Koha 909

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 23 prill 2020 Viti XlX Numër 909 Çmimi 0,50

Virus në çdo gjë ISSN 1800-5696

Dëshmi për gjenocidin kundërshqiptar

Fishta dhe Koliqi për Norbert Joklin


PËRMBAJTJE

8

10 Malësia nga vatër epidemie në model solidarësie

Malësia në karantinë u shndërrua në një yll solidariteti njerëzor

12

14 Partitë në SHBA dhe ngjashmëritë e tyre politike

Të gatshëm kur i duhet vendit

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 23 PRILL 2020


PËRMBAJTJE

18

22 Tërmeti si një fillim i ri

Rikardin, unë e njoha ndryshe nga shumë të tjerë

26

34 Shërbimet publike dhe private edhe në kushte të epidemisë

Dështimi i drejtësisë malazeze KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 23 PRILL 2020

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Qeveria e Malit të Zi përgatitet për lehtësimin e masave kufizuese kundër pandemisë COVID-19

Kryeministri Markoviq kërkon nga ministrat plan konkret Podgoricë – Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka kërkuar të hënën nga ministrat e Qeverisë dhe udhëheqësit e institucioneve që të përgatisin planin konkret dhe të qëndrueshëm për lehtësimin e masave të ndërmarra për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, në disa faza gjatë 45 ditëve të ardhshme, duke filluar nga dita e martë. Përmes llogarisë së tij në rrjetin social twitter, kryeministri i Malit të Zi ka thënë se kanë arritur rezultate të dukshme në luftën kundër epidemisë

4

Javore KOHA

E ENJTE, 23 PRILL 2020

COVID-19. “Duke i qëndruar besnik detyrës primare të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, Mali i Zi duhet të vazhdojë jetën e vet ekonomike dhe shoqërore. Çdo fazë e ardhshme do të varet nga gatishmëria jonë në ruajtjen e rezultateve të arritura në luftimin e epidemisë. Ky është edhe parakusht i tejkalimit të krizës ekonomike dhe shoqërore”, ka thënë Markoviq. Ai ka theksuar po ashtu se Qeveria dhe Trupi Nacional Koordinues për sëmundjet infektive do të bëjë çdo

gjë që në javët e ardhshme, po ashtu gradualisht dhe me vendosmëri, të krijojë kushtet për çlirimin e potencialit qytetar, sipërmarrës dhe krijues. Masat e para parandaluese në Mal të Zi janë vendosur më 10 mars, kur autoritetet shëndetësore vendosen ndalimin e udhëtimit në vendet më të prekura nga koronavirusi, ndërsa pas shfaqjes së rastit të parë të infektuar me COVID-19 masat kufizuese kanë ardhur duke u shtrënguar. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Ekipi për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Plavës apeloi te qytetarët

Të respektohen plotësisht masat e qeverisë Plavë – Në mbledhjen e Ekipit për mbrojtje dhe shpëtim të Komunës së Plavës, të mbajtur të premten, më 17 prill 2020, në sallën për seanca, mbledhje e tubime të Qendrës për kulturë “Husein Bashiq” në Plavë, çështje trajtimi dhe diskutimi ka qenë situata epidemiologjike e krijuar në trevën e komunës me paraqitjen e rasteve të para të personave të prekur me virusin Covid-19 në Plavë. Të pranishmit në mbledhje, kanë konstatuar se qytetarët e Plavës, në periudhën e kaluar kanë përfillë e respektuar plotësisht masat e Qeverisë të miratuara me qëllim të betejës kundër koronavirusit.

Duke analizuar situatën e krijuar në trevën e komunës, si pasojë e rasteve të regjistruara me virusin Covid-19, kanë theksuar se është e nevojshme maturia dhe përkujdesja shtesë e qytetarëve, të cilëve u kanë bërë apel dhe i kanë lutur që pa nevojë të mos dalin nga shtëpia. Paraqitja e tri rasteve të reja të koronavirusit, si dhe vdekja e qytetarit me autoritet të Plavës, i cili është mjekuar nga koronavirusi në Spitalin e Përgjithshëm të Beranit, kërkojnë shkallë më të lartë maturie si të institucioneve dhe personave me përgjegjësi, ashtu dhe i të gjithë qytetarëve të Plavës.

Ekipi komunal në fjalë, është në komunikim të rregullt me Institutin e shëndetit publik. Në ditët e ardhshme do të kryhet testimi shtesë, i cili do të jep informata edhe më precize mbi gjendjen me koronavirus në Plavë. “Edhe një herë apelojmë te të gjithë qytetarët që me seriozitet të plotë ta kuptojnë situatën momentale epidemiologjike, të jenë të përgjegjshëm dhe t’u përmbahen të gjitha masave dhe rekomandimeve, të cilat i ka përcaktuar dhe miratuar Trupi nacional koordinues në luftë kundër sëmundjeve infektive”, thuhet në komunikatën e Ekipit komunal për mbrojtje dhe shpëtim në Plavë. Sh. Hasangjekaj

E ENJTE, 23 PRILL 2020

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Virus në çdo gjë

6

Javore KOHA

E ENJTE, 23 PRILL 2020

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Mendoni për sjelljet që keni tani. Ndoshta disa zakone që ju pëlqejnë janë marrë nga miqtë dhe bashkëmoshatarët, dhe pastaj ua kaluat të tjerëve. Ndërveproni me njerëzit me sjellje që dëshironi dhe mbani larg njerëzit me zakone që nuk dëshironi, dërgojini në karantinë, si dikur Cezari dërgonte gjeneralët e tij në Sarandë, pasi ktheheshin nga luftërat në vende të largëta ku mund të kishin marrë ndonjë virus. Ata pushonin në Sarandë, lloj eufemizëm për Karantinë

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington

Çdo gjë përhapet, është në ajër. Njerëzit që e kapin atë, ndryshojnë veten dhe të tjerët. E vërteta është se të gjithë jemi të aftë për çdo gjë, të mirë a të keqe. Nuk duam të besojmë se është e vërtetë, por është. Nëse doni të mos prekeni nga të ftohurit ose gripi, si do të bënit? Do të qëndronit larg njerëzve me ftohje dhe rrufë. Njeriu i mikluar në një rreth shtypës do të marrë medoemos zakonet e shtypësit. Nëse dëshironi humbjen e peshës, bëni të njëjtën gjë: kaloni kohë me njerëz që kanë humbur peshë. Është shumë më efektive sesa të përpiqesh ta bësh vetë, veçanërisht nëse askush rreth teje nuk e ka këtë sëmundje “Më thuaj se me cilin rri, të them se kush je”. Nëse dëshironi që ekipi juaj të “kapë” rezultate cilësore, lëreni të stërvitet me ekipe që vazhdimisht prodhojnë cilësi.

Njeriu i mikluar në një rreth shtypës do të marrë medoemos zakonet e shtypësit. Nëse dëshironi humbjen e peshës, bëni të njëjtën gjë: kaloni kohë me njerëz që kanë humbur peshë. Është shumë më efektive sesa të përpiqesh ta bësh vetë, veçanërisht nëse askush rreth teje nuk e ka këtë sëmundje “Më thuaj se me cilin rri, të them se kush je”.

Kur doni të krijoni një zakon, mendoni se kush e ka, ndërveproni dhe “kapni” zakonin e tyre, sepse është shumë më vështirë që një zakon ta fillosh nga e para. Shkenca zbulon se njeriu i transmeton zakonet si sëmundjet, ose shërimet. Lënia e duhanit dhe humbja e peshës përhapen përmes rrjeteve si sëmundjet. Shumë ndryshime të tjera të sjelljes funksionojnë në mënyrë të ngjashme.

Me fjalë të tjera, njeriu është qenie shoqërore dhe i përgjigjet sugjerimeve sociale. Përpjekja për të ndryshuar sjelljen vetëm përmes forcës së vullnetit, rrallëherë funksionon në plan afatgjatë. Vullneti jep. Sjellja e re ngjit, bëhet e natyrshme.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Nëse udhëhiqni, ju ndryshoni sjelljen tuaj dhe të të tjerëve, për mirë a keq. Me fjalë të tjera, njeriu është qenie shoqërore dhe i përgjigjet sugjerimeve sociale. Përpjekja për të ndryshuar sjelljen vetëm përmes forcës së vullnetit, rrallëherë funksionon në plan afatgjatë. Vullneti jep. Sjellja e re ngjit, bëhet e natyrshme. Mendoni për sjelljet që keni tani. Ndoshta disa zakone që ju pëlqejnë janë marrë nga miqtë dhe bashkëmoshatarët, dhe pastaj ua kaluat të tjerëve. Ndërveproni me njerëzit me sjellje që dëshironi dhe mbani larg njerëzit me zakone që nuk dëshironi, dërgojini në karantinë, si dikur Cezari dërgonte gjeneralët e tij në Sarandë, pasi ktheheshin nga luftërat në vende të largëta ku mund të kishin marrë ndonjë virus. Ata pushonin në Sarandë, lloj eufemizëm për Karantinë. E ENJTE, 23 PRILL 2020

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Malësia në karan u shndërrua në n solidariteti njerë Shfaqja e pandemisë së koronavirusit në Malësi dëshmoi se qytetarët e kësaj treve shqiptare janë njerëz humanë, njerëzorë e fisnikë. Populli i saj, edhe në këtë sprovë të re në luftë me këtë virus të rrezikshëm, sikurse edhe në të kaluarën e hershme shekullore, tregoi se ka zemër të gjerë dhe të madhe, e cila i zë të gjithë. Ata rikthyen në Malësi virtytet më të vlefshme të saj

Gjekë Gjonaj

Nuk është aspak e lehtë të qëndrosh në izolim të plotë, siç qëndruan qytetarët e Malësisë 21 ditë radhazi. Përkundrazi, është tepër e vështirë të kalosh orë të tëra në një hapësirë të vogël, i mbyllur brenda mureve të shtëpisë, pa e ditur se si do të jetë dita që vjen. Këtë herë nuk kishin zgjidhje tjetër fatlume për të mbrojtur shëndetin e tyre, të familjarëve dhe të tjerëve, pas thirrjes që u bëri bashkëqytetarëve të vet, kryetari z. Nik Gjeloshaj, natën e 23 marsit 2020, që të gjithë, i madh e i vogël, gra e fëmijë, pleq e plaka të mbyllen në shtëpitë e veta, për shkak se atë ditë Instituti për Shëndetin Publik i Malit të Zi kishte regjistruar 15 persona nga kjo trevë të prekur me një virus të padukshëm e të panjohur më parë, të quajtur Covid-19. Lajmi ishte i menjëhershëm, i nevojshëm, i detyrueshëm, i duhur e shpëtimtar, sado i trishtueshëm. “Kjo situatë duhet të merret me seriozitet të

8

Javore KOHA

E ENJTE, 23 PRILL 2020

plotë . Ne të gjithë duhet të ndalojmë përhapjen e këtij virusi dhe këtë mund ta bëjmë vetëm së bashku, jo vetëm për të mbrojtur veten, por për të mbrojtur edhe familjarët, edhe të moshuarit, edhe miqtë, edhe të afërmit që duam. Ju lutem rrini në shtëpitë tuaja, asnjë lëvizje jashtë! Ndihmoni bluzat e bardha! Frikë jo, kujdes po! Malësia ka mbijetuar luftëra, sëmundje dhe fatkeqësi të ndryshme gjatë historisë së saj, por jam i bindur se edhe kësaj herë do t’ ia dalim!” Këto ishin fjalët e njeriut të parë të Malësisë drejtuar bashkëqytetarëve të vet nga studioja e dritares së tyre të preferuar informative - Televizionit lokal “Boin”. Nga ky moment jetën normale edhe në Malësi e ndërpreu “dhunshëm” një armik që e shihnim të parrezikshëm, sepse ishte mijëra kilometra larg nesh. Por, ky armik i shtriu këmbët edhe në Malësi, duke e bërë atë pjesë të fenomenit global, që pritet të sjellë ndryshime në perceptimin mbi jetën dhe funksionimin e marrëdhënieve sociale dhe ekonomike në botë. Kështu pandemia e pamëshirshme e koronavirusit futi në karantinë mijëra qytetarë të Malësisë me qëllim që, siç pohuan atë mbrëmje mjekët specialistë të epi-

demiologjisë dhe autoritetet qeveritare, të frenohen rastet e konfirmuara dhe të shpëtohen jetët e njerëzve. Liria e lëvizjes së qytetarëve të kësaj treve u kufizua dhe përditshmëria e tyre u njëjtësua me atë të njerëzve të Wuhanit në Kinë dhe disa të tjerëve të cilët kishin javë që rrinin të mbyllur nga frika se emrat e tyre mund të gjendeshin në listën e të prekurve, të shëruarve apo edhe të vdekurve nga virusi i pamëshirshëm. Qytetarët e Malësisë deri më sot “të keqen” e kanë pas të njohur. Dinin nga të ruheshin. Sot, sfilitja më e madhe është pikërisht të identifikosh rrezikun. Ai është kudo, por s’e dallon lehtë. E gjithë Malësia e kuptoi se nuk është një luftë si luftërat tradicionale, ku vihet në pah tërësia e virtyteve njerëzore që lidhet me trimërinë, guximin, me pasionin për lirinë deri në vetë sakrifikim. Por, është një luftë me një armik të padukshëm, fare të padukshëm, që hyn në trupin tonë dhe në trupin e njerëzve tanë më të dashur, duke kërcënuar shëndetin dhe jetën e atyre. Ajo, duke mos pasur zgjidhje tjetër dhe duke e kuptuar se nëse gjithçka do t’ia linin në dorën e tij katastrofa do të ishte e sigurt, u tregua e ndërgjegjshme, e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ntinë një yll ëzor

disiplinuar, e kulturuar në këtë situatë tepër të vështirë të papërjetuar ndonjëherë më parë. Pavarësisht se ky armik që nuk dihet se si duhet luftuar, i aftë të shkaktojë vuajtje të tmerrshme, i cili e bëri botën të heshtë dhe të gjunjëzohet, ndërsa Malësinë e futi në karantinë, ka sjellë edhe efekte pozitive. I gjithë pushteti vendor – komuna, në bashkëpunim me pushtetin qendror, natën e parë u organizua dhe u mobilizua për t’u gjetur pranë qytetarëve të Malësisë dhe për t’i ndihmuar ata në ato çaste të vështira të krijuara nga ky armik përbindësh, i cili deri më tani mori më se 150. 000 jetë njerëzish të të gjitha grup-moshave dhe profesioneve, duke mos njohur shtet, komb, kombësi, fe, racë, të varfër apo të pasur. Ky armik nuk pyet as nga vjen, as kush je, as çfarë historie ke dhe as ku je. Të godet! Në ato ditë të para vetëmohuese ishin pikërisht të rinjtë vullnetarë të Malësisë, të cilët menjëherë u vunë në aksion 24 orë për t’u ndihmuar bashkëqytetarëve të vet për çdo nevojë që kishin. Vullnetarët, në organizim të Komunës së

Tuzit, me gjithë forcën e humanitetit të tyre ofruan ndihmën e pakursyer për bashkëqytetarët e vet të mbyllur, duke shpërndarë në çdo familje të Malësisë ushqime dhe ilaçe, madje edhe në ditët me dëborë në zonat më të thella të saj. Ky shembull unik i solidaritetit në gjithë këtë vështirësi bëri bujë dhe lëshoi një dritë të përtejme përpara opinionit vendas dhe të huaj. Po aq i shpejtë ishte edhe uniteti, humanizmi dhe solidariteti njerëzor i mërgimtarëve të Malësisë në Amerikë, Evropë dhe kontinente të tjera. Si gjithmonë deri më sot, vëllezërit tanë në mërgim dhe shoqatat e tyre, edhe pse të prekur nga i njëjti virus i mallkuar, dërguan ndihma të shumta financiare për të ndihmuar vëllezërit dhe familjarët e vet në nevojë në luftën e përbashkët kundër koronavirusit. Nga ana tjetër, nuk munguan as donacionet nga kompani dhe individë vendas, të cilët me shembullin e tyre treguan se humanizmi dhe solidariteti njerëzor janë në themel të vlerave tona, me të cilat krenohemi kudo në botë. Sot si kurrë më parë nderojmë dhe vlerësojmë sakrificat e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

mjekëve dhe infermierëve tanë që përballen çdo orë me rrezikun dhe sfidat e vështira të shpëtimit të jetëve nga pandemia e COVID-19. Shfaqja e pandemisë së koronavirusit në Malësi dëshmoi se qytetarët e kësaj treve shqiptare janë njerëz humanë, njerëzorë e fisnikë. Populli i saj, edhe në këtë sprovë të re në luftë me këtë virus të rrezikshëm, sikurse edhe në të kaluarën e hershme shekullore, tregoi se ka zemër të gjerë dhe të madhe, e cila i zë të gjithë. Ata rikthyen në Malësi virtytet më të vlefshme të saj. Në këto ditë të errëta që po kalon e gjithë bota, Malësia u shndërrua në një yll që po ndriçon me humanizëm e solidaritet njerëzor. Ky shpirt i madh i humanitetit të shqiptarit ka marrë përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare. I treguam botës se jemi komb i Nënë Terezës, e cila me veprimtarinë e vet do të na shërbejë si shembull frymëzimi se si njerëzit e zakonshëm, me shumë dashuri, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë e solidaritet. Nuk ka thënë kot populli ynë i mençur: “Ku ka kënë, ka me kënë”. E ENJTE, 23 PRILL 2020

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Më shumë se një muaj betejë me COVID–19 në Mal të Zi

Malësia nga vatër epidemie në model solidarësie Pavarësisht qëndrimit për një kohë mjaft të gjatë në izolim total, Malësia përgjatë këtyre tre javëve nga një vatër epidemie siç kishin konstatuar zyrtarët kompetentë, u bë një model civilizimi, solidariteti dhe përgjegjësie kolektive për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga përhapja e mëtejshme e këtij virusi vrastar. Se banorët e Malësisë vepruan si të tillë deklaruan edhe autoritetet më të larta shtetërore dhe ekspertë të shëndetësisë të cilët pohuan se banorët e kësaj treve ishin treguar jashtëzakonisht të disiplinuar në zbatimin e masave të sjella nga autoritetet për mbikëqyrjen e kësaj epidemie për ç’gjë kanë falënderuar disa herë banorët e Malësisë, duke i cilësuar ata edhe si model dhe shembull për të tjerët virus, menjëherë pas zbulimit të këtyre dy rasteve, të gjitha strukturat shtetërore: qeveri, kuvend, institucioneve shëndetësore, polici, ushtri dhe dikastere të tjera u mobilizuan për të vepruar me efikasitet për të Toni Ujkaj penguar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi në vend. Në një kohë të shkurtër u formua një skuadër e përfaqësuesve kompetent Mali i Zi ishte shteti i fundit në Evropë të cilët do të hartonin një strategji për i cili konfirmoi rastin e parë pozitiv me të luftuar këtë virus. Ishte Trupi Koorvirusin COVID –19. Ishin autoritetet dinues Kombëtar për Luftën Kundër shëndetësore, përkatësisht Instituti i Sëmundjeve Infektive i cili ndërmori Shëndetësisë Publike i cili më datë një sërë masash të përkohshme 17 mars 2020, njoftoi opinionin mbi kufizuese për të pezulluar shumë dy rastet e para të prekura me së- veprimtari të jetës shoqërore të famundjen infektive COVID –19. Atë vorshme për mbrojtjen e jetës dhe ditë në mbrëmje kryeministri Dus- shëndetit të qytetarëve të cilat hynë hko Markoviq, deklaroi se virusi u menjëherë në fuqi, duke mundësuar konfirmua tek dy persona të gjinisë kështu një kontroll dhe mbikëqyrje femërore të cilat më parë kishin qën- mbi këtë sëmundje dhe duke përcdruar në zonat e prekura me këtë vi- jellë me shumë përgjegjësi dhe kujdes gjithë rrjedhën e kësaj epidemie rus. Pavarësisht se Mali i i Zi ishte para- në vend. Vendosja e këtyre masave përgatitur për të luftuar me këtë ishte teje e mirëseardhur dhe e nev-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 23 PRILL 2020

ojshme, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të frenohej përhapja e mëtejshme e kësaj epidemie. Qeveria e Malit të Zi veproi menjëherë dhe pareshtur në përmirësimin dhe avancimin e sistemit shëndetësor në vend, duke blerë maska dhe mjete mbrojtëse, mjete dezinfektuese, respiratorë dhe pajisje të tjera të domosdoshëm për të ndihmuar gjatë trajtimit personat e prekur me këtë sëmundje. Solidaritet dhe empati mbi gjendjen e krijuar në vend tregoi Bashkimi Evropian i cili ndihmoi Malin e Zi me një shumë të konsiderueshme të të hollave e më vonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të cilat ofruan ndihma në forma të ndryshme me qëllim që të përballohet më lehtë kjo epidemi e rrezikshme. Ndërkaq, vetëm pas një jave nga paraqitja e epidemisë në vend, (më 24 mars 2020) në mbrëmje, autoritetet shëndetësore dhe qeveritare kumtuan një lajm të hidhur se

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

nga Malësia (Tuzi) kishin konfirmuar plot pesëmbëdhjetë raste pozitiv me koronavirus, gjë që paraqiste një brengosje të thellë për faktin se numri i të prekurve ishte i lartë në raport me numrin e përgjithshëm të banorëve në vend. Mbi këtë gjendje ishe alarmuar kryetari i Komunës së Tuzit i cili ishte ftuar në një takim urgjent në qeverinë e Malit të Zi me kreun dhe anëtarët e Trupit Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive, ku këta të fundit ndërmorën menjëherë masat e përkohshme kufizuese të cilat bënë që të gjithë banorët e territorit të Komunës së Tuzit të karantinohen nga data 25 mars 2020. Pas shpalljes së këtyre masave, banorët e Malësisë e morën me shumë seriozitet dhe përgjegjësi situatën e krijuar në vend, duke u vetëdisiplinuar për të zbatuar me përpikëri masat kufizuese të autoriteteve kompetente. Banorët e trevës së Malësisë qëndruan plot tre javë në izolim total (me përjashtim të atyre që kishin autorizim për dalje). Dhe, duke u ndodhur në rrethana të tilla, nevojat jetike të banorëve realizoheshin përmes donacioneve dhe

vullnetarëve për shpërndarjen e tyre. Fillimisht, nga donacione të qeverisë së Malit të Zi e më pas nga ndihma që ofruan individë të shumtë, afaristë vendas dhe nga diaspora, parti politike në vend, organizata joqeveritare, shoqata atdhetare në diasporë, etj, ndërkohë që nga Komuna e Tuzit ishte formuar një skuadër e gjerë vullnetarësh të cilët me përkushtim të madh dhe sakrificë iu vinin njerëzve në ndihmë për t’u siguruar ushqimet dhe ilaçet e nevojshme për të mbijetuar në këtë situatë dramatike. Pavarësisht qëndrimit për një kohë mjaftë të gjatë në izolim total, Malësia përgjatë këtyre tre javëve nga një vatër epidemie siç kishin konstatuar zyrtarët kompetentë, u bë një model civilizimi, solidariteti dhe përgjegjësie kolektive për të mbrojtur vetën dhe të tjerët nga përhapja e mëtejshme e këtij virusi vrastar. Se banorët e Malësisë vepruan si të tillë deklaruan edhe autoritetet më të larta shtetërore dhe ekspertë të shëndetësisë të cilët pohuan se banorët e kësaj treve ishin treguar jashtëzakonisht të disiplinuar në zbatimin e masave të sjella nga

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

autoritetet për mbikëqyrjen e kësaj epidemie për ç’ gjë kanë falënderuar disa herë banorët e Malësisë, duke i cilësuar ata edhe si model dhe shembull për të tjerët. Në këtë kuadër, falë zbatimit të plotë të masave të përkohshme kufizuese numri i të infektuarve fatmirësisht nuk pësoi rritje drastike, duke mbetur kështu numri i të infektuarve nga kjo trevë në tridhjeteshtatë deri më tani. Ndërkaq, duke analizuar situatën dhe duke vlerësuar respektimin e këtyre masave, Trupi Koordinues Kombëtar për Luftën Kundër Sëmundjeve Infektive dha pëlqimin që të zbutën masat kufizuese për banorët e Komunës së Tuzit të cilat mundësuan që sadopak pas tre javësh izolim, jeta në Malësia të rikthehet. Megjithëkëtë, banorët e Malësisë ashtu siç u treguan në karantinë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm, duhet të vazhdojnë të jenë edhe më tutje të kujdesshëm dhe solidarë për të zbatuar në maksimum masat e lehtësuara dhe të gjitha vendimet të cilat i sjellin ekspertët për të mirën e përgjithshme të shoqërisë. E ENJTE, 23 PRILL 2020

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Mërgimtarët asnjëherë nuk po e harrojnë Malësinë

Të gatshëm kur i duhet vendit

Shtjefën Ujkaj

Është kjo shprehi që vite me radhë po ndodh në Malesinë tonë. Grumbullimi i të hollave nga mërgimtarët është duke u bërë si zakon, për çdo nevojë, burimi dhe shpresa qëndron tek ata që lanë Malësinë fizikisht, por me zemër dhe me vullnet për ndihmë gjithmonë gjenden

“ 12

Nostalgjia për vendin e vet me siguri se askujt nuk i mungon, çdo popull vendin e vet e ka prioritar, por malësorët e Malësisë këtë e kanë dëshmuar me vepra brenda Malësisë... Sigurisht që nuk është e lehtë kjo sepse Malësia ka shumë kërkesa dhe shumë mungesa, por falë diasporës çdo herë po plotëson ato dhe po i zbut nevojat. Situata- problematika të tilla si kjo e kësaj gjendjeje për virusin

Grumbullimi i të hollave nga mërgimtarët është duke u bërë si zakon, për çdo nevojë, burimi dhe shpresa qëndron tek ata që lanë Malësinë fizikisht, por me zemër dhe me vullnet për ndihmë gjithmonë gjenden brenda Malësisë... Sigurisht që nuk është e lehtë kjo sepse Malësia ka shumë kërkesa dhe shumë mungesa, por falë diasporës çdo herë po plotëson ato dhe po i zbut nevojat

Javore KOHA

E ENJTE, 23 PRILL 2020

tani, kanë ndodhë shumë shpesh në Malësi. Përveç disa afaristëve vendas, që jetojnë dhe veprojnë në Malësi, e vetmja adresë për të kërkuar ndihmë qëndron tek emigrantët, biles çuditërisht akoma nuk janë mërzitur me këtë pjesën. Fatmirësisht ata kanë një zemër të pastër e të madhe, mesiguri edhe kjo është arsyeja pse ata s’ mërziten. Në Malësi edhe kësaj herë erdhën ndihma me shpejtësi, u grumbulluan një shumë e mirë të hollash dhe u derdhen në xhiro-llogarinë e Komunës të sapo formuar të Tuzit. Po ashtu këta të fundit duket që këto të mira materiale i përdorën për të mirën e qytetarëve të Malësisë, pra për ato nevojat bazike që

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

njerëzit mos të mbesin me barkun bosh. Kjo sigurisht një obligim që do e bënte çdokush në këto rrethana të izolimit. Siç e dimë të gjithë, në SHBA janë të formuara disa fondacione dhe shoqata jofitimprurëse nga vetë emigrantët e të cilat i shërbejnë Malësisë për nevoja nga më të ndryshmet, qoftë për ndërtim të ndonjë objekti të nevojshëm, infrastrukturë rrugore, ndihma për studentët e shumë të tjera që i janë nevojitur por edhe i novojiten Malësisë. Nostalgjia për vendin e vet mesiguri se askujt nuk i mungon, çdo popull vendin e vet e ka prioritar, por malësorët e Malësisë këtë e kanë dëshmuar me vepra.

Por siç e ceka edhe më lartë asnjëherë nuk mundemi të anashkalojmë as pjesën e afaristëve të ndryshëm e që janë vendas që jetojnë dhe veprojnë në Malësi. Edhe këtu është një grup i mirë që qendro-

jnë “online” për çdo nevojë. Pra, Malësia qëndron kokëlartë me popullin e sajë ngado që janë, si brenda ashtu edhe jashta sajë. Të gjithë janë të gatshëm atëherë kur i duhen vendit.

Në Malësi edhe kësaj herë erdhën ndihma me shpejtësi, u grumbulluan një shumë e mirë të hollash dhe u derdhen në xhiro-llogarinë e Komunës së sapoformuar të Tuzit. Po ashtu këta të fundit duket që këto të mira materiale i përdorën për të mirën e qytetarëve të Malësisë, pra për ato nevojat bazike që njerëzit mos të mbesin me barkun bosh. Kjo sigurisht një obligim që do e bënte çdokush në këto rrethana të izolimit

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 23 PRILL 2020

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Partitë në SHBA dhe ngjashmëritë e tyre politike Këto dy parti politike gjatë tërë kësaj periudhe kohore, herë njëra e herë tjetra qeverisin si me organet federative ashtu edhe me organet e veçanta. Në literaturën amerikane theksohet se prej viteve tridhjetë të shekullit XIX, do të thotë prej kohës së Xheksonit, seriozisht fillon të funksionojë sistemi partiak në SHBA

Qani Osmani

Partitë politike në SHBA qysh në fillim duhet të theksohet se dallojnë në shumëçka nga partitë politike të kontinentit të vjetër. Në SHBA mbi 100 vjet pushtetin shtetëror me ndërrime e ushtrojnë vetëm dy parti politike: Partia Demokratike dhe Partia Republikane. Kjo nuk do të thotë se kohë pas kohe nuk është paraqitur edhe ndonjë parti tjetër, por së paku deri më sot asnjë parti e tretë nuk ia ka arritur qëllimit që t’ua rrezikojë pozitën monopoliste dy partive të lartpërmendura. Partitë politike në SHBA kanë shumë ngjashmëri, saqë disa analistë thonë se këto i ngjasojnë njëra-tjetrës si “veza-vezës” ose janë si motra bineqe. Të dy partitë politike në SHBA mburren me traditën shumëvjeçare dhe historikun e tyre, edhe pse nuk janë të përfshira në të vetmen kushtetutë të SHBA-ve, të sjellë në vitin 1787. Partitë politike në këtë vend u paraqitën më vonë, pas sjelljes së

14

Javore KOHA

E ENJTE, 23 PRILL 2020

aktit më të lartë juridik. Ndërsa siç është e njohur, kushtetuta e SHBAve prej sjelljes së saj ka pësuar ndryshime shumë të vogla, sepse amerikanët këtë akt juridik e llogarisin si gjithëpërfshirës. Ç’është e vërteta, përpiluesit e kushtetutës së SHBAve kanë qenë në njëfarë mënyre të bindur se sistemi politik mund të funksionojë aq gjatë derisa nuk paraqiten fraksione, respektivisht, grupimeve politike me interesa të veçanta. Partia Demokratike e SHBA-ve konsiderohet si paraardhëse e ideve të Medisonit, Xhefersonit dhe Xheksonit, ndërsa Partia Republikane si paraardhëse e ideve të Hamiltonit dhe Linkolnit, i cili konsiderohet edhe si themelues i saj. Në SHBA në shekullin XVIII, ekzistonin dy grupime politike, Federalistët të udhëhequr nga Hamiltoni dhe Kundërfederalistët të udhëhequr nga Medisoni dhe Xhefersoni. Federalistët paraqisnin grupimin politik që i mbronte interesat e industrialistëve, kapitalin tregtar dhe financiar, ndërsa Kundërfederalistët i mbronin interesat e pronarëve të vegjël dhe të mesëm të tokave dhe shtresave tjera të mesme. Domethënë pas kushtetutës së vitit 1787 në SHBA lindën Partia Federaliste dhe Republikane. Republikanët të udhëhequr nga Xhefersoni ishin

në pushtet në periudhën ndërmjet viteve 1800-1824. Në katër vitet e ardhshme për kryetar shteti u zgjodh Quiney Adams i cili i përfaqsonte idetë e Hamiltonit për një pushtet federativ të fuqishëm. Në atë periudhë erdhi deri te shpërbërja e republikanëve, por, në të njëjtën kohë u paraqit një figurë e re politike e cila në njëfarë mënyre mund të konsiderohet si themeluese e Partisë së sotme Demokratike. Është fjala për Andrew Jacksonin i cili e themeloi partinë “Neojefferson”, që e pagëzoi si Partia Republikane Demokratike. Ajo në të vërtet është Partia e sotme Demokratike. Kjo parti e ushtroi pushtetin në SHBA prej vitit 1828 kur Jacksoni i fitoi zgjedhjet presidenciale e deri në fillimin e luftës qytetare. Përpjekjet e disa partive herë pas here në skenën politike të SHBA-ve vepronin si të bashkuara, nuk kishin mundësi që seriozisht t’i rrezikojnë pozicionet e Partisë Demokratike. Në vitin 1885 Linkoln e themeloi partinë e re, që e quajti Partia Republikane. Kjo parti në fushatën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të vitit 1860 haptazi u deklarua kundër robërisë. Falë këtij qëndrimi dhe përçarjeve që u paraqitën në radhët e Partisë Demokratike, Linkolni i fitoi zgjedhjet. Megjithatë, kjo fitore solli deri te lufta

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

qytetare ndërmjet Veriut dhe Jugut, por edhe deri te sistemi dypartiak i cili me sukses funksionon edhe në ditët e sotme. Pra, këto dy parti politike gjatë tërë kësaj periudhe kohore, herë njëra e herë tjetra qeverisin si me organet federative ashtu edhe me organet e veçanta. Në literaturën amerikane theksohet se prej viteve tridhjetë të shekullit XIX, do të thotë prej kohës së Xheksonit, seriozisht fillon të funksionojë sistemi partiak në SHBA. Partia Republikane pothuajse pandërprerë qeverisi gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe në tre dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XX. Periudha prej vitit 1932 e këndej mund të llogaritet si periudhë e qeverisjes së Partisë Demokratike, nënkuptohet me ndërprerje të cak-

Në funksionimin e jetës partiake në SHBA ndikim mjaft të madh pati zgjerimi i të drejtës së votës. Fillimisht numri i votuesve ishte mjaft i vogël. E drejta aktive dhe pasive e votës ishte e kufizuar në shtresat e qytetarëve të pasur. Më vonë zhvillimi i hovshëm ekonomik dhe rrethanat tjera, siç ishin bashkëngjitja e territoreve të reja, ndryshimi i strukturës sociale të popullsisë, migrimit etj, ndikuan që jeta partiake në SHBA t’i marrë performancat e duhura

tuara. Në funksionimin e jetës partiake në SHBA ndikim mjaft të madh pati zgjerimi i të drejtës së votës. Fillimisht numri i votuesve ishte mjaft i vogël. E drejta aktive dhe pasive e votës ishte e kufizuar në shtresat e qytetarëve të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

pasur. Më vonë zhvillimi i hovshëm ekonomik dhe rrethanat tjera, siç ishin bashkëngjitja e territoreve të reja, ndryshimi i strukturës sociale të popullsisë, migrimit etj, ndikuan që jeta partiake në SHBA t’i marrë performancat e duhura. E ENJTE, 23 PRILL 2020

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Qeverisja e Albin Ku shpresa e popullit s Esat Mehmeti

Megjithatë, menduam se këto dy parti do të jenë shpresa e re e popullit në Kosovë dhe më gjërë, ngase qeveritë e mëparëshme aq shumë e kanë gërryer popullin e ngartë,sa s’bëhet më.... Por, punët nuk shkuan ashtu si duhej. Ndodhi ajo që edhe pritej. Megjithëse, deridiku dihej se ky koalicin nuk do të jetë jetëgjatë, ngase ngjasonte më tepër formal se sa i dëshiruar !.Për këtë ishte e bindur edhe vetë Vetëvendosja, por çka t’i bëjmë !… Një fjalë e urtë popullore thotë : “Kur s’ke pulë, do të hash edhe sorrën ”, andaj dhe u detyruan të bashkëqeverisin me LDK-ës. LDK nga fillimi i bisedimeve nuk ishte sa duhej e sinqertë, i hyri këtij koalicioni më një hamendje të madhe,sepse brenda LDK-së kishte rryma të ndryshme.Klasa e vjetër politike e këtij subjekti anonte që ky koalicion të mos të ndodhi, sepse kjo pjesë e këtij subjekti ishte më shumë e lidhur me “miqtë” e vjetër të krimit të organizuar. Kurse rryma e re e kryesuar nga,Vjosa Osmani anonte ka marrëveshja e koalicionit me LVV, të cilët ishin edhe nën trysninë e votuesve, për çka edhe kishin dhënë premtime për ndryshime të mëdha. Mirëpo,pas shumë bisedimeve,më në fund, u nënshkruar marrëveshja e koalicionit, por fatkeqësisht ishte qeveri jetëshkurtër. Qeveria e Albin Kurtit,prej fillimit punët i mori me përkushtim dhe filloi me reforma të reja. E filluan fuq-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 23 PRILL 2020

ishëm luftën drejtë çkapjës së shtetit. Ky entuziazëm në punën e qeverisë Kurti,dikujt nuk i shkonte përshtati,e aqë më tepër klikës së vjetër të LDK-së, të dirigjuar mirë nga “miqtë “ e vjetër, me ato që dikur ndanin së bashku kulaçin e “sukseseve”.Kjo punë s’vonoi shumë dhe shpejt filluan nënkambëzat, fillimisht nga partneri bashkqeverisesë,nga LDK-ës . Klika e vjetër e LDK-së, duke e marrë si pretekst shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe heqjen e taksës ndaj produkteve të Sebisë dhe atë pa kurrëfarë kushti-reciprociteti, ashtu si këmbëngulte Albin Kurti. Ata sulmonin LVV dhe liderin e saj,Albin Kurtin,ai që duhej të udhëhq dialogun me Serbinë, mandej filluan denigrimet se gjoja LVV dhe Albin Kurti na qenka antiamerikan e çka tjetër nuk u tha nga goja e tyre duke dalur në sulm frontal ndaj LVV dhe Albin Kurtit. Me këtë rast, LDK-ja si partner i koalicionit, mori barrën në bashkëpunin me krimin e organizuar të partive që ishin në opozitë, me ateatët e vjetër, dhe LDK-ës detyrohet të paraqes mocionin për rrezimin e qeverisë. Kurti u rrëzua gjatë votimit të mocionit mosbesues nga deputetët e Kuvendit. Ky mocion u bë sipas pazareve të krerëve të vjetër politikë, për të thyer qëndrueshmërinë e Kryeministrit, Albin Kurti, i cili ishte i vendosur për të bërë ndryshime, të cilat i filloi mirë dhe mbarë. E gjithë kjo k a t r a h u r ë u bë me dëshirë të klikës së vjetër të LDK-së, e me mentor të jashtëm ,vetëm për t’ia lëshuar rrugën krimit te organizuar dhe kthimin e të korruptuarëve përsëri në pushtet.Këta nuk lanë gurë pa rrotulluar, vetëm e vetëm për ta hequr Albin Kurtin. Mocioni i mosbesimit e rrëzoi qeverinë Kurti, por çdo ditë e më shumë rritet përkrahja e gjërë e popullatës

kudo ndodhen për Albin Kurtin dhe qeverisjen e tij . Qeveria në detyre e drejtuar nga Z. Kurti, dedhe përkundër situatës se vështirë të shkaktuar nga koronavirusi,në anën tjetër po përballet me virusin politik. LDK-ës me parti të tjera po vazhdon diskutimet për formimin e qeverisë së ardhshme, ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, insiston se duhet mbajtur zgjedhjet e përgjithshme, pas kalimit të pandemisë së koronavirusit. Por, jo vetëm kaq. E keqja edhe më e madhe është se ; Në anën tjetër, është e pafalshme sjellja e politikanëve të krahut tjetër, të cilët edhe pas mocionit të mosbesimit të qeverisë, ata gjithnjë vazhdojnë me një fushatë të egër ndaj kryeministrit në detyrë dhe përkrahëseve të tij. Krerët e politikës së vjetër duhet të mbajnë përgjegjësinë e duhur.Mjaft

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

urtit është shqiptar ma më politikë shterpë !Ju zotërinj,jeni të përkohshëm, populli është i përjetëshëm. Për çeshtjet madhore lihen mënjëanë të gjitha huqet e inatet. Ju zotërinj të politikës, herët a vonë do të merrni ndëshkimin e populli dhe do të jeni të humbur.! Të humbur ngase e keni shkelur besimin e popullit dhe besimi i popullit është i rëndë, është i madh. Të vret ...! Andaj, mos harroni se pasuria më e madhe që mund të fitoni nga populli, është besimi i tij ndaj jush. Njeriu, besimin në radhë të parë duhet ta kërkojë në vetvete. Ata që mendojnë se populli duhet t’i vihet në shërbim të tyre, ata janë të humbur. Besimin e popullit mund ta fitoni shumë vështirë, por mund ta humbasni shumë shpejt Ai që humbë besimin e popullit, i ka humbur të gjitha. Besimin e popullit e fitojnë vetëm ata që vihen në shërbim të popullit të vet, duke qenë të

zhveshur nga pasionet dhe veset e liga ; nga karierizmi, lakmia për pasuri dhe etja për pushtet. Populli, tek udhëheqësit e vet, vërenë cilësitë dhe tiparët e tyre. Ai i don dhe i çmon njerëzit e veprave, e jo të fjalëve ...Udhëheqësit dhe intelektualët janë pasqyra e një populli. Shpirti i një populli është udhëheqësi i mirë, ai që e përfaqëson popullin e vet në mënyrë të denjë, që realizon dëshirat, qëllimet dhe synimet e tij,duke u bërë figurë integruese për popullin e vet. Akademik, Rexhep Qosja, në një shkrim të tij të publikuar kohë më parë, mes të tjerave shkruan :” Njeriu peshon dhe vlersohet në bazë të diturisë, punës dhe mirëqenies që posedon...”

Albini Kurti mishëron vlerat më të larta të një lideri politik

Vetëvendosja e drejtuar nga, Albin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Menduam se zgjedhjet e fiundit në Kosovë do të sjellin kthesë të madhe në jetën politike. Vetëvendosja si parti e parë fituese e ndjekur nga LDK, arritën numrin e nevojshëm për qeverisje të përbashkët. Të dyja partitë, gjatë fushatës zgjedhore premtuan ndryshime të mëdha në qeverisje me tendencë për çkapjen e shtetit nga oligarkët.Andaj dhe u prit me padurim formimi i koalicionit midis LVV-së dhe LDK-së. Kurti është pasuri e madhe kombëtare. Albin Kurti është shëmbull i një politikani që personifikon ëndrrën dhe aspiratat e shqiptarëve. Është ideolog i ngritur përmes besimit dhe bindjes. Albini është figure politike që ka ndërtuar karierën e tij politike, jo brenda natës, por nga mosha e tij e re. Albini mishron vlerat më të larta të një lideri politik. Është simbol i shqiptarëve për liri dhe jetë më të mirë. Ai duke përqafuar hallet dhe vuajtjet e popullit,duke mbrojtur të njëjtat ideale, ai hodhi një hap më përpara drejt krijimit të figurës së një politikani me përmasa kombëtare dhe më gjërë. Albin Kurti, ndryshe nga të tjerët, është një nga politikanët e rrallë, jo vetëm në Kosovë por edhe në Europë e më gjerë. Bagazhi i gjërë i njohurive të tij, si; karakteri i tij i lartë, atdhedashuria, largëpamësia, zgjuarsia, urtësia,qëndrimi dhe maturia dhe parimet e tij, janë disa nga virtytët qe e renditin në aradhën e liderëve të mëdhënj botërorë . Vlenë për t’u përmendur audienca e tij e lartë në rrjtet televizive e sociale dhe sondazhet që po bëhen kohëve të fundit, ku gjithnjë e më shumë dëshmojnë bindshëm përkrahjen e fortë për Vetëvendosjësn dhe Albin Kurtin.. Mendoj se jemi me shumë fat që kemi një lidër, si është Albin Kurti. E ENJTE, 23 PRILL 2020

Javore KOHA

17


VËSHTRIM & OPINION

41 vite nga tërmeti i vitit 1979

Tërmeti si një fillim i ri Ismet Kallaba

18

Javore KOHA

E ENJTE, 23 PRILL 2020

Përpos ndikimit negativ dhe dëmeve të pariparueshme, tërmeti i vitit 1979 ndikoi edhe në zhvillimin e Ulqinit dhe përbën një fillim të ri për këtë qytet. Tërmeti ndryshoi rrjedhën e jetës në Ulqin. Kështu, nuk ndryshoi vetëm mënyra e ndërtimit duke iu përshtatur parametrave që zbatohen për zonat me rrezikshmëri të lartë sizmologjike, por shumëçka tjetër

Ka disa ngjarje që lënë gjurmë në jetën dhe historinë e një qyteti, vendi apo të një popullate, duke përcaktuar madje edhe të ardhmen e tij/saj.

Të tilla janë fatkeqësitë e ndryshme natyrore, siç janë tërmetet, vullkanet, përmbytjet, stuhitë, thatësirat, epidemitë etj., që shkaktojnë shkatër-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

rime dhe humbje të mëdha në njerëz. Përgjatë historisë Ulqini ka përjetuar fatkeqësi të shumta. Një prej fatkeqësive të kohës së re është pa dyshim tërmeti i vitit 1979. Sa herë që vjen 15 prilli, qytetarët e Ulqinit kujtojnë këtë tërmet, i cili shkaktoi shumë viktima dhe dëme të mëdha materiale. Për fat të keq, akoma sot nuk dihet numri i saktë i viktimave ngaqë ka të dhëna të ndryshme! Kjo është një prej atyre ngjarjeve që akoma ndjell ankth tek ata që e kanë përjetuar. E në fakt, sa herë që ndodh një tërmet diku, kujtojmë vitin 1979. Por përpos ndikimit negativ dhe dëmeve të pariparueshme, tërmeti i vitit 1979 ndikoi edhe në zhvillimin e Ulqinit dhe përbën një fillim të ri për këtë qytet. Tërmeti ndryshoi rrjedhën e jetës në Ulqin. Kështu, nuk ndryshoi vetëm mënyra e ndërtimit duke iu përshtatur parametrave që

Tërmeti është ndër ato ngjarje që nuk duhet harruar kurrë dhe që nuk duhet përkujtuar vetëm në raste përvjetoresh. Deri tani, si komunitet, si qytet dhe më gjerë kemi bërë shumë pak në këtë drejtim. Ai popull që e harron dhe nuk e respekton të kaluarën e tij, nuk ka të ardhme. Andaj nisma e Kuvendit të Komunës së Ulqinit për ngritjen e një përmendoreje kushtuar viktimave të tërmetit në Ulqin, ndonëse e vonuar, është diçka e qëlluar

zbatohen për zonat me rrezikshmëri të lartë sizmologjike, por shumëçka tjetër. Sot, kur flasim për Ulqinin dhe të kaluarën e tij, periudha ndahet në jetën para dhe pas tërmetit. Tërmeti është ndër ato ngjarje që nuk duhet harruar kurrë dhe që nuk duhet përkujtuar vetëm në raste përvjetoresh. Deri tani, si komunitet, si qytet dhe më gjerë kemi bërë shumë pak në këtë drejtim. Ai popull që e har-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ron dhe nuk e respekton të kaluarën e tij, nuk ka të ardhme. Andaj nisma e Kuvendit të Komunës së Ulqinit për ngritjen e një përmendoreje (pllake përkujtimore) kushtuar viktimave të tërmetit në Ulqin, ndonëse e vonuar, është diçka e qëlluar. Ajo simbolizon jo vetëm dhembshurinë dhe solidarizimin me viktimat dhe familjet e tyre, por është edhe dëshmi e kujtesës sonë.

E ENJTE, 23 PRILL 2020

Javore KOHA

19


KULTURË

Dëshmi për gjenocidin kundërshqiptar (Dr.Muhamet Pirraku, “KALVAR I I S H QI PTAR Ë S I S Ë S Ë KO S O V Ë S-TI VAR I 1945”,Botoi:Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1994)

Në masakrën e Tivarit, e cila ndodhi në monopolin e duhanit në Tivarin e Ri, llogaritet se nga ushtarët e brigadës së dhjetë malazeze janë vrarë 1560 shqiptarë, e dhënë kjo relative, sepse ka të dhëna që kjo shifër mund të jetë deri në 3764 persona. Ky është rast i pa precedent që oficerët të vrasin ushtarët e tyre pa pasur asnjë shkas. Por, ata ishin të gjithë shqiptarë dhe duke ditur diskursin patologjik antishqiptar të serbëve e malazezëve ishte ky një moment i përshtashëm për një veprim gjenocidi.

Nail Draga

Pas dështimit të komunizmit dhe zhbllokimit të censurës, shqiptarët në ish-Jugosllavi filluan për të parën

“ 20

herë të shkruajnë lirshëm atë që kanë dëgjuar e përjetuar në të kaluarën e tyre historike. Në këtë gamë të ngjarjeve s’ka dilemë së vend të rëndësishëm zë tragjedia e Tivarit e vitit 1945. Deri më tash për këtë ngjarje shumë tragjike e një ndër më tragjiket në Luftën e Dytë Botërore, shqiptarët edhe pse kanë ditur çdo gjë, ata vetëm se e kanë folur e përfolur pa pasur mundësi që opinionit t’i ofro-

jnë ndonjë studim, sepse trajtimi i temave të tilla kishte pasoja nga ana e pushtetit. I vetëdijshëm se kryen një obligim profesional, dr.M.Pirraku iu prezantua opinionit me librin “Kalvari i shqiptarësisë së Kosovës-Tivari 1945”. Në lidhje me këtë ngjarje autori ofron të dhëna të dokumentuara nga provenienca ushtarake jugosllave, që në këtë studim analizohen dhe interpretohen duke dhënë përfundime të

Autori pa pasur pretendime që të jetë i njëanshëm, bën krahasimin e raporteve të eprorëve ushtarakë për të dhënat numerike të eshalonëve, prej nisjes së tyre nga Kosova dhe rrugën e tyre deri në Tivar. Pas ngjarjeve të Drenicës, në Kosovës fillon mobilizimi i popullatës shqiptare, për t’i dërguar gjoja për të ndjekur armikun dhe për të çliruar vendin. Qëllimi ishte perfid, sepse mendohej që të pastrohej Kosova nga elemntet nacionaliste në mënyrë që më lehtë të vendosej pushteti ushtarak serbosllav. Andaj në këtë mobilizim i cili nuk ishte i vullnetshëm por i dhunshëm, nga 24 deri më 27 mars 1945 në tre eshalone janë mobilizuar dhe deportuar jashtë Koosvës 7.700 shqiptarë. Gjatë udhëtimit të tyre nga marshruta Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar, ata janë përcjellë nga oficerët serbë, duke i maltretuar vazhdimisht, ndërsa ka pasur raste që i kanë vrarë nëse kanë dalë jashtë kolonës.

Javore KOHA

E ENJTE, 23 PRILL 2020


KULTURË

logjikshme, se një masakër e tillë nuk ka qenë e rastit por e përgatitur më parë, por për realizimin e saj pritej momenti. Deri më tash për këtë masakër qarqet e caktuara shkencore e pseudoshkencore serbe vazhdimisht janë munduar që ta heshtnin, apo ta minimizonin duke e cilësuar atë si incident. Me të drejt cek autori se ngjarja tragjike e Tivarit(1.4.1945) ia kalon “Natës së Bartolomeut”, sepse vrasësit e shqiptarëve, tek shqiptarët përveç kundërshtarët ideologjikë shihnin edhe kundërshtarët kombëtarë dhe fetarë. Ishet ky një demaskim i politikës së “LNÇ” e cila në përfundim të saj tregoi fytyrën e vërtetë, më ç’rast kjo masakër është më mizorja në Ballkan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Autori pa pasur pretendime që të jetë i njëanshëm, bën krahasimin e raportëve të eprorëve ushtarakë për të dhënat numërike të eshalonëve, prej nisjes së tyre nga Kosova dhe rrugën e tyre deri në Tivar. Pas ngjarjeve të Drenicës, në Kosovë fillon mobilizimi i popullatës shqiptare, për t’i dërguar gjoja për të ndjekur armi-

kun dhe për të çliruar vendin. Qëllimi ishte përfid, sepse mendohej që të pastrohej Kosova nga elemntet nacionaliste në mënyrë që më lehtë të vendosej pushteti ushtarak serbosllav. Andaj në këtë mobilizim i cili nuk ishte i vullnetshëm por i dhunshëm, nga 24 deri më 27 mars 1945 në tre eshalone janë mobilizuar dhe deportuar jashtë Koosvës 7.700 shqiptarë. Gjatë udhëtimit të tyre nga marshruta Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar, ata janë përcjellë nga oficerët serbë, duke i maltretuar vazhdimisht, ndërsa ka pasur raste që i kanë vrarë nëse kanë dalë jashtë kolonës. Të mobilizuarit ishin të pa armatosur, fyheshin në baza nacionale, e në një gjendje të tillë pak kush ka pasur mundësi të dijë së a janë robër apo të mobilizuar për të ndjekur armikun. Por, nëse analizohet veprimi i ushtrisë jugosllave në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945, ku çdo gjë ishte në harmoni me elaboratin e V.Çubriloviqit për spastrimin etnik të Kosovës nga elementi shqiptar, si dhe duke marrë parasysh qëndrimin sekret të njësive partizane, del së asgjë nuk ishte e rastit por e planifikuar mirë.

Në masakrën e Tivarit, e cila ndodhi në monopolin e duhanit në Tivarin e Ri, llogaritet se nga ushtarët e brigadës së dhjetë malazeze janë vrarë 1560 shqiptarë, e dhënë kjo relative, sepse ka të dhëna që kjo shifër mund të jetë deri në 3764 persona. Ky është rast i pa precedent që oficerët të vrasin ushtarët e tyre pa pasur asnjë shkas. Por, ata ishin të gjithë shqiptarë dhe duke ditur diskursin patologjik antishqiptar të serbëve e malazezëve ishte ky një moment i përshtashëm për një veprim gjenocidi. Kësaj masakre me karakter gjenocidi ndaj shqiptarëve me qellim iu vu pika për të mos krijuar dëshmi akuzuese për gjenocidin serbo-malazez ndaj shqiptarëve, ku rasti i Tivarit ishte i vetmi, me ç’rast kjo ngjarje ishte bërë si tabu temë nga pushteti monist për pesë dekada. Andaj ndriçimin e kësaj ngjarjeje nga M.Pirraku e konsiderojmë një kontribut me vlerë për historinë e kohës më të re, ku edhe shqiptarët kanë luajtur një rol të rëndësishëm, por fatkeqësisht janë mashtruar nga sllavokomunistët ku pasojat janë të pranishme deri në ditët tona. E ENJTE, 23 PRILL 2020

Javore KOHA

21


IN MEMORIAM

Rikard Ljarja

Rikardin, unë e njoha ndryshe nga shumë të tjerë 22

Javore KOHA

E ENJTE, 23 PRILL 2020


IN MEMORIAM

Ndërsa vetë Ljarja e gjyshërvet të tij, atje në një fushëz të Rumisë, dita-ditës po shuhej, emri i saj vazhdonte të jetonte nëpër ekranet e kinemave. E mbante gjallë një aktor i madh

Gjokë Dabaj

Unë isha rritur në ato anë. E kisha njohur Ljaren qysh fëmijë. Shkonim atje, e pakta njëherë në vit, më 15

gusht në festën e Shën Mërisë... Do shtëpi të zhurmshme, sikur donin të ishin më të sigurta ngritur pranë njëra-tjetrës. Shumica njëkatëshe e të grupuara lagje-lagje. Do ubla grykëbukura, edhe ato pranë e pranë në një djerrinë, të cilat t’i shihje vetëm njëherë, s’i harroje kurrë më. Poshtë ublavet një kishë madhështore, me varre të bukur rrethuar me avlli. Kjo Ljare, me shqipen e saj të veçantë, me veshjen mbresëlënëse shestanase, sidomos të vajzavet dhe të gravet, me vallen e lashtë rrethore iliro-arbërore, me një tufë baladash që kishin jetuar në këto anë me shekuj dhe që dukej se nuk mund të vdisnin, kjo Ljare, dalëngadalë po shuhej. …Erdhi një kohë kur në atë fshat, dikur si qytet, mund të gjeje vetëm ndonjë plakë, e cila fillimisht do të çuditej se po i flisje shqip, pastaj, pa iu hequr fytyrës habia, do të ftonte: “Po ti hajde mrena! Nji gotë

Kjo Ljare, me shqipen e saj të veçantë, me veshjen mbresëlënëse shestanase, sidomos të vajzave dhe të grave, me vallen e lashtë rrethore iliro-arbërore, me një tufë baladash që kishin jetuar në këto anë me shekuj dhe që dukej se nuk mund të vdisnin, kjo Ljare, dalëngadalë po shuhej.

tamël e kena.” …Ndërkohë, Rikardit i pata shkuar edhe në shtëpi, në rrugën “Myslym Shyri”. Sapo ishte kthyer nga mërgimi në Greqi. Më hoqi mallin e Ljares së dikurshme, kur Ljaren ende s’e kish asfiksuar kultura sllave. Kur ende në pllakat e varrevet emrat e të vdekurvet nuk gdhendeshin sllavisht, por shqip. ...Më erdhi Rikardi edhe në Ulqin bashkë me Marjetën, kur promovova librin „Shestani“. Qenë mbledhur në shtëpinë e kulturës të Ulqinit mbi 500 vetë, për t’iu gëzuar një libri që fliste për vendin e tyre, por të nesërmen, njerëzit që takoja, nuk flisnin më për librin tim, por për Rikardin. Vetë prania e tij dhe fjala e tij, e qetë dhe e thellë në mendime, ishin një ngjarje e paharrueshme në jetën e shqiptarëvet të anëvet tona. I isha shumë mirënjohës çiftit Ljarja që më erdhën deri në Ulqin, dhe nuk gjeja mënyrë për t’ua shprehur mirënjohjen. Dhe s’e di a do të mund ta shpreh ndonjëherë mirënjohjen, qoftë edhe për faktin që e kanë përjetësuar nëpër ekranet tanë emrin e Ljares sonë, të asaj Ljareje që dikur pat qenë, edhe strehë kulture, por edhe strehë qindvjeçare e arqipeshkvinjvet emërmëdhenj të Tivarit. Te emri i Rikard Ljares, Ljarja rron dhe do të rrojë përjetë! E ENJTE, 23 PRILL 2020

Javore KOHA

23


KULTURË

Në përkujtim të një dashamirësi të fisit shqiptar

Fishta dhe Koliqi për Norbert Joklin Në Ditën Përkujtimore të Heronjve dhe të Martirëve të Hollokaustit dua të përmend përpjekjet e Ernest Koliqit dhe të Atë Gjergj Fishtës për të shpëtuar jetën e Norbert Joklit, albanologut të njohur austriak, me origjinë hebraike, që konsiderohet edhe si njëri prej themeluesve të albanalogjisë moderne

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / New York Izraeli dhe bota hebraike në përgjithësi shënojnë Ditën Përkujtimore të Heronjve dhe të Martirëve të Holokaustit duke filluar nga mbrëmja e ditës së Hënë të 20 Prillit e deri të Martën me 21 Prill. Është kjo një ditë solemne që përkujtohet eliminimi i 6-milionë hebrejve gjatë Holokaustit. Fund javën që kaloi, Qendra e njohur Hebraike në Nju Jork, “The Temple Emanu-El Streicker Center”, në përgatitje të shënimit të kësaj dite përkujtimore, ftoi Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Besiana Kadare në shërbimet e ditës së Premte për të folur, siç thuhet në njoftim, mbi historinë e “pabesueshme dhe kryesisht të pa njohur”, se si Shqipëria u bë një vend i sigurt strehimi për hebrenjët gjatë Holokaustit. Gjatë fjalimit të saj, Përfaqësuesja e Përhershme dhe fuqi-plotë e Shqipërisë pranë OKB-së foli për ndihmën që kanë dhënë shqiptarët e rendomtë, pa dallim, për

24

Javore KOHA

E ENJTE, 23 PRILL 2020

strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri. Shefja e Misionit të Shqipërisë pranë OKB-së foli gjithashtu edhe për rolin që kanë luajtur edhe “autoritetet zyrtare” të qeverisë shqiptare në atë kohë në Tiranë, të cilat, shtoi ajo, kanë refuzuar të dorëzonin nazistëve listat me emëra hebrenjësh. Pa përmendur emra konkret, ambasadorja shqiptare foli për “guximin moral të shqiptarëve”, duke i cilësuar përpjekjet e autoriteteve dhe të shqiptarëve të thjeshtë për shpëtimin e hebrenjëve në Shqipëri, si një “trashëgimi qytetërimi dhe një mësim për brezat e ardhëshëm”. Ajo përmendi veçanërisht rolin e ambasadës shqiptare në Berlin, e cila tha ambasadorja Kadare, në atë kohë, lëshonte viza për hebrenjtë e kërcënuar nga cilido vend evropian qoftë, gjë që mundësonte largimin e tyre për në vende të sigurta për ta, përfshir edhe Shqipërinë. Mund të jem gabim, por është hera e parë që dëgjoj një zyrtar/e të Shqipërisë post-komuniste që pranon, duke përmendur rolin që ka luajtur qeveria shqiptare, ministra dhe përpjekjet e autoriteteve të asaj qeverie në atë kohë, për të bërë ç’mos që të shpëtonin hebrenjtë nga likuidimi fizik, roli i të cilëve ende konsiderohet, zyrtarisht, si një tabu në Shqipëri. Është meritë e ambasadores Kadare që të pakën përemendi megjithëse tërthorazi, por publikisht,

këtë të vërtetë historike. Është kjo një temë që nuk duhet harruar por duhet kujtuar roli dhe përpjekjet e autoriteteve shqiptare të asaj periudhe, për hir së vërtetës historike, por edhe si një “trashëgimi e qytetërimit dhe si një mësim për brezat e ardhëshëm”, siç u shpreh ambasadorja Kadare. Kemi të bëjmë me njerëz guximtarë e trima, me personalitete shqiptare të cilët megjithëse shërbenin në një qeveri mike me Gjermaninë naziste të asaj kohe -- për shpëtimin e hebrenjve, ata jo vetëm që rrezikuan pozitat që kishin, por mund të rrezikonin edhe jetën gjatë Hollokaustit, si rezultat i përpjekjeve tyre për të shpëtuar hebrenjtë nga zhdukja fizike, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në Ditën Përkujtimore të Heronjve dhe të Martirëve të Hollokaustit dua të përmend përpjekjet e Ernest Koliqit dhe të At Gjergj Fishtës për të shpëtuar jetën e Norbert Joklit, albanologut të njohur austriak, me origjinë hebraike, që konsiderohet edhe si njëri prej themeluesve të albanalogjisë modern. Ai vdiq në muajin Maj të vitit 1942, nën rrethana ende të panjohura, pasi kishte marrë urdhër nga nazistët që të largohej nga Vjena brenda 30 ditësh. Si albanolog i njohur, Norbert Jokli gëzonte miqësi dhe mbante lidhje të ngushta me intelektualët më të njohur shqiptarë të kohës, si At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Faik Konica, Aleksandër Xhu-


KULTURË

Profesori dhe albanalogu austriak Norbert Jokl

vani, e shumë të tjerë. Thuhet se Jokli ishte admirues i madh, ndër të tjerë i Fishtës, Konicës, Naimit, por edhe i traditës bektashiane. Në shënimet e rreth tij, thuhet se ai njihte mirë veprat e Jeronim De Radës dhe ishte simpatizues i Koliqit dhe i Dom Lazër Shantojës, publicistit dhe përkthyesit të veprave të shkrimtarëve të mëdhej gjermanë, priftit të parë katolik i vrarë nga një skuadër pushkatimi e regjimit të Enver Hoxhës, në Mars të vitit 1945. Thuhet se Norbert Jokli vizitoi vetëm njëherë Shqipërinë, me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë, me ç’rast u prit me nderime të mëdha dhe iu akordua çmimi i lartë kombëtar “Urdhni i Skenderbeut”. Ernest Koliqi, ish-Ministër i Arsimit ka përshkruar në revistën Shëjzat 1-4 dhe 5-8 të vitit 1972, shkurtazi, përpjekjet e autoriteteve të atëhershme shqiptare për të shpëtuar Albanologun e njohur Norbert Joklin, nga “fati mizuer që ia këputi jetën”, siç shprehet Profesor Koliqi. Si një provë të këtyre përpjekjeve nga ana e tij dhe të tjerëve për të shpëtuar jetën e Joklit, ai ka botuar letrën origjinale të Ministrisë së Arsimit që ai kryesonte dhe me vendim të Këshillit të Ministrave, me qëllim për t’a sjellur në Shqipëri për t’i shpëtuar atij jetën nga nazistët që i ishin venë pas, Norbert Jokli emërohet nga Ministria e Arsimit në detyrën si “Organizatuer të Bibliotekave Shqiptare me 6 tetuer, 1941”, me qëllim për ta larguar atë nga Vjena për në Shqipëri, për t’i shpëtuar jetën nga nazistët. Mjerisht, shënon Profesor Koliqi, ky emrim i marrur nga autoritetet shqiptare me qëllim për t’ia kursyer albanologut të madh vuajtjet dhe mbarimin tragjik,

nuk solli rezultatin e dëshiruar. Por kjo tregon, shkruan Koliqi se, “Për mik, simbas zakonit shqiptar, edhe qeveria e asokohëshme e vendit tonë nuk dreshti me ia hy nji pune që mund të acaronte marrëdhëniet me ndonji prej autoriteteve të fuqishme”, të asaj kohe. Ndërkaq, ndër të tjerë intelektualë shqiptarë të kohës, përfshir Lasgush Poradecin e të tjerë që ishin angazhuar për të shpëtuar jetën e albanologut të njohur duke dashur ta strehonin atë në Shqipëri -- ishte edhe At Gjergj Fishta, i cili në një letër të datës 23 Shtator, 1939 drejtuar ish ambasadorit të Italisë në Shqipëri, Franceso Jakomonit, i propozon atij që mundësonte që të sillej në Shqipëri, “Ma i miri gjuhëtar i gjuhës shqipe në Europë, Profesor Norbert Jokli, me kombsi çfute, që, para Anshlusit, ishte bibliotekar i Universitetit të Vjenës e profesor gjuhsije në të njajtin universitet. Tashti, më shkruen prej Vjenet, se autoritetet lokale i kanë thanë këtij albanologu të shquem që të largohet, mbrenda 30 ditësh, prej territorit të Raihut”, njofton Gjergj Fishta Jakomonin. Fishta i shkruan Jakominit se do të ishte fatkeqësi për gjuhën kombëtare shqipe nëqoftse Norbert Jokli detyrohet të braktisi Evropën dhe i bën thirrje zyrtarit të lartë italian, “në emën të t’ gjithë intelektualëve shqiptarë”, që të marrë, “në konsideratë dashamirse këtë propozimin tem” ashtuqë “Shkelqësia e Juej të mundet me gjetë mundsinë e t’a bajnë me ardhë në Shqipni, tue i caktue aty nji vend, edhe pse jo aq fitim prues, megjithate të pershtatshëm për famën e tij si shkenctar e gjuhëtar i shquem”,

përfundon At Gjergj Fishta letrën, dërguar Francesco Jakomonit, në përpjekje për të shpëtuar jetën e mikut të tij të ngushtë, Norbert Joklit. Në Ditën Përkujtimore të Heronjve dhe të Martirëve të Hollokaustit, me përvujtëni kujtojmë njërin prej më të mëdhejve albanologë, Norbert Joklin dhe miqtë e tij të kohës -- ndër më të mëdhejt intelektualë shqiptarë -të cilët megjithë rreziqet që mund tu kanoseshin, megjithse u munduan ta ndihmonin, fatkeqsisht, nuk ia dolën ta strehonin atë në Shqipëri dhe as t’ia shpëtonin jetën e mikut të tyre të shtrenjtë dhe dashamirsit të madh të fisit shqiptar. Për hir të vërtetës historike, kujtojmë e nuk harrojmë, por edhe falënderojmë shqiptarët e rendomtë dhe autoritetet shqiptare të asaj kohe për guyimin dhe kurajon e tre civile, përbalalë rreziqeve. Kujtojmë veçanërisht, Norbert Joklin, këtë dashamirës të fisit shqiptar, për jetën dhe veprën e tij kushtuar gjuhës dhe kulturës dhe historisë së fisit të lashtë shqiptar. Kujtojmë dhe falënderojmë së bashku me Drejtorin e Komisionit Hebraik Amerikan, David Harris, i cili në deklaratën që bëri dje me rastin e Ditës Përkujtimore të Heronjve dhe të Martirëve të Hollokaustit u shpreh se, “Ne kujtojmë guximin e Danimarkës, por edhe të Shqipërisë, Bullgarisë dhe Finlandës, për përpjekjet e tyre të jashtzakonshme në mbrojtje të komuniteteve të tyre hebraike. Ne kujtojmë shembullin e mijëra Personave të Drejtë, të cilët rrezikuan edhe jetën e tyre, ashtuqë të tjerët të mund jetonin”, ka thënë në deklaratën e tij Drejtori i Komisionit Hebraik Amerikan, David Harris. E ENJTE, 23 PRILL 2020

Javore KOHA

25


MOZAIK

21 vite nga Masakra e Husajve

Dështimi i drejtës

Tash e 21 vite me radhë drejtësia malazeze ka dështuar në zbardhjen e kësaj masakre përkundër që faktet dhe argumentet ishin të forta e bindëse. Kjo masakër duhet t’i kalojë tashmë Tribunalit të Hagës për shqyrtim Dren Sh. Brahimaj Në 21-vjetorin e njërës prej ngjarjeve më tragjike që ndodhi në Malësinë e Rozhajës kujtojmë sakrificën e të rënëve në fshatin Husaj. Kolona e gjatë e refugjatëve shqiptarë u sulmua në pritën e ngritur nga ushtria paramilitare çetnike serbe, me datë 18 prill 1999. Sulmet e vazhdueshme me artileri e këmbësori nga ushtria serbe dhe numri i madh i familjeve që gjendesh-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 23 PRILL 2020

in në lagjen Haxhiaj të fshatit Novosellë, i detyroi që të merrnin rrugën për në bjeshkët e Rosulisë e Shtedimit për të dalë në Rozhajë. Në mesin e golgotës shqiptare kishte shumë fëmijë, pleq, gra e njerëz të sëmurë rëndë. Dëshmitarët e asaj periudhe rikujtojnë vuajtjet dhe vështirësitë që kaluan në atë mes prilli të ftohtë. Me të mbërritur në fshatin Husaj, rreth orës 18:30, filloi edhe sulmi makabër mbi kolonën e refugjatëve. Aty mbetën të vrarë: Labinot Kastrati (13 vjeç), Nemke Brahimaj (69 vjeçe), Mursel Brahimaj (48 vjeç),

Rexhep Brahimaj (51 vjeç), Sherif Brahimaj (43 vjeç) dhe arsimtari Milazim Pelaj (37 vjeç), kurse Ramiz Brahimaj (44 vjeç) vritet në Pas Hajle. Po ashtu mbetën të plagosur: Halil Brahimaj, Hatmane Bajraktari, Shpresa Zogaj e Haxhi Ahmeti. Po në këtë ditë do të arrestohen edhe Xhemajl Brahimaj, Zeqir Bajraktari e Hysen Zogaj, të cilët do të rrihen dhe keqtrajtohen për disa ditë në burgun e Andrijevicës. Tash e 21 vite me radhë drejtësia malazeze ka dështuar në zbardhjen e kësaj masakre përkundër që fak-


MOZAIK

sisë malazeze tet dhe argumentet ishin të forta e bindëse. Kjo masakër duhet t’i kalojë tashmë Tribunalit të Hagës për shqyrtim. E vetmja kërkesë nga ana e familjarëve të të vrarëve është dënimi me burg të merituar për kriminelët, të cilët pa kurrfarë faji shtinë me armë dhe vranë të dëbuarit me dhunë nga Kosova duke menduar se po arrijnë në Mal të Zi, vend ku nuk kishte luftë. Në ato momente, fshatarët e Husajve kishin dalë për t’i pritur dhe sistemuar nëpër shtëpitë e tyre deri në ditën e nesërme, sepse secila shtëpi ishte

Në sulmin makabër mbi kolonën e refugjatëve në fshatin Husaj të Rozhajës mbetën të vrarë: Labinot Kastrati (13 vjeç), Nemke Brahimaj (69 vjeçe), Mursel Brahimaj (48 vjeç), Rexhep Brahimaj (51 vjeç), Sherif Brahimaj (43 vjeç) dhe arsimtari Milazim Pelaj (37 vjeç), kurse Ramiz Brahimaj (44 vjeç) vritet në Pas Hajle. Po ashtu mbetën të plagosur: Halil Brahimaj, Hatmane Bajraktari, Shpresa Zogaj e Haxhi Ahmeti. Po në këtë ditë do të arrestohen edhe Xhemajl Brahimaj, Zeqir Bajraktari e Hysen Zogaj, të cilët do të rrihen dhe keqtrajtohen për disa ditë në burgun e Andrijevicës

përplot me të dëbuar, në mënyrë që ditën e nesërme të vazhdojnë rrugën për në qytetin e Rozhajës dhe më tut-

je në rrugë për Shqipëri dhe Evropë. (Autori është djali i viktimës Sherif Brahimaj) E ENJTE, 23 PRILL 2020

Javore KOHA

27


MOZAIK

Zgjedhjet parlamentare të parakohshme 2001

Hajdinaga, ministë pakicave në Mal t

Për partitë shqiptare këto zgjedhje ishin një shans i mirë për të marrë deri në 5 deputetë, pasi këtë e kishte bërë të mundur Vendimi i posaçëm i Kuvendit që shqiptarët kësaj herë të votojnë në vendvotime në të ashtuquajturën njësi të përbashkët zgjedhore

Gjekë Gjonaj

Subjektet politike shqiptare, Partia e Prosperitetit Demokratik - Osman Rexha, Lidhja Demokratike në Mal të Zi - Mehmet Bardhi dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve kanë marrë pjesë në ndarjen e 5 ( pesë) mandateve në të ashtuquajturën njësi të veçantë zgjedhore në vendvotime të caktuara. Kjo u bë e mundur me një Vendim të posaçëm të Kuvendit të Malit të Zi. Por nga pesë mandate të mundshme partitë politike shqiptare kanë marrë vetëm dy mandate. Nga një vend deputeti kanë fituar Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi, kurse Partia e Prosperitetit Demokratik nuk fitoi asnjë mandat. Deputet i Unionit Demokratik të

28

Shqiptarëve ka qenë z.Ferhat Dinosha, kurse deputet i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi ka qenë z.Mehmet Bardhi. Në kabinetin qeveritar të kryeministrit z. Filip Vujanoviq, të cilin Kuvendi e Malit të Zi e zgjodhi më 2 korrik 2002, ka qenë edhe një shqiptar: z. Gzim Hajidnaga, përfaqësues i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, i cili mori kreun e Ministrisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Pjesëtarëve të Grupeve Etnike e Nacionale. Zgjedhësit shqiptarë në Mal të Zi në prag të këtyre zgjedhjeve prisnin një bashkim mes subjekteve politike. Por, krerët e subjekteve politike shqiptare nuk dëgjuan zërin e arsyeshëm të zgjedhësve të vet. Tri partitë shqiptare në Mal të Zi, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia e Prosperitetit Demokratik edhe në zgjedhjet e pesta të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 22 prill 2001, kanë dalë në votime ndaras dhe të përçarë. Ashtu si edhe në të gjitha zgjedhjet

Në kabinetin qeveritar të kryeministrit z. Filip Vujanoviq, të cilin Kuvendi e Malit të Zi e zgjodhi më 2 korrik 2002, ka qenë edhe një shqiptar: z. Gzim Hajidnaga, përfaqësues i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, i cili mori kreun e Ministrisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Pjesëtarëve të Grupeve Etnike e Nacionale.

Javore KOHA

E ENJTE, 23 PRILL 2020

paraprake në periudhën e pluralizmit në Mal të Zi, edhe këtë herë, subjektet politike shqiptare garuan të


MOZAIK

ër i të Zi ndara, me lista të veta. As pas një dekade të sistemit shumëpartiak subjektet nacionale shqiptare nuk e gjetën unitetin dhe gjuhën e bashkëpunimit mes tyre. mals Për partitë shqiptare këto zgjedhje ishin një shans i mirë për të marrë deri në 5 deputetë, pasi këtë e kishte bërë të mundur Vendimi i posaçëm i Kuvendit që shqiptarët kësaj herë të votojnë në vendvotime në të ashtuquajturën njësi të përbashkët zg-

Zgjedhësit shqiptarë në Mal të Zi në prag të këtyre zgjedhjeve prisnin një bashkim mes subjekteve politike. Por, krerët e subjekteve politike shqiptare nuk dëgjuan zërin e arsyeshëm të zgjedhësve të vet. Tri partitë shqiptare në Mal të Zi, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia e Prosperitetit Demokratik edhe në zgjedhjet e pesta të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 22 prill 2001, kanë dalë në votime ndaras dhe të përçarë.

jedhore. Klima e përçarjes, për fat të keq, ndërmjet partive shqiptare dhe mos uniteti i tyre në këto zgjedhje bëri që nga 5 deputetë të mundshëm të marrin vetëm 2 deputetë. Mungesa e bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike shqiptare edhe

në këto zgjedhje parlamentare e ka dëmtuar përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvend, sikurse edhe defaktorizimin e vetë faktorit politik shqiptar në Mal të Zi. (Vijon)

E ENJTE, 23 PRILL 2020

Javore KOHA

29


FOKUS

Ndihmat humanitare në kohën e COVID-19 në Komunën e Ulqinit

Angazhim i shtuar në përkujdesje dh ndihmë të populla

Në Komunën e Ulqinit, ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve me koronavirus si dhe të personave të vetizoluar, të cilët kanë nevojë për ndihma në ushqime dhe gjësende të tjera. Komuna e Ulqinit ka filluar shpërndarjen e pakove ushqimore jo vetëm për të vetizoluarit nga COVID-19, por siç shprehet zyrtarja e pushtetit vendor, Hadixha Gjoni, edhe për familjet në nevojë. “Ne kemi qenë të parët si institucion në ndihmë të nevojtarëve. E kemi përpiluar një regjistër për nevojtarët më emergjent dhe atyre u kemi ndarë disa pako ndihmash të nevojave elementare me ushqime dhe higjienë“, tha Gjoni. Ndihmat po shpërndahen me qëllim të lehtësimit të kushteve për familjet në gjendje të rëndë ekonomike dhe shpërndarja, siç tha kryetari i Shoqatës Humanitare “Amaneti” në Ulqin, Nevryz Shaptafa, po bëhet në mënyrë vullnetare. “Me rastin e pandemisë së koronavirusit, familjet në nevojë janë rritur sepse ka shumë familje që anëtarët

“ 30

“Me rastin e pandemisë së koronavirusit, familjet në nevojë janë rritur sepse ka shumë familje që anëtarët e tyre kanë mbetur pa punë dhe janë paraqitur për ndihmë. Deri në këtë moment kemi shpërndarë 412 pako me ushqime. Kemi shpërndarë në qytetin e Ulqinit, në Shtoj, në të gjitha fshatrat e Anës së Malit dhe sot kemi një donacion nga diaspora për rajonin e Krajës, pasi edhe ata kanë nevojë për ndihma”, tha Shaptafa.

e tyre kanë mbetur pa punë dhe janë paraqitur për ndihmë. Deri në këtë moment kemi shpërndarë 412 pako me ushqime. Kemi shpërndarë në qytetin e Ulqinit, në Shtoj, në të gjitha fshatrat e Anës së Malit dhe sot kemi një donacion nga diaspora për rajonin e Krajës, pasi edhe ata kanë nevojë për ndihma”, tha Shaptafa. Vullnetarët treguan një përkushtim në menaxhimin e situatës dhe ndihmuan organizimin sa më të mirë në shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë. Vullnetari i Shoqatës “Amaneti”, Nikolla Hot, vuri në dukje sit-

uatën e re të krijuar nga pandemia COVID-19. “Kjo situatë me koronavirusin është një situatë e re për të gjithë neve dhe për këto rrethana shoqata nuk ka qenë e përgatitur. Duke parë se po vijnë ditë të vështira, posaçërisht për ata që janë të sëmurë, për të moshuarit dhe për ata që janë në gjendje të rëndë ekonomike, ne u motivuam për një ndihmë të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse. Pa ndihmën e donatorëve nuk do ta kishim arritur të ndihmojmë popullatën pasi ne jemi një servis ndërmjet donatorëve dhe

“Kjo situatë me koronavirusin është një situatë e re për të gjithë neve dhe për këto rrethana shoqata nuk ka qenë e përgatitur. Duke parë se po vijnë ditë të vështira, posaçërisht për ata që janë të sëmurë, për të moshuarit dhe për ata që janë në gjendje të rëndë ekonomike, ne u motivuam për një ndihmë të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse. Pa ndihmën e donatorëve nuk do të kishim arritur të ndihmojmë popullatën pasi ne jemi një servis ndërmjet donatorëve dhe atyre që janë në nevojë”, tha Hot

Javore KOHA

E ENJTE, 23 PRILL 2020


FOKUS

r he atës

atyre që janë në nevojë”, tha Hot. Institucionet komunale, shoqatat humanitare dhe vullnetarët janë angazhuar në përkujdesje dhe në ndihmë të popullatës së zonës së Ulqinit që këto ditë po ballafaqohet me a.s. pandeminë COVID-19. (VOA)

Institucionet komunale, shoqatat humanitare dhe vullnetarë të shumtë janë angazhuar në përkujdesjen dhe ndihmën ndaj popullatës në zonën e Ulqinit, që këto ditë po ballafaqohet me pandeminë COVID-19. Ndihmat po shpërndahen me qëllim të lehtësimit të kushteve për personat e vetizoluar dhe për familjet në nevojë.

“Ne kemi qenë të parët si institucion në ndihmë të nevojtarëve. E kemi përpiluar një regjistër për nevojtarët më emergjent dhe atyre u kemi ndarë disa pako ndihmash të nevojave elementare me ushqime dhe higjienë“, tha Gjoni. E ENJTE, 23 PRILL 2020

Javore KOHA

31


MOZAIK

Në Malësi rikthehet jeta

Falë masave lehtësuese, rikthim gradual i normalitetit Tuz –Për banorët e territorit të Komunës së Tuzit pas tre javësh izolim është rikthyer jeta, falë zbutjes së masave të përkohshme kufizuese të cilat i ndërmori Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive. Ndryshe nga ç’ ishte gjatë kohës së izolimit ku jeta e përditshme në tërësi ishte pezulluar, nga hyrja në fuqi e masave lehtësuese ka një qarkullim të dendur nëpër rrugët e qytezës së Tuzit, dalje të qytetarëve për të plotësuar nevojat e tyre nëpër farmaci, shitore, banka, pikë karburanti,

32

Javore KOHA

E ENJTE, 23 PRILL 2020

postë, etj. Në lidhje me normalizimin gradual të situatës në Malësi, i prononcuar për gazetën “Koha Javore”, drejtori i SHPK “Komunale”, z. Nikollë Camaj thotë se lehtësimi i masave ka bërë që të kemi lëvizje nëpër rrugët e Malësisë, mirëpo siç tha, ato janë të kontrolluara dhe banorët po respektojnë udhëzimet e dhëna nga autoritetet përkatëse. “Banorët në mënyrë dinjitoze po respektojnë distancën fizike, dalin të mbrojtur për të realizuar nevojat e

tyre dhe qëndrojnë nëpër shtëpi pas orës 14. Një mundësi e mirë është për bujqit dhe blegtorët të cilët lëvizin edhe pas orarit kufizues pasi duhet të punojnë se jeta vazhdon, gjë që është pozitive”, shprehet Camaj. Ai thotë se aktualisht ndodhemi në suaza të në izolimi jo total siç ishim tre javët e para, sepse jeta tani po i rikthehet një normaliteti që të mund të funksionojmë. “Kemi të hapura të gjitha shitoret të cilat punojnë me orar të kufizuar, pra deri në orën 14. Punojnë pikat e kar-


MOZAIK burantit, shërbimet e ndryshme për qytetarët siç janë, aotoserviset, etj, pra në një mënyrë kemi një funksionim të të gjithë asaj që është e domosdoshme për qytetarët. Kur bëhet fjalë për lëvizjet, daljet jashtë Tuzit, qytetarët mund të lëvizin vetëm me leje të posaçme dhe me ndjekje të Policisë Komunale në rastet kur kanë nevojë për shfrytëzimin e shërbimeve mjekësore dhe bankare. Gjithashtu, edhe bujqit kanë mundësi që prodhimet e tyre t’i përcjellin deri në tregun e Podgoricës. Nga ana tjetër, edhe sipërmarrësit dhe tregtarët e ndryshëm që vijnë nga Podgorica për të marrë produktet bujqësore të fermerëve nga Malësia e kanë këtë mundësi, kështu që mendoj se gjithë kjo i ndihmon bujqit dhe blegtorët tonë që të mund të vazhdojnë jetën me sa më pak dëme materiale”, thekson Camaj. Ndërkohë, ai thotë se përderisa ekonomia globale ka pësuar goditje nga kjo pandemi, është e logjikshme që edhe ekonomia jonë të pësoj goditje, mirëpo siç tha shpreson se falë lehtësimit të masave kjo goditje të jetë sa më e vogël. I pyetur nëse do të mund të lehtësoheshin dhe mundësoheshin qarkullimet jashtë Komunës së Tuzit në komunat e tjera, Camaj thotë se nuk do të duhet të jemi të interesuar që të lehtësohen lëvizjet më shumë sesa që

janë aktualisht për arsye të siç tha, rrezikut për mundësi të paraqitjes së fluksit të lëvizjeve të njerëzve të infektuar nga komunat e tjera në Mal të Zi. I preokupuar për të ruajtuar mjedisin jetësor së më shumë në këtë situatë pandemie, nga pozita e drejtorit të SHPK “Komunale Camaj apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes për ambientin sepse –thotë ai – mundësitë e veprimtarisë tonë gjatë kësaj situatë janë më të kufizuara dhe në këtë mënyrë nuk arrihet që të bëhet bartja e mbeturinave ashtu siç do të duhej. “Megjithatë, ne kemi marrë masa të jashtëzakonshme me angazhimin e njerëzve të rinj të cilët shkojnë dhe ua marrin qytetarëve mbeturinat para dyerve. Prandaj, apeloj tek të gjithë banorët që t’i shfrytëzojnë thasët që ua kemi mundësuar falas të gjithëve në bashkëpunim me disa donatorë të cilët dëshiruan të mbeten anonim, mirëpo janë donacione të rëndësishme dhe me vlerë. Në këtë pikëpamje, përmes mediumit Tuaj, ftoj qytetarët që të mbrojnë ambientin, t’ i hedhin mbeturinat nëpër thashë e pastaj shërbimet tona ua mbledhin nëpër shtëpi dhe të mos i hedhin kudo, sepse kjo do të na e vështirësojë punën”, shprehet Camaj. Në të njëjtën kohë, ai potencon se pjesa dërrmuese e qytetarëve gjatë kohës së karantinës kanë qenë të ku-

jdesshëm, edhe në aspektin e ruatjes së ambientit por edhe kur bëhet fjalë për zbatimin e masave dhe respektimin e orarit të lëvizjes. “Ndëshkimet kanë qenë minimale dhe të rralla për faktin se janë respektuar masat. Mirëpo aty ku ka ndodhur e kundërta ka pasur edhe ndëshkime meqenëse ka të tillë që edhe nuk duan të kuptojnë. Por, ne duhet të bindemi dhe ta kuptojmë që rregullat duhet t’i zbatojmë, në të kundërt jemi të detyruar t’i marrin masat sikurse vendet e tjera për të gjitha ato raste ku nuk ec fjala. Por edhe një herë dua ta potencoj se në mënyrë vullnetare janë zbatuar rregullat në masë shumë të madhe”, përfundoi Camaj. Ndërkaq, nga të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetësisë Publike në Mal të Zi, datë 21 prill , ora 8.30, rezulton se kemi edhe një rast të ri të prekur me COVID –19 nga Malësi, që e çon numrin total të të prekurve nga kjo trevë në 37. Ndërkohë, që deri më tani, sipas njoftimit të sajtit zyrtar të Qeverisë së Malit të Zi dhe Trupit Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive të shëruar nga Tuzi kemi 23 persona të cilët kanë qenë të prekur nga virusi korona, ndërsa në Mal të Zi gjithsejtë janë shëruar 90 persona. Të sëmurë aktual janë 218 persona, të hospitalizuar 35 dhe t. u. të vdekur 5 persona.

E ENJTE, 23 PRILL 2020

Javore KOHA

33


MOZAIK

Në Komunën e Gucisë

Shërbimet publike dhe private edhe në kushte të epidemisë Guci – Shërbimet komunale dhe ndërmarrjet private, këto ditë me profesionalizëm dhe përkushtim të plotë janë duke i kryer punët dhe detyrat, e të gjitha me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19 në territorin e Komunës së Gucisë, por edhe të zbutjes së pasojave të shkaktuara me këtë epidemi. SHPK “Veprimtaritë komunale” dhe Shërbimi për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Gucisë, janë duke paraqitur shembull të mirë të bashkëpunimit në veprimet e përbashkëta në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Në ditët e kaluara, ata shumë herë kanë kryer dezinfektimin e të gjitha sokaqeve dhe të vendbanimeve periferike, sipërfaqeve publike, si dhe të objekteve dhe institucioneve me rëndësi publike. Janë dezinfektuar hyrjet në institucione, shkallët, korridoret dhe zyrat për punë. Përveç qendrës së qytetit, është kryer dezinfektimi edhe i 23 sokaqeve dhe rruginave. Me rastin e dezinfektimit, të punësuarit në SHPK “Veprimtaritë komunale”, po ashtu edhe ata të Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit, banorëve të vendbanimit “Vruja”, bashkëqytetarëve, të gjitha ndërmarrjeve private e punëtorëve të tyre dhe subjekteve të cilat kryejnë detyrat e punës në objektet tregtare e ato të bukëpjekës, etj., ua kanë shpërndarë mbi 200

34

Javore KOHA

E ENJTE, 23 PRILL 2020

maska mbrojtëse dhe doreza. Është evidentuar, po ashtu, edhe puna me mjaftë përkushtim e Inspeksionit komunal në drejtim të mbrojtjes së qytetarëve përmes reaksioneve me kohë në zmbrapsjen e veprimeve eventuale të palejueshme, të gjitha me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19. Komuna e Gucisë, po ashtu gjatë ditëve të kaluara institucioneve publike dhe subjekteve të ndryshme ua ka shpërndarë pajisjet mbrojtëse (maska e doreza), kurse me shërbimet e veta është duke vepruar në ndarjen e sasisë së caktuar të mjeteve të lëngëta për dezinfektimin e sipërfaqeve të punës, institucioneve e ndërmarrjeve, mjet ky dezinfektues të cilin e ka marrë prej firmës “Pollex” nga Berani dhe prej aeroporteve të Malit të Zi. Gjithsesi, aty është edhe puna vetëmohuese e ekipit komunal me Kryqin e kuq të Plavës, që me kohë të bëhet shpërndarja e pakove të ndihmës me artikuj ushqimor e mjete dezinfektuese, qytetarëve të cilëve në këto momente u është e domosdoshme. Andaj, mund të konstatohet se me donacionet e pakove ndihmëse: të Kryqit të kuq, Organizatës “Hemiias”, fondacioneve “Gusinje” dhe “Euro Gusinje”, të Bashkësisë islame, të shoqërisë private nga Gutersllohu i Luksemburgut, do të përfshihen 400 amvisëri nga territori

i Komunës së Gucisë. Kabineti i kryetares së Komunës së Gucisë, bashkë me ca sekretariate të caktuara, me ndërmarrje lokale dhe shërbime të ndryshme, vepron në koncipimin dhe ideshmërinë e një sërë masash ekonomike me qëllim të zbutjes së pasojave të shkaktuara nga epidemia e koronavirusit, benefitet e të cilave do t’i ndiejnë e hetojnë, si qytetarët e komunës, po ashtu edhe ndërmarrësit privat në territorin e komunës, për çka me kohë do të informohen. Ajo që është qenësore të përmendet, është disiplina e bashkëqytetarëve tanë, e e gjithë kjo në drejtim të përfilljes dhe respektimit të masave dhe rekomandimeve të cilat i ka prurë Trupi nacional koordinues për sëmundje infektive në Qeverinë e Malit të Zi. Komuna e Gucisë falënderon për bashkëpunim të gjitha organet shtetërore, Stacionin e shëndetit në Guci, Ndihmën e shpejtë, Drejtorinë e Policisë, Policinë kufitare, Administratën për punë inspektive, udhëheqësin e Bashkësisë islame, shërbimet lokale, ndërmarrjet private dhe qytetarët e vet, duke bërë apel që edhe më tutje si deri më tani të vazhdohet me respektimin e masave dhe rekomandimeve me qëllim që së bashku të dalin fitues nga situata momentale epidemiologjike. Sh. Hasangjekaj


MOZAIK

Unioni Ndërkombëtar i Gazetarëve Frankofonë kërkon nga Shqipëria dhe Mali i Zi

Mbështetje për gazetarinë në kohën e pandemisë

Presidenti Ndërkombëtar i Unionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Frankofonë (UPF) Diagne Madiambal i ka dërguar ditët e fundit një letër Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanovic me qëllim mbështetjen nga shteti të gazetarëve në vendet respektive dhe në veçanti atyre të shtypit të printuar i cili është goditur më shumë si pasojë situatës së pandemisë së Covid 19. “Në emër UPF një ndër organizatat më të mëdha ndërkombëtare të gazetarëve e cila mbush sivjet 70 vjet nga themelimi i saj do të doja të tërhiqja vëmendjen tuaj ndaj një problemi jashtëzakonisht serioz me të cilin përballen një numër i madh i mediave sot. Pasojat ekonomike të pandemisë Covid-19 në të vër-

tetë çojnë për shumë media - dhe veçanërisht për shtypin e shkruar - uljen e tirazhit dhe ndërprerjen e botimit dhe për pasojë uljen drastike të të ardhurave nga reklamat. Kjo krizë e thellë rrezikon edhe falimentimin e mjaft gazetave.”, thuhet ndërmjet të tjerash në letrën e nënshkruar që Presidenti Ndërkombëtar i UPF i ka nisur të gjithë kryetarëve të shteteve që bëjnë pjesë në Organizatën Botërore të Frankofonisë.. Në vijim të kësaj letre të përbashkët nënvizohet se “Mediat janë një element thelbësor i zhvillimit ekonomik dhe njerëzor si dhe një mjet i pazëvendësueshëm sidomos në shoqëritë në zhvillim. Ata demonstruan gjatë gjithë kësaj periudhe dhe vijojnë të demonstrojnë natyrën

e tyre fisnike përsa i takon informimit të publikut pasi nëpërmjet tyre u përcoll dhe vijon të përcillet informacioni për marrjen e masave të nevojshme nga ana e popullatës përballë kësaj pandemie.” Ndërsa duke u ndalur konkretisht në nevojën e mbështetjes financiare në favor të gazetarëve në veçanti të atyre të shtypit të shkruar, Presidenti Ndërkombëtar i UPF Diagne Madiambal në pjesën përmbyllëse të letrës drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë dhe Presidentit të Malit të Zi shprehet: “Në këto kushte në emër të UPF ju kërkoj që të mundësoni mbështetje financiare për mediat dhe nëpërmjet tyre të gazetarëve dukë mundësuar që ato të përballen me këtë periudhë të vështirë.” A. Lagreta E ENJTE, 23 PRILL 2020

Javore KOHA

35



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.