Principe të Visual Basic 6.0
MSc. Genci Berati
Kapitulli I Prezantimi i parë me Visual Basic 6.0 1.1 Një përshkrim i shkurtër i Gjuhës Visual Basic Visual Basic 6.0 është rruga më e shpejtë dhe më e thjeshtë për krijimin e aplikacioneve për Microsoft Windows. Edhe nëse jeni një programues me eksperiencë, por edhe nëse jeni fillestar në programim, tek Visual Basic do të gjeni një bashkësi mjaft të plotë instrumentesh të nevojshme për të thjeshtesuar krijimin e shpejtë të apliakcioneve. VISUAL BASIC është një gjuhë programimi e nivelit te larte e evoluar nga versioni i hershëm për DOS i quajtur BASIC. Pjesa “Visual” i referohet metodës për krijimin e ndërfaqjes grafike të përdoruesit (Graphical User InterfaceGUI). Me “Basic” kuptojme Beginners' Allpurpose Symbolic Instruction Code (kodi i instruksioni simbolik të përgjithshëm i fillestareve). Visual Basic është një gjuhë mjaft e lehte për tu kuptuar dhe mësuar. Kodi ngjan pak a shumë si gjuha angleze. Kompani të ndryshme software kanë prodhuar versione të ndryshme të BASIC, siç janë QBASIC, QUICKBASIC, GWBASIC, IBM BASICA etj. VISUAL BASIC është një gjuhë programimi VIZUALE dhe e drejtuar nga eventet (events). Këto janë edhe divergjencat më kryesore nga BASICu i vjetër. Në BASIC, programimi bëhet në një file text dhe programi ekzekutohet ne mënyrë sekuenciale. Në VISUAL BASIC, programimi behet ne një mjedis grafik. Përdoruesi mund të klikojë mbi çfardo objekti i cili ka funksionet dhe pronësitë (properties) e tij dhe mund të shkruhet një kod programimi në çdo event, kështu që çdo objekt duhet të programohet në mënyre të pavarur për të qënë i aftë t’i përgjigjet eventeve te ndryshme. Kështu, një program VISUAL BASIC është i përbërë nga shumë nënprograme, ku secili ka kodin e tij dhe secili mund të ekzekutohet i pavarur dhe në të jëjtën kohë të gjithë mund të lidhen së
5