Lexo

Page 1

ë shkruan dikush diçka me qëllim që të nxisë ummetin për të lexuar, kur fjala e parë në kushtetutën dhe Librin e tij, i cili zbriti nga Zoti [xhel-le shanuhu] është “Lexo” është një antitezë e çuditshme! Sa i takon një autorit të shkruan me qëllim që të nxisë ummetin për të lexuar, ummeti ka shumë nevojë për formulim kulturor, në nivel individual dhe në nivel kolektiv. Prej mjeteve më të shfaqura në këtë drejtim është leximi i frytshëm. Ajo i ndërton popujt dhe i ngritë ata, e i bën më rezistues ndaj kulturës së huaj, kurse ummeti lexues bëhet më me ndikim në tjerët dhe më me pak ndikim nga kulturat tjera. Leximi i gjërë dhe shfletimi i llojllojshëm, përcjellja e botimeve të reja e ngjall oreksin për të shfletuar çdo të re. Një autor amerikan, Ilf Stokman thotë: “Aq sa më shumë zmadhohet ishulli i njohjes shtohet zgjërimi i bregdetit të sekreteve”. Me lexim njeriu i shkurton hapësirat, përfiton nga përvojat e tjerëve, i lartësohet mendimi, i mprehet mendja, i shpejtohet perceptimi, i zgjërohet diapazoni, i pasurohet njohuria, i shtohet kultura, i zmadhohet ambicia, i përmirësohet mendimi, i kalitet personaliteti, i përqëndrohet gjuha, e shfrytëzon kohën, i shtohen argumentet, i forcohen faktet, i ngritet pozita dhe i njihen meritat. Një studiues thotë: “Një specialist bashkëkohor duhet të llogarisë se prej 10-20% të informatave të tij janë vjetruar dhe duhet ripërtërirë ato”. Edhe kulturat përjetojnë pleqërimin nëse ato nuk kaliten dhe ripërtërihen me shfletim permanent dhe përcjellje të të rejave dhe të dobishmes, që mos të dobësohet njohja e deponuar që e kemi në trurin tonë. Njeriu duke vazhduar në lexim dhe shfletim të lirë ngritet në shkallët e kuptimit, perceptimit, kaplimit dhe njohjes. Salihu, i biri i Imam Ahmedit [rahimehull-llah] tregon: Një njeri e pa babin tim me një shishe ngjyreje në njërën dorë dhe penën në tjetërn, e i tha: Ebu Abdull-llah, ti ke arritur këtë gradë, je imam i muslimanëve? Iu përgigj: Në këtë gjendje do të mbetem deri në varr!”. Burimet e informatave dhe mjetet e shtimit të dijes janë të shumta, mirëpo më i dukshmi dhe bazori në përgjithësi është libri, i cili është miku dhe shoqëruesi më i mirë dhe është më i liri nëse krahasohet me mjetet tjera. Sa e bukur e përshkruan Ahmed Sheukiu librin duke thënë: Ndërrova librin me miqtë Mirëpo nuk gjeta besnik si libri askend Mik, te i cili është e barabartë e qortove ose nuk e qortove I cili nuk i gjen të metë mikut të vet Çdoherë që e vjetroj, më ripërtërinë Më zbukuron me rroba të vlerës dhe dijes Mik, për të cilin asnjëherë nuk kam dyshuar

E vetmja dashuri e cila nuk më ka kushtuar qortim Nëse në ndonjë natë harrohem në shfletim Ai vazhdon heshtjen dhe mirësinë Nëse më sheh duke folur ose mërzitem I mbledh tregimet përnjëherë Librat, kur t'i shohish me kritikë, i gjen Sikurse miqtë, të vërtetë dhe gënjeshtarë I zgjedh ato sikurse mikun Zgjedh nga miqtë dhe librat bërthamën Miku i mirë kërkon të jesh i devotshëm Kurse libri i mirë kërkon të jesh i qëlluar! 1- Fillimi zakonisht është i rëndë, e pjesa më e egër është etapa e parë, ndoshta nga shkaku i vështirësisë së saj është edhe dobësia e rezultateve të saja, sepse rezultatet nuk përballen me mundin e dhënë. Ai që mirret me vrapim në vazhdimësi, fiton aftësi dhe shkathtësi. Poashtu edhe leximi ka nevojë për stërvitje dhe vazhdimësi, derisa lexuesi të fitojë aftësinë e mjaftuar, duke krijuar edukatë të leximit të këndshëm. 2- Prej gjërave që të shtyjnë në lexim është posedimi i një librarie të përshtatshme shtëpiake, e cila përmbledh libra të rinjë e të dobishëm, nga të gjitha sferat e dijes. Pastaj duhet përcaktuar një kohë për të shfletuar raftet e librave dhe duke ia dhënë hakun që e meriton. 3- Secili njeri ndikohet nga shoqëruesi i tij pa vetëdije. Ai që shoqërohet me njerëz të thjeshtë dhe pleq, prej tyre fiton shumë gjëra nga përvoja, ai që shoqërohet me intelektualë dhe mendimtarë, nuk është i barabartë me atë që shoqërohet me masën e gjërë. Andaj njeriu duhet zgjedhur vetvetes ata që i bëjnë dobi dhe ia shtojnë dijen. Le të kujdeset të bëjë lidhje të miqve të librit, duke caktuar një ndejë të veçantë ku do të shpalosin atë që kanë lexuar dhe të përcjellin gjërat e reja. 4- Njerëzit zakonisht kanë shumë kohë të lirë. Poqëse e shfrytëzojnë në lexim të dobishëm, do të ankoheshin nga koha e ngushtë, e nuk do të mërziteshin e as nuk do t'i mërzitnin të tjerët. Të parët tanë të devotshëm janë ankuar nga vjedhësit e kohës, të cilët nuk bëjnë asgjë tjetër përveç se e humbin kohën në gjëra të pavlera dhe të ulta. 5- Nuk preferohet leximi dhe nuk i jep frytet e veta, përveç se në momente kur mendja është e kthjelluar dhe e gjallë, atëherë kur nuk është e preokupuar me angazhime, është i qetë dhe nuk është nën ndikim të streseve. 6- Preferohet që t'i ketë afër dorës fjalorët dhe leksikonët e ndryshëm, që mos të ndërpret leximin, kur do të ketë nevojë që të shfleton fjalorin për ndonjë fjalë të panjohur ose të paqartë.

7- Nuk duhet shikuar sasinë e të lexuarës, por rezultatin dhe frytin e vjelur nga leximi dhe shfletimi. Kjo duhet të shfaqet në moralin, sjelljen, gjuhën dhe shprehjet, të cilat ia përshkruajnë gradën dhe ia përcaktojnë formën e kulturës së tij. Ai që vepron sipas asaj që e përfiton, kjo shkakton që ajo dije të mbetet dhe të ngulitet ma fuqishëm në mendjen e tij. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t'i përforconte më shumë”. (En-Nisa: 66). Ai që vepron me atë që e di, All-llahu i dhuron dijen e asaj që nuk e di. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe më udhëzimin në rrugën e drejtë dhe u ofron mundësi të jenë edhe me të devotshëm”. (Muhammed: 17). Ebul-Fida, Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotë: “Ata që kanë pasur synim udhëzimin, All-llahu i udhëzon kah udhëzimi, u jep sukses në këtë synim, ua përforcon këtë udhëzim dhe ua shton”. 8- Ai që lexon libër, duhet të ketë me vete laps, me të cilin shënon mendimet interesante të librit ose i regjistron në ndonjë vend të caktuar, të cilat mund t'i shfleton kur të dëshirojë. 9- Ai që dëshiron të vlerësojë ndonjë libër, le ta lexojë hyrjen e autorit, nëpërmjet së cilës mundet të gjykojë metodën e autorit, kualitetin e shprehjeve, dhe forcën artistike që e kanë ato. Nëpërmjet hyrjes e kupton se ky libër është pishtar në këtë lëmi, është replikë ndaj ndokujt, është shtesë e ndonjë teme të përpunuar më herët, është sqarim i ndonjë çështje të caktuar ose është pjesmarje në zgjedhje të ndonjë çështjeje në hapësirën e kulturës, etj. Le ta lexon edhe përmbajtjen e librit, që ta sheh planin e plotë të librit, unitetin tematik dhe gjithpërfshirshmërinë e lëndës. Le të shfleton referencat e librit, në të cilat është mbështetur autori gjatë përpilimit të librit, gjë me të cilën e zbulon prapavijën kulturore dhe ideologjike të autorit, të cilat paraqesin animin e tij shkencor. Pa dyshim se leximi i shumtë dhe vazhdimësia në lexim krijojnë te njeriu forcë nëpërmjet së cilës e njeh librin e dobishëm për te, dhe është pikënisje e madhe në lexim dhe i garanton përfundim të shpejtë. 10- Lexuesi medoemos duhet ta zgjerojë leximin e tij. Leximi i tij nuk duhet të jetë selektiv në një rrafsh të caktuar shkencor, por duhet të jetë e gjërë dhe gjithëpërfshirëse, me qëllim të çlirimit të mendimit të tij nga kufizimet medhhebore, partiake, rajonale, mos të mbetet i lidhur për diç që ia frenon pikënisjen. I vetëdishëm për dijet që i duhen muslimanit të sotshëm që të jetoj me kualitete, aktivitet dhe që të ketë mundësi të përballet me sfidat ekzistente. 11- Libraritë të posedojnë libra të shumtë dhe të llojllojshëm, duke filluar nga librat nënë (bazore), referencat e përgjithshme, enciklopeditë e ndryshme, fjalorët, tekstet, komentet e ndryshme për


Abdull-llah ibn Mubareku [rahimehull-llah] thotë: “Kush dëshiron të përfiton, le të lexon librat e vet”. Një njeriut të mirë i thanë: “Kush të shoqëron? U ra librave dhe tha: Këto. I thanë: Prej njerëzve? Tha: Ata që janë mbrenda në to”. Ibn Halekani tregon: Ebi Hasen el-Kali, i cili ishte muhadith dhe edib, kishte një kopje të mirë të librit “El-xhemhere” të Ibn Dridit, nga varfëria e madhe u detyrua që ta shet. Para se ta shes në një faqe të saj i shkroi disa rreshta poezi: Jam shoqëruar me te njëzet vjet, e tash po e shes U mërzita dhe u brengosa pa masë Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja se do ta shes Mirëpo borxhet më futën përjetë në burg Nga shkaku i dobësisë, varfërisë, fëmijëve Për shkak të kalamajve… për t'i lehtësuar punët e mia. E pastaj e shiti. Prej tij e bleu Sherif Murtedai për gjashtëdhjetë dinarë. Kur e shfletoi ai këtë libër e lexoi këtë poezi të mërzitur. Andaj ia ktheu librin Ebu Hasen el-Kaliut dhe ia la paratë. Ibn Xhevziu tregon: “Më ka ardhur lajmi se Ebul-Ala Hemedhaniun e kanë parë në ëndër pas vdekjes në një qytet, ku krejt muret ishin prej librave. Përreth tij kishte aq libra që nuk mund të numëroheshin, kurse ai ishte preokupuar me leximin e tyre. I thanë: Ç'janë këto libra? Tha: Iu luta Zotit që të më angazhojë me ato gjëra që kam qenë i angazhuar në dunja, e All-llahu më pranoi lutjen”. Ibn Haxheri [rahimehull-llah] gjatë tregimit për jetën e Ibn Kajjimit [rahimehull-llah] thotë: Ibn Kajjimi ishte dhënë pas tubimit të librave, ashtu që tuboi shumë libra, aq sa nuk mund të numërohen. Kurse fëmijët e tij, pas vdekjes së tij kanë shitur një kohë të gjatë prej atyre librave, përveç atyreve që i kanë ndalur për vehte”. Ibn Rexheb Hanbeliu kur flet për muhadithin Ibn Hashab elBagdadiun thotë: “Secili dijetar ose muhadith që vdiste, ky ia blente librat e tij, ashtu që i grumbulloi origjinalet e dijetarëve. Xhepi i rrobave të veta kurrë nuk ishte pa ndonjë libër”. Këto ishin disa tregime që i zgjodha nga libri “Kejfe tetehamesu li talebil-Ilmi” si të entuziazmohesh për të kërkuar dituri, me qëllim për të dhënë shembëlltyrë nga gjenerata e artë e Islamit, e cila pa dyshim duhet të jetë shembëlltyrë e fuqishme për ne. All-llahun e lusim që të bëhemi nga ata që ipen pas leximit dhe veprojnë sipas asaj që e lexojnë. E me këtë i fitojnë të mirat e kësaj bote dhe të ahiretit. Autor: Halid ibn Fehd El-Behlali Pasi të lexoni këtë broshurë, mundësojani të tjerëve të lexojnë të njëjtën. Dhe keni kujdes, fletushka përmban ajete kur'anore, andaj ndalohet hyrja me të në vende të ndotura, gjegjësisht në toalet si dhe në vende të ngjashme.

Lexo!

Lexo!

nga madhësia, librat e veçanta për specializim, librat ideologjik, për kulturë të gjërë, divanet me poezi, romanet botërore, etj. 11- Shumë njerëz lexojnë, mirëpo në mënyrë sterile. Ata që lexojnë në mënyrë të mirë, janë ata që kanë mundësi të shfrytëzojnë këtë në librat dhe jetën e tyre. Ata nuk lexojnë me dorëzim dhe skajim të logjikës, por lexon me logjikë kritikuese të veçantë, duke detyruar logjikën që të polemizon në çdo gjë, qoftë e madhe a e vogël. Nuk përputhet me mendjen ajo që nuk është tekst i vërtetë nga i pagabuari, [salall-llahu alejhi ve sel-lem], sepse ajo që është e vërtetuar në Sheriatin e pastër nuk vjen në kundërshtim me logjikën, për atë që mendon. Leximi kritik është stërvitje shumë e madhe. 12- Lexuesi nuk duhet mohuar natyrën dhe animet e tij natyrore, duhet të ketë personalitet të pavarur dhe të jetë larg ndikimit të shpejtë nga të tjerët. 13- Le të sigurohet lexuesi se aq sa ma shumë lexon dhe shfleton aq ma tepër do ta shtojë kuptimin (fikhun) dhe pjekurinë. 14- Le të jetë preokupim i lexuesit që në fund të secilit libër që e ka lexuar t'i jep një vlerësim preciz mbi librin duke e përmendur edhe kohën e përfundimit të leximit. Për në fund do t'ju paraqes edhe disa raste nga jeta e të parëve të devotshëm që flasin për kujdesin dhe interesin e madh që kanë pasur për lexim. Ibn Xhevziu thotë: “Rruga e atij që kërkon plotësinë në dituri është shfletimi dhe leximi në librat që na kanë mbetur, le të shfleton sa ma shumë, sepse në këtë mënyrë mëson dijen e tyre dhe ambiciet e larta që i kanë poseduar. Gjë që ia shton vullnetin, ia ngjall mendjen, së fundja asnjë libër nuk është pa dobi. Unë u tregoj për gjendjen time. Nuk ngopen nga shfletimi dhe leximi i librave! Nëse shoh ndonjë libër që nuk e kam parë më herët, më duket sikurse te kem rënë në ndonjë thesar. Kam shikuar listën e librave që gjindeshin në shkollën Nizamije, aty ishin gjashtëmijë vëllime! Po që se them: Kam shfletuar dhe lexuar njëzetmijë vëllime, ndoshta numri është edhe më i madh… e unë akoma jam në kërkim të dijes. Shumë kam përfituar nga leximi i tyre. Kam vërejtur jetpërshkrimin e tyre, sasinë e vullnetit, kujtesës dhe adhurimin e tyre. Kam vërejtur dijen e tyre të çuditshme, gjëra të cilat nuk mund t'i mëson ai që nuk shfleton”. Hatib Bagdadiu tregon: “Disa nxënës të dijes i pyetën: A nuk ndihesh i vetmuar? Thanë: A ndihet i vetmuar ai që mbarë njerëzimi janë me te?! I thanë: Cilët njerëz? Thanë: Librat!”. Hatib Bagdadiu thotë: “Libri, përveç dobive të përgjithshme dhe vlerave të mëdha që i ka, është pasuria më e ndershme, bukuria më e çmueshme. Libri është miku më i sigurtë, shoqëruesi më i gëzueshëm, shoku më i pastër dhe dijetari më orator”.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.