KOHA Javore Podgoricë e enjte, 14 maj 2020 Viti XlX Numër 912 Çmimi 0,50
Operatorët kërkojnë mbrojtjen e sektorit të turizmit ISSN 1800-5696
Keqkuptimet dhe heshtja
Intervistë me mjeken nga Malësia me banim në Nju Jork, Linda Gojçaj
PËRMBAJTJE
6
8 Mirësi ndriçimi
Thaçi, Kurti, Grenelli dhe referendumi
14
16 Korifeu i arsimit dhe i pedagogjisë shqiptare
Dashuria ndaj gjuhës amtare - penguese e asimilimit
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 14 MAJ 2020
PËRMBAJTJE
18
26 Arti dhe shoqëria
Ulqini është i gatshëm për sezonin turistik
28
32 Zef Mazi – një shkodran për Shqipërinë në BE
Të gjithë të infektuarit me COVID–19 nga Malësia janë shëruar KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv
Podgoricë e enjte, 14 maj 2020 Viti XlX Numër 912 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Operatorët kërkojnë mbrojtjen e sektorit të a turizmit ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
m uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Keqkuptimet dhe heshtja
Intervistë me mjeken nga Malësia me banim në Nju Jork, Linda Gojçaj
dhe heshtja Keqkuptimet
Linda Gojçaj banim në Nju Jork, nga Malësia me Intervistë me mjeken
turizmit sektorit të mbrojtjen e kërkojnë Operatorët
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Çmimi 0,50 XV Numër 744
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 14 MAJ 2020
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, priti ambasadorin e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa
Mali i Zi dhe Kosova ta tejkalojnë sa më shpejt pandeminë Podgoricë – Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, njëherazi deputet i koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, ka pritur në një takim pune ambasadorin e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa. Nënkryetari Nimanbegu e ka njoftuar ambasadorin Hysa me ecurinë e punës së Parlamentit, i cili është duke vazhduar mbajtjen e seancave të rregullta. Ai u interesua po ashtu për gjendjen
4
Javore KOHA
E ENJTE, 14 MAJ 2020
e shëndetit publik në Kosovë, pas shfaqjes dhe përhapjes së pandemisë COVID-19, duke uruar qytetarët e Kosovës për tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj pandemie. Nga ana tjetër, ambasadori Hysa ka uruar nënkryetarin Nimanbegu për punën që po e bën në forcimin e demokracisë në Mal të Zi, si dhe për mbështetjen për Kosovën dhe qytetarët e saj. Mali Zi po mundohet që me pako
stimuluese të tejkalojë gjendjen e rënduar të ekonomisë, pas koronavirusit dhe sidomos rishikimin e kushteve për mundësinë e rimëkëmbjes së turizmit, si një degë shumë e rëndësishme për këtë vend. Në Mal të Zi ka disa ditë që nuk ka raste të reja të të infektuarve me COVID-19. Hapja eventuale e kufirit do të varet edhe nga gjendja e pandemisë në rajon. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Samiti i liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor u zhvillua përmes video-lidhjeve
BE “e përkushtuar” për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor Liderët e Bashkimit Evropian kanë miratuar një dokument të përbashkët në përfundim të Samitit të Zagrebit, të emërtuar “Deklarata e Zagrebit”, përmes së cilës konfirmohet edhe një herë përkushtimi i BE-së për perspektivën evropiane të rajonit si dhe përkushtimi i këtyre vendeve për një të ardhme evropiane si zgjedhje e tyre strategjike. Samiti këtë vit është mbajtur online, të mërkurën e kaluar, për shkak të situatës së krijuar, pas pandemisë me koronavirus, prandaj temë diskutimi ka qenë perspektiva evropiane për rajonin dhe sfidat e krijuara pas shpërthimit të këtij virusi. Pas këtij samiti virtual, duke folur përmes video-lidhjeve, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula van der Leyen thanë
se procesi i zgjerimit ishte një prej sukseseve më të mëdha në historinë e BE-së dhe se ky proces do të vazhdojë edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas asaj që deklaruan për mediat, edhe liderët e tjerë që morën pjesë në këtë Samit janë shprehur se pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE, nuk do të mund të thuhet se është përmbushur projekti i bashkimit të Evropës. Por, përkundër faktit se në prononcimet publike të gjithë liderët folën për procesin e zgjerimit, ky term nuk është përmendur askund në “Deklaratën e Zagrebit”, që u miratua në takim. Në Samitin e Zagrebit, Kosova është përfaqësuar nga presidenti Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret që të marrë statusin e vendit kandidat për
anëtarësim në BE. Ai po ashtu ka kërkuar që BE-ja urgjentisht të marrë vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën. “Para 20 vjetësh në Samitin e Zagrebit iu ofrua perspektiva evropiane Kosovës dhe Ballkanit. Është e dhimbshme që sot të dëgjojmë përkushtimin e njëjtë, por pa vendim për liberalizimin e vizave, e madje pa statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, përkundër që i kemi përmbushur të gjitha kriteret”, citohet të ketë thënë Thaçi. Procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2012 , por ende nuk është finalizuar. Presidenti i Kosovës po ashtu ka thënë se u ka bërë thirrje pesë vendeve të bllokut evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta njohin shtetësinë e saj. (Kohapress/REL)
E ENJTE, 14 MAJ 2020
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Mirësi ndriçimi Në kontratën origjinale, shteti dhe njeriu (populli) janë të barabartë - atëherë pse shteti sot rëndon a dikton mbi njerëzit? Sepse është i pandershëm. Sa shumë fuqi e pasuri ka grumbulluar në duart e tij, duke marrë e mashtruar, rrëmbyer e vjedhur...dhe kërkon të marrë
6
Javore KOHA
E ENJTE, 14 MAJ 2020
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington
Njeriu duhet të kujdeset vetë për veten. Kujdesi i ofruar nga të tjerët është agresion që kërkon dorëzim, humbje, barazim a sheshim, bashkim me rrënojat. Kështu sunduesi mund të arrijë qëllimin për t’a shfrytëzuar për jetë, sepse kur merret një gjë, ajo kthen me dhimbje ose nuk kthehet fare. Në kontratën origjinale, shteti dhe njeriu (populli) janë të barabartë - atëherë pse shteti sot rëndon a dikton mbi njerëzit? Sepse është i pandershëm. Sa shumë fuqi e pasuri ka grumbulluar në duart e tij, duke marrë e mashtruar, rrëmbyer e vjedhur...dhe kërkon të marrë. Çdo mendim, çdo vendim, çdo veprim përcakton jetën. Asnjë filozof tjetër i madh nuk ka qenë aq i fiksuar pas jetës sa Sokrati. Megjithatë, ai zgjodhi të mos përpiqej t’a shpëtonte jetën e tij, kur me siguri mund ta kishte shpëtuar. Sipas Platonit, i cili ishte në sallën e gjyqit në atë kohë, Sokrati u tha gjykatësve - “...gabohe-
“
“
Asnjë filozof tjetër i madh nuk ka qenë aq i fiksuar pas jetës sa Sokrati. Megjithatë, ai zgjodhi të mos përpiqej t’a shpëtonte jetën e tij, kur me siguri mund ta kishte shpëtuar. Sipas Platonit, i cili ishte në sallën e gjyqit në atë kohë, Sokrati u tha gjykatësve - “...gaboheni nëse mendoni se njeriu duhet ta kalojë kohën duke peshuar perspektivat e jetës dhe vdekjes. Ai ka vetëm një gjë që duhet të marrë në konsideratë: nëse është duke vepruar mirë ose keq”. Sokrati kishte një sens humori që ndonjëherë shfaqej si zgjuarsi, ndonjëherë si ironi.
ni nëse mendoni se njeriu duhet ta kalojë kohën duke peshuar perspektivat e jetës dhe vdekjes. Ai ka vetëm një gjë që duhet të marrë në konsideratë: nëse është duke vepruar mirë ose keq”. Sokrati kishte një sens humori që ndonjëherë shfaqej si zgjuarsi, ndonjëherë si ironi. Mendimet i shprehte me alegori e analogji. Besimi i tij nuk konsistonte në mbështetje ose shpresë të verbër, por në përkushtimin ndaj arsyes argumentuese. Ndryshe nga paraardhësit e tij, ai hynte në debat si njeriu që nuk di asgjë për të arritur tek e vërteta. Kaq i çuditshëm ishte Sokrati. Një natë pas darkës, një i ri që kishte qenë në shërbim ushtarak me Sokratin rrëfeu se një mëngjes Sokrati duke parë lindjen e diellit, ra në mendime. Erdhi mesdita dhe Sokrati vazhdonte i humbur në mendime....deri në mbrëmje e gjithë natën....deri mëngjesin tjetër.... dhe pasi tha lutjet drejtuar diellit, u
ngrit e iku. Sokrati nuk la gjë të shkruar, as çfarë mendoi rreth lindjes së diellit. Ai nuk la të shkruar qoftë edhe një rresht, jo vetëm se papiruset që vinin nga larg kushtonin, por se ai bënte gjithmonë pyetje. Platoni, nxënësi i tij, shkroi praktikisht gjithçka që dihet sot rreth tij. Kjo sugjeron që Sokrati nuk dinte as të shkruante - dhe kështu, mbase - as të lexonte. Platoni thotë se me analogjinë e diellit, Sokrati donte të thoshte se edhe mirësia ndriçohet kuptueshëm nga e vërteta e cila bën të mundur që njerëzit të kenë njohuri. Gjithashtu, pasi aftësia e syrit për të parë bëhet e mundur nga drita, kështu edhe aftësia për të njohur mundësohet nga e vërteta e mirësisë. Sokrati përdori Analogjinë e Diellit si themel të mendimit që pasoi me Alegorinē e Shpellës, ku njeriu në fakt është ashtu siç duket, i lidhur - dhe jo i lirë, siç pretendon se është.
Sokrati nuk la gjë të shkruar, as çfarë mendoi rreth lindjes së diellit. Ai nuk la të shkruar qoftë edhe një rresht, jo vetëm se papiruset që vinin nga larg kushtonin, por se ai bënte gjithmonë pyetje. Platoni, nxënësi i tij, shkroi praktikisht gjithçka që dihet sot rreth tij. Kjo sugjeron që Sokrati nuk dinte as të shkruante - dhe kështu, mbase - as të lexonte. Platoni thotë se me analogjinë e diellit, Sokrati donte të thoshte se edhe mirësia ndriçohet kuptueshëm nga e vërteta e cila bën të mundur që njerëzit të kenë njohuri. Gjithashtu, pasi aftësia e syrit për të parë bëhet e mundur nga drita, kështu edhe aftësia për të njohur mundësohet nga e vërteta e mirësisë. Sokrati përdori Analogjinë e Diellit si themel të mendimit që pasoi me Alegorinē e Shpellës, ku njeriu në fakt është ashtu siç duket, i lidhur - dhe jo i lirë, siç pretendon se është.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 14 MAJ 2020
“
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Thaçi, Kurti, Gr dhe referendum Martin Vulaj
Hashim Thaçi u bë udhëheqës politik i rezistencës së armatosur dhe më vonë boshti i negociatave për marrëveshjen e paqes së Rambujesë të sponsorizuara nga faktori ndërkombëtar. Ai pas luftës ndërtoi karrierë politike, pasi themeloi dhe udhëhoqi një parti politike, u bë Kryeministër dhe e shpalli Kosovën shtet të pavarur, për t’u bërë më vonë edhe President i po këtij shteti. Ai mund të kritikohet për shumëçka, por edhe kritikët e tij më të zëshëm duhet ta pranojnë se ai është një njeri me vullnet të hekurt që mund të përshkruhet me shprehjen “Do ta bëjë, se s’bën!” Albin Kurti ishte një udhëheqës i studentëve, një protestues i zëshëm, i cili u arrestua dhe u burgos nga autoritetet serbe. Ai u kthye në Kosovë, e formoi një lëvizje të rezistencës qytetare kundër administratës ndërkombëtare, e themeloi një parti politike, u arrestua dhe u keqtrajtua disa herë gjatë këtij procesi. Duke përfituar nga keq-qeverisja e pasluftës dhe korrupsioni i rrënjosur, ai e udhëhoqi partinë e tij drejt fitores në zgjedhjet e fundit, u bë Kryeministër dhe i bëri ballë trysnisë së jashtëzakonshme të aleatëve dhe kundërshtarëve të tij. Edhe ai mund të kritikohet për shumëçka, por edhe kritikët e tij më të zëshëm nuk mund ta mohojnë faktin se ai është një njeri i vendosur me kurriz të hekurt që mund të përshkruhet me shprehjen: “Unë nuk do të nënshtrohem!” Kjo situatë i ngjanë një force me
8
Javore KOHA
E ENJTE, 14 MAJ 2020
shtytje të jashtëzakonshme (Thaçi) që përballet dhe ndeshet me një objekt të palëkundshëm (Kurti)! Për ta plotësuar mozaikun, Z. Mustafa, i cili e përfaqëson një parti tradicionale që karakterizohet nga maturia dhe toleranca, zgjodhi që të luajë një rol të të ngjashëm në këtë teatër të rrezikshëm politik. Mirëpo, ky mozaik politik kosovar ka edhe elementë të tjerë. Shihet qartë që Presidenti Trump nuk është si presidentët e mëparshëm të Shteteve të Bashkuara. Përkrahësit dhe kundërshtarët e tij e cilësojnë njësoj: Ai ka thyer shumë norma të një presidenti konvencional. Për nga natyra dhe përvoja, ai është një drejtor ekzekutiv i cili u delegon njerëzve detyra dhe nga ta pret që të kryejnë punë. Një drejtor ekzekutiv i kësaj natyre nuk shqetësohet e as nuk përfshihet shumë në hollësi, ngaqë ato e pengojnë dhe e ngadalësojnë progresin dhe efikasitetin. “A u krye? Po? Mirë. Jo? Je i pushuar (your’re Fired!), sillmani dikë që do ta kryejë punën”. Ky mund të jetë një pasqyrim tepër i thjeshtësuar, por megjithatë një tregues i qartë i një metodologjie që është shpesh efektive për të kryer punë, sepse i mundëson ekzekutivit që të menaxhojë më shumë projekte se sa qasja konvencionale ku personi ngatërrohet në detaje. Një qasje e këtillë është shumë efikase por, nganjëherë, mund të shkaktojë plagë dhe pasoja. Presidenti e ka emëruar Ambasadorin Richard Grenell si të Dërguarin Special për dialogun Kosovë-Serbi. Ambasadori Grenell e ka ose e ka përvetësuar një stil të ngjashëm të menaxhimit. Me dëshirën e tij që ta përmbyllë një marrëveshje që do t’i zgjidhte të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe do të rezultonte me njohje të ndërsjellë
dhe do t’u mundësonte të dyja vendeve të përparojnë dhe të vazhdojnë drejt së ardhmes së tyre evropiane, ai ka ndërmjetësuar takime të fshehta ndërmjet Presidentit Thaçi dhe Presidentit Vuçiq të Serbisë. Fatkeqësisht, siç është vlerësuar nga shumë njerëz, këtij procesi i ka munguar transparenca e duhur duke rezultuar në spekulime të shumta, frikë dhe mosbesim. Kuptohet që çështjet e tilla delikate nuk mund të diskutohen haptazi, mirëpo pjesëmarrësit duhet ta dinë se me këtë jo vetëm që janë shkelur disa norma diplomatike, por janë anashkaluar edhe kërkesat e rëndësishme kushtetuese të Kosovës. Pra, ky lloj i menaxhimit është efikas sepse mund ta përshpejtojë një proces dhe ta arrijë një zgjidhje më të shpejtë se një proces tradicional, mirëpo ai po shkakton edhe plagë e mbase, mund të sjellë edhe pasoja të mëvonshme. Pra, tani kemi një forcë të pandalshme, një objekt të palëvizshëm dhe një proces të dyshimtë, ku të gjithë këta faktorë, në mënyrën e vetë, kontribuojnë në rritjen e frikës, pasigurisë dhe paqartësisë në mesin e popullit të Kosovës. Ç ‘është më e keqja, në vend që të përpiqen ta ulin frikën, pasigurinë dhe zemërimin në rritje të popullit, palët janë duke i fryrë zjarrit. Thirrjet fyese të Presidentit në një emi-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
renelli mi sion të lajmeve ndaj një partie politike pos që e përkeqësojnë situatën edhe ashtu të tensionuar, janë edhe nën nivelin dhe dinjitetin e zyrës që ai e përfaqëson. Nga ana tjetër, ngurrimi i Kurtit që të kthejë përgjigje lidhur me atë se çfarë do të bënte nëse Gjykata Kushtetuese vendos kundër tij dërgon një mesazh të gabuar tek militantët e tij, opozita dhe te bashkësia ndërkombëtare që po e përcjellë nga afër. Të dyja palët duhet t’i dërgojnë popullit dhe prezencës ndërkombëtare mesazhe të qarta qetësimi. Çfarë duhet bërë, pra? Dialogu nuk duhet të jetë i nxituar, madje as të duket si i nxituar, mirëpo ata që po bëjnë thirrje për shtyrjen e dialogut, mendoj se e kanë gabim. Me vite të tëra ne kemi kërkuar që negociatat të udhëhiqen nga SHBA. Këtë tani e kemi! Ne e kemi një mundësi që përfundimisht ta mbyllim kapitullin e fundit të shtetësisë së Kosovës dhe ta krijojmë një mjedis për investime, zhvillim ekonomik, përmirësim konkret të jetës së qytetarëve dhe ta sigurojmë një vend që me të drejtë na takon në Evropë. Mjafton t’i shikojmë 17 shtetet që tashmë e kanë tërhequr njohjen për të kuptuar se projekti ynë i shtetësisë ende nuk është përmbyllur. Unë nuk mendoj se ne do ta humbim mbështetjen e SHBA-ve nëse i vonojmë bisedimet, por shtyr-
Nëse e shikojmë gjendjen e tanishme në Kosovë, nuk mund të mos e pyesim veten se si erdhëm deri këtu? Si arritëm në këtë pikë të rrezikshme ku mbizotëron një luftë e hapur dhe agresive politike ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit, që rrezikon ta destabilizojë Kosovën duke rezultuar në dëme të pariparueshme për të ardhmen e vendit. Nëse nisemi nga premisa se janë njerëzit ata që i bëjnë ngjarjet, mbase do të duhej të analizonim personalitetet që i drejtojnë këto ngjarje për t’i kuptuar më mirë ato ja e dialogut mund të rezultojë që një SHBA e irrituar të largohet nga tryeza e bisedimeve duke e krijuar mundësinë që Kosova të mbetet një konflikt i ngrirë për vite te tëra me pak perspektivë për popullin e saj. Por, si mund të vazhdojë dialogu kur frika nga një marrëveshje e fshehtë dhe nga pazaret për ndarje është shumë aktuale dhe e papërmbajtur. Edhe pse të gjithë liderët kosovar, përfshirë Thaçin, Kurtin, Mustafën, Veselin, Haradinajn, Limajn, Hotin, Shalen, etj., tashmë e kanë bërë të qartë se nuk do të nënshkruajnë asnjë marrëveshje që përfshin ndarjen, mosbesimi në mesin e popullit ende vazhdon. Kontrolli i dialogut është pjesa dërmuese që fshihet pas luftës “gjithçka ose asgjë” ndërmjet Thaçit dhe Kurtit, dhe të gjitha makinacioneve politike që po zhvillohen tash në skenën politike kosovare. Madje edhe mekanizmi kushtetues i sigurisë që kërkon ratifikimin e çfarëdo marrëveshjeje në Kuvend nuk ofron ndonjë lehtësim të madh për qytetarët, të cilët frikësohen se Kuvendi do të kontrollohej nga të njëjtat parti politike që e nënshkruajnë marrëveshjen. Njerëzit nuk mund ta lëshojnë ketë rast të volitshëm që ofrohet nga Shtetet e Bashkuara, mirëpo nuk u besojnë liderëve të tyre dhe këta liderë po bëjnë fare pak për ta zbutur frikën e tyre dhe për ta fituar besimin e tyre. Përkundrazi, ata po e dhunojnë popullin – në emër të popullit! Një marrëveshje në mes të të gjitha partive është e domosdoshme për ta mundësuar kthimin e tërë vëmendjes tek lufta kundër Covid-19, kah ndihma ekonomike për qytetarët në nevojë dhe kthimin e besimit tek procesi i dialogut. Të gjitha partitë duhet të jenë të përku-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
shtuara edhe konkretisht për të gjetur një zgjidhje. Një zgjidhje e tillë do të mund të ishte një marrëveshje për një referendum për zgjedhjen e mundshme që do të nënshkruhej nga qeveria e Kosovës (cilado qeveri që do të jetë) në dialog. Ky skenar do të ndihmonte në zgjidhjen e shumë çështjeve dhe do të ndikonte menjëherë në zbutjen e tensioneve. Qeveria aktuale në dorëheqje, opozita dhe Presidenti do të mund të pajtoheshin tani që pavarësisht nga rezultati i vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 29 maj, çfarëdo qeverie që do të krijohej, qoftë qeveria e re e Avdullah Hotit (nëse Gjykata kushtetuese miraton kushtetutshmërinë e dekretit te Presidentit), qoftë një qeveri e re që do të krijohet si rezultat i zgjedhjeve të reja (nëse dekreti konstatohet se është antikushtetuese) ose një qeveri teknike (nëse situata nuk mund të presë zgjedhje dhe palët pajtohen me këtë), që qeveria do të vazhdojë me negociata dhe, pas arritjes dhe nënshkrimit të marrëveshjes, do ta nxjerrte marrëveshjen para popullit për ta votuar në referendum. Për këtë do të mund të duhej një akomodim kushtetues dhe ratifikim i domosdoshëm në Kuvend, mirëpo një masë e tillë do të siguronte transparencë të plotë. Një marrëveshje e tillë do ta shtynte këtë proces të rëndësishëm përpara, do t’i ulte tensionet në mesin e qytetarëve, si dhe do ta rikthente sadopak besimin në udhëheqësi dhe në institucionet qeveritare. Njerëzit do të ndienin se do të kishin në dorë të vetë krijimin e sigurisë. Fjala e fundit nuk do të ishte e Thaçit apo e Kurtit por e autoritetit më të lartë, e votuesit të shenjtë sovran! E ENJTE, 14 MAJ 2020
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore
Nuk solli liri për mbarë Ev Këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë u shënua 75-vjetori i mbarimit të Luftës së Dytë Botërore me ceremoni të posaçme dhe me fjalime e deklarata të veçanta nga udhëheqës botërorë, individualisht dhe së bashku, përfshirë përshëndetjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili me një video-mesazh shënoi 75-vjetorin e fitores së aleatëve në Evropë, në Luftën e Dytë Botërore, duke falënderuar forcat aleate, të cilat si pjesë e NATO-s, tha ai, vazhdojnë të luajnë një rol kritik në përballimin e sfidave të sigurisë, përfshirë pandeminë Covid-19.
Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Por një deklaratë e përbashkët, me këtë rast, që veçanërisht më tërhoqi vëmendjen është deklarata e lëshuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo së bashku me 9 homologë evropianë – ministrat e jashtëm të 9 vendeve ish-komuniste: Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë. Pasi nuk e pashë të reflektuar askund në median shqiptare këtë deklaratë shumë me vend të përfaqësuesve të lartë të këtyre vendeve ish komuniste, vendosa ta pasqyroj me këtë shkrim modest – për më tepër, për faktin se deklarata në fjalë më bëri të pyes veten: Po pse nuk është Shqipëria nënshkruese e kësaj deklarate së bashku me vendet simotra ish-komuniste, por edhe si anëtare aktuale e organizatës së Atlantikut Verior, NATO. A është e mundur që Shqipëria – ndryshe nga vendet e tjera ish-komuniste të Evropës — konsideron se fitorja mbi nazizmin në të vërtetë solli lirinë për Shqipërinë dhe se në parim ishte kundër deklaratës? Janë pyetje këto që dikush duhet t’ ia bëjë Ministrisë
10
Javore KOHA
E ENJTE, 14 MAJ 2020
për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Por le të vazhdojmë me përmbajtjen e deklaratës së nënshkruar nga përfaqësuesit e lartë të 9 vendeve ish-komuniste evropiane dhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit. Shefat e lartë të diplomacisë së këtyre 10-vendeve aleate, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot të gjitha anëtare të aleancës ushtarake të NATO-s në 75-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore – me deklaratën e tyre të përbashkët–kujtuan viktimat dhe të gjithë ushtarët të cilët luftuan për të mundur Gjermaninë naziste dhe për t’i dhënë fund holokaustit. Por, përfaqësuesit e lartë të 9 vendeve ish-komuniste, së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, shkuan më larg kësaj radhe dhe kujtuan këtë ngjarje njëkohësisht, duke deklaruar se mbarimi i luftës nuk solli lirinë, për një pjesë të madhe të vendeve të kontinentit evropian. “Ndërsa Maji i vitit 1945 solli përfundimin e Luftës së Dytë Botërore n por mbarimi i luftës, në të vërtetë, nuk solli lirinë për të gjithë Evropën. Pas luftës, pjesa qendrore dhe lindore e kontinentit mbetën nën regjimet komuniste për pothuaj 50-vjet”, shkruajnë ata në deklaratën e tyre. “Shtetet Baltike ishin okupuar dhe aneksuar ilegalisht ndërsa Bashkimi Sovjetik ushtroi kontroll të tmerrshëm mbi vendet e tjera të robëruara nga
komunizmi, duke përdorur forcën e madhe ushtarake, shtypjet dhe kontrollin ideologjik”. Shefat e diplomacisë së këtyre 10-vendeve theksojnë gjithashtu në deklaratën e tyre se, “Për shumë dekada, një numër i madh evropianësh nga Evropa qendrore dhe lindore sakrifikuan jetën e tyre duke luftuar për liri, ndërkohë që miliona të tjerëve iu mohuan të drejtat dhe liritë themelore të njeriut nën tortura të tmerrshme dhe shpërngulje të detyruar. Shoqëritë pas perdes së hekurt, të dëshpëruara nga mungesa e lirisë nën komunizëm, kërkonin me çdo kusht rrugën e demokracisë dhe të pavarësisë” për vendet e tyre vasale të ish-Bashkimit Sovjetik, nënvizojnë ata, ndër të tjera, në mesazhin e botuar dje me rastin e 75-vjetorit të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Ndër përpjekjet e vendeve ish-komuniste për liri e demokraci, ata përmendin në deklaratën e tyre ngjarjet e vitit 1956 në Hungari, themelimin dhe veprimtaritë e Kartës 77 në Çekosllovaki, Lëvizjen “ Solidarnoshq” në Poloni, Vjeshtën e Kombeve të vitit 1989 dhe më në fund shembjen e Murit të Berlinit, si ngjarjet më me rëndësi që kontribuuan shumë në rivendosjen e lirisë dhe të demokracisë në Evropën Lindore dhe Qendrore. Në deklaratën e tyre të forte dhe të jashtëzakonshme, ata shfaqin besimin e përbashkët në liri dhe demokraci,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
vropën duke thënë se, “Sot jemi duke punuar së bashku për një Evropë të fortë dhe të lirë, ku respektohen dhe zbatohen të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit. Udhëheqësit e lartë të 9 diplomacive evropiane dhe asaj amerikane paralajmërojnë nostalgjikët e komunizmit dhe të gjithë ata që përpiqen, gjithnjë, madje edhe pas 75 vjet më vonë, të falsifikojnë faktet e historisë: “E ardhmja duhet të bazohet në faktet e historisë dhe në drejtësi për viktimat e regjimeve totalitare. Ne jemi të gatshëm për dialog me të gjithë ata që janë të interesuar të ndjekin këto parime. Manipulimi i ngjarjeve historike që çuan në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore dhe në ndarjen e Evropës pas luftës, përbën një përpjekje shëmtuese për të falsifikuar historinë”, deklaruan 10 ministrat e jashtëm evropian të (Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë) dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Zyrtarët e lartë e përfundojnë deklaratën e tyre duke u bërë thirrje dhe duke u kujtuar, “Të gjithë antarëve të komunitetit ndërkombëtar se siguria, stabiliteti dhe paqja e përhershme ndërkombëtare, imponojnë zbatimin e vazhdueshëm dhe serioz të ligjeve dhe normave ndërkombëtare, përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve. Duke marrë mësim nga leksionet mizore të Luftës së Dytë Botërore, i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bashkohet me ne, ashtu që vendosmërisht të hedhim poshtë konceptin e sferave të influencës dhe të këmbëngulin për barazi midis të gjitha shteteve”, mbyllën ata mesazhin e tyre, me rastin e 75-vjetorit të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Unë nuk e di përse Shqipëria nuk është njëri prej vendeve nënshkruese të kësaj deklarate. Duhet pyetur Kryeministri Rama, në rolin e tij edhe si Ministër i Jashtëm ose Ministrin e Jashtëm në detyrë, se pse Shqipëria nuk është njëri prej vendeve ish-ko-
muniste evropiane, që duhej të nënshkruante këtë deklaratë. Shqipëria ndanë ketë histori të 75-viteve më parë me Evropën dhe sidomos me këto shtete evropiane ish-komuniste, të cilat u shkelën keq nga çizmja e rendë e komunizmit, por të cilat nëpërmjet ministrave të tyre të punëve të jashtme, nënshkruan dje këtë deklaratë me rastin e 75-vjetorit të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Por në Ditën e Evropës, 2020, Shqipëria, fatkeqësisht, nuk është ende me Evropën. Mos vallë Shqipëria ende nuk i sheh vlerat e përbashkëta – siç janë paqja, liria, demokracia, te drejtat bazë të njeriut, toleranca e të tjera — me sytë e Evropës, e sidomos historinë e 75-viteve të kaluara, jo se jo? A nuk beson Shqipëria e sotme ashtu siç mendojnë 9 vendet ish-komuniste nëpërmjet zyrtarëve më të lartë të këtyre diplomacive evropiane dhe asaj amerikane, se e “ardhmja duhet të bazohet në faktet e historisë dhe në drejtësi për viktimat e regjimeve totalitare”? Në Ditën e Evropës, 2020-tën, a është Shqipëria në gjendje të shpreh gatishmërinë e saj për bashkëpunim me vendet e tjera evropiane për një Evropë të fortë dhe të lirë, ku respektohen dhe zbatohen të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit? 30-vjet pas shembjes së komunizmit, a është Shqipëria gati të trajtojë viktimat e komunizmit me të njëjtin respekt për ta siç ka bërë e mbarë Evropa? Viktimat e komunizmit nga Enver Hoxha, me gjithë pafajësinë e tyre, nuk kanë kërkuar kurrë hakmarrje për vuajtjet e tyre, por sot në Ditën e Evropës, 2020 ndihen të zhgënjyer me klasën politike shqiptare të tre dekadave të kaluara. Të vetmen gjë që ata kërkojnë është që të mos harrohen ato vuajtje dhe që sipas deklaratës së 10-ministrave të jashtëm të 9 vendeve ish-komuniste dhe Sekretarit amerikan të shtetit, që e kaluara dhe e “ardhmja të bazohen në faktet e historisë dhe në drejtësi për viktimat e regjimeve totalitare”? Këtë e shprehi më së miri në një komunikim me mua sot, mbi këtë çështje, ish-i burgosuri dhe i ish i përndjekuri i regjimit komunist dhe fashist në Shqipëri, Profesori i nderuar shqiptaro-amerikan, Z. Sami Repishti, i cili megjithëse vuajti nën komunizëm dhe fashizëm, ai prapëseprapë — në shpirtin e tij
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
human — i falë ata që e persekutuan dhe e burgosën, vetëm e vetëm se kishte pikëpamje ndryshe për një të ardhme më të mirë për vendin e vet. Profesor Repishti duke kujtuar viktimat e komunizmit dhe zhgënjimin e tij shprehet kështu: “Frank — Kurrë nuk harroj fjalën e Jezusit që mbas të gjitha torturave deklaroi:” O Zot fali, sepse nuk dinë çka bajnë!” Atë që kuqalashet na kanë ba ne dhe te gjithe kombit shqiptar, nuk shlyhet as me nji gjyq të Nurernbergut as edhe me njiqind. Por duhet mendue se çka bahet mbas saj. Fitorja ma e madhe e anës sonë, të persekutuemve, ashtë fakti moralisht ma i naltë: refuzimi i hakmarrjes. Kështu na krijueme premisat e nji pajtimi permanent. U zhgenjyem! Ajo që na deshpëron ashtë mosdhanja e llogarisë për krimet monstruoze që kemi pësue. Zoti i shpërbleftë vuejtet e lotët tona. Amen! Sami” Vazhdojmë të bëjmë pyetjen: kur do të ngrihet Shqipëria në nivelin moral ndaj të ish-përndjekurve të pafajshëm të regjimit komunist, si Profesor Sami Repishti. Kur, më në fund, Shqipëria do të pranojë “faktet e historisë dhe drejtësi për viktimat e regjimeve totalitare”, ashtu siç kanë bërë shumica e vendeve ish-komuniste, përfshirë 9 vendet evropiane ish-komuniste që së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit nënshkruan Deklaratën e mësipërme, me rastin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe në Ditën e Evropës, 2020? Pa një përballim të sinqertë me të kaluarën komuniste, kam drojë se Kombi Shqiptar vonë do të gjejë paqe dhe rehati. E ENJTE, 14 MAJ 2020
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Karantina dhe shqiptarët
Keqkuptimet dhe heshtja
Njëri prej mësimeve që nxorën shqiptarët nga pandemia e COVID-19 është edhe kuptimi i drejtë dhe i saktë i karantinës. Pandemia e koronavirusit ua mësoi shqiptarëve kuptimin e vërtetë të fjalës “karantinë”. Shpresoj që në të ardhmen ata nuk do ta ngatërrojnë më kuptimin e kësaj fjale
Ismet Kallaba
Pas përhapjes së shpejtë të koronavirusit COVID-19, kur shumica e shteteve po ndërmerrnin masat e para parandaluese kundër importimit dhe transmetimit të kësaj sëmundjeje ngjitëse, edhe Qeveria e Malit të Zi bëri të njëjtën gjë duke përcaktuar ndër të tjera edhe objektet që në rast nevoje do të përdoreshin si karantinë për njerëzit. Ndër objektet e propo-
12
Javore KOHA
E ENJTE, 14 MAJ 2020
zuara për këtë qëllim nga Ministria e Shëndetësisë, gjegjësisht Qeveria e Malit të Zi, ishin dy ish-objekte ushtarake – njëri në Danillovgrad, i cili përdoret nga Shkolla Rajonale e Administratës Shtetërore (RESPA), kurse tjetri ish-kazerma ushtarake në fshatin Zogaj të Komunës së Ulqinit, i cili përdoret nga policia kufitare e Malit të Zi. Propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë, gjegjësisht i Qeverisë së Malit të Zi, ngjalli reagime të shumta në Komunën e Ulqinit, te partitë shqiptare dhe disa parti të opozitës, popullsia lokale etj., të cilët vlerësuan se një gjë e tillë dëmton imazhin e Ulqinit si një qytet turistik. Ky veprim u konsiderua me prapavijë politike
kundër Ulqinit dhe shqiptarëve si popull shumicë në këtë qytet, pa çka se specialistët e fushës së mjekësisë dhe nga Qeveria e Malit të Zi jepnin garanci se ato nuk do të përdoreshin për strehimin e personave të infektuar me koronavirus. Edhe mediat shqiptare në Mal të Zi, nëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, me raportimet e tyre i dhanë zë këtij kundërshtimi. Por sa më pranë Malit të Zi që afrohej koronavirusi, ky lloj kundërshtimi u zbeh, e më vonë edhe u hesht pas shfaqjeve të rasteve të para me koronavirus në vend. Si për çudi apo ironi të fatit, njëri prej dy rasteve të para të të infektuarve me koronavirus në Mal të Zi ishte nga Ulqini. Trevat shqiptare në Mal të Zi, konkretisht dy komunat
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
“
me shumicë shqiptare, Ulqini dhe Tuzi, ishin ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi. Pas Podgoricës, Tuzi kishte numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus dhe është komuna e vetme në Mal të Zi që për 21 ditë u fut në karantinë, kurse Ulqini vijon të ketë numrin më të madh të të infektuarve aktivë në krahasim me komunat e tjera në nivel shteti. Riatdhesimi i shumë qytetarëve të Malit të Zi pas mbylljes së kufijve për shkak të shpalljes së pandemisë së COVID-19 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri që të rritet numri i objekteve që u përdorën për karantinim. Në disa qytete të tjera të Malit të Zi u përdorën si karantinë objektet hotelierike. Në Kosovë, për shembull,
“
Sa më pranë Malit të Zi që afrohej koronavirusi, kundërshtimi ndaj karantinës në fshatin Zogaj u zbeh, e më vonë edhe u hesht pas shfaqjeve të rasteve të para me koronavirus në vend. Si për çudi apo ironi të fatit, njëri prej dy rasteve të para të të infektuarve me koronavirus në Mal të Zi ishte nga Ulqini.
Trevat shqiptare në Mal të Zi, konkretisht dy komunat me shumicë shqiptare, Ulqini dhe Tuzi, ishin ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi. Pas Podgoricës, Tuzi kishte numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus dhe është komuna e vetme në Mal të Zi që për 21 ditë u fut në karantinë, kurse Ulqini vijon të ketë numrin më të madh të të infektuarve aktivë në krahasim me komunat e tjera në nivel shteti.
konviktet e Qendrës së Studentëve në Prishtinë u shndërruan në karantinë për shtetasit e kthyer nga vendet e jashtme. Prandaj njëri prej mësimeve që nxorën shqiptarët nga pandemia e COVID-19 është edhe
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
kuptimi i drejtë dhe i saktë i karantinës. Pandemia e koronavirusit ua mësoi shqiptarëve kuptimin e vërtetë të fjalës “karantinë”. Shpresoj që në të ardhmen ata nuk do ta ngatërrojnë më kuptimin e kësaj fjale. E ENJTE, 14 MAJ 2020
Javore KOHA
13
KULTURË
Në 140-vjetorin e lindjes së Aleksandër Xhuvanit (1)
Korifeu i arsimit dhe pedagogjisë shqipta Prof. dr. Aleksandër Xhuvani (1880-1961) është një figurë poliedrike, multidimensionale, jeta dhe veprimtaria e të cilit shtrihen në disa periudha të rëndësishme të historisë së re të popullit shqiptar. Ndër fushat më të rëndësishme të veprimtarisë së tij është edhe arsimi dhe mendimi pedagogjik shqiptar. A. Xhuvani ishte vazhdues i idealeve të larta dhe përpjekjeve të ideatorëve dhe mësuesve të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare, si dhe veprimtari më i shquar i arsimit shqiptar në gjysmën e parë të shek. XX, themeluesi i pedagogjisë moderne shqiptare dhe i arsimit profesional të mësuesve shqiptarë.
Hajrullah Koliqi
Profesor dhe veprimtar i arsimit. A. Xhuvani lindi në Elbasanin e K. Kristoforidhit dhe studioi për gjuhësi në Universitetin e Athinës në periudhën e Rilindjes. Nga viti 1905 dhe në vijim ai publikoi edhe shkrimet e para për një alfabet të përbashkët të shqipes, për një “gjuhë letrëtare”, për libra e shkollë kombëtare shqipe. Në vitin shkollor 1906/07 ai filloi veprimtarinë arsimore, si mësues i gjuhës shqipe në kolegjin arbëresh të Shën Mitër Korones (1906/07), themeluar nga “tatëmadhi” Jeronim De Rada. Në vitin 1909 u themelua Shkolla Normale e Elbasanit, njëra nga arritjet kulmore të Rilindjes Kombëtare, e cila luajti rol shumë të rëndësishëm në përgatitjen profesionale të mësuesve shqiptarë dhe në zhvillimin të arsimit kombëtar në përgjithësi. A. Xhuvani ishte njëri nga themeluesit e saj. Veprimtaria e tij tri dekada me radhë, me ndërprerje të vogla, ishte e lidhur
14
Javore KOHA
E ENJTE, 14 MAJ 2020
ngusht me këtë “tempull të diturisë kombëtare”. A. Xhuvani ishte, jo vetëm profesor apo drejtues zyrtar i kësaj shkolle, por edhe drejtues pedagogjik, shkencor dhe shpirtëror i saj. Në këtë akademi kombëtare u arsimuan me qindra e qindra mësues, shkrimtarë, shkencëtarë e veprimtarë të tjerë, të cilët punuan në arsim dhe në sektorë të tjerë të jetës dhe të punës në Shqipëri e jashtë saj. Në vitin 1929, në këtë shkollë u regjistruan edhe vajzat e para, mësueset e ardhshme shqiptare. Normalja e Elbasanit u shndërrua në qendër kombëtare e lëvrimit të gjuhës shqipe dhe e zhvillimit të mendimit pedagogjik e të praktikës didaktike-metodike, ku kontribut të veçantë dha A. Xhuvani. Ushtrimorja e saj u shndërrua në laborator ku eksperimentoheshin metoda, forma e mjete të reja mësimore. Normalja e Elbasanit u quajt edhe “Normale e Xhuvanit”. Veç punës në Normalen e Elbasanit, A. Xhuvani kontribuoi shumë edhe në konsolidimin dhe zhvillimin e sistemit të arsimit kombëtar, sidomos në vitet e njëzeta dhe të tridhjeta të shek. XX. Ndër të tjera, ishte kryetar i Këshillit të Epërm Arsimuer në Qeverinë e Sulejman Delvinës, ku u angazhua dhe punoi shumë për hartimin e legjislacionit të ri shkollor, të dokumenteve
KULTURË
ei are themelore të shkollës, për krijimin dhe unifikimin e terminologjisë shkollore, për arsimin dhe organizimin e mësuesve etj. Ai ishte organizues ose pjesëmarrës aktiv në kongreset arsimore të viteve 1920, 1922 dhe 1924. Në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit (1929-1933), ai u angazhua për forcimin e mëtejmë të arsimit në vend, për zgjerimin e rrjetit shkollor dhe shtetëzimin e plotë të arsimit, për demokratizimin dhe laicizimin e tij, për modernizimin e përmbajtjeve dhe metodave mësimore etj.
Fushë tjetër e veprimtarisë së A. Xhuvanit, kryesisht gjatë periudhës në fjalë, ishte edhe hartimi dhe botimi i teksteve të shkollës fillore dhe të mesme (më pas edhe të lartë). Nga viti 1919, kur botoi tekstin e parë “Libri i gjuhës a gramatikë: Pjes’e parë”, ai (qoftë si autor ose bashkautor) botoi ose ribotoi afër 40 tekste shkollore të gramatikës e të sintaksës shqipe, abetare, libra leximi, antologji, tekste të letërsisë së vjetër greke e arbëreshe, të stilistikës e të letërsisë së përgjithshme, të pedagogjisë e të psikologjisë etj., ndër të cilat janë edhe tekstet: “Didaktikë e Edukatë” (1926), “Fillime të stilistikës e të letërsisë së përgjithshme” (bashkautor me Kostaq Cipon, 1930); “Psikologji e shtime në punë të edukatës” (1933), të cilën Norbert Jokli e cilësoi vepër “monumentale”, pastaj “Didaktika” (1937), “Edukatë” në dorëshkrim etj. Në studimet dhe tekstet e tij gërshetohen natyrshëm A. Xhuvani dijetar
dhe A. Xhuvani gjuhëtar. Tekstet e tij u përdoren, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trevat shqiptare jashtë saj, madje edhe në diasporë. Ato shërbyen edhe si model metodologjik për autorë të tjerë të teksteve shkollore shqipe. Edhe në Kosovë gramatikat e para të gjuhës shqipe u hartuan sipas modelit të teksteve të Aleksandër Xhuvanit. Veç teksteve shkollore, ai ishte edhe redaktor, recensentë, përkthyes etj. Me tekstet shkollore të A. Xhuvanit filloi një etapë e re në tekstologjinë shqiptare. Ndërkohë ai e intensifikoi bashkëpunimin me shumë revista e gazeta të kohës, si: “Revista pedagogjike”, “Normalisti”, “Kumtari arsimuer”, “Shkolla e re”, “Mësuesi”, “Shkolla kombëtare” etj., ku trajtoi çështje të ndryshme pedagogjike, arsimore, mësimore etj. Gjatë periudhës së pushtimit fashist të vendit, A. Xhuvani u emërua drejtor (komisar) i gjimnazit në Shkodër, por për shkak të qëndrimeve e sjelljeve të tij antifashiste, autoritetet e kohës e pushuan nga puna. Ndërkohë, qëndroi edhe në Kosovë. Pas Luftës së Dytë Botërore, ndonëse i moshuar, ai ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Arsimor dhe i Komisionit Pedagogjik, me ç’rast dha ndihmesën e tij të çmuar në reformën arsimore në Shqipëri të vitit 1946. Ai ishte njëri nga themeluesit i Institutit të Lartë Pedagogjik të Tiranës (1946) dhe drejtuesi i seksionit të gjuhës e të letërsisë në atë institut. Ndaj, instituti në fjalë do të emërohet Instituti i Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”. Kështu, A. Xhuvani, krahas punës kërkimore-shkencore në fushën e gjuhësisë etj., kontribuoi shumë edhe në themelimin e zhvillimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Mendimi pedagogjik. A. Xhuvani është themeluesi i pedagogjisë moderne shqiptar. Mendimin iluminist të rilindësve shqiptarë e ngriti në nivelin mendimit pedagogjik shkencor-teorik. Për këtë mësojmë nga veprat dhe studimet pedagogjik-psikologjike të tij, nga tekstet e programet mësimore, nga puna dhe eksperienca e tij si mësimdhënës dhe drejtues i arsimit. Në veprat pedagogjike të tij, A. Xhuvani trajtoi çështje të ndryshme të pedagogjisë, si shkencë (teori) dhe art (praktikë). (vazhdon) E ENJTE, 14 MAJ 2020
Javore KOHA
15
KULTURË
Një botim me interes për fshatin Arbanasi afër Zarës
Dashuria ndaj gjuhë - penguese e asimili (Prof. Tullio Erber, Albanska kolonija Arbanasa pored Zadra, Zadar 2015)
Sipas dokumenteve arkivore, 16 familjet e para shqiptare arritën në Zarë më 15 gusht 1726 dhe ata e themeluan fshatin Arbanasi. Arsyeja e shpërnguljes, sipas dokumenteve arkivore, ishte poshtërimi i tyre mbi bazën fetare por edhe padrejtësi dhe vuajtje të tjera që atyre u shkaktonin autoritetet e pushtetit turk të asaj kohe në Tivar dhe rrethinë.
Anton Gojçaj
Fshati Arbanasi (Arbnesh) gjendet afër Zarës (kroat. Zadar) dhe tani është (para)lagje e këtij qyteti. Nga ky vend i vogël dolën personalitete të rëndësishme si ilirologu i mirënjohur Aleksandar Stipçeviq, shkrimtari Josip Rela, kompozitori dhe shkrimtari Shime Deshpali, çelisti Pal Deshpali, basketbollisti Josip Gjergja etj. Historia e fshatit Arbanasi (shqip Arbnesh) është tema kryesore e librit “La colonia albanese di Borgo Erizzio presso Zara” (“Kolonia shqiptare e arbëreshëve afër Zarës”), shkruar nga profesori Tullio Erber, botuar në Dubrovnik në vitin 1883. Me rastin e 290 vjetorit të vendosjes së refugjatëve të parë shqiptarë në atë fshat, pasardhësit e tyre këtë libër e përkthyen dhe e botuan në gjuhën kroate, në Zarë. Librin e përkthyen kroatisht Ljerka Shimunoviq (Ljerka Šimunović) dhe Branka Hrboka. Re-
16
Javore KOHA
E ENJTE, 14 MAJ 2020
daktorë janë Sergjo Dokoza (Serđo Dokoza) dhe Bernard Kotlar, ndërsa botimin e realizuan Krsto Petroviq (Petrović) dhe Tomislav Peroviq (Perović). Botimit kroatisht i paraprin një parafjalë e frymëzuar, me nuanca poetike, shkruar nga Ivica Mateshiq – Jeremija. Në pasthënie të botimit kroatisht (shkruar nga S. Dokoza) thuhet se Tullio Erber (lindi më 1854 në Verona të Italisë, vdiq më 1909) ishte profesor i gjimnazit italian në Zarë, ku punoi rreth 30 vite. Libri ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë autori rrëfen për historinë, doket, traditën dhe gjuhën e arbëreshëve të Zarës, duke iu referuar të dhënave të vjela në arkivin lokal, që librit i jep vlera dokumentare. Në Hyrje, autori sqaron se në hartimin e librit është mbështetur edhe në informacione që i ka marrë gojarisht nga vetë arbëreshët. Në kapitullin e parë, autori jep informacione mbi vendosjen e refugjatëve shqiptarë në Istër (1655), pastaj në Itali (1675), si dhe mbi ngjarjet në trekëndëshin Venedik – Mal i Zi – Shqipëri në periudhën 1705-1707. Sipas dokumenteve arkivore, 16 familjet e para shqiptare arritën në Zarë më 15 gusht 1726 dhe ata e
themeluan fshatin Arbanasi. Arsyeja e shpërnguljes, sipas dokumenteve arkivore, ishte poshtërimi i tyre mbi bazën fetare por edhe padrejtësi dhe vuajtje të tjera që atyre u shkaktonin autoritetet e pushtetit turk të asaj kohe në Tivar dhe rrethinë. Republika e Venedikut, sipas dokumenteve, për familjet e para shqiptare, kishte caktuar një lokalitet të pabanuar afër Zarës, ku ndërtoi 16 shtëpi, për çdo familje nga një. Po ashtu, secilës familje iu dha edhe edhe pak tokë pune, që me krahët e vet ta sigurojnë mbijetesën. Përveç kësaj, i liruan për 12 vite nga obligimet publike. Një vit më vonë, më 1727, arritën edhe shtatë familje të tjera refugjatësh shqiptarë, që u vendosën po ashtu afër Zarës, por në Zemunik dhe jo në Arbanasi. Në vitin 1733 edhe 28 familje të tjera shqiptare nga treva nën juridiksionin e Tivarit shpërngulen përgjithmonë nga vendlindja, duke ikur së pari në Kotor dhe Herceg Novi, e prej andej në Zarë. Shpërngulja e shqiptarëve, siç tregojnë dokumentet e asaj kohe, shpjegohet me sjelljen despotike ndaj tyre nga pashallarët e Tivarit, Omer pasha dhe Ahmet pasha. Autoritetet turke kërkuan nga Republika e Venedikut kthimin e refugjatëve
KULTURË
ës amtare imit shqiptarë, me arsyetimin se ishin shtetas të Perandorisë dhe se ikja e tyre u shkaktonte dëm: pronarëve turqve u kishin mbetur tokat djerr – sepse nuk kishte kush t’i punonte. Për të shmangur dorëzimin mbrapa të refugjatëve shqiptarë, venedikasit detyrohen që autoritetet turke t’i zbusin me para dhe dhurata të ndryshme (Soliman aga merr një orë të bukur si dhuratë). Sipas këtij libri, arbëreshët një periudhë të gjatë martesat i bënin vetëm brenda komunitetit të vet. Gjuhën amtare (e folme e dialektit gegë) e ruajtën relativisht gjatë – mëse dy shekuj. Në kohën kur është shkruar ky libër (në vitet 1880-1883) shqipja ishte ende gjuhë e folur në Arbnesh, çka e dëshmon fjalorthi me disa qindra fjalë shqipe si dhe disa shembuj për kohët dhe zgjedhimet e foljes dhe lakimin e mbiemrit në gjuhën shqipe, të cilat autori i ka shënuar në vend.
Duke folur për prejardhjen e arbëreshëve të Zarës, prof. Erber thotë se fshati Arbanasi ndahej në dy krahë ose pjesë - në pjesën veriore (quheshin ”Brishqani”, ardhur më 1726) dhe pjesën jugore (“Sheshqani”, ardhur më 1733). Autori vëren se midis tyre kishte rivalitet, që ndonjëherë kulmonte me ngjarje të padëshirueshme. Studiuesi nuk kishte dijeni që në rrethinën e Tivarit ekzistonin lokalitetet “Brisk” dhe “Shestan” prandaj hedh hipotezën se arbëreshët në fjalë mund të kenë lidhje me fisin e Mirditës, rrjedhimisht që ata nuk janë nga rrethina e Tivarit – por në portin e këtij qyteti kishin hypur në barka me të cilat u shpërngulën. Gjithsesi kjo ishte një hipotezë e gabuar, që mund t’i falet një autori italian të asaj kohe, i cili kurrë nuk kishte qenë në trevën e Tivarit me rrethina, prandaj edhe s’kishte si ta dinte. Një odiseadë e ndërlikuar, me shtrirje disavjeçare, pasoi largimin e rreth 230 shqiptarëve katolikë me anije, nga strehimi i tyre i përkohshëm në Herceg Novi. Turqit përsëri ankoheshin për dëmin ekonomik që u sh-
kaktonte ikja e këtyre nënshtetasve dhe kërkojnë nga Venediku kthimin e menjëhershëm të tyre, duke iu referuar edhe marrëveshjes që dy shtetet kishin lidhur vite më parë për kthimin e refugjatëve. Venedikut iu desh’ të përdorë mjaft aftësi diplomatike dhe jo pak shpenzime materiale për t’i bindur autoritetet turke që të heqin dorë nga kërkesat e veta. Për ilustrim, por edhe si kuriozitet, ja çfarë dhuratash, përveç një sasie të konsiderueshme të hollash, përfitojnë pasha i Shkodrës, kadia dhe dy nëpunës të tjerë, sipas këtij libri: 13 palë tesha, pesë nga të cilat të qëndisura me ar dhe argjend, tre palë tesha nga kadifeja, dy nga mëndafshi, një nga pëlhura me ngjyrë të kuqe të ndezur, dy të tjera nga pëlhura londineze, një dylbi, 14 “libra turjak”, 32 “libra” pemë të sheqerosura, 30 “libra” dyllë, 54 “libra” sheqer, një arkë të stolisur me lule, 6 “libra” xinë (pistacie) etj... Sipas autorit Erber, i cili i referohej hulumtimeve arkivore dhe bisedave me arbëreshët, të gjithë refugjatët arbëreshë që u vendosën afër Zarës ishin katolikë, përjashtim bënin vetëm dy familje ortodokse. Në pjesën e dytë libri përmban 50 dokumente arkivore (të përkthyera kroatisht), të ndarë në katër kapituj, që kapin periudhën 1655- 1777. Këto dokumente studimit kanë peshë të veçantë për shkencën e historisë. Botimi është i pasuruar edhe me disa ilustrime dhe fotografi të vjetra nga Arbanasi. Historia e këtij fshati të vogël dhe rezistimi i gjatë ndaj asimilimit, pavarësisht se kishin të njëjtën fe si popullsia vendore (kroate), në mënyrë të tërthortë e relativizon tezën e disa studiuesve që ruajtjen e identitetit (arbëror/shqiptar) të arbëreshëve të Italisë e sqaruan me faktin se ata kishin fe tjetër (ortodokse) nga vendorët italianë (katolikë). Arbëreshët e Zarës megjithëse katolikë - njësoj si kroatët, e ruajtën gjuhën, doket dhe kulturën e vet tre shekuj me radhë. Mbase, ishte gjuha shqipe ajo që i dallonte këta arbëreshë nga njerëzit që gjetën në vendin e ardhjes dhe, në radhë të parë, falë dashurisë ndaj gjuhës së të parëve arritën ta ruajnë me shekuj kujtesën për identitetin e vet etnik. E ENJTE, 14 MAJ 2020
Javore KOHA
17
VËSHTRIM & OPINION
Ese
Arti dhe shoqëria Ernesto Sabato
Është fatalitet që arti të jetë i lidhur në ndonjëfarë mënyre me shoqërinë, sepse arti bëhet duke u nisur nga njeriu, ndërsa njeriu (edhe nëse është gjeni) nuk është i izoluar: ai jeton, mendon dhe ndjen në raport me rrethanat e tij. Por kjo “në ndonjëfarë mënyre” nënkupton një lloj të caktuar vjege pafundësisht më komplekse dhe më të stërholluar se i famshmi “pasqyrim”. Sipas kësaj doktrine, e cila pretendon se është realiste, por tekefundit është fantastike, arti është pasqyrim i shoqërisë në të cilën shfaqet. Këta doktrinarë, të cilët e titullojnë veten marksistë, me sa duket nuk e kanë menduar se, në qoftë se kjo teori do të ishte e drejtë, nuk do të mund të shpjegohej as vetë marksizmi: i përftuar nga intelektuali borgjez Karl Marks, i cili, sikurse edhe bashkëpunëtori i tij, industrialisti Engels, ka jetuar në një shoqëri tipike borgjeze, të dy trashëgimtarë (të vetëdijshëm dhe krenarë) të një kulture të madhe gjithashtu borgjeze, si do të mund ta shpiknin apo ta zbulonin teorinë e revolucionit proletar? Një karikaturë e tillë duket se nuk mund të merret seriozisht. E megjithatë, konsiderohet e vlefshme, përdoret për analizë, për të dhënë rekomandime, për të formuluar akuza çdo ditë. Vetë Lenini i thoshte Gorkit, në lidhje me Tolstoin, se “asnjëherë s’ishte përshkruar kaq thellë muzhiku gjersa doli ky kont”. Leksion që, megjithatë, duket se nuk i ka shërbyer as vetë Gorkit, që shpiku të famshmin realizëm socialist. Pa dyshim, ekziston njëfarë lidhjeje ndërmjet artistit dhe rrethanave të tij dhe është e vetëkuptueshme
18
Javore KOHA
E ENJTE, 14 MAJ 2020
se Prusti nuk mund të formohej në një tribu eskimezësh. Herë-herë, kjo lidhje është e thjeshtë, sikurse ajo që ekziston midis shfaqjes së klasës borgjeze dhe lulëzimit të përpjesëtimeve e të perspektivës në pikturë. Po shumicën e herëve lidhja është shumë më komplekse dhe, mbi të gjitha, kontradiktore, ngase artisti është përgjithësisht qenie kundërshtuese, antagonike, dhe ngase në një masë të konsiderueshme pikërisht ky mospëlqim i realitetit në të cilin i takon të jetojë e bën të krijojë një realitet tjetër në artin e tij; realitet që përputhet me të parin po aq pak sa ëndrra me zhgjëndrrën dhe për shkaqe të ngjashme. Njeriu nuk është objekt pasiv dhe, prandaj, nuk mund të kufizohet në pasqyrimin e botës: ai është qenie dialektike dhe (ashtu siç vërtetohet në rastin e ëndrrave) jo vetëm që nuk e pasqyron, po përballet me të dhe i kundërvihet. Dhe ky atribut i përgjithshëm i njeriut paraqitet me një mprehtësi të madhe histerike tek artisti, individ përgjithësisht anarkik dhe antisocial, ëndërrues dhe i papërshtatur. Si t’i shpjegojmë përndryshe kaq shumë kontradikta? Mu në sallonet e shekullit XVIII, njerëz që i përkisnin pikërisht asaj shoqërie të stërholluar e dekadente, shkrimtarë të admiruar e të nderuar, krijojnë libra që përgatisin shkatërrimin e kësaj shoqërie. Madje as edhe në mënyrë koherente, me një fizionomi të vetme e të përcaktuar, po në lëvizje aq kontradiktore me njëra-tjetrën sa natyralizmi i Rusoit dhe racionalizmi shkencor i enciklopedistëve. Pastaj ndodh Revolucioni, ndërsa arti që duhet ta përfaqësojë zyrtarisht është piktura reaksionare dhe neoklasike e Davidit, një art që do të përfundojë në mënyrë qesharake me helmetat e tij të famshme të zjarrfikësve. Art i sipërfaqshëm, sikurse çdo art konformist dhe zyrtar. Ndërsa artistët e mëdhenj dhe të vërtetë, si gjithmonë, do të kenë një krijim-
tari refraktare dhe heretike. Letërsia, sidomos letërsia, është në njëfarë mënyre e kundërta e shoqërisë: në epoka teokratike është shpeshherë antiklerikale, siç e tregojnë fabliaux në Mesjetë; dhe, anasjelltas, asnjëherë nuk lind një letërsi aq thellësisht fetare sa ajo e epokave laiciste. Kujtoni cilësinë e letërsisë katolike në Francën e Republikës së Tretë ose në Anglinë e sotme protestante. Metju Arnoldi [Mattheë Arnold] ka vënë në dukje tashmë se në periudha konvencionalizmi dhe racionalizmi të thatë ngadhënjen tekefundit nevoja për pasion, për ndjenja të zjarrta e të larta; dhe anasjelltas. Ndërsa Erih Kaler [Erich Kahler] tregon se në historinë e njerëzimit, çdo herë që ndonjë parim çohet gjer në rrjedhojat e tij të mbrame, kthehet kundër vetes. Nga ana tjetër, shoqëria funksionon si diçka shumë më e ndërlikuar se një shtresim klasash me karakter ekonomik. Gjithë duke pranuar se në një moment të dhënë ekzistojnë fisnikëria, borgjezia dhe proletariati, problemi i artit ndërlikohet pafundësisht si rrjedhojë e këtyre faktorëve:
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION Grupet vertikale. Teksa ithtarët e pasqyrimit marrin parasysh vetëm klasat horizontale, këto grupe kanë peshë të madhe në prodhimin, tipologjinë dhe tonalitetin e artit. Këto ndarje, që e përshkojnë shoqërinë nga maja në fund, qoftë si ndarje moshe, feje, seksi apo temperamenti, kanë një pasojë vendimtare mbi krijimet e holla të shpirtit njerëzor, që reagon jo vetëm në varësi të problemeve ekonomike, po edhe të shqetësimeve karakteristike për moshën apo seksin, të problemeve të fesë përkatëse apo të moralit përkatës, etj. Lalo dhe sociologë të tjerë kanë vënë në dukje se fëmijët, për shembull, janë përgjithësisht ruajtës të mirë për sa i takon artit. Ginjoli dhe marionetat janë vazhdimësi e personazheve të komedisë së vjetër italiane; fabulat dhe përrallat janë mbetje mitesh të lashta; lojërat e tyre janë shumë të moçme dhe të përbotshme (fëmija tibetian luan me të njëjtët guralecë dhe me të njëjtat rregulla si çunaku argjentinas që luante “intenti” në fëmijërinë time); instrumente të lashtë si zarbatana, hobeja apo shigjeta vazhdojnë ta ruajnë prestigjin e tyre krahas mitralozit; në fushën muzikore janë ruajtur instrumente arkaike, si tamburi apo rrakja. Edhe pleqtë, fshatarët dhe grupet fetare janë konservatorë, ndonëse për shkaqe të tjera; kjo është arsyeja pse priftërinjtë tanë vazhdojnë të vishen si në Mesjetë dhe shumica dër-
rmuese e kishave tona vazhdojnë të ndërtohen në stilin romanik ose gotik. Ndërsa adoleshentët, të rinjtë dhe një lloj i caktuar të rriturish (neurotikët, inatçorët, të papërshtaturit, të shqetësuarit, të varfrit) janë revolucionarë. Përveç grupeve konservatore dhe revolucionare, janë edhe përhapësit: njerëz të fesë, tregtarë, shtete kolonizatorë, sekte artistike, raca shtegtare si hebrenjtë. Kësisoj, në rastin e stilit gotik, përhapja e tij ka qenë vepër e ipeshkvijve cistersianë dhe e studentëve të Universitetit të Parisit. Po kështu, muhamedanët e transformuan arkitekturën e Indisë duke i sjellë minaren dhe kubenë bulbore. Si mund të shpjegohen këto objekte apo modalitete artistike duke u nisur vetëm nga realiteti ekonomik i një vendi? Në përgjithësi, ndikimi i fesë mbi artin është shumë më i fuqishëm se ai i çdo faktori tjetër social: ndalimi për të paraqitur hyjninë u hoqi myslimanëve mundësinë e një plastike si ajo e katolikëve, ndërsa nga ana tjetër nxiti arabeskën dhe arkitekturën; për shkaqe të ngjashme, në Holandë, piktori u hodh te peizazhi dhe te protreti i borgjezit; dhe, pas gjasash, për mendimin tim, ndalimi luteran i figurave, duke e çliruar artistin nga një pjesë e madhe e shqetësimeve të shprehjes, ka qenë shkaku ose një nga shkaqet e zhvillimit të spikatur të muzikës duke filluar nga Reforma. Një tjetër ndërlikim që nuk ka të bëjë fare me klasat është ai i transfuzioneve kulturore, qoftë nëpërmjet pushtimeve apo luftërave, tregtisë apo emigrimit, qoftë, së fundi, nëpërmjet mbërritjes së një feje prestigjioze në një territor të ri. Krijime të panumërta, disa prej tyre me një rëndësi dhe fuqi të jashtëzakonshme, vijnë nga të tilla transfuzione: muzika zezake në Amerikë, me sintezën e saj të koraleve luterane, të këngëve skoceze apo irlandeze dhe të traditës së vjetër afrikane, përbën shembullin më domethënës. Në disa raste, kultura indigjene plagoset për vdekje, siç shihet në komunitete të pushtuara egërsisht nga kolonizimi i turpshëm evropian, me artikujt e tij të pazarit dhe pëlhurat e prodhuara masivisht në metropol. Po në përgjithësi ndodh hibridizimi dhe, ashtu sikurse evropianët hyjnë në Afrikë, edhe afrikanët
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
hyjnë në Evropë dhe arti zezak depërton domosdoshmerisht në kulturën e pushtuesve. Përveç ndikimeve që vijnë nga grupet vertikale, përveç faktorëve të temperamentit të çdo individi, që mund t’i hasim në çdo klasë të shoqërisë, në art ekziston edhe një forcë e brendshme që pouthajse nuk ka të bëjë me shoqërinë: veprimi i lodhjes dhe i trillit. Ashtu si modat e të veshurit, shumë nga risitë e artit vijnë nga shterja psikike, nga mërzitja, nga kënaqësia thjesht për t’iu kundërvënë brezit paraardhës apo armiqve të fuqishëm brenda vetë sferës së artit, thjesht nga ëndja për ndryshim. Dhe, për shkaqe të afërta me ato që e bëjnë një fëmijë të ndihet më i lidhur me gjyshin se me të atin (në saje të këtyre dy lloj mllefeve të njëpasnjëshme): Prusti nuk rrjedh nga Balzaku, po nga Sen-Simoni. Së fundi, “koha artistike” nuk përkon me kohën astronomike, as me kohën sociale, as me kohën psikologjike, përveçse në raste shumë të jashtëzakonshme: odeja pindarike lindi si rrjedhojë e lojërave kombëtare, porse u zhduk edhe kur këto lojëra vazhduan të mbeteshin. Për më tepër, koha nuk është e njëjtë në artet e ndryshme, edhe nëse kanë lindur sinkronikisht dhe nga një shtysë e përbashkët: tempulli grek (qoftë për shkak të shpirtit konservator të feve, qoftë për shkaqe materiale dhe fizike) nuk ndryshoi në pothuajse njëmijë vjet; dhe, prandaj, gjurma e cikleve të mëdhenj në arkitekturë mund të ndiqet më lehtësisht se në pikturë apo në letërsi, ku lufta e brezave apo e shkollave është më e dukshme dhe më aktive. Pra, është absurde të kërkosh paralelizma të qarta midis artit dhe organizimit shoqëror të kohës së tij. Edhe po të supozojmë se kushtet ekonomike apo klasore ndikojnë tek artisti, ky ndikim shpeshherë është me kah të kundërt dhe, veç asaj, te shpirti ushtrojnë ndikim të njëkohshëm tradita, veprat apo modalitetet e një kulture rivale, ose pushtuese, ose paradigmatike, temperamenti i krijuesit, mosha e tij, krizat e tij vetjake, feja e tij apo filozofia e tij, lodhja apo entuziazmi, mllefet e tij sektare. Përkthyen nga origjinali: Edlira Hoxholli dhe Bashkim Shehu E ENJTE, 14 MAJ 2020
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Intervistë me mjeken nga Malësia me banim në Nju Jork, Linda Gojçaj
Situata epidemiologjike në Nju Jork drejt përmirësimit Në kohë pandemie njerëzit nuk mund të jenë plotësisht të lirë dhe të bëjnë çfarë të duan, mbase shëndeti publik ka përparësi mbi gjithçka tjetër. Më gëzon fakti që shqiptarët në Mal të Zi po e përballojnë me mençuri dhe me ndërgjegje të lartë këtë situatë. Kur në Komunën e Tuzit nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje, kjo tregon se masat frenuese të kësaj sëmundjeje janë ndërmarrë në kohën e duhur dhe janë respektuar në masë të madhe. Një meritë e madhe në këtë aspekt u takon gjithsesi vetë qytetarëve të Malësisë. Koha Javore: Z. Linda, si po e përballon Nju Jorku fluksin e të prekurve me COVID-19 dhe sa është numri i te infektuarve, aktualisht? L. Gojçaj: Nju Jorku është një shtet federal në të cilin kryqëzohen pothuajse të gjitha rrugët ndërkombëtare, sidomos ato ajrore dhe detare. Duke qenë kështu si një bërthamë magnetike, ky shtet regjistron një fluks shumë të lartë të qarkullimit të njerëzve nga e gjithë bota. Në këtë aspekt, New York City i cili u bë vatra më e nxehtë e shpërthimit të pandemisë, COVID-19, është një qytet gjigand me dendësi të madhe të popullsisë, ku ka shumë lëvizje, shërbime dhe interakcion midis njerëzve dhe ky fakt ka kontribuar në përhapjen e këtij virusi me shpejtësi shumë të madhe, krahasuar me shumë qytete të tjera në SHBA. Ajo që sot e thotë çdokush është se kjo pandemi, e gjeti botën në përgjithësi mjaftë të papërgatitur, sepse kishte të bënte me një virus të ri e të panjohur, për të cilin nuk kishte informacione të mjaftueshme dhe as përvojë mjekësore në luftimin e tij. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara janë një vend ekonomikisht i fuqishëm dhe me kapacitete të larta të shkencës mjekësore, ndaj dhe mundi të konsolidohet shumë shpejtë në të gjitha nivelet, për të përballuar sa më mirë këtë sfidë të madhe. Sot situata epidemiologjike në vend është drejtë përmirësimit, ku numri i të shtruarve në spital është në rënie, mirëpo akoma numri i fataliteteve mbetet i
20
Javore KOHA
E ENJTE, 14 MAJ 2020
lartë. Sikurse tashmë dihet, numri i të infektuarve në SHBA ka tejkaluar një milionë, ndërsa i të vdekurve mbi 69 mijë. Vetëm në shtetin e Nju Jorkut deri tani janë regjistruar mbi 319 mijë raste infektimi me coronavirusin, kurse numri i fataliteteve mbi 19 mijë, prej të cilëve vetëm në New York City, deri tani janë regjistruar mbi 13 mijë të vdekur. Pra kjo, përkundër të gjitha përpjekjeve të autoriteteve qeveritare dhe mjekësore, është një statistikë shumë e trishtë. Koha Javore: Linda, ju punoni në spitalin e njohur “Columbia” në New York. Cilat janë vështirësitë dhe sfidat e një nëpunësi/eje mjekësor/e gjatë veprimtarisë së përditshme në trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19? L. Gojçaj: Personeli mjekësor në spitalin ku unë punoj, në parim është shumë profesional dhe i përgatitur mirë. Unë, dhe shumë kolegë/e të mi të rinj nuk ishim përballur ndonjëherë me një situatë kaq të rëndë, sikur kjo. Si asnjëherë më parë, kësaj radhe ndjehem shumë e nderuar dhe krenare me profesionin tim, që kam mundur t’i ndihmojë COVID-pacientët në momentet e tyre më të vështira. Kjo nuk ka qenë një punë e lehtë dhe pa ndroje se edhe vetë personeli mjekësor mund të infektohet. Gjithsesi, ky profesion kërkon profesionalizëm dhe kujdes të madh. Në fillim ishte një situatë pak sa ankcioze, por, ajo nuk zgjatë aq shumë
kur ke konfidencë në vetveten. Dëshirojë ta theksoj se COVID-19 është një sëmundje serioze dhe kjo është konfirmuar nga numri i viktimave, të cilët edhe përkundër të gjitha masave mjekësore, nuk ka qenë e mundur t’u ndihmohet. Nuk pajtohem me ata që e krahasojnë këtë virus me virusin e gripit sezonal. Unë jam e bindur se një shumicë e viktimave do ta kishin përballuar shumë lehtë virusin e gripi dhe mund të kishin jetuar edhe për shumë vite. Nga ana tjetër, mungesa e një vaksine, mungesa e medikamenteve përkatëse dhe mungesa e informacioneve në shkallë botërore, krahas virulencës së madhe dhe vdekshmërisë së lartë, e kanë bërë këtë sëmundje për njeriun normal shumë më të frikshme dhe shqetësuese. Koha Javore: Sa kohë ka qëkur filloi vala e epidemisë në New York dhe si qëndron situata aktuale? L. Gojçaj: Rasti i parë zyrtar i infektimit me coronavirus, në SHBA është regjistruar më 20 janar 2020. Natyrisht se përhapja në fillim ka qenë më e ngadalshme, mbase kemi të bëjmë me ligjin e numrave. Mirëpo, gradualisht përhapja është zhvilluar në mënyrë eksponenciale. Rasti i parë i vdekjes është regjistruar më 29 shkurt. Situata tani po shkon drejtë përmirësimit, sepse të paktën tash 6 javë situata ka qenë tepër emergjente. Këtu në shtetin e Nju Jorkut, të
INTERVISTË
mjekësorë. Ata çdo mbrëmje në ora 19.00, i përshëndesin mjekët me njëfarë manifestimi interesant si fishkëllima, thirrje- “thank you”, krisma në tiganë, etj; pra, është diçka mjaftë nderuese. Dhe shpeshherë bizneset ushqimore, në shenjë respekti dhe vlerësimi për punën që bëjmë na kanë sjellë ushqim falas në spitale. Shumë të tjerë na kane dhuruar maska, doreza, dhe pajisje tjera mbrojtëse, sepse në fillim është evidentuar mungesa e tyre, situatë kjo e cila është tejkaluar brenda pak ditësh. gjitha spitaleve u është dashur që të rrisin kapacitetet e shtretërve për të paktën 50%, e disa sosh deri ne 100%. Shumica e spitaleve, sikur edhe ai ku punoj unë, kanë anuluar procedurat e prenotuara kirurgjike me pacientet paraprakë dhe është dashur të merren ekskluzivisht me pacientët me COVID-19, përveç rasteve emergjente. Nëse fillimisht, sikurse edhe gjetiu, ka pasur pamjaftueshmëri të pajisjeve mbrojtëse, sot kjo situatë është tejkaluar dhe asgjë më nuk mungon përveç faktit që të gjithë po presim për zhvillimin e një vaksine dhe te ilaçeve adekuate. Koha Javore: A ka pasur të prekur me këtë virus nga personeli mjekësor ku punoni dhe a ekziston frika se mund të prekeni edhe ju, duke pasur parasysh kontaktin e vazhdueshëm me pacientet që keni në spital? L. Gojçaj: Spitalet edhe ashtu janë burime të shpeshta infeksionesh dhe normalisht që ndodhin infeksione edhe tek të punësuarit mjekësor. Kemi pasur disa raste të izoluara, por jo në masë të madhe. Jo gjithmonë infektimi i personelit ndodhë brenda hapësirës spitalore. Ka raste kur një punëtor mjekësor infektohet diku jashtë vendit të punës, si në shoqëri private, duke udhëtuar me transportin publik, etj. Për të evituar bartjen e virusit nga jashtë, në hapësirat spitalore dhe anasjelltas, spitali ynë ka krijuar kushte që punëtorët të cilët do të jenë në kontakt me COVID-19 pacientët të akomodohen në dhoma me kushte shumë të mira dhe të mos udhëtojnë shtëpi-punë dhe anasjelltas. Unë nuk e kam shfrytëzuar
këtë mundësi, por kam udhëtuar me veturën time. Pra, mundësia për t’u infektuar edhe vetë mjekët, nuk përjashtohet. Koha Javore: A ka lehtësim të masave kufizuese në NJU JORK? Nëse po, cilat janë disa më kryesoret qe kanë bërë të rikthehet normaliteti i jetës në këtë metropol botëror? L. Gojçaj: Autoritetet qeveritare nuk i kanë detyruar qytetarët që të mbyllen nëpër shtëpia. Ata kanë mundur të dalin jashtë, të blejnë ushqimet, të ecin, të vrapojnë nëpër parqe, etj. Poashtu punëtorët e profesioneve jetike- esenciale kanë shkuar në punë dhe kanë mbajtur të gjallë frymëmarrjen e qytetit. Ndërkaq, profesionet dhe bizneset joesenciale ende janë të mbyllura. Me këtë politikë, frekuentimi i njerëzve nëpër qytet ka qenë i reduktuar deri në minimum. Siç duket qytetarët janë pajtuar me rekomandimet për të qëndruar në shtëpi dhe që pa ndonjë nevojë të madhe, të mos dilet jashtë. Këto masa frenuese kanë dhënë rezultate të dukshme. Tani me ngrohjen e motit shihet një lëvizje më e madhe e njerëzve nëpër rrugë, parqe, etj. Shumica e tyre mbajnë maskat mbrojtëse dhe respektojnë distancën fizike, e cila mbetet gjithnjë e detyrueshme. Aktualisht, nuk mund të themi se është bërë ndonjë lehtësim evident nga institucionet e pushtetit. Ndoshta ka raste ku u është lëshuar pe qytetarëve, mbase e ndjejnë sikur ka ardhë koha për të rihapur ekonominë e cila ka gjasa të ndodhë vetëm pas datës 15 maj! Dëshiroj të theksoj se qytetarët kanë treguar shumë respekt për punëtorët
Koha Javore: Nga kjo epidemi në Nju Jork u infektuan edhe shqiptarë nga Mali i Zi dhe nga treva të tjera nga të cilët kishte edhe viktima. A ka pasur shqiptarë që janë trajtuar në spitalin tuaj nga ky virus dhe nëse akoma po trajtohen? L. Gojçaj: Shqiptarët në Nju Jork janë një komunitet i madh. Prandaj, kjo sëmundje ka prekur edhe mjaftë shqiptarë, nga te gjitha trevat etnike. Për fat te keq ka pasur edhe raste vdekjesh, madje edhe të moshave të mesme. Unë nuk besojë që një komunitet mund të jetë më imun ndaj këtij virusi sesa një komunitet tjetër. Në spitalin tonë shtrohen pacientë nga të gjitha komunitetet, prandaj edhe asish nga komuniteti shqiptarë. Koha Javore: Cila është porosia juaj për lexuesit e gazetës “Koha Javore” në këtë kohë pandemie globale? L. Gojçaj: Do t’u thoja të vazhdojnë respektimin e rekomandimeve dhe rregullave rreth frenimit të kësaj sëmundje. Në kohë pandemie njerëzit nuk mund të jenë plotësisht të lirë dhe të bëjnë çfarë të duan, mbase shëndeti publik ka përparësi mbi gjithçka tjetër. Më gëzon fakti që shqiptarët në Mal të Zi po e përballojnë me mençuri dhe me ndërgjegje të lartë këtë situatë. Kur në Komunën e Tuzit nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje, kjo tregon se masat frenuese të kësaj sëmundjeje janë ndërmarrë në kohën e duhur dhe janë respektuar në masë të madhe. Një meritë e madhe në këtë aspekt u takon gjithsesi vetë qytetarëve të Malësisë. Intervistoi: Toni Ujkaj E ENJTE, 14 MAJ 2020
Javore KOHA
21
KULTURË
Botohet në Francë
Përmbledhja me tregime dashurie nga 35 shkrimtarë shqiptarë Në Francë, doli nga shtypi versioni fizik dhe elektronik i përmbledhjes më tregime të dashurisë “Nus vers l’independence” (Lakuriq drejt pavarësisë), në të cilin libër janë përfshirë 35 shkrimtarë shqiptarë më 35 tregime të dashurisë. Reshat Sahitaj, kryetar i Unionit të Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë, ka thënë se botimi i kësaj vepre, është një akt historik për letërsinë shqiptare, sepse për herë të parë lexuesi francez do të ketë mundësinë të lexojë 35 tregime të dashurisë nga autorë shqiptarë, të botuara nga Shtëpia botuese më renome ndërkombëtare, “Le Harmattan”. “Është një akt historik, sepse për herë të parë në letërsinë shqiptare para botës me krijime artistike, dalin 35 autorë të të gjitha trevave shqiptare si: nga Kosova, Shqipëria, Ma-
22
Javore KOHA
E ENJTE, 14 MAJ 2020
qedonia e veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe diaspora. Është një akt historik për faktin se libri botohet në djepin e kulturës botërore, në Paris, nga një shtëpi botuese e njohur në Evropë”, ka thënë Sahitaj. Shkrimtari e publicisti Sahitaj tha se krijuesit shqiptarë janë fare pak të njohur në skenën ndërkombëtare të letërsisë, për shkakun se që nga rënia e sistemit monist nuk është investuar në përkthimin e letërsisë shqiptare në gjuhë botërore. “Ylli i letërsisë botërore pa asnjë dyshim është dhe do të mbetët Ismail Kadare, e që njëherësh është përfaqësuesi më i denjë i letërsisë sonë, përmes të cilit bota e njeh Shqipërinë. Mirëpo, nëse letërsia shqiptare do të mbetët vetëm më Kadarenë, lirisht mund të konstatojmë se letërsia jonë ka vdekur”, potencoi ai.
Sahitaj thotë se Ismail Kadare i vuri themelet për njohjen e letërsisë shqiptare në botë, dhe emri i tij është një ndihmesë e madhe për krijuesit e gjeneratave të reja shqiptare që krijimet e tyre të botohen jashtë, sepse këta kanë bazë të fortë të ndërtuar nga Isamil Kadare, Ali Podrimja, Gani Xhafolli, Dritero Agolli, Fatos Kongoli, Edmond Tupja e disa të tjerë. Gjatë dy dekadave të fundit, Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë ka bërë përpjekje sistematike për ringjalljen e letërsisë sonë në skenën ndërkombëtare, dhe brenda kësaj kohe ka arritur të botojë autorët shqiptarë nga shtëpi botuese të njohura si në Francë, Greqi, Belgjikë... Në vitin 2019 u botuan 12 poetë e poete shqiptare në antologjinë botërore të rrjetit frankofon dhe dy vepra të dy shkrimtarëve të tjerë.
MOZAIK
Në Komunën e Plavës
Filluan punët në rikonstruksionin e aksit rrugor Plavë – Vojno Sellë – Guci Bashkë me fazën përfundimtare në modernizimin e kësaj arterie të rëndësishme të komunikacionit, do të përfshihen rreth 10 km, të cilat do të mundësojnë lidhjen cilësore të dy qendrave komunale - Plavës e Gucisë, e njëheri, pa dyshim, do të ndikojnë dukshëm në avancimin e jetës në përgjithësi të banorëve të vendbanimeve rurale (Vojno Sellë e Hakaj) në Komunën e Plavës dhe (Vishnjevë, Krushevë, Kolinë) në atë të Gucisë. Plavë – Në trevën e Komunës së Plavës, faza e dytë e punëve në rikonstruksionin e një pjese të aksit rrugor rajonal Plavë - Vojno Sellë – Guci filluan të martën, më 5 maj 2020. Rikonstruksionin e kësaj rruge proporcionalisht e kryejnë komunat e Plavës dhe Gucisë, në pjesët e territoreve të veta. Komuna e Plavës pjesën Plavë – Vojno Sellë – Hakaj, kurse ajo e Gucisë vazhdimin e saj në territorin e vet Vishnjevë – Krushevë – Kolinë – Guci. Derisa Komuna e Plavës punët në rikonstruksionin e pjesës së vet i ka filluar para ca vjetësh dhe deri më tani i ka përfunduar punët në rikonstruksionin e diç më shumë se një kilometri, deri në afërsi të fshatit Voj-
no Sellë, Komuna e Gucisë punët në rikonstruksionin e pjesës së vet do t’i fillojë kësaj vere. Për rikonstruksionin e kësaj rruge, Qeveria e Malit të Zi nga buxheti i vet kapital ka siguruar 3.5 milionë euro dhe për menaxhim punët i janë besuar Drejtorisë për Punë Publike. Siç është komunikuar nga Drejtoria e përmendur, fjala është për pjesën e rrugës së gjatë 9 kilometra, për rikonstruksionin e së cilës ajo ka nënshkruar kontratën me Ndërmarrjen Ndërtimore “Putevi Bar” nga Tivari, e cila është obliguar që punët t’i përfundojë në afatin prej 18 muajsh, por me kusht nëse nuk vjen deri te vështirësimi i paparaparë i rrethanave për punë.
Në diçka më se 1 km të këtij aksi rrugor në territorin e Komunës së Plavës, siç u theksua edhe më lart, punët e rikonstruksionit kanë përfunduar më herët, për të cilat Qeveria ka ndarë 850 mijë euro. Bashkë me fazën përfundimtare në modernizimin e kësaj arterie të rëndësishme të komunikacionit, do të përfshihen rreth 10 km, të cilat do të mundësojnë lidhjen cilësore të dy qendrave komunale - Plavës e Gucisë, e njëheri, pa dyshim, do të ndikojnë dukshëm në avancimin e jetës në përgjithësi të banorëve të vendbanimeve rurale (Vojno Sellë e Hakaj) në Komunën e Plavës dhe (Vishnjevë, Krushevë, Kolinë) në atë Sh. Hasangjekaj të Gucisë.
E ENJTE, 14 MAJ 2020
Javore KOHA
23
FOKUS
Pas pandemisë COVID-19
Operatorët kërkojnë mbrojtjen e sektorit të turizmit
Operatorët e turizmit janë të shqetësuar për dëmin ekonomik që shkaktoi Analistët vlerësojnë se ndërhyrja e shtetit për ta mbrojtur këtë industri ë Turizmi në Komunën e Ulqinit do të jetë sektori më i prekur nga pasojat e COVID-19. Operatorë të turizmit vlerësojnë se dëmi ekonomik do të jetë i paevitueshëm, pasi që çdo aktivitet po përballet me sfidën e mbijetesës. Menaxherja e turizmit,
“ 24
Suzana Taipi, vë në dukje se Ulqini varet nga turizmi, pikërisht nga niveli i mbarësisë së sezonit turistik. “Hoteli Mediteran, Ulqini dhe i tërë Mali i Zi varet nga sezoni turistik dhe nga suksesi i realizimit të kësaj veprimtarie. Ne punojmë gjatë tërë vi-
“Qeveria ka marrë parasysh hotelet dhe objektet e tjera që ishin duke punuar para se të merreshin masat ndaj COVID-19. Është paraparë që për ato muaj rroga e punonjësve 100% të paguhet . Është përgatitur edhe pakoja e radhës, e cila këto ditë do të definohet në mbështetjen e këtij sektori”, tha zoti Hoxhiqi.
Javore KOHA
E ENJTE, 14 MAJ 2020
tit për të realizuar një sezon të suksesshëm. Nëse nuk arrijmë të fitojmë të ardhura, të hapim vende pune dhe të paguajmë taksa atëherë edhe hoteli bie në humbje, “ thotë zonja Taipi. Operatori turistik, Prelë Shkreli, mendon se situata aktuale do të lë pasoja afatgjata nëse pakoja emergjente e qeverisë nuk kontribuon në masën e duhur në mbrojtjen e këtij sektori të rëndësishëm. “Qeveria i ka paralajmëruar disa ndihma, por asgjë konkrete nuk kemi. Ne kemi bërë kërkesa, duke iu lutur që në këtë vit plazhet të lirohen nga qiraja”, tha zoti Shkreli. Edhe zonja Taipi mendon se pakoja emergjente e qeverisë duhet të jetë
FOKUS
“
“Qeveria i ka paralajmëruar disa ndihma, por asgjë konkrete nuk kemi. Ne kemi bërë kërkesa duke iu lutur që në këtë vit plazhet të lirohen nga qiraja”, tha zoti Shkreli.
COVID-19 në sektorin e turizmit, duke kërkuar një pako gjithëpërfshirëse të qeverisë për sanimin e situatës. është e rëndësishme, pasi që ekonomia e turizmit siguron gati 80% të të ardhurave në Komunën e Ulqinit. më mbështetëse. “Pakot e qeverisë janë publikuar, ne si kompani akoma nuk kemi përfituar, por besoj që do të jetë një ndihmë sadopak e vogël dhe pozitive për sektorin tonë”, tha menaxheria Taipi. Autoritetet, ndërkaq, theksojnë se në këtë situatë do të ndihmohet një nga degët kryesore të ekonomisë, siç është turizmi dhe kjo ndihmë fillimisht do të përfshijë punonjësit e turizmit. Zëvendësministri i Turizmit në Mal të Zi, Qazim Hoxhiqi vlerëson ndihmën e qeverisë në fushën e turizmit. “ Qeveria ka marrë parasysh hotelet dhe objektet e tjera që ishin duke punuar para se të merreshin masat
“
“Hoteli Mediteran, Ulqini dhe i tërë Mali i Zi varet nga sezoni turistik dhe nga suksesi i realizimit të kësaj veprimtarie. Ne punojmë gjatë tërë vitit për të realizuar një sezon të suksesshëm. Nëse nuk arrijmë të fitojmë të ardhura, të hapim vende pune dhe të paguajmë taksa, atëherë edhe hoteli bie në humbje,“ thotë zonja Taipi.
ndaj COVID-19. Është paraparë që për ata muaj rroga e punonjësve të paguhet 100%. Është përgatitur edhe pakoja e radhës, e cila këto ditë do të definohet në mbështetjen e këtij sektori”, tha zoti Hoxhiqi.
Analistët vlerësojnë se ndërhyrja e qeverisë për ta mbrojtur këtë industri është e rëndësishme pasi, sipas tyre, ekonomia e turizmit siguron gati 80% të të ardhurave në Komunën e Ulqinit. A.Salaj E ENJTE, 14 MAJ 2020
Javore KOHA
25
TURIZËM
Ulqini është i gatshëm për sezonin turistik Ulqini është një ndër qytetet më të vjetra në bregdetin e Adriatikut. Ulqini, pa dyshim është njëri nga qytetet më të bukura në bregdetin tonë dhe në rajon. Ulqini, i cilësuar si perla e rivierës bregdetare, ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit.
Esat Mehmeti
Ky qytet i lashtë me një vijë bregdetare prej 14.5 km. me rërë kurative dhe det të pastër me një llojshmëri plazhesh, duke përfshirë plazhe ranore, gurore e shkëmbore, buzë pyllit të pishave, që përveç efektit mjekues të kripës së detit, ka rërë kurative, ka burime të ujërave sulfurik dhe baltë minerale. Ulqini, gjithashtu ka një numër të madh lokalitetesh arkeologjike të periudhave të ndryshme të historisë së qytetit, siç janë; Kalaja shekullore e cila në supet e saj mban më shumë se 2.500 vjet. Qyteti i Vjetër-Kalaja e Ulqinit, llogaritet si bërthama kulturore -historike e këtij qyteti, mandej qyteti i vjetër i Shasit, si dhe një numër i madh objektesh fetare që flasin për kulturën dhe jetën shpirtërore të këtij vendi. Ulqini ka diell dhe kthjelltësi të ujërave në bregdetin shkëmbor. Ulqini ka male të mbuluar me pisha që me aromën e tyre dhe puhinë e detit të mahnitin me bukurinë magjepsëse.
26
Javore KOHA
E ENJTE, 14 MAJ 2020
Ulqin ka fusha të gjera me produktet e tokës dhe të detit. Ulqini ka liqenin e pasur të Shasit, ullishtën mijëvjeçare, ka Bunën e rrjedhshme dhe burime të pashtershme. Ulqini ka energji të reja të potencialit rinor, që falë lëvizjeve demografike dhe emigrimit kanë sjellë kapital dhe ide të reja nga vendet e tjera. Ulqini me gjithë këto bukuri, gjithmonë ka ofruar kushte të mira për jetë. Ndër vite, plazhi i Ulqinit ka qenë ndër më të frekuentuarit në shkallë vendi nga turistët vendas dhe të huaj, por pushuesit më të shumtë janë nga Kosova. Por, jo vetëm kaq !. Ulqini ka kushte të favorshme gjeografike e klimaterike për zhvillimin e sporteve ujore, sporteve malore, por edhe sporteve si; futbolli, tenisi, basketbolli, peshkimi, gjuetia etj. Falë klimës mesdhetare, Ulqini ka bujqësi të zhvilluar dhe shumë produkte që e karakterizojnë, siç janë ullinjtë, fiqtë, agrumet, shegat etj. Por, ajo që e veçon këtë qytet turistik është tradita e lashtë. Është mikpritja dhe bujaria e njerëzve të këtij vendi. Është tradita e gatimeve të kuzhinës tradicionale me ushqime të freskëta dhe bio. Është pastërtia e ujit të detit dhe e qytetit në përgjithësi, e mbi të gjitha është qetësia, është argëtimi, është jeta e natës .
Ulqini, vendi i manifestimeve kulturore
Në këtë vend historik janë promovuar resurset dhe bukuritë natyrore të këtij qyteti me rrethinë. Janë promovuar dhe adetet historike, arkeologjike, etnografike dhe trashëgimia e pasur kulturore. Qyteti i Ulqinit, kryesisht gjatë sezonit turistik gjallërohet nga veprimtaritë kulturore, si: Festivali tanimë tradicional,” Skena verore”, panaire të ndryshme, Kalimera poetike dhe gërshetimi i kulturave muzikore. Në anën tjetër, siguria është kryefjala e këtij qyteti. Siguria është jo vetëm gjatë sezonit turistik, kur merren masa të shtuara për sa më shumë siguri, por edhe gjatë gjithë kohës në vijim. Banorët e këtij mjedisi si dhe mysafirët, në Ulqin, kurdoherë ndihen të lirë dhe të sigurt. Siguria e lartë edhe qetësia e këtij qyteti, së bashku me resurset natyrore që i posedon ky vend, janë disa nga vlerat që e veçojnë Ulqinin.
Pas pandemisë COVID-19, Ulqini i kthet normalitetit
Përhapja globale e koronavirusit të ri (COVID-19) që u shfaq, ka bërë që edhe ne të përballemi me një sfidë serioze lidhur me marrjen e masave parandaluese. Strukturat qeveritare
TURIZËM
paralajmëruan shtrëngimin e masave të reja në luftë kundër virusit Corona. Masat parandaluese filluan me mbylljen e institucioneve arsimore në të gjitha nivelet me mbylljen e kufijve dhe me ndalimin e fluturimeve ndërkombëtare, si dhe me shumë kufizime të tjera që u u bënë me qëllim të parandalimit të pandemisë. Me rritjen e numrit të rasteve në vendet e prekura nga pandemia, edhe në Ulqin u morën masa për të parandaluar përhapjen e këtij virusi. U morën hapa për të zvogëluar efektet negative të pandemisë në ekonomi dhe jetën sociale. Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit ka ndikuar në anulimin e prenotimeve për muajt prill, maj dhe qershor. Autoritetet turistike pohojnë se kjo situatë ka sjellë dëme të konsiderueshme ekonomik për turizmin në Ulqin dhe më gjerë. Ndryshe nga vitet e shkuara, në këtë kohë, kur kishin mbërritur turistët e parë, tani në këto ditë maji, Ulqini është i boshatisur. Por, falë Zotit, edhe kjo po kalon !. Ulqini i kthehet
normalitetit !. E gjithë vëmendja e këtij qyteti, është kthyer nga sezoni turistik. Shpesh dëgjojmë refrenin e zakonshëm: “a do të ketë sezonë sivjet ?! Me masat lehtësuese, plazhi i Ulqinit dhe i gjithë qyteti ka nisur të marrë frymë disi ndryshe. Ditët me diell dhe rritja e temperaturave kanë nxitur bartësit e turizmit që të hapin portat për klientët. Gjithçka duket se është bërë gati, për të garantuar një fillim të mbarë të këtij sezoni. Pamjet që ofron qyteti bregdetar, dëshmojnë qartë transformimin që është bërë falë investimeve vetanake. Autoritetet vendore kanë marrë të gjitha masat e duhura në përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe krijimin e kushteve sa më komode për pushuesit, që pritet të jenë këtë vit. Edhe pse nuk ka një vendim zyrtar nga qeveria për hapjen e plazheve. Ulqini po bëhet gati për nisjen e sezonit turistik. Përfaqësuesit e turizmit në shkallë republike nuk e përjashtojnë mundësinë që në fillim të muajit
në vijim të nisë sezoni turistik, megjithëse nuk kanë paraqitur ndonjë plan kohor për hapjen e mundshme të sezonit pas pandemisë së koronavirusit. Merret vesh se bartësit e turizmit në Ulqin kanë zhvilluar takime me autoritetet vendore për vështirësitë e krijuara si pasojë e pandemisë, por edhe masat që duhen marrë për përgatitjen e infrastrukturës si; furnizimit me ujë, pastërtia e qytetit, si dhe lehtësimi i qarkullimit të komunikacionit rrugor gjatë sezonit turistik. Këta kërkojnë që qeveria të marrë sa më shpejt vendimin për të hapur plazhet, duke pohuar se janë të gatshëm të respektojnë masat e duhura, siç janë; distancimi fizik dhe higjiena etj. Ulqini me fillimin e sezonit turistik, synon imazhin e një qytetit të gjallëruar. Ndërsa, subjektet private duken më inventivë në objektet e tyre, në gjelbërimin e mjediseve dhe reklamimin e shërbimeve përmes internetit, duke ofruar ulje çmimesh për fillim sezoni. E ENJTE, 14 MAJ 2020
Javore KOHA
27
MOZAIK
Masat kufizuese penguan përhapjen e pandemisë në vend
Të gjithë të infekt me COVID–19 ng Malësia janë shër
Tuz –Instituti i Shëndetësisë Publike në Mal të Zi ka njoftuar se nga virusi, COVID –19 nuk ka asnjë pacient të hospitalizuar, ndërkohë që nga Malësia është shëruar edhe pacienti i fundit që ishte në trajtim, ai i 37- ti, çfarë tregon se të gjithë të prekurit me koronavirus nga treva e Malësisë tashmë janë shëruar. Falë ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë serioze që treguan banorët e Malësisë ndaj këtij virusi për t’i respektuar mak-
28
Javore KOHA
E ENJTE, 14 MAJ 2020
simalisht të gjitha rekomandimet përkatëse të autoriteteve qeveritare dhe shëndetësore, u arrit që kjo sëmundje të frenohet me shumë sukses në këtë trevë. Dhe duke analizuar në kontinuitet dhe pareshtur situatën epidemiologjike në vend, Trupi Koordinues Kombëtar për sëmundjet infektive nga data 4 maj ka rihapur edhe një pjesë të ekonomisë së vendit, duke bërë kështu që qytetarët t’i rikthehen gradualisht normalitetit të
jetës. Nga data 4 maj me vendim të TKK-së, u mundësua puna e shitoreve dhe ndërmarrjeve të vogla, muzeve dhe galerive, transporti urban i taksive, transportit lokal urban në njësitë e administratës lokale në të cilat Instituti i Shëndetit Publik nuk ka regjistruar raste të infektimit me koronavirus. Gjithashtu, janë hapur ordinancat stomatologjike, libraritë, shitoret e rrobave, punëtoritë e zanatçive, palestrat sportive, sallonet
MOZAIK
tuarit ga ruar kozmetike. Me masat e reja është paraparë që punëdhënësi është i obliguar që për të punësuarit gjatë punës në objekte, në lokale dhe në automjete të sigurojë përdorimin e maskës dhe mjeteve mbrojtëse për dezinfektim. Masat e reja parashikojnë që shoqatat afariste dhe ndërmarrësit të cilët merren me tregti me pakicë, përfshirë këtu edhe tregjet e gjelbra janë të detyruar që në hyrje – daljet nga objekti, të sigurojnë për
konsumatorët mjetet për dezinfektimin e duarve. Ndërkaq, Trupi Koordinues Kombëtar ka parashikuar edhe dënime në rast të mosmbajtjes së maskës ose shamisë në fytyrë në të gjitha ambientet e mbyllura publike dhe për mosrespektimin e distancës fizike. Pra, të gjithë ata që do t’i shkelin këto masa, gjobat do të jenë nga 100 deri në 20 mijë euro. Më një dënim në shumë prej 2 mijë deri në 20 mijë euro do të dënohen personat juridikë nëse nuk sigurojnë respektimin e distancës fizike ndërmjet personave në vendin e punës dhe nëse ata nuk sigurojnë pajisjet mbrojtëse siç janë maskat për të punësuarit në objektet tregtare dhe hoteliere, në sallonet e parukerisë, në sallonet e kozmetikës e të ngjashme. Nga data 11 maj TKK-ja ka zbutur akoma disa masa të tjera, kështu që është mundësuar qarkullimi me automjete personale dhe transporti publik i qytetarëve, brenda rajoneve. Gjithashtu, është normalizuar edhe veprimtaria e institucioneve shëndetësore dhe bashkësive fetare u është lejuar shërbimi fetar, por duke iu përshtatur situatës epidemiologjike, duke respektuar ma-
sat e parashikuara nga TKK-ja. Sipas këtij trupi, brenda objektit fetar mund të qëndroj vetëm një person në dhjetë metër katror, kurse para objektit më së shumti njëzetë persona, duke respektuar distancën fizike prej 2 metrash. Ndërkaq, qarkullimi me automjete është mundësuar brenda rajoneve të cilat janë ndarë në: Rajonin bregdetar: Herceg Novi, Kotor, Tivat, Budva, Tivar, Ulqin dhe Cetinë. Rajoni qendror: Podgorica, Danillovgradi, Tuzi, Cetina, Nikshiqi, Shavniku dhe Plluzina. Rajoni verior: Plevla, Zhablaku, Bijelo Pole, Berane, Mojkovac, Kollashin, Plav, Rozhaja, Andrijevica, Petnica dhe Gucia. Në Mal të Zi nga të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik, e marte 12 maj 2020, rezulton se nuk kemi të prekur të ri nga koronavirusi, ndërkohë që numri aktual i të sëmurëve është 21, i të shëruarve 294, kurse i viktimave 9. Numri total i të prekurve në Mal të Zi nga fillimi i epidemisë në vend është 324 persona. Deri më sot, koronavirusi ka goditur mbi 4 milionë njerëz në të gjithë globin t. u. me mbi 225mijë viktima.
E ENJTE, 14 MAJ 2020
Javore KOHA
29
KULTURË
Krijimtaria e Astrit Lulushit
Filozofi dhe art
Duke folur dhe duke argumentuar me fakte historike dhe po aq filozofike, Astrit Lulushi nget dhe ndjek arsyet, “egoja” nuk është “heroi” i tij, as një i lindur për të punuar zeron në kuptimin e jetës. Ai është një risi dhe ndaj i besohet leximit me një arsye, shfletimit me një dorë të tillë që t’i mbështesë të gjithë prurjet me urdhër të mirëkuptimit dhe mendjes.
Fatmir Terziu
Jeta është e papërpunuar. Një kundërshtim. Jeta nuk është asnjëherë siç duket. Duke u ripërsëritur gjithmonë me një mendim të vendosur mbi gjatësinë e fjalëve, hijeve të tyre e më së shumti dritëhijeve të fjalëve e historive, zhbirimeve e diskurseve, si e tillë, vetë jeta kërkon një majë të mprehtë pene. Kërkon një kërkues të vazhdueshëm. Një hulumtues të fjalës së goditur filozofike, përshtatëse, emocionuese, të zhdërvjelltë, dhe pse jo “simpatike”, për të na e dhënë jetën ashtu sikur duhet, pra të përpunuar, në dhe brenda kundërshtive. Mos të shkojmë më tutje, por të thërrasim me lutje e brohoritje prej fjalës së mushtit,
30
“
tërë bagazhin e prurjen e sotme të Astrit Lulushit. E kjo është një thirrje e kahershme zemre, e një lexuesi që e bën ditën të jetë ditë, që e sjell shkurtazi në dritë, dhe e bën atë që të mbahet gjallë si prushi, si atë që jo lehtë mund ta bëjë dikushi. “Dikushi” ka qenë këtu mes nesh, ka pritur e përcjellë lehtë e qetë.., fjalën, leximin. “Dikushi” nuk është thjesht Astrit Lulushi. Ai është autor i vëllimit të katërt “Zhgënjime Sporadike” (2012). Ai ka shkruar vëllimet me ese e përsiatje “Pak ndryshe”, (2010); “Ndjenjë realiteti”, (2011) dhe “63 Sonete të Shekspirit” (2011) e qindra prurjeve filozofike. Dhe jeta mbetet një jetë e tërë komplekse në shkrimet e esetë e shkurtra të Lulushit, se jeta nuk është kurrë siç duket, përkundrazi jeta nuk është sikurse ndjek dhe ndjen veten në pasqyrë duke e treguar e ritreguar mes vetes, as si një arsye që e bën tërë amalgamën e zhdërvjethtësisë në këndin e stilin e vet. Të ndezura
nga zhgënjimi i tërbuar i përditësive, janë të gjitha këto arsye, të gjitha këto shkrime që vijnë me vlera fine. Numri i shkrimeve të këtij autori vë në pah një deflacion të patejkalueshëm, sepse nuk është për kohën e ngarkuar me mijëra trishtime, që rritet për zvarritje në një kënd me disa lëvizje, shkrimi i tij është të zgjedhë cilën jetë në fakt vetë Njeriu dëshiron si locion. Duke folur dhe duke argumentuar me fakte historike dhe po aq filozofike, Astrit Lulushi nget dhe ndjek arsyet, “egoja” nuk është “heroi” i tij, as një i lindur për të punuar zeron në kuptimin e jetës. Ai është një risi dhe ndaj i besohet leximit me një arsye, shfletimit me një dorë të tillë që t’i mbështesë të gjitha prurjet me urdhër të mirëkuptimit dhe mendjes. Por me këtë përmendje të vogël, ju të nderuar kolegë, miq e shkrimtarë, kërkues e poetë, njerëz të artit të vërtetë, ju lutemi kushtoni pak vëmendje, ndoshta një vëmendje të madhe sepse kjo që ndjek Astrit Lu-
Lulushi është autor i vëllimit të katërt të “Zhgënjime sporadike” (2012). Ai ka shkruar vëllimet me ese e përsiatje “Pak ndryshe”, (2010); “Ndjenjë realiteti”, (2011) dhe “63 sonete të Shekspirit” (2011) e qindra prurje filozofike. Dhe jeta mbetet një jetë e tërë komplekse në shkrimet e esetë e shkurtra të Lulushit, se jeta nuk është kurrë siç duket, përkundrazi jeta nuk është sikurse ndjek dhe ndjen veten në pasqyrë duke e treguar e ritreguar mes vetes, as si një arsye që e bën tërë amalgamën e zhdërvjethtësisë në këndin e stilin e vet. Të ndezura nga zhgënjimi i tërbuar i përditësive, janë të gjitha këto arsye, të gjitha këto shkrime që vijnë me vlera fine.
Javore KOHA
E ENJTE, 14 MAJ 2020
“
KULTURË
lushi është një rrugë e re, është një “këngë” në llojin e vet, është një dialektikë, është një prognozë, për dje, për sot ..., e patjetër dhe për nesër. Të paktën për të shpjeguar mesazhin, e tërë prurja është një tërësi që kërkon që vjen nga një kohë e jetës për të përjetuar dhe rritur, vlerësuar dhe rivlerësuar gjërat që rrëzojnë të gjitha nivelet rreth vetë prangave, kapërcimeve, ndalesave dhe shkurtesave dinake të vetë jetës. Në leximin e tillë nuk ka asnjë pengesë, asnjë derë të mbyllur, vetëm përvojë e mirëfilltë e jetës për të sjellë dhe për të na prurë nga ana filozofike, atë që duhet për të arritur në këtë pikë, për t’i shpjeguar botës diçka brenda vetvetes, e cila përshkruhet nga persona të zgjuar, për të cilët këto ide vazhdojnë
të përmbushin një pjesë të jashtëzakonshme të një diçkaje që rrëshqet jo rastësisht, por qëllimisht dhe nuk hamendohet kurrë, sepse thuhet brenda arsyes, që njerëzimi nuk mund të jetë pa ideologji të një personi thjesht “të mahnitur”. E këtë e bën art autori. Gjithçka është absolute dhe ekzistenciale, dhe evokohet përmes mjeteve më të përkryera të shkrimit. Nga koha e lirisë shkatërruese, ai e sheh edhe njëherë jetën me sytë si fëmijë, jo si të rritur, sepse shikohet, se si janë të rriturit këto ditë. Ata i mësojnë fëmijët e tyre, dhe ata i lënë të tjerët të mësojnë fëmijët e tyre, por fëmijët kurrë nuk marrin ndjenjën e të qenurit të lirë. Ju premtoj, atë klithmë, ose emocion që keni përjetuar për shkak të mungesës së miqësisë nga
enigma “mik” dhe “fqinj”, nga kumti “kënetë”, apo “histori” është një ngulm që ndjell shumë lëvizje të jetës për të besuar në gjëra të çuditshme që portretizon bota. A është këtu thjesht “Liria?” Për veten time, unë gjej pikënisjen, si atëherë kur u frymëzova për herë të parë të ndjej ajrin tim të ndjeshëm, kur ecja në dy këmbët e mia pa udhëzime dhe kur nuk mendoja se ku po shihnin sytë. Si mund të jetë një mendje kaq e butë, e humbur nga keqformimi tren jete, pasi treni e sfidon jetën? Kjo është arsyeja pse unë gjej tek shkrimet e Astritit një gjë kaq tërheqëse të pamëshirshme, që mund të ndahet në disa modele se pse është ky rast, që shkrimet e tij ti quaj edhe filozofi, edhe art. E ENJTE, 14 MAJ 2020
Javore KOHA
31
PORTRET
Koha.net
Zef Mazi – një shkodran për Shqipërinë në BE Zef Mazi është ndër diplomatët e paktë shqiptarë që ka përvojë të madhe në politikën ndërkombëtare – ka qenë ambasador në Londër, i dërguar i Tiranës në OSBE dhe zyrtar i lartë në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore të OKB-së. Një pjesë të punës së tij profesionale Mazi ia kushtoi Kosovës. Tani Zef Mazi është emëruar drejtues i bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Një emërim i qëlluar, ndonëse gjasat për fillimin e negociatave me Brukselin tani për tani duken të vogla
Enver Robelli
Kur në vitin 2010 vdiq Norman Wisdom, aktori i njohur britanik, një pasardhës i denjë në skenë i Charlie Chaplinit, BBC-ja e ftoi në studio diplomatin shqiptar Zef Mazi. Nuk bën vaki shpesh që diplomatë të vendeve të vogla të thirren në studio mediash të njohura për të folur për aktorë apo personalitete të tjera të jetës kulturore. Zakonisht ambasadorët e vendeve të vogla intervistohen nga mediat prestigjioze kur nga vendet e tyre vijnë lajme të këqija: kriza politike, tensione të mëdha, luftëra civile. Në intervistën e shkurtër për BBCnë, Zef Mazi tregoi se përse Norman Wisdom ishte i popullarizuar në Shqipëri. Ai ishte ndër aktorët e pak-
32
Javore KOHA
E ENJTE, 14 MAJ 2020
të perëndimorë filmat e të cilit ishin të lejuar në Shqipëri. Norman Wisdom luante shpesh rolin e punëtorit proletar që lufton kapitalizmin. Në vitin 1995 ai vizitoi Shqipërinë, ku u prit me entuziazëm nga shumë fansa dhe nga kryetari i atëhershëm, Sali Berisha. Wisdom vizitoi një projekt të financuar nga Britania e Madhe për përkrahjen e fëmijëve dhe u shpall qytetar nderi i Tiranës. Më 2001 aktori erdhi sërish në Shqipëri – kësaj radhe për të parë ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Anglisë, për të cilën atëbotë luante David Beckham. Kështu Tirana mirëpriti dy yje britanikë. Në intervistën e tij për BBC-në, Zef Mazi lë përshtypjen jo të një diplomati inferior ballkanik, por të një zotërie (apo zotnie, siç thuhet në Shkodër, qytetin e origjinës së Zef Mazit), i cili flet një anglishte që është muzikë për veshë. Gjatë fundjavës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se e ka emëruar Zef Mazin drejtues të bisedimeve për anëtarësim në BE. Ky emërim është befasues. Mazi ka qenë një kritik i ashpër i shumë veprimeve
të Qeverisë së Ramës. Caktimin e Gent Cakajt në postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të Jashtëm në Tiranë, Mazi e ka quajtur “një turp”, duke e akuzuar politikanin e ri dhe ambicioz si të papërvojë. Para se Shqipëria të merrte kryesimin e OSBE-së, Mazi pyeti: “I njeh Kryetari ynë i Radhës mandatet e këtyre misioneve (të OBSE-së), pikat kyçe të tyre, zbatimin e tyre, qëndrimet e shteteve rreth tyre, etj.? Sot bëhen një numër mbledhjesh çdo javë në OSBE, në Vjenë. Për t’i drejtuar ato mirë duhet përvojë e gjatë diplomatike, duhet kompetencë e madhe në organizata ndërkombëtare. (...) Kryesia e Radhës e një organizate, si OSBE-ja nuk është as lojë volejbolli, as basketbolli”. Nëse ka diçka që nuk i mungon Zef Mazit, atëherë ajo është përvoja diplomatike. Filolog, historian dhe jurist, Zef Mazi ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Londër, si përfaqësues i Shqipërisë në OSBE dhe së fundi si asistent i posaçëm i drejtorit të përgjithshëm për strategji në Agjencinë Ndërkombëtare të En-
PORTRET
ergjisë Bërthamore (IAEA) me seli në Vjenë. Një pjesë të konsiderueshme të punës së tij profesionale Zef Mazi ia ka kushtuar Kosovës. Që në vitet ‘90 ai ishte një mbështetës i sinqertë i lëvizjes për pavarësi të Kosovës dhe bashkëpunëtor i kryeministrit Bujar Bukoshi. Përveç angazhimit për Kosovën në forumet ndërkombëtare, Mazi ka shkruar edhe një sërë punimesh mbi të drejtën e Kosovës për pavarësi dhe integrimin e Shqipërisë në strukturat euro-atlantike. Këto punime janë botuar në institute dhe universitete të njohura perëndimore. Nuk ishte befasi që Mazi kundërshtoi idetë mbi prishjen e kufijve të Kosovës – ide kjo që ka gjetur përkrahës në Prishtinë dhe nuk është kundërshtuar në mënyrë aktive nga Qeveria aktuale në Tiranë. Shkëmbimi i territoreve, sipas Mazit, “rrëzon raison d’etre të paprekshmërisë të kufijve të Kosovës qëkur ajo ishte krahinë autonome e ish-RSFJ-së, të paprekshmërisë dhe të kompaktësisë të territorit të Kosovës. Nëse ndodh, ajo do të ecë drejt delegjitimimit edhe të luftës së NATO-s
dhe të vetë pavarësisë së Kosovës, me ndihmën edhe të Shqipërisë në këtë rast, apo të ndonjë drejtuesi të saj e të Kosovës, në emër gjoja të vendosjes të një paqeje të gjerë, të qëndrueshme, paketë, në këtë zonë të turbullt të Ballkanit. Ajo do qesë në asgjë për çka edhe u bë gjithë ajo përpjekje e vuajtje popullore të disa brezave, mbi 100 vjet me radhë, dhe ajo luftë e gjakderdhje e madhe, deri sa u arrit pavarësia”. Emërimi i Mazit vjen në një moment kur Qeveria e Edi Ramës, bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, kanë bërë edhe një hap drejt shembjes së godinës së Teatrit në kryeqytetin shqiptar, me synimin që aty të ndërtohet diçka e re. Kritikët këtu shohin një përpjekje për t’ia falur ca tokë të vlefshme oligarkëve, të cilët do të ndërtojnë një teatër ndoshta futurist dhe rreth e rrotull ndërtesa të tjera, të cilat mund të jenë burim i madh parash në të ardhmen. Argumenti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës se teatri i tanishëm na qenkësh një mbetje e fashizmit, është - thënë më së buti - qesharak, sepse me këtë ar-
gument do të duhej rrëzuar gjysma e qendrës së Tiranës, që është ndërtuar nga arkitektët e Italisë fashiste. Emërimi i Mazit mund të jetë një lëvizje për të larguar pak vëmendjen nga konflikti i ashpër mbi teatrin. Gjasat që Mazi të fillojë negociatat për hyrjen e Shqipërisë në BE tani për tani janë minimale, duke pasur parasysh mungesën e gatishmërisë së Brukselit për të integruar dhe anëtarësuar vendet e Ballkanit. Sidoqoftë, emërimi i Mazit, nëse nuk është bërë për efekt propagandistik, tregon se Edi Rama ende ka një talent për befasi të këndshme. Në vitin 2002, Mazi ishte kandidat për president të Shqipërisë. Nuk u bë president për shkak se liderët e atëhershëm të Shqipërisë vendosën ndryshe. Dhe gabuan. Mazi ishte i denjë për president. Dhe i denjë është tani edhe për t’i drejtuar negociatat e Shqipërisë për hyrje në BE, ndonëse – edhe këtë duhet thënë – në karrierën e tij të gjatë, mbi 40-vjeçare në diplomaci, ai nuk është marrë direkt me raportet mes Shqipërisë dhe BE-së. E ENJTE, 14 MAJ 2020
Javore KOHA
33
MOZAIK
Komuna e Plavës avancon infrastrukturën e qytetit
Së shpejti edhe me një objekt të ri “Sheshi në lagjen ‘Racina’, në anën e djathtë të rrugës ‘Çarshijska’ dhe mu para objekteve të shkollës fillore dhe asaj të mesme, përfshin sipërfaqen prej afro 4 000 metrash katrorë, me ndërtimin e të cilit fëmijët dhe të gjithë qytetarët e Plavës fitojnë objektin përfaqësues për lojë, shoqërim dhe organizim të shfaqjeve e manifestimeve të ndryshme”, kanë deklaruar nga Drejtoria për Punë Publike Plavë – Punët në ndërtimin e sheshit të ri në Plavë, të cilat kanë nisur në fillim të muajit maj të vitit të kaluar, por për shkak të kushteve të pavolitshme atmosferike janë ndërprerë në fund të vjeshtës, kanë vazhduar të enjten dhe pritet të përfundojnë në fillim të qershorit, kur solemnisht do të vihet në funksion. Për ndërtimin e këtij objekti vërtet të rëndësishëm infrastrukturor për Komunën e Plavës, Qeveria e Malit të Zi ka siguruar rreth 500 mijë euro nga buxheti i vet kapital, kurse për menaxhim punët i janë besuar Drejtorisë për Punë Publike, e cila për kryerjen e tyre ka nënshkruar kontratën me Ndërmarrjen Ndërtimore “LD Gradnja” nga Nikshiqi. “Ndërmarrja në fjalë, në punën e deritanishme në hapësirën e sheshit ka vendosur pllaka graniti në sipërfaqe prej 3000 metrash katrorë prej gjithsej 3 500 sosh të parapara me projekt, ka bërë instalimin e rrjetit ndriçues, si dhe ka përfunduar punët në formimin e shëtitores (alesë) me pemë anash”, thuhet në komunikatën për shtyp të Drejtorisë për Punë Publike. Në këtë projekt deri më tani janë realizuar punët ndërtimore në vlerë prej rreth 400 mijë eurosh. “Sheshi në lagjen ‘Racina’, në anën e djathtë të rrugës ‘Çarshijska’ dhe mu para objekteve të shkollës fillore
34
Javore KOHA
E ENJTE, 14 MAJ 2020
dhe asaj të mesme, përfshin sipërfaqen prej afro 4 000 metrash katrorë, me ndërtimin e të cilit fëmijët dhe të gjithë qytetarët e Plavës fitojnë objektin përfaqësues për lojë, shoqërim dhe organizim të shfaqjeve e manifestimeve të ndryshme”, konfirmon menaxhuesi i punëve. Projekti i ndërtimit të sheshit është ideuar në modernizimin e sipërfaqeve publike të qytetit, duke ruajtur njëkohësisht elementet tradicionale. Gjatë punëve ndërtimore janë mba-
jtur dhe ruajtur bimët e shëndosha dhe ato dekorative, kurse gjelbërimi i cili është shmangur gjatë punës është zëvendësuar me fidane dhe filiza të reja. “Sheshi përmban platonë për manifestime në formë të amfiteatrit, stendat, zonën për këmbësorë, si dhe fushën e lojrave për fëmijë. Për shtrimin me pllaka është shfrytëzuar guri natyror i qëndrueshëm në grisje, goditje dhe temperatura të ulëta”, pohojnë në Drejtori. Sh. Hasangjekaj
SPORT
Futbollisti 20-vjeçar shqiptar Marash Kumbulla
Talenti shqiptar i Serie A Kumbulla ka lindur më 8 shkurt të vitit 2000 në Peskiera Del Grada të Italisë, ndaj përveç shtetësisë shqiptare ka edhe atë italiane. Ai është 185 cm i gjatë dhe i fortë fizikisht, gjë që e bën atë një kërcënim të drejtpërdrejtë për kundërshtarët. Vlera e tij në treg, pavarësisht krizës nga COVID-19, varion nga 20-25 milionë euro. Për të janë të interesuar disa klube italiane, përfshirë Interin, Lacion, Juventusin dhe Napolin. Përpos në Itali, talenti shqiptar pëlqehet shumë nga Borussia e Dortmundit në Gjermani, ndërsa në Premier Ligën angleze e kërkon Chelsea. Pas kapitenit të Kombëtares shqiptare, Elsaid Hysaj, një tjetër mbrojtës shqiptar po shkëlqen në Serian A të Italisë. Bëhet fjalë për talentin 20-vjeçar, qendërmbrojtësin Marash Kumbulla, i cili luan për ekipin Hellas Verona. Që prej kalimit të tij te Verona, niveli i tij ka ardhur duke u rritur dhe sot vlerësohet një ndër talentët më të mëdhenj të futbollit italian. Me 18 paraqitjet e tij, ai ka shkëlqyer këtë sezon duke i habitur të gjithë me lojën dhe performancën e lartë. Kumbulla ka lindur më 8 shkurt të vitit 2000 në Peskiera Del Grada të Italisë, ndaj përveç shtetësisë shqiptare ka edhe atë italiane. Ai është 185 cm i gjatë dhe i fortë fizikisht, gjë që e bën atë një kërcënim të drejtpërdrejtë për
kundërshtarët. Aftësia e tij për të filluar sulmin nga mbrapa me pasime të gjata është në nivelin më të lartë të mundshëm. Kumbulla është aktivizuar edhe në kombëtaren shqiptare. Talenti dhe loja e tij, sidomos gjatë stinorit 2019/2020, ka rënë në sy të klubeve më të mëdha evropiane. Vlera e tij në treg, pavarësisht krizës nga COVID-19, varion nga 20 deri në 25 milionë euro. Për të janë të interesuar disa klube italiane, përfshirë Interin, Lacion, kurse Juventusi dhe Napoli, si duket, janë tërhequr nga gara pas refuzimit që kanë marrë nga futbollisti. Gazeta e njohur italiane “Corriere Dello Sport” ka bërë të ditur lajmin se para dy vitesh “Kumbulla e ka refuzuar njëherë Juventusin”. Sipas saj, babai i djaloshit shqiptar e
kishte refuzuar ofertën për t’u transferuar te bardhezinjtë me arsyetimin se Kumbulla duhet të rritet si lojtar në një klub më të vogël, siç është Hellas Verona, dhe një strategji e tillë është dëshmuar e suksesshme pasi që vetëm pas një viti si titullar, vlera e tij në treg është rritur ndjeshëm. Përpos në Itali, talenti shqiptar pëlqehet shumë nga Borussia e Dortmundit në Gjermani, ndërsa në Premier Ligën angleze e kërkon Chelsea. Dëshira e talentit shqiptar është që të transferohet tek Interi, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në verë. Kumbulla ka një kontratë me Veronën të vlefshme deri më 30 qershor 2022. (Kohapress) E ENJTE, 14 MAJ 2020
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 14 maj 2020
Viti XlX Numër 912 Çmimi 0,50
Operatorët kërkojnë mbrojtjen e sektorit të turizmit ISSN 1800-5696
Keqkuptimet dhe heshtja
Intervistë me mje nga Malësia me banim në Nju Jor Linda Gojçaj