Koha 915

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 11 qershor 2020 Viti XlX Numër 915 Çmimi 0,50

Përkeqësimi i pozitës së shqiptarëve ISSN 1800-5696

Varfëria shkak i rënies së natalitetit në Mal të Zi

Kultura në kohën e pandemisë


PËRMBAJTJE

8

12 Ndryshimet e nevojshme

Diogjeni dhe Aleksandri

16

18 Barbana rrjedh në përjetësi

Udha tek vendi i shenjtë ku gurët flasin me ty

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020


PËRMBAJTJE

20

22 Ruajtje e vlerave të trashëgimisë jetësore

Krojet e Ulqinit, pasuri e çmueshme e trashëgimisë kulturore

24

30 Përjetësia e personazheve të Karamanagës

Psikoterapia në distancë në kohën e pandemisë KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Plazhet sërish dëshmojnë se janë potenciali kryesor i zhvillimit të turizmit në Ulqin

Nëntë plazhe të Ulqinit bartëse të Flamurit të Kaltër Nëntë plazhe në Komunën e Ulqinit do të jenë edhe këtë vit bartëse të Flamurit të Kaltër, në mesin e 32 plazheve dhe një marine në nivel të Malit të Zi. Kjo është bërë e ditur nga Ndërmarrja Publike “Të Mirat Detare”, e cila është sponsor kryesor i Programit “Flamuri i Kaltër në Mal të Zi”, i cili realizohet që nga viti 2003 kur OJQ “EKOM” është bërë anëtare e asocuar e Fondacionit për Edukim Ekologjik dhe në këtë mënyrë ka fituar të drejtën të jetë operator kombëtar për Malin e Zi. Në mesin e plazheve që bëjnë pjesë në klubin prestigjoz të plazheve me

4

Javore KOHA

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Flamur të Kaltër janë plazhet “Toni Grill”, “Miami”, “Europa Beach”, “Mojito“, “Pearl Beach“, “MCM Beach“, “White Beach“, “Cabo Beach“ dhe “Copacabana“, të gjitha në Plazhin e Madh të Ulqinit. Ndërkohë edhe katër plazhe të tjera në Komunën e Ulqinit: “Aquarius“, “As Saranda“, “Havana“ dhe “Hills“ ndodhen në fazën pilote dyvjeçare për fitimin e Flamurit të Kaltër. Flamuri i Kaltër është simbol i njohur dhe i pranuar ndërkombëtarisht për standardet e larta në fushën e turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, i cili u ndahet plazheve dhe marinave që i plotësojnë 32 kriteret

e programit nga katër fusha: cilësia e ujit të detit, shërbimet dhe siguria në plazhe, standardet në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, si dhe edukimit dhe informimit të publikut për vlerat ekologjike të detit dhe bregdetit. Nga NP “Të Mirat Detare” kanë bërë të ditur se nga viti në vit është rritur numri i plazheve në Mal të Zi me Flamurin e Kaltër duke u falënderuar përpjekjeve dhe entuziazmit të qiramarrësve të plazheve dhe sponsorëve të këtij Programi, i cili është një ndër aktivitetet më të rëndësishme lidhur me menaxhimin e përgjegjshëm të bregdetit dhe plazheve. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Pesë parti shqiptare në Luginën e Preshevës bashkohen për herë të parë në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Synojnë tri vende në Kuvendin e Serbisë Preshevë - Pesë parti politike shqiptare në Luginën e Preshevës kanë arritur një marrëveshje historike teksa janë marrë vesh që në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 21 qershor, të garojnë me një listë të unifikuar zgjedhore, me synimin që të sigurojnë tre deputetë në Kuvendin e Serbisë. Partitë politike shqiptare që veprojnë në Luginën e Preshevës - Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare

dhe Partia Demokratike kanë arritur marrëveshje në fillim të këtij viti në Tiranë, me ndërmjetësimin e ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj. Kjo marrëveshje tashmë është zyrtarizuar dhe në Komisionin Zgjedhor Republikan të Serbisë është dorëzuar lista “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, me 11 kandidatë për deputetë. Bartës i listës së vetme shqiptare është kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, njëkohësisht kryetari i

Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. Sipas tij, pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhje ka për qëllim fuqizimin e shqiptarëve në aspektin politik dhe se përmes marrëveshjes synojnë arritjen e tri mandateve. Për 250 vende sa ka gjithsej Kuvendi i Republikës së Serbisë, garojnë 20 lista zgjedhore. Zgjedhjet bojkotohen nga një pjesë e partive opozitare, ndërsa favorit për fitimin e zgjedhjeve konsiderohet Partia Përparimtare Serbe e presidentit Aleksandar (Kohapress) Vuçiq.

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Pasojat e mos- bashkëpunimit dhe mos- bashkërendimit të partive politike shqiptare në Malin e

Përkeqësimi i pozitë E kaluara jonë në 30 vitet e pas komunizmit ka treguar qartë se fuqia politike e faktorit vendimmarrës të shtetit të Malit të Zi, pothuaj gjithmonë është varur nga shkalla e kohezionit brenda shqiptar. Për fat të keq, edhe sot e kësaj dite, bashkëpunimi apo bashkërendimi i partive politike shqiptare për çështjet kryesore të përfaqësimit, identitetit kombëtar apo të zhvillimit të mirëqenies ekonomiko-sociale, arsimore apo kulturore është i pakoordinuar dhe lë për të dëshiruar.

Hajrullah Hajdari

Politika trajton mendimet për një shoqëri të drejtë dhe, për arsye të shumëllojshmërisë së mendimeve për një shoqëri të tillë, politika praktike i trajton ato nëpërmjet dialogut, diskutimit apo ballafaqimit, sepse politika nuk ka receta të gatshme. Koncepti i politikës e merr pikënisjen nga mënyra se si organet shtetërore (politike) i marrin vendimet dhe si vihen ato në funksion të qytetarit. Politikë është edhe përpjekja për të ndikuar vendimet dhe realizimin e tyre, ndërsa në brendinë e saj është vendosur strategjia për të arritur qëllimin e përbashkët. Nuk mund të ketë vendime strategjike në qoftë se nuk kemi objektiva ose qëllime të përcaktuara më parë, sot ose nesër. Interesi i shqiptarëve në Mal të Zi, në radhë të parë, është mirëqenia në të gjitha sferat e jetës. E kaluara jonë historike dhe praktika e përditshme kanë treguar qartë se mirëqenia nuk arrihet pa barazi politike sepse po të ishte ndryshe sot vendet e banuara me shqiptarë, falë pozitës dhe resurseve ekonomike, do të ishin ndër territoret më të zhvilluara në Mal të Zi. Pozita në hartën e zhvillimit ekonomiko-social apo arsimor e kulturor ka ngjyrën e

6

Javore KOHA

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

vendit që kemi në shtetin e Malit të Zi. Të jetosh bashkërisht do të thotë të jetosh në mënyrë të barabartë, sepse vetëm të barabartët mund të jetojnë bashkërisht. E kaluara jonë në 30 vitet e pas komunizmit, po ashtu, ka treguar qartë se fuqia politike e faktorit vendimmarrës të shtetit të Malit të Zi, pothuaj gjithmonë është varur nga shkalla e kohezionit brenda shqiptar. Për fat të keq, edhe sot e kësaj dite, bashkëpunimi apo bashkërendimi i partive politike shqiptare për çështjet kryesore të përfaqësimit, identitetit kombëtar apo të zhvillimit të mirëqenies ekonomiko-sociale, arsimore apo kulturore është i pakoordinuar dhe lë për të dëshiruar. Kjo mundëson rritjen e fuqisë politike të faktorit vendimmarrës, nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër pozita e shqiptarëve sa vjen e përkeqësohet. S’e mbaj mend se këto 30 vitet e fundit ndonjëra nga partitë politike shqiptare, pjesëtare të pushtetit ekzekutiv-politik, në nivel shtetëror apo lokal, i ka përdorur të gjitha mjetet e lejuara demokratike, ndoshta edhe asnjë nga ato, për të kundërshtuar apo vepruar deri në mosbindjen civile-politike, jo për të kundërshtuar shtetin dhe politikën e tij, por thjesht për të realizuar të drejtat dhe liritë fundamentale të njeriut, të shqiptarëve, të proklamuara e të ratifikuara nga shteti, për pavarësinë e të cilit shqiptarët kontribuuan aq shumë. Edhe pse zhvillimi ekonomik është shumë i rëndësishëm dhe është bazë e të gjitha të mirave që mund t’i ketë një popull, kësaj radhe nuk do të shërbe-

hem me statistikat e saj sepse ato janë të dukshme dhe të njohura. Kësaj radhe, nëpërmes shembujve, po përmend disa dukuri që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të shqiptarëve, që ndikojnë keq në vetëdijen e tyre, që dobësojnë pozitën e tyre në shoqëri e të cilat çojnë drejt prishjes së imazhit të identitetit kombëtar me qëllimin e heshtur (të planifikuar) - asimilimin e qetë të shqiptarëve.

Fëmijët tanë vazhdojnë shkollimin e mesëm dhe të lartë në gjuhën joamtare

Arsimimi është shtylla kurrizore e zhvillimit të një populli dhe shkalla e parë për arritjen e barazisë ekonomike dhe politike. Populli shqiptar në Mal të Zi, i etur për arsimimin e fëmijëve të vet, me

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e Zi (1)

ës së shqiptarëve mund dhe sakrifica të mëdha zgjodhi rrugën e arsimit shqip. Deri në vitin 1964, në Mal të Zi nuk kishte shkolla të mesme në gjuhën shqipe, kështu që fëmijët tanë mësimet i vazhduan në shkollat shqipe në Kosovë, përkundër tentimeve të ndryshme të faktorit politik malazez, për t’i bindur disa që shkollën ta vazhdojnë në gjuhën malazeze në Mal të Zi, duke u premtuar edhe favore të ndryshme. Tradita e ndjekjes së shkollës në gjuhën shqipe vazhdoi edhe pas vitit 1990, tanimë jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri. Në shkollat shqipe në Kosovë dhe Shqipëri u arsimuan edhe një numër i madh i atyre që sot merren me politikë aktive në Mal të Zi dhe jam i bindur se nuk e ndiejnë veten aspak inferiorë. Viteve të fundit kjo traditë po zbehet gjithnjë e më shumë për faktin se një numër i konsideruar i fëmijëve shqiptarë po regjistrohen në shkolla të mesme dhe fakultete të ndryshme në Podgoricë, natyrisht në gjuhën malazeze. Në shikim të parë s’ka asgjë të keqe, nëse të gjithë ata të diplomuar nesër do të kishin të njëjtin trajtim si edhe ata që kanë mësuar shqip. Megjithatë, përvoja na ka treguar të kundërtën. Të gjithë ata që mësojnë në gjuhën malazeze (shqiptarët), pas mbarimit të shkollave të mesme apo studimeve punësohen shumë më le-

S’e mbaj mend se këto 30 vitet e fundit ndonjëra nga partitë politike shqiptare, pjesëtare të pushtetit ekzekutiv-politik, në nivel shtetëror apo lokal, i ka përdorur të gjitha mjetet e lejuara demokratike, ndoshta edhe asnjë nga ato, për të kundërshtuar apo vepruar deri në mosbindjen civile-politike, jo për të kundërshtuar shtetin dhe politikën e tij, por thjesht për të realizuar të drejtat dhe liritë fundamentale të njeriut, të shqiptarëve, të proklamuara e të ratifikuara nga shteti, për pavarësinë e të cilit shqiptarët kontribuuan aq shumë.

htë e më shpejt se moshatarët e tyre që mësuan shqip, për të mos folur për favore të tjera. Edhe pse sistemi shkollor në Ballkan dhe Evropë, pothuajse është i unifikuar, të diplomuarve jashtë Malit të Zi, sidomos në Kosovë dhe Shqipëri, nuk u njihen diplomat (ndiq nostrifikimin e diplomave të mjekësisë) ose procedurat e nostrifikimit janë të gjata e të shtrenjta. Pse ndodh kjo nëse themi se jemi të barabartë me popujt e tjerë në Mal të Zi apo cili është shkasi apo shkaku i këtij fenomeni të ri?! Ata që mësojnë shqip duhet të presin, së pari nostrifikimin e diplomave, humbin mundësinë e kryerjes së praktikës njëvjeçare e rrjedhimisht punësimi vonohet ose nuk arrihet kurrë! Pa dashur të jap përgjigjen e pa dashur të hyj në vetëdijen e çdonjërit nga ata, mendoj se kështu krijohen ndasitë dhe pakënaqësitë. Një gjë është e sigurt, pa diskutim. Njësia mësimore kuptohet, mësohet e shprehet më lehtë në gjuhën amtare. Pra, cili është motivi, mbase edhe interesi që fëmijët shqiptarë të vijojnë mësimin në gjuhën joamtare, së paku i atyre në shkollë të mesme?! Gjithsesi kjo është politikë. Shqiptarët përsëri, në jetën e përditshme dhe atë politike, mbeten inferiorë, të pabarabartë me të tjerët. Ky trend i ngjan një krimbi druri të futur në derën e shtëpisë i cili e bren ngadalë atë nga brenda, derisa një ditë e shkatërron dhe ajo ose duhet të ndërrohet ose dera mbetet e hapur nga ku hyn e del

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kush si të dojë! Ky trend po hyn në modë, po demodohet mësimi shqip, modë e cila nesër apo pasnesër mund të ketë ndikim politik me ndikim direkt në krijimin e vetëdijes kombëtare, për të cilën kësaj radhe nuk po flasim. Kjo situatë ka ndikim psikologjik te të rinjtë dhe drejtpërdrejt shkon në llogari të atyre që mësojnë në gjuhën malazeze. Me qëllim apo me pa hiri?! Sidoqoftë, efekti do të jetë shumë negativ për shqiptarët. Së pari, nënçmohet mësimi në gjuhën shqipe e favorizohet mësimi në gjuhën malazeze. Së dyti, demoralizimi i të rinjve nga veprime të tilla i vendos ata para aktit të kryer, t’ju rekomandojnë të tjerëve të shkollohen në gjuhën malazeze ose t’i lëshojnë trojet e tyre e të kërkojnë të punësohen jashtë Malit të Zi, siç po ndodh me shumë të diplomuar kohëve të fundit. Kjo është një mënyrë e sjelljes që lidhet me politikën. Është e zakonshme të dëgjosh, dhe lehtë ta besosh, sepse kjo është e prekshme, e dukshme, çdo ditë e më shumë. Ndaj, më shumë se asnjë herë, duhet të jemi syhapur për të dalluar realitetin nga të thënat, të bërat apo të pabërat. Kur ke njohuri mbi mendimet politike, kuptohet më mirë argumenti që përdoret në politikë, veçanërisht ato që i përmendëm. Ne duhet të sqarojmë qëndrimet, vendimet dhe veprimet tona, duhet t’i peshojmë mirë e të veprojmë në interes të popullit shqiptar në Mal të Zi. Mbase (nuk) jemi vonuar?! (vijon) E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Protestat si forcë morale për të bërë

Ndryshimet e nevo Për Koha Javore:

Frank Shkreli / New York Shumica e protestave ishin paqësore, por pati edhe shumë raste ku protestat u shfrytëzuan nga huliganë dhe grupe ekstremistësh, përfaqësues të ideologjive të ndryshme ekstremiste, të cilët morën pjesë në veprime të dhunshme, vjedhje dhe thyerje dyqanesh. Nga ana tjetër, në një shfaqje solidariteti të paparë më përpara në Amerikë, e në botë jo se jo, disa prej këtyre protestave paqësore në shumë qytete të Amerikës, iu bashkuan edhe oficerë të policisë, në solidaritet me kërkesat e protestuesve për drejtësi dhe kundër përdorimit të dhunës nga policia, siç u pasqyrua në Minneapolis të shtetit Minnesota para një jave, një ngjarje kjo që shkaktoi reagime të ashpra anembanë vendit. Për shkak të dhunës dhe shkatërrimit nga disa individë dhe grupe ekstremiste, disa qytete janë detyruar të shpallin orarin e ndalim-qarkullimit dhe disa guvernatorë shtetesh mobilizuan Gardën Kombëtare për të ruajtur qetësinë dhe për të mbrojtur pronat. Personalitete të njohura të jetës politike dhe shoqërore kanë komentuar vdekjen e afrikano-amerikanit Xhorxh Floyd në duart e policisë së qytetit Minneapolis, përfshirë ish-presidentët Barak Obama, Xhimi Carter, Bill Clinton e Xhorxh W. Bush, ndër të tjera personalitete të fushave të ndryshme të shoqërisë amerikane. Më tërhoqi vëmendjen, veçanërisht, deklarata e ish-presidentit republikan Xhorxh W Bush, i cili i shikon protestat paqësore – ndoshta jo si një kërcënim ndaj rendit e qetësisë – por edhe si një forcë morale për reflektim dhe si një shtytje të re për bërjen e ndryshimeve të nevojshme

8

Javore KOHA

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

në shoqërinë amerikane, kur është fjala, sidomos, për trajtimin e afrikano-amerikanëve nga policia dhe nga forcat e rendit -- – një trajtim ky që komuniteti afrikano-amerikan deri tani e ka konsideruar si të njëanshëm dhe të disfavorshëm ndaj afrikano-amerikanëve, sidomos ndaj të rinjve të këtij komuniteti. Megjithëse ish-Presidenti Bush dhe bashkëshortja e tij Laura ushprehën të pikëlluar për vrasjen brutale të Xhorxh Floyd-it dhe të shqetësuar për gjendjen e krijuar në vend si rrjedhim i kësaj vrasjeje, thonë se tani nuk është koha të japim mësime e leksione, por është koha që të dëgjojmë dhe të reflektojmë për “dështimet tona tragjike”. “Mbetet një dështim tronditës që shumë afrikano-amerikanë, veçanërisht të rinjtë afrikano-amerikanë, ngacmohen dhe kërcënohen në vendin e tyre të lindjes. Është një forcë morale”, theksoi ish-presidenti Xhorxh Bush, “kur protestuesit paqësorë, të mbrojtur nga forcat, përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe për zbatimin

e ligjit, marshojnë së bashku me protestuesit paqësorë, për një të ardhme më të mirë. Kjo tragjedi - e një serie të gjatë tragjedish të ngjashme - shtron pyetjen që është dashur të bëhej shumë më herët: Si t’i japim fund racizmit sistemik në shoqërinë tonë? Mënyra e vetme për të parë veten në një dritë të vërtetë për këtë çështje është të dëgjojmë zërat e aq shumë personave të lënduar dhe të pikëlluar. Ata që mund të kenë vendosur për t’i heshtur ato zëra, nuk e kuptojnë Amerikën dhe as mënyrat se si ky vend duhet të bëhet një vend më i mirë”, për të gjithë, u shpreh Z. Bush, në reagimin e tij ndaj vrasjes së afrikano-amerikanit Xhorxh Floyd në Minesota. Në deklaratën e tij, ish-presidenti republikan shkruan se, “Sfida më e madhe e Amerikës, për një kohë të gjatë, ka qenë dhe është se si të bashkojë njerëz me prejardhje të ndryshme nga e gjithë bota, në një shtet të vetëm drejtësie dhe mundësish të barabarta”, për të gjithë. Z. Bush paralajmëron se “Doktrina dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ojshme sjelljet e bazuara në një superioritet racial që dikur gati kishte përçarë vendin tonë – kërcënojnë gjithnjë unitetin e këtij vendi”, ka deklaruar Z. Bush. Ish-presidenti Xhorxh Bush u shpreh se shumë njerëz, me të drejtë, kanë dyshimet e veta në sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Afrikano-amerikanët, shtoi ai, janë dëshmitarë të shkeljes së përsëritur të të drejtave të tyre, ndërkohë që nuk shohin ndonjë përgjigje ose zgjidhje urgjente dhe adekuate nga institucionet amerikane. Por Zoti Bush thotë se beson në drejtësinë e qëndrueshme në Amerikë dhe se ajo do të realizohet me mjete paqësore, duke marrë një qëndrim kundër dhunës së përdorur nga grupet dhe individë ekstremë, në protestat e ditëve të fundit. “Vjedhjet nuk janë çlirim dhe shkatërrimi i pronës nuk është përparim. Por, ne gjithashtu jemi të vetëdijshëm se paqja e qëndrueshme në komunitetet tona kërkon drejtësi të barabartë. Sundimi i ligjit, në fund të fundit, varet nga drejtësia dhe nga legjitimiteti

Protestat që filluan në shtetin Minnesota pas vrasjes brutale nga policia të një afrikano-amerikani u përhapën shpejt anembanë Shteteve të Bashkuara dhe në shumë vende të botës, ndërsa vazhdojnë gjithnjë në disa qytete të mëdha e të vogla amerikane.

dhe kredibiliteti i sistemit juridik. Vendosja e drejtësisë së barabartë për të gjithë, është gjithashtu detyrë e të gjithëve” theksoi Z. Bush. Kjo, sipas ish-presidentit Xhorxh Bush do të kërkojë “Përpjekje të qëndrueshme, të guximshme dhe krijuese. Ne u shërbejmë më mirë fqinjëve tanë kur përpiqemi të kuptojmë hallet dhe përvojën e tyre. Ne i duam fqinjët tanë si veten kur i trajtojmë ata si të barabartë me ne, duke i mbrojtur dhe duke treguar dhembshuri ndaj tyre. Ekziston një mënyrë më e mirë - mënyra e mirëkuptimit, e angazhimit të përbashkët dhe veprimit të guximshëm dhe në paqen e rrënjosur në drejtësi.”, nënvizoi ish-presidenti Bush. Ndonëse në deklaratën e tij me rastin e vrasjes së afrikano-amerikanit Xhorxh Floyd nga policia në Minnesota, Z. Bush shfaqi shqetësimet e tija në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, e të cilat rezultuan në protesta të mëdha anembanë vendit—ai prapëseprapë shprehu besimin e tij se vendi do bëhet më i mirë nga kjo përvojë sado e hidhur, ashtu

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

siç ka ndodhur edhe në shumë raste të tilla në historinë e Amerikës. “Jam i sigurt, se së bashku, amerikanët do të zgjedhin mënyrën më të mirë, për të zgjidhur problemet e tyre”, ka përfunduar deklaratën e tij, ish-presidenti Xhorxh W. Bush, duke thënë se, “Zgjidhjet e problemeve të shoqërisë amerikane mund të realizohen më së miri duke jetuar e vepruar në bazë të idealeve themelore amerikane – në bazë, pra, të së vërtetës themelore se të gjithë njerëzit janë krijuar me të drejta të barabarta dhe të pajisur nga Perëndia me disa të drejta të veçanta. Ndërkaq, për zhvillimet e fundit në Amerikë – përfshirë protestat gjithëpërfshirës kundër vrasjes së afrikano-amerikanit Xhorxh Floyd nga policia e qytetit Minneapolis u shprehen të gjithë ish-presidentët që ende jetojnë – përfshirë edhe ish-Presidentin Barak Obama -- i pari president i Amerikës me origjinë afrikano-amerikane. Në reagimin e tij, Z. Obama tha se ka ardhur koha që të nxirren në pah problemet raciale të shoqërisë dhe për të venë, njëkohësisht, “njerëzit në pushtet në një pozitë të pakëndshme”, përsa u përket këtyre sfidave shoqërore. Ish-presidenti demokrat u bëri thirrje protestuesve që të kenë “Shpresë edhe pse ndiheni të zemëruar…se ndryshimi po vjen…ndryshime epike në vendin tonë”, që sipas tij, “do të jenë po aq të rëndësishme sa ato që kam parë në jetën time”. Z. Obama e mbylli mesazhin e tij duke thënë se këto protesta masive sot dallojnë nga lëvizjet për të drejtat civile të 1960ave, sepse sipas tij, kësaj radhe, “Këtu ka diçka ndryshe”, duke shtuar se ata që protestojnë e marshojnë sot, përbëjnë një përfaqësim shumë më të madh të Amerikës sesa 50 vjet më parë. Fuqia e të pafuqishmëve, do ta cilësonte ish-disidenti, aktivisti i të drejtave të njeriut dhe ish-presidenti çek, Vaclav Havel! E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi sociopolitik

Varfëria - shkak i rë së natalitetit në Ma Nail Draga

Në Malit të Zi, krahas çështjës së koronaviruesit e cila ishte epidemi me karakter global që u përballua me sukses dhe pa pasoja ndaj qytetarëve, aktuale mbesin shëtitjet e qytetarëve me përkatësi fetare ortodokse në organizim të Kishës Ortodokse Serbe(KOS) që paraqesin shqetësim ekskluziv politik, sepse siç duket rolin e opozitës është duke e marrë kisha serbe, që dëshmohet me regjinë organizative të protestave, që kanë marrë karakter jofetar por kundërshtetëror. Nga ana tjetër, aktuale janë zgjedhjet e rregullta parlamentare që duhet të mbahën në vjeshtë, çështje kjo që kontestohet nga opozita, për mos harmonizimin e ligjit zgjedhor, madje duke deklaruar për mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve, dukuri e cila deri më tash nuk ka qenë e njohur në praktikën parlamentare në Mal të Zi. Por, çështjet e tilla për momentin kanë mënjanuar krizën ekonomike ku varfëria është bërë jo dukuri por proces për një numër të konsiderueshëm të qytetarëve, në këtë mjedis.

Kriza sociale dëshmi e pabarazisë

Qytetarët çdo ditë janë duke u bindur se sintagma shteti i së drejtës sociale, është konstatim për konsum ditor sepse realiteti është tjetër fare. Në këtë aspekt me të drejt është pritur se nga 21 maji i vitit 2006, kur u votua për pavarësi të shtetit, se do të bëhën

10

Javore KOHA

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

ndryshime në këtë drejtim, por qytetarët janë zhgënjyer, sepse ka padrejtësi të mëdha, ku qytetarët e hetojnë kudo. Në Mal të Zi nuk është e panjohur së gjatë tranzicionit një grup i të privilegjuarve janë pasuruar në saje të gjoja privatizimit të ish- ndërmarrjeve shtetërore, apo formave të tjera që me të drejtë mbajnë epitetin e oligarkëve. Ndërsa në anën tjetër ekziston pjesa më e madhe e qytetarëve të cilët më vështirësi e përballojnë muajin, që janë bërë për raste sociale. E dhëna se qytetarët jetojnë në shtetin me pagën minimale me të ulët në rajon, ku pagat stagnojnë me vite, si dhe me vonesa të konsiderueshme më muaj të tërë, nga del së qytetarët jetojnë më dobët se viteve të kaluara, ku emigrimi i të rinjve është bërë dukuri normale, ku është degaraduar arsimi, shëndetësia, ndërsa pensionistët mezi mbijetojnë.

Diferencimi në të ardhurat materiale

Në saje të të dhënave statistikore në lidhje me të ardhurat mujore, përkatësisht me pagat, del qartë se ekziston një diferncim i madh, që është dëshmi transparente e pabarazisë sociale. Si rast tipik i kësaj çështjeje ishte debati kohë më parë në media për pagën mujore të drejtorëve në shumën e disa mijëra eurove, që janë ndërmarrje shtetërore, që paraqet keqpërdorim të pozitës së tyre drejtuese, duke dëshmuar pabarazi ndaj të punësuarve të tjerë aty, sidomos për punëtorët fizikë që paguhen me paga minimale. Në saje të informacioneve që disponojmë, në fund të vitit të kaluar në Mal të Zi kanë qenë të punësuar 191.833 individë, por për 157 mijë persona janë të njohura të dhënat për të ardhurat e tyre, ndërsa për të tjerët prej 34 mijë,

punëdhënësit nuk kanë paguar tatimet dhe kontributet. Në këtë aspekt janë publikuar të dhënat për neto pagën mujore në dhjetor të vitit të kaluar. Vlerën prej 250 euro e kanë pasur 55 mijë të punësuar, ndërsa nga 251 euro e deri 400 euro janë paguar 36 mijë të punësuar. Pagën nga 401 deri në 500 euro e kishin 18 mijë të punësuar, nga 501700 euro, 25 mijë, 701-1000 euro e kishin 13 mijë të punësuar. Ndërsa pagën mbi 1000 euro e kishin 10 mijë të punësuar. Ndonëse në këtë moment në Mal të Zi janë të papunë rreth 40 mijë qytetarë, ndërsa 65 mijë pensionist kanë të ardhurat mujore nën 250 euro. Nga ana tjetër, pensioni mesatar në Mal të Zi në fund të vitit 2019 ishte 288 euro, ai ishte më i ulti në regjion, nga del së kjo kategori është në pozitë të lëmoshës për të mbijetuar. E dhëna se të ardhurat neto mujore prej më pak se 400 euro i marrin 90 mijë të punësuar, apo 60% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve, është dëshmi e mjaftueshme për të ilustruar gjendjen e pavolitshme sociale në Mal të Zi. Këtij konstatimi duhet shtuar të dhënën nga MONSTAT-i për muajin prill se paga mesatare në Mal të Zi ishte 521 euro, ndërsa sipas të dhënave nga Drejtoria e tatimeve ajo është realisht më e ulët, ndërsa për shpenzimet minimale mujore të shportës së ushqimeve janë 641,8 euro, që dëshmon diferencën praktike dhe vështirësistë për të përballuar gjendjen aktuale. Dhe një gjendje e tillë ekonomike, ku rreth 100 mijë qytetarë në Mal të Zi jetojnë në varfëri, ndërsa çdo e 19ta familje jeton nga ndihma sociale, numri i të varfërve rritet vazhdimisht, ka ndikuar direkt në rënien e natalite-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ënies al të Zi tit në Mal të Zi, sidomos në regjionin verior, proces i cili është i pranishëm vite me radhë, duke dëshmuar diferencimin demografik dhe social.

Murtaja e bardhë në 16 komuna

Sipas të dhënave nga MONSTAT- i në Mal të Zi në tremujorin e parë të vitit 2020, shtimi natyror negativ është regjistruar në 16 komuna. Siç informohet në pasqyreën mujore, më shumtë të vdekur sesa të lindur janë në këto komuna: Andrijevicë, Beranë, Bjellopole, Cetinë, Danilovgrad, Guci, Hercegnovi, Kollashin, Kotorr, Mojkovc, Nikshiq, Petnjicë, Plevle, Plluzhinë, Shavnikdhe Zhablak. Për këta tre muaj kanë lindur 1676 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 1641 qytetarë. Në këtë regjistër mungojnë të dhënat për gjashtë komuna të tjera, por deri në fund të vitit nuk përjashtohet që edhe ata t’ iu bashkëngjiten këtyre.

Mungojnë masat qeveritare për natalitet

Ndonëse ky trend i rënies së natalitetit është i njohur për qeveritarët , kjo nuk është duke i shqetësuar autoritetet. Madje nëse nuk merren masa konkrete në këtë drejtim, dukuria e shpopullimit të vendbanimeve rurale në shumë komuna, do të jetë dukuri e vazhdueshme. Nga gjendja e pavolitshme ekonomike, një numër i konsiderueshëm i të rinjve hezitojnë të martohen e me këtë të formojnë familjet e tyre, sepse nuk shohin ndonjë perspektivë ne mjedisin e tyre. Si të vetmen perspektivë shohin migrimin nga vendbanimet e tyre në qendrat urbane apo në botën e jashtme. Në këtë dukuri ndikon edhe moshërimi demografik, që është e pranishme sidomos në vendbanimet

Në një vend ku pagën më të vogël se 250 euro në muaj e marrin 55 mijë të punësuar, që përbëjnë rreth një të tretën e të punësuarve në Mal të Zi, është dëshmi e mjaftueshme për të konstatuar se varfëria është dukuri e pranishme kudo, por në veçanti në mjediset rurale sidomos në regjionin verior, që ka ndikuar në rënien e natalitetit si dhe në migrimin e popullsisë, duke dëshmuar diferencimin demografik dhe social në këtë mjedis

e zonave të thella malore, kryesisht në pjesën veriore të Malit të Zi. Nga ana e qeverisë dhe ministritë përkatëse deri më tash nuk është marrë ndonjë vendim konkret për të stimuluar natalitetin, duke nxitur lindshmërinë përmes mbështetjes financiare. Në këtë aspekt ndonëse në vitin 2016, u vendos për të mbështetur me pension nënat të cilat kanë lindur tre e më tepër fëmijë, që ishte një veprim i qëlluar, por më pas një vendim i tillë u anulua, nga shumica parlamentare përkatësisht pushteti aktual, duke krijuar pakënaqësi te qytetarët të cilët u mashtruan në këtë aspekt. Përjashtim bën këtu ndihma financiare më rastin e lindjes së fëmijëve e asgjë më shumë, që është fare pak, në mungesë të një strategjie demografike në nivel shtetëror.

Shqiptarët në pozitë të pavolitshme

Nuk ka dilemë se kriza ekonomike i godet të gjithë, por në pozitë më të pavolitshme janë qytetarët e zonave rurale si dhe pjesëtarët e popujve më të pakët në numër. Në këtë aspekt përjashtim nuk bëjnë as shqiptarët, sepse si në kohën e monizmit edhe tash në pluralizëm, në viset shqiptare është investuar pak, për të mos thënë aspak, që ka ndikuar në statusin social të popullsisë në mjediset përkatëse. Pikërisht, në saje të varfërisë ekonomike, papunësisë dhe mungesës së perspektives, migrimi i shqiptarëve vazhdon gjithnjë në dy drejtime; ndaj qendrave urbane apo në botën e jashtme. Dukuria e emigrimit të shqiptarëve në botën e jashtme ka marrë përmasa shqetësuese, sidomos pas vitit 1991, me rastin e luftërave në ish-Jugosllavi, sepse ata nuk kanë dashur të jenë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

pjesëmarrës në luftën e realizuar nga politika serbomadhe. Në saje të të dhënave që disponojmë, çdo i treti shqiptar nga Mali I Zi ndodhet në botën e jashtme, proces i cili vazhdon gjithnjë, që është me pasoja në të ardhmen. Dhe një dukuri e tillë ka ndikuar që vendbanime të tëra si në Krajë, Malësi e gjetiu janë pa banorë, nga del se viset shqiptare i ka përfshirë dukuria e shpopullimit. Si barometër tregues janë edhe numri I nxënëseve të regjistruar në shkollat me mësim në gjuhën shqipe, numër i cili është në rënie të vazhdueshme. Një dukuri e tillë është rezultat i natalitetit të ulët të popullsisë, varfërisë ekonomike e emigrimit, çështje të cilat do të jenë më të qarta vitin e ardhshëm, kur në Mal të Zi do të mbahet regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë.

Përfundim

Qytetarët në Mal të Zi nuk kanë nevojë për demagogji apo retorikë të strukturave politike e qeveritare, sepse janë dëshmitarë okularë për rrjedhat ekonomike dhe politike në vend, andaj çdo prezantim i avancimit të zhvillimit ekonomik, është për konsum ditor, në shërbim të politikës ditore. Sepse një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë duke mbijetuar, ndërsa një kategori e pensionistëve jetojnë me lëmoshë sociale, që është dëshmi e pabarazisë sociale. Ndërsa në rrethana të tilla shoqërore çështja e natalitetit, përkatësisht e shtimit natyror të popullsisë, vazhdon të jetë shqetësuese, me pasoja në të ardhmen, andaj për momentin është iluzion të pritet ndonjë ndryshim pozitiv, sepse nuk ekziston strategjia shtetërore demografike, sikurse në vendet e ndryshme europiane. E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Diogjeni dhe Aleksandri Njeriu i pasur beson se ka shtëpinë e tij të madhe me shumë dhoma dhe orendi, piktura, rroba të shtrenjta, dhe llogari bankare. Por, jo. Ai varet prej tyre. Ai shqetësohet për ‘to; harxhon pjesën më të madhe të energjisë së tij duke u kujdesur për to; mendimi i humbjes së tyre e bën atë të sëmurë nga ankthi. Ato e zotërojnë atë. Ai është skllavi i tyre. Me qëllim të blerjes së një sasie të mallrave të rremë, që prishen, ai ka shitur të mirën e vetme të vërtetë, të qëndrueshme: pavarësinë e tij. Ka pasur shumë që janë lodhur nga shoqëria me ndërlikimet e saj dhe janë larguar për të jetuar thjesht - në një fermë të vogël, në një fshat të qetë, ose në errësirën e anonimitetit. Këto mësonte Diogjeni.

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington I shtrirë në tokë, zbathuri, parruar, gjysmë i zhveshur, ai dukej si lypës ose i çmendur. Kishte hapur sytë me agimin e diellit, buzë rrugës, ishte larë në rrjedhën pranë, për mëngjes një copë bukë dhe disa ullinj kishte ngrënë shoqëruar me ujë nga burimi. Duke mos pasur punë për të shkuar, dhe as familje për t’u kujdesur, ai ishte i lirë. Ndërsa sheshi i tregut mbushur me blerës, tregtarë, skllevër dhe të huaj, ai shëtiti mes tyre për një a dy orë. Të gjithë e njihnin, ose kishin dëgjuar për ‘të. Njerëzit i bënin pyetje të mprehta dhe merrnin përgjigje më të mprehta. Ndonjëherë hidhnin sharje dhe sharje merrnin; nganjëherë i hidhnin copa buke dhe falënderime të pakta; ndonjë guralec dhe mori gurësh e abuzimesh. Ata nuk ishin të sigurt nëse ai ishte i çmendur apo

12

Javore KOHA

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

jo. Ai e dinte që ata ishin, të gjithë të çmendur, secili në një mënyrë a tjetër; ata e argëtonin. Tani ishte përsëri në shtëpinë e tij. Nuk ishte shtëpi, madje as kasolle. Ai mendonte se të gjithë jetonin në shtëpi, vila a pallate, me ankth. Ç’e donte shtëpinë? Askush nuk ka nevojë për privatësi. Aktet natyrore nuk janë të turpshme. Askush nuk ka nevojë për shtretër, karrige dhe mobilje. Kafshët jetojnë mirë e shëndetshëm dhe flenë në tokë. Gjithçka që kërkon njeriu, pasi natyra nuk e veshi siç duhet, është një veshje për t’a mbajtur ngrohtë, dhe strehë për t’a mbrojtur nga shiu dhe era. Kështu ai kishte një batanije - për ta veshur gjatë ditës dhe për ta mbuluar natën - dhe flinte në një qyp. Emri i tij ishte Diogjen, me kuptimin ‘djalëzoti’. Ai ishte themeluesi i fesë së quajtur Cinizëm, fjalë do të thotë “qënishte”, sepse jetë si të qënit bënte dhe fjalët e tij sikur kafshonin. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në qytetin e pasur të Korintit, duke tallur dhe satirizuar njerëzit dhe duke konvertuar herë pas here ndonjë prej tyre. Shtëpia e tij nuk ishte fuçi e bërë prej druri, kjo kushtonte shumë. Ishte

një enë prej balte, diçka si një rezervuar uji - pa dyshim që nuk përdorej më sepse ishte e thyer. Ai nuk ishte i pari që banoi në një enë të tillë. Refugjatët e shtyrë në Athinë nga pushtimi Spartan ishin strehuar në qypa balte. Por ai ishte i pari në parim. Diogjeni nuk ishte maniak. Ai ishte një filozof që shkroi shfaqje, poema dhe ese që shpjegonin doktrinën e tij. Ai fliste me ata që ishin të vëmendshëm të dëgjonin. Kishte nxënës që e admironin. Por ai mësonte kryesisht me shembuj. Të gjithë duhet të jetojnë natyrshëm, thoshte ai, sepse ajo që është e natyrshme është normale dhe nuk mund të jetë e keqe ose e turpshme. Jetoni pa konventa, të cilat janë artificiale dhe false; qëndroni larg nga ndërlikimet, teprimet, vetëm kështu mund të jetoni një jetë të lirë. Njeriu i pasur beson se ka shtëpinë e tij të madhe me shumë dhoma dhe orendi, piktura, rroba të shtrenjta, dhe llogari bankare. Por, jo. Ai varet prej tyre. Ai shqetësohet për ‘to; harxhon pjesën më të madhe të energjisë së tij duke u kujdesur për to; mendimi i humbjes së tyre e bën atë të sëmurë nga ankthi. Ato e zotërojnë atë. Ai është

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

skllavi i tyre. Me qëllim të blerjes së një sasie të mallrave të rremë, që prishen, ai ka shitur të mirën e vetme të vërtetë, të qëndrueshme: pavarësinë e tij. Ka pasur shumë që janë lodhur nga shoqëria me ndërlikimet e saj dhe janë larguar për të jetuar thjesht - në një fermë të vogël, në një fshat të qetë, ose në errësirën e anonimitetit. Këto mësonte Diogjeni. Ai ishte misionar. Qëllimi i jetës së tij ishte i qartë për të: për “të rimarrë monedhën”. Për të rikrijuar monedhën: për të marrë metalin e pastër të jetës; për të fshirë shenjat e vjetra të rreme konvencionale dhe për ta shtypur atë me vlerat e saj të vërteta. (Ai dhe babai i tij dikur ishin dënuar për falsifikim; për “rivendosje” ishte shakaja e Diogjenit për këtë çështje.) Filozofët e tjerë të mëdhenj të shekullit të 4 p.e.s., i mësonin nxënësit e tyre nën hije pemësh, në shkallët e ftohta të Akademisë ose në sheshe.

Disa vjet më vonë Aleksandri nuk i kundërshtoi nderimet e ekzagjeruara që i kushtoheshin madhërisë së Tij; por tani ai ishte akoma i ri, dhe foli i pari, me një përshëndetje të këndshme. Duke parë “shtëpinë” e thyer, rrobën e vetme të përlyer dhe trupin gjysmë të shtrirë në tokë, Aleksandri tha: “A ka ndonjë gjë që mund të bëj për ju, Diogjen?” “Po,” u përgjigj ai. “Qëndroni në njërën anë. Ju po bllokoni rrezet e diellit.”

Atë ditë sheshi i vogël filloi të mbushej me njerëz. Djemtë e parisë të veshur në mënyrë elegante, të zbritur nga fshatrat që flisnin një dialekt të ashpër të huaj, sekretarë të matur, oficerë me mendje të fortë, diplomatë të vetëdijshëm: Të gjithë gradualisht formuan një rreth me Diogjenin në mes. Ai i vështroi ata, si një njeri i kthjellët shikon një turmë të dehurish plaçkitës dhe tundi kokën. Ai e dinte

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kush ishin. Ata ishin shërbëtorët e pushtuesit të Greqisë, shërbëtorët e Aleksandrit, mbreti maqedonas, i cili po vizitonte mbretërinë e tij të poshtëruar rishtas. Tani, Aleksandri kishte ardhur në Korint për të marrë komandën e Lidhjes së Shteteve Greke. Ai u prit dhe u nderua. Ai ishte njeriu i orës, i shekullit. Aleksandri u emërua njëzëri komandant i përgjithshëm i një ekspedite të re kundër Azisë së vjetër, të pasur, të korruptuar. Pothuajse të gjithë kishin ardhur në Korint për ta uruar, për të kërkuar punë me të, madje thjesht për ta parë: ushtarë dhe zyrtarë shtetërorë, artistë dhe tregtarë, poetë dhe filozofë. Ai mori komplimentet e tyre me mirësjellje. Vetëm Diogjeni, edhe pse jetonte në Korint, nuk e vizitoi monarkun e ri. Por Aleksandri ishte mësuar nga Aristoteli se bujaria ishte cilësi e njeriut me të vërtetë të madh. Kështu, ai vendosi të shkonte vetë tek Diogjeni. Me siguri Diogjeni do ta pranonte fuqinë e pushtuesit me një dhuratë të mençurisë së rrëmbyer. Me fytyrën e tij të pashme, shikimin e zjarrtë, trupin e zhdërvjellët, mantelin e tij të purpurt dhe të artë, dhe ajrin e tij të fatit, Aleksandri lëvizi nëpër turmën që hapej nga kuajt. Kur një mbret afrohet, të gjithë ngrihen në respekt. Diogjeni nuk u ngrit; ai thjesht u mbështet në njërin bërryl dhe nuk tha asgjë. Kishte një heshtje. Disa vjet më vonë Aleksandri nuk i kundërshtoi nderimet e ekzagjeruara që i kushtoheshin madhërisë së Tij; por tani ai ishte akoma i ri, dhe foli i pari, me një përshëndetje të këndshme. Duke parë “shtëpinë” e thyer, rrobën e vetme të përlyer dhe trupin gjysmë të shtrirë në tokë, Aleksandri tha: “A ka ndonjë gjë që mund të bëj për ju, Diogjen?” “Po,” u përgjigj ai. “Qëndroni në njërën anë. Ju po bllokoni rrezet e diellit.” E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Kultura në kohën e pandemisë Punonjësit e kulturës kanë nevojë më shumë se kurrë për publikun e vet, kurse kulturëdashësit janë të etur për programe kulturore. Të gjithë njerëzit e kulturës duhet të jenë të vetëdijshëm se para tyre është një periudhë e vështirë jo vetëm për shkak të krizës financiare, por edhe ngaqë te publiku ekziston akoma frika nga koronavirusi dhe do të duhet pak kohë që ata t’u rikthehen ambienteve kulturore. Megjithatë, jeta vazhdon dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë që t’i kthehemi normalitetit edhe në fushën e kulturës

Njeriu si qenie shoqërore ka nevojë për plotësimin e nevojave të ndryshme. Përpos nevojave themelore, njerëzit gjithashtu kanë nevoja të natyrës sociale, ku bën pjesë edhe kultura. Kultura është ushqim shpirtëror për njeriun. Ajo përbën një fushë të rëndësishme të veprimtarisë njerëzore, ku individi shpreh talentin, prirjet, aftësitë dhe shkathtësitë e tij. Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 e ka goditur edhe fushën e kulturës. Jeta kulturore është paralizuar. Pothuajse në të gjitha vendet janë mbyllur institucionet kulturore, si muzetë, teatrot, kinematë etj. Shumë aktivitete të planifikuara që të mbahen në këtë periudhë janë anuluar, ndërsa të tjera janë shtyrë për më vonë. Në këtë mënyrë, njerëzit kanë qenë të privuar që të ndjekin drejtpërdrejt aktivitetet dhe shfaqjet e ndryshme kulturore. Në mjediset e vogla, siç është Mali i Zi dhe trevat shqiptare në rajon, kultura mbijeton nga mbështetja e sektorëve të tjerë sepse nuk prodhon të ardhura për të siguruar vetë ekzistencën. Prandaj edhe kultura në këto vende është goditur më keq sesa disa sektorë të

Ismet Kallaba

14

Javore KOHA

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

tjerë. Sidoqoftë, njerëzit e kulturës nuk kanë qëndruar duarkryq gjatë periudhës së pandemisë. Derisa një pjesë e tyre nuk kanë qenë produktivë për shkak edhe të efektit psikologjik që ka shkaktuar koronavirusi, të tjerët janë treguar kreativë duke gjetur forma të reja për t’i kënaqur kulturëdashësit. Për të mbajtur sadopak gjallë jetën kulturore, një numër i institucioneve kulturore kanë kaluar në shfaqjet (transmetimet) online të programeve të tyre. Pandemia në të njëjtën kohë ka shërbyer edhe si moment reflektimi për disa krijues, si frymëzim për ide dhe projekte të reja në të ardhmen. Të tjerë kanë

Pandemia në të njëjtën kohë ka shërbyer edhe si moment reflektimi për disa krijues, si frymëzim për ide dhe projekte të reja në të ardhmen. Të tjerë kanë gjetur qetësinë e duhur dhe kohën e munguar për të përfunduar gjëra dhe projekte të lëna përgjysmë, që mbase nuk i kishin kryer kurrë.

gjetur qetësinë e duhur dhe kohën e munguar për të përfunduar gjëra dhe projekte të lëna përgjysmë, që mbase nuk i kishin kryer kurrë. Tanimë kur masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Njerëzit e kulturës nuk kanë qëndruar duarkryq gjatë periudhës së pandemisë. Derisa një pjesë e tyre nuk kanë qenë produktivë për shkak edhe të efektit psikologjik që ka shkaktuar koronavirusi, të tjerët janë treguar kreativë duke gjetur forma të reja për t’i kënaqur kulturëdashësit.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

në shumë vende, përfshirë edhe Malin e Zi, janë zbutur, edhe kultura po përpiqet të rifillojë aktivitetin e saj. Punonjësit e kulturës kanë nevojë më shumë se kurrë për publikun e vet, kurse kulturëdashësit janë të etur për programe kulturore. Të gjithë njerëzit e kulturës duhet të jenë të vetëdijshëm se para tyre është një periudhë e vështirë jo vetëm për shkak të krizës financiare, por edhe ngaqë te publiku ekziston akoma frika nga koronavirusi dhe do të duhet pak kohë që ata t’u rikthehen ambienteve kulturore. Megjithatë, jeta vazhdon dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë që t’i kthehemi normalitetit edhe në fushën e kulturës.

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Javore KOHA

15


HISTORI

Manastiri i Rotecit dhe Atë Gjergj Pelini (1)

Udha tek vendi i shenjtë ku gurët flasin me ty “Shqipëria është një tempull i lashtë, ku tek porta e saj njeriu e ulë kokën”

Arian Leka

derbe, Atë Gjergjin tjetër, kryemur- të katolicizmit. gun e abatin Gjergj Pelinin (1438- Konstantin Jireček, njëri ndër 1463). themeluesit e shkencës serioze, gati Shën Mëria e Rotecit, sllavisht Ratac, 100 vitet e shkuara shkruan rreth gëzonte emër të madh përtej kufijve manastirit të Rotecit dhe Helenën Sami Flamuri të Arbërisë. I vendosur lart përmbi e Anzhujve, si ajo në një kujtim të det, ajo shihej si kështjellë e fuq- përhershëm, sidomos në Diokle (sot ishme dhe vendstrehim për njerëzit Duklja), me devotshmërinë e vet ndaj e vobektë dhe ata që nuk i pranonte Kishës Katolike rindërtoi nga e para manastiret e Urdhrit Françeskan, Njeriu s’ka si të mos çuditet kur në askush - të prekurit nga murtaja. një rrugë së cilës i kam rënë shumë Herën e parë përmendet në burimet kishat në Tivar, Ulqin, Shas dhe Koherë sapo e kalon Tivarin (Bar), asaj zyrtare në vitin 1247, por ka shumë torr. Jelena e Anzhujve, ishte bashkëshortqë quhet Magjistralja e Adriatikut gjasa që është themeluar më herët. (Jadranska Magistrala E65), ashtu Ishin kudo me nam burimet e tij të ja e Urosh “Çalanit” Nemanja dhe pothuajse sikur në harresë të shfaqet pasura ujore dhe rrethinat plot me nëna e mbretit Milutin Nemanja, dhe një tabelë rrugore me emrin “Ratac”. ullishta, klima e butë, e sidomos emri deri në ditët e fundit të jetës së saj Vitin e kaluar, një ndër vendet më hyjnor që kishte ky vend. Thesari i i qëndroi besnike Papës së Romës. mbresëlënëse që pata fatin e mirë vërtetë i manastirit ishte ikona e Shën Kur albanologu kroat i fillimshekullit ta vizitoj përsëri, pas dhjetë vitesh Mërisë. Guroret e këtij manastiri, ku të kaluar, Dr. Milan Šufflay, e quan mungesë, ku atëherë derën ma hapi gurgdhendësit e Tivarit nxirrnin e për- “tokë austriake” vendin ku ndodhet binjaku im Naim Flamuri, këtë tani po punonin gurin e famshëm të kuqër- Manastiri i Rotecit, e ka fjalën për e bëja pikërisht me shokët e mi nga remte që nisej për eksport. Abatët e kohën para se të krijohej Mbretëria Ulqini - Gazmend dhe Indrit Çitaku, Rotecit ishin njerëz që bashkëpër- Serbo- Kroato- Sllovene. Kur thotë: si dhe me fotografin Gëzim Mavriqi. caktonin politikën e Arbërisë dhe që “E rrethuar nga elementi ortodoks”, Më lejoni që me modesti t’ju rrëfej se e kthyen abacinë e tyre në qendër duhet ta ketë fjalën për kohën pas çka paraqet në historinë shqiptare diplomatike. Roteci, në kufij të viseve krijimit të Kishës Ortodokse Serbe Rataci apo në gjuhën e bukur shqipe ortodokse, përfaqësonte një bastion në vitin 1219, kur do të krijohej MaManastiri benediktin (urdhër murgjish të krishterë - katolikë), themeluar Së bashku me Argjipeshkvinë e Tivarit, ai manastir ka një rreth vitit 529 nga Benedicti i Nursia. Po Roteci i fshehur nga pluhuri i harmeritë të pazëvendësueshme në krejt historinë mesjetare resës, si ka mundësi që asnjë shenjë, të Arbërisë, për rrjedhojë edhe të Shqipërisë si trashëguese tabelë apo pllakë, asnjë rrëfim për këtë vend të shenjtë që te shqiptarët e Arbërisë. Mjafton të njihet vetëm kontributi i Gjergj Pelinit lidhet edhe me kryediplomatin dhe në shërbim të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. këshilltarin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit, të mbiquajtur Skën-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020


HISTORI

Foto: JESSIE B. KRASNIQI

nastiri Ortodoks i Vraninës, si dhe pas shek. XV, kur, nën ndikimin e Vlladikatit Ortodoks të Cetinës. Për shkak të pasurisë së manastirit të Rotecit, shpeshherë priftërinjtë sekullarë, të cilët ishin madje të lindur nga prindër ortodoksë, hynin në urdhër dhe përpiqeshin të bëheshin abatë. Por edhe te Kuria papnore, Abacia e Rotecit ishte e njohur mirë dhe, njerëz të fuqishëm, si p.sh. kardinali Jordan de Ursinis (1421), luftonin për të fituar komandën e tij. Disa komendatarë ditën të ishin këmbëngulës me qëllim që manastiri, gjatë kohës së tyre, të ishte i çliruar nga juridiksioni i Argjipeshkvit të Tivarit, dhe të ishte drejtpërdrejt nën fronin papnor. Nuk them që Manastiri i Rotecit ka rëndësinë e një argjipeshkvie, por ai mund të krahasohet me një ipeshkvi. Së bashku me Argjipeshkvinë e Tivarit, ai manastir ka një meritë të pazëvendësueshme në krejt historinë mesjetare të Arbërisë, për rrjedhojë edhe të Shqipërisë si trashëguese

Ndër benediktinët ngrihet lart figura e abatit të Rotecit, Gjergj Pelini (në funksion prej vitit 1438 deri në vitin 1463), i cili për një çerek shekulli do të vepronte si ndërlidhës i palodhur mes Venedikut dhe Skënderbeut, dhe si bankier i prijësit arbëror. Në luftën ndërmjet Venedikut dhe Arbërisë 1447-1448, ai ishte negociatori kryesor i cili arriti edhe armëpushimin dhe ndërprerjen e luftës.

e Arbërisë. Mjafton të njihet vetëm kontributi i Gjergj Pelinit në shërbim të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Nuk gaboj nëse them se Gjergj Pelini, për nga rëndësia dhe rezultatet e punëve të tij, mund të barazohet me argjipeshkvin e Durrësit, Pal Engjëlli. Ndër benediktinët ngrihet lart figura e abatit të Rotecit, Gjergj Pelini (në funksion prej vitit 1438 deri në vitin 1463), i cili për një çerek shekulli do të vepronte si ndërlidhës i palodhur mes Venedikut dhe Skënderbeut, dhe si bankier i prijësit arbëror. Në luftën ndërmjet Venedikut dhe Arbërisë 1447-1448, ai ishte negoci-

atori kryesor i cili arriti edhe armëpushimin dhe ndërprerjen e luftës. Në qershor të vitit 1457, Pelini e zyrtarizoi me praninë e tij letrën e Skënderbeut dërguar Venedikut, ku ai ankohej për mosshlyrjen e borxhit, që ata në fillim u pajtuan ta paguanin por me sa duket i harruan premtimet e veta. Po në të njëjtin vit, Pelini ndërmjetësoi si i dërguari i Skënderbeut në një mision diplomatik te Papa Callixtus III, ku arriti ta bindi që të vazhdojë pagesat e premtuara ndaj Skënderbeut, që ishin të nevojshme në mbajtjen e frontit kundër osmanëve. (vijon) E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Javore KOHA

17


KULTURË

Barbana rrjedh (Romani “Dashuria te palma” i autorit Asllan Bisha) dhë e vështirë, e lodhshme, shumë e ngarkuar për ne. Shqiptarët.. ...

Gani Karamanaga Në takimet e shpeshta me Asllan Bishën kemi folur edhe për romanin “Dashuria te palma”. Një ditë vendosa: “Këtë roman duhet me e përkthye në gjuhën malazeze. Është me shumë ngjarje dhe domethënës.. “ Dimër, pranverë, fillova punën. Duke lexuar, mbeta i fascinuar me ngjarjet , filluan kujtimet e mia lidhur me ato kohëra të vështira të viteve tetëdhjeta, nëntëdhjeta e më vonë. Një periu-

18

Javore KOHA

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Asllan Bisha vendlindjen e ka në shpirt dhe në zemër. Tërë jetën, që nga fëmijëria dhe deri në ditët e sotme në mendimet dhe ëndrrat e tija është fshati i vogël në afërsi të Barbanës. Pak , më larg Liqeni i Shasit, vend peshkimi në orët e hershme të mëngjesit. ... Personazhi kryesor në romanin “Dashuria te palma”, Veri, në shkollën e mesme në Kosovë në ato vite përjeton ndodhjet, vuajtjet e regjimit komunist të deformuar. Fillimisht edhe protagonistët dhe zbatuesit e parë e kanë paraparë këtë sistem si drejtim ideal shoqëror. Por, njerëzit prishën

idealin për një jetë të barabartë, për liri dhe demokraci. Dhe ndodhi : për dikë liri, privilegje, pasuri, jetë e mirë, e për shumë të tjerë: vuajte, padrejtësi.. … Djaloshi Veri prej fshatit vjen në qytet të madhë për shkollim. Por, ndodhitë e këtyre viteve lënë pasoja në sjelljet e atyre të cilët zotërojnë pushtetin. Dhe kështu dhuna dhe presionet lindin revoltë, nevojë për liri, demokraci, për njohjen e historikut të vet, për jetë të barabartë, për demokraci. Veri nuk dorëzohet, nuk e përkuli kokën dhe nuk foli se kush i ka shkruar parullat në tabelën e klasës. Është interesant edhe personazhi i drejtorit të shkollës i cili i detyruar që të veprojë në të kundërtën e mendimeve dhe parimeve të veta, në fund


KULTURË

në përjetësi sillet mirë me Verin dhe i propozon ikjen jashtë shtetit. ... Emigracioni është një gjë e cila e ka përcjellë ndër shekuj popullin shqiptar. Pse? Politika aktuale, presionet, varfëria, nxitja për një jetë më të mirë. Në romanin “Dashuria te palma”, dashuria është tema e parë dominuese. … Në Amerikë është jeta e shpejtë, vetëm, punë, punë, edhe gjumë. Njerëzit nuk kanë kohë as për vetveten. Ne, këtu ,mendojmë se atje në diasporë paratë fitohen shpejt e lehtë , kërkojmë prej të afërmeve tonë për të na sjellë para. Mendohet dhe kërkohet një jetë e lehtë, pa mundime ,pa punë. Të gjithë këto mesazhe i përshkruan autori përmes Verit i cili këshillohet

nga një mjek i dalluar që të kthehet në vendlindje. Kthimi në vendlindje si terapi kundër kancerit do t’i ndihmojë Verit. Këtu Veri takohet me vendasit. Shokët nga fëmijëria të cilët i ndihmojnë “pa hile”. … Lindi një dashuri e papritur me kamerieren Ana. Zonja nga kryeqyteti rastësisht mbërritën deri në Ulqin. Mendon të kthehet shpejt, por vendi i ynë Anës i kthen besimin te njerëzit. Aty ajo gjeti dashurinë. Përmes këtyre mesazheve autori Asllan Bisha e përshkruan Ulqinin si vend të përshtatshëm për gjithkënd, mjedis ku paragjykimet humbin vlerat e tyre. Lind dashuri ndërmjet shqiptarit dhe zonjës nga kryeqyteti i Sërbisë.. ...

Por, prapëseprapë, në vendlindjen e Verit për 30 vjet njerëzit kanë ndryshuar. Edhe vëllai i tij e mashtron nënën për t’ia nënshkruar pasurinë e Verit në emër të tij. ... Veri doli fitues në luftën kundër kancerit. I ndihmoji vendlindja, dashuria me Anën, ... shokët nga fëmijëria. Por jeta, përjetimet, vuajtjet, hidhërimet, tradhtimet ishin më të fortë se ai. Zemra e tij nuk duroj më.. Duke i mbyllur syt në vendin e huaj Barabana rjedh në përjetësi Në fund Romani “Dashuria te palma” është ndër veprat më të fuqishme të autorit Asllan Bisha. Ai zë vend të rëndësishëm në krijimtarinë shqiptare.

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Javore KOHA

19


KULTURË

Krojet e Ulqinit, pasuri e çmueshme e trashëgimisë kulturore Ulqini me rrethinë është një trevë e banuar që në lashtësi. Këtu janë gërshetuar kultura të ndryshme, duke filluar nga ato parailire (figura nga neoliti Magna mater) e deri te modernia e ditëve të sodit. Gjithashtu edhe arkitektura që hasim në Ulqin është e ndikuar nga kultura të ndryshme andaj dallojmë arkitekturën ilire, venedikase, osmane dhe atë moderne. Me pozitën që ka, Ulqini njihet si qytet bregdetar të cilin e lagin valët e Detit Adriatik por, gjithashtu Ulqini me rrethinë si vendbanim është shumë i pasur me hidro-resurse. Edhe më atraktive e bëjnë afërsia e Liqenit të Shasit dhe Shkodrës, pastaj Lumi Buna dhe përroskat ose Gurra e Millës, Kalimanit, Klleznës dhe Salçit. Në Ulqin dallojmë edhe katër burime

Kroi i Bashbylykut, në ullishtën e Ulqinit

20

Javore KOHA

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

të ujit mineral apo siç njihet në popull Uji sulfurik dhe ate në këto lokalitete: Pylli i pishave në Ulqin (ky burim është më i njohuri për shkak të vetive shëruese që ka uji i cili del në Plazhin e Grave), Gjiri i Gjeranave, Limanit dhe Valdanosit. Bazeni i Krypores paraqet një atraksion të veçantë dhe është një parajsë për mëse 250 lloje shpendësh që kanë zgjedh këtë lokalitet si vendbanim të përhershëm ose kalimtar.

Kroi i Beqir Begut, në ullishtën e Ulqinit

Të gjitha këto që përmendëm janë pasuri natyrore të një rëndësie të, veçantë por krojet ose burimet paraqesin një pasuri të çmueshme të trashëgimisë kulturore e të tilla në

Ulqin dhe rrethinë kemi një numër të madh. Krojet janë ndërtime që sot paraqesin vlerë të çmueshme të konceptimit dhe realizimit arkitekturor, por rëndësi të veçantë kanë edhe si pasuri e trashëgimisë kulturore, historike andaj edhe paraqesin një potencial të pashfrytëzuar turistik. Në të kaluarën ulqinakët duke u marrë me detari krijonin të ardhura respektabile dhe familjarët e tyre në tokë bënin një jetë të qetë ekonomike. Kështu që një pjesë të fitesës së vet e drejtonin në ndërtimin e objekteve të ndryshme të cilat do të ishin të mira kolektive për të gjithë banorët e vendit si psh: rrugë, kroje, pushimore, etj. Sipas Prof. dr. Maksut Haxhibrahimit, i cili është i vetmi që në mënyrë më


KULTURË serioze e ka lëvruar këtë problematikë sot mund të nxjerrim një përfundim se në Komunën e Ulqinit dikur kanë ekzistuar 229 kroje ose burime. Sipas një ndarje të vrazhdë territoriale këto kroje mund t’i paraqesim kësisoj: Në Ulqin – qytet, dikur kishte 43 kroje, rrethina e ngushtë e Ulqinit 59 kroje, Ana e Malit 111 dhe vetëm në ullishtën e Ulqinit 16 kroje. Natyrisht në të kaluarën ndoshta do të ketë qenë e mundur që të ketë pasur një numër më të madh të burimeve ose krojeve mirëpo falë punës së Haxhibrahimit ne sot kemi informata për ekzistimin e 229 krojeve.

Kroi i Bashbylykut, në ullishtën e Ulqinit

Sot, autori i këtyre rreshtave në ullishtën e Ulqinit ka identifikuar dhe ka gjetë 11 kroje prej 16 sish sa përmend Haxhibrahimi çka do të thotë se dhëmbi i kohës ka bërë të veten. Dikur nga kalaja për në Valdanos kanë ekzistuar tri rrugë nëpër të cilat gjenden këto kroje kurse unë po i numëroj ato që janë ende funksionale apo që mund të shihen. Duke u nisur nga mulliri i vojit rrugës Anëmalit, në fillim të ullishtës në vendin e quajtur Ullijt e Ali Shahut gjendet Kroi Doçe ose Kroi i Ali Shahut (unë mendoj se kemi të bëjmë me të njëjtin krua), vazhdon Kroi i thatë, Kroi i Salë Kikes, Kroi i Detarëve dhe Kroi i Zanave i cili sot gjendet diku mbi Kroin e detarëve e që autori i këtyre rreshtave nuk ka arritur ta gjejë. Në ullishtë një ndër

krojet më të bukur është Kroi i Begut ose Kroi i Beqir Begut të familjes Resulbegu, nën te gjendet Kroni i Mustafajt kurse në Bashbylyk gjendet Kroni i Bashbylykut në pllakën e të cilit në gjuhën e vjetër osmane shkruan ”Sahibir hajrat Osmanag Manola, tahmin Hasan Lazoja” e që në përkthim të lirë do të thotë ”Për nderë të Osmanagë Manolës, ndërtoi Hasan Lazoja”. Vazhdon Kroni i Ultimit, Kroni i Çinarit, Kroni i Limanit dhe një krua pa emër në afërsi të Kronit të ultimit. Në qytet sot për fat të keq kanë mbijetuar një numër shumë i vogël i krojeve dhe nga 43 kroje sa numëron profesor Haxhibrahimi sot mund të identifikojmë diku përafërsisht 10 prej të cilëve më të bukurit janë Kroi i Skurjave në Kala, Kroi me shkalla, Kroi i Ballos, Kroi i Shurdhajve dhe Kroi i Gjeranave apo siç thotë miku im Naim Flamuri - Kroi i Ujkut. Këto kroje përveç bukurive të tyre arkitektonike shumë prej tyre kanë edhe tregime e legjenda shumë të bukura që tregohen brez pas brezi. P.sh. e bukur është legjenda për Kroin e Zanave ose legjenda për 99 burimet e Malit të Sumës por misterioz është edhe emri i Kronit të Ballos e që si emërtim na çon deri në periudhën ilire e që emri Ballo ishte emër i shpeshtë ilir. Uji simbolizon jetën, e që ulqinakët në kohën e ilirisë padyshim se si hyjni adhuronin Redonin, hyun ilir të detit. Por, sot këto kroje i hasim në një numër të vogël sepse ato nuk mundët

t’i bëjnë rezistencë shkatërrimit nga koha, kushtet natyrore por dora njeriut ishte ajo që shumë sish shkatërroi dhe zhduki. Disa pa vetëdije e disa me qëllim nga 43 sa dikur ishin në qytetin e Ulqinit sot hasim vetëm afro 10, në ullishtë nga 16 gjejmë 11 kurse gjendja pak më e mirë është në periferinë e qytetit por që krojet në përgjithësi janë në gjendje të keqe. Duke ditë vlerën e tyre kulturo-historike, duhet ndërmarrë diçka që këto kroje të valorizohen dhe të vehen prapë në funksion dhe në shërbim të komunitetit. Pse jo edhe me valorizimin e tyre shumë sish do të përbënin edhe atraksion turistik pasi që shumë prej tyre kanë edhe tregime e legjenda shumë interesante që kanë të bëjnë me procesin e ndërtimit apo ndonjë ngjarje që ka ndodhë në afërsi. Në një të ardhme të afërt sikur të veheshin në funksion ato tri rrugët e ullishtës dhe të shndërroheshin në shëtitore ku pas çdo 2km shëtitjesh do arrinim te ndonjë krua në të cilin do të vendoseshin banka dhe pushimore të ndryshme do të paraqiste jo vetëm një pasuri për komunitetin që jeton në Ulqin por edhe një atraksion shtesë për turistët që pëlqejnë bëjnë shëtitje nëpër natyrë. Pra, sa më parë të valorizohen këto vlera të trashëgimisë tonë kulturo-historike aq më parë do çojmë në vend amanetin dhe vizionin e ndërtuesve të këtyre krojeve të cilët nuk kanë menduar vetëm për vete por edhe për pasardhësit e vet. Gazmend Çitaku

Kroi i Beqir Begut, në ullishtën e Ulqinit

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Javore KOHA

21


MOZAIK

Vuthajt me Muze etnografik

Ruajtje e vlerave trashëgimisë jetë

Fshati Vuthaj i Komunës së Gucisë dikur ishte njëri ndër fshatrat më të mëdha në trevën e Komunës së Plavës. Asaj kohe numëronte mbi 200 familje me mbi 1200 banorë. Mirëpo, për fat të keq, migrimi i hovshëm i banorëve të tij po e bën të veten. Dita ditës fshati po boshatiset me të madhe. Destinacionet dhe orientimet e vuthjanëve janë kryesisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe ato të Evropës dhe të kontinenteve të tjera. Por, edhe për kundër kësaj, vuthjanët ndjejnë mallëngjim, respekt dhe dashuri për vendlindjen e vet. Këtë e tregojnë godinat e reja të shtëpive familjare, numri i të cilave gjithnjë është në rritje. Fshati Vuthaj është vendbanim me popullatë tërësisht shqiptare. Është fshat piktoresk me pozitë kodrinore, me bukuri të rralla natyrore (kanione, ujëvara, shpella, etj.), të cilat janë motiv i joshjes së shumë vizitorëve nga komuna dhe më gjerë. Mysafirët, me rastin e vizitës së bërë fshatit, fitojnë përshtypjen se kanë të bëjnë me një trevë atraksionesh e bukurish që ka krijuar natyra, e të cilat rrallëkund mund t’i hasim, si Ujëvara Gërrla, Syri i Kaltër (i Skavkaçit), Lugina e Ropojanit, Bjeshka e Bjeliçit, Krojet e Ali Pashë Gucisë, etj. Pos objektit të Shkollës fillore katërklasëshe, atij të Shtëpisë së kulturës dhe një vistër shtëpizash për destinacione turistike, ka edhe Muzeun etnografik i cili u hap qysh para katër vitesh, pikërisht në prill të vitit 2016, pronari i të cilit është veprimtari dhe aktivisti Ramok Çelaj. Fshati Vuthaj, i shtrirë përballë Alpeve shqiptare, me shekuj ka qenë i njohur si vendbanim me shumë kulla tri e më shumë katëshe, e ndër to më në zë ishte kulla e vëllazërisë Çelaj, e cila gjendet në katundin e sipërm të fshatit.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Për të mësuar diç më shumë për rrjedhat e themelimit të muzeut si dhe për përbërjen, rolin dhe rëndësinë e tij, para pak ditësh ishim mysafir i këtij fshati, me ç’rast biseduam me pronarin e tij, Ramok Çelajn. Bisedën e zhvilluam në kullën e Çelajve, të vjetër më se dy shekuj, në katin e tretë të si cilës është i vendosur muzeu, përndryshe e njohur për bujari, fisnikëri, mikpritje, në të cilën kanë lindur dhe janë rritur e kalitur burra të shquar dhe të përmendur, e në të cilin ka lindur edhe pronari i muzeut, Ramoku, ku ka jetuar plot 36 vjet. Në pyetjen tonë se si ka ardhur deri te vendimi për themelimin e muzeut, Ramoku pa ngurrim theksoi se migrimi i vazhdueshëm i bashkëvendësve vuthjanë, boshatisja e shumë shtëpive të vjetra, e më vonë edhe rrënimi i ca prej tyre nga dhëmbi i kohës, por edhe përtërirja e ca të tjerave më vonë më të reja nga pronarët e vet mërgimtarë, shtëpi këto të cilat aso kohe ishin përplot me gjësende të ndryshme për destinacione blegtorale të punuara kryesisht nga druri e që janë përdorë për grumbullimin dhe përpunimin e qumështit, lloj-lloj enësh e mjetesh të tjera të amvisërisë për nevojat e përditshme jetësore të familjarëve, vegla të shumta artizanale të punëdores së burrave e grave, vegla dhe almise të shumëllojshme bujqësore për përpunimin e tokës, rroba për fjetje, veshmbathje e shumë gjëra të tjera të punuara kryesisht prej leshit, e që kanë qenë pjesë e pandarë e çdo familje të asaj kohe, e kanë nxitur, ngazëllyer dhe motivuar që me përkushtim, por edhe me vullnet t’i qaset punës në mbledhjen e tyre për t’i ruajtur dhe mbrojtur nga asgjësimi, zhdukja dhe harresa e tyre e përgjithmonshme, eksponate këto që padyshim dhe në mënyrë konkrete

dëshmojnë, shpalosin dhe reflektojnë vlerat e trashëgimisë jetësore, por edhe kulturore të banorëve të fshatit të lashtë me popullatë shqiptare, profesioni parësor i të cilëve, pa mëdyshje, ka qenë bujqësia dhe blegtoria. Në prononcimin për gazetën “Koha Javore”, pronari i muzeut, Ramok Çelaj, u shpreh: “Ideja për themelimin e Muzeut etnografik në Vuthaj, ka lindë në kohën kur njerëzit – vuthjanët filluan me u shpërngulë prej Vuthajve, kur njëkohësisht bëhej edhe shpërngulja e shumë të rinjve vuthjanë, i pash shtëpitë duke u mbyllë, e mërgimtarët pa mundësi për tu kthyer për shumë vite, pash shumë shtëpi duke u rrënuar vetvetiu, por edhe më vonë kur mërgimtarët u kthyen dhe filluan të ndërtojnë shtëpia të reja në trojet e të vjetrave, të cilat i rrënuan, mu atëherë më ka lindë ideja, kur pashë pjesë të amvisërisë, blegtorisë, bujqësisë e veprimtarive të tjera të njerëzve tanë me të cilat kanë jetuar dhe punuar në ato kohna, dhe prej atëherë fillova t’i mblidhi së pari disa gjana prej shtëpisë tonë të vjetër (kullës së Çelajve) ku


MOZAIK

e të ësore “

kam jetuar, gjësende të ndryshme blegtorale, enë të punuara prej drunit për bylmet, vegla dhe almise për përpunimin e tokës dhe shumë mjete të tjera të amvisërisë, të cilën e lëshova pas 36 vjet jetese me të kaluar për banim në shtëpi të re. Shumë gjana të tilla pastaj i mblodha edhe në shtëpitë tjera të vjetra vuthjane, të cilat po ashtu si shtëpia jonë ishin të pasura me gjësende të ndryshme. Kështu dalëngadalë dhe pak nga pak ia fillova punës në krijimin e muzeut etnografik. Qëllimi ishte që t’i ruaj këto gjëra të vjetra, për mos t’i humbur gjurmët tona të lashta, t’i ruajmë ato për brezat që vijnë për t’i parë ata se me çka dhe si kanë jetuar përpara paraardhësit e tyre, me çka është zhvillua e kultivua blegtoria, bujqësia, amvisëria, punëdorja dhe në përgjithësi si ka qenë jeta e njerëzve në këtë anë”. Ramoku në vazhdim të elaborimit për muzeun e vet theksoi se ai momentalisht përbëhet prej rreth 500 eksponatesh, e ndoshta edhe më shumë, por numri i tyre çdo ditë është gjithnjë e më i madh dhe vazhdimisht begatohet

Muzeu etnografik në Vuthaj i vendosur në kullën e vjetër të vëllazërisë Çelaj, në katundin e sipërm të fshatit, themelues i të cilit është Ramok Çelaj, veprimtar dhe aktivist i shquar i këtij fshati, është bërë vatër e njohur kulturore- artistike e opinionit të gjerë artdashës, i mediave të ndryshme të shkruara dhe elektronike nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Diaspora e më gjerë, por edhe e personaliteteve të shquara jetësore, shoqërore, politike, kulturore e artistike nga mbarë trojet shqiptare, të cilin e vizitojnë dhe japin vlera të larta për funksionalizimin e tij.

me eksponate të reja. Në këtë drejtim ai falënderon bashkëvendësit, por edhe të tjerët të cilët me kërshëri i ruajnë eksponatet e vjetra të cilat pa hamendje vijnë e ia dhurojnë për ta pasuruar muzeun. Ai po ashtu shprehet se bashkëfshatarët e tij ndjejnë kënaqësi kur me fëmijët e vet vijnë nga mërgimi dhe gjatë vizitës që ia bëjnë muzeut gjejnë gjerat e të parëve të vet me të cilat ata kanë jetuar dhe punuar. Ramoku po ashtu bën me dije se eksponatet e muzeut të tij rreth 90% kanë karakter blegtoral e bujqësor, por edhe të amvisërisë të cilat janë përdorë në të kaluarën, e nga pak edhe tani për veprimtaritë e ndryshme jetësore. Ato padyshim janë dëshmi faktike dhe argumentuese e jetës së banorëve vuthjanë në të kaluarën jo shumë të largët. Pothuajse të gjitha eksponatet me të cilat disponon muzeu, janë kryesisht të vjetra, kush më shumë e kush më pak, thotë Ramoku, por gjithsesi ndër to më të vjetrat janë dy kumonat e ogiçëve të shtëpisë së tij, për të cilat gjyshi i tij, i cili ka jetuar rreth 90 vjet, i ka thënë se as ai nuk e mban në mend se kur janë blerë ato, por e din se janë blerë në Shkodër diku para 150-170 vjetësh, duke pasur parasysh se edhe shtëpia, gjegjësisht kulla e vjetër, në katin e tretë të së cilës gjendet Muzeu etnografik, është e vjetër rreth 200 vjetësh. Ramoku po ashtu shprehet se dëshira e tij është që muzeu në vazhdimësi të pasurohet me eksponate të reja të cilat gjenden edhe tani në tavanet, skutat dhe lokalet e shtëpive të vjetra vuthjane të mërgimtarëve që gjenden në SHBA, Evropë e gjetiu, e kur të kthehen për vizitë vendlindjes t’i merr prej tyre edhe këto gjëra me vlerë të madhe për t’i sistemuar dhe ruajtur në muzeun e vet.

Eksponatet e Muzeut etnografik të pronarit Ramok Çelaj, janë kryesisht të mbledhura në fshatin Vuthaj, 20% në shtëpinë e tij familjare dhe 80% nga shtëpitë e bashkëvendësve të tij vuthjanë, andaj me plot gojë mund të thuhet se muzeu në fjalë është event i paçmueshëm i ruajtjes, shpalosjes dhe reflektimit të vlerave të trashëgimisë jetësore, por edhe kulturore të popullatës së këtij fshati. Vlera e eksponateve të muzeut është aq më e madhe kur dihet se ato kryesisht janë dhuratë e vet vuthjanëve dhe se një numër shumë i vogël i tyre është produkt i blerjes. Muzeu etnografik në Vuthaj i vendosur në kullën e vjetër të vëllazërisë Çelaj, në katundin e sipërm të fshatit, themelues i të cilit është , Ramok Çelaj, veprimtar dhe aktivist i shquar i këtij fshati, është bërë vatër e njohur kulturore, artistike e opinionit të gjerë artdashës, i mediave të ndryshme të shkruara dhe elektronike nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Diaspora e më gjerë, por edhe e personaliteteve të shquara jetësore, shoqërore, politike, kulturore e artistike nga mbarë trojet shqiptare, të cilin e vizitojnë dhe japin vlera të larta për funksionalizimin e tij. Në ndarje, Ramoku na bëri me dije se në të ardhmen e afërt ka në plan që një lokal të kullës së Çelajve ta shndërrojë në dhomën e ashtuquajtur “Dhoma vuthjane”, përmes të së cilës do të prezantojë në të gjitha aspektet punën dhe jetën e vuthjanëve në të kaluarën, me të gjitha elementet që asaj i takojnë, e e cila padyshim do t’i shpalosë dhe reflekton denjësisht vlerat e pashterura të trashëgimisë kulturore, me të cilat pa mëdyshje ky fshat bujar rrëzë Alpeve të thepisura shqiptare, vërtetë është i pasur. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Javore KOHA

23


SOCIALE

Psikoterapia në distancë në kohën e pandemisë Shoqata “Psikoaktiv” nga Mali i Zi ka bërë përpjekje të vazhdueshme që me psikoterapi online të trajtojë personat me shqetësime emocionale si pasojë e pandemisë COVID-19. Me seanca të formave të ndryshme, kjo shoqatë ka ndihmuar persona të shumtë, të cilët izolimi dhe distancimi shoqërorë në kohën e pandemisë ka nxitur tek ata shkarkime të fuqishme emocionale që mund të jenë shqetësim për të ardhmen e shoqërisë. Izolimi dhe distancimi shoqëror në kohën e pandemisë ka ndikuar në mënyra të ndryshme tek njerëzit, duke nxitur ndjenja të shumta për të ardhmen e tyre. Përballë kësaj gjendjeje, Shoqata “Psikoaktiv” nga Podgorica ka bërë përpjekje të vazhdueshme që me psikologji dhe psikoterapi të trajtohen njerëzit në nevojë. Kryetarja e kësaj shoqate, Hakile Resulbegu vë ne dukje se gjatë pandemisë u ofrua një ndihmë efikase. “Shoqata jonë “Psikoaktiv” është munduar që gjatë kohës së pandemisë COVID-19 t’u ofrojë qytetarëve të Malit të Zi një ndihmë efikase. Në radhë të parë ka qenë ndihma psikologjike, ku aktivistët që kanë qenë

24

Javore KOHA

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

në komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit të dëgjojnë me vëmendje çdo problem të tyre dhe t’iu ofrojnë një ndihmë konkrete. Kur janë shfaqur raste tejet të rënda, atëherë shoqata i ka udhëzuar tek Kryqi i Kuq dhe tek Instituti i Shëndetit Publik etj,” tha zonja Resulbegu. Resulbegu vuri në dukje, se psikoterapia online është bërë në forma të ndryshme duke iu përshtatur gjendjes emocionale të klientëve. Atyre u është krijuar hapësira të duhura për të shprehur mendimet dhe emocionet, me qëllim që të reflektohet sa më mirë mbi ato. “Fillimisht kemi bërë komunikimin indirekt përmes videove dhe incizimeve informative. Aty kemi folë për tema të

ndryshme siç janë dhuna në familje, altruizmi, si të jemi në komunikim me njerëzit e afërt edhe gjatë kohës së qëndrimit në karantinë, etj., Më vonë njerëzit në nevojë janë paraqitur direkt me mesazhe, duke kërkuar që të bisedohet për çështje të ndryshme që i rëndojnë ata”, tha zonja Resulbegu. Shkarkimi emocional, sipas zonjës Resulbegu, paraqet një shqetësim për të ardhmen e shoqërisë. Ajo mendon se pozita socio-ekonomike do ta rëndojë edhe më shumë shëndetin mendor të njerëzve, prandaj trajtimi i kujdesshëm në këtë drejtim është i domosdoshëm për sanimin e pasojave nga pandemia COVID-19. (VOA) a.s.


TURIZËM

Organizata Turistike e Tuzit i rikthehet aktivitetit pas pandemisë

Planifikojnë valorizimin e resurseve për nxitjen e turizmit Tuz – Treva e Malësisë posedon resurse të shumta natyrore, por edhe historike e kulturore të cilat ende nuk janë eksploruar dhe promovuar mjaftueshëm për të nxitur dhe afirmuar turizmin në vend. Mirëpo, me themelimin e Organizatës Turistike të Tuzit janë krijuar mundësitë që të gjitha këto potenciale që disponon zona e Malësisë të mund të ekspozohen me qëllim që edhe Tuzi të krijojë një imazh të destinacionit turistik ashtu sikurse e kanë shumë qytete. Secila organizatë turistike nëpër qytete të ndryshme ka edhe udhëzuesit turistikë të cilët Organizatës Turistike të Tuzit i mungojnë, mirëpo nga kjo organizatë bëjnë të ditur se janë duke punuar në këtë drejtim që në vijim të kenë udhëzuesit e tyre turistikë. “Ne po kërkojmë mundësitë se në çfarë mënyre do të mund t’i trajnonim udhëzuesit turistikë në zonën e Malësisë të cilët më pas do të mund t’i ndihmonin turistët tonë, siç është lundrimi me varkë nëpër liqenin e Shkodrës, vizitat e ndryshme nëpër trevën e Malësisë, etj”- u shpreh drejtoresha a kësaj organizate, znj. Leonora Dedivanaj në prononcimin për gazetën “Koha Javore”. Ajo më tutje shprehet se kjo organizatë ka si synim që turistët të cilët kalojnë nëpër Malësi, të mos jenë vetëm kalimtarë nëpër këtë qytezë siç ndodh rëndom, por që ata të mund të qëndrojnë këtu të paktën disa orë që të shohin resurset turistike të zonës. “Sepse ne vërtetë kemi se çfarë t’u ofrojmë, edhe kur bëhet fjalë për pasuritë kulturore, për turizmin rural, etj. Ne këtu kemi gjurmë nga kultura romake, ilire, kristiane dhe ismale, pra edhe pse jemi territor i vogël, ne kemi shumëçka që mund të ofrojmë. Kemi

edhe Liqenin e Shkodrës, Lumin Cem, pasuritë natyrore, mundësitë për turnet në këmbë dhe turne për alpinizëm në Malin e Deçiqit dhe në fshatin Nënhelm. Pra, në planin tonë kemi promovimin e turneve për këmbësorë dhe alpinizëm në Deçiq dhe Nënhelm si dhe turnet e biçiklizmit nëpër vende të tjera në Malësi”shprehet Dedivanaj. Organizata Turistike e Tuzit aktualisht ka hapur një konkurs për përzgjedhjen e kopshtit, oborrit ose tarracës private më bukur të rregulluar i cili sipas drejtoreshës së kësaj organizate do të ketë edhe shpërblime për ata të cilët do të vlerësohen për oborrin më të bukur. “Me këtë konkurs kemi dashur që të kontribuojmë në njëfarë mënyre në identitetin vizual të trevës së Malësisë, nëpërmjet rregullimit sa më bukur të oborrit të shtëpisë, që për ne është mjaft e rëndësishme. Së shpejti do të çelim edhe konkursin për hartim e logos së organizatës

dhe për hartimin e souvenirit zyrtar të Komunës së Tuzit. Dedivanaj shprehet se kjo OT gjatë dy tre muajve të ardhshëm planifikon që të bëjë valorizimin turistik të gjetjeve arkeologjike të cilat janë të njohura, disa prej të cilave janë të mbrojtura e që do të ishin interesante për valorizimin e turizmit, për turistët eventualë të cilët do ta vizitonin Malësinë. “Gjithashtu, në bashkëpunim SHKA “Besa”, planifikojmë që më 3 gusht në bjeshkën e Koritës të organizojmë Logun e Bjeshkës dhe në kuadër të këtij manifestimi të mbajmë edhe një panair të produketeve bujqësore ku vendasit do të mund të promovonin produketet e tyre siç është rakia, vera, mjalti, ushqimet tradicionale, etj”- thekson drejtoresha e OT-së së Tuzit, Leonora Dedivanaj. E pyetur nëse në qytezën e Tuzit planifikohet së shpejti ndonjë aktivitet turistik, Dedivanaj thotë se ende nuk kanë saktësuar se kur do të mund të mbahet ndonjë aktivitet, pasi që siç tha, pandemia e koronavirusit ka ndikur në anulimin edhe të atyre aktiviteteve që kanë qenë në plan të realizohen gjatë qershorit. “Për muajt korrik dhe gusht akoma nuk kemi përcaktuar organizimin eventual të ndonjë manifestimi i cili do të mund të mbahej në Tuz, por besoj së në javët në vazhdim do të kemi të paktën një plan kornizë”, përfundoi Dedivanaj. t. u.

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Javore KOHA

25


KULTURË

Vepër dokumentare dhe një gur themeltar për Kojën

Gjekë Gjonaj

Kur e kam lexuar librin e parë të Fran Gjeloshajt ,, Koja ndër shekuj”, kam shprehur mendimin tim modest se është një kurorë e artë për vendlindjen e tij, e cila në kohët më të hershme e deri më sot ka ruajtur me fanatizëm gjuhën, traditën dhe identitetin e vet. Pasi e përfundova së lexuari me vëmendje veprën e tij të dytë studimore. “Koja në rrjedhë të kohëve”, them pa mëdyshje se ajo është një tjetër përmendore dhuruar Kojës. Një vepër dokumentare me shumë vlera. Një gur themeltar për Kojën. Autori këtë monografi për historinë e Kojës e shkroi në mërgim në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga dashuria e madhe përvëluese që kishte në zemër dhe ndjente në shpirt për vendlindjen, për të cilën më thoshte se është e shtrenjtë, është dashuri, vuajtje, dhimbje, krenari. Vetëm në vend të huaj e njeh bukurinë dhe ëmbëlsinë e gjuhës amtare, vetëm atje e ndjen ç ‘është vendlindja që e ke braktisur. Në një vend të huaj mund t’i kesh te gjitha, por shpirti gjithmonë ndjehet i varfëruar. Vendlindja është vendi më i dashur, prandaj ajo në vende të huaja vazhdimisht të shfaqet në ëndrra. Kjo forcë magjike nuk e lëshoi kurrë as autorin e kësaj vepre , por përherë e mbajti pranë, sado larg saj që ndodhej. Pa këtë dashuri për një copë vendlindje, apo siç thonë malësorët, pa një grusht dhe që e merrnin me vete mërgimtarët tanë të hershëm, që ta kishin vendlindjen gjithkund me vete dhe pranë vetes, dyshoj që lexuesi shqiptar do ta kishte në dorë këtë studim volumi-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

noz të rëndësishëm për studiuesit e tashëm dhe të ardhshëm. Fran Gjeloshaj nuk është historian. Dhe nuk bëri histori. Por ai në këtë studim serioz e gjithëpërfshirës për Kojën seleksionoi dhe përmblodhi shënimet që ka grumbulluar dhe koleksionuar për një kohë të gjatë nga literatura e lexuar , ose nga tregimet e të moshuarve. Natyrisht, është një përpjekje që duhej ta kishin bërë gjeneratat e mëparshme, të cilët mund të kishin shënuar më shumë rrëfime nga të moshuarit e tyre. Aty flitet për historinë e këtij fshati, por autori nuk lë anash edhe pjesët e tjera të jetës së banorëve të kësaj krahinë shqiptare të Malësisë së Madhe. Në veprën e Fran Gjeloshajt , Koja në rrjedhën e kohëve” ka histori, toponimi, heronj, por ka edhe figura njerëzish e dokumente të tjera me rëndësi, të cilat, veprës në fjalë ia rrisin vlerën në përgjithësi. Unë konsideroj se Fran Gjeloshaj ka bërë një vepër që duhet lakmuar, ndonëse ai është me profesion krejtësisht tjetër.

Kjo është vlera jo vetëm e autorit, por edhe e veprës së tij. Pra, autori na ka sjellë shumë shënime për kohën e kaluar të popullatës së Kojës, e cila, sikur në mjedise të tjera, edhe këtu ka pësuar nga okupuesit. Ajo që e karakterizon këtë botim të mirëfilltë është trajtimi në aspektin shumëdimensional, duke filluar nga koha e hershme e deri në ditën e sotme. Vlerën këtij libri ia shton edhe mbështetja në burime të shumta jo vetëm shqiptare, por edhe të huaja. Me botimin e kësaj vepre të këtillë dokumentare autori shleu një obligim moral që ndjeu ndaj vendlindjes së tij, sepse e meritojnë njerëzit e këtij lokaliteti, por e meriton edhe ky vendbanim që ka një lashtësi dhe një histori të bujshme, sa të dhimbshme, por aq edhe krenare. Është një shembull i rrallë i krijuesve tanë, sepse, pak-kush nga malësorët deri më tash kemi bërë vepra të tilla si autori në fjalë. Prandaj, kjo vepër mbetet një vlerë e rëndësishme që do të trashëgohet dhe do të vlerësohet nga të gjithë.


MARKETING

Thirrje për punime të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare

Pellgu i Liqenit të Shkodrës në rrjedhjen e shekujve 05-07 Shtator , 2020 Ulqin , Mali i Zi Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë në bashkëpunim me Universitetin “ Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Arqipeshkvin Shkodër – Pult dhe Shoqatën për kulturë Don Gjon Buzuku Ulqin kanë kënaqësinë t Ju ftojnë në Konferencën me titull “PELLGU I LIQENIT TË SHKODRËS NË RRJEDHJEN E SHEKUJVE “. Konferenca ka për qëllim të mbledhë në një tryezë specialist e kërkues shkencorë, të fushave të trashëgimisë kulturore Arkeologjike, Historike , Gjuhësore dhe Etnografike të të gjithë rajonit që shtrihet përreth Liqenit të Shkodrës (Shkodër,Ulqin, Tuz , Podgoric). Konferenca krahas vlerave shkencore që sjedhin kontributet e çdo referuesi, është një rast i mirë për shkëmbimin e ideve dhe pikëpamjeve të studijuesve të ndryshëm dhe hap rrugën për bashkëpunim të mëtejshëm rajonal. Parashikohet që konferenca të paraprihet nga një

ekspeditë përnjohëse ( 5 ditore në muajin Maj në Hot, Grudë, Krajë, Shestan etj). Mbahet në datat 5 – 7 Shtator 2020. Shpenzimet (udhëtim, akomodim, ushqim, botim) mbulohen nga Shoqata për Kulturë Don Gjon Buzuku. Temat e konferencës: 1. Arkeologji - Kërkimet arkeologjike në pellgun e Liqenit të Shodrës - Arkeologjia, turizmi kulturorë dhe zhvillimi rajonal - Numizmatika 2. Histori - - - 3. Gjuhësi 4. Etnografi - Trashëgimia shpirtërore dhe materiale - Doket dhe zakonet

- Veglat muzikore Aktet e konferencës do të botohen në gjuhën origjinale dhe anglisht Komiteti organizativ: - Dr. Dom Nikë Ukgjini (n_ukgjini@yahoo.it) - Zef Kovaçi (zefkovac@gmail. com) - As.prof. Edomnd Malaj (edmondmalaj@yahoo.de) - Dr. Paulin Pushimaj (paulinpushimaj@yahoo.it)

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Javore KOHA

27


LETËRSI

Poezi Ali Gjeçbritaj

DËSHIRË

Të kërkova yjet më solle qiellin Të kërkova dritën më solle diellin dëshirat nuk kontrollohen sa më shumë të kesh aq më shumë shtohen kërkesat e mia i ka plotësuar koha librat e vjetra të pluhurosura sot i pastrova më dhatë hisen e diellit që më takon e pashë dritën sot u ngroha patjetër më shumë se dje edhe shkëlqimin e hënës së plotë sot e kam me vete.

E MËRKURË

Nga shtëpitë dolën me vrap Rrugëve kalldrëme zbritën Me mijëra shkallë hap pas hapi Gjurmë të mbështjella me shpresë Nga Shkodra të sillnin festë. Mote të lidhura hallkë në zinxhir Përgjysmë i ndajnë kujtimet

28

Javore KOHA

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Vapa e gushtit dhe bryma e dimrit E thanë palcën e truallit Të shpirtit e zemrës së trimit. Të mërkurën e bartën mbi shpatulla E ruajtën mes sfidave me xhelozi E sollën të paprekur në qytezën gri. Bota u zvogëlua me retinë syri Argjendi i zuri vendin floririt Edhe sot është e mërkurë, si dikur Kam ardhur të mbushem me vendlindje Kush na shpërndau kështu E mërkurë, kam etje për ty.

dritë kandili Lojë kapuçash, lojë filxhanash Lahuta e varur shkëputet nga muri Kreshnikët dalin nga qimet e jeleve të kalit.

NATË E GJATË DIMRI

Vargoj të lidhur në hallkë zinxhir Si motet në shtigjet shkëmbore Mbytëm errësirën me dritë Ia dolëm të vrasim mitin e gogolit.

Në këtë natë të gjatë dimri Pa dritë hëne, pa yje, me re e vranësi Vetminë e shtëpive me shpatulla guri E mbytën me ndeja pas darke, brezat e mi. Sfiduam heshtjen e natës pranë zjarrit Rreth vatrës këmbëkryq, flaka lëpin vargoin Ngroh zemrat, të mbushë me frymëzim E gjyshi plak rrëfen historinë. Dimrin e kthyem në pranverë, me

Të gjitha hallet i nisëm për të njëjtën udhë Shpresa për një ditë të re s’u shua kurrë Netët e gjata, njërën mbi tjetrën i palosëm Diellin e Hënën kurrë nuk i varrosëm.

POETI

I vë dy sy botës Dy veshë gjithësisë Sheh, dëgjon, mediton S’ka forcë që e ndalon. Poeti Mbush gotat Me shtresa jete Mbyt heshtjen Përjetësi jep. Poeti


LETËRSI

Me sytë e tij Gjithësisë i jep formë Fushat pa fund I mbushë me yje E qiellin blu me lule. Poeti Shumëformësi, dashuri Përjetësi njerëzimit Mirësi dhuron.

TRUNGU I GËSHTENJËS

Lëkura është shndërruar në eshkë e trupi me shumë gojë zgavra motesh në shpirtin tënd flet ethja e trishtimit, degët nuk lëkunden mjegulla ua ka zënë frymën. Kur e mbollën, zbuluan përjetësinë trupi yt me mijëra unaza sot u fundos, qeliza të vdekura në kripë guri peshën e viteve rëndojnë me aromë fshehtësie. Na fale gjithçka, edhe fryt, edhe dru rrënjët në tokë i mbushe plot si deti na dhe gjak, na i mbushe damarët, na dhe jetë nga zjarri, guri i besës koha që theu eshtra në trungun tënd eksplodoi.

UDHËTIM NË JETË

Sot në klasën time Ndodhi një mrekulli Luli i vocërr këndon Këngët e rinisë Është ora e fundit Unë, para nxënësve Lexoj poetin e ri Migjenin me vargje të lira Zëri i këngës rini Thuajani këngës fëmijë Lulit i ndrijnë çizmet Sot atij jo si dikur Shokëve të tij Nxënësve të mi, fytyra u ndrinë Lamtumirë vogëlushët e mi Unë shpejt në pushim Ju në jetë udhëtoni Si zogu n’fluturim.

VJESHTË NË IKJE

Qanë trumcaku në degën gjysmë të tharë Trishtohet ograja nga kënga e bilbilit Gjethet i lëvizë era, shkëputen nga trungu Lamtumirë dallëndyshe, ika para shtegtimit Gështenjën e vetmuar, mbuluar me

heshtje E braktisi qukapiku me krimba në sqep Vizatohet në sfond vetmia Fatkeqe edhe kjo vjeshtë në ikje Kushedi, ç’udhëtim bëjmë nesër Nuk presim të lindin fëmijë, as qengja të rinj Po vdes këtu pa luftë e tërmete Të vrarë në shpirt, mbeti pleqëria.

TË GJITHË JEMI KAPEDANA

Kanë thënë të parët tanë Afër detit, afër mbretit Por edhe deti është si kiameti. Kanë thënë dikur e prapë thonë detit nuk i bihet këmbë sot duan ta përpijnë ta hanë me dhëmbë nuk u ngopën kurrë të gjithë janë kapedanë. Edhe shtëpia është det detin s’e zë brenda, kripën po edhe fyti detin vëlla e ka ku këndon gjeli, ka mbarësi mbushet deti me valë e shtëpia me begati kur anija kapedan ka një. E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Javore KOHA

29


KULTURË

Botime të reja

Përjetësia e personazheve të Karamanagës (Ismet H. Karamanaga, U LQI N I FLO R I N I – Portrete, In Memoriame I I”, Ulqin, 2020)

Historinë e një qyteti e bëjnë njerëzit e tij. Janë ata që me veprimtarinë e tyre janë bërë shëmbëlltyrë e së mirës për qytetin e vet. Sa shumë njerëz kanë jetuar në të kaluarën e Ulqinit, të cilët kanë lënë gjurmë, por për të cilët nuk dimë asgjë ose fare pak sepse, për fat keq, nuk kemi ndonjë gjë të shkruar! Kjo, si duket, e ka nxitur Ismet Karamanagën që të portretizojë disa prej “heronjve” të ditëve tona. Përzgjedhja e tyre nuk është bërë nisur nga posti që ata kanë pasur apo kanë, por në radhë të parë sepse secili prej tyre ka bërë diçka të veçantë në

“ 30

Shumica prej tyre nuk janë personalitete politike apo publike, të cilët kanë pushtuar hapësirën publike, por janë njerëz të rëndomtë të cilët përbëjnë pjesën e harruar dhe të padukshme të shoqërisë sonë. Përmes historive të tyre personale kuptojmë frymën e jetës së këtij qyteti. Mesazhi që autori transmeton është se nuk guxojmë t’i harrojmë! Dhe me këto shkrime në formë të portreteve dhe të in memoriameve, Ismet Karamanaga u ka siguruar atyre përjetësinë

jetën e tij. Shumica prej tyre nuk janë personalitete politike apo publike, të cilët kanë pushtuar hapësirën publike, por janë njerëz të rëndomtë të cilët përbëjnë pjesën e harruar dhe të padukshme të shoqërisë sonë. Përmes historive të tyre personale kuptojmë frymën e jetës së këtij qyteti. Mesazhi që autori transmeton është se nuk guxojmë t’i harrojmë! Dhe me këto shkrime në formë të portreteve dhe të in memoriameve, Ismet Karamanaga u ka siguruar atyre përjetësinë.

Ismet Karamanaga është ndër kronistët e pakët i cili regjistron çdo gjë që ndodh në Ulqin dhe më gjerë. Si një përfaqësues i denjë i gazetarisë qytetare, përtej “vijave të kuqe” të gazetarisë tradicionale, ai personifikon zërin e qytetarit që nuk mjaftohet të jetë vetëm konsumator i informacionit, por edhe prodhues i tij. Përshtypjet nga vrojtimet e përditshme, ai i publikon në llogarinë e tij në Facebook dhe herë pas here në gazetën “Koha javore”

Javore KOHA

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Përgjatë historisë kronistët kanë shënuar ngjarje dhe kanë shkruar për personalitete duke qenë burim dokumentar i dorës së parë. Për çudi, në kohën kur zhvillimi i internetit dhe i teknologjive të reja të informacionit i ka dhënë mundësinë pothuajse çdokujt që të bëhet gazetar, kjo specie (kronisti) është tashmë në zhdukje. Ismet Karamanaga është ndër kronistët e pakët i cili regjistron çdo gjë që ndodh në Ulqin dhe më gjerë. Si një përfaqësues i denjë i gazetarisë qytetare, përtej “vijave të kuqe” të gazetarisë tradicionale, ai personifikon zërin e qytetarit që nuk mjaftohet të jetë vetëm konsumator i informacionit, por edhe prodhues i tij. Përshtypjet nga vrojtimet e përditshme, ai i publikon në llogarinë e tij në Facebook dhe herë pas here në gazetën “Koha javore”. Portretet dhe in memoriamet që botohen në vëllimin e dytë të librit “ULQINI FLORINI”, si vazhdimësi e librit të parë me të njëjtin titull, zënë pjesën më të rëndësishme të shkriIsmet Kallaba meve të tij.


MOZAIK

Viti shkollor 2019/ 2020 po përmbyllet me mësimin në distancë

Nxënësit e viteve të fundit dhanë provimet eksterne Tuz – Në periudhën e epidemisë në vend qenë pezulluar të gjitha veprimtaritë e jetës shoqërore, në mes të cilave edhe procesi edukativo- arsimor, mirëpo, në këtë drejtim, Ministria e Arsimit dhe ekspertë të tjerë të fushës e gjetën mundësinë që mësimi të mos ndërpritet, duke aplikuar kështu mësimin në distancë, përmes platformave të ndryshme digjitale. Ky vit shkollor do të përmbyllet pa rikthimin e nxënësve nëpër bankat shkollore. Kështu pohoi drejtoresha e Shkollës së Mesme të Përzier “25 Maji” në Tuz, Miliana Daboviq, gjatë një prononcimi për gazetën “Koha Javore”. Ajo thotë se kur bëhet fjalë për maturantët, kjo shkollë i ka mbyllë notat dhe duke marrë parasysh situatën e krijuar, i kanë ndihmuar ata duke mos i vlerësuar asnjë me notë negative. “Të gjithë maturantët të cilët kanë pasur nevojë për ndihmë, ne u kemi ndihmuar. Këtë vit kemi njëqind maturantë nga të cilët, 16 fitues të Çmimit “Lluça”- Pishtar. Nxënësit tonë kanë qenë rikthyer në banka vetëm sa për të dhënë provimet e maturës në lëndët: gjuhë shqipe dhe letërsi dhe në gjuhën angleze. Më vonë gjatë ditëve në vijim, do të kemi edhe provimet eksterne të maturës si dhe organizimin e mbrëmjes së maturës e cila do të mbahet më 25 qershor me organizimin tradicionale të defileut” – u shpreh Daboviq. Ajo theksoi se këtë vit nuk do të mba-

het Akademia e Maturantëve siç ka qenë vitet e kaluara gjatë së cilës është dashur të ndahen diplomat për nxënësit më të mirë dhe për nxënësit e gjeneratës. “Ndarjen e diplomave “Pishtar” dhe diplomat “Nxënës i Gjeneratës” do t’i ndajmë në mbrëmjen e maturës e cila pas defileut do të vazhdojë në restorantin “Troja” në Tuz“ – u shpreh drejtoresha Miliana Daboviq. Ndërkaq, nga Shkolla Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz bëjnë të ditur se që nga koha kur është shfaqur epidemia në vend e deri më tani që është në prag të përmbylljes së vitit shkollor, mësimi është zhvilluar në distancë. Sipas drejtorit të këtij institucioni, Luigj Dedvukajt, në bankat shkollore janë rikthyer vetëm nxënësit që kanë dhënë provimin ekstern në lëndët: gjuhë shqipe, gjuhë malazeze, matematikë dhe gjuhë angleze, pra nxënësit e klasës së nëntë. “Secili arsimtar ka hartuar planet javore të cilat i ka dorëzuar në kohë të caktuar dhe pas realizimit të këtij plani ka dhënë një raport, se sa nxënës kanë marrë pjesë, etj. Ky vit shkollor për klasat e nënta është përmbyllur me mësimin në distancë e kështu do të përmbyllet edhe për klasët e tjera më 12 qershor”- u shpreh drejtori i SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz, Luigj Dedvukaj. I pyetur nëse shkolla që drejton planifikon që të organizoj mbrëmjen tradicionale të gjysmë maturës meqenëse

me propozim të Ministrisë së Arsimit është aprovuar nga Trupi Koordinues Kombëtar që ato mund të mbahen në përputhje me rekomandimet e këtij trupi, Dedvukaj thotë se mbrëmjen e gjysmë maturës do ta organizojnë dhe do të ndajnë mirënjohjet dhe Çmimet “Pishtar” për nxënësit më të mirë. “Se kur dhe ku do ta organizojmë mbetet për t’u parë së shpejti. Besoj se nga data 22 qershor e në vazhdim do ta kemi një datë konkrete se kur do ta organizojmë mbrëmjen e gjysmë- maturës”- shprehet Dedvukaj. Ai më tej theksoi se regjistrimi për nxënësit fillestarë do të realizohet përmes aplikimit elektronik për të gjithë ata prindër që kanë një adresë emali dhe që dinë ta përdorin, ndërsa për ata që nuk kanë një të tillë, sipas drejtorit, ata mund të shkojnë fizikisht në shkollë për t’i regjistruar fëmijët e tyre. “Komisioni për regjistrim të nxënësve ka filluar pranimin nga data 1 qershor 2020, duke kryer edhe testimin e tyre nga psikologu dhe pedagogu së bashku me dokumentacione të tjera përkatëse”, përfundoi Dedvukaj. Rikujtojmë se viti shkollor 2019/2020 në të gjitha institucionet parashkollore dhe shkollore në Mal të Zi ka filluar nga data 2 shtator 2019 sipas kalendarit shkollor të përcaktuar nga Ministria e Arsimit e Malit të Zi. t. u. E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Javore KOHA

31


FEJTON

Ideja e një krijuesi në besimin pellazg Për Koha Javore:

Fatbardha Demi

Dokumentin më të lashtë të emërtimit të besimit pellazg, na e zbulon albanologu arbëresh Nikoll Ketta (1741 – 1803), i cili duke folur mbi perënditë (atllantido-pellazge) më të lashta egjiptiane, Osiris dhe Isis, pohon se ishin « HËNAC »(hënok) (34), fjalë që luan rolin e mbiemrit, i cili tregon përkatësinë apo natyrën e emrit. Në rastin tonë dëshmon se dy perënditë e mitologjisë egjiptiane i përkisnin besimit hënor. Nxënësi i tij, Zef Krispi (Giuseppe Crispi 1781–1859), e përdor me të njëjtin kuptim : “Atlanti quhej Hënoch (hëhok), fjalë që rrjedh nga “hënë”. (35) Edhe romakët , siç e pamë nga objektet arkeologjike, kishin besimin monoteist “hënok”, i adaptuar nga shkruesit e lashtë në gjuhën kishtare, me emrin “Henotheizem”. Studiuesi i teologjisë, gjuhësisë dhe arkeologjisë Friedrich Welcker (1784-1868) ishte i pari që e përcaktoi se fjala “HENOTEIZËM” (lat.henotheismus) në parahistori shprehte besimin në NJË ZOT. (36) Filozofi gjerman Friedrich Schelling (Philosophie der Mythologie und der Offenbarung 1842) e quan me orig-

32

Javore KOHA

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

jinë nga “greqishtja e lashtë” (gjer. hén /gr. heîs-një + lat.theismus / gr. theós-zoti → një zot). (37) Historiani dhe arkeologu rumun Silviu Sanie Cuprins pohon se ky emërtim (rum. Henoteismul) i përkiste besimit monoteist të fiseve Geto-Dake (dardane-shën im), të përmendur nga Herodoti (Lib.IV Historia), por pa shpjeguar natyrën e tij gjuhësore dhe besimtare.(38) Gjuhëtari Max Müller propozon një emërtim të sajuar “Kathénothéisme” (gr. e lashtë καθ’ ἕνα θεόν [kath’ hena theon]), “një nga shumë Zota”, ndërsa emërtimin e Herodotit, studiuesit modernë e quajnë si shprehje “të paqartë”.(39) Ky shembull nuk është i rastësishëm për metodën e disa studiuesve të shek. 19 , të cilët kanë sajuar emërtime pa asnjë bazë shkencore, duke lënë në harresë apo duke zëvendësuar emrat historikë. Emri Hënoteizëm, përbmban tre fjalë dhe mund të kuptohet nëpërmjet gjuhës dhe besimit të Shqiptaro-Arbërve (hëna+ gr. theós [the/them, flas] + os). Duke e shqipëruar, kemi : Hëna + Fjala+Zoti dhe në kuptimin besimtar→Hëna është vetë Zoti, që e gjejmë tek izraelitët në formën YHWH, i perkthyer nga alfabeti pellazgo-shqip(Y-j, h-e, W-v, h,e) “Je vet” (Zoti), pa përmëndur sipas traditës emrin e Krijuesit. Papa Benedikti XVI në referatin e tij “Three Stages in the Program of De-Hellenization” University of Regensburg, Germany 2006 tregon mitin e kësaj fjale sipas Testamentit të

Vjetër se, “në një moment të caktuar Zoti i Izraelit u shpall si Zoti i qiellit dhe i tokës, i emërtuar në formulë të thjeshtë, si e fjalës që jehon përmes flakës që kanë përpirë turrën e druve : Jam vet”(40). Kjo formulë e thjeshtë (YHWH) kuptohet vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe, pra është e shkruar nga shqipfolës, dhe nuk është rast i vetëm në Bibël, e cila fillon po me fjalën shqipe “në fillim” (zanafilla - it.gjeneza). Që në besimin hënor të pellazgëve adhurohej NJË Zot, e pohon edhe Shën Pali i treguar nga Papa Françesku (sheshin San Pietro 6.11. 2019) se, në Athinë ndodhej një altar i veçantë i cili nuk kishte statujë apo figurë sikurse të tjerat, përveç shkrimit “Zotit të panjohur”. Sipas Biblës, Shën Pali thotë : “Ai, që ju pa e u njohu e adhuroni, unë po e shpall” (At 17,23). (41) Ideja e NJË Krijuesi në besimin pellazg, shprehet në një shkrim të Rig Vedës (2000p.K. Indi), në mësimet e priftërinjve egjiptianë të tempullit të Thotit dhe u përpunua nga filozofët parakristianë si Pitagora, Parmenide, Eraclito, Platoni, Aristoteli, Plotino , etj.(shk. 6p.K.- shk.3). (42) Trajtimi i Krijuesit si numër “1” [Uno (filosofia)] dhe raporti i Zotit me Natyrën dhe njeriun, ishte tema më e rëndësishme e mendimit filozofiko-besimtar gjatë lashtësisë, mesjetës dhe kohëve moderne. Mendoj se jo rastësisht, Étienne Gilson (1884 –1978) njohësi i filozofisë së Aristotelit dhe të Shën Agostinit (354 – 430),i emërtoi


FEJTON

studimet historike mbi Zotin –NJË : “Henologji” (Hëna + logos/fjala/ Zoti → Hëna është i vetmi Zot). Ide e përqafuar nga teologët kristian për Atin (Dio Padre). Si përfundim, emërtimet Hënac dhe Hënoteizëm, që janë e njëjta gjë, e kanë origjinën nga besimi i shqipfolësve pellazgë të përhapur në Euro-Afro-Azi dhe janë dëshmi veçanërisht e rëndësishme për studimet Albanologjike si dhe shkencat botërore që trajtojnë qytetërimet e lashta. Këto emërtime dëshmojnë se është adhuruar NJË Zot, i cili ishte femër (Hëna) si dhe faktin se ishte ngritur e gjithë “ndërtesa” (ndërmjetësit - priftërinj, simbolet, ritet, mitet, hymnet, ditët e shënuara, etj.) vërtet primitive , por e gatshme për t’u përdorur nga besimet e mëvonshme. I vetmi emërtim i lashtësisë i ndodhur në dokumentet historike, i cili përfshin nganjëherë edhe besimin, është fjala : HELLENIZËM Duke lexuar studimet moderne , si të historianëve edhe të teologëve kristianë, kjo fjalë trajtohet me një logjikë aq kontradiktore, sa vë në dyshim metodën me të cilën është shpjeguar. Sipas fjalorëve sqarohet se, emri Helenizëm apo Ellenizëm : 1. E ka origjinën nga gjuha greke (ἑλληνισμός /ellinismós, lat.hellenismus) që do të thotë “mënyra e të folurit greqisht”. 2. Tregon historinë e popullit grek e cila behet gradualisht histori e të gjithë atyre që flisnin dhe men-

donin si grekët , pavarësisht origjinës etnike të tyre. 3. Në Fjalorin Treccani emri “helenizëm”(ellenismo) e ka origjinën nga fjala “helen” (Ελλην -ellèno) dhe ka dy kuptime: a) mënyra e të folurit sipas greqishtes; ose një shprehje greke e huazuar nga një gjuhë tjetër. b) periudha historike e “qytetërimit grek” edhe në vendet jo- greke (Egjiptë, Azia e Vogël, etj.) nga vdekja e Aleksandrit të Madh (323p.K) deri në betejën e Acios (31p.K.) dhe si sinonim i “periudhës aleksandrine”. 4. Helenik- mbiemër, nga greqishtja (῾Ελληνικός / ellènico) Helenë, ose të Helladës, dmth. Greqia e lashtë : qytetërim, arti helenik... etj. Në disa raste përfshin edhe Greqinë moderne pa një kufizim kohor . psh. gadishulli helenik, popull helenik. (43) Por, a përfaqëson fjala “helenizëm” besimin e “grekëve të lashtë”? Tradicionalisht, besimi parahistorik trajtohet me mitet. Kjo fjalë (mýthos), në greqisht nuk ka shpjegim gjuhësor. Sipas Encyclopædia Britannica -mýthos- ka kuptimin “fjala” dhe është e rëndësishme në besim.(44) Në gjuhën shqipe zbërthehet : gr. μῦϑος (mýthos) = mi/më + th/the +os dhe nënkupton tregimin e historive të shenjta. Studiuesit Jonathan Z. Smith, Richard G.A. Buxton dhe Kees W. Bolle pohojnë se Miti është një tregim simbolik i ngjarjeve të traditës me origjinë të panjohur. Ndikohet nga besimi, por dallohen prej tij prej sjelljeve (të kultit, ritualeve) dhe objekteve sim-

bolike (tempujt, ikonat). (45) I vetmi shërbim që Mitet i kanë kryer Besimit, ka qenë se, statujat e tempujve të parë dhe emrat e dukurive tokësore dhe qiellore të botëkuptimin primitiv, i ka veshur me “histori” dhe “tipare” të ngjashme me të botës tokësore si : krijues, të pushtetshëm, mbrojtjes, ndihmës, luftëtarë, hakmarrës, rrëmbyes, dashurues, inatçor, etj. duke ngjallur frikën dhe domosdoshmërinë e nënshtrimit ndaj tyre. Mitet në brendësinë e tyre kanë ngjarje reale që ndihmojnë për të njohur veprimet e bashkësive fisnore apo individëve të hyjnizuar si perëndi dhe të qytetërimeve parahistorike. Pra MITI është një tregim hyjnor, por nuk është teologji dhe ka lindur shumë më vonë se sa mendimi besimtar. Sipas Mircea Eliades, në rast se Paleontropët mbahen si “njerëz të kompletuar”, rrjedhimisht ata zotëronin edhe disa bindje besimtare dhe kryenin disa rite. (46) Vetë fakti se sot kemi dy shkenca të veçanta, të Mitologjisë dhe Historisë së besimit dëshmon se Besimi nuk është Mitologji, pavarësisht dukurive të përbashkëta, siç hasen edhe në shkenca të tjera (psh fizika me matematiken). Sot pranohet se, nuk ka një shpjegim të kënaqshëm për emrin Halenë (47) prej të cilit mendohet se e ka origjinën gjuhësore fjala Helenizëm. Ky emërtim, sipas Fjalorëve historikë , është shpikur nga historiani gjerman Johann G. Droysen (Geschichte des Hellenismus, 1836) por gjithmonë për dallimin gjuhësor midis “grekëve” dhe popujve të tjerë (hebrenjve). (48) E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Javore KOHA

33


MARKETING

U.S. Embassy The U.S. Embassy Podgorica is pleased to announce its new online auction site: https://online-auction.state.gov/en-US. If you are interested in bidding on Embassy Podgorica surplus property, you will first need to register as a user at https://online-auction.state.gov/sr-Latn-ME/Account/Register Each auction will have a start and end date, usually from Monday to Sunday, lasting one week. In order to place a bid you will need to ‘subscribe’ to the Podgorica auction. To subscribe, on the Podgorica auction page click on the ‘subscribe to place bids’ button. Please continue to monitor and check the website for auction updates. More information can be found on Podgorica auction web site. The first US Embassy Podgorica online auction will be available to place bids from June 15th – June 21st. You will not be able to place bids outside of those dates. Please contact PodgoricaOnlineAuction@state.gov if you have any questions. Ambasada Amerikane në Podgoricë ka kënaqësinë të Ju njoftojë për aktivizimin e faqes së uebit me aukcion elektronik: : https://online-auction.state.gov/en-US. Nëse jeni të interesuar që të merrni pjesë në ankandin elektronik të Ambasadës Amerikane dhe nëse jepni oferta për shfrytëzimin e gjësendeve, fillimisht duhet të regjistroheni si shfrytëzues në: https://online-auction.state.gov/sr-Latn-ME/ Account/Register Secili auksion do të mbajë datën e saktë të fillimit dhe të përfundimit . Zakonisht, auksioni do të jetë aktiv gjashtë ditë, nga hëna deri të dielën. Për të pasur mundësi për të dhënë ofertën, është e nevojshme që të aplikoni në faqen e Uebit Podgorica auction. Për të aplikuar në faqen e uebit Podgorica auction, klikoni në “Aplikoni për të marr ofertën”. Ju lutemi që herë pas herëta verifikoni këtë faqe të uebit për ndryshime eventuale. Informacione më të detajuara mund të gjeni në faqen e uebit të Podgorica auction. Auksioni i parë elektronik i Ambasadës Amerikane do të jetë në dispozicion për paraqitjen e ofertave nga 15 qershori deri më 21 qershor. Jashtë këtyre datave nuk do të keni mundësi që të jepni oferta. Nëse keni çfarëdo pyetjesh, Ju lutemi të na kontaktoni në : PodgoricaOnlineAuction@state.gov

34

Javore KOHA

E ENJTE, 11 QERSHOR 2020


SPORT

Vazhdojnë peripecitë e ndërtimit të stadiumit kombëtar të Kosovës

Shqyrtohet sërish mundësia e ndërrimit të lokacionit

Ndërtimi i stadiumeve kombëtare në Shqipëri dhe Kosovë është shndërruar në një çështje ku në vend të profesionit dhe kritereve profesionale, vendos politika. Ashtu si ndërtimi i stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë, edhe në rastin e stadiumit kombëtar në Kosovë, debati për vendin e ndërtimit të tij është shndërruar në një debat politik, ku në varësi të partisë që qeveris vendin, ndërrohet edhe vendi i stadiumit. Ka kaluar një vit prej se është prezantuar maketi se si do të duket stadiumi kombëtar i Kosovës. Madje, ishte premtuar se do të nisë së ndërtuari pas dy apo tre muajve, në afërsi të Drenasit, posa të përfundonin procedurat e nevojshme. Por stadiumit Kombëtar të Kosovës po shqyrtohet t’i ndërrohet sërish lokacioni, nga Korrotica e Drenasit në Bërnicë afër Prishtinës, vend ku edhe në fillim ishte caktuar të jetë projekti kapital më i madh në histori të Kosovës, sa u takon investimeve. Kështu kanë bërë të ditur të hënën për “Koha Ditore” në kushte anonimiteti zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), derisa

një gjë e tillë nuk është mohuar as nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e as nga drejtori i Departamentit të Sportit pranë MKRS-së, Ibër Alaj. Stadiumi kombëtar është projekt i MKRS-së, ndërsa për të ka të paktën gjashtë vjet që flitet nëpër qarqet politike e sportive. Fillimisht është dashur të ndërtohej në një hapësirë në Komunën e Prishtinës, por më pas u ndërrua lokacioni dhe u vendos për një hapësirë në mes të Aeroportit të Prishtinës dhe Komunës së Drenasit. Vendimi për ndërrim të lokacionit ishte përcjellë me debate të shumta. “Nuk është diskutuar asgjë”, ka thënë shkurt ministrja Dumoshi, që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Por më i gjatë në deklarata ka qenë drejtori i Departamentit të Sportit, Alaj. Ai ka thënë se çështja e lokacionit do të mbetet të vendoset vetëm pasi të bëhet vlerësimi i studimit të fizibilitetit. “Ende është në diskutim dhe mbetet të vendoset në bazë të vlerësimit të studimit të fizibilitetit se a është pro-

jekt i qëndrueshëm, pra a mund të ketë kthim të investimit, sepse këto investime duhet të kthehen në afatin dhjetëvjeçar. Për shembull, nëse investohen 70 milionë euro dhe nuk ka kthim të investimeve, atëherë vlerësohet si projekt i dështuar. Në bazë të rekomandimeve edhe do të merren vendimet”, ka thënë Alaj. LDK-ja është duke udhëhequr Qeverinë e Republikës së Kosovës, me kryeministrin Avdullah Hoti, dhe para zgjedhjeve të fundit kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, në hapje të fushatës zgjedhore pati premtuar se do ta ketë si prioritet kthimin e projektit të stadiumit Kombëtar nga Korrotica në Bërnicë. Sipas projektit të prezantuar, Stadiumi Kombëtar pritet të ketë 30 000 ulëse dhe në kuadër të tij do të ketë restorante, hotele, fusha ndihmëse, parqe e pishina, ndërsa në ndeshjet e Kosovës, stadiumi do të ndriçohet nga ngjyra të kaltra. Aktualisht Kosova i zhvillon ndeshjet kualifikuese në stadiumin e qytetit të Prishtinës “Fadil Vokrri” dhe në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. (Kohapress/KohaNet) E ENJTE, 11 QERSHOR 2020

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 11 qershor

2020 Viti XlX Numër 915 Çmimi

0,50

Përkeqësimi i pozitës së shqiptarëve ISSN 1800-5696

Varfëria shkak i rënies së natalitetit në Mal të Zi

Kultura në kohën e pandemisë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.