KOHA Javore Podgoricë e enjte, 21 janar 2021 Viti XlX Numër 945 Çmimi 0,50
Njeriu dhe ideologjia ISSN 1800-5696
Thirrje ndërgjegjes së vrarë të atyre që po e dëmtojnë trashëgiminë
Krenaria dhe nderi i Ulqinit
PËRMBAJTJE
8
10 Drita e venitur e demokracisë liberale
President i bashkimit dhe pajtimit kombëtar
12
14 Personalitet me referenca të larta universale shkencore
Covid-19 dhe nevoja për t’u kthyer në normalitet
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me
2
Javore KOHA
E ENJTE, 21 JANAR 2021
PËRMBAJTJE
20
24 Krruçi mistik Ilir
Pikturat botërore kthehen në versionin shqiptar
30
32 Ç’u bë me hapat që matën atë udhë...
Si u ndal vëllavrasja mes shqiptarëve të Kosovës nga një profesor me studentët e tij KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv
Podgoricë e enjte, 21 janar 2021 Viti XlX Numër 945 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Krenaria dhe nderi i Ulqinit
trashëgiminë që po e dëmtojnë së vrarë të atyre Thirrje ndërgjegjes
nderi i Ulqinit Krenaria dhe
ISSN 1800-5696
Thirrje ndërgjegjes së vrarë të atyre që po e dëmtojnë trashëgiminë
6965-0081 NSSI
1001 HALL EVE
ideologjia Njeriu dhe
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.me
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
Njeriu dhe aideologjia
m uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 21 JANAR 2021
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Dëmtimi i Kalasë së Ulqinit
Thirrje ndërgjegjes së vrarë të atyre që po e dëmtojnë trashëgiminë Platforma shkëmbore e Kalasë së Ulqinit gjendet në lartësinë mbidetare 35 metra. Shkrepi që mbart qytetin shtyhet nga toka në det, në formën e gjethit të rrapit, me një mori shkëmbinjsh që zhyten ngathët në ujë. Ulqinin nuk e përmendë asnjë burim grek. Së pari, ai shfaqet në burimet shkresore, në vitin 167 p.e.s., në një fragment të Tit Livit. Sipas tij, menjëherë pas mbarimit të luftës së tretë Iliro-Romake, pretori “L(ucius) Anicius, në krye të qyteteve strategjike (urbibus opportunis) (Olcinio) caktoi konsullin C(ainus) Licinium...” Më tej, Ulqinin e përmendë natyralisti Plin dhe gjeografi Ptolome. Sipas Plinit (70-75 e.s.), Olciniumi përpara quhej Kolhin (Colchinium), pasi ishte ndërtuar nga kolkidasit. Tani po e përshkruajmë kështjellën,
4
Javore KOHA
E ENJTE, 21 JANAR 2021
që të mbërrijmë deri te dita kur edhe muret e saj u shembën te bedemi i “Fushës së Topave”. Në vitin 1664, kur ajo funksiononte si mekanizëm ushtarak, e sjell udhëpërshkruesi i mirënjohur osman Evlija Çelebiu. Shkurt dhe ngjeshur, ai bën të ditur: “Fortesa trëndafili (Ülgün) ndodhet në skajin e largët (të Perandorisë). Fortesa e ndërtuar prej gurëve të latuar ka formë gjashtëkëndëshi... Ajo është e mirëmbajtur dhe e pajisur me kulla, mure mbrojtëse, bedena, frëngji dhe hendeqe, e plotësuar me tërë gjërat e duhura”. Ulqini ishte qyteti i fundit shqiptar i pushtuar nga osmanët, në vitin 1571. Shembja e murit në Fushën e Topave ndoshta do të ndikojë më në fund tek ata që duhet dhe e kanë për detyrë
të angazhohen për revitalizimin e Kalasë së Ulqinit. Hapi i parë duhet të jetë zgjidhja e çështjes së objektit, i cili ka devastuar pjesën më të bukur të Kalasë sonë. Simbolikë e kohës dhe e njerëzve… “Ato mure u rezistuan sulmeve me topa dhe tërmeteve të shekujve me radhë... Por nuk i rezistuan heshtjes sonë në këtë sulm që iu bë Kalasë përbrenda. Dhe vazhdon t’i bëhet. Modus vivendi i qytetit ka vite që është maksima: ‘më mirë doli ai që s’foli’. Dhe ky koncept i mbrapshtë po e shkatërron një nga një bërthamën e këtij qyteti. Filloi me hotele, vazhdoi me Kripore dhe normal mbërriti edhe në Kala”. (huazuar nga miku im Mentor Llunji) Sami Flamuri
NGJARJE JAVORE
Vaksina kundër koronavirusit në Mal të Zi
Pritet të mbërrijë në fund të janarit Podgoricë – Vaksinimi kundër koronavirusit në Mal të të Zi do të duhej të fillonte në fund të këtij muaji dhe do të jetë mbi bazën vullnetare, kurse prioritet në vaksinim kanë personat mbi moshën 80-vjeçare, ka thënë më parë Ministrja e Shëndetësisë Dr. Jelena Boroviniq - Bojoviq në një konferencë për gazetarët e cila është mbajtur në Qeverinë e Malit të Zi. Ajo ka thënë se Ministria e Shëndetësisë është duke bërë përpjekje intensive në mënyrë që dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit në Mal të Zi të mbërrijnë sa më parë. Boroviniq - Bojoviq është shprehur se Ministria e Shëndetësisë ka takime intensive me përfaqësues të BE-së dhe të COVAX nismës, si dhe në veçanti me prodhuesit, në mënyrë që vaksina të arrijË sa më parë në vendin tonë. “Pres që në fund të janarit të fillo-
jë vaksinimi në Mal të Zi në rast se bisedimet bilaterale do të vazhdojnë me këtë ritëm”, ka deklaruar Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq - Bojoviq. Ajo ka thënë se Komisioni Evropian ka miratuar pakon e ndihmës prej 70 milionë eurosh për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke shprehur falënderim të posaçëm ndaj komesarit për zgjerim, z. Oliver Varhelit i cili, siç ka theksuar, ka treguar shqetësim të veçantë ndaj të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, duke i konsideruar si partnerë shumë të rëndësishëm. Boroviniq - Bojoviq ka thënë se arsyeja e pritjes për vaksina në Mal të Zi është edhe ajo se Qeveria e kaluar nuk ka zhvilluar asnjë bisedim bilateral me prodhuesit, përveç se është firmosur iniciativa COVAX, e cila siç tha, ka qenë gjithashtu e rrezikuar.
“Kur bëhet fjalë për nismën COVAX, të gjitha bisedimet të cilat i ka bërë Mali i Zi para ardhjes së Qeverisë së re nuk i ka përfunduar deri në fund. Garancioni shtetëror për vaksina i cili duhet të ishte paguar në kohë, nuk është paguar, dhe në këtë mënyrë është vënë në pikëpyetje protokolli i cili është firmosur me iniciativën COVAX”, ka thënë ajo. Ministrja e Shëndetësisë ndër të tjera në këtë konferencë është shprehur se sistemi shëndetësor ka qenë i detyruar që me Ministrinë e Punëve të Jashtme të reagojë shumë shpejt dhe që garancioni shtetëror të paguhet më 15 dhjetor, për ç’gjë, siç ka theksuar ajo, kanë pasur vetëm disa ditë. “Vaksina e cila do të mbërrijë në Mal të Zi duhet të jetë e sigurt, efikase dhe me cilësi të mirë dhe se kjo sigurisht do të respektohet”, kanë deklaruar nga Ministria e Shëndetësisë. t. u.
E ENJTE, 21 JANAR 2021
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Njeriu dhe ideologjia
Karl Marks
6
Javore KOHA
E ENJTE, 21 JANAR 2021
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Jeta familjare e Marksit ishte katastrofë. Katër nga gjashtë fëmijët e tij vdiqën para tij. Dy të tjerët, të dyja bija, përfundimisht bënë vetëvrasje. Gruaja e tij, e cila vuajti nga tradhtia bashkëshortore dhe neglizhenca, shprehte dëshirën për të vdekur. Një herë Marksi i shkroi Engelsit: “Lum ai që nuk ka familje”. Xheni vdiq në 1881. Marksi nuk mori pjesë në varrim. Këto nuk janë detaje lajkatare për një njeri përgjegjës për një nga filozofitë politike dhe ekonomike më të njohura dhe më me ndikim të shekullit XX
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington Kur merren parasysh figurat historike përgjegjëse për lëvizjet e mëdha me ndikim, vlen të merret parasysh nëse jeta personale vërteton ose minon ideologjinë e tyre. Siç shkruan Aristoteli, njeriu i fillon ndryshimet për arsye që lidhen me jetën e tij private. Kështu mund të thuhet se Marksi që pretendonte të fliste për të shtypurit mori pjesë në shtypjen e tyre. Karl Marksi lindi në një familje borgjeze intelektuale dhe liberale në Trier, Gjermani. Megjithëse prejardhja e tij familjare ishte hebraike, babai i tij Henrih u kthye në Lutheranizëm, më pak për arsye teologjike sesa shoqërore. Henrih ishte një lexues i zjarrtë i shkrimtarëve si Volteri dhe Rusoi. Si student, Marksi nuk ishte shembullor. Ai gjithashtu shpërdoroi paratë e prindërve të tij; edhe kur nëna dhe babai ishin të sëmurë, ai u shkruante, për t’u kërkuar më shumë të holla. Në një letër të dhjetorit 1837 drejtuar Karlit, Henrih qorton egoizmin e djalit të tij: “Ju u keni shkaktuar prindërve shumë shqetësime dhe pak ose aspak gëzim...” Disa muaj më vonë, Henrih vdiq në moshën 56 vjeçare. Karli nuk mori pjesë në varrim. Ai kishte “gjëra të tjera për të bërë”, thuhet në një biografi. Edhe pasi u martua në 1843, Marksi mbeti i varur nga nëna e tij për të financuar karrierën intelektuale. Marksi shkoi gati 20 vjet pa vizituar nënën e tij, dhe kur më në fund e pa atë, arsyeja ishte për t’i kërkuar para. Kur nëna e tij vdiq, Karli ishte në gjendje të siguronte rreth 6.000 dol-
larë si trashëgimi, në një kohë kur në “Manifestin Komunist” ai do të kërkonte heqjen e së drejtës së trashëgimisë për çdo njeri. Ndjenjat e prindërve Marks në lidhje me prirjet e shthurura të djalit të tyre kaluan tek gruaja e tij, Xheni von Westfalen: “Karl, sikur të kishe harxhuar më shumë kohë duke bërë kapital në vend që të shkruaje për të, do të ishim më mirë.” Në të vërtetë, vetëm një vit pasi u botua “Manifesti Komunist”, pronari i shtëpisë ku banonte Marksi e dëboi atë dhe familjen e tij: “Pronari gjithashtu ishte i irrituar....Larja, pastrimi dhe ndërrimi i ndërresave janë gjëra që ai i bën rrallë dhe i pëlqen të dehet”, vëren një raport i policisë prusiane për Marksin. Edhe më e trishtuar, Marksi fitonte aq pak para, saqë në dimrin e vitit 18491850 u detyruan të strehoheshin në një konvikt të rrënuar. Atje, fëmija i tyre i mitur Henrih vdiq. Një djalë 8 vjeçar Edgar vdiq më 1855. Marksi në një moment i shkroi Englesit: “Çdo ditë gruaja ime thotë se dëshiron që ajo dhe fëmijët të ishin të sigurt në varret e tyre, dhe unë me të vërtetë nuk mund ta fajësoj për poshtërimet, mundimet që duhet të kalojë në situata me të vërtetë të papërshkrueshme”, pa thënë se ai vetë ishte fajtori për varfërinë dhe fatkeqësinë e tyre. Në një moment, një vajzë, Helen Demuth, e cila kishte qenë një shërbyese shtëpie për familjen e gruas së tij, u dërgua për të ndihmuar familjen Marks ndërsa ata jetonin në Bruksel në vitin 1845; Marksi kurrë nuk i pagoi asaj asnjë qindarkë. Sidoqoftë, ai nisi një lidhje të gjatë jashtëmartesore me të. Në qershor 1851, Demuth lindi një djalë, Fredi. Marksi mohoi që fëmija ishte i tij. Engelsi mori përgjegjësinë për djalin. Në shtratin e vdekjes, En-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
gelsi e pranoi se Fredi ishte vërtet djali i Marksit. Jeta familjare e Marksit ishte katastrofë. Katër nga gjashtë fëmijët e tij vdiqën para tij. Dy të tjerët, të dyja bija, përfundimisht bënë vetëvrasje. Gruaja e tij, e cila vuajti nga tradhëtia bashkëshortore dhe neglizhenca, shprehte dëshirën për të vdekur. Një herë Marksi i shkruajti Engelsit: “Lum ai që nuk ka familje”. Xheni vdiq në 1881. Marksi nuk mori pjesë në varrim. Këto nuk janë detaje lajkatare për një njeri përgjegjës për një nga filozofitë politike dhe ekonomike më të njohura dhe më me ndikim të shekullit XX. As, mund të shtohet, nuk është fakti që Marksi, megjithëse me origjinë hebraike, ishte antisemit. Biografët thonë se letërkëmbimi i tij është “i mbushur me vërejtje përbuzëse për hebrenjtë”. Sigurisht që disa njerëz të mëdhenj janë vërtet shenjtorë. Megjithatë Marksi, sipas vlerësimit, ishte shumë më afër djallit. Pse ka rëndësi kjo? Që njerëzit të pajtohen me ideologji të caktuara politike, veçanërisht ato me shtrirje të gjerë si Marksizmi, duhet të jenë të vetëdijshëm për motivet dhe jetën e atyre që synojnë të ndjekin. Në rastin e Marksit, motivet ishin egoiste. Ai kishte opinion edhe për shqiptarët. Duke vlerësuar punimet e Kongresit të Berlinit 1878, Marksi u shpreh me cinizëm, duke i quajtur shqiptarët të paaftë për qytetërim prandaj duheshin lënë nën perandorinë osmane. Më 1944, për 46 vjet, komunistët shqiptarë e bënë Marksin idhullin e tyre. Jeta e Marksit është rast studimi; ai supozohet të jetë personi që propozoi si të çlirojë masat nga skllavëria shoqërore dhe ekonomike, megjithatë nuk njihte praktikisht asnjë anëtar të proletariatit dhe ata që njihte, i shikonte me përbuzje, ose, në rastin e shërbëtores Demuth, si njerëz për t’u shfrytëzuar. E ENJTE, 21 JANAR 2021
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Drita e venitur e de Demokracia liberale është e gërryer, madje edhe në themelet e saj. Por, politika autoritare që e sfidon atë, është jashtëzakonisht shumë më e keqe. Ata nga ne që vazhdojnë të besojnë tek liria dhe demokracia, shpresojnë që Tramp ishte paralajmërimi që na duhej të gjithëve. Por, unë dyshoj. Nuk ka asnjë aq të verbër sa egotistët e pasur që nuk duan të shohin Për Koha Javore:
Martin Wulf “Për herë të parë në këtë shekull, midis vendeve me më shumë se 1 milion njerëz, ka tani më pak demokraci, sesa regjime jodemokratike”. Kjo fjali domethënëse vjen nga historiani i Universitetit të Oksfordit, Timoti Gerton Esh, në një ese me titull “E Ardhmja e Liberalizmit”. Vëzhgimi i tij pasqyron atë që Leri
8
Javore KOHA
E ENJTE, 21 JANAR 2021
Dajmond i Universitetit të Stenfordit e etiketon si “recesion demokratik”. Zgjedhja e Xho Bajden si President i SHBA-së përbën një lehtësim. Por kjo histori nuk ka mbaruar ende. Për të kuptuar se çfarë po ndodh, duhet ta lidhim politikën me ekonominë. Branko Milanoviq, një ekspert i pabarazisë, e bëri këtë në
librin “Capitalism Alone” botuar vitin e kaluar. Kapitalizmi ka triumfuar, argumenton ai. Ai ka të drejtë: ekonomia e tregut është vërtet triumfuese. Por shton ai, ekonomitë kapitaliste janë ndarë në dy sisteme politike të dallueshme: modeli “liberal” i SHBAsë dhe i aleatëve të saj, që është shqetësimi i Esh dhe Dajmond, dhe
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
emokracisë liberale modeli “politik” i Kinës. Milanoviq argumenton me të drejtë se demokracia liberale është një e mirë në vetvete, dhe se ajo e lejon vetëkorrigjimin paqësor. Njerëzit dëshirojnë lirinë, dhe votuesit amerikanë e refuzuan këtë herë Donald Trampin. Kinezët nuk mund të bëjnë të njëjtën gjë me presidentin Xi Jinping. Argumenti mbi “kapitalizmin politik” është i dobishëm dhe ai funksionon. Rritja e Kinës ka qenë vërtet e jashtëzakonshme. Këtë gjë e kanë vënë re shumë njerëz. Një sondazh i fundit nga Qendra e Kërkimeve Pju, tregon se shumë më tepër evropianë, mendojnë tani se është Kina dhe jo SHBAja ekonomia kryesore e botës. Dikotomia e Milanoviq është e dobishme, por e thjeshtë. Në fakt ekziston një version i tretë politik i kapitalizmit: kapitalizmi autoritar demagogjik. Ai mund të lindë nga
komunizmi i shembur, si në Rusinë e sotme, ose nga një demokraci e degraduar si në Brazil ose Turqi. Kapitalizmi autoritar demagogjik, është një hibrid. Ashtu si në sistemin kinez të kapitalizmit autoritar burokratik, sundimtari është mbi ligjin dhe nuk është llogarridhënës ndaj qytetarëve. Zgjedhjet mbahen sa për formë. Por pushteti është personal, dhe jo i institucionalizuar. Ajo është një politikë e korruptuar gangsterësh e cila mbështetet tek besnikëria personale e miqve. Shpesh thelbi i regjimit përbëhet nga anëtarët e familjes, që shihen si më të besueshëm. Ky është sistemi politik që donte të instalonte në SHBA Donald Tramp. Sundimtarë të tillë, janë si larvat që e hanë merimangën nga brenda. Ata arrijnë të fitojnë një palë zgjedhje demokratike, dhe më pas shkatërrojnë të gjitha pengesat institucionale dhe politike ndaj një sundimi personal të papërcaktuar në kohë. Trump i ka të gjitha tiparet. E vërteta është ajo që ai thotë se është; një proces i ndershëm është i tillë kur fiton ai; dhe një zyrtar i mirë, është ai që i qëndron besnik. Tramp dëshiron të jetë autokrat. Kjo dallon shumë nga të thënit, se ai dëshiron të qeverisë. As Neroni nuk ishte shumë i interesuar të qeveriste. Por ai patjetër që ishte tiranik. Ngjarjet në SHBA treguan dy gjëra thelbësore. Së pari, që institucionet bazike amerikane, përfshirë gjykatat, i rezistuan përpjekjes së tij për të përmbysur zgjedhjet. Së dyti, që një pjesë e madhe e Partisë Republikane e ka mbështetur gënjeshtrën e tij se zgjedhjet u manipuluan. Kjo qasje, ka nënvizuar një realitet tjetër të katër viteve të fundit: udhëheqja republikane tregoi një bindje absolute ndaj udhëheqësit të tyre. Dhe kjo nuk është diçka e rastësishme. Ajo është rezultati logjik i strategjisë politike dhe ekonomike të “pluto-populistit”. Tramp është një rezultat i natyrshëm i qëllimit strateg-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
jik të klasës së donatorëve: ul taksat dhe redukto rregullat për biznesin. Për të arritur këtë synim, ata duhet të bindin një pjesë të madhe të popullsisë të votojë kundër interesave të saj ekonomike, duke u fokusuar tek kultura dhe identiteti. Kjo strategji ka funksionuar dhe do të funksionojë. Tramp mund të ketë humbur; por Trampizmi jo. Modele jo krejtësisht të ndryshme mund të shihen tek Brekzit në Britani. Xho Bajden është një njeri i mirë. Ajo që ai dëshiron të bëjë brenda dhe në skenën ndërkombëtare, ka shumë kuptim. Por ai do të përballet me një opozitë të ashpër, për ta bërë atë të dështojë. Siç e tregon sondazhi i Pju, Tramp e ka humbur besimin e botës tek kompetencat dhe mirësjellja e SHBA-së. Bajden do ta ketë shumë të vështirë ta rifitojë atë besim. Dhe teksa e ardhmja e SHBA-së si një demokraci liberale është ende e pasigurt, kjo kauzë mbetet në telashe të mëdha në të gjithë botën. Por demokracia liberale ka një avantazh të madh: kundërshtarin e saj kryesor. Siç vëren Samanta Pauer e Harvardit, popullariteti i Kinës në sondazhet e Gallup është mesatarisht vetëm 32 përqind midis 130 vendeve të botës dhe vështirë se ka lëvizur gjatë 10 viteve të fundit. Njerëzit e respektojnë Kinën, por nuk e pëlqejnë atë. Ndërkohë Kina përballet me sfidën e ruajtjes së dinamizmit ekonomik, pa pasur një shtet të besueshëm ku sundon ligji. Asnjë nga sistemet e sotme dominuese, nuk po funksionon mirë. Kapitalizmi është inovativ, por krijon sfida të mëdha shoqërore, politike dhe mjedisore. Demokracia liberale është e gërryer, madje edhe në themelet e saj. Por politika autoritare që e sfidon atë, është jashtëzakonisht shumë më e keqe. Ata nga ne që vazhdojnë të besojnë tek liria dhe demokracia, shpresojnë që Tramp ishte paralajmërimi që na duhej të gjithëve. Por unë dyshoj. Nuk ka asnjë aq të verbër sa egotistët e pasur që nuk duan të shohin. E ENJTE, 21 JANAR 2021
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Xho Bajden, presidenti i dytë katolik në historinë e SHBA-së Xho Bajden do të jetë presidenti i dytë katolik në historinë e këtij vendi, që do të shërbejë si President i Amerikës. Presidenti i parë që i përkiste fesë katolike ka qenë Xhon F. Kenedi, i cili pikërisht në këtë ditë, 60 vite më parë me dorën e tij të djathtë mbi Bibël u betua se do të zbatonte dhe do të “mbronte Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm” Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Ndonëse katolikët amerikanë përbëjnë grupimin e dytë më të madh fetar në këtë vend, pas protestanëve - për një kohë të gjatë kishte një paragjykim ndaj tyre ndërsa mendohej, gabimisht, se një politikan katolik amerikan mund të ishte më besnik ndaj Papës sesa ndaj Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Por, ishte Presidenti Xhon F. Kenedi ai i cili, si të thuash e zhduku këtë paragjykim fetar nga mentataliteti historik i shumicës protestane amerikane ndaj politikanëve katolikë që synonin karrigën e Presidentit të Amerikës. Gjatë fushatës për president 60-vite më parë, Xhon F. Kenedi i kishte siguruar votuesit amerikanë për qëndrimin dhe besimin e tij të palëkundur për ndarjen e kishës nga shteti: “Unë nuk jam kandidati katolik për president”, Xhon F. Kenedi, Presidenti i parë katolik në Amerikë i zgjedhur në vitin 1961
10
Javore KOHA
E ENJTE, 21 JANAR 2021
kishte deklaruar ai në atë kohë, “Por jam kandidati i Partisë Demokrate për President, që njëkohësisht, i përkas fesë katolike. Unë nuk flas në emër të Kishës për çështje publike dhe Kisha nuk flet për mua.” Historianët janë dakort se gjatë 1000-ditëve të presidencës së Xhon F. Kenedi, feja e tij katolike nuk ka pasur asnjë ndikim në vendimet e tij politike dhe publike gjatë jetës së tij politike. Për më tepër, për gjashtë dekadat e kaluara, ç’prej inaugurimit të Presidentit Xhon F. Kenedi e këndej, asnjë kandidat katolik për president të Amerikës nuk është kundërshtuar nga shumica protestane, si rrjedhim i pikëpamjeve fetare ose praktikimit të besimit katolik. Kështu ndodhi edhe me kandidatin e Partisë Demokrate, Xho Bajden në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar: përkatësia e tij fetare katolike nuk u përmend asnjëherë gjatë fushatës presidenciale, as nga kundërshtarët e tij politikë as nga media, megjithëse ish-Senatori Xho Bajden njihet botërisht, jo vetëm si anëtar i Kishës Katolike, por edhe si praktikues i rregullt dhe i devotshëm i këtij besimi. Ata që e njohin mirë z.Bijden thonë se feja katolike është pikë referenca e tij thelbësore se si e sheh ai botën në përgjithësi. Sipas burimeve të ndryshme, ai mban rruzaren në xhep dhe merr pjesë në meshë çdo të diel, megjithëse mban disa pikëpamje që ndoshta nuk përputhen me doktrinën kishtare, siç është çeshtja e abortit – diçka që ai e kundërshton personalisht, por nuk beson se duhet të imponohet ligjërisht. Në fjalimin me rastin e fitores së tij në detyrën më të lartë të vendit, pasi
Preside dhe pa
u shpall fitues i zgjedhjeve nëntorin e kaluar në Amerikë, Presidenti i zgjedhur Xho Bajden nuk hezitoi aspak t’i referohej rolit që mund të luante besimi i tij në kryerjen e detyrës më të lartë të këtij vendi, duke theksuar se ai do të jetë “president që nuk kërkon të përçajë, por t’i bashkojë njerëzit”. Duke cituar një paragraf nga Bibla, z. Bajden u shpreh: “Për gjithçka ka një stinë: ka një kohë për të ndërtuar, një kohë për të korrur frytet; një kohë për të mbjellur dhe një kohë për të shëruar plagët”, duke shtuar se, “Tani është koha për të shëruar plagët dhe për të pajtuar Amerikën”. Presidenti i ardëshëm i Shteteve të Bashkuara, z. Bajden përfundoi fjalimin e tij me një thirrje për unitet duke cituar fjalët e himnit katolik “On Eagle’s Wings” (Në krahët e Shqiponjës) me qëllim për të nënvizuar mesazhin e tij për bashkim dhe pa-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ent i bashkimit ajtimit kombëtar
jtim kombëtar. “Dhe tani, së bashku mbi krahët e shqiponjës, ne fillojmë detyrën që Zoti na ka thirrur të bëjmë, me kurajo, besim dhe me duar të qendrueshme, me besim në Amerikën dhe në njëri-tjetrin, me dashuri për Atdheun dhe me punë për drejtësi dhe përgjegjësi individuale e shoqërore – Le të punojmë për një komb të bashkuar, për një komb të fortë dhe për një komb të pajtuar”, ka thënë në fjalimin e tij, z. Biden. Udhëheqësit e Kishës Katolike në Shtetet e Bashkuara, përfshirë Konferencën Ipeshkvënore të Amerikës, e cila përfaqëson të gjithë ipeshkvijtë katolikë amerikanë dhe jurisdikcionet e tyre - e pritën mirë fitoren e Presidentit të zgjedhur Xho Bajden dhe zëvendëspresidentes Kamala Haris dhe u bënë thirrje udhëheqësve politikë: “Që të bashkohen në frymën e unitetit kombëtar dhe të angazhohen
për dialog dhe kompromis, për të mirën e përbashkët.” Në një editorial redaksional, revista e njohur katolike, “America” që botohet nga jezuitët amerikanë, komenton në numrin e muajit të kaluar se fituesi më i madh i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 ishte populli amerikan dhe shton se një shumicë e qartë e votuesve amerikanë i dha z. Bajden një mandat bindës. Një mandat, sipas revistës në fjalë “Për të riparuar marrëdhëniet shoqërore të kombit, për të shëruar plagët dhe për të na bashkuar të gjithëve si pjesë e një kombi”. Por z. Bajden nuk ka, sipas redaktorëve të revistës jezuite, “America”, “një mandat për të vendosur një rrregull të ri legjislativ radikal në vend…Shumë votues madje edhe republikanë dhe të pavarur kanë votuar jo për partinë (e z. Bajden) por për vendin e tyre. Z. Bajden dhe kolegët e tij demokratë duhet të qeverisin duke mos harruar këtë fakt”, porosit revista në editorialin mbi fitoren e Xho Bajden. Revista e njohur katolike e jezuitëve amerikanë, “America”, i bën thirrje gjithashtu presidentit të dytë katolik në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të “shërojë plagët” dhe të punojë për drejtësi sociale. Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një udhëheqës, thuhet në komentin redaksional të kësaj reviste prestigjoze katolike amerikane, ndërkohë që i kërkohet
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
presidentit të ardhshëm amerikan që të mbajë premtimin e dhenë prej tij se do të jetë “President i të gjithë amerikanëve” pa përjashtim dhe se do të qeverisë, sipas fjalëve të Abraham Linkolnit: “Pa keqdashje ndaj askujt dhe me bamirësi e dashamirësi për të gjithë”. Si çdo president tjetër i Amerikës para tij, edhe Presidenti Xho Bajden, pa marrë parasysh përkatësinë e tij fetare, pas betimit të tij të mërkurën, ai dhe administrata e tij do të gjykohen dhe vlerësohen, jo për fjalët e bukura dhe deklarata të fushatës, por për veprat konkrete dhe për angazhimet serioze gjatë mandatit të tij, të cilat duhet të çojnë drejt një pajtimi dhe uniteti më të fortë të vendit, duke pasur në qendër të vëmendjes periudhën kritike që po përjeton, aktualisht, vendi ynë si dhe pasojat, afatgjata dhe afatshkurtra të ngjarjeve të fundit në Uashington.
E ENJTE, 21 JANAR 2021
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Vështrime nga diaspora (Gjermania)
Covid-19 dhe nevo t’u kthyer në norm se si ekonomia është zhvilluar çdo tre muaj. Statistikat zyrtare mbështeten Fiqret Mujeziqi në data të ndryshme, por ne mund të konkludojmë se 2020 nuk është një vit normal. Viti që lamë pas ishte një vit plot ngjarje. Ishte një vit i trishtë dhe i vështirë, mu për shkak të pandemisë e cila bllokoi jetën normale në mbarë rruzullin tokësor. Me fillimin e vitit të ri, shumë shtete të botës filluan vaksinimin kundër Covid-19. Kjo shihet si një pikë shprese në horizont, por edhe ringjalli teoritë e konspiracionit se a duhet të marrim vaksinën apo jo. Disa teori shkojnë deri atje sa pohojnë se Covid-19 është një shpikje e “elitave kriminale botërore”. E vërteta është se kjo pandemi ekziston dhe çdo ditë po merr jetë njerëzish në mbarë botën.
Viti 2020 nuk ishte një vit normal
Në Gjermani situata është e rënduar, bile më e rënduar se asnjëherë tjetër. Situata aktuale e pandemisë dhe vendimet qeveritare vazhdojnë të paraqesin sfida të mëdha. Masat për parandalimin e pandemisë Covid-19 janë zgjeruar dhe zgjeruar. Qeveria e shtetit gjerman, përsëri u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të lënë punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia kudo që të jetë e mundur në mënyrë që të minimizohet rreziku i infektimit. Kjo zvogëlon numrin e punonjësve në kompani, e bën më të lehtë respektimin e masave të marra dhe forcon mbrojtjen e shëndetit, duke i kufizuar takimet ballë për ballë në minimumin absolut. Zyra Federale e Statistikave vlerëson
12
Javore KOHA
E ENJTE, 21 JANAR 2021
Vaksinimi i detyrueshëm apo në baza vullnetare
Ministrja Federale e Drejtësisë, Kristine Lambreht, ka përjashtuar vaksinimin e detyrueshëm në luftën kundër virusit Corona. Qeveria federale ka deklaruar qartë se nuk do të ketë asnjë detyrim për t’u vaksinuar kundër Covid-19. Ajo shtoi se “nëse njerëzit janë të bindur për sigurinë dhe efektivitetin e vaksinimit, shumica dërmuese do të vaksinohen.” Vaksinimi kundër koronavirusit ka filluar në Gjermani. Fillimisht vaksinohen grupet e njerëzve me një rrezikshmëri të lartë si dhe grupe që janë veçanërisht të ekspozuar në punë, ose që kanë kontakte të afërta me grupet e rrezikut. Shumë kompani kanë dalë me kon-
“
Një situatë e tillë nuk mund të zgjasë pafundësisht. Pas motit të keq kemi gjithmonë një përmirësim dhe anasjelltas. E tillë duhet të jetë situata me pandeminë, e cila nuk është e para në historinë njerëzore
cepte krijuese të higjienës që mbrojnë punonjësit dhe klientët e tyre. Një numër i tyre, sidomos ata të shërbimit publik, janë duke siguruar vaksina për punëtorët e vet. Dy doza vaksinash rekomandohen aktualisht në një interval prej tri (BioNTech/Pfizer) ose katër javësh (Moderna). Një problem tjetër është paraqitja e mutacioneve te ky virus. Kjo ngjall
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
oja për malitet
Shpresojmë që 2021-shi të jetë një vit normal dhe një vit i kthesave të mëdha, si në jetën politike ashtu edhe në atë shoqërore. Një gjë është e sigurt, megjithatë: asgjë nuk do të jetë e njëjtë me atë që ishte para kësaj pandemie. Përpjekjet për t’u kthyer në normalitet nuk janë vetëm të domosdoshme, por edhe nevojë e njerëzimit të sotëm për të jetuar në mënyrë të civilizuar dhe dinjitoze
down-i deri për Pashkë?” Kryeministri i Baden-Vyrtemberg, Vinfried Kretshman (Të Gjelbrit), beson se masat për Covid-19 mund të shtrëngohen në shkurt, në funksion të numrit të lartë të infeksioneve. “Shifrat nuk janë të tilla që të mund të organizoni një koncert të madh hapjeje”, tha Kretshman në Shtutgart. Por ka edhe zëra të tjerë që izolimin e shikojnë si pengesë serioze në jetën e përditshme. Kështu kryetari i bashkisë së Tubingen, Boris Palmer, nuk beson në një izolim të zgjatur. “Kjo është vetëvrasje për shkak të frikës nga vdekja”, shprehet ai, duke shtuar se “mbi të gjitha, ju nuk e dini nëse varianti mutacion i koronavirusit është vërtet më i rrezikshëm, por dëmi i shkaktuar nga izolimi i forcuar, megjithatë, është i sigurt.”
Pas shiut lind diell
shqetësime, por edhe ngrit dyshime në efikasitetin e luftimit të tij dhe kohëzgjatjen e masave.
Për shkak të mutacioneve, masat parandaluese përfundojnë në prill, gjatë Pashkëve?!
Në shtetin federal të Gjermanisë është duke u diskutuar për masat
izoluese edhe kohëzgjatjen e tyre. „Lockdown“ në Gjermani është planifikuar deri më 31 janar 2021. Kancelarja gjermane Merkel paralajmëron për numra ekstremë të të infektuarve me Covid-19, duke aluduar në vazhdimin e masave izoluese deri në prill. Qytetarët janë në pritje dhe të shqetësuar, shpesh dëgjojmë pyetje se “a nuk do të përfundojë Lock-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Një situatë e tillë nuk mund të zgjasë pafundësisht. Pas motit të keq kemi gjithmonë një përmirësim dhe anasjelltas. E tillë duhet të jetë situata me pandeminë, e cila nuk është e para në historinë njerëzore. Shpresojmë që 2021-shi të jetë një vit normal dhe një vit i kthesave të mëdha, si në jetën politike ashtu edhe në atë shoqërore. Një gjë është e sigurt, megjithatë: asgjë nuk do të jetë e njëjtë me atë që ishte para kësaj pandemie. Përpjekjet për t’u kthyer në normalitet nuk janë vetëm të domosdoshme, por edhe nevojë e njerëzimit të sotëm për të jetuar në mënyrë të civilizuar dhe dinjitoze. E ENJTE, 21 JANAR 2021
Javore KOHA
13
PORTRET
Prof. dr. Naser Ferri
Personalitet me r larta universale sh
Naser Ferri ka qenë aktiv me pjesëmarrje në një numër të madh konferencash e simpoziuemesh ndërkombëtare jashtë Kosovës: më 1993 – në Zhallec të Sllovenisë, 1986 – në Pullë të Kroacisë, 1989 – në Bled të Sllovenisë, 2004 – në Zagreb të Kroacisë dhe në Tiranë të Shqipërisë, 2005 – në Split të Kroacisë, tri vite me radhë 2006, 2007 dhe 2008 – në Pullë të Kroacisë, 2009 – në Split të Kroacisë, 2010 – në Pullë dhe Poreç të Kroacisë, 2011 – në Pullë të Kroacisë, 2012 – në Lubjanë të Sllovenisë dhe Pullë të Kroacisë, 2013 – në Ferrara të Italisë, Caransebes të Rumanisë dhe Pullë të Kroacisë, 2014 – në Zagreb të Kroacisë, në Doha të Qatarit dhe në Caransebes të Rumanisë, dhe në vitin 2016 – në qytetet e Kosovës: Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Mitrovicë Historia e kombit shqiptar është e lashtë dhe e lavdishme. Ajo është përplot figura të ndritshme të cilat kanë dhënë çdo gjë për një ideal të vetëm të shenjtë – lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar. Në mesin e këtyre figurave markante dhe patriotëve të mëdhenj të kombit, vend të rëndësishëm zë edhe patrioti, ideatori dhe komandanti i shquar ushtarak shqiptar nga Plava, Jakup Ferri, i cili pas vdekjes ka lënë shumë pasardhës – trashëgimtarë, djem, nipa e stërnipa, profilesh të ndryshme intelektuale të shkapërderdhur me jetesë dhe punë anë e kënd botës. Njëri ndër ta është nipi – arkeologu dhe këshilltari shkencor në Degën e Historisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, prof. dr. Naser Ferri. Naser Ferri u lind në Pejë, më 12 janar 1955. Arsimimin fillor dhe të mesëm e kreu në Pejë, ndërsa studimet universitare me sukses të shkëlqyer në Zagreb – Dega e Arkeologjisë e Fakultetit Filozofik më 1978, ku i kreu edhe studimet pasuniversitare të magjistraturës më 1987. Tezën e disertacionit të doktoraturës e mbrojti në vitin 1997. Pas përfundimit të studimeve në Uni-
14
Javore KOHA
E ENJTE, 21 JANAR 2021
versitetin e Zagrebit, arkeologu i diplomuar, Naser Ferri, në vitin 1979 filloi punën në Institutin Albanologjik të Prishtinës, fillimisht si asistent, ndërsa që nga viti 2003 ka titullin Këshilltar shkencor. Në periudhën kohore 19962002, ishte udhëheqës i Degës së Historisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, ndërsa gjatë vitit 1999 kreu edhe detyrën e drejtorit të Muzeut të Kosovës në Prishtinë. Që nga viti 1998 ishte i angazhuar si mësimdhënës i jashtëm në Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë, ndërsa nga viti 2001 edhe në Degën e Etnologjisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ndër themeluesit e së cilës ishte edhe vet ai. Në vitin 2004 u zgjodh profesor i rregullt në Fakultetin Filozofik të Prishtinës për lëndët: Mitologji dhe Histori e etnologjisë. Në periudhën kohore 20082010 ka punuar edhe në Fakultetin e Edukimit (në Gjilan e Gjakovë), kurse prej vitit 2010 deri në atë 2015, ka ligjëruar në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, në Prishtinë dhe Gjakovë. Arkeologu Naser Ferri kujdes të veçantë i ka kushtuar ngritjes dhe për-
sosjes së vet profesionale. Në këtë drejtim, qëndrime specializuese e hulumtuese ka realizuar: në vitet 1984, 1985 dhe 1986 në Romë, si bursist i Qeverisë së Italisë, në vitin 1987 në Mynih të Gjermanisë me mjete vetjake, në vitet 1990/91 në Romë, si bursist i Qeverisë së Italisë, në vitin 2000 në Budapest të Hungarisë, me përkrahjen e Fondacionit Soros, në vitin 2010 në Lubjanë të Sllovenisë në përkrahje të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë (SAZU). Naser Ferri ka qenë aktiv me pjesëmarrje në një numër të madh konferencash e simpoziuemesh ndërkombëtare jashtë Kosovës: më 1993 – në Zhallec të Sllovenisë, 1986 – në Pullë të Kroacisë, 1989 – në Bled të Sllovenisë, 2004 – në Zagreb të Kroacisë dhe në Tiranë të Shqipërisë, 2005 – në Split të Kroacisë, tri vite me radhë 2006, 2007 dhe 2008 – në Pullë të Kroacisë, 2009 – në Split të Kroacisë, 2010 – në Pullë dhe Poreç të Kroacisë, 2011 – në Pullë të Kroacisë, 2012 – në Lubjanë të Sllovenisë dhe Pullë të Kroacisë, 2013 – në Ferrara të Italisë, Caransebes të Rumanisë dhe Pullë të Kroac-
PORTRET
referenca të hkencore
“
isë, 2014 – në Zagreb të Kroacisë, në Doha të Katarit dhe në Caransebes të Rumanisë, dhe në vitin 2016 – në qytetet e Kosovës: Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Mitrovicë. Prof. dr. Naser Ferri, në vitin 2010 ka mbajtur një cikël ligjëratash në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë në Lubjanë, ndërsa në vitin 2014, po ashtu ka mbajtur një cikël ligjëratash në Universitetin e Zagrebit të Kroacisë. Por gjuhës shqipe, njeh dhe zotëron gjuhët italiane, kroate dhe angleze. Ai merret me arkeologji, histori antike, histori të ilirëve, epigrafi latine, mitologji, etnoarkeologji dhe histori të artit. Është anëtar i rregullt i Shoqatës së Arkeologëve të Sllovenisë (SAD). Profesor Ferri, është autor i katër veprave monografike: “Statusi shoqëror – ekonomik i të liruarve në provincën romake Moesia superior” (Social and Economic status of Freedmen in the Roman province Upper Moesia), IAP, Prishtinë, 1996, “Monumentet e ushtrisë romake në Mezi të epërme”, (Military monuments of Roman perion in Upper Moesia), Dukagjini, Pejë, 2001, “Mythologia Viva” (Mitologjia e gjallë), IPA, Prishtinë, 2012, “Živa mitologija“ (Living Mythology) botuar nga Qeveria e Republikës së Kroacisë dhe promovuar në Zagreb, Rijekë e Pullë të Kroacisë dhe i dhjetë punimeve shkencore të botuara në revistat shkencore jashtë dhe brenda Kosovës, një pjesë e madhe e të cilave me recensione ndërkombëtare. Shaban Hasangjekaj
Profesor Ferri, është autor i katër veprave monografike: “Statusi shoqëror – ekonomik i të liruarve në provincën romake Moesia superior” (Social and Economic status of Freedmen in the Roman province Upper Moesia), IAP, Prishtinë, 1996, “Monumentet e ushtrisë romake në Mezi të epërme”, (Military monuments of Roman perion in Upper Moesia), Dukagjini, Pejë, 2001, “Mythologia Viva” (Mitologjia e gjallë), IPA, Prishtinë, 2012, “Živa mitologija“ (Living Mythology) botuar nga Qeveria e Republikës së Kroacisë dhe promovuar në Zagreb, Rijekë e Pullë të Kroacisë dhe i dhjetë punimeve shkencore të botuara në revistat shkencore jashtë dhe brenda Kosovës, një pjesë e madhe e të cilave me recensione ndërkombëtare E ENJTE, 21 JANAR 2021
“
Javore KOHA
15
KULTURË
Diskursi eseistik pë në opusin krijues të Dr.Nail Draga
(vijon nga numri i kaluar)
Revista „Fjala“, tribunë e mendimit të lirë
Nga numri i revistave të ndryshme të cilat botoheshin në Prishtinë, duke filluar nga viti 1990, vendin parësor e kishte revista „Fjala“., e cila dallohej me përmbajtjen e saj duke qenë revistë e hapur, përkatësisht tribunë e mendimit të lirë dhe e krijimit të tolerancës e të kulturës së re politike. Artikujt e botuar në këtë revistë, nga personalitete të fushave të ndryshme si në atë kohë, por edhe tash pas tri dekadave, e them pa hezitim se ishin model për studiuesit e profileve të ndryshme shkencore, kulturore e publicistike. Pikërisht duke marrë parasysh tematikën dhe përmbajtjen e trajtuar si asnjëherë deri në atë kohë, do të ishte me interes për opinionin e përgjithshëm kulturor botimi i disa vëllimeve, duke bërë përzgjedhje të artikujve të botuar në Fjala (1990-1992). Një veprim i tillë do të ishte nderim dhe respekt për autorët për angazhimin e tyre profesional dhe kombëtar për të shpalosur çështje të ndryshme të panjohura deri atëherë për opinion e gjerë. Nuk ka dilemë se meritë kryesore ka pasur kryeredaktori Milazim Krasniqi së bashku me stafin e redaksisë, të cilët nuk hezituan të botojnë materiale me vlerë shumëdimensionale, që me kënaqësi lexohen edhe tash, ndonëse janë bërë rreth tri dekada nga botimi i tyre. Madje, kam bindje të plotë se brezi i ri i cili nuk ka pasur mundësi t ‘i lexojë këto materiale të revistës „Fjala“, ka mundësi të mëso-
16
Javore KOHA
E ENJTE, 21 JANAR 2021
jë nga autorët e asaj kohe për shumë çështje që mund të jenë në fokusin e tyre të formimit profesional, sepse janë shkruar me profesionalizëm dhe qasje intelektuale.
Botim i veçantë eseistik për kohën
Në gamën e botimeve të cilat i ka botuar revista „Fjala“ bën pjesë edhe libri i Basri Çapriqit „Aksidenti i orës shqiptare“, botuar në vitin 1993. Kemi të bëjmë me një botim eseistik, i veçantë për kohën kur janë shkruar e botuar, duke sfiduar rrethanat e kohës, në saje të ndryshimeve të sistemeve shoqërore, ku as shqiptarët nuk ishin përjashtim. Andaj, të lexohen sot këto ese, do të thotë rreth 30 vite më herët, duhet kuptuar kontekstin kohor, ku vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një opinion për çështjet e trajtuara. Në periudhën bashkëkohore nuk janë të rralla rastet që intelektualë të ndryshëm, të cilët përveç fahut të tyre profesional, në opusin e tyre krijues të jenë të njohur edhe në lëmenj të tjerë siç është eseistika apo publicistika. Në këtë aspekt në dy-tre vitet e fundit edhe në hapësirën etnokulturore shqiptare me shkrimet e tyre eseistike e publicistike filluan të paraqiten një numër i konsiderueshëm individësh, kryesisht shkrimtarë, që në njëfarë mënyre ishin edhe nismëtarët e lëvizjeve demokratike tek ne. Kështu një ndër më të zellshmit nga ky aspekt i cili ka bërë kthesë në eseistiken e publicistikën tonë të opinioni shqiptar është edhe poeti B.Çapriqi, me librin “Aksidenti i orës shqiptare”. Është ky një libër i cili në vete përmbledh shumë artikuj të botuar më parë(1990-1992) në revistën Fjala, që së bashku trajtojnë një tërësi unike nga aktualiteti i kulturës shqiptare dikur dhe sot. Me një fjalë, trajtimi i problemeve gjegjëse në këtë libër paraqet një freski
dhe risi për eseistiken e publicistikën shqiptare dhe më gjerë, sepse është botimi i parë i këtij lloji tek ne. Autori aksidentin e kulturës shqiptare e ka trajtuar në plan të gjerë kultural për tërë hapësirën etnokulturore shqiptare, pothuaj duke filluar nga Rilindja Kombëtare Shqiptare e deri në ditët tona. Kjo goditje për fat të keq ka përfshirë të gjitha dimensionet e qenies kombëtare dhe materiale të kulturës shqiptare, duke nisur me shthurjen e hapësirës kulturore gjithëshqiptare e duke përfshirë hapësirën informative, intelektuale, shkencore, arsimin fillor, të mesëm e universitar, të gjitha llojet e artit e duke përfunduar me deformime të ndryshme në kulturën politike. Botimi në fjalë bën përpjekje që të tregojë shkaqet e aksidentit, që për fat të keq shqiptarët e përjetuan rreth
KULTURË
ër kulturën shqiptare ë Basri Çapriqit
gjysmë shekulli. Është çështje tjetër se a e përjetuan këtë tragjedi kombëtare shqiptarët me dëshirën e tyre apo diçka e tillë ka qenë e imponuar nga të tjerët. Por, në lidhje më këto çështje autori i këtij libri nuk është imun, por ai i bën një vështrim kritik gjendjes ekzistuese, duke dëshmuar se tragjedia shqiptare, ndonëse filloi më herët, ajo pikën kulmore e arriti në periudhën e ashtuquajtur socialiste. Nëse faktet e periudhave të kaluara mund të shërbejnë për të bërë një analizë diakronike për kohën e socializmit, analiza sinkronike është e tepërt, sepse faktet flasin vetë. Nga leximi i këtij libri vërehet se autori kryesisht ka qenë i preokupuar me kulturën si bazament i identitetit kombëtar, e cila pati po të njëjtin fat si populli. Ajo jo vetëm që pësoi ndryshime, por njëherit në kulturë fil-
luan të dominojnë qasjet ideologjike, duke mënjanuar pothuaj tërësisht bazamentin kombëtar. S’ka se si të shpjegohet ndryshe e dhëna, kur për ca figura të rëndësishme të letërsisë në veçanti, e të kulturës në përgjithësi, si p.sh. Faik Konica, Gjergj Fishta etj., u injoruan për pesë dekada. Një veprim të tillë e ka bërë pushteti për hir të ideologjisë, por pasojat ishin të mëdha sepse gjenerata të tëra shkollarësh, jo vetëm që kanë mbetur analfabetë për shumëçka, por në një farë mënyre ata janë dezinformuar për mjaft personalitete letrare, kulturore e historike të popullit tonë. Aksidenti i shkaktuar nga bartësit e komunizmit në hapësirën etnokulturore shqiptare në Evropën Juglindore, në shikim të parë nuk ishte i veçantë për shqiptarët, por nëse i bëhet një analizë më e detajuar, pa hezitim mund
të thuhet se komunizmi në shoqërinë shqiptare ishte më i tmerrshëm se askund tjetër. Një konstatim i tillë nuk është vetëm shprehje e rastit por një dëshmi autentike. Jemi të sigurt se në të ardhmen e afërt individë të penave të ndryshme do të shkruajnë faqe të tëra për këtë murtajë që i solli tragjedinë kombit tonë. Në këtë aspekt edhe kjo vepër trajton ca çështje në mënyrë eksplicite, që njëherit jep mundësi për teza të ndryshme të trajtimit të çështjeve përkatëse. Duhet thënë me këtë rast se me rastin e botimit të ca artikujve të këtij libri, ka pasur edhe reagime nga individë të ndryshëm në revista të kohës, që një farë mënyre ishin akuzë ndaj autorit. Reagimet e tilla ishin pa mbështetje faktografike, të shkruara me emocione nga individë dogmatikë, që çdo gjë që ishte shqiptare e kanë idealizuar, ndërsa realiteti ka qenë tjetër fare. Por, fatmirësisht koha dëshmoi shumë çka , andaj edhe artikujt e këtij libri duhet lexuar në varshmëri me kohën, sepse shkrime të tilla atëherë pakkush ka pasur guximin të shkruaj. Por, autorit të këtij libri, i njohur në opinion shqiptar dhe më gjerë si poet, nuk i ka munguar guximi intelektual e qytetar që të merret me shkrime eseistike e publicistike nga aktualiteti shqiptar, që për opinionin e gjerë pothuaj ishin tema tabu. Andaj i trajtuar me një akribi publicistike, ky botim paraqet një qasje intelektuale për kulturën dhe shoqërinë shqiptare sipas standardëve bashkëkohore dhe si i tillë është i mirë së ardhur për opinion kulturor shqiptar. (Fund) (Kumtesa është paraqitur në Sesionin shkencor “Poeti i detit”, më 18 janar 2020, në Ulqin, me rastin e 60-vjetorit të lindjes së poetit B.Çapriqi, në organizim të Shoqatës “Art Club”-Ulqin dhe PEN Qendra e Kosovës-Prishtinë). E ENJTE, 21 JANAR 2021
Javore KOHA
17
KULTURË
Që libri e ka prejardhjen nga një zonë bregdetare, këtë e sugjeronte edhe vizatimi i një varke me vela që dikush prej atyre që e kanë pasur nëpër duar ka bërë mbi të. Ky vizatim përcillet me fjalën Aisa. Me këto fjalë do të thotë Ishëm? Që libri vjen nga ato anë, kjo ka rëndësi për historinë e shkrimit të gjuhës sonë në Shqipërinë e Mesme. Librin e rrallë të Buzukut ka shumë mundësi ta ketë gjetur e konfiskuar Marin Bici Gjon Buzuku dëshmon se për veprën e tij punoi brenda 20 marsit 1554 dhe 5 janarit 1555. “Meshari” i Buzukut u vu, me sa duket, në indeks nga Inkuizicioni, kështu që libri u zhduk gati krejt dhe sot njihet në një kopje të vetme në Bibliotekën Vatikane. Atë s’e përmend asnjë autor pasardhës para Pjetër Bogdanit (1665). Zbulimi që i bëri Nikollë Kazazi (1740) nuk e shpëtoi nga heshtja. U desh që ta rizbulonte Pal Sqiroi, në fillim të shekullit tonë (XX), që të niste e të bëhej mirë i njohur. Gati tre shekuj e gjysmë heshtjeje kaluan mbi librin e parë që dimë të jetë botuar shqip. Me interes është që të njihet se nga çfarë vendi e ka prejardhjen kopja e vetme e librit të Buzukut. Mbi këtë libër ka disa anëshkrime, ku gjejmë emrat e dy
18
Javore KOHA
E ENJTE, 21 JANAR 2021
klerikëve që e kanë përdorur atë, një Gjon e një Gjergj, si edhe emrat e tre të tjerëve, të cilët u janë drejtuar dy të parëve me anëshkrimet e tyre, për t’i përshëndetur e për ndonjë porosi: një Mark, një Pjetër e një Nikollë. Në një faqe, ose në kapakun e fundit të librit, lexojmë edhe emrin e një Kola Kuçi dhe, nën këtë emër, kemi fjalën Asanes. Është pikërisht kjo fjalë që na shpuri të kërkojmë prejardhjen e ksomblës së librit të Buzukut nga fshati i sotëm Hasanaj, pak në jugperëndim të Fushë Krujës. Ky fshat, më 1431 dhe në pjesën e parë të shek. XVII, thuhet Asanes. Një emër mesjetar sllav. Duke ditur se libri ka bërë pjesë në Bibliotekën e Kolegjit Urban në Romë dhe se ai kolegj u krijua më 1627, kërkuam dokumentet fill përpara dhe pas
Nga e kopja e nga lib kësaj date. Në një relacion të njohur të Marin Bicit, të vitit 1610, hasëm në të dhëna me interes të veçantë për fshatrat midis Krujës dhe detit, pranë Asanesit. Kështu, në qershor të atij viti, në Laç ka qenë famullitar një Gjon, ndërsa në Qullës të zonës së Rodonit një Gjergj. Po në këtë zonë, në Muzhëll ka qenë famulltar një Mark (vendas) e në Shporaj një Nikollë, kurse midis këtyre fshatrave dhe Asanesit, në Bëlaj (sot Bilaj), shërbente një Pjetër. Janë pikërisht të pesë emrat që hasim në anëshkrimet e përmendura. Marin Bici na mëson se famullitari i Qullësit ishte, Gjergj Bardhi (i quajtur në dokumente të tjera Maqedoni), i cili shërbente edhe si vikar (zëvendës) i peshkopit të Randësisë, d.m.th. të rrëzave të Krujës e gjer në
KULTURË
ka prejardhjen e vetme që njihet bri i Buzukut det. Është pikërisht ai që ka edhe shkrimin më të mirë. Duke qenë më me kulturë se shokët, ai është ngjitur në hierarki. Llagapët e të tjerëve nuk i dimë, po Nikolla i Shporajt mund të jetë Kola Kuçi, të cilin e gjejmë edhe në Asanes. Që 5 klerikë, emrat e të cilëve i gjejmë bashkë në anëshkrimet mbi librin e Buzukut, t’i gjejmë bashkë edhe në fshatrat pranë Asanesit, në një kohë jo shumë pas botimit të librit, kjo tërheq vëmendjen. Anëshkrimet na bëjnë të mendojmë se Gjoni dhe Gjergji jetonin pranë e pranë, ndërsa tre të tjerët si grup më vete. Gjergji, duke qenë vikar, duhet të ketë qëndruar në Laç, qendër kryesore kishtare e atyre anëve, pra të ishin shpesh pranë Gjonit. Libri sigurisht ka qenë i Gjonit dhe është përdorur shpesh, me sa duket,
nga vikari Gjergj, po herë pas here edhe nga tre të tjerët. Kuptohet se ai libër ishte fort i rrallë, që kur vunë indeks, shumë shpejt mbasi doli, meqë veprimtaria e Inkuizicionit për spastrimin e librave të kishës ka filluar më 1568. Libri ishte në dorë edhe të Kola Kuçit në Asanes. Ksombla e vetme që njihet sot nga libri i Buzukut e ka prejardhjen nga fshatrat e rretheve të sotme të Krujës dhe Durrësit, fill në të dy anët e Lumit të Ishmit, në zonën fushore dhe kodrinore bregdetare, midis Laçit, Hasanajt e Muzhllit. Që libri e ka prejardhjen nga një zonë bregdetare, këtë e sugjeronte edhe vizatimi i një varke me vela që dikush prej atyre që e kanë pasur nëpër duar ka bërë mbi të. Ky vizatim përcillet me fjalën Aisa. Me këto fjalë do të thotë Ishëm? Që libri vjen
nga ato anë, kjo ka rëndësi për historinë e shkrimit të gjuhës sonë në Shqipërinë e Mesme. Librin e rrallë të Buzukut ka shumë mundësi ta ketë gjetur e konfiskuar Marin Bici. Misioni i këtij ishte që të zbatonte në Shqipëri porositë e Inkuizicionit. Ai duhet ta ketë dërguar kështu librin në Romë, bashkë me relacionin që i bëri Vatikanit aty nga fillimi i vitit 1611 për vizitën e tij tek ne në vitin e kaluar. Kjo nuk na ndihmon që të përcaktojmë mirë datën e anëshkrimeve të librit të Buzukut. Po, me siguri, ato s’janë të gjitha të një viti, janë të disa viteve. Mund të thuhet se i përkasin një periudhe që nga fillimet e Inkuizicionit e gjer në dekadën e parë të shek XVII, kur s’ka botuar akoma gjë Budi, pra, viteve 1568-1610. E ENJTE, 21 JANAR 2021
Javore KOHA
19
KULTURË
Artistja shkodrane Nermin Shurdha
Pikturat botërore kthehen në versionin shqiptar
20
Javore KOHA
E ENJTE, 21 JANAR 2021
KULTURË
Pikërisht ,,Puthja” është kthyer në versionin shqiptar përkatësisht në versionin e veriut duke veshur veshjen kombëtare, nga artistja shkodrane Nermin Shurdha e njohur edhe ndryshe si ,, vajza që pikturon muralet e Shkodrës’’ ! Domosdo në qoftë se keni vizituar qytetin e Shkodrës keni hasur në një nga muralet e saj si në vendet publike ashtu edhe private, të tilla si : murali tek Gjimnazi,, 28 nëntori’’, murali në Shirokë,etj apo në qoftë se keni pirë kafe pranë lokaleve të tilla si: “Merci”, “Arka” etj Gustav Klimt është një piktor austriak i lindur me 14 korrik 1862 në Baumgarten pranë Vjenës. Është piktor i kompozimeve të karakterit ,subjekteve alegorike, figurave, peisazheve, kartonit mozaik e litografik . Vdiq ne Vjenë me 6 shkurt 1912. Disa nga pikturat më të famshme të tij janë: ,,Puthja” , ,,Alegoritë”, ,,Emblemat” ,,Portreti i një zonje”, etj . Po ju rikujtojmë pak si duket piktura ,,Puthja” sepse e keni parë nëpër zyre, libra , revista, të vizatuara në objekte e sende të ndryshme. Epo pse jo edhe Klint të puth shqip?! Pikërisht ,,Puthja” është kthyer në
versionin shqiptar përkatësisht në versionin e veriut duke veshur veshjen kombëtare, nga artistja shkodrane Nermin Shurdha e njohur edhe ndryshe si ,, vajza që pikturon muralet e Shkodrës’’ ! Domosdo në qoftë se keni vizituar qytetin e Shkodrës keni hasur në një nga muralet e saj si në vendet publike ashtu edhe private, të tilla si : murali tek Gjimnazi ,, 28 nëntori’’, murali në Shirokë,etj, apo në qoftë se keni pirë kafe pranë lokaleve të tilla si: “Merci”, “Arka” etj. Me profesion ekonomiste, Nermin Shurdha dashurinë për pikturë e trashëgoi nga babai i saj. Prej disa
vitesh ajo pikturon nëpër muret e qytetit të saj duke përcjellë botën e saj të brendshme . Madje edhe vet ndërtesën ose thënë më mirë muret në ndërtesën në të cilën ajo jeton gjatë kohës së karantinës e ka shndërruar në art, art i cili përveç se merr jetë plotë me lloj-lloj ngjyrash përcjell edhe mesazhe të shumta dhe emocione. Gustav Klimt nuk është artisti i vetëm nga i cili Nermin ka gjetur frymëzimin. Përmendim edhe veprën ,, Nata me yje” nga Van Gog e cila gjendet në Shirokë . Donika Lulgjuraj
E ENJTE, 21 JANAR 2021
Javore KOHA
21
PANORAMË
Ava Max krenohet për përkatësinë shqiptare
Ajo është pa diskutim një nga shqiptaret më të suksesshme në arenën ndërkombëtare. Me prejardhje nga Qeparoi i Sarandës, por e lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Amanda Ava Koçi, e njohur artistikisht si Ava Max, u rrit nën dëshirën për t’u marrë me muzikë, ndoshta pa e menduar se një ditë do të bëhej një yll internacional.
22
Javore KOHA
E ENJTE, 21 JANAR 2021
Ishte pikërisht viti 2018 kur bota u njoh me talentin e saj, që me këngën debutuese “Sweet but Psycho”, arriti që të godasë fort në zemrat e publikut, duke arritur që kënga e saj të dëgjohet jo më pak se një miliardë herë në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, “Spotify”. Sukseset e Ava Max gjatë vitit që lam pas ishin të panumërta. Albumi
i saj debutues “Heaven and Hell” i cili doli në shitje është albumi i tretë më i dëgjuar i vitit i një artisteje femër në “Spotify”. Ajo gjithashtu përgjatë gjithë vitit është nominuar në ngjarjet më të mëdha muzikore si “MTV Video Music Awards”, “People’s Choice Music”, dhe “LOS 40 Music Awards”, ku në këtë të fundit u shpërblye edhe me çmim.
MOZAIK
Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi
Pas pushimit dimëror, filloi gjysmëvjetori i dytë shkollor Gjysmëvjetori i dytë shkollor, përkatësisht periudha e tretë klasifikuese sipas kalendarit shkollor 2020/2021, filloi këtë të hënë më 18 janar në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi, kështu kanë deklaruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit e Malit të Zi. Në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, nga 11 janari 2021 nxënësit në të gjitha shkollat do ta ndjekin mësimin online. “Nevojitet që orët gjatë kësaj jave të organizohen me qëllim të përsëritjes
së përmbajtjeve mësimore nga periudha e kaluar dhe në këtë mënyrë të sigurohet përgatitja e nxënësve për përvetësimin e përmbajtjeve të reja në periudhën e tretë klasifikuese”, theksohet në kumtesën e Marrëdhënieve me Publikun të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit. Më heret nga kjo ministri është kumtuar se në fillim të javës, të gjitha shkollave u është dërguar udhëzuesi mbi realizimin e programeve arsimore për periudhën e tretë dhe të katërt klasifikuese për të gjitha lëndët mësimore.
Shefi i Grupit Punues që obligohet për përgatitjen e modelit për organizimin e mësimdhënies, njëherësh edhe kandidat për sekretar shtetëror në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporit, Martin Calasan, ka thënë se pas javës së parë të mësimdhënies online, shkollat do të zgjedhin njërin nga dy modelet e ofruara në përputhje me kapacitetet e tyre kadrovike dhe hapësinore. Ai, ndër të tjera ka theksuar se vendimi i grupit punues është që t’ua lë shkollave që të zgjedhin modelin e organizimit të mësimdhënies. t. u. E ENJTE, 21 JANAR 2021
Javore KOHA
23
KULTURË
Krruçi mistik Ilir
Vetëm 9 km larg Ulqinit gjendet fshati piktoresk i pasur me ullinj e plazhe me ujë deti të kthjellët porsi kristali. Dikur këtu jetonin afro 100 shtëpi, kurse sot vendas që jetojnë në Krruç janë diku 25. E veçanta e këtij vendi është fakti se për të tregohen shumë legjenda, është përplot misticizëm dhe histori të pazbuluara. Vëmendjen ta tërheq së pari emërtimi latin të cilin shpesh e hasim nëpër hartat e vjetra e ku Krruçin e gjejmë si Veccio Olcini apo thënë shqip Ulqini i Vjetër. Po ku vallë është Ulqini i vjetër, a nuk është Ulqini ai që është sot mbi themelet e murit ciklopik që datojnë nga shek IV-III p.e.r? A është e mundur që Krruçi të jetë Ulqini i Vjetër?! Këtë nuk do mund ta dëshmojmë. Mirëpo gërmadhat që gjenden në shkëmbin e shkëputur nga toka e që sot qëndron si një anije në detë të shtyn të mendosh se këtu dikur moti ka ndodhur diçka që e ka shkaktuar çarjen e tokës dhe formimin e atij ishulli me gërmadha shtëpish apo çfarëdo që ato të kenë qenë dikur. Lidhur me Krruçin informatat e para i mora në vitin e largët 1990, atëherë kur ulqinaku mndjendritur dr. Ruzhdi
24
Javore KOHA
E ENJTE, 21 JANAR 2021
Ushaku hodhi përshtypjet e veta në një libër me ese të quajtur “Ulqini në gjurmë të shekujve”. Ishte ky një libër sa eseistik aq edhe historik e përplot të dhëna të ndryshme. Aty së pari zbulova Krruçin e lashtë, por, nuk dija a është Ulqini i Vjetër, Oleotopolisi (qyteti i ullinjve) i përmbytur nga tërmeti katastrofal apo fshati i sotëm me emër mistik Krruç-ççççç. Disa herë kam qenë në Krruç por gjithmonë shpejt e shpejt dhe asnjëherë për t’u kënaq me ndonjë eksplorim e që Krruçi është një baule përplot të panjohurash. Këtë vend të veçantë e bëjnë pikë së pari toponimet e stërlashta ilire si psh: Mjekërrmadh, Kështenjë, Dragoj, Tokat e bardha etj., madje sipas studiuesit tjetër ulqinak dr. Bahri Brisku në Krruç dikund gjendet edhe Kroni i Teutës e që si hidronim e ka dëgjuar nga banorët lokal në vitin e largët 1970 gjatë hulumtimeve të tij për ullinjtë dhe mullinjtë për bluarjen e ullirit?! Krruçi së bashku me Valdanosin kanë ullinjtë më të vjetër në Komunën e Ulqinit. Ulliri i Krruçit që gjendet në pronën e familjes së Hamdi Dragovojës, duke u bazuar në ekspertët e pylltarisë që bënë analiza, në një mesatare është i vjetër 1.291 vjet (1219-1363), po në Krruç në pronën e Vukmarkajve është ulliri me moshën mesatare 1.713 vjet (1519-2035), kurse ulliri i Valdanosit më i vjetri i konstatuar 1.892 vjet (1457-2326). Me siguri ka edhe trungje tjera ullinjësh të po kësaj moshe, mirëpo në vitin 2015 kur u bënë analizat në 20 trungje ullinjësh në Ulqin dhe 20 në Tivar këta ishin më të vjetrit e Ulqinit. Në Ulqin janari gjithmonë është përplot me diell dhe kësisoji më 16 janar 2021 shfrytëzova mirësinë e Omer Dragovojës dhe dolëm të ecim rrugës së Krruçit. Rrugë e vjetër kjo që gjithmonë ka ekzistuar e që lidhet me Krythën e Ulqinit, Braticën dhe del në Ulqin. Ne si mision atë ditë kishim gjetjen e disa krojeve që ishin buzë rrugës si dhe disa nga mullinjtë e vajit që kanë ekzistuar dikur aty.
U takuam ke Mulliri vajit “Dragovoja” e që ndodhet mu te Lisi i mençurisë qindravjeçarë te Kroni i Gjeraviqit. Ky krua kishte ujë të bollshëm madje edhe verës e që kur shihje lisin qindravjeçarë të cilin nuk mund ta përthakojnë as 6 burra e kupton se rrënjët e lisit thithin ujin nga zemra e tokës. Si gjithmonë intriguese është emri i kronit, prej nga? Si? Omeri jep një shpjegim logjik me të cilin unë plotësisht pajtohem. Aty jetojnë disa brejtës të vogël pylli të cilët vendasit i quajnë gjere dhe kjo përnjëmend të çon në mendje Kroi i Gjerave e që sot nën ndikimin e gjuhës sllave bëhet Gjeraviqit. Vazhdojmë të ecim rrugës së Krruçit që kalon sipër mullirit të vajit Dragovoja dhe pas 5 minutash ecje arrijmë te kroni tjetër që quhet Kroni i Pervanit. Edhe ky krua sikurse ai i pari është i punuar me gurë të latuar dhe ka formë të drejtëkëndëshi. Sipër daljes së ujit dallohet një mbishkrim i vjetër osman por që koha kishte bërë të veten dhe shumë pak dallohej. Bëra matjet e duhura dhe fotografitë dhe vazhduam rrugën. Duke ecur e biseduar arrijmë në vendin e quajtur Shige e që aty ishte një pus që quhej me të njejtin emër
KULTURË pra Pusi i Shiges. Omeri e shfrytëzoi rastin dhe rreth pusit e çkmesi pak ashtu që pusi filloi të frymojë më lirshëm ia hoqa kapakun e metalit që e kishte sipër dhe bëra matjet e fotografitë e duhura. Interesante se si kjo anë e Malit të Mozhurit i cili shikon kah deti ishte përplot me kroje, përrocka dhe puse. Ngadalë filluam të ngjitemi dhe ullinjtë flisnin me ne. Dalloja shumë shpesh trungje ulliri që vendasit i quajnë kazana. Janë këta ullinjë që përbëhen nga 2, 3 e më shumë trungje andaj edhe biseda zhvillohej rreth ullinjve të vjetër që njëri nga më të vjetrit ishte pronë e familjes së tij. Kur u ngjitëm në maje të rrugës para se të fillonim zbritjen në anën e djathtë dalluam disa virane e që shpjegimi për to ishte se ishin dy mullinjtë e vajit të ullirit që dikur ishin të njohur si Mulliri i Omer Millës dhe Mulliri i Januz Millës. Shpjegimi fillon së pari për Omer Millën pasi që nëna e tij vinte nga ajo derë. Mua në mendje më vie libri për ullishtarinë që e kishte punuar Bahri Brisku ku në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar kishte bërë fotografitë në terren dhe sot unë qëndroja mu para atij mulliri dhe bëja po të njëjten fotografi që kishte bërë profesor Bahriu para 50 viteve. Sot për fat të keq mulliri ishte në gjendje të mjerueshm, kurse vegjetacioni kishte mbërthyer fort gjithë elementet e mullirit. Gurët për bluarje ishin të robëruar nga bimësia, por përfundimisht ia arrita që ta bëj fotografinë identitke si të Bahriut. Adrenalina ishte në maksimum. Omeri mundohej ta çlironte mullirin nga bimësia, por ishte e kotë. Të supozojmë që ai vend nuk ishte pastruar 20 vitet e fundit dhe kjo mjafton që të kuptojmë se në çfarë gjendje ishin mullinjtë e shkretë. Më në fund u bindëm se nuk mundemi asgjë më shumë të bëjmë dhe vazhduam rrugën tonë. Nuk vonuam shumë dhe arritëm te Kroni i Hidrës i cili kishte një dybek mjaft të madh. Më kujtohet se libri i Maksut Haxhibrahimit për toponominë e Ulqinit jep të dhëna
se kroni quhet i Adem Hidrit por që unë më tepër parapëlqej që emrin e kronit ta vendos në një kohë diku më të lashtë, për shembull fjala Hidër sipas fjalorit shpjegohet kështu – sipas mitologjisë Përbindësh ose gjarpër i madh me shumë koka, të cilat rriteshin përsëri po t’i prisje. Bëra procedurën e rregullt dhe vazhduam drejt Kronit të Kshtenjës i cili sipas të gjitha gjasave kemi menduar se është shumë më afër, por doli që ai ishte pothuaj në fshatin Krythë të Ulqinit. Papritmas u shfaq edhe kroni. Ambienti ishte përrallor apo më mirë të themi mitik. Unë u magjepsa nga pamja. Vende të tilla mund të shihje vetëm nëpër filmat e prodhimeve Holivudiane e unë qëndroja pranë një ambienti të tillë në realitet dhe atë në Ulqin, Krruç. S’ka dyshim burimi është shumë i vjetër, që nga koha e ilirëve. Një ndërtim i thjeshtë. Një rezervoar uji i futur në tokë dhe i punuar me rrasa guri e të mbuluara po me rrasa guri që formonin një trekëndësh me brinjën më të gjatë prej 1.7 m e që ishin të vendosur në tre nivele. Ishte ky një vend ku uji që delte nga zemra e tokës akumulohej aty dhe shuante etjen e kalimtarëve të rastit. A thua vallë këtu ka shuar etjen edhe Teuta. Dikur këtu do të ketë pasë shumë gështenja pasi që kroni mbanë atë emër por që sot nuk ka asnjë. Uji rrjedhte nëpër shkëmb lehtë dhe unë hamendësoja vallë a gjendemi te Kroni i Kshtenjës apo te Kroni i Teutës. Kishte edhe pushimore, u ulëm, pushuam dhe unë nuk mund të ngopesha me ambientin. Bëmë fotografitë e duhura dhe matjet dhe unë i premtova vetes se shumë shpejt do të kthehem prapë në këtë vend mitik. Kthimi ishte shumë i shpejtë. Pothuaj nuk flisnim më. Para se të arrinim te vendi ku ishin mullinjtë e Millaçakëve, Omerit iu kujtuan fjalët e Nadil Ish-
makut se aty afër është edhe Kroni Dragoj të cilin e gjetëm menjëherë pasi që ndodhej nën rrugë në një largësi prej 50 m. Por, prapë unë nën përshtypjet e kronit të mëparshëm që pëlqeja ta quaja i Teutës, tani Kroni Dragoj lidhej me Dragua. E pse jo. Filluam me brejtësit e vegjël gjere, vazhduam me përbindëshin mitik Hidrën, arritëm te Kroni i Teutës dhe po e përfundojmë me Dragua. Ku ka kësi udhëtimi përveç se në Ulqin, në Krruç. Kështu përfundoi një ditë shumë e veçantë përplot histori, mitologji. Rizbuluam 5 kroje, sepse të gjashin Kronin e Madh nuk mundëm ta shohim ngaqë ishte mbuluar nga vegjatacioni dhe dheu që kishte sjellë aty një bashkëfshatar i papërgjegjshëm. Rizbuluam një pus e dy mullinj vaji ulliri. Përshkuam një rrugë që ndoshta vetëm gjyetarët dhe kafshët e egra e përshkojnë. Rruga nëpër vegjetacionin natyror me pushimore të pasura me kroje të cilat rrezatojnë plot legjenda e mite e që për fat të keq askush nuk i mirëmban përveç nënës natyrë. E që kur mendon ndoshta më mirë të kujdeset vetë natyra, sepse njeriu vetëm shkatërron. Misioni Krruç do të vazhdojë prapë, sepse sipas shënimeve nga literatura në këtë vend janë 17 kroje, 6 puse, 6 përrocka dhe 5 mullinj për bluarjen e ullirit. Disa i kam rizbular, mbesin të tjerët... Teksti dhe fotografitë: Gazmend Çitaku E ENJTE, 21 JANAR 2021
Javore KOHA
25
KULTURË
Në kujtim të Basri Çapriqit
Së shpejti një lib me studime dhe
26
Javore KOHA
E ENJTE, 21 JANAR 2021
KULTURË
bër poezi
“Poeti i detit”, aurë vlerësimi që e mbante qysh në të gjallë, Basri Çapriqi ishte një nga emrat më të rëndësishëm të poezisë bashkëkohore shqipe. Duke bashkuar në një rolin e profesorit të letërsisë dhe semiologjisë, si dhe poetin me vokacion, ai vlerësohej për kulturën e gjerë dhe afërsinë me njerëz. Ndonëse dy skajet e jetës së tij, ditëvdekja dhe ditëlindja, bien në datat 14 dhe 15 janar, pandemia e ka bërë të pamundur mbajtjen e ndonjë aktiviteti përkujtimor. Kolegë të tij në PEN Qendrën e Kosovës, ku kishte qenë kryetar për shumë vjet, kanë paralajmëruar se së shpejti do të botohet një libër që bën bashkë studime e poezi për të
Salih Mehmeti Në të gjallë të tij kishte krijuar aureolën e një prej poetëve që e mjeshtëronte vargun në nivele të larta. Poet i detit, siç e njihnin miqtë e zemrës, Basri Çapriqi ishte studiues poliedrik e mjeshtër i ironisë. Madje si një lojë ironie duken edhe datat 14 dhe 15 janar, që rrinë njëra me tjetrën si ditëvdekja dhe ditëlindja e tij. Por trevjetori i ndarjes nga jeta nuk është shënuar me ndonjë aktivitet përkujtimor për poetin ulqinak. “Nuk është bërë ndonjë përkujtesë sot për shkak të gjendjes me pandeminë”, kanë thënë të enjten nga PEN Qendra e Kosovës, aty ku i ndjeri kishte qenë kryetar shumëvjeçar. Për kolegët e tij nga kjo qendër, botimi i radhës do të jetë një libër që do të përmbledhë fragmente për Çapriqin nga sesioni shkencor dhe ora letrare që u mbajt vitin e kaluar në Ulqin. Pikërisht në 60-vjetorin e lindjes së poetit, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe PEN Qendra e Kosovës kishin mbajtur orën letrare “Dritaren lëre hapur” dhe sesionin shkencor “Poeti i detit”. Në sallën e konferencave në Pallatin Venezia, në Kalanë e Ulqinit, aktorë, poetë, miq e kolegë kishin lexuar vargje nga krijimtaria e Çapriqit. Studiues nga Mali i Zi, Kosova e
Shqipëria kishin lexuar kumtesa që shkoqisnin aspekte të veçanta të krijimtarisë së tij poetike. I lindur në fshatin Krythë, nja 15 kilometra larg Ulqinit, Basri Çapriqi mbaroi shkollën fillore dhe atë të mesme në qytetin bregdetar. Studioi letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku edhe diplomoi më 1983. Ndoqi studimet e magjistraturës po në këtë Universitet, të cilat i përfundoi më 1987 me temën “Format antitetike të tekstit letrar në poezinë e sotme shqipe”. Më pas u zhvendos për studime në Universitetin e Edinburgut duke ndjekur interesimet e tij për letërsinë skoceze. Më 1994 mori diplomë nga ky universitet me temën “Poezia konkretiste e Edvin Morganit”, për të doktoruar dhjetë vjet më vonë në Universitetin e Prishtinës me temën “Simboli në poezinë e sotme shqipe”. Nëntë vjet pas zgjedhjes asistent, Çapriqi nisi të ligjëronte lëndën Stilistikë dhe, nga 1999, edhe Semiologji, ndërsa në vitin 2005 u zgjodh profesor asistent për këto lëndë në Degën e Letërsisë Shqipe dhe në Degën e Letërsisë së Përgjithshme dhe Krahasimtare. Në vitin kur doktoroi, më 2004, u zgjodh kryetar i parë i PEN Qendrës së
Kosovës, për t’u rizgjedhur edhe më 2009. Dy herë u zgjodh edhe kryetar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, përkatësisht më 2006 dhe 2009. Ishte anëtar i Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve dhe nënkryetar i saj u bë më 2012, përderisa katër vjet më vonë u zgjodh profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës. Nga krijimtaria letrare nuk kishte hequr dorë asnjëherë. Në krijimtarinë poetike Çapriqi ka botuar edhe veprat: “Në fund të verës”, 1986, “Ma qet gjuhën”, 1989, “Frutat bizare”, 1996”, “Grass on the Window”, 1996, “Burimi nën gjuhë”, 2005 “Zbutja e gjarprit”, 2006 “Deschiderea scoicii”, 2010, “Përkryerja e shiut”, 2013. Krijimtaria e tij studimore është mjaft e gjerë. Ka botuar shtatë vepra në kritikë letrare dhe dramën “Ora bizare”, e shfaqur në Festivalin Botëror të Teatrit Alternativ në Kajro të Egjiptit. Ka botuar qindra studime në revista e gazeta. Si poet që spikaste me vargje të nivelit të lartë estetik e tematik, poezitë e Çapriqit janë përfshirë në antologji në polonisht, rumanisht, gjermanisht, kroatisht, maqedonisht, anglisht, frëngjisht, arabisht e japonisht. E ENJTE, 21 JANAR 2021
Javore KOHA
27
KULTURË
25 vite të Shkollës së Muzikës
Krenaria dhe nderi i Ulqinit Ismet Kallaba
Në vitin 1995, në kohën e luftërave ndëretnike në ish-Jugosllavi, kur shqiptarëve u rrezikohej edhe qenia fizike në trevat e tyre, për çdo lloj sipërmarrjeje ose duhej të ishe “i çmendur”, ose “trim i marrë”, siç thuhet në Ulqin. Nisma për hapjen e Shkollës së Muzikës filloi si një ëndërr dhe pasion, e pa dëshirë dhe vullnet të mirë nuk bëhet asgjë. Me siguri që janë shumë persona që kanë kontribuar në realizimin e kësaj ideje, sa fisnike aq edhe largpamëse, por dua të veçoj themeluesin dhe drejtorin e kësaj shkolle, Jusuf Likën, pa kontributin e të cilit kjo shkollë mbase nuk do të kishte ekzistuar, ose edhe nëse do të kishte qenë, nuk do të ishte ajo që është sot. Në rrugëtimin e deritashëm, sidomos në fillimet e saj, Shkolla e Muzikës ka kaluar nëpër shumë peripeci – që nga mungesa e personelit profesionist dhe e mjedisit të përshtatshëm, përpjekjet e institucionalizimit dhe përfshirjes në sistemin arsimor etj. Ka filluar si paralele e Shkollës së Muzikës në Tivar, për të fituar në vitin 2001 statusin e institucionit të pavarur publik për arsimimin fillor muzikor, të cilin e gëzon sot. Nuk ka qenë
28
“
“
Në tri dekadat e fundit, prej ndryshimit të sistemit politik, koha sikur ka mbetur në Ulqin, sepse, pak gjë, për të mos thënë hiçgjë e mirë nuk është bërë në Ulqin, në aspektin e arsimit institucional. E nëse ka ndodhur diçka e mirë, atëherë kjo pa dyshim është Shkolla e Muzikës
e lehtë, po ashtu, të thyhen tabutë dhe veshi me muzikë klasike në një vend të mësuar tradicionalisht me këngën dhe muzikën folklorike. Si gazetar kam përcjellur nga afër punën dhe rritjen e Shkollës së Muzikës nga viti në vit. Në një vend pa traditë të muzikës klasike, puna e Shkollës së Muzikës mund të krahasohet, kuptohet në një kontekst krejt tjetër, me luftën për zhdukjen e analfabetizmit. Me qindra e mijëra fëmijë (nxënës) kanë bërë në këtë shkollë hapat e tyre të parë të edukimit muzikor, duke nxitur tek ata talentet e fjetura dhe dashurinë për muzikën klasike. Disa prej tyre kanë vijuar më pas shkollimin e mesëm dhe studimet për muzikë, herë-herë të shtyrë edhe me zor prej pedagogëve të tyre, të cilëve u është dashur t’ua mbushin mendjen prindërve konservatorë që të heqin dorë nga ideja se muzika dhe diploma e muzikës “nuk pin ujë” në Ulqin. Një pjesë e tyre sot punojnë vetë pedagogë në këtë shkollë dhe edukojnë brezat e rinj me përvojat e tyre muzikore, të përfituara nga shkollimi dhe specializimi në universitete të ndryshme rajonale dhe evropiane. Krijimi i personelit akademik vendas përbën një sukses tjetër të
Krijimi i personelit akademik vendas përbën një sukses tjetër të Shkollës së Muzikës, po aq sa edhe kulturimi muzikor i popullatës, duke ndikuar që me qindra e mijëra vegla të ndryshme muzikore të gjenden sot nëpër shtëpitë e Ulqinit
Javore KOHA
E ENJTE, 21 JANAR 2021
Shkollës së Muzikës, po aq sa edhe kulturimi muzikor i popullatës, duke ndikuar që me qindra e mijëra vegla të ndryshme muzikore të gjenden sot nëpër shtëpitë e Ulqinit. Nxënësit e Shkollës së Muzikës kanë marrë pjesë rregullisht dhe fituar shumë çmime në garat vendore dhe ndërkombëtare, duke përfaqësuar me dinjitet jo vetëm shkollën e tyre, por edhe qytetin e Ulqinit. Ata bashkë me pedagogët e tyre janë po ashtu pjesëmarrës në shumë aktivitete kulturore që mbahen në Ulqin dhe më gjerë. Neve na pëlqen të themi se Ulqini është qytet i kulturës, por të thuash se je qytet i kulturës, pa institucione muzikore, sikur e gënjen veten. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten se si do të ishte sot kultura e Ulqinit pa Shkollën e Muzikës? Vetë Shkolla e Muzikës është bërë qendër e rëndësishme e jetës muzikore dhe kulturore, ku përpos koncerteve të rregullta vjetore që promovojnë të arriturat dhe sukseset e saj, në sallën e koncerteve shfaqen edhe koncerte apo organizohen edhe aktivitete të tjera kulturore. Shkolla e Muzikës është bërë edhe shtëpi e përbashkët e muzikantëve të Ulqinit dhe jo vetëm, ku të gjithë e kanë derën hapur. Shkolla e Muzikës ka ndikuar edhe në jetën kulturore të qytetit. Ajo frymëzoi dhe nxiti edhe disa manifestime muzikore, tashmë tradicionale, siç janë: Festivali i Këngës për Fëmijë, Festivali Ndërkombëtar i Muzikës
KULTURË
Në një vend pa traditë të muzikës klasike, puna e Shkollës së Muzikës mund të krahasohet, kuptohet në një kontekst krejt tjetër, me luftën për zhdukjen e analfabetizmit. Me qindra e mijëra fëmijë (nxënës) kanë bërë në këtë shkollë hapat e tyre të parë të edukimit muzikor, duke nxitur tek ata talentet e fjetura dhe dashurinë për muzikën klasike
Klasike “Belcanto Dolcionio”, Sezoni koncertor “Vivo” etj. Në tri dekadat e fundit, prej ndryshimit të sistemit politik, koha sikur ka mbetur në Ulqin, sepse, pak gjë, për të mos thënë hiçgjë e mirë nuk është bërë në Ulqin, në aspektin e arsimit institucional. E nëse ka ndodhur diçka e mirë, atëherë kjo pa dyshim është Shkolla e Muzikës. Me traditën prej një çerekshekulli, me stadin e pjekurisë ku ndodhet sot, me organizimin e saj model, Shkolla
për Arsimin Fillor të Muzikës në Ulqin dëshmon se është një instucion serioz dhe përbën një ndër institucionet muzikore më prestigjoze në tërë Malin e Zi. Ajo e ka rreshtuar Ulqinin në familjen e madhe të qyteteve të kulturës me institucione muzikore të konsoliduara. Shkolla e Muzikës përbën një pasuri dhe vlerë të Ulqinit. Përvoja na mëson se të ruash dhe të vazhdosh diçka është më e vështirë sesa ta krijosh. Prandaj duhet të bëjmë çmos
jo vetëm që ta ruajmë, por edhe ta avancojmë, sepse Shkolla e Muzikës është krenaria dhe nderi i Ulqinit. Për vendet me traditë në fushën e muzikës klasike 25 vite nuk janë shumë, por për Shkollën e Muzikës dhe Ulqinin ky është një jubile i rëndësishëm. Prandaj urime 25-vjetorin, me dëshirën që Shkolla e Muzikës të shënojë në të ardhmen suksese edhe më të mëdha dhe të kremtojë edhe shumë përvjetorë të tjerë. E ENJTE, 21 JANAR 2021
Javore KOHA
29
MOZAIK
“Më kujtohet një rast kur në fakultet kisha një student shumë të mirë. Vitin e parë të studimeve ai mori notë të shkëlqyeshme. Ishte shumë simpatik dhe i zellshëm. Por, ai nuk erdhi në provimin e vitit të dytë, po ashtu as në vitin e tretë. Ç’ndodhi? Erdhi në vitin e katërt, pas dy vitesh “pushim”. Kur e pashë, i thash: “Po pse s’erdhe në provim, morë djalë?”. “Profesor, – tha, – s’kam mundur se jemi në gjak! Jemi të ngujuar! Ata nuk na kanë dhënë besë, por sot kam ardhur tinëz!” — Anton Çetta
Festim Gërguri “Jo atyne që janë trima me ngrehë gishtin e krimit, por atyne që janë burra me shtri dorën e pajtimit” — Kështu ftonte Adem Demaçi rininë e Kosovës nëpërmes romanit “Gjarprijt e gjakut” për t’i dhënë fund vëllavrasjes. Adem Demaçi është një kapitull me rëndësi të veçantë në këtë lëvizje, është fryma motivuese e studentëve që morën iniciativën për t’i pajtuar shqiptarët mes vete. Romani “Gjarprijt e gjakut”, sado i veshur nën petkun letrar, në të vërtet kishte një mesazh politik kombëtar drejtuar bashkombësve për të braktisur konfliktet mes tyre, veçanërisht gjakmarrjen. Demaçi, duke parë se si gjarpërinjtë e gjakut bashkë me gjarpërinjtë e sistemit pushtues po na e merrnin gjakun, po e varfëronin dhe po e rrezikonin jetën e shqiptarëve, atë substancën dhe mbijetesën tonë kombëtare në trojet tona shekullore, duke qenë i pa kompromis fton fuqishëm popullin, posaçërisht rininë shqiptare, t’i japë fund vëllavrasjes. “Mshoju edhe pak, mshoju, e naljau turrin ktyne gjarpnojve t’gjakut, qi po munohen hala me ecë e me i përlye me marre kto malet tonat, me i fëlliqë
30
Javore KOHA
E ENJTE, 21 JANAR 2021
Si u ndal vëllav shqiptarëve të një profesor m kit dhe tonin!… – Nalni!…. Nalni!… Shtypjauni kryet!….”.
Si filloi aksioni Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë?
“Nuk janë forcat policore serbe ata që po vrasin demonstruesit në Kosovë. Por, vrasjet po i bëjnë shqiptarët mes vete sipas ligjeve të Kanunit të Lekës”. Ishte kjo deklaratë zyrtare e Beogradit që motivoi rininë shqiptare t’i pajtojë gjaqet e t’ia tregojë botës agresorin e vërtetë. Është e vërtetë se mijëra familje në Kosovë ishin të hasmëruara dhe kërkon gjak, ata pretendonin se u ishte bërë padrejtësi. E brenda një shteti ku nuk gjen drejtësi, atë duhet ta bësh vetë, përmes grykës së pushkës, kështu besohej atëkohë. Për gjaqet, historikisht ka pasur lëvizje që inicionin faljen e tyre. Kjo gjë asnjëherë nuk i pëlqeu Beogradit. Ata preferonin që populli ynë të vetëvritej. Rrjedhimisht, kur një familjes shqiptare i vritej sugari, ata mirë e dinin se kush ishte dorasi, por shteti Jugosllav parapëlqente të mos vepronte. Familja viktimë, meqë shteti nuk i sill-
te drejtësi, duke mos gjykuar arsyeshëm dhe të verbuar për hakmarrje, shpesh nxjerrnin hak vet. Këtë praktikë barbare Beogradi e përdorte për të vrarë shqiptarë gjatë demonstratave që mbaheshin anë e kënd Kosovës. Vetëm brenda katër ditëve, nga 27 janari deri më 31 janar 1990, Policia e Serbisë vrau dhe plagosi mbi 100 demonstrues. Beogradi nuk e pranonte, përkundrazi thoshte se shqiptarët po vriten mes vete sepse vëllavrasjen e kanë në gjak. Kjo deklaratë e rrejshme e mërziti dhe zemëroi rininë shqiptare. Ideatorja e aksionit — Have Shala - Gërguri, këtë ide e diskutoi me Myrvete Dreshajn, Brahim Dreshajn e Lulëzim Etemajn, derisa po pritnin të largohej një autoblindë në hyrje të Pejës, pastaj për t’u futur në qytet. Për të biseduar lidhur me finalizimin e kësaj ideje, ata u takuan në shtëpinë e Adem Grabovcit, që tanimë ishte bërë pikëtakim për organizimin e demonstratave. Aty, të pestë, studentë dhe ish-të burgosur, hartuan planin për të realizuar Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë.
MOZAIK
vrasja mes Kosovës nga me studentët e tij Porosia e Anton Çettës
“Të bëni çmos, që deri në Vitin e Ri të mos ketë më asnjë gjak të pa falur në Kosovë. Të ndikojmë me fjalën tonë të urtë, të shtrihet dora e pajtimit. Pse të bartim këtë barrë të rëndë e të neveritshme, kur na fisnikërojnë virtyte të tjera të larta nga tradita, si besa, bujaria, mikpritja, gajreti. TA ZHDUKIM, PRA, PLAGËN E GJAKMARRJES. TA ZHDUKIM!”, thoshte Anton Çetta për “Zërin e rinisë”, më 7 prill 1990. Anton Çetta edhe pse në moshë të shtyrë nuk la dy gurë bashkë pa i lëvizur vetëm që të falen gjaqet. Menjëherë pasi studentët e kërkuan ndihmën dhe përkrahjen e tij, Çetta u dashurua në këtë lëvizje. E mori ngrykë dhe nuk e lëshoi derisa u falen gjaqet. “Disa të rinj me një profesor, me një burrë, me një pleqnar… pastaj erdhën edhe profesorë e intelektualë të tjerë. Pastaj erdhën të gjithë. Kosova po i fal gjaqet, po e braktis zakonin e zymtë të gjakmarrjes. Çelni udhë rinisë…”, porosia e Anton Çettës. Profesori kujton çastet më prekëse të këtij aksioni. Momente kur sytë e një
pleqnari rrjedhin lot. “Më kujtohet një rast kur në fakultet kisha një student shumë të mirë. Vitin e parë të studimeve ai mori notë të shkëlqyeshme. Ishte shumë simpatik dhe i zellshëm. Por, ai nuk erdhi në provimin e vitit të dytë, po ashtu as në vitin e tretë. Ç’ndodhi? Erdhi në vitin e katërt, pas dy vjetësh “pushim”. Kur e pashë, i thash: “Po pse s’erdhe në provim, morë djalë?”. “Profesor, – tha, – s’kam mundur se jemi në gjak! Jemi të ngujuar! Ata nuk na kanë dhënë besë, por sot kam ardhur tinëz!” — Anton Çeta. “Në Llaushë të Drenicës, kur Nezir Vojvoda fali gjakun e të birit, e ky ishte djali i tretë që kishte humbur jetën tragjikisht. Ai na priti, na fali gjakun dhe na përcolli si burrat, por kur dolëm, mendova: Ky burrë tashti do të mbetet vetëm…”. Atëherë më shpërtheu vaji, por ja kjo është jeta, fati ynë”. — Anton Çeta.
Gjakun e falën edhe gratë
“Ne insistuam që edhe gratë të jenë pjesë e aksionit. Ishin ato që bartnin peshën më të rëndë të dhembjes, por edhe të barrës së punëve, të cilat nuk
mund t’i kryenin burrat e hasmëruar” – Have Shala -Gërguri. “Kujtojmë një rast kur dy vëllezër kishin për të falur një gjak, por vëllai i vogël nuk donte ta falte. I thamë të shkonte të këshillohej me anëtarët e familjes. Rastisi që në atë familje të ndodhej tezja si mysafire; grua plakë, por burrneshë. Ajo e bindi vëllanë e vogël për dhjetë minuta dhe e solli për krahu: “Nuk duhet të ndodhë kurrë gjakmarrja! – tha ajo. – Çohuni n’këmbë dhe merruni ngrykë!”. “Në Saknoc të Drenicës, një familje kishte mbetur me pesë motra, dy të vogla fare. E madhja, Hyra, ishte zot shtëpie, madje i kishte kaluar edhe koha e martesës nga dëshira për ta marrë gjakun e babës! Ajo kishte sakrifikuar rininë e saj, por fjala e mirë e rinisë, e studentëve ia kishte zbutur zemrën dhe një ditë u ngrit midis burrash e tha “Ju qoftë falë gjaku i babës”! “Në emër të Kosovës dhe të rinisë kosovare, e fali gjakun e babait”, do të dëgjohej një çun i vogël në Verrat e Llukës. E dom Lush Gjergji e ngreh çunin mbi supet e veta para 500 mijë vetave që morën pjesë në tubim. E ENJTE, 21 JANAR 2021
Javore KOHA
31
REPORTAZH
Reportazh
Ç’u bë me hapat që
(Ose histori e shkurtër rruge. Zëri i tij, premtim i mirë. Dy Ura: ajo me Pesë ha
Për Koha Javore:
Bajram Sefaj
Udhë historike, rruga për në Tiranë!
Për ty qoftë rrenë, për mua është sahi! Njëmend ashtu është. Tamam ashtu sikurse (shpesh) thotë nipçe im i dashur (Arif) kur është sharmer dhe, po aq, shakaxhi. Për ata që marrin rrugë nga Prishtina (apo cilido qytet a lokalitet tjetër i Kosovës!) për në Tiranën tonë, është rrugë gëzimi. Rrugë hareje, rrugë përmallimi e pikëllimi, në të njëjtën kohë. Kjo s’është përshtypje, është bindje. Kurrë e pa luhatur, madje! Sot, dy tetor 2o19. Ditë e mërkurë. “Tetori shkundi manaferrat”, (thotë poetja në vargun e saj lirik). Ndjenjë gëzimi e përjetuar me qindra herë më parë, të tërin, me vesh e mbulon me të bardhë! Sot, mbase më e vrullshme se asnjëherë me parë. Dita merrte e mirë. Si të ishte mëngjes pranveror, apo agim i një dite të mirë e me diell shumë, fillim vere! Ndodhte kështu, pasi që, tashmë u isha lajmëruar miqve dhe kisha caktuar takime me ta, në vendtakimin tonë të dashur, në Tajvan, me shatërvan, në Tiranën tonë që, përkundër të gjithave, malgré tout, siç thonë francezët, përditë e më tepër bëhet (nuse!) më e bukur! * I rrëmbyer nga shqetësimi, si i panjohur të ishte, mëndja më vajti që, rrugën nga Vërmica deri në Tiranë, ta quaj Rrugë Historie (me ndajshtimin: të hidhur!). Rrugë lotësh e tjera. Kisha ndërmend edhe shumë emra (ti-
32
Javore KOHA
E ENJTE, 21 JANAR 2021
tuj) të tjerë, të mundshëm, t’ia ngjis asaj rruge. Heq dorë. Braktis një ide të tillë. Historia, përgjatë asaj Rruge, nxirrte shumë thera e cunga, shenja e fosile morbide, që s’ngjallnin tjetër veçse kujtime të hidhura. Nuk mund e vazhdoj rrugën, se me zë mallkimi, pa nënvizuar, prej se “lindi” rruga e kombit, sikur zhbiu, i futi nëntokë, i fundosi, në mos jo të gjithë, së paku, një pjesë të madhe syresh, bunkerësh që na e nxinin jetën. Heq dorë nga të gjithat, dhe, pa e pasur të qartë, pse, aty për aty, midis rruge, lidha kushtrim se nuk do të vdes, pa e bërë një natë (a më shumë) në qendrën e Bashkisë Fan, me kishën e vogël në mes. Kisha e Shën Markut, a si e ka emrin. (Do t’ia mësoj emrin e vërtetë!). Sa herë kaloj udhës se kombit, në relacionin Prishtinë-Tiranë, veçse etshëm nuk ia puth kryqin kësaj kishëze. Kur gjithnjë mbetet nën nivelin e autostradës, bashkë me komunën e vogël enigmatike e simpatike, aty midis malesh. Komuna Fan ndodhet në pjesën verilindore të Mirditës dhe ka një sipërfaqe prej 175 km². Është njësi administrative e rrethit të Mirditës. Ka klimë mesdhetare kontinentale malore me dimër të ashpër dhe verë të nxehtë... * Për një natë në Fan, nuk do t’i jap të gjitha netët e kaluara në Paris, në Londër, në Stokholm, në Nju Jork, në Varshavë e në Jerusalem, në Pragë e në Madrid, në Oslo e në Lisbonë... gjithandej nga kam gjezdisur nëpër dynja (duke llogaritur këtu edhe netët kurrë të paharrueshme në Tiranë e në qytete të tjera, gjanë e gjatë, Shqipërisë!). Kurrë nuk mund t’ia fal vetës kabahatin, pse nuk jam kujtuar më herët, e kam pritur aq shumë, deri në pleqëri të thellë, kur me njërën këmbë jam matanë, e ndoshta ymri nuk me jep vade të kryej këtë amanet që ia ngarkoj vetvetes. E, amanetin duhesh me krye!, porosit melodia jonë popullore, e popullarizuar!
Ura (më pesë harqe) mbi lumin Mat e mirditorit Ahmet Zogu, mbret i gjithë shqipta
* Mezi pres të kapërcej pragun (kufitar) të Vermicës e në telefon të zëvendesoj kartën, atë të Ipko-s së Kosovës, me Alb– telekomin e Shqipërisë. Me padurim pres t’i lajmërohem mikut besnik, tiranasit të “natyralizuar”, z. Muharrem Kajolli, me prejardhje të largët nga fshati Gjylekar i Vitisë së Kosovës. Dita ecë (ngadalë!) e mezi mbërrin deri te ora dhjetë e mëngjesit. Nuk durohem më. Muharremit ia cingëroj. Zëri i tij, plotë gjallëri e optimizëm, i gjerë dhe i hapur, si poemë e ditës së re, përnjëherësh sikur m’i çelë te gjitha dyert e të zemërmadhes Shqipëri. Mirë se vjen, më thotë e, sikur ngutët të me
REPORTAZH
ë matën atë udhë...
arqe e Ahmet Zogut dhe Ura e Librave! Lëndimi i lehtë, për në fund, si “desert”!)
qenë gati-gati, i sigurt se nuk do të mbërrijë në ketë evenimet, zotni Muharremi, me telefon me premton se do të ma siguroi, një kopje (disk) të atij filmi dokumentar. Të shtrenjtë për mua, aq më parë kur protagonistin e tij e njoh mirë dhe se disketën e filmit të tij dokumentar nga vizita dy javore të kryeministrit të Republikës Popullore të Shqipërisë, Mehmet Shehu, në krye të delegacionit të lartë, në Republikën Popullore të Kinës, në pranverë të vitit, tash të largët, 1966, e kam në tryezë të punës, në shtëpi.
Ura më Pesë Harqe...
arëve
pyet se ku gjendem atë çast. Jam në autobus ndërurban. Në relacionin Prishtinë-Tiranë. U kënaqa, ia kthej! Derisa unë ngatërrohem t’i them se jam në afërsi të drejtpërdrejtë, me, me, me... - Rubikun (këtij qyteti të mallkuar dhe zëkeq, të epokës enveriste e, sidomos pas leximit të romanit “Hotel Arbëria” të shkrimtarit Mehmet Kraja, ia kam inat dhe e vetmja pikë e dashur në të është ajo e kishës së vogël, si sumbull që, e pa trazuar, si pëllumb krahshkruar, rri atje në atë lartësi të shkëmbit, si të ishte diku varur midis tokës e qiellit. Muharremi, si një profet i mirëfilltë të ishte, po, po, po e di se je(ni) në afërsi të Rrëshenit, me thotë, (ku
ndodhesha me tamam!) dhe, shton: Jo, jo nuk do të mbërrish në shfaqjen e filmit dokumentar kushtuar jetëshkrimit dhe veprës madhore artistike të mikut tonë të përbashkët z. Dhimitër Lala, nëntëdhjetë e kusur vjeç, me prejardhje nga Enkelana (Lexo: nga Pogradeci ynë) që, terë shekullin e punës e ka kaluar në Kinostudion “Shqipëria e Re”, ku ka punuar si operator/realizues. Filmi dokumentar kushtuar këtij kolosi, këtij monumeti të gjallë e legjendar, shfaqet në Milenium 2 dhe fillon fiks në ora njëmbëdhjetë. A do të mberij atje a jo, varet nga i “madhërishmi” autobusi, shpejtësia e tij. Nuk varet nga unë. Jam në mëshirën e autobusit! Duke
Pasi (para)kaloj ethshëm, përskaj Rubikut, (derisa akoma nuk ishte Rruga e Kombit), detyrimisht duhej trupuar për mjedis tij (si “Për mjedis pazarit të Durrësit”, të këngës!). Në mëngjesin e bukur të ditës së mërkurë të dy tetorit, ky vit, me shumë dritë e diell, si asnjëherë më parë, solemne shfaqet Ura mbi Lumin Mat. Tashmë si e braktisur e njohur si Ura e Mbretit tonë (të dashur) Zog. Mallkoj veten (si udhëpërshkrues i pasionuar siç kam qëlluar), pse vonova kaq shumë (i vonuari unë, i vonuari!), e nuk u kujtova kurrë, të ndalem mbi këtë Urë e me krejt pak mund e vuajte hulumtimi, të qes në letër një shkrim çfarëdo qoftë. Të mjaftueshëm, së paku, sa për të tërhequr vëmendjen e udhëtarëve (veçmas atyre nga Kosova), mbi këtë objekt të hijshëm arkitektonik e të kallëzoj historinë e tij. Një gjë të tillë, nuk e bëj as sot e gjithë-ditën. Kënaqem vetëm se ia numëroj harqet dhe se më dalin dy më shumë se “Urës me tri harqe”, e romanit monumental të shkrimtarit tonë me nam botëror, Ismail Kadare. Një rrëfim mbi Urën më Pesë Harqe, ose Urën e Zogut, do ta thur shumë shpejt. Veç vdekja nëse me del përpara e si bukla e zezë, në ma preftë rrugën! (vazhdon) E ENJTE, 21 JANAR 2021
Javore KOHA
33
MARKETING
The U.S. Embassy Podgorica The U.S. Embassy Podgorica is pleased to announce an online auction to be held at https://online-auction.state.gov/ en-US. If you are interested in bidding on Embassy Podgorica surplus property, you will first need to register as a user at https://online-auction.state.gov/sr-Latn-ME/Account/Register The US Embassy Podgorica next online auction will be available from January 18 – January 24, 2021. You will not be able to place bids outside of those dates. In order to bid, you must be a resident of Montenegro. Please contact PodgoricaOnlineAuction@state.gov if you have any questions. In order to place a bid you will need to ‘subscribe’ to the Podgorica auction. To subscribe, on the Podgorica auction page click on the ‘subscribe to place bids’ button. Please continue to monitor and check the website for auction updates. More information can be found on Podgorica auction web site.
34
Javore KOHA
E ENJTE, 21 JANAR 2021
SPORT
Klubi i Futbollit “Jezero” nga Plava
Përgatitjet për vazhdimin e kampionatit i filloi në Podgoricë Për shkak të reshjeve intensive të borës në veriun e Malit të Zi, “Jezero” ka qenë i detyruar që tetë ditët e para të përgatitjeve t’i zhvillojë në Podgoricë, pas së cilës do të zhvendosen në Budvë, ku do të kryejnë pjesën e dytë të përgatitjeve. Përgatitjet i kanë filluar me 20 lojtarë dhe gjatë kësaj periudhe do të zhvillojnë edhe katër ndeshje miqësore Klubi i Futbollit “Jezero” nga Plava, anëtarë i re e “Telekom” Ligës së Parë të Malit të Zi, përgatitjet për vazhdimin e kampionatit i filloi të shtunën, më 16 janar 2021, në Podgoricë. Plavjanët, për shkak të reshjeve intensive të borës në veriun e Malit të Zi, tetë ditët e para të përgatitjeve do t’i kalojnë në Podgoricë, ndërsa stërvitjet do t’i kryejnë në terrenet në Aeroportin e Vjetër (Stari Aerodrom). Trajneri i skuadrës, Millija Savoviq, i shoqëruar nga kryetari i këtij klubi, Ervin Toshiq, dhe bashkëpunëtorë të tjerë, në deklaratën për media konfir-
moi se për shkak të kushteve të pavolitshme atmosferike në Plavë, nga reshjet e dendura të borës, përgatitjet i fillojnë me vonesë të vogël prej ca ditësh. Mirëpo, siç ka theksuar ai, zgjidhjen e kanë gjetur duke i filluar ato në Podgoricë, falë ndihmës së miqve të sportit, KF “Buduqnost” dhe Federatës së Futbollit të Malit të Zi, të cilët u kanë mundësuar që stërvitjet t’i bëjnë në terrenet e tyre. Kështu, në Podgoricë do të stërviten deri më 23 janar, ndërsa dy ditë më vonë do të shkojnë në Budvë, ku do të kryejnë pjesën e dytë të përgatitjeve.
Ai në vazhdim ka theksuar se fillimi i stërvitjeve do të ketë ndryshim të vogël në përbërjen kadrovike të lojtarëve të skuadrës, në krahasim me atë që ka luajtur në pjesën e parë të kampionatit. Ca lojtarë me minutazhë të vogël loje (5 sish) kanë marrë letrat, ashtu që në gjysmësezonin vijues do të mund të bëhen pjesë e ndonjë klubi tjetër, kurse do të përtërihet me dy lojtarë të rinj: me pjesëtarin e ri të Malit të Zi – bonus lojtarin, Petar Vukoviq, dhe me Mamadu Mendin, nga KF “OFK Titograd”, i cili skuadrës do t’i bashkohet së shpejti. Me skuadrën është edhe argjentinasi Denis Brizuela, i cili vjen nga Liga e Dytë e këtij shteti. Skuadra përgatitjet në Podgoricë i ka filluar me 20 lojtarë. Përndryshe, gjatë kohës së përgatitjeve janë caktuar edhe katër ndeshje miqësore: më 23 janar me KF “Podgorica”, më 29 janar me KF “Sutjeska” nga Nikshiqi, pastaj me “Rudarin” nga Plevla, të tri anëtare të “Telekom” Ligës së Parë Futbollistike të Malit të Zi, dhe në fund me KF “Mornar” nga Tivari, anëtarë i Ligës së Dytë Futbollistike të Malit të Zi. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 21 JANAR 2021
Javore KOHA
35
KOHA Javore Podgoricë e enjte, 31 dhjetor 2020 Viti XlX Numër 943 Çmimi 0,50
“Koha Javore” në versionin online,
mund ta lexoni
në linkun: Një vit për t’u harruar ISSN 1800-5696
125- vjetori i kinemasë dhe e ardhmja e pasigurt
www.kohajavore.me
Kur ëndrra bëhet realitet
kohajavore.me