Koha 946

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 28 janar 2021 Viti XlX Numër 946 Çmimi 0,50

Reforma zgjedhore, obligim ndaj qytetarëve

ISSN 1800-5696

Një gazetari përtej të dukshmes

100 shpendë të Kripores së Ulqinit


PËRMBAJTJE

4

10 Objekti Oumuamua

Mbrojtje preventive të Ullishtës së Ulqinit me Gjirin e Valdanosit

12

16 Një histori dashurie që sfidon mentalitetin e kohës dhe shoqërisë

Besueshmëria ndaj mediave online

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 28 JANAR 2021


PËRMBAJTJE

18

22 Rrugëtim nëpër shekuj

Bajraktarët e Trieshit sipas kujtesës së popullsisë vendase

28

30 Mendo dhe bëhu si EKO!

Poezi nga Jevrem Brkoviq KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.me

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 28 JANAR 2021

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Organizatat joqeveritare “MogUl” dhe “Asociacioni Dr. Martin Schneider-Jacoby” kërkojnë nga Agjencia për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit Jetësor

Mbrojtje preventive të Ullishtës së Ulqinit me Gjirin e Valdanosit Ulqin – Organizatat joqeveritare “MogUl” dhe “Asociacioni Dr. Martin Schneider-Jacoby” i kanë dërguar iniciativë Agjencisë për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit Jetësor, nga e cila kërkojnë që në përputhje me nenin 37 të Ligjit mbi mbrojtjen e natyrës të nxjerrë aktin për mbrojtjen preventive të Ullishtës së Ulqinit dhe Gjirit të Valdanosit, si dhe të përcaktojë masat, kushtet e mbrojtjes dhe afatin e mbrojtjes preventive. Në arsyetimin e iniciativës thuhet se Ullishta e Ulqinit me Gjirin e Valdanosit janë të njohur në Malin e Zi si një tërësi ambientale, sipas vlerësimit me rreth 80 mijë trungje ulliri, disa prej të cilëve më të vjetër se 1800 vjeç, në bazë të analizave dendrokronologjike të Universitetit të Stambollit nga Turqia. Ndërsa në studimin e Fakultetit Bioteknik të Universitetit të Malit të Zi theksohet se “... në Gji me siguri mund të gjenden edhe trungje 2000 vjeçe”. Në iniciativë përkujtohet se në bazë të nenit 2 të Ligjit për ullishtarinë të

4

Javore KOHA

E ENJTE, 28 JANAR 2021

Malit të Zi, ullishtat përbëjnë të mirë me interes të përgjithshëm dhe gëzojnë mbrojtje të posaçme, kurse në paragrafin e dytë të këtij neni theksohet më tej: “Ullishta, ‘Ullishta e Valdanosit’ në Komunën e Ulqinit, ‘Ulliri i Moçëm’ në Komunën e Tivarit dhe ‘Ulliri i Madh’ në Komunën e Budvës gëzojnë mbrojtje në përputhje me programin e mbrojtjes së posaçme të ullishtës që e nxjerr Ministria, me propozim të institutucionit shkencor”. Por sipas këtyre organizatave, instrumentet e deritanishme, siç janë ligjet, planet urbanistike dhe institucionet përgjegjëse, janë treguar të pamjaftueshme. „Ullishta e Valdanosit është kërcënuar viteve të fundit nga ndërtimi enorm, gjë që sjell shkatërrimin e harmonisë natyrore dhe mjedisore të kësaj të mire, si atraksion kulturor, bujqësor dhe turistik të vendit tonë“, theksohet në iniciativë. Dy organizatat theksojnë po ashtu se për Ullishtën e Ulqinit me Gjirin e Valdanosit ekzistojnë të dhëna të shumta

ornitologjike dhe të tjera për biodiversitetin, që tregojnë se bëhet fjalë për vlera ekologjike të jashtëzakonshme të Gjirit, jo vetëm në zonën e ullishtës por edhe në pjesën nënujore. „Për këtë arsye, kërkojmë që në një afat sa më të shkurtër të shqyrtoni këtë iniciativë, kurse Komunës së Ulqinit t’i tërhiqni vërejtjen mbi pasojat e dëmshme për shkak të dhënies së lejeve ndërtimore apo mbylljes së syve ndaj veprimeve joligjore në dëm të perlës së tërë bregdetit lindor të Detit Adriatik, nga Triesta deri në Karavasta“, thuhet në iniciativë. Nga organizatat joqeveritare “MogUl” dhe “Asociacioni Dr. Martin Schneider-Jacoby” kanë bërë të ditur se urgjenca dërguar Agjencisë për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit Jetësor është hapi i parë në fushatën për mbrojtjen e Ullishtës së Ulqinit dhe Gjirit të Valdanosit, për çka sipas tyre, janë pajtuar të gjitha subjektet politike të Komunës së Ulqinit, qoftë në Kuvendin e Komunës, tryeza të (Kohapress) rrumbullakëta etj.


NGJARJE JAVORE

Komuna e Plavës pa kryetar të Kuvendit

Shkarkohet nga detyra kryetari Shefket Jevriq Plavë – Në seancën e Kuvendit të Komunës së Plavës, të thirrur me nismën e 1/3 të këshilltarëve të Kuvendit, që është mbajtur të hënën, më 25 janar 2021, në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq”, ku ishin të pranishëm 18 këshilltarë prej gjithsej 31 sa numëron Kuvendi, është shkarkuar nga detyra kryetari i Kuvendit të Komunës, Shefket Jevriq, por nuk është zgjedhur kryetari i ri në vend të tij. Propozimi për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Komunës ka qenë pikë e vetme e propozuar e rendit të ditës, mirëpo, me propozimin e kryetarit të komunës, Nihad Canoviq, ai u plotësua edhe me një pikë të re – Propozimin e vendimit mbi plotësimin e vendimit për zgjatjen e përkohshme të shfrytëzimit të deponisë së hedhurinave në lokalitetin “Jerina” mbi fshatin Martinaj. Nismën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Komunës e kanë mbështetur me nënshkrimet e veta 13 këshilltarë të Socialdemokratëve të Malit të Zi dhe të Partisë Boshnjake, me arsyetimin se kryetari i Kuvendit të Komunës së Plavës, Shefket Jevriq, në shumë raste ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Statutit të Komunës së Plavës dhe Rregullores mbi punën e Ku-

vendit të Komunës së Plavës dhe në këtë mënyrë funksionin e vet të kryetarit të Kuvendit nuk e ka kryer me ndërgjegje dhe profesionalizëm, në harmoni me Ligjin dhe me Statutin e Komunës. Shkarkimi i kryetarit të Kuvendit, po ashtu argumentohet edhe me të dhënën se me nenin 63 të Komunës së Plavës, parashihet se kryetarit të Kuvendit të Komunës i pushon mandati sipas fuqisë ligjore për shkak të fitimit të së drejtës në pensionin e pleqërisë, ashtu që me verifikimin në dosjen personale është vërtetuar se kryetari aktual i Kuvendit të Komunës së Plavës, veç i ka plotësuar dy kushtet për fitimin e të drejtës në pension: me mbi 68 vjet moshë jete dhe së paku me 30 vjet përvojë pune, ashtu që në bazë të dhënave të parashtruara edhe është kërkuar me arsye shkarkimi i tij nga posti i kryetarit. Punën e seancës së Kuvendit, në mungesë të kryetarit aktual Shefket Jevriq, i cili Kuvendin bashkë me pesë këshilltarë të PDS-së e ka braktisur në seancën e mbajtur më 21 dhjetor 2020, në të cilën është shkarkuar kryetari i Komunës, Mirsad Bajraktareviq, dhe ashtu duke kaluar në opozitë, e ka drejtuar këshilltari i Partisë Boshnjake, Besim Musiq. Pas aprovimit njëzëri të rendit të

plotësuar të ditës prej dy pikash, në votimin publik me aklamacion, prej 18 këshilltarëve të pranishëm në seancë, për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Shefket Jevriq, kanë votuar 16 këshilltarë të shumicës (9 të Socialdemokratëve dhe 7 të Partisë Boshnjake), kurse 2 këshilltarë (të PDS-së dhe Alternativës Shqiptare) kanë qenë të përmbajtur. Me shkarkimin e kryetarit aktual, Kuvendi i Komunës së Plavës ka mbetur pa kryesues, pra, pa kryetar, sepse në seancë nuk është zgjedhur kryetari i ri. Pika plotësuese e rendit të ditës, e propozuar nga kryetari i Komunës Canoviq, është miratuar njëzëri. Shumicën qeverisëse në Kuvendin e Komunës së Plavës, që nga shkarkimi i kryetarit të Komunës, Mirsad Bajraktareviq, në seancën e 21 dhjetorit, e përbëjnë 16 këshilltarë (9 të Socialdemokratëve te Malit të Zi dhe 7 të Partisë Boshnjake), kurse 15 këshilltarë (7 të PDS-së, 3 të PSDsë, 2 të Koalicionit Fronti Demokratik – Partia Popullore Socialiste, 1 i Alternativës Shqiptare, 1 i Grupit të Qytetarëve “Zgjedhim Plavën” dhe 1 këshilltar i pavarur) janë në opozitë. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 28 JANAR 2021

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Këshilli për reformën zgjedhore në Mal të Zi ka obligim profesional që më së fundi të realizojë në praktikë premtimet e dhëna qytetarëve për të ndryshuar Ligjin zgjedhor, duke dëshmuar vullnetin politik në mes pozitës dhe opozitës, për ndryshime cilësore sipas standardeve demokratike evropiane për mjediset multinacionale dhe multikulturore për të aplikuar listat e hapura duke respektuar vullnetin e qytetarëve për të zgjedhur të preferuarit e tyre që duhet të jetë çështje parësore në këtë reformë zgjedhore

Nail Draga

Ndër obligimet e shumta nga Qeveria e re, është edhe angazhimi për reformën zgjedhore, çështje e cila ka ngecur tash disa vite, duke mbetur vetëm dëshirë pa ndonjë angazhim konkret në këtë drejtim, pa konsensus nga shumica dhe pakica parlamentare. Por, formimi i këtij këshilli kohë më parë në kuadër të Parlamentit, dëshmon se shumica e re parlamentare kësaj çështje do ti qaset seriozisht, e jo si shumica e mëhershme e cila kishte deklarime të rastit, por konkretisht nuk ka realizuar asgjë. Duke marrë parasysh faktin se në këtë vit në Mal të Zi do të mbahen edhe zgjedhje lokale në disa komuna, do të ishte e udhës të punohet sa më parë në këtë drejtim, duke ofruar zgjidhje të pranueshme dhe në favor të qytetarëve në këtë mjedis.

Sindromi i mosbesimit

Bëhet me dije se Këshilli për reformën zgjedhore, duhet që deri më 30 qershor të këtij viti të përgatisë ligjet dhe aktet e tjera për të siguruar kushtet për zgjedhje të lira dhe të pranueshme. Por, duke marrë parasysh se ekziston sindormi i mosbesimit në mes shumicës parlamentare e opozitës aktuale, është e udhës të fillojë dialogu në mes palëve pjesëmarrëse. Dhe një dialog I tillë mund të realizohet, nëse ekziston vullneti politik për reformën zgjedhore, sepse sipas

6

Javore KOHA

E ENJTE, 28 JANAR 2021

Reform obligim

ligjit nevojiten dy të tretat e shumicës së deputetëve për përkrahje të ndryshimeve që për momentin duket se është mision i pamundur. Por, duke marrë parasysh faktin se në lidhje me këtë çështje ka punuar këshilli në përbërjen e kaluar, nga shumica e mëhershme parlamentare, duke përgatitur anën normative, andaj nuk duhet edhe shumë punë për të prezantuar kornizën bazë të ndryshimeve për ligjin zgjedhor. Në saje të rrethanave shoqërore në këtë mjedis, duke ditur animozitetin në mes shumicës dhe opozitës parlamentare, nëse nuk arrihet kompromisi, do të ishte e udhës të kërkohet ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare, për të ndikuar në arritjen e miratimit të Ligjit zgjedhor.

Kompromisi i domosdoshëm

Në mjediset me demokraci të pakonsoliduar, mosmiratimi i një ligji të tillë është dëshmi se subjektet politike kësaj çështjeje nuk iu janë qasur në mënyrë serioze, sepse në rend të parë kanë dominuar interesat partiake dhe jo të qytetarëve në Mal të Zi. Periudha e kaluar nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2016, e dëshmon një konstatim të tillë, sepse ndryshimi në Ligjin për reformën zgjedhore, meriton një qasje dhe trajtim të përgjithshëm, e jo të jetë angazhim dhe interes i vetëm disa partive politike. Por, në periudhën e kaluar parlamentare e në veçanti në dy vitet e fundit në Mal të Zi në praktikë kishim një krizë politike e prezantuar me frymën kleronacionaliste, me përmasa të neofashizmit që ishte nën ombrellën kishtare të ortodoksizmit serb. Një dukuri e tillë u vërejt me rastin me ras-

tin e vendimit të opozitës për të bojkotuar parlamentin, ndërsa më vonë kulmoi me rastin e miratimit të ligjit të lirive fetare(dhjetor 2019), duke qenë katalizator destabilizues në skenën politike në Mal të Zi. Dhe nga një situatë e tillë, nuk ka pasur mundësi reale të miratohen ndryshimet në ligjin zgjedhor, andaj në zgjedhjet parlamentare(30 gusht 2020) është shkuar me ligjin ekzistues.

Kush do t’i përfaqësojë shqiptarët?

Në këtë Këshill i cili përbëhet prej 14 anëtarëve, që janë nga 7 prej pozitës dhe opozitës, nuk kemi informacion se në këtë përbërje do të jetë ndonjë shqiptar. Fjala është për përfaqësues autentikë të shqiptarëve i cili ka

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ma zgjedhore, m ndaj qytetarëve në këtë aspekt ka rëndësi të madhe për ne shqiptarët përfaqësimi dhe prezantimi i kërkesave tona sipas standardeve ndërkombëtare, për mjediset multinacionale dhe multikulturore sikurse është në praktikë Mali I Zi.

Mungon harmonizimi i ligjit me kushtetutën

legjitimitetin të flasë në emër të tyre. Dhe jo vetëm kaq, sepse duhet të trajtohen kërkesat për ndryshimin e ligjit zgjedhor, që do të jetë në favor të shqiptarëve dhe popujve tjerë pakicë në Mal të Zi. Duke marrë parasysh faktin se në ndryshimin e Ligjit zgjedhor në vitin 2011, si pozita ashtu edhe opozita ishin bashkë, duke iu mohuar shqiptarëve të drejtat e arritura, një qëndrim i tillë nuk përjashtohet edhe tani, sepse kur është fjala për, shqiptarët ata janë së bashku. Në këtë aspekt shqiptarët do të ishte e udhës të jenë unikë në kërkesat e tyre, sepse nuk kemi të bëjmë me çështje personale, partiake apo klanore të ndryshme në lidhje me pozitën dhe statusin e shqiptarëve si popull autokton në Mal të Zi. Andaj

Qytetarët e Malit të Zi nuk mund të realizojnë të drejtën zgjedhore sipas kushtetutës, sepse nuk kanë mundësi të zgjedhin në mënyrë të drejtpërdrejtë përfaqësuesit e tyre. Zgjedhësit në Mal të Zi i japin legjitimitet Kuvendit, ndërsa ai përbëhet në kundërshtim me nenin 83 të Kushtetutës, dhe si i tillë është kundërkushtetues, sepse nuk paraqet vullnetin e zgjedhësve. Pikërisht në lidhje me këtë çështje nevojitet harmonizimi i Ligjit zgjedhor me Kushtetutën e Malit të Zi, me qëllim të respektimit të së drejtës së zgjedhësve. Dhe një zgjidhje e tillë mund të realizohet përmes listave të hapura, ku qytetarët të votojnë kandidatët sipas preferencave të tyre.

Listat e hapura në favor të demokracisë

Në Mal të Zi nga miratimi i pluralizmit vazhdohet me praktikën e listave partiake, ku liderët e partive, vendosin renditjen definitive të listave zgjedhore, ku fillimisht vendosin vetën, e më pas bashkëpunëtorët më të afërt. Është pikërisht renditja e tillë e cila iu pamundëson qytetarëve të vendosin sipas vullnetit të tyre. Ndonëse deri më tash në këtë aspekt ka pasur deklarime të rastit, e si zakonisht në fushatat zgjedhore, por, konkretisht nuk është bërë asgjë, sepse si pozita ashtu dhe opozita

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

në këtë aspekt kanë pasur konsensus të plotë. Nga një hezitim të tillë del qartë se ata i frikohen listave të hapura, duke manipuluar elektoratin votues për qëllime të tyre personale, apo klaneve të ndryshme duke iu servirur listën partiake e cila nuk shpreh vullnetin e qytetarëve por të partive politike.

E drejta e mohuar e qytetarëve

Nuk ka dilemë së tretmani i tillë ndaj qytetarëve, dëshmon nënçmimin e tyre duke i trajtuar si të pa denjë, përkatësisht vetëm si votues apo shërbëtorë. Andaj ka ardhur koha që të punohet për ndryshime, duke iu mundësuar qytetarëve të drejtën e tyre të mohuar, si kudo në botën demokratike. Nëse do të ketë vullnet politik për të miratuar ndryshimet në ligjin zgjedhor, atëherë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ekzistojnë të gjitha gjasat që të votohet me lista të hapura që do të jetë në favor të demokracisë parlamentare të standardëve evropiane. Opinioni i gjerë e ka të qartë se nëse dëshirohet që premtimi për reformën zgjedhore të realizohet në praktikë, duhet të eliminohen interesat politike, të cilat deri me tash kanë qenë pengesa kryesore në mos miratimin e një ligji të tillë. Andaj i mbetet shumicës aktuale parlamentare që në fokusin e veprimtarisë së tyre në këtë drejtim të angazhohen seriozisht për një kornizë të re zgjedhore, e jo për interesa të tyre politike, duke eliminuar paragjykimet, dukuri kjo e njohur vite me radhë në Mal të Zi si nga pozita dhe opozita, që është në kundërshtimin me interesat e qytetarëve. E ENJTE, 28 JANAR 2021

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

15-vjetori i vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova

Udhërrëfyesi i kombit Në 15-vjetorin e shkuarjes në amshim të Presidentit të parë historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, kombi shqiptar e kujton atë si një udhëheqës ndryshe, si një udhëheqës i cili nuk humbi asnjëherë rrugën drejt pavarësisë së Kosovës dhe realizimit të objektivave kombëtare 8

Javore KOHA

E ENJTE, 28 JANAR 2021

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

E kujton atë sot si udhërrëfyesin e Kombit. E kujtojmë si diellin që gjatë viteve të kalavarit të Kosovës – kur për të dhe për bashkëpunëtoret e tij të ngushtë, ishte shumë lehtë që ai të humbte shpresat dhe guximin nga vranësitë ndër më të errëtat që kishin mbuluar ndonjëherë jetën kombëtare të shqiptarëve të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodheshin, të cilët ndjeknin me mërzi tepër të madhe kalvarin nëper të cilin po kalonte Kosova. Fatkeqësisht, Presidenti Rugova iku nga kjo botë tepër herët, atëherë kur Kosova dhe Kombi kishin më së shumti nevojë për një njeri si ai dhe për një hov të pashtershëm të ndjenjave për atdhedashuri të sinqertë, për një zëdhënës dhe për një përfaqësues autentik të vlerave stërgjyshore kombëtare, pro-perëndimore të shqiptarëve– pas një periudhe të zezë sllavo-komuniste prej gjysmë shekulli, të bazuar në një ideologji sllavo-aziatike e cila zbatonte brutalisht, si parim kryesor, shlyerjen – pikërisht -- të këtyre vlerave kombëtare dhe të identitetit autentik kombëtar të shqiptarëve. 15-vitet e fundit të jetës së Dr. Ibrahim Rugovës ishin vendimtare në historinë e Kosovës dhe të Kombit shqiptar. Ishte një periudhë historike që kërkonte guxim e vendosmëri – bërtiste për një udhëheqës ndryshe për shqiptarët. Presidenti Rugova shpesh thonte se gjatë historisë, Kombi ka pasur shumë dështime me gjithë përpjekjet e mëdha dhe flijimet e patriotëve shqiptarë që nga periudha e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e deri tek rilindësit, në fillim të shekullit të kaluar. Me gjithë këtë histori kombëtare vuajtjesh dhe dështimesh për liri, përfshirë vuajtjet e tij perso-

nale dhe familjare, Dr. Ibrahim Rugova asnjëherë nuk u demoralizua, nuk humbi shpresën as nuk ndërpreu përpjekjet e tija për lirinë e popullit të vet, por përdori çdo rast që i paraqitej, sidomos me të huajt, që të shpjegonte vuajtjet dhe padrejtësitë ndaj Kombit shqiptar gjatë shekujve, por njëkohësisht edhe të lartësonte emrin dhe vlerat e Kombit shqiptar dhe të Dardanisë së tij të dashur, duke ndërkombëtarizuar përpjekjet e Kosovës për liri dhe pavarësi si dhe vuajtjet shekullore të shqiptarëve nga shteti terrorist serb. Presidenti Rugova kishte një vizion të qartë që ai e artikulonte edhe me miqtë perëndimorë, sidomos me përfaqësues amerikanë -- për të ardhmen e Kosovës dhe të Kombit shqiptar, në liri dhe demokraci. Si asnjë udhëheqës tjetër i këtyre 30-viteve të fundit, ai ishte i bindur në rrugën që duhej të ndiqte Kombi shqiptar, në qoftë se dëshironte të hynte, ndershmërisht, në radhën e kombeve të përparuara të Perëndimit. Ai ishte i bindur në përkrahjen e perëndimit drejt kësaj rruge për shqiptarët e sidomos në mbështetjen e të Shteteve të Bashkuara të Amerikës — drejt bashkimit dhe integrimit të Kombit shqiptar në aleancat me vendet perëndimore, sipas tij, aty ku e kishin vendin e vet shqiptarët. Ibrahim Rugova kishte parime gjykuese dhe një kulturë e qytetërim njerëzor plot urtësi, të gërshetuar nga traditat dhe vlerat më të mira të Kombit shqiptar. Ai ishte i vetëdijshëm se, natyrisht, që trimëria dhe pushka e kanë vendin dhe kohën e vet për tu përdorur në mbrojtje të interesave të Kombit, por me shembullin e tij, ai gjithashtu tregoi se dashuria për popullin e vet dhe mbrojtja e interesave kombëtare, dëshmohet gjithashtu duke i ruajtur -- mbi të gjitha -- edhe nderin dhe respektin emrit shqiptar -një mesazh ky shumë i përshtatshëm dhe tepër i nevojshëm edhe për sot në këtë 15-vjetor të vdekjes së tij— sidomos për politikanët e sotëm anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Kjo është dhe mbetet edhe njëra nga trashëgimitë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

e Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës me rastin e këtij 15-vjetori të vdekjes së tij – përfaqësimi me nder, burrëri dhe respekt i të drejtave dhe përgjegjësive kombëtare, duke qenë i bindur në drejtësinë e kërkesave të shqiptarëve, përball shtypjeve dhe terrorizmit shekullor sllavo-serb ndaj shqiptarëve autoktonë. Ç ‘prej se e kam njohur Ibrahim Rugovën – nga fundi të viteve 80-ta të shekullit të kaluar -- ai asnjëherë nuk u lëkund nga vija e drejtë e shqiptarizmit dhe as nga idealet e tija. Me gjithë sfidat e mëdha me të cilat përballej ai dhe populli i tij, Dr. Ibrahim Rugova nuk hoqi dorë kurrë nga përpjekjet e tija dhe as nga bindja e tij se me ndihmën e miqve historikë perëndimorë të shqiptarëve, Kosova, do të çlirohej nga zgjedha serbe dhe se më në fund do të fitonte lirinë dhe do të siguronte edhe pavarësinë e saj. Ç ‘prej fillimit, ai e kishte shumë të qartë objektivin përfundimtar për Kosovën si dhe mënyrat për realizimin e këtij objektivi. Fatkeqësisht, ai vdiq pa qenë dëshmitar i shpalljes dhe i njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga shumë vende të botës e sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilat kurdoherë që fliste për Amerikën e përfundonte me fjalët, “Zoti e bekoftë Amerikën” dhe në “Miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara”. Por epopeja e Rugovës nuk ka vdekur me të. Edhe në këtë 15-vjetor të kalimit të tij në amshim --ai është duke lëshuar dritë përherë e më tepër për brezat, duke lulëzuar e duke dhënë fryte agimesh të reja e fatlume për Kosovën dhe për mbarë Kombin shqiptar – ashtu siç i ka hije një udhërrëfyesi historik të një Kombi edhe pas shkuarjes së tij në amshim. Një udhërrëfyes, ose një, “Hero kombëtar, madhështor e mendjemprehtë”, siç e ka cilësuar Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën, Ish-Zëvendës Presidenti i Amerikës, gjatë një vizite në Kosovë në gusht të vitit 2016 – Z. Joe Biden, sot Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E ENJTE, 28 JANAR 2021

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Objekti Oumuamua 10

Javore KOHA

E ENJTE, 28 JANAR 2021

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Objekti ‘Oumuamua’ nuk ishte asteroid ose kometë, nisur nga lëvizja shumë e shpejtë përgjatë një orbite të lakuar pa lënë asnjë gjurmë drite a gazi. Kështu, më 2019, shkencëtari i Harvardit, Avi Loeb, astrofizikan, doli me idenë se objekti ishte pjesë e teknologjisë së përparuar të krijuar nga një civilizim i largët i huaj. Kolegët e tij e kundërshtuan. Loeb përcaktoi se objekti ishte në formë disku dhe jo në formën e puros siç është përshkruar gjerësisht. Objekte të tilla të rrafshta nuk prodhohen në natyrë, thotë Loeb, duke sugjeruar që ‘Oumuamua’ është krijuar artificialisht

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington

Në fund të vitit 2017, shkencëtarët në një observator të Havait panë një objekt të çuditshëm që kaloi përmes sistemit tonë diellor. Objekti mori emrin Oumuamua, që vjen nga gjuha Hawai dhe përkthehet afërsisht si “më lajmëron mua” ose ‘lajmëtari i parë i largët’; emri u zgjodh në konsultim me një grup profesorësh të Universitetit të Hawait. Para se të vendosej emri zyrtar, u sugjerua emri Rama, siç quhej një anijeje kozmike aliene e zbuluar në rrethana të ngjashme në romanin e trillimit shkencor “Rendezvous with Rama” nga Arthur C. Clarke. Objekti ‘Oumuamua’ nuk ishte asteroid ose kometë, nisur nga lëvizja shumë e shpejtë përgjatë një orbite të lakuar pa lënë asnjë gjurmë drite a gazi. Kështu, më 2019, shkencëtari i Harvardit, Avi Loeb, astrofizikan, doli me idenë se objekti ishte pjesë e teknologjisë së përparuar të krijuar nga një civilizim i largët i huaj. Kolegët e tij e kundërshtuan. Loeb përcaktoi se objekti ishte në formë disku dhe jo në formën e puros siç është përshkruar gjerësisht. Objekte të tilla të rrafshëta

Objekti ndëryjor ka udhëtuar në sistemin tonë diellor për 10,000 vjet, por nëse astronomët do ta kishin pikasur gjatë kalimit më të afërt me Tokën, “ne do të kishim dërguar një Satelit për ta fotografuar”. Teoria e Loeb, që qarkullon tani mes astronomëve, është se në sistemin tonë diellor mund të ketë objekte të shumta të ngjashme, dhe qëllimi i tyre mund të jetë si tabelë udhëzuese për lundrimin ET, ose si një sistem antenash për forcim sinjalesh komunikimi

nuk prodhohen në natyrë, thotë Loeb, duke sugjeruar që ‘Oumuamua’ është krijuar artificialisht. Objekti ndëryjor ka udhëtuar në sistemin tonë diellor për 10,000 vjet, por nëse astronomët do ta kishin pikasur gjatë kalimit më të afërt me Tokën, “ne do të kishim dërguar një Satelit për ta fotografuar”. Teoria e Loeb, që qarkullon tani mes astronomëve, është se në sistemin tonë diellor mund të ketë objekte të shumta të ngjashme, dhe qëllimi i tyre mund të jetë si tabelë udhëzuese për lundrimin ET, ose si një sistem antenash për forcim sinjalesh komunikimi. Objekti mund të jetë

gjithashtu edhe një formë mbetjesh kozmike. Por edhe nëse Oumuamua rezulton të jetë objekt natyral, është diçka që nuk e kemi parë kurrë, prandaj ia vlen të tërheqë vëmendjen a studiohet, shton Loeb. Në fund të janarit 2021, Avi Loeb lëshon një libër me titull “Extraterrestrial: The First Sign of Intelligent Life Beyond Earth” (Jashtëtokësor: Shenja e Parë e Jetës Inteligjente Përtej Tokës), i cili përshkruan mundësinë që ‘Oumauamua’ të jetë teknologji aliene, megjithëse një shpjegim i tillë konsiderohet shumë i vështirë nga shumica e shkencëtarëve.

Në fund të janarit 2021, Avi Loeb lëshon një libër me titull “Extraterrestrial: The First Sign of Intelligent Life Beyond Earth” (Jashtëtokësor: Shenja e Parë e Jetës Inteligjente Përtej Tokës), i cili përshkruan mundësinë që ‘Oumauamua’ të jetë teknologji aliene, megjithëse një shpjegim i tillë konsiderohet shumë i vështirë nga shumica e shkencëtarëve

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 28 JANAR 2021

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Nga media tradicionale tek ajo online

Besueshmëria ndaj mediave online Paula Dekaj

Një nga fushat ku modernizimi shfaq rolin e tij më së miri, është media. Edhe pse media tradicionale vazhdon rrugëtimin, ajo e kohës moderne është në kulmin e lulëzimit të saj. Informimi nëpërmjet platformave online, sigurisht mbart rëndësi sepse ekzistojnë portale të cilat na japin në moment atë që na duhet. Kjo pasi të tilla media na informojnë me lajme të shkurtra, të shpejta, të ndara në blloqe dhe lehtësisht të kapshme për secilin. Siç dhe e kemi dëshmuar nga vetë përvoja jonë, shoqërohen edhe me foto apo video plotësuese. Ndërsa interneti në tërësi na jep luksin e të pasur variantet online të gazetave dhe revistave, pothuaj të gjitha emis-

12

Javore KOHA

E ENJTE, 28 JANAR 2021

Është thelbësore që të aftësohemi në dallimin e vërtetësisë së një lajmi, dhe të mos vlerësojmë çdo gjë si të vërtetë. Nëse nuk ka ndonjë provë që e vërteton atë që thuhet, është mirë që ta lëmë të qëndrojë në hijet e dyshimit, duke mos e përtypur menjëherë si fakt të kryer

ionet dhe edicionet informative të TV në YouTube, dhe stacionet e radios t’i dëgjojmë me një klikim. Për fat jo të mirë, mes gjithë këtij trafiku informacionesh, problem vazhdojnë të përbëjnë abuzimet me vërtetësinë e tyre, të cilat me të vërtetë, e zhgënjejnë lexuesin. Duke nisur nga lajmet me tituj bombastikë, ku tjetër gjë prezanton titulli e tjetër brendësia, deri tek moria e lajmeve të pabazuara në fakte, të cilat nuk e kalojnë nivelin e një thashetheme, bëjnë që një pjesë e madhe e njerëzve të jenë më përzgjedhës për mediat ku duan të informohen. Dhe kjo me

të drejtë! Është thelbësore që të aftësohemi në dallimin e vërtetësinë së një lajmi, dhe të mos vlerësojmë çdo gjë si të vërtetë. Nëse nuk ka ndonjë provë që e vërteton atë që thuhet, është mirë që ta lëmë të qëndrojë në hijet e dyshimit, duke mos e përtypur menjëherë si fakt të kryer. Përveç këtyre, aspak rastësisht, sikurse në mediat tradicionale ku politika ka pasur dhe ka ndikim, edhe në format online të informacionit, politikani mund të jetë pronar a financues. Nuk pranohet haptazi; parimi i të qenit objektiv dhe i paanshëm e dikton këtë. Megjithatë, edhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Megjithatë, edhe pse mediat në përgjithësi pretendojnë se informacionet e tyre ruajnë parimet bazë të gazetarisë dhe nuk favorizojnë figura politike, sërish anojnë më tepër (shpeshherë këmbë e krye) nga një parti apo aktor politik

pse mediat në përgjithësi pretendojnë se informacionet e tyre ruajnë parimet bazë të gazetarisë dhe nuk favorizojnë figura politike, sërish anojnë më tepër (shpesh herë këmbë e krye) nga një parti apo aktor politik.

Ndonëse kjo media tërheq ndaj vetes simpatizantët e X partie, për pjesën tjetër që nuk është mbështetëse e saj, mund të bëhet një media e urryeshme. Ndoshta është shumë më mirë kur ky fakt pranohet publikisht, si në rastin e gazetave britanike ‘‘The Guardian’’, ‘‘Daily Mail’’, ‘‘The Sun’’, ‘‘The Times etj. Si pasojë, besueshmëria ndaj një medie online u ndikuaka nga një sërë faktorësh. Duhet veçuar fakti se shumë website të suksesshme, rrjedhin nga shtëpi mediatike të mëdha, të cilat gëzojnë një audiencë të fituar qysh më herët nga media tradicionale. Ky target grup i ‘‘audiencës besnike’’, thjesht vazhdon informimin dhe zbavitjen në platformat online, tek po e njëjta massmedia. Sakaq, ka dhe portale të pavarura të cilat nuk rrjedhin nga një gazetë, revistë apo TV,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Jo përherë klikimet e shumta dhe pëlqyeshmëria e lartë, do të thonë se një media është medoemos e mirë. Këto klikime mund të jenë fituar me ‘‘karremin’’ e titullit që shet, por që lajmi nuk ia vlen...

por që me punën e tyre të zellshme, kanë arritur të kenë një sukses të madh, të dëshmuar në klikimet të larta. Jo përherë klikimet e shumta dhe pëlqyeshmëria e lartë, do të thonë se një media është me doemos e mirë. Këto klikime mund të jenë fituar me ‘‘karremin’’ e titullit që shet, por lajmi nuk ia vlen... E ENJTE, 28 JANAR 2021

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Gazetaria investigative

Një gazetari përtej të dukshmes

Gazetaria investigative është një lloj gazetarie e cila ka si objektiv që të shkojë përtej të dukshmes, të atij raportimi që i publikohet masës nga gazetaria e përditshme e cila ushtrohet sot në mënyra të ndryshme falë teknologjisë inovative gjithnjë në evoluim

Toni Ujkaj

Gazetaria investigative ose hulumtuese është ajo lloj gazetarie e cila ka si mision të saj që të gërmoj dhe të jetë në kërkim të vazhdueshëm të nxjerrjes në pah të asaj që gazetaria e zakonshme nuk e bën. Pra, është një lloj gazetarie e cila ka si objektiv që të shkoj përtej të dukshmes, të atij raportimi që i publikohet masës nga gazetaria e përditshme e cila ushtrohet sot në mënyra të ndryshme

14

Javore KOHA

E ENJTE, 28 JANAR 2021

falë teknologjisë inovative gjithnjë në evoluim. Ne shohim shumë ngjarje të bujshme- skandale të ndryshme, raportime të shkeljes së ligjit dhe zbulime të aferave të ndryshme korruptive dhe të natyrave të tjera që ndodhin në shumë vende të botës, të cilat janë bërë të njohura pikërisht falë

kurajos, mundit, sakrificës, njohurive dhe guximit që kanë marrë gazetarët për t’a ushtruar gazetarinë investigative e cila është sa e dobishme për shoqërinë, po aq edhe e rrezikshme për vet gazetarët që e ushtrojnë. Nëse i hedhim një vështrim se sa kjo lloj gjinie gazetareske praktikohet në mediat në gjuhën shqipe në Mal të

Nëse i hedhim një vështrim se sa kjo lloj gjinie gazetareske praktikohet në mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi, atëherë fare lehtë arrijmë në konkluzionin se gazetaria investigative në mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi, qofshin ato të shkruara apo audio-vizuale, mbetet ende tabu, për të mos thënë e panjohur

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Zi, atëherë fare lehtë arrijë në konkluzionin se gazetaria investigative në mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi, qofshin ato të shkruara apo audio-vizuale, mbetet ende tabu, për të mos thënë e panjohur. Sepse, pavarësisht se mbase secili gazetar i cili punon në këto media mund ta njohë teorikisht gazetarinë investigative, kur ajo nuk praktikohet, mbetet në errësirë dhe nuk duket asgjëkund. Për mendimin tim nuk janë vetëm gazetarët ata që duhet “fajësuar” për mos vënien në jetë të kësaj lloj gazetarie, sepse ka shumë faktorë të tjerë të cilët në një mënyrë apo tjetër i frenojnë dhe pengojnë gazetarët që të fillojnë të merren me këtë lloj gazetarie aspak të lehtë dhe sfiduese. Njëri ndër shkaktarët që mund ta “ndaloj” një gazetar që të hulumtoj mbi një çështje me interes të përgjithshëm është edhe mungesa e pagave të kënaqshme, pra me një pagë të vogël gazetarët nuk mund të motivohen që të bëjnë një hulumtim të një tematike e cila mund të kërkojë kohë dhe përkushtim që zgjat me muaj të tërë, por shpeshherë edhe

Duhet përshëndetur dhe përgëzuar OJQ “Horizonti i Ri” dhe gazeta “Koha Javore” të cilët deri më sot organizuan dy trajnime mbi gazetarinë investigative që mblodhën gazetarë të mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të institucioneve të tjera, të cilët nëpërmjet këtyre trajnimeve thelluan njohuritë e tyre në gazetarinë hulumtuese e rrjedhimisht ngritën sadopak kapacitetin për t’u marrë me këtë zhanër të gazetarisë

me vite. Nga ana tjetër gazetarët duhet të kenë një mbrojtje nga redaksitë përkatëse dhe mbrojtje institucionale që do t’u garantonte gazetarëve sigurinë, pasi që për fat të keq jo rrallëherë ndodhë që gazetarët të ndihen të kërcënuar pas nxjerrjes në dritë të një investigimi i cili më herët nuk ka qenë i njohur për opinionin e gjerë. Mendoj se duhet bërë përpjekje që puna dhe mundi i gazetarëve, sidomos të atyre hulumtues, të vlerësohet përmes pagave të kënaqshme, dhe nga ana tjetër të punohet në drejtimin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

që gazetarë të kenë mbretje ashtu siç e parashikojnë Ligjet vendase, por edhe Konventat Ndërkombëtare. Në këtë kuadër, duhet përshëndetur dhe përgëzuar OJQ “Horizonti i Ri” dhe gazeta “Koha Javore” të cilët deri më sot organizuan tre trajnime mbi gazetarinë investigative që mblodhën gazetarë të mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të institucioneve të tjera, të cilët nëpërmjet këtyre trajnimeve thelluan njohuritë e tyre në gazetarinë hulumtuese e rrjedhimisht ngritën sadopak kapacitetin për t’u marrë me këtë zhanër të gazetarisë. E ENJTE, 28 JANAR 2021

Javore KOHA

15


KULTURË

“Romani ‘Hana’ përcjell mesazhin se dashuria fiton gjithmonë. Është një mesazh i bukur. Por që të fitojë dashuria ka në jetë edhe problemet e veta... Ndryshimet e jetës janë aty, të cilat Asllani i përshkruan bukur”, ka thënë rencensenti i librit, Gani Karamanaga Në një rreth të ngushtë mes shokësh, miqsh dhe familjarësh, të mërkurën, më 20 janar, në Atelienë “Gazi” në Ulqin është bërë përurimi i librit “Hana”, romanit më të ri të shkrimtarit Asllan Bisha. Në fjalën e tij, udhëheqësi i përurimit Gazmend Çitaku ka folur për shkrimtarin Asllan Bisha dhe krijimtarinë e tij. Ai ka thënë se shkrimtari Asllan Bisha zë një vend të shquar në kulturën kombëtare. “Veçanërisht, ai së bashku me shkrimtarin për fëmijë Hajro Ulqinaku janë dy shtyllat kryesore të letërsisë shqipe për fëmijë që krijohet nga shqiptarët në Mal të Zi”, ka thënë ai. Çitaku ka thënë se jo rastësisht librat e Bishës janë edhe lektyra shkollore. “Kjo ndodh sepse brezi i ri përmes shkrimeve të Asllan Bishës krijon afërsinë me vendlindjen e vet, njeh botën bimore e shtazore që e rrethon e që Asllani me shumë mjeshtëri ia shpalos lexuesit”, ka pohuar ai. Sipas Çitakut, tregimet e Asllan Bishës janë me përmbajtje moderne dhe edukative. “Fëmijët protagonistë janë të mirë, të edukuar, nxënës të shkëlqyeshëm në shkollë dhe aktivitete jashtë shkolle, por gjithmonë ngushtësisht të lidhur me natyrën, detin, lumin, liqenin. Protagonistët e tregimeve të Asllan Bishës i njohin lexuesit me llojet e peshqve, shpendëve, kafshëve etj. Asllani me mjeshtëri, përveçse jep porosi edukative, jep edhe leksione nga biologjia e gjeografia. Lexuesi mëson emrat e fshatrave, lagjet, lumenjtë dhe liqenet e vendlindjes,

16

Javore KOHA

E ENJTE, 28 JANAR 2021

U përurua romani i ri “Hana” i shkrimtarit Asllan Bisha

Një histori das mentalitetin e

si: Buna, liqeni i Shasit apo i Shkodrës, Deti Adriatik, fshati Lisën, ose nga bota e peshqve - levreku, krapi, qefulli etj.”, ka thënë ai, duke shtuar se Asllan Bisha nuk njihet vetëm me tregimet për fëmijë, por ai shkruan edhe për të rritur. Recensenti i librit, prim. Dr. Gani Karamanaga, njëherazi kryetar i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi, ka thënë se Asllan Bisha është shkrimtar i tre ujërave – lumit Buna, liqenit të Shasit dhe Detit Adriatik. “Ai shkruan dhe është njohës i mirë i rrethinës së Ulqinit, por në romanin që po e përurojmë sot, ai e tregon veten të gjithanshëm. E tregon veten si njohës i mirë i detarisë, i pesh-

kimit, i jetës në Ranën e Ulqinit, si simbolin e Ulqinit, shkruan për jetën e atëhershme në periudhën mes dekadës së pestë dhe fundit të shekullit të kaluar”, ka thënë ai. Karamanaga ka theksuar në vijim se Bisha në romanin “Hana” e tregon veten “si njeri shumë i gjerë, njeri i vërtetë i Ulqinit, i cili nuk ka kurrfarë mendimesh të këqija, por e kundërta, e tregon veten si një njeri që gjithmonë ka qenë për një bashkëjetesë të mirë në këtë vend, gjë që e ka dëshmuar duke punuar rreth 40 vite në shkollën fillore”. Ai ka thënë se “romani na përcjell mesazhin se dashuria fiton gjithmonë. Është një mesazh i bukur. Por që të fitojë dashuria ka në jetë edhe


KULTURË

shurie që sfidon kohës dhe shoqërisë KKSH do t’i nxisë dhe mbështesë autorët

problemet e veta... Ndryshimet e jetës janë aty, të cilat Asllani i përshkruan bukur”. Recensenti tjetër i librit dhe kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ismet Kallaba, ka thënë se shkrimtari Asllan Bisha është mjeshtër në përzgjedhjen dhe trajtimin e temave jetësore në veprat e tij, gjë që e tregon edhe në romanin “Hana”. “Ai nuk ka nevojë që ta ‘vrasë’ mendjen duke sajuar histori për veprat e tij, pasi që janë drama reale dhe histori jetësore të përjetuara. Jeta na përballë me drama njerëzore që as krijuesi më imagjinativ nuk mund t’i shpikë. Dhe pothuajse në të gjitha veprat e tij, Bisha i gjen temat në re-

alitetin jetësor dhe mjedisin ku jeton, pastaj i përpunon dhe i letrarizon në imagjinatën e tij”, ka thënë ai. Kallaba ka treguar se në romanin “Hana”, Bisha trajton dashurinë dhe fatin njerëzor të dy të rinjve. “Kjo është një temë sa lokale, po aq edhe universale. Përmes dy personazheve kryesore – Dafit nga Ulqini dhe Hanës nga Spalatoja (Spliti), na rrëfehet e gjithë historia. Është një histori njerëzore e dhimbshme… Dashuria e tyre sfidon mentalitetin e kohës dhe shoqërisë, ku ‘prishja’ e disa normave që janë vendosur me shekuj konsiderohet mëkat. Nuk guxon të dashurosh dikë të kombësisë apo të fesë tjetër, ose guxon të dashurosh, por jo të martohesh me të, sepse martesa duhet të jetë ‘e pastër’. Thyerja e këtyre normave dhe kodeve të pashkruara të ballafaqon me shumë vështirësi. Dafi dhe Hana janë të vetëdijshëm për këtë, por ata e pranojnë këtë sfidë jo të lehtë”, ka thënë ai. Në fjalën e tij, autori i romanit “Hana”, Asllan Bisha, ka falënderuar të gjithë të pranishmit në përurimin e librit. Ai ka thënë se ndjehet i privilegjuar dhe i gëzuar pasi që ndodhet midis shokëve, miqve dhe të afërmve të tij. Romani “Hana” është botuar në korrik të vitit të kaluar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbro-

I pranishëm në përurimin e librit ka qenë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, i cili në fjalën e tij ka thënë se duhet që t’i nxisim personat e tillë si Asllan Bisha, të cilët i kemi në qytetin tonë dhe në vendin tonë, dhe të cilët kanë guximin të shkruajnë. “Ne si KKSH, brenda mundësive që kemi, shpeshherë kërkesat që na janë drejtuar për botimin e veprave të ndryshme jemi munduar t’i mbështesim aq sa kemi pasur mundësi, sepse konsiderojmë që në një qytet të vogël, aq sa është Ulqini me rrethinë dhe shqiptarët në përgjithësi në Mal të Zi, nuk kemi shumë njerëz që shkruajnë e ata që shkruajnë duhet t’i inkurajojmë. Këto vepra do të jenë edhe për pasardhësit tanë, do të mbesin si dëshmi e një kulture, e një zhvillimi, e një qytetërimi të vendit tonë dhe në përgjithësi të shqiptarëve në Mal të Zi”, ka thënë ai.

jtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Ndërkaq, përurimi i tij u organizua nga Atelie “Gazi” dhe Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të i. k. Zi. E ENJTE, 28 JANAR 2021

Javore KOHA

17


KULTURË

Bajraktarët e Triesh kujtesës së popullsi Çështja e bajrakut dhe udhëheqja e tij nga bajraktarët e Trieshit , është aq e hershme sa edhe në trevat ( malet) e tjera të Malësisë së Madhe. Mbështetur në kujtesën popullore, ekzistimi i Institucionit të Bajraktarit apo shqip Flamurtarit në këtë krahinë malore, e cila shtrihet nga Qafa e Rozdecit e deri në fshatin Poprat, në kufi me Shqipërinë, duke vazhduar edhe nëpër luginën e lumit Cem, i cili buron nga bjeshkët e Kelmendit të shtetit amë, daton kaherë, nga fillimi i shekullit XVIII

Gjekë Gjonaj

Duke u nisur nga nevoja qytetare për të njohur të kaluarën e vendlindjes sime të organizimit të saj të vjetër shoqëror , si një pjesë e traditave historike të popullit shqiptar dhe si një vlerë universale të lirisë njerëzore, po përpiqem të sjell në vëmendjen e lexuesve disa shënime për institucionin e bajrakut ( dhe bajraktarët e Trieshi. I vetëdijshëm se kjo temë kërkon një studim serioz e shkencor nga historiografia shqiptare, e cila deri më tani nuk i është qasur asaj thelbësisht, dëshiroj vetëm të përmend disa nga bajraktarët e Trieshit, rolin dhe rëndësinë e tyre, duke u mbështetur vetëm në kujtesën e trieshjanëve, dhe ndoshta të nxis kureshtjen apo të zgjoj interesimin e studiuesve të mirëfilltë të kësaj fushë që në të ardhmen t’i qasen kësaj temë ende të pashtjelluar në mënyrë të dokumentuar. Pretendime të tjera s’kam. Hershmëria e bajraktarëve Çështja e bajrakut dhe udhëheqja e tij nga bajraktarët e Trieshit , është aq e hershme sa edhe në trevat (

18

Javore KOHA

E ENJTE, 28 JANAR 2021

malet) e tjera të Malësisë së Madhe. Mbështetur në kujtesën popullore, ekzistimi i Institucionit të Bajraktarit apo shqip Flamurtarit në këtë krahinë malore, e cila shtrihet nga Qafa e Rozdecit e deri në fshatin Poprat, në kufi me Shqipërinë, duke vazhduar edhe nëpër luginën e lumit Cem, i cili buron nga bjeshkët e Kelmendit të shtetit amë, daton kaherë, nga fillimi i shekullit XVIII-të. Prej asaj

kohë Bajraku ( Mali) i Trieshit njihet ndër bajraqet kryesore të Malësisë së Madhe. Meqë kemi të bëjmë me periudhën e sundimit turk mund të nënkuptojmë se krijimi i institucionit të bajrakut dhe zgjedhja e bajraktarëve është bërë me pëlqimin e autoriteteve të Perandorisë Osmane, por edhe të vetë banorëve të Trieshit. Personat që trashëguan këtë pozitë shoqërore


KULTURË

hit sipas isë vendase Nga rrëfimet e trieshjanëve të vjetër, flamurtarët ( turqisht bajraktarët) kryesisht zgjidheshin nga shtëpia më e njohur, më e fortë, më trime, më bujare, më fisnike, më zëmadhe. Domethënë krerë të bajraqeve zgjidheshin ata njerëz që shquheshin mbi të tjerët. Bajraktari ishte një person që e kishte trashëguar këtë titull, që i lihej djalit të madh nga i ati dhe, në mungesë të këtij, mashkullit më të afërm nga farefisi. Bajraktarët e parë në Triesh qysh se dihet për këtë titull nga popullsia vendase janë nga familja e Bonkeqit, Lucaj, prej fshatit Stjepoh. Sa për sqarim dua të shpjegoj se ky bajrak i Malësisë së Madhe përfshin fshatrat: Rudinë, Nikmarash, Muzheçk, Buxë ( Budzë), Delaj, Poprat dhe një pjesë e luginës së rrjedhës së lumit Cem, që quhet Cemi i Trieshit. Në Triesh thuhet dhe tashmë dihet se nga familja që përmendëm më lartë (sot barku Gilmaçkaj), bajraktarë brez pas brezi kanë qenë : Peli, djali i Stojë Pontit,

pastaj Nika , Luca, Bumçi ( Bupç), Ujka dhe Uci. Sipas rrëfimit të pleqve nga vëllazëria Lucaj , Uc Ujka nuk ishte bajraktari i fundit i kësaj shtëpie deri me rënien e Trieshit nën administrimin e Malit të Zi, por atë e trashëgoi Gjon Maçku . Nga kjo vëllazëri bajraktarë kanë qenë edhe vëllezërit Lucë Gjoni e Martin Gjoni. Më pastaj këtë titull e trashëguan Nishk Gila, Gjon Nishk Gila dhe djali i Nishkut, Gjeka, i cili siç pohojnë pasardhësit e tij, ishte bajraktar i çetës së Stjepohit, deri në vitin 1904. Përveç vëllazërisë (fisit Lucaj, nga sa dimë nga trieshjanët e vjetër, bajraktarë kanë qenë edhe Nikë Lucë Dokë Ujkaj nga fshati Bëkaj dhe Baca Nikë Gjeloshi , nga fshati Muzheçk. Roli që kanë luajtur bajraktarët Nga brezi në brez përcillen rrëfime se të gjithë bajraktarët e Trieshit, gjatë veprimtarisë së tyre aktive prej më se dy shekujsh gjithmonë dhe në të gjitha rastet ishin në

shërbim të interesave të popullit të vet, e asnjëherë nuk u nënshtruan të pushtuesve të kohës, të cilët i sollën shumë tragjedi kësaj popullsie shqiptare gjatë historisë së saj sa të dhimbshme, aq edhe krenare. Prej se mbahet mend krijimi i bajrakut në këtë cep të Malësisë së Madhe, krerët e bajrakut janë dalluar për trimëri, në mbrojtje të vendlindjes së vet dhe të qenies kombëtare, nën pushtuesin turk dhe nën pushtues të tjerë pas tij. Nga goja e shumë trieshjanëve kamë dëgjuar se bajraktarët bashkë me prijësit e tjerë të fshatrave në të gjitha periudhat e mbijetesës së tyre në këtë vend, për mua magjeps dhe të jashtëzakonshëm, i veshur me kurrize të thepisura malesh që ngërthen në vete gërdhata, shpella, qafa, , gryka, e pjesë tjera të relievit të saj të thyer, kanë luajtur rol të rëndësishëm për kohën patriarkale kur kanë vepruar. Kontributi i tyre për lirinë e truallit të vet dhe të tokave shqiptare Nga ato që kam dëgjuar nga të vjetrit bajraktarët kanë dhënë kontribut të madh në radhë në mbrojtjen e popullatës vendase, por edhe në bashkimin e forcave vullnetare për lirinë e truallit të vet, por edhe të tokave shqiptare. Këtë e dëshmuan duke marrë pjesë në shumë lufta të ushtrive të mëdha e mizore të pushtuesve të egër e gjakatarë, osmane, fashiste, naziste e të tjera, të para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878, si dhe në luftat të tjera më vonë. Po ashtu nga informatorët e shumtë kam dëgjuar se bajraktarët në Triesh kanë qenë shumë të njerëzishëm ( njerëzor) dhe njerëz me dinjitet , të cilët veprimet dhe vendimet e tyre i sollën në pajtim me kodin kombëtar të Lekë Dukagjinit, sipas të cilit administroheshin gjatë sundimit turk, i cili parashikonte deri në hollësi të gjitha rastet e jetës së rëndë të shqiptarëve në rrethanat e kohës. Në kujtesën e familjeve trieshjane bajraktarët kanë mbetur të suksesshëm dhe shumë kontribues për çlirim kombëtar. Ata për trieshjanët kanë qenë dhe do të mbeten flamurmbajtës , që me shembullin e mirë të tyre e “ushqyen” këtë krahinë martire me burrëri, me fisnikëri, me drejtësi, me atdhetari dhe me sakrificë gjatë gjithë zhvillimeve historike të saj. E ENJTE, 28 JANAR 2021

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Rrugëtimi i suksesit i Jeton Kadriut

“DJ Dark Child”

Koha Javore: Babai juaj Z. Naser Kadriu ka qenë baterist, që e keni luajtur dhe ju si fëmijë. Çfarë kujtimesh të bukura ke nga fëmijëria me babin, dhe muzikën? J.Kadriu: Babai im Naseri është një ndër bateristët më të vjetër të qytetit tonë, ndoshta me një karrierë diku 30 vite. Ka diçka interesante që sot e kësaj dite them si nuk ka përtuar sa herë që unë kam dashur të luaj në bateri gjithmonë i ka pru nga vendi i punës, i ka montuar dhe çmontuar për mua, gjë që kërkon shumë punë dhe sjell lodhje fizike. Nuk e di për vete a do ta kisha bërë këtë për fëmijën tim. Kam luajtur bateri ndoshta që prej moshës 7 vjeçare, sepse atëherë kam pasur edhe fuqinë t’i çoj vetë dhe t’i montoj vetë (qesh). Koha Javore: Çfarë mund të na thuash për qytetin e lindjes, Gostivarin? Kur ishte vizita juaj e fundit në vendlindje? J.Kadriu: Qyteti i Gostivarit është një qytet i vogël, i bukur, jo se ka shumë gjëra për të bërë po çka do që të bësh do të ishte kënaqësi. Ndonjëherë kur rri mendoj ose shoh foto të vjetra më kujtohet dhe ndonjëherë më mungon, sidomos familja që jetojnë atje, pastaj dhe shoqëria e fëmijërisë që disa kanë ngelur atje dhe nuk kanë emigruar jashtë si unë. Hera e fundit kur vizitova Gostivarin ishte në verën e 2020-ës. Po nuk ishte ai lezeti siç jam mësuar me atë vend, shkaktar ishte pandemia dhe shkaku i kufizimeve që i kemi pasur. Koha Javore: Përshtypjet e para kur lëvizët në Zvicër. Çfarë mund të na tregosh për kulturën dhe ambientimin tuaj me jetën atje? J.Kadriu: Para se të shkoja të jetoja në Zvicër, kam qenë dy herë më parë si turist, dhe më ka pëlqyer jashtë mase siç e kam gjetur veten në atë vend. E adhuroj, sepse ka rend jete, çdo gjë është në rregull dhe në vendin e vet pa marrë parasysh se për

20

Javore KOHA

E ENJTE, 28 JANAR 2021

çka bëhet fjalë. Unë lëviza në Zvicër në vitin 2016-të, ishte fundi i verës në gusht. Besoj secili që e lë një vend për të shkuar diku tjetër fillon nga zero dhe është shumë i vështirë fillimisht ambientimi. Mirëpo unë kam pasur shumë shokë që i kam njohur dhe nuk jam ndjerë shumë i vetmuar. Me kalimin e kohës ata miq u bënë familje për mua, meqë familja ime është në Gostivar. Bëhet fjalë për Ilberin, Kujtimin, Jonnyn, etj, etj, që më kanë ftuar edhe në shtëpitë e veta shumë herë për drekë, për darkë, për grill. Tashmë jetoj në Zyrih (Zürich), qytet i cili gjithmonë është “i gjallë” dhe asnjëherë “i vdekur”. Them kështu pasi që nuk të bëhet bajat asgjë, sepse ka shumë gjëra për të parë dhe për të bërë. Jam me fat që kam një rreth shumë të mirë, dhe jam ambientuar shumë shpejt. Jam pranuar ashtu siç

do doja unë, të më pranojnë ky që jam. Vlen të theksohet që rrethi shoqëror të bën edhe njeri më të mirë, më të integruar e ashtu e kam edhe unë falë Zotit. Ju jam mirënjohës Lilit, DJ Kont, Habibit, Shabit, Metit, etj, etj, që janë si një familje për mua. Tjetër çka më pëlqen në Zyrih është se aspak nuk mungon profesioni im - muzika. Ka shumë hapësira për të punuar, për t’u promovuar, për t’u rritur gradualisht si artist. Flas sepse vetë m’u ka dhënë mundësia nëpër shumë vende të performoj në Zyrih dhe jashtë tij. Koha Javore: Si e kujtoni fillimin e punës tuaj si Dj? J.Kadriu: Kam filluar të mësoj njëherë se si shkon kjo gjë, diku nga viti 2008të pa ndihmën e asnjërit, sepse nuk më ka ndihmuar asnjë DJ në fillim. Të gjithë më kanë anashkaluar, më kanë


INTERVISTË lënë “out of the game” (jashtë loje). Pastaj dikur m’u ka dhënë hapësira të luaj në real klub, ka qenë në vitin 2010-të në Intermezzo Club në qytetin tim. Pastaj pas disa vite kam pasur suport nga DJ lokal, që sot e kësaj dite i falënderoj, përkatësisht Fecky Farris dhe DJ Dark Beat (ky i fundit më ka vënë edhe emrin Dark Child). Prej 2010-tës jam aktiv deri sot, d.m.th. kam filluar të merrem profesionalisht, dhe i jam kushtuar maksimalisht muzikës dhe karrierës. Pastaj vitet dhe karriera tregojnë vetë se kush jam, ku jam, çka kam lënë pas. Koha Javore: Puna e DJ është art. Sipas jush çfarë e bën një DJ të suksesshëm? J.Kadriu: Kam thënë gjithmonë që të jesh DJ është art në vete, njëjtë si një piktor, skulptor, apo aktor. Ajo që të bën të suksesshëm është të jesh ky që je në fillim, pa dalë nga vetja që t’ju dukesh interesant të tjerëve, apo të dalësh gjoja më i miri. Ky qëndrim do ishte gabim. Pastaj përveç kësaj ka edhe shumë sende të tjera, sepse rruga e suksesit nuk kalohet sot për nesër. Mund të theksoj që vijon përkushtimi, vullneti për punë, lufta

DJ i mirënjohur shqiptar Jeton Kadriu në profesionin e tij njihet me emrin “DJ Dark Child”. Ai ka pasur shumë sukses si në bashkëpunime me artistë shqiptarë dhe botërorë me renome, por edhe në këngët e punuara së fundmi në të gjitha platformat muzikore. Lindur në vitin 1991 në Gostivar, Maqedonia Veriore, me prindër Naser (baterist) dhe Nevrije, Jetoni u shpërngul në Zvicër në vitin 2016, ku jeton edhe sot. Shkollimin e lartë e ka kryer në Universitetin Shtetëror të Tetovës, dega “Gjuha Angleze dhe Letërsi” (2016). Karrierën si DJ Jeton Kadriu (DJ Dark Child) e nisi në fund të vitit 2008. Sot DJ Dark Child është një nga DJ-t më të kërkuar, qoftë në festivale, koncerte apo turne. Ka luajtur krah artistëve botëror si Tyga, The Game, Lloyd Banks, G4SHI, Migos, Wiz Khalifa, Lil Jon, etj. kundër atyre që duanë të të “shkelin” dhe më e rëndësishmja që mendoj unë është se nëse e bën atë që e donë dhe e bën me pasion e shumë dashuri, patjetër që suksesi do të vijë, herët apo vonë! Koha Javore: Rinora 4 është klubi më i famshëm në Europë. Si ka qenë eksperienca juaj në këtë klub si DJ? J.Kadriu: Ka diçka interesante, kur kam qenë në fillimet e karrierës me shokun tim të ngushtë Lefin e kemi ndjekur Rinorën dhe gjithmonë i kam thënë, “ah sikur vetëm një herë të bëj muzikë këtu, të kem një foto, një video”. Gjithmonë më ka pëlqyer ky vend pa ditur se një ditë do të jetë rezidenca ime. Kush do ma kishte thënë këtë në atë kohë do i thoja ke luajt mendsh ti (qesh). Po ja sot ja dola mbanë. Për mua është privilegj të jem pjesë e familjes Rinora4 që padyshim ëndërr e çdo artisti apo DJ është të performojë aty. Dhe çdo shqiptar/e që jeton në diasporë një herë në jete ka qejf që të vijë aty, kush të thotë jo dihet që rren (qesh). Koha Javore: Cilat janë disa nga vendet qe keni udhëtuar gjatë turneve të muzikës? J.Kadriu: Përveç çdo qyteti në Maqedoni dhe Kosovë, gjithashtu kam performuar edhe në Shqipëri, Serbi, Turqi, Gjermani, Austri, Zvicer, dhe Itali. Koha Javore: Si ka qene përvoja juaj krah yjeve botërorë? J.Kadriu: Përveç G4SHI edhe Wizz Khalifa-s vlen të theksohet se me çdo yll i famshëm botëror kam performuar

në Lion Club, që ka qenë rezidenca ime në Luzern. Aty kam pasur nderin që ta ndaj skenën me artistët qe deri dikur vetëm i kam luajtur dhe kurrë nuk e kam menduar që do luaj në të njëjtën skenë me ata. E kam kuptuar pastaj se sa “chill” njerëz janë, se sa janë me këmbë në tokë, e kam kuptuar që s’janë ashtu të paprekshëm siç e paramendojmë ne. Kanë qenë të hapur për bisedim, jo që kam folur me të gjithë, po me ata qe kam pasur mundësinë të kem një bisedë normale. Ndërsa më vonë e kam kuptuar në fund të fundit muzika na bashkon, s’ka lidhje që ai është artist botëror, e kupton botën artistike të personit tjetër. Koha Javore: Cilin bashkëpunim do veçonit në bashkëpunimet e tua me artistët shqiptarë? J.Kadriu: Unë kam kontakt dhe shoqëri të mirë gati me çdo artist shqiptar, edhe pse nuk kam punuar me të gjithë, përveç Butrint Imerit me të cilin kam kaluar shumë mirë duke qenë tour DJ i tij për 2 vite. Koha Javore: Planet tuaja për vitin 2021? Ku do ju gjeja vera e këtij viti? J.Kadriu: Ne fillim dua të vazhdoj këtë që jam duke bërë, DJ dhe remix-a të këngëve anglisht dhe shqip. Po më vone kam plan të lansoj projekte të mia personale, me bashkëpunime gjithashtu. Vera do më gjejë me siguri në Diamonds Club në Ferizaj, që njëkohësisht është ndër klubet më të mira në Kosovë. Bisedoi: Ermira Babamusto Nju Jork E ENJTE, 28 JANAR 2021

Javore KOHA

21


KULTURË

Mbi librin „Paraqitje interkulturore Ulqin dhe Tivar“ të autorit Mustafa Canka

Rrugëtim nëpër shekuj

Gjokë Dukaj

Leximi i ndonjë vepre të re, sikur është një rinjohje me autorin, sidomos kur ai të shpie në ndonjë rrugëtim të gjatë, gjurmëve që autori ka kaluar derisa ka arritur te lexuesit. Është e natyrshme që leximi i ndonjë vepre është përvojë shtesë nga ndonjë fushë më pak e njohur, e që, pikërisht, autorin ta prezanton në një mënyrë të re, përmes përmbajtjes me informacione dhe të dhëna të reja. Ndodh shpesh që mjedise, njerëz dhe ngjarje të shumta t’i përjetojmë si të afërta dhe të njohura, por kur i takojmë ato përmes ndonjë leximi, të shtjelluara dhe të sistemuara me mjeshtërinë e autorit, e marrim vesh se për të qenë afër, duhet afruar. Ashtu siç na afron autori, Mustafa Canka, me librin e tij “Paraqitja interkulturore Ulqin dhe Tivar”, botuar fundvitin e kaluar. “Ulqini dhe Tivari – qytete që kanë shpirt”, ndër fjalitë e para të autorit, duke hapur kështu derën mu në hyrje të rrugëtimit nëpër faqet e këtij libri, dëshmi i lashtësisë mijëravjeçare të këtyre dy qyteteve, gjurmëve të lashta e të thella dhe, siç shkruan autori “... falë ekzistencës mijëvjeçare, tolerancës së brendshme dhe ndërlidhjes, këtyre themeleve të qëndrueshme, në Ulqin

22

Javore KOHA

E ENJTE, 28 JANAR 2021

Përmes titujve dhe nëntitujve nga përmbajtja e këtij libri, nga tradita mijëvjeçare ndërkulturore – bashkëjetesa në paqe, barazi dhe respekt, autori Canka, po ashtu, i pasqyron lexuesit vendet e pelegrinazhit, festat dhe shenjtoret, dëshmi e pasurisë kulturore-shpirtërore dhe historike dhe Tivar, u shijuan frytet e të gjitha kulturave, civilizimeve dhe religjioneve që erdhën në hapësirat tona duke pranuar të dobishmen dhe të bukurën nga secila”. Duke shfaqur dashurinë e vet ndaj këtyre mjediseve, autori Canka, me sinqeritetin e një adhuruesi të flaktë ndaj vlerave të trashëguara, shkruan: “... kam ndier obligim moral që një pjesë të pasurisë kolosale shpirtërore dhe kulturore të popujve në hapësirën e komunave Ulqin dhe Tivar t’i shënoj në këtë libër modest”. Ndjesia e këtillë, i mveshë autorit petkun e dashamirësisë, por edhe të krenarisë që është bir i këtij trualli, i frymëzuar nga pasuria e trashëguar nëpër shekuj dhe e kultivuar në shpirtin e tij krijues dhe gjurmues. Autori, në rrugëtimin e tij të gjatë në lashtësinë dhe rrjedhën historike të këtyre dy qyteteve, ndjehet krenar për rezistencën shekullore ndaj sulmuesve të shumtë në kohëra dhe periudha të ndryshme. Përmes titujve dhe nëntitujve nga

përmbajtja e këtij libri, nga tradita mijëvjeçare ndërinterkulturore – bashkëjetesa në paqe, barazi dhe respekt, autori Canka, po ashtu, i pasqyron lexuesit vendet e pelegrinazhit, festat dhe shenjtoret, dëshmi e pasurisë kulturore-shpirtërore dhe historike. Që kjo përmbajtje të jetë sa më e plotë, autori i prezanton lexuesit virtytet më të larta të trashëguara, siç është mikpritja e që e trajton themelin e interkulturalizmit, pastaj pasurinë e gjuhës dhe folklorit, kuzhinën e njohur nga këto dy qytete dhe, në veçanti, ullishtat e Tivarit dhe Ulqinit. E gjithë përmbajtja, e ilustruar me më tepër se 40 fotografi, dëshmi e traditës dhe kulturës, nga lashtësia deri më sot. Nuk kam pasur mundësi të jem në përurimin e këtij libri, ku marr pjesë me kënaqësi me rastin e botimeve të reja, sidomos nga kolegët gazetarë por, përmes këtij shkrimi modest, përjetimin tim me të lexuar librin e autorit Mustafa Canka, të cilit i uroj arritje të ngjashme në të ardhmen.


KULTURË

Humanizmi individual i shqiptarëve në Amerikë ndaj njerëzve dhe institucioneve në nevojë kudo janë

Përkrahje vëllazërore kombëtare pa dallim feje

Sa i përket ndihmës individuale, kolektive si dhe institucionale përmes shoqatave humanitare, do të veçoja z. Gjergj Gj. Berishaj, i cili duke e ndier si obligim kombëtar-shpirtëror ndaj shkollës dhe popullit të vet të një kombi, pa harruar edhe shumë të tjerë, siç janë shoqatat humanitare “Ana e Malit” ,”Trojet tona”, “Sali Çekaj “, Qeveria e Kosovës, si dhe disa individë jo vetëm shqiptarë por edhe pjesëtarë të kombit gjerman, si Herbert Pubans etj., të cilët u mobilizuan, po mobilizohen dhe do të mobilizohen pandërprerë për të përkrahur jo vetëm shkollën tonë këtu në Rozhajë, por edhe në vendet tjera ku paraqitet nevoja e përkrahjes Historia e popullit shqiptar flet për vetinë e madhe të sakrificës, humanizmit njerëzor për të ndihmuar njëri-tjetrin si vëllëzër të një kombi në momentet më të vështira të jetës dhe veprimit. Ky shpirt i madh i humanizmit të shqiptarit ka marrë përmasa ndërkombëtare. Gjithnjë, sipas historisë, populli shqiptar ndihmoi edhe popuj të tjerë kur ata ishin në rrezik të çdo lloji. Populli shqiptar qysh moti ka marrë pasaportën ndërkombëtare të popullit më human në botë. Është kjo e madhja, nobelistja shqiptare Nëna Terezë, që na ka prezantuar si popull human. Edhe shqiptarët kudo jetojnë nëpër botë, asnjëherë nuk e kanë ndaluar përkrahjen e njerëzve dhe institucioneve në nevojë në trojet e veta, si në Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës dhe kudo nëpër vendet tjera ku jetojnë dhe sodisin shqiptarët. Kësaj radhe, përmes këtij shkrimi shumë të shkurtër, dua të falënderoj të gjithë ata që kanë përkrahur, po përkrahin dhe do të përkrahin të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmesë vëllazërore, duke veçuar përkrahjen individuale dhe kolektive të Shkollës Fillore në “Dacaj” të Malësisë së Rozhajës, si vatër e

vetme e edukimit dhe arsimimit shqip në këtë pjesë të trojeve tona. Sa i përket ndihmës individuale, kolektive si dhe institucionale përmes shoqatave humanitare, do të veçoja z. Gjergj Gj. Berishaj, i cili duke e ndier si obligim kombëtar-shpirtëror ndaj shkollës dhe popullit të vet të një kombi, pa harruar edhe shumë të tjerë, siç janë shoqatat humanitare “Ana e Malit” ,”Trojet tona”, “Sali Çekaj “, Qeveria e Kosovës, si dhe disa individë jo vetëm shqiptarë por edhe pjesëtarë të kombit gjerman, si Herbert Pubans etj., të cilët u mobilizuan, po mobilizohen dhe do të mobilizohen pandërprerë për të përkrahur jo vetëm shkollën tonë këtu në Rozhajë, por edhe në vendet tjera ku paraqitet nevoja e përkrahjes. Në lidhje me përkrahjen e Gjergj Gj. Berishajt, i cili nuk më njihte mua, as nuk e kishte vizituar asnjëhërë më parë shkollën tonë, sepse para shumë vitesh ka migruar në Miçigan të SHBA-së, vend ku gjendet edhe sot, meriton të shkruaj disa fjalë mirënjohjeje nga zemra: “Nuk ka gjë më të bukur se të kesh zemër të gjerë dhe të madhe, e cila ka vend pët të gjithë. Të jesh humanist do të thotë t’i duash njerëzit pa dallim feje, t’u dëshirosh të mirën dhe lumturinë sikur vetvetes. Të kesh zemër të madhe është ndjenjë e madhe, e lartë

dhe dashuri e thellë ndaj njerëzve. Këtë zemër kanë njerëzit e mirë të cilët ndajnë kafshatën e gojës për të ndihmuar tjetrin“. Në emrin tim si drejtues i shkollës, në emër të kolektivit, nxënësve, prindërve dhe në emër të shqiptarëve të kësaj ane, u shpreh mirënjohje për përkrahjen vëllazërore jo vetëm Gjergjit, por të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë! Haxhi Lajçi (Autori është drejtor i Shkollës Fillore “Dacaj” – Rozhajë) E ENJTE, 28 JANAR 2021

Javore KOHA

23


MEDIA

U mbajt trajnimi “Mbledhja e informacionit dhe shkrimi i një raporti investigativ”

Njohje me teknika raportimit hulumtu

Ligjëruese të këtij trajnimi ishin Fatjona Mejdini, gazetare e pavarur dhe koordinatore për Ballkanin Perëndimor në Inicativën Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, dhe Valmora Gogo, pedagoge e gazetarisë dhe themeluese e portalit Gogo.al. Ato kanë folur mbi parimet e gazetarisë hulumtuese, ku dallon ajo nga gazetaria e përditshme dhe gjinitë tjera gazetare, temat që mund të jenë të përshtatshme për hulumtime të mira, teknikat që përdoren në procesin hulumtues, verifikimin e informacionit, zbatimin e etikës në hulumtim, shkrimin e artikullit hulumtues dhe rëndësinë e redaktimit etj Ulqin - Në vijim të projektit “Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i pjesëmarrjes qytetare”, i cili realizohet nga OJQ “Horizonti i Ri” në bashkëpunim me gazetën “Koha javore”, të shtunën në Ulqin është mbajtur trajnimi i dytë me temë “Mbledhja e informacionit dhe shkrimi i një raporti investigativ”. Koordinatori i OJQ “Horizonti i Ri”, Nazif Veliqi, ka thënë në fjalën përshëndetëse se pas përvojës që kanë sjellë në trajnimin e parë dy trajnerët nga Kosova, në këtë trajnim pjesëmarrësit do të njihen me përvojën e gazetarisë hulumtuese në Shqipëri, duke u fokusuar në disa

24

Javore KOHA

E ENJTE, 28 JANAR 2021

teknika që më së shumti iu hyjnë në punë përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mediave. “Jemi së bashku këtu edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, edhe përfaqësuesit e mediave, sepse kështu mendojmë se është mënyra më e mirë në luftimin e korrupsionit, në denoncimin e dukurive korruptive, në promovimin e sundimit të ligjit dhe të qeverisjes së mirë si koncept i përgjithshëm”, ka thënë ai. Veliqi ka theksuar se “Horizonti i Ri” do t’u ofrojë mbështetje logjistike të gjithë atyre që do të merren me hulumtimin e çështjeve të ndryshme dhe që do të kenë si rezultat përfundimtar

publikimin e artikujve hulumtues. “Ne ofrojmë mundësi që shumë më lehtë të vini tek informatat në organet zyrtare pasi që kemi një periudhë të gjatë që merremi me dërgimin e kërkesave për qasje të lirë të informacionit dhe jemi të stërvitur mjaft mirë se si të komunikojmë me organet e pushtetit, kështu që lirisht mund të na shfrytëzoni në këtë aspekt”, ka theksuar ai. Redaktori përgjegjës i gazetsë “Koha javore”, Ali Salaj, ka vërejtur se trajnimet për gazetarinë hulumtuese po mbahen për të parën herë me gazetarë shqiptarë në Malin e Zi dhe se shpreson që do të jenë të suk-


MEDIA

at e ues

sesshme. Ai ka thënë se beson që përmes këtyre trajnimeve do të krijohet një partneritet efektiv midis mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, siç është “Horizonti i Ri”. “Ne shpresojmë se do ta finalizojmë me një rrjet të gazetarëve hulumtues në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Ky është edhe objektivi i këtyre takimeve dhe i këtyre seminareve, trajnimeve. Ky rrjet i gazetarëve do të jetë i përgatitur për shkrime hulumtuese në fushën e qeverisjes vendore dhe të demokracisë në nivel lokal”, ka theksuar Salaj. Ai ka thënë se gazetarët hulumtues duhet të merren “me tema që na duken shumë të vogla, por që janë shumë të rëndësishme – si funksionimi i pushtetit vendor, qoftë në Malësi, qoftë këtu në Ulqin, apo edhe në Plavë dhe Guci”. Ligjëruese të këtij trajnimi ishin Fatjona Mejdini, gazetare e pavarur dhe koordinatore për Ballkanin Perëndimor në Inicativën Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, dhe Valmora Gogo, pedagoge e gazetarisë investigative dhe themeluese e portalit Gogo.al. Ato kanë folur mbi parimet e gazetarisë hulumtuese, ku dallon ajo nga gazetaria e përditshme dhe gjinitë

“Jemi së bashku këtu edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, edhe përfaqësuesit e mediave, sepse kështu mendojmë se është mënyra më e mirë në luftimin e korrupsionit, në denoncimin e dukurive korruptive, në promovimin e sundimit të ligjit dhe të qeverisjes së mirë si koncept i përgjithshëm”, ka thënë koordinatori i OJQ “Horizonti i Ri”, Nazif Veliqi

tjera gazetare, temat që mund të jenë të përshtatshme për hulumtime të mira, teknikat që përdoren në procesin hulumtues, verifikimin e informacionit, zbatimin e etikës në hulumtim, shkrimin e artikullit hulumtues dhe rëndësinë e redaktimit etj. Gazetarja Fatjona Mejdini ka thënë se gazetaria hulumtuese kërkon guxim. Ajo ka shpjeguar se indicia është shumë e rëndësishme në procesin e hulumtimit. Megjithatë, sipas saj, “pasja e një dokumenti në vetvete nuk përbën investigim”. Sipas saj, me rëndësi është që gazetari ta njohë mirë çështjen, “shumë më mirë sesa autoritetet zyrtare”. Mejdini ka thënë se gazetarët duhet të punojnë në kuadër të sferës ligjore, duke hulumtuar me etikë, sepse dilemat etike dhe morale te gazetaria hulumtuese janë shumë të mëdha. Duke folur për dallimet ndërmjet gazetarisë hulumtuese, e cila ndryshe quhet edhe gazetari cilësore, dhe gjinive të tjera gazetare, ajo ka thënë se gazetaria hulumtuese shpesh ngatërrohet me analizën. Mejdini ka përmendur edhe rastet e keqpërdorimit të gazetarisë hulumtuese, për qëllime të të tjerëve. “Ndonjëherë mund të jetë një shkrim i sponsorizuar, i cili mund të jetë in-

vestim i një partie politike, apo edhe i një grupi kriminal”, ka thënë ndër të tjera ajo. Pedagogia e gazetarisë, dr. Valmora Gogo, ka thënë se në gazetarinë investigative vlen parimi “ndiqe paranë”. Ajo ka folur për rëndësinë e verifikimit të informacionit, sidomos në ditët e sotme kur jetojmë në kohën e lajmeve të rreme dhe manipulimeve politike. Gogo ka thënë se si indicie për fillimin e hulumtimit mund të na shërbejë edhe gazetaria qytetare. Sipas saj, ndikimi i hulumtimit është elementi ndarës midis shkrimeve hulumtuese dhe shkrimeve të thjeshta. Gogo ka potencuar ndikimin e investigimit tek audienca dhe maksimalizimin e saj duke përdorur ciklin e plotë: gazetë, media online, televizion, youtube, media sociale. Dy ligjërueset kanë sjellë edhe raste të ndryshme të hulumtimeve gazetare dhe shembuj të gazetarisë së mirë hulumtuese. Pjesëmarrësit në trajnim, përfaqësues të mediave në gjuhën shqipe në Malin e Zi dhe aktivistë të shoqërisë civile, patën mundësi të forcojnë kapacitetet e tyre në lidhje me çështjet e ndërtimit të një procesi hulumtues, hetimin e korrupsionit dhe teknikat e përgatitjes së raporteve hulumtuese. Ky ishte aktiviteti i dytë që u realizua në kuadër të projektit “Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i pjesëmarrjes qytetare”, pas trajnimit të parë me temë “Qeverisja e mirë dhe antikorrupsioni”, që u mbajt në muajin shtator. Projekti mbështetet nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së – Zyra për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, në kuadër të Programit të shoqërisë civile për drejtësi penale. i. k. E ENJTE, 28 JANAR 2021

Javore KOHA

25


KULTURË

26

Javore KOHA

E ENJTE, 28 JANAR 2021


KULTURË

100 shpendë të Kripores së Ulqinit Gazmend Çitaku

Ditë më parë nga shtypi doli një publikim shumë interesant. Kemi të bëjmë me manualin lidhur me 100 llojet e zogjve që më së shpeshti mund t’i hasim në Parkun natyror të Kripores së Ulqinit. Ky manual u botua falë angazhimit të Qendrës për mbrojtjen dhe studimin e zogjve me seli në Podgoricë. Manuali ka 56 faqe, është e formatit të tipit katalog me dimensione 10x21cm, me ngjyra dhe fotografi autentike të zogjve nga bazeni i Kripores së Ulqinit bërë enkas për qëllime studimi dhe të gjitha këto fotografi përcillen me të dhënat bazë për çdo shpend. Ky manual ka për qëllim që të japë informatat themelore për ornitofaunën e Parkut natyror “Kriporja e Ulqinit”. Ta përafrojë biodiversitetin e këtij Parku të gjithë dashamirëve të natyrës e në rend të parë atyre që merren me vëzhgimin e shpendëve (birdwatching), e që kjo formë aktive e rekreacionit është shumë e popullarizuar në botë. Periudha më e mirë për vëzhgimin e shpendëve, sipas këtij manuali, është koha e migrimit të shpendëve, gjegjësisht prej muajit mars deri në qershor dhe nga gjysma e dytë e gushtit deri në nëntor. Rekomandohet që vëzhgimi të bëhet nga distanca në mënyrë që të shpendët të mos trazohen dhe të mos u shkaktohen shkëputje apo shqetësime nga përditshmëria. Siç u tha më lartë, në manual janë paraqitur vetëm 100 lloje të zogjve që më së shpeshti mund t’i hasim në Parkun natyror të Kripores së Ulqinit e që aty evidentojmë edhe lloje të tjera që nuk kanë zënë vend në manual. Mësojmë se, nga hulumtimet e bëra

në terren nga ana e kësaj Qendre, në Mal të Zi deri më tani janë evidentuar 351 lloje të shpendëve dhe se Ulqini së bashku me bazenin e kripores është një stacion i rëndësishëm pushimi për të gjithë shpendët shtegtare që kalojnë nëpër këtë korridor ajror gjatë rrugës së tyre nga vendet e ftohta në ato të ngrohta. Shpendët shtegtarë këtu pushojnë, ushqehen dhe rimarrin veten për rrugëtimin e mëtutjeshëm. Në manual gjejmë të dhënat për emërtimin e shpendit në gjuhën lokale dhe latine si dhe të dhënat lidhur me madhësinë e shpendit shprehur në centimetra, që nga maja e sqepit e deri në fund të bishtit. Pastaj madhësinë e krahëve të hapur si dhe disa nga shprehitë më karakteristike të atyre shpendëve. Nga manuali mësojmë se Parku natyror “Kriporja e Ulqinit” shtrihet në një hapësirë prej 1.492 hektarësh dhe vendi ku ai ndodhet ka insolimin më të madhe vjetor me 2.567 orë me diell dhe dikur njihej si vendi në ish-Jugosllavi me më së shumti ditë tropikale në vit. Kripa që formohet në këto basene është fryt i evaporacionit, që do të thotë përmes diellit dhe erës. Kriporja e Ulqinit në Mesdhe është e njohur si një ndër dhjetë më të mëdhatë dhe më të rejat. Është ndërtuar më 1926 kurse në vitin 2013 është bërë mbledhja e kripës për herë të fundit sepse pastaj për shkaqe të çuditshme ndërpritet puna. Në vitin 2019 shpallet Park natyror si dhe futet në listën Ramsar. Prej shpendëve më atraktiv që mund të vëzhgosh në Parkun natyror “Kriporja e Ulqinit” janë: flamingosi (Phoenicopterus roseus), pelikani (Pelecanus crispus), kojliku i zi (Plagadis falcinellus), çapka sqep lopatë (Platalea leucorodia), shqiponja peshkngrënëse (Pandion haliaetus), gjeraqina (Accipiter nisus), pupëza (Upupa epops), kukuvajka (Athene noctua), kojliku i madh (Nu-

menius arquata) etj. Flora e evidencuar deri më tani në këtë park natyror e përbëhet prej 201 lloje bimësh. Prej tyre më i përhapuri është kallami (Phragmites) të cilin e gjemë në 62ha. Kurse prej bimëve njëra që është më e veçantë dhe që mund ta gjejmë vetëm në kriporen e Ulqinit dhe askund tjetër nëMal të Zi, është panxhari i detit (Beta vulgaris ssp. maritime). Edhe pse Parku natyror “Kriporja e Ulqinit” paraqet një ekosistem të mbyllur aty hasim edhe disa lloje peshku të cilët megjithëqë uji është shumë i kripur ia arrijnë që të mbijetojnë dhe t’i përshtaten ambientit të tillë jetësor. Peshqit të shumtën e rasteve arrijnë këtu përmes kanalit të ujit të cilët i thithin dhe i sjellin pompat nga deti. Varësisht nga periudha e vitit këtu hasim 23 lloje peshqish prej të cilëve më i rezistueshmi është ngjala (Anguillidae), qefulli (Mugilidae), levreku (Dicentrarchus labrax) etj. Herpetofauna që është e pranishme në këtë park evidentohet përmes 12 lloj amfibësh dhe 28 lloj zvarranikësh ku sipas standardeve të IUCN-së shumica e amfibeve dhe zvarranikëve që gjenden në Parkun natyror “Kriporja e Ulqinit” janë specie të rrezikuara ose i përkasin grupit shumë të rrezikuar. Kriporja është vendbanim i shumë lloj gjallesash andaj hasim edhe gjitarë të ndryshëm që jetojnë aty. Siç shihet ky manual paraqet një thesar të çmueshëm përplot me informata jo vetëm për shpendët por edhe për komplet botën e gjallë të Parkut natyror “Kriporja e Ulqinit”. Që botuesi është i vëmendshëm paraqet fakti se ky manual përveç se është i botuar në gjuhën shqipe dhe malazeze gjithashtu është botuar edhe në gjuhën angleze e gjermane. 100 shpendë të Kripores së Ulqinit është një manual të cilin unë propozoj që çdo kush ta ketë në vitrinën e shtëpisë së vet sepse ia vlen. E ENJTE, 28 JANAR 2021

Javore KOHA

27


LETËRSI

Poezi nga Jevrem Brkoviq

TEUTA

RINGJALLU, TOKË DUKLANE

Kjo zonjë e pashme me gjarpinj e fruta të pjekur e stolisur: dy shega të egra si vathë, dy hardhuca pas grushti fisnik – Nga Meduni në det shëtiti, aty mbetën të molisur Ilirja fytyrëgjatë sojnike dhe populli i saj besnik.

Sërish kohë e dreqit, errësirë në jetë Kalendari ynë ja tash mbrapsht numëron Që dy vjet po zgjat viti i Tetëmbëdhjetë Malazezi vetveten po e turpëron! Do lëkurën e huaj, emër tjetër lakmon Si gjarpri lëkurën shekujt i braktis: Në krimin e tmerrshëm tani po e çon Fatin e mallkimit, territ, çmendësisë! Në zorrën e trashë vëllazërore, thonë Vozhdit duargjakosur i është futur shqim. Çdo kohë jona ishte e Hadit, e ferrit tonë, Por veçse kjo është për Turp e Poshtërim! Njerëzit e këqij, shkatërrues të mendjes, nderit Edhe kaltërinë e Dubrovnikut e plagosën, o burrë. Gjithçka e juaja do të çohet në grykë të ferrit Si as të mos kishit ekzistuar askurrë! Nuk është ky, ai, Mali i Zi, i im, Dukla ime e shpirtit, Dukla qiellore. Në mes maleve të errëta ndez Buzmin tim, Derisa shkëndija e Llovqenit të mos shkëlqejë prore! 17. 11. 1991. Lublanë

Kaloi herë zbathur, herë e bartur nga gjahtarët, Kështjellat më të forta të jugut, rrëpirat në veri. Më e bukur se stërgjyshet, më e mençur se të parët, Më truphollë se Cemi, lumi i saj përbri. Për t’i paguar mjeshtrit kishte fjalë e flori, Sorkadhe të pllajave, drerë e laroshe – zogj krahartë. Kudo që natën e kalonte zgjohej një qytet i fortë i ri, Qytet i tmerrshëm mu nën re dhe nën thepat e lartë.. Me dy rrudha në fytyrë zonja Teutë u paraqit në det, Iu pasqyruan në ujë dhe u kthye në anije e trishtuar. Atë natë të kobshme, iliren e bukur, mbretëreshën e vërtetë Luftëtarë, kusarë e piratë romakë e patën sulmuar. 1958

28

Javore KOHA

E ENJTE, 28 JANAR 2021


LETËRSI

BOSNJA E VETMUAR NË MES BOTËS Kohë e shurdhër që sjell mënxyrën, Për kriminelë, dhunë, horrllëk. Me baltë të lagur mbuluan fytyrën Evropianët me bollëk. Të mos i dëgjojnë, u mbuluan, Dyert e ferrit t’BeH duke rënkuar. Erdhën, panë dhe u larguan, Mjegullën syzeve duke pastruar. Për ta njerëz s’janë fara boshnjake, N’formë njeriu janë egërsira. Ndërsa bishat leshatake I pranon bota si të dëlira! Vetë mes botës Bosnja e shkretë. Të gjithë shpinën kthyer ia kanë: Boshnjakun xhelati n’shenjë e pret, Kufijtë Bosnjës me gjak ia lanë. Adolf Hitleri, Stalini – Koba, si dy shokë çirren tmerrshëm nëpër histori. Më çnjerëzor se të dy tok Në Pale është përbindësh i ri. 31. VII. 1994

POET I DËBUAR TË JESH

POROSI PËR NËNËN GORKA

Nëse do vdesësh, loke, pa mua pranë koke, Nuk do jetë faji im, do t’i mbyllë ata sy. Një dorë si e imja – e njërës nga motrat, loke, E asaj, që edhe të të vajtojë di. E di ti mirë, nënë, pse nuk jam në shtëpi. Kjo gjë pleqërinë shumë ta ka rëndua’ Kur të vijë ora për të vdekur, ti Të gjitha do t’na i falësh - fatit edhe mua. Dëgjo Gorka e Duklës, nëna e Jevremit, burrneshë: Ata edhe varret do të na i lëvrojnë; Ata egërsisht lakmojnë gjithçka që është prej nesh Këmbanat e Ivanit vdekjes po i kumbojnë. Në qumështin tënd të gjitha ishin, nënë: Jakuainta e Bodini, Vlladimiri e Dukla, Dhe shqiponja krahartë, që të lume të pati lënë Që t’më lindësh më lehtë, të preku me pupla. Çka do të jepje që çdo fëmijë yti, rreze jotja e dritës Bashkë me fëmijën e vet në Kullë të këndonte? E lumtur do jetë duklanja që – në të gdhirë të ditës, Me shtatë zjarre pranë, zemra lehtë t’i pushonte. 17. VI. 1992. Zagreb

Në shtëpinë time është çdo mëngjes pa mua. Shtëpia ime e ngrohtë, në mua me të dalë dritë, Ballkoni, kthjelltësia e jugut, zëri i sime grua – Kafja e parë në filxhan gati si për ditë. Në të tridhjetën çdo poet është i gëzuar, Ndërsa e ndjekin dhe në fund e dëbojnë. Në të dyzetën është madje i zmadhuar Me krenarinë e dëbimit që të gjithë përgojojnë. Në të pesëdhjetën, nëse s’është i shkretë, Poeti ende mundet pa familjarë e shtëpi, Bardi i mirëmbajtur, i thinjur dhe i drejtë, Mund të ketë edhe roman përplot butësi. Të jesh në të gjashtëdhjetën poet i dëbuar, Kjo mund të ndodhë veç në Ballkanin tonë, Ku të gjithë jemi skitë dhe barbarë të kulluar, Ku qeni ia lëpin lotët qenies që vajton. Krejt si dikur është sot në këtë shtëpi, Kur unë ende isha i kësaj shtëpie zot; Nga Dukla, a Makonda a di nga vjen ti – O i shkretë, aq i thyer që nga mëngjesi sot? 27. 6. 1993, Zagreb Përktheu Nikollë Berishaj

E ENJTE, 28 JANAR 2021

Javore KOHA

29


BISEDË

Bisedë me Mirsad Bashën, aktivist dhe drejtues i Eko Mendjes ,,Mësoni me dashtë çdo gja që sytë tuej shofin’’ , kështu tingëllon thirrja e aktivisteve të Eko Mendjes për t’ju bashkangjitur misionit të tyre Koha Javore: Eko Mendje dhe misioni i saj? M.Basha: Eko Mendje është një OJF e krijuar për qëllime ambientaliste dhe sociale. Vetë emri nënkupton:” Të mendojmë ekologjikisht mbi natyrën dhe njerëzit” . Lindi si nevojë për të krijuar një rini aktive, një frymë të re për të mirën e rinisë, qytetit, të mirës sonë të përbashkët. Donim të shpërndanim një frymë përkujdesjeje, altruizmi dhe motivuese duke pasur si shembull dhe frymëzim figurat e ndritura që krijuan këtë qytet dhe krejt kombin shqiptar. Ne jemi krenarë për atë që ishte Shkodra por duhet të jemi të fortë që çdo ditë tradita të vazhdohet nga ne, rinia. Koha Javore: Aktiviteti i parë dhe i fundit i Ekos për momentin? M.Basha: Me sa mbaj mend, aktivitetet tona të para ishin dhe pa u krijuar EKO Mendje, ishin pastrimet sensibilizuese, vullnetarizmi tek shtëpia e fëmijëve dhe udhëtimet me biçikleta. Aktiviteti i fundit ishte mbjellja e 1 mijë pishave në malin e Taraboshit, ku në momentin që flasim për 3 vite janë mbjellë 11.972 pisha nga nisma jonë “Me shumë frymë për Shkodrën”. Koha Javore: Ku dhe sa herë mblidheni për të diskutuar çështje , problematika, ide që EKO mund të japë mbështetjen? M.Basha: Idetë vijnë natyrshëm, duke ecur në qytet, duke parë problematika të ndryshme krijojmë dhe ide se ku mund të japim ndihmën dhe shërbimin tonë. Gjithashtu idetë jepen dhe nga personat që na ndjekin, ku na raportojnë për familje në nevojë apo për probleme të ndryshme. Është koha ku lidhjet online dhe rrjetet sociale dominojnë dhe normalisht që ne kemi dhe kontakte të shpeshta dhe me grupin tonë në Facebook , ku

30

Javore KOHA

E ENJTE, 28 JANAR 2021

Mendo dhe bëhu si EKO!

idetë për aktivitete diskutohen edhe aty. Si qendër kemi EKO Club, lokalin përballë Prefekturës. Aty mblidhemi për të diskutuar dhe për t’u përgatitur për çdo aktivitet. Aty dhe personat e shumtë mund të na takojnë, sugjerojnë dhe të na mbështesin për çdo gjë. Koha Javore: Disa aktiviteteve u jeni rikthyer më shumë se një herë p.sh pastrimi i mbetjeve pranë lumit të Bunës, po institucionet shtetrore ku janë dhe a veprojnë sa duhet kur është fjala për ruajtjen e mjedisit? M.Basha: Po, e vërtetë, rikthimet në Grykë derdhjen e lumit Buna në pastrimin e saj kanë qenë të shpeshta. Për fatin e keq, kjo për arsye sepse lumi Buna është kthyer në një kosh të madh mbeturinash ku dhjetëra fshatra por edhe në qytet, hedhin mbetje të ndryshme. Në çdo prurje ujore lumi mbledh mbetjet dhe i shkarkon në detin Adriatik, mes ishullit Ada dhe rezervatit natyrore të Velipojës. Institucionet mjedisore, bashkitë dhe ministritë duhen të krijojnë politika të posaçme për ndreqjen një herë e mirë të këtij problemi madhor, që nuk është veç mjedisore por edhe problem ndërshtetëror , ku po ndotim bregdetin e Malit te Zi dhe të Kroacisë . Nga Kroacia shteti ynë ka pasur dhe kritika nga ky problem. Ne si EKO, po mundohemi të japim shërbimin tonë në atë zonë dhe po ngremë zërin që në fshatra t’i jepet shërbimimi i pastrimit që ata banorë mos të përdorin lumin si kosh plehrash. Koha Javore: Përveçse aktiviteteve ndaj mjedisit , natyrës , Eko Mendje u vjen në ndihmë edhe qytetareve dhe familjeve në nevojë. Veçoni një aktivitet dhe ndjesinë që ju ka përcjellë pasi është përfunduar me suk-

ses? M.Basha: Ne, si lëvizje, që në krijimin e saj kemi pasur si qëllim të japim sa më shumë ndihmë, për aq sa kemi pasur mundësi. Çdo javë ne dhurojmë ushqime, ilaçe dhe veshje për familjet në nevojë. Janë familje me probleme shëndetësore, sociale dhe ekonomike. Ato me sukses i quajmë ato kur krijojmë mundësinë që të gjejmë ilaçet që kanë nevojë apo kur mund t’u gjejmë një vend pune. Koha Javore: Na flisni pak për “Festivalin e poezisë së pabotueme”? M.Basha: “Festivali i Poezisë së Pabotueme” është një festival i krijuar që në fillimet e Ekos. Ideja lindi nga unë dhe një vajzë që ishte në grupin tonë, Elona Çuliq, një festival për të promovuar poetët e rinj dhe jo vetëm. Promovimin e poezive të pabotuara, poezi që ruhen në fundqoshe librash, në shënime kur frymëzohen apo në rrjete sociale. Festivali u organizua në një shtëpi të vjetër shkodrane dhe pas çdo festivali në shtëpi dhe monumente kulture të lëna në harresë. Pra, festivali mori ngjyra më të mëdha kulture, kjo për arsye për të evokuar për monumentet e kulturës dhe me poezinë për të motivuar sa më shumë art. Deri tani janë organizuar 9 edicione, ku në fillimin e saj ishin 60 poetë por më vonë kur festivali u rrit në cilësi përzgjodhëm në etapa konkuruese vetëm 21 poezi finaliste. Çmimet ishin të ndryshme, si: Çmimi i Poezisë më të mirë, çmimi Kritika Letrare, çmimi i Poezise Sociale, Çmimi Poezia Melodike, Interpretimi me i mirë etj. Çmime të dhëna nga kritikët letrar, gazetarë, aktorët, etj. Pjesëmarrës të këtij festivali kanë qenë nga gjithë trevat shqipfolëse dhe festivali njihet edhe nga Ministria e Kulturës.


BISEDË ato që bëhen një herë dhe ato që bëhen me zemër janë ato që bëhen shpesh. Ne si EKO Mendje aktivitetet tona i kemi kthyer ne traditë. Janë plot 6 vite! Aktivitetet tona janë shtuar gjithsej në 762 aktivitete (në momentin që po flasim). Janë bërë me dhjetëra dhurime, shërbime dhe sensibilizime të cilat na janë bashkuar me mijëra persona të cilët e kanë kuptuar rëndësinë dhe ndjeshmërinë e tyre. Kjo na gëzon sepse kemi arritur të nxjerrim anën e ndjeshme të shumë personave.

Koha Javore: Situata me Covid-19 dihet që ka vështirësuar veprimtaritë e shumta në gjithë botën. Sa ka ndikuar Covid-19 në veprimtaritë e Ekos, duke pasur parasysh edhe rreziqet nga infektimi ? M.Basha: Ne, si grup, jemi vullnetarë në shumë institucione sociale dhe shërbyese, si tek: zjarrfikësit dhe emergjencat civile. Situata nuk na ka ndaluar por kemi qenë aktivë si në sensibilizimin ndaj kësaj situate si në postime të ndryshme por dhe në ndarjen e fletushkave në terren. Gjithashtu nevoja për vullnetarizëm ishte e madhe sepse në kohën e izolimit ishim në terren për të shërbyer tek familjet në nevojë me ushqime, tek të sëmurët me blerjen e ilaçeve dhe kryerjen e nevojave që ato kërkonin apo tek gjyshërit që ishin vetëm në shtëpitë e tyre ku ne kemi çuar vakte të ngrohta dhe gjërat që kishin nevojë, duke e bërë sikur të ishim nipat dhe mbesat e tyre. Koha Javore: A mendoni se vullnetarizmi kultivohet sa duhet në shoqëri? M.Basha: Mendoj që vullnetarizmi

i cili është një virtyt i dashurisë dhe i altruizmit është një pjesë e rëndësishme që duhet të ketë shoqëria në të cilën jetojmë. Ne mundohemi të japim sa më shumë këtë shembull, në aktivitetet tona apo në ftesat e shumta që na bëjnë shkollat për të diskutuar për atë qe ne bëjmë. Në shtetet e tjera vullnetarizmi njihet edhe ndër shkolla; këtu tek ne, akoma jo. Atje merren pikë dhe shërbejnë për rritje notash apo edhe për të siguruar një vend pune. Ndoshta dhe këtej kemi nevojë për këto motivime. Por tek ne, vullnetarizmi ka një emër të keq kujtimesh, meqenëse diktatura na ka lënë me pasoja sociale kujtimesh duke kujtuar që dikur vullnetarizmi bëhej me detyrim. Ndërsa ne po mundohemi të japim shembullin e mirë që të na bashkohet çdo moshë, me idenë që ne duhet të jemi të parët që duhet të kontribuojmë për vendin tonë dhe pastaj të veprojnë institucionet. Koha Javore: Sipas jush, çfarë e dallon të bërit një veprim sa për dukje dhe të bërit një veprim se e ndiejmë? M.Basha: Veprimet sa për dukje janë

Koha Javore: Ju jeni shembulli më i mirë se si një njeri me vizione, e mbi të gjitha me ndjeshmëri për natyrën dhe mjedisin mund të kontribuojë për vendin e vet. Në vitin 2019, në Shkodër , Eko Mendje dhe ju si drejtues keni marrë çmimin si personazhi i vitit i shoqërisë më të mirë civile. Si e pritët këtë çmim? M.Basha:Ju falënderoj për fjalët! Ndihem i lumtur që kjo ka arritur dhe tek ju që jetoni në një shtet tjetër. Kjo tregon që misioni im dhe i krejt grupit është realizuar! Sa për çmimin, ishte një çmim i marrë jo thjesht nga unë por i krejt frymës të krijuar. Meritë e grupit dhe meritë e çdo personi që na mbështet. Të jem i sinqertë, jam gëzuar shumë për urimet e shumta që njerëzit na bënë në Teatrin Migjeni ku u dha çmimi, në rrjetet sociale dhe rrugës ku na takonin. Vura re që më shumë ishin gëzuar mbështetësit tanë se sa unë, sinqerisht! Kjo për arsye sepse ishte krijuar besimi dhe dashuria tek EKO Mendje dhe ku çdo ditë na përgëzojnë dhe mbështesin për çdo hap që marrim. Koha Javore : Kush dhe si mund te bëhemi pjesë e Ekos? M.Basha: Mund të na bashkohet çdo person që ka si qëllim dëshirën e mirë për të ndihmuar personat në nevojë dhe për t’i dhënë një shërbim qytetit. Por aktiviste mund të jenë edhe ata që na ndihmojnë nga larg. Nuk ka rëndësi mosha, gjinia, etnia dhe feja (besimi)! Për ne ka rëndësi të jenë të së njëjtës frymë dhe ide që kemi ne. Ne nuk pranojmë persona që kanë qëllime dhe aktivitete fetare e politike. Bisedoi: Donika Lulgjuraj E ENJTE, 28 JANAR 2021

Javore KOHA

31


REPORTAZH

Reportazh

Ç’u bë me hapat që

(Ose histori e shkurtër rruge. Zëri i tij, premtim i mirë. Dy Ura: ajo me Pesë ha

Për Koha Javore:

Bajram Sefaj

Ura e librave...

Por, sot e këtu, mbase pa përfillur renditjen logjike as kronologjike, me dy fjalë, dua të tregoj për një tjetër urë që, me të drejtë, mund të quhet Ura e Librave në Tiranë! Ashtu siç e ka emrin Ura e Psherëtimave mbi Kanalin e Madh, në Venedik, po e zëmë. Të gjithë tiranasit me siguri e dinë se për cilën urë është fjala. Ajo është ura më solemne që hedh shtat mbi rrjedhën e lumthit Lenë dhe, pos që lidh dy brigjet e tij, ujëpakët, i bën bashkë dy lagjet më të frekuentuara të kryeqytetit shqiptar: lagjen e njohur Shallvare, me Bllokun zëmadh! Ia them emrin e “pronorit të librave” të ekspozuara mbi atë Urë. Quhet Bajram Hasani. Garantoj se numri i librave të shpërndarë përgjatë asaj ure, është më i madh se ai i librave të Bukinistëve të famshëm, të ekspozuar për dy anët e rrjedhës së lumit Seine, të Parisit. -Po, si ia bëni të mbroni nga shiu e të reshurat atmosferike, gjithë atë Univers librash, ndër me të ndryshmet(?), Bajrami me mirësi përgjigjet, sikur pandeh se jemi emnakë. Vraponi, vraponi... o, burra, te Ura e Librave në Tiranë që, për fat të keq, nuk shënova si ia thanë emrin e vërtetë të asaj ure! Hélase, thonë francezët, sa keq, njëmend!

Ndeja e kuvendimi në Lux!

Sado që, nga ndeja dhe kuvendimi i shkurtër në kopshtin e tavernës Lux,

32

Javore KOHA

E ENJTE, 28 JANAR 2021

Ura (më pesë harqe) mbi lumin Mat e mirditorit Ahmet Zogu, mbret i gjithë shqiptarëve

bashkë me Izetin, që unë ia “francizoj” emrin dhe e thërras Izé(t), me kolegun e tij Rexhep (jo, mazallah Rexhep Taip Erdoganin!), të dy bashkë e sajojnë Revistën letrare të Tiranës me emrin “Illz” (ec e bjeri në fije çka do të thotë kjo fjalë me prejardhje dibrane), në shoqëri edhe me dy lumjanë të tjerë, zotërinjtë Shefqet e Hilmi Hoxhën (mungonte edhe “dashamirësi”, shoku e xhelati i tyre, Enver Hoxha, të formonin një Trio të shkëlqyer që, sakaq, do t’ia theknin këngëve dhe halleve e brengave shekullore shqiptare. Nuk vonon shumë e ia beh edhe

miku im i orëve të para, Mikel (Keli) Temo, pedagog në Liceun artistik të Tiranës, piktor i njohur me gamë të gjerë dijesh, ndjesishë dhe eksperiencash jetësore e krijuese, udhëtar i rrugëve të gjata, nga Korça e lindjes, Tirana e shkollimit dhe rritës, Parisi i dritave, fole e artit figurativ me nam botëror, por dhe “banor” i shumë qyteteve të Evropës, sidomos Italisë fqinje, si pjesëmarrës në ekspozita kolektive dhe me ekspozita vetjake arti te Vankuveri i Kanadasë se largët. Pasi e “parkoi” aty pranë biçikletën e tij, do t’i bashkëngjitët


REPORTAZH

ë matën atë udhë...

arqe e Ahmet Zogut dhe Ura e Librave! Lëndimi i lehtë, për në fund, si “desert”!)

eratë të lartë, për fotot që ka bâ dhe ban, ësht”Xhon Mili (i dytë) shqiptar!” - Hilmi Hoxha, skulptor kuksjan. (Këtë rriskë letre ku Hilmia i shënon fjalët e shtrenjta për mikun, ia jap në dorë Dinit, po sa u ktheva në Prishtinë!).

Sa t’marr testinë me shkue në krue!

tryezës sonë në Lux. Jemi komplet. Në vend të një, tani rreth tryezës, kemi dy skulptorë, Kelin dhe Hilminë që, qysh në dorështrëngimin e parë, me teket dhe, pa lejen e askujt, e quaj pejan! Derisa kryeredaktori, z. Rexhep Shahu, ma sjell numrin 20 të revistës “Illz” me recensionin tim mbi romanin e madh “Prishtina” të Mehmet Krajës, brenda tij, unë, nga ana ime, ia dedikoj librin tim me tregime, “Prozë urbane”, mikut të moçëm, Kelit, duke qenë kështu, i i bindur se, qind përqind, fitoj një lexues besnik, në Tiranë, se paku, për këtë mijëv-

jeçar!

* Pas atij takimi spontan, të pa planifikuar fare më parë, ku më i zëshmi dhe më atraktivi është çuni Izé(t) nga Morini (e jo nga Morina!), pas kallëzimit të aq shumë barsoletave, gazmoreve, mahive e ndodhive, të ndodhura, për të dy anët e gardhit (jo të kufirit!), si me pahir, “Pejanin” siç e pagëzova unë, skulptorin e vyer, Hilmi Hoxhën, e zë tek përmend e flet me respekt për një mikun tim fort të çmuar nga Prishtina: ”Për Fahredin Spahinë, thotë, Hilmiu, kam konsid-

Pas, takimit me miq në kopshtin e tavernës Lux, në Tiranë, që del si një kompensim nga terë ajo që, me gëzim prisja të përjetoj gjatë qëndrimit sado të shkurt në Tiranë, avitej vakti të kthehem mbrapsht në Prishtinë. Kësaj radhe me dozë më të madhe zhgënjimi, sasie pezmi më të madh se zakonisht. Gati përherë ndodhë kështu. Udhëtimi nga Prishtina për në Tiranë është udhe e ditë gëzimi, është ditë dasme, ndërsa dita e kthimit, nga Tirana në Prishtinë, më shumë ngjason më ditë pikëllimi. Aq më parë e aq më shumë, kësaj herë kur nga qëndrimi në Tiranë, prisja aq shumë. Si edhe shumë herë më përpara, edhe kësaj radhe, ndodhë pothuaj se e njëjta gjë, nga Tirana kthehem duarthatë, ose mua më shpifet ashtu. “Inati” që ua marr miqve e mikeshave të mi të dashur tiranas, zgjatë aq sa i gjatë është relacioni Tiranë-Prishtinë. Hidhërimi më zgjatë aq (shumë), sa i zgjati fisnikes besnikëria për burrin që po i vdiste: “Sa do të mbash o, zi për mue, sa t’marr testinë, me shku’ n’krue! *** Pa zbritur hiç nga autobusi, jam i gatshëm të marr rrugë, me të njëjtin entuziazëm gëzimi e hareje, gjithnjë duke pëshpëritur këngën “me gëzim (po) shkoj në Tiranë”. Dita, pra e marrjes rrugë nga Prishtina për në Tiranë, është ditë gëzimi, kurse ajo e kthimit nga Tirana për në Prishtinë, nuk është e tillë. Ditë e përshkëllirë është ajo! Garant, kështu është për të gjithë shqiptarët kosovarë që, marrin këtë rrugë! E ENJTE, 28 JANAR 2021

Javore KOHA

33


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

Electrical Maintenance Worker • BASIC FUNCTION OF THE POSITION

Working in the General Services section of the Embassy, the Electrical Maintenance Worker carries out scheduled and unscheduled electrical preventive maintenance and repair work to all mission buildings and facilities including residential owned and leased properties.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of Secondary School is required and/or completion of vocational training from an accredited institute recognized as producing journeyman level technicians with a concentration in electrical principles and applications is required. EXPERIENCE: A minimum of three (3) years of experience in the repair and maintenance of electrical systems, equipment and components experience as an electrical apprentice or installer is required. 2. LANGUAGE: Level 2 (Limited Knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 3 (Good Working Knowledge) speaking/ Reading/Writing of Montenegrin language is required. 3. KNOWLEDGE: Maintenance and repair of generators, power and lighting circuits associated with switchboards and control gear in single-phase and polyphase systems. Minor component replacement and repairs of motors, generators, controls, and recording instruments. Electrical testing procedures in circuitry and control devices to monitor, diagnose faults, determine continuity, insulation resistance, impedance and capacity levels, all in accordance with US and host country regulations. Reading and working from engineering drawings, specifications, electrical schematics, control circuits and material list 4. SKILLS AND ABILITIES: Communication and interpersonal skills to answer queries from end-users. Ability to work as part of a team, work under pressure and a tight schedule. A flexible approach to work shifts and answer emergency calls at all hours. A valid driver’s license is required CLOSING DATE FOR THIS POSITION: February 10, 2021 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 28 JANAR 2021


MOZAIK

Në Qendrën e Kulturës “Budo Tomoviq” në Podgoricë

U hap ekspozita e pesë piktorëve të njohur ulqinakë Podgoricë – Të hënën në mbrëmje u hap ekspozita, “Reflektim i mediteranit”, e piktorëve të njohur ulqinakë e cila u mbajt në hollin e Qendrës së Kulturës “Budo Tomoviq” në Podgoricë. Në prani të një numri të kufizuar të adhuruesve të artit, të personaliteteve të jetës politike, publike e të fushave të tjera, në këtë ekspozitë u prezantua krijimtaria artistike e Vahida Hasanaga- Nimanbegut, Edin Kapllanit, Mersiha RasulbegoviqMavriq, Naser Hasa dhe e Bilal Nikeziqit. Këtë ekspozitë e ka shpallur të hapur akademiku dhe shkrimtari i njo-

hur malazez, z. Zuvdija Hoxhiq i cili vlerësoi lart krijimtarinë e pasur dhe cilësore artistike të pesë piktorëve në fjalë. Në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, piktorja e njohur nga Ulqini, Vahida Hasanaga- Nimanbegu tregoi se ideja e prezantimit të punimeve të tyre në këtë ekspozite ishte që publikut t’i sillet një freski artistike pas një periudhe relativisht të gjatë të mungesës së aktiviteteve të ndryshme, përfshirë këtu edhe ato artistike. “Ekspozitën e parë e kemi pasur në Bijello Pole, më pas në Tivar, sonte në Podgoricë dhe mbase edhe në Tuz në të ardhmen, dhe në disa qytete

të tjera. Unë mendoj se ne, disa krijues të Ulqinit, kemi pse të ekspozojmë, sepse kemi punime cilësore dhe ideja jonë herë pas here është që t’i prezantohemi publikut të qyteteve të Malit të Zi”, u shpreh piktorja, Vahida Hasanaga- Nimanbegu. Nimanbegu në këtë ekspozitë u prezantua me tri punime artistike të ciklit mediteran, piktura këto që i takojnë kohës moderne, disa prej të cilave kritikët e artit i klasifikojnë si peizazh modern. Kjo ekspozite është mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi. t. u. E ENJTE, 28 JANAR 2021

Javore KOHA

35


“Koha Javore” në versionin online,

mund ta lexoni

në linkun:

www.kohajavore.me

kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.