Koha 947

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 4 shkurt 2021 Viti XlX Numër 947 Çmimi 0,50

Sfidat e kohabitacionit, test për demokracinë pluraliste ISSN 1800-5696

Mallëngjim për të kaluarën dhe padrejtësitë ndaj shqiptarëve

Diskriminimi ndaj shqiptarëve po vazhdon me metodat më perfide


PËRMBAJTJE

8

10 Ndryshimi dhe liria e fjalës

Respektimi i sundimit të ligjit është jetik për ardhmërinë demokratike të Kosovës

12

14 Vojvodët e Trieshit, trashëgimi e kujtesës

Miku për shqiptarët personi që të kryen ndere

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 4 SHKURT 2021


PËRMBAJTJE

18

24 Mikropoezia si larmi formash e shprehjes poetike

Enciklopedi e vogël e ndriçimit dhe shpalosjes së trashëgimisë kulturore dhe të identitetit kombëtar

26

30 Zëri i Amerikës shënon 79-vjetorin

Pasqyrë e të gjitha etapave që ka kaluar kryeqyteti i Shqipërisë KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.me

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, u takua me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq

Simbolet kombëtare të shqiptarëve dorëzohen në Kuvendin e Malit të Zi Podgoricë – Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, sekretari Lindon Gjelaj dhe deputeti Genci Nimanbegu u pritën të enjten nga kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, mr. Aleksa Beçiq. Takimi u zhvillua me rastin e dorëzimit të etalonit të stemës, flamurit dhe partiturës së Himnit kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi në zyrën e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi. “Për shqiptarët ky është një moment i veçantë, sepse shënon plotësimin e një prej kërkesave tona themelore në promovimin dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar”, ka shkruar kryetari i KKSH-së në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

4

Javore KOHA

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Nika ka treguar se në takim është diskutuar “edhe për çështjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen sot shqiptarët në Malin e Zi, në përpjekjet tona të vazhdueshme për ruajtjen nga fenomeni i asimilimit dhe emigrimit”. Ndërkaq, në deklaratën për shtyp të Kuvendit të Malit të Zi thuhet se kryetari Beçiq ka theksuar që të gjithë pjesëmarrësit e jetës politike duhet të kontribuojnë në krijimin e kushteve ku pjesëtarët e popujve pakicë do t’i realizojnë të drejtat e tyre. Ai ka lavdëruar pjesëmarrjen aktive të KKSH-së, duke vlerësuar se kjo i kontribuon ndërtimit të harmonisë shumënacionale dhe multifetare. “Obligimi ynë i përbashkët është

të ndërtojmë urat e bashkëpunimit, sepse vetëm Mali i Zi qytetar mund të jetë i fuqishëm”, ka theksuar Beçiq. Bashkëbiseduesit janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit institucional më qëllim avancimin e të drejtave të pakicave kombëtare. Në bazë të Ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale është përcaktuar se etaloni i stemës dhe flamurit, si dhe partitura e Himnit caktohet me vendim të Këshillit të popullit pakicë ose bashkësisë së pakicës kombëtare tjetër, kurse shembujt autentikë të simboleve kombëtare të pakicave ruhen te kryetari i Kuvendit të Malit të (Kohapress) Zi.


NGJARJE JAVORE

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, priti përfaqësuesit e këshillave nacionale të pakicave

Qeveria synon rritjen e nivelit të të drejtave të pakicave Podgoricë – Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka deklaruar se në themel të veprimtarisë së Qeverisë që e drejton do të jetë rritja e shkallës së respektimit të të drejtave të njeriut dhe pakicave në nivelin më të lartë të mundshëm, si dhe që opinioni përmes punës së Qeverisë do të bindet shumë shpejt se ajo që dëshirohet edhe mund të arrihet. Ai i ka bërë këto deklarata në takimin që ka zhvilluar me përfaqësuesit e gjashtë këshillave nacionale të pakicave. “Krivokapiq ka përsëritur se nuk është e vërtetë që Qeveria e Malit të Zi i ka përjashtuar përfaqësuesit e pakicave dhe u ka garantuar të gjithë qytetarëve se pavarësisht për-

katësisë nacionale, nga kjo qeveri do të përfitojnë vetëm respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave”, thuhet në deklaratën për shtyp të Qeverisë së Malit të Zi. Ndërkaq ministri i Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Vlladimir Leposaviq, ka thënë se Mali i Zi është shtet qytetar dhe se të gjitha kulturat e bashkësive nacionale janë kultura konstitutive të saj. Në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Faik Nika, ka thënë se në takim i ka njoftuar “kryeministrin Krivokapiq dhe ministrin Leposaviq me situatën e KKSHsë, me aktivitetet e deritashme, duke theksuar vështirësitë dhe problematikat me të cilat ballafaqohen shqip-

tarët në Malin e Zi, duke filluar nga përfaqësimi joproporcional në organet shtetërore, çështjet e arsimit në gjuhën shqipe, nevoja për investime dhe zhvillim në trevat e banuara nga shqiptarët, nevoja për decentralizimin e pushtetit, në veçanti kur është fjala për planifikimin hapësinor etj.” Ai ka thënë po ashtu se kanë diskutuar edhe “mbi problematikat me të cilat ballafaqohen këshillat kombëtare, siç janë: kuadri ligjor dhe zbatimi, situata financiare për funksionimin dhe zhvillimin e projekteve të mirëfillta, funksionimin e Fondit për Pakica etj.” Në takim ka marrë pjesë edhe këshilltarja e kryeministrit për pakica, Maida (Kohapress) Gorçeviq. E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Sfidat e kohabitacio për demokracinë plu Pas tridhjetë viteve të pushtetit nga një parti, në Mal të Zi, në saje të zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit 2020, në praktikë na u paraqit dukuria e kohabitacionit e panjohur deri më tash, që paraqet test për demokracinë pluraliste në këtë mjedis, sepse Presidenti i shtetit nuk është nga shumica parlamentare e cila udhëheq me qeverinë, duke qenë çështje interesante për një qeverisje të qëndrueshme, pa turbulenca politike, por në favor të qytetarëve dhe të demokracisë pluraliste pluralizëm. Nëse për shumë vende kjo dukuri është risi, nga vendet e rajonit shëmbull mund të shërbëjë Kroacia, ku kohabitacioni ka ndodhur shumë herë.

Nail Draga

Nga miratimi i pluralizmit në Mal të Zi, një parti politike (DPS) për tridhjetë vite ka udhëhequr pushtetin, ku përveç me qeverinë ka udhëhequr edhe institucionin e Presidentit, nga del se kemi pasur përseri monizëm, ndonëse me kostumin pluralist. Ndërkaq, pas zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtt 2020, me rastin e ndrërrimit të pushtetit, në me këtë mjedis kemi të bëjmë me procesin e kohabitacionit, nga del se kemi të bëjmë me subjekte të ndryshme politike dhe ideologjike, që duhet të bashkëqeverisin, dukuri kjo e panjohur deri më tash në këtë mjedis. Kemi të bëjmë pikërisht me një moment të ri, ku Presidenti nuk do të ketë mundësi të kontrollojë qeverinë, sepse nuk janë nga taborret e njëjta politike, nga del se do të kemi obstruksione dhe tensione në mes tyre. Dukuria e kohabitacionit nuk është e panjohur në vendet demokratike, ndërsa përjashtim bëjnë vendet autokratike, ku si të tilla në shumë aspekte janë edhe në

6

Javore KOHA

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Presidenti në pozitë të dyfishtë

Në Mal të Zi, kryetari i partisë njëkohësisht është edhe kryetari i shtetit, nga del se kemi personin me pozitë të dyfishtë, që na kujton kohën e monizmit. Në rastin konkret ka qenë e udhës që kryetari i partisë në momentin e zgjedhjes në pozitën e kryetarit të shtetit, të lëshojë postin e partisë, sepse në sajë të pozitës së dyfishtë iriton qytetarët, nga del se kemi kryetarin e partisë, e jo të të gjithë qytetarëve. Madje, qytetarët të cilët nuk e kanë votuar kanë të drejtë të deklarohen se kemi të bëjmë me kryetarin e partisë që e ka kandiduar, e jo i qytetarëve të vendit. Kujtojmë me këtë rast si shembull pozitiv Kroacinë, ku presidenti nuk mund të mbulojë të dyja pozitat, sepse duhet të veprojë si mbipartiak, duke qenë figurë unifikuese e të gjithë qytetarëve, andaj duhet të tërhiqet nga pozita partiake.

zgjedhjet dhe nuk e ka shumicën në Parlament, andaj duhet t’u përshtatet rrethanave shoqërore. Në Mal të Zi një muaj pas formimit të Qeverisë së re, kohabitacioni filloi të luhatet me rastin e refuzimit të Presidentit të vendit për të nënshkruar një mori ligjesh të cilat i ka miratuar Kuvendi, pa

Risi në skenën politike

Pasi në zgjedhjet e regullta parlamentare të 30 gushtit 2020, ish shumica parlamentare i humbi zgjedhjet, Presidenti i Malit të Zi M.Gjukanoviq duhet të pajtohet me realittein se i ka humbur Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

onit, test uraliste opozitën, tre ditë para Vitit të Ri, ku me i rëndësishmi është ndryshimi i Ligjit të lirive fetare. Po ashtu Presidenti ka refuzuar të nënshkruajë Dekretin për tërheqien e shtatë ambasadorëve nga Ministria e punëve të jashtme, duke kërkuar sqarim në konstatimin e se ata kanë punuar kundër interesave të shtetit. Po ashtu, Gjukanoviqi nuk ka mbështetur as ndërrimet në Shtatmadhorinë e Armatës së Malit të Zi. Kemi të bëjmë me rastet e para të mospërputhjeve të pikëpamjeve të funksionimit të institucionëve të qeverisë, ku dukuria e kohabitacionit është më se e domosdoshme. Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me një situatë të re në Mal të Zi, të panjohur deri më tash, sepse si Prezidenti i shtetit por edhe kryeministri, kanë qenë nga e njëjta parti, ndërsa në rrethana të reja të kohabitacionit, kemi të bëjmë

me një praktikë të re, që duhet të jetë shkollë për demokracinë parlamentare, tash dhe në të ardhmen. Pikërisht, duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me kohabitacionin si dukuri të re në skenën politike në Mal të Zi, ditë më parë janë mbajtur takime nga Kryeministri dhe zyrtarë të lartë qeveritarë me Presidentin e vendit z.Gjukanoviq, për të gjetur një modus vivendi, për të tejkaluar situatat e diskutueshme. Nga ai takim(presidenti-kryeministri-kryetari i parlamentit) opinioni është informuar se janë shqyrtuar çështje të cilat janë në favor të funksionimit të shtetit, institucioneve dhe zhvillimit të tyre, pa të cilin nuk ka përparim demokratik dhe ekonomik të vendit. Po ashtu është treguar gadishmëri se kemi të bëjmë me interesin e përbashkët kombëtar, duke avancuar përgjegjësinë e përbashkët për nevojën e zhvillimit të mëtutjeshëm të Malit të Zi si shoqëri evropiane me standarde cilësore për jetën dhe lirinë e individit. Ndërkaq ditë më pas nga ai takim Presidenti Gjukanoviq, ka reflektuar, duke nënshkruar ligjet e refuzuara, sepse ato janë votuar përsëri në parlament më 20 janar, nga del se një veprim të tillë e ka realizuar duke respektuar Kushtetutën, sepse në rast të kundërtë ka rrezikuar që shumica parlamentare të inicojë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

procedurën e shkarkimit të tij.

Presidenti me ingerenca të kufizuara

Andaj, mbetet të shohim në muajt në vazhdim se si do të jenë raportët Qeveri-Presidenti, a do të ketë mospajtime, tensione, obstruksione e fërkime politike si rezultat i papërvojës në rrethana të reja politike e shoqërore. Përfundimisht, presidenti duhet ta kuptoj pozitën e tij, se ka ingerenca të kufizuara, andaj si i tillë nuk mund të jetë qeveri e dytë, e jo si më parë që ka pasur kontroll absolute mbi qeverinë si dhe mbi terë Malin e Zi. Pikërisht në saje të rrethanave të reja, ai duhet të eliminojë iluzionet e tilla autokratike, por duhet të jetë garant i Kushtetutës, i interesave të qytetarëve në favor të demokracisë parlamentare.

Kohabitacioni lokal në Ulqin

Në lidhje me këtë çështje në nivelin lokal duhet cekur se kohabitacioni ka ndodhur në Ulqin, me rastin e zgjedhjeve lokale të mbajtura më 10 shtator 2006. Kemi të bëjmë me rastin e parë dhe të fundit, sepse kryetari i komunës është zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët dhe nuk ishte i shumicës parlamentare lokale. Në saje të raporteve shoqërore dhe politike në një situate të tillë, shumica parlamentare, (Forca, LDMZ, PPD dhe BDSH) ka rrezikuar pozitën e kryetarit, pikërisht kur ka qenë në pyetje miratimi i buxhetit të komunës për vitin 2007. Ishte ky një kompromis i realizuar në momentin e fundit, por edhe paralajmërim se kjo gjendje nuk kishte perspektivë, sepse në mungesë të mbështetjës nga ana e shumicës në parlamentin lokal, në të ardhmen rrezikohej pozita e kryetarit, në saje të mosfunksionimit të kohabitacionit. Pikërisht, duke parë situatën si mjaft turbulente dhe me pasoja në të ardhmën, opozita lokale (DPS-UDSH) arriti të dekompozojnë skenën politike, duke ia rrëmbyer shumicës parlamentare lokale tre këshilltarë nga PPD(maj 2007) duke i joshur me pozita udhëheqëse, duke u bërë shumicë parlamentare deri në vitin 2010. Ishte ky rasti i parë dhe i fundit, sepse më pas u ndryshua ligji për qeverisje lokale, duke rikthyer zgjedhjen e kryetarit, si më parë përmes votës së këshilltarëve nga zgjedhjet lokale. E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Express

Respektimi i sundim për ardhmërinë dem Kur u ktheva para dy viteve si ambasador në Kosovë, 15 vjet pas shërbimit tim të parë në Prishtinë, u mahnita me të arriturat e Kosovës – vetëqeverisjen, infrastrukturën e re dhe gjeneratën e re të qytetarëve të talentuar, të edukuar dhe energjikë që punojnë së bashku për krijimin e ardhmërisë më të mirë për Kosovën

Filip S. Kosnet

edhe Kosova ka ende shumë punë për ta përmbushur zotimin e saj. Parim kryesor i kësaj përpjekje duhet të jetë që udhëheqësit politikë t’i respektojnë institucionet gjyqësore

dhe vendimet gjyqësore madje edhe nëse nuk e çajnë kokën për ato vendime. Vazhdojmë të jemi dëshmitarë të rasteve kur institucionet e Kosovës nuk kanë vepruar sipas ligjit për t’i

Një ndër qëllimet drejt të cilit duhet të punojë populli i Kosovës, së bashku me popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është zbatimi i plotë i sundimit të ligjit. Vendi im është larg nga të qenit i përsosur në këtë aspekt dhe ende përpiqemi të ndërtojmë „një union më të përsosur” për të cilin flet Kushtetuta jonë, me të drejta të barabarta dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Por, kurrë nuk duhet të ndalemi së punuari për ta përmbushur këtë ëndërr. Siç dëshmuan veprimet kriminale të 6 janarit në ndërtesën e Kapitolit, demokracia është e brishtë. Por, institucionet tona qëndruan. Kur policia përzuri turmën dhe e siguroi ndërtesën, Kongresi vazhdoi diskutimet dhe çertifikoi zgjedhjen e presidentit të ri. Dy javë më pas, ai president i ri mori detyrën në përputhje me Kushtetutën tonë. Jam i bindur se Amerika do të dalë më e fortë se kurrë nga kjo periudhë kritike, por ende kemi shumë punë dhe shumë dhimbje para nesh. Ashtu si në Shtetet e Bashkuara,

8

Javore KOHA

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

mit të ligjit është jetik mokratike të Kosovës zbatuar vendimet e gjyqësorit. Shembull i tillë është rasti i pronësisë së Manastirit të Deçanit. Në vitin 2016, pas shumë vitesh të procedurave gjyqësore, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Kishës Ortodokse Serbe mbi disa hektarë tokë. Megjithatë, me mbështetjen e heshtur të zyrtarëve të lartë dhe udhëheqësve të partive – përgjatë disa qeverive të udhëhequra nga parti të ndryshme politike, për gati pesë vjet – zyrtarët kadastralë të nivelit qendror dhe lokal nuk zbatuan vendimin për regjistrimin e ligjshëm të tokës së kishës. Disa që e lexojnë këtë mund t’i

mbledhin supet, të kthejnë faqen, të kalojnë te ngjarja tjetër. Pse duhet qytetarët e Kosovës të brengosen për Kishën Ortodokse Serbe? Në fakt, do të argumentoja se nëse qytetarët e Kosovës janë seriozë për përkushtimin e tyre kushtetues për shoqëri shumetnike e të larmishme me liri fetare për të gjithë, ata do të duhej të mirëpresin praninë e pakicave. E pakicat do të duhej të mirëpresin mundësinë për tu integruar plotësisht në jetën politike dhe ekonomike të vendit. Por, ky është diskutim për ndonjë ditë tjetër. Rasti i Manastirit të Deçanit nuk ka të bëjë me përkatësinë etnike, politikën

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

apo fenë; ka të bëjë me të drejtat pronësore dhe respektin për ligjin. Me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, kisha shumë herë ka kërkuar nga qeveria që të respektojë ligjin dhe ta regjistrojë tokën e saj. Përpjekjet e kohëve të fundit të kishës kanë hasur në „heshtje administrative” – refuzim të qeverisë për t’iu përgjigjur kishës në mënyrë kuptimplotë dhe për të vepruar në pajtim me ligjin. Tashmë ka kaluar koha për të regjistruar tokën e kishës në pajtim me ligjin. Kjo mosbindje ndaj sundimit të ligjit, e stërzgjatur me vite nga disa qeveri të ndryshme të Kosovës, vë në pyetje përkushtimin e Kosovës për drejtësi të barabartë. Kur vendimet e gjyqit zbatohen plotësisht, do të thotë që vendi ka institucione funksionale, të paanshme dhe demokratike që iu shërbejnë të gjithëve. A mund ta themi këtë sot? A mund të llogarisë çdo qytetar – ose çdo investor i huaj i mundshëm – në gjykatat e Kosovës kur udhëheqësit e Kosovës mund të zgjedhin për të injoruar gjykatat kurdo që dëshirojnë? Kosova ka arritur shumë në shtegtimin e saj demokratik në pak vite të shkurta. Në këtë çast kur vlerat demokratike po sulmohen anembanë botës, frymëzohem nga populli i Kosovës – nga qëndrueshmëria, vendosmëria e tyre për t’u përballur me sfidat dhe nga përkushtimi i tyre për të ndërtuar një demokraci të mbështetur në respektimin e sundimit të ligjit. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Kosovës dhe popullit të saj përderisa ajo punon për ta ndërtuar të ardhmen demokratike për të gjithë qytetarët e saj. Nuk ka kohë për të humbur. (Autori është ambasador i SHBA-ve në Prishtinë) E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Ndryshimi dhe liria e fjalës

10

Javore KOHA

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Liri fjale do të thotë që të mos i bësh keq njerëzve as për pikëpamjet që ata kanë, as për pikëpamjet që ata shprehin, ose për fjalët që ata thonë ose shkruajnë. Nëse sigurisht që fjalët që ata shkruajnë nuk bëhen ligje qesharake që kufizojnë liritë (si ligji anti-shpifje), dhe vjedhin për asnjë arsye të mirë përveç vjedhjes dhe kontrollit

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington Jeta është ajo që mendojmë se është, siç e bëjnë mendimet tona. Kur njeriu ndryshon mendimet ndaj gjërave dhe njerëzve të tjerë, gjërat dhe të tjerët do të ndryshojnë ndaj tij. Të gjithë jemi subjekt i mjedisit dhe atyre me të cilët kontaktojmë - mësojmë kur shohim se mendimet e djeshme, sot kanë ndryshuar dhe jeta është bërë më e mirë. Siç thotë Herakliti, nuk ka asgjë të përhershme përveç ndryshimit. Disa frikësohen nga ndryshimi dhe çdo ditë bëhen më të këqij se një ditë më parë. Kjo vërehet aty ku qeverisja është më e zymtë, më e ashpër, më e korruptuar. Liri fjale do të thotë që të mos i bësh keq njerëzve as për pikëpamjet që ata kanë, as për pikëpamjet që ata shprehin, ose për fjalët që ata thonë ose shkruajnë. Nëse sigurisht që fjalët që ata shkruajnë nuk bëhen ligje qesharake që kufizojnë liritë (si ligji anti-shpifje), dhe vjedhin për asnjë arsye të mirë përveç vjedhjes dhe kontrollit. Realiteti ekzistues është larg nga ndjenja e shprehur. Mbetet

Realiteti ekzistues është larg nga ndjenja e shprehur. Mbetet rregulli i shtetit policor që ndalon grumbullimet ose protestat. Kështu, kombi a shoqëria humbet besimin në vetvete, procesi i natyrshëm prishet, dhe ndryshimi bllokohet. Ajo që thuhet është e saktë për aq sa shkon. Ajo që nuk thuhet është shpesh po aq e rëndësishme sa ajo që thuhet. Përsëri, fjalë e urtë më vjen në mendje, ‘djalli do t’ju tregojë një mijë të vërteta për t’ju bërë të besoni një gënjeshtër.’

rregulli i shtetit policor që ndalon grumbullimet ose protestat. Kështu, kombi a shoqëria humbet besimin në vetvete, procesi i natyrshëm prishet, dhe ndryshimi bllokohet. Ajo që thuhet është e saktë për aq sa shkon. Ajo që nuk thuhet është shpesh po aq e rëndësishme sa ajo që thuhet. Përsëri, fjalë e urtë më vjen në mendje, ‘djalli do t’ju tregojë një mijë të vërteta për t’ju bërë të besoni një gënjeshtër.’

Ndryshimi i Parë duhet të jetë se nuk mund të përdoret qeveria për t’u hakmarrë. Individët me siguri mund të përgjigjen. Të tjerët gjithashtu kanë lirinë e fjalës. Në një vend jo të gatshëm për të ndryshuar, liria e virtytshme e shprehjes, në thelb, është një pamundësi. Përdorimi i forcës shkatërron lirinë; forca për qëllime të mira, gjithmonë do të përfundojë në duart e njerëzve që e përdorin atë për të promovuar interesin e tyre.

Ndryshimi i Parë duhet të jetë se nuk mund të përdoret qeveria për t’u hakmarrë. Individët me siguri mund të përgjigjen. Të tjerët gjithashtu kanë lirinë e fjalës. Në një vend jo të gatshëm për të ndryshuar, liria e virtytshme e shprehjes, në thelb, është një pamundësi. Përdorimi i forcës shkatërron lirinë; forca për qëllime të mira, gjithmonë do të përfundojë në duart e njerëzve që e përdorin atë për të promovuar interesin e tyre

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Favorizime kudo

Miku për shqiptarët personi që të kryen ndere

zbehjen apo mbylljen e disa çështjeve gjyqësore për vepra si dhuna në familje, abuzimi seksual deri edhe tek vrasjet. Nëse je i pashpresë dhe nuk di kujt t’i drejtohesh më sepse avokatët Paula Dekaj po i zvarrisin çështjet tua me ligjin, thjesht me një mik ke fituar jo vetëm vëmendjen e tyre, por ata janë më këmbëngulës e seriozë në zgjidhjen Fjala ‘‘mik’’ për ne shqiptarët, për- e problemeve tua. faqëson më shumë sesa thjesht një Gjithashtu, një mik mund të bëjë që njëri të afërt me të cilin kemi mar- fëmija yt të mos mbesë në klasë edhe rëdhënie shoqërore me të, apo lidhje pse e meriton. Le të mos përmendim miqësie prej një martese. Ose, nëse abuzimet me lëshime diplomash të mund të shprehem kështu, roli i mikut falsifikuara që fatmirësisht deri diku është i gjerë dhe i gjatë, përderisa kanë rezultuar me mbyllje të këtyre përballë shumë situatave, na duhet institucioneve disa vite më parë. Gjendja e tregut të punës është një domosdo një mik. Në mënyrë më konkrete, mund të ballafaqim i frikshëm i të ardhmes për përmendim disa raste për funksionet shumë studentë në prag të diplomimit. Pesimizmi i tyre në lidhje me merie mikut në shoqërinë tonë. Një mik në Shqipëri mund të të ka- tokracinë, është produkt i gjërave që lojë dhjetëra radhë para një zyre in- shohin dhe dëgjojnë, ku edhe për të stitucioni, kështu s’ke fare nevojë fituar një vend pune të duhet një ‘‘mik të presësh gjatë si pjesa tjetër që i fortë’’. Jo më kot shumë prej këtyre studentëve synojnë rrugët e emigras’kanë miq kaq të dobishëm. Po ashtu, një mik mund të bëjë jo cionit, pasi nuk shohin shpresë për të vetëm që policia të mos e gjobisë, ardhmen në vendin e tyre. por kur të dëgjojë për mikun e për- Situata bëhet edhe më e vështirë për bashkët, të të nderojë e të të respek- ngritjet në detyrë, pasi jo gjithmonë tojë pa u lodhur, a ke shkelur ndonjë mjafton niveli i lartë i përgatitjes profesionale, por përveç kësaj duhet të rregull ligjor. Por, situata është edhe më e rëndë jesh një person i rëndësishëm. Ose e kur forca e mikut ndërhyn deri në thënë më qartë: të kesh si mbështet-

12

Javore KOHA

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

je një të njohur me pozita të forta në vend. Pastaj kemi spitalet, ku të kesh një doktor të njohur (apo një mik të përbashkët me të) do të thotë të je shumë me fat. Orët apo ditët e dëshpëruara të pritjes zhduken, sepse shqetësimet tua shëndetësore janë më prioritare dhe çdo gjë mund ta kryesh më shpejt, pavarësisht a ka të tjerë që kanë ardhur aty para teje. Në anën tjetër, po disa biznese si ka mundësi që operojnë fare pa faturim? Për shkelje të tilla ka grupe të posaçme inspektimi që ‘‘ta pinë gjakun’’ për çdo parregullsi të gjetur. Por në Shqipëri një mik apo një shok i shpëton këta nga taksat e shtetit? Një Zot e di! Togfjalëshi ‘‘Jemi të barabartë’’ duket se qëndron vetëm në teori, për sa kohë praktika dëshmon të kundërtën. Gjithë këto favorizime falë miqve, (të cilët janë persona me ndikim mbi dikë tjetër, për të ndërhyrë në zgjidhjen e një problemi në rrugë joligjore), duket sikur janë rrënjosur në shoqërinë tonë, dhe për fat të keq nuk ajo di si të funksionojë duke iu përmbajtur rregullave të përgjithshme. Si pasojë, është mjaft dëshpëruese kur para syve të tu, kalojnë duke të shkelur sikur të mos ishe fare, vetëm sepse ata kanë më pushtet se ti. Në përmirësim të kësaj gjendjeje, mund

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Togfjalëshi ‘‘Jemi të barabartë’’ duket se qëndron vetëm në teori, për sa kohë praktika dëshmon të kundërtën. Gjithë këto favorizime falë miqve, (të cilët janë persona me ndikim mbi dikë tjetër, për të ndërhyrë në zgjidhjen e një problemi në rrugë joligjore), duket sikur janë rrënjosur në shoqërinë tonë, dhe për fat të keq ajo nuk di si të funksionojë duke iu përmbajtur rregullave të përgjithshme

shërbejnë vetë qytetarët nëse bashkëpunojnë me median. Për çdo parregullsi të vërejtur, është e mira që ata të dërgojnë faktet e tyre

në mediat që e ofrojnë këtë bashkëpunim, duke vënë në jetë kështu gazetarinë investigative. Nuk duhet harruar kurrë se pushteti i medias,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

është aq i fortë sa t’i qesë në dritë këto skandale, dhe të vërë në lëvizje organet përgjegjëse për zgjidhjen e tyre. E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Vojvodët e Trieshi trashëgimi e kujte Gjekë Gjonaj

Në traditën historike të trieshjanëve vend të veçantë zë edhe vojvoda, Emërtimi “vojvodë” , siç shpjegohet në veprën “ Leksikoni historik i Malit të Zi”, botuar në Podgoricë në vitin 2005, ka qenë titull ushtarak mesjetar ( komandant ushtrie, urdhërdhënës). Vojvodët në kuptimin e drejtë dhe gjithëpërfshirës, kanë qenë prijës, respektivisht kryetarë të një vëllazërie të madhe brenda një fisi të caktuar në Triesh. Domethënë, vojvodë nuk kanë pasur të gjitha fiset trieshjane , por kryesisht ato më të mëdhatë. Titulli vojvodë ka qenë i trashëguar, sikurse edhe titulli bajraktar ( shqip flamurtar). Këta njerëz të dalluar për aftësitë dhe vlerat e tyre

14

Javore KOHA

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

individuale dhe njerëzore nga disa vëllazëri e fise në këtë trevë shqiptare fillimisht kanë qenë të ngarkuar me detyrë të qeverisë osmane. Ata ishin njerëz të besueshëm të pushtetit turk, të cilët ndiqnin zbatimin e urdhrave , sidomos pas reformës së Tanzimati e cila filoi në vitin 1839 dhe përfundoi në Periudhën e Parë Kushtetuese , në vitin 1876. Të gjthë vojvodët trieshjanë zgjdheshin dhe emrëoheshin nga veziri i Shkodrës (pusheti osman). Edhe pas rënies së pushtetit turk vojvodët vazhdojnë të udhëheqin (“sundojnë)” në këtë bajrak, deri në gjysmën e dytë të shekullit 19-të. Prej kohës kur ushtria malazeze hyri ( pushtoi) në Triesh, dy vite para Kongresit të Berlinit, vojvodët i zgjodhi dhe i emëroi pushteti i atëhershëm malazez. Kjo nuk ndodhi vetëm në Triesh, por edhe në trevat e tjera të Malësisë së Madhe, në Hot, Grudë e Kojë. Vojvodët e këtyre krahinave ishin njerëz

të besueshëm të Perandorisë Osmane, të Mbretërisë së Jugosllavisë dhe të Mbretërisë së Malit të Zi. Shikuar nga aspekti i asaj kohe vojvodët trieishjanë por edhe të krahinave të tjera, edhe në Perandorinë Otomane edhe në Mbretërinë e Malit të Zi e deri në Luftën e Dytë Botërore, kujdeseshin për interesat vendore dhe zbatonin ligjet. Pavarësisht se vojvodët shqiptarë-malësorë janë emëruar nga ushtria turke dhe mbretëria malazeze, ata gjithmonë janë përpjekur me gjithë forcën e mendjes dhe të trupit që veprimet e tyre të ishin në pajtim me interesin e popullit të vet. Ata, në radhë të parë dhe mbi të gjitha, vendimet e veta i merrnin në favor të ruajtjes së qenies shqiptare, duke mos bërë asnjë kompromis me pushtuesit, në dëm të mbrojtjes së kauzës kombëtare shqiptare. Nga dëshmitë dhe bisedat e trieshjanëve të vjetër, por edhe të malësorëve

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

it, esës të tjerë të moshuar, rezulton se vojvodët, bashkë me bajraktarët dhe krerët e tjerë të fiseve luftonin për liri e barazi të popullatës vendase, në rrethana historike jashtëzakonisht të pafavorshme për shqiptarët. Në këtë aspekt, mendoj se duhet shikuar dhe vlerësuar rolin, rëndësinë dhe kontributin e tyre nëpër shekuj. Referuar tregimeve të moçme, mbështetur në kujtesën e trieshjanëve dhe literaturës që më ka rënë në dorë, do të përpiqem të jap emrat e vojvodëve të Trieshit, që nga fillimi i shekulit XVIII e deri në vitin 1876, me rënien e Trieshit nën administrimin e Malit të Zi, kur edhe u zhduk ekzistimi i Institucionit të Bajrakut në malin e Trieshit. Thuhet, dhe është shënuar nga disa autorë trieshjanë, se qysh se dihet , për vojvodë në këtë cep të Malësisë së Madhe, kanë qenë nga vëllazëria ( fisi) i Delajve, nga Dukajt e Budzës (Buxës) dhe nga Nikprëlajt

Ata ishin njerëz të besueshëm të pushtetit turk, të cilët ndiqnin zbatimin e urdhrave , sidomos pas reformës së Tanzimatit e cila filoi në vitin 1839 dhe përfundoi në Periudhën e Parë Kushtetuese , në vitin 1876. Të gjithë vojvodët trieshjanë zgjedheshin dhe emëroheshin nga veziri i Shkodrës (pushteti osman)

e Bëkajve (Trieshi i Epërm). Ndërkaq vojvodë nga Trieshi i Poshtëm kanë qenë vetëm nga fisi Gjeloshaj të Nikmarashit. Më së shumti vojvodë në Triesh ka trashëguar fisi-vëllazëria Gjeloshaj nga fshati Nikmarash. Nga ky fis vojvodë ka qenë: Lulë Nika. Pas tij vjen Broq Lula, kurse më vonë Prëlë Broqi, Gjokë Prëla, Gilë Doshi, Mark Gjeloshi,Nikë Gjeloshi, Prëloc Marku dhe Marash Marku. Ky i fundit e mori vojvodllëkun në moshën 20 - vjeçare dhe e mbajti plotë 31 vjet, kur edhe bëhet kapidan i Trieshit, të cilën detyrë të lartë e ushtron 26 vjet, deri në vdekje. Vlen të theksohet se Marash Marku e mbajti pushtetin (sundoi) në Triesh gjithsej 57 vjet ( 31 vjet vojvodë ). Fisi i Delajve ka pasur një vojvodë Pal Lekën. Një vojvodë më shumë ka pasur fisi i Dukajve të fshatit Budzë. Vojvodë të këtij fisi kanë qenë Makal Raçku dhe djali i tij Lala.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Nga fshati Bëkaj vojvodë i parë u bë Marku i Shqepanit. Më vonë atë e trashëgoi i biri, Drashku ( Dreshku), e pastaj vazhdoi të jetë vojvodë Nikë Prëla, njëherazi themelues i shtëpisë së vojvodëve Nikprëlaj. Nikën e trashëgoi nipi i tij Leka. Mbas Lekës vojvodë erdhi i biri i tij Pali . Meqë djali i Palit nuk ishte i aftë për ta trashëguar të atin , vojvodë bëhet nipi i tij Huso Telash Deda. Atë e trashëgoi Dedë Husi, vojvoda i fundit nga fisi Nikprëlaj. Në Triesh vojvoda ishte mbi bajraktarin. Vojvoda ishte i pari, ndërsa bajraktari i dyti. Vojvoda në Triesh printe në të gjitha tubime. Fliste i pari. Rrinte i pari. Ky nderim që u bëhej vojvodëve në Triesh, me sa kam njohuri unë (në mos qofsha gabim) është i veçantë dhe i vetëm. Në krahinat tjera të Malësisë së Madhe ishte ndryshe. Vojvoda ishte nën bajraktarin. Një bajrak në trevat e Shqipërisë së Veriut kishte disa vojvodë sipas katundeve ( fshatrave ).

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Javore KOHA

15


KULTURË

U përurua romani “Hienat e Pinjeshit” i autorit Ibrahim Berjashi

Mallëngjim për të ka padrejtësitë ndaj sh “Të gjitha ato ngjarje që e kanë përcjellur popullin shqiptar gjatë ish-Jugosllavisë dhe fatkeqësisht pas ardhjes së pluralizmit, qoftë në trojet shqiptare në Mal të Zi, qoftë në Shqipëri apo në Kosovë, e kanë nxitur Berjashin që në këtë mënyrë, sado kudo, të ndikojë në ngritjen e vetëdijes dhe vëmendjes së të gjithë shqiptarëve, sidomos të lexuesve të këtij libri”, ka thënë redaktori i librit, Hajrullah Hajdari Në prani të një rrethi të vogël shokësh dhe miqsh të autorit, të shtunën mbrëma, në Atelienë “Gazi” në Ulqin është bërë përurimi i romanit “Hienat e Pinjeshit” të shkrimtarit Ibrahim Berjashi. Për librin kanë folur redaktori Hajrullah Hajdari dhe recensenti Ali Gjeçbritaj. Hajdari ka thënë se të flasësh për veprimtarinë e Ibrahim Berjashit, jo vetëm te shqiptarët në Mal të Zi, por kudo në trevat mbarëshqiptare është e tepërt, sepse veprat e tij kanë folur shumë më herët. Ai ka thënë se libri “Hienat e Pinjeshit” është një shprehje dhe mallëngjim i autorit për të kaluarën dhe padrejtësitë që i janë bërë popullit tonë ndër vite. “Të gjitha ato ngjarje që e kanë përcjellur popullin shqiptar gjatë ish-Jugosllavisë dhe fatkeqësisht pas ardhjes së pluralizmit, qoftë në trojet shqiptare në Mal të Zi, qoftë në Shqipëri apo në Kosovë, e kanë nxitur Berjashin që në këtë mënyrë, sado- kudo, të ndikojë në ngritjen e vetëdijes dhe vëmendjes së të gjithë shqiptarëve, sidomos të lexuesve të këtij libri”, ka thënë Hajdari. Ai ka thënë se nga vetë titulli i librit kuptojmë shumë, sepse ashtu siç përcaktohet në fjalor fjala “hienë”, si një qenie shumë e rrezikshme mish-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

ngrënëse, te njeriu paraqitet si një njeri i keq, gjakpirës, i ndyrë. “Dhe të gjithë personazhet e librit janë pothuaj të atillë. Duke u nisur nga Sallaku, udbashët dhe të gjithë personat e tjerë prej të cilëve vetë Berjashi dhe ne, gjenerata e tij, kemi vuajtur”, ka theksuar Hajdari. Recensenti i librit, poeti Ali Gjeçbritaj, ka thënë se për ta kuptuar dhe shijuar si duhet një vepër letrare,

ajo duhet të lexohet me kujdes dhe vëmendje të madhe. “Andaj, për ta analizuar veprën në të gjitha aspektet duhet që ajo të lexohet dhe të analizohen të gjithë përbërësit e saj kryesorë”, ka thënë ai. Gjeçbritaj ka theksuar se gjatë leximit të romanit “Hienat e Pinjeshit” duhet që lexuesi t’i ketë parasysh disa komponentë. Ai ka thënë se “përcaktimi i kohës


KULTURË

aluarën dhe hqiptarëve dhe i variantit ka rëndësi të madhe për ta kuptuar veprën letrare në ato raste kur gabimet në përcaktimin e kohës së krijimit të ndonjë vepre ose fakteve që i vishen njërit e jo tjetrit autor, ndikojnë për të kuptuar atë që thuhet, atë që është thënë në vepër”. Sipas tij, “rëndësia e përcaktimit të kohës mbiçmohet, sepse për shumicën e lexuesve s’është me rëndësi se a është i njohur autori i saj, por gjithashtu duhet të tërhiqet vërejtja se për të kuptuar prozën, veçanërisht atë të Berjashit, do të jetë shumë e vështirë për lexuesin se ku dhe kur zhvillohet ngjarja”. Në emër të botuesit, Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, të pranishmit i ka përshëndetur kryetari Ismet Kallaba. Duke folur për autorin e librit, ai ka thënë se “Ibrahim Berjashi i përket atij grupi të autorëve shqiptarë në Malin e Zi, i cili i ka mbetur besnik

vendit dhe popullit të tij, duke i shërbyer atij me përkushtim dhe duke dhënë një kontribut të çmuar për kulturën shqiptare në Malin e Zi”. Kallaba ka theksuar se Ibrahim Berjashi është një autor me ndihmesa të shumta për kulturën shqiptare në Malin e Zi dhe më gjerë. “Për më se një gjysmë shekulli, ai ka kontribuar në një mori fushash, si: letërsi, gazetari, kulturë dhe organizime kulturore, veprimtarinë botuese, sektorin civil etj. Është një jetë e tërë me gazetarinë dhe letërsinë”, ka thënë ai. Kallaba ka vijuar duke thënë se “Berjashi është i njohur në radhë të parë si poet, por si një autor që dëshiron të eksperimentojë, në disa vepra të fundit ai është sprovuar edhe në prozë”. Në fjalën e tij, autori Ibrahim Berjashi ka falënderuar kolegët e tij, të cilët e kanë ndihmuar në forma të ndryshme

Atelie “Gazi”, pikëtakim i jetës kulturore Udhëheqësi i përurimit, Gazmend Çitaku, ka thënë se synon që në të ardhmen në Atelienë “Gazi” të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore, pra jo vetëm takime me shkrimtarë, por edhe takime të tjera me artistë dhe intelektualë të ndryshëm, të cilët do të mund të bëjnë jo vetëm përurimet e librave, por edhe të të gjithë krijimtarisë së tyre. Ai ka thënë se ky është një ambient relativisht i ri, por synimi është që të jetë një pikë njohëse e kulturës e cila zhvillohet apo do të zhvillohet në qytetin e Ulqinit. “Pikë së pari synojmë që të bëjmë jo vetëm afirmimin e autorëve shqiptarë këtu nga Mali i Zi, por edhe të jemi një pikë takimi i mbledhjeve dhe diskutimeve të ndryshme mes intelektualëve të këtij vendi”, ka thënë ai. Çitaku ka paralajmëruar se në fund të muajit shkurt do të vazhdojë aktiviteti “Kuvendim te Gazi”, i ndërprerë për shkak të pandemisë së COVID-19. për botimin e librit dhe që të marrë frymëzime. “Siç thanë edhe pararendësit, është një moshë kur i jam kthyer letërsisë, sepse unë jam pensionist dhe punë tjetër nuk bëj. Brenda kopertinave është një jetë e tërë. Një jetë e gjatë që nuk karakterizohet me mua si autor, por me të gjithë”, ka thënë ndër të tjera ai. Berjashi ka sqaruar se personazhet si Sallaku apo Sheshiri janë përdorur simbolikisht si metaforë në romanin e tij, por ata që janë rritur në Krajë, Ulqin, Anën e Malit etj., e dinë se persona të tillë kanë ekzistuar në realitet. Romani “Hienat e Pinjeshit” është botuar vitin e kaluar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drei. k. jtave të Pakicave. E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Javore KOHA

17


KULTURË

Mbi studimin monografik “Malësia e Madhe ndër shekuj” të autorit Sokol P. Lulgjuraj

Enciklopedi e vogël për trashëgiminë kulturore dhe identitetin kombëtar Shaban Hasangjekaj Autori Sokol P. Lulgjuraj thekson se këtë vepër, të cilën e quan Enciklopedi e vogël për Malësinë e Madhe, ka synuar të përshkruajë jetën e Malësisë ndër shekuj, por, siç thotë ai, jo me synim kryesisht historik, por qëllimi kryesor është të përshkruan rrënjët e asaj force të madhe e cila qe në gjendje të mbante të gjallë në shekuj, jo vetëm gjuhën tonë, por edhe traditat tona, dy shtyllat kryesore me anë të cilave mbahet identiteti ynë kombëtar. Duke pasur parasysh mungesën e njohjes së realitetit kombëtar shqiptar, autori Lulgjuraj thekson se në veçanti brezi i sotëm është tejet i interesuar të dijë më tepër për të kaluarën e lashtë dhe të afërt, për të parët, cilësitë, tiparet e tyre, sa ishin trima, besnik e mikpritës, sa ishin të nderuar në rrethin e mjedisin në të cilin jetuan, çka trashëguan dhe sa të njëjtë jemi me ta. Për këtë shkak përmbajtja e monografisë “Malësia e Madhe ndër shekuj”, u sistematizua për hir të ndriçimit të këtij realiteti, duke filluar nga koha kur të parët tanë vendosën të jetojnë në kushte e rrethana shoqërore – historike tejet të vështira. Autori i monografisë në fjalë, në pyetjen e shtruar: Pse të parët tanë braktisën jetën dhe për hir të kujt strehuan në male duke pranuar jetën e vështirë? Jep përgjigjen koncize: “Ilirët të cilët nuk pranuan të jetojnë nën sundimin romak, të cilët kishin pushtuan viset bregdetare e fushore, hapësirë të

18

Javore KOHA

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

lirë gjetën në zona të ashpra malore dhe deri në ditët e sotme mbetën autonom, të lirë e të vetëqeverisur, kështu që kontributi i tyre ishte vendimtar për ruajtjen e vazhdimësisë etniko-kulturore iliro-shqiptare, siç e vërtetojnë shumë studiues, ndër të cilët edhe Aleeksander Stipçeviq, i cili në veprën ‘Ilirët’ shkruan: ‘Në krahinat më të izolueme ku qytetnimi romak nuk mbrrijti me depërtua, ilirët vazhduan jetën e vet patriarkale dhe të mbrapambetun, tue ruajt veshjen, gjuhën, strukturën shoqnore dhe tiparet fizike përsa i përket anës antropologjike në nji shkallë ma të naltë’ “. Pse të parët tanë – ilirët, rezistuan në kushte të tilla nga më të vështirat që i njeh historia kur shumë të tjerë nuk rezistuan dot? Janë disa arsye, shprehet autori. “Male ka shumë në botë dhe më të larta dhe më të thepisura se tonat. Ato sigurisht ishin një strehim për ilirët që nuk pranuan të nënshtrohen, por arsye më të fortë ndoshta është fakti se kjo popullatë, nga sa e njeh historia, ka luftuar gjithnjë vetëm në mbrojtje të lirisë së saj, ose në ndihmë të popujve të tjerë, por kurrë nuk ka qenë një popull pushtues si shumë të tjerë që mburren me pushtimet e tyre dhe që kanë ndërtuar mirëqenien e tyre në kurriz të popujve të tjerë. Prishja e traditave dhe zakoneve të një populli, vjen jo vetëm nga pushtimi i tij nga të tjerët, por edhe kur ky bëhet pushtues. Pikërisht, ilirët në pamundësi të mbronin Ilirinë në

rrafsh, shkuan në male jo thjeshtë për t’u strehuar, por për t’i kthyer ato male në pozicionet e fundit të luftës për jetë


KULTURË a vdekje”. Përkitazi me vendosjen e feve të ardhura nga popujt tjerë në vendin tonë, autori thekson se një qëllim i veprës së tij “Malësia e Madhe ndër shekuj”, është edhe të tregojë për kushtet dhe metodat e ndryshme përmes të cilave u arritën këto vendosje. Krishtenizmi është formuluar dhe propaganduar nga njerëz të dalë nga populli i thjeshtë në kushte të vështira të sundimit të egër romak, kurse islamizmi, me gjithë përmbajtjen e tij humanitare u përhap njëkohësisht gjatë pushtimeve të njëpasnjëshme arabe ose turke, duke theksuar se kryesisht nuk u imponua drejtpërdrejtë, përveç disa rasteve tashmë të njohura nga histo-

Për hartimin dhe koncipimin e tekstit të lëndës, autori Sokol P. Lulgjuraj ka përdorur dhe shfrytëzuar burime dhe literaturë të bollshme e shumë përfshirëse: 120 vepra të autorëve të ndryshëm të shkruara në gjuhë të ndryshme (kryesisht shqip, serbo-malazeze dhe anglisht), 34 gazeta dhe revista në gjuhë të ndryshme, tre filma dokumentar (dy në gjuhën shqipe dhe një në atë serbo-malazeze), katër institucione kulturore në Tuz dhe shtatë adresa nga interneti

ria. Në monografinë “Malësia e Madhe ndër shekuj”, Sokol P. Lulgjuraj ka theksuar rolin e Besëlidhjes, e cila nuk ishte një akt formal, por ishte çimentim, në të cilin do të lidhej ndonjë marrëveshje, e cila, e lidhur nga Kuvendi pa asnjë Besëlidhje, nuk do të kishte asnjë vlerë të saj. Në monografi, autori po ashtu ka shfrytëzuar rastin të bën fjalë, jo vetëm për kryeparët, por edhe për bajraktarët dhe personat me ndikim të madh në popull, jo vetëm për rolin dhe funksionin e tyre, por edhe për shtrembërimet që janë bërë nga studiues të ndryshëm të ndikuar ose në shërbim të ideologjive të huaja. Autori Sokol P. Lulgjuraj ndër të tjera pohon se janë shkruar shumë vepra për Malësinë e Madhe, por qëllimi i tij në hartimin, shkruarjen dhe koncipimin e kësaj vepre, nuk ka qenë të bën një lloj përmbledhjeje apo komenti të tyre, as të tregojë aspektet e ndryshme në gjuhën e specialistit, por të jep pamjen e fundit të asaj që ende ka mbetur gjallë në Malësi, qoftë në kuptimin teknik, qoftë në kufirin e jetës shpirtërore të së kaluarës sonë. Autori po ashtu ka pasur për qëllim që të hedhë një shikim jo vetëm në të kaluarën tonë, por edhe në të ardhmen duke synuar që të gjitha këto të integrohen së bashku në një tersi harmonike – bashkimin e traditës më të re përparimtare botërore. Autori në fund konfirmon se kur është fjala për paraqitjen e materialit të lëndës në drejtimin teknik apo artistik, gjithçka është marrë drejtpërdrejtë nga tereni dhe jo nga materialet e botuara. Po ashtu disa veçori të zakoneve në Malësinë e Madhe janë marrë drejtpërdrejtë nga burimet gojore të pleqve, dhe jo nga burimet e

njohura. Për realizimin e veprës së vet, autori thekson se ka shfrytëzuar materiale të ndryshme, si nga autorët e vendit, ashtu edhe të huajt, kryesisht: Shtjefën Gjeçovin, Gjergj Fishtën, Xhafer Belegun, Hajredin Hoxhën, Vladimir Dedierin, Aleksander Stipçeviqin, Milan Shufllain, Raymon Poincare, Hugo Grothe, etj. Falënderon gurgdhendësin popullor Zef Gj. Lucaj, mbledhësin e këngëve popullore, Nosh M. Lulgjuraj, si dhe fotografistin Shtjefën T. Ivezaj, nga i cili ka marrë ca fotografi. Në fund, pa ngurrim dhe me plot gojë, mund të konstatojmë, por edhe të konfirmojmë se autori Sokol P. Lulgjuraj, me studimin vet monografik “Malësia e Madhe ndër shekuj”, siç ndryshe e quan ai “Enciklopedi e vogël mbi Malësinë e Madhe”, ka dhënë kontribut të madh e gjithëpërfshirës në prezantimin universal të trevës së Malësisë së madhe prej nga rrjedh dhe frymon vet ai, por edhe në ndriçimin dhe shpalosjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit të Kombit shqiptar ndër shekuj. Me këtë vepër vërtetë madhështore me vlerë të lartë letrare, autori Sokol P. Lulgjuraj padyshim u ka dalë “hakut dhe borxhit” bashkëvendësve të vet duke ua ofruar vendlindjen e tyre të shtrenjtë, të çmuar dhe të dashur – Malësinë e madhe në shuplakë të dorës e më afër shpirtit e zemrës, por edhe lexuesve, studiuesve dhe aderuesve të fjalës së shkruar letrare, një vepër me vlerë dhe peshë jashtëzakonisht të madhe, përmes të së cilës do të njihen, por edhe do të mësojnë më shumë për rrjedhat historike të Malësisë së Madhe, së dhe për trashëgiminë kulturore dhe identitetin e Kombit shqiptar në përgjithësi. E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Intervistë me Shaip Kamberin, deputet dhe kryetar i Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar – S

Diskriminimi ndaj sh vazhdon me metoda Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, e vetmja rrugë për të zgjidhur edhe pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ndërkaq, instrumenti i vetëm që mund të na garantojë prosperitet dhe detyrim ndaj Beogradit për të respektuar kërkesat tona mbetet reciprociteti

20

Javore KOHA

E ENJTE, 4 SHKURT 2021


INTERVISTË

SDA Sanxhak” në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë

hqiptarëve po at më perfide Lugina e Preshevës (në Serbinë Jugore) shtrihet në lindje të Kosovës dhe banohet nga shqiptarët etnikë. Ajo përfshin një sipërfaqe prej afro 1 250 km², në të cilën jetojnë rreth 100 mijë banorë, të shpërndarë në 67 vendbanime, prej të cilave tri janë qendra urbane: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Natyrisht, si edhe vendbanimet e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, Lugina e Preshevës bënte pjesë në trojet më pak të zhvilluara, jo vetëm ekonomikisht por në të gjitha sferat e jetës shoqërore. As sot e kësaj dite, duke qenë nën juridiksionin e Serbisë, gjendja s’është më e mirë, përkundrazi është shumë e ndërlikuar. Në jetën politike në Luginën e Preshevës veprojnë gjashtë parti politike shqiptare, gjithsesi më pak se në Mal të Zi. Përfaqësimi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë është diskriminues si edhe këtu në Malin e Zi. Të drejtat politike të shqiptarëve në Luginë, e sidomos ato që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar janë nën çdo nivel, vazhdimisht janë shkelur, injoruar dhe mospërfillur nga politika dhe shteti serb. Rrethanat politike që mbizotërojnë në Serbi dhe pozita e shqiptarëve atje, e detyruan klasën politike shqiptare që në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura më 21 qershor 2020, të bashkojnë forcat dhe të dalin në zgjedhjet e përgjithshme me një listë të përbashkët. Kështu, në zgjedhjet e përmendura, për herë të parë partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës dolën me një listë të vetme “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e bashkuar” dhe, po ashtu, për herë të parë shqiptarët do të kenë tre deputetë në Kuvendin e Serbisë: Shaip Kamberi, Nadije Beqiri dhe Argjend Bajrami. Në lidhje me pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe veprimtarinë e deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Serbisë biseduam me Shaip Kamberin, kryetar i Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”. Shaip Kamberi është politikan dhe aktivist i njohur në Luginën e Preshevës. Ai ka diplomuar për drejtësi në Universitetin e Prishtinës. Në dy mandate ka qenë kryetar i komunës së Bujanocit (2008-2012 dhe 2016-2020) dhe dy herë deputet në Parlamentin e Serbisë (2014-2016 dhe 2020 e në vazhdim). Ai po ashtu është kryetar Partisë për Veprim Demokratik, partisë më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës Koha javore: Z. Kamberi, në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, për herë të parë, shqiptarët e Luginës së Preshevës dolën me një listë të përbashkët. A mendoni se kjo ishte vendimtare që shqiptarët për herë të parë në histori fituan tri ulëse në Kuvendin e Serbisë? Sh. Kamberi: Patjetër që paraqitja me një listë të përbashkët e pesë partive politike shqiptare ishte vendimtare që, kësaj radhe, shqiptarët e Luginës së Preshevës të fitojnë tre mandate. Rruga deri te kjo marrëveshje, për shkak të ndasive të

shumta në nivel lokal, ishte e vështirë, por kontributi i ministrit të jashtëm shqiptar Gent Cakaj ishte vendimtar. Me ndërmjetësimin e tij këmbëngulës, ai ka ndikuar në arritjen e kësaj marrëveshjeje që na solli përfaqësim më të madh në nivel qendror. Koha javore: Në Kuvendin e Serbisë formuat Grupin Parlamentar “Lugina e Bashkuar -SDA Sanxhak”, shef i të cilit jeni Ju. Cila është arsyeja - politike, ekonomike apo...? Sh. Kamberi: Arsyet kryesisht praktike dhe politike. Ne jemi vetëm tre

deputetë, ndërsa për ndërtimin e një grupi parlamentar nevojiten minimum pesë deputetë, prandaj edhe tre deputetët e SDA të Sanxhakut që, ashtu si ne, kishin mbetur në opozitë, ishin të vetmit me të cilët kemi pasur mundësinë të ndërtojmë grupin. Në anën tjetër, problematikat e njëjta me të cilat ballafaqohen shqiptarët dhe boshnjakët, idetë e njëjta apo të ngjashme me SDA-në rreth së ardhmes dhe sidomos rreth integrimeve evropiane, ishin mundësia që me bashkëmendimtarë të ndërtojmë grupin parlamentar. Koha javore: Shqiptarët në Malin e Zi i njohin aktivitetet tuaja gjatë kohës që ishit kryetar i Komunës së Bujanocit, në lidhje me të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në Serbi dhe jo vetëm. Cilat janë angazhimet dhe synimet tuaja si deputet në Kuvendin e Serbisë lidhur me pozitën dhe gjendjen aktuale të shqiptarëve në Luginën e Preshevës? Sh. Kamberi: Të llojllojshme janë problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët këtu. Prej nënpërfaqësimit në institucionet e shtetit, problemeve të shumta në arsim, gjyqësor, përdorim të simbolit kombëtar dhe përdorim zyrtar të gjuhës janë temat që pretendojmë të prekim në paraqitjet tona në Parlament. Koha po dëshmon se kjo Serbi e A. Vuçiqit, në emër të një diskriminimi perfid po vazhdon të nëpërkëmbë të drejtat e shqiptarëve. Puna jonë është që në institucionin më të lartë përfaqësues të flasim hapur për këto probleme. Atë edhe po mundohemi ta bëjmë, pa ndonjë naivitet se Vuçiqi do të bindet për të respektuar demokracinë nëse në këtë nuk e “detyrojnë” stabilokratët ndërkombëtarë. Koha javore: Vendosja e flamurit shqiptar në seancën e Kuvendit të Serbisë entuziazmoi të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe u cilësua si akt patriotik dhe shumë i guximshëm. Madje u tha se nga diskutimi Juaj “u dridhen” themelet e Kuvendit të Serbisë. Pse pikërisht zgjodhët E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Javore KOHA

21


INTERVISTË seancën konstitutive të Kuvendit dhe në cilat raste, ku dhe kur është i lejuar përdorimi i flamurit shqiptar në Serbi? Sh. Kamberi: Tema për të cilën kam folur dhe vetë akti simbolik i vendosjes së flamurit kombëtar, krahas atij shtetëror, kishte për qëllim kërkesën për barazi, respektim të njëtrajtshëm dhe rajonal të të drejtave të komuniteteve. Nëse serbët në Malin e Zi, Republikën e Kosovës apo Maqedoninë e Veriut mund të përdorin lirshëm simbolin kombëtar, atëherë pse kjo t’u mohohet shqiptarëve?! Kam kërkuar barazi në afirmitet e jo barazim në mohim. Koha javore: Sa jam në dijeni, nga viti 2001-2013 shqiptarët e Luginës kanë firmosur së paku tri marrëveshje me Qeverinë e Serbisë, në të cilat keni shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe integrim të shqiptarëve në Serbi. Cilat janë ato, sa janë realizuar apo janë mospërfillur totalisht nga Qeveria e Serbisë? Në të vërtetë, cila është pozita aktuale politike dhe ekonomike e shqiptarëve në Luginën e Preshevës? Sh. Kamberi: E thashë më sipër se shqiptarët edhe sot, përkundër që kanë tri marrëveshje të nënshkruara me Beogradin (2001, 2009 dhe 2013), gjenden në pozitë të vështirë. Diskriminimi i vendosur që nga koha e Millosheviqit, e në disa segmente edhe gjatë komunizmit, po vazhdon ndaj nesh me metodat më perfide. Tri marrëveshjet e nënshkruara dëshmojnë për mungesën e vullnetit politik në Beograd për t’i respektuar ato dhe për t’i trajtuar shqiptarët si qytetarë të barabartë. Koha javore: Në një nga intervistat tuaja keni deklaruar se minimumi i kërkesave të shqiptarëve në Serbi është reciprociteti me veriun e Kosovës. Si mendoni, a mundet dhe cilat janë rrugët për realizimin e reciprocitetit të përmendur? Sh. Kamberi: Mjerisht, përkundër asaj që, siç e përmenda, arritjes së tri marrëveshjeve dhe mungesës ës vullnetit politik në Beograd për t’i respektuar ato, e vetmja rrugë që mbetet është dialogu mes Kosovës dhe Ser-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

bisë, rrugë kjo për të zgjidhur edhe pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ndërkaq, instrumenti i vetëm që mund të na garantojë prosperitet dhe detyrim ndaj Beogradit për të respektuar kërkesat tona mbetet reciprociteti, respektivisht ndërtimi i parimeve unike të respektimit të të drejtave të komuniteteve mes dy shteteve. Koha javore: Pra, cili është koncepti i Serbisë për shqiptarët në përgjithësi e në veçanti për shqiptarët e Luginës? Po cilat janë synimet e popullit shqiptar? Sh Kamberi: Duke mohuar të drejtat elementare, qofshin ato individuale apo kolektive, duke krijuar një situatë ekonomike të pashpresë, Serbia po mundohet të ndikojë në migrimin sa më të madh të shqiptarëve nga rajoni ynë. Kur kësaj ia shtojmë edhe aksionin shtetëror të pasivizimit të adresave, që po zbatohet në mënyrë selektive ndaj shqiptarëve, është shumë e qartë se në skenë është politika e ndryshimit artificial të strukturës së popullsisë në Luginën e Preshevës, për ta eliminuar dominimin etnik të shqiptarëve. Natyrisht, angazhimi ynë, e në këtë presim edhe ndihmën konkrete nga Republika e Kosovës dhe e Shqipërisë, është të ndërtojmë një shpresë të re, sidomos për rininë tonë këtu. Koha javore: Aktivitetet, diskutimet dhe deklaratat tuaja në Kuvendin e Serbisë ju kanë vendosur në qendër të vëmendjes të opinionit, si të atij shqiptar

ashtu edhe të atij serb. Si ndjehet Shaip Kamberi, krenar apo edhe i kërcënuar dhe a mendoni se angazhimi Juaj dhe kërkesat tuaja drejtuar autoriteteve serbe dhe ndërkombëtare do të rezultojnë të suksesshme për shqiptarët? Sh. Kamberi: Meqë diskutimet e mia në Parlament kanë pasur një jehonë mbarëkombëtare, sigurisht që nuk mund të mbetem indiferent dhe jam krenar për këtë. Nuk mund të them se kam pasur ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë, por, pas çdo paraqitjes sime, mediat e kontrolluara nga pushteti, deputetët e pozitës, natyrisht që po mundohen të më sulmojnë, duke dashur të delegjitimojnë kërkesat që unë paraqes në emër të shqiptarëve. Kjo dëshmon mendësinë antishqiptare që mbretëron, por edhe për mosgatishmërinë e regjimit për të respektuar në përpikëri kërkesat që sjell anëtarësimi në BE. Unë po mundohem të kryej punën time për të cilën jam zgjedhur dhe nuk dua të mendoj fare për kërcënimet e mundshme. Koha javore: Në fund, cili është mesazhi juaj për shqiptarët, në veçanti për shqiptarët në Malin e Zi? Sh. Kamberi: Uroj që edhe shqiptarët në Mal të Zi të realizojnë aspiratat e veta. Jam i vetëdijshëm se edhe atje nuk është lehtë. Por, sfidat që dalin përpara duhet të na motivojnë edhe më tepër për të dalë në ballë të kërkesave të popullsisë që e përfaqësojmë. Bisedoi: Hajrullah Hajdari


FOTOGRAFIA E JAVËS

FAHRUDIN GJOKAJ MALET E MALËSISË

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Javore KOHA

23


KULTURË

Mikropoezia si larmi formash e shprehjes poetike

“ 24

Ta quajmë apo jo mikropoezinë art? Gjykimi se poezitë e shkurtra nuk meritojnë të quhen poezi ose art në përgjithësi do ishte i gabuar, vetë poezia si ajo e shkurtër apo si ajo e gjatë ka të njëjtin mision përcjelljen e ndjesisë dhe të bukurës. Në fund të fundit krijimi dhe leximi i mikropoezisë mbetet çështje shijesh individuale

Javore KOHA

E ENJTE, 4 SHKURT 2021


KULTURË

Një nga poetet më të famshme të mikropoezisë është Rupi Kaur .” Libri &Milk Honey” është përkthyer në 39 gjuhë dhe është shitur në 5 milionë kopje, ky libër e ka kthyer Kaur në një nga poetet më të njohura të momentit. Kaur është autorja e dy librave të tjerë, të titulluar:” The sun and her flower” dhe” Homebody”. Kaur nuk është autorja e parë që solli mikropoezinë , po të marrim format e mikropoezisë si Haiku kemi autorë të tillë si Matsuo Basho, Lao Tzu, Jack Keruoac,Ezra Pound etj

Donika Lulgjuraj

Platformat sociale si : Instagram , Facebook , Pinterest, Tumblr , Twitter etj u japin mundësi artisteve të shpalosin artin e tyre.Pikërisht në këto platforma, në dekadat e fundit vihen re edhe rritja e të ashtuquajturës mikropoezi. Po çfarë është mikropoezia? Mikropoezia është një term kolektiv për një larmi formash të ndryshme të poezisë së shkurtër. Si një art poetik, në të vërtetë nuk ka ndonjë rregull. Megjithëse përbëhet nga forma të caktuara të poezisë së shkurtër me rregulla fikse si haiku, tanka, senryu dhe gogyohka, kjo formë e poezisë nuk ka as kufizime të gjatësisë së karakterit real. Kufijtë përcaktohen nga mediumi me të cilin po ndahen, dhe gjithashtu ajo linjë e padukshme ku mikropoezia bëhet një poezi me gjatësi të rregullt. Vetëm hashtagu #mikropoetry ka 1.1milion përdorime në Instagram.Një nga poetet më të famshme të mikropoezisë është Rupi Kaur .” Libri &Milk Honey” është përkthyer në 39 gjuhë dhe është shitur në 5 milionë kopje, ky libër e ka kthyer Kaur në një nga poetet më të njohura të momentit. Kaur është autorja e dy librave të tjerë, të titulluar:” The sun and her flower” dhe” Homebody”. Kaur nuk është autorja e parë që solli

Mikropoezia është poezi e shkurtër ,që mund të përbëhet nga pak fjalë , mendime , ndjesi. Pikërisht për nga shkurtësia si formë e saj mund të rrezikojë plagjiaturën. Imagjinoni diku në një vend të botës dikush si ju ka shkruar të njëjtat fjalë dhe vargje. Kujt i takon autorësia në këtë rast? Atij që e ka krijuar i pari! Po në qoftë se ju të dy e keni menduar po në të njëjtën kohë? Kujt i takon autorësia meqenëse mendimi ka ardhur në të njëjtën kohë? Në këtë rast autorësia do t’i njihet atij që e publikon i pari!!

mikropoezinë , po të marrim format e mikropoezisë si Haiku kemi autorë të tillë si Matsuo Basho, Lao Tzu, Jack Keruoac,Ezra Pound etj. “m’ke prekë n ‘shpirt pa m’prekë n ‘trup” Rupi Kaur “qysh e kthen nji zjarr pylli si unë aq butë si nji rrjedhë uji”. Rupi Kaur Pse të bërit mikropoezi paraqet rrezikshmëri? Mikropoezia është poezi e shkurtër ,që mund të përbëhet nga pak fjalë , mendime , ndjesi. Pikërisht për nga shkurtësia si formë e saj mund të rrezikojë plagjiaturën. Imagjinoni diku në një vend të botës

dikush si ju ka shkruar të njëjtat fjalë dhe vargje. Kujt i takon autorësia në këtë rast? Atij që e ka krijuar i pari! Po në qoftë se ju të dy e keni menduar po në të njëjtën kohë? Kujt i takon autorësia meqenëse mendimi ka ardhur në të njëjtën kohë? Në këtë rast autorësia do t’i njihet atij që e publikon i pari!! Ta quajmë apo jo mikropoezinë art? Gjykimi se poezitë e shkurtra nuk meritojnë të quhen poezi ose art në përgjithësi do ishte i gabuar, vetë poezia si ajo e shkurtër apo si ajo e gjatë ka të njëjtin mision përcjelljen e ndjesisë dhe të bukurës. Në fund të fundit krijimi dhe leximi i mikropoezisë mbetet çështje shijesh individuale. E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Javore KOHA

25


KULTURË

Në Ulqin u hap ekspozita fotografike “Tirana – 100 vjet kryeqytet”

Pasqyrë e të gjitha etapave që ka kaluar kryeqyteti i Shqipërisë “Në këtë ekspozitë jemi munduar të pasqyrojmë periudhën përpara ardhjes së Mbretërisë, periudhën gjatë sundimit të Mbretërisë, periudhën pas Mbretërisë, periudhën e komunizmit dhe periudhën pas demokracisë”, ka thënë kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra Ulqin – Ulqini ka qenë qyteti i radhës ku është organizuar ekspozita fotografike “Tirana - 100 vjet kryeqytet”, në të cilën janë prezantuar disa dhjetëra fotografi që dëshmojnë për rrugëtimin historik të kryeqytetit të Shqipërisë përgjatë shekullit të fundit. Ekspozita është organizuar nga Fondacioni Arsimor, Kulturor dhe Humanitar “Alternativa e së Ardhmes” (ALSAR) nga Tirana, në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës – Ulqin. Ajo është hapur të mërkurën, në shëtitoren në Ranë të Ulqinit. Kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, ka thënë në ceremoninë e hapjes se ekspozita “është një pasqyrë e të gjitha etapave 100-vjeçare që ka kaluar kryeqyteti i Shqipërisë, i shqiptarëve, që nga shpallja e tij si kryeqytet”. “Sigurisht, në këtë ekspozitë jemi munduar të pasqyrojmë periudhën përpara ardhjes së Mbretërisë, periudhën gjatë sundimit të Mbretërisë, periudhën pas Mbretërisë, periudhën e komunizmit dhe periudhën pas demokracisë. Këto janë etapat të cilat jemi munduar t’i pasqyrojmë në këtë ekspozitë”, ka theksuar ai, duke shtuar se nuk kanë lënë pa pasqyru-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

ar sadopak edhe disa vite përpara se Tirana të shpallet kryeqytet. Gurra ka thënë se në ekspozitë “njëkohësisht kemi pasqyruar edhe disa foto të disa aktivistëve, themeluesve apo të individëve të cilët me të vërtetë kanë kontribuar për kryeqytetin e Shqipërisë”. Kryetari i Fondacionit ALSAR ka treguar se ky aktivitet është dashur që të zhvillohet vitin e kaluar, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, por që për arsye të pandemisë është shtyrë. Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, dr. Ilir Çapuni, ka thënë në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së ekspozitës se Tirana është një qytet vibrant dhe një kryeqytet shumë specifik. “Nuk është si gjithë të tjerët, sepse është ndërtuar në një fushë ku nuk ka pasur kryeqytet më parë, në një fushë strategjike dhe është ndërtuar me një plan. Sot Tirana, për dhjetë vjet, për njëzet vjet ndryshon shumë, është një qytet shumë vibrant”, ka thënë ai. Çapuni ka nënvizuar se Tirana është një qytet i hapur, që shquhet për mikpritjen, prandaj edhe quhet qyteti ose kryeqyteti i jabanxhinjve. “Çdokush në Tiranë është i mirëprit-

ur dhe kjo ka qenë shekuj me radhë. Mikpritja ka qenë në gurthemelet e këtij qyteti, kryeqyteti”, ka theksuar ai. Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i Qendrës së Kulturës, Musa Hoxhiq, ka falënderuar Fondacionin ALSAR dhe kryetarin e tij për ekspozitën fotografike, me ç’gjë kanë dëshmuar dëshirën që ajo të hapet jo vetëm në Tiranë, por edhe në Ulqin dhe qytete të tjera shqiptare. “Falë kësaj ekspozite, ne do të kemi mundësi të shohim të kaluarën e kryeqytetit - Tiranës, historinë e saj, veçantitë etnokulturore që i kishte kryeqyteti, gjithashtu edhe pasuritë e një kryeqyteti. Sot Tirana ka një shekull që është kryeqyteti i Shqipërisë dhe sigurisht që gjatë një shekulli ka pasur edhe ndryshime historike”, ka thënë ai. Tirana është themeluar si qytet në vitin 1614, kurse në Kongresin e Lushnjës, në vitin 1920, u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë. Gjatë historisë së saj, ajo ka kaluar nëpër disa etapa, ashtu si edhe populli shqiptar dhe Shqipëria. Ekspozita fotografike “Tirana – 100 vjet kryeqytet” ka qëndruar e hapur të mërkurën dhe të enjten. i. k.


KULTURË

Në QKI “Malësia” në Tuz u hap ekspozita fotografike “Tirana 100 vjet kryeqytet”

Pasqyrimi i kryeqytetit shqiptar përgjatë një shekulli Tuz – Në prani të përfaqësuesve të qeverisjes vendore në Tuz, të përfaqësuesve diplomatikë, të pjesëtarëve të klerit, dhe të personaliteteve të tjera të jetës politike dhe publike, u hap ekspozita fotografike, “Tirana 100 vjet kryeqytet”, e cila u mbajt në QKI “Malësia” në Tuz. Në emër të fondacionit kulturor, arsimor dhe humanitar “Alsar” që është bashkorganizator i kësaj ekspozite, foli kryetari, z. Mehdi Gurra, i cili duke falënderuar të pranishmit tregoi një historik të shkurtër të fondacionit që drejton, mbi punën dhe misionin e tij. “Ekspozita e ardhur sot në qytetin tuaj është një ekspozitë që është përgatitur nga një koleksion i Arkivit të fondacionit tonë, i cili disponon me mbi 10 mijë e 200 fotografi, ndër të cilat përzgjodhëm 100 fotografi që janë të të gjitha periudhave të Tiranës”, tha z. Gurra. Ai bëri të ditur se vizitorët në këtë ekspozitë do të shikojnë jo vetëm periudhën nga viti 1920 kur Tirana u shpall kryeqytet në Kongresin e Lushnjës, por edhe periudhën e ko-

munizmit, kur shqiptarët ishit të ndarë midis njëri-tjetrit. Sipas kryetari të këtij fondacioni, z. Mehdi Gurra, kjo ekspozitë është punuar me kujdes, duke shpresuar se këto fotografi do të sjellin një Tiranë që nuk është më sot, duke kujtuar një qytet i cili ka ndryshuar dhe avancuar. “Brezat që jetojnë sot ta mësojnë të shkuarën dhe pastaj të mundohemi që të kontribuojmë për të ndërtuar historinë e sotme, duke mësuar historinë e kaluar”, theksoi ndër të tjera kreu i këtij fondacioni, Mehdi Gurra. Këtë ekspozitë e shpalli të hapur kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gje-

loshaj. Ekspozita fotografike “Tirana 100 vjet kryeqytet” u organizua nga Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale i Komunës së Tuzit në bashkëpunim me QKI “Malësia” dhe Fondacionin “Alsar”. Ekspozita në fjalë qëndroi e hapur deri më 31 janar në orën 18. Kujtojmë se Fondacioni “Alsar” është një fondacion arsimor, kulturor e humanitar ku aktivitetin pesëmbëdhjetë vjeçar e ka të shtrirë në të gjithë territorin e shqiptarëve: në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, por edhe në Mal të Zi ku më heret ka pasur aktivitete t. u. në qytetin e Ulqinit.

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Javore KOHA

27


MOZAIK

Këndi i gjimnazistit

Veshjet popullore dëshmi e kulturës, traditës dhe historisë sonë Veshjet popullore përveçqë paraqesin karakteristikat e veçanta të një populli dhe shprehin idealin estetik të një periudhe, ato njëkohësisht ruajnë edhe dëshmojnë kulturën, traditën dhe historinë tonë përgjatë shekujve Veshja e Shestanit

Arnisa Gjeka

zbukuruar me margaritarë. Është një ndër veshjet më të reja, krahasuar me veshjet e tjera në Ulqin. Meqenëse mjaft e re, është veshje shumë e njohur.

Veshja e Anës së Malit Ulqini, qyteti ynë i lashtë, djep i kulturës shqiptare, ishte gjithnjë shënjestër e sunduesve. Me gjithë pushtimet shumëshekullore, nën të cilat është gjendur qyteti ynë, ai arriti të ruante çdo veçanti të tij. Njëra ndër to janë e dhe veshjet popullore në Ulqin dhe rrethinën e tij. Secila prej veshjeve ka nga një karakteristikë që e dallon nga të tjerat, duke treguar lashtësinë dhe origjinalitetin e vet. Në Ulqin mund të dallojmë sot lehtësisht disa veshje popullore, por që nuk mund të përfundohet që janë të të gjitha.

Veshja tradicionale e Ulqinit

Nuset dhe gratë veshin këmishën, dimitë dhe brezin prej mëndafshi. Xhamadani është i qepur me kadife dhe i qëndisur me margaritarë. Nuset vendosin në kokë “hilallëkun”, të

28

Javore KOHA

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Nuset dhe gratë e reja veshin këmishë të endur prej pambuku ose mëndafshi. Përparësja (bohçja) endet me vija të ndryshme. Brezi është i ngushtë. Në përparëse e breza paraqiteshin motive të skematizuara të gjarprit, duke treguar kështu prejardhjen e vet ilire. Ato veshin xhamadan të zi ose të kuq.

Veshja e Krajës

Kjo veshje bartet nga vajzat e reja dhe gratë e martuara. Ato veshin këmishë të bardhë. Kanë grykën prej pëlhure. Përparësja (bohçja) është prej pam-

buku, me vija të gjera vertikale. Në bel vendosin brezin e ngushtë. Mbi këmishë vishnin xhamadan të zi ose të kaltër. Në kokë, gratë vendosin

“Këndi i gjimnazistit” është konceptuar si një rubrikë që ka për qëllim promovimin e nxënësve të dalluar të shkollave të mesme dhe nxitje për moshat e reja që të lexojnë e shkruajnë sa më shumë.


MOZAIK

Veshja e Krajës Veshja tradicionale e Ulqinit

Veshja e Anës së Malit Veshja malësore

Veshja bregasore

vishet zhguni, që ka mëngë të gjata. Mbizotëron ngjyra e kuqe.

Veshja bregasore

“kordele” të qëndisur, ndërsa flokët i mbulojnë me degërmi të bardhë.

Veshja malësore

Xhubletat e grave punohen prej kadifeje të zezë. Te xhubleta dhe brezi prej lëkure paraqitej shqiponja në formë natyrore ose e stilizuar. Veshjen e shoqërojnë këmisha, brezi, shamia dhe stolitë e tjera për zbukurim. Xhubleta e grave të Malë-

sisë së Madhe, siç vërejti F. Nopça, “na del që te një figurë prej dheu e periodës neolitike”. Është veshja më e lashtë në Ulqin.

Veshja e Shestanit

Thuhet se kjo veshje ka ngjashmëri me atë të gruas ilire nga Dimali - Shqipëri, nga shekulli III-II p.e.r. Gratë veshin këmishë të bardhë e përparëse të vogël. Mbi këmishë

Nuset veshin këmishë të mëndafshtë e përparëse dhe vendosin shami. Mbi këmishë veshin gunën, të qepur prej shajaku kuq e zi. Vendosin shumë stoli rreth qafës dhe duarve. Veshin bohçe të kuqe. Veshjet popullore përveçqë paraqesin karakteristikat e veçanta të një populli dhe shprehin idealin estetik të një periudhe, ato njëkohësisht ruajnë edhe dëshmojnë kulturën, traditën dhe historinë tonë përgjatë shekujve. (Autorja është nxënëse e dalluar e Gjimnazit të Ulqinit)

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Javore KOHA

29


MOZAIK

Zëri i Amerikës shënon 79-vjetorin Fillimi i Zërit të Amerikës në vitin 1942 ishte modest: një transmetim i drejtpërdrejtë 15 minutësh në radio me valë të shkurtra. Transmetimi i drejtohej Gjermanisë nga një studio e vogël në qytetin e Nju Jorkut. Sot, Zëri i Amerikës, i financuar nga Shtetet e Bashkuara, por i pavarur, arrin çdo javë më shumë se 280 milionë njerëz në të gjithë globin në më shumë se 40 gjuhë të botës. Lajmet dhe materialet e tjera, që mbulojnë gamën e ekzistencës njerëzore në Shtetet e Bashkuara dhe kudo në botë, përçohen nëpërmjet platformave dixhitale, televizive dhe të radios dhe mund të shikohen dhe dëgjohen në telefona

30

Javore KOHA

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

celularë apo në mediat sociale. Materialet e Zërit të Amerikës shpërndahen në një rrjet prej më shumë se 2,500 stacionesh në vendet e tjera. Në transmetimin e parë në vitin 1942, pak më shumë se shtatë javë pasi Shtetet e Bashkuara kishin hyrë zyrtarisht në Luftën e Dytë Botërore, njerëzit dëgjuan në fillim këngën patriotike amerikane “Himni i Betejës së Republikës”. Pastaj, folësi William Harlan Hale tha: “Ne ju sjellim zëra nga Amerika. Sot, dhe çdo ditë më pas, do t’ju flasim për Amerikën dhe për luftën. Lajmet mund të jenë të mira për ne. Mund të jenë të këqija. Por ne do t’ju themi të vërtetën.”

Kjo është një moto, e cila që nga viti 1976 është e përfshirë në Kartën e Zërit të Amerikës. Me ligj, ajo kërkon që Zëri i Amerikës “të shërbejë si një burim i gjithnjë i besueshëm dhe autoritar i lajmeve”. Aty thuhet se lajmet e Zërit të Amerikës duhet të jenë “të sakta, objektive dhe gjithëpërfshirëse”. Zëri i Amerikës është pjesë e Agjencisë Amerikane për Mediat Globale, e cila mbikëqyr të gjitha transmetimet amerikane jo-ushtarake për jashtë. Gazetarët profesionistë të Zërit të Amerikës nxjerrin dhjetëra materiale çdo ditë, pa ndërhyrje nga qeveria e SHBA.


MOZAIK

Në Guci u mbajt takimi i ekipeve projektuese për projektin tejkufitar të cilin e realizojnë komunat e Gucisë dhe Pejës

Për zhvillimin dhe diversifikimin e turizmit kulturor Komuna e Gucisë dhe ajo e Pejës, pas binjakëzimit, kanë bashkuar forcat për bashkëpunim të afërt përmes hartimit të projekteve të këtilla dhe lidhjen e këtyre komunave përmes realizimit të aktiviteteve të përbashkëta Guci – Të enjten, më 21 janar, në Guci është mbajtur takimi i ekipeve projektuese për projektin ndërkufitar “Trashëgimia kulturore – Thesar i rajonit ndërkufitar të Pejës dhe Gucisë”, i cili realizohet sipas ftesës së bashkëpunimit tejkufitar Mali i Zi – Kosova 2014-2020 (IPA II), dhe financohet nga mjetet financiare të Bashkimit Evropian. Në emër të nikoqirit, takimin e ka hapur nënkryetari i Komunës së Gucisë, mr. Huso Belli Brdakiq.

Projektin tejkufitar e realizojnë komunat e Pejës dhe Gucisë, vlera e të cilit është 358.617,23 euro, nga të cilat më se 50 për qind të mjeteve për Komunën e Gucisë. Projekti ka të bëjë me zhvillimin dhe diversifikimin e turizmit kulturor dhe lidhjen e këtyre dy vendeve me ofertat e turizmit kulturor, blerjen e automjeteve dhe pajisjeve, punimin e sinjalizimit, broshurave dhe katalogëve, të ciceronëve audio dhe interaktivë, si dhe valorizimin e trashëgimisë kul-

turore. Komuna e Gucisë dhe ajo e Pejës, pas binjakëzimit, kanë bashkuar forcat për bashkëpunim të afërt përmes hartimit të projekteve të këtilla dhe lidhjen e këtyre komunave përmes realizimit të aktiviteteve të përbashkëta. Realizmi i projektit në fjalë do të zgjasë 24 muaj. Njëkohësisht, ky projekt do të ketë aspekt ekonomik, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të vizitorëve në këto destinacione. Shaban Hasangjekaj

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Javore KOHA

31


MOZAIK

Me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të gatimeve tradicionale

Themelohet Shoqata e Gjellëbërësve të Ulqinit Pas një ideje më se dhjetëvjeçare gjellëbërësit e Ulqinit arritën të tubohen dhe të themelojnë shoqatën me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të gatimeve tradicionale. Themelues dhe nismëtar për jetësimin e kësaj ide është gjellëbërësi i njohur i këtij qyteti, me një karrierë të suksesshme shumëvjeçare në hotele e restorante të njohura evropiane dhe botërore, të cilat i frekuentuan figura të njohura të politikës, biznesit, estradës, kulturës dhe artit, Zef Koçavi, i cili u zgjodh edhe kryetar i shoqatës. “Themelimi i saj ka qenë një imperativ i kohës dhe nevojë e kahershme e këtij qyteti të lashtë bregdetar, i cili veprimtari kryesore të tij ka turizmin, që ndërlidhet ngushtë me gjellëtarinë pa të cilën veprimtari as që mund të ekzistojë e as të jetë i suksesshëm. Prandaj, formimi i saj, për herë të parë, në historinë 2500

32

Javore KOHA

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

vjeçare të këtij qyteti është një hap i rëndësishëm dhe një gurë i çmuar në mozaikun e rimëkëmbjes së kuzhinës shumë të pasur të Ulqinit me specialitete vendase, dikur shumë të njohura për shijen e tyre të veçantë nga turistë vendas dhe të huaj, kurse viteve të fundit për fat të keq cilësia e tyre është zbehur mjaft, në mungesë të kuzhinierëve ulqinakë profesionist shumë të kualifikuar, të cilët kanë qenë të përgatitur në të gjitha aspektet e përgatitjes së ushqimit”, thotë Kovaçi. Sipas tij Shoqata e Gjellëbërësve të Ulqinit, përveç ruajtjes së traditës së kuzhinës të këtij qyteti, synon bashkimin e të gjithë gjellëbërësve të kësaj komunë dhe shkëmbimin e përvojave dhe eksperiencave të mjeshtërve të përgatitjes së gjellëve dhe gatesave tjera , të cilët do të përpiqen që njohuritë e tyre t’ua përcjellin gjeneratave të

reja të interesuara për këtë profesion. Përveç kësaj shoqata do të angazhohet seriozisht në stimulimin e gjellëbërësve të rinj vendas dhe ngritjen e aftësimit të tyre profesional në të mirë të tyre dhe të gjellëtarisë së Ulqinit”, shprehet Kovaçi. Anëtarët e Kuvendit të kësaj shoqatë, Dushko Radinoviq, Sadik Demiri, Dragan Briskoviqi, Simë Llukiqi, , Simë Stanoviqi, Ibrahim Shaptafa dhe Gjergj Marlukiqi, thonë se janë të hapur për bashkëpunim me të gjithë gjellëbërësit e Ulqinit dhe i ftojnë ata që t’u bashkëngjiten atyre të vetëdijshëm se vetëm së bashku mund të arrijnë realizimin e objektivave të shoqatës, e cila, siç pohuan ata, fillimisht ka fituar një mbështetje dhe përkrahje të madhe nga kolegët dhe shoqatat simotra në Kosovë, Shqipëri, Francë, Gjerman, Itali e Gj. Gj. tjerë.


MOZAIK

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës vizituan Komunën e Tuzit

Gatishmëri bashkëpunimi për hapjen e Këndit Arkivor në Tuz Tuz – Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, z. Ardit Bido dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, z. Bedri Zyberaj u pritën të hënën në takim nga kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj dhe shefi i Zyrës për Bashkëpunim me Diasporën, Mark Lucgjonaj. Në kumtesën për opinion të Komunës së Tuzit thuhet se ky takim vjen si kërkesë e Drejtorisë së Përg-

jithshme të Arkivave të Shqipërisë për mundësinë e bashkëpunimit me Komunën e Tuzit, përkatësisht, aplikimin e projektit të parë, hapjen e Këndit Arkivor. “Ky projekt, do t’u mundësojë qytetarëve të interesuar, e sidomos studiuesve, të kenë qasje në dokumentet arkivore të Arkivit të Tiranës, pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt kryeqytetit”, theksohet në kumtesë. Ndërkaq, kryetari i Komunës së Tuzit,

Nikë Gjeloshaj, shprehu gatishmëri lidhur me implementimin e këtij projekti, i cili sipas tij do të jetë i realizuar shumë shpejtë. Ai ndër të tjera, falënderoi z. Bido për idenë dhe bashkëpunimin. Në të njëjtën kohë, në takim u diskutuan edhe mundësi të tjera bashkëpunimi në mes të Komunës së Tuzit dhe Arkivave të Shqipërisë dhe Kosovës. t. u.

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Javore KOHA

33


MARKETING

Javore KOHA KONKURS SHPËRBLYES PËR SHKRIME HULUMTUESE Koha Javore në bashkëpunim me Horizontin e Ri shpallin FTESË PUBLIKE për shkrime investigative. Qëllimi kryesor i kësaj ftesë është lufta ndaj korrupsionit, nxitja e llogaridhënies te vendimmarrësit dhe zyrtarët publikë, forcimi i rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e lirisë së shtypit dhe sundimit të ligjit. Përparësi do t’i kushtohet propozimeve që do të trajtojnë një apo disa nga çështjet e mëposhtme: • Raste korrupsioni ose abuzimi me postin publik në administratën vendore; • Favorizim, nepotizëm ose mungesë transparence në marrëdhënie të ndryshme kontraktuese; • Kontratat me negocim ose tenderët me vetëm një konkurrent efektiv; • Realizimi i punëve publike para bërjes së tenderit; • Transparenca e harxhimit të parasë publike nga buxhetet e komunave apo institucioneve publike • Keqmenaxhim i burimeve natyrore ose pronave publike; • Ndryshime jo transparente / pa procedurë në administratën lokale ose në emërime; • Degradimi / mbrojtja e mjedisit; • Mungesë taksimi për zënie të hapësirës publike; • Lidhje kontrate ofrim-shërbimi pa një akt/vendim për punën që do të kryhet; • Kujdesi shëndetësor, Edukimin, Mbrojtja sociale, dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesit publik në komunitetet lokale Shkrimi / raporti hulumtues me të cilin konkurrohet, duhet: • të jetë i bazuar në të dhënat që merren në baze të Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion • të jetë i përqendruar në mbrojtjen e interesit publik • të ndërgjegjësojë publikun e gjerë mbi çështjet e korrupsionit dhe pasojat e tij në jetën e qytetarëve Procesi i ndarjes së çmimeve do të bëhet nga Stafi i Projektit me ndihmën e ekspertëve të angazhuar. Tre artikujt e vlerësuar si më të mirët do të shpërblehen me këto çmime: Çmimi I - 400 euro Çmimi II - 300 euro Çmimi III - 200 euro METODA E APLIKIMIT Artikujt do të dërgohen në redaksinë e gazetës “Koha Javore”, në e-mail adresën: kohajavore@t-com.me, me shënimin “FTESA PËR SHKRIME HULUMTUESE” Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët shqiptarë në Mal të Zi të punësuar pranë mediave apo në profesion të lirë si dhe çdo individ i interesuar për gazetarinë hulumtuese. Ftesa do të jetë e hapur tre muaj – deri më 30 prill 2021. Kjo ftesë publikohet në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” i mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 4 SHKURT 2021


SPORT

Lojërat Olimpike në rrezik?!

Japonezët kërkojnë plan rezervë Rreth 80 për qind e japonezëve janë shprehur se janë “Pro” shtyrjes ose anulimit të Olimpiadës, ndërkohë që Qeveria e Japonisë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Komiteti Organizativ kanë përsëritur ditët e fundit dëshirën e tyre për t’i zhvilluar Lojërat Olimpike në datat e planifikuara (23 korrik-8 gusht) Për herë të parë, një anëtar i Qeverisë japoneze, Taro Kono, ka pranuar publikisht dyshimet e tij në lidhje me organizimin e Lojërave Olimpike në Tokio verën e këtij viti. “Për momentin, ne po bëjmë më të mirën që mundemi për t’u përgatitur për Lojërat, por askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë”, ka thënë ministri për Reformën Administrative. “Çdo gjë është e mundur! Si organizator të Lojërave, ne bëjmë gjithçka që mundemi dhe nëse gjithçka shkon mirë, ne mund të kemi një Olimpiadë shumë të mirë. Gjithsesi, Komiteti Olimpik duhet të mendojë për një

plan B, ose një plan C, pasi situata nuk është e lehtë”, ka thënë ai. Kjo deklaratë u bë në kontekst e ringjalljes së epidemisë në Japoni. Shifrat, megjithatë, janë stabilizuar krahasuar me ato që ishin disa javë më parë. Rreth 80 për qind e japonezëve janë shprehur se janë “Pro” shtyrjes ose anulimit të Olimpiadës, ndërkohë që Qeveria e Japonisë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Komiteti Organizativ kanë përsëritur ditët e fundit dëshirën e tyre për t’i zhvilluar Lojërat Olimpike në datat e planifikuara (23 korrik-8 gusht).

Presidenti i Komitetit Organizativ, ish-kryeministri Joshiro Mori, është shprehur se një vendim mbi praninë e shikuesve të huaj gjatë Olimpiadës do të merret në fund të shkurtit apo në fillim të marsit. Lojërat Olimpike “Tokio 2020” ishin planifikuar të zhvilloheshin në Japoni, mes 24 korrikut dhe 9 gushtit të verës së shkuar, por për shkak të pandemisë së COVID-19, ato u shtynë për verën e këtij viti, me marrëveshjen e arritur mes kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, dhe presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

E ENJTE, 4 SHKURT 2021

Javore KOHA

35


“Koha Javore” në versionin online,

mund ta lexoni

në linkun:

www.kohajavore.me

kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.