KOHA Javore Podgoricë e enjte, 30 prill 2020 Viti XlX Numër 910 Çmimi 0,50
Viktimat që ikën pa nderimin e fundit të vendlindjes ISSN 1800-5696
Zi në familjen e Xhim Xhemës
Legjenda e folklorit tonë
PËRMBAJTJE
6
10 Kënetë
Sistemi zgjedhor me lista të mbyllura disfavorizon demokratizimin e partive politike
12
14 Lufta për maska
Për Pashkë dhe Ramazan gjithçka njësoj, por ndryshe
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 30 PRILL 2020
PËRMBAJTJE
16
18 COVID 19, muaji i dytë me frikë e shqetësim
Libri si vlera më e pazëvendësueshme e shoqërive të qytetëruara
20
24 Bisedë me stilisten nga Kosova, Lendita Muzlijaj
Zoti i madh dhe Stambolli i vogël
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 30 prill 2020 Viti XlX Numër 910 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Viktimat që ikën
Në udhëkryq
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
1 NSSI
6965-008
ëve pa nderimin e ulqinaka r e fundit të vendlindjes mungu ë e ir dësh nhjëet ma trit-o Teaje
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
ISSN 1800-5696
uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Zi në familjen e Xhim Xhemës
Legjenda e folklorit tonë
Xhim Xhemës Zi në familjen e
folklorit tonë Legjenda e
fundit të vendlindjes pa nderimin e Viktimat që ikën
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 743
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 30 PRILL 2020
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive dha pëlqimin për zbutjen e masave të përkohshme kufizuese
Banorëve të Malësisë u hiqen masat e veçanta kufizuese Tuz –Banorëve të territorit të Komunës së Tuzit u janë haqur masat e veçata të izolimit. Pëlqimin mbi këtë vendim e ka dhënë Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive të martën e kaluar ku për banorët e Tuzit do të vlejnë rregullat sikurse për të gjithë qytetarët e komunave të tjera në Mal të Zi, njoftohet nga Shërbimi i Marrëdhënieve me Publikun i Qeverisë së Malit të Zi. Krahas zbutjes së masave, banorët e Tuzit mund të qarkullojnë drejtë Podgoricës pasi, siç kanë theksuar, Tuzi, Podgorica dhe Danillovgradi, trajtohen si një tërësi.
4
Javore KOHA
E ENJTE, 30 PRILL 2020
Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive ka paralajmëruar qytetarët se rreziku nuk ka kaluar dhe se është e domosdoshme që në mënyrë strikte t’u përmbahen të gjitha masave të cilat janë në fuqi. Duke analizuar situatën epidemiologjike, me proopzim të Institutit të Shëndetësisë Publike, është vendosur që qytetarët mund të lëvizin çdo ditë të javës deri në orën 23.00, në vend të orarit që deri më tani ditëve të javës ishte ora 19, kurse të shtunave deri në orën 13 dhe të dielave deri në orën 11. Me vendimin e fundit të TKK-së
shitoret e konsumit të gjerë të cilat deri më tani kanë pasur mundësi të punojnë me orar të kufizuar, në vazhdim do të mund të punojnë nga ora 7 e mengjësit deri në orën 22 të mbrëmjes, gjatë ditëve të punës dhe të shtunën. Gjithashtu, është dhënë pëlqimi për të praktikuar sportet individuale, aktivitetet fizike dhe rekreative në hapësirat publike, siç është vrapimi, zhonglimi, etj, me obligim të detyrueshëm të mbajtjes së distances fizike dhe të respektimit të të gjitha masave të tjera të parandalimit e në veçanti distancës t. u. fizike.
NGJARJE JAVORE
16 komuna në Mal të Zi me shtim natyror negativ të popullsisë në vitin 2019
Ulqini, Plava dhe Gucia me rritje negative Podgoricë – Mali i Zi ka shënuar shtim natyror pozitiv në vitin e kaluar, por dy të tretat e komunave kanë rritje natyrore negative, sipas raportit të Entit për Statistika (MONSTAT) mbi lëvizjen natyrore të popullsisë në vitin 2019. Gjatë vitit të kaluar në Mal të Zi kanë lindur 7223 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 6595 persona, gjë që tregon për një shtim natyror prej 628 personave. Por kjo rritje është për 132 persona më e ulët sesa në
të lindur
të vdekur
vitin 2018. Nga 24 komuna sa ka gjithsej Mali i Zi, tetë prej tyre kanë regjistruar shtim natyror pozitiv, kurse 16 shtim natyror negativ. Ndër qytetet me trend pozitiv janë Podgorica, Budva, Rozhaja, Tuzi, Tivati, Tivari, Kotorri dhe Danillovgradi, kurse me trend negativ Ulqini, Petnjica, Gucia, Plava, Andrijevica, Shavniku, Plluzhina, Zhablaku, Bijello Pole, Berani, Cetina, Kollashini, Herceg Novi, Mojkovci, Nikshiqi dhe Plevla.
Shkalla më e lartë e shtimit natyror është në Podgoricë 874, Budvë 227, Rozhajë 128 dhe Tuz 62, kurse Plevla ka shkallën më të lartë të shtimin natyror negativ -242. Në Ulqin shkalla e shtimit natyror është -3, në Guci -17 dhe në Plavë -28. Viteve të fundit Mali i Zi ka shënuar ulje të shkallës pozitive të shtimit natyror. Kështu, nga 1105 sa ka qenë shtimi natyror në vitin 2016, në vitin 2019 ka rënë në 628. (Kohapress)
rritja natyrore
E ENJTE, 30 PRILL 2020
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Sistemi zgjedhor me lista të mbyllura
Disfavorizon demokratizimin e partive politike Në përgjithësi, sistemi zgjedhor ka rëndësi të madhe për partitë politike si protagoniste kryesore në zgjedhjet elektorale, por njëherësh ka rëndësi edhe për votuesit dhe politikanët si aspirues politik. Shikuar nga ky aspekt, çdoherë ka tendenca që forca të caktuara shoqërore të mundohen që sistemin zgjedhor t’ia përshtatin nevojave të veta, domethënë të lihet hapësirë për manipulim gjatë procesit zgjedhor
Qani Osmani
Zgjedhjet paraqesin njërën nga format më te rëndësishme të legjimitetit të pushtetit dhe të pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën politike, do të thotë nëpërmjet zgjedhjeve qytetarëve u jepet mundësia që në mënyrë të tërthortë nëpërmjet përfaqësuesve të vet gjegjësisht nëpërmjet obsioneve politike që i përkrahin, në njëfarë mënyre të jenë pjesëmarrës në realizimin e pushtetit. Zgjedhjet janë formë e të vendosurit dhe mënyrë e zgjedhjes së
“ 6
përfaqësuesve, bartësve të funksioneve politike dhe pushtetit politik. Ato nënkuptojnë vendosjen sipas një procedure të lirë të bazuar në ligj. Në shoqëritë bashkëkohore zgjedhjet dhe sistemi zgjedhor luajnë rol mjaft të rëndësishëm në formimin e pushtetit shtetëror si dhe në jetën politike në përgjithësi. Zgjedhjet janë institucion i vjetër dhe në forma të caktuara hasen qysh në Greqinë antike, por zgjedhjet demokratike paraqiten shumë më vonë. Ato korrespondojnë me demokracinë përfaqësuese qytetare dhe me postulatet e saj kryesore: zgjerimin e të drejtës së votës dhe zhvillimin e parlamentarizmit. Në përgjithësi shikuar sistemi zgjedhor ka rëndësi të madhe për partitë politike si protagoniste kryesore në zgjedhjet elektorale, por njëherësh ka rëndësi edhe për votuesit dhe politikanët si aspirues politik. Shikuar nga ky aspekt,
çdoherë ka tendenca që forca të caktuara shoqërore të mundohen që sistemin zgjedhor t’ua përshtatin nevojave të veta, domethënë të lihet hapësirë për manipulim gjatë procesit zgjedhor. Demokratizimi i një shoqërie është proces kompleks i cili kërkon kohë të gjatë dhe përpjekje të vazhdueshme për të arritur transformimin e plotë të sistemeve autoritare apo totalitare, në demokraci funksionale. Krahas zhvillimit ekonomik që në thelb ka sistemin arsimor kualitativ, urbanizmin dhe industrializimin si parakushte për treg të lirë, ndërtimin e institucioneve të pavarura, shtetit ligjor, lirisë së mediave e të tjera parakushte që diktojnë qëndrueshmërinë e demokracisë si sistem qeverisës, demokratizimi i shoqërisë nuk mund të përmbyllet pa demokratizimin e klasës politike, gjegjësisht partive politike. Pavarësisht statuseve, procedurave,
Pavarësisht statuseve, procedurave, praktikave dhe formave organizative brenda partiake të partive politike sistemi zgjedhor në Mal të Zi me “lista të mbyllura votimi” disfavorizon demokratizimin e partive politike dhe përqendron forcën vendimmarrëse tek oligarkitë dhe liderët partiak, duke krijuar SULLTAN PARTIA dhe një ambient të përshtatshëm për kontroll të plotë të partive nga një grup individësh. Kështu për shembull, jemi mësuar të shohim se si liderët e partive politike dhe një numër i caktuar pran tyre kanë fjalën përfundimtare për të gjitha çështjet me rëndësi për partinë, institucionet dhe jetën e qytetarëve
Javore KOHA
E ENJTE, 30 PRILL 2020
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION praktikave dhe formave organizative brenda partiake të partive politike sistemi zgjedhor në Mal të Zi me “lista të mbyllura votimi” disfavorizon demokratizimin e partive politike dhe përqendron forcën vendimmarrëse tek oligarkitë dhe liderët partiak, duke krijuar SULLTAN PARTIA dhe një ambient të përshtatshëm për kontroll të plotë të partive nga një grup individësh. Kështu për shembull, jemi mësuar të shohim se si liderët e partive politike dhe një numër i caktuar pran tyre kanë fjalën përfundimtare për të gjitha çështjet me rëndësi për partinë, institucionet dhe jetën e qytetarëve. Ky model zgjedhor me lista të mbyllura të votimit, ku qytetarët votojnë për partinë politike dhe renditjen e të zgjedhurve, përfaqësuesve sipas dëshirës së liderit dhe bërthamës partiake është një nga arsyet kryesore për devalvimin e vlerave dhe uljen e cilësisë të përfaqësuesve në organet legjislative qoftë në nivel lokal apo atë
qendror. Ky sistem ka përforcuar një mentalitet të nënshtrimit politik para liderit, besnikëri të verbët dhe mungesë të debatit real brenda partive politike. Kështu , një nga vlerat apo kriteret kryesore për pozicionim në “vendet e sigurta” të renditjes në listën e votimit është dëgjueshmëria dhe lojaliteti ndaj liderit apo strukturës udhëheqëse të partisë. Kjo ka prodhuar një praktik politike rezistuese ndaj prurjeve të reja kadrovike në partitë politike, ngulfatjen e ideve progresive, përjashtimin e konkurrencës përmes vlerave individuale, zhdukjen e meritokracisë profesionale (akademike) një elitë të “konsumuar politike” dhe të moshuar. Ky problem nuk ndikon vetëm përbrenda partive politike por reflektohet në çdo pore të sistemit duke nxitur, kultivuar dhe mbajtur gjallë manipulimin e procesit zgjedhor përmes blerjes së votës, gjegjësisht klientelizmit politik. Politizimi i institucioneve dhe arsimit, politizimi i gjyqësorit, prokurorit dhe së
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
fundit standardi i ulët jetësor në Mal të Zi janë rezultat i drejtpërdrejtë i këtij sistemi zgjedhor. Prandaj, në qoftë se liderët politik në Mal të Zi, e sidomos ata të partive në pushtet, janë të sinqertë në përkushtimin e tyre për të ndërtuar Malin e Zi si shtet demokratik duhet urgjentisht të ndryshojnë kodin zgjedhor dhe të mundësojnë hapjen e listave të votimit. Ky hap do të ishte jetik në demokratizimin e partive politike, gjegjësisht në demokratizimin e shoqërisë dhe shtetit në përgjithësi. Mundësia për të votuar individin dhe jo partinë do të nxiste konkurrencën e vërtetë të vlerave individuale, duke i bërë individët të jenë ato që sjellin vlerë të shtuar në partitë me të cilat garojnë dhe jo e kundërta. Ky ndryshim i kodit zgjedhor besoj se do të kishte efekt pozitiv që do të reflektohej në të gjithë shoqërinë dhe do të ishte një shtysë e fortë për Malin e Zi si shtet demokratik drejt integrimit në Bashkësinë Evropiane.
E ENJTE, 30 PRILL 2020
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Koronavirusi dhe diaspora shqiptare
Viktimat që ikën pa nderimin e fundit të vendlindjes Ismet Kallaba
Në pjesën e dytë të shekullit të kaluar, sidomos në dekadat e fundit të tij, por edhe në fillim të mijëvjeçarit XXI, me mijëra shqiptarë u larguan nga trevat e tyre në Malin e Zi për shkaqe politike, ekonomike etj. Diskriminimi në vendlindjen e tyre nga pushteti ish-jugosllav dhe malazez, por edhe dëshira për një jetë më të mirë, bëri që shqiptarët ta
8
Javore KOHA
E ENJTE, 30 PRILL 2020
ndiejnë frymën e lirisë në vendet ku u strehuan. Ata u integruan shumë shpejt në shtetin dhe shoqërinë e re. Pjesa më e madhe e tyre u vendosën në SHBA, ku edhe gjendet sot diaspora më e madhe shqiptare nga trojet shqiptare në Mal të Zi, por edhe në vende të ndryshme të Evropës dhe gjetiu. Numri i tyre ka ardhur duke u rritur aq sa sot, ndonëse nuk ka të dhëna të sakta, supozohet dhe pretendohet se më i madh është numri i shqiptarëve që jetojnë në diasporë sesa në vendlindjen e tyre në Mal të Zi. Por pavarësisht largimit, këta mërgimtarë shqiptarë nuk e kanë harruan kurrë vendlindjen. Dashuria dhe nostalgjia e tyre për vendlind-
jen gjithmonë ishte e pranishme dhe shprehej tek ata. Përpos ndihmës së familjes dhe të afërmëve të tyre, diaspora e organizuar në shoqata të ndryshme, e ka ndihmuar vazhdimisht vendlindjen, sidomos në kohët më të vështira. Mjafton të përmendim krizën gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, ndihmën në projekte infrastruktorore, për studentët, nevojtarët në vendlindje etj. Pjesë e dashurisë për vendlindjen është edhe tradita e varrosjes në vendlindje. Ndonëse vendi i tyre i ri u kishte ofruar lirinë e munguar dhe mundësi të mëdha, ata prapëseprapë zgjidhnin vendlindjen për t’u varrosur. Pjesa më e madhe e tyre ktheheshin për t’u varrosur në vend-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Edhe në të kaluarën diaspora shqiptare ka pësuar fatkeqësi të ndryshme, por për nga numri i viktimave, pandemia e koronavirusit ka tejkaluar çdo fatkeqësi tjetër. Ata nuk e merituan një vdekje të tillë në “dheun e huaj”. Pse duhej të vdisnin në këtë kohë të mbrapsht?! Për shkak të ndalimit të transportit ajror ishin të detyruar të varroseshin aty ku i gjeti vdekja, duke ikur nga kjo botë pa nderimin dhe lamtumirën e fundit të vendlindjes. lindje sepse vetëm aty preheshin të qetë dhe iu pushonte koka. Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi ndërpreu përgjysmë ëndrrën e shumë shqiptarëve nga Mali i Zi në diasporë. Vetëm në SHBA, një
“
ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia, janë shënuar deri tani me dhjetëra viktima nga radhët e mërgimtarëve shqiptarë nga Mali i Zi, shifër kjo më e madhe se numri i përgjithshëm i viktimtave në tërë
Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi ndërpreu përgjysmë ëndrrën e shumë shqiptarëve nga Mali i Zi në diasporë. Vetëm në SHBA, një ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia, janë shënuar deri tani me dhjetëra viktima nga radhët e mërgimtarëve shqiptarë nga Mali i Zi, shifër kjo më e madhe se numri i përgjithshëm i viktimtave në tërë Malin e Zi.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Malin e Zi. Edhe në të kaluarën diaspora shqiptare ka pësuar fatkeqësi, siç është ajo e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, ku humbën jetën tri viktima të pafajshme nga shqiptarët në Mal të Zi. Por për nga numri i viktimave, pandemia e koronavirusit ka tejkaluar çdo fatkeqësi tjetër. Të gjitha qeniet njerëzore janë të vdekshme, por ata nuk e merituan një vdekje të tillë në “dheun e huaj”. Pse duhej të vdisnin në këtë kohë të mbrapsht?! Për shkak të ndalimit të transportit ajror ishin të detyruar të varroseshin aty ku i gjeti vdekja, duke ikur nga kjo botë pa nderimin dhe lamtumirën e fundit të vendlindjes. E ENJTE, 30 PRILL 2020
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Kënetë
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington
Të gjithë jemi të rrethuar nga një mur kallamishtesh me rrënjë në moçal. Në sipërfaqe, kallami ngrihet i hollë, i gjatë, poshtë zhytet në
“ 10
Toka dikur mbulohej nga uji, pastaj u bë kënetë. Kur moçalet u thanë - me eshtra kundërshtarësh të burgosur - toka bujqësore filloi të zgjerohej. Kjo bëri të mundur jetesën. Por një gjë e çuditshme ndodhi; për më shumë se 70 vjet pasuria dhe mirëqenia gëzohen nga të njëjtët njerëz të tërhequr pas fitimit mashtrues që i bën të vetëkënaqur, ndërsa për pasojat e pangopësisë së tyre, askush nuk merr më përgjegjësi
baltë me rrënjët që zgjaten. Kushdo që ka provuar ndonjëherë të pastrojë një tokë kallamishte për t’a bërë pjellore, e di mirë se ç’ngjet;
prerja është e kotë, kallami bëhet më i përhapur, më i ngjeshur; edhe për ta djegur shkëndija nuk mjafton, jo rrallë zjarri fillon me flakë.
Këneta sot ndoshta nuk mund të shihet, por nuk do të thotë që nuk ekziston. Është ende atje, pak më thellë dhe më poshtë - si njeriu i vdekur në kohë virusi që varroset me nxitim - plot me ngjala e kallama, që kanë mbushur qeverinë e të angazhuar në përqafime po aq të rreme sa buzëqeshjet e tyre. Shkrimtarë, gazetarë, pronarë mediash, narcisistë, promovues të kulturës - të gjithë aty si ngjala të neveritshme që ngjasojnë me gjarpërinj dhe peshq dhe jetojnë në baltën e ushqimit të tyre - së bashku me pronarët e vërtetë të kënetës, kallamët, të vetmet lloje që nuk kanë nevojë për pleh, tokë të pasur ose ujitje për t’u rritur. Kallamët e gjatë dhe bosh brenda, janë mbretërit e vërtetë të kënetës....dhe të shtetit, duke përfshirë politikën, biznesin, sindikatat, arsimin, sportin ....gjithçka të rrethuar.
Javore KOHA
E ENJTE, 30 PRILL 2020
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Toka dikur mbulohej nga uji, pastaj u bë kënetë. Kur moçalet u thanë - me eshtra kundërshtarësh të burgosur - toka bujqësore filloi të zgjerohej. Kjo bëri të mundur jetesën. Por një gjë e çuditshme ndodhi; për më shumë se 70 vjet pasuria dhe mirëqenia gëzohen nga të njëjtët njerëz të tërhequr pas fitimit mashtrues që i bën të vetëkënaqur, ndërsa për pasojat e pangopësisë së tyre, askush nuk merr më përgjegjësi. Këneta sot ndoshta nuk mund të shihet, por nuk do të thotë që nuk ekziston. Është ende atje, pak më thellë dhe më poshtë - si njeriu i vdekur në kohë virusi që varroset me nxitim - plot me ngjala e kallama, që kanë mbushur qeverinë e të angazhuar në përqafime
“
Të gjithë jemi të rrethuar nga një mur kallamishtesh me rrënjë në moçal. Në sipërfaqe, kallami ngrihet i hollë, i gjatë, poshtë zhytet në baltë me rrënjët që zgjaten. Kushdo që ka provuar ndonjëherë të pastrojë një tokë kallamishte për t’a bërë pjellore, e di mirë se ç’ngjet; prerja është e kotë, kallami bëhet më i përhapur, më i ngjeshur; edhe për ta djegur shkëndija nuk mjafton, jo rrallë zjarri fillon me flakë.
po aq të rreme sa buzëqeshjet e tyre. Shkrimtarë, gazetarë, pronarë mediash, narcisistë, promovues të kulturës - të gjithë aty si ngjala të neveritshme që ngjasojnë me gjarpërinj dhe peshq dhe jetojnë në baltën e ushqimit të tyre - së bashku me pronarët e vërtetë të kënetës,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
kallamët, të vetmet lloje që nuk kanë nevojë për pleh, tokë të pasur ose ujitje për t’u rritur. Kallamët e gjatë dhe bosh brenda, janë mbretërit e vërtetë të kënetës....dhe të shtetit, duke përfshirë politikën, biznesin, sindikatat, arsimin, sportin ....gjithçka të rrethuar. E ENJTE, 30 PRILL 2020
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Për Pashkë dhe Ramazan gjithçka njësoj, por ndryshe Gjekë Gjonaj
Shqiptarët, shekuj me radhë, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo vlerë unike të së
“ 12
Masat e distancimit fizik prej pandemisë së Covid-19 nuk arritën të na ndajnë shpirtërisht nga njëri-tjetri, nga vlerat dhe traditat tona kombëtare. Sepse, përqafimi shpirtëror i shqiptarëve është po aq i fortë sa edhe afrimi fizik. Domethënë gjithçka ishte njësoj, por ndryshe kaluarës dhe të sotmes së shqiptarëve këtë vit u shënua pak ndryshe për dallim nga vitet e më përparshme.
Prijësit tanë fetarë në Mal të Zi pranuan menjëherë udhëzimet e qeverisë malazeze dhe e përshtatën jetën e saj në bazë të rrethanave aktuale. Ata, pavarësisht besimit dhe qëndrimit të tyre, treguan përgjegjësi maksimale ndaj tjerëve dhe të mirës së përbashkët në përputhje me situatën. Morën vendim të anulohen të gjitha aktivitetet kishtare: meshat, ndarja e sakramenteve, mësimi-besimi, vizitat familjare, bekimi i familjeve, sikurse edhe aktivitetet fetare islame si falja e gjithë namazave nëpër xhamia dhe çdo veprimtari me besimtarë. Por, në të njëjtën kohë nuk ndërprenë as edhe për një moment shpirtin e fesë, dashurisë e flijimit për ta.
Javore KOHA
E ENJTE, 30 PRILL 2020
Situata e jashtëzakonshme e krijuar nga pandemia e koronavirusit ndryshoi ritualet fetare të komunitetit shqiptar katolik, mysliman e ortodoks. Prijësit tanë fetarë në Mal të Zi pranuan menjëherë udhëzimet e qeverisë malazeze dhe e përshtatën jetën e saj në bazë të rrethanave aktuale. Ata, pavarësisht besimit dhe qëndrimit të tyre, treguan përgjegjësi maksimale ndaj tjerëve dhe të mirës së përbashkët në përputhje me situatën. Morën vendim të anulohen të gjitha aktivitetet kishtare: meshat, ndarja e sakramenteve, mësimi besimi, vizitat familjare, bekimi i familjeve, sikurse edhe aktivitetet fetare islame si falja e gjithë namazave nëpër xhamia dhe çdo veprimtari me besimtarë. Por, në të njëjtën kohë nuk ndërprenë as edhe për një moment shpirtin e fesë, dashurisë e flijimit për ta. Pra, jeta
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
e jashtme është ndalur, kurse ajo e brendshme është intensifikuar. Besimtarët e të tri konfesioneve fetare festën e Pashkëve dhe muajin e Ramazanit i kremtuan me “ dyer të mbyllura”. Katolikët dhe ortodoksët në Mal të Zi për herë të parë meshën për ringjalljen e Jezu Krishtit e ndoqën drejtpërdrejt në shtëpitë e veta, duke e kthyer atë në folenë e mirëfilltë ku jetohet feja e Zotit, pa shkelur brenda ambienteve të kishës. Të gjitha ritualet për Pashkët janë kryer në kisha të boshatisura e të heshtura, ku besimtarëve u është bërë thirrje që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos lejojnë që një virus të shkatërrojë jetët e tyre. Besimtarët, pasi morën morën urimet nga anëtarët e drejtuesve të kishës, atmosferën e trishtë e shprehën duke uruar “Gëzuar për shumë vjet Pashkët”, por ajo që shprehu më shumë
frymën e periudhës së Pashkës ishte përshëndetja “Krishti u ngjall” dhe si përgjigje kishte “Vërtet u ngjall”. Në këtë atmosferë të trishtë edhe shqiptarët e besimit islamë filluan muajin e madhërishëm të Ramazanit. Agjërimi i Ramazanit është diçka personale, ndërsa plotësimet e tjera fetare, si falja e namazeve, lutjet e përbashkëta në xhami si dhe iftaret janë rituale, që do të kryhen Brenda 30 ditëve individualisht ose me familjarët e vet në shtëpi. Krahas besimtarëve myslimanë ky muaj gjen përjetim të njëjtë edhe tek bektashinjtë me mesazhin e përbashkët që Zoti të rrisë më shumë dashurinë për njëritjetrin, vëllazërinë, solidaritetin dhe të forcojë më shumë marrëdhënien midis familjes dhe shoqërisë. E patëm shumë të rëndë sepse kurrë më parë nuk jemi mësuar që t’i kalojmë në këtë mënyrë festat
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
tona fetare. Dhe kjo na lëndoi të gjithëve! Mirëpo, edhe në këto rrethana të jashtëzakonshme deshi Zoti që njëherë ta kalojmë mirë të gjithë këtë situatë, duke respektuar tërësisht traditën e festave tona fetare. Arritëm me të njëjtin përkushtim, lutje e pendesë t’i vlerësojmë më shumë gjërat shpirtërore, pasi që shpeshherë kemi vrapuar rreth gjërave të cilat tani nuk kanë vlerë. E kjo shpresojmë të na ketë ndihmuar që të zgjohemi e të vlerësojmë më shumë njëri-tjetrin, veten, familjen dhe të tjerët. Masat e distancimit fizik prej pandemisë së Covid-19 nuk arritën të na ndajnë shpirtërisht nga njëri-tjetri, nga vlerat dhe traditat tona kombëtare. Sepse, përqafimi shpirtëror i shqiptarëve, është po aq i fortë sa edhe afrimi fizik. Domethënë gjithçka ishte njësor, por ndryshe. E ENJTE, 30 PRILL 2020
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Virusi në shtetet me teknologji të zhvilluar
Lufta për maska Në kriza të këtilla testohen fuqitë, vlerat dhe integriteti i një shteti. Andaj virusi Covid -19 ishte sprova më reale për të na testuar si qenie njerëzore se a jemi të përgatitur për të përballuar një pandemi siç është kjo?
Për Koha Javore:
Haxhi Zeneli / New York Kjo ishte çështje kohe për të zbuluar faktet, se sa kishte avancuar bota në 100 vitet e fundit, gjegjësisht që nga pandemia e vitit 1918,i ashtuquajturi “Gripi Spanjoll”, i cili zhduki miliona njerëz anë e kënd botës. Sipas gjendjes aktuale, shihet qartë se civilizimi ynë ka ngelur ende në
14
Javore KOHA
E ENJTE, 30 PRILL 2020
“nivelin e civilizimit zero”. Arsyet kryesore për këtë janë faktet se njeriu ka ngatërruar përparësitë e veta duke i orientuar ata drejt ekonomisë dhe profiteve financave të berzave botërore duke anashkaluar mbrojtjen e qenies së tij, si qenie bazë i të gjithë inovacioneve shkencore. Edhe pse shkencëtaret me vite paralajmëruan se njerëzimi në të ardhmen rrezikohet nga pandemitë, mesazhi ra në veshët e shurdhët nga njerëzit e pa ngopur, që mbi të gjitha vendosin interesat e veta personale ekonomike dhe politike. Bota për një kohë të gjatë i ka sytë nga Amerika,
por Amerika në fakt sot po i ngjanë “botës se tretë” siç thonë disa kritik të këtij vendi. Presidenti Trump në fjalimet e veta përpiqet ti shmangë përgjegjësitë dhe ta zhduk vëmendjen nga sjelljet dhe udhëzimet e tija katastrofike. Por në fakt ai në anën tjetër kryesojë një nga dështimet më të mëdha të sigurisë në historinë e SHBA-ve, ku virusi Covid-19 po shkakton mijëra vdekje, bile më shumë se sa gjatë sulmeve në Pearl Harbour apo të”11 Shtatorit” por tashti numri i të vdekurve nga Covid-19 po afrohët edhe ushtarëve të mbetur në luftën dhjetë vjeçare të Vjetnamit. Në fillim të kësaj tragjedie
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION njerëzore, në raste vendimtare për jetën, fillojë “lufta për maska”. Aty mungonin, testet, respiratorët për të shpëtuar jetën e njerëzve. As që e kisha menduar ndonjë herë që në një shtet kaq të fuqishëm, mjekët duhet të vihen në situata rrëqethëse që në mungesë të respiratorëve të shprehin dilema të tilla se kujt ti shpëtohet jeta duke i hequr respiratorin një të moshuari për ta shpëtuar një moshë më të re. Askush nuk mund të mohojë se nuk ju është tërhequr vërejtja nga shkencëtarët e epidemiologët, të cilët vazhdimisht përsëritnin, se do përballemi një ditë me një pandemi të përmasave të larta. Presidenti Tramp në fillim e minimizonte rastin duke u shprehur se “virusi është një propagandë nga demokratët, është hox” apo “virusi do zhduket....thua se nuk ka ekzistuar” dhe e kemi nën kontroll” etj. Shumë nga ithtarët e tij që e besonin në deklaratat e presidentit vazhduan jetën normale deri sa nuk nisi tragjedia e vërtetë. Atëherë filluan të ndërmerren masat preventive por ishte tepër vonë pasi njerëzit tani po vdisnin. Virusi Covid -19 zbulojë edhe diçka tjetër: zbulojë fytyrën e vërtetë, karakterin e një bote egoiste, ku në vend që të bashkëpunonin e gjithë bota kundra virusit, ata u strukën
“
Presidenti Tramp në fillim e minimizonte rastin duke u shprehur se “virusi është një propagandë nga demokratët, është hox” apo “virusi do zhduket....thua se nuk ka ekzistuar” dhe e kemi nën kontroll” etj. Shumë nga ithtarët e tij që e besonin në deklaratat e presidentit vazhduan jetën normale derisa nuk nisi tragjedia e vërtetë. Atëherë filluan të ndërmerren masat preventive por ishte tepër vonë pasi njerëzit tani po vdisnin.
në strofullat e veta duke e luftuar çdo njëri në stilin dhe me idetë e veta dhe kjo për fat të keq ende po vazhdon. Kina komuniste pas tragjedisë që ju doli nga kontrolli, tashti po mundohet të paraqitët si një fytyrë shpëtimtare, duke shfrytëzuar rastin për ta tejkaluar Amerikën ,”që t’ja rrëmbej flamurin” duke ofruar ndihma materiale shteteve anë e mbanë botës. Andaj edhe pse njerëzimi po vuan nga kjo gjendje tragjike, përsëri në skenë shohim shfaqje rivaliteti ekstrem. Si do që të jetë fati ynë. Një gjë është e sigurt, nëse njerëzimi nuk do të mësojë nga kjo tragjedi, se si të jetojë dhe ndihmojë njëri tjetrin, atëherë ne shumë lehtë do i humbim edhe betejat dhe krizat e pashmangshme që do përballet njerëzimi në të ardhmen. Andaj edhe pse
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
sot kemi të zhvilluar teknologjinë, të arriturat e vërteta janë arritjet e mirëqenies njerëzore që do të ishte në koordinim dhe në baraspeshë me natyrën. Nëse ne do të jemi të pandërgjegjshëm ndaj natyrës duke e ndotur atë ajo nuk gabon, përkundrazi dënon në këtë mënyrë për ta korrigjuar çdo tejkalim dhe abuzim. Lirisht mund të ravizojmë se nëse ne ndërkohë nuk i ndryshojmë përparësitë ku të arriturat teknologjike dhe shkencore ti vejmë në shërbim të mbrojtjes së qenies njerëzore nga pandemitë që rrezikojnë jetën dhe zhdukjen tonë, atëherë mesiguri nuk kemi arritur asgjë. Të gjitha të arriturat tjera janë të kota sepse pa mbrojtjen e qenies njerëzore dhe të natyrës asgjë tjetër s’ka vlerë dhe është çdo gjë e kotë.
E ENJTE, 30 PRILL 2020
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Javën e kaluar u shënua Dita Botërore e Librit
Libri si vlera më e pazëvendësueshme e shoqërive të qytetëruara Me përjashtin të këtij viti ku virusi COVID-19 pezulloi çdo veprimtari jetësore, Dita Botërore e Librit herën e fundit në Malësi u shënua në vitin 2018, jo nga ndonjë OJQ vendase apo nga qeverisja vendore, por nga Karvani i shkrimtarëve vendas” i SHAI “Art Club”, nga Ulqini i cili pati organizuar orë letrare në Medresenë “Mehmed Fatih” të Mileshit, ku nxënësit qenë njohur me krijimtarinë letrare të krijuesve shqiptarë vendas: Ibrahim Berjashit, Nikollë Berishajt, Ali Gjeçbritajt dhe Hajredin Kovaçit dashamirësi më e madhe ndaj librit. Një masë e gjerë jo vetëm te ne, por edhe nëpër vende të ndryshme të rajonit dhe të botës postonin nëpër faqet e tyre të rrjeteve sociale çaste kohe duke lexuar libra, madje disa i Toni Ujkaj kërkonin ndonjë miku apo kolegu të tyre që t’i dhuroj ndonjë libër për të lexuar. Nuk e di nësë si të tillë vepronin vërtetë sepse e duan dhe e adJavën e kaluar u shënua Dita mirojnë leximin apo thjeshtë sa për Botërore e Librit. Nëse do t’i kishim të thyer atë monotoninë që e sillte hedh një vështrim se cili është rapor- izolimi. Sidoqoftë, libri duhet të jetë ti midis lexuesit dhe librit sot, nuk ar- pjesë e pandashme e përditshmërisë rinë vështirë në konkluzionin se inter- sonë dhe jo të kujtohemi për librin esimi për librin tradicioanl po zbehet vetëm atëherë që kemi nevojë të dukshëm, duke e “zavendësuar” atë largojmë mërzinë e përkohshme e rrjetet e ndryshme sociale të kohës, më pas ta hidhim diku në një vend si: facebook, instagram, etj. Pra, in- ku e mbulon pluhuri i harresës. Në teresimi për librin shiç pohojnë edhe të kaluaren vlera e librit ka qenë evshumë njerëz të veprimtarisë intelek- idente dhe e pazavendësueshme. tuale, fatkeqësisht nuk e gëzon niv- Po sot, a e ka libri të njëjtën vlerë. Përgjigja është: sigurisht që po, elin e merituar. Megjithkëtë, sërish, librit iu rikthye sepse vlera e librit nuk bie kurrë. Por një vëmëndja e shtuar gjatë kohës së mënyra se si disa e shikojnë dhe e izolimit. Gjatë asaj kohe, vihej re një trajtojnë librin është çështje tjetër. interesim i shtuar për lexim dhe një Kjo varet nga qëndrimi subjektiv i
16
Javore KOHA
E ENJTE, 30 PRILL 2020
gjithësecilit individ, nëse e potencon librin tradicional si vlerë dhe thasarë dominantë apo e kundërta, pra rëndësia e librit konsiston varësisht nga mënyra se si dikush mund ta përceptojë rëndësinë e tij. Të gjitha arritjet gjigante të qytetërimeve të zhvilluara globale përgjatë historisë: në shkencë, kulturë, inovacion, etj kanë ngjarë pikërisht falë arsimimit të gjeneratave. Pra, nëse u referohemi të gjitha arritjeve që sot njerëzimi i zotëron, duhet të ndalemi të mendojmë pak për potencialin e madh dhe peshën që ka libri në tërësi në zhvillimin dhe emancipimin e përgjithshëm të shoqërisë njerëzore. Numër i pafundmë i studiuesve, shkrimtarëve, gazetarëve, publicistëve, etj e kanë konsideruar librin si mjetin më të pazavendësueshëm dhe ambasadorin kryesor të një vendi në njohjen e tij të historisë, gjuhës, kulturës, etj nga qyetërimet e tjera. Libri është mjeti më me potencial për të gjitha shoqëritë njerëzore të cilat aspirojnë që të dalin nga një shoqëri
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
patriarkale, në një shoqëri moderne, universale dhe bashkëkohore. Nisur nga e gjithë kjo fuqi që ka libri, nga i gjithë potenciali dhe rëndësia e tij në shoqëri, natyrshëm të lind pyetja, se sa i kushtohet sot kujdes dhe vëmendje e merituar librit, qoftë edhe një herë në vit, në Ditën Botërore të Librit. Në këtë kontekst, nëse i referohemi Malësisë, mund të themi se kujdesi për librin këtu lë për të dëshiruar. Realiteti tregon se libri anashkalohet për të mos thënë nuk respektohet në ndonjë formë publike organizative, (përjashto grupet letrare të shkollave).
Ndër vite në Tuz kjo datë është shënuar nga disa OJQ, edhe pse jo në kontinuitet, kurse nga viti 2016, si duket nuk ka më interesim që as këto ojq ta shënojnë dhe as pushteti vendor. Me përjashtin të këtij viti ku virusi COVID-19 pezulloi çdo veprimtari jetësore, Dita Botërore e Librit herën e fundit në Malësi u shënua në vitin 2018, jo nga OJQ-të vendase apo nga qeverisja vendore, por nga Karvani i Shkrimtarëve vendas” i SHAI “Art Club”, nga Ulqini i cili pati organizuar një orë letrare në Medresenë “Mehmed Fatih”, të Mileshit, ku nx-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ënësit qenë njohur me krijimtarinë letrare të krijuesve shqiptarë vendas: Ibrahim Berjashit, Nikollë Berishajt, Ali Gjeçbritajt dhe Hajredin Kovaçit. Rikujtojmë se Dita Botërore e Librit shënohet çdo vit në shumë vende të botës me veprimtari të ndryshme letrare, kulturore e shkencore. Në këtë kuadër, apeloj tek gjenerata e re që të mos e braktisë librin tradicional, por t’i kushtojë atij kujdesin dhe vëmendjen e merituar, sepse vetëm përmes leximit, kultivimit dhe zgjerimit të horizontit të njohurive të reja do të shënojnë progres në çdo sferë të jetës. E ENJTE, 30 PRILL 2020
Javore KOHA
17
VËSHTRIM & OPINION
COVID 19
Muaji i dytë me frikë e shqetës Kristjan Dukaj
Pandemia globale si pasojë e Coronavirusit vazhdon me gjithë intensitetin e vet, edhe pse situata varion nga vendi në vend. Njëkohësisht, çdo kthim nga e mira, sidomos, në rënien e numrit të infektuarve është shpresëdhënës në stabilizimin e mëtejmë të situatës. Statistikat, po ashtu, dëshmojnë përqindje të lartë të atyre që janë shëruar nga kjo sëmundje por, për fat të keq, edhe numri i viktimave në vendet më të prekura është në rritje të vazhdueshme. Situata e krijuar vazhdon të jetë temë kryesore për opinionin
“ 18
më të gjerë kurse mediat, të shkruara dhe elektronike, në fokus të punës së përditshme kanë, po ashtu, Coronavirusin, i cili ka trazuar të gjitha fushat e jetës dhe veprimtarive të zakonshme të njerëzimit me pasojat trishtuese të kësaj sëmundje. Ndërkohë, diçka më tepër se një muaj pas në komunën e Tuzit, ishte periudhë e frikshme për të gjithë qytetarët. Disa ditë me radhë kjo ishte komuna me numrin më të madh të prekurve me Covid-19, në Mal të Zi, dhe që pasojë me izolimin total, respektivisht karantinimi i të gjithë banorëve në territorin e komunës. Kështu, 21 ditë të plota të mbyllur në shtëpitë e veta, shqetësim e frikë, në pritje se çfarë do të sjellë e nesërmja. Periudhë shqetësuese por, njëkohësisht, shembull i organizimit mirëfilli në përkujdesjen për bashkëqytetarët e vet nga autoritetet vendore, pastaj këshillit komunal për situata të jashtëzakonshme dhe të gjitha
shërbimeve të domosdoshme për të ndihmuar qytetarët në mbarë territorin e komunës. Është shënuar dhe vlerësuar angazhimi me përkushtim i vullnetarëve, të cilët duke filluar nga mëngjesi i parë në izolim u përkujdesën për furnizimin e të gjitha familjeve tona me artikujt e domosdoshëm ushqimor dhe ilaçeve për të sëmurët. Lista e donatorëve sa
Është shënuar dhe vlerësuar angazhimi me përkushtim i vullnetarëve, të cilët duke filluar nga mëngjesi i parë në izolim u përkujdesën për furnizimin e të gjitha familjeve tona me artikujt e domosdoshëm ushqimorë dhe ilaçeve për të sëmurët. Lista e donatorëve sa shtohej nga çasti në çast: nga individë të ndryshëm, afaristë, shoqata e fondacione, organizata dhe institucione të shumta për të ndihmuar komunën e izoluar të Tuzit. Janë publikuar shkrime dhe reportazhe të shumta në media, deklarata dhe njoftime të rregullta nga bartësit e pushtetit vendor si dhe përditësimi i të gjitha donacioneve për t’i publikuar ato në kohë reale në faqen zyrtare të komunës.
Javore KOHA
E ENJTE, 30 PRILL 2020
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
e sim shtohej nga çasti në çast; nga individ të ndryshëm, afaristë, shoqata e fondacione, organizata dhe institucione të shumta për të ndihmuar komunën e izoluar të Tuzit. Janë publikuar shkrime dhe reportazhe të shumta në media, deklarata dhe njoftime të rregullta nga bartësit e pushtetit vendor si dhe përditësimi i të gjitha donacioneve për t’i publikuar ato në kohë reale në faqen
Diçka më tepër se një muaj pas në komunën e Tuzit, ishte periudhë e frikshme për të gjithë qytetarët. Disa ditë me radhë kjo ishte komuna me numrin më të madh të prekurve me Covid-19, në Mal të Zi, dhe që pasojë me izolimin total, respektivisht karantinimi i të gjithë banorëve në territorin e komunës. Kështu, 21 ditë të plota të mbyllur në shtëpitë e veta, shqetësim e frikë, në pritje se çfarë do të sjellë e nesërmja. Periudhë shqetësuese por, njëkohësisht, shembull i organizimit mirëfilli në përkujdesjen për bashkëqytetarët e vet nga autoritetet vendore, pastaj këshillit komunal për situata të jashtëzakonshme dhe të gjitha shërbimeve të domosdoshme për të ndihmuar qytetarët në mbarë territorin e komunës zyrtare të komunës. Andaj, s’ka nevojë të përsëriten të gjitha
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
në një shkrim të këtillë por, gjithsesi, duhet veçuar kontributin bamirës të bashkëvendësve tonë në mërgim të cilët, edhe pse të rrezikuar nga e njëjta sëmundje kudo që jetojnë, prapëseprapë, na u gjendën pranë dhe përmes institucionit të komunës ndihmuan të gjithë banorët në këtë territor. Sot në muajin e dytë të masave tashmë të njohura, bashkërisht, ndiejmë kënaqësi të veçantë që të prekurit nga Covid – 19, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i kanë tejkaluar me sukses pasojat e infektimit nga virusi që ka gjunjëzuar mbarë njerëzimin. Të gjitha këto të përmendura më lartë, përfundimisht kanë rezultuar me zbutjen e masave të izolimit ashtu që, banorët në komunën e Tuzit, zbatojnë masa të njëjta sikur në të gjitha komunat tjera në Mal të Zi. Gjendja e këtillë, e ka lehtësuar dukshëm të përditshmen tonë, gjithnjë me shpresë se, tashmë, ndodhemi në rrugë të mirë që duke vazhduar të jemi të kujdesshëm duke ruajtur veten dhe të tjerët, të ia dalim me sukses nga beteja me këtë armik të padukshëm e që nuk kursen askënd. Ndërkohë, afaristë të shumtë e sidomos prodhuesit nga trevat tona, kanë pësuar dëme të mëdha nga pasojat e gjendjes së krijuar, por të shpresojmë se masat e parapara nga pushteti qendror dhe kërkesa e autoriteteve vendore për të ndihmuar sezonin e sivjetshëm, do të kontribuojë në zbutjen e pasojave edhe në këtë drejtim. E ENJTE, 30 PRILL 2020
Javore KOHA
19
VËSHTRIM & OPINION
Shënime në kohë karantine
Zoti i madh dhe S - Shpejt po thu, a? - Hiç ma larg se gjatë këtij muaji.
Argëzon Sulejmani
Deri në moshën njëmbëdhjetëvjeçare mbartja në mendje një përfytyrim shumë të qartë të Zotit: ishte imazhi i një gruaje fort të nderuar, me pamje të pashquar, shumë e moçme dhe e veshur në të bardha. Kështu nisë kapitulli Feja nga botimi i plotë “Stambolli” të nobelistit turk Orhan Pamuk. Thuhet që librat e mirënjohur kanë prodhuar premiera të dobëta kinematografike. Ashtu mendoj dhe unë, por këtë herë nga raporti qytet i famshëm dhe premierë letrare. Mund ta kem gabim, por në të sotmen janë këso gabimesh që na bëjnë konkurentë. *** Isha ulur në një nga stolat e një prej parqeve të Prishtinës, pas një ecjeje të paradites, ditëve kur masat parandaluese ndaj pandemisë së këtij viti po shtoheshin dhe, duhet thënë, para se të ulesha e pata vënë re se thuajse të gjitha vendet çlodhëse ishin zënë, veç një stoli që i mungonte shpinorja, i cili gjendej në mes dy të tillëve, ku majtas po pushonin një çift i ri, fare qetë-qetë, kurse djathtas dy të moshuar rreth të tetëdhjetave e që nga lëvizjet me duar dhe jo vetëm linin shenjë në atë pjesë parku. Ishte e pamundur të mos të mos e mësoje, me siguri jo vetëm unë, se pleqtë i kishin hyrë gjërë e gjatë bisedës. Kjo ishte një gjë e mrekullueshme, në ketë fillim prilli që dukej se do zgjaste vite kohë dhe për çka secilit s’i bëhej vonë për fjalë. - Perendia ka për ta dërguar porosinë e vet.
20
Javore KOHA
E ENJTE, 30 PRILL 2020
- Gjatë këtij muaji, a? - Tamam. Gjatë këtij muaji janë tri palë festa fetare. Perendia ka për ta ba të qartë se kush është në rrugë të drejtë. - Subhanallah!? - Po, po, dy palët i kanë pashkët këta dy javë, na mandej kemi ramazanin. Perëndia ka me shú gjatë këtij muaji këtë murtajë. Raporti i dy bashkëbiseduesve i ngjante atij mësues-nxënës në shkollë fillore, ku mësuesi i shton krenarinë çfarëdo lënde mësimore, kurse nxënësi vihet veçse në rolin e habitorit ose pohuesit me kokë. Plaku mësues këtu rezulton një topolak, me një mjekërr të rrallë dhe kapelë me strehë në kokën ku dukeshin fort të rralla flokët. Plaku nxënës ishte më i hajthëm, me një fytyrë zgjataruce dhe flokë të bardhë si pambuku. Kur të nesërmen këtë ngjarje po ia tregoja një miku dhe kolegu, gjatë orarit të punës në një nga repartet e improvizuar CoVid-19, ai u befasua me mosreagimin tim nga historia e mësipërme. Duhet ta kishe gjetur mirësinë dhe t’i informoje të moshuarit se një gjë e tillë s’ka për të ndodhur. Duhej t’i bindje se nuk ka si të ndodhë. Më kupton!?, - këtë më kupton, kam përshtypjen ta ketë përsëritur së paku tri herë apo shëmbëllimi i këtij togu të më ketë mbetur ngjitur në nënvetëdije pa vetëdije. Nuk e kuptoja se si mund t’u hyja në bisedë dy të moshuarëve, për më tepër në një temë si ajo, gati-gati egzistenciale. Dhe, tej kësaj, nuk e merrja me mend që një debati të atillë t’i rrekesha me një seriozitet të lartë, thuajse konfirmues, për të mos thënë urdhërues. Nuk e di. Nëse
do të mund të ndërmirrja një rihyrje në ngjarje, them se më tepër do të më hynte në punë këshilla e nobelistit Ishiguro tek “Dita e mbetur”: të panjohurit i lidhë aftësia për të bërë shaka, çelësi i ngrohtësisë njerëzore është shakaja. Ose, shkuar më tej, drejtë mesit të artë, pika ku do takoheshin shakaja dhe konfirmimi. Shakatë, shpesh-herë janë konkluza. Se, edhe në maj do vazhdojmë me joga, këtë në asnjë mënyrë nuk do të guxoja t’ia thoja as gjyshit tim tetëdhjetë vjeçarë. Kur je i veshur me të gjitha ato pecurina që të bëjnë të dukesh si astronaut, gjithmonë në luftë kundër virusit korona, fjala të mbetet mjeti i vetëm që ta mbushë e lehtëson kohën, si ngushëllim dhe shpresë. Për rrjedhojë, në vend të kafesë me muhabet, kolegu po më jepte dy variante se si do duhej të isha sjellur në rastin në fjalë. E kuptoja sertësinë e tij sepse muhabeti po zhvillohej në mungesë kafeje, për më keq në një pjesë dite kur jo vetëm kafeina por dhe serotonina janë në nivele “sa me thanë”. Gjatë natës kisha kohën e botës t’i zhvilloja variantet e propozuara. Varianti i parë: Pasi plaku mësues ta kishte përfunduar tezën e tij se gjatë këtij muaji,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Stambolli i vogël Varianti i dytë: Pasi plaku mësues ta kishte përfunduar tezën e tij se gjatë këtij muaji, pra gjatë prillit, Perëndia ka për të shuar pandeminë, ti do duhej të reagoje thjeshtë me një fjali pak më të gjatë: Perëndia ka dërguar mjekët që po punojnë 24/24h dhe 7/7ditë, por mbase nuk do t’ia dalë në krye gjatë këtij muaji. Përpiqem ta çoj ndërmend një skenë të tillë.
pra gjatë prillit, Perëndia ka për të shuar pandeminë, ti do duhej të reagoje thjeshtë me një fjali të shkurtër: pse, a nuk ka Perëndia punë më të mençme se kjo!? Përpiqem ta çoj nëpër mend një skenë të tillë. - Pse, a nuk ka Perëndia punë më të mençme se kjo!? - Qysh po thu, bre djalë, punë më të mençme!? Po a nuk e ka zgjedhur Perëndia njeriun në mes mijëra gjallesave të tij. - Pa dashur t’i hyjë asaj pjese, ku edhe mund të pajtohemi, unë e di që Perëndia s’ka për ta shoitur lëngatën këtë muaj, sepse, them ka punë më të mënçura. - Estagfirullah, - besoj do kishin thënë njëherazi mësuesi krenar dhe nxënësi ndjekës. Në je i kësaj lagjeje, lajmërohu në fund të muajit dhe flasim sërish. Çohu e shkojmë se fort ia ka lëshu dielli kësaj të diele, - si gjithmonë do i kishte vënë kapakun mësuesi, tashmë në rolin e kurrilit që i bie ziles disa minuta më heret për shkak të padurimit ose për shkaqe tjera lajthitjeje.
- Perëndia ka dërguar mjekët që po punojnë 24/24h dhe 7/7ditë, por mbase nuk do t’ia dalë në krye gjatë këtij muaji. - Luaj vendit, po ua çon fort lart stekën mjekëve. Ata mund ta zotojnë punën e tyre, por Zoti është një, veç një. - Më keqkuptuat. Thashë të dërguar. Këtë e mendoj për secilin person e profesion. - Luaj vendit, dihen të dërguarit e Zotit. Larg qoftë, të jenë do-do mjekë që i njoh të dërguar. Estagfurllah. - Që të mos e vazhdojmë keqkuptimin, nuk e thashë të jenë zotër as shenjti të dërguarish. Le të themi se, janë thjeshtë dërgesa, si çdo materje. Me gjuhën më të thjeshtë, as postë, as postier, thjeshtë një kartolinë me qëllim t’ia rrisë njeriut lumturinë. - Estagfirullah, - besoj do kishin thënë njëherazi mësuesi krenar dhe nxënësi ndjekës. Në je i kësaj lagjeje, lajmërohu në fund të muajit dhe flasim sërish. Çohu e shkojmë se fort ia ka lëshu dielli kësaj të diele, - si gjithmonë do i kishte vënë kapakun mësuesi, tashmë në rolin e kurrilit që i bie ziles disa minuta më heret për shkak të padurimit ose për shkaqe tjera lajthitjeje.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
M’u kujtua kjo ngjarje këtë të diele. Shfrytëzova 90 minutëshin tim të daljes dhe u ula në stolin e parkut. Po prisja mësuesin dhe nxënësin. Nuk po vinin. As dy ditë më heret, kur orën e daljes e kisha më afër mëngjesit nuk ishin dukur. Tash, mundësitë e mosardhjes janë të shumta. Mund të mos e kenë orarin e daljes njëherazi dhe kështu kanë vendosur të mos dalin fare. Mund të mos ndjehen mirë me shëndet dhe kështu tē mos kenë dalur njëri pa tjetrin. Mund t’i ketë zënë, larg qoftë, ky virusi i kobshëm dhe të jenë hospitalizuar. Mund të ketë ndodhur, larg qoftë në katror po themi, që ndonjëri prej tyre të jetë një nga rastet fatale që mësojmë përditë nga televizori. Këto e plot të tjera mundësi po m’i numëronte miku që më pat propozuar reagimin në vend të heshtjes në tezën lidhur me aktivitetin dhe aktvendimin e Perëndisë gjatë muajit prill. Është mëkat, - do të ma përsëriste disa herë. Është mëkat në këto ditë t’i lësh njerëzit pa Zot. Në një kohë si kjo, më e rëndësishmja është që njerëzit të mos e humbin besimin. Kurse, mënyra e të besuarit dhe përfytyrimi i sipëranisë është individuale për të mos thënë intime. Në ato momente, nuk kishte se si të mos më shkonte mendja tek madhështia e papërshkrueshme në njërën anë dhe gruaja e pashqueshme në të bardha në anën tjetër. *** Duhet thënë. Atë ditë isha vetëm në ndërrim. Lodhja po e bënte të veten. Kur nuk ke askënd, ke gjithçka - sepse, mund të njohësh veten. Në mënyrën më të mirë, sidomos kur gjendesh vetëm, muhabetin e zëvendëson leximi. Po lexoja Stambollin e Pamukut dhe gjithnjë e më shumë, thuajse gjithçka më dukej se ishte më e madhe se Stambolli. E ENJTE, 30 PRILL 2020
Javore KOHA
21
IN MEMORIAM
In Memoriam: Mrika Xhema
Zi në familjen e Xhim Xhemës Ndërroi jetë bashkëshortja e Xhim Xhemës, Mrika, një bashkëshorte e dedikuar, mike dhe e dashur për të gjithë ata që e njohën dhe filantropiste e dalluar e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe më gjerë
Për Koha Javore:
Frank Shkreli / New York Fillimisht, dëshiroj që mikut dhe bashkatdhetarit tonë Xhim Xhema dhe familjes t’i shprehi ngushëllimet -- e mia dhe të familjes time -- më të sinqerta për këtë pikëllim. Me ketë rast të dhimbshëm jemi afër bashkatdhetarit dhe dashamirsit tone të kahmotshëm, njëherazi edhe përkrahsit të ndritur të çështjeve madhore kombëtare, duke marrë pjesë në pikëllimin e tij, me ndjenjat më të gjalla miqësie, ndërsa i dërgojmë përdhimbtimet tona më të sinqerta. Lutem që Xhimit, i Madhi Zot t’i japë forcë për të bartë këtë humbje të rëndë, për të, familjen dhe për farefisin e tyre. Vet Xhim Xhema, të cilin unë e konsideroj si njeriun në krye të listës të aktivistëve më të dalluar, në mos dhe më i efektshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan për çështjet shqiptare, por edhe familja e tij kanë preferuar gjithmonë të bëjnë një jetë private, por për dekada kanë bërë punë të mëdha dhe pa zhurmë, “pa rrahur gjoksin” se unë bëra këtë, e unë kontribova këtu, e tjera, siç thotë një fjalë popullore. Si rrejdhim, besoj se është e dobishme të ndajmë me pub-
22
Javore KOHA
E ENJTE, 30 PRILL 2020
likun shqiptar, këtu në Amerikë dhe në trojet tona në Shqipëri, Kosovë dhe gjetkë pak hollësi mbi jetën dhe veprimtarinë e të ndjerës Mrikë, ashtu siç janë shënuar në nekrologjinë e botuar në median amerikane, me rastin e kalimit në amshim të Mrikës, nga shkrimtari amerikan Rob Taub. Mrikë Xhema ka jetuar me bashkshortin e saj Xhim Xhema prej një kohe të gjatë në qytetin Greenwhich të shtetit Konetikut. Ajo ndërroi jetë më 17 prill, 2020. Mrika ka lindur në Tivarin shqiptar, nën Malin e Zi më 26 Shkurt, 1946. Në vitin 1969, ajo ka ardhur me bashkshortin e saj Xhimin në Shtetet e Bashkuara ku ajo punoi si Sekretare Ekzekutive në ndërmarrjen e ndërtimtarisë të bashkshortit të saj Xhim Xhemës, “Xhema Industries”. Autori amerikan Rob Taub shkruan në nekrologjinë kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Mrika Xhemës, se ajo ishte një katolike e devotshme, anëtare e Kishës St. Mary në qytetin Greenwich, ku ajo njihej për njerëzinë dhe aktet e shumta filantropike. Ajo është shpërblyer shumë herë për aktet e saja bujare dhe zemërgjërsie, sidomos për dhuratat e konsiderueshme të familjes Xhema për ndërtimin e Katedralës Shën Nënë Tereza në Prishtinë, Republika e Kosovës,
që siç dihet është ndërtuar pas luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, për çlirimin e Kosovës, në vitin 1999. Ajo njihej në rrethin ku vepronte, sipas autorit Taub, nga miqtë dhe anëtarët e kishës që ajo frekventonte si një, “person i pa kursyeshëm, e gatshëme për të ndihmuar gjithmonë njerëzit më në nevojë, e cila nuk kishte kurrë asnjë fjalë të keqe për të thënë, për askënd.” Ata që e kanë njohur, shkruan Rob Taub, se megjithë sëmundjen e gjatë nga e cila vuante, Mrika ishte gjithmonë e qeshur, e lumtur dhe optimiste dhe këto cilësi i reflektonte pozitivisht edhe tek njerzit me të cilët bisedonte e punonte. Mrika njihej edhe për humorin e saj, sipas miqëve dhe bashkpuntorëve të saj. Një mikeshë e saj e ngusht e përshkroi Mrikën kohët e fundit si “një grua të jashtzakonshme, plot dinjitet, njerzillëk, inteligjencë dhe bukuri.” Megjithëse vitet e fundit ishin të vështira për Mrikën për arsye të sëmundjes së rëndë që e kishte goditur, ajo kurrë nuk ankohej. Kur ishte në gjëndje të mirë shëndetsore, Mrikës i pëlqente të kalonte kohë në shoqëri dhe të udhëtonte me bashkshortin e saj Xhimin dhe me miqtë e tyre të shumtë. Mrika ishte mirënjohëse për të gjitha të mirat në
IN MEMORIAM
dhe për as sukseset e tij në jetë, si njëri prej biznesmenëve më të dalluar – i njohur si i tillë në qarqet amerikane dhe ato shqiptare, jo vetëm si mjeshtër i madh i profesionit të tij në ndërtimtari, por i njohur edhe në fushën politike si patriot, që e ka provuar veten gjatë veprimtarisë së tij politike 40-vjeçare këtu në Amerikë.
jetë dhe ndjehej sinqerisht e bekuar për përvojën që kishte patur mundësi të vizitonte aq shumë shtete e kultura të ndryshme. Ajo fliste katër gjuhë të huaja dhe kishte një memorie të përsosur. Ndërsa shëndeti i saj po keqësohej, në ditët e saj të fundit, ajo gjithnjë veshej në mënyrë elegnate e të përsosur çdo ditë, edhe pse disa nga ato ditë, ajo nuk mund të dilte nga shtëpia, thuhet në nekroligjinë e saj. Mrika Pecaj Xhema la pas burrin e saj Jim Xhema dhe një familje të madhe dhe krenare, e prëhapur në të gjithë zonën tre-shtetërore. Ajo i mbylli sytë në paqë e rrethuar nga bashkshorti Xhimi dhe miqtë e saj ndërsa dëgjonte muzikë Jazz. Njoftohet se për shkak të rregullave të distancës sociale në këtë kohë epidemie, Mrika Xhema do të varroset gjatë një ceremonie katolike private. Një meshë e plotë funerali dhe cele-
brimi i jetës së saj do të planifikohet sa më shpejt që të jetë e mundur, thuhet në njoftimin për kalimin në amshim të Mrika Xhema, bashkshortes së aktivisti dhe patriotit të njohur shqiptaro-amerikan, Xhim Xhema.
Një shënim i shkurtër për Xhim Xhemën
Xhim Xhema nuk ka nevojë për paraqitje. Shqiptaro-amerikani, Xhim (Xhemail) Xhema, është biznesmeni dhe njëri prej aktivistëve më të dalluar në tërë historinë e komunitetit shqiptaro-amerikan. Xhimi, siç njihet nga miqtë dhe dashamirësit e tij, jeton e punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte vendosur prej më shumë sëe një gjysëm shekulli. Ai ka lindur në fshatin Tupallë të Medvegjës të “Shqipërisë lindore”, por pohon se familja e tij e ka origjinën prej Shkrelit të Malësisë së Madhe. Për të gjithë ata që e njohin, Xhimi është tepër modest dhe nuk flet për veten
Ai ishte dhe, me të vërtetë, mbetet i pa-arritshëm në këtë fushë. Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), të cilin ai me bashkëpunëtorë të tjerë shqiptaro-amerikanë, kishte ndihmuar në themelimin e tij, e që falë përkushtimit të Xhimit, luajti një rol të rëndësishëm, ndoshta të pazëvendësueshëm, në mbrojtje të Kosovës gjatë viteve ’90 dhe në mbështetje të interesave shqiptare në përgjithësi. KKSHA – e kishte dekoruar Xhimin më 2003, me medaljen “Për Arritje të Mëdha në Jetë”, me motivacionin: “Për devotshmërinë e tij legjendare ndaj çështjes shqiptare dhe për punën e palodhur drejtë përmirësimit të jetës së shumë shqiptarëve, në të dy anët e Atlantikut.” Përkushtimi dhe devocioni i Xhim Xhemës – dje dhe sot – ndaj interesave shqiptare në Shtetet e Bashkuar dhe në trojet e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, nuk kanë kufi. Xhim Xhema e kishte kuptuar shumë mirë, se fati i shqiptarëve në të kaluarën kishte qenë i lidhur me Amerikën. Ai ishte i vetëdijshëm për rolin që kishte luajtur komuniteti shqiptaro-amerikan në krye me Fan Nolin -në fillim të shekullit XX – me ndërmjetësimin e presidentit amerikan Woodrow Wilson, në favor të pavarësisë së Shqipërisë. Xhimi me disa pjesëtarë të dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan kishte ardhur në përfundimin, se vetëm Amerika do të ndihmonte shqiptarët dhe të drejtat e tyre edhe në fund të shekullit XX. Ai filloi të trokiste në dyert e senatorëve dhe kongresmenëve më të njohur të jetës politike amerikane, për t’i njohur ata me situatën tepër të vështirë, përballë të cilës gjendeshin shqiptarët e Kosovës, dhe shqiptarët në përgjithësi, anë e mbanë trojeve të veta. Dyert e tyre nuk ishin kurrë të mbyllura për Xhimin. E ENJTE, 30 PRILL 2020
Javore KOHA
23
BISEDË
Bisedë me stilisten nga Kosova, Lendita Muzlijaj
Synoj që krijimtaritë e mia të jenë unike K.Javore: Sa e vështirë është të bësh punën si dizajnere? L.Muzlijaj: Çdo fillim dhe rrugëtim në jetë i ka vështirësit e veta e po ashtu edhe sfidat, por këto gjera me të cilat ballafaqohemi na bëjnë më të fortë që të ngritemi më lartë. Pavarsisht këtyre nëse ti dëshiron një punë, e ke një qëllim dhe vërtet e dëshiron atë atëherë patjeter që do ta realizosh. K.Javore: Si të lind ideja për një diçka të re në lidhje me veshjet? L.Muzlijaj: Qysh në fëmijëri kisha dëshirat e mia si çdo femijë tjetër. Dikush dëshironte të bëhet mjek, dikush tjetër mësues, por unë e gjeja veten te ky profesion.. Më pëlqente të vishesha bukur, të krijoja veshje për kukullat e mia dhe nga aty e kuptova pasionin tim. Krijoja veshje për vetën i stiloja dhe i ndryshoja për të eksperimentuar. K.Javore: Jeni një dizajnere e re në moshë në Kosovë, e që
24
Javore KOHA
E ENJTE, 30 PRILL 2020
BISEDË
Lendita Muzlijaj është një vajzë nga Peja. Ajo që e vogël kishte dëshirë të merret me modë, kështu që Lendita përfundoi shkollën e mesme në drejtimin e dizajnit dhe vazhdon fakultetin po në të njëjtin drejtim. Vajza është e re dhe simpatike kështu që edhe synimet e veta po i përmbush me plot sukses. Ajo premton shumë me idetë e veta për modën në Kosovë
premton shumë. Çfarë sfide përbën kjo për ty? L.Muzlijaj: Në çdo rrugetim ka sfida dhe për mua kjo do të jetë një sfidë e rradhës, por unë do të punoj shumë që t’i arrij qëllimet e mia. Duke e parë se dhe tregu kosovar dhe ndërkombëtar ka dizajner të shumtë është edhe problem të depërtosh, por unë synoj që krijimtaritë e mia të jenë unike dhe të veçohem për to. K.Javore: Sigurisht që kur merresh me dizajn diku duhet edhe të marrësh inspirim. Ti ku e merr inspirimin? A motivohesh nga ndonjë stilist me famë botërore? L.Muzlijaj: Inspirimi është diçka që lind natyrshëm. Inspirohem pothuajse në çdo gjë që e shoh dhe më rrethon, si natyra, forma gjeometirike, etj, ejt. Natyrisht që përcjelli edhe dizajner të ndryshëm duke parë stilin e tyre dhe frymëzohem për të krijuar veshje.
ka ndodhur që të kesh probleme me gjetjen e tekstilit, materialit për një fustan, për shembull, të mos e gjësh atë të duhurin? L.Muzlijaj: Sa i përket materialeve, Kosova ka mjafstueshëm, s’është që jemi dhe keq, por ka raste që nuk gjejë saktesisht atë çka kërkoj, kështu që duhet t’i gjejë jashtë Kosovës, si në vendet tjera; Turqi, Francë të cilat kanë materiale shumë më cilësore.
K.Javore: Kur ke të bësh me fustanet, ata kanë delikates. A të
K.Javore: A ke filluar akoma të punosh me estradën, me
këngëtarët, me aktorët? L.Muzlijaj: Të them të drejtën unë sapo kam filluar dhe jam e lumtur për momentin çka kam arritur të bëj. Kam një pjesë të artistatave me të cilët punoj për momentin e shpresojmë që të bashkëpunojmë edhe me të tjerët në vazhdim. Kam kërkesa të shumta kur ka raste të tilla që ata vijnë me idetë e tyre që t’i realizojnë, kështu që unë i ndihmoj. Shumë shpejt do të shihni dizajne të reja nga unë. Bisedoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 30 PRILL 2020
Javore KOHA
25
PORTRET
Portret: Rexhep Abazi
Legjenda e folklorit tonë
Si valltar i lindur, mjeshtër i vallëzimit dhe folklorit tonë burimor popullor, ndonëse pa shkollë, Rexhep Abazi ka mbetur ende sot i paarritshëm dhe i papërsëritëshëm. Ai ka qenë dhe ka mbetur unik dhe model për të gjithë ata të cilët sadopak duan ta kultivojnë folklorin popullor.
Ismet Karamanaga Koha moderne dhe jeta e shpejtë, mendimet e përqendruara te biznesi, turizmi dhe përfitimi, na bën që shpesh ta harrojmë të kaluarën. Mendoj që ne nuk guxojmë t’i harrojmë kurrë personalitetet të cilët e kanë bërë të kaluarën tonë kaq të lavdishme, sidomos nëse presim që edhe pasardhësit tanë të na kujtojnë dhe mos të na harrojnë. Sepse vetëm duke i përkujtuar këto figura mund të arrijmë edhe respektin për veten në të ardhmen. Qyteti ynë Ulqini mund të mburret me shumë njerëz të cilët nuk jetojnë më, por të cilët duhet t’i nxjerrim nga errësira, t’i kujtojmë duke shkruar për ta. Një ndër ata personazhe, emri i të cilit duhet të shkruhet me shkronja të arta në kulturën dhe trashëgiminë tonë, në veçanti të folklorit burimor popullor të shekullit të kaluar, pa dyshim është i ndjeri Rexhep Abazi. Ai është një ndër figurat më markante të shekullit të kaluar te ne, që meriton ta kujtojmë dhe mos ta harrojmë. Ka ndërruar jetë në vitin 2002, por ai do të mbetet përgjithmonë në kujtesën
26
Javore KOHA
E ENJTE, 30 PRILL 2020
e shumë qytetarëve të Ulqinit dhe më gjerë. Mendoj se është mirë që gjeneratat e reja të njihen me personalitete siç ka qenë ai dhe disa të tjerë pasi që ata janë pjesa e trashëgimisë sonë të lavdishme, pjesë e jetës dhe kulturës sonë të shekullit të kaluar. Të shkruash për Rexhep Abazin është një sfidë e madhe pasi që ai ka qenë një njeri i thjeshtë, i lindur në shekullin e kaluar, dhe i cili ka pasur një zanat, siç e kanë pasur shumë nga anëtarët e këtij fisi me një pedigre të veçantë nga qyteti ynë i bukur. Dyqani dhe zanati i trashëguar brez pas brezi nga të parët e tij, brisku dhe duart e arta kanë bërë që ky njeri si edhe shumë pjesëtarë të kësaj familjeje të bëhen të njohur në Ulqin dhe rrethinën e tij. Përpos punës së përditshme në “berberhane”, pothuajse të gjithë “Hamojt” kanë pasur shumë aftësi të tjera, të cilat e kanë karakterizuar këtë fis të njohur nga Ulqini. Talenti i pashtershëm dhe aftësia e tyre për të bërë muzikë në dasma dhe gëzime të tjera familjare, kultivimi i folklorit burimor popullor e kanë ngritur këtë fis dhe e kanë bërë të njohur jo vetëm në Ulqin, por edhe më gjerë. Lirisht mund të themi se ata e kanë ngritur në vendin e merituar folklorin, humorin dhe bejten te ne gjatë shekullit të kaluar. Por nuk duhet të harrojmë se ata kanë qenë edhe mjekë popullorë dhe një gjë tjetër që nuk duhet lënë pa
përmendur, deri para disa viteve kanë qenë ndër të rrallët dhe të fundit të cilët janë marrë edhe me synetllëkun e fëmijëve anembanë Ulqinit dhe rrethinës. Rexhep Abazi ka qenë protagonisti i fundit i kësaj mjeshtërie. Ky është një shkrim i shkurtër kushtuar të ndjerit Rexhep Abazi me qëllim për ta kujtuar këtë personalitet, këtë burrë në kulm, këtë legjendë të artit dhe kulturës sonë. Qëllimi im është që t’i shkruaj disa rreshta për aktivitetin e tij në fushën e folklorit, si një ndër virtuozët e vallëzimit dhe folklorit tonë burimor popullor, i cili ndonëse pa shkollë e ka ngritur këtë art në nivelin më të lartë artistik. Rexhep Abazi, si valltar i lindur, si një mjeshtër i vallëzimit, ka mbetur ende edhe sot i paarritshëm dhe i papërsëritëshëm.
PORTRET
“ Jam më se i bindur që i ndjeri Rexhep Abazi ka qenë një ndër artistët më të mirë të folklorit tonë në Ulqin, por edhe më gjerë. Ai ka lënë gjurmë të pashlyera dhe pa dyshim ka mbetur në kujtesën e popullit tonë përgjithmonë. Prandaj ky shkrim modest kushtuar të ndjerit Rexhep Abazi dhe përkujtimi i tij është një homazh i shkurtër, që ky njeri e ka merituar. Edhe disa të dhëna nga biografia e tij. Rexhep Abazi rrjedh nga një fis me një pedigre të veçantë. Sipas Sabro Abazit, njërit prej pjesëtarëve të këtij fisi të njohur ulqinak, ka mundësi që të parët e tyre të jenë nga Kruja. Supozohet, pra, që “Hamojt” e kanë prejardhjen nga Kruja. Pas pushtimit të Krujës nga osmanët dhe vdekjes së Skënderbeut, Hamzaga largohet nga Kruja dhe bashkë me të afërmit e tij vendoset në Ulqin. Sipas Hamzagës, populli i ka quajtur “Hamoj”. Kështu që edhe unë dhe shumë qytetarë tanë flasin me simpati të madhe për këtë fis të lashtë nga Ulqini ynë. “Hamojt” gjithmonë i ka karakterizuar një tipar i veçantë, që është trashëguar brez pas brezi, një humor i rrallë që ende sot ka mbetur te ne. Kështu që kur edhe ndokush tjetër bën humor dhe ka bërë humor për vetveten, thuhet që “je si me qenë ‘Hamoj’”. Ata gjithmonë kanë bërë humor në llogari të vetvetes, por u kanë thurur “thumba” edhe të tjerëve. Përveç humorit, ky fis i njohur është marrë edhe me muzikë dhe shumë prej tyre kanë qenë moderatorët e parë dhe të pazëvendësueshëm në dasmat ulqinake dhe më gjerë. Këngëtarët dhe ahengxhinjtë e kohës ishin Osoja, Maliqi dhe Hakushi. Ende edhe sot ekziston thënia: “Ven-
Talenti i pashtershëm dhe aftësia e tyre për të bërë muzikë në dasma dhe gëzime të tjera familjare, kultivimi i folklorit burimor popullor e kanë ngritur këtë fis dhe e kanë bërë të njohur jo vetëm në Ulqin, por edhe më gjerë. Lirisht mund të themi se ata e kanë ngritur në vendin e merituar folklorin, humorin dhe bejten te ne gjatë shekullit të kaluar.
ja veshin masllahatit, si ka thënë Maliqi i Dautit”. Prandaj nuk është për t’u çuditur që edhe Rexhepi është marrë me muzikë, humor, bile sipas meje Rexhepi ka arritur që të jetë në majen e kësaj piramide. Natyrisht, sot është vështirë të krahasohet koha e veprimtarisë së pjesëtarëve të mëparshëm me kohën e Rexhepit, i cili ka pasur mundësi që nëpërmjet mediave të jetë më i pranishëm. Sidoqoftë, Rexhep Abazi këtë mjeshtëri të trashëguar nga të parët e tij e ka ngritur në një nivel më të lartë. Nuk duhet të harrojmë se “Dasma ulqinake” me “Rexhep Agën” (Rexhep Abazin) në krye ende edhe sot ka mbetur sinonim i folklorit dhe i muzikës sonë popullore. Ajo luhet edhe sot në të gjitha skenat kudo në trevat shqiptare. “Hamojt” ishin dhe mund të thuhet se ende edhe sot janë ata që e kultivojnë këtë pasuri popullore te ne. Këtë trashëgimi sot e vazhdon edhe Munibi, i biri i Rexhepit. Kur flitet për Rexhepin duhet të përmendet edhe babai i tij Jenuzi. Ai ka qenë një individ i rrallë, i cili është marrë me mjekësi popullore. Akoma sot flitet për veçoritë e tij. Kurse në përgjithësi, të gjithë anëtarët e këtij fisi kanë kryer ceremoninë e “synetisë”, me të cilën janë marrë deri vonë. Më duket që nuk gaboj se i fundit që është marrë me synetllëk ka qenë pikërisht Rexhepi. Këtë zanat e kanë ushtruar deri në perfeksion. Janë quajtur “berberbashë”. Edhe sot bile këndohet kënga e tyre “Berberbash të lumtë dora, na i bane djemtë si molla.” Prandaj, një njeri i thjeshtë siç ka qenë Rexhep Abazi ka pasur shumë cilësi dhe vlera të rralla artistike, por edhe njerëzore. I thjeshtë, gjithmonë elegant i veshur me kravatë, me një të ecur karakteristike, ka mbetur i papërsëritëshëm. Gjithmonë i qeshur dhe asnjëherë askush nuk ka mundur
ta vërejë që edhe ai ka mundur të ketë probleme private dhe të tjera. Është një kuriozitet që një njeri i madh, siç ka qenë ai, ka “martuar” dy motra dhe katër vajza, dhe askush nuk ka mundur ta vërejë se sa e vështirë ka qenë të rregullohen të gjitha këto martesa. Gjithmonë i ka bërë dasmat pa i munguar asgjë dhe pa lënë asgjë “mbrapa”, siç thotë populli ynë. Bile ka mbetur në kujtim fjala e tij “peca” për disa rroba të tepruara që kanë qenë pjesë e pajës së vajzës, si pjesë e traditës sonë, për të cilat shpeshherë është dashur të shkohet në Itali apo ndokund tjetër për t’i blerë. Të gjitha këto ai i ka bërë dhe i ka përballuar me humor, gjithmonë me buzë në gaz. I tillë ka qenë ai. Kam pasur nder të rri shpesh me të në kafenenë “Bonita” dhe jam dëshmitar i këtyre vetive të veçanta të këtij njeriu të jashtëzakonshëm. Rexhep Abazi ka lënë gjurmë të pashlyera si artist. Mjeshtëria e vallëzimit të tij ka mbetur gjithmonë në kujtesën e të gjithë atyre që kanë pasur rast ta shohin “Dasmën ulqinake” në koreografinë re tij. Ceremonia e marrjes së nuses, vallëzimi dhe kënga “Nën hije të limonit” në koreografinë e tij jam i bindur se askush tjetër nuk do ta luajë dhe interpretojë kurrë si ai. Në secilin hap, lëvizje, fjalë, në të qeshurin dhe mimikën e këtij artisti të madh popullor janë vërejtur vetitë e shkëlqyera të një artisti të lindur. Një valltar i tillë, një talent i pashkolluar rrallë mund të lindë. Sipas mendimit tim, Rexhep Abazi ka qenë dhe ka mbetur unik dhe model për të gjithë ata të cilët sadopak duan ta kultivojnë folklorin popullor. Trashëgimtarët e tij mundohen sadopak ta mbajnë gjallë nivelin e “Dasmës ulqinake” duke iu falënderuar të birit tij Munibit, i cili në gjene dhe gjak pa dyshim ruan gjenin e fortë të babait të tij dhe në përgjithësi të tërë kësaj familjeje. E ENJTE, 30 PRILL 2020
Javore KOHA
27
BISEDË
Bisedë jo e rastit me shkrimtarin e shquar shqiptar Ardian-Christian Kyçyku
Poezia në Epokën e Qelqit Koha Javore: U bënë shumë vjet qyshse të kam njohur, fillimisht përmes veprës sate. Do të desha të di ndonjë hollësi për fillimet e krijimtarisë sate, ku dhe në ç’rrethana u zgjua delli yt poetik. Them “poetik”, sepse gjithçka që shkruan, pavarësisht ç’gjinie i përket, e ka poezinë brenda, si pjesë përbërëse organike ? A.Ch. Kyçyku: Besoj se bëhet fjalë për një fat të veçantë, sepse disa tregime dhe romane të shkruar në fillim, mes dimrit të vitit 1985 dhe atij të vitit 1988, janë botuar shumë vjet më pas me fare pak ndryshime. Po veçoj tre romane krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri: “Lumenjtë e Saharasë”, “Mortët” dhe “Demi i zi” (ende i pabotuar), si dhe prozat “Përtëritje”, “Ai që vuri zjarrin” dhe “Varrmihësit nuk lenë asnjë film përgjysmë”. Jam kaherë i bindur se të lindesh e ta kalosh fëmininë në Pogradec është pakashumë si të lindesh me një këmishë të çuditshme, e cila herë mbështjell foshnjën e herë tjetër vesh krejt pjesën tjetër të botës. Falë kësaj, herë foshnja mbetet lakuriqe dhe e pambrojtur përballë botës, herë e kundërta. Në thelb, më tepër se sa t’i bashkojë, poezia i ndan njerëzit në dy popuj, të paktën sa i përket mënyrës se si e përftojnë lakuriqësinë e tyre, alias peshën, kuptimin dhe rolin që kanë në këtë botë... Çfarëdo që të thuhet e shkruhet për shqisën e poezisë, - se më duket vërtet shqisë, - njeriu mbetet i kotë dhe rrugështrembër pa poezinë, sidomos në këto kohëra kur çdo arratí
28
Javore KOHA
E ENJTE, 30 PRILL 2020
Për bisedë me këtë shkrimtar që jeton, punon e krijon prej shumë vitesh në Bukuresht, nuk lypset ndonjë shkas i veçantë. Dyert e hapësirës së tij krijuese përherë janë të hapura krahë e më krahë. Gjithmonë nga “miniera” e tij mund të dalësh me plot shportën (thesin), xhevahire. Ardiani është “gurthyes”, është mjeshtër, filigran diamantesh.
nga e përditshmja (që shpesh i ngjan një kafshimi të parreshtur ndërgjegjeje), ose nga pesha e së përjetshmes, ngulmon të shpallet poezi. Për fat të keq, vlerën e poezisë së mirëfilltë ende shumë vetë e kuptojnë pak para se të japin shpirt. Koha Javore: Si arrin ta zhbirosh kaq përsëthelli botën shpirtërore të galerisë së personazheve të tu, të gjithë mbresëlënës, pavarësisht nëse janë kryesorë, protagonistë, apo dytësorë. Secili ka vendin e vet, me të drejtat, të mirat e mangësitë përkatëse.? A.Ch. Kyçyku: Më duhet të sjell përmbledhtas një copëz të shkruar prej kohësh: më tepër se shumëçka tjetër, kjo e tanishmja është Epoka e Qelqit. Midis njeriut dhe botës, midis njerëzve dhe gjallesave të tjera, përfshi bimët, por edhe mes njëri-tjetrit, vendoset gjithmonë një shtresë e padukshme qelqi, ose e një qelqi të padukshëm. Gati mund të thuhet se rregullat e lojës nuk i cakton prej kohësh, të paktën jo drejtpërdrejt, ai që ka floririn, naftën etj, por ai që sundon e drejton qelqin. Këtu realiteti i parmë dhe pasqyrimi i tij gati shkrihen e këmbejnë vendet, dhe mjeshtëria e përdorimit të pushtetit vërtet i afrohet mjeshtërisë së të shkruarit... Empatia dhe reagimet që zgjon ajo, veç njohjeve që shkrimtari trashëgon nga të parët apo fiton nga përvoja e vet, e ndihmojnë që ta hollojë qelqin e mësipërm, apo edhe ta thyerjet
në pika nga ku njerëzit shihen ashtu siç duan të jenë. Me rregull treshi pastaj, zbulohen siç janë. Kuptohet: këto zbulime kërkojnë jo vetëm përkushtim ndaj të shkruarit, por edhe një mirëkuptim të epërm ndaj mangësive apo pamundësive njerëzore dhe nuk bëhen dot me plan. Koha Javore: Shqipëria, ku u linde, dhe Rumania ku po jeton prej një kohe të gjatë, çfarë të kanë dhënë: gjëra të përbashkëta dhe të veçanta. A i këqyr si plotësuese të njëra-tjetrës, si një të vetme të dyzuar? A.Ch. Kyçyku: Prej shumë vitesh, duke përjetuar gëzime të rralla e vështirësi të domosdoshme, jetoj në një përngjitje hapësirash që mund ta quaj Letrarí. Është e pamundur të shpreh mirënjohjen për-jetë ndaj botëve shqiptare, rumune dhe ballkanase në shprehjet e tyre të patjetërsueshme. Hollësirat gjenden lehtë në librat që shkruaj. Koha Javore: A mendon se Lindja buron më shumë tema dhe më me interes se sa Perëndimi? A.Ch. Kyçyku: Besoj se Lindja dhe Perëndimi dhurojnë tema me të njëjtën bujari, nganjëherë me përgjëratë apo edhe dëshpërim, si puna e dikujt që pandeh se po mbytet. Por meqë shkrimtarët e sidomos shkruesit që ngulmojnë të botojnë e të drejtojnë me dorë të hekurt arenën e letrave lëvizin vetëm brenda një vathe të ngushtë temash, duket sikur letërsia varet nga
BISEDË Ardian-Christian Kyçyku (Photo by: Iulia Enkelana)
statistikat, apo nga njësi matëse pa lidhje rrënjore me Letërsinë. Është sprovë për secilin autor më vete. Ata që pranojnë syzet e caktuara nga të tjerët, - pavarësisht se këto mund t’u shkaktojnë verbimin e syve të brendshëm, shitjen e shpirtit apo shformimin e vetes dhe të admiruesve, - do të mundohen gjithmonë të ndajnë në ngastra sa më të pranueshme për ta gjërat e pandashme. Koha Javore: Veprat e tua, të shkruara drejtpërdrejt në shqip e në rumanisht, por edhe të përkthyera në gjuhë të tjera, mjerisht nuk qarkullojnë sa, si, kur dhe ku duhet. Një gjë e tillë lidhet me faktorë administrativë, me mangësi menaxhimi apo bëhet me paramendim qëllimkeq? A.Ch. Kyçyku: Përderisa nuk kam asnjë ngut e nuk ëndërroj jo vetëm pasurim nga shitja e librave, por as lemzë nga ajo kur të përmendin sa më shumë njerëz, nuk kam as pse t’i
kushtohem me përparësi qarkullimit të librave. Duket qartë që ende ka një mospërputhje të panatyrshme mes botimit të tyre dhe mbërritjes tek lexuesi i gjerë, por vonesat e këtij lloji shlyhen në kohën e duhur. Si edhe në rastin e ngutjes për t’u përkthyer sa më shpejt jashtë, për të shtënë në dorë çmime e tituj pa fund, çështja e pushtimit me çdo kusht të sa më shumë hapësirave, - ku duhet të vendosë vlera e librit dhe jo shijet apo truri i shpërndarësve, - nxjerr në pah një frikë, një mosbesim në ato që shkruan, boton e trumbeton. Nuk kam të tilla. Vërtet do të kisha dashur që gjërat të ridhnin si duhet, kurrsesi jo për krijimtarinë time, por për fatin e atyre që rrethojnë veten me qelq dritëshkurtër. Sepse lëshon mallkim të rëndë çdo libër i nëpërkëmbur apo i mbajtur peng padrejtësisht, gjer edhe kur autori vërtet u do të mirën përdhosësve të punës së tij. Koha Javore: Larg sysh, larg mendjes, krijuesit shqiptarë në diasporë... Duke
lexuar (me admirim e respekt), letërsinë tënde të vyer e krejt të veçantë, duke filluar nga romanet “Sy” apo “Home”, e deri librat më të freskët “Pragu, ose Vdekja shkruan me dy duar” – shkujtime, dhe “Anonima – Tirana në hijen e një kalimtari”, fitohet përshtypja se, sa më gjatë ndodhesh në Bukuresht, aq më shpesh e më dendur “përkundesh” në djepin e vendlindjes, në Pogradec, në Tiranë e gjithandej në Shqipëri... Me habi vura re mungesën tënde në veprimtarinë që u zhvillua kohët e fundit nga qarqet zyrtare qendrore në Tiranë me shkrimtarët e diasporës. Pse ndodhi kjo? - Pas një cilësie të caktuar librash, çdo shkrimtar duhet t’i gëzohet sa më thellë të drejtës për të marrë pjesë apo jo në takime zyrtare, promovime, biseda etj. Thënë ndryshe: lloji i vetmisë krijuese bën zgjedhjen, teksa secili, në varësi të mënyrës se si shkruan, vendos edhe se si duhet ta përdorë jashtëvetminë e tij, të them. Koha Javore: Çfarë ke në duar sot dhe në kokë për nesër, pra: me qitje të afërt e të largët? A.Ch. Kyçyku: Ndoshta do të ftoj pa bujë disa miq e të panjohur që të lexojnë nja dy prej romaneve të shkruar vite më parë dhe të mbajtur peng në hije nga ata që besojnë se letërsia e mirëfilltë nis njëherësh me ta, ose me idhujt e tyre. Romanin “Mortët” (1988), për shembull. Bisedoi: Bajram Sefaj E ENJTE, 30 PRILL 2020
Javore KOHA
29
KULTURË
Tomë Berishaj botoi përmbledhjen me poezi “Rruga e humbur”
Poezi e shqetësimit dhe fatit të hidhur Mërgimtari nga Malësia, Tomë Berishaj, i cili jeton në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është paraqitur këto ditë para lexuesit me përmbledhjen me poezi “ Rruga e humbur”. Ky vëllim poetik përbëhet nga 109 poezi të ndara në tri cikle: “ Qëndroni shqiptarisht”, “ Duaje vendlindjen” dhe “Personalitete të njohura”. Në poezitë e tij Berishaj shpreh shqetësimin për fatin e hidhur që ka kaluar populli shqiptar nëpër shekuj, padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve nga Fuqitë e Mëdha, përpjekjet e regjimeve të huaja për asimilim-
30
Javore KOHA
E ENJTE, 30 PRILL 2020
in dhe shkombëtarizimin e historisë, trashëgimisë kulturore dhe identitetit tonë kombëtar. Përveç kësaj Berishaj, temë të dhimbshme të kombit tonë në këtë vëllim poetik, ka trajtuar edhe vendlindjen, folenë e tij më të ngrohtë, identitetin e saj, për të cilën malësorët kanë dhënë më të shtrenjtën e tyre – jetën. Në poezitë e këtij libri dominon motivi patriotik që është preokupim i autorit që i këndon atdheut, heronjve dhe figurave të ndryshme të popullit tonë. Berishaj poezitë e tija i bazon edhe në faktin se personalitetet e njohura
shqiptare, të cilëve u thur vargje janë burim i krenarisë dhe i lavdisë kombëtare. Këto figura nëpërmes këtyre poezive bëhen kujtesë historike, motiv i fuqishëm letrar dhe shprehje e mallit dhe e dhembjes së thellë njerëzore. Tomë Berishaj ka botuar deri tani katër libra me prozë e poezi: “ Duhma e Cemit”, “Gurgullima e valëve të Cemit”, “ Jazi i shembur” dhe “Rruga e humbur”. Libri, që ia kushtoi vëllait Gjeloshit, është botuar nga djemtë e autorit, Gjoni dhe Paloka. Gj. Gjonaj
MARKETING
U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
PROCUREMENT AGENT (TEMPORARY POSITION)
• BASIC FUNCTION OF THE POSITION
The incumbent serves as a Procurement Agent at US Embassy Podgorica, Montenegro responsible for the procurement of goods and services for all sections and agencies at post. Incumbent reviews requests for procurement, coordinates with requesting offices to ensure requests are complete, determines the type of action necessary, prioritizing requests as needed, especially at the end of the fiscal year. The Procurement Agent works, consults, and coordinates closely with A/OPE, ILMS, and staff of the Financial Management Office’s finance and budget section in Zagreb and Tirana.
• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Two years of Collegiate or University studies is required 2. EXPERIENCE: One year of experience in procurement is required 3. LANGUAGE: English level IV (Fluent) Reading/Writing/Speaking is required. Montenegrin level IV (Fluent) Reading/Writing/Speaking is required. 4. KNOWLEDGE: A good working knowledge of Department of State and associated agency procurement regulations, instructions and procedures, GSA catalogues and instructions, U.S. Federal Acquisitions and Standards and contracting procedures and practice. Must have a good knowledge of local market practices and of the capability of local suppliers. Must understand local pricing customs and practices 5. SKILLS AND ABILITIES: Must possess analytical skills for comparing quotes and recommending the most cost and price beneficial procurement to General Services Office (GSO). Ability to operate standard office equipment, including use of computers, their peripherals and software for word processing and data manipulation. Must be familiar with Internet search tools and on-line purchase practices. Must have a local driver’s license category B. Skill in dealing positively with suppliers and co-workers. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: May 12, 2020 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief. E ENJTE, 30 PRILL 2020
Javore KOHA
31
KULTURË
Vepra me vlerë të komunitetit boshnjak në Plavë e Guci
Trashëgimi e vlefshme muzikore Shaban Hasangjekaj
“Si përpjekje modeste në ruajtjen e asaj që ka mbetur nga trashëgimia muzikore gojore e Boshnjakëve nga treva e rajonit të Plavë-Gucisë dhe kontribuohet në njohjen dhe valorizimin më të mirë të saj, në vitin 2017, bashkë me bijën time Sanella Adroviq, kam mbarështruar (përgatitur) dhe botuar librin me titull ‘Këngët lirike popullore dhe këndimi i Boshnjakëve nga Plava’ (Lirske narodne pjesme i pjevanje Bošnjaka iz Plava), me gjashtë kompakt disqe (CD), në gjuhën boshnjake, në të cilin janë përfshirë 75 këngë lirike popullore dhe këndimi i atyre këngëve në gjashtë kompakt disqe (CD). Këndimi i ca këngëve më të popullarizuara është i përfaqësuar në shumë audio incizime. E gjithë kjo ka qenë vetëm një pjesë e lëndës mbi trashëgiminë muzikore të Boshnjakëve, të cilën e kam mbledhur e përpunuar me bijën time Sanellën gjatë veprimtarisë studiuese shumëvjeçare të pasurisë trashëguese natyrore e kulturore të trevës së rajonit të Plavë-Gucisë”, janë këto fjalë me të cilat shprehet bashkautori i librit të sipërshënuar, Halil R. Markishiq, në fillim të parathënies së librit të tij të ri me titull “Këngët lirike popullore dhe këndimi i Boshnjakëve në Plavë e Guci” (Lirske
32
Javore KOHA
E ENJTE, 30 PRILL 2020
narodne pjesme i pjevanje Bošnjaka u Plavu i Gusinju), me tetë kompakt disqe (CD) . Libri me titull “Këngët lirike popullore dhe këndimi i Boshnjakëve në Plavë dhe Guci” e ka botuar Shtëpia botuese “Natyra dhe trashëgimia” (Priroda i baština) në Rozhajë. Redaktor i librit është publicisti Hajriz Lluboder, redaktor teknik, prof. Sanella Adroviq, recensent gazetari dhe publicisti Sallko Lluboder, lektor Osman Omko Kurpejoviq, korrektore prof. Lleilla Orçusha. Libri është shtypur në shtypshkronjën “IPVE” në Cetinjë në vitin 2018 dhe përbëhet prej 240 faqesh, në të cilat janë përfshirë: 12 fotografi të ndryshme në teknikën bardhë e zi, 26 fotografi të këngëtarëve me veglat muzikore kryesisht popullore që u bien gjatë këndimit të këngëve e valleve, nëntë fotografi të veglave muzikore (kryesisht) popullore dhe të pjesëve përbërëse të tyre, 69 fotoportrete me biografitë e këngëtarëve (15 prej të cilëve janë femra) që i këndojnë këngët e përfshira në libër, 15 vizatime ornamentesh të ndryshme dhe 11 melodi të shprehura me nota të cilat i ka zgjedhur profesori i kulturës muzikore Allen Çekiq, të cilat u takojnë grupeve të ndryshme melodiko-ritmike dhe fizarmonike, nga përmbledhja (libri) “Këngët lirike popullore dhe këndimi i Boshnjakëve në Plavë dhe Guci”. Brumin e materialit të lëndës së përfshirë dhe prezantuar në këtë libër, autori Halil R. Markishiq me dinjitet dhe vigjilencë e ka përmbledhur në tetë (8) kompakt disqe (CD) në të cilat
janë të incizuara dhe xhiruara këngët e përfshira në libër, të cilat janë të radhitura dhe sistemuara në plikot (zarfat) përkatës: 1,2,3,4,5,6,7 e 8 (CD 1-8) si dhe numri i këngëve dhe i këngëtarëve të përfshirë në secilin kompakt disk: 1 – 23 këngë, CD 2 – 19 këngë, CD 3 – 21 këngë, CD 4 – 18 kënngë, CD 5 – 13 këngë, CD 6 – 14 këngë, CD 7 – 17 këngë dhe CD 8 – 22 këngë. Në kompakt disqe janë të incizuara edhe ca valle popullore autoktone burimore nga treva e Plavë-Gucisë. Theksojmë se autori H. Markishiq tekstin e librit e fillon me parathënie, e vazhdon me pjesën hyrëse në të cilën ka përfshirë vështrimet e publicistëve të ndryshëm muzikor e letrar: “Këngët lirike popullore nga treva e Plavë-Gucisë” nga Husein Bashiq, “Nëpër Bjeshkët e Nëmuna gjatë një gjysmë shekulli” nga Branimir Gushiq, “Muzika popullore e Plavë-Gucisë, traditë myslimane” nga prof. dr. Dimitrije Gollemoviq, “Ruajtja e traditës muzikore të Myslimanëve të Malit të Zi” nga prof. dr. Sllobodan Jerkov dhe “Shënimet me nota të disa melodive të këngëve” nga prof. Allen Çekiq. Pas këngëve të përfshira në kompakt disqe (CD), përmbajtjen e tekstit të librit autori Markishiq e vazhdon me 56 meloditë (këngët) të cilat Miodrag A. Vasileviq i ka shënuar në trevën e Plavë-Gucisë në vitin 1954. Në vazhdim, në mënyrë analitike me fotoportrete e fjalë parashtron biografitë
KULTURË
e përformuesve (këngëtarëve) të melodive) fjalorin e fjalëve më pak të njohura, literaturën e shfrytëzuar në punë, recensionin e recensuesit Sallko Lluboder me biografinë e autorit duke e përfunduar me regjistrin e këngëve. Këngët lirike popullore të trevës së Plavë-Gucisë të përfshira në librin në fjalë të autorit H. Markishiq, janë të ruajtura në vatrat etno-kulturore ku kryesisht edhe janë krijuar ndonëse një numër i këtyre këngëve është kënduar apo edhe këndohet në hapësirë shumë më të gjerë se sa është hapësira gjeografike e shpirtërore e Plavë-Gucisë. Autori i librit në fjalë, Halil R. Markishiqm studiues i afirmuar kulturor i cili pas vetes ka disa veprimtari ndërmarrëse me të cilat u jep kontribut të rëndësishëm themelimit të vlerës së trashëgimisë kulturore të boshnjakëve të këtyre hapësirave me librat: “Këngët lirike popullore dhe këndimi i Boshnjakëve nga Plava” dhe “Këngët lirike popullore dhe këndimi i Boshnjakëve në Plavë dhe Guci” duke e argumentuar veten me fakte dhe vepra të cilat përherë do të mbeten të shënuara në historinë letrare gojore si dhe në shënimin e studimit të trashëgimisë kulturore e muzikore në tërësi të Boshnjakëve dhe të trashëgimisë kulturore si “e mirë” e përbashkët e të gjithëve të cilët jetojnë në këtë pjesë të Malit të Zi dhe të Sanxhakut. Thënë më konkretisht,
autori Halil R. Markishiq, me këto libra padyshim ka kompletuar atë që është vepër e madhe e të famshmit Husein Bashiq, njohësit dhe mbledhësit më të mirë të lirikës dhe epikës letrare gojore të Boshnjakëve të Malit të Zi dhe të Sanxhakut. Me të vërtetë një numër i dukshëm i këngëve nga librat e Markishiqit për të cilat është fjala, me ndryshime të vogla ose të mëdha të gjithsej në ca vargje të ndryshuara apo të fjalëve që mungojnë i hasim në Antologjinë e autorit plavjan Husein Bashiq “Ëndrra dhe gjysma e jetës” si dhe në Antologjinë “Lirika gojore e Boshnjakëve nga Mali i Zi dhe Serbia”. Ca prej tyre janë të përfaqësuara edhe në përmbledhjen e këngëve lirike të Sanxhakut “A do të mund të jetë, çka nuk mund të jetë”. Por në këtë kontekst, patjetër duhet theksuar se qasja e punës së autorit Halil R. Markishiq është origjinale dhe zgjedhja e këngëve është e pavarur (autonome) meqë në përmbledhjet (librat) e tij kryesisht janë këngët të cilat më herët nuk janë publikuar. Pos kësaj, përveç vlerave të cilat i mbajnë në vete këngët e përfaqësuara në përmbledhjet: “Këngët lirike popullore dhe këndimi i Boshnjakëve nga Plava” dhe “Këngët lirike popullore dhe këndimi i Boshnjakëve në Plavë dhe Guci”, ato në aranzhimin e ri botues i takojnë pritjet tradicionale. E gjithë ajo që u tha më lart dëshmon se trashëgimia e vlershme muzikore e trevës së Plavë-Gucisë, ka mer-
ituar dhe sot meriton vëmendjen e opinionit profesional dhe laik. Megjithatë, ajo është përmbajtësisht me e rëndësishme është e mbështetur në faktin se këngët nga Plava dhe Gucia (ose një pjesë e mirë e tyre) edhe sot jetojnë, shpesh këndohen në gazmende të ndryshme, ashtu që, që moti i kanë tejkaluar kufijtë e hapësirave ku janë krijuar ose kanë qenë të përvetësuara dhe janë bërë pjesë e trashëgimisë muzikore e kulturore e Boshnjakëve e pjesërisht edhe e popujve të tjerë të cilët jetojnë në hapësirën e Veriut të Malit të Zi dhe Sanxhakut. Njohjen themelore të këtyre këngëve gjithsesi e përbëjnë shtresat orientale islamike. Përmes këngëve të përfshira në dy librat e përmendur, autori Halil R. Markishiq jep kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e trashëgimisë muzikore të rajonit të trevës së Plavë-Gucisë. Në të vërtetë, rezultatet e kësaj pune janë shumë të mëdha nga lokalja, me këto libra antologjike, me përmbledhje këngësh jep një kontribut shumë të madh në ruajtjen e identitetit kulturor e nacional të Boshnjakëve të Malit të Zi. Në fakt, këto publikime me komplet kompakt disqet (CD-të) paraqesin shtojcë me vlerë për mozaikun multikulturativ të Malit të Zi, me çka Mali i Zi edhe në shembullin e këtyre ndërmarrësirave vërtetë mund të trashëgojë pasurinë dhe harmonin e llojllojshmërisë së gjithmbarshme kulturore e muzikore. E ENJTE, 30 PRILL 2020
Javore KOHA
33
MOZAIK
Në Komunën e Plavës investohet në infrastrukturën rrugore
Asfaltohet rruga e Prnjavorit Plavë – Punët në asfaltimin e rrugës së Prnjavorit në gjatësi prej 600 metrash, e cila lidhë vendbanimin me të njëjtin emër me Plavën mu te objekti i Qendrës tregtare, kanë filluar të premten, më 24 prill, e pritet se do të përfundojnë deri kah fundi i javës, është komunikuar nga Drejtoria për punë publike. Siç thuhet në komunikatë, fjala është për punët përfundimtare në kuadër të
34
Javore KOHA
E ENJTE, 30 PRILL 2020
fazës së dytë të ndërtimit të rrugës në fjalë, për të cilën Qeveria e Malit të Zi nga buxheti i vet kapital, ka orientuar rreth 400 mijë euro. “Drejtoria e punëve publike përmes procesit të veprimtarive të veta publike, kontratën mbi kryerjen e punëve në kuadër të fazës së dytë të objektit, e ka nënshkruar me ndërmarrje ndërtimore nga Tivari ‘Putevi Bar’. Pritet që pas pak ditësh do të kryhen edhe
punët tjera, e më pas rruga do të jetë e hapur për komunikacion”, theksojnë në Drejtori. Deklarojnë se me projekt janë përfshirë edhe muret mbështetëse, elektroinstalimet e reja, rrethojat për këmbësor dhe sinjalizimi i komunikacionit, kurse në kuadër të fazës së parë është ndërtuar rrjeti i kanalizimit atmosferik dhe i atij fekal. Sh. Hasangjekaj
SPORT
Lirim Zendeli, i riu 20-vjeçar me origjinë nga Shkupi
Shqiptari që synon Formula 1 Këtë sezon Zendeli garon në Formula 3, pasi që vitin e kaluar, në moshën 19-vjeçare, fitoi kampionatin e Formula 4. Ai ka kaluar sivjet në skuadrën Trident nga Milanoja, në të cilin shprehet se ndjehet mjaft mirë dhe beson se do të ketë një sezon mjaft të suksesshëm. Zendeli tregon se model i tij është legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, me të cilin ishte takuar në të kaluarën. Talenti i ri nga Shkupi, 20-vjeçari Lirim Zendeli, i cili jeton në Gjermani, synon të bëhet shqiptari i parë që ngjitet në piedestalet e Formula 1. Këtë sezon Zendeli garon në Formula 3, pasi që vitin e kaluar, në moshën 19-vjeçare, fitoi kampionatin e Formula 4. “E shoh veten si kampion në Formula 3, por edhe në Formula 1. Besoj se me përkrahjen e duhur kjo është e mundur të arrihet. Do të ishte shumë mirë që të jem shqiptari i parë që do të arrij këtë”, thotë ai. Zendeli tregon se këtë sport e filloi si hobi në Gjermani, në moshën 10-vjeçare. Rastësisht ai është stërvitur në një klub privat të legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, dhe trajnerët dalluan shumë shpejt talentin e tij. “Kam filluar në ekipin e Michael Schumacher, 4 vjet në karting. Kam
fituar kampionate të Gjermanisë, gara në botë. Hap pas hapi arritëm në F4, ku fituam kampionatin, dhe tani në F3”, shprehet Zendeli. Sponsori dhe menaxheri i tij Sali Ajdini, një tjetër shqiptar nga Maqedonia e Veriut që jeton në Gjermani, thotë se synimi kryesor i këtij sezoni është titulli kampion në Formula 3. “Shkalla e dytë është Formula 1. Kemi për të hipur edhe një shkallë dhe të fillojmë kontratat me Formula 1. Lirimi është shumë i vendosur. Ai dëshiron që ta arrijë qëllimin. Ëndrrën që ka, me mbështetjen që ka, do ta ketë më të lehtë për ta arritur”, thotë Ajdini. Nga ekipi i të rinjve Sauber, ai ka kaluar sivjet në skuadrën Trident nga Milanoja, në të cilin shprehet se ndjehet mjaft mirë dhe beson se do të ketë një sezon mjaft të suksesshëm. “Jam mjaft i lumtur që do të garoj
për ekipin Trident në vitin 2020. Jam i bindur se mund të arrijmë mjaft rezultate pozitive dhe do të japim gjithçka nga vetja për të sjellë trofe në Milano”, vazhdon ai. Zendeli tregon se model i tij është legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, me të cilin ishte takuar në të kaluarën. “Ai ka qenë modeli im përgjatë karrierës sime”, nënvizoi garuesi shqiptar, i lindur në Bochum të Gjermanisë. Pronari i ekipit italian, Maurizio Salvadori, është i bindur në suksesin e garuesit shqiptar në të ardhmen. “Zendeli na ka impresionuar me kualitetet e tij. Jam i bindur se ai do të jetë përkrah garuesve liderë dhe se ai do të jetë një yll në sezonet e ardhshme”, deklaroi Salvadori. (Kohapress)
E ENJTE, 30 PRILL 2020
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 30 prill 2020
Viti XlX Numër 910 Çmimi 0,50
Viktimat që ikën pa nderimin e jes fundit të vendlind ISSN 1800-5696
Zi në familjen e Xhim Xhemës
Legjenda e folklorit tonë