Koha 911

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 7 maj 2020 Viti XlX Numër 911 Çmimi 0,50

Parimet e demokracisë dhe sasia e partive politike ISSN 1800-5696

Toponime të çuditshme të botës shqiptare

A ka sektor kulturor sot në Malësi?!


PËRMBAJTJE

8

10 Lufta e njeriut me vetveten

Rrëzimi i qeverisë në kohën e pandemisë

12

14 Imagjinatë

Mbetet shumë për t’u bërë për lirinë e medias

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MAJ 2020


PËRMBAJTJE

22

24 Poezia është zëri i botës

Ulqini paralajmëron sezonin turistik

26

30 Gjuha e tjetrit

Deponitë e egra shëmtojnë pamjen e mjedisit KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 7 MAJ 2020

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Komuna e Ulqinit ndërmerr hapa për përballimin e krizës nga pandemia COVID-19

Prezantohet programi i masave ekonomike Ulqin - Komuna e Ulqinit ka prezantuar të martën programin e masave ekonomike për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19. Në një konferencë për shtyp, të mbajtur në sallën e madhe të Komunës së Ulqinit, në prani të të gjithë udhëheqësve të dikastereve të pushtetit lokal, kryetari i Komunës, Loro Nrekiq, ka thënë se masat e propozuara janë hartuar në përputhje me mundësitë, prioritetet dhe nevojat specifike dhe se pritet që të japin rezultate në përmirësimin e ekonomisë lokale dhe standardit të qytetarëve. Ai ka thënë se masat ekonomike të Komunës së Ulqinit për mbështetjen e qytetarëve dhe afaristëve janë ndarë në tre grupe: masat stimuluese, masat restriktive dhe masat

4

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MAJ 2020

për mundësinë e daljes nga kjo situatë, “e cila është shumë e vështirë duke pasur parasysh që të ardhurat në buxhet këto ditë, qëkur ka filluar pandemia, janë shumë të vogla”. Nrekiq ka përmendur gjithsej 24 masa, ku sipas tij, janë përfshirë propozimet e të gjitha klubeve të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Ulqinit. Ndër këto masa parashikohet edhe racionalizimi i të gjitha shpenzimeve të pushtetit lokal, ndërmarrjeve dhe institucioneve publike, themelues i të cilave është Komuna e Ulqinit. Kryetari i Komunës së Ulqinit ka theksuar se pas tejkalimit të pandemisë do të bëhet ribalanci i buxhetit të Komunës së Ulqinit duke e përshtatur me situatën e krijuar në funksion të

mbrojtjes së shëndetit dhe kryerjes së funksioneve vitale të komunës. Programi i masave ekonomike të propozuara pritet të miratohet në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është parashikuar që të mbahet më 27 të këtij muaji. Nrekiq ka thënë se do të formojë Komisionin për zbatimin e masave ekonomike të propozuara. Ai ka thënë se për tejkalimin e kësaj situate, Komuna e Ulqinit do të duhet të marrë kredi. Për këtë qëllim, kryetari Nrekiq ka treguar se më 28 prill i janë drejtuar me kërkesë për ndihmë dhe pëlqim për kredimarrje kryeministrit të Malit të Zi, Ministrisë së Financave, si dhe për ndihmë Trupit Koordinues Kombëtar. i. k.


NGJARJE JAVORE

Ministri i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, në vizitë pune Komunës së Gucisë

Ushtria e Malit të Zi ndihmon Komunën e Gucisë Guci – Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, i shoqëruar nga kryeshefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Dragutin Dakiq, dhe sekretari shtetëror Sllobodan Filipoviq, të martën, më 28 prill 2020, ka qëndruar në vizitë pune në Komunën e Gucisë. Mysafirin e lartë me bashkëpunëtorë e ka pritur dhe u ka dëshiruar mirëseardhje kryetarja e Komunës, Anella Çekiq, me bashkëpunëtorët e vet. Ministri Boshkoviq në bisedën me kryetaren e Komunës, Anella Çekiq, ka shikuar se cilat janë aktivitetet të cilat Ushtria e Malit të Zi, respektivisht Çeta e inxhinierisë, mund të vihet në veprim për t’i kontribuar komunës në zhvillimin e saj infrastrukturor. “Të bashkuar shumëçka mund të bëjmë që jetën e banorëve në këtë komunë ta bëjmë më të lehtë. Qëllimi

është që të avancohet infrastruktura e përgjithshme e komunës dhe me kontributin e përbashkët të Ushtrisë së Malit të Zi të arrihet deri te secili vendbanim, bjeshkë apo vend turistik”, ka thënë ministri Boshkoviq. Kryetarja e Komunës, Anella Çekiq, ka përkujtuar se përkrahja dhe mbështetja e Ushtrisë së Malit të Zi do të jetë e domosdoshme mu në pjesën e vendosjes së urës së përkohshme në lumin Vruja, e cila përkohësisht do të lidhë Gucinë me fshatrat Kolinë, Krushevë dhe Vishnjevë, për shkak se së shpejti pritet futja e kryesit të punëve të parapara në rikonstruksionin e urës, me ç’rast ura ekzistuese do të rrënohet. Fjala është për aksin rrugor – rrugën rajonale të komunikacionit prej Gucisë deri në Plavë, e cila kalon nëpër fshatrat Krushevë e Vishnjevë.

Ministri Boshkoviq ka përsëritur në vazhdim se Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Malit të Zi kanë qenë të nderuar që në 50 ditët e kaluara t’u jenë në shërbim qytetarëve në betejën me koronavirus, duke theksuar se përgjigjja e institucioneve ka qenë kualitative, gjë që e dëshmojnë konkretisht të dhënat mbi numrin e rasteve të reja të infektuara në ditët paraprake. “Më duhet të theksoj se e tërë shoqëria ka qenë e përgjegjshme dhe e disiplinuar, prej qytetarëve e deri tek institucionet shtetërore. Ky është rasti që t’i falënderoj të gjithë në vijën e parë të mbrojtjes: sistemin shëndetësor, mbrojtjen, arsimin, policinë, të gjithë ata të cilët ditë e natë punojnë që kriza të kapërcehet në mënyrë më të mirë të mundshme”, ka konfirmuar ministri Boshkoviq. Sh. Hasangjekaj

E ENJTE, 7 MAJ 2020

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi politik

Parimet e demokracisë dhe sasia e partive politike Sipas të dhënave zyrtare në Mal të Zi janë të regjistruara 51 parti politike, që paraqet inflacion partish, duke marrë parasysh numrin e popullsisë, nga del se kemi të bëjmë me një mjedis të pakonsoliduar politik, sepse demokracia nuk varet nga sasia por parimet e partive politike. Në këtë aspekt nuk bëjnë përjashtim as shqiptarët, të cilët duke imituar të tjerët kanë formuar një numër të madh të partive politike, që nuk është në favor të përfaqësimit dhe të statusit politik të shqiptarëve në këtë mjedis, duke dëshmuar mungesë të konsolidimit të brendshëm dhe të emancipimit politik

Nail Draga

Ndonëse Mali i Zi, është vendi me popullsi më të pakët me rreth 600 mijë banorë është kampion në Evropën Juglindore për nga numri i 51 partive politike të regjistruara. Një dukuri e tillë është e rrallë në regjion, nga del se këtu kanë ardhur në shprehje ambiciet lideriste apo grupeve të ndryshme të interesit dëshmohet edhe në politikë. Pra, kemi të bëjmë me një veprimtari shoqërore e cila përveç imazhit publik siguron edhe përfitime te natyrave të ndryshme. Pasi në këtë vit bëhen tridhjetë vite të miratimit të pluralizmit politik ekzistojnë mundësi reale për të bërë analiza për spektrin politik të partive politike në Mal të Zi, përkatësisht të themelimit dhe veprimtarinë e tyre pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale dhe shtetërore. Në këtë periudhë kohore, në sajë të përçarjeve të brendshme disa parti politike nuk janë me në skenën politike, ndërsa janë formuar të reja, duke dëshmuar se edhe në politikë askush nuk është i përhershëm.

6

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MAJ 2020

Në këtë aspekt përjashtim nuk bëjnë as shqiptarët në këtë mjedis, sepse numri i lartë i partive nacionale, dëshmon ambiciet lideriste dhe mungesë e konsolidimit politik. Nga përvoja tridhjetëvjeçare del qartë se numri i lartë i partive politike dëshmon se kemi të bëjmë me një mjedis të pakonsoliduar, duke dëshmuar se këtu ende jemi në periudhën postkomuniste të tranzicionit, që është në kundërshtim me parimet e pluralizmit demokratik.

Sasia nuk do të thotë edhe cilësi

Numri i lartë i partive politike nuk paraqet cilësi në skenën politike, por e kundërta sepse dëshmon se në mjedisin përkatës mungon emancipimi dhe kultura politike. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse periudha moniste e ka bërë të vetën në aspektin social dhe psikologjik. Nga përvoja e deritashme del qartë se nga gjendja ekzistuese në spektrin politik në Mal të Zi më së shumti përfiton partia me madhe(DPS), që është dëshmuar vite më radhë, si e veçantë apo në koalicion me parti tjera. Në këtë aspekt është duke e dhënë “kontributin” e saj edhe opozita e cila duke qenë johomogjene dhe në mungesë të një platformë unike, me apo pa vetëdije është duke vepruar në favor të pushtetit aktual.

Romët themeluan partinë e tyre

Sipas informacioneve që disponojmë, skenës politike në Mal të Zi, në dhjetor të vitit të kaluar(2019) dhe deri në mars të këtij viti iu shtuan edhe tre subjekte politike; Partia socialiste e Malit të Zi, Partia Demokratike e Romëve dhe Alternativa Serbe. Nëse e para paraqet një ndarje nga partia opozitare(SNP), e dyta paraqet risi, sepse komuniteti i romëve për të parën here paraqitën në skenën politike me subjektin e tyre. Duke marrë parasysh ligjin ekzistues në Mal të Zi, nuk do të jetë befasi që edhe ata në të ardhmen të jenë pjesë e parlamentit me përfaqësuesin e tyre politik.

Vetëm rreth 20 parti janë aktive

Miratimi i pluralizmit politik iu mundësoj të gjithë qytetarëve të themelojnë parti politike sipas shijes dhe interesit të tyre. Kështu në Mal të Zi kemi subjekte politike me pikëpamje të ndryshme por kryesisht janë me spektër qytetar e atë nacional. Nëse subjektet politike të cilat vetëquhen si qytetare janë trashëguese të kohës së monizmit, nga ana tjetër të veçanta janë ata nacionale të cilat janë përfaqësuese autentike të popujve përkatës në Mal të Zi. Në numrin e partive të regjistruara, përveç atyre të mëdha që janë të për-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

faqësuara në nivel shtetëror, janë edhe të tjera të vogla, që marrin pjesë në nivelin lokal, të cilat në koalicion më subjekte tjera, janë pjesë e pushtetit lokal. Çështje të veçantë paraqet aktiviteti i partive të tilla gjatë tërë vitit, apo gjatë fushatave parazgjedhore. Në sajë të disa informacioneve që disponojmë numri i subjekteve politike që janë aktive gjatë tërë vitit janë rreth 20, numër që është nën gjysmën e tyre të regjistruara. Një e dhënë e tillë dëshmon se disa parti ekzistojnë të regjistruara vetëm në letër dhe si të tilla janë krijuar si organizata të interesit të individëve apo klaneve të ndryshme, pa ndikim në skenën politike në mjedisin përkatës. Duhet thënë me këtë rast së në përbërjen aktuale të Parlamentit të Malit të Zi marrin pjesë 15 parti politike, të cilat pjesa ma e madhe janë në koalicion kryesisht ata nga opozita. Në këtë numër bëjnë pjesë edhe shqiptarët me tre parti politike, përmes koalicionit ”Shqiptarët e vendosur”(Forca, UDSH, ASH), duke qenë pjesë e shumicës parlamentare me një mandat të deputetit. Dhe me një mandat deputeti është e qartë se pesha e ndikimit në qeverinë aktuale është minimale, që nuk është në favor të shqiptarëve në këtë mjedis.

Shqiptarët me shumë parti politike

Një virus i tillë partiak i ka përfshi edhe shqiptarët, duke dëshmuar së ende janë të pa emancipuar dhe të konsoliduar politikisht. Nga një parti(LDMZ) në vitin 1990, tash pas tridhjetë vitesh të regjistruara janë 8 parti politike, që marrin pjesë në zgjedhje lokale apo shtetërore. Dukuria e tillë ishte pasojë e mungesës së përvojës politike, atavizmit dhe konflikteve të brendshme partiake ku është bërë ndarja partiake, sepse në vitin 1993 u themelua UDSH, si partia e dytë e shqiptarëve në Mal të Zi. Një sindrom i tillë ka vazhduar më pas në sajë të ndar-

jeve të brendshme ku janë themeluar edhe parti të tjera (PPD, Forca e Re Demokratike, ASH, PD,LDSH etj.), ku sot janë të regjistruara 8 parti politike të shqiptarëve, nga del që janë 15,6% në kuadër të Malit të Zi. Por, nëse marrim parasysh se shqiptarët në regjistrimin e fundit të popullsisë(2011) në Mal të Zi kishin pjesëmarrje me 5%, del qartë së kemi disproporcion numerik, që është paradoks i llojit të vet që nuk është në favor të shqiptarëve në Mal të Zi. Nëse këtij konstatimi i shtojmë të dhënën se, te elektorati votues shqiptar, konkurrojnë edhe subjektet politike malazeze, duke marrë vota të konsiderueshme, është dëshmi transparente rënia e votave për subjektet nacionale shqiptare.

Unifikimi, zgjidhja e vetme

Si mundësi e tejkalimit të kësaj situate aspak të favorshme, ekziston vetëm të unifikimi i subjekteve politike nacionale, duke zvogëluar numrin e tyre që do të jetë në favor të faktorizimit të shqiptarëve në skenën politike në Mal të Zi. Në këtë kategori bëjnë pjesë ata subjekte politike të cilët nuk kanë dal me vite vetë në zgjedhje, por janë bashkangjitur subjekteve tjera në formë të koalicionit, duke dëshmuar mimikrinë e vet politike të elektorati votues. Vetëm në këtë formë të veprimit subjektet politike shqiptare do të rikthenin besimin e humbur ndaj elektoratit votues. Dhe një qëndrim i tillë i elektoratit shpjegohet me faktin se ata janë zhgënjyer ose janë pasivizuar sepse nuk janë realizuar pritshmëritë e premtimeve parazgjedhore. Nga një gjendje e tillë në sajë të agjitacionit dhe premtimeve të ndryshme kanë përfituar partitë malazeze, ku rast tipik është komuna e Ulqinit, dukuri kjo që nuk është në favor të identitetit kombëtar të shqiptarëve në këtë mjedis.

Mungon profesionalizmi dhe përgjegjësia politike

Duke marrë parasysh gjendjen aktuale të subjekteve politike të shqiptarëve e cila nuk është në nivelin e dëshiruar, për të ndryshuar ajo duhet të kemi parasysh dy çështje, që janë profesionalizmi dhe përgjegjësia politike. Vetëm me një qasje të tillë konstruktive mund të eliminohet devijimet ekzistuese, të cilat janë të pranishme pothuaj të te gjitha subjektet politike, sepse ka kaluar koha e amatorizmit dhe qasjeve utilitare. Ndërsa kudo të subjektet politike serioze përgjegjë-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

sia është çështje etike dhe dukuri e njohur, ndërsa përjashtim bëjnë subjektet me qasje autoritare që janë identike si në kohën e monizmit. Sepse subjektet e tilla edhe kur dështojnë në zgjedhje, fajësojnë të tjerët, dukuri kjo e demoduar dhe e demaskuar dhe e pa pranueshme te qytetarët e në veçanti të elektorati votues. Pikërisht një qasje e tillë në skenës politike te shqiptarëve në Mal të Zi, ka ndikuar që disa parti politike kanë humbur identitetin e tyre sepse janë duke u trajtuar si prona private apo shoqëri aksionare, nga del se dominon interesi i individëve apo grupeve të caktuara. Angazhimi i tyre vetëm në fushata parazgjedhore e jo gjatë tërë vitit e dëshmon një konstatim të tillë. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe se ata kanë humbur parimet bazë, sepse ndryshe premtojnë në fushatë parazgjedhore e ndryshe veprojnë pas zgjedhjeve, e sidomos kur janë në pyetje realizimi i koalicioneve në nivel lokal apo qendror, që në shumë raste nuk janë të natyrshme.

Përfundim

Nga përvoja e deritashme del se numri i madh i partive politike nuk është të favor të asnjë mjedisi, sepse dëshmon për një shoqëri të pakonsoliduar pa emancipim politik që nuk është në favor të pluralizmit demokratik, por të interesave të individëve dhe klaneve të ndryshme. Nuk ka dilemë se nuk kemi të bëjmë me çështje programore apo ideologjike, por për përfitimet nga ana e pjesëmarrjes në pushtet qoftë në nivel lokal apo atë shtetëror. Pikërisht, këtu qëndron çështja të ato subjekte politike që luajnë me parimet varësisht nga situata, duke ndryshuar edhe koalicionet qeverisëse, sepse janë të dirigjuar nga të tjerët për interesa të natyrave të ndryshme. Dukuria e tillë nuk është e panjohur se raste të tilla kemi pasur më herët por edhe tash, sepse interesat e individëve apo klaneve të ndryshme brenda partive politike, dominojnë ndaj parimeve, që është në kundërshtim me demokracinë dhe vlerat e pluralizmit politik në çdo shoqëri të konsoliduar. Një veprim i tillë utilitar dëshmon në praktikë joseriozitetin e tyre, dhe si të tilla në të ardhmen për këto akrobacione politike do të ndëshkohen nga elektorati i tyre votues, sepse është humbur besueshmëria në subjektin e tillë politik, në mjedisin përkatës. E ENJTE, 7 MAJ 2020

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Koronavirusi si sprovë e njeriut dhe e shoqërisë njerëzore

Lufta e njeriut me vetveten Ismet Kallaba

Në jetën e përditshme njeriu përballet me vështirësi të ndryshme që duhet t’i tejkalojë. Historia e shoqërisë njerëzore na mëson se njeriu është rrëzuar shpeshherë nga fatkeqësitë e ndryshme dhe është ngritur përsëri. Pothuajse çdo brez ka përjetuar tërmete, përmbytje, luftra, pandemi etj., që kanë lënë pasoja të mëdha në jetën e njeriut. Por e keqja e ka forcuar njeriun,

“ 8

Koronavirusi përbën një sfidë dhe sakrificë për njeriun. Është një luftë e njeriut me vetveten, në radhë të parë luftë psikike, ku njeriu e njeh më mirë veten dhe kufijtë e tij. Është periudhë kur njeriu kupton më mirë vlerën e shumë gjërave që nuk mund t’i kuptojë në jetën e përditshme normale. Njeriu e kupton më mirë lirinë e munguar ngaqë është i privuar nga disa liri themelore

madje e ka bërë më të fortë për t’u përballur me jetën dhe sfidat e saj. Shoqëria e sotme “moderne”, ku bota materiale mbizotëron botën shpirtërore, e ka bërë njeriun më individualist, ku secili mendon vetëm për veten. Ngarendja pas të mirave materiale ka bërë që njeriu të harrojë një pjesë të mirë të vlerave të tij shpirtërore. Prandaj koronavirusi mund të konsiderohet si një sprovë

Ngarendja pas të mirave materiale ka bërë që njeriu të harrojë një pjesë të mirë të vlerave të tij shpirtërore. Prandaj koronavirusi mund të konsiderohet si një sprovë për njeriun e sotëm dhe njerëzimin në përgjithësi. Ai e ka bërë njeriun të mendojë për jetën dhe vlerat e saj. Koronavirusi na ka privuar nga disa të drejta dhe liri, vlerën e të cilave mbase nuk e kemi kuptuar në jetën “normale” dhe vetëm tani arrijmë ta kuptojmë kur po e sprovojmë në lëkurën tonë

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MAJ 2020

për njeriun e sotëm dhe njerëzimin në përgjithësi. Ai e ka bërë njeriun të mendojë për jetën dhe vlerat e saj. Koronavirusi na ka privuar nga disa të drejta dhe liri, vlerën e të cilave mbase nuk e kemi kuptuar në jetën “normale” dhe vetëm tani arrijmë ta kuptojmë kur po e sprovojmë në lëkurën tonë. Nuk duhet harruar se me miliona njerëz janë të detyruar të privohen nga liria për shkak të shkeljeve të natyrave të ndryshme, të tjerët e privojnë veten me vullnetin e tyre nga kënaqësitë shpirtërore, fiziologjike etj. Koronavirusi përbën një sfidë dhe sakrificë për njeriun. Është një luftë e njeriut me vetveten, në radhë të parë luftë psikike, ku njeriu e njeh më mirë veten dhe kufijtë e tij. Është periudhë kur njeriu kupton më mirë vlerën e shumë gjërave që nuk mund t’i kuptojë në jetën e përditshme normale. Njeriu e kupton më mirë lirinë e munguar ngaqë është i priv-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

uar nga disa liri themelore, siç është kufizimi i lirisë së qarkullimit. Poeti i ndjerë Basri Çapriqi thotë se “liria është një m.. i madh”. Dhe vërtet e tillë është nëse nuk e kuptojmë dhe nuk dimë ta shfrytëzojmë. Jo të gjithë njerëzit arrijnë ta përballojnë këtë gjendje. Durimi si një virtyt i njeriut vjen shpesh në shprehje, por

në këtë situatë më tepër se kurrë. Pas fillimit të zbutjes së pandemisë, pyetja që shtrohet shpesh është se si do të ndikojë koronavirusi në jetën tonë?! A do ta ndryshojë koronavirusi shoqërinë njerëzore?! Ka shumë që mendojnë se shoqëria ka marrë një mësim për të ardhmen dhe se asgjë nuk do të jetë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

më si më parë. Të tjerët mendojnë se pasi ta tejkalojmë, do ta harrojmë si diçka asgjë që ka ndodhur në të kaluarën. Në fakt, është e vërtetë se njeriu është i prirur të mbajë mend atë që i ka ndodhur atij, kurse atë që u ka ndodhur të tjerëve e kategorizon si diçka që “ka ndodhur njëherë”. E ENJTE, 7 MAJ 2020

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Partizanët e pushtetit në Kosovë

Rrëzimi i qeverisë në kohën e pandemisë Për shtetin e Kosovës lirisht mund të themi së është bërë poligon i politikanëve egoistë dhe karrieristë, të prishtë dhe të pistë, lakmitarë të pushtetit dhe të pangopshëm në pasurimin e skajshëm kundrejt një popullate të varfër e të pashpresë për jetë në vendlindjen e vet. Fundi i politikanëve të korruptuar dhe politikanëve mashtrues me kauza të rrejshme, për aq sa varet nga vetëdija qytetare, varet edhe nga organizimi i elitës intelektuale dhe mobilizimi i mërgatës. Pa marrë parasysh se si do të zhvillohen ngjarjet, Kosova do të mbetet fatkeqësisht shembulli i vetëm “i keq” i rrëzimit të Qeverisë në kohën e pandemisë dhe epidemisë më të rrezikshme në botë

Qani Osmani

Përderisa në mbarë botën politikanët janë bërë bashkë për ta luftuar pandeminë “Covid-19”, në Kosovë po ndodhë e kundërta, politikanët karrieristë dhe të prishtë, egoist dhe mashtrues po abuzojnë me “Coronavirusin” duke zhvilluar luftë të ashpër

10

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MAJ 2020

kundër njëri-tjetrit për pushtet. Partizanët e pushtetit në shtetin e Kosovës nuk flenë edhe në situata të krizës shëndetësore globale. Për ata, prioritet mbi prioritetin është të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet, sepse pas tyre u duket se vjen kiameti...! Nuk pritën as 100 ditët e Bontonit politik dhe e shfrytëzuan mungesën e përvojës institucionale dhe çastin e “pakujdesisë momentale” të kryeministrit Kurti, i cili po përballej me një vështirësi të madhe dhe të paparë deri tani, dhe “hienat” politike të së kaluarës të cilët e ndjenin se u vinte fundi, ia bënë atij në një mënyrë hilen dhe dallaveren e radhës dhe e

treguan fytyrën e tyre të vërtetë. S’ka dyshim se prapa “puçistëve” është prapaskena antireformë dhe vazhdimësia e të vjetrës, në prapaskenë është edhe sfida e dialogut me Serbinë. Ky diskurs polarizues mes Vetëvendosjes dhe të partive politike të tjera te qytetarët kosovar krijon huti dhe hamendje, bile te pjesa më e madhe e tyre ka krijuar papajtueshmëri gati revolucionare e masivizuar frikshëm kundër rrëzimit të Kurtit. Kjo masë popullore në sasi të konsideruar krijon një ambient që reflekton padëgjueshmëri qytetare e cila është akumuluar pothuajse që nga mbarimi i luftës e këtej. Prandaj, nëse u referohemi praktikave në Kosovë, ky vrer i akumuluar lehtë mundet të shpërthej, kurse Kosovën ta katandis edhe më keq. Argument legal opozitar për qeveri tjetër pa zgjedhje të reja, realisht nuk e ka mbështetjen popullore, por edhe më shumë se kaq: Së pari, rrëzimi i qeverisë Kurti nuk i mbushi as 100 ditët kurtuazi; Së dyti, ndodhi në rrethana të pandemisë shkatërruese globale kur qeveritë fuqizohen edhe më shumë e jo të dobësohen; Së treti, rrëzimi nuk e ndoqi rrugën e suksesit, respektivisht mossuksesit. Pra, nëse rrëzimi i qeverisë pati legjitimitet, absolutisht ishte e paarsyeshme dhe e papërgjegjshme. Sidoqoftë, është për keqardhje që Kosova sot kolaudon dëmet nga rrëzimi i Qeverisë, që është pasojë e kalkulimeve që nuk mund të jenë impresive dhe nuk stimulojnë projekte progresiste për te. Në fakt, dështimin e politikës në Kosovë duhet kërkuar në institucionet e trashëguara, në tranzicionin e vonuar, në mungesën e theksuar të njohurive dhe të kulturës politike, bashkë me shkallën e lartë të korrupsionit që po lebetitet si kancer në Ballkanin Perëndimor, i ektazuar ekstremisht në kastën politike shqiptare. Mbase në Kosovë arsye shtesë është edhe mbetja gjatë e krahut ushtarak në pushtet, që faktikisht argumenton qëndrimin e gabuar që ushtarakët u konvertuan pa merita në politikë. Ky krah ushtarak në Kosovë pos fuqisë dhe guximit që mori nga lufta, u fuqizua edhe nga forca e pushtetit, që është bërë pengesë e përparimit të demokracisë dhe e zhvillimit ekonomik të shtetit të Kosovës.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Nuk kemi si ta quajmë ndryshe shtetin e Kosovës, por veç si shtet të brishtë, i cili për dy dekada liri nuk po arrin të krijojë institucione kredibile. I brishtë është edhe për vet faktin se më vlerë ka fjala e një ambasadori të akredituar në Kosovë sesa fjala e një politikani të zgjedhur nga populli, më vlerë ka pasuria e një politikani të korruptuar sesa jetët e mijëra njerëzve, më të vlerësuar para drejtësisë janë hajdutët dhe kriminelët sesa qytetarët e zakontë dhe të ndershëm të këtij vendi. Mirëpo për fatin e mirë, përballë kusarëve dhe uzurpatorëve politikë, Kosova e ka një armatë të qytetarëve të ndershëm, një bërthamë të shëndoshë dhe shumë të fuqishme të intelektualëve, atdhetarëve dhe veprimtarëve të devotshëm, gazetarëve, analistëve dhe publicistëve të pathyeshëm në misionin e shenjtë për një shtet ligjor dhe demokratik, për barazi qytetare dhe kombëtare. Atdhetarët asnjëherë nuk viktimizo-

Nuk kemi si ta quajmë ndryshe shtetin e Kosovës, por veç si shtet të brishtë, i cili për dy dekada liri nuk po arrin të krijojë institucione të besueshme. I brishtë është edhe për vetë faktin se më vlerë ka fjala e një ambasadori të akredituar në Kosovë sesa fjala e një politikani të zgjedhur nga populli, më vlerë ka pasuria e një politikani të korruptuar sesa jetët e mijëra njerëzve, më të vlerësuar para drejtësisë janë hajdutët dhe kriminelët sesa qytetarët e zakontë dhe të ndershëm të këtij vendi

hen dhe as nuk dorëzohen, nderojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin për t’u ngritur lartë sipas veprave e jo sipas fjalëve boshe dhe frazeologjive mashtruese. Për dallim nga atdhetarët, politikanët e sotëm kosovarë janë shndërruar në ujqër kundër njëri-tjetrit, duke u munduar t’i nxjerrin nga goja kafshatën e gjahut të grabitur. Për shtetin e Kosovës lirishtë mund të themi së është bërë poligon i politikanëve egoistë dhe karrierist, të prishtë dhe të pistë, lakmitarë të pushtetit dhe të pa ngopshëm në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

pasurimin e skajshëm kundrejt një popullate të varfër e të pashpresë për jetë në vendlindjen e vet. Fundi i politikanëve të korruptuar dhe politikanëve mashtrues me kauza të rrejshme, për aq sa varet nga vetëdija qytetare, varet edhe nga organizimi i elitës intelektuale dhe mobilizimi i mërgatës. Pa marrë parasysh se si do të zhvillohen ngjarjet, Kosova do të mbetet fatkeqësisht shembulli i vetëm “i keq” i rrëzimit të Qeverisë në kohën e pandemisë dhe epidemisë më të rrezikshme në botë. E ENJTE, 7 MAJ 2020

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias

Mbetet shumë për bërë për lirinë e m Gjekë Gjonaj

Tre Maji shënon në gjithë botën ditën e lirisë së shtypit. Me këtë rast përveç organizimit të tryezave të rrumbullakëta në çdo vend përkatës ku diskutohen problemet e medias në përgjithësi, nga organizata të ndryshme ndërkombëtare bëhet dhe renditja e lirisë së shtypit sipas vendeve. Shënimi i 3 Majit - Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, na përkujton çdo vit, sakrificën dhe rolin që ka media në zhvillimin e shoqërisë. Kjo ditë synon për të rikthyer në vëmendjen e qytetarëve se liria e shtypit dhe e shprehjes janë të drejta themelore të sanksionuara në kushtetueshmërinë botërore. Liria e shtypit dhe e shprehjes, janë të drejta themelore të njeriut, por aktualisht gjendja e medias në botë, sikur edhe profesioni i gazetarit, kanë qenë dhe mbesin në valën e problemeve të vazhdueshme , sikur edhe në pikëpamje të rrezikshmërisë që përbën gazetaria si profesion. Mali i Zi ka disa gazetarë individualë të shkëlqyer. Por, indeksi botëror i

“ 12

Mali i Zi ka disa gazetarë individualë të shkëlqyer. Por, indeksi botëror i Lirisë së Shtypit për vitin 2020, përpiluar nga Reporterët pa Kufij, e rendit Malin e Zi për një vend më poshtë sesa vitin e kaluar. Duke u bazuar në raportin vjetor të kësaj organizate ndërkombëtare që merret me çështjet e lirisë së shtypit, Mali i Zi renditet në vendin e 105-të dhe përsëri mbetet një vend pjesërisht i lirë për raportim

Lirisë së Shtypit për vitin 2020, përpiluar nga Reporterët pa Kufij e rendit Malin e Zi për një vend më poshtë sesa vitin e kaluar. Duke u bazuar në raportin vjetor të kësaj organizate ndërkombëtare që merret me çështjet e lirisë së shtypit, Mali i Zi renditet në vendin e 105 dhe përsëri mbetet një vend pjesërisht i lirë për raportim. Raporti thekson se “mediat profesionale dhe gazetarët gjithnjë janë nën presionin e pushtetit, ndërsa sulmet më të rëndësishme ndaj gazetarëve nuk janë zbardhur” Edhe një raport nga OJQ-ja Fredom House për vitin 2019 , vlerëson se Mali i Zi ka një shtyp pjesërisht të lirë. Me fjalë të tjera “ nuk është keq, por duhet të bëhet shumë më mirë”. Janë të shumtë faktorët që kanë influencuar në këtë drejtim për të pasur një renditje dinjitoze apo renditje në vende nga fundi, por ajo që ia vlen

Raporti thekson se “mediat profesionale dhe gazetarët gjithnjë janë nën presionin e pushtetit, ndërsa sulmet më të rëndësishme ndaj gazetarëve nuk janë zbardhur”. Edhe një raport nga OJQ-ja Fredom House për vitin 2019 , vlerëson se Mali i Zi ka një shtyp pjesërisht të lirë. Me fjalë të tjera “ nuk është keq, por duhet të bëhet shumë më mirë”.

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MAJ 2020

për të theksuar është se pas integrimit të Malit të Zi në NATO dhe përqasjes së saj për t’u pranuar në Bashkimin Evropian, liria e shtypit duhej të ishte stabilizuar si koncept dhe Mali i Zi të zinte një vend të admirueshëm në renditjen botërore që t’i përputhej dhe zhvillimit të vendit. Pavarësisht kësaj pritshmërie pozitive, liria e shtypit në Mal të Zi ka disa vjet që humbet vende në renditje, duke demonstruar në këtë mënyrë një problem themelor të shoqërisë malazeze. Në një deklaratë të ministrave të Jashtëm të BE-së theksohet rëndësia e mediave të lira sidomos tani në krizën e Covid-19. Motoja e këtij viti e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit është „Gazetari pa frikë e pa privilegjim“. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit politikanë të nivelit të lartë evropian kanë theksuar rëndësinë e medias së pavarur sidomos tani në krizën e koronavirusit. Në këtë frymë janë shprehur me këtë rast edhe autoritetet më të larta malazeze. Pothuaj të gjithë zyrtarët evropianë e botërorë për çdo vit theksojnë rëndësinë e veçantë që luajnë mediat e lira në informimin e opinionit me informacione të vërteta e me cilësi. Megjithatë, për fat të keq, përveç presionit profesional,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

r t’u medias

gazetarët akoma janë subjekt i sulmeve fizike, vrasjeve, kërcënimeve e formave më të fshehura të presionit si mungesa e stabilitetit financiar, mungesa e kontratave të duhura dhe një gjyqësor jo efikas i cili nuk mund

t’i mbroj të drejtat e tyre në mënyrë adekuate. Domethënë fusha e medias është ende e brishtë. Por, sikur të ekzistonte vullneti politik këto sfida mund të tejkalohen. Sidoqoftë, më shumë punë duhet të bëhet për

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të siguruar që një nga kërkesat kryesore për vendosjen e demokracisë të përmbushet, gjegjësisht të siguruarit që mediat e lira janë të mbrojtura dhe të respektuara jo vetëm në Mal të Zi, por në krejt globin. E ENJTE, 7 MAJ 2020

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Imagjinatë Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington

Duke qenë i zënë me përdorimet praktike të gjërave, njeriu harron se ato të gjitha janë imagjinatë a aftësi e mendjes për të krijuar. Poeti, p.sh., me një perceptim, u jep gjërave jetë, i kthen nga kohët e vjetra dhe harresa, vë sy dhe gjuhë në çdo objekt të heshtur dhe të pajetë. Edhe ai e sheh pavarësinë e mendimit si simbol, por nuk ndalet aty, ai prish status-quon, dhe e çliron mendimin; botën e percepton si një gotë të mbushur me shtresa në renditjen e duhur, qëndron më afër saj dhe sheh se mendimi është metamorfozë, shumëformësh; që brenda formës së çdo jete është një forcë që e detyron atë të ngjitet në një formë më të lartë; dhe duke ndjekur me sytë e tij jetën, i përdor format që shprehin atë jetë, dhe kështu fjala e tij rrjedh në një hap me rrjedhën e natyrës Çdo njeriu i ndodh të kërkojë në mendje për fjalë ose një emër, por më kot, ato janë përzierë e kthyer në të reja, janë harruar ose rikrijuar me tjetër emër. Mendja është një botë më vete, e pavarur nga shqisat e tjera, - shikim, erë, dëgjim, shije dhe prekje - ku njeriu endet, dhe shpesh përdor imagjinatën për të sjellë në mendje emrin, vendin, punën, mjetet, fjalët e gjërat, lindjet e vdekjet - të gjitha janë kthyer në emblema. Sepse njeriu shprehet me simbole, si me partitë që përgjithësojnë idetë e tyre. Duke qenë i zënë me përdorimet praktike të gjërave, njeriu harron se ato të gjitha janë imagjinatë

14

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MAJ 2020

a aftësi e mendjes për të krijuar. Poeti, p.sh., me një perceptim, u jep gjërave jetë, i kthen nga kohët e vjetra dhe harresa, vë sy dhe gjuhë në çdo objekt të heshtur dhe të pajetë. Edhe ai e sheh pavarësinë e mendimit si simbol, por nuk ndalet aty, ai prish status-quon, dhe e çliron mendimin; botën e percepton si një gotë të mbushur me shtresa në renditjen e duhur, qëndron më afër saj dhe sheh se mendimi është metamorfozë, shumëformësh; që brenda formës së çdo jete është një forcë që e detyron atë të ngjitet në një formë më të lartë; dhe duke ndjekur me sytë e tij jetën, i përdor for-

mat që shprehin atë jetë, dhe kështu fjala e tij rrjedh në një hap me rrjedhën e natyrës. Të gjitha këto faktet me të cilat njeriu ndeshet në jetë janë shenja, si postblloqe kufiri, ku përtej çdo kalimi gjendet një ndryshim në shkallë më të lartë. Ai përdor formën sipas jetës, dhe jo jetën sipas formës. Vetëm poeti shkruan e flet për çdo gjë, sepse ai nuk ndalet në fakte, por i përdor ato si pika-kalimi. Ai e di pse fusha pa fund e hapësirës u mbush me këto lule që ne i quajmë diell, hënë dhe yje; pse thellësia e madhe zbukurohet me kafshë, me njerëz dhe perëndi; sepse mbi fjalë hipën si të ishin kuaj mendimi.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Të gjitha këto faktet me të cilat njeriu ndeshet në jetë janë shenja, si postblloqe kufiri, ku përtej çdo kalimi gjendet një ndryshim në shkallë më të lartë. Ai përdor formën sipas jetës, dhe jo jetën sipas formës. Vetëm poeti shkruan e flet për çdo gjë, sepse ai nuk ndalet në fakte, por i përdor ato si pika-kalimi. Ai e di pse fusha pa fund e hapësirës u mbush me këto lule që ne i quajmë diell, hënë dhe yje; pse thellësia e madhe zbukurohet me kafshë, me njerëz dhe perëndi; sepse mbi fjalë hipën si të ishin kuaj mendimi.

Çdo njeriu i ndodhë të kërkojë në mendje për fjalë ose një emër, por më kot, ato janë përzierë e kthyer në të reja, janë harruar ose rikrijuar me tjetër emër. Mendja është një botë më vete, e pavarur nga shqisat e tjera, - shikim, erë, dëgjim, shije dhe prekje - ku njeriu endet, dhe shpesh përdor imagjinatën për të sjellë në mendje emrin, vendin, punën, mjetet, fjalët e gjërat, lindjet e vdekjet - të gjitha janë kthyer në emblema. Sepse njeriu shprehet me simbole, si me partitë që përgjithësojnë idetë e tyre.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 7 MAJ 2020

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Liria e medies - v Jemi dëshmitarë se shoqëritë e sotme në tranzicion bëjnë angazhime shtesë për të siguruar ambientin e duhur për lirinë e punës së mediave, të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre në ndërtimin e demokracisë si kushtin e domosdoshëm për zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi. Edhe Mali i Zi, si shtet në procesin e integrimeve në BE, ka miratuar kornizën normative për të siguruar kushtet e duhura për punën pa pengesë të gazetarëve por, edhe krahas kësaj, është e nevojshme avancimi i mëtejmë i hapësirës mediatike, në veçanti, në mbrojtjen e shoqërisë nga lajmet e rrejshme të cilat rrezikojnë seriozisht promovimin e hapësirës së vërtetë mediatike

Kristjan Dukaj

Shënimi i datave dhe ngjarjeve të mëdha nga çfarëdo fushe, është e rëndësishme, në veçanti të atyre shënimi i të cilave ndihmon avancimin e mëtejmë të segmenteve të caktuar në prosperitetin e mëtejmë të shoqërisë në përgjithësi. Edhe pse

16

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MAJ 2020

në këtë periudhë bora përballet me pasoja të rënda nga pandemia e shkaktuar nga Coronavirusi, prapëseprapë, kemi obligim të rikujtojmë 3 majin, Ditën Botërore të Lirisë së Mediave. Aq më parë pasi qëllimi parësor për çgjë edhe është themeluar kjo datë, është ngritja e ndërgjegjes për rëndësinë e lirisë së mediave. Me Deklaratën nga Windhoeka, në Namibi, në vitin 1991, janë proklamuar principet themelore të lirisë së mediave dhe se është e nevojshme të promovohet në vazhdimësi nevoja e mbrojtjes së lirisë së mediave. Sot, kur civilizimi është duke u për-

ballur me rrezikun e padukshëm nga virusi i ri Covid-19, është rasti tu jepet mirënjohje e merituar mediave dhe profesionistëve mediatik të cilët, duke rrezikuar jetët e veta, kanë qëndruar afër të infektuarve në institucionet shëndetësore duke informuar opinionin më të gjerë me kërcënimet serioze nga Coronavirusi i rrezikshëm. Mediat, duke u dhënë hapësirën më të madhe profesionistëve shëndetësor, kanë dhënë kontribut të madh që pasojat për shëndetin e njerëzve të jenë sa më të vogla. Falë përkushtimit të këtillë të mediave, besimi i të gjithë neve në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

vlerë demokratike rekomandimet dhe masat e parapara nga njerëzit e shkencës dhe të profesionit, ishte gjithnjë e më i madh. Nuk është rasti që sot, në Ditën botërore të lirisë së mediave, të zgjerojmë tema edhe në fushat tjera, por të detyruar të mbrohemi nga rreziku si pasojë e pandemisë nga Coronavirusi, duhet konstatuar kontributi i pazëvendësueshëm i mediave në mbështetje të punëtorëve shëndetësor e që jemi dëshmitar edhe këtu, në Mal të Zi. Është e tepërt të flitet për rëndësinë e mediave për civilizimin e sotëm sepse mjafton të rikujtohen katastrofa të ngjashme nga e kaluara e të cilat kanë marrë dhjetëra miliona jetë njerëzish dhe se kjo, siç vlerësohet, në masë të madhe ishte pasojë e mungesës së mediave në ato kohëra të cilat as që mund të krahasohen me kushtet e sotme. Andaj, obligim i të gjithëve është vendosmëria në mbrojtjen e lirisë së mediave, sidomos, njerëzve të medias që vijmë nga ambienti mediatik duke filluar nga më të afërmit në familje. Jemi dëshmitar se shoqëritë e sotme në tranzicion bëjnë angazhime shtesë për të siguruar ambientin e duhur për lirinë e punës së mediave,

Sot, kur civilizimi është duke u përballur me rrezikun e padukshëm nga virusi i ri Covid-19, është rasti t’u jepet mirënjohje e merituar mediave dhe profesionistëve të medias të cilët, duke rrezikuar jetët e veta, kanë qëndruar afër të infektuarve në institucionet shëndetësorë duke informuar opinionin më të gjerë me kërcënimet serioze nga Coronavirusi i rrezikshëm. Mediat, duke u dhënë hapësirën më të madhe profesionistëve shëndetësor, kanë dhënë kontribut të madh që pasojat për shëndetin e njerëzve të jenë sa më të vogla. Falë përkushtimit të këtillë të mediave, besimi i të gjithë neve në rekomandimet dhe masat e parapara nga njerëzit e shkencës dhe të profesionit, ishte gjithnjë e më i madh.

të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre në ndërtimin e demokracisë si kushtin e domosdoshëm për zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi. Edhe Mali i Zi, si shtet në procesin e integrimeve në BE, ka miratuar kornizën normative për të siguruar kushtet e duhura për punën pa pengesë të gazetarëve por, edhe krahas kësaj, është e nevojshme avancimi i mëtejmë i hapësirës mediatike, në veçanti, në mbrojtjen e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

shoqërisë nga lajmet e rrejshme të cilat rrezikojnë seriozisht promovimin e hapësirës së vërtet mediatike. Duke uruar të gjithë njerëzve të medies Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, kemi obligim që përmes shembullit personal të kontribuojmë që fjala më e dashur Liria, të gjallëroj plotësisht në punën e mediave si parakusht për ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe me prosperitet.

E ENJTE, 7 MAJ 2020

Javore KOHA

17


VËSHTRIM & OPINION

Dukuri

Toponime të çuditshme të botës shqiptare Këto emërtime më shumë se të çuditshme, ose thjesht të papërshtatshme për shoqërinë normale, janë një dëshmi që na flet për tranzicionin politik dhe historikun nëpër të cilin kanë kaluar trojet shqiptare ose më saktë praninë e të huajve me gjuhët e tyre ilire-romake, bullgare, greke, sllave, turke, vllehe, madje edhe toponime me substrate të hershme gjuhësore, të cilat kanë qenë e kanë mbetur objekt për studimet etimologjike dhe nuk nuk kanë fare të bëjnë me “epokën tonë kombëtare”. mali “Paskalomatunturi”, që në përkthim të gjuhës së vendit është “Mali i pushimeve të m…t”. Në provincën e Buenos Aires-it në Argjentinë është qyteti “Moron”, që në anglisht ka kuptim “i metë” ose “hajvan”, por që Hajrudin S. Muja prej themelimit në shekullin XVII, e ka marrë emrin nga një përrua aty pranë. Një zonë e Holandës nga shekulli XIII mban toponimin “Monster”, në Në këtë kohë karantine shfletoj Atla- anglisht “Përbindësh”, por thuhet se sin botëror dhe vërej toponime të cilat vjen nga latinishtja “Monasterium” në pamje të parë duken nga më të (manastir), ose nga një fjala e vjetër çuditshmet. Në Norvegji, për shem- holandeze “monster” (kisha e madbull, është një qytet i vogël që quhet he). Në Kolorado të Amerikës është “Hell”, që në anglisht ka kuptimin një qytet që quhet “No name” (Pa “Ferr”, por që e ka marrë emrin nga emër), dhe kjo pasi kolonizatorët nuk norvegjishtja “hellir”, që do të thotë arritën të gjenin ndonjë gjë origjina“pjesë e dalë”. Në Wells të Britanisë le për t’i vendosur një emër (MSN, së Madhe është një vend që në librin 11.11.2018). e rekordeve zë vendin e dytë për Bota e madhe ka plot emërtime të nga gjatësia: “Llanfairpwllgwyngyll- tilla të çuditshme, por shumë njerëz gogerychwyrndrobëllllantysiliogogo- mbase nuk e dinë se në viset ku jegoch”. Në dialektin e vendit i refero- tojnë shqiptarët ka toponime edhe het vendndodhjes së qytetit: “Kishën më të çuditshëme vendesh të banue Shën Marisë në luginën e kalterit të ara, të cilat në pamje të parë shpesh bardhë pranë një vorbulle të shpe- duken banale, por jo gjithmonë janë jtë dhe Kishës së Shën Tysiloit të të tilla, nëse i trajtojmë në kontekstin shpellës së kuqe”. Në Finlandë është historik të kohës dhe të gjuhës, që

18

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MAJ 2020

të mos ngutemi të japim përkufizime absurde. Për të vazhduar më tej na duhet të japim disa shembuj: Vithkuq (Korçë), Kurvelesh (Tepelenë), Qinam (Ersekë), Leshnje (Skrapar), Kakardhiq (Lezhë), Qyqylagë (Lipjan), Bithuq (Dibër), Leshnicë dhe Sunqin (Tetovë), Muqibabë (Gjilan), Llukar (Prishtinë), Gjylekar (Viti), Kaqibeg (Podujevë), Skorobisht (Prizren), Neperbisht (Suharekë), Belesh (Elbasan), Peqin (qytezë afër Elbasanit), Karaqevë, Kolloleq, Rogocicë dhe Muqiverrc (Dardanë – Kamenicë), Peladhi (Dibër e Shqipërisë), Lapardha (Vlorë), Topille (Shtime), Kravarice (Gjilan), Karbunare (Fier), Karadak (Malësi e Shkupit), Uglari (Graçanicë), Qyqylagë (Lipjan) etj. Në pamje të parë vetiu habitesh jo vetëm me atë që i emërtoj, por edhe me ata që pranuan të tilla toponime në mesin e atyre banorëve. Për shkak të këtyre habive, njerëzit kanë thurur lloj-lloj tregimesh të cilat janë shndërruar në “të vërteta” ose së paku janë trajtuar si pjesë humoristike në bisedat e përditshme. Ato bëhen edhe më qesharakë kur provojnë të nxjerrin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

shkakun e këtyre emërtimeve. Për ilustrim mund të marrim një përrallë që tregohet për Vithkuqin e zonës së Korçës, e cila e ka marrë emrin nga një grua që u vra heroikisht me një bombë. Fshatarët të cilët shkuan në vendin e ngjarjes, duke e parë heroinën me vithe të kuqe në gjak e pagëzuan fshatin Vithkuq. Natyrisht është një histori e sajuar “me gjasme” që nuk ka të bëjë fare me realitetin, por fshati bashkë me emrin është ende aty me këtë toponim analog si “Buzëmali”, “Kryemali” etj. Një tjetër përrallë tregohet për fshatin Peladhi, që qenka një toponim i kohës së Skënderbeut. Ky i fundit kishte dhënë urdhër që të sillej një pelë (kalë i gjinisë femërore) dhe të ushqehej me grurë derisa të plaste. Kur pela plasi nga ushqimi i tepërt, ata e hudhën jashtë dhe e rrokullisën teposhtë. Kjo gjë provokoi “turqit” të shkonin të shihnin se çfarë ishte ai “send” dhe kur shkuan, i hapën barkun të cilin e gjetën të mbushur me grurë, çka kuptuan se Skënderbeu kishte mjaft grurë dhe ishte i fortë ekonomikisht. Përralla përfundon me përhapjen e fjalës se “nuk dimë a kje pelë a dhi”, në mënyrë që të mos demoralizoheshin ushtarët dhe kështu i mbeti emri vendit Peladhi. Për shkak të këtyre toponimeve disa nga banorët janë ndier të turpëruar. Para disa viteve, kur kanë hyrë gratë në urban për të shkuar në Llukar, faturinos i thonin: “ama një biletë deri te Katuni i Keq”! Disa prej tyre madje i thonin se po shkonin për në fshatin përtej (në Makovc) dhe e paguanin

biletën më shtrenjtë për të mos e përmendur emrin Llukar. Po kështu edhe gratë e fshatit Gjylekar, kur dëshironin të tregonin nga ishin, u thonin: “jemi nga Gjylekreshta”. Ndërkohë të tjerët i këndonin bukurisë së vajzave: “Ka Peqini goca t’bukra” ose heroizmave: “Kurvelesh o gur i thatë, luftonjnë burrat, luftojnë gratë”. Natyrisht organet përkatëse do të duhej t’i ndryshonin toponimet e tilla, edhe pse kam përshtypjen që të gjitha këto kanë një përgjigje të arsyeshme, të cilat edhe pse tingëllojnë të çuditshme e banale, nuk e kanë burimin ashtu siç vërtet duken. Ato mbajnë domethënie krejtësisht tjetër nga ajo të cilën ne e perceptojmë sot dhe nuk kanë të bëjnë fare me shqipen. Natyrisht mund të paraqesim disa versione të mundshme, jo domosdoshmërisht të sakta, por gjithsesi më të mundshme se vetë emërtimi në shqip. Ta marrim, për shembull, Kurveleshin që është një krahinë e Tepelenës. Do të ishte çmenduri të mendoje se është një emërtim i përfituar nga “Kurvë” e “lesh”, sepse, emërtimet e tilla pezhorative (“me marre”) jo vetëm që nuk do të praktikoheshin, por do të ishin ndryshuar me kohë. Së pari termi “kurva” nuk është shqip por në sllavisht që tregon një femër të përdalë. Ka mundësi të jetë përfituar edhe nga latinishtja “Curva” që don të thotë “kthesë” apo nga “Curvelessioum” romak. Një tjetër shqyrtim mund ta marrim për fshatin Gjylekar (në komunën e Vitisë), që vjen nga gjuha turke dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

mund të marrë kuptimin”Luleborë” nga “gül”=trëndafil dhe “qar”=borë. Një tjetër variant thotë është përfituar po nga turqishtja, por me kuptim pak më ndryshe, nga “gül”=lule dhe “qar”=nuse, që do transliterohej si Gjylenusja apo Nusjagjylë. Po nga turqishtja mund të vijë edhe toponimi i Malësisë së Shkupit – Karadak, ku sipas shënimeve historike kanë banuar “turq” ose së paku banorët e kësaj zone kanë folur turqisht. Njëjtë edhe toponimet Qylagë dhe Kaqibeg, i pari nga “qyl” me kuptimin “fshatar” e “agë” (katundar, aga) dhe i dyti nga “kaç” me kuptimin “merr” dhe “beg” (Beu-marrës ose Beu që merr). Për shqiptarët që nuk i njohin gjuhët sllave disa toponime tingëllojnë çuditshëm, si bie fjala emërtimi i fshatit Muçibaba ose akoma më çuditshëm “Muqibaba”. Mund të ketë ardhur nga gjuha serbe “mučiti” në kuptimin “mundoj” ose “vuajtje” dhe “baba” me kuptimin “gjyshe”, pra “gjyshja e munduar” ose “gjyshja e vuajtur”. Akoma më i qartë toponimi Uglari (në Graçanicë), po ashtu nga serbishtja, që mund të përkthehet si “qymyrxhinj”. Kështu mund të jetë edhe me toponimin “Llukar”, që mund të përfitohet nga gjuha sllave me kuptimin “qepë”, apo siç thonë banorët nga një paraardhës i tyre me emrin Llukë. Të tjera toponime pezhorative sllave me kuptim të çoroditur mund të jenë edhe toponimet “Seran” ose “Sernicë” nga “dhiej” ose “nevojtore”. Të tilla toponime kanë edhe vetë serbët, si: Brlog, Kurici, Smrdica, Svinjishte, Kuruçina, Sisevac, Donje Brijanje etj. Nga ana tjeter, të gjitha toponimet që mbarojnë me prapashtesën “isht”, si Skorobisht, Neperbisht, Vranisht etj. janë të gjuhës vllehe. Këto emërtime më shumë se të çuditshme, ose thjesht të papërshtatshme për shoqërinë normale, janë një dëshmi që na flet për tranzicionin politik dhe historikun nëpër të cilin kanë kaluar trojet shqiptare ose më saktë praninë e të huajve me gjuhët e tyre ilire-romake, bullgare, greke, sllave, turke, vllehe, madje edhe toponime me substrate të hershme gjuhësore, të cilat kanë qenë e kanë mbetur objekt për studimet etimologjike dhe nuk nuk kanë fare të bëjnë me “epokën tonë kombëtare”. E ENJTE, 7 MAJ 2020

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Intervistë me regjisorin nga Malësia me banim në SHBA, Idriz Gjokaj

A ka sektor kulturor sot në Malësi?!

Ata që sot janë kompetentë për sektorin kulturor në Malësi (nëse ka të tillë) duhet urgjentisht që të dalin me një plan hartues njëvjeçar në të cilin duhet të jenë të përfshira aktivitetet kulturore nga më të ndryshmet, ku do të kishte: mbrëmje poetike, recitale, gara poezish, koncerte e mini-koncerte, zhanre të ndryshme të muzikës, etyde humori dhe satire, takime letrare, këngë e valle, folklor dhe mbi të gjitha e para së gjithash TEATËR, si përçuesi dhe bartësi unik dhe eminent i vlerave më të gjalla dhe më të prekshme kulturore-shoqërore dhe atyre shpirtërore, që nga desidoriatet egjiptiane, ditirambet antike, e deri tek “Erotikat” Çehoviane në të cilat publiku përjeton katarsisin ose ndryshe “shkarkimin fiziologjik”, për të cilin kemi nevojë sot, si kurrë më parë. Koha javore: Z. Gjokaj, Ju jeni regjisori i parë profesionist në Malësi dhe pas kualifikimit Tuaj, kontribuat disa herë për të vënë në skenë drama të njohura për publikun shqiptar në vend. Cilat ishin shkaqet e pezullimit të aktiviteteve Tuaja kulturore në vend dhe emigrimit drejt SHBA-ve? I. Gjokaj: Fillimisht më lejoni që përmes jush të përshëndes të gjithë lexuesit e gazetës suaj në vendlindje dhe në mërgim, kudo që ndodhen ata, me një “Vunjatjeta” të përzemërt. Ne jemi gjenerata së cilës i ka rastisur që të vuaj këto vite të trishta tranzicioni, i cili në mënyrë permanente është duke vazhduar që të na marrë kohë, së cilës vetëm tani gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë kolektive po i duken vlerat reale. E pra, koha e humbur e tranzicionit është duke na lënë pasoja, disa prej të cilave janë të pariparueshme. Kam një lloj pershtypjeje që jemi me indicie “asfiksimi kolektiv” dhe sikur jemi duke pritur që të shfaqet dikush nga diku (nga hiçgjë), sa për t’na dhënë një dorë që të marrim veten.

20

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MAJ 2020

Për një çast po më kujtohet skena e Hamletit, dhe po bëj një krahasim të pakrahasueshëm dhe disi metaforik, kur i shfaqet fantazma e babait të vetë për t’i rrëfyer ngjarjen makabre me ungjin. Por “fantazma” jonë (që nuk e di se cila mund të jetë) qartësisht ka humbur udhën, por edhe neve nuk është se dëshirojmë edhe aq shumë që të shfaqet. Shkaqet e largimit tim janë të njohura, e më së miri i dinë ata që kanë kontribuar për t’i realizuar ato. Atyre ka të ngjarë që ju dukej se auditori malësor nuk duhej të përballej me shfaqje të vëna nga profesionistë të fushës përkatëse, pasi rrezikohej “keqkuptimi”, gjithmonë sipas mendjes së “ndritur” të tyre, në mes binomit skenë-spektator. Dhe kur të mbyllet dera e afrimit dhe ajo e afirmimit si dikush me pasion të hovshëm dhe zell të vrullshëm, zgjedhja e vetme është zhdukja e menjëhershme nga dritarja, si opsioni i fundit për të siguruar një çap bukë sa për të mbijetuar. Koha javore: Pa dyshim që synimi Juaj, ashtu sikurse edhe i

shumë profesionistëve të fushave të ndryshme, ka qenë që t’i shërbeni Malësisë. Çfarë ishin barrierat që ju çuan ta braktisni vendlindjen dhe të mos e realizoni objektivin Tuaj? I. Gjokaj: Do të na duhej një listë e gjatë për të evidentuar barrierat në të cilat kam hasur përgjatë kalvarit pesëvjeçar pas diplomimit, atij trivjeçar, pas magjistrimit dhe largimit përfundimtar. Ato ishin nga më të ndryshmet, që nga thashethemet dhe stereotipet individuale kundrejt meje, deri tek ato të disa partive palo-politike e pushtetare, si dhe frikat e ndryshme të personave që qëndronin nëpër poste, vende e detyra aksidentalisht dhe jo fare me meritë. Koha javore: Si e shikoni sektorin e kulturës sot në Malësi? A ka ndryshuar diçka në aspektin e zhvillimit të kulturës në Tuz qëkur është ndërruar struktura e qeverisjes vendore në vend? I. Gjokaj: Pyetjes suaj po i përgjigjem me pyetjen; A ka sektor kulturor sot në Malësi? Jemi “në vend


INTERVISTË

numëro” dhe as që bëhet fjalë për ndonjë hap eventual përmirësimi. Alarmin e kam ngritur qëkur isha atje, që kur intervistohesha nga mediat vendase (falënderim të përzemërt dhe të veçantë për to), qëkur i mbarova studimet. Të mëkatosh individualisht e personalisht ekziston mundësia e faljes si reaksion zinxhir, shkak-pasojë-pendim, por ta bësh këtë kolektivisht e vazhdimisht është e pafalshme për shkak të thellimit të mos ndërgjegjësimit absolut masiv. Koha javore: Në Malësi ende mungojnë institucionet kryesore të artit dhe kulturës. Sipas këndvështrimit Tuaj prej profesionisti, cilat aktivitete kulturore i mungojnë Malësisë e që do të mund të organizoheshin nga ata që janë të ngarkuar në këtë drejtim? I. Gjokaj: Ata që sot janë kompetentë për sektorin kulturor në Malësi (nëse ka të tillë) duhet urgjentisht që të dalin me një plan hartues njëvjeçar në të cilin duhet të jenë të përfshira aktivitetet kulturore nga më të ndryshmet, ku do të kishte: mbrëmje

poetike, recitale, gara poezish, koncerte dhe mini-koncerte, zhanre të ndryshme të muzikës, etyde humori dhe satire, takime letrare, këngë e valle, folklor dhe mbi të gjitha e para së gjithash TEATËR, si përçuesi dhe bartësi unik dhe eminent i vlerave më të gjalla dhe më të prekshme kulturore-shoqërore dhe atyre shpirtërore që nga desidoriatet egjiptiane, ditirambet antike, e deri tek “Erotikat” Çehoviane në të cilat publiku përjeton katarsisin ose ndryshe “shkarkimin fiziologjik”, për të cilin kemi nevojë sot, si kurrë më parë.

jeta fillonte kur orakulli parashikonte të ardhmen përmes fërshëllimës së degëve dhe turmat e njerëzve dëfreheshin e ngazëlleheshin.

Koha javore: Cfarë do të duhej të ndërmerrnin përgjegjësit e fushës së kulturës në Malësi në mënyrë që jeta kulturore në vend të gjallërojë dhe të jetë evidente? I. Gjokaj: Unë dëshiroj të shpreh këtu bindjen time më të thellë se bërthama e një teatri do të fillonte të qartësonte zbrazëtitë dhe boshllëqet sociale dhe të jepte frytet e veta të çmuara të cilat do të na ngopnin shpirtërisht e mendërisht, njëjtë si në Dodonën e lashtë, në të cilën

Koha javore: A keni menduar të ktheheni sërish në Malësi për të jetuar dhe vepruar apo jeta juaj do të vazhdojë në SHBA? I. Gjokaj: Pothuajse çdo person në mërgim e mendon dhe dëshiron kthimin në atdhe, por kjo shpeshherë nuk varet nga ti, por nga disa faktorë dhe rrethana të krijuara në vendlindje, por edhe në ambientin në të cilin je i pranishëm.

Koha javore: Si do ta përkufizonit një vend ku arti dhe kultura lënë për të dëshiruar? I. Gjokaj: “Ku thërret qameti”, nuk ka më denigruese se kur zgjohesh në mëngjes e mendon për ditën tjetër, pasi me këtë të sotmen vetëm ke boshllëk emocional të mjaftueshëm, të cilin zor se e plotëson e nesërmja.

Intervistoi: Toni Ujkaj

E ENJTE, 7 MAJ 2020

Javore KOHA

21


KULTURË

Mbi krijimtarinë poetike të Ibrahim Berjashit

Poezia është zëri i botës Gladiola Jorbus

Ibrahim Berjashi, modeli i një poeti që me talent e konsekuencë rrezaton fuqishëm me një sërë botimesh,

22

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MAJ 2020

Poeti Berjashi rrëmon gjithçka, shfaqet herë shenjtor, herë profet, sheh me sytë e shpirtit, ka intuitë artistike, është një medium që frymëzon, shëron, rrëfen, parandien, endet në hapësirat e lirizmit, mih fjalën, kadencën, vargun, poezinë vetë

ku gjejmë thesarin e shpirtit njerëzor dhe triumfin e së mirës mbi të keqen. Ai me të drejtë synon të meritojë emrin Ikonë e letërsisë shqipe për fëmijë. Poezia për fëmijë e këtij autori synon të edukojë dëgjimin dhe leximin e teksteve poetike, përmes të cilëve vocërrakët mund të zbulojnë aspektet fonetike dhe vizuale të poezive, të reflektojnë mbi kuptimin e fjalëve dhe lidhjen që qëndron mes tyre. Poezia shpreh emocione dhe nd-

jenja përmes një gjuhe origjinale, të përfshirë në tekst duke evokuar imazhe dhe tinguj familjarë në figura të dashura për ta, si: delfini, deti, pelikani, varka etj. Poeti kupton se kur shkruan poezi, lind dhe paradoksi i madh. Nuk shkruhet ajo që ti di, por ti fillon të dish, kur nis të shkruash. Poezia është vetëdije, zgjim, rikthim; ajo gëlon, formësohet, kërkon të flasë dhe ngarkesat emocionale duan vazhdimisht hapësira të reja për t’u


KULTURË

shprehur. Ndjesitë e harruara, për të mos thënë të anatemuara, rikthehen në jetë, kur ne bëjmë pikërisht këtë udhëtim brenda vetes. Dhe poeti Berjashi e realizon më së miri këtë. Poezia e këtij autori të bën më të ndjeshëm, më të dëlirë, më vulnerabël; është si një lloj procesi krijimi ku poeti shfaqet si një lloj perëndie krijues, kompozon fjalë të unifikuara nga tingujt e muzikaliteti. Poezia e Berjashit është liri, pavarësi, dashuri, nuk njeh limite; poeti misionar, poeti që shkrihet për të dhuruar dritë si qiriri naimjan, poeti që ushqen me gjakun krijues lasgushian – nositët e tij lexues. Për të shkruar një poezi të çiltër, të bukur, të ndjerë, nuk të shërbejnë as diplomat, as gradat shkencore, as

Poezia për fëmijë e këtij autori synon të edukojë dëgjimin dhe leximin e teksteve poetike, përmes të cilëve vocërrakët mund të zbulojnë aspektet fonetike dhe vizuale të poezive, të reflektojnë mbi kuptimin e fjalëve dhe lidhjen që qëndron mes tyre.

studimet akademike; mjafton thjesht të dish, të njohësh veten (siç shprehej dhe Sokrati shekuj më parë), e më pas të deshifrosh sekretet e fshehura në meandret e shpirtit. Poeti Berjashi rrëmon gjithçka, shfaqet herë shenjtor, herë profet, sheh me sytë e shpirtit, ka intuitë artistike, është një medium që frymëzon, shëron, rrëfen, parandien, endet në hapësirat e lirizmit, mih fjalën, kadencën, vargun, poezinë vetë.

Çdo poet mbart gurgullimën e vendlindjes brenda zemrës dhe vargjeve të veta; dhe poeti ulqinak Ibrahim Berjashi e endë poezinë në pëlhurën e çmueshme të gjuhës shqipe duke na bërë të kuptojmë se poezia është zëri i botës, një lashtësi pa kronologji apo siç shprehet Octavio Paz: “Meriton atë që ëndërron”, kurse unë do të deduktoja se “Duhet të shkruajmë bukur, që të ndihemi bukur, e kështu do të jetojmë më bukur”.

Poezia e këtij autori të bën më të ndjeshëm, më të dëlirë, më vulnerabël; është si një lloj procesi krijimi ku poeti shfaqet si një lloj perëndie krijues, kompozon fjalë të unifikuara nga tingujt e muzikaliteti. Poezia e Berjashit është liri, pavarësi, dashuri, nuk njeh limite; poeti misionar, poeti që shkrihet për të dhuruar dritë si qiriri naimjan, poeti që ushqen me gjakun krijues lasgushian – nositët e tij lexues.

E ENJTE, 7 MAJ 2020

Javore KOHA

23


TURIZËM

Pas pandemisë COVID-19

Ulqini paralajm sezonin turistik

Përfaqësuesit e turizmit në Mal të Zi ende nuk kanë paraqitur ndonjë plan kohor për hapjen e mundshme të sezonit turistik pas pandemisë së koronavirusit. Megjithatë, përfaqësuesit vendorë të organizatave turistike nuk e përjashtojnë mundësinë që në fillim të korrikut të nisë sezoni turistik. Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fatmir Gjeka, beson se edhe sivjet do të ketë sezon turistik. “Shpresoj dhe besoj se edhe sivjet do të kemi sezon turistik. Nisem nga fakti se ne kemi pasur 70-80 për qind të mysafirëve nga rajoni. Edhe pse nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga situata në rajon, megjithatë duke u ba-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MAJ 2020

“Shpresoj dhe besoj se edhe sivjet do të kemi sezon turistik. Nisem nga fakti se ne kemi pasur 70-80 për qind të mysafirëve nga rajoni. Edhe pse nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga situata në rajon, megjithatë duke u bazuar në situatën aktuale ne mund të hyjmë direkt në vrullin e sezonit turistik në korrik dhe gusht”, tha Gjeka.

zuar në situatën aktuale ne mund të hyjmë direkt në vrullin e sezonit turistik në korrik dhe gusht”, tha Gjeka. Në këtë kuadër edhe Ndërmarrja Publike për menaxhimin e bregdetit të Malit të Zi paralajmëroi lehtësira

për pronarët e plazheve dhe të objekteve hotelierike. Kryetari i Këshillit Drejtues të kësaj ndërmarrjeje, Xhaudet Cakuli, vuri në dukje lehtësirat për mbarëvajtjen e sezonit turistik.


TURIZËM

mëron k “Jemi përcaktuar për shtyrjen e obligimeve të qiramarrësve në zonën e ‘Të Mirave Detare’ të plazheve dhe të objekteve të ndryshme në bregdetin e Malit të Zi në afatin prej 90 ditëve“, tha Cakuli. Edhe në bregdetin e Ulqinit po mendohet për qasje të ndryshme në ruajtjen e distancës mes pushuesve. Kjo distancë, sipas Cakulit, do të jetë 4 metra. “I kemi bërë disa propozime provizore, të cilat parashohin largimin e çadrës prej njëra-tjetrës në distancë prej 4 m. Gjithsesi, në këtë kuadër do të jetë me rëndësi edhe vlerësimi i autoriteteve të shëndetësisë dhe në

Përfaqësuesit turistikë në Mal të Zi nuk e përjashtojnë mundësinë që në fillim të korrikut të nisë sezoni turistik me mysafirë nga rajoni. Në këtë kuadër ata paralajmërojnë lehtësira për pronarët e plazheve dhe të objekteve, si dhe mbrojtje të përshtatshme për mysafirët

“Jemi përcaktuar për shtyrjen e obligimeve të qiramarrësve në zonën e ‘Të Mirave Detare’ të plazheve dhe të objekteve të ndryshme në bregdetin e Malit të Zi, në afatin prej 90 ditëve“, tha Cakuli.

bashkëpunim me ata do t’i miratojmë planet përfundimtare”, tha Cakuli. Edhe Fatmir Gjeka beson se një veprim i tillë në ruajtjen e distancës i ndihmojnë plazhet e veçanta dhe tejet të gjata të Ulqinit. “Përparësia jonë është se ne kemi hapësira bregdetare, siç është Plazhi i Madh, ku mundemi lehtë ta ruajmë

distancën. Jemi e vetmja komunë në Mal të Zi ku kemi hapësirë për distancë për një numër shumë të madh të mysafirëve”, tha Gjeka. Komuna e Ulqinit është ndër vendet me resurse të veçanta turistike në Mal të Zi, e cila falë kësaj pasurie a.s. edhe mbijeton ekonomikisht. (VOA) E ENJTE, 7 MAJ 2020

Javore KOHA

25


MOZAIK

Deponitë e egra në Malësi

Shëmtojnë pamjen e mjedisit

SHPK “Komunale” nga Tuzi, e sapo themeluar, përveç problemeve që kanë të bëjnë me organizimin e punimeve, plotësimin e kuadrit dhe të pajisjeve të domosdoshme për kryerjen e punimeve ashtu siç duhet, po ballafaqohet edhe me një problem, i cili më së tepërmi ka të bëjë me sjelljet e vetë banorëve të këtushëm. Fjala është për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e qytetit, sidomos me fenomenin e krijimit të deponive jolegale e të cilat janë të shëmtuara për syrin e çdo kalimtari. Nëse pastërtia dhe mirëmbajtja e një mjedisi duhet të jenë pasqyrë e ndërgjegjes dhe e kujdesit të banorëve të atyshëm, atëherë nuk jam i sigurtë që banorët e Komunës së Tuzit do të zënin një vend të lartë në listën e notave në shkallën prej një deri në dhjetë. Më mirë të themi se ata nuk do ta jepnin provimin nga ekologjia. Është e saktë se çdo mjedis, sidomos mjediset urbane, krijojnë mbeturina të shumta, por, po ashtu është e vërtetë se ekzistojnë edhe vendet e caktuara për deponimin e tyre, pra, ekzistojnë koshat e mbeturinave por edhe deponitë e caktuara për hedhjen e materialeve ndërtimore si dhe

“ 26

të materialeve të tjera inerte. Shumica e banorëve të Tuzit këto rregulla dhe këtë praktikë nuk e zbatojnë në masën më të mirë të duhur. Mbeturinat të gjithë i hedhim vend e pa vend, pranë koshave, pranë rrugës, në shtratin e lumenjve e gjithandej ku e kemi më së lehti. Duhet ditur se mbeturinat e natyrave të ndryshme, jo vetëm se janë të shëmtuara dhe i vrasin syrin çdo kalimtari, por duhet ditur se ato janë edhe burim potencial i sëmundjeve dhe infektimeve të ndryshme, i kundërmimit të erës së keqe e të tjera. Duke u ballafaquar me këtë problematikë , aspak të vogël, SHPK Ko-

Camaj me këtë rast falënderoi bashkatdhetarët malësorë në SHBA, të cilët për nevojat e kësaj ndërmarrjeje kanë grumbulluar 27 mijë dollarë për blerjen e një kamioni, i cili do të ishte i papërshtatshëm për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave edhe nga rrugët dhe rrugicat e ngushta dhe të pa përshtatshme për këtë veprimtari, në Komunën e Tuzit. Në një shkresë drejtuar qytetarëve të Komunës, ai bën apel që të jenë të kujdesshëm dhe, duke i deponuar mbeturinat në vendet e caktuara për to, të ndihmojnë që Tuzi të duket ashtu siç i ka hije një mjedisi, edhe pse i vogël por i cili pretendon të jetë i pastër dhe urban.

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MAJ 2020

munalja nga Tuzi, ditë me rrallë po orvatet që sado pakë ta përmirësojë gjendjen në këtë fushë. Sipas fjalëve të ushtruesit të detyrës të drejtorit të përgjithshëm të Komunales Tuz Nikollë Camaj, në Komunën e Tuzit janë krijuar shumë deponi të egra, jo legale, të cilat ofrojnë një pasqyrë të shëmtuar të Komunës por edhe të vetë ndërgjegjes së banorëve të këtushëm. Ai në një intervistë për Televizionin lokal “Boin” ka theksuar se kjo organizatë e sapo themeluar , po përballet me probleme të shumta , duke filluar nga mungesa e burimeve financiare e deri tek mjetet për grumbullimin dhe deponimin e mbeturinave. Ai me këtë rast falënderoi bashkatdhetarët malësore në SHBA , të cilët për nevojat e kësaj ndërmarrje kanë grumbulluar 27 mijë dollarë për blerjen e një kamioni , i cili do të ishte i përshtatshëm për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave edhe nga rrugët dhe rrugicat e ngushta dhe të pa përshtatshme për këtë veprimtari , në Komunën e Tuzit. Në një shkresë drejtuar qytetarëve të Komunës, ai bënë apel që të jenë të kujdesshëm dhe , duke i deponuar mbeturinat në vendet e caktuara për to, të ndihmojnë që Tuzi të duket ashtu siç i ka hije një mjedisi, edhe pse i vogël por i cili pretendon të jetë i pastër dhe urban. Ai thek-


MOZAIK

soi se vetëm gjatë ditëve të izolimit të Tuzit , të shkaktuar nga pandemia e korona virusit , kjo ndërmarrje ka bërë pastrimin e shumë deponive të egra , duke pastruar shumë vende të deponive dhe akseve rrugore dhe duke transportuar mbi 150 kamionë mbeturina . E gjithë kjo, siç theksoi

ai, është bërë pothuaj se mbi baza vullnetare dhe me qëllim që Tuzi të duket sa më i pastër, sepse kjo organizatë akoma nuk është shkëputur plotësisht nga ndërmarrja Cistoqa nga Podgorica. Sidoqoftë , është koha , nevoja dhe imperativi i kohës që të gjithë ne të

ndërgjegjësohemi në këtë drejtim , duke i ndihmuar kështu vetes tonë , Komunës dhe duke dhënë shembull për të tjerët se si dhe sa e duam mjedisin tonë të pastër dhe që syri i kalimtarit të kënaqet duke soditur një ambient të pastër dhe të rregulluar Bora Lucaj ashtu siç i ka hije. E ENJTE, 7 MAJ 2020

Javore KOHA

27


MOZAIK

Sektori i bujqësisë në Malësi në kohë të pandemisë

Fermerët të shqetësuar për tregun e shitjeve Malësi – Në këtë kohë të pandemisë globale si pasojë e virusit COVID–19, çdo sferë e jetës ka shënuar goditje në shkallë mjaft të gjerë, me dëme kolosale dhe të pakompensueshme. Edhe vendet më të fuqishme botërore janë prekur rëndë në çdo sektor nga situata e pandemisë, e cila për fat të keq ende është aktuale në të gjithë globin. Në Malësi duke qenë se kemi qëndruar në një izolim total për plot tri javë, edhe sektori i bujqësisë në vend dhe fermerët e zonës janë prekur nga situata e krijuar, duke qenë se pjesa dërmuese në trevën e Malësisë si degë kryesore të ekonomisë së tyre familjare e kanë veprimtarinë bujqësore. Njëri ndër fermerët më të mëdhenj të zonës, me një përvojë shumëvjeçare në kultivimin e produkteve të ndryshme

28

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MAJ 2020

bujqësore, Zef Dedvukaj, në një deklaratë për gazetën “Koha javore” thotë se sektori i bujqësisë në Malësi ka pësuar shumë kur bëhet fjalë për tregun e shitjeve, i cili në kushte të tilla ka munguar dhe akoma vazhdon të mbetet problem madhor për ta. “Për ne prodhuesit bujqësorë në Malësi nga ky izolim është prekur më së shumti tregu. Për momentin kemi të gatshme patatet dhe lakrat e pranverës, kurse tregu është shumë i bllokuar, shumë i dobët, nuk ka çmime të favorshme dhe nuk konsumohet asgjë. Patatet ndoshta qëndrojnë edhe një muaj, mirëpo lakrat sidomos nga ky shi intensiv i ditëve të fundit do të dëmtohen të gjitha. Pra, fermerët janë dëmtuar në tërësi dhe nëse situata vazhdon kështu, me këtë lloj ritmi, ekziston mundësia

që këtë vit të dëmtohen të gjithë kultivuesit bujqësorë kur bëhet fjalë për tregun e shitjeve”, shprehet Dedvukaj. Sipas tij, kjo mund të ndodhë sepse në tregun malazez importohen prodhimet e huaja dhe nga ana tjetër nuk funksionojnë bizneset e konsumit të gjerë, siç janë restorantet, hotelet etj. dhe ka mungesë të turistëve e si rrjedhojë e kësaj nuk ka se kush ta konsumojë gjithë sasinë e produkteve bujqësore dhe blegtorale. “Pra, në këtë situatë, Mali i Zi gjithnjë importon prodhime nga vende të ndryshme të rajonit dhe kjo sigurisht se ndikon shumë keq te ne si prodhues vendas, sepse prodhimet tona do të dëmtohen të gjitha. Duke analizuar situatën e fund muajit të prillit dhe fillimit të majit mendoj se do të kemi prob-


MOZAIK

“Unë mendoj dhe jam i bindur se askurrë më keq sesa sivjet nuk do të jetë situata kur bëhet fjalë për tregun e shitjeve, sepse nëse vazhdon kështu që të mbetemi pa turistë, pa lëvizje njerëzish, pa funksionim të bizneseve të konsumit, ne do të pësojmë humbje kolosale në këtë sektor”, shprehet Zef Dedvukaj, njëri ndër fermerët më të mëdhenj të zonës së Malësisë, me një përvojë shumëvjeçare në kultivimin e produkteve të ndryshme bujqësore leme me tregun në Mal të Zi dhe jam shumë pesimist në këtë drejtim”, thekson Dedvukaj. Ai thotë se institucionet kompetente në kohë izolimi total në Malësi u kanë ardhur në ndihmë fermerëve të zonës, duke ua mundësuar funksionimin e barnatoreve bujqësore, furnizimin me naftë dhe duke mos i kufizuar totalisht që të punojnë nëpër ara në mënyrë që ta mbajnë të gjallë prodhimin e tyre. “Edhe pse të ndodhur në situatë izolimi, me lirimin e masave kufizuese, Ministria e Bujqësisë me kërkesë të Komunës së Tuzit mundësuan që sadopak të realizojmë shitjen e produkteve bujqësore dhe të atyre qumështore. Kemi pasur barnatoret bujqësore hapur, jemi furnizuar me naftë për të punuar në ara dhe sigurisht kemi pa-

sur lirinë që të mund të punojmë nëpër arat tona në kohë izolimi, sigurisht jo në grup, por duke respektuar të gjitha masat urdhëruese të Trupit Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive. Ky ka qenë një hap pozitiv për të gjithë fermerët e ndodhur përballë kësaj situate të vështirë”, shprehet Dedvukaj. I pyetur nëse Sekretariati i Bujqësisë i Komunës së Tuzit ka bërë ndonjë lëvizje për të ndihmuar prodhuesit për shitje, Dedvukaj thotë se edhe ky dikaster ka bërë përpjekjet e mundshme për ndihmë, mirëpo sipas tij ato janë të pamjaftueshme për të përmbushur nevojat për treg të fermerëve në Malësi. Gazeta “Koha javore” ka kontaktuar me Sekretariatin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Tuzit për të

mësuar mbi masat e ndërmarra nga ky sekretariat për sferën e bujqësisë në këtë kohë pandemie, por ata nuk janë përgjigjur në pyetjet tona, megjithëse paraprakisht kërkuan që t’u dërgohen. Në kohë izolimi total të Malësisë, të gjitha produktet bujqësore të kultivuara në sera të mbyllura e që kanë qenë të gatshme për treg, në pamundësi për t’i shitur prodhuesit i kanë dhuruar për familjet në Malësi të cilat kanë qëndruar të izoluara. “Fermerët që nuk arritën t’i realizojnë shitjet e produkteve të tyre ua dhuruan ato banorëve të Malësisë, si: sallatën, lakrën etj., të cilat kanë qenë momentalisht nëpër sera. Nga ana tjetër, edhe prodhuesit e qumështit dhe të produkteve të tjera qumështore vendosën që t’i japin falas për banorët në kohë izolimi. Unë mendoj dhe jam i bindur se askurrë më keq sesa sivjet nuk do të jetë situata kur bëhet fjalë për tregun e shitjeve, sepse nëse vazhdon kështu që të mbetemi pa turistë, pa lëvizje njerëzish, pa funksionim të bizneseve të konsumit, ne do të pësojmë humbje kolosale në këtë sektor”, shprehet Dedvukaj, duke shtuar se prodhuesit në Malësi dhe në përgjithësi në Mal të Zi, i kanë prodhimet më cilësore në rajon dhe Evropë. Ndërkaq, Qeveria e Malit të Zi dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm kanë siguruar një paketë të masave të posaçme mbështetëse për sektorin e bujqësisë dhe të peshkimit t. u. me vlerë mbi 17 milionë euro.

Gazeta “Koha javore” ka kontaktuar me Sekretariatin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Tuzit për të mësuar mbi masat e ndërmarra nga ky sekretariat për sferën e bujqësisë në këtë kohë pandemie, por ata nuk janë përgjigjur në pyetjet tona, megjithëse paraprakisht kërkuan që t’u dërgohen

E ENJTE, 7 MAJ 2020

Javore KOHA

29


INTERVISTË

Gjuha e tjetrit (Jacques Derrida interviston Ornette Coleman)

Intervista origjinale për herë të parë është publikuar në revistën franceze “Les Inrockuptibles” Nr. 115 (2 shtator 1997). Takimi ndërmjet saksofonistit/kompozitorit Ornette Coleman dhe filozofit Jacques Derrida ka ndodhur rreth fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut të 1997-ës, para dhe gjatë tri koncerteve të Coleman në kompleksin e arteve performuese “La Villett030e” në veri të Parisit, kompleks i cili gjithashtu është shtëpia, e të mirënjohurit, Derrida interviston Coleman për pikëpamjet e tij mbi kompozicionin, improvizimin, gjuhën dhe racizmin. Ndoshta, pika më interesante e debatit është konvergjenca e ideve të tyre respektive mbi “origjinën e gjuhës” dhe eksperienca e tyre për paragjykimet raciale JD: Kur erdhe në New York si djal i ri, a kishe ndonjë paralajmërim se çka do të zbuloje nga ana muzikore, hamolodikën , apo kjo nododhi shumë më vonë? OC: Jo, sepse kur arrita në New York, po trajtohesha pak a shumë si dikush që arriti nga Jugu dhe nuk kupton asgjë nga muzika, i cili nuk mund të shkruaj apo lexoj, por unë asnjëherë nuk u mundova që të protestoja kundër kësaj. Pastaj unë vendosa që të filloj ta zhvilloj konceptimin tim, pa ndihmën e askujt. Unë e mora me qira Town Hall më 21 Dhjetor 20162, e cila më kushtoj $600, i punësova një grup ritmik dhe blues, një grup klasik dhe një trio. Natën e koncertit arriti një stuhi bore, dhe përveç kësaj kishin filluar grevat e gazetave, të doktorëve, dhe të metrove, dhe të vetmit që erdhën në koncert ishin njerëzit që linin hotelet dhe erdhën në sallën e qytetit [Town Hall]. I kërkova dikujt që ta regjistrojë koncertin dhe personi të cilit i kërkova bëri vetëvrasje. Por dikush tjetër e regjistroj, i cili njëkohësisht me at regjistrim e themeloi kompanin e tij, iku dhe nuk e pashë më asnjëherë. E gjithë kjo më bëri të kuptoj, edhe një herë, se unë po bëja këtë për të njëjtën arsye me atë që i tregova nënës sime. Siç shihet, situata nga perspektiva teknologjike, financiare, shoqërore dhe kriminale ishte shumë më e keqe sesa në Jug. Unë po i trokitja dyerve që rrinin të mbyllura. JD: Çfarë ka qenë ndikimi i djalit tuaj në punën tuaj? A ka të bëjë me përdorimin e teknologjive të reja në muzikën tënde? OC: Qëkur Denardo u bë menaxheri

30

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MAJ 2020

im, unë fillova të kuptojë sesa e thjeshtë është teknologjia, si dhe fillova ta mësojë kuptimin e saj. JD: A e keni ndjerë futjen e teknologjisë si një lloj transformimi të dhunshëm të projektit tuaj, ose a ka qenë e lehtë? Në anën tjetër, projekti yt New York mbi civilizimet a ka të bëjë diçka me atë që quhet globalizim? OC: Mendoj se ka diçka të vërtetë në të dyja, është pikërisht për shkak të kësaj që ju mund të pyesni veten sot nëse ka “njerëz të bardhë primitiv”: duket se teknologjia vetëm se përfaqëson fjalën “i bardhë”, jo barazi totale. JD: Ju nuk i besoni konceptit të të globalizimit, dhe besoj që keni të drejtë. OC: Nëse e shohim muzikën, kompozitorët që kanë qenë zbulues në perëndim, në kulturën Evropiane, janë ndoshta një gjysmë duzine. Ndërsa, sa i përket teknologjisë, zbuluesit për të cilët më së shumti kam dëgjuar që të flitet janë Indianë nga Kalkuta dhe Bombay. Ka shumë shkencëtarë Indianë dhe Kinez. Zbulimet e tyre janë sikur inversione të ideve të zbuluesve Evropianë ose Amerikanë. Por, fjala “zbulues” ka marr sensin e dominimit racial që është edhe më e rëndësishme sesa vet zbulimi—e cila është një gjë e trishtë, sepse është ekuivalenti i një lloji të propagandës. JD: Si mund ta ç’bëjmë këtë “monarki”? Duke e bashkuar krijimtarinë tënde me muzikën Indiane ose Kineze, për shembull, në

projektin New York? OC: Ajo që dua të them është se ndryshimi në mes burrit dhe gruas ose ndërmjet racave kanë një ndërlidhje me arsimimin dhe inteligjencën e mbijetesës. Të qenurit i zi dhe trashëgimtarë i skllevërve, unë nuk e kam idenë se cila ka qenë gjuha ime e origjinës. JD: Nëse do të ishim këtu të flisnim për mua, gjë që nuk është, unë do të t’ju tregoja se, në një mënyrë tjetër, por analoge, është e njëjta gjë edhe për mua. Unë kam lindur në një familje të Hebrenjëve nga Algjeria të cilët flisnin frëngjisht, por ajo nuk ishte gjuha e tyre e origjinës. Unë madje kam shkruar një libërth për këtë çështje, dhe në një farë mënyre, unë jam gjithmonë në proces të të folurit të cilën e kam quajtur “monolingualizmi i tjetrit”. Unë nuk kam kurrënjëfarë kontakti me gjuhën e origjinës sime, ose më saktë, edhe me atë, të supozuar, të stërgjyshërve të mi. OC: A e keni pyetur ndonjëherë veten tuaj nëse gjuha që e flisni tani ndërhynë në mendimet tuaja? A mundet gjuha e origjinës që të ndikojë në mendimet tuaja? JD: Për mua mbetet një enigmë. Unë nuk mund t’a di. Por e di që diçka flet përmes meje, një gjuhë të cilën nuk e kuptoj dot, të cilën nganjëherë e përkthej, në njëfarë mase, në “gjuhën” time. Unë jam, pa dyshim, intelektual francez, jap mësim në shkolla ku flitet frëngjisht, por kam përshtypjen


INTERVISTË

se diçka më shtyen me forcë që të bëjë diçka për gjuhën frënge… OD: A e dini ju se, në rastin tim, në Shtetet e Bashkuara, zezakët që flasin anglisht i thërrasin “ebonies”: ata mund të përdorin një shprehje që ka një kuptim tjetër. Komuniteti i zezakëve gjithmonë ka përdorur një gjuhë kuptimore [signifying language]. Kur unë arrita në Kaliforni, ishte hera e parë që unë isha në një vend ku njeriu i bardhë nuk më thoshte se nuk mund të ulesha ndokund. Dikush filloj të më bënte shumë pyetje, dhe unë thjesht nuk mund t’a ndiqja, prandaj vendosa që të vizitoja një psikiatër për të parë nëse e kuptoja at. Dhe, ai më dha recetën për [medikamentin] Valium. E mora medikamentin dhe e hudha në tualet. Jo gjithmonë e dija se ku ndodhesha, kështu që, shkova në bibliotekë dhe i kontrollova të gjitha librat që kishin të bënin me trurin njerëzor, i lexova të tërat. Ato tregonin se truri është vetëm një bashkëbisedim. Nuk tregonin për çfarë, por kjo më la të kuptoj se fakti i të menduarit dhe të diturit nuk varen vetëm nga vendi i origjinës. Unë e kuptoj gjithnjë e më shumë që ajo që ne e quajmë truri njerëzor, në

sensin e të diturit dhe të qenurit, nuk është e njëjtë me trurin e njeriut që na bënë atë që jemi. JD: A mendoni se muzika që ju shkruani ka diçka thelbësore në mardhëniet tuaja me gratë? OC: Para se të bëhesha i njohur si muzicientë, kur po punoja në një dyqan të madh, një ditë, gjatë pauzës së drekës, po kaloja përmes një galerie ku dikush kishte pikturuar një grua të bardhë, shumë të pasur, që kishte absolutisht gjithçka që dikush mund të dëshironte në jetë, por, gjithashtu, kishte shoprehjen më të vetmuar në botë. Asnjëherë nuk isha përballur me një vetmi të tillë, dhe kur u ktheva në shtëpi, kompozova një pjesë të cilën e quajta “Gruaja e Vetmuar”. JD: Pra, përzgjedhja e titullit nuk ishte përzgjedhje e fjalëve por referencë e kësaj eksperience? Po ju bëjë këto pyetje pyetje mbi gjuhën, mbi fjalët, sepse po përgadisë veten për takimin tonë; unë kam dëgjuar muzikën tuaj dhe kam lexuar çka specialistët kanë shkruar mbi ju. Mbrëmë

lexova një artikull, që, në fakt, ishte një prezantim i konferencës i dhënë nga miku im, Rodolphe Burger, një muzicientë grupi i të cilit quhet Kat Onoma. Ishte i ndërtuar mbi deklaratat tuaja. Në mënyrë që të analizojë mënyrën e formulimit të muzikës suaj, ai filloi nga deklaratat tuaja, nga të cilat, e para ishte: “Për arsyje jo shumë të sigurta, unë jam i bindur që para se bëhej muzikë, muzika ekzistonte vetëm si fjalë.”. A e kujtoni këtë deklaratë tuajen? OC: Jo. JD: Si i kuptoni apo interpretoni deklaratat tuaja verbale? A janë ato diçka e rëndësishme për ju? OC: Ajo që më intereson mua është që të kem më shumë mardhënie njerëzore sesa mardhënie muzikore me ju. Njëherit, unë do të dëshiroja që të flasë për mardhënien ndërmjet dy talentëve, ndërmjet dy të bërit. Për mua, mardhënia njerëzore është shumë më e bukur, sepse të lejon që të fitosh lirinë që e dëshironi, për veten tuaj dhe për të tjerët. Përkthyer në shqip nga Ron Salaj E ENJTE, 7 MAJ 2020

Javore KOHA

31


MOZAIK

Në Komunën e Plavës

Me përkushtim punohet në rregullimin e bërthamës së ngushtë të qytetit Plavë – Qeverisja lokale e Plavës, përveç përkushtimit në realizimin e një sërë projekteve infrastrukturore në territorin e tërë komunës, kohët e fundit me zell është duke punuar edhe në rregullimin e bërthamës së ngushtë të qytetit. Nënkryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, me rastin e fillimit të punëve në fasadën e objektit në të cilin kanë qenë të vendosura zyrat e Drejtorisë Tatimore, ka theksuar: “Me rregullimin e fasadës në objektin në të cilin kohë më parë kanë qenë të vendosura zyrat e Drejtorisë Tatimore pikërisht dëshirojmë që me punët shtesë të rregullojmë një pjesë të

32

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MAJ 2020

qytetit, në hapësirën e të cilit gjenden objektet e dy shkollave (fillore dhe të mesme), kopshti i fëmijëve, sheshi i ri i qytetit, si dhe shumë objekte të tjera hoteliere e tregtare”. Sipas tij, kah fundi i vitit të kaluar, në zyrat që janë në pronësi të Komunës së Plavës, janë vendosur orenditë e reja, kurse banorët e banesave në katin e dytë kanë bërë ndërrimin e pullazit dhe të ullukëve, ashtu që me pak korrigjime të enterierit krijohen parakushtet për vënien në funksion edhe të zyrave në katin e parë. “Duke pasur parasysh pamjen e ndërtesës, kemi vlerësuar të domosdoshme rregullimin e fasadës për të

fituar një objekt vizual përfaqësues në lokalitet jashtëzakonisht të qarkullueshëm”, është shprehur nënkryetari Canoviq. Në periudhën e ardhshme pritet vazhdimi i punëve përfundimtare në sheshin e ri të qytetit, kurse në afërsi të Shkollës fillore janë duke u kryer punët në ndërtimin e objektit të ri modern, si dhe ato të vendparkimit në pronësi të firmës private “Same Company”, që përfunimisht do të ndikojnë që hapësira në pjesën e rrugës “Racina” të fitojë pamje të re moderne. Sh. Hasangjekaj


MOZAIK

Hapet kapitulli i ri për kulturën dhe historinë arbëreshe Kontakte e bashkëpunime me bashkësitë arbëreshe në Itali e Kroaci, si dhe botimi i dorëshkrimeve të pabotuara, janë disa prej synimeve të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, e themeluar dy muaj më parë. Fotografi të kornizuara të albanologëve këndej e andej Adriatikut rrinë varur në hapësirat e dy zyrave të rregulluara me pedanteri në një nga katet e pallatit “Sky Tower” në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit” në Tiranë. Një logo me akronimin QSPA (Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët), afër së cilës janë vënë koka dhe krahu i shqiponjës, është tashmë “letërnjoftimi” i qendrës që institucionalizon kërkimet mbi arbëreshët. E krijuar me “vulën” e institucioneve të shtetit shqiptar, QSPA ka nisur funksionimin prej gati dy muajsh.

Të hënën, ajo ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Teksa në memorandum kanë vënë nënshkrimet e tyre kryetari i AShSh-së, Skënder Gjinushi, drejtoresha ekzekutive e QSPA-së, Diana Kastrati, si dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, të pranishmit kanë shprehur synimin për përkrahjen e studiuesve të rinj që merren me bashkësitë arbëreshe në Itali e Kroaci. “Ky memorandum synon koordinimin e studimeve për kulturën dhe historinë e komunitetit arbëresh, bashkëpunimin ndërinstitucional që parashikon realizimin e studimeve të përbashkëta mbi historinë dhe kulturën e komunitetit arbëresh, organizimin e aktiviteteve studimore, si dhe krijimin e grupeve të punës për aplikimin në projekte të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e afishuar me këtë

rast. Derisa, sipas memorandumit, AShSh do të ofrojë ekspertizë përmes anëtarëve të saj për realizimin e studimeve dhe publikimeve për arbëreshët, QSPA, në anën tjetër, ka marrë përsipër përgatitjen për shtyp të studimeve të specializuara mbi historinë dhe kulturën arbëreshe. Në shtator të vitit të kaluar, Ministria e Diasporës kishte bërë me dije se Këshilli i Ministrave kishte miratuar propozimin e saj për themelimin e Qendrës e cila, sipas dispozitave të saj, objektiv kryesor ka “kryerjen e studimeve të specializuara për historinë, letërsinë dhe kulturën e komunitetit arbëresh”. “QSPA-ja synon të bëhet ajo që do ta quaja ‘depozitarja’ dhe vatra e një kulture unike, siç është ajo e arbëreshëve”, ka thënë drejtoresha Diana Kastrati.

E ENJTE, 7 MAJ 2020

Javore KOHA

33


SPORT

Rrugëtimi i Ardian Gjokajt, shqiptarit nga Tuzi që drejton klubin beogradas “Rad”

Nga cigareshitës te lojtar i La Ligas dhe Cërvena Zvezdës Jeton në Beograd dhe është drejtor sportiv i klubit të futbollit Rad. Rrugëtimi i Ardian Gjokajt në botën e futbollit është plot ngjarje. 40-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Mallorcan në La Ligan spanjolle, ku bashkëlojtarë kishte emra të njohur të futbollit. Më pas ka bërë emër te Cërvena Zvezda e Beogradit, ndërsa ka luajtur edhe në vende të tjera. Si shqiptar nga Tuzi, Gjokaj nuk e ka pasur rrugën e lehtë.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 7 MAJ 2020

Në një intervistë së fundi, Gjokaj ka thënë se ka realizuar ëndrrat e fëmijërisë duke luajtur për Buduqnostin e Podgoricës dhe për Cërvena Zvezdën e Beogradit. “Karriera ime ka nisur te Buduqnosti. Ëndërr e kisha të luaja tek ajo skuadër. Unë atë klub nuk e dua, e adhuroj. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Trajnerët nga unë kanë bërë njeri e më pas futbollist dhe për këtë i falënderoj”, ka thënë Gjokaj për

“espreso.rs”. “Kam pasur fëmijëri të vështirë. Çdo ditë më është dashur të shes në rrugë cigare, brusha të dhëmbëve, fletore, që të mbijetoj. Askush nuk e di sa vështirë kam jetuar unë në Tuz. Për fat kam pasur babanë që nuk e ka askush në botë. Kur në Tuz është kontrabanduar nafta dhe gjërat e tjera, unë nuk kam guxuar të mendoj për ato punë. Ai ishte komunist, profesor i edukatës fizike, më ka


SPORT

“Filloi lufta në vitin 1999. Më pas unë u shita në Mallorca. Ishte e jashtëzakonshme pasi kam luajtur vetëm 15 ndeshje në Jugosllavi, ndërsa kam kaluar tek ekipi që edicionin e mëparshëm kishte 70 ndeshje. Kam shkuar i papërgatitur në aspektin psikologjik. Isha fëmijë, as që kam dashur të shkoj jashtë. Por e kam kuptuar Buduqnostin. Nuk ka pasur oferta nga Zvezda e Partizani, ndërsa ka dashur të më shesë që prej transferimit tim të fitojë para të mira. Nuk më vjen keq”, ka treguar Gjokaj për kalimin sensacional nga Buduqnosti te Mallorca dhe dështimin në Spanjë

edukuar që gjëra të tjera janë më të rëndësishme në jetë. Mos më kuptoni gabimisht, fëmijërinë e kisha të jashtëzakonshme, por unë 24 orë në ditë kam luajtur futboll në rrugë. Kam shkuar me autobus për 30 minuta në stërvitje, ndërsa më pas kam vrapuar tri kilometra që të mos vonohem. Kam ardhur si shqiptar në Beograd dhe Beogradi më ka pritur si zotëri. Mund të them që këtij qyteti i jam borxhli. Më ka bërë njeri më të mirë”, ka thënë Gjokaj. Ai ka luajtur për Buduqnostin dhe Mlladostin e Podgoricës, Mallorcan e Lleidan në Spanjë, Obiliqin, OFK Beogradin, Crvena Zvezdën në Serbi, Trabzonsporin e Ankarasporin në Turqi, Koblenzin e Muenchen 1860 në Gjermani dhe në fund prapë te Buduqnosti e Mogreni në Mal të Zi. Ka treguar se kur ka luajtur fillimisht në qytetet e Serbisë është pritur shumë keq nga tifozët. “Nuk kam dëshirë të flas për këtë,

por në shumë terrene jam pritur në ‘teh të thikës’. Por unë me sjelljet në fushë dhe jashtë saj ua kam bërë të pamundur që të vazhdojnë të sillen ashtu. Më kanë thirrur me emra të ndryshëm, kanë bërtitur çdo gjë kur kam qenë mysafir në Serbi me Buduqnostin. Por asnjëherë nuk i kam kushtuar vëmendje. E kam ditur se njerëzit flasin ashtu për shkak të modës dhe nuk mendojnë vërtet. Nuk e kam tepruar me hidhërim që më kanë sharë nënën, por natyrisht jam ndier keq. Edhe kur kam dashur që të rrihem me tifozët, e kam kuptuar se ajo ishte vetëm modë. Një modë e tyre. Kur e shoh në rrugë, ai më thotë: vëlla, unë këtë realisht nuk e mendoj”, ka treguar Gjokaj, që fillimisht kishte luajtur për Buduqnostin prej vitit 1997 deri në vitin 1999. Ai ka treguar edhe për kalimin sensacional nga Buduqnosti te Mallorca dhe dështimin në Spanjë. “Filloi lufta në vitin 1999. Më pas unë u shita në Mallorca. Ishte e jashtëzakonshme pasi kam luajtur vetëm 15 ndeshje në Jugosllavi, ndërsa kam kaluar tek ekipi që edicionin e mëparshëm kishte 70 ndeshje. Kam shkuar i papërgatitur në aspektin psikologjik. Isha fëmijë, as që kam dashur të shkoj jashtë. Por e kam kuptuar Buduqnostin. Nuk ka pasur oferta nga Zvezda e Partizani, ndërsa ka dashur të më shesë që prej transferimit tim të fitojë para të mira. Nuk më vjen keq”, ka

theksuar Gjokaj. “Prej klubit të vogël kam shkuar në klub të madh. Kam ardhur nga një ligë e luftës, në kohën e bombardimeve të NATO-s, ndërsa në përgatitje në Mallorca isha më i miri. Por kur fillon stinori menjëherë je lojtari numër 12, 13, 14. Më pas nisin problemet e mia. Si futbollist i ri, në vend se të pres rastin, kërkoj nga trajneri që të luaj me çdo çmim. Para meje ishin futbollistë të shkëlqyeshëm si Diego Tristan, Samuel Eto’o, Jovan Stankoviq, Nadal. Ekip i jashtëzakonshëm. Unë si shqiptar nga Tuzi, që kishte pamje të ngushtë të botës në atë moment, vetëm kam dashur të luaj dhe ky ishte gabimi im. E kam lëshuar atë rast dhe jam kthyer në Jugosllavi. Por nuk më vjen keq. Kam mësuar gjuhë të re, kulturë të re. Luis Aragones i madh ishte trajneri im. Jam rritur si njeri”. Gjokajn më pas karriera e dërgoi te Zvezda, klubi i njohur për qëndrim anti-shqiptar, sidomos të tifozëve të tij. “Gjysma e Beogradit më ka thënë të mos nënshkruaj me Zvezdën. Unë jam njeriu më krenar që kam shkuar atje. Mund t’ju them vetëm një gjë atyre njerëzve: Faleminderit! Asnjëherë nuk kam përjetuar ndonjë skenë të keqe, me njerëzit në klub apo me tifozët. Për këtë unë them që i jam borxhli Beogradit”. (Koha Net) E ENJTE, 7 MAJ 2020

Javore KOHA

35



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.