Koha 913

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 21 maj 2020 Viti XlX Numër 913 Çmimi 0,50

Kërcënimet nga Kisha Ortodokse Serbe

ISSN 1800-5696

U dogj shkolla fillore në katundin Dacaj të Rozhajës

Libër me vlera shkencore dhe politike


PËRMBAJTJE

5

6 Herët të flitet për bashkimin në një listë

Mbret i mirë

10

16 Dëme të mëdha materiale

30 vjet zhgënjim!

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MAJ 2020


PËRMBAJTJE

18

20 Monumentet si preokupim profesional

Një tregim i ri shkollor

22

34 Sportistët tanë aktivë edhe gjatë situatës së pandemisë

Dramë e ngjarjeve historike KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv

Podgoricë e enjte, 21 maj 2020 Viti XlX Numër 913 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nukKërcënimet nga Kisha jetohet ma Ortodokse Serbe ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

U dogj shkolla fillore në katundin Dacaj të Rozhajës

Libër me vlera shkencore dhe politike

të Rozhajës katundin Dacaj fillore në U dogj shkolla

politike shkencore dhe Libër me vlera

avoreHA KJO A avoreH KJO Ortodokse Serbe Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

nga Kisha

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

E ENJTE, 21 MAJ 2020

Javore KOHA

3


MARKETING

Ministria për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave

Gëzuar Festën e Bajramit

Komuna e Tuzit uron të gjithë besimtarët myslimanë

Gëzuar Bajramin! 4

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MAJ 2020


NGJARJE JAVORE

Deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, mbi mundësinë që partitë shqiptare të dalin bashkë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Herët të flitet për bashkimin në një listë Deputeti i Koalicionit “Shqiptarët të vendosur” dhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, ka thënë se heqja e zonës së posaçme zgjedhore për shqiptarët në Ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve ka ndodhur pa vullnetin e partive politike shqiptare dhe se përfaqësuesit politikë të shqiptarëve përpiqen në vazhdimësi për ta korrigjuar këtë. Në një intervistë për të përditshmen “Vijesti”, ai ka nënvizuar problemin e modelit aktual të aksionit afirmativ në përfaqësimin e popujve pakicë në Mal të Zi, duke e ilustruar këtë me shembullin se mandati i tij si depute-

ti i vetëm i partive politike shqiptare, për nga numri i votave, është më i rëndi në Kuvendin e Malit të Zi. Nimanbegu ka kërkuar që listat për zgjedhjen e deputetëve, të cilat përfaqësojnë shqiptarët në Malin e Zi, të kenë katër mandate të garantuara. Megjithatë, ai është i vetëdijshëm se për ndryshimin e këtij përcaktimi ligjor, nuk mjafton vetëm përkrahja e partnerit të koalicionit pasi që për ndryshimin e Ligjit nevojitet shumica prej dy të tretat në Kuvendin e Malit të Zi. Deputeti Nimanbegu ka folur edhe për mundësinë që partitë shqiptare në zgjedhjet e ardhshme paralamen-

tare të dalin të bashkuar. “Ka shenja se ky koalicion (Forca e Re Demokratike, UDSH, ASH), i cili sot përfaqëson shqiptarët, do të zgjerohet me siguri edhe me parti të tjera. A do t’i ‘bashkojmë’ të gjithë në një listë, është herët të flitet”, është shprehur ai. Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi pritet të mbahen të vjeshtë të këtij viti. Në kushtet aktuale të modelit zgjedhor në fuqi, vetëm dalja e shqiptarëve në një listë të përbashkët zgjedhore vlerësohet se mund të sigurojë sukses për partitë politike shqiptare. (Kohapress)

E ENJTE, 21 MAJ 2020

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Paradokset

Mbret i mirë

I pakënaqur nga kjo gjendje, mbreti shpresonte t’u jepte një mësim. Plani ishte i thjeshtë: Ai do të vendoste një gur të madh në mes të rrugës kryesore, duke bllokuar plotësisht hyrjen në qytet. Mbreti do të qëndronte i fshehur diku aty pranë për të vëzhguar reagimet e tyre. Si do të përgjigjeshin? A do të bashkoheshin për ta hequr gurin? Apo do të shkurajoheshin, dhe të dëshpëruar do të ktheheshin në shtëpi?

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

6

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MAJ 2020

Një herë, aty rreth viteve 400 pes, Zeno nga Sirakuza i njohur si ati i paradokseve u ul në një bisedë të stilit para-sokratik me nxënësit përreth dhe u tregoi një histori të vjetër. Ishte një përrallë me mbret, populli i të cilit ishte mësuar të trajtohej gjithmonë mirë e drejtë, por kjo e kishte bërë squllët, nuk duronte dot asnjë gjë dhe vetëm

ankohej e protestonte. I pakënaqur nga kjo gjendje, mbreti shpresonte t’u jepte një mësim. Plani ishte i thjeshtë: Ai do të vendoste një gur të madh në mes të rrugës kryesore, duke bllokuar plotësisht hyrjen në qytet. Mbreti do të qëndronte i fshehur diku aty pranë për të vëzhguar reagimet e tyre. Si do të përgjigjeshin? A do të bashkoheshin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

për ta hequr gurin? Apo do të shkurajoheshin, dhe të dëshpëruar do të ktheheshin në shtëpi? Me zhgënjim në rritje, mbreti vëzhgoi se si njerëzit njëri pas tjetrit vinin dhe kur shihnin pengesën ktheheshin e largoheshin. Ose, në rastin më të mirë, përpiqeshin me gjysmë zemre para se të hiqnin dorë. Shumë u ankuan ose e mallkuan hapur mbretin dhe gjithë të pasurit, por më kot. Pas disa ditësh, një fshatar erdhi për të shkuar në qytet. Ai pa se rruga ishte bllokuar, por nuk u largua. Ndërsa u mundua e u mundua për të hequr gurin, një ide i erdhi: shkoi në pyllin aty afër për të gjetur diçka që mund ta përdorte si levë, dhe u kthye

Me zhgënjim në rritje, mbreti vëzhgoi se si njerëzit njëri pas tjetrit vinin dhe kur shihnin pengesën ktheheshin e largoheshin. Ose, në rastin më të mirë, përpiqeshin me gjysmë zemre para se të hiqnin dorë. Shumë u ankuan ose e mallkuan hapur mbretin dhe gjithë të pasurit, por më kot. Pas disa ditësh, një fshatar erdhi për të shkuar në qytet. Ai pa se rruga ishte bllokuar, por nuk u largua. Ndërsa u mundua e u mundua për të hequr gurin, një ide i erdhi: shkoi në pyllin aty afër për të gjetur diçka që mund ta përdorte si levë, dhe u kthye me një degë të madhe që e përdori për të zhvendosur shkëmbin masiv nga rruga. Dhe nën shkëmb gjeti një çantë me monedha dhe një shënim nga mbreti: “Pengesa në shteg bëhet shtegu; brenda çdo pengese, një mundësi për të përmirësuar gjendjen”.

me një degë të madhe që e përdori për të zhvendosur shkëmbin masiv nga rruga. Dhe nën shkëmb gjeti një çantë me monedha dhe një shënim nga mbreti: “Pengesa në shteg bëhet shtegu; brenda çdo pengese, një mundësi për të përmirësuar gjendjen”.

Po sikur nën Teatër në Tiranë të jetë fshehur një thesar? Por nga kush? Mbreti i mençur i përrallës së Zenos nuk ekziston, as i juaji. Prandaj Teatrin mos e prishni nëse pa gjetur më parë një mbret të mirë. Një lloj paradoksi ky, sepse mbret të mirë s’kemi njohur.

Një herë, aty rreth viteve 400 p.e.s, Zeno nga Sirakuza i njohur si ati i paradokseve u ul në një bisedë të stilit para-sokratik me nxënësit përreth dhe u tregoi një histori të vjetër. Ishte një përrallë me mbret, populli i të cilit ishte mësuar të trajtohej gjithmonë mirë e drejt, por kjo e kishte bërë squllët, nuk duronte dot asnjë gjë dhe vetëm ankohej e protestonte.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 21 MAJ 2020

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

U dogj shkolla fillore katundin Dacaj të Ro Besoj se organet përkatëse kanë për ta thënë fjalën e vet. Besoj se do të bëhet edhe ndërtesa e re e shkollës shqipe, në përvjetorin e saj vijues, të 54-tin e radhës, po edhe biblioteka do të mbushet me libra të nevojshme. Besoj se fëmijëve e prindërve të tyre do t’u kthehet gëzimi. Besoj se arsimtarët do të punojnë edhe më shumë, por nuk e di si do t’ia bëjmë me shkollëvrasësit e shqipes, si duket, të vetmit e këtij lloji në Evropë, që çojnë dorë mbi tempullin më të shenjtë të një populli, të një kulture shumë të vjetër, që bën pjesë ndër civilizimet më të lashta të Evropës e të Mesdheut.

Për Koha Javore:

Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri Lajmi i rëndë bëhet shumë më i rëndë kur merr vesh se u dogj një shkollë, si kjo në katundin Dacaj, Komuna e Tregovishtës (Rozhajës). I doli flaka tempullit të njohur të dijes së kësaj ane në gjuhën shqipe. Lajmi bëhet edhe shumë më i trishtueshëm, kur të thonë ky zjarr nuk është nga fatkeqësia. Të zë tmerri e ankthi dhe mbetesh pa gojë kur merr vesh se dora e njeriut ia vuri flakën kësaj

“ 8

shkolle, më tha me telefon Haxhi Lajçi, njeriu që është në krye të shkollës fillore ‘’Dacaj’’, në Dacaj, dhe është veprimtar shumë i njohur i kësaj ane. Ndoshta në rruzullin tokësor ka ndodhur që më 16 maj 2020 të digjet qëllimshëm një shkollë nga dora e njeriut. Sado e pabesueshme, kjo është e mundur në këtë botë të trazur dhe të pandemisë botërore

të virusit Korona. Por, nuk të shkon mendja se kjo mund të këtë ndodhur tash, më 16 maj 2020, në Evropë. Është djegur një shkollë në viset tona në Malin e Zi, ku gjuha shqipe edhe ashtu po frymon me shumë vështirësi, ku rreziku i saj nga boshnjakishtja po duket i pandalshëm edhe në Tregovishtë (Rozhajë) , Plavë e Guci, ashtu siç ka ndodhur me tërë Sa-nxhakun e Pazarit të Ri.

Ndoshta në rruzullin tokësor ka ndodhur që më 16 maj 2020 të digjet qëllimshëm një shkollë nga dora e njeriut. Sado e pabesueshme, kjo është e mundur në këtë botë të trazuar dhe të pandemisë botërore të virusit Korona. Por, nuk të shkon mendja se kjo mund të këtë ndodhur tash, më 16 maj 2020, në Evropë. Është djegur një shkollë në viset tona në Malin e Zi, ku gjuha shqipe edhe ashtu po frymon me shumë vështirësi, ku rreziku i saj nga boshnjakishtja po duket i pandal-shëm edhe në Tregovishtë (Rozhajë) , Plavë e Guci, ashtu siç ka ndodhur me tërë Sanxhakun e Pazarit të Ri.

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MAJ 2020

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e në ozhajës

Pra, në Evropë, më 16 maj 2020, është djegur qëllimshëm një shkollë shqipe nga dora e një shkollëvrasësi. Janë djegur librat e saj. Është djegur biblioteka e saj, ku pata dërguar rreth dy-qind libra, dhuratë nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, në përvjetorin e saj të 50-të. Janë djegur dokumentacioni dhe ditarët e mësimit. Pra, nuk ka më zi. Dhe, pak është të thuash se ky është atentat mbi shkollën shqipe dhe një krim mbi arsimin e kulturën e një populli. Besoj se organet përkatëse kanë për ta thënë fjalën e vet. Besoj se do të bëhet edhe ndërtesa e re e shkollës shqipe, në përvjetorin e saj vijues, të 54-tin e radhës, po edhe bibliote-

Pra, në Evropë, më 16 maj 2020, është djegur qëllimshëm një shkollë shqipe nga dora e një shkollëvrasësi. Janë djegur librat e saj. Është djegur biblioteka e saj, ku pata dërguar rreth dy-qind libra, dhuratë nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, në përvjetorin e saj të 50-të. Janë dje-gur dokumentacioni dhe ditarët e mësimit. Pra, nuk ka më zi. Dhe, pak është të thuash se ky është atentat mbi shkollën shqipe dhe një krim mbi arsimin e kulturën e një populli.

ka do të mbushet me libra të nevojshme. Besoj se fëmijëve e prindërve të tyre do t’u kthehet gëzimi. Besoj se arsimtarët do të punojnë edhe më shumë, por nuk e di si do t’ia bëjmë me shkollë-vrasësit e shqipes, si

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

duket, të vetmit e këtij lloji në Evropë, që çojnë dorë mbi tempullin më të shenjtë të një populli, të një kulture shumë të vjetër, që bën pjesë ndër civilizimet më të lashta të Evropës e të Mesdheut. E ENJTE, 21 MAJ 2020

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Ushtrimi i gazetarisë së lirë nuk është krim

30 vjet zhgën Kjo këmishë më poshtë është 30 vjet e vjetër. Ishte një këmishë që Departamenti Amerikan i Shtetit vuri në qarkullim në atë kohë për të shënuar rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, marrëdhënie që ishin ndërprerë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, për pothuaj 50 vjet komunizëm, si dhe pjesëmarrjen e delegacionit të parë amerikan në Shqipëri në zgjedhjet e para pluraliste.

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / New York E ruaj gjithnjë këtë këmishë, megjithëse të grisur. Madje e kam vendosur në një kornizë, si kujtim i një ëndrre dhe një shprese të dikurshme. E ruaj si kujtim të realizimit të ëndrrës së një pjese dërmuese të shqiptarëve me rastin e shembjes së regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, si një simbol kur shqiptarët filluan të merrnin frymë lirisht, pas pothuaj gjysmë shekulli komunizëm. Ashtu mendonim atëherë. Ndoshta ishim naivë. E ruaj si kujtim shprese të periudhës Mars/Prill të vitit 1991. Them si kujtim shprese sepse për herë të parë në Tiranë gjendej një delegacion zyrtar i Shteteve të Bashkuara, më pak se dy javë pasi ishte nënshkruar në Uashington protokolli për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Ndërsa shëtisnim mbrëmjeve në Sheshin Skënderbeu, vihej re një atmosferë entuziazmi dhe shprese për ndryshim. Në veshët tonë brohorisnin thirrjet e rinisë shqiptare: “Liri Demokraci” dhe parullat, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, e të tjera parulla të tilla

10

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MAJ 2020

pro-perëndimore, I shikoje të varura kudo në rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë. Këmisha përkujtimore e asaj ngjarjeje me rëndësi – e kthimet të madh historik -- në fillim të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane 30-vjet më parë, kujton periudhën Mars/Prill, 1991 të qëndrimit tonë në Tiranë dhe pjesëmarrjen tonë, si vrojtues të zgjedhjeve (election observers) në zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri: “Votoni Për Ne”, nuk ishte thirrje që shqiptarët të votonin për ne, sepse ne nuk ishim në listën e kandidatëve, por do u jepte mesazhin shqiptarëve, që të votonin për kandidatët që shpreheshin në mbështetje të lirisë, përfshirë lirinë e shtypit, dhe zhvillimeve të reja demokratike në vend. Që të votonin, pra, për vlerat amerikano- perëndimore, për lirinë e fjalës dhe të shprehurit, si një prej parimeve më të shtrenjta të demokracisë amerikane dhe perëndimore. Fatkeqësisht, mesazhi i para 30-viteve në këtë këmishë – mesazhi i realizimit të ëndrrës së shembjes së komunizmit dhe i kujtimit të shpresës se, më në fund, ditë më të mira e prisnin Kombin shqiptar - sot është kthyer në një zhgënjim të vërtetë. Lista e arsyeve për zhgënjimet e mia, ashtu si edhe për shumë shqiptarë brenda dhe jashtë Atdheut -me politikën shqiptare është e gjatë. Ata që mund të kenë ndjekur kontributin tim modest në publicistikën shqiptare

gjatë viteve, mund të kenë vënë re përqendrimin tim, ndoshta të tepruar sipas disave, mbi domosdoshmërinë e lirisë së vërtetë të shtypit për një shoqëri vërtetë demokratike sidomos në vendet post-komuniste në tranzicion. Prandaj nuk po më durohet pa shprehur zhgënjimin tim të radhës ndaj vendimit të marrë, ditë e fundit, nga autoritetet e qeverisë shqiptare, për të goditur me një tjetër grusht në hundë lirinë e medias në Shqipëri edhe ashtu të plagosur rëndë, tanimë nga masat arbitrare të qeverisë shqiptare. Televizioni Ora News, një prej zërave të fundit kritikë ndaj qeverisë Rama, ka marrë urdhër nga autoritetet për mbylljen e aktivitetit, një vendim ky që siç duket u tërhoq më vonë, por ORA News nuk u nda pa një gjobë të rëndë nga autoritetet, me arsyetimin se në disa emisione të këtij televizioni nuk ishte zbatuar urdhri për praninë në studio të jo më shumë se dy personave. Për mua nuk duhet të ketë asnjë arsyetim që justifikon urdhrin për mbylljen e aktiviteteve të medias, qoftë gazetë, revistë, portal a po televizion. Raportohet se ky urdhër, që u cilësua nga drejtuesit e televizionit ORA, si një “skandal dhe i paprecedentë”, është kritikuar rëndë nga organizatat e gazetarëve dhe nga disa personalitete të politikës shqiptare, përfshirë edhe Presidentin e Republikës, Z. Meta. Ndërkaq, nuk kam parë ndonjë re-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

njim!

agim të fortë nga përfaqësitë diplomatike ose nga “ndërkombëtarët” e vendosur në Tiranë ndaj kësaj masakre të fundit të lirisë së medias në Shqipëri. Ka ardhur koha që ju si përfaqësues të vlerave prëndimore dhe si mbrojtës të lirisë së medias, të hiqni dorëzat dhe të largoni maskat diplomatike kur flisni për lirinë e medias në Shqipëri. Fjalët nuk mjaftojnë më! Në fund të fundit, duhet parë se kemi të bëjmë me një vend-ku liria e shtypit dhe e fjalës së lirë në Shqipëri gjendet përballë një rreziku të madh— e për më tepër kemi të bëjmë me një vend i cili si shtet që kryeson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, duhet të jetë shembull i ushtrimit të lirisë së media dhe jo shkelës brutal i saj. Ironia e kësaj situate është se OSBE-ja është një organizatë, për të cilën liria e medias me statut, është ndër të drejtat më themelore që duhet të mbrojë Organizata për Siguri dhe

Bashkëpunim në Evropë. Shpresa e një shqiptaro-amerikani e 30-viteve më parë -- se me shembjen e komunizmit, njëra prej lirive bazë të njeriut -- liria e vërtetë e fjalës dhe e medias në Shqipëri -- po zhduket. Televizioni ORA News është ndër mediat e pakta kritike ndaj qeverisë, që përpiqen të ruajnë sadopak një pavarësi nga qeveria dhe nga njerëzit e saj. ORA News, me disa media të tjera si motra të pavarura është e mbërthyer në një luftë të ashpër dhe të pa drejtë me autoritetet qeveritare, si --Davidi me Goliatin – në mbrojtje të së vërtetës dhe të lirisë së fjalës. siç tregon edhe urdhri i fundit i qeverisë Rama, fillimisht për të mbyllur, e pastaj për të gjobitur televizionin ORA News. Kërcënimet, frikësimet, gjobat dhe urdhrat për mbyllje të aktiviteteve legjitime gazetareske të një televizioni nga autoritetet e qeverisë shqiptare, siç është rasti i fundit i ORA News – 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit -- janë shkelje të rënda të ligjeve vendase dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare nga autoritetet shqiptare, nënshkruese e të cilave është edhe Shqipëria. Për më tepër, heshtja flagrante e ambasadave perëndimore dhe përfaqësuesve të tjerë perëndimorë në Tiranë, ndaj këtyre shkeljeve të pashembullta të lirisë së medias në një vend të NATO-s, siç janë sulmet kundër ORA News në Shqipëri, është e papranueshme dhe e patolerueshme, 30-vjet pas thirrjeve të shqiptarëve për “Liri, Demokraci” dhe “ E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Është koha për të qenë seriozë në mbështetje të lirisë së vërtetë të medias në Shqipëri, të nderuar diplomatë: si përfaqësuese të atyre vlerave perëndimore të lirisë e demokracisë, në qoftë se vërtetë mendoni se ato vlera duhet të jenë edhe vlerat e Shqipërisë post-komuniste, demokratike dhe të shqiptarëve të lirë në shekullin XXI!

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Një prej këtyre vlerave është liria e shtypit! Ushtrimi i profesionit të gazetarit nuk guxohet të konsiderohet si krim, në një vend anëtar të NATO-s dhe në një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Mos HESHTNI përballë këtyre shkeljeve flagrante të lirisë së shtypit dhe të medias në Shqipëri. “Jam betuar të mos hesht, kurdoherë që njerëzit kudo durojnë dhe pësojnë vuajtje e poshtërim”, ka thënë i ndjeri Elie Wiesel, njëri prej mbrojtësve më të njohur të të drejtave të njeriut dhe fitues i Çmimit Nobel për paqe. “Ne duhet patjetër të mbajmë një qëndrim në mbrojtje të së vërtetës. Qëndrimi indiferent ndihmon vetëm shtypësin dhe kurrë nuk është në favor të viktimës. Nganjëherë duhet patjetër të ndërhyjmë. Kur rrezikohet jeta e njerëzve dhe kur është në rrezik dinjiteti njerëzor, kufijtë kombëtarë dhe ndjenjat personale nuk kanë asnjë rëndësi më. Kurdoherë që burra e gra persekutohen në një vend të botës për arsye politike, racore ose fetare – në atë moment – ai vend duhet të bëhet qendra e universit tonë”, ka thënë Elie Wiesel. Të nderuar diplomatë perëndimorë në Tiranë – për ju si përfaqësues të vlerave perëndimore në atë vend, si rrjedhim i krizës aktuale politike, Shqipëria duhet të bëhet për ju -sot për sot -- qendra e universit të veprimit tuaj diplomatik. Mos HESHTNI, ju lutem, por mbroni vlerat perëndimore në Shqipëri, sidomos lirinë e shtypit para se të bëhet vonë – ashtu që shqiptarët të mos humbasin krejtësisht shpresën e 30-viteve më parë, për liri e demokraci të vërtetë në vendin e tyre – dhe që ju të mos humbni kredibilitetin si shpresa e fundit e tyre. PLEASE DON’T BE SILENT BYSTANDERS! Në bazë të vlerave perëndimore, gazetaria nuk është krim. Mbrojeni, pra si një vlerë perëndimore në Shqipëri -- jo me deklarata boshe por me vepra! E ENJTE, 21 MAJ 2020

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Dukuri

Kërcënimet nga Kisha Ortodokse Serbe Sa më tepër që ta prolongojë zgjidhjen e këtij problemi, do të jetë më keq për shtetin e Malit të Zi. Çdo zgjidhje gjysmake apo tërheqje e pushtetit, do t’i kushtojë rëndë Malit të Zi. Kisha Ortodokse Serbe ka qenë dhe mbetet simbol i anarkisë dhe i së keqes në Mal të Zi. Ajo është burim i problemeve dhe i tensioneve të përhershme, që prodhohen në mënyrë artificiale për të ruajtur hegjemoninë e saj. Mal të Zi. Por për Kishën Ortodokse kisha në botën ortodokse. Ajo ka një Serbe, e cila ka gëzuar statusin e të ndikim parësor tek ortodoksët, përtej privilegjuarit në Mal të Zi, kjo nënkup- jetës fetare, edhe në jetën shoqërore, ton heqjen e këtyre favoreve dhe si i politike etj. Edhe në Mal të Zi, kisha tillë është i papranueshëm. Situata e dhe shteti janë parë historikisht si një krijuar nga ashpërsimi i retorikës dhe binom i pandarë. Për çdo veprim të Ismet Kallaba aktet në terren me të drejtë kanë ng- konsideruar me rëndësi kombëtare, jallur frikë dhe ankth te qytetarët në është marrë paraprakisht pëlqimi Mal të Zi nga tensionet dhe konfliktet i Kishës. Në vitet ’90 të shekullit të politike e etnike që mund të ndodhin kaluar, Kisha Ortodokse Serbe frymëzoi dhe nxiti luftën vëllavrasëse Pa kaluar akoma pandemia e shka- në të ardhmen. ktuar nga COVID-19 në Mal të Zi, Ky problem mendoj se duhet të traj- në ish-Jugosllavi. Një pjesë e madKisha Ortodokse Serbe është rish- tohet në tri rrafshe kryesore: historik, he e krimeve janë kryer me bekimin e Kishës Ortodokse Serbe dhe të faqur në skenë. Ajo ka vazhduar me juridik dhe politik. organizimin e shëtitjeve protestuese Në aspektin historik, dihet roli që luan krerëve të saj. dhe mbajtjen e liturgjive etj. në qytete të ndryshme, në kundërshNë rrafshin juridik, ligjet nuk kanë vlejtur për Kishën Ortotim me masat e ndërmarra nga autoritetet shtetërore për parandalimin dokse Serbe. Ajo jo vetëm që nuk i ka respektuar ato, por e përhapjes së koronavirusit, protesmadje ka qenë mbi shtetin. Duke shpikur lloj-lloj rrëfimesh ta të filluara pas miratimit të Ligjit për komunitetet fetare në ditët e fundit të gënjeshtërta mbi të drejtën historike për të justifikuar të vitit të kaluar. Ky ligj, ndër të tjera, pretendimet e saj hegjemoniste, Kisha Ortodokse Serbe ka ndonëse jo shprehimisht, synon të zhveshë Kishën Ortodokse Serbe nga arritur të përvetësojë shumë objekte ekzistuese të trashëgipronat e zaptuara dhe të regjistruara misë kulturore dhe të ndërtojë në mënyrë të jashtëligjshme në mënyrë të paligjshme si pronë e saj. Me një fjalë, synon t’i barazoobjekte të reja, siç është rasti i Kishës metalike në majën jë para ligjit, kuptohet aq sa mund e Rumisë, ndërkohë që organet shtetërore kanë bërë sehir t’i barazojë, komunitetet fetare në

12

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MAJ 2020

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION Në rrafshin juridik, ligjet nuk kanë vlejtur për Kishën Ortodokse Serbe. Ajo jo vetëm që nuk i ka respektuar ato, por madje ka qenë mbi shtetin. Duke shpikur lloj-lloj rrëfimesh të gënjeshtërta mbi të drejtën historike për të justifikuar pretendimet e saj hegjemoniste, Kisha Ortodokse Serbe ka arritur të përvetësojë shumë objekte ekzistuese të trashëgimisë kulturore dhe të ndërtojë në mënyrë të jashtëligjshme objekte të reja, siç është rasti i Kishës metalike në majën e Rumisë, ndërkohë që organet shtetërore kanë bërë sehir. Vetëm në trevat shqiptare në Mal të Zi janë shënuar një mori i rasteve të tilla, si në Shas, Ostros të Krajës, ishujt-Goricat në Liqenin e Shkodrës, Kalanë e Ulqinit, fshatin Martinaj të Gucisë etj., ku Kisha Ortodokse Serbe ka provokuar popullsinë vendore shqiptare duke shkaktuar edhe konfrontime fizike. Toleranca e treguar nga Qeveria e Malit të Zi është keqkuptuar nga Kisha Ortodokse Serbe. Duke toleruar veprimet antiligjore të KOS-it, pushteti e ka trimëruar edhe më shumë atë në përpjekjet e zaptimit dhe përvetësimit të pronës që nuk i përket. Në aspektin politik, Mali i Zi si një shtet i ri, është një shtet i brishtë dhe tepër i polarizuar, që lufton për forcimin e shtetësisë së tij. Kisha Ortodokse Serbe nuk e ka pranuar kurrë realitetin e ri dhe pavarësinë e Malit të Zi, por që nga shpallja e pavarësisë ka pasur vazhdimisht përpjekje për të krijuar situata tensioni nga opozita pro serbe, e mbështetur nga Kisha Ortodokse Serbe. Po ashtu është evident ndikimi serb dhe rus në Mal të Zi përmes opozitës pro serbe dhe Kishës Ortodokse Serbe, si organizma të brendshme për të realizuar qëllimet e tyre. Pyetja që shtrohet është se pse vetëm tani shteti i Malit të Zi ka vendosur të reagojë ndaj Kishës Ortodokse Serbe? Në kohën e shpalljes së pavarësisë, Mali i Zi është ballafaquar me shumë probleme të tjera dhe nuk ka qenë i përgatitur për një përballje të tillë. Gjatë kësaj periudhe janë bërë përpjekje nga pushteti për t’i afruar institucionet dhe zërat kundërshtues të pavarësisë dhe shtetësisë së Malit të Zi, por jo gjithmonë kanë qenë të suksesshëm. Nëse pushteti ka arrit-

ur sado kudo të heshtë zërat kundër Malit të Zi që vinin nga Akademia Malazeze e Shkencave dhe Arteve (CANU), duke e shkrirë Akademinë e Duklës dhe futur akademikët pro malazezë anëtarë të kësaj akademie, nën ombrellën e institucionit shtetëror më të lartë të shkencave (CANU), në aspektin e bashkimit fetar të ortodoksëve në Mal të Zi ka dështuar. Kisha Ortodokse Malazeze, e themeluar në vitin 1993, nuk është e njohur si kishë kanonike, dhe sipas hulumtimit të disa organizatave (CEDEM, 2010) tubon rreth vetes vetëm 5.4 për qind, ndërkohë që Kisha Ortodokse Serbe rreth 94.1 për qind të ortodoksësve në Mal të Zi. Mali i Zi dhe udhëheqësi i Partisë Demokratike të Socialistëve në pushtet, Millo Gjukanoviq, aktualisht President i Malit të Zi, ka qenë (është) i vetëdijshëm për rrezikun dhe kërcënimin e përhershëm që përbën Kisha Ortodokse Serbe për shtetësinë e Malit të Zi, si dhe për nevojën e një kishe autoqefale malazeze, e cila do të vepronte në të mirë të Malit të Zi. Por, si duket, qëllimisht e ka lënë për fund përplasjen me Kishën Ortodokse Serbe i vetëdijshëm për rrezikun. Pra, ka pritur që fillimisht Mali i Zi të anëtarësohet në NATO për të qenë i sigurt nga ndërhyrjet eventuale që mund të vijnë nga jashtë, në radhë të parë nga Serbia dhe Rusia. Së këndejmi, duhet thënë se shteti i Malit të Zi duket se e ka kuptuar më në fund seriozisht rrezikun real që i vjen nga Kisha Ortodokse Serbe dhe se përballja e drejtpërdrejtë me të është e pashmangshme. Në këtë kontekst, Ligji për komunitetet fetare, i miratuar në fund të vitit të kaluar, është përdorur thjesht vetëm si një pretekst. Është një përballje e vështirë sepse përpos përkrahjes që gëzon Kisha Ortodokse Serbe te populli serb, i cili përbën rreth 29 për qind të popullsisë së Malit të Zi sipas regjistrimit të vitit 2011, dhe në përgjithësi te populli ortodoks në Mal të Zi, ai ka kundër edhe disa faktorë të tjerë me ndikim brenda dhe jashtë Malit të Zi. Por, sa më tepër që ta prolongojë zgjidhjen e kësaj çështjeje (problemi), do të jetë më keq për shtetin e Malit të Zi. Çdo zgjidhje gjysmake apo tërheqje e pushtetit, do t’i kushtojë rëndë Malit të Zi.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Kisha Ortodokse Serbe nuk mund ta paramendojë veten si të barabartë me komunitetet e tjera fetare në Mal të Zi. Ajo madje nuk mund ta imagjinojë veten as duke u marrë vetëm me funksionin e saj, predikimin e fesë dhe çështjet fetare, por don të ketë ndikim në të gjitha fushat e jetës shoqërore

Kisha Ortodokse Serbe ka qenë dhe mbetet simbol i anarkisë dhe i së keqes në Mal të Zi. Ajo është burim i problemeve dhe i tensioneve të përhershme, që prodhohen në mënyrë artificiale për të ruajtur hegjemoninë e saj. Kisha Ortodokse Serbe don të nxisë konflikte jo vetëm ndaj pushtetit, por edhe ndaj pakicave në Mal të Zi, duke i konsideruar ato fajtore sepse e mbështesin pushtetin dhe partitë politike në pushtet. Kisha Ortodokse Serbe nuk mund ta paramendojë veten si të barabartë me komunitet e tjera fetare në Mal të Zi. Ajo madje nuk mund ta imagjinojë veten as duke u marrë vetëm me funksionin e saj, predikimin e fesë dhe çështjet fetare, por don të ketë ndikim në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Përmes Kishës Ortodokse Serbe, e cila vepron në sinkron me opozitën pro serbe në Mal të Zi, Serbia dhe Rusia synojnë të ruajnë ndikimin e tyre në Mal të Zi, dhe pse jo, në rast të krijimit të mundësisë të realizojnë interesat e tyre gjeostrategjike. Nëse nuk vepron në suazat ligjore, Kisha Ortodokse Serbe do të vijojë të jetë burim i tensioneve politike, etnike, shoqërore etj. në të ardhmen, pa përjashtuar edhe mundësinë e përsëritjes së skenave të viteve ’90 të shekullit të kaluar dhe konfliktit të armatosur, nëse shteti i Malit të Zi nuk tregohet më i vendosur. E ENJTE, 21 MAJ 2020

Javore KOHA

13


KULTURË

Në 140-vjetorin e lindjes së Aleksandër Xhuvanit (2)

Themelues i pedago moderne shqiptare Xhuvani nuk ishte ithtar i ndonjë rryme pedagogjike të veçantë. U përpoq që të gjitha arritjet e pedagogjisë t’i fusë në funksion të shkollës dhe arsimit shqiptar. Bëri të mundur që pedagogjia evropiane “të flasë” edhe shqip

Hajrullah Koliqi

(vijon nga numri i kaluar) Aleksandër Xhuvani është themeluesi i pedagogjisë moderne shqiptare. Mendimin iluminist të rilindësve shqiptarë e ngriti në nivelin e mendimit pedagogjik shkencor-teorik. Për këtë mësojmë nga veprat dhe studimet pedagogjike-psikologjike të tij, nga tekstet e programet mësimore, nga puna dhe përvoja e tij si mësimdhënës dhe drejtues i arsimit. Në veprat pedagogjike të tij, Xhuvani trajtoi çështje të ndryshme të pedagogjisë, si shkencë (teori) dhe art (praktikë). “Pedagogji (sipas tij) quhet sot ditunija e arti i mësimit dhe i edukatës së njeriut”. Ajo ka lidhje të ngushtë me psikologjinë, fiziologjinë, logjikën, higjienën, sociologjinë, antropologjinë, moralin. Psikologjinë e edukimit e konsideron si “pjes’ e parë” e “fillimeve të

“ 14

pedagogjisë”. Për qëllime pedagogjike e mësimore, A. Xhuvani shkroi, përktheu dhe publikoi një varg punimesh psikologjike. Shkroi dhe botoi edhe veprën “Psikologji e shtime në punë të edukatës”, bazuar në një bibliografi prej 44 veprash në gjuhën gjermane, franceze dhe italiane të psikologëve e pedagogëve më të shquar botërorë, si: G. Compayre, W. Wundt. A. Lay, A. Binet, E. Meumann, W. James, J. Dewey, E. Claparede, J. Piaget, G. A. Colozza etj. Veç kapitujve hyrës, kjo vepër ngërthen tri pjesë kryesore: 1. “Të njohunit”; 2. “Të ndiemit e vet-vehtes”; 3. “Të dashtunit”, ku “ngjarjet shpirtore” ose “fenomenet psiqike” trajohen nga aspekti i psikologjsë së përgjithshme, fëminore, patologjike, fiziologjike, eksperimentale etj., në funksion të ngritjes së cilësisë së edukimit dhe të mësimit. Libri përfundon me një fjalorth psikologjik: shqip, frengjisht, italisht-gjermanisht. Në kuadër të sistemit të disiplinave pedagogjike, sipas A. Xhuvanit, bën pjesë pedagogjia e përgjithshme, e cila merret me përkufizimin e edukatës, qëllimin, detyrat, parimet, mjetet e edu-

Didaktika ishte ajo me të cilën A. Xhuvani u mor në mënyrë të veçantë. Kontribuoi në themelimin dhe ndërtimin e didaktikës shqiptare, të pedagogjisë shkollore dhe të metodikës së mësimdhënies. U mor me trajtimin teorik dhe praktik të përmbajtjeve e metodave mësimore, të parimeve didaktike, të ambienteve shkollore, të personalitetit të mësuesit etj.

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MAJ 2020

katës etj. Angazohet për edukimin e njeriut punëtor, të guximshëm, të ndershëm,”me gjykim më vehte e të lirë”, luftëtar për të vërtetën, për të mirën e popullit të vet dhe të njerëzimit përparimtar. Shumë i rëndësishëm është edhe


KULTURË

ogjisë kontributi i tij në fushën e historisë së arsimit dhe të mendimit pedagogjik botëror dhe shqiptar. Nga këto fusha publikoi disa punime dhe citoi shumë vepra dhe pedagogë të ndryshëm botërorë. Për Pestalocin botoi studimin “J. H. Pestalozzi…” (1927). A. Xhuvani,

personalisht, ishte një “histori e gjallë” e arsimit dhe e pedagogjisë shqiptare. Didaktika ishte ajo me të cilën A. Xhuvani u mor në mënyrë të veçantë. Kontribuoi në themelimin dhe ndërtimin e didaktikës shqiptare, të pedagogjisë

Shumë i rëndësishëm është edhe kontributi i tij në fushën e historisë së arsimit dhe të mendimit pedagogjik botëror dhe shqiptar. Nga këto fusha publikoi disa punime dhe citoi shumë vepra dhe pedagogë të ndryshëm botërorë. Për Pestalocin botoi studimin “J. H. Pestalozzi…” (1927). A. Xhuvani, personalisht, ishte një “histori e gjallë” e arsimit dhe e pedagogjisë shqiptare

shkollore dhe të metodikës së mësimdhënies. U mor me trajtimin teorik dhe praktik të përmbajtjeve e metodave mësimore, të parimeve didaktike, të ambienteve shkollore, të personalitetit të mësuesit etj. Përkitazi me mësuesin, ai shkruan: “Vetë vetëdija që mësuesi asht tue formue gjan ma fisnike në botë, shpirtin e njeriut, duhet ta naltësojë e ta nxisë që të punojë sa ma shumë për atë.” Gjithashtu, ai rekomandon: “Nxanësit duhet të mbajnë mend përmendësh vetëm ato gjana qi i kuptojnë”. Ai apelonte: “t’ja lëshojmë vendin shkollës aktive… duhet të merret parasysh psikollogjia e fëmisë, nevojat e tij dhe e drejta e tij me rrnue i lirë dhe i lumtun…”. Si metodist, ai dha kontribut të vyer, sidomos në metodikën e mësimit të abetares, të gramatikës e të letërsisë. Aktuale janë edhe idetë dhe qëndrimet e tij për edukimin parashkollor dhe atë familjar, për edukimin e të rriturve, të gruas, të fëmijëve me nevoja të veçanta etj. Për këta të fundit, A. Xhuvani shkruan: “Fëmit në nji gjendje anormale psyqike e fysiologjike,… kanë nevojë për edukatë e për mësim ma tepër se të shëndoshët”. Sistemin e tij pedagogjik-mësimor A. Xhuvani e mbështeti në mendimin pedagogjik të Komenskit, Pestalocit, Distervegut, Herbartit, në pedagogjinë e shkollës së re (reformiste), në fund të shek. XIX e fillim të shek. XX, në idetë dhe idealet e Ril-

indjes Kombëtare etj. Ai nuk ishte vetëm njohës dhe interpretues i pikëpamjeve të tyre, por shpeshherë atyre u qaset në mënyrë kritike e kreative. E çmoi Pestalocin, por njëkohësisht e kritikoi monometodizmin dhe formalizmin e tij në mësim. I çmoi edhe shkallët formale të mësimit, duke shtuar se mësuesit me përvojë mund ta organizojnë mësimin edhe në mënyra të tjera. U shpreh kundër koncepteve pedagogjike të pedagogut italian Lombardo-Radiçe dhe kundër reformës Gjentile të arsimit në Italinë fashiste etj. A. Xhuvani nuk ishte ithtar i ndonjë rryme pedagogjike të veçantë. U përpoq që të gjitha arritjet e pedagogjisë t’i fusë në funksion të shkollës dhe arsimit shqiptar. Bëri të mundur që pedagogjia evropiane “të flasë” edhe shqip Veprimtaria shkencore, arsimore dhe personaliteti i A. Xhuvanit çmohen dhe vlerësohen shumë. Ndër të tjera, ai u nderua edhe me titujt “Mësues i Popullit” dhe “Doctor Honoris Causa”. Mësuesit dhe pedagogët shqiptarë e cilësuan “Mësuesi i mësuesve shqiptarë”, përkatësisht “Pedagogu i pedagogëve shqiptarë”. Emrin e A. Xhuvanit e mbajnë me krenari disa institucione arsimore, siç e mban atë edhe Universiteti i Elbasanit. Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij, u organizua një konferencë shkencore kombëtare në Tiranë dhe disa sesione shkencore. Siri Shapllo, Mahir Domi, Eqrem Çabej, Gjovalin Shkurtaj, Mehmet Gjevori, Bedri Dedja, Nuri Abdiu, Tomor Osmani dhe studiues të tjerë shkruan dhe publikuan shumë artikuj studimorë dhe e vlerësuan lart veprën dhe personalitetin e tij. Ndërkaq, studiuesit: Bardhyl Graceni, Sotir Temo, Nikoleta Mita, Hajrullah Koliqi dhe Shefqet Riza, personalitetin dhe veprën madhore të këtij korifeu të gjuhësisë, arsimit, pedagogjisë dhe psikologjisë shqiptare, e përjetësuan në monografi të veçanta. (Fund) E ENJTE, 21 MAJ 2020

Javore KOHA

15


MOZAIK

Shkolla Fillore “Dacaj” në Rozhajë përfshihet nga zjarri

Dëme të mëdha materiale

Të premten, në orët e pasdites, zjarri ka kapluar një sipërfaqe të madhe të pyjeve të fshatrave përrreth, të depos së druve dhe të godinës së Shkollës Fillore “Dacaj” në fshatin Dacaj të Rozhajës. Fillimisht në mesditë zjarri ka kapluar objektin ndihmës të depos së druve për djegie, e cila gjendej në oborrin e shkollës, i cili edhe përkundër ndërhyrjes së shpejtë të Njësitit të Zjarrfikësve është djegur në tërësi sepse zjarrin e ndihmonte era e fortë, me shpejtësi prej 100 kilometra në orë. Me ftesën time, në ndihmë për shuarjen e zjarrit dhe lokalizimin e shpejtë kanë ardhur Organizata Ndërtimore

16

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MAJ 2020

e Rrugëve “Euroasfalt“ nga Bosnja, të cilët janë duke hapur tunelin aty afër. Në orën 23.00 të mesnatës së ditës së premte, më ka ardhur lajmi nga një individ për djegien e godinës së shkollës. Menjëherë pas arritjes sime aty, kam vërejtur se zjarri kishte kapluar zyrën time dhe një pjesë të kulmit të shkollës. Njësiti i Zjarrfikësve ka arritur shumë shpejt të lokalizojë djegien e pjesës tjetër të shkollës. Pas shuarjes së zjarrit kam kërkuar kujdestari nga pjesëtarët e policisë dhe Njësitit të Zjarrfikësve, të cilët kanë bërë roje gjatë gjithë natës.

Objekti i shkollës ka pësuar dëmtime të shumta, por më së shumti është dëmtuar dhe asgjësuar në tërësi arkivi i shkollës, i cili ka rëndësi të madhe për historikun e punës së vet më shumë se një gjysmë shekulli. Në orët e mëngjesit të ditës së shtunë, me të dëgjuar lajmin, më kanë kontaktuar ministri i Arsimit, Damir Shehoviq, dhe drejtori gjeneral i Drejtorisë për Arsimin e Pjesëtarëve të Popujve Pakicë dhe të Komuniteteve të Tjera të Pakicave, Marash Dukaj. Që të dy kanë shprehur keqardhje për dëmtimet e Shkollës Fillore “Dacaj“ dhe njëkohësisht më kanë premtuar dhe siguruar se shumë shpejt, gjatë ditëve në vijim, do të hapet tenderi për fillimin e punëve për ndërtimin e shkollës, në mënyrë që në muajin shtator nxënësit të kenë godinën e restauruar sipas planit të rikonstruktimit të plotë, i cili është i gatshëm nga ana e Ministrisë së Arsimit që nga muaji prill i vitit të kaluar. Të shtunën paradreke, me ftesën time, organet e hetimit nga Podgorica dhe Rozhaja, specialistë të zjarreve, kanë kryer punën e vëzhgimit, shënimit dhe incizimit të objektit shkollor në tërësi, nga të cilët pres që shumë shpejt të bëjnë ndriçimin e motivit të këtij akti vandal. Mendoj se ky dëmtim është atak në


MOZAIK

Reagim i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi lidhur me djegien e objektit të Shkollës Fillore në Dacaj të Rozhajës

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp ndaj djegies së objektit të Shkollës Fillore “Dacaj” në fshatin Dacaj të Rozhajës. Deklaratën për shtyp të kryetarit të KKSH-së, Faik Nika, po e japim në vijim të plotë. “Me shqetësim të madh sot mësuam lajmin e dyshimeve për zjarrvënie të qëllimshme të Shkollës Fillore ‘Dacaj’ në Dacaj të Rozhajës, e vetmja shkollë në të cilën mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe në atë komunë. Me të marrë lajmin kam telefonuar drejtorin e Shkollës, z. Haxhi Lajçi, dhe mësimdhënës të kësaj shkolle, për të mësuar më shumë për motivet apo qëllimet e këtij rasti vandal. Ata më konfirmuan rastin, por nuk kanë informacion për motivet apo qëllimet, ndërsa më pohuan se organet kompetente po bëjnë detyrën e tyre për të zbardhur rastin dhe për të gjetur përgjegjësit. Po ashtu më konfirmuan se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, sepse janë vërejtur shenja të qarta të dëmtimit të grilave dhe thyerjes së dritares nga individë të papërgjegjshëm dhe dashakeqës për

t’i vënë zjarrin shkollës. Me keqardhje mësova nga drejtori i Shkollës për dëmtime të shumta të objektit, por më shumë, për dëmtimin e arkivit të shkollës, i cili ka rëndësi shumë për historikun e mësimit në gjuhën shqipe në atë shkollë. Në emër të Këshillit Kombëtar u bëjmë thirrje organeve kompetente që të gjendet përgjegjësi dhe të zbulohen motivet e këtij akti vandal. Pas kësaj ngjarjeje të shëmtuar, urojmë që Shkolla Fillore ‘Dacaj’ në Rozhajë të ndërtohet nga fillimi gjatë këtij pushimi veror, për çka do t’i drejtohemi Ministrisë së Arsimit. Po ashtu rikujtojmë se rikonstruktimi i plotë i shkollës në Dacaj ishte premtim nga takimi i dy Presidentëve të shteteve, Malit të Zi dhe Shqipërisë, në janar të vitit 2019, për çka Presidenti i Shqipërisë, SH. T. Z. Ilir Meta na e konfirmoi në takimin me anëtarët e Këshillit Kombëtar të mbajtur në Ulqin. Urojmë që shkolla e Dacajve të ndërtohet sa më shpejt që është e mundur dhe akte të tilla të (Kohapress) shëmtuara të mos përseriten më”.

Objekti i shkollës ka pësuar dëmtime të shumta, por më së shumti është dëmtuar dhe asgjësuar në tërësi arkivi i shkollës, i cili ka rëndësi të madhe për historikun e punës së vet më shumë se një gjysmë shekulli. shtetin e Malit të Zi, atak ndaj ekzistencës sonë si shqiptarë, atak ndaj fëmijëve dhe prindërve tanë, atak në institucionin e vetëm publik arsimor-edukativ në gjuhën shqipe në Komunën e Rozhajës, i cili ka pasur dhe do të ketë përherë përkrahje të madhe nga shumë dashamirë të edukimit dhe arsimit shqip të shtetit tonë dhe më gjerë në Evropë e deri në Amerikë. Organeve të hetuesisë u kam deklaruar se dyshoj që zjarri është

shkaktuar qëllimisht nga dora e njeriut sepse kam vërejtur shenja të qarta të dëmtimit të grilave të dritares nga ana e pasme e shkollës. Gjithashtu theksoj se para dy vitesh Ministria e Arsimit ka siguruar tetë kamera për vëzhgimin e objektit shkollor gjatë gjithë kohës, por për shkak të dëmtimeve nga zjarret rryma elektrike nuk ka funksionuar për dy ditë, gjë që ka bërë që kamerat të jenë jashtë funksionit. Konsideratë të lartë kam edhe

për ndihmën fizike të një numri të madh të të rinjve vullnetarë, të cilët kanë rrezikuar edhe jetën e tyre për të shpëtuar nga djegia pjesën tjetër të lokalit ndihmës të shkollës. Gjithashtu edhe për vetë kryetarin e komunës së Rozhajës, Rrahman Husoviq, si dhe televizionin lokal të Rozhajës, të cilët kanë publikuar të gjitha dëmet e shkaktuara nga zjarri. Haxhi Lajçi (Autori është drejtor i Shkollës Fillore “Dacaj” - Rozhajë) E ENJTE, 21 MAJ 2020

Javore KOHA

17


KULTURË

Monumentet si preokupim profesional (Neritan Ceka, Udhëtim në kështjellat ilire, Botoi:”Migjeni”, Tiranë, 2006)

Në kuadër së kulturës materiale, në çdo mjedis kështjellat paraqesin vlerë të veçantë historike dhe kulturore. Ato janë dëshmi autentike e së kaluarës historike, që në forma të ndryshme janë të pranishme deri në ditët tona. Por, në saje të rrjedhave shoqërore gjatë historisë, një numër i konsideruar i tyre kanë mbetur të shënuara që dëshmohet në saje të të dhënave nga autorët antikë. Në këtë aspekt janë pikërisht arkeologët ata të cilët me angazhimin dhe punën e tyre profesionale kanë arritur të deshifrojnë e hulumtojnë monumentet e tilla në mjedisin përkatës

Nail Draga

Në këtë aspekt hapësira etnogjegrafike shqiptare vazhdimisht ka paraqitur interes për hulumtime arkeologjike, duke filluar nga shek.XX e më pas. Janë pikërisht arkeologët e huaj si austriak, italianë, anglezë etj., të cilët fillimisht janë angazhuar në këtë drejtim, ndërsa më pas kontribut kanë dhënë arkeologët shqiptarë, duke vendosur bazat e arkeologjisë shqiptare. Kemi të bëjmë kryesisht me kohën pas Luftës së Dytë Botërore, ku janë veçuar një numër i konsiderueshëm arkeologësh si H.Ceka, S.Anamali, S.Islami, F.Pren-

18

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MAJ 2020

di, N.Ceka, A.Mano, Dh.Budina, B.Dautaj etj., të cilët kanë arritur që të ofrojnë zbulime me vlera të mëdha historike, kulturore e kombëtare. Kemi të bëjmë me breza të ndryshëm arkeologësh, që autori të arriturat e tyre në këtë përmbledhje i paraqet me përkushtim ndaj emrit dhe veprës së tyre. Është merita e tyre profesionale që arritën të deshifrojnë dhe hulumtojnë një numër të konsiderueshëm të kështjellave të cilat kanë ekzistuar në Iliri në kohën antike, që tani janë monumente me vlera të mëdha historike në hapësirën etnogjeografike shqiptare. Në saje të përvojës profesionale gjatë gërmimeve dhe hulumtimeve arkeologjike në terren si dhe konsultimit të literaturës shkencore, e sidomos asaj të autorëve antikë, autori ofron të dhëna për rreth tridhjetë kështjellat e prezantuara. Në aspektin territorial kështjellat e tilla i takojnë kryesisht Ilirisë Jugore, përkatësisht

territorit të Shqipërisë së sotme, por ka të dhëna edhe jashtë këtij regjioni, si në Dardani, apo edhe në Adriatikun Lindor. Arkeologu dhe studiuesi i njohur Neritan Ceka në saje të përvojës profesionale, në këtë botim na ofron një përmbledhje me informacione shkencore shumëdimensionale, e cila është e para e kësaj natyre në gjuhën shqipe. Sepse nga ky autor deri më tash, përveç studimeve mbi Ilirët, kemi të publikuara edhe botime të veçanta kushtuar Apollonisë, Butrintit etj., duke qenë arkeologu shqiptar me bibliografi më të pasur në ditët tona. Nga të dhënat e prezantuara për kështjellat e ilirëve, si popullsi autoktone, në Siujdhesën e Ilirisë, e cila në shek. XIX, u emërtua si Ballkan, del se kemi të bëjmë me periudhën e lavdishme të Ilirisë në kohën antike. Por, një periudhë e tillë u ndërpre në sajë të sulmeve të pushtueseve


KULTURË

romakë dhe të tjerëve, ku kështjellat apo pjesë të tyre kanë mbetur dëshmi e kohës së shkuar, që në forma të ndryshme vijnë deri në ditët tona. Duhet cekur me këtë rast se në hapësirën etnogjeografike shqiptare vazhdimësinë e banimit të tyre e kanë vetëm dy kështjella, ajo e Ulqinit dhe e Beratit, ndërsa të tjerat kanë mbetur të pabanuara, duke qenë dëshmi e kohës së shkuar. Libri Udhëtim në kështjellat ilire, në saje të përmbajtjes dhe lëndës së trajtuar, paraqet një botim me vlerë të veçantë historike, e në veçanti për fushën e arkeologjisë shqiptare. Si i tillë ,ky botim përmbledh të dhëna me interes për të gjithë ata të cilët kanë dëshirë të njihen me të kaluarën historike të hapësirës etnogjeografike shqiptare në kohën antike, ku kështjellat ishin monumente me vlera shumëdimensionale. Autori me kompetencë profesionale ofron të dhëna me interes për numrin e kështjellave, themelimin, zhvillimin dhe shkatërrimin e tyre, në mjediset përkatëse të Ilirisë. Në saje të rrethanave shoqërore dhe historike të kohë, ndaj Ilirisë kishte rivalitet nga ana e romakëve, ku siç dihet janë zh-

villuar disa luftëra të ndërsjella për të dominuar në pellgun e Adriatikut. Janë pikërisht ambiciet e romakëve për zgjerim dhe pushtim të territoreve të Ilirisë, ku fatal është viti 168 p.e.s. duke zënë rob mbretin Gent në qytetin e Shkodrës. Dhe në saje të pushtimeve romake, u shkatërruan një numër i konsiderueshëm i kështjellave, që më pas mbetën vetëm gërmadha në regjistrin e të kaluarës historike. Në këtë aspekt periudha më kritike sipas historianit Tit Livi, i takon vitit 167 p.e.s. kur nën urdhrin e konsullit romak Emil Pauli, brenda ditës u plaçkitën dhe u shkatërruan 70 qytete(kështjella) në Iliri, kryesisht në regjionin e Epirit, duke mbetur rast i veçantë historik jo vetëm për kohën antike. Ishte pikërisht ajo kohë e vandalizmit dhe shkatërrimit nga ana e romakëve, që ndikoi9 në zhvillimin sociale, antropologjik e demografik në Iliri, sepse i tërë territori ishte i kolonizuar duke humbur pavarësinë e qeverisjes lokale e regjionale. Në saje të të dhënave historike, më pas vendbanimet ilire e pësuan edhe nga sulmet vandale të gotëve e sidomos të sllavëve në shek.VI, që ishte goditje fatale për-

fundimtare e këtyre kështjellave në Iliri. Në kuadër të këtij botimi, autori, përveç deshifrimit të vendndodhjes së kështjellave në arealin përkatës gjeografik, ai ofron të dhëna për jetën sociale, popullsinë dhe veprimtarinë e tyre shoqërore si dhe përfundimin e jetës, përkatësisht shkatërrimin e tyre. Ishte meritë e arkeologëve shqiptarë e sidomos madje zbulimi i qyteteve të cilët ishin humbur në hartën gjeografike, siç është rasti me Dimalin, Antigonen etj., duke i rikthyer në hapësirën përkatëse. Po ashtu, në saje të kulturës shumëdimensionale, autori deshifron emërtimet e lashta në hapësirën përkatëse, madje për disa vendbanime jep edhe anën semantike të tyre. Me këtë rast po cekim dy emërtime që janë më interes të evoluimit të emrit, por edhe të semantikës së tyre. Kështu ceket se emri i Beratit në antikë ishte Partha, që në shqip është Bardha, sipas ngjyrës së mureve të kështjellës, ndërsa me rastin e okupimit nga sllavët(bullgarët) në shek.IX , ata e përkthyen si Beligrad, ndërsa me pas u modifikua në Berat. Ndërsa për qytetin e Elbasanit ceket se emri i hershëm ka qenë Skampa, që u shkatërrua nga sllavët në sek. VI, ndërsa emrin e tashëm Elbasan ia vendosën pushtuesit osman nga shek.XV, kur e rifortifikuan ish kështjellën e shkatërruar, që në shqip do të thotë “vend që sundon”. Përveç vlerave shkencore, ky botim është i mirëseardhur për të gjithë ata të cilët kanë kureshtje apo interesim për kështjellat dhe vendet historike në Shqipëri në të kaluarën dhe në ditët tona, andaj si i tillë ofron të dhëna me interes jo vetëm për studiuesit, por edhe për opinionin e gjerë. Ndërsa ilustrimet me fotografi me ngjyra për kështjellat përkatëse si dhe artefaktet e zbuluara e kompletojnë këtë botim më vlerë nga fusha e arkeologjisë dhe si i tillë është një botim i veçantë në gjuhën shqipe. Dhe në fund duhet thënë se mbetet obligim moral dhe profesional i arkeologëve shqiptarë si në Shqipëri, Kosovë e gjetiu që një botim i tillë në të ardhmen të vazhdojë të pasurohet me kështjella të tjera që ekzistojnë në hapësirën etnogjeografike shqiptare, të cilat deri më tash nuk janë të njohura për opinionin e gjerë. E ENJTE, 21 MAJ 2020

Javore KOHA

19


ARSIM

Procesi i mësimdhënies on line gjatë periudhës së pandemisë COVID-19

Një tregim i ri shkollor

Nga e gjithë kjo situatë mund të themi se kemi mësuar shumë. Në radhë të parë kemi shkëmbyer përvoja profesionale, kemi hyrë në çdo shtëpi përmes ekranit duke u munduar t’ua sjellim klasat në shtëpi dhe duke u përpjekur që të plotësojmë kërkesat e nxënësve duke komunikuar përmes platformave të shumta online

Arlinda Sukaliqi

Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike dhe rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19 dhe mbrojtjes në kohë të shëndetit të nxënësve dhe stafit të mësimdhënësve, ministri i Arsimit Damir Shehoviq njoftoi se ishte marrë vendim për pezullimin e punës arsimore në kopshte, shkolla dhe universitete për një periudhë 15- ditëshe dhe ky vendim do të hyjë në fuqi më 16 mars. Menjëherë pas kësaj, ai njoftoi se së shpejti do të kemi informacione për mënyrën e komunikimit me nxënës dhe përcjelljen e materialeve mësimore gjatë kohës që nuk do të jemi në shkollë. Komunikimi gjatë pezullimit të mësimit, ndër të tjera, duhet të përfshijë regjistrimin dhe transmetimin e video materialeve. Ato do të transmetohen në kanalin youtube, ku ministri i Arsimit do të organizojë një takim me drejtuesit e televizionit publik

20

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MAJ 2020

në mënyrë që të transmetohet një pjesë e përmbajtjeve mësimore. Për më tepër, plani i komunikimit do të përfshijë shkëmbimin e materialeve përmes kanaleve t; zakonshme, grupeve të krijuara në aplikacione, si viber, por edhe e-platformat zoom, googleclassroom etj. Ndërkohë, Ministria e Arsimit po punonte në përgatitjen e një koncepti të ri të mësimit në distancë, i cili do të zhvillohet me moton “Mëso në shtëpi” dhe do të fillojë që në datën 23 mars 2020. Mësimi do të përfshijë të mësuarit përmes kanaleve televizive, kanalit youtube dhe përmbajtjeve në platformat elektronike. Shkollat dhe prindërit do të jenë partnerët më të mirë dhe me të mëdhenj në këtë sfidë që na pret në të ardhmen. U theksua se motoja e të gjithëve në sistemin arsimor duhet të jetë “Edhe shëndeti, edhe dituria”. Instituti për Arsim, Qendra për Arsim dhe kolegë të Ministrisë së Arsimit bënë çmos që nxënësit të shikojnë ore mësimore para ekraneve të tyre televizive, në kanalin youtube dhe në websajtin www.ucidoma.me Mëso në shtëpi është një projekt i mësimit në distancë, i cili zhvillohet kryesisht përmes televizionit dhe platformave elektronike, që filloi menjëherë pas mbylljes së institucioneve arsimore në Mal të Zi. Kështu, që në

javën e dytë u incizuan qindra ligjërata për të gjitha klasat. Më 22 mars u dha orari i emetimeve të orëve dhe emri i kanaleve ku mund të ndiqen mësimet. Ai u dha në faqen www.ucidoma.me . Video materialet e para u realizuan në gjuhën malazeze në disa lëndë. Komunikimi i parë i nxënësve me mësues ishte përmes e-maileve, grupeve në viber, e-platformave. Kështu, nga klasat e tyre mësues e profesorë hynë në çdo shtëpi duke pasur një audiencë më të madhe se kurrë të grupmoshave të ndryshme. Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme filluan të dëgjojnë mësime nga ekrani dhe duke zotëruar me shpejtësi aplikacionet e ndryshme së bashku me prindër dhe mësues të tyre. Të gjithë së bashku ishin pjesë e një tregimi të ri shkollor, krijuar në rrethana sfiduese, që të gjithë me siguri do t’i kujtojnë për një kohë të gjatë. Në përgatitje ishin edhe materialet shtesë për gjuhën shqipe, ku më 30 mars filluan të transmetohen orët e gjuhës shqipe dhe matematikës, në gjuhën shqipe. Në Radio Televizionin e Malit të Zi u transmetuan dy lëndë në gjuhën shqipe, nga klasa e parë deri në të pestën, ndërsa për klasat e tjera ishin duke u bërë përgatitjet. Këto incizime u realizuan nga mësimdhënës nga Malësia, të cilët arritën të


ARSIM

incizojnë vetëm një javë, pasi hynë në karantinë, ku incizimet u zhvendosën në Ulqin, ku u incizuan disa lëndë për shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe. Oraret për zhvillimin e orëve në gjuhën shqipe mund të gjendeshin në www.ucidoma.me dhe në www.skolskiportal.edu.me . Me rastin e fillimit të transmetimit të orëve në gjuhën shqipe, drejtori gjeneral i Drejtorisë për Arsimin e Pjesëtarëve të Popujve Pakicë dhe të Komuniteteve të Tjera të Pakicave, Marash Dukaj, shprehu kënaqësinë për fillimin e transmetimit të një pjese të materialit në gjuhën shqipe duke theksuar se koncepti “Mëso në shtëpi” është një iniciativë cilësore që plotëson aktualisht sfidën e vazhdimësisë së mësimdhënies. Më 8 prill, përmbajtjet “Mëso në shtëpi” u vunë në dispozicion në aplikacionin celular për të gjitha sistemet operative. Kjo do të lehtësojë më tej qasjen në mësimin në distancë. Më 24 prill është marrë vendimi që nxënësit të mos kthehen më në

bankat shkollore deri në shtator. Më 2 maj u dhanë disa udhëzime se si duhet bërë vlerësimi në periudhën e katërt kualifikuese. Më 5 maj u vu në funksion aplikacioni për prindër, ku mund t’i marrin të gjitha informacionet lidhur me notat dhe sjelljen e fëmijëve. Aplikacioni i ri quhej “dnevnik” ose www.dnevnik.edu.me, ku prindërit mund t’i gjejnë të gjitha në një vend, si: notat, sjelljen dhe të gjitha risitë kryesore nga niveli i sistemit, si p.sh. nisma “uči doma” ose marrja e provimeve të maturës dhe profesionale. Aplikimi dhe portali janë produkt i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Telekomit të Malit të Zi. Ky portal është shumë domethënës, sidomos në situatën që ndodhemi tani, ku prindërit nuk janë në gjendje ta vizitojnë shkollën dhe të marrin informacionet rreth fëmijës së vet. Deri më tani mësimi online është treguar i suksesshëm dhe çdo gjë po vijon si duhet. Vështirësi ka sidomos te moshat më të vjetra, të cilët për

Të gjithë së bashku ishin pjesë e një tregimi të ri shkollor, krijuar në rrethana sfiduese, që të gjithë me siguri do t’i kujtojnë për një kohë të gjatë

herë të parë po hasen me teknologjinë, por me përkrahje të kolegëve e kaluan me sukses këtë sfidë. Nga e gjithë kjo situatë mund të themi se kemi mësuar shumë. Në radhë të parë kemi shkëmbyer përvoja profesionale, kemi hyrë në çdo shtëpi përmes ekranit, duke u munduar t’ua sjellim klasat në shtëpi dhe duke u përpjekur që të plotësojmë kërkesat e nxënësve duke komunikuar përmes platformave të shumta online. E ENJTE, 21 MAJ 2020

Javore KOHA

21


KULTURË

Dramë e ngjarjeve historike (Asim Lohja, Për mproje t’ Ulqinit, botoi Diti&Oli, Ulqin 2020)

Kjo dramë është e shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe pasqyron peripecitë që kalojnë vullnetarët shqiptarë në mbrojtjen e Ulqinit. Dashuria idilike mes dy të rinjve vihet në plan të dytë përkundër asaj që në gjoksin e tyre vlon dashuria për atdheun Letërsia shqipe këto ditë u pasurua me ribotimin e një drame pothuaj të harruar nga të gjithë. Ulqini si një vend i vogël në hartën letrare zë një vend të rëndësishëm, jo vetëm që prodhon autorë të mëdhenj si: Gjon Buzuku?, Hafiz Ali Ulqinaku, Hajro Ulqinaku, Basri Çapriqi, Mehmet Kraja, Andrej Nikollaidisi etj por edhe është një frymëzim i pashtershëm për krijuesit anë e mbanë, të cilët Ulqinin e kanë inspirim si për poezi, prozë, dramë etj. Në morinë e krijimeve letrare kushtuar Ulqinit e që lexuesi ulqinak por

22

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MAJ 2020

edhe mbarëshqiptar di pak ose aspak është edhe drama e Asim Lohjes “Për mproje t’ Ulqinit” botuar për herë të parë në vitin 1939. Kjo dramë që për temë ka dorëzimin e Ulqinit këto ditë u ribotua falë angazhimit të redaksisë së botimeve të SHB Diti&Oli nga Ulqini dhe me ndihmën e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi. Drama që për tematikë ka një ngjarje historike, e që të gjithë e dimë që historia është shkenca që tregon ngjarjet e kaluara të një kombi;

është dëshmitarja më e mirë e pra më e drejta e rrëfimit për pasardhësit për kohët e kaluara; është udhëheqësja e një brezi të ri sepse i tregon veprimin e shtrembër ose të drejtë që i kanë kryer të parët e tij. Pra, ngjarja historike e dorëzimit të Ulqinit ishte shtysa kryesore që autori ta shkruajë këtë dramë e që ai jep këtë arsyetim: “Kjo qindresë kaq e rreptë e shqyptarëve kundër urdhënave të KUVENDIT TË BERLINIT, qi njati dy vjet rresht m’u-thye me lufta, qe e shkaktueme prej FALJES S GJAQEVE.


KULTURË

Qyshë ditën qi arbëreshët Gegë lanë m’u-harrue gjaqet e anmiqësinat e vjetra, qi kishin shoq me shoq, shqyptarët bashkuen nji mende, nji shpirt dhe nji vullnet, të cillët i derdhne për të miren dhe për të mbaren e kombit dhe të vendit të tyne. Prej kësaj ngjarje, qi të lëshon dhimbë në zemër, u-inspirova, u-vuena me mish e me shpirt me gjurmue imtësisht faktorët e ndryeshëm qi e shtyen m’u-ba ketë ngjarje, dhe perpilova dramën kombëtare “PER MPROJE T’ULQINIT”, megjithse ishe ende maturant e i xanun

me mësime, në vitin 1938-39” Kjo dramë është e shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe pasqyron peripecitë që kalojnë vullnetarët shqiptarë në mbrojtjen e Ulqinit. Dashuria idilike mes dy të rinjve vihet në plan të dytë pranë asaj që në gjoksin e tyre vlon dashuria për atdheun. Drama na sjell edhe të dhëna të ndryshme që sot janë me një vlerë të çmueshme si p.sh., lloji i veshjes së mashkullit dhe femrës ulqinake.” Bet Gjyli, si plak qi asht, duhet të ketë shallvarë, këpucë të kuqe, brez leshi ose mëndafshi, enterì, jelek e

fes tanuz por jo si të shkodranëve pse Ulqini ka kostumin e vet kombëtar të plotsuem.” Gjithashtu flet edhe për trimërinë e patriotëve ulqinakë si Mehmet Bet Gjyli dhe Mehmet Beci dhe ndihmën e vullnetarëve të Lidhjes së Prizrenit e të udhëhequr nga Isuf Sokoli. Këtë dramë ua preferojmë të gjithë lexuesve, si nxënësve e studentëve, ashtu edhe studiuesve të ndryshëm, sepse në të do gjejnë përveç se një dramë historike, edhe informata të çmueshme etnografike. (Kohapress) E ENJTE, 21 MAJ 2020

Javore KOHA

23


FOKUS

Protestat e Kishës Serbe në kohën e Kisha Ortodokse Serbe i rinisi protestat në Mal të Zi përkundër masave të vendosura në parandalimin e pandemisë COVID-19. Shkak i këtyre protestave u bë arrestimi i një peshkopi dhe të disa priftërinjve, të cilët pas 72 orëve u lënë të lirë. Këtë veprim të Kishës Ortodokse Serbe, autoritetet malazeze e shohin si një sulm të ashpër ndaj shtetit dhe institucioneve të tij, me pasoja të paparashikueshme për shëndetin e qytetarëve në kohën e pandemisë COVID-19. Kisha Ortodokse Serbe i rinisi protestat në Mal të Zi përkundër masave të vendosura në parandalimin e pandemisë COVID-19. Shkak i këtyre protestave u bë arrestimi i peshkopit dhe disa priftërinjve të Kishës Ortodokse Serbe gjatë mbajtjes së një meshe në qytetin e Nikshiqit. Gjykata themelore fillimisht dha urdhër për mbajtjen në arrest të peshkopit dhe priftërinjve në kohëzgjatje prej 72 orëve. Kjo nxiti protesta të reja në disa qytete të Malit të Zi duke shkaktuar situatë të tensionuar dhe përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve. Kjo situatë e shtyri kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq ti drejtohet qytetarëve të Malit të Zi duke kërkuar qetësi dhe mirëkup-

24

tim në kohën e pandemisë. “Shteti ynë, Mali i Zi është ekspozuar ndaj një sulmi të ashpër që mund të ketë pasoja të paparashikueshme për shëndetin e qytetarëve. Në shumë qytete të vendit gjatë këtyre ditëve u cenuan masat e vendosura për parandalimin e pandemisë së koronavirusit”, tha zoti Markoviq. Markoviq, vuri në dukje se veprimet e Kishës Ortodokse Serbe janë të drejtuara kundër shtetit dhe institucioneve të tij. Kisha Ortodokse Serbe, ndërkaq theksoi se shteti i Malit të Zi po i keqpërdorë institucionet kundër popullit të vet. Kryepeshkopi, Amfilohije Radoviq tha se “liturgjitë nuk janë politike, por janë liturgji të popullit që është zgjuar dhe po shkon drejt rrugës së Zotit”. Protestat pasuan një periudhë tensionesh të larta ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe qeverisë së Malit të Zi, për shkak të Ligjit për lirinë fetare që u miratua në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Ligji u kërkon bashkësive fetare që të ofrojnë dëshmi të qarta mbi pronësinë, dhe kjo kërkesë sipas Kishës Ortodokse Serbe, është hartuar për ti marrë pronat e saj. Udhëheqja e kësaj kishe thotë se ligji i ri i mundëson Malit të Zi të

“Shteti ynë, Mali i Zi është ekspozuar ndaj një sulmi të ashpër që mund të ketë pasoja të paparashikueshme për shëndetin e qytetarëve. Në shumë qytete të vendit gjatë këtyre ditëve u cenuan masat e vendosura për parandalimin e pandemisë së koronavirusit”, tha zoti Markoviq.

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MAJ 2020

konfiskojë pronat e saj duke përfshirë manastiret, kishat dhe pasuri të tjera. Mali i Zi u pavarësua në vitin 2006 dhe në vitin 2017 u bë vend anëtar i NATO-s. Vendi me rreth 620 mijë banorë është favorit për anëtarësim në BE.


FOKUS

s Ortodokse e pandemisë Mali i Zi deri më sot ka raportuar 324 raste të të prekurve me koronavirus, nga pasojat e të cilit kanë humbur jetën 9 persona dhe është vendi me situatën më të mirë sa i përket pandemisë në rajon. a.s. (VOA)

Kisha Ortodokse Serbe, ndërkaq theksoi se shteti i Malit të Zi po i keqpërdorë institucionet kundër popullit të vet. Kryepeshkopi Amfilohije Radoviq tha se “liturgjitë nuk janë politike, por janë liturgji të popullit që është zgjuar dhe po shkon drejt rrugës së Zotit”.

E ENJTE, 21 MAJ 2020

Javore KOHA

25


MOZAIK

Zgjedhjet e para parlamentare pas shpalljes së Pavarësisë së Malit të Zi Mali i Zi ka parlamentin njëdhomësh i cili zgjidhet me mandat katërvjeçar nëpërmjet përfaqësimit proporcional në bazë të listave të mbyllura zgjedhore. Në bazë të Kushtetutës deputeti në Kuvend përfaqëson 6.000 votues. Në bazë të numrit të votuesve të regjistruar Kuvendi ka sjellë Vendimin që të shpallen zgjedhjet për 81 deputetë, 7 më shumë se në përbërjen e mëparshme të parlamentit malazez.

Gjekë Gjonaj

Për dallim nga zgjedhjet e mëparshme, këto zgjedhje janë mbajtur në kohën kur Mali i Zi, nga bashkësia federale e Republikës Federale të Jugosllavisë ( Bashkimi Shtetëror i Serbisë dhe Malit të Zi) u bë shtet i pavarur ( sovran) dhe i njohur ndërkombëtarisht. Meqë njëra prej detyrave më të rëndësishme të Parlamentit të zgjedhur në vitin 2006 ka qenë miratimi i Kushtetutës së re, Kuvendi është quajtur Kushtetues dhe ai këtë detyrë e ka kryer në seancën e tij të tretë më 19 tetor 2007 kur ka aprovuar Kushtetutën e Re. Pas miratimit të Kushtetutës, çështja e statusit shtetëror të Malit të Zi, e cila prej vitit 2000-2006 ka qenë temë kryesore e zgjedhjeve kontestuese u mbraps në plan të dytë. Sepse dilema për këtë u zgjodhë më parë në referendumin e 22 majit 2006.

26

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MAJ 2020

Sipas rezultateve zyrtare, pavarësinë malazeze, pavarësisht standardeve të dyfishta të Brukselit, e kanë mbështetur 230.661 qytetarë apo 55,5 për qind nga 86,3 për qind të qytetarëve me të drejtë vote të cilët kanë dalë në referendum, ndërsa 185.002 apo 44,5 për qind të votuesve kanë votuar për qëndrim të përbashkët me Serbinë. Për rifitimin historik të pavarësisë së Malit të Zi votuan në numër jashtëzakonisht të lartë shqiptarët. Rezultatet e referendumit zbuluan edhe faktin që shtetasit malazezë ishin të ndarë pothuajse përgjysmë lidhur me statusin e vendit. Nga gjithsej 487.718 votues të regjistruar në listën zgjedhore, 230.661 ose 55,5 për qind votuan “Pro” pavarësisë, kurse 185.002 ose 44,5 për qind e votave që dolën nga kutitë ishin kundër ndarjes. Dhe këta që thanë “Jo” në përgjithësi ishin shtetas serbë të Malit të Zi, të cilët i kushtonin më shumë rëndësi Serbisë. Edhe sot, një pjesë e opozitës në parlamentin malazez mbron interesat e Serbisë, në vend që të mbrojë interesat e vendit të tyre, Malit të Zi. Numri i atyre që duan të shohin ribashkimin e Malit të Zi me Serbinë

pas 11 vjetësh nga shpallja e pavarësisë është i lartë. Pavarësia e Malit të Zi është shpallur më 3 qershor 2006, ndërkohë që më 28 qershor të atij viti Mali i Zi u bë anëtar i 192-të i Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit të Evropës. Referendumi është paraprirë nga negociatat midis blloqeve për pavarësinë dhe shtetit të përbashkët nëpërmjet diplomatit sllovak dhe ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak. Kuvendi i Malit të Zi më parë ka miratuar Ligjin për Referendum, i cili u dakordua me rekomandimin e Bashkimit Evropian. Zgjedhjet për deputetë të mbajtura më 10 shtator 2006 janë zgjedhjet e para parlamentare në Mal të Zi pas rikthimit të plotë të pavarësisë së tij. Principet zgjedhore të përcaktuara me Ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve për këto zgjedhje kanë qenë sikur edhe të vitit 2002 në përbërjen e mëparshme të parlamentit, me një ndryshim se në vendvotimet e përcaktuara me Vendim të posaçëm të Kuvendit, vendvotimet në Komunën e Ulqinit, dhe një


MOZAIK

numër i vendvotimeve në komunën e Tivarit, Podgoricës, Plavës dhe Rozhajës, ku shumicën e banorëve e përbëjnë shqiptarët, janë zgjedhur pesë deputetë, në vend të katër deputetëve siç ka qenë më parë. Mali i Zi ka parlamentin njëdhomësh i cili zgjidhet në mandat katër vjeçar nëpërmjet përfaqësimit proporcional në bazë të listave të mbyllura zgjedhore. Në bazë të Kushtetutës deputeti në Kuvend përfaqëson 6.000 votues. Në bazë të numrit të votuesve të regjistruar Kuvend ka sjellë Vendimin që të shpallen zgjedhjet për 81 deputetë , 7 më shumë se në përbërjen e mëparshme të parlamentit malazez. 2.1. Listat zgjedhore dhe rezultatet Në zgjedhjet për Kuvendin e Malit të Zi të pavarur morën pjesë 12 lista zgjedhore, në të cilat kanë marrë pjesë 20 parti politike, prej të cilave 5 ( pesë) të mëvetësishme, kurse 15 në kuadër të koalicioneve zgjedhore dhe 1 ( një) grup qytetarësh. Tabela 9: Partitë garuese në zgjedhjet parlamentare 2006

1. Koalicioni “ Për Malin e Zi Evropian - Millo Gjukanoviq ( Partia Demokratike e Socialistëve). Në këtë listë ka qenë edhe një kandidat i Iniciativës Qytetare Kroate. 2. Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë –Komunistët e Malit të Zi. 3.Lista Serbe -Andrija Mandiq ( Partia Popullore Serbe, Partia Radikale Serbe dr. Vojisllav Sheshel, Partia e Bashkimit Demokratik dhe Partia Popullore Socialiste). 4. Koalicioni “ Lidhja Demokratike në Mal të Zi -Partia e Prosperitetit Demokratik- Mehmet Bardhi”. 5. Alternativa Shqiptare – Grupi i Qytetarëve. 6. Iniciativa Qytetare –Tuz. 7. Koalicioni i Partisë Popullore Socialiste,Partisë Popullore dhe Partisë Demokratike Serbe. 8.Forca e Re Demokratike – Forca. 9.Lidhja Liberale - Miodrag Zhivkoviq (Partia Liberale dhe Partia Boshnjake). 10. Lëvizja për Ndryshim – Nebojsha Medojeviq. 11. Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

12. Lista Qytetare Në këto zgjedhje votuan 345.730 nga 484.430 ose 71.3 për qind të votuesve të regjistruar në lista zgjedhore. Pragun zgjedhor prej 3 për qind për ndarjen e mandateve e arritën tetë lista zgjedhore, përkatësisht 14 parti politike dhe një grup qytetarësh . Më së shumti vota në këto zgjedhje ka marrë koalicioni në pushtet PDS / PSD, e cila fitoi shumicën absolute në Kuvendin e Malit të Zi. Fitorja e këtij koalicioni ka qenë e pritshme sepse në referendum fitoi projekti për koalicionin në pushtet. Nga një mandat në këto zgjedhje morën Lidhja Demokratike në Mal të Zi, e cila garoi në një listë të përbashkët zgjedhore me Partinë e Prosperitetit Demokratik , pastaj Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare. Ndërkaq, Forca e Re Demokratike – Forca mbeti pa përfaqësuesin e vet në Kuvendin e Malit të Zi. (Vijon) E ENJTE, 21 MAJ 2020

Javore KOHA

27


KULTURË

Botime të reja

Libër me vlera shkencore dhe politike (Dr. Ermira Babamusta “Besimi politik në Kosovë” ) Ka dalë nga shtypi libri akademiko-shkencor në anglisht “Besimi Politik në Kosovë” (Political Trust in Kosovo) i autores Dr. Ermira Babamusta Libri është në dispozicion të lexuesve dhe mund të porositet në Amazon si botim shtypi dhe Kindle. Ndërsa versioni digjital “eBook “(formati PDF) mund të shkarkohet direkt nga uebfaqja e NY Elite Press në www.nyelitepress.com. Autorja planifikon që së shpejti ta botojë edhe në shqip për organizatat, studentët dhe akademikët në Tiranë, Prishtinë, dhe Shkup. Libri është një studim shkencor 10-vjeçar dhe trajton pyetjen: “Cilët janë faktorët që ndikojnë besimin politik në një demokraci tranzicionale?” duke trajtuar Kosovën si rast-studimi. Dr. Babamusta ka kryer dy hulumtime në Kosovë, ku ka marrë të dhëna origjinale me pyetësorë enkas për ekspertët. Libri i kushton vëmendje periudhës para pavarësisë dhe pas pavarësisë së Kosovës, duke analizuar besi-

28

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MAJ 2020

min politik nacional dhe internacional në shtatë fusha të besimit politik: (1) besimi në qeveri, (2) besimi në politikanë (liderët në Kosovë si Presidenti dhe Kryeministri ), (3) në sistemin ligjor (gjykata lokale dhe Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë - KSC), (4) besimi në polici (policia e Kosovës, KFOR), (5) besimi në organizata ndërkombëtare (BE, OKB), (6) besimi në shtete të tjera/ambasada (Ambasada e Amerikës, lidhjet diplomatike me jashtë) dhe (7) besimi në media/TV. Rezultatet tregojnë një ndryshim të dukshëm midis besimit politik në institucionet vendore nga ato ndërkombëtare. Saktësisht, vetëm 30% kanë besim në gjykatat vendore në Kosovë, duke e krahasuar me 70% besim në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë për vitin 2018. Ndërsa shqiptarët si në vend dhe ata me vendbanim jashtë shtetit kishin të njëjtin nivel të mosbesimit në qeverinë e Kosovës. Kurse të huajt treguan një nivel më të lartë të besimit në

qeverinë e Kosovës në krahasim me shqiptarët. Edhe pse raporti i studimit tregon një nivel të ulët në qeverinë e Kosovës, studimi zbulon se Ambasada Amerikane (70%) dhe Policia e Kosovës gëzojnë besimin më të lartë. Nga institucionet e huaja NATO mori përqindjen më të lartë të besimit politik me 84%, vijuar nga BE-ja me 77% dhe OKB-ja vetëm me 51%.

Rreth autores

Para pozitës si drejtoreshë e fushatës presidenciale për Presidentin Obama, Dr. Babamusta filloi karrierën e saj në punët e jashtme në Kongresin Amerikan. Ermira fillimisht erdhi në Capitol Hill për të punuar për Senatorin Tom Harkin dhe më vonë për Kongresmenin Mark Kennedy. Gjithashtu ka punuar për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, departamenti i paqes në Nju Jork. Ermira u diplomua me doktoraturë (Ph.D.) në Shkenca Politike dhe Administrim Publik, si dhe ka fituar dy


KULTURË

grada Master po në të njëjtat degë. Ka kryer dy programe të tjera, “Siguria e Mbrojtës Kombëtare” nga Harvardi dhe Diplomacia e OKB-së. Si dhe ka ndjekur një studim jashtë shtetit, programi i Strasburgut, “Institucionet dhe Ligjet e BE-së” në Francë. Ermira Babamusta është fituese e disa çmimeve si, Çmimi I Artë i Presi-

dentit Obama nga Shtëpia e Bardhë, Çmimi i Shquar Humanitar nga Kongresi Amerikan, Udhëheqësi i maxhorancës Senatori Harry Reid, Çmimi Inaugural “10 Under 10 Award,” Gruaja e Vitit, Gruaja e Kurajos, Ekselencë në Lidership, etj. Ermira Babamusta është autorja e “Besimi Politik në Kosovë: Dinamikat Kulturore dhe Institucionale,”

(Political Trust in Kosovo: Exploring Cultural and Institutional Dynamics), “Udhëtimi Legjislativ i Diskriminimit në Punësim” (#1 në Botimet e Reja në Amazon, “The Legislative Journey of Employment Discrimination”) dhe “Diplomacia dhe Shtetformimi i Kosovës” (Diplomacy and Nation Building in Kosovo). (Kohapress) E ENJTE, 21 MAJ 2020

Javore KOHA

29


MOZAIK

Nga Sekretariati për Planifikim, Rregullim Hapësinor dhe Punë Komunale i Komunës së Tuzit

Planifikohen proje dhe investime kap

Tuz – Në kohë pandemie globale dhe të një izolimi total që e përjetoi Malësia, edhe në Tuz u pezulluan shumë veprimtari të jetës së përditshme. Por, me zbutjen graduale të masave kufizuese nga Forumi Koordinues Kombëtar për sëmundjet infektive, edhe në Malësi jeta i është rikthyer normalitetit. Këtë radhë u fokusuam në veprimtarinë aktuale që po zhvillon Sekretariati për Planifikim, Rregullim Hapësinor dhe Punë Komunale i Komunës së Tuzit, ku u njohëm nga afër me projektet e këtij dikasteri në këtë periudhe të normalizimit gradual të situatës. Sekretari i këtij sekretariati, z. Lekë Ivezaj, për gazetën “Koha Javore” shprehet se ky sekretariat i është rikthyer veprimtarisë së zakonshme. “Momentalisht sekretariati që unë përfaqësoj është duke punuar në

30

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MAJ 2020

legalizimin e objekteve dhe në realizimin e disa projekteve kapitale këtu në Tuz. Gjithashtu, jemi duke bërë përgatitjen teknike dhe dokumentacionin përkatës për projektet e ardhshme, si në infrastrukturë ashtu edhe në fusha të tjera që kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor. Komuna e Tuzit, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit ka iniciuar përpilimin e dy planeve urbanistike shumë të rëndësishme, që janë: Tuzi (qendra) dhe plani urbanistik, Shtëpitë e Rakiqit, të cilat i bëjmë në koordinim me Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit për të cilat nga Komuna e Tuzit jam caktuar unë si përfaqësues për këto dy plane urbanistike”, shprehet Lekë Ivezaj. Ai më tutje thotë se janë duke bërë projektin teknik të bulevardit nga

Ura e Zharnicës deri tek “Dauti Comerce” në hyrje të Tuzit si dhe projektin e ndriçimit në tribunat e stadiumit të Deçiqit, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Malit të Zi. “Këto punë të sipërpërmendura do t’i konsideroja si projektet më të rëndësishme kapitale të Komunës dhe të sekretariatit që unë përfaqësoj, duke shpresuar që këto projekte dhe ato në vazhdim t’i realizojmë pjesërisht ose plotësisht këtë vit”, thekson Ivezaj. I pyetur për planet në zhvillimin e infrastrukturës rrugore përgjatë Malësisë, Ivezaj thotë se për shkak të pandemisë në vend kanë qenë të detyruar të mos shpallin tenderë të cilët e tejkalojnë shumën e tridhjetëmijë eurove, duke thënë se pas pandemisë, ky sekretariat ka planifikuar rikonstruksionin e disa rrugëve


MOZAIK

ekte pitale në zonat rurale dhe urbane. “Bëhet fjalë për rikonstruksionin e rrugës së Trieshit, Delaj –Poprat, rikonstruksionin e rrugës së Kojës, rikonstruksionin e rrugës, Sukruq –Vuksanlekaj, rikonstruksionin e rrugës, Nënhelm –Vuksanlekaj si dhe rikonstruksionin e rrugëve të tjera të nevojshme nëpër vendbanime të ndryshme të Malësisë”, thekson Ivezaj.

Tregu i Tuzit ende nën menaxhimin e kryeqytetit Podgoricë

Tregu i Tuzit me një sipërfaqe prej dhjetë mijë metra katrorë vazhdon ende të menaxhohet nga kryeqyteti Podgoricë, mirëpo nga Komuna e Tuzit njoftojnë se janë në pritje të arritjes së një marrëveshjeje nga komisioni për ndarje të pronave. “Pas kësaj marrëveshjeje, tregu i

Foto: KOHA

Tuzit do të transferohet nën kompetencë të Komunës së Tuzit, që tregu të menaxhohet, të mirëmbahet dhe të jetë pjesë e buxhetit të Komunës së Tuzit, përkatësisht në administrimin e SHPK “Komunale”. Unë uroj që kjo marrëveshje të arrihet sa më parë pasi që aktualisht situata është në dëmin tonë, sepse mendoj që nga ky treg, komuna jonë dhe SHPK “Komunale” do të kenë një përfitim të veçantë, duke pasur parasysh hapësirën e gjerë prej dhjetëmijë metrash katrorë të këtij tregu i cili është më i madhi i këtij lloji në Mal të Zi”, shprehet Ivezaj. I pyetur nëse ky sekretariat ka hartuar ndonjë strategji konkrete për përmirësimin e kushteve të këtij tregu i cili vite me radhë ndodhet në gjendje të mjeruar, Ivezaj thotë se janë duke punuar në atë drejtim që të rikonstruktojnë dhe ta avancojnë

infrastrukurën e këtij tregu. “Plani urbanistik për këtë treg është hartuar që nga viti 2013. Ne jemi të interesuar që ta hartojmë projektin kryesor dhe të bëjmë përmirësimet e nevojshme në treg, në mënyrë që tregu të menaxhohet dhe të mirëmbahet më mirë,. Ne si komunë duhet të japin maksimumin që ta funksionalizojmë sa më mirë këtë treg, sepse ai do të përbëjë një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së vendit me një numër shumë të madh të të punësuarve”, përfundon Ivezaj. Rikujtojmë se premtimet për ndërtimin e një tregu të gjelbër dhe me kushte bashkëkohore kanë qarkulluar tash e mbi një dekadë, mirëpo nga atëherë deri më sot ndërtimi i tregut nuk duket asgjëkundi, edhe pse çdo vit ky projekt është radhitur nëpër planet financiare vjetore të t. u. administratës lokale. E ENJTE, 21 MAJ 2020

Javore KOHA

31


FEJTON

Dy fjalë që ndryshuan historinë e botës

(Historinë, arkeologjinë, mitet, figurat e shquara, etj.)“ ne i quajmë si pjesë përbërëse të pushtimit apo të përfituara prej aneksimit, dhe nuk do të ngurojmë që t’i shtiem në zotërimin tonë edhe ato“. Jean Jacques Ampere (1800 – 1864) , anëtar i Akademisë Franceze. (A.M.Thiesse, f213)

shqipe që lidhen me besimin parahistorik, që përbën edhe pjesën e dytë të studimit: “Dy fjalë që ndryshuan historinë e Botës”. 1. ORIGJINA E PANJOHUR E EMRIT « SELLENA » Origjina besimtare (jo gjuhësore) e kësaj fjale lidhet me kohën kur njeriu i shpellave dhe i kasolleve të para, kuptoi se jeta dhe ndryshimet në trupin e njeriut ngjanin me natyrën, sidomos me Hënën. Sipas miteve të kohës homerike (2), “Sellena” i përkiste familjes së Titanëve, pra miteve shumë më të lashta, krahasuar me ato të Zeusit dhe perëndive të oborrit të tij. Në objektet arkeologjike ajo paraqitet me krahët e shqiponjës, që dëshmon rolin e saj të ndërmjetësit midis njerëzve dhe Krijuesit, “profesion” të cilin njeriu primitiv fillimisht ja kishte besuar - shqiponjës. Për origjinën e emrit të saj, deri më sot, nuk janë kryer kërkime gjuhësore mbi baza shkencore. Sipas Enciklopedisë Treccani, perëndesha SELENE përfaqësonte Hënën dhe emri i saj është grek (Σελήνη) i ardhur nga fjala σέλας (sélas) që do të thotë : rrezatimi i zjarrit. (3) Me të njejtin mendim (dritë, rrezatim, flakë, ndriçim) bashkohen shumica e studiuesve modern, por nuk janë të paktë ata si Károly Kerényi, themeluesi i studimeve moderne mbi mitollogjinë e lashtë, i cili pohon se origjina e emrit të saj nuk është e qartë.(4) Duke e përkthyer shkrimin grek σέλας (sélas), në gjuhën franceze do të lexojmë : 1.Siège du cavalier.2.Petit siège. (ndënjëse,për tu ulur); ndër-

sa në it. dhe shq. - vënd (5), fjalë pa kuptim për emrin e një perëndeshe hënore. Kjo ndodh edhe me shumë fjalë që hasim në botimet mbi lashtësinë të përcaktuara me origjinë “greke”, por kur shkrimi grek përkthehet në gjuhë të tjera, nuk përkon me veçoritë e emërtimit të lashtë. Në librin kushtuar besimit pellazg (Sellenizmi,besimi që sundon Botën f.11) , nëpërmjet gjuhës shqipe shpjegohet kuptimi i emrit Sellena : Hëna dritë-argjendë, mbretëreshë e natës, largohej duke “s(j)ellë” ndriçimin e fortë të Diellit , një shkëmbim i pandërprerë dritash. Në mite, jo rastësisht, paraqitet si fëmijë e Iperione (6) ,i cili quhet Titani i dritës, dhe fëmijët e tij përfaqësojnë ndriçimin - Elio (dielli), Selene (hëna), Eos (agimi). Edhe emri Iperi-one është i gjuhës shqipe: rrënja IPE, ne dialektin çam emërton shqiponjën. Pra, duke qenë bij e një shqiponje, një Titane (tanëtnjë fis), përfaqësuese e Zotit-Hënë, vërtetohet se s´kemi të bëjmë me mite “greke” por të shqip-folësve Pellazg dhe besimit të tij. Dëshmohet se ritet kushtuar Sellenës ishin shumë të ndjekura gjatë qytetërimit me të famshëm të lashtësisë, atij minoik dhe mikenian. (7) Për rrjedhojë, këto dy qytetrime, nuk kanë qenë “greke”, por pellazge, për të cilat Dr.Arif Mati (Aref Mathieu) në librin Mikenët=Pellazgët, sjellë dëshmi të shumta, siç e tregon edhe titulli i librit. Sellena ishte perëndesha e parë së cilës ju kushtua tempulli i Dodonës, i ndodhur në Iperi (Epir) trevë auto-

Për Koha Javore:

Fatbardha Demi

Në të gjitha studimet që kanë lidhje me toponimet gjeografike apo emërtimet e njerëzve të lashtësisë dhe atyre në mite, ajo që vihet re është se shfrytëzohet metoda historike ose gjuhësore apo me gërshetimin e të dyja shkencave (historiko-gjuhësore). Mirëpo, shumë fjalë dhe emërtime morën formën e plotë në shqiptim, në periudha shumë më të vonshme sesa ideja që krijuan njerëzit primitivë për veten dhe botën që i rrethonte. Për shembull , një periudhë pafundësisht e gjatë e ndan emërtimin besimtar Ar (Ara) apo De (Dhe) , nga koha kur njeriu krahasoi “jetën” e bimëve në Tokë, me atë të lindjes-maturimit-vdekjes së njeriut dhe e hyjnizoi atë. “Në periudhën më të hershme të shoqërisë, pohon Mircea Eliade (Storia delle credenze e delle idee religiose), të jetoje si qënje njerëzore ishte në vetvete një veprim besimtar”. (1) Nuk do të gabonim po të shpreheshim se : mendimi besimtar mbi botën, ka lindur tek njeriu para se ai të mësonte të shprehej me fjalë. Ky fakt tregon se sa i rëndësishëm është në studimet gjuhësore, shfrytëzimi i shkencës së besimit. Nuk janë të rrallë emrat e gjuhës

32

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MAJ 2020


FEJTON

ktone e Arbërve deri në pushtimin e Janinës nga shteti i Helladës (mars 1915). Në këtë tempull, mbreti dhe gruaja e tij (në rolin e ndërmjetësve të Zotit), u pagëzuan me emrin Selleni / Sellena dhe “sellë” shërbenjësit, njëkohësisht të afërt me familjen mbretërore. Në periudhat e mëvonshme emri “sellë” morri kuptimin e “profesionit” të shërbenjësve të tempullit, siç i përshkruan edhe Homeri (kënga XVI, 231-235) : “Zeusi i gjithëpushtetshëm dodonas, Perëndi Pellazgjike që sundon mbi Dodonë, në këtë vend të ashpër të Sellëve hyjnorë, me këmbë që nuk lahen kurrë, që flenë në tokë”, të përmendur edhe nga shkrues të tjerë (Plin. 4, 2; Luc. 3, 180) ”.(8) Jemi të detyruar të zgjatemi me shumë sqarime, kur bëhet fjalë sidomos për tema të lashtësisë. Arsyeja, sipas gazetarit të shquar Marco Travaglio është se : “ Të informosh për një ngjarje atë që nuk di asgjë, është shumë më lehtë, sesa të informosh atë që është njohur më parë me një lajm fallc ose të manipuluar. Së pari duhet bindur se është mashtruar (rrethanë që është e vështirë të pranohet), t’ia heqësh nga mëndja lajmin falls dhe pastaj t’ia zëvendësosh me lajmin e vërtetë“. (9) Shumë faktet të lashtësisë, edhe pse të falsifikuara, vijojnë të ruhen me fanatizëm në shkencën Historike, si psh. “Zeusi pellazg” i Homerit, emërtohet sot “Zeusi grek”, megjithëse nga studiuesit modern, “grekët” nuk pranohen si fise pellazge : Nëse poetët e kohëve historike flasin për prejardhjen e grekëve nga pellazgët, kjo nuk ka të bej me konceptin historik mbi Pellazget, ata ishin etnikisht të ndryshëm dhe është e gabuar ti trajtosh si paraardhës të grekëve. (Hesselmey-

er,1890) (10) Në të tre figurat e mëposhtme, theksohet simboli i hënës, një dokument i vyer për shkencën e Besimit dhe të Historisë. Në to shprehet besimi HËNOR i fiseve druide të Europës qendrore dhe veriore (fig.1), i fiseve pellazge (fig.2) i trashëguar deri në shk.19-20 në traditën kulturore, ritet (zakonet), etnografinë etj. tek Shqipetaro-Arbërit. Në karrigen e Shqipërisë Veriore (fig.3) paraqiten tre fazat e hënës (Arkivi i Institutit Historik Tiranë): dy gjysmë-hëna dhe në mes hëna e plotë e përdorur shpesh tek furkat dhe djepet e cila gabimisht merret si simbol i Diellit. (11) Jo rrallëherë shkruhet se Pellazgët dhe shqiptarët adhuronin Diellin, i cili në fakt nuk është hyjnizuar asnjëherë si Zot, ndërsa Sellena/Hëna po. Simboli i Diellit u ndërfut në mite shumë më vonë dhe hymnet ju kënduan jo në besimin popullor, por atë të mbretërve që pushtuan hapësira të mëdha tokësore dhe ndërtuan mbretëri të forta ushtarake dhe ligjore. Në tekstet e lashta Sellenës i këndohej: ”... ti që na blaton një jetë të trefishtë/.../ nënë e Perëndive/e njerëzve, e natyrës, nënë e të gjitha gjërave”.(12) Në objektet më të lashta arkeologjike hëna vendosej mbi kokë (fig.2). Si simbol i hënës së plotë përdorej edhe forma e diskut. (Giulio Giannelli - Enciclopedia Italiana,1936) (13) Emri Sellenë dhe sellë, mbijetuan në shkrimet e autorëve të hershëm dhe toponimet e shumta të lashtësisë, deri në kohët e sotme : -si emer femrash dhe meshkujsh Sĕlēnē / Sĕlēnĭum / Sellĭum, (Cic. Verr. 4, 27; Suet. Cal. 26. ; Just. 39,

4, 1) (Liv. 4,42). Seleucus, gjenerali i Aleksandrit të Maqedonisë i cili u bë mbret i Sirisë që formoi dinastinë pellazge Seleucide. [Seleucus Nicator, Seleucus Philopator]. ( Just. 13, 4, 16.) -si emër popujsh : Selepītānī, popull i Ilirise (Liv. 45, 26.) Sĕleucensis, populli i Parthëve (Tac. An. 6, 42.) dhe Galacisë, rajon në Turqi (Plin. 5, 147.); Sǎcæ, (Saces) popull i Skithëve,( Plin 6,50.) Sacassāni, popull i Kaukazit (Plin,6,29) - si emër qyteti: Selenica, prefekturën e Vlorës, Pieria Seleuceia (Strabon327), afër Apollonisë, Fier-Shqipëri. Sellasĭa: Sellasie (qytet në Laconi).( Liv. 34, 28.) Sellē, qytet në Lucani.Itali. ( Stat. S. 5, 3,) 127. Sĕlinus, qytet në Siçili: (Virg. En. 3, 705) dhe në shumë qytete të Azisë: Sĕleucīa (Sĕleucēa) kryeqyteti i parthëve në Babiloni, pranë lumit Tigre (Sall. Ep. Mithrid. 19; Plin. 10, 48, 67, § 132); dhe i qyteteve të lashta në Turqi dhe Siri: Seleucia Pieria (Plin. 5, 12, 13, § 67; Cic. Att. 11, 20.) Seleucia Trachēa (Plin. 5, 27, 22, § 93; Amm. 14, 2, 14.) , Sellasia qytet i zhvilluar tregëtar, që lidhte Argon me Spartën (Peloponez) (59) - emër barishteje: sĕlīnŏn (sĕlīnum) (Apul. Herb. 8.) - si emër mali : Sĕleucus : mal në vargmalin e Alpeve midis Francës dhe Italisë. (Anton.) Vetëm në Francë gjejmë 12 komuna, në emrin e të cileve pasqyrohet i veçuar emri “Sellë” : Komuna Selles-Saint-Denis në rajonin e Pikardisë e banuar që në kohët prehistorike, Komuna Causse-de-laSelle rajoni Languedoc-Roussillon, La Selle-en –Luitrè rajoni Bretagne, etj. Gjithashtu një vargmal në Francë e ka të përfshirë këtë emër : Aiguille du Plat de la Selle.(14) (vijon) E ENJTE, 21 MAJ 2020

Javore KOHA

33


INTERVISTË

Intervistë me drejtorin dhe trajnerin e Klubit të Taekwondosë “Besa”, Nikollë Gegaj

Sportistët tanë aktivë edhe gjatë situatës së pandemisë Koha Javore: Si ka ndikuar situata e pandemisë dhe e izolimit total trejavësh në aktivitetet e klubit tuaj sportiv? N. Gegaj: Kjo pandemi ka ndikuar negativisht përgjatë tre javësh sa ishin të izoluar totalisht ashtu siç ka qenë Wuhani në Kinë, mbase me masa edhe më rigoroze. Mirëpo ne, nga dita e parë ishim aktivë edhe gjatë kësaj kohe me aktivistët tonë, me gjashtë- shtatë sportistë, si trajner e ndihmëstrajner të moshave mbi 18-vjeç të cilët u paraqitën si vullnetarë gjatë situatës së pandemisë në Malësi që të ndihmojnë familjet në vendin tonë. Tre javë ishin shumë të vështira për shumë qytetarë, mirëpo dolëm faqebardhë. Pas ndërprerjes së masave të veçanta për Malësinë, ne sërish nuk ishim të lirë, mirëpo unë si drejtor dhe trajner përgjegjës i klubit pas disa ditësh që kishim një lehtësim të masave kufizuese hartova një plan që sportistët e përzgjedhur të klubit (dhjetë sish) të ushtrojnë në hapësirë të lirë, duke i respektuar gjatë gjithë kohës në maksimum të gjitha masat kufizuese të Forumit Koordinues Kombëtar për sëmundjet infektive. Kemi bërë përgatitjet bazike, si vrapimin duke ditur se trupi i një sportisti për një kohë të gjatë pasivizohet, ngasjen e biçikletës, etj. Masat e tjera lehtësuese sigurisht do

34

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MAJ 2020

të jenë më të favorshme për ne, mirëpo çdo herë do të respektojmë distancën e duhur dhe të gjitha rregullat e tjera të Institutit të Shëndetit Publik dhe rekomandimet nga Komitetit Olimpik se si duhet të veprojmë Koha Javore: Me zbutjen e këtyre masave është rikthyer normaliteti gradual edhe në fushën e sportit, sigurisht duke respektuar rekomandimet e vendosura nga Trupi Koordinues Kombëtar. Me çfarë aktivitetesh po merret klubi juaj aktualisht? N. Gegaj: Nga dy tre orë në ditë sportistët e ‘Besës’vizituan të gjitha viset e Malësisë këndej kufiri, duke ngasur biçikletën. Kjo sigurisht se ndikoi pozitivisht , sepse në atë mënyrë mbushen mushkëritë me oksigjen në ajër të pastër, sepse dime që ajri gjatë këtyre dy- tre muajve është filtruar. Më pas, që disa ditë kemi filluar ushtrimet edhe brenda, por ende duke mos përdorur pajisje apo rekuizita për të mos ardhur në kontakt njëri me tjetrin. Ne presim nga Federata Evropiane që ta bëjë të ditur kalendarin e ngjarjeve sportive, se cilat gara janë shtyrë, cilat janë anuluar dhe se cilat do të mbahen. Koha Javore: A mund të na potenconi disa nga planet tuaja

para pandemisë në vend, por të cilat ishit të detyruar që t’i pezullonit? N. Gegaj: Ne, një javë para fillimit të pandemisë në Mal të Zi u kthyem nga garat në Sofia, ku ato dy ditë më 8 dhe 9 mars u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus në Bullgari. Dhe si pasojë e situatës, unë u tërhoqa vërejtjen sportistëve të mi që të kujdesemi, duke përdorur maska dhe qëndruar në distancë. Ne në atë kohë kishim shumë projekte. U anulua pjesëmarrja e sportistit tonë Zijedin Beqaj në kualifikime, pastaj është shtyrë Kampionati Evropian i Klubeve i cili ka qenë edhe pikësynimi ynë për këtë vit që vërtetë të arrijmë një rezultat të duhur i cili sa di unë do të mbahet në fillim të muajit shtator. Gjithashtu, anuluam pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian që do të mbahej nga fundit i prillit në Kroaci si dhe anulimi i G –turnamenteve të cilët janë shumë të rëndësishëm. Ne gjatë majit tani po vazhdojmë me përgatitjet bazike që të organizojmë eventualisht ndonjë kamp në fund të këtij muaji dhe presim që të hapen edhe kufijtë së paku për shtetet e rajonit. Koha Javore: Gjatë përbërjes së kaluar të qeverisjes vendore në Tuz disa herë keni potencuar mungesën e kujdesit financiar


INTERVISTË

Foto: KOHA

ndaj klubit tuaj. Po sot, a gëzoni mbështetjen e duhur nga kjo administratë? N. Gegaj: Nga viti i kaluar kemi marrë një buxhet njëmujor për tërë vitin, 2 mijë euro, që është një sasi shumë e vogël me të cilën nuk mund të përballojmë as shpenzimet e një muaji, pasi që ne marrim pjesë nëpër evenimente elitare sportive të nivelit evropianë dhe botëror. Klubi ynë ka sportistë elitarë për dallim nga klubet e tjera sportive. Klubi “Besa” ka të gjitha kategoritë: pioner, juniorët, seniorët dhe kadetë me të cilët marrim pjesë në të gjitha garat ndërkombëtare. Ne kemi dy sportistë stipendistë të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, që janë Zijedin Beqaj dhe Angjella Berishaj. Mirëpo, buxheti ynë vjetor përafërsisht siç e kemi parashikuar në bazë të kalendarit, duhet të jetë nga tridhjetë deri në pesëdhjetë mijë euro. Këtë vit ne kemi filluar edhe investimin publik në palestrën tonë, gjë që i ka shtuar kërkesat për mjete edhe më të larta financiare. Sepse nëse vërtetë duam që të përmirësojmë kushtet, sepse nëse vërtetë duam të integrohemi në Evropë, ne duhet të shkojmë paralel me atë hap. Shpresoj se Komisioni i caktuar nga Komuna për shpërndarje të mjeteve financiare për klubet sportive në përfundim të konkursit, pas datës 20

maj do të na njoftojë se si jemi ndarë me buxhet për këtë vit. Mjetet për financim kanë qenë të parashikuara në masën dyzetmijë euro për të gjitha OJQ-të në Malësi, por ne nuk jemi shumë organizata që i plotësojmë kushtet. Mirëpo klubi ‘Besa’ në këtë drejtim nuk duhet të jetë i favorizuar por mbi bazën e meritave. Unë them të vendosën kriteret sipas rezultateve evropiane, sepse vetëm vitin e kaluar kishim gjashtëmbëdhjetë kampionë dhe nga ana e Komunës është dashur që të na jepen edhe çmimet, mirëpo ne ende nuk kemi marrë një përgjigje ekzakte se përse nuk na janë ndarë mjetet, edhe pse aplikuam në kohë. Në këtë kuadër, shpresojë që këtë gjë ta kenë parasysh edhe organet përgjegjëse të Komunës së Tuzit. Koha Javore: Cilat janë planet më të afërta të klubit tuaj në rast se situata epidemiologjike do të lejojë që sporti t’i rikthehet plotësisht normalitetit? N. Gegaj: Ne presim që situata të përmirësohet dhe t’i rikthehemi normalitetit. Në programin për të vegjlit për një numër të konsideruar të tyre kemi provimin për breza i cili duhej që të mbahej në mars, por që për shkak të pandemisë u shty, mirëpo i njëjti do të na presë nga fundit i këtij muaji ose nga fillimi i qershorit. Në plan kemi

pasur pjesëmarrjen në seminarin e organizuar nga mjeshtri Likvon Be në Vjenë të Austrisë, në testime dhe provime për kukivonë, ku klubi ynë ka pas planifikuar të marrë pjesë me dhjetë sportistë. Gjatë sezonit veror, pikësynimi ynë është pjesëmarrje në dy kompeticione: në G -1, Austria-Open dhe në Lux-Open në Luksemburg, të cilat janë parashikuar të mbahen në fillim të muajit qershor. Kështu që shpresojmë se do të hapen kufijtë ose organizimi i tyre edhe mund të shtyhen për një javë ose dy dhe kështu të marrim pjesë edhe ne. Gjithashtu, planifikojmë që me dy-tre sportistë të shkojmë në SHBA ku do të qëndrojmë afro një muaj e gjysmë e pastaj me të kthyer nga Amerika do të marrim pjesë në seminaret që do të organizohen në Pullë të Kroacisë, në Ugljen afër Poreçit ku do të mbahet Kampionati Evropian i Klubeve, në Korçula-Open në turnamentin që do të mbahet gjatë muajit gusht, ndërsa më pas duhet të përgatitemi për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Klubeve, pastaj në Kampionatin Evropian të rregullt, në Kampionatin Evropianë të Kadetëve dhe në disa gara të tjera për të cilat ende nuk dihen datat e sakta se kur do të mbahen. Intervistoi: Toni Ujkaj E ENJTE, 21 MAJ 2020

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 21 maj 2020

Viti XlX Numër 913 Çmimi 0,50

Kërcënimet nga Kisha Ortodokse Serbe

ISSN 1800-5696

U dogj shkolla fillore në katundin Dacaj të Rozhajës

Libër me vlera shkencore dhe politike


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.