Kerkimiiditurise

Page 1

I

slami kërkimin e diturisë e trajton si obligim të shkallës së parë (Fard) për njeriun. Allllahu i Lartmadhëruar në Librin e fundit të shpallur (në Kur’an) fjalën el-ILM (dituria) e përmend rreth 850 herë, që tregon për vlerën e madhe të saj. Të njihemi, pra me disa ajete Kur’anore, që kanë të bëjnë me diturinë: 1. Leximi, kërkimi i diturisë është obligim: “Lexo në emër të Zotit tënd, i cili krijoi! Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur! Lexo për Zotin tënd Bujar, i cili ua mësoi penën, ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte!” (Alek: 1-5) “I Lartësuar është All-llahu, Sundimtar i Vërtetë, ti mos nxito me Kur’anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti dhe thuaj: Zot, ma shto diturinë!” (Taha: 114) (me këtë lutje duhet sa më shpesh t’i lutemi Zotit xh.sh.) 2. All-llahu [subhanehu ve teala] betohet në mjetet elementare për përfitimin dhe përhapjen e diturisë: “Nun. Betohem në penën dhe në atë që shkruajnë!” (Kalem: 1) 3. Ndër kohët më të volitshme për mësim është edhe nata, kur qetësia është më e madhe: “Ska dyshim se aktiviteti i natës ndikon më fuqishëm dhe është më i qartë” (Muzzemmil: 6) 4. All-llahu [subhanehu ve teala] i gradon dijetarët menjëherë pas engjëjve: “All-llahu dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij, e gjithashtu edhe engjëjt dhe dijetarët (e dëshmuan këtë), dhe se Ai është zbatues i drejtësisë. Nuk ka të adhuruar pos Tij, të Fuqishmit, të Urtit.” (Ali Imran: 18) 5. Dijetarët janë njerëzit më të lartësuar në çdo aspekt:

Klubi studentor

“...All-llahu do t’i ngrejë në një shkallë të lartë ata nga mesi i juaj, të cilët besojnë dhe të cilëve u është dhënë dituria. All-llahu di se ç’punoni.” (Muxhadele: 11) “...A thua janë të barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë?...” (Zumer: 9) “Nga robërit e Tij, All-llahut ia kanë frikën vetëm dijetarët. Me të vërtetë All-llahu është i Fuqishmi, Mëkatfalësi.” (Fatir: 28) 6. All-llahu [subhanehu ve teala] urdhëron studimin e shkencave të ndryshme, si p.sh.: gjenealogjinë e shtazëve dhe njeriut, embriologjinë, astronominë, gjaografinë, gjeologjinë: “A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar, dhe qiellin se si është lartësuar, kodrat se si janë vendosur dhe tokën, se si është shtruar?” (Gashije: 17-20) “Le të shohë njeriu prej çkahit është krijuar!” (Tarik: 5) etj., etj. Është fakt se derisa muslimanët i zbatojnë urdhërat e Krijuesit të tyre, nga mesi i tyre dalin dijetarë me famë botërore: Ibn Sina (prej tij mori emrin medicina), ibn Hejthem (matematikë), ibn Ruzhdi, Gazali (filozofi), ibn Haldun (sociologji), el Xhabari (prej tij mori emrin algjebra), ibn Nefiz (anatomi), Xhabir Hajami (kimi), ndërsa nga populli jonë: Hasan Masurica (konstruktoi fluturake më 1899), hoxhë Tahsini, Rexhep Voka, ditëve të sotme Nasirudin Albani dhe Abdulkadër Arnauti (shkenca e hadithit) etj., etj. Të shohim se ç’ka thënë i Dërguari i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve selem] në lidhje me diturinë: “Kush niset për të kërkuar diturinë është në rrugën e All-llahut derisa të këthehet”

(Rijadus-salihin, 1385) “Kush niset në udhë për të kërkuar dituri, Zoti do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhennet. Kush kërkon shkencën, engjujt e mbajnë me kënaqësi në krahët e tyre. Për dijetarin lutet gjithçka në qiell dhe në tokë, e madje edhe peshqit në ujë. Përparësia e dijetarit ndaj njerëzve tjerë është si ndriçmi i hënës së plotë ndaj yjeve tjera. Dijetarët janë pasardhësit e të dërguarve të Zotit: të dërguarit dijetarëve nuk u kanë lënë as ar, e as argjend (pasuri), por dijeni. Kush e merr (dijeninë) ka marë diçka të madhe.” (Tirmidhi, rijadus-salihin 1388) “Mund të keni zili në dy raste: ndaj njeriut, të cilit Zoti i ka dhënë pasuri dhe ai ka vendosur që ta shpenzojë në rrugën e së Vërtetës, dhe ndaj njeriut, të cilit Zoti i ka dhënë dituri dhe ai gjykon sipas asaj diturie, por i mëson edhe të tjerët.” (Sahihul-Buhari I-16, Rijadus-salihin 1377) “Kur vdes njeriu, veprimtaria e tij ndërpritet, përveç në tri raste: nëse ka lënë pas vetes lëmoshë (sadaka) të përherëshme, dituri të dobishme (libër, zbulim etj) ose fëmi, i cili lutet për të.” (Rijadus-salihin 1383) “Shenjat e vërteta të shkatërrimit të botës janë: zhdukja e diturisë, shpeshtimi i paditurisë, pirja e pijeve dehëse dhe paraqitja e prostitucionit.” (Sahihul-Buhari I-23) “Zoti nuk do ta zhdukë diturinë duke e tërhequr atë (me dhunë) nga njerëzit, por duke i tërhequr njerëzit e ditur. Kur nuk do të ngelin më njerëz të ditur, populli do t’i zgjedhë për udhëheqës të padijshmit. Kur këto do të pyeten për ndonjë çështje, do të përgjigjen pa dijeni. Kështu do të vazhdojnë deri sa t’i arrijë shkatërrimi, por do t’i marrin edhe të tjerët me vete.” (Sahihul-Buhari I-44) “Ai që pyetet për ndonjë çështje dhe nuk e tregon, edhepse din, në Ditën e Gjykimit do të lidhet më dizgje zjarri.” (Rijadus-salihin 1390) “Kush e studjon diturinë, me të cilën kërkohet


Klubi studentor

kënaqësia e All-llahut, vetëm sa për të fituar ndonjë dobi në këtë botë, nuk do ta shijojë as erën e Xhennetit në Ditën e Gjykimit.” (Rijadus-salihin 1391) Dituria duhet përcjellur edhe të tjerëve, që të përhapet. I Dërguari [sal-lall-llahu alejhi ve selem] pas një ligjërimi ka thënë: “Çdo i pranishëm le t’ia përcjellë këtë (ligjërim) të papranishmit, se ndodh që atij që ia përcillni e kupton më mirë.” (Sahihul-Buhari I-10) Natyrisht, të gjitha këto urdhëra, udhëzime dhe këshilla vlejnë njëlloj si për meshkujt, ashtu edhe për femrat, duke patur parasysh se ai që i zbaton, shpërblehet në këtë botë dhe në amshueshmërinë: “Kush bën një vepër të mirë, qoftë mashkull apo femër, duke qenë besimtar-e Ne do t’i japim një jetë të mirë, do t’i japim shpërblim edhe më të mirë për veprat.” (Nahl:97) “Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtar-e, do të hyjë në Xhennet dhe nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (Nisa: 124) Nga ajetet e lartpërmendura shihet se kusht për t’u pranuar vepra duhet qenë besimtar-e. Një ditë xhamia ku i Dërguari i All-llahut [sallall-llahu alejhi ve selem] mbante ligjërime ka filluar të mbushet me njerëz, është bërë gati e pamundur që edhe femrat ta dëgjojnë ligjërimin (të cilat, sipas rregullit janë ulur prapa). Ato kanë kërkuar prej të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve selem] që t’u caktojë një ditë të veçantë për ligjërim, dhe ai ua ka caktuar. (Sahihul-Buhari I-45) Po e përfundoj këtë temë me disa fjalë të urta shqipe, të cilat gjithashtu këshillojnë për dituri: “Dija-më e çmuar se pasuria” (Korçë)

“Dituria është si pushka në luftë” (Berat) “Dituri e trimëri-brez argjendi e flori” (Sarandë) “Kush s’mëson në djalëri, nuk gjen nder në pleqëri” (Jug) “Çdo gja asht diçka, i padituni asht asgja” (Krujë) “Fjalën me vlerë ku ta gjesh, merre” (Shkodër)

Pasi të lexoni këtë broshurë, mundësojani të tjerëve të lexojnë të njëjtën. Dhe keni kujdes, fletushka përmban ajete kur’anore, andaj ndalohet hyrja me të në vende të ndotura, gjegjësisht në toalet si dhe në vende të ngjashme. On-line versionin e këtij teksti mund ta gjeni në: http://www.albislam.com/

Boton: Shoqata Qytetare Klubi Studentor Rr. Stiv Naumov 7 / 18 Tel. ++389 (02) 223-654 1000, Shkup

Kërkimi i diturisë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.