Koha 901

Page 1

Koha Javore Podgoricë e enjte, 27 shkurt 2020 Viti XlX Numër 901 Çmimi 0,50

Përshkallëzimi i protestave në Mal të Zi dhe ndikimi i tyre në rajon

ISSN 1800-5696

Opozita heterogjene favorizon pushtetin aktual

Manifestimi më i madh dhe më i popullarizuar kulturor në vend


Përmbajtje

8

12 Pse Amerika po e eklipson BE-në në Ballkan?

Folklori shqiptar në trevat e Ulqinit është lënë pas dore si atraksion turistik

14

16 Ligji zgjedhor cilësohet si diskriminues për shqiptarët në Mal të Zi

Përgatitjet për luftë dhe rreshtimi i ushtrive

Koha Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore Koha

e enjte, 27 shkurt 2020


Përmbajtje

18

24 Shpirti digjet gjithherë pa ty

Historia e veçantë e një shqiptari të thjeshtë

26

32 Interesim i madh për mbështetje nga agrobuxheti

Botime dokumentare të veçanta KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

e enjte, 27 shkurt 2020

Javore Koha

3


Ngjarje Javore

Reagime lidhur me lajmin për ndërtimin e karantinës në Zogaj të Ulqinit për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Qytetarët e Ulqinit dhe përfaqësuesit politikë të shqetësuar Ulqin – Lajmi se Qeveria e Malit të Zi planifikon të ndërtojë karantinën në fshatin Zogaj të Ulqinit, në vendin ku dikur ndodhej ish-kazerma ushtarake, e cila sot përdoret nga policia kufitare e Malit të Zi, ka ngjallur shqetësime dhe reagime nga përfaqësuesit politikë dhe qytetarët e Ulqinit. Të gjithë ata vlerësojnë se ka vende të tjera më të përshtatshme për këtë qëllim në Mal të Zi, në rast nevoje, dhe se një gjë e tillë do të ndikojë në mënyrë negative për turizmin e këtij qyteti. Forca e Re Demokratike, në një deklaratë për media, duke shprehur mirëkuptim për nevojën e përgatitjes së një kompleksi për karantinë të përkohshme për shkak të koronavirusit, ka shprehur habi dhe ka ngritur zërin kundër hapjes së këtij institucioni të përkohshëm dhe të padëshirueshëm për këtë zonë. Kryetari i kësaj force politike i ka shkruar madje kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, ku ndër të tjera thekson se mendimi për krijimin e një institucioni të tillë në Ulqin, në një qytet turistik, është i gabuar dhe

4

Javore Koha

e enjte, 27 shkurt 2020

madje i dëmshëm. “Muajt e fundit, qytetarët e Ulqinit vazhdimisht kanë shprehur mosmarrëveshjen dhe zhgënjimin e tyre me menaxhimin joprofesional dhe të kotë të qytetit, në të cilin vendimet e rëndësishme, kryesisht të gabuara dhe të dëmshme, bëhen në konsultim vetëm me disa partnerë dhe jo të gjithë. Lajmi për karantinën po ushqen më tej emocionet negative të qytetarëve, të cilët me të drejtë shqetësohen për të ardhmen e tyre në këtë qytet, në të cilin qytetarët kanë pagat dhe pensionet më të ulëta në bregdet, ndërsa qyteti ka potencialin më të lartë zhvillimor në Mal të Zi. Rasti i karantinës na jep përshtypjen negative se praktika e vendimmarrjes pa konsultime me partnerët është transferuar në nivelin kombëtar”, thekson ndër të tjera ai në letrën drejtuar kryeministrit të Malit të Zi. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi. “Të gjithë qytetarët e Ulqinit dhe opinioni i gjerë, sidomos ai shqiptar në Mal të Zi, me të dretjë janë thellë të indinjuar nga ideja, e jo më nga

fakti se Qeveria e Malit të Zi, sipas kumtesës së Ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë eksplicite veçon kazermën në Zogaj, si mundësi për të shërbyer si karantinë për trajtimin e të sëmurëve nga ky virus shkatërrimtar për qeniet njerëzore, për më shumë, kur dihet se ky virus, gjegjësisht kjo sëmundje, është lehtë e transmetueshme”, thuhet ndër të tjera në deklaratën për shtyp të kësaj partie. Për Lëvizjen Qytetare URA informacioni për ndërtimin e mundshëm të karantinës për koronavirusin në Ulqin është skandaloz dhe paraqet qëndrimin e vërtetë të Qeverisë së Malit të Zi ndaj Ulqinit. Ministri i Shëndetësisë, Kenan Hrapoviq, ka qenë ditë më parë në Ulqin, ku ka vizituar Shtëpinë e Shëndetit dhe ish-kazermën ushtarake në Zogaj. Pas vizitës së tij, mediat kanë njoftuar se pikërisht ky vend është një ndër ato që Ministria e Shëndetësisë planifikon ta përshtasë si karantinë për koronavirusin. (Kohapress)


Ngjarje Javore

Komuna e Tuzit harton planin strategjik zhvillimor për periudhën 2020-2026

Parakusht për nisjen e mekanizmit zhvillimor të qëndrueshëm Tuz – Anëtarët e grupit punues për hartimin e planit strategjik zhvillimor të Komunës së Tuzit për periudhën 2020- 2026, u mblodhën në takim këtë fillim javë në ambientet e Komunës së Tuzit. Emin Haxhi, koordinator i grupit punues e ka prezantuar planin e punës dhe metodat e komunikimit midis anëtarëve të grupit. Nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Komunës së Tuzit njoftohet se

hartimi i planit strategjik për zhvillimin e Komunës së Tuzit është parakusht për nisjen e mekanizmit të zhvillimit të qëndrueshëm lokal. “Në përputhje me strategjinë e zhvillimit Rajonal të Malit të Zi 2014-2020 dhe Ligjit për Zhvillimin Rajonal, (Fleta Zyrtare e Malit të Zi 20/2011), Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, 02/18 dhe 34/19 neni 38, paragrafi 1 pika 3, si dhe Rregullores mbi metodologjinë për hartimin e Planit Strategjik të

zhvillimit të njësisë së vetëqeverisjes lokale, komuna e Tuzit inicioi procesin e hartimit të Planit Strategjik zhvillimor”, thuhet në këtë njoftim. Anëtarët e grupit punues shprehën falënderimet e tyre që janë pjesë e ekipit për hartimin e planit të parë strategjik zhvillimor të Komunës së Tuzit, si dhe gatishmërinë e tyre për punën në grup. t. u.

e enjte, 27 shkurt 2020

Javore Koha

5


Vështrim & Opinion

Diskursi politik

Opozita heterogjene favorizon pushtetin të mbahen në tetor të këtij viti. Por, në këtë aspekt ndonëse kemi homogjenizimin e ortodoksisë serbe, ajo e opozitës politike nuk është unike, sepse kemi të bëjmë me një opozitë Nail me qasje të kundërta konceptuale e Draga programore. Madje bashkëpunimi dhe realizimi i një platforme unike për të ndërruar pushtetin aktual, si duket do të jenë Ndonëse në saje të luftërave dhe sh- vetëm dëshirë e jo mundësi reale. katërrimit të shtetit të përbashkët në Mbase nuk ka si të jetë ndryshe, kur ish Jugosllavi shumëkush ka mendu- në skenën e qyteteve të Malit të Zi ar se konceptet megalomane kanë është duke u demonstruar populizmi përfunduar, ka qenë gabim, sepse me regji nga Kisha Ortodokse Serpolitika serbomadhe ka mbetur gjith- be, që na rikujton vitet nëntëdhjeta të një faktor destabilizues në këtë ra- shekullit të kaluar, duke marrë përjon. Janë pikërisht, ngjarjet e muajve masa politike kundër pushtetit aktual të fundit në Mal të Zi janë dëshmi në Malit të Zi. autentike e një populizmi të tillë, të Opinioni i gjerë është informuar me paraprirë nga klerikët serbë, të cilët deklaratat raciste të deputetëve serjanë duke vazhduar realizimin e pro- bë në Kuvendin e Malit të Zi, të cilët jektit të politikës serbomadhe, ku Ki- haptas kanë akuzuar deputetët joortsha Ortodokse Serbe, është pararojë odoks se të tillëve nuk duhet lejuar e një programi të tillë politik në këtë votimin e disa ligjeve. Një retorikë e mjedis. tillë fashiste është kundër konceptit Pavarësisht se një politikë e tillë ka qytetar të shtetit, por me dëshirë do pësuar humbje si në Kroaci, Bosnjë e ta rikthenin në atë në shtet teokratik, Hercegovinë e në Kosovë, aspiratat duke eliminuar pjesëtarët e popujve pushtuese janë të pranishme në poli- joortodoks të cilët janë pengesë për tikën e tyre, ku si hapësira e fundit ka të realizuar konceptin e ideologjisë mbetur në Mal të Zi. Dhe një marshim serbomadhe. i tillë publik është duke u realizuar dy ditë në javë(të enjten dhe të dielën) e Mosbesim në procesin zgjedhor veshur me ikonografi e kostumografi Dukuria e mosbesimit në procesin priftërinjve ortodoks nën dirigjimin e zgjedhor në Mal të Zi nuk është e Beogradit, duke qenë mbështetëse kohës së re, por ajo ka qenë e vazhe politikës neofashiste serbe në dueshme, pothuajse nga miratimi i hapësirën e ish- Jugosllavisë, si në të pluralizmit, duke mbetur çështje e kontestimit nga ana e opozitës. Por, kaluarën e deri në ditët tona. një dukuri e tillë është konstatuar Populizmi dhe ortodoksia serbe edhe në saje të raporteve nga ana e Një koncept i tillë është duke u institucioneve ndërkombëtare. Madmbështetur edhe nga subjektet poli- je nuk është e tepërt të thuhet se tike serbe në Mal të Zi, të cilët rënien procesi zgjedhor në Mal të Zi është e rejtingut të tyre e shohin si mundë- nën nivelin e vendeve në rajon, ku si si e rikthimit të votuesve të tyre për shembull pozitiv mund të shërbejnë zgjedhjet parlamentare që parashihet Sllovenia e Kroacia, por nuk duhet

6

Javore Koha

e enjte, 27 shkurt 2020

përjashtuar me këtë rast as zgjedhjet e 6 tetorit 2019 në Kosovë, që ishin model edhe për të tjerët.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

e aktual Në gamën e çështjeve të mosbesimit në procesin zgjedhor është duke ndikuar mos-funksionimi i shtetit lig-

Në saje të rrethanave aktuale në Mal të Zi, nuk ka gjasa të unifikimit të opozitës, andaj edhe paralajmërimi i bojkotimit të zgjedhjeve parlamentare që duhet të mbahen në muajin tetor mbetet çështje e politikës ditore, që u dëshmua me vendimin për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet lokale në Komunën e Tivatit më 5 prill të këtij viti, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me një opozitë heterogjene e cila si e tillë është në favor të pushtetit aktual

jor, korrupsioni dhe nepotizmi duke marrë përmasat e shtetit partiak e jo të shtetit të qytetarëve. Me një fjalë, kemi të bëjmë jo me institucionet e pavarura por të kapura nga politika e pushtetit. Ndërsa mosbesimi në procesin zgjedhor arriti kulmin më publikimin e aferave korruptive financiare jolegale të DPS-it gjatë fushatës parazgjedhore, duke irrituar opinionin e gjerë. Një situatë e tillë dëshmon se Mali i Zi vazhdon të jetë i pakonsoliduar, edhe pse janë bërë tri dekada në shoqërinë pluraliste.

Shqiptarët në një apo dy lista zgjedhore

Duke marrë parasysh edhe faktin se nuk u bënë ndryshime në Ligjin zgjedhor, zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të realizohen sipas ligjit zgjedhor ekzistues. Ndonëse për këtë ligj kanë pasur vërejtje edhe subjekte të ndryshme, për ne shqiptarët jo që është i pa përshtatshëm, por është diskriminues, sepse shqiptarët aktualisht mund të fitojnë maksimalisht tre mandate të deputetëve, duke iu mohuar të drejtat e arritura më herët, që është në kundërshtim me drejtat qytetare e nacionale që gëzojmë në Mal të Zi. Ndonëse deri më tash në mes subjekteve politike të shqiptarëve nuk është organizuar ndonjë takim në lidhje me mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje me një listë zgjedhore, qarkullojnë zëra se do të ishte e udhës që kësaj herë një ide e tillë të realizohet në praktikë. Si motiv i tillë shërben unifikimi i subjekteve shqiptare në Malësi me rastin e zgjedhjeve lokale për komunën e Tuzit, në mars të vitit të kaluar, duke arritur një rezultat spektakolar, me fitore të merituar. Një veprim i tillë do të ishte e udhës të ndodhë edhe në zgjedPikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

hjet parlamentare që do të mbahen në tetor të këtij viti. Por, duke marrë parasysh përvojën e mëparshme, kur shqiptarët në zgjedhje kanë dalë jo me një e dy por edhe me katër lista zgjedhore, dyshimet në këtë aspekt janë të mëdha. Sepse, te subjektet politike të shqiptarëve janë të pranishme liderizmi, egoizmi dhe grupet e ndryshme klanore, andaj ndonëse është e dëshirueshme, do të jetë e vështirë të formohet një listë e përbashkët. Por, nëse diçka e tillë do të jetë e pamundur, mbetet si mundësi e vetme formimi i dy listave zgjedhore, ku realisht mund të fitohen dy mandate, edhe pse ligji ekzistues i mundëson tre të tillë. Megjithatë mbetet të presim se si do të evoluojnë çështjet në muajt në vazhdim.

Opozita heterogjene favorizon pushtetin

Në saje të përvojës së deritashme, në Mal të Zi nuk ka ndodhur që të bojkotohen zgjedhjet, edhe pse deklarime të tilla ka pasur nga subjektet politike të opozitës. Por, edhe nëse një ide e tillë do të jetë e qëndrueshme, vështirë se opozita do të ishte unike, duke marrë parasysh faktin se ajo është heterogjene, si në aspektin nacional, fetar e politik. Në favor të këtij konstatimi është informacioni i ditëve të fundit, se në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 5 prill në komunën e Tivatit, partitë opozitare serbe kanë informuar se do të marrin pjesë në zgjedhje, madje ftojnë opozitarët e tjerë që të dalin në një listë të përbashkët. Duke marrë parasysh faktin se kemi të bëjmë me një opozitë heterogjene, situata e tillë nuk ka dilemë se favorizon pushtetin aktual, ku zgjedhjet lokale në Tivat do të jenë testi politik i radhës. e enjte, 27 shkurt 2020

Javore Koha

7


Vështrim & Opinion

Pse Amerika po e eklipson BEnë në Ballkan? Georgi Gotev

Është shumë zor të bëhesh dëshmitar i dorës së parë i përshpejtimit të historisë, dhe kjo është pikërisht gjëja që po ndodh tani në Ballkan. Brenda një kohe shumë të shkurtër, Kosova dhe Serbia kanë hedhur hapa të mëdhenj drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Më 20 janar, Beogradi dhe Prishtina janë dakorduar që t’i nisin fluturimet e drejtpërdrejta komerciale pas më shumë se 20 vjetësh. Fluturimet direkte ishin ndërprerë më 1998, kur lufta shpërtheu në Kosovë midis

8

Javore Koha

e enjte, 27 shkurt 2020

BE-ja është munduar dhe ka dështuar që t’i gjejë zgjidhje krizës së tarifave. Me një stil tipik amerikan, Grenelli raportohet t’i ketë thënë Prishtinës se SHBA-ja do t’i pezullojë investimet e saj në Kosovë po qe se tarifat nuk tërhiqen. Ai mund të ketë thënë edhe gjëra të tjera po ashtu. Rifillimi i fluturimeve ishte lavdëruar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, por të ngjashme lavde nuk pati nga vendet përbrenda BE-së. E njëjta vlen edhe për të arriturat e tjera. Duket sikur në realitet BE-ja po shfaq xhelozi karshi suksesit të Amerikës në Ballkan

shqiptarëve dhe forcave serbe të sigurisë. Serbia e ka humbur kontrollin mbi Krahinën e dikurshme, pasi që bombardimet e NATO-s më 1999 i dhanë fund konfliktit etnik, i cili la të vrarë më shumë se 130 mijë persona,

kryesisht shqiptarë. Pastaj, më 6 shkurt, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, e premtoi shfuqizimin e tarifave prej 100 për qind për importet serbe, një pengesë kjo për përpjekjet e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, që ishte zbatuar nga

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion pararendësi i tij i linjës më të sertë, Ramush Haradinaj, më 2018. Por ka akoma. Më 15 shkurt, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, i shpalosën gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih ujditë për bashkëpunimin në ndërtimin e një hekurudhe dhe një rruge që do të lidhte dy kryeqytetet. Derisa mbledhja e tyre përbrenda një dhome ishte deri më tani një punë goxha e vështirë, ka madje thashetheme se Uashingtoni dëshiron që çështja Kosovë-Serbi të kryhet dhe përfundohet gjatë këtij viti. Ekziston një gjë që është e përbashkët në të gjitha këto tri zhvillime: ndërmjetëse ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga ambasadori hiperaktiv i vendit në Berlin, Richard Grenell. BE-ja është munduar dhe ka dështuar që t’i gjejë zgjidhje krizës së tarifave. Me një stil tipik amerikan, Grenelli raportohet t’i ketë thënë Prishtinës se SHBA-ja do t’i pezullojë investimet e saj në Kosovë po qe se tarifat nuk tërhiqen. Ai mund të ketë thënë edhe gjëra të tjera po ashtu. Rifillimi i fluturimeve ishte lavdëruar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, por të ngjashme lavde nuk pati nga vendet përbrenda BE-së. E njëjta që vlen edhe për të arriturat e tjera. Duket sikur në realitet BE-ja po shfaq xhelozi karshi suksesit të Amerikës në Ballkan. Më 14 shkurt, gazetarët i kërkuan Komisionit Evropian komente rreth sukseseve të SHBA-

së, pasi që shumë para të BE-së po shpenzohen në rajon pa ndonjë rezultat të prekshëm. Në përgjigje, ekzekutivi i BEsë ishte në defensivë për 18 minuta të ardhshëm. Pyetjet që ngrihen janë: pse është SHBA-ja më e suksesshme se BEja te fqinjët tanë të drejtpërdrejt? A është për shkak se Grenelli është më i talentuar si diplomat sesa Borrelli apo pararendësja e tij Mogherini? Apo, ngase BE-ja mbështetet vetëm në fuqinë e butë, derisa SHBA-ja i përdor edhe metodat e tjera, më efikase, si shantazhi ndaj politikanëve të korruptuar? Cilido qoftë rasti, SHBA-ja është shumë më aktive në Ballkan gjatë këtyre ditëve. Presioni i SHBA-së po ashtu mund të ndihet edhe në Maqedoninë Veriore, si dhe në anëtaren e BE-së, Bullgarinë. Në rastin e Bullgarisë, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka përmendur për të parën herë një zyrtar të korruptuar dhe pritet që të pasojnë edhe të tjera “etiketime të tilla publike”. Njëra prej arsyeve të dukshme të aktivizimit të papritur amerikan në Ballkan është Rusia, e cila tashmë ka orekse për rajonin. Tjetra, më pak e dukshme, është Turqia që më nuk është një aleat i besueshëm, për të cilin SHBA-ja ka nevojë në këtë rajon. Uashingtonit i duhen aleatë të besueshëm në Ballkanin e korruptuar – dhe duket se është duke i mbledhur përkrah vetes bukur lehtë. Përmbledhje Propozimi i fundit i kompromisit për

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

planin e ardhshëm të shpenzimeve shtatëvjeçare të BE-së, me para të reja të alokuara në Fondin Bujqësor Evropian për Zhvillimin Rural (EAFRD) është tkurrur për 7.5 miliardë euro, vetëm pjesërisht e kompensuar nga rritja prej 2.5 miliardë eurosh në pagesa direkt për bujqit. Regjimi i mbrojtjes së të dhënave të BE-së e bën identifikimin automatik përmes teknologjisë së paligjshme të njohjes së fytyrës, ka thënë nënkryetarja e Komisionit për Çështjet Digjitale, Margrethe Vestager. Polonia kësisoj do të përballet me përgjysmimin e hises së saj prej 2 miliardë euros të Fondit të BE-së, në kuadër të propozimit të ri të buxhetit të BE-së të publikuar të premten, i cili i penalizon vendet që nuk e kanë përmbushur synimin e bllokut për “neutralitet klimatik” deri më 2050. Prodhuesit evropianë të mjaltit po bëjnë thirrje për një plan veprimi emergjent për mbrojtjen e sektorit, duke aluduar në rënien e prodhimit kudo gjatë BE-së dhe rritjen e importeve më të lira. BE-ja synon që të krijojë hapësira të përbashkëta të të dhënave për ta rritur cilësinë e shërbimeve, kur bëhet fjalë për bujqësinë dhe përkujdesjen shëndetësore, thuhet në draftin e strategjisë së të dhënave të Komisionit Evropian, qasje në të cilin ka pasur “EURACTIV. com”. (Autori është kolumnist i rrjetit të pavarur medial panevropian, specializuar për politika të Bashkimit Evropian, EURACTIV).

e enjte, 27 shkurt 2020

Javore Koha

9


Vështrim & Opinion

Përshkallëzimi i pro të Zi dhe ndikimi i ty Fushata e re antiqeveritare ka gjithashtu një përbërës etnik, që përkeqëson ndasitë midis malazezëve dhe serbëve. Kjo mund të ndikojë në popullsinë shqiptare në Mal të Zi, të cilët mund të akuzohen nga liderët radikalë serbë për kompromise të fshehta me partinë në pushtet. Çdo përpjekje për të rrëzuar qeverinë përmes një revolucioni në rrugë mund të çojë në gjakderdhje dhe fajësimin e mundshëm të popullsisë shqiptare dhe boshnjake, të cilët kanë mbështetur pavarësinë e Malit të Zi dhe anëtarësimin e tij në NATO

Janusz Bugajski

Përshkallëzimi i protestave në Mal të Zi mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë gjerësisht në rajonin e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë. Teksa partitë nacionaliste serbe dhe Kisha Ortodokse Serbe intensifikojnë fushatën e tyre kundër qeverisë malazeze, rreziku i provokimeve dhe i dhunës që qëndron mbi këtë shtet mund të tërheqë edhe fqinjët në konflikt. Demonstratat masive të përsëritura në Podgoricë dhe në qytete të tjera kanë për qëllim të rihapin “çështjen serbe” në Mal të Zi, ashtu si dhe në Kosovë e Bosnje-Hercegovinë. Kjo ka dy synime përfundimtare: të kërkojë një komb-shtet më të madh serb dhe të vënë në dyshim legjitimitetin ose madhësinë e vendeve fqinje që përmbajnë pakica serbe. Demonstratat e tanishme në Podgoricë u ndezën kur qeveria prezantoi një ligj për të hetuar pronarët origjinalë të pronave fetare. Drejtuesit ortodoksë serbë dhe politikanët anti-pavarësi përfituan nga kjo mundësi për të akuzuar qeverinë e Milo Gju-

10

Javore Koha

e enjte, 27 shkurt 2020

kanoviq për planifikim të konfiskimit të pasurisë së kishës dhe transferimin e saj tek kisha e rindërtuar ortodokse e Malit të Zi – autoqefalja (autonomia) e së cilës u shua nga udhëheqësit serbë pas Luftës së Parë Botërore. Edhe pse shumica e kësaj pasurie të patundshme u vodh nga ana e Beogradit prej shtetit të pavarur malazez më 1918, nuk ka shumë gjasa që qeveria aktuale të kërkojë kthimin e saj. Një politikë e tillë do të ishte e pakontrollueshme, kaotike dhe mund të provokonte konflikte të drejtpërdrejta mes qytetarëve. Megjithatë, çdo qeveri ka të drejtën të hetojë dhe regjistrojë fatin e pasurive të mëparshme shtetërore ose pasurive të tjera të paluajtshme të konfiskuara nga një fuqi e huaj ose nga regjimet fashiste dhe komuniste. Kështu ka ndodhur në rajone të ndryshme të Evropës Lindore. Mosmarrëveshja mbi regjistrimin e pasurive u ka mundësuar nacionalistëve serbë dhe propagandës së shtetit rus të shtojnë sulmet e tyre ndaj Qeverisë, shtetësisë dhe anëtarësisë në NATO të Malit të Zi. Të paaftë për të hequr (nga pushteti) presidentin Gjukanoviq në zgjedhjet e përgjithshme apo edhe përmes përpjekjes për grusht shteti në tetor 2016, këto forca armiqësore tani synojnë të nxisin protesta masive, duke e portretizuar qeverinë si të korruptuar

dhe shtypëse dhe Gjukanoviq si armikun kryesor dhe të keqen më të madhe. Mali i Zi është një shoqëri e përçarë dhe ashtu si shtetet e tjera postkomuniste sistemi i tij demokratik, veçanërisht në sfera të tilla si pavarësia e gjyqësorit, ka mangësi të mëdha. Megjithatë, nuk është më pak përfaqësues sesa fqinjët e tij dhe korrupsioni qeveritar është, në të vërtetë, poshtë atij të Serbisë dhe të Shqipërisë, sipas indeksit më të fundit të Transparencës Ndërkombëtare (TI). Pa një udhëheqje të provuar pro-perëndimore, e cila i ka bërë ballë pretendimeve nacionaliste serbe dhe presioneve të vazhdueshme të Rusisë, mundësitë për destabilizim rajonal do të rriten në mënyrë domethënëse. Fushata e re antiqeveritare ka gjithashtu një përbërës etnik, që përkeqëson ndasitë midis malazezëve dhe serbëve. Kjo mund të ndikojë në popullsinë shqiptare në Mal të Zi, të cilët mund të akuzohen nga liderët radikalë serbë për kompromise të fshehta me partinë në pushtet. Çdo përpjekje për të rrëzuar qeverinë përmes një revolucioni në rrugë mund të çojë në gjakderdhje dhe fajësimin e mundshëm të popullsisë shqiptare dhe boshnjake, të cilët kanë mbështetur pavarësinë e Malit të Zi dhe anëtarësimin e tij në NATO.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

otestave në Mal yre në rajon Pretendimet e nacionalistëve serbë ndaj Malit të Zi i ngjajnë atyre të elitës së Rusisë ndaj Ukrainës. Ata refuzojnë të pranojnë se këto shtete janë të pavarura njëherë e përgjithmonë dhe se Kishat Ortodokse kombëtare janë autoqefale. Kohët e fundit, Moska përjetoi një humbje të madhe kur Kisha Ortodokse e Ukrainës u njoh si autoqefale nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, duke pakësuar, kështu, autoritetin e Kishës Ortodokse Ruse. Prandaj tani, Kisha Serbe ka frikë nga një humbje e ngjashme nëse Kisha Ortodokse Malazeze forcon pozicionin e saj dhe njihet ndërkombëtarisht si autoqefale. Kremlini nuk ka hequr dorë nga përpjekja për të destabilizuar Malin e Zi.

Do të ishte një fitore e madhe për presidentin Vladimir Putin, nëse ai do të mund të shpërbënte një anëtar të NATO-s nga brenda, thjesht duke mbështetur revizionizmin serb. Dhe suksesi i mundshëm në Mal të Zi do t’i jepte zemër grupeve ultra-nacionaliste që të bëheshin më aktivë në përpjekjen për destabilizimin e Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës. Vërtetë, demonstruesit antiqeveritar në Podgoricë, gjithashtu, kanë futur edhe Kosovën në agjendën e tyre, duke pretenduar se Kosova mbetet territor serb. Megjithëse ky mund të jetë më shumë mendim i dëshiruar sesa veprim i bashkërenduar, militantë mund të rekrutohen nga shërbimet e inteligjencës ruse për të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

organizuar provokime dhe sulme të dhunshme në çdo vend fqinj. Skenarë të tillë do ta tërheqin Shqipërinë në një konflikt të ri rajonal, jo vetëm për të mbrojtur bashkëkombësit e vet në Mal të Zi, por edhe për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës. Shumë do të varet nga reagimet e qeverisë serbe, e cila përballet me zgjedhje të reja të përgjithshme në prill. Në këtë pikë është e paqartë nëse administrata e Aleksandar Vuçiq do të luajë kartën nacionaliste apo do ia besojë të ardhmen e vet marrëdhënieve paqësore dhe normalizimit të dyanshëm me Malin e Zi dhe Kosovën, çfarë do të mbështeste aspiratat e saj drejt anëtarësimit në BE.

e enjte, 27 shkurt 2020

Javore Koha

11


Vështrim & Opinion

Folklori shqiptar në trevat e Ulqinit është lënë pas dore si atraksion turistik Për Koha Javore:

Haxhi Zeneli

Kur flasim për folklorin, nuk mundemi të mos përmendim se kjo pjesë e artit tonë ka një rëndësi të madhe që të mos shkojë drejt humbjes. Andaj duke ruajtur këto vlera në të njëjtën kohë mundemi edhe të ngritin nivelin ekonomik në fushën e turizmit në trevat ku jetojnë shqiptarët. Në rritjen e turizmit, folklori mund të shërbej si një mjet mjaft efektiv për zhvillimin ekonomik të një vendi. Por mund

12

Javore Koha

e enjte, 27 shkurt 2020

të themi se kjo pjese e rëndësishme e artit tonë është lënë pas dore, dhe nuk janë bërë përpjekje të duhura në promovimin e folklorit, artit dhe traditave popullore të trevave tona, që është një kulturë shumë me rëndësi në tërheqjen e turizmit. Mendoj se kjo ka ndodhur për disa arsye, por më kryesorja është, së ne nuk njohim vlerat e popullit dhe vendit tonë, ose këto vlera ne i nënvlerësojmë në vazhdimësi. Në promovimin e këtyre elementeve turistike, nuk mundemi që të mos fajësojmë edhe pushtetin vendor, që tash sa vite nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim për ta ndërlidhë kulturën dhe artin folklorik të trevave shqiptare ku ata jetojnë, si pjesë përbërëse të turizmit, ku secila krahinë në veçanti ka artin folklorik me veshjet specifike të këtyre trevave me

këngë e valle dhe lojërat popullore të shumëllojshme. Andaj kjo mund të bëhet në shumë mënyra, për shembull: organizimi i ekskursioneve ditore në qytet dhe jashtë tij, dukë angazhuar njerëzit që njohin mirë traditën dhe artin e këtyre trevave, që në mënyrën më të saktë ta shpalosin para vizitorëve këtë thesar të çmuar të popullit tonë. Pastaj, në këtë lëmi nëpër shtëpi të vjetra tradicionale mund të improvizohen muzeume të kostumografisë, etnografisë, arkeologjisë të këtyre trevave, ku me keqardhje mund të themi se në një vend të pasur historik si Ulqini për fat të keq këto nuk ekzistojnë. Nëse kjo nuk bëhet, atëherë shtrohet pyetja: çfarë i ofron Ulqini vizitorëve të ti? Përveç plazhit. Në faqet e internetit të reklamave nga

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

Në promovimin e këtyre elementeve turistike, nuk mundemi që të mos fajësojmë edhe pushtetin vendor, qe tash sa vite nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim për ta ndërlidhë kulturën dhe artin folklorik të trevave shqiptare ku ata jetojnë, si pjesë përbërëse të turizmit, ku secila krahinë në veçanti ka artin folklorik me veshjet specifike të këtyre trevave, me këngë e valle dhe me lojërat popullore të shumëllojshme.

shteti i Malit të Zi, apo agjencitë turistike, gjysma e historisë edhe sot nuk tregohet për këto troje piktoreske të shqiptarëve. Mali i Zi, ende është i influencuar nga e kaluara sllavo-komuniste. Mendoj se sot kemi shansin historik dhe nuk duhet të humbët kohë, që të tregohet e vërteta e

këtyre vendbanimeve Iliro-shqiptare, të reklamohet turizmi i këtyre zonave bregdetare dhe malore, dhe të paraqitet arti ynë kombëtar ashtu siç është, sepse vizitorët e huaj jo vetëm që duan të mësojnë për vendet që ata vizitojnë, por edhe të vlerësojnë anticitetin që vendi dhe populli ynë i

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ka, që kjo është mbajtur nën pluhurin shekullor të okupatorëve. Promovimi e këtyre vlerave mund të bëhet në pika të shkurtra siç janë mediat, katalogët me harta që paraqesin pikat turistike të vendit tonë, folklori dhe një histori jo e stërzgjatur e mbijetesës së qytetit të Ulqinit ndaj okupatorëve gjatë historisë që nga kohërat e lashta. Andaj nëse e gjithë kjo bëhet me shije dhe standarde botërore, padyshim se suksesi nuk do të mungojë Kështu vendit do t’i rritën vlerat, ku padyshim se kjo do të sjellë edhe përfitime ekonomike dhe kulturore. Le ti shfrytëzojmë këto asete të vendit sepse vizitorët kërkojnë që t’i njohin vlerat tona. Dhe nëse nuk dimë t’i shpalosim vlerat tona, atëherë të mos presim nga të tjerët që ta bëjnë këtë për neve. e enjte, 27 shkurt 2020

Javore Koha

13


histori

Lufta e Nokshiqit dhe shkatërrimi i ushtrisë “krenare” malazeze (2)

Përgatitjet për luftë dhe rreshtimi i usht Forcat shqiptare u vendosën përballë ushtrisë malazeze, në Guci, Kolenivicë, Martinaj, Plavë e Nokshiq. Selia e Shtabit të Ushtrisë së Lidhjes Shqiptare ishte vendosur pesë kilometra larg kufirit në Guci. Përveç kryetarit të shtabit, Ali Pashë Gucisë, anëtarë të shtabit ishin edhe Jakup Ferri nga Plava, Haxhi Zeka nga Peja, Çel Shabani nga Rugova, Kurt Asllani nga Nokshiqi, Sulejman Vokshi, Riza Kryeziu dhe Bajram Curri nga Gjakova, Jusuf Sokoli e Filip Çeka nga Shkodra, pra, nga të gjitha krahinat shqiptare që kishin dërguar vullnetarë në frontin e luftës

Hajrullah Hajdari

(vijon nga numri i kaluar) Deklarimi i Portës së Lartë se Kazanë e Gucisë e konsideronte tokë malazeze ngjalli shpresë te Mali i Zi. Pikërisht, i udhëhequr nga kjo shpresë Knjaz Nikolla, më 11 nëntor 1879, i dha urdhër kushëririt të vet, vojvodës Bozho Petroviqit, kryetar i Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Drejtësisë së Malit të Zi, që të nisej për në kufi për të marrë në dorëzim nga Ahmet Muhtar Pasha Kazanë e Gucisë. Cetina, para se të merrte Gucinë dëshironte që të mos gjenin asnjë kundërshtim nga popullsia shqiptare, prandaj për këtë qëllim Ministria e Jashtme e Malit të Zi, po atë ditë, i dërgoi një letër Stanko Radonjiqit në Stamboll, me të cilën i kërkohej që të njoftonte autoritetet e Portës së Lartë se Bozho Petroviqi me ushtrinë malazeze do të mbërrijë para Plavës brenda 15 ditëve (deri më 26 nëntor) për t’u marrë vesh me Ahmet Muhtar Pashën mbi hollësitë e dorëzimit të Kazasë së Gucisë. Po ashtu, Mali i

14

Javore Koha

e enjte, 27 shkurt 2020

Zi u dërgoi një notë verbale Fuqive të Mëdha me të cilën kërkonte që kjo gjendje e vështirë për Malin e Zi të mos zgjatej “tepër përtej një afati të pranueshëm”, pasi nga durimi që kishte treguar për zgjidhjen paqësore të kësaj çështjeje kishte pasur shpenzime të mëdha për mbajtjen e ushtrisë në gjendje gatishmërie. Ushtria e Malit të Zi, pasi bënte dimër dhe i mungonte ushqimi, nuk ishte e sigurt se me luftë mund t’i merrte këto vise shqiptare, prandaj edhe kërkonte që të mos gjejë kundërshtim nga ana shqiptare. Kjo më së miri vërtetohet nga shkresa e Masho Vërbicës dërguar vojvodë Llazar Soçicës, më 21 nëntor 1879, me të cilën i kërkon që të ndihmojë për dergimin e ushqimit në Vasojeviq. Ai ndër të tjera thotë: “Është më se e nevojshme që në Vasojeviq të çohet sa më shumë ushqim. Por, nëse e njeh zotin, si ta marrësh njoftimin rendite dhënien e kuajve në këtë mënyrë: Piva duhet dhënë 200 kuaj, Drobnjakët dhe Uskokët 200, Sharanci dhe Jezerci 200, Zhupa-Lukovo 100, rrethina e Nikshiqit me qytet dhe Golija 200, Banjani 100... Kuajt do të bartin vetëm miell...” (DACG, MUD, f. 7, nr. 2364).

Porta e Lartë i ofroi Malit të Zi krahinën e Vasojeviqit për Gucinë

Duke parë se e kishte të pamundur dorëzimin pa luftë të këtyre dy krahinave shqiptare, Porta e Lartë, edhe një herë ftoi Malin e Zi që kjo çështje të zgjidhet me këmbim territorial dhe i ofroi krahinën e Vasojeviqit për Gucinë. Për Malin e Zi ky propozim ishte i papranueshëm, madje përfaqësuesi malazez në Stamboll, Stanko Radonjiqi, deklaroi se Mali i Zi do të priste deri më 26 nëntor 1879, kur ishte afati i fundit që kishte kërkuar Porta e Lartë, dhe pas skadimit të afatit Knjaz Nikolla do ta merrte në duar të veta për të zgjidhur përfundimisht çështjen e zbatimit të vendimeve të Kongresit të Berlinit. Në këto rrethana, Porta e Lartë qe e detyruar që Malit të Zi t’i kërkonte një afat shtesë prej 15 ditësh për dorëzimin e Plavës dhe Gucisë (deri më 11 dhjetor 1879). Porta e Lartë, në mesin e nëntorit, kishte urdhëruar valiun e Kosovës që në ushtrinë perandorake të rekrutojë të gjithë rininë kosovare. Urdhri u kundërshtua rreptë nga vetë Ymer Prizreni, kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili në përgjigjen e ftesës së valiut të Kosovës, më 21 nëntor 1879, thoshte se “burrat e aftë për armë i duheshin Shqipërisë pasi do


histori

ë trive të luftonin për mbrojtjen e tërësisë së atdheut”. Urdhri i valiut ndikoi dukshëm në acarimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të Perandorisë me shqiptarët. Knjazi i Malit të Zi, më 27 nëntor 1879, në frontin e luftës në kufijtë “turko-malazezë” (nënkupto shqiptaro-malazez) vendosi Shtabin Ushtarak të Malit të Zi, në krye me kryeministrin e Cetinës, Bozho Petroviq Njegoshin, i cili u bëri thirrje të gjithë vojvodëve të Malit të Zi të lidhnin besën për të marrë me çdo çmim Plavën dhe Gucinë. Shtabi u vendos në Andrijevicë, 10 kilometra në veriperëndim të Plavës, ndërsa ushtria u rreshtua gjatë vijës kufitare, në fshatrat Murinë, Pepaj, Arzhanicë e Velikë. Në krye të Shtabit Ushtarak të malazezëve, Princ Nikolla emëroi Mark Milanin, “trimin“, siç e quante ai, (pas tradhtisë që i bëri Temelit, Princi shkoi të vizitojë Mark Milanin e plagosur në Danilovgrad. “Eja të vizitojmë edhe trimin”, e kur u takua me të, e pyeti: “Si je trim?” Kurse në ndarje, i tha: “Lamtumirë trim”), i cili do të ndihmohej nga vëllai i tij, Theodor Milani. Zgjedhja e prijësve të betejës nga Knjazi, nuk kishte vetëm motive ushtarake por si duket edhe motive politike. Në të vërtetë, nëna e Markut, Bora, bija e Ujk Gilës, bajraktar nga fshati Fundinë i Kelmendit, i kishte mësuar mirë atij gjuhën shqipe që në fëmijëri. Edhe i ati, Milan Popoviqi, ishte me origjinë të lashtë shqiptare, prandaj Knjazi mendonte se Mark Milani mund t’i bindte shqiptarët që të heqin dorë nga lufta me Malin e Zi. Mark Milanit i sugjerohej të jetë i kujdesshëm dhe të përcjellë krejt situatën, sidomos të marrë njoftime për forcat shqiptare sepse njoftimi i tij do jetë barometër për sulmet ndaj Plavës e Gucisë. Ushtria duhej të forcohej me ushqim

dhe me topa malorë dhe sulemanije që do të dërgoheshin nga Berani për në kufi ose të Plavës ose të Gucisë, varësisht prej situatës në terren (MUD, 1879, f. 7, nr. 2124). Forcat shqiptare u vendosën përballë ushtrisë malazeze, në Guci, Kolenivicë, Martinaj, Plavë e Nokshiq. Selia e Shtabit të Ushtrisë së Lidhjes Shqiptare ishte vendosur pesë kilometra larg kufirit në Guci. Përveç kryetarit të shtabit, Ali Pashë Gucisë, anëtarë të shtabit ishin edhe Jakup Ferri nga Plava, Haxhi Zeka nga Peja, Çel Shabani nga Rugova, Kurt Asllani nga Nokshiqi, Sulejman Vokshi, Riza Kryeziu dhe Bajram Curri nga Gjakova, Jusuf Sokoli e Filip Çeka nga Shkodra, pra nga të gjitha krahinat shqiptare që kishin dërguar vullnetarë në frontin e luftës. Vlen të përmendet se ndërmjet vullnetarëve shqiptarë u rreshtuan edhe disa oficerë të ushtrisë osmane me origjinë shqiptare, që kishin dezertuar nga ushtria osmane. Ende nuk dihet me saktësi numri i vullnetarëve shqiptarë, të cilët u rreshtuan për të mbrojtur territoret etnike të tyre. Për numrin e forcave ushtarake malazeze dhe të atyre të forcave vullnetare shqiptare nuk ka shënime të sakta. Nga një varg të dhënash burimore del se nuk kanë qenë më shumë se 5 000 vullnetarë shqiptarë përballë 7-8 mijë malazezëve. Këto shifra janë kontradiktore pasi Mali i Zi, duke dashur të tërheqë vëmendjen e Fuqive të Mëdha, ka deklaruar

në atë kohë për 10-12 mijë shqiptarë të armatosur. Gjithsesi, mendohet se forcat malazeze numëronin 10-12 000 ushtarë, ndërsa forcat shqiptare 8-10 000 vetë. Ndërsa nga burimet malazeze mund të konstatohet se ushtria malazeze e përqendruar përgjatë kufirit, nuk numëronte më shumë se 8 000 vetë sepse vetë Ministri i Punëve të Jashtme, Masho Vërbica, i shkruante Bozho Petroviqit: “Ju duhet të jeni të sigurt se a jemi në gjendje që me 8 000 djem ta marrim Plavën e Gucinë, ose ta marrim pa marrë parasysh sa do të na kushtojë” (MUD, f. 9, dok. 2742/7. 12. 1879). Midis forcave malazeze dhe shqiptare, në zonën verilindore kalonte lumi Lim mbi të cilin kalohej vetëm nëpërmes të një ure të ngushtë druri. Zona ku ishte vendosur ushtria malazeze ishte malore dhe më e favorshme sesa zona ku ishte vendosur ushtria shqiptare në luginën e Plavës. Malazezët, përveç faktorit të përmendur, kishin shumë përparësi ndaj shqiptarëve, por siç do të shohim më vonë nuk qe e mjaftueshme sepse, siç thekson Razhnjatoviq, shqiptarët kishin vetëm një përparësi, faktorin moral pasi “luftonin për mbrojtjen e vendit të tyre”, kurse forcat e Cetinës luftonin për të pushtuar një krahinë shqiptare që banohej nga populli armik për ata. (vijon) (Pjesë nga libri “Shqiptarët në Mal të Zi, nga Kongresi i Berlinit deri në vitin 1941”, botoi SHAI “Art Club”, Ulqin, 2016) e enjte, 27 shkurt 2020

Javore Koha

15


fokus

Ligji zgjedhor cilësohet si diskriminues për shqiptarët në Mal të Zi Ligjin zgjedhor aktual, forcat politike shqiptare e cilësojnë si jo të drejt dhe antidemokratik nga fakti se kjo pakicë kombëtare nuk përfaqësohet me mandate të garantuara apo me garim në një zonë të veçantë zgjedhore, ku

“ 16

shqiptarët përbëjnë shumicën. Nënkryetari i parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu mendon që shqiptarët janë të diskriminuar. “Kërkesa që është dakorduar me të gjithë liderët politikë është që të ketë

“Kërkesa që është dakorduar me të gjithë liderët politikë është që të ketë mandate të garantuara për shqiptarët. Jemi nisur edhe nga e kaluara, jemi nisur nga ajo që dikur është quajtur e drejtë e arritur deri në vitin 2011 kur është ndryshuar ligji në dëm të zonës së veçantë. Ajo zonë, siç dihet herën e fundit kishte zgjedhur 4 deputetë, kështu ka ecur edhe kërkesa ime që të ketë 4 mandate të garantuara”, thotë Z. Nimanbegu

Javore Koha

e enjte, 27 shkurt 2020

mandate të garantuara për shqiptarët. Jemi nisur edhe nga e kaluara, jemi nisur nga ajo që dikur është quajtur e drejt e arritur deri në vitin 2011 kur është ndryshuar ligji në dëm të zonës së veçantë. Ajo zonë, siç dihet herën e fundit kishte zgjedhur 4 deputetë, kështu ka ecur edhe kërkesa ime që të ketë 4 mandate të garantuara”, thotë Z. Nimanbegu. Edhe ministri i pakicave në qeverinë e Malit të Zi, Mehmet Zenka vlerëson se Ligji zgjedhor shkakton pabarazi praktike që ndikon në numrin e vogël të deputetëve shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi. “Ligji aktual nuk është favorizues për shqiptarët, por ka pasoja pasi shqiptarët e kanë shumë vështirë të arrijnë


fokus

“ numrin e deputetëve që u takon në bazë të pjesëmarrjes në popullatën e përgjithshme në Malin e Zi. Ne e kemi mandatin më të shtrenjtë, prandaj kërkojmë mandate të garantuara,” thotë ministri Zenka. Edhe pse partitë politike shqiptare vazhdimisht kanë kërkuar ndryshimin

“Në këtë situatë ku jemi dhe me këtë ligj që kemi i vetmi shpëtim i shqiptarëve në Malin e Zi për ti marrë maksimumin dhe përfaqësimin në një qeverisje të ardhshme është unifikimi i të gjitha subjekteve shqiptare në një listë zgjedhore, “ thotë z. Nika.

e Ligjit zgjedhor, përfaqësuesit shqiptarë shprehin rezerva se një gjë e tillë mund të ndodhë. “Kërkesa e ime nuk është shqyrtuar në komision edhe për arsye që ishte fundi i orarit të punës dhe subjektet politike nuk kanë shprehur gatishmëri që të prononcohen se a i pranojnë apo

“Ligji aktual nuk është favorizues për shqiptarët, por ka pasoja pasi shqiptarët e kanë shumë vështirë të arrijnë numrin e deputetëve që u takon në bazë të pjesëmarrjes në popullatën e përgjithshme në Malin e Zi. Ne e kemi mandatin ma të shtrenjtë, prandaj kërkojmë mandate të garantuara,” thotë ministri Zenka.

jo kërkesat tona”, thekson nënkryetari Nimanbegu. Në një situatë të këtillë kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi , Faik Nika, shpëtimin e vetëm e sheh tek bashkimi i forcave politike shqiptare në një listë zgjedhore. “Në këtë situatë ku jemi dhe me këtë ligj që kemi i vetmi shpëtim i shqiptarëve në Malin e Zi për të marrë maksimumin dhe përfaqësimin në një qeverisje të ardhshme është unifikimi i të gjitha subjekteve shqiptare në një listë zgjedhore, “ thotë z. Nika. Forcat politike shqiptare mendojnë se duhet gjetur një model të qëndrueshëm dhe të pranuar për shqiptarët sikurse e kanë disa vende të rajonit, siç janë Kroacia dhe Kosova. (VOA) a.s. e enjte, 27 shkurt 2020

Javore Koha

17


Kulturë

Vështrim

Shpirti digjet gjithherë pa ty (Nexhat Halimi “Ulli mbi det”, botoi “Diti & Oli”, Ulqin 2020)

Poeti me përvojë Nexhat Halimi i ka ofruar lexuesit një libër, i cili përveç çasteve, datave, ngjarjeve, lidhur me qytetin margaritar të jugut të detit Adriatik, Ulqinit, duke theksuar, siç thotë dhe dr. Rrustem Berisha “ Sintaksa e gjuhës së Nexhatit është vetëm sintaksë e ligjërimit të tij dhe e asnjë krijuesi tjetër

Fatmire Duraku

Poezia e Nexhat Halimit, kjo e librit më të ri “Ulli mbi det”, e sapo botuar nga Shtëpia Botuese “Diti & Oli” në Ulqin, është një tërësi unike dhe ti ke përshtypjen e udhëtimit të pandërprerë ndër valë të ashpra, ndër det të qetë dhe të pafund për të arritur deri te një kështjellë mijëvjeçare dhe prapë – i përgjakur, me mendime, me ndjenja e pikëpamje, nisesh larg në kohë për të arritur përmes fjalësh deri te vetja e vjetër e lidhur me gurin, me ullirin, e botën e robëruar të vetes. Etja e pandërprerë e shpirtit, i cili arrin në Ulqin me galerën e vet e megjithatë nuk arrin te liria e vet e përshkruar bukur përmes degëzimit të vetëtimës e cila çilet mbi det. Gjatë udhëtimit dhe kthimit të njëjtë nga largësia e kohës së ikur prapë në Ulqin, shpirti poetik i shoqërohet me burimet që derdhen nëpër morinë e ujit të pastër, në lumenj, në liqene e dete, duke rrjedhur nëpër gurë e gjak e rrënjë për të ruajtur gjithnjë

18

Javore Koha

e enjte, 27 shkurt 2020

tërësinë e vet, gjuhën dhe këngën e bukur shqipe. E i bie fyellit, të zgjohen shpendët nga vaji dhe ritmi shpirtëror i këngës, që zgjohet ushtimë e zjarrtë apo Ulli mbi det / gjithnjë me fytyrë zoti me frymë guri Ulk / në dritaren me qemer në xhamin nën avull / ta vizatoj galerën detit në flakë / ta zgjoj etjen e fjetur kaq vjet në gjak / ja fedorë pse ulliri mbi det i ka sytë tu / e ka moshën e gurit e flokët e thinjur në kala / lulen e vetëtimës të gjallë në hi / lirinë brenda robërisë flutur në gji… Aty, në kala, përhitet shfaqja e Uliksit, me tërë historinë e humbjes në det dhe peripecitë e rënda ndër sipërfaqet e panjohura. Vjen hije e Penelopës, veç nuk është Esa. Kot e pret poeti dhe shpirti i tij i vetmuar dhe natyrisht bie jehona mbi gurin e valët e ullirin e kohën e ikur / ah sa rëndë e bart kujtimin për ty / mbyllur në arkivol as vdekur as gjallë / te koka me një trëndafil të zi/ …Ndërmjet radhiten stacionet e vdekjes në hapësirë. Radhiten insertet e jetës, ngashërimet, dhembjet dhe çdo gjë që ngel kujtim për brezat, duke e kujtuar maestron e poezisë. / Ja,koha eci e s`u kthye më e ti ike në

këtë lojë / s` mbeti asgjë e paprekur mirko g as te unë / ja tash për inat dëgjova të ketë vdekur rb / me emrin e të cilit i kushtonim libra njëri tjetrit/ Natyrisht, jeta vdekje ka, e humbi dhe udha e kaq e mundshme qe ta gjeja… Poezia është diçka e paprekshme. E ndien dhe ngashërehesh, qan dhe të ndjek vetmia. Veç pse secili send kot e kërkon dritën e gjakut të vet. Poeti me përvojë Nexhat Halimi i ka ofruar lexuesit një libër, i cili përveç çasteve, datave, ngjarjeve, lidhur me qytetin margaritar të jugut të detit Adriatik, Ulqinit, duke theksuar, siç thotë dhe dr. Rrustem Berisha “ Sintaksa e gjuhës së Nexhatit është vetëm sintaksë e ligjërimit të tij dhe e asnjë krijuesi tjetër. “ Përmbajtja e librit e vërshon lexuesin me dhimbje e herë-herë me qëndresë, fitore e humbje, por është plot forcë e rezistencë kundër padrejtësive që ia bëri barrë historia popullit dhe atdheut të poetit. Në këtë drejtim është i mobilizuar ligjërimi i veprës që të kundërshtojë dhe të rezistojë derisa të ekzistojë e folmja jonë, sepse është rrëfim epik më tepër dhe qëndresë… “Ulli mbi Det”, siç thekson dhe botuesi Gazmend Çitaku, është


Kulturë

libër që shkruhet rrallë. Libri, duke iu afruar përmbylljes së shkrimit, bëhet gjithnjë e më i rendë. Në këtë mënyrë autori dëshmon dhe njëherë e gjith-

një se poezia e shpirti janë një dhe të pandarë! Libri është i ndarë në dy cikle të mëdha dhe ka 128 faqe. Redaktor i botimit është Ali Gjeçbritaj,

recensent dr Rrustem Berisha dhe u botua në bazë të subvencionimit të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi. e enjte, 27 shkurt 2020

Javore Koha

19


Mozaik

Në Malësi u mbajt Java e Karnavaleve

Manifestimi më i madh dhe më i popullarizuar kulturor në vend Këtë vit Karnavalet- Koret në Malësi shënuan vitin jubilar, njëzetepesë- vjetorin e ekzistencës. Ky rrugëtim i gjatë i këtij manifestimi në këtë përvjetor u përshkua me shfaqjen e filmit dokumentar “25 vjet karnavale”, i cili u shfaq në QKI “Malësia” në Tuz, në prani një numri shumë të madh të publikut, të personaliteteve politike dhe publike në vend, të klerikëve etj, që shpalosi në retrospektivë rrugëtimin e gjatë dhe të suksesshëm njëzetepesëvjeçar të karnavaleve në Malësi Tuz – Në Malësi sot e njëzetepesë vjet me radhë vazhdon tradita e karnavaleve apo koreve siç i quajnë vendasit, një manifestim gjithëpopullor, i admiruar në masë të gjerë nga të

20

Javore Koha

e enjte, 27 shkurt 2020

gjithë. Sikurse në shumë qytete rajonale, evropiane dhe botërore ku organizohen karnavalet të cilat janë sa kulturore aq dhe zbavitëse e argëtuese për spektatorët, edhe Malë-

sia po vazhdon ta ruaj dhe ta kultivojë këtë traditë tashmë të gjatë të organizimit të karnavaleve. Ky manifestim çdo vit tubon një numër të konsiderueshëm të grupeve pjesëmarrëse,


Mozaik të të rinjve nga vendi, por edhe nga qytete të tjera të Malit të Zi dhe nga rajoni, duke ia shtuar dhe ngritur kështu nivelin këtij evenimenti kulturor, duke pasqyruar në formë karnavali një larmi të gjerë të tematikave dhe dukurive që sot ngjajnë në shoqërinë tonë e të cilat grupet pjesëmarrëse i trajtojnë nëpërmjet humorit, satirës, argëtimit dhe performancave të ndryshme. Çdo vit në muajin shkurt në Malësi gjatë pothuajse një jave të tërë mbizotëron një atmosferë ndryshe, një gjallëri dhe dinamizëm më i shtuar falë organizimit të javës së karnavaleve të cilat vijnë në Malësi si rezultat i iniciativës dhe veprimtarisë së frytshme të disa të rinjve të cilët po punojnë me zell, me vullnet dhe entuziazëm të madh në ruajtjen dhe vijimësinë e traditës së karnavale në këtë vend. Nga viti në vit interesimi i grupeve pjesëmarrëse në karnavale nuk mungon, përfshirë këtu edhe fëmijët nga çerdhe dhe shkolla fillore në Malësi të cilët çdo vit e bëjnë më madhështor këtë manifestim kulturor. Kryetari i shoqatës së karnavaleve z. Arton Gjokaj ka folur për organizimin e karnavaleve të para në Malësi që nga viti 1996, kur edhe iu vendosën themelet këtij manifestimi për të vazhduar gjithnjë deri më sot pa ndërprerje, duke vlerësuar punën, sakrificën dhe përkushtimin e parezervë të kryetarëve paraardhës të kësaj shoqate ndër vite si dhe të të gjithë anëtarëve dhe grupeve pjesëmarrëse. Gjokaj ka shpalosur një sërë suksesesh dhe arritjesh që

kjo shoqatë i shënoi në këto gati tre dekada. “Në vitin 2009, me punën e palodhshme të kryetarit Nrekë Camaj dhe të anëtarëve të këshillit organizativ, OJQ “Karnavali- Koret”, organizuan Konventën Evropiane të Karnavaleve në Tuz, ku morën pjesë njëzetetre delegatë nga po kaq vende të ndryshme të Evropës”, theksoi ndër të tjera Gjokaj”,i cili falëndëroi ngrohtësisht të gjithë individët, afaristët në vend e në diasporën shqiptare si dhe institucionet që mbështetën organizimin e këtij evenimenti kulturor gjatë këtyre viteve. Ndërkohë, javën e karnavaleve në Malësi e ka shpallur të hapur kryetari i Komunë së Tuzit, Z. Nikë Gjeloshaj i cili ka potencuar rëndësinë e këtij manifestimi kulturor ndër vite, duke u zotuar se administrata e tij, sikurse këtë vit, do ta mbështesë edhe në vijim financiarisht organizimin e këtij evenimenti. Në përfundim të shfaqjes së këtij dokumentari, të pranishmit shijuan verën dhe saragat që janë edhe simbol i karnavaleve në Malësi, sot e njëzetepesë vjet më parë. Në natën e dytë të karnavaleve, më 22 shkurt me fillim në ora 19, po në QKI “Malësia”, të pranishmit e shumtë kishin mundësi të ndjekin natën e humorit dhe të satirës, ku përveç grupeve vendase ata për herë të parë shijuan pjesë humoristike nga aktorët e mirënjohur nga Tirana, Agron Llakaj dhe Behar Mera dhe të trupës së njohur humoristike të Al

Pazar. Në këtë natë nuk munguan duartrokitjet dhe ovacionet e shumta të publikut i cili e kishte stërmbushur sallën. Ditën e tretë të karnavaleve, më 23 shkurt në qendër të Tuzit, me fillim në ora 13.30 u mbajt karnavali i fëmijëve, kurse një ditë më vonë, më 24 shkurt, manifestimi “Ballo nën maska”, në restorantin “Troja” në Tuz, duke filluar nga ora 20.00 që mblodhi një numër të madh të të rinjve dhe të rejave duke paraqitur përpara jurisë që bëri vlerësimin maska të lloj- llojshme individuale dhe kolektive. Në natën finale të karnavaleve, në defileun kryesor me pjesëmarrje të grupeve vendase, të ftuara nga qytetet e tjera në Mal të Zi dhe grupeve të huaja, morën pjesë një numër i madh i spektatorëve në qendër të Tuzit, kurse koncerti i paralajmëruar më parë, u anulua nga organizatorët për shkak të një rasti vdekjeje të një personi në moshë të re. Manifestimi kulturor “Karnavalet – Koret” e filloi rrugëtimin që njëzetepesë vjet më parë, me synim që doket, zakonet dhe traditat e lashta të zonës së Malësisë t’i prezantojnë, afirmojnë dhe ruajnë në formë karnavali. Nga organizimi i parë e deri më sot, ky manifestim ka fituar popullaritet të gjerë jo vetëm brenda vendit dhe në shtetet e rajonit por dhe më gjerë. Rikujtojmë se falë sukseseve të arritura në manifestime të ngjashme nëpër qendra të ndryshme ndërkombëtare, shoqata “Karnavali – Koret” është anëtare e plotë Shoqatës Evropiane të Karnavaleve (FECC). t. u.

e enjte, 27 shkurt 2020

Javore Koha

21


kulturë

Në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës u hap ekspozita e piktorit nga Shkodra, Fatmir Juka

Xhubleta si frymëzim artistik

“Çdo njeri jo vetëm me veshjen që bën, por mes tjerash edhe me veshjen, transmeton apo ka njëfarë kodi me të cilin njerëzit e lexojnë apo e dallojnë, e njohin. Kjo veshje, sipas tij, me shekuj ka arritur që në vete të akumulojë, të krijojë një bashkësi tejet të madhe të këtyre kodeve, siç e quan ky ‘Entropia’, pra kode të balancuara, kode të cilat komunikojnë si qeliza apo si mikrosisteme në një sistem makro apo në një sistem të madh. Kjo është ajo që këtë e ka ngacmuar”, ka thënë piktori Jozo Koçoviq

Ulqin – Në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës – Ulqin, të shtunën mbrëma është hapur ekspozita personale e piktorit shkodran, Fatmir Juka, e titulluar “Entropia”. Frymëzimin e tij për veprat e prezantuara në këtë ekspozitë të veçantë për nga përmbatja, piktori e ka marrë nga xhubleta, veshja popullore që e veshin femrat e Malësisë së Madhe dhe Dukagjinit. Në to dominon ngjyra e zezë, që për piktorin paraqet fillimin. Vetë piktori ka treguar se çfarë e ka nxitur për të trajtuar këtë temë. Ai ka thënë se duke u nisur nga fakti

22

Javore Koha

e enjte, 27 shkurt 2020

se bota e ka shterruar diskutimin mbi formën artistike, mbi përmbajtjen dhe kanë ndërtuar një korpus të madh vlerash artistike mbi bazën e rrymave të ndryshme të artit bashkëkohor, si surealizmi, abstraksionizmi, ekspresionizmi etj., atij gjithmonë i ka bërë përshtypje dhe ka shtruar pyetjen se çfarë është ajo gjë që na identifikon neve. “Domethënë, me çfarë duhet të paraqitemi në tregun global ne? Cila është ajo gjë që ne duhet të na veçojë dhe duhet të na bëjë një shenjë të dallueshme dhe të referueshme?”, ka thënë piktori.

Sipas tij, kjo e ka nxitur për të çkoduar elementet e xhubletës dhe të kostumeve qytetare të rrethinës së Shkodrës kryesisht, duke identifikuar elementet që janë kode komunikimi. Për veprat e ekspozuara ka folur piktori Jozo Koçoviq, i cili ka thënë se kemi të bëjmë me një procesuim që nuk mund ta bëjë çdo artist, por një artist i cili e merr këtë guxim ose të cilit përgatitja e tij mund t’ia lejojë. Ai ka theksuar se në paraqitjen artistike të xhubletës Juka arrin të lexojë disa kode. “Në këtë veshje, pra çdo njeri jo vetëm me veshjen që bën, por mes tjerash edhe me veshjen, transmeton apo ka njëfarë kodi me të cilin njerëzit e lexojnë apo e dallojnë, e njohin. Kjo veshje, sipas tij, me shekuj ka arritur që në vete të akumulojë, të krijojë një bashkësi tejet të madhe të këtyre kodeve, siç e quan ky ‘Entropia’, pra kode të balancuara, kode të cilat komunikojnë si qeliza apo si mikrosisteme në një sistem makro apo në një sistem të madh. Kjo është ajo që këtë e ka ngacmuar”, ka thënë Koçoviq. Ai ka theksuar se në procesuimin e tij artistik Juka kalon nëpër tri faza apo etapa, ku etapa e parë është hulumtimi, mbi bazën e të cilit ky piktor nxjerr disa përfundime. Ekspozitën e ka shpallur të hapur nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, Hadixha Gjoni. Drejtori i Qendrës së Kulturës, Musa Hoxhiq, ka treguar se ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 28 shkurt. Ekspozita është organizuar nga Qendra e Kulturës – Ulqin, me mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe Organizatës Turistike të Ulqinit. i. k.


mozaik

Ambasadori i Malit të Zi, Ferhat Dinosha, u prit nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Të thellohet bashkëpunimi fqinjësor dhe shkëmbimi i përvojave Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të mërkurën e kaluar në takim ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha. Në deklaratën për shtyp të zyrës së kryeministrit të Kosovës thuhet se “fqinjësia e mirë është prioritet i Qeverisë së re dhe se takimi me ambasadorin, z. Dinosha, është fillimi i këtij rrugëtimi. Si dy shtete duhet të bëjmë shkëmbimin e përvojave me

qëllimin e krijimit të raporteve të sinqerta fqinjësore”. Nga ana e tij, ambasadori Dinosha i shprehu kryeministrit Kurti urimet e shtetit të tij, urimin personal të kryeministrit të vendit, z. Dushko Markoviq, si dhe të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi. “Rruga në integrim evropian është dhe duhet të jetë rrugë e sfidave të përbashkëta. Ndaj dhe bashkëpunimi

fqinjësor dhe shkëmbimi i përvojave duhet të thellohet”, thekson deklarata për shtyp. Ambasadori i Malit të Zi, Ferhat Dinosha, është takuar të hënën me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni. Dinosha i ka përcjellur ministrit të Mbrojtjes së Kosovës zotimin e autoriteteve shtetërore të Malit të Zi për vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si vend fqinj dhe miqësor. Ai shprehu interesimin për integrimin e mëtejmë të pjesëtarëve nga radhët e komunitetit malazez në kuadër të integrimit të pjesëtarëve nga radhët e të gjitha komuniteteve tjera jo shumicë në Kosovë. Duke i uruar mirëseardhje, ministri Quni shprehu vlerësimin e lartë për bashkëpunimin e deritashëm dypalësh me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Malit të Zi, me interesimin për intensifikimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fushat e interesit të përbashkët në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë. (Kohapress) e enjte, 27 shkurt 2020

Javore Koha

23


Kulturë

Në Ulqin u përurua libri “Një shqiptar në CIA” i autorit Bashmir Xhemaj

Historia e veçantë e një shqiptari të thjeshtë “Përzgjedhja e zhanrit biografik për një figurë të panjohur, në kushtet kur kryesisht në Shqipëri dhe historiografinë shqiptare fokusi ka qenë te ngjarjet ose te personazhet e mëdha, duke u marrë për të shpjeguar zhvillimet e mëdha me një personazh të vogël, me jetën e një individi i cili nuk ishte detyrimisht protagonist, por ama ishte boll i përfshirë dhe në mënyrë ilustrative në biografinë e tij hidhet dritë për disa prej skutave më të errëta të historiografisë shqiptare dhe të historisë shqiptare”, ka thënë studiuesi Adri Nurellari Ulqin – Pas Kosovës, Ulqini është vendi i dytë ku autori Bashmir Xhemaj ka përuruar librin e tij “Një shqiptar në CIA”, të botuar vitin e kaluar nga Shtëpia Botuese “Dukagjini”. Libri është cilësuar i veçantë nga të gjithë folësit, në radhë të parë për shkak të temës që trajton dhe qasjes së tij. Studiuesi Adri Nurellari ka vënë në dukje disa elemente spikatëse që, sipas tij, e bëjnë këtë libër pionier në gjuhën shqipe me autor shqiptar. “Së pari, është zhanri që është përzgjedhur. Është zhanri biografik për një figurë të panjohur... Dhe përzgjedhja e këtij zhanri në kushtet kur kryesisht në Shqipëri dhe historiografinë shqiptare fokusi ka qenë te ngjarjet ose te personazhet e mëdha, duke u marrë për të shpjeguar zhvillimet e mëdha me një personazh të vogël, me jetën e një individi i cili nuk ishte detyrimisht protagonist, por ama ishte boll i përfshirë dhe në mënyrë ilustrative në biografinë e tij hidhet dritë për disa prej skutave më të errëta të historiografisë shqiptare dhe

24

Javore Koha

e enjte, 27 shkurt 2020

të historisë shqiptare”, ka thënë ai. Nurellari ka theksuar po ashtu se për të është interesante qasja “sepse është një lloj shkëputjeje nga historiografia klasike tipike komuniste shqiptare, që kryesisht merret me ngjarjet e mëdha ose me figurat e mëdha. Edhe i lë në hije, i shpërfill dhe i përçmon jetët e thjeshta të njerëzve që kanë qenë të përfshirë dhe kanë bërë të mundur çfarë ka ndodhur”. Ambasadori i Republikës së Kosovës, Ylber Hysa, ka thënë në fjalën e tij se kemi të bëjmë me një libër atipik interesant, për një histori të një trimi të panjohur kosovar. Duke folur për personazhin të cilit i kushtohet libri, Destan Berishën, Hysa ka thënë se ai “është një hero i heshtur, i cili duket një shqiptar kosovar tipik, por i cili është i përfshirë në një ngjarje atipike. Madje edhe për faktin që sfidon skematizimet e paraqitjeve historiografike kur dikush nëse është antifashist duhet të jetë komunist apo e kundërta”. Më tutje ai ka thënë se “bëhet fjalë

për një person i cili ka rezistuar ndaj italianëve, bën përpjekje për të ikur nga burgu italian në Prizren, pastaj përmes odisejadave të ndryshme përfundon në Greqi, rekrutohet nga Shërbimi i Zbulimit Amerikan në përpjekjen e parë në Luftën e Ftohtë për të bërë një ndryshim regjimi, për të demonstruar pranë bllokut lindor se si mund të transformohet dhe ndryshojë një vend i cili nga Pakti i Varshavës do të kalonte në Paktin e NATO-s”. Për kryetarin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, dr. Ilir Çapunin, “figura e Destan Berishës pa dyshim është një figurë poliedrike, e mbushur me substancë të kulluar prej veprimtari e idealisti, është figurë me shumë faqe, por vetëm me një identitet dhe fytyrë të vërtetë”. Sipas tij, libri nuk është vetëm një rrëfenjë a biografi e dajës së babait të autorit, për të cilin nuk është folur aq shumë në familje. “Në fakt, është një narracion preciz, i bazuar në dokumente, të rrethanave në trojet shqiptare, para dhe pas


Kulturë

Luftës së Dytë Botërore, në veçanti në Prizren dhe në rrethinën e tij, por edhe një pasqyrim i aktiviteteve antikomuniste, të orkestruara nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, me shënjestër Shqipërinë”, ka thënë ndër të tjera ai. Autori i librit, Bashmir Xhemaj, ka shprehur kënaqësi duke thënë se për të është privilegj që pas Kosovës ta promovojë këtë libër në Ulqin. Ai ka veçuar dy gjëra që përmes kryepersonazhit të librit, Destan Berishës, i cili deri para këtij libri ishte pothuajse fare i panjohur dhe njihej kryesisht vetëm në rrethe familjare, trajtohen në këtë libër. Momenti i parë ka të bëjë me faktin se Berisha, “jo që kishte ambicie për

ta ndërtuar, për ta krijuar një histori, por si duket historia e përfshiu atë”, duke qenë se ai ishte një shqiptar pa shkollë, në mesin e Luftës së Dytë Botërore, kur u përfshi në ngjarjet që do të ishin përcaktuese për jetën e tij të mëvonshme. “Një moment i dytë është personifikimi i asaj çfarë kanë vuajtur shqiptarët në kohën e ish-Jugosllavisë. Pra, sërish përmes Destan Berishës, këtij shqiptari jo shumë të njohur, portretizohet ajo që shqiptarët kanë përjetuar gjatë kohës së Jugosllavisë”, ka thënë Xhemaj. Në emër të organizatorit, të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, i cili ka treguar

që përurimi i këtij libri fillimisht ishte planifikuar që të bëhej gjatë sezonit të verës, por ishte anuluar për shkak të motit. Ai ka thënë se libri është shumë interesant dhe tregon për periudhën nëpër të cilën ka kaluar Shqipëria, kryesisht në periudhën e komunizmit, dhe tentativat për shembjen e këtij sistemi. Përurimi i librit “Një shqiptar në CIA” është organizuar të martën mbrëma, më 18 shkurt 2020, në mjediset e Hotelit “Plaza”, nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi dhe Kuvendi i Komunës së Ulqinit, për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. i. k.

e enjte, 27 shkurt 2020

Javore Koha

25


Kulturë

Në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” – Shkodër u përuruan librat e Hajrullah Hajdarit

Botime dokumentare të veçanta

Drejtori i Bibliotekës Publike “Marin Barleti”, Maxhid Cungu, ka thënë se janë tre botime mjaft të rëndësishme pasi hedhin dritë mbi ngjarjet dramatike nëpër të cilat ka kaluar populli ynë dhe në veçanti trevat shqiptare që iu aneksuan padrejtësisht nga Fuqitë e Mëdha Malit të Zi Shkodër - Në prani të një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të librit dhe kulturës, të shtunën në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” – Shkodër u përuruan librat “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941”, “Ulqini në dokumentet malazeze (1880-1915)” dhe “Pronat dypalëshe të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi” të autorit Hajrullah Hajdari. Vlerësime për librat dhe rëndësinë e tyre kanë paraqitur drejtori i Bibliotekës “Marin Barleti”, Maxhid Cungu, studiuesit dr. Nail Draga dhe Prof. as. Dr. Elinda Dibra, kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ismet Kallaba. Drejtori i Bibliotekës Publike “Marin Barleti”, Maxhid Cungu, ka thënë se janë tre botime mjaft të rëndësishme pasi hedhin dritë mbi ngjarjet dramatike nëpër të cilat ka kaluar populli ynë dhe në veçanti trevat shqiptare që iu aneksuan padrejtësisht nga Fuqitë e Mëdha Malit të Zi. “Është shkruar jo pak për Ulqinin, Tivarin, Krajën, Podgoricën, Shpuzën, Tuzin, Hotin, Grudën e krahinat tjera të Malësisë, krahinat Plavë e Guci, por studimet e Hajdarit kanë të veçantën e tyre të theksuar sepse bazohen mbi një dokumentacion të

26

Javore Koha

e enjte, 27 shkurt 2020

hollësishëm, pjesa dërmuese e të cilit ekspozohet për herë të parë”, ka thënë ai në fjalën e tij. Sipas tij, “ekspozimi i këtij dokumentacioni ua forcon këtyre studimeve argumentimin, objektivitetin, si dhe rrit besueshmërinë te lexuesit për ngjarjet që kanë ndodhur nga Traktati i Shën Stefanit në 1878 e deri në mesin e shekullit 20”. Dr. Nail Draga ka thënë se tri librat e autorit Hajrullah Hajdari janë libra të veçantë dhe me një lëndë dhe material të panjohur, jo vetëm për shqiptarët në Mal të Zi, por edhe më gjerë. Duke folur për librin “Ulqini në dokumentet malazeze (1880-1915)”, Draga ka thënë se nga vetë titulli del se kemi të bëjmë me një botim të veçantë, me dokumente të prezantuara që i përkasin periudhës kohore 1880-1915 dhe vijnë të përkthyera në shqip nga vetë autori. “Në këtë botim dokumentet e përzgjedhura paraqiten në formën e tyre të plotë, duke qenë dëshmi autentike për pozitën dhe statusin shoqëror që kishin shqiptarët, përkatësisht Ulqini dhe rrethina e tij në këtë periudhë kohore. Dhe janë pikërisht këto dokumente që dëshmojnë në mënyrë transpar-

ente rrethanat e kohës nën pushtetin e ri malazias”, është shprehur ai. Draga ka vijuar duke nënvizuar se nga analiza e disa dokumenteve të tilla del qartë politika e kohës e pushtetit të Principatës së Malit të Zi në territoret e reja të dhuruara e sidomos qëndrimi i popullatës shqiptare ndaj administratës së re malazeze. “Kështu kemi të bëjmë me rezistimin e shqiptarëve ndaj pushtetit, sidomos me mosdërgimin e fëmijëve në shkollën serbe, pastaj mosshkuarja në shërbimin ushtarak si dhe refuzimi i bartjes së flamurit malazias në anijet e tyre gjatë lundrimit në det. Dhe nga një qëndrim i tillë nuk ka dilemë se kemi demoralizimin e popullsisë shqiptare ku si pasojë kemi emigrimin në Shkodër e gjetiu në Shqipëri, që ndikoi dukshëm në zvogëlimin e popullsisë së Ulqinit”, ka theksuar ai. Prof. as. Dr. Elinda Dibra, pedagoge në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka paraqitur këndvështrimin e saj për librin “Pronat dypalëshe të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi”. “Kam parë një shumësi të madhe dokumentash, të përmbledhura në këtë libër, dhe mua më duket sikur koha ka ndaluar te një periudhë e er-


Kulturë

rët e jona. Më duket sikur jemi te viti 1945”, ka thënë ajo. Duke folur për pasojat sociale të problemit të pronës, Dibra ka pyetur se cili është i gatshëm sot të heqë dorë nga një pjesë e pasurisë së tij dhe t’ia japë dikujt tjetër. “Bamirësia ekziston dhe është e hershme sa vetë njerëzimi. Por kur ajo merret në mënyrë të dhunshme, kur është e trashëguar?! Them se diçka e vogël, po. Por, a mund të jepet një tokë disa hektarë dhe a mund të jepet një shtëpi, a mund të jepet një ullishtë?! Cili prej nesh mund ta japë?!”, ka thënë ajo, duke pyetur se sa ka bërë shteti shqiptar dhe diplomacia shqiptare për t’u kthyer pronat e shqiptarëve. Në emër të botuesit, kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ismet Kallaba, ka veçuar disa gjëra që, sipas tij, janë thelbësore në këto botime. “Së pari, përzgjedhja e temave apo e objektit të studimit. Të tri librat e Hajdarit trajtojnë tema që janë thelbësore për historinë dhe identitetin e shqiptarëve që sot jetojnë në Malin e Zi. Së dyti, janë botime dokumentare që bazohen në materiale arkivore të grumbulluara nga kërkimet në arkivat e Malit të Zi, Shqipërisë

etj. E them këtë sepse një pjesë e mirë e studimeve të sotme, qoftë për shkak të lehtësisë apo pamundësisë materiale vuajnë nga mungesa e studimeve në terren dhe në arkiva. Së treti, dobia e këtyre librave për të tjerët – lënda arkivore që ato sjellin u shërbejnë edhe studiuesve të tjerë që merren me studimin e kësaj materieje”, ka thënë ai. Në fjalën e tij, autori i librave Hajrullah Hajdari ka treguar se në librin “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941” trajtohen të gjitha padrejtësitë ndaj shqiptarëve deri në vitin 1941. “Sidomos aty ka të bëjë me shkombëtarizimin, pamundësinë e shkollimit, gjegjësisht arsimimit në gjuhën shqipe, me moszhvillimin ekonomik sepse Ulqinit, por edhe viseve tjera në Mal të Zi, Zoti ua ka dhënë të gjitha të mirat - edhe detin, edhe ujin, edhe rërën, edhe malet, edhe fushat, por dora e njeriut nuk bëri asgjë”, ka thënë ai. Hajdari ka theksuar se libri “Ulqini në dokumentet malazeze (18801915)” ka për objekt studimi Ulqinin, rezistencën e popullit të Ulqinit dhe të gjitha ato çfarë kanë ndodhur në atë periudhë kohore për të cilën shkruan libri, bazuar kryesisht në do-

kumentet arkivore të Malit të Zi, që për herë të parë e shohin dritën e botimit. Ai ka thënë se libri “Pronat dypalëshe të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi” trajton një temë me interes, siç janë pronat e mbetura në anën tjetër të kufirit. “Ka mbi 145 familje nga Kraja, mbi 70 familje nga Ana e Malit dhe mbi 80 familje në qytetin e Ulqinit që kanë pronat këndej, por ka edhe shkodranë, ka edhe anamalas këndej kufirit që kanë pronat në Mal të Zi. Dhe kjo natyrisht në ligje duhet të rregullohet dhe të dy kuvendet, ai i Malit të Zi dhe i Shqipërisë, të miratojnë një akt për njohjen reciproke të pronave”, ka potencuar autori. Studentja e gazetarisë dhe komunikimit në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Gjeni Tushani, ka lexuar një pjesë nga recensioni i profesorit të ndjerë Ilir Berhani për librin “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941”. Po ashtu disa nga të pranishmit kanë shprehur mendimet e tyre për librat. Përurimi i librave është organizuar nga Biblioteka Publike “Marin Barleti”. i. k. e enjte, 27 shkurt 2020

Javore Koha

27


Mozaik

Zgjedhjet e para parlamentare në Mal të Zi (1990)

Deputetët e parë s në Malin e Zi plura Në zgjedhjet e 9 dhjetorit 1990 kanë marrë pjesë edhe shqiptarët në Mal të Zi, pasi për herë të parë formuan subjektin e tyre politik - Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, me kryetar Mehmet Bardhi

Gjekë Gjonaj

Kuvendi themelues i saj u mbajt më 9 shtator 1990 në Tuz-Malësi , në kohën e turbullirave të mëdha politike dhe shoqërore te ne. Qëllimi parësor e kësaj lëvizjeje shqiptare me program kombëtar e demokratik, e cila u mirëprit nga shumica e shqiptarëve në Mal të Zi, ishte artikulimi i kërkesave politike të shqiptarëve , duke u Gjergj Gjokaj

28

Javore Koha

bërë nismëtare e proceseve të pluralizmit, që ishin në nismë jo vetëm në ish-republikat e Jugosllavisë, por edhe në vendet e bllokut të atëhershëm socialist. Formimit të LD në MZ i parapriu themelimi i Forumit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, në muajin gusht të të njëjtit vit, si subjekt jo partiak. Meritë e këtij Forumi është hartimi dhe shpallja e Memorandumit Special të Shqiptarëve në Mal të Zi, të cilin më vonë LD në MZ do t’a bëjë pjesë të Platformës dhe Programit të vet politik. Lidhja Demokratike në Mal të Zi përfitoi zemrat e të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi, e cila me masivitet u

Mustafë Çapuni

e enjte, 27 shkurt 2020

votua në zgjedhjet parlamentare të 9 dhjetorit 1990 në të gjitha qendrat e votimit në viset shqiptare. Ky subjekt politik i shqiptarëve nuk doli e vetme në këto zgjedhje por garoi në koalicion me Partinë e Aksionit Demokratik në Mal të Zi dhe Partinë e Barazisë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konfirmoi se LD në MZ arriti të fitojë 4 mandate në Parlamentin e Malit të Zi. Ky ishte suksesi më i madh i përfaqësimit politik të një subjekti politik shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi që nga viti 1990 e deri më sot. Këtë rezultat brilant nuk e arriti asnjë subjekt politik shqiptar në Mal të Zi që nga vendosja e pluralizmit politik në shtetin malazez. Xheladin Zeneli


Mozaik

shqiptarë alist Përveç 4 deputetëve nga radhët e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi në legjislaturën e parë të Kuvendit pas rënies së sistemit komunist ishin edhe katër deputetë të tjerë shqiptarë nga radhët e subjekteve politike joshqiptare. Ja, cilët ishin deputetët e parë shqiptarë në parlamentin malazez pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë: 1. Gjergj Gjokaj - Titograd – Koalicioni Demokratik 2. Mustafë Çapuni - Ulqin - Koalicioni Demokratik 3. Xheladin Zeneli – Ulqin, deri më 24.2.1992 (dorëhiqet)- Koalicioni Demokratik 4. Skender Hoxha – Ulqin, nga 31.3.1992 – Koalicioni Demokratik 5. Tahir Pereziqi – Ulqin- Koalicioni Demokratik 6. Gjergj Berishaj – Titograd – Bashkimi i Forcave Reformiste 7. Skender Elezagiq – Ulqin - Bashkimi i Forcave Reformiste dhe 8. Frano Dedvukaj – Titograd- Lidhja Skender Hoxha

Komuniste e Malit të Zi. Në zgjedhjet e para parlamentare u konfirmuan dhjetë lista të cilat i paraqitën dhjetë parti politike veç e veç ose në koalicion dhe kandidatë të pavarur. Pragun për hyrjen në Kuvend e arritën vetëm katër lista zgjedhore. Në këto zgjedhje Lidhja Komuniste e Malit të Zi doli bindshëm e para , duke fituar 171.000 vota , apo 83 nga 125 ulëse në Kuvendin e Malit të Zi. Bashkimi i Forcave Reformiste të Jugosllavisë për Mal të Zi fitoi 17 ulëse dhe u rendit si fuqia e dytë në Parlamentin e Malit të Zi. Ky subjekt politik përbëhej nga këto parti: Partia Socialiste e Malit të Zi, Lidhja Liberale e Malit të Zi, Partia Popullore e Malit të Zi, Partia Socialdemokrate, Organizata e Pavarur e Komunistëve dhe Partia e Barazisë Nacionale. Partia Popullore e Malit të Zi doli e treta në këto zgjedhje, duke fituar 13

Tahir Pereziq

ulëse në Parlamentin e Malit të Zi. Koalicioni Demokratik , i cili përbëhej nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Partia e Aksionit Demokratik në Mal të Zi dhe Partia e Barazisë , u rendit si fuqia e katërta në Kuvendin e Malit të Zi, me 12 vende. Partia Politike, Lidhja Komuniste e Malit të Zi, me vendim të Kongresit të 11-të , të mbajtur më 22 qershor 1991, ndërron emrin e partisë politike në Partia Demokratike e Socialistëve e Malit të Zi. Kongresi në të njëjtën kohë vendosi që kandidatët e Lidhjes Komuniste në organe e pushtet janë zgjedhur në zgjedhjet e para pluraliste në Mal të Zi në vitin 1990. Kështu deputetët e Lidhjes Komuniste, në këtë përbërje të Kuvendi njëdhomësh, pas ndryshimit të emrit të partisë, vazhduan mandatin e deputetit si deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve. Krijimi i një rendi të ri pluralist në Mal të Zi nuk nënkuptonte një shkëputje të plotë nga socializmi, sepse në partitë e asaj periudhe, në përgjithësi nuk vërehej ndonjë ndryshim i mirëfilltë i shkëputjes nga socializmi. Pas zgjedhjeve të mbajtura në dhjetor të vitit 1990, qeveria e re e pranoi demokracinë, sistemin pluralist, liritë dhe të drejtat e njeriut, por edhe në qeverinë e re të themeluar në janar të vitit 1991 akoma dominonin elementet autoritare karshi elementeve demokratike, pasi Mali i Zi ishte në federatë me Serbinë. Skender Elezagiq

e enjte, 27 shkurt 2020

Javore Koha

29


kulturë

Libër i veçantë për ullirin ”U LLI R I”, botoi Diti&Oli, Ulqin Këto ditë nga shtypi doli një libër i veçantë i cili paraqet një antologji të vërtetë kushtuar pemës së shenjtë ullirit. Botimi i këtij libri është rezultat i Konkursit të vetëm të poezisë shqipe në Mal të Zi që organizohet për herë të gjashtë në Ulqin nën përkujdesjen e Librarisë Arti dhe Gazmend Çitakut. Ulliri ishte tema që u trajtua në vitin e gjashtë të Konkursit. Pozitë për ullirin i dërguan poetë nga gjithandej ku flitet gjuha shqipe madje në një numër të konsiderueshëm. Autorët që dërguan poezitë i takojnë një shtrirje të gjërë gjeografike por që gjëja e përbashkët që kishin ishte ulliri dhe glorifikimi i kësaj peme të bekuar. Redaktor i këtij botimi është Asllan Bisha dhe botimin e ndihmoi Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi. Juria në përbërje: - JAHO KOLLARI - shkrimtar, - ALI GJEÇBRITAJ - poet - GAZMEND ÇITAKU - botues Zgjodhën poezitë më të arrira artistikisht e që ato ishin: 1. FATMIRE DURAKU (Prishtinë) NJË PETRIT PREK QIELLIN NGA NJË ULLI 2. ARGËZON SULEJMANI (Ulqin)

30

Javore Koha

e enjte, 27 shkurt 2020

- PAPIRUSI I KËSHTJELLËS SË RËRËS 3. ORALDA LAHE (Fier) - ULLINJTË E JETËS Çmimi special ULLIRI DINO KUBATI (Athinë) - LEGJENDA E ULLIRIT Motivimi: autori Dinos Koubatis me këtë poezi na e rizbulon thesarin e madh pellazgo-ilir, ku shpjegohej (në mënyrë mitologjike) prejardhja e ullirit, çfarë sot mirret si nga drurët më hyjnor që njeh kjo botë. Ndonëse ky thesar botërisht edhe sot e kësaj dite njihet si “Mitologji greke” ai është shqiptar dhe na shpie deri te rrënjët e të parëve tanë, rrënjë këto që nga koha kur grekët, ashtu si njihen sot, ende nuk kanë ekzistuar! Dymbëdhjetë Zotat e Mitologjisë s’kanë folur veçse shqip dhe se vetëm kjo gjuhë kozmike i motivon emrat e tyre. Çmimi: Kontributi dhënë letërsisë HAJREDIN KOVAÇI (Ulqin) - ULLIRI NË SHAS Motivimi: autori Hajredin Kovaçi me veprimtartinë e vet poetike dhe letrare, motivon, mbështet dhe inkurajon aktivitete të tilla, është organizator i Garave të recituesve të rinjë shqip-

tar, i vetmi i këtij lloji që zhvillohet në Mal të Zi. Ka botuar 4 vëllime poetike Pjesëmarrës në Konkursin e poezisë te organizuar nga Libraria ARTI në Ulqin: Ajmone Sumaj, Amarda Hoti, Argezon Sulejmani, Arjan Kallço, Brikena Qama, Dino Kubati, Donika Berisha , Elona Gjergo, Eltona Lakuriqi, Fatmire Duraku, Gerta Bandilli, Gezim Sinani, Hajredin Kovaçi, Hamid Alaj, Luljeta Cura, Oralda Lahe, Semela Lushka, Shemsije Shaba. (Kohapress) Poezia fituese: Fatmire Duraku NJË PETRIT PREK QIELLIN NGA NJË ULLI (Trioleta) I Një petrit prek qiellin nga një ulli Një degë e të cilit zgjatet mbi det Buna derdhet e gjelbër në qetësi Një petrit prek qiellin nga një ulli Qe, ndrisin dhe yjtë sonte mbi iliri Flakës së vjetër nga vjen kaq vjet Një petrit prek qiellin nga një ulli Një degë e të cilit zgjatet mbi det


kulturë

II Bregut të detit, sapo agon në Shtoj Te Pusi, ujë të mbushësh me ibrik Dele e dele, kroje, zana e drangoj Bregut të detit, sapo agon në Shtoj

Nën arra, shega të lulëzuara e ftoj Kope në kullosë, dhe radhë me fik Bregut të detit, sapo agon në Shtoj Te Pusi, ujë të mbushësh me ibrik III Mbi kala, Ulqini nga zgjohet mitit,

Tek fanari bën dritë natën në stuhi Atje për rrënjë nën qiellin e petritit Mbi kala, Ulqini nga zgjohet mitit, Çdo gjë i falet fyellit dhe vajit, ritit Hyn në vete, gjaku nga rrjedh në hi Mbi kala, Ulqini nga zgjohet mitit, Tek fanari bën dritë natën në stuhi e enjte, 27 shkurt 2020

Javore Koha

31


Mozaik

Në komunat e Plavës dhe Gucisë

Interesim i madh për mbështetje nga agrobuxheti Plavë/Guci – Duke vazhduar komunikimin e drejtpërdrejtë në terren me nikoqirët e vyeshëm prodhues, ndërmarrësit dhe bashkësitë lokale, përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë dhe zhvillimit rural, të enjten e kaluar, kanë qëndruar në Plavë e Guci, me ç’rast prodhuesve bujqësorë ua kanë prezantuar mundësitë e mbështetjes dhe përkrahjes, të cilat mund t’i realizojnë përmes agrobuxhetit të sivjetmë. Agrobuxheti në shumë të tërësishme prej 61 milionë euro përmes 57 masave mbështetëse dhe 30 ftesave të posaçme publike për mbështetje të pakthyeshme me investime, u ofron mundësinë të gjithë prodhuesve që varësisht nga lloji i prodhimit t’i shfrytëzojnë mjetet stimuluese dhe të avancojnë veprimtaritë e veta prodhuese. Në takimet me përfaqësuesit e Ministrisë relevante, prodhuesit nga trevat

32

Javore Koha

e enjte, 27 shkurt 2020

e komunave të Plavës dhe Gucisë, detajisht janë informuar mbi masat në prodhimtarinë blegtorale dhe bimore, me kushtet për realizimin e mbështetjes si dhe me procedurat dhe risitë në këtë drejtim. Ekspertët e pranishëm përkatës të Ministrisë janë përgjigjur ndaj interesimeve dhe dilemave të parashtruara individuale të prodhuesve, të cilët janë ftuar që për pyetjet dhe interesimet shtesë, me rastin e aplikimit për mbështetje, të vizitojnë zyrën rajonale të shërbimeve konsultative, ku do të kenë mundësi t’i marrin informacionet e nevojshme për ndihmë. Bujqit të cilët kryesisht merren me blegtori, këtë vit do të kenë shuma më të mëdha mjetesh mbështetëse, në bazë të premisë (shpërblimit) për krerë të bagëtisë, që më së shumti do t’i ndiejnë ekonomitë e vogla prodhuese. Meqë të gjitha ekonomitë familjare, përveç blegtorisë, merren

edhe me punimin e tokës, me qëllim të përgatitjes së ushqimit për bagëti ose diverzifikimit të prodhimit, stimulim i dukshëm shtesë do t’u paraqet edhe rritja e subvencionit për hektarë të tokës së punuar, prej 180 në 200 euro për çdo hektar. Fermerët e rinj në këtë drejtim do të kenë shumën shtesë të mjeteve mbështetëse, gjegjësisht 210 euro për hektar. Edhe në tubimet prezantuese të agrobuxhetit në Plavë e Guci, janë ftuar të rinjtë, të cilët kanë kryer shkollën e mesme ose Fakultetin e bujqësisë apo veterinarisë, që të shfrytëzojnë rastin që përmes mjeteve të pakthyera në shumën prej 10 mijë euro, të fillojnë biznesin në bujqësi. Përmes këtij programi, në tri vitet paraprake janë mbështetur dhe përkrahur 143 fermerë të rinj, prej të cilëve rreth 70 për qind nga Veriu. Sh. Hasangjekaj


Mozaik

Rihapen studimet e doktoraturës pas pesë vitesh Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka vendosur të rihapë Studimet e Doktoraturës pas pesë vitesh pezullim. Masa drastike e pezullimit ishte marrë me qëllim rritjen e cilësisë akadamike, ndërsa së fundmi MASR (Ministria Arsimit Sportit dhe Rinise) ka vendosur përmes një VKM që të rikthejë mundësin që studentët të vazhdojnë studimet për t’u bërë doktorantë Më 14 janar të këtij ne viti në Tiranë hyri në fuqi vendimi për rihapjen e studimeve të doktoratës. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u kërkoi shkollave të larta të hartojnë rregulloret për ciklin e tretë të studimit dhe brenda 15 shkurtit të aplikojnë në ministri. Ndërkohë, ministrja ka vendosur 8 majin, ditën e zgjedhjeve për drejtuesit e rinj në universitete. “Kemi mbyllur bazën ligjore që rregullon themelimin e programit të doktoraturave. Ligji për arsimin e lartë parasheh që programet e dokturaturës të ndodhin pranë një projekti kërkimor shkencor. Ndërkohë, me një urdhër të nxjerrë sot, kemi shpallur edhe datën e zgjedhjeve për të gjitha strukturat e reja drejtuese në universitetet publike. Data e zgjedhjeve është 8 maj 2020. Fushata nis më 9 prill, ndërsa universitetet janë të detyruar të publikojnë rregulloret e zgjedhjeve”, u shpreh ministrja Shahini. Në këtë VKM përcaktohet qartë se udhëheqësit shkencorë do të ketë një numër më të kufizur doktorantësh nga pesë ose shtatë kandidatë që ishte, në tre doktorantë pavarësisht nëse udhëheqësi shkencor është i angazhuar me kohë të pjesshme në universitet. Një profesor do të udhëheqë jo më shumë se tre doktorantë ndërsa ata

që mbajnë titullin profesor i acociuar do të udhëheqin jo më shumë se dy doktorantë. Po ashtu një tjetër kriter i ndryshuar është zgjerimi i gamës së titujve të revistave shkencore ku doktorantët do të duhet të publikojnë botimet e tyre. Është bërë zëvendësimi i publikimeve nga “Tomson Reuters” ku doktorantët ishin të detyruar më parë të botonin në revistat ndërkombëtare me faktor impakti vetëm në këtë kategori, kurse tashmë kandidatët për të përfituar gradën shkencore do të munden të publikojnë edhe në “Journal Ctitations Reports” ose dhe në Scopus. Kandidati duhet të botoje së paku, shtatë artikuj shkencorë, të botuar në revista shkencore, brenda vendit ose ndërkombëtare të indeksuara. Ky vendim i ri i Këshillit te Ministrave i hap rrugë edhe procesit të dhënies së titujve dhe gradave për të gjitha universitetet, qoftë publike apo private të cilat plotësojnë kriteret e të qënit universitet dhe që kanë të përfshirë detyrimisht edhe programin e ciklit të tretë doktorial. Studimet e Doktoraturës janë niveli më i lartë i formimit akademik të kërkuesit shkencor, por sipas Ministrisë së Arsimit, nga kontrollet e kryera gjatë viteve te kaluara asnjë institucion arsimor nuk garantonte cilësinë akademike duke tejkaluar disa here numrin e doktorantëve për

profesor duke sjelle një rënie të fortë të cilësisë se formimit të tyre dhe nxjerre në pah doktor shkencash me formim te cunguar akademik. Masa drastike e bllokimit të Doktoraturave prej pesë vitesh sipas Ministrisë së Arsimit është bere me qëllim rritjen e cilësisë në universitetet publike dhe Bora Lucaj private. e enjte, 27 shkurt 2020

Javore Koha

33


mozaik

Qeveria investon në shëndetësi

Përfitime të shumëfishta nga adaptimi i objektit të Shtëpisë së Shëndetit në Plavë Plavë – “Përfitimet nga adaptimi i objektit të Shtëpisë së shëndetit ‘Dr. Branko Zogoviq’ në Plavë, vlera e të cilit kapë shumën prej 230 mijë euro, janë të shumëfishta, për të punësuarit, por edhe për qytetarët e kësaj treve, të cilët në ndërtesën e ngrohtë dhe të këndshme do t’i marrin shërbimet e mbrojtjes cilësore shëndetësore”, ka thënë ministri i shëndetësisë në Qeverinë e Malit të Zi, Kenan Hrapoviq, me rastin e vizitës që të mërkurën e kaluar ia ka bërë këtij institucioni shëndetësor. Duke inspektuar Shtëpinë e shëndetit “Dr. Branko Zogoviq” në Plavë, ministri Hrapoviq ka theksuar se faza e dytë e efikasitetit energjetik të projektit në këtë institucion shëndetësor ka përfunduar, në realizimin e të cilit

34

Javore Koha

e enjte, 27 shkurt 2020

janë investuar 230 mijë euro. Në këtë drejtim, ai është shprehur se “është bërë ndërrimi komplet i bravarisë, dyerve dhe dritareve të ndërtesës. Është vendosur termoizolimi në tërë hapësirën e objektit, si dhe është hartuar projekti i ndriçimit. Nga e gjithë kjo rrjedh se përfitimet janë të shumëfishta, para së gjithash për qytetarët tanë, të cilët tani i marrin shërbimet në lokalet e godinës së ngrohtë e të këndshme, por edhe të gjithë të punësuarit në të. Lokalet janë të ngrohta dhe të përshtatshme për punë dhe qëndrim të pacientëve”. Përveç pajisjes dhe kushteve të mira për punë, ministri ka konsideruar se janë plotësuar të gjitha kërkesat e Shtëpisë së shëndetit, kur është fjala për specializimet e kuadrit mjekësor.

“Së shpejti presim kthimin nga specializimi të një mjeke specialiste të gjinekologjisë, si dhe kemi dhënë pëlqimin për tri specializime: për gjinekologji, oftamologji dhe psikiatri. Në këtë mënyrë rrumbullakojmë të gjitha segmentet relevante, në mënyrë që qytetarët e kësaj treve në periudhën e ardhshme të kenë mbrojtjen shëndetësore kualitative”, ka konfirmuar ministri Hrapoviq. Drejtori i Shtëpisë së shëndetit “Dr. Branko Zogoviq” në Plavë, dr. Omer Shahmanoviq, ka falënderuar Qeverinë, Ministrinë e shëndetësisë dhe Fondin për sigurimin shëndetësor për të gjitha ato që janë bërë në tri vitet e fundit, në këtë institucion shëndetësor. Sh. Hasangjekaj


Kuzhinë

Si të ushqehemi mirë

Përgjigjja qëndron në tryezë

Çdo ditë, njerëzit po ballafaqohen me sëmundje të pakurueshme, energjia e keqe është përhapur nëpër popull si një gaz i helmueshëm. Tempi e jetës po rritet, kurse vetëdijesimi për vese të këqija po zvogëlohet. Sa prej nesh zgjohemi me kokëdhimbje, pimë një kafe para ose duke shkuar në punë apo në aktivitete të ndryshme të jetës sonë? Nuk zgjohemi më herët, e as nuk ia lejojmë trurit të pushojë ca minuta, duke mos përdorë telefonin. Madje më e keqja... edhe mëngjesi është lënë pas dore!!! E ja, këtu qëndron problemi: tek të ushqyerit dhe rutina jonë. Truri më së miri funksionon në orët e hershme të mëngjesit... e si do të funksionojë pa ushqimin e domosdoshëm?! Prandaj, ideja është që t’i kemi disa receta të shpejta dhe të volitshme, që do të na hyjnë në punë. 1. Farat chia: shumë njerëz i preferojnë si shtojcë në ushqimet e tyre, por pak veta e dinë opcionin e bekuar:

chia-t e lëna një natë të plotë në ujë ose qumësht, qoftë të thjeshtë apo bimor. Ato përmbajnë në vete shumë antioksidantë, fibra, yndyrëra që jo vetëm e ushqejnë organizmin tonë në mënyrë të duhur, por madje i ndihmojnë sistemit të tretjes që ta përshpejtojë procesin dhe njëkohësisht e lehtësojnë të humburit në peshë. 2. Të ashtuquajturit “smoothies”: që na ndihmojë t’i marrim vitaminat e duhura në mënyrën më të lehtë të mundshme: duke i kombinuar frutat apo perimet me: fara të ndryshme, mjaltë (si ëmbëlsim); me: ujë, qumësht (bimor) apo lëng portokalli. Përzihen disa minuta në blender, dhe mund ta fillojmë ditën lirshëm, me një buzëqeshje, me stomak të ngopur, dhe me një spektër vitaminash. 3. Bollguri: drithërat po ashtu janë të nevojshme për zgjuarjen e organizmit tanë, pa marrë parasysh se në ç ‘mënyre i konsumojmë, me qumësht , me fruta e gjalpë kikiriku, apo me

kunguj dhe bronkolit. Përgatitet për disa minuta, por ngopja zgjat me orë të tëra. Prandaj, le t’ia ndrisim rrugën njëri-tjetrit duke u siguruar që të gjithë të ushqehemi në mënyrë të shëndetshme, dhe t’i anashkalojmë sëmundjet e vogla që ia nisin pikërisht nga mosinteresimi ynë për dietë personale. E kjo fjala dietë çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një nocion të frikshëm për njerëz që nuk janë të edukuar në këtë fushë. Njerëzit e kufizojnë veten me “dieta” të ndryshme të cilat nuk kanë kurrfarë baze të shëndetshme, prandaj në këtë mënyrë vijnë deri te sëmundjet e ndryshme fizike, por më së shumti te krizat psikike, sepse njeriu kur nuk i respekton dëshirat e organizmit të vet, fillon të ndejë boshllëk të brendshëm, e kjo shkakton stres të panevojshëm. Pra, kësaj definitivisht duhet t’i ikim. Përgatiti Donika Berishaj e enjte, 27 shkurt 2020

Javore Koha

35



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.