KOHA Javore Podgoricë e enjte, 29 prill 2021 Viti XX Numër 959 Çmimi 0,50
Marrëdhëniet midis medias dhe politikës ISSN 1800-5696
Shqipëria mes polarizimeve të brendshme politike
Kundër ndryshimeve të Ligjit për vendbanim të përkohshëm dhe të përhershëm
PËRMBAJTJE
8
10 Vend ideal për shtypje
Dialogu do të ketë sukses, kur BE-ja do të bashkohet me SHBA-në në pozicionin e saj për Kosovën
14
16 Mos të harrojmë “epokën e Aliut!”
Leximi i digjitalizuar apo ai klasik?!
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me
2
Javore KOHA
E ENJTE, 29 PRILL 2021
PËRMBAJTJE
18
20 Studim me vlerë mbi gjenealogjinë e fisit Kelmend
Kudo ku ka shqiptarë më presin me shumë dashuri
22
35 Katër trofe
Krijimtari e larmishme artistike KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë NDRYSHIM
pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.me
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 29 PRILL 2021
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi, Ambasadorja Oana Kristina Popa vizitoi Kriporen e Ulqinit
Të bashkuar për valorizimin e Kripores Ulqin – Në kuadër të vizitës së saj në Komunën e Ulqinit, shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi, Ambasadorja Oana Kristina Popa ka vizituar të mërkurën e kaluar Kriporen e Ulqinit. Ajo është pritur nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq me bashkëpunëtorë, përfaqësues të Ndërmarrjes Publike “Parqet Kombëtare të Malit të Zi”, Qendrës për Mbrojtjen e Zogjve, Shoqatës “Dr. Martin Schneider – Jacoby” etj. “Jam e impresionuar me pasuritë natyrore të Kripores së Ulqinit. Kriporja nuk është vetëm perlë nacionale, por edhe evropiane dhe vendstrehim unik për zogjtë shtegtarë”, ka thënë Ambasadorja Popa.
4
Javore KOHA
E ENJTE, 29 PRILL 2021
Ndërkaq kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq, ka thënë se i vjen mirë që të gjithë kanë një qëllim dhe ai është valorizimi i kësaj zone për turizëm, prodhim dhe si një resurs i rëndësishëm mjedisor. Komuna e Ulqinit e ka shpallur park natyror Kriporen e Ulqinit dhe ka hartuar planin pesëvjeçar të menaxhimit. Megjithatë, problemi qëndron në çështjen e pronësisë pasi që Kriporja e Ulqinit është privatizuar nga kompania Eurofond, e cila për shkak të falimentimit e ka nxjerrë në shitje këtë ndërmarrje, por ekziston kontesti gjyqësor lidhur me pronësinë e tokës. “Ne presim që Qeveria e Malit të Zi të ndërmarrë hapa konkretë për të zgjidhur çështjen e pronësisë së Kri-
pores së Ulqinit dhe rregullimin e të drejtave të ish-punëtorëve, sepse ajo ka qenë një pengesë e madhe deri më tani. Parku Natyror ‘Kriporja e Ulqinit’ meriton të qëndrojë në themele të shëndosha”, ka thënë Daboviq. Gjatë vizitës së saj në Ulqin, Ambasadorja Popa ka takuar edhe përfituesit e projekteve që janë financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar. Ajo ka thënë se Ulqini dhe Tivari janë ndër komunat që kanë shfrytëzuar më shumti programet e BE-së për bashkëpunim ndërkufitar, duke nënvizuar se për 22 projekte ndërkufitare në këto dy komuna janë investuar 20 milionë euro. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi kundër iniciativës së Qeverisë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për regjistrat e vendbanimit dhe vendqëndrimit
Një iniciativë e pakuptimtë dhe e papranueshme për shqiptarët Ulqin – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi e cilëson të pakuptimtë, të papranueshme dhe tendencioze për shqiptarët iniciativën e paralajmëruar të Qeverisë së Malit të Zi, gjegjësisht të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për regjistrat e vendbanimit dhe vendqëndrimit. Ndonëse propozimet e ndryshimeve dhe plotësimeve të këtij ligji nuk janë bërë akoma zyrtare, opozita dhe mediat e ndryshme kanë bërë të ditur se përmes tyre synohet fshirja nga regjistrat e zgjedhësve të atyre qytetarëve të Malit të Zi, të cilët jetojnë në diasporë, duke ua pamundësuar në këtë mënyrë të drejtën e votimit. Në një shkresë drejtuar kryeministrit të Malit të Zi, prof. dr. Zdravko Krivokapiq, KKSH shpreh dyshimin se pas kësaj inciative fshihen qëllime të caktuara politike për t’u arritur në të ardhmen. “Për ne kjo është e papranueshme, e dëmshme, tendencioze, sigurisht edhe me pasoja sa i përket treguesve të strukturës etnike në të ardhmen, si
popull autokton në këto troje, me tradita e prona të trashëguara brez pas brezi. Ju njoftojmë se qëndrimet tona për këtë çështje janë të qarta. Jemi kundër ndryshimeve të cilat synojnë të dëmtojnë, diskriminojnë e ‘përjashtojnë’ diasporën tonë nga proceset e ardhshme në Mal të Zi, të cilat, po ashtu, vlerësojmë se do të kenë ndikim negativ të drejtpërdrejtë edhe për shqiptarët që jetojnë këtu. Po ashtu, vlerësojmë se diaspora duhet të ketë përparësi absolute për çdo vendimmarrje në Mal të Zi, madje përpara të gjithë atyre që kanë ardhur së fundmi nga vende të ndryshme të botës dhe jetojnë këtu që disa vite”, theksohet në këtë shkresë. KKSH përkujton se diaspora ka dhënë një kontribut të madh për Malin e Zi në të gjitha kohët, përfshirë edhe përballjen me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19. “Edhe pse janë larguar nga vendlindja, ata vazhdimisht kanë kontribuar dhe kontribuojnë për vendlindje në forma të ndryshme nga remitancat, përmes të cilave për një kohë të gjatë
është ruajtur stabiliteti socio-ekonomik në kohërat më të vështira për Malin e Zi, e deri më sot që vazhdojnë me ndihma financiare, me ilaçe e mjete të tjera të nevojshme për përballimin e pasojave të pandemisë Covid-19, po aq përmes investimeve në vendlindje, hapjen e bizneseve, zhvillimin dhe valorizimin e pronave të veta etj.”, thuhet në shkresën dërguar kryeministrit të Malit të Zi. KKSH kërkon nga Krivokapiqi që të rishqyrtojë qëndrimin lidhur me këtë çështje, duke marrë mendim nga pjesëtarët e të gjitha komuniteteve që përbëjnë Malin e Zi, sepse kjo nismë nuk do t’i sjellë asnjë të mirë Malit të Zi, sidomos pjesëtarëve të pakicave kombëtare. Në të kundërt, KKSH ka thënë se do të jenë të detyruar të angazhohen “me të gjitha mjetet demokratike kundër kësaj nisme, me qëllim që të drejtat e bashkatdhetarëve tanë që ndodhen në diasporë, të mos cenohen, por të avancohen”. (Kohapress) E ENJTE, 29 PRILL 2021
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Shqipëria mes polarizimeve të brendshme politike Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta e mbajnë peng Shqipërinë në rrugën drejt drejtësisë dhe përparimit ekonomik dhe kjo nuk është pak që pas tri dekada ky vend ende po shkatërrohet nga një cikël zgjedhor në tjetrin. Qeverisja e Sali Berishës dhe e Edi Ramës nuk solli ndryshime në mënyrën e të menduarit politik dhe ngritjen e kapaciteteve kombëtare për hyrje të kapitalit të huaj dhe të investimeve serioze nga bota e jashtme
Qani Osmani
Në Shqipëri, as pas 25 prillit s’do të ndodhë asgjë e re! Edhe nëse ndodh ndonjë ndryshim, ai do të jetë si në atë barcoletën boshnjake për Hason dhe Huson, për t’i hipur kalit, që përfundon me atë shprehjen e famshme “zbrit Haso, të hipë Huso!”. Pas tri dekadash Shqipëria ka nevojë për ndryshim, por ndryshimi nuk mund të ndodh nëse shkon Rama e vjen Basha. “Ndryshimi” është një fjalë që humb kuptimin, sepse edhe kur ndodh, nuk sjell diçka të re, përveç ndërrimit të një garniture me një tjetër. Një ndryshim i tillë ndodhi në Kosovë në zgjedhjet e shkurtit, kur erdhi një alternativë e të gjitha alternativave të mëparshme, Lëvizja Vetëvendosje! E reja ose ndryshimi nuk vjen me partitë të cilat kanë pasur sa e sa herë shansin t’i realizojnë premtimet që i japin tash. Edhe pas 30 viteve nga rënia e komunizmit në Shqipëri, vendi shkëmbor i Evropës Juglindore vazhdon të prod-
6
Javore KOHA
E ENJTE, 29 PRILL 2021
hojë kriza të brendshme politike. Partia Demokratike (PD) dhe Partia Socialiste (PS) për tre dekada kanë qenë dy aktorët kryesorë të polarizimeve të brendshme politike në Shqipëri. Vitet 1991 e 1997 dhe mandatet e fundit të qeverisjes së PS-së e rrumbullakojnë politikën shqiptare me tronditjet që vendi, si anëtar i NATO-S, asnjëherë të mos gjejë zgjidhje për politika të përbashkëta në çështjet e jashtme, në luftën kundër korrupsionit dhe shtetit ligjor. Të dyja partitë, PD dhe PS, kanë folur dhe premtuar me vite për shtetin ligjor, ndërsa sot asnjëra prej tyre nuk ka çfarë të thotë më shumë kur vendi nuk dallon aq shumë nga krimi i viteve të 90-ta. Më shumë se një dekadë modernizimi i mafias dhe lidhjet e tyre me pushtetin ua mundësuan politikanëve të Shqipërisë të sundojnë më lehtë dhe asnjëherë të mos përgjigjen. Disa atentate ndodhën në mes të Tiranës, ngjarje që dëshmojnë për natyrën e përsosur të krimit të organizuar, të stimuluar nga politika, qofshin parti në pushtet ose nga rrjetet e fuqishme financiale që e mbështetën opozitën shqiptare. Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta e mbajnë peng Shqipërinë në rrugën drejt drejtësisë dhe përparimit ekono-
mik dhe kjo nuk është pak që pas tre dekadave ky vend ende po shkatërrohet nga një cikël zgjedhor në tjetrin. Qeverisja e Sali Berishës dhe të Edi Ramës nuk solli ndryshime në mënyrën e të menduarit politik dhe ngritjen e kapaciteteve kombëtare për hyrje të kapitalit të huaj dhe investimeve serioze nga bota e jashtme. Megjithatë, krahasuar me vitin 1992, kur për herë të parë filluan të shfaqen kompanitë e huaja, sot kemi disa të arritura solide në ekonominë shqiptare dhe në investime. Kjo është një arritje e emigracionit shqiptar dhe duhet pranuar se se investime u bënë edhe nga një shtresë ekonomike që e kishte burimin tek komunistët e pasur të Shqipërisë, që bënë investime gjatë viteve të 90-ta dhe pas. Në disa drejtime, Shqipëria ka ecur para krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, si në infrastrukturë dhe në përmisimin e turizmit në linjën bregdetare. Megjithatë, brengosës është kapitali i politikanëve shqiptarë dhe zyrtarëve të tjerë, që vazhdojnë të paraqesin shqetësime për seriozitetin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimit të një shteti ligjor. Sipas anketimeve parazgjedhore, PD dhe LSI janë në një përparësi të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ngushtë nga PS-ja, por pa ndonjë parashikim se si kanë votuar qytetarët në 25 prill. Nuk ka ndonjë dallim në politikat e PD-së, PS-së ose të partisë së Monika Kryemadhit, bashkëshortes së Ilir Metës (LSI), pasi të gjithë drejtohen nga figura që nuk gëzojnë reputacion në popull, por në një farë shkalle votohen nga rrethet e ngushta radikale të partive që thithin më tepër fonde dhe të njejtit gëzojnë të drejta nga partitë ose qeveria. Shenjat janë të njëjta, qoftë për PS-në ose PD-në dhe LSI-në, që Shqipëria – me qeverinë e re, me të njëjtat figura politike dhe me mentalitete të revanshizmit – nuk do të arrijë asgjë. Opozita e re edhe pas-zgjedhjeve të prillit të 2021-së përsëri do të dalë në rrugë për të protestuar kundër politikave të qeverisë së re, duke rrënuar e përlyer edhe atë pak rend që është krijuar në Shqipëri gjatë tre dekadave të fundit. Në këto zgjedhje tre partitë më të fuqishme në Shqipëri e kanë pasur pas vetes edhe LVV-në, e cila nuk ka tregues se sa mund të bëjë më shumë në jetën politike të Shqipërisë. Rasti i LVV-së
së Kosovës është unik, sepse LVV-ja e ka burimin dhe zhvillimin në terrenin kosovar dhe i ngjan vetëm Kosovës dhe votuesve të saj. Koncepti i LVV-së në jetën politike të Shqipërisë është “i pamundur”, për arsye se as Rama, as Berisha dhe as Meta nuk dëshirojnë lëvizje të tilla në Shqipëri. Mund të jetë çfarëdo lëvizje dhe të frymëzojë natyrën e të rinjve për një mendim politik dhe shtet ligjor, por vështirë se do të mund të gjejë hapësirë politike për veprim në Shqipërinë aktuale të kriminalizuar. Çfarëdo qeverie të fitojë Shqipëria, nuk mund të priten ndryshime të skajshme kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me Kosovën si shtet dhe me shqiptarët të tjerë që janë jashtë Shqipërisë administrative. Në rast se Rama do të fitojë mandatin e tretë, atëherë ballafaqimi i tij me Kurtin do të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit shqiptar në rajon dhe përtej. Kaosi politik i sotëm i Shqipërisë tashmë është shprehur në ngecjen e negociatave me BE-në dhe në humbjen e statusit të një fuqie konkurrente përballë serbisë. Tirana, aktualishtë,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
vazhdon të mbetet pas Serbisë në fushën e zbulimeve, investimeve të huaja dhe rolit kryesor që duhet ta luajnë shtetet e Ballkanit në politikat e Fuqive të Mëdha. Serbia ka krijuar disa përparësi, në krahasim me Shqipërinë, e cila më shumë po humbë hapësirë detare sesa që fiton krahasuar me politikat e mrehta dhe ekspansioniste serbe. Në një botë pandemike, Shqipëria tani dhe pas nuk ka shumë gjasa të mira të navigojë në ujërat e politikës ndërkombëtare. Akumulimi i pasurisë kombëtare në duart e një shtrese politikanësh, mungesa e lidershipit strategjik, humbja e interesit kombëtar, mungesa e shtetit ligjor, ekonomia në rënie, korrupsioni, krimi i organizuar dhe lufta e brendshme politike, nuk trgojnë se qeveria e re do të ketë mundësi të merret me çështje madhore. Trazirat dhe pakënaqësitë popullore janë në traditën e shqiptarëve të Shqipërisë, duke filluar nga Kongresi i Lushnjës, qeveria e Nolit, Zogut, komunizmi-stalinizmi i Hoxhës, e deri në demokracinë shqiptare të konceptuar sipas modelit të PD-së dhe PS-së. E ENJTE, 29 PRILL 2021
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Dialogu do të ketë s ja do të bashkohet m në pozicionin e saj p Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021, Kosova ka një qeveri të re që përballet me dialogun e lehtësuar të BE-së me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve me njohjen reciproke si qëllimin kryesor dhe të vetëm përfundimtar Alush Gashi
Serbinë, e cila reflektohet në ritmin e procesit të integrimit të Serbisë, krahasuar me Kosovën e cila është në
një bllokim për shkak të mosnjohjes. Qasja “transaksionare” serbe në dialog (ndarja, ndarjet etnike, shkëmbimi
Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe kanë një qëndrim të qartë për dialogun: “Një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizimit me Serbinë e përqendruar në njohjen reciproke si thelbësore për aftësinë e Kosovës për të arritur potencialin e saj të plotë dhe për të ecur përpara në BE-në e saj. rruga e pranimit “. Pozicioni i Sindikatave Evropiane mbi dialogun është i paqartë, edhe pse zyrtarët e BE-së kanë theksuar se bisedimet e normalizimit janë thelbësore në qëllimin e tyre për t’u bërë anëtare të bllokut një ditë. Për të arritur këtë qëllim Kosova duhet të punojë me relaksuesit e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë , nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, me të cilët Serbia ka marrëdhënie diplomatike. Pozicioni neutral i BE-së për statusin e Kosovës, vendet pesë-anëtarësh që nuk njohin Pavarësinë e Kosovës, asnjë afat për arritjen e një marrëveshjeje, po largohet nga “status quo”, në përputhje me deklaratat publike të disa prej vendeve që po ndërhyjnë në mënyrë demokratike në proceset në rajon. Ndërsa BE-ja ka një pozicion neutral ndaj Kosovës, ajo ka një marrëdhënie të ndryshme me
8
Javore KOHA
E ENJTE, 29 PRILL 2021
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
sukses, kur BEme SHBA-në për Kosovën i njerëzve) nuk është rruga përpara. Përkundrazi, ai do të hapë një kapitull të paqëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor. Nuk duhet harruar që Serbia ka kryer krime kundër njerëzimit, ndaj qytetarëve joserbë në Kosovë. Për ta bërë këtë, NATO zhvilloi luftën dhe dëboi ushtrinë serbe, paramilitare dhe administratën e saj, dhe krijoi një ushtri ndërkombëtare dhe prani të Përkohshme Administrative të Kombeve të Bash-
kuara në Kosovë, për të krijuar kushte për zbatimin e rrotës demokratike të qytetarëve të saj si status përfundimtar , e cila në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare ka kulmuar me Deklaratën e Pavarësisë të 17 Shkurtit 2008. Çuditërisht, qëndrimi i pesë shteteve anëtare të BE-së, se ata do ta njohin Kosovën pas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pozicioni pa krye i marrëveshjes. Duke pritur pëlqimin e Beogradit për pavarësinë e Kosovës të njohur nga mbi njëqind vende po i jep Serbisë fuqinë e vetos për integrimin e Kosovës në BE dhe stabilitetin rajonal. Asnjë nga pesë vendet anëtare të BE-së, mosnjohësit (Spanja, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia) nuk ka ndonjë çështje të hapur me Kosovën, përkundrazi, disa nga ato vende e kanë mbështetur aktivisht Kosovën. Fill pas shpalljes së pavarësisë (17 shkurt, 2008), pesë shtete anëtare të BE, hezitimi dhe vonesa për njohjen po i drejtoheshin ligjit ndërkombëtar. Këto argumente u bënë të pabazuara pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, konkludoi më 22 korrik 2010, se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë normë të zbatueshme të së Drejtës Ndërkombëtare. Republika e Kosovës është një shtet i pavarur brenda kufijve të saj ekzistues, i njohur nga mbi njëqind vende dhe shumë institucione ndërkombëtare. Për mua, si nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ky është një realitet politik i pakthyeshëm dhe i panegociueshëm. Prandaj, unë i bëj thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së të njohin Kosovën, veçanër-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
isht Greqinë e cila ka qenë shumë konstruktive në bashkëpunim dhe mbështetje, përveç njohjes. Njohja nga të gjitha vendet e BE do të shkatërrojë proceset demokratike dhe do të forcojë stabilitetin rajonal. Nuk duhet të ketë dyshim mbi pozicionin konstruktiv të Kosovës në dialog. Por të bësh presion ndaj qeverisë së Kosovës për të vazhduar përfshirjen në dialog ndërsa BE mban pozicionin e saj të njëanshëm neutral, dhe se njohja e pesë shteteve anëtare varet nga rrota e Beogradit për të arritur ose jo marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të përqendruar në njohjen reciproke, është një rrugë pa krye. Kosova nuk do të ndryshojë pavarësinë e saj, as ndryshimet në rendin e saj kushtetues. Dihet gjerësisht se Kosova është e përkushtuar që të jetojë në paqe me fqinjët e saj duke njohur dhe zbatuar nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe kombëtare për të gjithë qytetarët e saj. Mënyra më e mirë për të nënshkruar marrëdhëniet e qëndrueshme fqinjësore dhe paqen rajonale është që Serbia të pranojë që dialogu Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin dhe njohjen reciproke brenda kufijve ekzistues. Dialogu për njohjen e ndërsjellë do të ketë sukses, kur BE do të bashkohet me SHBA në pozicionin e saj për Kosovën. (Autori është nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë; shërbeu si ministër i Qeverisë dhe deputet i Parlamentit të Kosovës)
E ENJTE, 29 PRILL 2021
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Vend ideal për shtypje Njerëzit janë të demoralizuar, pa fuqi; tërhiqen a shkojnë nga fryn era. Vullneti është masa e fuqisë, dhe personaliteti është shenja. Thjesht fare: Tregtia, ligji, kushtetuta, parlamenti, mprehtësia e mendjes janë instrumente
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington
“ 10
Për çfarë i duhet koha njeriut, kur e humb edhe atë që ka? Megjithatë, e mat kohën dhe harron se ku do të kishte qenë, sa larg do të kishte shkuar, sikur të mos ishte ndalur. Kështu është jeta. Kush e di se me çfarë emri do ta kishim quajtur si-
kur të mos ishte e vdekshme. Sot s’ke, nesër do të kesh. Por për jetën thuhet e kundërta - “sot je, nesër nuk do të jesh”. Ekziston një farë ngërçi në zakonin e të menduarit. Njeriu sikur hyn në një proces “gjumi”; më pas, kur ngërçi
Për çfarë i duhet koha njeriut, kur e humb edhe atë që ka? Megjithatë, e mat kohën dhe harron se ku do të kishte qenë, sa larg do të kishte shkuar, sikur të mos ishte ndalur. Kështu është jeta. Kush e di se me çfarë emri do ta kishim quajtur sikur të mos ishte e vdekshme. Sot s’ke, nesër do të kesh. Por për jetën thuhet e kundërta - “sot je, nesër nuk do të jesh”. Ekziston një farë ngërçi në zakonin e të menduarit. Njeriu sikur hyn në një proces “gjumi”; më pas, kur ngërçi ikën, atë që s’e mban mend e quan thjesht “kohe e humbur”
Javore KOHA
E ENJTE, 29 PRILL 2021
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ikën, atë që s’e mban mend e quan thjesht “kohe e humbur”. Zgjohet me instiktin e një breshke që mbahet fort në tokë me kthetrat që të mos kthehet në shpinë. Ecën ngadalë, me inerci, i reziston reformës në çdo formë; reformë në drejtësi, reformë në zgjedhje, reformë në qeverisje (pa harruar se forma e mëparëshme është aty) me bijtë e shërbëtorëve të diktatorës si drejtues, të cilët e vlerësojnë daljen në krye me “populli na do”. Dhe vërtet, sepse nuk ka asnjë ligj që mund ta parashikojë opinionin publik; opinioni mund të manipulohet lehtë, mjafton të kesh parti-pushtet dhe aktivistë ose patronazhistë në çdo pallat, rrugicë e çdo lagje, si dje kur punohej 7 ditët e javës, dhe Republika Socialiste ishte shtet policor.
“
Tregtia, ligji, kushtetuta, parlamenti, mprehtësia e mendjes janë instrumente. Shoqëria është e ngathët, e heshtur, si ai kali i qetë e i mirë që lejon çdo dreq t’i kalojë pranë, por nëse e nxit vrapon si në garë. Populli ka të drejtë në ndjenjën e tij, megjithëse gabon në spekulime. Sistemi shtypës mbijeton në pabarazinë e pronës, në privilegje, në kufizime, në barriera, në kontrolle - dhe Shqipëria i ka të gjitha
Këto breshka mbahen fort, e nuk ndjejnë kurrfarë krahësh në shpatullat e tyre. Njerëzit janë të demoralizuar, pa fuqi; tërhiqen a shkojnë nga fryn era. Vullneti është masa e fuqisë, dhe personaliteti është shenja. Thjesht fare: Tregtia, ligji, kushtetuta, parlamenti, mprehtësia e mendjes janë instrumente. Shoqëria është e ngathët,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
e heshtur, si ai kali i qetë e i mirë që lejon çdo dreq t’i kalojë pranë, por nëse e nxit vrapon si në garë. Populli ka të drejtë në ndjenjën e tij, megjithëse gabon në spekulime. Sistemi shtypës mbijeton në pabarazinë e pronës, në privilegje, në kufizime, në barriera, në kontrolle - dhe Shqipëria i ka të gjitha. E ENJTE, 29 PRILL 2021
Javore KOHA
11
GAZETARIA E ANGAZHUAR
Këtë situatë e hasim qoftë në Mal të Zi, ashtu edhe në vendet në rajon. Shqiptarët në Mal të Zi, edhe pse të paktë në numër, përfaqësohen nga parti politike të ndryshme, të cilat përdorin po të njëjtat mekanizma në raportin që kanë krijuar me median. Zakonisht gjatë fushatave zgjedhore vërehet hapur njëanshmëria e mediave në mbështetje të njërës apo tjetrës palë, si dhe vërshimi i portaleve që udhëhiqen direkt nga partitë politike duke sulmuar palën kundërshtare
Adriana Hoxha
Nuk rreshtim së foluri për lirinë e të shprehurit e median e lirë. Në vendin tonë duket sikur këto janë ambicie të parealizueshme, gati-gati utopike. Dhe kjo jo pa një arsye. Është stërthënë që media përbën pushtetin e katërt, ndaj nuk deshëm që edhe ne ta rithemi. Këtë fuqi ia jep medias rolin dhe ndikimin e saj në jetët e njerëzve. Ndërlidhja e saj me politikën i ka fillet që herët, nisur edhe nga fakti se grup-synimi i të dyjave është i njëjtë. “Të dyja kërkojnë ta ndikojnë atë, por vetëm njëra palë synon ta qeverisë dhe ajo është politika. E për këtë, vëmendja e politikës është tek pushteti i medias, që e ndjen si konkurrente, sepse ndikon publikun, qytetarët.”(M. Kociu – “Media mes (vetë)censurës e politikës”). Duket se është arritur në situatën ku, përveç disa përjashtimeve të rralla, një pjesë e mirë e mediave të rëndësishme, janë rreshtuar pak a shumë në anën e pushtetit, duke dëmtuar misionin e tyre publik në emër të interesave të biznesit dhe duke braktisur gjithnjë e më shumë pozicionin e “pushtetit të katërt”. (Rr. Zguri - “The winner takes it all”). Sikur media të përdorte fuqinë e saj në të mirë të zhvillimit të shoqërisë e transparencës, do të bënte që politika të luante një lojë më të ndershme. Megjithatë, kjo anë e medias si rregullatore, kritike ndaj padrejtësive e veseve, media si paditëse dhe
12
Javore KOHA
E ENJTE, 29 PRILL 2021
si kërkuese e së vërtetës nuk është parë shpesh në vendin tonë. Ajo shumë shpejt humbet në këtë vorbull, ku në vend që të mbajë anën e saj, bëhet pjesë e “krimit”. Blihet, shitet, servilohet e politika shfrytëzon rastin. Media shpesh harron fuqinë që ka dhe rolin e misionin që duhet të kryej në shoqëri. Në ndjekje të parasë ajo u bë tok me politikën duke i shërbyer asaj. Ajo u shndërrua në një biznes shumë të fuqishëm e fitimprurës. E le të mos harrojmë se politika e ka kuptuar me kohë se paraja ka fuqi joshëse dhe kështu, për nevojat e saj, ajo i blen fare thjeshtë mediat tona varfanjake. Pra, mund të pajtohemi se problemi kryesor qëndron tek financimi i medias. Të ardhurat e saj bazike janë nga politika dhe si e tillë, ajo është e detyruar ta njoftojë publikun me atë version të historisë, të diktuar sipas politikës. Duhet të mos e harrojmë faktin se jo gjithçka që lexojmë është për t’u besuar dhe madje, ndonjëherë edhe “gabimet” janë të qëllimshme. Vlenë të theksojmë se politika shpesh përdor edhe kërcënimin si mjet mbrojtës dhe si armë kundër medias, gjë që sjell deri tek censura apo vetëcensurimi nga ana e gazetarëve. Duke e ndjerë veten në rrezik, detyrohen të heshtin. Kjo heshtje e gazetarit bën që edhe publiku të humbasë besimin karshi medias në përgjithësi. Në anën tjetër, shpesh kemi hasur raste ku gazetarët zotërojnë informacione delikate për politikanët dhe punët e tyre korruptive e të kundërligjshme dhe këto informacione i shfrytë-
Marrë media
zon për t’i shantazhuar ato në këmbim të parave apo ndonjë shërbimi tjetër. Të gjithë këto probleme tregojnë shumë për shoqërinë tonë, në radhë të parë të pandërgjegjshme, pasive, të pavullnetshme për të ndryshuar gjërat, dhe, akoma më shumë, tregon për nivelin e demokracisë në vendin tonë. Sipas Sean Melbourne (ish-zëvendësambasador britanik në Shqipëri), “liria e medias është një nga themelet kryesore të një demokracie plotësisht funksionale. Një media e lirë është jetike për krijimin e një popullate aktive, të informuar dhe të angazhuar, dhe ajo ndihmon në krijimin e një bote më të sigurt dhe më të begatë”. Na pëlqen të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
GAZETARIA E ANGAZHUAR
ëdhëniet midis as dhe politikës
vetëquhemi si vend demokratik, por e vërteta është se jemi shumë larg asaj që synojmë. Me kaq sa u tha, kuptojmë se frika është ndër problemet kyçe. Politika i frikësohet medias se mos i dalin sheshit punët e ndyra, sepse shumë të paktë janë politikanët e ndershëm. Po të mos ekzistonte kjo frikë, nuk do të ishte problem raportimi i mediave, aq më tepër nuk do të ishte e nevojshme të flitej për median e lirë. Duke analizuar situatën, vërejmë se politikanët tanë
shpesh paragjykohen sikur e çojnë kohën dëm duke mos punuar dhe është bërë si normë që po të duam t’i vëmë në lëvizje, duhet patjetër që problemit fillimisht t’i japim zë në media. Pra, për ta përmbledhur, gjithçka vjen si rezultat i mungesës së demokracisë, frikës, mosangazhimit, kërcënimit, shantazhit, censurës, sistemit në përgjithësi. Këtë situatë e hasim qoftë në Mal të Zi, ashtu edhe në vendet në rajon. Shqiptarët në Mal të Zi, edhe pse pak në numër, përfaqësohen nga parti politike të ndryshme, të cilat përdorin po të njëjtat mekanizma në raportin që kanë krijuar me median. Zakonisht gjatë fushatave zgjedhore vërehet hapur njëanshmëria e mediave në mbështetje të njërës apo tjetrës palë, si dhe vërshimi i portaleve që udhëhiqen direkt nga partitë politike duke sulmuar palën kundërshtare. Të gjitha këto duken shumë joserioze dhe krijojnë një situatë qesharake. Duhet shtuar edhe fakti se, në të shumtën, në shoqërinë tonë çdo gjë merret vesh shpejt, prandaj heshtja dhe paqësimi i medias me parregullsitë është i pakuptimtë. Kjo
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
mbase i nxit pushtetarët të thyejnë ligjet pa frena. Duhet kuptuar se ka ardhur koha ta shërojmë këtë ves. Ajo që mund të kuptojmë, ndër të tjerash, është se të jesh gazetar i mirë dhe t’i shërbesh shoqërisë, duhet të jesh i guximshëm, trim, kokëfortë, të kesh vetëbesim, të jesh parimor, shpirt luftarak, dhe mbi të gjitha, të kesh ideale dhe qëllime të qarta. Për të bërë një ndryshim duhet kohë, por duhet edhe aktivizim. Nuk mund të presim që gjërat të vetërregullohen pa u angazhuar. Ndaj, gazetarët duhet të kryejnë punën e tyre, por edhe ne si qytetarë të ndërgjegjshëm duhet t’i ndihmojmë, të zgjohemi, t’i japim zë shqetësimeve dhe të kërkojmë llogari, të mos lejojmë të na trajtojnë si budallenj. Thonë se gazetari i pavarur, objektiv dhe i mirëfilltë, pushon së qeni i tillë në momentin e parë që konsumon një kafe me pushtetarin. A ka tek ne të tillë, apo mos është ky vetëm një mit!? Ky shkrim publikohet në kuadër të projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” i mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL). Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk përfaqëson medoemos pikëpamjet apo qëndrimin e donatorit.
E ENJTE, 29 PRILL 2021
Javore KOHA
13
KULTURË
Leximi i digjitalizuar apo ai klasik?! Leximi i një libri është në vetvete një përvojë, që libri elektronik nuk e sjell dot. Rutina ime e mëngjesit fillon me një filxhan kafeje dhe një orë lexim. Mëngjeset e mia janë koha ime e preferuar për t’u ulur me një libër të mirë; mendja ime është pa rrëmujë, është e qetë dhe pa shqetësime. Një libër elektronik nuk ka të njëjtën përvojë. Ku është aroma e re e librit? Apo aroma e librit të vjetër? Apo gëzimi për të shfletuar faqet dhe për të parë sa kanë mbetur për të lexuar? Po ajo ndjesia e lënë kur mbyllin librin kur e kemi mbaruar
Donika Lulgjuraj
Në disa vitet e fundit, librat elektronikë janë bërë një shtyllë kryesore e industrisë së botimeve. Teknologjia dixhitale sigurisht që ka pasur një efekt të thellë në industrinë tradicionale të botimit dhe shitjes të librave, por a i ka dhënë librit një jetë të re? Në një moment dukej sikur rritja e librave elektronikë me çmime të zbritura dhe lexuesit elektronikë si Amazon Kindle dhe Barnes përbënin një kërcënim ekzistencial për botuesit dhe shitësit e librave. Jeta jonë është konsumuar tashmë nga teknologjia. A ndihet dikush tjetër i prekur plotësisht kur bëhet fjalë për teknologjinë? Jam shumë e sigurt që jo vetëm unë, por edhe
14
Javore KOHA
E ENJTE, 29 PRILL 2021
shumica e njerëzve kalojnë të paktën tre orë në ditë në celular. Mirë , është më shumë si gjashtë, por është e turpshme ta thuash këtë. Dhe pastaj jam duke punuar në laptopin -kompjutrin tim për punë. E në mbrëmje, unë vendos për shpërqendrim një film të mirë tek Netflix ose Filma24 dhe oh po jam serbisht pranë ekranit. Lind pyetja: a na duhen vërtet edhe librat elektronikë me gjithë këtë teknologji që kemi në dorë? Më pëlqen të lexoj herët në mëngjes para se telefoni dhe njoftimet në mediat sociale të fillojnë të ndizen. Leximi i një libri është në vetvete një përvojë, që librat elektronikë nuk i sjellin dot. Rutina ime e mëngjesit fillon me një filxhan kafeje dhe një orë lexim. Mëngjeset e mia janë koha ime e preferuar për t’u ulur me një libër të mirë; mendja ime është pa rrëmujë, është e qetë dhe pa shqetësime. Një libër elektronik nuk ka të njëjtën përvojë. Ku është aroma e re e librit? Apo aroma e librit të vjetër? Apo gëzimi për të shfletuar faqet dhe për të parë sa kanë mbetur për të lexu-
ar? Po ajo ndjesia e lenë kur mbyllin librin kur e kemi mbaruar. Pastaj blerja e librave . Është tërësisht një ndjesi tjetër të futesh në librari dhe të jesh e rrethuar me libra dhe njerëz të kërkosh të blesh një libër ku jo rrallë mund të përfundosh duke blerë më shumë se atë që ke kërkuar. Në shumë qyteza mund të gjesh edhe shitjen e librave neper rrugice ku me fat ndihesh kur gjen një botim të vjetër që nuk është ribotuar . Ndoshta (e-libraria ) ju kursen kohë në gjetjen e librave, ama jo të gjithë librat i gjeni të dixhitalizuar. Në rregull se librat nuk janë aq praktikë për udhëtime , nëse jeni një lexues serial, mbushja e një valixhe me libra thjesht nuk është një mundësi e vlefshme kur jeni rrugës. Ju gjithmonë mund të sillni vetëm një libër dhe ta lini pas kudo që të jeni, me shpresat që dikush tjetër ta marrë atë dhe të dashurohet, por nëse jeni si unë, do ta keni të vështirë të ndaheni me diçka që jeni lidhur. Ju do të kurseni aq shumë hapësirë në bagazhet tuaja kur jeni duke ud-
KULTURË
hëtuar me librat elektronikë. Një lexues elektronik mban me vete qindra libra elektronikë ndërsa jeni në rrugë. Edhe kopja prej 700 faqesh e Uliksit të Xhejms Xhojs(të cilën tani po e lexoj) reduktohet në një lexues elektronik të hollë, të lehtë. Nuk zë aspak hapësirë. Ju nuk do të përfundoni duke lexuar libra të ndyrë në udhëtimet tuaja (ose në përgjithësi) Ky është ndoshta plusi im më i madh për ebooks. Nëse jeni duke udhëtuar dhe ju mbarojnë librat, ka shumë mundësi që hoteli juaj të ketë një raft librash falas. Ose ka një bibliotekë falas diku. Por a keni parë ndonjëherë se çfarë lloj librash janë
“
huazuar atje? Pakujdesia e lexuesve të ndryshëm, derdhja e ushqimeve , lëngjeve deri te shkatërrimi i fletave me librat dixhitalizuar këto nuk janë problem. Librat elektronikë janë gjithmonë më të lirë se librat fizik. Vlen të kontrolloni çmimin në internet para se të blini versionin fizik. Ekziston edhe një seksion i tërë i “Kindle Books Free Today”. Dhe, së fundmi, librat klasikë janë zakonisht dukshëm më të lirë në formë ebook - shpesh edhe falas. Pra, a duhet të bëheni një lexues elektronik? Po, ju mund të bëheni një lexues
elektronik, përdorni atë për ta bërë jetën tuaj pak më të lehtë, nëse kjo do të thotë të udhëtoni më lehtë, të kurseni para ose të lexoni atë që dëshironi të lexoni në të vërtetë. Unë ndihem shumë më mirë rreth librave fizikë që ofrojnë një përvojë krejtësisht të ndryshme në krahasim me librat elektronik ... të paktën për mua. Jam rritur duke u tërhequr nga bibliotekat dhe librarit - në një kohë kur letërsia ishte forma ime e vetme e argëtimit . Dhe si e tillë gjithnjë do preferoj leximin antik përkundrejt leximit të dixhitalizuar. Gjithsesi cilën do nga metodat e leximit të zgjidhni rendësi ka që ju po lexoni!
Në disa vitet e fundit, librat elektronikë janë bërë një shtyllë kryesore e industrisë së botimeve. Teknologjia dixhitale sigurisht që ka pasur një efekt të thellë në industrinë tradicionale të botimit dhe shitjes të librave, por a i ka dhënë librit një jetë të re? Në një moment dukej sikur rritja e librave elektronikë me çmime të zbritura dhe lexuesit elektronikë si Amazon Kindle dhe Barnes përbënin një kërcënim ekzistencial për botuesit dhe shitësit e librave E ENJTE, 29 PRILL 2021
“
Javore KOHA
15
KULTURË
Kujtim nostalgjik
Mos të harrojmë “epokën e Aliut!” Atë që Anton Pashku ia dha (fali) letërsisë shqipe në Kosovë, Ali Sutaj ia dha (fali) gazetarisë kosovare shqiptare. Që të dytë, njësoj, këtyre brigjeve, ia falën jetën!. Nëse veç nuk ekziston, sa më parë e mundur, duhet të themelohet shpërblimi vjetor për gazetari, me emrin Ali Sutaj!
Për Koha Javore:
Bajram Sefaj
Jemi në vitin 1966... ... Edhe pse isha ushtar i një ushtrie të urryer, ani pse isha nën uniformën e saj të trishtueshme (eSeMBe), ani pse kaloja si është më së keqi, kur provoja çaste të vështira që me qonin deri në vetëvrasje(!), gjëja kohë dhe kisha fuqi të ulëm e të shkruaj ndonjë artikull të vogël. I shkruaja, aty-këtu Zërit të Rinisë, kryeredaktor i së cilës javore asokohe ishte Ali Sutaj. Ai jo vetëm që botonte shënimet dhe skicat e mia nga atje, por, e shihte të arsyeshme dhe gjente kohë e mundësi të me niste ndonjë lek (honorar), që sado i imtë që ishte, për mua, si ushtar që isha, ishte i mirëseardhur dhe i madh sa të duash. Meqë ra fjala, shfrytëzoj rastin jetik dhe të dashur (për mua), të them edhe ndonjë fjalë për Ali Sutajn dhe personalitetin e tij. E kam dashur shumë, si njeri, që nga takimi i parë me te. Shumë e shumë herë, kemi
16
Javore KOHA
E ENJTE, 29 PRILL 2021
pirë konjak bashkë. E kam adhuruar si gazetar. Mbase e kam pasur edhe idol, si i thonë fjalës. Shkrimet e tij i kam pëlqyer shumë. Dhe, pa teprim, as fije gënjimi as mashtrimi, mund të deklaroj, pa hezitim se, nuk kam lenë shkronjë, jo më tekst, por, as fjalë më nënshkrim të tij, pa e lexuar. Prej ditëve të hershme, kur emri i tij filloi të shfaqej me shkrime të ndryshme, si korrespondent (pothuajse vullnetar) nga komuna e Deçanit e deri në ditët e fundit tej jetës së shkurtër dhe karrierës së pasur të tij. Ali Sutaj shkruante bukur. Mrekullisht. Ishte stilist i hollë. Bravuroz. Ekuilibrist. Me te kam bashkëpunuar gjatë e dendur. Me artikujt e ndihmesa e kam ndjekur gjithkund ku ai ka punuar. Edhe kur ishte në Zërin e Rinisë, edhe në Shkëndijë, edhe kur ishte redaktor në rubrikën e kulturës në Rilindje. Edhe kryeredaktor i “Fjalës). Ani pse kurrë e asnjëherë
nuk kam qenë në marrëdhënie pune në një redaksi me te. Me vjen mirë, jam krenar që, për të gjallë të tij, në njërin nga numrat e gazetës “Flaka e vëllazërimit”, në muajin tetor, të vitit 1975, në kuadër të serisë se shkrimeve të mia me titull të përbashkët, “Skicë (e vogël) për portret të madh”, kam botuar edhe një reportazh të gjatë kushtuar Ali Sutajt. Me krenari, edhe sot e kësaj dite, përgjithmonë, atë reportazh e ruaj si kujtim të mirë, në faqet e librit tim publicistik, me intervista e mbresa, “Shenjë kohe” (signum temporis), që në vitin 1998 e nxori në dritë, Ndërmarrja Botuese Rilindja, në kuadër të bibliotekës Botime të Veçanta. Nga ai reportazh, shkëpus dhe riprodhoj, vetëm një grimcë tekst, ashtu si e kam shkruar këtu e tridhjetë e dy vjet më parë. /... Nga komuna e vogël, (Deçan) përditë në gazetë: një lajm, një informatë,
KULTURË
Ali Sutaj (1937-1989), doajen i gazetarisë shqiptare kosovare
taze e freskët, plot brum, plot entuziazëm (kuptohet), plot rrjedhshmëri, me fjalë të qarta, kuptimplota, me një shkathtësi në të shprehur dhe elasticitet në të thurur...në redaksinë e uritur dhe të etshme të “Rilindjes”, që vinin me emrin dhe mbiemrin e Aliut, botoheshin. Një ditë, edhe një ditë tjetër. Lajmi zgjerohet pak, anon kah informata, shënimi (i zakonshëm) e synon elementin e reportazhit... Ishin këto sinjale të mjaftueshme për redaksinë e “Rilindjes” se atje, atje diku, në njërën nga anët e jazit, në Llukën e Epërme të bereqetshme, është duke rrahur një zemër gazetari. Fill e në Deçan. Deçani i vogël e intelektualë, mësues të diplomuar, jo edhe aq shumë. Ata të redaksisë
së “Rilindjes”, patën punë të lehtë. Menjëherë e gjetën Aliun – Ali Sutajn. “..Kur fillova të punoj në “Rilindje”, por edhe më vonë si kryeredaktor i “Zërit”, hetoja se tokë të thatë (simbolike) të gazetarisë kemi. Ndjeja disi se, edhe shumë do sfera të jetës dhe të rritës sonë shpirtërore, i kemi të “pambuluara” me faqe të gazetave e publikimeve gjegjëse. Kështu i lidha në nyje tëra ato shkëndija që kallnin entuziazmin tonë për të nxjerrë edhe sa më shumë gazeta periodike, kuptohet....”. La, e lë Ali Sutaj gjurmë në gazetarinë tonë që sot zhurnalizëm, të hidhet t’i themi. “Epoka e Aliut” – rrok këto dy decenie, jo vetëm me një hulumtim të thellë për shprehje sa më të
përsosur e bashkëkohëse gazetareske (në të gjitha gjinitë e shprehjes gazetareske) por, edhe si nismëtar e entuziast i “lindjeve të vështira” të shumë atyre gazetave e revistave që sot stolisin kopshtin gazetaresk kosovar. “Fjala”, “Shkëndija”, “Thumbi”, “Gazeta e pionierëve”..., tëra këto gazeta në varg, janë të lidhura ngushtë me aktivitetin gazetaresk të Ali Sutajt. Lirisht mund të thuhet se, të gjitha këtyre gazetave “perçet u mori” dorë e sigurt e gazetarit të rryer dhe të palodhur (Ali) i cili, shumë net të pagjumë bëri, për një “Fjalë”, për një “Shkëndijë”, për një emër (titull) të ri më tepër në këto troje.../.(“Flaka e vëllazërimit”, tetor 1975). E ENJTE, 29 PRILL 2021
Javore KOHA
17
KULTURË
“Kelmendasit e Sremit” i Karl Gottlieb Von Windisch (1)
Studim me vlerë mbi gjenealogjinë e fisit Kelmend Studiuesja dhe hulumtuesja e mirënjohur angleze, Mery Edith Durham, në veprën e vet studiuese me titull “Për fiset, ligjet e zakonet e ballkanasve”, ndër të tjera shkruan se në kohën kur ajo e ka vizituar Malësinë e Madhe përbëhej nga pesë fise të mëdha dhe ca të vogla shqiptare, ndër të cilët ishte Klementi, i cili nga shqiptarët thirrej shpesh Kelmendi. Kryesisht një fis i madh dhe i gjerë që shtrihet në katër bajrakë: Selcë, Vukël, Bogë dhe Nikç. Thuhet se ata rrjedhin nga katër djemtë e Kilmentit ose të Klimentit, që iku bashkë me ta prej diku “nga Veriu”, rreth trembëdhjetë breza më parë
Shaban Hasangjekaj Baron Nopça thotë se ata lëvizën nga afërsia e Gucisë në fillim të shekullit të shtatëmbëdhjetë dhe u vendosën në Vukël. Ata njihen nga shqiptarët si një fis i vjetër. Fisi i Kelmendasve nga Veriu i Shqipërisë (Malësia e Madhe), në ekzistencën e vet ndër shekuj është ballafaquar me batica dhe zbatica të shumta, në veçanti në përleshje me pushtues të ndryshëm. Kështu ata gjatë luftërave austro-ruso-turke (1735-1773), luftuan përkrah Austrisë dhe kur trupat austriake u tërhoqën nga Jugu i Ballkanit, luftëtarët kelmendas që luftonin në Kosovë e në Sanxhak të Pazarit të Ri (Novi Pazarit), nuk gjetën rrugëdalje tjetër, veç të tërhiqeshin në drejtim të
18
Javore KOHA
E ENJTE, 29 PRILL 2021
Veriut (në krye me vetë udhëheqësin e vetëshpallur Klemenet). Pas pak kohësh gjetën vendin më të përshtatshëm në rajonin e Sremit ,diku mes lumenjve Danub dhe Sava, në perëndim të Beogradit të Serbisë. Aty zunë vend dhe filluan të përhapeshin edhe më tej. Dhe rreth vitit 1749 ose 1755, aty arritën të zënë rrënjë në tri fshatra të tjera. Ruajtën gjuhën, doket dhe besimin e tyre katolik për një kohë të gjatë, deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Bile në këtë vend mund të gjeje shqipfolës deri në vitin 1921. Në vitin 1782, u publikua artikulli i parë shkencor (akademik) rreth kelmendasve të Sremit në “Ditari hungarez” nga studiuesi dhe tregtari gjermano-hungarez Karl Gottlieb Von Windisch (1725-1793) nga Pressburgu (Bratisllava). Ky artikull vë në dukje diçka tepër interesante rreth Klementasve, dialektin shqiptar që flitet në Sremia (Srem). Kopja origjinale në gjermanisht e artikullit në fjalë është përkthyer edhe në anglisht nga Robert Elsie.
Pas një periudhe të gjatë, rreth 20 vjet luftë për të mbrojtur atdheun nga Turqit, periudhë e mbushur me beteja të përgjakshme, ku udhëheqësi tashmë i njohur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu korri suksese të njëpasnjëshme kundër ushtrive madhështore të Perandorisë Osmane, të cilës iu desh të përdorë gjithë arsenalin e saj superior të kohës dhe si një përbindësh i tërbuar nga thyerjet e njëpasnjëshme në këtë tokë, vërshoi me gjithë tërbimin duke dërguar vetë Sulltan Muradin, ose Amurad II, me ushtrinë e tij madhështore. Pas kësaj beteje të përgjakshme, udhëheqësi i tyre për të shpëtuar jetën e vet, la vendlindjen përgjithmonë. Shqiptarët gjithmonë luftuan me turqit me trimëri dhe zgjuarsi të veçantë, duke i detyruar ata të tërhiqeshin nga tokat e tyre shumë herë me duar të përgjakura dhe si shpërblim për këtë, pasi vendi ra në duart e turqve, popullsia u dënua dhe u shtyp ashpër, e shumë prej tyre u detyruan të kthehen në besimin muhamedan për të
KULTURË shmangur vuajtjet, thuhet në artikullin në fjalë. Pjesa tjetër e kelmendasve që vendosi t’i qëndrojë besnik fesë katolike, do të duronte vuajtje nga më të ndryshmet për një kohë të gjatë, derisa edhe shpresa se një ditë do të shpëtonin nga kjo trysni, po zbehej. Por, pikërisht në këtë kohë, doli njeriu i përshtatshëm, i cili premtoi se do t’i shpëtonte. Një sipërmarrje e tillë nuk kishte si të dështonte, kur Heroi kishte luftuar krah për krah me Kastriotin e madh, dhe që me vendosmërinë dhe inteligjencën e tij pushtoi zemrat e popullit, që me të drejtë e ngriti figurën e tij shumë lart. Klimenti, ky ishte emri i patriotit të lartpërmendur, që ia paraqiti planin disa atdhetarëve të tij, dhe së bashku arritën të grumbullonin pothuaj 20.000 trupa shqiptarë të armatosur, të cilët në vitin 1465 i kishte pri me gjithë familje dhe plaçka, drejt maleve më të larta e të pabanuara, diku midis Shqipërisë e Serbisë. Aty ata zunë vend duke ndërtuar shtëpitë e tyre, rrethuan gjithë vendin dhe i siguruan me ndërtimin e pengesave në të gjitha shtigjet. Këtu ata arritën të ndërtonin një “shtet” të vogël e të lirë dhe zgjodhën Klementin si udhëheqësin e tyre, nga ku rrjedh edhe emri “Kelmendi”, i cili u përshtat nga bashkëkombësit e tjerë që nuk lëvizën nga vendlindja, emër që ruhet edhe sot e kësaj dite, shkruan në artikullin e studiuesit Karl Gottlieb Von Windisch. Turqit në këtë kohë ishin ende të dobët, mbasi s’arritën ta ndalnin këtë mërgim, i çuan fjalë Portës së Lartë, e cila u dërgoi trupa për t’i sulmuar, por Kelmendasit, jo vetëm që luftuan me kurajo dhe nuk u mposhtën, por arritën t’i përballonin me sukses çdo sulmi tjetër që pasoi. Megjithatë, pas betejës tragjike të Mohakës (Mohacs) në vitin 1562, ku Kristianët humbën pothuajse gjithë tokën e Ilirisë, u detyruan nga turqit të paguajnë një taksë vjetore prej 4.000 dukatësh. Në këtë mënyrë jetuan në paqe mes malesh, duke u marrë kryesisht me kullotën e bagëtive derisa arritën të bëheshin fis me emër në krejt zonat përreth. Së fundi, në vitin 1737, bashkë me shumë boshnjakë, bullgarë dhe familje të tjera shqiptare, Patriarku grek i Beogradit, Arsenius Jovanoviç, arriti t’ua mbushë mendjen kelmendasve të emigrojnë
në Serbi. Pothuaj 20.000 njerëz u mblodhën te pika e përcaktuar në Valevo, pranë lumit Kollubara, dhe po aty u sulmuan dhe u masakruan nga turqit, aq sa mbas sulmit të pabesë arritën të mbijetonin vetëm 1.000 vetë prej tyre. 300 prej atyre që arritën të shpëtonin ishin kelmendas dhe me gjithë gra e fëmijë, duke mos pasur rrugëdalje tjetër u kthyen nga Beogradi, dhe me ndihmën e priftit Suma, ndërtuan shtëpitë në Sremia (Srem) afër Mitrovicës. Aty u ngritën fshatrat Hrtkovçi dhe Nikinçi, që nuk ishin larg lumit Sava. Të dy këto fshatra janë tërheqëse dhe të ndërtuar shumë mirë, me kisha ku priftërinjtë Françeskanë, ngase të gjithë janë besimtarë të devotshëm të fesë katolike, mbajnë mesha në latinisht, thekson autori në vazhdim të artikullit të vet. Kelmendi është i përbërë prej gjashtë familjesh (fisesh), të shpërndarë në dy fshatra, nga tri familje (fise) për secilin fshat dhe si gjithë popujt e Lindjes, edhe atë kanë zakone të ashpra, por jo barbare. Disa nga karakteristikat e tyre të veçanta janë, ndershmëria, besnikëria, maturia dhe gatishmëria për të luftuar. Dy nga dobësitë e tyre janë hakmarrja dhe gjaknxehtësia. Burrat zakonisht martohen tepër të ri – rreth të njëzetave, kurse vajzat kur janë rreth 13-14 vjeçe. Një kelmendas nuk martohet kurrë me një vajzë të huaj, po ashtu edhe gratë nuk lejohen të martohen me të huaj. Kjo ka qenë arsyeja që nuk janë përzier kurrë me askënd deri në ditët e sotme. Karakteristikat e tyre fizike janë: të mëdhenj me trup, të hollë, me gjatësi mesatare, me tipare të fytyrës së zakonshme dhe tërheqëse, aq sa dikush mund të dallojë fare një kelmendas nga ilirianët (kroatët). Gratë kanë një bukuri të veçantë dhe shumë tërheqëse, sidomos kur janë ende të reja dhe burrat e tyre me të drejtë janë krenarë dhe xhelozë deri në ekstrem. Prandaj, nuk është e këshillueshme të flasësh me gruan kelmendase, qoftë edhe në mes të ditës, nëse nuk është e shoqëruar nga dikush, sepse nëse burri i saj vihet në dijeni, ka shumë mundësi që dikush të vritet aty, në vend. Njerëzit e afërm të familjes, zakonisht jetojnë në të njëjtën shtëpi, dhe ndodhë shpesh që një shtëpi të përbëhet nga 30 familje të ndryshme.
Mery Edith Durham
Shtëpitë janë madhështore dhe shumë të pastra. Gjella nuk është fort e shijshme, por megjithatë, nuk krahasohet me atë të ilirëve nonuniat (Autori i artikullit me këtë shprehje e ka fjalën për besimtarët ortodoks, pra nonuniat. Unia janë besimtarët ortodoks që vendosën t’i bashkoheshin Kishës katolike të Romës). Djathin e përdorin shumë, madje në çdo gatim. Janë qejfli në përgjithësi. Edhe gratë po ashtu rrallë herë refuzojnë pijen. Ju pëlqen ta përziejnë rakinë, pijen e tyre më të preferuar me pak mjaltë. Merren me bujqësinë dhe kullotat, në veçanti me delet, kafshë kjo që e prunë me vete nga Shqipëria. Kafshë e shëndetshme, që prodhon cilësi leshi shumë të lartë, aq sa në Srem këto kafshë njihen si delet kelmendase. Gratë punojnë brenda me tjerrjen dhe thurjen e leshit, dhe i bëjnë vetë të gjitha rrobat që ato veshin. Janë gjithashtu shumë të shkathëta në ngjyrosjen e leshit, në lloje të ndryshme barishtesh, diçka që i dallon me veshjet e tyre shumëngjyrëshe. (vazhdon) E ENJTE, 29 PRILL 2021
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Intervistë me këngëtaren nga Tirana, Ertila Koka
Kudo ku ka shqiptarë më presin me shumë dashuri Ertila Koka është një këngëtare nga Shqipëria. Ajo ka vite që i është përkushtuar muzikës, zhanrit “Pop” dhe është goxha e suksesshme në këtë drejtim. Ertila është profesioniste në fushën e muzikës, është e kualifikuar në degën e kantos. Po ashtu ka marrë pjesë në kompeticione të ndryshme, si: “Top Fest3”, “Top Fest5”, “Festivali i 45-të i Këngës të Radio Televizionit Shqiptar” e të tjera Koha Javore: Ertila, që e vogël filluat të merreni me muzikën ku me zërin tuaj të ëmbël zgjuat vëmendjen e publikut. Na thoni pak sa e vështirë është që në ditët e sotme të kesh sukses në këtë drejtim? E. Koka: Të jesh këngëtare sot në tregun shqiptar dhe të kesh një karrierë të mirë, të ndërtuar me shumë punë, shkollë e mund dhe jo me skandale apo komercializëm të tepruar është goxha e vështirë. Këngëtarë ka plot, por artistë të vërtetë ka shumë pak. Koha Javore: Përveç si këngëtare, ju njohim edhe si tekst-shkruese. Kush përkujdeset për tekstet e këngëve tuaja, Ju, apo keni edhe bashkëpunëtorë të tjerë? E. Koka: Teksti im i parë ka qenë për këngën time “Nuk mund të harroj” e që e prezentova tek “Top fest 5” dhe pas atij teksti pasuan dhe shumë të tjerë. Për këto tekste shpesh më ka ndihmuar edhe motra ime Danja, por gjithashtu kam bashkëpunuar edhe me shumë tekst-shkrues të mirë
20
Javore KOHA
E ENJTE, 29 PRILL 2021
shqiptarë. Koha Javore: Keni performuar nëpër vende të ndryshme të botës ku ka shqiptarë. A mund të na thoni cili është vendi ku keni më shumë adhurues të muzikës që ju këndoni, dhe ku mendoni që ju kanë pritur më së miri? E. Koka: Këtë është vështirë ta ndaj, pasi kudo ku ka shqiptarë më presin me shumë dashuri. Do veçoja pak me hatër Italinë, pasi janë shumë të ngrohtë e të japin shumë respekt, por edhe shqiptarët në Greqi të mbushin me lule e të adhurojnë. Një gjë dua të theksoj se mund të kem kënduar kudo nëpër botë ku ka shqiptarë, por emocionet më të mëdha i kam kur ngjitem në skenë në Tiranen time ku jam rritur ose edhe në vendlindjen time Mirditën. Koha Javore: Gjatë karrierës suaj keni pasur edhe bashkëpunime me këngëtarë të tjerë. Cilin nga bashkëpunimet e kishit veçuar si më të suk-
sesshmin? E. Koka: Kam pasur goxha bashkëpunime dhe i dua duetet, pasi janë vërtet të bukura. Por më i suksesshmi deri tani është dueti me reperin “2Ton” me këngën “Beb”, që akoma dëgjohet dhe kjo gjë më gëzon pa masë, pasi i rezistoi kohës si këngë dhe prej saj akoma më thërrasin beb. Koha Javore: Jeni një profesioniste në fushën e muzikës, ku studimet i mbaruat për muzikë, e jeni kualifikuar në degën e kantos. Përveçse në koncerte dhe evente të tjera të ndryshme, a jeni e angazhuar më shumë në këtë profesion? E. Koka: Prej katër vitesh jetoj në Milano të Italisë dhe jeta ime ka qenë më shumë e fokusuar tek koncertet dhe eventet, por edhe muzikën operistike e ushtroj shumë shpesh që mos ta lë nën hije. Gjithsesi, në një të ardhme besoj se do t’i përkushtohem edhe më shumë. Koha Javore: Kush përkujdeset për dukjen tuaj përpara se të
INTERVISTË
dilni në skenë? Po ashtu keni një trup tërheqës dhe çdoherë në formë, cila mund të jetë arsyeja? E. Koka: Për veshjet e mia kujdeset gjithmonë motra ime Danja, e cila ka një stil vërtet të veçantë dhe mund t’i dallojë tendencat e modës vite më përpara sesa ato të ndodhin dhe jam vërtet me fat që e kam. Gjithashtu stilizoj edhe vetë veshje në kohen time të lirë dhe kjo më ndihmon të kem një stil unik. Sa i përket trupit, dua të them se meditoj çdo ditë dhe ushtrohem minimumi 3-4 herë në javë. Ushqehem shëndetshëm dhe nuk konsumoj alkool përveç ndonjë rasti me miq, e që mund të pi një gotë verë maksimumi. Kujdesja për fizikun thjesht heq stresin dhe të bën të lumtur kështu që ju këshilloj të dilni nga zona e rehatisë dhe të bëni edhe ju më të mirën për trupin tuaj.
Koha Javore: Para disa kohësh morët pjesë nëpër kompeticione të ndryshme, si ai i “Top Fest3”, “Top Fest5”, “Festivali i 45-të i Këngës të Radio Televizionit Shqiptar” e të tjera. Më thoni pak sa ia vlen pjesëmarrja nëpër festivale të këtyre zhanreve? E. Koka: Po, vitet e para të karrierës sime, kam marrë pjesë nëpër këto festivale, por vendosa që mos të marr më dhe këngët e mia t’i sjell me videoklipe. S’i dihet, ndoshta një ditë mund t’u rikthehem përsëri festivaleve por për momentin jo. Koha Javore: Duke marrë parasysh gjendjen dhe rrethanat me virusin, pra ndalimin e organizimit të muzikës “Live”. Si e keni kaluar këtë periudhë kohore dhe a mendoni që ky vit do të ketë ndryshime sa i përket
kësaj çështjeje? E. Koka: Këtë kohë kam punuar për disa projekte të bukura në muzikë. Por jo vetëm, unë edhe lexoj , meditoj, pikturoj, kërcej, gatuaj e kështu me radhë. Ka shumë gjera që mund të bëj, por skena më mungon pafund dhe me padurim pres të jem përsëri midis publikut. Shpresoj që këtë vit diçka do të ndryshojë. Koha Javore: Planet tuaja të shpejta dhe një përshëndetje për lexuesit e gazetës “Koha Javore”? E. Koka: Kam disa projekte, janë shumë të bukura dhe me padurim pres t’i lansoj. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë, po ashtu uroj që këtij ankthi t’i vijë fundi sa më shpejt. Kujdesuni sa më shumë për vetën. Me shumë dashuri, Ertila! Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 29 PRILL 2021
Javore KOHA
21
KULTURË
Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi (CEKUM) organizoi në Tuz ekspozitën “Dorëshkrimet artistike të grave”
Krijimtari e larmishme artistike Tuz – Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi (CEKUM) në bashkëpunim me Qendrën Kulturore-Informative “Malësia” organizoi ekspozitën kolektive të pikturave “Dorëshkrimet artistike të grave”, e cila u mbajtë në hollin e QKI “Malësia” në Tuz, në prani të përfaqësuesve të CEKUM- it, të komunës së Tuzit dhe të adhuruesve të artit dhe të kulturës. Drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi, Sallko Lluboder, duke falëndëruar të pranishmit në këtë ekspozitë shpalosi disa karakteristika të kësaj ekspozite të dhjetë piktoreve pjestare të popujve pakicë në Mal të Zi. “Me këtë ekspozitë kemi pasur synimin që të theksojmë rëndësinë dhe vlerat e asaj që është efekti i grave
22
Javore KOHA
E ENJTE, 29 PRILL 2021
piktore dhe kontributi i tyre në skenën kulturore dhe artistike të Malit të Zi. Bëhet fjalë për dhjetë piktore që sipas gjeneratës janë heterogjene, të cilat kanë stile dhe orientime të ndryshme tematike, por ajo që është e rëndësishme për këtë ekspozitë është fakti se ato kontribuojnë në pasurimin e diversitetit të shprehjes së kulturës dhe artit në Mal të Zi”, u shpreh z. Lluboder. Ai më tutje bëri të ditur se kjo ekspozitë fillimisht është hapur në Pavilonin e Shoqatës së Piktorëve të Malit të Zi në Podgoricë e më pas në veri të Malit të Zi, në Plevla dhe Bijello Pole. “Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi po zgjeron misionin e saj kulturor duke bërë përpjekje që të pasurojë përmbajtjet programore të institucioneve
kulturore nëpër komuna, si në veri ashtu edhe këtu në pjesën qëndrore të Malit të Zi. Gjithashtu, synojmë që këtë ekspozitë, nëse na lejojnë kushtet epidemiologjike t’a zhvendosim edhe në bregdet”, theksoi ndër të tjera drejtori i CEKUM-it, Sallko Lluboder, i cili e përmbylli fjalimin e tij me një paraqitje të historikut të institucionit që ai përfaqëson. Ndërkaq, ekspozitën në fjalë e shpalli të hapur kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj i cili tha se në Tuz, jeta kulturore e këtij lloji po vazhdon. Punimet artistike të paraqitura në këtë ekspozitë janë të piktoreve: Vahida Hasanaga-Nimanbegu, Sabaheta- Beka Masliçiq, Seida Belegoviq, Tanja Nikoliq, Mersiha Mavriq, Majda Muçiq, Sellma Gjeçeviq, Brigida Antoni, Rina Shaboviq dhe Emina t. u. Adroviq.
KULTURË
Në Tuz u shënua Dita Ndërkombëtare e Librit
Orë letrare kushtuar Esad Mekulit Tuz – Me një orë letrare kushtuar poezisë së poetit dhe përkthyesit të njohur, Esat Mekulit, si dhe me promovimin e librit të të njëjtit autor, “Unë biri yt besnik dhe- poeti”, Shkolla e Mesme e Përzier “25 Maji” në Tuz, përkatësisht, Grupi Letrar “Jehona”, shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit. Në këtë aktivitet letrar të pranishëm kanë qenë përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, mësimdhënës, dhe krijuesit e njohur nga Kraja, Ali Gjeçbritaj dhe Hajredin Kovaçi. Drejtori i Shkollës së Mesme të Përzier “25 Maji” në Tuz, Behar Nikaj, duke falënderuar të pranishmit, tha se në Ditën Ndërkombëtare të Librit, synimi i tyre është që të potenco-
jnë rëndësinë e leximit të librit, në veçanti librat e autorëve shqiptar. Në të njëjtën kohë, sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale në Komunën e Tuzit, Marina Ujkaj tha se ky është projekti i parë që ata realizojnë në bashkëpunim me Gjimnazin “25 Maji”, duke u zotuar se bashkëpunimi në vazhdim do të jetë më intensiv, në zhvillimin e trashëgimisë kulturore. Ndërkaq, udhëheqësi i Grupi Letrar “Jehona”, Sehat Lulanaj, duke folur për jetën dhe veprimtarinë krijuese të poetit Esat Mekuli dhe për arritjet dhe sukseset e grupit letrar që drejton, falënderoi Komunën e Tuzit për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre, duke i ftuar ata që bash-
këpunimi të mos ndalet këtu por që në mënyrë institucionale të kujdesen për Shkollën e Mesme e Përzier “25 Maji” për mbarëvajtjen e veprimtarisë së tyre. Në këtë orë letrare, nxënësit e Grupit Letrar “Jehona” kanë recituar poezi nga Esat Mekuli, si dhe kanë folur mbi jetën dhe krijimtarinë e tij letrare. Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe krijuesit Ali Gjeçbritaj e Hajredin Kovaçi, i kanë dhuruar disa libra Gjimnazit “25 Maji”, filialit të bibliotekës Popullore “Radosav Lumoviq” në Tuz, si dhe të gjitha shkollave fillore në Malësi. t. u.
E ENJTE, 29 PRILL 2021
Javore KOHA
23
KULTURË
Monografi me pasion p (Shaqir Ismaili, B OJ KU N Ë AN Ë TË MALIT, Botoi: ART C LU B, Ulqin, 2011)
Në saje të ndryshimit të rrethanave shoqërore në këto dy dekadat e fundit janë botuar libra me vlerë nga autorë të ndryshëm shqiptarë, të cilët kanë trajtuar tema nga fahu i tyre profesional. Botimet e tilla nuk ka dilemë se kanë pasuruar fondin e botimit të librit në shqip, duke ofruar të dhëna të cilat deri më tash kanë qenë të panjohura nga opinioni i gjerë
Nail Draga
Një e dhënë e tillë nuk është e panjohur, sepse deri më tash për shqiptarët në Mal të Zi kanë shkruar autorë të ndryshëm joshqiptare, kryesisht sllavë, duke i trajtuar çështjet në mënyrë subjektive, sipas interesit të tyre dhe të politikës së kohës. Por, gjatë dy dekadave të fundit janë pikërisht autorët shqiptarë ata të cilët me pasion opinionit i kanë dhuruar botime me vlerë, në saje të punës hulumtuese disavjeçare. Dhe janë pikërisht këto botime ato që kanë shpalosur tema të cilat kanë qenë jo të panjohura për opinionin e gjerë, por ishin të ndaluara, sepse pasojat kanë qenë evidente nga pushteti i kohës. Madje ishte pikërisht ky motivi kryesor për t’u ballafaquar me temat e tilla për të shpalosur çështjet përkatëse që opinioni i gjerë i ka pritur me padurim. Në gamën e gjerë të këtyre botimeve, bën pjesë edhe libri Bojku në Anë të Malit i autorit Shaqir Ismaili, i cili kohë më parë në botim të Art Club-it ka dalë në qarkullim. Pas parathënies së autorit, libri përbëhet nga nëntë njësi, duke filluar me trajtimin e Anës së Malit si krahinë të veçantë etnografike, duke vazhduar me rrethanat shoqërore-historike, sipas periudhave kohore, duke ardhur
24
Javore KOHA
E ENJTE, 29 PRILL 2021
deri në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, pastaj çështjet e traditës etj. Në fund është publikuar gjenealogjia familjare e fiseve dhe vëllazërive familjare të Bojkut, duke përfshi një periudhë kohore prej tre shekujsh. Pjesë e librit janë edhe hartat, skicat dhe sidomos fotografitë e botuara që paraqesin vlera të veçanta për një koleksion, sepse një numër i konsideruar i tyre publikohen për herë të parë dhe si të tilla e pasurojnë këtë botim. Duke lexuar ketë libër del qartë pozita e vështirë sociale e popullsisë përkatëse, që ishte identike për popullsinë shqiptare në përgjithësi në Mal të Zi. Por, aspak më e lehtë nuk ishte as gjendja politike, sepse
pushtetit të kohës iu ka penguar edhe shkollimi fetar i të rinjve, që është dëshmuar me pamundësinë e punësimit të tyre, qoftë në vendlindje apo në komunën e Ulqinit, por duke i drejtuar në mjedise të largëta, me popullsi sllavofone. Një veprim i tillë perfid dëshmon në mënyrë transparente se edhe edukimi fetar ka qenë i padëshirueshëm, kur janë në pyetje shqiptarët, ku autori në libër na ofron shembuj përkatës. Me këto veprime pushteti i kohës u demaskua, sepse ishte një veprim perfid për pengimin e shkollimit të te rinjve tanë edhe ne profilin teologjik, nga del se iu kanë penguar edhe takimet dhe tubimet e rastit të kësaj natyre, që ishte kundër të drejtave dhe lirive të qytetarëve,
KULTURË
për vendlindjen të cilat ishin të garantuara edhe me konventat ndërkombëtare. Lexuesi në këtë libër ka rastin të informohet me përmbajtje të ndryshme, sikurse është edhe migrimi i popullsisë nga Bojku, por edhe e kundërta të ardhurit nga vendbanimet e tjera në Bojk, në kohën e kaluar. Të dhënat e tilla nuk janë të imagjinuara por të argumentuara madje me emër dhe mbiemër të familjarëve në një tabelë përkatëse. Po ashtu prezantimi i toponimeve të fshatit paraqet një vlerë të veçantë onomastike, sidomos për fushën e gjuhësisë. Nëse ndonjë fshat, zonë apo krahinë e veçantë dallohet me ndonjë veti dalluese me vlera nuk ka dilemë se bojkanjorët nga ky moment kanë se me çka të krenohen. Ata pa dyshim se janë të parët që kanë një monografi të shkruar për vendin-fshatin e tyre. Jo vetëm kaq, por me sa jam i informuar kjo është monografia e parë për një fshat në viset shqiptare në Mal të Zi. Andaj, të gjithë ata që në të ardhmen do të marrin guximin për të shkruar një monografi të tillë për ndonjë vendbanim tjetër, patjetër duhet ta konsultojnë monografinë e Bojkut, të shkruar nga Shaqir Ismaili. Nuk ka dilemë se me këtë botim autori ka nderuar vendlindjen e tij Bojkun por edhe të tjerët si në Anë të Malit, Ulqin dhe më gjerë sepse ka shkruar një libër me plot pasion dhe dashuri. Materiali i mbledhur për një periudhë të gjatë kohore prej gati pesë dekadash ai sot është publik dhe do ta vlerësojë opinioni i gjerë. Por, në lidhje me këtë botim më duhet të them një konstatim që është dëshmuar shumë her deri më tash. E ai ka të bëjë me faktin se askush nuk e do më shumë vendlindjen sesa ai i cili është larg saj. Pikërisht, duke qenë larg saj, i larguar nga mosha 15 vjeçare, autori gjithmonë ishte me vendlindjen në zemër dhe në ndërgjegjen e tij. Sepse kudo që ka shkuar dhe qëndruar vendlindja e tij ishte dhe mbeti përjetësisht Bojku. Dhe vetëm një individ i tillë ka mundur të na dhurojë një botim me ketë përmbajte, ku ka
shënuar dhe evidencuar çdo gjë nga vendlindja, në kuptimin e ngushtë, por edhe për Anën e Malit në kuptim më të gjerë. Ndërsa literatura e konsultuar ia rrit vlerën botimit, duke ofruar argumente për çështjet e trajtuara. Madje, nuk gabojmë nëse themi, se disa çështje të trajtuara në libër, duhet të jenë edhe motiv dhe nxitje për hulumtime në të ardhmen. Nuk ka dilemë se një veprim i tillë do të dëshmonte në praktikë se kjo monografi ia ka arrit qëllimit, sepse asgjë nuk është ideale dhe e përkryer, sepse vazhdimisht mund të ofrohen të dhëna të reja që janë në favor të çështjeve përkatëse. Libri iu dedikohet kryesisht banorëve të Bojkut, por ai është i mirëseardhur edhe për opinionin e gjerë të cilët dëshirojnë të informohen për këtë vendbanim në veçanti dhe për Anën e Malit në përgjithësi. Nuk ka dilemë se ky libër do të zgjojë kureshtjen edhe tek ata të cilët janë me origjinë nga Bojku, ndërsa tash jetojnë në vende të ndryshme. Në këtë aspekt mendoj se ka të bëj në veçanti me ata qytetarë të cilët tash janë në diasporë. Për këtë kategori, ky botim do të jetë një lloj letër-njoftimi, dhe dëshmi e origjinës dhe identitetit të tyre, sepse ofron të dhëna me interes për të kaluarën dhe të tashmen e Bojkut. Autori ka qenë i vetëdijshëm se vetëm ajo çka është e shkruar do të mbesë, bëri atë që është dashur të bëhet me bindje të plotë, se atë qe mund ta bëjmë sot duhet bërë sa më parë sepse brezat që do të vijnë nuk do të na falin dot. Sepse sa ngjarje kanë ndodhur më parë, por nuk janë shënuar, çka paraqet një humbje të madhe për të gjithë ne, sepse ka ndodhur vetëm ajo që është shkruar. Përfundimisht, autori i librit ka kryer një mision të rëndësishëm sa personal poaq edhe moral, duke i dhuruar vendlindjes dhe bashkëvendësve të tij një botim i cili pasqyron të kaluarën dhe të tashmen, por do të përdorët në të ardhmen si referencë e domosdoshme për Anën e Malit e Ulqinin në përgjithësi.
In Memoriam
Shaqir Ismaili (1937-2021) Me 13 prill në Sarajevë në moshën 84 vjeçare vdiq Shaqir Ismaili, klerik islam dhe autor i disa artikujve, përkthimeve dhe botimeve të veçanta. Ka lindur në Bojk të Anës së Malit (Ulqin) më 27 prill 1937. Shkollën fillore tetëvjeçare e ka kryer në Katërkollë, medresenë e ulët “Alaudin” në Prishtinë në vitin 1959.Në mungesë të punësimit në Anë të Malit, si imam filloi të punoj në Bukovicë, komuna e Plevlës(1960-67). Duke ushtruar profesionin e imamit u regjistrua në medresenë “Gazi Husrevbeg” në Sarajevë, të cilën e kreu në vitin 1968. Nga viti 1967-1980, punoj si referent fetar në Bijello Pole. Nga ai qytet u regjistrua me korrespondencë në SHLP”Bajram Curri” në Gjakovë, dega Histori-Gjeografi, ku diplomoj në vitin 1978. Prej vitit 1980-2004, ka ushtrua detyrën e kryeimamit në Podgoricë, ndërsa nga viti 2006, është vendosur me banim në Sarajevë, ku edhe ka vdekur me 13 prill 2021. Shaqir Ismajli, përveç angazhimit profesional si klerik islam, në gazeta e revista të ndryshme është paraqitur me shkrime, artikuj, përkthime e botime, duke dëshmuar pasionin për librin dhe trashëgimin kulturore. Duke jetuar e punuar jashtë vendlindjes ai nuk ka qenë statik por ka mbledhur material më vlerë për vendlindjen e tij Bojkun dhe Anën e Malit duke qenë model për të tjerët. Kam qenë i nderuar në redaktimin, botimin dhe organizimin e përurimit të librit “Bojku në Anë të Malit”, Art Club, Ulqin, 2011, në “Lamiga” me 17 mars 2012. Ishte ky një përurim i veçantë emocional për autorin e librit dhe të gjithë të pranishmit. Me rastin e vdekjes së autorit, në nderim të tij, po botoj recensionin e lexuar me rastin e përurimit të librit(17.3.2012). E ENJTE, 29 PRILL 2021
Javore KOHA
25
MOZAIK
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, mr. Jakov Millatoviq vizitoi Komunën e Ulqinit
Përpjekje të përbashkëta për një sezon turistik të suksesshëm Ulqin – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, mr. Jakov Millatoviq, ka deklaruar se beson që Qeveria e re do të kontribuojë që Komuna e Ulqinit të kthejë shkëlqimin e dikurshëm që ka ekzistuar në këtë qytet. Ai e ka bërë këtë deklaratë gjatë vizitës së tij të premten në Komunën e Ulqinit, ku është takuar me kryetarin saj, Aleksandar Daboviq. Millatoviq ka shprehur kënaqësi që pas Budvës ka vizituar Ulqinin, ko-
26
Javore KOHA
E ENJTE, 29 PRILL 2021
munën e dytë më të rëndësishme sa i përket qarkullimit të të ardhurave nga turizmi në Mal të Zi. Në takim me kryetarin e Komunës së Ulqinit dhe bashkëpunëtorët e tij është biseduar për çështje dhe sfida të shumta me të cilat ballafaqohet kjo komunë. Sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëpunimi me qeverisjen lokale me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të sezonit
turistik veror, por në të njëjtën kohë edhe i orientimeve të qarta të zhvillimit strategjik. Bashkëbiseduesit kanë konstatuar se fusha e turizmit po përballet aktualisht me sfida të shumta dhe nevojitet një punë e madhe operative dhe bashkëpunimi i Qeverisë së Malit të Zi me komunat, dialogu konstruktiv i sektorit privat dhe publik, në mënyrë që turizmi si degë e cila gjeneron të ardhura dhe ka efekte të mëdha për ekonominë e Malit të Zi, të fillojë ripërtëritjen. Nga ana tjetër, duke e falënderuar për vizitën ministrin e Zhvillimit Ekonomik, kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq ka thënë se ai i ka njoftuar me planet e Qeverisë së Malit të Zi për ndihmën e ekonomisë dhe të komunave, dhe me këtë rast janë marrë vesh mbi disa orientime për zhvillimin e mëtejshëm, krahas vazhdimit të intensifikimit të bashkëpunimit. Gjatë vizitës së tij në Ulqin, ministri Jakov Millatoviq ka vizituar edhe ndërmarrjet hoteliere turistike “Riviera e Ulqinit” dhe “Karisma Ho(Kohapress) tels&Resort”.
MOZAIK
Një grup i njohur kriminal në Malin e Zi
Kërcënon jetën e e zëvendëskryeministrit Abazoviq
Të hënën Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi ka njoftuar se sipas burimeve të saj, ka sinjale se anëtarët e grupit kriminal Kavaç po planifikojnë sulm ndaj jetës së zëvendëskryeministrit të vendit, Dritan Abazoviq. “Në këtë rast të veçantë, informacioni i mbledhur tregon qëllimin e anëtarëve të grupeve të organizuara kriminale, kryesisht anëtarëve të grupit të organizuar kriminal Kavaç për të ndërmarrë aktivitete që synojnë kryerjen e krimit të rëndë dhe të organizuar si reagim ndaj privimit të tyre nga liria dhe ndjekja penale, duke
rrezikuar jetën e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq”, njoftoi Ministria e Brendshme e Malit të Zi. Në këtë njoftim thuhet më tej se “duke pasur parasysh rëndësinë e veprimtarive të realizuara më parë, dhe të vetëdijshëm për faktin se anëtarët e grupit të përmendur kriminal janë pjesë e strukturave më të gjera rajonale, me lidhje shumë të forta në nivele të ndryshme, tipari kryesor i të cilave është kryerja e krimeve më të rënda”. Ministria vlerëson se çdo veprimtari që synon rrezikimin e integritetit fizik
të zyrtarëve të lartë të shtetit do të destabilizonte situatën shumë komplekse të sigurisë në Mal të Zi. Ky kërcënim ndaj zëvendëskryeministrit Abazoviq vjen pas arrestimit të Sllobodan Kashçelan në qytetin bregdetar të Kotorrit, pas së cilit Abazoviq theksoi se ky ishte suksesi më i madh i policisë në dhjetë vitet e fundit. Kashçelan ishte drejtues i një grupi kriminal dhe që nga viti 2015 është përfshirë në një luftë të përgjakshme me një bandë rivale për kontrollin e kontrabandës së kokainës nga Amerika e Jugut. Kashçelan i ka mbijetuar dy atentateve më parë.
E ENJTE, 29 PRILL 2021
Javore KOHA
27
KULTURË
Kullat e Trieshit, krenari e dhimbje kombëtare Sipas të dhënave historike, Mark Gjurashaj ishte i pari në Triesh, i cili ndërtoi kullën prej guri, të gjatë afro 40 metra, me gurë të gdhendur dhe gëlqere, me një mjeshtëri të madhe. Sipas gojëdhënave, kulla e Mark Gjurashajt ishte ndërtuar për tri vjet dhe e kanë punuar me përkushtim mjeshtrit më të mirë të kohës
Gjekë Gjonaj
Duke shfletuar faqet e historisë së Trieshit , vërejmë se kanë ekzistuar disa kulla, në të cilat, janë shënuar faqe të lavdishme të trimërisë së trieshjanëve. Historia e ndërtimit të tyre sipas kujtesës popullore e ka zanafillën që në shekullin XVIII deri në fillim të shekullit XX. Natyrisht se kullat nuk i kishin të gjitha familjet trieshjane , pasi kostoja e tyre ishte e madhe. Ato i kanë ndërtuar familjet më të njohura, më të pasura dhe më të mëdha të kohës. Numri i tyre është simbolik. Banesa të këtilla tipike janë ndërtuar në fshatin Muzheçk, Nikmarash, Stjepoh, Bëkaj, Poprat dhe Cem të Trieshit. Pa pretenduar t’i veçojmë dhe t’i evidentojmë të gjitha , në mungesë të të dhënave historike, po përmendim disa nga ato nga kujtesa popullore: Kulla e Mark Gjurashaj, Marash Markut Gjeloshaj, Gjelosh Tomës Ujkaj, Dedë Husit Nikprelaj, Gjon Markagjonajve, Nishk Gilës Lucaj, Gal Smajlit Le-
28
Javore KOHA
E ENJTE, 29 PRILL 2021
koçaj, Marash Perit Nikprelaj, Mirash Prekës Lucaj, Baco Smailit Lekoçaj, Gjelosh Nikës Gjokaj, dhe Gjon Ujkës Gjurashaj. Këto tipe banesash malësore-shqiptare janë shtëpi-kulla njëkatëshe përdhese, të ndërtuara prej guri natyror të papërpunuar dhe të latuar, të ndërtuara kryesisht nga mjeshtërit vendas. Pjesa e poshtme e tyre, respektivisht kati përdhes ka shërbyer për mbajtjen e kafshëve shtëpiake. Nuk kishin rëndësi katet e kullës, dy, tre apo katër, por pesha e fjalës që maturohej aty. Këto kështjella të vogla banimi kanë qenë fole trimash dhe shtëpi baruti për armikun, i cili ka synuar të pushtojë e nënshtrojë trojet e këtyre malësorëve kreshnikë. Bashkë me to trieshjanët faktojnë qëndresën dhe përpjekjet e tyre kundër pushtimit turk e malazez, për të ruajtur frymën dhe identitetin e tyre autentik, njëherësh qytetërimin e tyre evropian. Ato janë karakterizuar nga bujaria dhe mikpritja e popullsisë fshatare. Padyshim mikpritja shqiptare si vlerë unike e popullit tonë nuk mund të kuptohet as në Triesh pa kullën dhe pa shprehjen: “Bukë e kripë e zemër.” Sipas të dhënave historike, Mark Gjurashaj ishte i pari në Triesh, i cili ndërtoi kullën prei guri, të gjatë afro 40 metra, me gurë të latuar dhe
gëlqere, me një mjeshtëri të madhe. Sipas gojëdhënave kulla e Mark Gjurashajt, ishte ndërtuar për 3 vjet, dhe e kanë punuar me përkushtim mjeshtërit më të mirë të kohës Çatia (pullazi) e saj ishte e mbuluar me rrasa guri. Kulla thonë se kishte 3 hyrje, dhe ishte shumë e lartë, me disa frëngji, duke i përngjarë shumë një fortifikate tipike ushtarake të kohës, për tu mbrojtur nga armiku. Ajo është e dalluar dhe krahasohet me kështjellat e pamposhtura, të cilën e ka “ përpirë” koha. Të gjitha kullat e tjera të mëvonshme dallohen nga ajo për nga pamja dhe struktura e tyre. Ato janë më të vogla, më të thjeshta , pa frëngji e elemente tjera të veçanta arkitekturore, por jo aq shumë për nga pesha kulturore e historike. Kullat e Trieshit më shumë kanë shërbyer si vende ku gjallon jeta malësore në tërë hapësirën e vet sociale dhe ekonomike sesa si fortifikata për luftë. Kulla njëkatëshe e Gjelosh Nikës Gjokaj, në fshatin Muzheçk e gjatë afro 20 metra, sipas pasardhësve të saj, është e vjetër më se 200 vjet. Atë e ka ndërtuar pronari i saj me gurë vendi dhe me gëlqere. Muret e saj të jashtme janë të gjëra afro 1 metër. Kjo kullë u dogj dhe u shkatërrua krejtësisht nga sulmet
KULTURË Foto: Shtjefën Ivezaj
Kulla e Gjelosh Nikë Gjokajt në fshatin Muzheçk
mizore ushtarake të vojvodës, Mark Milanit në vitin 1876 , sepse familja e Gjelosh Nikës nuk pranoi pushtetin malazez. E paprishur kishte mbetur vetëm një pjesë e murit të saj. Kjo familje, sikurse edhe familjet e tjera të këtij fshati, të pafuqishëm për t’u përballuar sulmeve të rrepta të ushtrisë malazeze, nga frika e vdekjes, u detyruan të braktisin ( të ikin) shtëpitë, për të shpëtuar jetën e tyre dhe gjetën strehë në Cem të Trieshit. Pas kthimit të popullsisë fshatare në vendin e tyre të lindjes Gjelosh Nika e renovoi kullën e vet në themelet ekzistuese pa ndryshuar asgjë në strukturën e saj origjinale. Kjo kullë u rinovua për herë të dytë në vitin 1961. Me këtë rast pullazi i saj i mbuluar me kashtë u zëvendësua me tjegulla lugore, të cilat në atë kohë i kishte rrallë ndonjëri në Triesh. Në këtë kullë aktualisht nuk jeton askush prej familjarëve të saj , por ata përkujdesen dhe e mirëmbajnë atë dhe sot për shkak të historikut të saj dhe respektit ndaj të të parëve të vet. Kulla njëkatëshe e Marash Markut ( kryekapidan i Trieshit) në fshatin Nikmarash është ndërtuar para 180 vitesh me gurë të vendit, me gëlqere, nga mjeshtrit trieshjanë. Muret e jashtme të saj janë të gjerë më se 80 centimetër. Ajo ka një histori tragjike, të përgjakshme. Brenda saj u vra, mëngjesin e 11 shkurtit 1951
nga forcat serbo-malazeze, Dodë Smajli Gjeloshaj, i cili kishte lindur në këtë kullë, për të mos e dorëzuar mikun e tij të panjohur malazez, Radomir Mirasheviqin, oficer ushtarak nga Dojani, afër Titogradit ( sot Podgoricë), të cilit i dha besën se do ta përcjellë për në Shqipëri. Kjo kullë historike, për fat të mirë është e banueshme. Aty jeton pinjolli i kësaj familje zëmadhe Mark Noshi me familje, i njohur në Malësi si vajtor ( britmëtar) i dalluar. Kulla më e vonshme dhe e fundit që është ndërtuar në Tiesh është ajo e Gjon Ujkës Gjurashaj, në fshatin Nikmarash. Gjon Ujka e ngriti kullën në shtëpinë e vjetër në vitin 1920 nga kursimet dhe fitimet , siç thoshte ai , të mëdha gjatë qëndrimit të tij prej 13 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë shtëpi-kullë e ndërtoi me gurë të latuar, kurse punët ia besoi Baca Nikë Gjeloshaj. Ndryshe nga kullat tjera në Triesh ajo kishte një stil të veçantë. Sipas dëshmisë të Baca Nikës, Gjon Ujka i drejtohet atij me këto fjalë të bukura: ” Edhe vetëm nji gurë n’i e vësh në murë g’jatë tanë ditës, boll ke punua”. Ndërsa Baci e pyeti: ” Gjon, a aq shumë ke fitua në Amerikë, a ?”, Gjoni i‘a ktheu; ”Po Baco, aq shumë sa as fmit’ e mi s’kanë me mujt’ me i harxhua”. Ajo sot qëndron në këmbë të veta e pa dëmtuar, por për fat të keq është e pabanueshme.
Për kullat e tjera në Triesh nuk kemi të dhëna as nga kujtesa popullore për kohën e ndërtimit të tyre. Ajo që dimë me saktësi është fakti se pothuaj të gjitha janë lënë në mëshirën e kohës. Ato për shkak të moskujdesit ndaj tyre janë dëmtuar në masë të madhe ose janë shkatërruar plotësisht. Po shemben kullat e këtushme, që dikur ishin krenari, ndërsa sot janë dhimbje kombëtare. Popullata e kësaj trevë në pamundësi jetese iku dhe i la të gjitha, kullat e moçme bashkë me arkitekturën e tyre, qoshet e kullës, oxhakët, qemerët e derës, dritaret që mbylleshin me kapak prej dërrasave të trasha të qarrit dhe gjithçka tjetër nga memoria historike. Edhe pse këto objekte ( shtëpi) tradicionale familjare, që paraqesin një pjesë të trashëgimisë sonë kulturore, janë degraduar në masë të madhe ato flasin në gjuhën e të parëve tanë, duke sjellë edhe sot në kohërat moderne një pjesë nga e kaluara jonë e largët. Për këtë pasuri kombëtare dhe këtë pjesë të trashëgimisë sonë kulturore , e cila po vdes para syve dhe askush nuk po vë dorë, nuk ka sesi mos të dhemb shpirti. Ndërkohë, që institucionet e shtetit heshtin. Vallë, sa u kushton atyre që të subvencionojnë këto pak kulla në Triesh , në mënyrë që kjo pasuri të vihet në shërbim të njerëzve, në shërbim të historisë dhe të turizmit ? E ENJTE, 29 PRILL 2021
Javore KOHA
29
MOZAIK
Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu dhe Fatmir Gjeka mbajtën konfe
Kundër ndryshim të Ligjit për vend banim të përkoh dhe të përhershë
Podgoricë – Deputetët shqiptarë në kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu dhe Fatmir Gjeka në një konferencë për media të organizuar në hollin e Kuvendit të Malit të Zi, shprehën kundërshtimin e tyre në lidhje me inicimin nga ana e qeverisë të ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për regjistrat e vendbanimit të përhershëm dhe të përkohshëm. Deputeti i koalicionit, “Lista Shqiptare”, Genci Nimanbegu, tha se duke u bazuar në kalkulimin e tyre që këto ndryshime eventualisht mund të prekin afro 60 mijë persona, u detyruan që të thonë njëzëri se janë kundër këtyre propozimeve të cilat siç tha, nëse miratohen mund
30
Javore KOHA
E ENJTE, 29 PRILL 2021
të krijojnë efekt negativ në disa aspekte. “Ndryshimi i rregullores mbi vendbanim të përhershëm mund të “lehtësojë” jashtë procedurave të zakonshme, inkuadrimin apo dhënien e shtetësisë së Malit të Zi të mijëra personave, dhe ato kanë pasoja negative edhe në regjistrin e zgjedhëseve, dhe në ketë situatë të polarizuar në Mal të Zi sigurisht që do të ngritin konflikte brenda shoqërisë në nivel të padëshiruar, siç dëshmојnë çdo ditë. Në Ligjin mbi regjistrat mbi vendbanim të përhershëm dhe të përkohshëm, intenca që me vendim administrativ të bëhet ç ‘regjistrimi dhe pastaj “riregjis-
trimi” i vendbanimit të përhershëm ka të bëjë jo kinse me nevojën e rregullimit të listave zgjedhore por me një iniciativë me qëllime edhe më problematike në lidhje me situatën ku gjendet diaspora jonë, apo edhe qytetarët që në një afat kohor të shkurtër një vjeçar do t’u pamundësohet të regjistrohen sërish, dhe si rezultat i kësaj edhe heqja e drejtës së votës”, u shpreh Nimanbegu. Ai ndër të tjera vuri në dukje se synohet që këto çështje t’i adresohen së pari diasporës shqiptare dhe pakicave të tjera që sipas tij, përkujtojnë në retorikën vite me radhë të opozitës së dikurshme, sot pozitës,
MOZAIK
erencë për media
meve dhshëm ëm ku për referendum apo për rezultate zgjedhore u fajësuan “votuesit fantom” nga pakicat. “A ka nevojë të përkujtoj edhe nënçmimin e bërë ndaj pakicave që vota jonë ishte më pak e vlefshme se votat e të tjerëve dhe se në referendum është dashur 55 për qind për rezultat të pranueshëm. Akuzat drejtë jolegjitimitetit të votuesve të pakicave ne i kuptojmë indirekt si shenjë e mospranimit të pavarësisë së Malit të Zi, edhe sot e kësaj dite. Në një mënyrë kur qeveria propozon këso lloje ndryshimesh i jep mesazh jodemokratik diasporës, se ajo është e padëshiruar”, theksoi Nimbanbagu. Nimanbagu, ndër të tjera tha se do
të jenë në mbrojtje të të drejtave të të gjithë qytetarëve në Mal të Zi dhe në diasporë, ndërsa ftoi shoqatat e diasporës shqiptare që t’a mbështesin fuqishëm qëndrimin e dy deputetëve shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi dhe të ngritin zërin si te faktori ndërkombëtarë ashtu edhe drejtë regjimit në pushtetit në Mal të Zi. Në të njëjtën kohë, edhe deputeti i koalicionit shqiptar, “Bashkë nji za”, Fatmir Gjeka tha se koalicioni që ai përfaqëson, por edhe të gjitha strukturat politike dhe organizatat, nuk kanë dyshim se kjo është një përpjekje për manipulime zgjedhore, dhe kur bëhet fjalë për shqiptarët, sipas Gjekës, kjo është një përpjekje
edhe për ndryshime etnike. “Një popull historik e autokton në Mal të Zi, pra shqiptarët, në këtë mënyrë ndoshta do të binin në nivelin e të ashtuquajturës, gabim statistikor. Ne nuk mund dhe nuk do të pajtohemi kurrë me diçka të tillë. I bëjmë thirrje ministrisë kompetente dhe Qeverisë së Malit të Zi që të ndalojnë lojëra të tilla të rrezikshme që nuk i përjetuam as në kohën e Sllobodan Millosheviqit”, u shpreh Gjeka në këtë konferencë për media. Ai ndër të tjera ka thënë se janë kundër çdo propozimi ose akti ligjor që do të privonte vëllezërit, të afërmit dhe miqtë nga të njëjtat të drejta t. u. që kemi në shtetin tonë. E ENJTE, 29 PRILL 2021
Javore KOHA
31
MOZAIK
Fondacioni Humanitar “Trojet tona” me seli në Nju Jork
Ndau bursa për 70 studentë Fondacioni Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet tona”, i cili vepron në kuadër të Shoqatës “Ana e Malit” në Nju Jork, ka ndarë 70 bursa për studentët shqiptarë nga Ulqini të cilët studiojnë në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi dhe vende të tjera. Aktivistë të këtij fondacioni në vendlindje kanë bërë gjatë fundjavës ndarjen e bursave për studentët përfitues, njofton portali Ulqini Online. Aktivistja e këtij fondacioni në vendlindje, Vjollca Lika – Çobaj, ka treguar
32
Javore KOHA
E ENJTE, 29 PRILL 2021
se kriteret kryesore për përfitimin e bursës së Fondacionit “Trojet tona” kanë qenë nota mesatare në studime, ndjekja e studimeve në fushat me kuadro deficitare, studimet në universitetet publike shqiptare por jo vetëm, si dhe gjendja ekonomike e familjarëve të studentëve. Shuma e përgjithshme e mjeteve të ndara për bursa është 34 mijë dollarë amerikanë. Puna e Fondacionit “Trojet tona” bazohet në ndihmën ndaj vendlindjes
Anës së Malit dhe është i përqendruar në tri fusha kryesore: fushën sociale (bamirësi), arsim, kulturë dhe trashëgimi kulturore. Ndonëse i themeluar pak kohë më parë, ky fondacion ka qenë shumë aktiv sidomos vitin e fundit, duke ndihmuar me pajisje mjekësore dhe ilaçe institucionet shëndetësore dhe individët e prekur nga COVID-19. (Kohapress)
MOZAIK
Delegacioni i Komunës së Gucisë u takua në Prishtinë me përfaqësuesit e Komunës së Istogut
Marrëveshje për aplikim të përbashkët me projekte ndërkufitare Guci – Delegacioni i Komunës së Gucisë i përbërë nga kryetarja e Komunës, Anella Çekiq, kryetari i Kuvendit të Komunës, Bujar Hasangjekaj, dhe nënkryetari i Komunës, mr. Huso Brdakiq, qëndroi të mërkurën e kaluar në vizitë zyrtare në Prishtinë, me ç’rast në Kolegjin “Universum” u takuan me përfaqësuesit e Komunës së Istogut, Hysni Maxharraj, drejtor për Buxhet dhe Financa, dhe Hajrush Shoshi, drejtor për Edukim dhe Kulturë. Në takim ishin të pranishëm edhe
përfaqësuesit e Kolegjit në fjalë, profesorët për marrëdhënie ndërkombëtare dhe novacione, kurse shkak i takimit ishte marrëveshja në lidhje me tema të reja për projekte ndërkufitare në mes Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës. Duke qenë se së shpejti pritet shpallja e thirrjes për projektet IPA sipas ftesës së re Mali i Zi – Kosovë, përfaqësuesit e dy komunave në fjalë dhe të Kolegjit kanë biseduar mbi përparësitë tematike, qëllimet dhe idetë që së bashku të aplikojnë me
projekte. “U deklaruam për bashkëpunim të ndërsjellë në të gjitha fushat me interes për aplikim të përbashkët në IPA projekte që financohen nga Bashkësia Evropiane. Diskutuam edhe për mundësinë e regjistrimit të studentëve nga Plava e Gucia me kushte më të volitshme”, u shpreh për “Koha javore” kryetari i Kuvendit të Komunës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj. Shaban Hasangjekaj
E ENJTE, 29 PRILL 2021
Javore KOHA
33
MOZAIK
Në Tuz u shënua Dita Ndërkombëtare e Tokës
Parkut në Tuz iu shtua gjelbërimi Tuz – Në Ditën Ndërkombëtare Tokës, SHPK “Komunale” në Tuz ka bërë thirrje për t’u ndërgjegjësuar mbi rëndësinë që ka ruajtja e planetit ku jetojmë dhe që në mënyrë kolektive të tregohet përgjegjësi mbi përkujdesjen ndaj mjedisit, për të mirën e njerëzve sot dhe të gjeneratave pasardhëse. SHPK “Komunale” e cila drejtohet nga z. Nikollë Camaj, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës e cila shënohet çdo vit më 22 prill, ka bërë rregullim-
34
Javore KOHA
E ENJTE, 29 PRILL 2021
in dhe pastrimin e të gjitha zonave të qytetit si dhe ka mbjellë disa palma, lavandë dhe lule sezonale në parkun qendror të qytezës së Tuzit. “Me këtë aktivitet, parkut tonë do t’i japim një pamje më të bukur. Gjithashtu, gjatë ditëve në vijim do të vazhdojmë me aktivitete të ngjashme, në lokalitete të ndryshme në trevën e komunës sonë”, kanë njoftuar nga SHPK “Komunale”. Ata kanë shtuar se planeti i tokës dëmtohet më së tepërmi nga vetë
qeniet njerëzore, nëpërmjet betonimeve të ndryshme, asfaltimeve dhe ndërtimeve të tjera. Për më tepër bënë apel që t’i kushtohet më shumë vëmendje mbjelljes së gjelbërimeve të ndryshme. Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, edhe Sekretariati për Bujqësi dhe Ruajtje të Mjedisit në bashkëpunim me shkollat në Malësi, kanë bërë mbjelljen e disa fidanëve të ndryshme nëpër disa Bashkësi Lokale në vend. t. u.
SPORT
Sukses i garuesve të Klubit të Taekwondosë “Ulqini” në Turneun Ndërkombëtar “Millenium Open 2021” në Vrshac të Serbisë
Katër trofe “Ulqini” ka zënë vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, vendin e parë në kategorinë e juniorëve, si dhe vendet e dyta në kategorinë e seniorëve dhe të kadetëve në disiplinën e formave. Garuesit e “Ulqini”-t kanë fituar gjithsej 11 medalje, prej të cilave shtatë medalje të arta, një medalje të argjendtë dhe tri medalje të bronzta Garuesit e Klubit të Taewondosë “Ulqini” kanë fituar katër trofe në Turneun e 12-të Ndërkombëtar “Millenium Open”, që është mbajtur të shtunën në Vrshac të Serbisë. “Ulqini” ka zënë vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, vendin e parë në kategorinë e juniorëve, si dhe vendet e dyta në kategorinë e seniorëve dhe kadetëve në disiplinën e formave. KT “Ulqini” ka fituar gjithsej 11 medalje, prej të cilave shtatë medalje të arta, një medalje të argjendtë dhe
tri medalje të bronzta. Me medalje të arta në disiplinën e formave janë kurorëzuar Amra Dushku, Medina Kanaqeviq, Sara Kraja, Merisa Malokraja, Ardit Dervishi, Dorian Vukaj dhe Amell Nuti, ndërsa në disiplinën e garimit medalje të argjendtë ka fituar Enes Dushku, kurse medalje të bronzta Amella Nuti, Hava Malokraja dhe Bledar Kasmi. KT “Ulqini” është përfaqësuar me 14 garues në këtë turne, ku kanë marrë pjesë 855 sportistë të 68 klubeve nga tetë vende.
Turneu është mbajtur sipas rregullave të parashikuara me protokollin kundër COVID-19. Trajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dushku, thekson se është krenar për rezultatet e sportistëve të këtij klubi, të cilët janë ngjyrë pozitive e qytetit të Ulqinit. Në emër të KT “Ulqini”, ai falënderon për mbështetjen Fabrikën e Mobiljeve “Kurti”, “Vero-Al”, “Ciling”, “Hana Tours”, si dhe shoqërinë nga Nju Jorku. (Kohapress)
E ENJTE, 29 PRILL 2021
Javore KOHA
35
“Koha Javore” në versionin online,
mund ta lexoni
në linkun:
www.kohajavore.me
kohajavore.me