Koha Javore Podgoricë e enjte, 9 prill 2020 Viti XlX Numër 907 Çmimi 0,50
Leksionet që vijnë nga koronavirusi ISSN 1800-5696
Nga burgu i virusit
Mendime në një përvjetor të madh
Përmbajtje
6
14 Komunikimi modern dhe tjetërsimi i individit
Mungojnë varret e të masakruarve
18
20 Ndikimi i izolimit në shëndetin psikofizik dhe rekomandimet
Kënga më bën komode dhe të plotësuar
Koha Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore Koha
e enjte, 9 prill 2020
Përmbajtje
22
28 Shëtitja nëpër trevat shqiptare
Lamtumira për ikonën e humorit që dhuroi buzëqeshje gjatë gjithë jetës
30
32 Deputetët dhe ministrat shqiptarë
Masat kufizuese shpëtuan banorët nga shtrirja e epidemisë KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
Koha Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 9 prill 2020 Viti XlX Numër 907 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Në udhëkryq
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
1 NSSI
6965-008
ëve Leksionet që vijnë ulqinaka r e nga koronavirusi mungu ë e dëshir nhjëet ma trit-o Teaje
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
ISSN 1800-5696
uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Nga burgu i virusit
Mendime në një përvjetor të madh
i virusit Nga burgu
madh një përvjetor të Mendime në
nga koronavirusi Leksionet që vijnë
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 743
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
e enjte, 9 prill 2020
Javore Koha
3
Ngjarje Javore
Dita e Komunës së Ulqinit u shënua në mënyrë modeste
Prioritet madhor, mbrojtja e shëndetit të qytetarëve Ulqin – Për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, Dita e Komunës së Ulqinit është shënuar sivjet me një seancë modeste, që u mbajt të shtunën në sallën e madhe të Kuvendit, ku morën pjesë një numër i vogël i personave – përfaqësues të klubeve të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, krerët e pushtetit lokal dhe punonjësit e medias. Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, dr. Ilir Çapuni, ka thënë se në vend të kuvendit solemn, me prani të mysafirëve dhe miqve nga anembanë bota, këtë vit ekzistojnë rrethana të tjera dhe janë të detyruar që në këtë mënyrë ta shënojnë Ditën e Komunës së Ulqinit dhe ta mbajnë gjallë këtë traditë 20-vjeçare. “Përgjegjësia jonë qytetare na obligon që të qëndrojmë në shtëpi dhe
4
Javore Koha
e enjte, 9 prill 2020
të mos dalim. Do të kemi kohë për solemnitete dhe gëzime, ama para kësaj duhet që nga kjo sëmundje që ka kapluar botën të dalim fitimtarë dhe më të fortë”, ka thënë ai. Çapuni ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata “që janë në linjën e parë të frontit, në veçanti për mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë”, por edhe për të gjithë të tjerët që në forma të ndryshme po ndihmojnë përballjen me pandeminë COVID-19. Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka thënë se në këtë periudhë edhe Ulqini si i gjithë shteti ka prioritet madhor mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. “Si i gjithë Mali i Zi ne jemi të fokusuar në tejkalimin e pandemisë globale e që mund të shkaktojë frenim në ekonomi, biznes e në veçanti në fus-
hën kryesore të Ulqinit, në turizëm. Ne si ekip për parandalimin e pandemisë jemi fokusuar në këto fusha dhe llogarisim që me ndihmën e qeverisë dhe të ministrave përkatës do ta kalojmë me sukses këtë fazë të vështirë për Ulqinin”, ka theksuar ai. Me këtë rast, telegrame urimi kryetarit të Komunës së Ulqinit dhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit u kanë dërguar udhëheqësit më të lartë shtetërorë të Malit të Zi, deputetë, kryetarë të komunave, drejtues të institucioneve etj. Dita e Komunës së Ulqinit, e shtuna e parë e muajit prill, është shënuar për çdo vit me aktivitete të shumta që kanë zgjatur disa ditë. Kjo është hera e parë që Dita e Komunës së Ulqinit shënohet në këtë mënyrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia i. k. COVID-19.
Ngjarje Javore
Këshilli i Bashkimit Evropian emëroi Përfaqësuesin e Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi
Mirosllav Lajçak merr zyrtarisht detyrën Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar të premten zyrtarisht ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, si Përfaqësues të Posaçëm të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Përmes një njoftimi, Këshilli ka thënë se “detyrat e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së do të jenë arritja e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pajtimi midis partnerëve në Ballkanin Perëndimor, duke i ndihmuar ata të kapërcejnë trashëgiminë e së kaluarës”. Mandati fillestar i Lajçakut do të jetë 12 muaj. Se do të ndodhte emërimi
i Lajçakut në këtë pozitë ishte paralajmëruar shumë më herët nga burime brenda BE-së Spektri institucional dhe politik në Prishtinë është i ndarë rreth emërimit të Lajçakut në këtë detyrë. Blloku politik i përfaqësuar nga presidenti Hashim Thaçi, në të cilin janë rreshtuar shumica e subjekteve politike, përfshirë LDK-në, PDK-në, AAK-në e Nismën, do që BE-ja të mos ketë rol në negociatat Kosovë-Serbi. Thaçi ka deklaruar më herët se “misioni i tij është i paracaktuar të dështojë”. Mbështetur në deklarimet e kreut të shtetit, por edhe të liderëve të këtyre partive, qendra e dialogut duhet zhvendosur në Shtëpinë e Bardhë, ani se njohës vendorë e ndërkombëtarë druajnë se në Uashington Kosovën e pret një zgjidhje e shpejtë që i prek
edhe kufijtë. Si justifikim për zhvendosjen e adresës ku duhet zhvilluar dialogu, është përmendur edhe mosbesimi në Lajçakun, i cili mban qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës, sikurse mban edhe vetë BE-ja. Kryeministri Albin Kurti, Qeveria e të cilit është shkarkuar me mocion mosbesimi edhe me aminin e administratës së presidentit Donald Trump, insiston që dialogu nuk duhet ngutur dhe se ai duhet të vazhdojë në Bruksel, me rol aktiv të Shteteve të Bashkuara. Mirosllav Lajçaku ka qenë zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, njërit prej pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. (Kohapress)
e enjte, 9 prill 2020
Javore Koha
5
Vështrim & Opinion
Komunikimi modern dhe tjetërsimi i indiv Andaj, traditat që dikur janë manifestuar me shumë zell dhe vullnet, sot realizohen përmes rrjeteve të tilla sociale. Madje, kjo ndërlidhet me gjendjen faktike që tregon se Qani Osmani shqiptarët në rajon janë të parët për nga shfrytëzimi i këtij shkopi magjik. Këto rrjete sociale të cilat njëherit janë prore të globalizmit, janë ato Me zhvillimin e teknologjisë rrjete të cilat kanë ndikuar që edhe njerëzimi ka fituar terrenin e merit- jeta dhe mjedisi social të ndryshouar duke iu dhënë hapsira pa limit jë dukshëm. Një gjë e tillë vërehet në galaktikën eloktronike sociale. edhe gjatë ndejave të ndryshme Përderisa në njërën anë kemi një familjare, gjatë bisedave-komunikihiper zhvillim të tillë, në anën tjetër meve të ndryshme me familjar, miq, pikërisht ky hiper zhvillim ka shpër- koleg dhe të tjerë. Kjo pasqyron faqur edhe një numër efektesh neg- dinamikën e jetës, por gjithashtu ative në shoqëri. Është fakt që sot pasqyron edhe ndikimin e rrjetëve jeta moderne nuk mund dot të para- sociale të cilat çdo ditë e më tepër mendohet pa një teknologji dhe zh- po e cenojnë edhe privatësinë tonë villim të tillë, për shkak të nevojave qoftë si individ po ashtu edhe si dhe rrethanave në të cilën gjendet shoqëri. shoqëria aktualisht. Por gjithash- Lidhja me internetin përmes “teletu ky zhvillim ka zbehur dukshëm fonit të urtë” është një varësi që edhe raportet ndër shoqërore, besa formëson sjelljet sociale dhe shënedhe ato ndër familjare. Sot, jemi detin mental të një pjese të mirë dëshimtarë të asaj që në mjediset të njerëzve; një varësi ekstreme tona sociale më shumë fokusi është nga telefoni që brengos prindërit, i përqendruar kah shfrytëzimi i me- institucionet, shoqërinë. Varësia diave sociale se sa kah komunikimi nga telefonat e mençur nuk ndi ndërsjellët i cili dikur ka qenë tepër ikon vetëm te mendja, por edhe te raportet ndërnjerëzore, ku një peri fuqishëm. Në këtë kontekst shembull mund son fizikisht është prezent por psita marrim institucionin e “Odës”, kologjikisht s’është aty, gjendet në institucion ky i cili dikur në traditën një botë tjetër, në një botë të tij, shqiptare ka luajtur rolin mikpritës që e ndan atë nga rrethina, nga redhe në këtë institucion janë real- aliteti konkret. Kjo varësi shkakton izuar fejesa, martesa, janë bërë probleme të natyrave të ndryshme, pajtimet e gjaqeve, si dhe shumë mes tjerash edhe ato të syve, në tradita të tjera për të cilat nuk do të performancën në vendin e punës, mjaftonte që të flasim me pak fjalë. në raportet brendafamiljare, bashKurse sot, rrjetet sociale, në veçan- këshortore e të ngjashme. Sa diti komunikimi virtual është gjithnë vorce ndodhin për shkak të dhunës e më shumë duke e zëvendësuar së ushtruar si rrjedhim i psikologjisë edhe këtë institucion përmes for- së prishur, i lidhjeve të fshehta me mave dhe mënyrave të ndryshme. persona të tjerë që janë pykë e vënë
6
Javore Koha
e enjte, 9 prill 2020
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
n vidit
“
Këto rrjete sociale të cilat njëherit janë prore të globalizmit, janë ato rrjete të cilat kanë ndikuar që edhe jeta dhe mjedisi social të ndryshojë dukshëm. Një gjë e tillë vërehet edhe gjatë ndejave të ndryshme familjare, gjatë bisedave-komunikimeve të ndryshme me familjar, miq, koleg dhe të tjerë. Kjo pasqyron dinamikën e jetës, por gjithashtu pasqyron edhe ndikimin e rrjetëve sociale të cilat çdo ditë e më tepër po e cenojnë edhe privatësinë tonë qoftë si individ po ashtu edhe si shoqëri
mbi trungun familjar! Përdorimi i rrjeteve të tilla sociale në mjediset urbane, por edhe ato rurale tashmë është prezent edhe në kafenetë e ndryshme, të cilat pothuajse çdo herë janë të stërmbushura. Përderisa ekziston një papunësi dhe varfëri tejet e lartë me shifra alarmante, në anën tjetër kafenetë luajnë rolin e atashimit psikologjik i cili sado kudo edhe ato lidhje të zbehta të cilat vuajnë nga një gjendje anomike sipas Dyrkemit, mundohet që t’i ofron ose t’i kooperon. Në fakt, kultura e kafesë përshkruan një atmosferë shoqërore ose një numër sjelljesh sociale shoqëruese që varen shumë nga kafja ose shija e kafes. Andaj, si në zonat urbane po ashtu edhe në ato rurale kafenetë luajnë një rol të kohezionit social dhe integrimit shoqëror. Kjo për shkak se në këto mjedise sociale ekzistojnë struktura të ndryshme shoqërore, të cilat kanë një ndërveprim social me njëri tjetrin dhe kryesisht frekuentimi i tyre lidhet me shumë aspekte që nga shfrytëzimi i rrjetit (wifi-së) e deri te takimet e ndryshme. Megjithëse, në pjesën më të madhe të rasteve vërehet se efekti i komunikimit zhvillohet ad hoc dhe fokusi më i madh është tek teknologjia e re e cila e tjetërson individin dukshëm. Në këtë segment ajo që bie në sy është fokusi kryesisht i moshave të reja dhe përdorimi i telefonave të mençur, duke u orientuar kah shfrytëzimi i rrjeteve sociale. Madje, në këto ambiente shpeshherë primare është pyetja për pasin e wifi-së se sa ndoshta komunikimi me të tjerët. Prandaj, me fjalë të tjera, kafenetë tashmë janë shëndërruar në një ambient social i cili përveç Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
shfrytëzimit të kohës së lirë, freskimit, zhvillimit të takimeve dhe komunikimit, ato ofrojnë edhe mundësi tjera sidomos të shfrytëzimit të internetit (pa pagesë), i cili është konsideruar si “shpikja e shekullit”. Pra, kafenetë si ambiente sociale përderisa dikur kanë qenë vetëm një vend për takim ose vend për ta kaluar kohën e lirë, sot nuk mund të thuhet e njëjta, sepse ato ofrojnë shumë elemente të cilat ndikojnë që edhe klientët t’i vizitojnë më shumë, ndoshta për shkak të prezencës së strukturave të ndryshme të shoqërisë, ambietit, shfrytëzimi të internetit, si dhe elementeve të tjera të cilat dikur kanë munguar. Si përfundim mund të thuhet se teknologjia po krijon një kategori të re të “robërve”. Andaj, për të rifituar lirinë dhe për ta shijuar jetën duhet që të lëmë kohë edhe vetes, familjes dhe miqve tanë që i kemi pranë. Psikologët internetin e kanë quajtur “vrasës në heshtje”, ku janë referuar tjetërsimit të individit që bën interneti. Në fakt, interneti është një revolucion në vete dhe ka bërë njerëzit të thyejnë barrierat prej një skaji të botës në skajin tjetër. Por, varësia nga interneti, keqpërdorimi i tij ka bërë që të ndikon dukshëm tek shoqëria jonë. Madje, shpeshherë në mjediset tona sociale më shumë i kushtohet rëndësi rrjeteve sociale se sa komunikimit. Për këtë qëllim sociologët tërheqin vërejtjen se nëse nuk shfrytëzohet racionalisht interneti mund të sjellë pasoja të shumta përfshirë ato: individuale, sociale, fizike, psikologjike dhe shëndetësore. Andaj, të bëhemi vetja: të shkëputemi nga celulari së paku në dhomën e gjumit dhe në tavolinën e bukës. e enjte, 9 prill 2020
Javore Koha
7
Vështrim & Opinion
Koronavirusi do ta përgjithmonë rend Atmosfera surreale e pandemisë së Covidit-19, më sjell ndër mend se si ndjehesha në rininë time, kur isha pjesë e Divizionit të 84-të të Këmbësorisë gjatë Betejës së Bulges. Tani, ashtu si në fund të vitit 1944, ekziston një ndjenjë e rrezikut të porsafilluar, që kish në shënjestër jo ndonjë person të veçantë, por që godiste në mënyrë rastësore dhe me shkatërrim
Henry Kissinger
Por, ekziston një ndryshim i rëndësishëm midis asaj kohe të largët dhe kohës tonë. Qëndrueshmëria amerikane atëherë u forcua prej një qëllimi final kombëtar. Tani, në një vend të ndarë, një qeveri efikase dhe largpamëse është e nevojshme për të kapërcyer pengesat e pashembullta, në përmasa dhe në shtrirjen globale. Ruajtja e besimit të publikut është
8
Javore Koha
e enjte, 9 prill 2020
thelbësore për solidaritetin shoqëror, marrëdhëniet e shoqërive me njëratjetrën dhe paqen e stabilitetin ndërkombëtar. Kombet bashkohen dhe lulëzojnë bazuar në besimin se institucionet e tyre mund të parashikojnë fatkeqësi, të ndalin impaktin e tyre dhe të rivendosin stabilitetin. Kur të mbarojë pandemia e Covidit-19, institucionet e shumë vendeve do të perceptohen si të dështuara. Nuk ka rëndësi nëse ky gjykim është objektivisht i drejtë. Realiteti është se bota nuk do të jetë kurrë e njëjta pas koronavirusit. Të debatosh tani për të kaluarën, vetëm sa e vështirëson të bërit e gjësë së duhur. Koronavirusi ka goditur me një forcë dhe egërsi të paprecedentë. Përhap-
ja e tij është eksponenciale: rastet në ShBA po dyfishohen çdo pesë ditë. Ndërkohë që shkruaj këtë artikull, nuk ka ende një kurë. Pajisjet mjekësore janë të pamjaftueshme për të përballuar valët e rasteve që sa vjen e zgjerohen. Njësitë e kujdesit intensiv janë në prag kolapsi. Testimi është i pamjaftueshëm, për kryerjen e detyrës së identifikimit të shtrirjes së infeksionit, aq më pak sprapsjes së tij. Një vaksinë e suksesshme mund të dojë 1218 muaj që të prodhohet. Administrata e ShBA-ve ka bërë një punë solide në shmangien e katastrofës së menjëhershme. Testi përfundimtar do të jetë nëse përhapja e virusit mund të ndalet dhe më tej të sprapset, në një mënyrë dhe në një shkallë që ruan besimin e pub-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
a ndryshojë din botëror likut tek aftësia e amerikanëve për t’u vetëqeverisur. Përpjekjet e krizës, sado të gjera dhe të domosdoshme, nuk duhet të largojnë vëmendjen nga detyra urgjente e lansimit të një përpjekjeje paralele, për tranzicionin drejt rendit të pas-koronavirusit. Udhëheqësit po e përballin këtë krizë kryesisht mbi baza kombëtare, por impakti i virusit mbi shpërbërjen e shoqërive, nuk njeh kufij. Ndërkohë që sulmi ndaj shëndetit të njeriut do të jetë – shpresojmë – i përkohshëm, trazirat politike dhe ekonomike që ai ka startuar mund të zgjasin me breza. Asnjë vend, madje as ShBA-ja, nuk mund të kapërcejë këtë situatë të shkaktuar prej virusit, thjesht me përpjekje kombëtare. Adresimi i nevojave të momentit duhet të shoqërohet përfundimisht me një vizion dhe program global bashkëpunues. Nëse ne nuk mund t’i bëjmë të dyja këto njëkohësisht, do të përballemi me më të këqijat e secilës. Duke nxjerrë mësime nga zhvillimi i Planit Marshall dhe Projektit Manhattan, ShBA është e detyruar të ndërmarrë një përpjekje të madhe në tri fusha. Së pari, të forcojë rezistencën globale ndaj sëmundjeve infektive. Triumfet e shkencës mjekësore, si
vaksina ndaj poliomielitit dhe zhdukja e lisë së dhenve, ose mrekullia statistikore-teknike e diagnozës mjekësore përmes inteligjencës artificiale, na kanë përgjumur në një vetëkënaqësi të rrezikshme. Ne kemi nevojë për të zhvilluar teknika dhe teknologji të reja për kontrollin e infeksionive dhe vaksinave, nëpër popullsi të mëdha. Qytetet, shtetet dhe rajonet duhet të përgatiten vazhdimisht për të mbrojtur njerëzit nga pandemitë përmes krijimit të stoqeve, planifikimit bashkëpunues dhe eksplorimit në kufijtë e shkencës. Së dyti, të përpiqet të shërojë plagët e ekonomisë botërore. Udhëheqësit globalë kanë nxjerrë mësime të rëndësishme nga kriza financiare e vitit 2008. Kriza e tanishme ekonomike është më komplekse: Tkurrja e shkaktuar nga koronavirusi është, në shpejtësinë e saj dhe në përmasën globale që ka, ndryshe nga çdo gjë e njohur ndonjëherë në histori. Dhe, masat e nevojshme për shëndetin publik, siç janë distancimi social dhe mbyllja e shkollave dhe bizneseve, po kontribuojnë në shtimin e dhimbjes ekonomike. Programet gjithashtu duhet të kërkojnë të zbusin efektet e kaosit që do të vijë, tek popullsitë më
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të rrezikuara në botë. Së treti, të mbrojmë parimet e rendit liberal botëror. Legjenda në themel të qeverisjes moderne është një qytet me mure, i mbrojtur nga sundimtarë të pushtetshëm, herë despotikë, herë të tjera dashamirës, por gjithnjë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur njerëzit nga një armik i jashtëm. Mendimtarët e Iluminizmit e ribënë këtë koncept, duke argumentuar se qëllimi i shtetit legjitim është të sigurojë nevojat themelore të njerëzve: sigurinë, rendin, mirëqenien ekonomike dhe drejtësinë. Individët nuk mund t’i sigurojnë vetë këto gjëra. Pandemia ka nxitur një anakronizëm, një ringjallje të qytetit me mure, në një epokë kur prosperiteti varet nga tregtia globale dhe lëvizja e njerëzve. Demokracitë e botës duhet të mbrojnë dhe të ruajnë vlerat e Iluminizmit. Një tërheqje globale nga ekuilibrimi i pushtetit me legjitimitetin, do të bënte që kontrata sociale të shpërbëhej brenda shteteve dhe ndërkombëtarisht. Megjithatë, kjo çështje mijëravjeçare e legjitimitetit dhe pushtetit, nuk mund të zgjidhet njëkohësisht me përpjekjen për të kapërcyer plagën e hapur nga Covidi-19. Nevojitet përmbajtje nga të gjitha palët, si në politikën e brendshme ashtu edhe në diplomacinë ndërkombëtare. Përparësitë duhet të përcaktohen qartë. Ne kaluam nga Beteja e Bulgesit në një botë me prosperitet të rritur, dhe me dinjitet të njeriut të forcuar. Tani, jetojmë një periudhë epokale. Sfida historike për udhëheqësit është të menaxhojnë krizën ndërsa ndërtojnë të ardhmen. Dështimi mund t’i vinte flakën botës. e enjte, 9 prill 2020
Javore Koha
9
Vështrim & Opinion
Nga burgu i virusit Kjo ëndërr duket se frymëzoi Mark Zuckerbergun, kur nga dhoma e tij e konviktit të kolegjit, më 2004, filloi të hapë “faqe libri” kompjuterik për të komunikuar me studentët në kampuse. Nga ajo ditë Facebook u zgjerua me shpejtësi përtej kolegjeve dhe sot numëron rreth 2.5 miliardë anëtarë. Duket se media sociale është rruga virtuale që njeriu i detyruar, sot ka zgjedhur në ëndërr a realitet, mbyllur nga virusi, drejt evoluimit, ndërsa kalon kohēn
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington
Sa lavde do njeriu që të thotë “u ngopa”? Me tepricë! - Derisa ta kuptojë qesëndisjen, sepse çdo gjë e tepruar e ëmbël villet, është qesharake. Facebookoo, - kështu duhet
“ 10
shkruar nëse lakohet, pasi pranohet në shqip - e ushqen këtë marrëzi, e bën njeriun të pangopur. Lavdet që vijnë në formën “like” për “ pëlqim”, dhe “comment” edhe për kritika,
janë dy anë të medaljes. Njeriu është ‘medalja’, pas ekranit fshehur, që herë qan, herë qesh. Eshtë mirë ta dallojë se kur a ku është kufiri, në të dy rastet, përndryshe pëson eufori
Kur fermeri Ray (Kevin Costner), në filmin “Field of Dreams”- 1989, dëgjoi një zë misterioz që vinte nga fusha e tij e misrit duke thënë “Nëse e ndërtoni, ai do të vijë”, ai (Ray) ndjeu nevojën për të vepruar. Pavarësisht se shumë njerëz e morrën për marrëzi idenë e tij, Ray ndërtoi një fushë bejsbolli në arën ku më parë mbillte misër. Kur fusha mbaroi, fantazmat e lojtarëve të mëdhenj filluan të shfaqen për të luajtur. Kjo fushë e ëndrrave ka të bëjë më tepër sesa për të nxjerrë në lojë ish-yjet e bejsbollit. Ata luajnë ndërsa qindra makina shihen duke iu afruar fushës. Kjo përmbush profecinë e Rayt se njerëzit do të vijnë nëse shohin se dikush luan, qoftë edhe hije. Kur hapet shtegu, bëhet rrugë, kjo është edhe idea. Rrënia e komunizmit u projektua si një ëndërr e ngjashme, por ndërtimi i fushës u la përgjysmë, prandaj askush nuk shkoi për të parë
Javore Koha
e enjte, 9 prill 2020
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
ose depresion. Kur fermeri Ray (Kevin Costner), në filmin “Field of Dreams”- 1989, dëgjoi një zë misterioz që vinte nga fusha e tij e misrit duke thënë “Nëse e ndërtoni, ai do të vijë”, ai (Ray) ndjeu nevojën për të vepruar. Pavarësisht se shumë njerëz e morrën për marrëzi idenë e tij, Ray ndërtoi një fushë bejsbolli në arën ku më parë mbillte misër. Kur fusha mbaroi, fantazmat e lojtarëve të mëdhenj filluan të shfaqen për të luajtur. Kjo fushë e ëndrrave ka të bëjë më tepër sesa për të nxjerrë në lojë ish-yjet e bejsbollit. Ata luajnë ndërsa qindra makina shihen duke iu afruar fushës. Kjo përmbush profecinë e Rayt se njerëzit do të vijnë nëse shohin se dikush luan, qoftë edhe hije. Kur hapet shtegu, bëhet rrugë, kjo është edhe idea. Rrënia e komunizmit u projektua si një ëndërr e
“
Sa lavde do njeriu që të thotë “u ngopa”? Me tepricë! - Derisa ta kuptojë qesëndisjen, sepse çdo gjë e tepruar e ëmbël villet, është qesharake. Facebookoo, - kështu duhet shkruar nëse lakohet, pasi pranohet në shqip - e ushqen këtë marrëzi, e bën njeriun të pangopur. Lavdet që vijnë në formën “like” për “ pëlqim”, dhe “comment” edhe për kritika, janë dy anë të medaljes. Njeriu është ‘medalja’, pas ekranit fshehur, që herë qan, herë qesh. Eshtë mirë ta dallojë se kur a ku është kufiri, në të dy rastet, përndryshe pëson eufori ose depresion
ngjashme, por ndërtimi i fushës u la përgjysmë, prandaj askush nuk shkoi për të parë. Kjo ëndërr duket se frymëzoi Mark Zuckerbergun, kur nga dhoma e tij e konviktit të kolegjit, më 2004, filloi të hapë “faqe libri” kompjuterik për të komunikuar me studentët në kam-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
puse. Nga ajo ditë Facebook u zgjerua me shpejtësi përtej kolegjeve dhe sot numëron rreth 2.5 miliardë antarë. Duket se media sociale është rruga virtuale që njeriu i detyruar, sot ka zgjedhur në ëndërr a realitet, mbyllur nga virusi, drejt evoluimit, ndërsa kalon kohēn. e enjte, 9 prill 2020
Javore Koha
11
Vështrim & Opinion
Mendime në një p Përkujtimi çdo vit i përvjetorit të Luftës së Malësisë së Madhe, është bërë tashmë një traditë fisnike e diasporës shqiptare në SHBA
Ismail Kadare
Diaspora shqiptare, ajo që Jeronim De Rada e ka quajtur “gjaku i shprishur (domethënë i shpërndarë) i Arbrit”, ka luajtur e po vazhdon të lozë rolin e saj për mbajtjen gjallë të kujtesës kombëtare, të ringritjes morale e të ripërtëritjes së kurajos së kombit shqiptar. Historia e një populli, e sidomos pirgjet më të larta të saj, kthehen në gërmadha të panevojshme në qoftë se nuk kujtohen. Kujtimi i tyre nuk është as mallëngjim e as nostalgji e kotë, por një domosdoshmëri. Ashtu si një ngrehinë e madhe që ka nevojë të riparohet për të qëndruar në këmbë, ashtu edhe një komb ka nevojë të ripërtërijë kujtesën e sidomos kurajon e tij. Kjo bëhet sidomos e ngutshme në faza ligështimi moral të tij. Kombi shqiptar ndodhet sot përpara një pragu që kërkon kapërcim. Për një simetri të habitshme, njëlloj si fillimi i këtij shekulli, mbarimi i tij është plot trazime dhe befasi për shqiptarët. Ashtu si në fillim të shekullit, kur ndërsa nata otomane po merrte fund, bashkë me shpresën e lirisë që po afronte, përzihej kërcënimi i shpërbërjes së Shqipërisë, ashtu edhe tani, bashkë me shansin e madh që shqiptarët të zënë më në fund vendin që iu përket në këtë kontinent që quhet Evropë, në horizont të kohës është shfaqur pengesa. Pengesa që të mos i lejë shqiptarët të jetojnë normalisht.
12
Javore Koha
e enjte, 9 prill 2020
Që të mos jenë si të gjithë popujt e tjerë. Që të treten edhe më fort se ç’janë tretur. Që një e treta e këtij kombi të mbetet rob i një shteti xhuxh të prapambetur nga çdo pikpamje si Serbia. Kombit shqiptar, një ndër më të vjetërit e kontinentit, një nga ata që ka derdhur gjak në themelet e Evropës, me vështirësi i hapen sot dyert për në familjen e madhe të popujve, me vështirësi i dëgjohet fjala, me vështirësi i jepet e drejta dhe kur duket haptas se e drejta është në anën e tij. Të gjithë pyesin, përse? Të gjithë kërkojnë shkaqet. I gjejnë ato kudo, por rrallë qëllon që i gjejnë atje ku duhet të kërkohen më fort se kudo: te vetë shqiptarët. Përvjetori i 85-të i kryengritjes së Malësisë së Madhe është një ngjarje tipike, nga ato që zgjojnë mendime për fatet e vendit. Ajo ndodhi në fillim të shekullit, në prag të krijimit të Shqipërisë, prag që mund të ishte njëkohësisht fatal për të: Shqipëria mund të rrokullisej në humnerë. Shqiptarët për të ndaluar këtë rrokullisje rrëmbyen armët dhe u vranë e u copëtuan si mundën e ku mundën, gjersa mirë apo keq zëri i tyre u dëgjua njëfarësoj dhe Shqipëria njëfarësoj u shpëtua. Në mbarim të shekullit, në kohën kur çështjet e lirisë e të vetvendosjes së popujve janë ndriçuar gjerësisht në botë, për shqiptarët ora ka mbetur njëlloj si në fillim të shekullit. Për të bërë të dëgjohet zëri i tyre, sot kur ata e kanë një shtet të ngushtë, (një shtëpi që nuk nxen veç gjysmën e gjindjes së vet), ata kanë zgjedhur jo armët, por rrugën paqësore, rrugën e qytetëruar të arsyes, të diplomacisë e të dialogut. Zgjedhja e tyre ka qenë e drejtë. Dhe vazhdon të jetë e drejtë. Veç këtu ka dalë një problem i madh. Dhe prob-
lemin e përbën pikërisht kuptimi i asaj që quhet “rrugë paqësore”. Me fjalët dhe me termat mund të bëhen spekullime të pafund. Madje sa më sublime janë ato, aq më të mëdha janë spekullimet. Historia e njerëzimit na i ka bërë të qartë se sa shumë është spekulluar me emrin e “lirisë” e të “së drejtës”. Rruga paqësore që zgjedh një popull për të zgjidhur problemet thelbësore të tij është para së gjithash një rrugë heroike. Kjo rrugë qëllimin e ka të njëjtë me rrugën tjetër: atë të armëve. Pra kjo rrugë presupozon që njerëzit që e kanë zgjedhur atë ta kenë shpirtin po aq luftarak sa edhe luftëtarët klasikë. Që ata kanë lënë mënjanë armët dhe kanë zgjedhur arsyen, qytetërimin dhe dialogun, kjo nuk ndryshon asgjë në thelbin e çështjes. Pa armë ata janë po aq luftëtarë sa edhe me armë. Mungesa e armëve nuk iu krijon atyre asnjë ndjenjë inferioriteti. Madje mund të thuhet e kundërta. Kështu duhet të ishte. Po a është kështu? Për fat të keq duhet thënë se rruga paqësore është keqkuptuar te ne. Për shumë njerëz ajo është kthyer në rrugë nënshtrimi, servilizmi, përuljeje dhe braktisjeje të turpshme të interesave të shqip- tarëve. Një tufë matrapazësh të politikës e kanë kthyer atë në biznes të vërtetë për vetveten. Kjo është arsyeja që kohët e fundit po ngrihen gjithmonë e më tepër zëra për të kërkuar shpjegime se ku janë rezultatet e kësaj të ashtuquajture rrugë paqësore. Këta zëra mund t’i duken dikujt si radikalë, nxitës turbullirash, aventurierë etj. Nuk përjashtohet që midis këtyre zërave të ketë edhe të tillë. Por njerëzit seriozë e të përkushtuar kanë një kuptim të drejtë se ç’është rruga e vërtetë paqësore. Madje mund të thuhet se janë pikërisht ata flamurtarë të rrugës
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
ërvjetor të madh së qytetëruar, sepse rruga tjetër, ajo e nënshtrimit, është pikërisht ajo që pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme mund të krijojë shpërthime të dëshpëruara, kurthe dhe drama të papritura. Në përvjetorin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe mendja na shkon, midis të tjerash, në zakonin e keq që kanë të gjitha regjimet tiranike për t’i shtrëmbëruar historinë. Lidhur me këtë zakon të mbrapshtë diktaturat komuniste nuk e kanë patur shoqen në botë. Regjimi komunist shqiptar nuk i ka shpëtuar këtij rregulli, madje e ka çuar atë tepër larg. Shtrëmbërimi, falsifikimi i historisë është bërë dy mënyrash: në mënyrën më të drejtë për drejtë, atë që mund të quhet edhe më e paftyra, dhe në një mënyrë tjetër më të tërthortë, domethënë më tinëzare. Sado që e para dukej më rrënjësorja, në të vërtetë ishte kjo e dyta që ka dëmtuar më fort historiografinë shqiptare. Kjo ka ndodhur sepse ndërsa mënyra e parë, ajo që e bënte të zezën të bardhë e të bardhën të zezë, ka qenë lehtësisht e dallueshme, pra shpesh e pabesueshme, mënyra e dytë, si çdo mënyrë dinake, duke manovruar me ca gjysmë të vërteta, e endte pëlhurën e mashtrimit më me sukses. Shtrëmbërim tipik i mënyrës së parë, brutale, ka qenë vlerësimi skandaloz i rebelimit reaksionar të Haxhi Qamilit. I nismëtuar nga vetë Enver Hoxha, dhe i pasuar pastaj nga historianët servilë, vlerësimi, ose më mirë hymnizimi i kësaj lëvizje obskurantiste, parulla kryesore së cilës ka qenë rikthimi i Shqipërisë në gjirin e perandorisë osmane, ka qenë tallja më e drejt për drejtë që komunizmi shqiptar i ka bërë historisë shqiptare. Më qartë se kudo ky komunizëm tregoi se pavarësisht nga profkat e tij për përparim e emancipim, ëndrra e tij themelore mbetej kthimi i mbrapsht i rrotës së historisë, domethënë shkëputja përfundimtare e Shqipërisë nga kontinenti evropian dhe nga qytetërimi perendimor dhe ankorimi i saj pas prapambetjes
orientale. Dhe kjo ishte në logjikën e gjërave. Sa më e prapambetur dhe kundërevropiane të ishte Shqipëria, aq më i lehtë ishte sundimi i saj prej diktaturës. Hymnizimi qysh ne vitin 1 948 i rebelimit kundërshqiptar të Haxhi Qamilit ishte mesazhi ogurzi që parathoshte programin afatgjatë të komunistëve për ta kthyer kokëposhtë fatin e Shqipërisë. Ajo ishte shenja e parë e izolimit të ardhshëm të vendit, e ndarjes përfundimtare të Shqipërisë nga Evropa, e vetvrasjes së ngadaltë të saj. Me përjashtim të dy-tri historianëve servilë, kultura shqiptare, ndonëse e terrorizuar nga diktatura, nuk e pranoi rishikimin e historisë prej Enver Hoxhës. Letërsia shqipe ndonëse i trajtonte gjërësisht temat historike dhe ndonëse shumë herë iu bë kërkesë e hapët të “ilustronte me vepra letrare mendimin e udhëheqësit” mbajti heshtje të plotë për figurën e errët të Haxhi Qamilit. Madje ajo shkoi edhe më larg: aq sa mundte dhe brenda hapësirës fare të ngushtë që i lejonte cenzura komuniste, ajo vazhdoi ta trajtonte lëvizjen haxhiqamiliste sipas frymës së rilindjes, domethënë si një rrymë të errët e kundërhistorike. Ngjarjet historike krijohen në radhë të parë për të nxjerrë mësime prej tyre. Eshtë fare e habitshme që nostalgjia proosmane, që nuk guxoi të shfaqet haptaz gjatë sundimit prooriental komunist, nxori krye fare qartë në tregime e shkrime të botuara kohët e fundit në Shqipëri e në Kosovë. Një nga këto shkrime është botuar pikërisht në vitin e 85-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, dhe mund të thuhet se është, veç të tjerash, profanimi më i rëndë i gjakut të derdhur në këtë luftë. Me këtë rast është mirë që atyre intelektualëve, shkrimtarëve apo botuesve shqiptarë, që guxojnë të shkelin kështu mbi shenjat e shenjta të këtij kombi, t’u bëhet një pyetje e drejtpërdrejtë: përse e bëni këtë? Në emër të kujt? Të cilës strategji, të cilit
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
qëllim final? Këtyre monstrave nga Shqipëria ose nga Kosova duhet t’u bëhet e qartë se nuk mund të vinë këtu në New-Jork, ose të bredhin në Evropë për të marrë pjesë në mbledhje e simpoziume, në kohën që punojnë jo për hyrjen e Shqipërisë në Evropë, por për daljen prej saj. Duke folur për shtrëmbërimet skandaloze të historisë, si kjo që u përmend më lart, nuk mund të mënjanohen tjetërsimet e tërthorta, që shpesh janë edhe më të rrezikshme. Gjatë dyzet vjetëve të sundimit komunist, në historiografinë shqiptare u bënë shumë çvendosje e retushime me qëllim për të ndryshuar pejsazhin e historisë. Ideologët komunistë kujtonin se me atë lehtësi që flisnin për ndërrimin e pamjes së vendit, për hapjen e tokave të reja, ose krijimin e njeriut të ri, mund edhe të ndryshonin qokat (referencat) e historisë. U rivlerësuan ngjarje e personazhe të rëndësishëm, u ul rëndësia e disave për t’u ngritur edhe më fort vlera e të tjerëve, u lanë në heshtje ose në gjysmë heshtje disa, për të rënë në sy të tjerët, e kështu me radhë. Ky rrafshim i përditshëm i historisë, ky përpunim i saj, kjo përpjekje për të kthyer malet në kodra e kodrat në male, synonte si qëllim të fundit të paraqiste komunizmin shqiptar si kulmin më të paarritshëm në historinë e gjatë të këtij kombi, si mishërimin e aspiratave të tij shekullore, si ëndrrën e njëmendsuar më në fund. Për këtë duheshin bërë qortime (korrigjime) të rëndësishme. Personazhi i parë i historisë, që u ngrit si pengesë përpara komunistëve, ishte Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ishte ai që pesë shekuj më parë kishte përcaktuar rrugën nga duhej të ecte kombi shqiptar: drejt Perëndimit. Mbrojtës i qytetërimit evropian, ai i dha kombit shqiptar letrat e fisnikërisë, për ta quajtur veten komb themeltar i Evropës. Si i tillë ai ishte i besdisshëm për komunistët shqiptarë, e sidomos për komunistët serbë, aleatët e tyre të fillimit. e enjte, 9 prill 2020
Javore Koha
13
Vështrim & Opinion
Masakra e Tivarit dhe rishkrimi i historisë (2)
Mungojnë varret e të masakruarve (Me rastin e 75-vjetorit 1945-2020)
Dr.Nail Draga
(vijon nga numri i kaluar) Me pas u mobilizuan të gjithë qytetarët, si pleq, gra, të rinj, punëtorë e ushtarë për të pastruar oborrin me qëllim të humbjes së gjurmëve të kësaj vepre mizore. Me kamionë kanë ngarkuar të vrarët dhe të plagosurit për t’i deportuar në varreza të ndryshme kolektive. Madje në këtë transport kanë angazhuar edhe ata shqiptarë të cilët kanë mbetur gjallë. Ende nuk dihet se ku janë bartur kufomat dhe varrosur ato. Bëhet fjalë për disa vende, si në Tivarin e Vjetër, Tugjemil, Zalef dhe në një shpellë në malin e Vollujicës, pranë detit. Por, nuk ka dilemë se pjesën më të madhe të tyre e kanë gjuajtur në det. Bëhët pyetja: sa janë vrarë në këtë masakër e sa kanë mbetur gjallë? Pasi nuk ka të dhëna arkivore, i vetmi burim është Azem Hajdini – Xani, i cili thotë se të gjallë kemi mbetur 810 individë, ndërsa nga Kosova janë nisur 4 700 luftëtarë, nga del se gjatë rrugës dhe në këtë masakër janë vrarë e zhdukur 3 890 shqiptarë të eshalonit të dytë dhe 420 të eshalonit të parë. Pra, gjithsej 4 310 individë kanë humbur jetën, çështje që mbesin për hulumtime. Në këtë regji shfarosëse ka pasur raste që individë të ndryshëm të shpëtojnë dhe të ikin në drejtime të ndryshme, por edhe aty nëse janë zbuluar janë likuiduar sepse të gjithë shqiptarët janë cilësuar si armiq
14
Javore Koha
e enjte, 9 prill 2020
nga pushteti ushtarak. Ka raste të veçanta që kosovarët janë strehuar e mbajtur nga familje shqiptare duke iu shpëtuar jetën, si ne Tivar, Anë të Malit dhe Krajë, ku për raste të tilla ekzistojnë dëshmi autentike.
Tragjedia që u hesht për vite të tëra
Me të përfunduar lufta dhe kthimi i luftëtarëve kosovarë në shtëpitë e tyre, kjo ngjarje mori dhenë, por ishte me pasoja nëse kërkohej e vërteta pse ndodhi ajo. Madje ata të cilët e përjetuan, ishin të kërcënuar nëse debatojnë në lidhje me këtë ngjarje e jo më të kërkojnë që ajo të ndriçohet në tërësi. Dhe si për ironi të fatit, pas kësaj masakre ajo u hesht nga ata të cilët është dashur të flasin dhe ta informojnë opinionin e gjerë për këtë gjenocid të bërë nga partizanët jugosllavë, duke kërkuar përgjegjësi nga ana e tyre. Por, ndodhi që për këtë masakër të mos flasin kuadrot shqiptare, qoftë nga Kosova apo nga Shqipëria, por për të parën herë të deklarohet A. Rankoviqi në Kongresin Themelues të PKS-së, më 8-12 maj 1945, i cili në mes tjerash ka thënë se ”udhëheqësit e eshalonit e nxitën revoltën midis shqiptarëve”, duke planifikuar të vrisnin “40 shqiptarë për një luftëtar të vrarë”, duke vazhduar se “udhëheqësit tanë hapën zjarr dhe i vranë 300 shqiptarë”. Një e dhënë e tillë, edhe pse e minimizuar shumë herë, dëshmon se një masakër e tillë ka ekzistuar dhe është realizuar nga forcat partizane jugosllave të Brigadës së Dhjetë Malazeze, duke mbetur informata e vetme zyrtare për këtë masakër. Por edhe pse një nismë të tillë në rrugë institucionale për të prezantuar dhe hulumtuar të vërtetën është
bërë nga Azem Hajdini si pjesëmarrës i kësaj masakre, nga viti 1966 e më pas çdo gjë mbeti vetëm nismë sepse pushtetit jugosllav të kohës nuk i ka interesuar e vërteta për këtë tragjedi sepse ishin vetë serbo-malazezët të cilët ishin skenaristët dhe regjisorët e kësaj masakre, e cila ishte më e madhja në përfundim të Luftës së Dytë Botërore në Evropën Juglindore.
Përgjegjësia e udhëheqjes së Shqipërisë
Edhe pse kanë kaluar 75 vite nga Masakra e Tivarit, deri më tash nuk kemi pasur rast të lexojmë diçka konkrete në lidhje me këtë tragjedi nga strukturat qeveritare të Shqipërisë. Madje kjo tragjedi nga ana e tyre është heshtur, duke mos u shënuar as në kalendarin e ngjarjeve historike sepse ata janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbajnë. Sepse si të lejohet që të kalojnë nëpër territorin e Shqipërisë eshalone të tëra qytetarësh kosovarë të përcjellur nga ushtarakët serbo-malazezë, gjoja për të marrë pjesë në ndjekjen përfundimtare të armikut në Istër e Slloveni, kur Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund. Nuk ka dilemë se ishte ky një veprim monstruoz dhe antikombëtar i udhëheqjes së Shqipërisë së kohës, e cila ka përgjegjësi për Masakrën e Tivarit. Por, nëse analizojmë rrethanat e kohës që më vonë është njoftuar opinioni i gjerë, as që është pritur diçka konkrete nga udhëheqja e Shqipërisë, ose me konkretisht nga ajo e PKSH-së, sepse këta ishin si filial i komunistëve jugosllavë dhe ishin të indoktrinuar nga ideologjia komuniste si rrallëkush në Evropën Juglindore. Sepse nga ajo kohë e deri në vitin 1948, me jugosllavët
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion Përfundim
Objekti i Monopolit të Duhanit në Tivar-vendi i masakrës të 1prillit 1945!
kanë punuar së bashku për t’i eliminuar armiqtë ideologjikë, ku ekzistojnë dëshmi të pakontestueshme sepse individë të ndryshëm shqiptarë janë arrestuar në Shqipëri dhe u janë dorëzuar jugosllavëve, duke përfunduar me pasoja tragjike.
Tivari 1945 sikurse Srebrenica 1995
Nuk ka dilemë se Masakra e Tivarit e vitit 1945 është pothuajse identike me Masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, e kryer nga forcat ushtarake serbe ndaj rreth 8 000 boshnjakëve. Por, këtu ekziston vetëm një dallim sepse krimi në Tivar është bërë pa praninë e forcave ndërkombëtare, ndërsa në Srebrenicë është bërë në prani të tyre, të cilët ishin gjoja me mision për të mbrojtur këtë popullatë. Një rast i tillë analogjik ka edhe të veçantën tjetër sepse viktimat e Tivarit edhe sot janë pa varre të identifikuara, ndërsa ata të Srebrenicës janë identifikuar sepse janë gjetur në varrezat kolektive, me ç’rast është
bërë rivarrimi i tyre.
Pllaka përkujtimore që mungon
Ka ardhur koha që në lidhje me Masakrën e Tivarit të formohet një komision i veçantë pranë Qeverisë së Kosovës për të zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Qeverisë së Malit të Zi. Nuk ka dilemë se ngjarja tragjike e vitit 1945 nuk mund ta ngarkojë me përgjegjësi pushtetin aktual në Mal të Zi, por angazhimi në drejtim të ndriçimit të kësaj masakre do të ishte në favor të pushtetit aktual, në rrethana të reja shoqërore e politike. Edhe pse kanë kaluar 75 vjet nga kjo masakër, ende nuk ka të dhëna mbi varret e të masakruarve, andaj është obligim moral dhe civilizues që në vendin ku është kryer masakra të ngrihet një memorial apo të vendoset një pllakë përkujtimore në tri gjuhë për të njoftuar opinionin e gjerë mbi këtë ngjarje tragjike në vitin 1945, që ka ndodhur në qytetin e Tivarit.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Ndonëse kanë kaluar 75 vite nga 1 prilli 1945, kur u masakruan shqiptarët nga Kosova nga ana e strukturave ushtarake jugosllave të kohës, realizuar sipas një skenari me qëllime shfarosëse ndaj shqiptarëve nga Kosova, ajo masakër ia kalon “Natës së Shën Bartolomeut” të Parisit, në vitin 1573, që është sinonim për vrasjet masive të kundërshtarëve ideologjikë. Për këtë tragjedi në kohën e monizmit nuk është guxuar të flitet, as të shkruhet, sepse pasojat ishin të mëdha. Çdo informatë ishte në heshtje sepse politika komuniste e kohës si mision kishte eliminimin e krimeve duke mos i publikuar ato, por e vërteta nuk ka mundur të heshtet. Vetëm pas rënies së monizmit, të mbijetuarit por edhe disa studiues kanë filluar të shkruajnë artikuj e botime të veçanta, e po ashtu janë përgatitur edhe emisione televizive. Është fatkeqësi që për këtë masakër nuk ka asnjë shënim në librat e shkollave fillore, të mesme e universitare, sidomos nga lënda e historisë, dukuri e cila nuk mund të arsyetohet më asgjë.. Në lidhje me këtë ngjarje tragjike Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, në mars të vitit 2013, në Ulqin ka organizuar një sesion shkencor. Pas prezantimit të kumtesave për këtë ngjarje (të cilat ende nuk janë botuar), është vizituar vendi i krimit te Monopoli i Duhanit. Por, duhet bërë çmos që në këtë vend të ngrihet një memorial i shkruar në tri gjuhë kushtuar kësaj ngjarjeje tragjike. Një memorial i tillë duhet të jetë monument i kujtesës për të kaluarën, tashmen dhe të ardhmen, për të njoftuar opinionin e gjerë mbi këtë masakër që ka ndodhur në qytetin e Tivarit. Në rrethana të reja kur tash Kosova është shtet i pavarur, i takon qeverisë së saj të inicojë një çështje të tillë me pushtetin në Malin e Zi. Andaj ka adhur koha që historia të rishkruhet dhe të thuhet e vërteta për këtë tragjedi, duke eliminuar qasjen ideologjike të pranishme edhe në ditët tona. Në këtë aspekt është obligim profesional të hulumtohen arkivat sekrete të UDB-së jugosllave, për të hequr hipotekat nga e kaluara ideologjike, që do të jetë në favor të faktografisë shkencore si kudo në botën demokratike. (Fund) e enjte, 9 prill 2020
Javore Koha
15
Vështrim & Opinion
Kriza dhe pasojat nga COVID-19
Leksionet që vijnë nga koronavirusi Solidarizimi ndërshtetëror u zhduk për një çast duke u zëvendësuar me egoizmin shtetëror dhe luftën për më të fuqishmin. Proceset integruese dhe organizmat e ndryshme ndërkombëtare, në nivel evropian apo botëror, të ndërtuara me vite dhe për të cilat është investuar shumë, dëshmuan se vlejnë vetëm në kohë paqeje, por jo edhe të krizës
Ismet Kallaba
Pandemia e shkaktuar nga sëmundja COVID-19 ka nxjerrë në pah dobësitë e shteteve të ndryshme dhe të botës në përgjithësi. Shumica e vendeve jo vetëm që u gjetën të papërgatitura në aspektin shëndetësor, por u gjunjëzuan përpara “armikut të padukshëm” duke treguar brishtësinë e tyre dhe të rendit botëror ekzistues. Si ka mundësi që vende të tilla të fuqishme, siç janë SHBA, Britania e Madhe, Italia, Franca etj., të cilat investojnë me miliarda dhe biliona euro (dollarë) në teknologji, të vuajnë jo vetëm nga mungesa e respiratorëve, por disa edhe nga mungesa e maskave mbrojtëse dhe dorezave plastike?! Si ka mundësi që e gjithë bota të paralizohet brenda një muaji?! Duke mos ditur si të reagojnë, shumë shtete ndërmorën masa ekstreme duke u mbyllur në “guaskën” e vet, duke ndaluar eksportin e produkteve vendore etj. Solidarizimi ndërshtetëror u zhduk për një çast duke u zëvendësuar me egoizmin
16
Javore Koha
e enjte, 9 prill 2020
shtetëror dhe luftën për më të fuqishmin. Proceset integruese dhe organizmat e ndryshme ndërkombëtare, në nivel evropian apo botëror, të ndërtuara me vite dhe për të cilat është investuar shumë, dëshmuan se vlejnë vetëm në kohë paqeje, por jo edhe të krizës. Pandemia risolli edhe një herë në vëmendje debatin nëse modeli ekonomik ekzistues dominues që mbështetet në tregun e lirë është më i miri apo tashmë është i tejkaluar dhe se ka ardhur koha që të gjendet një model i ri. Në fakt, një debat i tillë zhvillohet pandërprerë, por ai merr hov më tepër në kohë krizash, siç ishte kriza globale ekonomike dhe financiare e vitit 2008 apo kjo e fundit. Ka kohë që në rrethin shkencor jepen argumente mbi përparësitë dhe dobësitë e kapitalizmit liberal, që bazohet në tregun e lirë,
“
dhe të kapitalizmit shtetëror, që parashikon ndërhyrjen e shtetit në ekonomi. Sidoqoftë, kriza e fundit, e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, me siguri që do të ndikojë edhe në rishikimin e modelit të zhvillimit ekonomik të shteteve. Jo vetëm shtetet e vogla, por edhe shtetet më të fuqishme ekonomike, kanë treguar varësinë ekonomike. Kjo për faktin se kanë ndjekur politikë të gabuar duke i lënë kompanitë e veta prodhuese të përqendrojnë aktivitetin e tyre në vende të tjera me qëllim të maksimalizimit të përfitimit duke shfrytëzuar fuqinë e lirë punëtore. Në qoftë se një gjë e tillë është normale në një kohë tjetër, për shkak edhe të lirive ekonomike, mbështetja në prodhimet nga jashtë mund të jetë me pasoja të mëdha për vendin në kohë krize. Në nivelin vendor, të nxitur edhe
Uroj që kriza e shkaktuar nga pandemia e COVID-19 të shërbejë si mësim dhe të nxisë rritjen e produkteve vendore dhe ndryshime të tjera pozitive për një shoqëri më të mirë, më të drejtë dhe më humane
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vështrim & Opinion
nga prirjet globale, ka ndodhur transformimi i ekonomisë. Aktivitetet shërbyese, të cilat janë më me levërdi dhe sjellin fitim të shpejtë, i kanë zënë vendin ekonomisë prodhuese. Shtetet e vogla, siç është edhe Mali i Zi, nuk prodhojnë pothuajse asgjë me pretekstin e mos leverdishmërisë ekonomike. Ka kohë që
është hequr dorë nga bujqësia dhe blegtoria, si veprimtari më pak fitimprurëse, për t’u marrë me veprimtari të tjera më fitimprurëse, siç është turizmi në Ulqin apo ndonjë fushë tjetër në vende të tjera, ku kërkohet më pak punë dhe mund. Fshatarët janë bërë më qytetarë në kuptimin se shumica e tyre nuk merren më
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
me bujqësi dhe blegtori, si dy fusha me të cilat është i lidhur ngusht jeta në fshat. Prandaj, uroj që kriza e shkaktuar nga pandemia e COVID-19 të shërbejë si mësim dhe të nxisë rritjen e produkteve vendore dhe ndryshime të tjera pozitive për një shoqëri më të mirë, më të drejtë dhe më humane. e enjte, 9 prill 2020
Javore Koha
17
Intervistë
Intervistë ekskluzive me këngëtaren dhe tekst-shkruesen gjirokastrite, Vojsava Alia
Kënga më bën komode dhe të plotësuar
Vojsava Alia është një këngëtare dhe tekst-shkruese nga Gjirokastra. Alia, tregon se talenti i saj për këngën u zbulua qëkur ishte në shkollën fillore, kështu ajo u rrit me një frymë artistike dhe vazhdoi studimet në degën e kantos në Liceun Artistik të Gjirokastrës. Këngëtarja në fjalë ishte dhe pjesëmarrëse e disa kompeticioneve, si; “X Faktor Albania1”, “Kënga magjike” dhe “Top Fest 11”. “Kam fatin që i punoj vetë këngët e mia, unë kam studion time ku punoj me bashkëshortin tim Vani Rushiti, i cili është kompozitor dhe orkestrues të cilin dua ta falënderoj për gjithë mbështetjen morale dhe profesionale që më ka dhënë gjithmonë. Bashkë jemi një skuadër e mirë”, shprehet vetë këngëtarja K.Javore: Vojsava, përpara se të vendosje t’i hysh botës së artit, kush ishte inspirimi, nga të lindi dëshira për këngën? V.Alia: Një nga mesuesit e shkollës fillore ka zbuluar tek unë talentin për këngën dhe falë tij kam vazhduar studimet për kanto në liceun artistik të Gjirokastrës, nga aty rrodhi çdo gjë dhe vazhdova, i’ u perkushtova
muzikës. K.Javore: Përveç se këndon, t’i shkruan edhe tekste këngësh. Cila nga këto të dyjat të pëlqen më shumë? V.Alia: Të jem e sinqertë, kënga është ajo që unë dua më shumë, ndjehem komode dhe e plotësuar, por edhe shkrimi është pjesë e imja e tanishme. K.Javore: Si të lind frymëzimi për një tekst kënge dhe cilat lloje të teksteve pëlqen më shumë; tekst dashurie, kurbeti, apo të tjera? V.Alia: Nëse nuk kam një temë ose një ide të percaktuar se për çfarë dua të flas, atëherë frymëzohem nga melodia e këngës të cilës do t’i bashkëngjisë tekstin. Duke qenë se unë nuk shkruajë vetem për veten, çdo artist që vjen dhe me kërkon tekst është një frymëzim me vete në bazë të vokalit të tij ose të saj. K.Javore: Në vitin 2012 more pjesë në “X Faktor Albania1”, po ashtu të njëjtin vit ishe pjesëmarrëse në “Kënga mag-
18
Javore Koha
e enjte, 9 prill 2020
jike” dhe më vonë në vitin 2014 more pjesë në “Top Fest 11”. Më fol pak për këto ekperienca. A ishe e kënaqur me pjesëmarrjen dhe a mendon se juria vlerësonte në mënyrën e duhur? V.Alia: Pjesëmarrja në “X factor” ishte një eksperiencë e veçantë në llojin e vet. Kam qenë e vogël për të kuptuar si funksiononte vlerësimi i ju-
Intervistë muzika, e as shkrimi, sepse vazhdoj t’i praktikoj edhe në kushte shtëpie . K.Javore: Dukesh shumë çikë tërheqëse. Më shumë ke komente nga ato të adhuruesve që pëlqejnë këngët e tua apo bukurinë tënde? V.Alia: Së pari ju falënderoj, por kam pas fatin e mirë që muzika ime të dëgjohet dhe të shijohet më tepër se sa të shihet. Pra, njerëzit të cilët më ndjekin dhe e pëlqejnë muzikën që unë bëj më falin kënaqësi të jashtëzakonshme, kur shprehin konsideratat e tyre për atë që dëgjojnë nga unë. Nuk jam kundër një portreti të paster e të kuruar, por deri aty ku nuk i merrë vëmendjen këngës dhe emocionit të saj.
risë, por kam shijuar çdo moment në skenë dhe më ka lënë shije të mirë në kujtesë. Më pas pjesmarrja ime në “Këngën Magjike” dhe në “Top Fest” ishin një shkallë tjetër për eksperiencën time si këngëtare, artiste. Por sërish, ishte ende heret për të kuptuar rëndësinë e tyre, megjithatë jam e lumtur që kam prekur skenën, është një magji. K.Javore: Kryesisht çfarë këngësh këndon. Këngë të melosit të Shqipërisë së jugut apo ndoshta ke repertor më të gjerë? V.Alia: Këngët që unë kendoj i perkasin zhanreve të ndryshme. Në performancat e mia “live” mundohem të këndoj këngë nga të gjitha trevat shqiptare, si edhe muzikën e lehtë moderne shqiptare dhe të huaj,
çdoherë deri aty ku vokali im mund të përgjigjet. E pranoj se duke qenë se jam nga jugu i Shqipërisë, saktesisht nga Gjirokastra i kam kushtuar pak më shumë rëndësi folkut të vendit tim, më pëlqen dhe e shijoj muzikën e vendit tim. K.Javore: Gjendemi në një periudhë ku pothuajse e gjithë bota u izolua nga një pandemi- virus tinëzar. Si po e kalon kohën në këtë periudhë? V.Alia: Është një periudhë jo e lehtë për të gjithë ne dhe e vetmja gjë që duhet të bëjmë është të qëndrojmë nëpër shtëpia për të ruajtur shëndetin tonë dhe të gjithë njerëzve tonë të dashur, si dhe të të gjithë komunitetit. Koha ime tani i është përkushtuar shtëpisë; gatimit, punëve të përditshme por normalisht nuk mungon
K.Javore: Më thuaj a ke në plan ndonjë këngë që mendon ta realizosh së shpejti dhe të lutem një mesazh për të gjithë ata që këto ditë po i kalojnë me stres dhe me frikë nga virusi, COVID-19? V.Alia: Kam disa materiale të pergatitura për t’i lansuar shumë shpejt, por kam edhe shumë matereliare; këngë e video për të punuar dhe mezi pres t’i realizoj. Kam fatin që i punoj vet këngët e mia. Unë kam studion time ku punoj me bashkëshortin tim Vani Rushiti, i cili është kompozitor dhe orkestrues të cilin dua ta falënderoj për gjithë mbështetjen morale dhe profesionale që më ka dhënë gjithmonë. Bashkë jemi një skuadër e mirë. Kur bëhet fjalë për situatën në të cilën ndodhemi, mendoj që në këtë gjendje, të qendruarit në shtëpi të mos e përjetojmë me stres, por ta shijojmë këtë kohë si një pushim. Qëndrimi në shtëpi në radhë të parë është për të mirën e të gjithë neve dhe në radhë të dytë, të gjithë ne pothuajse gjithë kohën jemi në punë dhe qëndrimi në shtëpi është i paktë, pra perkushtimi ndaj shtëpisë është i rezervuar. Prandaj, le të shplodhemi pak nga rutina e përditshme, e ngarkuar me punët e zakonshme, nga rutina e zhurmshme dhe të kalojmë këtë kohë me familjarët tonë. Duhet të urojmë dhe besojmë në Zot që kjo situatë të mbarojë sa më shpejtë dhe shëndeti ynë të mbrohet për t’iu rikthyer normalitetit. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj e enjte, 9 prill 2020
Javore Koha
19
intervistë
Intervistë me psikologen Dorontinë Berishaj
Ndikimi i izolimit në shëndetin psikofizik dhe rekomandimet Koha Javore: Çfarë influence kanë masat kufizuese në shëndetin psikik dhe fizik të individëve gjatë izolimit, veçanërisht tek banorët e Malësisë të cilët vazhdojnë të mbeten në një izolim total? D. Berishaj: Në çdo qenie frika dhe stresi që zgjasin ndikojnë si fizikisht ashtu edhe psikikisht: i përjetojmë si një situatë të mbijetesës (si fizike ashtu edhe psikike). Prandaj, trupi reagon fiziologjikisht, (hormonet e stresit, kortikosteroidet) kundrejt kësaj lufte për jetë, duke na bërë që pa ndalim të jemi të tejstimuluar dhe tejet sensitive. Si mekanizëm mbrojtës kundër frikës normalisht e kemi mbështetjen dhe përkatësinë sociale, shoqërinë, familjen, etj., dhe shpeshherë kjo mbështetje është e bazuar edhe në praninë fizike. Është fakt se këto kontakte janë ose të ndaluara krejtësisht, të ndryshuara (ndodhin ndërmjet elektronikës) apo përjetohen si shumë jo të natyrshme. Hulumtues dhe teoricienë te ndryshëm madje i kanë definuar karakteristikat e ndryshme të kësaj pandemie si traumën më të gjerë kolektive që e ka përjetuar ndokush i gjallë sot për sot. Izolimi fizik me të cilin po përballohemi ka shumë ndikime të ndryshme tek ne - disave nuk u pengon fare (ende) e disa vetëm kanë filluar t’i frikësohen të ardhmes dhe shëndetit/gjendjes së tyre psikike. Pa marrë parasysh se cilat emocione na kanë mbizotëruar si rezultat i kësaj situate (më shumë frikë, trishtim, dëshpërim, nervoz, apo asnjë nga këto dhe vetëm ndjenja pozitive) - e edhe në qoftë se nuk keni fjalë te caktuara për t’i definuar ndjenjat tona për momentin - e rëndësishmja për t’u rikujtuar në çdo kohë është se ndjenjat janë absolutisht valide. Ato janë normale, janë te pranueshme dhe ne nuk
20
Javore Koha
e enjte, 9 prill 2020
jemi të vetmit që po i përjetojmë. Pra, për një gjendje të jashtëzakonshme dhe jonormale, reaksionet e llojllojshme që mund t’i kemi janë normale Koha Javore: Ka ndonjë anë mbase “pozitive” të të qëndruarit në karantinë? D. Berishaj: Të qëndruarit në karantinë, në izolim të plotë, pa dëshirë dhe pa vendosjen tonë personale, nuk mund të jetë gjë pozitive për gjendjen mendore. Është eksperiencë tjetër kur njeriu vendos të ndahet nga shoqëria për një kohë te caktuar, të meditojë dhe të reflektojë, apo të shkojë në kamping në majat më të larta të bjeshkëve. Ato vendime bartin me vete edhe një lloj zgjedhjeje individuale, të cilën ne për momentin nuk e kemi sa i përket karantinimit. Ato vendime nuk janë të bëra nga të tjerët për ne. Shumë nga ne po mundohemi që këtë kohë ta përjetojmë sa më pozitivisht - të lexojmë libra, te bëhemi produktiv, të gjejmë një hobi të ri; jemi bërë shumë kreativ në mënyrën që komunikojmë me njerëz përmes internetit dhe vazhdojmë jetën tonë sociale. Por kjo në fakt është një kohë në të cilën po përballemi me një traumë, andaj është e domosdoshme që të mos jemi shumë të ashpër me veten dhe t’ia falim vetës pamundësitë që të krijojmë “rezultate” pozitive gjatë kësaj periudhe. Sidoqoftë, anë pozitive të traumës kolektive në fakt ka. Faktikisht krizat e mëdha gjithmonë kanë përfunduar me njëfarë rritjeje të sensit të komunitetit. Mendohet që një komunitet apo një grup që kalon për një gjendje të keqe së bashku, tregon identitet shoqëror shumë më të forte. Individët i definojnë karakteristikat kryesore që i titullon ata si anëtarë të një grupi dhe kjo i frymëzon ndjenjat e përkatësisë shoqërore Teorikisht, një pandemi e tillë, që do
ta tund botën pak a shumë në mënyrë të barabartë dhe pa dallime, një armik i përbashkët i krejt grupeve dhe përkatësive shoqërore, mund të jetë faktori kryesor i një unisimi mbarëkombëtar. Është interesant fakti se edhe grupet më të cënuara përfundimisht po ndihmohen dhe po trajtohen si pjesë të barabarta të shoqërive të ndryshme - e vërtetë, ato po trajtohen kështu se përndryshe do të përfaqësonin faktor te madh rreziku për të tjerët. Por, vetë fakti që deri diku po shohim unisim të shoqërive është shumë premtues kur flasim për reduktimin e paragjykimeve, dhunës, fenomenit të “spektatorit” (“bystander effect” - koncept i përdorur shpesh për të shpjeguar momentin kur një individ nuk përgjigjet dhe nuk ndihmon tjetrin në rast emergjence), etj. Optimistët presin që pas kësaj situate e gjithë bota do të jetë një vend tjetër - si komunitetet ashtu edhe individët pritet të dalin më të qëndrueshëm, më rezistentë dhe me më shumë empati. Koha Javore: Pasojat eventuale nga karantinimi, variojnë nga grupmoshat e ndryshme? Kush mund të “vuaj” më shumë nga ky izolim, ( fëmijët, të rinjtê, apo mosha e tretë)? D. Berishaj: Nga pikëpamja psikologjike, kjo situatë ndikon në çdo grup- moshë, andaj pasojat eventuale gjithashtu. Hulumtimet aktuale po tregojnë se me zhvillimin e pandemisë edhe në kërkime në Google janë rritur trendët e fjalëve që kryesisht shihen si tendenca depresive të përdoruesve. Do të thotë se, që tani, jemi duke parë alarme të ndryshme të popullatës, që shëndeti mendor po ndikohet nga izolimi dhe pandemia; normalisht, ai ndikohet posaçërisht te personat me sëmundje psikike të përparshme, apo
intervistë me tendenca të shëndetit mendor të dobët. Pasojat do të dallojnë varësisht nga ajo se sa do të zgjasë karantinimi dhe cilat do të jenë pasojat konkrete në shoqërinë tonë në tërësi. Deri diku mendohet se të rriturit do ta përballojnë këtë situatë më mirë po e morëm parasysh faktin se ata kanë pasur më shumë mundësi të krijojnë mekanizma mbrojtjes gjatë jetës së tyre, në krahasim me p.sh., adoleshentët të cilët e përjetojnë këtë situatë si shok më të madh dhe të cilët i pret një e ardhme shumë e tundshme. Por në anën tjetër, të rriturit gjithashtu kanë më shumë obligime në lidhje me situatën në fjalë, kështu që këtë stres ndoshta edhe do ta paguajnë më rëndë në të ardhmen. Mosha e tretë për momentin gati po shikohen vetëm si “pacientë potencialë” e fëmijët po përballën me stresin e një jete të shndërruar tejet shpejt. Pra, izolimi do të ndikojë në të gjithë; për këtë arsye, pa dallim nga grup- mosha, secili individ duhet të fokusohet që kjo periudhë të ndikojë sa më pak negativisht në shëndetin mendor, pasi është ai që do të na duhet për t’ iu kthyer normales eventualisht. Koha Javore: Kur bëhet fjalë për personat me nevoja të veçanta. Si e përjetojnë ata këtë situatë dhe çfarë asistence u nevojitet atyre që ta përballojnë më lehtë këtë izolim? D. Berishaj: Asistenca kryesore është të mos harrohen dhe të bëhet e qartë se vazhdojnë të jenë pjesë e shoqërisë sonë. Për shumë nga ata, ky izolim nuk është aspak ndryshe prej jetës së përditshme që kanë, prandaj ndoshta është ky edhe një moment reflektimi për popullatën tjetër, ta kuptojmë se si duket realiteti i atyre të cilëve ua kemi bërë te pamundur pjesëmarrjen në shoqëri. Kësaj radhe do të ishte mirë të mos i anashkalonim: në mjete informative mbi situatën, në mjete që përdoren për arsye mjekësore, në shkollim online. E vërteta është se nuk ekziston asnjë institucion, shtet apo person që mund të thuhet se ishte i përgatitur për një situatë si kjo. Si te tillë, deri diku po shohim se personat me nevoja të veçanta nuk kanë fituar shumë vëmendje nëpër media apo prindërit e fëmijëve me nevoja të tilla nuk kanë fituar edhe aq shumë përkrahje të profesionistëve për t’u ballafaquar me një situatë të tillë. Personat me nevoja të veçanta janë një grup shumë i gjerë i njerëzve
dhe diversiteti në ta duhet kuptuar. Të jemi të vetëdijshëm që kjo situatë do të jetë posaçërisht e vështirë sidomos për ata të cilët nuk kanë mundësi që aktivitetet e veta t’i kthejnë në aktivitete në shtëpi dhe nga shtëpia. Besoj se na duhet t’i kemi në mendje edhe prindërit apo kujdestarët e disave nga ata dhe stresin shtesë te cilin e përballojnë ata. P.sh., prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta që për momentin kanë orë online apo në TV, prindërit e fëmijëve me autizëm që kanë aktivitete të caktuara rutinore të cilave u “duhet” përmbajtur, por për momentin janë në karantinë totale. Apo personat p.sh., me aftësi të kufizuara të pamjes/shikimit, të cilët kur dalin në qytet janë të detyruar ta mbajnë distancën fizike. Të gjitha këto janë probleme për të cilat kryesisht mendojnë vetëm ata që përballohen me to. Apeloj qe po patët nevojë për ndihmë, t’u drejtoheni organeve kompetente, t’u kërkoni ndihmë psikologëve dhe edukatorëve kur ajo të jetë e nevojshme, e ne si qytetarë të thjeshtë ku ta shohim se mund të ndihmojmë - të jemi të gatshëm. Koha Javore: Nga këndvështrimi juaj profesional, cilat janë rekomandimet Tuaja drejtuar banorëve të trevës së Malësisë në këtë kohë “lufte” me armikun e padukshëm të COVID-19? D. Berishaj: Simulimi i një përditshmërie normale gjatë të jashtëza-
konshmes: aktivitetet rutinore të ditës, gjumi i rregullt, përkufizimi i përdorimit të rrjeteve sociale dhe informimit të tepërt me lajme, ushqimi dhe aktiviteti fizik i rregullt. Informimi i rregullt është i domosdoshëm për të ndjerë njëfarë kontrolli mbi situatën, por edhe përkufizimi i informatave që i fitojmë në ditë. Kjo është kohë e mirë që të reflektojmë, të merremi me vetveten, ta kuptojmë cilat mendime, ndjenja apo frika janë racionale e cilat ndoshta jo edhe aq. Të jemi në kontakt me të afërmit (dihet se personalitetet ekstroverte do ta kenë pak më të vështirë këtë periudhë izolimi). Të përdorim rrjetet sociale vetëm aq sa ato pozitivisht ndikojnë në ne; por të mos biem peng i presionit social, tejpozitivitetit dhe shpeshherë një narrativi që ne si persona jemi projekt i vetvetes gjatë karantinimit - jo, kjo nuk është koha ideale që të arrijmë kulmin e zhvillimit tonë si individë. Të kalojmë kohë me familjarë ku është e mundur; por, gjithashtu t’i shmangemi injorancës dhe ta kuptojmë se gjiri familjar për shumë ka edhe dhunë familjare. Ne ç’rast, rekomandoj të kërkohet ndihmë. Organizatat kompetente mund të ju ndihmojnë edhe në këtë gjendje, ju nuk jeni vetëm. Mandej, propozoj aktivitete relaksuese - si ato që ua okupojnë mendjen pasivisht (filmat, muzika, rrjetet sociale, etj.), ashtu edhe aktivitete jo pasive (lojëra, mësim, lexim- gjëra që kërkojnë vëmendjen tuaj). Bisedoi: Toni Ujkaj e enjte, 9 prill 2020
Javore Koha
21
in memoriam
Gëzim Kruja
Lamtumira për ikon dhuroi buzëqeshje g Mosha e shtyrë nuk ia kishte humbur sharmin simpatik te publiku as kur sëmundja po e bënte të veten. Humori i tij prej shkodrani e kishte bërë atë një prej aktorëve më të dashur në ekranet e shqiptarëve. Qindra shkodranë të hënën kanë dalë në ballkonet e apartamenteve të tyre. Poshtë tyre një kortezh prej disa veturash po bartte trupin e aktorit Gëzim Kruja, i cili vdiq paraditen e së dielës në moshën 80-vjeçare. Edhe në rrethana të lëvizjes së kufizuar, kur i tërë vendi po përballet me pandeminë, duartrokitjet e gjata ishin mënyra e vetme për t’i dhënë lamtumirën e fundit mjeshtrit shkodran. Ashtu siç ishte paralajmëruar, duke filluar nga ora 12:00, kortezhi me trupin e pajetë të Krujës përshkoi po të njëjtin itinerar që i ndjeri përshkonte me biçikletë, ashtu sikundër shumë shkodranë të tjerë. Në një atmosferë të përzishme, kortezhi ndaloi edhe para teatrit “Migjeni”, aty ku kishte qenë shtëpia e dytë e artistit me nam. Por në ceremoninë e varrimit morën pjesë vetëm familjarët e Krujës, për shkak të masave të marra nga institucionet shtetërore shqiptare. I vlerësuar si ikona e humorit shqiptar, i cili me paraqitjet e veta u ka dhuruar pafund buzëqeshje shqiptarëve kudo, gjendja shëndetësore e Krujës ishte përkeqësuar së tepërmi sa i ishte pamundësuar edhe të folurit. Më 4 dhjetor të vitit të kaluar, në ditëlindjen e tij të 80-të, dhe të fundit, miku i tij Zef Deda qe i vetmi që u kujtua ta vizitonte artistin e harruar shkodran. Sipas librit të Hasan Hasanit, “L’Enciclopédie des écrivains Albanais 1501-2001”, botim i shtëpisë botuese “Faik Konica”, Gëzim Kruja ka lindur më 1939 në Shkodër. Mësimet e para dhe ato të mesme i
22
Javore Koha
e enjte, 9 prill 2020
kreu në vendlindje, ku mbaroi edhe Institutin e Lartë Pedagogjik për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Duke filluar prej moshës 13-vjeçare, gjatë karrierës së tij prej artisti, Kruja ka interpretuar rreth 1 mijë role në skenë. Punoi si regjisor në Shtëpinë e Pionierit për t’u aktivizuar më pas në klubin e rinisë “Heronjtë e Vigut”. Shkodrani i talentuar kishte shkëlqyer me trupën amatore të fabrikës “Duhan-cigare”. Ka shkruar komedi, skenarë filmash,
skeçe e pjesë gazmore. Në vitin 2004 ai u nderua me titullin “Krenaria e Qytetit”, për t’u nderuar, një vit më vonë, edhe me çmimin “Naim Frashëri i Artë”. “Mjeshtër i Madh” do të ishte vlerësimi tjetër që do t’i akordohej me 2010. Është sprovuar edhe në letërsi me veprat “Qesh e ngjesh”, “Ju ofroj buzëqeshje”, “Keni nevojë me qeshë”, e të tjera. Artisti shkodran kishte krijuar edhe një lidhje të veçantë me Kosovën. Në
in memoriam
nën e humorit që gjatë gjithë jetës
një intervistë të bërë në vitin 2014 për “Tirana Observer” me gazetarin Ramazan Çeka, Kruja kishte rrëfyer me ndjenjë momentet kur bashkë me aktoret Raimonda Marku e Drande Xhaj kishte vizituar Kosovën. Ndër të tjerash kishte evokuar edhe një ngjarje që i kishte mbetur në kujtesë. Kur po kthehej nga Toronto në Mynih të Gjermanisë, një polic gjatë kontrollit ia kishte ngulur sytë aktorit shkodran. Gëzimi kishte pasur përshtypjen se
ai do t’i nxirrte telashe gjatë kontrollit. “Kur ai po më drejtohet me zë të lartë, duke thënë: ‘Ku je baca Gëzim, artisti i botës, ta marrsha t’keqen’. Kush jeni ju, i them. Jam kosovar, më thotë. Na i mori pasaportat dhe na kaloi”, kishte rrëfyer Kruja. Të shumta kanë qenë ngushëllimet e kujtimet për aktorin e madh, të dielën në ditën që u dha lajmi për vdekjen e tij. “Lamtumirë Mjeshtër! Përulje dhe re-
spekt për kontributin tuaj! Mjeshtri Gëzim Kruja do të jetë i përhershëm në skenën e shtëpisë së tij të dytë”, kanë shkruar kolegët dhe kolektivi i teatrit “Migjeni” në Shkodrën e tij. Kolegia e tij, mjeshtrja Drande Xhaj ka thënë se Gëzim Kruja do të mbetet në memorien e artdashësve si artist i dashur e popullor. Të hënën ajo ka shprehur edhe një tjetër peng. “Shumë më e dhimbshme është të mos dhurosh një tufë lule. Një ceremoni që do të ishte ashtu siç Gëzim Kruja do ta meritonte. Sot është një ditë e trishtë për të gjithë artin dhe humorin shkodran. Ai iku me një peng, sepse dëshira e tij e madhe ishte që me rastin e 80-vjetorit të kishte një realizim në ‘Teatrin Migjeni’. Artistët nuk vdesin, artistët do të jetojnë gjithmonë, ashtu siç Gëzim Kruja do të jetë pjesë e tryezave shqiptare”, ka thënë ajo për televizionet shqiptare. Kolegu i tij, aktori i madh Zef Deda, ka kujtuar bashkëpunimet e kahershme me Krujën. “Me madhështinë e tij ne krenohemi. Ai gjithmonë ka qenë më i madh se unë. Unë rritesha, ndërsa ai ishte gjithmonë i madh dhe vdiq i madh. Kam pasur mrekullinë që të luajmë bashkë. Ai ka qenë shumë i dashur, për të gjithë kolegët/ Vetëm kur dilja me të kisha emocione në skenë”, ka thënë Deda. Si humbje për artin dhe kulturën shqiptare është cilësuar edhe në Kosovë. “Me artin e tij komik ai shpërfaqi talentin e jashtëzakonshëm për dekada me radhë. Humori i tij ishte sa komik, aq edhe satirë dhe sarkazëm për fenomenet e ndryshme të shoqërisë shqiptare”, ka shkruar Thaçi, i cili ka shtuar se vepra e artistit Kruja është “trashëgimi që do të jetojë gjatë në Salih Mehmeti mendjet tona”. e enjte, 9 prill 2020
Javore Koha
23
Letërsi
“Mësues” Diti (2)
Shoqëria me çeken topolake në kamp (fragment tregimi)
Asllan Bisha
(vijon nga numri i kaluar) Në mëngjes erdhi mësuesi i ri me ditar. Diti u habit. E priti me respekt duke u lutur që ta ndihmonte ngase kishte gabuar. “Si i bahet kësaj pune”, e pyeti mësuesin e ri. “Mu s’më pyet kush. Unë jam zëvendësues i mësues Agimit. Ende nuk është mbajtur mbledhja e Këshillit. Të lutem, mos rri në klasë derisa zhvillohet mësimi, më ka porositur drejtori”, i tha ai. “Mirë, mirë, more vëlla. Dal në oborr”, tha Diti. Dhe Diti vëzhgonte me bisht syri nga dritarja. Këqytre orën dhe i binte ziles. Aty nga ora 10.30, kur i ra ziles për të mbajtur orën e tretë, Diti i fërkoi sytë. Mësues Agimi hyri në oborr. Ishte i turbulluar. “Si është puna?”, e pyeti. “Keq sa s’ka ma keq. Dje ka qenë kryetari i Këshillit dhe drejtori”, iu përgjigj dhe pastaj ndaloi së foluri. “Fol! Çka ndodhur?!”, e pyeti. “Na kanë paditur, more vëlla”, i tha Diti. “Më kanë lajmëruar. Erdha, i lashë fiqtë, dreqi ta hajë. Kush të tha të shkruash në ditar?! Të shkarravitësh. Na ke marrë në qafë mua edhe veten, a kupton?”, i tha Agimi. “S’desha, gabova”, tha Diti dhe gati u
24
Javore Koha
e enjte, 9 prill 2020
shkri në vaj. “Ku janë nxënësit?”, pyeti ai. “Në klasë. Ka ardhë mësuesi i ri”, u përgjigj Diti duke u dridhur. “Uh, mbeta pa punë. Më fike!”, tha mësuesi. “Fike veten. Ti deshe me fitu shumë pare. Mu më more në qafë sa fillova punën”, i tha Diti. Diti i ra ziles. Fëmijët dolën në pushim. Ata të dy hynë në klasë. Mësuesi i ri ishte i tronditur ngase e njohu kolegun. “Më vjen keq, por më urdhëruan. Unë s’e kam aspak të përshtatshme. Këtë shkollë e kam larg”, i tha Agimit mësuesi i ri. Nxënësit përgjonin bisedën dhe dikur njëzëri në kor thirrnin: “E duam mësues Ditin. Diti, Diti, ma i dituri. Mësues Agimi është tregtar. Diti, Diti këndon mirë. Duam Ditin, nuk hymë në orë. Mësuesi i ri të shkojë në shtëpi”. Zilja cingërroi, kurse nxënësit brohorisnin dhe nuk lëviznin fare. Mësuesi i ri priste. Në klasë nuk shkeli këmba e asnjërit prej tyre. Pas gjysmë ore, ai e thirri Ditin. “Mbylle shkollën. Unë do të paraqes gjendjen ashtu siç ka ngjarë”, i tha Ditit. Ai e la klasën, kurse mësues Agimi dhe Diti grindeshin si laraska. “Merrni çantat, shkoni në shtëpi”, u tha nxënësve Diti me krenari ngase zemra i bëhej mal pasi që para fëmijëve doli mësuesi më i mirë. Aty rreth orës 11.00, mësuesi i ri trokiti në derën e drejtorit. “Hyr, hyr. Çka ka të re adej?”, e pyeti
drejtori i nxituar. “Mbajta dy orë. Fëmijët dolën në pushim. Por kishte ardhur mësues Agimi, i cili grindej me punëtorin, me atë ‘mësuesin’. Nxënësit ia nisën njëzëri: Mësues Agimi është tregtar, shet fiq në pazar. Nuk hymë në klasë assesi. Mësues Diti, mësues i mirë. Mësuesi i ri të shkojë në shtëpi...” Drejtori ishte i befasuar. “Unë prita, prita. Pastaj e urdhërova Ditin ta mbyllë shkollën. Ata grindshin. Erdha t’ju tregoj ngjarjen”, i tha mësuesi i ri. Drejtori s’u besonte veshëve. “Qenka i çmendur mësues Agimi. Mirë i kanë kënduar”, fliste me vete. U mendua pak dhe dikur foli: “Ma thirr kryetarin e Këshillit drejtues, Gjonin”. “Të thërret drejtori. Kemi probleme në shkollë të Malit”, i tha Gjonit mësuesi i ri. “Erdha drejtor”, foli i shqetësuar Gjoni. “Ulu! Dëgjo çka ngjarë në shkollë të Malit. Tregoji”, i tha mësuesit të ri. Qetë, pak me droje, pa shtuar asnjë fjalë, mësuesi përsëriti ngjarjen në shkollë. Drejtori me vendosmëri iu drejtua kryetarit të Këshillit, Gjonit: “Shkruaje thirrjen. Nesër në orën 12.00 të mbahet Këshilli drejtues. Do të jesh i pranishëm edhe ti”, i tha mësuesit. “Duhet zgjidhur ky problem”, foli drejtori me vendosmëri. “Në Këshill duhet të jetë i pranishëm gjithsesi edhe sekretari i shkollës”. “Nesër mos shko në shkollë”, i tha drejtori mësuesit të ri. “Jeni i lirë”. Fërkonte ballin dhe skuqej si lash gjeli. Ata dolën jashtë. Diçka të tillë nuk i kishte ndodhur në karrierën e tij. “Thonë: e ke të lehtë të jesh drejtor! Ç’mu desh kjo punë?! Është e vështirë të jesh drejtor në vendin tënd. Hajde vendos. Mësuesi tahmaqar. Vjen pastruesi bëhet mësues. Shkarravit ditarin. Përgjegjësia bie mbi mu, në shkollën tonë që ka pasur dikur autoritet të madh. Patjetër duhet të shkarkohen, suspendohen”, fliste drejtori. U ngrit në këmbë me ditar në dorë dhe vajti te sekretari. I shqetësuar dhe i nevrikosur, tha: “Ja ç’ndodh në shkollën tonë. Mësues Agimi ik fshehtas me fiq, pa lajmëruar askënd, ndërsa pastruesi bëhet mësues dhe e zëvëndëson. Merre me mend, shkruan, shkarravit ditarin. Këqyre ligjin të shohim si të veprojmë nesër në mbledhje të Këshillit
Letërsi
drejtues. Mendoj se duhet suspenduar njëri dhe tjetri derisa gjyqi të vendosë. U bëmë gazi i botës. Duhet të dërgojmë një mësues të mirë, por edhe të mbajmë mbledhje me prindër. T’u sqarojmë rastin, i cili nuk guxon të përsëritet. Të lutem, duhet të më ndihmosh juridikisht. Shpresoj se edhe Këshilli drejtues do ta përkrahë”. Të dy biseduan gjerë e gjatë. “Duhet të veprojmë, mos të tolerojmë gjëra të tilla se nesër na dalin probleme edhe më të mëdha. Këqyre ligjin dhe nesër në mëngjes konsultohemi”, i tha prerë drejtori sekretarit. Të nesërmen kryetari i Këshillit drejtues e hapi mbledhjen duke sqaruar në detale se si ishte pranuar në punë Diti dhe se ai e kishte kryer me ndërgjegje punën. Shkolla në Mal nuk pikonte ngase kulmi ishte arnuar për mrekulli. “Problemi qëndron se bëri gabim, plotësoi ditarin e mësues Agimit, i cili e kishte lënë shkollën. Pra, duhen marrë masa dhe duhet sanuar gabimi. Ky është mendimi im”, theksoi ai. Sekretari i shkollës i sqaroi ligjet dhe nenet që ishin shkelur me këtë rast. Po ashtu drejtori mundohej ta ruante qetësinë. Por zemërimi i vërehej nga çdo fjalë, të cilat mezi i lidhte. U bë një heshtje e gjatë. Më në fund, drejtori tha: “Këta duhet dënuar”. Një anëtar i Këshillit, duke parë se mbledhja s’kishte mbarim, propozoi të bëhet votim i fshehtë me një pikë rend dite: 1. Mësuesi dhe Diti të pezullohen nga puna derisa Ministria e Arsimit të sjellë vendim. Votuan të gjithë për vendim të tillë, me përjashtim të Gjonit, i cili ishte kundër. Por vota e tij s’kishte vlerë sepse shumica kishte votuar për. Vendimi u vërtetua dhe të nesërmen iu dërgua Ministrisë. Mësues Agimi u kthye në Sarajevë i zemëruar, ndërsa Diti ishte i dëshpëruar. Ai filloi të punojë, të mbulojë pullaze shtëpish. Ishte i lumtur kur frynte murlani ose veriu dhe i lëkundte çatitë, aq sa të pikonin. U gëzohej dasmave. Dhe ashtu duke shpresuar, priste vendimin e Ministrisë. Dhe në pranverë kur u zgjua natyra, filloi behari, një i nxehtë i madh. Në Ulqin erdhën turistët. Diti kërkoi punë në kamp për të sanuar pullazet. “Tamam punë për ty. Edhe një javë vijnë turistët e parë nga Çekia. Shpejto. Të paguajmë mirë. Nesër filloje punën.
Kujdes, sillu mirë me turistë të huaj, me kulturë”. “Unë punë dua, por unë s’e di gjuhën e tyre”, fliste me bindje Diti. Të nesërmen Diti ia nisi punës, ngjitej si ketër mbi çati. Ai fitoi simpatinë e shefit. Bënte sikur zonjat nuk i interesonin fare. Asnjë fjalë nuk fliste me to, por shikimin iu hidhte si shigjetë zonjave që kalonin dhe e vështronin mjeshtrin dhe e çmonin punën e tij. Një biondinë topolake e përshëndeste duke kaluar afër, kurse Diti me buzëgaz ia kthente përshëndetjen. Ajo s’iu nda. E ftoi edhe për kafe në restorant. “Në orën 3.00”, i tha Diti. Dhe pikërisht në orën 3.00, zonja biondinë e priste në restorant. Ishte rregulluar saqë Diti gati s’e njohu. U ngrit në këmbë. “Urdhëro”, i foli qetë dhe i lumtur sepse Diti ishte i përpiktë dhe serioz. Kamerieri e përshëndeti. “Urdhëro mjeshtër! Çka pin? Kjo është e mirë. E lirë. Mos iu ndajë”, i tha. “Nuk e di gjuhën e tyre”, i tha Diti. Kamerieri i solli pijen. Biondja s’dëgjoi të marrë pije tjetër sepse sa e kishte filluar coca colën. I cakërruan gotat dhe nisi biseda. E ftoi kamerierin. “Paguaj!”, i tha Diti dhe i la edhe disa para të imëta si xhentëlmen. “A shkojmë, dalim?”, e pyeti. Biondina e aprovoi mendimin e tij dhe u ngrit në këmbë. “Po shkojmë”, foli Diti i lumtur dhe i gëzuar. Tani nuk këqyrte orën ngase kur punonte, akrepat e orës sikur nuk lëviznin. Shefi e mbikëqyrte punën dhe ishte i kënaqur me punën e tij sepse “punon pa hile”. “Shkojmë në qytet?”, e pyeti biondinën. “Sot nuk mundem, por mundemi nesër mbrëma. Në orën 17.00 shkojmë të gjithë me autobus për të vizituar grykën e Bunës. Vetëm dy orë jam e lirë”, i tha ajo. Diti e kishte të vështirë t’u bindej fjalëve të saj, mirëpo e aprovoi kërkesën e biondinës. “Nesër pas orës 3.00, kur ta lësh ti punën, shkojmë ku të duash. Mund të ndahemi të shkojmë në plazh tjetër”, i tha dhe buzëqeshi qetë, sikur donte t’i thoshte se kemi kohë mjaft dhe kam edhe dhjetë ditë pushim. Të dy arritën ashtu qetë në tavernën e Auto Kampit. Mezi kuptoheshin sepse Diti as serbishten nuk e fliste mirë. Koha rrëshqiti si ngjalë Bune.
“Më duhet të shkoj”, tha ajo e vendosur. “Nuk ka nevojë të më shoqërosh”. Diti u mbajt, buzëqeshi disi tharbët. Biondja e falënderoi, iu afrua dhe e puthi. “Shihemi nesër”, i tha. “Kalofshi mirë”, i tha Diti i hutuar. Çdo gjë zgjonte befasi. Zonja e kishte mahnitur. “Nesër, nesër, është kohë e gjatë. Si të pres?”, pyeste veten ashtu i ngatërruar duke ia dhënë të hollat kamerierit. Edhe vetë kamerieri e kishte vërejtur këtë dhe i tha: “E mirë, simpatike!” “E mirë, simpatike, por shkoi”, foli Diti me unin e tij. Në mbrëmje mbërriti në shtëpi me gjysmën e gjërave që i kishte porositur e shoqja për fëmijë dhe shtëpi. “U lodhe shumë?”, e pyeti e shoqja, derisa fëmijët u gëzuan shumë keksave që kishin formën e zemrës. ... Asnjëherë nuk kishte shkuar me kënaqësi më të madhe në punë sesa mëngjesin e ditës së nesërme. Shkeli në autobus dhe mbërriti në Ulqin. Nuk e priti shumë autobusin për Shtoj. Hyri në pushimore, u ngjit në pullaz dhe vazhdoi punën. Herë pas here kërkonte me sy bionden, e cila nuk dukej fare sikur të kishte ikur diku larg. Dhe do të kishte vazhduar me mendime dhe dyshimin e tij ndaj biondes topolake, por papritmas zëri i shefit e ndërpreu. “Ke filluar punën?”, i tha. “Po”, iu përgjigj ai i hutuar dhe i befasuar. “Ulu poshtë!”, e urdhëroi shefi. Dhe pa zgjatur shumë, i tha: “Më kanë thënë se je njoftuar me një mysafire dhe e ke lënë punën”. “Jo shef! Ajo më thirri në kafe, por pas orarit. Më priti në restorant. Mund të pyesni kamerierin... si i thonë emrit, ai i shkurti”, i tha Diti me zërin që i merrej. “Mirë, mirë, por kujdes. Ajo është person me rëndësi. Asgjë me zor, a kupton?!”, qeshi shefi. “Duhet ta ruajmë respektin për mysafirë. Ashtu i kemi porositur edhe punëtorët tanë”. “Desha të pyes”, tha Diti. “A guxoj të shkoj në det me të pas orarit?” Shefi qeshi dhe i tha duke ikur: “Pas orarit të punës shko kah të duash, por kujdes, mos u sill keq, asgjë me dhunë”. “Jo, jo, more vëlla. Si janë njerëzit, padisin”. “Më thonë mua se padis. Mirë që më tregoi shefi”, fliste Diti me veten e tij. “Do t’u përmbahem fjalëve të tij”... e enjte, 9 prill 2020
Javore Koha
25
fejton
Kur koronavirusi infekton mendjet njerëzore (3)
Si dukej një epidemi në kohët e shkuara? “Vdekja e zezë” është një terminologji me të cilën historianët modernë i janë referuar një sëmundjeje misterioze midis viteve 1346 dhe 1353, epidemia më shkatërruese në historinë njerëzore, një sëmundje ngjitëse që transmetohej nga një person te tjetri dhe që rezultoi përgjithësisht me vdekjen e rreth 75–200 milionë njërëzish, ose 25-40 për qind e popullatës së atëhershme
Për Koha Javore:
Hajrudin S. Muja
(vijon nga numri i kaluar) Bota është goditur me pandemi më të tmerrshme dhe në kushte shumë më primitive të jetës. Në vitin 165 ishte “Murtaja Antoniane” me pesë milionë viktima. Më pas, ndërmjet viteve 541 dhe 542 “Murtaja Justiniane” me 25 milionë. Epidemia e njohur si “Vdekja e zezë”, që ngjau ndërmjet viteve 1346 dhe 1353, thuhet se mori me vete ndërmjet 75 dhe 200 milionë jetë njerëzore. Pastaj vjen “kolera” (vibrio cholerae) e viteve 18521860, me një milion viktima, po aq sa shkaktoi edhe gripi (virusi H3N8) i viteve 1889-1890. Në vitin 1918 “Gripi spanjoll” (H1N1), më shkatërrimtari prej kohës së mesjetës (1346–1353), me 50 milionë viktima. “Gripi” (H3N2) i vitit 1968, me një milion viktima, dhe “Gripi aziatik” (H2N2) ndërmjet viteve 1956 dhe 1958, me 2 milionë viktima. Pandemia e fundit AIDS (SIDA), vetëm
26
Javore Koha
e enjte, 9 prill 2020
ndërmjet viteve 2005 dhe 2012 mori me vete 36 milionë jetë njerëzore. Të gjitha këto përfshinë një vend të caktuar në një kohë të caktuar, por “Vdekja e zezë” ishte më shkatërrimtarja e të gjitha kohëve. Si dukej ajo? Për t’u përgjigjur në këtë pyetje, ne duhet t’u drejtohemi dokumenteve dhe trakteve të shkruara, të cituara në vëllime të shumta librash. “Vdekja e zezë” është një terminologji me të cilën historianët modernë i janë referuar një sëmundjeje misterioze midis viteve 1346 dhe 1353, epidemia më shkatërruese në historinë njerëzore, një sëmundje ngjitëse që transmetohej nga një person te tjetri dhe që rezultoi përgjithësisht me vdekjen e rreth 75–200 milionë njërëzish, ose 25-40 për qind e popullatës së atëhershme (Cantor:1993). Thuhej se e kishte origjinën nga Azia Qendrore, diku në regjionin ndërmjet Mongolisë dhe Kirgizisë, ku duhej të ishte “djepi” (Morgan:1986, f. 133), dhe ndoshta do të qëndronte aty sikur mongolët të mos bënin ndërmarrjet e shekullit XIII! Më e habitshmja ishte shpejtësia e përhapjes. Ndërsa në vitin 1345 një udhëtarit i duhej 8 deri në 12 muaj të udhëtonte nga Krimea në tokat jugore të Kinës, murtaja u përhap pothuajse në seci-
lin kënd të kontinentit të Euro-Azisë, brenda asaj dekade. Në fundin e shtatorit (1347), Sicilia ishte infektuar nga një galerë (anije) gjenoveze dhe më pas u përhap drejt Evropës kontinentale. Deri në mars të vitit 1348, pjesa me e madhe e Italisë Qendrore dhe Veriore ishte e infektuar, pastaj në pranverë kaloi në Spanjë, Francën jugore dhe Ballkan: “një tufë ujqish kishin zbritur prej mali për të sulmuar të gjallët e për t’u ushqyer me të vdekurit”. Vazhdoj pastaj rrugëtimin drejt Francës së Veriut, Anglisë, Irlandës, Austrisë, Gjermanisë, Skocisë, Skandinavisë dhe Polonisë, për të përmbushur qarkullimin përgjatë Evropës për më pak se katër vite. Deri tani burrat e Evropës luftonin njëri-tjetrin (Kelly:2005, f. XVI), kurse vendet e Azisë ishin të mbuluara me “hijen e vdekjes misterioze”. Kroniku Al-Wardi na thotë se atje, kjo “hije” kishte filluar 15 vite më parë. Në provincat e Hopeit, ajo kishte vrarë nëntë të dhjetat e popullatës. Al-Maqrizi thotë se në: “udhëtim prej Tabrizit (në Iran) treqind fise i kishte shuar plotësisht dhe 16 princër bashkë me Hanin e Madh e gjashtë fëmijët e tij” (Kelly:2005, f. 17). Askush nuk mund të imagjinonte një vdekje aq të shpejtë të qindra mijë
fejton njerëzve apo të milionëve të tyre. Në shpjegimin e sotëm demografik, kjo katastrofë do të kishte marrë 1.9 miliard jetë njerëzore (Kelly:2005, f. 12). Natyrisht që emërtimi “Vdekje e zezë” komunikonte ndjesinë e rrezikut e të intrigës, por burrat dhe gratë që e përjetuan këtë sëmundje, nuk e quajtën kurrë kështu. Në fakt, dokumentet mesjetare i referohen më shumë si “Plague” (Murtajë) nga fjala latine “Plaga”, që do të thotë ‘goditje’ ose ‘pikëllim’. Madje edhe fraza “murtajë” fillimisht nuk kishte ndonjë rëndësi të veçantë dhe vetëm pas shpërthimeve të përsëritura hyri në fjalorin mjekësor. Mjeku francez i shekullit XII, Gilles de Corbeil (Egidius Corboliensis ose Aegidius), duke u bazuar mbi shenjat dhe simptomat e sëmundjeve (latinisht: “De signis et sinthomatibus egritudinum”), përdori shprehjen e Senekës (Lucius Annaeus Seneca (4-65)) “Atra Mors” (Vdekja e zezë) për t’iu referuar etheve pestilenciale (febris pestilentialis) (Isis, #8/1926, ff. 328–332). U quajt kështu për shkak të mposhtjes në ethe, të zhytur në dhembje e të mbuluar me ‘puçrra’ të zeza, që rridhnin gjak e qelb. Modernistët i janë referuar si “Vdekja e madhe” (Bennett&Hollister:2006, f. 326) ose si “Murtaja e madhe” (Fordun:1994). Na mjaftojnë vetëm dy përshkrime për ta pasqyruar situatën e popullatës së asaj kohe në Evropë. Është përshkrimi që Thomas Vincent-i i bëri Londrës, pasi kishte shpërthyer murtaja në dimrin dhe pranverën e vitit 1349: “një tmerr i vërtetë, tregjet ishin mbyllur, shumë pak njerëz mund të shihje në qytet… qetësi vdekjeje në çdo kënd… Një zë që mund të dëgjohej, ishin britmat e vdekjes, ose gjëma e dhembjes për të humburit… tek po i shpinin në varreza”. Përshkrimin tjetër e jep Abraham Santa Clara për Vjenën: “fëmijët e vegjël të cilët kacavareshin në gjinjtë e nënave të tyre të vdekura… dhe një vajzë e vogël që qëndronte pranë kufomës së nënës duke e thirrur nënë – nënë, me shpresë se do të zgjohet duke i sjellë ujë për t’i freskuar sytë...” (Kelly:2005, f. 269). Në disa vende të Evropës besuan se ishin çifutët ata që e sollën murtajën dhe helmuan botën (Aberth:2005, dok. 14, ff. 63-66). Ata i kishin të gatshme tregimet për ritualet çifute
“
Po na frikëson psikologjia e turmave që po na i servon media, çmenduria publike që prodhon mënyra komunikimi me më shumë imazhe sesa statistika, autokolona ushtarake me trupat e të vdekurve, jo pse janë aq të shumta por për shkak të rregullave të vendosura
që kryqëzonin fëmijët e të krishterëve, përdornin gjak e mish njeriu në ritualet e tyre, torturonin meshtarët dhe tani synonin të shkatërronin krishterimin me mbjelljen e Vdekjes se zezë (Cohen:1994, f. 172). Akuzoheshin se kishin shpikur një helm, si një pluhur të përbërë prej merimangave, prej këmbëve të bretkosave, zorrë të krishterësh dhe ushtarësh të shenjtë (Collins&Lapierre:1972, f. 20), me të cilën helmonin puset. Vrasja e çifutëve hyri në rend dite në Evropë (Kelly:2005, f. 252). I alarmuar për këtë, Filipi V urdhëroi arrestime masovike çifutësh, me porosi që fajtorët të digjen menjëherë në turra drush. Ky qe një rast “i mirë” pasi çifutët e pasur u kishin dhënë para me kamatë njerëzve nevojtarë dhe ekonomikisht të lodhur (Rops:1968, f. 30) dhe tani borxhlinjtë gjenin shkas për të eleminuar huadhënësin dhe për t’u “çliruar” prej borxhit. Një grup tjetër pretendonte që murtaja ishte punë e shtrigave, të cilat natyrisht identifikoheshin si heretikët “katharinë e Waldensianë”, por edhe çifutë. Thuhej se në takimet sekrete që ata mbanin, sipas traditës folklorike, festonin, vallëzonin dhe bënin orgji seksuale (Capgrave:1858, f. 251). Homoseksualiteti ishte akuza që binte mbi heretikët Katharëve (Rusell: 1972, f. 239). Të tjerët merrnin për shkak leprozët, “një shenjë e jashtme e një defekti të brendshëm të shpirtit”. Sa e mjerueshme ishte situata në ato kohë e në ato kushte, na pasqyron tregimi i historianit të njohur egjiptian Ibn Taghri Birdi. Duke folur për vitin 833, që korrespondon me vitet 1429-1430, përshkruan një funeral në të cilin ai kishte marrë pjesë. Ai thotë: “...një fëmijë që kishte vdekur ende pa i mbushur shtatë vjetët e jetës. Kur ne e vendosëm atë për t’i falur (xhenazen), u sollën një numër i madh të tjerësh, derisa u bë një numër i pallogaritshëm. Pastaj ua falëm (xhenazen) të gjithëve
dhe shkuam për të marrë trupin e djaloshit, por nuk ishte aty, e kishte marrë dikush tjetër dhe në vend të tij kishte lënë një tjetër, afërsisht të së njëjtës moshë…” (Dols:1977, ff. 141-142). Në total vdiqën 200 000 banorë të Kajros, që përbën 1/3 ose 2/5 e popullatës së përgjithshme. Kjo ishte shkalla më e lartë e vdekjes krahasuar me çdo qytet tjetër, përjashtuar Konstantinopojën dhe Venedikun. Në Damask pati raporte për rreth 2 000 vdekje ditore, kurse popullata ra në 50 000, me humbje rreth 38-50 për qind. Në Konstantinopojë, në kryeqytetin e Perandorisë Bizantine, Vdekja e zezë u paraqit në fundin e vitit 1347. Ishte qyteti më i madh i botës së krishterë, ku jetonin rreth 250 000 banorë. Edhe pse jo aq i rëndësishëm sa kishte qenë në mesjetën e hershme, kishte mbetur gjithnjë si një qendër tregtare dhe një port i rëndësishëm për tregtarët e Mediteranit. Thuhet se në disa vende të tjera bizantine, murtaja vrau gjashtë të dhjetat e banorëve (Norwich:2001, ff. 309-310)! Një kronist venedikas shkruante se rreth 90 për qind e popullatës së Konstantinopojës ishin shkatërruar: “Nuk kishte ditë që nuk shpienim kufoma në varreza për t’i varrosur”, shkruante Ioannes në testamentin e vetëm të tij për vdekjen e të birit 13-vjeçar, Andronikos (Kelly:2005, f. 81). Historiani Niqifor Gregoras thekson: “Disa shtëpi mbeten të zbrazta brenda një dite, disa të tjera brenda dy ditësh” (Journal of History of Medicine and Allied Sciences, #21/1966, f. 395). Alfonso XI i Kastiljes ishte e vetmja viktimë mbretërore e murtajës. Pjetri IV i Aragonit humbi gruan, të bijën dhe mbesën. Perandori bizantin humbi djalin e tij. Në mbretërinë e Francës, Joani II i Navarres, vajza e Luigjit X dhe Margareta e Burgundisë vdiqën nga murtaja. Të njëjtin fat patën Mbretëresha e Navarres dhe Bonne i Luksemburgut, gruaja e ardhshme e (vazhdon) Gjonit II të Francës. e enjte, 9 prill 2020
Javore Koha
27
Mozaik
Meditime në kohën e koronavirusit (1)
Shëtitja nëpër trevat shqiptare Rrugës, kur mbërrita në Qafë të Crkvicës, panorama e bukur e Liqenit të Shkodrës më magjepsi, por edhe më nervozoj pa masë. Pashë Marashnikun, i cili nuk më përngjau në Marashnikun që unë e kisha njohur. Kisha kishte ndryshuar, kishte ndërtime të tjera. Mendova dhe ndër mend më shkoi trimi Adem Boboshti (Hajdari). Atë, pasi kisha ishte mbushur plot me malazezë, të cilët dilnin natën e plaçkisnin Boboshtin e Blacën, e sollën nga Shkodra për t’i larguar malazezët nga aty
Hajrullah Hajdari
Lajmin për përhapjen e koronavirusit, thënë të drejtën, unë e mora seriozisht. Jo sepse mosha ime është ndër më të rrezikuarat, por sepse me kohë më kishin mësuar se lufta ndaj armikut që nuk vjen nga qenia njerëzore dhe nuk varet nga ai, është e kotë. Prandaj vendosa t’u përmbahem udhëzimeve të profesionistëve, të qëndroj në shtëpi. Është dita e dhjetë e qëndrimit në shtëpi. Nga ballkoni i shtëpisë po sodisja Zallin e Madh të Ulqinit. Deti ishte pak i trazuar, më dukej se valët e tij pa mëshirë po puthnin rërën e imët. Është e pamundur të qëndrosh në shtëpi e në mend të mos sillen e rrotullohen ngjarje e ngjarje nga e kaluara e largët apo edhe aktuale. Jo se kam qenë ndonjë adhurues i madh i muzikës, por valët e detit më duket sikur po sajonin një këngë që dikur e dëgjoja, por nuk e adhuroja. U shtrëngova të kuptoj këngën, por largësia e valëve të detit ma turbullonte tekstin. Nejse, e mora lapsin dhe ngadalë po e dëshifroja këngën. Eh, thashë në vete, pse tani bash këtë këngë po e sajon deti i trazuar dhe
28
Javore Koha
e enjte, 9 prill 2020
valët e tij. E dëgjova dhe nisa ta kuptoj! “Dal’ ngadalë po m’vjen pleqnija, kush s’mi din hallet e mija”. E kisha dëgjuar shumë herë! Vazhdoja të dëgjoja dhe si në tym e kapa rreshtin e tretë: “nuk më lanë me dal’ nga shpija”! Eh, thashë, vallë edhe deti dhe valët e tij e paskan hetuar rrezikun e kësaj sëmundjeje virale vdekjeprurëse?! Ia kishte mbushur mendjen këngëtarit apo ai interpretonte këshillat e mjekut profesionist? Sidoqoftë, vendosa edhe më tutje të qëndroj në shtëpi. Eh, thashë, sikur unë të shkoja n’Krajë? S’e di si vendosa të dal nga shtëpia, por u nisa. E dija se Kraja ka kohë që ishte boshatisur nga të rinjtë, por qëlloi ditë pazari dhe mendova së paku t’i takoj shokët e klasës a ndonjë të njohur. Mbërrita në pazar. Dikur nuk kaloje rrugës pa e ndeshur dikë ose duhej t’ia lëshoja rrugën, duhej t’i thoja “më fal”. E sot, beso, Kraja ishte e stërboshatisur. E takova një të njohur që pinim expresso sa herë që takoheshim. “Më fal”, i thashë, “kemi ku të pijmë kafe?” “Ja mare shaq”, më tha, “janë tana t’myllna”. E pyeta edhe për shokët e mi të klasës e për shumë të njohur të tjerë. Më tha: “Janë myll nëpër shpija, veç kush ka daj kopsht me punue! Coronavirus n’Krajë nuk ka, par na duhet me nigue shtetin!” Sa mirë, mendova. Gjithsesi më gëzoj fakti që në Krajë nuk kishte të prekur nga ky virus i rrezikshëm. Së paku u
kënaqa në vendlindjen time, me bukuritë natyrore, me ajrin e pastër. Mendova, po pse të mos shkoj në Malësi, në gjysmë të rrugës gjendem?! Rrugës, kur mbërrita në Qafë të Crkvicës, panorama e bukur e Liqenit të Shkodrës më magjepsi, por edhe më nervozoj pa masë. Pashë Marashnikun, i cili nuk më përngjau në Marashnikun që unë e kisha njohur. Kisha kishte ndryshuar, kishte ndërtime të tjera. Mendova dhe ndër mend më shkoi trimi Adem Boboshti (Hajdari). Atë, pasi kisha ishte mbushur plot me malazezë, të cilët dilnin natën e plaçkisnin Boboshtin e Blacën, e sollën nga Shkodra për t’i larguar malazezët nga aty. Luftoi Ademi deri në buzë të akshamit, shumë malazezë u vranë, disa shpëtuan duke u hedhur në ujë, kisha u lirua. Por Ademi s’ishte i kënaqur dhe duke u kthyer këndoi: “Mas t’me rrshqitte kama pasht, pat me m’njohtë njiky Babasht, mas t’me lshonte njikja kamë, asnji t’gjallë s’desha me lanë”. Eee… Zot, thashë, tash Marashniku është i mbushur plot, përreth gjithkah shqiptarë, Ademi ka vdekur... Nejse, vazhdova rrugën për Malësi. Gjendem para kafenesë “Liria” për të pirë një kafe e të takohem me shokët, që shumë i kisha atje. “Liria” ishte e mbyllur. Dola, u nisa të takoj ndonjë prej shokëve, t’i pyes për shëndetin e tyre. Nuk po takoja njeri, u mërzita. Kur po mendoja të eci më tutje, dëg-
Mozaik
jova një zë. “Dal o burrë i Krajës, mos ik ashtu!” U gëzova kur e takova, rrinim larg njëri-tjetrit, duart nuk i shtrënguam. Më shpjegoi gjendjen në Malësi. “Të gjithë jemi në karantinë”, më tha. “Kemi dhënë besën që të rrimë në shpia, mos të dalim”. E kuptova, Malësia ishte e para që kishte lidhur një besë të madhe, shumë e shumë vite më parë, po qëndron edhe sot e kësaj dite. “Gjakmarrja në mendjen e malësorëve u çrranjos, o trim i Malësisë”, i thashë shokut tim. “Ju burrat malësorë e pani besën, me besë e çrranjoset gjakmarrjen, e dhashtë Zoti me besën që dhatë këto ditë do ta fitoni edhe këtë betejë të vështirë, koronavirusin”. “E pajmë, e
pajmë besën”, më tha. U përshëndetëm vetëm me “mirupafshim”. Jo, thashë, nuk do të kthehem në shtëpi, do të vazhdoj t’i takoj vëllezërit në Plavë e Guci, e ndoshta do të ndalem edhe në Rozhajë. Nejse, mbërrita në Guci. Aty kisha shumë shokë, por njërin e dalloja sepse së bashku në vitin 1972, në Kosovë, e kishim kaluar një karantinë. Atëherë virusi quhej “variola vera” apo si i themi ne “lia”. U takuam, por duart nuk i shtrënguam, mbanim distancë. Më njoftoi se në Plavë e Guci koronavirus nuk ka, por “si po e sheh, kafe me pi s’kemi ku. Çdo gjë është mbyllur, njerëzit rrinë në shpi, nuk dalin”. E falënderova shokun
dhe i tregova se do të shkoj në Kosovë. “Po mirë”, më tha, “afër je. Paja ka Qafa e Diellit, do të mrrijsh shpejt!” Mendova. “Jo”, i thashë, “do të kaloj nëpër Çakorr”, asaj rruge, atëherë me dredha të shumta e pluhur plot, që para gati 55 viteve kisha ardhur për herë të parë në Kosovë. Kur mbërrita në maje të Çakorrit, pushova pak, shikoja rreth e përreth, kërkoja të shoh kufirin e vendosur kohë më parë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Syri s’ma kapi kufirin! Thashë: “ndoshta e kanë larguar?!” U nisa, por jo nuk e kishin larguar. E kishin vendosur më poshtë se e kisha ditur unë, më afër Kuqishtës. (vijon) e enjte, 9 prill 2020
Javore Koha
29
fokus
Banorët e territorit të Komunës së Tuzit ende në karantinë shtëpie
Masat kufizuese shp banorët nga shtrirja “Jemi në karantinë plotësisht, një karantinim që nuk mbahet mend se ekziston ndokund. Pra, as nga një anëtar i familjes nuk mund të lëvizë nga shtëpia, që të shkojë në shitore, pasi që ato janë të mbyllura, bankat e mbyllura, objektet e tjera, pra jeta publike ka ndaluar. Jeta në këtë Malësi vazhdon përmes komunikimit me vullnetarët që i kemi në të gjitha fshatrat e Malësisë”, u shpreh Emin Haxhi Tuz –Të gjithë banorët e territorit të Komunës së Tuzit vazhdojnë të qëndrojnë në karantinë shtëpie që nga 24 marsi, kur nga Trupi Koordinues Kombëtar për Luftën Kundër Sëmundjeve Infektive u vendos masa e izolimit total për banorët e Malësisë për shkak se nga ky vend u konfirmuan plot 15 raste me virusin COVID –19. Gjendja aktuale në Malësi fatmirë-
30
Javore Koha
e enjte, 9 prill 2020
sisht është e qëndrueshme, pikërisht falë masave të cilat janë ndërmarrë, e padyshim edhe falë disiplinës që po tregojnë banorët e Malësisë në zbatimin e këtyre masave. I prononcuar për gazetën “Koha Javore”, nga Komuna e Tuzit, Emin Haxhi, koordinator për Bashkësinë më të Madhe Lokale, atë të Tuzit, thotë se kjo Komunë nuk e përballon lehtë
këtë situatë, duke qenë se është hera e parë që përballen me një situatë të tillë. “Jemi në karantinë plotësisht, një karantinim që nuk mbahet mend se ekziston ndokund. Pra, as nga një anëtar i familjes nuk mund të lëviz nga shtëpia, që të shkoj në shitore, pasi që ato janë të mbyllura, bankat e mbyllura, objektet e tjera, pra jeta
fokus
pëtuan a e epidemisë publike ka ndaluar. Jeta në këtë Malësi vazhdon përmes komunikimit me vullnetarët që i kemi në të gjitha fshatrat e Malësisë”, u shpreh Emin Haxhi. Ai bënë të ditur se Bashkësia Lokale e Tuzit me numrin më të madh të banorëve (mbi 6 mijë) është ndarë në gjashtë rajone të cilat përfaqësohen nga gjashtë individë të cilët kanë krijuar grupet e tyre të vullnetarëve për të koordinuar, të përbërë nga pesë deri në shtatë vetë. “Këta vullnetarë po bashkëpunojnë me çdo familje për nevojat e tyre që janë më urgjente. Nuk është koha e realizimit të dëshirave dhe nevojave të mëdha, por të vetëdijesohemi se në çfarë situate ndodhemi. Sepse, kemi pasur të infektuar mbi 20 persona, kurse sot falë masave dhe zbati-
mit të tyre, fatmirësisht kemi arritur ta ndalojmë përhapjen e këtij virusi të rrezikshëm. Për çdo familje që po qëndron në shtëpi kemi shpërndarë nga një pako me ushqime bazë për të mbijetuar”, thekson Haxhi. I pyetur se si qëndron situata me banorët e zonave rurale të Malësisë, sa përkujdeset Komuna për banorët atje, Haxhi thotë se ndihmat për banorët e atyre zonave janë të njëjta sikurse për banorët e zonave urbane dhe se furnizimi me ushqime është bërë në të gjitha zonat malore. Se deri kur mund të zgjasin masat e kufizimit total për banorët e Malësisë nuk dihet, megjithatë nga Komuna e Tuzit bëjnë të ditur se ata janë duke u përgatitur edhe për periudhën eventuale të masave kufizuese në ditët në vazhdim.
Ndërkaq, të shtunën më 4 prill 2020, Shtabi Emergjent i Komunës së Tuzit dhe vullnetarët, kanë vazhduar shpërndarjen e pakos së dytë me artikuj ushqimor të cilat i mundësoi Qeveria e Malit të Zi dhe Komuna e Tuzit nga grumbullimi i donacioneve. Në bazë të të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetësisë Publike, (datë, 8 prill 2020, ora 8.30), rezulton se të prekur të ri të konfirmuar me COVID –19 nga Malësia gjatë dy ditëve të fundit kemi dy raste, që e çon numrin e të infektuarve nga kjo trevë në 36. Ndërkaq, numrin më të madh të të infektuarve e ka kryeqyteti Podgoricë me 123 të prekur, kurse në qytetin e Ulqinit ka 9 raste me COVID –19. Gjithsejt në Mal të Zi sipas Institutit të Shëndetësisë Publike, që nga fillimi i epidemisë, nga covid-19 janë prekur 248 persona. Ndërkaq, nga Instituti i Shëndetësisë Publike njoftohet se 42 persona të infektuar me COVID-19 janë të hospitalizuar, 1 i shëruar, 2 viktima dhe 7294 persona nën mbikëqyrje. t. u.
e enjte, 9 prill 2020
Javore Koha
31
Mozaik
Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi 1998
Deputetët dhe ministrat shqiptarë Edhe në zgjedhjet e katërta të lira parlamentare në Mal të Zi, të mbajtura më 31 maj 1998 , subjektet shqiptare ishin të përçara. Nuk u arrit unifikimi i tyre dhe garuan në dy lista veç e veç
Gjekë Gjonaj
Këto zgjedhje nuk ishin aq të frytshme për shqiptarët në Mal të Zi, në krahasim me zgjedhjet paraprake të 3 nëntorit 1996, kur në Kuvendin e Malit të Zi ishin gjithsej katër shqiptarë nga dy parti politike shqiptare ( LD në MZ e UDSH) dhe një shqiptar nga një parti politike joshqiptare (PDS). Subjekti i parë politik i shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, e cila në zgjedhjet paraprake kishte dy deputetë, në këto zgjedhje të jashtëzakonshme ka arritur të mbledhë 5.429 vota, të cilat ishin të mjaftueshme për një mandat. Deputeti i vetëm i LD në MZ, në Kuvendin Republikan ishte lideri i kësaj parti, z.Mehmet Bardhi. Ndërkaq, partia tjetër politike shqiptare e cila garoi në këto zgjedhje, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, ka dalë më pak e votuar se Lidhja Demokratike në Mal të Zi. Megjithatë
32
Javore Koha
e enjte, 9 prill 2020
, edhe UDSH-ja , ( 3.529 vota ) arriti të kalojë pragun zgjedhor dhe të fitojë një mandat. Kryetari i saj z.Ferhat Dinosha përfaqësoi këtë parti në legjislaturën e katërt parlamentare. Edhe kjo parti në legjislaturën e tretë parlamentare pluraliste 1996-1998 kishte dy deputetë. Domethënë të dy partitë politike nacionale UDSH dhe LD në MZ në periudhën mandatore 1998-2001 të Kuvendit të Malit të Zi u dobësuan me nga një deputet. Por, Qeveria e re e z.Millo Gjukanoviq i përfshiu të dy partitë shqiptare, duke u bërë pjesë e koalicionit pas zgjedhor. Lidhja Demokratike në Mal të Zi, për herë të parë hyri në qeveri, kurse Unioni Demokratik i Shqiptarëve që në fillimet e tij ishte besnike e qeverisë malazeze, respektivisht partner i Partisë Demokratike të Socialistëve. Fitore politike për shqiptarët gjithsesi ishte se ata edhe në Qeverinë e Malit të Zi të zgjedhur më 16 korrik 1998 kishin një ministër z. Luigj Junçaj nga Malësia. Ai nga UDSH-ja bëhet ministër në Ministrinë për të Drejtat e Pakicave Nacionale. Në përbërjen e Kuvendit të Malit të Zi në këto zgjedhje parlamentare ishin edhe dy shqiptarë nga partia në pushtet - Partia Demokratike e Socialistëve - z.Martin Ivezaj, nga
Malësia, i cili për deputet të kësaj parti joshqiptare u zgjodh dy muaj më vonë se kolegët e tij, më 16 korrik 1998, pas dorëheqjes së dr. Radovan Bakiq dhe z.Xhemal Vukoviq ( nga Ulqini). Më vonë këtu do të vijë si deputet i PDS-së - z. dr. Omer Axhoviq. Në këtë ballafaqim zgjedhor morën pjesë shtatëmbëdhjetë parti dhe koalicione. Rezultatet e zgjedhjeve të majit sollën një kthesë të vërtetë politike, sepse në ato zgjedhje triumfoi koalicioni pro evropian dhe pro demokratik “ Të jetojmë më mirë”- i përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Popullore dhe Partia Social-Demokratike, kundrejt Partisë Socialiste Popullore e cila, me ndihmën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Serbi, është angazhuar për mbajtjen e staus quo-s. Koalicioni fitues mori 49.5 për qind të votave dhe 53,8 për qind të mandateve, kurse Partia Socialiste Popullore arriti shumë më pak ( 36.1 për qind të votave dhe 29 ulëse). Vendin e tretë në zgjedhjet e majit e mori gjithashtu partia me orientim pro evropian e pro demokratik Lidhja Liberale e Malit të Zi ( 6.3 për qind të votave dhe 6.4 për qind të mandateve. Duhet theksuar se në këto zgjedh-
Mozaik
je dy parti nacionale shqiptare ( LD Tabela 4: Votat e fituara dhe man- itar përbehej nga pesë nënkryetarë në MZ dhe UDSH) fituan nga një datet në Kuvendin e Malit të Zi /31 dhe njëmbëdhjetë ministra. Në këtë mandat. Brenda koalicionit “ Të je- maj 1998/ qeveri ishte një shqiptar i PDS- së tojmë më mirë” forcën dominuese e z.Fran Dedvukaj, ministër pa protofol. përfaqësoi Partia Demokra2.Mandati i kësaj qeveri tike e Socialistëve, kurse dy Partitë politike zgjati deri më 5 shkurt votat % deputetët % partnerët e koalicionit Partia 1998, kur u zgjodhë Popullore dhe Partia Social 1.Koalicioni Demokratik Qeveria e re. Meqenëse - Demokratike kanë dhënë -Millo Gjukanoviq z. Millo Gjukanoviq më gjithsesi kontribut më të “ Të jetojmë më mirë” 170.080 49.5 42 53.8 15 janar 2018, bëhet vogël fitores zgjedhore. president i Malit të Zi, 2.Partia Socialiste Zgjedhjet e majit sollën kon- Popullore e Malit nuk ka mundur të kryecentrimin e forcave zgjed- Të Zi -Momir jë funksionin e kryetarit hore në duart e dy subjek- Bullatoviq 123.957 36.1 29 37.2 të Qeverisë. Prandaj në teve politike : Koalicionit “ Të 3.Lidhja Liberale pajtim me Kushtetutën, jetojmë më mirë” dhe Partisë e Malit të Zi Kuvendi i Malit të Zi në 21.612 6.3 5 6.4 Popullore. Për këtë flasin të 4.Lidhja Demokratike mbledhjen e mbajtur më 5 dhënat se këto parti morën në Mal të Zi shkurt 1998 për kryemi5.429 1.5 1 1.2 gjithsej votëbesimin e 86 nistër e zgjodhi z. Filip për qind të votuesve dhe 5.Unioni Demokratik 3.529 Vujanoviq. Edhe në këtë 1. 1 1.2 93 për qind të mandateve ( i Shqiptarëve qeveri shumëpartiake ka71 nga 78), ndërsa partitë e Gjithsej: 78 deputetë limtare, e cila kishte mantjera plotësisht u margjinaldat të përgatiste zgjedizuan. Këto zgjedhje u konhjet e jashtëzakonshme sideruan dyfish të rëndësishme për Përbërja e Kuvendit dhe Qeverisë parlamentare të majit 1998, kishte Malin e Zi dhe Republikën Federale Kryetar i Kuvendit në këtë periudhë vend për një shqiptar nga partë Jugosllavisë. mandatore është zgjedhur z.Svetozar titë politike shqiptare. Ministër pa Në radhë të parë, këto zgjedh- Maroviq. Nënkryetar ishte mr. Zoran portofol i kësaj qeveri bëhet lideri i je paraqesin, në kuptimin proce- Zhizhiq deri më 3 shkurt 1998, kur UDSH-së – z. Ferhat Dinosha. dural, shkëputjen nga praktika e edhe dorëhiqet. Dushan Mrdoviq Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamëparshme në të cilën partia në ishte sekretar i përgjithshëm.Gjatë mentare të vitit 1998 në Mal të Zi pushtet ka pasur pozitë të priv- periudhës mandatore 1996 – 1998 në vlerësimin e parë të Misionit ndërilegjuar në të gjitha dimensionet u zgjodhën dy qeveri”: kombëtar vëzhgues të OSBE-së dhe ekzistuese të garës zgjedhore. 1.Në bazë të propozimit të presiden- Byrosë për Institucione Demokratike Së dyti rezultati i zgjedhjeve të ma- tit të Republikës për caktimin e kan- dhe të Drejtat e Njeriut kanë qenë të jit për Malin e Zi dhe Republikën didatit për kryetar të Qeverisë dhe organizuara mirë dhe ato paraqesin Federale të Jugosllavisë ka rëndësi propozimit të kryetarit të Qeverisë, përmirësim të dukshëm në krahasim jashtëzakonisht të madhe politike. Kuvendi i Malit të Zi, në seancën e me zgjedhjet paraprake të cilat janë Sepse në këto zgjedhje triumfoi mbajtur më 24 dhjetor 1996 zgjodhi mbajtur në Mal të Zi. kryesisht koalicioni i profilizuar pro Qeverinë, të cilën e kryesoi z. Mil- (Vijon) demokratik “ Të jetojmë më mirë”. lo Gjukanoviq . Kabineti i tij qevere enjte, 9 prill 2020
Javore Koha
33
mozaik
Apel i Ekipit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Plavë
Me përgjegjësi të plotë të zbatohen masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë Plavë – Në takimin e Ekipit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Plavës, të mbajtur të mërkurën, më 1 prill 2020, në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq” në Plavë, është konstatuar se deri më tani nuk është shënuar asnjë rast i ndonjë personi të prekur me koronavirus në Komunën e Plavës. 67 persona gjenden në vetizolim, kurse masat dhe rekomandimet e Trupit Koordinues Nacional në luftë kundër sëmundjeve infektive dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Malit të Zi, respektohen në përqindje të lartë. Të gjitha objektet publike, si të Komunës, Shtëpisë së Shëndetit, Gjykatës Themelore, Qendrës për Kulturë, Kopshtit të Fëmijëve, MPBsë dhe atyre private në të cilat kryhen aktivitete të caktuara ekonomike, janë
34
Javore Koha
e enjte, 9 prill 2020
dezinfektuar kohë më parë, kurse dezinfektimi i serishëm i tyre planifikohet për fundjavë, në periudhën e ndalesës së daljes së qytetarëve nga objektet e banimit. Shërbimet relevante kompetente të komunës, ditët e ardhshme do të bëjnë inspektimin dhe kontrollimin shtesë të subjekteve ekonomike, të cilat merren me shitje me pakicë, me distribuim të ushqimit dhe bukëpjekje, për të verifikuar dhe konstatuar nëse të punësuarit i respektojnë udhëzimet e rekomandimet dhe nëse i bartin pajisjet mbrojtëse në vendet e punës. Në takim është lavdëruar publikisht efekti kontribuues i Kryqit të Kuq dhe i vullnetarëve të shumënumërt, të cilët në ditët paraprake bashkëqytetarëve që janë në situatë nevoje u
kanë mundësuar blerjen e artikujve ushqimorë, medikamenteve dhe nevojave të tjera të cilat në këtë moment janë të domosdoshme. Ekipi komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim u ka bërë apel bashkëqytetarëve që me vëmendje dhe përkushtim t’i përcjellin të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e Trupit Koordinues Nacional në luftë kundër sëmundjeve infektive dhe të kuptojnë me plot seriozitet masat e reja të përkohshme që u përkasin ndalesës së daljes nga objektet e banimit, prej orës 19.00 deri në orën 5.00, prej të hënës deri të premten, dhe prej orës 13.00 deri në orën 5.00, ditën e shtunë dhe të diel. Në të kundërtën do të merren në proces nga organet relevante kompetente dhe nuk do të ketë përjashShaban Hasangjekaj time.
mozaik
Me donacionin e Kryqit të Kuq të Plavës dhe në mbështetje logjistike të Komunës së Gucisë
Nevojtarëve do t’u ndahen 200 pako me artikuj ushqimorë dhe mjete higjienike Guci – Në koordinim dhe komunikim të mirë të Organizatës komunale të Kryqit të Kuq në Plavë, në krye me sekretaren Ellvira Mulliq, në takimin e mbajtur të enjten, më 2 prill 2020, në kabinetin e kryetares së Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, në të cilin ka qenë i pranishëm edhe nënkryetari i komunës, mr. Huso Brdakiq, i cili njëherit është edhe anëtar i Këshillit drejtues të Kryqit të Kuq, është arritur marrëveshja që donacioni i arritur nga Kryqi i Kuq në formë të pakove me ushqim dhe mjete higjienike, të ndahet edhe në territorin e Komunës së Gucisë. Ndryshe, donacioni është siguruar përmes Kryqit të Kuq të Malit të Zi, i cili një pjesë të pakove në fjalë ia ka orientuar Kryqit të Kuq në Plavë të dedikuara për ndihmë nevojtarëve në komunat e Plavës dhe Gucisë. Sekretarja e Organizatës komunale të Kryqit të Kuq në Plavë, Ellvira Mulliq, ka informuar kryetaren dhe nënkryetarin e Komunës së Gucisë mbi planin e Kryqit të Kuq që 200 pako t’ua ndajë familjeve të rrezikuara sociale, familjeve pa
të ardhura materiale, si dhe prindërve vetushqyes dhe të vetmuarve. Andaj, në komunikatë të ndërsjellë të mirë, është arritur marrëveshja që ndihma në formë pakosh përmes vullnetarëve, ditëve të ardhshme t’u distribuohet familjeve që kanë nevoja sociale. Me ndarjen e ndihmës në fjalë do të përfshihet edhe vendbanimi i refugjatëve në Vrujë, si dhe të gjitha familjet e rrezikuara sociale nga territori i Komunës së Gucisë. Pakot e ndihmës përbëhen nga artikujt themelorë jetësorë, një thes miell dhe mjete higjienike.
Me këtë rast, Komuna e Gucisë falënderoi sekretaren e Kryqit të Kuq të Plavës, Ellvira Mulliq, për bashkëpunim me organet komunale, kujdesjen për qytetarë, si dhe për zbatimin e aktiviteteve të Kryqit të Kuq, të cilit Komuna e Gucisë do t’ia sigurojë mbështetjen logjistike për këtë aksion. Po ashtu, është arritur edhe marrëveshja që Komuna e Gucisë, Kryqit të Kuq në Plavë t’ia sigurojë mbështetjen logjistike dhe financiare për aktivitetet e ardhshme që do të zbatohen në territorin e Komunës Sh. Hasangjekaj së Gucisë.
Fondacioni “Gusinje” nga Nju-Jorku ndau 104 pako ndihmë me artikuj themelorë Guci – Familjeve në gjendje të nevojës sociale në trevën e Komunës së Gucisë, të premten më 3 prill 2020, iu ndanë 104 pako ndihmë me artikuj themelorë jetësorë, që u siguruan nga donacioni i Fondacionit “Gusinje” në Nju-Jork. Vlera e tërësishme e pakove të ndara është 5 mijë euro. Siç është kumtuar nga Fondacioni “Gusinje”, për shkak të situatës së re të krijuar me pandeminë koronavirus Covid-19, kjo shoqatë bamirëse ka vendosur që shtetit të Malit të Zi në formë ndihme t’ia destinojë 20 mijë
dollarë, kurse për ndihmë banorëve lokalë në komunat e Plavës dhe Gucisë t’i ndajë nga 5 mijë dollarë. “Edhe përkundër problemeve me të cilat bashkësia e plavjanëve dhe gucianëve gjendet për shkak të koronavirusit në Amerikë, Fondacioni ‘Gusinje’ ia ka dalë t’i ndihmojë edhe qytetarët nevojtarë në vendlindje”, është kumtuar nga kjo shoqatë. Menaxhuesi i aksionit të ndarjes së ndihmës në trevën e Komunës së Gucisë, Allmas Çekiq, ka theksuar se Fondacioni “Gusinje” në kuadër të mundësive të veta materiale ka ndarë mjete
të caktuara edhe pse e vetëdijshme se ato ndoshta nuk janë të mjaftueshme t’u sigurojnë ndihmë të gjithëve që kanë nevojë. “Në të ardhmen do të vazhdojmë që në këtë dhe në mënyrë të ngjashme të ndihmojmë qytetarët e Komunës së Gucisë”, është shprehur Çekiq. Në aksionin e ndarjes së ndihmës përveç menaxhuesit të aksionit, Allmas Çekiq, Fondacionin e kanë përfaqësuar edhe veprimtarët e aktivistët e shquar gucianë: dr. Ellvis Omeragiq, Murat Julleviq dhe Adell Omeragiq. Sh. Hasangjekaj e enjte, 9 prill 2020
Javore Koha
35
e a avorh KJo Podgori cë e enjte, 9 prill 2020
Viti XlX Numër 907 Çmimi 0,50
Leksionet që vijnë nga koronavirusi ISSN 1800-5696
Nga burgu i virusit
Mendime në një përvjetor të madh