Klubi studentor
fyej me një fjalë të cilën do ta kesh me vete në varr”. Ebu Bekr Es-Siddiku [radijall-llahu anhu] u përgjigj: “Jo, Ajo do të jetë me ty e assesi me mua. 2. Po qe se fjala që të është thënë, është thënë në prezencën e shumë grave tjera, vërtetohet se ato të gjitha do të jenë me ty, duke e qortuar ate dhe duke u vënë në mbrojtjen tënde. Aliu [radijall-llahu anhu] thotë: “Butësia yte ndaj të marrit (mendjelehtit)… t’i shton ndihmësit”. 3. Heshtja yte dhe moskthyerja e fjalës, ndoshta do t’i turpëron ata që flasin fjalë dëmtuese, veçanarisht, kur fjalën e dëmtuar e pret me fjalë të mirë, si për shembull, kur thua: All-llahu [subhanehu ve teala] të faltë… etj. Një njeri e kishte fyer Sha’biun e ky i kishte thënë: “Në qoftë se është e vërtetë Ajo që thua, All-llahu [subhanehu ve teala] më faltë, e nëse jo, atëherë All-llahu [subhanehu ve teala] ty të faltë”. Omeri [radijall-llahu anhu] thotë: “Kur të dëgjosh diç që të dëmton… ule kokën derisa të kalojë pranë teje”.
Pasi të lexoni këtë broshurë, mundësojani të tjerëve të lexojnë të njëjtën. Dhe keni kujdes, fletushka përmban ajete kur’anore, andaj ndalohet hyrja me të në vende të ndotura, gjegjësisht në toalet si dhe në vende të ngjashme. Boton: Shoqata Qytetare Klubi Studentor Rr. Stiv Naumov 7 / 18 Tel. ++389 (02) 32 23-654 1000, Shkup
Pasiqë është duke pritur… ai do të jetë fitues. Ishte mjeshtër i mjeteve sanitare. Një ditë trokiti në derën e vilës, të cilën pas një kohe e hapi roja e cila pasi e futi në dhomën e ndejes i tha që të priste pak, ngase zoja e shtëpisë ishte e nxënë në kuzhinë, e posa të mbarojë do t’ju lajmërojmë, që të bëni gati riparimin e gypit të ujësjellësit. Shërbëtori i solli një gotë lëngu të ftohtë mjeshtrit i cili po rrinte duke pritur i mërzitur. Lëngun që e piu, disi ia largoi ngushtësinë, por jo të tërën. Kaluan shumë minuta, e shërbëtori nuk po e thërret dot për punën për të cilën kishte ardhur. Shqetësimi psiqik u bë edhe më i madh kur veç më kaloi gjysëm ore pritje. Më në fund shërbëtori hapi derën e dhomës duke i thënë mjeshtrit: Merrni mjetet e juaja dhe ejani. Mjeshtri, për një kohë shumë të shkurtër gypin e ujësjellësit e riparoi për jo më tepër se dhjetë minuta. Zotëriu i vilës hyri në kuzhinë dhe me shikim kënaqës shikoi gypin e riparuar dhe duke u kthyer kah mjeshtri, e pyeti: Sa e keni llogarinë? Mjeshtri tha: Pesë dinarë. Zotëriu i vilës nxori kuletën e tij dhe nga Ajo nxorri njëzet dinarë dhe u bë gati që t’ia jepte mjeshtrit. Mjeshtri tha: Vetëm pak, ju lutem, ngase nuk kam aq sa për t’ua kthyer të tjerat. Zotëriu tha: Ja, këto janë të tërat për ty. Mjeshtri, duke mbetur i habitur tha: Por unë nuk kërkova nga ju pos pesë 1
4
Klubi studentor
core të cilat i bëri instituti i shkencave mjekësore islamike në Amerikë, duke konkluduar dhe vërtetuar se Kur’ani famëlartë posedon ndikim shumë më të madh në zbutjen e dhimbjeve të sëmundjeve, gjë e cila u duk bindshëm në formë të proceve të ndryshimeve fiziologjike, si dhe në uljen spontane të tensionit në aparaturën nervore. Studimi po ashtu citon suksesin e imanit (besimit) dhe akides islame, në shërimin e shumë sëmundjeve si dhe në mbizotërimin e shumë momenteve kur njerëzit ndjejnë shqetësim, si dhe realizojnë ndjenja të qetësisë dhe sigurisë. (26\ 3\1990). Kështu, motra ime e dashur, pranimi me qetësi, kënaqësi dhe nënshtrim i sëmundjeve, për ty realizon rezultatet e vijuara: 1.Largimin e mëkateve. 2.Përforcon imunitetin e trupit dhe shpejton shërimin tënd. 3.Përmirëson mendimin e shumë njerëzve që janë përreth teje, rreth sëmundjes, kur ata shohin se ti je e buzëqeshur, e kënaqur dhe e qetë.
Sëmundja… a thua sjell kënaqësi?
Pasi të lexoni këtë broshurë, mundësojani të tjerëve të lexojnë të njëjtën. Dhe keni kujdes, fletushka përmban ajete kur’anore, andaj ndalohet hyrja me të në vende të ndotura, gjegjësisht në toalet si dhe në vende të ngjashme. Boton: Shoqata Qytetare Klubi Studentor Rr. Stiv Naumov 7 / 18 Tel. ++389 (02) 32 23-654 1000, Shkup
4
1
Klubi studentor
dinarë! Zotëriu tha: Ujësjellësi nuk të mori kohë pos dhjetë minuta e ti kërkove pesë dinarë, dhe rinje i ulur duke pritur tridhjetë minuta, Gjatë kësaj kohe do të kishe mundur që të riparoje edhe tre ujësjellës tjerë, andaj, unë të pagova për çdo ujësjellës nga pesë dinarë, që së bashku bëjnë njëzet. Mjeshtri u gëzua pa masë duke thënë: Kjo është nderë prej juve zotëri dhe shpresoj që të më falni për shqetësimin dhe ngushtësinë që ndjeva duke qenë i ulur në dhomën e ndejes. Zotëriu tha: Po të dije se unë do të jap për kohën që pret… a do të ishe shqetësuar dhe ngushtuar? Mjeshtri tha: Jo vall-llahi,… zotëriu im. **** Me këtë rrëfim simbolik desha që të përkujtoj hadithin e të Dërguarit të Allllahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “…muslimani është në namaz, përderisa e pret atë (namazin)” (Buhariu), si dhe hadithi tjetër: “…e kur të hyjë në xhami, ai do të jetë në namaz, pasiqë namazi është ai që e preokupon.” (Muslim). Hadithi i tillë përmirëson sjelljen dhe mendimin e dy njerëzve të cilët falen: 1. Falësi i cili vonohet në arritjen e namazit duke qenë i zënë me punë apo diç tjetër, duke menduar se shpërblimi i namazit është i kufizuar vetëm gjatë faljes së namazit, ndërsa hadithi i lartëpërmendur e orienton në atë se shpërblimi për besimtarin fillon prej momentit kur ai ia mësyen xhamisë, apo prej kur ai e pret namazin. 2. Falësi i cili qendron i ulur në xhami duke pritur namazin, mirëpo është i shqetësuar nga vonesa e muezinit apo vonesa e imamit. Ky, duhet patjetër që ta përkujton faktin se ai shpërblehet me shpërblim të namazit edhe pse është duke pritur…, i cili po ta dinte këtë… nuk do të shqetësohej aspak… por do të ishte i qetë dhe i gëzuar me shpërblimin me të cilin shpërblehet gjatë gjithë prit2
jes së tij. Mjeshtrit, të cilit iu dha shpërblimi i kohëpritjes së tij dhe i cili u llogarit sikur të kishte punuar prej momentit kur ai kishte hyrë në “vile”, herave tjera me siguri se e gjejmë të gëzuar, zemërgjërë, sado që pritja e tij të jetë e gjatë, duke mos u lodhur aspak e as duke u shqetësuar për kohën që është duke e kaluar. Po kështu e gjejmë edhe falësin e namazit duke vrapuar për në xhami sa më herët, të gëzuar, dhe të kënaqur kur hyn në te, duke mos u mërzitur aspak për atë që ka lënë jasht xhamisë, qoftë punë apo tregti, sepse në xhami fiton më shumë se nga puna apo tregtia profitabile.
HESHTJA ËSHTË FITORE! Motra ime e dashur, a të ka dëmtuar ndonjëherë ndonjë fjalë e rëndë që e ke dëgjuar nga fqinja yte… apo shoqja ose nga ndonjëra prej grave…, e ti je munduar që t’ia kthesh me fjalë më të rëndë dhe më të ashpër? A nuk pajtohesh me mua se më së miri do të ishte të mos ia ktheje dot, por ta lije atë në pakujdes dhe harresë? Do të më thuash: Mendon të hesht, apo!?… edhe pse Ajo ishte e para që filloi! A nuk është atëherë heshtja ime dobësi dhe paaftësi që t’ia kthej të njëjtën? Të them me bindje të plotë: Beso se heshtja yte nuk është paaftësi,… por fuqi maksimale… dhe bindu se me të vërtetë ti je Ajo që ka fituar me heshtjen tënde…. Ja përse: 1. Çdo fjalë që e flet njeriu, për te do të llogaritet, dhe do të jetë në dobinë apo dëmin e tij. Për fjalën të cilën ti e dëgjove, zotëriu i saj do të përgjigjet, ngase Ajo do të jetë e regjistruar dhe se All-llahu [subhanehu ve teala] do ta pyet atë në Ditën e Kijametit, e ti në atë ditë do të kesh hak që të kërkosh praj saj, e për kompensim me fjalën e thënë ke mundësi të fitosh nga të mirat e saja, ose të këqiat tuaja t’i hudhen asaj. Një njeri i tha Ebu Bekër Es-Siddikut [radijall-llahu anhu]: “Vall-llahi, do të 3
Klubi studentor
A ofkëllon kur je e sëmurë? A e ngushton veten tënde kur të kaplojnë dhimbjet? A thua mallkon sëmundjen kur Ajo të godet? A thua sa u bërtet atyreve të cilët janë pranë teje kur dhimbjet fillojnë të të shtohen dhe të të ashpërsohen? Do të thuash po, për të gjitha pyetjet e parashtruara ose për ndonjërën… mirëpo, a thua ofkëllima yte do ta shpejtojë shërimin tënd?; Apo i largon nga ti dhembjet të cilat të ngushtojnë?; A thua mallkimi yt ndaj sëmundjes e largon atë nga ti?; Apo britma yte ndaj njerëzve të cilët të rrethojnë bën që dhembjet tua të pushojnë?; Apo ndoshta do të përgjigjesh për të gjitha pyetjet e parashtruara me përgjigje negative: “Jo?” Andaj, përse pra nuk e pranon sëmundjen me qetësi dhe nënshtrim të plotë? Përse pra e humbë atë që mund ta arrish nga shpërblimet në qoftë se duron dhe mbetesh i kënaqur? Lexo përgëzimin e të Dërguarit të All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sellem] ku ai thotë: “Çdo musliman, të cilin e godet ndonjë fatëkeqësi, qoftë sëmundje apo diç tjetër, All-llahu me të ia shlyen të këqiat e tij njiashtu siç largon druri gjethet e tij.” (Muslimi). Ky është përgëzim, i cili bën që besimtari ta mirëpret sëmundjen, jo vetëm me qetësi dhe nënshtrim, por me kënaqësi dhe gëzim. Si e pranon njeriun i cili është i zhytur në borxhe, njeriun i cili ka ardhur për të plotësuar borxhet e tij? A nuk e pranon atë me mirëpritje dhe gëzim? A nuk ia hap atij derën dhe zemrën? A nuk e nderon dhe gostitë? Kështu ndodh edhe me sëmundjen e cila të viziton, me të All-llahu plotëson borxhet e gabimeve tuaja-në qoftë se kemi drejtë të themi kështu: “A nuk e pret ti atë me gëzim dhe kënaqësi?” Transmeton Xhabiri, biri i Abdullahut [radijall-llahu anhu], se i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] një ditë kishte hyrë tek Ummi Saib apo Ummi Musejjeb dhe kishte thënë: “Ç’ke o Ummi Saib-Ummi Musejjebqë dridhesh kështu?” 2
Ajo tha: “Ethet, All-llahu mos i bekoftë”. Atëherë i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Mos i fyej ethet, ngase ato largojnë mëkatet (gabimet) e bijve të Ademit siç e largon zjarri dryshkun e hekurit.” (Muslimi). Motra ime e dashur, mundohu që kur të sëmuresh, të ndjejsh në vete ndjenja të kënaqësisë dhe nënshtrimit dhe përkujtoje përgëzimin e të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], si dhe paramendo se si gabimet (mëkatet) tuaja bien nga vetja yte siç bien gjethet nga druri, apo paramendo se ato largohen apo humben nga ti siç largohet dryshku nga hekuri kur vihet në zjarr. Bën ashtu që të tjerët të mbesin të habitur kur të shohin se si ti i pret sëmundjet me gëzim, kënaqësi dhe buzëqeshje, duke e falënderuar Allllahun [subhanehu ve teala] dhe duke e bërë vetëm Atë shukër. Me ta sillu më mirë se kur ke qenë e shëndoshë dhe bëhu e butë ndaj tyre më shumë se sa ke qenë e butë me ta kur ishe e shëndoshë. E kur të habiten dhe të pyesin për shkakun e gëzimit tënd në atë gjendje, ti sqaroju atyre dhe përkujtoje përgëzimin e të Dërguarit të All-llahut [sallall-llahu alejhi ve sel-lem] të parë dhe të dytë, si dhe se çfarë shpërblimi fitojnë ata të cilët gjatë sëmundjes bëjnë durim dhe llogarisin veten e tyre. Pa dyshim ata do ta ndryshojnë mendimin e tyre mbi sëmundjen dhe do të bëhen më të përgatitur dhe më të forte në ballafaqimin e tyre me çfarëdo sëmundje që ata i godet. Po, kjo është përgatitja e besimtarit, të cilën e shkakton përgëzimi i të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e cila në shpirtin e besimtarit nxitë ndjenja të kënaqësisë, qetësisë dhe të pushimit, dhe bën që trupi i njeriut të përfitojë edhe më shumë imunitet dhe kundërshtim të sëmundjes si dhe ta shpejtojë shërimin. Para meje has në shumë studime shkencore të cilat e vërtetojnë dhe argumentojnë një gjë të tillë. Prezentimi i të gjithave do të ishte i tepërt, mirëpo unë do të mjaftoj vetëm me një ilustrim të shkurtër të eksperimenteve shken3