Koha 898

Page 1

Koha Javore Podgoricë e enjte, 6 shkurt 2020 Viti XlX Numër 898 Çmimi 0,50

Shpresa e së ardhmes ISSN 1800-5696

Plani i heshtur gjatë historisë i okupimit të shqiptarëve

Rrëfim për mërgatën ulqinake


Përmbajtje

8

10 Trampi dhe “Deal”-i për Ballkanin

Malësia thërret

14

20 Muzikant i spikatur, profesionist me një perspektivë të ndritur

I vlerësuar nga bota, i denigruar nga diktatura komuniste

Koha Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore Koha

e enjte, 6 shkurt 2020


Përmbajtje

22

24 Omer Kaleshi, fruta dhe erotikë

Poeti Hajredin Kovaçi pjesëmarrës në Orën letrare “Pena e Flakës”

26

30 Miratohet stema dhe flamuri i Komunës

Një vepër që lartëson gjuhën shqipe KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

e enjte, 6 shkurt 2020

Javore Koha

3


Ngjarje Javore

Pas marrëveshjes për koalicionin qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës

Albin Kurti zgjidhet kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare Prishtinë – Odisejada e gjatë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 6 tetor të vitit të kaluar, ka përfunduar të hënën, me zgjedhjen e Qeverisë së re në krye me Albin Kurtin, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje!, dhe kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Për qeverinë e re me kryeministër Albin Kurtin kanë votuar 66 deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje!, LDK, AKR dhe disa deputetë të komuniteteve pakicë joserbe, kurse kanë abstenuar dhjetë deputetët e Listës Serbe. Para votimit për qeverinë e re, sallën e Kuvendit e kanë braktisur deputetët opozitarë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, të cilët i kanë kritikuar dy partnerët e rinj të koalicionit. Kabineti i ri qeveritar përbëhet nga 15 ministri, gjashtë prej të cilave udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje!, gjashtë nga LDK, kurse tri nga komunitetet joshumicë. Pas votimit, kryeministri i ri i Kosovës, dy zëvendës kryeministrat dhe 15 ministrat kanë bërë betimin. Në mesin e ministrave, pesë prej tyre janë

4

Javore Koha

e enjte, 6 shkurt 2020

femra. Në fjalën e tij pas zgjedhjes kryeministër, Kurti ka thënë se sot po hapet një kapitull i ri i shtetit të Kosovës. Sipas tij, ajo që duket e pamundur, sot është bërë e mundur. “Ndryshe nuk mund të ishte dhe nuk mund të jetë. Populli ynë nuk e ka duruar kurrë robërinë. Sot nuk ka fituar VV e as LDK, sot kanë fituar qytetarët. Sot pushtetin e shtetin e ka fituar populli sepse atij i takonte. Ne të gjithë jemi të zëvendësueshëm. Nga sot pavarësisht se si e kënd e keni votuar, unë do të jem kryeministër i të gjithë juve”, ka thënë ai. Kurti ka vijuar duke thënë se sot fillon rruga e ndryshimit që të gjithë e kanë pritur dhe se përfundon mënyra e vjetër e të bërit politikë. “Le t’i mbajmë pushtetet e ndara në shtet të përbashkët. Populli na zgjedh për të punuar në emër të tyre dhe jo për interesa tona personale. Derisa sot fillon një kapitull i ri në politikën e brendshme, nis edhe ai për politikën e jashtme. Sot fillon koha kur flasim me një zë dhe të koordinuar. Atyre që hezitojnë të na njohin, ne ju themi se do të punojmë të meritojmë njohjen e respektin e tyre”, ka thënë ai. Kryeministri i Republikës së Kosovës

ka deklaruar se synohet anëtarësimi në NATO dhe ruajtja e partneritetit me SHBA-në. Po të hënën, në një seancë të jashtëzakonshme, nënkryetarja e LDK-së dhe bartësja e listës së kësaj partie në zgjedhjet parlamentare, Vjosa Osmani, është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 65 vota për dhe asnjë kundër. Osmani për këtë pozitë është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje!, përkatësisht nënkryetarja e kësaj partie, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku. Në këtë pozitë, ajo zëvendëson Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje!, i cili është zgjedhur kryetar i këtij institucioni më 26 dhjetor, por që të hënën është zgjedhur ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e re të Kosovës duke e liruar postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti, si dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani e kanë uruar me këtë rast përfaqësuesit më të lartë të institucioneve ndërkombëtare, homologët e tyre të vendeve të ndryshme, diplomatët e shteteve të huaja në Kosovë, përfaqësues të partive politike shqiptare (Kohapress) në rajon etj.


Ngjarje Javore

Përfaqësuesit politikë shqiptarë në Mal të Zi urojnë kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Shpresa e së ardhmes

Ulqin/Tuz - Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi e kanë mirëpritur zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës me në krye liderin e Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti. Ata e kanë uruar kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar suksese në detyrën e re. Në mesazhin e urimit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi drejtuar kryeministrit Albin Kurti thuhet se “kemi besim të plotë se Qeveria e Kosovës, të cilën Ju do ta drejtoni, do të punojë pa u kursyer për përmirësimin e cilësisë së jetesës së çdo qytetari të Republikës, po aq do të tregoni kujdes edhe për shqiptarët në trojet e tyre në Malin e Zi dhe vendet tjera kudo që ata ndodhen”. Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim sa më të afërt institucional ndërmjet institucionit që drejton dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, në interes të shqiptarëve në të dy shtetet.

Kryetari i Alternativës Shqiptare, njëherazi kryetar i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, në mesazhin e tij shprehet se shpreson që “kabineti i ri qeveritar, ndër të tjera, do të vazhdojë marrëdhëniet e mira bilaterale Mali i Zi – Kosovë, në të mirën e qytetarëve të dy vendeve mike, si dhe për bashkëpunim sa më të ngushtë ndërshqiptar në regjion dhe më gjerë”. Partia Demokratike e ka cilësuar një lajm të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, përfshirë edhe shqiptarët në Mal të Zi, zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti. “Shqiptarët në Mal të Zi kanë dhënë një kontribut të madh në të gjitha fushat në Kosovë, në kohë paqeje dhe lufte, ashtu siç Kosova ka qenë gjithmonë burim frymëzimi për ne në momentet më të vështira. Ne kemi arsye që të ndihemi dyfish krenarë pasi që rrënjët e kryeministrit Albin Kurti janë nga këto anë dhe ne e konsiderojmë

atë si birin tonë. Ne presim që Qeveria e re e Republikës së Kosovës të jetë afër nesh dhe t’i ndihmojë shqiptarët në Mal të Zi”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit të kësaj force politike, Fatmir Gjeka. Në urimin e kryetarit të LD në MZ, Saubih Mehmeti, thuhet se koalicioni LVV - LDK dhe programi qeverisës është garanci për t’u përballur me sfidat që e presin Qeverinë e kryeministrit Kurti, me qëllim të rritjes së mirëqënies së popullit të Kosovës. “Vullneti i sovranit ishte i drejtë, brenda edhe pritshmërive tona, duke bërë një kthesë historike në një periudhë mjaft delikate, jo vetëm për Kosovën por edhe për shqiptarët në trojet e veta etnike jashtë kufijve administrativë Kosovë-Shqipëri dhe rajonin, andaj Qeveria e ardhshme e Kosovës e kryesuar nga Ju si Kryeministër do të jetë shpresa e së ardhmes”, thuhet ndër të tjera në këtë urim. (Kohapress) e enjte, 6 shkurt 2020

Javore Koha

5


Vështrim & Opinion

Ju lutemi, z. Kurti, është radha juaj Sot erdhi radha e tij. Shumë politikanë e kishin radhën e tyre gjatë këtyre 20 vjetëve. Shumë prej tyre e kishin kundërshtar kryesor Albin Kurtin. Sot, Albin Kurti u bë kryeministër, kurse të gjithë ata i ka kundër vetes. Sot është mbyllur një epokë dhe ka nisur një tjetër ndonëse periudha depresive e viteve Gazeta Express të 90-ta shumëkënd e kishte thyer. Kokëfortësia e tij nuk kishte kaluar e pavërejtur në asnjë drejtim. I kishte Për të mbërritur në pozitën më të rënë në sy policisë serbe, u kishte lartë në vend, atë të Kryeministrit të rënë në sy qytetarëve të Kosovës, Kosovës, lideri i Lëvizjes “Vetëven- por i kishte rënë në sy edhe Ushtrisë dosje”, Albin Kurti, e ka bërë rrugën Çlirimtare të Kosovës. Duke pasur e plotë. nevojë që ta përmirësonin imazhin e Në asnjë moment të rrugëtimit të tij, tyre, posaçërisht që ta hiqnin damkën ai nuk ka provuar që të kapë ndon- e një lëvizjeje të armatosur fshatare, jë rrugë më të shkurtër që e çon më ata kishin menduar që ta shndërronin shpejt në pushtet. Përkundrazi, për Kurtin në një “poster boy”. Kështu, t’i qëndruar besnik parimeve të tij, ai në shërbim të kësaj kauze, përfaqëdukej sikur po ikte nga pushteti. suesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Albin Kurti në pushtet është i ri, Kosovës, Adem Demaçi, e kishte në politikë është më i vjetër, kurse rekrutuar Kurtin në pozitën e seknë skenën publike është veteran. retarit të Zyrës së UÇK-së. Ai është shfaqur në publik në vitin Në ato vite, kur lufta po i përfshinte të 1997, atëherë kur pjesa dërrmuese e gjitha fshatrat e Kosovës, Kurti kishte qytetarëve nuk kanë ditur kush janë vazhduar të punonte në identitetin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush e tij politik. Kishte filluar që të merHaradinaj, Fatmir Limaj e shumë e rte çdo gjë që e posedonte Adem shumë të tjerë. Vetëm Isa Mustafa Demaçi, duke ia shtuar pastaj karakishte para tij. teristikat personale. Ishte pra një lloj Demonstratat e studentëve të Uni- Adem Demaçi 2.0. Demaçi e refuversitetit të Prishtinës kundër regjim- zonte Marrëveshjen e Rambujesë, it të Beogradit e kishin sjellë Kurtin atë e bënte edhe Kurti. Demaçi e në plan të parë. Edhe pse nuk ishte përçmonte figurën e Ibrahim Rugovkryetar i studentëve, Kurti, për sh- ës, atë e bënte edhe Kurti. Demaçi kak të njohjes së gjuhëve të huaja ishte simbol i persekutimit të regjimdhe “look”-ut të tij, kishte arritur që it serb, ajo do t’i ndodhte më vonë ta vidhte “show”-n. Student rebel edhe Kurtit. urban, atraktiv për mediat dhe diplo- Pasi kishin filluar bombardimet e NAmatët e huaj. TO-s, ish-lideri i studentëve kishte Arrestimet e tij të shpeshta dhe vazhduar të qëndronte në Prishtinë, tërheqja e tij zvarrë nga policia e Ser- ndonëse ishte lehtësisht e paramenbisë ishin inspiruese për studentët e dueshme që ai do të mund të arrestjerë në Prishtinë. Pamjet e tilla shër- tohej. Dy dekada më vonë, çdokush e benin për vetëbesim dhe shpresë ka një opinion për arrestimin e Kurtit. se nuk kishte marrë fund çdo gjë, Dikush mendon që ai do të duhej të

6

Javore Koha

e enjte, 6 shkurt 2020

ikte në mal për t’iu bashkuar UÇK-së, kurse disa të tjerë mendonim që Kurti kishte bërë mirë që nuk e kishte lëshuar Prishtinën. Mirëpo përse kishte vepruar ashtu, këtë e di vetëm ai. E rëndësishme është që Kurti, ndonëse i arrestuar prej një regjimi gjenocidial dhe vrasës, ndonëse i izoluar si kurrë më parë, kishte arritur që edhe nga burgjet serbe ta sfidonte Sllobodan Millosheviqin. Një Mungesë e syçeltësisë së Ministrit të Drejtësisë së Qeverisë së Serbisë ishte shfrytëzuar nga i burgosuri Kurti në mënyrë të mrekullueshme. Qeveria serbe, duke dashur që t’i tregonte botës se çfarë kushtesh të mira kishin të burgosurit shqiptarë në burgjet e tyre, kishte harruar që klient aty është edhe Albin Kurti. Ky i fundit e kishte marrë fjalën pa e pyetur askënd. Një djalë i ri me një xhemper pa mëngë, me flokë të shkurtër prej një të burgosuri, prapë, sikur në rastin e protestave studentore, ia kishte vjedhur “show”-n ministrit serb. Para dhjetëra mediave të botës, në dy gjuhë, serbisht dhe anglisht, Kurti kishte komunikuar me qindra miliona qytetarë të botës së lirë. U kishte treguar atyre për natyrën e vërtetë të regjimit të Millosheviqit. Shqiptarëve të Kosovës një pamje e tillë, një kurajo e tillë, u kishte shërbyer si motivim i jashtëzakonshëm për t’u përballur me ato ditë të rënda. Të burgosurit e tjerë shqiptarë, që kishin bashkëjetuar me të brenda burgjeve të Serbisë, tregojnë se nëse Kurti para kamerave duket kokëfortë, ai ishte shumë më

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

kokëfortë kur kundër trupit të tij ushtrohej dhunë nga policët serbë. Kurti dhe mijëra shqiptarë të tjerë të Kosovës ditët e para të lirisë së Kosovës nuk kishin arritur t’i përjetonin. Ata kishin vazhduar të mbaheshin edhe më tutje në territorin e Serbisë, herë në burgje e herë në gjykata. Edhe në gjykatën në Nish, atje ku po gjykohej, Kurti e kishte kërkuar pavarësinë e Kosovës. Si përfundim ishte dënuar me 15 vjet burg. Pas rënies së Sllobodan Millosheviqit nga pushteti, pas një presioni të madh ndërkombëtar, qeveria serbe e kishte liruar atë. Pas kthimit në Prishtinë, ish-lideri i studentëve nuk kishte pushuar asnjë ditë nga aktiviteti politik. Herë me shkrime, herë me protesta, herë me monologë në ekrane televizive, Kurti po i shtynte agjendat e tij. Kishte rezistuar që të bëhej pjesë e partive të atëhershme politike. Në vend të kësaj, ai po përgatiste diçka shumë më të madhe, krejtësisht personale, gati donkishotjane. Si nxehje para se të futej në politikë, Kurti i kishte bërë disa vite përvojë në organizata joqeveritare, duke u marrë me probleme sociale dhe të drejtat e njeriut. Ai e dinte që ishte shumë herët që të futej në politikën e madhe. Po e priste që të rritej edhe pak më shumë dëshpërimi i qytetarëve, të cilët, edhe pse tashmë të lirë, po kërkonin diçka më tepër. Po e kërkonin shtetin e tyre. Kurti dëshironte që të bëhej zëri i tyre organik përballë zgjidhjeve të kompromisit të klasës së atëhershme politike. Kështu kishte lindur edhe organizata politike, “Lëvizja Vetëvendosje”. Sa më shumë

që shtohej presioni për kompromis politik për statusin e ardhshëm të Kosovës, aq më tepër rritej agresiviteti i Kurtit. Çdo gjë që vinte nga SHBA-ja dhe BE-ja, e që përkrahej nga institucionet e Kosovës, kundërshtohej nga Kurti dhe lëvizja e tij. Çdo plan për statusin e Kosovës për Kurtin ishte i dyshimtë. Ishte tradhti. Për këtë arsye, ai i kishte nxjerrë në rrugë qindra mijëra qytetarë për ta kundërshtuar Pakon e Presidentit Ahtisaari, i cili, bashkë me Albert Rohan-in, kishte ndërmjetësuar për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Me megafon në dorë, Kurti e jepte kushtrimin që askush nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por që ky plan ishte thjesht një tradhti e radhës. E kaluara e tij gati heroike, konsistenca e tij e pashoqe, kishin shkaktuar pasiguri të madhe në popull. Në shkurt të vitit 2007, një vit përpara se të shpallej pavarësia e Kosovës, sheshi “Nëna Terezë” ishte përgjakur. Dy të rinj, aktivistë të LVV’së, ishin vrarë nga njësia speciale rumune, që ishte pjesë e policisë së Rumanisë. Megjithatë, një vit më vonë, Kurti ishte demantuar. Kosova e kishte shpallur pavarësinë dhe ajo u njoh nga më shumë se gjysma e botës. Është pak e besueshme se çfarëdo ideje e Kurtit do të mund të kishte kaluar më mirë në planin botëror. Kështu që, sot e kësaj dite, shtrohet pyetja: A ia ka vlejtur që të humben jetë njerëzish për këtë çështje? Ngjarjet që rrodhën më pas e zbehën rolin e Kurtit në shoqëri. Kishte ardhur koha e Partisë Demokratike të Kosovës, gjegjësisht e kryetarit të saj, Hashim Thaçi. Shpallja e pavarësisë, njohjet e pavarësisë, fillimi i projekteve të mëdha infrastrukturore e rritën reputacionin e Thaçit në shoqëri. Sidoqoftë, kjo nuk zgjati shumë. Aferat e shumta korruptive, kapja e shtetit dhe mungesa serioze e opozitës në Kuvend krijuan boshllëk dhe hapësirë të nevojshme për një opozitë serioze, një opozitë që me asnjë kusht nuk bëhet patericë e pushtetit dhe e qeverive. Kurrkush më shumë se Albin Kurti nuk i plotësonte këto kredenciale. Kështu ,në vitin 2010, Lëvizja Vetëvendosje, nga një organizatë joqeveritare, nga një organizate që tallej me politikën dhe politikanët, i lë anash performancat me gomerë dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

futet në zgjedhje. Rruga e tij prej vitit 2010 deri në vitin 2020 ishte çdo gjë, përveç jo e lehtë. Herë u bashkuan me të e herë e braktisën atë. Herë e përdorën atë, e herë e keqpërdorën atë. Edhe anasjelltas, herë i përdorte edhe ky e herë i keqpërdorte. Shumëçka ka ndodhur gjatë kësaj dekade, përveç një gjëje: Albin Kurti kurrë nuk e bëri gabimin e madh që një forcë opozitare shpesh e bën, nuk i dha votë qeverisë, nuk e mbështeti qeverinë, nuk u takua me qeverinë, madje as atëherë kur publiku e priste një veprim të tillë. Kurti ishte i prerë. Opozitë deri në fund, me çdo kusht dhe për çdo gjë. Le të dalë ku të dalë. Një politikë dhe një qasje e tillë jo pak herë e ka penalizuar Kurtin dhe shokët e tij. Ata izoloheshin, diplomatët perëndimorë iknin prej tyre, u shmangeshin atyre, nuk u jepeshin viza atyre. Mirëpo Kurti nuk i synonte votat e diplomatëve. Ai e synonte mbështetjen e qytetarëve të Kosovës, kurse kjo mbështetje mund të vinte vetëm nëse ai e vazhdonte kursin e tij, atë të rebelit të përjetshëm, të panënshtrueshëm. Të panënshtrueshëm edhe ndaj kryengritjeve të mbrëmshme. Dy vjet më parë, Kurti, për të mos bërë kompromise, u pajtua që ta ndante përgjysmë partinë e tij, por jo edhe strategjinë. Sigurisht që gjatë kësaj kohe, posaçërisht në dy-tre vjetët e fundit, Kurti e ka ndryshuar qasjen ndaj shumë problemeve. Ai sot e sheh pak më ndryshe shtetin e Kosovës, i sheh pak më ndryshe flamurin dhe himnin e Kosovës, e sheh pak më ndryshe edhe bashkimin kombëtar. Megjithatë, vazhdon të mos e shohë më ndryshe korrupsionin. Prioritetet e tij kanë ndryshuar renditje. Ajo çfarë ka qenë super-prioritet për të në vitin 2010 nuk ishte për qytetarët, mirëpo ajo çfarë sot është për të super-prioritet është edhe për qytetarët. Ky sinkronizim e bëri atë politikanin më të votuar në vend. Sot i erdhi radha. Shumë politikanë e kishin radhën e tyre gjatë këtyre 20 vjetëve. Shumë prej tyre e kishin kundërshtar kryesor Albin Kurtin. Sot, Albin Kurti u bë kryeministër, kurse të gjithë ata i ka kundër vetes. Sot është mbyllur një epokë dhe ka nisur një tjetër. Ju lutemi, z. Kurti, është radha juaj. e enjte, 6 shkurt 2020

Javore Koha

7


Vështrim & Opinion

Trampi dhe “Deal Po vijnë rusët! Kjo dëgjohej më shpesh, kur Bashkimi Evropian në vjeshtën e kaluar me “Jo”-në e tij për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut lejoi t’i ikte nga dora leva më e rëndësishme në rajon – perspektiva e anëtarësimit. Kush do të shtyhej të futej në boshllëkun që po linin evropianët? Disa tregonin me gisht edhe nga Kina. A nuk tregojnë kinezët prej vitesh interes edhe për Ballkanin me tentativën e tyre për të zënë vend në Evropë, ekonomikisht dhe politikisht? Po ashtu, si sekret konsiderohej edhe Turqia, një fuqi rajonale. Por, realisht vendin e evropianëve po e zë një fuqi, me të cilën evropianët nuk kishin llogaritur: SHBA Trampit, i bie të jetë Hashim Thaçi që të marrë sërish stafetën në dorë. Që partia e tij në zgjedhjet e fundit

në tetor dështoi dhe Thaçi vetë është një figurë jo e dashur në Kosovë, nuk prish asnjë punë për Shtëpinë

Norbert Mappes Niediek Dy të ngarkuar të posaçëm emëroi Uashingtoni në muajt e fundit për një rajon, për të cilin mendohej se prej kohësh e kishte humbur interesin. Që atëherë rajoni i lodhur ballkanik është kthyer edhe në një fushë loje të politikës së jashtme trampiane. “Deal” – marrëveshje kërkon të lidhë presidenti amerikan, kjo është doktrina e tij: Në çdo konflikt në botë, grindavecët, shpesh “burrat e fortë”, duhet të bien në ujdi sipas përfytyrimit të tij. Dhe, nuk kanë nevojë të vrasin mendjen për rregulla ndërkombëtare, ujdi të mëparshme, të drejtën ndërkombëtare, interesat e të tretëve. Me këtë strategji, Trampi nuk ka pasur sukses në ndonjë cep të botës. Por, Ballkani, kështu ndoshta mendojnë në Shtëpinë e Bardhë, mund të jetë një shesh i mirëpritur për të ushtruar. Aktorët aty janë të dobët, dhe kanë një respekt të paimagjinueshëm për Amerikën. Ende pa u emëruar mirë, i ngarkuari i Trampit, ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, filloi me diplomacinë e fortë: Në Kosovë duhet një “burrë i fortë” sipas modelit të

8

Javore Koha

e enjte, 6 shkurt 2020

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

l”-i për Ballkanin e Bardhë. Nëse SHBA kanë fituar plotësisht në Kosovë, këtë do ta tregojë e hëna kur fituesi i zgjedhjeve parlamentare para katër muajsh të dalë në Parlament. Amerikanët nuk e duan atë dhe, në vend të kësaj punojnë për një koalicion disapalësh, të pasigurt, kundrejt të cilit Thaçi nuk e ka të vështirë. Që janë ambasadorët e huaj ata që vendosin kush vjen e kush nuk vjen në qeveri, me këtë janë mësuar kosovarët. Nga 45 për qind që shkojnë në zgjedhje, gati një e treta e bën për të ruajtur punën: nëse humb partia në sajë të cilës e ke postin, të ikën puna.

Kosova dhe Serbia duhet të këmbejnë territore, ato të populluara me shqiptarë në Serbi kundrejt atyre me serbë në Kosovë. Ky është “deal”-i që Thaçi dhe presidenti serb, Vuçiq, do të arrinin me dëshirë me njëri-tjetrin. Vetëm në shikim të parë, këmbimi i territoreve do të ishte një zgjidhje për çështjen ende të hapur të Kosovës. Të gjitha përvojat me krijimin e gjoja “zgjidhjeve të pastra” në Ballkan, janë për t’i pasur frikë: Kur popullata e një vendi është mjaftueshëm “e pastër”, liderët autoritarë nga të dy krahët e pakicave nuk kanë nevojë të kujdesen më për ta e sidomos për

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

fuqitë që i mbrojnë ato. Ata mund të ndjehen zotërinj në shtëpitë e tyte dhe mund të bëjnë e të lënë çfarë të duan. Në Kosovë nuk ka simpati për “deal” dhe as për politikanë autoritarë e diktimin nga të huaj. Por, nëse kjo antipati mjafton për t’i rezistuar joshjeve dhe kërcënimeve nga Uashingtoni, për këtë mund të dyshohet. Edhe nëse Albin Kurti, i njohur si rebel, bëhet kryeministër i Qeverisë kundër vullnetit të SHBA-së, presioni nga SHBA-ja do të mbetet. Evropianët që dominojnë ekonomikisht nuk ndihmojnë dot. Ishin madje politikanë nga parti të ndryshme, që papritur menduan se do shkruanin histori, dhe e sollën në skenën ndërkombëtare një këmbim fatal territoresh mes Thaçit dhe Vuçiqit: Një president liberal nga Franca, një i gjelbër nga Austria, një kryetar komisioni konservator nga Luksemburgu dhe një e ngarkuar socialdemokrate nga Italia – për tmerr të gjermanëve dhe britanikëve dhe diplomatëve të tyre dhe të gjithë atyre që e njohin rajonin. Evropa ka dështuar sërish në Ballkan dhe sërish janë amerikanët ata që hyjnë në këtë vakum – si atëherë në luftën e Bosnjës dhe dy herë në Kosovë. Lajmi i mirë ky nuk është, nëse sheh rezultatet: Bosnja është deri më sot e ndarë, Serbia është një kandidate e lëkundur që luan me Evropën, Putinin dhe të tjerët që duan të kenë influencë në Ballkan. Kosova është një protektorat fuqish që nuk e durojnë njëra-tjetrën. Interesi që e drejton SHBA-ja të le të mendosh më keq: Presidenti amerikan kërkon në vitin zgjedhor një triumf në politikën e jashtme dhe e përdor këtë rast të dobësojë edhe më shumë BE-në, për të cilën ai nuk ka ndonjë respekt. Që nga “Jo”-ja për hapin tjetër të zgjerimit, evropianët qëndrojnë të pafuqishëm në anë të fushës së ndeshjes. Nëse grinden apo jo aty ku janë, kjo nuk luan më rol për Ballkanin. DW e enjte, 6 shkurt 2020

Javore Koha

9


Vështrim & Opinion

Malësia thërret Titullin e këtij shkrimi e mora nga “Fondacioni Vendlindja thërret”, që gjatë luftës ishte organ i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky fondacion i famshëm gjate Luftës ishte krahu i djathtë i UÇK-së. Kjo Organizatë financoi luftën e Kosovës për liri. Zyrat kryesore të “Vendlindjes Thërret” ishin në shumë vende të Evropës dhe në Shtetet të Bashkuara. Financat e këtij Fondacioni u mblodhën në diasporën shqiptare. Shqiptarët dhanë miliona dollarë kontribute për Luftën e Kosovës, pastaj kontribuuan edhe për Luftën e Luginës së Preshevës dhe për Luftën e shqiptarëve në Maqedoni

Për Koha Javore:

Gjekë Gjonlekaj / Nju Jork Ata që kishin themeluar UÇK-ën, kishin themeluar edhe “Vendlindjen thërret”. Themeluesit(founders) e këtyre dy institucioneve kishin qenë shumë seriozë dhe patriotë të vërtetë, pastaj ata kishin qenë njerëz të arsimuar dhe largpamës. Ata kishin bërë fushata financiare në të gjitha shtetet evropiane, amerikane dhe më gjerë kudo kishte shqiptarë. Fjala vendlindje është njëra prej fjalëve më bukura dhe më të dashura të gjuhës shqipe. Vendlindja është tokë e bekuar. Edhe për botën e kafshëve vendlindja është e veçantë. Shumë kafshë të humbura bëjnë përpjekje të mundimshme për t’u kthyer në tokën ku kanë lindur. Marrim shembull macen dhe bletën. Largimi i bletës ishte lajm i keq për bletarët. Ata bënin çmos për ta kthyer mbrapa pas largimit masivë nga ulishta, ndërsa

10

Javore Koha

e enjte, 6 shkurt 2020

largimi i saj ishte lajm i keq për familje. Për mua largimi nga vendlindja ishte dita më trishtuese e jetës. Edhe sot pas një gjysmë shekulli e kujtoj atë ditë të dhembshme janari të vitit 1970. E kujtoj edhe më shumë kur lexoj poemat “lamtumirë” të Gjergj Fishtës dhe Lord Bayronit, ku bën pjesë edhe “Malli i Atdheut “i Faik Konicës. Shpërnguljet biblike para një gjysme shekulli të malësorëve e shkretuan vendin tonë. Ata që janë gjallë e përjetojnë sot e kësaj dite atë ankth. Një pjesë të madhe të të dashurve tonë i lamë atje, i lamë në dhembje e mjerim. Një pjesë e madhe vajti në amshim pa u parë më për këtë jetë. Ata mbetën në vendlindje të varfër dhe të vetmuar, duke derdhur lot për ne. Ky largim në masë e shëmtoi vendin dhe pas sa dekadash filloi rrënimi i shtëpive, rrugëve dhe shumë objekteve në vendlindjen tonë. Për muaj të tërë në disa fshatra të Malësisë dëgjohej vajtimi i qyqeve. Gjatë shumë shekujsh Malësia jonë përjetoi dhembje të mëdha. Përjetoi dhembje luftërash, masakrash dhe dëbimesh në masë. Otomanët dhe diktaturat e mbretërive sërbo-malazeze e shkatërruan Malësinë, ndërsa demokracia bëri premtime dhe asgjë më shumë.

Malësorët shqiptarë pritën 3 dekada për një komunë që si institucion politikë është jetik për zhvillimin normal të një shoqërie serioze. Kjo vonesë me qëllim e la Malësinë pas dore. Pas demonstratave të Kosovës të pranverës së vitit 1981, Kuvendi Federativ i Jugosllavisë kishte thirr një mbledhje urgjente për të diskutuar rreth problemeve në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare në Jugosllavi. Deputeti malazez Peko Dapçeviq, i cili në atë kohë përfaqësonte pjesën më të madhe të shqiptarëve në Mal të Zi, ishte ngritur dhe kishte thënë: “Më vjen turp kur vizitoj trevat shqiptare në republikën time, ngase në territoret shqiptare në Mal të Zi çdo gjë është e rrënuar. Në trevat shqiptare nuk ekziston asnjë shenjë përparimi”. Në atë moment ishte ngritur në këmbë Fadil Hoxha për t’i dhënë dorën dhe për ta uruar për fjalët e guximshme. Peko Dapçeviqi në atë moment ishte zemëruar, bile i kishte thënë Fadil Hoxhës një fjalë banale: “shko në p...të sëmës (idi .................) se kjo është detyra jote. Pavarësisht se Peko Dapçeviqi e kishte thënë të vërtetën qeveria jugsllave dhe malazeze nuk bënë asgjë për popullin shqiptar në Mal të Zi. Përkun-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion drazi ata ushtruan dhunën fizike dhe politike kundër shqiptarëve në atë republikë. Ata vunë në përdorim politikën e Vasa Çubrilloviqit për dëbimin e malësorëve nga trojet e tyre etnike në Mal të Zi. Qeveritarët sërbo-malazezë anti-shqiptarë vunë në veprim makinerinë e tyre monstruoze për largimin e shqiptarëve. Në bashkëpunim me tradhtaret shqiptarë të vendit ata shkatërruan themelet e arsimit në gjuhën shqipe dhe lidhjet e Malësisë me Kosovën. Bënë çdo përpjekje për të shkatërruar edhe atë ekonomi të vogël që kishte Malësia. Pastaj izolimi politik i Shqipërisë ishte në favorin e tyre, ngase në kushte të tilla ekonomike dhe politike malësorët nuk mund të shpërnguleshin në Shqipëri. Unë personalisht nuk isha optimist për të ardhmen e Malësisë. Vargjet poetike “Çonju të Vdekur” (sugritu mortui) dhe “çka han ujku s’e zën gjarpëri” me shtonin pesimizmin për të ardhmen e Malësisë sonë. Por Zoti bëri mrekulli gjatë vitit 2019, kur malësorët fituan komunën e pavarur dhe shumicën në zgjedhjet lokale për administrimin e komunës së Tuzit. Në zgjedhjet e 3 marsit vitin e kaluar malësorët shqiptarë u treguan të zgjuar dhe atdhetarë, duke votuar për koalicionin e tyre. Brënda 11 muajsh kjo komunë ka bërë përparime të dukshme. Qysh atëherë e deri sot i kam përcjellë shumicën e kuvendeve të kësaj komune.. Njëkohësisht kam lexuar një pjesë të programeve për ndërtimin dhe shërbimet e ndryshme të Malësisë dhe Tuzit. Shumica e malësorëve janë të kënaqur me punën e tyre. Pohimet e tyre tregojnë qartë se janë atdhetarë dhe të sinqertë. Shumica e malësorëve atje dhe këtu në diasporë flasin mirë për Nikë Gjeloshaj dhe bashkëpunëtorët e tij. Kjo administratë ballafaqohet me shumë vështirësi, sepse ata që e drejtuan këtë komunë më parë bënë fare pak. Njëra prej arsyeve që ata bënë pak ishte se ata kursenin fondet e qeverisë qendrore të Malit të Zi dhe kështu mund të qëndronin në pushtet përgjithmonë. Qeveria qendrore kurseu miliona dollarë dhe detyroi largimin e përditshëm të malësorëve nga trojet e tyre. Kështu veprojnë prijësit e disa fiseve indiane të Amerikës. Por Nikë Gjeloshaj dhe bashkëpunëtorët e tij janë optimist siç janë edhe disa malësorë të diasporës në Amerikë. Trojet e Malësisë sonë janë mbase tre-

vat më të bukura dhe me pasuri natyrore të mrekullueshme. Kjo tokë me klimë mesdhetare shumë e ngjashme me temperaturat e Kalifornisë, dhe këto fenomene natyrore e bëjnë jetën shumë të lumtur. E them këtë ngase kam jetuar disa kohë në Kaliforni. Kohë më parë u njoftua në mjetet e informacionit një thirrje e Nikë Gjeloshaj për mbështetjen financiare të Malësisë dhe Tuzit si kryeqendër: “Të nderuar miq”. Dëshiroj te njoftoj opinionin e gjerë, si në vendlindje, po ashtu në atdhe edhe në diasporë se komuna ka instaluar programin e veçantë https//tuzi org me/donate/ i cili mundëson online bashkimin e fondeve që do të dedikohen enkas për të ndihmuar zhvillimin e projekteve INFRASTRUKTURORE në trevën e Malësisë. “Zoti Gjeloshaj thotë se këtë ide e kishte fituar gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara në nëntor të vitit 2019, duke potencuar se të gjitha mjetet do të jenë publike dhe çdokush do të ketë qasje të shohë të gjithë ata që kontribuojnë. Po ashtu transparenca do të jetë maksimale dhe e koordinuar mirë për kontributet e tyre të caktuara në Malësi”. Unë mendoj se fjala investim në këtë rast nuk është e qëlluar sepse këto janë kontribute (donacione) dhe jo investime, sepse investimet kanë për qëllim fitimin(profitin). Donacionet nuk kthehen mbrapa dhe nuk kanë përfitime. Ato janë dhurata dhe kurrgjë më shumë. Dhuratat nuk kanë mbrojtje ligjore. Ato mbështeten te besa dhe nderi që do të përdoren atje ku është nevoja. Bile në Shtetet e Bashkuara donacionet nuk mund të përdoren për zbritjen e taksave, sepse Amerika nuk fiton asgjë nga këto donacione Administrata e Nikë Gjeloshaj po bën punë të mrekullueshme për Tuzin dhe Malësinë. Sot Malësia jonë është duke përjetuar një Rilindje(renaissance) të vërtetë. Deputetët e kësaj administrate janë shumë seriozë në diskutimet e tyre. Deputetëve të pozitës nuk u mungon dija por as atdhedashuria. Shihet nga diskutimet në Kuvend se ata janë në gjëndje të durojnë edhe fjalët më fyese nga opozita. Tuzi dhe Malësia kanë nevojë urgjente për ndihmat e diasporës. Nik Gjeloshaj nuk kërkon shumë nga diaspora. Kërkon vetëm një dollar në ditë nga çdo shtëpi e Malësisë dhe Tuzit në Amerikë. Është më mirë nga 1 dollar nga

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

çdo shtëpi se 10 milionë dollarë nga një pasanik shqiptar ose i huaj, sepse me një dollar Malësia dhe Tuzi janë të Malësisë, ndërsa me 10 milionët e një pasaniku, Malësia do të ishte pronë e tij. Fushatat politike amerikane janë më të lumtura me dollarët e popullit se të pasanikëve. Malësorët e Amerikës dhe të Evropës, bile edhe të Australisë kanë fonde të mjaftueshme për ndërtimin e Tuzit dhe Malësisë. Shumë gurë u kthyen mbrapshtë si pasojë e largimit tonë. Tani është koha që ata gurë të kthyer mbrapshtë ‘t’i kthejmë për së mbari. Donacionet tona në vendlindje do të kujtohen për jetë e mot. Atje donacionet tona do të fitojnë emirin e përjetësisë. Populli ka për t’i thënë ura e filanit, shkalla e filanit , rruga e filanit, ambulanca ose spitali i filanit. Dollarët qëllim mirë për Malësinë do të jetojnë në zëmrat e shqiptarëve përgjithmonë. Në vendlindje do të bëjmë histori më mirë se kudo tjetër. Veprimet tona për të mirën e vendlindjes do t’i gëzonte edhe shpirtrat e të parëve tonë që pushojnë në përjetësi në ato troje. Ata kanë për të na e falur mëkatin tonë të largimit nga vendlindja në qofte se ne ndihmojmë vendlindjen tonë që është Malësia. Thirrja është biblike dhe ata që nuk i përgjigjen thirrjes bëjnë mëkat. Shqiptarët dhe malësorët iu përgjigjën thirrjes për luftë për lirinë e Kosovës, ku edhe humbën jetën, e ne të mos I përgjigjemi thirrjes së Malësia për një dollar në ditë është dobësi njerëzore. Donacionet amerikane ndërtuan shumë pjesë të globit. Ishin donacionet amerikane që ndërtuan Evropën pas Luftës së Dytë Botërore. Ishte “Plani Marshall” I Shteteve të Bashkuara që ndërtoi pjesën më të madhe të këtij kontinenti. Në qoftë se 5000 shtëpi të Malësisë në Amerikë japin 1 dollar në ditë, ato do të ishin 1 milion e 825 mijë dollarë në vit për rindërtimin e Tuzit dhe Malësisë. Thirrja e Nikë Gjeloshaj është e shenjtë. Ky bir besnik dhe fisnik i Malësisë e bëri këtë thirrje për shpëtimin e këtij populli. Ky pinjoll i Familjes Gjeloshaj pasardhës i Marash Markut ka për ta kthyer nderin dhe dinjitetin vendit, ka për ta bërë Malësinë një Lichtensteintë dytë, një Gjibraltar tē Dytë ose një Andorrë të Dytë. Një fjalë e urtë thotë:” Ata që nuk i besojnë njeriut, nuk i besojnë as Zotit. Nikë e Malësi mos e ndaloni thirrjen deri kur ta dëgjoni përgjigjen. Zoti me Ju për të mirën e Malësisë. e enjte, 6 shkurt 2020

Javore Koha

11


Vështrim & Opinion

Plani i heshtur gjat i okupimit të shqipt E vërteta është se luftrat e arbërve kundër sllavëve të Karpateve, ndikuan në dobësimin e popullit arbëror, ku menjëherë pas tyre erdhën aziatikët për ta shfrytëzuar rastin që t ‘na zhdukin nga faqja e dheut edhe aq pak që kishim mbetur, që pastaj të mos mbetët askush që të tregojë të vërtetën historike të këtij populli, që filloi që në Anadolli nga shuarja e paraardhësve tanë pellazgëve

Për Koha Javore:

Haxhi Zeneli

Duke ju referuar historisë antike, mësojmë se pas rënies së qytetërimit në Mesopotami, atje jetonin disa fise njerëzore. Nga ato ishte edhe një racë e bardhë që quheshin Hititët. Straboni i quante “sirianët e bardhë”,të cilët u shpërndan në tre drejtime: një pjesë shkoi atje ku është Siria sot, një pjesë shkoi në Palestinë, kurse pjesa tjetër shkoi në drejtim të Azisë së Vogël, me sakët në Anadolli, përgjatë Dardaneleve. Kemi parë sot atje vende që vizitojnë turistët, vendin e quajtur Kapadokia në Turqi, me shtëpizat e gdhendura përbrenda shkëmbinjve të thepisur, në fakt

12

ishin të punuara nga ato fise pellazge të ashtuquajtura HITITE. Më vonë aty shkuan edhe “Turqit, që shpesh herë i ngatërrojmë me mongolët dhe tatarët, por jo! turqit djepin e tyre e kishin në mes të hapësirës së Kinës dhe maleve Altaj dhe liqenit të Bajkalit. Sipas shumë gjasave historike, ata zbritën në tokat e rrafshëta nga luginat e maleve të Altajt dhe maleve me dëborë të Tank-Knu”, (Enigma, Robert d’Angely),të cilët erdhën në Azinë e Vogël dhe aty u përzien me popullatën vendase, që ishin: Hititët, Pyrgët, Lidët, Etrusket, Aramaikët etj. që të gjithë këta ishin pjesë e trungut pellazg, pra që nga atje ne i kemi rrënjët tona, nga ato fise. Në periudhat kohore, që nga pellazgët, ilirët, arbrit, të gjithë këta u shkatërruan dhe u zhdukën nga hordhitë aziatike, që edhe sot po na vinë pas në vendet tona shqiptare, për të na shkatërruar edhe lokomotivën e fundit të zinxhirit

Në periudhat kohore, që nga pellazgët, ilirët, arbrit, të gjithë këta u shkatërruan dhe u zhdukën nga hordhitë aziatike, që edhe sot po na vijnë pas në vendet tona shqiptare, për të na shkatërruar edhe lokomotivën e fundit të zinxhirit pellazgjik, gjuhën. Shqiptarët janë të vetmit që u shpëtuan këtyre barbarëve si komb me një gjuhë, që flitej nga të gjithë pellazgët

Javore Koha

e enjte, 6 shkurt 2020

pellazgjik. Shqiptarët janë të vetmit që i shpëtuan këtyre barbarëve si komb me një gjuhë, që kjo gjuhë flitej nga të gjithë pellazgët. Duhet ta kemi të qartë një gjë: se frika e armiqve tanë ka qenë dhe janë shqiptarët. Shqiptarët janë enigma që mund të zbulojnë të vërtetën historike e të gjithë Gadishullit Ilirik,(Ballkanit).Okupimi i territoreve ilire nga romakët, bizantinët, aziatikët, që asnjëherë nuk kanë reshtur ndajë nesh, ka pasur pasoja shumë të mëdha, të cilët kanë shkatërruar mbretëritë ilire, duke dobësuar Gadishullin Ilirik. Pas këtij dobësimi, u lehtësua depërtimi i sllavëve të jugut, të cilët i përfitojë Bizanti, dhe me këtë fe ata asimiluan edhe arbrit, ku pansllavistët Rusë që qëndronin pas tyre, dërguan agjentët të fshehur pas petkut klerik sllav, për të shndërruar shqiptarët ortodoks në ato serb, që thuhet se ishin diku 70%,që më vonë atyre ju grabitën tërë historinë ortodokse shqiptare, së bashku me kishat e tyre, që sot në Kosovë dhe toka të tjera shqiptare ata i quajnë “kisha serbe”. Traditën e një historie të tillë, serbët vazhdimisht e përdorin edhe sot në vendet tona. E vërteta është se: luftërat e arbërve kundër sllavëve të Karpateve, ndikuan në dobësimin e popullit Arbëror, ku menjëherë pas tyre erdhën aziatikët për ta shfrytëzuar rastin që t ‘na zhdukin nga faqja e dheut edhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

të historisë tarëve

aq pak që kishim mbetur, që pastaj të mos mbetet askush që të tregojë të vërtetën historike të këtij populli që fillojë që në Anadolli nga shuarja e paraardhësve tanë pellazgëve. Mbase do dëshiroja që sot të ishin

plane konspirative ato që thuhen: se shqiptarëve po u kurdiset edhe një herë shkatërrimi dhe dëbimi nga trojet e tyre, të planifikuara nga armiqtë e mëparshëm. Andaj shqiptarët nëse nuk i kuptojnë lojërat politike të atyre

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

që na shkatërruan në të kaluarën, ka mundësi që edhe njëherë seriozisht mund të kërcënohet ekzistenca e jonë, ashtu si dikur atyre fiseve dardane, hitite, etruske etj. që u zhdukën dhe nuk ekzistojnë më. e enjte, 6 shkurt 2020

Javore Koha

13


kulturë

Ernest Koliqi, 45 vjet i ndarë nga jeta (2)

I vlerësuar nga bota, i denigruar nga diktatura komuniste “Shêjzat shërbyen si tribunë informimi mbi aktivitetet shkencore albanologjike në botë. Ato regjistruen në kroniken e tyne edhe ngjarje shoqnore që në të ardhmen do të vlejnë sadopak si dokumentacion historik e kultural për nji periudhë rreth njizet vjeçare”, shkruan Koliqi Për Koha Javore:

arbëreshë, miq të ardhur nga vende të Vilhelme Vrana ndryshme. Haxhiraj Koliqi, i nxitur nga Gurakuqi shkroi poemthin e parë dramatik “Kushtrimi i Skanderbegut”, botuar në shtypsh(vijon nga numri i kaluar) kronjën “Nikaj” – Tiranë, më 1924. BotThemelon të përkohshmen letraro-kul- oi përmbledhjen e 12 novelave “Hija e turore “Shejzat” (italisht “Le Pleiadi”), maleve”, botuar në Zarë, më 1929. që e drejtoi për 18 vjet, e përkohshmja Boton më 1932 vëllimin e parë të ankryesore letraro-kulturore e asaj kohe. tologjisë “Poetët e mëdhenj të Italisë”, Në vijim të traditës publicistike që la në me parathënie të Fishtës, një antologji atdhe me “Shkëndijat”, penat e vjetra me 280 faqe që u përdor menjëherë dhe të reja kultivonin kulturën shqiptare si tekst letërsie në Gjimnazin klerik të në mërgim të pandotur nga ideologjia Shkodrës dhe përmban katër poetët me të cilën përlyhej në atdhe. Koliqi më të mëdhenj të Italisë: Danten, Peshkruan: “Shêjzat shërbyen si tribunë trarkën, Arioston, Tason. Vjershat e informimi mbi aktivitetet shkencore al- veta i përmbledhë në vëllimin “Gjurbanologjike në botë. Ato regjistruen në mat e stinëve”, më 1933, ku paraqiten kroniken e tyne edhe ngjarje shoqnore me një frymë krejt të re skenat e jetës që në të ardhmen do të vlejnë sadopak shkodrane. Ndërsa, autodafeja e vensi dokumentacion historik e kultural për dosur në krye të këtij libri vlerësohet si një ndër aktet më të rëndësishme në nji periudhë rreth njizetvjeçare”. Më 4 maj 1969 i vdes bashkëshortja fushën e mendimit estetik shqiptar, Vangjelija, mungesa e së cilës përsh- 1935, Itali. Pas suksesit të vëllimit të pejtoi fundjetën e tij. Vdes në shtëpinë parë me tregime, boton një libër me 16 e tij në Romë, më 15 janar 1975, dhe novela, me titull “Tregtar flamujsh”, me u varros në datën 18, i nderuar nga i lëndë të nxjerrë nga mënyra e jetesës gjithë komuniteti shqiptar në mërgim, së popullit tonë, sidomos të atij të qytepor i mohuar nga vendi i tij. Në ceremo- tit të Shkodrës. Ngjarjet dhe problemaninë e asaj dite kishin ardhur person- tikat sociale që prekin veprën gjithnjë alitete të ndryshme, kolegë, shqiptarë, i nënshtrohen një analize të thellë psi-

14

Javore Koha

e enjte, 6 shkurt 2020

kologjike. Boton vëllimin e dytë të antologjisë “Poetët e mëdhenj të Italisë”, me parathënie nga Tagliavini. Ky vëllim përfshin vjersha të përkthyera të katër italianëve të tjerë: Parini, Monti, Foskolo, Manxoni. Personalisht çmonte Giosuè Carduccin, Giovanni Pascolin dhe Gabriele D’Annunzion. Edhe vëllimi i tretë ishte i përgatitur, por nuk u botua. Në ”Tregtar flamujsh”, që u botua më 1935, dhe “Pasqyrat e Narçizit“ (1936), Koliqi sjell një botë krejt unike shpirtërore shqiptare, ndërsa gjuha e tij dhe stili i japin frymëmarrje të re letrave shqipe. Bashkëpunoi me revistat “Hylli i Dritës“ i françeskanëve, “LEKA” e jezuitëve, “Përpjekja shqiptare” e Branko Merxhanit, “Minerva” e Nebil Çikës, “Besa” etj. Poezitë më të mira të këtij vëllimi janë ato të shkruara në formë të tingëllimit (sonetit). Nis të botojë nga viti 1954 deri më 1961, studimin krahasues “Dy shkollat letrare shkodrane - e Etënve jezuitë dhe e Etënve françeskanë”. Në këtë studim të tij vërehet përpjekja për të hartuar një histori të mirëfilltë të letërsisë shqiptare, jashtë ngjyrimeve ideologjike. Në Firenze boton vëllimin “Poesia popolare albanese”(“Poezia

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


kulturë

Çmime dhe mirënjohje Medalje ari nga Shoqëria “Dante Alighieri” Ylli i artë për Meritë të Shkollës Akademik ordinar i Akademisë Tiberiane Akademik Nderi i Akademisë Teatine të Kietit për Shkencat Anëtar i Akademisë së Abrucit për Shkencat dhe Artet Anëtar efektiv i Akademisë së Mesdheut Anëtar Nderi i Qendrës Ndërkombëtare për Studimet Shqiptare Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit - Kosovë.

popullore shqiptare”), ku spikat si studiues i merituar i traditave artistike dhe folkloristike të atdheut të tij. Më 1959 boton vëllimin “Kangjelet e Rilindjes” (“I canti della Rinascita”), me përkthimin në italisht, kushtuar arbëreshëve të Italisë, ku i nxit ata të ruajnë gjuhën e zakonet e të kenë besim në pavdekësinë e fisit. Më 1960 boton romanin “Shija e bukës së mbrûme”, për të cilin Koliqi vetë shprehet: “Ky tregim parashtron edhe përpiqet imtësisht të hulumtojë dramin shpirtnuer të nji të riut shqiptar flakrue jashtë atdheut nga pasojat e së dytës luftë botnore.” Boton studimin “Gabriele D’Annunzio e gli Albanesi” (“Gabriel D’Anuncio dhe shqiptarët”). Më 1963 boton “Antologia della lirica albanese” (“Antologjia e lirikës shqiptare”), ku për herë të parë paraqiten në një gjuhë evropiane përkthimet e lirikat më

të mira të autorëve shqiptarë të vjetër e të rinj, ku theksohen autorët kosovarë me qëllim që të njihen më mirë. Riboton “Shtatë Pasqyrat e Narçizit” (që e kishte botuar së pari në fletoren “Gazeta Shqiptare” të Barit, më 1936), ku paraqiten shtatë copa proze poetike që përshkruajnë gjendjen shpirtërore të shkrimtarit. Më 1965 del në dritë “Albania”, një monografi italisht, botuar në “Enciclopedia dei popoli d’Europa” – Milano, ku paraqet një pasqyrë të gjerë mbi Shqipërinë si në pikëpamjen gjeografike, ashtu edhe letrare e historike. Në vitin 1970 riboton poemthin “Simfonia e shqipeve”, botuar për herë të parë në fletoren “Gazeta Shqiptare”,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Bari, 1936. Më 1972 boton vëllimin “Saggi di Letteratura Albanese”, Firenze, një përmbledhje e mirë shkrimesh e konferencash përpunuar gjatë disa vjetëve. Më 1973 vazhdon të përkthejë në italisht pjesë nga Lahuta e Malcis’, këngët II-III-IV-V (punë kjo e nisur që në vitin 1961 kur përktheu këngën XXVI; më 1971 këngët XII-XIII-XIV dhe XV). Më 1983 historia e letërsisë shqipe i referohet pasivisht, duke e denigruar si “Koliqi tradhëtari”. Diktatura komuniste e ka quajtur tradhtar. Gjithsesi Ernest Koliqi është vlerësuar nga bota për vlerat që ka dhënë si përparësi në fushën e letërsisë. (Fund) e enjte, 6 shkurt 2020

Javore Koha

15


Kulturë

Promovimi i librit të Gani Karamanagës “Mullini i erës”

Rrëfim për mërgatën ulqinake

”Mullini i erës” libri më i ri i dr Ganiut ka të bëjë me jetën e ulqinakëve që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë Ulqinit. Pra, ka të bëjë me mërgatën ulqinake, e cila ilustrohet përmes fatit të Ibrahimit, çka edhe e bën të veçantë këtë libër

Gazmend Çitaku

Në bregun lindor të detit Adriatik, një ndër qytetet më të vjetra është Ulqini. Gjurmët e jetës në kalanë e Ulqinit datojnë që nga koha e neolitit (6000 vjet p.e.re) e këtë e dëshmojmë me artefaktin i cili quhet Magna mater e i cili është gjetur në pjesën veriore të kalasë së Ulqinit. E them këtë dhe e përsëris sa herë që mundem, sepse gjithmonë jemi mësuar të dëgjojmë se Ulqini është 2500 vjeçar e që në të vërtetë del se është më i vjetër. Një karakteristikë tjetër që Ulqinin e bën të veçantë është edhe fakti se kalaja e Ulqinit si vendbanim, në mënyrë të pandërprerë ka qenë i banuar që nga neoliti e deri në ditët e sotme. Nëpër këtë kala kanë kaluar lloj- lloj pushtuesish dhe padyshim se secili ka lënë gjurmët e veta. Kur flasim për gjurmët, atëherë duhet të pajtohemi të gjithë se po nga kjo

16

Javore Koha

e enjte, 6 shkurt 2020

kala ka dalë edhe Gani Karamanaga i cili me punën e tij të palodhshme është duke i dhënë kontributin e vet kësaj shoqërie. Në fillim Ganiu kontribuoi si mjek, e të gjithë e dimë se të punosh mjek nuk është thjesht një punë, por, është një thirrje, një përkushtim ndaj të tjerëve. Ndërsa sot, kur Ganiu është duke shijuar ditët e pensionit atë e gjejmë si një kronist të ngjarjeve që kanë ndodhur në të kaluarën e afërt, e që gjeneratat e reja për shkak të dinamikës së jetës i kanë shumë të largëta. Sot para jush kemi librin e dhjetë në gjuhën shqipe të dr Ganiut. Në fillim ai na erdhi me libra të profilit mjekësor përmes rasteve nga praktika e përditshme mjekësorë, kurse me kalimin e kohës ai profilizohet në një kronikan të ngjarjeve dhe ndodhive që kanë ndodhur në Ulqin, ku protagonist ka qenë ai vetë ose ato i ka dëgjuar nga më të moshuarit. ”Mulliri i erës” libri më i ri i dr Ganiut ka të bëjë me jetën e ulqinakëve që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë Ulqinit. Pra, ka të bëjë me mërgatën ulqinake, e cila ilustrohet përmes fatit të Ibrahimit, çka edhe e bën të veçantë këtë libër. Këtu vjen

në shprehje edhe ana humaniste e dr Ganiut. Kur them këtë pikë së pari mendoj në faktin se Ganiu kur flet për mërgatën ulqinake ai flet pa dallim për ulqinakët, bashkëqytetarët e vet, pa marrë parasysh se cilës përkatësi fetare apo nacionale i takon. Ganiu nuk bën ndarje por me shumë mall dhe dashamirësi flet edhe për ulqinakun mysliman, katolik apo ortodoks por edhe për malaziasit që kanë braktisur Ulqinin dhe kanë emigruar në perëndim në kërkim të jetës më të mirë. Ganiu përmes Ibrahimit na sjellë edhe shembuj të ulqinakëve të tjerë që kanë emigruar dhe nuk janë kthyer kurrë, pastaj flet për ulqinakët që kanë shkuar dhe kthehen të prehen në vendin e vet por edhe për ata që kanë ndenjur disa vite në mërgim dhe vendosin që prapë të vijnë dhe të vazhdojnë jetën në vendin e vet. Ky libër por edhe ata të mëparshmit, janë të shkruar pa paragjykime, është i lehtë dhe i kapshëm për tu lexuar. Shpesh me dr Ganiun dhe shkrimtarin Asllan Bisha rrimë dhe pimë kafe dhe të gjitha bisedat që bëjmë janë miqësore dhe thjesht intelek-


Kulturë

tuale. Shpesh bëjmë plane donkishotiane për botime të ndryshme, jo vetëm të librave por edhe të revistave e periodikëve letrarë siç është Dija p.sh. Por siç e thash është donkishotiane sepse kjo punë, pra e botimeve, i ngjason luftës së Don Kishotit me Mullinjtë e erës, e kështu kjo punë bëhet që të gjithë të mburren e askush mos të të mbështesë. Më parë thashë se Mulliri i erës është libri i dhjetë i dr Ganiut, por jo ky është

libri i 19-të, sepse Ganiu pothuaj të gjithë i ka edhe të përkthyer edhe në gjuhën malazeze. Pra, në kronikat ulqinake të dr Ganiut, përveç lexuesit shqiptar kanë qasje edhe të tjerët që flasin gjuhën sllave. Përkthimet i bën vetë, pasi që siç thotë ai vetë, të gjithë shkollimin e ka bërë në gjuhën sllave por, në fund lustrën gjuhësore ia japin bashkëpunëtorët e tjerë e që me këtë rast i pari që ka ekskluzivitetin e leximit të dorëshkrimit në origji-

nal është Akademiku Zuvdi Hoxhiqi. Dr Ganiu është i palodhshëm dhe sot që jemi duke bërë këtë prezantim të librit të tij të dhjetë në gjuhën shqipe, ai në dorëshkrim ka edhe librin më të ri të quajtur Monumentet, e duke njohur dr Ganiun unë mendoj se ai ka filluar të trajtojë edhe ndonjë temë tjetër por që ne ende nuk na ka treguar. Pra, duke i uruar që ta mbajë shëndeti i uroj që të sjellë sa më shumë krijime të reja. e enjte, 6 shkurt 2020

Javore Koha

17


Kulturë

Mbi trilogjinë “Gjergjat në drita përkrenaresh” të autorit Avni Dehari

Vepër reflektuese mbi identitetin kombëtar Me këtë trilogji, autori Avni Dehari mendon se ia ka dalë deri diku t’i ofrojë lexuesit të ri lëndë të mjaftueshme artistike, për t’u njohur me luftëtarin më të shquar të historisë sonë me përmasa kombëtare e ndërkombëtare. Edhe pse sot e kësaj dite e ka pikë në zemër projektin që e ka pasë filluar për fëmijët e moshës së klasës së dytë, të tretë e të katërt, megjithatë, jetësimi i trilogjisë e ngushëllon, sepse ia ka dalë të arrijë qëllimin, për t’i paraqitur artistikisht jetën dhe luftërat e Skënderbeut që nga lindja në vitin 1405, e deri në vdekje në vitin 1468. Shaban Hasangjekaj Trilogjia me titull “Gjergjat në drita përkrenaresh”, e përbërë nga vëllimet “Dragoi”, “Udhëkryqi” dhe “Flakadanët e lirisë”, të autorit Avni Dehari – të shkrimtarit, poetit, profesorit, veprimtarit të mirënjohur për çështje kombëtare shqiptare dhe babait të dy dëshmorëve shqiptarë, që humbëm jetën në rrethana shumë të errëta, për të cilin përjetimet e veta në mënyrë koncize dhe analitike i shpalosi dhe i reflektoi publicisti dhe veprimtari i mirënjohur kosovar, Fatmir Arifi, në emër të veprimtarit Hidajet Hyseni, ndërsa një fragment nga vëllimi “Udhëkryqi”, lexoi Ormir Ulaj nga Vuthajt, nxënës i gjimnazit “Bedri Pejani” të Pejës. Autori Avni Dehari, në fjalën përshëndetëse të pranishmit i ka njoftuar se trilogjinë në fjalë ua ka përkushtuar dy bijve të vet shumë të dashur e të shtrenjtë, Arbënorit dhe Astritit, anëtarë të denjë të Lëvizjes “Vetëvendosje!”. Që të dy, meqë u përpoqën për lirinë dhe pavarësinë e plotë të Kosovës, për zhvillimin e saj ekonomik, për barazinë e mirëfilltë të të gjithë qytetarëve dhe për të drejtën më demokratike për vetëvendosje, humbën jetën në rrethana shumë të errëta: Arbënori, më 2014, në moshën 29-vjeçare, Astriti, më 2016,

18

Javore Koha

e enjte, 6 shkurt 2020

në moshën 26-vjeçare, qofshin therrorë të fundit në këtë rrugëtim! U jetësoftë sa më parë synimi i tyre kombëtar dhe shoqëror! Përkushtim ky që është i botuar në faqet e para të trilogjisë. Autori Avni Dehari, nga fshati Sllupçan i rrethit të Kumanovës, që tani jeton dhe vepron në Prishtinë, i cili deri më tani ka botuar 12 libra për fëmijë në prozë dhe poezi, në vend të parathënies së vëllimit të parë të trilogjisë “Dragoi”, shpjegon në mënyrë koncize dhe kronologjike si lindi trilogjia “Gjergjat në drita përkrenaresh”. “Qysh në vitet e hershme të shkollimit tim, edhe pse shumë pak i gjeja nëpër librari librat e kohës, këngët dhe legjendat, që bënin fjalë për kryeheroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, ato më tërhiqnin me një forcë thuajse magjike. Gjatë studimeve në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Prishtinë, në fund të viteve ’60 dhe në fillim të viteve ’70, pata mundësi të lexoja shumë libra historikë, libra me këngë popullore dhe me legjenda për Skënderbeun. Në veçanti me pëlqenin këngët popullore të arbëreshëve të Italisë, një pjesë të të cilave i mësoja me lehtësi edhe përmendësh”, thekson autori Dehari dhe në vazhdim shton: “Për afër 20 vjet sa kam qëndruar në Zvicërr, për shkak të rrethanave politike, fëmijëve të mi, që kanë lindur atje, Albanës, Arbënorit dhe Astritit dhe fëmijëve të mërgimtarëve të tjerë, që vinin me prindërit e tyre për të ndenjur te ne, nuk përtoja t’u tregoja legjenda për trimin e Motit të Madh – Skënderbeun. Ata dëgjonin me ëndje për bëmat e tij dhe këmbëngulnin të mësonin sa më shumë për këtë luftëtar të pashoq të kombit tonë, që për njëzet e pesë vjet kishte udhëhequr luftë ngadhënjimtare kundër Perandorisë Osmane, fuqisë

më të madhe të kohës. Fëmijëve u pëlqenin rrëfimet për bëmat e Gjergjit tonë, por ndër të gjitha e veçonin tregimin e Mitrush Kutelit ‘Skënderbeu e Ballabani’ “. Për argumentim konkret, autori A. Dehari konfirmon: “Një ditë, prindi i Sofi Ukshinit, Musliu, që e pata pasur nxënës në shkollën e mesme në Kumanovë, më kërkoi t’i jepja ndonjë libër për fëmijë për Skënderbeun. Të them të drejtën, u zura ngusht, sepse nuk kishte libra të tillë që mund t’ua ofroja të vegjëlve. ‘Historia e Skënderbeut’ e Naim Frashërit, e përshtatur në mënyrë të shkëlqyeshme nga Odhise Grillo, nuk ishte për moshën e Sofisë, që ishte në klasën e dytë a të tretë të shkollës fillore. Kërkesa e Musliut më nxiti t’i hyja punës, që t’ua ofroja fëmijëve të kësaj moshe në prozë jetën dhe bëmat e heroit tonë. Bëra një projekt, në të cilin parashihja t’i shkruaja dhjetë libra me nga 20 deri në 30 faqe tekst. Në çdo faqe parashikova të mos kishte më shumë se katër deri në gjashtë rreshta shkrimi dhe kishte ilustrime me ngjyra në përputhje me përmbajtjen e tekstit. Kështu, iu rreka leximit të veprave të autorëve tanë dhe të autorëve të huaj, që kishin shkruar për Skënderbeun. Madje i rilexoja edhe ata libra që i kisha pasur në dorë më herët, si atë të Marin Barletit, të Naim Frashërit, të Nolit e të ndonjë autori tjetër. Me kohë, herë pas here, ia dola t’i përfundoja katër libra, që mund të bëheshin me ilustrime”. Me t’u kthyer në Kosovë, me të gjithë anëtarët e familjes, në vitin 2001, autori Avni Dehari ka filluar të interesohet për t’i nxjerrë në dritë këta libra dhe të vazhdojë të përfundojë projektin. Një nga shtëpitë botuese e ka këshilluar që të heqë dorë nga ilustrimet, për të cilat i duheshin shumë të holla (para) që nuk i kishte, dhe tekstin ta përmblidhte në një libër. Kundër


Kulturë

dëshirës së vet është detyruar ta përfillë këtë këshillë, meqë ndryshe nuk do t’ia dilte. Ka hequr dorë edhe nga kriteri i moshës së vogël dhe tekstin e ka përshtatur për fëmijët nga klasa e gjashtë e më lart. Ai po të kishte mundësi materiale edhe tash, edhe pse në moshë të thyer, nuk do të përtonte t’i hyjë punës për të paraqitur jetën dhe të bëmat e kryetrimit tonë sipas projektit që ka pas bërë për fëmijët e klasës së dytë, të tretë e të katërt fillore. Në vitin 2011, Shtëpia botuese “Libri shkollor” në Prishtinë, ia ka botuar librin e parë me titull “Gjergji i Arbërisë”, në të cilin përfshihet jeta e Gjergjit që nga lindja e deri kur dorëzohet peng te Sulltani. Tre vjet më vonë, Shtëpia botuese “Artini”, po ashtu në Prishtinë, ia ka botuar librin tjetër, me titull “Gjergji i Arbërisë në Andrianopojë”, ku bëhet fjalë për Gjergjin dhe jetën e tij në Turqi, që nga ditët e para në këtë vend, e deri të Beteja e Nishit. Botimi i këtyre librave nga këto shtëpi botuese, të cilat autori i falënderon nga zemra për mbështetjen e dhënë, janë pritur shumë mirë nga lexuesit. Kjo e ka nxitur ta përgatisë edhe pjesën e fundit të librit me titull “Kthimi i Gjergjit të Arbërisë”. Librin e tretë më pas, sipas propozimit të redaktorit, Rushit Ramabaja dhe

recensuesit Nebih Bunjaku, e ka titulluar “Gjergjat në drita përkrenaresh”. Në këtë libër përmblidhen jeta dhe luftërat e Gjergj Kastriotit që nga kthimi e deri në ditën e vdekjes së tij në Lezhë. Në një vizitë që autorit Avni Dehari ia ka bërë Fisnik Ismaili me bashkëshorten Nitën, kanë folur për këta libra. U ka treguar se është duke bërë përpjekje që për 70- vjetorin e jetës së vet, ta botojë edhe librin e tretë me titull “Gjergjat në drita përkrenaresh”. Ata i kanë propozuar t’i botojë të tre librat si trilogji, dhe vullnetarisht kanë marrë përsipër ilustrimet dhe përgatitjen teknike. Për këtë ndihmë këtij çifti bashkëshortor i është shumë mirënjohës. Për trilogjinë, autori Avni Dehari zgjodhi titullin e vëllimit të tretë “Gjergjat në drita përkrenaresh”, e kjo sipas disa përshkrimeve të pamjeve që hasen kryesisht në vëllimin e tretë. Titullin e librit të parë “Gjergji i Arbërisë” e ka zëvendësuar me titullin “Dragoi”, titullin e librit të dytë “Gjergji i Arbërisë në Andrianopojë” me titullin “Udhëkryqi” dhe titullin e librit të tretë “Kthimi i Gjergjit të Arbërisë”, me titullin “Flakadanët e lirisë”. Trilogjinë në fjalë, të autorit Avni Dehari, e ka botuar Shtëpia botuese “ORFEU” në Prishtinë, redaktor i

të cilës është Rushit Ramabaja, recensues Nebih Bunjaku, përgatitjen kompjuterike e ka bërë ndërmarrja “Karrota” dhe ilustrimet e ballinave: Uran Bahtjari, Alket Zeqiri dhe Nita Qena. Është shtypur në Shtypshkronjën “Lena Grafik” në Prishtinë në vitin 2019 dhe përbëhet prej 88 faqesh – libri “Dragoi”, prej 114 faqesh – libri “Udhëkryqi” dhe pre 255 faqesh libri “Flakadanët e lirisë”. Me këtë trilogji, autori Avni Dehari mendon se ia ka dalë deri diku t’i ofrojë lexuesit të ri lëndë të mjaftueshme artistike, për t’u njohur me luftëtarin më të shquar të historisë sonë me përmasa kombëtare e ndërkombëtare. Edhe pse sot e kësaj dite e ka pikë në zemër projektin që e ka pas filluar për fëmijët e moshës së klasës së dytë, të tretë e të katërt, megjithatë, jetësimi i trilogjisë e ngushëllon, sepse ia ka dalë t’ ia arrijë qëllimit, për t’i paraqitur artistikisht jetën dhe luftërat e Skënderbeut që nga lindja në vitin 1405, deri në vdekje në vitin 1468. Nga e gjithë kjo që u tha më lart, pa ngurrim dhe me plot gojë, mund të konfirmohet se trilogjia “Gjergjat në drita përkrenaresh” e autorit të mirënjohur Avni Dehari ka peshë, rëndësi dhe vlerë të madhe për letërsinë shqipe, por edhe për identitetin kombëtar shqiptar në tërësi. e enjte, 6 shkurt 2020

Javore Koha

19


portret

Portret: Ardit Nika

Muzikant i spikatur, profesionist me një perspektivë të ndritur Përveç studimeve master në Pedagogjinë Muzikore dhe Mësuesi në Tiranë, Arditi në qytetin e Ulqinit por edhe më gjerë, njihet si instrumentist shumë i talentuar, një mjeshtër i veçuar në muzikën popullore, ku me profesionalizëm të lartë ekzekuton në instrumentin e organos Ardit Nika është një muzikant i ri, 23vjeçar nga Ulqini, profesionist, i talentuar dhe i kualifikuar në fushën e

20

Javore Koha

e enjte, 6 shkurt 2020

artit muzikor. Arditi, që në fëmijërinë e tij të hershme u spikat si talent në mesin e shokëve, duke bërë kështu

që mësimdhënësi i tij, Kadri Doda ta zbulojë dhe ta evidentojë talentin që Arditi e kishte për muzikën të cilën e


portret pëlqente aq shumë. Ishte pikërisht viti 2006 kur Arditi debutoi në skenë, në Festivalin e Dytë të Këngës për Fëmijë në Ulqin, me këngën “Mësuesit tim“, atëherë si këngëtar- solist. Pas përfundimit të Shkollës Fillore, në mungesë të një gjimnazi për muzikë në qytetin e Ulqinit, Arditi u regjistrua në Gjimnazin e Përgjithshëm “Vëllazërim Bashkimi”, por paralelisht me programin mësimor të gjimnazit, Arditi ndoqi orë private me profesorin e muzikës, Islam Axhemoviq, për instrumentet: pioano dhe harmoni. I riu tashmë profesionist në fushën e kulturës muzikore, për gazetën “Koha Javore” tregon rrugëtimin e tij, pasionin për muzikën si dhe sfidat në këtë fushë. Ai rrëfen se bazat fillestare për të vazhduar më pas Fakultetin e Arteve në Shkodër, i ka marrë pikërisht nga profesori Axhemoviq, ku është njohur me pianon dhe me harmoninë, lëndë këto kyçe dhe të pakapërcyeshme për njohjen e mëtejshme të muzikës klasike. “Pas pëfundimit të gjimnazit unë konkurrova pranë Departamentit të Arteve në Shkodër, në degën Pedagogji Muzikore në të cilën u pranova si student në vitin 2016. Gjatë studimeve në qytetin e Shkodrës, unë ndoqa sërish disa orë (kurse) private me profesorin e njohur, kompozitorin dhe dirigjentin e spikatur Z. Zef Çoba, në lëndën, harmoni”, shprehet Nika, duke e cilësuar këtë eksperiencë si të veçantë dhe një gurthemel në njohuritë e tij për artin muzikor në tërësi. Gjatë studimeve Bachelor (trevjeçare) në Shkodër, Arditi thotë se është ndjerë si në shtëpinë e tij, mes shumë miqve e kolegëve muzikantë profesionistë. Në vitin 2018 Arditi përfundon studimet Bachelor dhe diplomohet me sukses shumë të lartë. Pas përfundimit të studimeve bën një vit pauzë në studime dhe në vitin 2019 konkurron në Akademinë e Arteve në Tiranë, ku u pranua dhe momentalisht po vazhdon studimet master në degën Pedagogji Muzikore dhe Mësuesi në Tiranë. “Ndjehem shumë mirë në kryeqytetin shqiptar. Shpresoj se do t’i kaloj dy vite të bukura atje, pasi që edhe stafi akademik është shumë profesionistë në punën vet”, thekson Nika. Përveç studimeve master në Pedagogjinë Muzikore dhe Mësuesi, Ar-

diti në qytetin e Ulqinit por edhe më gjerë njihet si instrumentist shumë i talentuar, një mjeshtër i veçuar në muzikën popullore, ku me profesionalizëm të lartë ekzekuton në instrumentin e organos. Tastierën e parë Arditi e kishte dhuratë nga prindërit e tij, ku nga ai moment e deri më sot vazhdon të luaj muzike popullore në menyrë profesionale. “Hapat e parë si ekzekutues në tastjerë i mora nëpër shoqëritë kulturore- artistike, si instrumentist ku ata morën pjesë në shumë aktivitete kulturore në Ulqin e më gjerë, siç ishte edhe pjesëmarrja në Festivalin e Gjirokastrës”, tregon ai. I riu mjeshtër i spikatur dhe profesionist në fushën e artit muzikor, Ardit Nika, prej më shumë se pesë vitesh vazhdon të jetë aktiv nëpër gëzime të ndryshme familjare së bashku me dy kolegët e tij, Ismet Aloshin (këngëtar) dhe Abedin Veliun (tastierist). Nika rrëfen se ndjehen tejet i kënaqur me punën që po bëjnë së bashku, duke potencuar faktin se janë shumë aktiv

nëpër gëzimet familjare në Ulqin – Tivar – Tuz – Shkodër – Lezhë – Tiranë – Fier – Kukës, por edhe në: Pejë – Ferizaj – Prishtinë dhe në diasporë, si në: Milano – Firence dhe Zagreb. “Njerëzit nëpër këto ahengje na presin shumë mirë, ata janë të entuziazmuar sepse e duan muziken e tyre, veçanërisht muziken popullore të cilën e dëgjojnë me shumë ëndje dhe admirim. Në tastjerë ekzekutoj me dëshirë të madhe muzikën popullore, të cilën e kemi një thesar të çmuar të cilin e trashëgojmë nga të parët tonë dhe si të tillë ne duhet ta kultivojmë dhe ta ruajmë me shumë fanatizëm”, përfundon Nika, këtë rrëfim të profesionit të tij për lexuesit e gazetës tonë, duke ju uruar të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen që të kenë shëndet, lumturi dhe harmoni e mbi të gjitha të dëgjojmë sa më shumë muzikë cilësore, atë lloj muzike të bukur shqipe e cila paraqet më së miri vlerat tona të çmuara kulturore dhe artistike. t. u. e enjte, 6 shkurt 2020

Javore Koha

21


kulturë

Poeti Hajredin Kovaçi mori pjesë në Orën letrare “Pena e Flakës” në Gjilan

Fitues i Çmimit “Pena e Flakës 2020” poeti Rexhep Shahu Kovaçi ka qenë poeti i vetëm nga shqiptarët në Mal të Zi ndër 18 poetët që kanë lexuar vargjet e tyre në orën letrare, në Bibliotekën “Fan S. Noli” të qytetit të Gjilanit. Ai ka lexuar poezinë “I acartë ai kallnor”, kushtuar poetit të ndjerë Basri Çapriqi, që ndonëse nuk është vlerësuar me çmim, është pëlqyer nga adhuruesit e shumtë të letërsisë që ishin të pranishëm në këtë takim. Çmimin “Pena e Flakës” për poezinë më të mirë e ka fituar poeti Rexhep Shahu Gjilan – Poeti Hajredin Kovaçi mori pjesë të premten në Orën e madhe letrare “Pena e Flakës”, në kuadër të Manifestimit kombëtar të kulturës “Flaka e janarit 2020” në Gjilan. Ai ka qenë poeti i vetëm nga shqiptarët në Mal të Zi ndër 18 poetët që kanë lexuar vargjet e tyre në orën letrare, në Bibliotekën “Fan S. Noli” të këtij qyteti. Kovaçi ka lexuar poezinë “I acartë ai kallnor”, kushtuar poetit të ndjerë Basri Çapriqi, që ndonëse nuk është vlerësuar me çmim, është pëlqyer nga adhuruesit e shumtë të letërsisë që ishin të pranishëm në këtë takim. Fitues i edicionit të 29-të të Çmimit “Pena e Flakës 2020” është shpallur poeti Rexhep Shahu. Poezia e tij “Ndoshta më ke dashtë” është përzgjedhur si më e mira nga juria e përbërë nga Donikë Dabishevci, Sarë Gjergji dhe Gjylishane Berisha. Çmimin atij

22

Javore Koha

e enjte, 6 shkurt 2020

ia ka ndarë fituesja e edicionit të vjetshëm, poetja Rozafa Shpuza nga Shkodra. Në këtë takim janë shpallur edhe rezultatet e konkursit anonim letrar për poezi e tregim të shkurtër. Juria profesionale, e përbërë nga Albina Idrizi, Aziz Mustafa dhe Xhevat Latifi, kanë shpallur fituesit e tri çmimeve në poezi, për të cilët kanë garuar 75 poezi, dhe tri çmimeve në prozë të shkurtër, për të cilët kanë garuar 48 krijime. Sipas organizatorit, poezia e shpërblyer dhe të tjerat që janë lexuar në Orën e madhe letrare, bashkë me krijimet e shpërblyera të konkursit letrar, do të publikohen në Revistën letrare – kulturore “Agmia”, e cila botohet nga Ars Clubi “Beqir Musliu”. Në emër të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, të pranishmit i ka përshën-

detur kryesuesja Shpresa Kurtishi – Emini. Manifestimi kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” është një festival kulturor multidimensional, i cili këtë vit filloi më 10 janar, me homazhet dhe akademinë përkujtimore në nderim të dëshmorit të kombit Xhevat Qerimi, për të vazhduar deri më 31 janar me aktivitete të ndryshme kulturore, duke mbledhur në Gjilan mijëra artistë e artdashës nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët për tri javë rresht e shndërrojnë këtë qytet në kryeqendër të kulturës shqiptare. Përmes vlerave të artit ky manifestim nderon martirët e kombit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Edicioni i sivjetshëm u përmbyll me Orën e madhe letrare “Pena e Flakës” dhe Festivalin e Muzikës Shqipe “Fest Flaka 2020”. i. k.


Panoramë

Regjisori kosovar, Leart Rama, në xhungël për të bërë film bashkë me Werner Herzog Regjisori i ri kosovar, Leart Rama, këtë vit do ketë një mundësi të artë. Rama, 22-vjeçar, ka fituar të drejtën që brenda 11 ditëve të realizojë një film nën instruksionet e regjisorit të njohur Werner Herzog. Xhungla kolumbiane do të jetë lokacioni në të cilin Rama do ta shfaqë vizionin e tij për kinematografinë së bashku me 50 pjesëmarrës të tjerë që janë bërë pjesë e programit “Film Accelerator”, që do të nisë në prill të këtij viti. Nën këshillat e regjisorit që ka punuar më shumë se 60 filma, pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të mësojnë të gjitha fazat e filmbërjes, të inspiruar nga një temë të cilën Herzog do ta propozojë në ditën e parë të takimit.

Regjisori Herzog, për t’ua ofruar këtë mundësi të paharruar pjesëmarrësve, po kthehet në xhungël pas 33 vjetësh. Më parë kishte xhiruar disa skena për filmin “Cobra Verde” të viti 1987. Regjisori Leart Rama ka thënë se duke marrë parasysh që Herzog është një nga regjisorët me të mirë në historinë e kinematografisë, ky është një shans shumë i mirë për të që të rritet profesionalisht. Regjisori gjerman Werner Herzog është fitues i disa çmimeve, përfshirë atë për regjisorin me të mirë në Festivalin e Filmit në Cannes në vitin 1982 për filmin e tij të njohur “Fitzcarraldo”. Leart Rama, i lindur më 1997, ka

qenë bashkorganizator i “Kino Kabaret” në kuadër të festivalit “DokuFestit” dhe pjesë e shkollës së filmit dokumentar të këtij festivali dhe më pas u ftua nga i njëjti që të jetë kreator i videove zyrtare të tij. Përfundoi fakultetin e regjisë së filmit dhe televizionit në vitin 2018 në Tiranë me filmin e tij të titulluar “Tegel”. Është regjisor i mbi 15 filmave të shkurtër dhe arriti të nominohet në shumë festivale të kualifikuara për “Oscar” dhe “Bafta”. Filmat e tij të fundit janë “Stacioni”, “Tegel” dhe “A Call From Yesterday”. Rama është në përgatitje të filmit të tij të ri dhe po ashtu është themelues i shtëpisë filmike “Katarzë Films”. e enjte, 6 shkurt 2020

Javore Koha

23


Kulturë

Omer Kaleshi, frut Është një kavalet i rëndë prej druri të vjetër blerë nga Omeri mbi një gjysmë shekulli më parë, mbi të cilën ai vendos telajon e bardhë e ku paleta është thjeshtë një telajo tjetër, e vogël, ku ai ngjiz ngjyrat dhe që më vonë do shërbejë si telajo për një pikturë tjetër

Luan Rama

Pikërisht mbi të ai ngjiz bojërat dhe në telajon përballë, me spatulën e tij, përmes të kuqes, të zezës, jeshiles, okrës, etj., ai nis të krijojë konturet e veprës së ardhshme, ashtu ngadalë, pa u nxituar, me ritmin e jetës së tij, ku spatul pas spatule krijohet imazhi, vepra. Tani është një mollë aty ku më parë, mbi kavalet, kishte qenë një bari apo një dervish, një vajzë apo një portret fëmije. E kështu molla nis të “piqet” në telajon e bardhë të piktorit. Dora e tij kthehet në një dorë të natyrës për t’i dhënë ngjyrën e duhur, linjat e për ta kthyer në një vepër frutore. Omer Kaleshi nuk është vetëm piktori i «dramës ballkanike”, apo i “kokave” («portreteve”) siç i quan ai, i dervishëve apo barinjve të Ballkanit, por ai është gjithashtu dhe piktor i tablove «nature morte», atyre telajove që i parapëlqen t’i pikturojë në kohë të paqta, kohë prehjeje, si për të gjetur frymëmarrje pas një pune të tensionuar, të lodhshme e të shqetësuar nga ethet e krijimit. Kur mendon mbi pikturën e tij ciklike, kur pikas se ai ndryshon gjithnjë tematikën e tij, ashtu si sezonet, edhe pse e ruan të njëjtin stil e frymë estetike, rikthimi i tij në «nature morte» mbart në vetvete një ndjesi ngazëlluese, çka e veçon atë nga risia e tij pikturale që prej 50 vjetësh. Mollë, dardha, ftonj, fruta të natyrës së gjallë, edhe pse i quajmë «nature morte». Një ditë, duke biseduar rreth kësaj lloj pikture, Omeri më tre-

24

Javore Koha

e enjte, 6 shkurt 2020

gonte: – „Mbaj mend veten apo fëmijët e tjerë të fshatit ngarkuar me shporta me fruta që vraponim të shkonim në stacionin e trenit për t’ua shitur udhëtarëve që ndalonin për pak çaste. Fëmijë ngarkuar me shporta me dardha, mollë, manaferra… Treni që vinte nga larg, duke fërshëllyer e shfryrë avull plot zhurmë e zbriste- zbriste deri aty në Serbicë për të sjellë postën dhe për t’u furnizuar me ujë. – Erdhi posta! – bërtisnim ne, kur shihnim trenin me katër-pesë vagonë të zinj që afrohej drejt fshatit…” Nature morte» është nga pikturimet

më të vjetra të njeriut, siç e shohim në faqet shkëmbore të shpellave të njerëzve të parë, e veçanërisht në Antikitet. Zbulimet e vona në rrënojat e Pompeut antik mbuluar dikur nga lava dhe hiri vullkanik, na rishfaqin imazhe të mrekullueshme të frutave të epokës antike, mollë, dardha, rrush, ftonj, nëpër shporta e tavolina, shporta me fiq pikturuar me një mjeshtëri të jashtëzakonshme, me një poetikë e realizëm që vështirë ta arrish sot. Janë afreske në vilat romane, në dhomat e mëdha aristokratike dhe sallonet e guvernatorëve, vepra të au-


Kulturë

ta dhe erotikë torëve anonimë, emrat e të cilëve kanë humbur tashmë. Gjatë Mesjetës së hershme, Kisha e pengoi këtë lloj pikture duke i shtyrë artistët (le t’i hedhim një sy rrymave pikturale bizantine apo të «quatro cento» dhe «cinque cento») për t’iu përkushtuar veçse temave biblike. Por nga shekujt XVI e këndej, kur Vasari, ky piktor dhe historian i artit shkroi për piktorin Giovanni da Udine, duke përdorur termin «cose naturali» (për «nature morte»), kjo lloj pikture do të merrte zhvillim, sidomos në shkollat pikturale të veriut europian e veçanërisht në pikturën flamande e hollandeze me autorë të njohur si Sniyders, Jean De Heem, Der Meer, etj., por dhe ndër piktorët italianë, spanjollë. Më 1650, flamandët i quanin këto lloj tablosh «stilleven», ku nënkuptoheshin «disa fruta, peshq, lule, etj.», ndërsa gjermanët i quajtën «stilleben», ndryshe nga fjala anglezët «still-life», pra «një jetë e heshtur apo e palëvizur». Duke

shkruar për Sallonin e Pikturës në shekullin e XVII Diderot përdori fjalët «natures innanimés», dhe termi «nature morte» filloi të përdorej gjerësisht nga francezët e pastaj nga gjithë bota. Por vallë këto tablo „pa jetë”, „inanimées” ishin vallë të tilla? A mund të kishin dhe ato shpirt si portretet njerëzorë? Por le të kthehemi te tablotë e Omerit, të këtij piktori sa tradicional aq dhe modern, sa ballkanik aq dhe europian e universal, për të parë nga afër se ç ‘përfaqëson për të kjo lloj pikture, ç ‘vend zë ajo në krijimtarinë e tij, pse ky angazhim i herëpashershëm dhe përse ka filluar kjo aventurë pikturale. Mund të themi se «nature morte» janë nga tablotë e para të Omerit, i cili vazhdonte studimet në Akademinë e Arteve në Stamboll, ku kishte emigruar familja e tij shqiptare. Në një ekspozitë të madhe në Stamboll studenti Kaleshi paraqiti tablonë e tij «Delja e therrur». Kur kërkova ta shikoja fotografinë e

kësaj tabloje të hershme, Omeri më tha se mjerisht nga ajo tablo ruante veçse një fotografi bardh e zi, pa ngjyra dhe se ishte e pamundur ta shikoja, meqë ajo pikturë ishte shitur që atëherë, blerë nga Muzeu i Pikturës dhe i Skulpturës së Stambollit. Pra nga tabloja kishte mbetur veç një foto e zbehtë, të cilën sa e pashë, mendova menjëherë për tablonë «Kau i therrur» të anglezit të famshëm Francis Becon, imazh i ngjashëm i piktururar gjithashtu në tablonë e piktorit Sutine, mikut të Modigliani-t në Paris. Duke biseduar rreth saj me Omerin, ai më foli dhe për një tablo të Goya-s mbi një copë mishi, siç i shohim në vitrinat e kasapëve në qytet. Në fakt, nga Francisco Goya më kishte bërë përshtypje një tablo e tij ku ishin veçse tri pjesë të prera të peshkut somon, ku mjeshtri i madh u kishte dhënë një shkëlqim të bukur me të kuqen e tij origjinale. Ja pra, dhe mjeshtrit më të mëdhenj të pikturës botërore, nga figurat historike dhe oborret mbretërore të përkushtuar gjithashtu ndaj figurave dhe ngjarjeve tronditëse, nuk munguan t’i drejtohen dhe tablove «nature morte» apo «inannimées» siç mund t’i quante Diderot. Krahas Rembrandit, Omeri pëlqen në veçanti dhe të përngjashmin e tij, Karavaxhion (Caravaggio) dhe duke biseduar me të ndodh që të flasim gjithashtu dhe për tablotë e tij „nature morte”, për „shportat me fruta”, frutat mbi tavolinë apo së bashku me portretet e tij të mrekullueshme, „djemtë” e tij rrethuar nga frutat. Çdo piktor ka frutat e tij të parapëlqyera: Francisco Zurbaran kishte ftonjtë dhe limonët ku e verdha e tyre kontrastonte aq bukur me sfondet e zeza, Cezanne kishte mollët e mrekullueshme të tij vendosura mbi tavolina dhe napa që vezullojnë, Manet po ashtu me mollët e dardhat, etj. Duke i hedhur një vështrim tërë krijimtarisë pikturale të Omerit në këtë fushë, shohim se tablotë e tij mund të grupohen në «fruta të vetmuara», «fruta dhe erotizëm», «fruta dhe koka» si dhe «shporta dhe fruta». (vijon)

e enjte, 6 shkurt 2020

Javore Koha

25


Kulturë

Një vepër që lartës Zhvillimi i vrullshëm i teknologjive të informacionit dhe internetit ka krijuar shumë lehtësi dhe avantazhe dhe në fushën e gjuhësisë e përkthimit; veçanërisht lidhur me kuptimin e fjalëve dhe frazave të ndryshme në gjuhë të huaja, përdorimin e tyre të saktë, sidomos në dokumentet zyrtare ku hasen shumë probleme

Dr. Jorgji Kote

Zhvillimi i vrullshëm i teknologjive të informacionit dhe internetit ka krijuar shumë lehtësi dhe avantazhe dhe në fushën e gjuhësisë e përkthimit; veçanërisht lidhur me kuptimin e fjalëve dhe frazave të ndryshme në gjuhë të huaja, përdorimin e tyre të saktë, sidomos në dokumentet zyrtare ku hasen shumë probleme. Gjithsesi, kur njihesh me botime prestigjioze në këtë fushë, sheh se nevojat e mëdha shumëplanshe dhe sfidat e shumta me të cilat ndeshemi kudo, jo vetëm se nuk i kanë « nxjerrë jashtë loje », por i bëjnë dhe më të nevojshme botimet cilësore. Bindesh më shumë për këtë realitet kur shfleton Fjalorin frazeologjik shqip – anglisht të Prof. Dr. Eshref Ymerit, të botuar muajt e fundit. Me 25.440 shprehje frazeologjike dygjuhëshe në 1300 faqe, sipas vlerësimit të ekspertëve më të njohur të kësaj fushe, ai përfaqëson veprën më të plotë cilësore të këtij zhanri; vlerë tjetër e shtuar është shoqërimi i shprehjeve frazeologjike me sqarime dhe shpjegime shteruese, të cilat bëjnë që Fjalori të shijohet edhe si letërsi artistike. Siç thekson në Parathënien e tij, një nga zërat më prestigjiozë të gjuhësisë sonë krahasuese, Prof.Dr. Rahmi Memushaj « botimi nga një autor

26

Javore Koha

e enjte, 6 shkurt 2020

i vetëm i dy fjalorëve në harkun e 12 vjetëve ( më 2007 Fjalori Frazeologjik italisht – shqip) ka qenë një punë e stërmundimshme, të cilën edhe një ekip leksikografësh do ta kishte të vështirë ta përballonte. Pavarësisht nga modestia e autorit, lejohemi të pohojmë pa mëdyshje se këto ndihmesa e bëjnë atë kontribuuesin më të madh në fushën e fjalorëve frazeologjikë dygjuhësh dhe një ndër frazeografët më të shquar shqiptarë » Prof. Dr. Eshref Ymeri që sapo mbushi 81 vjet është padyshim ndër emrat më autoritarë në fushën filologjike dhe të përkthimit. Kjo falë përvojës universitare të gjatë, përkthyes i zhanreve të ndryshme, shef i redaksisë së përkthimit në ish – Shtëpinë Botuese « Naim Frashëri » hulumtues i devotshëm dhe intelektual social dhe në këto 20 vitet e fundit që banon në SHBA. Bashkë me studentë të tjerë në vitet 70, jam dëshmitar i punës së tij plot pathos e pasion për dekada të tëra dhe me botimin e fjalorëve të ngjashëm në italisht dhe rusisht, si « dominionet » e tij të para. Vlen të theksohet se kemi të bëjmë me një fjalor shprehjesh frazeologjike, çka përmban shumë më tepër vlera por dhe vështirësi të shumëllojshme. Sepse, veç aspekteve gjuhësore, duhen trajtuar me kompetencë dhe të zgjidhen një sërë çështjesh të tjera jo të lehta. Tashmë dihet se shprehjet frazeologjike nuk janë thjesht struktura semantike, por para së gjithash vlera dhe thesare të gjuhës, të cilat pasqyrojnë natyrshëm dhe artistikisht historinë dhe traditat popullore, veçoritë e kulturës dhe mënyrës së jetesës

të popujve ku flitet ajo gjuhë, si të Shqipërisë, Britanisë së Madhe, SHBA-ve, etj. Nëpërmjet njohjes dhe përvetësimit të tyre në komunikimin e përditshëm të çdo moshe, gjinie e profesioni, lexuesit jo vetëm kuptojnë më shpejt, më mirë dhe më thellë, por dhe shijojnë larminë e jetës në të gjitha nuancat dhe ngjyrimet e veta. Si pasuri e gjuhës, frazeologjizmat jo vetëm reflektojnë jetën në shumë rrethana të saj, por dhe nevojën për ta interpretuar, vlerësuar dhe për të shprehur qëndrime ndaj realiteteve të ndryshme historike, politike, ekonomike, sociale, etj. Për rrjedhojë, jo vetëm përkthyesi, por dhe kushdo tjetër i interesuar në këtë fushë, nëpërmjet shprehjeve frazeologjike në të dy gjuhët, mund të përcjellin në mënyrë shumë më cilësisht zhvillimin e shoqërisë në të dy vendet, duke filluar nga doket, zakonet dhe traditat e tyre më të lashta e deri te arritjet më të fundit në fushat e shkencës, teknologjisë bashkëkohore, internetit, kibernetikës, etj. Në rastin e këtij Fjalori, këto vlera dhe specifika bëhen dhe më të theksuara dhe përkatësore, mbasi bëhet fjalë për shprehje frazeologjike nga gjuha angleze në shqip; dihet tashmë se anglishtja ka gjetur shtrirje të madhe në një ekspansion të paparë gjeografik. Për ata që e njohin mirë këtë gjuhë, kjo dukuri nuk shpjegohet vetëm me aspektin politik, d.m.th. me « pronarët « e saj të ligjshme, SHBA-të, Anglia, etj., por dhe me avantazhet dhe lehtësitë e saj të shumta e të mëdha. Është e vërtetë se ajo ka huazuar shumë nga frëngjishtja dhe gjerman-


Kulturë

son gjuhën shqipe

ishtja për shkaqe historike ; veçse, falë cilësive dhe kapaciteteve të saj të jashtëzakonshme, anglishtja i ka shumëfishuar ato fjalë dhe semantikën e tyre, veç krijimit të fjalëve dhe shprehjeve frazeologjike tipike angleze, të cilat kanë vërshuar kudo në jetën e përditshme në të gjitha fushat, sidomos në teknologji dhe në art. Larmia dhe pasuria e shprehjeve frazeologjike në anglisht shpjegohet dhe me faktin se ajo është gjuha e titanëve të mëdhenj të letërsisë dhe arteve, në radhë të parë e Shekspirit të madh, si dhe gjigandëve të tjerë: Lord Bajronit, Miltonit, Burnsit, Shelleyt, Dickensit, Mark Twainit, Galsworthyt dhe plot të tjerë. Është gjuha e Çurçillit legjendar që siç thonë « e mori gjuhën angleze, e çoi në beteja dhe e nxori fitimtare » Veç të drejtës anglo-saksone, Anglia është dhe djepi i futbollit, i muzikës, i Bitëllsave, i trimave dhe betejave legjendare, etj. Veç sa më sipër, nevoja e përvetësimit dhe përdorimit të arsenalit të shprehjeve frazeologjike ndihet

shumë dhe në fushën e diplomacisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, në proceset e ndërlikuara të negociatave, të marrëveshjeve të ndryshme, të ndërmjetësimit në kriza e konflikte, etj. E kam parë shpesh dhe gjatë përvojës time të gjatë si përkthyes dhe diplomat se shprehjet frazeologjike, sidomos proverbat, thëniet e urta janë mënyra më elegante për tejkalimin e situatave të pakëndshme gjatë negociatave diplomatike, tregtare, etj, si mënyra më e mirë “për të qetësuar gjakrat” dhe për të krijuar një klimë dhe mjedis më të pranueshëm ndërmjet palëve. Natyrisht që kjo përbën një barrë të vështirë për përkthyesit por dhe të gjithë negociatorët apo bashkëbiseduesit, sepse të dish dhe komunikosh mirë në një gjuhë do të thotë të dish të përdorësh me elokuencë dhe shprehjet frazeologjike, proverbat, etj. Këtë temë Profesor Ymeri e ka shtjelluar gjerësisht me ngjarje nga jeta

dhe teoria në dy librat e tij të mëparshëm kushtuar përkthimit, si art, pasion dhe mjeshtëri. Gjithashtu, përkthimi, kuptimi dhe përdorimi i saktë i shprehjeve frazeologjike përbën sfidë më vete. Sidomos për përkthimin ose përdorimin e frazave që nuk janë të barasvlershme me gjuhën e vendit e që janë të shumta. Fjala është për shprehje dhe thënie të urta si “ u dogj nga qulli dhe i fryn kosit” fshati digjet…krihet, “i zoti e nxjerr gomarin nga balta” “ t’i biesh me top” “ sipas vendit dhe kuvendit” dhe shumë e shumë të tjera. Së fundi, siç shprehet Prof.Dr. Hajri Shehu, një nga autoritetet më të njohura të gjuhësisë sonë prej dekadash, ky fjalor « është një vepër madhore, që mund ta bënte vetëm dija e gjerë dhe vullneti i paepur i prof.dr. Eshref Ymerit. Me këtë Fjalor frazeologjia dhe leksikografia shqipe barabiten denjësisht me frazeologjinë dhe leksikografinë angleze. (Dita) e enjte, 6 shkurt 2020

Javore Koha

27


Mozaik

Së shpejti fillon trajnimi për gazetari “Sapere aude”

Të rinjtë do të përfitojnë njohuritë bazë Trajnimi ka për qëllim bashkimin e të rinjve, të cilët kanë premisa të dinë më shumë rreth teknikës së të shprehurit bukur, mësimit të elementeve bazë të teksteve gazetareske, të folurit para kamerave dhe artikulimit të mendimit gjatë bashkëbisedimit në studio televizive, zhvillimit të oratorisë së tyre duke pasur theks të veçantë në rafinimin e të shprehurit duke përdorur formën e drejtë të gjuhës shqipe Projekti për të rinjtë të cilët kanë interes të bëhen gazetarë të ardhshëm, apo qoftë edhe të informohen më shumë rreth fushës së gazetarisë, tashmë ka hapur dyert për pjesëmarrësit. Në njoftimin për media, koordinatorja e projektit “Sapere aude”, Adriana Hoxha, tregon se trajnimi “ka për qëllim bashkimin e të rinjve, të cilët kanë premisa të dinë më shumë rreth teknikës së të shprehurit bukur, mësimit të elementeve bazë të teksteve gazetareske, të folurit para kamerave dhe artikulimit të mendimit gjatë bashkëbisedimit në studio televizive, zhvillimit të oratorisë së tyre duke pasur theks të veçantë në rafinimin e të shprehurit duke përdorur formën e drejtë të gjuhës shqipe”. Trajnimi do të mbështetet në punëtori të ndryshme duke përdorur metodat e mësimit joformal, përmes të cilave duke u zbavitur, të rinjtë do të zhvillojnë aftësitë e veta dhe do të zgjerojnë spektrin e njohurive të tyre. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin ligjërata nga ligjërues me përvojë, gazetarë, oratorë etj. Në mënyrë që mësimi i njohurive të

28

Javore Koha

e enjte, 6 shkurt 2020

reja të mos ngelet në suazat teorike, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të provojnë veten para kamerës, ku do të kenë mundësi të bëhen pjesë e një studioje televizive, të flasin lirshëm para publikut, të intervistojnë persona të ndryshëm, të dalin me ndonjë opinion, reagim, reportazh etj. Pjesë e projektit do të jenë edhe vizitat në RTV të ndryshme, qoftë në Mal të Zi apo edhe në vendet fqinje, të cilat do t’u ndihmojnë pjesëmarrësve të mësojnë më mirë punën pas kuintave dhe procesin e xhirimit. Disa nga temat që do të trajtohen gjatë trajnimit janë: gazetaria dhe gjinitë e saj, llojet e medias, oratoria – përse duhet të flasësh bukur, teknikat e xhirimit, gazetaria hulumtuese, lajmi i rremë, debati, si dhe vënia e teorisë në praktikë. Qëllim tjetër i projektit është që pjesëmarrësit të njihen me nocionet, si: diskriminimi, paragjykimet, bulizmi,

gjuha e urrejtjes, ndikimi i medias në shoqëri, ndërtimi i paqes dhe kështu të krijojnë një botëkuptim të vetin në lidhje me këto koncepte dhe të fitojnë fuqi për të ngritur zërin e tyre, për të kundërshtuar kur në rrethin shoqëror ka gjëra që duhen ndryshuar. Duke i përmbledhur të gjitha bashkë, vetë motoja e projektit është thënia e Horacit “Sapere aude” (“Guxo të jesh i mençur”), e pjesëmarrësit e këtij projekti duhet të synojnë dijen dhe ta përdorin atë në të mirë të të gjithë shoqërisë. Trajnimi do të mbahet 1-2 herë në javë dhe do të zhvillohet nga marsi deri në qershor. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të rinjtë që flasin gjuhën shqipe, të moshave 11-14 vjeçare dhe 15-19 vjeçare. Numri maksimal i pjesëmarrësve është 15 pjesëmarrës për secilin grup. Në njoftim thuhet se aplikimi mund të bëhet duke plotësuar formularin, nga data 3 shkurt deri më 3 mars 2020. Projekti mbështetet nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi. (Kohapress)


Mozaik

U bë konstituimi i përbërjes së re të Këshillit Programor të gazetës “Koha javore”

Gjekë Gjonaj rizgjidhet kryetar i Këshillit Programor Ulqin – Të shtunën, në zyrën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi në Ulqin, është bërë konstituimi i përbërjes së re të Këshillit Programor të gazetës “Koha javore”. Po ashtu është bërë edhe zgjedh-

ja e kryetarit të Këshillit Programor. Kryetar i Këshillit Programor është rizgjedhur gazetari Gjekë Gjonaj. Ai ka fituar katër vota kundrejt një vote që ka marrë kandidati tjetër për kryetar, dr. Nail Draga. Këshilli Programor i gazetës “Koha

javore” përbëhet nga pesë anëtarë. Përpos Gjonajt dhe Dragës, anëtarë të Këshillit Programor të gazetës “Koha javore” janë edhe Tahir Tahiri, Luigj Junçaj dhe Mem Balidemaj, të cilët janë zgjedhur kohë më parë në mbledhjen e KKSH-së. (Kohapress)

Koha Javore Podgoricë e enjte, 23 janar 2020 Viti XlX Numër 896 Çmimi 0,50

Koha Javore Podgoricë e enjte, 16 janar 2020 Viti XlX Numër 895 Çmimi 0,50

Ruajtja e identitetit përmes shkollimit në gjuhën amtare

ISSN 1800-5696

Poetika e vendlindjes– iDr.serbizuar Nikolla Argjipeshkvi

Dobreçiqi

Koha Javore Podgoricë e enjte, 30 janar 2020 Viti XlX Numër 897 Çmimi 0,50

Çapriqi i la një emër shumë të madh vendit të tij

Mali i Zi dhe retorika klero-fashiste serbe Ëndrrën amerikane ta realizojmë në Ulqin

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Kosova në pritje të qeverisë apo të zgjedhjeve të reja

Ngjarje e rëndësishme historike që nxiti luftërat për pavarësi

e enjte, 6 shkurt 2020

Nimanbegu: Ligji për liritë fetare nuk do të shkaktojë konflikte ndëretnike

Javore Koha

29


Mozaik

Kuvendi i Komunës së Tuzit mbajti seancën e XII të rregullt

Miratohet stema dhe flamuri i Komunës Tuz – Këshilltarët e kuvendit të Komunës së Tuzit kanë miratuar në seancën e XII-të të rregullt simbolet e komunës së Tuzit, stemën dhe flamurin e komunës, si pjesë përbërëse e plotësimit të statutit të Komunës së Tuzit. Stema e Komunës së Tuzit ka formën e mburojës në të cilën janë paraqitur malet që e rrethojnë Malësisë, pasuar nga dielli ilir, Mali i Deçiqit, lumi Cem si dhe shënimi i datës 1222, që paraqet lashtësinë e dokumentit të toponimit Tuz. Ndërkaq, flamuri i përmasave 6x4 me prapavijë të bardhë paraqet malet

30

Javore Koha

e enjte, 6 shkurt 2020

që e rrethojnë Malësinë në formë të trekëndëshave me ngjyrë të kaltër të mbyllur, e ndarë nga një vijë e bardhë horizontale e cila simbolizon lartësinë mbidetare të tyre, dielli ilir i verdhë në formë të gjysmë- harkut i rrethuar nga nëntë rreze me ngjyrë kafeje në formë thumbash, duke lindur nga pjesa e pasme e Deçiqit me ngjyrë të kaltër të mbyllur si dhe Lumi Cem me ngjyrë të kaltër të çelur i cili rrjedh përmes fushës së bardhë, poshtë malit. Simbolet e miratuara të Komunës së Tuzit do t’i dërgohen Qeverisë së

Malit të Zi për dhënie pëlqimi. Në këtë seancë është diskutuar edhe për propozimin e programit të rregullimit hapësinor të Komunës së Tuzit për vitin 2020, për programin e punës së SHPK “Komunalno/Komunale” për vitin 2020, përkatësisht për dhënin e pëlqimit dhe për Propozimin e Vendimit mbi kompensim për punën e forumeve të përkohshme të punës dhe të forumeve të përhershme të kuvendit të Komunës së Tuzit të themeluar me vendime të posaçme. t. u.


Mozaik

Kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, priti laureatët e shpërblimit nga Fondi për kualitet dhe talent

Për rezultate të larta, vlerësime të merituara Plavë – Kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, të premten e kaluar, në rezidencën e vet, në mënyrë solemne ka pritur dhe pranuar laureatët e shpërblimit nga Fondi për kualitet dhe talent, të cilin e ndan Ministria e Arsimit e Malit të Zi. Pasi u dëshiroi mirëseardhje 12 laureatëve të pranishëm të shpërblimit – dy mësimdhënësve dhe dhjetë nxënësve të tri shkollave të Komunës së Plavës, (dy fillore dhe një të mesme), kryetari i komunës, z. Mirsad Bajraktareviq, në fjalën solemne të rastit, u shpreh: “Shpërblimi le t’u jetë impuls dhe nxitje që edhe më tej të punoni në ngritjen tuaj,, sepse puna dhe dituria janë çelës i suksesit në jetë. Jemi vërtetë krenarë me numrin e të shpërblyerve nga Plava”, ka theksuar ai. Përmes dhuratave të rastit, kryetari Bajraktareviq ka shprehur bindjen

se pikërisht nxënësit dhe mësimdhënësit më të mirë dhe më aktivë edhe në periudhën e ardhshme, me sukseset e arritura në fusha dhe lëmi të ndryshme, me zell, sjellje e veprime shembullore, do të jenë prezantuesit më të mirë të Plavës. Laureatë të shpërblimit të Fondit për kualitet dhe talent në vitin 2019, janë dy mësimdhënëse, profesoresha e Shkollës së mesme të përzier “Beqo Bashiq” të Plavës, zonja Senada Gjesheviq, dhe profesori i Shkollës fillore “Petar Dedoviq” të Murinës, z. Safet Kojiq, dhe dhjetë nxënës: tre të Shkollës së Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” të Plavës, Zhelko Boleviq, Edill Srdanoviq dhe Armen Canoviq; pesë të Shkollës Fillore “Hajro Shahmanoviq” të Plavës: Izabella Kandiq, Millena Stijoviq, Shejlla Shaboviq, Millan Bojoviq e Zada Medunjanin

dhe dy nxënës të Shkollës Fillore “Petar Dedoviq” të Murinës, Illija Otasheviq dhe Anastasija Zogoviq. Laureatja e shpërblimit të fondit në fjalë, profesoresha Senada Gjesheviq, në fjalën e vet të rastit, në emër të vet dhe të të gjithë të shpërblyerve, me kënaqësi u shpreh: “Shfrytëzoj rastin që në mënyrën më të sinqertë të falënderoj kryetarin e komunës, z. Mirsad Bajraktareviq, në pritjen dhe pranimin e të gjithë laureatëve të shpërblimit, në përfilljen, nderimin, urimet dhe dëshirat e sinqerta, me shpresë që në vitin e ardhshëm të jetë një numër më i madh i nxënësve e mësimdhënësve të shpërblyer, sepse atë vërtetë e meritojnë dhe të vazhdojnë të punojnë më tej me përkushtim dhe vullnet të plotë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Sh. Hasangjekaj Plavës”.

e enjte, 6 shkurt 2020

Javore Koha

31


Mozaik

Drejtori i Drejtorisë për Punë Publike, Reshad Nuhoxhiq, në vizitë zyrtare Komunës së Gucisë

Bashkëpunim i mirë i Komunës së Gucisë me Qeverinë e Malit të Zi Guci – Drejtori i Drejtorisë për punë publike, Reshad Nuhoxhiq, me bashkëpunëtorë: ndihmësen e drejtorit për çështje juridike e resurse njerëzore, zonjën Dragana Baboviq, dhe ndihmësin e drejtorit për punë financiaro-llogaritëse, z. Skender Sharkinoviq, të mërkurën e kaluar qëndroi në vizitë zyrtare njëditëshe në Komunën e Gucisë. Mysafirët e lartë nga Podgorica, në emër të Komunës së Gucisë, i pritën dhe u dëshiruan mirëseardhje, kryetarja e komunës, zonjusha Anella Çekiq, nënkryetari i komunës, mr. Huso Brdakiq dhe sekretarja e Sekretariatit për planifikim hapësinor, pasuri dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, zonja Havaja Prelvukaj. Gjatë takimit palët në mënyrë analitike dhe konstruktive kanë biseduar

32

Javore Koha

e enjte, 6 shkurt 2020

mbi kantieret aktual të ndërtimit në Guci, ndër të cilët: për rikonstruksionin e rrugës së Kosovës, për ndërtimin e objektit të tregut të qytetit, të urës në Lumin Vruja, si dhe mbi projektet e planifikuara: rikonstruksionin e rrugës rajonale Guci-Krushevë-Vojno Sellë-Plavë, të rrugëve Bor dhe Trojan, të objektit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të akseve rrugore lokale Guci-Grebajë dhe Guci-Vuthaj, të sallës sportive të shkollës fillore, rregullimit të Burimeve (krojeve) të Ali Pashës dhe të ca projekteve tjera. Palët në debatim, kanë arritur marrëveshjen mbi angazhimin e kryerësit të punëve në projektet në të cilat janë plotësuar supozimet për fillimin e realizimit të tyre. Kryetarja e komunës, Anella Çekiq,

bashkë me drejtorin për punë publike dhe bashkëpunëtorë të tij, ka inspektuar ca kantieri ndërtimore, me ç’rast në vendin e ngjarjes mysafirët nga Podgorica janë bindur me nivelin e dinamikës së kryerjes së projekteve të caktuara. Në mes palëve, po ashtu është arritur marrëveshja që së shpejti dhe zyrtarisht të bëhet hapja (inaugurimi) i objektit të ri të tregut të qytetit, në të cilin gjenden edhe lokalet për SH.P.K. “Veprimtaritë komunale” dhe të Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit. Në fund të vizitës, nikoqiri nga Gucia ka shprehur dhe theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer të Komunës së Gucisë me Qeverinë e Malit të Zi dhe Drejtorinë për punë publike. Sh. Hasangjekaj


Mozaik

Në SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz emërohet ushtrues detyre i drejtorit, Luigj Dedvukaj

Prioritet i punës, ngritja e nivelit të arsimit Tuz – Ushtrues detyre i drejtorit të Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz është emëruar, Z. Luigj Dedvukaj, mësimdhënës disavjeçar i kulturës muzikore në këtë shkollë si dhe në SHF “29 Nëntori” në fshatin Dinoshë dhe në SHF “Jedinstvo” në Skorraq. Z. Dedvukaj në një prononcim për gazetën “Koha Javore” shprehet se ta mbash këtë post është një detyrë e rëndësishme me përgjegjësi të madhe dhe një sfidë e radhës. “Është një pozitë e rëndësishme si për mua, ashtu edhe për të gjithë nxënësit e trevës së Malësisë si dhe për prindërit e tyre. Kjo është

një shkollë ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe në atë malazeze. Shkolla ka edhe paralelet e shpërndara në Vuksanlekaj, Sukruq dhe Milesh. Kjo është një detyrë e shenjtë sikurse edhe e mësimdhënësit. Një udhëheqës duhet të jetë në raport shumë të mirë kolegët, nxënësit dhe me prindërit”, u shpreh Dedvukaj. I pyetur se cilat do të jenë prioritetet e Tij si ushtrues detyre i drejtorit të këtij institucioni, ai thotë se objektiv kryesor do të ketë ngritjen e nivelit të arsimit në këtë shkollë. “Duke qenë se jetojmë në shek. XXI, kemi nevojë përmirësimin e kushteve

me ato mundësi minimale që kemi, për një ambient edhe më të përshtatshëm, si nga aspekti i teknologjisë, ashtu edhe nga aspekti artistik, siç është lyerja e ambienteve, materialet e ndryshme, mjetet mësimore ndihmëse të kohës, siç janë tabletët, kompjuterët, kamerat, teknika audio dhe video, pasi që të gjitha këto janë pjesë e rëndësishme e zhvillimit të mësimit, pa të cilat procesi i zhvillimit mësimor sot është i mangët”, përfundon Dedvukaj. Rikujtojmë se në postin e drejtorit të kësaj shkolle deri më tani ishte Rexhep Gjokaj. t. u. e enjte, 6 shkurt 2020

Javore Koha

33


marketing

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

ADMINISTRATIVE CLERK • BASIC FUNCTION OF THE POSITION

Position is responsible for performance of various clerical-level activities. Provides a wide range of administrative duties for the needs of INL and ICITAP Offices. Handles travel arrangements, financial reporting, tracking of donations, filing and e-filing, data entry, scanning, copying, handling Embassy access and visitor escorting, etc.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: High School degree is required. 2. EXPERIENCE: Must have at least 2 years of administrative experience in assistance to international organizations or commercial enterprises. 3. LANGUAGE: English language ability - Level IV (fluent) (this may be tested), and Montenegrin language - Level IV (fluent) is required. 4. KNOWLEDGE: Must have knowledge of management practices and general administrative and office procedures. 5. SKILLS AND ABILITIES: Must have proficiency in latest business software programs and office equipment. Must be able to keep accurate financial records related to program spending. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: February 12, 2020 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Administrative Clerk) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following web site https://me.usembassy.gov/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

34

Javore Koha

e enjte, 6 shkurt 2020


sport

Sipas rezultateve të kategorizimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2020

Xhudoja mbetet sporti numër një në Kosovë

Xhudo është konfirmuar si sporti kryesor në Kosovë derisa boksi dhe mundja janë ngritur në kategorinë B për këtë vit, falë rezultateve të vitit të shkuar, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës. KOK-u ka mbajtur konferencë për shtyp, në të cilën ka publikuar rezultatet e kategorizimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2020 Rezultatet e arritura gjatë vitit të shkuar kanë bërë që xhudoja në Kosovë të mos lëvizë nga pozita e parë në kategorinë A. Këto rezultate i kanë mundësuar xhudos që të tubojë 86.4 pikë për këtë vit, më shumë sesa vitin e shkuar kur në të njëjtën pozitë pati 86.20 pikë. Kategoria A përbëhet prej gjashtë sporteve dhe menjëherë pas xhudos renditet futbolli që ka tejkaluar karatenë, që ka zbritur në pozitën e tretë. Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka 79.28 pikë derisa Federata e Karatesë e Kosovës (FKK) numëron 78.46 pikë. Renditjen e kësaj kategorie e mbyllin Federata e Hendbollit e Kosovës (76.06 pikë), Federata e Volejbollit e Kosovës

(74.59) dhe Federata e Basketbollit e Kosovës (73.55). “Komisioni i KOK-ut ka punuar më shumë se një javë në kategorizim, duke u bazuar në të dhënat që i kanë sjellë federatat dhe në bazë të të cilave pastaj kanë dalë rezultatet e kësaj liste. Na gëzon fakti që gjithnjë e më pak ka ankesa dhe të gjithë ata që nuk pajtohen me këtë kategorizim, kanë afat tetë ditë për ta bërë një gjë të tillë prej publikimit të rezultateve”, është shprehur kreu i KOK-ut, Besim Hasani. “Kategorizimi i sporteve është një arritje e madhe për sportin tonë, pasi si federatave ashtu edhe sportistëve e trajnerëve ua lehtëson punët për shkak se të gjithë përfitojnë nga fon-

di i MKRS-së”, ka thënë ai. Mundja dhe boksi kanë zënë dy vendet e para në Kategorinë B dhe për këto sporte ky është promovim për shkak se vitin e shkuar ishin pjesë e kategorisë C. Federata e Mundjes i prinë kësaj kategorie me 66.29 pikë, derisa menjëherë pas saj renditet Federata e Boksit me 65.54 pikë. Meritat më të mëdha për mundjen që është ngritur kaq shumë i mban garuesi Egzon Shala, që vitin e shkuar përfundoi i shtati në Kampionatin Botëror. Ky sukses i ka shtuar 17 pikë kësaj federate, sikurse edhe Federatës së boksit, që i janë shtuar po aq pikë për shkak se boksieri Patriot Behrami doli i pesti në Lojërat Evropiane për të rinj.

e enjte, 6 shkurt 2020

Javore Koha

35



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.