Koha 955

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 1 prill 2021 Viti XX Numër 955 Çmimi 0,50

Populizmi si mjet politik ISSN 1800-5696

Veprimtar dhe vizionar i denjë i gazetarisë shqiptare

Llogari matematikore, statistikore!


PËRMBAJTJE

10

12 Venitet

Viktimat e komunizmit dhe glorifikimi i regjimit të Enver Hoxhës

14

16 Monografi që i ka munguar literaturës shqipe

Të përkushtohemi ta lartësojmë imazhin tonë në shoqëri

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 1 PRILL 2021


PËRMBAJTJE

20

26 Pasioni për muzikën dhe aktrimin

Viktima e parë shqiptare e pafajshme e ferrit komunist në Goli Otok

30

32 Ibrahim Cuca (1935-2021)

Vargjet si këngë e vërtetë e qëndresës KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.me

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 1 PRILL 2021

Javore KOHA

3


MARKETING

z u T i n Unio më mot u h s r ë Uron p e Pashkëve n ë t s e F

Komuna e Tuzit Uron Festën e

Pashkëve

4

Javore KOHA

E ENJTE, 1 PRILL 2021


NGJARJE JAVORE

Qeveria e Malit të Zi miratoi Informatën mbi ndryshimet dhe plotësimet e planifikuara të Ligjit mbi regjistrat e vendbanimit dhe vendqëndrimit

Shtetasve që jetojnë jashtë do t’u çregjistrohet vendbanimi?! Podgoricë – Qeveria e Malit të Zi ka miratuar të premten Informatën mbi ndryshimet dhe plotësimet e planifikuara të Ligjit mbi regjistrat e vendbanimit dhe vendqëndrimit, sipas së cilës shtetasi i Malit të Zi i cili planifikon të largohet nga shteti dhe të jetojë jashtë duhet të çregjistrojë vendbanimin në Malin e Zi. Sipas Qeverisë, me këtë Informatë janë prezantuar gjetjet kryesore që burojnë nga analiza e kuadrit legjislativ, qëllimi përfundimtar i së cilës është rregullimi i regjistrit të votuesve dhe kthimin e besimit të qytetarëve në procesin e votimit. Për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar Projekligjin

mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi regjistrat e vendbanimeve dhe vendqëndrimeve, që do të dërgohet në shqyrtim publik. Qeveria e Malit të Zi e ka arsyetuar këtë nismë për shkak se vetëm rregullimi i çështjes së vendbanimit do të thotë regjistër votues të saktë dhe preciz. Lidhur me këtë, Ministria e Punëve të Brendshme ka formuar grupin e punës për hartimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit, i cili ka hartuar aktin në fjalë, sipas të cilit mundësia e çregjistrimit të vendbanimit është ndryshuar duke u bërë i detyrueshëm. “Gjithashtu, në mënyrë që të krijohet

një zgjidhje e qëndrueshme si dhe të rrumbullakësohet kjo njësi legjislative, janë propozuar edhe ndërhyrje të tjera në tekstin e ligjit në fuqi”, kanë deklaruar nga Qeveria e Malit të Zi. Paralajmërimi i këtyre ndryshimeve në Ligjin mbi regjistrat e vendbanimeve dhe vendqëndrimeve ka ngjallur reagime të shumta, qoftë te partitë e opozitës, por edhe tek organizatat që tubojnë diasporën nga Mali i Zi në vende të ndryshme të botës, duke e cilësuar këtë si një veprim të qëllimshëm të shumicës, që shkel të drejtat e njeriut dhe të shtetasve të Malit të Zi që për arsye të ndryshme jetojnë (Kohapress) jashtë vendit.

E ENJTE, 1 PRILL 2021

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Populizmi si m Populizmi mund të definohet si niveli më i ulët i propagandës politike i cili më së shumti përdoret në vendet me standard mesatarisht të ulët socio-kulturor si dhe në vendet pa traditë demokratike. Disa nga premisat themelore të këtij principi joparimor politik janë: mungesa e autokritikës, teoritë për komplot, ksenofobia; nacionalizmi, etnocentrizmi, kultura pseudo-nacionale; heroizmi, “prodhimi i armiqve”, ndarja në “ne” dhe “ata”, premtime joreale për rritje ekonomike, fushata parazgjedhore të bazuara në histeri, paraqitje e vazhdueshme në media, premtime revolucionare në vend të atyre evolutive; etj

Qani Osmani

të rrezikshëm me të cilin sundohet populli. Qasjet e tipit “ju veç votoni për mua (neve), e unë (ne) do t’i plotësojmë të gjitha dëshirat dhe nevojat tuaja”, është një qasje standarde-klasike e cila pothuajse nuk ka pësuar asnjë ndryshim gjatë këtyre

viteve të tranzicionit dhe ka tendencë të vazhdojë edhe tutje për arsye se është opsion “fitues” i cili fatkeqësisht ende jep rezultate. Për fajin e atyre që japin premtime nuk duhet të flitet, fajtorë janë edhe votuesit të cilët nuk i dënojnë populistët duke

Në shoqërinë shqiptare, por edhe më gjërë, në korniza planetare, në veprimtari të ndryshme shoqërore dhe në ciklet zgjedhore, shënohet një valë e një dukurie që sociologjikisht quhet “populizëm”, dukuri kjo e mobilizimit dhe organizimit, e komunikimit politik që përqendrohet rreth kundërshtisë mes “njeriut” ose popullit dhe një grupi real të “elitave të privilegjuara”. Termi populizëm rrjedh nga fjala latine populus (populli) që nënkupton “një taktikë politike primitive, e cila ka për qëllim mashtrimin e turmave, manipulimin me to në saje të premtimit të gjërave që janë të parealizueshme dhe të filtrimit demagogjik me turmat”. Në literaturën politike bashkëkohore populizmi përkufizohet si “ideologji ose doktrinë politike që shoqërinë e sheh si të ndarë në grupe: njerëz të ndershëm dhe elita të korruptuara”. Populizmi është një stil i retorikës politike i cili afirmohet nga ana e pjesëtarëve të partive politike dhe lëvizjeve sociale. Kjo formë e demagogjisë politike, bashkë me moralin politik të eroduar në mënyrë ekstreme, përbën një kombinim shumë

6

Javore KOHA

E ENJTE, 1 PRILL 2021

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

mjet politik mos i votuar. Populistët nuk ndjejnë aspak përgjegjësi për mosrealizimin e premtimeve të veta, shpesh herë edhe manipulative dhe si të tillë mundohen “t’u hedhin pluhur syve të votuesve” vetëm me një qëllim të vetëm - të jenë në pushtet. Populizmi mund të definohet si niveli më i ulët i propagandës politike i cili më së shumti përdoret në vendet me standard mesatarisht të ulët socio-kulturor si dhe në vendet pa traditë demokratike. Disa nga premisat themelore të këtij principi joparimor politik janë: mungesa e autokritikës, teoritë për komplot, ksenofobia; nacionalizmi, etnocentrizmi, kultura pseudonacionale; heroizmi, prodhim i armiqëve, ndarja në “ne” dhe “ata”; premtime joreale për rritje ekonomike, fushata parazgjedhore të bazuara në

Morali politik është faktori kryesor i cili do të ndihmojë në çrrënjosjen e përdorimit të populizmit si mjet për të përfituar trupin votues. Vlerat e larta morale duhet të jenë atribute të të gjitha subjekteve politike serioze të cilat synojnë të udhëheqin shtetin në emër të popullit

histeri, paraqitje e vazhdueshme në media, premtime revolucionare në vend të atyre evolutive; etj. Siç shihet nga kjo që cekëm më lart, populizmi nuk mund të konsiderohet si mjet i nevojshëm, por në praktikë kemi një pasqyrë tjetër, përdorimi i populizmit është në nivel maksimal. Për këtë gjendje deri-diku fajtor është edhe profili mesatar i votuesit tonë vendor. Edhe pse ky profil ka përjetuar një evoluim pozitiv kohëve të fundit, ende është shumë larg profilit mesatar të votuesit nga shtetet me traditë të theksuar të demokracisë. Kjo gjendje nuk do të zgjasë edhe shumë, me reformat të cilat dalëngadalë po zhvillohen dhe jetësohen në vend me qëllim të arritjes së standardeve për anëtarësim në institucionet dhe sistemet Euro-Atlantike, do të rritet niveli mesatar i vetëdijes dhe kulturës politike tek votuesit i ndjekur me rritje të nivelit të moralit politik të subjekteve politike. Pa dyshim se në një të ardhur të afërt do të kemi mundësi të ndjekim fushata politike të cilësuara me pjekuri dhe përgjegjësi të lartë në të cilat elektorati do të mund të identifikojë cilësinë dhe prosperitetin e vërtetë e jo premtime boshe. Elektorati duhet të mos lejojë që të manipulohet, gjë që ka ndodhur në ciklet e kaluara zgjedhore, por duhet të jetë monolit në insistimin për plotësim të premtimeve të dhëna gjatë fushatave. Jam i paluhatshëm në mendimin se elektorati veç e “ka lexuar” strategjinë e manipulimit të kombinuar politiko-sentimental të masave të gjera si dhe të demagogjisë socio-ekonomike të cilën në mënyrë të pamëshirshme e përdor establishmenti ekzistues politik për t’i

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

arritur objektivat e veta. Populizmi politik është ngushtësisht i lidhur edhe me shumë çështje dhe kategori tjera siç janë: morali politik, edukimi, niveli mesatar i ulët i kulturës së përgjithshme politike, gjendja socio-ekonomike dhe standardi jetësor, ideologjizimi dhe profilizimi i partive politike, zhvendosje e besimit në institucione në kahje pozitive, edukimi i elektoratit, sundimi i ligjit, etj. E njejta gjë vlen edhe për mediat të cilat janë ana e tretë dhe jo më pak e rëndësishme e këtij sistemi. Ekziston nevojë urgjente për ristrukturim të brendshëm të vet mediave të cilitdo lloji me qëllim të informimit sa më objektiv, pa paragjykime dhe sterotipe të trashëguara nga sistemi i kaluar. Demokratizimi i mediave, duke përjashtuar të gjitha ndikimet joparimore mbi veten, duhet të ndihmojë në procesin e eliminimit të populizmit nga agjenda politike e partive si dukuri e dëmshme për zhvillimin e përgjithshëm politiko-shoqëror të një vendi. Morali politik është faktori kryesor i cili do të ndihmojë në çrrënjosjen e përdorimit të populizmit si mjet për të përfituar trupin votues. Vlerat e larta morale duhet të jenë atribute të të gjitha subjekteve politike serioze të cilat synojnë të udhëheqin shtetin në emër të popullit. Aspekti i moralit politik duhet të jetë princip themelor i fushatave dhe aksioneve postzgjedhore të partive politike. Nuk do të ishte e dëmshme edhe përfshirja e këtij parimi në platformat politike të partive me çka automatikisht do të rritej besimi i luhatur i votuesve ndaj partive si dhe numri i pakët i qytetarëve në format e ndryshme të participimit të tyre në jetën aktive politike. E ENJTE, 1 PRILL 2021

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Internazionale

Evropës i duhen me rinj për të luftuar di Tomas Piketi Kjo është një çështje serioze, pasi në vend të kësaj lufte do të ishte më urgjente të krijohej një model i vërtetë francez dhe evropian për luftën kundër diskriminimit. Një model që e pranon realitetin e racizmit dhe që është në gjendje ta analizojë dhe korrigjojë atë, ndërsa e vendos luftën kundër diskriminimit në një kontekst më të përgjithshëm të politikës shoqërore me një thirrje më universale. Le të fillojmë me çështjen e analizim-

8

Javore KOHA

E ENJTE, 1 PRILL 2021

it të racizmit. Shumë studime kanë treguar përhapjen e tij, por për momentin nuk ka një vëzhgues të diskriminimit që të garantojë një monitorim të vazhdueshëm të fakteve. Në Francë, Mbrojtësi i të Drejtave (autoriteti i pavarur për të luftuar diskriminimin) ka theksuar në raportet e tij diskriminimin në tregun e punës dhe në tregun e pasurive të patundshme, por nuk zotëron mjetet për të kryer një monitorim sistematik.

Për shembull, në një studim të vitit 2014 të sponsorizuar nga Instituti Montanj, studiuesit dërguan CV të rreme tek punëdhënësit në përgjigje të afërsisht 6.231 ofertave të punës dhe analizuan numrin e propozimeve për intervistë pune që morën. Kur përdorën emra të trilluar me origjinë myslimane, përgjigjet ishin shumë të pakta. Edhe emrat hebrenj u diskriminuan, por në një masë më të vogël. Problemi është se ky studim nuk

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ekanizma të iskriminimin është përditësuar, ndaj askush nuk e di nëse situata është përkeqësuar apo përmirësuar. Në Francë dhe vendet e tjera evropiane ekziston një nevojë urgjente për një observator, për të treguar se si evoluojnë këta tregues çdo vit. Ndërkohë, është thelbësore të matet se ku përqendrohet ky diskriminim. Ashtu si antisemitizmi apo homofobia, edhe islamofobia nuk është një dukuri fatale dhe mund të kapërce-

het. Observatori i Diskriminimit, që mund të vendoset nën autoritetin e Mbrojtësit të të Drejtave, duhet të sigurojë një monitorim vjetor të diskriminimit brenda kompanive (në paga, ngritje në detyrë, trajnim, etj.). Për këtë arsye, në sondazhet për regjistrimin duhet të futen dhe pyetjet në lidhje me vendin e lindjes së prindërve. Pa këta tregues, është e pamundur të luftohet diskriminimi. Problemi është se e gjithë kjo nuk mund të bëhet pa futur kategori etnike të tilla si ato të përdorura në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar sipas parimit të diskriminimit pozitiv, pra trajtimit të pabarabartë në favor të atyre që i përkasin një pakice. Përdorimi i kategorive të ngjashme do të rrezikonte të kristalizonte identitetet e përziera, pa treguar efektivitetin e tyre në luftën kundër diskriminimit. Qëkur këto kategori u përdorën në regjistrimin në Britani në vitin 1991, diskriminimi në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka rënë në krahasim me vendet e tjera. Për më tepër, ka një konfuzion me përgjigjet: gjysma e njerëzve të lindur në Turqi, Egjipt ose Magreb e konsiderojnë veten “të bardhë”, të tjerët “aziatikë” ose “arabë”. Nëse asnjë vend evropian nuk e ka përsëritur këtë përvojë, arsyeja nuk është ndoshta vetëm se askush nuk shqetësohet për diskriminimin në Francë, Gjermani, Suedi ose Itali. Futja e pyetjeve në lidhje me vendlindjen e prindërve në regjistrat e popullsisë, do të shënonte njëfarë progresi. Më në përgjithësi, politikat e diskriminimit pozitiv të zhvilluara nga kategoritë etnike në Shtetet e Bashkuara

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Teksa në Shtetet e Bashkuara po nis gjyqi ndaj vrasësit të afro-amerikanit Xhorxh Flojd, në Evropë dhe në Francë janë ashpërsuar konfliktet e identitetit. Në vend që ta luftojë diskriminimin, qeveria franceze e udhëhequr nga Emanuel Makron ka nisur një garë me të djathtën ekstreme se kush përndjek më shumë profesorët e shkencave sociale dhe të së majtës, që pretendohet se janë shumë filo-islamikë ose Mbretërinë e Bashkuar, kastat në Indi, apo ato territoriale në Francë janë shpesh hipokrite. Ato bëjnë të mundur vetëm pastrimin e ndërgjegjes së dikujt, duke lënë pas dore financimin e shërbimeve publike thelbësore për të thyer ciklin e pabarazive. Siç tregoi Esma Benhenda në librin e saj “Të gjithë mësuesit e mirë”, paga mesatare për mësuesit në Francë rritet në përpjesëtim me numrin e nxënësve që kanë përparësi shoqërore në një institucion të caktuar arsimor. Pra, shpërblimet më të pakta u jepen mësuesve që punojnë në shkolla në periferitë më të varfra, dhe ato nuk janë të mjaftueshme për të kompensuar praninë e fortë mes tyre të mësuesve të pasigurt ose pa përvojë. Kur në shkollat përgatitore universitare, krijohen një mijë bursa pa shtuar burime financiare për miliona studentë të disavantazhuar, kjo vetëm sa inkurajon një sistem arsimor të bazuar në pabarazi të mëdha. Ne duhet t’i japim vetes mjetet për të luftuar diskriminimin, por mbi të gjitha duhet të mbështesim politikat shoqërore universale, pa të cilat rruga drejt barazisë do të mbetet një iluzion. (Në shqip: Bota.al) E ENJTE, 1 PRILL 2021

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Viktimat e komun dhe glorifikimi i re të Enver Hoxhës Madje edhe gjatë një fushate elektorale për Kuvendin e ri të Republikës së Shqipërisë – një vendi anëtar të NATO-s, një aleancë ushtarake kjo më e fuqishmja që ka njohur ndonjëherë bota dhe e cila 70 vjet më parë u themelua pikërisht me qëllimin për të luftuar diktaturat e regjimeve komuniste të lindjes, si ai i Shqipërisë enveriste

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork Duhet të flasim me emra. Këtë fushatë, të ditëve të fundit, për glorifikimin e komunizmit e hapi Kryeministri aktual, Edi Rama në Parlamentin shqiptar para disa javësh, me deklaratën e tij famëkeqe dhe të turpshme se, “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë”. Pasuar nga të tjerë, përfshirë kohët e fundit, veteranen e kësaj partie Luljeta Bozo, të parën e listës socialiste në Tiranë dhe Ministrin socialist, Damian Gjiknurin në Vlorë, i cili ditët e fundit, poashtu si Bozo deklaroi se “komunizmi kishte bërë më shumë të mira sesa të këqija”. Nuk më çudit aspak fakti se brenda Partisë Socialiste nuk ka më njerëz që t’u thonë këtyre nostalgjikëve të komunizmit: “Ore mjaft me deklarata të tilla të papërgjegjëshme se jemi anëtar të NATO-s dhe kemi pretendime t’i bashkohemi Bashkimit Evropian…”. Është e qartë tani pas 30-vjet post-komunizëm se Shqipëria nuk e ka ndër-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 1 PRILL 2021

mend të distancohet nga e kaluara e saj komuniste dhe as nga krimet e atij regjimi – më famëkeqit në Evropë dhe në botë. Deklaratat e fundit të nostalgjikëve kokëfortë të komunizmit shqiptar dhe të përfaqësuesve të regjimit aktual të Shqipërisë e bejnë mjaft të qartë se partia në fuqi, shpresat e fitores i ka tek promovimi i vlerave enveriste. Me këto deklarata, filluan të na mësohen edhe veshët tashti, ç’pret më prej tyre. Por megjithë pretendimet e tyre se ata ndajnë vlerat amerikano-perëndimore, hipokrizi më të madhe nuk ka, sepse e vërteta është se vlerat e Amerikës nuk janë ato të komunizmit ndërkombëtar dhe të komunizmit stalinist enverist, jo se jo. Në qoftë se votuesit shqiptarë dëshirojnë një frymë të vazhdueshme enveriste në shoqëri dhe në qeverisjen e tyre – ta gëzojnë – pasi këtë të drejtë ua jep demokracia, por vetëm në qoftë se fitojnë me vota të lira e të ndershme, sipas standardeve ndërkombëtare. Por ajo që vërtetë më çudit pa masë është heshtja e përfaqësive diplomatike perëndimore në Tiranë ndaj shprehjeve të tilla pro-komuniste nga udhëheqësit më të lartë të Shqipërisë, me të cilët diplomatët komunikojnë pothuaj çdo ditë. Me të drejtë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po përpiqen të

luftojnë korrupsionin ekonomik dhe të ndërtojnë diçka që deri diku i përngjet një shteti ligjor në Shqipëri. Por megjithë respektin që kam për punën e tyre nuk besoj se do të dalin me sukses në reformën e drejtësisë dhe as në luftën kundër korrupsionit në qoftë se, të paktën, nuk deklaroheni publikisht edhe kundër krimeve të një ish-regjimi kriminal, pasojat e të cilit vazhdojnë të ndjehen edhe sot, jo vetëm në politikë dhe në ekonomi, por në çdo fushë të veprimtarisë së vendit. Është pikërisht trashëgimia e komunizmit dhe njerëzit që i kanë shërbyer atij sistemi , ish-zyrtarë me disa prej të cilëve kini në mend të reformoni sistemin e sotëm të drejtësisë. Heshtja e diplomatëve perëndimorë ndaj deklaratave të tilla pro-komuniste të udhëheqësve më të lartë të qeverisë shqiptare dhe të kandidatëve për në Parlamentin e ri të Shqipërisë “flet vëllime të tëra”, 30vjet pas shembjes së Murit të Berlinit. Vrasja, burgimi, internimi, dënimi ,gjyq e pa gjyq, puna e detyruar e njerëzve të pafajshëm në komunizëm besoj se duhej të ishte aq e dënueshme, të pakën të kritkohej, sa edhe vjedhjet e një hajduti sot. Të nderuar përfaqësues diplomatikë perëndimorë në Tiranë, HESHTJA

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

nizmit egjimit Përfaqësuesi i shtetit Teksas, Tom Oliverson (djathas) me dëshmitaren e Fondacionit të Viktimave të Komunizmit, shqiptaro-amerikanen, Dr. Elida Dakolin (majtas)

ndaj këtyre dukurive, në një vend si Shqipëria, nuk u bën nder ju si individë dhe as vlerave të shteteve demokratike perëndimore që ju përfaqësoni në atë vend. Sa i përket të kaluarës komuniste në Shqipëri, megjithëse vonë, ka ardhur koha t’i thoni të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë, ashtu siç kanë bërë ish-vendet e tjera komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore. Shqipëria ka nevojë për ndihmën tuaj që të distancohet seriozisht nga e kaluara komuniste ashtu siç i ka hije një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi që pretendon t’i bashkohet vlerave të botës perëndimore. Një prej këtyre vlerave është pikërisht kujtesa kushtuar viktimave të komunizmit botëror, përfshirë kujtesën e viktimave të komunizimit në Shqipëri. Në një njoftim për media, Fondacioni i Viktimave të Komunizmit me qendër në Uashington, përshëndet hapat që mori ditët e fundit Dhoma e Përfaqësuesve e shtetit Teksas në Shtetet e Bashkuara, duke organizuar një sesion dëgjimor me qëllim të miratimit të një ligji për të përcaktuar “7 Nëntorin si Ditën e Kujtimit të Viktimave të Komunizmit” në atë shtet. Megjithëse amerikanët, fatbardhësisht, nuk i kanë përjetuar kurrë “gjërat e shumta pozitive të komunizmit”, siç pretendojnë nostlagjikët komunistë në Shqipëri, Teksasi po i bashkohet 12 shtete të tjera amerikane që kanë vendosur me ligj tanimë përkujtimin e kësaj date për nder dhe respekt ndaj viktimave të regjimeve të komunizmit në botë, të gjallë e të vdekur.

Sponsorizuesi i këtij projektligji, z. Oliverson u shpreh me këtë rast se: “Mbi 100-milion njerëz të pafajshëm janë vrarë nga regjimet komuniste ç’prej themelimit të regjimit të parë komunist më 7 nentor 1917, në Rusi. Kjo është humbja më e madhe në njerëz në krahasim me çdo ngjarje tjetër në historinë e njerëzimit dhe si rrjedhim ne nuk guxojmë ti harrojmë tmerret e komunizmit. Ashtu siç na kujtojnë edhe memorialet në kujtim të holokaustit që brutaliteti nazi-fashist të mos përsëritet kurrë më, gjithashtu ky memorial shërben si një kujtesë e qartë e premtimeve boshe të komunistëve kudo si dhe e trashëgimisë brutale të vuajtjeve njerëzore, që kanë lënë pas komunistët”, ka thenë ligjvënësi i shtetit Teksas, Tom Oliverson. Në njoftimin për media, Fondacioni i Kujtimit të Viktimave të Komunizmit në Uashington, thuhet se ishte një nder për këtë organizatë që të përfaqësohej në sesionin dëgjimor të Dhomës së Përfaqsuesve të shtetit Teksas, nga Këshilltarja e këtij Fondacioni, shqiptaro-amerikanja, Dr. Elida Dakoli, e cila dëshmoi pra disa ditësh para ligjëvenësve të Teksasit përvojën e familjes së saj nën regjimin komunist të Shqipërisë. “Kur gjyshi im kishte refuzuar t’i dorëzonte Partisë Komuniste Shqiptare pasurinë dhe mallin, ai u burgos, shtëpia e tij u shkatërrua dhe gjyshja ime dhe katër fëmijët e saj të vegjël të moshës 2-12 vjeç , përfshirë babain tim, u hodhën në rrugë pa asgjë të tyren. Vëllai i saj tregoi guxim për atë kohë duke

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

strehuar gjyshen time dhe fëmijët e saj, por gjyshin tim e kishin vrarë në burg. Sot e kësaj dite ende nuk dimë se ku e ka varrin. Persekutimi i familjes time nga komunizmi vazhdoi, pa ndërprerje, për katër breza”, u tha shqiptaro-amerikanja Dr. Elida Dakoli ligjëvënësve të shtetit Teksas të Shteteve të Bashkuara. Fondacioni amerikan i Kujtesës së Viktimave të Komunizmit përshëndeti nismën e shtetit Teksas për të njohur “7 Nëntorin si Ditën e Kujtimit të Viktimave të Komunizmit”, ashtu që krimet e kësaj ideologjie imorale komuniste të mos harrohen kurrrë, përfundon njoftimin për media, Fondacioni për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit, me qendër në Uashington. Duan a s’duan nostalgjikët e sotëm dhe mbështetësit e djeshëm të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, e vërteta e krimeve të atij regjimi imoral, po del në dritë dalëngadalë për ta parë e gjithë bota. Askush nuk i beson më pretendimet e disa nostalgjikëve të përmendur më lart se “ai regjim kishte më shumë gjëra pozitive se sa negative”, e më së paku ta besojnë vet shqiptarët. Një pretendim i tillë është aq i papërgjegjëshëm dhe i pamoralshëm, qoftë edhe në zhvillimin e një fushate elektorale, nga udhëheqësit më të lartë të vendit. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë se kaq nga udhëheqësit e tyre por edhe nga ndërkombëtarët të cilët heshtin përballë dukurive dhe prirjeve të tilla arrogante që sprovojnë keq durimin e një populli tepër të vuajtur, atëherë dhe sot. E ENJTE, 1 PRILL 2021

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Venitet Shpesh përpiqemi të bëjmë diçka dhe harrojmë se është koha që marrim hua nga jeta për këtë kotësi. Kur pretendimet funksionojnë dhe të tjerat kërkojnë realitet, të gjitha bëhen kot fare, si katër stinët brenda një vere që vitin e shkurtojnë; është qëllimi i jetës së shpejtë, që përfundon me shpresë të kotë, ose vazhdon i dehur

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington

“ 12

Kotësia e kotësive është e gjitha kotësi. Çfarë përfitimi ka njeriu nga mundimi i tij nën këtë diell? Solo-

Kotësia e kotësive është e gjitha kotësi. Çfarë përfitimi ka njeriu nga mundimi i tij nën këtë diell? Solomoni u përpoq të shijojë njohuritë dhe kënaqësitë e botës. Në fund, kur ia arriti qëllimit, zbuloi se gjithçka ishte e kotë. Një brez kalon dhe një brez tjetër vjen, riciklim në tokën mbushur me mbetje që duket sikur vjell vetveten. Gjithnjë dielli lind, perëndon dhe nxiton për në vendin ku u ngrit. Çdo gjë përtëritet. Edhe të njëjtat gabime duken të reja. Të gjithë lumenjtë derdhen në det dhe megjithatë deti nuk mbushet kurrë plot. Në vendin nga rrjedhin lumenjtë atje përsëri kthehen

Javore KOHA

E ENJTE, 1 PRILL 2021

moni u përpoq të shijojë njohuritë dhe kënaqësitë e botës. Në fund, kur ia arriti qëllimit, zbuloi se gjithçka ishte e kotë. Një brez kalon dhe një brez tjetër vjen, riciklim në tokën mbushur me mbetje që duket sikur vjell vetveten. Gjithnjë dielli lind, perëndon dhe nxiton për në vendin ku u ngrit. Çdo gjë përtëritet. Edhe të njëjtat gabime duken të reja. Të gjithë lumenjtë derdhen në det dhe megjithatë deti nuk mbushet kurrë plot. Në vendin nga rrjedhin lumenjtë atje përsëri kthehen. Gjëja që ka qenë është ajo që do të jetë dhe ajo që është bërë është ajo që do të bëhet. Po! Ka diçka të re nën diell. Nuk janë kujtime të gjërave të mëparshme. As nuk do të ruhet kujtimi i gjërave që do të vijnë dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

atyre që do të pasojnë. E shkuara jeton. Asgjë nuk ikën. Relikja bëhet risi. Kur acari i bardhë praron luginat, i ftohti gjithçka mbyt; njeriu nuk ka asgjë për të bërë për të fituar bukën e familjes; kur përrenjtë e fryrë mbulohen nga ngrica dhe kodrat vishen me dëborë, njeriu kot i pret pyjet, drunjtë nuk kalojnë dot mbi to. Në mençurinë e madhe është pikëllimi i madh dhe ai që shton njohuritë rrit hidhërimin. Sokrati thoshte se ekziston vetëm një e mirë, dija - dhe vetëm një e keqe, injoranca; Aristoteli deklaronte se dija është fuqi; dhe Shekspiri shkruante se injoranca është mallkim; njohuria është krahu me të cilin njeriu fluturon në Parajsë. Dhe mendo pastaj

Në mençurinë e madhe është pikëllimi i madh dhe ai që shton njohuritë rrit hidhërimin. Sokrati thoshte se ekziston vetëm një e mirë, dija - dhe vetëm një e keqe, injoranca; Aristoteli deklaronte se dija është fuqi; dhe Shekspiri shkruante se injoranca është mallkim; njohuria është krahu me të cilin njeriu fluturon në Parajsë. Dhe mendo pastaj se shumë njerëz janë pa krahë, ose mbi ta rëndon mallkimi

se shumë njerëz janë pa krahë, ose mbi ta rëndon mallkimi. Shpesh përpiqemi të bëjmë diçka dhe harrojmë se është koha që marrim hua nga jeta për këtë kotësi. Kur pretendimet funksionojnë dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të tjerat kërkojnë realitet, të gjitha bëhen kot fare, si katër stinët brenda një vere që vitin e shkurtojnë; është qëllimi i jetës së shpejtë, që përfundon me shpresë të kotë, ose vazhdon i dehur. E ENJTE, 1 PRILL 2021

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Edukata dhe kultura, jetike për një shoqëri të emancipuar

Të përkushtohemi ta lartësojmë imazhin tonë në shoqëri Toni Ujkaj

Në jetën tonë të përditshme, jo rrallëherë na ndodhë të dëgjojmë që dikë ta quajnë të kulturuar; njeriu me kulturë të gjerë, është i kulturuar dhe rrezaton kulturë gjithandej. Që të të çmojnë si njeri të kulturuar dhe me edukatë është diçka që të gëzon pamasë dhe tingëllon këndshëm,

“ 14

mirëpo nga ana tjetër, është mjaft sfiduese, sepse të arrish që të të quajnë të kulturuar dhe të edukuar, një individit i duhet vepruar pareshtur në atë drejtim. Të impenjohet çdo ditë, çdo muaj dhe çdo vit. Ai duhet të krijojë edukatën e duhur dhe nivelin kulturor që ta quajnë të tillë. Përkundrazi, asgjë nuk mund të bie nga qielli, asgjë nuk përfitohet brenda natës dhe asgjë nuk vjen dhuratë pa ia bërë mundin. Nga përceptimi im, kultura e një personi në tërësi e ka zanafillën që nga shtëpia, nga prindërit dhe rrethi familjar. Nëse nga aty jemi të edukuar mirë, ne do t’ia shtrojmë vetes një bazament të mirë që më vonë në

Edukata dhe kultura duhen shikuar si gurthemeli i orientimit të një individi në rrugën e drejtë, në rrugën e duhur, në rrugën e mirëqenies dhe të prosperitetit. Në rast të kundërt, një individ i cili rrezikon të devijojë nga kjo rrugë dhe të humbasë busullën e orientimit, mund të përfundojë kështu i përfshirë në dukuri negative siç mund të jetë alkoolizmi, bixhozi, përdorimi i lëndëve narkotike, prostitucioni, vrasjet si dhe veprimtari të tjera të zymta të cilat e kalbin, e degradojnë dhe e fundosin një shoqëri. Mungesa e edukatës dhe e kulturës prodhon atë që quhet injorancë dhe për këtë të fundit vlen të potecohet një shprehje popullore që thotë se “injoranca është burimi i të gjitha të këqijave“

Javore KOHA

E ENJTE, 1 PRILL 2021

moshën madhore të bëhemi njerëz të kulturuar, me njohuri të reja të cilat mund t’i kanalizojmë nëpërmjet shkollimit fillor, të mesëm edhe atij superior. Nëse vështrojmë mënyrën e të komunikuarit të një personi në raport me të tjerët, përfshirë gjestet verbale dhe joverbale, qasjen e tij përballë të tjerëve dhe sjelljen e tij në një shoqëri, dhe nëse këtë person nuk e karakterizon edukata dhe kultura, atëherë ndoshta duhet të “fajësojmë” fillimisht prindërit të cilët nuk i kanë edukuar fëmijët e tyre më së miri, nuk ua kanë transmetuar edukatën e duhur e cila është çelësi i civilizimit dhe i së ardhmes prosperuese. Në deficit të cilësive të duhura edukuese, një person i tillë padyshim që do të jetë i predispozuar që edhe më vonë gjatë jetës së tij, të mos i kushtojë vëmendje dhe kujdes edukatës dhe kulturës së sjelljes, të komunikimit dhe të socializimit në tërësi. Në këtë pikëpamje është njerëzore, e shenjtë dhe morale, që secili prind, edukator apo mësues, t’u përçojë fëmijëve në mënyrën më të mirë të mundshme njohuritë dhe edukatën përmes librave dhe angazhimit serioz të bashkëpunimit me fëmijët, me rekomandime konstruktive. Nëse veprojmë në këtë mënyrë, rezultatet pozitive do të jenë evidente, sepse tek fëmijët do të rrënjoset një rregull, një standart i të jetuarit në çdo seg-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ment të jetës dhe nga kjo rregullore ai më pas nuk do të mund të shkëputet lehtë por do të bashkëjetojë me të në bashkësi me të tjerët. Edukata dhe kultura duhen shikuar si gurthemeli i orientimit të një individi në rrugën e drejtë, në rrugën e duhur, në rrugën e mirëqenies dhe të

prosperitetit. Në rast të kundërt, një individ i cili rrezikon të devijojë nga kjo rrugë dhe të humbasë busullën e orientimit, mund të përfundojë kështu i përfshirë në dukuri negative siç mund të jetë alkoolizmi, bixhozi, përdorimi i lëndëve narkotike, prostitucioni, vrasjet si dhe veprimtari të

Është me rëndësi jetike që secili person të jetë i orientuar drejt dukurive pozitive, drejt veprimtarive që do ta lartësojnë figurën e tij në shoqëri, që me punën dhe mundin e tij do të jetë model dhe udhërrëfyes për pjesëtarë të tjerë të shoqërisë. Vetëm me edukatë dhe kulturë do të jemi njerëz me virtyte të larta morale dhe njerëzore e kur të jemi të tillë nuk kemi pse ta vendosim në pikëpyetje emancipimin . evoluimin dhe integrimin tonë në shoqëri civilizuese

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tjera të zymta të cilat e kalbin, e degradojnë dhe e fundosin një shoqëri. Mungesa e edukatës dhe e kulturës prodhon atë që quhet injorancë dhe për këtë të fundit vlen të potencohet një shprehje popullore që thotë se “injoranca është burimi i të gjitha të këqijave“. Në këtë kuadër, është me rëndësi jetike që secili person të jetë i orientuar drejt dukurive pozitive, drejt veprimtarive që do ta lartësojnë figurën e tij në shoqëri, që me punën dhe mundin e tij do të jetë model dhe udhërrëfyes për pjesetarë të tjerë të shoqërisë. Vetëm me edukatë dhe kulturë do të jemi njerëz me virtyte të larta morale dhe njerëzore e kur të jemi të tillë nuk kemi pse ta vendosim në pikëpyetje emancipimin, evoluimin dhe integrimin tonë në shoqëri civilizuese. E ENJTE, 1 PRILL 2021

Javore KOHA

15


PORTRET

Zenun Çelaj, gazetar

Veprimtar dhe vizionar i denjë i gazetarisë shqiptare Tani, plot 61 vjet më pas, kujton se në botën e gazetarisë kishte hyrë papritur, por, e kishte dashuruar aq fort sa nuk kishte mundur të largohej kurrë prej saj, as atëherë kur mund të kishte bërë karrierë në politikë apo emër në botën e shkencës, artit e kulturës

Shaban Hasangjekaj Zenun Çelaj ka pasur fatin të jetë dëshmitar i ngjarjeve më të rëndësishme të gjashtë dekadave të fundit në Kosovë, të cilat kanë hyrë në histori, ose më mirë të thuhet, e kanë bërë historinë. Gazetari Zenun Çelaj ka raportuar për dëshmitë e përndjekjes së shqiptarëve nga OZNA e UDB-ja, për demonstratat e vitit 1968, për diskutimet mbi ndryshimet kushtetuese të vitit 1974, për demonstratat e vitit 1981, për apelin 215 intelektualëve, për grevën e minatorëve, për deklaratën kushtetuese, për Kushtetutën e Kaçanikut, për Luftën Çlirimtare të Kosovës. Ai i ka njohur, i ka intervistuar ose i ka cituar, pothuaj, të gjithë protagonistët më të rëndësishëm të ngjarjeve, zhvillimeve e proceseve politike, shoqërore, ekono-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 1 PRILL 2021

mike e kulturore të gjashtë dekadave të fundit në Kosovë (prej vitit 1960), por edhe në pjesët tjera të hapësirës shqiptare të ish-Jugosllavisë. Veterani dhe veprimtari i mirëfilltë i gazetarisë kosovare dhe më gjerë, Zenun Çelaj, u lind më 7 prill të vitit 1940 në Vuthaj të Komunës së Gucisë, në familjen bujare dhe patriotike të vëllazërisë Çelaj. Në vendlindje dhe Guci kreu shkollën fillore tetëvjeçare në vitin 1954, si brezi i dytë me mësim në gjuhën shqipe, atëherë kur pas Luftës së Dytë Botërore arsimi fillor shqip ka filluar në territorin e Komunës së Gucisë me nismën e entuziastëve shqiptarë të etur për dritë e dituri në gjuhën amtare, edhe përkundër rezistencës së fortë nga pushteti i atëhershëm i ngurtë, në vitin shkollor 1945/46, në fshatrat Vuthaj dhe Martinaj, e diç më vonë edhe në Guci, u hapën paralelet e para me mësim në gjuhën shqipe. Në të dy shkollat e posahapura, mësimi zhvillohej në dy ndërrime për shkak të numrit të madh të nxënësve (në Vuthaj mbi 90, në Martinaj mbi 50) që vijonin mësimin në klasën e parë (mosha e nxënësve ishte prej 7-12 vjeç). Siç u theksua më lart, Zenuni ishte

brezi, gjegjësisht gjenerata e dytë e shkollës fillore me mësim në gjuhën shqipe. Mbresat dhe përjetimet e tij nga shkolla fillore ende janë të freskëta dhe të ngulitura në mendjen e tij, por ndër to kujton me respekt e mirënjohje mësuesin e parë në Vuthaj, Ahmet Islamin dhe arsimtarët në shkollën e Gucisë, Ragip Rexhepagajn dhe Prekë Ndrevashaj, nga të cilët, përveç njohurive edukativo-arsimore, ka marrë dhe përfituar njohuri dhe mësime që e kanë udhëhequr e përcjellur gjatë tërë jetës. I nxitur dhe shtytur nga vullneti për shkollim të mëtejmë, në vitin shkollor 1954/55, regjistrohet në Gjimnazin e Pejës, por mësimin aty e braktisë pa mbaruar gjysmëvjetori i parë për shkak të kushteve të vështira e të pa përballueshme jetësore, për të vazhduar në vitin vijues shkollor 1955/56 shkollimin e mesëm në Shkollën Normale, po në Pejë, të cilën me sukses e kryen në vitin 1960 në Prishtinë. Në vitin 1960 regjistrohet në Fakultetin Filozofik, dega Gjuhë e letërsi shqipe. Studimet në këtë fakultet krahas punës i mbaron në vitin 1965. Menjëherë pas përfundimit të Shkollës Normale, në vitin 1960


PORTRET punësohet në gazetën “Rilindja”, e cila dy vjet më parë kishte nisur të dilte përditë. Në këtë gazetë, e pastaj edhe në gazetën “Bujku”, e cila zëvendësoi “Rilindjen”, kur ajo arbitrarisht u ndalua nga pushteti serb, deri në shuarjen e saj pas Luftës në Kosovë, ka raportuar për zhvillimet në kryeqytet – Prishtinë, për Organizatën e Rinisë dhe të Studentëve të Kosovës, për ekonominë. Një kohë ka qenë reporter i lirë i përkushtuar shkrimit të reportazheve. Pas vitit 1966, Zenuni në disa faza ka ushtruar detyrën e redaktorit e të ndihmësredaktorit të gazetës së përditshme “Rilindja”. Ndërkohë, gazetari Zenun Çelaj ka bashkëpunuar edhe me periodikun tjetër shqip në Kosovë, revistën e përdyjavshme “Zani i Rinisë”, një kohë ka qenë edhe pjesë përbërëse e redaksisë së saj. Për të, kohë pas kohe, ka shkruar raporte e reportazhe nga viset e ndryshme të Kosovës, por edhe nga trevat tjera etnike shqiptare, e ndër reportazhet e para të tij nga ato treva është reportazhi kushtuar gjeneratës së dytë të nxënësve në paralelet me mësim në gjuhën shqipe në shkollën tetëvjeçare të Gucisë, pas periudhës trivjeçare (1956-1959), kur mësimi në gjuhën shqipe në këtë shkollë ishte i ndaluar nga pushteti i atëhershëm, e të cilin sërish në vitin shkollor 1959/60 e hapën pishtarët dhe entuziastët e arsimit shqip, mësimdhënësit e rinj Ramadan Gjonbalaj, Ramë Qosaj dhe Hysen Novaj, të cilët në supet e veta ngarkuan tërë barrën e edukimit dhe arsimimit të ciklit të lartë fillor shqip në këtë anë. Zenuni vizitoi shkollën në të cilën shtatë vite më parë dhe vet kishte mbaruar tetëvjeçaren dhe për të kishte shkruar reportazhin me titull “Kënga e djepit të gurit”, i cili u botua në numrin 7 të kësaj reviste të datës 20 prill 1961, foto origjinalin e të cilit si dëshmi faktike ia bashkëngjes tekstit të këtij portreti, të cilën bashkë me revistën ku është botuar e ruaj me fanatizëm, sepse ma përkujton kohën kur unë isha në përfundim të klasës së tetë të shkollës fillore në Guci. Gazetari Zenun Çelaj, në vitin 1968 ka themeluar gazetën e parë të studentëve të Kosovës me titull “Bota e Re”. Po ashtu në vitin 2000 ka qenë kryeredaktori i parë i gazetës së përditshme “Zëri”, që vazhdon të boto-

het në Prishtinë. Nga viti 2009, është kryeredaktor i portalit Koha.net, pjesë e grupit mediatik “Koha Ditore”, ku qëndron edhe tani. Gjatë karrierës së vet gazetareske më se 60-vjeçare, Zenun Çelaj ka raportuar nga ngjarje të rëndësishme për historinë e Kosovës dhe të shqiptarëve në këtë pjesë të atdheut. Ai poashtu ka intervistuar thuajse të gjitha personalitetet politike e shtetërore të Kosovës, e poashtu edhe Sali Berishën, atëherë president i Shqipërisë. Por, Zenuni në veçanti ndjehet krenar për raportimet nga ngjarjet që bëjnë historinë e Kosovës, si Greva e urisë e Minatorëve të Trepçës (20-28 shkurt 1989) dhe Mbledhja e Kuvendit të Kosovës, të mbajtur në Kaçanik, më 7 shtator 1990, në të cilën u miratua Kushtetuta e Kaçanikut, që e shpallte Kosovën Republikë. Në këtë mbledhje, Zenuni ka qenë i vetmi gazetar pjesëmarrës, pra edhe raportues. Për raportimet nga këto dy ngjarje, ka qenë i arrestuar dhe akuzat “Për rrezikim të integritetit territorial të RF të Jugosllavisë”, “Veprimtari armiqësore” dhe “Rrezikim të rendit kushtetues dhe politik” vazhdojnë “të ruhen” diku në Serbi, në bazë të të cilave atëherë duhej të dënohej. Veterani dhe veprimtari i denjë i gazetarisë kosovare dhe më gjerë, Zenun Çelaj, konfirmon se gazetaria e mundimshme e plot rreziqe ka edhe anët e magjishme dhe të kënaqësisë së vërtetë. Nga këto kujton udhëtimet, qëndrimin dhe raportimet nga: Kina, Koreja e Veriut, Singapori, Japonia, Suedia, Gjermania dhe vendet e tjera anekënd botës. Do të mund të sajoheshin vëllime të tëra veprash, me shkrime të bëra gjatë më shumë se gjysmë shekulli në gazetari, nga reportazhet, hulumtimet, fejtonet, intervistat, përshtypjet... të botuara në: “Rilindje”, “Zëri i Rinisë”, “Fjala”, “Bota e Re”, “Zëri”, “Koha Ditore”, “Flaka e Vëllazërimit” dhe gazeta e revista të tjera në Kosovë dhe jashtë saj. Përveç punës së gazetarit, ndër vite, Zenun Çelaj është marrë edhe me përkthime. Veçohen këtu përkthimet e romanit “Viti i Gucisë” dhe përmbledhja e tregimeve “Dimri” të shkrimtarit të mirënjohur gucian, akademikut Zuvdija Hoxhiq – Berisha. Zenuni poashtu ka redaktuar disa monografi kushtuar Kosovës.

Zenun Çelaj, është njëri ndër themeluesit e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë (gjatë viteve te 90-ta të shekullit të kaluar – sekretar i tij), si dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës në dhjetor të vitit 1989. Zenun Çelaj në karrierën e vet më se 60 vjeçare në profesionin e gazetarit është shoqëruar dhe ka punuar me shumë personalitete të shquara që kanë bërë emër në gazetari. Veçon Masar Murtezain, siç thotë Zenuni, ai jo vetëm që ia ka dhënë njohuritë e para, por edhe e ka mësuar ta dojë gazetarinë. Ai poashtu konfirmon se ka pasur fatin të ishte afër edhe me Ramiz Kelmendin e Maksut Shehun, e me shumë kolegë të tjerë të vlerësuar, me Haki Hoxhën, Shemsi Mehmetin, Vehab Shitën e Sedad Didën, me Asllan Fazliun, Ymer Pulën e Rexhai Surroin. Nga secili prej tyre ka mësuar. “E nisa gazetarinë pa e parë as ëndërr, por më bëri për vete përjetësisht. Ndoshta, kurreshtja është fuqia magjike e gazetarisë që e ka munduar njeriun që nga shfaqja e tij”, shprehet Zenuni. Për punën në gazetari gjatë viteve është laureat i disa çmimeve, ndër të cilat: Gazetari më i mirë i “Rilindjes”, Gazetari i vitit për Kosovën, etj. Ndaj gazetarit Zenun Çelaj kam obligim të madh, andaj edhe po ia dedikoj këtë portret. Ndonëse edhe më parë, që nga shkolla e mesme, merresha me aktivitete gazetareske, të cilat kohë pas kohe i botoja kryesisht në revistën e atëhershme “Zani i Rinisë”, në mars të vitit 1967, gjatë vizitës që ia bëri me gazetarin tani të ndjerë Jusuf Ferizi, Bresanës së Opojës të Komunës së Dragashit, ku unë punoja si mësimdhënës, më angazhoi korrespondent të jashtëm të “Rilindjes” nga kjo komunë, duke ma bërë gazetarinë profesion të dytë, detyrë kjo të cilën më vonë e vazhdova edhe nga Komuna e Plavës deri në shuarjen e saj, e ndërkohë edhe në shumë media të tjera të shkruara dhe elektronike në Mal të Zi dhe në Kosovë. Veterani i gazetarisë kosovare, Zenun Çelaj, jeton në Prishtinë, por edhe pse në moshë të pleqërisë së thellë – 81 vjeçare, ende është aktiv në gazetari, por kohë pas kohe, kryesisht gjatë verës e viziton vendlindjen e vet – fshatin Vuthaj, të cilin e don shumë. E ENJTE, 1 PRILL 2021

Javore KOHA

17


KULTURË

Monografi që i ka munguar literaturës shqipe (Fahri Buçinca, Cafo Beg Ulqini - jeta dhe veprimtaria politike, botoi: Art Club, Ulqin 2009)

Nail Draga

Është ky një botim i veçantë i cili i ka munguar literaturës sonë në shqip, sepse personaliteti i Cafo Begut ka qenë i anatemuar nga pushteti i kohës sikurse disa figura të tjera madhore kombëtare shqiptare. Nuk ka dilemë së një veprim i tillë nga pushteti komunist bëhej me qëllim, sepse figurat madhore ishin vazhdimisht pengesë për realizimin e planeve të tyre djallëzore. Duke i sulmuar dhe dhënë epitete të ndryshme negative këtyre figurave tentohej që ata të zhdukeshin nga kujtesa e popullit. Por, edhe pse diçka të tillë perjetoi edhe vet Cafo Begu ai mbeti i pamposhtur, sepse është personaliteti më i madh politik që ka dhënë Ulqini deri më sot. Në saje të një atmosfere dhe absurditeti të tillë për Cafo Begun ka qenë e ndaluar të flitej, sepse pasonin masat ndëshkuese, ndërsa të rinjtë kanë pasur mundësi vetëm të kenë dëgjuar për emrin e tij, e asgjë më shumë. Por, duhej të ndodhnin ndryshime të mëdha për të pasur mundësi për të folur dhe shkruar për figura të tilla kombëtare siç ishte Cafo Begu. Pikërisht rënia e Murit të Berlinit në nëntor 1989, ishte fillimi i fundit të sistemit komunist që pësoi disfatë në vitin 1990, me aplikimin e pluralizmit politik. Nga ajo kohë ngjarjet dhe figurat e anatemuara filluan të ringjallën me dimensionin e tyre të vërtetë, e jo ashtu siç na e kishin imponuar pushtetarët dhe kalemxhinjtë e tyre vite më radhë.

18

Javore KOHA

E ENJTE, 1 PRILL 2021

Autori në ketë botim na ofron të dhëna me interes për jetën dhe veprimtarinë politike të Cafo Beg Ulqinit, nga rinia e tij e deri në momentin e vdekjes së tij në Shkodër më 24.12.1977. Të dhënat e prezantuara përfshijnë jo vetëm një rajon të ngushtë siç është Ulqini me rrethinën e tij, por pothuaj edhe hapësirën mbarëkombëtare. Duke e redaktuar ketë libër kam përjetuar momente të veçanta emocionale, sepse për të parën herë kisha mundësi të njihem me jetën dhe veprimtarinë e Cafo Begut dhe vëllait të tij Hodo Begut. Veprimtaria dhe jeta e tyre paraqet një dramë të veçantë familjare, që në një farë mënyre janë sinonim i vuajtjeve

të përgjithshme të shqiptarëve në ketë mjedis. Nuk ka dilemë se diçka të tillë do të përjetojnë edhe lexuesit e këtij libri, në veçanti ato familje apo pasardhësit e tyre që i kanë përjetuar keqtrajtimet dhe ndëshkimet e ndryshme nga ana e pushtetit të kohës. Në saje të këtij botimi për të parën herë kemi mundësi të njihemi edhe me emra të personave dhe familjeve të ndryshme të cilët e kanë ndihmuar apo kanë qenë bashkëmenditarë të Cafo Begut. Poashtu këtu për të parën herë paraqitet një regjistër i individëve të pushkatuar, dënuar dhe të përsekutuar nga ana e pushtetit komunist. Nuk ka dilemë se secili prej tyre paraqet çështje në vete,

Në Prishtinë, më 18 mars 2021, në moshën 86 vjeçare vdiq Fahri Buçinca, veteran i arsimit dhe autor i disa botimeve më vlera shkencore e kulturore. Duke qenë dhëndër i Ulqinit, ka treguar një interesim të veçantë për figurën e Cafo Alibegut, i cili ka qenë personaliteti më i njohur i Ulqinit në shek. XX. Eshtë meritë e tij dhe bashkëshortës së tij Naxhije Alibegaj, mësuese e nderuar, që për 40 vite kanë mbledhur lëndë me interes për këtë personalitet emblematik, që u kurorëzua me botimin e librit “Cafo Beg Ulqini - jeta dhe veprimtaria politike”,Art Club, Ulqin, 2009. Ishte ky botimi i parë kushtuar këtij personaliteti të anatemuar nga pushteti monist i kohës, duke qenë dhuratë për qytetarët e Ulqinit dhe më gjerë, me qasje shumëdimensionale për kohën kur ka jetuar e vepruar Cafo Begu. Në nderim të autorit, më këtë rast po ribotoj recensionin për këtë libër, me rastin e përurimit të mbajtur në Ulqin, më 5.7.2009


KULTURË

Gamës së gjerë të botimeve që trajtojnë tema në lidhje me shqiptarët në Mal të Zi i shtohet edhe një botim më vlera të veçanta. Fjala është për monografinë me titull Cafo Beg Ulqini - jeta dhe veprimtaria politike, të autorit Fahri Buçinca sepse kanë përjetuar maltretime dhe torturime të ndryshme. Të dhënat e prezantuara këtu janë vetëm epizodike, që meritojnë një qasje të veçantë për të ndriçuar të vertetën e kohës. Por, pa dyshim se në ketë aspekt një familje paraqet ekzemplarë të veçantë të qëndresës. Fjala është për familjen e Simon Gjokës-Shkrelit nga Shën Gjergji e cila për besë, nder e burrni ka vuajtur shumë. Madje vuajtjet e tyre janë biblike që pak kush mund t’i imagjinojë, që shkojnë deri në atë nivel duke shpallur të vdekur djalin e gjallë. Një sakrificë të tillë sublime kanë mundur ta përjetojnë vetëm familjet me dinjitet të jashtëzakonshëm të karakterit dhe besës shqiptare. Ndonëse Cafo Begu pas arratisjes nga janari i vitit 1953 jetonte në Shqipëri, përkatësisht në Shkodër ku edhe vdiq në vitin 1977, në moshën 85 vjeçare, ai kishte nostalgji të madhe për Ulqinin e tij. Me interes është një detaj nga një takim që ka pasur një ulqinak në vitin 1972 më Cafo Begun në Shkodër në dyqanin ku ka punuar te Dugajt e Reja, ku në mes tjerash ai e ka pyetur se “a ka me e permend kush emnin tem në Ulqin”. Nëse emri i tij deri me rënien e sistemit komunist ka qenë i anatemuar, me vendosjen e pluralizmit ai filloi të marrë përmasat reale. Botimi i këtij libri, dëshmon në mënyrë bindëse se Cafo Begu, është pjesë e pandarë e Ulqinit dhe si i tillë do të jetë përherë. Në libër jepen të dhëna me interes lidhur me rastin e vendosjes së komunistëve në Ulqin në nëntor 1944 dhe instalimit të pushtetit të tyre ku pushtetarët e rinj burgosen, persekutuan dhe pushkatuan një numër të konsideruar të qytetarëve të Ulqinit dhe viseve tjera, që kanë qenë përkrahësit e Cafo Begut. Në ketë situatë për jetë a vdekje Cafo Begu më disa bashkëluftëtar doli në ilegalitet (nëntor 1944 - janar 1953). Kjo periudhë kohore paraqet sakrificën më të madhe për jetë a vdekje, sepse ai ndiqej nga të gjitha anët, por ishte populli ai që e strehoi dhe e mbajti duke rrezikuar jetën e tyre si në Anë të Malit, Krajë, Shtoj, Tivari i Naltë,

Shkodër e përfundimisht në Ulqin. Cafo Begu ishte në mes dy zjarrëve. Ai ndiqej nga të dy regjimet si në Shqipëri ashtu edhe Jugosllavi. Kjo ishte fatkeqësi e madhe sepse të ndiqej individi i cili ka punuar për çështjen kombëtare ishte utopi e kohës. Bashkimi i tokave shqiptare me shtetin amë - Shqipërinë nuk mund t’i atribuohet Cafo Begut krim, sepse këto ishin qasjet e idealistëve kombëtarë, që janë prezantuar gjatë okupimit italian dhe atij gjerman. Madje një ide e tillë fillimisht ka qenë e përkrahur edhe nga komunistët në fillim të Luftës së Dytë Botërore, por më pas ata devijuan platformën e tyre, ku si dëshmi transparente na shërben mbledhja historike e Mukjes. Nga një devijim i tillë del se atyre nuk iu ka interesuar çështja kombëtare shqiptare në përgjithësi, por marrja e pushtetit dhe instalimi i sistemit komunist i cili pati pasoja të mëdha për popullin shqiptarë. Autori i këtij libri meriton falënderim të veçantë, sepse ai ka treguar angazhim serioz disavjeçar duke mbledhur e përpunuar një material të gjerë dhe shumëdimensional për figurën e Cafo Begut. Autori me një durim i cili është për admirim nuk është zhgënjyer as atëherë kur i kanë munguar të dhënat e nevojshme për ca periudha përkatëse, apo kur individ të ndryshëm kanë refuzuar e ngurruar për të dhënë informacionet e duhura. Ky botim në një farë mënyre paraqet një dosje të çështjeve deri më tash pak apo aspak të njohura për mjedisin tonë. Andaj kur të lexohet ky libër do të kemi mundësi të gjykojmë për individët dhe rrethanat e kohës. Nuk ka dilemë se ky libër do të hapë debate të natyrave të ndryshme. Por, jemi të mendimit se vetëm një debat i tillë do të jetë në favor të këtij botimi, sepse të dhëna të reja do të plotësojnë figurën komplekse të Cafo Begut. Ky botim avancon njohuritë për ketë personalitet dhe të bashkëmendimtarëve të tij, ndërsa edhe këto të dhëna janë të mjaftueshme për të kuptuar se historia jonë meriton të rishkruhet, me dokumen-

ta dhe fakte konkrete pa paragjykime dhe qasje ideologjike. Pikërisht nga ky konstatim, nuk dyshojmë se në saje të të dhënave të reja që do të ofrohen, janë të gjitha gjasat që botimi i dytë të jetë i plotësuar dhe i zgjeruar. Vlerë e veçantë e këtij botimi është së ai është pajisur me një numër të konsideruar të fotografive të cilat për të parën herë i prezatohen publikut. Duke e lexuar këtë libër del qartë së ka ardhur koha që për ngjarjet apo figurat e ndryshme kombëtare të shkruhet e vërteta sepse gjatë periudhës së komunizmit na është imponuar një realitet tjetër. Një dukuri e tillë nuk është çudi sepse historinë e kanë shkruar fitimtarët duke ia përshtatur interesave të tyre me ngjyrim ideologjik. Ndërsa sot në rrethana të tjera është obligim moral dhe profesional që të shkruhet e vërteta ashtu siç ka qenë duke u bazuar në fakte dhe argumente të kohës. Ngjarjet e kohës së Cafo Begut që na dëshmohen, madje edhe përmes individëve pjesëmarrës të drejtpërdrejtë, dëshmojnë një realitet tjetër i cili duhet të jetë mësim për të gjithë ata që do të merren me shkrime të kësaj periudhe kohore. Vetëm me një veprim të tillë do t’i shërbejmë realitetit sikurse veprohet kudo në botën e qytetëruar. Falë këtij botimi Cafo Begu nuk është më figurë e panjohur dhe e anatemauar siç e ka paraqitur pushteti i kohës, por ai është me ne, te çdo individ e familje. Andaj ky libër përfundimisht heq dilemat dhe kurreshtjen e të gjithë neve, ku padyshim lexuesi do të jetë ai që do të japë gjykimin dhe vlerësimin e vet. Monografia e cila i kushtohet Cafo Beg Ulqinit, duhet të jetë pjesë e çdo familjeje ulqinake në mënyrë të veçantë dhe të gjithë neve në përgjithësi. Ajo duhet të lexohet dhe analizohet, sepse kjo paraqet të kaluarën tonë në një periudhë të caktuar kohore. Vetëm kur të lexohet atëherë do të jemi në gjendje për të kuptuar vuajtjet e popullit tonë që duhet të jetë mësim për të sotmën dhe të ardhmen. (Artikulli ribotohet me rastin e vdekjes së autorit Fahri Buçinca) E ENJTE, 1 PRILL 2021

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Intervistë me artistin Labinot Ramadani

Pasioni për muzikën dhe aktrimin Labinot Ramadani i njohur në skenën artistike me emrin “Lab” u lind në vitin 1984 në Rahovicë, Ferizaj të Kosovës. Është këngëtar, aktor dhe shkruan tekse këngësh. Shkollën e mesme ekonomike e ka kryer në Ferizaj në 2004. Që nga viti 2006 jeton në Gjenevë, Zvicër bashkë me familjen. Është marë me aktrim në vitet 2000 deri 2006 nëpërmjet teatrit modern “Po Po” në Ferizaj. Nëpërmjet trupës së teatrit ka luajtur shfaqe në Gjermani, Amsterdam, Roterdam, etj dhe ka fituar disa vende të para. Përkatësisht dy shfaqet “Ku janë” (2001) dhe “Futja pa lidhje del me lidhje” (2005) me regji të Resul Jusufit kanë marrë vendin e parë në Kosovë. Labinot Ramadani ka luajtur në disa filma me metrazh të shkurtër në Francë dhe Zvicër si “Confiance” (2009) dhe “Les Histoire” (2011). Njihet për rolet në shfaqjet e suksesshme teatrale: “Ku Janë” (2001), “Hijet dhe dritat” (2002), “Alajdini” (2003), “Kur s’ka a ka” (2004), “Futja palidhje del me lidhje” (2005), etj.

20

Koha Javore: Urime për videoklin e ri “Katile”! Si u mirëprit kënga dhe videoklipi? L.Ramadani: Faleminderit shumë. Mendoj që kënga dhe videoklipi janë pritur mirë dhe e falënderoj shumë publikun për mbështjen e tyre të vazhdueshme. Ju jam mirënjohës me aq ngrohtësi që më kanë pranuar. Videoklipi u lançua me datën 20 mars 2021 dhe është vërshuar nga klikimet. Jam gëzuar shumë që kënga është pritur shumë mirë.

eoklipit kam bashkëpunuar me kompaninë XL Films, me një ekip të shkëlqyer, që i falënderoj për punën profesionale. Realizimi i videoklipit është bërë një pjesë në natyrë në vendlindjen time në Rahovicë, dhe një pjesë në ambientt të mbyllur në Prishtinë. Idenë e inspirimit të këngës dhe tekstin mund ta di më së miri i nderuari ALBOS, sepse i ka bërë të gjitha. Mua më është propozuar ideja për projektin dhe e kam pranuar.

Koha Javore: Me kë keni bashkëpunuar pë realizimin e videoklipit? L.Ramadani: Për realizimin e vid-

Koha Javore: Na tregoni pak për fillimet tuaja në muzikë? Kur filluat ta merrni muzikën më seriozisht si profesion?

Javore KOHA

E ENJTE, 1 PRILL 2021

L.Ramadani: Vazhdimisht kam shkruar tekste këngësh, ndërsa sa i përket muzikës kam kënduar më herët, që në moshën 10 vjeçare. Kam kënguar në aktivitete shkollore gjatë shkollës së mesme. Muzikën e kam marrë seriozisht në vitin 2019, kur kam patur një takim të rastit me të madhin mbretin e muzikës Blerim Muharremi, që njihet në skenë Blero. Më seriozisht muzikën si profesion e mora pas projektit tim të parë të këngës “Anila”. Pashë që u prit mirë nga publiku dhe me një motivim nga Blero, fillova të angazhohem me seriozitet.


INTERVISTË

Koha Javore: Të cilit zhanër e karakterizoni muzikën tuaj? L.Ramadani: Mendoj baladë moderne urbane.

është një adrenalinë. Të dyja më japin një emocion dhe kënaqësi të rrallë. E dua aktrimin dhe e shoh veten në botën e filmit.

Koha Javore: Mund të na tregoni pak më tepër për këngën tuaj të parë “Anila” dhe inspirimi për të? L.Ramadani: Emigrova si i ri nga vendlindja. Dhe kur kuptova se po bëhem baba, ishte një ndjenjë tepër e veçantë, që besoj që mund ta kuptoj çdokush që është prind, diçka që nuk përshkruhet. U gëzova shumë kur u bëra baba dhe i këndoja herë pas here vajzës time, Anilës. Kështu mendova që t’ia bëj një këngë kushtuar asaj. Ndjeja nevojën që ta gravoj diku këtë emocion dhe dashuri që ndjeva, shkruaja nga pak dhe tekstin e plotësoja çdo herë nga dashuria që ndjeja dhe që me jepte Anila.

Koha Javore: Cilat performansa do veçonit nga shfaqjet teatrale që ishin më mbresëlënëse për ju dhe pse? L.Ramadani: Mund të them që shfaqja “Ku janë” me regji të Resul Jusufit, shfaqje kushtuar të zhdukurve, viktimave, dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për liri që ne gëzojmë sot, është temë aktuale edhe sot. Si dhe shfaqja “Kur ska, a ka” që ka të bëjë me izolimin si shoqëri. Edhe kjo është temë aktuale sot, sepse jemi i vetmi popull padrejtësisht i izoluar në Ballkan.

Koha Javore: Cilat janë disa nga projektet tjera muzikore që keni? L.Ramadani: Kam disa projekte të bukura dhe kur të jetë koha e përshtatshme do t’i ndaj me publikun. Koha Javore: Keni patur sukses si aktor në teatër dhe film. Si kanë qenë përvojat në teatër dhe në ekran për ju? L.Ramadani: I dua të dyja si teatrin edhe filmin dhe kam patur një eksperiencë shumë të mirë. Kur je në teatër është një emocion i veçantë që e ndjen për momentin dhe nuk e kthen dot mbrapa. Ndërsa në film

Koha Javore: Kush ka qenë mentori juaj që ju ka mbështetur dhe udhëzuar në artin e aktrimit? L.Ramadani: Kam bashkëpunuar me regjisorin Resul Jusufi, me të ndjerin Faruk Begolli, Melihate Qena, Fatmir Hyseni, etj. Për z. Resul Jusufi kam konsiderate të madhe, e çmoj dhe admiroj si njeri dhe artist. Resuli ka qenë rruga ime që mi ka hapur të gjitha dyert si artist. Ka qenë inspirimi për mua dhe e falënderoj për këtë. Koha Javore: Mund të na tregoni më tepër për fillimet në aktrim dhe fillimet me Teatrin Modern “Po Po” në Ferizaj? L.Ramadani: Aktrimin e kam filluar në vitin 2000. Kemi patur disa shfaq-

je të suksesshme me regji nga Fatmir Hyseni, si “Hije dhe drita”, e cila ka fituar vendin e parë. Po ashtu dhe shfaqje “Futja pa lidhje del me lidhje” me regji nga Resul Jusufi, që mori vendin e parë. Teatri modern “Po Po” në Ferizaj ka qenë i vetmi në Kosovë në atë kohë, si teatër i mimikës, pantomimës dhe gjestikulacionit, me mimikë dhe gjeste pantomime dhe me qëndrim skenik. Nuk ka patur tjetër përveç këtij. Në vitin 2002 bashkë me grupin teatral kemi bërë festivali të llojit “cirku i rrugës”, që u mbajt mend shumë. Ky ishte karnavali i parë në Kosovë, që u mbajt në të gjitha qytetet e Kosovës pas luftës. Koha Javore: Ku e gjeni veten më shumë midis muzikës apo aktrimit? L.Ramadani: Edhe teatri dhe muzika janë pjese e botës time artistike. Mendoj që e gjej veten në të dyja – muzika dhe aktrimi, të dyja si artist besoj që më kompletojnë. Koha Javore: Çfarë do të thotë muzika për Ju? L.Ramadani: Muzika është ushqimi i shpirtit, që të frymëzon për gjithçka në jetë. Koha Javore: Projektet tuaja të radhëse, nëse mund t’i ndani me lexuesit tanë? L.Ramadani: Besoj projektin e radhës do e kem nga vjeshta, detajet e tjera do jenë surprizë. E. B. E ENJTE, 1 PRILL 2021

Javore KOHA

21


MOZAIK

Veprimtaria gjatë pandemisë

Puna në distancë (online) nga shtëpia Në shtëpi, ju mund të kurseni para duke gatuar vetë. Harrojini turmat dhe trafikun. Meqenëse punoni nga dhoma e gjumit apo kuzhina, udhëtimi më i gjatë që do bëni do jetë gjatë pushimit deri në tualet, ose nga një dhomë në një dhomë tjetër. Trafiku i tmerrshëm, vonesat, turmat e njerëzve, ikja e autobusit nuk kanë pse t’ju shqetësojnë

Donika Lulgjuraj

Kur Covid-19 detyroi ndërmarrjet në të gjithë botën të dërgojnë punonjësit e tyre në shtëpi për të punuar virtualisht, puna në distancë pati një moment historik. Nxitimi për t’u dhënë punonjësve akses në të gjitha mjetet që do t’u duheshin për të punuar nga shtëpia, ishte pak sfiduese për shumë punëdhënës. Por, pasi të gjithë u vendosën, ajo që shpejt u bë

“ 22

e dukshme ishte se punonjësit mund të ishin produktivë dhe të përqendruar edhe kur nuk ishin në zyrë - në shumë raste, madje edhe më produktivë sesa në zyrë . Për disa të punësuar nga shtëpia ndihej si bekim, e për disa tjerë si mallkim. Po sjellim të dy anët, si pozitive ashtu edhe negative. Orari fleksibil. Ju mund të bëni pushime në çdo moment, të mos nguteni të mbyllni telefonatat me familjarët tuaj kur ata telefonojnë dhe të hani drekë në çdo kohë që dëshironi. Avantazh tjetër është mjedisi i personalizuar. Vendosni nivelin e zhurmës ashtu si dëshironi - diku midis heshtjes së çmendur, deri në të qenit në radhën e parë të një koncerti të Selin Dion. Mos të flasim për rrobat

Kur Covid-19 detyroi ndërmarrjet në të gjithë botën të dërgojnë punonjësit e tyre në shtëpi për të punuar virtualisht, puna në distancë pati një moment historik. Nxitimi për t’u dhënë punonjësve akses në të gjitha mjetet që do t’u duheshin për të punuar nga shtëpia, ishte pak sfiduese për shumë punëdhënës. Por, pasi të gjithë u vendosën, ajo që shpejt u bë e dukshme ishte se punonjësit mund të ishin produktivë dhe të përqendruar edhe kur nuk ishin në zyrë - në shumë raste, madje edhe më produktivë sesa në zyrë . Për disa të punësuar nga shtëpia ndihej si bekim, e për disa tjerë si mallkim. Po sjellim të dy anët, si pozitive ashtu edhe negative

Javore KOHA

E ENJTE, 1 PRILL 2021

komode. Rrobat të stilit klasik e serioz për zyrë, në shtëpi për dallim nga zyra gjatë punës mund t’i vishni ato pantallona me katror e ngjyrna të çuditshme , ose pizhamat me motive të Miki Maus që miqtë tuaj nuk e dinë se i keni. Oh, po nuk ka shpërqendrime në zyrë. Shmangni kolegët duke debatuar për meritat e tyre personale, duke përgojuar kolegë të tjerë, sirenat që dëgjohen jashtë dritares tuaj, etj. Kurseni para. Dreka është e shtrenjtë nëse e konsumoni në një restorant . Në shtëpi, ju mund të kurseni para duke gatuar vetë. Harrojini turmat dhe trafikun. Meqenëse punoni nga dhoma e gjumit apo kuzhina, udhëtimi më i gjatë që do bëni do jetë gjatë pushimit deri në toalet ose nga një dhomë në një dhomë tjetër. Trafiku i tmerrshëm, vonesat, turmat e njerëzve, ikja e autobusit nuk kanë pse të ju shqetësojnë. Më shumë kohë me të dashurit. Kujdesuni për një të sëmurë në shtëpi, luani shtesë me qenin tuaj, ose thjesht merrni një kohë të qetë për veten tuaj! Puna nga shtëpia gjithashtu mund të çojë në shëndet më të mirë në mënyra të ndryshme: më shumë kohë për aktivitet fizik, ngrënia e ushqimit më të shëndetshëm, më pak ekspozim ndaj sëmundjeve etj. Të punuarit nga shtëpia ka edhe disa anë negative si: humbja e vullnetit dhe shpërqendrimet. Duhet të punoni në një projekt të ri, por “Netflix” thotë se keni ende katër episode të serial-


MOZAIK

it Lucifer për të parë ... ; vështirësia për t’iu përmbajtur një rutine. Rendi që bëni gjërat në punë nuk është pothuajse kurrë rendi që bëni gjërat në shtëpi. Mund të jetë e vështirë të pasqyroni orarin dhe proceset tuaja një herë jashtë zyrës. I humbisni ose mungojnë thirrjet dhe takimet e rëndësishme. Mërzitja që vjen si pasojë e të punuarit vetëm. Ato bisedat e zyrës? Disi ju mungojnë historitë e qenit të Donës kolegës suaj, apo jo? Punoni më ngadalë. Ndonjëherë zyra ka një energji. Ndonjëherë shtëpia

juaj nuk e sjell dot atë energji. Kur jemi në zyrë në punë , asgjë nuk tingëllon më joshëse sesa ideja e një dite të zymtë me shi në vend të ambientit të mbyllur të jeni në ngrohtësinë e shtëpisë nën batanijen tuaj të preferuar. Kur jeni në shtëpi, ju kujtohen shakatë me kolëget tuaj dhe pyesni veten nëse aparati i kafesë bëri kafe të mirë atë ditë. Sido që të jetë është e rëndësishme të zgjedhni mjedisin ku do të jeni më të suksesshmit. Në fund të fundit, secili person ka përvojën e tij unike me

punën në distancë dhe gjetjen e asaj që funksionon dhe nuk funksionon. Rritja e produktivitetit të një personi mund të jetë një katastrofë tërheqëse e tjetrit. Ndërsa filloni të punoni më gjatë dhe të fitoni më shumë përvojë, të mësoni të përqendroheni dhe përshtateni në çdo mjedis, është një aftësi e vlefshme jetësore dhe do të ndihmojë karrierën tuaj profesionale. Le të jemi të sinqertë, në fund të fundit pa marrë parasysh se nga po punoni, ju prapë atë po bëni : po punoni punën tuaj. E ENJTE, 1 PRILL 2021

Javore KOHA

23


KULTURË

Në vend të mbresës

Llogari matematik (Nga leximi i veprës së ribotuar “Sëmundja e ëndrrave” të Mehmet Krajës)

Për Koha Javore:

Bajram Sefaj

Edhe kësaj radhe, si gjithmonë kur kam në dorë krijim letrar të çfarëdo gjinie të Mehmet Krajës edhe romani “Sëmundja e ëndrrave” - Trilogji për vendlindjen, me qet në pikë të hallit: nga cila anë, nga cili drejtim a shteg t’i qasëm shkundjes së mbresave të thella që më lëne veprat e tij pasi që me ëndje t’i kam lexuar me kujdes të veçantë e pasion të thellë. Por, shih ti mrekullinë e Zotit, kësaj radhe nuk me përvëlon një siklet i tillë. Vepra e tij më e re që posa e mbarova leximin, nuk është punë e re e këtij shkrimtari. “Sëmundja e ëndrrave” - (Trilogji për vendlindjen) është ribotim i “Onufrit” të Tiranës. Se e qysh erdhi deri të ky botim i dytë dhe ndërhyrjet (ndryshimet e plotësimet eventuale) që i janë bërë botimit të Prishtinë (1987), këtij botimi të dytë, nuk merrem, prandaj, as më kritike aq më pak me eseistike as me gramatikë! Kam punë me matematikë (mathematikë, për nostalgjiket!). Që të bëj një gjë të tillë, më nxitë, më shtynë, thuaj se më detyron edhe vetë autori i librit “Sëmundja e ëndrrave” (Trilogji për vendlindjen) e Mehmet Krajës, shkrimtari im i dashur dhe i preferuar që nga admirimi dhe respekti që kam për të, Meti e quaj. Këtë libër me trilogjinë për vendlindjen Krajën, Metit, pra e kam lexuar me kohë qyshse është shfaqur në tregun letrar në Prishtinë ( më 1967). (Për mallin e dynjasë, sikurse thuhet shpesh, nuk do ta jepja atë botim dhe të shoh unë vetë, ndërhyrjet që i ka bërë). Ndonëse në parathënien e botimin të dytë, auto-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 1 PRILL 2021

ri jep shpjegime të hollësishme. Nuk është pra që nuk i besoj, por ja që...! Që kësaj radhe mos të marrë merakun e të mos provoj ta them asnjë fjalë autoriale, sikur me del në ndihmë autori Kraja. Edhe ai vetë, parathënien e këtij botimi e fillon dhe

e mbaron më njëfarë lloj llogarie. Ai, një për një jep shpjegimet e tre rrëfimeve (e kush më mirë e besnikërisht di ta bëjë se autori vetë!) Edhe subjekti duhej t’i përshtatej kësaj rrethane: në pjesën e parë një rrëfim legjendar-historik i përbërë


KULTURË

kore, statistikore! nga trileri baladik për Mrikalemin dhe Dardhojmjelin dhe i gërshetuar me elemente historike: nga shekulli XIII daton një dokument, një dekret i princeshës Helenë të Anzhuinëve , në të cilin një princeshë e Junkajve të Ljares ishte shpallur konte për mik-

pritjen që i kishte bërë gjatë udhëtimit nëpër atë zonë si dhe një rrëfim tjetër mitik që lidhet po me këtë rrethanë, se në këtë fshat me mungesa të mëdha të ujit ende eksiton ubla e ndërtuar nga kjo princeshë, por e mbyllur për shkak të besës, vendin e së cilës e di vetëm tradhëtia e një brezi të kësaj familjeje, të cilët nuk e kanë dekonspiruar që prej tetëqind vitesh. Në pjesën e dytë subjekti rrëfimor i afrohet historisë ku luftërat mes mbretërive bëjnë që në atë zonë kufiri të zhvendoset aq shpesh, saqë njëri nga pararendësit e mi i mërzitur nga loja me kufi dhe pasojat e saj, vendosë ta bëjë katundin tonë “në vete”, duke ndërtuar istikame dhe karakollë gjithandej përqark tij. Ndërkaq rrëfimi i tretë lidhet me kohën e Luftës së Dytë Botërore me dy pjesëtarë të “xhandarmerisë së krajlit”, të ngjashëm me Don Kishotin dhe Sanço Pançon, të cilët nuk dinë nga t’ia mbajnë, pasi mbesin pa asnjë orientim në horizontin e tyre politik. Në fund të rrëfimit njeri nga këta xhandar, që kishte një arë pranë kufirit, pandeh se bota mori fund, se shtetet nuk bëjnë më për asgjë dhe pëson ndërsa shkulte hunj nga gardhi i kufirit i vendoste në megjen e tij. Në pikëpamje të prosedeut, ndërkaq, të tre rrëfimet përshkohen me ”sfond magjik”, sepse për bindjen time nuk gjendet një vend tjetër në botë ku legjendat bashkëjetojnë aq intensivisht dhe aq natyrshëm me njerëzit realë, përfshirë edhe kohën e sotme. Parathënien e botimit të dytë, Kraja e përmbyll me këto fjalë: “Idenë e botuesit për t’ia ofruar lexuesit të sotëm këtë libër, unë e mbështeta për dy arsye: se shkrimtarët duan t’i shohin të botuara dhe ribotuara veprat e tyre shpesh duke ushqyer iluzionin se ndonjë lexuesi hipokrit mund t’i shërbejë një botim i tillë; dhe e dyta, një studiues gjithashtu hipokrit mund të bëjë një krahasim për të

parë zhvillimet jotipike nëpër të cilat ka kaluar letërsia shqipe në gjysmën e dytë të shekulli XX. Për ta bërë më të përshtatshëm për lexim, romanit i bëra një rishikim, duke mënjanuar, për aq sa ishte e mundur, mungesat ortografike, ndonjëherë edhe të natyrës së frazës dhe rrëfimit”. Ç’më mbetët mua të them pas gjithë kësaj. Më mbetët kënaqësia e llogaritjes matematikore, statistikore. Dy botime, dy data (1986-2020) të rëndësishme them unë për letërsinë shqipe në përgjithësi, për atë të Kosovës në veçanti. Libri ka 290 faqe, formati i zakonshëm 14x21 cm. Pjesëtuar për tre (trilogji) rrëfime që përafërsisht zënë të njëjtë sipërfaqe (hapësirë) në libër. Rrëfimi i parë mban titullin “ULBA E PRINCESHËS”, merr 110 faqet e para të romanit dhe është pjesëtuar për 27 kapituj; rrëfimi dytë mban titullin “KATUNDI MIDIS DY MBRETËRIVE”, mbulon 96 faqe të librit dhe ndahet në 15 kapituj; rrëfimi i tretë, ka për titull “SËMUNDJA E ËNRRAVE” (që ia huazon titullin krejt romanit) këtu po e ndryshon “pakëz” nga dy kapitujt e parë, jo kur është në pyetje numri i faqeve, por ku numërohen kapitujt ndodhë “hataja” e dreq i djallit nuk i bie në fije, sa kapituj, në të vërtetë i ka ky rrëfim. Kapitulli II, mungon fare. Por kjo nuk është e tëra. Pas kapitullit tre vjen i katërti, pas të katërtit vjen i pesti, por pas të pestit sërish vjen kapitulli katër e mbas këtij kapitulli vjen kapitull VIII, pastaj vijnë, varg e vij, kapitulli IX,X dhe i fundit XI. Gjithçka përfundon mirë e mbarë. Të thuhet se krejt këtë hallakmë, këtë përzieje kapitujsh, autori e ka bërë me qëllim të caktuar, s’ta merr mendja. Ndoshta, sa për të më radhitur (edhe mua) në korpusin e lexuesve hipokritë gjë që poashtu nuk e pranoj, ngase Meti e di shumë mirë që unë më kënaqësi të madhe, lexoj çdo libër të tij, pavarësisht se cili botim me radhë është. E ENJTE, 1 PRILL 2021

Javore KOHA

25


PORTRET

Portreti i të burgosurit politik, Martin Gjokaj ( 20.01.1931 - 12.10.1949)

Viktima e parë shqiptare e pafajshme e ferrit komunist në Goli Otok

Ditën e Pashkëve, të dielën, do të mbushen 72 vjet nga arrestimi i Martin Bacit Gjokaj, 18 vjeç nga fshati Muzheçk - Triesh nga ana e policisë sekrete jugosllave, dhe nuk u kthye më nga burgu i tmerrshëm në Goli Otok ( Ishulli i Zhveshur), që ndodhet në brigjet e Dalmacisë veriore në mes të detit Adriatik, si një kështjellë natyrore me një bukuri të frikshme

Gjekë Gjonaj

Në Arkivin Shtetëror të Kroacisë gjendet lista me emrat e të gjithë të burgosurve të internuar sipas Byrosë Informative, të cilën e ka bërë “UDBja” federale. Në atë listë ( Dosja nr.3975, data 2.07.1963) nënshkruar nga ndihmësshefi i Administratës së II-të , Jure Koshutiq gjenden emrat e 16.101 të burgosurve dhe të paraburgosurve. Sipas listës, në të gjitha kampet e “Informbyro-së”, kanë vdekur 413 njerëz të kombeve dhe kombësive të ndryshme, mes të cilëve edhe shqiptarë. Aty figuron edhe emri i të riut shqiptar-malësor , Martin Gjokaj. Sipas hulumtimeve të bëra dhe në bazë të dokumenteve që kamë pasur në dorë , ky djalë në moshën e pjekurisë, në lulen e rinisë, u burgos më 22 prill 1949

26

Javore KOHA

E ENJTE, 1 PRILL 2021

dhe vdiq më 12 tetor 1949, pas diç më pak se 6 muaj qëndrimi në burgun famëzi Goli Otok, apo “Ferrin komunist” siç e kishin quajtur të burgosurit, këtë vend ( ishull). Ky i burgosur për motive politike, si shumë shqiptarë të tjerë, akuzohet dhe ndëshkohet me burg, pa asnjë fakt e dëshmi të dokumentuar, mbi bazën e supozimeve se mund të ishte mbështetës i fshehtë i Bashkimit Sovjetik, ose ndonjë shteti satelit të tij. Martini sipas dokumenteve arkivore kroate ishte ndër katër të ndëshkuarit e parë që vdiq në rrethana të pasqaruara e të panjohura deri në ditët e sotme, për arsye se e shpallin “ armik të popullit jugosllav”. Bazuar në këto dokumente rezulton se ai ishte shqiptari i parë që vdiq në Goli Otok. Në këto dokumente nuk sqarohet ( thuhet) shkaku e vdekjes, e as vendvarrimi i tij. Familja e tij nuk mori kurrë asnjë lajm për kufomën ose për vendin e varrosjes së Martin Gjokajt: vetëm një lajm të vonuar që vërtetonte se ka vdekur. Asgjë më shumë se kaq. Ai është viktimë e pafajshme e një krimi më monstruoz të shtetit jugosllav në burgun e tmerrshëm

në Goli Otok. Martini Gjokaj u lind më 21 .o1.1931 në fshatin Muzheçk, Triesh. Ai ishte djali i vetëm i Baca Nikë Gjeloshit, bajraktar e burrë i respektuar në Triesh e krahina të tjera shqiptare, i cili dallohej me të gjitha virtytet pozitive të malësorit të ndershëm, fisnik, trim e atdhetar. Edukatën e mori nga i ati, por edhe nga axha i tij Tomë Nikë Gjeloshi, bashkëluftëtar i udhëheqësit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe në Deçiq dhe mbrojtësit fisnik të trojeve shqiptare Dedë Gjo’ Lulit, të cilin me Dekretin nr. 547 të presidentit të Shqipërisë Dr. Sali Berisha, më 3.06 1993, nderohet me Urdhrin për Veprimtari Patriotike të Klasës të Dytë, me motivacion “ Luftëtar i shquar në mbrojtjen e qytetit të Shkodrës nga pushtuesit serbo-malazezë në vitet 1912-1913 “. U rrit dhe u edukua në frymën e dashurisë për mbrojtjen e atdheut dhe çlirimin e tij nga pushtuesit e kohës. Trashëgoi edhe shumë veti të mira njerëzore nga i ati dhe burrat e tjerë të shquar të kësaj familje e cila për veprimtarinë e saj kombëtare ishte në vrojtim të vazhdueshëm të pushtetit


PORTRET sllavo-komunist. Rritet me ngjarjet e mëdha që kalonte kombi ynë, në periudhën e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, kur komunistët pas rënies së mbretit Ahmet Zogut, morën kontrollin në Jugosllavi dhe Shqipëri. Këto ngjarje, ndryshime e pushtime nga sundues shekullorë, lanë vragë të pashlyeshme në edukimin e tij dhe përcaktuan edhe fatin e tij të hidhur ( tragjik) jetësor. Ardhja e komunistëve në pushtet ia shkëputi rininë e hershme dhe ia mori jetën, duke ua thyer zemrën dhe shpirtin e lënduar përgjithmonë babait Tomës dhe nënës , Lulë Perkaj nga fshati Luhar - Fundna. Ishte kjo periudha e përplasjes së Byrosë Informative Komuniste dhe Partisë Komuniste të Jugosllavisë, respektivisht konfliktit të Bashkimit Sovjetik dhe RSFJ-së, e cila filloi në vitin 1948, që më vonë u vlerësua si ngjarja, më vendimtare për shtetin dhe shoqërinë jugosllave dhe kapitulli më dramatik në historinë e ish-bashkësive të kombeve jugosllave. Regjimi komunist nën drejtimin e Titos burgosi njerëz të dyshuar, të ashtuquajtur “ Inforbirovca- Inforbyroistë”, se mbështesnin ende liderin sovjetik Stalinin. Pikërisht për këtë arsye regjimi komunist ngriti llogorin e Goli Otokut me qëllim të grumbullimit të armiqve politikë të Jugosllavisë, në veçanti për ata që kishin rënë ndesh me politikën e Jugosllavisë përballë kampit socialist të udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik. Nga kjo politikë antishqiptare, e UDB-ës jugosllave, e ndihmuar edhe nga bashkëpunëtorët vendas për privilegje të vogla, u burgos edhe Martin Gjokaj. Ky djalë i bukur e njerëzor i cili gëzonte autoritet sikur të burgosurit e tjerë që nuk “ riedukoheshin- përmirësoheshin, përjetoi vuajtje personale fizike e psiqike, tortura, rrahje, shkelmime, flakaresha, etjen që të përvëlonte shpirtin, bartjen e gurëve mbi supe, fshikullimën e kamxhikut e tmerre tjera të komunizmit titist. Për këtë tragjedi të familjes Gjokaj dhe për vuajtjet e saj për herë të parë flet hapur Zef Kola, kushëriri i personazhit të këtij shkrimi përkujtimor, me rastin 72 –vjetorit të vdekjes së tij në kampin e Goli Otokut ku edhe i la eshtrat përgjithmonë , i cili synon të zbardhë fakte të

pi-kullë dhe dërgohet në burgun e Podgoricës, në një qeli afër qelisë ku ishte burgosur më parë djali i axhës së tij Kolë Gjon Nika, mësues. Të nesërmen, siç më ka treguar babai im Kola, Martinin e dërgojnë në burgun famëzi në Goli Otok, ku përjetoi torturat më çnjerëzore të regjimit Lista e të vdekurve në burgun famëkeqGoli Otok komunist. Për gjashtë muaj panjohura deri më sot për këtë viktimë e gjithë familja ishim në të pafajshme të një krimi më monstruoz ankth e të trishtuar për jetën e tij. Gjatë të shtetit jugosllav, këtij biri të shquar kësaj periudhë kohore nuk kishim asntë kësaj familje me traditë të virtytshme jë lajm për gjendjen e tij shëndetësore. dhe atdhetarie. Ja rrëfimi rrënqethës i Lajmi i parë ishte i kobshëm. Në Zyrën Zef Gjokajt: e Vendit të Trieshit kishte mbërritur tele“ Ishte Dita e Pashkëve, më 22 prill grami për vdekjen e tij. Për këtë lajm 1949. Milicia ( policia) e shtetit atë paraprakisht kishte dëgjuar, Pjetër Gjon mëngjes troket në derën e shtëpisë së Nika, djali i axhës së Martinit, nga turBaca Nikës. Ai e hapi derën dhe kur i ma e trieshjanëve që udhëtonin për në shef policët u thotë: “ Urdhëroni bren- Titograd ( sot Podgoricë) . Pjetri ktheda në shtëpi! Ata nxjerrin nga xhepi au- het nga rruga e nisur. Shkon në Zyrën e torizimin për arrestimin e djalit të tij të Vendit në Stjepoh, ku edhe ia konfirmovetëm Martinit. Baci, edhe pse e kup- jnë lajmin e keq. Vjen në shtëpi. Njofton toi arsyen e “ vizitës” së tyre të papritur familjen. Të gjithë qajnë e bërtasin. Nuk u drejtohet me këto fjalë: “ Hyni bren- mund ta ndalin vajin e zëshëm për lajmin da! Sot festojmë Pashkët. Pini nga një e zi. Pas pak vjen në shtëpi Baci , babai gotë raki dhe hani nga një vezë të kuqe. i Martinit. Askush nga familjarët nuk ka E pastaj kryeni detyrën tuaj shtetërore. guximin t’i tregojë Bacit për këtë trag“Policët i përgjigjen: “ Ne kemi urdhrin jedi familjare. Ai e vëren se ka ndodhur të arrestojmë Martinin , edhe pse e dimë diçka dhe i pyet: Mos ka ndonjë lajm se nuk keni tjetër djalë, po ne jemi të ri? - Jo, jo, asgjë, i përgjigjen. -Mos të detyruar ta zbatojmë atë. Na vjen fshihni nga unë, se sikur mos të kishte shumë keq se ne para tre muajsh ar- ndodhur diçka e re do të kishit shtruar restuam edhe anëtarin tjetër të familjes sofrën për të ngrënë bukë. Më tregosuaj, Kolë Gjonin”. Policia nuk e pran- ni ! Pas këtyre fjalëve të Bacit, Pjetër gos Martinin në sytë e prindërve e famil- Gjoni merr guximin dhe i thotë atij se jarëve të tjerë, sepse njëri prej policëve na ka gjuajt rrufeja dhe se Martinin nga dhimbja kishte thënë se edhe unë e kanë pushkatuar. – Mos ka ndodhur kam vetëm një djalë . diçka tjetër se sa për Martinin e kamë Ndarja e familjes, veçmas e prindërve ditur se do ta vrasin ditën kur jam ndarë nga Martini ishte tepër e dhimbshme. nga ai në oborrin e shtëpisë? – u përgSecili anëtarë i familjes me lot në sy u jigjet Baci dhe u lutet familjarëve të përqafuan, duke e zënë grykë, me të qetësohen e të qëndrojnë me krenari se birin e tyre të zemrës, dritën e vetme të shteti ka fuqinë e vet dhe s’kanë çfarë syve të prindërve të tij. Ndërsa, Marti- të bëjmë”, thotë Zefi. Ai tregon se lajmi ni edhe pse i ri, qëndroi stoikisht duke i i zi për vdekjen e Martin Bacit u prit me thënë familjes mos qani se përsëri do keqardhje e dhimbje në Triesh. Shton kthehem në mesin tuaj. Mirëpo, për se tre vëllezërit e fshatit : Gjokajt , Gjofatin e kobshëm të tij dhe të familjes najt dhe Nikollajt për një vit u kthyen në Martini u nis dhe nuk u kthye më. I la zi dhe nuk organizuan këngë e kremte eshtrat në këtë gurishte përvëluese që familjare”. e quanin Goli Otok. Babai i tij Baci ishte Kjo histori e veçantë e kësaj familje, shumë i mërzitur. Nuk e mbanin këm- për të cilën nuk është guxuar të flasin bët. I mbështetur për qoshen e kullës me vite të tëra, është e ngjashme me së vjetër i thotë të birit: “ Biro, udha e shumë histori të tjera të hidhura shqipmbarë! Sytë e mi dhe të tu nuk do të tare që kanë përjetuar krimet, vuajtjet shihen më!” Pas këtyre fjalëve Martini dhe dënimet në burgun e tmerrshëm largohet për herë të fundit nga kjo shtë- Goli Otok. E ENJTE, 1 PRILL 2021

Javore KOHA

27


FOKUS

COVID-19 dhe p shëndetit mend

Në Mal të Zi një pjesë e popullatës po përjeton probleme të dukshme me shëndetin mendor si pasojë e pandemisë. Një problem në vete është edhe mungesa e psikologëve dhe trajtimi i pacientëve në gjuhën shqipe, gjë që e bën më të vështirë trajtimin e persona që vuajnë nga këto probleme.

“ 28

Sipas psikologes së Qendrës së Shëndetit Mendor në Ulqin, zonja Linda Kurt, problemet e shëndetit mendor janë tejet të pranishme në qytetin bregdetar të Ulqinit, ku turizmi është burimi kryesor i të ardhurave të tyre. “Prej një viti nga ndryshimi që shkaktoi pandemia në një vend turistik siç

Sipas psikologes së Qendrës së Shëndetit Mendor në Ulqin, zonja Linda Kurt, problemet e shëndetit mendor janë tejet të pranishme në qytetin bregdetar të Ulqinit, ku turizmi është burimi kryesor i të ardhurave të tyre. “Prej një viti nga ndryshimi që shkaktoi pandemia në një vend turistik siç është Ulqini, mbyllja e shkollave, situata ekonomike ku shumë njerëz kanë mbetur pa punë dhe pa të ardhura ka ndikuar në rritjen e faktorëve që shkaktojnë shqetësime të shëndetit mendor, siç është rritja e ankthit dhe frikës dhe stresi bëhet dominues”

Javore KOHA

E ENJTE, 1 PRILL 2021

është Ulqini, mbyllja e shkollave, situata ekonomike ku shumë njerëz kanë mbetur pa punë dhe pa të ardhura ka ndikuar në rritjen e faktorëve që shkaktojnë shqetësime të shëndetit mendor, siç është rritja e ankthit dhe frikës dhe stresi bëhet dominues”. Kjo situatë sipas saj ka shkaktuar pasiguri dhe frikë të madhe tek popullata, shumica e të cilëve po kërkojnë ekspertizë psikologjike për t’i trajtuar problemet e tyre. “Tek popullata jonë vërehet një frikë për të ardhmen dhe kësisoj shtohet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë psikologjike duke marrë pjesë në seanca psikoterapie. Këto janë raste që paraqiten për herë të parë tek një pjesë e popullatës dhe nuk kanë qenë aq të pranishme më parë”, vë në dukje psikologia Kurt. Një problem në vete, sipas saj është mungesa e psikologëve dhe trajtimi i pacientëve në gjuhën shqipe. “Nga prilli i vitit të kaluar është vënë


FOKUS

problemet e dor në Ulqin në funksion linja ku qytetarët mund të kontaktojnë dhe të marrin një mbështetje psikologjike dhe një konsultë profesionale nga të angazhuarit në këtë profesion. Problem në vete është trajtimi psikologjik i popullatës shqiptare në gjuhën amtare. Sipas të dhënave në tërë Malin e Zi janë dy psikologë që punojnë në këtë gjuhë dhe veprojnë vetëm në Ulqin,” tha zonja Kurt. Njohësit e kësaj problematike mendojnë se institucionet duhet të angazhohen dhe t’i japin më shumë

“Nga prilli i vitit të kaluar është vënë në funksion linja ku qytetarët mund të kontaktojnë dhe të marrin një mbështetje psikologjike dhe një konsultë profesionale nga të angazhuarit në këtë profesion. Problem në vete është trajtimi psikologjik i popullatës shqiptare në gjuhën amtare. Sipas të dhënave në tërë Malin e Zi janë dy psikologë që punojnë në këtë gjuhë dhe veprojnë vetëm në Ulqin,” tha zonja Kurt

rëndësi shëndetit mendor dhe veçanërisht profesionit të psikolo-

gut, i cili shihet si i domosdoshëm në fazat e ardhshme të pandemisë. a.s.

Gëzuar Pashkët

E ENJTE, 1 PRILL 2021

Javore KOHA

29


KULTURË

Botime të reja

Vargjet si këngë e vërtetë e qëndresës (Ali Gjeçbritaj, Gurët e truallit tim, S HAI “Art Club”, Ulqin, 2020) Poeti Ali Gjeçbritaj ka botuar këto ditë vëllimin e ri poetik “Gurët e truallit tim”, i cili përbëhet nga 67 poezi. Edhe në këtë përmbledhje poeti e gjen frymëzimin poetik te vendlindja e tij dhe çdo gjë që lidhet me të, bukuritë por edhe trishtimet e saj, përvoja e jetës personale dhe e brezit të tij, dëshirat dhe ëndrrat për jetën dhe popullin e vet etj. Përmes poezive liriko-epike që paraqesin refleksionin e brendshëm të autorit, lexuesi njihet me botën e tij shpirtërore. Gjeçbritaj e përdorë poezinë si “armën” e tij për të goditur fenomenet negative të shoqërisë, apo për të shprehur shqetësimet për fatin e vendlindjes dhe kombit. Në vështrimin e tij për librin, poeti Agim Desku, recensent i librit, shprehet se “Poezitë e vëllimit poetik ‘Gurët e truallit tim’ ushqehen mbi

30

Javore KOHA

E ENJTE, 1 PRILL 2021

konceptin e së bukurës dhe formën e kryqëzuar me rrënjën e historisë sonë e me simbolikën e saj. Poeti Gjeçbritaj ka dëshirë që vargun e tij ta jetësojë në vargje për atdheun, vendlindjen, përkatësisht ta shndërrojë si këngë të vërtetë të qëndresës. Andaj pse jo, ky vëllim poetik është qëndisur me një mjeshtëri brenda një garniture estetike, ku transmeton konceptin bashkëkohor se shoqëria jonë s’do të duhej të kishte ndarje në kokë, në qasje, në ide, në dashuri, në atdhetari, në guxim, në shprehje e në qëndrimin e saj rutinor”. Redaktor i librit është Jaho Kollari, recensent Agim Desku, lektor Ismet Kallaba, kurse redaktor teknik Gazmend Çitaku. Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë.

Shtypin e librit e ka mundësuar Ministria e Kulturës e Malit të Zi. Ali Gjeçbritaj ka lindur në Arbnesh të Krajës, më 1953. Krahas punës në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri merret dhe me krijimtari letrare dhe publicistike. Ka qenë redaktor i revistës “Valët”, revistë e nxënësve të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros. Deri tash ka botuar librat: “Motet” (poezi), “Gjurmët e moteve” (publicistikë), “Informatori” (publicistikë), “Shkolla në Krajë 1929-2009” (monografi), “Nata me hënë” (poezi), “Botë mashtrimi” (poezi), “Kopshti i xixëllonjave” (poezi për fëmijë), “Udhëtim në kohë” (monografi), “Heshtja që flet” (poezi), “Shkolla në Krajë 1929-2019” (monografi), “Rite dasme në Krajë” (monografi) dhe “Gurët e truallit tim” i. k. (poezi).


KULTURË

Doli numri 21 i revistës për shkencë, kulturë dhe art “Lemba”

Trajtesa mbi sfidat dhe problematikat e shoqërisë sonë Para disa ditësh doli nga shtypi numri 21 i revistës për shkencë, kulturë dhe art “Lemba”. Ky numër është i pasur, me materiale nga fusha të ndryshme të dijes. Në editorialin që i prinë revistës, kryeredaktorja Sabina Osmanoviq shkruan se “Në këtë numër jemi përpjekur të paraqesim disa nga sfidat dhe problematikat e shoqërisë sonë, duke pasur në mendje se mbulimi i të gjitha fushave do të ishte një ndërmarrje e guxuar. Sidoqoftë, theksi i këtij numri bie mbi situatën dhe rolin e shqiptarëve në ‘post-pavarësinë’ e Malit të Zi. Gama e shkrimeve shtrihet nga studimet mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe në Malin e Zi, duke kaluar te vështrimet mbi çështjet sociale dhe ngjarjet e shënuara kulturore. Hapësirë e veçantë është rezervuar për këndin letrar, ku autorët shqiptarë në Malin e Zi si edhe më gjerë kanë mundësi të botojnë krijimet e tyre letrare më të fundit”. Në rubrikën “Studime”, autori Gjokë Dabaj shkruan për “Tivarasit në

Venedik”, kurse Nexhat Avdiu për “Aspekte të bashkëpunimit ndërkufitar midis Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe roli i tyre në nxitjen e zhvillimit të turizmit”. Në rubrikën “Kontribute nga diaspora” është botuar artikulli i Hajrudin Mujës “’Shqiptarizimi’ i shqiptarëve”, kurse në rubrikën “Intervistë” - intervista me Akademikun Mehmet Kraja, shkrimtar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në rubrikën “Opinione”, Gjylie Rexha sjell artikullin “Anashkalimi mediatik i shqiptarëve të Malit të Zi”, Nikë Gashaj “Pavarësia e Malit të Zi dhe shqiptarët”, kurse Nail Draga “Çështje të identitetit kombëtar në arsimin në gjuhën shqipe në Malin e Zi”. Në kuadër të letërsisë, në fokus është shkrimtari Ridvan Dibra, i cili prezantohet me pesë proza të shkurtra dhe një vështrim të Sabina Osmanoviqit mbi romanin “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”. Rubrika “Poezi” na njeh me krijimtarinë e poetëve Ibrahim Berjashi,

Flutur Mustafa – Pllana, Hajredin Kovaçi, Kaltrina Hoti dhe Argëzon Sulejmani. “Këndi i poetëve të rinj” është rezervuar për poeten e re, Vediha Gjoni. Në rubrikën “Përvjetor” është botuar artikulli i Anton Gojçajt “Tipologjia e subjektit lirik dhe modeli i lexuesit në poezinë e Basri Çapriqit”, i lexuar në sesionin shkencor me rastin e 60-vjetorit të lindjes dhe dyvjetorit të vdekjes së Basri Çapriqit. Rubrika “In Memoriam” sjell shkrimet e Emil Lafes me rastin e vdekjes së Prof. Dr. Simë Gjon Dobrecit “Një pasuri intelektuale e morale në rrafshin mbarëkombëtar” dhe të Ismet Kallabës “Moikom Zeqo dhe dashuria e veçantë për Ulqinin”. Numri mbyllet me paraqitjen e botimeve të reja të “Art Club”-it. Revista për shkencë, kulturë dhe art “Lemba” botohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Numri i parë është botuar më 1998. Botimin e këtij numri e mbështeti Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin i. k. e të Drejtave të Pakicave. E ENJTE, 1 PRILL 2021

Javore KOHA

31


IN MEMORIAM

Ibrahim Cuca (1935-2021) Të hënën, më 22 mars, në moshën 86-vjeçare vdiq mësuesi veteran Ibrahim Cuca. Ai u lind në fshatin Sukubinë të Ulqinit, më 6 mars 1935, dhe i takon brezit të mësuesve të parë të kualifikuar. Rrjedh nga një familje e njohur. Mësimet e para katërvjeçare i kreu në shkollën fillore në Sukubinë, kurse katër vitet e ciklit të dytë i kreu në Katërkollë. Shkollën Normale e filloi në Gjakovë, për t’u transferuar më pas në Prishtinë, ku diplomoi në vitin 1955. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, në vitin 1959/1960 filloi punën si mësimdhënës në fshatin Kllezën. Ka punuar po ashtu edhe në paralelet e ndara në fshatrat Krythë, Millë, Shëngjergj, më së gjati në Shtodër dhe së fundi në Sukubinë, deri në daljen në pension në vitin 1998. Në monografinë “Arsimi shqip në

32

Javore KOHA

E ENJTE, 1 PRILL 2021

Anë të Malit 1945-1985”, autorja dhe ish-arsimtarja e Gjuhës dhe letërsisë shqipe, Syme Kokaj, shkruan se kudo që punoi mësues Ibrahimi mbeti shembull i mirë për të tjerët dhe njeri me virtyte njerëzore. Ai ishte mësues i përkushtuar që e donte dhe e vlerësonte profesionin e vet, duke e vënë në shërbim të shoqërisë. Për nga natyra, ishte i qetë, i dashur, i ngrohtë me nxënësit, prindërit e tyre dhe me fshatarët në përgjithësi. Gëzonte autoritet jo vetëm te nxënësit e tij, por edhe te mbarë shoqëria. Me nxitjen e tij shumë femra do të ndjekin mësimet në periudhën kur një gjë e tillë ishte në njëfarë mënyre tabu. Mësues Ibrahimi është dalluar për punë të suksesshme dhe rezultate të dukshme, gjë që është vlerësuar qoftë nga kolegët e tij, drejtorët e Shkollës Fillore në Katërkollë, por

edhe nga inspektorët dhe këshilltarët pedagogjikë. Për punën e tij është vlerësuar me mirënjohje nga shkolla ku ka punuar, por edhe në nivel të Komunës së Ulqinit. Kështu në vitin shkollor 1964/1965 u shpall mësuesi më i mirë i Shkollës Fillore “Bedri Elezaga”, kurse në vitin 1989/1990 Bashkësia Vetëqeverisëse e Interesit për Edukim dhe Arsim Parashkollor dhe Fillor – Ulqin i ndanë diplomën “Punëtori më i mirë i arsimit” në Komunën e Ulqinit, “për rezultate të veçanta në punë dhe kontribut të dalluar në teorinë dhe praktikën edukativo-arsimore”. Deri në momentet e fundit të jetës së tij ishte vital dhe gëzonte shëndet të mirë. U varros po të hënën, në varrezat në vendlindjen e tij në Sukubinë. (Kohapress)


MOZAIK

Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës në vitin 2021

U miratua Buxheti dhe Plani i investimeve për vitin 2021 Plavë – Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës, të mbajtur të hënën, në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq”, janë shqyrtuar dhe miratuar një vistër propozim-vendimesh, planesh e programesh, raportesh dhe informatash, të komisioneve, këshillave e organeve të qeverisjes lokale, të organizatave dhe institucioneve publike, që punojnë dhe veprojnë në kuadër të Komunës së Plavës. Seanca, në rend dite të së cilës ishin plot 41 pika, është thirrur nga kryetarja e re e Kuvendit, Jasmina Cikotiq, e cila është femra e parë në këtë post të rëndësishëm. Në të kanë marrë pjesë 25 këshilltarë prej gjithsej 31 sa numëron Kuvendi i Komunës së Plavës. Pas hapjes së seancës, me propozim të këshilltarit të PSD-së, Izet Haxhimushoviq, këshilltarët njëzëri u pajtuan që të hollat e mëditjes nga kjo seancë t’i paguajnë si ndihmë për këshilltarin 28-vjeçar në Kuvendin e Gucisë, Admir Mullamekiq, i cili gjendet për mjekim në një spital të Turqisë. Pas miratimit të procesverbaleve nga tri seancat e kaluara dhe aprovimit të rendit të reviduar të ditës, nga i cili me propozimin e sekretarit të komunës, Hasim Radonçiq, u tërhoq pika 20 – Propozim-vendimi mbi kompletimin e parcelës urbanistike, me 22 vota “për” dhe 2 “kundër” u miratua Buxheti i Komunës së Plavës për vitin 2021, në shumën prej 4.895.000 eurosh, i ndarë në: shpenzime operative në shumën prej 2.293.200 eurosh, në shpenzime kapitale në shumën prej 1.341.700 eurosh, në mjete për pagesën e kësteve të borxhit, në shumën prej 1.220.100 eurosh, dhe në mjete rezervë në shumën

prej 40.000 eurosh. Interesim dhe vëmendje të dukshme për këshilltarët zgjoi Plani i investimeve të komunës për vitin 2021, në shumën prej 1.151.000 eurosh, të cilin në mënyrë analitike e prezantoi drejtori i Drejtorisë për Investime dhe Zhvillim, Fuad Feratoviq. Planin në fjalë, këshilltarët e pranishëm e miratuan njëzëri. Programi i masave për stimulimin e zhvillimit të bujqësisë për vitin 2021, mjete këto të ndara nga Buxheti i komunës në shumën 10.000 euro, të cilin të pranishmëve ua prezantoi kryetari i komunës, Nihad Canoviq, ngjalli interesim ndër këshilltarët, i cili pas vlerësimit të dy këshilltarëve pjesëmarrës në debat, u miratua njëzëri. Këshilltarët në seancë, me shumicë votash “për” dhe njëzëri, shqyrtuan dhe miratuan materialet tjera të propozimeve dhe vendimeve të komisioneve, këshillave dhe organeve të qeverisjes lokale të radhitura në rendin e ditës. Ata vërtetuan tri vendimet e kryetarit të Komunës së Plavës mbi ndryshimet dhe plotësimet e vendimeve mbi përcaktimin e interesit publik për shpronësimin e pasurive për rikonstruksionet e rrugës rajonale Plavë – Vojno Sellë – Guci dhe të dy rrugëve lokale “Prnjavorska” dhe “Ribarska”. Në vazhdim të seancës, këshilltarët trajtuan dhe miratuan strategjinë për punësim në Komunën e Plavës për periudhën kohore 2021-2025; Vendimin mbi bashkësitë vendore (lokale), si dhe Propozim-vendimin mbi fillimin e ndryshimit dhe plotësimit të Statutit të Komunës së Plavës dhe të Rregullores mbi punën e Kuvendit të Komunës së Plavës. Në seancë këshilltarët trajtuan dhe

miratuan Raportin mbi gjendjen e rregullimit hapsinor për vitin 2020, raportet mbi punën e inspektorit për të huaj të Stacionit të Policisë Kufitare të Plavës për vitin 2020, si dhe raportet mbi punën dhe gjendjen financiare të SHPK “Veprimtaritë Komunale”, të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq” në Plavë dhe të Qendrës Ditore “Lipa” në Plavë, për vitin 2020, si dhe planet dhe programet e punës së tyre për vitin 2021. Poashtu ata trajtuan dhe miratuan edhe Raportin mbi punën e Organizatës Turistike dhe të gjendjes së saj financiare për vitin 2020 dhe Planin e punës së saj për vitin 2021. Në fund, këshilltarët janë njoftuar edhe me informatat mbi gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Plavës, mbi realizimin e mbrojtjes shëndetësore në Komunën e Plavës, mbi punën e Kryqit të Kuq në Plavë, si dhe mbi punën e inspeksioneve turistike, të punës, të tregut, inpeksionit shëndetësor-sanitar dhe të mbrojtjes sociale të fëmijëve për vitin 2020. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 1 PRILL 2021

Javore KOHA

33


MARKETING

Javore KOHA KONKURS SHPËRBLYES PËR SHKRIME HULUMTUESE Koha Javore në bashkëpunim me Horizontin e Ri shpallin FTESË PUBLIKE për shkrime investigative. Qëllimi kryesor i kësaj ftesë është lufta ndaj korrupsionit, nxitja e llogaridhënies te vendimmarrësit dhe zyrtarët publikë, forcimi i rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e lirisë së shtypit dhe sundimit të ligjit. Përparësi do t’i kushtohet propozimeve që do të trajtojnë një apo disa nga çështjet e mëposhtme: • Raste korrupsioni ose abuzimi me postin publik në administratën vendore; • Favorizim, nepotizëm ose mungesë transparence në marrëdhënie të ndryshme kontraktuese; • Kontratat me negocim ose tenderët me vetëm një konkurrent efektiv; • Realizimi i punëve publike para bërjes së tenderit; • Transparenca e harxhimit të parasë publike nga buxhetet e komunave apo institucioneve publike • Keqmenaxhim i burimeve natyrore ose pronave publike; • Ndryshime jo transparente / pa procedurë në administratën lokale ose në emërime; • Degradimi / mbrojtja e mjedisit; • Mungesë taksimi për zënie të hapësirës publike; • Lidhje kontrate ofrim-shërbimi pa një akt/vendim për punën që do të kryhet; • Kujdesi shëndetësor, Edukimin, Mbrojtja sociale, dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesit publik në komunitetet lokale Shkrimi / raporti hulumtues me të cilin konkurrohet, duhet: • të jetë i bazuar në të dhënat që merren në baze të Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion • të jetë i përqendruar në mbrojtjen e interesit publik • të ndërgjegjësojë publikun e gjerë mbi çështjet e korrupsionit dhe pasojat e tij në jetën e qytetarëve Procesi i ndarjes së çmimeve do të bëhet nga Stafi i Projektit me ndihmën e ekspertëve të angazhuar. Tre artikujt e vlerësuar si më të mirët do të shpërblehen me këto çmime: Çmimi I - 400 euro Çmimi II - 300 euro Çmimi III - 200 euro METODA E APLIKIMIT Artikujt do të dërgohen në redaksinë e gazetës “Koha Javore”, në e-mail adresën: kohajavore@t-com.me, me shënimin “FTESA PËR SHKRIME HULUMTUESE” Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët shqiptarë në Mal të Zi të punësuar pranë mediave apo në profesion të lirë si dhe çdo individ i interesuar për gazetarinë hulumtuese. Ftesa do të jetë e hapur tre muaj – deri më 30 prill 2021. Kjo ftesë publikohet në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” i mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 1 PRILL 2021


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

Human Resources Assistant

(Temporary position for employee on maternity leave) • BASIC FUNCTION OF THE POSITION

Serves as primary contact for LE employees’ issues for Embassy Podgorica. Prepares PSAs, personnel actions, oversees complete performance evaluation program, and maintains data on LE staff in OPS, Share Point and OPFs. Acts as primary contact for recruitment, and evaluates applications against required qualifications for vacant positions. Serves as primary MBC contact in Podgorica. Also serves as back-up main timekeeper for Embassy Podgorica.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of college studies is required. EXPERIENCE: Three years of experience in Human Resources work is required. 2. LANGUAGE: Level 4 (Fluent) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 4 (Fluent) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 3. KNOWLEDGE: Must have a good knowledge of general office operations and procedural requirements pertaining to functions performed 4. in the HR office. Detailed knowledge of Local regulations on employment, labor market, retirement, health insurance, taxes for Montenegro. Must also have understanding of educational systems in the US and Montenegro. 5. SKILLS AND ABILITIES: Must have typing skills and ability to work with computers (MS Office software) and other USG designed (OPS, T&A, ERA, e-MBC) software. Must have excellent numerical skills to be able to complete very complex MBC reward calculations. Must have good organizational skills. Must be tactful in dealing with employees and officials and the ability to explain routine personnel matters. Must be able to hold HR and T&A related presentations, as required. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: April 14, 2021 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/ embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief. E ENJTE, 1 PRILL 2021

Javore KOHA

35


LDSH ua uron Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve!

Pashkë të bardha!

Urime Pashkët!


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.