KOHA Javore Podgoricë e enjte, 10 shtator 2020 Viti XlX Numër 927 Çmimi 0,50
Rotacioni i pushtetit në Mal të Zi dhe shqiptarët
ISSN 1800-5696
Hap i jashtëzakonshëm drejt një zgjidhjeje afatgjate
Abazoviq: Do të përcaktohemi për qeveri ekspertësh
PËRMBAJTJE
10
12 Sindroma e Stokholmit dhe Rilindja e Malit të Zi
Le të kthehemi te rrënjët tona
14
16 Kthim në natyrë
Dëshira përballë frikës për ndryshim
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
PËRMBAJTJE
18
26 Dy kontraste respekti për Nënë Terezën
A do t’i bashkëngjiten shumicës qeverisëse apo do të qëndrojnë në opozitë?
28
30 “U majt’ mend kja verë…”
Shqiptarët s’duhet ta harrojnë kurrë kontributin madhor të Gjergj Berishajt në fushën e arsimit KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 10 shtator 2020 Viti XlX Numër 927 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje
Rotacioni i pushtetit Qëndriminë Shkodra, anticivilizues qyteti më i një politikani Mal joshës për të Zi dhe shqiptarët krajanët
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 6965-0081 NSSI
1001 HALL EVE
Hap i jashtëzakonshëm drejt një zgjidhjeje afatgjate
Abazoviq: Do të përcaktohemi për qeveri ekspertësh
zgjidhjeje afatgjate konshëm drejt një Hap i jashtëza-
qeveri ekspertësh përcaktohemi për Abazoviq: Do të
avoreHAMal të Zi dhe shqiptarët KJO Rotacioni i pushtetit në avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
SHQIPTAR ËT E
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, përshëndet arritjen e marrëveshjes Kosovë - Serbi në Uashington
Marrëveshja Kosovë - Serbi çon drejt zgjidhjes së qëndrueshme Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, e ka cilësuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë si një hap drejt stabilizimit të rajonit. Në llogarinë e tij në Twitter, Gjukanoviq ka thënë që “Mali i Zi e përshëndet konfirmimin e orientimit të Serbisë dhe Kosovës, që përmes marrëveshjes së nënshkruar sot për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Uashington, po shkojnë drejt
4
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
zgjidhjes së qëndrueshme në kuadër të dialogut që e udhëheqë BE-ja”. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik. Kjo marrëveshje, sipas kryeministrit Hoti, është një hap i madh drejt njohjes reciproke. Ndërkaq, presidenti Trump ka thënë se kjo është “ditë e rëndësishme dhe
historike”. Në Kosovë, marrëveshja është mirëpritur nga partitë në pushtet dhe Presidenti Hashim Thaçi, ndërsa partitë e opozitës, Lëvizja Vetëvendosje! dhe Partia Demokratike e Kosovës, e kanë kritikuar atë. Shqipëria dhe vendet tjera të rajonit kanë përshëndetur gjithashtu arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Kosova dhe Serbia vazhdojnë bisedimet me ndërmjetësimin e BE-së
Përafrim i qëndrimeve për çështjen e të zhdukurve dhe bashkëpunimin ekonomik Bruksel – Pas takimit të zhvilluar javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington dhe arritjes së marrëveshjes në prani të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë i kanë vazhduar bisedimet në fillim të kësaj jave në Bruksel me ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmuan të hënën në Bruksel se i kanë përafruar qëndrimet e tyre për çështjen e të zhvendosurve dhe të zhdukurve si dhe bashkëpunimin ekonomik. Pas bisedimeve të zhvilluara ndërmjet dy delegacioneve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, liderët kanë thënë se në kuadër të këtij dialogu janë hapur edhe dy tema: asociacioni i komunave dhe çështja e zgjidhjes së kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronësore.
Kryeministri Hoti ka thënë se në Bruksel ka marrë pjesë vetëm për draftimin e një marrëveshjeje përfundimtare, e cila sipas tij duhet të përfshijë njohjen reciproke. “Ne jemi në Bruksel vetëm për këtë çështje, për të treguar konstruktivitetin tonë si qeveri, si shtet që jemi të gatshëm të lëvizim përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, ka theksuar ai. “Unë me kënaqësi them se është bërë progres në draftimin e marrëveshjes finale mes të dy shteteve për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe për njohjen reciproke”, ka shtuar Hoti. Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në kuadër të dialogut tani po trajtohen çështje të vështira dhe palët kishin pikëpamje të ndryshme. Kjo, sipas tij, bën që bisedimet të jenë më të komplikuara dhe më të vështira. “Sidoqoftë, unë nuk jam i pakënaqur me takimin e sotëm”, ka thënë ai.
Vuçiq tha se në takimin e së hënës ishte pala serbe ajo që hapi çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se për këtë temë do të diskutohet edhe në raundin e ri të bisedimeve. Para fillimit të bisedimeve, Hoti dhe Vuçiq janë zotuar se do t’i japin përparësi më të madhe integrimit në Bashkimin Evropian dhe vazhdimit të punës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ata e bënë këtë zotim te përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga BE-ja. “Ata gjithashtu u zotuan se do t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar rreshtimin e mëtejshëm krah BE-së, në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në deklaratë. Takimi i radhës mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet më 28 shtator. (Kohapress/REL) E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi
Rotacioni i pushte Mal të Zi dhe shqip Fitorja e opozitës në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të cilat u mbajtën më 30 gusht 2020 definitivisht ndërpreu pushtetin e tri dekadave të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit, duke bërë rotacionin politik të pushtetit në mënyrë demokratike që paraqet ngjarje politike të rendit të parë për rajonin, sepse deri më tash ky ishte i vetmi pushtet i pandryshuar edhe në pluralizëm në vendet e ish-kampit socialist në Evropën Juglindore
Për Koha Javore:
Nail Draga
Ndonëse zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, janë mbajtur në kohën e pandemisë Covid-19 dhe në një fushatë zgjedhore të veçantë, qytetarët të cilët morën pjesë në votime, vendosën për rotacionin e pushtetit jo më dhunë, apo demonstrime në rrugë por me laps, sikurse ndodhë në vendet demokratike, duke i dhënë besimin opozitës e cila fitoi 41 mandate që janë të mjaftueshme për formuar pushtetin ekzekutiv. Në sajë të rezultatëve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve subjektet politike kanë arritur këto rezultate: Partia Demokratike e Socialistëve 35.10% (143.548 vota) 30 deputetë, Koalicioni “Për të ardhmën e Malit të Zi” 32.55% (133.267 vota) 27 deputetë, Koalicioni “Paqja është kombi ynë” 12.53% (51.297 vota) 10 deputetë, Koalicioni “E zeza në të bardhë ”, 5.53% (22.649 vota) 4 deputetë, Socialdemokratët 4.10% (16.769 vota) 3 deputetë, Par-
6
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
tia Boshnjake 3.98% (16.286 vota) 3 deputetë, PSD ”Mali i Zi i fuqishëm”, 3.14% (12.839 vota) 2 deputetë, Lista shqiptare ”Genci Nimanbegu-Nikë Gjeloshaj”, 1.59% (6.488 vota) 1 deputet, Koalicioni shqiptar ”Së bashku një za”, 1.14% (4.675 vota) 1 mandat deputeti. Ndërsa pragun elektoral nuk e kanë kaluar dy subjekte politike që përfaqësojnë pjesëtarët e popullit kroat: HGI 0.27% (1.106 vota) dhe HRS 0.13% (527 vota). KSHZ-ja ka njoftuar se në Mal të Zi kanë votuar 413.952 qytetarë, ku fletëvotime të vlefshme kanë qenë 409.451, ndërsa të drejtë vote kanë pasur 540.026 qytetarë. Pjesëmarrja në votime ishte 76.65% e votuesve të regjistruar, që ishte më e madhe së në vitin 2016 (72.6%). Cekim së Kuvendi i Malit të Zi ka 81 mandate të deputetëve, ndërsa kanë garuar 6 koalicione dhe 5 parti politike.
Fitore e opozitës
Në sajë të rezultatëve të para tre subjektet politike nga opozita; Koalicioni “Për të ardhmën e Malit të Zi”, Koalicioni “Paqja është kombi ynë dhe Koalicioni “E zeza në të bardhë ”, gjithsej kanë siguruar 41 mandate të depu-
tetëve, që janë të mjaftueshëm për të formuar qeverinë e ardhshme. Ishte kjo fitore e opozitës, duke qenë befasi për opinionin e gjerë, duke e sfiduar partinë e DPS-it të Millo Gjukanoviqit. Madje ky ishte rezultati më i dobët i tyre në tridhjet vite të pushtetit, duke kaluar në opozitë. Iu mbetet të gjitha partive politike të analizojnë rezultatet e tyre dhe të nxjerrin mësime, për dështimet dhe objektivat e tyre e kjo ka të bëjë në veçanti për ata që ishin pjesë e pushtetit të deritashëm.
Lëvizja qytetare “URA”, befasia e zgjedhjeve
Në sajë të rezultateve del së befasia e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja qytetare”URA” e cila ishte në kuadër të koalicionit ”E zeza në të bardhë”, ku me 4 mandate të deputetëve, do të jetë çelësi i qeverisë së re. Eshtë pikërisht udhëheqësi i këtij koalicioni ulqinaku Dritan Abazoviqi i cili do të jetë vendimtarë për qeverinë e re. Pikërisht duke marrë seriozitetin e momentit, udhëheqësit e këtyre subjektëve opozitare (Z.Krivokapiq, D.Abazoviq dhe A.Beçiq) të hënën me 31 gusht kanë arritur pëlqimin për formimin e qeverisë së përbashkët. Madje në këtë aspekt ata kanë miratuar katër parimet
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
etit në ptarët e përbashkëta mbi të cilat do të bazohet qeveria e ardhshme. Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re, demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare. Së dyti, qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Së treti, qeveria e re, demokratike do të udhëhiqet nga ekspertë, i përbërë nga personeli që janë ekspertë në fusha specifike, pavarësisht nga karakteristikat e tyre politike, fetare, kombëtare ose ndonjë karakteristikë tjetër. Së katërti, qeveria e re do të angazhohet plotësisht në respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, me ndryshime në të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Lirinë e Fesë.
Kohabitacioni politik
Në sajë të situatës së krijuar, kësaj here në Mal të Zi do të kemi kohabitacionin politik, dukuri e panjohur deri më tash në pluralizëm në këtë mjedis. Pra, do të kemi një bashkëqeverisje ku presidenti i shtetit i takon një partie tjetër politike, ndërsa ekzekutivi, përkatësisht qeveria, një partie apo koalicioni tjetër politik. Se si do të jenë raportët e tilla është herët të flitet, por shumë çka do të jetë e qartë në muajt në vazhdim. Në pluralizëm duhet të mësohemi me dukuri të tilla politike, për të kuptuar dekompozimet politike por edhe raportet pozitë-opozitë, sepse pushteti është i ndryshueshëm, ndërsa shteti është i përhershëm. Sa më parë të kuptohet ky binom, ndryshimet në skenën politike do të përceptohen dhe pranohen më lehtë, si kudo në shoqëritë me përvojë demokratike.
Shqiptarët fituan dy mandate
Në këto zgjedhje ndonëse janë bërë përpjekje qe shqiptarët të marrin pjesë me një listë zgjedhore, një ide e tillë nuk u realizua. Edhe pse në këtë drejtim janë përpjekur si nga Shqipëria, Kosova e diaspora, shqiptarët dolën në dy lista zgjedhore, duke fituar dy mandate të deputetëve. Nëse krahasojmë me vitin 2016, ku shqiptarët ishin të përfaqësuar në parlament me një deputet, kësaj here do jenë më dy, duke dëshmuar së pjesëmarrja në zgjedhje me dy lista zgjedhore nuk ishte humbje por një fitore e merituar. Madje 11.163 vota të fituara së bashku dëshmon angazhimin e elektoratit votues shqiptar për të pasur përfaqësimin autentik në Kuvendin e Malit të Zi. Nëse e krahasojmë më katër vite më parë (2016) kur gjithsej subjektet shqiptare ndonëse ishin ne tre lista zgjedhore kanë pasur 9.790 vota, kësaj here ishte një rritje për 12.3 %. Ndonëse dëshirat kanë qenë që ky numër votash të jetë edhe më i lartë, duke ditur rrethanat politike në vendbanimet shqiptare nga Ulqini e deri në Rozhajë, nuk ka pasur mundësi për ndonjë rezultat tjetër, por duhet të pajtohemi se ky ishte maksimumi i mundshëm për momentin. Me këtë rast duhet cekur se pengesë ishte ligji zgjedhor që është diskriminues për shqiptarët, e po ashtu edhe subjektet politike të ashtuquajtura qytetare sidomos DPS-i që kanë depërtuar në elektoratin votues shqiptar përmes premtimeve dhe mashtrimeve të ndryshme për të siguruar vota duke dëmtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë subjektet politike të shqiptarëve, ku rasti i Ulqinit meriton një analizë të veçantë.
Pakicat kombëtare duhet të jenë pjesë e qeverisë
Duke u nisur nga parimet demokratike, subjektet politike të popujve pakicë duhet të jenë pjesë e qeverisë. Pasi në përbërjen e kaluar ishin pjesë e qeverisë ata duhet ta vlerësojnë pa paragjykime ofertën për pjesëmarrje në qeverinë e re. Pakicat kudo duhet të jenë pjesë e pushtetit ekzekutiv, sepse ata kanë mundësi të prezantojnë çështjet e ndryshme shoqërore, ekonomike e zhvillimore për pjesëtarët e popujve të tyre. Pikërisht duke marrë parasysh së
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
tash kemi një realitet të ri të pushtetit, çdo refuzim në këtë drejtim do të ishte kundër interesave të popujve pakicë (boshnjak, shqiptar e kroat).
Kompromisi për marrëveshje qeveritare
Andaj, në këtë aspekt duhet biseduar me mandatarin e qeverisë së ardhshme për çështjet të cilat janë të përbashkëta, ndërsa nëse ekzistojnë çështje kontestuese duhet përpjekur për të gjetur kompromisin e mundshëm. Mbetja jashtë institucioneve qeveritare, për hir të disa deklaratave politike nuk është në favor të shqiptarëve, sepse periudha tridhjetëvjeçare, dëshmon se viset shqiptare janë më të pazhvilluarat, ndërsa resurset ekonomike e natyrore janë plaçkitur nga matrapazat e oligarkët e ndryshëm të lidhur me struktura të pushtetit, që ka ndikuar në papunësi e më këtë në emigrimin e shqiptarëve në botën e jashtme për të mbijetuar. E dhëna së Ulqini është qyteti më i pazhvilluar në bregdet, të punësuarit kanë pagat më të ulëta në Mal të Zi, ndonëse ka resurse dhe potencial më tepër së asnjë qytet në vend, dëshmon në mënyrë transparente një konstatim të tillë, andaj duhet gjetur forma për të ndryshuar këtë gjendje depresive në të mirën e përgjithshme shoqërore, sepse shqiptarët nuk duhet të mbesin peng i personave apo politikave të ndryshme. E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Hap i jashtëzakonshë drejt një zgjidhjeje af Richard Grenell
Që nga viti 2017, pozicioni i SHBA-së mbi konfliktin Serbi-Kosovë ka qenë që hapat drejt normalizimit ekonomik do ta zbehin fuqinë dhe rëndësinë e çështjeve politike të mosmarrëveshjeve. Palët kanë rënë dakord të ndërtojnë një autostradë dhe lidhje hekurudhore midis kryeqyteteve të tyre përkatëse, Beogradit dhe Prishtinës. Ata janë zotuar për të studiuar opsionet e fizibilitetit në mënyrë që të lidhet infrastruktura hekurudhore me një port në detin Adriatik. Të dy palët do të punojnë me Korporatën Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar të SHBAsë dhe Bankën Eksport - Import për
8
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
të mbështetur këto projekte dhe për të siguruar financime për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Të gjitha këto marrëveshje do të mundësojnë një qarkullim më të lirë dhe më efikas të njerëzve dhe mallrave përtej kufirit midis Serbisë dhe Kosovës. Sa i përket vetë kufirit, Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord të hapin dhe funksionalizojnë pikën e përbashkët kufitare në Merdare, për të njohur diplomat dhe çertifikatat profesionale të njëri-tjetrit dhe për t’u futur në “zonën mini-Shengen”, të njohur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetorin e 2019-s. Së shpejti do të jetë më lehtë se kurrë që serbët dhe shqiptarët e kosovës të jetojnë, punojnë, tregtojnë dhe studiojnë në lagjet, kompanitë dhe universitetet e njëri-tjetrit. Ndoshta më e rëndësishmja për popujt e këtyre shteteve, për palët e përfshira në negociata dhe për historinë dhe të ardhmen e ra-
jonit – është marrëveshja e re për të shpejtuar përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar mbetjet e personave të zhdukur nga lufta që përfundoi vetëm dy dekada më parë. Të dyja palët janë zotuar të identifikojnë dhe zbatojnë zgjidhje afatgjate, të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit, dhe secila është zotuar të identifikojë një pikë kontakti për të udhëhequr këto përpjekje brenda ministrive të tyre përkatëse të qeverive, për t’u koordinuar midis kryeqyteteve dhe për të siguruar një azhurnim vjetor, mbi numrin e çështjeve të zgjidhura dhe atyre që do të zgjidhen. Marrëveshja gjithashtu zbaton një Moratorium një vjeçar në kërkimin e Kosovës për anëtarësim të ri në organizatat ndërkombëtare dhe një Moratorium një vjeçar për fushatën e njohjes së Serbisë kundër Kosovës – dy nga plagët më të mëdha të hapura nga konflikti, tani janë në rrugën drejt zgjidhjes.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ëm fatgjate Marrëveshja e së premtes pasqyron vizionin e presidentit Trump, të cilin e kishte prej kohësh për Kosovën dhe Serbinë, për t’u përqëndruar në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin industrial si parakushte për zgjidhjen e përhershme të mosmarrëveshjeve politike. Besimi i tij që nga fillimi ka qenë se fillimisht duhet të bëhet krijimi i mundësive dhe të ardhmes për të rinjtë, sesa fokusimi në pikët politike, simbolikës ose ndreqjes së gabimeve historike. Shtetet e Bashkuara do të kalojnë vitin e ardhshëm në zbatimin e këtyre marrëveshjeve të reja dhe njerëzit e qeverisë së Kosovës dhe Serbisë kanë besimin e plotë të Administratës së SHBA-së për t’i çuar ato përpara. Si një demonstrim i mirëbesimit nga të dyja palët ndaj SHBA-së, Serbia dhe Kosova, gjithashtu u zotuan të premten për të bashkëpunuar në disa prioritete kryesore të politikës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bënë një hap të jashtëzakonshëm drejt një zgjidhjeje afatgjate të premten në mëngjes, lidhur me konfliktin e tyre historik. Në Shtëpinë e Bardhë, nën kujdesin e Presidentit Donald Trump, Presidenti Vuçiq dhe Kryeministri Hoti, nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar për të arritur normalizimin ekonomik midis popujve dhe qeverive të Serbisë dhe Kosovës së SHBA-së në rajon. Të dyja palët u zotuan të mbrojnë dhe promovojnë lirinë e fesë, duke përfshirë komunikimin e rinovuar ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe kthimin e pasurisë hebreje të epokës së Holokaustit. Të dy ranë dakord të përcaktojnë Hezbollahun në tërësinë e saj si një organizatë terroriste dhe të zbatojnë plotësisht masat për të kufizuar operacionet dhe aktivitetet financiare të Hezbollahut në juridiksionet e tyre. Të dy ranë dakord të punojnë me Qeverinë e SHBA-së për të dekriminalizuar homoseksualitetin në 69 vendet ku aktualisht është i paligjshëm. Dhe, ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha, Serbia është zotuar të zhvendosë ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem, ndërsa Koso-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
va ka rënë dakord për njohjen reciproke me Izraelin. Në vijim të marrëveshjes së paqes së 13 gushtit midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, marrëveshja e së premtes midis Kosovës dhe Serbisë, ndërmerr hapa drejt normalizimit ekonomik dhe një bashkëjetesë eventuale paqësore, gjithashtu tregon arritjet e Presidentit Trump dhe angazhimin e shëndoshë të administratës së tij në të gjithë botën. Kur qeveria amerikane i jep përparësi diplomacisë para forcës, mirëkuptimit para kërcënimit, bota duhet të përfitojë. (Autori është emisari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, për dialogun Kosovë–Serbi)
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Sindroma e Stokholmit dhe Rilindja e Malit të Zi Klement Camaj
Me 31 gusht, Mali i Zi, dhe të gjithë që jetojmë në të, u zgjuam me një lajm të ri – PDS-ja humbi zgjedhjet, opozita ka shumicën! Ky lajm, sado i mirëpritur, “tronditi” shumëkë. Menjëherë filluan spekulimet, se si kjo është një zgjidhje e frikshme që vë në pyetje shumë çështje, filluar nga shteteformimi, (ç)njohja e Kosoves si shtet, e deri te statusi në NATO. Por, para se ta shkruaj mendimin tim, lidhur me këtë, dhe se çfarë mund te sjellë ndërrimi i status quo-së, si dhe ku qëndrojnë shqiptarët në këtë situatë të re, në këtë shtet multietnik, vemendjes suaj i kisha propozuar disa nga arsyet që PDS-në e sollën deri te ky dështim politik. Së pari, një analizë e fundit e Freedom House, me titull “Kombet në Tranzicion” thekson se si fasada e demokracisë po shpërbëhet ngadalë në të gjithë botën. Publikimi në mënyrë specifike thërret Serbinë dhe Malin e Zi duke deklaruar se si “… vitet e rritjes së kapjes së shtetit, abuzimit të pushtetit dhe taktikave të burrave të fortë të punësuar nga Aleksandër Vuçiq në Serbi dhe Mil-
10
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
lo Gjukanoviq në Mal të Zi, i kanë hedhur ato vende në skaj, dhe, për herë të pare që nga viti 2003, ato nuk kategorizohen më si demokraci te kombet në tranzicion, por tani konsiderohen si “regjime kalimtare / hibride”; pra si “Vendet [që] janë tipike demokraci elektorale, ku institucionet demokratike janë të brishta dhe ekzistojnë sfida thelbësore për mbrojtjen e të drejtave politike dhe lirive civile”. Kjo, natyrisht ishte një erë në velat e forcave kundër këtij pushtetit, të palëkundshëm tash 30 vite. Pastaj, protestat e fundit, shkaktuar nga Ligji për liritë fetare, të miratuar në dhjetor 2019 (një nga gabimet më të mëdha politike të Gjukanoviqit), e që rrjedhimisht, sipas disa analistëve, paraqet momentin kyç që çoi Gjukanoviqin të humbë zgjedhjet. Pse ai zgjodhi të kalonte një ligj të tillë, të diskutueshëm, në vitin zgjedhor, është përtej kuptimit, madje edhe të analistëve kryesorë politik në botë. Po ashtu, hapat e ndërmarrë në Budva, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, mbeten të paqarta, dhe të pakuptimta, për shumë analistë. Do t’i shtoja kësaj edhe fushatën elektorale të koncentruar kryesisht në grumbullimin e votave, në terenin e partnerëve tradicional, gjë që rezultoi me mungesën e mandatëve që do
ta perkrahin (SD, boshnjakët, shqiptarët, kroatët). Më në fund, edhe kënaqesitë e interesave personale të disa politikanëve rezultuan ne pakënaqesi të qytetarëve. Siç e thash edhe më parë, nëse bazohemi në media dhe analistë të ndryshëm, PDS-së i filloi numërimi i ditëve, me rastin e Ligjit për lirinë e fesë. Por, sipas mendimit tim, dështimet dhe rënia, që rezultoi me rezultatin e zgjedhjeve të 30 gushtit, filloi shumë më herët. Që nga pavarësimi i shtetit, PDS-ja krijoj një shtet për minoritetin elitar, që në dorë i mbante edhe ata politikan që kishin interesin personal në rend të parë. Pastaj, në vitin 2016, pikërisht pas zgjedhjeve të tetorit, kur PDS-ja tentojë që përmes hileve në Komisionin zgjedhor të mbante Budvën, por nuk ia doli. Vota ime në atë Komision e dërgoi PDS-në e Budvës në opozitë. Ky rast nuk tregon ndonjë benefit direkt për shqiptarët e Malit te Zi, por tregoi se PDS nuk është i pathyeshëm. Rasti i dytë, dhe parafinal, ishin zgjedhjet lokale ne Tuz, ku pas të gjitha përpjekjeve, manipulimeve, bile edhe shpenzimeve të mëdha, PDS-së iu tregua vendi. Këto dy raste, për të cilat mund të shkruhen libra, janë filli-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
met e rënies së perandorisë së quajtur PDS. Tani të kthehemi tek titulli i këtij oped; sindromi i Stokholmit! Pas 30 viteve, si skena politike shqiptare ashtu edhe pakicat tjera në Mal të Zi, kishin rënë në “dashuri” me “kidnapuesin” e vet. Të gjitha partitë politike shqiptare, me perjashtim të LDSH-së, ishin pjesë e qeverisë apo aspironin të jenë pjesë e qeverisë Gjukanoviq. Kjo gjithnjë arsyetohej me faktin se duhet ruajtur çfarëdo statusi, vetëm që të mos vijë në pushtet opozita “proserbe”. Por nga kjo përfitonte vetëm regjimi, kurse ne kënaqeshim me dromcat dhe rrolin e “shpëtimtarit”. Më në fund, pas 30 viteve zvarritje fituam komunën. Komuna e plotë e Tuzit është një fitore e madhe, por jo e skenës politike, por e vet popullit. Po me kërkesat e tjera çka u bë? Pronat, resurset, zhvillimin ekonomik?
E pse pra shqiptarët duhet të qajnë për dështimet e PDS-së. Apo të kenë rezerva ndaj fituesve!? Kështu, rezultati i 30 gushtit paraqet një rilindje, jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për shqiptarët që jetojnë në këtë shtet. Është koha që shqiptarët të vlerësohen, të kenë përfaqësim më dinjitoz, të mos ndihen inferior dhe të shikojnë interesat e veta. Është koha që të kemi njerëz të përgatitur, ekspertë në fushën e vet, e jo politikanë të cilët zënë vënde sa për rrogë. Mendoj se formimi i një qeverië të re, të diskontinuitetit, është një hap në drejtim të duhur; qeveri që duhet të fokusohet në mirëqenie shoqërore, e jo kënaqjen e pritshmërive të partive politike. Sipas mendimit tim, Qeveria e ndryshimeve do të sjellë një freski politike, por edhe pozitivitet ndaj kërkesave të shqiptarëve. Jo vetëm për faktin se njëri prej personave kyç është një shqiptar, por për faktin se
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
raporti me pakicat do të jetë testi i parë i kësaj qeverie. Duke e parë se liderët e opozitës/qeveria e re, janë drejtuar kah BE-ja dhe NATO-ja, dhe duke e parë se janë të gatshëm të ballafaqohen me vështirësitë e trashëguara nga PDS-ja, mendoj se ne si shqiptarë në Malin e Zi do të jemi shumë më mirë të prezantuar, dhe se kërkesat tona do të merren më tepër parasysh. Në fund, edhe përkundër frikës nga ndryshimet, ndryshimi këtu ishte i mirëseardhur, sidomos kur dihet se ndryshimi është pritur më se tri dekada. Prandaj, me të drejtë dikush e quajti Rilindje e Malit të Zi. Të guximshmit e bëjnë ndryshimin! Autori është analist i gjeopolitikës doktorant i migracionit dhe diplomacisë
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Vështrime nga diaspora
Le të kthehemi t
Mali i Zi në Bashkimin Evropian duhet të jetë i vetmi ideal sipas perspektivës dhe të ardhmes së këtij vendi. Paqja duhet të ruhet me çdo kusht, por nuk duhet të varet nga shqiptarët, boshnjakët dhe pakicat, si humbës të përhershëm. Të drejtat e njeriut dhe pakicave janë të garantuara me konventa ndërkombëtare. Nuk kemi nevojë të bëhemi shërbëtorë të askujt
Fiqret Mujeziqi
Angazhimi në politikë dhe drejtimi i vendit janë dy gjëra të ndryshme. Ne jetojmë në një hapësirë armiqësore sepse jemi i vetmi popull në rajon që patëm vonesë në formimin e shtetit. Si rezultat, kemi migrim dhe asimilim të popullsisë. Pasojat ndihen edhe sot. Pas zgjedhjeve në Malin e Zi, që u mbajtën më 30 gusht, dolën në dritë disa gjëra për të cilat nuk kishim menduar shumë më parë. Humbja e një pushteti totalitar dhe të korruptuar pritej, por nuk dihej kur dhe në cilat zgjedhje. Ja që ndodhi tani. Pushteti malazias nuk duhet të luajë rolin e
“ 12
viktimës sepse janë gabimet e këtij pushteti që shkaktuan rënien e numrit të votave. PDS-ja formoi një sistem të tillë në të cilin elektorati votoi për interes dhe jo për bindje. Gjukanoviq dhe partia e tij i sollën shumë prob-
Ajo për çka shqiptarët kanë nevojë është të bashkohen në një subjekt politik shqiptar dhe të kenë sa më shumë deputetë në Parlamentin e Malit të Zi. Në vend që të ndihmohet ky komunitet të mos migrojë dhe të punësohet duke përmirësuar kushtet e jetesës në territoret ku jetojnë, siç është infrastruktura, rruga, uji etj., ai vazhdimisht frikësohej nga pushtetarët se “ruana Zot sa keq do t’i kishit punët po të ishin të tjerët në pushtet”
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
leme komunitetit shqiptar dhe atij boshnjak në Mal të Zi, pasi vazhdimisht i mashtronin ata me frikën e nacionalizmit serb. Në fakt, pse duhet të frikësohen shqiptarët dhe boshnjakët e Malit të Zi nga nacionalizmi serb dhe jo nga ai malazez? A nuk janë të gjithë nacionalizmat të njëjtë? Mëkatet e pushtetit malazez janë se shqiptarët nuk u shpërblyen me rastin e pavarësimit të Malit të Zi, të ndihen të sigurt dhe të lirë në shtetin e ri. Besnikëria e tyre nuk u mor parasysh fare, madje u kthye në poltronizëm. PDS-ja përmes misionarëve të vet ndikoi në përçarjen e shqiptarëve duke i shëndërruar në mbledhës të votave. Qeveria e Malit të Zi tallet me votuesin shqiptar duke kërkuar dhe
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
te rrënjët tona kushtëzuar me mbledhjen e votave për secilin shërbim individual, qoftë në punësim, arsim, shëndetësi etj. Mbledhja dhe fitimi i votave kanë dallim të madh në vendet me demokraci të konsoliduar. Mbledhja e votës është një dukuri korruptive që bëhet duke blerë, manipuluar dhe me ryshfet, kurse vota fitohet me premtimin që i jepet votuesit dhe ky premtim duhet të përmbushet. Kështu funksionon shteti demokratik. Ajo për çka shqiptarët kanë nevojë është të bashkohen në një subjekt politik shqiptar dhe të kenë sa më shumë deputet në Parlamentin e Malit të Zi. Në vend që të ndihmohet ky komunitet të mos migrojë dhe të punësohet duke përmirësuar kushtet e jetesës në territoret ku jetojnë, siç është infrastruktura, rruga, uji etj., ai vazhdimisht frikësohej nga pushtetarët se “ ruana Zot sa keq do t’i kishit punët po të ishin të tjerët në pushtet”. Mali i Zi është një shtet i qytetarëve, një republikë parlamentare, por shqiptarët nuk mund të jenë në ballë të ruajtjes së pavarësisë së këtij shteti nëse nuk gëzojnë të drejta sipas standardeve ndërkombëtare. Me fjalë të tjera, ata nuk mund të bëhën më “katolikë se papa”. Por në fakt, shqiptarët në qeverinë e Gjukanoviqit gjithmonë dilnin duarbosh. PDS-ja nuk lejoi të formohej një opozitë e fortë në Mal të Zi, përveç opozitës serbe e cila ende sot e kësaj dite është nën ndikimin dhe mentalitetin shovinist të viteve ‘90. Në kremtimin e zgjedhjeve të fundit, problemi i tyre ishin shqiptarët dhe boshnjakët, duke hedhur parulla shoviniste: “Ko ne skače taj je Šiptar” (“Kush nuk luan është shqiptar”) etj. Në opinion shihen si njerëzit që adhurojnë krimet dhe kriminelët e luftës si dhe fantazmat e së kaluarës. Thirrjet raciste antishqiptare, sulmet në objektet fetare të myslimanëve në Plevlë, janë sjellje të patolerueshme dhe njëherit shkak që shqiptarët dhe boshnjakët e Sanxhakut të mendojnë për orientime të reja. Nëse ata duan
“
Duhet të jemi të vetëdijshëm se interesi i komunitetit shqiptar në Mal të Zi duhet dhe mund të përfaqësohet vetëm nga partitë që dalin nga ky komunitet. Shqiptarët duhet të faktorizohen në mënyrë që të jenë në gjendje të veprojnë në çdo situatë dhe të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre në vendet e tyre stërgjyshore
Serbinë, ne nuk kemi asnjë problem, por nëse hedhin parulla urrejtjeje kundër nesh, atëherë kemi një problem të madh. Ashtu si në vitet ‘90, ne dëgjojmë parulla se “Serbia nuk do të tolerojë sulmet e askujt” etj. Ne as nuk i vramë dhe as nuk i fyem, por pse ata ndërtuan shtetin e tyre kombëtar në territoret tona etnike, pas shembjes së Perandorisë Osmane, nuk kemi faj. Njerëzit nuk duhet të kenë tendencë të urrejnë të tjerët, por ta duan veten e tyre. Ashtu jemi në rregull. Çka do të thotë kjo për shqiptarët në Mal të Zi? Shkurt, duhet të jemi të vetëdijshëm se interesi i komunitetit shqiptar në Mal të Zi duhet dhe mund të përfaqësohet vetëm nga partitë që dalin nga ky komunitet. Shqiptarët duhet të faktorizohen në mënyrë që të jenë në gjendje të veprojnë në çdo situatë dhe të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre në vendet e tyre stërgjyshore. Erërat që fryjnë nga kjo opozitë, që dëshiron të marrë pushtetin, nuk janë në asnjë mënyrë perëndimore, të civilizuara, por është një gjuhë urrejtjeje, gjuhë e konsumuar dhe primitive. Fjalori në nivelin e rrugës është dëshmi e kulturës politike të kësaj opozite. Kjo nuk do të thotë që ne duhet të kemi frikë dhe të kalojmë në anën e atij që është më pak i lig se ata. Të dëmshëm janë si ata që s’të japin të drejtë të jetosh i lirë dhe të mashtrojnë, ashtu edhe ata që të shajnë dhe nënçmojnë. Kjo gjë mund të bëhet shkak që shqiptarët të lëkunden dhe të shohin realitetin me sy. Numri i partive politike të shqiptarëve në Mal të Zi duhet të reduktohet maksimalisht në dy (ash-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
tu si edhe listat në zgjedhjet e fundit), ndërsa platforma nacionale dhe dalja në zgjedhje të jetë e përbashkët dhe vetëm me një listë. Atdhetar është ai që punon për të mirën e popullit dhe vendit të tij, jo një që deklaron se e do popullin dhe vdes për atë. “Çdo e keqe nuk vjen për keq”, thotë një fjalë e urtë. Në këtë prizëm, ne gjithashtu duhet t’i shohim zgjedhjet e mbajtura në Mal të Zi. Forcat totalitare dhe shantazhuese nuk duhet të qëndrojnë në pushtet sipas parullës se “nuk keni më të mirë se ne“, por duhet të tregojnë efektivitet dhe mençuri në drejtimin e vendit. Kjo duhet të ndodhë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nuk besoj se kjo opozitë në Mal të Zi, edhe nëse do të vijë në pushtet, do të “luajë me zjarr” sepse jemi në rrethana të tjera gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Mali i Zi në Bashkimin Evropian duhet të jetë i vetmi ideal sipas perspektivës dhe të ardhmes së këtij vendi. Paqja duhet të ruhet me çdo kusht, por nuk duhet të varet nga shqiptarët, boshnjakët dhe pakicat, si humbës të përhershëm. Të drejtat e njeriut dhe pakicave janë të garantuara me konventa ndërkombëtare. Nuk kemi nevojë të bëhemi shërbëtorë të askujt. T’i bindësh njerëzit që të besojnë në një ëndërr është gjë e lehtë, por t’ua ndalosh atë bindje të besojnë në atë ëndërr, është e vështirë. Ëndrra që i gjithë rajoni një ditë do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian duhet të jetojë, sepse kjo është mënyra e vetme për të eleminuar këtë hapësirë armiqësore që na ka preokupuar ndër shekuj. E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Post zgjedhje
Dëshira përballë fr Ismet Kallaba
Ndryshimi i pushtetit është një proces i natyrshëm që ndodh në vendet me demokraci të zhvilluar dhe të konsoliduar. Në këto vende bile ndodh shpesh që partitë fituese të zgedhjeve apo koalicionet paszgjed-
“ 14
Në rrethanat e reja politike, te shqiptarët ekziston ankthi i dyzuar nga dëshira/frika për ndryshimin e pushtetit aktual dhe ardhjen e pushtetit të ri hore të mos e përfundojnë mandatin qeverisës për shkak të mos realizimit të premtimeve parazgjedhore, ndonjë skandali etj. Përkundrejt kësaj, në vendet jodemokratike dhe me shkallë të ulët të demokracisë, siç është Mali
Rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare që u zhvilluan në Mal të Zi janë shprehje e pakënaqësisë së akumuluar prej vitesh të popullatës ndaj pushtetit. Ato dëshmojnë se shumica e qytetarëve e mundën frikën dhe e duan ndryshimin. Vota për partitë opozitare nuk ishte votë pro tyre për shkak të programit zgjedhor, por në radhë të parë votë kundër pushtetit të personifikuar nga Millo Gjukanoviqi
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
i Zi, pozita përpiqet të mbajë me zor dhe me çdo mjet pushtetin. Pushteti aktual në Mal të Zi e ka mundur vetveten për shkak të konsumimit të tij. Ky pushtet nuk është bazuar në vlerat demokratike, por është ndërtuar mbi interesat dhe lidhjet politike, familjare, miqësore, ekonomike etj., shoqëruar me afera të shumta korruptive dhe dukuri të ndryshme negative, që shpesh kanë mbetur të pandëshkuara. Në përpjekje për të ruajtur pushtetin, aparati shtetëror ka instaluar frikën dhe nënshtrimin e popullatës. Prandaj, ka qenë e pritur që një pushtet i tillë, i ndërtuar në këmbë të drunjta, më në fund të rrëzohet.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
rikës për ndryshim Mbështetja e shqiptarëve për pushtetin aktual lidhet në radhë të parë me politikën e jashtme të Malit të Zi. Shqiptarët në Malin e Zi e kanë mbështetur politikën e jashtme të Malit të Zi për shkak të konvergimit të saj me interesat gjeopolitike të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi si komb. Po ashtu pushteti aktual në Malin e Zi ka luajtur rol kyç në disa momente të rëndësishme, siç ishte strehimi i të dëbuarve nga Kosova gjatë konfliktit të viteve 1998-1999, pastaj njohja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, me ç’gjë ka fituar përkrahjen e shqiptarëve në Malin e Zi. Në anën tjetër, në planin e brendshëm, pushteti ka ndjekur politikën e asimilimit të heshtur të shqiptarëve nëpërmjet diskriminimit politik, ekonomik, arsimor, gjuhësor etj., duke i zhveshur nga identiteti i tyre. Në këtë mënyrë, shqiptarët në Malin e Zi janë defaktorizuar.
“
Mbështetja e shqiptarëve për pushtetin aktual lidhet në radhë të parë me politikën e jashtme të Malit të Zi. Shqiptarët në Malin e Zi e kanë mbështetur politikën e jashtme të Malit të Zi për shkak të konvergimit të saj me interesat gjeopolitike të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi si komb. Po ashtu pushteti aktual në Malin e Zi ka luajtur rol kyç në disa momente të rëndësishme, siç ishte strehimi i të dëbuarve nga Kosova gjatë konfliktit të viteve 1998-1999, pastaj njohja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, me ç’gjë ka fituar përkrahjen e shqiptarëve në Malin e Zi
Rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare që u zhvilluan në Mal të Zi janë shprehje e pakënaqësisë së akumuluar prej vitesh të popullatës ndaj pushtetit. Ato dëshmojnë se shumica e qytetarëve e mundën frikën dhe e duan ndryshimin. Vota për partitë opozitare nuk ishte votë pro tyre për shkak të programit zgjedhor, por në radhë të parë votë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
kundër pushtetit të personifikuar nga Millo Gjukanoviqi. Rezultatet e zgjedhjeve ringjallën frikën nga partitë proserbe, që në fakt ka një bazë reale nisur nga retorika dhe veprimet e tyre të kohës së fundit. Në rrethanat e reja politike, te shqiptarët ekziston ankthi i dyzuar nga dëshira/frika për ndryshimin e pushtetit aktual dhe ardhjen e pushtetit të ri. E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Kthim në natyrë Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington Natyra e njeriut shpesh është e fshehur; ndonjëherë del; rrallë shuhet; është kthimi që e bën njeriun të dhunshëm; gjërat që nuk i realizoi me doktrinë, tani përpiqet t’i bëjë me forcë. Idea konsiderohet më pak e rëndësishme; vetëm
“ 16
Janë të lumtur, ata, natyra e të cilëve përputhet me profesionet e tyre; ata mund të thonë: Natyra dhe shpirti udhëtojnë së bashku; kur bisedojnë mbi çështje të ndryshme, ato nuk ndikojnë, sepse mendimet fluturojnë drejt vetvetes; dhe çdo hapësirë do të mjaftojë. Natyra e njeriut shkon ose te barërat e mira ose të këqija; ujitja e njërit, shkatërron tjetrin. Ajo, për të cilën instinktivisht - për mirë a për keq - tregoni kujdes, është natyra juaj.
zakoni ndryshon dhe përpiqet të nënshtrojë. Prandaj, në disa raste, njeriu nuk meriton shans të dytë. Ai kërkon të fitojë mbi natyrën e tij. Detyrat që i vë vetes janë shumë të mëdha ose shumë të vogla; e para e bën të dëshpëruar nga dështimet; e dyta e bën të vogël, shpesh mbizotërues. Në fillim njeriut i duhet të praktikojë me ndihma, siç bëjnë notuesit me mjetet që i mbajnë mbi ujë; por pas një kohe ai praktikon vetëm, siç bëjnë valltarët; kjo krijon përsosmëri të madhe, kur praktika është më e vështirë se vënia
në jetë e qëllimit. Aty ku natyra është e fuqishme, dhe për këtë arsye fitorja është e vështirë, ngjitja me shkallë është e nevojshme, për të qëndruar në natyrë e në kohë; si njeriu që i nxjerr fjalët si lumi kur është i zemëruar, dhe rrjedha shteron, kur zemërimi bie, ose, kur dehet duke pirë për shëndetin e vet, apo kur, për t’u freskuar hidhet në ujë të ngrohtë. Nëse njeriu ka guxim dhe vendosmëri të fitojë të drejtën e tij, kjo është më e mira. As rregulli i lashtë nuk është i gabuar për ta përkulur natyrën, si një shkop në ekstrem të
Zakoni nuk krijohet në vijë të drejtë me vazhdimësi të përhershme, por me ndërprerje, ku çdo njëra prej përkuljeve përcakton një fillim të ri; dhe nëse njeriu është gjithnjë në praktikë, ai gjithashtu do të praktikojë gabimet dhe aftësitë e tij; do të krijojë një zakon të ri; nuk ka asnjë mënyrë për ta ndihmuar, por vetëm me ndërthyerje. Kështu, nuk i beson fitores mbi natyrën e tij, sepse natyra do të shtrihet e varrosur dhe përsëri do të ringjallet, kur t’i jepet rasti ose tundimi. Ashtu siç ndodh në përrallën e Aesopit, ku macja kthehet në njeri, që fillimisht tregohet i butë, derisa miu vrapon para syve të tij. Dhe njeriu nuk duhet ta shmangë rastin, që të mund të preket pak prej atyre që ndodhin rreth tij. Natyra perceptohet më së miri në privatësi, sepse nuk ka ndikim të jashtëm; në pasion, sepse mund të dalë nga konformizmi; dhe në ndryshim, sepse aty krijohet zakoni.
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
“
Në fillim njeriut i duhet të praktikojë me ndihma, siç bëjnë notuesit me mjetet që i mbajnë mbi ujë; por pas një kohe ai praktikon vetëm, siç bëjnë valltarët; kjo krijon përsosmëri të madhe, kur praktika është më e vështirë se vënia në jetë e qëllimit. Aty ku natyra është e fuqishme, dhe për këtë arsye fitorja është e vështirë, ngjitja me shkallë është e nevojshme, për të qëndruar në natyrë e në kohë; si njeriu që i nxjerr fjalët si lumë kur është i zemëruar, dhe rrjedha shteron, kur zemërimi bie, ose, kur dehet duke pirë për shëndetin e vet, apo kur, për t’u freskuar hidhet në ujë të ngrohtë.
kundërt, kur e kundërta ekstreme nuk është ves. Zakoni nuk krijohet në vijë të drejtë me vazhdimësi të përhershme, por me ndërprerje, ku çdo njëra prej përkuljeve përcakton një fillim të ri; dhe nëse njeriu është gjithnjë në praktikë, ai gjithashtu do të praktikojë gabimet dhe aftësitë e tij; do të krijojë një zakon të ri; nuk ka asnjë mënyrë për ta ndihmuar, por vetëm me ndërthyerje. Kështu, nuk i beson fitores mbi natyrën e tij, sepse natyra do të shtrihet e var-
rosur dhe përsëri do të ringjallet, kur t’i jepet rasti ose tundimi. Ashtu siç ndodh në përrallën e Aesopit, ku macja kthehet në njeri, që fillimisht tregohet i butë, derisa miu vrapon para syve të tij. Dhe njeriu nuk duhet ta shmangë rastin, që të mund të preket pak prej atyre që ndodhin rreth tij. Natyra perceptohet më së miri në privatësi, sepse nuk ka ndikim të jashtëm; në pasion, sepse mund të dalë nga konformizmi; dhe në ndryshim, sepse aty krijohet zakoni.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
Janë të lumtur, ata, natyra e të cilëve përputhet me profesionet e tyre; ata mund të thonë: Natyra dhe shpirti udhëtojnë së bashku; kur bisedojnë mbi çështje të ndryshme, ato nuk ndikojnë, sepse mendimet fluturojnë drejt vetvetes; dhe çdo hapësirë do të mjaftojë. Natyra e njeriut shkon ose te barërat e mira ose të këqija; ujitja e njërit, shkatërron tjetrin. Ajo, për të cilën instinktivisht - për mirë a për keq - tregoni kujdes, është natyra juaj. E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
Javore KOHA
17
KULTURË
18
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
KULTURË
Dy kontraste respekti për Nënë Terezën Për Koha Javore:
Frank Shkreli
(Me rastin e Ditës kushtuar Nënë Terezës) Ente të ndryshme fetare në botën shqiptare po e festojnë me nderime dhe respekt këtë ditë, kushtuar bijës së madhe të Kombit shqiptar dhe nënës së botës, Nënë Terezës, në mënyrën e vet dhe si është më së miri nën këto rrethana. Institucionet fetare anë e mbanë trojeve shqitare si edhe individë të ndryshëm po e kujtojnë këtë ditë në mënyrat e veta dhe sipas mundësive - bazuar edhe në njërën prej shprehjeve të Nënë Terezës e cila ka thenë se: “Ne s’mund të bëjmë gjera të mëdha, por vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”. Më tërhoqi vëmendjen sot vepra e një individi të vetëm në Shkodër, i cili vetëm me nismën e tij personale, ka zgjedhur një mënyrë unike për të nderuar dhe për të kujtuar Nënë Terezën, jo vetëm sot në Ditën kushtuar të Shënjtës Nëna Tereze, por çdo ditë. Emri i tij është Leopold Shkreli, të cilin sipas disa burimeve mediatike, asgjë nuk e pengon që përditë të çojë lule tek shtatorja e Nënë Terezës në Shkodër. Sipas disa medieve vendore dhe kombëtare, përfshirë portalin “Shkodraweb”, shkodrani i moshuar, Leopold Shkreli shkon çdo ditë pranë
“
Në Kosovë dhe në Shqipëri, Kisha Katolike Shqiptare po kremton festën e të Shenjtës Nëna Tereze (5 Shtator) nën rrethana të vështira – pa pjesëmarrjen e besimtarëve - për arsye të kufizimeve të vendosura si rrjedhim i pandemisë Covid-19 nga autoritet qeveritare dhe shëndetësore të dy vendeve, ashtu si edhe pothuaj ndodhë në mbarë botën
shtatores së “Nënë Terezës” në qendër të qytetit të Shkodrës. Aty ai vendosë lule me qëllim që të mbajë gjallë thirrjen e Nënë Terezës për të dhuruar më shumë dashuri dhe përkujdesje ndaj të varfërve, që ishte misioni edhe misioni i saj dhe i Urdhërit të Motrave të saj të përhapura anë e mbanë botës. Kjo mund të mos duket si ndonjë vepër e madhe e këtij shqiptari të dalluar e fisnik shkodran, por siç duket Leopold Shkreli e bënë këtë gjest me përkushtim dhe dashuri të madhe që ai ka për Nënë Terezën. Në një video të publikuar nga Dioqeza Rreshen në facebook shihet qartë pelegrinazhi i përditshëm dhe i pa përtesë i Leopold Shkrelit, para shtatores së Nënë Terezës në Shkodër, për të vendosur lule të freskëta aty çdo ditë, duke tërhequr vëmendjen dhe admirimin e shumë qytetarëve të Shkodrës dhe më gjërë. Leopold Shkreli nuk besoj se e bën këtë as për ndonjë reklamë as për të tërhequr vëmendjen ndaj këtij akti humanitar dhe nderimin që i bën bijës shqiptare të njohur anë e mbanë botës, por megjithëkëtë, është e pamundur që ky akt i tij, që nga disa mund të konsiderohet si i vogël, por tregon një dashuri të madhe personale të tij për bijën e Kombit Shqiptar dhe është një akt prekës dhe një frymëzim për të gjithë ne.
Po kush është Leopold Shkreli, i cili ka zgjedhur këtë mënyrë unike për të nderuar dhe respektuar Nënë Terezën, duke vendosur lule të freskëta çdo ditë para shtatores së saj në Shkodër. Fatkeqësisht, unë jetoj në Amerikë dhe nuk e njoh Leopoldin, ndërkohë që të dhënat për të në internet janë të pakëta. Por kam pasur nderin të njoftoj vëllain e tij, Dr. Lin Shkrelin i cili ka jetuar në Romë, ashtu si shumë të tjerë të brezit të tij, të përndjekur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, siç ishte edhe vet Leopold Shkreli. Sipas disa të dhënave, Leopoldi, i mitur në atë kohë, u arrestua së bashku me vëllezërit e tij në Shqipëri, pasi një “mik” i familjes u kishte ofruar që të arratiseshin nga vendi, por në vend të arratisjes, ata përfunduan në burgjet e Enver Hoxhës. Për më tepër, atyre nuk u ndihmonte fakti se vëllau i tyre që jetonte në Itali Dr. Lin Shkreli, njihej në komunitet si aktivist i Bllokut Kombëtar Indipendent, në përpjekjet e atëhershme për të bashkuar elementët antikomunist shqiptarë, me qëllim rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri. Nënë Tereza ka thenë se, “Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”. Leopold Shkreli është njëkohësisht një bekim, por edhe një mësim për të gjithë ne”, sidomos në këtë ditë kushtuar Nënë Terezës. E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Abazoviq: Do të përcaktohemi për qeveri ekspertësh Bartësi i listës opozitare “E zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviq në një intervistë dhënë “Zërit të Amerikës” tha se fituesit e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi do të përcaktohen për një qeveri ekspertësh si forma më e mirë e ndërrimit të pushtetit. Abazoviqi vuri në dukje se njohja e Kosovës nga Mali i Zi është çështje e mbyllur, kurse qeveria e re do t’i përkushtohet fuqishëm integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal Bartësi i listës opozitare “ E zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviq, i cili përfaqëson koalicionin vendimtar për formimin e qeverisë në Mal të Zi, i tha “Zërit të Amerikës” se fituesit e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi do të përcaktohen për një qeveri ekspertësh që është forma më e mirë e
“ 20
tranzicionit. “ Atë çka ne ofrojmë mendoj se është një koncept i mirë që tranzicioni të kryhet në mënyrën më të butë. Kjo nënkupton formimin e një qeverie ekspertësh pa ose me shumë pak politikanë dhe në atë mënyrë të tregojmë se jemi të gatshëm që politikanët ti le-
“Atë çka ne ofrojmë mendoj se është një koncept i mirë që tranzicioni të kryhet në mënyrën më të butë. Kjo nënkupton formimin e një qeverie ekspertësh pa ose me shumë pak politikanë dhe në atë mënyrë të tregojmë se jemi të gatshëm që politikanët t’i lëmë në Parlament e njerëzit që mund të japin kontribut të jenë në Qeveri”, tha Abazoviq.
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
jmë në Parlament e njerëzit që mund të japin kontribut të jenë në Qeveri”, tha Abazoviq. Abazoviqi vë në dukje, se partitë opozitare që fituan shumicën në zgjedhje kanë rënë dakord rreth zbatimit të disa parimeve bazë për të ardhmen e Malit të Zi. “ Jam shumë i kënaqur që edhe dy liderët tjerë kanë pranuar pa asnjë problem parimet bazë dhe shpresoj se do t i respektojnë. Në atë moment që nuk respektohet atëherë ndërpritet edhe partneriteti. Unë i ftoj edhe një herë që të respektohen ato parime, të cilat kanë të bëjnë me shtetin dhe që janë shumë të rëndësishme për interesat nacionale të Malit të Zi, për politikën e jashtme të Malit të Zi dhe
INTERVISTË
“
shumë çka tjetër që ka të bëjë me Kushtetutën dhe ligjet aktuale të Malit të Zi”, theksoi Abazoviq. Në këtë kuadër z. Abazoviq thekson se nuk do të ketë ndryshime në politikën e jashtme të Malit të Zi dhe se çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është çështje e mbyllur. “ Çështjen e Kosovës e shoh si çështje të mbyllur dhe gjithmonë e kam parë si të tillë. Këtë e nënkupton edhe parimi i dytë për të cilin jemi dakorduar. Kështu do të ndryshojë mendimi edhe tek ata njerëz që e kanë pasur probleme ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. Kjo është një arritje e madhe që duhet të na e dijë për nderë opinioni i këtushëm. Njëjtë është edhe për çështje të NATO-s”,
“ Çështjen e Kosovës e shoh si çështje të mbyllur dhe gjithmonë e kam parë si të tillë. Këtë e nënkupton edhe parimi i dytë për të cilin jemi dakorduar. Kështu do të ndryshojë mendimi edhe tek ata njerëz që e kanë pasur probleme ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. Kjo është një arritje e madhe që duhet të na e dijë për nderë opinioni i këtushëm. Njëjtë është edhe për çështje të NATO-s”, vë në dukje Dritan Abazoviq
vë në dukje Dritan Abazoviq. Abazoviqi tha se Mali i Zi do të vazhdojë edhe më fuqishëm t i përku-
“
shtohet integrimit evropian, bashkëpunimit rajonal dhe bashkëjetesës a.s.(VOA) ndëretnike.
“Jam shumë i kënaqur që edhe dy liderët tjerë kanë pranuar pa asnjë problem parimet bazë dhe shpresoj se do t’i respektojnë. Në atë moment që nuk respektohet atëherë ndërpritet edhe partneriteti. Unë i ftoj edhe një herë që të respektohen ato parime, të cilat kanë të bëjnë me shtetin dhe që janë shumë të rëndësishme për interesat nacionale të Malit të Zi, për politikën e jashtme të Malit të Zi dhe shumë çka tjetër që ka të bëjë me Kushtetutën dhe ligjet aktuale të Malit të Zi”, theksoi Abazoviq. E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
Javore KOHA
21
PANORAMË
Në edicionin e parë të “New York True Venture Film Festival”
Garojnë tre filma shqiptarë “Rruga”, filmi i shkurtër nën regji të Besim Ugzmajlit, garon për filmin më të mirë në kategorinë e të drejtave të njeriut dhe aktori Mal Noa Safçiu është nominuar për rolin më të mirë si fëmijë. Për skenarin më të mirë e regjinë më të mirë është nominuar filmi i shkurtër “Vulë”, nën regji të Valmir Tertinit, ndërsa filmi i shkurtër “Lugatka”, nën regji të Altin Sulajt, garon për filmin më të mirë eksperimental
Tre filma të regjisorëve shqiptarë janë pjesë e kategorive garuese në “New York True Venture Film Festival”, që këtë vit nis rrugëtimin e vet me edicionin e parë. “Rruga”, filmi i shkurtër nën regji të Besim Ugzmajlit, garon për filmin më të mirë në kategorinë e të drejtave të njeriut dhe aktori Mal Noa Safçiu është nominuar për rolin më të mirë si fëmijë. Për skenarin më të mirë e regjinë më të mirë është nominuar filmi i shkurtër “Vulë”, nën regji të Valmir Tertinit, ndërsa filmi i shkurtër “Lugatka”, nën regji të Altin Sulajt, garon
22
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
për filmin më të mirë eksperimental. Festivali, me bazë në Nju Jork dhe i themeluar nga një shqiptar, skenaristi, regjisori e producenti Julian Biba, është një ngjarje dedikuar fuqizimit të filmbërësve të pavarur. “New York True Venture Film Festival” ishte menduar që të mbahej në maj të këtij viti, mirëpo për shkak të pandemisë është shtyrë për muajin shtator dhe planet janë që të mbahet në versionin online. “Ne besojmë që duke u dhënë një mundësi ideve të reja të krijuesve unikë dhe inteligjentë, do t’i japim au-
diencës një mundësi për të vlerësuar artin”, është thënë në përshkrimin e këtij Festivali. Filmi “Rruga” ka në fokus Lenën (37), luajtur nga Gresa Pallaska, dhe Gentin (11), që e gënjejnë njëri-tjetrin duke e përshkruar jetën e tyre. Imagjinata është e kundërt me realitetin. Të dy janë viktima të realitetit të njëjtë – trafikimit me qenie njerëzore. Regjisori Ugzmajli ka thënë se “New York True Venture Film Festival” është festival i ri, por interesant dhe fakti që ky festival promovon filmin e pavarur, e bën edhe më të veçantë.
FOTOGRAFIA E JAVËS
FOTO: MARIJAN IVEZAJ
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
Javore KOHA
23
MOZAIK
OJQ “Horizonti i Ri” shënoi 21-vjetorin e themelimit
Përvojë shumëvjeçare në shoqërinë civile
“Horizonti i Ri” me seli në Ulqin, është themeluar më 6 shtator 1999, menjëherë pasi Mali i Zi miratoi Ligjin e parë për Organizatat Joqeveritare. Kjo organizatë, për më shumë se dy dekada, ka vepruar në mënyrë aktive për forcimin e demokracisë lokale dhe zhvillimin e shoqërisë civile në komunitetin lokal e më gjerë. Projektet e OJQ “Horizonti i Ri” kanë për qëllim nxitjen e të rinjve për të marrë pjesë në procesin e hartimit të politikave publike lokale, forcimin e dialogut ndërkulturor dhe marrjen e përgjegjësisë për planifikimin dhe zhvillimin e komunitetit lokal. Gjithashtu kjo organizatë realizon projekte edhe në fushën e monitorimit të punës së administratës publike, transparencës dhe përgjegjshmërisë në shpenzimin e fondeve publike, si dhe nxitjen e zbatimit të Reformës së Administratës Publike në nivelin lokal. Gjatë 21 viteve të veprimit aktiv, “Horizonti i Ri” vazhdimisht ka qenë një vendtakim për OJQ-të lokale dhe ka shërbyer si pikë referimi për ndërtimin e komunikimit e të bashkëpun-
24
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
imit midis vetëqeverisjes lokale dhe sektorit civil. Për të përmirësuar dhe modernizuar mënyrën e ofrimit të shërbimeve për OJQ-të lokale, “Horizonti i Ri” u bë pjesë e konsorciumit Qendra e Resurseve për Organizatat e Shoqërisë Civile në Malin e Zi, që është një projekt i përbashkët i Qendrës për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare (CRNVO) dhe qendrave lokale të resurseve: OJQ “Bonum” nga Plevla, OJQ “Nada” nga Herceg Novi, “Horizonti i Ri” nga Ulqini dhe Qendra Demokratike e Bjello Poles, të mbështetur nga Bashkimi Evropian. Qendra Lokale e Resurseve – “Horizonti i Ri” paraqet një pikë shërbimi për mbështetje të përditshme për OJQ-të nga Ulqini dhe Tivari, por edhe për individët aktivistë, në formën e programeve për fuqizimin e kapaciteteve dhe mbështetjes profesionale. Shërbimet kryesore që ofrohen në këtë qendër janë: mbështetja për themelimin e OJQ-ve, këshilla ligjore dhe financiare për punën e OJQve, konsultime në përgatitjen dhe
Kjo organizatë, për më shumë se dy dekada, ka vepruar në mënyrë aktive për forcimin e demokracisë lokale dhe zhvillimin e shoqërisë civile në komunitetin lokal e më gjerë
realizimin e projekteve, çështje që kanë të bëjnë me komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë, vetëqeverisjes lokale dhe OJQ-ve, informata rreth donatorëve potencial, mbështetje për OJQ-të në përgatitjen e iniciativave, komenteve dhe propozimeve në lidhje me politikat publike të cilat kanë të bëjnë me bashkëpunimin e OJQ-ve dhe organeve shtetërore, pjesëmarrjen e OJQ-ve në vendimmarrje, transparencën dhe llogaridhënien e nëpunësve civilë, përdorimin e sallës për takime (organizimi i prezantimeve, konferencave për media, grupeve të fokusit dhe ngjarjeve të vogla - deri në 20 pjesëmarrës), bibliotekën për OJQ (literaturë profesionale, udhëzues, broshura, buletine nga vendi dhe rajoni). “Horizonti i Ri” vazhdon të punojë në përmbushjen e vizionit të vet: një komunitet aktiv, qytetarët e të cilit kanë ndjenjë të zhvilluar të respektit, përkatësisë dhe solidaritetit reciprok dhe të cilët angazhohen për të mirën e përbashkët. (Kohapress)
KULTURË
Doli nga shtypi libri i autorit Tomë Berishaj
Udhëtim nëpër shekuj Këto ditë në duar të lexuesit shqiptar do të gjendet libri ”Udhëtim nëpër shekuj” i autorit Tomë Berishaj, mërgimtar nga Malësia, i cili në vitin 1999 u largua nga vendlindja ku shkoi në Michigan, në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky është libri tij i pestë, ku ndër të tjera na ofron të dhëna dhe ngjarje të mëdha vendimtare historike të shqiptarëve, duke filluar nga periudha e lavdishme e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut e deri në ditët e sotme Libri është ndarë në pesë kapituj. Në kreun e parë, të cilit autori Berishaj i kushton më së shumti hapësirë dhe vëmendje, trajton përpjekjet e shqiptarëve ndër shekuj për të ruajtur origjinën dhe identitetin e tyre kombëtar , ngjarjet më të rëndësishme nga historia e shqiptarëve, duke filluar nga Besëlidhja e Lezhës e vitit 1444, e cila hapi një kapitull të ri në historinë e shqiptarëve, duke ndezur aspiratat e tyre për liri, pavarësi dhe për krijimin e një shteti të parë të mirëfilltë shqiptar të konsoliduar me orientim të qartë europiano-perëndimor. Autori Berishaj, duke u bazuar në shumë vepra e shkrime dokumentare nga studiues vendas dhe të huaj, hedh një vështrim historik mbi kalvarin, torturën, keqtrajtimet e deri në ekzekutimin me vdekje nga ana e osmanlinjve të klerikëve shqiptarë në Mesjetë. Ai në këtë libër ndriçon planin djallëzor të Mehmet Reshit Pashës, plan i njohur si “ Masakra e Manastirit. Ndër të tjera autori sjellë tekstin e plotë të Marrëveshjes ndërmjet mbretit shqiptar Ahmet Zogut dhe kryeministrit serb Nikolla Pashiqit, si dhe kontestimet e disa studiuesve të kësaj periudhe në botimet e tyre dhe në faqet e shtypit shqiptar dhe ndërkombëtar. Temë trajtimi në këtë libër është edhe Kryengritja e Malësisë e vitit 1911, Memorandumi i Greçës, shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe firmëtarët e saj, politika e spastrimit etnik, ideologjia nacionaliste serbe e Ilija Grashaninit, dëshmi
e fakte për veprimet çnjerëzore të Perandorisë Osmane, pastaj jep të dhëna me interes për masakrimin e shqiptarëve gjatë Luftës Ballkanike nga ushtria serbe, ndalimin e fesë në Shqipëri, shkatërrimin e kishave dhe xhamive nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, kalvarin komunist ndaj klerit fetar në Shqipëri, persekutimet e klerit, masakrën e Tivarit e ngjarje tjera tragjike të shqiptarëve. Në këtë libër, siç thekson autori në parathënie, “do të gjeni ndonjë kritikë të ashpër drejtuar atyre shqiptarëve që dëshirojnë të ndajnë e të përçajnë gjakun tonë të përbashkët, të cilët përpiqen të theksojnë vlerat e atyre kombeve që zaptuan popullin tonë liridashës, të cilët ndërruan komb, gjuhë e fe, të cilët vlerësuan
dhe vazhdojnë të vlerësojnë virtytet e turqve dhe të sllavëve, e jo atë që kanë trashëguar nga të parët tanë”. Në kreun e dytë Tomë Berishaj ka përshtatur pjesën teatrale “ Ferexhja” ose Çarçafi. Në pjesën e tretë shkruan për fjalë të urta shqiptare të ruajtura ndër shekuj. Në kreun e katërt jep një rrëfim interesant të një plaku nga Kelmendi. Libri prej 230 faqesh i shoqëruar me fotografi mbyllet me prejardhjen e fisit Berishaj. Tomë Berishaj në librin “ Udhëtim nëpër shekuj” i fton pushtetarët, historianët dhe elitën shqiptare, që ta ruajnë me çdo kusht identitetin tonë kombëtar në rrethana të reja në Evropën e bashkuar. Gj.Gjonaj E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
Javore KOHA
25
FOKUS
Subjektet politike shqiptare pas zgjedhjeve të 30 gushtit
A do t’i bashkëngjiten shumicës qeverisëse apo do të qëndrojnë në opozitë? Partitë politike shqiptare, përkatësisht dy koaliconet garuese në zgjedhjet parlamentare arritën që të fitojnë dy deputetë me të cilët shqiptarët do të përfaqësohen në katër vitet e ardhshme në Parlamentin e Malit të Zi. Nga rezultatet paraprake të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, rezulton se tre koaliconet opozitare: “Për të ardhmen e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë”, dhe “E bardha në të zezë” kanë fituar më së shumti vota, gjë që ua mundëson atyre që të formojnë qeverinë e re, me 41 deputetë nga 81 sa ka gjithsejt Kuvendi i Malit të Zi.
26
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
Për të mësuar se cili është qëndrimi i përfaqësuesve të dy koalicioneve të partive politike shqiptare, se me kë do të shkojnë ata në koalicion paszgjedhor, ne biseduam me bartësin e listës zgjedhore të Koalicionit “Bashkë një zë”, z. Fatmir Gjeka dhe me përfaqësuesin e Listës Shqiptare “ Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”, z. Genci Nimanbegu. I pyetur nga gazeta “Koha Javore”, se me kë ka gjasa që të bashkohen në koalicion paszgjedhor, me shumicën opozitare nëse ata formojnë qeverinë e re, apo në opozitë me PDS-në, bartësi i listës zgjedhore
“Bashkë një zë”, z. Fatmir Gjeka tha se programi i tyre politik është i konceptuar në atë mënyrë që edhe programi i qeverisë së ardhshme duhet të jetë i harmonizuar me programin e tyre, sidomos në disa pika, siç është njohja e Kosovës, integrimi i Malit të Zi në Nato, në BE, etj. “Besoj se dhe partitë e tjera nacionale kanë qëndrim të njëjtë, kur bëhet fjalë për pranimin e Kosovës si shtet të pavarur dhe integrimi në strukturat euroatlantike”, u shpreh Gjeka. Në pyetjen se si e konsideron faktin që shqiptarët në këto zgjedhje fituan një deputet më shumë se në zgjedh-
FOKUS jet e 2016-s, për Gjekën ky është një sukses, për faktin se nga një deputet, sot shqiptarët kanë dy deputetë si dhe për atë se numri i votuesve sipas tij për partitë shqiptare është shtuar më shumë, gjë që siç tha, ka një shpresë që në të ardhmen mund të bëhet edhe më mirë për shqiptarët. Ndërkohë, në pyetjen si si i komenton deklaratat e zyrtarëve nga Tirana dhe Prishtina në lidhje me mbështetjen parazgjedhore për listat shqiptare në Mal të Zi, Gjeka tha se ato kanë qenë deklarata jokorrekte dhe të nxituara. “Një qëndrim i tillë nuk i ka shkuar në favor fare bashkimit të shqiptarëve në Mal të Zi, përkundrazi ka pasur efekt negativ. Imangjinojeni Ju, sikur ne të shkojmë në fushatë parazgjedhore në Shqipëri dhe të bëjmë thirrje të votohet vetëm PD ose vetëm PS, e të njëjtën gjë ta bënim edhe në Kosovë, por kjo sigurisht se nuk do të ishte gjë e bukur”, tha Gjeka gjatë një pronocimi për gezetën “Koha Javore”. Ndërkaq, përfaqësuesi i Listës Shqiptare “ Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”, z. Genci Nimanbagu tha se zgjedhjet në Mal të Zi edhe këtë vit janë zhvilluar me procese që ndikojnë palet garuese. “Me presione, kërcënime dhe mash-
trime me vende pune në këmbim të votave, gjë që e kemi evidentuar dhe paraqitur publikisht këtë anomali. Lista Shqiptare, “Genci Nimanbegu –Nik Gjeloshaj” ka synime të qarta për zhvillimin e shoqërisë drejt integrimeve evropiane dhe veri-atlantike. Parimet tona të palëkundshme janë çështjet e identitetit kombëtar, barazia e shqiptarëve në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe arsimor. “Realiteti i ri në Mal të Zi tregon se kur partitë që janë kundër integrimeve evropiane dhe integrimit në NATO kanë se paku 27 mandate, që përbëjnë 2/3-ën e pushtetit të ardhshëm në Mal të Zi, ne na zvogëlon mundësinë për negociata. Këto forca politike kanë qëndrim tejet negativ ndaj tërë kombit tonë shqiptar. Lista Shqiptare si në pozitë që ka gjasa të jetë pak e realizueshme, si në opozitë që është më reale, nuk do t’i bashkëngjitet asnjërit bllok, por do të vazhdoj punën si Forcë apo Alternativë Shqiptare që është edhe shtylla e koalicionit që arriti rezultate të pamohueshme në katërvjeçarin e kaluar, për mbrojtjen e shqiptarëve në Mal të Zi. Të gjitha këto po i bëjmë në koordinim me miqtë tonë nga vendi dhe rajoni”, u shpreh Genci Nimanbegu në prononcimin për gazetën “Koha Javore”. Ai vuri në dukje se disa nga synimet
e tyre në periudhën në vazhdim do të jenë edhe lufta kundër korrupsionit në nivel shtetëror dhe lokal dhe decentralizimi i kompetencave drejt qytetarëve dhe vetqeverisjeve vendore. Nimanbegu tha se përfaqësimi i shqiptarëve në periudhën 20162020, edhe pse me vetëm një deputet rezultoi me Komunën e Pavarur të Tuzit, rregullimin e përdorimit të lirë të simboleve kombëtare, mbrojtjen e kripores së Ulqinit, mbrojtjen e Valdanosit dhe me shumë çështje të tjera në favor të shqiptarëve. “Parashikimet për periudhën kohore 2020-2024 janë që të punohet për të mbrojtur çbërjen e vendimeve lidhur me njohjen e Kosovës, çështjen e NATO-s, dhe për shumë çështje të tjera jetësore për komunitetin tonë në Mal të Zi”, u shpreh Nimanbegu. Ai më tej thekson se numri i votave për subjektet politike shqiptare nga viti 2016, është rritur 13 përqind, gjë që i gëzon. “Duhet bërë një analizë se përse nuk u arrit bashkimi i shqiptarëve në një koalicion. Listën Shqiptare e gëzon fakti i mbështetjes nga Kosova dhe Shqipëria zyrtare, sepse vendimi i tyre ka të bëjë edhe mbi informatat për negociatat ndërshqiptare për një listë të përbashkët”, përfundoi Nimanbagu. t. u.
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
Javore KOHA
27
MOZAIK
Me rastin e 87-vjetorit të lindjes dhe 16-vjetorit të vdekjes
Shqiptarët s’duhet t kontributin madhor në fushën e arsimit Puna e këtij intelektuali me dije dhe vizion në shërbim të emancipimit arsimor dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare të shqiptarëve është jashtëzakonisht e madhe, shumë e rëndësishme dhe e dobishme, sepse këto vlera për kohën e atëhershme kur numri i shqiptarëve të arsimuar ishte fare i vogël jo vetëm në Malësi por në gjithë trevat shqiptare në Mal të Zi, ishin nevojë ekzistencale e shqiptarëve
Gjekë Gjonaj
Më 25 gusht 2020 Gjergj Berishaj kishte ditëlindjen. Tetëdhjetë e shtatë vjet më parë ai erdhi në jetë si çdo njeri tjetër, i thjeshtë , i zakonshëm, për të ikur në moshën shtatëdhjetë e një vjeçare si veteran i arsimit i cili la gjurmët e veta të cilat nuk mund të zhbëhen kurrë nga arsimi shqip në Mal të Zi. Ai do të mbetet gjithnjë në fokus të atyre që e duan dhe jetojnë me arsimin dhe kulturën shqiptare. Vepra dhe kontributi i Gjekës do të përkujtohen gjithmonë , pavarësisht se ne pa të drejtë e kemi lënë në harresë dhe nuk ia kemi dhënë vendin që e meriton, sikurse edhe shumë personaliteteve tjera të njohura nga fusha e arsimit, kulturës, artit dhe shkencës. E gjithë veprimtaria e tij, që nga viti 1954 , kur edhe filloi punën si më-
28
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
sues në Shkollën Fillore në Dinoshë, më vonë në Shkollën Fillore në Tuz, ku punoi si mësues, arsimtar i historisë dhe zëvendësdrejtor, pastaj si profesor dhe drejtor i parë shumëvjeçar i Gjimnazit (shkollës së parë të mesme) në Tuz, ka qenë e orientuar në shkollimin dhe arsimimin në gjuhën shqipe të popullatës së Malësisë. Puna e këtij intelektuali me dije dhe vizion në shërbim të emancipimit arsimor dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare të shqiptarëve është jashtëzakonisht e madhe, shumë e rëndësishme dhe e dobishme , sepse këto vlera për kohën e atëhershme kur numri i shqiptarëve të arsimuar ishte fare i vogël jo vetëm në Malësi por në gjithë trevat shqiptare në Mal të Zi, ishin nevojë ekzistencale e shqiptarëve. Profesori ynë i nderuar, duke parë këtë situatë të vështirë të arsimit shqip në Malësi dhe mungesën e kuadrove në këtë fushë, nuk kurseu as kohë as mund për t’u dalë në ndihmë banorëve të të gjitha fshatrave të Malësisë. Ai ka merita të mëdha sepse bindi shumë prind të Hotit, Grudës, Trieshit e Kojës
dhe rrethinës për t’i dërguar vajzat e tyre në shkollë, atëherë kur ende mbretëronin fanatizmi, prapambeturia, stereotipet dhe paragjykimet ndaj femrës shqiptare. Brenda dyzet vjetësh sa punoi si mësimdhënës me ditar në dorë e drejtues i institucionit të parë të mesëm në gjuhën shqipe në Malësi, nxorri me qindra nxënës të niveleve të ndryshme të shkollimit. Duhet thënë se drejtori i dha një drejtim dinjitoz kolektivit të shkëlqyer pedagogjk të tempullit më të dashur të dijes që ka patur Malësia. Një kontribut të veçantë arsimit shqip i ka dhënë edhe si këshilltar pedagogjik për shkollat fillore e të mesme në Mal të Zi për lëndën e historisë, si bashkautor i tekstit shkollor “ Në prehër të jetës së re” e recenzent i teksteve shkollore për shkollat e mesme në Mal të Zi. Përveç angazhimit dhe përkushtimit të tij me gjithë shpirt për arsimin e masave në gjuhën shqipe, ishte edhe atdhetar i shquar për çështje kombëtare. Si nxënës i Shkollës Normale në Gjakovë, së bashku me disa shokë të tij nacionalistë shqiptarë haptas ngriti zërin kundër politikave nacionaliste dhe shoviniste të
MOZAIK
ta harrojnë kurrë të Gjergj Berishajt
regjimit të Aleksandar Rankoviqit në Kosovë, ndaj edhe në janar të vitit 1952 e dënojnë me përjashtim nga shkolla. Megjithëse strukturat komuniste e larguan nga shkolla për “ fajin” e vetëm se kërkoi të drejtat naciona-
le në veçanti në fushën e arsimit dhe kulturës shqiptare, nuk e gjunjëzuan e nuk e frikësuan atë. Përkundrazi e forcuan edhe më shumë në drejtim të misionit të tij jetësor drejt rrugëtimit të gjatë me shumë vështirësi e
sakrifica në kërkim të arsimimit intelektual. I etshëm për dituri vazhdoi dhe përfundoi me sukses Shkollën Normale në Prishtinë, në vitin 1954, pastaj vazhdoi arsimimin në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë grupi histori-gjeografi, në vitin 1970 , ndërsa tri vjet më vonë diplomon po të njëjtën degë në Fakultetin Filozofik në Prishtinë meë temën “ Kusarët e Ulqinit”. Profesor Berishaj ishte i mendimit se “ intelektuali duhet të dallohet edhe në luftën për demokraci, për drejtësi, për kulturë, për arsim , për shkencë dha barazi të plotë e të vërtetë të të gjithë popujve pa dallim race, ngjyre, gjuhe apo të një veçorie tjetër dalluese. ” Në këtë kontekst mjaft intensive dhe me përkushtim ishte edhe veprimtaria e tij në proceset e reja demokratike në Mal të Zi, kur u vendos pluralizmi politik dhe u shfaqën partitë e para politike. Ka qenë deputet në Kuvendin e Malit të Zi në periudhën kohore 1990-1992. E gjithë kjo veprimtari intelektuale dhe atdhetare e profesor Berishajt duhet të shërbejë si shembull për të gjithë studentët shqiptarë në fushën e arsimit dhe më gjerë, por edhe për të gjithë arsimdashësit tanë dhe drejtuesit e arsimit shqip. Të gjithë ne që patëm fat e privilegj të ishim nxënës të profesorit, kolegë dhe bashkëpunëtorë të tij, e nderojmë me pietet e dashuri dhe e respektojmë me përkulje punën dhe angazhimin e tij në fushën e arsimit shqip, duke e çmuar përkushtimin e tij në edukimin e gjeneratave të reja. Kontributi i tij me punë dhe vepër që u ka dhënë shqiptarëve në Mal të Zi është një kontribut madhor, që shqiptarët s’duhet ta harrojnë kurrë. E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
Javore KOHA
29
MOZAIK
Vera 2020
“U majt’ mend k Koronavirusi Covid 19
Vera 2020 po kalon ngadalë. Ishte karakteristike koronavirusi Covid19, i cili e ndryshoi jetën në pëgjithëGani si. Asgjë nuk ishte siç ka qenë çdo Karamanaga verë tjetër. Në pranverë, posaçërisht në muajin prill dhe maj, qyteti ishte i zbrazët. Pasdite dhe në mbrëmje Ishte dekada e gjashtë e shekullit XX. heshtje, qetësi, frikë. Jusufi ishte në shkollën ekonomke. Para vere kemi pasur në Mal të Zi Mësonte zanatin për elektricist. Atë një periudhë pa Covid 19. E quajtën verë u njoh me një vajzë nga Beo- shtetin tonë “Corona free”. Por, erdhi gradi. Shëtiste te Shkallat e peshk- qershori, hyrja në verë dhe ndryshoi axhinjve deri te Moli i Vogël. Kur na jeta. vërejti neve, që ishim mbrapa tij, ia Duhet ta kuptojmë një gjë të thjeshtë: kapi dorën vajzës. Mandej, më vonë, Ne, njerëzit, nuk jemi më të fuqishmit thoshte: “U majt’ mend kja verë…“ në këtë botë. Siç shihet, viruset janë Ne, shokët e tij, e kemi ditur se Jusufi më të fuqishëm se ne… gjithmonë i shtonte fjalët...
30
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
“Duhet me ndryshuar diçka…”
Zgjedhjet paralamentare më 30 gusht. Ndodhi një gjë, po themi historike. Për herë të parë Partia Demokratike e Socialistëve i humbi votimet. Në këto zgjedhje, ndër figurat më kryesore është Dritan Xhaudet Abazoviqi. Në Universitetin e Sarajevës u shpall studenti i gjeneratës. Botoi librin e parë. Së shpejti magjistroi dhe u bë doktor i shkencave të lëndëve politiko-shoqërore. Isha në konventetën përfundimtarë të Lëvizjes Qytetare URA në Kala. U mbajt në hapësirën para Muzeut dhe Xhamisë së dikurshme. U takova dhe me ish-ministrin e Shëndetësisë të Malit të Zi, Dr. Miodrag Caro Pavliçiq, i cili tha: “Duhet me ndryshuar diç-
MOZAIK
kja verë…” ka…” Dritan Abazoviqi foli i fundit. Me zemër, emocione, por fjalë të urta. Premtonte ndryshime, jetë më të mirë, barazi. Mendoj që është shumë mirë të kemi edhe një shqiptar në mesin e përfaqësuesve vendimtarë në Mal të Zi.
Biznesmeni
Xhamia e Kryepazarit. Në dalje prej namazit të drekës, shoku im, biznesmen i suksesshëm, m’u afrua dhe më pyeti: “Çka thue për këto ndryshime, si e kupton këtë situatë në Mal të Zi?“ Para se të filloj të flas, ai tha: “Unë du me fol. Ka me qenë krizë ekonomike e madhe. Pushteti i deritanishëm ka shti brenda gjithfarë paresh. Tash është situatë tjetër.”
U largua menjëherë në drejtim të shtëpisë së tij.
“Moćni ljudi”
Ishte verë, viti 2002. Instituti për Sëmundjet Kardiovaskulare në Dedinje, Beograd. Në katin e tretë, pas tridhjetë viteve takova Prof. Dr. Florian Vuk. Ishte kardiolog i njohur. Më përpara ka punuar në Insititutin Sremska Kamenica, në afërsi të Novi Sadit. Sllobodan Millosheviqi e tërhoqi me disa kuadro të tjerë për të forcuar dhe ngritur nivelin shëndetësor në Institutin e lartpërmendur në Dedinje. Me Florianin kemi qenë gjenerata e cila ka regjistruar studimet për mjekësi në vitin 1964, në Beograd. Pas këtij takimi kemi bashkëpunuar disa vjet.
Prof. Florian Vuk ka ardhur edhe në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin për të bërë vizita kardiologjike. Një herë më tha: “Nëna e Millo Gjukanoviqit, Stana, ka qenë në Dedinje pacientja ime. I njoh mirë Millon dhe vëllain e tij Acon. Gani, ‘to su moćni ljudi…’”
Koha për ndryshime
Janë të padiskutueshme meritat e Presidentit aktual të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq: pavarësia e Malit të Zi, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, njohja e Kosovës, sjellja e mirë me refugjatët nga Kosova në vitin 1999... Por, është koha për ndryshime. Nuk ka të gjithëmonshëm në këtë botë. Lëvizja URA, në krye me Dritan Abazoviqin, do të jetë peshorja, udhërrëfyesi, balanci i pushtetit të ri.
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
Javore KOHA
31
RAJON
Takimi Kosovë – Serbi në Uashington
Një marrëveshje
Përtej entuziamit, tre aktorë me legjitimitet të diskutueshëm prodhuan një marrëveshje pa marrëveshje që bën pak më mirë dhe lehtësisht mund të injorohet në disa nga fushat ku bën dëm Një rregull diplomatik rekomandon që krerët e shteteve nuk duhet të bashkohen në një takim të nivelit të lartë nëse nuk kanë gati një marrëveshje për të nënshkruar. Donald Trump e kuptoi këtë me vonesë pasi shpenzoi disa darka të dështuara me Kim Jong Un. Trump përsëri e kuptoi keq, siç mund të shihet edhe në performancën e së premtes në nënshkrimin e një dokumenti me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Uashington. Për të qenë të qartë dokumentet e nënshkruara nuk përbëjnë një marrëveshje në formën e një traktati që detyron shtetet e përfaqësuara nga nënshkruesit. Edhe pse Hoti dhe Vuçiç nënshkruan dokumente, ato nuk janë identike në përmbajtje dhe nuk ekziston asnjë dokument që përfshin të dy nënshkrimet e tyre. Edhe Trump gjithashtu nënshkroi një dokument, por ishte një letër përcjellëse që falënderonte Hotin dhe Vuçiqin për pjesëmarrjen në negociata dhe i dërguari i tij Richard Grenell bëri gjithçka për të sqaruar se Shtetet e Bashkuara nuk ishin nënshkruese, apo garantuese të ndonjë marrëveshjeje. Shumica e asaj për të cilën është rënë dakord në dokumente është e pakontestueshme, ka më shumë të ngjarë të ndihmojë sesa të dëmtojë dhe përfaqëson pika të dakorduara nga të dy shtetet që nga negocia-
32
“
tat e mëparshme. Jo shumë njerëz do të kundërshtojnë përmirësimin e bashkëpunimit në transport, ujë dhe energji, ose përmirësimin e komunikimit dhe mirëkuptimit midis komuniteteve fetare. Të dy shtetet duket se kanë rënë dakord për një ngrirje të përkohshme në konfliktin e tyre mbi njohjen dhe çnjohjen, i cili mund të jetë një gjest i dobishëm, megjithëse është e arsyeshme të presim që edhe Serbia edhe Kosova do të jenë të gatshme të braktisin këtë zotim. Disa vetulla do të ngrihen për pikat që duket se kanë pak rëndësi për secilin shtet, si dekriminalizimi i homoseksualitetit (nuk është i kriminalizuar në asnjë shtet dhe asnjë shtet nuk ka fuqinë diplomatike që e lejon atë të ndikojë në legjislacionin e brendshëm të vendeve të tjera). Duket se të dyja palët angazhohen
Futja e papritur e Izraelit në mosmarrëveshjen Kosovë - Serbi e vë Kosovën dhe Palestinën në një rrugë përplasjeje të panevojshme që nuk i bën mirë asnjërit prej tyre.
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
për përvetësimin dhe përdorimin e teknologjive amerikane për sigurinë e aeroporteve apo së paku të shmangin teknologjinë kineze në rrjetet telekomunikuese (Kina nuk përmendet, por kjo është mënyra se si interpretuesit po lexojnë referencën për “ofruesit e pabesueshëm”). Ajo që ka marrë më shumë vëmendje, natyrisht, është futja e çuditshme e Izraelit në marrëdhëniet midis shteteve në Ballkan. Teksti i nënshkruar nga Hoti angazhon Kosovën dhe Izraelin të shkëmbejnë njohjen reciproke, dhe teksti i nënshkruar nga Vuçiqi premton se Serbia do të zhvendosë zyrat e saj përfaqësuese në Izrael, nga Tel Avivi në Jerusalem. Trump e konsideroi këtë si një arritje të jashtëzakonshme, duke festuar në Twitter për krijimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe “Kosovës me shumicë myslimane”, dhe duke premtuar se “më shumë kombe islamike dhe arabe do ta ndjekin”. Është e mundshme që një shkëmbim i njohjes diplomatike me Izraelin do të jetë më i mirëpritur në Kosovë, ku njohja ndërkombëtare ka qenë
RAJON
pa marrëveshje përparësia kryesore e Ministrisë së Çështjeve Ndërkombëtare që kur deklaroi pavarësinë në 2008-n. Sidoqoftë, kjo lëvizje ndërlikon marrëdhëniet midis Kosovës, jo anëtare e OKB-së me numrin më të lartë të njohjeve ndërkombëtare (101 shtete) dhe Palestinës, e cila mban vendin e dytë (78 shtete). Tashmë është rasti që shumica e shteteve që njohin Palestinën të mos e njohin Kosovën dhe anasjelltas. Futja e papritur e Izraelit në mosmarrëveshjen Serbi - Kosovë e vë Kosovën dhe Palestinën në një rrugë përplasjeje të panevojshme që nuk i bën mirë asnjërit prej tyre. Sa i përket Serbisë, pranimi i njohjes së Kosovës nga Izraeli mund të interpretohet si një shenjë e vullnetit të mirë, duke shënuar angazhimin e saj për të pezulluar fushatën e çnjohjeve, por mund të interpretohet edhe si një shenjë dobësie. Por kjo është kryesisht çështje e debatit politik të brendshëm. Lëvizja e ambasadës dhe zyrave tregtare të Serbisë është një çështje tjetër. Ky koncesion e detyron Serbinë të marrë një qëndrim mbi mosmarrëveshjen e vazhdueshme mbi territoret që Izraeli ka okupuar që nga viti 1967, një çështje që nuk është me interes për Serbinë, por është e rëndësishme për të gjitha shtetet e Lindjes së Mesme. Mbajtja e këtij premtimi do t’i kushtojë pa arsye Serbisë. Një pikë e ngjashme mund të bëhet në lidhje me premtimin që të dy shtetet morën “për të konsideruar Hezbollahun në tërësinë e tij si një organizatë terroriste”. Duket se është një pikë pa rëndësi për shtetet ku Hezbollah nuk ka asnjë aktivitet – nëse merret parasysh se Bashkimi Evropian përcakton organizatat e armatosura të lidhura me Hezbollah si terroriste, por jo atë si grup politik “në tërësinë e tij”. Dakordimi i kësaj pike vendos një pykë midis Serbisë dhe Kosovës dhe BE-së dhe do të krijojë një pengesë nëse negociatat e pranimit të secilit
“
Nuk është e vështirë të kuptosh pse Trump do të dëshironte të prodhonte një dokument si ky në një ngjarje si ajo që u mbajt. Ai po përballet me një fushatë të vështirë për rizgjedhje dhe është në interesin e tij të paraqitet në skenë ku duket sikur po zgjidh një konflikt ndërkombëtar
shtet arrijnë ndonjëherë në pikën e diskutimit të Kapitullit 31 të Acquis Communautaire. Duke bërë këto llogari, pra, përveç një marrëveshje në parim për të pezulluar përplasjen mbi njohjen ndërkombëtare, marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë ndërmerr një numër të vogël masash që janë të dobishme për të dyja shtetet, dhe shumica e tyre përfaqësojnë pikat mbi të cilat është arritur marrëveshja në negociatat e hershme. Për një sërë çështjesh, përfshirë marrëdhëniet me Kinën dhe shtetet e Lindjes së Mesme, ajo paraqet probleme që mund të jenë të dëmshme për të dyja shtetet, por që parakalohen nga disa interesa afatshkurtra të administratës së Trump. Nuk është e vështirë të kuptosh pse Trump do të dëshironte të prodhonte një dokument si ky në një ngjarje si ajo që u mbajt. Ai po përballet me një fushatë të vështirë për rizgjedhje dhe është në interesin e tij të paraqitet në skenë ku duket sikur po zgjidh një konflikt ndërkombëtar. Ai do të marrë disa pikë të vogla propagande për pengesën ndaj Kinës përmes një sulmi ndaj kompanisë Huawei dhe realizimi i disa golave në fushë të lirë për Benjamin Netanyahun e Izraelit që mund të ndihmojnë për të rritur pozicionin e tij midis të krishterëve ungjillorë amerikanë, për të cilët Jeruzalemi përbën një pjesë qendrore të interpretimit të tyre profetik të Librit të Zbulesave. Është e mundur që kush e sheh Trump duke predikuar pas tryezës së tij të madhe teksa krerët e shteteve të vogla mbledhin letrat në tryezat e tyre, pro-
jektohet imazhi i fuqisë tek njerëzit që i japin rëndësi pamjes estetike. Në çdo rast, dokumenti zbulon gjithashtu të dhëna të dobësive themelore të Trump. Fakti që tre pjesëmarrës nënshkruan dokumente të veçanta dhe jo të gjithë nënshkruan të njëjtën marrëveshje tregon për nivelin e tij të ulët të prestigjit dhe aftësinë e kufizuar diplomatike; vendosja e Izraelit si një ëmbëltues i marrëveshjes për Kosovën tregon se sa pak ndihmë kërkojnë disa shtete. Është e vështirë të kuptohet pse Hoti dhe Vuçiq do të merrnin pjesë me dëshirë në një spektakël bosh. Ndoshta të dy kanë llogaritur që dhënia e premtimeve ndaj Trump ka një çmim të ulët. Gjëja kryesore që ata të dy sakrifikuan përkohësisht, ishte për Kosovën një fushatë që nuk po kishte sukses dhe për Serbinë një fushatë që gjithsesi do të ishte e detyruar ta braktiste. Në çdo rast, u përshtatet të dyve që të mos kenë një marrëveshje detyruese që parlamentet e tyre do të duhet të miratojnë. Së fundmi, një grup prej tre aktorësh, të gjithë me legjitimitet të dyshimtë, prodhuan një marrëveshje pa marrëveshje që ndryshon pak me pak të mirën që bën, dhe që lehtësisht mund të injorohet për disa nga fushat ku bën dëm. Ata gjithashtu treguan se ishin të gatshëm të anashkalonin nevojat afatgjata të Kosovës dhe Serbisë me planet afatshkurtra të një kërpaçi i cili do të jetë një president afatshkurtër. Ishte një shfaqje me një gjuhë bombastike, por që nuk tregoi lidership. (Balkan Insight) E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
Javore KOHA
33
MOZAIK
Dita e Komunës së Tuzit këtë vit nuk u shënua solemnisht
Dy vjet nga mëvetësia e saj
Tuz – 1 Shtatori është datë e shënuar për Komunën e Tuzit. Nga viti i kaluar, kjo datë është vendosur të jetë Dita e Komunës së Tuzit e cila pas gjashtëdhjetë e dy vitesh kremtoi Ditën e Komunës me statusin e pavarur, e shkëputur nga kryeqyteti Podgorica. Për dallim nga viti i kaluar ku kjo komunë pati organizuar një sërë aktivitetesh për nder të kësaj date, këtë vit, Dita e Komunës nuk u kremtua në mënyrë solemne për arsye të siç
34
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
kanë kumtuar, masave kufizuese në fuqi për shkak të pranisë së epidemisë së koronavirusit në vend. Nga Komuna e Tuzit kanë uruar qytetarët për këtë datë, duke thënë se është hera e dytë që festojnë ditën e sfidave që lanë pas. “Sfida këto të cilat me forca të përbashkëta i kemi përballuar. Festojmë edhe projektet e realizuara të cilat në të ardhmen dëshirojmë të jenë edhe më shumë. Të sigurtë që me mbështetjen tuaj do të krijojmë një
të nesërme më të mirë, ne do të jemi përherë pranë qytetarëve tonë, pavarësisht se këtë ditë nuk e kremtuam ashtu siç e kishim planifikuar”, thuhet ndër të tjera në urimin e lëshuar nga Komuna e Tuzit. 1 Shatori - Dita e Komunës së Tuzit korrespondon me datën kur sipas Ligjit mbi organizimin territorial të Malit të Zi, në vitin 2018, Komuna e Tuzit fitoi zyrtarisht statusin e Komunës së Pavarur. t. u.
SPORT
Lojërat Olimpike në Tokio
Do të mbahen vitin e ardhshëm “me apo pa COVID” Zëvendës presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), John Coates, ka konfirmuar se Lojërat Olimpike në Tokio do të nisin më 23 korrik të vitit të ardhshëm, duke i quajtur “Lojëra që kanë pushtuar Covidin” Lojërat Olimpike në Tokio do të mbahen vitin e ardhshëm “me apo pa COVID”, ka thënë zëvendës presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), John Coates. Ai e ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve AFP se Lojërat Olimpike do
të nisin më 23 korrik të vitit të ardhshëm, duke i quajtur “Lojëra që kanë pushtuar Covidin”. Lojërat Olimpike fillimisht ishin paraparë të organizohen në korrik të vitit 2020, por u shtynë shkaku i pandemisë COVID-19.
IOC-ja më herët ka thënë se nuk do të ketë shtyrje të Lojërave Olimpike përtej vitit 2021. “Këto Lojëra do të jenë Lojërat që kanë pushtuar COVID-in, drita në fund të tunelit”, ka thënë Coates. (Kohapress)
E ENJTE, 10 SHTATOR 2020
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 10 shtator
2020 Viti XlX Numër 927 Çmimi
0,50
tit n Rotacioni i pushte ta Mal të Zi dhe shqip
ISSN 1800-5696
Hap i jashtëzakonshëm drejt një zgjidhjeje afatgjate
Abazoviq: Do të përcak tohemi pë qeveri ekspertës