerët, të besohen dhe të kërkohen për të prirë. Njerëzit karizmatikë ndikojnë botën, qoftë nëse nisin projekt të ri, kompani të re ose perandori të re. Karizma, si tipar dallues në lidership, veçon aftësinë për të frymëzuar ndjekësit. Po t’i referohemi historisë do të vërejmë se falë karizmës personale shumë figura historik i përcillnin aq shumë emocion ndjekësve të tyre sa këta të fundit flijoheshin në emër të kauzës që gjithmonë lideri karizmatik e ndërton dhe përcjell në formën më depërtuese dhe emotive. Është pranuar se karizma përmbledh një talent të veçantë ndër njerëz të caktuar, që dallojnë nga turma falë një autenticiteti spikatës që i bën tërheqës në maksimum dhe falë kësaj ata kanë aftësinë maksimale të përcjellin besim dhe frymëzim tek kushdo që e rrethon. Për karizmën studimin e parë të mirëfilltë metodik e ka bërë sociologu gjerman Max Weber. Duke ju referuar konceptit grek “xarisma” , si një dhuratë apo favor që Zoti u fal disa njerëzve. Sipas Weberit, karizma duhet kuptuar si një cilësi e veçantë, dhuratë nga Zoti për njerëz të veçantë. Ai më tutje argumen-
10
Javore Koha
e enjte, 30 janar 2020
toi se karizma shoqërohet nga një cilësi mistike që në fakt i jep liderit fuqinë të mbledhë rreth vetes njerëzit. Sipas tij, “Karizma është tipar personaliteti dhe gjendet ndër individë të caktuar. Është një vlerë në personalitet që i jep individit një fuqi frymëzuese, superhumane dhe supernatyrore”. Karizma-shënjon aftësinë për t’i tërhequr, për t’i mahnitur dhe për të ndikuar te njerëzit përreth dhe më gjerë, përshkruan cilësi misterioze, veçori të jashtëzakonshme që besohet se janë të bashkëlindura dhe që një njeri e dallojnë nga të tjerët. Pra, karizma është forcë tërheqëse ose joshje speciale e një personi që ngjall besueshmëri të veçantë popullore ose entuziazëm për
një figurë publike. Karizmatikët kanë vetëbesim, optimizëm, gjuhë ekspresive, zë pasionant. Ata janë dëgjues të mirë dhe mbajnë kontaktin me sy në ndërveprimet ballë për ballë. Ata janë entuziastë dhe flasin bindshëm. Përveç mendimit se është e bashkëlindur, se atë ose e ke ose s’e ke dhe s’mund të mësohet apo të fitohet, ekziston edhe mendimi tjetër, se karizma arrihet dhe zhvillohet përmes praktikës së vetëdijshme. Madje ka të atillë që “ligjerojnë dhe ua mësojnë njerëzve karizmën”. Shumë figura karizmatike kanë punuar fort për të ndërtuar karizmën e vet, duke e forcuar atë hap pas hapi. Për shembull, Steve Jobs, CEO dhe Apple, në prezantimet
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
ë në kohore e para ka qenë shumë i turpërueshëm, i ngathët dhe i mërzitshëm, por me kalimin e kohës prezantimet e tij publike ndryshuan tepër, u bë yll. Sipas Robert House, liderët karizmatikë i bëjnë ndjekësit të jenë të përkushtuar fort ndaj misionit të liderit, të bëjnë sakrifica personale për të dhe të sillen përtej thirrjes së detyrës. Personat e kësaj kategorie janë më me ndikim, më bindës dhe më frymëzues. Në kontekstin fetar, besimtarët i cilësojnë figurat e tyre fetare si “njerëz me perfeksion të lartë, me karizmë speciale”, me dhunti hyjnore. Këtë kuptim ia ka dhënë edhe Max Weberi në veprën e tij Teoria e organizimit shoqëror dhe ekonomik: “Karizma është një cilësi e caktuar
“
Sipas disa autorëve, liderët karizmatikë më tepër lindin në shoqëritë me demokraci të pazhvilluar sa duhet, në shoqëritë ku ka çrregullime e kaos. Historia shënon liderë karizmatikë konstruktivë, që kanë kontribuar në zhvillimin e institucioneve dhe të shoqërisë, dhe liderë destruktivë, që janë etiketuar me të bëmat e tyre negative për vendin dhe njerëzimin, si Hitleri, Stalini etj. Dijetarët kanë cilësuar edhe profilin e karizmës së bamirësisë. Është për tu theksuar se disa njerëz karizmën e fitojnë pasi të vdesin
e një personaliteti në bazë të virtytit përmes të cilit ai dallon nga njerëzit e rëndomtë dhe trajtohet si i pajisur me cilësi mbinatyrore, mbinjerëzore ose së paku me fuqi ose kualitete të jashtëzakonshme. Të njëjtat janë të paarritshme për personat ordinerë, që shihen si me origjinë hyjnore ose si shembullore dhe në bazë të tyre individi konsiderohet si lider”. Sipas disa autorëve, liderët karizmatikë më tepër lindin në shoqëri me demokraci të pazhvilluar sa duhet, në shoqëritë ku ka çrregullime e kaos.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Historia shënon liderë karizmatikë konstruktiv, që kanë kontribuar në zhvillimin e institucioneve dhe të shoqërisë dhe destruktivë, që janë shënuar me të bëmat e tyre negative për vendin dhe njerëzimin, si Hitleri, Stalini etj. Dijetarët kanë shënuar edhe profilin e karizmës së bamirësisë. Është për tu theksuar se disa njerëz karizmën e fitojnë pas të vdekjes. Për karizmën lirisht mund të themi se ka impakt të rëndësishëm social. Në këtë drejtim tregtarët karizmatikë shesin më shpejt dhe më tepër, artisti karizmatik fiton më shumë, profesori karizmatik ka më tepër simpati te nxënësit dhe studentët, sportisti karizmatik e bën botën për vete...Lista e karizmatikëve gjatë historisë është tepër e gjatë. Do t’i përmendim disa: Leka i Madh, Napoleoni, Churchill, Ajnshtajni, Martin Luther Kingu, Ataturku, Elvis Presley, Kennedi, Muhammed Ali, Che Gevara, Castro, Mandela, Arafati, Rugova, Zidane etj. Si përfundim, mund të themi se karizmatikët janë vizionarët që shohin larg, që marrin përsipër rrezikun, që përveshin mëngët për ndryshime rrënjësore, që bëjnë veprime të jashtëzakonshme, që iu japin një ngjyrë të veçantë rrjedhave shoqërore. Ata janë heronjtë e romanit të kohës dhe jetës. Gjithashtu ata kanë aftësinë t’i shfaqin idetë dhe bindjet e tyre me një lehtësi të konsiderueshme si dhe janë ndër të parët që marrin flamurin kur momenti kërkon një kundërshtim apo rebelim ndaj tradicionales apo autoritarizmit. Në përgjithësi, të gjithë liderët karizmatikë kanë aftësi shumë të larta oratorike, dhe dinë shumë mirë të përcjellin mesazhe me gjuhën e trupit. Kanë bujari të dukshme si dhe një aftësi për të mos u shqetësuar aspak nga konfliktet e brendshme. e enjte, 30 janar 2020
Javore Koha
11
Vështrim & Opinion
“ 12
Javore Koha
e enjte, 30 janar 2020
Në aspektin shoqëror, njeriu nuk është më qenie e shoqërizuar si më parë, por shumica e njerëzve jetojnë në vetmi, të varur nga teknologjitë e reja të informacionit. Komunikimi virtual ka zëvendësuar komunikimin fizik dhe bota është shndërruar në një fshat global, ku komunikojnë imazhet. Pasojat e ndryshimit në jetën shoqërore janë evidente
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
Dukuri
Robotizimi i njeriut “modern” Ismet Kallaba
“
Zhvillimi i hovshëm ekonomik dhe teknologjik gjatë disa dekadave të fundit ka ndikuar në ndryshimet në shoqërinë njerëzore, rolin dhe sjelljen e individit në shoqëri, komunikimin ndërnjerëzor etj. Bota dhe jeta e sotme “moderne” ka ndryshuar mënyrën dhe stilin e të jetuarit të njeriut. Përpjekja për të rritur prodhimin dhe maksimalizuar përfitimin e ka ndryshuar njeriun duke e zhveshur atë nga shumë veçori dhe karakteristika që e dallojnë nga qeniet e tjera. Me një fjalë, bota “moderne” tregon se njeriu nuk është më i pazëvendësueshëm, siç është besuar dhe predikuar dikur. Në procesin e prodhimit, në vendet me industri të zhvilluar, robotët kanë zëvendësuar tashmë punën e njeriut dhe shumë sipërmarrës po i reduktojnë vendet e punës për shkak të reduktimit të shpenzimeve. Po ashtu po bëhen përpjekje dhe prova që
Dashur pa dashur, njeriu i sotëm “modern” është shndërruar në robot dhe ky përbën një realitet të hidhur. Njeriu është rob i punës dhe çdo gjë që bën, e bën me shpejtësi nën presionin e kohës. Njëjtë sikurse roboti, truri i njeriut të sotëm është i programuar roboti të zëvendësojë shoferin, pilotin etj., gjëra që më parë nuk mund të imagjinoheshin. Por krahas këtij ndryshimi, që mund t’i atribuohet kryesisht qëllimit materialist, ka ndryshuar edhe njeriu në jetën e tij të përditshme. Dashur pa dashur, njeriu i sotëm “modern” është shndërruar në robot dhe ky përbën një realitet të hidhur. Njeriu është rob i punës dhe çdo gjë që bën, e bën me shpejtësi nën presionin e kohës. Njëjtë sikurse roboti, truri i njeriut të sotëm është i programuar. Nëse njëri ndër tiparet dalluese që e veçon njeriun dhe e bën të ndryshëm nga qeniet tjera është aftësia për të menduar, njeriu “modern” në të shumtën nuk e kryen këtë funksion bazë! Njeriu i sotëm nuk ka kohë që të mendojë dhe nuk vepron më me kokën e tij. Teknologjitë e reja të informacionit e kanë bërë njeriun përtac dhe ai mjaftohet
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
me konsumimin e formave të gatshme që i serviren. Në aspektin shoqëror, njeriu nuk është më qenie e shoqërizuar si më parë, por shumica e njerëzve jetojnë në vetmi, të varur nga teknologjitë e reja të informacionit. Komunikimi virtual ka zëvendësuar komunikimin fizik dhe bota është shndërruar në një fshat global, ku komunikojnë imazhet. Pasojat e ndryshimit në jetën shoqërore janë evidente. Nëse shumica e njerëzve sot jetojnë më mirë në aspektin material, bota e tyre shpirtërore është varfëruar. Ky ndryshim ka ndikuar në rritjen e numrit të të sëmurëve nga sëmundjet me bazë psikologjike, siç është stresi etj. Por këto, natyrisht, nuk janë efektet e vetme të këtij ndryshimi. Sot askush nuk mund të parashikojë se cili do të jetë njeriu i së nesërmes dhe si do të duket ai! e enjte, 30 janar 2020
Javore Koha
13
Vështrim & Opinion
Meritokracia si “ë Ideja e meritokracisë, si një debat tashmë i hapur dhe shumë i kërkuar, mendohet të jetë një zgjidhje adekuate për shtetet në tranzicion e sidomos për shoqërinë me një strategji të qartë përparimtare, e cila do të përshpejtonte proceset integruese dhe do të anashkalonte/largonte gabimet e mundshme. Zvicra mund të jetë shembulli i dytë pas SHBA-së, me një sistem të meritokracisë e cila vepron jashtë Bashkimit Europian, por me një dobi të madhe për Evropën
Kristjan Gj. Dukaj
Shumicës së amerikanëve u pëlqen të mendojnë për vendin e tyre, si për një shtet me meritokraci, një sistem i cili shpërblen punën e palodhur dhe vendos inteligjencën mbi privilegje. Por, në të vërtetë SHBA-ja është
14
Javore Koha
e enjte, 30 janar 2020
më shumë se aristokraci dhe shumë afër meritokracisë, me një sistem demokratik të përzier me vlera të meritokracisë. Ideja e meritokracisë, në shekullin e 21-një, pranohet dhe është në funksion, pothuajse vetëm në Amerikë. Sistemi i meritokracisë në SHBA, nuk funksionon mbi parimin që, të shkosh në Harvard je i zgjuar, përkundrazi, sistemi amerikan, i cili tenton të zbatojë meritokracinë si thelb i demokracisë, është “ëndrra amerikane”, që sot, në gjuhën bashkëkohorë do të përkthehej si “mundësi për atë që punon”, faktikisht zbatimi i
meritokracisë! Gazeta “NY Times”, vitin e kaluar, kishte publikuar një artikull lidhur me pranimin e nxënësve në kolegjet e njohura nëpër botë. Ky artikull fokusohej tek pika më e rëndësishme, e cila ka të bëjë me fëmijët që vijnë nga familje të pasura e të cilët japin shuma të konsiderueshme të parave, në mënyrë që fëmijët e tyre të pranohen në atë kolegj. Andaj, ky shkrim ishte një ndriçim mbi atë që ndjekja e shkollave, kolegjeve apo universiteteve prestigjioze, nuk fiton dije me automatizëm, dhe kjo nxjerr në pah realitetin amerikan, ose thënë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
ëndrra amerikane” ndryshe “ëndrrën amerikane”, që nuk është e domosdoshme shkolla prestigjioze për arritje të mëdha, e që sot, ne brezi i ri, i shekullit 21, jemi dëshmitarë të ngjarjeve të tilla, dhe arritjeve të shumë personaliteve të cilët anashkaluan shkollat prestigjioze, (lexo: nuk kishin mundësi), dhe përsëri me punë arritën atë që sistemi i meritokracisë mundëson, e ajo është dalja në dritë me punë dhe jo me privilegje ! Në një artikull të publikuar në Uashington Post, Valerie Strauss, duke u marrë me çështjen e shkollave dhe funksionimit të meritokracisë në botë, paraqet një studim që tregon se të lindurit e pasur janë një parashikues më i mirë i suksesit, sesa të lindurit “të zgjuar”. Atëherë, çfarë është-meritokracia? Termi u shpik në vitin 1958 në një libër satirik nga sociologu britanik Michael Young. Ai imagjinonte një botë në të cilën testimi i standardizuar i ndau fëmijët pothuajse që nga lindja, dhe ata njerëz formuan një klasë qeverisëse.
Në satirën e Young, kjo klasë në pushtet kishte më shumë legjitimitet sesa aristokracia e vjetër, sepse ata kishin “fituar” privilegjin e qeverisjes përmes inteligjencës dhe punës së palodhur. Ky qëndrim është bërë realitet. Përfaqësimi më famëkeq i saj mund të jetë një kopërtinë e revistës “ Time” nga viti 1999 që i tejkaloi fuqitë në ndryshime botërore të tre ekonomistëve më të mirë. Këta njerëz nuk ishin thjesht të mirë në ekonomi; ata ishin të kualifikuar për të shpëtuar botën. Kriza financiare e vitit 2008 e trajtoi këtë teori të meritokracisë një goditje kur doli që (a) novatorët financiarë nuk mund të kontrollojnë produktet e tyre; dhe (b) mbase këta mjeshtër të universit nuk u interesuan për vuajtjet që u shkaktuan. Sidoqoftë, pasi shpërtheu industria financiare, këta njerëz u caktuan të vetmit “të zgjuar” aq sa të çonin përpara rindërtimin e saj. Hillary Clinton mund të jetë përfaqësimi më i mirë i meritokracisë i kësaj teorie. Ajo u konsiderua gjerësisht
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
kandidati më i kualifikuar, sepse ishte një anëtare e gjatë e elitës qeverisëse, megjithatë shumë e refuzuan atë për këtë arsye (ndër të tjera). Ky rregull i supozuar nga ekspertët ka shkuar krah për krah me një qeveri që dëgjon vetëm të pasurit. Shikuar në këtë prizëm, merita duket më pak si një masë e vërtetë me vlerë, dhe më shumë si një mbulim moral për t’u pasuruar dhe për të qëndruar në atë mënyrë, shkruan BBC. Ideja e meritokracisë, si një debat tashmë i hapur dhe shumë i kërkuar, mendohet të jetë një zgjidhje adekuate për shtetet në tranzicion e sidomos për shoqërinë me një strategji të qartë përparimtare, e cila do të përshpejtonte proceset integruese dhe do të anashkalonte/largonte gabimet e mundshme. Zvicrra, mund të jetë shembulli i dytë pas SHBA-së, me një sistem të meritokracisë e cila vepron jashtë Bashkimit Europian, por me një dobishmëri të madhe për Evropën. Vënia e meritokracisë në krye të sistemit, do të largonte përgjithmonë nga përdorimi, atë që Aristoteli e quante AKRASIA !
e enjte, 30 janar 2020
Javore Koha
15
mozaik
Pakicat etnike në Ballkan
Ndërmjet përkujdesjes dhe patronazhit Në situatat dhe zhvillimet gjatë më shumë se dy dekadave të fundit në rajon, pakicat etnike kanë pësuar më së shumti dhe kanë qenë të instrumentalizuara nga qeveritë e vendeve përkatëse për të bërë shantazh dhe kushtëzuar njëra-tjetrën, por edhe nga shtetet amë, të cilat janë sjellë dhe vazhdojnë të sillen si padrone të tyre Që nga përfundimi i luftërave në hapësirat e ish-Jugosllavisë, çështja e pakicave etnike në shtetet e dala nga këto luftëra duket më e shtendosur, por në fakt ajo nuk është zgjidhur dhe vazhdon të jetë burim i problemeve, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike rajonale dhe të diplomacisë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi. Sipas tyre, në situatat dhe zhvillimet gjatë më shumë se dy dekadave të fundit në rajon, pakicat etnike kanë pësuar më së shumti dhe kanë qenë të instrumentalizuara nga qeveritë e vendeve përkatëse për të bërë shantazh dhe kushtëzuar njëra-tjetrën, por edhe nga shtetet amë, të cilat janë sjellë dhe vazhdojnë të sillen si padrone të tyre. Për më shumë, siç thonë ata, fatkeqësia më e madhe e pakicave, qoftë e shqiptarëve që jetojnë në Serbi, në Mal të Zi, qoftë e serbëve që jetojnë në Kosovë, në Bosnjë e Hercegovinë apo Kroaci dhe anasjelltas, përveç diskriminimit në rritje, të cilin e kanë pësuar, ka ndodhur edhe largimi i tyre nga rajonet ku kanë jetuar këto pakica drejt qendrave ku jeton shumica ose janë larguar tërësishëm nga këto vende në drejtim të shteteve perëndimore.
Instrumentalizimi i pakicave etnike
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në Ball-
16
Javore Koha
e enjte, 30 janar 2020
kanin Perëndimor tashmë me dekada ekziston përvoja ku pakicat etnike në shtetet e caktuara, instrumentalizohen nga qeveritë e njëpasnjëshme të shteteve amë, për të atakuar qeveritë apo institucionet e shteteve të tjera me të cilat kanë armiqësi. Siç thotë ai, kjo praktikë ka ndodhur edhe me shtetin e Serbisë, i cili nuk e ka lejuar dhe e ka penguar pakicën serbe në integrimin e tërësishëm në sistemin e Kosovës. “Qeveria e Serbisë, që nga viti 2000, i ka instrumentalizuar serbët (e Kosovës), duke i përdorur ata për të sulmuar sistemin e Kosovës, qoftë përmes dhunës në veri, qoftë përmes bojkotit, barrikadave, djegies së pikave kufitare, apo tani përmes vendosjes së Listës Serbe brenda sistemit. Ngjashëm ka ndodhur edhe në mungesë të ndihmës për shqiptarët e Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)”. “Edhe Tirana, por edhe Prishtina, i përdorin shqiptarët e Luginës së Preshevës vetëm si alibi apo si karota që i duhen për të ngritur agjenda të tjera, e assesi për të ndihmuar dhe zhvilluar statusin e tyre”, tha Rashiti. Sipas tij, ngjashëm instrumentalizohen edhe serbët që jetojnë në Mal të Zi, të cilët përdoren nga Kisha Ortodokse Serbe dhe nga elemente të Beogradit, por edhe nga Rusia, për të defunksionalizuar apo për të destabilizuar Malin e Zi. Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd,
vlerëson se specifikat e pakicave etnike në secilin vend të Ballkanit Perëndimor, janë të ndryshme. Por, e përbashkëta e të gjitha atyre është se udhëheqësit e shteteve amë i trajtojnë pakicat etnike si fise apo pasues të tyre, por nuk komunikojnë me ta. Sipas tij, ata komunikojnë me udhëheqësit e atyre pakicave etnike dhe më pas paraqiten si mbrojtës të interesave të tyre politike në marrëdhëniet bilaterale me shtetin tjetër përkatës, ku jeton ajo pakicë. “Në këtë moment, qeveria (e Serbisë) po përpiqet që të vendosë monopol mbi pakicën, duke e krijuar një listë (v.i. Lista Serbe në Kosovë) ose duke shpallur se kush janë liderët e serbëve, për shembull në Mal të Zi. Askush dhe asnjëherë nuk e ka zgjedhur udhëheqjen e tanishme të të ashtuquajturit Front Demokratik, Andrija Mandiqi dhe të tjerët, për udhëheqës të serbëve. Askush nuk i ka zgjedhur. Por, kështu i ka shpallur Beogradi”, tha Janjiq. Ai shtoi se gjithashtu, Beogradi e ka shpallur edhe (Milorad) Dodikun për udhëheqës të të gjithë serbëve në Bosnjë e Hercegovinë. Sipas tij, serbët në këtë federatë e kanë statusin e pakicës, për të cilën askush nuk kujdeset, ndërkaq në Republikën Serbe, ata janë popull konstitutiv. Janjiq vlerëson se Beogradi aktualisht është duke e favorizuar interesin e tij shtetëror për fuqizimin e Serbisë dhe imponimin e disa rregullave si
mozaik lider rajonal. Lisen Bashkurti, ish-përfaqësues i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe aktualisht president i Akademisë Diplomatike Shqiptare, thotë që aktualisht shtetet e Ballkanit Perëndimor, kur bëhet fjalë për pakicat etnike, në mjaft raste aplikojnë politika me dy standarde. Sipas tij, këto shtete kërkojnë të mbrohen të drejtat e pakicave etnike në vendet fqinje, madje duke i ekzagjeruar ato të drejta, ndërkaq i injorojnë, i shkelin ose i neglizhojnë të drejtat e pakicave etnike të huaja që i kanë përbrenda shteteve të veta. Probleme të tilla ai sheh në politikat e Serbisë ndaj pakicave etnike që ka brenda, e sidomos me politikat diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërkaq që në Kosovë përpiqen të mbajnë pakicën serbe të tërhequr nga integrimi në institucionet e shtetit. Probleme me pakicat etnike, sipas tij, ka edhe në Bosnjë e Hercegovinë, për shkak të marrëdhënieve ndëretnike atje. Reagimin e serbëve në Mal të Zi, ai e sheh të ndërlidhur drejtpërdrejt me interesat e Serbisë dhe presionit gjeopolitik të fuqive të mëdha nga Lindja. Në Shqipëri, sipas tij, ekziston problemi me pakicën greke. Qeveria e Greqisë, siç thotë ai, ka ngritur shqetësimin lidhur me çështjen e pronave të pakicës së saj që jeton në Shqipëri. Ky problem, sipas tij, duhet të zgjidhet në tavolinë, përmes bisedimeve, ashtu sikurse edhe çështja e marrjes në konsideratë të elementeve të trashëgimisë së popullsisë çame, e cila, siç thotë ai, është dëbuar nga Greqia, gjatë dhe pas Luftës së Dytë botërore. Bashkurti thekson që interesimi dhe shqetësimi për komunitetet pakicë është e drejtë legjitime e shteteve të pavarura sovrane. Por, kur ky interesim i tejkalon kufijtë e tij, atëherë shndërrohet në ndikim politik, manipulim dhe shpërdorim politik të komuniteteve pakicë, për arsye të interesave egoiste dhe shpeshherë edhe nacional-shoviniste të shteteve të caktuara. “Në qoftë se vërehen dukuri të tilla të ndërhyrjes politike për qëllime etno-centriste dhe nacional-shovene, atëherë kemi të bëjmë me politi-
ka tutoriste, politika që e injorojnë sovranitetin e shteteve ku minoritetet tona ekzistojnë, jetojnë dhe zhvillojnë identitetet e tyre. Këtu është një fije e hollë që e ndan interesimin legjitim dhe mbështetjen legjitime nga politika paternaliste, ndikuese, manipuluese dhe abuzuese me komunitetet pakicë”, tha Bashkurti.
“Loja” me pakicat, avantazh në negociata
Më 16 janar, katër parti politike shqiptare në Luginën e Preshevës janë marrë vesh që në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të cilat pritet të mbahen në pranverën e këtij viti, të dalin me listë të unifikuar zgjedhore. Lehtësimin e kësaj marrëveshjeje e ka bërë ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj. Marrëveshjen e ka përshëndetur edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Dushan Janjiq thotë se në këtë rast, autoritetet e Shqipërisë dhe me theks të veçantë kryeministri Edi Rama, po sillen si padronë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërkohë që Kosova aktualisht është shmangur nga ndikimi aty. Kjo situatë, sipas tij, i konvenon Beogradit zyrtar. “Nuk ka dyshim që Beogradi, në mënyrë të drejtpërdrejtë po e shfrytëzon këtë situatë, sepse për të është shumë më e lehtë që të bisedojë me Tiranën sesa me Kosovën, sepse këtë të fundit nuk e njeh. Beogradi po e shfrytëzon këtë situatë që të legjitimojë si demokratike politikën e saj të ardhshme ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por edhe t’i dobësojë argumentet e Kosovës në bisedimet e ardhshme për statusin. Beogradi po e forcon pozitën e Serbisë për bisedimet për statusin”. “Ndërkaq, Beogradi po e monopolizon kontrollin e tij ndaj serbëve në gjithë rajonin”, tha Janjiq. Ai shtoi se kjo politikë e Beogradit ka dalë në pah që nga viti 2012 dhe është sforcuar deri më sot. Por, Lisen Bashkurti shpreh mendimin që interesimi i veçantë i Tiranës për shqiptarët e Luginës së Preshevës në kohët e fundit, nuk nënkupton anashkalimin e Kosovës, ndonëse, sipas tij, kjo mund të interpretohet edhe në atë mënyrë. “Nuk mendoj se është një tendencë për anashkalimin e Kosovës. Ajo që mund të bjerë në sy dhe që është
shumë për t’u kritikuar është fakti që Tirana dhe Prishtina nuk kanë një bashkëpunim të dukshëm, efikas dhe konkret, si dhe nuk kanë plane të njohura strategjike zhvillimi”. “Mbështetje ekonomike dhe sociale për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Më shumë se sa një lloj anashkalimi i Kosovës, kjo ka ardhur për shkak të moskoordinimit dhe mosbashkëpunimit të duhur dhe të mjaftueshëm të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”, vlerësoi Bashkurti. Naim Rashiti shpreh mendimin se Tirana zyrtare duhet të jetë shumë e kujdesshme në veprimet e saj në raport me Kosovën dhe shqiptarët në Luginën e Preshevës. Sipas tij, situata e tanishme është mjaft delikate dhe lë shumë pak vend për angazhimin e Tiranës në trekëndëshin e raporteve Serbi – Kosovë dhe Luginë e Preshevës. “Ky është problem i shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve që jetojnë përreth Kosovës me Beogradin. Një farë forme, një lloj qasje politike, një zgjidhje përfundimtare në mes Prishtinës dhe Beogradit do të duhej të zgjidhte edhe çështjen e serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës (së Preshevës), në kuadër të një pajtimi dhe të një marrëveshjeje për paqe të qëndrueshme. Shqipëria ka luajtur një rol konstruktiv një kohë të gjatë te shqiptarët e Malit të Zi dhe aty do të duhej të fokusohej dhe të mos zgjerohej më shumë. “Çështja e serbëve të Kosovës dhe çështja e shqiptarëve të Luginës është çështje e marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë”, tha Rashiti. Ai ka shtuar se që nga viti 2014 ka nisur ideja që Shqipëria dhe Serbia mund të bëhen si Franca dhe Gjermania, në kuptimin e tejkalimit të armiqësive dhe pajtimit ndërmjet popujve, si dhe për të zgjidhur të gjitha problemet e Ballkanit Perëndimor. Por, siç tha Rashiti, kjo qasje ishte e gabuar për shkak se problemet e Serbisë nuk janë vetëm me shqiptarët e Kosovës, por edhe me boshnjakët në Bosnjë e Hercegovinë dhe së fundmi edhe me Malin e Zi. Sipas tij, problemet duhet zgjidhur vetëm ndërmjet palëve, të cilat janë të prekura nga kontestet e caktuara. e enjte, 30 janar 2020
Javore Koha
17
Kulturë
Në Ulqin përkujtohet 140- vjetori i Betejës së Nokshiqit
Ngjarje e rëndësishm që nxiti luftërat për Para varrit të Ymer Prizrenit në Ulqin u përkujtua 140- vjetori i Betejës së Nokshiqit e njohur si lufta për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Veprimtarë dhe studiues vlerësuan rëndësinë historike të Betejës së Nokshiqit, e cila zhvilloi vetëdijen kombëtare duke nxitur luftëra të tjera për pavarësi Para varrit të Ymer Prizrenit në Ulqin u përkujtua Lidhja e Prizrenit dhe luftërat në mbrojtjen e territoreve shqiptare në rajon. Në veçanti u përkujtua 140- vjetori i Betejës së Nokshiqit për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Ngjarjet u përkujtuan nga veprimtarë, politikanë dhe intelektualë nga Mali i Zi dhe rajoni, të cilët theksuan vlerat historike të këtyre ngjarjeve. Ish deputeti dhe kryetari i parë i LD në MZ, Mehmet Bardhi, vuri në dukje sakrificat e popullit shqiptar në mbrojtjen e territorit të Plavës dhe Gucisë. “ Arsyeja pse jemi mbledhur është përkujtimi dhe shënimi i një ngjarjeje shumë të rëndësishme për të kaluarën dhe historinë shqiptare sa të lavdishme aq edhe tragjike, 140- vjetorin e Betejës së Nokshiqit. Shqiptarët rezistuan kundër aneksimit të trojeve të banuara me shqiptarë të dhëna Malit të Zi. Shqiptarët e udhëhequr nga Ali Pashë Gucia, Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka dhe Jusuf Sokoli organizuan me
“ 18
sukses rezistencën kundër Perandorisë Osmane, Kongresit të Berlinit gjegjësisht ushtrisë malazeze”, tha z. Bardhi. Bardhi theksoi jehonën e betejës së Nokshiqit, e cila u përjetësua edhe në folklorin popullor të shqiptarëve në Malin e Zi. “Jehona e rezistencës së Betejës së Nokshiqit mbërriti edhe në trojet tona, të cilat edhe ato ranë nën Malin e Zi. Për betejën e Nokshiqit u kënduan edhe këngë. Një e tillë këndohet edhe sot pas 140 vitesh dhe këndohet nëpër vallet krajane” tha z. Bardhi. Studiuesi Ismail Doda vlerësoi rolin e fuqishëm të Ymer Prizrenit në mbrojtjen dhe organizimin e luftërave për liri. “Është një ditë madhështore për popullin shqiptar. Ymer Prizreni ishte figura kryesore e Lidhjes së Prizrenit dhe i ka dalë për zot popullit të vet dhe me dështimin e Lidhjes së Prizrenit nga Kongresi i Berlinit dhe të ngjarjeve të tjera u detyrua të depër-
“Është një ditë madhështore për popullin shqiptar. Ymer Prizreni ishte figura kryesore e Lidhjes së Prizrenit dhe i ka dalë për zot popullit të vet dhe me dështimin e Lidhjes së Prizrenit nga Kongresi i Berlinit dhe të ngjarjeve të tjera u detyrua të depërtojë në mal të Zi ku me pabesi edhe vritet”, tha studiuesi Doda
Javore Koha
e enjte, 30 janar 2020
Mbahet akademi përkujtimore Më 18 janar 2020, në Pejë është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar Betejës së Nokshiqit dhe 140-vjetorit të luftës për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë nga pushtimi i Malit të Zi. Akademia në fjalë i është kushtuar përvjetorit të 140-të të Betejës së Nokshiqit, më 4 dhjetor 1879, dhe Luftës së janarit 1880 të ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë kundër ushtrisë së Malit të Zi. Akademia përkujtimore është organizuar nga Klubi i Intelektualëve të Rugovës dhe Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, në sallën e madhe të Universitetit në fjalë, e cila ishte e mbushur përplot pjesëmarrës nga Peja me rrethinë, por edhe me një numër të konsiderueshëm mysafirësh nga Prishtina, Prizreni, Gjakova, Bajram Curri, Shkupi, Tetova, Ulqini, Plava, Gucia dhe Rozhaja. Akademinë përkujtimore e hapi drejtuesi i saj, moderatori prof. sh. h. dr. Jeton Kelmendi.
Kulturë
me historike r pavarësi
tojë në mal të Zi ku me pabesi edhe vritet”, tha studiuesi Doda. Z. Doda theksoi se Beteja e Nokshiqit ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të shqiptarëve në Mal të Zi dhe rajon. Kjo ngjarje zgjoi dhe zhvilloi vetëdijen kombëtare duke nxitur edhe luftërat e tjera për a.s. (VOA) pavarësi.
“
“
“Jehona e rezistencës së Betejës së Nokshiqit mbërriti edhe në trojet tona, të cilat edhe ata ranë nën Malin e Zi. Për betejën e Nokshiqit u kënduan edhe këngë. Një e tillë këndohet edhe sot pas 140 vitesh dhe këndohet nëpër vallet krajane”
“ Arsyeja pse jemi mbledhur është përkujtimi dhe shënimi i një ngjarjeje shumë të rëndësishme për të kaluarën dhe historinë shqiptare sa të lavdishme aq edhe tragjike, 140vjetorin e Betejës së Nokshiqit. Shqiptarët rezistuan kundër aneksimit të trojeve të banuara me shqiptarë të dhëna Malit të Zi. Shqiptarët e udhëhequr nga Ali Pashë Gucia, Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka dhe Jusuf Sokoli organizuan me sukses rezistencën kundër Perandorisë Osmane, Kongresit të Berlinit gjegjësisht ushtrisë malazeze”, tha z. Bardhi e enjte, 30 janar 2020
“
Javore Koha
19
Bisedë
Nimanbegu: Ligji pë do të shkaktojë kon Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu shpreh besimin se Ligji për liritë fetare nuk do të shkaktojë konflikte ndëretnike në vend, përveç fërkimeve politike midis Beogradit dhe Podgoricës gjatë këtij viti zgjedhor. Ndërkaq, Ligjin për simbolet kombëtare, Nimanbegu e cilëson si një arritje të madhe për pakicat dhe për vlerën multinacionale të Malit të Zi Ligji për liritë fetare, i cili vazhdon të shkaktojë fërkime në Mal të Zi, ishte i domosdoshëm për përkufizimin e shtetësisë të Malit të Zi dhe si i tillë është në përputhje të plotë me rekomandimet e institucioneve juridike të Bashkimit Evropian. Këto komente nënkryetari i parlamentit të Malit të Zi Genci Nimanbegu i bëri gjatë një interviste për Zërin e Amerikës. Z. Nimanbegu shprehu besimin se Ligji për liritë fetare nuk do të shkaktojë konflikte ndëretnike në Mal të Zi përveç konflikteve politike midis Beogradit dhe Podgoricës gjatë këtij viti zgjedhor. “ Nuk priten konflikte të rënda midis njerëzve, por konfliktet politike sigurisht që do të vazhdojnë, sepse thirrjet janë të asaj natyre me ç ‘rast është pritur një reagim më adekuat të institucioneve që nuk ndodhi, por
“ 20
“
“Nga leximi i ligjit mund t’ju them se do të ketë trajtim të njëjtë të të gjitha bashkësive fetare, pasi Kisha Ortodokse Serbe një kohë të gjatë ka refuzuar që të jetë në sistemin juridik të këtij shteti. Në këtë kuadër janë ngritur shumë fjalë të rënda nga qeveria serbe drejtuar institucioneve të Malit të Zi”, vlerëson Nimanbegu
në këtë kuadër duhet të lavdërohet pozicionimi i organeve të sigurisë dhe sjellja e besimtarëve që deri më tani nuk shkaktuan konflikte ashtu siç kanë ftuar politikanët,” thotë Nimanbegu. Nënkryetari Nimanbegu, vë në dukje se Ligji për liritë fetare u mundëson të gjitha bashkësive fetare një trajtim të barabartë dhe të përfshira në sistemin juridik të Malit të Zi.
“ Nuk priten konflikte të rënda midis njerëzve, por konfliktet politike sigurisht që do të vazhdojnë sepse thirrjet janë të asaj natyre me ç’ rast është pritur një reagim më adekuat të institucioneve që nuk ndodhi, por në këtë kuadër duhet të lavdërohet pozicionimi i organeve të sigurisë dhe sjellja e besimtarëve që deri më tani nuk shkaktuan konflikte ashtu siç kanë ftuar politikanët,” thotë Nimanbegu
Javore Koha
e enjte, 30 janar 2020
“Nga leximi i ligjit mund t’ju them se do të ketë trajtim të njëjtë të të gjitha bashkësive fetare, pasi Kisha Ortodokse Serbe një kohë të gjatë ka refuzuar që të jetë në sistemin juridik të këtij shteti. Në këtë kuadër janë ngritur shumë fjalë të rënda nga qeveria serbe drejtuar institucioneve të Malit të Zi”, vlerëson Nimanbegu. Ligji për simbolet kombëtare, sipas z. Nimanbegu, ishte kërkesë e vazhdueshme e shqiptarëve në Mal të Zi dhe miratimi i tij paraqet një arritje të madhe. “Është kërkesë e koalicionit që nga viti 2016. Është dashur një kohë që edhe brenda Partisë Demokratike të Socialistëve dhe të ministrive përkatëse të piqen kushtet dhe ligji të vihet në rend të ditës. Shkas ishte edhe incidenti në Krajë, por shkaku kryesor mbetet insistimi i koalicionit “Shqiptarët e vendosur” dhe besoj
Bisedë
ër liritë fetare nuk nflikte ndëretnike
se është një e arritur që në kohët e ardhshme do t’i japë rezultatet më të mira”, tha Nimanbegu. Z. Nimanbegu, vuri në dukje se Ligji për simbolet kombëtare është një veprim i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave duke fuqizuar edhe vlerën multietnike a.s.(VOA) të Malit të Zi.
“
“Është kërkesë e koalicionit që nga viti 2016. Është dashur një kohë që edhe brenda Partisë Demokratike të Socialistëve dhe të ministrive përkatëse të piqen kushtet dhe ligji të vihet në rend të ditës. Shkas ishte edhe incidenti në Krajë, por shkaku kryesor mbetet insistimi i koalicionit “Shqiptarët e vendosur” dhe besoj se është një e arritur që në kohët e ardhshme do ti jap rezultatet më të mira”, tha Nimanbegu e enjte, 30 janar 2020
Javore Koha
21
Mozaik
Organizata Turistike e Tuzit
Veprimtaria aktuale dhe prioritetet për vitin 2020 Gjatë vitit 2020, ne planifikojmë të realizojmë një sërë manifestimesh ku do të prezantojmë prodhimet tona bujqësore nëpërmjet organizimit të panaireve të ndryshme. Do të fillojmë nga manifestimi “Ditët e rakisë, ditët e verës dhe ditët e vreshtarisë”, që do të jetë panairi më i madh në këtë komunë. Këto panaire do të jenë mundësi e mirë e prezantimit të produkteve të fermerëve të trevës së Malësisë”, u shpreh drejtori i Organizatës Turistike të Tuzit, Z. Leon Berishaj Tuz – Organizata Turistike e Tuzit në një hark kohor prej tetë muajve nga kur filloi veprimtarinë për herë të parë, ka kryer një sërë projektesh të cilat e konsolidojnë veprimtarinë e kësaj organizate, siç është vjelja e taksës së qëndrimit për të huajt, akomodimi në zyra të reja të punonjësve të organizatës si dhe angazhimi në krijimin e hartës turistike të Tuzit dhe të Malit të Zi, këtë të fundit edhe në gjuhën shqipe. Drejtori i Organizatës Turistike të Tuzit Z. Leon Berishaj në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, shprehet se përmes kësaj harte do të kanalizohen të gjitha ato pika turistike të cilat i ofron treva e Malësisë me synim që të disponojë me një ofertë turistike dymbëdhjetë-mujore. “Do të kemi në dispozicion dy harta. Hartën turistike të Malit të Zi për
22
Javore Koha
e enjte, 30 janar 2020
herë të parë në gjuhën shqipe dhe hartën turistike të Tuzit. Me këtë hartë ne po bëjmë një hap shumë të madh kur është fjala për ofertën turistike që do të paraqesë Komuna e Tuzit. Po punojmë në evidentimin, pikasjen dhe kategorizimin e të gjitha pikave turistike të trevës së Malësisë, të cilat do t’i paraqesim në hartën turistike të Komunës së Tuzit. Në këtë hartë do të paraqesim afro njëzet lokacione turistike me të dhëna përkatëse dhe me fotografi”, theksoi Berishaj. Ai më tutje bëri të ditur se kjo hartë turistike e Komunës së Tuzit përveç në gjuhën shqipe, do të të hartohet edhe në gjuhën malazeze, në gjuhën angleze dhe në atë italiane. Berishaj thotë se OT-ja e Tuzit po punon në drejtim të valorizimit të Liqenit të Shkodrës, valorizimin e kanionit të Lumit Cem, por edhe të
bjeshkës së Koritës. Ai tha se turistët mund të vizitojnë edhe monumentet historike dhe kulturore në vend, muzeun etnografik të Malësisë dhe Shtëpinë Muze të Dedë Gjon Lulit. “Gjatë vitit 2020, ne planifikojmë të realizojmë një sërë manifestimesh ku do të prezantojmë prodhimet tona bujqësore nëpërmjet organizimit të panaireve të ndryshme. Do të fillojmë nga manifestimi “Ditët e rakisë, ditët e verës dhe ditët e vreshtarisë”, që do të jetë panairi më i madh në këtë komunë. Këto panaire do të jenë mundësi e mirë e prezantimit të produkteve të fermerëve të trevës së Malësisë”, u shpreh drejtori i Organizatës Turistike të Tuzit, Z. Leon Berishaj. Në të njëjtën kohë, Berishaj njofton se organizata që drejton, do të jetë pjesëmarrëse e të gjitha panaireve
Mozaik
rajonale të turizmit, duke filluar me pjesëmarrje në panairin e agro-turizmit në muajin shkurt në Beograd, më pas në panairin e Tiranës dhe në atë të Prishtinës. “Në këto panaire, Tuzi për herë të parë do të prezantohet me prodhime dymbëdhjetë mujore që i kultivojnë
disa fermerë të trevës së Malësisë, me prodhime bujqësore – me ushqime të ndryshme të cilat tashmë janë të njohura, që të tregojmë se edhe ne kemi një gastro ofertë të pasur me një prodhimtari konkurrente me të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi”, përfundon Berishaj.
Me themelimin e Organizatës Turistike në maj të vitit të kaluar, Komunës së Tuzit i krijohen mundësitë që të veprojë në nxitjen, promovimin dhe zhvillimin e turizmit në trevën e Malësisë e cila disponon potenciale natyrore, kulturore dhe historike. t. u. e enjte, 30 janar 2020
Javore Koha
23
Kulturë
Kuvendim te Gazi
Deti, lundrimi, a Gazmend Çitaku
Sezoni i dytë i aktivitetit kulturor ”Kuvendim te Gazi” filloi me temën Detaria – lundrimi, me ç ‘rast të ftuar ishin: Mehdi Karamanaga, Kapedan i anijeve për lundrime tejoqeanike , Beqir Idrizaga, Oficer i III i anijeve për lundrime tejoqeanike, Bekim Basha pasardhës i familjes Basha, babai i të cilit ka lundruar më shumë se 40 vjet si dhe Muhamed Idrizaga, pasardhës i disa brezave të detarëve të suksesshëm. Për mysafirët nuk munguan pyetjet e shumta të cilat ua parashtruan të pranishmit: Ali Gjeçbritaj, Sabri Halili, Shefqet Luca, Muhamet Kollari, Ilmira Lika, Gazmend Kovaçi, Robert Jankoviqi, Allmi Suka si dhe studiuesi dhe veprimtari i shquar Sami Flamuri. Nikoqiri duke bërë hapjen e Kuvendit bëri një rekapitullim të shkurtër të veprimtarisë detare si dhe të jetës pranë detit. Ai tha se: Ulqinakët jetojnë pranë detit, jetojnë me detin dhe jetojnë nga deti. Kjo nënkupton se që nga neoliti (në kalanë e Ulqinit është gjetur figura e Magna mater që daton prej neolitit) e deri në ditët e sotme, ulqinakët veprimtari kryesore jetësore kishin detin dhe të mirat që mund të merren nga deti, pa marrë parasysh a lundronin për arsye tregtare, peshkonin apo në kohët moderne ushtrojnë veprimtarinë e turizmit detar. Nami i detarëve ulqinakë njihet gjithandej dhe ata padyshim se dhanë kontributin e tyre në krijimin e flotave moderne detare si të Malit të Zi ashtu edhe të Shqipërisë. Tradita gojore njeh shumë krijime lidhur me trimëritë e detarëve ulqinakë por edhe historia dëshmon shumë të dhëna lidhur me
24
Javore Koha
e enjte, 30 janar 2020
detarinë dhe detarët ulqinakë. Mehdi Karamanaga, Kapedan i anijeve për lundrime tejoqeanike tregon se rrjedh nga një familje e cila brez pas brezi nga gjiri i vet nxjerr detarë shumë të suksesshëm. Mehdiu vazhdon traditën detare dhe si kapedan i anijeve tregon për mënyrën se si ka qenë në fillimet e tija të navigimit si kadet dhe se si është sot kur është kapedan. Nga një ekuipazh mbi 40 detarësh e gjithë veprimtaria lundruese sot në një anije tejoqeanike mund të kryhet me më pak se 20 anëtarë të ekuipazhit. Mjetet moderne dhe të sofistikuara kanë bërë që në anijet e sodit të mos ketë nevojë më për disa profile detarësh. Andaj edhe përgjegjësia e Kapedanet të anijes sot është edhe më e madhe
edhe pse shumë punë i ka më të lehta. Anija më e madhe të cilën e ka komanduar ka qenë 98000 tonelatash. Beqir Idrizaga, i cili sipas gradës është Oficeri i III i anijes, tregon se kohën e fundit puna e tij kryesisht është timonier i anijeve tejoqeanike dhe se përjetimet më të forta i ka pasur gjatë një lundrimi kur i ka zënë moti i keq diku në ujërat e Francës dhe se befas deti ishte shndërruar në një kuçedër dhe moti i keq kishte zënë shumë anije të papërgatitura. Por, më së keqi kishte qenë njëra prej tyre të cilës iu kishin fikur motorët dhe nga toka kishin dhënë urdhër që të gjitha anijet që gjenden në afërsi t’u shkojnë në ndihmë. Aksioni i shpëtimit ishte shumë i vështirë sepse duke shpëtuar kolegët e anijes tjetër rrezi-
Kulturë
anijet “ koheshin jetët e detarëve të anijes së vet. Muhamed Idrizaga, tregon se shumë ulqinakë në periudhën kur ka qenë Cafo Beg Ulqini kryetar i Ulqinit, falë njohjes së Cafit me mbretin e Egjiptit Faruk, bëri që për një periudhë kohore 15-16 ulqinakë të punojnë në jahtin e mbretit të Egjiptit dhe atë si: makinistë, timonierë, marinarë, kuzhinierë etj. Bekim Basha, në bisedën e tij përcolli përjetimet e babait të vet Asllan Basha, i cili kishte lundruar mbi 40 vjet në çdo cep të botës. Asllani vitet e fundit të jetës si pensionist i tregonte ndodhitë e veta detare si familjarëve ashtu edhe mysafirëve të cilit ishin turistë në shtëpinë e tyre. Bekimi kujton se të gjithë shndërroheshin në
Të shtunën më 25 janar 2020 në Atelienë ”Gazi” në Ulqin filloi sezoni i dytë i aktivitetit kulturor ”Kuvendim te Gazi”. Vlen të përmendim se sezoni i parë ishte mjaft i suksesshëm dhe falë temave të trajtuara në këto aktivitete lindën dy ekspozita fotodokumentare: ”40 vjetori i tërmetit të Ulqinit i vitit 1979” dhe ”Detaria ulqinake”. Po ashtu Kuvendi Komunal i Ulqinit ka miratuar iniciativën e dalë nga ky aktivet për vendosjen e një pllake përkujtimore për viktimat e tërmetit të Ulqinit të vitit 1979
një vesh të madh dhe se askush as prej turistëve nuk bëzante dhe me shumë kujdes dëgjonin përjetimet e ujkut të detit. Tregon për një fotografi të bërë nga kabina pilotuese e anijes në të cilën kishte lundruar Asllani dhe se kuverta e anijes ishte pothuaj nën ujë, këtë, thotë Bekimi për shumë vite nuk e kisha kuptuar se çka shihej te kjo fotografi deri më sot kur e di se, thënë shkurt e gjithë anija në atë mot të keq ishte sikurse nëndetëse sepse mbi ujë ishte vetëm kabina pilotuese.
Studiuesi Sami Flamuri foli për lavdinë e detarëve ulqinakë gjatë shekujve duke tërheq paralelen që nga Beteja e Lepantit dhe pjesëmarrja e ulqinakëve në të dyja taborët si dhe prania si rob lufte apo të zënë nga kusarët ulqinakë të të shumë personazheve të njohura historike si: Servantesi, Fransua Pukëvili etj. Gazmend Kovaçi, udhëheqës i Muzeut të Ulqinit, foli për rëndësinë e trekëndëshit Kotor, Ulqin, Shkodër i cili në të kaluarën paraqiste një rrugë ujore shumë të rëndësishme. Rrugë kjo e cila nga Detit Adriatik, përmes lumit Buna me daljen e anijeve në Liqenin e Shkodrës bënte të mundur lidhjen e pjesës së brendshme pra kontinentale me detin dhe transportin e bënte më të lehtë dhe më të shpejtë. Aktiviteti kulturor ”Kuvendimi te Gazi” ka filluar të shndërrohet në një aktivitet serioz kulturor ku intelektualë të profileve të ndryshme mblidhen dhe diskutojnë tema si dhe nxjerrin iniciativa për të mirën dhe afirmimin e trashëgimisë kulturore, historisë dhe vlerave të shumta të qytetit të Ulqinit. Po në këtë frymë me propozimin e detarëve Mehdi, Beqir dhe Meto e që ishte hapja e një shkolle detare në Ulqin të gjithë të pranishmit e përkrahen si dhe këtij propozimi ia bashkëngjiten iniciativën për themelimin e menjëhershëm të Muzeut detar të Ulqinit që do të ishte një institucion i cili do të duhej që përveç shpalosjes së trashëgimisë detare gjithashtu edhe të stimulojë studiuesit që të sjellin botime reja dhe fakte të ndryshme për detarinë dhe historinë e Ulqinit. Ky aktivitet kulturor mbahet çdo të shtunë të fundit të muajit në Ulqin, në Atelienë Gazi. e enjte, 30 janar 2020
Javore Koha
25
Mozaik
Pylli i pishave
Faktor natyror për mjekim Pylli i Pishave paraqet ambient ku nuk ka alergjene dhe ne e trajtojmë si vegjetacion me ndikime pozitive për shëndetin e njeriut. Uji i detit në afërsi është me mineralizacion të madh dhe kështu formohen të gjitha kushtet për terapinë aerosole natyrore
Gani Karamanaga Vegjetacioni i rajonit të Ulqinit në pjesën e tij bregdetare përmban rajonin e vegjetacionit mesdhetar. Kompleksi më i madh i Pyllit të Pishave (Pishnaja) shtrihet nën lokalitetin e kodrës Pinjesh deri në Ranë (Plazhi i Vogël). Në këtë brez është edhe burimi ujit të sulfurit me veti shëruese. Ky burim sot është te Shpella e Qelbët (Plazhi i Grave). Gjatësia e Pyllit të Pishave është deri në dy kilometra, kurse gjithsej deri në Kepin e Gjeranave, janë 3 km. Në fëmijërinë tone, pishat i kemi ndarë në: pishat e para, të dyta dhe të treta. Pishat kanë qenë vend për shëtitje, mjekim me faktorë natyrorë, pjesë e dashurive gjatë verës. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, Ulqinin e vizitoi Rodoljub Çollakoviq, bashkëpunëtor i Josip Broz Titos. Me atë rast, ai ka thënë: “Pjesa ku gjenden hotelet ‘Galeb’ dhe ‘Jadran” është i vetmi vend evropian në Bregdetin e Adriatikut”. Duke shëtitur nëpër Pyllin e Pishave bie në sy moskujdesi për këtë pasuri natyrore: në shumë vende ka pisha të thyera, por shihen edhe pishat e reja
26
Javore Koha
e enjte, 30 janar 2020
të cilat janë mënyra e vetërigjenerimit të tyre. Është e nevojshme që pushteti vendor të hartojë Programin për mirëmbajtjen dhe kujdesin e këtij resursi natyror në Ulqin.
Ujërat minerale
Të dhënat e para shkencore për ujërat termominerale të Ulqinit janë nga dr. Jovan Kujiçiqi, në vitet 1925 dhe 1932. Shkencëtari rus, A. Shçerbakovi, këto burime i krahason me burimet në Ahen (Gjermani). Analizat e para fillestare janë bërë në Beograd, në vitin 1925. Hulumtimet më të rëndësishme dhe më të zgjeruara të të gjithë faktorëve natyrorë të Ulqinit janë bërë më 1984-1987. Përmbajtja kimike e ujit sulfurik në rajonin e Plazhit të Grave (Shpella e Qelbët), sipas Kurlov-it:
Burimet janë në lokalitetin e Plazhit të Grave, në Liman dhe në Valdanos. Më i njohuri është i pari për arsye se në dy lokalitetet tjera nuk bëhet shfrytëzimi. Bëhet fjalë për ujin sulfurik mineral të tipit natrium-klorid, me mineralizimin prej 17.0 mg/l dhe temperaturë 14.5°C, d.m.th. bën pjesë në ujërat e ftohta minerale. Uji mineral në Plazhin e Grave rrjedh në det dhe e pasuron vendin e cekët, gjë e cila në kombinim me diellin dhe
rërën është dëshmuar se ka veti të jashtëzakonshme mjekuese të këtij mikrolokaliteti. Këtë e dëshmon vizita e më shumë vizituesve të cilët, nga viti në vit, vijnë në këtë plazh. Me një shfrytëzim më të kontrolluar, ky ujë mineral, sikur një banjë, do të mund të shfrytëzohet për sëmundje: - gjinekologjike; - reumatike dhe neurologjike; - të organeve të tretjes, - të gjendrës tiroide (hipofunksioni), që nëpër ajrin e detit dhe sipas pirjes së ujit depërton jodi në organizmin e të sëmurit; - të lëkurës (keratozi, psoriaza, ekcemët); dhe me rëndësi të madhe ka mundësia e kombinuar për mjekimin e astmës dhe sëmundjes pulmonare obstruktive kronike. Pylli i Pishave paraqet ambient ku nuk ka alergjene dhe ne e trajtojmë si vegjetacion me ndikime pozitive për shëndetin e njeriut. Uji i detit në afërsi është me mineralizacion të madh dhe kështu formohen të gjitha kushtet për terapinë aerosole natyrore. Kjo gjë është e dobishme për parandalimin dhe mjekimin e astmës bronkiale, posaçërisht te fëmijët, të sëmurit nga sëmundja pulmonare kronike, parandalimi dhe mjekimi i sëmundjeve tjera alergjike. Propozohen: Shëtitjet në mëngjesin e hershëm, qëndrimi deri tri orë në Pyllin e Pishave. Efekte të mira kanë edhe valët e ulëta në bregun e detit.
Mozaik
Qendra Rekreative-Shëndetësore në Ulqin
”Centroprojekat” Beograd-Zagreb së bashku me Komunën e Ulqinit dhe Shtëpinë e Shëndetit në vitin 1986 hartuan projektin studimor për ndërtimin e Qendrës Rekreative-Shëndetësore në Ulqin. Lokacioni i mundshëm ishte zona në Pyllin e Pishave ndërmjet hoteleve “Galeb” dhe “Albatros”. Në bazë shkencore, janë marrë si momente kryesore: - resurset natyror në regjionin e Ulqinit, - patologjia e cila mundet të mjekohet me këto resurse. Sipas lokacionit të këtyre resurseve, propozohet: 1. Ndërtimi i objektit në afërsi të
Plazhit të Grave; 2. Ndërtimi i objektit gjysmë të hapur në Plazhin e Madh. Në këtë objekt mund të mjekohen sëmundjet e përmendura më lart. Për mjekim me faktorë natyrorë do të aplikohen metodat: - hidroterapia, - fango dhe parafango terapia, - elektro terapia, - kinezi terapia, - terapia me inhalim. Propozohet struktura e shërbimeve sipas sistemeve të njeriut: 1. sistemi i përgjithshëm dhe lokomotor 45% 2. dermatologjia 5% 3. pneumologjia 20% 4. stomatologjia 5% 5. gjinekologjia 25%
Përveç pjesës terapeutike, Qendra Rekreative-Shëndetësore do të përmbajë edhe ambulancat për diagnostifikim dhe dozimin e terapive. Objekti gjysmë i hapur në Plazhin e Madh është për: - terapinë me rërë – psamotherapia; - me peloid (baltën shëruese) peloidotherapia. Për këtë arsye propozojmë që pushteti vendor të hartojë Projektin për ndërtimin e kësaj Qendre në lokacionin në Pyllin e Pishave, e cila tash është pronësi e Qeverisë së Malit të Zi. Ky projekt do të vërtetojë vlerësimin e Pyllit të Pishave duke mundësuar ruajtjen edhe valorizimin e tyre. Pa diskutim, Qeveria e Malit të Zi duhet ta përkrahë këtë ide. e enjte, 30 janar 2020
Javore Koha
27
kulturë
Ernest Koliqi, 45 vjet i ndarë nga jeta (1)
Themelues i tregimit modern Ernest Koliqi ishte mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, madje dhe dramaturg, ministër arsimi në qeverinë Vërlaci, botues dhe pedagog. Ernest Koliqi, shkrimtari, publicisti, politikani që parashikoi rënien e komunizmit qysh më 1973 me dramën “Rrajët lëvizin.” Për Koha Javore:
në një kohë kur Rilindja Kombëtare Vilhelme Vrana kishte bërë një punë të madhe për Haxhiraj gjuhën shqipe, hapjen e shkollave shqipe, gjë që solli rizgjimin e shqiptarëve për krijimin e shtetit shqiptar. Koliqi vizitoi Kaninën kur ishte më- Si njeri që i përkiste fushës së arsues në Shkollën Tregtare, Vlorë ,për simit dhe kulturës ai ka dhënë ndihtë cilën shkroi këto vargje: mesën e tij të çmuar si mësues, Për Kaninën Perëndia, poet, romancier, eseist, përkthy kur e pa si diell mi det, es, gazetar, madje dhe dramaturg. tha: Kurse si ministër arsimi në qeverinë jo, nuk është nga veprat e Vërlaci apo si botues dhe pedagog, mia. ka dhënë ndihmë maksimale për Këtë mrekulli mbi tokë, hartimin e programeve shkollore dikush tjetër e ka bërë dhe teksteve mësimore, si dhe në do ketë qenë një tjetër Zot! zhvillimin e arsimit në parametrat e Ernest Koliqi vendeve perëndimore. Koliqi bashNuk janë të shumtë shkrimtarët tanë, kë me Mitrush Kutelin cilësohen si emri i të cilëve të njihet aq mirë në bashkëthemelues të tregimit modern shtresat letrare të Shqipërisë, sa shqiptar. Ndërsa në politikat arsimore njihet ai i Koliqit. Të pakët janë ata, ka meritë të madhe për dërgimin e që veprat letrare të të cilëve të jenë 200 arsimtarëve më 1944-1945, në shtrirë në hapësirat kombëtare, trojet e lira të Shqipërisë. anekënd Shqipërisë, sa ato që mba- “Vetëm një popull i kulturuar ka jnë emrin e Koliqit. Ato gjenden në të drejtë t’i kërkojë të drejtat e faqet kulturore, në gjithfarë botimesh, veta dhe t’u imponohet të tjerëve”! nëpër fletore e revista të ndryshme. Ernest Koliqi Duhet thënë se disa prej tyre janë Ernesti lindi në Shkodër, i biri i Shan themeluar e janë mbajtur prej vetë Koliqit dhe i Ages së Cuk Simonit, Koliqit. Në botime veprash që me nip në familjen Parruca, familje tregdashje apo pa dashje, janë të pacak- tare shkodrane shumë e pasur. Me tuara për të zënë një vend të duk- origjinë ishte nga Dukagjini. Mbiemrit shëm në historinë e letrave tona. Kol-aj iu shtua prapashtesa (iqi) dhe “Vetëm një popull i kulturuar ka të u quajt Koliqi. Ky ndryshim u bë për drejtë t’i kërkojë të drejtat e veta shkak të marrëdhënieve tregtare me dhe t’u imponohet të tjerëve”! E.Ko- Malin e Zi. Ernesti ishte fëmija i dytë liqi pas Mikelit që u shugurua Kardinali i Ernest Koliqi, lindi në kryeqendrën parë shqiptar. Pas tij vinin tre vëllezër e kulturës kombëtare, në Shkodër, e dy motra.
28
Javore Koha
e enjte, 30 janar 2020
Mësimet e para i mori në Kolegjin Saverian të Jezuitëve. Më1918 shkoi me studime në Itali. Studioi në kolegjin jezuit “Cesare Arici” në Breshia, më pas në Bergamo. Me shokët nisi botimin e gazetës “Noi giovani” (“Ne të rinjtë”), ku botoi poezitë e para në italisht. Pas dështimit të Kongresit të Lushnjës, u kthye në Shqipëri, përvetëson shqipen me ndihmën e L. Gurakuqit, me anë të të cilit njihet me rininë e kohës: K.Thaçi, L.Ashiku, Sh.& K.Gurakuqi, Dom Lazër Shantoja, Kolë Kamsi... Më 1921 fitoi çmimin e parë në konkurs me një poezi për himnin kombëtar. Ky çmim u dha nga juria e përbërë prej P.Gjergj Fishtës, Luigj Gurakuqit e Mid’hat Frashërit. Në mars-prill, si përfaqësues i shoqërisë kulturore “Rozafa” merr pjesë në një mbledhje me Anton Harapin nga shoqëria “Bogdani”. Në takim u formua grupimi “Ora e Maleve”” nën drejtimin e Imzot L Mjedjës. Pas Lëvizjes së Qershorit, L. Gurakuqi e thërret në Titranë si sekretar personal. Aderon në shoqërinë “Bashkimi” të themeluar prej Avni Rustemit, që tashmë drejtohej nga Llazar Fundo. Kalon sekretar në Min. e Brendshme, ku ministër ishte kolonel Rexhep Shala. Triumfi i legalitetit bëri që të mërgojë në Kroaci, ku studioi gjuhëletërsi serbo-kroate. Qëndroi për dy vjet në Tuzla të Bosnjës, ku punoi me shumë shqiptarë nga krerët e maleve. Më 1928 gjendet në Bari të Italisë mes Bahri Omarit, Sotir Pecit, Sheh
kulturë
Karbunarës dhe Kostë Paftalit. Në Zarë të Dalmacisë botoi përmbledhjen e parë me novela më 1929, ku ishte edhe miku i tij në ideale e në gjuhësi, Mustafa Kruja. U kthye në atdhe dhe nis punë si mësues në Shkollën Italiane Tregtare në Vlorë më pas në Gjimnazin e Shkodrës (1930-’33), ku mes të tjerëve do t’iu jepte mësim Petro Markos(në Vlorë) dhe Lazër Radit( në Shkodër). Më 1933 lë mësimdhënien dhe nis studimet universitare në Padova. Gjatë periudhës 1934-’36 ishte pjesëtar i grupit botues të të përkohshmes “Illyria”të I. Totos, ku do të botonte poemthin në prozë “Quattuor, ku në “Illyria” më 1935 zbulohet Migjeni me vjershën “Të lindet Njeriu” . Më 1936 e emërojnë Lektor të Shqipes në katedrën e Albanologjisë të drejtuar nga gjuhëtari c Tagliavini. Më 1937 merr doktoratën në Padova me tezën “Epica popolare albanese” (“Epika popullore shqipe”) falë mbledhjeve që kishte bërë P.B. Palaj, tezë doktorate e cila u vlerësua nga shumë albanologë, si Norbert Jokli, Masimilian Lambertz etj. Transferohet nga Padova në Romë tetorin e 1937 si lektor i shqipes. Më 1939 hapet në Universitetin Shtetëror të Romës Selia e Albanologjisë, ku Koliqi emërohet ordinar dhe qëndron i tillë derisa doli në pension. E ndërpreu detyrën në vitet1939-’41, sepse u emërua Ministër Arsimi në qeverinë Vërlaci nën pushtimin italian. Pavarësisht rrethanave, Koliqi shfrytëzoi deri në skaj mundësitë që i jepte zyra e tij. Panë dritën e botimit tekste shkollore shqipe e libra më shumë se ç’ qenë botuar prej vitit 1912 e deri atëherë: botimi i historisë së letërsisë në dy vëllimshin “Shkrimtarët shqiptarë”; vijoi botimi i përmbledhjeve të folklorit “Visaret e kombit”. Bashkë me Mustafa Krujën dhe Pater Zef Valentinin thirri në Tiranë Kongresin Ndërkombëtar të Studimeve Shqiptare në vitin 1940 prej ku lindi Instituti i Studimeve Shqiptare me qendër në Tiranë, pararendës i
Akademisë së Shkencave. Themeloi e drejtoi të përkohshmen “Shkëndija” në korrik të 1940, si organ i mendimtarëve dhe shkrimtarëve të kohës. Në shtatorin e vitit 1941 nisi mbi 200 arsimtarë të Normales së Elbasanit drejt Kosovës. Nga martesa me arsimtaren Vangjelije Vuçani patën dy fëmijë: Markun dhe Elizabetën. Në vjeshtën e 1943 prej Tivarit shkoi në Itali me familjen, u vendos në Romë ku vazhdoi punën si pedagog i në Universitet. U emërua Ambasador në Vatikan, i fundit para regjimit që do të vinte. Si mësoi për kapjen e Petro Markos nga gjermanët, ndërhyri dhe i shpëtoi jetën. Jo vetëm atij por përmes miqve italianë ai shpëtoi jetën e shumë shqiptarëve në Ven-
totene, mes të cilëve edhe Isuf Luzaj mësues i Tregtares, i cili u dënua bashkë me studentët e Vlorës. Më 6 nëntor 1946 krijohet partia Blloku Kombëtar Indipendent që drejtohej nga Koliqi, dr. Ismail Vërlaci, Gjon Marka Gjoni dhe Ndue Gjon Marku. Në mars të 1947 -1959 themeloi dhe botoi të përkohshmen “L’Albanie Libre”. Më pas “Lajmëtari i të Mërguemit”. Me dekret të Presidentit të Republikës së Italisë, më 2 shtator 1957, për njohje të prestigjit, Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e Universitetit të Romës, nderohet duke u bërë Institut i Studimeve Shqiptare dhe Koliqi u emërua presidenti i tij. (Vijon) e enjte, 30 janar 2020
Javore Koha
29
Mozaik
Lëkundjet e tokës, shkaqet dhe pasojat (5)
Mitologjitë mbi tër Hajrudin S. Muja
(vijon nga numri i kaluar) Qyteti i Durrësit (Dyrrachium-i antik), ishte porti kryesor i Shqipërisë në periudhën mesjetare, qyteti më i madh shqiptar gjatë periudhës greko-romake dhe në mesjetën e hershme (Jeriçek:1916). Në shekullin XI, arvanitët luftonin në anën e komandantit të Durrësit – Niqifor Vasilaqi. Në vitin 1368, e pushtoi Karl Topia, të cilin ia morën Balshajt katër vjetë më vonë dhe ai e shtiu prapë në dorë në vitin 1385 (Bartl:2006, f. 14). Prej vitit 1392 ishte nën zotërimin e Republikës së Venedikut (Gegaj:1937, ff. 7-30), ndërsa nga viti 1501 nën zotërimin e osmanëve (Kiel:1990, f. 19). Natyrisht, ne mund ta gjejmë shpesh të vizituar dhe të përshkruar nga të huajt. Falë një cikli botimesh, të quajtura “Forgoten Books” (libra të harruar), ne kemi mundësi të njihemi me të tilla shkrime, sidomos të shekujve XVIII-XIX, disa prej të cilave kanë të bëjnë me përshkrime të Shqipërisë e të shqiptarëve. Në këto udhëpërshkrime shpesh citohen raporte dhe relacione të vjetra, të cilat gjithsesi zgjojnë interesin e lexuesit. Dy pelegrinët irlandezë të rendit françeskan, Simon Fitzsimons dhe bashkudhëtari i tij Hugh Illuminator, kur udhëtuan për në Jerusalem në vitin 1322, pasi vizituan Ulqinin, kaluan nëpër Durrës që ende nuk e kishte marrë veten nga një tërmet i tmerrshëm “që e kishte goditur gjysmë shekulli më parë” (Sedlar:2011; Fine:1994). U thanë se qyteti ishte rrafshuar me tokë, ndërsa ndërtesat ishin bërë “varrezat e së paku 24 000
30
Javore Koha
e enjte, 30 janar 2020
“
Mund të jetë i vërtetë pretendimi se tërmetet gjithnjë e më shumë shtohen, por mund të jetë edhe për shkak të përparimeve teknologjike, kur shkencëtarët janë në gjendje të masin edhe tërmetet më të vogla, të cilat më parë kanë kaluar pa u regjistruar
banorëve që mbeten të vdekur (!)”. Popullata e qytetit ishte zëvendësuar me të tjerë që kishin zbritur nga fshatrat, një popullatë që kishte gjuhën e tyre (shqipe). Në përdorim kishin monedha të vogla “tournois”, njëmbëdhjetë prej tyre e kishin vlerën e një groosoje venedikase. Popullata ishte e ndarë në fe, në zakone dhe në gjuhë, sepse banohej “nga latinët, grekët, hebrenjtë e pabesë dhe shqiptarët barbarë”. Ky qytet i Durrësit ishte dyqind milje nga Raguza (Dubrovniku). Për tërmetin që e përmendin Fitzsmons dhe Illuminator, historiani francez Alain Ducellier thotë se ka ngjarë në vitin 1267. Ndodhi si ëndërr, thotë ai, kurrë nuk arritën ta marrin vesh se si u erdhi vdekja. Mjaft fëmijë të vegjël e foshnje në djep mbeten të varrosur ndër gërmadha pa marrë vesh se çfarë kishte ndodhur. Zhurma dhe tronditja ishin kaq të forta sa ata të cilët patën fatin të mbijetojnë nga kjo katastorfë, qëndronin buzë valëve të shkumbëzuara të detit, jo nga ankthi se ç’do të ndodhte më tej, por nga mendimi i frikshëm se po shikonin me sytë e tyre fundin e botës. Banorët e zonave në periferi erdhën për të gërmuar në kërkim të ndonjë viktime të pafat, por edhe në kërkim të gjërave të çmueshme që mund të gjenin ndërmjet atyre gërmadhave (Tase: 2010, f. 90-91). Kemi edhe një dokument të cilin e shkroi Georgii Pachymeris pak para se të vdiste, më 1310. Thotë se ngjau gjatë muajit korrik: “kur ushtima të pazakonta bënë që toka të dridhej vazhdimisht, deri që gjithë qyteti u kthye kokëposhtë dhe u rrafshua
përtokë, duke i varrosur banorët e tyre brenda”. Për shumë njerëz ishte ëndërr dhe “nuk e mësuan kurrë se cili ishte shkaku i zhdukjes së tyre”. Fëmijët e vegjël dhe foshnjet, që nuk e kuptonin se çfarë kishte ndodhur, u varrosën në rrënoja. Ushtima dhe rrëmuja ishin të tilla saqë edhe deti që vlonte nga jashtë, (i bënte) të mbijetuarit të ndjenin se po vinte mbarimi i botës. Zgjati derisa nuk mbeti asgjë në këmbë, përveç Akropolit. Kur u bë ditë, vrapuan në ndihmë banorët përreth, që të mund t’i shpëtonin nga rreziku disa të mjerë që akoma ishin gjallë. Peshkopi Niketa, që u gjet aty, shpëtoi me shumë plagë të rrezikshme në trup. Duke parë fatkeqësinë e hidhur, që askush
Mozaik
rmetet ndonjëherë nuk e priste, iku i tmerruar, duke lënë metropolin të shkretë, jo vetëm nga vetja, por edhe nga banorët e tij, nga bukuria e godinave dhe sendeve të tyre (Pachymeris:1835, ff. 355-358). Ndryshe nga Pachymeris, disa gjurmime arkeologjike dëshmojnë se edhe Akropoli u dëmtua pjesërisht. Disa të dhëna të asaj kohe thonë se me këtë rast në Durrës vdiqën 30 000 qytetarë (?!), ndërsa pjesa që shpëtoi, braktisi për 2 deri 3 vjet qytetin dhe u vendos në Berat! Disa të tjerë thonë se tërmeti shkaktoi 25 000 viktima dhe shkatërroi tërësisht qytetin që nuk u banua më për gjashtë vite vijuese. Feveyriak thotë se “nuk vdiqën shumë njerëz pasi një ushtimë e nëndheshme që bëhej gjithnjë e më fortë i kishte larguar njerëzit” (Feveyriak:2004). Relatorët e përmendin Durrësin të prekur më parë dhe më pas: në vitet 177 p.e.s., 344 e.s dhe më vonë, në vitet 506, 1273, 1279, 1348, 1363, 1391, 1401, 1481, 1869 dhe 1870, që e shkatërroi tërësisht. Kur e vizitoi Arnold Von Harf më 1499, e gjeti si “ein gruysse verstsrte stadt”, për-
“
Relatorët e përmendin Durrësin të prekur më parë dhe më pas: në vitet 177 p.e.s., 344 e.s dhe më vonë, në vitet 506, 1273, 1279, 1348, 1363, 1391, 1401, 1481, 1869 dhe 1870, që e shkatërroi tërësisht. Kur e vizitoi Arnold Von Harf më 1499, e gjeti si “ein gruysse verstsrte stadt”, përkatësisht si një qytet të madh të shkatërruar (Groote:1946) nga tërmeti i 1481-shit, të ngjashëm me atë që e përjetoi edhe në tërmetin e 1870-tës
katësisht si një qytet të madh të shkatërruar (Groote:1946) nga tërmeti i 1481-shit, të ngjashëm me atë që e përjetoi edhe në tërmetin e 1870-tës. * * * Në lidhje me tërmetet janë krijuar plot mitologji. Njëra prej tyre thotë se në rast të një tërmeti duhet të qëndroni në hyrje të shtëpisë. Kjo është besuar në bazë të një imazhi të një tërmeti në Kaliforni, ku nga një shtëpi e rrënuar, e vetmja që kishte mbetur në këmbë ishte korniza e një dere. Një tjetër mit thotë se “Tërmetet e mëdha ndodhin gjithmonë herët në mëngjes”, kur në fakt ato ndodhin në çdo kohë. Ata që e kanë zili Kaliforninë me diell dhe plazhet e saj, u pëlqejnë të besojnë mitin se “Kalifornia do të ndahet nga Shtetet e Bashkuara dhe do të fundoset në oqean”. Të bazuar në mite, disa pretendojnë se kodet e reja të ndërtimtarisë do të mundësojnë të përballojnë lëkundjet e tërmeteve,
por në fakt ndërtesa shumë të vjetra mijëvjeçare u kanë përballuar shumë tërmeteve. Një ndër sekretet e kësaj ndërtimtarie të qëndrueshme mund të jenë edhe muret e trasha. Mund të jetë i vërtetë pretendimi se tërmetet gjithnjë e më shumë shtohen, por mund të jetë edhe për shkak të përparimeve teknologjike, kur shkencëtarët janë në gjendje të masin edhe tërmetet më të vogla, të cilat më parë kanë kaluar pa u regjistruar (German Studies Review, #3/1992, f. 475-491). Ka edhe një mit tjetër, që struktura e fortë e një ndërtese e shpëton atë nga dridhja e një tërmeti. Kjo synon të arsyetohet me një shembull, se “Hotel Imperial” në Tokyo i qëndroi tërmetit të vitit 1923 që rrafshoi pothuajse të gjitha ndërtesat përreth tij. Knauer thotë se është thjeshtë një mit, kur në fakt ndërtesat “Tachu Naito” dhe “Riki Sano” kishin strukturë shumë më të fortë e megjithatë u rrëzuan (Knauer:2010, f. 52). Wright thotë se kjo varet tërësisht nga lloji i shtresës së tokës mbi të cilën qëndron një ndërtesë (Wright:1955, f. 150). Për këtë shkak shpesh ngjan që një ndërtesë me strukturë të njëjtë rrëzohet në një anë, kurse në tjetrën qëndron. Në fund, vlen të theksohet se vetë termi “tërmet” mund të paraqesë simbole të ndryshimeve të papritura që ngjajnë në jetën tonë, duke e kthyer tërësisht kokëposhtë ose të cilat ndryshojnë tërësisht jetën dhe besimin. Ato gjithashtu simbolizojnë humbjen e stabilitetit, problemet bashkëshortore, trazirat e jetës. Ndoshta është kështu për shkak se asnjë fatkeqësi tjetër natyrore (si zjarri, uji, furtunat etj.) nuk është aq e befasishme sa tërmeti dhe prandaj është edhe më trishtues. (Fund) e enjte, 30 janar 2020
Javore Koha
31
portret
Përkujtim: Prëtash Nika Camaj
Njeri fisnik me autor jashtëzakonshëm në kur i shpëtoi disa familje nga Hoti Gjekë Gjonaj prej sulmeve të tmerrshme të Toger Babës, toger i Sigurimit Shqiptar, që ishte bërë tmerr i familjeve malësore, i cili hetonte antikomunistët që ishin Malësia dhe malësorët duhet të ngritur kundër regjimit komunist në krenohen që kanë pasur një bash- Shqipëri, me qëllim gjetjen e arreskëvendës siç ishte Prëtash Nikë timin e tyre. Zeka Camaj nga fshati Spi-Hot. Ishte Nga ky njeri mizor, imoral, pa nder ndër burrat më në zë në Malësi në e pa princip, kishin frikë të gjithë shekullin e kaluar. Ai ishte i veçantë. malësorët, sepse kishte ardhur në Njeri fisnik me norma si për vete, por Malësi me rrahur djem e burra, me edhe për familjen dhe fisin. Në sho- kapur e burgosur antikomunistët qëri ai paraqitej gjithmonë korrekt, malësorë dhe me çnderua vajza që nuk luante nga parimet. I drejtë e gra. Ky toger i zi në misionin e tij dhe i përgjegjshëm. Burrë i urtë i me terror ndaj malësorëve shkoi një cili ndoqi traditën bujare e pasani- herë “ mysafir“ i paftuar në shtëpinë ke të shtëpisë së Zekajve. Ka qenë e Prëtash Zekës Camaj, askohohe i dalluar si njeri i ndershëm e bam- kryetar i komunës, për ta kërkuar irës i madh për kohën që ka jetuar. Gjelosh Lulin. Togeri injorant e faqezi Në shtëpinë e tij kanë gjetur mik- siç ishte e kërcënoi Prëtash Nikën pritje qindra familje shqiptare e të me këto fjalë: “ Nëse nuk do t’ma tjerë. I ka dashtë njerëzit, pa dallim. dorëzoni Gjelosh Lulin për 24 orë, do U ka ndihmuar të gjithëve në nevo- të pushkatoj 24 burra!” Në këtë rast jë, për çka edhe ka krijuar autoritet të Prëtashi u tregua trim e besnik. Edhe jashtëzakonshëm jo vetëm në Malësi, pse e dinte se Gjellosh Lulin e kishin por edhe jashtë kufijve të saj. Zemra strehuar Mark e Kolë Miri Dedvue gjerë dhe e madhe e tij kishte vend kaj, nuk i tregoi asgjë. Por, si kryetar për të gjithë. Çdokujt ia dëshironte të i komunës, shfrytëzoi miqësinë dhe mirën dhe lumturinë. Me lidhjet e tij respektin që kishte tek autoritet miqësore i ka sjellë shumë të mira malazeze në Podgoricë dhe u kërkoi Malësisë. Po përmendim kohën ndihmë, duke u thënë se malësorët
“ 32
Se kush ishte Prëtash Zeka dëshmon përcjellja e tij për në banesën e fundit në fshatin Sukruq, ku ishin tubuar më se njëmijë vetë , familjarë, miq e personalitete të shquara të kohës nga vende të ndryshme të cilët me pikëllim në zemër e lot në sy i dhanë lamtumirën e fundit, duke ndjerë zbrazëtinë nga humbja e një njeriu që gjithnjë i kishte mbushur me dashuri, mirësi e optimizëm
Javore Koha
e enjte, 30 janar 2020
nuk kishin dorë as në fshehjen e as në mosgjetjen e Gjelosh Lulit. Veprimi i tij njerëzor ishte i suksesshëm dhe ultimatumi i Toger Babës kaloi pa viktima. Pra, me angazhimin e tij arriti të shpëtojë disa familje e familjarë që jetonin në panik në Hot nga sulmet barbare, çnjerëzore e të egra të Toger Babës. Prëtash Nikën duhet ta përkujtojmë me respektin më të lartë për veprën dhe kontributin e çmuar që dha për Malësinë në ato kohë luftërash , kthesash e rrethanash të vështira si atdhetar i vërtetë. Ai, thonë malësorët e vjetër, ngriti zërin kundër copëtimit të territoreve shqiptare dhe theksonte në tubime të ndryshme padrejtësitë historike ndaj popullit tonë. Veprimtaria dhe kontributi i kësaj figure të dalluar në Malësi, i cili ndërroi jetë në moshë të re, është e shumanshme dhe shumëplanëshe. Ajo duhet të ndriçohet. Të shkruhet. Të përcillet nga brezi në brez. Se kush ishte Prëtash Zeka dëshmon përcjellja e tij për në banesën e fundit në fshatin Sukruq, ku ishin tubuar më se njëmijë vetë , familjarë, miq e personalitete të shquara të kohës nga vende të ndryshme të cilët me pikëllim në zemër e lot në sy i dhanë lamtumirën e fundit, duke ndjerë zbrazëtinë nga humbja e një njeriu që gjithnjë i kishte mbushur me dashuri, mirësi e optimizëm. Në kujtimet e të gjithë atyre që e njohën Prëtash Nikë Zeka gjithnjë do të mbetet shembull dhe burim frymëzimi, si një njeri i devotshëm, por i sinqertë, pishtar ndriçues, kundërshtar i padrejtësive dhe i përkushtuar për t’u ndihmuar njerëzve pa dallim.
ritet të “ ë Malësi
portret
Prëtash Nikën duhet ta përkujtojmë me respektin më të lartë për veprën dhe kontributin e çmuar që dha për Malësinë në ato kohë luftërash , kthesash e rrethanash të vështira si atdhetar i vërtetë. Ai, thonë malësorët e vjetër, ngriti zërin kundër copëtimit të territoreve shqiptare dhe theksonte në tubime të ndryshme padrejtësitë historike ndaj popullit tonë
e enjte, 30 janar 2020
Javore Koha
33
sociale
Dukuri
Shtoji dikur dhe sot Banorët e Shtojit ishin të gjithë shqiptarë katolikë, deri që krajl Nikolla solli aty pak malazezë. Më 1919 Shtoji kishte 121 familje, prej tyre 112 shqiptare dhe 9 sllave (banorë 530, shqiptarë 500 ose 94.34%, kurse sllavë 30 ose 5.66%) (sipas Dr. Nail Dragës, Popullsia e Ulqinit në vitin 1919, Koha javore, nr. 894, 26. 12. 2019:18-19). Pushteti i Malit Zi gjeti mënyrën si të varfërohen shqiptarët, ashtu që ata i detyroi të shesin mallin, tokat e veta që ua lanë të parët. Shtojakët ikën kryesisht në Amerikë, Australi dhe nëpër Evropë, ku po humbin pa shenjë e nishan. Ata e lanë Rënën, Plazhin e Madh të Shtojit, bukurinë e mrekullueshme që nuk e ka kush, ku janë mësuar të vijnë vizitorët nga krejt bota për pushim, zbavitje, rrezitje, notim, sport. Kënaqësi që nuk harrohet. Për çudi, sidomos në kohën e fundit shumë shpejt erdhën banorët e rinj. Mbetet pikëpyetje, kush i financoi: pushteti i Malit Zi? Ata erdhën nga
34
Javore Koha
e enjte, 30 janar 2020
krejt Mali i Zi, por më të shumtën prej Sanxhakut, të fesë myslimane; shumica ishin pasardhësit e atyre që kanë humbur gjuhën shqipe të të parëve të vet. E mbasi në Ulqin e rrethinë banorët më të shumtën janë shqiptarë, ardhacakët tash do t’i kenë kushtet e përshtatshme dhe të shkëlqyeshme për të mësuar gjuhën e të parëve të vet, shqipen. Përgatiti: Simë Dobreci
Në dy pika shikimi Dikur ishte ndryshe në Shtoj Xhungël pakufi Fushat me bagëti Shtojakët jetonin në Shtoj Kopshtet me shalqi, speca, mollatare Me ujë e luftojnë vapën Në mbrëmje frutat hapen Shtojakët kënaqen krye are Tash s’ka më të tillë shtojakë Fushat mbuluar me shtëpi
Ku janë shtojakët e ri Shtoji u mbush ardhacakë Kush është zot në këtë fushë (Deti përkëdhel intimisht) Kush bën këtu me gisht Kush fushën e ka mbushë N’e Lukës bari është djegur S’ka kapërcej te Gjoni S’është ky Shtoji mos harroni Gjeka mjeshtër ka vdekur Mes fqinjëve kishte dashuri Me miq festat i lutnin Shtojakët nuk u tutnin Nga t’detit gjëmë e stuhi Shtoji është Shtoj n’Amerikë N’Shtoj ka fshatarë pak Ardhacakët janë bërë shtojak’ Shtoji n’pikëllim po ik (Rrustem Berisha, Kroni i lajthisë, Fad, Prishtinë, 2016:75 & Buzuku 47, 2006:2)
sport
Bota shokohet nga vdekja tragjike e ish-basketbollistit, Kobe Bryant
Ikja e legjendës së basketbollit Ylli i basketbollit ishte kampion i pesëfishtë në NBA derisa gjatë gjithë karrierës së tij 20-vjeçare luajti për Los Angeles Lakers. Ai, gjithashtu, mori pjesë 18 herë në ekipin e yjeve të NBA-së, si dhe në vitin 2008 u shpall basketbollisti më i mirë i stinorit dhe dy herë MVP i finaleve. Deri një ditë para vdekjes ishte i treti në listën e shënuesve më të mirë në historinë e NBA-së me 33 mijë e 643 pikë të shënuar, derisa e kaloi LeBron James në ndeshjen e së premtes. Ai me SHBA-të, në vitet 2008 dhe 2012, e ka fituar edhe medaljen e artë olimpike Shumë personalitete kanë kujtuar një nga sportistët më të mirë të të gjitha kohërave, basketbollistin amerikan Kobe Bryant. Ai vdiq të dielën në mëngjes, në California, për shkak të një aksidenti me helikopter bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna, dhe shtatë persona të tjerë. Dëshmitarët në këtë qytet kanë dëgjuar një helikopter që fluturonte ulët dhe dukej se kishte probleme, raporton Reuters. Pas ngjarjes tragjike, nderime nga adhuruesit e tij, të famshëm, politikanë e sportistë të shumtë, kanë mbushur rrjetet sociale. “Nuk ka fjalë që shprehin dhimbjen që jam duke kaluar nga humbja tragjike e mbesës sime Gigi dhe vëllait Kobe Bryant. Ju dua dhe do të na mungoni”, shkroi në Twitter Shaquille O’Neal, ish-bashkëlojtari i Bryantit. Ylli i basketbollit ishte kampion i
pesëfishtë në NBA derisa gjatë gjithë karrierës së tij 20-vjeçare luajti për Los Angeles Lakers. Ai, gjithashtu, mori pjesë 18 herë në ekipin e yjeve të NBA-së, si dhe në vitin 2008 u shpall basketbollisti më i mirë i stinorit dhe dy herë MVP i finaleve. Deri një ditë para vdekjes ishte i treti në listën e shënuesve më të mirë në historinë e NBA-së me 33 mijë e 643 pikë të shënuar, derisa e kaloi LeBron James në ndeshjen e së premtes. Ai me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitet 2008 dhe 2012, e ka fituar edhe medaljen e artë olimpike. Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, shkroi se Kobe ishte legjendë dhe i shprehi ngushëllimet familjes së tij në emër të tij e Michelle-it. E momente të heshtjes janë mbajtur në të gjitha ndeshjet e basketbollit në
SHBA. Gjithashtu, ngjarja kulturore e Grammy Awards, që u mbajt në Los Angjelos, kaloi e gjitha në shenjë respekti për karrierën e Kobeyt. “Të gjithë po ndiejmë sot dhimbje të tmerrshme sepse Los Angeles, Amerika dhe e gjithë bota humbi një hero. Ne po qëndrojmë sot këtu zemërthyer në shtëpinë që Kobe Bryant e ndërtoi”, ka thënë këngëtarja Alicia Keys. Mirëpo, suksesi i tij në parket u shkund ndjeshëm në vitin 2003, kur një 19-vjeçare, punonjëse e një hoteli, e akuzoi për përdhunim. Bryanti, atëherë 24-vjeçar, u akuzua për sulm, ndërsa rastit i erdhi fundi pas 14 muajsh proces. Akuzuesja vendosi të mos dëshmonte në Gjykatë, e prokurorët e tërhoqën rastin më 1 shtator të vitit 2004. Po të njëjtin vit, punonjësja e hotelit përgatiti një padi civile që përfundoi me një marrëveshje jashtë gjykatës. Pas përfundimit të procesit, Bryanti përkrah bashkëshortes së tij Vanessa, mbajti një konferencë për media, në të cilën pranoi se ka kryer tradhëti bashkëshortore, por kishte thënë se është i pafajshëm në lidhje me rastin dhe nuk bëhej fjalë për dhunim. Ish-basketbollisti, ka lënë pas vetes bashkëshorten Vanessën dhe vajzat Natalia, Capri dhe Bianka. e enjte, 30 janar 2020
Javore Koha
35
e a avorh KJo Podgori cë e enjte, 30 janar 2020
Viti XlX Numër 897 Çmimi 0,50
ka Mali i Zi dhe retori e klero-fashiste serb ISSN 1800-5696
Ngjarje e rëndësishme historike që nxiti luftërat për pavarësi
Nimanbegu: Ligji liritë fetare nuk shkaktojë konflik ndëretnike