Koha 900

Page 1

Koha Javore Podgoricë e enjte, 20 shkurt 2020 Viti XlX Numër 900 Çmimi 0,50

Marrëdhëniet e shëndetshme janë kyçe për një raportim të mirëfilltë ISSN 1800-5696

Përkujtimi i ngjarjeve historike, obligim kombëtar e institucional

Përgatitjet për luftë dhe incidentet e para kufitare


Përmbajtje

5

8 17 Shkurti i vitit 2008, i barasvlershëm me 28 Nëntorin 1912

Për fermerët e Malësisë shqetësim mbetet tregu për shitje

10

16 Personalitet i shquar i arsimit shqiptar

Mungesa e traditës, kulturës dhe profesionalizmit

Koha Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore Koha

e enjte, 20 shkurt 2020


Përmbajtje

23

24 Poezi të shqetësimit dhe revoltës shpirtërore

Bombardimet e NATO-s dhe vdekja e Dafit

26

30 Mesazhet e obeliskut “New Born” ndër vite

Zgjedhje me ndryshime të rëndësishme KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

e enjte, 20 shkurt 2020

Javore Koha

3


Ngjarje Javore

Në 12-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Binjakëzohen komunat e Ulqinit, Pejës, Bujanocit dhe Tetovës

Pejë - Në ditën e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të hënën në Pejë është hapur rruga e binjakëzimit mes komunave të Pejës, Ulqinit, Bujanocit dhe Tetovës, me nënshkrimin e dokumentit për nismën e bashkëpunimit ndërkomunal. Dokumenti “Nisma për binjakëzim” është nënshkruar nga kreu i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, që ka qenë propozues i kësaj nisme, nënkryetarja e komunës së Ulqinit, Hadixha Gjoni, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, si dhe Bekim Mehmeti, kryetar i Këshillit Komunal të Tetovës. Për nënkryetaren e komunës së Ulqinit, Hadixha Gjoni, nënshkrimi i këtij dokumenti nismëtar për binjakëzimin me Pejën ka rëndësi të veçantë, pasi sipas saj, Ulqini me Pejën ndihen si familjarë, duke pasur parasysh që pushimet verore, shumica e pejanëve i kanë kaluar dhe i kalojnë në Ulqin. “Me dekada e ndajmë sofrën, të mirën e të keqen. Ne shqiptarët e Malit të Zi jemi të përgjysmuar pas ndarjes se shtetit jugosllav ku kemi qenë bashkë. Një lidhshmëri e Ulqinit

4

Javore Koha

e enjte, 20 shkurt 2020

me Kosovën është e rëndësishme. Dhe ky është bazamenti i çdo bashkëpunimi. Besoj që sfera e turizmit do të jetë numër një. Por edhe në sferën e arsimit, kur është Kosova në pyetje, si dhe në fushën e politikës dhe kulturës, nuk kam asnjë dilemë që komuna e Ulqinit do ta përkrahë këtë dokument që ne e kemi nënshkruar sot”, u shpreh ajo. “Ngritja e nivelit të bashkëpunimit në sfera tjera të jetës është e rëndësishme, sidomos duke pasur parasysh intencën tonë me qenë sa më afër Republikës së Kosovës”, u shpreh kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. Bekim Mehmeti, kryetar i Këshillit Komunal të Tetovës, ditën e hënë e ka konsideruar si festë të dyfishtë. Së pari pjesëmarrja në ceremonitë e shënimit të ditës së pavarësisë në Pejë, e pastaj edhe nënshkrimi i dokumentit nismëtar për binjakëzim. “Për mua ka qenë një festë e dyfishtë sot dhe një moment shumë i mirë për të ngritur bashkëpunimin ndërkomunal në një nivel institucional”, ka thënë ai.

Sipas kryesuesit të Kuvendit Komunal të Pejës, Islam Husaj, me këtë dokument është menduar që këtë bashkëpunim të deritashëm që ka ekzistuar mes këtyre komunave në fushën e kulturës dhe sportit, ta ngrejmë edhe në nivel institucional. Me këtë binjakëzim, siç shkruan në dokumentin e nënshkruar, qëllimi është që të fuqizohen marrëdhëniet njerëzore dhe institucionale, të cilat do të jenë shtytëse për zhvillime ekonomike, promovuese të kulturës, këshillues për ngritjen e cilësisë edukative, nxitës dhe mbështetës të aktiviteteve rinore, sportive dhe rekreative. Pas nënshkrimit të këtij dokumenti, përfaqësuesit e këtyre komunave duhet që t’u propozojnë Kuvendeve të tyre Komunale për të miratuar binjakëzimin mes komunave respektive. Në dokumentin për “Nismën e binjakëzimit”, të hënën kanë mbetur pa nënshkrime vendet ku shkruan Komuna e Zarës dhe Komuna e Durrësit, të cilat gjithashtu kanë një bashkëpunim të gjatë me komunën e Pejës, por që kishin munguar në ceremoninë e nënshkrimit të këtij dokumenti. “Për shkaqe të angazhimeve të tyre nuk kanë mundur të jenë të pranishëm në këtë aktivitet zyrtar përfaqësuesit e këtyre dy komunave. Por besojmë se shumë shpejt do të nënshkruhet edhe nga ato komuna ky dokument”, u ka thënë përfaqësuesve të komunave tjera të pranishme, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, Islam Husaj. (Kohapress)


Ngjarje Javore

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural prezantoi në Tuz agrobuxhetin për vitin 2020

Për fermerët e Malësisë shqetësim mbetet tregu për shitje Tuz – Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Malit të Zi dhe të Sekretariatit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Tuzit, gjatë një takimi me fermerët e zonës së Malësisë kanë bërë prezantimin e agrobuxhetit për vitin 2020. Zyrtarët e dikastereve përkatëse kanë shpalosur në mënyrë të detajuar kriteret dhe mënyrën e aplikimit, por edhe shumat e parashikuara për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë përfitues të subvencioneve për prodhimtarinë e tyre bujqësore në të gjitha degët e saj, si: blegtori, lavërtari, pemëtari, perimtari, vreshtari etj. Fermerët e pranishëm patën mundësi që t’i pyesin ligjëruesit nga Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural për një sërë çështjesh me interes. Për fermerët e Malësisë shqetësim kryesor edhe këtë vit mbetet plasimi i prodhimtarisë së tyre bujqësore në treg, përkatësisht vazhdimi i përballjes me barrierat që ende i hasin

fermerët gjatë shitjes së produkteve të tyre. Ata apeluan tek zyrtarët e pranishëm që të punojnë më shumë për t’u siguruar fermerëve një treg më të gjerë dhe të qëndrueshëm. Ndërkaq, Enis Gjokaj nga Drejtoria e Zhvillimit Rural gjatë një prononcimi për media, pas këtij takimi me fermerët theksoi se këtë vit agrobuxheti është mbi 10 milionë euro më i lartë sesa vitin e kaluar, gjë që sipas tij është një risi dhe një mundësi e mirë për të gjithë prodhuesit bujqësorë, për blegtorët dhe për agrobiznesin në tërësi. “Propozimet e prodhuesve bujqësorë, përkatësisht të blegtorëve, vite me radhë kanë qenë që të subvencionohen të gjitha krerët dhe këtë vit krahasuar me vitin e kaluar kjo ministri këtë vit do të mbështesë të gjitha krerët, me kusht që blegtori të ketë më së paku tre krerë dhe së paku 1 hektar tokë të regjistruar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit

Rural për të përfituar subvencionimin 70 euro për krerë, në të kundërt, do të përfitojë 50 euro në rast se në pronësi ka më pak se 1 ha tokë”, u shpreh Gjokaj i cili tregoi edhe për subvencime të tjera si për qumështin, për prodhimtarinë bimore etj. Një risi tjetër për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural këtë vit është edhe subvencionimi në masën 100 përqind për të gjithë ata të rinj të moshës tridhjetepesë vjeç që kanë mbaruar fakultetin e bujqësisë apo të veterinarisë por edhe shkollën e mesme në drejtimin e veterinarisë. “Mbështetja parashikohet në masën deri në 10 mijë euro, apo 100 përqind. Varësisht prej planit të biznesit, kjo shumë do të paguhet në tre këste: kësti i parë 30 përqind, kësti i dytë 50 përqind dhe kësti përfundimtar 20 përqind”, theksoi Gjokaj. Rikujtojmë se agrobuxheti për vitin 2020 është miratuar në shumën 61 t. u. milionë euro. e enjte, 20 shkurt 2020

Javore Koha

5


Vështrim & Opinion

Raportet media – institucione

Marrëdhëniet e shën kyçe për një raporti Toni Ujkaj

Çdo institucion i cili është në shërbim të komunitetit e që pretendon të krijojë një imazh pozitiv në opinion për veprimtarinë që kryen, ai në mënyrë të pashmangshme duhet të ketë marrëdhënie me mediat, përkatësisht me gazetarët, të krijojë raporte të qëndrueshme me mediat të cilat janë ndërmjetësuese dhe përçuese e veprimtarisë dhe zhvillimeve të një institucioni tek opinioni i gjerë. Për ta kryer punën e saj me saktësi, besueshmëri, objektivitet dhe profesionalizëm, media ndër të tjera, ka si synim që të raportojë herë pas here për punën e një institucioni, që ta afroj publikun më pranë ndodhive të një institucioni. E për ta realizuar këtë mision më së miri, gazetarëve/mediave iu duhet

“ 6

medoemos që të krijojnë dhe të mbajnë kontakte (lidhje) të vazhdueshme me nëpunës, me njerëz të cilët janë të ngarkuar dhe kompetentë për punën brenda një institucioni. Nga ana tjetër, publiku si formën më të mirë për t’u informuar për zhvillimet e përditshme të një institucioni e ka nëpërmjet mjeteve të informimit, qofshin ato të shkruara apo elektronike. Imagjinoni sikur media të mos ekzistonte për vetëm një kohë të shkurtër, se si zhvillimet që ndodhin në shoqëri do të mbeteshin në errësirë dhe s’do të dukeshin asgjëkund, prandaj jo më kot media është cilësuar dhe klasifikuar si pushtet i katërt, për peshën dhe rolin tejet të rëndësishëm që luan në shoqëri. Mediat janë ato të cilat i japin gjallëri dhe përhapin në publik çdo aktivitet shoqëror, duke qenë kontribuuese e pazëvendësueshme në zhvillimin e përgjithshëm të një shteti. Në praktikën tonë të përditshme si pjesë e medias kemi vërejtur që pjesa dërrmuese e institucioneve, e OJQ-ve, e dikastereve të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare, e zyrtarëve të lartë,

Në disa institucione ndodh që të hysh brenda, të kesh kontakte të drejtpërdrejta me nëpunësit, me hierarkinë e një institucioni të cilët janë më kompetentët dhe që kanë detyrim ligjor që të deklarohen për veprimtarinë e institucionit që drejtojnë dhe prapëseprapë të të neglizhojnë, të të mos japin asnjë prononcim për çështjen e interesuar nga media dhe kështu gazetari të largohet nga aty pa asnjë informacion. Në këtë kontekst, mendoj që kjo lloj praktike, ky lloj raporti që preferojnë ta krijojnë disa zyrtarë me median (jo të gjithë), nuk shkon në favor as të institucionit që përfaqësojnë, por as në favor të opinionit i cili me kureshtje aspiron të njoftohet mbi çdo aktivitet që zhvillon një administratë

Javore Koha

e enjte, 20 shkurt 2020

e personaliteteve publike dhe politike mbajnë raporte të vazhdueshme me mediat. Ata i njoftojnë mediat paraprakisht për ndodhitë që do të ngjajnë brenda një institucioni, i kontaktojnë ato nëpërmjet adresës elektronike dhe telefonit, familjarizohen kështu me median, duke krijuar një marrëdhënie të ngushtë dhe të përhershme me mediat. Nga ana tjetër, në praktikën tonë gazetareske jo rrallëherë ndeshemi edhe me disa “barriera”. Për hir të opinionit, për hir të respektit absolut ndaj misionit të shenjtë që ushtron çdo gazetar, në përditshmëri synojmë të trajtojmë tematika nga lëmi të ndryshme të jetës, ta informojmë publikun e gjerë në mënyrën më të mirë të mundshme, me saktësi, korrektësi, ndershmëri, objektivitet dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

ndetshme janë im të mirëfilltë

profesionalizëm, mirëpo ndodh shpesh që tema e planifikuar të dështojë dhe të mos realizohet. Jo për shkak se gazetari pëlqen ta kursejë veten në punën e tij, por për faktin se shpeshherë nuk ka qasje në burime, nuk arrin dot që të marrë një prononcim nga nëpunës të një institucioni, duke dëgjuar arsyetime nga më të ndryshmet sa për të shmangur kontaktin e tyre me mediat. Por jo vetëm kaq. Në disa institucione ndodh që të hysh brenda, të kesh kontakte të drejtpërdrejta me nëpunësit, me hierarkinë e një institucioni të cilët janë më kompetentët dhe që kanë detyrim ligjor që të deklarohen për veprimtarinë e institucionit që drejtojnë dhe prapëseprapë të të neglizhojnë, të të mos japin asnjë prononcim për çështjen e intere-

suar nga media dhe kështu gazetari të largohet nga aty pa asnjë informacion. Në këtë kontekst, mendoj që kjo lloj praktike, ky lloj raporti që preferojnë

ta krijojnë disa zyrtarë me median (jo të gjithë), nuk shkon në favor as të institucionit që përfaqësojnë, por as në favor të opinionit i cili me kureshtje aspiron të njoftohet mbi çdo aktivitet që zhvillon një administratë. Populli është ai i cili me votën e tij, me vullnetin e tij të lirë e emëron një skuadër politike për ta qeverisur vendin sa më denjësisht dhe me përgjegjësi, që nëpërmjet të zgjedhurve të tyre – (përfaqësuesve) t’i realizoj kërkesat dhe nevojat jetësore. Në këtë kuadër, është përsëri populli ai i cili është kurajoz të dijë dhe të njoftohet në kontinuitet mbi zhvillimet, mbi realizimet e projekteve të ndryshme dhe mbi gjithçka që ka të bëjë me për realizimin e premtimeve që çdo subjekt politik i shpalos përpara fushatës elektorale. Këto nevoja opinioni i realizon më së miri përmes mjeteve të informimit. Në këtë pikëpamje do të ishte e udhës që media, cilado qoftë ajo, të mos hasë në pengesa gjatë punës, sepse vetëm në këtë mënyrë gazetarët do ta përmbushin me ndershmëri, saktësi, me objektivitet dhe me profesionalizëm mision e vet në shërbim të publikut, e nga ana tjetër edhe institucioni do të dëshmojë respekt dhe vlerësim ndaj popullit i cili ia ka dhënë votëbesimin.

Në praktikën tonë të përditshme si pjesë e medias kemi vërejtur që pjesa dërrmuese e institucioneve, e OJQ-ve, e dikastereve të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare, e zyrtarëve të lartë, e personaliteteve publike dhe politike mbajnë raporte të vazhdueshme me mediat. Ata i njoftojnë mediat paraprakisht për ndodhitë që do të ngjajnë brenda një institucioni, i kontaktojnë ato nëpërmjet adresës elektronike dhe telefonit, familjarizohen kështu me median, duke krijuar një marrëdhënie të ngushtë dhe të përhershme me mediat

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

e enjte, 20 shkurt 2020

Javore Koha

7


Vështrim & Opinion

Pavarësia e Kosovës

17 Shkurti i vitit 2008, i barasvlershëm me 28 Nëntorin 1912

Jusuf Buxhovi

Shteti i Kosovës paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit. Si i tillë, thuajse përmbush kornizën e konceptit politik të Rilindësve që

“ 8

Bota shqiptare ka arsye që këtë ditë ta kremtojë me dinjitet, ndërsa shteti shqiptar duhet që 17 shkurtin ta shpallë festë zyrtare etnia shqiptare – në përmasat e katër vilajeteve sa kishte në prag të shembjes së Perandorisë Osmane – t’i kthehet botës perëndimore.

Kjo e arritur historike ishte pjesë e një kundërvënieje thuajse njëshekullore të mospranimit të pushtimit serb nga viti 1912 e deri në vitin 1999, që si një proces i pandalshëm kaloi nëpër disa binarë. Atë të rezistencës së armatosur (përmes luftës kaçake në vitet 1912-1924); të përpjekjeve për bashkim kombëtar në përputhje me rrethanat (ato nga viti 19411944), si dhe të luftës për barazi në përputhje me të drejtën e vetëvendosjes, e manifestuar me kërkesën për Republikën e Kosovës që u shfaq në vitin 1968 dhe në vitin 1981

Javore Koha

e enjte, 20 shkurt 2020

Kjo e arritur historike ishte pjesë e një kundërvënieje thuajse njëshekullore të mospranimit të pushtimit serb nga viti 1912 e deri në vitin 1999, që si një proces i pandalshëm kaloi nëpër disa binarë. Atë të rezistencës së armatosur (përmes luftës kaçake në vitet 1912-1924); të përpjekjeve për bashkim kombëtar në përputhje me rrethanat (ato nga viti 19411944), si dhe të luftës për barazi në përputhje me të drejtën e vetëvendosjes, e manifestuar me kërkesën për Republikën e Kosovës që u shfaq në vitin 1968 dhe në vitin 1981. Përgjegjësia që këtij rrugëtimi t’i jepej akti i fundit, i ra lëvizjes kom-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

bëtare në vitet 1998-1999, që drejtoi rezistencën institucionale dhe atë të armatosur, me ç’rast, me Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990, ia doli të shkëputet nga Serbia. Ndërsa, në Kuvendin e Kaçanikut, më 7 shtator 1990, shpallja e Republikës së Kosovës ia krijoi platformën kushtetuese dhe institucionale shtetit të pavarur të Kosovës, që më 17 shkurt 2008 u njoh edhe ndërkombëtarisht. Andaj, nga kjo pikëpamje, 17 shkurti i vitit 2008, është i barasvlershëm me 28 nëntorin 1912. Bota shqiptare ka arsye që këtë ditë ta kremtojë me dinjitet, ndërsa shteti shqiptar duhet që 17 shkurtin ta shpallë festë zyrtare.

Përgjegjësia që këtij rrugëtimi t’i jepej akti i fundit, i ra lëvizjes kombëtare në vitet 1998-1999, që drejtoi rezistencën institucionale dhe atë të armatosur, me ç’rast, me Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990, ia doli të shkëputet nga Serbia. Ndërsa, në Kuvendin e Kaçanikut, më 7 shtator 1990, shpallja e Republikës së Kosovës ia krijoi platformën kushtetuese dhe institucionale shtetit të pavarur të Kosovës, që më 17 shkurt 2008 u njoh edhe ndërkombëtarisht

Ky veprim, formulën e tejkaluar të bashkimit kombëtar, si ideologji të shekullit të kaluar, që ka marrë fund me Konferencën e Ambasadorëve, e konverton në atë të unionit të të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

dy shteteve shqiptare, si të drejtë të bashkimit në përputhje me vullnetin demokratik, që duhet ta ketë edhe miratimin e faktorit perëndimor. e enjte, 20 shkurt 2020

Javore Koha

9


Vështrim & Opinion

Demokracia institucionale në Mal të Zi

Mungesa e traditës, kulturës dhe profesionalizmit Mali i Zi si pjesë përbërëse e ish- sistemit socialist, pas vitit 1991 ka filluar me demokratizimin e shtetit, por pa traditë të demokracisë institucionale. Por nuk është vetëm shkaku i mungesës së traditës dhe kulturës politike , por edhe prania në skenën politike të disa politikanëve që ishin aktivë gjatë ish-sistemit monist, ndërsa tani po të njëjtit janë ende aktivë, por me pamje dhe role të ndryshme, e që vazhdojnë të ruajnë me sukses pozitat e tyre autoritative në shoqëri. Ky kallëp politikani edhe më tej përhap dhe ruan me xhelozi atë sjellje burokratike dhe nonshallante ndaj qytetarëve, gjeneron pasardhës të vet dhe prandaj, sot kemi një administratë hibride në mes të asaj socialiste dhe “demokratike”!

Qani Osmani

Vetëdija kolektive dhe kultura politike janë dy elemente të ndërlidhura, prandaj për të funksionuar mirë vendi, është e domosdoshme që këto dy komponenta të zhvillohen bashkërisht. Shumë teoricienët nga fusha e administrimit publik dhe shkencave politike, organizatat administrative i konsiderojnë si tërësi njerëzish, ku si element kryesor i strukturës organizative dhe funksionimit të saj paraqitet sjellja shoqërore e njerëzve. Nisur nga ky fakt janë imediate shqyrtimet e sistemit të avancuar të nëpunësve, etika e nëpunësve, organizimi i shërbimeve dhe, në përgjithësi, shqyrtimet mbi politikën e kuadrove ad-

10

Javore Koha

e enjte, 20 shkurt 2020

ministrative dhe politike. Sot, vërehet se ekziston një mungesë kulture dhe tradite ndaj qasjes dhe raporteve mes institucioneve të shtetit dhe qytetarëve. Me sjelljet dhe veprimet e pahijshme të disa politikanëve dhe burokratëve në institucionet publike, ata po ofrojnë shembuj të panumërt negativë dhe imazh të zymtë mbi vendin. Nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë qytetarët po krijojnë përshtypjen se institucionet shtetërore kanë humbur ndjeshmërinë e tyre në raport me qytetarët dhe se këto institucione nuk janë, madje as që pranojnë të jenë servis i qytetarëve si dhe në shërbim total të tyre, ngjashëm si në tërë botën e mirëfilltë demokratike. Kur të merret për bazë ky fakt, atëherë me të drejtë parashtrohet edhe pyetja se, cila është arsyeja e këtyre raporteve të ftohura midis institucioneve shtetërore-qytetarëve: mungesa e traditës, kulturës apo

mungesa e profesionalizmit?! Gjatë kësaj periudhe kohore në të cilën po kalon Mali i Zi në përgjithësi, nuk mbeti pothuajse njeri pa debatuar për shtetin, institucionet dhe politikën. Në këtë kontekst fare lehtë arrihet te përfundimi se ekzistojnë paqartësi të mëdha mbi kuptimin e këtyre tre nocioneve, por edhe qasja ndaj tyre lë për të dëshiruar! Madje edhe vetë politikanët jo rrallë herë nuk kuptojnë qëllimin dhe rëndësinë e institucioneve dhe politikëbërjes. Politikanët sikur kanë kuptuar se ndaj këtyre institucioneve vazhdimisht duhet të shprehin forcë, arrogance e mospërfillje, ndërsa institucionet shtetërore sikur kanë arritur atë pikën e edukimit në ushtrimin e injorimit, të përçmimit dhe të moskryerjes së nevojave të qytetarëve. Mali i Zi si pjesë përbërëse e ishsistemit socialist, pas vitit 1991 ka filluar me demokratizimin e shtetit, por pa traditë të demokracisë institucio-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

nale. Por nuk është vetëm shkaku i mungesës së traditës dhe kulturës politike , por edhe prania në skenën politike të disa politikanëve që ishin aktivë gjatë ish-sistemit, ndërsa tani po të njëjtit janë ende aktivë, por me vizione dhe role të ndryshme, e që vazhdojnë të ruajnë me sukses pozitat e tyre autoritative në shoqëri. Ky kallëp politikani edhe më tej përhap dhe ruan me xhelozi atë sjellje burokratike dhe nonshallante ndaj qytetarëve, gjeneron pasardhës të vet dhe prandaj, sot kemi një administratë hibride në mes të asaj socialiste dhe asaj “demokratike”! Fatmirësisht, kjo sjellje nuk vërehet në masë të madhe edhe tek nëpunësit shqiptarë që gjenden nëpër institucione të ndryshme të shtetit. Kjo ndodh për faktin se nuk kanë kurrfarë përvoje pune nga e kaluara e institucioneve socialiste dhe që në start brumosen me një kulturë pune të denjë për një sistem që në krye të vendit e vë qytetarin. Kultura institucionale e shqiptarëve të Malit të Zi sikur dallon nga të tjerët, për arsye të ndryshme politike dhe pozitës inferiore gjatë proceseve të politikbërjes. Vetëm gjatë dekadës së fundit popullata shqiptare filloi të punësohet në përqindje më të lartë. Përpjekja për rritjen e përfaqësimit vazhdon, por ngadalë, gjë për të cilën opinion nuk i ka të njohura shkaqet dhe arsyet, e madje është e paqartë edhe për vetë

liderët e partive politike shqiptare që janë në koalicione qeveritare . Te ky numër i vogël i nëpunësve administrativë shqiptarë është vërejtur edhe një fenomen. Në mungesë të përvojës në këtë lloj aktiviteti dhe duke u konceptuar si “kërcënim permanent” për kapjen e vendeve të punës që sipas disa koncepteve aparthejdiane i përkasin vetëm “popullit të zgjedhur”, malazezëve, edhe sot e kësaj dite nëpunësit shqiptarë margjinalizohen, nuk ju shpjegohet puna, nuk trajnohen, keqdrejtohen me qëllim që të dështojnë. Nuk ka pozicione administrative ku punojnë shqiptarët e që nuk ndjehet ky nënçmim komunist ndaj nëpunësve shqiptarë të sotshëm. Është fakt se nëpunësit shqiptar në çdo mundësi që u ofrohet shprehin përpjekje të ngulmëta për integrim, ndërsa ekziston një palë tjetër e cila me ngulm refuzon, e pamundëson apo edhe e pengon këtë proces të integrimit. Kjo pastaj ndikon në krijimin e bindjes së paluhatshme se shoqëria jonë është shumë larg krijimit të resurseve njerëzore për t’i administruar dhe udhëhequr institucionet shtetërore. Kjo është problematikë shumë e ndjeshme që duhet kushtuar kujdes! Politikanë dhe nëpunës me standarde të larta profesionale do të ndryshonin këtë bindje të tjerëve se shqiptarët nuk kanë kuadro dhe kapacitete për administrimin e insti-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tucioneve shtetërore. Një thënie e vjetër që ka burimin nga populli thotë: “kultura e një kombi buron nga zemrat dhe shpirti I njerëzve të tij”! Andaj, duhet që njëherë e përgjithmonë ta kemi të qartë se ekzistojnë tre elemente që ngritin vetëdijen shoqërore dhe pastaj rrisin edhe cilësinë e demokracisë institucionale, e ato janë: domethënia e ekzistimit të institucioneve, etika dhe respekti ndaj institucioneve dhe marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i institucioneve me qytetarët. Pasi që shërbimet administrative dhe politikat publike paraqesin veprimtari shoqërore, ato duhet të realizohen në bazë të rregullave të etikës, prandaj edhe nga nëpunësit, politikanët dhe qytetarët kërkohet një formë kulturore e komunikimit dhe bashkëpunimit. Administrata dhe institucionet janë të domosdoshme jo vetëm për funksionimin normal të sistemit, por edhe për sigurimin dhe zhvillimin e saj. Andaj për në fund mendoj se nuk do të mund të shpresojmë në ndryshimin e qasjes dhe raporteve në mes institucioneve dhe qytetarëve pa ngritjen e vetëdijes kolektive dhe pa një kulturë të përgjithshme konstitucionaliste. Vetëdija kolektive dhe kultura politike janë dy elemente të ndërlidhura me njëra-tjetrën, prandaj për të funksionuar mirë vendi, është e domosdoshme që këto dy komponente të zhvillohen bashkërisht. e enjte, 20 shkurt 2020

Javore Koha

11


Vështrim & Opinion

Diskursi kulturor

Përkujtimi i ngjarjeve historike, obligim kombëtar e institucional Në vendet e qytetëruara dhe me tradita demokratike, përkujtimi i ngjarjeve historike është obligim i institucioneve shtetërore, në nivel lokal e kombëtar, duke formuar këshilla organizative me mbështetje financiare, me pjesëmarrje nga bota akademike e ajo intelektuale për të vlerësuar të kaluarën e duke dhënë mesazhe për të ardhmen Nokshiqi, Gruda e Ulqini

Nail Draga

Nëse në të kaluarën shqiptarët nuk kishin mundësi që të ishin unikë në përkujtimin e jubileve të ngjarjeve kombëtare, nga viti 1990 e më pas, shqiptarët përjetuan rilindje të komunikimit që ishte i mohuar në kohën e monizmit, duke përkujtuar ngjarjet historike me organizime të ndryshme shkencore e kulturore, ashtu siç bëjnë kudo kombet e qytetëruara. Edhe pse në këtë aspekt mund të behën vërejtje të shumta, nga fakti se nuk ekziston një subjekt i tillë në nivel kombëtar, që do të punonte sipas programit përkatës, janë realizuar organizime përkujtimore si nga institucionet qeveritare, por edhe nga subjektet e shoqërisë civile, me përkushtim profesional e kombëtar.

Ngjarjet jubilare në vitin 2020

Në këtë vit, nëse analizojmë datat jubilare, del qartë së kemi të bëjmë me një numër të konsideruar të tyre, që veçohen me peshë në nivel kombëtar dhe lokal.

12

Javore Koha

e enjte, 20 shkurt 2020

Ky vit është jubilar, 140-vjetori i ngjarjeve të mëdha për shqiptarët në mbrojtje të trojeve shqiptare nën organizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Fillimisht kemi të bëjmë me betejën e Nokshiqit (dhjetor 1879-janar 1880), ku forcat shqiptare arritën fitore kundër malazezëve, duke eliminuar vendimet e Kongresit të Berlinit, për dhënien e Plavë-Gucisë Malit të Zi, jashtë vullnetit të popullsisë shqiptare. Në kompensim për Plavë-Gucinë, Fuqitë e Mëdha kishin vendosur që Malit të Zi t’i dhurojnë Grudën dhe Hotin, ku më 22 prill 1880, forcat shqiptare te Ura e Rrzhanicës të lumit Cem, arritën fitore kundër forcave malazeze. Duke parë së shqiptarët arritën fitore në fushë betejat e luftës dhe se nuk respektonin vendimet e Fuqive të Mëdha, atëherë ata bënë presion kundër Perandorisë Osmane, që si kompensim Malit të Zi ti dhurohet qyteti i Ulqinit. Ndonëse edhe me këtë rast shqiptarët u organizuan dhe luftuan me aq mundësi sa kishin por u mundën nga Perandoria Osmane, e cila më 26 nëntor 1880, nga presioni i Fuqive të Mëdha ia dorëzoi Malit të Zi qytetin e Ulqinit. Pikërisht këto ngjarje ishin shkas për organizimin e Akademisë përkujtimore kushtuar Luftës së Nokshiqit, organizuar më 8 janar 2020 në Pejë, organizuar nga Klubi i Intelektualëve nga Rugova, duke sfiduar institucionet buxhetore. Dhe një organizim i tillë në vete

përmbledh edhe ngjarjet e tjera nga ajo kohë, të cilat kanë peshë të veçantë në historinë kombëtare shqiptare.

Kongresi i Lushnjës

Në këtë vit kemi 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, ku ky përvjetor u shënua në Lushnjë më 27-28 janar 20202, nga subjekt i shoqërisë civile me emrin Akademia Alternative”Rrënjet tona”, duke organizuar Kuvendin Mbarëkombëtar me titull “Kongresi i Lushnjës-themelet e shtetit të sotëm Shqiptar”, me pjesëmarrje nga studiues të profileve të ndryshme shkencore, nga hapësira mbarëkombëtare. Duke marrë parasysh së Kongresi i Lushnjës paraqet ngjarje me peshë të veçantë në historinë e re të Shtetit Shqiptar, ka qenë e udhës të organizohej nga subjekte buxhetore qeveritare, duke i dhënë vlerën dhe peshën e duhur. Por, si organizimi i mëhershëm në Pejë, edhe ky në Lushnjë u organizua nga personat e vullnetit të mirë, që duhet vlerësuar, por subjektet-institucionet shtetërore dështuan në mos-organizimin e evenimenteve të tilla, duke dëshmuar qasje joserioze profesionale e institucionale. Na mbetet të presim se a do të kemi ndonjë ndryshim pozitiv për shënimin e 100-vjetorit të përvjetorëve të tjerë në këtë vit, që janë: Kongresi i Arsimit Kombëtar, Lufta e Vlorës, Lufta e Koplikut, por edhe të ndonjë ngjarjeje tjetër në nivel kombëtar.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

Mediat

Në lidhje me çështjet e tilla nuk ka dilemë e rol me rëndësi janë duke luajtur mediat, duke ofruar të dhëna me interes. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse mediat iu paraprijnë përkujtimit të ngjarjeve të ndryshme në nivelin lokal dhe atë kombëtar. Madje, janë mediat ato që kanë përkujtuar institucionet buxhetore për ngjarje të tilla, duke i nxitur të angazhohen konkretisht në këtë drejtim. Është çështje tjetër sa janë përfillur ato nga strukturat drejtuese të subjekteve në mjedisin përkatës. Nëse në të kaluarën çdo gjë ishte e dirigjuar se për cilat ngjarje duhet shkruar dhe botuar artikuj apo studime të ndryshme, në pluralizëm nuk ekzistojnë pengesa të tilla, por varët nga interesimi dhe angazhimi personal dhe profesional i të angazhuarve në media.

Shoqëria civile

Në aspektin e organizimit të veprimtarive për përkujtimin e ngjarjeve historike një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe subjektet nga shoqëria civile. Madje në shumë aspekte ato kanë tejkaluar subjektet buxhetore, duke iniciuar dhe organizuar përkujtimin e ngjarjeve jubilare. Dhe jo vetëm kaq, por edhe janë botuar studime apo botime të veçanta për ngjarjet përkatëse, me pjesëmarrjeje nga studiues të profileve të ndryshme shkencore. Një veprim i tillë ka mundur të realizohet pas rënies së sistemit monist, duke eliminuar paragjykimet dhe aspektin ideologjik për personalitete dhe ngjarje të ndryshme. Madje në ato mjedise ku kanë hezituar subjektet buxhetore, qoftë në mungesë organizative, kadrovike apo financiare, subjektet nga shoqëria civile kanë tejkaluar mundësitë, duke realizuar veprimtari të denja përkujtimore. Në shoqëri dhe mjedise të konsoliduara mbështetja financiare për veprimtaritë e tilla duhet të jetë obligim nga buxheti në nivel lokal apo shtetëror, por duke marrë parasysh moskujdesin e duhur nga ata të cilët janë në stafet e tilla drejtuese, donatorët mbesin e vetmja mundësi e organizimit të veprimtarive përkujtimore, shkencore e kulturore.

Mosshënimi i përvjetorit të mbrojtjes së Shkodrës

Si në të kaluarën ashtu edhe tash kemi pasur rast të dëgjojmë se në hesht-

je janë lënë përvjetorët e jubileve të ndryshme, që paraqet dobësi institucionale e profesionale, që nuk mund të arsyetohet me asgjë. Në rastin konkret po cekim një ngjarje me peshë kombëtare, e ajo konkretisht ka të bëjë me luftën gjashtëmujore në mbrojtje të Shkodrës. Fjala është për vitin jubilar të 100-vjetorit të mbrojtjes së Shkodrës nga pushtuesit malazezë e serbë (1912-1913), ku më të drejtë është pritur të shënohet një përvjetor i tillë jubilar, qoftë në nivelin lokal apo shtetëror. Ndonëse kanë ekzistuar disa ide të tilla, e dhe kjo kryesisht nga shoqëria civile, nga personat qëllimmirë, përfundimisht nuk u realizua asnjë veprimtari e cila do të nderonte Shkodërn e tërë shqiptarët e Shqipërinë. Duke marrë parasysh faktin se kemi të bëjmë me luftën heroike të mbrojtjes së Shkodrës në kohëzgjatje rreth gjashtë muaj(tetor-prill) me shumë heroizëm e sakrifica nga popullsia vendore e më gjerë, ka qenë e udhës të organizohej më së paku një akademi përkujtimore, e sidomos një konferencë shkencore në nivel ndërkombëtar. Por, mos organizimi i shënimit të një përvjetori të tillë jubilar nga Bashkia e Shkodrës, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Muzeu Historik apo subjekte të tjera, dëshmon dobësi profesionale, morale e kombëtare të strukturave udhëheqëse të subjekteve të tilla, që nuk mund të arsyetohet me asgjë. Por, ky nuk ishte rasti i parë e as i fundit, duke dëshmuar së në lidhje me këto çështje ka vazhduar pakujdesia e institucioneve përkatëse për ngjarjet e tilla me peshë kombëtare.

Një organizim model nga Shkodra

Në lidhje me organizimin e veprimtarive shkencore e kulturore, si shembull model mund të shërbejë seminari “Shkodra në shekuj”, organizuar nga Muzeu Historik i Shkodrës dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” nga viti 1995-2002”. Ishte ky një organizim model për kohën, ku kanë marrë pjesë me qindra studiues të profileve të ndryshme shkencore e kulturore, nga tërë hapësira etnogjeografike shqiptare, por edhe nga bota e jashtme. Organizimi i kësaj veprimtarie shkencore ishte meritë e studiuesit prof.Mentor Quku, duke dëshmuar përkushtim profesional, shoqëror e ko-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

legial. Me një fjalë kishim të bënim me njeriun e duhur në kohën e duhur, që ishte model jo vetëm për Shkodrën por për tërë Shqipërinë. Por, me daljen e tij në pension përfundoi edhe kjo veprimtari shkencore, duke mos vazhduar tutje, ku si kujtim kanë mbetur vëllimet e veçanta të kësaj konference shkencore për vitet përkatëse.

Mungon subjekti në nivel kombëtar

Duke marrë parasysh faktin se përkujtimi i ngjarjeve historike ka peshë të veçantë në aspektin shoqëror dhe kombëtar, ka qenë e udhës të themelohet një subjekt i veçantë në nivel kombëtar, sidomos në kohën e pluralizmit, sepse na duhen organizime të mirëfillta e jo improvizime sa për të thënë, por evente me përkushtim profesional. Një subjekt i tillë duhet të ishte nën ingerencat e Kryeministrisë apo të ndonjë ministrie, duke pasur program pune gjatë tërë vitit. Subjekti në fjalë do të kishte bashkëpunim me pushtetet lokale, duke organizuar veprimtari të ndryshme përkujtimore. Po të ekzistonte një subjekt i tillë, nuk ishin anashkaluar e lënë në harresë ngjarje të ndryshme lokale, me peshë mbarëkombëtare. Një subjekt i tillë në programin e vet duhet të përfshinte edhe shqiptarët në hapësirën e tyre etnogjeografike, pra me karakter mbarëkombëtar, duke eliminuar paragjykimet nga koha e ideologjisë moniste.

Përfundim

Në lidhje me çështjet e trajtuara më lart është e udhës të ndryshohet qasja ndaj ngjarjeve të tilla me peshë për historinë e popullit tonë, si në nivel lokal ashtu edhe kombëtar, duke iu dhënë vendin e duhur me rastin e përvjetorëve të tyre jubilarë. Qëndrimi indiferent ndaj ngjarjeve nga historia kombëtare është i papranueshëm dhe me pasoja për kohën e tashme dhe në të ardhmen sepse do të akuzohemi nga pasardhësit tanë. Përfundimisht duhet kuptuar se e kaluara nuk është vetëm histori ngjarjesh apo personalitetesh, por edhe vetëdije kombëtare, e cila është dëshmi e identitetit tonë kombëtar. Andaj, çdo gjë mbetet në ne, duke dëshmuar përkushtim moral, kombëtar e profesional, sepse punët tona nuk do na i kryejnë të tjerët. e enjte, 20 shkurt 2020

Javore Koha

13


fejton

Lufta e Nokshiqit dhe shkatërrimi i ushtrisë “krenare” malazeze (1)

Përgatitjet për luftë incidentet e para ku Konfrontimi ushtarak midis forcave malazeze dhe shqiptare pati jehonë të madhe e më së shumti tronditi vetë Cetinën. Mali i Zi, i cili sulmet ndaj pozitave shqiptare i kishte ndërmarrë kinse për të matur pulsin e tyre e pasi u vërtetua se vendosmëria dhe fuqia shqiptare për mbrojtjen me çdo kusht të trojeve të tyre etnike nuk ishte e vogël, u detyrua që t’i pezullonte përkohësisht inkursionet e saj. Në anën tjetër, edhe Porta e Lartë u bind në vendosmërinë dhe fuqinë e forcave shqiptare

Hajrullah Hajdari

Gjatë muajit tetor 1879, Mali i Zi filloi përqendrimin e ushtrive në kufi, duke çuar numrin e tyre në 5 600 veta. Si rrjedhojë e veprimit të malazezëve, Lidhja Shqiptare e Prizrenit vuri në gatishmëri forcat e saj të armatosura. Incidentet kufitare të shkaktuara nga malazezët e shtynë Portën e Lartë që të padisë Malin e Zi se po provokonte luftë me të. Mali i Zi u përgjigj se veprimet provokuese në kufi po i ndërmerrte kinse për t’i ndihmuar Portës që ta zgjidhte sa më parë çështjen e këtyre dy krahinave shqiptare. Kundër kësaj intrige, Porta protestoi dhe u dha të kuptojë atyre se nëse ushtria malazeze nuk do të zbrapsej, ajo shkarkohej nga çdo përgjegjësi për pasojat që mund të rridhnin. Më 14 tetor 1879, Safet Pasha e njoftoi ambasadorin austro-hungarez në Stamboll, Ziçin, se malazezët, me përgatitjet ushtarake që po kryenin dhe me vrasjet, grabitjet e plaçkitjet që po u bënin fashtrave, po e acoronin situatën jashtë mase saqë Porta nuk ishte

14

Javore Koha

e enjte, 20 shkurt 2020

në gjendje t’i përmbante shqiptarët. Po ashtu e njoftoi se Ali Pashë Gucia ishte gati t’u përgjigjej provokimeve malazeze me luftë, gjë që do të krijonte një situatë tepër të ndërlikuar në dëm të Malit të Zi. Por Mali i Zi vazhdonte me të veten. Bile Knjaz Nikolla deklaroi se tashmë kishte vendosur të përdorte forcën dhe vendet që ia kishte dhënë Traktati i Berlinit do t’i merrte me fuqinë e forcës. Edhe përfaqësuesi malazez në Stamboll, Radonjiqi, më 17 tetor 1879 i deklaroi Kosjekut se përdorimi i forcës do të kishte sukses sepse “popullsia e Shqipërisë nuk ishte aq e fortë sa të pengonte princin ta merrte të drejtën me dorën e vet”.

“O burra në këmbë“

Posa u mësua lajmi se Ali Pashë Gucia kishte shpallur gjendjen e luftës, popullsia e këtyre krahinave shprehu gatishmërinë për t’iu bashkuar forcave mbrojtëse të ushtrisë së Lidhjes Shqiptare. Kudo dëgjoheshin thirrjet “O burra në këmbë“ ose “Pse s’po nisemi”. Fillimisht Shkodra, nëpërmjet Vërmoshit dërgoi 60 kuaj të ngarkuar me erzakë dhe 20 martina, Haxhi Zeka dërgoi 500 qese miell buke, kurse Sulejman Vokshi në bashkëpunim me Binak Alinë e Krasniqes nisi Hamza Batushën, me një fuqi prej 500 burrash. Po ashtu edhe Lidhja Shqiptare

e Prizrenit në Plavë kishte dërguar 300 armë “martina” dhe 100 arkë municion. Në kuadër të provokimeve kufitare me armë, ushtria dhe bandat malazeze herë pas here hynin në brendësi të krahinave shqiptare, ku dërgonte “emisarët” e vet me detyrë zbulimi, por edhe të nxitjes së konflikteve. Ali Gucia qe i detyruar të vërë në lëvizje njerëz të besuar që gjurmonin malazezët e dyshuar nga “raja e vendit”, të cilët kryenin veprimtari spiunazhi për llogari të Malit të Zi, duke krijuar panikë e trazira. Kështu një ditë pazari në Plavë u kapën dy malazezë, të cilëve u gjetën afishe propagandistike të qeverisë së Malit të Zi, ku i bëhej thirrje popullatës shqiptare të Plavës e Gucisë të hiqnin dorë nga rezistenca, të braktisnin prijësit e vet dhe të dezertonin në tokën malazeze. Të dy agjentët u burgosën, ndërsa në Guci u kapën dy burra e dy gra të ardhura nga Mali i Zi, kinse për të blerë misër në treg, të cilëve u gjetën një sasi dinamiti dhe baruti që do të përdorej për qëllime diversante. Vullnetarët shqiptarë, numri i të cilëve arrinte 4 000-5 000 veta, ndërsa sipas burimeve malazeze kishte 3 000 vullnetarë, por priteshin të vinin forca të reja (MUD, f. 7, nr. 2072), ishin vendosur përgjatë vijës kufitare, patrullonin dhe prisnin urdhra për veprim. Ali Gucia kishte caktuar që në krye të forcave


fejton

ë dhe ufitare në sektorin e Gucisë, Qafa e Previsë, të ishte Ismail Omeragaj, ndërsa në krahun e Gërnçarit, forcave duhej t’u printe Bali Dema. Jakup Ferri u caktua t’u printe forcave të vendosura në sektorin e Plavës, që nga xhamia e Pepajt dhe Visitori përballë. Kjo gatishmëri e forcave vullnetare inkuarajoi shkodranët dhe malësorët aq sa ata filluan të besonin se Lidhja Shqiptare do të ishte në gjendje jo vetëm të mbrojë Kazanë e Gucisë, por t’u merrte malazezëve përsëri Kazanë e Podgoricës. Nga Shkodra, nën komandën e Isuf Sokolit dhe Filip Çekës, u nisën 40 vullnetarët e parë, ndërsa ditët në vijim pritej që të niseshin forca të reja. Për të parë se si do të reagonin shqiptarët, Knjazi i Malit të Zi, pasi kishte ndërmarrë disa manovra ushtarake, në afërsi të territoreve shqiptare duke keqtrajtuar popullsinë, vendosi që të sulmojë pozitat shqiptare. Lajmi u përhap në Shkodër si rrufe dhe shumë prej atdhetarëve shkodranë të armatosur u bënë gati të shkonin në Plavë e Guci. Në datat 26-27 tetor 1879, në drejtim të kufijve të kërcënuar shqiptarë u nisën rreth 250-300 burrat e parë, ndërsa të tjerët organizoheshin në çetat e vullnetarëve. Krejt kjo gatishmëri la mbresa të thella te qytetarët shkodranë, por edhe te burrat e Malësisë së Madhe, të cilët u armatosën dhe u nisën drejt kufijve etnikë shqiptarë. Ardhja e shumë shqiptarëve nga të gjitha anët e Shqipërisë në Guci i shqetësonte shumë qarqet ushtarake malazeze, të cilët po përgatitnin provokime në zonën kufitare, ku ishin vendosur forcat shqiptare. Në telegramin që më 31 tetor 1879 i shkruante Ministrit të Punëve të Brendshme, Mark Milani theksonte: “Është e vërtetë që shqiptarët po vijnë pa ndërprerje në Guci. Sa ushtarë kanë ardhur nuk e di, por si duket shumë kanë ardhur. Mbi

100 ngarkesa xhebehane kanë ardhur, e diçka u ka ardhur edhe në Deçan. Dje më kanë lajmëruar se Turqit do t’na sulmojnë nesër, ndërsa sot, nëpërmes të dërguarit të veçantë, vetë Ali begu më ka komunikuar se do të sulmojë ushtrinë tonë. Thuani Gospodarit se i kam shikuar të gjitha vendet në të cilat armiku do t’na sulmojë dhe kam qëllim që disa t’i lëshoj të hyjnë në tokën tonë e pastaj t’i sulmoj ata” (MUD 1879, dok. 2094). Konfrontimi ushtarak midis forcave malazeze dhe shqiptare pati jehonë të madhe e më së shumti tronditi vetë Cetinën. Mali i Zi, i cili sulmet ndaj pozitave shqiptare i kishte ndërmarrë kinse për të matur pulsin e tyre e pasi u vërtetua se vendosmëria dhe fuqia shqiptare për mbrojtjen me çdo kusht të trojeve të tyre etnike nuk ishte e vogël, u detyrua që t’i pezullonte përkohësisht inkursionet e saj. Në anën tjetër, edhe Porta e Lartë u bind në vendosmërinë dhe fuqinë e forcave shqiptare, prandaj Këshilli i Ministrave, dy ditë pas ndeshjes në Arzhanicë, i kërkoi sulltanit t’i jepte urdhër marshallit Ahmet Muhtar Pashës që të përgatiste 15 batalione me ushtarë anadollakë (pasi tek ushtarët shqiptarë nuk kishte besim) e të nisej së shpejti për Guci, për të dëbuar forcat e armatosura shqiptare. Në të vërtetë, sulltani i trembej reagimit të ar-

matosur të shqiptarëve, prandaj kërkoi edhe një herë që çështja e Gucisë të zgjidhej me shkëmbim territoresh, duke kërkuar ndërmjetësimin e Francës dhe Rusisë, e cila në të vërtetë bënte presionet më të mëdha ndaj Portës. Edhe pse sulmi malazez dështoi në Pepaj dhe Arzhanicë, nxiti mobilizimin e shqiptarëve në të katër anët e Shqipërisë. Me mijëra vullnetarë nga Gjakova, Peja, Dibra e Shkodra kërkonin të niseshin për në frontin e Plavës e Gucisë, por Shtabi Ushtarak i Lidhjes, i vendosur në Guci, vendosi që mos të niseshin menjëherë pasi ende nuk ndihej nevoja e shkuarjes atje. Stanko Radonjiqi, përfaqësuesi malazez në Stamboll, ato ditë pati deklaruar se Mali i Zi kishte bërë gati 25 000(!) ushtarë, të cilët nuk ishte në gjendje që edhe për shumë kohë t’i mbante me ushqim e veshmbathje, prandaj theksonte ai, Mali i Zi është i detyruar t’i japë fund kësaj çështjeje, qoftë edhe me luftë. Por shqiptarët mbetën të palëkundur dhe qëndruan në gjendje gatishmërie, me armë në dorë, përgjatë gjithë vijës kufitare. (vijon) (Pjesë nga libri “Shqiptarët në Mal të Zi, nga Kongresi i Berlinit deri në vitin 1941”, botoi SHAI “Art Club”, Ulqin, 2016) e enjte, 20 shkurt 2020

Javore Koha

15


portret

Osman Kraja

Personalitet i sh i arsimit shqiptar Për Koha Javore:

Hajrullah Koliqi / Prishtinë Në janar të këtij viti (2020) prof. Osman Kraja mbushi 90 vjet. Karrierën e tij profesionale ia kushtoi, kryesisht arsimit të lartë shqiptar. Ishte ndër themeluesit e arsimit të lartë në Shqipëri, bashkë me të cilin edhe u rrit në karrierë dhe u afirmua. Ishte profesor, dekan fakulteteti, rektor universiteti, autor, bashkautor dhe redaktor tekstesh universitare etj. U shqua sidomos për angazhimin e tij për bashkëpunimin midis Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës. Osman Kraja lindi më 1930 në mërgim, në Zongulldak, Stamboll, në një familje përparimtare me prejardhje nga Kraja. Pas shkollës fillore, më 1949 kreu gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë, ku mësimdhënës të tij ishin: Ahmet Gashi, Nonda Bulka, Vangjel Meksi, Qazim Turdiu, Abdurrahim Buza, Konstandin Trako etj., personalitete të shquara të arsimit, shkencës dhe artit shqiptar. Studimet e larta për matematikë i bëri në Universitetin e Varshavës, Poloni, ndërsa studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin “Lomonosov”, në Moskë. Karrierën e mësimdhënies e filloi në gjimnazin “Qemal Stafa”, në Tiranë. Më pas emërohet mësimdhës në Institutin Pedagogjik të Tiranës, i cili ishte institucioni i parë i arsimit të lartë në Shqipëri. Në këtë institucion filloi kontributi i tij në këtë fushë të rëndësishme të arsimit kombëtar. Gjatë rreth 45 viteve në vijim ai ishte

16

Javore Koha

e enjte, 20 shkurt 2020

mësimdhënës, përkatësisht përgjegjës i Katedrës së matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, më pas edhe dekan i këtij fakulteti. Në këtë fakultet prof. Osman Kraja u shqua si mësimdhënës i matematikës dhe drejtues shembullor. Punoi me pasion, përkushtim dhe me profesionalizëm. Kontribuoi shumë për zhvillimin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe për ngritjen e autoritetit të profesorit universitar, si mësimdhënës dhe si punonjës shkencor. Titullin e lartë “Profesor” e afirmoi dhe e mbajti me dinjitet dhe me nder, si rrallëkush tjetër. Si profesor universiteti, Osman Kraja u shqua, kryesisht si bashkautor dhe redaktor tekstesh universitare, nga fusha e matematikës, siç është p. sh. “Analiza matematike”, I, II, III (1974) dhe disa tekste të tjera universitare. Ai edukoi dhe arsimoi me dhjetëra gjenerata mësuesish dhe profesionistësh të tjerë, të shpërndarë anekënd Shqipërisë. Të gjithë ata e kujtojnë me respekt profesorin e tyre të matematikës, Osman Krajën, që ishte aq kërkues ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, duke përfshirë edhe studentët. Prof. Osman Kraja ushtroi edhe funksione të larta në Universitetin e Tiranës. Fillimisht ishte zëvendësrektor, pastaj edhe rektor i këtij universitetit, si rrallëkush, në dy mandate (1981- 1988). Gjatë kësaj periudhe ai dha ndihmesë të veçantë në zhvillimin dhe reformimin e Universitetit të Tiranës, në kuadër të përpjekjeve “për ngritjen e mëtejshme të cilësisë së punës mësimore-edukative të shkollës”, të nivelit shkencor të përmbajtjes mësimore të saj etj. Në këtë kuadër ai, ndër të tjera, shkroi dhe botoi veprën “Arsimi i lartë në RPSSH para detyrash të rëndësishme” (1987). Gjithashtu, ai është

bashkautor i monografisë “Universiteti Tiranës 1957-2007” (2007). Shkroi me respekt dhe me përkushtim për profesorët e shquar dhe kolegët e tij Kolë Popa dhe Shaban Baxhaku. Si drejtues i Universitetit të Tiranës, prof. Kraja mori pjesë në konferenca e takime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Osman Kraja kontribuoi shumë edhe për vendosjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës. Me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974, sistemi kosovar i arsimit, duke përfshirë edhe Universitetin e Prishtinës, fitoi njëfarë autonomie. U krijuan mundësi edhe për bashkëpunim midis Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Tiranës. Për vendosjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin midis këtyre dy universiteteve prof. Osman Kraja ishte i pranishëm dhe shumë aktiv qysh në kontaktet e para midis përfaqësuesve të këtyre dy institucioneve. U përpoq shumë për bashkëpunimin ndërshqiptar. Në këtë kuadër, shumë profesorë të Universitetit të Tiranës mbajtën mësim në Universitetin e Prishtinës, sidomos në vitet 1978-1981. Prof. Osman Kraja do të mbajë lidhje të ngushta edhe më vonë, jo vetëm me Universitetin e Prishtinës, por dhe me shumë kolegë të tij matematikanë e me shumë miq e shokë të tjerë, jo vetëm nga Kosova. Prof. Osman Kraja u mor edhe me diplomaci. Në vitet 1997-2002, ishte ambasador fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Poloni, Lituani, Letoni, Estoni dhe Ukrainë. Për kontributin e tij në këtë fushë, nga autoritetet polake emërohet edhe president nderi i Shoqatës Poloni-Shqipëri. Bashkë me zonjën e tij doktoreshë Mirën, ai mori pjesë në evente të ndryshme në Krajën e farefisit të tij,


portret

hquar r “ në Shkodër, Prishtinë, Gjakovë, Ulqin etj. Ndjente dhe ndjen gjithnjë mall, nostalgji, krenari dhe detyrim të përjetshëm ndaj të parëve, shokëve, bashkëpunëtorëve dhe ish-studentëve të tij të kudondodhur. Gjatë tërë jetës dhe punës së tij, Osman Kraja u shqua si profesor emblematik dhe punëtor, intelektual atdhetar, qytetar fisnik, bashkëshort dhe prind i devotshëm. Për veprën dhe kontributin e tij, ai u nderua edhe me dekorata e urdhra prestigjiozë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe

Osman Kraja kontribuoi shumë edhe për vendosjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës. Me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974, sistemi kosovar i arsimit, duke përfshirë edhe Universitetin e Prishtinës, fitoi njëfarë autonomie. U krijuan mundësi edhe për bashkëpunim midis Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Tiranës. Për vendosjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin midis këtyre dy universiteteve prof. Osman Kraja ishte i pranishëm dhe shumë aktiv qysh në kontaktet e para midis përfaqësuesve të këtyre dy institucioneve. U përpoq shumë për bashkëpunimin ndërshqiptar

urdhrat “Naim Frashëri” i klasit të parë, “Flamuri i Kuq i Punës” etj. Prof. Osman Kraja, ky personalitet i jashtëzakonshëm, me kontribute shumë të rëndësishme, sidomos në arsimin e lartë shqiptar, ku zë një vend nderi, kujtohet dhe do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe me konsiderata të veçanta. Është një vlerë

e veçantë kombëtare. Për shumëçka është model i shkëlqyer që frymëzon. Ka shumë vite që gëzon pensionin, por ai është aktiv dhe ndjek me interes zhvillimet politike në Shqipëri, në Kosovë dhe më gjerë. Me rastin e 90-vjetorit të tij, Profesorit Osman Kraja i urojmë jetë të gjatë, shëndet dhe pleqëri të mbarë!

e enjte, 20 shkurt 2020

Javore Koha

17


mozaik

Nesër mbrëma në Malësi fillon Java e Karnavaleve

Manifestimi më i popullarizuar kulturor në vend Tuz – Manifestimi kulturor- tradicional “Karnavali- Koret” në Malësi do të mbahet edhe këtë vit, duke filluar nga nesër mbrëma me shfaqjen e filmit dokumentar “25 vite karnaval”, në QKI “Malësia” në Tuz me fillim në ora 19, e më pas me hapjen e Carnival Bazzar në qendër të Tuzit. Në edicionin e njezetepestë të karnavaleve, nga OJQ “Karnavali – Koret” është paralajmëruar një program i pasur kulturor- artistik i cili do të zgjasë pesë ditë. Në natën e dytë të karnavaleve, më 22 shkurt me fillim në ora 19, po në QKI “Malësia”, të pranishmit do të kenë mundësi të ndjekin natën e humorit dhe të satirës, ku përveç grupeve vendase do të kenë mundësi të shijojnë pjesë humoristike nga aktori i njohur nga Tirana, Agron Llakaj me trupën e njohur humoristike të Al Pazar. Ditën e tretë të karnavaleve, më 23 shkurt në qendër të Tuzit, me fillim në ora 13.30 do të mbahet karnavali i fëmijëve, kurse një ditë më vonë, më 24 shkurt, do të mbahet manifestimi “Ballo nën maska”, në restorantin Troja në Tuz, duke filluar nga ora 20.00. Nata finale e karnavaleve, defileu kryesor me pjesëmarrje të grupeve vendase dhe të ftuara nga qytetet e tjera në Mal të Zi dhe grupe të huaja, do të mbahet të martën më 25 shkurt me fillim në ora 18 në qendër të Tuzit. Menjëherë pas defileut të grupeve, të pranishmit do t’i argëtoj këngëtarja vendase Gjyste Vulaj. Rikujtojmë se falë sukseseve të arritura në manifestime të ngjashme nëpër qendra të ndryshme ndërkombëtare, shoqata “Karnavali – Koret”

18

Javore Koha

e enjte, 20 shkurt 2020

është anëtare e plotë e Shoqatës së Karnavaleve në Shoqatën Evropiane të Qyteteve të Karnavaleve (FECC). Kjo shoqatë është njëra ndër themelueset e Federatës së Qyteteve të Karnevaleve në Mal të Zi. Në këtë manifestim si zakonisht marrin pjesë edhe grupe të ftuara

nga qytetee të tjera në Mal të Zi, si dhe mysafirë të shumtë vendas dhe ndërkombëtarë, duke ngritur nivelin e këtij manifestimi. Organizatorët e këtij manifestimi kulturor presin që këtë vit të ketë një publik të gjerë me mbi tre mijë spekt. u. tatorë.


mozaik

Vendkalimi i përbashkët kufitar Sukubinë-Muriqan shënon rekord të trafikut në vitin 2019

Mbi 2.7 milionë udhëtarë

Vendkalimi i përbashkët kufitar Sukubinë-Muriqan, që lidh Malin e Zi me Shqipërinë, vazhdon të shënojë rritje të ndjeshme të numrit të udhëtarëve nga viti në vit. Kështu, viti 2019 ka shënuar një numër rekord të kalimeve, duke arritur në 2 702 885 udhëtarë, gjë që përbën një rritje prej 14.2 për qind në krahasim me vitin 2018, kur nëpër këtë vendkalim kufitar kishin kaluar 2.36 milionë udhëtarë. Këto të dhëna janë bërë të ditura në

një takim që drejtori i Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Veselin Veloviq, ka zhvilluar në hënën në Tivar me drejtuesit e Qendrës së Sigurisë – Tivar, Njësisë së Sigurisë – Ulqin dhe të policisë kufitare. Vendkalimi kufitar Sukubinë-Muriqan është hapur në vitin 2002, ndërsa në vitin 2009 ka filluar nga puna godina e përbashkët doganore Mali i ZiShqipëri, e financuar nga Bashkimi Evropian. Aktualisht ky është vendkalimi i parë nga vëllimi i trafikut të

udhëtarëve në Mal të Zi. Në kohën e hapjes së godinës së përbashkët është thënë se ajo është planifikuar për 500 mijë kalime në vit. Por ky numër tashmë është tejkaluar pesëfish, gjë që shtron nevojën e zgjerimit të tij në varësi të rrethanave të reja. Sidomos kalimi nëpër këtë vendkalim kufitar është i rënduar dhe paraqitet problematik gjatë muajve të verës, kur edhe kalojnë numri më i madh i udhëtarëve. (Kohapress) e enjte, 20 shkurt 2020

Javore Koha

19


Kulturë

Qendra për Kulturë Ulqin

Vazhdon procesi pë vendosjen e lokalite Shasit në administr Në lokalitetin arkeologjik të Shasit janë në vazhdim përgaditjet për realizimin e punëve të cilat kajnë për qëllim vëndosjen në administrim bashkëkohor të këti lokaliteti të rëndësishëm arkeologjik dhe natyror. Prej projekteve të vazhdueshme për valorizimin e lokalitit arkeologjik të Shasit gërmimet arkeologjike kanë rifilluar në vitin 2012. Ekspeditat arkeologjike kanë vazhduar edhe gjatë viti 2015-2016, nga Muzeu popullor i Malit të Zi, Komunës së Ulqinit dhe Qendrës për Kulturë të Ulqinit. Pas ekspeditës arkeologjike të vitit 20152016 është filluar edhe më masa konservuese.

20

Javore Koha

e enjte, 20 shkurt 2020

Qendra për konservime dhe arkeologji e Malit të Zi, Komuna e Ulqinit dhe Qendra për Kulturë e Ulqinit gjatë vitit 2019 kanë vazhduar me aktivitetet në fushën e masave preventive mbrojtëse. Gjatë vitit 2020 është planifikuar vazhdimi i këtyre aktiviteteve të nisura: - Nga Qendra për konservime dhe arkeologji e Malit të Zi dhe Komuna e Ulqinit - Zyra e projekteve IPA të Komunës së Ulqinit, Qendra për Kulturë e Ulqinit do të vazhdohet me masa preventive mbrojtëse dhe mirëmbajtjen e lokalitetit. Këto projekte financohen nga Ministria e Kulturës dhe

fondet IPA. - Përfundimet e marra në takimin profesional: Lokaliteti arkeologjik i Shasit – masat mbrojtese, të mbajtur më 29 shtator 2019 me Drejtorinë për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore - Ministria e Kulturës së Malit të Zi, Drejtorinë për mbrojtjen e të mirave kulturore - Ministria e Kulturës së Malit të Zi, Zyra për UNESCO- Ministria e Kulturës së Malit të Zi, Qendrën për konservime dhe arkeologji të Malit të Zi, Kryetari i ICOMOS-sit ndërkombëtar me përfaqësues të ICOMOS-it, Sekretariatin për administratë dhe veprimtari shoqërore - Komuna e Ulqinit, Qën-


Kulturë

ërgatitor për etit arkeologjik të rim bashkëkohor drën për Kulturë – Ulqin me njësinë punuese Muzeun e Ulqinit, do të fillojnë të realizohen dhe implementohen gjatë këtij viti. Projektet të cilët do të realizohen në vitin 2020 janë publikuar në Programin për mbrojtjen dhe ruajtjen e të mirave kulturore për vitin 2020 dhe në faqen e internetit të programit Trilateral IPA, ku projekti është fituar nga Zyra e projekteve IPA - Komuna e Ulqinit të publikuar më 30 tetor 2019. Gjatë kohës që lokaliteti arkeologjik i Shasit është në përgaditje për realizimin e punëve të lartëpërmendura

dhe gjatë kohës së realizimit të këtyre punëve, në bazë të Ligjit për mbrojtjen e të mirave kulturore, Rregulloren për llojet, kushtet dhe metodat e hulumtimit, llojet dhe përmbajtja e dokumenteve kërkimore dhe përmbajtjes së studimit për mbrojtjen dhe mbrojtjes së të mirave kulturore dhe standardeve bashkëkohore për Lokalitetet arkeologjike, Lokaliteti arkeologjik i Shasit, Katërkollë, Komuna e Ulqinit, do të jetë i mbyllur për vizitorët që nga data 15 shkurt 2020 deri në përfundimin e punëve të planifikuara. Punimet të cilat janë në realizim, mbrojtja prej vegjetacionit, kryerja e

masave konservuese të preventives, studimi dhe mbrojtja integrale e të ngjajshme kanë për qëllim mbrojtjejen dhe vënien në administrim bashkëkohor të lokalitetit arkeologjik të Shasit në bazë të Ligjit për mbrojtjen e të mirave kulturore, Rregulloreve të fushës së të mirave kulturore dhe normave bashkëkohore për Lokalitet arkeologjike. Komuna e Ulqinit - Zyra e Projekteve IPA, Qendra Kulturore e Ulqinit dhe Qendra për Konservime dhe Arkeologji e Malit të Zi

e enjte, 20 shkurt 2020

Javore Koha

21


Panoramë

“Exil” me qenien shqiptare përballë fyerjeve

Në studimin drithërues të Visar Morinës mbi karakterin tymthi qesharak jeta e një inxhinieri shpërfaqet pas një incidenti me motive raciste. Është prekja e vogël në sedër që të merr me vete. Jo se incidenti ndjellës në “Exilin” e skenaristit e regjisorit Visar Morina është në çfarëdo mënyre trivial. Derisa kthehet nga puna në shtëpi, inxhinieri i lindur në Kosovë, por me banim në Gjermani, Xhaferi (Mishel Matiçeviq) gjen një mi të ngordhur që varet në rrethojën ndanë shtëpisë. Nënkuptimet raciste janë të pamohueshme, sikundër që është edhe gjasshmëria e prejardhjes së kafshës së ngordhur (zyra e Xhaferit ka një laborator ku kryhen shpesh eksperimente me minj). Megjithatë, seç ka një shkallë të

22

Javore Koha

e enjte, 20 shkurt 2020

rrokshme në të cilën kjo fyerje është “i njëjti scheisse, në ditë tjetër” për protagonistin tonë. Shikimet patronizuese dhe fyerjet ksenofobike janë kaq të shpeshta, aq të rrënjosura në qenien shqiptare të Xhaferit, që ai i pranon ato, nëse nuk i pret ato. Po ashtu, ka gjasë të vogël që ai po i bart këta skenarë me më shumë ligësi sesa që ia vlen barra qiranë. Çfarë zgjedhjesh ka aty ku asnjë përgjigje përfundimtare nuk duket gjëkundi për aktet lemeritëse e poshtëruese – madje edhe ato që mund t’i flakësh te dritarja anash? Ose e kalit veten dhe e shtyn përpara. Apo edhe zymtohesh e përçartesh deri në marrëzi. “Exil” mjaft rëndshëm, dhe shpesh shkëlqyeshëm, qëmton hapësirën e ndërmjetme të këtyre skajeve psi-

kologjike. Morina dhe kinematografi Mateo Coccona vendosin në perspektivën paranojake të Xhaferit duke iu qasur për së afërmi atij pothuajse në secilën skenë, qoftë kjo në kompozime akull statike apo xhirime të lakuara. Ka disa shmangie të shënueshme nga ky shabllon pamor, dhe kur ato vijnë, ato luajnë kalimthi në çdo rast sikur një formë lunatike e çlirimit. Në një botë barbare çmenduria është shend. Matiçeviq është sensacional si aktori kryesor, duke i mbajtur tiparet e tij të pashme si maskë stoike e vdekjes. Kjo vë në pah terrorin e përbrendësuar të ekzistencës së tjetërsuar (dhe tjetërsuese) të Xhaferit, ndërkohë duke sipërfaqësuar disa nga pjesëzat e humorit të zi të tregimit.


kulturë

Botime të reja

Poezi të shqetësimit dhe revoltës shpirtërore (Hajredin Kovaçi, Vdekja e fjalës, S HAI “Art Club”, Ulqin, 2019) Poeti Hajredin Kovaçi është paraqitur këto ditë para lexuesit me përmbledhjen e re me poezi “Vdekja e fjalës”, e cila përbëhet nga 95 poezi, të ndara në tre cikle. Në poezitë e tij, Kovaçi shpreh shqetësimin dhe revoltën për gjendjen ekzistuese të shoqërisë, popullit dhe vendit të tij. Përmes vargjeve, ky poet opozitar reagon ndaj së keqes, gjë të cilën e bën shpesh duke ironizuar fenomenet negative. Një pjesë e poezive të tij janë refleksione të ndjenjave shpirtërore të autorit ndaj njerëzve më të dashur, ngjarjeve dhe vendeve me rëndësi historike etj. Libri fillon me recensionet e redaktorit të librit, poetit dhe profesorit universitar Salajdin Salihu, dhe të re-

censentëve, studiueses së letërsisë Liridona Sinishtaj dhe poetit Argëzon Sulejmani. “Si poet shpirttrazuar ai i kundërvihet estetikisht së keqes brenda dhe jashtë nesh, por poezia e tij është thellësisht humane. Si poet shpirtlirë mëton një dashuri të çiltër, që nuk i duron normat ngulfatëse të provincës. Në disa poezi, ai e sheh Ulqinin, Plavën, Rozhajën, Anën e Malit, Gucinë, Krajën e Malësinë, me sytë e një të mërguari. Dhe largësia përherë shumëfishon dhembjet, mallin, por edhe shqetësimin e poetit për tokat që zbrazen çdo ditë. Herë pas here, poezia e tij duket përshkruese, por na trazon ndjenjat”, shprehet ndër të

tjera në recensionin e tij redaktori Salajdin Salihu. Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, kurse është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Lektor i librit është Ismet Kallaba, redaktor teknik Gazmend Çitaku, ndërsa ballina është punuar nga piktori Agron Ujkashi. Hajredin Kovaçi ka botuar deri tani vëllimet me poezi: “Ecje pa mbarim”, “Fundi është larg”, “Vrasja e frikës”, “Zhdukja e heshtur” dhe “Vdekja e fjalës”. i. k. e enjte, 20 shkurt 2020

Javore Koha

23


Kulturë

Letërsi

Bombardimet e NA dhe vdekja e Dafit Asllan Bisha

Gruaja të duhet për pleqëri. I mbeta në qafë gruas. Ajo duroi shumë. Dini duhet përkrahur. Të peshkojmë. Ta fitojmë bukën. Me peshk, si të parët e mi, me mund, me djersë me nder. Ai me të shoqen arnoi rrjetat, vunë goglat dhe plumbet. Rregulloi sandallin. I ndihmoi edhe i biri. Hana ishte e lumtur kur vështronte babë e bir duke punuar nën hijen e limonit të egër. Pasditave frynte maestrali. - Është kohë e kublave dhe qefullit veshar, - sqaronte Dafi. – Kubla, siç i thotë yt ëmë ‘qepa’ kroatisht, vjen në ujëra të ëmbla për të hedhur putargën. Pashai i Shkodrës jepte një napolon ar për atë që i çonte çiftin e parë dhe shpallte sezonin e peshkimit të hapur. Tani nuk çmohet shumë se peshkohet me shumicë. Çdo gjë që është me shumicë dhe sezonale nuk shitet shumë. Në fillim ka vlerë. Kubla përgatitet edhe me perime, piqet në furrë dhe është e shijshme, - i sqaronte Dafi të birit, i cili ishte kureshtar. - Por kubla e shijshme do venë, bevando. Se ajo thotë “o, më qit verë ose më lësho ku kam qenë.” Unë s’guxoj të pi venë as raki. Kam dhënë fjalën. Mundem të pi çaj. Mos, o Zot, se mos më ndodh si në breg të Bunës: ha kubël e pi ujë pusi. Barku rrëshiq. Babë e djalë filluan peshkimin. Hana ishte e lumtur ngase Dafi po e mbante fjalën si burrat. Kthimi i djalit dhe

24

Javore Koha

e enjte, 20 shkurt 2020

brengosja e të shoqes i dhanë forcë për ta mundur rakinë. - Unë raki, djali raki, ndërsa Hana të durojë nuk bën. Ajo do të vërejë ndërrimet e mia. Unë kam forcë për të përballuar dhe duhet të jem shembull në familje. Duhet ta ndihmoj djalin, i cili u shkëput nga familja. S’e ka të lehtë. Ndoshta me kohë gjërat ndryshojnë. Çdo gjë që ishte dje, nuk vlen sot. Egoizëm i madh. E reja sjell shumë të mira, por më pak dashuri, mostolerancë. Zjarri i luftës shpërtheu, ndërsa vëllazërim-bashkimi mbeti i shkruar vetëm në letër. Mosdurimi ishte i pabesueshëm. Mbarimi i shekullit XX ishte i përgjakshëm. Ulqini u mbush me refugjatë. Të dëbuarit erdhën nga Bosnja, mirëpo kosovarët e mbushën përplot Ulqinin. Kolonat e të dëbuarve ishin të gjata. U strehuan dhe u ndihmuan. Dafi dhe Hana i strehuan në shtëpi, në oborr. Frika dhe paniku zotëroi atë pranverë, në vitin e fundit të shekullit XX. Dhe në mbrëmje të vitit të fundit, nga jugu avionët e NATO-s kapërcyen detin. Bubullonte qielli, ushtima mbetej pasi aeroplanët kapërcenin Ulqinin. Ata trinuan qiellin gjatë gjithë natës. Fazliu i Sukajve ishte shtrirë në shtrat, mezi merrte frymë. “Janë këto avionët e NATO-s?”, pyeste i entuziazmuar. - Po, po, - i thonin. Ai qeshte, mezi i ngrinte duart nga qielli. - Po vdes i lumtur. Shqiptarët po çlirohen. Kosovarët kthehen shpejt në shtëpitë e tyre. I biri, nusja, por as ata që e ruanin s’u besonin fjalëve të plakut. Numri i të dëbuarve rritej edhe më shumë. Ai s’fliste, s’i punonte goja. Mezi ngriste dorën, luante dorën. Pyeste: - A hedhin bomba?

- Po, po, - përgjigjeshin e plakut lotët i rridhnin faqeve të zverdhura. Fërkonte kraharorin. Teksa po mbyllej mileniumi i dytë, ai buzëqeshte, po vdiste me zemër plot. Dhe natën e tretë, plaku Fazli ndërroi jetë. Bombardimet vazhduan. Shqiptarët po shpërndaheshin nëpër Evropë, arritën në kontinentin e Amerikës, por edhe më larg, në Australi. Disa edhe më larg në Zelandën e Re... Një javë pas plakut, vdiq edhe Dafi.


Kulturë

ATO-s t Tensioni i lartë e la në vend. E dërguan me makinë të urgjencës, por pa arritur në spital të Tivarit dha shpirt. Shtëpia iu mbush me kushërinj, me fqinj, por edhe me refugjatë, të cilëve u kishte ndihmuar dhe i kishte strehuar në shtëpi të tij. Hana u vesh me të zeza. Qante dhe s’i ndalej loti. Djali qante si fëmijë. Babai i vdiq papritur. Familja, të afërmit, fqinjët dhe të dëbuarit që i strehoi, e përcollën në varreza. Hana qante dhe nuk e ndalte lotin. Në varrim s’arriti e bija,

e cila kishte qëlluar në një seminar në Frankfurt të Gjermanisë. Rrugët ajrore ishin ndërprerë dhe shtatë ditë pas vdekjes, pasi e kishin varrosur të atin, ajo mbërriti në shtëpi. Gjeti shtëpinë plotë, ishin të shtatat. Të pranishmit u befasuan, por e ëma s’po u besonte syve. Vajza arriti në shtëpi. E përqafoi, s’ndahej prej saj. Dinin, vëllain, pastaj e mori ngrykë. Qau si fëmijë, nuk e besonte se i ati i saj kishte ikur nga kjo botë. E ëma e ngushëllonte, si edhe vëllai Dini, xhaxhai dhe miqtë e tjerë. Të nesërmen, kur vendosi kurorën me lule mbi varrin e babait në Pinjesh, u qetësua. Kur u kthyen nga varrezat e Pinjeshit, nënë e bijë qanin si çupëlina. Hana iu rrëfye së bijës kur u kthyen në shtëpi. Ishte e lumtur se ajo ishte pranë saj dhe në qetësi të plotë, çelte zemrën me të bijën, e cila kishte gjakun e saj, por edhe emrin e nënës. Të dyja i kishin faqet me lot që iu rrëshqitnin vrullshëm. Hana dikur u qetësua dhe rrëfeu për vitet që kishte kaluar me Dafin, burrin e saj, që i kishin shkuar shpejt. Kishte ardhur në Ulqin gati thëllëzë, por tani ishte zbardhur si bora e malit, me rrudha të trasha në ballë, që dalloheshin dhe ishin zmadhuar me vdekjen e Dafit. Dhe tha: - Në fillim kam pasur ditë të bukura e të ëmbla në Ulqin. Bukën e fitonte Dafi me djersë të ballit, me nder. Por kam pasur telashe, deri në depresion psikik, një brerje ndërgjegjeje, më ishte qepur e ngatërruar si rrodhe livadhi dhe s’më la të qetë. Më kujtohet kur e bënë synet Dinon. Gati u çmenda. “Çfarë janë këta njerëz, i presin rrushin djalit dhe bëjnë dasëm.” Oh o Zot, vjehrra më shpëtoi. Ajo si nënë më qëndroi pranë, më puthte, më shtrëngonte. “Është zakon, mos u frikëso. Beso në Zotin”, më thoshte dhe qante edhe ajo si fëmijë. E donte Dinin, nipin e saj, më duket se më shumë se askënd tjetër në botë. Ishte kjo pendesa e parë dhe dhembje e madhe për djalë. Ishte dëshpërimi i parë. Por ishte i madh gëzimi kur djali e tejkaloi shpejt dhembjen. Pasdite gati nuk u ngrit në këmbë. O Zot, sa shumë u gëzova kur linde ti. U gëzova kur plaka më tha se kisha lindur vajzë. “Nuk bëhet synet”, thoja me vete. Dini u bë me motër, - ndaloi

Hana. - Kurrë s’më kishte shkuar mendja për këto detaje. Duken si cikërrima, mendonte e bija dhe kishte harruar se e ëma ishte nga Spalatoja dhe kishte religjion tjetër, ndërsa i ati kishte pak kulturë fetare. Ishte biri i peshkatarit, i cili kurrë s’i kishte folur fëmijës për gjëra të tilla. Xhaminë e kishte afër, por rrallë kishte shkelur pragun e saj, vetëm për Bajram. Dhe e ëma vazhdoi rrëfimin. - Kur ishte lufta, kur po mbaronte shekulli XX, Dafi u dha pas alkoolit. U bë i padurueshëm. Grindej me njerëz, pinte, rrihej. Sa e sa herë ka fjetur në burg. Unë mendova ta braktisë. Ta lë Dafin, të largohem diku larg. Nganjëherë mendoja të shkoja të mbytem në det. Ai më qetësonte, më premtonte. Dashuria ndaj teje dhe Dinit më jepte shpresë. Dafi prapë vinte i pirë. Unë doja të ikja, ta lë burrin që e mora me dashuri. Desh Zoti, Dafi e la rakinë. E mbajti fjalën, më ktheu shpresën për të jetuar. S’e besoja se ai do të vdesë. Ishte i fuqishëm. I rrëfente Hana të bijës edhe për vrasjen e ndërgjegjjes. Qante për të shoqin, i cili i mungonte asaj, djalit dhe vajzës. U ndal për një çast dhe tha: - Kurrë nuk i dihet vdekjes. Desha të varrosem në varrezat katolike. Tani, bija ime, unë dua të varrosem pranë burrit, pranë Dafit. - Mos, nënë të lutem. Mos fol për vdekjen, - e këshillonte e bija. Ajo vazhdoi: - Të lutem, bija ime. Kur të vdes, më vishni bukur. Në varr më vendosni pranë Dafit. Kështu qenka këtu, çdokush një varr. Por në flokët e mi më vendosni një kryq, ndërsa mbi varr më shkruani: “Hana nga Spalatoja, e shoqja e Dafit.” E bija e dëgjoi me vëmendje. Ishte amanet. Hana e puthi, e përqafoi dhe me mirësjellje i tha se të gjitha do t’ia plotësojë, por i tha të mos mendojë për atë punë se ajo do të jetojë gjatë, edhe shumë gjatë. - Për Dafin vendosni ju çfarë do t’i shkruani. Unë ia bëj hallall të gjitha. Ai ishte burri im, prindi juaj, njeri i madh. (Fragment nga romani në dorëshkrim “Dafi dhe Hana”) e enjte, 20 shkurt 2020

Javore Koha

25


sociale

Zgjedhjet e para parlamentare pluraliste në Mal të Zi (1990)

Zgjedhje me ndryshime të rëndësishme

Zgjedhjet e para demokratike pluraliste pas Luftës së Dytë Botërore në Mal të Zi u zhvilluan në fundin e bujshëm të vitit 1990, kur Mali i Zi më 9 dhjetor edhe formalisht u shkëput nga sistemi monist. Republikat e tjera në ish- Jugosllavi këtë e bënë diçka më herët. Dinamika, intensiteti, drejtimi dhe zhvillimi i këtyre proceseve të transformimit të sistemeve politike kanë qenë të kushtëzuara nga një numër i madh faktorësh të ndryshëm

Gjekë Gjonaj

Këto procese ndodhën pas ngjarjeve të gjysmës së dytë të vitit 1988 dhe fillimin e vitit 1989, kur në të ashtuquajturin revolucionin antiburokratik u bë ndryshimi radikal i garniturës në pushtet në të gjitha sferat e institucioneve të shoqërisë – nga politika deri te kultura dhe sporti. Asokohe në Mal të Zi dominoi mendimi se nga kriza evidente në të cilën është thelluar shteti i përbashkët mund të “ nxirret” përmes ndryshimeve të cilat kanë çfarëdo legaliteti. Edhe pse në Kongresin e vet të dhjetë të çrregullt , të mbajtur në vitin 1989, komunistët e Malit të Zi debatuan edhe për pluralizmin politik, respektivisht për nevojën dhe mundësinë e futjes së sistemit pluralist, mbi-

26

Javore Koha

e enjte, 20 shkurt 2020

zotëroi vlerësimi se “më shumë parti nuk do të thotë më shumë demokraci”. Prandaj në pajtueshmëri me këtë mund të interpretohej se demokracia mund të arrihet edhe pa pluralizëm. Ngjarjet që pasuan më vonë , si në planin e brendshëm ( shpërbërja e Organizatës së Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, konstituimi dhe veprimi i Forumit Demokratik në Mal të Zi ) ashtu edhe në skenën ndërkombëtare ( “efekti domino” i rrëzimit të Murit të Berlinit- këtij simboli të një regjimi represiv ) bënë presion mbi politikën në pushtet që edhe formalisht ta fillojë këtë proces. Duke e komentuar gjerësisht nenin 39. paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës Socialiste të Malit të Zi, Kuvendi Republikan në seancën e mbajtur më 11 korrik 1990 miratoi Ligjin për Tubimet Publike (Fleta Zyrtare e RS të MZ”, nr. 23/90. Ky ligj mundësoi që vetëm partitë politike ekzistuese dhe shoqatat të legalizohen dhe t’i nënshtrohen regjimit juridik të rregullt. Baza kushtetuese e zgjedhur me zgjidhje ligjore është siguruar ndërkohë përmes amendamenteve në

Kushtetutë, me të cilat janë inauguruar ndryshime radikale në sistemin ekzistues elektoral të delegimit, në strukturën e kuvendit të bashkësisë politiko- shoqërore dhe në Kryesinë e Republikës. Kështu Kuvendi i Republikës së Malit të Zi, në seancën e mbajtur më 31 korrik 1990, miratoi dhe shpalli amendamentet LXIV deri LXXXXII në Kushtetutën e Republikës Socialiste të Malit të Zi (“Fleta Zyrtare e RS MZ” nr. 27/90). Me këto amendamente vërtetë u morën vendime të cilat kanë qenë të parashikuara me propozimin e amendamenteve në Kushtetutën e Republikën Federative të Jugosllavisë, të miratuar në Këshillin Federativ të Kuvendit të Republikës Federative të Jugosllavisë më 8.8.1990. Mirëpo nuk erdhi deri tek shpallja e amendamenteve në Kushtetutën Federale, sepse nuk u mor pëlqimi i Republikës së Sllovenisë për të gjitha ato, ndërsa Republika e Kroacisë dhe Serbisë për disa nga ato. Me këtë përfundimisht akti më i lartë juridik i shtetit nga viti 1974 humbi karakterin e aktit themelor ( bazë)


sociale

kushtetues. Përndryshe , deri në miratimin e Kushtetutës së Republikës së Malit të Zi, në vitin 1992 në Mal të Zi janë sjellë më se 100 amendamente në Kushtetutën e Republikës Federative të Jugosllavisë nga viti 1974. Në zgjedhjet e para parlamentare, në dhjetor të vitit 1990, klauzola në fillim është konsoliduar në atë mënyrë që “ organizata politike, gjegjësisht organizatat politike të cilat paraqesin listën e përbashkët të kandidatëve, e të cilat në zgjedhjet për këshilltarë, gjegjësisht deputetë , nuk merr 4% të votave nga numri i përgjithshëm i qytetarëve të komunës, gjegjësisht republikës që kanë votuar, nuk merret parasysh me rastin e ndarjes së mandateve ( neni 81, paragrafi 1 i Ligjit për zgjedhjen dhe shkarkimin e këshilltarëve dhe deputetëve, “ Fleta Zyrtare e RSMZ “, 36 /90. Zgjedhjet parlamentare për legjislaturën e parë të Kuvendit të Malit të Zi ( 1990-1992 Me rrëzimin e sistemit komunist, demokracia dhe parlamentarizmi kanë triumfuar në mënyrë të qëndrueshme në të gjitha vendet evropiane. Në këto rrethana në Mal të Zi u krijuan parti të reja demokratike dhe u bënë zgjedhje të lira që çuan në rivendosjen e parlamentarizmit. Zgjedhjet e para pluraliste të 9 dhjetorit 199o u zhvilluan sipas ndryshimeve e plotësimeve të Kushtetutës me amendamente në Kushtetutë të 31 korrikut 1990. Me këto ndryshime dhe plotësime ( të pesta me radhë) u bënë ndryshime të rëndësishme në sistemin politik dhe organizimin e përbërjes së organeve të pushtetit në Republikën Socialiste të Malit të Zi.

Ndër këto ndryshime radikale dhe të rëndësishme veçojmë: 1.Në vend të sistemit monist sigurohet ( garantohet) liria e organizimit dhe veprimit politik, me çka vendoset pluralizmi politik, gjegjësisht sistemi pluralist. 2.Konstituohet parimi që qytetarët janë bartës të pushtetit të cilin e realizojnë nëpërmjet përfaqësuesve në kuvende të bashkësive shoqërorepolitiko, me referendum, në tubime dhe forma të tjera të deklarimit personal. 3. Në vend të kuvendeve tridhomëshe, formohen kuvendet njëdhomëshe, ndërsa deputetët i zgjedhin qytetarët në zgjedhje të lira dhe të barabarta , drejtpërsëdrejti dhe me vota të fshehta. 4. Në vend të Këshillit Ekzekutiv, formohet Qeveria e Republikës së Malit të Zi si organ i pushtetit ekzekutiv. 5.Kryetarin dhe anëtarët e Kryesisë së Republikës Socialiste të Malit të Zi e zgjedhin qytetarët drejtpërsëdrejti , etj. Për realizimin e këtyre parimeve , me Ligjin Kushtetues për zbatimin e amendamenteve në Kushtetutë ( amendamentet LXIV-LXXXII) është përcaktuar që zgjedhjet për Kuvendin e ri ( deputetë) të mbahen jo më larg se deri në fund të vitit 1990 dhe se ditën e konstituimit të Kuvendit të porsazgjedhur u mbaron mandati delegatëve të zgjedhur në vitin 1989. Në pajtueshmëri me këto principe, zgjedhjet për deputetë janë shpallur më 9 tetor 1990 dhe janë caktuar për 9 dhjetor 1990. Modelet zgjedhore Parimet themelore të zgjedhjeve parlamentare janë të rregulluara me

amendamente në Kushtetutë dhe me Ligjin për zgjedhjen dhe shkarkimin e deputetëve. Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Malit të Zi, Kuvendi përbëhet nga 120- 125 deputetë. Deputetët i zgjedhin qytetarët në bazë të të drejtave të barabarta zgjedhore, me vota të fshehta. Kandidatët për deputetë i propozojnë dhe i caktojnë qytetarët , organizatat politike të regjistruara në Republikë dhe format e tjera të organizimit në bazë të numrit të caktuar të nënshkrimeve në territorin e njësisë përkatëse zgjedhore. Të drejtë të zgjedh dhe të zgjidhet për deputet ka qytetari i cili i ka mbushur 18 vjet dhe ka vendbanimin në në territorin e Republikës së paku tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve. Deputetët zgjidhen në njësitë zgjedhore të cilat përcaktohen me ligj, sipas modelit që në çdo njësi zgjedhore , proporcionalisht i njëjti numër qytetarësh me të drejtë vote, zgjedh numër të njëjtë deputetësh. Me Ligjin për zgjedhjen dhe shkarkimin e këshilltarëve dhe deputetëve është përcaktuar sistemi proporcional zgjedhor. Kjo do të thotë se votohet për listën , dhe jo për ndonjërin kandidatë nga lista. Ndërkaq, mandatet e deputetëve individualisht ( veç e veç) , në kuadër të numrit të përgjithshëm të mandateve të cilën e ka fituar lista e veçantë , ndahen nga renditja e kandidatëve të përcaktuar në listën zgjedhore ( kandiduese). Numri i mandateve që do të fitojë ndonjëra listë zgjedhore në njësinë zgjedhore ndahet me 1,2,3,4,5... etj përfundimisht me numrin që i përgjigjet numrit të deputetëve të cilët zgjidhen në njësinë zgjedhore. Gjatë ndarjes së mandateve nuk merret parasysh ( s’ka të drejtë në mandate deputetësh) lista zgjedhore e cila nuk ka marrë së paku 4% të zgjedhjeve nga numri i përgjithshëm i qytetarëve të Republikës që kanë votuar. Domethënë kuota kualifikuese ose i ashtuquajturi censusi për realizimin e të drejtës në pjesëmarrje për ndarjen e mandateve të deputetëve është 4 % e votave të qytetarëve të cilët kanë votuar. Me ligjin e përmendur për zgjedhjen e deputetëve janë caktuar 20 njësi zgjedhore – komuna. e enjte, 20 shkurt 2020

Javore Koha

27


kulturë

Mbi librin “Realiteti dhe perspektivat e çështjes kombëtare” të autorit Muhamet Kelmendi

Vepër për çështjen shqiptare dhe rrugë Duke dhënë qartazi politikën e ndjekur për parcializmin e copëtimin e trojeve të shqiptarëve prej shteteve sllave të Ballkanit, autori Muhamet Kelmendi, me guxim qytetar dhe si një atdhetar i vërtetë godet rreptë iluzionet e subjekteve politike legale, të cilat, as më shumë, as më pak, duke u konvenuar armiqve, shpalosën politikën paqësore të rezistencës pasive, si të vetmen rrugë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare

Shaban Hasangjekaj “Në ditët kur Kosova gjendej në luftë, në tym e flakë, kur mijëra refugjatë lanë trojet e shtëpitë e tyre dhe shumë varre të hapura, libri me titull “Realiteti dhe perspektiva e çështjes kombëtare” i autorit Muhamet Kelmendi, vjen si një rreze drite që davarit mjegullën e kaosit të ideve e qëndrimeve pacifiste e të nënshtrimit ndaj pushtuesve që kanë përhapur liderët e forcat legale politike të Kosovës, duke e lënë popullin shqiptar të ndarë e të copëtuar dhe të robëruar nga disa shtete sllave të Ballkanit”, shprehet në recensionin e vet në vend të parathënies së librit në fjalë publicisti dhe veprimtari Nexhat Myftiu i cili përgatiti botimin e dytë të librit, duke shtuar në vazhdim se “ky libër i shkruar herët dhe i botuar në Zvicër qysh në prill të vitit 1996, vjen si një zë i fuqishëm, që buçet bashkë me gjëmimin e pushkëve të luftëtarëve heroikë të UÇK-së. Ai të mbush me optimizëm e besim,

28

Javore Koha

e enjte, 20 shkurt 2020

me krenari për analizat që bën për njohjen ‘nga brenda’, që i bën realitetit të kombit tonë, dhe për konkluzionet e drejta dhe të sakta që jep mbi perspektivat e realizmit të çështjes sonë kombëtare. Ato janë analiza jo në planin e thjesht teorik dhe as për erudicion, por janë shumë konkrete dhe godasin fort në shenjë”. Libri i autorit Muhamet Kelmendi për herë të parë u botua nga Shtëpia botuese “Zëri i Kosovës” në Zvicër në muajin prill të vitit 1996, recensues të të cilit ishin: prof. Çerkin Peci dhe prof. Fazli Veliu. Botimin e dytë të tij e përgatiti Nexhat Myftiu në vitin 1999. Ballinën e kopërtinës e dizajnoi Bujar Zajmi. Është shtypur në Shtypshkronjën “Venera” në Tiranë dhe përbëhet prej 202 faqesh. Brumin e materialit të lëndës së përfshirë në libër autori M. Kelmendi e ka ndarë, radhitur dhe sistemuar në tetë krerë (kapituj), të cilët janë të zbërthyer në trajtesa shtjelluese: Kreu I “Parcializmi politik-pluralist, bazë për ndarjen dhe copëtimin e kombit shqiptar” – i zbërthyer në tri trajtesa shtjelluese, Kreu II “Pasojat e ndarjes kombëtare” – në tri trajtesa shtjelluese, Kreu III “Zhdukja e pjesës së kombit shqiptar në ish Jugosllavi pikësynim i pushtueseve” – në gjashtë trajtesa shtjelluese, Kreu IV “Kombi dhe qëndrimet e forcave

politike mbi kombin” – në katër trajtesa shtjelluese, Kreu V “Diplomacia shqiptare dhe pozita e Kosovës kundruall organizmave ndërkombëtarë” – në dy trajtesa shtjelluese, Kreu VI “Lulëzimi i 110 vijave politike” – në dy trajtesa shtjelluese, Kreu VII “Perspektivat” – në tri trajtesa shtjelluese dhe Kreu VIII “Shteti kombëtar – alternativë e vetme”. Në fund të librit autori ka parashtruar edhe literaturën e bollshme të cilën e ka shfrytëzuar gjatë përgatitjes së dorëshkrimit të librit. Duke dhënë qartazi politikën e ndjekur për parcializimin e coptimin e trojeve të shqiptarëve prej shteteve sllave të Ballkanit, autori Muhamet Kelmendi, me guxim qytetar dhe si një atdhetar i vërtetë godet rreptë iluzionet e subjekteve politike legale, të cilat, as më shumë, as më pak, duke u konvenuar armiqve, shpalosën politikën paqësore të rezistencës pasive, si të vetmen rrugë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare. Ai thotë se ata gënjyen e mashtruan popullin shqiptar të atyre trojeve, duke i bërë një shërbim të madh armikut. E shpërblimi që mori kombi shqiptar për qëndrimin paqësor të liderëve të tij legal, thekson autori janë: pushtimi i egër, masakrat e pashembullta kundër një populli të ndarë e të copëtuar, për ta çuar drejt


kulturë

kombëtare ët e zgjidhjes së tyre zhdukjes si komb. Autori M. Kelmendi konkludon se “si pasojë e këtij parcializimi, populli shqiptar nuk mund të tregojë as unitet politik e luftarak dhe as disiplinë kombëtare dhe as në luftë nuk ka mundësi të futet i bashkuar, por i ndarë, andaj paraprakisht duhet bërë bashkimi i forcave politike në një subjekt mbarëkombëtar”. Kjo ide përshkon si një fill i kuq tërë librin e autorit Muhamet Kelmendi. Por, siç thekson ai, në mosrealizimin e këtij objektivi madhor e të domosdoshëm, ndikuan jo vetëm subjektet legale shqiptare në territoret e pushtuara, por edhe zyrtarët e Tiranës, të ardhur në pushtet në vitin 1992. Këta në të gjitha aspektet ndoqën një politikë antikombëtare. Autori nuk nguron të vejë në dukje se vetë Berisha ndoqi politikën kundër bashkimit të të gjitha subjekteve në një organizëm mbarëkombëtar, vetëm e vetëm për të ruajtur kolltukun. Me qëndrime të tilla antikombëtare plot zigzage dhe kontradiksione të thella u prezantua Tirana zyrtare në vitet 1992-1997 edhe në diplomacinë jo parimore që ndoqi. Delegacionet shqiptare nëpër vizita, konfer-

enca e tubime ndërkombëtare kanë qenë të pakoordinuara në mendime e qëndrime. Diplomatët e Shqipërisë, theksohet në libër, nëpër bisedime, janë udhëhequr nga politika feministe të nënshtrimit para të huajve, duke rënë në pozitën e atyre që kërkojnë lëmoshë për zgjidhjen e problemit të Kosovës e të mbarë çështjes kombëtare, madje, janë pajtuar me

disponimin antishqiptar të fuqive e organizmave të ndryshme ndërkombëtare siç është rasti flagrant i Konferencës së Londrës të vitit 1992 ku Qeveria shqiptare e përfaqësuar nga mjeku Serreqi u pajtua me sëmundjen e copëtimit dhe të ndarjes së kombit shqiptar, duke pranuar se çështja e Kosovës është çështje pakicash kombëtare. Libri “Realiteti dhe perspektivat e çështjes kombëtare” i autorit Muhamet Kelmendi është një apel i fuqishëm i bërë në kohën e duhur ndaj liderëve të këtej e përtej kufirit, që të heqin dorë nga rruga e parcializimit, nga politika e tyre pacifiste e kapitullimit. Duke u kujtuar atyre se non plus ultra e çështjes sonë, është veprimtaria aktive çlirimtare, u ka kërkuar të heqin dorë nga iluzionet dhe t’i kthehen themelimit të një organizimi luftarak të fortë e të qëndrueshëm, që do të ishte Lëvizja Kombëtare Shqiptare me një qendër të vendosjes. Vetëm kështu, thekson autori i librit, do të mundësohet uniteti kombëtar politik e organizativ i popullit tonë, për të kaluar pastaj në etapat e luftës çlirimtare, nga ato politike, deri tek ato luftarake.

e enjte, 20 shkurt 2020

Javore Koha

29


Mozaik

Mesazhet e obeliskut “New Born” ndër vite “New Born” që në shqip e ka kuptimin e diçkaje “të posalindur”, u bë objekti më i njohur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

30

Mirëpo, ndryshimi i këtij obelisku, filloi që nga viti 2013, kur u falënderuan gjitha vendet njohëse të pavarësisë. Prej atij viti, ky monument, vazhdon të përçoj masazhe të ndryshme.

2015-ta, iu la në dorë qetarëve që ata vet ta pikturonin sipas dëshirës së tyre. Por jo edhe shkronja “E”. Ajo kishte marrë ngjyrën e zezë, duke simbolizuar eksodin, Evropën, ekonominë dhe EULEX-in

Javore Koha

e enjte, 20 shkurt 2020

Me 17 shkurt të atij viti, obelisku u vendos afër pallatit të Rinisë, në Prishtinë. E deri në vitin 2013 ai mbeti i pandryshuar, ashtu siç ishte ngjyrosur me të verdhë e me shumë nënshkrime e vizatime që i bënin qytetarë e persona të ndryshëm që e vizitonin. Atë vit, monumenti mori pamjen e flamujve të të gjithë shteteve që deri atëherë e kishin njohur shtetin e Kosovës. Një vit më vonë, simboli i mëvetësisë m’veshi uniformat e ish-Ushtrisë Çlir-


Mozaik

imtare të Kosovës, si dhe të NATO-s. Në shenjë falënderimi për ndihëm që kjo fundit bëri për çlirimin e vendit. 2015-ta, iu la në dorë qetarëve që ata vet ta pikturonin sipas dëshirës së tyre. Por jo edhe shkronja “E”. Ajo kishte marrë ngjyrën e zezë, duke simbolizuar eksodin, Evropën, ekonominë dhe EULEX-in. Ngjyra e kaltër dhe e bardhë, u vu mbi obelisk në 2016-ën, mirëpo shoqëruar me një tel me gjemba, e që mesazh kryesor ishte izolimi i

Këtë vit “NEWBORN” i kushtohet të gjitha viktimave të abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës

qytetarëve që po i bënte BE-ja. Disa shkronja të “New Bornit” në vitin 2017 u rrëzuan. Ato ishin “N-ja” dhe “W-ja” për të përçuar një mesazh “No Walls” ose në shqip “Pa mure” E kur mëvetësia e Kosovës mbushi një dekadë, nga obelisku u largua

shkronja “B” për tu zëvendësuar me numrin 10, që tregon dhjetëvjetorin e shtetësisë. E në 2019-ën, çdo shkronjë kishte një mesazh për ruajtjen e natyrës. Këtë vit “NEWBORN” i kushtohet të gjitha viktimave të abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës. e enjte, 20 shkurt 2020

Javore Koha

31


marketing

Mali i zi Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave , Nr:87/20,Podgoricë, 03.02.2020. Në bazë të nenit 36h Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e Pakicave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Malit të Zi”, nr. 31/06, 51/06 dhe 38/07 dhe “Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 2/11 dhe 31/17), lidhur me Vendimin mbi themelimin e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave („Gazeta Zyrtare e Malit të Zi nr.13/08, 64/11,068/17), sipas dispozitave të Rregullores për metodën e vlerësimit të projekteve të cilat financohen nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave („Gazeta Zyrtare e Mali të Zi“, nr.64/18), Komiteti drejtues i Fondit, në përputhshmëri me Vendimin e marrë në seancën e mbajtur më 03.02.2020. shpall Thirrje publike për shpërndarjen e mjeteve për financimin e projekteve për përkrahje të aktiviteteve nga neni 36 paragrafi 1 i Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e Pakicave, për vitin 2020 Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave të Malit të Zi (në tekstin e mëtejmë: Fondi) do të financojë dhe bashkëfinancojë, në vitin 2020, projektet e rëndësishme për mbrojtjen dhe zhvillimin e veçorive nacionale, gjegjësisht veçorive etnike të pjesëtarëve të popujve pakicë si dhe komuniteteve të tjera kombëtare minoritare, që realizohen në Mal të Zi. Shpërndarja e mjeteve nga Thirrja publike zhvillohet në bazë të kritereve: 1. ruajtja dhe zhvillimi i identitetit kombëtar, fetar, gjuhësor dhe etnik të popullit minoritar ose të komunitetit kombëtar minoritar; 2. pajtueshmëria e projektit me dokumentet strategjike të Qeverisë së Malit të Zi; 3. kontributi në bashkëpunim ndërkulturor dhe në zvogëlim të distancës etnike; 4. promovimi i frymës së tolerancës, dialogut ndërkulturor dhe respektit e mirëkuptimit të ndërsjellë; 5. transparenca dhe mundësia e kontrollimit të realizimit të projektit; dhe 6. kapacitetet profesionale dhe teknike të aplikuesit. Të drejtë pjesëmarrje kanë organizatat joqeveritare, subjektet juridike dhe personat fizikë, aktivitetet e të cilëve janë të orientuara drejt mbrojtjes dhe zhvillimit të veçorive nacionale, gjegjësisht veçorive etnike të popujve pakicë si dhe komuniteteve tjera kombëtare minoritare si dhe pjesëtarëve të tyre, në fushën e identitetit kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar. Të drejtë pjesëmarrje në thirrje publike nuk kanë këshilla e popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera kombëtare minoritare. Në thirrje publike për shpërndarjen e mjeteve, nuk mund të marrin pjesë organizatat joqeveritare, subjektet juridike dhe personat fizikë të cilëve, gjatë vitit kalendarik, me vendim të Fondit, u janë financuar dy projekte, ose një projekt në shumën e 5% të fondit total të mjeteve të përcaktuara për financimin e projekteve për përkrahjen e aktiviteteve nga neni 36, paragrafi 1, i Ligjit mbi të drejtat dhe liritë e pakicave. Projekti dorëzohet në formularin e duhur, të përcaktuar sipas Rregullores për metodën e vlerësimit të projekteve të cilat financohen nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave („Gazeta Zyrtare e Mali të Zi“, nr.64/18) që përmban: - emërtimin “ FONDI PËR MBROJTJEN DHE REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË PAKICAVE” dhe “Formularin e projektit që dorëzohet në thirrjen publike për ndarjen e mjeteve financiare për mbështetjen e aktiviteteve të përmendura në nenin 36j të Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e pakicave,” të dhënat mbi aplikuesin e projektit, të dhënat mbi fushat e veprimtarisë së aplikuesit të projektit, të dhënat mbi projektin, të dhënat mbi partnerin nëse aplikohet në partneritet, vendin dhe datën e plotësimit të të dhënave mbi partnerin, vendin për vulë, emrin dhe nënshkrimin e personit të autorizuar për ta përfaqësuar partnerin, gjegjësisht, emrin dhe nënshkrimin e personit fizik që është partner në projekt, të dhënat mbi mjetet financiare të nevojshme për realizimin e projektit, vendin dhe datën e dorëzimit të projektit, vendin për vulë, emrin dhe nënshkrimin e personit të autorizuar për ta përfaqësuar aplikuesin e projektit dhe një listë dokumentesh që i bashkëngjitet këtij projekti, si edhe një shënim se projektet të cilat nuk janë dorëzuar në formën e përshkruar, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, dhe të cilat nuk janë dorëzuar brenda afatit të caktuar, që nuk i plotësojnë kushtet e parashikuara nga kjo thirrje, nuk do të konsiderohen. Formulari është i disponueshem në web faqen e Fondit www.fzm.me Dokumentacioni i kërkuar: Formulari i lartpërmendur duhet të shoqërohet me dokumentacion, si më poshtë vijon: - një raport i hollësishëm për mjetet e shpenzuara në vitin e kaluar, bashkë me një kopje të faturave, kontratave dhe deklaratave nga bankat ku janë paguar, me pasqyrim tabelor të mjeteve të shpenzuara për vitin e kaluar dhe me sqarime, me planin e mediave, me materiale promovuese dhe botime të tjera, gjegjësisht, një deklaratë të verifikuar se aplikanti nuk ka përdorur mjetet nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave (në tekstin e mëtejshëm: Fondi), në vitin e kaluar; - deklarata e verifikuar e aplikuesit, që mjetet për shumën e kërkuar nuk i ka mare nga donatorët tjerë;

32

Javore Koha

e enjte, 20 shkurt 2020


marketing - deklarata e verifikuar e aplikuesit, që informacionet e dhëna në propozimin e projektit janë të sakta; - deklarata e verifikuar e aplikuesit, që mjetet e marra në bazë të thirrjes publike nuk do të përdoren për të mbuluar humbjet e detyrimeve të tjera;

- deklarata e verifikuar e partnerit, për pranimin e pjesëmarrjes në projekt në shumën e mjeteve të treguara në projekt, nëse projekti dorëzohet në partneritet;

- deklarata e verifikuar e aplikuesit, se projekti që ai dorëzon nuk do të ketë përdorim komercial ose fitimprurës; - deklarata e verifikuar e aplikuesit, me të cilën konfirmohet se qëllimi i projektit nuk do të jetë krijimi i një organizatë apo shoqate;

- deklarata e verifikuar e aplikuesit, si vërtetim që mjetet e kërkuara nuk kanë për qëllim financimin e aktiviteteve zgjedhore, domethënë financimin e partisë politike;

- CD me propozimin e projektit dhe me mjetet e nevojshme për realizimin e projektit në formën e përshkruar në format dokumenti Word.

Përveç dokumentacionit të referuar, aplikuesi i projektit i cili është: 1) subjekt juridik ose organizatë joqeveritare duhet të dorëzojë edhe: - një kopje të regjistrimit pranë autoritetit kompetent; - një kopje të aktit themelues; - një kopje të Statutit; - deklaratën e aplikuesit të vërtetuar se personi i autorizuar ose anëtarët e autoritetit drejtues të aplikuesit nuk janë në të njëjtën kohë anëtarët e komisionit të Fondit, të komitetit drejtues të Fondit, drejtori, të punësuarit apo vullnetarët e Fondit; - vërtetimin e dorëzimit të raportit financiar për vitin e kaluar (dëshmi e paraqitjes së pasqyrave financiare, formulari IOPPD të nënshkruar nga Administrata Tatimore dhe një llogaritje nga banka ku pagesat e taksave dhe kontributeve janë të regjistruara); 2) personi fizik gjithashtu dorëzon: - një kopje të biografisë - (CV-së), me theks të veçantë mbi përvojën e mëparshme në realizimin e projekteve në fushat e ruajtjes dhe zhvillimit të veçorive kombëtare dhe etnike të popujve pakicë dhe komuniteteve të pakicave të tjera kombëtare dhe pjesëtarëve të tyre në fushën e identitetit kombëtar, kulturor, gjuhësor dhe fetar; - të paktën dy rekomandime ose garanci nga organizata ose institucione, fusha e veprimtarisë së të cilave është objekti i thirrjes publike, duke konfirmuar që aplikuesi i projektit e ka kapacitetin për të realizuar projektin; - një kopje të biografisë - (CV-së) e personit përgjegjës për zbatimin e projektit. Shënim: Dokumentacioni që nënkupton vërtetim duhet të vërtetohet tek organet kompetente (Gjykata themelore, organi i qeverisjes lokale me juridiksion mbi punët e vërtetimit apo notari). Projektet që janë lajmëruar në thirrje publike do ti vlerësoj Komisioni për vlerësimin e projekteve sipas kritereve të përcaktuara në nenin 4 dhe 9 të Rregullores për metodën e vlerësimit të projekteve që financohen nga mjetet e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave (Gazeta Zyrtare e Malit të Zi nr.64/18), në formularin që është pjesë përbërës i Rregullores, që përmban: emërtimin “FORMULARI PËR VLERËSIMIN E PROJEKTEVE” dhe “Komisioni për vlerësimin e projekteve”, emërtimin dhe vitin e publikimit të thirrjes publike, emrin e projektit, emrin dhe mbiemrin e aplikuesit, vendin për futjen e pikëve në bazë të çdo kriterit individual, gjegjësisht kriteret dhe shpjegimet për pikët e fituara, numrin e përgjithshëm të pikëve sipas të gjitha kritereve, vendin për futjen e komenteve të pikëve të dhëna, vendin dhe datën e plotësimit të formularit dhe nënshkrimin e anëtarit të Komisionit, dhe që është i publikuar në web faqen e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të njeriut www.fzm.me. Afati i aplikimit në Thirrje publike për shpërndarjen e mjeteve fillon me 14.02.2020, përmbyllur me 16.03.2020. Vendimi për shpërndarjen e mjeteve për financimin e projekteve për përkrahjen e aktiviteteve nga neni 36 paragrafi 1 i Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e pakicave per 2020. do të publikohet në web faqen e Fondit www.fzm.me, dhe së paku në një media, me seli në Mal të Zi. Formulari i plotësuar, nënshkruar dhe verifikuar, me dokumentacion të duhur, për përkrahjen e aktiviteteve nga neni 36j i Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e pakicave sjellet në tri kopje në formë të shtypur, një kopje në formë elektronike që është e detyrueshme (Microsoft Office Word dhe mënyrë elektronike CD). I gjithë dokumentacioni te dërgohet personalisht në zarf të mbyllur ose në adresën : Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave, Rr. Slobode, nr.85, Podgorica, me shkrim: Mos të hapet – për Thirrje publike për shpërndarjen e mjeteve për financimin e projekteve për përkrahjen e aktiviteteve nga neni 36 paragrafi 1 i Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e pakicave, për vitin 2020. Vërejtje: Projektet të cilat nuk janë dorëzuar në formën e përshkruar, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe të cilat nuk janë dorëzuar brenda afatit të caktuar, gjegjësisht, që nuk i plotësojnë kushtet e parashikuara nga ky konkurs, nuk do të konsiderohen. Kontakt tel.+382 20 664 362 e enjte, 20 shkurt 2020

Javore Koha

33


marketing

• U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

PROCUREMENT CLERK (TEMPORARY) • BASIC FUNCTION OF THE POSITION

The incumbent serves as a Procurement Clerk at U.S. Embassy Podgorica responsible for the procurement of goods and services for all sections and agencies at post for ICASS customers. The incumbent works, consults, and coordinates closely with staff of the Financial Management Office, finance and budget section in Podgorica and Zagreb.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of Secondary school required. 2. EXPERIENCE: One year of experience in procurement field is required. 3. LANGUAGE: English language ability - Level IV (fluent) (this will be tested), and Montenegrin language - Level IV (fluent) is required. 4. KNOWLEDGE: Must have a good knowledge of local market practices and be aware of the capability of local suppliers. Must understand local pricing customs and practices. 5. SKILLS AND ABILITIES: Must possess analytical skills for comparing quotes and recommending the best cost and beneficial procurements to GSO. Ability to operate standard office equipment, including use of computers, their peripherals and software for word processing and data manipulation. Must be familiar with Internet search tools and on-line purchase practices. Must have a local driver’s license category B. Must have had license for five years. Skill in dealing positively with suppliers and co-workers. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: February 28, 2020 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

34

Javore Koha

e enjte, 20 shkurt 2020


marketing

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

SHIPMENT CLERK

• BASIC FUNCTION OF THE POSITION

Working under the Project Director of the Overseas Building Operations (OBO) project team, the Shipment Clerk obtains customs clearance for incoming and outgoing official shipments in support of the New Embassy Compound (NEC) Podgorica, Montenegro. The incumbent also works with the Ministry of Foreign Affairs and Customs Department to facilitate vehicle registration and inspection.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of high school is required. 2. EXPERIENCE: At least two years of experience in customs, shipping, or logistics is required. 3. LANGUAGE: English level III (Good working knowledge) Reading/Writing/Speaking is required. Montenegrin level IV (Fluent) Reading/Writing/Speaking is required. 4. KNOWLEDGE: Good knowledge of U.S. Government customs and shipping procedures, OBO guidelines, U.S. Government clerical practices, and Embassy’s vehicle safety and maintenance procedures. Must have strong knowledge of local cargo, shipping, and customs procedures and regulations. Strong knowledge of local laws and regulations governing all types of vehicle use, registration, insurance, import/ export, etc. 5. SKILLS AND ABILITIES: Good working knowledge of Microsoft Office Suite (Word, Excel, Power Point, Outlook) and Internet Research. Good interpersonal skills to interface efficiently with various contacts including end users, vendors, trucking companies, local officials as well as post contacts. Good knowledge of accepted record-keeping methods, to include developing a filing system, follow-up on projects, meeting deadlines. Must be able to lift up to 50 pounds. Must hold a valid driver’s license. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: March 4, 2020 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/ embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief. e enjte, 20 shkurt 2020

Javore Koha

35



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.