Koha 916

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 18 qershor 2020 Viti XlX Numër 916 Çmimi 0,50

Mite të origjinës ISSN 1800-5696

Kisha në Rumi ilegale dhe përçarëse ndaj qytetarëve

Shuhet një nga zërat më të rëndësishëm të kulturës shqiptare


PËRMBAJTJE

6

14 Dy kadetë shqiptarë nga Kosova në Akademinë Ushtarake Amerikane West Point

Firmat dhe reklamat në objektet afariste të shqiptarëve vetëm në gjuhën malazeze

16

18 Malësia disponon resurse të shumta natyrore, por mungon investimi

Ambasador personal i Skënderbeut

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 18 QERSHOR 2020


PËRMBAJTJE

20

22 Mësuesit, heronj në kohë pandemie

Njeriu i veprave të mira

24

34 Synojnë klasifikimin në kategorinë superiore

“Udhëheqja dhe qeverisja efektive” për liderët e rinj të Ballkanit KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv

Podgoricë e enjte, 18 qershor 2020 Viti XlX Numër 916 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

1001 HALL EVE

Kisha në Rumi ilegale dhe përçarëse ndaj qytetarëve

Shuhet një nga zërat më të rëndësishëm të kulturës shqiptare

qytetarëve përçarëse ndaj ilegale dhe Kisha në Rumi

shqiptare të kulturës rëndësishëm zërat më të Shuhet një nga

origjinës Mite të

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 743

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

Mite të origjinës

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Në Prishtinë u prezantua oferta turistike e Ulqinit për sezonin veror 2020

Takime informuese me zyrtarë institucionalë dhe përfaqësues të biznesit

Takim me ministrin Vesel Krasniqi Gjatë vizitës së tyre në Prishtinë, delegacioni i Komunës së Ulqinit, i udhëhequr nga kryetari Loro Nrekiq, është pritur nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Vesel Krasniqi. Sipas deklaratës për shtyp të MTI-së, ministri Krasniqi dhe kryetari i komunës së Ulqinit kanë diskutuar dhe janë marrë vesh për rritjen e bashkëpunimit në fushën e turizmit në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Në takim është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave në fushën e turizmit dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.

4

Javore KOHA

E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

Prishtinë - Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, dhe drejtori i Organizatës Turistike së Ulqinit, Fatmir Gjeka, si dhe zyrtarë të tjerë nga kjo komunë dhe Ministria e Turizmit të Malit të Zi, kanë prezantuar të hënën në Prishtinë ofertën turistike verore të Ulqinit për këtë vit. Ata kanë zhvilluar takime informuese me zyrtarë institucionalë dhe përfaqësues të biznesit në fushën e turizmit nga Kosova. Zyrtarët e Komunës së Ulqinit kanë premtuar se çmimet, për shkak edhe të situatës së krijuar nga pandemia, sivjet do të jenë më të ulëta. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka thënë se epidemia ka ndikuar negativisht në ekonominë e Malit të Zi, por sipas tij, pas hapjes së kufijve shumë kosovarë kanë vizituar këtë vend. Ai ka shtuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbrojtjen nga koronavirusi dhe se pushuesit duhet të ndjehen në sigurt. “Tradicionalisht Kosova ka ardhur në shtëpi të tyre sepse e ndjejnë veten shumë më të lirë sepse nuk ka barriera, por numri i të infektuarve mundet me ndryshuar. Por për Kosovën s’do të këtë problem tash e tutje. Rritja e rasteve në Shqipëri dhe Kosovë nuk i mbyll kufijtë në Malin e Zi”, ka thënë ai. Nrekiq ka thënë se si komunë kanë ndërmarrë masat e nev-

ojshme për zhvillimin e turizmit të Ulqinit sepse ka hapësirë të mjaftueshme. “Gjatë kohës së pandemisë kemi punuar vazhdimisht dhe jemi përgatitur për sezonin turistik“, ka thënë ai. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka folur për pasojat që po vazhdon të shkaktojë pandemia. Ai ka kërkuar që në Ulqin në të ardhmen të ketë më shumë produkte nga Kosova. “Sektori prodhues është në nivel inferior. Faza e tretë do të dëshironim të shohim produkte në tregjet e Ulqinit. Unë mendoj së duhet të ketë lehtësira për të dyja vendet”, ka thënë ai. I pranishëm në takim ka qenë edhe Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha. Nga 1 qershori, Mali i Zi ka lejuar qytetarët nga 26 vende që të hyjnë në vend, në përputhje me rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, pa karantinë dhe vetizolim. Mali i Zi ka hapur kufijtë me Shqipërinë, Kosovën, Slloveninë, Islandën, Kroacinë, Sllovakinë, Zvicrën, Austrinë, Norvegjinë, Monakon, Gjermaninë, Greqinë, Hungarinë, Danimarkën, Lituaninë, Letoninë, Azerbajxhanin, Luksemburgun, Bosnjën e Hercegovinën, Bullgarinë, Izraelin, Maqedoninë Veriore, Irlandën, Republikën Çeke, Finlandën dhe Estoninë. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Kosova dhe Serbia do të rinisin dialogun për arritjen e marrëveshjes

Grenell njofton për takimin në Shtëpinë e Bardhë Pas më shumë se një viti e gjysmë ndërprerjeje, Kosova dhe Serbia do të rinisin dialogun për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Kjo, si duket, do të ndodhë menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, që do të mbahen më 21 qershor, ku pritet që partia e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq të shënojë sërish fitore. I ngarkuari i Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, bëri të ditur se qeveritë e Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që më 27 qershor të takohen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Sipas Grenell, kjo po ndodh pasi të dyja palët u pajtuan që t’i heqin pengesat për dialogun. Richard

Grenell shkroi në twitter se Serbia është pajtuar që të pezullojë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe nga ana tjetër Kosova u pajtua të pezullojë përpjekjet për t’u anëtarësuar në mekanizma ndërkombëtarë. “Lajm i mirë. Sapo pranova angazhimin e qeverive të Kosovës dhe Serbisë për të pezulluar përkohësisht fushatën e çnjohjeve dhe anëtarësimet në mekanizmat ndërkombëtarë, me qëllim që të takohemi në Uashington DC, në Shtëpinë e Bardhë, më 27 qershor, për të biseduar për dialogun. Nëse njëra palë nuk është e kënaqur me bisedimet e 27 qershorit, ato mund të kthehen sërish në status quo, pasi të largohen nga Uashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, ne së pari duhet të bëjmë përparim në rritjen e ekonomive. Ky

është fokusi. Mirëpres këto diskutime”, ka shkruar në Twitter Richard Grenell. Pas shkarkimit të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti dhe zgjedhjes së qeverisë së re të Kosovës, të drejtuar nga Avdullah Hoti, i cili i shfuqizoi menjëherë masat e reciprocitetit të vendosura ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, janë hequr pengesat për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pak ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Avdullah Hoti kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, ndërkohë që nga Presidenca e Serbisë kanë bërë të ditur se lidhur me këtë çështje Presidenti Vuçiq ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, nga i cili ka marrë përkrahje. Në të njëjtën kohë, i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka filluar të martën në Prishtinë vizitën e tij triditore, të parën pas marrjes së detyrës së re, ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të ndryshëm të dy vendeve në kryeqytetin e Kosovës dhe të Serbisë. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u ndërpre në nëntorin e vitit 2018 kur qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi tarifë 100% ndaj mallrave serbe. Që nga ajo kohë, Beogradi e ka kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e tarifës dhe së fundi edhe të reciprocitetit, masë kjo e Kosovës që nuk u mbështet as nga faktori ndërkombëtar. (Kohapress) E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Pasojat e mos- bashkëpunimit dhe mos- bashkërendimit të partive politike shqiptare në Malin e

Firmat dhe reklamat në o të shqiptarëve vetëm në g Është koha që shqiptarët në Mal të Zi të mendojnë për ristrukturimin e faktorit politik shqiptar, me qëllim të nxitjes së një zgjimi kombëtar dhe të kundërvënies intelektuale doktrinës malazeze, sipas së cilës “shqiptarët janë të paaftë të qeverisin e të mbrojnë vlerat e tyre kombëtare” ose “ata nuk meritojnë më shumë”

Hajrullah Hajdari

(vijon nga numri i kaluar) Shkrimi i emrit të firmës në vend të dukshëm është obligim i çdo sipërmarrësi, ndërsa shkrimi i reklamave është vullnetar dhe ka për qëllim përfitimin. Për fat të keq, kohëve të fundit, gjithnjë e më shumë pronarët shqiptarë firmat, dhe reklamat, i shkruajnë vetëm në gjuhën malazeze. Ndërkaq, shumë pronarë të kombësisë malazeze firmat e sidomos reklamat i shkruajnë në të dyja gjuhët. Mali i Zi është i definuar si shtet qytetar, demokratik, ekologjik dhe shtet i së drejtës sociale, i bazuar në sundimin e ligjit. Në kapitullin “Të drejtat e veçanta të pakicave”, Kushtetuta e Malit të Zi, ndër të tjera, garanton shprehjen, ruajtjen, zhvillimin dhe manifestimin publik të veçantisë nacionale, etnike, kulturore dhe fetare, si dhe përdorimin e gjuhës dhe të alfabetit të vet në përdorim privat, publik dhe zyrtar. Këto ditë më rastisi të hyj në disa firma private, ku pronarët janë shqiptarë, madje edhe politikanë. Qëllimi im, këtë herë, nuk ishte të mbledh statistika mbi përqindjen e shkrimit të firmave dhe reklamave në gjuhën shqipe, thjesht po bëja tregti. Në shitoren e parë që hyra nuk hasa asnjë fjalë shqip. Firma, artikujt dhe çmimet si dhe orari i punës ishin

6

Javore KOHA

E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

të shkruara vetëm në gjuhën malazeze! Rastësisht aty e takova edhe pronarin i cili në pyetjen time: “Pse nuk i shkruan, së paku artikujt dhe orarin e punës në gjuhën shqipe?”, mu përgjigj: ”Kështu e kam më mirë, kaloj më lehtë me inspeksion!” I thashë se kjo s’e arsyeton qëndrimin e tij. Pastaj më tha se “kështu edhe më duhet, sepse kam shumë myshterinj nga Tivari, Budva etj.” “Aha”, i thashë, “d.m.th. ti shikon interesin e myshterinjve malazezë, a sa për shqiptarë nuk e paske hallin fare”. “Jo”, tha, “por shqiptarët tanë të gjithë flasin dhe e kuptojnë edhe gjuhën malazeze?!” U largova nga kjo shitore duke menduar se është një rast i veçantë apo i izoluar! Në vendin ku u gjeta pastaj, kishte shumë shitore të profileve të ndryshme, madje

Politikani shqiptar por edhe vetë populli, duhet të veprojnë me ndërgjegje kombëtare e t’i shfrytëzojnë të gjitha të drejtat e parapara me Kushtetutë në mënyrë që nesër politika mos të përdorë si alibi vetë sjelljen e shqiptarëve

edhe të pronarëve të ndryshëm, por të gjithë shqiptar! Pa hyrë në asnjërën prej tyre, edhe pse kisha qenë disa herë, u befasova. Asnjë fjalë në objektet afariste, rreth e përqark, nuk ishte e shkruar në gjuhën shqipe. Reklamat, të cilat shënonin veprimtarinë e shitoreve ishin shkruar në mur të bardhë, me ngjyrë të kaltër, vetëm në gjuhën malazeze! Thashë me vete, sigurisht edhe këta myshterinjtë i paskan nga Tivari, Budva, Podgorica… Hyra brenda, të gjithë flisnin shqip, të gjithë myshterinjtë ishin nga Ulqini. Kështu, pothuaj, në më shumë se 60% të rasteve, pronarët shqiptarë, në reklamimin e prodhimeve dhe veprimtarisë së tyre nuk e përdorin alfabetin dhe gjuhën e vet amtare. Për faj të kujt? Kushtetuta dhe ligjet e shtetit e lejojnë një veprim të tillë! As ky veprim i sipërmarrësve shqiptarë ndoshta s’ka asgjë të keqe, përveç faktit të nënçmimit të vetvetes dhe kombit shqiptar në përgjithësi. Qeveria e Malit të Zi, në mbështetje të Kushtetutës së saj dhe dokumenteve të ratifikuara ndërkombëtare, ka përcaktuar dhe aprovuar dokumentin mbi Strategjinë e politikave të pakicave. Në kapitullin “Qëllimi strategjik në lëmin e kulturës dhe identitetit të pakicave”, në pikën 3.1.4. ka identifikuar, si qëllim operativ, promovimin dhe implementimin e zgjidhjeve pozitive-juridike nga lëmi i përdorimit të gjuhës amtare të pakicave dhe ka konstatuar se 40 % e të punësuarve janë të njoftuar për nevojën e përdorimit të gjuhës amtare të pakicave në nivelin lokal. Shtrohet pyetja: Politikanët shqiptarë që merren me biznes privat, por edhe të tjerët, a janë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e Zi (2)

objektet afariste gjuhën malazeze në mesin e atyre 40%, të cilët janë në dijeni të përdorimit të gjuhës dhe shkrimit shqip, apo ndoshta edhe ata kalojnë më mirë me inspeksion, kanë më shumë myshterinj malazezë sesa shqiptarë, apo ndoshta kalojnë më mirë edhe me politikë?! Një gjë është e sigurt, se ata politikanë, vite me radhë, pa u skuqur fare, votat i kërkojnë (dhe deri më tani edhe ju kemi dhënë) në emër të shqiptarizmit! Siç theksuam, shteti i ka hapur rrugët, ndërsa elita politike shqiptare i mbyll ato në mënyrë të perfeksionuar, duke flirtuar e punuar me partinë-shtet, vetëm që të qëndrojë në pushtet sa më gjatë, mbase edhe për të përfituar. Se a flitet apo shkruhet shqip, s’ka rëndësi! Ky veprim i tillë më duket më pak perfeksionizëm e më tepër demagogji politike. Perfeksionizmi është gabim i një intelektuali i kryer nga intelektuali, ndërkaq, demagogjia është një llogari e leverdishme. Pra, me demagogji politike nënkuptojmë mashtrimin e popullit nga politikanët të cilët me fjalë të bukura e me premtime që asnjëherë pothuajse nuk i realizohen, i bëjnë për vete për synime e qëllime të caktuara politike, pra ndryshe flasin e ndryshe veprojnë! Në ekonominë e tregut, konkurrenca i nënshtrohet kontrollit të konsumatorit, madje edhe të ligjit, sepse mashtrimi dënohet, ndërkaq politikani që shet mjegull (tash e 20 vite me radhë), gënjeshtra apo propagandë shpesh arrin t’a shesë atë si të vërtetë dhe nuk dënohet. Shkrimi i firmave, reklamave dhe veprimtarive të sipërmarrësve tanë shqiptarë në gjuhën shqipe nuk është aq i rëndësishëm sot sa mund të jetë i rëndësishëm nesër! Edhe teknologjia më moderne nëse nuk përdoret një kohë të gjatë, e humb efektin e saj, ashtu si nesër, për shkak të mosshfrytëzimit të së drejtës për të shkruar edhe shqip nga vetë shqiptarët, shteti mund të konkludojë se kjo normë duhet hequr, pasi shqiptarëve nuk u nevojitet. Mu për këtë politikani shqiptar por edhe vetë pop-

ulli, duhet të veprojnë me ndërgjegje kombëtare e t’i shfrytëzojnë të gjitha të drejtat e parashikuara me Kushtetutë në mënyrë që nesër politika të mos e përdorë si alibi vetë sjelljen e shqiptarëve. Populli (votuesi) duhet të kërkojë përgjegjësi nga përfaqësuesit e vet politikë për të gjitha që i premton e nuk i realizon, së paku në lëmin e identitetit kombëtar. Është e vërtetë se ne si shoqëri apo kolektivitet, të ndarë në 7-8 copa, ligjërisht jemi të pafuqishëm të pengojmë dhe të ndëshkojmë politikanin e pandërgjegjshëm që punon vetëm për interesat e veta. E vetmja mundësi për ta korrigjuar apo ndërgjegjësuar është që të bashkohemi si një trup politik, duke lënë anash përkatësinë partiake, t’u kërkojmë llogari dhe përgjegjësi përfaqësuesve tanë legjislativë dhe ekzekutivë, t’ua bëjmë me dije se nuk lejojmë më të mashtrohemi, të paktën jo tërë kohën, nuk lejojmë më që çështjet fundamentale të pësojnë për hir të interesave personale apo partiake.

Parandalimi i këtyre dukurive, obligim i elitës politike shqiptare

Këto dukuri e shumë të tjera të dëmshme si këto, duhet të parandalohen. Kush më shumë se politika dhe politikanët shqiptarë janë përgjegjës për përhapjen e këtyre dukurive negative? Atyre populli u ka besuar fatin e tyre dhe ata duhet të veprojnë. Si rezultat i mosmarrëveshjeve, i mosbashkëpunimit apo mosbashkërendimit të kërkesave kundrejt pushtetit, sot shqiptarët përfaqësohen në Parlamentin e Malit të Zi vetëm me një deputet. Demokracia nuk është vetëm votime dhe tërheqje litari. Ajo është po ashtu një sistem që e bën debatin, veprimin dhe angazhimin dukuri të përditshme. Politikani ka detyra dhe obligime që duhet t’i kryejë me përkushtim e ndërgjegje kombëtare, në të mirë të popullit. Ai është zgjedhur nga populli që të marrë vendime politike. Demokraci është të tërhiqesh në momentin kur parimet kushtetuese janë shkelur, kur ti nuk ke mundësi të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ndikosh më për të mirën e votuesit tënd. Politika bëhet në kuvend edhe pse je në pakicë. Por s’është demokratike të uzurposh vendin e të tjetërsosh vullnetin e votuesit tënd. Aty ku janë të pranishme faktet, fjalët bëhen të panevojshme. Të vendosësh për veten e jo të tjerët të vendosin për ty – është tharm i drejtësisë. Në qoftë se jemi bindur se asgjë s’na zbret prej qiellit e gatitur dhe e gatuar, atëherë duhet të veprojmë dhe të përpiqemi të arrijmë qëllimin...

Të nxjerrim mësime nga dukuritë negative. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i partive politike, kusht i domosdoshëm

Elita politike shqiptare në Mal të Zi, para së gjithash, por edhe vetë populli shqiptar, më shumë se kurrë kanë nevojë për bashkëpunim apo bashkërendim të mendimit dhe ideve për çështjet kryesore të identitetit kombëtar e mirëqenies në përgjithësi. Elita politike shqiptare duhet të reflektojë, përndryshe, pas 30 viteve në demokraci duhet të ballafaqohet me përgjegjësitë e saj. Filozofi, poeti dhe humanisti i njohur spanjoll-amerikan Xhorxh Santajana ka thënë: “Ata që nuk nxjerrin mësime nga e kaluara e tyre, janë të dënuar ta përsërisin atë.“ Është koha që shqiptarët në Mal të Zi të mendojnë për ristrukturimin e faktorit politik shqiptar, me qëllim të nxitjes së një zgjimi kombëtar dhe të kundërvënies intelektuale doktrinës malazeze, sipas së cilës “shqiptarët janë të paaftë të qeverisin e të mbrojnë vlerat e tyre kombëtare” ose “ata nuk meritojnë më shumë”. Kjo edhe për faktin se ky vit është vit zgjedhor. (Fund) E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Pandemia dhe rend Francis Fukuyama

Krizat e mëdha sjellin edhe pasoja të mëdha, zakonisht të paparashikuara. Depresioni i Madh nxiti izolimin, nacionalizmin, fashizmin dhe Luftën e Dytë Botërore, por solli gjithashtu New Deal (Nju Dill), (Marrëveshjen e Re), ngritjen e Shteteve të Bashkuara si një superfuqi globale, dhe në fund procesin e dekolonizimit. Sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 prodhuan dy ndërhyrje të dështuara ushtarake amerikane, ngritjen e Iranit, dhe forma të reja të radikalizmit islamik. Kriza financiare e vitit 2008 shkaktoi një rritje të populizmit anti-establishment, që zëvendësoi udhëheqësit në pushtet të gjithë botën. Historianët e ardhshëm do të gjurmojnë me siguri efekte relativisht të mëdha të shkaktuara nga pandemia aktuale e koronavirusit. Por sfida është zbulimi i tyre i mëhershëm. Tanimë është e qartë se përse disa vende kanë qenë më mirë se të tjerat në menaxhimin e krizës deri më tani, dhe janë të gjitha arsyet që këto prirje të vazhdojnë. Dhe kjo nuk ka të bëjë me llojin e regjimit. Disa demokraci kanë reaguar mirë, të tjerat jo, dhe e njëjta gjë është e vërtetë edhe për autokracitë. Faktorët ndikues në lidhje me përgjigjet e suksesshme ndaj pandemisë janë kapaciteti shtetëror, besimi social dhe udhëheqja. Vendet me të tria këto elemente – një aparat shtetëror kompetent, një qeveri së cilës qytetarët i besojnë dhe e dëgjojnë, dhe udhëheqësit efektivë – kanë pasur një reagim mbresëlënës, duke i kufizuar dëmet që ata kanë pësuar nga Covid-19. Ndërkohë, vendet me shtete jofunksionale, shoqëri të polarizuara ose ud-

8

Javore KOHA

E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

hëheqje të dobët kanë reaguar dobët, duke i lënë qytetarët dhe ekonomitë e tyre të ekspozuara dhe shumë më të prekshme ndaj virusit. Sa më shumë që mësohet mbi Covid-19, aq më shumë duket se do të zgjasë kriza, e matur me vite dhe jo tremujorë. Virusi po duket së fundmi më pak vdekjeprurës, por mbetet shumë ngjitës dhe transmetohet në shumë raste pa asnjë simptomë. Kjo ka bërë që njerëzit të priren të mos e marrin atë aq seriozisht sa duhet, dhe në këtë mënyrë virusi do të vazhdojë të përhapet gjerësisht në të gjithë globin, duke shkaktuar një numër të madh të vdekurish. Nuk do të ketë asnjë moment kur vendet do të jenë në gjendje të shpallin fitoren e tyre ndaj sëmundjes. Përkundrazi, ekonomitë do të hapen më ngadalë. Shpresat për një rimëkëmbje në formë V duken si tepër optimiste. Me shumë gjasa, ajo e rritjes ekonomike, do të jetë një kurbë në formë L-je me një bisht të gjatë ose disa W. Ekonomia botërore, nuk do të kthehet shumë shpejt në gjendjen e saj para-Covid. Dhe në aspektin ekonomik, një krizë e gjatë nënkupton më shumë falimentime biznesesh dhe dëme të mëdha në industri, si qendrat tregtare, zinxhirët e furnizimit me pakicë dhe udhëtimet turistike. Vetëm kompanitë e mëdha do të jenë në gjendje të përballojnë goditjen, me gjigantët e teknologjisë që do të dalin kryesisht fitimtarë, pasi ndërveprimet digjitale po bëhen gjithnjë e më

Nacionalizmi, izolimi, ksenofobia dhe sulmet ndaj rendit liberal botëror janë rritur për vite me radhë, dhe kjo prirje vetëm sa do të përshpejtohet nga pandemia

të rëndësishme. Por, ndërkohë pasojat politike mund të jenë edhe më domethënëse. Popullatat mund të detyrohen të bëjnë akte heroike të vetëflijimit kolektiv për një farë kohe, por jo përgjithmonë. Një epidemi e gjatë në kohë, e kombinuar me humbje të shumta të vendeve të punës, një recesion ekonomik të tejzgjatur dhe një borxh shumë të madh, do të krijojë pashmangshmërisht tensione, të cilat shndërrohen më pas në një reagim politik. Se kundër kujt, kjo është ende e paqartë. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një reagim shumë të keq ndaj pandemisë, dhe kjo e ka zbehur më tej prestigjin e saj ndërkombëtar. Shpërndarja globale e fuqisë do të vazhdojë të zhvendoset drejt lindjes, pasi Azia Lindore ka qenë më e aftë në administrimin e situatës sesa Evropa apo SHBA-ja. Ndonëse pandemia filloi nga Kina, dhe Pekini në fillim e fshehu duke e lejuar që të përhapej, Kina do të përfitojë nga kriza, të paktën në terma relativë. Gjatë viteve të ardhshme pandemia mund të çojë në rënien relative të Shteteve të Bashkuara, në erozionin e vazhdueshëm të rendit ndërkombëtar liberal dhe në ringjalljen e fashizmit në mbarë globin. Por ajo mund të sjellë gjithashtu edhe një rilindje të demokracisë liberale, një sistem që shumë herë ka habitur skeptikët, duke shfaqur një fuqi të jashtëzakonshme të rezistencës

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

di i ri botëror dhe ripërtëritjes. Elementet e të dyja vizioneve do të shfaqen në vende të ndryshme. Për fat të keq, përveçse nëse prirjet aktuale ndryshojnë në mënyrë dramatike, parashikimi në përgjithësi është i zymtë. Dhe pasojat negative janë të lehta për t’u imagjinuar. Nacionalizmi, izolimi, ksenofobia dhe sulmet ndaj rendit liberal botëror janë rritur për vite me radhë, dhe kjo prirje vetëm sa do të përshpejtohet nga pandemia. Qeveritë në Hungari dhe Filipine e kanë shfrytëzuar krizën për t’i dhënë vetes kompetenca emergjente, duke i larguar ato akoma më larg demokracisë. Shumë vende të tjera, përfshirë Kinën, El Salvadorin dhe Ugandën, kanë ndërmarrë masa të ngjashme. Pengesat për lëvizjen e njerëzve janë shfaqur kudo, madje edhe në zemër të Evropës. Në vend se të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për përfitimin e tyre të përbashkët, vendet janë mbyllur në vetvete, janë grindur me njëratjetrën, dhe i kanë bërë rivalët e tyre “koka turku” për të justifikuar dështimet e tyre. Rritja e nacionalizmit do të rrisë mundësinë e një konflikti ndërkombëtar. Gjithsesi, duke pasur parasysh forcën e vazhdueshme stabilizuese që kanë armët bërthamore dhe sfidat e zakonshme me të cilat përballen të gjithë aktorët kryesorë, turbullirat ndërkombëtare janë më pak të mundshme sesa ato të brendshme. Vendet e varfra me qytetet e mbipopulluara dhe me sisteme të dobëta shëndetësore do të goditen më rëndë se të tjerët. Jo vetëm distancimi social, por edhe higjiena minimale siç është

larja e duarve, është jashtëzakonisht e vështirë në vendet ku shumë qytetarë nuk kanë qasje të rregullt tek uji i pastër. Zhvendosja e shkaktuar nga ndryshimi i klimës ishte tashmë një krizë e ngadaltë që po ziente në hemisferën jugore. Pandemia do t’i ndërlikojë efektet e saj, duke i katandisur popullatat e mëdha në vendet në zhvillim gjithnjë e më pranë pragut të mbijetesës. Zemërimi popullor do të rritet dhe pritshmëritë e rritura të qytetarëve janë receta klasike që mund të çojnë drejt revolucioneve. Të dëshpëruarit do të tentojnë të migrojnë, liderët demagogë do ta shfrytëzojnë situatën për t’u ngjitur në pushtet, politikanët e korruptuar do të kapin rastin për të vjedhur atë çka mundin, dhe shumë qeveri do të rrëzohen. Pandemitë e dikurshme kanë nxitur vizione, kulte dhe fe të reja apokaliptike, të cilat rriten rreth anktheve ekstreme të shkaktuara nga vështirësitë e stërzgjatura. Në fakt fashizmi, mund të shihej si një kult i tillë, që lindi nga dhuna dhe zhvendosjet masive të popullatave, e shkaktuar nga Lufta e Parë Botërore dhe pasojat e saj. Megjithatë, ashtu siç Depresioni i Madh jo vetëm që prodhoi fashizëm, por edhe ringjalli demokracinë liberale, edhe pandemia aktuale mund të prodhojë edhe disa rezultate pozitive politike. Realitetet praktike të menaxhimit të pandemisë favorizojnë profesionalizmin dhe ekspertizën, dhe nxjerrin lehtë në pah demagogjinë dhe paaftësinë. Për shkak të arrogancës së Zhair Bolsonaros, Brazili është zhytur aktualisht

Rritja e nacionalizmit do të rrisë mundësinë e një konflikti ndërkombëtar. Gjithsesi, duke pasur parasysh forcën e vazhdueshme stabilizuese që kanë armët bërthamore dhe sfidat e zakonshme me të cilat përballen të gjithë aktorët kryesorë, turbullirat ndërkombëtare janë më pak të mundshme sesa ato të brendshme

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Gjatë viteve të ardhshme, pandemia mund të çojë në rënien relative të Shteteve të Bashkuara, në erozionin e vazhdueshëm të rendit ndërkombëtar liberal dhe në ringjalljen e fashizmit në mbarë globin

në një katastrofë shëndetësore. Në Rusi, Vladimir Putin u përpoq në fillim ta nënvlerësonte rrezikun e pandemisë, më pas pretendoi se Rusia e kishte atë nën kontroll, dhe tani po ndryshon qasje kur Covid-19 po përhapet në të gjithë vendin. Legjitimiteti i Putinit, që ishte duke u dobësuar para krizës, mund të jetë duke u zbehur më tej. Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve, si midis njerëzve ashtu edhe vendeve, është thelluar nga kriza dhe do të rritet më tej gjatë një stanjacioni të zgjatur ekonomik. Por bashkë me problemet, kriza ka zbuluar edhe aftësinë e qeverive për të ofruar zgjidhje, duke u mbështetur në burimet kolektive. Një ndjenjë e vazhdueshme e “vetëm së bashku” mund të nxisë solidaritetin social, por edhe zhvillimin e mbrojtjeve sociale më bujare, ashtu siç vuajtjet e mëdha kombëtare të Luftës së Parë Botërore dhe Depresionit stimuluan rritjen e shteteve të mirëqenies në vitet 1920-1930. Në prill, Kongresi i SHBA miratoi një paketë ndihme prej 2.3 trilionë dollarësh për të mbështetur bizneset dhe individët e dëmtuar nga pandemia. Dhe kjo krizë mund të rrisë mbështetjen për ndërhyrjet e qeverisë në adresimin e problemeve të tjera të mëdha sociale. Dhe së fundmi, kriza mund të nxisë një bashkëpunim ndërkombëtar të ripërtërirë. Ndërsa udhëheqësit kombëtarë po merren me lojën se kush e ka fajin për pandeminë, shkencëtarët dhe autoritetet e shëndetit publik në të gjithë botën, po thellojnë rrjetet dhe lidhjet mes tyre. (Marrë me shkurtime nga “Foreign Affairs”) E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi sociopolitik

Kisha në Rumi, ilega përçarëse ndaj qyte Nail Draga

Vendosja e objektit metalik nga llamarina, në malin e Rumisë në vitin 2005 nuk ka dilemë së është realizuar me bekimin e heshtur të pushtetit vendor dhe atij qendror. Nëse një veprim i tillë në atë kohë vlerësohej se ishte një lëshim nga ana e pushtetit, sepse ishte në përgatitje të referendumit për pavarësi të Malit të Zi(21 maj 2006), qëndrimi indiferent më pas ndaj një objekti të tillë të quajtur kishë, ka politizuar skenën politike, duke rikthyer ortodoksizmin si në vitet 90-ta të shekullit të kaluar. Kujtojmë me këtë rast se në llamarinën e vendosur në Rumi në vitin 2005, arkitektet e këtij montimi metalik, kanë vazhduar me punime të tjera duke veshur fasadën e këtij objekti me material të fortë, përkatësisht me gurë(tetor 2018). Dhe i tërë ky angazhim restaurues është bërë në mënyrë legale, ku patën reaguar disa parti politike e nga shoqëria civile. Duhet theksuar edhe reagimet e argumentuara të subjekteve politike shqiptare, duke i përkujtuar pushtetit se objekti i tillë sa i paligjshëm është edhe provokues për shqiptarët si popull autokton në këtë mjedis, andaj si i tillë duhet të hiqet nga mali i Rumisë.

Deklarata e Kryeministrit pa realizim praktik

Nga reagimet ndaj një objekti të tillë të paligjshëm, duhet përkujtuar deklaratën e Kryeministrit të Malit të Zi, D. Markoviqit të datës 24 tetor

10

Javore KOHA

E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

2018, i cili në mes tjerash ka deklaruar se “objekti është i paligjshëm dhe si i tillë duhet të hiqet nga ai vend”, duke theksuar se ligji duhet të vlejë për të gjithë, për çdo ndërtim joligjor. Por, nga ajo kohë, të gjithë jemi dëshmitar, së në praktikë nuk është realizuar asgjë, por siç duket ishte një deklarim politik i ditës, dukuri që nuk është e panjohur në skenën politike. Por, me të drejtë shtrohet pyetja si do të kishte reaguar pushteti qendror nëse rastësisht pjesëtarë të kishës katolike, apo të bashkësisë islame të kishin ngritur objekte të kultit të tyre, kishë apo xhami në Rumi. Nuk ka dilemë, se, reagimi do të kishte qenë i menjëhershëm, me ndëshkime ligjore, por me KOS-in puna qëndron ndryshe, sepse ata në heshtje u mbështetën nga pushtetarët. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, se objekti metalik i vendosur në Rumi, më 18 qershor 2005, është ndërtuar në Tivar, dhe bartur me helikopter të ushtrisë Serbia-Mali i Zi. Pra, ishte realizuar me bekimin e miratimin e pushtetit të kohës. Andaj, kjo është edhe arsyeja se pse nuk ka reaguar me kohë pushteti qendror për të realizuar në praktikë vendimet e veta për zhvendosjen e objektit metalik në mjedisin përkatës. A është kjo heshtje e rastit apo kompromis me përfaqësuesit e kishës serbe, mbetet të supozohet.

Mali i Rumisë, i shenjtë për shqiptarët

Mali i Rumisë nuk është mal si të gjithë të tjerët, sepse për shqiptarët është mal i shenjtë, që është pjesë e trashëgimisë popullore shqiptare, që nga kohërat më të hershme e deri në ditët tona. Si i tillë ai ishte kult edhe për pjesëtarët e popujve të përkatësisë fetare katolike e ortodokse, duke qenë mal i harmonisë nacionale e

fetare, të popujve të këtij mjedisi, harmonisë që dëshiron ta acarojë KOS-i, me qëllime ekskluzivisht politike. Në këtë kohë të krizës politike e ekonomike, përfaqësuesit e Mitropolisë së KOS-it në Mal të Zi, veprojnë me qëllim, duke deformuar mjediset publike, ku përveç kishës teneqe në Rumi, ata kanë ndërtuar më parë objekte të ngjashme edhe në ujdhesa në liqenin e Shkodrës, duke irituar popullatën vendore. Nuk ka dilemë se këto veprime janë me prapavijë politike që u dëshmua më herët me iniciativën e ndërtimit të kishës ortodokse në Martinaj(Guci), pelegrinazhin në Ostros(Krajë), e në Ulqin si dhe së fundmi në Shas(2018) janë dëshmi se atyre iu intereson të jenë prezentë edhe në viset shqiptare,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ale dhe etarëve për të krijuar incidente me përmasa ndërnacionale.

Në mbështetje të ideologjisë neofashiste serbe

Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me një strategji perfide të ortodoksisë serbe, ideologji ekspansioniste nga shek. XIX, e cila vazhdon deri në ditët tona. Një veprim i tillë është edhe kundër vetë malazezëve si popull, e Malit të Zi si shtet, por edhe kundër popujve të tjerë në Mal të Zi. Duhet cekur se me rënien e sistemit monist, ata u manifestuan më tërë kapacitetin e tyre, duke iu rikthyer ideologjisë së tyre shekullore. Dhe të ngarkuar me sindromin e tyre panortodoks, ata ishin mbështetësit e luftës në ish- Jugosllavi. Ishte unifikimi praktik i ideologjisë neofashiste serbe me atë të kishës ortodokse serbe, që është dëshmuar me luftërat dhe krimet e tyre gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë e së fundmi në Kosovë.

Ortodoksia serbe si në mesjetë

Një veprim i tillë historikisht të kujton kohën e Nemanjiqëve, kur pjesëtarët e qytetarëve që i përkisnin kristianizmit, ishin të detyruar dhunshëm të konvertohen në ortodoksi, e cila ka mbetur e shënuar në histori për krimet e shumta të pushtuesve serbë të kohës. Dhe një dhunë të tillë e kanë përjetuar edhe shqiptarët për tre shekuj, të cilët u konvertuan në ortodoksë, duke pasur pasoja të dëshmuara me të dhëna historike. Por, në rrethana të reja në pluralizëm, KOS-i nuk ka dilemë se ka pasur mbështetje nga pushteti i Malit të Zi, sepse pa përkrahjen e tyre ata nuk do të vepronin lirshëm duke keqpërdorur demokracinë pluraliste, në këtë mjedis. Por, ndarja e tyre ka

Më 18 qershor 2020 bëhen 15 vite nga vendosja e objektit metalik në Malin e Rumisë, në organizim të Kishës Ortodokse Serbe(KOS), në mënyrë ilegale, pa leje të punës, duke irituar qytetarët, çështje e cila është kontestuar nga subjektet politike të shqiptarëve por edhe nga Qeveria e Malit të Zi, e cila ndonëse ka marrë vendim për zhvendosjen e objektit nga mjedisi përkatës, por deri më tash vendimet e tilla janë injoruar nga KOS-i, duke u sjellë si shteti brenda shtetit, çështje kjo e cila është aktuale edhe tani kur kemi një polarizim dhe politizim të skenës politike në Mal të Zi

filluar në fund të vitit të kaluar kur u miratua në kuvend Ligji për bashkësitë fetare në Mal të Zi. Dhe, siç duket, këtu ishte fundi i tolerancës bashkëpunuese, ku pushteti filloi të reagojë, sepse u cenuan të drejtat e vetë malazezëve, që ndikoi në vetëdijesimin e tyre, duke kuptuar më së fundmi se hegjemonizmi ortodoks serb, me mbështetje nga shteti serb në Beograd, paraqet rrezikun kryesor për shtetin e Malit të Zi. Refuzimi i ligjit të tillë, dhe organizimi i shëtitjeve enkas për këtë çështje nga ana e tyre ka marrë përmasa antishtetërore, që është dëshmi transparente e një konstatimi të tillë.

Kryqi ortodoks në Kullën e Sahatit në Podgoricë

Kujtojmë me këtë rast verën e vitit 2017, kur ngjarje mediatike ishte vendosja e kryqit ortodoks, në Kullën e Sahatit në qytetin e Podgoricës. Ishte ky një veprim absurd, që u veprua kundër qytetarëve të përkatësisë fetare islame, si dhe institucionit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi. Por pushteti lokal i kryeqytetit vendosi sipas politikës së tyre, duke lejuar vendosjen e kryqit në monumentin kulturor të arkitekturës islame. Theksojmë me këtë rast se qyteti i Podgoricës iu dhurua Malit të Zi, në saje të vendimeve të Kongresit të Berlinit(1878), ndonëse deri atëherë ka dominuar popullsia me përkatësi fetare islame, në kulmin e Kullës së Sahatit nuk ka ekzistuar asnjë simbol fetar, por pushteti i ri vendosi simbolin e vet fetar, duke dëshmuar ideologjinë e ortodoksisë! Nuk ka dilemë se vendosja e kryqit ortodoks në objektin e restauruar të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Kullës së Sahatit, të financuar nga TIKA, është realizuar me vendimin e pushtetit lokal, përkatësisht me bekimin e Ministrisë së Kulturës të Qeverisë së Malit të Zi. Një qëndrim e veprim i tillë ishte dëshmi se pushteti aktual është i infektuar me sindromin e ortodoksizmit, dhe e ka të vështirë të shërohet, duke mos reflektuar për rrethanat shoqërore në të kaluarën dhe në ditët tona, që është parakusht për çdo mjedis të konsoliduar multikultor e multinacional, sipas standardeve demokratike ndërkombëtare.

Përfundim

Ndërtimi i objekteve fetare në ato mjedise, ku nuk kanë qenë të pranishme më herët, por duke u bazuar në mite e falsifikime, iriton popullatën përkatëse. Një veprim i tillë paraqet dukuri të rrezikshme kudo, e në veçanti në mjediset multinacionale. Në këtë aspekt në pluralizëm është duke u dalluar KOS-i në Mal të Zi, që me sjelljet e tyre veprojnë sikurse janë shteti në shtet, duke qenë ekspoziturë e Beogradit. Dhe një veprim i tillë nuk paraqet çudi sepse kemi të bëjmë me konceptin e tyre gjeostrategjik të bazuar me Naçertanijën(1844), që në formë të modifikuar përmes dy Memorandumeve të Akademisë Serbe nga paraqitën edhe në ditët tona. Çdo tolerim nga ana e pushtetit në Mal të Zi ndaj veprimit të tyre të bazuar në ideologjinë klerofashiste serbomadhe, do të jetë me pasoja për kohën e tashme dhe të ardhmen në Mal të Zi, që është në kundërshtim me konceptin shtetëror të këtij mjedisi i cili është i veçantë në këtë rajon. E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Mite të origjinës Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington

Mitet e origjinës janë histori të krijimit. Çdo popull e ka një të tillë. Ilirët kanë tre mite se nga kanë ardhur, por fatkeqësisht asnjë nuk është shkruar nga vetë ata. Të dhënat e vetme për origjinën e tyre vijnë nga kultura të tjera. Përveç rrëfimit të Homerit që i lidh Ilirët me Trojanët, aktualisht ekzistojnë vetëm dy histori që shpjegojnë se nga kanë ardhur ilirët, dhe të dyja bazohen në referenca mitologjike.

“ 12

Përveç rrëfimit të Homerit që i lidh Ilirët me Trojanët, aktualisht ekzistojnë vetëm dy histori që shpjegojnë se nga kanë ardhur ilirët, dhe të dyja bazohen në referenca mitologjike Historia e parë vjen nga historiani grek Pseudo-Apollodorus, i cili në librin e tij me përmbledhje mitesh dhe legjendash të ndryshme, thotë se krijimi i Ilirisë ndodhi për shkak të heroit mitik Kadmus, një princ fenikas, rreth vitit 2.000 pes. Në tregimin e Pseudo- Apollodorus, perëndia Zeus rrëmbeu motrën e Kadmusit, Europën, dhe Kadmusi u nis për ta gjetur, duke marrë me vete edhe gru-

an e tij Harmonian. Ishte Kadmusi ai që prezantoi alfabetin te grekët (alfabeti grek bazohet disi në alfabetin fenikas), dhe gjithashtu themeloi qytetin e Tebës. Kadmus dhe gruaja e tij u larguan nga Teba, duke vazhduar kërkimin për Europën dhe hynë në tokën e një populli të njohur si Enkeleas, të cilët ishin në luftë me Ilirët (në këtë përrallë ilirët ekzistonin). Një prej perëndive përmes një orakulli

Duke konsideruar këtë si një lloj sugjerimi, gjuhëtarët modernë janë përpjekur të lidhin fjalën “Iliria” me gjarpërinjtë dhe për çudi, ata kanë dalë me disa gjetje interesante. Gjarpërinjtë ishin mjaft të spikatur në fenë ilire, dhe gjuha e ilire ishte pjesë e familjes indoevropiane. Mitografi gjerman Otto Gruppe, ishte i mendimit se fjala “Iliri” duket e ngjashme me fjalën greke ‘illo’, që do të thotë “lëvizje rrëshqitëse’, si ‘ngjalë’. Gjuhëtari slloven Karel Ostir zbuloi se Hitejtë e lashtë, të cilët flisnin një gjuhë shumë arkaike indoevropiane, e quanin një gjarpër të madh mitik Ilurjanka. Sipas historisë së Betejës së Kadeshit, midis Egjiptianëve dhe Hitejve në 1286 pes, një fis ilir i quajtur Dardan luftoi në anën e Hitejve, gjë që shton më tej peshën e idesë se Ilirët dhe Hitejtë e Anadollit antik ishin disi të lidhur

Javore KOHA

E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

u tha enkeleasve se do t’i mposhtin ilirët nëse bënin Kadmusin dhe Harmonian udhëheqësit e tyre. Encheleansit iu bindën orakullit dhe Ilirët u mundën. Kadmusi u bë mbret edhe i ilirëve, dhe kur u bë me djalë, ia vuri emrin Illyrius, për të përkujtuar fitoren e tij. Sidoqoftë, legjenda përfundon në tragjedi, sepse Zeusi i ktheu Harmonian dhe Illyrius në gjarpërinj dhe i dëboi nga bota e të gjallëve. Miti i dytë mbi origjinën e Ilirëve vjen nga historiani romak Appianus i Aleksandrisë, i cili jetoi në Egjiptin e kontrolluar nga Romakët nga viti 95 deri në 165. Sipas Appianit, rajoni u emëruese pas Ilirit, i cili ishte djali i Polifemit, ciklop nga Odyssey. Për më tepër, ai shprehet se Polyphemi dhe gruaja e tij kishin tre djem të quajtur Celtus, Galus dhe Illyrius, dhe se Keltët Britanikë, Keltët Galë dhe Ilirët kanë prejardhje nga këta tre djem. Appiani shprehet më tej se Iliri kishte shumë fëmijë, të cilët krijuan fiset e ndryshme ilire. Appiani komenton se midis shumë tregimeve që ai ka

dëgjuar në lidhje me origjinën e ilirëve, kjo duket më e besueshme. Kjo thënie lë të kuptohet se në të kaluarën kishte shumë histori që kishin të bënin me mënyrën se si u shfaqën ilirët, dhe me përjashtim të përrallave legjendare të Pseudo-Apollodorit dhe Appianit, të gjitha fatkeqësisht kanë humbur. Siç u tha më herët në legjendën e Pseudo-Apollodorit, Zeusi e ktheu Ilirin në gjarpër. Duke konsideruar këtë si një lloj sugjerimi, gjuhëtarët modernë janë përpjekur të lidhin fjalën “Iliria” me gjarpërinjtë dhe për çudi, ata kanë dalë me disa gjetje interesante. Gjarpërinjtë ishin mjaft të spikatur në fenë ilire, dhe gjuha e ilire ishte pjesë e familjes indoevropiane. Mitografi gjerman Otto Gruppe, ishte i mendimit se fjala “Iliri” duket e ngjashme me fjalën greke ‘illo’, që do të thotë “lëvizje rrëshqitëse’, si ‘ngjalë’. Gjuhëtari slloven Karel Ostir zbuloi se Hitejtë e lashtë, të cilët flisnin një gjuhë shumë arkaike indoevropiane, e quanin një gjarpër të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

madh mitik Ilurjanka. Sipas historisë së Betejës së Kadeshit, midis Egjiptianëve dhe Hitejve në 1286 pes, një fis ilir i quajtur Dardan luftoi në anën e Hitejve, gjë që shton më tej peshën e idesë se Ilirët dhe Hitejtë e Anadollit antik ishin disi të lidhur. Sidoqoftë, jo të gjithë studiuesit janë të bindur se emri “Ilir” mund të shpjegohet me gjarpërinjtë. Julius Porkorny thoshte se emri “Ilir” vjen nga lumi Iller, i cili është një degë e Danubit; pra, ilirët ishin “njerëzit e Illerit”. Një tjetër hipotezë vjen nga studimi i gjuhës shqipe. Arkeologu kroat Ćiro Truhelka sugjeroi se emri mund të jetë i lidhur me fjalën shqipe ‘ilir’, që do të thotë ‘i lirë’; kështu Iliria do të thoshte “tokë e njerëzve të lirë”. Pikërisht atëherë kur doli kjo ide, rreth vitit 1950, zuri fill në Shqipëri edhe përdorimi i emrit të përveçëm ‘Ilir’. Por ka të tjerë që besojnë se fjala Ilir nuk ka lidhje me asnjë gjuhë indo-evropiane dhe se mund të jetë një isogloss para-ilir apo fjalë pellazge. E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Një tregim suksesi

Dy kadetë shqiptarë nga Kosova në Akademinë Ushtarake Amerikane West Point Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku bënë histori! Ata ishin studentët e parë nga Kosova që u shkolluan dhe u diplomuan këtë të diel në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara Amerikane, me famë botërore, West Point ikane, me famë botërore, West Point, në vitin 2016. Të pranohesh në Akademinë UshtarPër Koha Javore: ake të Shteteve të Bashkuara në West Point nuk është kollaj, por është një Frank Shkreli / nder i jashtëzakonshëm që gjithmonë New York është rezervuar vetëm për studentët më të mirë dhe më të shquar të Amerikës, por edhe të botës, që pranohen Gjatë një vizite në Uashington, katër në atë institucion. Për t’u pranuar në vjet më parë, ministri i Ministrisë për Akademinë më prestigjioze amerikane, Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) Z. kadetët jo vetëm që duhet të jenë inHaki Demolli dhe komandanti i FSK-së, teligjentë, por duhet të jenë edhe gjeneral-lejtënant Rrahman Rama ishin fizikisht në gjendje të mirë dhe individë takuar me gjeneral-lejtënantin ameri- që shquhen nga tiparet morale dhe të kan Kenneth F. McKenzie, Drejtor për karakterit të shkëlqyeshëm njerëzor. Politika dhe për Planifikimet Strategjike Ata që përzgjidhen për t’u pranuar në të Komandës së Bashkuar të Ushtrisë West Point sigurojnë një arsimim unisë SHBA-së. Pas atij takimi në prill të versitar që nuk e ka shoqin askund 2016-ës u njoftua lajmi i mirë nga gjen- në botë, ndërkohë që të gjitha shpenerali amerikan, McKenzie se dy kade- zimet janë të paguara nga Akademia të shqiptarë nga Kosova ishin pranuar Ushtarake Amerikane. Diploma nga në Akademinë e njohur Ushtarake të Akademia Ushtarake Amerikane, gjatë Shteteve të Bashkuara, në West Point. gjithë jetës, do i dallojë të diplomuarit Ai tha me atë rast se dy kadetët e rinj e West Point-it nga të tjerët për nga shqiptarë të FSK-së, të pranuar në aftësitë, nga karakteri dhe nga zotësitë Akademinë ushtarake më të njohur në udhëheqës që ata kultivojnë aty për botë, ishin Arelena Shala dhe Ylli Dal- katër vite, duke i bërë ata anëtarë të një grupi elitar ndërkombëtar, të dalladaku. Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku bënë luar dhe shumë të respektuar. Sipas histori! Ata ishin studentët e parë nga Akademisë, zhvillimi etik dhe moral Kosova që u shkolluan dhe u diplo- është thelbi i përvojës dhe i shkollimit muan këtë të diel në Akademinë Ush- prej 47-muajsh për kadetët në West tarake të Shteteve të Bashkuara Amer- Point. Karakteri personal theksohet

14

Javore KOHA

E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

si një vlerë e pazëvendësueshme në mbështetje të motos së Akademisë: “Detyra, Nderi, Atdheu”, si dhe idealet e shtatë vlerave të Ushtrisë: besnikëria, respekti, shërbimi i pa kusht, nderi, integriteti dhe guximi personal. Janë këto vlera në bazë të të cilave të rinjtë nga Kosova, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku u pranuan katër vjet më parë në Akademinë Ushtarake më prestigjioze në botë,-- dhe janë këto vlera në bazë të të cilave ata u diplomuan -- bazuar krejtësisht në meritat e veta, si dhe falë përgatitjes së tyre personale, fizike dhe akademike. Katër vjet më parë, në një shkrim modest, për të shënuar këtë ngjarje historike të pranimit të dy kadetëve shqiptarë nga Kosova në West Point, kisha uruar dy të rinjtë nga Kosova, që të dilnin me sukses dhe me faqe të bardhë në rrugëtimin e tyre, ashtu që që të bëhen njëkohësisht edhe frymëzim për bashkëmoshataret e tyre shqiptarë. Suksesi i tyre është sukses i të gjithë shqiptarëve, por veçanërisht i brezit të Yllit dhe Arelenës se me gjithë mungesën e shembujve të mirë aktualisht, me shembullin e tyre i treguan brezit të tyre se sukseset e vërteta në jetë arrihen edhe pa korrupsion e krime – shembuj për të cilët vuan shumë bota shqiptare, përfshirë sidomos politikën. Këta dy të rinj na rikthejnë përsëri shpresën e humbur

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

se me mund, djersë, moral e karakter, çdo gjë është e mundur në jetë. Ja pra, këtu jemi sot, katër vite më vonë, dy të rinj shqiptarë nga Republika e Kosovës, pas 12-vjet pavarësie të vendit të tyre dhe 21 vit pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovën e lirë – në Akademinë Ushtarake Amerikane u diplomuan Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, së bashku me rreth 1100 kadetë të tjerë, shumica amerikanë por edhe nga vende të tjera të botës. Në ceremoninë e diplomimit, të shtunën që kaloi, mori pjesë edhe Presidenti Donald Trump i cili mbajti edhe një fjalim me këtë rast, para të diplomuarve. Me rastin e diplomimit të tyre nga Akademia Ushtarake Amerikane , West Point, Arilena dhe Ylli shprehën ndjenjat dhe emocionet e tyre për këtë ditë historike për ta, për prindërit e tyre, për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët vullnetmirë. Para zhvillimit të ceremonisë së diplomimit, Arilena Shala tha për Zërin e Amerikës se, “Kjo (ditë) më bën të ndihem edhe më shumë krenare, pasi kur të përmendej emri im dhe i Yllit gjithashtu do të përmendet edhe emri i Kosovës. Më bën edhe më shumë krenare pasi edhe Presidenti i

Shteteve të Bashkuara do të dëgjojë dhe do të dijë se Kosova ishte e suksesshme në West Point”. Për arritjet e saja, ajo falënderoi prindërit e vet, dhe të gjithë ata që e kanë ndihmuar në këtë rrugëtim, u shpreh ajo, duke theksuar veçanërisht falënderimet e saja për ndihmën që ka marrë nga “Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që më kanë ofruar të jem në West Point”, përfundoi Arelena Shala. Ndërsa edhe Ylli Dalladaku u shpreh se ishte krenar që përfaqësoi Kosovën në West Point dhe për “Mundësinë të jap kontributin tim, për të përforcuar imazhin e vendit tim në një vend siç është West Point, ku e dimë se përfaqësohen shumë shtete. Besoj se të gjitha aftësitë që kemi përfituar këtu në West Point, kanë qenë për mua një përvojë e veçantë. Ishte një përgjegjësi e madhe që përfaqësova Kosovën për herë të parë në West Point, por njëkohësisht ky ka qenë edhe motivimi im kryesor. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme që të përfaqësosh diçka që është më e madhe se vetja jote dhe mua kjo më ka shtyrë të kujdesem më shumë për të tjerët sesa për veten dhe të jem besnik

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

i atyre vlerave – fillimisht ato familjare, me të cilat jam mësuar por edhe ato të cilat i kam mësuar këtu në West Point”, tha Ylli Dalladaku. Arelena dhe Ylli janë vërtetë një histori suksesi. Me sjelljet dhe me sukseset e shkëlqyeshme akademike dhe ushtarake që u ka dhënë Akademia Ushtarake në West Point, Arelena dhe Ylli nderojnë veten, familjen që i rriti dhe mbarë Kombin shqiptar të cilit i përkasin dhe i cili sot, në këtë ditë gëzimi, është krenar për ta. Duke marrë parasysh zhvillimet aktuale politike anë e mbanë trojeve shqiptare, ky lajm i mirë na bën të shpresojmë se e ardhmja e Kombit shqiptar do të njohë ditë më të mira kur të gjithë shqiptarët do të udhëhiqen nga gjenerata e Arelena Shalës dhe e Ylli Dalladakut, të brumosur në etikën dhe moralin, në nderin dhe në dashurinë për Atdheun që u ka ofruar disiplina dhe edukata ushtarake dhe akademike në Akademinë Ushtarake Amerikane të West Point-it. Keni plot arsye të jeni krenarë. Sot, me arritjet tuaja, i zbardhët faqen vetes, familjeve tuaja dhe të gjithë shqiptarëve kudo! U lumtë dhe suksese gjithmonë në jetë. Lart e më lart në karrierën tuaj! E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

Javore KOHA

15


HISTORI

Manastiri i Rotecit dhe Atë Gjergj Pelini (2)

Ambasador personal i Skënderbeut

Manastiri i Rotecit shkatërrohet përfundimisht në vitin 1571, kur forcat otomane, me pushtimin e Tivarit dhe Ulqinit, ia vënë flakën një historie që është pothuajse fare e panjohur te ne të dyja palët si i pazëvendësueshëm të cilin e ndau një pjesë si pronë të saqë filloi të shërbente si ndërmjetë- veten dhe tjetrën Kishës Ortodokse. sues kryesor në shërbim të të dyja Gjergj Pelini, i palëkundur, zotohet ta Sami rikthejë këtë pronë duke ua rikujtuar Flamuri palëve. Ngase përfillte fare pak Argjipesh- venedikasve privilegjet e mëhershme, kvinë e Tivarit, në shumë raste ishte ku Senati i sugjeron Stefan Cërnojenë një armiqësi me vetë argjipeshkvit viqit që ta rikthejë këtë fshat në gjirin që nuk e duronin, sidomos kur nuk i e Abacisë së Rotecit. (vijon nga numri i kaluar) Rëndësia e Gjergj Pelinit, në jetën e shpërblente me pagesat e detyruara. Këtu fillon një periudhë intensive për Skënderbeut, shihet fare qartë kur Më 1463 luajti rolin kryesor në nën- ruajtjen e pronës, sidomos tokave të ai e luan rolin kryesor të ndërmjetë- shkrimin e marrëveshjes dypalëshe Abacisë së Rotecit, mbrojtjen e popsuesit për pajtim kundrejt Lekë Duk- ndërmjet Venedikut dhe Skënder- ullatës nga turqit, ku në rolin kryesor agjinit, një grindje e cila ishte mu në beut, ku edhe përmendet për herë të është abati Gjergj Pelini, i cili falënderohet nga vetë Papa Pio II. kulmin e saj dhe s’i shërbente për fundit në dokumente zyrtare. Po ashtu vlen të përmendet se ky Nga fundi i shtatorit të vitit 1480, nder asnjërës palë. Ai fare lehtë e bindi Venedikun (Si- manastir në shek. XV shërbente edhe pronat e Abacisë së Rotecit filluan gnorian) e asaj kohe ta formojë një si spital, sidomos për shtresat e ulëta rishtas të shkatërrohen nga forcat aleancë luftarake, ku përfitimi do të popullatës vendase që nuk kishin lundruese turke, gjë që ndikon në ikjen e popullatës vendase. të ishte i gjithanshëm. Si shenjë e mundësinë e pagesës. dëshirës së mirë, Skënderbeu ia bëri T’i rikthehemi kryemurgut Gjergj Pe- Në vjeshtën e vitit 1499, raportet dhuratë kështjellën e Satit, që ai e lini dhe disa të dhënave që për lex- që vinin në Venedik tregojnë për një kishte fituar kundrejt Lekë Dukagjinit, uesin shqiptar paraqiten për herë të kryengritje të banorëve të Tivarit, me parë, ku ai i ankohet Senatit vene- rreth 100 turq, që janë duke u përmu në të njëjtin vit. “Sinjoria”, siç njihet Venediku në atë dikas se Shtjefën Stefan Gjuraziu gatitur ta sulmonin Rotecin dhe se kohë, e kënaqur me këtë lëvizje të Cërnojeviq ia mori abatit një fshat ata prisnin ndihmën e dhjetë anijeve Skënderbeut, për mirënjohje u dhuroi një pension të majmë murgjve të Rotecit, në shenjë falënderimi. Kur Republika e Venedikut i ndaloi pagesat ndaj Skënderbeut Më 1460, ai edhe u zyrtarizua si am(1462), Pelini ia mbushi mendjen Senatit kundrejt vazhdimit basadori personal i Skënderbeut. Kur Republika e Venedikut i ndaloi të pagesave që ishin 600 dukatë në vit. Ai ishte i nderuar pagesat ndaj Skënderbeut (1462), nga të dyja palët si i pazëvendësueshëm saqë filloi të shërPelini ia mbushi mendjen Senatit për vazhdimin e pagesave që ishin 600 bente si ndërmjetësues kryesor në shërbim të të dyja palëve dukatë në vit. Ai ishte i nderuar nga

16

Javore KOHA

E ENJTE, 18 QERSHOR 2020


HISTORI

Pllaka e gurit në hyrje të Kishës Në kthinën hyrëse të kishës gjendet pllaka (rrasa) e gurit me mbishkrimin në gjuhën latine: A(n)NO D(omi)NI MIII XLVII A II XXI DIE SEPTEN BRO FVUNDATA FVITIN TE(m)PORE ABATO PAVLO RVGERII ECL(esi)A Përkthimi i mbishkrimit në gjuhën shqipe: “Më 21 shtator të Vjetit Zotit 1347 është ndërtuar Kisha në kohën e Abatit Palë Rugjeri”. nga Ulqini për ndihmë. Popullata gjente shpëtimin nga turqit në kështjellën e Rotecit, e cila tani filloi të fitojë rëndësinë e vet si fortifikatë, sidomos për shkak të pozicionit strategjik që kishte. Në shkurt të vitit 1500, refugjatët e shumtë kërkuan strehim në Rotec, ku dokumentet na tregojnë për një ndihmë në drithë. Në shtator të të njëjtit vit, Ulqini i dërgon një anije “per fortificarlo”, “perchè Turchi li ha l’ochio”. Përfaqësuesit e Kotorrit dhe Ulqinit, në janar të vitit 1501, i shkruajnë Venedikut se pashai i Shkodrës, Feriz Beu, ka mbledhur 10 000 ushtarë: 6 000 këmbësorë dhe 4 000 kalorës, që sipas të gjitha gjasave ka të bejë me sulmin ndaj Manastirit të Rotecit,

madje flitet se dinakëria e Feriz Beut është vetëm për sy e faqe, “per far demonstration”. Turqit doemos filluan të plaçkitnin dhe vrisnin në drejtim të Tivarit dhe Rotecit, por pasi atyre u erdhi ndihma, ata e ndërruan drejtimin e tyre “i nimici senti era venuto soccorso, et si levono via”. Vitin e ardhshëm, më 1502, Senati venedikas vendosi një ndihmë rreth 150 dukatë për rifortifikimin e Manastirit të Shën Mërisë së Rotecit. Në prizmin kohore të viteve 14571463, Gjergj Pelini pati mundësinë që t’i huazojë Republikës së Venedikut mbi 11 000 dukatë, kurse proveditorit Francesco Venieru 2 000 dukatë dhe më 1462 dy herë nga 600 dukatë, një dëshmi e cila tregon për

fuqinë financiare të Manastirit të Rotecit. Akti i fundit i vitit 1458 vërteton se Manastiri nuk u ka paguar kurrë tatime sundimtarëve të mëhershëm dhe vetë Republikës, e cila në shenjë nderi e liron nga çdo pagesë e detyrueshme ndaj saj. Manastiri i Rotecit shkatërrohet përfundimisht në vitin 1571, kur forcat otomane, me pushtimin e Tivarit dhe Ulqinit, ia vënë flakën një historie që është pothuajse fare e panjohur te ne. Murgjit benediktinë, me rrobat e zeza që janë karakteristikë e veçantë e këtij urdhri fetar, me hijet e veta ende ma rikujtuan se ata jetuan gati 300 vjet pa ia ndarë mu aty, i bënin lutjet e tyre, jetonin me natyrën, kishin shërbesën ndaj njeriut në piedestalin më të lartë shpirtëror. Le ta paraqesim një kërkesë publike që në këtë vend të shenjtë, së paku një tabelë ta rikujtojë se dikur moti këtu kishte jetuar dhe vepruar një ndër njerëzit më të rëndësishëm shqiptarë, Atë Gjergj Pelini. Heshtja te murgjit flet nganjëherë më tepër se fjala dhe mu për këtë unë po e bëj një lutje, mu në zemrën e saj, që një ditë edhe ajo të ringjallet ashtu siç edhe e meriton. (Fund) E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

Javore KOHA

17


KULTURË

Pranvera, stina më e bukur për të shijuar alpinizmin dhe ekspeditat në natyrë

Malësia disponon re natyrore, por mungo

Nga informacionet që kemi nga Komuna e Tuzit, aksi rrugor nga fshati Delaj e deri në njoftuar do ta realizojnë me Qeverinë e Malit të Zi. Ata kanë bërë të ditur se rruga do metrash. Prandaj, mbetemi me shpresë se kjo rrugë më në fund do të përmirësohet, e kujdes, vëmendje dhe përkushtim ndaj banorëve të zonave rurale ku kujdesi atje është

Toni Ujkaj

Në këtë periudhë kohore të stinës së pranverës ku moti kryesisht është i qëndrueshëm dhe me temperatura të larta, të gjithë ata të cilët janë të pasionuar pas alpinizmit, pas bukurive dhe pasurive natyrore kanë se ku të vizitojnë dhe çfarë të vizitojnë përgjatë Malësisë. Treva e Malësisë ka në dispozicion me shumë resurse të çmuara natyrore, të cilat mund të vizitohen nga të gjithë ata të cilët e duan natyrën, që dëshirojnë që një pjesë të kohës ta kalojnë në natyrë dhe larg rutinës, zhurmës dhe tollovisë së përditshme që shkaktojnë vendet e urbanizuara. Atje, nëpër zona rurale shumëkush e gjen rehatinë shpirtërore dhe relaksimin, shkarkojnë stresin e akumuluar gjatë javës dhe mbushën me energji dhe frymë pozitive.

18

Javore KOHA

E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

Po të përshkosh nëpër zonat rurale të Malësisë, vërtetë ke se çfarë të shohësh. Ka shumë vende të cilat me natyrën e tyre të virgjër të lënë mbresë të paharruar, me peizazhe të shumta mahnitëse që natyra u ka dhuruar ndër shekuj. Por për t’i vizituar ato dhe për t’u kënaqur teksa një ditë vendos ta kalosh në ndonjërin vend që i posedon resurset tërheqëse natyrore, duhet të investohet, duhet që ato vende të gjallërohen për t’u bërë tërheqëse për vizitorët. Në radhë të parë, duhet investuar në infrastrukturën rrugore, në përmirësimin dhe avancimin e saj. Në rast se do të donim të bëjmë një ekspeditë një ose disaditore në fshatin Poprat apo në bjeshkën e largët të Koritës, nëse i biem nga rruga e re, por ende e papërfunduar, menjëherë do të hasim vështirësi në qarkullim.

Sepse, nga fshati Delaj deri në Poprat rruga është e copëzuar, e amortizuar, me gropa dhe një distancë e mirë edhe e paasfaltuar e gjithashtu edhe deri në fshatin Koritë. Me të hyrë në fshatin Poprat, të ndesh një ajër i pastër dhe i freskët që mund të marrësh frymë thellë për t’i ngopur mushkëritë që aq shumë kanë nevojë për një ajër të tillë. Aty ke mundësi që të ecësh në këmbë nëpër një natyrë të virgjër, të gjelbëruar dhe të pyllëzuar nga ahu, lisat, pishat e ndryshme dhe frashri. Po të duash, ke se ku të ngasësh edhe biçikletën dhe të vraposh. Por, nga ana tjetër, nëse shikojmë kushtet e jetës atje, menjëherë vëren se ato nuk janë të lehta, pasi mungojnë edhe kushtet më elementare njerëzore. Aty përveç mungesës së rrugës që është një problematikë madhore me të cilën


KULTURË

esurse të shumta on investimi

ë fshatin Koritë, do t’i nënshtrohet së shpejti një rikonstruksioni, projekt që siç kanë të ndërtohet nga fshati Delaj deri në fshatin Koritë, me një gjatësi prej afro tetë kilonga ana tjetër nëpërmjet këtij veprimi, përfaqësuesit zyrtarë do të tregojnë më shumë ë më i pakët

ballafaqohen banorët disa vjet radhazi, aty mungon ujësjellësi që për banorët atje është edhe më kryesori, duke ditur që të gjithë banorët pa përjashtim jetojnë vetëm nga bujqësia (nga të mbjellat) dhe nga blegtoria. Banorët atje, ashtu sikurse edhe nëpër disa fshatra të Malësisë, vuajnë ende sot në shek. XXI mungesën e një ujësjellësi që është aq i domosdoshëm, sepse, i gjithë mundi dhe investimi i tyre në bujqësi varet vetëm nga shiu që do dhuroi natyra. Të gjithë ata që janë kompetentë, nën administrimin e të cilëve shtrihen këto fshatra, duhet të mendojnë dhe të iniciojnë projekte konkrete për të përmirësuar dhe lehtësuar jetën nëpër këto fshatra ku jeta vështirësohet edhe më shumë për shkak të territorit ku gravitojnë dhe të pozitës së tyre gjeografike. Sepse, edhe këta banorë janë të barabartë me të gjithë

të tjerët. Edhe ata janë taksapagues të rregullt për të gjitha shërbimet publike. Edhe ata janë votues dhe zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Por, nga ana tjetër, do të duhej që përfaqësuesit zyrtar të zgjedhur me votën e popullit, të kthejnë sytë nga këta banorë që t’u vinë në ndihmë për të përmirësuar kushtet e jetës, edhe ashtu të vështira. Vetëm në këtë mënyrë, Malësia do të mund të mburrej se ka vise rurale që vërtetë ia vlen që t’i vizitosh dhe se ka vise rurale të zhvilluara dhe të avancuara me kushte dhe standarde bashkëkohore. Për momentin është rruga ajo e cila ka më së shumti nevojë që të vihet dorë në të, që të bëhet rikonstruksioni i plotë i saj, sepse banorët atje qarkullojnë me shumë vështirësi, duke prishur herë pas here automjetet e tyre për shkak të gropave dhe rrugës së paasfaltuar dhe të copëzuar. Mad-

je, jo rrallëherë kanë grumbulluar të holla nga buxheti i tyre familjar, për të përmirësuar një pjesë të rrugës atje që është vërtetë në gjendje të rënduar dhe të mjeruar. Në këtë kuadër, nga informacionet që kemi nga Komuna e Tuzit, aksi rrugor nga fshati Delaj e deri në fshatin Koritë, do t’i nënshtrohet së shpejti një rikonstruksionit, projekt që siç kanë njoftuar do ta realizojnë me Qeverinë e Malit të Zi. Ata kanë bërë të ditur se rruga do të ndërtohet nga fshati Delaj deri në fshatin Koritë, me një gjatësi prej afro tetë kilometrash. Prandaj, mbetemi me shpresë se kjo rrugë më në fund do të përmirësohet e nga ana tjetër nëpërmjet këtij veprimi, përfaqësuesit zyrtar do të tregojnë më shumë kujdes, vëmendje dhe përkushtim ndaj banorëve të zonave rurale ku kujdesi atje është më i paktë. E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

Javore KOHA

19


ARSIM

Përfundoi projekti “Mëso në shtëpi”

Mësuesit, heronj në kohë pandemie Mësimdhënësit ishin heronjtë e mëdhenj që në kohë pandemie dolën para kamerave, pa kurrfarë përvoje të mëparshme dhe u dhanë shpirt klasave boshe ku mungonte gumëzhima e këndshme e nxënësve, duke improvizuar orët dhe duke shndërruar monologun në dialog.

Arlinda Sukaliqi

Mbyllja e institucioneve edukativo-arsimore për shkak të masave parandaluese ndaj përhapjes së Covid-19

20

Javore KOHA

E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

bëri që të ideohet një platformë e re e cila do të ndihmojë në ecurinë e mbarëvajtjes së mësimit, tanimë në distancë. Kështu që menjëherë pas një jave të mbylljes së institucioneve shkollore u krijua projekti i ashtuquajtur “Mëso në shtëpi”. Ky projekt e tejkaloi qëllimin e tij themelor dhe u bë një simbol i fuqisë së sistemit arsimor. Kur u planifikua ky projekt, pa dyshim ekzistonte frika për mos sukses dhe kritika negative nga të tjerët. Në një kohë rekord dhe shumë të

shkurtër u ideua projekti, duke u përpjekur në maksimum që të mos bëhen gabime dhe me një punë të palodhshme, edhe pse në kushte të jashtëzakonshme, u kuptua se e pamundura mund të bëhet e mundur kur ekziston një vullnet i çeliktë, sepse jo më kot thuhet se arsimimi është arma më e fortë të cilën mund ta përdorim për të ndryshuar botën. Të gjithë mësimdhënësit e treguan veten duke sakrifikuar çdo gjë në të mirë të nxënësve të tyre. Puna e çdo mësimdhënësi, i cili ishte


ARSIM pjesë e këtij projekti, u finalizua më 12 qershor, ditë e cila shënon mbylljen e vitit shkollor, ku të gjithë pjesëmarrësit e projektit “Mëso në shtëpi” nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe nga ministri Damir Shehoviq u shpërblyen me fletëfalënderime, duke i falënderuar ata nga zemra për kontributin e dhënë në një periudhë gati tremujore. Le të cekim se në projektin “Mëso në shtëpi”, në mesin e 240 mësimdhënësve të angazhuar, ishin edhe mësimdhënës nga komunat e Ulqinit dhe Tuzit, të cilët kontribuuan sadopak që nxënësit të cilët mësojnë në gjuhën shqipe të kenë më pranë klasat dhe shkollat në shtëpitë e tyre me anë të orëve të incizuara në televizion. Incizimet në Ulqin filluan të transmetohen qysh më 23 mars e deri në fund të muajit maj, ku në këto incizime morën pjesë afro 60 mësimdhënës, së bashku me mësimdhënësit nga Tuzi. Të kujtojmë se është punuar pesë ditët e javës, ndonjëherë edhe fundjavëve, si me mësimdhënës të shkollave fillore ashtu dhe atyre të mesme, duke sakrifikuar e rrezikuar dhe shëndetin e tyre, por me të vetmin qëllim që nxënësit të mos ndiejnë mungesën e shkollës, e mbi të gjitha të qëndrojnë në shtëpi, edhe duke mësuar, edhe duke e ruajtur shëndetin. Mësimdhënësit ishin heronjtë e mëdhenj që në kohë pandemie dolën

Gatishmëria dhe motivimi i mësimdhënësve për të avancuar njohuritë dhe shkathtësitë e tyre dhe për të kontribuar në synimin e avancimit të cilësisë së arsimit në këtë projekt ka qenë maksimal. Një bravo e madhe për të gjithë mësimdhënësit që morën pjesë në projektin “Mëso në shtëpi”, por edhe për prindërit që ishin partnerët më të mirë që bënë të mundur që ky projekt të realizohet tërësisht dhe të mos ketë asnjë mangësi.

para kamerave, pa kurrfarë përvoje të mëparshme dhe u dhanë shpirt klasave boshe ku mungonte zhurma e këndshme e nxënësve, duke improvizuar orët dhe duke shndërruar monologun në dialog. Në tërësi, nuk dihet saktë se sa orë janë incizuar në gjuhën shqipe, por ka nga ata mësimdhënës që kanë incizuar mbi 40 orë secili para kamerave. Duhet theksuar se në projektin “Mëso në shtëpi”, në total në të dyja gjuhët – shqipe dhe malazeze, nga fillimi deri në fund, janë incizuar 1700 orë, ku u transmetuan në programe televizive të shumta, ndërsa në gjuhën shqipe u transmetuan në TV Teuta, TV Boin dhe RTCG2. Incizimet janë bërë nga 14 lëndë të ndryshme në shkollat fillore dhe të mesme. Në total, në këtë projekt morën pjesë 35 shkolla, ku ndër to ishin dhe shkollat shqipe nga komunat e Ulqinit dhe Tuzit. Mbi 80 për

qind e qytetarëve të Malit të Zi kanë shikuar “Mëso në shtëpi”, mbi 10 000 vetë morën aplikacionin “Mëso në shtëpi” në telefonat e tyre celularë, mbi 400 000 vetë vizituan sajtin “Mëso në shtëpi”. Nga këto të dhëna kuptojmë se ky projekt ishte më se i mirëseardhur dhe i nevojshëm në kohë pandemie dhe se ka shërbyer në të mirë të nxënësve. Me plot bindje mund të konfirmojmë se gatishmëria dhe motivimi i mësimdhënësve për të avancuar njohuritë dhe shkathtësitë e tyre dhe për të kontribuar në synimin e avancimit të cilësisë së arsimit në këtë projekt ka qenë maksimal. Një bravo e madhe për të gjithë mësimdhënësit që morën pjesë në projektin “Mëso në shtëpi”, por edhe për prindërit që ishin partnerët më të mirë që bënë të mundur që ky projekt të realizohet tërësisht dhe të mos ketë asnjë mangësi.

E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

Javore KOHA

21


KULTURË

U përurua libri ”Një portret për njeriun”

Njeriu i veprave të mira

Prof. Boriçi, në veprat e veta në fusha të ndryshme, sidomos në fushën e publicistikës dhe të gazetarisë, ka kultivuar dhe afirmuar gjithnjë vlerat për një punë të kulluar në komunikim me opinion

Gjokë Dukaj

E diela e 14 qershorit, përveç flladit të lisave të lartë dhe rrezeve të bukura të diellit që shtriheshin në Ishullin e Lezhës, kishte edhe të veçantën e kësaj dite, një ngjarje që lartësoi, sidomos të pranishmit me rastin e përurimit të librit “Një portret për njeriun”, kushtuar prof. dr. Hamit Boriçi, botuar me rastin e 90- vjetorit të lindjes së njërit nga intelektualët më të përkryer, studiuesi dhe krijuesi i spikatur, pothuajse tre çerek shekulli. Ishte ky një takim dashamirës, jo thjesht për të folur lidhur me veprën në fjalë pasi ajo ishte përgatitur, po ashtu, nga krijuesi dhe studiuesi i devotshëm, dr. Gjovalin Gjeloshi, por për të përjetuar bashkërisht një moment të paharruar, me njeriun që gjithë jetën e vet, kishte një gjeografi të gjerë bashkëpunimi në hapësirën mbarëshqiptare dhe në vende të ndryshme të botës ku jetojnë pjesëtarë të kombit tonë; njeriut që, siç thuhet edhe në faqet e këtij libri, trashëgoi dy amanete nga prindërit: “mos me i ba kujt keq dhe me mbrojt të dobëtin” e që pasqyron parimin thelbësor të prof. H.Boriçit, për t’i dalë krahë të pambrojturit. Në këtë përurim, folën njohës të mirë të

22

Javore KOHA

E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

veprës dhe jetës gati njëshekullore të këtij njeriu të mirë, siç e njohin të gjithë. Folën personalitete të shquara dhe profesionistë të njohur nga fusha të ndryshme, kolegë e miq të prof. Boriçit, të cilët evokuan kujtime të bukura nga bashkëveprimi dhe rrugëtime të shumta të përbashkëta të cilat, siç vlerësuan ata, u kanë hapur dyert e dijes dhe të punës me përkushtim duke ndjekur shembullin e profesorit të nderuar. Unë pata privilegjin që në një fjalë të shkurtër të falënderoj prof. Boriçin, në mbështetjen dhënë gazetarëve shqiptarë në Mal të Zi, studiuesve dhe krijuesve për të cilët, ai, ishte inkurajues për punë me përkushtim. Ndërkaq, në librin “Një portret për njeriun”, (Botimet Fishta, 2020), janë përzgjedhur disa nga mendimet dhe vlerësimet e autorëve nga fusha të ndryshme, por të cilët janë një në konstatimin: “Prof. dr. H.Boriçi, njeriu i veprave të mira”. Kjo u dëshmua edhe me këtë rast kur profesori, në fjalën e vet, përkujtoi kolegë e bashkëpunëtorë, studentë të brezave të shumtë dhe miq e familjarët e vet të cilët, siç tha ai, e frymëzuan jo vetëm të punojë por të harrojë të gjitha vështirësitë

në kohëra dhe periudha të ndryshme dhe të rënda. “Me gjithë këta miq! Unë, për ata i kalova të nëntëdhjetat dhe do vazhdoj...”, u shpreh profesori, duke vlerësuar këtë moment ku, përveç familjarëve dhe të afërmve të tij, u gjend i rrethuar me miq të ri e të vjetër, nga anë të ndryshme por të cilët e përjetësuan këtë rast të bukur në Ishullin e Lezhës. Prof. Boriçi, në veprat e veta në fusha të ndryshme, sidomos në fushën e publicistikës dhe të gazetarisë, ka kultivuar dhe afirmuar gjithnjë vlerat për një punë të kulluar në komunikim me opinionin. Virtytet e tilla, e preferojnë atë që pas themelimit për herë të parë të “Sektorit të etikës”, në vitin 1998, nga gazeta “Shekulli” ( Një portret për njeriun, fq. 80-81), pikërisht, profesor Boriçi u zgjodh për shef të këtij sektori, ku ka lënë, po ashtu, gjurmë të pashlyera. Ishte kjo edhe një mirënjohje e merituar për profesorin, pasi ai vazhdoi me përkushtim besnikërinë ndaj “Kodit të etikës”, në gazetari dhe në gjithë fushëveprimin e tij intelektual, krijues dhe studiues, njerëzor e kombëtar, kolegjial e miqësor. Sot, edhe pse i kaloi të nëntëdhjetat, në fuqi dhe i shëndetshëm për


KULTURË

moshën, kujton momente dhe çaste kur jemi takuar, madje edhe temat në detaje që i kemi folur herën e fundit dhe, në veçanti, interesimin e pashterur për kolegë dhe miq si dhe për rrjedha të tjera me interes nga fusha e gazetarisë. Libri “Një portret

për njeriun”, jo vetëm se portretizon këtë personalitet të kulturës kombëtare në përgjithësi por, njëkohësisht, është për çdo lëvdatë respekti i treguar nga dr. Gjovalin Gjeloshi, i cili mori përsipër përgatitjen e këtij librit, pastaj të redaktorit, shkrimtar e studi-

ues, Gjergj Shyti, dhe mbështetjen financiare të këtij botimi, dashamirit të kulturës kombëtare, Flamur Hoxha. Në largim nga Ishulli i Lezhës, prof. H. Boriçi, na uroi udhë të mbarë me një “të fala”, për të gjithë kolegët, miq dhe të njohur në trevat tona. E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

Javore KOHA

23


KULTURË

“Udhëheqja dhe qe për liderët e rinj të B Drejtoresha e fushatës presidenciale të Presidentit amerikan Barack Obama, Dr. Ermira Babamusta mbajti trajnimin me temën “Udhëheqja dhe qeverisja efektive” për strukturat e LDA Ballkan (Leadership Development Association). Për Koha Javore:

Qendresa Nikaj

Dr. Ermira Babamusta është një eksperte dhe ligjëruese me përvojë shumëvjeçare në Amerikë, duke qenë pjesë e “Speakers Bureau,” byroja e folësve motivues. Përvoja e saj profesionale përfshin Departamentin e Sigurisë së Atdheut në Amerikë, AmeriCorps Vista në Nju Jork, Këshilli i Kongresit Amerikan për Udhëheqjen e Rinisë (Congressional Youth Leadership Council), Departamenti i Paqes në OKB, Administrata e Presidentit Obama dhe Kongresi Amerikan në të dyja dhomat Senatin Amerikan dhe Dhoma e Përfaqësuesve (U.S. House of Representatives). Me ftesë të zv. Presidentit të LDA Balkan z. Qëndrim Hoxha, CEO i kësaj organizate për Kosovë, Dr. Ermira Babamusta me 5 qershor 2020 ka mbajtur trajnim për anëtarët e LDA-së me degë në Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. “Pata kënaqësi të veçantë të ndajë përvojat e mia rreth lidershipit transformues dhe adoptues me pjesëmarrësit e forumit Ballkanik të LDA-së. U angazhuam në një debat interesant rreth temës nëse një lider është i lindur i tillë apo nëse kjo veti mund të zhvillohet tek të tjerët. Udhëheqësit

24

Javore KOHA

E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

mund të lindin në çdo sferë dhe udhëheqja është një aftësi që secili prej nesh mund ta përvetësojë dhe zbatojë nëpërmjet angazhimeve apo përkushtimit ndaj kauzave të ndryshme,” tha Dr. Ermira Babamusta. “Vlerësoj kontributin dhe ftesën nga z. Qëndrim Hoxha duke mundësuar një platformë ndërkombëtare si LDA që përgatit liderë të suksesshëm për të ardhmen,” shtoi Dr. Babamusta, autore e librit “Besimi Politik në Kosovë” dhe eksperte e punëve të jashtme. Trajnimi hapi siparin e tij me fjalën hyrëse tё mbajtur nga Presidenti i LDA Ballkan, Marilo Meta; zv. Presi-

denti i LDA Ballkan dhe CEO i LDA Kosova, z. Qёndrim Hoxha; si dhe Menaxheri i Burimeve Njerëzore tё LDA Balkan Dr. Sc. Sedat Baraliu, moderuar nga Dona Kuçi, dega e LDA-sё nё Maqedoni tё Veriut. “LDA Ballkan është një platformë ndërkombëtare në shërbim të rinisë dhe profesionistëve të rinj. Ne, me kurajo dhe vullnet të madh, jemi të përkushtuar për të qenë të suksesshëm përmes projekteve tona ndërkombëtare për zhvillimin e aftësive drejtuese të të rinjve dhe në ndërtimin e urave të miqësisë dhe bashkëpunimit midis 30 vendeve për-


KULTURË

everisja efektive” Ballkanit faqësuese të LDA-së,” tha z. Qëndrim Hoxha, zv. President dhe CEO i LDA Ballkan, dega në Kosovë. “Angazhimi im për organizatën, përveç administrimit të burimeve njerëzore, promovon edhe trashëgiminë kulturore në botë përmes të rinjve dhe edukimin e tyre për ruajtjen e trashëgimisë kulturore,” tha Dr. Sc. Sedat Baraliu, Menaxher i Burimeve Njerëzore LDA Ballkan.

Platforma e LDA Balkan: Udhëheqja dhe angazhimi global

Presidenti i LDA-së Marilo Meta dhe zv. Presidenti Qëndrim Hoxha janë angazhuar fuqishëm në zhvillimin e qytetarisë aktive në Ballkan dhe më gjerë. Ata, së bashku me Prof. Dr. Sedat Baraliun dhe anëtarët e kësaj organizate e kanë bërë LDA-në emrin më të dashur nga të rinjtë në gjithë Ballkanin duke qenë shumë produktiv në punën e tyre.

“Themelimi i LDA-së nuk ka qenë vetëm një moment historik, por një ideal, një ëndërr e realizuar nga të rinjtë që kërkojnë zhvillim dhe prosperitet, duke kërkuar paqe dhe drejtësi shoqërore. LDA ka qenë një histori për të shkruar, një pikë fillestare për një mision, një vizion unik univerzal, së bashku si qytetarë të botës për një botë më të mirë, për një të ardhme më të mirë në paqe, solidaritet dhe prosperitet,” theksoi Marilo Meta. Dr. Ermira Babamusta përgjatë ligjëratës sё saj ndau me pjesëmarrësit e trajnimit eksperiencën e saj si Drejtorësh e Fushatës Presidenciale tё Presidentit Barack Obama, duke shërbyer kështu si një motivim dhe frymëzim për të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit. Njëkohësisht nëpërmjet trajtimit dhe tё disa pikave mjaft interesante si, historiku i lidershipit, evoluimin e tij përgjatë kohës, tiparet tё cilat e bëjnë një individ një lider tё suksesshëm, modelet e ndryshme

tё lidershipit, apo edhe elementët e njё qeverisje efektive, e cila shërben si pikënisje për zhvillimin lokal e global tё shoqërive, sollën një tablo informuese për tё rinjtë pjesë tё LDA Balkan. Trajnimi u pasurua gjithashtu dhe me pjesëmarrjen e anëtareve nga shtete tё ndryshme tё Ballkanit si: Leona Jahiri nga Kosova, Bjondina Sherifi nga Maqedonia e Veriut, Arb Shabani nga Mali i Zi, Leutrim Edipi nga Lugina e Preshevёs dhe Evelina Rumi nga Shqipëria. Nё fjalën e tyre, gjithsecili ndau rёndёsinё qё ka lidershipi, roli i liderit, individi, udhëheqja efektive dhe bashkëpunimi, nisur nga eksperiencat personale, profesionale apo problematiket aktuale qё prekin drejtpërsëdrejti rinin e jo vetëm. “Trajnimi i sotshëm organizuar nga LDA tregoi dhe një herë se të rinjtë kanë dëshirë të aftësohen, kanë interes të mësojnë gjëra të bukura, të reja. Trajnimi bëhet dhe më interesant kur trajnerët kanë një bagazh profesional goxha të pasur, siç ishte rasti i sotëm i trajnimit. Ishte shumë frytdhënës dhe jam e bindur si unë që do aplikoj njohuritë e fituara në punën time të përditshme në institucionin ku jam pjesë dhe shumë të rinj si unë tashmë kanë zgjeruar diapazonin e tyre,” tha Dona Kuçi, moderuese e trajnimit dhe përfaqësuese e LDA Balkan, dega Maqedoni e Veriut. “Përfitova njohuri të reja nga eventi i e mbajtur me Dr. Ermira Babamusta. Si trajnere e karatesë në profesion, lideri më së miri avancon dhe profesionalizon ekipin e tij,” tha Fjona Xhelili, Administratore në LDA Balkan, dega Kosovë. Trajnime tё tilla do tё jenё pjesё e vazhdueshmё e LDA Balkan dhe anёtarёve tё saj, me qëllimin e vetёm pёr tё frymёzuar, motivuar dhe krijuar liderët e sё ardhmes. E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

Javore KOHA

25


KULTURË

Lidershipi i ri dhe qeverisja

Lidershipi i ri Arb Shabani

Rinia është një pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë dhe jetës sonë. Është pjesë e jetës kur ne duhet të marrim disa vendime të rëndësishme, të cilat caktojnë të ardhmen tonë. Gjithashtu, është një moshë shumë delikate, sepse është paraardhëse e moshës së pjekurisë. Është mosha kur ne krijojmë prirjet, idealet e bindjet tona në jetë. Është periudha, kur ne duhet të krijojmë qëllimet tona jetësore e të marrim hapat e duhur që është momenti kur ne jemi këmbëngulës, e dëshirojmë më shumë se kurrë, që të jemi të pavarur. Në këtë moshë, ne formojmë karakterin tonë. Të gjitha këto veçori e synime, e bëjnë këtë moshë më të bukurën, më delikaten, por edhe më sfiduesen si dhe nga më të rëndësishmet në jetën tonë. Prandaj, zhvillimi i rinisë është më se i domosdoshëm, sepse është një nga pikat kyçe që të zhvillohet një shoqëri apo gjeneratë e ardhshme. Para së gjithash, rinia duhet të ketë mundësinë, që të marrë arsimimin dhe edukimin adekuat. Kjo duhet të ndodhë sepse me anë të arsimimit dhe të edukimit të përshtatshëm, ne marrim njohuri, informata dhe aftësitë e duhura për botën për rreth nesh. Në këtë mënyrë krijohen parakushtet dhe mundësitë për ta ndryshuar vendin ku jetojmë dhe më gjerë, në një ambient më të mirë për të jetuar. Rinia duhet të ketë mundësinë që të vendosë vetë për të ardhmen e saj. Si rrjedhim, krijimi i një lidershipi të ri merr një rëndësi parësore. Apo thënë ndryshe, krijimi i aftësive dhe formave efektive për të motivuar një grup njerëzish, në rastin

26

Javore KOHA

E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

tonë rininë, që përmes një strategjie efektive të veprojë drejt dhe saktë, është me rëndësi të dorës së parë në mënyrë që të arrijmë të plotësojmë qëllimet tona të përbashkëta.

Qeverisja

Ndërsa qeverisja, është e përbërë nga një grup njerëzish të zgjedhur të cilët kanë fuqi, të cilën do të duhej ta përdorin atë për të miratuar vendime që do të zgjidhin problemet e shoqërisë sonë si dhe të krijojnë mundësitë për një të ardhme më të mirë të shtresave të ndryshme shoqërore. Në këtë drejtim, rinia duhet të ketë më shumë njohuri për funksionimin e pushteteve mbi bazën e mundësive të barabarta. Kjo nevojë shfaqet çdo ditë e më shumë, pasi që të rinjtë pak, e pothuajse aspak, janë të përfshirë në proceset vendimmarrëse, të cilët caktojnë të ardhmen tonë. Nuk duhet harruar se jemi në shekullin XXI, dhe teknologjia ka avancuar tejmase. Njerëzit shpenzojnë kohën duke u bërë pjesë e një bote virtuale të pavërtetë, nga e cila mund të lindin problemet dhe konfliktet e ndryshme. Këto dhe shumë zhvillime të tjera, kanë ndikuar, që rinia të jetë indiferente për ngjarjet aktuale dhe sidomos për zhvillimet në politikë e qeverisje. Si rrjedhim, nevoja për aktivizimin shumë më të madh të rinisë është më se e domosdoshme. Rinia e ka fuqinë e duhur, prandaj duhet ta përdorë atë për të sjellë ndryshime. Shoqëria jonë, në vend që të përparojë dhe të zgjidhë problemet ka stagnuar, duke krijuar paragjykime nga më të ndryshmet, e duke nxjerrë përfundime se rinia

nuk është e përgatitur, apo se nuk ka përvojën e duhur për të sjellë ndryshime. Gjithashtu është krijuar besueshmëria se te të rinjtë ka probleme të theksuara. Shumica e këtyre problemeve ndodhin si rezultat i ndikimit të faktorëve të ndryshëm, e veçanërisht, nga keqqeverisjet si dhe nganjëherë nga moskrijimi dhe sidomos moszbatimi i strategjive të ndryshme, për të bindur të rinjtë që të përfshihen dhe të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes apo shoqërive civile. Një nga hapat e parë që shoqëria jonë duhet të marrë për të avancuar të drejtat dhe zhvillimin e shoqërisë, është minimizimi i paragjykimeve, që rinia është e paaftë apo e papërgatitur. Rinia ka aftësitë e nevojshme që të jetë e përfshirë në qeverisje dhe lidership, dhe kjo duhet të kuptohet së pari nga politikanët e qeveritarët dhe shtresat e tjera të shoqërisë sonë. Një nga problemet e tjera të rëndësishme, janë paragjykimet mbi baza racore, nacionale apo fetare. Të gjithë jemi duke e parë se çfarë është duke ndodhur, këto ditë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku protestat paqësore kundër racizmit kanë përshkallëzuar në dhunë, arrestime e përplasje të pafundme. Këto që po ndodhin në SHBA apo në vende të tjera, nuk janë shembujt e duhur, që neve si rini të na shërbejnë për modele, pasi që kështu, rinia krijon paragjykime të cilat mund të krijojnë konflikte të dhunshme dhe probleme të tjera për një jetë normale. (Duke u shprehur nga përvoja ime, po përmend se kam qenë pjesëmarrës i projekteve të ndryshme, qëllimi i të


KULTURË

cilëve ka qenë zbutja e paragjykimeve, por dhe kam qenë dëshmitar i paragjykimeve të shumta që të rinjtë kanë, për mendimin tim si rezultat i ekzistimit të modeleve negative). Prandaj, mendoj se ka ardhur koha që ne si rini të lëmë mënjanë paragjykimet dhe vështirësitë e panumërta që mund të kemi, dhe të guxojmë që të bëhemi bashkë, të aktivizohemi dhe të ngrijmë zërin tonë për prob-

lemet me të cilat ballafaqohemi çdo ditë, me synimin që ti zgjidhim ato, ose të paktën të përpiqemi për zgjidhjen e tyre. Duke parë situatën aktuale, e ardhmja është shumë premtuese, por besoj dhe shpresoj, që shoqëria jonë do të reflektojë dhe të kuptojë rëndësinë e zhvillimit të mëtutjeshëm të rinisë. Ne nuk duhet të rrimë duarkryq aspak, pasi që kë zgjidhim asgjë, por përkundrazi, ne

duhet te veprojmë dhe të luftojmë për një të ardhme më të mirë, pasi që fuqinë e ndryshimit, padyshim që e kemi ne, rinia. (Teksti është lexuar në trajnimin me Dr. Ermira Babamusta, ish drejtoreshë e fushatës presidenciale të Presidentit Amerikan Obama, trajnim ky i organizuar nga LDA Balkan, organizatë e cila ka në fokus zhvillimin e lidershipit te të rinjtë) E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

Javore KOHA

27


IN MEMORIAM

Moikom Zeqo (1949-2020)

Shuhet një nga zërat më të rëndësishëm të kulturës shqiptare Të hënën është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare shkrimtari dhe studiuesi i njohur, Moikom Zeqo, i cilësuar si enciklopedi dhe një nga zërat më të rëndësishëm të kulturës shqiptare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë (leuçemi) dhe ishte nën kurim të vazhdueshëm. Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit. Familja e tij është me origjinë nga Libohova. Në Libohovë ai mori edhe arsimin fillor. Më 1967 nisi të ndiqte Fakultetin Histori-Filologji, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës më 1971, në degën Gjuhë-Letërsi. Në vitet 1971-1974 punoi si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita”. Më 1974-1976 punoi si mësues në Rrogozhinë. Më pas, në vitet 1979-

28

Javore KOHA

E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

1987 qe punonjës shkencor pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Më 1987-1990 punoi si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Në qershor të vitit 1991 qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës. Më 31 janar-10 maj 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 dhe 1992 ishte kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së. Më 1997-2005 ka qenë drejtor i Muzeut Historik Kombëtar. Është Doktor i Shkencave dhe mban Urdhrin e Lartë “Mjeshtër i Madh”. Është autori i rreth 100 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri ske-

narësh për filma kinematografikë e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht, si dhe në gjuhën tonë. Ai është autor i tri ekspozitave individuale në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në konferenca shkencore ndërkombëtare me dhjetëra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj. Moikom Zeqo ishte një nga personalitetet më të njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe erudit dhe mbahet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe.


MOZAIK

Nxënësit e klasës së nëntë të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros i thanë lamtumirë shkollës së tyre të dashur

Biçikletë për nxënësin më të mirë Ostros - Të mërkurën, më 10 qershor, në mbrëmje të përbashkët me kujdestarin e klasës dhe drejtorin e Shkollës, nxënësit e klasës së nëntë të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros i thanë lamtumirë shkollës së tyre të dashur. Është kjo gjenerata e gjashtëdhjetë e pestë e gjysmëmaturantëve që ka dalë nga ky tempull i diturisë, i vetmi në të cilin mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe në Komunën e Tivarit. Kujtojmë se gjenerata e parë e semi-

maturantëve nga kjo shkollë ka dalë në vitin 1956. Sipas fjalëve të kujdestarit të klasës, Sabri Kanaqi, këtë vit shkollor mësimet në klasën e nëntë i kanë ndjekur trembëdhjetë nxënës dhe të gjithë e kanë mbaruar gjysmëmaturën dhe shkollën fillore me sukses. Sipas fjalëve të tij, tre nxënës kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm, një nxënës sukses shumë të mirë, katër nxënës sukses të mirë, ndërsa pesë

Është kjo gjenerata e gjashtëdhjetë e pestë e gjysmëmaturantëve që ka dalë nga ky tempull i diturisë, i vetmi në të cilin mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe në Komunën e Tivarit. Kujtojmë se gjenerata e parë e semimaturantëve nga kjo shkollë ka dalë në vitin 1956

nxënës klasën e mbaruan me sukses të mjaftueshëm. Lidhur me suksesin e arritur, drejtori i shkollës Beqir Berjashi shprehet: ”Edhe pse pasqyra tabelore nuk paraqet një arritje suksesi të përgjithshëm të lartë, konsideroj se ai është sukses i kënaqshëm duke pasur parasysh strukturën e e paraleles. Nga ana tjetër, është hera e parë në shkollën tonë që nxënësi më i mirë i gjeneratës të fitojë edhe një dhuratë/biçikletë, të cilën falë një donatori anonim pothuaj ka qenë tash më shumë se gjashtë muaj e ekspozuar në hollin e shkollës e që i është dedikuar nxënësit më të mirë të gjeneratës. Kjo dhuratë i takoi nxënëses Miranda Perasheviq, e cila është shpallur nxënësja më e mirë për këtë vit shkollor.” Dhurata në fjalë me muaj ka qëndruar në shkollë dhe ka pasur për qellim që t’i motivojë nxënësit për të arritur sukses sa më të mirë, thonë mësimdhënësit e shkollës. Përndryshe, tre nxënës që kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm janë shpërblyer me nga një libër dhe kanë marrë lëvdatë nga Këshilli i Arsimtarëve. Që të tre këta nxënës janë edhe laureatë të diplomës “Lluça” (shqip “Pishtari”). A. Gjeçbritaj E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

Javore KOHA

29


MOZAIK

Zgjedhjet parlamentare 2006

Deputetët shqiptarë në Malin e Zi të pavarur Gjekë Gjonaj

Sikur edhe në zgjedhjet e mëparshme, edhe në zgjedhjet e para parlamentare në Malin e Zi të pavarur, të cilat u mbajtën më 10 shtator 2006 , shqiptarët kanë qenë grupi i vetëm etnik i pakicave i cili ka gëzuar dispozita të veçanta në procesin zgjedhor në bazë të numrit në qendra të caktuara të votimit. Kjo u ka mundësuar shqiptarëve që në këto zgjedhje të fitojnë 5 ( pesë) deputetë. Megjithatë, shqiptarët e ndarë në tri lista zgjedhore nuk e arritën këtë mundësi ligjore. Në vend të pesë mandateve të garantuara kanë marrë, siç kemi theksuar më lartë, vetëm tri mandate. Në këtë periudhë mandatore shqiptarët në Parlamentin e Malit të Zi u përfaqësuan nga : 1. Ferhat Dinosha - UDSH 2. Mehmet Bardhi - LDMZ dhe 3. Vasel Sinishtaj - ASH ( Grupi i Qytetarëve) Në këtë periudhë mandatorë të Kuvendit të Malit të Zi kanë qenë edhe dy deputetë shqiptarë, dr. Omer Ax-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

hoviq dhe z.Luigj (Lubo) Shkrela , nga radhët e partisë politike qytetare joshqiptare -PDS . Shqiptarët, përveçse në Parlament u përfaqësuan edhe në Qeveri, të cilën e ka kryesuar Zhelko Shturanoviq. Fuad Nimani nga radhët e Unionit Demokratik të Shqiptarëve ka qenë ministër për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave. Vlen të theksohet se partitë e përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi kanë pasur Klubin e deputetëve, me përjashtim të shqiptarëve. Domethënë, subjektet politike shqiptare (UDSH,LDMZ, ASH) të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi me tre deputetë , për dallim nga partitë e tjera politike parlamentare, në këtë periudhë mandatore nuk arritën të formojnë klubin e deputetëve. Kjo mundësi optimale për konstituimin e një organi të tillë parlamentar, i cili ndër të tjera partive politike nacionale shqiptare do t’u mundësonte edhe koordinimin e veprimeve të deputetëve sidomos në kolegjiumin e parlamentit, nuk u realizua në radhë të parë për shkak të animozitetit mes

deputetëve shqiptarë. Në zgjedhjet për Kuvendin e Malit të Zi të pavarur morën pjesë 12 lista zgjedhore, në të cilat kanë marrë pjesë 20 parti politike, prej të cilave 5 ( pesë) të pavarura, kurse 15 në kuadër të koalicioneve zgjedhore dhe 1 ( një) grup qytetarësh. Ndër to ishin edhe Alternativa Shqiptare, Iniciativa Qytetare –Tuz, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Koalicioni “ Lidhja Demokratike në Mal të Zi -Partia e Prosperitetit DemokratikMehmet Bardhi”. Parimet zgjedhore të përcaktuara me Ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve për këto zgjedhje kanë qenë sikur ato të vitit 2002 në përbërjen e mëparshme të parlamentit, me një ndryshim se në vendvotimet e përcaktuara me Vendim të posaçëm të Kuvendit, vendvotimet në Komunën e Ulqinit, dhe një numër i vendvotimeve në komunën e Tivarit, Podgoricës, Plavës dhe Rozhajës, ku shumicën e banorëve e përbëjnë shqiptarët, janë zgjedhur pesë deputetë, në vend të katër deputetëve siç ka qenë më parë.


MOZAIK

Rezultatet e zgjedhjeve për subjektet politike Përqindja Numri i votave

Ulëse

Tabela 11: Rezultatet e partive politike shqiptare nëpër komuna në zgjedhjet parlamentare 2006

48.62

164.737

41

Vendvotimi

2.Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë-Komunistët e Malit të Zi

0,68

2.343

0

3. Lista Serbe

14.68

4 9.730

12

4.Koalicioni i Partisë Popullore Socialiste- Partia Popullore dhe Partia Demokratike Serbe

14.7 47.683

11

5.. Lëvizja për Ndryshim

13.13 44.483

11

6. Partia Liberale -Partia e BoshnjakëveMiodrag Zhivkoviq

3.76

3

7. Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Partia e Prosperitetit Demokratik

1.29 4.373

1

9. Unioni Demokratik i Shqiptarëve

1.09

3.69 3

1

10. Alternativa Shqiptare

0. 78

2.656

1.

11. Forca

0,64

2.197

0

Tabela 10:Emri i subjektit politik 1.Koalicioni “ Për Malin e Zi Evropian- Millo Gjukanoviq

12.748

12. Lista Qytetare 0.84 2.906 Gjithsej

Në këto zgjedhje votuan 345.730 nga 484.430 ose 71.3 për qind të votuesve të regjistruar në lista zgjedhore. Pragun zgjedhor prej 3 për qind për ndarjen e mandateve e arritën tetë lista zgjedhore, përkatësisht 14 parti politike dhe një grup qytetarësh. Më së shumti vota

LD në MZ ASH FORCA

Andrijevicë 12 Tivar 842 Bijello Polë 137 Beranë 20 Budvë 9 Danillovgrad 16 Zhablak 7 Kollashin 12 Kotorr 14 Mojkovc 4 Nikshiq 27 Plavë 427 Plluzhinë 17 Podgoricë 191 Tivat 6 Plevlë 102 Ulqin 2284 Herceg Novi 29 Cetinë 3 Shavnik 1 Rozhajë 223 Burgu i Spuzhit 0 Gjithsej: 4373

4 1 134 29 19 20 6 4 2 3 6 2 2 1 6 26 8 8 3 1 10 8 0 2 2 1 2142 45 2 7 52 6 0 2016 6 6 5 4 1 1 21 5 0 1 2656 2196

UDSH 2 54 16 8 2 6 1 2 3 2 14 110 4 1367 2 19 1661 1 5 0 123 1 3693

0 81

në këto zgjedhje ka marrë koalicioni në pushtet PDS / PSD, e cila fitoi shumicën absolute në Kuvendin e Malit të Zi. Fitorja e këtij koalicioni ka qenë e pritshme sepse në referendum fitoi projekti për koalicionin në pushtet. Nga një mandat në këto zgjedhje morën Lidhja Demokratike

në Mal të Zi, e cila garoi në një listë të përbashkët zgjedhore me Partinë e Prosperitetit Demokratik , pastaj Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare Ndërkaq, Forca e Re Demokratike – Forca mbeti pa përfaqësuesin e vet në Kuvendin e Malit të Zi. (Vijon) E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

Javore KOHA

31


FEJTON

Trajtimet e gabuara të emërtimeve Për Koha Javore:

Fatbardha Demi

Me emrin Hellenizëm, historianët e shk.19-20 emërtuan arbitrarisht qytetërimin e 3 shekujve të lashtësisë (shk.4-1p.K), në një hapësirë gjeografike që fillonte nga Siçilia dhe pjesa qendrore dhe jugore e Italisë (Magna Grecia) deri në Indi (Regno indo-greco) dhe nga Deti i Zi (Regno del Bosforo Cimmerio) deri në Egjipt. Ai zëvendësoi fjalën “aleksandrine” vetëm për faktin, se gjuha “greke”(koinè) u bë gjuhë e elitës administrative dhe dokumenteve të shkruara në “greqishten e lashtë”. Sot, fjala “helenike” përfshin qytetërimin e Gadishullit Pellazgjik nga parahistoria (ardhjen e supozuar të helenëve) deri në shekujt modernë. Arsyeja kryesore e trajtimeve të gabuara të emërtimeve, në përgjithësi është mungesa e njohurive mbi BESIMIN e fiseve autoktone të Gadishullit Pellazgjik, të njohur si Atllantido-Pellazgë. Ishin ata që për mijëra vjet punuan tokën, ndërtuan banesat pranë vendeve të shenjta, ngritën tempujt ku mësonin dhe kryenin ritet, shkruan ligjet e para, kënduan himne, kërkuan shiun për të mbjellat dhe

32

Javore KOHA

E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

bollëkun e gjahut, lypën fitoren në luftime dhe mbrojtjen nga sëmundjet. E gjithë jeta e tyre vërtitej rreth një boshti - Zotit / Hëna - i tempullit të Dodonës dhe simotrave të saj në Euro-Afro-Azi. Ky Zot u përkiste VETËM fiseve të tyre ( të një gjaku, gjuhe dhe zakoneve) prandaj simbolet, besimi dhe emërtimi i tij, ka qënë i njejtë kudo ku këto fise i çoi halli apo fati. Tek studiuesi Giorgio Pasquali(1885 –1952) lexojmë : Herodoti (VIII, 144) me fjalën “helenik” kupton gjithëçhka që ka gjakun dhe gjuhën e përbashkët, sikurse tempujt e perëndive , ritet e sakrificave dhe zakonet e ngjashme.(49) Besimi parahistorik përfaqësonte edhe ETNINË, fakt që shpjegon se përse emri i besimit, i perëndive, toponimeve që lidhen me besimin dhe shkrimet e gurta parahistorike janë të papërkthyeshme për gjuhët e tjera, përveç gjuhës shqipe, e mbijetuar nga dialektet e shumta të fiseve Pellazge. Njihet mosmarrëveshja e Demostenit me Filipin e Maqedonisë , të cilin e akuzonte se nuk ishte helen. Por Filipi e sqaron për emrin “helen” dhe përkatësinë e tij “helenike” duke i sjell prova për përgatitjen e tij të thelluar, me filozofinë e lashtë (50). Plutarku (Jeta e Aleksandrit) e përmend faktin se, Filipi në rini kishte kryer ritet e iniciatëve të mistereve në tempullin pellazg të Samothrakës ku ishte njohur edhe me Olimpinë. (51) Formulës “helenizëm-besimit hënor pellazg”, gjatë periudhave historike, për arsye politiko-fetare , ju ndryshua

kuptimi dy herë : a) prej oratorëve në shërbim të shtet-qyteteve të Heladës dhe kishës kristiane dhe b) prej studiuesve të shk.19-20. Faza e parë (a) pasqyrohet tek fjala e Isokratit (436 p.K – Atene, 338 p.K.) drejtuar athinasve (Panegyricus) : “Aq shumë qyteti ynë u largua nga të tjerët në filozofi dhe oratori, sa qytetarët e tij u bënë mësues për popujt e botës; si rrjedhim emri Helenes përdoret tashmë jo për etni, por për inteligjencë, dhe me këtë titull emërtohen më shumë ata që u pajisën me kulturën tonë, se sa ata që kishin të përbashkët gjakun me ne”. (52) pavarësisht se kujt populli i përkisnin. Isokrati këtu ka parasysh “elitën” e qytetit të Athinës, dhe e përdor fjalën “helene” si mbiemër përcaktues (titull nderi) për ta. Po në këtë mënyrë shprehet edhe për elitën e huaj të mbretërive të pushtuara nga Aleksandrit i Madh në Euro-Afro-Azi, të cilët përqafuan “ besimin hënor” dhe filozofinë e tij, duke u bërë “më të ditur”. Në kohën e kristianizmit nën emrin “helenizëm” u përfshinë të gjithë popujt që s´kishin përqafuar besimin e Krishtit. Philastrius (shk.4), i shenjtëruar për predikimet e tij kundra “paganëve” i emërtonte “helene” ata që nuk ishin të besimit kristian(53) Koha e Aleksandërit ishte periudha e ndryshimeve të politikës shtetërore dhe rrjedhimisht edhe të teologjisë (filozofise) helenike, nga një besim i ndaluar “i mbyllur” për fiset e huaja , prej dinastive ushtarake atlanti-


FEJTON

do-pellazge të Egjiptit dhe Gadishullit Pellazgjik, në besim “ të hapur”, që me ndihmën e priftërinjve do t´i shërbente nënshtrimit psikologjik ndaj pushtuesve. Faza e dytë: (b) Kisha ortodokse e shk.19 nuk e pranoi që emërtimi “helenizëm” të përcaktonte besimin e Heladës. Ndërsa për studiuesit e shk.19-20, fjala “helenizëm” nuk emërtonte besimin e Arbërve, megjithëse ishte një fakt i njohur nga kisha ortodokse dhe popullsia autoktone e shqiptarëve kur u formua shteti i Heladës (1821-1830), si dhe kisha katolike e shk21, siç dëshmohet në fjalimin e Papa Benedikti XVI në referatin e tij “Three Stages in the Program of De-Hellenization”(tre fazat e çhellenizimit). Sot , sipas historianit të besimeve Jonathan Z. Smith, për “besimin helenistik”( Hellenistic religion) kuptohet “çdo formë e sistemeve dhe praktikave besimtare të popujve Mesdhetar nga v.300 p.K deri në v.300 pas K.”(54)

ritet e Hellenëve të lashtë (...) Megjithëse, çuditërisht, i një populli aq besimtar, Grekët nuk kishin një fjalë për vetë fenë; Emërtimet e përafërta ishin “eusebeia”(mëshirë) dhe “threskeia”(kulti).(56) Ndërsa emrat e shquar të besimeve në botë si Mirçea Eliade, Walter Burkert, etj. janë të mendimit se besimi “grek” e ka origjinën nga popuj “indoevropianë” të mijëvjeçarit 3-2 p.K. të cilët u vendosën në Gadishull, të përfaqësuar nga qytetërimi minoik dhe mikenian dhe nën trysnin shekullore të qytetërimit të Lindjes së Afërme.(57) Pa u ndalur në trajtimin e gabuar të fakteve historike, për origjinën dhe kuptimin besimtar të fjalës “helenizëm”, kjo renditje mendimesh tregon paqartësinë që zotëron në shkencën e Historisë dhe Besimit mbi lashtësinë. Emri Helenizëm është i gjuhës së Pellazgo-Arbërve të cilët , siç e pamë dhe më lart, e emërtuan besimin e tyre me emrin e Perëndeshës Sellena:

Në materialet studimore emri “helenizëm” apo “helenistik” është faza e vonshme e besimit “Antik Grek” , që nënkupton besimet dhe ritet e popujve që janë ndikuar nga kultura e “Grekëve të lashtë”, të viteve të sipërpërmendura nga J.Smith. (55) Në Enciklopedinë britanike studiuesit John Richard, Thornhill Pollard dhe A.W.H. Adkins sqarojnë konceptin “Besim Grek” i cili : nënkupton botëkuptimin besimtar dhe

SELLENIZËM

Ky emërtim, që zëvendësoi në popull emrat “hënac” dhe “hënoteizëm”, i mbërritur në shk.19 në formën “helenizëm”, përfaqësonte VETËM besimin e Shqipetaro-Arbërve dhe fiseve të një etnie me ta dhe atë pjesë të qytetërimit (art, letërsi, shkrime, botime, filozofi, etj) që kishte karakter fetar. Në fakt, të tre emrat (hënac, hënoteizëm, sellenizëm) janë të barasvlershëm sepse shprehin besimin

monoteist pellazg mbi Zotin/Hënë. Në Fjalorin mitologjik të William Smithit , Sellena personifikon Hënën. (58) Simboli i besimit Sellenik të Arbërve ka qenë Hëna/Ylli, i dëshmuar qartë prej tyre në objektet arkeologjike të lashtësisë (fig.1), po ky simbol në mesjetë (fig.2 Manastiri i Deçanit, Dardani) dhe në ditët tona (fig.3) në mbulesën e kokës të traditës të Malësisë së Veriut). Më poshtë kemi dy dëshmi që tregojnë përdorimin në lashtësi të emrit “sellenizëm”, për besimin pellazg. 1. Historiani i shek.2, Pausania (Paus. Arkad. Lib.VIII,2) : “Arkadët thonë se Pellazgu erdhi i pari në tokë (...) Njeriun toka e lindi e para, duke sjellë dhuratë të bukur (...) pastaj Arkadia, Pellazgun´proselanaion´ “ (59) 2. Thumser (1889) : Arkadet shikoheshin si popullsi shumë e lashtë që mbanin emrin “prosellenoi” (60) Studiuesit modernë fjalën “prosellenoi” e trajtojnë : “ i lindur para hënës”, duke mos vënë re përdorimin e përsëritur nga Pausania të numërorit “i pari”, i cili përcaktonte se Pellazgu ishte i pari prifti/mbret, i perëndeshës Sellenë dhe besimtari i parë. Pro/ proto, në fjalor trajtohet me dy përdorime: përpara dhe i pari, por është jashtë logjikës së filozofisë fetare që Pellazgu, së bashku me banorët e Arkadisë, kanë lindur përpara Zotit të tyre (Hënës). E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

Javore KOHA

33


SPORT

KF “Deçiq” i rikthehet arenës sportive pas epidemisë në vend

Synojnë klasifiki kategorinë super

Tuz –Klubi i futbollit “Deçiq” pas shpalljes së fundit të epidemisë në vend, i është rikthyer aktiviteteve të zakonshme sportive sipas plan-programit. Për t’u njohur më nga afër me veprimtarinë aktuale sportive të klubi në fjalë, ne biseduam me kryetarin e KF “Deçiq”, z. Pal Dreshaj i cili për gazetën “Koha Javore” thotë se klubi që ai drejton është rikthyer fuqishëm në arenën sportive. “I jemi rikthyer sportit me shumë suksese. Klubi ynë respektoi të gjitha rekomandimet e Trupit Koordinues Kombëtar, të Federatës së Futbollit të Malit të Zi dhe të UEFA-s. Në periudhën përgatitore pas pandemisë, lojtarët tonë janë përgatitur maksi-

34

Javore KOHA

E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

malisht në aspektin psiko-fizik dhe në aspektin material. Pas rikthimit, kemi luajtur tre lojë. Momentalisht jemi në vend të parë, me nëntë pikë i ikim vendit të dytë me shumë gjasa për të kaluar në kategorinë superiore”- u shpreh Pal Dreshaj, kryetar i KF “Deçiq”. Ai më tej thekson se të gjitha kontratat që kanë pasur me lojtarët dhe me të punësuarit në këtë klub, edhe gjatë periudhës së epidemisë në vend i kanë respektuar, duke bërë pagesat e rregullta. “Paralelisht me të gjitha këto aktivitete kemi vepruar në ndërtimin e infrastrukturës sportive dhe në shtim të kuadrit profesional. Kemi filluar fazën

e ndërtimit të projektorëve të kullave të ndriçimit, afati i përfundimit të të cilëve është dyzetepesë ditë, deri më 5 gusht. Dhe, pas kësaj date do të mund të luhen ndeshjet edhe gjatë orëve të vona të mbrëmjes”- thekson Dreshaj. Ai njofton se në proces e sipër është edhe hartimi i projekt- dokumentacionit për ndërtimin e tribunave në stadiumin e KF “Deçiq”. “Shpresojmë se me mbështetjen e komunës dhe të Federatës së Futbollit të Malit të Zi, e cila investon në këtë projekt të projektorëve, do të kemi së shpejti projekt-dokumentacionin të gatshëm për të vazhduar më pas me procedurat e prokurim-


SPORT

imin në riore it (tenderëve) se kush do t’i ndërtoj këto tribuna të cilat në një hark kohor prej dymbëdhjetë muajsh do të kemi tribunat moderne të cilat do të plotësojnë kushtet për ndeshjet ndërkombëtare”- thotë Dreshaj. Kryetari i KF “Deçiq” tregon se planifikojnë që të ndërtojnë edhe dy fusha ndihmëse në këtë stadium dhe ngritja e kapaciteteve të burime njerëzore të trajnerëve dhe ekspertëve sportive që aktualisht këtij klubi i mungojnë. “Do të veprojmë edhe në ngritjen e numrit të kategorive. Në pjesën garuese do ti kemi të gjitha kategoritë e grup-moshave të reja: juniorët, kadetët, pionierët, fatosat dhe parafatosat

Një risi e këtij klubi që nga muaji shtator sipas Dreshajt do të jenë edhe Skuadra B në gara të Federatës së Futbollit. “Do të kemi Skuadrën B për të gjithë ata lojtarë që momentalisht nuk mund të plotësojnë kriteret e Skuadrës A, do të kenë mundësi të skalitën, të fuqizohen e të luajnë në Skuadrën B, për ti transferuar dhe kyçur më pas në Skuadrën A”- shprehet Dreshaj. Ndërkohë, ai bën të ditur se Kuvendi Komunal i Tuzit në seancën e fundit ka miratuar kontratën që KF “Deçiq” të menaxhohet dhe të drejtohet për katër vitet e ardhshme nga dy bashkëvendës tonë në SHBA, Allan Ahmatoviq dhe Zef Gjelaj.

“Klubi tani e tutje është në partneritet me Komunën e Tuzit, kurse për një periudhë katërvjeçare do ta menaxhojnë bashkatdhetarët tonë nga diaspora që do të jenë sponsorë dhe financierë”- shprehet kryetari i KF “Deçiq”, z. Pal Dreshaj. Ai me këtë rast, apelon te të gjithë tifozët e KF “Deçiq” që ndeshjet e tyre ti përcjellin përmes ekranit, për shkak të numrit të kufizuar të tifozëve nëpër tribuna gjatë ndeshjeve sportive. “Ndeshjet mund t’i ndjekin përmes stacionit komercial televiziv MNE Sport të cilin e kemi paguar për ti përcjellë të gjitha ndeshjet tona”përfundon Dreshaj. t. u. E ENJTE, 18 QERSHOR 2020

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 18 qershor

2020 Viti XlX Numër 916 Çmimi

0,50

Mite të origjinës ISSN 1800-5696

Kisha në Rumi ilegale dhe përçarëse ndaj qytetarëve

Shuhet një nga zërat më të rëndësishëm të kulturës shqiptare


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.