Koha 914

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 4 qershor 2020 Viti XlX Numër 914 Çmimi 0,50

Shans historik për bashkimin e partive shqiptare ISSN 1800-5696

Jubile i rëndësishëm në informimin shqip

Michel Piccoli, një mik i mirë


PËRMBAJTJE

6

8 Amerika nuk e përkrah ndarjen

Djegia e shkollës në Dacaj, krim kundër shqiptarëve në Rozhajë

12

14 Shqipëri utopike

Avangard i proceseve përparimtare

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020


PËRMBAJTJE

16

18 Këshilli Koordinues i Diasporës dhe qeveria Rama

Teuta e pranishme anembanë Mesdheut

27

30 Hafiz Ali Kraja, nderi i fesë dhe krenaria e kombit shqiptar

Aktivitetet kulturore do të mungojnë KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv

Podgoricë e enjte, 4 qershor 2020 Viti XlX Numër 914 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Shans historik

Në udhëkryq

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka për bashkimin e re mungu ë e partive shqiptare ir dësh nhjëet ma trit-o Teaje

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

ISSN 1800-5696

uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Jubile i rëndësishëm në informimin shqip

Michel Piccoli, një mik i mirë

shqip në informimin rëndësishëm Jubile i

mirë një mik i Piccoli, Michel

partive shqiptare për bashkimin e Shans historik

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 743

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, vizitoi finalizimin e punimeve të fazës së parë të bulevardit Tuz –Podgoricë

Projekt i rëndësishëm infrastrukturor Podgoricë –Në vigjilje të përvjetorit të katërmbëdhjetë të pavarësisë së Malit të Zi, presidenti Millo Gjukanoviq ka vizituar punimet në ndërtimin e fazës së parë të bulevardit, Tuz –Podgoricë, ku morën pjesë kryebashkiaku i Podgoricës, Ivan Vukoviq, drejtori i Drejtorisë për Komunikacion, Savo Paraça, kryetari i kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj, drejtori i SHPK “Komunale” në Tuz, Nikollë Camaj dhe zyrtarë të tjerë të kësaj komune. Në deklaratën pas vizitës së bulevardit, presidenti Gjukanoviq ka shprehur respektin e tij për, siç ka thënë, përpjekjet e mëdha të Drejtorisë për komunikacion të kryeqytetit Podgoricë në rregullimin e mëtejshëm infrastrukturor të Podgoricës, duke e quajtur këtë një projekt të rëndësishëm. “Ky është njëri ndër projektet më të rëndësishme të rangut infrastrukturor dhe më vjen mirë që në këtë mënyrë Drejtoria e kryeqytetit tregon përgjegjësi për kontinuitetin e nevo-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

jshëm infrastrukturor dhe në tërësi të rregullimit të kryeqytetit Podgoricë. Krahas kësaj, tregohet përgjegjësia e drejtorisë së re të qytetit në bazë të premtimeve të dhëna në fushatën parazgjedhore, që është një aspekt i rëndësishëm i secilit veprimtar politik. Më vjen mirë që pas ndërtimit të bulevardit në Donja Gorica vitin e kaluar, tani po punojmë dhe po përgatisim finalizimin e shpejtë edhe të këtij bulevardi, gjë që në të vërtetë konfirmon seriozitetin e synimeve të drejtorisë së kryeqytetit që të ndërtojë me të gjitha komunat fqinje rrugët e tipit bulevard, dhe në këtë mënyrë të përmirësojë komunikimin e njerëzve ndërmjet kryeqytetit Podgoricë dhe qyteteve të cilat kufizohen me Podgoricën” - ka thënë ndër të tjera presidenti Gjukanoviq. Ai gjithashtu ka shprehur respekt për, siç tha ai, përpjekjet e jashtëzakonshme të administratës lokale të Tuzit për avancimin e mundësive të qytetarëve të Komunës së Tuzit. “Pak më parë bisedova me zyrtarë

të Komunës së Tuzit për projektet të cilat janë në vijim. Gëzohem shumë që po tregohet seriozitet dhe përgjegjësi, që njerëzit të cilët kanë bërë përpjekje për formimin e komunës së Pavarur të Tuzit kanë pasur në mendje atë çfarë është më e rëndësishme për të gjithë ne, që organizimi i administratës lokale mund të jetë i tillë ose i atillë, me më pak ose më shumë komuna, por është gjithmonë i arsyetueshëm kur kontribuon në avancimin e kualitetit të jetës së qytetarëve. Mua më duket që kjo administratë po punon në këtë drejtim dhe shpresoj se kjo do të kontribuojë në kënaqësinë e njerëzve të cilët jetojnë në këtë komunë” - ka theksuar ndër të tjera presidenti, Millo Gjukanoviq, duke iu uruar kryeqytetit Podgoricë dhe Komunës së Tuzit Ditën e Pavarësisë së shtetit, 21- Majin. Ai ndër të tjera ka thënë se këtë katërmbëdhjetë- vjetor po e festojmë në kushte të dukshme të avancimit që Mali i Zi i ka arritur. t. u.


NGJARJE JAVORE

Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet financiarisht rindërtimin e Shkollës Fillore në Dacaj të Rozhajës

10 mijë euro ndihmë Prishtinë – Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndihmojë rindërtimin e godinës së Shkollës Fillore “Dacaj” në fshatin Dacaj të Rozhajës, një pjesë e së cilës pësoi dëmtime nga zjarri para disa kohe. Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë të ditur përmes një komunikate për shtyp se ka ndarë 10 mijë euro për rindërtimin e kësaj shkolle. “Si rrjedhojë e nevojës së paraqitur,

ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për rindërtimin e kësaj shkolle të djegur, ka marrë vendim që të ofrojë mbështetje financiare me shumën dhjetë mijë euro”, thuhet në komunikatë. Vendimi është bazuar në kompetencat ligjore të ministrit të Financave dhe Transfereve, duke u bazuar në Ligjin e menaxhimit të financave publike dhe përgjegjësitë dhe Ligjin mbi ndarjet

buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. Nga kjo ministri kanë deklaruar se pas marrjes së informatave për djegien e shkollës fillore në fshatin Dacaj të Komunës së Rozhajës, Ministria e Financave dhe Transfereve është interesuar për rindërtimin e kësaj shkolle dhe se nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës janë kontaktuar autoritetet lokale dhe komuniteti shqiptar në Malin e Zi. (Kohapress)

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Djegia e shkollës në kundër shqiptarëve Ishte pikërisht koha e pandemisë e cila iu përshtat dorës së zezë, që në kuadër të djegies së pyjeve në Malësinë e Rozhajës, me dinakëri shfrytëzoi rastin të djegë edhe objektin e shkollës së vetme me mësim në gjuhën shqipe në Dacaj, që ishte vepër kriminale e paramenduar kundër shqiptarëve në Komunën e Rozhajës. Ata dogjën objektin e shkollës, e jo shkollën sepse si e tillë ajo është pjesë e vetëdijes dhe e identitetit të shqiptarëve në këtë mjedis

Nail Draga

Opinioni i gjerë shqiptar, për praninë e shqiptarëve në komunën e Rozhajës, ka pasur rastin të njihet sidomos në vitin 1999, pikërisht me rastin e luftës në Kosovë, sepse një numër i konsideruar i shqiptarëve nga Kosova, janë zhvendosur këtu në saje të dhunës dhe të aparteidit të politikës serbomadhe. Ndonëse kosovarët kërkuan strehim dhe shpëtim në Rozhajë, në zonën malore të saj, më 18 prill 1999 në Bukël e Husaj nga pjesëtarët e ushtrisë jugosllave u maltretuan, u dhunuan madje edhe u vranë 21 civilë, qytetarë nga Kosova. Ndonëse nga ajo kohë kanë kaluar 21 vite, edhe pse janë zhvilluar seanca gjyqësore, askush nuk u dënua për këtë vepër kriminale kundër qytetarëve të pafajshëm, që dëshmon se jemi larg funksionimit të shtetit ligjor në Mal të Zi. Ndryshe nga forcat ushtarake dhe ato paramilitare, popullata shqiptare në veçanti ajo e Rozhajës në përgjithësi kosovarët i mbeshteti më të gjitha mundësitë e tyre, duke treguar solidar-

6

Javore KOHA

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

itet dhe humanizëm vëllazëror. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse kjo popullsi ishte e vetëdijshme për origjinën jo të largët shqiptare, edhe pse tani janë të asimiluar pothuaj tërësisht në boshnjakë.

Rënie drastike e numrit të shqiptarëve

Në lidhje me numrin e popullsisë shqiptare në Rozhajë ekzistojnë të dhëna të ndryshme, që paraqet rastin më drastik, i cili është i veçantë për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi. Kështu, në saje të të dhënave nga viti 1908, pjesëmarrja e shqiptarëve në popullatën e përgjithshme të Rozhajës ishte 86.5%, e dhënë kjo e cila në saje të rrethanave shoqërore ka ndryshuar dukshëm në disafavor të shqiptarëve. Kështu pas një shekulli në saje të të dhënave nga regjistrimi i popullsisë(2011), numri i tyre në këtë mjedis ka mbetur simbolik, me 5 % në popullsinë e përgjithshme. Kjo periudhë kohore dëshmon në mënyrë transparente politikën e pushtetit të kohës për spastrimin e heshtur etnik të shqiptarëve, që këtu ishte me përmasa drastike më tepër së në asnjë vend tjetër shqiptar në këtë mjedis. Në rënien e tillë të numrit të shqiptarëve në këtë mjedis, krahas rrethanave shoqërore dhe politikës së pushtetit në nivel lokal e shtetëror, ka

ndikuar procesi i asimilimit të tyre kryesisht në boshnjakë si dhe procesi i emigrimit, kryesisht në Kosovë, Turqi e gjetiu në botën e jashtme. Për momentin shqiptarët janë të pranishëm në vendbanimet fshatare si në: Dacaj, Husaj, Bukël i Epërm, Bukel i Poshtëm, Buxhov dhe Peshkaj, kryesisht në rrethinën e Rozhajës, me numër të pakët, në kushtet e mbijetesës shoqërore.

Shkolla në Dacaj- simbol i identitetit të shqiptarëve

Se sa ka qenë e vështirë të jetohet e të mbrohet identiteti kombëtar për shqiptarët në komunën e Rozhajës, si dëshmi kemi shkollën me mësim në gjuhën shqipe në Dacaj, e cila është ballafaquar me pengesa të ndryshme nga pushteti i kohës. Në Dacaj për të parën herë shkolla me mësim në gjuhën shqipe është ha-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ë Dacaj, krim në Rozhajë pur gjatë Luftës së Dytë Botërore në vitin 1943. Ishte koha kur nën pushtetin e italianëve funksiononte Mbretëria Shqiptare, ku mësues në këtë shkollë ishte Spiro Rexha nga Shqipëria. Por, pas tre vitesh me t’u vendosur pushteti komunist në Rozhajë, pas vitit shkollor 1945/46 pushteti i kohës ndërpret zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe, duke i detyruar nxënësit të mësojnë në gjuhën serbe. Ishte ky veprim direkt i pushtetit socialist kundër barazisë kombëtare të shqiptarëve për t’u arsimuar në gjuhën amtare në këtë mjedis. Ndonëse ndaj një veprimi të tillë të pushtetit shqiptarët parashtruan ankesa, kërkesa e lutje të shumta, për t’iu rikthyer arsimimin në gjuhën shqipe, rezistenca ishte e vazhdueshme. Por, në sajë të rrethanave të tjera shoqërore, një angazhim i tillë u realizua në praktikë pas 22 viteve, në vitin 1968, ku rifilloji mësimi në gjuhën shqipe që si e tillë vazhdon edhe sot, me statusin e shkollës fillore nëntëvjeçare. Duhet cekur me këtë rast angazhimin e mësuesit Sokol Daci i cili ka merita të veçanta për rikthimin e mësimit në gjuhën shqipe, duke sfiduar rrethanat e kohës. Një dukuri e tillë ndodhi edhe në disa vendbanime të tjera shqiptare në Mal të Zi, sepse më herët nxënëseve shqiptarë iu ishte pamundësuar shkollimi në gjuhën amtare shqipe.

Sulme të vazhdueshme ndaj shkollës

Në saje të informacioneve që disponojmë në lidhje me punën e kësaj shkolle nga koha e hapjes së saj në gjuhën shqipe, e deri më tash, del se ajo ka përjetuar sulme të ndryshme, si thyerje të objektit, vjedhje të materialit shkollor, grabitje të literaturës shkollore, presione ndaj personelit arsimor etj. Ndërsa rast specifik paraqet emërimi i drejtorit të shkollës në mënyrë të njëanshme, duke mos respektuar këshillin e shkollës, vlerat pedagogjike e meritokracinë, duke vendosur drejtor shkolle për njëzet vite me kriterin partiak, në kundërshtim me ligjin personin i cili nuk ka ditur të komunikojë në gjuhën shqipe. Por, përfundimisht para tre viteve u zgjodh drejtori shqiptar, përndryshe pjesëtar i kolektivit të shkollës H.Lajçi, i cili është angazhuar për investime në shkollë, sepse si e tillë nuk ka pasur kushte elementare për zhvillimin e procesit mësimor sipas standardëve e normave pedagogjike. Por, edhe në mungesë të kushteve optimale të punës, kolektivi i mësimdhënësve të kësaj shkolle i ka përballuar të gjitha, duke sfiduar rrethanat e kohës, me të vetmin qëllim që është misioni i edukimit dhe arsimimit të nxënësve në gjuhën shqipe, në favor të identitetit kombëtar shqiptar në këtë mjedis.

Djegia e shkollës, akt antishqiptar

Ekzistenca e kësaj shkolle në gjuhën shqipe si subjekti i vetëm i identitetit shqiptarë në këtë mjedis ishte pengesë e kahershme për qarqe të ndryshme antishqiptare. Andaj shfrytëzuan rastin e pandemisë por edhe të zjarreve në bjeshkët e malësisë së Rozhajës, për t’ia vënë flakën objektit të shkollës në Dacaj. Pikërisht me datën 16 maj 2020, Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

dora e zezë veproi në mënyrë kriminale, duke thyer grilat e dritares dhe duke i vënë flakën zyrës së drejtorit, me ç’ rast u dogjën dokumentacioni pedagogjik, biblioteka e shkollës, arkivi, fotografitë e disa figurave kombëtare, ditarët, inventari shkollor etj. Pamjet e prezantuara në mediat elektronike dëshmuan se pothuaj çdo gjë ishte shkatërruar, nga del se qëllimi i dorës së zezë ishte arritur plotësisht. Sepse, ajo çka nuk u realizua në vitin 1999, si duket ata u kujtuan ta realizojnë në vepër tani pikërisht në kohën e pandemisë si dhe të fërkimeve politike në Mal të Zi, në saje të veprimeve destruktive të kishës ortodokse serbe. Përvoja e deritashme dëshmon se në mjediset e ndryshme kur janë djegur librat, më pas janë rrezikuar autorët e tyre, ndërsa tash kur digjet shkolla, nuk ka dilemë së rrezikohen mësimdhënësit e nxënësit e atyre shkollave.

Simboli i mbijetesës së shqiptarëve

Ndonëse me numër të vogël nxënësish, në një mjedis ku shqiptarët janë pakicë absolute numerike, angazhimi me përkushtim i mësimdhënëseve bëri që kjo shkollë të jetë dhe është simbol i identitetit të gjuhës shqipe dhe të shqiptarisë në këtë mjedis, dhe si e tillë do të jetë edhe në të ardhmen. Mbetët të presim angazhimin konkret nga organet kompetente për të dhënë vlerësimin profesional në lidhje me djegien dhe shkatërrimin e objektit të shkollës, ndërsa Ministria e Arsimit e Mali të Zi duhet të angazhohet menjëherë për ndërtimin e këtij objekti, e jo restaurimin e tij, me të gjitha kushtet optimale për të zhvilluar mësimin. Do të ishte kjo dhurata më me vlerë për nxënësit dhe kolektivin e shkollës në fillim të vitit vijues shkollor, sepse është simbol i mbijetesës së shqiptarëve në këtë mjedis. E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Amerika nuk e përkrah ndarjen Nuk ka dyshim se “Me Amerikën edhe me Evropën” është orientimi i duhur për Kosovën. Mirëpo, Amerika e ka dëshmuar se është me Kosovën. Evropa, deri tani, ende jo. Amerika nuk na ka dhënë asnjë shkas për ta vënë në dyshim vendosmërinë e saj, ndërkohë që Evropa nuk na ka dhënë arsye që t’i besojmë.

Martin Vulaj

Amerika është një fenomen i veçantë në evoluimin politik të njerëzimit. Baballarët e kombit, në fillet e këtij shteti vendosën për themelimin e një republike kushtetuese në vend të një monarkie. Kjo me qëllimin e vetëm që qytetarit t’i jepej një rol qendror në shtetin e ri. Ndryshe nga demokracitë parlamentare, ku pushteti është i përqendruar te partitë politike dhe udhëheqësit e atyre partive gëzojnë pushtet të konsiderueshëm, në Shtetet e Bashkuara qytetari i zakonshëm as që e di se kush janë udhëheqësit e partive të tyre. Amerika, bazuar në këto parime ka arritur të ndërtojë një sistem politik, ku qytetari aktiv ka mundësi qasjeje në të gjitha nivelet e pushtetit. Është pikërisht ky sistem i cili i ka mundësuar edhe komunitetit shqiptaro- amerikan të ndikojë dhe lobojë te politikat amerikane për çështjen e Kosovës dhe çështje të tjera shqiptare me interes. Një shembull të tillë më së miri mund ta shohim nga një iniciativë e aktivistit shumëvjeçar nga Kosova Gjevalin Gegaj.

8

Javore KOHA

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Gjevalinin e njohin të gjithë për aktivitetin e tij të palodhshëm në promovimin e interesave shqiptare në qarqet amerikane, dhe përveç kësaj, Gjevalini njihet edhe si një Republikan besnik. Para pak kohësh ai vendosi kontakte me udhëheqësit e fushatës së Presidentit Trump në shtetin e Miçigenit dhe kërkoi nga ata një mundësi për ta prezantuar çështjen e Kosovës. Në këtë takim, ku kishte pjesëmarrës edhe të shumë organizatave kulturore, fetare, edukative dhe fusha të tjera të shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet, Gjevalini siç ka bërë me dekada, prezantoi hallet që po i brengosin kosovarët këto ditë. Miçigeni njihet si një shtet i rëndësishëm për zgjedhjet presidenciale, dhe në vitin 2016 presidenti Trump kishte arritur të fitonte vetëm me 10 mijë vota diferencë. Kur përfaqësues të fushatës së zotit Trump mësuan se në Miçigan jetonin rreth 43.500 votues me prejardhje shqiptare, interesi i tyre padyshim se u rrit. Vota shqiptare mund të ishte vendimtare, do të mendonte çdo operativ politik. Përfaqësues të komunitetit prezantuan me modesti por me një siguri dhe vetëbesim çështjet që u interesonin dhe lanë një mbresë aq të mire, sa që Gjevalini u ftua të merrte pjesë në një takim me zëvendës-presidentin Pence pas pak ditësh. Në këtë takim, Gjevalini me modestinë e tij unike, të skalitur ndër dekada të aktivitetit të

tij, e njoftoi zotin Pence me Kosovën dhe vuajtjet që kishte kaluar vendlindja e tij ndër luftëra. I tregoi për mbi 13 mijë viktima dhe mijëra gra të dhunuara, të cilave edhe sot e kësaj dite nuk u është dhënë drejtësia e merituar. Zoti Pence, i prekur nga kjo histori e trishtë e një populli të vogël, i kërkoi Gjevalinit që t’ia adresonte këto çështje dhe shqetësime të tjera të komunitetit përmes një letre. Kjo ishte një mundësi e mirë që nuk vjen çdo ditë dhe përfaqësues të komunitetit filluan punën në përgatitjen e letrës sa më parë (ia vlen të theksohet që kjo letër nuk është e njëjta nga ajo që është proklamuar në mediat kosovare ditëve të fundit). Letra që u përgatit nga komuniteti i Miçigenit për zv.presidentin Pence, ndër të tjera theksin e vinte edhe te fakti që gjatë procesit të dialogut me Serbinë, ndarja e mundshme e Kosovës të mos vinte në konsideratë në asnjë mënyrë dhe të mos kishte një bosnjëzim të Kosovës. Por pikërisht ato ditë Shtetet e Bashkuara u goditën nga pandemia, dhe komuniteti që kishte përgatitur dhe dërguar letrën e humbi entuziazmin se ajo letër tani do të mund të kishte efektin e dëshiruar. Zv. Presidenti Pence ishte emëruar për të udhëhequr ekipin që do t’i bënte ballë luftës kundër pandemisë dhe nuk mund të merrej me mend që ai do të kishte kohë për t’u marrë me brengat e shprehura në letrën e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

komunitetit të Miçigenit. Por Amerika edhe në këtë drejtim është e veçantë dhe e dëshmon edhe një herë se roli i qytetarit është roli qendror në këtë shtet. Në mes të luftës ndaj pandemisë, Gjevalini merr një telefonatë nga zyrtarë të fushatës së Presidentit Trump, dhe njoftohet se do t’i caktohej një takim ku ai do të mund të prezantonte dhe diskutonte shqetësimet e paraqitura në letrën e dërguar zotit Pence. Takimi përmes telekonferencës (tipike në kohën e pandemisë) u mbajt me Z. Gary Tripmacher nga zyra e Zv. Presidentit Pence, dhe Amanda Ahlers, drejtoreshë për Ballkanin në Këshillin për Siguri Kombëtare (e cila për publikun kosovar njihet edhe si bashkëpunëtore e ambasadorit Grenell, i dërguar special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi). Gjatë këtij diskutimi, u trajtuan me kujdes çështjet e ngritura nga komuniteti, e ajo që ia vlen të theksohen janë ato pika aq shumë të diskutueshme e shpesh të keq interpretuara nga qarqe të ndryshme. Zonja Ahlers edhe një herë ritheksoi se: –“SE NUK KA MARRËVESHJE SEKRETE PËR SHKËMBIM TERRITORESH NDËRMJET KOSOVËS E SERBISË, SIÇ KANË SPEKULUAR DISA” –Nuk ka plane për tërheqje të trupave amerikane– –Nuk do të ketë Bosnjëzim të Kosovë –Shtetet e Bashkuara do t’i rrisin ndihmat pas arritjes së një marrëveshjeje Kosovë- Serbi dhe se nga kjo marrëveshje presin njohje të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve –Shtetet e Bashkuara do të puno-

jnë me çdo qeveri që del si rezultat i një procesi të bazuar në normat kushtetuese Një bisedë dhe përkushtim i tillë duhet të na qetësojë të gjithëve. Duke pasur parasysh historinë e dy dekadave të fundit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, është e pamendueshme që edhe një shqiptar i vetëm të vinte në dyshim synimet e Shteteve të Bashkuara dhe të kthehej për të gjetur shpëtim nga Evropa. Ishte SHBA që udhëhoqi fushatën e bombardimeve të NATO-s; pasi ia la për 8 vjet procesin e dialogut Europës, ishte SHBA që duke mos duruar dot më tha “kur mjafton, mjafton” dhe e bëri Kosovën të pavarur; ishte SHBA që kundër dëshirave të Europës, krijoi Ushtrinë e Kosovës; dhe është SHBA që po udhëheq nismën për ta mbyllur kapitullin e shtetësisë së Kosovës duke e anëtarësuar në OKB e NATO. Mund të thuhet se SHBA ka bërë më tepër për ta çuar Kosovën në Evropë se vetë Evropa. Në fakt, mund të thuhet se nuk ka pasur asnjë zhvillim vendimtar në Kosovë që nuk ka përfshirë rolin udhëheqës të SHBA-së. Por ne nuk duhet të gënjejmë veten duke menduar gjithë këtë kontribut ndaj Kosovës, Shtetet e Bashkuara e kanë dhënë se e meritojmë apo se kushedi sa të mirë jemi. Përkundrazi, kohëve të fundit, fatkeqësisht po dëshmojmë të kundërtën dhe nuk po tregohemi mirënjohës ndaj kësaj miqësie dhe kontributi. Mirëpo na ka buzëqeshur fati dhe na ka bërë një pjesë të vogël të interesave të sigurisë së Shteteve të Bashkuara. E pjesë e kësaj strategjie të SHBA-së, duket të jetë shkëputja e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, nga ajo pjesë e civilizimit ku i

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kishte paraparë Samuel Huntington në veprën e tij monumentale “Përplasja e Civilizimeve”, dhe një nga një synon ti’ vendos ato nën ombrellën e sigurisë se NATO-s. Kosova mund të pres një proces të përshpejtuar të anëtarësimit në NATO pas marrëveshjes me Serbinë. Ky proces duhet të udhëhiqet nga SHBA-të sepse Evropa e ka dëshmuar se është e paaftë kur është në pyetje Kosova. Një Kosovë e fortë dhe e konsoliduar është në interesin e sigurisë kombëtare amerikane. Në një fjalim të mbajtur me studentë të Harvadit para pak ditësh, kryeministri në detyrë Kurti i ofroi Europës një plan paqeje për vendet e Ballkanit perendimor. Ai tha se BE duhej të integronte të gjashtë vendet e Ballkanit Perendimor në të njejtën kohë dhe t’u ofronte atyre një mini Plan Marshall për zhvillim ekonomik, i cili do të lehtësonte integrimin e plotë. Derisa Evropa të jetë e gatshme të ndërmarrë hapa të tillë të guximshëm, ajo do të t’i mbetet një rol minor, krahasuar me SHBA-në që ka vullnetin politik për t’i përfunduar gjërat të cilin e ka provuar sa e sa herë. Nuk ka dyshim se “Me Amerikën edhe me Evropën” është orientimi i duhur për Kosovën. Mirëpo, Amerika e ka dëshmuar se është me Kosovën. Evropa, deri tani, ende jo. Amerika nuk na ka dhënë asnjë shkas për ta vënë në dyshim vendosmërinë e saj, ndërkohë që Evropa nuk na ka dhënë arsye që t’i besojmë. Çdokujt që do të vazhdonte kërkimin për të gjetur ndonjë synim të fshehtë amerikan pas gjithë kësaj historie, do t’I kujtoja thënien e famshme të Kasiusit nga vepra Jul Qezari e Shekspirit: “Faji, i dashur Brut, nuk ndodhet në yjet tanë, por tek ne”. E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Zgjedhjet parlamentare dhe shqiptarët në Malin e Zi

Shans historik për bashkimin e partive shqiptare Në situatën e tanishme të polarizimit të tejskajshëm të skenës politike shqiptare dhe të skenës politike në Mal të Zi në përgjithësi, edhe fitimi i dy deputetëve përbën sukses për partitë shqiptare. Por një rezultat i tillë, duke pasur parasysh sistemin zgjedhor në fuqi dhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, mund të sigurohet vetëm nëse shqiptarët dalin në një listë të përbashkët zgjedhore. Kjo gjë mund të arrihet lehtë nëse ekziston vullneti politik dhe konsensusi, nëse drejtuesit partiakë i lënë anash mëritë personale dhe lëshojnë pe për të mirën e përgjithshme. hartuar me qëllim të marrjes së pronës serbe, të cilat janë hapur kundër Malit së Kishës Ortodokse Serbe nga shteti të Zi, zgjedhjet vlerësohen të jenë një i Malit të Zi. Pas një pushimi gati dy- referendum i dytë për Malin e Zi pas mujor për shkak të pandemisë së sh- atij të vitin 2006, kur Mali i Zi e rifitoi kaktuar nga COVID-19, protestat dhe pavarësinë. Edhe partitë politike në Ismet Kallaba liturgjitë e organizuara nga KOS-i kanë pushtet, të udhëhequra nga Partia vijuar edhe gjatë kohës kur në fuqi kanë Demokratike e Socialistëve, medoeqenë masat kufizuese për parandalimin mos do të bëjnë përpjekje që të dalin e COVID-19, duke shkaktuar përplas- sa më të bashkuara në këto zgjedhje, Në muajin shtator të këtij viti, në Mal je me policinë dhe organet e tjera të duke u munduar që të bashkojnë rreth vetes edhe forca të tjera politike, që të Zi pritet të mbahen zgjedhjet e rreg- pushtetit. ullta parlamentare. Zgjedhjet zhvillohen Në një situatë të tillë politike, ku Kisha për momentin nuk janë në pushtet, por në një situatë të tensionuar dhe klimë Ortodokse Serbe ka zhveshur pet- që deklarohen për pavarësinë e Malin të pafavorshme politiko-shoqërore kur kun e saj fetar dhe është shfaqur ha- e Zi. Mali i Zi, ashtu si edhe disa vende të pur në skenë edhe si një aktor politik, Partitë politike të pakicave do të kenë tjera të rajonit po vlon nga përçarjet duke bashkuar rreth idesë së panort- rol vendimtar në këto zgjedhje, ashtu e mëdha politike dhe polarizimi i sho- odoksizmit të gjitha forcat politike pro siç kanë pasur pothuajse gjithmonë, qërisë, të ndikuara edhe nga ndërhyrjet nga jashtë. Që prej miratimit të Ligjit Lufta ndërmjet partive politike shqiptare nuk bëhet për për komunitetet fetare nga Kuvendi i Malit të Zi, në ditët e fundit të vitit parime, për ndonjë platformë politike zgjedhore, por për atë të kaluar, Kisha Ortodokse Serbe, e se kush do ta drejtonte koalicionin eventual parazgjedhor mbështetur nga partitë pro serbe në Malin e Zi, por edhe nga Serbia dhe të partive shqiptare dhe për renditjen në këtë koalicion. Kjo ndonjë qendër tjetër, ka filluar protesështë një luftë brenda llojit, ku secili lider partiak përpiqet tat dhe mbajtjen e liturgjive në qytete të ndryshme të Malit të Zi për të kundërtë hiperbolizojë fuqinë e vet reale politike shtuar këtë ligj që, sipas tyre, është

10

Javore KOHA

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

që prej shpalljes së Pavarësisë së Malit të Zi. Për këtë arsye, partitë politike shqiptare kanë shansin historik për të dalë së bashku në zgjedhje në një koalicion parazgjedhor me qëllim të maksimalizimit të votës shqiptare dhe të rezultatit të zgjedhjeve. Por një gjë e tillë është e vështirë për t’u arritur duke pasur parasysh përvojën në të kaluarën, përçarjet politike aktuale dhe duke njohur ambiciet dhe egot personale të krerëve të subjekteve politike shqiptare. Përpjekjet për bashkimin e faktorit politik shqiptar në Mal të Zi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare kanë filluar që prej disa muajsh. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka inicuar takimin e partive politike shqiptare në Tiranë, nën drejtimin e ministrit në detyrë Gent Cakaj. Tashmë kur pandemia e shkaktuar nga koronavirusi po vjen drejt zbutjes dhe zgjedhjet parlamentare po afrohen, kanë vijuar sërish përpjekjet për bashkimin e forcave politike shqiptare nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, por ka pasur edhe takime të drejtpërdrejta ndërmjet vetë partive politike shqiptare. Aktualisht pesha politike e partive shqiptare në Mal të Zi është shumë e vogël dhe ato nuk përbëjnë ndonjë faktor politik të rëndësishëm dhe serioz në skenën politike në Mal të Zi. Fakti se në Kuvendin e Malit të Zi është vetëm një deputet i partive shqiptare nga 81 deputetë sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi, është treguesi më i mirë për këtë. Në këtë situatë ka kontribuar mos bashkimi i shqiptarëve në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2016, kur vetëm njëra listë shqiptare (Koalicioni “Shqiptarët të vendosur, i përbërë nga Forca e Re Demokratike, UDSH dhe Alternativa Shqiptare) ka arritur të sigurojë mandatin e deputetit, ndërsa dy listat tjera (Koalicioni Shqiptar “Me një qëllim”, në përbërje të të cilit ishin Partia Demokratike, Iniciativa Qytetare, LD në MZ dhe Lëvizja Qytetare “Perspektiva”, si dhe lista tjetër Lidhja Demokratike e Shqiptarëve) nuk kanë fituar asnjë deputet. Rikthimi i modelit zgjedhor me mandate të garantuara (katër deputetë) për shqiptarët nisur nga përqindja e tyre në popullsinë e përgjithshme të Malit të Zi, duket i vështirë pasi që nevojiten dy të tretat e votave në Kuvendin e Malit të Zi për ndryshimin e

Shqiptarët nuk duhet ta humbin shansin historik për t’u bashkuar. Në rast të kundërt, do të vazhdojë theqafja politike e partive politike shqiptare në Mal të Zi e bashkë me to edhe e popullatës shqiptare. Ato parti që nuk do të bashkohen, do të marrin mbi vete edhe rrezikun dhe përgjegjësinë për rezultatin dhe disfatën eventuale.

Ligjit zgjedhor. Të gjitha këto e bëjnë të domosdoshme bashkimin e partive politike shqiptare sepse vetëm në këtë mënyrë nuk do të digjen votat e shqiptarëve, siç ndodhi me gjysmën e votave të tyre në zgjedhjet e kaluara. Në një përpjekje të ngjashme për të bashkuar partitë politike të shqiptarëve në rajon, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka shënuar tashmë fitoren e parë pasi që ka arritur të bashkojë katër forca politike shqiptare në Luginën e Preshevës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi më 21 qershor. Edhe shqiptarët në Mal të Zi kanë treguar se mund të bashkohen kur është në pyetje interesi i përgjithshëm dhe kur ekziston vullneti politik. Shembulli i fundit dhe më i mirë është bashkimi i tri partive politike shqiptare (ASHLDSH-UDSH), nën moton “Malësia na bashkon”, gjë që rezultoi me fitore në zgjedhjet e para për Komunën e pavarur të Tuzit. Nga ana tjetër, kemi edhe rastin e Komunës së Ulqinit, ku partitë shqiptare, pavarësisht se bashkërisht e kanë shumicën dhe mund të krijonin koalicionin qeverisës, kanë krijuar koalicion paszgjedhor me PDS-në dhe Komuna e Ulqinit drejtohet nga kryetari që vjen nga radhët e PDS-së. Në situatën e tanishme të polarizimit të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tejskajshëm të skenës politike shqiptare dhe të skenës politike në Mal të Zi në përgjithësi, edhe fitimi i dy deputetëve përbën sukses për partitë shqiptare. Por një rezultat i tillë, duke pasur parasysh sistemin zgjedhor në fuqi dhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, mund të sigurohet vetëm nëse shqiptarët dalin në një listë të përbashkët zgjedhore. Kjo gjë mund të arrihet lehtë nëse ekziston vullneti politik dhe konsensusi, nëse drejtuesit partiakë i lënë anash mëritë personale dhe lëshojnë pe për të mirën e përgjithshme. Për më tepër, dihet se lufta ndërmjet partive politike shqiptare nuk bëhet për parime, për ndonjë platformë politike zgjedhore, por për atë se kush do ta drejtonte koalicionin eventual parazgjedhor të partive shqiptare dhe për renditjen në këtë koalicion. Kjo është një luftë brenda llojit, ku secili lider partiak përpiqet të hiperbolizojë fuqinë e vet reale politike. Shqiptarët nuk duhet ta humbin shansin historik për t’u bashkuar. Në rast të kundërt, do të vazhdojë theqafja politike e partive politike shqiptare në Mal të Zi e bashkë me to edhe e popullatës shqiptare. Ato parti që nuk do të bashkohen, do të marrin mbi vete edhe rrezikun dhe përgjegjësinë për rezultatin dhe disfatën eventuale. E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Roli i intelektualit në shoqëri

Avangard i procesev Intelektuali i vërtetë duhet që me zërin dhe punën e tij të ndikojë në rreth dhe shoqëri në kuptimin më të thellë. Ai duhet të mundohet për ta ndryshuar përkeqësimin dhe idetë e tij t’i plasojë tek publiku. Nga ana tjetër, duhet të jenë mediat ato që duhet legjitimuar intelektualin. Nëse mediat nuk i japin hapësirë, fryma dhe zëri kritik i intelektualit nuk mund të gjejë rrugën e duhur deri tek audienca. të prezantimit të fuqisë krijuese dhe të zhvillimit të së mirës shoqërore në përgjithësi. Shumë herë në fjalorin dhe shkrimet Qani tona është përmendur e shkruar Osmani edhe për rolin e intelektualit, përgjegjësin, mospajtimet, heshtjen dhe vendin që i takon atij në shoqëri. Është folur dhe diskutuar për njeriun që, në Që në fillim nuk duhet harruar se fjala kuptim të mirëfilltë të fjalës intelektuintelektual ka prejardhjen nga gju- al, është i detyrueshëm që me punën ha latine “Intellectus” dhe kjo nënk- dhe veprën e tij të bëhet udhërrëfyes upton çdo person nga të dy gjinitë i avangardës i të gjitha proceseve njerëzore, që njohurit dhe dijen e përparimtare të shoqërisë dhe komtyre e vejnë në shërbim të shoqërisë bit që i takon. njerëzore. Konceptet e intelektualëve Përgjegjësia dhe fjala e intelektualduhet të priren nga sendërtimi ku it, është padyshim e “vërteta”. Për shoqëria të jetoj në paqe, në dashuri, bartësit e emrit intelektual dhe përgdrejtësi, mirësi e respekt. Duke qenë jegjësitë që i takojnë atij në shoqëri të nderuar nga vendi, kombi ose rre- nuk mund të bëhet ndonjë definomë thi ku jetojnë, përgjegjësia më e mad- ose saktësim sikur ndonjë prerje me he ndaj proceseve të një shoqërie thikë. Parësore është të kuptohen pa mëdyshje janë ato të intelektu- njeriu i vërtet dhe paraqitja e tij si i alëve, njerëzve të ditur. Intelektualët tillë. Pa u mos stërzgjatur panevoe vërtetë paraqesin forcën kryesore jshëm në rolin që i takon intelektualit,

“ 12

do t’i referohemi thënies së V. Havelit i cili thotë “Se njeriu i tillë, padyshim, duhet të rebelohet për çdo gjë që nuk ecën mbarë në shoqëri”. Vendet dhe shoqëritë e dala nga luftërat dhe ato të cilat gjenden në periudha kalimtare përballen me shumë probleme dhe me epoka të gjata kaotike. Këto periudha kohore karakterizohen me konfuzione, frikë dhe zhbërje kulturore, politike dhe shumë destruktivitete të tjera. Në këtë kuadër, roli i intelektualit është për të arritur që me zërin e tij të reduktojë këtë konfuzion dhe të paraqesë vizionet e reja. Në ambientin tonë, duket se zëri i intelektualëve le shumë për të dëshiruar. Krijohet përshtypja se intelektualët tanë ndodhen mes hapësirës së mirëfilltë të shprehjes dhe shkretëtirës së heshtjes. Intelektuali i vërtetë duhet që me zërin dhe punën e tij të ndikojë në rreth dhe shoqëri në kuptimin më të thellë. Ai duhet të mundohet për ta ndryshuar

Pavarësisht rrethanave shoqërore e historike, për të respektuar dinjitetin e të gjithëve. Intelektuali i vërtetë armën e vetme e ka të vërtetën e pamohueshme, drejtësinë, dialogun e themeltë, paqen e qëndrueshme dhe me gjithë këtë potencial ai futet në betejat e luftimit kundër të gjitha kundërvlerave njerëzore. Për t’i bërë sa më të qëndrueshme qëllimet tona sublime, kërkohet që në rend të parë të krijohet një strukturë e qëndrueshme shoqërore. Kërkohet që të shmangemi nga ndikimi për krijimin e kastës servile të njerëzve të nënshtruar. Nevojitet një rreshtim i denjë ku nuk do të kishin vend diletantet e zhurmshëm, pseudo-intelektualët me mendje të frustuara politike.

Javore KOHA

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ve përparimtare përkeqësimin dhe idetë e tij t’i plasojë tek publiku. Nga ana tjetër mediat duhet të jenë ato që duhet të legjitimojnë intelektualin. Nëse mediat nuk i japin hapësirë, fryma dhe zëri kritik i intelektualit nuk mund të gjejë rrugën e duhur deri tek audienca. Intelektualët duhet që gjithmonë të jenë në kërkim dhe argumentim të së vërtetës për interesin e përgjithshëm. Ata duhet të jenë të përfshirë në mënyrë aktive në ngjarjet dhe në korrigjimin e politikës dhe dukurive të tjera negative të shoqërisë. Ata duhet të konsultojnë faktet dhe faktorët. Duhet të jenë vigjilentë për mënyrat e tjera alternative. Vetëm për intelektualët e tillë shoqëria jonë do të ketë nevojë permanente. Megjithatë, intelektualët nuk mund t’i ndryshojnë gjërat si me shkop magjik. Ata duhet të jenë promotorët e mendimit optimist dhe njerëz të mendimeve bujare, fryma dhe zëri kritik i shoqërisë, i alternativave konstruktive dhe i idealeve të pathyeshme ...Prandaj, talenti i tyre nuk duhet të jetë një luks, por një obligim edhe më i madh për të kërkuar të vërtetën dhe kujdesin për të mirën e shoqërisë. Me gjithë respektin për aftësitë intelektuale, pa një angazhim konkret, pa një aktivitet të veçantë mbi platformën e së vërtetës, intelektuali pushon të jetë intelektual edhe pse ai mund të jetë një ekspert, specialist, apo shkencëtar i mirë. Vetëm mendimi publik me kompetenca intelektuale e morale e bën një intelektual të plotë dhe të kompletuar. Intelektualët e vërtet janë njerëz të cilët jo vetëm që thonë ose shkruajnë diçka publikisht, por janë edhe të gatshëm për t’u përballur me sakrificat që u eksponohen. Ata nuk llogarisin koston e flijimeve në emër të së vërtetës. Njerëzit e tillë ia kushtojnë jetën vlerave kombëtare e universale dhe këto vlera i ngritin në aspektin profesional, human dhe në mënyrë të denjë. Intelektuali i mirë duhet të bëhet si një lloj fanari për shoqërinë. Mënyra dhe puna e tyre konsiston

në tregimin e rrugëve drejt zhvillimit, mirëqenies dhe harmonisë shoqërore. Pavarësisht rrethanave shoqërore e historike, për të respektuar dinjitetin e të gjithëve. Intelektuali i vërtetë armën e vetme e ka të vërtetën e pamohueshme, drejtësinë, dialogun e themeltë, paqen e qëndrueshme dhe me gjithë këtë potencial ai futet në betejat e luftimit kundër të gjitha kundërvlerave njerëzore. Për t’i bërë sa më të qëndrueshme qëllimet tona sublime, kërkohet që në rend të parë të krijohet një strukturë e qëndrueshme shoqërore. Kërkohet që të shmangemi nga ndikimi për krijimin e kastës servile të njerëzve të nënshtruar. Nevojitet një rreshtim i denjë ku nuk do të kishin vend diletantët e zhurmshëm, pseudo-intelektualët me mendje të frustuara politike. Kërkohet demaskim deri në palcë i karrieristëve dhe lidhjeve të tyre zinxhirore, intriguesve dhe lajkatarëve që nxisin polemika të mërzitshme në shoqëri. Pastaj të luftohen shfaqjet mediokre e egocentriste të individëve, të cilët sillen në mënyrë të papërgjegjshme ndaj detyrave të caktuara, ndaj mashtruesve, që për mungesë intelekti e afiniteti për udhëheqje, mburren me meritat që nuk u takojnë, apo përvetësojnë meritat e të tjerëve.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Lirimi nga këto pseudo prezantime të gabuara shpien jo vetëm në lumturinë e jetës sonë, por, edhe drejt vlerave të përhershme njerëzore. Intelektualët e vërtetë duhet të jenë shembulli paraprijës drejt rreshtimit drejt të vërtetës. Vetëm intelektualët me shpirt të pastër dhe dije të thellë janë thesar i çdo populli. Duhet thënë se dimensionet e përgjegjësive që i bart fjala publike e intelektualit duhet kuptuar si të shenjta dhe të shtrenjta. Të pavërtetat dhe fjala e pa vend të pseudo-intelektualëve janë një ultrahelmim me fuqi të madhe çorientuese. Askush më mirë se ne, shqiptarët, nuk e pagoi tagrin nga gjëmat, sharlatanizmi, fudullëku e fjalët e pavërteta që dolën nga një taraf i pseudo-intelektualëve e që, fatkeqësisht, nga ato fjalë të pavërteta, që ata bashkë me gënjeshtrat i kishin dhe ende i thithin bashkë me ajrin. Si rrjedhojë e kësaj stërkeqeje, edhe sot e kemi llojin e intelektualit mediokër, intelektualit të mbyllur në vetvete, njeriun oportun, të cilit i mungon guximi për të thënë të vërtetën. Kemi intelektualin që fare lehtë nënshtrohet, pozicionohet e shndërrohet në servil të kujtdo qoftë. Kemi njeriun e brufulluar dhe të vetëquajtur intelektual, që me veprimet e papëlqyeshme gdhihet duke sulmuar qiellin. E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Shqipëri utopike Shqiptarët zakonisht kishin pasur një besim të veçantë, komunizmin. Kur kjo “fe” u përmbys, ata përqafuan “shqiptarizmin” dhe vazhdojnë të mendojnë për veten e tyre si të jashtëzakonshëm a ndryshe nga çdo komb. Në portale e TV, kronikat e lajmeve i paraqesin ata herë të zemëruar, herë të vëllazëruar, plot mirësi, dashuri, durim, por kurrë të gjunjëzuar e mëkatarë.

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington

Dalja nga një regjim, në vitet ‘90, ku çdo gjë kishte marrë ngjyrën e një partie të vetme, pamja përpara për shqiptarët shfaqej si ëndërr, tokë e ndaluar. Shpresat e tyre ishin për një demokraci plotësisht jo partiake, demokraci laike, që zhvendoste nga froni fenë komuniste. Por regjimi u tregua tinëzar. Pushteti i tyre nuk dorëzohej, por kalonte në duar më të sigurta. Para se të “rrëzohej”, regjimi u mblodh dhe caktoi profetët e tij, i përhapi në mbarë vendin, që turma e verbër do t’u besonte. Ishin këta “baballarë” të cilët caktuan agjentët e tyre politikë, dhe bënë që gjendja të dukej shumë-partish, si e parë me kaledeoskop.

“ 14

Profetët ofruan edhe një llogari të re të asaj se si Shqipëria do të bëhej. Karakteristika më e çuditshme e historisë së shkruar shqiptare është sekularizmi i saj i plotë. Në të kaluarën, shumica e ngjarjeve që kanë nxitur kombet në projekte të vetë-përmirësimit kanë qenë histori për detyrimet e njerëzve ndaj një ose më shumë perëndive. Për pjesën më të madhe të historisë, kombet kanë pyetur veten se si paraqiten në sytë e Zotit. Shqiptarët zakonisht kishin pasur një besim të veçantë, komunizmin. Kur kjo “fe” u përmbys ata përqafuan “shqiptarizmin” dhe vazhdojnë të mendojnë për veten e tyre si të jashtëzakonshëm a ndryshe nga çdo komb. Në portale e

TV, kronikat e lajmeve i paraqesin ata herë të zemëruar, herë të vëllazëruar, plot mirësi, dashuri, durim, por kurrë të gjunjëzuar e mëkatarë. Njeriu krenar nuk e bën këtë për vete dhe as për kombin, por sepse ndjehet i braktisur, sepse nëse nuk kujdesesh për secilin nuk kujdesesh për asgjë. Idealistë të vërtetë shqiptarë ishin ata atdhetarë që jetuan në shek. 18-19, kur vetë Shqipëria s’ishte gjë tjetër veçse një ide. Ata mendonin për një qëndrim tradicional midis fesë (për të pasur frikë nga diçka më e madhe se vetvetja), dhe nevojës për siguri (për të ruajtur kohën e për të hedhur poshtë rastësinë). Ata donin të krijonin shpresën për një Shqipëri pa elita, pa

Para se të “rrëzohej” regjimi u mblodh dhe caktoi profetët e tij, i përhapi në mbarë vendin, që turma e verbër do t’u besonte. Ishin këta “baballarë” të cilët caktuan agjentët e tyre politikë, dhe bënë që gjendja të dukej shumë-partish, si e parë me kaledeoskop. Profetët ofruan edhe një llogari të re të asaj se si Shqipëria do të bëhej. Karakteristika më e çuditshme e historisë së shkruar shqiptare është sekularizmi i saj i plotë. Në të kaluarën, shumica e ngjarjeve që kanë nxitur kombet në projekte të vetë-përmirësimit kanë qenë histori për detyrimet e njerëzve ndaj një ose më shumë perëndive. Për pjesën më të madhe të historisë, kombet kanë pyetur veten se si paraqiten në sytë e Zotit.

Javore KOHA

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

klasa, ku të evokuohej a ringjallej historia e kohës së shkuar - që kjo Shqipëri utopike të respektonte Zotin si objekt të pakushtëzuar të dëshirës dhe drejtësia shoqërore të ishte parimi i gjallë i vendit, shpirti i kombit. Fakti që ide të tilla atëherë nuk fituan ishte se ato lindën nga atdhetarë jashtë, ndërsa koncepti për një Shqipëri të pavarur nuk gjente dot tokë pjellore ku të hidhej.

Idealistë të vërtetë shqiptarë ishin ata atdhetarë që jetuan në shek 18-19, kur vetë Shqipëria s’ishte gjë tjetër veçse një ide. Ata mendonin për një qëndrim tradicional midis fesë (për të pasur frikë nga diçka më e madhe se vetvetja), dhe nevojës për siguri (për të ruajtur kohën e për të hedhur poshtë rastësinë). Ata donin të krijonin shpresën për një Shqipëri pa elita, pa klasa, ku të evokuohej a ringjallej historia e kohës së shkuar - që kjo Shqipëri utopike të respektonte Zotin si objekt të pakushtëzuar të dëshirës dhe drejtësia shoqërore të ishte parimi i gjallë i vendit, shpirti i kombit. Fakti që ide të tilla atëherë nuk fituan ishte se ato lindën nga atdhetarë jashtë, ndërsa koncepti për një Shqipëri të pavarur nuk gjente dot tokë pjellore ku të hidhej.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Javore KOHA

15


KULTURË

Këshilli Koordinues i Diasporës dhe qeveria Rama Ditë e fundit, lexova me vëmendje deklaratën që ka bërë Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD) mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, deklaratë në të cilën anëtarët e këtij Këshilli shfaqin “shqetësimin” e tyre për shembjen ilegale të Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe për gjendjen aktuale politike në vend.

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / New York Ditë e fundit, lexova me vëmendje deklaratën që ka bërë Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD) mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, deklaratë në të cilën anëtarët e këtij Këshilli shfaqin “shqetësimin” e tyre për shembjen ilegale të Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe për gjendjen aktuale politike në vend. Siç dihet, ky institucion përfaqëson interesat e diasporës dhe synon njëherazi të jetë edhe një urë urë lidhëse, kryesisht me institucionet qeveritare, të pakën ashtu duket deri më tani. Në deklaratën e lëshuar me 22 Maj, 2020 -- KKD thotë se: “Kemi ndjekur me shqetësim tё veçantë situatën e krijuar nga shembja e godinës sё Teatrit Kombëtar. Mënyra dhe momenti qё u zgjodh nga qeveria pёr tё prishur godinën, shoqëruar me arrogancën kundër atyre me mendim ndryshe, na shqetëson, pasi vihet seriozisht në diskutim e ardhmja e Shqipërisë si njё shtet demokratik. Është e pakuptueshme se si nё çastet e rënda

16

Javore KOHA

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

tё pandemisё, një nga prioritetet e qeveris ishte prishja e Teatrit Kombëtar. Shoqëria shqiptare nё kёtё periudhë të paprecedencë ka nevojë për qetësi dhe unitet dhe jo veprime tё nxituara dhe konflikte të panevojshme”, theksohet në deklaratën e Këshillit të përfaqësueseve të diasporës shqiptare. KKD me të drejtë i referohet edhe dhunës së përdorur kundër protestuesve ditën e shembjes së Teatrit, si “një akt i shëmtuar dhe aspak demokratik”, ndërkohë që theksohet se: “Ne dënojmë pa asnjë rezervë veprimet e qeveris për shembjen e Teatrit Kombëtar, mungesën e transparencës, shkeljet ligjore dhe nxitimin nё marrjen e vendimeve”. KKD u bën thirrje forcave politike nё Shqipëri qё tё zhvillojnë dialogun dhe jo arrogancën e treguar deri tani dhe që të ndalohet menjëherë ndjekja penale kundër personave tё arrestuar e dhunuar nё protestën e datës 17 Maj, ndërsa theksojnë se “ndjekje penale ndoshta duhet rezervuar pёr ata qё urdhëruan shembjen dhe ushtruan dhunën”. Dihet se Këshilli Koordinues i Diasporës është organizuar dhe miratuar nga qeveria e Kryeministrit Rama, por KKD thotë se megjithëkëtë lidhje, ky ent është një institucion i pavarur nga qeveria. E përshëndes KKD-në për këtë deklaratë mbi shembjen ilegale

të Teatrit Kombëtar! Por megjithëse kjo deklaratë e KKD-së kundër shembjes së Teatrit Kombëtar nga autoritetet shqiptare është mjaft e fortë në përmbajtje, për mua çdo organizatë që formohet dhe miratohet nga një qeveri -- më bën të dyshojë për qëllimet dhe objektivat e cilësdo qeveri qoftë, përfshirë edhe qeverinë e Kryeministrit Rama, për përdorimin e një organizate të tillë për qëllime politike personale dhe partiake. Ç ‘prej fillimit, unë e kam mirëpritur “Samitin e Diasporës” dhe krijimin e Këshillit Koordinues të Diasporës, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, si një masë me vend megjithëse e vonuar, për vëmendjen që meriton diaspora. Më ka pëlqyer ideja e takimeve të organizuara për diasporën edhe nga Kosova dhe Maqedonia sepse takime të tilla merrnin një domethënie të rëndësishme kombëtare. Të pakën në takime të tilla ishim të bashkuar, mendoja unë. Samitin e parë të Diasporës në Tiranë e kam konsideruar si fillimi i një dialogu të mirëfilltë kombëtar, dialog i cili ka munguar për një kohë të gjatë midis diasporës dhe Atdheut. Kjo ishte shpresa, por e vërteta është ndryshe. Fatkeqësisht, Samitet e Diasporës i përngjanin më shumë një mitingu politik të Ramës dhe nuk pasqyruan dialog kombëtar as poli-


KULTURË

tik, siç pritej, midis diasporës dhe autoriteteve shqiptare në Tiranë, Prishtinë e Shkup. Në këtë përfundim, besoj se mund të vinë edhe anëtarët e KKD-së, të cilët kanë marrë pjesë në ato samite. Në deklaratën e tyre më sipër, KKD u bënë thirrje, “forcave politike në Shqipëri që tё zhvillojnë dialogun dhe jo arrogancën e treguar deri tani”. Unë i kisha menduar takimet e diasporës në Atdhe si tubime kombëtare, të shqiptarëve të diasporës nga të gjitha trevat dhe nga të gjitha anët e botës. Tubime që do të pasqyronin vlerat më të mira stërgjyshore të shqiptarëve, por edhe vlerat perëndimore të tolerancës politike dhe traditave stërgjyshore dhe do të shërbente si një rast për të bashkërenduar forcat për një bashkëpunim më të ngushtë, për të mirën e përbashkët të të gjithë shqiptarëve. Në gusht, të vitit 2016 duke folur në Nju Jork para disa përfaqësuesve të komunitetit në lidhje me planet për samitet e ardhshme të diasporës, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Rama

ishte shprehur duke njoftuar mbajtjen e samitit të diasporës se samiti, sipas tij, ishte “Një moment për të treguar se ne mund të jetojmë në pjesë të ndryshme të botës, por gjithmonë të bashkuar rreth vlerave tona, gjuhës dhe identitetit tonë unik shqiptar. Një moment për të diskutuar mbi rrugët dhe mënyrat e bashkëpunimit me shembuj suksesi nga heronjtë e diasporës”. Ka thënë ai. Zoti Rama ishte shprehur gjithashtu se Samitet e Diasporës duhej të “promovonin edhe imazhin e vlerave tona më të mira”. Shumë prej nesh jashtë Atdheut për një gjysmë shekulli ose më shumë, përfshirë komunitetin shqiptaro-amerikan, u jemi përshtatur vlerave politike perëndimore, demokracisë, tolerancës për kundërshtarin dhe respekt ndaj mendimeve të kundërta, respekt për të drejtat e njeriut në përgjithësi, lirisë së fjalës dhe të shtypit në veçanti, e të tjera. Andaj, këto vlera perëndimore, Z. Rama, ne të diasporës shqiptare jemi munduar t’i gërshetojmë me vlerat tona tradicionale kombëtare stërgjyshore. Më

vjen keq të them por nga ajo që kemi parë deri më sot, ne të diasporës shqiptare nuk kemi asgjë të përbashkët me ju. Z. Kryeministër, shembja e stilit terrorist nga autoritetet shqiptare e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe qeverisja juaj aktuale –siç vë në dukje edhe deklarata e Këshillit Koordinues të Diasporës më lart – tregon se nuk kemi më asgjë, të përbashkët me ju sa u përket vlerave politike e morale – qofshin ato stërgjyshore, qofshin ato perëndimore. Shembja e Teatrit Kombëtar është vetëm një çështje shqetësimi për diasporën. Si përfundim, urat po prishen dhe lidhjet shpirtërore po pakësohen gjithnjë e më shumë midis diasporës shqiptare dhe Atdheut tonë të shtrenjtë, pikërisht për arsye të qeverisjes tuaj autoritare, siç u pasqyrua kohët e fundit edhe me shembjen e ilegale të Teatrit Kombëtar, si vetëm një nga ngjarjet shqetësuese, që sipas deklaratës së Këshillit Koordinues të Diasporës është, “me karakter të rrezikshëm për demokracinë e vendit”. E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Javore KOHA

17


KULTURË

Teuta e pranishme anembanë Mesdheu TE UTA (Përmbledhje me poezi nga Konkursi i Aletier ”Gazi” 2019). Botoi ”Diti&Oli, Ulqin, 2020

Jaho Kollari

Gjaku nuk është ujë

Ja ku është Teuta e kërkuar nga Ulqini deri në RriZanë ja ku është...

A kanë ndryshuar kohët, apo koha buron thellë nga gjaku ynë!? Këto vargje, të shkruara në fillim të viteve 80-ta të shekullit të kaluar e të botuara në librin tim të parë, jo më kot po i paraprijnë këtij teksti. Tek ata njerëz (atëbotë), Teuta kërkohej në një hapësirë të ngushtë, te këta njerëz (sot), Teuta është e pranishme anembanë Mesdheut. Se një Zë dëgjohet, sikur Zanat të

18

flasin nga thellësia e tokës, nga lartësia e qiellit, sikur kohën ta kenë bërë amorfe, të pastrukturë, të parrjedhshme... Një zë burrëreshe që merr e jep me të thënat e të pathënat. Aty ku rrinë Zanat, nga e kaluara e të ardhmes pashmangshëm pëshpërit e tashmja!? Dhe përtej fushave, maleve e deteve, pastaj gjykimeve, bindjeve e besimeve, përtej identitetit dhe personalitetit, mbase dhe përtej kuptimit njerëzor, një Zë i fuqishëm tingëllon brendapërbrenda një shpirti të lirë artisti! Të degdisur na ndajnë kufij, na ndajnë dete e male, na ndajnë gjuhë, na ndajnë besime... dhe ky identitet, si një kambium i egër, i shartuar në trungun e butë që më parë buloi dhe lëshoi rrënjë në truallin e të parëve. Ato rrënjë s´u shkulën kurrë nga toka arbërore, mbijetuan në kultin e Mbretëreshës Teutë, sikundër në gjuhën tonë hyjnore. Ndasia atëbotë nuk ekzistonte; jetohej si familje e madhe, 3-4 brezni nën një kulm. Ndasitë erdhën atëherë kur, shumë Zota që u besohej njësoj, u zëvendësuan me një Zot, të cilit i

Të degdisur na ndajnë kufij, na ndajnë dete e male, na ndajnë gjuhë, na ndajnë besime... dhe ky identitet, si një kambium i egër, i shartuar në trungun e butë që më parë buloi dhe lëshoi rrënjë në truallin e të parëve. Ato rrënjë s´u shkulën kurrë nga toka arbërore, mbijetuan në kultin e Mbretëreshës Teutë, sikundër në gjuhën tonë hyjnore.

Javore KOHA

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

besohej në mënyra të ndryshme! Ç ‘paradoks?! Në ditën e sotit, kjo e fundit, ushqehet deri sa arrihej një pikë ku njohja shpërthen kufijtë e dijes, e arrin vetëdijen dhe nga sfondi i nëndijes lind një personalitet që pezull rri mbi çdo identitet. Mbretëresha Teutë qe një grua me karakter të fuqishëm, çfarë qartë tregon sa tek ata njerëz çmohej qenia njerëzore, veçanërisht gruaja. E po koha është e njëjtë, ajo s´është veçse një iluzion, që nxjerr faktin se botëkuptimi njerëzor qe ndryshe nga që kemi rast të shohim tek njerëzit tanë. Te këta njerëz me të cilët jetojmë, që me veprimet e tyre sjellin kohën, të cilën, po ta quajmë sot, nxjerr krye pyetja: ç´kemi sot? Medet, ç´kemi sot?! Kemi, identitet brenda identiteti, ndasi gjinore, fé- të pafé, doke... të cilat qartë ia tregojnë vendin gruas! A jeni pyetur ndonjëherë përse kemi Ditën Ndërkombëtare të Gruas (8 mars), mos vallë shkoi gjë ters me qytetërimin njerëzor, që gruaja u mor vetëm si një plaçkë me të cilën mund të shfryhet dufi i nduarnduartë?! Kjo Mbretëreshë, që lirisht mund t´i thuhej Hyjneshë, iu kundërvu atyre qafirëve(!) (Perandorisë Romake) që në truall të Arbrit donin të sjellin një erë të re, atë ku gruaja është gjithçka, përveç se një qenie njerëzore dhe që të rralla qenë ato gra, të cilave u jepej e drejta të mbahen për njerëz të mirëfilltë (vetëm ato të cilat u bënë nëna të djemve që do të trashëgonin fronin).


KULTURË

ut Për fat të bjerrë kjo qe (dhe ende është) më tepër rregull sesa përjashtim në komunitete ku besimet fetare

Mbretëresha Teutë qe një grua me karakter të fuqishëm, çfarë qartë tregon sa tek ata njerëz çmohej qenia njerëzore, veçanërisht gruaja. E po koha është e njëjtë, ajo s´është veçse një iluzion, që nxjerr atë se botëkuptimi njerëzor qe ndryshe nga që kemi rast të shohim tek njerëzit tanë.

ngrehin kandar. Faleminderit këtyre bijve dhe bijave të Tokës Amë që thurën vargje

të bukura, duke e nderuar por edhe madhëruar Teutën, këtë perri historike.

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Javore KOHA

19


MOZAIK

Jubile i rëndësishëm në informimin shqip

Redaksia në gju shqipe e Radios Malit të Zi krem 55-vjetorin e pu

Redaksia në gjuhën shqipe e Radios së Malit të Zi para disa ditësh kremtoi 55 vjetorin e punës së vetë, sa modeste aq edhe të rëndësishme për popullatën shqiptare në këtë republikë . Kuptohet se informimi në gjuhën amtare , sidomos të pakicave, të shkëputura nga trungu, ka rëndësi të madhe, jo vetëm në fushën e informimit, por edhe si segment kulturor edukativ, arsimor etj. Më 25 maj, para plotë 55 vitesh për herë të parë në valët e programit të Radio Titogradit të atëhershëm, sot Radio e Malit të Zi, u dëgjua fjala shqip. Ishte ky mediumi i parë dhe i vetëm i asaj kohe në gjuhën shqipe në territorin e Malit të Zi. Duhet theksuar se inicues e themelues i këtij

“ 20

emisioni , e pastaj edhe si redaksi e mëvetësishme pranë kësaj shtëpie mediatike , ishte profesori, intelektuali, humanisti, publicisti e më vonë edhe deputeti në Parlamentin e Malit të Zi, i ndjeri Gjergj Gjokaj. Fillimisht ky emision emetohej një herë në javë në kohëzgjatje 60 minuta, të martave, dhe kishte karakter informativ-muzikor. Fillimisht ishin të punësuar vetëm tre punëtorë , kurse me kalimin e viteve kjo redaksi zgjerohet me të punësuar të tjerë, por pas disa viteve edhe me ndryshimin e konceptit të emisioneve. Me kalimin e Gjergj Gjokajt si redaktor përgjegjës i revistës për artë , shkencë e kulutrë në Mal të Zi, “Koha” në vitin 1979, në krye të re-

Redaksia në gjuhën shqipe e Radios së Malit të Zi para disa ditësh kremtoi 55-vjetorin e punës së vet , sa modeste aq edhe të rëndësishme për popullatën shqiptare në këtë republikë . Kuptohet se informimi në gjuhën amtare , sidomos të pakicave, të shkëputura nga trungu, ka rëndësi të madhe, jo vetëm në fushën e informimit, por edhe si segment kulturor, edukativ, arsimor etj.

Javore KOHA

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

daksisë vjen, tani I ndieri Zef Camaj, i cili këtë detyrë e ushtron deri në vitin 1980, kur në krye të saj vjen Fran Camaj , sot pensionist , i njohur si aktivist I çështjes shqiptare , publicist dhe autor I disa veprave letra-


MOZAIK

uhën s së mtoi unës

Më 25 maj, para plot 55-vitesh për herë të parë në valët e programit të Radio Titogradit të atëhershëm, sot Radio e Malit të Zi, u dëgjua fjala shqip. Ishte ky mediumi i parë dhe i vetëm i asaj kohe në gjuhën shqipe në territorin e Malit të Zi. Duhet theksuar se inicues e themelues i këtij emisioni , e pastaj edhe si redaksi e mëvetësishme pranë kësaj shtëpie mediatike , ishte profesori, intelektuali, humanisti, publicisti e më vonë edhe deputeti në Parlamentin e Malit të Zi, i ndjeri Gjergj Gjokaj. Fillimisht ky emision emetohej një herë në javë në kohëzgjatje 60 minuta, të martave, dhe kishte karakter informativ-muzikor.

Stafi aktual i redaksisë në gjuhën shqipe të RTMZ.

re , dhe i cili me shumë sukses dhe pasion e udhëheqë këtë redaksi deri në vitin 1998. Prej kësaj date për 15 vjet rresht redaksinë e udhëheq Pjeter Lucaj , sot redaktor i programit të pakicave në Radion e Malit të

Zi. Edhe gjatë klsaj kohe u bënë disa përparime si për nga koncepti ashtu edhe nga në strukturën e të punësuarve brenda redaksisë. Prej vitit 2013 në krye të redaksisë vjen Marash Dedvukaj, i cili me mjaft sukses dhe përkushtim e udhëheqë redaksinë. Gjatë tërë kësaj kohe në këtë redaksi kanë vepruar shumë gazetarë , korrespodentë dhe bashkëpunëtorë vëndore dhe të jashtëm, të cilët kanë bërë emër dhe janë shquar për aftësitë e veta në fusha të ndryshme të jetës si; politikanë ,

diplomatë, shkrimtarë , akademikë , publicistë etj. Sot , kjo redaksi ka të punësuar 6 gazetarë dhe personel tjetër teknik dhe prodhon tri lloje të emisionit: lajmet e mëngjesit, ditarin e pasditës si dhe emisionin informative-muzikorë “Në fund të javës “ . Stafi drejtues dhe udhëheqës I kësaj redaksie u janë mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar në këtë redaksi si dhe të gjithë dëgjuesve të tyre besnikë gjatë gjith këtyre viteve , të cilët si sot e 55 vjet më parë i mbështesin dhe vazhdojnë ti mbështesin në misionin e tyre të shenjtë, të informimit shqip në Mal të Zi. Ne atyre u urojmë ; Gëzuar jubileun, me shpresë dhe dëshirë që edhe ky emision do të zgjerohet si për nga kohëzgjatja, ashtu edhe për nga numri i të punësuarve brenda redaksisë, dhe e gjithë kjo në favor të atyre të cilëve edhe u dedikohet ky emision , pra dëgjuesve shqiptarë gjithandej në Mal të Zi por edhe më gjerë kudo që ata ndodhen. Bora Lucaj E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Javore KOHA

21


KULTURË

Me rastin e vdekjes së aktorit të njohur francez

Michel Piccoli, një mik i mirë Për Koha Javore:

Bajram Sefaj

Më 18 maj 2020, në moshën 94vjeçare, ndërroi jetë (shkoi në jetën e amshueshme), aktori i njohur francez, Michel Piccoli.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Nuk është se nuk di shumë mbi jetën dhe veprën artistike të këtij aktori të shquar e më famë botërore (njohuri kurrë aq sa duhet!), por edhe me ato njohuri sado modeste që janë, mbi këtë kolos, mbi këtë princ me fletë të artit të filmit, pa modesti e them!, do të sajoja një libër modest për të. Aq e gjerë dhe e pasur është fusha e veprimtarisë së tij, në teatër, në fillim, e pastaj në artin e kinemasë deri në fund të jetës. Por, unë nuk do të

hyj andej, “llugave” ose në mal pa sakicë, siç predikon një ekspresion yni i mençur të provoj të shpalos, i pashpresë se do të sjell ndonjë të re, apo të panjohur, mbi jetën dhe veprën e këtij kolosi të kinemasë. Rroftë googla! Ja tek e kemi në dispozicion të përhershëm. Ajo i di të gjitha, për të gjithë, e mbi një aktor ndër më të shquarit e këtij shekulli, sikur ishte Michel Piccoli. Prandaj do të ndalem vetëm në një


KULTURË

segment, fragment a episod të jetës së tij që, ndoshta opinioni i gjerë francez e botëror nuk e njeh fare, ose që, ndërkohë duhet ta këtë harruar, e që nuk është kurrfarë mëkati, ndërkaq, në anën tjetër, nëse opinioni shqiptar e ka harrur apo ta ketë qitë pas shine e në harresë, atë “detaj” , do të ishte mëkat i madh, gabim i pafalshëm kombëtar, do të precizoja e nënvizoja. A ju kujtohet (o, shqiptarë të mi!) muaji tetor i vitit 1990. Sigurisht se ju kujtohet. Në mos për tjetër, për një ngjarje të llahtarshme që e tronditi opinionin jo vetëm evropian por dhe atë botëror, të “botës së letrave”, sidomos. Atë muaj të surmë, asaj vjeshte, të atij viti të lig, më i miri dhe më i shquari shkrimtar shqiptar i të gjitha kohëve, zotni Ismail Kadare, pas shumë dilemash grirjes shpirtërore e netëve të pa gjumë,

braktisi Mëmëdhënë e kërkoi azil (strehim) politik, në Francë, atje ku kanë gjetur strehën e sigurisë dhe të rehatisë edhe shumë shkrimtarë të njohur nga të katër anët e botës, jodemokratike, totalitariste. Çfarë ishte edhe Shqipëria e atyre ditëve. Ne mos edhe më zi akoma... Ku synoj të dal. Po, në atë çast kur shkrimtari ynë i njohur, Ismail Kadaré, po i përjetonte çastet me të vrugëta të jetës se tij, në qytetin e dritës” në Paris (çfarë paradoksi!), i pari që iu gjend pranë, e përkrahu, e përmbajti, i dha zemër, e ndihmoi moralisht (e pse mos të thuhet, me zë të lartë madje!) dhe materialisht. Ku ishte Ismaili (fati i tij) aty ishte edhe Michel Piccoli. Në tana paraqitjet e para publike të Ismailit në Paris e gjetiu në Francë, edhe atëherë kur do t’i ndahej ndonjë shpërblim letrar, edhe atëherë kur duhej të shpallej

kandidatura e tij për çmimin Nobel për letërsi e deri te “imtësitë e imta” jetësore, siç janë: të ardhurat financiare mujore, banesa e të tjera. Në shenj solidariteti e miqësie. Michel Piccoli, bashkë me Marcello Mastroianin, në filmin artistik “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ka luajtur rolin e Priftit e kështu me radhë. Këto punë më se miri i di Kadaré vetë. (Ah sikur ta kisha dëshminë tij, nuk do ta jepja për kushedi sa!). Ikja e I. Kadarésë në Paris dhe dalja në skenë, bamirësie e mirëkuptimi, afër shkrimtarit tonë, gjithnjë në krahun e djathtë të tij, Michel Piccoli-n e bënë më të njohur dhe më të dashur në opinionin shqiptar, prandaj edhe këta (pak) rreshta të shkruar si për ngut, hyjnë në vargun mirënjohjes dhe respektin tonë për këtë mik, vigan të artit të kinemasë dhe të artit të miqësisë dhe të fisnikërisë njerëzore.

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Javore KOHA

23


KULTURË

Letrari shqiptar i për në 26 gjuhë të huaja (Mbi librin “Poeti shqiptar sipas studiuesve të huaj dhe vendas” i autores dr. Irena Gjoni)

Shaban Hasangjekaj Ndonëse kjo traditë në letra shqipe nuk është shumë e pasur, ose bëhet për krijues që janë ndarë nga jeta, ndërsa nga ana tjetër ishte një krijues me opus të gjerë të zhanreve të ndryshme letrare: poet, dramaturg, përkthyes letrar dhe publicist me një moshë relativisht të re (i lindur më 1978) dhe me një përvojë me rreth 14 vite krijimtarie që prej botimit të librit të tij të parë me poezi me titull “Shekulli i premtimeve”, i botuar në vitin 1999, ku u bë i njohur për lexuesin në Kosovë. “Takimi im i parë me Jeton Kelmendin ka qenë shumë herët përmes poezisë së tij, ku kam ngelë e befasuar nga imazhet e shumta të intertekstit, ku bartë ca risi e origjinalitet, aq edhe gjurmën e kujtesën e një trashëgimie dhe të traditës. Më pas e kam ndjekur në çdo hap të krijimtarisë, gjithmonë duke e vlerësuar për universalizmin e poezisë së tij që përcjell te lexuesi i çdo kombi. Ndërsa në vitin 2010 isha autore e pasthënies së librit të tij me titull ‘Si shkohet te vetvetja’, botim anglisht në SHBA, së bashku me autorin e parathënies prof. Richard A. Brosio, University Michigan”, shprehet autorja dr. Irena Gjoni. Librin me titull “Poeti shqiptar sipas studiuesve të huaj dhe vendas Studime mbi krijimtarinë e Jeton Kelmendit” të autores dr. Irena Gjoni, botimi i të cilit u financua prej biznesmenit nga Prishtina, Bekim Deshishku, e redaktuan: mr. Sc. Anton Gojçaj nga Mali i Zi dhe mr. Sc. Ndue Uka nga Kosova,

24

Javore KOHA

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

recensent i të cilit është dr. Salaidin Salihu nga Maqedonia. Desingun e ka bërë Vllash Papa, kurse përpunimin grafik, Greta Konomi, e në kopertinë është portreti i Jeton Kelmendit, pikturë e piktorit Skender Lajçi. Libri është shtypur në Shtypshkronjën “Guttenberg” në Tiranë në vitin 2014, dhe përbëhet prej 286 faqesh. Autorja e librit në fjalë, dr. Irena Gjoni, në vazhdim thekson se “duke u nisur nga sa më sipër, në dilemën e realizimit të veprës në fjalë, dy ishin arsyet e forta që më kanë bindur për të vazhduar më tej: 1. Jeton Kelmendi ka depërtuar dhe ka hyrë natyrshëm me krijimtarinë e tij në shumë vende të botës. Interesimi i tyre që në këtë stad të karrierës së tij, në këtë moshë relativisht të re, e çmojnë si një krijues me perspektivë të mëtejshme, është një ogur i mbarë dhe letërsia shqiptare ka nevojë që krahas krijuesve tanë që e kanë prezantuar dhe e kanë bërë të njohur këtë letërsi në botë si: Ismail Kadare, Luljeta Lleshanaku, Fatos Kongolli dhe poetëve dhe shkrimtarëve të tjerë të gjallë e të vdekur (fizikisht), të ketë edhe një përfaqësues dinjitoz që në këtë moshë, i cili ka shansin për të ecur më tej me kalimin e viteve, pa qenë nevoja e ‘fabrikimit’ të një poeti apo shkrimtari, për të përfaqësuar letërsinë shqipe te lexuesi i huaj, por siç shprehet njëri prej redaktorëve të këtij libri Ma. Sc. Anton Gojçaj ‘Me krijimtarinë e deritashme, Kelmendi ka dhënë shenjat e një individualiteti serioz letrar, deri në çfarë shkallë do t’i arsyetojë ambiciet e veta në ardhmen, kjo varet nga shumë faktorë, siç është në radhë të parë perceptimi i mëtejmë i poezisë së tij nga lexuesit e apasionuar, por edhe nga kritika profesioniste letrare në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar’; 2. Autorja Gjoni thotë se arsyeja e dytë që

ky libër të krijojë një përfytyrim sa më të plotë për botimet e Jeton Kelmendit në gjuhë të ndryshme të botës, ashtu edhe për mendimin kritik të studiuesve të huaj dhe shqiptar. Megjithatë, nuk ka qenë e lehtë për ta realizuar këtë libër”, shprehet autorja e tij, dr. Irena Gjoni, sepse në Shqipëri e në Kosovë nuk ekziston një qendër informimi as për botimet në trevat shqipfolëse, as për botimet e letërsisë shqipe në botë. Për këtë arsye gjatë punës së tyre, janë mbështetur kryesisht në bibliotekat kombëtare Tiranë e Prishtinë, në bibliotekën personale të autores, dhe në shumë site internetore ku gjenden botimet dhe shkrimet studimore për krijimtarinë e Kelmendit. Autorja Gjoni thekson se nga hulumtimet paraprake janë grumbulluar një numër i madh shkrimesh, por në libër janë përfshirë ato më cilësoret, të botuara në parathëniet e librave të tij, apo në gazeta e revista të ndryshme letrare e jo letrare në variantin letër ose internetor. Librin “Poeti shqiptar sipas studiuesve të huaj dhe vendas” autorja dr. Irena Gjoni e ka konceptuar në dy pjesë duke përfshirë shkrimet e studiuesve të huaj dhe atyre vendas. Te pjesa e parë janë prezantuar ato në gjuhën origjinale të studiuesve të huaj me përkthim edhe në gjuhën shqipe, ku janë përfshirë gjithsej 30 studiues, prej të cilëve: shtatë nga Rumania, tre nga Franca nga dy nga Italia e Ukraina dhe nga një nga: SHBA, Estonia, Belgjika, Spanja, Greqia, Polonia, Kina, Rusia, Egjipti, Siria, Izraeli, Turqia dhe Kroacia. Ndërsa te pjesa e dytë, shkrimet e 17 studiuesve shqiptar të cilët kanë jetuar, punuar dhe krijuar në shtetet e ndryshme të Evropës: shtatë në Kosovë: Ali Podrimja (tani i ndjerë), Gjylije Rexha, Ilirjana Arifi, Agim Gjakova, Halil Haxhosaj, prof. Miradije


KULTURË

rkthyer a

Ramiqi dhe Prend Buzhala, tre nga Shqipëria: prof. dr. Agron Tufa, dr. Irena Gjoni dhe Visar Zhiti, nga Belgjika: Skënder Sherifi, nga Maqedonia: dr. Selajdin Salihu, nga Anglia: prof. dr. Fatmir Terziu, nga Suedia: MA. Sc. Ndue Ukaj, nga Mali i Zi: MA. Sc. Anton Gojçaj, nga Franca: Albert Nikolla dhe nga Rumania: Baki Ymeri. Gjatë rrugëtimit të vet letrar deri në botimin e librit në fjalë të autores Irena Gjoni, më 2014, Jeton Kelmendi ka qenë shumë i pranishëm me librat e tij në gjuhën shqipe: “Shekulli i premtimeve”, poezi, 1999; “Përtej heshtjes”, poezi, 2002; “Në qoftë mesditë”, poezi, 2004; “Më fal pak Atdhe”, poezi, 2005; “Ku shkojnë ardhjet”, poezi, 2007; “Zonja Fjalë”, dramë, 2007; “Erdhe për gjurmë të erës”, poezi, 2008; “Koha kur të ketë kohë”, poezi, 2009; “Rrugëtimi i mendimeve”, poezi, 2010; “EU mision in Kosova aftër its independence”, 2010, politikë, SHBA; “Misionet NATO-s dhe BE-së koperuese apo konkurruese”, politikë, SHBA, 2012 dhe “Kohë e keqe për dijen”, publicistike, SHBA, 2012. Krahas këtyre botimeve, ajo që bie në sy është fakti që përgjatë këtyre viteve Jeton Kelmendi ka ditur të shkojë bukur te lexuesit e 26 gjuhëve botërore. Në shumë gjuhë të rëndësishme dhe nga shumë vende ka pasur një interes të madh për të përkthyer poezinë e tij. Prezantimet e tij në gjuhët: anglisht, frëngjisht, rumanisht, rusisht, ukrainisht, gjermanisht, turqisht, spanjisht, italisht, arabisht, kroatisht, kinezisht, banglladezisht, greqisht, maqedonisht, hebraisht, vijetnamisht, persisht, japonisht, estonisht, portugalisht, polonisht, holandisht, suedisht, norvegjisht dhe finlandisht, janë bërë ose me libra të plotë të botuar nga shtëpi botuese të njohura, ose me cikle të zgjeruara poetike të botuara në revista letrare prestigjoze, ose me poezi të botuara nëpër antologji botërore dhe për çdo vit zgjerohet gjeografikisht “harta” ku përkthehet Jeton Kelmendi. Autorja e librit në fjalë, dr. Irena Gjoni,

thekson se krijimtaria e Jeton Kelmendit, nuk ka ngelë vetëm në stadin e përkthimit në këto gjuhë respektive, por ka tërhequr edhe vëmendjen e kritikës së këtyre vendeve. Janë shkruar shumë shkrimet studimore për Jeton Kelmendit, që konvergon në një pikë, shumë studiuesve të huaj dhe shqiptar të cilët kanë bërë për objekt studimi krijimtarinë e Kelmendit, është që e cilësojnë si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare në arenën ndërkombëtare. Në këtë drejtim theksojmë se Jeton Kelmendit i janë botuar edhe 15 libra kryesisht me poezi të përkthyera në gjuhë të huaja. Jeton Kelmendi, që në moshë të re ka ditur ta përfaqësojë në mënyrë dinjitoze poezinë bashkëkohore shqiptare, dhe ndoshta ajo përbën edhe të veçantën e poezisë së tij, ku siç shprehet prof. dr. Agron Tufa në parathënien e librit “Thërras gjërat e harkuara”: “Lirika bashkëkohore e Joton Kelmendit është bashkëkohore pikërisht për ritmin dhe dinamikën e çmendur në të cilën përthyhet vetëdija e njeriut modern – një rrjetë dis’harmonish, ku ende nuk janë pajtuar natyrshëm trashëgimitë e kohërave me brezat ku ende tërheqim pas vetes pengjet dhe amanetet e të gjallëve dhe të vdekurve. Në këtë pikë të nxehtë e magmatike, subjekti lirik edhe pse shpesh i decentralizuar, përfiton një identitet të qartë në estetikë, e mandej edhe në etikë. Megjithatë, jo të gjitha botimet e Jeton Kelmendit në gjuhë të huaja, apo jo të gjitha shkrimet studimore, kryesisht të studiuesve të huaj për të, janë bërë të njohura në mjediset shqiptare letrare. Ato asnjëherë nuk kanë qenë të mjaftueshme dhe të plota, duke mos krijuar një ide të saktë për përkthimet dhe prezantimet e Jeton Kelmendit në arenën ndërkombëtare. Për rezultatet e arritura në opusin e gjerë krijues të zhanreve të ndryshme letrare, Jeton Kelmendi është nderuar dhe shpërblyer me disa mirënjohje dhe çmime ndërkombëtare e kombëtare, ndër të cilat veçojmë: Çmimin e madh ndërkombëtar “Solenzara” në Paris, 2010, Çmimin ndërkombëtar “World poetry”, e treta, Sarajevë, 2013, Çmimin ndërkombëtar “Nikolai Gogol”, Ukrainë, 2013, Çmimin ndërkombëtar “Aleksandri i Madh”, Greqi, 2013, “Doktor Honoris Causa” i Institutit të studimeve ukrainase dhe Kaukazit të Akademisë së Shkencave

të Ukrainës dhe çmimin kombëtar Mitingu i poezisë “Din Mehmeti”, Gjakovë, 2011. Ai ka qenë anëtar i asociacionit të gazetarëve profesionist të Evropës, Bruksel, anëtar i Akademisë së Shkencave, Arteve dhe Letërsisë së Evropës, Paris, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Studimeve të larta të Ukrainës, Kijevë, dhe anëtar i PEN Qendrës ndërkombëtare belge frankofone, Bruksel. Përndryshe, poeti, dramaturgu, përkthyesi letrar, publicisti e tani edhe pedagogu universitar, Jeton Kelmendi, lindi në Pejë, më 1978. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për komunikim masiv në Prishtinë. Më tej vijoi studimet e tij post diplomike në ULB – Universitetin e Brukselit në Belgjikë “Politika ndërkombëtare dhe çështjet e sigurisë”. Masterin e dytë e bëri për diplomaci, e pastaj edhe doktoroi. Jeton Kelmendi, vite me radhë shkroi dhe botoi poezi, prozë, ese dhe tregime. Ishte bashkëpunëtor i shumë mediave shqiptare të huaja ku trajtonte çështjet e ndryshme kulturore e politike, sidomos ato që kanë të bëjnë me raportet ndërkombëtare. si emër u bë i njohur për lexuesin në Kosovë me përmbledhjen e parë me poezi “Shekulli i premtimeve”, të botuar më 1999. Në vijim botoi edhe një sërë librash të tjera. Poezitë e tij u përkthyen në 26 gjuhë të huaja, ku ai u prezantua ose me libra të plotë të botuar nga shtëpi botuese të njohura, ose me cikle të zgjeruara poetike të botuara në revista letrare prestigjoze, ose me poezi të botuara nëpër antologji ndërkombëtare, duke qenë kështu ndër poetët më të përkthyer shqiptar. Ai është përfaqësues i denjë i poezisë moderne shqiptare, sipas kritikës letrare. Jeton Kelmendi ka qenë anëtar i disa klubeve ndërkombëtare të poetëve dhe ka bashkëpunuar me disa revista letrare e kulturore, sidomos në gjuhët angleze, françeze dhe rumune. Qenësia e punës së tij në fushën e artit letrar është kujdesi që i kushton të shprehurit poetik, shtjellimit modern të tekstit dhe thellësisë së mesazhit. Në krijimtarinë e tij veçohet sidomos lirika e dashurisë dhe vargu eliptik i ndërthurur me metafora dhe simbole artistike. Është veteran i Luftës që bëri UÇK-ja më 1998-1999. Aktualisht punon, krijon dhe jeton në Pejë. E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Javore KOHA

25


KULTURË

U botua numri i parë i Buletinit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit Në seancën e fundit të parlamentit vendor të Ulqinit, e cila filloi punën pardje , u publikua numri i parë i Buletinit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, ne gjuhën shqipe dhe malazeze. Kryetari i Kuvendit dr. Ilri Çapuni, duke qenë i vetëdijshëm për vlerën e informacionit, ishte i bindur se botimi i një buletini të rregullt është hap i mirëseardhur për të gjithë qëllimmirët. Fakti se ky buletin u botua pas tridhjetë vitesh të pluralizmit politik në këtë komunë flet mjaft për etablimin e rolit të tij si një nga burimet e mundshme të informacioneve të këtij isntitucioni të

26

Javore KOHA

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

rëndësishëm për qytetarët e kësaj komunë me shumicë shqiptare. Konceptimi i buletinit ka bërë të mundur pasqyrmimin e aktiviteteve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit nga zgjedhjet lokale për këshilltarë në shkurt të vitit 2018 deri në dhjetor të vitit 2019. Përveç fjalës së kryetarit të Kuvendit, dr. Ilir Çapuni, këtu gjenden shënimet e tij biografike dhe të kryetarit të Komunës, Loro Nrekiq. Në vazhdim janë trajtuar me kujdes Klubet e këshilltarëve dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvend, pastaj të gjitha seancat dhe mbledhjet e Kuvendit gjatë dy viteteve të kaluara.

Pjesë e këtij buletini janë edhe aktivitetet e tjera politike, kulturore dhe përkujtimore të Kuvendit. Buletini , pra, është një përmbledhje periodike dyvjetore, informator i cili botohet nën përkujdesjen dhe drejtimin e shërbimeve të Kuvendit. Qëllimi i këtij buletini, i cili kryersisht u dedikohet këshilltarëve , është të ofrojë njohuri mbi aktivitetin që bën ky institucion komunal dhe të japë informacion për veprimtarinë e vet. Botuesi përmes këtij buletini synon edhe zhvillimin e politikave efektive që kontribuojnë në fuqizimin e transparencës dhe llogaridhënies. Gj.Gj.


KULTURË

QKI “Malësia” në Tuz ndodhet në situatë të vështirë financiare

Aktivitetet kulturore do të mungojnë Tuz – Pandemia globale e cila nuk kurseu as vendin tonë, pezulloi shumë veprimtari të jetës së përditshme, duke bërë kështu që asgjë të mos duket siç ishte më parë. Por, me uljen e numrit të rasteve të konfirmuara me këtë virus, tashmë një vend i lirë nga ky virus, jeta gradualisht i është rikthehet normalitetit, duke rifilluar të funksionojnë aktivitetet e sferave të ndryshme të jetës. Kështu ka ndodhur edhe në Malësi, ku banorët i janë rikthyer jetës së përditshme. Padyshim që në vendin tonë kemi shumëçka që mungon, njerëzit do të ishin të etur për shumë aktivitete, në radhë të parë për ato kulturore e shkencore të cilat edhe në të kaluarën kanë qenë të pakta në këtë trevë. Secili qytet dhe vend i zhvilluar një rëndësi të posaçme ia kushton kulturës dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore, si shfaqjeve teatrale, dramave, komedive, mbrëmjeve letrare, etj. Por a do të mund të shpresojmë që edhe në Malësi të ketë aktivitete kulturore gjatë periudhës në vazhdim? Për të marrë këtë përgjigje, ne komunikuan me drejtorin e Qendrës Kulturore-Informative “Malësia” në Tuz, z. Ajredin Axhoviq, për t’u njohur nëse do të ketë ndonjë aktivitet kulturor në javët apo muajt në vazhdim për publikun vendas në këtë institucion. Ai në një prononcim për gazetën “Koha Javore” shprehet se institucioni që ai drejton, ndodhet që prej disa kohësh në një situatë të vështirë financiare për faktin se për vitin 2020, ky institucion nuk është përfshirë në buxhet, as të kryeqytetit e as të Komunës së Tuzit. “Përderisa nuk jemi në buxhet, nuk kemi as të holla për të organizuar ndonjë aktivitet kulturor, ashtu siç në të kaluarën organizonim larmi ak-

tivitetesh për publikun tonë. Secili institucion publik, ashtu siç është edhe QKI “Malësia”, veprimtaritë vjetore i realizon në bazë të programit vjetor. Edhe ne këtë program e kemi pasë hartuar dhe dorëzuar në të dyja adresat, në atë të kryeqytetit dhe në atë të Komunës së Tuzit, por për fat të keq ato nuk janë marrë parasysh dhe ky institucion nuk ka hyrë në buxhet, dhe jemi në këtë pozitë që jemi”, shprehet Axhoviq. Ai shton se për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk janë në gjendje të organizojnë aktivitete kulturore dhe as të mbështesin përfaqësuesit e OJQ-ve dhe as personat që veprojnë, promovojnë dhe ruajnë trashëgiminë kulturore në vend. “Në të kaluarën, nga institucioni ynë kanë pasur mbështetje simbolike OJQ-të në vend dhe të gjithë ata që janë drejtuar në institucionin tonë për të bërë ndonjë organizim kulturor, letrar, artistik apo shkencor. Në Malësi dominon folklori dhe në këtë drejtim jemi përpjekur që të gjitha shoqatat kulturore-artistike t’i mbështesim në organizimin e aktivitetete të tyre, mirëpo, momentalisht nuk jemi në gjendje t’i mbështesim më, përveç nëse Komuna e Tuzit do të organizonte ndonjë aktivitet, dhe ne do të jemi si servis i organizimit të atyre aktiviteteve, pra, do të jemi në shërbim të tyre falas për të ndihmuar në organizimin e veprimtarive të tyre, që t’u mundësojmë sallën, teknikën dhe kuadrot që kemi”, thekson Axhoviq. Ai nuk është optimist se në sezonin veror do të mund të organizohet ndonjë aktivitet kulturor në këtë institucion, përveç rasteve kur komuna, individë apo OJQ do të shprehin vullnet dhe dëshirë që të organizojnë ndonjë veprimtari me vetiniciativë të tyre. Drejtori i QKI “Malësia”, Ajredin Axhoviq, thotë se për shkak të mos-

definimit ende të pronave në mes dy komunave, ka ngjarë edhe kjo situatë në këtë institucion i cili momentalisht nuk dihet nëse i përket që ta financojë atë kryeqyteti Podgoricë si themelues i tij apo Komuna e Tuzit, si komunë tashmë e mëvetësishme. “Kjo ndarje territoresh ka sjellë për institucionin tonë një situatë mjaft të vështirë dhe për shkak të pandemisë, kjo situatë është vështirësuar edhe më shumë, dhe siç duket ende asnjëra palë nuk është marrë më me këtë çështje, dhe besoj se pa arbitrazh vështirë se do të mund të zgjidhet”, shprehet Axhoviq. Ai potencon se gjatë periudhës së kaluar është investuar mjaft shumë në përmirësimin dhe avancimin e kushteve për shfaqjet skenike e cila sipas tij i plotëson të gjithë parametrat e nevojshëm për aktivitete artistike. Rikujtojmë që në këtë institucion kulturor aktualisht janë të punësuar t. u. njëmbëdhjetë punonjës. E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Javore KOHA

27


IN MEMORIAM

In Memoriam: Aleksandar Aco Janinoviq (1942-2020)

Qytetar i nderuar dhe personalitet i respektuar Të shtunën më 23 maj ndërroi jetë Aleksandar Aco Janinoviq, gazetar, publicist dhe intelektuali i njohur në Malin e Zi. Më kujtohet një skenë para tre muajsh kur hyra në një shitore ushqimore në Mahallën e Re, ku një femër e bukur, bionde me flokë kaçurrela, duke më përshëndetur më tha: - A e dini se kush jam? E njoha menjëherë. Ti je vajza e Aco Janinoviqit, mikut tim, i thashë. Shihet menjëherë se je bija e tij, sepse edhe Aco dikur ishte djalë i pashëm dhe këtë nur e ka ruajtur edhe në pleqëri, ishte përgjigjja ime. Prej asaj dite i mblodha disa shkrime për Acon dhe vendosa të shkruaj diçka për një ulqinak, i cili ndër të parët kontribuoi në bashkëjetesën ndërmjet malazezëve dhe shqiptarëve në këto treva. Janinoviq gjithmonë në mënyrë pozitive dhe afirmative ka shkruar për Ulqinin, për ngjarjet dhe

portretet e këtij qyteti, duke përdorur një narracion profesional me një stil të veçantë gjuhësor. Tash së voni botoi dy monografi me tregime të shkurtra nga Ulqini dhe rajoni, të cilat i kishte publikuar nëpër faqet e mediave të ndryshme në Mal të Zi, e posaçërisht në të përditshmen “Pobjeda” ku edhe punoi si gazetar dhe korrespondent nga Ulqini. Aco Janinoviqi ishte edhe lektori i dy librave të mia në gjuhën malazeze (Lječenje priorodnim faktorima Ulcinjske regije, Sjećanja jednog ljekara). Janinoviq ka qenë edhe funksionar komunal, ku gjatë asaj kohe është

Viti 2008. Nga përurimi I librit” Mjekimi me faktorë natyrorë në regjionin e Ulqinit, i mbajtur në Podgoricë

28

Javore KOHA

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

treguar tejet pozitiv dhe bashkëpunues, duke mos bërë dallime dhe ndarje etnike. Në çdo kohë ishte i shoqëruar më shumë me personalitete nga kultura shqiptare, kurse ditët e fundit i kaloi me doajenin e arsimit dhe të folklorit, Beqir Truma. Në prill të vitit të kaluar Kuvendi Komunal i Ulqinit, në shënimin e 40 vjetorit të tërmetit katostrofal në Ulqin dhe në tërë bregdetin e Mali të Zi, Janinoviq, për herë të fundit ndau me të pranishmit kujtimet dhe aktivitetet e tija lidhur me këtë ngjarje të rëndë për qytetin dhe banorët e Ulqinit. G. Karamanaga


MOZAIK

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi dhuroi një fond të pasur librash për Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” dhe për Shkollën e Mesme të Përzier “25 Maji” në Tuz

Donacion me vlerë për bibliotekat e dy shkollave Tuz – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në kuadër të aktiviteteve të tij vjetore për mbrojtjen dhe ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar në Mal të Zi, ka dhuruar një fond të pasur me libra për Shkollën e Mesme të Përzier “25 Maji” në Tuz dhe për Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq”. Dorëzimin e këtyre librave e ka bërë kryetari i i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Faik Nika, kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve, “Art Club”, z. Ismet Kallaba dhe koordinatori i KKSH-së për Malësinë, z. Agron Dushaj. Në ceremoninë e dorëzim-pranimit të këtij fondi të pasur me 74 tituj librash të autorëve të njohur shqiptar me 146 ekzemplarë, në mes të cilëve edhe libra për dy nxënësit e gjeneratës së sivjetme të maturantëve në gjuhën shqipe dhe në atë malazeze, drejtoresha e Shkollës së Mesme të Përzier “25 Maji”, znj. Miliana Daboviq falënderoi donatorët për këtë sasi

të konsiderueshme dhe me vlerë të këtyre librave të cilët siç tha, do të jenë të domosdoshëm për nxënësit dhe për profesorët në këtë institucion. “I kemi tepër të nevojshëm për shkollën tonë, veçanërisht që ata janë në gjuhën shqipe. Është hera e dytë, të paktën gjatë mandatit tim, që KKSH-ja ka sjellë një sasi tepër të madhe të librave të cilët nuk janë thjesht një sasi në numër, por janë libra të autorëve tepër të njohur të cilët na duhen për lëndën e gjuhës shqipe në shkollën tonë, por edhe për profesorët, për të gjithë ne”- u shpreh drejtoresha e këtij institucioni, znj. Miliana Daboviq. Në të njëjtën kohë, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Faik Nika tha se ky është vetëm vazhdimi i aktiviteteve të cilat KKSHja i realizon tashmë disa vjet me radhë për furnizimin dhe pasurimin e bibliotekave shkollore me mësim në

gjuhën shqipe, por edhe të institucione dhe bibliotekave të qendrave urbane ku graviton popullata shqiptare në Mal të Zi. “Është literaturë ku kryesisht janë lektyra, por edhe fjalorë, enciklopedi, etj për shkollat në të cilat mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Këto aktivitete ne i konsiderojmë punë dhe obligim të KKSHsë. Dhe ne, në bashkëpunim me shkollat përkatëse, do të vazhdojmë edhe në të ardhmen deri në plotësimin e nevojave të shkollave me lektyra shkollore. Pra, në përputhje me plan- programin e shkollave në lidhje me lektyrat në gjuhën shqipe, do të përpiqemi maksimalisht që ne t’ ua sigurojmë ato edhe në të ardhmen në mënyrë që ato të mos mungojnë nëpër institucionet shkollore por edhe nëpër bibliotekat e qyteteve”, u shpreh kryetari i Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Faik Nika. t. u. E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Javore KOHA

29


MOZAIK

Hafiz Ali Kraja, nderi i fesë dhe krenaria e kombit shqiptar Dua të rrëfej ç ‘prej fillimit se, ndonëse kisha dëgjuar për Hafiz Ali Krajën – si një personalitet i madh i Fesë Islame në Shqipëri dhe njëri prej të dalluarve të Kombit shqiptar – nuk dija shumë për jetën dhe veprimtarinë e tij. Si përfundim, fillova të lexoj ndonjë gjë më shumë nga jeta e tij dhe sa më shumë lexoja aq më i interesuar bëhesha për të kaluarën e tij. Duke lexuar për Hafiz Ali Krajën – një bashkëvendës i imi nga Kraja, afër vendlindjes time –

30

Javore KOHA

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Duke lexuar për jetën e Hafiz Ali Krajës, nuk mund të mos bëjmë pyetjen se si do ishte sot Shqipëria dhe shqiptarët nëse në shekullin e kaluar do të kishin fituar pikëpamjet e atdhetare dhe pro-perëndimore të patriotëve si Hafiz Ali Kraja?

mësova se si shumë bashkëkohës të tij ai jetoi dhe veproi në tallazet më të vështira historisë kombëtare të shekullit të kaluar. Sa më shumë

të lexojë njeriu për Hafiz Ali Krajën -- hoxhë, publicist dhe atdhetar i mirënjohur, opozitar me Zogun, italianët, dhe i persekutuar deri në


MOZAIK

ditët e fundit nga diktatura komuniste -- aq më i bindur bëhesh se ai i përkiste një brezi atdhetarësh më të spikatur, por që, fatkeqësisht, nuk janë më. I përkiste atij brezi që mbi të gjitha – megjithëse jetuan në kohëra shumë më të vështira se sot, qoftë rrethana politike ashtu edhe ekonomike -- ishin mbrojtës të patundur të idealeve dhe të interesave kombëtare të shqiptarëve, pa dallim feje a krahine –personalitet i cili gjatë gjithë jetës promovoi ideale dhe vlerat e përbashkëta të të gjithë shqiptarëve. Për fat të keq, si shumë të tjerë patriotë si ai të asaj kohe, edhe Hafiz Ali Kraja ishte i ndjekur e i përbuzur nga disa regjime, qoftë nga Zogu, qoftë nga fashizmi, qoftë nga komunizmi. Duke lexuar për jetën e Hafiz Ali Krajës, nuk mund të mos bëjmë pyetjen se si do ishte sot Shqipëria dhe shqiptarët nëse në shekullin e kaluar do të kishin fituar pikëpamjet e atdhetare dhe pro-perëndimore të patriotëve si Hafiz Ali Kraja? Është vështirë të merret me mend se si një brez patriotësh – ajka e Kombit mund të themi e shekullit të kaluar -- pjesë e të cilës ishte pa dyshim edhe Hafiz Ali Kraja -- e humbi luftën me një ideologji sllavo-aziatike që sh-

katërroi çdo vlerë të shenjtë fetare e kombëtare ndër shqiptarët, që mbroheshin nga Haziz Ali Kraja dhe bashkëkombësit e tij, në kohën që jetoi dhe veproi ai. Më kujtohet me një rast, kur isha refugjat në Romë, më 1970, duke biseduar me Profesor Ernest Koliqin mbi humbjen e nacionalizimit shqiptar dhe për fitoren e komunistëve në Shqipëri si dhe për fatin e keq me të cilin u përballuan intelektualët e përndjekur siç ishte ai vetë dhe Hafiz Ali Kraja, ndër të tjerë (i cili mund të shihet në foton më poshtë para Bashkisë së Shkodrës në prill të vitit 1939). Profesori Koliqi u shpreh me njëfarë optimizmi: Edhe Gjergj Kastrioti – Skënderbe humbi mbasi habiti botën me luftën dhe fitoret e tija kundër osmanëve, tha ai. Me gjithë këtë, vepra e heroit kombëtar, -shtoi Profesor Koliqi, nuk u shua. Përkundrazi, theksoi ai, ajo sot e asaj dite vazhdon të lëshojë rreze drite gjithnjë e më tepër. Kështu që, -nënvizoi Koliqi, -humbjet tona do të jenë të përkohshme, pasi mendimet dhe ideologjia e patriotëve të vërtetë do të kthehen përsëri në dobi të Atdheut, të cilit ata ia kushtuan jetën dhe veprat e tyre. Kam drojë se, me gjithë optimizmin

e Profesor Koliqit, sot 30-vjet pas shembjes së komunizmit, unë nuk shoh ndonjë vlerësim të dobishëm -- nga dy shtete shqiptare, Shqipëri e Kosovë të shekullit 21 -- ndaj mendimeve, ideve dhe ideologjisë kombëtare të patriotëve si Hafiz Ali Kraja dhe Ernest Koliqi e të tjerë. Jam i bindur se, fatkeqësisht, kjo mungesë e mendimit të vërtetë patriotik dhe demokratik, në radhët e klasës aktuale politike të shqiptarëve gjatë 30-viteve të kaluara – sidomos në radhët e brezit që është edukuar në sistemin komunist –ka sjellë situatën e tmerrshme aktuale politikokombëtare, në pikën që gjendën sot shqiptarët. E kam thënë edhe herë të tjera, por po e përsëris, se pa një bazë udhëheqjeje shpirtërore, morale dhe ideore të këtyre shembujve të patriotëve të vërtetë shqiptarë, si Hafiz Ali Kraja, At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi e shumë të tjerë si ata -por të harruar e të përjashtuar nga historia – do të jetë vështirë të ndërtohet një Shqipëri dhe një Kosovë tjetër dhe ndryshe nga çekemi sot – një Shqipëri dhe Kosovë të dijes dhe të përparimit, me qëllim për të zënë vendin e vet aty ku u takon, në rendin e kombeve të përparuara. F. Shkreli E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Javore KOHA

31


FEJTON

Dy fjalë që ndryshuan historinë e botës Për Koha Javore:

Fatbardha Demi

SELLENA NË BESIMET E LASHTËSISË Nga lista emrore e miteve të Titanëve, duke përfshirë edhe Kronin, babanë e Zeusit, vetëm Sellena u përzgjodh të sundonte në tempullin e Dodonës . Arësyeja ishte besimtare, ajo përfaqësonte vetë Zotin /Hënë dhe jo njeriun e hyjnizuar të miteve Pellazge. Këtë e dëshmon edhe fakti se emri i saj, dhe jo ai i Diellit apo i Zeusit, emërtoi besimin pellazg në lashtësi. Me zëvëndësimin gradual të shoqërisë primitive nga “matriarkati” në “patriarkat”, vendi i saj në mite ndryshoi, nga krijuese “nënë e Perëndive/e njerëzve, e natyrës, nënë e të gjitha gjërave”, tek mitet olimpike paraqitet thjesht si motër, grua apo bijë e figurave të tjera. (15) Emri Sellenë dhe derivati i saj gjuhësor dhe besimtar “sellë”, e vijuan rrugëtimin e tyre mjëravjeçar : e para si emër besimi (sellenizëm) dhe i dyti, për profesionin e priftërinjve në tempuj. George Dumézil në librin e tij (La religione romana arcaica. Miti ,leggende, realtà), duke folur për Marte (Marsin) dhe Cuirino (Kuirino) , sundimtarët e parë, që bashkarisht drejtuan Romën, pohon se, ishin të

32

Javore KOHA

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

vetmit që zotëronin armët që përdoreshin në ritet dhe kishin lidhje me dy grupet Salii. (16) Sali (lat. Salii) ishin priftërinj dhe ushtarë, detyra e të cilëve ishte adhurimi dhe ruajtja e 12 mburojave, ndërmjet të cilave ndodhej një mburojë e rënë nga qielli, shenjë hyjnore e forcës ushtarake të Romës në të ardhmen. Ata zgjidheshin nga familjet e patricëve dhe ditën e 1 marsit, parakalonin nëpër rrugët e qytetit duke perplasur heshtat mbi mburojat e shenjta, me kengë e kërcime të lashta luftarake. Ky rit besimtar na kujton vallet e kënduara të kuretëve që mbrojtën Zeusin foshnjë në ishullin e Kretës si dhe vallen e shqiponjës apo të shpatave, të traditës së shqipetarëve. Në hymnet orfike, Kuretët quheshin priftërinjt Sali të perëndisë Mars (Aresit).(17) Emri Salii, sipas studiuesve modern, e ka origjinën nga folja latine salire , që do të thotë - të hidhesh (saltare ) sepse priftërinjtë gjatë ritit kërcenin në rrugë. (18) Folja “saltare”(hidhem) nuk shpreh asgjë në besimin pellazg dhe s´ka lidhje me emrin e Sellenës, ndërkohë që folja shqipe “sjell” shpreh mitin parahistorik të hënës. Maurus Servius Honoratus (shk.4) i njohur për veprën e tij mbi shkrimet e Virgjilit (Vergilii carmina comentarii. VIII, 285 ) pohon se Salii më përpara ishin priftërinj Etrusk / Tosk, që më vonë u bënë romak.(19) Masaliane emërtoheshin grupet besimtare në Siri (shk.4-69 dhe Persi (shk.7) që adhuronin vetëm një Zot,

(Historinë, arkeologjinë, mitet, figurat e shquara, etj.)“ ne i quajmë si pjesë përbërëse të pushtimit apo të përfituara prej aneksimit, dhe nuk do të ngurojmë që t’i shtiem në zotërimin tonë edhe ato“. Jean Jacques Ampere (1800 – 1864) , anëtar i Akademisë Franceze. (A.M.Thiesse, f213)

siç e dëshmon edhe vetë emri i tyre : Ma/emri i lashtë i hënës Mana +Sali /priftërinj → priftërinj të besimit hënor. Një pjesë e tyre, megjithëse përqafuan më vonë besimin e ri, gjatë shk. 4-8 u dënuan nga teologët kristian si eretikë.(20) Hëna në shtizat e falangave romake qëndron mbi rrethin me topth (simbol i Zotit).(fig.1); Relievi i priftërinjve Salii në Ara Pacis, Romë.(fig.3) (21) Të tre figurat i bashkon besimi hënor i pellazgëve, por nëpërmjet simboleve të ndryshme : (fig.1) me një pohim, Hëna →Zoti; (fig.2) Priftërinjtë Salii me qeleshen e vogël me “bisht” si e Papës dhe shqipëtarëve luftëtarë të Ali Pash Tepelenës; (fig.3) Prifti astrolog me qeleshen labe dhe të Çamërisë. Qeleshja ishte simbol i mbretërve që ishin edhe kryepriftërinj dhe më vonë e priftërinjve. (trajtuar tek “Plisi –Miti i origjinës së Pellazgëve hyjnor”, Sellenizmi...f 120) Si përfundim, emri etrusk-Salii , e ka origjinën nga emri Sellë i prejardhur nga gjuha shqipe. Duhet të kemi parasysh se zanoret a/e , në lashtësi kishin të njejtën vlerë gjuhësore dhe besimtare, siç i gjejmë të përdorura në shembujt e mëposhtëm. Sellisternĭum lat. : (Sellisterne),quhej ushqimi hyjnor që ju afrohej altarëve të perëndeshave të ulura në fron (22) . Rrënja e emrit Salii është “sa”(lat. Sǎ) prej së cilës e kanë origjinën emërtime të figurave mitike dhe fjaleve në besim: lat. Sanctus, e shenjtë; lat.Sabinus- një nga popujt romak,


FEJTON

prifterinjt Salii ishin nga fiset sabine; emrat Sacerdote, Sacrifices, etj. Rrenja “Sa” ndodhet edhe në emrin Thesali (The/Dhe + Sali ), thesalët ishin fise të ardhur nga Thesprotia në Iperi (Epir) ku ndodheshin priftërinjt Sellë. (23) Priftëreshat e Egjiptit të lashte emërtoheshin “ Sā “. Ato shërbenin në altarin e perëndeshës hënore Isida dhe perëndeshave të tjera femra dhe ishin bijat e faraonit apo të familjarëve të tij. (24) Në librin e tij (La Cité antique,1864) Fustel De Coulanges arrin në një nga përfundimet themelore të shkencës historike dhe gjuhësore : “Idetë u shndruan dhe kujtimet u venitën ; por fjalët mbetën dëshimtare të pandryshueshme të besimeve që u zhdukën”. (25) Këtë e vërteton gjuha dhe besimi i shqipëtaro-Arbërve. HËNAC – HËNOTEIZMI - SELLENIZMI - HELLENIZMI Në shkencën e sotme, vihet në dyshim nëse duhet përdorur emertimi “besim” për periudhën parahistorike. Besimi si koncept në Europë i përket shekullit të 18-të - pohon Pr. Jan N. Bremmer i Univ.Groningen (Greek Religion. Encyclopedia of Religion) - prandaj nuk ka një emër grek për “besimin”.(26) “Eshtë e qartë , thekson Giovanni Filoramose (Dizionario delle religioni Einaudi, 1993) , një emërtim nuk mund të bëhet pjesë e kërkimit, kur mungon vetë emri”. (27) Sipas Mircea Eliades (Storia delle credenze e delle idee religiose): “ Nuk zotërojmë asnjë mjet për të përcaktuar origjinën dhe zhvillimin e besimit të paraardhësve gjatë parahistorisë”.(28) Përsa më sipër, studiuesit pranojnë se nuk mund të flitet për besim në parahistori dhe nuk ka

patur ndonjë emërtim që ta përcaktonte atë. Përfundimisht, sot përdoren shprehjet “pagan” apo “politeist” për besimin pellazg, me kuptim “besim në shumë Zot-a”. Është vërtet për t´u çuditur se si studiuesit modern anashkalojnë shkrimet e autorëve të lashtë. Dy poetë të famshëm pellazg të Beocisë kanë lënë këto dëshmi për Perënditë : Sipas Hesiodit ( Hēsíodos, shk.8p.K.-7p.K. ), njerëzit dhe Perënditë kanë të njejtën origjinë. Ndërsa Pindari (518 p.K.- 438p.K.) sqaron se “Të parët kanë origjinë njerëzore, të dytët atë hyjnore, dhe si njera dhe tjetra, të njejtës nënë (tokësore-shën im) i përkasin, prej së cilës morrën frymë...”, (29) Koha e përdorimit të emërtimeve “politeist” dhe “pagan” është e vonëshme dhe pasqyron mjetin kryesor të teologjisë kristiane për të luftuar besimin pellazg. Filozofi hebre, Filone i Aleksandrisë (20 p.K.-50 pas K) në shkrimet e tij, trajtoi dallimin midis besimit hebraik (qënjen e një Zoti) krahasuar me besimet e lashta (nuk adhuronin një Zot) (30). Kritika ndaj tezës së “dallimeve” midis besimit të lashtë dhe atij kristian nuk kanë munguar : “Tashmë është vërtetuar qartësisht, pohonte studiuesja e besimit të lashtë Helena Blavatski (1831 – 1891), se “populli i zgjedhur” (hebrejtë-shën im) nuk pati asgjë, e cila mund të quhej “e re”, të gjitha detajet e riteve dhe të besimit të tij ishin huazuar nga popujt më të hershëm” (31). Shkenca Besimtare dhe Historike ka fakte që dëshmojnë, se në lashtësi

janë hyjnizuar shumë dukuri natyrore dhe njerëz tokësorë , por është adhuruar vetëm NJË ZOT qiellor, i shprehur me simbolet e tij në të gjithë Kontinentet ku banuan dhe emigruan Pellazgët hyjnor. Ishte njeriu parahistorik që krijoi idenë e Fuqisë së mbinatyrshme “të lartësisë”, duke ndjerë frikën prej ndryshimeve të formës së saj dhe errësirës që mbretëronte me largimin e dritës së zbetë gjat natës. Hëna dhe Dielli në zanafillë, kuptoheshin si objekt i njejtë qiellor, dhe duke e krahasuar me veprimet e tij, e thirri : “Ha”(ajo që e hanë), fjalë mrekullisht e ruajtur edhe në ditët e sotme në shqip, si folje dhe si emër me të njejtin kuptim : Ha-na (dial.geg). Siç u përmënd edhe më lart, Hëna ishte Zoti i parë në besimin e Pellazgëve dhe emrin e saj, do ta mbante besimi i arbërve deri në shk.19 (siç do trajtohet më poshtë). Shenjtërimin e emrit Ha (hana) në besimin primitiv, na e vërteton gjuha kishtare sanskrite: HA – është një fjalë magjike e përdorur në formulat e shenjta ; ajo përfaqëson pushtetin e shpirtit të përjetshëm.(32) Sot mund të përcaktohet edhe koha kur u krijua kjo fjalë. Në studimin e David De Gusta (Hypoglossal Canal Size and Hominid Speech, 1999, botim i Akademisë nacionale të Amerikës) është arritur në përfundimin se para 400 mijë vitesh, njeriu i Nedertalit ishte i aftë të shqiptonte tingujt.(33) Gjuha shqipe , në të dyja dialektet ka shumë fjalë me një/dy tinguj, si : u (un, dial. çam), a/as (asht, dial.geg),ha, di, pi, pa, ku, ka, ri, etj.që dëshmon moshën e saj parahistorike. E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Javore KOHA

33


MOZAIK

Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës

Miratohet llogaria përfundimtare e buxhetit të Komunës për vitin 2019 Kryetari i Kuvendit të Komunës, Shefket Jevriq, me rastin e hapjes së seancës, këshilltarët dhe të pranishmit e tjerë i ka njoftuar me shkaqet dhe rrethanat të cilat kanë ndikuar që seanca të mbahet me vonesë dymujore. Pas miratimit njëzëri të procesverbalit nga seanca e pestë e vitit të kaluar, është diskutuar për mundësinë e ndryshimit dhe plotësimit të rendit të ditës, për punën e të cilës kanë qenë të propozuara 23 pika. Kryetari i Komunës, Mirsad Bajraktareviq, me vetiniciativë nga rendi i ditës ka tërhequr pikat 4 dhe 5, kurse në mbledhjen e organit relevant të komunës, të mbajtur më 19 maj, është vendosur që rendi i ditës të plotësohet edhe me 5 pika të reja të cilat në seancën në fjalë këshilltarët i kanë aprovuar për shqyrtim Gjithsesi, pika qendrore dhe kryesore e rendit të ditës ka qenë propozimi i vendimit mbi llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Komunës së Plavës për vitin 2019 me raportin e revizorit të pavarur “Racio-Mont” nga Kollashini, të cilin në mënyrë koncize dhe kro-

34

Javore KOHA

E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

nologjike e ka argumentuar sekretari për ekonomi, zhvillim dhe financa, Mirallem Feratoviq. Mirëpo, gjatë shqyrtimit të kësaj pike të rendit të ditës, ka ardhur deri te përplasja verbale e kryetarit të komunës në mandatin e kaluar, Orhan Shahmanoviq, tani këshilltar i KK-së i Grupit të qytetarëve “Biram Plav” (Zgjedhi Plavën) dhe kryetarit aktual të Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, lidhur me raportin negativ të Inspeksionit revizores shtetëror mbi llogarinë përfundimtare të buxhetit të Komunës së Plavës për vitin 2018, ish kryetari i komunës Shahmanoviq, ka thënë se si me rastin e drejtimit të vet opinionit publik përkitazi me shpalljen definitive të raportit mbi revizionin e llogarisë përfundimtare të Buxhetin e Komunës së Plavës për vitin 2018, kinse kryetari aktual Bajraktareviq ka dhënë deklaratën me të cilën me mendim të dyfishtë negativ Inspeksioni revizor shtetëror e akuzon qeverisjen paraprake në krye me të. Në paraqitjen e vet, kryetari Bajraktareviq, e ka ftuar zotërinë Shah-

manoviq që të mirësjellet dhe të flasë për atë që është bërë gjatë kohës së qeverisjes së tij në mënyrë reale, e pastaj të flasë për të tjerët. Replikat dhe kundërreplikat në mes tyre kanë zgjatur më se një orë. Nënkryetari i komunës, Nihad Canoviq, me pjesëmarrje diskutimi në këtë kontekst, ka dhënë kontribut të dukshëm në zbutjen e situatës së tensionuar në mes të dy kryetarëve. Në vazhdim të shqyrtimit të pikës në fjalë, pas diskutimit të ca këshilltarëve, kryesisht të opozitës, të cilët i kanë dhënë vlerësimet dhe mendimet e veta, llogaria përfundimtare e Buxhetit të Komunës së Plavës për vitin 2019, është miratuar më 18 vota. Ditën e parë (të premten), këshilltarët në punën e seancës, e cila ka zgjatur deri në ora 17:30, kanë shqyrtuar dhe miratuar me shumicë votash, por edhe njëzëri, 11 pika të rendit të ditës. Ndërkaq, në vazhdimin e punës së seancës, të hënën më 1 qershor, këshilltarët kanë shqyrtuar dhe miratuar 16 pika tjera të mbetura të rendit të ditës. Sh. Hasangjekaj


SPORT

Në vazhdim të Ligës së Dytë Futbollistike të Malit të Zi

Ulqinakët në luftë për mbijetesë Drejtuesit e KF “Otrant-Olympic” e kanë të qartë se për arritjen e synimit do të jetë tejet e vështirë pasi që kanë 11 pikë më pak se ekipi i “Arsenalit”, i cili ndodhet në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit, vend që siguron qëndrimin në Ligën e Dytë. Megjithatë, ata premtojnë se në katërmbëdhjetë javët e mbetura do të bëjnë çdo gjë për të mbijetuar. Pavarësisht kësaj, drejtori sportiv dhe teknik Skender Rexha thotë se qëllimi afatgjatë është stabilizimi i klubit dhe investimi në lojtarët dhe trajnerët vendorë. Klubi i Futbollit “Otrant-Olympic” nga Ulqini do të luftojë që të mbesë në Ligën e Dytë të Malit të Zi në pjesën e mbetur të Kampionatit. Pas 22 javëve të zhvilluara deri tani, “Otrant-Olympic” ndodhet në fund të renditjes, me vetëm 14 pikë të grumbulluara. Drejtuesit e këtij klubi e kanë të qartë se për arritjen e synimit do të jetë tejet e vështirë pasi që kanë 11 pikë më pak se ekipi i “Arsenalit”, i cili ndodhet në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit, vend që siguron qëndrimin në Ligën e Dytë. Megjithatë, ata premtojnë se në

katërmbëdhjetë javët e mbetura do të bëjnë çdo gjë për të mbijetuar. Drejtori sportiv dhe teknik i “Otrant-Olympic”, Skender Rexha, thotë se “synimi është që të provojmë të mbesim në Ligën e Dytë të Malit të Zi”. Stafi i ri drejtues, i cili ka ardhur në krye të Klubit në fillim të shkurtit, e ka shfrytëzuar këtë periudhë të pushimit të kampionatit që ta stabilizojë gjendjen e vështirë financiare. Po ashtu, në drejtim të ekipit është rikthyer trajneri Xhemal Kapllanbegu. Në pjesën e mbetur të kampionatit, “Otrant-Olympic” do të ketë mundësi që të luajë në fushën e vet. Ky është një plus i madh pasi që shumicën e ndeshjeve deri tani edhe si mikpritës i ka luajtur jashtë fushës së tij. “Kemi pasur shumë probleme. Për shkak se dhomat e zhveshjes dhe fusha nuk i kanë plotësuar kushtet, nuk kemi mundur të luajmë në Ulqin. Këto janë rregulluar me financimin e

Komunës së Ulqinit dhe të disa donatorëve, kështu që tani janë krijuar kushtet për t’i zhvilluar ndeshjet në fushën tonë”, shprehet Rexha. Lojtarët e “Otrant-Olympic”-ut i kanë filluar përgatitjet më 18 maj dhe i zhvillojnë stërvitjet në terrenet e Klubit “Akademia”. “E kemi pasur shumë vështirë pasi që shumica e lojtarëve kanë qenë në karantinë”, thotë drejtori sportiv dhe teknik i KF “Otrant-Olympic”. Pas 72 ditësh, që nga luajtja e ndeshjes së fundit të javës së 22të të Ligës së Dytë, më 11 mars, “Otrant-Olympic” ka luajtur dje ndeshjen e parë kundër “Jezero”-s në Plavë. Pavarësisht faktit nëse do të arrijnë të qëndrojnë në Ligën e Dytë, Rexha thotë se qëllimi afatgjatë është stabilizimi i klubit dhe investimi në lojtarët dhe trajnerët vendorë. “Edhe nëse ndodh që të biejmë nga Liga e Dytë, do të rikthehemi edhe më të fortë. Qëllimi ynë është që të investojmë në moshat e reja dhe përgatitjen e trajnerëve vendorë”, thekson ai. Ditëve të fundit, Këshilli Drejtues i “Otrant-Olympic” ka kërkuar sërish nga qeverisja vendore në Ulqin që të caktojë vendin për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit në Ulqin, me ç’gjë do të zgjidhej një prej problemeve të i. k. këtij klubi. E ENJTE, 4 QERSHOR 2020

Javore KOHA

35



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.