Koha 905

Page 1

Koha Javore Podgoricë e enjte, 26 mars 2020 Viti XlX Numër 905 Çmimi 0,50

Të mbrojmë veten dhe të tjerët ISSN 1800-5696

Një gabim, jo më

Prindër, kujdes nga sjellja që transmetoni në shtëpi


Përmbajtje

6

10 Koronavirusi dhe kriza shoqërore

Ushtria serbe dhe kontrollet e jashtëligjshme ndaj shqiptarëve të Bujanovcit

12

14 Ti nuk je fytyra jote

Po jetohet me frikën se ku po të prek virusi

Koha Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore Koha

e enjte, 26 mars 2020


Përmbajtje

18

24 Kujtime të të moshuarve nga Kalaja e Ulqinit

Meditime e analiza të intelektualit të burgosur

26

33 Prioritet, promovimi i resurseve natyrore dhe kulturore

“Black out” i trurit nga informatat dhe dezinformatat KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

Koha Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 26 mars 2020 Viti XlX Numër 905 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Në udhëkryq

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

1 NSSI

6965-008

ëve Të mbrojmë veten ulqinaka re dhe të tjerët mungu ë e dëshir nhjëet ma trit-o Teaje

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

uk Qençe n ISSN 1800-5696

Një gabim, jo më

SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

Prindër, kujdes nga sjellja që transmetoni në shtëpi

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

e enjte, 26 mars 2020

Javore Koha

3


Ngjarje Javore

Pas ndërprerjes së procesit mësimor për shkak të pandemisë së COVID-19

Fillon mësimi në distancë “Mëso në shtëpi” Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se ka filluar zbatimin e sistemit të mësimit në distancë me moton “Mëso në shtëpi”. Ministri i Arsimit, dr. Damir Shehoviq, ka deklaruar se brenda një kohe të shkurtër janë regjistruar më shumë se 300 ligjërata, ku kanë marrë pjesë 100 mësimdhënës, dhe se mësimi do të transmetohet në tre kanale të Radio Televizionit të Malit të Zi – RTCG 2, MNE Sport 1 dhe MNE Sport 2, në kanalin e posaçëm në Youtube “Mëso në shtëpi” dhe në faqen www.ucidoma.me Duke e prezantuar sistemin e mësimit në distancë, ai ka thënë se “Mëso në shtëpi” nënkupton emetimin e materialeve nga 14 lëndë, në

4

Javore Koha

e enjte, 26 mars 2020

përputhje me planin mësimor. Mësimi do të emetohet sipas këtij kalendari: nga klasa e parë deri në klasën e pestë të shkollës fillore në RTCG2 – Mëso në shtëpi, nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë të shkollës fillore në MësoNëShtëpi1 (MNE Sport 1) dhe nga viti i parë deri në vitin e katërt të shkollës së mesme në MësoNëShtëpi2 (MNE Sport 2). Mësimi do të transmetohet edhe në gjuhën shqipe për nxënësit në shkollat me mësim në gjuhën shqipe. Këtë e ka bërë të ditur drejtori gjeneral i Drejtorisë për Arsimimin e Pjesëtarëve të Popujve Pakicë dhe Bashkësive të Tjera Nacionale, Marash Dukaj, i cili ka thënë

se po angazhohen maksimalisht për të organizuar mësimin në distancë edhe për nxënësit që mësimin e vijojnë në gjuhën shqipe. Sipas tij, janë duke u realizuar regjistrimi i materialeve dhe së shpejti pritet të transmetohen në RTMZ, TV “Teuta”, TV “Boin” dhe në kanalin Youtube. Ministria e Arsimit ka marrë vendim për ndërprerjen e procesit mësimor në çerdhe dhe kopshte, shkolla dhe fakultete nga data 16 mars, për një periudhë jo më shkurtër se 15 ditë, për shkak të situatës epidemiologjike në nivel global dhe rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik. (Kohapress)


Ngjarje Javore

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Pandemia ka marrë hov Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë të hënën se pandemia e koronavirusit “ka marrë hov”. “Janë dashur 67 ditë nga rasti i parë për të arritur në 100 000 raste, 11 ditë për 100-mijëshin e dytë dhe vetëm katër ditë për 100-mijëshin e tretë”, ka thënë Ghebreyesus në një konferencë për media në Gjenevë. Ai po ashtu ka thënë se do t’u

adresohet krerëve të G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, këtë javë, për t’u kërkuar që të punojnë së bashku në prodhimin e paisjeve mbrojtëse. OBSH-ja e ka shpallur Evropën epiqendër të pandemisë. Italia dhe Spanja bartin numrin më të madh të viktimave dhe të të infektuarve, ndërsa pas tyre vijnë Gjermania, Franca, Zvicra dhe vende të tjera. Shumica e vendeve të prekura në

botë kanë ndërmarrë masa të ashpra, përfshirë izolimin dhe mbylljen e kufijve, në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes. Të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën kanë njoftuar për rastet e para të vdekjeve nga koronavirusi COVID-19, ndërkohë që numri i të infektuarve po rritet nga dita në ditë. (Kohapress)

e enjte, 26 mars 2020

Javore Koha

5


Vështrim & Opinion

Koronavirusi dhe kriza shoqërore Shpërthimi i përnjëhershëm i virusit me emrin “Covid-19” dhe përhapja e tij me shpejtësi marramendëse në të gjitha anët e botës e goditi dukshëm rendin shoqëror. Njerëzimi po lufton me një armik të padukshëm aq sa edhe shkencëtarët më të mëdhenj nuk po i bëjnë dot ballë

Qani Osmani

Kjo gjendje i referohet kaosit shoqëror që rezulton me rënien e rendit shoqëror dhe një çorganizim marramendës aq sa për pak çaste shoqëria bëhet e çuditshme. Frika, paniku, stigma, paragjykimet duket se e kanë mbërthyer reagimin e njerëzve të cilët ndonëse të stërngarkuar me këto emocione janë kapur dukshëm pas rrjetëve sociale duke dëgjuar për ngjarjet e rradhës dhe duke pasur në fokus asgjë

6

Javore Koha

e enjte, 26 mars 2020

tjetër pos Covid-19. Ky alarm aktual dhe kaq i fuqishëm nga autoritetet politike për një rrezik edhe më të madh nga sëmundja po e shton akoma më shumë frikën te njerëzimi aq sa edhe kërcënimi ndaj rendit shoqëror rritet me po të njejtin potencial. Turma e njerëzve që vrapon pas ushqimit, zbrazja e mallrave, ndalesa e njerëzve për të lëvizur lirë nëpër vende, karantinimi në katër mure me pretendim ndalesën e kontaktit me njerëz të tjerë ekspozon pasoja mjaft të rënda ekonomike, psikike dhe sociale. Virusi Corona nga një mikrob u shëndrua në dukuri e cila e pushtoi në masë botën duke sjellë alarmin luftarak për mbijetesë dhe përballim. E gjithë kjo përpjekje e përnjëhershme e njerëzve për mbrojtje dhe siguri aludon në sjelljen joracionale të turmës që buron nga

ankthi i frikës se rreziku i këtij virusi po sjell cunamin e përmbysjes ekonomike. Për çdo ditë na bie të lexojmë lloj-lloj teori të konspiracionit lidhur me pandemin aktuale, e që më së shumti kanë të bëjnë me “komplotin botëror” financiar. Pa dashur që t’i komentojmë këto teori, pasi janë larg domenit tonë, është fakt historik ndër shekuj kur objektivisht as që kanë ekzistuar financat rajonale e globale, pandemitë kanë kositur popullata të tëra. Si pandemi më e vjetër njihet ajo e Peloponezit e shekullit 5-p.e.r, e cila pat zhdukur afro 70 për qind të popullatave, madje edhe vet mbretin e famshëm Mark Aureli. E njohur është edhe “Murtaja Aziatike” e cila në shekullin 6, e pat zhdukur mbi gjysmën e popullatës aziatike. Profesori në Oslo, Ole Benegditou, sqaron se në mesjetë “Murtaja

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion Burgone” pat zhdukur afro 60 milion njerëzim, pra afro 65% të popullatës të atëhershme evropiane ose 32% të popullatës botërore. Gjithashtu Dejv Vagner shkruan se “Murtaja e Zezë” kishte zhdukur rreth 200 milion njerëz (gjatë viteve 1347-1353). Evropës iu deshtën dy shekuj që ta kthejë popullatën e humbur nga kjo murtajë. “Lia e Madhe”, gjer në shekullin 20 kur edhe u zbulua vakcina kundër saj, morri jetën e afro 500 milion njerëz (aq sa Kina kishte banorë në fillim të shekullit 20). Nga epidemitë Spanjolle të eksportuara në Amerikë në shekullin 15 u patën zhdukë afro 80% të popullatës vendase, kurse “Gripi Spanjoll N1H1” gjatë viteve 1918-1920 pat zhduk rreth 100 milion njerëz. Zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë në pesë dekadat e fundit sikur çrrënjosën shumë epidemi të vrasjeve masive, por disa viruse apo bakterie sikur pësojnë mutacion. Tani sërisht frika e përmasave botërore lidhur me Koronavirusin duket s’i pak e tepruar. Ekspertët thonë se ai nuk paraqet ndonjë rrezik të madh për njerëzimin botëror, por që nëse nuk menaxhohet si duhet fare lehtë mund të sjellë gjer në kaos të vërtetë me përmasa të mëdha qetësie e sigurie në shumë vende të botës. Problemi nuk qëndron te numri i viktimave , pasi ai realisht duket se është i ulët, diku 2-3 për qind nga ata që manifestojnë simtome më serioze nga sëmundja, pasi një pjesë e konsiderueshme e të infektuarve as që e ndjejnë sëmundjen dhe ata nuk hyjnë në statistikë. Kështu që realisht përqindja e vdekshmërisë është akoma më e

Turma e njerëzve që vrapon pas ushqimit, zbrazja e mallrave, ndalesa e njerëzve për të lëvizur lirë nëpër vende, karantinimi në katër mure me pretendim ndalesën e kontaktit me njerëz të tjerë ekspozon pasoja mjaft të rënda ekonomike, psikike dhe sociale. Virusi Corona nga një mikrob u shndërrua në dukuri e cila e pushtoi në masë botën duke sjellë alarmin luftarak për mbijetesë dhe përballim

vogël. Të përkujtojmë se në Evropë kemi rreth 16 herë më tepër në ditë vdekshmëri nga infarkti dhe kanceri. Por, panik s’ka! Nëqoftëse është kështu, atëherë ku qëndron problemi që qeveritë e shumë shteteve në botë përjetojnë horror duke ndërmarr masa drastike radikale në funsionimin e shoqërisë? Përgjigja është në kapacitetin shumë të madh infektues të këtij virusi, për të cilën ekspertët konstatojnë se afro 13 herë është më shpejt infektues se sa viruset e zakonshëm të gripit. Prandaj, është normale se një masivitet kaq të madh infektimi, fare lehtë mund të sjellë deri në kolaps çdo sistem shëndetësor, veçanërisht të shteteve të dobëta. Një tjetër qasje sociologjike që korrespondon me këtë dukuri janë edhe teoritë konspirative dhe hipotezat e mundshme që priren të japin shpjegime rreth përhapjes së virusit corona si një epidemi pan-botërore. Qëllimi i këtyre parashikimeve komplote është të shfaqin ndikimet politike të shteteve të cilat për hirë të tensioneve ekonomike dhe konkurrencës tregtare prodhuan armë biologjike kundër shëndetit

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

publik nën akuzën e njëra-tjetrës për të trguar fuqinë sunduese ndaj botës. Këto premisa lënë të kuptosh pretendimet e regjimeve burokratike të fuqive të mëdha të cilat sfidojnë prova eksperimentale si dëshmi e sundimit të plotfuqishëm. Ajo që është më e rëndësishme të thuhet në këtë rast është se përhapja e Covid-19 e ndryshoi plotësisht ndjenjën e shoqërive në mbarë botën se njeriu është ngushtë i lidhur për një jetesë të lirë, të sigurtë dhe pa rreziqe. Rregullat e reja të kësaj mënyre të jetesës nën kushtet e izolimit dhe rezistencën e njeriut ndaj këtij virusi tregojnë se fuqia mendore dhe shpirtërore është mbi të gjitha kënaqësi për të dalë nga kriza aktuale. Shtetet domosdo duhet të ndërmarrin masa drastike që të kufizojnë numrin e të infektuarve, por edhe të sigurojnë kushte jetese dhe funksionim elementar të institucioneve. Edukimi i detajuar i popullatës duhet të ketë prioritet absolut. Dhe të pushojmë së vajtuari dhe seriozishtë t’i qasemi punës. Sepse lotët mund të sjellin keqardhje, por vetëm puna sjell rezultate.

e enjte, 26 mars 2020

Javore Koha

7


Vështrim & Opinion

Një gabim, jo më Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington

Skllavëria vjen nga verbëria dhe injoranca që nxijnë errësirën dhe nxisin mashtrimin. Sikur njeriu të kishte aq gjuhë sa Egjeu i mitologjisë kishte sy e duar, të gjitha nuk do të mjaftonin për të bindur tjetrin se gabimet nuk duhen përsëritur. Kjo është një dobësi më shumë që krijon izolimi. Fjala e urtë thotë: Më mashtro një herë, turpi është i yti; më mashtro përsëri, turpi është i imi. Por tirani, veç shtypës, është edhe tinëzar; gjendjen këtyre 30 viteve ia faturon popullit duke e mbingarkuar me tatime, taksa, gjoba e dënime. Ai mendon se njerëzit janë si lopët, të cilat nuk mjelin dot veten dhe se do të kërkonin më pak nëse nuk do të

8

Javore Koha

e enjte, 26 mars 2020

Skllavëria vjen nga verbëria dhe injoranca që nxijnë errësirën dhe nxisin mashtrimin. Sikur njeriu të kishte aq gjuhë sa Egjeu i mitologjisë kishte sy e duar, të gjitha nuk do të mjaftonin për të bindur tjetrin se gabimet nuk duhen përsëritur. Kjo është një dobësi më shumë që krijon izolimi. Fjala e urtë thotë: Më mashtro një herë, turpi është i yti; më mashtro përsëri, turpi është i imi

dinin më shumë. Nënshtrimi i verbër merret për mirësi, që vazhdon vetëm nga një gabim i bamirësisë. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe pse shteti përpiqet të marrë sa më shumë kontroll në ekonomi, arsim e shëndetësi

dhe me zgjedhje “të lira”, mashtruesit vijnë në pushtet, parlament e gjykata. Tani, nëse ndonjë ngrihet e flet të vërtetën, duke i thënë secilit se një jetë e devotshme është mënyra e vetme për të siguruar një mirëqenie

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

Por tirani, veç shtypës, është edhe tinëzar; gjendjen këtyre 30 viteve ia faturon popullit duke e mbingarkuar me tatime, taksa, gjoba e dënime. Ai mendon se njerëzit janë si lopët, të cilat nuk mjelin dot veten dhe se do të kërkonin më pak nëse nuk do të dinin më shumë. Nënshtrimi i verbër merret për mirësi, që vazhdon vetëm nga një gabim i bamirësisë. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe pse shteti përpiqet të marrë sa më shumë kontroll në ekonomi, arsim e shëndetësi dhe me zgjedhje “të lira”, mashtruesit vijnë në pushtet, parlament e gjykata

deri të lumtur; se falja e gabimit është paguar me neveri të përzemërt të fajit, apo me rezultate të ndryshimit, dhe se vetëm buste e medaljet nuk janë përkushtimi më i mirë ndaj atyre që u shuan për ideale, por është mishërimi i tyre në sjellje e veprimet tona; nëse do t’i njihnim e pranonim gabimet, çdo gjë do të ishte ndryshe, edhe bota, vërtet, do të hapej - prej saj do të kishim një vlerësim tjetër të fituar me përvojë lotësh e hidhërimesh, vuajtjesh, arratisjesh, burgimesh, internimesh e izolimesh, të cilat më parë kishin qenë aq thellë brenda jetës sonë - sa njerëzit do të shqetësoheshin po ta humbnin atë gëzim.

Tani, nëse ndonjë ngrihet e flet të vërtetën, duke i thënë secilit se një jetë e devotshme është mënyra e vetme për të siguruar një mirëqenie deri të lumtur; se falja e gabimit është paguar me neveri të përzemërt të fajit, apo me rezultate të ndryshimit, dhe se vetëm buste e medaljet nuk janë përkushtimi më i mirë ndaj atyre që u shuan për ideale, por është mishërimi i tyre në sjellje e veprimet tona; nëse do t’i njihnim e pranonim gabimet, çdo gjë do të ishte ndryshe, edhe bota, vërtet, do të hapej - prej saj do të kishim një vlerësim tjetër të fituar me përvojë lotësh e hidhërimesh, vuajtjesh, arratisjesh, burgimesh, internimesh e izolimesh, të cilat më parë kishin qenë aq thellë brenda jetës sonë - sa njerëzit do të shqetësoheshin po ta humbnin atë gëzim

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

e enjte, 26 mars 2020

Javore Koha

9


Vështrim & Opinion

Ushtria serbe dhe kontrollet e jashtëligjshme ndaj shqiptarëve të Bujanovcit Kjo strategji nuk është e rastit që zbatohet pikërisht në Bujanovc sepse kjo është një komunë ku shqiptarët kanë një mazhorancë të brishtë e jo si në Preshevë ku nuk bëhet fjalë që të fitojnë komunën serbët. Me fjalë të tjera serbët po synojnë që të bëjnë në Bujanovc atë që ia kanë arritur me sukses në Medvegjë; shpopullimin nga shqiptarët dhe mbushjen e këtij vakuumi me kolonë serbë derisa këta të fundit të bëhen shumicë. Me fjalë më të thjeshta vazhdimin me besnikëri të traktatit famëkeq të Akademisë së Serbisë të inicuar nga Vaso Çubriloviq qysh në vitin 1937

.

Arben Lagreta

Ndërhyrja skandaloze e ushtrisë serbe në kompetencat e policisë e madje edhe në mënyrë të jashtëligjëshme kundër shqiptareve ishte informacioni më i pabesueshëm që do të imagjinoja dhe që përjetova më keq gjatë turit 3 ditor që drejtues dhe gazetarë të Unionit të Gazetarë vë Shqiptarë zhvilluan para pak javesh në Shkup, Preshevë dhe Bujanovc.

10

Javore Koha

e enjte, 26 mars 2020

Aktiviteti në fjalë ishte në kuadër të Edicionit të 7-të të Ditës së Miqësisë së Gazetarëve të inicuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë . Konfirmimi e mësipërm ma bënë të ditur burime të sigurta në bazë, pra në Bujanovc. Ishn shqiptarë vendas që me kontaktuan dhe se kërkonin me ngulm sic thanë edhe vetë “ndonjë gazetar hulumtues” që të mund ngrinte në publik këtë shqetësim të tyre të ligjshëm për tu dëgjuar së pari nga Prishtina e në vijim nga Tirana e shtetit amë. Këta të fundit ishin tejet të shqetësuar dhe në gjëndje ankthi. Kjo ndodhi pikërisht në mbrëmjen e së shtunës datë 21 shkurt kur në Bujanovc sapo kishte mbërritën nga Beogradi për të qenë të pranishëm edhe Ambasadori i Jashtazakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Serbi,

Ilir Bocka së bashku me diplomatin dhe shkrimtarin Virgjil Muci në bashkëbisedimin me temë për turizmin në luginë me Kryetarin e Komunës së Bujanovcit Shaip Kamberi, deputetin e vetëm shqiptar të Luginës në parlamentin serb Fatmir Hasani, Kryetarin e Këshillit Nacional të shqiptarëve në Luginë Ragmi Mustafa, Kryetarin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Cipa dhe drejtues të tjerë të kësaj organizate mbarëkombëtare gazetarësh. Paraditen e po kësaj dite delegacionin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë e kishte pritur edhe Kryetari i Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi. Ky i fundit në fjalën e tij me karakter informues për grupin e gazetarëve nga Shqipëria theksoi se policia serbe kishte crregjistruar mne mijëra shqiptarë që punonin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion gjatë javës në Kosovë dhe Maqedoni nga libri themeltar i gjendjës civile në komunën e Medvegjës një vit më parë. Ose thënë ndryshe pikërisht në prag të zgjedhjeve të pushtetit lokal me qëllim uljen e numrit të votuesve shqiptarë, cka ia kishin arritur qëllimit pasi kjo komunë ishte fituar me shumicë votash nga serbët. Por ajo që më pohuan shkurt shqiptarët e Bujanovcit e pikerisht në prag të fillimit të tryezës së rrumbullakët me temë turizmin në Luginë dhe në

prani të Ambasadorit të Shqipërisë në Serbi dukej akoma më shokuese sepse ushtria ka punë me civilët vetëm në raste lufte ose në vendosjen e gjëndjes së jashtëzakonshme. Duke pasur parasysh se kjo temë e nxehtë nuk mund të shtrohej për diskutim në atë tryezë të rrumbullakët ku ishte parashikuar një axhendë tjetër dhe për më tepër në prani të ambasadorit shqiptar, vendosa kontaktet dhe u ritakova me shqiptarët e interesuar pas përfundimit të aktivite-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tit në fjalë. Ajo që nuk do ta harroj lehtë është meraku i shtuar që shqiptarët e Bujanovcit që më informuan më parositën në mënyrë të përsëritur që të mos i identifikoja me emra si burim informacioni sepse përndryshe ata do të humbnin menjëherë vendin e punës. Bëhej fjalë për njerëz të shkolluar, me tituj shkencorë dhe persona publikë. Pra njerëz më integritet të cilëve i dhimbte shpirti kur më informonin për atë që po ndodhte prej kohësh në Bujanovc. (vazhdon)

e enjte, 26 mars 2020

Javore Koha

11


Vështrim & Opinion

Qyteti i Nju Jorkut pothuajse i zbrazët

Po jetohet me frikën se ku po të prek virusi Njerëzit këtu nuk reshtin të shkuari nëpër spitale, ata po marrin gjithçka me një impresionim. Kështu bëhet edhe për furnizimin e ushqimeve apo sendeve për mbajtjen e higjienës personale. Shpeshherë ka edhe mungesë nga këto të lartpërmendurat, kështu që vendosen limite për konsumatorin

Për Koha Javore:

Shtjefën Ujkaj / Nju Jork Shumë vite duhet të kenë kaluar që dikush ta ketë parë kështu këtë metropol, pothuajse zemrën e të gjithë botës ashtu si unë këto ditë po e shoh qytetin e Nju Jorkut, pothuajse të zbrazët... Të duket çudi si mund të të heshti ky vend me kaq shumë banorë. Ku u zhduken ata dhe ku mund t’ i gjesh ata tani?! Në këtë vend po vërehet një strukje totale, një izolim total nga qytetarët duke u munduar të fshehen nga një sulmues i padukshem për syrin e njeriut. Këto ditë po jetohet me frikën se ku po të prek virusi i quajtur CoVid-19, apo koronavirusi, e po ashtu po jetohet me frikën se virusi mund të të marrë jetën. Në këtë periudhë çdokush mundohet të jap një opinion të vetin, se çfarë

12

Javore Koha

e enjte, 26 mars 2020

masash apo si mund të mbrohemi nga ky armik. Shumëherë edhe shqetësohemi nga leximet që mund të na dalin përpara syve nëpër gazeta e portale apo nga zërat që na vinë për rreth. Në fakt është për t’ u shqetësuar, ngaqë virusi është duke prekur të gjithë globin dhe shumë shpejt perhapet nga një person tek personi tjetër. Njerëzit këtu nuk reshtin të shkruari nëpër spitale, ata po marrin gjithçka me një impresionim. Kështu bëhet edhe për furnizimin e ushqimeve apo sendeve për mbajtjen e higjienës personale. Shpeshherë ka edhe munges nga këto të lartpërmendurat,

kështu që vendosen limite për konsumatorin. Shkollat janë të mbyllura, ndërmarrjet e ndryshme kanë ndaluar punën e tyre, restorantet, kafenetë, klubet e shumëçka tjeter janë me çels tek dera kryesore, kështu që edhe krahu i punës mbetet në shtëpi ndoshta edhe për aq kohë sa të zgjasë vetë pandemia. Organet kompetente si edhe në çdo vend tjetër të botës bëjnë apel që mos të bëhen dalje të panevojshme nëpër qytet, të mbahet masa e distancimit social e po ashtu luten të gjithë që të vendosin maska dhe dorashka që pak a shumë të mbrohen nga mikrobet dhe në të njëjtën kohë mos të përhapin

Të duket çudi si mund të të heshti ky vend me kaq shumë banorë. Ku u zhdukën ata dhe ku mund t’ i gjesh ata tani?! Në këtë vend po vërehet një strukje totale, një izolim total nga qytetarët duke u munduar të fshehen nga një sulmues i padukshëm për syrin e njeriut. Këto ditë po jetohet me frikën se ku po të prek virusi i quajtur CoVid-19, apo koronavirusi, e po ashtu po jetohet me frikën se virusi mund të të marrë jetën

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

ato tek personi tjetër. “Nju Jorku është vend i madh, vend i cili ka spitale dhe staf të përgatitur për shumëçka, por kësaj herë nuk dihet se sa do të rritet numri i të prekurve dhe sa kapacitet do të mbajnë spitalet të cilat gjenden në dispozicion”, shprehet një qytetar që dëshiroi të mbes anonim. Një gjë tjetër që menjëherë këtu të bie në sy është edhe mungesa e njerëzve nëpër transporte publike, ku është për tu çuditur, ngaqë shpeshherë as që mund të afrohesh të hysh në një tren apo autobuz. Por duket

që tani gjërat po merren më me seriozitet edhe pse në fillim kur virusi filloi, nuk u duk ashtu... Tani nuk flet kush për gjera të pa vlefshme, nuk i’ u kushtohet rëndësi atyre, kushdo që shprehet për ndonjë gjë, fjala e parë që thotë është; Dhashtë Zoti të mbesim shëndosh dhe të paprekshëm nga ky virus. Armiku i padukshëm dita-ditës po përhapet, e kështu që numri i të prekurve është goxha i lartë. Mbetemi me shpresën që së shpejti do të kaloj edhe kjo rrezikshmëri dhe pastaj çdo gjë të stabilizohet dhe të shkoj mirë!

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

“Nju Jorku është vend i madh, vend i cili ka spitale dhe staf të përgatitur për shumëçka, por kësaj here nuk dihet se sa do të rritet numri i të prekurve dhe sa kapacitet do të mbajnë spitalet të cilat gjenden në dispozicion”, shprehet një qytetar që dëshiroi të mbetet anonim

e enjte, 26 mars 2020

Javore Koha

13


Vështrim & Opinion

Ti nuk je fytyra jote

Orët e izolimit sapo kanë nisur. Ngujimi sado përmbajtësor të jetë, prapëseprapë ngërdheshet nga ndjenja e vetmisë. As “Njëqind vjet vetmi” nuk ndihmon dot

(Shënime në kohë karantine)

Për Koha Javore:

Argëzon Sulejmani / Prishtinë Pajtohem me Úrsulan që nuk është kohë për broçkulla ciganësh. Zbulimi i akullit, magnetit, tejqyrës, botës në formë portokalli, kujt i hynë në punë. Botës portokalli, the!? Ndër të paktët komshi që kanë mbetur tek pallati im i banimit mbushë një qese plastike deri në fyt me portokaj. Paskan thënë se vitaminat e mbysin koronavirusin, e thotë disa herë në formulime të ndryshme. Në markete vihet re zbrazja e rafteve ushqimore: mielli mungon plotësisht, disa shishe vaji gjenden të shkapërderdhura si në bowling, vihet re që sheqeri ka nisur numërimin mbrapsht, kurse nje tub i vetëm dyqind gramësh me kripë rri i strukur si për të bërë roje ndaj syrit të keq. S’gjendet asnjë patate, asnjë kërtollë, asnjë kompir. Patatja çmohet sa mielli sipas një metarrëfimi ku thuhet se gjermanët paskëshin ngrënë veç kërtolla për vite të tëra pas rënjes së perdes së hekurt me qëllimin e vetëm që të bënin shtet me -Sh- të madhe. Nejse, këtë Shnë e fundit e shtova unë, që të mos ju fyej shtetin gjermanëve duke e barazuar me konceptin e shteteve tona. Janë tejkaluar njëzetë vite nga lufta dhe Kosova le që s’ka pranuar ta bëjë pjatë kryesore pataten, por ajo ka zvogëluar dhe prodhimin e saj; le që nuk e ka ngrënë thatë (bukën), por ka harruar dhe ta mbjellë grurin. Është e enjte në të premte. Në vend-

14

Javore Koha

e enjte, 26 mars 2020

lindjen dhe vendrritjen time këto dy ditë janë ditë tregu. Mjediset rurale dhe paraurbane i kanë serume vitale, në kuptimin social e ekonomik, ditët e pazarit. Meqenëse atje nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 dhe kanë kaluar vetëm disa ditë prej se jam larguar, nuk përfshihem dot nga meraku e as melankolia. Ai vend m’u kujtua kur po bëja listën e titujve që do mund të (ri) lexoja gjatë karantinimit. Kur jemi te karantina - mbylltësimi, roja e pallatit që mbanë gjithnjë diçka në gojë të tipit cigare, rrëmojëse apo lugëz kafeje dhe për rrjedhojë gjithnjë “i ha” gjatë përshëndetjeve rutine bashkëtingëlloret buzore, që do të mund të transkriptoheshin si: ‘irngjez’ për mirëmëngjez, ‘irërama’ për mirëmbrëma, etj. ndodhi që këto ditë të më pyesë për gjendjen aktuale. Lëshoi disa shtëllunga tymi, zhbiroi sytë e hullive të zeshkëta dhe si për të më vënë në faj më pyeti se a mund të zgjasë dy javë, këtë dy e shpotiti, kjo “farë mesele”. Ç’t’i thoja tjetër veçse të nxirresha duke zëruar në mënyrën e tij grykore-hundore: saktë, ka për të zgjatur nja katërdhjetë ditë, ia ktheva. E pashë të tendosej kur i çoi ndërmend të katërmbëdhjetë ditët. Malaparte më kishte mbetur në vendlindje. Mungesa e tij më zgjoi mungesën për vendlindjen. Vendlindja e secilit është bona-parte e padiskutueshme. Kurt Erik Zukert, qëllimisht zgjodhi nofkën Malaparte (Mala-parte - pjesa e keqe), për t’u identifikuar si shkrimtar e që është në një formë kundërshti apo plotësim e Bonapartes (Buona-parte - pjesa e mirë). Nëse lexon për murtajën në Napoli, të përshkruar prej tij, ato ditë të motmotit 1943, kur forcat amerikane kishin sjellur lirinë, atëherë cila

do murtajë tjetër të vie më e lehtë, më zhagasi dhe më pak rrjepore. Liria kishte buçitur me murtajën që më shumë se trupin shkatërronte shpirtin, veçon Malaparte. Liria nënkuptonte, pikë së pari lirinë e tregut dhe të çliruarit po shisnin të vetmën gjë që dispononin, trupin apo lëkurën e tyre. Rrugët ishin të mbushura me varfanjakë, murtajli dhe prostituta të të gjitha moshave. “Lëkura” quhet titulli i Malapartes që më mungon, po nga lëkura ankohen shumë kolegë të punës pas tejpërdorimit të dezinfektantëve dhe pluhurit të dorashkave. Po na ndërrohet lëkura dhe kjo mund të jetë një gjë e mirë, i them një mikut tim dermatolog. Ai nuk ka dëgjuar për Malaparten, por as për këtë arsye globi ynë nuk e ka ndalur për asnjë çast vërtitjen. Në lagje ka shumë vendparkime të lira. Kanë rënë kangjellat dhe gjësendet tjera me të cilët janë përvetësuar hapësirat publike. Çoj ndërmend Qosjen, kur thotë se: “Fshatari është i dështuar vetëm në qoftë se mbetet në fshat, por kur e zbulon qytetin, ai thjesht e pushton. Ndaj qytetarit në qytet zbaton ligjet e deleve dhe te pulave. Ndaj psikologjisë së koklavitur të politikanëve sillet si ndaj qenve që ruajnë tufat e deleve. Kjo është logjika e tij fitimtare. Me këtë logjikë ai e zhdukë çdo konkurrencë. Shtazët i bën njerëz, e njerëzit i bën shtazë.” (Paolo Sorentino, Të gjithë kanë të drejtë). Këtë ma konfirmon me përçmim dhe një banor i lagjes, me tinguj të flashkët si me zgjebë, kishte për të thënë diku Kraja: kanë ikë katundarët, kanë shku në shpitë e veta. Të njëjtin qytetar, pa u mbushur gjysmë ore prej krenarisë deklarative civilizuese e zë në befasi. Një kompani farmaceutike ka lënë në bangën

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

e parahyrjeve të pallateve disa maska bukale dhe doreza. Ballkoni im sheh ballaz hyrjes së të njëjtit, i cili në vend që të marrë veç një pëlhurë sa për hundën e vet, merr thuajse të gjitha të palosurat aty sa për të gjitha fytyrat e veta. Qytetaria nuk është thjeshtë një vendparkim. Qytetaria nuk rrjedhë nga lokacioni, është lokacioni ai që shënohet nga qytetaria. Dita e parë e karantinimit zgjatë katërdhjetë ditë. Të katërdhjetat së bashku s’e bëjnë dot të parën. Duhen pritur të katërdhjetat, ishte e prurje e re për zhargonin e mësuar me të tretat, të shtatat, të pesëdhjetë e dytat, etj. Barnatoret po solidarizoheshin një nga një. Njëra ofronte maska falas, tjetra doreza falas, disa sosh madje ilaçe falas për nevojtarët. Bukëpjekëset po ashtu, bukë falas, ushqime falas për shtresat në nevojë. Të rinjtë po u shërbenin moshave të shtyra me artikujt e përditshëm. Uronin njëri-tjetrin që sa më parë të kalojë kjo murtajë që pa dyshim po u mësonte shumëçka të re. Kisha kohë pa e parë e ndierë këtë bashkëndiesi kolektive. Mbase po na

ndërrohet lëkura dhe kjo që na futë krupën shkoftë bashkë me koronën. Meqenëse maskat që përdorim këto ditë nuk na e perçenojnë tërë fytyrën, qëllimisht e quajta thjeshtë maskë ose pëlhurë bukale (e gojës), nisur nga dega e nervit facial i cili sa kaq e ‘’zbulon” tërë fytyrën. Vij në përfundim që “Fytyra” e Kunderës është rrëfimi që duhet lexuar ditëve të para të izolimit. Narratori shquan një zonjë që me tiparet e saj i shënjon një tjetër zonjushë. Familjarizohet deri ne intimidim me zonjën që kurrë nuk e ka takuar. I vë një emër dhe një moshë që nuk përputhet as për së afërmi “in vivo”. Sjellë në pah përfytyrimin që nuk ka të bëjë me vijat faciale e as me rrudhat senile. Përfytyrimet shpërfytyrohen nga fizikusi i cili nuk i ikë dot trashëgimisë e ndikimit social, deri në pikën që Anjezës, bashkëshorti Pol i ngjanë në vjehrrën dhe në një çast erotik i duket sikur një plakë e moshuar i ishte shtrirë përmbi. Mirëpo, esenca e rrëfimit ka të bëjë më së paku me trupin. Fytyra jonë mund të mos jetë as për së ngjati ajo çka na e thotë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

përditë e bukura pasqyrë. Më ndiq me vëmendje të lutem. “Imagjino sikur të kishe jetuar në një botë ku nuk egzistojnë pasqyrat. Do ta kishe ëndërruar fytyrën tënde, do ta kishe imagjinuar si një lloj pasqyrimi të jashtëm të asaj që gjendej brenda teje. Dhe pastaj, mendo sikur në botën dyzet vjeç të të jepnin një pasqyrë. Imagjino llahtarin tënd! Do të këqyrje një fytyrë krejtësisht të huaj. dhe do ta kishe pranuar ashiqare atë që refuzon ta pranosh: Ti nuk je fytyra jote!” (M. Kundera - Fytyra, f. 41). Ishte pikërisht kjo që më ngazëlleu ditëve të para të kësaj lëngate. Dalja në syprinë e fytyrës sonë të vërtetë që bashkëndienë dhe mëshiron. Po, le ta themi me zë buçitës se, ajo që reflektohej që njëzetë e sa vite nuk është fytyra jonë e vërtetë. Nuk ka nevojë për shfryrje mllefi ndaj pasqyrave e as për frikë bestytnishë. E nevojshme është sall që refleksionet t’ia besojmë më shumë njëri-tjetrit. Mohimi i një fytyre që na ka përçudnuar nuk na vdes, përkundrazi është parantezë e jetës së njëmendtë. e enjte, 26 mars 2020

Javore Koha

15


Vështrim & Opinion

Shqiptarët në luftë me vetveten (3)

Prite Zot rrezi

Historia mësohet për t’u mos përsëritur më kurrë. Shqiptarët nuk morën asgjë nga serbët, por serbët ndërtuan shtetin e tyre në viset ku shqiptarët kishin jetuar me shekuj, ndërsa mitologët e tyre e shndërruan atë në histori në dëm të shqiptarëve. Ndërprerja e armiqësive është kusht për paqen dhe stabilitetin në rajon

Për Koha Javore:

Fiqret Mujeziqi / Stuttgart (vijon nga numri i kaluar)

Shtetformimi dhe dialogu

Për sa i përket dialogut, palës shqiptare i duhet kthyer dinjiteti dhe serioziteti. Por, a do të jetë kjo qeveri në gjendje të luftojë krimin dhe korrupsionin? A do të jetë në gjendje që në politikën e jashtme të përmirësojë marrëdhëniet në mes dy shteteve shqiptare dhe Kosovës, ta kthejë efikasitetin në politikën e jashtme duke zëvendësuar diplomatët e paaftë, të cilët falë lidhjeve familjare kanë zënë pozita kyçe në politikën e jashtme duke i shkaktuar shtetit dëme të mëdha dhe të pariparueshme, me diplomatë profesionistë dhe kompetent, kjo mbetet të shihet. Në politikën e brendshme ka hapë-

16

sirë për veprim sepse popullit duhet t’i kthehet besimi te shteti i së drejtës, në sundimin e ligjit, luftën ndaj papunësisë dhe kështu të parandalojnë ikjen e trurit dhe kuadrit profesional, që janë thelbësore për zhvillimin e vendit. Është e pakuptimtë të flitet për një “Mini Schengen” kur Serbia ende nuk është shkëputur nga e kaluara e saj, nuk pranon krimet e kryera në Kosovë, nuk pranon ekzistencën e shtetit të Kosovës dhe kufijve të saj, si dhe rrezikon shtetësinë e të Malit të Zi përmes dëmeve që i bëhen atij nga Kisha Ortodokse Serbe. Mund të thuhet se roli i kishës tani është shumë më i madh sesa ishte në fund të viteve ‘80-të dhe në fillim të viteve ‘90-të. Rrugët, shkollat, sheshet, institucionet shtetërore mbajnë emrat e kriminelëve serbë që shkaktuan shumë tragjedi në vitet e ‘90-ta të shekullit të kaluar. Duke u orvatur që serbët t’i paraqesë si viktimë në konfliktin e armatosur me rastin e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe qasjen e saj ndaj fqinjve, politika serbe tregon se është ende në nivelin e mëparshëm dhe paraqet një rrezik

serioz jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë rajonin. Kompromisi i gabuar mund të jetë një rrezik me pasoja fatale për të ardhmen dhe për marrëdhëniet midis popujve në Gadishullin Ballkanik. Dy gjëra janë të rrezikshme për Kosovën dhe shtetësinë e saj: “Zajednica” dhe “Korrigjimi i kufijve” sepse e bëjnë vendin jofunksional. Serbia është e interesuar të bisedojë vetëm për territor dhe ndarje, por jo për të drejtat e serbëve në Kosovë, jo për demokratizimin e shoqërisë dhe integrimin e rajonit, duke ndërprerë armiqësitë, dhe jo për sundimin e ligjit. Sikur të vendosnin serbët për Kosovën, ajo kurrë nuk do të ishte e lirë, por ka faktorë të tjerë që marrin vendime dhe kjo është mirë për të gjithë, kështu është edhe me dialogun. Për gjeneratat e reja, duhet të gjendet një zgjidhje e përhershme midis dy vendeve, por jo nën moton që Serbia pretendon se “ne gjithashtu duhet të fitojmë diçka”. Të drejtat e komunitetit serb nuk guxojnë të pezullojnë shtetformimin duke penguar funksionimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin e vendit.

Atdhedashuria nuk është një ndjenjë që duhet mbajtur fshehur në shpirt si diçka të veçantë, por duhet kultivuar në mënyrë të civilizuar dhe të përhershme. Nuk duhet të flitet për atdheun, por duhet të punohet për shtetin. Për fat të keq, shumë liderë shqiptarë kanë manipuluar me këtë ndjenjë të kulluar dhe fisnike të atdhedashurisë, të cilën e përdorin vetëm për përfitime personale. Sa herë që karriera e tyre politike është në rrezik, ata bëhen “patriotë të flakët”. Një atdhetar fals është shumë më i rrezikshëm se një armik i sinqertë

Javore Koha

e enjte, 26 mars 2020

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

ikun! “ Shqiptarët dhe rreziku nga trazirat e dhunshme të serbëve në Mal të Zi

Shqiptarët në Mal të Zi trajtohen si qytetarë të rendit të dytë. Edhe pse kontribuan në formimin e shtetit, ata nuk patën ndonjë dobi nga kjo gjë. Komuna e Ulqinit, edhe pse ka potencial zhvillimor, është një ndër komunat më të varfra. Qeverisja lokale nuk funksionon sepse pushteti qendror nuk e dëshiron një gjë të tillë. Në Tuz fituan partitë shqiptare, por sa do të përmirësohet qeverisja lokale është pikëpytje. Me një fjalë, shqiptarët shihen me njëfarë dyshimi dhe mosbesimi dhe jo si njerëz indigjenë që kanë të drejtë të jetojnë dhe zhvillohen në vendin e tyre, me të drejta dhe mundësi të barabarta. Duke ndjerë këtë ftohësi dhe përbuzje institucionale, një numër i madh i tyre ka migruar jashtë vendit. Në Mal të Zi miratimi i Ligjit për lirinë e fesë, në fakt, është thjesht një pikëpamje nacionaliste për ruajtjen e identitetit kombëtar, por nga ana

Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi po vepron në të njëtën mënyrë si në Kosovë: qëllimi i saj është që shteti të bëhet jofunksional. Trazirat e shkaktuara janë dhunim i shtetit dhe i qytetarëve joserbë. Ata sjellin frymën e së kaluarës dhe ndjellin frikë tek ata të cilët mendojnë ndryshe

tjetër një mënyrë për të ruajtur shtetin nga feja. Por Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi po vepron në të njëtën mënyrë si në Kosovë: qëllimi i saj është që shteti të bëhet jofunksional. Trazirat e shkaktuara janë dhunim i shtetit dhe i qytetarëve joserbë. Ata sjellin frymën e së kaluarës dhe ndjellin frikë tek ata të cilët mendojnë ndryshe. Mali i Zi, një shtet i vogël, ka krijuar mekanizma për të ruajtur shtetësinë edhe pse është shumë i rrezikuar nga ekspansionizmi brutal ruso-serb. Gjëja më e mirë që i ka ndodhur është anëtarësimi në NATO. Mu për këte fakt besoj thellë se entuziazmi që Serbia dhe Rusia po e ndërtojnë përmes pansllavizmit, panortodoksizmit, duke e përdorur edhe kishën si instrument të fuqishëm, do të venitet me kalimin e kohës sepse interesi i serbëve në fund të fundit është integrimi në BE.

Mësimet nga e kaluara

Anashkalimi i problemeve të së kaluarës sjell probleme të reja. Albanofobia

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

duhet shikuar si keqkuptim apo urrejtje? Thënia popullore thotë se “dasmë me djallin nuk bëhet”. Pra, së pari duhet larguar djallëzitë dhe djajtë e pastaj të bëhet dasmë (Mini-Schengen). Duhet të shikohet nëse Serbia është e gatshme të heqë dorë nga e kaluara e errët, pastaj të flasë për të ardhmen. Në BE nuk ka vend për shtete që sjellin telashe të reja, andaj një koordinim i veprimeve të përbashkëta është i dobishëm, por së pari duhet të bazohet në sinqeritet dhe vullnet të mirë. Edhe politikanët më optimistë shqiptarë duhet të pyesin se çfarë kanë bërë politikat zyrtare të Serbisë deri më tani për të parandaluar albanofobinë në shtypin serb dhe në jetën e përditshme, dhe çfarë është bërë për t’i sjellë dy popujt sa më afër. Asgjë! Bile mund lirisht të konstatojmë se nga viti 1981 e deri më sot e tërë makineria propagandistike serbe ushqehet me tema antishqiptare, herë me intensitet më të lartë e herë më të ulët. Si rezultat i kësaj, shqiptarët janë qeniet më të urryera në botë nga serbët edhe pse duhet të ishte e kundërta. Kosova iu nënshtrua një terrori shtetëror të paparë dhe një përndjekjeje dhe dëbimi me dhunë të civilëve në fund të vitetve ‘90-të. Kjo gjë bëri që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë ushtarakisht për të parandaluar një katastrofë humanitare në truallin e Evropës. Nuk duhet sjellur sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ky do të ishte një luks i tepruar i një politike të papërgjegjshme. Historia mësohet për t’u mos përsëritur më kurrë. Shqiptarët nuk morën asgjë nga serbët, por serbët ndërtuan shtetin e tyre në viset ku shqiptarët kishin jetuar me shekuj, ndërsa mitologët e tyre e shndërruan atë në histori në dëm të shqiptarëve. Ndërprerja e armiqësive është kusht për paqen dhe stabilitetin në rajon. Pra, së pari hapeni arrën, pastaj lutuni! Unë po lutem pa e hapur arrën: Prite Zot rrezikun! (Fund) e enjte, 26 mars 2020

Javore Koha

17


Kulturë

Meditime e analiza intelektualit të burg (Alija Izetbegoviq, ARRATISJA IME NË LIRI (Shënime nga burgu),Tiranë, 2016) Ngjarjet e trajtuara në këtë botim kanë të bëjnë me një kohe të kufizuar, përkatësisht me kohë kur autori i librit ka qenë i burgosur politik. Kemi të bëjmë me vitet e fundit të ekzistimit të sistemit socialist në shtetin e ish-Jugosllavisë(1983-1989). Në këtë kohë sipas të dhënave të verifikuara në ish-Jugosllavi pas vitit 1981, në kategorinë e të burgosurve politikë në vendin e parë ishin shqiptarët, ndonëse ka pasur edhe nga popujt tjerë, ku si rast tipik është Alija Izetbegoviqi, shkrimtari, teologu, intelektuali dhe veprimtrai i njohur i çështjes kombëtare boshnjake

Nail Draga

Prezantimi i çdo libri të një autori të huaj i përkthyer në gjuhën shqipe paraqet moment të veçantë për opinionin lexues. Nuk ka dilemë së sfidat e para në këtë aspekt i ka përjetuar përkthyesi i librit, sepse është dashur angazhim serioz për të arritur qellimin e dëshiruar, sepse kemi të bëjmë më një libër të veçantë për nga qasja dhe përmbajtja. Fjala është për librin e Alija Izetbegoviqit “Arratisja e ime në liri”(Shënime nga burgu), përkthyer nga Ismail Dizdari. Ngjarjet e trajtuara në këtë botim kanë të bëjnë me një kohe të kufizuar, përkatësisht me kohën kur autori i librit ka qenë i burgosur politik. Kemi të bëjmë me vitët e fundit të ekzistimit të sistemit socialist në shtetin e ish Jugosllavisë(1983-1989). Në këtë kohë sipas të dhënave të verifikuara

18

Javore Koha

e enjte, 26 mars 2020

në ish Jugosllavi pas vitit 1981, në kategorinë e të burgosurve politikë në vendin e parë ishin shqiptarët, ndonëse ka pasur edhe nga popujt tjerë, ku si rast tipik është Alija Izetbegoviqi, shkrimtari, teologu, intelektuali dhe veprimtrai i njohur i çështjës kombëtare boshnjake. Rilindja e vetdijës kombëtare boshnjake Libri është konceptuar në gjashtë pjesë duke prezantuar meditime dhe analiza që janë shënime nga burgu, me qasje shumëdimensionale shoqërore dhe shkencore. Të gjithë ata të cilët do ta lexojnë këtë botim, do të befasohen me erudicionin e autorit, i cili ka lexuar libra, gazeta e revista të ndryshme nga gama e gjerë botimesh si rrallë kush në kohën e tij. Autori nuk qendron statik po ofron analiza edhe komente për çështjet e lexuara dhe të prezantuara, duke dhënë vlerësime të qendrueshme për kohën dhe në të ardhmën. Pra, kemi të bëjmë me një person vizionar, ku shumë çka ai arriti ti përjetojë përsonalisht, sikurse ishte shëmbja e sistemit socialist, përkatësisht falimentimi i ideologjisë komuniste. Dhe nga një pasojë e tillë

ndodhi dezintegrimi gjegjësisht shkatërrimi i ish Jugosllavisë, si shtet heterogjen më përbërje kombëtare, në sajë të luftërave pushtuese nga politika neofashiste serbe. Kujtojmë luftërat në Kroaci e Bosnjë Hercegovinë(1992-1995) ku edhe autori i librit ka qenë pjesëmarrës aktiv si në raportët luftarake por edhe ata politike. Me këtë rast e them pa hezitim se Alija Izetbegoviqi ka meritë të jashtëzakonshme në rilindjen e vetëdijës kombëtare të popullit boshnjak që në të kaluarën iu ishte mohuar identiteti kombëtar, por duke iu pranuar ai fetar, që ishte rast unikat për barazimin e përkatësisë kombëtare me ate fetare, në saj të politikës perfide antiboshnjake të pushtetit jugosllav. Por, në rrethana të reja në pluralizëm në vitin 1993, në sajë të angazhimit të botës akademike e intelektualëve boshnjak, u realizu ligjërisht zyrtarizim i gjuhës boshnjake si dëshmi e identitetit kombëtar që ka qenë e mohuar në sistemin monist, në sajë të politikës asimiluese të ideologjisë komuniste në ish Jugosllavi. Pasojat nga ideologjia e kohës Duke lexuar këtë libër nuk ka dilemë


Kulturë

të gosur së përshtypje të veçantë të lexuesi paraqet aspekti ideologjik, duke trajtuar në detaje shumë çështje që kanë të bëjnë me nazizmin dhe komunizmin, të cilat autori i trajton në shumë aspekte. Ishin këto ideologji që i sollën fatkeqësi të mëdha njërëzimit, ku pësuan miliona viktima të pafajshme. Nëse nazizmi ishte e keqa e madhe e pritur, për komunizmin është menduar e kundërta, por praktika dëshmoj të kundërtën sepse me krimet ndaj popujve në vendet e tyre ia tejkaluan nazizmit, ku viktimat më miliona e dëshmojnë një konstatim të tillë, në të gjitha vendet e ish kampit socialist. Në këtë aspekt përjashtim nuk bën as Shqipëria, ku në sajë të ideologjisë komuniste shqiptarët e pësuan në shumë aspekte ku veçoj dëformimin antropolgjik e me këtë edhe të ADN-së më pasoja për të tashmën dhe të ardhmën si rast i veçantë në ish kampin socialist. Refuzoj nënshkrimin e lutjës për falje Duke lexuar këtë botim me vlera shumëdimensionale, autori paraqet në miniaturë pjesë nga biografia e tij. Në këtë aspekt dua të ceki qendrimin e tij parimor dhe karakterin e një personi idealist, që rrallë kemi pasur rast të dëgjojmë. Fjala është për refuzimin e tij për të nënshkruar një kërkesë për falje të denimit të burgut, duke vazhduar të qendrojë në burg, i vetëdijshëm se ka qenë denim i pa merituar me prapavi ekskluzive politike, ndaj një personi i cili mbronte me idealizëm e pasion intelektual pikëpamjet e tia fetare, politike e kombëtare.

juaji në burg, ai është përgjigjur, së ka qenë ulqinaku Fuad Gorana, ku së bashku kanë qenë tre vite në burgun e Foçës. Sa për informim dua të them së F.Gorana, ishte i denuar në një proces i montuar gjyqësor me prapavi politike gjatë kohës sa ka qenë në shërbimin ushtarak. Për ndryshe ai ishte shok i klasës dhe i gjeneratës sime në gjimnazin e Ulqint. Në piedestalin e personalitetëve kombëtare Duke lexuar këtë libër, del qartë së kemi të bëjmë me një personalitet të rrallë i cili ishte jurist, shkrimtar, studiues, filozof, intelektual, teolog, politikan e sidomos veprimtar i çështjes kombëtare boshnjake duke qenë model për kohën kur ka jetuar dhe

vepruar. Angazhimi i drejtpërdrejtë në politikë pas miratimit të pluralizmit dhe me pas në luftë për mbrojtjën e identitetit boshnjak dhe të Bosnjë Hercegovinës si shtet i pavarur mbesin merita të përjetshme, duke sakrifikuar çdo gjë për identitetin dhe lirinë e popullit boshnjak. Si i tillë A.Izetbegoviqi(1925-2003) me jetën dhe veprimtarinë e tij bën pjesë në piedestalin e personalitetëve më të mëdha kombëtare boshnjake në Bosnjë e Hercegovinë, duke mbetur model për kohën e tij dhe brezat që do të vijnë më pas. (Lexuar me rastin e përurimit të librit në Shkodër, më 22 shkurt 2020)

Shqiptari nga Ulqini, shoku më i mirë në burg

Në një intervistë të botuar disa vite pasi ka dalë nga burgu, në pyetjen e se cili ka qenë shoku më i mirë i e enjte, 26 mars 2020

Javore Koha

19


fokus

Sfida për të luftuar virusin Covid–19

Të mbrojmë veten dhe të tjerët “Është shumë i rëndësishëm vetëdijesimi ynë që ne të mbrojmë të tjerët por edhe vetëm dhe të kemi një durim. Kjo është më thelbësorja. Ekipet si Instituti për Shëndetin Publik të Malit të Zi, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe qendra të tjera epidemiologjike bëjnë çfarë është e mundur për të luftuar këtë sëmundje. Madje, kam kolegë të mi të cilët punojnë ditë dhe natë vetëm që ta parandalojmë sa më shumë këtë virus”, shprehet specialisti i epidemiologjisë, Dr. Anton Gjuravçaj Podgoricë –Koronavirusi është një sëmundje e re e cila është transmetuar vetëm para tre muajsh tek njerëzit ku për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës, për t’u shtrirë më pas në më shumë se 150 shtete të botës. Origjina e kësaj sëmundjeje sipas ekspertëve të mjekësisë është nga kafshët dhe si e tillë deri më tani nuk ekziston një vaksinë për njerëzit kundër kësaj sëmundjeje, megjithëse autoritetet shëndetësore po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të krijuar dhe testuar një vaksinë që do të ishte efikase për këtë sëmundje e cila e ka mbërthyer mbarë njerëzimin. Virusi korona nuk e ka kursyer as vendin tonë, Malin e Zi që nga java e kaluar. Se për çfarë sëmundjeje bëhet fjalë do të mësojmë më në detaje nga mjeku specialist i epidemiologjisë, Dr. Anton Gjuravçaj, i cili për lexuesit e gazetës “Koha Javore” tregon më gjerësisht për sëmundjen e Covid –19. “Koronavirusi është një familje jashtëzakonisht e madhe e cila kryesisht qarkullon ndërmjet kafshëve. Një numër shumë të vogët e kemi tek njerëzit ku kryesisht është paraqitur në vitin 1960. Të tillë kemi pa-

20

Javore Koha

e enjte, 26 mars 2020

sur katër deri në këtë shekull. Gjatë këtij shekulli na paraqitën edhe tre të tjerë sikurse është Sarsi, Mersi dhe në fund Covid-19. Me rëndësi është të dihet se viruset që i kemi njohur gjatë shekullit të kaluar i kanë sulmuar gjithmonë rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe kanë shkaktuar simptome shumë të lehta, për dallim nga sarsi, mersi dhe covidi-19. Vdekshmëria te sarsi dhe mersi sa dimë deri më tani, ka qenë shumë e lartë kurse covidi-19 si duket përhapet shumë më lehtë”, shprehet Dr. Gjuravçaj. Ai thotë se simptomat kryesore që shfaqen tek një person i prekur me koronavirus është djegia e fytit, kolli i thatë dhe temperatura e cila sipas tij fillon të zhvillohet gradualisht për dallim prej gripit ku temperatura zhvillohet menjëherë. “Simptomat e tjera janë sikurse te krejt sëmundjet respiratore: dhimbje koke e dhimbje muskulore. Te viruset e fundit që paraqiten në këtë shekull, simptomat zbresin në traktin e poshtëm të rrugëve të frymëmarrjes dhe mund të shkaktojnë simptoma të rëndë siç është kallja dhe insuficienca e mushkërive”, tregon Gjuravçaj. Sipas tij, mënyra e përhapjes së këtij

virusi nga një person tek një tjetër është ajo me anë të kollitjes, teshtimës, të pikave të cilat i nxjerrim ne, por edhe në qoftë se gjendemi në një distancë të afërt gjatë bisedës me një person tjetër. “Përveç kësaj ekziston edhe mënyra e kontaktit, në qoftë se jemi në kontakt të afërt, kur këto pika bien në sipërfaqe dhe ne i prekim ato sipërfaqe të cilat janë të ndotura me këtë virus dhe ne atëherë prekim ose gojën, mukozën e hundës ose mukozën e syve”, thotë Gjuravçaj. Mjeku specialist i epidemiologjisë tregon se personat më të rrezikuar nga kjo sëmundje infektive janë ata me sëmundje kronike, në radhë të para ata me sëmundje kardiovaskulare, personat që janë me diabet, personat me sëmundje kronike të mushkërive, të veshkave dhe të gjithë personat e tjerë që kanë ndonjë sëmundje të rëndë e cila e komprometon imunitetin. “Edhe fëmijët hyjnë në grupin e të rrezikuarve për shkak të imunitetit i cili tek fëmijët është më i ulët. Të rrezikuara janë edhe femrat shtatzëna për shkak të ndryshimeve që shkakton shtatzënia në organizëm. Gjithashtu, të rrezikuar janë personat e mosh-


fokus

uar. Rritja e vdekshmërisë ndodhë në varësi të moshës, por ka dhe shumë faktorë të tjerë që mund të përcaktojnë shkallën e vdekshmërisë”, shprehet Gjuravçaj. Sipas tij, theksi për masat parandaluese të Covid- 19 vendoset tek higjiena personale: larja e duarve me ujë dhe sapun e cila duhet të zgjasë së paku 20 deri në 30 sekonda, fërkimi i duarve me solucione të ndryshme që duhet të kenë mbi 75 përqind alkool dhe distancimi social së paku 1 deri në 2 metra për shkak të pikave infektive të cilat përhapen. “Të vendosim shami letre njëpërdorimshme kur kemi kollitje ose teshtimë. Gjithashtu, duhet të heqim disa shprehi të jetës së përditshme siç është shtrëngimi i dorës, përqafimi, puthjet, ndalimi i vizitave nëpër familje”, thotë mjeku specialist. Ndërkaq, duke marrë parasysh faktin se deri më sot nuk ekziston një vaksinë për kurimin e kësaj sëmundjeje, Dr. Anton Gjuravçaj do të na rrëfej se si trajtohen personat e prekur nga sëmundja e covid – 19. “Trajtimi është vetëm në bazë të simptomave, pra mbështetje e atyre përsonave ku në bazë të simptomave të cilat i ka një person, në atë mënyrë edhe trajtohet. Në qoftë se kanë simptoma të rëndë ata hospitalizohen dhe qëndrojnë në spital”,

shprehet ai. Në të njëjtën kohë, për t’u mbrojtur nga ky virus, Dr. Gjuravçaj rekomandon se fillimisht duhet të informohemi, pastaj të respektojmë maksimalisht këshillat e autoriteteve mjekësore dhe qeveritare. “Është shumë i rëndësishëm vetëdijesimi ynë që ne të mbrojmë të tjerët por edhe vetën dhe të kemi një durim. Kjo është më thelbësorja. Ekipet si Instituti për Shëndetin Publik të Malit të Zi, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe qendra të tjera epidemiologjike bëjnë çfarë është e mundur për të luftuar këtë sëmundje. Madje, kam kolegë të mi të cilët punojnë ditë dhe natë vetëm që ta parandalojnë sa më shumë këtë virus”, shprehet specialisti i epidemiologjisë. Dr. Anton Gjuravçaj. Nga këndvështrimi i tij prej mjeku specialist i epidemiologjisë, i pyetur se deri kur mund të zgjasë prania e kësaj sëmundje në vendin tonë Gjuravçaj thotë se shumë studime të bëra deri më tani tregojnë se ngrohja e klimës nuk shkon në favor të këtyre viruseve. “Në temperatura të larta jetojnë shumë më pak. Mendohet se në kohë të nxehtë këto viruse mund të jetojnë në sipërfaqe nga dy deri në nëntë ditë, por në qoftë se tempera-

turat janë më të ulëta diku 4 gradë, atëherë këto viruse mund të jetojnë dyfish më gjatë. Shpresojmë se afrimi i mesit të pranverës dhe fillimi i verës do të ndikoj në mënyrë pozitive që të bie intensiteti i koronavirusit”, shprehet Gjuravçaj. Në këtë kohë të epidemiologjisë është teje i rëndësishëm zbatimi i masave të shpallura nga qeveria e Malit të Zi dhe nga dikasterët e shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje. “Sidomos ata të cilët janë të vendosur në observim mjekësor në izolim shtëpiak dhe personat të cilët janë të vendosur në karantinën institucionale të cilët në detaje duhet t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna, veçanërisht personat të cilët ndodhen në izolim shtëpiak”, thotë mjeku specialist. Për të e rëndësishme është se të gjithë ata persona që nuk janë nën mbikëqyrje mjekësore e që mund të kenë simptoma apo të cilët dyshojnë se kanë qenë në kontakt me virusin duhet të kontaktojnë në numrat e telefonave të cilët janë venë në dispozicion nga qendrat shëndetësore dhe të mos shkojnë vetë nëpër qendra mjekësore, pasi që një gjë e tillë është e ndaluar. “Kur bëhet fjalë për komunat e Podgoricës, Cetinës, Tuzit dhe të Danillogradit përgjegjës është Instituti i Shëndetësisë Publike të Malit të Zi, për Tivarin dhe Ulqinin përgjegjëse është Qendra Epidemiologjike në Tivar, për Plavën dhe Gucinë përgjegjëse është Qendra Epidemiologjike në Berane, kurse për Rozhajën është Qendra Epidemiologjike në Rozhajë. Numrat për kontaktimin e këtyre qendrave ndodhen në fletët zyrtare të tyre dhe në fletët zyrtare të Institutit e Shëndetësisë Publike. Gjithashtu ekziston edhe Call Qendra ku mund të informohen qytetarët për çdo gjë që ju intereson”, përfundon Gjuravçaj. Rikujtojmë se Qeveria e Malit të Zi në mënyrë të vazhdueshme ka apeluar tek qytetarët që ata të solidarizohen dhe të ndjekin herë pas here instruksionet e autoriteteve përkatëse në lidhje me virusin korona, të zbatohen masat kufizuese dhe të qëndrojnë në shtëpi, larg daljeve të panevojshme si dhe të respektojnë masat e dist. u. tancimit social. e enjte, 26 mars 2020

Javore Koha

21


sociale

Fëmijët në vetizolim (karantinë shtëpiake)

Prindër, kujdes nga sjellja që transmetoni në shtëpi Miralem Hoxha

Meqenëse e gjithë bota është vetizoluar, edhe ne i jemi përgjigjur kërkesës për vetizolim nga të afërmit, të dashurit, shoqëria, apo disa edhe nga mjediset e punës, duke vazhduar “punën nga shtëpia”, të cilën koha vetë do ta vlerësojë. Njerëzit thonë dhe supozojnë se s’kemi frikë nga vdekja, por kemi frikë se mos infektojmë të afërmit tanë më të dashur, nga fëmijët deri te pleqtë. Sipas mendimit tim, vetizolimi ka vetëm një përparësi - ndihmon në mos përhapjen e virusit, nëse e kemi. Virusi përhapet me një shpejtësi kontakti mes njerëzve duke kaluar nga një trup në tjetrin, duke mos e ditur se e kemi apo nga e kemi marrë. I ruajmë fëmijët tanë nga kontakti me botën e jashtme duke mos llogaritur se virusi nganjëherë vjen papritur dhe i paftuar në mjedisin ku jetojmë, por prapëseprapë duhet të kemi kujdes. Siç e ceka, vetizolimi nga më të dashurit tanë bën që të mos u lëmë nganjëherë hapësirë gjyshërve dhe gjysheve të kënaqen me nipat e mbesat e tyre, duke ua ndaluar edukimin që nganjëherë vetëm ata mund

22

Javore Koha

e enjte, 26 mars 2020

Nëse ne do të rrimë këto ditë të vështira me celular në dorë (duke parë facebookun apo instagramin), mos prisni nga fëmija sjellje ndryshe sepse edhe ai do një celular në dorë ngaqë mendon se ajo është mënyra e argëtimit dhe nuk i din pasojat

t’ua japin nga përvoja jetësore dhe dashuria e madhe për ta. Por, si po e përjetojnë fëmijët këtë vetizolim? Fëmijët përbëjnë një botë të veçantë në vete, duke nisur nga ato lojërat që bëjnë duke mos pasur frikë nga asgjë, as nga prekja e lodrave (a i ka dezinfektuar dikush), duke i thënë vetes “Jemi të mbrojtur ne”, duke mos paragjykuar se çfarë po prekin, por me një siguri të lartë në vete vazhdojnë argëtimin me ato çfarë u ofrohet. Vështirësi e madhe është mos socializimi i të vegjëlve, tani për tani, mos dalja në parqe për argëtim, çerdhe apo shkolla, mospasja me kë të luajnë nga moshatarët e tyre etj. Nganjëherë përgjigjja e prindërve është shumë mosbindëse, bile tepër e gabuar, duke mos u angazhuar gjatë kohës së tyre në izolim si bashkëmoshatar i tyre, por përgjigjja jonë është direkt, me një arsyetim mbrapa: “Ia jap celularin në dorë sepse pushon menjëherë, të shikojë çfarë të dojë, vetëm mos të na bëjnë zhurmë më”. Ne (prindërit) jemi bërë edhe psikolog e sociolog, duke gjetur arsyetim

se “të gjithë kështu ua japin fëmijëve celularin që të pushojmë edhe ne”, duke mos kontrolluar se çfarë po shikon fëmija, si po e merr informacionin dhe si do të ndikojë tek ata etj. Të dashur prindër, duke u nisur nga vetë ndjenja prindërore, fëmijët NUK MËSOJNË SE ÇFARË JU REKOMANDOJMË OSE NA PËLQEN NEVE SI PRIND QË FËMIJA TË DIJË APO TË ARRIJË NGANJËHERË EDHE ATË ÇFARË NE S’E KEMI ARRITUR. Kujdes nga sjellja që po transmetoni në shtëpi këto ditë të vështira sepse FËMIJA MËSON DUKE IMITUAR se çfarë bëjmë ne, si sillemi ne, të paktën këto ditë që jemi të vetizoluar. Nëse ne do të merreshim me lojëra duke luajtur e bashkëbiseduar me fëmijën, fëmija do të angazhohet e do të na imitojë edhe neve në bashkëbisedim, duke u bërë kurioz i botës së re se çfarë po i transmetojmë. Nëse ne do të rrimë këto ditë të vështira me celular në dorë (duke parë facebookun apo instagramin), mos prisni nga fëmija sjellje ndryshe sepse edhe ai do një celular në dorë


sociale

ngaqë mendon se ajo është mënyra e argëtimit dhe nuk i din pasojat. Apo në fund ne si prindër të shekullit të ri krenohemi kur fëmija imiton apo i ka mësuar përmendësh ato fjalët nga celulari dhe themi: “fëmija im flet gjuhë të huaj, fëmija im din të përdorë celularin, se vetë pa e mësuar kush din t’i kontrollojë ku është youtube apo lojërat elektronike” sepse vetëm ato i janë tansmetuar atij dhe normalisht që ato do t’i mbajë mend. Nëse ne si prindër do të marrim në dorë, të paktën atë kohë sa do të rrini me fëmijët tuaj, një libër me përralla apo të vizatoni së bashku, të luani me figurat që posedoni, edhe fëmija nuk do të ketë kohë e as mendjen ta kërkojë celularin. Besoj se dhe ju prindër në këtë kohë të vështirë po e ndieni mungesën e atyre (kush nuk i ka pranë gjyshin/ gjyshen) të cilët merren me fëmijët

tuaj duke biseduar, luajtur, shikuar, sugjeruar, edukuar, treguar përralla të krijuara nga ata vetëm që të mos mërzitet fëmija, e sidomos mos ta ndiejë mungesën e pajisjeve elektronike si mjet argëtues i tyre. Vërtet se jemi në një vend ku vështirësitë për mbijetesë janë duke u rritur përditë e më shumë, sidomos kur mundohemi të krijojmë kushte të mira, duke mos përfillur se nga vrapimi pas kushteve harrojmë se si do t’i përdorin ato kur ua krijojmë, se çdo gjë ka çmimin dhe cilësitë e mira dhe të këqija, krejt kjo varet se si po transmetohet te të rinjtë. “Vendi i vogël, nafaka e vogël”. Edhe pse deri dje kemi vrapuar për të përmirësuar jetesën e për ta bërë më të lehtë, sot në vetizolim rrimë e mendojmë se si do t’ia bëjmë nesër, a do t’ia dalim, çfarë do të kemi për të ngrënë, kush do ta mësojë fëmijën

tonë, si do të jetë shëndeti jonë etj., etj., një eufori pikëpyetjesh në kokën tonë të vogël saqë lodhemi duke menduar e analizuar ose për shkak të vështirësive që kemi në jetë nga kjo situatë sadopak të përfitojmë duke mos u bërë shembull i papëlqyer te fëmija ynë, por ta nxisim se si duhet të sillemi. “Shpresa vdes e fundit”, duke e ditur se fatin s’e kemi ne në dorë, por e ka Zoti, duke shpresuar të kalojë sa më shpejt kjo situatë e t’i kthehemi normalitetit, por duke u bërë shkas i mirë për atë se si të na imitojnë fëmijët në sjelljen tonë. Duke ju uruar të gjithëve shëndet e durim! Jo panik e frikë, por kujdes e durim! Me ndihmën e ZOTIT çdo gjë do të kalojë... (Autori është mësues i ciklit të ulët në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” – Katërkollë) e enjte, 26 mars 2020

Javore Koha

23


histori

Misteri i Pallatit Venezia

Kujtime të të moshuarve nga Kalaja e Ulqinit Gani Karamanaga

Rrëfimi 1: Seide Ismajlaga (1934)

Duke përgatitur monografinë “Monumentet” kërkova nga Drejtoria për Mbrojtjen e të Mirave Kulturore në Cetinë,listën e monumenteve nga Ulqini, të cilat janë nën mbrojtjen e këtij institucioni. Në Kala, përveç të tjerave, në këtë listë ishte edhe “Shtëpia e Beqir Begut”. Mendova shumë, por nuk e dija se cila është kjo shtëpi. Arkitektja Suada Ismajlaga, e cila njëkohësisht është konsulente dhe redaktore e këtij libri, më propozoi të pyesim hankon (vjehrrën) e saj, Seiden. Pasi vepruam kështu, Seide Zejnelaga - Ismajlaga (1934) na tha: “Kulla e Beqir Begut ka qenë shtëpia ku ka jetu familja e Çilingirëve deri me termetin e 15 prillit 1979. N’aborrin e vogël para kullës ka qenë nji gur prej ku Beqir begu ka hyp në kal.”

vajz’, Sabrijen (ka qenë e martumun për Ali - Lito begun në Lima), dhe djalin, Myrto begun. Myrto begu ka shku prej Ulqinit n’ Lezhë e Tiranë. Beqir begu ka pas në atë kohë 9 barka të sigurumuna nepërmjet ‘Lojd-it’. Vllej i Beqir begut ka pas dy vajza, Dysen, e martumun ke Elez Elezaga, edhe Gonxhen, e martumun në familjen Milla. Jam n’dijeni se për pasunin’ e Beqir begut munden mu gjetë dokumentat në Arkivin Shtetëror në Cetin’. Vorri i Beqir begut isht n’Meteriz. Kam ndigju se motra e Beqir begut ka qenë e martumun nër Nimanbegt’ e Kalasë e për këtë punë, vorrin e Beqir begut n’Meteriz e ka rujt haxhi Niman Nimanbegu. N’gurin e vorrit shkrun: ‘Këtu pushon Beqir begu, i biri i Kapllan begut’. Shkruje edhe ti lirisht: Beqir begu ka qenë prej familjes tonë, Kapllanbegu.”

Rrëfimi 2: Hysein Kapllanbegu (1929)

Rrëfimi 3: Angje Çilingiri (1928)

Ishte janar, ditë dimri me diell në Ulqin. Rana është lagjja më e ngrohtë. Në kafenenë “Riva”, jashtë në tarracë, ishte ulur Hysein (Xhemal) Kapllanbegu (1929). E shoqëronte i biri i tij, Iliri. Pasi e përshëndeta, e pyeta për Beqir begun. Hyseini (Ceni) m’u përgjigj: “Baba jem Xhemali e ka pas Beqir begun kushëri. Ky ka pas nji

24

Javore Koha

e enjte, 26 mars 2020

Ditë e diel, me reshje shiu. Familja Çilingiri pas tërmetit më 1979 jeton në Pinjesh. Kisha nevojë për Boshko Çilingirn (1950), teknikun dentar në pension. Nëna e tij Angje Çilingiri, edhe pse në moshën 92-vjeçare, është komunikative, me plot kujtime për të kaluarën. “Në Kala kam ardhur si njëzet vjeçare.

Më thojshin: Ku po shkon atje?! Por doli fare ndryshe: atje gjeta njerëz të mirë, komshitë ishin të dashur, lidhjet të çdoditshme. Për çdo mëngjes pijshim kafe me gratë prej komshillukut: Ferihanë dhe Hyrije Nimanbegun, Monen e Hashim Millës. Kanjëherë me ne ishte edhe Hanko Minja e Enverit.” Ajo vazhdon: “Më pyeti njëherë Dragica Mitroviq. Ato jetojshin në Lima, në afërsi të Kalasë: Si e ke jetën atje (në Kala)? U përgjigja: Shum’ bukur e mirë, e si ke ti në Lima?“ „Shtëpia e jonë në Kala ka qenë e naltë, tre katëshe. Një herë, era e zbuloj pullazin. Thirrëm mjeshtrin Simën prej Bratice për ta rregullue. Unë isha e re, hypa maje pullazit dhe prej tavanit pastrova ato gjëra të cilat kishin grumbullue çavkat (sorrat). Më vonë, Damjan Martinoviqi, i cili më ka pa prej Rane më ka than: ‘Pse ke hypur aq nalt, je dukur prej Rane shumë e vogël në maje të shtëpisë?’ Mitri, vëllau i Damjanit na ka kunorëzue Brankon edhe mua“. Angja pushon pak, sytë me lot, nostalgji për kohët e kaluara: „Shtëpia e jonë si edhe shumë tjera i rrënoj tërmeti. Oda e madhe e jonë ka pasur tavanin me rezbari, me motive antike, të vjetra, unikate. Ishte nën mbrojtjen e Entit për Mbrojtjen e Monumentave


histori Shtëpia e vjetër e familjes ortodokse Çilingiri para tërmetit të vitit 1979

Angje Çilingiri dhe Gani Karamanaga (mars 2020)

nga Cetina. Nuk u kujdes askush. Ne u larguam prej shtëpisë së rrënuar, pas një kohe ndërtuam këtë shtëpi në Pinjesh. Pas tërmetit çdo gja ka ndërrue. Shtëpinë e kemi të re këtu, por ajo jetë dhe komshitë e Kalasë nuk i gjetëm këtu. Kaluan ato kohëra të bukura...“ Plaka Angje Çilingiri kishte kënaqësi të veçantë që iu mundësua biseda për të kaluarën.

Rrëfimi 4: Boshko (Branko) Çilingiri (1950)

Djali i Angjes, Boshko (Branko) Çilingiri (1950) ishte me ne. Ai iu bashkëngjit bisedës dhe ndërmjet tjerash flet me nostalgji për fëmijërinë e tij në Kala. I kujtohet gjenerata: Jusuf - Cufo Truma, Reshit Nimanbegu, Skender Uruçi, Fatmir Ismajlaga, Bashkim Nimanbegu, Fatmir Resulbegu... Boshkoja rrëfen për një ngjarje lidhur me shtëpinë e tyre: „Shtëpia e jonë ka pasur tre podrume. Në të parin ka qenë saranxha për ujë, i dyti ishte në nivel më të naltë se ai i pari. Në të tretin babai i jonë Brankoja ka pasur puntorinë. Isha në Shkollën e

mesme për Teknik Dentar në Titograd. Në shtëpi filluam punën për ta ulur nivelin e podrumit të dytë. Qëllimi ishte që të jetë i barabartë me të tjertë. Në skaj të podrumit, duke gërmifur gjetëm dhjetë kafka dhe eshtrat e të rriturve, si edhe tri kafka më të vogla. Aty ishte edhe një gjë metalit, mundësisht qafore. Të gjitha këto eshtra ishin të grumbullura. Pas konsultimeve, me respekt dhe kujdes i mbledhëm të gjithë eshtrat dhe kafkat dhe i vendosëm në një vend tjetër, në afërsi të bedenit i cili shikonte në Ranë. Njërën prej kafkave e morën arkeologtë të ciltë punojshin në Kala. Ku ka mbrritur ‘qaforja’ nuk e di. Pas tërmetit ne jemi largue prej Kalaje. Kur është rindërtue Pallata Venezia e sotme, nuk e di a i kanë gjetur këto eshtra dhe kafkat ndërtuesit e këtij objekti.“

Rrëfimi 5: Hajrudin (Enver) Nimanbegu (1940) „Shumë kam dëgjue prej Emine Nimanbegut, nënës së babait tim Enverit. Ajo ka ditur shumë për ndodhjet dhe legjendat për Kalanë

e dikurshme. Pas tërmetit, puntortë kanë punuar në pastrimin e rrugëve si edhe shtëpive të rrënuara. Kështu, në viranen (shtëpi e rrënuar, pa pullaz, vetëm me mure) e cila i takonte shtëpisë së Çilingirëve (Pallati Venezia dikur), që ishte në afërsi të shtëpisë të Qamil begut, duke gërmifur gjetën një skelet njeriut. Isha prezent. Lajmëruam organet kompetente, por nuk banë kurgja. Gjithmonë isht folur se ai vend ka qenë ‘me hije’ si vend i mallkuar“, rrëfen Hajrudin Nimanbegu, një prej kronistëve, për Kalanë e Ulqinit.

Rrëfimi 6: Ali (Sulejman) Peshku (1931)

“Gjyshi jem, shumë më përpara ka jetue në vend, në një pjesë ku e kanë pas shtëpinë më vonë Çilingirtë, por e kanë lanë atë vend dhe kanë ble shtëpi pak ma larg në Kala (Familja Peshku sot jeton aty). Aty nuk ka qenë vend i mirë. Edhe shtëpia - kulla e Hoxhë Bushatit ka qenë e gjyshit. Ai ia ka dhanë me martesë vajzës tij (gruaja e parë e Musa ef. Bushatit, prej së cilës martesë jeton në Shkodër vajza e tij 93-vjeçare, Shemsija)”. e enjte, 26 mars 2020

Javore Koha

25


fejton

Kur koronavirusi infekton mendjet njerëzore (1)

“Black out” i trurit nga informatat dhe dezinformatat Nuk po përpiqem ta mohoj rrezikshmërinë e një epidemie në përhapje, por më shumë se një sëmundje na është sulmuar vetëdija dhe mençuria njerëzore. Ende nuk dihet sa veta do të sëmuren e do të ndjejnë dhembje trupore nga koronavirusi, por që sot dihet se ai e ka dëmtuar rëndë mendësinë tonë!

Për Koha Javore:

Hajrudin S. Muja

Ka një anekdotë për Nasradin Hoxhën, që paskësh takuar njëherë murtajën në rrugëtim për Bagdad dhe i kishte thënë se po shkonte për të vrarë dhjetë mijë njerëz. Në të kthyer Nasradini e takoi sërish dhe i foli ashpër: “Më gënjeve se do të vrasësh dhjetë mijë njerëz, por vratë njëqind mijë?!”. “Jo”, i tha murtaja, “unë kam vrarë vetëm dhjetë mijë, të tjerët vdiqën nga frika”. Këto ditë “frika” është bërë kudo kryefjala e diskutimeve që solli koronavirusi COVID-19, i familjes së koronavirusit SARS-CoV-2, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli “pandemi”, çka nënkupton posedimin e tre elementeve së bashku: infektimin, përhapjen dhe vrasjen e një numri të madh njerëzish. Me sa na është e njohur, koronavirusi COVID-19 u shfaq fillimisht në fund të dhjetorit 2019 në qytetin Wuhan

26

Javore Koha

e enjte, 26 mars 2020

të Kinës, duke shkaktuar “një epidemi të shkallës së madhe” dhe u përhap në më shumë se 101 vende të tjera, si produkt i evolucionit natyror (Science Daily, 17. 03. 2020), çdo ditë në rritje, por deri më tani duke infektuar 119 000 njerëz dhe duke vrarë 3 853 (OBSH). Elita intelektuale kërkon kujdesin e secilit për aspektin higjienik dhe respektimin e udhëzimeve mjekësore. Nga metropolet e mëdha deri te qytezat e vogla u mbyllën të gjitha shkollat, kopshtet, institucionet, baret, restorantet, kafenetë, teatrot, kinematë, shëtitoret dhe çdo kënd lojërash për fëmijë. U mbyllën xhamitë, kishat dhe sinagogat, u anuluan dasmat dhe shërbimet funerale. Na thanë se është vetëm sjellja jonë në ditët e ardhshme ajo që do të përcaktojë numrin e të infektuarve dhe të viktimave. Paniku i “virusit që vret” tashmë ka shkaktuar mjaft frikë dhe i ka detyrauar njerëzit të vrapojnë drejt spitalit për një koll të thjeshtë, por u ka krijuar simptome edhe pa qenë fare të sëmurë. Informatat dhe dezinformatat shumë njerëzve ua kanë bërë trurin “black out”, nuk dinë çfarë të bëjnë, kujt t’i ankohen, kujt t’i drejtohen për

ndihmë. Deri dje askush nuk e kishte menduar se bota do të ndryshojë kaq shumë për kaq pak kohë. Disa agjenci të lajmeve kanë paralajmëruar se bota po hyn në një periudhë në të cilën mund të ndodhin ndryshime rrënjësore globale në aspektin ekonomik, politik e social. Ndërsa më tepër se 10 000 fluturime ishin anuluar për në Kinë prej 31 janarit, Presidenti Trump ndaloi fluturimet nga 26 vende të Evropës drejt SHBA-ve, çka iritoi Bashkësinë Evropiane, por shpejt vepruan njëjtë edhe shumë vende të Evropës. “The International Air Transport Association” raportoi javën e parë 29.3 miliardë humbje. Të tjerët kanë bërë miliarda, njerëzit presin në radhë për të marrë letra higjienike apo artikuj ushqimorë sepse të gjithë blejnë aq sa nuk u duhet. Sikurse në kohë luftrash, një pjesë e tregtarëve shfrytëzojnë rrethanat dhe rrisin në mënyrë fiktive çmimet e produkteve, e me këtë shkaktojnë vështirësi për shtresën e varfër dhe për të gjithë popullsinë. Një mik i imi që punon në “Target” në Nju-Jork, më thotë se përfitimi javor i kësaj shitoreje ka qenë normalisht një milion dollarë, përfitim që tani, falë virusit e ka bë bërë për një ditë.


fejton

Cili nuk dyshon se kjo situatë u përshtatet disa individëve, disa fuqive, disa shteteve dhe disa strukturave, përveç prodhuesve të birrës “Corona”, e cila për shkak të emrit është drejt falimentimit?! Natyrisht keqpërdorimet dhe pandërgjegjshmëritë janë të mjaftueshme për të sjellë dyshimet rreth gjithë kësaj zhurme pas statistikave të ekspertëve me mundësi të vogël vdekjesh. Sot të gjithë janë bërë historianë, juristë, filozofë, shkrimtarë, psikologë, hoxhallarë, priftërinj, analistë, sociologë e specialistë të çdo lëmie. Shkencat humane janë bërë si bordello ku i futën hundët çdokush që di shkrim e këndim. Më i rrezikshëm se koronavirusi tani është virusi i arrogancës, i injorancës, i mendjengushtësisë, i egoizmit, i imoralitetit, i brutalitetit, virusi i mosbesimit. Por, ka shumëçka të pashpjegueshme brenda këtij terrori të shkaktuar. Lajmet flasin për apokalips, për vdekjen që na ka zënë pritën pas dere, për një botë e cila sot ndodhet në udhëkryq! Të dhënat përgjithësisht kontradiktore, të pasakta, të përzgjedhura, shpesh edhe të pavërteta. Pas këtij “pragu” situata nuk duket edhe aq alarmante. Po t’u referohemi të dhënave të OBSH-së, gjejmë shifra sëmundjesh dhe shkaqesh nga më të ndryshmet.

Po na frikëson psikologjia e turmave që po na i servon media, çmenduria publike që prodhon mënyra komunikimi me më shumë imazhe sesa statistika, autokolona ushtarake me trupat e të vdekurve, jo pse janë aq të shumta por për shkak të rregullave të vendosura

Vetëm në vitin 2016 pati 56.9 milionë vdekje, 15.2 milionë prej tyre nga goditjet në zemër, 3.0 milionë nga sëmundja kronike obstruktive pulmonare, 1.7 milion nga kanceri i mushkërive, 1.6 milion nga diabeti, 3.0 milionë nga problemet e frymëmarrjes, 1.4 milion nga sëmundjet diareale, 1 milion nga HIV/AIDS, 1.3 milion nga tuberkulozi etj. Sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru ishin vrasësit më të mëdhenj në botë, që përbënin 15.2 milionë vdekje të kombinuara në vitin 2016, sëmundje këto që kanë mbetur shkaqet kryesore të vdekjeve globale gjatë 15 viteve të fundit. Shifra të ngjashme qëndrojnë edhe për vitin 2017, rreth 56 milionë viktima, gjysma e tyre mbi moshën 70-vjeçare, 27% të moshës 50-69 vjeç, 14% të moshës 15-49 vjeç, 1% të moshës 5-14 vjeç dhe rreth 10% fëmijë nën moshën 5 vjeç. Të dhënat për vitin 2019 thonë se nga sëmundja e zemrës pati 647 457 viktima, nga kanceri 599 108, nga aksidentet 169 936, nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes 160 201, nga sëmundjet cerebrovaskulare 146 383, nga sëmundja e alzheimerit 121 404, nga diabeti 83 564 dhe nga gripi e pneumonia 55 672. Vetëm në dy javët e para të marsit (2020) në Amerikë kanë vdekur 8 500 njerëz nga gripi. Çdo vit në SHBA vdesin rreth 88 000 njerëz (afërsisht 62 000 burra dhe 26 000 gra) si pasojë e përdorimi të alkoolit, 3 milionë viktima të tilla në botë, 5.3% e të gjitha vdekjeve. Sipas OBSH-së, një në çdo 20 vdekje janë shkak i përdorimit të alkoolit. Një nga analizat më të fundit vlerëson se 128 000 amerikanë vdesin për çdo vit si rezultat i marrjes së ilaçeve në mënyrë të gabuar, ndërsa në periudhën ndërmjet viteve 1999 dhe 2017 kanë vdekur më shumë se 702 000 njerëz si pasojë e mbidozës së drogës. Mesatarja e këtyre vdekjeve sot është 130 në ditë. Një shkak tjetër i vdekjeve që meri-

ton vëmendjen është edhe përdorimi i armëve të zjarrit. Statistikat shënojnë për vititn 2013, kur pati të regjistruara 33 636 vdekje për shkak të “dëmtimit nga armët e zjarrit”, i bie 10.6 vdekje në 100 000 njerëz. Vetëm për muajin janar-shkurt 2020, Universiteti i Hamburgut në Gjermani ka dhënë një listë viktimash dymujore: 2 360 nga koronavirusi, 69 602 nga të ftohurit e zakonshëm, 140 584 nga malaria, 153 696 vetëvrasje, 193 479 aksidente rrugore, 240 950 nga HIV, 358 471 nga alkooli, 716 498 nga pirja e duhanit, 1 177 141 nga kanceri. Italia që është një vend me mbi 60 milionë banorë, është normale që në një ditë të zakonshme të ketë mbi njëmijë vdekje nga rrethana të ndryshme. Thuhet se atje ky virus vret të moshuarit dhe ata që shfaqin probleme të tjera shëndetësore dhe natyrisht nuk e bën situatën joshqetësuese, por ne kemi shembullin e dimrit në vitet 20162017, kur vdiqën rreth 25 mijë njerëz nga gripi i zakonshëm. Nuk po përpiqem ta mohoj rrezikshmërinë e një epidemie në përhapje, por më shumë se një sëmundje na është sulmuar vetëdija dhe mençuria njerëzore. Ende nuk dihet sa veta do të sëmuren e do të ndjejnë dhembje trupore nga koronavirusi, por që sot dihet se ai e ka dëmtuar rëndë mendësinë tonë! Po na frikëson psikologjia e turmave që po na i servon media, çmenduria publike që prodhon mënyra komunikimi me më shumë imazhe sesa statistika, autokolona ushtarake me trupat e të vdekurve, jo pse janë aq të shumta por për shkak të rregullave të vendosura. Ka ende njerëz, intelektualë, profesorë, mjekë etj., që kanë një qasje tjetër për gjithçka që po ndodh dhe mendoj se dhe ata janë zëra që duhet dëgjuar. E kanë të lehtë sepse sot njerëzit nuk dinë se si duket një epidemi dhe, në fund të fundit, ne jemi njerëz që kemi lindur dhe pa dyshim do të vdesim. (vazhdon) e enjte, 26 mars 2020

Javore Koha

27


Mozaik

Zgjedhjet e treta parlamentare pluraliste në Mal të Zi 1996

Ferhat Dinosha bëh ministër i parë shqip Gjekë Gjonaj

Për dallim nga zgjedhjet parlamentare të vitit 1992, kur shqiptarët e bashkuar në Lidhjen Demokratike në Mal të Zi nuk fituan asnjë ulëse në Parlamentin Republikan, shqiptarët e tubuar në dy subjekte politike në këto zgjedhje arritën rezultat shumë më të mirë. Kësaj herë shqiptarët për fat të mirë arritën që në legjislaturën e tretë të Kuvendit pluralist të Malit të Zi të kenë 4 (katër) deputetë autentikë. Në njësinë zgjedhore nëntë – Podgoricë II më së shumti mandate fitoi Unioni Demokratik i Shqiptarëve , kurse në njësinë zgjedhore dhjetë – Ulqin, më së shumti mandate fitoi Lidhja Demokratike në Mal të Zi. 1.Ferhat Dinosha ( Unioni Demokratik i Shqiptarëve) , ishte deputet deri më 5 shkurt 1998, kur jep dorëheqje. Pas dorëheqjes së Ferhat Dinoshës për deputet nga radhët e Unionit Demokratik të Shqiptarëve zgjidhet Luigj Junçaj, nga 11 shkurt 1998. 2.Mehmet Gjoni ( Unioni Demokratik i Shqiptarëve 3. Mehmet Bardhi ( Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe 4.Muhamet Nika ( Lidhja Demokratike në Mal të Zi) Përveç deputetëve të përmendur legjitim të partive politike shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi në periudhën mandatore 1996-1998 ishin edhe tre shqiptarë në parti qytetare-joshqiptare: Fran Dedvukaj, dr. Omer Axhoviq nga 27.12.1996 dhe Xhemal Vukoviq nga radhët e Partisë Demokratike të

28

Javore Koha

e enjte, 26 mars 2020

Socialistëve. Domethënë në mesin e 71 deputetëve, sa numëronte Kuvendi i Malit të Zi, ishin edhe 6 shqiptarë, të subjekteve të ndryshme politike. Më me rëndësi është se dy deputetë shqiptarë në këtë legjislaturë të Parlamentit Republikan për herë të parë në jetën politike parlamentare të shumëpartizmit u bënë ministra në Qeverinë e Malit të Zi. Deputeti Fran Dedvukaj, nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve jep dorëheqje më 24.12.1996 dhe bëhet ministër pa portofol në Qeverinë e kryesuar nga Millo Gjukanoviq. Deputeti Ferhat Dinosha, nga radhët e Unionit Demokratik të Shqiptarëve, po ashtu bëhet ministër pa portofol në Qeverinë e ashtuquajtur kalimtare shumëpartiake të Malit të Zi, e cila kryesohej nga z.Filip Vujanoviq. Deputetët u zgjodhën me mandat katërvjeçar deri në nëntor të vitit 2000. Mirëpo, kjo përbërje e Kuvendit zgjati më pak se një vit e gjysmë, saktësisht deri më 31 maj 1998. Kjo ndodhi për shkak se në fillim të vitit 1977 erdhi deri te ndarja ( përçarja) në organet e Partisë Demokratike të Socialistëve, e më pas edhe në të gjithë anëtarësinë në dy rryma ( 0psione-krah ). Një pjesë e udhëhequr nga Momir Bullatoviq, kryetari i atëhershëm të Partisë Demokratike të Socialistëve dhe të Republikës së Malit të Zi, i cili mbështeste politikën Millosheviqiane. Me qëllim të prezentimit dhe realizimit të kësaj politik një kohë kjo parti vazhdoi me emrin “ Partia Demokratike e Socialistëve - Momir Bullatoviq”, dhe më pas krahu proserb formoi partinë e re me emër ” Partia Socialiste Popullore e Malit të Zi”. Ndarjet në Partinë Demokratike të Socialistëve ndikuan edhe në ndarjet e deputetëve të kësaj parti të formuar në vitin 1996. Meqë kjo parti ka pasur shumicën absolute në Kuvend, ndarjet brenda saj

kanë shkaktuar edhe një krizë të caktuar në ushtrimin e pushtetit. Gjithnjë e më shpesh, me të drejtë, erdhi në pyetje legjitimiteti i Kuvendit, prandaj pas një analize disamujore të krizës aktuale politike Kuvendi i Malit të Zi , në seancën e mbajtur më 25 nëntor 1997 vendosi që duhet shkurtuar mandatin Kuvendit dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme më së largëti deri në fund të majit 1998. Në pajtueshmëri me këtë Kuvendi në seancën e mbajtur më 19 mars 1998 solli Vendimin mbi shkurtimin e mandatit të vet, në të cilin u përcaktua që mandati i deputetëve të përbërjes ekzistuese ( të zgjedhur në vitin 1996 të përfundojë ditën e verifikimit të mandateve të deputetëve të rizgjedhur. UDSH dhe LD në MZ mbështesin krahun e dobësuar të Millo Gjukanoviqit Partia Demokratike e Socialistëve, e cila në zgjedhjet e vitit 1996 fitoi shumicën e votave në Kuvendin e Malit të Zi, në pranverë të vitit 1977 , ndahet në dy krahë. Nga ajo krijohen dy parti- Partia Demokratike e So-


Mozaik

het ptar

cialistëve, që ruan emrin fillestar dhe Partia Socialiste Popullore. Të parës do t’i prij z. Millo Gjukanoviq, kryeministër i atëhershëm, kurse të dytës z. Momir Bullatoviq, president i Malit të Zi. Partia Demokratike e Socialistëve mbetet në pushtet, kurse Partia Socialiste Popullore ( promillosheviqiane) do të bëhet opozitë. Pas plasjes më 11 korrik 1997, në krahun e Gjukanoviqit në parlament mbetën 28 mandate, sespe 17 deputetë iu bashkëngjitën krahut të Bullatoviqit. Në këtë situatë të re politike, që ishte zanafilla e mospajtimeve të regjimeve në Beograd e në Podgoricë, dy partitë politike shqiptare të përfaqësuara në parlamentin malazez - UDSH dhe LDMZ rreshtohen në krahun ende të dobët të z. Gjukanoviq. Kjo përkraje e partive politike të përmendura të shqiptarëve, në këtë krizë të pushtetit ishte shumë e rëndësishme për partinë e z. Gjukanoviq, por edhe për fillimimn e proceseve në demokratizimin e Malit të Zi. Ldhja Demokratike në Mal të Zi, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia e

Në zgjedhjet e treta shumëpartiake në Mal të Zi, të mbajtura më 3 nëntor 1996 , përveç Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, për të parën herë garoi subjekti i ri politik shqiptar, Unioni Demokratik i Shqiptarëve. Të dy këto subjekte shqiptare garuan me lista të veçanta- ndaras Aksionit Demokratik ( PAD) u deklaruan haptas se duan ta vazhdojnë bashkëpunimin për demokratizim me krahun e z. Gjukanoviq. Në favor të bashkëpunimit me z. Gjukanoviq u shprehën Partia Liberale e Sllavko Peroviqit dhe Partia Popullore e dr. Novak Kilibardës, të cilat kishin lidhur koalicionin “ Bashkimi Popullor”- Narodna Slloga”. Më 1 shtator 1997 Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Popullore, Partia Liberale, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Partia e Aksionit Demokratik nënshkruan Marrëveshjen për Vendosjen e Minimumit të Demokracisë në Mal të Zi. Marrëveshja i obligon, pos tjerash, nënshkruesit, të marrin për sipër definimin e statusit të pakicave nacionale në Mal të Zi në pajtim me normat demokratike nga fusha e të drejtave të pakicave nacionale. Pas kësaj Marrëveshje në shkurt formohet qeveria kalimtare ( teknike) , e cila punon deri në zgjedhjet e majit të vitit 1998. Mandator dhe kryeministër ka qenë z. Filip Vujanovq. Numnri i seancave të Kuvendit Seanca e parë konstituive e kësaj përbërje u mbajt më 18 nëntor 1996. Kryetar i Kuvendit të Malit të Zi u zgjodh Svetozar Maroviq , nënkryetar mr. Zoran Zhizhiq deri më 3 shkurt 1998, kurse sekretar i përgjithshëm i Kuvendit Dushan Mrdoviq Gjatë këtij mandati u mbajtën 16 seanca. Dymbëdhjetë të rregullta dhe katër të jashtëzakonshme. Këto seanca zgjatën gjithsej 66 ditë, prej të cilave 49 ditë seanca të rregullta dhe 17 ditë seanca të jashtëzakonshme. Përbërja e Qeverisë Në mandatin e Kuvendit 1996-1998 u bë zgjedhja e dy qeverive 1. Me propozimin e presidentit të Republikës për caktimin e kandidatit për kryetar të Qeverisë dhe propozimin e kandidatëve për kryetar të Qeverisë,

Kuvendi në seancën e mbajtur më 24 dhjetor 1996 zgjodhi Qeverinë, me kryeministër Millo Gjukanoviq. Kabineti i tij qeveritar përbëhej nga 16 ministri. 2.Mandati i Qeverisë paraprake zgjati deri më 5 shkurt 1998, kur u zgjodh Qeveria e re. Me marrjen e detyrës së presidentit të Republikës, më 15 janar 1998, Millo Gjukanoviq nuk kishte mundësi ligjore të kryejë funksionin e kryeministrit, prandaj në pajtim me Kushtetutën, në seancën e Kuvendit të mbajtur më 5 shkurt 1998 u zgjodh kryeministri i ri dhe qeveria në tërësi . Për kryetar të kësaj qeveri u zgjodh Filip Vujanoviq. Kabineti i tij qeveritar përbëhej nga 18 ministri. Kjo ishte qeveri shumëpartiake dhe e ashtuquajtur Qeveri kalimtare, respektivisht Qeveri me mandat deri në fund të vitit 1998, domethënë deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe konstituimin e Kuvendit të Malit të Zi në përbërje të re. Kjo qeveri për shqiptarët kishte rëndësi të veçantë, pasi që për të parën herë në përbërjen e një qeverie malazeze ftohet të marrë pjesë dikush nga partitë shqiptare. Mandatori Vujanoviq i ofron liderit të UDSH-së, z. Ferhat Dinoshës të bëhet ministër pa portofol, kurse partia e tij , me shumicë votash, vendos të pranohet oferta. Dhe, z. Din0sha bëhet ministër i parë shqiptar nga partia shqiptare në Qeverinë e Malit të Zi. Derisa UDSH-ja mendonte se kyçja në qeveri ishte hapi më serioz drejt subjektivizmit të partive shqiptare dhe shqiptarëve, në përgjithësi, në jetën politike e shoqërore të Malit të Zi, se ka pasur persona e subjekte politike ( LD në MZ) që kanë menduar ndryshe, megjithëse edhe LDMZ më vonë kyçet në qeveri, me dy zëvendësministra, në Ministrinë e Arsimit dhe në Sekretariatin për Informacione -Ibrahim Ceka e Nikollë Camaj. (Vijon) e enjte, 26 mars 2020

Javore Koha

29


kulturë

Mbi veprën “Dëshmitarë në kohë historike – Ditari” (1966-2014) të akademikut Rexhep Qosja (3

Vepër me karakter Shaban Hasangjekaj (vijon nga numri i kaluar) Autori i veprës “Dëshmitar në kohë historike – Ditari”, akademiku Rexhep Qosja, shprehet se ka bërë përpjekje aq sa ka qenë e mundshme për një krijesë të vdekshme, të jetë sa më objektiv, i drejtë, i paanshëm ndaj vetes e ndaj të tjerëve në këtë vepër (ditar). Prej vëllimit të parë e deri tek i fundit, autori është përpjekur që t’i shmangë cilësorët vlerësues për veten, por kjo nuk domethënë se kjo përpjekje e ka nxitur të shmangë edhe cilësorët vlerësues që kanë shqiptuar apo kanë shkruar të tjerët për të. Duke qenë kritik letrar, politik dhe moral ndaj të tjerëve, ka qenë i vetëdijshëm se rendi e do që në ditar të jetë kritik letrar, politik dhe moral edhe ndaj vetes. Për këtë arsye, lexuesi i këtij ditari do të hasë në gjykimet e tij kritike për veten, do të hasë në tekste të cilat pa ngurrim do të flitet për veset, të këqijat, gabimet e ndryshme të tij. Ai thekson se ka bërë përpjekje, sa ka mundur, prej vëllimit të parë e deri tek ai i fundit të këtij ditari, që të jetë sa më objektiv, sa më i drejtë, sa më i paanshëm ndaj miqve, kundërshtarëve dhe armiqve të vet. Është kujdesur të mos zmadhojë të mirat, virtytet, e të mos zvogëlojë veset, të metat, gabimet e miqve. Po ashtu është përpjekur, sa ka mundur, të jetë sa më objektiv, sa më i drejtë dhe sa më i paanshëm edhe ndaj kundërshtarëve jo të pakët të vet. Është përpjekur të mos zmadhojë veset, të metat, të këqijat e tyre dhe të mos zvogëlojë të mirat e virtytet e tyre. Se a e ka sendërtuar përpjekjen, qoftë në rastin e parë, qoftë në rastin e dytë, nuk është i sigurt se a mund

30

Javore Koha

e enjte, 26 mars 2020

të thotë PO. Nuk thotë kot “I pagabueshëm është vetëm i Madhi Zot”. Nga e gjithë ajo që në mënyrë koncize, analitike dhe kronologjike u tha më lart, me plot gojë dhe pa ngurrim mund të konkludohet se në ditarin në nëntë vëllime të akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në ish-Jugosllavi dhe në botë. Vitet historike 1968, 1981, formimi i partive, politika e tyre, formimi i UÇK-së, marrëdhëniet me Shqipërinë dhe qëndrimet e ndryshme politike e intelektuale ndaj Shqipërisë janë ngjarje me trajtim të posaçëm në përmbajtjen e këtij ditari. Nga përmbajtja e veprës “Dëshmitar në kohë historike – Ditari” zbulohet laboratori krijues i akademikut Rexhep Qosja. Në të gjenden analiza e vlerësime për ngjarje të njohura e të panjohura deri në vitin 2014, për personalitetet e njohura e më pak të njohura, për krijues letrar e artistik, për studiues të fushave të ndryshme shkencore, për kuadro të universitetit, për politikanë e shtetarë me të cilët ishte takuar gjatë jetës së tij, për gazetarë e publicistë. Vepra me një pjesë të madhe të përmbajtjes së saj është historia e ngjarjeve, veprimeve, politikave, sjelljeve e qëndrimeve, për të cilat deri më tani nuk është ditur, është shtrembëruar e vërteta: është historia e vërtetë e përpjekjeve shumëvjeçare për ndryshimin e fatit të mëparshëm historik të popullit shqiptar – për krijimin e shtetit të Kosovës, në të vërtetë, për bashkimin kombëtar. Vepra në fjalë e akademi-

kut Rexhep Qosjes është një histori e Kosovës, në radhë të parë, por edhe e Shqipërisë, në të vërtetë një histori e brendshme e jetës kombëtare, kulturore e politike të popullit shqiptar. Për nga gjerësia e materialit që trajtohet dhe e përmbajtjes së saj, çështjeve, ideve, politikave dhe personazheve të trajtuara, ajo ka karakter enciklopedik dhe mund të konsiderohet si histori e shqiptarëve, e 50 viteve të fundit. Ajo do të jetë një vepër monumentale për nga vëllimi, cilësia dhe rëndësia e trajtimit të ngjarjeve për gjysmë shekulli, duke mbetur një dëshmitar referues i rëndësishëm në kohë të vrullshme e historike të botës shqiptare në tri dekadat e fundit të shekullit të kaluar dhe fillimin fatlum të shekullit të ri. Arsyen e botimit të veprës “Dëshmitar në kohë historike – Ditari”, akademiku Rexhep Qosja e ka argumentu-


kulturë

3)

enciklopedik ar me faktin se ditarët sot çmohen lloj (zhanër) letrar shkencor me rëndësi artistike, gjuhësore dhe shkencore. Varësisht prej kujt është shkruar dhe si është shkruar ditari, kjo rëndësi mund të jetë më e vogël a më e madhe. Por, rëndësia më e madhe e ditarëve është rëndësia e tyre kulturore-historike dhe politike-historike. Në këtë kontekst, ai ka thënë se arsyeja pse ka vendosur ta botojë është fakti se duke qenë se materiali i lëndës së ditarit është mbajtur dhe shënuar me laps kimik në fletore, e pas një kohe ngjyra e shkrimit është zbehur saqë edhe vetë ka problem t’i lexojë. “Unë kam parë se dorëshkrimet e vëllimeve të ditarit tim të shkruara me dorë në fletore me laps kimik, pas disa vjetësh mund të mos ekzistojnë më, i kam mbledhur dhe sistemuar për botim në ditar prej nëntë vëllimesh, tetë prej të cilëve deri në vitin e kaluar i ka botuar Shtëpia Botuese ‘Toena’ në Tiranë, e botimi i fundit pritet të bëhet gjatë këtij viti nga e njëjta shtëpi botuese”. Në takimin me akademikun Rexhep Qosja, me rastin e përurimit të pesë vëllimeve të veprës së tij “Dëshmitar në kohë historike – Ditari”, më 21 maj 2015, në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Guci, drejtoresha e ShB “Toena”, Irena Toçi, e cila ka botuar vëllimet e ditarit, por edhe shumë vepra të tjera të tij (botuar e ribotuar), duke folur mbi opusin mjaft voluminoz të veprimtarisë krijuese të akademikut Qosja, me theks të veçantë në veprën e tij “Ditari”, është shprehur: “Nga veprat më të rëndësishme të kauzës së tij, të gjithë karrierës krijuese e akademike, është pikërisht ‘Ditari’ i mbajtur prej tij që nga fillimi i vitit 1966 e deri më sot. Ky ditar përfshin afro 50 vjet shënime. Të gjithë e njohim profesor Qosjen dhe e dallojmë prej të tjerëve nga ne, veçoritë më të rëndësishme të karakterit njerëzor. Ai i ka qëndruar besnik gjithmonë së vërtetës, së vërtetës objektive për ta thënë atë, për

ta shkruar atë, pa menduar për pasojat që mund të pësonte. Dhe ky ditar, pra, është një e vërtetë e madhe, në radhë të parë, është një ditar si gjithë të tjerët i mbajtur me laps, i shkruar gjatë viteve në qindra fletore, e më pas i zbardhur e zbehur gjatë viteve të fundit, për t’u botuar dhe sistemuar në ca vëllime”. Në fund ajo ka shtuar se “ky është një ditar që ka shumë vlerë për arsye se profesori Rexhep Qosja ka hedhur ditë pas dite me laps në fletore të gjitha analizat e tij politike, rreth ngjarjeve të ditës, atyre që ndodhën në Kosovë, në Shqipëri, në ish-Jugosllavi apo edhe në botë”. Bashkëvendësi dhe ish-studenti i akademik Qosjes, publicisti, përkthyesi dhe veprimtari i shquar vuthjan për çështje kombëtare, prof. Binak Ulaj, u shpreh: “Ditari është vepër që e plotëson dijen, por edhe na freskon kujtesën për ngjarjet e rrjedhave dhe kthesave historike, por edhe vepër që tregon rrugën dhe punën që duhet të bëjmë dhe qëndrimin që duhet të kemi për të sotmen dhe të ardhmen tonë”. Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, në fjalën e vet të rastit theksoi se me vëmendje ka lexuar “Ditarin” e akademik Qosjes, dhe nga ai shumëçka ka mësuar e është informuar, për të cilat më parë nuk kishte ditur. Edhe kolegu i tij, ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani, duke evokuar kujtime për personalitetin e ndritshëm të kombit shqiptar, për shokun, mikun dhe kolegun e tij të nderuar, Rexhep Qosja, me të cilin ka punuar në Universitetin e Prishtinës dhe Tiranës, tha se me përkushtim ka përcjellur veprimtarinë frytdhënëse letrare, por edhe i ka lexuar veprat e tij, në veçanti “Ditarin”, të cilin e vlerëson dhe cilëson shumë lart. Për veprimtarinë krijuese të akademik Rexhep Qosjes, më konkretisht për veprën e tij “Ditari”, me rastin e përurimit, me admirim dhe dinjitet kanë folur edhe personalitete të

Për nga gjerësia e materialit që trajtohet dhe e përmbajtjes së saj, çështjeve, ideve, politikave dhe personazheve të trajtuara, ajo ka karakter enciklopedik dhe mund të konsiderohet si histori e shqiptarëve, e 50 viteve të fundit. Ajo do të jetë një vepër monumentale për nga vëllimi, cilësia dhe rëndësia e trajtimit të ngjarjeve për gjysmë shekulli, duke mbetur një dëshmitar referues i rëndësishëm në kohë të vrullshme e historike të botës shqiptare në tri dekadat e fundit të shekullit të kaluar dhe fillimin fatlum të shekullit të ri tjera të shquara politike, shoqërore, kulturore e artistike, të cilët secili në mënyrën dhe stilin e vet kanë dhënë vlerësimet më të larta për opusin e gjerë të krijimtarisë letrare të akademik Qosjes me qasje të veçantë në ditarin e tij. Në përurimin e vëllimit VIII të “Ditarit”, më 6 qershor 2019, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, prof. Paskal Milo, në fjalën e rastit, shprehu fjalë të mëdha për autorin e tij, akademik Rexhep Qosjen, duke konsideruar se kapacitetet e tilla si Qosja nuk i lindin kombit shqiptar shpesh. “Libri sikurse u tha këtu është një dëshmi e historisë, dëshmi e pashlyeshme, jo vetëm e Kosovës, por dhe e Shqipërisë, për marrëdhëniet ndërshqiptare. Mbi të gjitha, ky vëllim është një dëshmi e mendjekthjelltësisë. Është një dëshmi se kapacitetet e tilla nuk i lindin kombit shpeshherë. Shqiptarët duhet të kenë nder që janë bashkëkombës të Rexhep Qosjes”. (vazhdon) e enjte, 26 mars 2020

Javore Koha

31


Mozaik

Bashkëpunim i ndërsjellë i stafit udhëheqës të Komunës së Plavës dhe Kryqit të Kuq

Në mbështetje të nevojtarëve Plavë – Stafi udhëheqës i Komunës së Plavës dhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të kësaj komune, në takimin e mbajtur të premten, më 20 mars 2020, në sallën për seanca, mbledhje dhe takime të Komunës së Plavës, kanë biseduar përkitazi me shërbimet dhe ndihmën që është e mundur t’u ofrohet nevojtarëve (personave të moshuar, me invaliditet dhe të tjerëve), të cilëve u është e domosdoshme në rrethanat e reja të shkaktuara me shfaqjen e koronavirusit. Stafi udhëheqës i komunës ka vënë në dispozicion resurset e administratës lokale në mënyrë që Kryqi i Kuq i Plavës t’u përgjigjet me sukses të gjitha kërkesave me të cilat momentalisht ballafaqohet. Në takim posaçërisht është shprehur mirënjohja dhe falënderimi Çetës

32

Javore Koha

e enjte, 26 mars 2020

së Vëzhguesve “Prokletije” (Bjeshkët e Nemuna) të Plavës, Shoqatës “Motokross” Plavë-Guci, si dhe Organizatës së Gjahtarëve “Maja e Karanfilit”, të cilët një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të vet e kanë paraqitur të jenë vullnetarë në gjendje gatishmërie të Kryqit të Kuq. Në takim u theksua se vullnetarët e Kryqit të Kuq do të ofrojnë mbështetjen e blerjes së ushqimit, mjeteve higjienike, medikamenteve dhe nevojave të tjera për ata qytetarë të cilët për shkak të gjendjes së vet fizike-shëndetësore, po ashtu edhe për shkak të rekomandimeve, nuk dalin nga shtëpitë dhe nuk kanë anëtarë të familjes apo ndonjë person tjetër i cili do të mund të vepronte për ta. Kjo kategori e personave në këtë situatë mund t’i drejtohen Kryqit të Kuq

në Plavë në mënyrë që vullnetarët t’u ofrojnë këtë mënyrë të mbështetjes së kërkuar. “Lusim që këtë shërbim ta shfrytëzojnë vetëm ata të cilët kanë nevojë për ndihmë. Numri 069194475 është telefoni që mund ta thërrasin nëse është e nevojshme mbështetja e vullnetarëve, që në vend të nevojtarëve ta bëjnë sigurimin e të gjithë artikujve të nevojshëm jetësorë në rastet kur është rekomandimi që në këtë situatë mos të dilet nga shtëpia. Numri në fjalë mund të kontaktohet edhe në rastet kur është e nevojshme mbështetja psiko-sociale e psikologëve, nëse ndihet frikë, shqetësim, kujdes dhe përballim i vështirë i qëndrimit në izolim për shkak të situatës aktuale”, thuhet në përfundimin e palëve në takim. Sh. Hasangjekaj


Mozaik

Këshilli Ekzekutiv i Organizatës Turistike të Tuzit emëroi drejtoreshë Leonora Dedivanajn

Prioritet, promovimi i resurseve natyrore dhe kulturore Tuz – Drejtoreshë e re e Organizatës Turistike të Tuzit me vendim të Këshillit Ekzekutiv të organizatës është emëruar znj. Leonora Dedivanaj e cila më herët ka ushtruar disa funksione të rëndësishme në administratën publike. Znj, Dedivanaj gjatë një prononcimi për gazetën “Koha Javore” tregon për prioritetet e punës së kësaj organizate në vazhdim. “Prioritetet e organizatës tonë konsistojnë në promovimin e Tuzit, avancimin e kushteve të qëndrimit të turistëve, ngritja e numrit të turistëve, ngritja e kualitetit të shërbimeve dhe

hartimi i një oferte turistike të Tuzit”, thekson Dedivanaj. Ajo më tutje shprehet se njëri ndër qëllimet e rëndësishme të kësaj organizate është edhe valorizimi i trashëgimisë dhe i të mirave kulturore të Komunës së Tuzit. E pyetur se cilat janë planet më të afërta që ka si synim t’i realizojë organizata që ajo drejton, Dedivanaj thotë se duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi, shpreson se në bashkëpunim me komunën do të mund të realizojnë shënimin e Ditës së Planetit të Tokës dhe Ditën

Ndërkombëtare të Fëmijëve gjatë muajve prill dhe qershor. “Gjithashtu planifikojmë të realizojmë manifestimin disaditor, “Vera në Tuz” në bashkëpunim me afaristët turistik nëpërmjet të cilit do të promovojmë turizmin rural dhe atë kulturor si dhe bukuritë e komunës tonë dhe prodhimin tonë autentik turistik”, përfundoi Dedivanaj. Rikujtojmë se postin e drejtori të Organizatës Turistike të Tuzit deri para pak kohe e mbante, Leon Berishaj. t. u.

e enjte, 26 mars 2020

Javore Koha

33


mozaik

Komuna e Tuzit në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dezinfektoi hapësirat

Përpjekje për të parandaluar përhapjen e Covid–19 të kryer obligimet ndaj qyretarëve të vet, për t’u liruar që sot të jenë në sherbimin tonë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tuzit. Në qytezën e Tuzit sikurse në të gjitha

Pastrohen hapësirat publike në Komunën e Tuzit Tuz –SHPK “Komunale” i Komunës së Tuzit gjatë një aksioni të ndërmarrë ditën e hënë më 23 mars 2020, ka bërë pastrimin e gjithanshëm të

34

Javore Koha

e enjte, 26 mars 2020

qytetet tjera në Mal të Zi janë duke u zbatuar rekomandimet dhe masat kufizuese të Qeverisë së Malit të Zi për të parandaluar përhapjes e mëtet. u. jshme të koronavirusit. Foto: KOHA

Tuz –Komuna e Tuzit në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit ka bërë dezinfektimin e hapësirave më të ndjeshme të Komunës. Në lidhje me këtë aksion, nga Komuna e Tuzit është njoftuar se falë vullnetit të mirë të zyrtarëve nga Komuna e Ulqinit është bërë dezinfektimi i qendrës së Tuzit dhe i pikave shitës ku qytetarët i frekuentojnë për t’u furnizuar. “Mjaftoi vetëm një thirrje telefonike dhe zjarrëfikësit e Ulqinit të jenë këtu, për çka i jemi mirënjohës kryetarit z. Loro Nrekiqit dhe komandantit të zjarrëfikësve, z. Saubih Mehmeti. Ata punuan deri vonë mbrëmë, për

hapësirave publike të cilat kanë qenë të ndotura nga mbeturinat e hedhura në vende të gabuara. “Lidhur me këtë është angazhuar

edhe një kompani private, pasi që ndërmarrja “Pastrimi” në situata të reja emergjente, përgjegjëse për pastrimin e hapësirave, nuk arriti të mirëmbaj ambientet tona publike, çka edhe shkaktoi krijimin e deponive të egra”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tuzit. Nga kjo komunë kanë apeluar tek të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm ndajë këtyre dukurive në mënyrë që të kemi një ambient sa më të pastër. Gjithashtu, SHPK “Komunale” ka ftuar për bashkëpunim edhe policinë komunale e cila siç njoftuan nga kjo ndërmarrje, në të ardhmen do të marrë masat adekuate ligjore për të ruajtur hapësirat publike nga ndotja. t. u.


mozaik

Foto: KOHA

Në aksin rrugor kilometri i shtatë Fudna –Triesh

Vazhdojnë punimet në asfaltimin e tre kilometrave të tjera Në aksin rrugor që çon drejtë fshatrave Fudna – Triesh që nga java e kaluar ka filluar rikonstruksioni, përkatësisht asfaltimi i tre kilometrave të kësaj rruge me gjerësi nga 5 deri në 5.5 metra. Nga kryeqyteti Podgoricë është njoftuar se këto punime po i kryen NP “Putevi”, kurse vlera e këtyre punimeve kap shumën e 220 mijë eurosh.

“Punimet do të zgjasin 12 ditë pune. Gjatë periudhës së kaluar janë realizuar punimet në përgatitjen e terrenit për asfaltim, kurse do të pasojnë punimet e shtresës dhe të rrafshimit si dhe hedhja e shtresës përfundimtare”, thuhet në njoftimin për opinion të kryeqytetit Podgoricë. Rikujtojmë se me përfundimin e këtyre tre kilometrave ky aks rrugor

do të përmirësohet dukshëm, megjithëse nga fshati Delaj që çon drejt fshatit Poprat me gjatësi afro katër kilometra, rruga do të mbetet ende e papërfunduar dhe në një gjendje teje të rënduar nga degradimi i rrugës ekzistuese si dhe nga fakti që një pjesë e kësaj rruge është tërësisht e paasfaltuar dhe e amortizuar. t. u. e enjte, 26 mars 2020

Javore Koha

35


e a avorh KJo Podgori cë e enjte, 26 mars 2020

Viti XlX Numër 905 Çmimi 0,50

Të mbrojmë veten dhe të tjerët ISSN 1800-5696

Një gabim, jo më

Prindër, kujdes nga sjellja që transmetoni në shtëpi


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.