Koha Javore Podgoricë e enjte, 2 prill 2020 Viti XlX Numër 906 Çmimi 0,50
Coronavirusi, ky armik i padukshëm ISSN 1800-5696
Masakra e harruar
Koncerti i saj solo, edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit
Përmbajtje
5
12 Vendoset masa e reciprocitetit
Luftë
14
18 Bisedë me këngëtaren Enjela Qema
Masakra e Tivarit dhe rishkrimi i historisë
Koha Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore Koha
e enjte, 2 prill 2020
Përmbajtje
28
30 Luftëtar i njohur në fushën e dijes
Shqiptarëve u mundësohen pesë mandate në Kuvendin e Malit të Zi
33
34 Luftëtar i paepur për mbrojtjen e mjedisit jetësor
Pajisje teknologjike për avancimin e zbatimit të programit mësimor
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
Koha Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 2 prill 2020 Viti XlX Numër 906 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Në udhëkryq
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.issuu.com
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka Coronavirusi, ky re mungu ë e armik i padukshëm dëshir nhjëet ma trit-o Teaje
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Masakra e harruar
Koncerti i saj solo, edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit
harruar Masakra e
Shtetit Amerikan të Departamentin solo, edhe në Koncerti i saj
ISSN 1800-5696
uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
armik i padukshëm Coronavirusi, ky
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
e enjte, 2 prill 2020
Javore Koha
3
Ngjarje Javore
Kërkoni Kohën Javore në: www.issuu.com
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
Koha Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 2 prill 2020 Viti XlX Numër 906 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës vik timat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Në udhëkryq
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka Coronavirusi, ky re u mung ë e armik i padukshëm dëshir nhjëet ma rit-o Teajte
Kadare meriton Nobelin!
Masakra e harruar
Koncerti i saj solo, edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit
harruar Masakra e
Shtetit Amerikan të Departamentin solo, edhe në Koncerti i saj
ISSN 1800-5696
uk Qençe n 1001 HAL LEVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTARË T E
armik i padukshëm Coronavirusi, ky
e A avorH KJO e A avorH KJO Podgor icë e enjte,
8 dhjeto r 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgor icë e enjte,
15 dhjeto r 2016
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
Javore Koha
“Koha javore” në versionin PDF Podgoricë e enjte, 2 prill 2020 Viti XlX Numër 906 Çmimi 0,50
“Koha Javore” si gazetë e shkruar prej këtij numri e ndërpret botimin për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Ndërprerja e “Kohës javore” në formën e printuar bëhet për t’i mbrojtur lexuesit, si pjesë e masave të ndërmarra ndaj pandemisë, por edhe për shkak se disa zona me shumicë shqiptare, siç është zona e
4
Javore Koha
e enjte, 2 prill 2020
Malësisë, gjendet në karantinë dhe shpërndarja e gazetës është e parealizueshme. Në këtë situatë, redaksia e “Kohës javore” është duke punuar në kushte shtëpie në mënyrë që gazeta të realizohet në versionin PDF dhe si e tillë të jetë e pranishme në mediat sociale.
Kjo mënyrë e prezantimit të gazetës para lexuesve do të bëhet deri në normalizimin e situatës dhe zbutjes së gjendjes emergjente. Prandaj edhe ne si redaksi ju bëjmë thirrje që në këto kohë të vështira mos të dilet nga shtëpia, pasi vetëm kështu mbroni veten, familjen dhe shoqërinë.
Ngjarje Javore
Kosova shfuqizoi taksën 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina
Vendoset masa e reciprocitetit Prishtinë - Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka marrë vendim të martën mbrëma që të shfuqizojë tarifat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe të fillojë me zbatimin e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë. Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se vendimi obligon që në marrëdhëniet me Serbinë, emërtimet te certifikatat fitosanitare dhe dokumentet tjera përcjellëse, si dhe në certifikatat veterinare dhe dokumentet tjera përcjellëse të përdoren në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Kosovës. “Vendimet e miratuara janë të obliguara t’i zbatojnë policia kufitare, dogana, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe institucionet e tjera përgjegjëse”, thuhet në një komunikatë nga zyra për media e Qeverisë së Kosovës. Gjatë një konference, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, Rozeta Hajdari, kanë deklaruar se vendimi mbetet në fuqi deri më 15 qershor me ç’rast do të bëhet një vlerësim i gjithëmbarshëm i mbarëvajtjes së vendimit. “Ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor, me ç’rast ne do ta bëjmë një vlerësim të gjithëmbarshëm të asaj se si ka ecur mbarëvajtja e këtij vendimi sa i përket zbatimit, pra sa i përket implementimit. Me këtë rast, nuk do të mjaftohemi vetëm me vlerësimin e gjithëmbarshëm më 15 qershor, por pika 3 e këtij propozim-vendimi thotë që zbatimi dhe përshtatshmëria e këtij vendimi do të rishikohen së paku një herë në muaj. Pra, në mënyrë periodike, por së paku një herë në muaj, do të rishikohen duke mbledhur të
dhënat nga zyrtarët tanë doganorë se si eci puna e reciprocitetit”, ka thënë Kurti. Ai ka thënë se ashtu siç është premtuar, së pari është bërë gjesti i vullnetit të mirë për heqjen e tarifës 100 për qind në lëndën e parë, për të vazhduar me zëvendësimin e tarifës 100 për qind me reciprocitetin me Serbinë, duke e bërë këtë zëvendësim të sigurt dhe gradual. “Në ketë rast ne i referohemi vetëm reciprocitetit me Serbinë që do të thotë se me Bosnje e Hercegovinën e heqim tarifën 100 për qind pa asnjë shtesë tjetër”, ka thënë Kurti. Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, Rozeta Hajdari, tha se ky vendim është i bazuar në shumë argumente. Bashkimi Evropian e ka përshëndetur vendimin për heqjen e taksës ndaj mallrave me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, ndërkohë që deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga SHBA. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqje të tarifës ndaj
Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. “Bashkëpunimi rajonal është kyç ashtu siç është tregtia e lirë, në një kohë krize si tash me përballjen me COVID-19”, ka thënë ai në Twitter. Ndërkaq, ish-kryemistri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se heqja e taksës 100 për qind për Vuçiqin e Serbisë e Dodikun e Republikës serbe të Bosnjës, është nënshkrim i dhënë për të lejuar ripushtimin ekonomik e tregtar serb në Kosovë. Tarifën doganore 100 për qind e kishte vendosur Qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018. Që nga vendosja e taksës për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, importi nga këto shtete ka rënë për 99 për qind. Para vendosjes së taksës doganore, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë. Taksa 100 për qind për importet nga Serbia ka ndikuar që dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërpritet. Kundër kësaj takse, që nga vendosja e saj, ishin deklaruar SHBA dhe Bashkimi Evropian, pasi që nga ajo kohë, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë. (Kohapress/REL) e enjte, 2 prill 2020
Javore Koha
5
Vështrim & Opinion
75-vjetori i Masakrës së Tivarit
Masakra e harruar Fakti që për Masakrën e Tivarit kujtohemi vetëm në raste përvjetorësh është dëshmi e harresës sonë, kurse ata udhëheqës politikë shtetërorë të cilët mendojnë se e kanë kryer detyrimin e tyre vetëm me një postim në llogarinë e tyre në rrjetet sociale, e kanë gabim. Heshtja dhe harrimi i Masakrës së Tivarit, kujtimi për të vetëm në raste përvjetorësh, është krimi i dytë që bëhet, por tashmë jo nga ata që e kryen këtë masakër, por nga vetë shqiptarët
Ismet Kallaba
Masakra e Tivarit është një ndër krimet më të mëdha të kryera ndaj shqiptarëve në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, me ç’rast u vranë mijëra shqiptarë të pafajshëm nga qytetet e ndryshme të Kosovës. Për t’i fshehur gjurmët, ata që e kryen krimin u kujdesën që t’i zhdukin kufomat duke bërë që as sot e kësaj dite të mos dihen vendvarrimet e tyre. Kësisoj, për familjet e viktimave, por edhe për shqiptarët në përgjithësi,
6
Javore Koha
e enjte, 2 prill 2020
Tivari u shndërrua në një qytet të urryer që të përkujton dhe simbolizon krimin dhe gjenocidin. Komunistët e porsaardhur në pushtet në ish-Jugosllavi, jo vetëm që nuk e dënuan këtë masakër, por ndërmorën çdo gjë për heshtjen e saj duke mos lejuar as që të flitet publikisht për të. Një gjë e tillë është e kuptueshme pasi që Masakra e Tivarit ishte realizuar me dijeninë dhe bekimin e vetë autoriteteve, sipas
një plani antishqiptar të mirëmenduar me karakter gjenocidal. Ajo që të çudit është heshtja e pushtetit komunist në Shqipëri, gjë që e përforcon dyshimin se edhe ata (komunistët shqiptarë), në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, ishin të përzier në këtë krim. Vetëm në vitet ’90 të shekullit të kaluar, me fillimin e pluralizmit politik dhe proceseve demokratike, u fillua të flitej hapur për këtë masakër. Një
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
numër i dëshmitarëve të shpëtuar kanë dhënë dëshmi rrënqethëse, gjë që flet në favor të idesë së ekzistencës së një plani me karakter gjenocidal. Në këtë kuadër janë botuar disa libra me dëshmitë e të shpëtuarve, vepra letrare, artikuj publicistikë, janë realizuar filma dokumentarë etj. Megjithatë, gjatë këtyre 30 viteve kanë munguar iniciativat institucionale shtetërore për zbardhjen e këtij krimi. Vetëm Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me sa jam në dijeni, ka krijuar para disa vitesh një komision për hetimin e kësaj ngjarjeje lidhur me përgjegjësitë e shtetit shqiptar, por pa ndonjë rezultat konkret, ndërsa Republika e Kosovës nuk e di të ketë ndërmarrë ndonjë hap në këtë drejtim. Për hir të së vërtetës duhet thënë se janë organizuar përurime të librave, tubime shkencore, shënime të përvjetorëve, vizita dhe vendosje e luleve te Monopoli i Duhanit në Tivar, ku mendohet se është vrarë pje-
sa më e madhe e viktimave, aksione me qëllim ndërgjegjësimi siç është ecja “Rrugës së të mbijeturve të Masakrës së Tivarit” që për çdo vit e organizon Shoqata e Bjeshkatarëve “Rumia” etj. Këto ditë shënojnë 75-vjetorin e Masakrës së Tivarit. Jo vetëm sivjet, në kohën e koronavirusit, por edhe viteve të mëparshme, udhëheqësit politikë në Kosovë e përkujtojnë këtë masakër përmes postimeve në llogaritë e tyre në rrjetet sociale. Kështu bënë këtë vit Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ndonjë tjetër. Por a mjafton kjo? Kush duhet të kërkojë që ideatorët dhe ekzekutuesit e këtij krimi monstruoz të vihen para drejtësisë nëse jo institucionet e Republikës së Kosovës?! Shqiptarët vuajnë nga sëmundja e harresës. Nëse një krim nuk ndëshkohet, ai ka shumë mundësi të përsëritet sërish. Gjatë viteve ’90 të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
shekullit të kaluar shqiptarët kanë qenë viktima të shumë krimeve serbe. Po përmendim krimet ndaj ushtarëve shqiptarë në ish-Armatën Popullore Jugosllave, masakrat e kryera në Reçak, Prekaz, Likoshan, Qirez, Abri, Podujevë, Suharekë, Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël, Celinë, Mejë dhe shumë masakra të tjera gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, ku nuk janë kursyer as fëmijët dhe gratë. Fakti që për Masakrën e Tivarit kujtohemi vetëm në raste përvjetorësh është dëshmi e harresës sonë, kurse ata udhëheqës politikë shtetërorë të cilët mendojnë se e kanë kryer detyrimin e tyre vetëm me një postim në llogarinë e tyre në rrjetet sociale, e kanë gabim. Heshtja dhe harrimi i Masakrës së Tivarit, kujtimi për të vetëm në raste përvjetorësh, është krimi i dytë që bëhet, por tashmë jo nga ata që e kryen këtë masakër, por nga vetë shqiptarët. e enjte, 2 prill 2020
Javore Koha
7
Vështrim & Opinion
Virusi dhe kosto Që shoqëria të funksionojë, natyrisht, ajo para së gjithash duhet të jetë në gjendje të mbrojë sa më fort ato persona, puna e të cilëve është jetike për funksionimin e saj dhe nuk mund të bëhet nga distanca
Jacques Attali
Jemi munduar shumë të bëjmë krahasimin e kësaj krize ekonomike me ato të mëparshmet, dhe jo sa duhet të kësaj epidemie me paraardhëset. Sidoqoftë, nëse kërkojmë në këtë drejtim, zbulojmë shpejt diçka që duhet ta na bëjë ta shohim më qartë rrugën përpara.
8
Javore Koha
e enjte, 2 prill 2020
Në epidemitë e mëparshme, në mijëvjeçarë, jeta e njeriut, përveç asaj të të fuqishmëve, nuk llogaritej shumë; ishte e shkurtër, pa asnjë vlerë reale, as ekonomike dhe as ide psikologjike. Meqenëse nuk kishte asnjë mënyrë terapeutike për të mbrojtur jetën, mbetej thjeshtë “dorëheqja”. Për më tepër, në shumicën e qytetërimeve, interesi për jetën përcaktohej nga forma të ndryshme të fesë. Kur filluam të kishim mjete e të mbrohemi, u shpikën vaksinat, ne në shumicën e situatave vazhduam
të jetonim si më parë, të ndërprerë vetëm nga epidemitë. Sot kemi ardhur në një situatë rrënjësisht të re: në disa nga vendet më të pasura, jeta është bërë me një vlerë të pafundme. Jo vetëm sepse jetojmë shumë më gjatë. Jo vetëm sepse aftësia prodhuese e secilit është më e rëndësishme se kurrë; por mbi të gjitha sepse, ideologjikisht, etikisht, nuk pranojmë më të masim vlerën e jetës me kritere ekonomike. Në shumë vende tjera, madje edhe ndër më të pasurit, kujdesi është
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
oja e jetesës ende i racionuar, në mënyrë të nënkuptuar ose shprehimisht. Dhe, ka shumë vende, jo domosdoshmërisht të njëjta, që nuk pranojnë të vendosin shëndetin e njerëzve para funksionimit të ekonomisë. Ky është veçanërisht rasti në Brazil. Ca më pak e qartë në ShBA, ku presidenti është i fiksuar me çmimin e aksioneve. Debati është shumë i qartë. Ne kemi parë gjyshërit të thonë që ata ishin të gatshëm të vdisnin, duke e ekspozuar veten në epidemi, në mënyrë që fëmijët dhe nipërit e tyre të mund të kishin punë. Me fjalë të tjera, në këto vende, kërkesat e shëndetit dhe ekonomisë janë kontradiktore. Kjo na çon në një pyetje marramendëse, që rrallë shtrohet në mënyrë të qartë: çfarë rreziqesh jemi të gatshëm të marrim, individualisht dhe kolektivisht, në të tashmen dhe të ardhmen, që shoqëria jonë të funksionojë çdo ditë? Përgjigja është e qartë: ka mjaft nga ata që janë të gatshëm për të ndërmarrë rrezik kur të tjerët nuk kanë
zgjidhje. Përkundër këtij fakti, sa më mirë që një shoqëri mbron dhe shpërblen këto njerëz, ekspozimi i rrezikut të të cilëve është jetësor për të tjerët, aq më mirë i mbron të tjerët nga rreziqet. Që shoqëria të funksionojë, natyrisht, ajo para së gjithash duhet të jetë në gjendje të mbrojë sa më fort ato persona, puna e të cilëve është jetike për funksionimin e saj dhe nuk mund të bëhet nga distanca. Dhe, duhet prodhuar gjithnjë e më shumë pasuri dhe punë në këta sektorë të mbrojtjes, parandalimit, për të siguruar të tashmen dhe të ardhmen; sektorë të cilët, drejtpërdrejt ose indirekt, u është dhënë misioni i mbrojtjes së jetës: shëndetësia, ushqimi, ekologjia, higjiena, arsimi, siguria, tregtia, informacioni; dhe shumë të tjerë. Ne duhet të kuptojmë se këta sektorë të ekspozuar, të cilët sigurojnë kushtet për funksionimin jetësor të shoqërive tona, janë në mes të trazirave. Deri para pak kohësh, ato janë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
trajtuar vetëm si shërbime dhe për këtë arsye nuk kishin ndonjë potencial rritjeje. Risia, lajmi i mirë, është se ato në këtë kohë janë kthyer jo vetëm në shërbime, por edhe në industri, të afta për të rritur produktivitetin e tyre. Tani ne e kuptojmë më mirë mbështetjen që atyre u duhet dhënë për të përmbushur misionin e tyre. Duke bërë çdo përpjekje që punëtorët dhe industritë e jetës të marrin vendin që u takon ne do të shpëtojmë kombet, civilizimet dhe ekonominë. Ndërsa presim që një strategji e tillë të ndërtohet, mbase mund t’u rekomandojmë atyre që kanë privilegjin të punojnë ndërsa janë të kufizuar, të kushtojnë pak nga koha e lirë (të paktën nëse e kanë) dhe të pyesin në veçanti se si mund të jenë të dobishëm, me punën e tyre ose jashtë punës së tyre, pa u ekspozuar vetë, për ata që ekspozojnë veten e tyre. Kështu, duke nisur me këtë mënyrë modeste, ne duhet të shërbejmë për mbijetesën e qenieve njerëzore.
e enjte, 2 prill 2020
Javore Koha
9
Vështrim & Opinion
Kronikë nga diaspora
Coronavirusi, ky armik i padukshëm
Shpresojmë që kjo situatë të mos zgjasë shumë dhe të kthehet normaliteti në punë dhe jetë. Para së gjithash, unë besoj fort në solidaritetin ndërkombëtar në kërkimin e një vaksine kundër Coronavirusit, këtij armiku tinëzar që është përhapur në të gjithë botën. Deri atëherë, secili prej nesh të veprojë me kujdes të shtuar, në mbrojtje të të gjithëve 10
Javore Koha
e enjte, 2 prill 2020
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
Për Koha Javore:
Fiqret Mujeziqi / Stuttgart
Coronavirusi, kjo pandemi botërore, jo vetëm që ka shokuar mbarë opinionin, por edhe ka shkaktuar një mobilizim të paparë deri më sot. Republika Federale e Gjermanisë e ka marrë dhe kuptuar shumë seriozisht luftën kundër virusit Corona. Sipas njoftimit të kancelares Angela Merkel, ky virus mund të infektojë deri në 70 për qind të popullsisë në Gjermani. Ajo që mund të themi këtu është të mësojmë nga gabimet në vendet e tjera, si Italia dhe Spanja. Menjëherë janë marrë masa në izolimin e popullsisë, organizimin e punës nga shtëpia (home office) dhe mënyra të tjera të evitimit të kontakteve me këtë virus vdekjeprurës. Populli gjerman, i njohur për disiplinë, zbaton me përpikëri urdhrat nga qeveria dhe organet kompetente. Ajo çka vihet re është se edhe këtu ka panik në blerjen e artikujve higjenikë dhe ushqimorë me afat të gjatë skadimi. Por çka është tipike për këtë vend, nuk ka tollovi dhe veprime të palakmueshme. Në tërë vendin mbizotëron një atmosferë e zymtë, lokalet dhe vendet publike janë mbyllur, të gjitha aktivitetet kulturore janë pezulluar. Qytetet po jetojnë me ankthin dhe frikën e epidemisë. Duket si një luftë pa krisma, pa gjak që skuq rrugët, por frika nga armiku i panjohur nuk e lë asnjërin të qetë. Mungesa e vaksinës është rreziku më i madh. Sipas statistikave zyrtare, deri në këto çaste numri i infeksioneve me coronavirus dhe i viktimave u rrit përsëri. Sipas shtypit, personat që kanë humbur jetën kanë pasur patologji të tjera, patologji kardiovaskulare, patologji të frymëmarrjes, diabetit e të tjera. Por kjo nuk do të
“
“Ne ende nuk kemi medikamente dhe vaksina. Ndaj duhet të ndërmarrim masa për parandalimin e përhapjes së virusit”, theksoi kancelarja Angela Merkel. Në një seancë të veçantë, Bundeskabinett (kabineti federal) miratoi ndihmë emergjente në vlerë prej disa qindra miliardë eurosh në mënyrë që të lehtësonte pasojat e krizës nga koronavirusi
thotë se edhe ata të cilët nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje, nuk janë të rrezikuar. Por numri i të infektuarve mund të jetë edhe më i madh meqë jo të gjithë i janë nënshtruar testimit sepse një gjë e tillë është pothuaj e pamundur. Kancelarja Merkel, e cila vetë është në karantinë, theksoi se Qeveria Federale po bën gjithçka që mundet për të luftuar pasojat ekonomike të virusit korona. Gjëja kryesore është ruajtja e shëndetit dhe e vendeve të punës duke respektuar rregullat në fuqi. “Ne ende nuk kemi medikamente dhe vaksina. Ndaj duhet të ndërmarrim masa për parandalimin e përhapjes së virusit”, theksoi Merkel. Në një seancë të veçantë, Bundeskabinett (kabineti federal) miratoi ndihmë emergjente në vlerë prej disa qindra miliardë eurosh në mënyrë që të lehtësonte pasojat e krizës nga koronavirusi. Për të mbështetur shërbimin shëndetësor dhe infermierinë në trajtimin e epidemisë së coronës, kabineti qeveritar ka vendosur dy formulime për hartimin e legjislacionit të paraqitur nga Ministri Federal i Shëndetësisë, Spahn. “Akti i Ndihmës Spitalore COVID-19”, që kompenson pasojat ekonomike për spitalet dhe mjekët e kontraktuar, si dhe “Ligji për mbrojtjen e popullatës në një situatë epidemike me rëndësi kombëtare”, i cili përmirëson reagimin ndaj epidemive. Në këtë kohë të vështirë edhe ekonomia gjermane do të ketë pasoja sepse përveç krizës së industrisë automobilistike kemi edhe këtë luftë ndaj një armiku të padukshëm. Përsa i përket komunitetit shqiptar
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
nga Mali i Zi në Gjermani, mund të themi se numri i tyre është i vogël (në krahasim me komunitetet tjera), por sigurisht një numër i konsiderushëm i bashkatdhetarëve nga Ulqini, Tivari, Ana e Malit, Kraja, Tuzi, Plava e Gucia, të cilët janë të shpërndarë në të gjitha landet. Për më tepër, ky komunitet nuk është i organizuar në shoqëri kulturore ose subjekte të tjera shoqërore-politike, prandaj për arsye objektive është vështirë të merren informacione të sakta, përveç atyre që merren përmes njohjeve familjare apo kontakteve të tjera personale. Një pjesë e mirë e këtij komuniteti tashmë ka nënshtetësi gjermane, pjesa tjetër ka leje të përhershme qëndrimi, ndërsa një kategori tjetër ka leje të përkohshme qëndrimi ose edhe qëndrim të parregulluar. Kjo e fundit është më e rrezikuar sepse është një kategori njerëzish që kanë punë me pagë të ulët dhe zakonisht nuk kanë familje. Punojnë në restorante, ndërmarrje të vogla ndërtimi, pastrimi etj. Duke pasur parasysh vështirësitë në komunikim, siç është njohja e gjuhës gjermane etj., situata e tyre do të jetë edhe më e vështirë sesa e të tjerëve. Për fat të mirë, deri më sot nuk kemi informacion se dikush nga ky komunitet është i rrezikuar nga kjo sëmundje epidemike. Shpresojmë që kjo situatë të mos zgjasë shumë dhe të kthehet normaliteti në punë dhe jetë. Para së gjithash, unë besoj fort në solidaritetin ndërkombëtar në kërkimin e një vaksine kundër Coronavirusit, këtij armiku tinëzar që është përhapur në të gjithë botën. Deri atëherë, secili prej nesh të veprojë me kujdes të shtuar, në mbrojtje të të gjithëve. e enjte, 2 prill 2020
Javore Koha
11
Vështrim & Opinion
Luftë Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington
“
12
Kjo është koha më e mirë që shtypësi ka parë ndonjëherë, ndërsa flet vetëm nga ekrani, rri i mbyllur, pasi vrasjet i kryen virusi. As opozitë e as rivalitet, as fjalë të lirë nuk ka. Armiku i vërtetë është virusi, dhe nëse vdes, thonë se fajin e kishe vetë. Të vjen keq kur sheh se njerëzit, personeli mjekësor, pranojnë të vetëflijohen
Thuhet se qeveria do t’i paguajë, por sa kanë paguar ata vetë në forma të ndryshme për një rrugë të tillë jashtë? Dikur kishte komando që paguanin që t’a kishin emrin në listë. Jeta në Irakun e Afganistanin në luftë u dukej më e mirë e më e siguruar sesa ajo në vendin e tyre në paqe. Çfarë gënjeshtre! Vetëm nëse e lexon tekstin me vemendjen që është shkruar, mund ta kuptosh të vërtetën
Javore Koha
e enjte, 2 prill 2020
Ora ka mbetur, akrepat nuk lëvizin më. Kohë të vështira për njeriun kanë ardhur, i kërkohet të bëjë luftë me armikun që nuk e sheh. Kjo është koha më e mirë që shtypësi ka parë ndonjëherë, ndërsa flet vetëm nga ekrani, rri i mbyllur, pasi vrasjet i kryen virusi. As opozitë e as rivalitet, as fjalë të lirë nuk ka. Armiku i vërtetë është virusi, dhe nëse vdes, thonë se fajin e kishe vetë. Të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
Pleqve në radhë të parë, si në kampet naziste të vdekjes, u thuhet: ndahuni veças se duhet të vdisni, ose gjatë revolucionit kulturor në Kinën e viteve 1960, kur fëmijët e rinia e organizuar sulmonin të moshuarit. Thonë se pas virusit, bota do të jetë ndryshe nga ç’e keni parë deri më sot. Do të ketë vetëm shtypës dhe të shtypur pa leje e me frikë për të kundërshtuar, pa zgjedhje, dhe pushteti do të vijë rrotull, si vorbulla gjithë përfshirëse e ujit. Nëse ky skenar nuk ndodh këtë herë, rruga është hapur, dhe shtypësi i pajisur me një armë të re, e di sesi të veprojë herën tjetër e tjetër. Pas panikut vjen shkatërrimi dhe mbi këtë ngrihet sundimi
vjen keq kur sheh se njerëzit, personeli mjekësor, pranojnë të vetëflijohen. Thuhet se qeveria do t’i paguajë, por sa kanë paguar ata vetë në forma të ndryshme për një rrugë të tillë jashtë? Dikur kishte komando që paguanin që t’a kishin emrin në listë. Jeta në Irakun e Afganistanin në luftë u dukej më e mirë e më e siguruar sesa ajo në vendin e tyre në paqe. Çfarë gënjeshtre!
Vetëm nëse e lexon tekstin me vemendjen që është shkruar, mund ta kuptosh të vërtetën. Pleqve në radhë të parë, si në kampet naziste të vdekjes, u thuhet: ndahuni veças se duhet të vdisni, ose gjatë revolucionit kulturor në Kinën e viteve 1960, kur fëmijët e rinia e organizuar sulmonin të moshuarit. Thonë se pas virusit, bota do të jetë ndryshe nga ç’e keni parë deri
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
më sot. Do të ketë vetëm shtypës dhe të shtypur pa leje e me frikë për të kundërshtuar, pa zgjedhje, dhe pushteti do të vijë rrotull, si vorbulla gjithë përfshirëse e ujit. Nëse ky skenar nuk ndodh këtë herë, rruga është hapur, dhe shtypësi i pajisur me një armë të re, e di sesi të veprojë herën tjetër e tjetër. Pas panikut vjen shkatërrimi dhe mbi këtë ngrihet sundimi.
e enjte, 2 prill 2020
Javore Koha
13
Vështrim & Opinion
Masakra e Tivarit dhe rishkrimi i historisë (Me rastin e 75-vjetorit 1945-2020)
Dr.Nail Draga
Me 1 prill u bënë 75- vite(19452020) nga Masakra e Tivarit, ku u likuiduan në mënyrën më mizore shqiptarët nga Kosova. Sipas të dhënave del se ky numër shkon minimalisht nga 1560 shqiptarë, ndërsa sipas disa përllogaritjeve arrinë deri në 3764 persona. Fjala është për shqiptarët të cilët ishin të mobilizuar si regrutë ne aradhat partizane për të ndjekur armikun përfundimisht nga territori i ish-Jugosllavisë.Por, edhe pas shtëdhjetë e pesë vjetëve kjo tragjedi ende nuk është ndriçuar nga studiuesit e ndryshem nga vet fakti se gjatë periudhës së sistemit komunist marrja me një ngjarje të tillë ishte e pa preferueshme dhe me pasoja për autorët. Edhe pse ne popull dihej për ketë tragjedi dhe përshperitej për numrin e të vrarëve, saktësisht pak kush dinte të dhëna të sakta, sepse arkivat për shqiptarët ishin nën embargo, madje dokumentët gjegjëse ka mundësi që janë zhdukur nga ato të cilët kanë realizuar ketë masakër.
Dëshmi autentike e atyre që përjetuan masakren
Por, vetëm pas dështimit të sistemit monist dhe vendosjes së pluralizmit nga viti 1990, opinioni i gjërë fil-
14
Javore Koha
e enjte, 2 prill 2020
loi të njihej më ne detaje për ketë masakër, e ate duke iu falenderuar dëshmitarëve autentik të cilët kishin shpëtuar nga kjo kasaphane tipike naziste e bërë nga pjesëtarët e aradhave partizane jugosllave gjoja “nacional-çlirimtare”. Dhe janë këto individ të cilët e përjetuan personalisht ketë masakër të cilët kanë dhënë kujtimet e tyre për ketë kalvar të shqiptarëve nga mobilizimi i tyre në Kosovë dhe rrugëtimi ne relacionin Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar. Ndër ta bën pjesë edhe Azem Hajdini-Xani i cili opinionit i ka dhuruar librin “Tragjedia e Tivarit”, botuar në Shtutgard në Gjermani në vitin 1990, dhe më pas ribotuar në Prishtinë në vitin 1998. Po ashtu ky autor ka botuar edhe një botim tjetër me titull ”Masakra e Tivarit”-Memoare, Prishtinë 1998, duke prezentuar dëshmi autentike të personave të cilët kanë mbetur gjallë. Edhe pse ne ndërkohë janë botuar edhe disa studime nga autor të tjerë për ketë masakër(M. Pirraku. U.Butka etj.), botimi i këtyre materialeve nga autori i cili e ka përjetuar drejtëpëdrejt ketë masakër për momentin shërben si lëndë bazë dhe e domosdoshme për të trajtuar ketë tragjedi të bërë nga komunistet ne prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, sepse arkivat ende janë të mbyllura për hulumtuesit shqiptarë.
Nisja nga Prizreni për në Tivar
Për të bërë plotësimin e Armatës IV të Jugosllavisë, për në Frontin VP të bregdetit të Adriatikut ne saje të të dhënave të publikuara del se ne mars
dhe prill të vitit 1945, u deportuan 22.017 luftëtarë shqiptarë nga Kosova. Ata janë deportuar ne formacione ushtarake të cilat quhen eshalone qe gjatë muajve mars-prill 1945 nga Prizreni për në Tivar gjithsejt ishin gjashtë eshalone të tilla. Kështu në mars janë deportuar tre eshalone; eshaloni i parë, me 3.700 luftëtarë, niset nga Prizreni më 24.3.1945 dhe arrin në Tivar më 29.3.1945; eshaloni i dytë, më 4.700 luftëtarë, niset nga Prizreni më 26.3.1945 dhe arrinë në Tivar më 31.3.1945 dhe eshaloni i tretë me 2.700 luftëtarë shqiptarë, niset nga Prizreni me 27.3.1945 dhe arrin në Tivar më 1 prill 1945. Ndërsa gjatë muajit prill janë deportuar edhe tre eshalone të tjera: eshaloni i parë me 1.506 luftëtarë niset nga Prizreni më 19 prill 1945, eshaloni i dytë me 2.601 luftëtarë niset nga Prizreni më 20 prill 1945 dhe eshaloni i tretë me 1.216 luftëtarë niset nga Prizreni më 24 prill 1945.Ndërsa më pas nga Prizreni niset një eshalon i veçantë me 5.323 luftëtarë shqiptar, nga Maqedonia ne ditët e para të prillit të vitit 1945.
Pse po largoheshin luftëtarët nga Kosova
Duke marrë parasysh se operacionet luftarake kundër nazistave gjermanë ne Luftën e Dytë Botërore kishin marrë fund nga fundi i viti 1944 me të drejt bëhët pyetja se pse i deportuan luftëtarët shqiptarë nga Kosova. Përgjigja ishte e qartë sepse planifikohej një hakmarrje ndaj shqiptarëve të Kosovës për humbjen qe kishin përjetuar formacionet ushtarake të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
Ndër ngjarjet tragjike të popullit shqiptar që ka të bëjë me Luftën e Dytë Botërore është Masakra e Tivarit e cila ka ndodhur me 1 prill 1945. Në këtë masakër të realizuar nga njësitë ushtarake të Jugosllavisë aty janë likuiduar një numër i madh shqiptarësh nga Kosova, me përmasat e gjenocidit, të cilët ishin mobilizuar për të ndjekur okupatorët gjermanë në pjesën perëndimore të ish-Jugosllavisë. Mobilizimi i tyre në Kosovë ka pasur një prapavi të caktuar politike sepse si qellim kishte spastrimin e Kosovës nga shqiptarët për të realizuar në praktikë pushtetin ushtarak i cili ishte vendosur nga data 8 shkurt 1945, duke bërë riokupimin e Kosovës, pa përfillur parimet e Kartës së Atlantikut, me pasoja për shqiptarët që është dëshmuar në vitet vijuese partizanëve jugosllavë ne luftën ndaj luftëtarëve të Shaban Polluzhës. Ndërsa nga ana tjetër si qellim ishte largimi nga Kosova i atyre luftëtarëve të cilët mund të bëjnë rezistencë për vendosjen e pushtetit ushtarak serb, gjegjësisht ripushtimin serb të Kosovës, ne saje të vendimeve të më vonshme.
kur kishin dëshirë e flisnin fyerjet më vulgare ndaj shqiptarëve tash të gjithë e kishin të qartë se nuk janë më luftëtarë por iu ngjanin robërve të luftës. Dhe nga një situatë e tillë dramatike gjatë rrugës deri ne Shkodër numri i të vrarëve kishte arritur deri në 800 luftëtarë të cilët janë gjuajtur në lumin Dri, Bunë etj.
Të mobilizuarit iu ngjanin robërve
Pamjet e Tivarit paralejmëronin masakren
Edhe pse të gjithë të tubuarit nga anë të ndryshme të Kosovës kishin premtime se do të deportoheshin me statusin e luftëtarëve për të ndjekur armikun ne vijen e frontit në veriperëndim të Adriaktikut(Istër-Slloveni), nga momenti i parë në Prizren u verejt se do të jetë tërësisht ndryshe. Nëse deri aty ata ishin të armatosur dhe të përcjellur me oficerë shqiptarë, më tu nisur nga Prizreni përcjelljen e moren oficeret serbo-malazez, ndërsa po ashtu u detyruan për të dorëzuar armet me pretekst se rruga është e gjatë dhe do të lodheni pa nevojë, pra, ata u nisen nga Prizreni të paarmatosur, të pa ushqyer, të lodhur, të paveshur, dhe ne kushte higjenike të papërshtatshme. Ishte ky eshaloni i dytë që është nisur nga Prizreni më 26 mars, ku pjesëtarët e tij do të përjetojnë gjenocid të pa parë ne qytetin e Tivarit të Ri. Gjatë rrugës atyre iu ndalohej dalja nga kolona qoftë për të pirë ujë apo kryer nevoja fiziologjike. Kush kishte guxim të vepronte ndryshe e pësonte me jeten, sepse pushkatohej në vend. Nga një sjellje e tillë e oficerëve përcjelles të cilët vrisnin
Me të arritur në Tivarin e Ri është vërejtur një moblizim i madh i popullatës vendore ku me ta ishin së bashku edhe njësitë ushtarake të Brigadës së Dhjetë Malazeze, të armatosur ne çdo aspekt, athua se janë duke pritur njësitë e armikut. U pa qartë komploti dhe gracka e pregatitur, por ata prisnin vetëm shkasin.Ne qendër të Tivarit të Ri pasi i kanë udhëruar për të pushuar ne afërsi të tyre ishte një krua, ku shqiptarët shprehen kërkesën për të pirë ujë, por oficeret reaguan ashper duke mos iu mundësuar dhe fyer ata ne aspektin nacional, duke vrarë tre shqiptarë, ndërsa nga plumbat e tyre kishin vrarë “gjoja” një ushtarë malazias. Ky ishte një tjetër pretekst për të vrarë shqiptarë, andaj për ketë “vepër “ e cila nuk ishte bërë nga shqiptarët ata pushkatuan 100 ushtarë shqiptarë, sikurse nazistatët gjermanë kohë më parë. Nga kjo e papritur shqiptarët ishin të vetdijshëm se një tragjedi e tillë nuk do të përfudnoj më kaq, sepse ishin të rrethuar nga të gjitha anët.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Ndërtesa e Monopolit të Duhanit ferri i shqiptarëve
Ata më pas ne kolonë i detyruan të ecin dhe i vendosen ne objektin e Monopolit të Duhanit në afërsi të portit.Ishte kjo një ndërtesë tre katëshe, ku i detyruan të hyjnë brenda ndërsa të tjerët u vendosen në oborr, pra të gjithë grumbull e jo ne kolonë, sepse kështu mundësia për ti shfarosur ishte më e madhe. Dhe nuk ka vonuar shumë ne të gjithë shqiptarët si brenda ne ndërtesë e ne oborr është qitur me të gjitha mjetet luftarake rreh dy orë dhe ne oborr dhe shesh ku ishin rreth 3000 veta nuk mbeti njëri i gjallë në këmbë, sepse u bë kasaphanë e vërtetë dhe kudo u bë lumë gjaku. E tërë kjo masakër ka zgjatur rreth një orë e gjysmë duke filluar në ora 14 të datës 1 prill 1945. Patën fat të shpetojnë vetëm ata qe ishin ne katin e lartë të ndërtesës, dhe disa nga eshaloni i parë të cilët për momentin ishin në Tivarin e Vjetër. Por, tragjedia nderpritet duke iu falenderuar një automobili i cili brenda kishte disa vëzhgues amerikanë, të cilët më gjasë kishin dëgjuar të shtënat e armëve dhe kishin ardhur për të parë vendin e ngjarjës.Por, kriminelet iu dolën përpara dhe i binden të largoheshin dhe të vazhdojnë rrugën për në Ulqin.Pra, nga frika se do të zbulohet krimi, ata u detyruan ta nderpresin plojën. Ishte kjo një rastësi që të shpëtojnë disa luftëtarë kosovarë, të cilët do të jenë dëshmitarë të kësaj masakre, edhe pse qellimi i forcave shfarosëse të partizanëve jugosllavë ishte për ti vrarë të gjithë për të mos pasur dëshmitarë. (vazhdon) e enjte, 2 prill 2020
Javore Koha
15
fokus
Vazhdon beteja me sëmundjen infektive COVID–19
Respektimi i masav për të mposhtur arm Tuz – Raportimi mbi sëmundjen infektive, COVID –19, për fat të keq vazhdon të jetë ende aktualitet i mediave. Sikurse në mbi 170 vende të botës, ky virus nuk e kurseu as Malin e Zi dhe as qytezën e Tuzit. Nga të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetësisë Publike në Mal të Zi të publikuara të mërkurën më 01 prill 2020, ora 8, Podgorica ka 49 raste të konfirmuara me virusin COVID –19, ndjekur nga Tuzi me 33, Tivari 10, Ulqini 8, Andrijevica 7, Budva 4, Danillovgradi 1, Hercegnovi 4 dhe Tivati 2, Bijelo Pole 1, Nikshiq 1, kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve në Mal të Zi është shtuar në 120. Banorët e Malësisë janë të gjithë në karantinë shtëpie nga e marta më 24 mars, kur Trupi Koordinues Nacional për Sëmundjet Ngjitëse me qëllim mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të koronavi-
16
Javore Koha
e enjte, 2 prill 2020
rusit i cili në këtë vend është zbuluar në shkallë të madhe, solli vendim që banorët e Malësisë të qëndrojnë në shtëpi. Këto masa sipas autoriteteve banorët janë duke i zbatuar plotësisht. Në këtë kuadër, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të banorëve të Tuzit, Trupi Koordinues Nacional për Sëmundjet Ngjitëse solli vendim që t’u siguroj banorëve në Malësi tremijë pako ndihmë me artikuj ushqimor dhe higjenik të cilat i distribuuan me shumë përkushtim një numër i konsiderueshëm i vullnetarëve nga Komuna e Tuzit. Nga Komuna e Tuzit, i prononcuar për gazetën “Koha Javore”, Nikollë Camaj thotë se banorët e Malësisë janë duke i respektuar plotësisht masat për të qëndruar në shtëpi e po ashtu, edhe aktivistët e Komunës po punojnë pareshtur për të përmbushur nevojat nëpër familjet malësore gjatë
kësaj situate. “Në Malësia kemi një qetësi absolute, përveç një zhurmë të vogël që e bëjnë aktivistët e komunës sonë të cilët po përpiqen të arrijnë me ndihma deri te çdo familje, sepse nuk është e lehtë t’u thuhet njerëzve të qëndronjë në shtëpi dhe pastaj të mos kujdesemi për ta. Urdhri i qëndrimit në shtëpi po zbatohet maksimalisht, e në të njëjtën kohë, aktivistët po përpiqen që të kryejnë atë qe e kanë marrë si obligim. Paralajmërimet kanë qenë teje ogurzeza. Kemi një numër tepër të madh të të prekurve për një vend të vogël, por dashtë zoti të mbetet kështu. Ajo që është për çdo lëvdatë, është fakti që banorët e Malësisë po respektojnë maksimalisht besën e dhënë për të ndjenjje në shtëpi dhe aktivistët po zbatojnë besën e dhënë që të arrijë deri te secila familje malësore”, u shpreh Nikollë Camaj. Për të ndihmuar banorët në këtë situ-
fokus
ve kufizuese, jetike mikun e padukshëm atë të vështirë dhe për t’u solidarizuar me t’a, Komunës së Tuzit i kanë ofruar donacion me vlerë edhe dy Shoqatat Atdhetare me të njëjtin emër “Malësia e Madhe” nga Nju Yorku dhe Detroiti, me nga 25 mijë dollarë amerikanë, Shoqata “Koja” me 10 mijë dollarë amerikanë, Fondi Humanitar “Trieshi”, 5 mijë dollarë amerikanë, afaristi Pero Kolçaj me sipërmarrjen e tij, 5 mijë euro dhe produkte të tjera ushqimore, etj. Kontribut kanë dhënë edhe disa individë e afarist të tjerë vendas e nga diaspora dhe disa parti politike e organizata joqeveritare. “Donacionet janë të shumta. Të bijtë tonë nga diaspora janë përkujdesur me një shumë të konsiderueshme të mjeteve financiare por edhe afaristët lokal dhe ata që e kanë ndoshta obligim kryesor, organet e kryeqytetit dhe të shtetit të Malit të Zi. Kjo është ndihmesë e madhe sepse Komuna e vogël e Tuzit do ta kishte pasur
të vështirë që t’i përballojë me buxhetin e vetë të gjitha kërkesat që i kemi tani. Ne u shprehim mirënjohje dhe respekt të gjithë atyre që janë duke ndihmuar për të mirën e përgjithshme”, theksoi Camaj. Ai duke apeluar tek qytetarët që të jenë ende të disiplinuar për të zbatuar masat e përkohshme, njëkohësisht apeloi te donatorët që edhe më tutje t’i ndihmojnë. “Së bashku mund t’ia dalim, së bashku do t’ia dalim”, përfundoi Camaj. Nga Shërbimi i Marrëdhënieve me Publikun i Qeverisë së Malit të Zi njoftohet se ka filluar porosia e kontingjentit të ri të ndihmave për Komunën e Tuzit me qëllim shpërndarjen e më shumë se 300 mijë artikujve për afro 300 familje në këtë komunë e cila ndodhet në izolim që nga 24 marsi. Ndërkaq, Trupi Koordinues Nacional për Sëmundjet Ngjitëse me qëllim parandalimin e përhapjes së koro-
navirusit dhe mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të qytetarëve, të premten në mbrëmje më 27 mars 2020, solli vendim që masa e përkohshme e vetëizolimit në Mal të Zi të vazhdoj edhe katërmbëdhjetë ditë të tjera. Ndërkohë, të hënën më 30 mars 2020, Trupi Koordinues Nacional për Sëmundjet Ngjitëse solli një sërë masash të tjera të përkohshme të cilat do të zgjasin pesëmbëdhjetë ditë siç është ndalimi i daljes së qytetarëve nga objekti i banimit nga e hëna në të premten nga ora 19 deri në ora 5 e ditës së nesërme, kurse të shtunën nga ora 13 deri të hënën në orën 5, ndalim i aktivitetet sportive dhe rekreative në të gjitha hapësirat publike, ndalim i tubimit në objekte të banimit të personave të cilët nuk janë të një familjeje si dhe një sërë masash të tjera kufizuese të cilat duhen zbatuar me përpikëri për të mirën e t. u. përgjithshme të të gjithve. e enjte, 2 prill 2020
Javore Koha
17
Bisedë
Enjela Qema, është një vajzë nga Hasi i Shqipërisë. Ajo ka filluar të merret me këngën që në moshën trembëdhjetë vjeçe. Kështu, ajo vazhdoi me këtë art të bukur dhe tani është mjaft aktive nëpër ahengje të ndryshme
Bisedë me këngëtaren Enjela Qema
Muzikën e fillojmë për pasion dhe pastaj e vazhdojmë si biznes 18
Javore Koha
e enjte, 2 prill 2020
K.Javore: Enjela, të lutem më thuaj si filloi karriera jote si këngëtare? E.Qema: Karriera ime ka filluar që në moshë të vogël, përgjithësisht në fushen e artit. Isha e pranishme kudo që kishte dajre e çifteli (qesh). Përsa i përket këndimit kam filluar që trembëdhjet vjeç solo. Pastaj si 95% e kengëtareve e nisim për pasion dhe e vazhdojmë si biznes. Dua të them se kam studiuar dhe kanto disa kohë. K.Javore: Çfarë zhanrit këndon më shumë dhe pse e zgjodhe atë zhaner? E.Qema: Ok. Meqë pyetja është çfarë zhanri këndoj, dua të them se jam e përkushtuar tek muzika popullore. E zgjodha ketë zhaner pasi dhe unë jam shumë popullore si natyrë dhe aty ndihem vetvetja. K.Javore: Gjatë karrierës tënde a ke pas bashkëpunime me këngëtar të tjerë? E.Qema: Deri më tani kam pasur vetëm një bashkëpunim, e që kënga titullohet “sonte”. Tani jam në përgatitje të dy bashkëpunimeve tjera që besoj dhe shpresoj që do bëhen ndër këngët më të degjuara gjatë ditëve të nxëhta të verës. K.Javore: A din të përdorësh ndonjë instrument, apo a ke dëshirë të luash me ndonjërin nga instrumentet? E.Qema: Jo fatkeqësisht nuk di të
Bisedë
përdor ndonjë instrument, por kam shumë dëshirë të luaj në piano. K.Javore: Sa rëndësi i kushton dukjes, a shpënzon shumë të holla për këtë pjesën? E.Qema: Më mirë mos më pyet fare (qesh). Zakonisht shpënzoj mjaftueshëm, por kemi ca plane për të shpenzuar akoma më shumë për stilime dhe tani që mu kujtua kjo pjesë me iku humori (qesh). K.Javore: Cila mendon se ka qenë kënga jote më e sukseshme gjatë karrierës tënde dhe pse? E.Qema: Më e suksesshme është kenga “Peng në zemër” pasi kishte bashkëpuntorë të suksesshëm, gjithashtu eshtë këngë që i përket më shumë muzikës moderne dhe ka pasur shikueshmëri pothuajse nga të gjitha moshat. K.Javore: Jemi në prag të sezonit, më thuaj pak a ke sezon të ngarkuar dhe në cilat vende i ke aktivitet? E.Qema: Po, besoj që këtë sezon do jem në Amerike në Angli, Zvicer et ë tjera vende, për koncerte. Po ashtu më pret sezoni i dasmave në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. K.Javore: A ke ndonjë plan të afërt? E.Qema: Po jam duke punuar për disa projekte siç e thash më lart për dy bashkpunime, por edhe një këngë solo qe do të vijë shumë shpejtë dhe shpresoj ta pëlqeni dhe ta doni aq sa unë (buzeqesh). Por të gjitha këto pasi të kalojmë këtë situatë që tani po kalojm, ku gjej rastin nëse me lejoni të i’ u uroj shëndet të gjithë shqiptarëve dhe çdo qytetari nëpër botë. Respekt dhe dashuri për të gjithë ju më vlerësoni dhe më bëni pjesë të gëzimeve tuaja. Ju faleminderit ! Bisedoi: Shtjefën Ujkaj e enjte, 2 prill 2020
Javore Koha
19
intervistë
Intervistë me pianisten shqiptare në SHBA, Merzana Kostreci
Koncerti i saj solo, edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit Koha Javore: Merzana, pasioni juaj për instrumentin e pianos filloi që në vitet e hershme të fëmijërisë. A mund të na tregoni kur dhe si filloi qasja juaj drejt këtij instrumenti? Merzana Kostreci: Pianon e kam filluar që në klasë të parë të shkollës, në qytetin e lindjes, Elbasan. Në familje dëgjonim të gjithë muzikë klasike dhe njëra motër luante violinë. Unë u përzgjodha në kopshtin e fëmijëve për të vazhduar muzikë. Prindërit donin që unë të studioja violinë, por unë insistoja për piano. Kështu, ata ma plotësuan dëshirën dhe unë fillova mësimet e pianos në shkollën e muzikës “Onufri”. Koha Javore: Çfarë ndjesie keni teksa ekzekutoni në piano dhe cilët janë kompozitorët që ju inspirojnë më shumë? Merzana Kostreci: Të luaj në piano për mua është natyrë e dytë dhe gjatë ekzekutimit përpiqem sa më shumë të shpreh ndjenja njerëzore dhe të përçoj frymën që ka dashur të shprehë kompozitori. Muzika klasike në veçanti është një art i bukur dhe mendoj se tingujt e saj përcjellin shumë emocione dhe gëzim tek spektatorët. Unë ndihem me fat që mund të transmetoj muzikën e kompozitorëve të mëdhenj tek publiku. Kompozitorët e mi më të preferuar janë Wolfgang Amadeus Mozart dhe Frédéric Chopin. Koha Javore: Keni lindur në Shqipëri. Na flisni rreth karrierës tuaj në vendlindje dhe për përformancat tuaja atje? Merzana Kostreci: Unë kam lindur në Elbasan, ku kam jetuar deri në moshën 8 vjeç dhe më pas në Tiranë, ku vazhdova shkollën për
20
Javore Koha
e enjte, 2 prill 2020
Merzana Kostreci është pianiste e kompletuar klasike, e cila është shfaqur në Evropë dhe në disa qytete të Amerikës. Ka mbaruar studimet në piano solistike në vitin 2003. Merzana është shfaqur si soliste me orkestër në Serbi dhe Suedi dhe në muzikë dhome në Gjermani, Francë, e Washington D.C. Ajo ka marrë pjesë në konkurse ndërkombëtare në California, Connecticut, Itali, Angli, dhe Gjermani. Ka dhënë recitale solo në DEPARTAMENTIN AMERIKAN të SHTETIT, në qendrën e arteve Clarice Smith, etj, qëkur është transferuar në zonën e Uashingtonit. Është e diplomuar në Bachelor artesh në piano dhe po ndjek studimet pasuniversitare në Universitetin e Merilendit në SHBA muzikë “Servete Maci” dhe Liceun Artistik “Jordan Misja”. Gjatë këtyre viteve, kam mbajtur recitale në Teatrin e Operas si soliste. Përveç performancave, kam fituar disa çmime të para në konkurse kombëtare të organizuara nga EPTA (Shoqata Evropiane e Mësuesve të Pianos). Në vitin 1998, unë u vlerësova me Çmim Special në konkursin ndërkombëtar “California Young Artists Competition” në Kaliforni, SHBA. Një eksperiencë e rëndësishme ka qenë edhe pjesëmarrja si soliste me orkestrën “Virtuozët e Rinj”, drejtuar nga maestro Zhani Ciko, në 1998, në Suedi. Mësuesja ime e pianos profesoreshë Iris Kapo, me metodën e avancuar dhe përkushtimin e saj ka ndikuar shumë në krijimin e bazave dhe formimin tim. Koha Javore: Merzana, për ekzekutimet Tuaja të suksesshme në Shqipëri u vlerësuat me çmime të rëndësishme artistike të cilat më pas u mundësuan që të vazhdoni studimet në Universitetin e Muzikës në Këln të Gjermanisë. Na flisni për këtë përvojë në Gjemani? Merzana Kostreci: Po, unë konkurrova në Universitetin e Muzikës në
Këln në moshën 16 vjeçare, me rekomandimin e profesorit dhe pianistit Arbo Valdma. Ishte e pazakontë që të pranoheshe në Universitet në atë moshë, në mes të studimeve të shkollës së mesme dhe unë u ndjeva e nderuar që u përzgjodha si studente me talent të veçantë. Studimet me profesor Valdmën i fillova në 1999. Gjatë këtyre studimeve vazhdova të jap shumë koncerte si soliste dhe në muzikë dhome brenda dhe jashtë ambientit të shkollës. Gjithashtu, mora pjesë në master klasa dhe konkurse ndërkombëtare në Gjermani, Angli, dhe Itali. Nga viti 2001 deri në 2003, fitova një bursë nga Rotary-Club Wiesbaden-Rheingau. Në 2003, u përzgjodha në sajë të programit “Erasmus”, të studioja për një semestër në Konservatorin Kombëtar Superior të Parisit, Francë, me pianistin dhe profesorin e njohur francez të pianos Georges Pludermacher. Studimet për piano solistike në Gjermani, i mbarova në vitin 2003. Koha Javore: Pas kualifikimit tuaj në Gjermani, ju vazhduat studimet në shtetin Merilënd (Maryland) të SHBA-së. Cilat janë disa nga sfidat me të cilat u përballët gjatë vazhdimit të
intervistë kurse pedagogjike gjatë gjithë studimeve të mia. Përveç karrierës sime si koncertiste, unë kam vite që punoj si mësuese pianoje dhe pedagoge muzike.
studimeve tuaja në SHBA, duke marrë parasysh faktin që për një emigrant nuk është e lehtë të lartësohet profesionalisht në një universitet dhe vend të huaj? Merzana Kostreci: Kam vite që jetoj në SHBA bashkë me familjen. Unë kam marrë diplomë Bachelor artesh në 2017, duke studiuar me profesoreshën Larissa Dedova; aktualisht po ndjek studimet pasuniversitare për piano ne Universitetin e Merilendit. Sfidat që kam hasur në vend të huaj janë të ndryshme, që nga vështirësitë financiare deri tek vështirësitë per t’u bërë e njohur si koncertiste. Dhe sigurisht janë edhe sfidat e çdo emigranti, për t’u përshtatur dhe gjetur veten në një vend të ri. Megjithatë, e veçanta e muzikës është se ajo është universale, pavarësisht se çfarë gjuhe flet muzikanti. Prindërit dhe motrat kanë qenë dhe mbeten një mbështetje e pazëvendësueshme për mua dhe karrierën time. Por, edhe komuniteti shqiptar në Uashington, më ka mbështetur duke ndjekur karrierën time dhe duke ardhur në koncertet e mia. Koha Javore: Si pianiste profesioniste dhe e spikatur keni realizuar disa performanca në Evropë dhe në Shtete të Bashkuara të Amerikës. A mund të bashkëndani për lexuesit tonë disa nga eksperiencat që do veçonit më shumë? Merzana Kostreci: Për mua, çdo
performancë shoqërohet me emocione të reja dhe prandaj jam aq e pasionuar pas muzikës. Por mund të veçoj koncertin tim solo në “Katzen Arts Center” në Uashington, pranverën që kaloi. Kjo performancë i tejkaloi pritshmëritë e mia kur u riktheva në skenë tre herë për bis për publikun e entuziazmuar. Një eksperiencë emocionale ishte gjithashtu koncerti me muzikë dhome për të mbledhur fonde për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit 2019, në Shqipëri. Unë dhe tre muzikantë shqiptarë të zonës së Uashingtonit, Kela Veshi (Violë), Enkelejda Spiro (violinë) dhe Frederik Spiro (violonçel) përgatitem këtë koncert brenda një kohe shumë të shkurtër dhe dhamë kontributin tonë në koncertin e mbajtur pranë Uashingtonit. Koha Javore: Merzana, edhe përkundër sfidave dhe vështirësive, tashmë në SHBA keni bërë një karrierë të ndritur në fushën e muzikës klasike. Cila është formula e këtij suksesi? Merzana Kostreci: Pasioni për muzikën më ka shtyrë dhe më shtyn mua gjithmonë të studioj. Mësuesit e mi kryesorë në Shqipëri, Gjermani, dhe SHBA. kanë zgjeruar horizontin tim dhe më kanë mbështetur në karrierë. Përvojat e fituara në skena të ndryshme, si edhe bashkëpunimet me muzikantë të tjerë të talentuar e kanë përforcuar përkushtimin tim. Kjo dëshirë për ta njohur muzikën sa më thellë më ka bërë që të marr edhe
Koha Javore: Për ekzekutimin mjeshtëror dhe profesional gjatë koncerteve recitale që keni mbajtur në SHBA përpara publikut shqiptar dhe të huaj keni marrë komente dhe vlerësime të larta nga profesionistë të mëdhenj të muzikës klasike. Si e vlerësoni këtë arritje? Merzana Kostreci: Ndihem krenare që pianistë të njohur më kanë vlerësuar mua dhe talentin tim gjatë gjithë karrierës sime. Gjithashtu jam krenare që përfaqësoj veten si edhe Shqipërinë në botën e artit muzikor. Koha Javore: Çfarë lidhjesh keni sot me vendlindjen, Shqipërinë. Keni menduar që një ditë mbase mund të ktheheni të jetoni atje? Merzana Kostreci: Lidhjet e mia me Shqipërinë janë të forta dhe të pazgjidhshme sigurisht, sepse është vendlindja ime. Muzika kapërcen çdo kufi. Megjithëse unë fizikisht jetoj në Shtetet e Bashkuara, ku edhe është e përqendruar karriera ime, do të isha shumë e lumtur të performoja në Shqipëri apo në troje të tjera shqiptare. Jetës nuk i dihet dhe kurrë nuk mund të thuash kurrë. Tani për tani, edhe duke menduar që gjithë familja ime është këtu, Amerika është shtëpia ime e dytë. Fatmirësisht, nëpërmjet rrjeteve sociale, e ndjek jetën artistike në Shqipëri. Po ashtu e vizitoj Shqipërinë herë pas here, për t’u çmallur me njerëzit e afërt. Koha Javore: Cilat janë angazhimet tuaja aktuale dhe planet më të afërta? Merzana Kostreci: Në këto momente jam e përkushtuar në studime dhe mësimdhënie. Në planet e afërta janë organizimi i një koncerti me muzikë amerikane. Vazhdoj të punoj dhe të zgjeroj repertorin tim solistik klasik, dhe në muzikë dhome. Po bëj përpjekje edhe të mbaj një koncert me orkestër në zonën e Uashingtonit. Por ashtu si edhe për artistë të tjerë, me krizën e koronavirusit, këto plane mund të shtyhen për një farë kohe. Intervistoi: Toni Ujkaj e enjte, 2 prill 2020
Javore Koha
21
in memoriam
Lamtumira me duartrokitje për aktoren emblematike Leze Qena Jehona e tingujve të saksofonit kumbonte më shumë sesa që do të kumbonte në rrethana të tjera. Në qetësinë pllakosëse që ka mbërthyer Prishtinën, prejse institucionet shtetërore kanë kufizuar lëvizjet, heshtja sikur u mbante iso tingujve përballë fytyrave të pikëlluara të njerëzve. Homazhet për aktoren që ndërroi jetë mëngjesin e së mërkurës në moshën 85-vjeçare, Leze Qena, ishin krejt të pazakonta. Familjarë, miq e qytetarë të shumtë janë mbledhur pasditen e së enjtes për t’ia dhënë lamtumirën e
22
Javore Koha
e enjte, 2 prill 2020
fundit aktores së dashur. Qirinj e kurora lulesh të bardha janë vënë përballë një fotografie me përmasa të mëdha të Qenës, që kishte fiksuar buzagazin e saj të njohur prej zonje në moshë. Pa uturimë e gati pa u ndier, vetura e zezë e funeraleve zuri vend para shkallëve të Teatrit. Mbi arkivolin e bardhë, familjarët mes ngashërimit e mërzisë kanë vunë lule të bardha. Pas tyre edhe ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi. Nga ndërtesa e Qeverisë u pa të vinte edhe
kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin Haki Abazi. Pasi vuri një kurorë lulesh e bëri një përkulje para fotografisë së aktores, ai ngushëlloi në distancë familjen Qena. Ndërsa tingujt e saksofonit përcillnin dhimbjen e të gjithëve, makina funerale mori me ngadalë drejt varrezave të qytetit në lagjen “Arbëria”. Duartrokitjet e gjata ishin lamtumira e fundit e të pranishmëve për aktoren që kishte hyrë në botën e aktrimit qysh prej vitit 1954. Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka thënë se rrethanat e pazakonta në përballje me pandeminë e virusit kanë bërë që përcjellja e fundit të bëhej në këtë mënyrë. “Megjithatë, ne arritëm sado pak ta respektojmë dhe nderojmë aktoren tonë të madhe. Është vërtet humbje e madhe”, ka thënë Dumoshi për KOHËN. Ndërsa ka premtuar angazhimin e institucioneve të kulturës për nderimin e njerëzve që dhanë shumë për kulturën, ajo ka bërë me dije se do të ketë organizime sapo të kalojë pandemia. “Uroj që ky virus të kalojë sa më shpejt dhe të organizohet ndonjë akademi apo çfarëdo që komuniteti artistik mendon se duhet të organizohet”, ka theksuar Dumoshi.
fotografia e javës
ceno rrogathi vullnetarët
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
e enjte, 2 prill 2020
Javore Koha
23
Letërsi
“Mësues” Diti (fragment tregimi)
Asllan Bisha
Ishte mbledhja e parë e arsimtarëve para fillimit të vitit të ri shkollor. Kishte shumë pika në rend të ditës. Bënte vapë dhe të gjithë nxitonin përveç drejtorit dhe sekretarit të shkollës, i cili lajmëroi se hapej vend i ri i punës për një punëtor në shkollën e Malit. Pastruesja kishte shkuar në pension pasi i kishte plotësuar vitet e punës. Sekretari i tha Këshillit të Arsimtarëve se do të ishte mirë që të pranohet një mashkull, punëtor i cili përveçse do të pastronte shkollën kishte edhe punë të tjera, si rregullimin e pullazit të shkollës që pikonte. Kjo na shpëton prej disa shpenzimeve ngase gjendja materiale nuk është e mirë. Për këtë krisi debati. Arsimtarët nisën të kundërshtonin në stilin: Ju i nënçmoni femrat, i keqtrajtoni dhe për çdo gjë dhe funksion vetëm meshkujt i favorizoni. Dhe debati do të zgjaste edhe më shumë sikur mësuese Vjollca, e cila ishte më e moshuar, të mos e merrte fjalën. “Shumë mirë që pastrues caktohet një mashkull. Të shohë edhe ai se puna e femrës nuk është e lehtë, të fshijë, të pastrojë”, tha ajo. Vjollca e ndau sherrin dhe të gjithë nisën e qeshën. Por Këshilli i Arsimtarëve, me kryetar Gjonin, do të caktojë kandidatin. U vendos të shpallet konkursi. Konkursi doli pas tri ditësh në gazetë, pikërisht të mërkurën, një ditë para ditës së tregut në Katërkollë. Diti, si zakonisht, dilte ditën e pazarit për t’u takuar me shokë, për t’ia hedhur syrin ndonjërës. Ishte i ri, i fuqishëm, por veten e kishte shpallur mjeshtër. Dhe njerëzit kishin nevoja,
24
Javore Koha
e enjte, 2 prill 2020
në mungesë të mjeshtrave të vërtetë. Diti i plotësonte kushtet. Në të njëjtën kafe, në kënd ishte duke pirë kryetari i Këshillit, Gjoni. Petriti, shoku i Ditit, i tregoi konkursin që kishte shpallur shkolla. “Kërkojnë punëtor në shkollë të Malit, afër katundit tënd. Rast i mirë të punësohesh. Ja, Gjoni është kryetar dhe çka të thotë ai, të tjerët vendosin”, i tha. Diti e thirri kamerierin nxitimthi ngase frikësohej se mos po dalin nga kafeneja. “Çoju pijen arsimtarëve. Atë çka pijnë”, i tha kamerierit. Kamerieri elegant u tha se ju qerasë mjeshtër Diti. Gjoni dhe shoku i tij e falënderuan. “Kush është ky” pyeti Gjoni, ngase fjala mjeshtër, të cilën ia tha kamerieri, e nxiti dhe e përkujtoi se shkollës i lypej pikërisht një punëtor mjeshtër. Diti e porositi kamerierin duke dërguar pijen tjetër t’u thotë arsimtarëve se a mund të ulet me ta sepse don t’i pyes diçka. “Po, eja”, i thanë Gjoni dhe mësuesi i historisë. “Unë e kam lexuar konkursin se kërkoni punëtor në shkollë. Kam nevojë për punë, kam gjashtë fëmijë. Pa punë shteti, nuk ka gja. Si mjeshtër herë ka punë e herë s’ka. Unë s’ta la pa gja nderin që do të ma bash...”, i tha Gjonit. “Tash e prishe punën”, i tha Gjoni. “Unë do të mundohem të të ndihmoj, por jo me pare. Të lutem, por unë s’vendosi vetë sepse janë edhe të tjerët”. “Të ruajtë Zoti profesor. Më kanë thanë se je i drejtë. Unë di të punoj, por lutjen s’di ta shkruaj”, tha Diti. Mësuesi i historisë ia përpiloi lutjen Ditit, ndërsa ai e nënshkroi. I dridhej dora nga lumturia. Kamerieri ia gjeti edhe një zarf. “Dërgoje me postë. Mos fol se ke biseduar me ne, as që ke folur me mua”, e porositi Gjoni, “sepse thonë se më ke korruptuar. Edhe pijen e pa-
guaj unë.” “Jo, pijen e kam paguar”, tha Diti, i cili i falënderoi dhe me zarf në dorë nxitoi të shkojë në postë për të dërguar lutjen. Gjoni u prek thellë sa para syve i doli skica e Migjenit “Luli i vocërr”. “Për mua ky është kandidat i përshtatshëm! Punon në shkollë dhe bën mjeshtri, mbulon çati dhe ndonjë punë tjetër. Vjeshta shpejt do të fillojë. Shkolla ka nevojë për dorën e tij”, mendoi Gjoni në ato çaste. “Ai do të fitojë më shumë se ne arsimtarët”, qeshën të dy shokët dhe Diti u la përshtypje të jashtëzakonshme. Pas dhjetë ditësh u mbajt mbledhja. U bë debat. Ishin paraqitur gjthsej tre kandidatë: një grua nga katundi, por edhe dy meshkuj. U hodh në votim. Si duket, fjala e kryetar Gjonit ndikoi që Diti të marrë 7 vota, ndërsa një anëtar i Këshillit tha se Diti është mjeshtër i mirë, por pin raki. Gjoni, i gëzuar, me buzë në gaz tha: “Ne nuk zgjodhëm mësuesin, por punëtorin”. Dhe kështu, ditën e tregut, Diti ishte i lumtur dhe e falënderonte Gjonin. “Jo, sot nuk do të rrimë bashkë. Kam punë. Ti paç sukses dhe tregoju punëtor i mirë. Askujt mos i thuaj se ke shoqëri me mua. Drejtori do të tregojë se çka do të punosh. Shkolla na pikon”, i tha Gjoni. Diti u ftua nga drejtori dhe i tha se mund të fillojë punë. Më parë duhet të rregullojë çatinë, të gëlqerosë shkollën përbrenda dhe jashtë. “Tani ke disa punë më rëndësi. Pastaj, kur të fillojë viti shkollor, pas mësimit pastron”, i tha drejtori. “Po, me kënaqësi shoku Drejtor”, foli i vendosur Diti. “Vetëm më siguroni materialin”. “Nesër e sjellim materialin kah mesdita. Ti të jesh në shkollë”, e porositi drejtori. “Si urdhëron”, foli Diti. I shtriu dorën drejtorit dhe i premtoi se do t’i kryejë punët brenda një jave. Dhe Diti ia nisi punës me gëzim. Të
Letërsi gjithë ishin të lumtur. Ai ftoi miq dhe bëri gosti. Në sofrën e parë ishte mësues Agimi, kurse Gjoni, ndonëse ishte i ftuar, nuk erdhi në gosti. Diti kishte ftuar edhe drejtorin, por as ai nuk shkoi. Viti shkollor filloi me mot të mirë. Klasa u mbush me fëmijë. Vërehej një përkujdesje e jashtëzakonshme. Dora e Ditit dhe mjeshtëria e tij ranë menjëherë në sy. Drejtori e vizitoi shkollën. Mësuesi i propozoi drejtorit ta shpërblejnë Ditin. Dhe Diti, i cili kishte dëshirë ta quanin mjeshtër e jo pastrues, u lidh shumë me mësues Agimin. U bënë shokë saqë Diti rrinte, merrte pjesë në orët e mësimit dhe fëmijët e quanin shoku mësues. Në orët e muzikës, mësues Agimi e kishte ftuar disa herë t’i bjerë fizarmonikës. Ishin këto çaste të gëzueshme për fëmijët. Mësues Agimi merrej me tregti. Mblidhte fiq për t’i shitur. Shkonte në katundet e Anës së Malit dhe në Mërkot. Me një mërkotas që kishte kamion, nxitonin në tregjet dhe kryeqytetet e vendit. Dhe i gjithë ky biznes zgjaste më së shumti tri javë. Mësuesi mblodhi fiq me kamionxhiun, i cili e shënonte sasinë e grumbulluar dhe pas shitjes ua paguante paratë. Prodhuesit i besonin mësuesit. Të dy mblodhën fiq dhe shega. Ai vendosi që nxënësit t’ia lë Ditit. I tha se nëse vjen dikush nga drejtoria, i thua se kam shkuar në kryeqytet në kontroll mjekësor. Diti ishte i lumtur dhe premtoi se çdo gjë do të shkojë sipas porosisë. Askush s’do të marrë vesh. Mësuesi mori rrugën e tregtisë me fiq dhe shega në Sarajevë, kurse Diti u bë mësues. Mori ditarin dhe u tha fëmijëve: “Unë jam mësuesi i ri. E zëvendësoj mësues Agimin. Në orën e parë gjithherë do të bëjmë muzikë, pastaj fizkulturë”. Dhe mori fizarmonikën. Fëmijët ia nisën këngës, por edhe vallet nuk munguan. Bënin gara kush këndon më bukur. Zgjidhnin këngtarin më të mirë, bile me vota. Orët u bënë interesante, sidomos ato të muzikës, por edhe të fizkulturës. Diti nisi t’i shënojë edhe orët në ditar. Dora i dridhej sepse kurrë s’kishte shkruar bukur. Ai kishte pasur prirje për muzikë. Me muzikë dhe fizarmonikë e kishte fituar bukën. “I lumi unë”, fliste me unin e tij, “m’u plotësua dëshira”. “U bana mësues”, fliste në ndeja në
katund. Dhe fjala mori dhenë. E paditën. Një anëtar i Partisë shkoi në shkollë dhe i rrëfeu çdo gjë drejtorit. Të nesërmen, drejtori i shkollës bashkë me kryetarin e Këshillit vendosën të vizitojnë shkollën. Drejtori e nxori kryetarin e Këshillit nga ora. “Mos u shqetëso! Do t’i bëjmë vizitë shkollës së Malit. Punëtori që zgjodhe ti është bërë mësues”, i tha. “Asgjë nuk po marr vesh drejtor”, i tha Gjoni. “Do ta vërtetojmë bashkë. Ashtu më njoftoi njeriu i katundit se mësues Agimi ka shkuar në tregti, ka lënë shkollën dhe Diti jep mësim. Ky është turp për shkollën tonë. Duhet të veprojmë me nxitim se na merr vesh Ministria”, tha drejtori. Gjoni, kryetar i Këshillit, ishte befasuar pa masë. Luante kokën dhe buzëqeshte. Iu afruan shkollës ngadalë pasi makinën e lanë nja dyqind metra larg shkollës. Kur u afruan, muzika buçiste dhe hidhej vallja “Xhemile, Xhemile, mas ma ban me hile”. Hynë në klasë. Diti e ndaloi muzikën. U nxi në fytyrë. U zu pisk. Qetësia mbretëroi në klasë, ndërsa drejtori me zë urdhërues u tha nxënësve: “Shkoni në shtëpi. Unë jam drejtori”. “Ditën e mirë! Ditën e mirë!”, përshëndetën fëmijët. “Ç’është kjo punë?! Ja kandidati yt!”, iu drejtua Gjonit. “Këshilli e ka zgjedhur për punëtor, jo për mësues, shoku Drejtor”, iu përgjigj Gjoni. “O Zot i madh, kjo është e pabesueshme! Ku është Agimi?”, e pyeti drejtori Ditin. Diti ishte zënë pisk. Ishte skuqur, fytyra i ishte nxirë si qymyr, i dukej se po i binte mbi kokë mali i Rumisë. I zverdhuar, dikur nisi e tha: “S’kam faj, jo. Mësues Agimi më tha ta zëvendësoj, t’i mbaj unë orët”. Hapi ditarin, vuri syzat. Në ditar ishin shkarravitur orët. Drejtori s’u besonte syve. “Shiko çka ke bërë! Kjo s’ka ndodhur askund! Kush të tha?!” U ndal dhe e vështroi rreptë. “Si guxove të shkruash orët?! Kjo është vepër penale. Mësuesin do ta shkarkojmë nga puna, por ty do të kapë gjyqi. Ja fakti”. “Ç’tu desh kjo punë?!”, i tha qetë Gjoni. “Mos drejtor! E bëra nga padituria, më kuptoni”, lutej Diti.
“Do ta largoj nga puna mësues Agimin. Ai është fajtor, por edhe ti. Kush të tha të shkruash orët në ditar?! Gabim, gabim! Do të vendosë Këshilli për ty”, i tha drejtori. “Do të mbani mbledhjen e Këshillit”, iu drejtua Gjonit, “dhe vendosni. Propozimi im është i prerë. Të dy duhet pezulluar”. Diti e këqyrte me bisht syri Gjonin, sikur donte t’i lutej: “Gabova! Më detyroi mësuesi, Agimi, më kupto”. “Nesër eja në shkollë dhe hape klasën. Do të vijë mësuesi i ri. Detyra jote është ta pastrosh objektin. Mësimin do ta mbajë mësuesi i ri. A kupton?! Mos gabo ta prekësh ditarin!”, iu kërcënua drejtori. “Si urdhëron, drejtor. Më fal, gabova. Më fal, drejtor”, lutej Diti me sy të zgurdulluar dhe me lot që i rridhnin mollëzave. Drejtori në fund vendosi ta marrë ditarin. “Më gjeti e zeza. Ç’mu desh kjo punë?”, qortonte Diti veten e tij. Diti mbeti si i stepur, mrrolej dhe qortonte veten e tij. “Vetëm Zoti dhe Gjoni më shpëton. Unë gabova rëndë”. Edhe pasi shkoi në shtëpi ishte i vrenjtur, i zemëruar sikur dhelpra e zënë në kurth. As dreka nuk i hahej. Dikur mori biçikletën dhe aty kur muzgu i parë ra në katund, hyri në oborrin e shtëpisë së Gjonit. Ashtu i turpëruar ishte nxirë. Hyri befas dhe trokiti lehtë. Gjoni ia hapi derën. U befasua saqë kur e pa, gati u ngri! Kishte mbetur në këmbë dhe dikur i tha: “Urdhëro!” “Erdha, erdha... Të lutem më ndihmo. Kam gabuar. Jam në dorën tënde”, i tha Gjonit. Gjni, ashtu i habitur, i tha: “Ulu! Të pa kush kur hyre tek unë?” “Jo! Erdha buzë mbrëmjes. Më fal”, iu përgjigj. “Është komisioni ai që vendos. Do të mundohem për të ndihmuar, por nëse e përjashtojnë mësues Agimin, të përjashtojnë edhe ty. Unë do të ndihmoj, por më kupto. Të lutem, mos m’u afro këto ditë sepse edhe ashtu më akuzojnë se unë të kam pranuar në punë”, i tha Gjoni. “Të ruajtë Zoti”, i thoshte Diti me sy lutës, duke e ndjerë fajin. Shkoj te daja i Gjonit, e luti edhe atë dhe i sqaroi gabimin. Atë natë mezi e mori gjumi, sytë iu mbyllën vonë. (vijon) e enjte, 2 prill 2020
Javore Koha
25
fejton
Kur koronavirusi infekton mendjet njerëzore (2)
Koronavirusi dhe teoritë e konspiracionit Edhe pse shumë prej teorive konspirative që u përmenden dhe që nuk u përmenden duken fare të kota, besimi se fuqitë e liga kanë ndjekur planet e fshehta është i përhapur në çdo shoqëri. Shumica e këtyre teorive kanë të bëjnë me shëndetin
Për Koha Javore:
Hajrudin S. Muja
(vijon nga numri i kaluar) Lajmet e para mbi koronavirusin nuk u morën seriozisht. Ata që thanë se ishte një lajm i rremë, po ata pohuan se është vetëm një grip, pastaj akuzuan se nuk po merren masa për situatën, dhe në fund do të thonë se nuk u bë ajo që duhej bërë! Gjithçka u bë e mjegullt dhe e pakuptueshme. Brenda gjithë kësaj lluge, katrahure, këtyre paqartësive, lindin pastaj teoritë e ndryshme të cilat përhapen më shpejt se koronavirusi. Përhapja e lajmeve të rreme dhe teorive të komplotit rreth koronavirusit është një problem kaq i rëndësishëm saqë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka krijuar një faqe interneti “myth busters” për t’i provuar dhe trajtuar ato. Ka shumë pyetje që duhen marrë me rezervë, por që duhen analizuar për mos t’ia lënë rastësisë. Shumë rrjete sociale, portale e madje edhe gazeta të njohura filluan të përhapin teoritë se virusi SARS CoV-2 është një bioterrorizëm që u krijua në një
26
Javore Koha
e enjte, 2 prill 2020
laborator kinez dhe u lëshua aksidentalisht ose me qëllim në publik (Express, 11. 03. 2020). Kanë parasysh një “hakmarrje” të Kinës për tarifat e tregtisë dhe e arsyetojnë me ngritjen e shpejtë të bursës kineze përkundër rënies së madhe të bursës në vendet tjera të botës, që u jep atyre dëshmi të mjaftueshme të besojnë se virusi është produkt i laboratoreve kineze! Rrjetet mediatike ruse e kanë quajtur “komplot perëndimor” (US News, 13. 02. 2020). “Zbornik” dhe TR1 e Rusisë dolën me akuzën që Anglia ka krijuar COVID-19 në laboratorët e
tyre si armë biologjike në vitin 2015, duke zgjedhur përhapjen e tij në botë në vitin 2020, pikërisht në kohën e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. Sipas tyre, u krijua si një vegël për përfitimet e Britanisë së Madhe dhe Amerikës kundër tregut kinez. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, shkroi për 300 000 ndjekësit e tij në “Twitter” se virusi mund të ishte sjellë në Wuhan nga ushtria amerikane (SkyNews, 18. 03. 2020), duke publikuar njëherit edhe një video të Robert Redfieldit, drejtor i US CDCP (US Centers for Dis-
fejton ease Control and Prevention) para Komitetit të Kongresit të SHBA-së, më 11 mars (CNN, 23. 03. 2020). Sipas një teorie tjetër konspirative, virusi u shkaktua nga teknologjia celulare 5G që dëmton sistemin imunitar. Përdoruesit e “Facebook”-ut dhe “YouTube”-it kanë postuar dhe kanë ndarë video të cilat janë lexuar dhe shikuar nga mijëra njerëz. Këta i mbështetën pretendimet e veta mbi faktin se Wuhan-i ishte qyteti i parë që mori “5G”! Edhe pse teoritë e tilla janë klasifikuar si të pasakta, me përhapjen e virusit u përhap edhe besimi në shkakun e teknologjisë 5G, pa ndonjë tregues për dezinformatë (Metro, 25. 02. 2020). Gazeta gjermane “Welt am Sonntag” raporton Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po i ofron shuma të mëdha parash shkencëtarëve gjermanë, përkatësisht firmës “CureVac”, e vendosur në jug të Gjermanisë, e cila shpreson ta ketë një vaksinë eksperimentale në qershor ose korrik. Ai dëshiron të ketë të drejta ekskluzive për punën e tyre, shkruan ajo. Por një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gjermani, për gazetën “Die Welt” raportoi se “Qeveria gjermane është shumë e interesuar që zhvillimi i vaksinave dhe trajtimeve kundër virusit të ri Corona të bëhet në Gjermani dhe në Evropë”. Ndryshe mendon mjeku italian Stefano Montanari, i cili pretendon se e gjithë kjo që po ndodh me koronavirusin është një “mashtrim i madh” i konglomeratit mediatik, për një rindarje të pasurisë së botës, ku më të pasurit do të bëhen akoma më të pasur dhe do të thellohet varfëria. Ai madje pohon se koronavirusi është thjesht një grip që prekë mushkëritë, se në Itali vetëm tre persona kanë vdekur nga ky virus dhe se zbulimi i një vaksine kundër këtij virusi është thjesht një mashtrim botëror sepse duke i vaksinuar të gjithë do të ngritet një biznes kolosal. Frika që po përhapet rreth koronavirusit është pjesë e strategjisë së elitave globale për të nxitur frikë dhe për të futur botën në një krizë ekonomike. Ky mendim u shërben disave për të dhënë konkluzionin se po i shërben bankierëve perëndimorë për të zhytur edhe me keq në borxhe Evropën dhe Kinën. E krahasojnë me një tjetër “11 shtator”, për të trembur dhe nën-
“
Përhapja e lajmeve të rreme dhe teorive të komplotit rreth koronavirusit është një problem kaq i rëndësishëm saqë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka krijuar një faqe interneti “myth busters” për t’i provuar dhe trajtuar ato
shtruar popullatat globale me qëllim të gjunjëzimit ekonomik të botës. Ata parashohin një përballje të shpejtë krizash ekonomike, kur pak kohë më vonë, shumë vende të botës do të detyrohen t’i paguajnë borxhet FMNsë, që do t’i marrin në emrin e luftës kundër koronavirusit. Kjo do të pasojë pas disa muajsh, kur shtetet do të detyrohen të marrin kredi të mëdha dhe “atëherë do të shfaqet virusi i vërtetë”. Si pasojë, thonë pastaj ata, njerëzve do t’u duhet të mësohen me një botë të re, më të vështirë dhe më të dhimbshme. Unë nuk besoj se hyn në teoritë e konspiracionit, por pavarësisht qarqeve që synojnë t’u mohojnë mendimin, janë edhe ata që shprehin bindjet e tyre fetare, ata që kanë një gjuhë specifike për t’i shpjeguar ndodhitë sipas terminologjisë së vet, të pavarur nga shkencat tjera. Është e natyrshme që njerëzit kur e kanë ngusht, e kujtojnë Zotin, e adhurojnë dhe i luten Atij. Se momentet në të cilat gjendemi nuk duhet të na frikësojnë, por të na shërbejnë si përkujtim për t’i rregulluar raportet tona me Krijuesin. Nuk është aspak etike që të injorohen edhe mendimet e tyre fetare rreth çështjeve të caktuara. Bindja e tyre për ndërhyrjen e Zotit me dënim apo me shpërblim është evidente dhe nuk është aspak e gabueshme të japin mendimin e fesë rreth fenomeneve që ndodhin në natyrë, rreth shkaqeve të përhapjes së epidemive e pandemive të ndryshme. Ata habiten me njerëzit të cilët besojnë se Zoti nuk ka qasje, nuk ndërhyn, nuk është në dijeni apo se nuk ndërhyn në proceset e natyrës që Vetë e krijoi! Se ndodhitë, ngjarjet, zhvillimet e fenomenet ndikohen prej njëra-tjetrës, ku ato reflektojnë në mënyra të ndryshme prej kohës në kohë! Ata përveç që ftojnë në kujdesin higjienik dhe respektimin e udhëzimeve mjekësore, kërkojnë të shtohet adhurimi ndaj Zotit, që është afër lutësit kur ai i lutet. Kërkojnë që njerëzit të ndryshojnë kahjet e tyre të
pakontrolluara, t’u shmangen ndalesave, t’i largohen amoralitetit dhe të vetëdijësohen se vetë jeta është një sprovë dhe një test për botën e amshueshme. Janë të bindur se besimi e mposhtë frikën, e shton shpresën, e forcon vetërespektin dhe e bën njeriun triumfues mbi rreziqet me të cilat sprovohet. Gjithsesi, sikurse në politikë, në kohë krizash dhe fatkeqësish të mëdha me Zotin bëhet edhe “biznes i madh”! Janë disa tipa plotësisht analfabetë, pa asnjë përgatitje të dukshme intelektuale, të cilët flasin gjithë ditën për Zotin, por që brenda një analize të kujdesshme mund ta kuptosh se përveçqë flasin shumë, nuk thonë asgjë, i shërbejnë apo thjesht kanë frikë të hyjnë në konflikt me politikën. Edhe pse shumë prej teorive konspirative që u përmenden dhe që nuk u përmenden duken fare të kota, besimi se fuqitë e liga kanë ndjekur planet e fshehta është i përhapur në çdo shoqëri. Shumica e këtyre teorive kanë të bëjnë me shëndetin. Një ilustrim mund të përdorim nga sondazhi “YouGov 2009”, sipas të cilit 16 për qind e të anketuarve në Spanjë besonin se HIV-i u krijua dhe u përhap qëllimisht në gjithë botën nga një grup ose organizatë sekrete. 27 për qind e francezëve dhe 12 për qind e britanikëve besonin se “e vërteta në lidhje me efektet e dëmshme të vaksinave fshihet qëllimisht nga publiku”. Pavarësisht cila nga këto teori mund të jetë e vërtetë, ka një thënie që i përshtatet gjendjes aktuale rreth së cilës mund të gjykojë secili sipas shijes së vet. Në romanin e shkrimtarit portugez José Saramago “Ensaio sobre a cegueira” (Ese mbi verbërinë), thotë: “Unë nuk mendoj se jemi verbëruar, ne thjesht jemi të verbër me sy në ballë, që mund të shohim, por nuk shohim! Ashtu si verbërinë, ne e zgjodhëm edhe heshtjen”, sepse: “Heshtja është duartrokitja më e mirë”! (vazhdon) e enjte, 2 prill 2020
Javore Koha
27
mozaik
Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 1998
Shqiptarëve u mundësohen pesë mandate në Kuvendin e Malit të Zi Kuvendi i Malit të Zi, në fazën përgatitore të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të caktuara për më 31 maj 1998, miratoi me konsensus të të gjitha partive relevante “ligje politike” të rëndësishëm: Ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, Ligjin për listat zgjedhore, Ligjin për Informimin Publik dhe Ligjin për Financimin e partive politike
Gjekë Gjonaj
Në përgatitjen e këtyre ligjeve kanë marrë pjesë edhe ekspertët e OSBE-së. Aprovimit të këtyre ligjeve i parapriu mbajtja e “ Tryezës së rrumbullakët malazeze” , në të cilën u miratua “ Marrëveshja për minimumin e principeve për zhvillimin e infrastrukturës demokratike në Mal të Zi” . Marrëveshjen e nënshkruan më 1 shtator 1997 kryetari i Qeverisë së Malit të Zi dhe kryetarët e shtatë,
28
Javore Koha
e enjte, 2 prill 2020
prej 9 partive dhe organizatave të përfaqësuara në parlament. Këtë dokument nuk e firmosën kryetarët e Partisë Popullore Socialiste dhe Partisë Popullore Serbe, e cila u formua me ndarjen nga Partia Popullore e Malit të Zi. Ligji i ri për zgjedhjen e deputetëve, në krahasim me zgjidhjet e mëparshme, përmban disa risi të rëndësishme, ndër të cilat veçojmë: Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të vitit 1998 do të zgjedhen 78 deputetë, 7 deputetë më shumë se në zgjedhjet e vitit 1996. Mbetet modeli proporcional zgjedhor, por për zgjedhjen e deputetëve Republika është caktuar si njësi e përbashkët zgjedhore. Ndryshoi edhe kërkesa që ka të bëjë me numrin e nënshkrimeve të mjaftueshme
për verifikimin e listës zgjedhore. Është vendosur që lista zgjedhore verifikohet nëse me nënshkrimin e vet e mbështesin 1 % e zgjedhësve nga numri i zgjedhësve në njësinë zgjedhore. Në ndarjen e mandateve marrin pjesë listat zgjedhore të cilat kanë marrë së paku 3% të votave nga numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar në njësinë zgjedhore. Domethënë censusi (pragu) nga 4% është zvogëluar në 3%. Me qëllim të realizimit të principit kushtetues dhe koncensusit që përfaqësuesve të grupeve etnike dhe nacionale t’u jepet mundësia për realizimin e të drejtës së përfaqësim adekuat ( përkatës) në Kuvend, me Ligjin për zgjedhjet e vitit 1988,
mozaik
është përcaktuar modeli i specifik i zgjedhjeve. Domethënë, është paraparë që në Republikë si njësi e përbashkët zgjedhore, nga numri i përgjithshëm i deputetëve, të zgjidhen pesë deputetë në vendvotime të përcaktuara me Vendim të posaçëm të Kuvendit. Me vendim të Kuvendit janë caktuar vendvotimet në këto komuna: Podgoricë, Ulqin, Tivar, Rozhajë dhe Plavë, nëpër bashkësi lokale ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullatës, megjithëse është caktuar që të gjitha listat e shpallura zgjedhore të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në të gjitha vendbanimet në Republikë. Kështu praktikisht u krijua e ashtuquajtura njësia e veçantë zgjedhore në kuadër të Republikës si njësi e përbashkët zgjedhore. Në ndarjen e mandateve në këto vendvotime të posaçme ( të ashtuquajtura njësi e veçantë zgjedhore) marrin pjesë listat zgjedhore të cilat kanë fituar së paku 3% të votave nga numri i përgjithshëm i zgjedhësve që kanë votuar në këto vendvotime. Përveç kësaj, me qëllim të realizimit të përcaktimit të përmendur u lehtësua edhe kushti për verifikimin e listave zgjedhore të cilat përfaqësojnë shqiptarët në Mal të Zi. U përcaktua që lista zgjedhore do të verifikohet nëse e firmosin së paku 1.000 zgjedhës. Kjo përbërje e Kuvendit është zgjedhur në periudhën mandatore prej katër vitesh dhe është dashur të zgjasë nga viti 1998 -2001. Mirëpo gjatë mandatit, domethënë gjatë vitit 199, politika shtetërore, gjegjësisht Qeveria e Republikës së Malit të Zi i ofron Qeverisë së Serbisë Platformën për riorganizimin e marrëdhënieve të përbashkëta, të cilat i mbështetën edhe anëtarët e
Qeverisë nga Partia Popullore. Për shkak të injorimit të kësaj ofertë nga organet shtetërore të Serbisë, Qeveria e Malit të Zi e ka caktuar tekstin e ri të Platformës, me të cilin ofron bashkimin e Malit të Zi me Serbinë , si dy shtete të pavarura. Partia Popullore u qëndroi besnik përpjekjeve për Malin e Zi demokratik dhe Jugosllavinë demokratike në Evropë dhe nuk ishte për krijimin dhe kosntituimin e aleancës mes dy shteteve të pavarura. Prandaj vendosi të tërhiqet nga koalicioni, kurse ministrat e saj të japin dorëheqje. Me tërheqjen e Partisë Popullore nga koalicioni erdhi në pyetje funksionimi i Kuvendit dhe i Qeverisë, pastaj u arritë marrëveshja politike që Kuvendit t’i shkurtohet mandati dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme në prill 2001. Në përputhshmëri me këtë marrëveshje, Kuvendi më 15 shkurt 2001 sjell Vendimin për shkurtimin e mandatit të saj, mandej mandati i kësaj përbërje, të zgjasë deri në prill 2001, në vend të deri në 2002.
Ngjarjet politike parazgjedhore
Problemi kryesor i cili kushtëzoi mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është përçarja në Partinë Demokratike të Socialistëve në pushtet kah mesi i vitit 1997. Kjo çarje thellësisht ndryshoi forcën ( fuqinë) e raporteve në Kuvendin Republikan të Malit të Zi të zgjedhur në vitin 1966. Në vend të shumicës absolute prej 45 deputetësh nga gjithsej 71 ( 63.3 për qind) Partisë Demokratike të Socialistëve pas çarjes , i mbetën vetëm 28 deputetë, ndërsa 17 deputetë abstenuan për Partinë Demokratike të Socialistëve së bashku me z.Momir Buillatoviq, ish- kryetarin e kësaj parti. Krahu pakicë i Partisë Demokratike të Socialistëve , në mars të viti 1998 , mori emrin Partia Socialiste Popullore. Për arsye që i theksuam Partia Demokratike e Socialistëve ishte e detyruar të formojë Qeverinë në koalicion me Partinë Popullore dhe dy parti të vogla shqiptare ( Lidhjen Demokratike në Mal të Zi dhe Unionin Demokratik të Shqiptarëve). Në rrethana të këtilla Partia Demokratike e Socialistëve pranoi kërkesat e partive opozitare për mbajtjen e zgjedhjeve të
jashtëzakonshme parlamentare.
Aksioni afirmativ
Aplikimi i aksionit afirmativ në sistemin zgjedhor në Mal të Zi ndërlidhet me zgjidhjet në Ligjin zgjedhor të vitit 1998. Mirëpo, prej atëherë e deri më tani dispozitat e cituara të nenit 118 të atij ligji , sipas të cilit së pari zgjidhen pesë dhe pastaj katër deputetë në vendvotime të caktuara me Vendim të posaçëm të Kuvendit të Republikës, paraqesin diskutime polemizuese me qëndrime të kundërta. Këtu , në të vërtetë, bëhet fjalë për lehtësimin e kushteve në bazë të të cilave subjektet nacionale shqiptare mund të fitojnë mandatet. Në këtë mënyrë shqiptarëve u është lehtësuar të fitojnë përafërsisht aq përqindje të mandateve në parlament sa është edhe pjesëmarrja e kësaj pakicë në popullsi. Ligjvënësi nuk mund të kundërshtohet për shkak të shfrytëzimit të këtij instituti, sepse Mali i Zi është shoqëri etnike heterogjene. Është me interes të përmendim se në zgjedhjet parlamentare të vitit 1998, sikurse edhe në zgjedhjet 2001, partitë shqiptare - Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve kanë fituar vetëm dy mandate ( nga pesë të mundshëm), sepse ato në të dy zgjedhjet i kanë mbështetur dy për qind të votuesve. Kjo tregon ( flet) se votuesit shqiptarë janë përcaktuar politikisht e jo etnikisht. Disa analistë politikë po edhe përfaqësues të partive politike jo shqiptare shpeshherë kanë parashtruar pyetjen pse me zgjidhjet e përmendura ligjore u është lehtësuar vetëm shqiptarëve fitimi i mandateve në Kuvendin e Malit të Zi, e jo në parim të gjitha pakicave dhe grupeve tjera etnike në Mal të Zi, mbi të gjitha boshnjakëve, kroatëve dhe myslimanëve. Në këtë pyetje nuk ka përgjigje të kënaqshme, e cila ndoshta ka qenë edhe njëra prej arsyeve që në materialin ( raportin) e OSBE-së dhe ODIHRI-t të sugjerohet se është e nevojshme të bëhet vlerësimi i ri i sistemit të tanishëm elektoral për mbrojtjen e të drejtave të pakicave me të cilat do të përfshihen të gjitha pakicat, respektivisht të gjenden mënyrat se si do të përcaktohen rregullat e reja për mbrojtjen e përfaqësimit të pakicave. (Vijon) e enjte, 2 prill 2020
Javore Koha
29
kulturë
Mbi veprën “Dëshmitarë në kohë historike – Ditari” (1966-2014) të akademikut Rexhep Qosja (4)
Luftëtar i njohur në fushën e dijes Shaban Hasangjekaj (vijon nga numri i kaluar) Në vështrimin e vet përmbyllës mbi arsyen e mbajtjes së ditarit, akademiku Qosja me mençuri, dinjitet dhe maturi, shprehet: “Ne, brezi im, por edhe më të rinjtë, e për të vjetrit të mos flasim, kam pasur fatin të jetoj në një kohë, si ta them, me shumë dyshime, lëvizje, turbullime, shqetësime, shumë shqetësime politike, shoqërore dhe shtetërore, veprime, mendime, masa politike të ndryshme, që në pjesën më të madhe të rasteve e kanë rënduar jetën. Ashtu ka qenë rendi shoqëror. Në mënyrë të veçantë s’kemi mundur të shprehim mendimin e hapur drejtpërdrejt, sinqerisht, siç e kemi menduar për një varg veprimesh, masash e sjelljesh politike në atë kohë, për të cilat unë kam mbajtur ditarin. Meqenëse s’kam mundur të dal politikisht t’i shkruaj disa gjëra, atëherë unë kam bërë siç kanë bërë disa autorë të vendeve tjera, por atykëtu edhe disa autorë shqiptarë. Dhe kam shkruar për ngjarje të ndryshme politike, për njerëz politikë, për njerëz të ndryshëm të kulturës, të krijimtarisë, të shkencës, të albanologjisë, për shqiptarë, kam shkruar edhe për serbë, për maqedonë, aty-këtu për malazezë, për të gjithë njerëzit e organeve të ndryshme që i kanë takuar fatit ndër banorët e Kosovës, dhe ashtu kam vazhduar më së shumti për tema politike, por jo vetëm për ato politike”. Veprimtari i palodhur i të gjitha të cekurave më lart, Rexhep Qosja, është
30
Javore Koha
e enjte, 2 prill 2020
lindur më 25 qershor 1936, në Vuthaj të Gucisë, mu rrëzë Alpeve Shqiptare të thepisura e me kreshta. Shkollën fillore katërklasëshe e përfundoi në fshatin e lindjes, në Vuthaj, kurse tetëvjeçaren e përfundoi në Guci. Shkollën normale (të mësuesisë) e përfundoi në Prishtinë. Në vitin 1964 ka kryer studimet e larta në degën e Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Është specializuar në shkencën e letërsisë në Universitetin e Beogradit, në të cilin në vitin 1971 ka doktoruar duke marrë titullin “Doktor i shkencave filologjike”, me temën “Asdreni – jeta dhe vepra e tij”. Ka qenë profesor i estetikës dhe drejtues i studimeve të shkallës së tretë për filologji në Fakultetin Filologjik të Prishtinës. Ka qenë kryeredaktor i Revistës letrare “Jeta e Re” dhe për 11 vite drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Ka qenë kryetar i Lëvizjes së Bashkuar Demokratike të Kosovës, anëtar i delegacionit të Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje të Francës dhe anëtar i kryesisë së këtij delegacioni. Ka qenë anëtar i Këshillit administrativ dhe i Këshillit të përgjithshëm të Kosovës, në kohën kur kryeadministrator i Kosovës ishte Bernard Kushner. Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës prej themelimit të saj, dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në vitin 1998 është nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Është shpallur “Qytetar Nderi” i qyteteve Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Malësi e Madhe të Republikës së Shqipërisë. Edhe pse është në pension, është aktiv në punën e tij krijuese. Jeton në Prishtinë, por kryesisht muajt e verës i kalon në vendlindjen e vet, të cilën e don dhe e çmon shumë, në fshatin Vuthaj të Komunës së Gucisë. Proza ka qenë dhe është veprimtaria kryesore e opusit të gjerë dhe voluminoz krijues letrar më se 50-vjeçar të akademikut Rexhep Qosja, e shprehur në: tregime e romane, dramaturgji, histori të letërsisë, kritikë, eseistikë, publicistikë dhe polemikë. Ndër më se 40 veprat e botuara deri më tani të tij, veçojmë: “Episode letrare” (1967), “Dialog me shkrimtarë”
kulturë
(1968), “Antologji e lirikës shqipe” (1970), “Kontinuitete” (1972), “Asdreni – jeta dhe vepra” (1972), “Panteoni i rralluar” (1973), “Vdekja më vjen prej syve të tillë” (1974), “Shkrimtarët dhe periudha” (1975), “Anatomia e kulturës” (1976), “Mite të zhveshura” (1978), “Prej tipologjisë deri te periodizimi” (1979), “Morfologjia e një fushate” (1980), “Nocione të reja albanologjike” (1983), “Historia e letërsisë shqipe I” (1984), “Historia e letërsisë shqipe II” (1984), “Antologjia historike e letërsisë shqipe” (1985), “Historia e letërsisë shqipe III” (1986), “Porosia e madhe” (1986), “Populli i ndaluar” (1990), “Strategjia e bashkimit kombëtar” (1992), “Çështja shqiptare: Historia edhe politika” (1994), “Ligjërime paravajtëse” (1996), “Fjalor demokratik” (1997), “Paqja e përgjakshme: Konferenca ndërkombëtare për Kosovën” (1999), “Një dashuri me shtatë faje” (2001), “Asdreni – jeta dhe vepra e tij” (“Toena”, Tiranë, 2002), “I ringjalluri i penduar” (2002), “Ideologjia e shpërbërjes” (2006), “Realiteti i shpërfillur”, vështrim kritik mbi pikëpamjet e Ismail Kadaresë për identitetin shqiptar (2006), “Rilindja e dytë”, “Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne” (2007), “Shqipëria dhe Kosova – Si janë dhe si duhet të jenë” (2013), “Dëshmitar në kohë historike – Ditari” I, II, III, IV dhe V (2014) dhe VI, VII e VIII (2019), vëllime këto të botuara ngaSHB “Toena” - Tiranë. Veprat “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “Sfinga e gjallë”, “Beselam pse më flijojnë”, “Bardha”, “Çështja shqiptare – historia dhe politika” dhe “Populli i ndaluar” janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Dramat e tij janë shfaqur në teatrot e Kosovës, Shqipërisë, në disa qendra në ish-Jugosllavi dhe Evropë. Është i prezantuar në disa antologji të botuara në ish-Jugosllavi, Paris, Moskë etj. Shkrimet e tij publicistike, të botuara në shtypin kroat dhe slloven kundër politikës serbe ndaj shqiptarëve, duke filluar nga viti 1981, shënojnë fillimin e dejugosllavizimit të mendimit politik shqiptar në Kosovë. Është njëri ndër kritikët letrarë më të njohur dhe më produktivë në Ballkan, sipas albanologut kanadez, Robert Elsie. Theksojmë se Instituti Albanologjik i
Prishtinës, në vitin 2012, ka botuar serinë e veprave të akademikut Rexhep Qosja në 29 vëllime. Ndër vlerësimet e shumta që në tubimet, akademitë, tryezat e rrumbullakëta dhe manifestimet e ndryshme letrare i kanë dhënë personalitetet e opuseve të ndryshme krijuese Rexhep Qosjes, mbi veprimtarinë e tij shumëpërfshirëse krijuese e letrare, veçojmë ato të reflektuara në Takimet XXXVII Letrare të Plavës, me rastin e prezantimit të portretit të tij letrar. Epikologu i mirënjohur shqiptar, ish-studenti i akademikut Rexhep Qosja, prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, duke folur për veprimtarinë e gjerë të bujshme dhe shumë përfshirëse të ish-profesorit të vet Rexhep Qosja, është shprehur: “Për personalitete të mëdha që e kanë vendin në panteonin e njerëzve të shquar, siç është Rexhep Qosja, nuk është lehtë për të folur. Kumtesa ime është vetëm një skicë për një studim më të gjatë nga mund të dalin së paku edhe tri monografi”. Duke përfunduar kumtesën e vet, profesor Neziri nuk ngurroi për të përmendur atë që e ka thënë edhe më parë, që Plava e Gucia kanë pasur dikur nam të madh dhe famë të madhe, por nam dhe famë të madhe kanë edhe sot. Plava dhe Gucia kanë pasur dikur luftëtarë të guximshëm dhe gjeneralë të shquar të luftës, si Ali Pashë Gucia dhe Jakup Ferri, kurse sot kanë gjeneralë të njohur në fushën e dijes, e ndër ta shkëlqen emri dhe vepra e Rexhep Qosjes. Ndërkaq, bashkëvendësi, publicisti, përkthyesi dhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare shqiptare, nga Vuthajt e Gucisë, prof. Binak Ulaj, në fjalën e vet të rastit kushtuar akademikut Rexhep Qosja, ish-profesorit dhe mentorit të tij në Universitetin e Prishtinës, tha se për afër gjysmë shekulli akademik Rexhep Qosja ishte zë i fuqishëm i ndërgjegjes dhe guximit intelektual shqiptar, personalitet me kulturë të gjerë shkencore letrare, i cili deri më tani ka botuar 40 vepra të fushave të ndryshme. “Ai është kritik letrar, historian i letërsisë, prozator e dramaturg, publicist, eseist dhe polemist i pakompromis. Në qendër të veprës së tij është fati i popullit shqiptar në rrjedhat e his-
Për të shkruar mbi veprimtarinë shumë përfshirëse krijuese të të madhit Rexhep Qosja nuk është fare lehtë sepse duhet pasur njohuri, dinjitet dhe vigjilencë universale. Por, varësisht nga aftësitë e mia publicistike, kam bërë përpjekje që aderuesit e fjalës së shkruar letrare shqipe, bile së paku, t’i njoftoj me personalitetin kolosal të akademikut Rexhep Qosja torisë, luftëtarët e tij shekullorë për liri e pavarësi dhe rruga që duhet bërë për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare, ende të pazgjidhur tërësisht”, ka theksuar Ulaj. Dhe në vazhdim ka theksuar se “shqetësimet e Qosjes për vlerat sublime të njeriut, siç është liria, e drejta, e vërteta dhe angazhimi për mbrojtjen e tyre, ishin dhe mbesin parime jetësore të akademik Qosjes”. Në fund, prof. Ulaj ka konfirmuar se “këto parime janë reflektuese dhe e veçojnë gjithë veprimtarinë e tij letrare dhe shkencore. Kjo vërehet në shkrimet e tij të para kritike për letërsinë e traditës dhe atë bashkëkohore. Ndonëse veprën letrare e vështron si realitet të mëvetësishëm letrar, atë e sheh të lidhur ngusht me jetën shoqërore dhe ndikimin e saj në të. Kështu, duke folur për shkrimtarin dhe kritikun letrar, thekson përgjegjësinë etike, estetike, shoqërore dhe ideologjike të tij”. Për të shkruar mbi veprimtarinë shumë përfshirëse krijuese të të madhit Rexhep Qosja nuk është fare lehtë sepse duhet pasur njohuri, dinjitet dhe vigjilencë universale. Por, varësisht nga aftësitë e mia publicistike, kam bërë përpjekje që aderuesit e fjalës së shkruar letrare shqipe, bile së paku, t’i njoftoj me personalitetin kolosal të akademikut Rexhep Qosja. (Fund) e enjte, 2 prill 2020
Javore Koha
31
Mozaik
Sipas Ekipit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Plavës
Në komunat Plavë dhe Guci nuk ka të prekur me koronavirus
Plavë – Në takimin e Ekipit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Plavës, të mbajtur të martën, më 24 mars 2020, në sallën për seanca, tubime dhe takime të Komunës së Plavës, kryetari i Komunës, Mirsad Bajraktareviq, i cili e ka menaxhuar takimin, në fjalën e rastit ka deklaruar: “Sipas të dhënave zyrtare të Trupit Koordinues Nacional, në betejë kundër sëmundjeve infektive, numri i të prekurve nga koronavirusi Covid-19, në Mal të Zi nuk është konstant dhe se ndryshon prej orës në orë dhe prej ditës në ditë, por ajo që neve na bën të lumtur është fakti se deri në ditën e sotme, në Komunën e Plavës, por as në atë të Gucisë, nuk është shënuar asnjë rast i prekur me koronavirus”. Ai ka shtuar se janë “të kënaqur edhe me shkallën e përgjegjësisë së qytetarëve, të cilët në masën më të madhe i respektojnë rekomandimet dhe udhëzimet e organeve kompetente shtetërore”. Nënkryetari i Komunës së Plavës,
32
Javore Koha
e enjte, 2 prill 2020
Nihad Canoviq, të pranishmit i ka informuar mbi donacionin prej 10 mijë dollarësh, të cilin e ka destinuar Fondacioni “Gusinje” për blerjen e artikujve ushqimorë për banorët të cilët janë në gjendje të nevojës sociale në territorin e komunave Plavë dhe Guci. “Kushedi se për të satën herë, njerëzit tanë në diasporë tregojnë humanitetin dhe madhështinë e vet. Gjithmonë janë aty kur i nevojiten vendlindjes”, është shprehur ai. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit “Dr. Branko Zogoviq” në Plavë, dr. Omer Shahmanoviq, bashkëbiseduesit i ka njoftuar me masat parandaluese të cilat i kanë ndërmarrë, andaj ka shprehur bindjen që sa i përket Shtëpisë së Shëndetit në Plavë dhe stacioneve shëndetësore në Guci e Murinë, respektohen të gjitha procedurat e përcaktuara dhe se niveli i mbrojtjes shëndetësore në trevën e komunave Plavë e Guci, është në shkallën më të lartë. Sipas fjalëve të shefit të sektorit të sigurisë në Plavë, Xhemall Shabot-
iq, nëpunësit e policisë momentalisht kanë parashtruar gjashtë fletëparaqitje penale në trevën e Komunës së Plavës, kundër personave të cilët kanë shkelur masat e parapara me dispozita ligjore në luftë kundër koronavirusit, kurse kolegu i tij, komandanti i Stacionit të Policisë Kufitare në Plavë, Radenko Simonoviq, ka deklaruar se kalimi kufitar Gërnçar-Vërmosh, është mbyllur më 13 mars 2020 dhe se në ndërkohë nuk ka pasur kalime ilegale të kufirit, mirëpo ka pasur qëndrime (banime) të paligjshme, për çka edhe janë shqiptuar ca urdhëresa për kundërvajtje. Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Plavë, Branka Gjukiq, ka bërë me dije se në Qendrën në fjalë kanë organizuar punën në formë kujdestarie prej orës 09-12, në mënyrë që edhe më tutje të jenë në shërbim të qytetarëve, kurse drejtoresha e Kryqit të Kuq të Plavës, Ellvira Mulliq, ka deklaruar se cilat masa ndërmerren për t’i ndihmuar banorët lokalë dhe ka theksuar se është e mundur të thirret në numrin e telefonit 069 194 475 nëse dikujt i nevojitet ndihma e vullnetarëve të Kryqit të Kuq. Kryetari i Kuvendit të Komunës së Plavës, Shefket Jevriq, ka lavdëruar veprimet e Qeverisë së Malit të Zi, të aplikuara me qëllim të luftës kundër koronavirusit, duke vlerësuar se masat e aplikuara kanë qenë në kohë të duhur dhe adekuate. Të gjithë pjesëmarrësit e takimit i kanë shprehur falënderimin Fondacionit “Gusinje” për ndihmën financiare, duke konstatuar se ndihma më e mirë dhe më transparente është ndihma që arrin deri tek ato kategori nevojtarësh, që kanë më shumë nevojë, ashtu që do të themelohen komisionet që do të vendosin për secilin pako veç e veç të mbështetjes, e pastaj do të përpilojnë raportin mbi veprimin e kryer. Në fund, pjesëmarrësit e takimit kanë përcjellur apelin e përbashkët qytetarëve të të dy komunave që t’u përmbahen masave të parapara për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga pasojat e pandemisë së koronavirusit. Shaban Hasangjekaj
Mozaik
Dhuratë e Rotary Club-it Tivar për Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu” në Ostros
Pajisje teknologjike për avancimin e zbatimit të programit mësimor
“
Rotary Club-i Tivar i dhuroi donacion shkollës në Krajë: një televizor, një aparat fotokopjimi me skaner dhe pesë kompjuterë, të cilët pa dyshim do t’ua lehtësojnë punën mësimdhënësve dhe nxënësve në përgatitjen e materialit edukativ-arsimor (materialit mësimor) dhe për realizimin e programit në distancë (online) të mësimit “Mësojmë në shtëpi”
Ostros - Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Krajë fitoi të shtunën, më 28 mars 2020, dhuratë me shumë vlerë nga Rotary Club-i i Tivarit. Siç mësohet, projekti “10 vjet për 10 shkolla” ka për qëllim që shkollat e Tivarit të pasurohen dhe të bëjnë përpjekje lidhur me kërkesat e më-
simit në distancë (online). Kështu Rotary Club-i Tivar i dhuroi donacion shkollës në Krajë: një televizor, një aparat fotokopjimi me skaner dhe pesë kompjuterë, të cilët pa dyshim do t’ua lehtësojnë punën mësimdhënësve dhe nxënësve në përgatitjen e materialit edukativ-arsimor (materialit mësimor) dhe për re-
alizimin e programit në distancë (online) të mësimit “Mësojmë në shtëpi”, shprehen nga Rotary Club Tivar. Drejtori i shkollës, Beqir Berjashi, falënderoi Rotary Club-in Tivar për donacionin dhe shtoi se kjo dhuratë i ka gëzaur mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës, posaçërisht sot kur mësimi zhvillohet nga shtëpitë. “Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës sonë, të cilët mësimin e zhvillojnë në gjuhën shqipe, janë të lidhur me grupe në aplikacione të ndryshme të internetit dhe deri më tash kjo formë e punës po funksionon siç duhet dhe ka dhënë rezultate”, ka theksuar ai. Berjashi gjithashtu vuri në dukje se janë në pritje të organizimit të mësimit në gjuhën shqipe, të cilin e ka paralajmëruar Ministria e Arsimit. Komunikimi i deritashëm në relacionin nxënës-mësimdhënës-prindër po funksionon për mrekulli. Ai më këtë rast falënderon posaçërisht prindërit, të cilët në shtëpi i ndihmojnë fëmijët dhe respektojnë instruksionet dhe këshillat e mësimdhënsëve. Në këtë mënyrë nxënësit përvetësojnë njohuri të reja dhe, siç po shihet, nuk do të mbesin prapa. Duhet theksuar, tha ai në fund, se nxënësit nga Kraja janë të privuar nga mësimi (orët mësimore) që jepet në kanalet televizive në gjuhën shqipe pasi që në trevën e Krajës nuk mund të shihen kudo TV “Boin” dhe TV “Teuta”. Përndryshe, java e parë e mësimit në largësi, në bazë të përfundimeve të aktiveve profesionale dhe këshillave të klasave ia ka arritur qëllimit dhe është realizuar në tërësi ajo që është synuar në këtë shkollë, të vetmin institucion edukativ-arsimor ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe në koAli Gjeçbritaj munën e Tivarit. e enjte, 2 prill 2020
Javore Koha
33
portret
Portret: Xhelal Hoxha
Luftëtar i paepur për mbrojtjen e mjedisit jetësor Xhelal Hoxha është njëri nga ata që ndër të parët ka vendosur gurthemelet e shoqërisë civile në Ulqin dhe në përgjithësi në Malin e Zi. Them ndër të parët pasi që ai, që nga koha kur ka themeluar Shoqatën Ekologjike “Kalimera”, me të vërtetë ka bërë hapat e para gjigante nëpërmes shoqërisë civile për një shoqëri më të mirë, më të shëndoshë dhe më të lirë
Ismet Karamanaga Të bësh portretin e një personazhi i cili për më shumë se tri dekada merret me gjëra jetike jetësore, siç është mjedisi jetësor, është një sfidë e madhe. Të merresh, siç thotë ai, me zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet shoqëria në përgjithësi, me projekte të mira, është vështirë. Shteti ka lejuar themelimin e organizatave të shoqërisë civile dhe gjithmonë deklarohet që don bashkëpunim, mirëpo ingerencat nuk ia lëshon askujt. Prandaj, të veprosh në një shtet i cili ju lejon të merreni edhe me gjëra që janë në kompetencën e tyre, por i cili shpeshherë ju frenon, është shumë vështirë pasi që shteti ynë, si shumë të tjerë në tranzicion, ende vështirë i përballon sfidat në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Aq më tepër kur merresh me shoqërinë civile, ku për
34
Javore Koha
e enjte, 2 prill 2020
çdo ditë jeni të penguar nga ana tjetër e cila ka pushtetin dhe mjetet për t’ju frenuar. Besoj se ia kam qëlluar me këtë hyrje për të shpjeguar se sa e vështirë ka qenë dhe është kjo rrugë, pasi që pak e shumë edhe unë kam luftuar dhe ende luftoj me hapat e Don Kishotit për një shoqëri më të lirë dhe më të mirë. Njëri nga ata që ndër të parët ka vendosur gurthemelet e shoqërisë civile në Ulqin dhe në përgjithësi në Malin e Zi ka qenë dhe ka mbetur Xhelal Hoxha. Them ndër të parët pasi që ai, që nga koha kur ka themeluar Shoqatën Ekologjike “Kalimera”, me të vërtetë ka bërë hapat e para gjigante nëpërmes shoqërisë civile për një shoqëri më të mirë, më të shëndoshë dhe më të lirë. Ai dhe të tjerët të cilët kanë filluar të luftojnë në këtë drejtim kanë qenë dhe ende janë ndërgjegjja e organeve kompetente, duke filluar nga ato lokale deri tek ato shtetërore. Më kujtohet koha kur Shoqata “Kalimera”, me Xhelal Hoxhën në krye, ka fituar shpërblimin e tretë në një ceremoni në Zhablak, kur Mali i Zi është shpallur shteti ekologjik i parë në botë. Në shtator të vitit 1991, në Zhablak, në një mbledhje solemne u aprovua Deklarata
mbi shtetin ekologjik të Malit të Zi. Atë ditë, më kujtohet, isha i ftuar në emisionin “Jutarnji program” të Televizionit të Malit të Zi. E kam ditur që Xhelali ishte i ftuar në Zhablak, prandaj në emision, duke folur për Kalanë dhe restaurimin e saj, thashë se në Ulqin
portret ka njerëz të cilët luftojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe e përmenda Shoqatën “Kalimera“ dhe kryetarin e saj, i cili me hapat e Don Kishotit lufton për shtetin ekologjik të Malit të Zi. Ishte kjo një fjali modeste që sadopak ka pasur jehonë për këtë njeri kaq të vyeshëm, me një energji të rrallë dhe të pashtershme për t’u shpallur ai dhe Shoqata ”Kalimera” e treta në Malin e Zi, në shtator të vitit 1991 në Zhablak. Më kujtohet gëzimi i tij kur më tha: “e fituam“. Ishte kjo një lëvdatë dhe shpërblim i merituar. Bile unë gjithmonë kam thënë që ai ka qenë shpërblimi i parë pasi që dy shpërblimet e para i kanë fituar institucionet shtetërore. Xhelal Hoxha është i palodhur. Gjithmonë, që nga fillimet e shoqërisë civile dhe lejimit nga ana e shtetit të veprimit të saj në kohën e tranzicionit, asnjëherë nuk është ndalur. Edhe më vonë, si kryetar i OJQ “Hapi i Gjelbër”, pandërprerë shkruan, apelon tek organet kompetente të Komunës së Ulqinit dhe ato shtetërore për përmirësimin e mjedisit jetësor. Ambienti dhe ekologjia kanë mbetur në fokusin e interesimit të tij dhe jam më se i sigurt që ajo do të mbetet gjithmonë deri në fundin e jetës së tij. Asnjëherë nuk është ndaluar, pavarësisht që shpeshherë ka hasur dhe vazhdon të përballet me moskuptimin e atyre të cilët janë në pushtet. Mirëpo Xhelalin asnjë pushtet nuk mund ta ndalojë. Shkruan, bën projekte me
rëndësi për Kriporen, Port Milenën. Ai ka qenë, është dhe ka mbetur sinonim i mbrojtjes së ambientit jetësor në Ulqin dhe më gjerë. Edhe disa fjali nga jeta e këtij njeriu të jashtëzakonshëm. Ai ka qenë një ndër studentët më të mirë të Universitetit të Sarajevës në kohët e arta të ish-Jugosllavisë. Edhe më vonë, si drejtor i një ndërmarrjeje, ka treguar karizëm dhe kurajo, mirëpo rrethanat kanë qenë ashtu që ajo, si shumë të tjera, u mbyll dhe mbeten vetëm në kujtesën tonë. Nuk është për t’u çuditur pasi që tranzicioni në këto treva, në veçanti te ne në Ulqin, ka qenë fatal për të gjitha ato. E tepërt do të ishte të përmenden hotelet, ndërmarrjet e ndryshme, Kriporja etj. Prandaj edhe Xhelali nuk ka mundur të ketë shkopin magjik. Unë nuk jam kompetent të analizoj gjëra të tilla, por shoh si të gjithë qytetarët e Ulqinit që qyteti ynë ka pasur tranzicion të tmerrshëm. Prandaj nuk është për t’u çuditur që asnjë ndërmarrje nuk ka mundur t’i shmanget këtij realiteti të hidhur. Xhelali kritikon dhe kërkon nga organet kompetente të Komunës së Ulqinit bashkëpunim më të ngushtë për përmirësimin e kushteve të mjedisit, kritikon për të mirën e të gjithëve jo vetëm pushtetin lokal dhe politikën e tyre ndaj qytetit tonë, por edhe politikën e shtetit të Malit të Zi. E të gjitha këto për ngritjen e imazhit të qytetit të Ulqinit në një nivel më të lartë, ashtu siç e meriton qyteti dhe popullata e këtij qyteti të
lashtë dhe të bukur. Nganjëherë pena e tij është e ashpër, por jam më se i bindur që gjithmonë veç për qëllime të mirë, në veçanti kur shkruan për rregullimin e shtratit të Port Milenës, Kripores së Ulqinit. Port Milena ka qenë obsesioni i tij pasi që ai në mënyrë studimore ka shkruar, folur dhe gjithmonë ka ofruar planin për t’u eliminuar kjo “bombë ekologjike” në qytetin tonë. Të gjitha këto ide duhet të kuptohen si një mendim i shëndoshë i një ekologu, i një njeriu me përvojë të madhe për zgjidhjen e problemeve që na brengosin ne si popullatë dhe si qytet me një potencial të jashtëzakonshëm, një dhunti të dhënë nga Perëndia. Xhelal Hoxha nuk ka pasur aspirata për politikë. Një kohë ka qenë simpatizues i një partie evropiane, por në kohën kur ajo ka qenë unike dhe e fortë, me ide përparimtare. Mirëpo, më vonë është larguar duke parë se edhe ata nuk janë më në rrugën e demokracisë së vërtetë. Kështu që, sipas mendimit tim, Xhelal Hoxha e ka gjetur veten në shoqërinë civile, ku jep një kontribut të madh, pavarësisht nga mosha. Tekefundit, mosha tek ai ka një rol shumë të vogël. Ai është i palodhur. Populli ynë thotë “është më i fortë se guri”. Asgjë dhe askush nuk mund ta lodhi. Gjithashtu duhet të theksohet se Xhelali gjithmonë ka pasur edhe mbështetjen nga familja e tij, në veçanti nga bashkëshortja Hyrija, një zonjë e shkolluar dhe e emancipuar. Të gjithë anëtarët e familjes së tij janë të edukuar, të vyeshëm, të shëndoshë, të emancipuar, të shkolluar nëpër universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Prandaj Xhelali tërë jetën e tij ka qenë dhe është në luftë për familjen e tij, për familjen nga e cila ai gjithmonë ka pasur mbështetje për punën e tij të palodhshme. Edhe diçka tjetër, në fund të këtij portreti kushtuar Xhelal Hoxhës. Ai ende është vital, pavarësisht nga mosha, dhe ka një potencial të pashtershëm. Prandaj mendoj se rrallë kush do të arrijë një veprimtari kaq të vlefshme në lëmin e ekologjisë dhe të mbrojtjes së mjedisit jetësor, siç është Xhelal Hoxha. Mendoj se është mirë të shënohen shembuj të këtillë pasi që ata janë të rrallë dhe duhet t’ua lëmë trashëgimi brezave që vijnë pas nesh. Zotëri Xhelal Hoxha meriton pa dyshim respekt të veçantë nga të gjithë në, në veçanti nga shoqëria civile. e enjte, 2 prill 2020
Javore Koha
35
e a avorh KJo Podgori cë e enjte, 2 prill 2020
Viti XlX Numër 906 Çmimi 0,50
Coronavirusi, ky armik i padukshëm ISSN 1800-5696
Masakra e harruar
Koncerti i saj solo, edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit