P
Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botërave, Edukuesit absolut, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi fisnikun në mesin e të dërguarve, Pejgamberin tonë Muhammedin [salall-llahu alejhi ve selem], mbi familien e tij, shokët dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij denjësisht. Aktualisht shikojmë se shumë besimtare kryejnë ritet dhe detyrat e fesë siç janë të urdhëruara nga Allahu xh.sh, falin namazin, japin zekatin, agjërojnë Ramazanin, respektojnë normat bazë të besimit Islam, por kanë boshllëqe nga ana e edukimit dhe pastrimit shpirtëror. Kjo vjen ose nga mungesa e mirëfilltë e literaturës Islame apo nga neglizhimi ynë në këtë fushë. Në mesin tonë shikojmë se janë përhapur shumë sëmundje të rrezikshme qofshin këto të brendshme si hipokrizia, smira, arroganca, koprracia, ndjekja e epsheve dhe dashuria për këtë botë, apo sëmundje të jashtme si padrejtësia, gënjeshtra, përgojimi, mashtrimi, ofendimi, të cilat s'ka dyshim se i shkatërrojnë bazat dhe themelet e shoqërisë Islame të ngritura mbi moralin dhe virtytet më të larta e më të pastra që mund të egzistojnë. Ç'është përgojimi? Është e natyrshme që çdokush për t'u mbrojtur nga e keqja para së gjithash duhet ta njohë atë me qëllim që ta mënjanoj. Përgojimi është një ves shumë i ulët: feja, logjika e shëndoshë dhe mbarë shoqëria e urren ate. Por, përkufizimin më të saktë të këtij vesi e pasqyron hadithi i mëposhtëm. Transmetohet nga Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] se i Dërguri i Allahut i ka takuar shokët e tij dhe u ka thënë: “A e dini se ç'është përgojimi?". Sahabet u përgjigjën: “All-llahu dhe i dërguari i Tij e dijnë”. Ai
Klubi Studentor
tha: "Ta thuash për vëllain tënd atë që ai e urren”. I thanë: “E nëse është e vërtet ajo çka thuhet për te?”. Ai tha: “Në qoftë se është e vërtetë ajo çka thuhet, e keni përgojuar e nëse jo, t'i ke shpifur për te“. (Muslimi) Duke u nisur nga ky hadith, ne si besimtarë na del si detyrë që t'i ruajmë gjuhët tona, e mos t'i përlyejme ato me thashethëme, me fjalë dhe vepra boshe e të mos ofendojmë të tjerët me to. Të përgojosh d.m.th. të përmendësh cilësitë, atributet dhe vetitë e vëllait/motrës tënd/e qoftë kjo në tiparet e trupit, të prejardhjes, të nderit, të fesë, të veprave apo të fjalëve dhe çka lidhet me të personalisht duke i thënë qenka i shkurtër, i verbër, i zi, i ndyrë, i pacipë, koprrac, gënjeshtar, mashtrues, zullumçar, jo i denjë ndaj rrugës së besimit... Për gjuhën, Profeti [salall-llahu alejhi ve selem] në një hadith citon: "Kur zgjohet biri i Ademit të gjitha gjymtyrët i nënshtrohen gjuhës dhe i thonë asaj të ketë frikë e nderojë All-llahun për ne, sepse ne jemi të lidhur me ty, nëse ti flet drejtë atëherë edhe ne jemi në të drejtë, e nëse ti devijon edhe ne devijojmë". Imam el-Kurtubi [radijall-llahu anhu] përcjell mendimin e të gjithë dijetarëve Islam, të cilët normalisht miratojnë që përgojimi është i ndaluar (haram) dhe e numërojnë atë ndër mëkatet më të mëdha. Kur'ani në disa versete të tij e paraqet përgojimin të ndaluar dhe ves shumë të shëmtuar. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "E mos përgojoni njeri tjetrin, a dëshiron ndokush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë e urreni, pra kini frikë ndëshkimin e Allllahut…” (El-Huxhurat:12). Janë të shumta hadithet e Profetit që flasin për përgojimin si gjest të shëmtuar dhe veprim degradues për besimtarin. Nga Enesi [radijall-llahu anhu] transmetohet se i Dërguari i All-llahut [salallllahu alejhi ve selem] ka thënë: "Kur u ngjita në Miraxh kalova pranë një populli me thonjë prej
bakri, gërvishnin dhe nxirrnin me to krahrorët e tyre. Thashë: Kush janë këta, o Xhibil? Tha: Këta janë ata të cilët hanin mishërat e njerëzve dhe merrnin nëpër gojë nderin e tyre”. Githashtu Xhabiri [radijall-llahu anhu] transmeton se ka qenë bashkë me Profetin [salallllahu alejhi ve selem] dhe përballë tyre është ngritur një erë e ndyrë dhe e keqe. I dërguari i Allllahut pyeti: ”A e dini çfarë ere është kjo? Është era e atyre që përgojojnë besimtarët”. (Transmeton Ahmedi). Nga Ebu Hurejra [radijall-llahu anhu] transmetohet se Muahmmedi [salall-llahu alejhi ve selem] ka thënë: “Kush beson në All-llahun dhe në Ditën e Gjykimit, le të flasë mirë ose të hesht”. (Muttefekun Alejhi) Kishte prej Sahabeve dhe muslimanëve të mëparshëm që largimin e gjuhës nga përgojimi e shikonin si ibadetin më të lartë se falja dhe agjërimi për vetë fundin e tij të hidhur. Të frikësuar nga ndëshkimi i All-llahut kishte prej tyre që çdo ditë agjëronin, i luteshin All-llahut për të mos rënë viktimë e fjalëve të këqia se vetëm kështu fitohet kënaqësia e Zotit. Gjithmonë largoheshin nga tubimet e grumbullimet ku objekti i bisedave ishin thashethëmet e përgojimet. Jahja ibn Muadh duke iu drejtuar një besimtari ka thënë: "E drejta e çdo besimtari ndaj teje është në këto tri pika: Nësë nuk i bën dobi atëherë mos e dëmto ate, nëse ti nuk e kënaq atëherë mos e mërzit , nëse ti nuk e falënderon atëherë mos e përgojo, dhe mos e ofendo." Një person i thotë Hasanit, të birit të Aliut [radijall-llahu anhu] se dikush të ka përgojuar ty, atëherë Hasani mori një pjatë me hurma dhe i dhuroi përgojuesit nëpërmjet personit që ia tregoi këtë. Përgojuesi erdhi e i tha: “Të përgojova e ma dhurove këtë?”. Hasani i tha: “Më ke dhuruar shumë nga të mirat e tua prandaj doja të ta shpërbleja me këtë dhuratë". Ndërsa ibn Mubareku thotë: "Sikur të doja ta përgojoja dikend do t'i përgojoja prindërit e mi,
Klubi Studentor
sepse e meritojnë më shumë se çdokush tjetër t'ua dhuroj të mirat e mia. E kjo për arsye se me përgojim njeriu hyn në hak të tjerit dhe s'ka dyshim se ai do t'ia shlyej atë me të mirat e veprave të veta. Rreth kësaj pyetjeje Profeti [salall-llahu alejhi ve selem] pyeti sahabet dhe u tha: “A e dini kush është i falimentuari?". Sahabet thanë: "I falimentuar është ai që s'ka asnjë dirhem apo diçka për të veshur". Profeti [salall-llahu alejhi ve selem] tha: "Me të vërtetë i falimentuar nga ummeti im është ai i cili vjen në Ditën e Kijametit me namaz, agjërim dhe zekat, por nga ana tjetër ka ofenduar dhe fyer të tjerët, ka ngrënë padrejtësisht pasurinë e dikujt, e ka vrarë ate, e ka rrahur ate (e për këto gjeste) dëmtuesi i jep nga të mirat e tij dhe nëse ato i mbarojnë para se t'ia rikthej hakun të dëmtuarit plotësisht, atëherë i merren mëkatet të dëmtuarit dhe i mvishen dëmtuesit dhe kështu dëmtuesi hidhet në zjarr”. (Muslimi) Duke u nisur nga këto që përmendem më lartë çdo besimtar nga ne duhet t'i matë mirë fjalët dhe veprat e tij, që mundin dhe shpërblimin e tyre mos t'i çoj kotë sikurse hirin që e merr era e nuk lë gjurmë. Marrë nga pamfleta botuar nga Lidhja e Rinise Islame e Shqipërise A e keni ditur këtë… Një prej mëkateve më të mëdha që anulon veprat e mira të besimtarit është konsultimi dhe pranimi i fjalëve të falltorëve (ku hyn edhe horoskopi), magjistarëve apo ndjekësve të ngjashëm bestytnish. Për fat te keq, ndjekja dhe besimi i këtyre gjërave është bërë shumë i përhapur tek njerëzit e Ummetit tonë. Profeti ynë [salall-llahu alejhi ve selem] ka thënë. “Çdokush që shkon tek falltori dhe e pyet ate për ndonjë gjë, namazi i tij nuk do të pranohet për 40 ditë”. (Transmetoi Muslimi). Në një hadith tjetër të transmetuar nga Ebu Davudi, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve selem] ka
thënë: "Çdonjëri nga ju që shkon tek falltori dhe beson në atë që thotë ai, nuk ka besuar në atë që më është shpallur mua". (Hadithi Hasen) Kjo dë të thotë se jo vetëm që personi në fjalë është i garantuar se namazi i tij nuk do të pranohet për 40 ditë, por në të njejtën kohë ky person po e mohon mesazhin e fesë sonë! Imani ndërtohet duke besuar në të vetmin Zot All-llahun (La il-lahe ila-All-llah), por duke i ndjekur falltorët dhe njerëzit e atij rangu, ju në këtë mënyrë praktikoni shirk (shoqërim i të tjerëve në adhurimin e All-llahut) dhe mundohesh ta gjesh të paditurën, të fshehtën gjë që nuk e di kush pos All-llahut, të Plotëfuqishmit. Kështu që më e mira për ne është të presim atë që All-llahu ka përcaktuar për ne me një besim komplet, me durim dhe pranim të plotë ngase All-llahu kurr nuk zgjedh diçka pos nëse është për të mirën tënde. Përkthyer nga broshura: "Did you know that" Nga anlishtja: Motër Shpresa
KLUBI STUDENTOR Pasi të lexoni këtë broshurë, mundësojani të tjerëve të lexojnë të njëjtën. Dhe keni kujdes, fletushka përmban ajete kur'anore, andaj ndalohet hyrja me të në vende të ndotura, gjegjësisht në toalet si dhe në vende të ngjashme. Boton: Shoqata Qytetare Klubi Studentor
e-mail: penastudentore@hotmail.com
PREJ PËRGOJIMIT DREJT PENDIMIT