1
MBUROJA.net
Format e namazit të Natës Autor: Imam el-Albani Burimi: "Kijam Ramadan", f. 28-30
Në lidhje me namazin e natës kam shkruar gjerësisht në librin tim “Namazi i Taravive” (faqe 101-115), por për qasje me të lehtë për lexuesin dhe për rikujtuesin, e ndjeva se është e domosdoshme ta shtjellojmë në veçanti.
Mënyra e parë: Përbehet prej trembëdhjetë rekateve (2+2+2+2+2+2+1), që fillon me dy rekate të shkurtra. Në bazë të mendimit me korrekt, këto janë dy rekatet e Synetit pas jacisë, ose janë dy (2) rekate tjera të veçanta me të cilat fillon namazi i Natës siç u cek edhe me lart, e pastaj pasojnë:
• • • • •
dy rekate shumë të gjata (2) dy rekate (2) dy rekate (2) dy rekate (2) dy rekate (2)
Përderisa namazi i Vitrit falet me një (1) rekat,
Mënyra e dytë: Përbehet prej trembëdhjetë rekateve (13=8+5). Brenda tyre janë tetë (8) rekate përgjatë të cilave pas çdo dy rekateve japim selam. Pastaj Vitri falet me pesë (5) rekate pa ulje dhe selam përveç në rekatin e pestë (dmth falen 5 rekate pa ndërprerje dhe ne fund kemi uljen dhe teslimin).
Mënyra e tretë: Përbehet prej njëmbëdhjetë (11=2+2+2+2+2+1) rekateve, përgjatë të cilave pas çdo dy rekateve japim selam, pastaj Vitri falet me një rekat.
Mënyra e katërt: Përbëhet prej njëmbëdhjetë rekateve (11=4+4+3). Pra, falen katër rekate pas të cilave jepet selam, ngjashëm falen edhe (4) katër tjera. Përfundohet me namazin e Vitrit prej tre rekateve.
Sa i përket uljes pas dy rekateve gjatë faljes së namazit katër rekatësh apo tre rekatësh, nuk e dimë me siguri nëse Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ulej (pas dy të parave) apo vetëm në fund. Pra, nuk gjejmë përgjigje të qartë lidhur me këtë, por të ulesh [për
2
MBUROJA.net tesheshud] gjatë faljes së namazit tre rekatësh nuk është ligjësuar.
Mënyra e pestë: Përbëhet prej njëmbëdhjetë rekateve (11=9+2). Tetë rekate falen me një ulje. Gjatë uljes pas tetë rekateve e bën teshehudin dhe dërgon Salavate mbi Pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] dhe ngrihet në këmbe pa dhënë selam. Pastaj vazhdon me faljen e Vitrit me një rekat dhe pas përfundimit të këtij rekati jep selam. Gjithsej nëntë rekate. Pastaj falen edhe dy rekate.
Mënyra e gjashtë: (9) Falen nëntë rekate në të cilat nuk ka ulje deri pas rekatit të gjashtë. Pastaj e bën teshehudin dhe dërgon salavatet e pastaj ngrihet pa dhënë selam. Pastaj vazhdon me faljen e Vitrit me tri rekate dhe dhe jep selam. (Pastaj pasojnë dy rekate si në Mënyrën e pestë (5))
Këto ishin mënyrat e Pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] që transmetohen, për faljen e Namazit të Natës. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] thotë:
“Kush dëshiron le të falë Namazin e Vitrit me pesë rekate, ose me tri rekate, dhe kushdo që dëshiron le ta falë Vitrin me një rekat”
Pra, nëse dëshiron ta falë namazin e Vitrit me pesë ose tri rekate, atëherë mund t’i falë këto rekate me një ulje dhe me një selam siç është përcaktuar me Mënyrën e dytë. Ose mund të japë selam pas çdo dy rekateve, siç është përcaktuar me Mënyrën Tretë e cila është edhe e preferuar.
Sa i përket faljes së Vitrit me ulje pas çdo dy rekateve pa dhëne selam, nuk kemi mundur të gjejmë ndonjë transmetim autentik që Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka vepruar në këtë mënyrë. Në parim kjo është e lejuar, por Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] na e ka ndaluar neve që të falim Vitrin me tri rekate në këtë mënyrë, bazuar në thënien e tij:
“Mos e bëj të njëjtë namazin e Vitrit me namazin e Akshamit” [1]
Pra , falja e namazit të Vitrit me tri rekate nuk guxon të jetë e njëjtë me namazin e Akshamit dhe kjo mund të falet në dy mënyra:
3
MBUROJA.net 1. Kryerja e uljeve në mes të rekateve çift dhe tek, psh pas dy rekateve, në mes rekatit të dytë dhe të tretë. Kjo është më e fortë dhe e preferuar.
2. Nuk kryen ulje ne mes rekateve tek dhe çift, psh fal tri rekate me një ulje dhe një selam. Allahu e di më se miri.
[1] Transmetuar nga et-Tahawi, ed-Darakutni dhe të tjerët. Shiko "et-Terawih", f. 99 & 110.
Përktheu: I.P.