Koha Javore Podgoricë e enjte, 19 mars 2020 Viti XlX Numër 904 Çmimi 0,50
Nacionalizmi i Kishës Ortodokse Serbe karshi pavarësisë së Kosovës ISSN 1800-5696
OBSH e shpalli Coronavirusin pandemi globale
Patriotët dhe figurat përparimtare meritojnë të rehabilitohen
Përmbajtje
8
16 Nga budallallëku në gjendje të jashtëzakonshme
Poeti, i drejtpërdrejtë me veten dhe ata që e rrethojnë
18
20 Dashurinë për këngën e kam të ngjitur në palcë
Vatër e arsimimit dhe e kulturës
Koha Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore Koha
e enjte, 19 mars 2020
Përmbajtje
22
24 Mbështetje financiare zhvillimit të afarizmit
Për kontribut të vazhdueshëm shkencor dhe për Universitetin
26
32 Një masë e qëlluar për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve KOHA Javore KOHA Javore
Thesari gastronomik i Ulqinit KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë NDRYSHIM
pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
e enjte, 19 mars 2020
Javore Koha
3
Ngjarje Javore
Ambasadori i Kosovës Ylber Hysa takohet me përfaqësuesit e bashkësive fetare në Mal të Zi
Harmonia jonë ndërfetare, shembull edhe për të tjerët
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, ka pritur në takim përfaqësuesit e bashkësive fetare në Mal të Zi; Argjipeshkvin e Argjipeshkvisë së Tivarit, monsinjor Rrok Gjonlleshaj dhe përfaqësuesin e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, imam Muidin Milaimi. Bashkëbiseduesit, duke vlerësuar rëndësinë e bisedimeve të këtilla, theksuan se ato janë të nevojshme, sidomos në kohën kur shoqëria e gjerë përballet me sfida të shumta në kërkim të zgjidhjeve më të mira për ndërtimin e një shoqërie sa më të mirë që është qëllim dhe dëshirë i vendeve tona fqinje. “Jemi këtu për të dëshmuar harmoninë që na ka pas hije ndër shekuj dhe për të ndihmuar njëri tjetrin e që
4
Javore Koha
e enjte, 19 mars 2020
është një gjë shumë normale në traditën tonë e cila mund të jetë shembull edhe për të tjerët, që përmes dialogut dhe harmonisë i zgjidhim të gjitha çështjet tona”, pohoi mes tjerash ambasadori Hysa. Ai, tha se është kënaqësi të jesh pjesëtar i një shoqërie tolerante në harmoni Argjipeshkvi i Argjipeshkvisë së Tivarit, mons. Rr.Gjonlleshaj, duke konsideruar të rëndësishme takimet e ngjashme, theksoi se ato përforcojnë tolerancën dhe harmoninë ndërnacionale dhe ndërfetare, për çgjë është i njohur edhe Mali i Zi si shtet dhe i cili ka marrëdhënie të mira me Republikën e Kosovës, duke dëshiruar që ato të zhvillohen gjithnjë. “Gjërat e mëdha zgjidhen në tavolinë, me gjuhën e mirëkuptimit dhe
të dashurisë”, pohoi mons. Gjonlleshaj, duke sqaruar se “dallimet nuk duhet të na largojnë por, ato, duhet të na afrojnë sepse pavarësisht dallimeve në besim apo të tjera, ne duhet të jetojmë si vëllezër”, tha ai. Përfaqësuesi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, imam Muidin Milaimi, duke falënderuar ambasadorin Hysa, për organizimin e këtij takimi, tha se është kjo edhe një dëshmi se ne, shqiptarët, pavarësisht përkatësisë fetare kemi marrëdhënie shumë të mira. Feja është diçka shpirtërore, po ne na lidhin çështje tjera shumë të mëdha dhe mirësia më e madhe është bashkimi dhe uniteti kudo që jetojmë, pohoi mes tjerash, Milaimi. Gjokë Dukaj
Ngjarje Javore
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Dr. Robert Veber, vizitoi të premten Komunën e Ulqinit
Gjermania do të vijojë mbështetjen për Kriporen e Ulqinit Ulqin - Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, dhe nenkryetarët Hadixhe Gjoni dhe Astrit Hoxha zhvilluan të premten një takim me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Podgoricë, Dr. Robert Veber. Në deklaratën për shtyp të zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit thuhet se kryetari Nrekiq e e njoftoi ambasadorin gjerman me vlerat e jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Ulqinit dhe historinë e lashtë të tij, stadin aktual të zhvillimit, si dhe me punën e komunes në drejtim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve. Ai ka vënë theksin sidomos në sektorin ekonomik, duke nënvizuar se me një zhvillim të hovshëm Ulqini mund të shndërrohet në një qytet të rëndësishëm për ekonominë e vendit. Nrekiq veçmas është ndalur në fushën e turizmit duke e njohur ambasadorin e Gjermanisë me llojet e shumta të turizmit që ofron Ulqini dhe ka theksuar se turizmi është një prioritet i Ulqinit, ku synohet nxitja e investimeve vendase dhe të huaja. Ai përmëndi investimin që pritet te realizohet falë kredisë së Bankës KFW dhe i ka shprehur falënderim të veçantë shtetit gjerman që nëpërmes Organizatës për Bashkëpunim Regjional GIZ i ka ofruar ndihmë teknike Ndërmarrjes Komunale të Ulqinit. Vëmendje e veçantë në këtë takim i është kushtuar Kripores së Ulqinit, ku
ndihma dhe përkrahja e shtetit gjerman ka qenë e madhe. Nga ana e tij, ambasadori i Gjermanisë ka falënderuar kryetarin Nrekiq për pritjen dhe deklaroi se Ulqini është një qytet mjaft i rëndësishëm turistik, me resurse të mëdha ekonomike dhe mjaft tërheqës për të. Ai edhe me këtë rast ka potencuar se Ambasada e Gjermanisë dhe shteti gjerman do të përkrahin projektin e Kripores, komunën e Ulqinit dhe OJQ-të,që angazhohen që Kriporja të zë vendin që i takon në pasurinë e larmishme jo vetëm për Ulqinin dhe Malin e Zi, por edhe më gjerë. Në kuadër të vizitës së tij zyrtare, ambasadori Veber është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, dr. Ilir Çapuni, sekretarin Ardit Ceka, dhe me përfaqësuesit e klubeve të këshilltarëve në Kuvend: Sabri Salaj, Xhavid Hoxhiq, Haxhi Sulejmani, Bojan Gjakonoviq, Jasmina Hasa, Omer Bajraktari dhe Naser Resulbegoviq. Në deklaratën për media të zyrës së kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit thuhet se në fjalën hyrëse, nikoqiri e falënderoi ambasadorin për vizitën e dytë zyrtare që po i bën Kuvendit. „E njoftoi gjithashtu me përbërjen e Kuvendit dhe aktivitetet e këtij institucioni, ndër të cilat veçoi fillimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Bashkisë së Shkodrës dhe me
vizitën e paralajmëruar të kryetarit të Komunës Bingen të Gjermanisë“, thekson deklarata. Ambasadori i Gjermanisë ka treguar interesim të veçantë për mbrojtjen e Kripores dhe potencoi që pas votimit të Vendimit për mbrojtje në Kuvend vijon puna dhe veprimtaria e madhe për të cilën duhet bashkëpunim i gjerë në mes të administratës dhe në të cilën kriporja duhet të shikohet si pjesë e një hapësire të gjerë ku bën pjesë lumi Buna, Ada, Liqeni i Shasit dhe Valdanosi. Përfaqësuesit e klubeve të këshilltarëve e kanë njoftuar më tej ambasadorin Veber për problemin e Valdanosit, për pengesat në zhvillimin e komunës, me lidhjet tradicionale të Ulqinit me Gjermaninë dhe me propozimin që ambasadori gjerman të shpallet Qytetar Nderi i Ulqinit. (Kohapress)
e enjte, 19 mars 2020
Javore Koha
5
Vështrim & Opinion
Nacionalizmi i Kishë Serbe karshi pavarë Patriarku Irinej i Kishës Ortodokse të Serbisë, njësoj si në kohën e Kasapit të Ballkanit kërkon me ngulmë forcimin e unitetit serb për kthimin e Republikës së Kosovës aty ku ishte para majit të vitit 1999. Ai bën apele për politikë më agresive serbe, që duhet të jetë në proporcion me presionet e jashtme të cilat i bëhen Serbisë për pranimin e shtetësisë së Kosovës. Sipas tij:” Serbia pa zemrën e saj Kosovën e Metohinë nuk është Serbi”
Qani Osmani
Kisha ortodokse Serbe me aktivitetin dhe propagandën e saj politike nxiti popullin serb të bëjë krimet më makabre ndaj popullatës civile dhe të pa mbrojtur shqiptare gjatë viteve 199899 në Kosovë me qëllim që të asgjësoj përfundimisht elementin shqiptar nga trojet e veta. Kjo Kishë që vuan nga sëmundja e amnezionit, çmendurisë nacionale, epshit ndaj urrejtjes kundër popujve jo-serb, me pamfletet dhe predikimet e saja, kanë ngulitur thellë në vetëdijen e çdo serbi urrejtjen nacionale kundër shqiptarëve dhe është vështirë edhe pas shumë shekujsh të largohet urrejtja patologjike e tyre. Ky është një kompleks i pa shëruar i nacionalizmit serb kundër popullatës shqiptare në përgjithësi e veçmas të Kosovës. Shikuar në përgjithësi të gjitha religjionet në tërë globin, si; mysliman, katolik, protestant, hindus, budist, ortodoks jo-sllav, etj, kryejnë shërbime fetare për t’i larguar njerëzit nga urrejtja nacionaliste duke mbjell paqe dhe harmoni
6
Javore Koha
e enjte, 19 mars 2020
në popuj, ndërkaq, kisha ortodokse sllave-serbe dhe ajo greke të prirë nga klerikët e tyre nxisin urrejtje, bëjnë propaganda armiqësore ndaj popujve jo-serb dhe jo-grek. Të gjithë klerikët, predikuesit e feve tjera, i shenjtërojnë njerëzit e paqes (që kontribuojnë për paqe), ndërsa klerikët serb i shenjtërojnë ata që bëjnë krime kundër popullit jo-sllav, siç ndodhi edhe në Kosovë me popullin shqiptar. Konceptet politike, religjioze dhe ushtarake ultra-ekstreme dhe perverse serbe-ortodokse, kanë ndikuar që edhe njerëzit më përgjegjës të ortodoksizmit, të politikës dhe shkencës të futen në labirintin vicioz, mistik. Vetëdija e tillë e përvetuar krijoi psikopatë, të cilët gjatë historisë, humbjet i shohin si fitore. Patriarku Irinej i Kishës Ortodokse të Serbisë, njësoj si në kohën e Kasapit të Ballkanit kërkon me ngulmë forcimin e unitetit serb për kthimin e Republikës së Kosovës aty ku ishte para majit të vitit 1999. Ai bën apele për politikë më agresive serbe, që duhet të jetë në proporcion me presionet e jashtme të cilat i bëhen Serbisë për pranimin e shtetësisë së Kosovës. Sipas tij:” Serbia pa zemrën e saj Kosovën e Metohinë nuk është Serbi” Idetë për rikolonizimin e sërishëm të Kosovës, mbi të cilën shteti serb ka ushtruar me dekada terror të egër, Irinej i plason me reliktet e politikës
hegjemoniste, pjesë e së cilës janë dhe presidenti, kryeministrja, shefi i diplomacisë serbe, intelektualët piromanë, shkrimtarët e akademikët albanofobë, partitë politike me ide shoviniste dhe, natyrisht, gjeneralët mbeturina të armatës paramilitare millosheviqjane. Për obligim kombëtar të kthimit të rrotës së historisë, makiavelisti Irinej i referohet, si i vjen më mirë, Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
ës Ortodokse ësisë së Kosovës Bashkuara, sipas së cilës: “Shqiptarët duheshkan të gëzojnë autonomi, por Kosova duheshka të kthehet patjetër brenda kufijve të Serbisë”. Ky është refreni i ditëpërditshëm i ftesave luftënxitëse të luciferit që “predikon” paqen e Zotit, i liderit shpirtëror të serbëve që bën sikur nuk e ka të qartë se tentimi për kthimin e sërishëm të Kosovës në kasaphanën e tij nënkupton gjakderdhje e gjenocide të reja në këtë pjesë të Evropës. Ashiqare, Irinej nuk u tutet luftërave dhe tmerreve të saj. Shpirtin e tij e trazon vetëm paqja eventuale ndërmjet serbëve e shqiptarëve dhe droja e tradhtisë së idealëve serbomadhe nga ana e krerëve të lartë të politikës serbe, veçmas dorëzimi i mundshëm i Vuçiqit para presioneve të mëdha të shteteve më të fuqishme të globit, që me disa përjashtime, tani më e kanë njohur Kosovën si shtet. Për këtë para sa kohësh Irinej e dekoroi presidentin Vuçiq me dekoratën më të lartë të
Kishës ortodokse serbe dhe e lavdëroi kryeneçësinë e tij për mospranimin e shtetësisë së Kosovës. Me këtë akt, patriarku tenton ta betonojë qëndrimin rigid të politikës aktuale serbe ndaj Kosovës si shtet të pavarur, me çka mbetet e hapur mundësia për kthimin e saj në kthetrat serbe, nëse prishet balanci aktual i forcave dhe nëse ndryshojnë rrethanat dhe interesat e fuqive të mëdha... Drojën e riciklimit të së keqes e bën më reale edhe rritja e ndikimit rus në Serbi dhe dështimi i mëparshëm i Mogherinit dhe Hahnit për të zgjidhur drejt konfliktin shekullor serbo-shqiptar, që tani do të tentojë ta zgjidhi diplomati amerikan: ambasadori Richard Grenell – i dërguari special i presidentit Tramp, me gjasa nëpërmjet politikës së “shkopit të karotës”. Ky diplomat me përvojë, pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë dhe ndryshimeve që pasuan në qeverisjen e vendit nga një strukturë e re, do të përpiqen që në
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
një afat relativisht të shkurtë të arrijnë një marrëveshje, që pritet të rezultojë me njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Serbia. Ndërkaq, kryeministri i ri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, është kategorish kundër marrëveshjeve që mund ta detyrojnë Kosovën të bëj kompromise të reja në favor të Serbisë. Albini shprehu gatishmërinë për dialog por “pajtimi mund të bëhet kur Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës edhe t’i paguajë dëmet e luftës”... Sipas njohësve të çështjes në fjalë, pozicioni hegjemonist i politikës rigide serbe dhe qëndrimet jo fort të afërta të Departamentit të shteti amerikan dhe kryeministrit aktual të Kosovës, mund ta mbajnë të hapur për kohë të pacaktuar dialogun Kosovë – Serbi, e kjo mund të hidhëroj presidentinTramp, që duket se do të udhëheqë një politikë ndryshe ndaj këtij problemi në raport me ish presidentët e SHBA – Klinton, Bush dhe Obama. Nëse kësaj mundësie akoma hipotetike ia shtojmë edhe mungesën e gatishmërisë së politikanëve shqiptar për të folur me një zë për çështjet madhore të Kosovës, trysnia ndaj më të dobëtit dhe rreziku i kompromiseve të dhembshme në dëm të Kosovës duken shumë të mundshme. Mos e dhashë Zoti!, por, nëse ndodh çfarëdolloj ndarje e re Republikës së Kosovës, fajet do të bien mbi politikanët shpirtshitur e të korruptuar shqiptarë, që e presin duelin me armikun shekullor si “tre gomerët e fabulës, të cilët përfunduan njëri pas tjetrit në barkun e ujkut”. Megjithatë, duhet të shpresojmë se edhe kësaj here do të ngadhënjejë drejtësia dhe Kosova do ta ruajë pavarësinë e saj në kufijtë me të cilët është pranuar nga shtetet më të fuqishme të botës. Zgjidhjet tjera do të krijonin një Palestinë të re në mes të Evropës, e cila u konvenon vetëm luftënxitësve si puna e patriarkut militant serb Irinej. e enjte, 19 mars 2020
Javore Koha
7
Vështrim & Opinion
Koronavirusi dhe politika serbe
Nga budallallëku në gjendje të jashtëzakonshme Kur koronavirusi nisi të përfshijë botën, ministri i Jashtëm serb dhe këngëtari i kafehaneve, Ivica Daçiq, tha se virusi mund të jetë futur në Kinë nga jashtë. Një epidemiolog serioz në Beograd e quajti këtë deklaratë të pavend. Pastaj e mori fjalën Mbreti i Serbisë, shefi i cirkut nacional dhe presidenti Aleksandar Vuçiq. Më 6 mars ai tha se çdo ditë vdesin 25 herë më shumë njerëz nga pickimi i mushkonjës se sa nga koronavirusi. Mesazhi ishte ky: mos u bëni merak
Enver Robelli
Një mjek serb tha se koronavirusi nuk ju bën gjë serbëve, sepse ata kanë “gjene luani”. Pastaj mjeku hajvan shtoi me gjuhë seksiste: gra të dashura serbe, ngutuni e shkoni në Itali në shoping, sepse tash çmimet atje janë lirë, plus, sipas këtij doktori, gratë janë të mbrojtura nga estrogenët, pra nga hormonet seksuale, nuk i godet korona. Presidenti Aleksandër Vuçiqi propozoi që koronavirusi të luftohet me raki dhe tha se më shumë njerëz vdesin nga pickimi i mushkonjave se nga virusi i fundit. Dje budallallëku dhe primitivizmi i pushtetit në Beograd mori fund. Edhe Serbia shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. Kur koronavirusi nisi të përfshijë botën, ministri i Jashtëm serb dhe këngëtari i kafehaneve, Ivica Daçiq,
8
Javore Koha
e enjte, 19 mars 2020
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
tha se virusi mund të jetë futur në Kinë nga jashtë. Një epidemiolog serioz në Beograd e quajti këtë deklaratë të pavend. Pastaj e mori fjalën Mbreti i Serbisë, shefi i cirkut nacional dhe presidenti Aleksandar Vuçiq. Më 6 mars ai tha se çdo ditë vdesin 25 herë më shumë njerëz nga pickimi i mushkonjës se sa nga koronavirusi. Mesazhi ishte ky: mos u bëni merak. Pastaj Vuçiq foli se si rakia e shqyen koronavorusin. Siç dihet në prodhimin e rakisë serbët janë kampionë, por edhe nëse nuk janë, mirë që besojnë në përralla të tilla. Pas Vuçiqit në konferencën për shtyp foli doktor Branislav Nestoroviq. Kur njerëzit prisnin se tash do të fliste një njeri i fushës dhe debati do të bëhej më serioz, Nestoroviq tha se gratë nuk kanë pse të shqetësohen, ato mbrohen nga estrogenët, pra nga hormonet seksuale, domethënë nuk i prek koronavirusi fare. Pastaj doktor Nestoroviqi tha se
gratë serbe lirisht mund të shkojnë në Itali në shoping, sepse tani askush nuk shkon atje, plus çmimet janë lirë. Gazetat bulevardeske të Beogradit, të cilat e kanë kryeredaktor faktik Vuçiqin, botuan tituj bombastikë: ato cituan doktor Nestoroviqin se paskësh thënë “ne serbët kemi gjene luani, koronavirusi nuk na bën gjë”. Kur situata po bëhej serioze, doktor Nestoroviqin deklaroi se nuk ka thënë që serbët kanë gjene luani, ndërsa Vuçiqi nuk i përmendi më mushkonjat, por tha: të dashura serbe, të dashur serbë, “ju lutem si zotit” të na lajmëroni nëse keni qenë në Itali. Dje Serbia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit. Vuçiqi e shfrytëzoi këtë moment ta ofendojë Bashkimin Europian, tha se i vetmi vend që e ndihmon Serbinë është Kina dhe presidenti Shi Xhinpin, të cilin e siguroi për mirënjohjen e përhershme dhe të hekurt serbe. Në kujtesën e opinionit kritik serb mjeku Nestoroviq dhe presiden-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ti Vuçiq mbetën si dy shakaxhinj të licencuar nga shteti. Kryeredaktori i gazetës proeuropiane “Danas”, Dragolub Drazha Petroviq, e shfrytëzoi paraqitjen e doktorit dhe presidentit qesharak për një kolumne me ironi therëse. Po, shkroi Dragolub Drazha Petroviq, njerëzit nuk vdesin vetëm nga kafshimi i mushkonjës, por edhe nga pasojat e barkqitjes (diarreja), nga përdorimi joprofesional i kosës elektrike, pastaj duke bërë selfie mbi një shkëmb, nga rrëzimi i ndonjë përmendoreje në varreza gjatë varrimit të një personi të panjohur, nga kërcimi joprofesional me parashutë nga kulla e Eiffelit, nga goditja e rrufesë gjatë ndeshjes së futbollit dhe – qe besa – edhe “nga seksi në treshe”, siç precizoi Dragolub Drazha Petroviq duke i tallur dy figura publike serbe krejtësisht të papërgjegjshme – doktor Nestoroviqin dhe doktor Vuçiqin. Në Serbi janë të infektuar 48 persona (Koha net) nga koronavirusi.
e enjte, 19 mars 2020
Javore Koha
9
Vështrim & Opinion
Tre muaj nga paraqitja e virusit të rrezikshëm, në Mal të Zi asnjë rast i shpallur
OBSH e shpalli Coronavirusin pandemi globale Qeveria e Malit të Zi në mënyrë të vazhdueshme ka apeluar tek qytetarët që ata të sensibilizohen dhe të ndjekin herë pas here instruksionet e autoriteteve përkatëse në lidhje me virusin korona dhe të qëndrojnë në shtëpi, larg tubimeve të panevojshme
të autoriteteve të shëndetësisë Toni ky vrastar i padukshëm mori edhe Ujkaj shumë jetë njerëzish. Por, për fat të keq, kjo epidemi nuk përfundoi këtu dhe nuk u kufizua aty. Ajo vazhdoi shtrirjen e saj deri më sot në mbi Nga rasti i parë i cili u zbulua dhe 120 vende të botës, duke prekur me zyrtarisht u shpall me Coronavirus qindra njerëz, e duke shkaktuar edhe ose “Covid –19” nga autoritetet ki- humbje në njerëz. Duke parë që epneze gjatë fund vitit të shkuar, u alar- idemia merrte zhvillim të vrullshëm, mua njerëzimi, duke qenë se sipas Organizata Botërore e Shëndetësisë ekspertëve të mjekësisë bëhej fjalë javën e shkuar e shpalli këtë virus si për një virus deri më tani të panjo- pandemi globale. Për t’u përballur hur për ta dhe duke qenë i tillë, edhe dhe për të luftuar me këtë virus i cili frika nga prekja eventuale e këtij vi- tashmë është konfirmuar të jetë një rusi ishte e natyrshme. Kjo epidemi virus vrastar, qeveri dhe dikastere të fillimisht u shfaq në shtetin me pop- ndryshme shëndetësore kanë marrë ullsinë më të lartë të botës, në Kinë një sërë masash nga më të ndryshku me gjithë përpjekjet maksimale met për të parandaluar dhe penguar
“ 10
përhapjen e mëtejshme të këtij virusi. Nga Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi është kumtuar se viruset korona janë viruse të cilat qarkullojnë ndërmjet kafshëve, por që disa prej tyre mund të infektojnë edhe njerëzit. Pasi që infektojnë njerëzit, është e mundur përhapja e tyre e mëtejshme me përhapjen nga një njeri tek tjetri. Ky institut ka hartuar një sërë masash parandaluese dhe rekomanduese, se si popullata të mbrohet nga prekja e koronavirusit, këtij virusi të rrezikshëm. Përveçse në shumë vende të botës dhe në Evropë ku Italia është goditur më rëndë, ky virus është shtrirë edhe në shtetet fqinje të rajonit si në Serbi, Bosnje Hercegovinë, Maqedoni
Edhe përkundër kësaj qe në vendin tonë nuk kemi ende raste të raportuara me këtë epidemi, Qeveria e Malit të Zi dhe resorët shëndetësor përkatës, kanë marrë një sërë masash parandaluese për këtë virus. Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi urdhëroi ndër të tjera, ndalimin e tubimit të qytetarëve në ambiente të mbyllura dhe në vende të hapura publike: tubimet publike, ngjarjet publike sportive, politike, fetare, kulturore-artistike, tubime private, ritualet dhe manifestimet në përputhje me ligjin, ndërprerje të veprimtarisë edukativo- arsimore në institucionet publike dhe private, në kohëzgjatje prej së paku 15 ditësh, duke filluar nga data 16 mars 2020
Javore Koha
e enjte, 19 mars 2020
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
të Veriut, Shqipëri dhe Kosovë, ndërkohë që në Mal të Zi deri më tani (deri në momentin e hyrjes së gazetës në shtyp) nuk është raportuar për asnjë rast të prekur me Covid –19. Edhe përkundër kësaj qe në vendin tonë nuk kemi ende raste të raportuara me këtë epidemi, Qeveria e Malit të Zi dhe resorët shëndetësor përkatës, kanë marrë një sërë masash parandaluese për këtë virus. Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi urdhëroi ndër të tjera, ndalimin e tubimit të qytetarëve në ambiente të mbyllura dhe në vende të hapura publike: tubimet publike, ngjarjet publike sportive, politike, fetare, kulturore-artistike, tubime private, ritualet dhe manifestimet në përputhje me ligjin, ndërprerje të veprimtarisë edukativo- arsimore në institucionet publike dhe private, në kohëzgjatje prej së paku 15 ditësh, duke filluar nga data 16 mars 2020. Gjithashtu, të dielën në mbrëmje, Ministria e Shëndetësisë me propozim të Institutit të Shëndetit Publik, në bazë të
Ligjit për mbrojtje të qytetarëve nga sëmundjet ngjitëse, ka sjellë urdhër për marrjen e masave të përkohshme për të parandaluar futjen në vend të koronavirusit të ri. Ndër një sërë masash, është urdhëruar ndalimi i hyrjes së të huajve, përveç të huajve me qëndrim të përhershëm dhe të përkohshëm në Mal të Zi, vetë izolim i obliguar për të gjithë shtetasit malazez si dhe për të huajt të cilët kanë leje të përkohshme ose të përhershme në Mal të Zi të cilët vijnë nga jashtë vendit, ndalimi i shërbimeve tregtare dhe të hotelerisë nëpër qendra tregtare, mbyllje të qendrave të fitnesit, mbyllje e kazinove, basteve sportive si dhe pezullim i shumë veprimtarive të tjera publike, masa të cilat sipas autoriteteve do të zgjasin 15 ditë. Qeveria e Malit të Zi në mënyrë të vazhdueshme ka apeluar tek qytetarët që ata të sensibilizohen dhe të ndjekin herë pas here instruksionet e autoriteteve përkatëse në lidhje me virusin korona dhe të qëndrojnë në shtëpi, larg tubimeve të panevo-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
jshme. Me rastin e pranisë së korona virusit në rajon, nga Shërbimi i Marrëdhënieve me Publikun i Qeverisë së Malit të Zi thuhet se Qeveria e Malit të Zi ka apeluar tek subjektet tregtare që situatën aktuale të mos e keqpërdorin për realizim të profitit shtesë, e në veçanti gjatë plasimit dhe shitjes së ushqimeve bazë, të mjeteve për higjienën personale, të higjienës për mirëmbajtje të ambienteve, të ilaçeve dhe të mjeteve medicinale. “Inspektimeve kompetente, e në veçanti atyre të tregtisë u rekomandohet mbikëqyrje e shtuar për zbatimin e kësaj mase”, theksohet në këtë urdhër që ka lëshuar Qeveria e Malit të Zi. Prandaj, në këtë kohë të shpalljes së kësaj epidemie si pandemi globale, të gjithë së bashku, duke u solidarizuar me njëri- tjetrin të zbatojmë të gjitha ato rekomandime dhe masa të cilat do t’i japin autoritetet kompetente e që jepen për të mirë të gjithsecilit nga ne. e enjte, 19 mars 2020
Javore Koha
11
histori
Lufta e Nokshiqit dhe shkatërrimi i ushtrisë “krenare” malazeze (5)
Mali i Zi përgatitet për sulme të reja Zëri i fitoreve madhështore të shqiptarëve në krahinën e Plavës e Gucisë kundër ushtrisë së armatosur mirë malazeze ra edhe në veshët e të gjithë faktorëve relevantë ndërkombëtarë, si edhe vetë Portës së Lartë. Por më së shumti ndikoi te vetë shqiptarët pasi besimi që fituan me forcat e veta mbrojtëse e ngriti në një shkallë më të lartë vendosmërinë e tyre për të kundërshtuar me armë çdo përpjekje të re të Fuqive të Mëdha apo të malazezëve në dëm të trojeve shqiptare forcave shqiptare, sigurisht për të marrë të gjitha masat që mos të pësojnë humbjen e radhës. Kështu vojvodë Bozho Petroviqi nga Shtabi Ushtarak në AndriHajrullah jevicë, më 18 dhjetor 1879, njoftoi minHajdari istrin e Punëve të Brendshme, Masho Vërbicën, se në Plavë kanë arritur 1 000 vullnetarë shqiptarë dhe së shpejti atyre do t‘u vijnë në ndihmë edhe 2 000 të (vijon nga numri i kaluar) tjerë (MUD, 1879, f. 8, dok. 2555). Dështimi i misionit të Ahmet Muhtar Me t‘u informuar për përgatitjen usharPashës e bindi përfundimisht Knjaz ake dhe rreshtimin e ushtrisë malazeze Nikollën të mos shpresonte më as te përgjatë vijës kufitare, Shtabi Ushtarak ndërhyrja e Fuqive të Mëdha. Si rrjed- Shqiptar ishte i detyruar të përforcojë him, ai vendosi të ndërmerrte kundër masat mbrojtëse. Kësaj radhe kreun e forcave të Lidhjes Shqiptare një aksion komandës së operacioneve e mori vetë të ri luftarak. Për këtë arsye, humbësit Ali Pashë Gucia. Menjëherë pas thirrjes e betejës së Nokshiqit, Bozho Petroviqi së tij për të shkuar në front u lajmërume vojvodët e tjerë malazezë erdhën an shumë vullnetarë nga të katër anët e përsëri në Andrijevicë. Komandën e op- vendit. U lajmëruan aq shumë sa Shtabi eracionit ia la në dorë përsëri Mark Mi- Ushtarak i Lidhjes u detyrua t’u kërkonte lanit. Gjatë kufirit jugor Mali i Zi rreshtoi degëve të Lidhjes Shqiptare që të pe25 batalione dhe një bateri artilerie, po- zullonin nisjen e vullnetarëve pasi një thuajse krejt ushtria malazeze. Prej tyre, numër kaq të madh trupash nuk kishte 18 u vendosën përballë Plavës e Gu- mundësi, në acarin e janarit, as ta ushcisë, ndërsa 7 të tjera qëndruan në Pod- qente, as ta strehonte, as ta furnizonte goricë pasi ekzistonte frika se shqiptarët me armatime. mund të sulmojnë edhe në këtë sektor. Numri i forcave malazeze që kishin ardNjëkohësisht, shtabi i ushtrisë malazeze hur për të sulmuar dhe më vonë anekpërcillte me vëmendje edhe lëvizjen e suar tokat shqiptare të Plavës e të Gu-
12
Javore Koha
e enjte, 19 mars 2020
cisë, si dhe as numri i forcave shqiptare që kishin ardhur për të mbrojtur vatanin në “derën e shtëpisë”, nuk dihen saktësisht. Megjithatë, sipas shënimeve të kohës, mendohet se fuqia ushtarake malazeze numëronte 9 000 ushtarë, ndërsa numri i vullnetarëve shqiptarë nuk i kalonte 7 000 luftëtarë, prej të cilëve 4 000 vendas dhe 3 000 të ardhur nga viset tjera shqiptare. Ndërkohë, pikërisht më 26 dhjetor 1879, Stanko Radonjiqi në emër të Malit të Zi u paraqiti kancelarive evropiane një notë me tonin e një ultimatumi plot me akuza kundër qeverisë osmane. Kaluan dy vjet pasi ishte nënshkruar paqja me Perandorinë Osmane, theksohej në notë, dhe Mali i Zi po e mbanë ushtrinë në këmbë, si të ishte në gjendje lufte me Portën, gjë që po e shkatërronte ekonominë e vendit. Për këtë malazezët nuk fajësonin vetëm Portën, por edhe vetë Fuqitë e Mëdha të cilat nuk po e detyronin seriozisht Stambollin që t’i përmbushte detyrimet ndaj Malit të Zi. “Porta ose të mbajë përgjegjësinë që i takon, ose të heqë dorë nga pushteti që ka në krahinë, kështu ajo të zgjedhë njërën nga të dyja”, thuhej më tej në notë. Përfundimisht, u drejtohej Radonjiqi
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
histori
Fuqive të Mëdha, “tani e tutje Mali i Zi do të vepronte në liri të plotë në përshtatje me interesat e veta”. Ai po ashtu kërkonte nga Stambolli një dëmshpërblim prej 2 milionë frangash ari për të mbuluar shpenzimet që kishte pasur për të mbajtur ushtrinë në kufi. Për Portën e Lartë, përveç dëmshpërblimit, nota malazeze nuk përbënte ndonjë risi. Megjithatë, ajo më 28 dhjetor 1879 iu drejtoi një shpallje të re banorëve të kazasë së Gucisë me të cilën i porosiste për të fundit herë që ose t’i nënshtroheshin Malit të Zi, ose kush të dëshironte mund të largohej nga ato vise dhe të vendosej në viset tjera të Perandorisë Osmane. Atyre që dëshironin të largohen, thuhej në shpallje, Porta do t‘u siguronte transportin falas, do t’u dhuronte falas dhe në pronësi të plotë toka që ndodheshin në vilajetet e Manastirit, Kosovës, Shkodrës apo në sanxhakun e Beratit. Por si nota e Cetinës, ashtu edhe shpallja e Portës së Lartë ishin të papranueshme për shqiptarët. Si rrjedhojë, të dy këto akte prodhuan efekt krejt të kundërt nga ajo që prisnin autorët e tyre. Shqiptarët jo që nuk u lëkundën, por përkundrazi u bënë më të vendosur për të kundërshtuar me armë dorëzimin e kazasë së Gucisë. Fuqitë e Mëdha për këtë çështje kishin interesa të ndryshme, ndaj edhe penguan një zgjidhje të drejtë e parimore. Kontradiktat e Fuqive të Mëdha, si rrjedhim, çuan në shpërthimin e një lufte të re shqiptaro-malazeze. Malazezët, përkundër humbjeve që kishin pësuar, po përgatiteshin për një ofensivë të re. Vojvodë Mark Milani, nga Andrijevica, ku ishte përqendruar Shtabi
Ushtarak i Malit të Zi, më 1 janar 1880 e njoftoi Masho Vërbicën, ministër i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, për përgatitjet që po bënin dhe moralin e mirë të ushtrisë. Ai thekson se janë vendosur rojet të cilat për çdo natë i dërgoi në rrethin e Plavës dhe Gucisë, kështu që në çdo moment mund të informohem për vajtjen apo ardhjen e shqiptarëve. Ushtria është e gëzuar e mezi pret që përsëri të sulmojë shqiptarët. Më tej thekson se duke u mbështetur te Zoti dhe trimëria malazeze, do t’i shkatërrojë shqiptarët por, cekën ai, ka frikë se nga dimri i ftohtë mos t’i vdesin ushtarët (DACG, MUD, 1880, f. 10, br. 8). Po ashtu, ai më 2 janar 1880 e njofton Masho Vërbicën se shqiptarët po e lëshojnë edhe Plavën, edhe Gucinë dhe se nga acari, dje, kanë vdekur 6 shqiptarë. Në vazhdim thekson se ka zëra që në Plavë e Guci do të mbeten vetëm 2 000 shqiptarë (DACG 1880, MUD, f. 10, br. 18). Megjithatë, Mali i Zi në rrugën diplomatike përpiqej të arsyetonte lëvizjen e ushtrisë dhe hyrjen e saj herë pas here në zonat e banuara me shqiptarë duke theksuar se nuk ka lëvizje të ushtrisë, por vetëm përforcime të saj, ndërsa njoftonte se ka informata se disa qindra shkodranë dhe shqiptarë të tjerë janë në Plavë e Guci (MID 1880, dok. 872).
Fuqitë e Mëdha vendosin përfundimisht të heqin dorë nga zbatimi i Traktatit të Berlinit në lidhje me dorëzimin e kazasë së Gucisë Malit të Zi
Si rrjedhojë e ngjarjeve të përmendura (Nokshiq, Pepaj e Velikë), Fuqitë e Mëdha, duke parë paaftësinë e Portës
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
së Lartë për të nënshtruar politikisht Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe paaftësinë që tregoi Mali i Zi në frontin e betejave, vendosën përfundimisht të heqin dorë nga zbatimi i Traktatit të Berlinit në lidhje me dorëzimin e kazasë së Gucisë, Malit të Zi. Ata tanimë po mendonin të kompensojnë Malin e Zi me toka të tjera shqiptare, që më vonë do të tregohet, përsëri e gabuar. Kështu për disa muaj me radhë, konkretisht nga fillimi i muajit nëntor 1879, kur Perandoria Osmane kishte deklaruar se kazanë e Gucisë e konsideronte si territor të Malit të Zi, deri në mes të prillit 1880, kur kazaja e Gucisë iu kthye përsëri Perandorisë Osmane, faktikisht, de facto e de jure, nuk ishin nën jurisdiksionin as malazez e as të Perandorisë Osmane, por jetonin si provincë e pavarur. Në kuptimin juridik-shtetëror kemi një gjendje sui generis. S’ka dyshim se fitorja e shqiptarëve në Nokshiq, Velikë e Pepaj, përveç fitores ushtarake paraqet edhe një fitore të re diplomatike që arritën shqiptarët në arenën diplomatike. Çështja e vënies në jetë të vendimeve të Kongresit të Berlinit tanimë kërkonte zgjidhje. Fuqitë e Mëdha dhe Stambolli e përkrahnin Malin e Zi në idenë që ose të dorëzohet Plava e Gucia, ose të kompensohet me toka të tjera shqiptare. Poeti Gjergj Fishta do të shkruante: “Edhe Krajlat po e ndigjojnë, Po e ndigjojnë as s’po e qortojnë; Veç se bashkë me Mbret t’Stambollës, Po na i apin dorë Nikollës, Me marrë Plavë, me marrë Gusi, Me marrë Shkodrën me Malsi, Der ku ndanë vendi me Dri.” Zëri i fitoreve madhështore të shqiptarëve në krahinën e Plavës e Gucisë kundër ushtrisë së armatosur mirë malazeze ra edhe në veshët e të gjithë faktorëve relevantë ndërkombëtarë, si edhe vetë Portës së Lartë. Por më së shumti ndikoi te vetë shqiptarët pasi besimi që fituan me forcat e veta mbrojtëse e ngriti në një shkallë më të lartë vendosmërinë e tyre për të kundërshtuar me armë çdo përpjekje të re të Fuqive të Mëdha apo të malazezëve në dëm të trojeve shqiptare. (Fund) (Pjesë nga libri “Shqiptarët në Mal të Zi, nga Kongresi i Berlinit deri në vitin 1941”, botoi SHAI “Art Club”, Ulqin, 2016) e enjte, 19 mars 2020
Javore Koha
13
Vështrim & Opinion
Shqiptarët në luftë me vetveten (2)
Vazhdimi i reformave dhe çkapja e shtetit, domosdoshmëri për integrim në BE Për Koha Javore:
Fiqret Mujeziqi / Stuttgart (vijon nga numri i kaluar)
Marrëdhëniet fqinjësore
Qasja ndaj marrdhënieve fqinjësore duhet të jetë qasje pragmatike dhe jo emocionale. ”Mini Schengeni” ballkanik nuk është një ide e keqe, por në kohë dhe hapësirë të papërshtashme. Së pari duhet konstatuar që nuk gjendemi në një mjedis miqësor, por në një hapësirë armiqësore, ku në avantazh është nacionalizmi serb, i cili paraqet rrezik për destabilizimin e rajonit. Në Serbi ka potencial intelektual të mjaftueshëm që duhet bashkëpunuar, por jo me ata që mohojnë krimet e bëra nga paraardhësit e tyre. Së pari duhet vënë kontakt në sport, kulturë, shkencë etj., e pastaj gjërat mund të ndryshojnë. Pothuajse të gjithë ata sportistë serbë të cilët janë të gatshëm të garojnë për Kosovën, nga Serbia janë shantazhuar në mënyra të ndryshme, ky është realiteti. Shqipëria nuk kufizohet me Serbinë, andaj nuk ka pse të udhëheqë një politikë nënshtruese ndaj saj dhe në dëm të Kosovës. Kosova me siguri do të ishte e gatshme për “Mini Schengen” nëse Serbia do të ketë një qasje tjetër ndaj saj. Por si mund të ketë bashkëpunim me ata që mohojnë se kanë shkaktuar krime dhe përndjekje
14
Javore Koha
e enjte, 19 mars 2020
në baza etnike?! Shikuar nga qëndrimi aktual i politikës serbe ndaj së kaluarës në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti, lë të kuptohet se sikur t’u paraqitej rasti dhe mundësia, ata përsëri do ta bënin të njëjtin veprim. Një marrëveshje për bashkëpunim mund të ketë kuptim dhe sukses vetëm me një marrëveshje për pushim të armiqësive. Nëse Tirana zyrtare don bashkëpunim me Beogradin zyrtar, atëherë duhet të gjejë mënyra dhe forma të bashkëpunimit, por jo të bie në gjunjë para nacionalizmit dhe shovinizmit serb në dëm të popullit shqiptar.
Shtetet me demokraci të pakonsoliduar
Në shtete me demokraci të pakonsoliduar nuk ka vend për të drejtat njerëzore, kombëtare apo liritë dhe të drejtat elementare njerëzore. Këtu shkaqet e vërteta interpretohen përmes kategorive ideologjike, të cilat zhvendosin fokusin nga shkaqet e vërteta në ato imagjinare. Në këto kushte sistemi ngrit strukturën brenda së cilës njerëzit përcaktojnë dhe interpretojnë ekzistencën shoqërore. Pastaj ndodh ajo që duhet të ndodhë: nënshtrimi ndaj një sistemi të tillë ose braktisja e tij, që rezulton me migrim të popullsisë. Kjo u ka ndodhur shqiptarëve në të gjitha vendet e Ballkanit. Shqiptarët janë shumë më të ngritur sesa udhëheqësit që i drejtojnë, andaj meritojnë njerëz më të mirë dhe më të drejtë në udhëheqjen e shtetit.
Zgjedhjet në Kosovë
Në Kosovë sikur ndodhi mrekullia në
zgjedhje: populli zgjodhi ndryshimin! U zgjodh një parti tradicionale, siç është LDK-ja, e cila sikur u freskua me emra të rinj në ballë, dhe LVV, një parti e re e cila nuk është e korruptuar dhe nuk ishte në pushtet. Por, në kohën kur duhej të bëhej koalicioni, ndodhi ajo që pritej: ngecje në bisedime për shkak se interesat personale dhe të grupeve të caktuara u përfshinë në këtë mes. Për çudi, nuk është dallimi i programit të një partie të djathtë dhe një partie të majtë që pengon formimin e një koalicioni të përbashkët, por ndarja e ministrive, presidenti dhe kryetari i Kuvendit. Por, ja që më në fund erdhi deri te marrëveshja e shumëpritur. Para kësaj qeverie qëndrojnë shumë sfida të dukshme dhe të padukshme, të cilat duhet kaluar me inteligjencë, guxim dhe vendosmëri.
Politika shqiptare në vitin e shkuar, joefikase
Politika përtace e dy shteteve shqiptare deri sot bëri që shqiptarët të kalojnë në një pozitë inferiore. Serbia ndihet shumë komode për sa i përket rolit të saj në Ballkan. Ajo nga pozita e një agresori në vitet ‘90, kaloi në epërsi duke shfrytëzuar përvojën politike, miqësitë e vjetra dhe të reja etj. Andaj, një detyrë e qeverisë së re në Kosovë është edhe ajo që t’ia rikthejë dinjitetin shtetit të Kosovës dhe popullit shqiptar. Në bisedime, pala serbe ishte ajo e cila diktonte gjatë gjithë kohës me dialogun. Në vend që dialogu të zgjidhte problemet e njerëzve në nevojë, ai kaloi në një dimension tjetër. Statusi i Kosovës është zgjidhur
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
Në botën shqiptare është bërë gjë e zakonshme “politika e zarfit”. Korrupsioni ka përfshirë të gjitha poret e jetës. Në Shqipëri, vetingu tregon se sa thellë ka shkuar korrupsioni. Asnjë reformë tjetër në dy dekadat e fundit nuk ka pasur pritshmëri më të madhe sesa reforma në drejtësi. Por, “peshqit e mëdhenj” nuk po kapen se nuk po kapen. Shoqëria ideale mund të mos ekzistojë, por sundimi i ligjit është thelbësor. Sa më pak korrupsion, aq më shumë do të ketë drejtësi dhe zhvillim ekonomik njëherë dhe s’ka diskutim aty. Çështja e kufijve po ashtu. Idetë si “Korrigjimi i kufijve” e deri tek “Asociacioni i Komunave Serbe“ janë të paqëndrueshme dhe sjellin konflikte të reja. Të dyja këto kanë konotacion të njëjtë politik. Me Serbinë duhet sjellur me kujdes sepse ajo në të ardhmen, me ndihmën ruse mund të ndërhyjë edhe ushtarakisht për t’i “mbrojtur” serbët e Kosovës, Malit të Zi dhe të Bosnjës e Hercegovinës. Prandaj shqiptarët vetëm një orientim perëndimor mund t’i shpëtojë nga e keqja, duke lidhur aleanca me vende që kanë demokraci të konsoliduar, siç janë SHBA-të dhe vendet e BE-së. Çdo aleancë tjetër do të ishte e rrezikshme dhe e dëmshme. Nuk duhet pyetur se pse nuk na i heqin vizat, nuk na pranojnë, por ku kemi ngelur, ku çalojmë, pse ndodh kjo etj. Vazhdimi i reformave dhe çkapja e shtetit janë domosdoshmëri për integrim në BE. Politika e jashtme shqiptare është shumë e papërgjegjshme për sa i përket “Mini Schengen”-it. Pa Kosovën, Shqipëria nuk duhet të përfshihet në bisedime të tilla. Politika zyrtare e Tiranës në vend se të interesohet se pse kosovarët shfaqin rezeva për “Mini Schengen”-in, i sulmon si politikanë me mentalitet provincial dhe
që nuk janë largpamës. Kosova dhe Shqipëria vuajnë të njëjtën sëmundje si vendet e tjera postsocialiste: tranzicionin. Në një sistem global të vlerave, politika shqiptare duhet të sillet me përgjegjësi jo vetëm ndaj politikës së jashtme, por edhe asaj të brendshme.
Shqiptarët dhe korrupsioni
Fakelaki (zarfi) është një emër i zakonshëm në Greqi për një formë specifike të korrupsionit. Marrësit i dorëzohen në mënyrë diskrete një shumë parash në një zarf për të arritur përparësi të caktuara. Në botën shqiptare është bërë gjë e zakonshme “politika e zarfit”. Korrupsioni ka përfshirë të gjitha poret e jetës. Në Shqipëri, vetingu tregon se sa thellë ka shkuar korrupsioni. Asnjë reformë tjetër në dy dekadat e fundit nuk ka pasur pritshmëri më të madhe sesa reforma në drejtësi. Por, “peshqit e mëdhenj” nuk po kapen se nuk po kapen. Shoqëria ideale mund të mos ekzistojë, por sundimi i ligjit është thelbësor. Sa më pak korrupsion, aq më shumë do të ketë drejtësi dhe zhvillim ekonomik. Populli kosovar zgjodhi ndryshimin, por politikanët e korruptuar nuk duan ndryshim sepse kështu ata humbin
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
privilegjin dhe pasurinë e krijuar në mënyrë të pandershme. Çka u bë me paratë e 3 përqindëshit , Fondit ”Vendlindja thërret”, privatizimit të ndërmarrjeve, tenderët etj., që rëndojnë mbi supet e popullit liridashës i cili sakrifikoi shumë për lirinë e vet, të cilën ende nuk po e shijon siç duhet. Duke luftuar korrupsionin, patjetër duhet pyetur se si u bënë milionerë njerëz që në mërgim kanë jetuar me ndihma sociale, kurse në Kosovë nuk e kanë as edhe një ditë pune në librezën e punës?! Nëse LVV dhe LDK synojnë të vendosin rregullin e së drejtës sociale, të luftojnë korrupsionin dhe të krijojnë kushte për konkurrencë të lirë në treg, atëherë do të jetë shumë e vështirë për ta, sepse numri i armiqve do të jetë i madh, jo vetëm i jashtëm, por edhe nga radhët e saj, ku ka shumë milionerë të dyshimtë. Por forcat progresive në LVV dhe LDK duhet domosdoshmërisht të respektojnë vendimin e popullit dhe të përmbushin shpresat e tyre për ndryshime. Sidoqoftë, me rëndësi është që ky koalicion të jetë funksional. Tani që më në fund u formua qeveria e re “Kurti”, mbetet të shihet se cilat do të jenë prioritetet e saj duke marrë parasysh këtu edhe vështirësitë e dëmet e mbetura nga qeverisjet e kaluara, megjithatë çkapja e shtetit do të jetë shumë më e vështirë sesa dialogu me Serbinë. Sidoqoftë, kjo është një mundësi për të rigjeneruar dhe reformuar forcat politike shtetndërtuese, me refuzimin e politikave të këqija dhe të personelit të diskredituar dhe hapja e perspektivave në integrimet euro-atlantike. Forcimi i politikave properëndimore dhe proevropiane është një kontribut i fortë për fitoren e politikës paqësore dhe demokratike në Ballkan. (vazhdon) e enjte, 19 mars 2020
Javore Koha
15
Kulturë
Disa fjalë për librin me poezi “Vdekja e fjalës” të poetit Hajredin Kovaçi
Poeti, i drejtpërdrejtë veten dhe ata që e rre Poeti me një origjinalitet të lakmuar shkruan për mërgimin. Askund nuk e kam gjetur kaq bukur personifikimin e mërgimit si sëmundje, si plagë, si një virus që ka mbërthyer shoqërinë tonë edhe më tej. “Mërgim lamtumirë” është poezia që kur e lexon, ti ngre flokët përpjetë. Të bën të kesh “etje për vendlindjen”. Këtu e tejkalon masën e mallit. Me mall për vendlindjen jetohet. Biles gjatë, deri në vdekje, por “etja për vendlindje” nuk durohet ar një realitet të cilit i duhet edhe më tej goja... Sidoqoftë, Hajroja e ka gjetur edhe formën, poezinë e shkurtër, jo me shumë vargje e rrjedhimisht as me shumë fjalë. Dimitrov Popoviq Nuk duhet të habitemi. Ka poezi edhe me një germë ose një shkronjë. Një poezi e tillë është shkruar nga poeti Aram Sarojan, poet armeno-amerikan, romancier, biograf dhe drama“Të gjitha i ke turg. Kjo poezi ka një “M” me katër Lashtësinë, trimërinë, krenarinë... këmbë dhe është futur në librin Gines ke qiellin, ke detin, si poezia më e shkurtër në botë dhe Ismetin...” Është shumë bukur kështu, kur e për vite të tëra kjo poezi ka qenë sublidh shkëmbin dhe gurin e kalasë me jekt diskutimi, - shkruan rtv21.tv. njeriun e gjallë, i cili artistikisht, me Por le të kthehemi tek vëllimi ynë aparatin e tij fotografik e mbron his- “Vdekja e fjalës”. Përse vdekja? Po ja, torinë e vendit më shumë se sa e sa kështu i kanë titulluar me fjalën “vdekhistorianë, letrarë, muhabetqarë etj. ja” veprat e tyre edhe të tjerë. QosMe Ismetin nuk ka fjalë. Ai asnjëherë ja shkruan se “Vdekja më vjen prej nuk pyet: - Ku është gjurma? Ai të syve të tillë”, shkrimtari nga Trieshi, Gjuravçaj, thotë “Vdekja e valëve”, thotë haptas: - Qe ujku! Dhe më vjen mirë se e nisa këtë Poradeci titullonte librin e tij poetik shkrim me këto fjalë, për të thënë “Vdekja e nositit”, “Vdekja e Dantonidenë e madhe të librit se poeti në it” - shkruan Georg Bushner, “Vdekja këtë libër është i drejtpërdrejtë me e kolonisë” shkruan Ibrahim Berisha, veten dhe ata që e rrethojnë. E thotë “Vdekja e Gjergj Kastriotit” shkruan troç mendimin e tij edhe aty ku nuk ka Moikom Zeqo, “Vdekja e Kalit” ka nevojë të përdorë alegorinë. Kohërat një skenar filmi në Tiranë, “Vdekja e e reja, në të cilat jetojmë, e kërkojnë burrit” një dramë e teatrit popullor, diçka të tillë. Por për ta thënë duhen, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” rothotë ai, edhe... Me stilin e ish-pro- mani i Kadaresë, bile kemi edhe një fesorit të pavdekshëm Çapriqit dhe libër të titulluar “Vdekja e ditëlindjes” deri diku edhe të Shabanit, poeti, nga Elife Luzhaj. Dhe kështu mund të duke përdorur muhabetin e shkurtër, numëronim edhe shumë të tjerë. jep mendimet e veta duke e pasqyru- Por cila arsye e bindi autorin të
16
Javore Koha
e enjte, 19 mars 2020
thoshte e titullonte “Vdekja e fjalës”?! Fjala ishte në fillim... dhe pas saj do të vinin të gjitha gjërat e tjera të rruzullit tokësor. A vdes diçka e shenjtë: si fjala. Kësaj dhe shumë pyetjeve të tjera autori do t’u japë shpjegim e domethënie në vargjet e veta, por të cilat duhet të lexohen ngadalë e t’u dilet në fund. Prandaj jo më kot e fillova me Ismetin (sigurisht Karamanagën), por edhe të ishte për Ismetin tjetër (Kallabën) nuk do të gabonte. Nuk është e keqja se janë dy, por do ishte mirë të ishin shumë të tillë, e në pamundësi autori i ka përgjithësuar në poezinë e tij dhe në atë figuracion ka edhe shumë vendas të tjerë. Kjo është një nga vlerat e vëllimit. Përmes tyre ai shkruan për shembullorët e tij: ata që çanë përpara tij dhe iu bënë udhërrëfyes, si Dritëroin, Çapriqin, Dobrecin... dhe ku përmes tyre marrin shtat bëmat e lavditë e kombit të tij, që në rrugën historike ka pasur me çfarë të merret dhe se me çfarë të tregohet e të krenohet para botës. Por jemi në letërsi e jo në histori. Autorit i duhet të zbatojë e respektojë kontratën që ka me gjuhën, për të folur të vërtetën, por ndryshe e jo ashtu si e tregojnë p.sh, historia, e cila për të na bindur nuk i mjaftojnë vetëm fjalët, hartat, suflerët, mjetet e tjerë... Letërsia duhet të gjejë fjalët dhe figurat letrare që të na e thotë
Kulturë
ë me ethojnë ndrysh atë ngjarje, atë subjekt. Shikoni sa bukur: Mos m’i këputni duart se nuk jam ngi së shkruari ose Mos ma mbyllni gojën se akoma s’i kam thënë të gjitha (Poezia “S’i kam thënë të gjitha”, fq. 19), ku me anafora të fuqishme (pra, me përsëritjen e fjalëve) jep domethënie shumë të forta, të cilat jo gjithkush edhe mund t’i kuptojë. Ose Ka kohë që flas me vete E të tjerët mendojnë se jam i marrë Që bëj me dorë e me gisht E të tjerët mendojnë se s’jam mirë psiqikisht. (nga poezia “Ka kohë”, fq. 21). Poeti me një origjinalitet të lakmuar shkruan për mërgimin. Askund nuk e kam gjetur kaq bukur personifikimin e mërgimit si sëmundje, si plagë, si një virus që ka mbërthyer shoqërinë tonë edhe më tej. “Mërgim lamtumirë” është poezia që kur e lexon, ti ngre flokët përpjetë. Të bën të kesh “etje për vendlindjen”. Këtu e tejkalon masën e mallit. Me mall për vendlindjen jetohet. Biles gjatë, deri në vdekje, por “etja për vendlindje” nuk durohet. I shkreti poet, i forti poet, i palëkunduri poet, mbi psikikën dhe ballin e tij bijnë të gjitha e nuk ia din kush. Këtu qëndron ajo që nuk mund ta krahasojmë me dikë tjetër se secili prej tyre ka trurin e vet, zemrën e mendjen e vet dhe bën hijen e vet në këtë tokë të përbashkët. Mendoj se autori e përdor bukur simbolin e gurit (tim) me të cilin do të ndërtojë diçka që lidhet me veten… gurin që do ta marrë nga toka dhe nuk do të prishë mure ose themele të vjetra ku ruhen përmbajtje me vlerë të pamatë. Simbolet janë sende materiale, por edhe simbole shkronjash e grafemash ku përdoren përemrat në vetën e dytë, njëjës dhe shumës, duke mos i përmendur emrat e përveçëm. Duke i lexuar poezitë, të
cilat i ka ndarë në tri grupime, secili e më i bukur se tjetri, vëren se spektri i trajtimit të temave është i gjithanshëm, pavarësisht se gjuha i shkon më shumë te dhëmbi që i dhemb, që e vret. Kam pasur rastin të jem me të dhe shokë të tjerë në ditë poezie nëpër qytete ku flitet shqip. Ka recituar me pasion, me zë të butë e me ndjenjë. Serioz deri sa s’thuhet, por edhe i afërt e komunikues me dëgjuesin, sa të them drejt i kam njohur më shumë shpirtin e brendshëm, sesa gjestet e jashtme. Është kjo një veti e mirë e atyre që lidhen me fjalën dhe kuptimin. Ciceronët e deklamimeve të fjalëve kanë theksuar se aty ku mendja dhe truri s’janë në gjendje të veprojnë direkt dhe humbin fuqinë shprehëse, atëherë kërkojnë ndihmën e dorës dhe të ballit, mimikës e deri në cakërrim sysh... për një bindje artistike me zori, çka nuk i shkon përshtat natyrës së poezisë. Kam pasur rastin të dëgjoj të shprehen njerëz që nuk i lidh asgjë me poezinë e të thonë: “Po filloj edhe unë të shkruaj dhe së pakut po merrem me ma të thjeshtën, më të kollajtën, me poezinë”. Te këta njerëz, të cilët duhet të kishin filluar nga e kundërta, dhe të arrinin tek më e larta, që është poezia, nuk mund të presësh gjë, aq më shumë poezi. Hajredin Kovaçi ka botuar shumë, ka shkruar dhe vazhdon të shkruajë bukur, pikërisht se ka edhe poetë të tillë, dhe pavarësisht kësaj e mpreh lapsin fort që të endë si duhet mendimin përmes fjalës e fjalisë, duke mos e penguar numri i pakët i vargjeve tek tuk, por që shprehin ide e mësime të mëdha. A nuk mund të jenë senten-
ca të tilla e fjalë të urta popullore e me vend, vargjet e tilla si: “të ngresh kokën nuk do të thotë se ke çu kry!” (fq. 18), ose “deti s ka faj, atij i ka hije të jetë i trazuar”, fq. 37, ose mësimin që nxjerrim nga poezia “Më ra ora nga dora” (fq. 50). Herën tjetër kur ta takoj pa më pyetur do t’i tregoj sa është sahati... etj., etj. Është me të vërtetë një kohë e vështirë. Janë bërë shumë që lehin. Sigurisht dinë kush janë. Quhen me një fjalë edhe qenë. Por në poezi simbolet mbeten simbole, ato janë figura, pas të cilave fshihet një domethënie ndonjëherë edhe për mirë. A nuk shkruan bardi i poezisë malazeze Jevrem Brkoviq me qëllim këto vargje që u bënë shprehëse e një qëndrimi dhe besimi të patundur njëkohësisht: - O Mali i Zi i qenve / çfarë qeni qenkam unë /që nuk mundem pa ty? E kam lexuar me kujdes librin e fundit të Hajredinit, librin për të cilin i thashë disa fjalë, por edhe librat e mëparshëm. Më vjen mirë që penda e tij vazhdon të qëndisë në arën e vargëzimit në gjuhën shqipe, siç më gëzon fakti se ai ua di mirë kuptimin e dy vargjeve të para të poezisë “Titaniku”: Ëndrra s’të zgjati shumë, se akulli ishte më i fortë se ti! I dashur poet! Bëhu i fortë dhe na jep libra të tjerë, se ke një varg, ke një poezi dhe një sintaksë të saj, që meritojnë plotësisht besimin e lexuesve, ngrohtësia e të cilëve do ta shkrijë akullin, për të sjellë pranverat e luleve për të gjithë njerëzit. Respekt për stafin që përgatiti librin! e enjte, 19 mars 2020
Javore Koha
17
Kulturë
Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros shënoi ditën e saj
Vatër e arsimimit dhe e kulturës Manifestmi kulturor-artistik me rastin e 10 Marsit - Ditës së Shkollës nisi në fillim me garat sportive, hapjen e ekspozitës figurative me punimet më të arrira të nxënësve, anëtarë të seksionit të artit figurativ, për të vazhduar me orën letrare dhe përurimin e numrit 22 të revistës së nxënësve “Valët”. Në pjesën qendrore të manifestimit u shfaq programi kulturor-zbavitës, gërshetuar me këngë, valle dhe recitime, që i kënaqi të pranishmit. Në mbrëmje, për punëtorët e shkollës, pensionistët dhe të ftuarit u shtrua një darkë Ostros - Nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe populli i Krajës festuan të martën, më 10 mars 2020, përvjetorin e shkollës së tyre. Ishte ky përvjetori i 91-të i këtij tempulli të diturisë në Krajë, i vetmi institucion publik edukativo-arsimor ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe në Komunën e Tivarit. Në të vërtetë, manifestimet për mësuesin dhe shkollën në tërësi filluan qysh më 6 mars, kur nxënësit e grupit dramatik, që me vite funksionon në gjirin e shkollës, me rastin e Festës së Mësuesit dhanë shfaqjen “Çorapët e leshta” të dramaturgut Fadil Kraja, përgatitur nga mësimdhënësja e kësaj shkolle Aishe Gjeçbritaj. Manifestmi kulturor-artistik me rastin e 10 Marsit - Ditës së Shkollës nisi në fillim me garat sportive, hapjen e ekspozitës figurative me punimet më të arrira të nxënësve, anëtarë të
18
Javore Koha
e enjte, 19 mars 2020
seksionit të artit figurativ, për të vazhduar me orën letrare dhe përurimin e numrit 22 të revistës së nxënësve “Valët”. Në këtë manifestim letrar, i cili zgjati 45 minuta, punimet e veta i lexuan nxënësit anëtarë të Grupit letrar “Gjon Buzuku”, krijues të fjalës së shkruar në prozë dhe poezi. Këta nxënës si dhe nxënës të tjerë nga shkolla e binjakëzuar “Skënderbeu” nga Trboviqi i Pejës e kanë begatuar edhe numrin e revistës që u promovua më këtë rast. Nderuan në orën letrare personalitetet e artit dhe kulturës, dr. Ismail Doda, ish-mësimdhënës dhe ish-drejtor shumëvjeçar i kësaj shkolle, veprimtari i njohur i këtyre anëve dhe jo vetëm, profesori Gjokë Dabaj, redaktori i Entit për Tekste dhe Mjete Mësimore në Mal të Zi, Dimitrov Popoviq, e shumë të tjerë. Krahas krijimeve të nxënësve lexoi një poezi edhe prof. Dimitrov Popoviq.
Manifestimi qendror pasoi këtë manifestim. Ai nisi në orën 15.00. Salla e edukimit fizik, ku u dha programi artistik, ishte e mbushur plot me prindër, nxënës dhe të tjerë të cilët kishin ardhur për të përshëndetur të arriturat e shkollës brenda një viti shkollor si dhe të njihen për së afërmi me të arriturat e fëmijëve të tyre në aktivitetet jashtëshkollore. Në fillim drejtori i shkollës, Beqir Berjashi, pasi i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, ndër të tjera në fjalën e tij tha: “Nuk do të flas shumë për të kaluarën e as për të sotmen. Për të gjitha të arriturat tona flasin faktet dhe kuadrot e profileve të ndryshme në shërbim të vendlindjes dhe më gjerë. Me angazhimin e të gjithëve, Ministrisë së Arsimit si dhe donatorëve të shumtë nga vendi dhe jashtë e në veçanti nga mërgimtarët kemi arritur
Kulturë
të konsiderohemi si shkollë model në rajon. Kemi treguar se ne dimë të punojmë dhe të tjerët na kanë lakmi. Krenohem me punën me nxënës, me organizimin e punës në përgjithësi. Krahas punës në arsimimin e brezit të ri, angazhohemi në maksimum në rregullimin e infrastrukturës shkollore, kjo me ndihmën e Ministrisë së Arsimit, donatorëve të ndryshëm. Falë këtyre të fundit kemi rregulluar ambientin e bibliotekës së Shkollës, ndriçimin e poligonit sportiv, rregullimin dhe meremetimin e sistemit të furnizimit me ujë, të cilin e kanë punuar punëtorët e palodhshëm të shkollës. Së shpejti presim realizimin e projektit për ndërrimin e dritareve, projekt me vlerë 20 000 euro, që do ta financojë Ministria e Arsimit”. Programi kulturor-zbavitës, gërshetuar me këngë, valle dhe recitime, për një orë i kënaqi të pranishmit.
“
Sponsor i gjithë këtij manifestimi është Besim Marku, i biri i Ramazan Markut të ndjerë, ish-drejtor i shkollës, dhe i Fatime Gjeçbritaj - Markut, mësuese në pension, të cilët jetojnë në Nju-Jork. Këtë herë me mjetet e familjes Marku, për të gjithë nxënësit e shkollës u shtrua dreka në dy restorante të Krajës. Besim Marku sponsorizoi edhe daljen e revistës “Valët”, jo vetëm këtë të fundit por edhe shumë numra paraprakë
Në mbrëmje, për punëtorët e shkollës, pensionistët dhe të ftuarit u shtrua një darkë. Duhet theksuar në fund se sponsor i gjithë këtij manifestimi është Besim Marku, i biri i Ramazan Markut të ndjerë, ish-drejtor i shkollës, dhe i Fatime Gjeçbritaj - Marku, mësuese në
pension, të cilët jetojnë në Nju-Jork. Këtë herë me mjetet e familjes Marku, për të gjithë nxënësit e shkollës u shtrua dreka në dy restorante të Krajës. Besim Marku sponsorizoi edhe daljen e revistës “Valët”, jo vetëm këtë të fundit por edhe shumë numra Ali Gjeçbritaj paraprakë. e enjte, 19 mars 2020
Javore Koha
19
Intervistë
Intervistë me këngëtaren Govi Reka
Dashurinë për këngën e kam të ngjitur në palcë Govi Reka është një këngëtare nga Tropoja. Ajo me këngën filloi të merret që nga mosha e fëmijërisë, kështu që me kalimin e kohës Govi u ngrit në profesion e tashmë gjendet prezente kudo nëpër ahengje të ndryshme. E lartëpërmendura edhe pse studioi në degën e sociologjis duket që dëshira për këngën asnjëherë nuk i’ u shua. Govi është këngëtare e muzikës popullore dhe merr pjesë nëpër ahengje të ndryshme në shumë vende të botës. Govi përveç se këndon edhe shkruan këngë, thur vargje për këngët e saja, por jo vetëm K.Javore: Govi, ju jeni një këngëtare nga Tropoja e që ke një zë shumë të mirë. Si fillove të merresh me muzikën dhe çfarë të shtyri tek ky profesion sa i bukur aq edhe i vështirë? G.Reka: Përshëndetje, si fillim ju falënderoj per intervistën. Në fakt muzika filloi të merrej me mua që kur isha e vogël (qesh).. Kur e ke të ngjitur në palcë dashurinë për këngën nuk ka se si të mos i hysh profesionit me mish dhe shpirtë si në rastin tim.
rëndësi brenda meje. E para se të lodhem kam kënaqësi shpirtërore kur njerëzit gezojnë e festojnë me këngët e mia dhe me zëri tim.
K.Javore: Ka shumë vite që je prezente nëpër skena, e po ashtu ke realizuar shumë këngë kryesisht të zhanrit të muzikës popullore. Më thuaj pak cilat janë ato ahengje ku ti pëlqen më tepër të performosh?
G.Reka: Momentalisht për të gjithë neve ka rëndësi t’a kalojmë këtë situatë me sukses. Të kemi shëndet dhe çdo gjë tjeter rregullohet.
G.Reka: Sigurisht që unë jam te zhaneri popullor, e padyshim të gjitha aktivitetet e mia lidhen me këtë zhaner. Çdo aheng ka rëndësinë e vet. Koncertet , dasmat dhe gëzimet tjera të ndryshme familjare kanë të njëjtë
20
Javore Koha
e enjte, 19 mars 2020
K.Javore: Tani jemi në një periudhë, ku pothuajse e gjithë Bota u prek nga një virus e që quhet COVID-19.. A ka ndikuar kjo gjendje për mbajtjen e ahengjeve, apo a ke shtyrë ndonjë mbrëmje për shkak të këtij rreziku që kaploi botën?
K.Javore: E dimë që je dhe nënë e dy fëmijëve, nënë e dy djemve. Këtë profesion që ti e bën a do të kishe pasur dëshirë t’ a trashëgonit tek fëmijët, a do t’ jua jepshe si propozim muzikën? G.Reka: Për mua me rëndësi është
që femijët e mi të rriten me shëndet të plotë e të mos u mungojë asgjë. Po ashtu dua që të bëhen njerëz të mirë e kur te rriten të zgjedhin profesionin që ata e duan. Momentalisht janë të vegjel për të percaktuar diçka nëse ata kanë prirje rreth muzikës, pavarësisht se unë tek ata e shoh një interes të madh për muzikën. K.Javore: A është e vështirë dhe sa është e veshtirë të mbahet familja e po ashtu edhe muzika në të njëjtën kohë? G.Reka. Realisht gjithçka ka atë veshtirësinë e vet, por nëse në mes është dashuria gjithçka lehtësohet. Muzika ka kohën e vet e tek e cila unë jap maksimumin. Familja është e shenjtë e nuk ndikon asgjë që të mund të bëjë të çalojë rëndësinë e saj. Me mbështetjen e bashkëshortit i’a kam dal mësëmiri e mendoj se përherë keshtu do të shkojë. K.Javore: Cilat janë vendet ku këndon më së shumti, e po ash-
Intervistë
tu na thuaj cili është vendi ku ndjehesh më së miri? G.Reka: Unë jam e pranishme nëpër koncerte në të gjithë botën; Darsma, fejesa, ditëlindje, syneti e çdo lloj gezimi familjarë. Çdo aktivitet e ka rëndësinë e vet e po ashtu dua të them se në çdo vend ndjehem mirë.. K.Javore: Kush përkujdeset për këngët e tua, nga teksti e deri
tek finalizimi i tyre? G.Reka: Gjithmonë nën kujdesin e kompozitorit Alban Arifi vjen çdo kengë e imja. Deri më tani për tekstet jam kujdesur vet. Siç e dinë të gjithë, unë aq sa jam e lidhur me këngën jam e lidhur edhe me vargjet. Jo vetëm me tekste për këngët e mia por, kam një numer të madh këngësh të krijuara për kolegët e mi ndër vite, të cilat janë në tregun muzikor.
K.Javore: Planet e tua të afërta dhe një mesazh për lexuesit? G.Reka: Planet e mia. Sigurisht do të realizoj kengë të reja, klipe te reja dhe bashkëpunime te reja. Do kenë shumë dhe shumë supriza për të gjithë ata që më duan mua. Mesazhi im është përherë i njëjti në çdo intervistë, uroj shëndet të plotë e çdo të mirë për të gjithë njerëzit e botës. Për ndjekësit e mi them që, JU DUA . Faleminderit edhe një herë për intervistën. Intervistoi: Shtjefen Ujkaj e enjte, 19 mars 2020
Javore Koha
21
kulturë
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ndan mirënjohje post-mortem për Prof. Dr. Basri Çapriqin
Për kontribut të vazhdueshëm shkencor dhe për Universitetin
“Profesor Çapriqi, me punën dhe me veprën e tij, la gjurmë të përjetshme në shoqërinë tonë. Emri i tij po kujtohet me respekt për kontributin e tij të çmuar që e ka dhënë si profesor për dekada të tëra në Fakultetin e Filologjisë, si kryetar i Këshillit Drejtues të UP-së për dy mandate, por edhe si studiues dhe si një poet i shkëlqyer”, theksoi rektori i UP-së, Prof. dr. Marjan Dema Prishtinë - Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, ka pritur të enjten në Rektoratin e UP-së familjarë dhe bashkëpunëtorë të profesorit të ndjerë, prof. dr. Basri Çapriqi. Në këtë takim, ai ndau mirënjohje
22
Javore Koha
e enjte, 19 mars 2020
për profesor Çapriqin, me motivacion “për kontribut të vazhdueshëm shkencor dhe për Universitetin – Post mortem”. Rektori Dema e vlerësoi lart kontributin e profesor Çapriqit, duke kujtuar bashkëpunimin e afërt që e kishte me profesorin në kohën kur Çapriqi ishte kryesues i Këshillit Drejtues të UP-së. “Profesor Çapriqi, me punën dhe me veprën e tij, la gjurmë të përjetshme në shoqërinë tonë. Emri i tij po kujtohet me respekt për kontributin e tij të çmuar që e ka dhënë si profesor për dekada të tëra në Fakultetin e Filologjisë, si kryetar i Këshillit Drejtues të UP-së për dy mandate, por edhe si studiues dhe si një poet i shkëlqyer”, theksoi Dema. E nderuar me këtë mirënjohje u shpreh bashkëshortja e profesor Çapriqit, prof. asoc. dr. Sazana Çapriqi. “Në emër të familjes, ju falënderoj të gjithë juve që jeni kujtuar për këtë mirënjohje, e cila na bën si familje të ndihemi krenarë. Kjo mirënjohje,
përveç që na nderon neve, e nderon edhe institucionin, i cili dëshmon që nuk i harron ata që kanë kontribuar për të”, theksoi, mes tjerash, profesoresha Çapriqi. Bashkëpunimin me profesor Çapriqin e kujtoi edhe shefi i Departamentit të Gazetarisë në UP, prof. asoc. dr. Milazim Krasniqi. Ai e cilësoi profesorin e ndjerë si person të paimponueshëm në rrethin ku ka vepruar, por tha që vlerat e tij janë imponuar vetvetiu. “Ai është karakterizuar me prezantim intelektual dhe njerëzor, që do të cilësohen si vlera të tij të përhershme”, tha Krasniqi. Prof. dr. Basri Çapriqi, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, në janar të vitit 2018. Çapriqi ishte profesor në Fakultetin e Filologjisë të UP-së për dekada me radhë, ku ligjëroi lëndët: Stilistikë, Semiologji dhe Poezi bashkëkohore. Ai ishte kryetar i Këshillit Drejtues të UP-së për dy mandate. (Kohapress)
mozaik
Mbretëria e Norvegjisë përkrahë Komunën e Gucisë
Mbështetje financiare zhvillimit të afarizmit Guci – Mbretëria e Norvegjisë do të përkrahë 30 projekte për avancimin e punësimit dhe mbështetjen e afarizmit në trevat më pak të zhvilluara të Malit të Zi përmes projektit “Norvegjia për Ju – Mali i Zi (Norveška za Vas – Crna Gora)”. Këto projekte të vlerëshme gjithsej 540 000 euro, do t’i kontribuojnë punësimit të së paku 35 personave dhe rritjes së qëndrueshmërisë dhe konkurrencës së bizneseve të vogla, kurse përfaqësuesve të ndërmarrjeve dhe organizatave, të cilat do t’i zbatojnë projektet, të premten më 13 mars të këtij viti u janë ndarë certifikatat mbi mbështetjen financiare të Mbretërisë së Norvegjisë. Komuna e Gucisë me këtë rast ka fituar grantin (mbështetjen financiare) nga Mbretëria e Norvegjisë në vlerë prej 43 910 USD, e në formë të ftesës për subjektet të cilët ofrojnë mbështetje zhvillimit të afarizmit të dedikuara për zbatimin e këtij projekti dhe atë në formë të avancimit të bujqësisë përmes punëtorëve, analizës së tregut, sigurimit (blerjes) të pa-
jimeve për prodhimin dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve si dhe të prodhimeve qumështore. Ditën e parë, në takimin orientues, kanë qenë të pranishëm nënkryetari i Komunës së Gucisë, Mr Huso Brdakiq dhe shefi i Policisë Komunale, Semih Rexhepagiq, kurse ditën e dytë, në ndarjen e certifikatave dhe nënshkrimit të kontratës për mbështetje financiare (grant), ka qenë e pranishme kryetarja e Komunës së Gucisë, zonjusha Anella Çekiq. Në bazë të propozimeve të projekteve të dërguara në kuadër të ftesës publike, është lejuar financimi i 21 projekteve për ndërmarrës dhe ndërmarrje të vogla, të cilët do tu ndihmojnë të rritin punësimin në trevat më pak të zhvilluara të Malit të Zi. Për këto aktivitete, Mbretëria e Norvegjisë ka ndarë 192 000 euro, kurse ndërmarrësit kanë marrë pjesë me 48 000 euro. “Projektin ‘Norvegjia për JU – Mali i Zi’, të cilin e financon Mbretëria e Norvegjisë, e realizojmë në bash-
këpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe me ministritë tjera resore të ngarkuara për punësim dhe zhvillim rajonal. Mbështetja e bizneseve të vogla ka për qëllim të rritë (ngritë) punësimin në 16 komuna të përfshira me projekt, kurse nga organizatat për mbështetje të afarizmit, presim që të punojnë me subjektet ekonomike në zhvillim të konkurrencës, rritjes së prodhimit dhe të hyrave (ardhurave)” ka deklaruar menaxheri i projektit në fjalë, zotëriu Armen Çekiq. Nëntë projekte për mbështetje të afarizmit, janë zgjedhur në kuadër të ftesës publike, të cilët drejtpërdrejtë apo jo drejtpërdrejtë do të ndikojnë në realizimin e të hyrave (të ardhurave), dhe në rritjen e mundësisë së punësimit si dhe do të forcohet edhe bashkëpunimi i të gjithë partnerëve të kyçur në nivel të komunës. Mbretëria e Norvegjisë për këto aktivitete ndanë shumën prej 286 000 euro, kurse organizatat për mbështetje afarizmit marrin pjesë me 15 000 euro. Sh. Hasangjekaj e enjte, 19 mars 2020
Javore Koha
23
Kulturë
Mbresa nga mbrëmja përkujtimore kushtuar Raif - Rafo Goranës
Patriotët dhe figurat përparimtare meritojnë të rehabilitohen Ismet Karamanaga Të premten, më 6 mars, në Biblitekën e Qytetit në Ulqin, u mbajt mbrëmja përkujtimore kushtuar Raif - Rafo Goranës, njërit prej personaliteteve më të njohura të lidhjes kombëtare dhe Luftës Nacionalçlirimtare. Rafo Gorana ishte një patriot i veçantë i qytetit tonë (Ulqinit) dhe i popullit tonë në përgjithësi. Të gjithë folësit, në prani të shumë qytetarëve si dhe anëtarëve të familjeve Gorana dhe Abazi, në mënyrë studioze folën për jetën dhe veprimtarinë e këtij njeriu të jashtëzakonshëm. Ishte kjo një mbrëmje përkujtimore e qëlluar dhe unë i përgëzoj organizatorët pa masë. Është mirë që personalitetet siç ka qenë Rafo Gorana dhe natyrisht edhe disa të tjerë, të nxirren nga harresa dhe të fitojnë vendin e merituar në majën e piramidës së patriotëve, trimave dhe guximtarëve të popullit tonë. Në këtë mënyrë ruajmë identitetin e kombit dhe popullit tonë. Shumë prej tyre kanë rënë si viktima për një jetë më të mirë, të cilat fryte i gëzojmë ne sot. Prandaj e ndiej obligim t’i shkruaj disa mbresa nga kjo mbrëmje përkujtimore kushtuar këtij personaliteti me
24
“
përmasa kombëtare, aq më tepër që bashkëshortja ime është mbesa e tij, kështu që mund të them se kam edhe lidhje familjare. Sipas mendimit tim, të ndjerin Rafo Gorana edhe e kujtoj me një respekt të veçantë pasi që ai dhe disa shokët e tij kanë qenë trima të rrallë. Ata ishin të aftë për mbrojtjen dhe çlirimin e popullit tonë nga pushteti fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe për mbrojtjen e identitetit tonë. Këtë patriotizëm e kanë treguar gjatë luftës, por edhe më vonë kur i kanë kërkuar të drejtat e barabarta për të gjithë popujt. Këtë e kanë bërë haptas, pa frikë, me bindje se për ato ide kanë luftuar të gjithë, pa dallim feje dhe kombi. Në mënyrë simbolike kanë dashur që ta ngrejnë flamurin tonë kombëtar shqiptar së bashku me ato të tjerët. Rafo Gorana e ka ngritur flamurin shqiptar në shtizë në një tubim, në sheshin në afërsi të mullirit të Muharremëve, ashtu siç kanë qenë të ngritur edhe flamujt e Jugosllavisë dhe Malit të Zi. Pak më vonë, ai është ftuar nga shokët e tij dhe te Çinari 2000-vjeçar u pushkatua për këtë akt prej disa komunistëve barbarë. Një krim i paparë, i bërë nga ata me të cilët kishte luftuar ai dhe shokët e tij që të jenë të barabartë të gjithë popujt në këto treva. Kjo ishte edhe motoja e luftës për çlirim dhe për një jetë më të mirë. Këta atdhetarë të zjarrtë, për shkak të këtyre ideve përparimtare bëhen viktimat e atyre me
Kjo mbrëmje ishte një inspirim i madh për të gjithë të pranishmit, e organizuar me shumë entuziazëm nga organizatorët dhe familjet Gorana dhe Abazi, për ta qitur në dritën e historisë njërin nga patriotët me përmasa kombëtare
Javore Koha
e enjte, 19 mars 2020
të cilët kishin luftuar së bashku. Duhet të përmendet se pushteti i tmerrshëm komunist i asaj kohe, në përgjithësi ka bërë krime të papara te ne. Për një gjest, për një fjalë goje, iu kanë marrë dhe iu kanë internuar, e shpeshherë edhe pushkatuar. Njërëzit e arsimit dhe të pendës, të cilët kanë pasur ide përparimtare, regjimi komunist me njerëzit “tanë” i kanë internuar dhe pushkatuar për shkak se kanë dashur të jenë të barabartë, aq më tepër kur dihet, për shembull, që i ndjeri Raif Gorana ka luftuar në radhët e komunistëve si piloti i parë i shkolluar në Sarajevë, në vitet ‘30 të shekullit të kaluar. Heroi i popullit Rudi Çajevac ka qenë ndihmësi i tij në aeroplan. Raif Gorana ka mbetur sinonim i trimërisë dhe guximit pasi që ndër të parët ka kaluar me aeroplan nën Urën e Vjetër të qytetit të Mostarit. Çfar paradoksi?! Raif Gorana, i cili kishte luftuar për çlirim si patriot, bie viktimë nga ata me të cilët kishte luftuar për shkak se ka kërkuar të valëvitet edhe flamuri ynë kombëtar shqiptar. Prandaj mendoj se krahas Rafo Goranës duhet të përmenden me konsideratë dhe respekt të madh të gjitha ato figura të cilët kanë luftuar për shtetin dhe për qytetin tonë. Do të ishte mirë që institucionet përkatëse, të cilat i kanë trashëguar këto probleme nga regjimi komunist, këta njerëz t’i rehabilitojnë dhe t’u japin vendin e merituar në shoqërinë tonë. Mbrëmja përkujtimore kushtuar Rafo Goranës duhet të jetë një nismë për rehabilitimin e të gjitha viktimave të regjimit komunist, të cilat pa asnjëfarë faji dhe pa procese gjyqësore janë pushkatuar. Gjithashtu mendoj se duhet të nxirren nga terri në dritën e historisë dhe të fitojnë vendin e merituar në historinë tonë kombëtare.
Kulturë
“
Mbrëmja përkujtimore kushtuar Rafo Goranës duhet të jetë një nismë për rehabilitimin e të gjitha viktimave të regjimit komunist, të cilat pa asnjëfarë faji dhe pa procese gjyqësore janë pushkatuar. Gjithashtu mendoj se duhet të nxirren nga terri në dritën e historisë dhe të fitojnë vendin e merituar në historinë tonë kombëtare
shëndoshë vështirë mund ta imagjinojë këtë barbarizëm të pashoq. Edhe një sekuencë që më ka mbetur në kujtesë nga babai im për të përshkruar mentalitetin e këtyre barbarëve. Babai im, detar dhe kapedan me nam, Hasan Cano Karamanaga, ka qenë për disa minuta, me lopatë në dorë, duke çelur varrin për vete. Vetëm pak minuta para ekzekutimit e ka shpëtuar një njeri nga ky grup ko-
munistësh barbarë, i cili e ka njohur, me arsyetim se “ky njeri na nevojitet sepse është kapedan dhe detar”. Prandaj, unë mendoj se të gjithë këta patriotë, përparimtarë dhe njerëz meritojnë një rehabilitim të veçantë nga shoqëria jonë, në veçanti nga populli ynë. Dhe në fund, e përgëzoj dhe e përkrahi fort këtë mbrëmje përkujtimore kushtuar Raif - Rafo Goranës.
Rafoja ka qenë një njëri i veçantë. Të parët e tij janë me origjinë nga Ulqini, nga një familje e pasur, me grada dhe tituj të lartë në Perandorinë Otomane, më vonë edhe pushtetin malazias. Fisi Gorana ka pasur dhe ende ka në Ulqin një famë të madhe. Për shkak të ideve përparimtare dhe respektit të veçantë në qytetin e Ulqinit, përpos Rafo Goranës, pilotit të parë të shkolluar te ne, barbarët komunistë kanë pushkatuar të njëjtën ditë, në të njëjtin vend te Çinari, në rrugën e cila të çon për Valdanos, edhe Hodo Beg Bushatin, djalin e tij Ahmetin, si dhe një malazez. Më vonë edhe një grup tjetër të ulqinakëve, më 26 nëntor 1944, pas një torture të madhe. Ata ishin përparimtarë, siç ishte edhe piloti i parë tek ne Rafo Gorana, prandaj këta barbarë i kanë pushkatuar gjoja “në emër të popullit” për shkak të mendimeve ndryshe. Dëshiroj të theksoj me një pietet dhe respekt të veçantë se këta barbarë, një javë më vonë kanë pushkatuar edhe Muftiun e fundit të Ulqinit, Hafiz Hasan Llunjin, dhëndrin më të mirë të fisit tonë Karamanaga. Ai ka qenë demokrat dhe trim i rrallë nga Rana e Ulqinit. Muftiu hoxhë Llunji ka lënë gjurmë të pashlyera tek ne si imam, teolog dhe si muftiu i fundit i qytetit të Ulqinit. Pa dyshim, hoxhë Llunji ka lënë një zbrazëti të madhe në qytetin tonë. Këta armiq nuk kanë pasur mëshirë, as shpirt, ndaj askujt. Sot, nga kjo distancë kohore, mendja e e enjte, 19 mars 2020
Javore Koha
25
Kulturë
Thesari gastrono Kjo kuzhinë është formuar dhe kultivuar ndër shekuj, ende sot është dominuese nëpër shtëpitë tona por kjo traditë për fat të keq nuk kultivohet e as nuk promovohet nga objektet tona gastronomike. Sot në restorantet ulqinake gjen ushqime nga mbarë bota por janë shumë të rralla ato të cilat ofrojnë ndonjë ushqim tradicional
Gazmend Çitaku
Ulqini është një vend bregdetar i cili thesarin e vet gastronomik e ka të orientuar tërësisht në përdorimin e ullirit, vajit të ullirit dhe erëzave të ndryshme që rriten dhe kultivohen në Ulqin por edhe në rrethinën e tij të pasur. Kuzhina ulqinake është një kuzhinë tipike mesdhetare me influencë të fuqishme nga kulturat rrethuese, me dominim të asaj mesdhetaro-orientale. Kjo kuzhinë është formuar dhe kultivuar ndër shekuj, ende sot është dominuese nëpër shtëpitë tona por kjo traditë për fat të keq nuk kultivohet e as nuk promovohet nga objektet tona gastronomike. Sot në restorantet ulqinake gjen ushqime nga mbarë bota por janë shumë të rralla ato të cilat ofrojnë ndonjë ushqim tradicional. Pasuritë natyrore të Ulqinit si deti, ullishta dhe në prapavi toka shumë pjellore rrethuar nga Lumi Buna dhe Liqeni i Shasit e i Shkodrës, e të gjitha këto të përcjella me mbi 270 ditë me diell gjatë vitit përbëjnë një kombinim ideal gastronomik mes prodhimeve të tokës dhe të ujit. Perimet e shumta prej të cilave karakterizohen bamjet, bishtajoret e të gjitha këto të përcjella me ullinj dhe vaj ulliri dhe prodhime mishi ose peshku e bëjnë kuzhinën ulqinake tipike mesdhetare. Libri ”Thesari gastronomik i Ulqinit”
26
Javore Koha
e enjte, 19 mars 2020
u finalizua nën përkujdesjen e Vjollca Lika-Çobaj dhe botohet në bashkëpunim mes OJQ MOGUL, Komunës së Ulqinit, Bashkisë Mirditë (Shqipëri) dhe Qendrës UET kurse është financuar nga Bashkimi Europian dhe Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi. Libri është i formatit 20x20 cm dhe si botim është shumë cilësor. Recetat janë paraqitur në tri gjuhë: shqip, malazeze dhe në gjuhën angleze kështu që këtë libër e bën shumë të afërt me të gjithë ata që njohin këto gjuhë. Për t’u botuar ky libër enkas u gatuan të gjitha ushqimet që gjenden brenda kopertinave të librit nga duart e arta të nënave dhe aktivisteve të Mogulit e që më së shumti u angazhuan Edina Resulbegu, Arjeta Kurti, June Malusheviqi dhe Suat Bajrami. Nën këshillat dhe mbikqyrjen e Xhemal Peroviqit, Zeqarije Sulejmanit, Fatime Trumës dhe Mirlinda Çobit u bë që libri të dalë në 256 faqe dhe ilustruar me fotografi autoriale të Ardian Peroviqit. Në këtë libër do gjeni receta të ushqimeve tradicionale ulqinake që janë përgatitur dhe ende gatuhen në Ulqin dhe rrethinë. Ka edhe receta tjera por që në këtë libër janë përfshirë vetëm 114 sish më karakteristiket andaj edhe dallojmë dy tipe të kuzhinës ulqinake: Kuzhina e rrethinës ku lënda e parë është misri e që më së shumti përdoret për gatimin e bukës por edhe të prodhimeve tjera si të kripura ashtu edhe të ëmbla. Por, duke qenë se shumë fshatra gjenden afër lumit Buna por edhe liqenit të Shasit këtu mund të shijojmë gatime të ndryshme me krap, ngjala dhe lloje tjera të pe-
shkut të ujërave të ëmbla e të gjitha këto të kombinuara me perime të freskëta si patatja, lakra, fasulja, qepa, hudhra etj. Nga pemët tradicionale dominojnë fiqtë, shegat, kimçat. Kuzhina e qytetit ku dominon ulliri dhe voji i ullirit përcillet me vezë dhe perime të ndryshme si patate, pazi, domate, tranguj, spinaq, hithra, patëllxhana, bamje etj. Karakteristike janë edhe brumërat e ndryshme si të njelmëta ashtu edhe të ëmbla duke mos harruar se vend të rëndësishëm zëjnë edhe peshqit e llojllojshëm të detit së bashku me produktet e ndryshme nga mishi i kafshëve shtëpiake dhe shpendëve si të buta ashtu edhe të egra. Tryeza gjithmonë përmbanë sallatën e nganjëherë ajo është edhe ushqimi i vetëm dhe kryesor i shujtës. Djathi dhe prodhimet e qumështit poashtu zënë vend të rëndësishëm në tryezën ulqinake. Është i njohur djathi i Anës së Malit dhe i Mërkotit i cili në treg ofrohet i njomë dhe i thatë. Gatimet me peshk në të kaluarën kanë qenë të përditëshme. Peshkatarët çdo ditë dilnin në peshkim dhe sillnin: levrek, qefull, koc, orada, gërdobë etj., peshk të imët si barbuni, luci, shojza etj., por, nuk duhet harruar edhe kublat në sezonën e tyre. Ato përgatiteshin në mënyra të ndryshme të fërguara, kapama, në tavë por gjithmonë të përcjella me perime dhe erëza ku karakteristike është dafina apo siç quhet në gjuhën lokale lari. Gatimet me mish janë gatime të cilat janë shumë të larmishme dhe ato mund të jenë nga mishi i kafshëve shtëpiake ose të egra. Pastaj të
Kulturë
omik i Ulqinit
shpendëve: pata, rosa, pula, biba etj. Ulqini përveç si vend që merret me peshkim, të zhvilluar ka edhe gjuetinë ku më së shumti gjuhet lepuri dhe shpendët e ndryshëm si shepka, rosa e eger etj. Në këtë grup ushqimesh veçojmë japrakun një gatim i cili përgatitet me copa të grira mishi ku së bashku me oriz mbështillen në gjethe të njoma të hardhisë së rrushit dhe zihen me voj ulliri. Në gatimet me mish e që në ditët e sotme shumë rrallë gatuhet është edhe kima që përgatitet me mish të grirë dhe vezë por këtu dominon qepa. Supërat janë të llojllojshme dhe përgatiten me perime të ndryshme. Veçohet supa goste dhe ajo me eshna (ashti i këmbëve të bagëtisë). Brumërat janë gatime pothuaj të përditëshme dhe dallojnë sipas stinës. Ato janë të llojllojshme dhe përga-
titen në mënyra dhe me përbërës të larmishëm. Buka, pitet, petët, petullat, arishtet hyjnë në këtë grup por po veçojmë petën e cila në tepsi përgatitet me mish gjeli, dashi por më e shishmja është me mish të shpendëve të egër. Pasjtaj pitet mund të jenë me petë dhe me iç të ndryshëm si: patate, spinaq, pazi, mushkri, mish, djath, vezë, kungull, purri, hithra, mullaga etj. Ëmbëlsirat kryesisht janë të origjinës orientale ku dominojnë ato me sherbet. Ëmbëlsira katakteristike për këtë trevë janë Lule shegat dhe tespixhja, por nuk duhet lënë përanash edhe: bakllavaja, rahanija, haxhimakurret, kadaifi, tollumbet, hallva, oriz me tamël (sitripinç), ashafi, akshyrja, aksudet, zerdet, llokumi. Vlen të përmeden Gurrabiat të cilat përgaditen enkas vetëm për martesë dhe të cilat
i dërgohen familjes së burrit në ditën e tretë të martesës dhe ate 40 copë. Lëngjet që dikur janë konsumuar janë shurupet e ndryshme të përgatitura nga pemët lokale. Interesante është edhe lëngu i përgatitur me gjethet e trëndafilit. Në shikim të parë këto gatime duken se janë gatime të rënda për organizmin. Por, duke ditë se përpara njerëzit kanë qenë mjaftë aktiv dhe ky lloj ushqimi i pasur me perime dhe vaj ulliri ka shkaktu që konsumuesit të jenë më të shëndetshëm dhe se sot këto lloj ushqimesh preferohen si lloje dietash mesdhetare. Por, mos t’i zbulojmë të gjitha ju këshilloj ta kërkoni këtë libër shumë të vlefshëm dhe ta pasuroni jo vetëm bibliotekën por edhe tryezen tuaj me receta shumë të shijëshme dhe përplot shije e aromë. e enjte, 19 mars 2020
Javore Koha
27
Mozaik
Zgjedhjet e treta parlamentare pluraliste në Mal të Zi 1996
Kandidatët shqiptarë në dy lista zgjedhore të veçanta Me Ligjin e përmendur Republika e Malit të Zi në vend që të jetë një njësi zgjedhore , sikurse ishte në zgjedhjet paraprake parlamentare, u nda në 14 njësi zgjedhore. Për zgjedhjet e vitit 1996 me Ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve është përcaktuar që të zgjedhen 71 deputetë, 14 më pakë se në përbërjen e mëparshme të Kuvendit të Malit të Zi
Gjekë Gjonaj
Zgjedhjet e treta parlamentare janë shpallur më 27 korrik, kurse janë mbajtur më 3 nëntor 1996, paralel me zgjedhjet federale. Principet zgjedhore në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 1992 kanë ndryshuar pak. Këtyre zgjedhjeve u parapriu ndryshimi i “ listës zgjedhore” e realizuar me Ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve ( korrik 1996) , i cili u miratua në “regjinë” e Partisë Demokratike të Socialistëve në pushtet , pa konsensus me partitë opozitare. Me Ligjin e përmendur Republika e Malit të Zi në vend që të jetë një njësi zg-
28
Javore Koha
e enjte, 19 mars 2020
jedhore , sikurse ishte në zgjedhjet paraprake parlamentare, u nda në 14 njësi zgjedhore. Për zgjedhjet e vitit 1996 me Ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve është përcaktuar që të zgjedhen 71 deputetë, 14 më pakë se në përbërjen e mëparshme të Kuvendit të Malit të Zi. Njësitë zgjedhore u caktuan në principin territorial ( një apo më shumë komuna bashkë). Sipas kushteve të reja zgjedhore Komunës së Ulqinit i është shtuar Kraja nga Komuna e Tivarit, kurse Malësia është ndarë nga Podgorica në njësi të veçantë zgjedhore-Podgorica II . Në këto vise shqiptarët janë shumicë absolute. Në Lidhjen Demokratike në Mal të Zi besonin se shumica e shqiptarëve do t’ua jepte atyre votën dhe se kësaj herë e kanë kalimin e sigurt. Kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi kishte deklaruar se “ ne , vërtetë, me këtë ligj zgjedhor jemi në pozitë më të përshtatshme se sa më parë. Por të kuptohemi: Partia
Demokratike e Socialistëve as nuk na ka pyetur, as nuk na ka konsultuar për këtë ndarje të Malit të Zi në 14 njësi zgjedhore. Ata e bënë këtë për interesat e veta. Neve do të na konvenonte edhe sistemi proporcional, si një njësi zgjedhore në Mal të Zi me kusht që të hiqet ose të zvogëlohet pragu zgjedhor. E pranueshme është edhe një zgjidhje krejtësisht ndryshe: çdo parti le të kandidojë përfaqësuesin e vet mes shqiptarëve , dhe ata vetë le të vendosin se kush do të jetë përfaqësuesi legjitim”.
Njësitë zgjedhore dhe numri i deputetëve
1.Njësitë zgjedhore dhe numri i deputetëve të cilët zgjidhen janë si vijon: 1.Komuna e Podgoricës I - 17 deputetë. 2.Komuna e Podgoricës II ( bashkësitë lokale me popullatë shqiptare) 1 deputet. 3. Komuna e Ulqinit ( me bashkësitë lokale nga Kraja në të cilat jetojnë
Mozaik
shqiptarët) 3 deputetë. 4. Komuna e Tivarit 4 deputetë. 5.Komuna e Andrijevicës dhe Beranës 5 deputetë. 6.Komuna e Bijello Polës 6 deputetë. 7.Komuuna e Danillovgradit 2 deputetë. 8.Komuna e Nikshiqit dhe Plluzhinës 5 deputetë. 9.Komuna e Cetinës 3 deputetë. 10.Komuna e Kollashinit , Mojkovcit dhe Shavnikut 3 deputetë. 11. Komuna e Budvës dhe Kotorrit 4 deputetë. 12. Komuna e Plavës dhe Rozhajës 4 deputetë. 13. Komuna e Tivatit dhe Herceg Novit 5 deputetë dhe 14. Komuna e Plevlës dhe Zhablakut 5 deputetë.
Kandidatët dhe listat zgjedhore
Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996, sipas Komisionit Zgjedhor Republikan, kanë 448.336 qytetarë të Malit të Zi për deputetë në parlamentin republikan. Të gjitha 878 vendvotimet zgjedhore , në 14 njësi zgjedhore, u hapën në orën 8,oo dhe u mbyllën në orën 20.00. Në parlamentin e ri partitë do të ndajnë 71 mandate deputetësh. Listat zgjedhore i paraqitën 20 organizata politike, dhe shoqata ( 16 parti politike, 3 koalicione dhe një grup qytetarësh) të cilat paraqitën 798 kandidatë për 71 deputetë , sa do të ketë Kuvendi i Malit të Zi. Kjo do të thotë se në secilën konkurrojnë 11 kandidatë. Për Këshillin e Qytetarëve të Kuvendin Federativ Mali i Zi jep 30 deputetë. Më së shumti kandidatë për zgjedhje republikane paraqitën dy njësitë më të mëdha zgjedhore - Podgorica 183
dhe Nikshiqi 101 kandidatë. Këtyre ) e përbërë nga Partia Popullore e njësive, sipas Ligjit zgjedhor repub- Malit të Zi dhe Lidhja Liberale 19, likan, u takon edhe numri më i madh i Partia e Aksionit Demokratik -3, mandateve në parlament. Podgoricës Unioni Demokratik i Shqiptarëve - 2, 17 për parlamentin republikan dhe 7 dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi për Kuvendin Federativ, ndërsa Nik- -2 kandidatë. Në të njëjtën kohë dy shiqiit 9 për zgjedhjet republikane lista zgjedhore të cilat në nivel të dhe 5 për Kuvendin Federativ. Malit të Zi fituan më shumë se 4 për Partia Demokratike e Socialistëve qind të votave mbetën pa mandate. ka paraqitur më së shumti kandidatë Në këto zgjedhje parlamentare, nga për Kuvendin e Malit të Zi ( 118). 448.336 qytetarë të regjistruar në Menjëherë pas saj është Koalicioni lista zgjedhore, votuan 300.648, ose Zgjedhor “Bashkimi Popullor “ – 67,o6 për qind e trupit votues. Tabela “Narodna slloga”, e cila ka propozuar 3. 114 kandidatë. Struktura e Kuvendit të Malit të Zi përgjatë legjislaturës Rezultatet e së tretë 1996-1998 zgjedhjeve Partitë politike Mandatet Votat Përqindja Në zgjedhjet e nën- (Entiteti politik) torit 1996, morën pjesë 67.1 për qind 1.Partia Demokratike të qytetarëve të Mal- e Socialistëve 45 150.140 (63.4%) it të Zi, apo 1.8 për 2. Koalicioni “ Bashkimi qind më pak se në Popullor” ( Partia Popullore zgjedhjet për par- dhe Lidhja Liberale në lamentin republikan Mal të Zi 19 74.954 (26.8%) të mbajtura në vitin 3. Partia e Aksionit Demokratik 3 10.174 1992. Sipas rezul- (4.2%) tateve përfundimtare 4.Unioni Demokratik të Komisionit Repubi Shqiptarëve 2 3.849 (1.8%) likan të Zgjedhjeve 5.Lidhja Demokratike edhe në këto zgjednë Mal të Zi 2 5.289 (2.8%) hje dominoi Partia Demokratike e Socialistëve. Në ato zgjedhje Partia Demokratike Numri i përgjithshëm i zgjedhësve e Socialistëve mori 51.2 për qind në Mal të Zi në këto zgjedhje ishte e votave dhe fitoi 63.4 për qind të 448.502 zgjedhës. Në zgjedhje mandateve në parlamentin repub- dolën 300.618 zgjedhës, apo 67,10 likan ( 45 nga 71 ), që s’ka rezultat %.Në njësinë zgjedhore nëntë – tjetër të jetë si ai mes partive ish-ko- Podgoricë II më së shumti mandate fitoi Unioni Demokratik i Shqiptarëve , muniste të Evropës Juglindore. Vendin e dytë me përqindje të votave kurse në njësine zgjedhore dhjetë – Uldhe numër të mandateve – por larg qin, më së shumti mandate fitoi Lidhja pas Partisë Demokratike të Social- Demokratike në Mal të Zi. (vijon) istëve e mori Bashkimi Popullor, (25,6%; 19 mandate - 74.963 vota e enjte, 19 mars 2020
Javore Koha
29
kulturë
Mbi veprën “Dëshmitarë në kohë historike – Ditari” (1966-2014) të akademikut Rexhep Qosja (2
Ngjarjet që do të përc ardhmërinë e Kosovës Shaban Hasangjekaj (vijon nga numri i kaluar) Ndryshimet që u bënë në Kosovë, akademiku Qosja i reflekton me të dhënat se mbasi Kosova dhe viset tjera me shumicë shqiptare në Jugosllavi pushtohen prej Serbisë në luftrat ballkanike, shqiptarët do të mund të kenë marrëdhënie me shtetin amë – me Shqipërinë, vetëm pak vite pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe këto marrëdhënie kohëshkurtra ishin shumë të varfra. Pas Plenumit të Brioneve, ndërkaq, Kosovës do t’i bëhet e mundshme të krijojë marrëdhënie sado-kudo më të gjera arsimore, shkencore e kulturore me Shqipërinë shtetërore, të cilat ç’është e vërteta, do të luajnë rol të madh në institucionalizimin e shkencës e të kulturës në Kosovë dhe në njohjen e përvetësimin e historisë gjithëkombëtare. Shqiptarët nga Kosova dhe nga viset tjera në Jugosllavi kur e kur do të mund të shkojnë në Shqipëri, natyrisht në numër të vogël, kurse shqiptarët nga Shqipëria, në numër edhe më të vogël, do të mund të vijnë në Kosovë a në viset e tjera me shqiptarë në Jugosllavi, për t’u takuar pas shumë vitesh me familjarët e vet. Akademiku Qosja, në parathënien e Vëllimit I të Ditarit, thekson se pas Plenumit të Brioneve, në Kosovë do të themelohet, në të vërtetë, do të rithemelohet Instituti Albanologjik i Prishtinës, mandej Instituti i Historisë, do të hapet Universiteti i Prishtinës dhe do të krijohet Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, do të rritet numri i shkol-
30
Javore Koha
e enjte, 19 mars 2020
lave tetëvjeçare dhe i shkollave të mesme, do të rritet shumë numri i nxënësve, që do t’i vijojnë shkollat dhe i studentëve që do të vijojnë fakultetet, do të rritet dukshëm numri i vajzave që do të shkojnë në shkolla dhe fakultete, do të rritet numri i shqiptarëve të punësuar në arsim, në shëndetësi, në ekonomi, madje edhe numri i të punësuarve në Sekretariatin e Punëve të Brendshme. Kjo ishte me rëndësi të madhe se tani ky Sekretariat nuk do të mund të vendoste vetë për përgjime, për përndjekje a për burgosje të kujt, pa marrë leje nga Komiteti Krahinor i Lidhjes Komuniste të Kosovës, a prej Kryesisë së Kosovës. Pas mbajtjes së Plenumit në fjalë, do të shtohet edhe numri i revistave e i gazetave në gjuhën shqipe, do të rritet edhe statusi politik dhe kushtetues juridik i Kosovës, kurse në vitin 1974 Kosova (dhe Vojvodina) do të bëhet me kryesi e me kuvend, ku do të mund të hartoheshin e miratoheshin ligje, si dhe me Gjykatën Kushtetuese. Në këtë kohë, Kosova do të bëhet element i ashtuquajtur konstitutiv i Federatës Jugosllave. “Ishte kjo kohë e një frymëmarrjeje më të gjerë politike se asnjë vit tjetër pas Luftës së Dytë Botërore, kur shtohen, zgjerohen, pasurohen të drejtat politike, shoqërore, kulturore, kombëtare shqiptare në përgjithësi, kur madje mbahet edhe e ashtuquajtura Konsulta Gjuhësore, në të cilën shqiptarët e Kosovës dhe të Jugosllavisë do të marrin vendim që gjuhë letrare, d.m.th. gjuhë standarde e tyre të jetë gjuha letrare që do të përdoret edhe në Shqipëri. Krijimi i kushteve të tilla do të ndikojë në një lulëzim të krijimtarisë letrare, artistike e shkencore shqiptare. Dhe kjo krijimtari, si dhe marrëdhëniet arsimore, shkencore e kulturore me shtetin amë – Shqipërinë, do të ndikojnë në krijimin e vetëdijes gjithëkombëtare të
shqiptarëve në Kosovë dhe Jugosllavi në përgjithësi”, shkruan akademiku Qosja. Në tematikën e ditarit të vet, akademiku Qosja shkruan se “vetëdija e pasuruar kombëtare, në të vërtetë gjithëkombëtare, do të sjellë së pari demonstratat e vitit 1968, e pastaj demonstratat e marsit e të prillit të vitit 1981, si dhe demonstratat e mëvonshme gjithnjë deri në vitet 19971998. Pas këtyre demonstratave, pa dyshim, historike, që çështjen e Kosovës do ta bëjnë çështje të njohur ndërkombëtare, do të vijnë ngjarje të tjera historike, ngjarje tragjike dhe ngjarje premtuese: Kosovës do t’i merret autonomia e njohur në vitin 1974, do të shtohen shumë dhuna e terrori i Serbisë në Kosovë, do të përmbyset komunizmi vetëqeverisës dhe do të fillojë krijimi i partive të reja, disa prej të cilave, mjerisht do të reg-
kulturë
2)
caktojnë s jistrohen në Ministrinë e Drejtësisë në Beograd, ndërsa disa të tjera nuk do ta pranojnë këtë regjistrim, do të fillojnë të vijnë politikanë e diplomatë evropianë e amerikanë, për t’u informuar për gjendjen në Kosovë, do të konsolidohen organizatat ilegale, që do ta kundërshtojnë me forcë politikën nënshtruese të Lidhjes Demokratike të Kosovës e të partive të tjera të lidhura me të, duke predikuar luftën e armatosur për çlirimin e Kosovës, do të krijohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila në vitin 1997 do ta fillojë Luftën Çlirimtare, do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Rambujesë për Kosovën, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara do të pranohet Plani i diplomatit dhe i shtetarit finlandez, Marti Ahtisari, me të cilin Kosovës do t’i njihet pavarësia e mbikëqyrur, ndërsa në vitin 2008, në Kuvendin e Kosovës, Kosova do
të shpallet shtet i pavarur dhe sovran, të cilin shpejt do ta njohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian”. Ishte kjo kohë vërtet historike. Dhe pa dyshim, pjesëtarëve të brezit të tij (autorit Qosja), u kishte takuar fati që të ishin krijues dhe dëshmitarë të politikës e të ngjarjeve që do të përcaktojnë ardhmërinë e Kosovës. Autori i “Ditarit” dhe i shumë veprave të tjera të zhanreve të ndryshme letrare, duke theksuar se i tërë ditari i tij (në nëntë vëllime) është dëshmitar në kohë historike 47-vjeçare, shprehet: “Isha i vetëdijshëm që në vitin 1967, kur u pranova në Institutin Albanologjik, se jeta ime do të jetë pjesë e kësaj kohe historike shumë të rëndësishme për popullin shqiptar të Kosovës, për gjithë shqiptarët në Jugosllavi, madje për popullin shqiptar në përgjithësi. Jo të gjithë krijuesit letrarë, artistikë e shkencorë, jo të gjithë intelektualët ishin të vetëdijshëm për këtë fat që ua kishte dhuruar historia. Një numër i tyre, mjerisht shumë më i madh se ç’mund të merrej me mend, ishte i privuar prej atij mendimi parathënës për të drejtat kombëtare të shqiptarëve dhe për fatin historik të Kosovës”. Në përfundimin e vet në këtë drejtim, akademiku Qosja konfirmon se të gjitha këto që do të bëhen e do të ndodhin, që do të thuhen e do të shkruhen në gazeta, revista e libra, në këtë kohë historike, do të jenë një lëndë e rëndësishme, shumë e rëndësishme mendore dhe politike që nuk do të duhej të harrohej. Ditari, prandaj, paraqitej si lloj letrar-shkencor më i përshtatshëm për ruajtjen e saj, për ruajtjen në radhë të parë të të ashtuquajturës histori e fshehtë. Andaj, ditari i tij, me pjesën më të madhe të përmbajtjes së vet, është fryt i kësaj gjendjeje dhe i mendimeve për rëndësinë e saj. Në qasjen e shtjellimit të arsyes jetëshkrimore, akademiku Qosja vë në dukje: “Kjo arsye, e quajtur jetëshkrimore, sigurisht është më pak e rëndësishme, prandaj edhe më pak vendimtare për shkrimin e ditarit, sesa arsyeja e parë dhe, sidomos, sesa arsyeja e dytë. Nuk ka dyshim, se kjo arsye, për dikë mund të jetë më shumë, e për dikë më pak frymëzuese, për të mbajtur ditar. Siç e thotë
Të gjitha këto që do të bëhen e do të ndodhin, që do të thuhen e do të shkruhen në gazeta, revista e libra, në këtë kohë historike, do të jenë një lëndë e rëndësishme, shumë e rëndësishme mendore dhe politike që nuk do të duhej të harrohej. Ditari, prandaj, paraqitej si lloj letrar-shkencor më i përshtatshëm për ruajtjen e saj, për ruajtjen në radhë të parë të të ashtuquajturës histori e fshehtë. Andaj, ditari i tij, me pjesën më të madhe të përmbajtjes së vet, është fryt i kësaj gjendjeje dhe i mendimeve për rëndësinë e saj. një shkrimtar, që ka shkruar kujtime në mbështetje të shënimeve të datuara ditore, ditari ndodh të shkruhet për të lënë autori i tij sa më shumë të dhëna për jetën, për krijimtarinë, për natyrën, për karakterin, për shprehitë, për virtytet dhe për veset e tij. Pse?, vetëpyetet ai, miqtë dhe kundërshtarët e mi të shkruajnë për mua, jo, duke u mbështetur sa e si duhet në të dhëna e dokumente, por në ndjenjat e tyre vetjake, në ndjenja përkushtimi – miqtë, në ndjenja mosdurimi – kundështarët, e në ndjenja urrejtjeje – armiqtë. Pse të shkruajnë për mua të tjerët, kur unë për të gjallë mund t’u lë mjaft të dhëna, mjaft të vërteta, që do t’u ndihmojnë qëllimtarëve dhe t’i çtrimosin qëllimkëqijtë që do të shkruajnë për mua”. Nuk ka dyshim se kjo arsye e quajtur jetëshkrimore e shkrimit të ditarëve mund të frymëzojë autorin e ditarit që të shkruajë për veten dhe për miqtë e tij shpesh më mirë se ç’është e vërteta. ( vazhdon) e enjte, 19 mars 2020
Javore Koha
31
Mozaik
Ligji kundër pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura në Mal të Zi
Një masë e qëlluar për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve Vit për vit dikastere të ndryshme qeveritare por edhe shoqata të sektorit joqeveritar, organizojnë fushata të shumta për të ngritur vetëdijesimin tek popullata që ata të heqin dorë nga konsumimi i duhanit i cili është cilësuar nga ekspertë të mjekësisë si njëri ndër shkaktarët kryesor për shfaqjen e sëmundjeve të rrezikshme. Shtete të ndryshme të botës shpenzojnë shuma të mëdha parash për të hartuar strategji, plane dhe për të ndryshuar politika për të reduktuar numrin e duhanpirësve dhe numrin e të prekurve nga sëmundjet që shkak-
“ 32
ton duhani në nivelin global. Gjithashtu, Organizata Botërore e Shëndetësisë çdo vit harton masa dhe strategji që përfshijnë zbatimin e politikave më efektive të kontrollit të duhanit, me qëllim që kërkesat për duhanpirje të ulen. Kjo organizatë nëpërmjet fushatave të shumta synon që të rris ndërgjegjësimin për të kuptuar rrezikun për sëmundjet eventuale që lidhen pikërisht me konsumimin e duhanit, siç është kanceri i mushkërive, sëmundjet kronike të frymëmarrjes etj. Të dhënat e OBSHsë nga viti në vit flasin për një shifër
Organizata Botërore e Shëndetësisë çdo vit harton masa dhe strategji që përfshijnë zbatimin e politikave më efektive të kontrollit të duhanit, me qëllim që kërkesat për duhanpirje të reduktohen. Kjo organizatë nëpërmjet fushatave të shumta synon që të rris ndërgjegjësimin për të kuptuar rrezikun për sëmundjet eventuale që lidhen pikërisht me konsumimin e duhanit, siç është kanceri i mushkërive, sëmundjet kronike të frymëmarrjes etj. Të dhënat e OBSH-së nga viti në vit flasin për një shifër të frikshme të vdekjeve në botë, me mbi 8 milionë humbje jetësh çdo vit për shkak të pirjes së duhanit
Javore Koha
e enjte, 19 mars 2020
të frikshme të vdekjeve në botë, me mbi 8 milionë humbje jetësh çdo vit për shkak të pirjes së duhanit. Pra, siç shihet, është një dukuri që përbën një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik. Në këtë aspekt, edhe vendi ynë ka bërë përpjekje serioze për të ndikuar në ndërgjegjësimin e popullatës për të ulur numrin e konsumuesve të prodhimeve të duhanit. Si masën më të qëlluar dhe më efektive në këtë drejtim duhet potencuar Ligjin antiduhan që qeveria e Malit të Zi e aprovoi, e që hyri në fuqi nga 15 gushti i vitit të kaluar. Ky Ligj në mes tjerash përcakton masat për uljen dhe kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit, parandalimin e pasojave të dëmshme nga përdorimi i duhanit, etj. Miratimi i këtyre masave që ndalojnë pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura shoqërohen edhe me dënime të majme financiare për të gjithë ata që nuk i zbatojnë këto masa ligjore. Në vendin tonë, me miratimin e këtij ligji, janë evidente edhe ndryshimet pozitive, pasi që zbatimi i këtij ligji në praktikë po funksionon. Nëpër kafene e restorante të ndryshme që kemi frekuentuar në të kaluarën e në të cilat është konsumuar duhan, tani në të njëjtët, mund të qëndrosh lirshëm brenda pa u tymosur dhe pa thithur substancat e dëmshme që dalin nga duhani. Zbatimi i këtij ligji vihet re edhe nëpër bare e restorante të Tuzit ku brenda mund të konsumosh kafe e të hash drekë apo darkë, pa u prekur nga tymi i duhanit, ndërsa duhanpirësit i shikon jashtë ambienteve të mbyllura të konsumojnë duhan. Në këtë kontekst, është për t’u përgëzuar miratimi i këtij ligji i cili shkon në favor të drejtpërdrejtë të të
Mozaik
gjithë atyre që duan ta ruajnë shëndetin e tyre, e këtë më së miri e bëjnë duke hequr dorë nga konsumimi i duhanit. E mira do të ishte që jo vetëm masat shtrenguese dhe dënimet me të holla të ndikojnë për të lënë duhanin, por që duhanpirësit të veprojnë më shumë ndërmjet njëri- tjetrit për të menduar dhe sensibiluar edhe të tjerët për pasojat që sjell duhani në shëndet dhe në këtë mënyrë të ndërrmarrin iniciativa konkrete dhe konstruktive për të hequr dorë një herë e t. u. mirë nga duhani.
“
Në këtë aspekt, edhe vendi ynë ka bërë përpjekje serioze për të ndikuar në ndërgjegjësimin e popullatës për të ulur numrin e konsumuesve të prodhimeve të duhanit. Si masën më të qëlluar dhe më efektive në këtë drejtim duhet potencuar Ligjin antiduhan që qeveria e Malit të Zi e aprovoi, e që hyri në fuqi nga 15 gushti i vitit të kaluar. Ky Ligj në mes tjerash përcakton masat për uljen dhe kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit, parandalimin e pasojave të dëmshme nga përdorimi i duhanit, etj. e enjte, 19 mars 2020
Javore Koha
33
In Memoriam
Gjeto Kolë Uci Camaj
Burri i nderuar i Malësisë Fundjavën që lamë pas, banorët nga Malësia e përcollën për në banesën e fundit plakun e nderuar, Gjeto Kolë Uci Camaj, i lindur para 90 vjetëve në familjen e njohur të vëllazërisë Vuksanlekaj, në Malësinë e Madhe. Ndoshta edhe nuk do të ishte e nevojshme të shkruhet për një vdekje si rrjedhë e natyrshme pas, pothuajse, nëntë dekadave të plota të shekullit jetësor, por në rastin konkret, në vend të një përkujtimi mortor për njerëzit e tillë, personalitete të dalluara në jetën e përditshme të Malësisë dhe me gjerë, meritojnë që përmes një shkrimi modest, të përkujtojmë jetën dhe veprimtarinë njerëzore të individëve siç ishte, tashmë i ndieri, Gjeto Kolë Camaj, shembull i një bashkëmalësori, me virtytet më të larta të trashëguara nga të parët e vet, të këtij trungu të njohur familjar e fisnor, brez pas brezit. Është e vështirë që përmes një shkrimi të shkurtër të përshkruhet rruga jetësore gati njëshekullore e një personit, por për aq sa është përvoja personale, në radhë të parë si njeri i medias, e kam obligim të rikujtoj takime e biseda e të shumta për tema të ndryshme nga e kaluara me këtë burrë të nderuar të Malësisë tonë, i cili me freskinë e kujtesës së vet dhe përvojën e gjatë ka dëshmuar për njerëz, ngjarje dhe dukuri të shumta nga e kaluara e lavdishme dhe tradita e bukur njerëzore e kombëtare nga këto hapësira dhe më gjerë. Dëshmitë e tija nga e kaluara e afërt dhe më e largët, i kam të filmuara në materialet dokumentare, të shënuara me rastin e shënimit të jubileve dhe ngjarjeve të rëndësishme, sidomos në dekadën e fundit dhe gjithherë ishte i gatshëm të shpalosin kujtimet dhe përvojën e vet për ngjarje dhe personalitete të shumta të vendit dhe të kombit në mesin e të cilëve ishte edhe ai vetë. E kemi vizituar shumë herë; gaze-
34
Javore Koha
e enjte, 19 mars 2020
tar, studiues e krijues të fushave të ndryshme, por kërkesa e tij e parë ishte të ulemi, siç thoshte ai “në oxhakun e tij”, të pushojmë dhe të pimë ndonjë kafe apo gotë e, pastaj, vazhdojmë “çfarë të doni”. “Kini ardhë kur kini dashtë ju, do të shkoni kur të duam ne”, ishte e para dhe e fundit e tij, në shenjë bujarie dhe mikpritjeje në shtëpinë e tij familjare. Duke ditë se këtu s’ka kompromis, dita apo nata ishin të shkurtra për të shteruar temat dhe bisedat e pafundme me fjalët që rridhnin si valët e lumit Cem, por edhe me nostalgji të pafund për të kaluarën, traditën dhe virtytet njerëzore të cilave u qëndroi besnik deri në ditët e fundit të jetës. Kam biseduar me të për tema e çështje të shumta, në veçanti, për misionin e tij paqedashës, për pajtime e marrëveshje të shumta ku zgjuarsia dhe zemërgjerësia e tij ishte vendimtare. Njëra ndër plagët e thella në
shpirtin e tij ishte dhimbja e shkaktuar nga dukuria e braktisjes së këtyre trojeve pasi edhe pjesa më e madhe e familjes së tij jeton dhe punon në mërgim. Ai, edhe pse mjaft shpesh vizitonte familjen e vet në mërgim, asnjëherë nuk u lëkund, të jetonte apo jo në atë botë, të vazhdoj jetën pranë më të dashurve të vet në mërgim, por vdiq aty ku dëshiroi- në vendlindjen e vet, në Malësi. Edhe pse në moshë të thellë, udhëtonte shpesh por fytyra i buzëqeshte këtu edhe pse zemrën e kishte atje larg, ku kishte djemtë, bijat dhe me dhjetëra mbesa e nipa në mërgimin e largët. Shamia e kuqe, “Faculeta”, në kokën e tij e dallonte atë kudo. Në Malësi apo në vende tjera, aeroporte a aeroplanë, vende e kontinente, kudo që udhëtoi. Me të u betua, me të shkoi edhe në amshim. Gjokë Dukaj
mozaik
Plavë
Shqyrtohet situata epidemiologjike dhe definohen detyrat dhe obligimet për veprim të nevojshëm Plavë – Në sallën për seanca dhe takime të Komunës së Plavës, të hënën më 16 mars 2020, është mbajtur takimi i Ekipit për mbrojtje dhe shpëtim të Komunës së Plavës, në të cilin është shqyrtuar dhe analizuar situata epidemiologjike në trevën e komunës, me ç’rast janë definuar detyrat dhe obligimet të cilat duhet zbatuar në nivelin lokal në harmoni me instruksionet dhe masat e prura nga ana e Trupit koordinues nacional për luftë kundër sëmundjeve infektive
(ngjitëse). Në takim është konstatuar se administrata lokale bashkë me institucionet relevante shtetërore duhet të shikojë kapacitetet disponuese dhe të mundshme për vendosje (vendstrehim), në rastin e keqësimit të situatës epidemiologjike në Plavë. Është arritur marrëveshja që të gjithë anëtarët e Ekipit komunal për mbrojtje dhe shpëtim të jenë në komunikim të përhershëm për shkëmbimin e informatave qenësore dhe realizimin
e koordinimit në mes të organeve, ndërmarrjeve dhe institucioneve në të gjitha nivelet. “Apelojmë në qytetarët e Komunës së Plavës, që të gjithë të japim kontributin maksimal personal, në mënyrë që masat e propozuara të japin efektin e duhur dhe organeve kompetente t’ua lehtësojmë zbatimin e masave në ruajtjen e shëndetit publik.” - thuhet në komunikatën për opinion të Ekipit për mbrojtje dhe shpëtim të Komunës së Sh. Hasangjekaj Plavës. e enjte, 19 mars 2020
Javore Koha
35