Robinjo pranĂŤ Flamengos, Milan arkĂŤton 10 mln euro
“The Guardianâ€?: Ja 100 mĂŤ tĂŤ votuarit nĂŤ botĂŤ!
Gazeta britanike ka evidentuar njĂŤ "armatĂŤ" futbollistĂŤsh nĂŤ planet. Mesi mbetet nĂŤ krye
Administratori Galiani konfirmon transferimin e brazilianit. Por, nuk zbardh misterin e lojtarit qĂŤ vjen
FAQE 15
FAQE 18
E mÍrkurÍ, 26 dhjetor 2012 | NR. 352 (4597) | Çmimi: 30 LekË/greqi: 1.5 Euro
“PING-PONGâ€? BORDEROSH NĂ‹ KAVAJĂ‹
Xhati: “S'ĂŤshtĂŤ aq kaotike sa e bĂŤni! SituatĂŤ e njĂŤjtĂŤ me disa klube tĂŤ mĂŤdhaâ€?
Presidenti Bizhdili deklaron se i ka shlyer detyrimet e tij, teksa thekson se futbollistĂŤt duhet tĂŤ presin edhe faqe 6 2-3 ditĂŤ. Pritet fondi bashkiak
Rr. “Adem Jashariâ€?, NjĂŤsia Bashkiake Nr. 5, TiranĂŤ Tel: +355 4 226 7883 Fax: +355 4 224 8470 info@kevin construksion.net Cel: 0682022718
“Vlora e sigurtĂŤ nĂŤ EuropĂŤâ€?
Garanton Migen Memelli. Sulmuesi vlonjat apelon: “T'i shkojmĂŤ KupĂŤs deri nĂŤ fund!â€?
Faqe 11
De Biazi nis gatimin Krishtlindjet e veshĂŤn si njĂŤ “amvisĂŤâ€?
Buxheti bardheblu Ja sa para’ i duhen TiranÍs pÍr tÍ mbyllur kÍtÍ sezon
FAQE 2
Çdo gjÍ e bllokuar Te Vllaznia, pa u hedhur firmat s’ka lÍvizje nÍ ekip
FAQE 3
Takaj nuk lĂŤkundet “SkĂŤnderbeu ĂŤshtĂŤ njĂŤ klub rregullash, jo abuzimeshâ€?
FAQE 11
Drejt merkatos Te Partizani porta e sulmi, pikat delikate tĂŤ skuadrĂŤs
FAQE 7
De Laurentis Refuzon plot 55 mln euro pĂŤr Edison Kavanin
NĂŤ foto, trajneri i ekipit kombĂŤtar, De Biazi nĂŤ shtĂŤpinĂŤ e tij, kĂŤtĂŤ radhĂŤ duke gatuar drekĂŤn e Krishtlindjeve pĂŤr miqtĂŤ dhe familjen e tij
"William Hill" nxjerr bastet surprizĂŤ FAQE 18
Baloteli, favoriti kryesor pĂŤr tĂŤ hyrĂŤ i pari nĂŤ burg nĂŤ 2013-n Si kuotohen tĂŤ rrezikuarit pĂŤr burg:
Premier
Benitez shumĂŤ modest: “Mund tĂŤ fitojmĂŤ titullinâ€?
... pak "spaghetti" nga Gianni
FAQE 20
Mario Baloteli Andi Keroll Karlos Tevez Xhon Terri Luiz Suarez Uejn Runi Stiven Xherard
koefiçenti koefiçenti koefiçenti koefiçenti koefiçenti koefiçenti koefiçenti
9.00 10.00 11.00 11.00 13.00 17.00 17.00
Faqe 11
Skedina e ditĂŤs
Kuotat e basteve faqe 22-23
Rezultatet e ditĂŤs FAQE 20
faqe 21
redaksia: Rr. “Themistokli GĂŤrmenjiâ€?, Pallati “ambasadorâ€? (pranĂŤ Liceut Artistik, TiranĂŤ) | Tel/Fax: + 355 (0)4 22 355 91 | Reklama: 00 355 66 20 36 591 | Email: redaksiaspek@hotmail.com
2|
E mërkurë, 26 dhjetor 2012 |
Tirana
600 milionë lekë 75 milionë lekë është bux-
heti i rrogave që Tirana ka përcaktuar në fillim të sezonit pas kontratave që ka firmosur me 25 lojtarët e federuar për sezonin 2012-2013
8
muaj i kanë mbetur Tiranës
për të paguar, duke llogaritur se bardhelbutë kanë shlyer detyrimet vetëm për muajin shtator e tani duhet të paguajnë skuadrën për muaj Lojtarët e Tiranës duke festuar të gjithë së bashku një gol të shënuar
Ja sa i duhen Tiranës për të mbyllur sezonin
Tetë muaj rroga për t'u paguar dhe shumë borxhe për t'u shlyer. Drejtuesit e klubit po mendojnë për të reduktuar shpenzimet Arbi Laçi
Tirana e futbollit prej disa muajsh vuan vështirësitë financiare dhe pavarsisht përpjekjeve, bardheblutë ende nuk kanë mundur të gjejnë zgjidhje. Deri në përfundim të këtij sezoni, Tiranës për të shlyer detyrimet ndaj futbollistëve, i nevojiten 600 milionë lekë të vjetra. Duke llogaritur se nga sezoni 2012-2013, është shlyer vetëm rroga e muajit shtator, deri në përfundim të tij, duhen likuiduar rrogat e tetë muajve të mbetur deri në përfundim të kampionatit. Në muaj, buxheti i rrogave sipas kontratave të nënshkruara para se të niste sezoni, përllogaritet të jetë në vlerën e 75 milionë lekëve (të vjetër). Tirana ka për të paguar rrogat e prapambetura të muajve tetor e nëntor dhe muajt e mbetur deri në përfundim të sezonit. Fatura financiare është e majme dhe vështirësitë janë të prekshme në klubin 24herë kampion. Bardheblutë pavarsisht se kanë në dispozicion një buxhet nga Bashkia e Tiranës, kanë gjithashtu një marrëveshje me një sponsor anonim, prodhojnë një shumë të konsiderueshme parash nga Akademia bardheblu, sërish këto të ardhura nuk mjaftojnë për të paguar të gjitha faturat. Prej muajit janar, drejtuesit e
KO
Dy muaj pa u paguar numërojnë lojtarët e Tiranës, të cilët kërcënojnë se nëse nuk gjindet zgjidhje për të ardhmen do të kërkojnë largimin nga skuadra
Sot pritet të jetë ditë rrogash për Tiranën. Drejtuesit e klubit mësohet të kenë marrë në llogari një këst të dytë nga sponsori anonim me anë të se cilit do të paguajnë rrogën e prapambetur të muajit tetor.
klubit do të vihen në kontakte me biznesmenë të ndryshëm për të gjetur sponsorë që janë të gatshëm të kontribuojnë në arkën e zbrazur të klubit. Ndryshimet – Duke llogaritur reduktimin e buxhetit dhe vështirësitë që janë duke kaluar, drejtuesit e Tiranës po mendojnë të reduktojnë shpenzimet deri në fund të sezonit. Gilman Lika është pranë largimit dhe me shumë mundësi rinovimi me të nuk do të realizohet. Shkodrani është lojtari më i paguar dhe nëse ai nuk qëndron, bardheblutë do të kursejnë rreth 40 milionë lekë për periudhën janar-maj të vitit 2013. Gjithashtu, me largimin e Zecit, Hoxhës dhe së shpejti edhe Pigonit, do të reduktohen edhe disa shpenzime të tjera për tu afruar disa futbollistë më të lirë. Veç dy largimeve të para të konfirmuara, parashikohet që të ketë të tjera duke llogaritur se ka disa lojtarë të pakënaqur që kanë oferta nga skuadra shqiptare e të huaja e janë të gatshëm të bëjnë gati valixhet. Borxhet – Në muajin janar, për Tiranën do të rikthehen gjyqet dhe çështjet e të shkuarës. Disa futbollistë që kanë luajtur më parë me Tiranën ka fituar në gjykatat sportive pranë FIFA-s dhe FSHF-së të drejtën për t’u dëmshpërblyer. Borxhi në total ndaj tyre,
llogaritet të jetë diçka më tepër se 200 milionë lekë(të vjetër) dhe një pjesë të tij klubi bardheblu ka nisur ta shlyejë me këste. Kjo është një faturë e cila duhet llogaritur dhe nëse i shtohet buxhetit të rrogave, rëndon edhe më tej situatën financiare te Tirana. Të ardhurat - Megjithatë, përpos problemeve, bardheblutë janë gati të përballen me të ardhmen. Në klub janë të bindur se do t’ia dalin. Veç buxhetit të akorduar nga Bashkia e Tiranës si aksionerja e vetme e shoqërisë bardheblu, një kompani emri të cilës ruhet anonim me fanatizëm do të derdhë një shumë të konsiderueshme parash në llogarinë e klubit. Në vitin e parë të sponsorizimit, Tirana do të marrë nga ky sponsor 400 mijë euro. Bashkia ka akorduar një fond 300 milionë lekësh për vitin 2013, gjysma e të cilit mund të përdoret për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të sezonit 2012-2013. Më tej, te Tirana llogarisin se shumë shpejt do të marrin edhe 350 milionë lekë, të cilat bashkia nuk i ka kaluar ende në llogarinë e klubit, para këto të akorduara në buxhetin e vitit 2012. Nëse këto para arkëtohen në kohë, bardheblutë mund të përballojnë faturat financiare për të mbyllur sezonin jo si debitorë ndaj lojtarëve.
Gilman Lika e mbyll me Tiranën Mazrekaj e Arifi mbërrijnë në janar
Anullohet miqësorja me veteranët Skuadra merr pushimet e fundvitit
Gilman Lika i ka dhënë fund me Tiranën. Mesfushorit shkodran i përfundon kontrata me bardheblutë në datën 7 janar, ditë në të cilën Tirana do të rinisë përgatitjet për sezonin e ri. Rinovimi me shkodranin duket të jetë i vështirë dhe tani ai po shqyrton ofertat nga jashtë vëndit. Në krahun tjetër, te Tirana kanë planifikuar dy përforcime. Mentor Mazrekaj dhe Shpejtim Arifi në datën 7 janar pritet ti bashkohen bardhebluve. Me të parin duhet realizuar marrëveshje për detajet financiare, ndërkohë që sulmuesi 33-vjeçar Arifi, do të nisë një provë disa ditore për të bindur trajnerin Alban Tafaj.
Skuadra bardheblu ka marrë dje zyrtarisht pushimet për festat e fundvitit. Lojtarët kanë marrë një mesazh nga drejtuesit e klubit se përgatitjet do të rinisin në datën 7 janar. Mbetet ende për tu përcaktuar vendi se ku do të zhvillohet faza përgatitore. Në krahun tjetër, dje është anulluar edhe ndeshja miqësore me veteranët bardheblu, takim që do të përballte brezin e futbollistëve në vitet 90 me lojtarët që luajnë aktualisht për Tiranën. Në këtë mënyrë, 24-herë kampionët i kanë dhënë fund aktivitet për këtë vit dhe do të rinisin në ditët e para të muajit janar.
Fotolajm
Elis Bakaj, Edvan Bakaj dhe Erando Karabeci kanë festuar Krishtlindjen në qytetin e Korçës.
|
E mërkurë, 26 dhjetor 2012
|3
Aktualitet superior
Vllaznia ngrin “gjithçka” Premtime për të rikthyer klubin, por ku janë shifrat? Gerti Çarçani
“Do të rikthejmë Vllazninë në majat e futbollit shqiptar brenda një periudhe të shkurtër”. Një premtim që ka bërë tifozët shkodran të fërkojnë duart, por edhe drejtuesit e klubit, apo Bashkinë e Shkodrës, që “heq” kështu një peshë të madhe të skuadrës e cila ka nevojë të ndryshojë lëkurë, pas një faze të parë zhgënjyese që ka kondicionuar kështu edhe kampionatin (Vllaznia është jashtë luftës për titull dhe Kupës së Shqipërisë). Por, duke qenë se jetojmë në Shqipëri, në vendin ku premtimet shpesh përfundojnë në folderin e “harresës”, njerëzit, ose opinioni i gjërë, kërkon të dijë numra, shifra dhe para… Pikërisht këto të fundit janë premtuar nga donatorët, pesë biznesmenët që kanë marrë “visto” për të drejtuar klubin, por deri më tani, asnjë prononcim i tyre nuk ka zbuluar sa do të jetë ky donacion. Çifutët kanë një parim: gjithçka bëhet në bazë konkrete, pra jo për gjëra që do të vijnë, por që janë. Me pak fjalë, nëse donatorët i kanë kaluar të gjitha “pengesat” ligjore për të marrë në administrim klubin, gjithçka ka mbërritur në fazën finale dhe atëherë kur “në shesh” dalin shifrat që do të investohen, ose “dhurohen”, në gjuhën popullore. Nëse janë kaq, aq milionë. Dhe duhet të jenë zoti Agron Çela bashkë me grupin e tjerë të biznesmenëve që duhet t’I zbulojë, në mënyrë që kredibiliteti të jetë edhe më i madh dhe ashtu si nevojitet, në raste të këtij soji. Sepse tifozët janë të lodhur me fjalë, por duan fakte…
Në fillim e ardhmja, më pas… merkato!
Klubi ka “ngrirë” gjithçka për sa i përket merkatos hyrëse dhe dalëse, por edhe pozitën e stolit, në pritje për të mbyllur çështjen e lidhur me donatorët
Anton Zalli
Në fillim e ardhmja, më pas merkato (largimet dhe afrimet), kontratat, por edhe trajneri. Te Vllaznia i kanë ndarë gjërat dhe duket se s’do të ketë asnjë lëvizje deri sa të konfirmohen donatorët. Ata që e bëjnë të ditur këtë, edhe pse jo me deklarata zyrtare për shtyp, janë drejtues të klubit shkodranë. Burime brenda Bashkisë bëjnë të ditur se puna për afrimet e reja ka “ngrirë”. Kjo është më se e drejtë pasi në një periudhë të tillë kurrë nuk dihet sesi do të vijojë fuksionin klubi Vllaznia, veprime të tilla mund të quheshin të pamatura. Gjëja e parë që ptitet është që të marrë zgjidhje sesi do të fuksionoj klubi shkodranë pa mbledhjes që Këshillit Bashkiak i Shkodrës do të zhvilohet me 28 dhjetor. Në këtë mbledhje pritet vetëm miratimi i kalimit të klubit në përdorim, pasi në aspketet e tjera drejtuesit e bashkisë dhe bisnesmenët që pritet të marrin drejtimin e Vllaznisë, do të diskutojnë mbi mënyrën e funksionimit të skrukturës së klubit. Pa marrë një zgjidhje kjo çështje asnjë veprim tjetër nuk do të fillojë në ekipin shkodranë . këtë e kanë theksuar edhe vetë drejtuesit e klu-
Një Shkumbin “version” rilindje në fazën e dytë Mbrojtësi 19-vjeçar, Vogli: “Nuk do të përsërisimin gabimet e fazës së parë” Lulëzim Resuli
Ekipi i Shkumbinit e ka mbyllur fazën e parë me 12 pikë të grumbulluara dhe pozita e tij pas kësaj faze nuk është aspak e këndshme. Për fazën e dytë, peqinasit duhet të shohin me më shumë vëmendje së pari përforcimin e ekipit e më pas përballimin me kujdes të një kalendari shumë të vështirë. Mbrojtësi 19 vjeçar, Vogli, i cili ka qenë një lojtar i rregullt i formacionit peqinas në këtë kampionat, mendon se pas fazës përgatitore ekipi do të jetë në një gjendje më të mirë për të përballuar me sukses përballjet dhe për të dalë nga zona e ftohtë. “Në fazën e parë ekipi
ynë ka patur disa oshilacione të cilat ndikuan në pozicionimin tonë në renditje. Ajo që ra më shumë në sy dhe që vërtet na ka ndëshkuar kanë qenë ndeshjet në shtëpi të cilat duhet të kishin më shumë vlerësim. Kemi bërë disa hapa fals me ekipe të cilat i kemi quajtur kundërshtar direkt pikërisht në përballje në shtëpi dhe kemi bërë pak për të përfituar pikë në transfertë. Tashmë këto janë takime të mbyllura dhe për ne faza e parë mendoj se është lënë pas. Pas këtyre ditëve pushimi që kemi përpara mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme shfrytëzimi maksimal i periudhës së fazës përgatitore. Puna e trajnerit Mile është mëse
Paulin Radovani (majtas), Agron Çela dhe Xhevdet Amuli (djathtas)
bit të cilët mesa mësohet kanë ndalur orën e veprimeve që tek çështja e qëndrimit apo e largimit të teknikut Duro. Tekniku – Konfirmimi, apo largimi i teknikut Shpëtim Duro nga kreu i pankinës, do të jetë edhe hapi i parë që do të ndërmerret pasi të jetë marrë vendimi i kalimit apo jo i klubit Vllaznia në përdorim të bisnesmenëve të rinjë, apo do të qëndrojë përsëri bashkia në krye të skuadrës. Tekniku Duro është vënë në shenjestër nga drejtuesit aktual të klubit, të cilët mesa duket kësa here do t’ia hedhin “topin” drejtuesve të e njohur tek ne ndaj të gjithë së bashku do të punojmë që faza e dytë të kemi një tjetër shkumbin. Tek ekipi ynë prej tre sezonesh ka disa lojtarë të cilët përbëjnë boshtin e tij ndaj në merkaton e janarit do të kishte vend edhe për disa përforcime të dobishme për të ndërtuar një ekip kompakt prej të cilit shpresoj që do të arrihet të dilet me sukses arritja e synimit. Ekipi ynë nuk duhet të mendojë në asnjë moment për qëndrimin në superligë ndaj mendoj se me punën dhe grupin shkumbini do të vazhdojë të jetë pjesë e superligës. Në sensin personal gjej rastin të falenderoj stafit teknik për hapësirat që më ka dhënë për të qenë në fushën e lojës. Mendoj se kam kontribuar brenda mundësive tek ky ekip por kam ende shumë punë për të bërë dhe po ashtu për të dhënë tek ekipi i shkumbinit. Shpresoj që në fazë të dytë të jem po kaq i gatshëm dhe të zhvilloj një paraqitje dinjitoze në shërbim të grupit por edhe në ngritjen profesionale”.
rinj për këtë çështje. Duro është në një pikpyetje reale për qëndrimin e tij, pas rezultateve jo të mira të fazës së parë të këtij sezoni. Nga sapo përflitet nëse vijnë drejtuesit e rinjë për klubin shkodranë atëherë, edhe e ardhmja e Duros shikohet larg Vllaznisë. Lojtarët-Pas trajnerit Vllaznisë do t’i duhet urgjentisht për të hyrë në merkato. Në këto momente Vllaznia është jovetëm pa filluar punë me gjetjen e lojtarëve të tjerë që i nevojiten për pjesën e dytë të seoznit, por edhe me tre lojtarë që momentalisht janë të dënuar dhe që mesa
duket nuk do ta bashkohen më me grupin. Nisur kjo nevojat e shkodranëve për merkato janë të mëdha. Por deritani nuk mësohet se ka ndonjë lëvizje konkrete. Nga drejtues të klubit mësohet se ka një ndalim të punës në këtë drejtim. Kjo e shpeguar për dy arsye, e para për mos ditjen sesi do të fuksionoj klubi dhe e dyta, pasi nuk dihet se kush do të jetë tekniku i ekipit të Vllaznia. Kalimi i ditëve do ta bëjë më të vështirë punën e drejtuesve të klubit për të bërë një skuadër kompetitive për këtë pjesë të mbetur të sezonit.
Kolegjumi i Arbitrave Shkodër, do të zhvillojë Kupën “Rigers Pjetrushi”
Me rastin e festave dhe mbylljes se aktivitetit per vitin 2012 Kolegjumi i Arbitrave Shkoder Organizon do të organizojë me datë 27 Dhjetor 2012 ora 11.30 ne stadiumin “Loro Boriçi” një takim miqësorë futbolli, mes Arbitrave të kolegjumit të Shkodrës dhe Arbitrave të Federatës së Malit të Zi. Një takim që për fituesin do të ketë një përkushtim të veçantë. Pasi Kupa do të ketë emrin e Rigers Pjetrushit, gjyqtarit të ri lezhjan që humbi jetën vetëm pas muaj më parë në një aksident automobilistik. Organizatorët e kësaj Ku pe dhe këtij takimi disi të veçantë ndërkombëtar me anë të sekretarit të kolegjiumit të Shkodrës, Agron Kastrati kanë bërë të ditur edhe programin e kësaj dite. Në orën 9.00 do të jetë pritja në Grand Hotel Europa. Më pas vizita në qytetin e Shkodrës si dhe në Bashkinë e Qytetit. Në orën 11:30 fillimi i takimit miqesorë. Të ftuar në këtë aktivitet janë edhe presidenti i FSHF –së, z Armando Duka, sekretari i FSHF-së z.Ilir Shulku, kryetari i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë, Tahir Kastrati, dizinjatorët e arbitrave, Sokol Jareci e Prek Pjetrushi, familjarët të të ndjerit Pjetrushi, dërsa nga autoritetet vendore nën kryetari i bashkisë së Shkodrës, Ridvan Troshani, drejtori teknik pranë klubit Vllaznia, Armir Grima, ish gjyqtarë. A.Z
4|
E mërkurë, 26 dhjetor 2012 |
Aktualitet superior
Shfryn Takaj: U tallën me Futbollistët! “Transferimi i mundshëm i Orelesit në Gjermani ishte një shpikje dhe e para gjë që duhet të bëja ishte shkarkimi i drejtuesve të klubit” Tonin Frroku
Që ka qenë lajmi i largimit të Orelesit, që ka sjellë furtunën tek Skënderbeu, e ka pranuar një ditë më vonë edhe vetë presidenti Ardian Takaj. “Askush nuk ka të drejtë të tallet me lojtarët e Skënderbeu tha numri 1 i klubit - shumë më tepër me Orelesin, padyshim një nga lojtarët më me kontribut tek ky ekip. Futbollisti është me pushime në Nigeri pranë familjes së tij – konfirmon Takaj - dhe pasi u informua është ndjer tepër keq, pa thënë i fyer. Flitet për një futbollist me përsonalitet, ashtu siç janë të gjithë lojtarët e kesaj skuadre dhe për këtë, për sa kohë të jem në krye të ketij ekipi, nuk do të lejoj njeri të tallet me futbollistët, të cilët janë tashmë pjesë e një familje të madhe. Ata nuk janë vetëm lojtarë në fushë, por edhe njerëz, për të cilët kam respektin më të madh. Eshtë e vërtetë dhe këtë e kam thënë edhe më parë, se mund të ketë futbollistë që do të transferohen, por po ashtu jam treguar korrekt me medjat, duke bërë të ditur, madje këmbëngulur, se përsa kohë nuk ka asnjë ofertë zyrtare, ne nuk mund të flasim për shitje lojtarësh. Ju duhet të dini, se mund të ndodh që klubi të kërkojë shitjen e një apo më shumë lojtarëve, por gjithçka duhet studiuar mirë. Ndërkohë që ne jemi në kushte komode dhe pa vlerësuar ofertat, nuk kemi asnjë arsye që të nxitohemi. Pra duke e përsëritur, që askush nuk
Qetësi dhe stërvitje, merkato e Laçit mund të prese Mario NIKOLLI
sdfmnsdf Artan Take, president i Skënderbeut
Kronologjia e ngjarjes
Fotolajm
Krishtlindje në Selanik, shoqërua nga… “Mamica” Kapiteni i Skëndërbeut Bledi Shkëmbi, mesfushori i Flamurtarit Gjergji Muzaka, mbrojtësi i Odesa Çernomores Kristi Vangjeli dhe këngëtari i njohur Klajdi Haruni kanë kaluar festën e Krishtlindjes në Greqi. Kjo nuk është hera e parë që ata festojnë sëbashku pasi në verë kaluan pushimet në Korfuz. mund të tallet me futbollistët e Skënderbeut dhe tifozët e kësaj skuadre, më e pakta që mund të bëja në momentin e parë ishte largimi i zyrtarëve të klubit dhe me pas pezullimi i trajnerit dhe stafit të tij. Për t’u treguar atyre dhe gjithë të tjerëve, se Skënder-
beu është skuadër e ndërtuar mbi rregulla loje dhe mbi to nuk lejojmë të shkel askush”, ka deklaruar presidenti Takaj. Trajneri - Presidenti Ardian Takaj ka thënë për gazetën, se shumë shpejt do të ketë një bisedë kokë më kokë me trajnerin Mirel Josa. Gjatë in-
Lajmet që kanë dalë një ditë më parë nga zyrat e klubit Skënderbeu kanë qenë objekt lajmesh kryesore në të gjitha mediat, vizive dhe të shkruara, pasi kanë ardhur në ditët më të mira që po kalon skuadra korçare. Ilirjan Permeti, ish-drejtor ekzekutiv i kësaj skuadre ka bërë public i pari lajmin, që kishte të bënte me largimin e zv/presidentit Adi Kollçaku dhe të gjithë adimistratës së klubit. Rreth 30 minuta më vonë, Përmeti ka lëshuar për gazetarët lajmin e dytë, atë që kishte të bënte me pezullimin e trajnerin Mirel Josa dhe stafit të tij. E gjithë kjo ka ardhur, pas publikimit të lajmit për shitjen e Orelesit në një skuadër gjermane, një informacion ky, që për Takajn nuk ka asnjë të vërtetë brenda. Duke u larguar nga lajmet që dolen nga zyrat e klubit Skënderbeu, duhet ndalur tek ato çfarë Presidenti tha menjëherë pas ndeshjes për kampionat me Kukësin: “Në fundin e kësaj faze të parë do të ketë jo më pak se dy lojtarë të larguar nga Skënderbeu, por nuk perjashtohet që ky numër të shkojë në tre. Por transferimet do të kryehen vetëm nëse të gjitha palët mbetën të kenaqura. Duke lënë keshtu për të kuptuar, se asnjë prej tyre nuk mund të largohet nga skuadra pa pëlqimin e të gjithëve. Takaj ka permendur edhe emrat. Bëhej fjalë për Orelesin, Arapin dhe Plakun. Por edhe vetë lojtarët nuk kanë mbetur pa bërë komente. Të pakten Arapi është shprehur, se ka disa oferta, ndërsa në të kundërtën, Orelesi ka deklaruar më shumë se një herë, se do të jetë pjesë e Skënderbeut deri në fund të sezonit. Ndërsa sipas Plakut, për një transferim të mundshëm të tillë, nuk ka pasur asnjë bisedë me presidentin Takaj. Pas ndeshjes së fundit të ketij viti, sërish është folur për largime lojtarësh nga Skënderbeu, por në asnjë rast nuk ka pasur asgjë zyrtare nga klubi. Në të njëjtën ditë, trajneri Mirel Josa ka deklaruar për gazetën, se jo vetëm nuk ka asnjë ofertë për lojtarët e përfolur, por ka shkuar më tej, kur thotë se të gjithë lojtarët do t’i ketë në skuadër që ditën e parë të stërvitjes. Pra ajo që ka prishur ekuilibrat në skuadër, sigurisht që ka të bëj me transferimin e Orelesit në Gjermani, gjë që është publikuar pa dijeninë e presidentit dhe që me të drejtë ka reaguar, pasi në fund të fundit është ai që ka tagrin të vendosë në klubin e kampionëve.
sistimit për të pyetur për trajnerin, Takaj nuk ka lënë për të kuptuar për asnjë moment, se mund të bëhet fjalë për largim të kryepankines korçare. Në fakt, flitet për njeriun që ka ditur mjaft mirë ta administrojë këtë skuadër. Aq sa për herë të parë në tre sezonet e
fundit, Skënderbeu jo vetëm është në krye, në mbyllje të fazës së parë, por udhëheq me një diferencë të madhe pikësh me skuadrat e tjera. “Për të gjitha flasim pas këtij takimi”, ka përfunduar Takaj, i cili është shprehur se e ka situatën nën kontroll.
Kukësi, Manuka një "armë" plus Futbollisti i ardhur nga Kamza nuk pati mundësi të luante në fazën e parë për shkak të një dëmtimi Mario Nikolli
Kukësi debutues është hedhur në merkato për një sulmues të fortë, ndërkohë që në organikën e tij ka serbin Llazar Popoviç i cili pavarësisht se ka bërë një nisje jot ë mirë të kampionatit, në javët e fundit është përmirësuar ndjeshëm. Megjithatë, stafi teknik është në vëzhgim e sipër ndërkohë që për fazën e dytë ata do të kenë në shërbim mesfushorin me tipare sulmuese, Gen-
tian Maku. Ish-lojtari i Kamzës bëri një super nisje të sezonit duke u bërë lider në skuadrën verilindore, por në momentin e tij më të mirë u dëmtua. Tani ai është rikuperuar dhe pret që të nisë fazën përgatitore sëbashku me skuadrën për të nisur edhe një herë nga e para. Mund të thuhet që Manuka ka qënë ndër më të mirët në fillim, por tani skuadra është konsoliduar dhe në krah Hoxha por edhe Malindi apo Allmuça që janë aktivizuar
kanë nxjerrë ndeshje të mira. Duhet të sakrifikohet dikush që Manuka të rikthehet përsëri në formacion. Megjithatë, konkurrenca nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi e ndihmon akoma më shumë skuadrën. Megjithatë, Manuka do të jetë një përforcim më shumë për trajnerin Cungu dhe stafin e tij për fazën e dytë të kampionatit, fazë të cilën Kukësit kërkon ta mbyllë minimalisht në vendin e tretë, pozicion që të dërgon në Kupat e Europës.
Kurbinasit vazhdojnë për sëri sot stërvitjen në aneksin e stadiumit pavarësisht se skuadra është e përgjysmuar pasi lojtarët e huaj janë larguar dhe Vucaj është i dëmtuar. Gjithahtu edhe portieri Bakaj është më leje për shkak se ndodhet në Korçë duke festuar Krishtlindjen. Dje, mesfushori shkodran, njëkohësisht kapiteni i skuadrës, Erjon Vucaj ka festuar ditëlindjen e 22-të të tij. ai ka lindur fiks në natën e lindjes së Krishtit, një datë e veçantë kjo për besimtarët katolikë por edhe për Vucajn i cili këtë herë ka festuar një ditëlindje të veçantë, pasi është në kërkim të skuadrave më të mëdha në vend por edhe jashtë Shqipërisë. Aktualisht, drejtuesit e klubit nuk kanë bërë asnjë lëvizje në lidhje me largimet apo afrimet që do të bëjnë në skuadër. Ata janë të fokusuar për ndonjë element jashtë vendit për shkak se alternativat në Kampionatin Shqiptar janë të vogla për arsye se lojtarët janë nën kontratë. Synimi kryesor është një sulmues i fortë në majën e sulmit dhe për këtë pritet të provohen disa lojtarë.
Kategoria Superiore JAVA 1 Faza II rinis më 9 shkurt
Besa-Laçi Flamurtari-Bylis Tirana-Tomori Kastrioti-Apolonia Luftëtari-Kukësi Skënderbeu-Vllaznia Teuta-Shkumbini Renditja skuadra
n
P
Skënderbeu 13 33 Teuta
13 23
Tirana
13 22
Bylis
13 21
Kukësi
13 21
Laçi
13
21
Flamurtari 13 19 Vllaznia
13 17
Besa
13 16
Kastrioti 13 15 Shkumbini 13 12 Luftëtari 13 11 Apolonia 13 8 Tomori
13 6
|
E mërkurë, 26 dhjetor 2012
|5
Aktualitet superior
“Flamurtari s'do të mungojë në Europë”, garanton… Memelli! Sulmuesi analizon fazën e parë: “Shumë futbollistë kanë vuajtur presionin e ambjentit dhe faktit që është folur për titull kur ekipit i duhej kohë” Anton Cicani
Trukimet
Ka shënuar nëntë gola në kampionat, por ato nuk kanë mjaftuar për t’i dhënë Flamurtarit një pozicion komod në renditje, pasi vendi i shtatë është aktualisht një dështim në një sezon kur pritej që të ishte shumë më i mirë. Por, megjithatë, Migen Memelli, sulmuesi kryesor i Flamurtarit, mendon se kriza ka kaluar dhe se Flamurtarit i duhej dhënë më shumë kohë. Ndërrimi i Rubios me Gjokën ka dhënë frytet e para, me dy fitore në Kupë, por Flamurtari ende s’ka dalë nga “gjendja e jashtëzakonshme” dhe i duhet vazhdimësi. Një vazhdimësi të cilën duhet ta gjejë fazën e dytë. i intervistuar në ditët e festave, Memelli është rrëfyer mbi problemet e fazës së parë, duke premtuar se Flamurtari do bëjë të pamundurën për të mos munguar në Europë dhe do të tentojë t’i shkojë deri në fund Kupës së Shqipërisë.
“Ka shumë tolerime, ose të ashtuquajtura ndere, por jo ndeshje të blera dhe futbollistë të korruptuar me shuma parash. Kjo është e gabuar të mendohet, ndryshe kredibiliteti i futbollit shqiptar do të ishte nën zero” presidentit Gjika, pas trazirave të muajit të fundit, kanë ardhur dy fitore me vlerë dhe morali në Kupë. Si e ke parë ti këtë ndryshim?
- Mund të them se rezultatet që kemi arritur në Kupë kanë qenë të rëndësishme jo vetëm për moralin, por edhe për faktin se na duheshin ato gjashtë pikë në Kupë për të na ngjitur në pozita më të mira në këtë kompeticion, ku duam të shkojmë deri në fund. - Kush ishin shkaqet e dështimit të Flamurtarit këtë sezon, sipas teje?
- Ka shumë arsye, por një mbi të gjitha është fakti se ndoshta presioni i madh për të fituar menjëherë gjithçka dhe duke folur për titullin në një moment kur duhet të men-
- Migen, duket se klima ka ndryshuar në Vlorë, duke qenë se pas largimit të Rubios dhe rikthimit të
donim ndeshje pas ndeshje bënë që të zbrisnim në fushë me frikën për të gabuar. Dhe , kështu ndodhi. Sigurisht, edhe në futbollistët kemi për detyrë të japim gjithmonë maksimumin dhe kjo nuk duhet të jetë një alibi. - Është thënë se ndoshta merkato nuk është bërë në funksion të ekipit, por janë mbledhur futbollistët më të mirë thjesht si individë?
- Mund të ketë qenë edhe kjo, por ashtu si çdo projekt i ri, edhe ky kërkonte kohë. Dhe, ne duhet të mendonim për të arritur rezultatet afatshkurtër dhe flas javë pas jave. - Rubio shpesh u ankua se problemi qëndronte se këtë merkato dhe këta futbollistë i kishte kërkuar paarardhësi i tij në stol. Si mendon?
- Nuk mendoj se është kështu, por s’më takon të flas për këtë pikë. Mund të them vetëm
se Flamurtari ka bërë shumë më pak se pritshmëria. - E megjithatë, Memelli i ka shënuar golat e tij deri tani. Mos ndoshta problemi është se nuk keni funksionuar si grup?
- Mund të jetë kjo, por unë e kam thënë se kur fitojmë, fitojmë të gjithë, dhe kur humbasim, humbasim të gjithë. Pra, nuk duhet të ketë faje individuale, por kolektive. - A i premtoni ndonjë gjë tifozëve për vitin 2013?
9 Gola
ka shënuar Migen Memelli në fazën e parë të kampionatit, në 13 ndeshje të zhvilluara. Sulmuesi renditet i dyti, pas Pejiçit të Skënderbeut, për numrin e golave të shënuar
- Mjaft me premtime, sepse kështu bëmë edhe në fillim të sezonit. Duhet vetëm punë dhe angazhim maksimal, për t’i rikthyer entuziazmin ambientit. - Cili është objektivi i golave për Memellin këtë kampionat?
- Nëse do të shënoj 20 gola, do të jem shumë i kënaqur nga rendimenti im, por do të doja më shumë që këto gola të shkonin në shërbim të skuadrës.
OK Tripleta
Sulmuesi ka shënuar tripletë në kampionat, në sfidën ndaj Luftëtarit, kur i dha fitoren Flamurtarit
Mici, pushime me libër në dorë: Kam provimet e sezonit!
“Baby” Bylisi impresionon presidentin Kapllanaj, 4-3 në miqësoren me të rinjtë e Vlorës
Mbrojtësi i majtë i Flamurtarit: “Kam fituar Vlorën, por ky është vetëm fillimi. Nuk largohem pa fituar një trofe”
Disa nga afrikanët, Piter, Xhejms dhe Sunday kanë shkëlqyer, por ka rënë në sy sidomos loja e të rinjve
Moisi Dalipi
Kur mbërriti në Vlorë, Gledi Mici u pa si një blerje vetëm për të “mbushur gropat”, por në fushë tregoi të gjitha vlerat e tij dhe në të dy ndeshjet europiane ndaj Budapest Honvedit, shkëlqeu, duke fituar edhe tifozët e Vlorës. Aktualisht, Flamurtari ka nisur pushimet, por për Micin kjo është një mënyrë jo për t’u shlodhur, por për të… mësuar. Pikërisht kështu: “Fakti që jam në vitin e fundit të studimeve për degën financë në Universitetin e Nju-Jorkut në Tiranë ka bërë që këto ditë ti përkushtohem provimeve të këtij sezoni. Ato pak ditë që do të jenë të lira mendojë t’i
kalojmë së bashku me të fejuarën pranë familjeve tona në qytetin e Fierit”. Ndërkaq, mbi paraqitjen e tij në pjesën e parë të sezonit, Mici shton: “Nuk është në naturën time të bëjë vlersimin e vetëvetes. Jam munduar që bëjë më mirën për skuadrën edhe pse Flamurtari nuk është në kampionat atje ku duhet. Në 20 ndeshjet që kam zhvilluar për kampionat dhe Kupë kam synuar të bëj maksimumin. Nuk e di, por mendoj se kam fituar Vlorën”. Ndërkaq, në votimet e tifozëve, është renditur i dyti në top-listë, pas Muzakës: “Dua t’i falenderoi tifozët vlonjatë për vlersimin e tyre. Unë gjejë rastin tu premtoi se kjo gjë
më motivon edhe më shumë që në pjesën e dytë të sezonit të jemë edhe më shumë angazhuar që Flamurtari të shkojë në vendin që takon si pjesë e skuadrave më të mira të futbollit shqiptar”. Mici ka folur edhe për fazën e parë, që ka qenë zhgënjyese: “Nuk mendoj se është plotësisht zhgënjyese. Në kampionat vendi shtatë në klasifikim nuk është aspak renditja që kemi synuar si skuadër , por në fazën e dytë besoj shumë se do të rritemi patjetër. Për Kupë, gjërat janë pak më ndryshe dhe tani që kemi fituar dy ndeshje rresht synojën të dalim në gjysëm finale dhe pastaj pse jo në finalen e Kupës”
Mici, mbrojtësi i Flamurtarit
Gjoka
“Ardhja e trajnerit Gjoka është pozitive për mua, duke qenë se kam punuar me të edhe më parë, te Kamza. Nuk e harroj faktin që më ka besuar dhe më dha mundësi të luaja në Superiore. Dua t’ia shpërblej edhe këtu te Flamurtari”.
Merkato “Agjentët më kanë folur për një periudhe prove në një ekip ukrainas, por kam refuzuar, pasi kam një kontratë me Flamurtarin dhe nuk largohem pa fituar një trofe”
Agim Metaj
Një miqësore për të provuar të rinjtë. Bylisi, dje, ka zhvilluar me Flamurtarin U-19 një ndeshje miqësore, e fituar 4-3 nga ballshiotët. Por, ajo që ka impresionuar më shumë nga të gjitha ka qenë paraqitja e të rinjve dhe afrikanëve. Sulmuesi Piter ka shënuar një dopietë, ndërsa dy të tjerët nga dy “xhevahirë” të Bylisit, Tahiraj dhe Mustafaraj. E gjitha kjo nën sytë e presidentit Besmir Kapllanaj, që ka ndjekur gjithë takimin dhe ka mbetur i impresionuar nga të rinjtë e Bylisit. Mendohet se në fazën e dytë të sezonit, disa prej tyre do të gjejnë vend në formacionin e
Shensoit, edhe pse bëhet fjalë për ndeshje ku ndoshta skuadra do të ketë siguruar rezultatin. Megjithatë, fakti është se të rinjtë do të jenë një armë edhe për të ardhmen. Kërkesat – Madje, për sa i përket autorëve të dy golave, Tahiraj dhe Mustafaraj, gjatë verës, ka pasur interesim dhe periudhë prove nga skuadra e Peruxhias, që luan në kategorinë e tretë italiane. Moshat – Ajo që duhet përmendur, sidomos, është fakti që presidenti Kapllanaj ndjek hap pas hapi zhvillimin e moshave dhe është ai që mbulon këto shpenzime, ku përveç uniformave, ka edhe pjesën e akomodimit dhe bazën didaktike.
6|
E mërkurë, 26 dhjetor 2012 |
Aktualitet superior
Besa, topi në portën e ... Bashkisë Presidenti Bizhdili deklaron se i ka shlyer detyrimet e veta, ndërkohë që futbollistëve u duhet tëp resin vetëm 2-3 ditë Saimir Demi
Besa do të shpërbëhet? Ende nuk mund ta thuash një gjë të tillë. Sipas presidentit Bizhdili pritet që Bashkia të shlyejë detyrimet e saj dhe flitet pr një shifër prej 67 milionë lekësh dhe gjithçka përfundon. Numri 1 i klubit prononcohet edhe për skuadrën nga ana teknike, si dhe merkaton e dimrit. - Së fundi është folur për probleme të mëdha financiare tek Besa, ndërkohë që është bërë publike që skuadra nuk është shlyer financiarisht. A e konfirmoni një gjë të tillë?
- Gjatë të gjithë kohës që kam drejtuar Besën, asnjëherë nuk jam përfolur për mungesë korrektësie në shlyerjen e pagave të futbollistëve dhe më vjet turp të dal nëpër qytet. Jo gjithçka është e vërtetë nga sa thuhet, madje më shumë është fryrë qoftë edhe mediatikisht, gjë që e dëmton skuadrën. - Por janë disa pjestarë të ekipit që e kanë konfirmuar këtë dhe sigurisht që duhet të ketë një bazë
të vërtetë?
- Do t’jua spjegoj me korrektësi. Të gjithë futbollistët kanë marrë rreth 60-70% të detyrimeve tona, ndërkohë që ende nuk është lëvruar fondi i Bashkisë, që është rreth 67 milionë lekë. Jam interesuar vazhdimisht për të zgjidhur situatën dhe kam marrë premtimin, se gjithçka do të përfundojë këto 2-3 ditë, pra përpara ndërrimit të viteve. Nuk mund të pretendoj se lojtarët nuk kanë më se çfarë të marrin, por situate nuk është aq e nderë, por e ngjashme me klube të tjera edhe më të mëdha. - Por si mund ta ndaloni një eksod të mundshëm, nëse Bashkia vazhdon të bëj indiferenten?
- Nuk do të ketë asnjë futbollist të larguar, pasi janë të gjithë me kontrata dy deri në tre vjeçare. Dhe veç të tjerash nuk kam pse të besoj, që institucioni që drejton qytetin nuk do të tregohet korrekt. Të presësh për punë ditësh nuk është gjë e madhe, ndërkoh që e di, që të gjithë kanë sakrifikuar, në një vit të vështirë. - Mos e gjitha kjo ka ndikuar në rënien e menjëhershme të rezul-
Paradoksi i Tomorit: Kërkohen miliona, për të luajtur në kalldrëm!
Terreni i stadiumit të Tomorit Edi Spahiu
Që prej fillimit të javës, skuadra beratase ka tashmë në krye të saj teknikun e saj të ri Elgimez dhe në krah është miku i tij i afërt, Alfred Bode, që tashmë ka zgjedhur të jetë në detyrën e drejtorit teknik, madje ky i fundit rikthehet tek skuadra beratase pas plot tre sezoneve e gjysëm, kur edhe drejtonte skuadrën beratase në kategorinë inferiore. Pritet që tashmë stafi teknik të plotësohet edhe me zëvendësin e teknikut turko-gjerman, që sipas informacioneve duket se i është propozuar Theodhori Arbrit. Nga ana e tij edhe vetë tra-
jneri beratas ka pohuar për “Sport Ekspres” një interesim nga ana e drejtorit teknik Bode, ndërsa ka deklaruar, se shumë shpejt do të kthejë një përgjigje zyrtare,dhe se do t’i pëlqente, që në radhë të parë skuadra të ketë një organikë cilësore. Infrastruktura - Në Berat, problemi më i madh i futbollit nuk është vetëm kriza e rezultateve, por edhe ai i infrastrukturës, ku mungojnë plotësisht kushtet e domosdoshme, për zhvillimin e një séance normale stërvitore. Mungesa e fushave alternative, ka bërë që fusha e stadiumit “Tomori” të degradojë gjithnjë e më shumë, madje shumë shpejt mendo-
tateve të Besës, në gjusmën e dytë të fazës që përfundoi?
- Këtë nuk duhet të ma thoni as për shaka. Që futbollistët e nij të jenë të pandershëm, kjo është gjëja e fundit që do të më shkonte në mendje. Nuk jam fillestar në drejtimin e Besës, por kam shumë vite që kontribuoj me shuma të mëdha dhe tani nuk e meritoj këtë trajtim. - Sikur i keni qëndruar disi larg skuadrës në këtë periudhë, gjë që nuk është karakteristikë e juaja…
- Eshtë e vërtetë që jam marrë më shumë me biznesin tim, pasi më duhet ta bëja. Por edhe të jem prezent në faqet e gazetave, apo përpara kamerave nuk e kam hobby. - Ndoshta kjo skuadër ka nevojë të riformatohet, a do të jeni edhe ju në merkaton e dimrit?
- Fillimisht mund të them, se edhe kjo skuadër e meriton Superioren. Megjithatë, të jeni të sigurtë që do të ketë ehe lëvizje. Sefa pothuajse është e sigurtë që do të transferohet në Baku, por jemi në tratativa edhe për futbollistë të tjerë. Nëse këto arrihen, atëherë sigurisht që do të investojmë në skuadër.
Gjirokastritët me “xhep të shpuar” Skuadrën nuk i ka mbetur asnjë fushë në dispozicion, aq sa edhe ajo e stadiumit po kthehet në e papërdorshme
het të jetë jashtë funksionit. Tashmë ndjekësit e skuadrës beratase, pikërisht ata që i kanë qëndruar fanatik edhe në momente shumë të vështira kanë të drejtë të pyesin: “Mirë që po marin futbollistë dhe trajner të huaj, si dhe po derdhin shumë para, ku do të stërvitet dhe t’i luajë Tomori ndeshjet zyrtare”. Kështu, të gjithë presin me një lloj padurimi, se cili do të jetë fati i fushës, duke përfshirë edhe atë të ish-stadiumit të vjetër, që kërkon një investim, i cili duhet të parashikohet nga ana e Bashkisë në buxhetin e vitit 2013. Edhe tapeti i ri që u investuar para një viti nga ana e FSHF kërkon një trajtim më me shumë korrektësi nga skuadra dhe stafi drejtues i klubit, sepse nuk do të ketë më investime të këtij lloji për shumë e shumë vite, nga ana e institucionit më të lartë të futbollit.
Sekretari i klubit Beso Brahimi ka konfirmuar, se janë 5-6 futbollistë që priten nga merkato e dimrit Pirro Qiqi
Futbollistët e Luftëtarit kanë filluar pushimet e fundvitit dhe do të rinisin përgatitjet dimërore më 3 janar 2013. Paralel me to, drejtuesit e bluzinjve punojnë për afrimin e ndonjë futbollisti, nëpërmjet merkatos së dimrit. Edhe pse flitet për 5-6, që do të bëhen pjesë e skuadrës ende nuk ka emra konkretë, sekretari i klubit të futbollit bluzi qetëson opinionin futbolldashës
gjirokastrit. “Jemi në një periudhë seleksionimi, prandaj nuk deklarojmë emra konkretë. Sigurisht - vazhdon Beso Brahimi - trajneri Martini dhe ndihmësit e tij na kanë vënë në tavolinën e punës disa emra futbollistësh, si nga tregu vendas, ashtu edhe ai i huaj. Në fillim të muajit pasardhës, ne do të konkludojmë për emrart konkretë dhe faza dimërore përgatitore do të fillojë me grupin e plotësuar”. E vërteta është, se shumë emra futbollistësh kanë dalë kohët e fun-
dit për t’u afruar tek Luftëtari. Veçse, një pjesë e tyre kanë kontrata me ekipet ku u aktivizuan fazën e parë. Kjo mund ta bëjë të vështirë prishjen e kontratave aktuale. “Ky fakt - vazhdon Brahimi - do të kërkojë edhe shtimin në listën e kandidatëve. Luftëtari ka si objektiv qëndrimin në Superiore, prandaj do të punojmë, që plotësimi i grupit të mos zgjasë më vonë se java e parë e janarit 2013”, përfundon prononcimin e tij funksionari i klubit gjirokastrit.
Apolonia ndërron, vjen ish përgatitësi atletik i Lushnjës! Llazar Gjika ka zëvendësuar Gjergj Poloskën, që u largua vetëm disa ditë më parë Arbër Emiri
Nuk ka vonuar më shumë se tre ditë pas dorëheqjes së përgatitësit fizik të skuadrës fierake Gjergj Poloska dhe skuadra fierake e ka gjetur zëvëndësin e tij.Ai do të jetë lushnjari Llazar Gjika që këtej e tutje do të jetë përgatitësi atletik i skuadrës bardhëjeshile Dje 50 vjeçari që ka kryer studimet e larta për atletik si dhe të gjitha specializimet e organizuara nga F.SH.F, ka qenë i pranishëm në ambientet e Akademisë së Futbollit ku ka
biseduar konkretisht me drejtuesit e skuadrës dhe në përfundim të dyja palët kanë rënë dakort për një bashkëpunim në të ardhmen. “Ishte një kërkesë e bërë nga klubi fierak në adresën time lidhur për një bashkëpunim dhe unë e pranova ftesën për të qenë pjesë e skuadrës fierake si përgatitës atletik tek ky klub. Më datën 28 dhjetor kemi lënë qe futbollistët që janë në Shqipëri në orën 11.00 të jenë në fushën e stërvitjes për të kryer një seancë stërvitore e cila është fakultative dhe do të vazhdojë deri më 30 dhjetor. Më pas,
futbollistët do të jenë pushim për festat e fund vitit e për të rifilluar punën më datë 4 janar ku skuadra do t’i nënshtrohet një përgatitje serioze për ta fillimin sa më mbarë fazën e dytë.Në klubin fierak kam gjetur një ambient të ngrohtë ku të gjithë janë të gatshëm për të kontribuar për skuadrën”, ka përfunduar Gjika. Përgatitësi lushnjar më parë ka qënë në rolin e përgatitësit tek Lushnjës dhe ajo e Kavajës dhe tashmë do të provoj një tjetër eksperiencë 28 km larg shtëpisë së tij për të dhënë ndihmesën e tij tek Apollonia.
|
|7
E mërkurë, 26 dhjetor 2012
Aktualitet inferior
Lushnja e “frikshme” në shifrat e 2012-tës Alban ALUSHI
Viti 2012 dhuroi rezultate të larta për futbollin verdhëjeshil të Lushnjës. Që nga 11 shkurti deri në 9 dhjetor, Lushnja ka luajtur 30 ndeshje në kampionatin e Kategorisë së Parë, një ndeshje “play off” dhe katër ndeshje të Kupës. Bilanci
është 70 pikë në kampionat, me një mesatare 2.3 pikë për ndeshje. Është bilanci më pozitiv, por, me Superioren e munguar të verdhëjeshilëve që humbën ndeshjen shtesë me Apoloninë. Viti 2013 po vjen shumë shpresëdhënës me një ekip që është fare pranë Superiores, në tentativën e katërt të tij. Madje duke shfuqizuar “ligjin” e ndeshje-
ve shtesë. Klubi dhe ekipi kanë punuar mjaft mirë. Një bashkëpunim perfekt. Lushnja e do vendin e parë dhe fitoret në ndeshjet deçizive mund t’ia dhurojnë. Koreshi–Mbrojtësi i Lushnjës Hekuran Koreshi ka zhvilluar një fazë të parë shumë të mirë në stadiumin “Roza Haxhiu” duke treguar se është një lojtar pozitiv në fazën mbu-
luese. “Falenderoj klubin dhe trajnerin Bano që më morën në verë. Mendoj se e kam justifikuar besimin e të gjithëve. Pas festive ne do të përgatisim një fazë të dytë me synimin e qartë për të arritur përfundimisht Superioren”, u shpreh enkas për “Sport Ekspres”, mbrojtësi Koreshi, që më parë ka luajtur në Superiore me Lushnjën, Shkumbinin dhe Apoloninë.
Partizani, porta dhe sulmi, ja çfarë i mungon skuadrës Drejtuesit e kuq kanë ndërtuar thuajse 80 përqind të formacionit. Mungon një portier (pritet ardhja e Bakajt), si dhe një sulmues i fortë që të bëjë rolin e "pykës" Mario NIKOLLI
Ka shkuar në tre numri I lojtarëve të rinj që fazën e parë nuk ishin pjesë e skuadrës së Partizanit porn ë të dytën do mbajnë veshur fanellën e të kuqve. Sokol Ishka dhe Fation Tafaj janë dy prurjet e para. Një tjetër emër, është ai
I Erlis Frashërit I cili në sfidën miqësore kundër Kukësit luajti pak minuta në fundin e lojës. Përveç këtyre tre emrave të rinj, drejtuesit e Partizanit kanë zyrtarizuar edhe një listë nga grupi që përfundoi fazën e parë. Duqi, Alcani, Pashaj, Sulçe, Lini, Tafa, Thana si dhe tre emrat që do vijnë nga akademia e Ptartizanit si, Zyba
Kapiteni Pepa: Besëlidhja do të ngjitet lart në klasifikim Bernard GJIKOLAJ
Tashmë që merkato e janarit është hapur, në skuadrës e Besëlidhjes janë afruar që në fillim disa lojtarë të rinj të cilët kërkojnë të testojne forcat e tyre për të vazhduar fazën e dytë me ekipin lezhjan. Në fakt, deklaratat e presidentit Gjok Noka në lidhje me merkaton që do bëjë, ka ngjallë pasiguri tek skuadra e cila është në pritje të zhvillimeve të reja. Deri tani nga futbollistët aktual kapiteni Vahi Pepaj e ka vendos që ta përfundojë kontratën me Besëlidhjen, pavarësisht se çfarë do ti rezervojnë faza e dytë. Këtë e ka konfirmuar në një prononcim për “Sport Ekspres”. “Edhe pse kam patur oferta të mira nga kampionati
14 ndeshje
ka luajtur Pepa në formacionin e skuadrës së Besëlidhjes për këtë sezon
shqiptar, madje edhe nga disa skuadra të Superiores, nuk kam ndërment ta lë skuadrës e Besëlidhjes. Një kontakt ka pasur edhe me skuadrën Zeta të Malit të Zi, ekip që ka luajtur në Kupat e Europës, po jam i fokusuar vetëm tek Besëlidhja. Mështetur në deklaratat e presidentit për të sjellë tek Besëlidhja shum futbollistë cilësorë, kjo më ka bërë që most a çoj nëpërmend largimin. Presidenti është korrekt dhe ne besojmë që do ta mbajë fjalën e tij, ndaj skuadra duhet ta mendojë më mirë pasi konkurrenca në fazën e dytë do të jetë më e madhe. Mendoj që ardhja e trajnerit Malko në krye të skuadrës Besëlidhja e fazës së dytë do të jetë shummë më e fortë dhe fituese” ka pëfunduar kapiteni i Besëlidhjes Vahi Pepaj.
14
është pozicioni i skuadrës së Besëlidhjes pas fazës së parë, vend që e dërgon në Kategorinë e Dytë
Formacioni i mundshëm i Partizanit
Drita dhe Hafuzi. Thuajse 80% e formacionit bazë është krijuar, por ekipit u mungon dublimi në çdo rol. Këtë drejtuësit synojnë ta realizojnë në ditët e para të janarit. Çfarë duhet–Skuadra ka nevojë urgjente për një portier. Synimi është ai i Laçit, Edvan Bakaj, por ai është nën kontratë me bardhezinjtë dhe më
parë duhet të zgjidhet problemi i kontratës. bordi është fokusuar tek Vani pasi është zgjidhja e duhur. gjithashtu, ekipi i duhet edhe një sulmues i fortë goli që ta mbajë skuadrën përpara. Aktualisht ekipi nuk e ka këtë lloj lojtari. Momentalisht mesfusha është reparti më i kompletuar dhe nuk ka më nevojë për përforcime.
Ndreca: Dua një Mamurras Superior
Kulli: Tifozëve të Pukës i bëjmë dhuratë Superioren
Ahmet ZANI
Nga sa mësohet trajneri i Mamurrasit Sinan Bardhi ka mbaruar për këtë vit seancat stërvitore dhe në pasditen e 24 dhjetorit ai i ka uruar tërë futbollistët për festat e fundvitit. Ndërsa presidenti Ded Ndreca ka planifikuar për të thirrur tërë stafin dhe lojtarët e tij në një ceremoni festive. Për Ndrecën ky vit ka mjaftuar për të bërë një mbyllje nga më të mirat në karierën e tij në futboll. Skuadra e Mamurrasit është renditur në vendin e dytë duke lënë pas ekipe të njohura. Por njeriu i futbollit Ded Ndreca nuk tregon shumë entuziazëm nga kjo mbyllje perfekte të tij, ndërsa ai po mendon për të tjera surpriza në fazën tjetër. “Nuk ishte e lehtë për të ardhur në fundin e fazës së parë. Jemi përballur me shumë skuadra të njohura dhe jemi treguar superiorë ndaj tyre falë dhe forcës së grupit që kemi. Po bëhet një punë e madhe nga trajneri Sinan Bardhi i cili ka ditur të drejtojë me mjaft modesti ekipin. Jemi shumë pranë mbylljes së marrëveshjeve me 2-3 futbollistë të tjerë cilësor që do të ndihmojnë ekipin në vazhdojë në këtë linjë” tha presidenti Ndreca.
Gani PËMA
Sulmuesi kryesor i ekipit të Tërbunit, Jurgen Kulli garanton se skuadra e tij do të jetë shumë më e fortë në fazës e dytë. Aktualisht, Kulli është në fazë rikuperimi pas operacionit që ka kryer. Ai beson që në datën 15 janar do ti bashkohet grupit në stërvitje. “Ekipi ka lojtarë cilësor dhe kryesore është që të ruhet grupi, përpos përforcimeve në merkato që do e rrisin konkurrencën brenda skuadrës dhe do e forcojnë grupin. Ne duhet të rikoperojmë pikët e lënë në fazën e parë për shkak të gabimeve që kemi bërë. E rëndësishme
(4-1-4-1) Duqi
BAKAJ ? Alcani
Tafaj
Pashaj
Ishka
Frashëri
Thana Sulçe
Lini ?
është që të mos i përsërisim më në fazën ë dytë. Duhet të ecim me ritëm më të lartë për të arritur objektivin që i kemi vënë vetes që në fillim të kampionatit. Personalisht besoj që drejtuesit e klubit do të bëjnë një merkato të zgjuar dhe cilësore. Nëse do të ketë largimet atëherë ato duhen zëvëndësuar. Vedat Moriqi është një plus për ekipin që shënoi që në aktivizimin e tij të par me skuadrën. Shpresoj që në fazën e dytë të rikthehem me gola dhe ta ndihmoj sa më shumë ekipin në rrugën drejt Superiores. Duhet t`ja bëjmë dhuratë tifozëve të Pukës këtë pasi e meritojnë vërtetë” përfundoi sulmuesi i Tërbunit, Jurgen Kulli.
Naftëtari beson edhe te të rinjtë Edi SPAHIU
Synimi i skuadrës kuçovare është që ti shpëtojë rënjes nga kategoria. Për këtë, drejtuesit dhe stafi kanë menduar të ndërhyjnë në merkato por edhe të besojnë tek të rinjtë. Zëvëndës trajneri Ervis Koxhaj për “Sport Ekspres” është shprehur: “Misioni ynë është që të shpëtojmë nga rënja dhe për këtë sigurisht që duhet shumë punë. Në skuad-
rën tonë ka futbollistët e rinj dhe me perspektivë. Cilësia nuk mungon, por ata kanë akoma nevojë për tu përfeksionuar dhe fituar eksperiencë në fushën e lojës. Ata duhet të punojnë më shumë se të tjetër, pasi janë shpresa dhe e ardhmja e kësaj skuadre. Kështu gjej mundësinë që puna e tyre të vazhdojë dhe të kërkojnë më shumë nga vetja e tyre” është shprehur me këto fjalë zv/ tekniku i Naftëtarit Ervis Koxhaj.
2
lojtarë i duhen formacionin të Partizanit për t’u kompletuar. Një portier (pritet Edvan Bakaj) dhe një sulmues “pykë”
Kategoria e Parë Rezultatet pas Javës XV Partizani-Lushnja 0-1 Pogradeci-Dinamo 3-2 Mamurrasi-Burreli 3-2 Gramshi-Tërbuni 1-0 Himara-Elbasani 2-0 Naftëtari-Butrinti 0-1 Kamza-Ada 0-2 Iliria-Besëlidhja 3-1
RENDITJA PAS FAZËS SË PARË nr skuadra
P
1.Lushnja 36 2.Mamurrasi 29 3.Partizani 27 4.Pogradeci 26 5.Tërbuni 24 6.Iliria 23 7.Butrinti 22 8.Dinamo 20 9.Burreli 20 10.Elbasani 17 11.Gramshi 17 12.Ada 15 13.Himara 15 14.Besëlidhja 14 15.Kamza 14 16.Naftëtari 7
8|
E mërkurë, 26 dhjetor 2012 |
Speciale STATISTIKA/ Ekipet me “mjaft trofe” në superiore vuajtën të shfaqnin potencë
Dominim spikatës i lushnjarëve
Shifra, fakte dhe kuriozitete nga 120 ndeshjet e fazës së parë të kategorisë së Parë Tabela e golashënuesve pas fazës së parë…
Speciale nga Fatmir EFICA
• Faza e parë e kampionatit të kategorisë së parë pati 120 ndeshje dhe fiksoi shifrën e 266 golave. Ky numër është më i ulët se nga kampionati i kaluar në të cilin ishin realizuar 282 gola, pra 16 më tepër. Edhe mesatarja e golave pësoi ulje, konkretisht ishte 2.21 për ndeshje. • Nga 266 golat, 150 i takuan skuadrave vendase dhe 96 atyre udhëtuese. 220 gola u shënuan një e nga një, 38 nëpërmjet dopietave, 3 nëpërmjet të vetmes tripletë që pati faza e parë. 25 gola u regjistruan nëpërmjet ekzekutimeve të sakta nga pika e 11-metërshit dhe 5 të tjerë nëpërmnjet autogolave nga vepëtpësimet e pavullnëetshme. 15 gola u realizuan nga 6 futbollistë të huaj që janë “firmëtarë” të realizimeve. Spikati kroati Matko Djarmati që arriti të shënoi 6 gola për ekipin dinamovit. • Dominimi i Lushnjës mund të konsiderohet absolute duke llogaritur që myzeqarët e zaptuan kreun e renditjes nga java e dytë dhe nuk e lëshuan atë deri n fund të fazës së parë dhe krijuar madje një diferencë të konsiderueshme +7 ngfa ndjekësja më e afërt Mamulrrasi. Avantazhi i lushnjarëve meret edhe më shumë në konsideratë dhe nga përballimi me sukses i sfidave me disaa prej konkurentëve më të fortë. • Duket vërtetë “i dhimshëm” fakti që tre skuadra dikur BIG në kategorinë superiore për numrin e trofeve të fituara dhe konkretisht Dinamo me 18 tituj kampione, 13 kupa të Shqipërisë e 2 superkupa, Partizani me 15 tituj kampiojnë, 15 kupa të Shqipërisë e 2 superkupa, Elbasani me 2 tituj kampion 2 kupa të Shqipërisë e 1 superkupë, vuajtën aq shumë të shfaqnin potencën e tyre. Deri diku Partizani mund të jetë konsiderohet më i avantazhuar në garën e rikthimit në superiore ndërsa për Dinamon e Elbasanin duket tepër vështirë përmbushja e këtij objektivi. • Lushnja kryesuese ishtë skuadra që arriti kuotë dyshifrore fitoresh (11), rekord i pa prekur prej ndonjë skuadre tjetër. Myzeqarët humbën vetëm një ndeshje në tranfertë 0-2 ndaj Tërbu-
nit. Lushnja ishte skuadra më efikase në shtëpi (22 pikë), ndonëse dy ndeshjet e fundit i luajti në fushat asnjanëse të Kavajës e Beratit, ku gjithsesi fituan. • Iliria e Fushë Krujës ishte skuadra që shënoi më tepër gola (23) me mesataren e kenaqshme 1.60 për ndeshje. Tepër e ulët kuota e golave të shënuar për Gramshin (8 të tillë) me mesataren “mjerane” 0.53 gola për nddeshje. • Rekordin e humbjeve e mbajjnë në kuotë të njejtë (nga 8 ndeshje secila) Elbasani, Ada dhe Naftëtari. Kuçovarët kanë edhe dy të vecanta të tjera që nbuk arritën asnjë fitore në 15 ndeshjet e fazës së parë prej të cilave afro gjysëm e tyre (gjithsej 7) i mbyllën me barazime. • Java e 11 dhe e 13 patën rekordin e golave të shënuar (secila nga 24), kurse java e dhe 7 me numrin më të ulët të golave (nga 10 secila). • Ndër 120 ndeshjet 34 përfunduan me barazime konkretisht 0-0 e 1-1 nga 15 herë herë dhe 4 takime u mbyllën 2-2. Nga numri i 86 fitoreve gjithsej 63 ndeshje përfunduan në fitim të ekipeve vendase dhe 23 nga ato mysafire. Dalluan fitoret me një gol diferencë (48), me dy (25) me tre (12) dhe vetëm një me pesë gola diferencë. 113 gola janë re-
Ja renditjet pas fazës së parë që kanë arritur skuadrat… Kampionati i kaluar 2011-‘12 1. Luftëtari 2. Kukësi
31 (21:9
3. Lushnja
4. Beslidhja 5. Besa
6. Elbasani 7. Ada
37 ( 26:8
Kampionati aktual 201012-‘13
12 – 1 – 2)
1. Lushnja
10 – 1 – 4)
36 (21:5
11 – 3 – 1)
2. Mamurrasi
29 (21:12 8 – 5 – 2 )
30 (23:9
9–3–3)
3. Partizani
27 (20:20 8 – 3 – 4 )
30 (17:7
9–3–3)
4. Pogradeci
26 (22:19 8 – 2 – 5 )
27 (23:16 8 – 3 – 4 )
5. Tërbuni
24 (20:10
22 (23:25 7 – 1 – 7)
6. Iliria
20 (19:16 5 – 5 – 5 )
7. Butriniti
6–6–3)
23 (23:17 6 – 5 – 4 ) 22 (13:11
6–4–5)
19 (19:23 5 – 4 – 6 )
8. Dinamo
20 (22:21
6 – 2 – 7)
18 (18:18 5 – 3 – 7 )
9. Burreli
20 (14:13
5–5–5)
10. Mamurrasi
18 (15:23 5 – 3 – 7 )
10. Elbasani
17 (17:24
5–2–8)
11. Gramozi
17 (11:19 5 – 2 – 8)
11. Gramshi
17 (8:15
4–5–6)
12. Iliria
15 (15:18
4–3–8)
8. Gramshi
9. Butrinti
13. Skrapari 14. Vlora
15. Burreli 16. Himara
16 (18:21 4 – 1 – 9 )
12. Ada
15 (12:18
3–6–6)
13. Himara
15 (12:16 3 – 6 – 6 )
15 (14:21
4–3–8)
14. Beslidhja
14 (13:17 3 – 5 – 7 )
14 (10:25 4 – 2 – 9 )
15. Kamza
14 (15:23 3 – 5 – 7 )
9 ( 13:24 2 – 3 – 10)
alizuar në 45 minutat e para dhe 143 në fraksionin e dytë të ndeshjeve. • Rezultatin më të thellë e arriti Iliria e Fushë Krujës ndaj Elbasanit 5-0 (java e XI). Një humbje afërsisht të ngjashme elbasanasit e kishin pësuar edhe nga Besëlidhja më 24.09.2011 ndaj dhe nuk ishte një gjë e re për Elbasanin që shfaqi një brishtësi të paimagjinueshme në transfertë me kuotën e vetëm 1 pike të fituar
16. Naftëtari
e për më tepër me 19 gola të pësuar ky ekip zbehu mjaft imazhin e traditave të tij. • Ishin 4 skuadrat që arritën të fitonin secila nga 2 ndeshje me 3 e mbi 3 gola didëferencë. Pikërisht Lushnja, Butrinti, Iliria dhe Mamurrasi. Rekordin me keq të humbjeve të thella me tre e mbi tre gola diferencë e fiksoi Naftëtari (tre ndeshje) ndërsa Elbasani, Iliria e Gramshi pësuan secila nga dy humbje të thella.
7 (10:25
0–7–8)
• I vetmi futbollist që arriti të shënonte një trigolësh është Mateos Metaj i Mamurasit në javën e 13-të në fitoren 4-1 të kësaj skuadre në fushën e saj ndaj Elbasanit. • Ashtu si dhe kampionatin e kaluar kur pas fazës së parë kishte shënuar 10 gola, edhe në gjysmën e parë të këtij sezoni Mikel Canka i Lushnjes me tetëq golat e tij arriti të kryesojë vazhdimisht renditjen e goleadorëve më të mirë të kampionatit.
www.sportekspres.com Ndiqni ndeshjet e kombëtares, e klubeve tona në Europë dhe të Superligës në kohë reale në faqen tonë të internetit Lajmet më të fundit, gjithçka rreth aktualitetit të futbollit shqiptar, kombëtares, legjionarëve dhe ngjarjeve nëpër botë Forum, sondazhe dhe komente, për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e zërit të “Sport Ekspres”
8 gola: M.Canka (Lushnja) 6 gola: J.Kulli (Tërbuni), M.Djarmati (Dinamo) 5 gola: E.Dalipi (Elbasani), D.Brata, S.Gjokeja (Iliria), F.Pjetrani (Burreli), A.Dibra (Beslidhja), A.Puka (Ada), K.Skënderaj (Himara), M.Agastra (Tërbuni), 4 gola: E.Galica (Lushnja), K.Jushi, E.Pustina, M.Metaj (Mamurrasi), E.Pengu (Pogradeci), E.Ferraj (Dinamo), R.Maho, D.Dosti (Kamza), Erkocevic (Ada), O.Pepa (Tërbuni), O.Lini (Partizani), Kopace (Naftëtari), 3 gola: G.Dërvishi (Lushnja), A.Cekici, S.Jahaj (Pogradeci), K.Ivanaj (Iliria), E.Muca, E.Rakipi (Dinamo), S.Danaj (Beslidhja), J.Olatunji (Elbasani), L.Trashi (Gramshi), F.Osmani (Butriniti), A.Caca (Iliria), G.Gjoka, S.Sulce (Partizani), Zylyftari (Naftëtari), 2 gola: A.Grishi, E.Malaj (Mamurrasi), F.Bufasi, Mullaj (Pogradeci), A.Likmeta (Dinamo), S.Ishka (Kamza), M.Gruda (Beslidhja), Okoronko, Tafani (Elbasani), A.Pirani, H.Dalipi (Burreli), M.Toci (Gramshi), Dh.Muco, S.Xhuvani, Papa (Butrinti),R.Lusha, Doci (Iliria), Doci, Nika (Ada), F.Veshaj, Qendro (Himara), F.Braho, R.Shala, A.Pashaj (Partizani) 1 gol: A.Byzhyti, A.SAtojkovic, E.Metushi, R.Sula, G.Cela (Lushnja), E.Shima, Allmeta Cara, R.Baci, S.Selaci, (Mamurrasi), K.Cerepi, F.Molla, Shkullaku, Shyti, Pura, Pere (Pogradeci), A.Hasa, E.Sulejmani, B.Tiago, R.Luzhi (Dinamo), M.Kapaj, F.Tafaj, A.Selimaj, Xh.Kaloti (Kamza), K.Dibra, B.Kepi, E.Malasi (Beslidhja), D.Bylykbashi, E.Halilaj, Lamce, Hila, Olvatosin (Elbasani), B.Përfati, S.Bashi, S.Rehova, B.Murati, S.Lekaj (Burreli), G.Kote, B.Lena, A.Cekrezi (Gramshi), S.Gjoka, Rrapaj, Dalipaj, Dordi (Butrinti), J.Pllumbaj, Coba (Ada), E.Kurti, Shehu, T.Papleka (Iliria), H.Gjondeda, F.Dërvishi, Gjonbrati (Himara), Karaj, Sulollari, Greca, E.Grepi, Rrocaj (Tërbuni), A.Alcani, J.Thana, Tafa (Partizani), A.Gega, R.Lila, Kaja, Rustemi, Alushi (Naftëtari), Autogolat: K.Kllogjeri Tërbuni (Në favor të Partizanit, java IV), Alo i Himarës (dy në favor të Pogradecit, java V), R.Luysha Iliria (në favor të K0amzës j.VI), S.Kaloshi Gramshi (në favor të Lushnjes java XI)
|
E mërkurë, 26 dhjetor 2012
|9
Forum "Kemi përdorur referencat e portalit gjerman online “transfermark”, që merret me transfertat e futbollistëve në të gjithë botën. Specialistët e financave të futbollit ndërkombëtar këto të dhëna i nxjerrin, duke u mbështetur në listat e federimit të ekipeve, të cilat përpunohen me disa koeficientë"
Shifra virtuale, por që "akuzojnë", por edhe e vlerësojnë Superligën Nga Bashkim Tufa
K
ampionati i 74-t i Kombëtar i futbollit la pas gjysmën e tij, për të rinisur më 2 shkurt të vitit të ardhshëm. Kjo periudhë ndërmjetëse 44-ditëshe bosh, pushime i thënçin, për klubet, drejtuesit, trajnerët dhe futbollistët, shërben për përgatitjet e fundit të sprintit final të sezonit. Analizohet, shikohen objektivat, nëpërmjet tregut të dimrit, bëhen përpjekje për të korrigjuar aq sa munden organikat e ekipeve. Do të bëhet edhe ndonjë minifazë fizike nga skuadrat, e cila do të shoqërohet edhe nga takime miqësore kontrolluese. Ata që kanë mundësi financiare, këtë proces e kryejnë jashtë vendit. Po çfarë cilësie, çfarë futbolli na dhuroi ky gjysëmsezon që lamë pas? Natyrisht që këndvështrimet janë të ndryshëm. Ne do të përdorim disa shifra, të cilat, edhe pse disi të diskutueshme dhe virtuale, sërish “flasin”. Për shumë kënd këto janë të njohura, por megjithatë mendojmë, se për masën e gjërë ato ngjallim kërshëri, hapin diskutime. Përpos të tjerave do të na shërbejnë për qëllimin tonë. Kemi përdorur referencat e portalit gjerman on-line “transfermark”, që merret me transfertat e futbollistëve në të gjithë botën. Specialistët e financave të futbollit ndërkombëtar këto të dhëna i nxjerrin, duke u mbështetur në listat e federimit të ekipeve, të cilat përpunohen me disa koeficientë, ku merren parasysh mjaft të dhëna të lojtarëve, si aktivizimi, mosha etj. Në këtë vlerësim të herëpashershëm dhe të ndryshueshëm, përjashtim nuk bën edhe futbolli shqiptar. Edhe pse shifrat ndoshta do të ju duken të fryra, sikurse ju paralajmëruam. I kam botuar dhe përdorur këto shifra në përfundim të fazës së parë të Kampionatit të 72-të Kombëtar, pra vetëm dy sezone më parë. Krahasimet janë jo vetëm të dukshme, por edhe befasuese. Dhe për të qenë më të saktë, ato “flasin”, akuzojnë dhe mund të
Vlera e Superligës për sezonin 2010/2011 Ekipet
Vlera e Superligës për sezonin 2012/2013
Nr.lojt.
Mosha
Vlera
Ekipet
Nr.lojt.
Mosha
Vlera
1. Flamurtari
24
23,5
4.200.000 €
1. Skënderbeu
29
25.7
6.475.000 €
2. Tirana
25
27,3
4.150.000 €
2. Tirana
25
26.0
6.425.000 €
3. Skënderbeu
25
26,5
3.675.000 €
3. Dinamo
24
23.9
6.350.000 €
4. Vllaznia
26
24,8
3.375.000 €
4. Flamurtari
22
26.2
5.975.000 €
5. Kukësi
22
26,4
2.325.000 €
5. Vllaznia
23
24.9
5.200.000 €
6. Bylis
28
23,4
2.250.000 €
6. Elbasani
33
26.0
4.250.000 €
7. Kastrioti
23
25,1
2.225.000 €
7. Besa
28
25.3
4.200.000 €
8. Laçi
26
24,1
2.175.000 €
8. Laçi
25
23.9
3.725.000 €
9. Besa
23
24,6
1.875.000 €
9. Teuta
30
22.0
3.025.000 €
10.Teuta
21
24,9
1.775.000 €
10.Kastrioti
21
25.6
2.925.000 €
11.Tomori
27
24,7
1.450.000 €
11.Shkumbini
20
24.3
2.900.000 €
12.Shkumbini
24
24,3
1.425.000 €
12.Bylis
26
25.8
1.575.000 €
13.Apolonia
29
22,3
1.000.000 €
14.Luftëtari
26
24,8
975.000 €
Vlera në total:
shërbejnë për ata që duan të dëgjojnë. Kështu, nëse në vitin 2010 vlera e Superligës kushtonte 52.025.000 euro, aktualisht ekipet shqiptare përllogariten financiarisht në vlerën e 32.875.000 eurove. Pra kemi një rënie të ndjeshme prej 38 përqindsh në këtë tregues, të cilin unë po e quaj “bursë të futbollit”. Ndokush, këtë dishezë financiare mund të
53.025.000 €
përpiqet ta justifikojë me eksportin dhe largimin e disa lojtarëve të rinj dhe cilësorë jashtë futbollit shqiptar, si fjala vjen Elis Bakaj, që u shpall edhe “futbollisti më i mirë i vitit”, vlera e kartonit të cilit çmohej me 1.500.000 euro, e Andi Lilajt (1.000.000 €), Emiliano Vilës (525.000 €), Odise Roshit (225.000 €), Armando Vajushit (25.000
Vlera në total:
€), Xhevahir Sukajt (250.000 €), Bekim Balës, Sokol Cikalleshit dhe ndonjë tjetri. Natyrisht, këto largime cilësore duhen marrë në konsideratë, por gjithsesi nuk mund të mbushin kurrësesi “defiçitin financiar” prej 19.159.000 eurosh të krijuar në vlerësimin e Superligës shqiptare nga portalit gjerman on-line “transfermark”. Aq më tepër, nëse do të kemi
parasysh se përllogaritjet në sezonin 2010/2011 janë bërë mbi bazën e 12 ekipeve që përbënin Superligën asokohe, ndërsa tani janë mbi bazën e 14 ekipeve. Këtu nuk po flasim për vlerat financiare në rënie të mjaft prej futbollistëve tanë, numri i të cilëve është mjaft i ndjeshëm. Po le të mos zgjatemi dhe të mos fshihemi pas gishtit. Thënë troç, ky deficit finan-
32.875.000 €
ciar i Superligës “përkthehet” në rënien e cilësisë së futbollit tonë. Mund të përdorim edhe argumente të tjerë për të përforcuar mendimin, por shifrat, edhe pse “të ftohta” dhe “memece” vështirë të kundërshtohen. Ato “flasin”, akuzojnë, por edhe vlerësojnë dhe i japin “notën” futbollit të Superligës sonë. Shpresoj të mos kem gabuar…
10 |
E mërkurë, 26 dhjetor 2012 |
Legjionarët
Primavera kuqezi Kabashi & co; ja talentet shqiptarë në klubet italiane Të gjithë futbollistët e rinj që luajnë në kampionatin kryesor të të rinjve në Itali. Strakosha super, ja emrat “e panjohur” Tom Syku
Altin Shordi
Tri ditë më parë, Elvis Kabashi lojtar i Juventusit në Serinë A, i paguar për shumën rekord prej 1.8 milionë eurosh shënoi dy gola në Kupën e Italisë për të rinjtë duke kualifikuar skuadrën e tij në gjysmëfinale. Në të njëjtën kohë, Thomas Strakosha që kaloi te Lacio vetëm pak muaj më parë po thirret përherë e më shpesh me nofkën “portierone”, një fjalë që nuk gjen një korrespondente të drejtëpërdrejtë në shqip, por që me fjalë të tjera ka kuptimin “superportier”. Dy shtyllat e U-19 të Shqipërisë në eliminatoret e fundit, po shkëlqejnë në kampionatin e Serisë A për të rinj, por ata nuk janë vetëm. Janë thjesht dy mes një kolonie të vogël kuqezinjsh që kanë arritur të kapërcejnë disa barriera dhe po vrapojnë drejt qëllimit final: një kontratë profesioniste në futbollin që vlen, në Serinë A. Paulo Sokoli, mbrojtësi i ri shqiptar i Xhenoas, është vetëm 17 vjeç, por lojtari i Kombëtares U-17 të Shqipërisë, i lindur në Velipojë, ka fituar statusin e një lojtari me autoritet, duke qene një titullar i padiskutueshëm te të rinjtë e Xhenoas. Paulo Sokoli vleresohet si një nga më të mirët në rolin e tij në kampionatin e Primaverës. Po te Xhenoa luan edhe shkodrani Ndue Okseti, edhe ky një ndër të besuarit e trajnerit Kiapino Luka. Lezhjani Tom Syku, mbrojtësi i Udinezes, është një emër i njohur në vendin tonë (luajti tri ndeshje
Strakosha në gjurmët e të atit Portieri i ri, Thomas Strakosha ka lënë të kuptohet gjatë muajve të fundit se nuk ka asgjë më pak, sa i përket talentit se babai njëfarë… Foto Strakosha. Edhe pse 17 vjeç, Thomasi mbrojti shkëlqyeshëm portën e përfaqësueses U-19 të drejtuar pikërisht nga i ati dhe po shkëlqen edhe me të rinjtë e Lacios në Serinë A të të rinjve në Itali.
Elvis Kabashi me bluzën e Juventusit
LOJTARËT SHQIPTARË në ekipet e Serisë A Elvis Kabashi Paulo Sokoli Ndue Okseti Tom Syku Enes Hoxha Rejhan Kacka Irisjan Tafaj Thomas Strakosha Amir Bilali Tanasin Kosova Eneo Gjonaj Albi Shahini Harallamb Qaqi
Juventus Xhenoa Xhenoa Udineze Udineze Groseto Siena Lacio Lacio Viçenca Bari Padova Vareze
18 vjeç 17 vjeç 18 vjeç 17 vjeç 17 vjeç, 17 vjeç, 18 vjeç 17 vjeç 18 vjeç 17 vjeç 17 vjeç 18 vjeç 19 vjeç
mesfushor mbrojtës mbrojtës mbrojtës mesfushor mesfushor Sulmues Portier Mbrojtës Mesfushor Sulmues Sulmues Mbrojtës
me Kombëtaren U-19, në eliminatoret e Kampionatit Europian), por dhe një mbrojtës i pazëvendësueshëm për trajnerin e tij te Primavera e Udinezes, Luka Matiusi, skuadra merr pjesë në grupin B të kampionatit të Primaverave. Një lojtar me personalitet të krijuar qysh tani është dhe mesfushori durrsak Enes Hoxha (edhe ky i U-19), shpeshherë realizues i golave të jashtëzaknshëm. Të dy shqiptarët kanë bërë figurë të mirë, veçanërisht në ndeshjet kundër homologëve të tyre të Milanit, Interit, Bolonjës, Çezenës. Tomas Strakosha, djali i legjendës Foto Strakosha, ka fituar një vend titullari të padiskutueshëm të Primavera e Lacios, madje Tomasi i talentuar stërvitet shpesh edhe me ekipin e parë, ku aktivizohet Lorik Cana. “Strakosha Junior” konsid-
Vetëm 26 vjeç dhe nëntë klube,tiranasi shëtitës i Erzebige Aue Gërçaliu, rekordmen për lëvizjet në karrierë nuk është i lumtur as në Bundesliga 2 Ronald Gërçaliu nuk e ka gjetur ende kuptimin e fjalës rehati në karrierë. Vetëm 26 vjeç, futbollisti shqiptar ka përjetuar gjithçka. Ai ka ndërruar 9 klube, ka marrë pjesë në Evropian dhe ka luajtur edhe në Kupën UEFA. Por mbrojtësi i majtë nuk ka qenë
Paolo Sokoli
i lumtur asnjëherë. Kjo nuk po i ndodh as në Erzgebirge Aue, ekipi i tij aktual, ku ka përfunduar në stol që nga fillimi i sezonit. Ai ka zhvilluar shtatë ndeshje këtë edicion, kryesisht duke u futur nga pankina, një shifër kjo shumë më e ulët nga ajo që priste futbollisti
me pasaportë austriake, por i lindiur në Tiranë. “Gjërat nuk po shkojnë mirë, sepse prisja që të luaj më shpesh. Ndryshimet e shpeshta që i bëra më kushtuan. Por, unë kam nevojë ta demonstroj që mund të luaj më shumë”, deklaroi futbollisti tiranas
për sport10.at. “Unë jam lojtar që kam dëshirë të luaj nga fillimi. Unë kam potencial për ta bërë këtë”, vazhdoi ai. Gërçaliu ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen e Austrisë ndonëse në karrierën e tij është kërkuar edhe nga Shqipëria.
Amir Bilali
erohet nga Lacio si një investim serioz për të ardhmen, madje klubi bardhekaltër ku drejtor sportiv është Igli Tare fitoi dhe një duel në distancë me rivalin e madh, Romën, duke ia marrë portierin nga Panionosi. Cilësitë e Tomasit të ri, por me një të ardhme të ndritur, janë vënë re nga të gjithë ekspertët e moshave në Itali. Te Lacio luan edhe mbrojtësi 18-vjeçar, Amir Bilali, edhe ky shpesh herë i përmendur pozitivisht në kronikat e ndeshjeve, ndonëse e nisi si rezervë për tu kthyer në një lojtar me peshë. Listën e kompletojnë mesfushori Tanasin Kosova i Viçencës (17 vjeç); sulmuesi Albi Shahini i Padovës (18 vjeç); mbrojtësi Harrallamb Qaqi i Varezes (19 vjeç); sulmuesi Eneo Gjonaj i Barit (17 vjeç); mesfushori Rejhan Kacka i Grosetos (17 vjeç).
2 klubet
e kryeqytetit italian, Roma e Lacio “luftuan” në verë për të marrë shërbimet e portierit shqiptar, Thomas Strakosha. Në fund Lacio e Drejtorit shqiptar Igli Tare arriti të triumfojë.
1.8 milionë
euro pagoi Juventusi nga Empoli për talentin shqiptar Elvis Kabashi. Mesfushori i ri, që luan kryesisht në krah të majtë vlerësohet si një nga të rinjtë më të mirë në Itali
|
E mërkurë, 26 dhjetor 2012
| 11
Legjionarët
De Biazi, kuzhinier për një ditë! Trajneri ka gatuar për miqtë në drekën e Krishtlindjeve. Më pas uron shqiptarët: “Në 2013 do të festojmë së bashku sukseset e ekipit tonë Kombëtar” Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, u shfaq në një rol të pazakontë, jo i veshur me tuta si gjatë seancave stërvitore, apo me kostum sportiv, por në rolin e një kuzhinieri. Italiani postoi një foto në faqen e tij në rrjetin më popullor social, “Facebook”, ku shfaqej duke gatuar për njerëzit e shtëpisë
së tij dhe për një rreth të ngushtë miqsh. “Ja ku jam në kuzhinë... i impenjuar për të gatuar për të gjithë familjen! Pas një mëngjesi të tërë në kuzhinë... le të shpresojmë se kam bërë diçka të mirë dhe shpresoj të mos helmohet askush... Krishtlindje të Mbara!!!, shkruante De Biazi në Facebook. Nuk mungojnë
as reagimet “provokative”. “Xhani, por gatuan kundërshtarët e Kombëtares tënde (Shqipërisë)”, thoshte një nga miqtë në Facebook. “Shefi i madh! Xhani është i një kategorie tjetër!”, shkruante një tjetër mik. Për Sport Eskpres, De Biazi konfirmoi që kishte gatuar për rreth 20 familjarë e miq të tij dhe se guzhina
ishte një nga kënaqësitë e tij, duke përfshirë edhe të gatuarit. De Biazi gjeti rastin nga ana tjetër të uronte të gjithë shqiptarët për festat e fundvitit: “Urimi im është që vitin tjetër të mund të festojmë së bashku sukseset e ekipit tonë Kombëtar. Gëzuar të gjithë shqiptarëve Vitin e Ri”, mbylli trajneri italian.
Berisha lë pushimet për Serinë A! Portieri i Shqipërisë: “Prej një jave stërvitem i vetëm, dua të jem në formë për janarin. E sigurtë që largohem drejt Italisë” Skuadra e Kalmarit deri më 3 janar të vitit të ardhshëm u ka dhënë pushim stafit dhe lojtarëve. Por, ai që e ka prishur programin për t’u përgatitur për fazën e dytë të kampionatit është portieri i ekipit suedez, Etrit Berisha. Futbollisti i përfaqësueses së Shqipërisë i ka prishur pushimet edhe trajnerit të portierëve të klubit suedez. Berisha e ka shfrytëzuar pushimin vetëm katër ditë, kohë në të cilin qëndroi në Prishtinë për të takuar të afërmit e tij. Që fundjavën e kaluar është kthyer në Suedi, me qëllimin që të jetë i gatshëm për skuadrën ku do të vazhdojë karrierën, pasi në Kalmar ka kohë që është bërë e qartë që ai nuk do të qëndrojë. “Po mundohem të përgatitem sa më shumë për veten time, pasi viti 2013 do të jetë i rëndësishëm për mua. Vetëm katër ditë e kam shfrytëzuar pushimin e më pas i jam kthyer punës. Për t’u ushtruar kam angazhuar trajnerin e portierëve. Ai dëshiron të më ndihmojë shumë dhe nuk ka hezituar të prishë pushimet e tij personale për mua”, ka thënë Berisha të martën për gazetën. Berisha 23-vjeçar stërvitet nga dy herë në ditë nga një orë e gjysmë. Ai thotë se nuk ndien lodhje dhe me vullnet të madh po përgatitet, pasi siç thotë ai, në janar pritet të transferohet te ndonjë nga skuadrat e Serisë A që kanë shprehur interesim për të. “Më 3 janar ekipi i Kalmarit do të nisë përgatitjet, por mua më bie që të stërvitem vetëm dhe dy javë më shumë se ata. Për
Bolonja në pole, e interesuar edhe Roma? Bolonja është skuadra që e ka kërkuar me më shumë ngulm portierin e përfaqësueses shqiptare, gjatë periudhës së fundit. Dy klube të tjera, sipas vetë menaxherit të lojtarit, njëra prej të cilave madje e cilësuar prej klubeve të mëdha të Serisë A e kanë ndjekur Berishën dhe kanë hyrë në bisedimet për shërbimet e tij. Klubi i madh, sipas burimeve pranë lojtarit është Roma. Kjo e fundit po kërkon një portier të ri, pasi nuk është e kënaqur me numrin 1 aktual në dispozicion të trajnerin Zeman, holandezin Stekelenburg. Në fillim të janarit pritet që futbollisti të kalojë zyrtarisht në një nga tre klubet e Serisë A që duan shërbimet e tij.
arritjet e mia meritë ka edhe trajneri i portierëve të Kalmarit. Ai më jep këshilla si të përmirësohem sa më shumë gabimet. Unë dua të përparoj si portier dhe nuk do të ndalem së stërvituri. Kombëtarja në muajin shkurt ka ndeshje me Gjeorgjinë, kurse në muajin mars kundër Norvegjisë. Edhe kjo është një ndër arsyet që unë kam prishur pushimet. Dua ta mbaj formën sa më mirë të jetë e mundur”, ka shtuar Berisha. Portieri nga Prishtina ka kontratë me Kalmarin deri në fund
Nota e sezonit, Ujkani merr një 5! Siti soccermagazine.it ka vlerësuar dje futbollistët e Palermos pas fazës së parë të kampionatit. Portieri titullar i skuadrës, Ujkani ka marrë një notë negative, pesë. Ja komenti: “Portieri i ri shqiptar është fajtor, së bashku me shokët e skuadrës i shumë pikëve të humbura gjatë rrugës. Situata e tij është vërtet e veçantë: është
i zoti të bëjë pritje madhështore dhe të kryejë gabime vërtet të rënda, dhe këto në një ndeshje të vetme. Duhet të rritet ende, Palermo do të synojë sërish te ai, por për të mbijetuar klubit i duhet një portier ekspert dhe i besueshëm. Shqiptari ka luajtur 17 ndeshje, ka pësuar 26 gola dhe është nxjerrë një herë nga loja me karton të kuq”.
të vitit 2013, por për të kanë shprehur interesim disa skuadra të Serisë A të Italisë. Për të ardhmen e tij thotë se do të vendosë në fillim të janarit. “Bisedimet janë ndërprerë për shkak të festave, por ato do të vazhdojnë pas festave. Jemi në bisedime me disa skuadra që kanë shprehur interesim për mua. Janë skuadra të Serisë A. Në fillim të janarit besoj se do të ketë diçka më konkrete”, ka thënë Berisha që në Kalmar u transferua kur ishte adoleshent nga skuadra e 2 Korrikut të Prishtinës.
1 vit
ka mbetur në kontratën e Berishës me Kalmarin në kampionatin suedez. Klubi në fjalë dhe vetë portieri janë dakord me shumën për prishjen e kontratës.
Penallti
Berisha, përveçse një portier i dalluar në Suedi është bërë i famshëm edhe për zakonin e gjuajtjes së 11 metërshave. Ai ka shënuar dy herë nga pika e bardhë sezonin e fundit.
1 vit
milionë euro pretendon Kalmari për shitjen e portierit shqiptar. Lojtari është shpallur më i miri në këtë klub për vitin 2012
Fotolajm Gavazaj shpallet "Futbollisti i ri më i Mirë" në Kosovë Talenti i përfaqësueses U-19, Enis Gavazaj është shpallur Lojtari i Ri më i mirë i Vitit në futbollin e Kosovës nga e përditshmja e këtij vendi, Koha Ditore. Futbollisti i U 19 shpërtheu në eleminatoret e U-19 të zhvilluara në Shqipëri, sidomos me një
supergol të shënuar kundër Belgjikës në fitoren 3-1. futbollisti kërkohet nga shumë klube shqiptare, por sipas të gjitha gjasave do të largohet në një kampionat të rëndësishëm në Europën Perëndimore me Bazelin apo Bundesligën.
Gavazaj me çmimin “Futbollisti i ri më i Mirë"
12 | E mërkurë, 26 dhjetor 2012 |
argëtim
Fjalëkryq sportiv
HORIZONTAL 1. Muhammad i ringut. 3. Sapo fillojnë. 4. Inicialet e Scholes. 5. Neill aktor. 8. Një votë në favor. 9. Inicialet e Sharapova-s. 10. Fillojnë metodën. 12. Vasillaqi... që qe as i Dinamos. 13. Janë në botë. 14. Kufizojnë katete. 15. E ka simbolin C. 18. Richard Gere. 19. Apache te Manchester City. 21. Bëjnë dijetar një detar. 22. Në krye të masave. 24. Personazhi në foto. 26. Kufizojnë gabime.
27. Pak polivalente. 28. Personazhi në foto. 29. Ndezur në aparaturë. 30. Eshtë rënia. 31. Kush bën një... bën favor. 32. Rastisin në krye. 33. Fundi i Turandot. 34. Eshtë sportive ajo e sportistit. 38. Marco te PSG. 40. Kufizojnë rastet. 41. Maresca te Sampdoria. 43. Janë në qendër. 44. Janë ndenjëse për rezerva. 45. Eshtë lojtari under 21. 46. Kështu filloj sporti. VERTIKAL 1. Një luftarak si taekwondo.
Përgjigjet e fjalëkryqit të djeshëm
Nga Kadri Vokopola
2. Kështu fillon loja 3. Super Sport. 4. Eshtë dembeli. 5. Fillojnë sefte. 6. Sacchi ish-trainer. 7. Basha te Torino. 8. Shpërthejnë pas golit fantazmë. 9. Halim, ish-portier bardheblu 10. Giuseppe kaloi nga Novara te Al-Nasr 11. Luan në Serie B. 12. Nikos basketbollist grek. 14. Imanuel Filozof. 15. Mund të jetë recital. 16. Skuadër greke. 17. Një brazilian te PSG. 19. Gjysma e cirkut. 20. Kryeqyteti me Wembley. 22. Olsen trainer i Danimarkës. 23. Del Piero për fansët. 25. Një arbitër italian. 27. Janë zyrtaret për pole position. 35. Stacion televiziv gjerman. 36. Riafirmuar pjesërisht. 37. Një sferë për... model. 39. Kufijtë e rritjes. 41. Dy anët e një elementi. 42. Kufijtë e zonës.
Gazeta “Sport Ekspres” do t’ju japë mundësinë lexuesve të saj që të argëtohen me lojëra e kuice të tilla. Përgjigjet e sakta të fjalëkryqit dhe të Sudokut do t'i gjeni në numrin e nesërm të gazetës.
Sudoku
Përgjigjet e sudokut të djeshëm
Horoskopi ditor Dashi Do të ndiheni në formë shumë të mirë emocionale, kjo ndoshta për shkak të shoqërisë së mirë ku e gjeni veten. Do të kaloni momente shumë tëe bukura me shokët. Demi Parashikohet të bëni disa ndryshime rrënjësore në mënyrën tuaj të të jetuarit. Do të jetë shumë i nevojshëm ky ndryshim për të pasur veçanërisht një shëndet të mirë. Binjaket Vazhdoni të mos e humbni besimin te partneri edhe pse mund të kenë lindur shumë dyshime. Me kalimin e kohës do të sqarohet çdo keqkuptim mes jush. Gaforrja Po kaloni momente shume të bukura ndoshta edhe për shkak te sezonit i cili është gjithmonë shumë ngjyresh. Shijojeni në maksimum dhe fitoni energji të reja. Luani Keni një arsenal të vërtetë brenda jush që po pret të shfaqet. Mos e lini talentin që ju karakterizon që të humbasë por vijeni në zbatim sa më shpejt. Virgjeresha Një shumë parash e cila do të vijë nga një drejtim i paditur do tju fusë në mendime. Mos vallë bëehet fjalë për një simpatizant anonim i cili po përpiqet të futet në lojë?
26 dhjetor 2012
Peshorja Kishin pritur më shumë, por pritshmëritë jo gjithmonë dalin të vërteta. E rëndësishme ështëe ju të mos humbisni besimin sepse në atë moment humbet gjithçka. Akrepi Merrni një periudhe pushimesh për të fituar me shumë energji. E keni të nevojshme në këtë moment, pas një kohe të gjatë me punë intensive dhe stres të vazhdueshëm. Shigjetari Këshiloheni të tregoni më shumë vëmendje ndaj një marredhenie intime e cila mund te kthehet ne diçka serioze. Njerëzit që keni përreth mund të mos e miratojnë këtë lidhje. Bricjapi Prej disa ditësh po mendoni si të dilni nga një situatë e vështirë ku jeni përfshirë. Mund të jetë një situatë financiare, një investim i bërë gabim ose një llogaritje jo e mirë. Ujori Keni nevojë për dashurinë e një personi i cili nuk po shfaqet në horizont për ju. Por kjo nuk do të thote se ju nuk do të gjeni atë, mjafton që të tregoni më shumë afrimitet. Peshqit Po kaloni një moment pasigurie dhe ju duket sikur të tjerët e kanë fajin për këtë. Përpiquni ta gjeni gabimin edhe te vetja dhe të korrigjoheni në kohën e duhur.
Po shkrin Antarktida, planeti rrezikon shumë Shtresa e akullit në perëndim te Antarktides po ngrohet dy here me shpejt nga sa mendohej deri tani
S
hkencetarët amerikanë kanë gjetur provat e para të ngrohjes mbi normalen gjatë muajve të verës në hemisferën jugore dhe shqetesohen se shkrirja e akulllit si rezultat i temperaturave tëe larta, mund të çojë në rritjen e nivelit të detit. Studimi i tyre është publikuar në revistën “Nature Geoscience”. Ai mbështetet në të dhënat e marra nga stacioni Byrd, i ngritur nga Shtetet e Bashkuara në mesin e viteve 50` në qendër të shtresës së akullt në Antarktidën perëndimore. Më pare ka qenë e pamundur nxjerrja e konkluzioneve nga të dhënat e Byrd-it sepse nuk ishin të plota. Por tani, për të plotësuar informacionet që mungonin, u përdor një model kompjuterik i atmosferës dhe një metodë numerike. Rezultatet treguan rritje të temperaturës vjetore me 2,4 gradë celsius në harkun kohor të viteve 1958-2010. Ky është sinjali më i fuqishëm i ngrohjes së Tokës, thotë Andre Monagan i Insitutit Kombetar Amerikan për kërkimet atmosferike, njëkohësisht bashkëautor i studimit. Për herë të parë arritëm të vërtetojmë se ka pasur ngrohje më të madhe se normalja gjatë këtij sezoni veror. Rritja e temperaturave sipas ekspertëve, është pasojë e ndryshimit të erërave dhe rrymave në Oqeanin Paqësor, por nuk e thonë dot me saktësi nëse shkaktar i një situate të tillë është aktviteti njerëezor.
|
Vipat në plazh, i ftohti nuk është një problem
E mërkurë, 26 dhjetor 2012
| 13
gossip shumësportësh Intervista vendi
Krishtlindje të hidhura per Belen Rodriguez....
Hajdutet i kane rezervuar nje suprize te shemtuar per Krishtindje bukuroshes Belen Rodriguez.
D
alin “topless”,
shëtisin si perëndesha në plazh, apo edhe marrin rreze dielli në tarracë. Ja që edhe për Krishtlindje, yjet shfaqen me bikini, pavarësisht se kjo festë duket sikur ka për simbol...dëborën. Por ja që Elisabeta Gregoraçi në Kenia, Klaudia Galanti në Majemi, Valeria Maca në Uruguaj, Stefani Sejmur në St.Barth apo Rihana në Barbados nuk e ndiejnë fare të ftohtin!
M
ediat italiane bejne me dije se Belen kur të kthehet nga udhëtimi i saj jashtë vendit, në shtëpine e saj në Milano nuk do e gjejë më siç e la, pasi mbrëmjen e djeshme hajdutët kanë hynë në banesë duke grabitur objekte
me vlerë. Ka qenë pikërisht roja e banesës, i cili ka lajmëruar policinë kur ka vënë re një dritare të hapur me dhunë. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autoreve, ndërkohe që ende nuk dihet vlera e objekteve të grabitura.
Urime të zjarrta nga modelja Miranda Kerr
Një nga aspektet më të bukura të Krishtlindjeve janë urimet: nëse ajo që i bën është modelja më seksi e momentit, ashtu si Irina Shiak, atëherë akoma më mirë. Pas modeles ruse, Bar Refaeli, ka ardhur moment i jë tjetër protagoniste
“hot” në skenë. Bëhet fjalë për Miranda Kerr, që na kishte mësuar me fotot e saj seksi. Me foton e fundit të postuar në “Tëitter” jo vetëm që ka bërë për vete shumë fansa, por ka marrë edhe nofkën “Ndihmësja e vogël e Santa Klausit”.
14 |
E mërkurë, 26 dhjetor 2012 |
Shumësportësh vendi Buxheti i miratuar
50 milion lekë granti, shumëportëshi bardheblu "fle mendjen" për 2013-ën
Pas “luftës” së kryetarit të LSI-së së Tiranës, Viron Bezhani, në mbledhjen e së hënës të këshillit bashkiak, buxhetin për sportet e tjera rritet me 17 milion lekë të reja Gjergj Vyshka
Klubi Shumësportësh Ti rana, për vitin 2013, do ta ketë grantin 55 milion lekë të reja, nga 33 milion lekë që ka qenë vitin e kaluar. Ky ka qenë vendimi i mbledhjes së Këshil lit Bashkiak të Tiranës, ditën e hënë, pas “luftës” që ka bërë për sportin bardheblu kryetari i LSI-së së kryeqytetit, por një kohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të KOKSH, si dhe kryetar i Komisionit Teknik, Viron Bezhani. Ajo që quhet pozitive, të paktën dhe pas diskutimit që është mbajtur nga Bezhani në mbledhjen e këshillit bashkiak, është fakti se granti për shumësportet bardheblu është rritur me 17 milion lekë të reja. “Nëse ka qenë 33 milion lekë të reja vi tin e kaluar, kërkesa ka qenë për një ulje në 30 milion, sepse një pjesë donin t’ia kalonin fut bolli. Klubi shumësportësh Ti rana 33 milion ka vetëm fondin e pagave e atyre sportistëve që ka profesionist, atëherë çfarë do të mund të prisnim ndryshe ne? Kështu që ulërita unë, që do të thotë se 50 milion lekë granti për 2013 për Tiranën e shumësportëshit u miratua. Jo vetëm kaq, por dhe fondi i mbetur nga 2012-ta, prej 11 milion e 336 mijë lekë. Ajo që është e rëndësishme me këtë fond tashmë dhe trajnerët e jashtëm do të paguhen më shumë, që do të thotë jo më me 10 mijë lekë të reja, por me 30 mijë lekë të reja. E në këto kushte, Tirana e shumës portëshit, me të gjithë këtë fond grant, i plotëson të gjitha nevojat, ndërsa sportet kolek tive, basketbolli e volejbolli, nuk kanë për të udhëtuar më në transfertë me para xhepi”,
Salla sportive “Farie Hoti”, selia e klubit shumësportësh Tirana
33 milion
ka qenë fondi i vitit 2012 për shumësportet e bardhebluve, të cilat janë lëvruar me shumë vonesë, vetëm pas ndërrimit të shefave të klubit; iku Vladimir Rada dhe erdhi Sokol Kasmi
50 milion
është bërë granti i vitit 2013 për klubin sportiv Tirana në shumësportësh, duke pësuar një rritje prej 17 milion lekësh, krahasuar me vitin e kaluar.
thotë Bezhani, që ka mbetur i kënaqur pas miratimit të këtij buxheti për vitin 2013 për Ti ranën e shumësportëshit, që duket se është më i madhi i viteve të fundit. Shumësportëshi bardheblu, me shumë elitarë
Klubi shumësportësh bard heblu, pas ardhjes së Sokol Kasmit drejtor i këtij klubi, më 4 shkurt, pati një ristrukturim të plotë. Dhe ardhjet e Bujar Shehut në krye të basketbollit të meshkujve, Erdal Borovës te femrat, Adrian Gorenxës në volejboll për vajza, por dhe mbetja e Ilo Kojës në krye të djemve të rrjetës, duket se ka dhënë rezultat. Realisht sot Ti rana në basketboll për meshkuj është në vendin e dytë, vetëm dy pikë larg Kamza Basket. Për femra është kryesuese së bashku me Flamurtarin, po kështu në volejboll për femra është kryesuese absolute dhe për djem në vendin. Katër skuadra të lojërave me dorë që pretendojnë realisht për titull kampion. Jo vetëm kaq, por Tirana ka dhe sportistë cilësor
dhe elitar individual, ndërsa krenaria e këtij klubi mbeten Romela Begaj në peshëngritje dhe Fation Baro në mundje. Pa harruar më pas boksin, atletikën, çiklizmin e shumë sporte të tjera që i japin nga një trofe bardhebluve. Dhe e gjithë kjo shifër prej 50 milion lekësh i jep mundësi Tiranës jo vetëm që mbajë dhe të paguajë ekipet aktuale, po pse jo dhe ndoshta të gjejë mundësine e investimeve të tjera në sallën sportive “Farie Hoti”. Aktual isht ky impiant ka marrë një pamje, teksa është rikonstruk tuar parketi. “Me këtë fond i kemi krijuar mundësinë Ti ranë që edhe sportistët elitarë e cilësor si Romela Begaj e Fa tion Baro t’i paguajë më mirë, sepse e meritojnë”, përfundon Bezhani, kurse “Sport Ekspres” ka kërkuar të ketë kontakt dhe me drejtorin e klubit bardheb lu, Sokol Kasmi, që nuk i është përgjigjur telefonatës. Gjith sesi i gjithë ky fond do të lëvro het që në janar, duke qenë në efiçencë të plotë për bardhe blutë e shumësportëshit.
Te Tomori ka sporte të lëna pas dore financiarisht, edhe pse japin trofe Ndryshe nga çfarë japin në të vërtetë, teksa janë sporte elitare, si alpinizmit, ashtu dhe bilardo janë jashtë trajtimit financiar të klu bit shumësportësh Tomori. Dhe kjo ka ndodhur që në fillim të vitit 2012, ndërsa në grantin e akorduar nga Bashkia Berat, miratuar nga Këshilli Bashkiak që në ja nar, si alpinizmi, ashtu dhe bilardo nuk janë përfshirë. Dhe kjo ka krijuar një farë pakënaqësie, aq më tepër që Alpinizmi në Berat është një
Alpinizmi dhe bilardo ngrenë zërin ndaj drejtuesve të klubit, që i kanë lënë pa pagesa për 2012-n
sport me traditë 65-vjeçare, kurse bilardo ka mbi 15 vjet që merr pjesë si në aktivite tet kombëtare, ashtu dhe ato ndërkombëtare. Dhe të dyja janë sporte që Tomorin e kanë përfaqësuar në mënyrë dinjitoze. “Është vërtetë e turpshme ajo që ndodh me klubin tonë shumësportësh Tomori dhe drejtuesit e tij, pasi nga njëra anë e konsi derojnë sport elitar alpin izmin, e nga ana tjetër as nuk e kanë në listën e trajtimeve financiare. Madje paratë
tona i marrin sporte të dorës së dytë dhe nuk di ç’emër t’i vë”, ka thënë Vullnet Zylyf tari. Por të njëjtin shqetësim ka ngritur dhe Pëllumb Turku. “Ne jemi një sport më shumë se sa i traditës. Ne kemi rezultate të mira si në veprimtaritë kombëtare, ashtu dhe ato ndërkombë tare dhe nuk mund të ndësh kohemi nga këta njerëz të papërgjegjshëm. Ndaj themi që është turp ky trajtim që na bëjnë”, deklaron Turku. EDI SPAHIU
Absurdi shqiptar; taekondoja me dy palë zgjedhje të reja Absurditetet në sportin shqiptar janë të pafundme, ndërsa në asnjë rast Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nuk ndërhyn për të rregulluar punë. Pasi janë zhvil luar një palë zgjedhje në Feder atën Shqiptare të Taekondosë, atje ku mes shumë polemikash dhe bojkoti të delegatëve, për shkak të shkeljeve të statutit nga sekretari i përgjithshëm Arben Markaj, u zgjodh presi dent Gentian Malko, një tjetër palë bën zgjedhje. Bëhet fjalë për Federatën Shqiptare të Taekondosë, e cila është e reg jistruar në gjykatë, me vendim nr.2921, dt 22 shtator 2010, e cila ka zhvilluar zgjedhjet e saj të dielën e kaluar, me pjesëmar rjen e 11 klubeve dhe shoqata, pesë prej të cilave janë anëtare dhe në Federatën Paralele. Dhe pas zgjedhjeve, të paktën dhe sipas informacionit që ka dhënë për “Sport Ekspres”, Fat mir Bardhoci, ky i fundi është rizgjedhur president, duke fituar garën me Ahmet Canin. Sipas Bardhocit, asambleja me unanimitet të plotë ka zgjedhur president nderi Juland Musta fajn. Në kryesi, gjithnjë sipas informacionit të Bardhocit, janë zgjedhur: Bledar Barmeta, In drit Arifi, Ervin Lufta, Eranda Hysi, Ahmet Cani, që ka marrë postin e zëvëndëspresidentit të Federatës, si dhe Aurel Hakorja. Ndërkaq kjo asamble ka nxjerrë dy kandidatura për sekretar të përgjithshëm, Elvis Vulka dhe Bledar Barmeta. “Ne jemi në pritje të miratimit të ministrit për sekretarin e përgjithshëm, në mënyrë që t’i jepet fund pengesave të krijuara nga ish-
Dy presidentë, Malko e Bardhoci, dy kryesi dhe dy sekretarë. Por deri kur do të vazhdohet kështu, ndërsa një fat të tillë e ka aktualisht dhe gjimnastika e MTKRS vazhdon të heshtë...
drejtuesit e mëparshëm të cilët penalizuan sportistët për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Londër 2012”. E jo vetëm kaq, por kanë çregjistruar dhe spor tistë cilësorë, të cilët ishin pre tendent për medalje në Kam pionatin Europian të Athinës, i cili mbahet më 9-13 janar”, ka thënë Fatmir Bardhoci. Në fakt, në kohën që Federata ku ishte presidenti administratori i Tiranës, Sali Tagani e tashmë është Gentian Malko po bënte zgjedhje. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka kërkuar që të bëhej një zgjed hje e vetme, në mënyrë që Tae kondoja shqiptare në versionin WTF të bashkohej. Por kjo nuk ndodhi, ndërsa kandidatura e sekretarit të përgjithshëm, Elvis Vulka, i propozuar nga të dy krahët duket se do të jetë dhe një mundësi bashkimi. Por aktual isht, Taekondoja, ashtu sikurse gjimnastika, është e ndarë më dysh. Dhe ky është absurd, pasi ende nuk ka një përgjigje nga MTKRS. Përgjigje e cila, edhe në kushtet kur kësaj qeverie i ka mbetur vetëm gjashtë muaj deri në zgjedhjet e 23 qershorit, atëherë këto dy federata do të mbesin të ndara në dysh. Dhe ky është absurditet për sportin shqiptar i fundvitit 2012. Gj.Vyshka
Gjashtë muaj pa u paguar, Boksierët revoltohen me krerët e shumësportëshit beratas Begaj: Eshtë i turpshëm akti i tyre që për të dytin vit radhazi na lënë pa u paguar. Eshtë e dyta herë që në fundviti ne nuk marrim asnjë kacidhe dhe bëhet fjalë për periudhën qershor-dhjetor
Fundi i vitit 2012 për shu mësportëshet beratase është mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme, teksa sportistë dhe trajnerë elitarë kanë nga gjashtë muaj pa u paguar. Dhe skandali shtohet, pasi për të dytin vit radhazi këta trajnerë e sportistë, të cilët i japin Tomorit trofe kombë tare e ndërkombëtare, janë të papaguar. Dhe të gjitha këto sporte, të cilat vlerësohet nëpër letra, janë të diskrim inuar si nga Bashkia Berat, ashtu dhe nga klubi shumës portësh Tomori, që vazhdon të heshtë për këtë problem. “Nuk ka turp më të madh se sa një klub si Tomori, me 12 sporte të traditës, të mbetet i papaguar. Dhe shtohen prob lemet kur sportistë e trajnerë janë të mbetur papërkrahje
dhe jetimë si nga Bashkia, ashtu dhe nga klubi shumës portësh. Ata harrojnë që si drejtuesit e klubit, ashtu dhe ato të Bashkisë krenohen me rezultatet tona të larta. Por ama nuk mund të tallen me djersën tonë njëvjeçare dhe të na lënë pa u paguar për gjashtë muaj. E keqja se drej tuesit e klubit bëhen palë me këtë situatë, teksa heshtin, ndonëse për të dytin vit rad hazi Bashkia e Beratit perse kuton sportistët dhe trajnerët duke mos i paguar. Dhe nuk është hera e parë, pasi dhe vjet për gjashtë muaj nuk kemi marrë asnjë kacidhe”, thotë i nervozuar kryetrajneri i Tomorit në boks, Gentian Begaj, i cili është zëri më kritik si për shefin e klubit shumësportësh Tomori, Alfred Memaj, ashtu dhe për kryebashkiakun Fadil Nasufi, aq më tepër që mes tyre ka dhe një lloj nihilizmi. Sepse asnjëri nuk jep llogari pse nuk shkojnë paratë në xhepat e sportistëve dhe trajnerëve beratas. EDI SPAHIU
|
E mërkurë, 26 dhjetor 2012
| 15
speciale
“The Guardian” zbulon 100 lojtarët më të mirë në botë për 2012-n
E përditshmja britanike vlerëson: Mesi është i pari, i ndjekur nga Kristiano Ronaldo. Pas tyre, Ksavi e Iniesta, ndërsa Kavani mbyll “Top 10”
3.Ksavi Hernandez (32 vjeç) Lojtarë si Ksavi Hernandez para 3 ose 4 vitesh dukeshin në zhdukje. i kudondodhur, muskuloz, i matur dhe i pagabueshëm në pasime. Loja e tij ishte e ndryshme. Tani, 5 vite më vonë ai është një model për të gjithë lojtarët e rinj. Altruizmi dhe filantropia e tij janë në
një shkallë sipërore te ky lojtar. Ai bën gjithçka për klubin dhe i interesojnë shumë pak shifrat personale. Ndonëse se ai ka thyer jo pak rekorde, deri tani ka arritur 652 ndeshje me Barcelonën. Ksavi mund të shpallet lojtari më i mirë spanjoll i të gjitha kohërave.
4.Andres Iniesta (28 vjeç) Serxhio Ramos e cilësoi Iniestën si futbollisti me “këmbë të arta”. Ka diçka të veçante të ai. Eshtë kaq elegant kur prek topin dhe pothuajse perfekt në çdo pasim që jep. Ai mund të bëjë gjëra që të tjetër nuk mund ti bëjnë dot shumë lehtë dhe pa u sforcuar fare. Jep asise pafund
me mjaf elegance. Ka një rëndësi mjaft të madhe në kombëtaren spanjolle madje shënoi edhe golin e fitores në finalen e Kupës së Botës në 2010 në fitoren ndaj Holandës. Mbrojtësit e kanë gjithmonë të vështirë ta ndalojnë. Iniesta ka cilësi të mëdha në këmbët te tij.
Ka një personalitet të madh dhe fituesi. Ka potencial të jashtëzakonshëm në këmbët e tij. Eshtë mjaft i fortë fizikisht dhe nuk dorzohet kurrë. Suedezi, në 2012-n u largua nga Milani për të shkuar në Paris, te milionerët e PSG. Ai mund të cilësohet edhe si lojtari i “titujve kampion” pasi ka fituar kaq shumë kampionate në karrierën e tij me Juven-
tusit, Interin, Barcelonën dhe së fundi me Milanit. Duket së edhe me PSG-në e pret e njëjta gjë, pasi deri tani ka shënuar 18 gola në 19 ndeshje dhe kryeson kampionatin francez. Golat e tij janë të shumtë dhe nga më spektakolarët. Fuqia imagjinata dhe karizma e tij e shëndron atë një “mankth” për mbrojtësit. Vërtetë një mjeshtër me topin.
5.Zlatan Ibrahimoviç (31 vjeç)
6.Radamel Falkao (26 vjeç) Të gjithë e thërrasin “Tigri”. Ai është një gjuetar perfekt, një grabitqar i cili nuk i shpëton kurrë “preja” e tij (rrjeta). Kohët e fundit është shndërruar një nga lojtarët më të preferur nga klubet më të mira të Europës. Shënon shumë dhe di si të zgjidhi një ndeshje i vetëm. Përdor mjaft mirë këmbën e djathtë, këmbën e majtë, shënon rregullisht me kokë, brenda zone si dhe jashtë saj. Ka shënuar rreth 50 gola vetem për një vit te Atle-
tiko Madrid. Ka fituar Europa League dhe ka shkatërruar Çelsin në finalën e Superkupës së Europës. Të gjithë janë poshtë tij për momentin (perveç Mesit) kjo ka bërë që vlera e tij në merkato të shkojë deri në 60 milionë euro. Por mesa duket Atletiko ka pasur të drejtë kur e mori 40 milionë euro nga Porto. Skeptikët thanë si nuk i meritonte të gjitha ato para të hedhura për të por Falkao po vërtëton dita ditës se çfarë është në gjendjë të bëjë.
Në 2004-n, Van Persi kaloi nga Fejënordi tek Arsenali, por lojtari në fillim e kishte të vështirë të përshtatej me londinezët. Me kalimin e viteve, holandezi u shndërrua në lider të vërtetë tek Arsenali. Madje ka mbajtur shiritin e kapitenit për një sezon pas largimit të Sesk Fabregas. Ka
shënuar shumë gola tek Arsenali, ndërsa në sezonin 2011-2012 u shpall edhe golashënuesi më i mirë. Pastaj vendosi të largohet “Topçinjtë” për të veshur fanelën e Mançester Junajtid. Holandezi është cilësuar si një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e Arsenalit, pas Tierri Henri.
7.Robin van Persi (29 vjeç)
L
eo Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë shpallur lojtarët më të mëdhenj të vitit 2012 sipas një sondazhi të së përditshmes “The Guardian”. Një juri prej 11 specialistësh ndërkombëtarë ka bërë votimin për 30 lojtarët më të mirë, një nismë e nisur nga
8.Andrea Pirlo (33 vjeç) prestigjiozja angleze. Sipas “The Guardian”, vendi i parë vlerësohet me 30 pikë, i dyti me 29 dhe kështu me radhë, teksa vendi i 30 vlerësohet me 1 pikë. Edhe një herë Mesi ka fituar duelin me Ronaldon, teksa ndjekin pas tyre dyshja katalanase Ksavi
dhe Iniesta. Nga fantazistët kalohet tek sulmuesit pasi në vendin e 5, 6 dhe 7 renditen Ibrahimoviç, Falkao dhe Van Persi. Në fund të “Top 10” qëndron Edinson Kavani që përpara ka dy mesfushorë, Andrea Pirlo dhe Jaja Ture. Nga ky sondazh kanë dalë
100 emra të votuar, me Barcelonën që përfaqësohet me 12 futbollistë, e ndjekur nga Bajern Mynih dhe Real Madrid me nga 10. Tek 100 të nominuarit bie në sy fakti që kemi 36 mesfushorë, 29 sulmues, 19 mbrojtës dhe 16 portierë.
1.Lionel Mesi (25 vjeç) 2.Kristiano Ronaldo (27 vjeç)
Eshtë vetëm një emër dhe një pozicion ku të gjithë 11 anëtarët e panelit bien unanimisht dakort: numri 1 në botë Lionel Mesi. Si mund të mos zgjedhim atë? Debati ka kaluar në një plan tjetër: nuk është më çështja nëse Mesi është lojtari më i mirë në botë, por Leo mund të jetë lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë futboll. Vjet ai shënoi 50 gola në kampionat duke
u futur në histori si lojtari që ka shënuar më shumë gola në një sezon të vetëm. Ai ka shënuar më shumë gola nga të gjithë për 4 sezonet e fundit ne Champions League, 2 hërë edhe në finale. Ai ka shënuar në finalen e Kupës së Mbretit, në Botrorin për klube dhe në supur kupën europiane dhe spanjolle. Eshtë e veshtirë të mos flasësh me superlativa për të.
Një histori na vjen në mendje. Eshtë marsi i vitit 2007 në “Old Trafford” dhe Ronaldo inspiron Mançester Junajtid të shaktërroi Bolton 4-1. Henrik Pedersen kishte për detyrë ta ndalonte portugezin por fatkeqësisht ai u zëvëndësua pas 28 minutash lojë. Pas kësaj një gazetar pyet menaxherin Sem Allardajs ,pas performances së Kristiano Ronaldos a mendoni
së ekipi juaj dotë ketë pasoja nga ana psikologjike. ”Pasoja?” Allardajs thotë: ”Na duhet një kirurg plastik pas kësaj që ndodhi”. Ronaldo mund ta bëjë këtë në opozitë. Ai po e përgatit veten për të qenë një nga gjenitë e futbollit. A është më i mirë se Mesi? E vështirë të thuhet, por ajo që është e qartë është se Ronaldo është i jashtëzakonshëm në rolin e tij.
Gjëja e parë që të vjen ndërmënd është ajo penallti spektakolare ndaj Anglisë në “Euro 2012”, që e bëri Xho Hartin të dukej si “lolo”. Kohët e fundit ka vendosur të lërë mjekërr, me të cilën duket sikur do të thotë që vitet ikin dhe ai tani është 33 vjeç. Por rëndësia e tij në fushën e lojës është e padiskutushme. Eshtë mjaft produktiv dhe klasi i tij
nuk ka nevojë për koment. Golat e tij janë gjithmonë spektakolarë dhe vijnë në momentin e duhur. Shkëlqimi i tij në Kampionatin Europian bëri që shumë klube europiane ta mendojnë seriozisht bjerjen e tij edhe pse në moshë të madhe. Në 2006-n, kur Italia fitoj Kupën e Botës në Gjermani, Andea Pirlo ishte një nga lojtarët më të mirë të Botërorit.
Eshtë nga ato lojtarë të palodhur dhe nga më të mirët në pozicionin e tij. “Nuk ka një Jaja Ture tjetër”, thotë Roberto Mançini. Karakteri i tij i fortë dhe altruizimi e bëjnë atë të frikshëm për të gjithë kundështarët. Por të mos harrojmë se atij nuk i mungojnë as fuqia as teknika. Eshtë mjaft i shpejtë dhe ka një hap fantastik saqë shpëshherë
na kujton Rikardo Kakanë. Difensivën e zotëron mjaft mirë, është i kudondodhur. Eshtë shndërruar në lider menjëherë sa erdhi nga Barcenona. Tani është kapiteni i Sitit dhe është nga lojtarët më të rëndësishëm në Premier League. Gjithashtu edhe nga futbollistët më të paguar, pasi merr 13 milionë stërlina në vit.
9.Jaja Ture (29 vjeç)
10.Edinson Kavani (25 vjeç) Çfarë po presin Mançester Siti dhe Çelsi? 94 gola në 192 ndeshje në Serinë A që pas mbërritjes në Itali, 5 vite më parë. Eshtë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Uruguajit. Karizma i tij ka bërë që tizozët ta adhurojnë më shumë, si ato të Palermos dhe ato të Napolit, ekipi ku aktivizohet aktualisht. Fansat e Napolit
ia ka në vënë emrin “Matadori” (Vrasësi). Ka nuhatje të madhe për të shënuar gola, por duket se Seria A nuk është “trampolina“ e duhur për ta shndërruar në sulmuesit më të mirë në botë. Çelsi dhe Mançester Siti kanë vite që janë në kontakte për Kavanin por tentativat kanë deshtuar pasi edhe vetë lojtari nuk e ka dashur një largim nga Napoli
16 | E mërkurë, 26 dhjetor 2012 |
seria a
Juventus, një skuadër super, Markizio e Pirlo janë më të vlerësuarit
Mediat italiane vlerësojnë me nota çdo lojtar bardhezi për këtë fazë të parë të kampionatit. Askush nuk ka bërë më mirë se ata
J
uventusi është skuadra italiane që ka bërë më mirë këtë sezon. Mediat italiane kanë bërë një vlerësim të ekipit të Antonio Kontes, duke analizuar të gjithë pjestarët e klubit Torinez. Skuadra 8,5 – Nga 26 ndeshje, ata kanë marrë 19 fitore, 5 barazime dhe vetëm 2 humbje, duke shënuar 56 gola dhe duke pësuar 17. Numra që kanë sjellur kampionatin, Superkupën e Italisë dhe kualifikimin për të fazën tjetër të Champions-it. Shumë pak difekte nga skuadra e Kontes. Bufon 7,5 – (24 paraqitje, 17 gola të pësuar). Bufon është rikthyer në nivelet e larta sërish. Ai jep një siguri të madhe skuadrës, duke treguar gjithmonë se është ai numri 1 në portën bardhezi edhe për disa vjet. Lishtajner 7 - (14 paraqitje, 2 gola, 1 asist, 2 kartona). Sezoni i tij nisi me një gol, ashtu si një vit më parë. Kur është në ditën e tij më të mirë, është padroni i krahut dhe treguar cilësitë e tij. Barzalji 7,5 - (24 paraqitje, 1 asist, 3 kartona). Një lojtar i pazëvendësueshëm në skuadrën e Kontes. Një nga mbrojtësit më të mirë qëndror në europë. Kundërshtarët e kanë shumë të vështirë me të përballë. Bonuçi 7 - (24 paraqitje, 1 gol, 7 kartona). Vazhdon përmirësimi i tij ndeshje pas ndeshje. Shumë i rëndësishëm për skuadrën e Juventusit dhe shpesh herë vendimtar me ndërhyrjet e tij në fushë. Kielini 7,5 - (19 paraqitje, 2 asist, 3 kartona). Një ditë e vërtetë për barhdezinjtë. Themeltor si një lider i vërtetë në fushë, por për shkak të dëmtimit do të qëndrojë jashtë për disa muaj. Të gjithë mezi e presin rikthimin e tij. Pogba 6,5: (15 paraqitje, 2 gola). Juventusi ka marrë një fenomen. Eshtë ende i ri, por gjithmonë ka lënë përshtypje shumë të mira në fushë. Shpesh herë ka shënuar edhe gola shumë vendimtar si ai kundër Napolit. Markizio 7,5: (22 paraqitje, 5 gola, 5 asist, 3 kartona). Edhe këtë sezon po tregon se është një mesfushor i kalibrit ndërkombëtar. Por gjen golin edhe me vazhdimësi, cilësi që i rrit më shumë vlerën. E ardhmja e tij është e shkruar. Vidal 7,5 - (23 paraqitje, 9 gola, 4 asist, 5 kartona). Gjëja e parë që dallon tek ai, janë
Del Piero, letër “Zonjës”: Më ke dhuruar emocionet më të forta! Eshtë koha për bilancet për Alesandro Del Pieron. Ishkapiteni i Juventusit ka analizuar të gjithë vitin 2012, i cili ka qënë i mrekullueshëm për të. “I jashtëzakonshëm, i paharrueshëm, një vit në të cilin jam rikthyer tek fitorja me Juventusin, jam larguar nga ajo skuadër dhe kam bërë ndryshime”, është shprehur ish-sulmuesi bardhezi gjatë një letre të shkruar në faqen e tij personale të internetit. “Nuk do të harroj kurrë atë që ka ndodhr gjatë këtij viti magjik”. Tashmë sulmuesi i Sidneit, kujton tifozët e tij me shumë dashuri. “Më kanë bërë të ndjej shumë emocione, mbase më të fortat”. Më pas Del Piero ka folur edhe për ovacionet
që ka patur gjatë ndeshjes kundër Atalantës në “Juventus Stadium”. “Nuk do të mbaroj kurrë për t’i falenderuar të gjithë tifozët e Juventusit për atë që më kanë dhuruar, që më kanë bërë të ndjejë emocionet më të mëdha të karrierës sime. Ai 13 maj do të kujtohet gjithmonë në mendjen time. Jam shumë krenar për atë që ka ndodhur”. Por vëmendja është përqëndruar edhe tek tifozët e Sidneit. “Premtoj se do të jap përkushtimin më të madh për të dalë nga kjo situatë e vështirë. Do ta bëjmë me një grintë dhe entuziazëm të madh”. Të enjten me 27 dhjetor, Aleks do të jetë sërish në fushë kundër Central Koast Mariners.
Vuçiniç: Vit fantastik, duhet të vazhdojmë kështu! Po mbaron një vit shumë i rëndësishëm për Juventusin dhe për Mirko Vuçiniç. Sulmuesi bardhezi ka shkruar disa fjalë në adresën e tij të internetit, duke dhënë edhe një mesazh urimi për festat. “Ky është titulli im i parë”, shkruan sulmuesi i Juventusit. “Kam ndjerë emocionet e mëdha të lidjes së djalit tim të dytë Matija. Fitimi i Superkupës në Pekin. Kalimi
i turit në vendin e parë në Champions League. Titulli kampion dimri. Ka qënë një vit i mrekullueshëm. Një vit i cili duhet kujtuar. Duhet të vazhdojmë kështu, me të njëjtën uri, egërsi dhe forcë grupi për të synuar gjithmonë e më lart, edhe në Europë. Në 2013-n atëherë do të vazhdojmë të ëndërrojmë. i uroj të gjithëve festa të mbara dhe një vit sa më të gëzuar”.
Bardhezinjtë, në janar vjen një argjentinas për mbrojtjen
44
pikë ka grumbulluar Juventusi pas 18 ndeshjesh të luajtura në Serinë A. Bardhezinjtë kryesojnë me 8 pikë më shumë se Lacio e vendit të dytë
2
humbje kanë bardhezinjtë në fazën e parë të kampionatit, pikërisht nga dy skuadrave milaneze, Inter e Milan
golat e shumtë që ka shënuar. Grinta, teknika, sakrifica dhe cilësia nuk i mungojnë. Shumë i rëndësishëm për skuadrën bardhezi. Pirlo 8 - (23 paraqitje, 4 gola, 7 asist, 5 kartona). Thjesht një fenomen. Për të ka vetëm duartrokitje. Vlerat e tij dihen tashmë. Pirlo është gjeometri më i mirë i skuadrës së Kontes. Asamoah 6,5: (25 paraqitje, 3 gola, 6 asist, 1 karton). Ai është një zbulimet më të mira për bardhezinjëve. Nuk ndalet së vrapuari dhe shpesh herë është vendimtar për Juven. Vuçiniç 7 - (21 paraqitje, 6 gola, 6 asist, 3 kartona). Njeriu më i rëndësishëm i skuadrës së Kontes. Nuk shënon shumë, por hap hapësirat shokëve të skuadrës. Në pjesën e fundit të sezonit, është rikthyer edhe
tek goli. Xhovinko 6,5 - (24 paraqitje, 8 gola, 6 asist, 3 kartona). Shpesh herë ka qënë vendimtar. Edhe pse nuk ka shënuar gola me peshë, ai po rritet shumë në cilësi. Kualiarela 7 - (16 paraqitje, 9 gola, 2 asist). Sulmuesi më vendimtar, duke parë minutazhin dhe golat e shënuar. Konte nuk e aktivizon shumë, por kur luan shënon pothuajse gjithmonë. Matri 6+ - (16 paraqitje, 3 gola, 1 asist, 2 kartona). Sa herë ka ka luajtur ka shënuar, ose ka dhënë kontributin e tij. Nëse do të luante gjithmonë, mund të shënojë 20 gola në sezon. Konte 7,5 – Edhe pse ka qënë i dënuar skuadra e tij ka qënë gjithmonë në nivele të larta. Sa është kthyer ka marrë katër fitore nga katër ndeshje të luajtura.
Juventusi mendon për të përforcuar sa më shumë repartin e saj të prapavijës. Emri i fundit është ai i Lisandro Ezekiel Lopez, i cili luan tek Arsenal de Sarandi. Shumë klube të europës kanë
treguar një interes të madh për lojtarin, i cili ka edhe një çmim të lartë në merkato, 12 milionë euro. Sipas shytpit italian, Marrota po tregon një interes shumë të madh për lojtarin.
Zola: Eshtë Lacio anti-Juve! Gjatë një interviste, Xhanfranko Zola, ka folur për tema të ndryshme. Trajneri i Uatfordit, ka folur edhe për faktin që skuadra e tij luan edhe në ditë festash. “Të luash në këto ditë festash është shumë e bukur, mbi të gjitha për atmosferën që krijohet rreth ndeshjes”, tha ai. “Pse nuk kam kaluar tek Lacio? Eshtë e vërtetë, për pak ishte e mbaruar, për shumë pak. Por në fund asgjë nuk është përfunduar. Këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Lacio ka gjetur një trajner shumë të mirë si Petkovië, shpresoj që edhe Uatfordi të bëjë të njëjtën gjë me mua. Synimi
jonë është që të shkojmë në Premier League. Po punojmë shumë për këtë objektiv. Juventusi pa rival? Rivalet janë, por mbase nuk kanë arritur nivelin e Juves. Në këto momente skuadra e Kontes ka diëka më shumë. Por kampionati italian është interesant. Shpresoja diëka më shumë nga Napoli, kishin mundësinë për t’u afruar në vendin e parë, por nuk e kanë shfrytëzuar. Baloteli? Për të kam folur shumë herë. Duhet të gjej qetësinë sepse nuk i mungon asgjë. Topi i Artë? Mesi ecën i vetëm. Unë do të kisha vlerësuar Pirlon. Ai është një lojtar i madh”.
|
E mërkurë, 26 dhjetor 2012
| 17
seria a
Milito e pranon: Titulli është thuajse i pamundur!
Merkato zikaltër
Sulmuesi i Interit mendon se zona Champions duhet të jetë objektivi kryesor për zikaltërit, sepse Juvja realisht është e pakapshme
E
dhe pse nuk po kalon një periudhë shumë të mirë, Diego Milito nuk ka humbur stimujt në shtëpinë zikaltër. Sulmuesi argjentinas ka analizuar sezonin e tij gjatë një interviste. “Jam shumë mirë këtu, tek Interi jam shumë i lumtur”, është shprehur sulmuesi argjentinas. “Për këtë skuadër ndihem shumë i rëndësishëm, trajneri ka besim tek unë dhe ndjej përgjesinë. Më vjen keq që nuk kam shënuar në disa ndeshje, por mundohem që të jem sa më i dobishëm për skuadrën në mënyra të tjera”, vazhdoi lojtari i Interit. E ardhmja – Milito ka folur edhe për të ardhmen e tij. “Kam një kontratë dhe shpresoj që të vazhdoj. Mundohem çdo ditë për të shpërblyer besimin dhe të sillem si një profesionist i vërtetë. Ajo që ndodh nga këtu deri në një vit e gjysmë më pas, nuk dihet kurrë. Do të më pëlqente që të kthehesha tek vendi im, por nuk e di se kur. Duhet të jetoj ditë pas dite. Jam i lumtur që qëndroj tek Interi”. Trofetë – “Më pëlqen fitorja e të gjithëve, Shpresoj që vitin e ardhshëm të vazhdoj të ndihmoj shokët e skuadrës. Bilanci i 2012? Në pjesën e dytë të vitit janë larguar lojtarë të rëndësishëm, bilanci është pozitiv. PO shikojmë edhe rezultate pozitive, po përmirsohemi shumë. PO
Jolante e Shnajder: Do të na rishikoni në Milano!
Jolante Snajder vazhdon të jetë shumë aktive në Tëitter. Këtë herë ajo i është përgjigjur një tifozi, i cili e ka pytur nëse do të rikthehet në Milano sëbashku me Ueslin. “Po, do të rikthehemi në Milano”, shkruante ajo në faqen e saj.
Argjentinasi flet edhe për të ardhmen: “Një ditë do të rikthehem në Argjentinë, por nuk e di se kur”
8
GOLA në 16 ndeshje ka shënuar Milito në kampionat, por loja e tij nuk ka qenë në nivele të larta, kjo edhe për shkak të dëmtimeve
bëjmë më mirë se sa mendonim, por Juvja po ecën shumë fort. Shpresojmë që të fitojmë diçka në 2013”. Stramaçioni – “Ai është një trajner shumë i mirë që kur ka ardhur. Ka thënë atë që ka menduar që në fil-
lim për secilin ne. Eshtë i ri, por ka treguar se mund të drejtojë Interin”. Flitet edhe për një zëvendësues për Militon. “Këtë duhet ta vlerësojnë trajneri dhe drejtuesit. Snajder? Eshtë një temë e vështirë për ne.
Nagatomo: 2013-ta do të jetë viti i Interit!
Juto Nagatomo është rikthyer në Japoni për të kaluar pushimet dhe për t’u shëruar nga dëmtimi. Ai ka folur atje për vitin 2012, duke treguar të gjithë lumturinë e tij për skuadrën zikaltër. “Në vitin e parë tek Interi kam bërë një eksperiencë, këtë vit jemi stabilizuar dhe synojmë lart”, është shprehur mbrojtësi. “Eshtë një
ëndërr të luash me të mirët e botës dhe vazhdoj të punoj që të jem mbrojtësi më i mirë krahut në botë. Shpesh herë mundohem që të marr disa iniciativa, duke u munduar për të kaluar kundërshtarët. Për të qëndruar në nivele të larta, është e rëndësishme është ana mendore. Eshtë shumë e rëndësishme edhe të stërvitesh”.
E duam shumë, është një lojtar i rëndësishëm dhe na ka dhënë shumë. Me ne marrëdhënia është shumë e mirë. Duhet ta lëmë të lirë që të bëjë zgjedhjet e tija. Do të vendosë se çfarë do të bëjë sëbashku me klubin”.
Macola beson ende tek titulli kampion
Sandro Macola ka folur për luftën e titullit gjatë një interviste në radio. “Mendoj se Inter dhe Napoli janë në të njëjtën pikë. Të dyja kanë patur mundësitë e tyre, dhe nuk i kanë shfrytëzuar. Napoli ka zhgënjyer në Bolonja, ndërsa Interi nuk ka arritur që të kalojë në vendin e parë. Mbase nuk ka një anti-Juve të vërtetë këtë sezon. Roma është ajo që më pëlqen më shumë”, është shprehur legjenda e Interit.
Kampanjaro, gati transferimi në Milano Hugo Kampanjaro do të jetë njëlojtariInterit.Këtëgjëekabërë të ditur gazeta italiane “Corriere dello Sport”. Për mbrojtësin është gati një kontratë tre vjeçare deri në 2016. Ndërkohë që zikaltërit do ta marrin lojtarin në fund të vitit me parametra zero nga Napoli, pasi është në skadencë të kontratës së tij.
Interi, në kërkim të një sulmuesi: Rosi ose Borrielo janë alternativat Problemet e shumta që janë shfaqur gjatë faës së parë në repartin e sulmit, i detyrojnë drejtuesit e Interit që të rihyjnë në merkato për të blerë një sulmues në janar. Sipas mediave italiane, dy janë opsionet: Xhuzepe Rosi i Vilarealit dhe Marko Borrielo i Xhenoas. Agjenti i Rosit, Federiko Pastorelo, ka shpjeguar situatën e klientit të tij tek Vilareali. “Nuk e fsheh që diçka po lëviz. Nuk dua të përmend emra, pasi sapo kemi nisur. Por ekziston diçka për në janar. Milano apo Napoli? Destinacioni nuk është një problem. Por jam i bindur se do të ketë disa surpriza të bukura. Mendoj se gjërat do të zgjidhen shumë shpejt dhe shumë mirë”. Morati ka treguar një interes shumë të madh për sulmuesin italian të Vilarealit, i cili do të rikthehet të luaj futboll vetëm në mars, pas dy operacioneve që ka kryer në gju. Borrielo - Gjatë një interviste, presidenti i Xhenoas, Enriko Preciozi, ka folur për çështje Marko Borrielo, i cili mund të përfundojë tek Interi. “Nuk ka asnjë çështje. Nuk ka patur asnjë zënkë me drejtuesit. Borrielo do të qëndrojë me ne, vetëm nëse do të jetë ai që do të kërkojë të kuundërtën”, tha ai. “Inter? Kam takuar disa drejtues të Interit, por nuk më kanë thënë asgjë për Borrielon. Për këtë gjë flisni vetëm ju gazetarët dhe askush tjetër. Por nuk kam asnjë kërkesë për të”.
Inter-Napoli, në garë për Bobadijan e Jang Bojsit Por edhe Napoli gjithashtu, po tregon një interes për sulmuesin 25 vjeçar. Këtë e konfirmon edhe drejtoi sportiv i klubit napolitan, Rikardo Bigon “Po. Ne me të vërtetë do ta donim atë ta shikojmë në klubin tonë
Inter po lufton me ekipin e Napolit për të siguruar kartonin e sulmuesit të ekipit zviceran, Jang Bojs, Raul Bobadija. Trajneri i Interit, Andrea Stramaçioni e sheh sulmuesin argjentinas si mzëvendësuesin e duhur të Diego Militos, i cili pritet që në fund të këtij sezoni të largohet nga radhët e Interit. Por edhe Napoli gjithashtu, po tregon një interes për sulmuesin 25 vjeçar. Këtë e konfirmon edhe drejtoi sportiv i klubit napolitan, Rikardo Bigon “Po. Ne me të vërtetë do ta donim atë ta shikojmë në klubin tonë. Ai është një lojtar interesant”. Kartoni i lojtarit të Jang Bois, sipas mediave zvicerave, kap shumën 2.6 milionë stërlianve, gjë që besohet se nuk do të jetë një problem për të dy ekipet italiane.
Alvarez pranë largimit, ka oferta nga Porto dhe Bundesliga Riki Alvarez dhe Interi duket se janë shumë larg tashmë. Sulmuesi argjentinas nuk po kalon aspak një moment të mirë tek zikaltërit dhe tani po mendon për t’u larguar nga zikaltërit. Sipas shtypit italian Porto dhe Arsenali kanë treguar një interes të madh për lojtarit. Për Interin është gati një ofertë prej 12 milionë eurosh nga Portugalia, ndërkohë që Arsenali duket se ka ndërmend që të ofrojë 14 milionë euro. Edhe në të kaluarën Venger ka treguar një interes shumë të madh për Alvarezin.
18 | E mërkurë, 26 dhjetor 2012 |
seria a
10 milionë euro në arkat e Milanit, Robinjo fare pranë Flamengos E konfirmon edhe Adriano Galiani: “Po, jemi duke biseduar dhe është diçka që mund të realizohet”
Alegri: Milan-Juve, ndeshja më e bukur e vitit! Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, nuk e ka harruar ende golin e mohuar ndaj Muntarit kundër Juventusit. Kur e kanë pyetur për vitin 2012, ai ka folur edhe për këtë episod. “1-1 kundër Juves ishte ndeshja më e rëndësishme. Ishte ndeshja
më intensive dhe më shumë emocionuese. Edhe pse ka qënë goli i mohuar ndaj Muntarit”, është shprehur trajneri kuqezi. “Ndeshja për t’u harruar? Humbja kundër Fiorentinës në sezonin e kaluar. Aty është larguar edhe lufta për titullin”.
Niang premton: Tek Milani, gjatë gjithë jetës sime! Sulmuesi i ri i Milanit, M’Baje Niang është rikthyer në Francë për të kaluar pushimet. Atje ai ka folur për ndeshjen kundër Barcelonës dhe për të ardhmen e tij. “Do të kisha dashur që të luanim me Valencian, për të parë se sa vlen PSG”, tha ai. “Por duhet të luajmë me Barcelonën, një skuadër shumë e madhe dhe duhet të luajmë pa asnjë frikë ndaj tyre. Si mund të bllokohet Mesi? Jo, sepse nëse do të përqëndrohemi vetëm tek ai, Iniesta, Ksavi dhe Pedro do të
jenë të lirë. Duhet të luajmë dhe jo të përqëndrohemi tek një lojtar. Nuk duhet të limitohemi që t’i presim. Mesi? Ai është i jashtëzakonshëm. Milan? Duhet të shkojmë në tre vendet e para. Duhet të bëjmë shumë më mirë se sa kemi bërë deri më tani. Borxh? Sapo kam rinovuar me Milanin. Nuk do të shkoj borxh në asnjë skuadër. Trajneri ka besim tek unë. Jam tek Milani, një nga skuadrat më të mira në botë. Do të mundohem që të luaj të gjithë karrierën time këtu”.
Bojan: Dua të ndihem akoma më i rëndësishëm në këtë ekip!
P
as Ronaldinjos, edhe Robinjo mund të ndjekë të njëjtin rrugë: nga Milan tek Flamengo. Këtë gjë e ka zbuluar pikërisht Adriano Galiani, i cili ndodhet këto ditë në brazil pikërisht për të arritur një marrëveshje me një skuadër braziliane. “Po, është e mundur”. Administratori kuqezi, në orët e ardhshme, do të takohet me drejtuesit
e Flamengos për Robinjon, teksa ky i fundit zbulon: “E dini shumë mirë çfarë ndjenje kam për Santos, por edhe Flamengo është një klub i madh. Ende nuk kam vendosur, kam një kontratë me Milanin. Të shohim deri në fund se ëfarë do të ndodhë”. Robinjo nuk kërkon të flasë më shumë se sa duhet, në pritje të verdiktit të bisedimeve midis Galianit
dhe dy klubeve, Santos dhe Flamengo. “Të gjithë e dinë se çfarë ndiej për Santosin, por edhe Flamengo është klub i madh. Historinë time me Santos e dinë të gjithë, por ende nuk kam vendosur asgjë. Kam akoma një kontratë me Milanin, kështu që të shohim. Në Milano ndihem mirë, nëse do të largohem ende nuk e di këtë gjë.
Përsëris, kam akoma një kontratë të vlefshme dhe e ardhmja ime është në duart e Zotit”, ka thënë Robinjo për një gazetë portugeze. Ndërkohë që edhe situata e Patos është ende në pikëpyetje. Sulmuesi brazilian ka kërkuar largimin nga kuqezinjtë, dhe tani për të po kërkohet një skuadër e cila do të jetë në gjëndje për të ofruar 15 milionë euro.
Sulmuesi i Milanit, Bojan Kërkië ka dhënë një intervistë, në të cilën ka folur për aventurën e tij tek kuqezinjtë gjatë këtyre gjashtë muajve të parë. “Këtu ndjehem pjesë e projektit dhe mendoj se po bëj një punë të mirë. Ka ende shumë rrugë deri në fund të kampionatit dhe duhet të djersis edhe më shmë se kaq”, tha spanjolli. “Më pëlqen që të jem një person i rëndësishëm për klubin, edhe për të ardhmen. Moment i vështirë? Kur gjërat shkonin keq, Alegri është shpallur fajtor, por për fat të mirë kemi ngritur kookën duke punuar shumë dhe ëdo gjë. Eshtë e rëndësishme që të gjenim forcën e duhur
Seria A/ Java XIX
De Laurentis: Refuzova një ofertë 55 milionë euro për Kavanin! Numri 1 i Napolit rrëfen prapaskenat e merkatos së verës, por pa përmendur destinacionin se nga erdhi shifra e çmendur
P
residenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka premtuar se kjo skuadër do të bëjë investime të rëndësishme si në merkaton e janarit, ashtu edhe në atë të verës, me qëllimin për të ndërtuar një ekip të madh që do të konkurrojë për trofetë italianë dhe ata ndërkombëtarë. “Në merkaton e janarit, do të hyjmë me vendosmëri për të korrigjuar disa mangësi që kemi aktualisht, ndërsa gjatë verës do të ndërhyjmë fuqimisht në skuadër”, tha ai, duke hedhur poshtë idenë e një shitje të mundshme të yllit
të ekipit të tij, sulmuesit Edinson Kavani. “Ai është simboli i ringjalljes së Napolit, është një luftëtar. Duhet ta dini që me 20 qershor kam refuzuar një
ofertë prej 55 milion eurosh për shitjen e tij”, ishte pohimi i De Laurentis. Drejtuesi i ekipit napolitan ka bërë të qartë se beson plotësisht se ky klub
mund të kthehet përsëri mes më të mëdhenjve në Evropë, ashtu siç ka qenë shumë vite më parë, në kohën e Diego Armando Maradonës. “Duam që të bëhemi përsëri një nga klubet mëtë mëdha të Evropës, ashtu si në kohën e Maradonës. Nuk jemi inferiorë ndaj klubeve si Liverpul e Mançester as në politika sportive, në kulturë apo në futbollin që aplikojmë. Titulli kampion do të vijë me kohë, duhet pak durim. Këtë vit, pa llogaritur penalizimin, kemi 8 pikë më shumë se një vit më parë”, ishte bilanci dhe premtimi i De Laurentis për tifozët e skuadrës.
tek grupi jonë dhe të bësim sa më mirë të ishte e mundur. Kemi gjetur vazhdueshmërinë e rezultateve, gjë e cila na ka munguar në pjesën e parë të kampionatit. Kualifikimi në turin tjetër të Champions-it na ka dhënë edhe më shumë moral. Duhet të kemi edhe pak më shumë fat, pasi është diëka që nevojitet gjithmonë. Momenti më i bukur me Milanin? Derbi. Më pëlqen mënyra se si e kanë jetuar njerëzit. Tifozët na kanë mbështetur, stadiumi ishte plot. Na ka munguar vetëm rezultati. Milano? Eshtë një qytet i sistemuar, i qetë dhe njerëzit janë të respektueshëm. Njerëzit janë të edukuar”.
Të shtunën, 5 janar
Katania-Torino 18:00 Lacio-Kaljari 20:45 Të dielën, 6 janar
Udineze-Inter 12:30 Kievo-Atalanta 15:00 Fiorentina-Peskara 15:00 Xhenoa-Bolonja 15:00 Juventus-Sampdoria 15:00 Milan-Siena 15:00 Parma-Palermo 15:00 Napoli-Roma 20:45
Renditja skuadra N P 1.Juventus 18 44 2.Lacio 18 36 3.Fiorentina 18 35 4.Inter 18 35 5.Napoli 18 34 6.Roma 18 32 7.Milan 18 27 8.Parma 18 26 9.Katania 18 25 10.Udineze 18 24 11.Atalanta 18 22 12.Kievo 18 21 13.Torino 18 19 14.Bolonja 18 18 15.Sampdoria 18 17 16.Peskara 18 17 17.Kaljari 18 16 18.Palermo 18 15 19.Xhenoa 18 14 20.Siena 18 11 Shënim: Napolit i janë hequr 2 pikë nga renditja
|
| 19
primera division
2012-ta ishte viti i Mesit: Tani fitoj sërish Champions-in! Ylli argjentinas, në një intervistë për “El Mundo Deportivo”-n: “Golat e mi nuk kanë kuptim pa trofe. Pengu im? Eliminimi nga Çelsi sezonin e kaluar”
E mërkurë, 26 dhjetor 2012
Murinjo, fati i tij në duart e tifozëve të Realit? Nëse ultrasit madrilenë do të vazhdojnë kontestimet ndaj portugezit, atëherë largimi është i sigurt... sipas mediave
s Dëshirat e Mesit për 2013-ën: “Vilanova të rikuperohet shpejt dhe Barça të jetë në finale e “Wembley”-t”
E
paharrushme. Në vendlindjen e tij, Rosario, i rrethuar nga familja e tij, Lionel Mesi kalon Krishtlindjen e tij sëbashku me të birin Tiago, i lindur 2 nëntorin e kaluar në Barcelonë. Përpara se të braktiste Katalonjën, ylli argjentinas ka dhënë një intervistë eksluzive për “El Mundo Deportivo”-n. Ndër objektivat e tij për vitin 2013, është shërmimi i shpejtni trajnerit Vilanova, dhe fitimi i Champions League. Ndoshta nuk ka fituar trofe të rëndësishëm në 2012-n (vetëm Kupën e Mbretit), por sukseset e tij individuale janë shumë të vështira për t’u arritur. “Këpuca e Artë” me 50 gola të shënuar, golashënuesi më i mirë i Champi-
91
GOLA shënoi Mesi në vitin 2012 me Barçën dhe kombëtaren e Argjentinës, duke thyer rekordin e Gerd Mylerit, i cili në 1972-n realizoi 85 gola
ons League për të katërtin sezon radhazi, Topi i Artë tre herë radhazi, ndërsa pritet i katërti në fillim të 2013-s. Përveç tyre, Mesi është tashmë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit katalanas, duke “parakaluar” legjendën Sezar, ndërsa gjithashtu me 91 golat e shënuar në 2012-n, “pleshti” ka arritur të thyejë rekordin e Peles në 1958 dhe të Gerd Mylerit në 1972-n. “Jam shumë i lumtur për rekordet dhe për golat, por do të doja shumë që 2012-ta të ishte më mirë për sa i përket trpfeve kolektivë. Gjithmonë e kam thënë se më e rëndësishmja është skuadra, sepse golat e tij pa tituj nuk kanë kuptim”. Lindja e Tiagos – Në jetën personale, padyshim që “tri-
OK Pak ditë më parë, Leo Mesi rinovoi kontratën e tij me Barcelonën deri në vitin 2018. Argjentinasi do të përfitojë 16 mln euro në sezon
umfi” më i madh i Mesit është lindja e djalit të tij të parë: “Ardhja në jetë e Tiagos ka qenë gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetën time. Ishte një moment special, të cilin nuk do ta harroj kurrë”. Një muaj e gjysmë më vonë, vjen një tjetër lajm i madh: zgjatja e tij e kontratës me Barcelonën deri në vitin 2018, duke rritur dhe rrogën e tij vjetore në 16 milionë euro, i dyti më iu paguar pas Samuel Eto’osë (20 mln euro tek Anzhi). “Endrra ime është që ta mbyll karrierën time tek Barça dhe me këtë rinovim kam hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt realizimit të kësaj ëndrre. Gjithmonë i përkrahur nga tifozët katalanas, Mesi tani ka arritur të fitojë edhe zemrat e argjentinasve me paraqitjetet e
tij të mira në kombëtare. Shiriti i kapitenit e ka bërë akoma më të fortë. Çelsi, pengu i vitit – Nuk është mësuar të humbasë dhe për këtë arsye, Mesi ende nuk e ka harruar eliminimin në gjysmëfinalen e Champions League nga Çelsi. Penalltia e humbur prej tij bëri që Barça të eliminohej. “Shpresoj që ta heq sa më shpejt atë peng, sepse në dy ndeshje nuk e meritonim të eliminoheshim. Do të punojmë për të qenë sërish në finale e “Wembley”-t dhe për të fituar gjithçka. Eshtë objektivi më i madh i sezonit dhe duhet të përfitojmë nga forma e mirë që po kalojmë”, tha Mesi, i cili më 2 janar do t’u japë fund pushimeve të tij, për t’u kthyer më pas në Barcelonë.
Fati i Hoze Murinjos do të jetë i lidhur ngushtë me reagimin e tifozerisë së Real Madrid. Nëse këta të fundit do të fillojnë të kontestojnë ashpër trajnerin portugez, atëherë presidenti Florentino Perez do të jetë i detyruar ta largojë atë nga detyra, pasi ky është një vit zgjedhor dhe në qershor do të kërkojë përsëri votëbesimin e anëtarëve të klubit. Perez nuk është i kënaqur me Murinjon dhe sipas mediave spanjolle, është ndjerë i tradhëtuar nga ai, pasi para ndeshjes me Malagan i kishte konfirmuar besimin. Por Murinjo e ka “falënderuar” duke krijuar një polemikë të re me uljen në stol të Kasijas, me Perez që nuk ka gjetur fjalë për të komentuar këtë veprim ndaj atij që cilësohet një nga legjendat e klubit. Presidenti i Realit po e merr gjithnjë e më shumë në konsidratë idenë e largimit të Murinjos, por dëshiron që ta mbajë atë deri në fundin e sezonit me shpresën që portugezi t’i sjellë Ligën e Kampioneve të shumëpritur. Por këtu hyjnë në skenë tifozët dhe fakti që ky është një vit zgjedhjesh për
Primera Division/ XVIII
Barça: Ja pse nuk largohet Vilanova!” S
hefi i klubit i Barcelonës, Hose Maria Bartomeu, ka shpjeguar se pse drejtuesve të kësaj skuadre nuk u ka shkuar kurrë ndër mend që të gjejnë një zëvendësues për Tito Vilanovën, ndonëse ky i fundit do të qëndrojë më shumë se një muaj larg ekipit pasi ka kryer një ndërhyrje krirugjikale për heqjen e një tumori. “Tito është pjesë e klubit. Ekzistojnë marrëdhënie
njerëzore që janë ndërtuar prej shumë vitesh, të cilat kalojnë përtej çdo roli që mbajmë te Barcelona. Njerëzit këtu rriten bashkë dhe qëndrojnë bashkë falë lidhjeve emocionale. Gjëja e parë që të shkon ndër mend është miky yt, jo futbolli”, tha ai për “The Sun”. “Ajo që na shqetëson nuk është çfarë do të ndodhë me Barcelonën, por çfarë do të ndodhë me Titon. Ky klub ka të bëjë
me njerëzit që jetojnë dhe punojnë këtu, bashkë me vlerat njerëzore që ne mundohemi të mësojmë dhe të mbajmë gjallë. Nuk shqetësohemi për gjërat afatshkurtra apo çfarë do të ndodhë në fushën e lojës. Gjëja më e rëndësishme për ne është të kemi përsëri mes nesh Titon sa më të fortë dhe të shëndetshem”, tregoi zëvendëspresidenti i Barcelonës.
madrilenët. Në qershor, Perez do të rikandidojë për postin e presidentit të klubit, ndaj po përpiqet të mbajë të lumtur të gjithë tifozët që janë njëkohësisht anëtarë me të drejtë vote. Jo rastësisht, në ndeshjen e 6 janarit kundër Real Sociedad, ai ka vendosur të ulë në 50% çmimine biletave të blera nga anëtarët e klubit, me shpresën që të sjellë sa më shumë në stadium. Problemi është që të gjithë këto tifozë mund të kontestojnë Murinjon dhe një gjë e tillë do të dëmtonte imazhin e Perez, të cilit i është kujtuar se Bernd Shuster u shkarkua nga puna kur tha se Reali nuk fitonte dot ndaj Barcelonës, ndërsa Murinjos nuk i ka hyrë asnjë gjembë në këmbë edhe pse pa kaluar gjysmën e kampionatit, ka dalë krejtësisht nga lufta për titull. Nëse portugezi vendos të ulë në pankinë Iker Kasijas edhe kundër Real Sociedad, atëherë Perez nuk do të ketë rrugë tjetër përveç shkarkimit të tij, pasi tifozët kanë bërë të qartë se në luftën mes portierit dhe Murinjos, ai që sakrifikohet duhet të jetë tekniku portugez.
Të premten, 4 janar
Saragoza-Betis
21:30
Levante-A.Bilbao Granada-Valencia Deportivo-Malaga Sevilja-Osasuna
16:00 18:00 20:00 22:00
Selta V.-Valadolid Real Madrid-Sociedad Barcelona-Espanjol Majorka-Atletiko M.
12:00 17:00 19:00 21:00
Vajekano-Getafe
20:00
Të shtunën, 5 janar
Të dielën, 6 janar
Të hënën, 7 janar
Renditja skuadra N P 1.Barcelona 17 49 2.Atletiko M. 17 40 3.Real Madrid 17 33 4.Malaga 17 31 5.Betis 17 28 6.Levante 17 27 7.Sociedad 17 25 8.Vajekano 17 25 9.Valencia 17 24 10.Getafe 17 24 11.Valadolid 17 22 12.Saragoza 17 22 13.A.Bilbao 17 21 14.Sevilja 17 19 15.Granada 17 16 16.Majorka 17 16 17.Selta V. 17 15 18.Espanjol 17 15 19.Osasuna 17 14 20.Deportivo 17 12
20 | E mërkurë, 26 dhjetor 2012 |
premier league
Benitez “hap krahun”: Çelsi im mundet të fitojë titullin kampion!
Trajneri spanjoll shfaqet entuziast në këtë fundviti: “Kemi lënë pas problemet, faza e dytë mund të jetë e shkëlqyer për ne”
32
pikë ka Çelsi, që renditet i treti në kampionat, 11 pikë pas Junajtidit kryesues, por “blutë” kanë një ndeshje më pak
8-0
ishte fitorja e fundit e Çelsit, që shkatërroi të dielën Aston Vilën në “Stamford Bridge”
T
rajneri i Çelsit, Rafael Benitez, beson se skuadra e tij mund të bëhet një protagoniste në luftën për titull në Angli, pavarësisht distancës mjaft të madhe mes londinezëve dhe dy skuadrave të Mançesterit që aktualisht janë shkëputur prej të gjithë ekipeve të tjera. “Blutë” u ngjitën përsëri në vendin e tretë në renditjen e kampionatit pas fitores 8-0 ndaj Aston Vilës, duke vendosur njëkohësisht rekordin në Angli ku
7 lojtarë të ndryshëm të të njëjtës skuadër gjetën rrugën e rrjetës në një ndeshje. Kjo ishte fitorja e 5-të në 6 ndeshjet e fundit, që ka sjellë besimin se tashmë Çelsi është kthyer në shkëlqimin e fillimit të sezonit. “A jemi protagonistë në luftën për titull do ta kuptojmë më mirë pas 2-3 ndeshjesh. Por në takimin e fundit që zhvilluam e kuptoje që skuadra kishte besim në vetvete dhe kjo u pa në fund. Lojtarët bënë
lëvizje të mira, krijuan raste. Tani thjesht duhet të vazhdojmë këtë ecuri dhe do të jetë më e lehtë për mua të them se mund të konkurrojmë me kryesuesit”, tha spanjolli. Benitez, i cili është një figurë jopopullore për tifozët e Çelsit, të cilët kanë shprehur hapur mosbesimin ndaj ish-trajnerit të Liverpulit, ka merita të mëdha pasi ka arritur të ringjallë Fernando Torres, autor i 7 golave në 6 takimet e fundit. Por një
meritë shumë me e madhe duket balancimi i mesfushës me kalimin e David Luiz nga mbrojtja në këtë repart. “Do të analizojmë me kujdes paraqitjet e tij në këtë pozicion. Nëse ai arrin të jetë më i qetë, ai mund të luajë më shumë ndeshje në një pozicion të tillë, pasi për të është më e thjeshtë të pushojë në këtë rol”, tregoi Benitez, duke bërë të qartë se eksperimente të tilla do të vazhdonin edhe në të ardhmen.
Beil, krenar me Totenhemin: Por duhet të bëjmë më shumë! Mesfushori i Totenhemit, Garet Beil, mendon se barazimi pa gola i të shtunës ndaj Stouk nuk reflektonte plotësisht paraqitjen e skuadrës në këtë sifdë. Kundërshtarët arritën të shpëtonin pa pësuar gol, ndonëse Totenhem krijoi më shumë se 10 gjuajtje në portë gjatë kësaj sfide. “Ishim në sulm për pjesën më të madhe të ndeshjes, por ishte e vështirë të gjenim rrjetën. Ata nuk kishin shumë raste për të shënuar, ndërsa ne realizuam edhe mbajtjen më të madhe të topit, edhe numrin më të madh të rasteve të rrezikshme”. “Ishte zhgënjyese që nuk arritëm të fitonim pasi e meritonim një gjë të tillë,
“Çmendet” Junajtid, 55 milionë euro për të marrë Arturo Vidal Media italiane dje ka bërë publike një ofertë të çmendur që Juventusi duket se ka marrë nga Mançester Junajtid. Trajneri skocez i “Djajve të Kuq” Sër Aleks Ferguson është gati të paguajë 55 milionë euro për të sjellë në “Old Trafford” mesfushorin kilian të bardhezinjëve Arturo Vidal. Ish-futbollisti i Bajer Leverkusenit e
Trajneri i Liverpulit, Brendan Roxhers, ka thënë se kapiteni i skuadrës, Stiven Xherard, pritet të marrë një ofertë të re për rinovim të kontratës nga klubi. “Xherard është jetësor për ne dhe unë e di këtë. Unë e di se ai ka 18 muaj të mbetur në kontratë, por unë dua që ai të shkojë përtej këtij ekipi dhe këtij klu-
aksidentet me makinat e tij, gjuajtjet me pikado në drejtim të bashkëlojtarëve të tij, skandali me femrat, duke përfunduar në burg në Itali së bashku me vëllan e tij Enoh. Favoriti i dytë si kandidat për të përfunduar në burg është Andi Keroll (Liverpul, i huazuar tek Uest Ham), “i njohur” për rrahjen e së dashurës së tij, dhe rrahjen me bashkëlojtarin Stiven Tejlor. Xhek Uillshejër i Arsenalit është favorit i tretë për
në burg në vitin 2013, për shkak të agresivitetit të tij. Sezonin e kaluar mesfushori i Arsenalit e kaloi natën në burg, për shkak të fyerjes, kërcënimit ndaj një taksisti, si dhe përfshirjes në një rrahje masive në rrugët e Londrës, si dhe përdorimit të drogës. Në top listë gjenden edhe Karlos Tevez (11.00), Xhohn Terri, Anton Ferdinand, Luis Suarez (13.00), Maruan Felaini (15.00), Stiven Xherard dhe Uejn Runi (17.00).
bi. Unë dua që ai të qëndrojë, pasi ai ka urinë dhe dëshirën për të pasur sukses. Ai mund të jetë 32-vjeçar, por ai ende ka edhe shumë për të bërë në futboll. Ai jep shumë nga vetja, ushqehet mrië dhe punon shumë, prandaj ka edhe shumë vite përpara. Ai do ta rinovojë kontratën”, është shprehur Roxhers
Premier League / Java XIX
Kompania e basteve “William Hill” ka nisur një rubrikë shumë të çuditshme kuotimi. Pas sulmuesit të Sitit vjen Keroll i Uest Hamit dhe Uillshejër i Arsenalit ompania e njohur e basteve sportive, “William Hill”, ka vendosur koefiçentët për një kategori interesante: Cili lojtar i Premier League do të përfundojë i pari në burg në vitin 2013? Mario Baloteli është i pari në këtë listë me koefiçentin 9.00, duke qenë më i favorizuari. Kujtojmë se, sulmuesi italian është njeriu i vërtetë për të krijuar probleme. Deri tani ka “shkëlqyer” me incidentet që i ka shkaktuar gjatë viteve të fundit siç janë
ka mahnitur teknikun skocez, i cili sheh te 24-vjeçari zëvendësuesin ideal të Pol Skols. Ky nuk është sulmi i parë i Junajtidit, pasi në verë ata ofruan 45 milionë euro, por kjo ofertë u refuzua nga drejtuesit e Juventusit. Gjithësesi, kur bëhet fjalë për një shifër të tillë sigurisht që edhe kampionët tundohen
Roxhers: Xherard, jetësor për Liverpulin!
Baloteli, kandidati i parë për të hyrë i pari në burg në vitin 2013 K
por gjithsesi kemi një pikë më shumë dhe tani presim me padurim ndeshjen ndaj Aston Vilës”, tha uellsiani, duke treguar më pas se nuk beson se kundërshtarët e radhës do të vijnë të demoralizuar pas humbjes së thellë 8-0 përballë Çelsit. “Trajneri i tyre, Pol Lambert, ka bërë një punë të mirë. Ai ka ndërtuar një skuadër të re dhe po ecin mirë së bashku, duke shfaqur disa gjëra shumë të mira në fushën e lojës. Do të jetë e vështirë, ashtu si gjithmonë në fushën e tyre, por kjo është njësfidë që presim me padurim dhe do të kërkojmë vetëm tri pikët nga ajo”, përfundoi ylli i Totenhem.
Sot
Arsenal - Uest Ham Everton - Uigan Fulham - Sauthempton M. Junajtid -Njukasëll Noruiç - Çelsi QPR- Uest Brom Reding - Suonsi Sandërlend -M.Siti A. Vila- Totenham Stoke S. – Liverpul
16:00 16:00 16:00 16:00 16:00 16:00 16:00 16:00 18:30 20:45
Renditja skuadra N P 1.M.Junajtid 18 43 2.M.Siti 18 39 3.Çelsi 17 32 4.Arsenal 18 30 5.Everton 18 30 6.Totenham 18 30 7.Uest Brom 18 30 8.Liverpul 18 25 9.Stouk S. 18 25 10.Noruiç 18 25 11.Suonsi 18 24 12.Uest Ham 18 23 13.Fulham 18 20 14.Njukasëll 18 20 15.Sandërlend 18 19 16.A.Vila 18 18 17.Sauthempton 17 15 18.Uigan 18 15 19.QPR 18 10 20.Reding 18 9
|
E mërkurë, 26 dhjetor 2012
| 21
Bundesliga
Nuk është vetëm Klop, ja sekretet e “mrekullisë” Borusia Dortmund Borusia ka fituar dy titujt e fundit në Bundesligë dhe është në 1/8-at e Champions, duke kënaqur me rezultate dhe lojë
S
ëbashku me Ajaksin, duhet të ishte viktima e sakrifikuar në grupin D në këtë Champions League. Por në “grupin e vdekjes”, me Mançester Sitin dhe Realin e Madridit, kampionët në fuqi të Gjermanisë, Borusia e Dortmundit, arriti ta mbyllte në vend të parë dhe pa humbje, duke arritur t’i rrëmbejë 4 pikë Realit të Hoze Murinjos. Por dy kampionatet e fundit të fituara, Kupa e Gjermanisë dhe kualifikimi për në 1/8-at e Champions nuk janë rastësi. Skuadër e re dhe me telente
Një politikë e klubit, e lindur nga nevoja (në 2006-n borxhet e Dortmundit ishin 140 milionë euro) u shndërrua në një filozofi. Në organikën e Jurgen Klopit, ka dy futbollistë mbi 30 vjeç, portierin Roman Vaidenfellr dhe kapitenin Sebastian Kehl, të dy të lindur në 1980-n. Pjesa tjetër e skuadrës është një grup poshtë U-25. Nga Rois tek Gëtce, duke kaluar tek mbrojtësi Humels, Levandovski dhe e Groshkroic. Ka edhe lojtarë të tipit Gëtce, i cili ka dalë nga të rinjtë e Dortmundit, por ka edhe lojtarë si Humels, Shmelcer e Bender të cilët janë marrë nga skuadra të tjera të moshave dhe kanë arritur të shpërthejnë në momentin më të mirë të klubit verdhezi. E njëjta linjë ndiqet edhe për të huajt. Shumë pak emra të famshëm, por me shumë kual-
Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klop
mëri në skemën 4-2-3-1 që ndonjëherë kthehet në 4-3-3: krahët që shtyjnë përpara dhe mbrojnë (Pizçek e Shmelcer), dy qendërmbrojtësa të aftë për të impostuar lojën, një grup fantazistësh që ndryshojnë herë pas here pozicionet e tyre, por shumë të aftë edhe për të kontrolluar topin. Një herë e një kohë ishte argjentinasi me pasaportë paraguajane, Luka Barrios, ndërsa tani është polaku Levandovski, i shumëdëshiruar nga Juventusi.
OK Në vitin 2002, Dortmundi shiti stadiumin e tij, ndërsa 4 vite më vonë arriti ta rifitonte atë falë sponsorizimit të Signal Iduna, një kompani e fuqishme sigurimesh
itete. Një shembull? Robert Levandovski, i blerë në moshën 22-vjeçare nga Leh Poznan, kur askush nuk e njihte jashtë Polonisë. Një trajner i ri dhe i qeshur
Jurgen Klop është ndoshta kopertina e fundit e këtij Dortmundi. Dhe jo vetëm në nivelin mediatik. 45-vjeçari,
dhe nga dy administratorët e deleguar Hans-Joahim Uatcke e Tomas Tresh. Asnjë “çmenduri” në merkato
Mbi sektorin e të rinjve, këto janë fjalët dhe urdhrat e drejtorit sportiv të klubit, Mikael Zork, ish-sulmues i Dortmundit. Klubi nuk ka bërë çmenduri në merkato dhe as nuk ka bërë idiotësira për të mbajtur yjet e tij. Kujtojmë se Kagaua iu shit menjëherë Mançester Junajtidit dhe Lukas Barrios u shit në Kinë, ndërsa në arkat e Klub solid dhe tiklubi gjerman fozë “të nxehtë” milion erdhën një Drejtuesit e klubit nga euro borxhe kishte Dortmundi shumë e manë vitin 2006, por Vestfalia kanë jme parash. politika e ndjekur nga klubi përmbushur një Pa harruar bëri që t’i shpëtonte mrekulli ekonos p o n s o r izimet falimentimit dhe paratë që vimike përpara asaj sportive. Pas epokës jnë nga të rinjtë. Me së artë të viteve ’90, në 2006- pak fjalë, Dortmund është n skuadra ishte shumë pranë shndërruar në një “makinë falimentimit me një borxh perfekte”, si nga ana sporprej 140 milionë eurosh. Verd- tive, ashtu edhe nga ajo hezinjtë, të cilët në vitin 2002 ekonomike. Viti i errët 2002 kishin shitur stadiumin “West- tashmë është harruar, ndërsa falenstadion” (i rifituar pas 2012-ta mbyllet në mënyrën 4 vitesh falë sponsorizimit të më të mirë të mundshme për shoqërisë së madhe të siguri- Dortmundin. Para që vijnë ng meve Signal Iduna), rikthyen Champions League, por ç’ka politikën tyre të klubit, falë është më e rëndësishmja rikprojektit të prsidentit Rhein- thimi i tifozëve, ku mesatarja hard Rauball (avokat dhe shef e tifozëve vitin e kaluar ishte i Ligës Gjermane të Futbollit) 80522 spektatorë.
140
ish-trajner i Maincit, i bërë i famshëm për simpatinë që kanë tifozët e Dortmundit për të, ka ndërtuar brenda 4 viteve një makinë thuajse perfekte. Një skuadër me identitetin e duhur, e ndjekur nga njerëzit dhe stili i duhur i lojës. Futbolli i Klopit është antiteza e “tiki-takas” së Barcelonës së
Guardiolës e Vilanovës: ritëm i lartë, shumë pak pasime dhe shumë lojë vertikale. Një futboll i stilit Poehler, futbollist i rrugës emrit e të cilit jo rastësisht “magjistari” Klop e mban mbi kapelen e tij. Skuadra e mrekullive, Mainc (nga kategoria e tretë në Europa League), ka disa ngjash-
Bundesliga sa shumë futboll e spektakël, cilat janë rekordet e 2012-ës në Gjermani?
V
iti 2012 na ka njohur me shifra dhe bilance të ndryshme në Bundesligë. Në tabelën vjetore, Bajern Mynih qëndron shumë lart konkurrentëve të saj, ku në 34 ndeshje (24 fitore, 6 barazime) të Bundesligës humbi vetëm 4 dhe, nëse titulli do të jepej në fund të vitit, atëherë do ta fitonin atë me 78 pikë, pasi Dortmundi ka një pikë më pak, me tri humbje në të gjithë sezonin (23 fitore, 8 barazime). Goli blic - Më 7 prill 2012, në javën e 29-të të sezonit të kaluar, Mario Gomez shënoi gol për 23 sekonda kundër Augsburgut, duke qenë edhe goli më i shpejtë për këtë vit.
Gjahtari - Stefan Kisling këtë vit ka shënuar 25 gola në Bundesligë, më shumë se çdo golashënues tjetër. Ndërsa shënuesi më i mirë me kokë është Manzukiç, i cili ka shënuar 7 herë. Sherrxhiu - Mesfushori i Shalkes, Zheremi Xhons, është ndëshkuar 11 herë me kartonin e verdhë, ndërsa rekordin e kartonit të kuq (dy të verdhë) e mban Karim Matmur i Frankfurtit. Ai u ndëshkua me të kuq në javën e 13-të, por në javën e 15-të u skuq sërish. Për sa i përket ndëshkimit më të shpejtë me kartonë të verdhë, ka ndodhur për 18 sekonda, kur lojtari i Gladbahut, Nortvajt, u ndëshkua kundër Shalkes
në javën e 15-të. Ndërsa me të kuq, për 4 minuta, është Dianje i Frankfurt pas faullit ndaj Szalait të Mainc. Njeriu asist - Frenk Riberi është vlerësuar jo vetëm lojtari i fazës së parë, por edhe si fantazisti më i mirë i vitit. Ai ka dhënë 20 asiste, të cilat janë shndërruar në gol. Më aktivi - Ron-Robert Zieler ka luajtur 3060 minuta si portier i Hannover 96, po aq ka qëndruar edhe Benaljo i Volfsburgut dhe Ulrih i Shtutgart, ndërsa veç portierëve, Simos i Nurenberg ka luajtur 3041 minuta. Atleti i vitit - Teksa zhvilloi minutat më të shumta në fushë, Timi Simons ka
bërë edhe kilometrat më të shumtë për këtë vit, pasi ai ka përshkruar 403.2 kilometra. Portieri boksier – Portieri i Shtutgartit, Sven Ulrih, ka grushtuar 122 topa, më shumë se çdo gardian tjetër. Duke qenë që porta e tij është kthyer në një tabelë qitjeje, ai ka pësuar edhe golat më të shumtë (54). Viktima dhe kasapi – Teksa Kisling ka shënuar më shumë gola këtë vit, atij i kanë shkaktuar edhe faullet më të shumtë. 104 herë gjyqtari ka dhënë faull të shkaktuar kundër tij. Ndërsa futbollisti, i cili ka shkaktuar faulle më shumë, është Mandzukiç, me 77 faulle në vit.
Riberi është lojtari që ka dhënë më shumë asiste në 2012-n
22
|
E mërkurë, 26
BASTE
dhjetor 2012
|
Sport Ekspres
|
E mërkurë, 26 dhjetor 2012
|
Sport Ekspres 23 BASTE
24 |
E mërkurë, 26 dhjetor 2012 |
Personazh
Neimar ëndërron Europën: Atje do të bëhem edhe më i madh!
Talenti i Santosit bën gati të hedhë hapin e rëndësishëm: “Barcelona? Do të ishte fantastike të luaja atje” Ylli Brazilian, Neimar, një nga më të kërkuarit e klubeve më të rëndësishmenë botë, ka pranuar se vazhdon të ëndërrojë të luajë në të ardhmen në futbollin europian. “Jam i lumtur, luaj i qetë dhe argëtohem, pranë familjes dhe miqve të mi. Momenti për të luajtur në Europë do të vijë, pasi të luaj aty është një ëndërr që kam që fëmijë. Megjithatë, prapë sot nuk e shoh veten duke luajtur në një ekip tjetër që nuk është Santos”, deklaroi 20-vjeçari. Lojtari ka pranuar se ka filluar të ndjejë pak trysninë e fanelës së Brazilit, sidomos tani që afron prova e parë e rëndësishme, Kupa e Konfederatave e vitit 2013, që zhvillohet në Brazil nga 15 qershori i vitit 2013. “Do të jetë një mundësi e mirë për të luajtur një turne me kombëtaren në Brazil dhe jam shumë në ankth rreth këtij fakti”, pranoi lojtari që padyshim do të jetë më i vëzh-
123 GOLA
në 202 ndeshje ka shënuar Neimar në katër sezone që ka luajtur deri më tani me fanelën e Santosit
Neimar, një nga më të kërkuarit e klubeve
20 guari në këtë aktivitet, pasi pritet që ai të japë sinjalet se është lideri i kombëtares dhe është në gjendje të drejtojë Brazilin drejt sukseseve. Kupa e Konfederatave është prova e përgjithshme e Brazilit para
Botërorit 2014, për të parë se ku qëndron në krahasim me disa nga ekipet më të njohura të Botës, pasi në këtë turne marrin pjesë edhe kombëtaret e Spanjës e Italisë, pa harruar Uruguajin e Meksikën.
vjeç
është Neimar, i cili luan tek Santosi që prej vitit 2009 dhe që kërkohet nga të gjitha skuadrat e mëdha europiane
17
GOLA në 26 ndeshje ka realizuar Neimar me fanelën e kombëtares së Brazilit, që kur u grumbullua për herë të parë më 26 qershor 2010