Koha 949

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 18 shkurt 2021 Viti XX Numër 949 Çmimi 0,50

Të lexuarit e librit dhe shqiptarët ISSN 1800-5696

Të promovojmë vlerat shkencore, akademike dhe arritjet e shqiptarëve në gjithë botën

Fitore bindëse e Vetëvendosjes


PËRMBAJTJE

6

12 Populli dhe pushteti

Përveç këshillave, prindi të kujdeset edhe për shembullin që jep

16

18 U ndërtua nga bashkëshortja e Tahir Pashë Krajanit

Një dhuratë për Krajën

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 18 SHKURT 2021


PËRMBAJTJE

22

24 Shkrimtari që jeton me letërsinë dhe për letërsinë

Takimet në të kaluarën dhe takimet postmoderne (online)

26

28 Qytetarët presin nga qeveria e re që t’i mbrojë gazetarët dhe lirinë e medias KOHA Javore KOHA Javore

Dëshmi e një vendbanimi parahistorik KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 18 shkurt 2021 Viti XX Numër 949 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Të promovojmë vlerat shkencore, akademike dhe arritjet e shqiptarëve në gjithë botën

Fitore bindëse e Vetëvendosjes

në gjithë botën ritjet e shqiptarëve akademike dhe arvlerat shkencore, Të promovojmë

e Vetëvendosjes Fitore bindëse

shqiptarët e librit dhe Të lexuarit

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 743

Podgoricë e enjte,

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Të lexuarit e librit dhe shqiptarët

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.me

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

E ENJTE, 18 SHKURT 2021

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, zhvilloi takime lamtumirëse me rastin e përfundimit të misionit diplomatik

Drejtimi Evro-Atlantik i Malit të Zi dhe Kosovës vendimtar për sigurinë në Ballkan Prishtinë – Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, zhvilloi takime lamtumirëse me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Kosovë. Gjatë javës së kaluar, ai është takuar me ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla dhe u.d. së Presidentit, Vjollca Osmani. Në deklaratën për shtyp të MPJD të Kosovës thuhet se tema kryesore e bisedës ishte vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve, ku Haradinaj - Stublla theksoi se mbarëvajtja e drejtimit Evro-Atlantik të Kosovës dhe Malit të Zi është vendimtare për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan. Ambasadori Dinosha dhe shefja e diplomacisë kosovare diskutuan për situatën aktuale politike e të sigurisë në vend dhe rajon, si dhe për raportet dypalëshe midis Malit të Zi dhe Re-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 18 SHKURT 2021

publikës së Kosovës. Duke folur për këto raporte, Haradinaj-Stublla tha se është e rëndësishme ruajtja e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të mirë midis dy vendeve përmes vazhdimit të projekteve të përbashkëta ndërkufitare dhe infrastrukturore, siç është rruga Deçan-Plavë, të cilat do t’i japin hov zhvillimit ekonomik lokal dhe lidhjeve ndërkombëtare të rajonit. Në këtë takim, ndërkaq, u vlerësua se marrëdhëniet në mes të Malit të Zi dhe Kosovës mbesin të mira, dhe u potencua roli i komuniteteve respektive në fuqizimin e tyre. Shefja e diplomacisë kosovare dhe ambasadori Dinosha diskutuan edhe për rifunksionalizimin e Qendrës Zhvillimore të Malit të Zi në Prishtinë, për të cilën u tha se duhet të jetë në shërbim të të gjitha shoqatave të përfaqësimit të Malit të Zi në Kosovë, në të mirë të bashkëpunimit të ndërs-

jellë. Ministrja Haradinaj - Stublla shprehu falënderim të veçantë për Ambasadorin Dinosha, për gjithë punën dhe angazhimin e tij në mirëmbajtjen e marrëdhënieve mes Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës. Edhe u.d. së Presidentit Vjosa Osmani ka falënderuar ambasadorin Dinosha për angazhimin në avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve fqinjësore ndërmjet të të dy vendeve. Në deklaratën për media të zyrës së Presidentit të Kosovës thuhet se Osmani theksoi se Mali i Zi është një partner strategjik dhe i rëndësishëm për Kosovën, teksa shprehu besimin për vazhdimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në fushën e integrimeve evro-atlantike. Palët diskutuan edhe për rolin konstruktiv të komunitetit malazez në Kosovë. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Në muajin qershor në Tuz

Mbahet konferenca mbarëkombëtare në fushën e arkivave Tiranë – Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Komunën e Tuzit, do të organizojnë në Tuz Konferencën V Mbarëkombëtare të Arkivistikës. Këtë e ka bërë të ditur të martën përmes një deklarate për shtyp, drejtoresha e Drejtorisë së Evidencës Qendrore dhe Komunikimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, Elsa Saka. Ajo ka deklaruar edhe qëllimin dhe tematikat e konferencës. “Qëllimi i kësaj konference është të mbledhë ekspertët dhe studiuesit

e arkivave të vendeve shqipfolëse dhe të arkivave të rajonit, të cilët diskutojnë çdo vit për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin, përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionin e punës së arkivave në realitetet e sotme”, ka thënë Saka. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave iu ka bërë thirrje studiuesve, nëpunësve të institucioneve dhe të gjithë të interesuarve të kësaj fushe të marrin pjesë në konferencë me studime, ide dhe propozimet e tyre, si dhe të gjithë profileve të tjerë të arkivistëve, institucioneve që ruajnë apo atyre që

ndërveprojnë me ruajtjen e kujtesës kolektive. Afati i pranimit të abstrakteve është deri më datë 2 prill 2021, në gjuhët shqip dhe anglisht, dhe do të dërgohen në faqet zyrtare të Arkivit të Shqipërisë dhe Kosovës. Ekspertët dhe studiuesit e fushës së arkivave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut mblidhen së bashku çdo vit për të diskutuar për problematikat dhe metodologjinë e studimit në fushën e arkivave. Konferenca të ngjashme janë organizuar në vitet e kaluara në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. (Kohapress)

E ENJTE, 18 SHKURT 2021

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Populli dhe pushteti Për Koha Javore:

Astrit Lulushi/ Uashington Qeveria është bërë si “Shtëpia e Gjetheve”, relikte e kohës së vjetër; për të jepen vetëm statistika: Sa njerëz e vizituan për të parë gjendjen e mureve jashtë e brenda dhe sa fitime nxori për një vit turistik. Është vjedhja, korrupsioni, mashtrimi, fitimi

6

Javore KOHA

E ENJTE, 18 SHKURT 2021

që e shtyn njeriun t’i hyjë politikës. Njerëzit e ndershëm po ikin. Dikur, në periudhën para Rilindjes (evropiane), kur familjet kryesore ose tregtarët organizuan për herë të parë një qeveri për qytetin e tyre, ata jo vetëm që siguruan disa ndarje të pushtetit përmes votimit por u munduan për të zvogëluar probabilitetin që shefi ekzekutiv i qeverisë të mund të merrte pushtet autokratik. Për një kohë në Genova, për shembull, administratori kryesor i qeverisë duhej të ishte një person i jashtëm - pra, dikush pa anëtarësi në ndonjë nga familjet e fuqishme në qytet. Për më tepër, ai detyrohej të merrte

një mandat të caktuar; ishte i detyruar të linte qytetin pas përfundimit të mandatit; dhe i ndalohej të martohej në ndonjë nga familjet e qytetit. Në Venecia, kur një qeveritar u përpoq të bëhej autokrat, atij iu pre koka. Kështu, doket e mëpasshme u ndoqën në procesione zyrtare, duke krijuar një xhelat simbolik me shpatë, si kujtesë të dënimit të destinuar për çdo udhëheqës që përpiqej të qeveriste si tiran. Mendja shkon se mbase kjo traditë, simbolikisht, duhet adoptuar. Është diçka për të cilën njerëzit duhet të mendojnë kur shohin ngjarjet sesi rrokullisen Sistemi aktual është pri-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Dikur, në periudhën para Rilindjes (evropiane), kur familjet kryesore ose tregtarët organizuan për herë të parë një qeveri për qytetin e tyre, ata jo vetëm që siguruan disa ndarje të pushtetit përmes votimit por u munduan për të zvogëluar probabilitetin që shefi ekzekutiv i qeverisë të mund të merrte pushtet autokratik shur. Qeveria sillet si grup banditësh. Popullit duhet t’i rikthehen të drejtat e uzurpuara. A është e nevojshme që vendit t’i duhet të rrënohet që gjërat të fillojnë të vihen në vend? Është e

lehtë të shohësh se politikanët nuk janë të përjetshëm, por ata nuk duan të ikin. Kanë afër 80 vjet në pushtet. Eksperimenti që me kokëfortësi ndjekin është përfundimisht i korruptuar

Për një kohë në Genova, për shembull, administratori kryesor i qeverisë duhej të ishte një person i jashtëm - pra, dikush pa anëtarësi në ndonjë nga familjet e fuqishme në qytet. Për më tepër, ai detyrohej të merrte një mandat të caktuar; ishte i detyruar të linte qytetin pas përfundimit të mandatit; dhe i ndalohej të martohej në ndonjë nga familjet e qytetit

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

- 45 vjet diktaturë dhe 30 vjet tranzicion. Libri i Ezdras jep një shembull të mirë se çfarë duhet të bëhet me ata që përpiqen të manipulojnë pushtetin: Një Trekëmbësh ndërtuar nga trarët e shtëpisë së tyre dhe atje të varen nëse abuzojnë. Kërcënimi me ligj është thjesht dordolec - është frika e atentatit (fizik, politik, ekonomik), që i mban politikanët në linjë (dhe nuk është populli nga i cili kanë frikë). Lord Acton kishte të drejtë: “Ku keni një përqendrim të fuqisë, shumë shpesh personi me mentalitetin e gangsterit merr kontrollin”. Historia e ka provuar. E ENJTE, 18 SHKURT 2021

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Dukuri

Të lexuarit e librit

Libri është pasqyrë e realitetit shoqëror, për një epokë të caktuar. Libri është kulturë, dije, informacion, ndjenjë, emocion dhe fantazi. Libri ka lule dhe plagë, që tregojnë fytyrën e shoqërisë njerëzore. Libri është i bukur, kur me gjuhë letrare thotë të vërtetën. Libri ka vetëm një gjykatës të ndershëm dhe ai është lexuesi. Lexuesi është konsumatori, vlerësuesi dhe kritiku i rreptë i një libri

Qani Osmani

Në ditët e sotme, rëndësia që njerëzit i japin leximit të një libri, po vjen duke u zvogëluar, kjo për shkak të harxhimit të kohës së tyre me veprimtari të tjera të cilat i konsiderojnë më zbavitëse, si për shembull, lundrimi në rrjete sociale, ose thjesht marrja me politikë ditore etj. Duke qenë se këto zakone po nguliten në kokën e tyre që në fëmijëri, në të ardhmen ata nuk do t’i kushtojnë librit ndo një rëndësi të madhe dhe kështu bota e librit për ta do mbetet gjithmonë diçka e panjohur ose më mirë të themi, një derë kryesore e pahapur në jetë. Të lexuarit e një libri na ndihmon të njohim një botë më të madhe sesa ajo në të cilën jetojmë. Na stimulon të jetojmë më shumë se sa një jetë, duke na bërë të hedhim poshtë thënien: “Kemi vetëm një jetë për të jetuar”. Na bën të udhëtojmë në vende të ndryshme të botës. Na jep mundësinë të njohim njerëz të cilët kanë jetuar me të vërtetë ose thjesht kanë qenë pjesë e imagjinatës së një shkrimtari, pra na bën të njohim personalitete nga më të ndryshmet. Duke na mundësuar kështu të mësojmë nga ata historinë e tyre, si kanë qenë, çfarë kanë bërë, si kanë jetuar, si ia kanë dalë mbanë etj. Duke lexuar

8

Javore KOHA

E ENJTE, 18 SHKURT 2021

ne përjetojmë eksperienca nga më të ndryshmet. Por edhe pse fizikisht trupi ynë nuk i ndjen, truri ynë stimulohet të mësojë nga ato eksperienca. Ka nga ata që lexojnë, por ka edhe nga ata që shkruajnë. Sipas meje, puna e shkrimtarit është një nga punët më të lodhshme që ekziston, kjo për arsye se ata duhet ta çojnë mendimin e tyre deri në limitet e imagjinatës për të krijuar diçka e cila do ta ngacmonte lexuesin. Të shkruash libra të mirëfilltë, nuk është e lehtë. Të shkruarit e një libri, është një përpjekje sfilitëse, një “sëmundje” e gjatë, që kërkon t’i rezistosh me besim të madh tek vetvetja se do ngadhënjesh mbi të. Kush

shkruan libra, prish qetësinë jo vetëm të vetes, por edhe atë të familjarëve. Prish gjumin, prish rehatinë, na privon nga shumë kënaqësi të jetës. Ato libra, që shkruhen pa u lodhur, pa investim kulturor, janë të lodhshme dhe pa interes për lexuesin. Libri është pasqyrë e realitetit shoqëror, për një epokë të caktuar. Libri është kulturë, dije, informacion, ndjenjë, emocion dhe fantazi. Libri ka lule dhe plagë, që tregojnë fytyrën e shoqërisë njerëzore. Libri është i bukur, kur me gjuhë letrare thotë të vërtetën. Libri ka vetëm një gjykatës të ndershëm dhe ai është lexuesi. Lexuesi është konsumatori, vlerësuesi dhe kritiku i rreptë i një libri.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

t dhe shqiptarët Libri është vepër e shkrimtarit, është copa e shpirtit të tij, është shkëndijë e mendjes së tij, ndaj i vetmi që duhet të përfitojë është shkrimtari, autori. Libri nuk është prodhim i shtëpisë botuese, as prodhim i Ministrisë së Kulturës! Mbi të të gjitha, libri është pronë intelektuale e autorit! Libri për vulë ka autorësinë e shkrimtarit! Për librin mund të flasin vetëm shkrimtarët, ndërsa dashamirët e librit mund të japin ndonjë vlerësim kryekëput subjektiv! Libri shkruhet për të dëshmuar gjuhën si shtyllën kryesore të kulturës së një etnie, libri nuk shkruhet për t’u bërë mall tregtie apo për përfitime të segmenteve të caktuara që librin e shohin vetëm si relikt tezgash! Këtë e themi nga shkaku se në kohë të fundit nga disa individë (me mentalitet manipulues) theksohet se ministritë përkatëse po bëjnë gabim që sponsorizojnë autorët. Pra, sipas tyre, asnjë autor nuk duhet të vetëbotohet, por në kuadër të shtëpisë botuese dhe rrjedhimisht, kontratat duhet të lidhen ekskluzivisht ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe shtëpive botuese! Kur është fjala për shqiptarët e Malit të Zi, lirishtë mund të themi se nuk mund

Kur është fjala për shqiptarët e Malit të Zi, lirisht mund të themi se nuk mund të ankohen sa i përket botimit të librit. Vit për vit falë mbështetjes financiare të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizmin e të Drejtave të Pakicave dhe Ministrisë së Kulturës, botohen libra të ndryshëm me bollëk. Është çështje tjetër që herë pas here dëgjohen zëra për krizë të leximit. Mungesa e madhe e kritikës, mungesa e trajtimit nga ana e mediave, por edhe mungesa e një kontrolli institucional, ka bërë që 90 për qind e këtyre botimeve të jenë gjithçka tjetër, por jo edhe produkt që do të mund të quhet LIBËR

të ankohen sa i përket botimit të librit. Vit për viti, falë mbështetjes financiare të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizmin e të Drejtave të Pakicave dhe Ministrisë së Kulturës, botohen libra të ndryshëm me bollëk. Është çështje tjetër që herë pas herë dëgjohen zëra për krizë të leximit. Mungesa e madhe e kritikës, mungesa e trajtimit nga ana e mediave, por edhe mungesa e një kontrolli institucional, ka bërë që 90 për qind e këtyre botimeve të jenë gjithçka tjetër, por jo edhe produkt që do të mund të quhet LIBËR. Në fakt, në fushën e botimeve ka kohë që mbretëron një anarki e vërtetë, e cila vazhdon të ushqehet në mënyrë të pavetëdijshme. Botimi i titujve pa vlerë e përcjell një indiferencë e çuditshme, por edhe një heshtje e turpshme. Edhe për këtë të keqe që ka katandisur shoqërinë shqiptare mungon debati, po qoftë ky edhe debat sipërfaqësor. Botimi është bërë më shumë modë se sa nevojë shpirtëror. Tendenca e botimit të “librave” të atyre shumë individëve që gjetën “hapësirë të bollshme” për t’u bërë me titull AUTOR libri, tregon se, si pasojë e mungesës së një mekanizmi kontrollues, pasi që këta tituj nuk e kanë as nivelin e një hartimi të thjeshtë shkollor. Natyrisht, nuk duhet pritur që dikush të skuqet nga kjo zallahi që i bëhet librit shqip, sepse akoma vazhdon të trajtohet si çështje e dorës së dhjetë. Kjo fatkeqësi ka bërë që të prodhojë të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tjera absurde, të cilat gjejnë hapësirë të volitshme në mentalitetin provincial, të cilin mentalitet e kultivojmë me një pasion të çuditshëm. Bëhet fjalë për numrin bukur të madh të “festivaleve e takimeve poetike”, në të cilat lexohen fjalë të hedhura në letër (e letra duron gjithçka). Kurrë nuk pati përpjekje që shqiptarët në Mal të Zi t’i tejkalojnë klanet e ndryshme “letrare”, por edhe ta lënë anash mentalitetin provinciale dhe të organizojnë një festival të mirëfilltë poetik, me të gjitha nishanet e duhura. Mos të flasim për promovimet tragjiko-komike, që janë bërë dukuri pothuajse të përditshme, në të cilat shkohet ose për të defiluar politikanët lokalë ose për të ngrënë KIKIRIKI. Pra “interesimi” për librin përfundon te kikirikët. Dhe këtu mbyllet gjithçka. Që të shpëtohet libri shqip nga abuzimet e shumta, së pari duhet ndarë shapi nga sheqeri dhe duhet ditur se çfarë është poezia dhe çfarë është proza. Çfarë është punimi shkencor e kështu me radhë. Kurse kjo ndërlidhet me sistemin e arsimit shqip (që është në gjendje kome), sepse njohuritë elementare rreth gjuhës e letërsisë merren vetëm përmes procesit të shkollimit të shëndoshë, të cilin proces shqiptarët (në Mal të Zi) që moti e kanë harruar, duke ia lënë shtegun hapur atyre elementeve që në parim janë analfabetë, por të cilët politika e “dorës së fortë” i bëri promotorë të akulturimit të shqiptarëve. E ENJTE, 18 SHKURT 2021

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Përvjetor

90-Vjetori i Radio Për Koha Javore:

Frank Shkreli/ Nju Jork

Të premten që kaloi me datë 12 shkurt 2021 u shënua 90-vjetori i themelimit të Radio Vatikanit. 90-vjet më parë, Papa Piu i XI kishte përshëndetur punonjësit e kësaj radioje, duke i falënderuar ata për “Punën tuaj që arrin deri në vendet më të humbura. Ecni përpara me guxim dhe krijimtari, kur i flisni botës.” Ndërsa të premten, sipas radio Vatikanit, Papa aktual Françesku, duke përshëndetur në këtë përvjetorin të radios gazetarët, redaktorët dhe punonjësit e tjerë të kësaj radioje botërore, duke pasqyruar pikëpamjet e tij në lidhje me lirinë e medias dhe të fjalës së lirë, u bëri thirrje atyre që me punën e tyre të raportojnë të vërtetën dhe të ndërtojnë “të ardhmen me krijimtari”. “Faleminderit për punën tuaj. Faleminderit për dashurinë që keni për të. Radioja ka këtë gjë të bukur, që e çon fjalën edhe në vendet më të largëta. E sot e ndërthur edhe me pamje e me shkrime. Ecni përpara me guxim dhe krijimtari, duke i folur botës e duke ndërtuar kështu, një komunikim të aftë, që të na bëjë të shohim të vërtetën e gjërave”, është shprehur Papa Françesku në 90-vjetorin e radio- Vatikanit, që njihet botërisht edhe si Zëri i Papës dhe i Kishës Katolike. Më kujtohej kur isha pranë Zërit të Amerikës në vitet e luftës së ftohtë dhe më vonë, se ekspertët e audiencave të radiove ndërkombëtare e konsideronin radio- Vatikanin si njërën prej 5-6 radiove më me influencë dhe ndër më të dëgjuarat, sidomos në vendet ish-komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore e që transmetonte në duzina gjuhësh të huaja. Si të tillë, e konsideronim

10

Javore KOHA

E ENJTE, 18 SHKURT 2021

edhe si konkurrente me programet tona të Zërit të Amerikës, veçanërisht për programet drejtuar disa vendeve ish-komuniste me popullsi dërrmuese katolike, siç ishte Polonia. Radio Vatikani ka një staf prej rreth 350 punonjësish të cilët transmetojnë në 41 gjuhët më të njohura të botës dhe jo aq të njohura, përfshirë gjuhën shqipe. Transmetimi i parë i Radio Vatikanit në gjuhën shqipe shënon datën 3 tetor, 1951. Për drejtimin e programit të ri u thirr meshtari shqiptar në mërgim, Monsinjor, Zef Shestani. Zëri i tij u dëgjua në valët e Radios së Papës më 3 tetor 1951, në orën 21, kur nisi trans-

metimi i parë i programit. Më vonë, Don Shestani thirri pranë tij si bashkëpunëtorë, Zef Palin, Andrea Shulin, motrën engjëllore, Luçia Laca dhe, si bashkëpunëtorë të jashtëm, Atë Danjel Gjeçajn, emëruar nga Selia e Shenjtë si “Përfaqësues shpirtëror i shqiptarëve katolikë të mërguar”. Pesë vjet më parë, me rastin e 55-vjetorit të transmetimeve shqip të radio-Vatikanit, si një prej programeve më të vogla për nga transmetimet dhe për nga stafi, thuhej se “Duke qenë përherë një nga gjymtyrët më të ligështa të Radios së Papës, e kemi ndjerë veten të rrethuar më shumë se të gjitha programet e tjera me atë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

o Vatikanit kujdes që tregojnë prindërit për fëmijën e vogël. Kemi pasur e kemi gjithnjë pranë, Atin e Shenjtë, që nuk ka munguar ta mobilizojë Kishën universale në ndihmë të Shqipërisë si dhe të ndërmjetësojë vazhdimisht pranë bashkësisë ndërkombëtare për fatet e vendit të shqiponjave, kemi ndjerë përherë praninë e Selisë së Shenjtë.” Thuhej gjithashtu se Shqipëria, Kosova e të gjitha trevat Shqiptare kanë qenë gjithnjë në zemrën e vëmendjen e papëve të Romës, ndërkohë që ne e kemi dhënë dëshminë tonë përmes fjalëve të transmetuara ditë për ditë me mjetin e brishtë, por të fuqishëm, të valëve të radios, i vetmi

Të premten që kaloi me datë 12 shkurt 2021 u shënua 90-vjetori i themelimit të Radio Vatikanit. 90-vjet më parë, Papa Piu i XI kishte përshëndetur punonjësit e kësaj radioje, duke i falënderuar ata për “Punën tuaj që arrin deri në vendet më të humbura. Ecni përpara me guxim dhe krijimtari, kur i flisni botës.”

që as regjimi më i ashpër komunist nuk mundi t’a bllokonte plotësisht. Natyrisht, radio Vatikani në gjuhën shqipe shprehet krenare që mundi ta bëjë këtë shërbim në vitet më të errëta të historisë së Shqipërisë, kur vendi qe deklaruar zyrtarisht si i vetmi “shtet ateist” në botë. Por, e njëjta radio dëshiron të vijojë ta shoqërojë ecjen e shqiptarëve në këtë epokë të re, në të cilën e vetmja paqe në liri, paqja politike e brendshme e ndërkombëtare, paqja shoqërore e mbi të gjitha paqësimi i zemrave, është ende detyrë që qëndron para nesh, thuhej në deklaratën e emisionit shqip të Radio Vatikanit me rastin e 85-vjetorit të saj, pesë vite më parë. Radio Vatikani e realizoi këtë mision edhe gjatë krizës së Kosovës dhe angazhohet se do të bëjnë një gjë të tillë çdo ditë, duke u frymëzuar nga mësimet e Papës, në bashkim të thellë shpirtëror me Kishën katolike të pranishme në trevat e gjuhës shqipe, e me të gjithë burrat e gratë, veprimtarë e ndërtues të paqes. Në kohën kur regjimi komunist i Enver Hoxhës bëri çmos që të mbyllte çdo gojë që fliste në emër të Zotit, kur u rrokullisën këmbanat nga këmbanarët e heshtën uratat në Kishat e shkallmuara, zëri i Radio- Vatikanit vijonte të niste mesazhe përtej perdes së hekurt, përtej Adriatikut anembanë trojeve shqiptare. U dërgonte shqiptarëve mesazhet e Atit të Shenjtë, mesazhe ngushëllimi e durimi, qëndrueshmërie e ngrohtësie vëllazërore, shprese e paqeje. Telat me gjemba që ndanin Shqipërinë nga bota, nuk mundën ta ndalonin këtë zë shprese të hynte në shtëpitë e atyre që besonin e shpresonin në Zot. Selia e Shenjtë nuk i kishte harruar bijtë e vet të masakruar. Në fillimet e veta, programi i Radio Vatikanit në gjuhën shqipe transmetohej tri herë në javë. Pastaj transmetimi u bë i përditshëm. Fillimisht, tematika ishte vetëm liturgjiko-kishtare, por më më vonë u pasurua, duke përfshirë do-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kumentet më të rëndësishme të Papës, veprimtaritë dhe vizitat e Atit të Shenjtë, për të vijuar me veprimtaritë e Kishës katolike në trevat shqiptare e në botë, problemet e rëndësishme të etikës, të shoqërisë, të kulturës, letërsisë e artit, shikuar gjithnjë në këndvështrimin ungjillor. Në fillim, rrethi i bashkëpunëtorëve vijonte të ishte tepër i ngushtë. Radioja fliste. Por ishte një monolog i gjatë. Një monolog i dhembshëm, më se 40vjeçar. Asnjë përgjigje nga dëgjuesit. Asnjë zë nuk dëgjohej përtej telave me gjemba. Zërat shqiptarë të RadioVatikanit flisnin me maturi, me kujdes të madh. Një fjalë e papeshuar mirë, përtej perdes së hekurt mund të shkaktonte një valë të re martirizimi. Por, lavdi Zotit, erdhi dita e ëndërruar. Diktatura u shemb dhe filloi bashkëbisedimi me dëgjuesit. Deri në vitin 1988 programin në gjuhën shqipe e drejtoi Monsinjor Zef Shestani. Pas këtij viti ai u largua nga mikrofoni për arsye moshe e sëmundjeje, duke e lënë drejtimin në duart e Gjon Gjomarkajt. Gjomarkaj vijoi ta drejtonte programin shqip deri në daljen e tij në pension, në vjeshtën e vitit 1992. Që nga kjo kohë, programi i gjuhës shqipe pranë Radio-Vatikanit e drejton aktualisht prifti nga Kosova, don David Gjugja. Në redaksi punojnë Katerina Nushi nga Prizreni, Ana Luka nga Shkodra dhe Klaudia Bumçi nga Tirana dhe një numër i konsiderueshëm bashkëpunëtoresh nga të gjitha trevat shqiptare në Ballkanin Perëndimor. *Bazuar kryesisht në burime të radio Vatikanit Kardinali shqiptar Ernest Simon Troshani me Don David Gjugjën, përgjegjës i radio Vatikanit në gjuhën shqipe. E ENJTE, 18 SHKURT 2021

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Edukata e fëmijës

Përveç këshillave, edhe për shembull Vërtet, është i padiskutueshëm roli i edukimit në shkollë, por nga ana tjetër, para viteve shkollore dhe përgjatë gjithë kohës në vazhdim, fëmija ka si udhëzues “shkollën e familjes”

Paula Dekaj

Në përgjithësi, prindërit përpiqen t’i edukojnë fëmijët e tyre duke u dhënë këshilla pafund, duke u pëshpëritur sjellje dhe modele të të menduari, dhe harrojnë se ata, në fakt, janë thjesht fëmijë, pa përvoja jetësore. Ndonjëherë edhe vetë të rriturit e kanë të vështirë të mësojnë nga gjërat që u thuhen, sugjerohen apo kërkohen.

12

Javore KOHA

E ENJTE, 18 SHKURT 2021

Nëse ndodh kështu me më të rriturit, po me më të vegjlit? Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se komunikimi është i panevojshëm, por ndoshta duhet të shqetësohemi pak më tepër edhe për shembullin që po japim. Kur një familje zgjerohet, misioni parësor që prindërit i vënë vetes është t’i plotësojnë fëmijës kushtet e jetesës dhe të sigurohen që asgjë të mos i mungojë. Është mision i rëndësishëm, vërtet, por në fakt, është vetëm hallka e parë e një zinxhiri të gjatë. Misione të tjera e presin dhe dorë të rëndësisë së parë merr edhe edukimi, formimi në përgjithësi i fëmijës. Por, në ditët e sotme, shpesh

ndodh që në këmbim të kohës apo vëmendjes që ata kërkojnë, u jepen lodra për t’u shpërqendruar apo pushuar të qari. Që në vitet e para të jetës së fëmijës, prindi e përdor shumë fjalën “Mos!” kundrejt tij. Por, praktika i tregon secilit se ai jo përherë do të bindet vetëm nga kjo fjalë. Natyra e tij kurioze, prej vocërraku që kërkon të dijë e të njohë botën, vazhdimisht do të gjenerojë në kokën e tij pikëpyetje, të vogla apo të mëdha, nganjëherë të bezdisshme për prindin për t’i kthyer përgjigje. Fatkeqësisht, në shumë raste prindërit japin si përgjigje ‘‘mospërfilljen’’.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

prindi të kujdeset lin që jep Ndërkohë, në anën tjetër, të gjithë prindërit duan që fëmija i tyre të jetë më i miri, të jetë i kulturuar, i sjellshëm, i kujdesshëm, të mësojë në shkollë, të zhvillojë talente, të ushqehet siç duhet, dhe në njëfarë mënyre t’ia kushtojë kohën gjërave të dobishme. Por, sa luftojnë ata që të gjitha nga ato që listuam e të tjera përtej, t’ia mësojnë fëmijës si bëhen, si arrihen, nëpërmjet vetë shembullit të tyre? Nëse vërtet dëshirojmë, të mos harrojmë se, së pari, duhet të jemi vetë më të mirë; si prind, gjysh, etj. Dihet që shkollimi është ai që fëmijës i mëshohet më së shumti, dhe për

këtë prindërit shqetësohen shumë për arsimimin e fëmijëve të tyre. Ndaj dhe i regjistrojnë në shkollë, disa edhe në ato nga më të mirat, pavarësisht shpenzimeve. Vërtet, është i padiskutueshëm roli i edukimit në shkollë, por nga ana tjetër, para viteve shkollore dhe përgjatë gjithë kohës në vazhdim, fëmija ka si udhëzuese “shkollën e familjes”. Për një prindërim apo përkujdesje sa më të mirë, nëpër botë ekzistojnë edhe kurse, por ne nuk i kemi ende pjesë të kulturës. Ndoshta, për këtë arsye, jo rrallëherë, vetë prindërit bien në kontradikta në lidhje me çka

Dihet që shkollimi është ai që fëmijës i mëshohet më fort, dhe për këtë prindërit shqetësohen shumë për arsimimin e fëmijëve të tyre. Ndaj dhe i regjistrojnë në shkollë, disa edhe në ato nga më të mirat, pavarësisht shpenzimeve.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kërkojnë prej fëmijëve të tyre. Për shembull, si mund t’i kërkohet fëmijës të lexojë libra, të jetë i pari në klasë, por ai nuk sheh kurrë në shtëpi që libri preket apo lexohet?! Apo, kur fëmijës i thuhet të mos qëndrojë gjatë në kompjuter/smartfon apo TV, por ndërkohë familjes i ka tretur shikimi dhe vëmendja në botën virtuale. Sjellja në jetë e një fëmije është përgjegjësi shumë e madhe, dhe prindërit s’duhet të harrojnë kurrë se ata janë mësuesit e parë të tyre. Ndaj, për këtë dhe shumë të tjera ekziston uniteti i familjes, prindërimi apo kujdestaria. Me anë të fjalës që ecën paralelisht me sjelljen, fëmijët munden të mësojnë atë që vërtet duhet dhe, mbi të gjitha, t’i bëjnë pjesë të vetes, mbi bazën e të cilave të ndërtohen si individë të shoqërisë, si qenie me vlera humane dhe shpirtërore, që një ditë t’i japin kësaj bote vetëm fryte të mira. E ENJTE, 18 SHKURT 2021

Javore KOHA

13


KULTURË

Mbi librin “Pa idealizime” të autorit Islam Pali (2)

Libër i vogël, por me shumë porosi Artikujt që janë radhitur në këtë libër tregojnë se Islam Pali ka qenë gazetar i shkëlqyeshëm, se e ka njohur shumë mirë profesionin e gazetarisë, se ka ditur të hyjë në thelbin e problemit, duke respektuar gjithherë parimet themelore të gazetarisë, duke u bazuar vetëm në të vërtetën, sado e hidhur të ketë qenë ajo. Ai e ka respektuar në maksimum parimin kryesor të gazetarisë, sipas të cilit më mirë është të mos informosh se të dezinformosh

Fran Camaj

(vazhdon nga numri i kaluar) Me stilin gazetaresk, me fjali të shkurtra, të qarta e shumë domethënëse, siç e kërkon gazetaria, autori shkruan për Mullinjtë e Millës, që në katundin Millë të Anës së Malit para 20, 30 vjetëve ka pasur afro 50 sish, për Port Milenën si problem ekologjik 100-vjeçar, për fundin e flotës së Ulqinit, e cila dikur kishte 145 anije të vogla e të mëdha, për Lanush - Nuzi Perajn, pleqnar dhe njeri i urtësisë popullore dhe për shumë probleme e çështje tjera. Mënyra dhe aftësia e të shkruarit qartë e thukët dhe stili i përdorur i autorit, të gjitha komentet, opinionet, intervistat dhe artiku-

14

jt e tjerë i bëjnë të lexueshëm e të kuptueshëm për çdo lexues, qoftë ai bujk, njeri pa shkollë ose njeri me shkollim fillestar, por kënaqin shijen edhe të njeriut me shkollim të lartë, madje do të thosha edhe të akademikut. Kjo kërkohet nga gazetari i mirë e i tillë ishte Islam Pali. Dua në këtë shkrim të shkurtër të përmend edhe tri recensione, të cilat vërtetojnë aftësinë e autorit për t’u marrë me kritikën letrare, të vështirë edhe për kritikët letrarë me përvojë të gjatë. Fjala është për vështrimin “Hajnrih Bëlli, shkrimtari dhe aktivisti i jetës shoqërore e politike”, që e shkroi dhe e botoi me rastin e vdekjes së nobelistit të dytë gjerman, si dhe për recensionet “Anatemë ndaj monizmit te shqiptarët”, me rastin e botimit të veprës së Basri Çapriqit “Aksidenti i orës shqiptare” (përmbledhje me ese), “Fjala”, Prishtinë, 1994, dhe “Poezi e aktualitetit njerëzor”, me rastin e botimit të përmbledhjes së poezive të Ibrahim Berjashit “E tej malësi e det”, “Rilind-

Pothuajse të gjitha komentet dhe opinionet e botuara në këtë libër tregojnë se sa e ka preokupuar autorin zgjidhja e çështjes shqiptare në përgjithësi, e jo vetëm në Malin e Zi, sa mirë e në thelb e ka njohur atë dhe sa me seriozitet e pasion i është qasur kësaj çështjeje jetike për kombin tonë.

Javore KOHA

E ENJTE, 18 SHKURT 2021

ja”, Prishtinë, 1984. Njëmbëdhjetë poezitë e botuara në këtë libër, të shkruara në rininë e hershme të tij, kur ishte në vitet e para të studimeve, tregojnë se Pali ishte edhe mjeshtër i vargut, por që njëkohësisht nxisin keqardhjen te lexuesi që nuk ka vazhduar edhe pas vitit 1980 me këtë lloj veprimtarie letrare. Ndoshta ka thurur poezi edhe më vonë, por do të mund të kenë pasur fatin e shumë artikujve gazetareskë që kanë humbur dhe nuk ka qenë e mundur të përfshihen në këtë botim. Dashuria është ndër temat e disa prej poezive të autorit, por problemet jetësore e preokupojnë më shumë atë. Do të veçoja mërgimin, këtë plagë të vjetër të shqiptarëve, e cila kishte trokitur edhe në derën e stërgjyshërve tanë, siç shprehet autori në vjershën “Amerikë”, të cilës i lutet: - Amerikë Mos thirr mysafirë në votrën tënde të nxirë prej tymit. sofra jote s’ka gjellë, buka jote s’ka kripë, endrrat për ty, te bashkëvendësit e mi mbesin vetëm ëndrra magjepsëse. Ky mërgim i mallkuar i ka ndarë njerëzit edhe nga më të dashurit e vet, madje edhe nënat nga të bijtë. Nuk e di nëse është fjala konkretisht për autorin, por sidoqoftë ai e ndien dhe e shpreh këtë dhimbje përmes vjershës “Biseda me nënën”, fjala e


KULTURË

së cilës i vjen nga Amerika e largët. Nga kjo bisedë autori shprehet: Sytë e mi, lot rigojnë e, mallëngjimi nuk ka fund nga zemra fjalët burojnë ky mërgimi i rëndë plumb. I zgjodha këto dy poezi pikërisht për shkak të shpërnguljes së madhe të shqiptarëve, që fatkeqësisht vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe që ka boshatisur edhe deri në njeriun e fundit shumë fshatra të rrethit të Ulqinit, të Krajës, të Malësisë, të Plavës e Gucisë e të Rozhajës, mos të flasim për fshatrat e dy shtetet shqiptare dhe të rajoneve tjera autoktone shqiptare. Problemin e shpërnguljes autori e trajton edhe në vështrimin “...Ku shkojnë kosovarët, pse n’Kosovë nuk rrinë...?” Citati në vazhdim nga ky artikull flet mjaft: “Njerëzit s’kanë faj.

Si Blerimi, Z. M. e të tjerët, shfrytëzojnë rastin e ikjes pa viza me para nën dorë nga një e keqe në tjetrën. Nga njëri, në skajin tjetër të botës, vetëm për të ekzistuar të vdekur për së gjalli. Deri kur me këtë ironi të demokracisë ballkanike?” Sa thënie interesante e kuptimplote e autorit “...për të ekzistuar të vdekur për së gjalli”, që do të thotë ikin për të jetuar të vdekur!? Në fund, nuk mund të mos përmend edhe kontributin modest, por shumë të rëndësishëm, që Islam Pali i ka dhënë leksikologjisë shqiptare me mbledhjen dhe botimin në revistat “Fati” dhe “Lemba” të mikrotoponimeve të fshatrave të Anës së Malit: Krythë, Millë, Kosiq, Bojk, Katërkollë, Brajshë, Selitë, Sukubinë dhe Bore të Anës së Malit. Mbledhjen e mikrotoponimeve në disa fshatra Islami

e ka bërë së bashku me njërin nga përpiluesit e kësaj vepre, Sabri Halili dhe shfrytëzoj rastin që Halilin dhe Ismet Kallabën, si dhe Shoqatën “Art Club” t’i përgëzoj dhe t’i falënderoj për punën që kanë bërë për të përjetësuar në këtë mënyrë emrin e ndritur të Islam Palit, me të cilin kam punuar dymbëdhjetë vjet, dhe jam takuar disa herë edhe në vitet e ditët e fundit të jetës së tij në New York. Ndarja e tij nga jeta për mua dhe shumë të tjerë ka qenë tepër e dhimbshme, por më gëzon shumë botimi i këtij libri. Është libër i vogël dhe i lehtë për t’u lexuar, por i madh për nga përmbajtja dhe me shumë porosi. Andaj porosia ime do të ishte, posa t’u bien në dorë kjo vepër lexojeni me vëmendje se keni çka të mësoni nga ajo. Lexim të mbarë! (Fund) E ENJTE, 18 SHKURT 2021

Javore KOHA

15


KULTURË

Mbi librin e Ali Gjeçbritajt “Rite dasme në Krajë”

Një dhuratë për Kr Këngët popullore nga Kraja kanë një lirikë të theksuar dhe janë perla, sidomos këngët lirike që këndohen me rastin e gëzimeve, si fejesa - dërgimi i dhuratës, i shenjit për fejesë, ku nuset, vajzat dhe gratë këndojnë dhe janë të lumtura për dasmën që po afrohet

Asllan Bisha

Ali Gjeçbritaj është i lidhur me vendlindjen e tij, Krajën, siç thotë populli, “si mishi me thua”. Dhe kjo del në pah dhe veçohet posaçërisht në librin “Rite dasme në Krajë”. Ai përveç punës si mësimdhënës, ku u dallua për punë të palodhshme ngase e donte arsimin dhe fëmijët, punoi edhe në lëmi të tjera, si në politikë, ku dha kontributin në çastet kur demokracia filloi të zëjë rrënjë në këto anë. Aliu kishte filluar të shkruajë poezi më herët, por në vitin 2009 botoi librin “Motet”, përmbledhje me poezi kushtuar vendlindjes, Krajës, të cilën poeti e mban në zemër, e do dhe e përjeton. Ai i ndan dhe qan brengat e saj, sidomos shpërnguljen, mërgimin, plagë e cila po e shkatërron këtë oazë të bukur, këtë bukuroshe pranë liqenit të Labeatëve, por e etshme për ujë. Kraja ka mungesë të ujit, por bijat e saj nga Iliria e deri më sot

16

veshen me të bardha. Aliu e ndjen migrimin, braktisjen, shpërnguljen, e cila e prekë në zemër. Dhe jeton me fatin e vendlindjes, të shqiptarëve në Krajë. Ai do të donte t’i dhurojë edhe më shumë vendlindjes dhe kombit. Por them se

Libri i Aliut është me vlerë të madhe për folklorin e shqiptarëve, jo vetëm të Krajës, por në përgjithësi. Këngët e valleve krajane janë të veçanta. Fjalët janë të rralla, të zgjedhura, plot ritëm, porosi dhe ngjarje, shprehin ndjenja të thella

kontributi i tij është shumë i madh me librin “Rite dasme në Krajë”, rite të cilat janë të përgjithshme te shqiptarët, por kanë nuancat e veçanta, sidomos ritet e dasmës. Këngët popullore nga Kraja kanë një lirikë të theksuar dhe janë perla, sidomos këngët lirike që këndohen me rastin e gëzimeve, si fejesa - dërgimi i dhuratës, i shenjit për fejesë, ku nuset, vajzat dhe gratë këndojnë dhe janë të lumtura për dasmën që po afrohet. Ja disa vargje të një kënge. Në Krajë këndohet: “Shkon pulëbardha përm-

Ritet e dasmës shkruhen dhe shënohen mirë nga Aliu, i cili i di këto rite, të cilat janë me shumë rëndësi dhe gjurmë lashtësie të përcjellura deri sot. Ato nëse nuk shkruhen dhe shënohen, do të harrohen. Janë perla të një tradite të lashtë, që përditë e më shumë po harrohen

Javore KOHA

E ENJTE, 18 SHKURT 2021

bi shpi, Ali aga çon dhunti...” Ana e Malit e këndon po ashtu këtë këngë, me një dallim, duke thënë: “Shkon pulëbardha përmbi Dri, Ali aga çon dhunti”. Ndërsa Ulqini e këndon po ashtu ngjashëm: “Shkon pulëbardha nëpër vi,

Ali aga çon dhunti”. Dhe ritet gjatë kësaj ngjarjeje shkruhen dhe shënohen mirë nga Aliu, i cili i di këto rite, të cilat janë me shumë rëndësi dhe gjurmë lashtësie, të përcjella deri më sot. Ato nëse nuk shkruhen dhe shënohen, do të harrohen. Janë perla të një tradite të lashtë, që përditë e më shumë po harrohen. Këngët e valleve të Krajës, të cilat paraqesin një begati të rrallë, janë mbledhur e shënuar edhe nga Ismail Doda e të tjerë dhe janë pasuri folklorike. Libri i Aliut është me vlerë të madhe për folklorin e shqiptarëve, jo vetëm të Krajës, por në përgjithësi. Këngët e valleve krajane janë të veçanta. Fjalët janë të rralla, të zgjedhura, plot ritëm, porosi dhe ngjarje, që shprehin ndjenja të thella. Dhe Kraja nuk njihet vetëm për këngë epike, por ka edhe këngë lirike. Ato duken nga varg-


KULTURË

rajën

jet e kënduara, të mbledhura dhe të shënuara nga Ali Gjecbritaj. Libri ka rëndësi dhe vlerë, seçse e paraqet Krajën ndër shekuj. Poezia e fshatarit nga Kraja, sikur i thotë të gjitha. Asht kjo Kraja, prej florinit, Në mes të liqenit të Shkodrës

Dhe Ulqinit Sikur të kishte edhe ujë S’kish me ja pasë lakmi askuj. Dhe poezia më përkujtoi vizitën tonë që i bëmë Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” para një dekade, me të ndjerin Rifat Kukaj, i

cili i thoshte Hajro Ulqinakut: “Ju që e lëni Ulqinin, Krajën, Anën e Malit... do t’ju mallkojë vendlindja”. Ali Gjeçbritaj i dhuroi vendlindjes, Krajës, një libër me vlerë, të cilin e botoi Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. E ENJTE, 18 SHKURT 2021

Javore KOHA

17


KULTURË

Shkolla fillore publike (mekteb-i iptidai) në Ostros të Vogël (1)

U ndërtua nga bashkëshortja e Tahir Pashë Krajanit Janë të shumta dokumentet e Arkivit Osman në Stamboll që bëjnë fjalë për jetën dhe veprimtarinë e Tahir Pashë Krajanit, familjes së tij, si dhe dy bashkëshorteve të tij, gjë që në të ardhmen na obligon që t’i hulumtojmë, por këtë radhë shkak është bërë gjetja e një dokumenti në këtë arkiv, i cili dëshmon ndërtimin e një shkolle fillore nga njëra prej bashkëshorteve të tij në fshatin Ostros të Vogël të Nahijes së Krajës - Kazaja e Shkodrës

Mr. Ali Bardhi

Emri dhe veprimtaria e Tahir Pashë Krajanit akoma ruhet në kujtesën dhe gojëdhënat e popullatës së Krajës dhe më gjerë. Po kështu, veprimtaria e tij njihet edhe prej literaturës. Duke qenë se Tahir Pasha pjesën më të madhe të jetës së vet e kaloi në Stamboll, në sarajin e sulltanit, ku atij i janë besuar mjaft detyra të larta, me punën dhe suksesin e treguar ka bërë që të skalitet emri i tij në pallatin osman e për rrjedhojë edhe në Arkivin Osman në Stamboll. Mjaft është folur dhe shkruar rreth jetës dhe veprimtarisë publike të Tahir Pashë Krajanit në Perandorinë Osmane, por jeta dhe veprimtaria e pjesëtarëve të tjerë të familjes së tij,

18

Javore KOHA

E ENJTE, 18 SHKURT 2021

gjegjësisht e bashkëshorteve, fëmijëve etj., ende mbetet e pandriçuar plotësisht për publikun. Janë të shumta dokumentet e këtij arkivi që bëjnë fjalë për jetën dhe veprimtarinë e Tahir Pashë Krajanit (Nga gojëdhënat dhe literatura shohim se ka pasur disa persona me emrin Tahir Pasha. Në të gjitha dokumentet e shfrytëzuara në këtë artikull nga Arkivi Osman i Stambollit ceket detyra e Tahir Pashës si sertyfengi, komandant i gardës së armëve në pallatin e sulltanit, çka jep për të kuptuar se bëhet fjalë për Tahir Pashë Krajanin e famshëm), familjes së tij, si dhe dy bashkëshorteve të tij, gjë që në të ardhmen na obligon që t’i hulumtojmë, por këtë radhë shkak është bërë gjetja e një dokumenti në këtë arkiv, i cili dëshmon ndërtimin e një shkolle fillore nga njëra prej bashkëshorteve të tij në fshatin Ostros të Vogël të Nahijes së Krajës - Kazaja e

Shkodrës. Duhet cekur se me miratimin e reformës së arsimit osman të vitit 1869, shohim të jenë hapur shumë shkolla fillore publike katërvjeçare në shumë fshatra të trevës së Krajës (Shih Arkivi Osman i Shtetit - Stamboll; Ali Bardhi, Müfettiş Davut Boriçi’nin Günlüğünde İşkodra Vilayeti’nde Eğitim 1870-1877, Stamboll, 2009; Hajrullah Koliqi, Historiku i arsimit në Krajë, Prishtinë, 1999; Hamid Alaj, Zhvillimi i shkollave dhe arsimit në trevën e Krajës dhe Shestanit, SHAI “Art Club”, Ulqin, 2014; Hajrudin Muja, Kraja, SHAI “Art Club”, Ulqin, 2019; Ali Gjeçbritaj, Shkolla në Krajë (1929-2019), 2020.), njëjtë siç është dokumentuar edhe në trevën e Anës së Malit (për më gjerësisht shih Rexhep Lleshi, Shkolla fillore “Bedri Elezaga 1869-2019”, Ulqin, 2019, ff. 49-53.), hulumtim që mbetet obligim të vazhdohet në të ardhmen. Por


KULTURË Faksimili nr. 1, Dokument arkivi osman i vitit 1312 rumi/1896, ku paraqitet ndërtimi i shkollës fillore në Ostros të Vogël me donacion nga bashkëshortja e Tahir Pashës

kësaj radhe, siç cekëm më sipër, do të ndalemi te një dosje arkivi që bën fjalë për ndërtimin e shkollës fillore në Ostros të Vogël. Dosja e cila bën fjalë për ndërtimin e kësaj shkolle i përket vitit 1312 rumi/ 1896 dhe ka tri faqe. Këto faqe përmbajnë shkëmbime informatash e vendime ndërmjet institucioneve rreth shkollës së ndërtuar në fshatin Ostros të Vogël nga fisnikja (bashkëshortja) e Tahir Pashës, ku ky i fundit në këtë kohë ushtronte detyrën e komandantit të dyfekçinjve (Sertyfengi), gardës së pallatit osman. Por në dokument nuk përmendet emri i bashkëshortes, pra ndërtueses së kësaj shkolle. Në bazë të kronologjisë së datave të shënuara në këtë dosje, shohim se dokumenti i parë i përket datës 7 maj 1312 rumi/19 maj 1896 dhe bart vulën e Valiut të Shkodrës, Abdullah Beut. Nga dokumenti shohim se Vilajeti i Shkodrës i dërgon një shkresë Ministrisë së Arsimit, ku pasi e falëndëron atë, e njofton për ndërtimin e një shkolle/mektebi iptidai (shkollë fillore katërvjeçare) nga ana e bashkëshortes së Tahir Pashës dhe se këtë shkollë e frekuentonin dyzet e tre (43) nxënës, prej të cilëve njëzet e tetë (28) djem dhe pesëmbëdhjetë (15) vajza. Për nga data, shkresa e dytë mban datën 21 maj 1312 rumi/ 2 qershor 1896 dhe ka nënshkrimin e Muhjidin Beut dhe vulën e drejtorisë së shkollave (mektebi iptidai) (shkolla fillore katërvjeçare) – Ministrisë së Arsimit, dërguar zyrës së sekretarisë. Edhe në këtë shkresë, pasi jepen të dhënat

Dosja e cila bën fjalë për ndërtimin e kësaj shkolle i përket vitit 1312 rumi/1896 dhe ka tri faqe. Këto faqe përmbajnë shkëmbime informatash e vendime ndërmjet institucioneve rreth shkollës së ndërtuar në fshatin Ostros të Vogël nga fisnikja (bashkëshortja) e Tahir Pashës, ku ky i fundit në këtë kohë ushtronte detyrën e komandantit të dyfekçinjve (Sertyfengi), gardës së pallatit osman. Por në dokument nuk përmendet emri i bashkëshortes, pra ndërtueses së kësaj shkolle

për ndërtimin e shkollës nga bashkëshortja e Tahir Pashës, njoftohet se dokumentacioni rreth punës së shkollës i kalon sekretariatit në fjalë. Kurse shkresa e fundit në këtë dosje i përket datës 7 qershor 1312/ 19 qershor 1896 dhe është përpiluar nga zyra e sekretarisë në adresë të Fletores Zyrtare për t’u publikuar (BOA (Arkivi Osman i Shtetit - Stamboll), MF.MKT, 321/29). Në këtë dosje nuk ceken lëndët dhe kurrikulat mësimore. Porse studiuesit këto shkolla i konsiderojnë edhe shkolla shqipe, sepse në mësim përdorej edhe gjuha shqipe, nxënësit mësonin për jetën e përditshme, për traditën e historinë e tyre. Veprimtaria e këtyre shkollave kishte karakter kombëtar ngase mësuesit e tyre mbanin lidhje të ngushta me intelektualë e veprimtarë krajanë e shkodranë (Hajrullah Koliqi, Historiku i arsimit në Krajë, Prishtinë, 1999, f. 14). Siç cekëm edhe më lart, në dosjen e mësipërme nuk ceket emri i bashkëshortes së Tahir Pashës, e cila e

ndërtoi këtë shkollë fillore në Ostrosin e Vogël. Kjo gjë e bën të vështirë që të njohim me saktësi se kush mund të ketë qenë ajo. Gjatë hulumtimeve të mëtejshme në këtë arkiv kemi identifikuar një dosje të datës 18 gusht 1313/ 30 gusht 1897, në të cilën shohim emrat e dy bashkëshorteve të Tahir Pashës, më e madhja në moshë zonja Hatixhe dhe tjetra zonja Xhenanë. Nga ky dokument shohim se Pallati i Sulltanit (Yıldız Sarayı) ndan nga një dekoratë, nishan osman të bamirësisë (şefkat nişanı), të klasit të parë për zonjën Hatixhe dhe të klasit të dytë për zonjën Xhenanë (BOA, İ.TAL. 119/29). Kurse në dosjen tjetër të datës 21 teşrin-i sani 1316/ 4 dhjetor 1900, shohim se bashkëshortes së dytë, zonjës Xhenanë, i ndahet dhe një dekoratë tjetër po për bamirësi, porse këtë radhë e klasit të parë (BOA, İ.TAL. 234/26.), njëjtë siç i është dhënë para katër vitesh bashkëshortes së parë, zonjës Hatixhe. (vazhdon) E ENJTE, 18 SHKURT 2021

Javore KOHA

19


MOZAIK

Prof.Dr. Rifat Latifi (2)

Të promovojmë vlerat shkencore, akademike dhe arritjet e shqiptarëve në gjithë botën Dalip Greca

(vazhdon nga numri i kaluar)

Kolegji i kirurgëve të kosovës, synimet dhe sfidat e së ardhmes

Më 3 Dhjetor 2018, përfaqësuesit e 14 Shoqërive Kirurgjike të Kosovës që përfaqësojnë më shumë se 800 kirurgë praktikues të Kosovës themeluan Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës (KKK), si një organ shkencor dhe avokues i të gjithë kirurgëve që do të udhëheqë avancimin e kirurgjisë në të gjitha operacionet kirurgjikale. KKK do të modelohet bazuar në Kolegjin Amerikan të Kirurgëve (ACS) i cili u krijua në 1913 dhe kolegje të tjera në të gjithë botën, të tilla si Kolegji Mbretëror i Kirurgëve të Anglisë, Australisë dhe vendeve e rajoneve të tjera. Për gati 106 vjet, Kolegji Amerikan i Kirurgëve (ACS) ka udhëhequr iniciativa kombëtare dhe ndërkombëtare për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve spitalore në fushën e traumës, kancerit, kirurgjisë bariatrike, kirurgjisë geriatrike dhe iniciativës së cilësisë kirurgjikale. Këto iniciativa kanë përmirësuar në mënyrë të matshme cilësinë e kujdesit, parandaluar komplikimet, ulur kostot dhe shpëtuar jetën në të gjithë globin. Pra, ne e kemi krijuar Kolegjin e Kirurgeve të Kosovës (KKK) si ombrellë e shoqatës së kirurgëve të Kosovës. Shkurtimisht ne jemi duke punuar në këto detyra: 1. Te krijojmë infrastrukturën e qën-

20

Javore KOHA

E ENJTE, 18 SHKURT 2021

drueshme të lidershipit, mbështetjen profesionale dhe mjedisin teknologjik dhe administrativ të përshtatshëm për të drejtuar KKK. 2. Të ndërtojmë një Qendër Klinike të Kërkimeve Shkencore në Kosovë me ambiente dhe kapacitete akademike njerëzore nëpër disiplinat kirurgjikale dhe më gjerë. 3. Krijimin e procesit të vlerësimit të studimeve dhe kërkimeve shkencore dhe kapaciteteve editoriale përmes programeve të strukturuara edukative. 4. Të botojmë Revisten e Kirurgjisë së Kosovës ( Kosova Journal of Surgery) si revistë zyrtare e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, një revistë që në 5-7 vjet të citohet në PubMed dhe motorë të tjerë kërkues. 5. Kolegji, ashtu sikurse Kolegji Amerikan të bëhet instrument për akreditimin e spitaleve për disiplina të ndryshme kirurgjikale si trauma, kanceri, kirurgjia vaskulare dhe programe të tjera për Ministrinë e Shëndetësisë. 6. Të vendosim programet dhe kapacitetet e avokimit për të përfaqësuar KKK-në në agjencitë qeveritare dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar. 7. Të krijojmë programe edukative për të mbështetur pacientët dhe familjet me sëmundje kirurgjikale. 8. Të krijojmë shërbimet e ngritjes së cilësisë së Avancuar dhe Programet e Sigurisë së Pacientëve në të gjitha disiplinat kirurgjikale në mënyrë që të përmirësohet cilësia e kujdesit, bazuar në cilësinë e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe për të përmirësuar programet dhe sigurinë e pacientit. 9. Të organizojmë punën e Kolegjit përmes rreth 13 komisioneve. Grupet dhe komitetet e tjera të punës do të shtohen sipas nevojës, ndërsa Kolegji rrit aktivitetin dhe përmbajtjen

e tij.

Kush është profesori i kirurgjisë dr. Rifat latifi

Dr. Rifat Latifi është Kryeshef dhe Profesor i Kirurgjisë në një nga shkollat më të vjetra mjekësore në SHBA, Kolegji Mjekësor i Nju Jorkut, Shkolla e Mjekësisë (themeluar më 1860), Drejtor i Departamentit të Kirurgjisë dhe Shefi i Kirurgjisë së Përgjithshme në Westchester Medical Center në Valhalla, New York. Ai është anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (FACS), Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve (FICS), si dhe Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (FKCS). Dr. Rifat Latifi është një diplomat i Bordit Amerikan të Kirurgjisë në kirurgjinë e përgjithshme dhe kujdesin kritik kirurgjik. Ai është i licencuar në New York dhe Arizona. Dr. Latifi është mishërimi i kirurgut akademik, duke qenë një kirurg i përgjithshëm dhe i traumës, studiues dhe edukator kirurgjik me interes ndërkombëtar dhe global, gjithmonë duke u përpjekur të bëjë më mirë. Dr. Rifat Latifi u gradua profesor i rregullt i kirurgjisë vetëm pesë vjet pasi mbaroi specializmin e Kirurgjisë në Universitetin Yale në 1999. Ai ka interesa të gjera klinike dhe kërkimore, të përkushtuar për të shërbyer si një model për studentët, banorët dhe fakultetet e reja. Dr. Latifi është autor ose bashkëautor i 188 artikujve shkencor, 135 kapituj librash dhe 20 librash, që pasqyrojnë një gamë të gjerë interesash klinike, të gjitha shprehin secilën fazë të zhvillimit akademik dhe klinik të tij. Dr. Latifi është themelues dhe President i International Virtual e-Hospital (www.iveh.org), një organizatë jo-fitimprurëse, misioni i së cilës është të ndihmojë në rindërtimin e sistemit të kujdesit shëndetësor publik në ven-


MOZAIK

det në zhvillim duke prezantuar dhe zbatuar telemjekësinë, programeve shëndetësore dhe virtuale përmes konceptit të Rrjetit IVeH. Dr. Rifat Latifi është autor i një strategjie gjithëpërfshirëse hap pas hapi, të cilën ai e ka quajtur “Inicimi-Ndërtimi-Operacioni-Transferimi (IBOT)” që siguron qëndrueshmërinë e angazhimeve të OJQ-ve. Që nga viti 2002, Dr. Rifat Latifi ka udhëhequr krijimin e tre programeve kombëtare të telemjekësisë në Evropë me 67 spitale dhe njësi klinike në rrjet (Kosova 9, Shqipëri 44) dhe Cabo Verde, Afrikë 14. Dr. Rifat Latifi vazhdon të jetë aktiv në telemjekësinë si në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare, duke krijuar programe të qëndrueshme

të telemjekësisë në Kosovë dhe Shqipëri dhe Cabo Verde, për të cilat ai ka marrë çmimin ndërkombëar të Kolegjit Amerikan i Kirurgëve (ACS) / Pfizer International Vullnetarizmi Kirurgjik, me 2015. Për më tepër, Dr. Latifi krijoi programin e parë të teletraumës dhe teleprezencës në Arizona, Telemjeksinë dhe Teleprezencën e Arizonës Jugore (SATT), i cili u shërbeu banorëve përgjatë kufirit SHBA-Meksikë. Dr. Latifi gjithashtu ka marrë “Çmimin e Arritjeve të Shekullit 21 për Shëndetin” nga Programi i Shkencave të Kompjuterave dhe “Çmimin Ndërkombëtar për Promovimin e Shëndetit” nga Komisioni i Akreditimit të Rishikimit të Shfrytëzimit (URAC). Në vitin 2017,

atij iu dha çmimi Doktor i Veçantë në Westchester Award “No Land Too Far Award” nga Westchester Business Journal në Westchester, New York dhe Top Doctors në 2020. Dr. Rifat Latifit iu dha Çertifikata e Mirënjohjes nga Selia e NATO-s, Bruksel për Përkushtim dhe Punë të Shkëlqyeshme për Sistemin Shumëkombësh të Telemjekësisë. Për më tepër, Dr. Rifat Latifi mori Çmimin e të Inaugural Dean’s për Ekselencë në Kërkime Shkencore, nga New York Medical College, Valhalla New York (Janar 2021). Dr. Rifat Latifi ka marrë pjesë si kirurg vullnetar në Filipine që nga viti 2006 dhe shërben në Komitetin e Angazhimit Global të ACS. (Fund) E ENJTE, 18 SHKURT 2021

Javore KOHA

21


KULTURË

Mbrëmje autoriale me shkrimtarin Asllan Bisha

Shkrimtari që jeton me letërsinë dhe për letërsinë Bisha ka thënë se të jesh shkrimtar është një punë e vështirë. Ai ka pranuar se “Nusja e detarit” është libri i tij i vlerësuar shumë nga të gjithë ata që kanë shkruar për krijimtarinë e tij. Shkrimtari ka thënë se ky është një libër që e don shumë dhe se me këtë novelë të gjatë është përpjekur që subjektin e saj, të dëgjuar sa e sa herë, të thotë diçka të re Ulqin – Në sallën e konferencave të Hotelit “Plaza”, të premten është mbajtur mbrëmja autoriale me shkrimtarin Asllan Bisha, e organizuar nga Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Moderatori i takimit, poeti dhe studiuesi i letërsisë dr. Haxhi Shabani, ka thënë se Asllan Bisha është një shkrimtar në kuptimin e plotë të fjalës, i cili jeton me letërsinë dhe për letërsinë. Ai ka theksuar se Bisha është autor i 15 veprave letrare, prej të cilave ka veçuar librin “Nusja e detarit”, si një prej veprave më të rëndësishme të këtij shkrimtari. Sipas tij, me këtë vepër Bisha ka ndërtuar “një trekëndësh, apo madje një katërkëndësh interesant, që është pritja, uji, vendlindja dhe dashuria”. Më pas në bisedë me moderatorin, shkrimtari Asllan Bisha ka folur për krijimtarinë e tij dhe librat e preferuar, keqkuptimet që ka hasur me ndonjë vepër për shkak të temës së trajtuar, letërsinë shqipe në Malin e Zi, problemet e përkthimit të letërsisë shqipe etj. Ai ka thënë se të jesh shkrimtar është një punë e vështirë. Bisha ka pranuar se “Nusja e detarit” është libri i tij i vlerësuar shumë, nga

22

Javore KOHA

E ENJTE, 18 SHKURT 2021

të gjithë ata që kanë shkruar për krijimtarinë e tij. “Është libër që e dua shumë dhe ka ndodhur që më kanë thënë, bie fjala Fatmir Toçi, që kur vij në Kala të Ulqinit më duket që çdo kalldrëm që shkeli më del përpara nusja e detarit”, është shprehur Bisha. Shkrimtari ka thënë se me këtë novelë të gjatë është përpjekur që subjektin e saj, të dëgjuar sa e sa herë, të thotë diçka të re. “Falënderoj të gjithë ju që e keni mirëkuptuar atë. Mirëpo, ky libër shpeshherë më ka sjellë edhe të papritura. Kam pasur edhe keqkuptime, sepse prej dashakeqësve është kuptuar se unë e trajtoj ulqinaken si një femër të pandershme”, është shprehur Bisha, duke sqaruar se në librin “Nusja e detarit” ai e shikon femrën si njeri që ka edhe të mirat, edhe të këqijat, si çdo mashkull. Duke folur për librat e tij të preferuar, Bisha ka thënë se një libër tjetër të tij që po ashtu e don është “Frikë dhe dashuri në Barbanë”. “Është një libër që i përket vendlindjes, jetës, bregut të Bunës dhe ngjarjeve që kanë ndodhur, jetës në kufi, e cila ka qenë plot ankth dhe pritje, sepse kufiri ishte ajo pjesë që ishte e tmerrshme, sidomos Buna”,

ka thënë ai. Shkrimtari ka folur edhe për letërsinë shqipe që krijohet në Malin e Zi dhe integrimin e saj në letërsinë shqipe dhe letërsinë që shkruhet në Malin e Zi. Ai ka thënë se disa erëra dhe kohë më të mira janë për krijuesit shqiptarë dhe letërsinë shqipe në Malin e Zi. “Është një klimë tjetër, mirëpo fatkeqësisht ne kemi qenë ngapak të harruar, edhe me fajin tonë, por edhe me gabimin e pushtetit të kaluar”, ka thënë Bisha. Shkrimtari ka folur edhe për problemin e mosnjohjes sa duhet midis letërsisë shqipe dhe asaj malazeze. “Mirëpo, tani janë disa bashkëpunime. Shpeshherë nuk janë të mjaftueshme. Pra, letërsia shqipe e shqiptarëve në Mal të Zi ose e shqiptarëve në përgjithësi nuk është përkthyer, bie fjala në letërsinë serbokroate dhe në letërsinë malazeze. Ka ende mosnjohje në mes këtyre dy letërsive. Faji gjithmonë është jetim, por edhe ne si shqiptarë, qoftë këtu, qoftë në Kosovë apo Shqipëri, duhet të bëjmë më shumë për t’u përkthyer, sepse jemi komb i vogël, jo pa vlera, por vlerat tona duhet t’i qesim në pah dhe në shesh”, ka thënë Bisha. Për romanin “Nusja e detar Agronit”


KULTURË Foto: Studio PRO

Studiuesi i letërsisë Dimitrov Popoviq ka thënë se në romanin “Nusja e detar Agronit”, “autori ia ka arritur të na sjellë diçka fort të bukur përmes një përmbajtjeje të thjeshtë dhe të mbushur me ngjarje e ndodhi të një ambienti shqiptar veriperëndimor”

ka folur studiuesi i letërsisë Dimitrov Popoviq, i cili ka thënë se kur e lexon atë sqarohesh se cilësitë e popullit që i përkasin, i kanë edhe ulqinakët, bile shumë të mira. “Edhe ata janë burra, që kanë kaluar nëpër historinë shumëshekullore me ballin lart, që kanë nxjerrë burra e gra, të nderuar, të respektuar dhe krenarë,

që nuk ia kanë shtrirë dorën në lypje askujt, që e kanë nxjerrë bukën nga thellësitë e detit, në luftë me tërbimin e valëve dhe shkëmbinjtë e malit, që nuk kanë vuajtur pak, që janë rrahur me vaj e me uthull etj.”, ka theksuar ai. Popoviq ka thënë se “autori ia ka arritur të na sjellë diçka fort të bukur përmes një përmbajtjeje të thjeshtë

dhe të mbushur me ngjarje e ndodhi të një ambienti shqiptar veriperëndimor”. Poeti Hajredin Kovaçi ka lexuar një fragment nga romani “Nusja e detar Agronit”, një CV të shkurtër dhe i ka shtruar pyetje shkrimtarit Bisha lidhur me veprimtarinë e Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, si njëri prej themeluesve të saj. Mbrëmja autoriale është mbajtur në kuadër të edicionit të 28-të të manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi”, i cili organizohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin i. k. e të Drejtave të Pakicave. E ENJTE, 18 SHKURT 2021

Javore KOHA

23


MOZAIK

Takimet në të kaluarën dhe takimet postmoderne (online) Në ditët e sotme takimi është më i lehtë se çdo gjë tjetër, vetëm një buton-klikim larg . Nga media sociale, te vendosja e një reklame në letër, të gjitha janë të arritshme përmes teknologjisë moderne. Edhe pse kjo mund të duket pozitive, mund të ketë edhe disa anë negative, sidomos kur krahasohet me të kaluarën

Donika Lulgjuraj

Koncepti i takimeve filloi me të vërtetë në fund të shekullit të 20-të. Para fundit të të viteve 1900-ta, njohja ishte një çështje shumë më private, jo emocionale. Gratë do të takoheshin me disa burra, me prindërit e tyre të pranishëm, për të bërë zgjedhjet deri në rastin më të përshtatshëm për martesë, e cila mbështetej shumë tek faktorë të tillë si statusi financiar dhe shoqëror. Kur një femër e re vendosi për një burrë që dëshironte ta shihte, aktivitetet e tyre si çift zhvilloheshin ose në shtëpi, ose në tubime shoqërore. Në atë kohë, nuk kishte diçka

24

Javore KOHA

E ENJTE, 18 SHKURT 2021

të tillë që vetëm dy të rinj të dashuruar “të dilnin në një takim”. Sidoqoftë, kjo filloi të ndryshojë në vitet e para të shekullit të 20-të, kur çiftet filluan të dilnin së bashku në publik dhe pa mbikëqyrje. Akoma, qëllimi përfundimtar ishte ai i martesës. Kjo qëndron në kontrast të plotë me mënyrën e sotme të takimeve, kur tema e martesës nuk mund të ngrihet për disa vjet. Nuk kishte rregulla për takime më dhe të rinjtë bënë atë që donin e dëshironin e kështu filloi kultura moderne e “lidhjes”. Në ditët e sotme takimi është më i lehtë sa çdo gjë tjetër dhe vetëm një buton-klik larg . Nga media sociale, te vendosja e një reklame në letër, të gjitha janë të arritshme përmes teknologjisë moderne. Edhe pse kjo mund të duket pozitive, mund të ketë edhe disa anë negative, veçanërisht kur krahasohet me të kaluarën.

Në të kaluarën nuk kanë ekzistuar aplikacione takimesh, por sot kemi: Tinder, Bumble, Okcupid etj. Kthimi në ditët e lavdishme të teknologjisë mediokre, telefonave fiks dhe letrave të dashurisë të modës se vjetër si dhe pritja, i takojnë të shkuarës . Pa ndonjë qasje të lehtë në faqet e takimeve, njerëzit u detyruan t’u nënshtrohen datave të jetës reale, pa mundësinë e njohjes paraprakisht të njëri-tjetrit. Po, me faqet e internetit, të tilla si: Tinder, OkCupid dhe Match.com tani përshtypjet e para janë një gjë e kaluar. Megjithëse mund të tingëllojë e dobishme, këto aplikacione heqin numrin e gjërave mahnitëse që vijnë kur takoheni me një person për herë të parë, veçanërisht nëse përfshini klishenë e preferuar të dashurisë së të gjithëve në shikim të parë. Në ditët e sotme takimet nuk janë aspak të verbra. Me njerëzit në fjalë ka


MOZAIK

shumë të ngjarë të kenë ndjekur njëritjetrin në mediat sociale, ngjarjet që çojnë deri në takimin me njëri-tjetrin në vetvete zakonisht konsistojnë në gjetjen e çdo detaji të mundshme. Sidoqoftë, jo shumë kohë më parë takimi i verbër ekzistonte dhe ishte një dukuri e zakonshme për shumë njerëz, detajet për personin i zbulonin hap pas hapi dhe takim pas takimi . Për shembull, me kalimin e ditës, gjithçka që kishit ishte emri i të takuarit tuaj, me pjesën tjetër të mbrëmjes, të dizajnuar për pyetje dhe përgjigje, dhe natyrisht pak flirtim. Në ditët e sotme, të gjitha informacionet që ju nevojiten janë pikërisht atje para jush, me mediat sociale që janë në gjendje t’ju tregojnë gjithçka, nga ajo që është ngjyra e tyre e preferuar tek ajo që kishin për kafjall dje në mëngjes. Në fakt, jo vetëm që jeni në gjendje të zbuloni çdo detaj të vetëm, por mund të gjeni edhe fotografi të tyre që datojnë prej shumë vitesh. Në një kohë kur takimet drejtohen duke luajtur lojëra dhe duke ngatërruar emocionet e dikujt, nga injorimi i mesazheve me qëllim, falsifikimi i dashurisë për dikë tjetër, te pretendimi se personi nuk ju intereson kur në të vërtetë interesoheni aq shumë sa dhemb, lojërat e mendjes janë bërë praktikë standarde midis burrave dhe grave të botës së sotme. Sidoqoftë, nuk ka qenë gjithmonë kështu, me burrat dhe gratë dikur

ishin në gjendje të diskutonin gjëra hapur dhe me vërtetësi si të rriturit, duke shfaqur një qëndrim të sinqertë në lidhje me ndjenjat dhe marrëdhëniet e tyre aktuale. Komunikimi është çelësi për një marrëdhënie të suksesshme dhe të lumtur. Sidoqoftë, duket se akti i të folurit me njëri-tjetrin nuk ka qenë kurrë problem në të kaluarën, pavarësisht nga mungesa e teknologjisë për ta bërë këtë. Aq sa i ka afrua njerëzit me njeri-tjetrin po aq i ka larguar, pasi edhe takimet e sotshëm i bëjmë në të njëjtën tavolinë, duke shikuar e shkruar në celular. Por, koncepti i takimit në internet po përpunohej para se publiku i gjerë madje të kishte qasje në internet. Në vitin 1965, dy studentë të Harvardit krijuan atë që njihet si “Operacioni Ndeshje” për të bërë më të lehtë takimin për të rinjtë. “World Wide Web” zyrtarisht u bë i disponueshëm për të gjithë në 1991 dhe faqet e takimeve në internet u

shfaqën shpejt në të gjithë vendin: Match.com u themelua zyrtarisht në 1995. Takimet po përkeqësohen apo përmirësohen? Në ditët e sotme, ne kemi më shumë liri për të zgjedhur se si ta jetojmë jetën tonë. Ne krijojmë rregullat tona (ose mungesën e tyre) dhe na lejohen kaq shumë opsione se si dëshirojmë të bashkëveprojmë me partnerin potencial. Nga ana tjetër, duket gjithashtu se jemi ngurtësuar dhe frikësuar të japim mundësi pikërisht nga frika se nuk e dimë se çfarë dëshiron personi tjetër? A po kërkon diçka të vërtetë apo thjesht po përpiqet të kalojë kohën e të argëtohet? Bota e sotme e takimeve është sigurisht një labirint, por kjo nuk do të thotë që dashuria nuk ndodh ende. Pavarësisht nëse takoheni në Tinder, ose takoheni në një lokal, mund të përfundoni duke gjetur të duhurin .

Komunikimi është çelësi për një marrëdhënie të suksesshme dhe të lumtur. Sidoqoftë, duket se akti i të folurit me njëritjetrin nuk ka qenë kurrë problem në të kaluarën, pavarësisht nga mungesa e teknologjisë për ta bërë këtë. Aq sa i ka afruar njerëzit me njëri-tjetrin po aq i ka larguar, pasi edhe takimet e sotshëm i bëjmë në të njëjtën tavolinë duke shikuar e shkruar në celular E ENJTE, 18 SHKURT 2021

Javore KOHA

25


KULTURË

Dëshmi e një vendbanimi parahistorik

Foto: Musa Gjoka

Arkeologji: Gjyteza e Dinoshës

Vendbanime të hershme ilire të kohës antike ka pasur edhe në krahinën (malin) e Grudës, sikurse edhe në krahina të tjera të Malësisë së Madhe. Përmbi fshatin Dinoshë, pesë kilometra nga Tuzi dhe shtatë kilometra larg Podgoricës, ngrihet një kodër (majë shkëmbore), e lartë 110 metra mbi nivelin e detit. Këtë lokalitet arkeologjik në lagjen Tojeq vendasit e quajnë Gjyteza (qytezë) e Dinoshës

Gjekë Gjonaj

Nga fundi i shekullit V para e.s. u paraqitën edhe vendbanimet e qyteteve të para Ilire. Ato ishin qendra ekonomike, zejtare dhe tregtare, të rrethuara me vendbanime të fshatrave. Vendbanimet qytetare gjendeshin në rrugë të rëndësishme tregtare dhe ishin mirë të mbrojtura me mure të forta. Vendbanime të hershme ilire të kohës antike ka pasur edhe në krahinën ( malin) e Grudës, sikurse edhe në krahina të tjera të Malësisë së Madhe. Përmbi fshatin Dinoshë, pesë kilometra nga Tuzi dhe shtatë kilometra larg Podgoricës, ngrihet një kodër ( majë shkëmbore), e lartë 110 metra mbi nivelin e detit. Këtë lokalitet arke-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 18 SHKURT 2021

ologjik në lagjen Tojeq vendasit e quajnë Gjyteza (qytezë) e Dinoshës. Sipas burimeve që posedojmë ky vendbanim deri në fundin e shekullit XX, nuk ka qenë në fokusin e arkeologëve brenda dhe jashtë Malit të Zi. Interesim për gërmime të mbetjeve të kësaj fortifikatë, e cila dëshmon për trashëgiminë antike në këtë cep të Malësisë së Madhe, rrëzë malit të Sukës nuk kanë shfaqur as arkeologët shqiptarë. Nga arkeologët e huaj që janë marrë në mënyrë shkencore me studimin e Gjytezës së Dinoshës është arkeologia Olivera Velimiroviq- Zhizhiq. Kjo studiuese ka merita më të mëdha për zbulime shkencore në këtë fortifikim. Ajo para katër dekadash ( në vitin ’80), e para tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e këtij lokaliteti. Sipas shënimeve të saj kjo gjytezë daton nga periudha helenistike-ilire - antike. Kjo gërmadhë për çudi deri atëherë nuk është përmendur në literaturë, edhe pse fjala është për njërën prej qytezave me shumë rëndësi në trevën e Malësisë.

Për këtë vendbanim të hershëm iliro-shqiptar nuk kanë shkruar asnjë fjalë të vetme Pavle Mijoviq dhe Mirko Kovaçeviq në librin “ Qytetet dhe kështjellat në Mal të Zi”, botuar në vitin 1975. Pavle Mijoviqi , çuditërisht, nuk e përmend atë as në librin “ Kulturat e Malit të Zi “, botuar në vitin 1987, edhe pse atëherë ka qenë i botuar studimi i Olivera Velimiroviq-Zhizhiq. Gërmime sipërfaqësore në këtë lokalitet ka bërë edhe një ekip polak në vitin 2013 , të cilët zbuluan një tumul, ndërsa dy vite më vonë edhe ekipi i arkeologëve të Muzeut Nacional. Këta të fundit gjurmuan në kishën brenda hapësirës së gjytezës, të cilën më parë e kishte zbuluar arkeologia Olivera Velimiroviq-Zhizhiq. Kjo kishë është faktor i rëndësishëm për të kuptuar përditshmërinë dhe psikologjinë e banorëve të lashtë të kësaj trevë. Nuk ka dyshim se mbrojtësit e kanë pasur të forcuar identitetin e krishterë dhe nevojën e fuqishme për kryerjen e shërbimeve fetare edhe në momente më kritike.


KULTURË

Në literaturën shqipe të dhëna shkencore gjejmë në temën e doktoratës së arkeologut me origjinë nga Malësia, i cili jeton në Ulqin, Anton Lulgjuraj. Ai në studimin “ Trashëgimia arkeologjike e zonës juglindore në territorin e Malit të Zi” shënon se dallohen dy faza të ndërtimit të mureve mbrojtës. Sipas tij, faza e parë i takon periudhës helenistike shek. III-I para Krishtit., kurse faza e dytë i përket antikitetit të vonë. “Vendbanimi i fortifikuar në fazën e parë ka planimetri në formë trapezi dhe është i ndarë në dy pjesë. Zonën për banim që zë tarracën më të ulët në anën jugore dhe zonën e sipërme apo akropoli që zë tarracën e ngushtë, në majën e kodrës. Të dyja këto pjesë janë të rrethuara me mure dhe po ashtu ndahen me njëratjetrën me mur, në anë jugore të akropolit. Faza e parë karakterizohet nga ndërtimi me tekniken në të thatë, me blloqe kuadratike , poligonale edhe me teknikë primitive, të papunuar. Në murin e sotëm ruhen vetëm dy radhë prej blloqesh. Ata janë të puthitura mirë me njëra- tjetrën dhe ruhen rreshtat gjithkund në një lartësi. Faza e parë karakterizohet nga ndërtimi me tekniken në të thatë, me blloqe kuadratike, poligonale edhe me teknikë primitive, të papunuar. Në akropol muri i fazës së parë mund të përcillet pothuajse në të gjithë anët e saja. Ai rrethon një sipërfaqe prej 0.5 h. Muri përcjell gjithkund konfiguracionin e terrenit edhe aty ku ka shkëmbinj me një rënie të thiktë, muri është i vendosur në buzë të shkëmbit, duke krijuar kështu mbrojtje më të mirë. Nga faza e parë, në akropol, dallojmë një hyrje në anën jugore me përmasa: 2 m e gjerë dhe 5 m e gjatë, e gdhendur në shkëmb duke krijuar një korridor të vogël; po ashtu shkallët janë të punuara me të një-

jtën teknikë. Ka mungesë të kullave dhe të qosheve në këndin e drejtë. Muri që rrethon akropolin ndahet në tri trakte të ndryshme, të cilat, në teknikën dhe kualitetin e punimit tyre, kanë ndryshim më njëra- tjetrën. Trakti i murit verilindor është më i datueshmi dhe me përfaqësues i fortifikimit. Është i ndërtuar me blloqe dhe ruhet në një largësi prej 65 m. Përcjell konfiguracionin e terrenit pothuajse në vijë të drejtë. Nga mesi i tij merr një kthesë të lehtë . Muri është i ndërtuar me blloqe kuadratike të lidhur në të thatë me njëritjetrin. Faqja e jashtme është më mirë e punuar se ajo e brendshmja, në cilën hapësirat boshe mbushen me gurë më të vegjël. Në murin e sotëm ruhen vetëm dy radhë prej blloqesh. Ata janë të puthitura mirë me njëratjetrën dhe ruhen rreshtat gjithkund në një lartësi. Linjat horizontale përcillen në të gjithë gjatësinë e këtij traktit. Hapësirat boshe në fasadë janë mbushur me pyka guri. Ngjasojnë me fortifikimet në basenin e Shkodrës, nga periudha e shtetit ilir të shek. III-II. Vendbanimi i fortifikuar në fazën e parë ka planimetri në formë trapezi dhe është i ndarë në dy pjesë. Zonën për banim që zë tarracën më të ulët në anën jugore dhe zonën e sipërme apo akropoli që zë tarracën e ngushtë, në majën e kodrës. Të dyja këto pjesë janë të rrethuara me mure dhe po ashtu ndahen me njëratjetrën me mur, në anë jugore të akropolit. Faza e parë karakterizohet nga ndërtimi me tekniken në të thatë, me blloqe kuadratike, poligonale edhe me teknikë primitive, të papunuar. Në murin e sotëm ruhen vetëm dy radhë prej blloqesh. Ata janë të puthitura mirë me njëra- tjetrën dhe ruhen rreshtat gjithkund në një lartësi. Në teknikën e ndërtimit të mureve, sidomos pjesa me blloqe kuadratike

në akropol, ngjason shumë me fortifikimet në rrethinën e basenit të liqenit të Shkodrës të Oblunit, Samoborin, në territorin e Malit të Zi, ndërsa me fortifikimet në territorin e Shqipërisë Ganjolla, Beltoja , Mokseti etj. Këto ngjashmëri të mëdha në të gjitha këto lokalitete na bëjnë të mendojmë se mjeshtërit duhet të ishin vendës, të cilët janë marrë me ndërtimin e fortifikimeve në mbarë rrethinën e liqenit të Shkodrës në periudhën III-II”, shkruan Lulgjuraj ( f.61-63). Pozita strategjike e kësaj fortifikatë ka pasur rëndësi të shumëfishtë, si në të shkuarën e largët ( prehistori) ashtu edhe në periudha të mëvonshme. Sepse, vazhdimisht ka qenë i pranishëm rreziku i përgjithshëm nga shpërngulja, lufta, trazirat e ndryshme, shtresimet shoqërore etj. Ky vendbanim i periudhës parahistorike, si shumica e qytezave tjera të ngritura në rrethinën e Shkodrës, kanë qenë në funksion të sistemit të përgjithshëm të mbrojtje , për ç ‘arsye lagjet dhe pronat kanë qenë në fusha pjellore të këtij regjioni. Muret e forta të gjytezës së Dinoshës , përveç funksionit të qendrës fisnore, kanë shërbyer edhe për strehimin e bashkësive të gjera në momente të vështira tronditëse dhe për t’u mbrojtur. Për Gjytezën e Dinoshës , e cila tani është në pronësi të familjes së njohur në Malësi, Selman Jukut Dukaj, mbetet dilemë furnizimi me ujë. Në të ardhmen do të ishte me interes të zbulohet se në ç ‘mënyrë ka qenë e zgjidhur çështja e furnizimit me këtë lëngë të domosdoshëm për jetën tonë. Përgjigjen për këtë, ndoshta, mund ta kërkojmë në legjendën vendase. Sipas legjendës rrëzë kodrës, nga ana veriore, ndodhet një shpellë, për të cilën mendohet se është e lidhur me një kalim të fshehur me fortesë. Gjoja, diku në rrëzë të kodrës, ekziston një rrasë guri (pllakë) nën të cilën fshehet korridori sekret ( mister) përmes të cilit e çon malin në drejtim të shpellës. Ka gjasa se me të vërtet atje ekziston njëfarë vrime ( birë) , e cila, megjithatë, më parë do të jetë pus. Por kjo, gjithsesi , mbetet për t’u hulumtuar e dokumentuar në mënyrë shkencore nga studiuesit e kësaj fushë. E ENJTE, 18 SHKURT 2021

Javore KOHA

27


MOZAIK

Rezultatet e hulumtimit të Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, CEDEM

Qytetarët presin nga qeveria e re që t’i mbrojë gazetarët dhe lirinë e medias Podgoricë – Qendra për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, CEDEM, në një konferencë për media ka prezantuar rezultatet e hulumtimit mbi mediat dhe lirinë e medias të cilin e ka realizuar në kuadër të projektit, “Fuqizimi i kapacitetit të mediave lokale për raportim mbi të drejtat e njeriut dhe të pakicave”, të cilin e ka mbështetur ambasada e SHBA-ve në Podgoricë. Nga Zyra e Marrëdhënieve me Mediat e Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut CEDEM, theksohet se çdo i dyti qytetar i Malit të Zi nuk ka besim në media, ndërsa televizioni është edhe më tej mediumi më dominant, ndërkohë që rrjeti social më i vizituar është facobooku. Hulumtimi tregon se qytetarët kanë pritshmëri të mëdha nga qeveria e re kur bëhet fjalë për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e medias. Metodologu kryesor i CEDEMit dhe autori i hulumtimit, Millosh Beshiq, ka thënë se pothuajse gjysma e qytetarëve të Malit të Zi nuk ka besim në media, duke potencuar se televizioni është akoma mediumi më dominant me një shikueshmëri të përditshme prej 70 përqind të qytetarëve. “E dyta, në bazë të renditjes së shikueshmërisë janë rrjetet sociale të cilat çdo ditë i shfrytëzojnë 45.3 përqind e qytetarëve. Rrjetet sociale dhe internet portalet nga viti në vit bëhen më të rëndësishme, dhe pas tyre rënditen dy mediat tradicionale. Radion çdo ditë e dëgjojnë 21.3 përqind, kurse gazetat lexohen nga 8.4 përqind e qytetarëve”, ka thënë

28

Javore KOHA

E ENJTE, 18 SHKURT 2021

Beshiq. Ai ndër të tjera duke folur për rrjetet sociale, ka thënë se facebooku është më i vizituari me 42.8 përqind të qytetarëve, pasuar nga youtube me 30.8 përqind, instagrami 23.3 përqind, duke shtuar se nivelin më të lartë të besueshmërisë e ka facebooku në të cilin besojnë 35.9 përqind të qytetarëve, ndërkohë që besueshmëri në youtube kanë 34.7 përqind. Ndërkaq, në pyetjen se a kanë dëgjuar të anketuarit për lajmet e rreme, ai ka thënë se 45 përqind e tyre janë përgjigjur se kanë dëgjuar, 26.9 përqind kanë dëgjuar por nuk janë të sigurtë se çfarë do të thotë lajm i rremë, kurse 28.3 përqind e qytetarëve nuk dinë se çfarë janë lajmet e rreme. Në të njëjtën kohë, duke folur mbi lirinë e medias, Beshiq ka theksuar se një e treta e qytetarëve vlerëson se liria e medias pak a shumë është në nivelin e kënaqshëm, por nga ana tjetër, 58.5 përqind e qytetarëve konsideron se liria e medias është kryesisht në nivel të ulët ose shumë të ulët. Duke folur për mbrojtjen e gazetarëve, ai ndër të tjera është shprehur se në bazë të hulumtimit, është treguar se mbi 45 përqind e qytetarëve konsideron se shteti do të duhej të sillte masa të posaçme që gazetarët të mbrohen në mënyrë të veçantë, derisa çdo i treti konsideron se për këtë nuk ka nevojë. “Në pyetjen se sa është shteti efikas në ndjekjen penale dhe në dënimin e atyre të cilët bëjnë kërcënime dhe kryejnë sulme ndaj gazetarëve, rreth

47 përqind e qytetarëve vlerësojnë negativisht efikasitetin e shtetit në këtë aspekt, derisa dyfish më pak qytetarë konsiderojnë se shteti është pak a shumë efikas në ndjekjet penale dhe dënimin e atyre të cilët i rrezikojnë gazetarët”, ka theksur Beshiq. Sipas tij, të dhënat tregojnë se qytetarët kanë pritshmëri të lartë nga qeveria e re kur flitet për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e medias. “Ata mendojnë se qeveria e re do t’i trajtojë më mirë mediat dhe gazetarët. Se do të jetë dukshëm më efikase thonë 30 përqind e qytetarëve, se do të jetë po aq efektive 17 përqind, kurse 15.5 përqind mendojnë se do të jetë më pak efikase”, ka thënë Beshiq. Duke folur mbi gezetarinë investigative, qëndrimi më dominant është se gazetaria hulumtuese është kryesisht mirë, (39.5 përqind), por mendojnë se një numër i vogël gazetarësh merren me të në mënyrë të drejtë. Ndërkaq, drejtoresha e CEDEMit, Millena Beshiq, ju ka bërë apel gazetarëve që të marrin parasysh qëndrimet e qytetarëve, të vlerësojnë besueshmërinë e tyre dhe të investojnë përkushtim shtesë në profesionalizmin e punës. Në të njëjtën kohë, menaxheri programor, Marko Pejoviq, ka thënë se hulumtimi është kryer në periudhën nga data 10 deri më 21 dhjetor të vitit 2020, kurse në hulumtim kanë marrë pjesë 999 të anketuar. t. u.


MOZAIK

Simboli i Plavës në petkun e ri

Hoteli “Liqeni i Plavës”, pas 30 vjetësh, sërish hapë dyert për turistë Plavë – Simboli i Plavës dhe njëri ndër destinacionet turistike më të vizituara të këtij qyteti, pas 30 vjetësh, sërish hapë dyert për turistë. Fjala është për hotelin “Liqeni i Plavës” (Plavsko jezero), renovimi i të cilit ka filluar në vitin 2018, është në përfundim e sipër. Pronarja e hotelit në fjalë, znj. Hajrija Reçkoviq, gazetarët i ka njoftuar se punët në renovimin e hotelit janë në vazhdë, por janë në fazën përfundimtare. “Objektet janë të mëdha dhe mjaft kërkuese. Kemi zgjedhur materialet më cilësore për montim dhe instalim, duke u përkushtuar kujdes standardeve të cilat duhet plotësuar. Investimet rinovuese janë të mëdha. Të gjitha instalimet elektrike, ujore dhe të kanalizimeve, si dhe pullazet në të dy objektet, plotësisht janë ndërruar

dhe zëvendësuar me ato të reja, po ashtu është vendosur edhe një pjesë e orendive të reja”, ka bërë me dije zonja Reçkoviq. Punët në objektin e vogël, shton ajo, janë kryer rreth 70%. “Hapjen e hotelit e presim këtë vit, nëse stabilizohet situata epidemiologjike me korona-virusin Covid-19. Kapacitetet e objektit të vogël të hotelit janë 31 dhoma, ndërsa e atij të madhit, 90 dhoma. Hoteli do të ketë dy restorante, sallën për konferenca dhe qendrën SPA. Në plan është edhe renovimi i terreneve sportive, të cilët dikur kanë ekzistuar në kornizë të këtij kompleksi”, ka konfirmuar zonja Reçkoviq. Sipas fjalëve të saj, qëllimi është që të hapen vende pune për njerëz të rinj të cilët dëshirojnë të mbesin dhe të punojnë në Plavë.

“Në hotel do të punojnë 50 punëtorë. Në kohën kur në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar është ndërtuar hoteli, është planifikuar ashtu që pamja e tij t’i përshtatet ambientin natyror. Ne po ashtu edhe tani i kushtojmë kujdes dukjes së jashtme të objekteve të hotelit, duke i ruajtur pamjet e tyre të mëhershme. Hoteli kur të vihet në funksion, padyshim do të jetë objekt shtytës dhe nxitës i zhvillimit ekonomik të kësaj komune. Me hapjen e serishme të tij, shpresojmë se do të avancojmë jetën e qytetarëve të Plavës, si dhe sjelljen e turistëve në trevën e saj dhe në këtë mënyrë, ai sërish të bëhet i njohur si destinacion i dashur”, ka vlerësuar zonja Reçkoviq, duke shtuar në fund të prononcimit për gazetarë se në rinovimin e hotelit do të investohen pesë milion euro. Shaban Hasangjekaj

Prodhuesve bujqësorë të Komunës së Gucisë

Dy llaktofrizë, donacion nga Mbretëria e Norvegjisë Guci – Mbretëria e Norvegjisë, përmes projektit “Norvegjia për ju – Mali i Zi – Mbështetje afarizmit”, përkrahë projektin “Përpunimi shton vlerën”, të cilin e zbatojnë Komuna e Gucisë dhe Agjencioni zhvillimor rajonal për Bjellasicë, Kom dhe (Bjeshkët e Nemuna). Qëllimi i këtij projekti është avancimi i kapaciteteve për përpunimin e qumështit, produkteve të tij dhe përpunimit të frutave dhe perimeve. Me këtë rast, të hënën më 8 shkurt 2021, në Guci është organizuar

pranim-dorëzimi i dy llaktofrizëve shtesë dhe nënshkrimi i kontratës me përfituesit fituesit e pajisjeve nga kjo komunë, zotërinjtë Hakija Seferagiq dhe Allmir Feratoviq. Lalktofrizët janë donacion i Mbretërisë së Norvegjisë, të cilët së bashku me ambalazhin dhe tiketat gjegjëse të prodhuesve bujqësor të sipërshënuar në mënyrë solemne ua dorëzoi kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 18 SHKURT 2021

Javore KOHA

29


RAJON

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë

Fitore bindëse e Vetëvendosjes Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në zgjedhjet e së dielës mori mbi 150 000 vota më shumë se në zgjedhjet e vitit 2019. Në bazë të votave të numrëruara, Vetëvendosje fitoi 48% të votave. Por, a do të mundet ky subjekt politik që i vetëm të krijojë qeverinë? Me rezultatin aktual, Albert Krasniqi nga “Demokraci Plus”, tha për Radion Evropa e Lirë se Lëvizja Vetëvendosje! mund të ketë 56 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 20, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 mandate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëntë deputetë. Megjithatë, rezultati final do të dihet pas numërimit të votave me kusht dhe votave përmes postës. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deri më 12 shkurt, kanë arritur 43.447 pako me fletëvotime nga jashtë, procesi i verifikimit dhe numërimit të të cilave mund të marrë kohë deri në dhjetë ditë. Numri i votave mund të jetë më i madh, pasi besohet se brenda një pakoje, mund të ketë më shumë se një fletëvotim. Pritjet janë që vota e diasporës të jetë në masë të madhe dedikuar për LVV-në. Kjo do të rriste gjasat e arritjes së shumicës parlamentare.

Si zgjidhet qeveria?

Kosova është republikë parlamentare. Kuvendi i saj ka 120 ulëse, ku 20 prej tyre janë të rezervuara për komunitetet joshumicë. Për formimin e qeverisë nevojiten votat e 61 deputetëve të Kuvendit. Fillimisht, presidenti i Republikës mandaton fituesin e zgjedhjeve që të formojë qeverinë. Nëse mandatari i parë nuk arrin të formojë qeverinë brenda 15 ditëve pas dekretimit, atëherë, presidenti dekreton një tjetër mandatar, i cili ka një afat ligjor prej dhjetë ditësh për formimin e qeverisë së re.

30

Javore KOHA

E ENJTE, 18 SHKURT 2021

Kandidati për kryeministër, sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese të publikuar më 2020, mund të jetë edhe nga partitë e tjera, pra jo partia fituese. Ai duhet të dëshmojë se ka votat e nevojshme që të zgjidhet në Kuvend. Nëse edhe mandatari i dytë dështon të sigurojë shumicën parlamentare, atëherë vendi shkon sërish në zgjedhje. Kandidati i mandatuar nuk është i obliguar që të ketë koalicion edhe me partitë e komuniteteve joshumicë, por në qeveri duhet të ndajë të paktën dy poste ministrore për komunitetet joshumicë, nëse qeveria ka 12 ministri. Nëse numri i ministrive tejkalohet, atëherë, një post i tretë ministror iu ndahet komuniteteve.

Cilat janë opsionet?

Nëse LVV-ja nuk arrin të fitojë e vetme 61 deputetë, atëherë duhet të kërkojë partnerë për të formuar qeverinë e re. Në këtë rast, mund të ofrojë bashkëpunim për partitë e komuniteteve joshumicë, apo edhe për ndonjë nga partitë shqiptare. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, i ka cilësuar këto zgjedhje si referendum dhe nuk ka folur asnjëherë për koalicione paszgjedhore. Në konferencën ku shpalli fitoren, pak para mesnatës së 14 shkurtit, Kurti tha se “nuk ka nevojë dhe as interes të bëjë koalicion me ata që kanë nevojë të reformohen në opozitë”. Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, kanë garuar në një listë të përbashkët, ku Kurti është nominuar për kryeministër, ndërkaq Vjosa Osmanin për postin e presidentes. Partitë e tjera politike në këto zgjedhje nuk kanë folur për vija të kuqe, siç ishin pozicionuar në zgjedhjet e kaluara. Por, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër Avdullah

Hoti, pas përfundimit të votimeve, paralajmëroi se partia e tij do të qëndrojë në opozitë. “Në emër të LDK-së ne do të jemi mbrojtës të pakompromis të demokracisë dhe të orientimit properëndimor, duke qenë opozitë konstruktive në interes të shtetit të Kosovës”, tha Hoti. Edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë se partia e tij nuk do të hyjë në koalicion me LVV-në, pasi siç është shprehur, “janë shumë larg me qëndrime”. Ai ka thënë se PDK-ja do të mbetet në opozitë. Megjithatë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur hapur gatishmërinë që të jetë pjesë e Qeverisë Kurti. Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, i cili synon të bëhet president i Kosovës, ka thënë se nuk ka “vija të kuqe, as për Vetëvendosjen as për ndonjë subjekt politik”. Por, një koalicion eventual me AAK-në bart në vete edhe kushtin që Haradinaj të zgjidhet president i vendit. Sipas rezultateve preliminare, partia e Haradinajt ka fituar 7.5% të votave.

Kush janë fitues nga minoritetet?

Në Qeverinë Kurti 1, LVV-ja nuk kishte bërë koalicion me Listën Serbe, e cila kishte fituar të dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvend. Pavarësisht se kishin raporte të acaruara, Lista Serbe ishte pjesë e qeverisë me dy ministra. Por, edhe partitë e tjera të komuniteteve mund të kenë kushtet e tyre. Lista Serbe ka thënë të ketë fituar të dhjetë vendet, por në Kuvendin e Kosovës këtë herë do të ketë edhe hyrje të reja nga komunitetet e tjera. Në mesin e komunitetit boshnjak, Adrijana Hoxhiq nga veriu i Mitrovicës, me subjektin e saj “Komuniteti


RAJON

i Bashkuar”. Sipas rezultateve preliminare, ajo është e para në mesin e subjekteve boshnjake dhe ka fituar 5 688 vota. Subjektet e tjera boshnjake, siç është ajo e Emilia Rexhepit, Partia e Re Demokratike, ka fituar 2 753 vota, ndërkaq Unioni Socialdemokrat i Duda Baljes ka fituar 2 427. Përfaqësuesit nga radhët e komunitetit boshnjak, të cilët kanë tri vende në Kuvend, kanë ngritur dyshime se Hoxhiq, bashkë me subjektin e ri rom, Inciativa Rome nga Graçanica, po përpiqen të hyjnë në Kuvend me ndihmën e votave të komunitetit serb dhe se do “të punojnë për interesin e Listës Serbe”. Hoxhiq, e cila është nënkryetare e Mitrovicës së Veriut, i ka quajtur shpifje këto lajme. Ndërkaq, Iniciativa Rome e Gazmend Salijeviq nga Graçanica ka fituar 3 730 vota, duke prirë në zgjedhje në mesin e partive të komunitetit rom. Mbetet të shihet nëse përfaqësuesit e ri të komuniteteve do të bashkëpunojnë me fituesin e zgjedhjeve.

A do të mandatohet Kurti për kryeministër?

Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, që mund të marrë deri në një muaj kohë, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjollca Osmani, mund ta dekretojë Kurtin që të krijojë qeverinë e re. Por, ka dilema nëse kjo është e ligjshme, pasi Kurtit i është ndaluar garimi në zgjedhjet parlamentare, për shkak të dënimit të formës së prerë,

për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Aktgjykimi i Kushtetueses, por edhe neni 29 i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, thotë se kandidat për deputet nuk mund të jetë një person, i cili gjatë tri vjetëve të fundit ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë. Ky afat për Kurtin, përfundon në shtator të këtij viti. Ekspertët janë të ndarë në këtë çështje, pasi disa argumentojnë se vendimi i Kushtetueses vlen vetëm për deputet, por opozita mund ta kontestojë këtë dekretim dhe të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Presidenti, sfida e parë

Për të mbijetuar, qeveria e re duhet të sigurohet se do të ketë mbështetjen e 2/3 në Kuvend, pasi më së largu në prill të këtij viti, duhet të fillojnë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Kushtetuta e përcakton se presidenti i Republikës duhet të zgjidhet me të paktën 61 vota (në raundin e tretë), por kërkon që në procesin e votimit të marrin pjesë të paktën 81 deputetë. Presidenti i ri duhet të zgjidhet brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes. Në rast se Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin, atëherë vendi shkon sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme. LVV-ja është përcaktuar që në këtë post ta nominojë u.d. të presidentit, Vjosa Osmanin, por bazuar në

rezultatet e 14 shkurtit, zgjedhja e Osmanit nuk mund të arrihet pa mbështetjen e partive opozitare. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, po ashtu po synon postin e presidentit të Republikës dhe ka shprehur gatishmëri që partia e tij të bëhet pjesë e koalicionit të ardhshëm. Por, ende nuk dihet nëse LVV-ja do të “sakrifikojë” Vjosa Osmanin për t’i plotësuar kushtin eventual, liderit të AAK-së.

Çka e pret qeverinë e re?

Qeveria e re pritet të krijohet sërish në kohë pandemie. Pasojat në ekonominë e vendit, të shkaktuara nga mbylljet dhe masat kundër COVID-19, janë evidente dhe menaxhimi i kësaj situate mbetet prioritet dhe sfidë e vështirë. Pos kësaj, Kosova vazhdon të ketë shkallë të lartë të papunësisë. Raportet ndërkombëtare e rendisin Kosovën në mesin e vendeve me korrupsion të lartë dhe arsimim të dobët. Aktualisht, Kosova është e angazhuar në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë. Por, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se “dialogu nuk është prioritet” dhe ka paralajmëruar rikthim të masave të reciprocitetit të plotë. Ai ka përsëritur se do të angazhohet për dialog të brendshëm me serbët e Kosovës, të cilët duhet ta shohin Kosovën si atdhe të tyre. (REL) E ENJTE, 18 SHKURT 2021

Javore KOHA

31


RAJON

Fjalimi i parë shqip në Kuvendin e Serbisë Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit serb Ivica Daçiq, Kamberi vazhdoi të ngritë zërin shqip ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd që ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Kamberi tha se me këtë veprim Gjykata e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”. “Sot është një ditë e veçantë. Është ditë e parë pasi që një Gjykatë e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”. Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Për gjykatën e lartë nuk vlen më as vendimit i Gjykatës së Apelit në fund të vitit 2018, e cila pati sanksionuar përdorimin e termit

32

Javore KOHA

E ENJTE, 18 SHKURT 2021

““šiptar” si gjuhë urrejtjeje. Nuk vlen as mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Brankica Jankoviq, që e ka cilësuar përdorimin e termit “šiptar” si nënçmues, fyes dhe shkelje e Ligjit për Ndalimin e Diskriminimit”, ka thënë ai. Fjalimi i plotë i Shaip Kamberit Sot është një ditë e veçantë. Është ditë e parë pasi që një Gjykatë e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”. Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Për Gjykatën e lartë nuk vlen më as vendimit i Gjykatës së Apelit në fund të vitit 2018, e cila pati është sanksionuar për përdorimin e termit ““šiptar” si gjuhë urrejtjeje.

Nuk vlen as mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Brankica Jankoviq, që e ka cilësuar përdorimin e termit “šiptar” si nënçmues, fyes dhe shkelje të Ligjit për Ndalimin e Diskriminimit. Siç dihet, ish-zëdhënësi i Mira Markoviqit dhe Ministri i sotëm i Brendshëm i Aleksandër Vuçiqit, përdor vazhdimisht terminologjinë fyese “šiptar” në vend të terminologjisë zyrtare dhe ligjore në Serbi: “albanac”. Tashmë me vendim të gjykatës së këtij shteti, prej sot unë qenkam “šiptar” dhe jo Albanac. Pra, një ditë është zgjuar nga gjumi Aleksandër Vulin dhe ka vendosur se kush jam unë dhe si cilësohet kombësia ime, e këtë e ka legalizuar gjykata e shtetit! Njëjtë, si në Gjermaninë e fundviteve 30, kur ministri Hermann Goering


RAJON

Përfaqësuesi i shqiptarëve të Luginës në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve të tjerë të këtij Kuvendi. vendoste se kush ishin dhe si cilësoheshin hebrenjtë dhe pastaj gjykata e Gestaposë e legalizonte. Duke e cilësuar padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar si të pabazuar, Gjykata i ka dhënë tashmë edhe fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti. Zonja Merkel, z.Macron, z.Borrel, z. Lajcak, znj Vonder Leyen, a është kjo Serbia e juaj pro-evropiane? Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, i cili vrau, dhunoi dhe dëboi shqiptarët, duke i quajtur albanci. Por, ja që nën heshtjen e botës demokratike, Serbia e Aleksandër Vuciqit po kthehet në kohën e Aleksandar Rankoviqit, që njihet si periudha e fundit e përdorimit zyrtar dhe publik të

termit “šiptar”. Të respektuar kolegë, Vendimi i Gjykatës së Lartë në Beograd është edhe precedent tepër i rrezikshëm për minoritetet në Serbi, por edhe në tërë Ballkanin Perëndimor. Ai krijon standard legjitimues për gjuhë të urrejtjes ndaj minoriteteve jo vetëm në Serbi, por edhe në Ballkanin Perëndimor. Si do të reagonte shoqëria serbe sikur homologu kosovar i Aleksander Vulinit do të zgjohej një ditë nga gjumi dhe do të vendoste se prej sot serbët quhen me termin pezhorativ “shkije” dhe këtë ta legalizonte gjykata në Prishtine? A këtë po e do Vulini dhe Vuciqi për serbët e Kosovës? Jo, këtë urrejtje të ndërsjellë nuk do të mund ta nxitni për ta mbajtur pushtetin tuaj duke e luajtur patriotin në Serbi.

E ju vazhdoni të fyeni publikisht dhe ligjërisht minoritetet e shtetit tuaj. Kështu fyeni më shumë shtetin tuaj. z.Vulin dhe z.Vuçiq, ju rikujtoj se shqiptarët janë quajtur edhe Arnautë nga Çubrilloviqi, por nuk janë nënshtruar. Nuk ju nënshtrohemi as juve. Kot e keni! Madje, pas vendimit të djeshëm të gjykatës, unë jam edhe më i bindur se Serbia juaj e urrejtjes nuk do të fitojë. Ballkani i paqes, bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë nuk ka alternativë. Prandaj, rënia e juaj nuk ka alternativë! Në këtë rast pyetja ime për kryeministren Brnabiq është se a do të instalohet kjo gjuhë e urrejtjes si standard në qeverinë tuaj në komunikim me pakicat dhe sidomos me shqiptarët? E ENJTE, 18 SHKURT 2021

Javore KOHA

33


MARKETING

Javore KOHA KONKURS SHPËRBLYES PËR SHKRIME HULUMTUESE Koha Javore në bashkëpunim me Horizontin e Ri shpallin FTESË PUBLIKE për shkrime investigative. Qëllimi kryesor i kësaj ftesë është lufta ndaj korrupsionit, nxitja e llogaridhënies te vendimmarrësit dhe zyrtarët publikë, forcimi i rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e lirisë së shtypit dhe sundimit të ligjit. Përparësi do t’i kushtohet propozimeve që do të trajtojnë një apo disa nga çështjet e mëposhtme: • Raste korrupsioni ose abuzimi me postin publik në administratën vendore; • Favorizim, nepotizëm ose mungesë transparence në marrëdhënie të ndryshme kontraktuese; • Kontratat me negocim ose tenderët me vetëm një konkurrent efektiv; • Realizimi i punëve publike para bërjes së tenderit; • Transparenca e harxhimit të parasë publike nga buxhetet e komunave apo institucioneve publike • Keqmenaxhim i burimeve natyrore ose pronave publike; • Ndryshime jo transparente / pa procedurë në administratën lokale ose në emërime; • Degradimi / mbrojtja e mjedisit; • Mungesë taksimi për zënie të hapësirës publike; • Lidhje kontrate ofrim-shërbimi pa një akt/vendim për punën që do të kryhet; • Kujdesi shëndetësor, Edukimin, Mbrojtja sociale, dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesit publik në komunitetet lokale Shkrimi / raporti hulumtues me të cilin konkurrohet, duhet: • të jetë i bazuar në të dhënat që merren në baze të Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion • të jetë i përqendruar në mbrojtjen e interesit publik • të ndërgjegjësojë publikun e gjerë mbi çështjet e korrupsionit dhe pasojat e tij në jetën e qytetarëve Procesi i ndarjes së çmimeve do të bëhet nga Stafi i Projektit me ndihmën e ekspertëve të angazhuar. Tre artikujt e vlerësuar si më të mirët do të shpërblehen me këto çmime: Çmimi I - 400 euro Çmimi II - 300 euro Çmimi III - 200 euro METODA E APLIKIMIT Artikujt do të dërgohen në redaksinë e gazetës “Koha Javore”, në e-mail adresën: kohajavore@t-com.me, me shënimin “FTESA PËR SHKRIME HULUMTUESE” Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët shqiptarë në Mal të Zi të punësuar pranë mediave apo në profesion të lirë si dhe çdo individ i interesuar për gazetarinë hulumtuese. Ftesa do të jetë e hapur tre muaj – deri më 30 prill 2021. Kjo ftesë publikohet në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” i mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 18 SHKURT 2021


MOZAIK

Në Guci nënshkruhet memorandumi tripalësh

Bjeshkët e Nemuna të promovohen si destinacion unitar Guci/Plavë – Të udhëhequr nga dëshira e përbashkët që t’i kontribuojnë avancimit të ofertës turistike në territorin e komunave të Gucisë dhe Plavës, përfaqësuesit e dy organizatave turistike të Gucisë dhe Plavës dhe të Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna” (Prokletije), të mërkurën, më 10 shkurt 2021, në Guci, kanë nënshkruar memorandumin për bashkëpunim në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe të mbrojtjes së mjedisit jetësor. Drejtori i Organizatës turistike të Gucisë, Irfan Radonçiq, ka konfirmuar se të tubuarit rreth idesë së njëjtë – promovimit të rajonit të Bjeshkëve të Nëmura si destinacion turistik i përbashkët, me atë dokument dëshirojnë të realizojnë nj veprim të sinkronizuar në lëmin e turizmit dhe ruajtjen e diversitetit. “Kemi definuar hapat më të rëndësishëm dhe kemi harmonizuar bashkëpunimin në aktivitetet, siç janë:

Organizimi i manifestimeve të përbashkëta të cilat i lidhin dy komunat (vrapime çiklistike, maratona...), intensifikimi i kampanjës promovuese ‘Zbulo Bjeshkët e Nemuna’, digjitalizimi i trashëgimisë kulturore të trevës së Plavë-Gucisë, etj.”, ka deklaruar Radonçiq. Drejtori i Parkut Nacional “Bjeshkët e Nëmuna”, Jasmin Medunjanin, në fjalën e vet të rastit ka konstatuar se Parku Nacional në fjalë është i gatshëm të ofrojë mbështetjen e qartë në hartimin, koncipimin dhe jetësimin e projekteve të ardhshme. Njëri prej aktiviteteve të përpikta i cili do të zbatohet në afat sa më të shkurtër është lidhshmëria e rrugëtimit (marshutës) “Gjurmëve të njerëzve të parë”, të cilin e promovon Organizata turistike e Gucisë me rrugëtimin “Magna Mater” i cili gjendet brenda parkut. Të dy rrugëtimet tematike begatojnë me përmbajtje parahistorike – me petroglife,

dhe si të tilla paraqesin prezantimin e jashtëzakonshëm të trashëgimisë kulturore të Bjeshkëve të Nemuna. Drejtoresha e Organizatës turistike të Plavës, Samira Canoviq, ka thënë se memorandumi paraqet bazament të fortë për të gjitha aktivitetet e mëtejme dhe bashkëpunimin i cili do t’i kontribuojë avancimit të kushteve të qëndrimit të turistëve në atë trevë. “Ekziston hapësirë e mjaftueshme për bashkëpunim në sfera të ndryshme nga të cilat do të veçoj pushimin aktiv, turizmin adrenalinues, edukimin përmes punëtorive të përbashkëta, nga të cilat benefite pikërisht do të kenë vizitorët, në kënaqësinë tonë neve, si nënshkrues të këtij dokumenti”, ka konfirmuar Canoviq. Në fund të takimit është arritur marrëveshja që në takimin vijues në bazë të kontratës së nënshkruar, të hartohet plani i përbashkët aksional. Shaban Hasangjekaj

E ENJTE, 18 SHKURT 2021

Javore KOHA

35


KOHA Javore Podgoricë e enjte, 18 shkurt 2021 Viti XX Numër 949 Çmimi 0,50

“Koha Javore” në versionin online,

mund ta lexoni Të lexuarit e librit dhe shqiptarët ISSN 1800-5696

Të promovojmë vlerat shkencore, akademike dhe arritjet e shqiptarëve në gjithë botën

në linkun:

www.kohajavore.me

Fitore bindëse e Vetëvendosjes

kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.