divorcet, ekb, rezoluta came

Page 1

»18-19

Analiza e tre varianteve për vitin 1912

Flamuri origjinal i Spiridon Ilos u dogj nga armiqtë e kombit E hënë

10 dhjetor 2012 Viti VIII, Nr. 2844 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Ish-ushtarakët

Google duke rrëmuar Emrat e rezervistëve sekretet e gjigandit të miratuar nga ISSH për

bote & histori

• Shtetet e Bashkuara të Amerikës kështu shmanget katastrofa • Katalonja rrënjët e krizës së ndarjes, gjuha dhe ekonomia • Britania, lamtumirë Evropë, popullsia kërkon ndarjen »13-17

pensionin suplementar »4

Kriza në familje Në Tiranë 1741 divorce në vit

Enti i Banesave Familjet që duhet të lënë shtëpitë dhe ata që i marrin

Pas kërkesës së pronarëve për të marrë shtëpinë e tyre enti nis procedurat për t’ia kthyer. Hapat që do të ndiqen. Tabela sipas qarqeve

»4

rezoluta Çame 13 pikat e PDIU-së për zgjidhjen e çështjes Kërkesat nga heqja e ligjit të luftës, kthimi i pronave dhe marrja e nënshtetësisë greke. Reagojnë shoqatat panevropiane

Rritet numri i kërke save për mbrojtje ave nga dhuna e burr

Pas ndarjes nuk r paguhen kuotat pë mbajtjen e fëmijëve

KESH rrit prodhimin në vend

Shkaqet që kanë sjellë tronditjen tet sociale në kryeqy

»5

ERE: Rrëzon kërkesat, çmimi i energjisë s’do të ndryshojë

»3

gara për të rinjtë

Berisha në ”facebook” brenda 5 ditëve arrin 42 mijë miq »2 Pyetjet e para në adresën e Kryeministrit. Berisha nis garën në internet me kreun e socialistëve

Nis dimri i ashpër

Reshjet, përmbytje në Fier, bora bllokon zonat e thella »7

Akuzat për vjedhje

PS heq komisionerët, kërkon emra të rinj për të ruajtur votat Strategjia për numërimin e votave dhe shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare. Debati në KQZ »2

Opinion Nga Gëzim Shkupi

Uzina 12 dhe nikeli shqiptar

»22

Nga Erion Teli

Buxheti krodhës apo i ëndrrës

»10


02

« politikë

E hënë 10 dhjetor 2012 •

strategjia e ruajtjes së votës

Testimet në bazë, PS me komisionerë të rinj në votime

Analiza Garancia

Procesi Grupet e punës pranë Partisë Socialiste kanë nisur punën në terren për përzgjedhjen e komisionerëve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Mësohet se një pjesë e mirë e komisionerëve që kanë qenë më herët përfaqësues të PS-së do të zëvendësohen, për shkak se tashmë etiketohen si fajtorë për humbjen e kësaj partie. Për këtë arsye prej kohësh këto grupe pune kanë nisur punën për rekrutimin e emrave të rinj, që do të emërohen si komisionerë socialistë. Ky proces pothuajse është drejt fundit dhe pritet që deri në fund të muajit janar të mbyllet krejtësisht, duke i hapur rrugë trajnimit të tyre. Pavarësisht se është ende shumë shpejt për të folur për përzgjedhjen apo trajnimin të komisionerëve zgjedhorë, modeli i përfaqësimit politik në administrimin e zgjedhjeve në nivele të dyta dhe të treta, asgjë nuk i pengon partitë politike që të trajnojnë skuadrat e tyre të komisionerëve edhe para afateve të përcaktuara në kodin e ri elektoral. Ndërkohë Partia Socialiste, duke synuar që të shmangë çdo manipulim të mundshëm të zgjedhjeve duke ndërhyrë në hallkat e administrimit zgjedhor, ku pjesë janë dhe komisionerët, do të insistojë që përfaqësuesit e saj në komisione të jenë si asnjëherë tjetër të trajnuar dhe të përgatitur për të njohur dhe shfrytëzuar çdo fjali të Kodit Zgjedhor në funksion të ruajtjes së votës dhe lex-

Forumi

M

brojtja e votës dhe projektplani i Partisë Socialiste në funksion të këtij objektivi është ndalur te përzgjedhja e më pas trajnimi i komisionerëve zgjedhorë. Kështu, një nga pikat më të rëndësishme të punës në terren të strukturave të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 2013-s është pikërisht testimi i kandidaturave që do të menaxhojnë votën e elektoratit socialist. Një pjesë e mirë e ishkomisionerëve do të zëvendësohen, pasi nga lidershipi socialist akuzohen si përgjegjës për devijimin e votave në zgjedhjet e shkuara drejt kampit kundërshtar. Madje, për ta bërë sa më të qartë këtë, drejtuesit e PSsë kanë ndërmarrë një fushatë sensibilueze për rëndësinë që ka mbrojtja e votës si nga anëtarësia socialiste, ashtu dhe nga komisionerët. Në zgjedhjet vendore, PS nuk arriti të ndryshonte komisionerët e saj, gjë që shkaktoi vijimin e akuzave ndaj një pjese të tyre për korruptim. Por duket se këtë herë PS do të ndërtojë një tjetër strategji në ruajtjen dhe menaxhimin e votës.

Partia Socialiste ka nisur punën në terren për përgatitjen e socialistëve për mbrojtjen e votës. Selia rozë ka nisur një fushatë të gjerë informimi dhe përgatitje të radhëve të saj për t’i eliminuar manipulimet në zgjedhje. Në funksion të kësaj nisme PS-ja ka hapur takimet e forumit “Në Europë përmes zgjedhjeve të lira”. Përmes këtij forumi, i cili do të zhvillohet në qytetet kryesore të vendit, e kryesisht atje ku manipulimi i votave ka qenë më i madh, PS-ja synon analizimin e strategjisë manipulative që u ndoq nga mazhoranca qeverisëse në zgjedhjet e vitit 2009, me qëllim parandalimin e ripërsëritjes së skenarëve të tillë, që penalizuan kampin e majtë. Në reformën zgjedhore që u realizua ka më shumë garanci, duke filluar që nga listat e zgjedhësve, me mundësinë që kanë partitë për t’i kontrolluar dhe për t’i përgatitur në kohë, ashtu dhe në verifikimin e kartave në Tiranë, si dhe me hapjen e kutive të votimit, në rast të dyshimeve për abuzime në numërimin e votave.

imit real të vullnetit të votuesve shqiptarë. Akuza Lidershipi socialist ka ndërmarrë një tur në qytete për ruajtjen e votës, duke insistuar në sensibilizimin e anëtarësisë për masat që duhen marrë për zgjedhjet e 2013-s. Por në takimin e parë në këtë kuadër, kreu socialist, Edi Rama, akuzoi pak ditë më parë nga Lezha komisionerët e PS-së se falë korruptimit të tyre Berisha është në pushtet që prej 2009-s. Duke folur para strukturave të PS-së dhe zgjedhësve në qytetin e Lezhës për mënyrën se si do të mbrohet vota në vitin 2013 Rama tha se është detyrë e PS-së që të shmangë korruptimin e komisionerëve. “Të gjithë e keni parë Saliun kur vajton për komisionerët socialistë, duke thënë: «Si ka mundësi që vetë kryetari dhe deputetët e Partisë Socialiste hedhin hije dyshimi mbi komisionerët socialistë? Unë i dua ata, i respektoj ata, unë i nderoj ata, ata bënë një punë të shkëlqyer.» Në fakt, e vërteta është se pa atë pjesë të komisionerëve që korruptohen Saliu nuk do të kishte qëndruar një ditë në karrigen e kryeministrit. Ama është detyra jonë, detyra e gjithsecilit prej nesh që të garantojmë se askush nuk i negocion 4 vjet nga jeta e tij për çfarëdo oferte që i bëhet në ditën e zgjedhjeve”, - u shpreh Rama. KQZ Do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që do të nisë kërkesën drejt partive politike për listën e komisionerëve që do të jenë në qendrat e votimit si dhe të atyre që do të jenë në komisionet e numërimit të votave. Madje për të pasur një administrim më të mirë të votës ekspertët e KQZ dy muaj para zgjedhjeve do të nisin trajnimin e komisionerëve. Duke parë historikun e zhvillimeve të shkuara dhe vetë partitë politike realizojnë skema të posaçme për komisionerët. Së pari pritet një vonesë në dhënien e emrave që do të jenë në komisione. Madje shpesh është vënë re dhe ndryshimi i tyre në ditën e fundit, pra në momentin e nisjes së votimeve. Gjithashtu një tjetër element është dhe trajnimi i komisionerëve nga vetë partitë politike. Edhe pse kjo bie ndesh me mirëadministrimin, partitë nuk kanë rezpektuar të drejtën e KQZ për t’i trajnuar dhe drejtuar komisionerët. Madje dhe pse komisionerëve u është ndaluar të komunikojnë me përfaqësuesit politik, sërisht puna në komisione është bllokuar nga mos rezpektimi i kësaj pike, duke shkaktuar amulli në numërimin e votave të pasuar me akuza për vjedhje votash apo abuzime të tjera.

Rama takime me biznese të vogla

“Do të kthejmë dinjitetin e tregtarëve” Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi dje takime në disa nga bizneset e vogla të zonës Paskuqanit. Në bisedat me tregtarët Rama e cilësoi si të papranueshme faktin e lënies së Shqipërisë së katandisur në krah me Nigerinë dhe Etiopinë sa i përket korrupsionit. Sipas tij, Partia Socialiste me Programin e saj “Për një Rilindje Shqiptare” është e vendosur të luftojë korrupsionin, por po ashtu do financojë më shumë për arsimin, shëndetësinë, duke i dhënë një ndihmë konkrete edhe gjallërimit të sipërmarrjes së vogël, duke hequr menjëherë me ardhjen në qeverisje taksën e biznesit të vogël. “Kjo punë nuk vazhdon dot kështu. Është një rrënim i vazhdueshëm 3 minuta nga Tirana, megjithëse edhe në Tiranë gjendja nuk është më e mirë kur vjen puna te biznesi. Biznes i

thënçin, se ky është vetëpunësim. Taksën e biznesit të vogël ne do ta heqim dhe absolutisht jam i bindur se, që në qoftë se do të ulim maksimalisht dhe taksën e korrupsionit, që e katandisi Shqipërinë me Nigerinë dhe me Etiopinë (turp i madh!), simbole të korrupsionit botëror, do të gjejmë mundësi edhe të financojmë më shumë për arsimin e fëmijëve, të financojmë më shumë për shëndetësinë, të financojmë më shumë patjetër për ekonominë”, - vuri në dukje Rama. Njëkohësisht Partia Socialiste, sipas tij, ashtu sikundër ka premtuar, do t’u rikthejë dinjitetin bizneseve dhe qytetarëve përmes një taksimi të ndershëm, dhe jo siç ndodh sot, kur Kryeministri paguan më pak taksa sesa çdo punonjës i thjeshtë në godinën e Këshillit të Ministrave.

100% e ndjekësve reagime pozitive ndaj nismës së Berishës

Berisha në “Facebook” 42 mijë pëlqime Kryeministri Berisha që prej gjashtë ditësh i është bashkuar rrjetit social “Facebook”. Ai ka krijuar llogarinë e tij në këtë rrjet social më datën 5 dhjetor, por e ka publikuar atë Ditën e Rinisë, më 8 dhjetor, që përkon me ditën e Lëvizjes Studentore. Reagimet e para të njerëzve që e kanë parë llogarinë e hapur nga Kryeministri Berisha ka qenë tepër pozitiv, ku në çdo foto të publikuar nga ai në rrjetin social nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet pozitive lidhur me figurën e Sali Berishës. Deri në mbrëmjen e djeshme personat që e kanë pëlqyet llogarinë e Kryeministrit të vendit kanë qenë mbi 42 mijë persona, duke i hapur një sfidë në rrjetin social “Facebook” edhe kryetarit të opozitës Edi Rama. Edhe pse kreu i Partisë

Socialiste ka më shumë kohë që është aktiv në rrjetet sociale, Kryeministri Berisha me shumë gjasa do ta arrijë atë për nga numri i llogarive që e pëlqejnë atë, duke pasur parasysh numrin e madh të klikimeve që ka marrë këto ditë në rrjetin social. Veç kësaj në llogarinë e tij Berisha ka vendosur edhe një numër telefoni, në të cilin të gjithë personat që janë aktivë në këtë rrjet social të mund t’i komunikojnë atij nëpërmjet mesazheve, për probleme ose sugjerime të lidhura me problematika të ndryshme, një risi kjo nga politikanët, pasi asnjëri prej tyre nuk ka lënë një numër kontakti. Krahas kësaj Kryeministri Berisha publikoi dje edhe postimin e parë të tij privat në rrjetin social, një foto të familjes së tij.


politikë • E hënë 10 dhjetor 2012

Presion partive: Nënshkruani ose nuk jeni në koalicion më me PDIU-në

PDIU: Kërkojmë shtëpitë tona në Prevezë Pas 8 vjetësh në Kuvend rezoluta për çështjen çame 13 pikat e Rezolutës

Ervin Koçi

P

DIU ka përgatitur një rezolutë për çështjen çame dhe pritet që ta çojë sot për miratim në Kuvend. Në një protestë të zhvilluar dje në Ditën Kundër Gjenocidit partia e çamëve ka kërkuar që kjo rezolutë të miratohet nga partitë politike në Kuvend, në të kundërt partitë që nuk e aprovojnë këtë nismë do të përjashtohen nga koalicioni zgjedhor që ka PDIU-ja. Gjatë protestës së djeshme deputeti i kësaj partie Dashamir Tahiri theksoi se gjenocidi i përdorur ndaj çamëve në vitin 1944 nuk njihet ende zyrtarisht, duke qenë kështu i vetmi gjenocid në Ballkan ende i pazgjidhur. “Ne nuk kërkojmë shtëpi në Athinë, ne kërkojmë shtëpitë e baballarëve tanë në Prevezë, aty ku i kanë pasur. Kjo është një çështje e drejtë. Askush nuk mund ta quajë ndryshe. Qeveria e atëhershme kuinslinge greke i dëboi dhe i vrau shqiptarët e Çamërisë, duke shfarosur 20 për qind të popullsisë. Por edhe qeveria e sotshme greke nuk po kërkon ndjesë, ndonëse e cilëson veten si demokratike”, - tha Tahiri. Në relacionin përkatës të rezolutës së PDIUsë ishin të parashtruara 13 pika në të cilat do të përmbahej kjo kërkesë. Si primare përfaqësuesit politikë dhe të shoqërisë civile të çamëve në Shqipëri kishin rikthimin e pronave, duke mos e cilësuar këtë si “nacionalizëm”, pasi sipas tyre nuk ka të bëjë me bashkim

territori. Krahas kësaj në një nga 13 pikat është dhe heqja e ligjit të luftës nga ana e shtetit grek. Por kjo kërkesë shpeshherë është hedhur poshtë nga krerët qeverisës të vendit si dhe nga diplomatët grekë. Sipas tyre, nënshkrimi i marrëveshjes së “Fqinjësisë së Mirë” ndërmjet dy vendeve e hedh automatikisht poshtë pretendimin e ligjit të luftës. Krahas kësaj, sipas diplomatëve grekë thuhet se ky ligj lufte është nënshkruar nga monarku i Greqisë në vitin 1941 dhe ky ligj u rrëza automatikisht me ndryshimin e sistemit të qever-

mazhoranca Çështja e mandateve, PD pranon rrezikun

Alibeaj: Ndryshimet e mandateve dëmtojnë PD-në Rishpërndarja e mandateve është në dëm të partisë demokratike. Këtë pohim e ka bërë deputeti i PD-së, Enkelejd Alibej, i cili thekson se rishpërndarja e 4 mandateve për zgjedhjet e ardhshme elektorale nuk do të favorizojë partinë që është në pushtet, por opozitën. Deputeti i PD-së shprehet se, ndonëse nuk favorizohen nga kjo rishpërndarje e numrit të deputetëve, selia blu do t’i shkojë deri në fund. “Për cilindo që mund të ketë ndonjë kompleks të vogël persekutimi elektoral në këtë rast, ja pra ku është zgjidhja. Mund të shkojnë në komunat përkatëse e të marrin të dhënat, të marrin informacion dhe mund ta ballafaqojnë me të dhënat që ka Drejtoria e Përgjithshme Civile dhe këtu zgjidhet gjithë historia. Nëse nuk do ta zgjidhin për ndonjë tek, zgjidhja qëndron në Kolegjin Zgjedhor. Pa asnjë lloj mundësie të krijojë ngërçet politike”, - thotë Alibeaj. Sipas deputetit, kolegët e majtë që kanë dyshime mbi vërtetësinë e shifrave të lëvizjeve të popullsisë, të shkojë t’i verifikojnë në bashkitë e komunat, pa rrezikuar vonesa të mëtejshme të procesit. “Nëse do të ndodhë që hiqet një mandat në qarkun e Beratit, ai mandat i ikën PD-së; nëse mund të ndodhë që për shkak të këtyre lëvizjeve të pakësohet numri i mandateve në qarkun e Kukësit, përsëri ky mandat i ikën PD-së dhe shkon respektivisht ose në qarkun e Durrësit, ose në qarkun e Tiranës, që nuk e dimë se kush e merr për shkak të kapriçove të formulës, që do të thotë se si në njërin dhe në tjetrin rast e dëmtuar nga kjo histori është Partia Demokratike”, - tha Alibeaj.

isjes në shtetin helen. Rezoluta e 2004 Në vitin 2004 në parlamentin shqiptar u paraqit një rezolutë në të cilën kërkohej që të njihej çështja çame dhe partitë politike të kohës të ndërmerrnin masa konkrete për zgjidhjen e këtij problemi. Por çështja ngeli pezull, pasi në ditën që kjo rezolutë kaloi për miratim në parlament 56 deputetë dolën nga salla. Kundërshti të forta për këtë rezolutë në atë kohë kishte nga ana e PBDNJ-së, ku sipas kryetarit të saj Vangjel Dule kërkesa e popullsisë së Çamërisë nuk ishte e saktë.

1. Rezoluta njeh, mbështet, dhe angazhohet për nevojën e restaurimit të të gjithë të drejtave të shqiptarëve çamë, dikur nënshtetas grekë, në përputhje me rrethanat e reja, sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar mbi genocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi bazë të kombësisë, e parimet e tjera të ndërlidhura me to si dhe frymën e Traktatit të miqësisë midis dy vendeve. 2. Kërkon rivendosjen e të drejtave themelore të shtetasve shqiptarë, ish shtetas grekë, që përfshin rikthimin e pronave, njohjen e të drejtës së riatdhesimit, njohjen e të drejtës së rimarrjes së shtetësisë, dhe të të drejtave të tjera të pakicave kombëtare. 3. Kërkon shfuqizimin shprehimisht të Ligjit grek të Luftës. 4. Kërkon shtrirjen e efekteve të ligjit grek 1540/1985 “për rregullimin e refugjatëve”, tek të gjithë shtetasit grekë të larguar si pasojë e konfliktit civil, pa diskriminim kombësinë e tyre, ligj që bie në kundërshtim me shumë akte ndërkombëtare. 5. Kërkon nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, që së bashku me Qeverinë e Republikës së Greqisë, të riaktivizojë Komisionet e Posaçme Dypalëshe, të sanksionuara në Traktatin e Miqësisë, të shqyrtojnë çështjen, të njohin përmasat e saj, të përpunojnë zgjidhjet e duhura në këtë drejtim; 6. Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve, të padëbuar nga trojet e tyre amtare dhe të kërkojë njohjen e statusit të minoritetit etnik për ata; 7. Kërkon ngritjen në Paramithi dhe Filat, të dy lapidarëve, që do të përkujtojnë gratë, pleqtë, e fëmijët, viktima të pafajshme të krimeve kryera nga njësitë paramilitare greke. 8. Kërkon mundësinë e ngritjes apo përkujdesjes për varrezat e çamëve, ish qytetarëve grekë, të vrarë gjatë gjenocidit grek; 9. Ngarkon Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës që të pasqyrojë, në mënyrë të përshtatshme dhe në proporcionalitet, historinë e kësaj pjese të popullsisë shqiptare në tekstet shkollore; 10. Ngarkon Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe sporteve që, në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe me ministrinë homologe të Republikës së Greqisë, të promovojë vlerat kulturore të tyre dhe objektet kulturore që gjenden jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë si dhe Ministrisë së Arsimit dhe të shkencës t’i kërkojë Ministrisë homologetë nxisë heqjen në tekstet greke të referimeve fyese dhe diskriminuese ndaj popullsisë çame; 11. Ngarkon Qeverinë shqiptare, që në përputhje me këtë Rezolutë, t’i shprehë palës greke në kontaktet diplomatike qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në lidhje me këtë problem; 12. Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që këtë Rezolutë t’ua bëjë të njohur qeverive dhe parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe institucioneve ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare. 13. I rezervon vetes të drejtën që në rast reagimi refuzues të palës greke, për ta konsideruar problemin në dritën e akteve ndërkombëtare mbi diskriminimin, lëvizjen e lirë, të drejtat themelore të njeriut në përgjithësi, ta paraqesë çështjen në instancat ndërkombëtare adeguate.

Deklaratat e Berishës, Reagon federata “Panepiriote”

Fqinjët rikthejnë “Shqipërinë e madhe” Albanofobia dhe deklaratat e Kryeministrit Sali Berisha në aktivitetet për 100-vjetorin e Pavarësisë po shkaktojnë ende reagime në Greqi. Së fundi është federata “Panepiriote” që ka dënuar ashpër “qëllimet ekspansioniste” të kryeministrit shqiptar. Sipas kësaj federate, deklaratat e Kryeministrit Berisha nxjerrin në pah ambiciet për të uzurpuar territore për të ashtuquajturën “Shqipëri e madhe”. Për këtë arsye panepiriotët kërkojnë ndërhyrjen e SHBA-ve dhe të BE-së për t’u thënë “sotp!” deklaratave të tilla. “Nëse këto pikëpamje irredentiste nuk dënohen nga SHBA-të dhe BE-ja, herët apo vonë nacionalistë shqiptarë si Berisha do të përpiqen të shtrijnë edhe më gjerë ambiciet e tyre ekspansioniste, do të ndezin më tej dhunën dhe do të shkaktojnë destabilitet në Ballkan”, - ka paralajmëruar presidenti i federatës Dhimitris Kutulas. Mbështetja e Perëndimit lejon nacionalistët shqiptarë të

mendojnë për territoret serbe të Kosovës dhe të krijojnë një shtet të dytë shqiptar në Ballkan. Sipas Kutulas, me këto deklarata po ushqehen ëndrrat e shqiptarëve në Perëndim dhe në Jug të Maqedonisë dhe Greqisë për të krijuar Shqipërinë e madhe. Kreu i federatës “Panepiriote” ka shkuar edhe më tej me deklaratat e tij provokuese, duke thënë se Shqipëria nuk

ekziston si komb deri më 1913, ku fuqitë e mëdha bashkuan territore nga kombe të tjera, përfshirë rajonin e Epirit të Veriut, që ka identitet grek dhe popullata që nga kohët e lashta. “Nëse ekziston që komb që duhet të ketë pretendime legjitime territoriale në Ballkan janë fqinjët e Shqipërisë dhe jo Shqipëria”, - ka shtuar Kutulas. Ai shprehu frikën se nacionalizmi i ringjallur i reflektuar në deklaratën e Kryeministrit Berisha do ta çojë Ballkanin në armiqësi dhe do të shtojë abuzimet ndaj grekëve etnikë në vend. Ai tha se ishte Berisha që lançoi një program kundër minoritetit grek në vitin 1990, atëherë president. Kutulas i bëri thirrje Greqisë të jetë e kujdesshme ndaj politikave të reja agresive të Shqipërisë dhe i kërkoi qeverisë amerikane dhe atyre europiane të marrin hapa të menjëhershme për të përmbajtur Berishën nga ndërmarrja e ndonjë veprimi për të përmbushur ëndrrën e tij.

»

03

LSI Qarku i Beratit

Meta i del në krah Naços për rrugët Ilir Meta del në krah të deputetit të partisë së tij Nasip Naço. Gjatë një takimi që kreu i LSI-së zhvilloi dje në Berat dhe në Skrapar theksoi se gjendja e rrugëve në këtë qark është e mjerueshme dhe nga Ministria e Transporteve duhet të merren masa të menjëhershme për të rregulluar infrastrukturën rrugore. “Rruga e Beratit po pengon turizmin. Duhet menduar shpejt. Deputetët e Beratit të mbështesin Nasip Naçon për rrugët”, ka deklaruar më tej Meta. Më parë deputeti i tjetër i LSI-së, Nasip Naço, kishte dalë kundër qeverisë në miratimin e buxhetit për vitin 2013, duke theksuar se fondet e parashikuara për ndërtimin e infrastrukturës për qarkun e Beratit janë tepër të vogla dhe se me to nuk bëhet dot as gjysma e investimeve të nevojshme. Krahas Naços edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim theksoi nevojën për ndërhyrjen e menjëhershme në rrugët lidhëse të këtij qyteti.

Presidenti

Nishani fton arabët të investojnë në Shqipëri Presidenti i vendit, Bujar Nishani, ftoi biznesmenët e Arabisë Saudite që të investojnë në Shqipëri. Gjatë një takim që kreu i shteti zhvilloi dje me princin e Arabisë Saudite Nawaf Ibn Faisal Ibn Fahd, e ftoi atë që të marrë në konsideratë klimën e favorshme të biznesit që është në vend, në mënyrë që të stimulojë biznesmenët e Arabisë që të vijnë për të investuar në Shqipëri. Krahas kësaj presidenti i vendit, Bujar Nishani, theksoi mirënjohjen e vendit për përkrahjen që i ka bërë vendi arab në mbështetjen e Kosovës. Gjatë takimit u nënshkrua edhe një marrëveshje në fushën e rinisë dhe sporteve, ku të dyja palët shprehën qëllimin e tyre për të kontribuar gjithnjë e më shumë në marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve. Princi i Mbretërisë së Arabisë Saudite vlerësoi se nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet dy vendeve në fushën e rinisë dhe sporteve përbën një mundësi për forcimin e marrëdhënieve dhe vijueshmërinë e tyre.


04

« ekonomi

E hënë 10 dhjetor 2012 •

Tabelat e reja për të gjithë qarqet e vendit Enti kombëtar i Banesave ka miratuar kërkesat e fundit të ish-pronarëve për kthimin faktit të shtëpive të tyre. Pavarësisht se në letra atyre u është njohur prona, prej vitit 1991 ata nuk kanë mundur t’i gëzojnë ato. Shkak ka qenë vendosja para vitit 1990 në këto banesa të familjeve të tjera që paguajnë një qira simbolike. Vetë banorët e rinj nuk i kanë lëshuar banesat, pasi sipas tyre shteti duhet t’u gjejë një tjetër apartament. Ndërkohë që së fundi është miratuar një tjetër ligj

EKB: 200 familjet që do të lënë banesat që u lejon këtyre familjeve marrjen e kredive me interes zero me qëllim blerjen e një tjetër shtëpie. Në njoftimin e EKB shpallet njoftimi për “kërkesat e pronarëve në zbatim të aktit normativ me fuqi ligjore nr.3 datë 01.08.2012

Tirana

Luan Xheneti

Theodhor Pandeli Jorgoni

Luan Xheneti

“Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat e ish- pronë e subjekteve të shpronësuara”. Ndërkohë që vetë qiraxhinjtë kanë një javë kohë për të lënë shtëpitë në zotërim

të pronarëve të vërtetë. Në rast se ata nuk do të pranojnë këtë vendim, EKB do t’i drejtohet gjykatës për të marrë një titull ekzekutiv. Më pas gjithçka do t’i mbesë përmbarimit për ekzekutimin e këtij vendimi. Telha Selenica

Korça qiraxhinjtë

Skender Dervishi

Dosjet u verifikuan me dokumentet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Brendshme

ISSH: Emrat e ushtarakëve që marrin pension suplementar ISSH ka miratuar dosjet e radhës për ish-ushtarakët që kanë kërkuar rishikimin e masës së pensionit, ose përfshirjen e tyre në skemën e pensioneve suplementare. Pas verifikimit të emrave me dokumentet që ka Ministria e Mbrojtjes apo dhe ajo e Brendshme ISSH ka kaluar fazën e fundit për rreth 80 persona që do të kenë të drejtën sipas ligjit të ri. Ndërkohë që vetë Shoqata e Rezervistëve ka kërkuar rishikimin e ligjit, pasi sipas tyre një pjesë e ish-ushtarakëve marrin pension më pak nga sa u takon. Për këtë pikë është kërkuar dhe një herë ndërhyrja në Gjykatën Kushtetuese. Emer

Atesi

Mbiemer

Agim

Lutfi

Mataj

Agron

Pajazit

Beqo

Agustin

Gac

Peraj

Ali

Zenel

Cekaj

Angjelina

Laze

Muskaj

Arif

Selim

Geci

Xhafer S. Loxha

Vasil Malo

Ilo Mati

Dile Mema

Hysen I. Çali

Fotaq Malo

Refat Rakipi

Dalip Kalaci

Bajram

Sadik

Cama

Seit Hysa

Besnik

Muharrem

Lika

Bujar

Ramazan

Albesi

Gezim Braka

Çuman

Demo

Zeneli

Daut

Myslim

Doci

Dervish

Hasan

Ymeraj

Edmond

Peti

Gjini

Enver

Sali

Pelinku

Fatmir

Sulejman

Muharemi

Fejzi

Nuh

Grizhja

Feti

Hyda

Hoxha

Fiqirete

Haki

Dibra

Gani

Shyqyri

Kazazi

Gjet

Dod

Rajta

Haki

Nazmi

Subashi

Halil

Gani

Hysenaj

Halil

Hysen

Vata

Halo

Xhevit

Arshiaj

Hysen

Ibrahim

Kullolli

Gjirokastra qiraxhinjtë

Ilira

Hamit

Gurabardhi/Hoxha

Qerim

Tosku

Aferdita S. Kasa

Nuredin O. Sinani Durrësi

Ali Qesja Nafije Qesja

Vlora Qiraxhinjte

Kisha Ortodokse

Naze Beqiraj

Besnik Qesja

Gani Yzeiri

Kisha Ortodokse

Fiqirete Fasho

Ikbule Lindita

Batie Myftari

Agop Bodikian

Myzejen Pumi

Eduart

Viktor Haxhiraj

Stavri Paco

Dile Muhaxhiri

Vjollca

Hamza Saliu

Engjellushe Rexha

Safet Zorba

Rigers

Petrit Fejzaj

Irma Buxhuku

Lirie

Agim Yzeiri

Thimaq Opari

Gjirokastra

Agron

Edmond Muka

Xhevat Hylviu

Valentina Tafa

Besnik Qesja

Xhemil Dauti

Elida Matathia

Selami T. Bejko

Nazif Vata

Astrit Lika.

Koco Nocka

Marjana M. Kume

Vasil Rrapi

Koco Nocka

Teuta Kolheku

Andrea Rrapi

Koco Nocka

Hekuran Kociu

Imer Ismail

Abdulla

Skilja

Vangjel P. Treska

Ismail Feimi

Koco Nocka

Zervo Kociu

Isuf

Sefer

Lutaj

Jakup Hoxha

Jorgo

Koci

Tangu

Josif

Dhimo

Basha

Kadri

Fejzi

Branko

Kozma

Dhimiter

Piqani

Kristaq

Sotir

Naka

Kujtim

Halim

Hoxha

Kujtim

Jonuz

Llorja

Lame

Jemin

Troqe

Leonard

Jorgji

Duka

Lindita

Hasan

Kumi

Loni

Pjeter

Melishte

Mexhit

Kalem

Koci

Mikail

Vasil

Nbame

Mitat

Maliq

Gura

Mitat

Ramadan

Merkuri

Kujtim Canaj Tirana qiraxhinjtë

Agop Bodikian

Sami Yzeiri

Haseni Kociu

Lutfi Mejdolli

Ramadan Kondo

Durrësi Qiraxhinjtë

Gezim Haska

Agron Xh. Dalla

Arqile Qeranxhi

Liri Thomai

Zenel Ligu

Vladimir Xh. Dalla

Genci Cenko

Fatime Domi

Violeta Kola

Vllas Shameti

Ismail Elmazi

Shkodra

Maliq Skenduli

Trendafile Haxhiu

Arqile Kume

Klara K Panari

Sinan Topi

Selam Haxhiu

Dhimiter Velko

Fuat Agaj

Kudret Topciu

Shqiponja Zoto

Kadri Zenuni

Ze Pogu

Sadik Sadiku

Flora Jaho

Xhelal Hyseni

Suzana Tahiri

Gezim Rapa

Kadrie Sulejmani

Xhevahire Tafa

Shkodra qiraxhinjtë

Muharem

Nexhip

Meko

Sulejman

Kuta

Astrit Rapa

Xhezmi Buzi

Bashkim Bega

Y.Muhja

Murat Musa

Sabri

Roshi

Gani A. Peza

Viktor Shkembi

Qerim Lila

Z.Shyti

Mustafa

Hajdar

Nanaj

Naun

Zarik

Nase

Ndue

Llesh

Kuka

Nesti

Llazo

Mangrolli

Brahim

Mehja

Sokrat Bare

Pellumbesha Cani

Enver Stermili

I.Puka

Ilir Qorrmehmeti

Agim Petani.

Kujtim Subashi

l.Pajeta

Beniam Coku

Islama Dahiraj

Hamdi Ballabani

R.Faslija etj

Osman

Dhimiter Qendro

Luman Hoxhaj

Neritan Omari

Z.Plumbini

Osman

Isuf

Kucana

Pandi

Thoma

Vishnja

Hamide Stafa

Sterio Kallama

Hatixhe Banka

O.Muca

Pellumb

Myrto

Rustaj

Llazar Kane

Sterio Kallama

Maliq Bushati

Gj.Hila

Petro

Grigor

Prifti

Petro

Qendro

Markaj

Mitro S. Kozma

Simo Nini

Afroviti Sallata

Tafil Pepa

Polikron

Jani

Ziso

Violeta Qirjaqi

Kostandin Goga

Qerim

Hajdar

Dyrmishi

Rasim

Safet

Selimllari

Lefteri Qirjaqi

Minella Goga

Refail

Qazim

Caka

Rexhep

Lan

Mehmetaj

Sadik

Njazi

Hasko

Vlora

Berat

Ismail

Dhimitraq Qirjaqi

Xhemal Muzhaqi

Dallandyshe Shalsi

Yzeir

Edmond Qirjaqi

Fatos Muzhaqi

Dallandyshe Shalsi

Sami

Xheladin

Stafa

Qamil

Poga

Hysen Harizaj

Eneriketa Rrapo

Ylli Culani

Dallandyshe Shalsi

Shaban Shamet

Taip

Toska

Ismail

Xhezmi Lloi

Shkelqim Doda

Dallandyshe Shalsi

Tana

Tahir

Lole

Teki

Hysen

Hoxha

Vangjel

Koli

Zheku

Vladimir

Bardhyl

Memishahi

Yzeir

Spiro Kokthi

Gazmend Spahiu

Hysen Harizaj

Qanie Koka

Sulejman Morina

Berat qirazhinjtë

Vasil Angjeli

Gaqi Goga

Xheladin

Muhamed

Haxha

Xhevdet

Sadik

Seitaj

Ylli

Rustem

Culani

Ylli

Veli

Skenderi

Zalo

Derrvish

Cezma

Zenel

Tafil

Çumanaj

Ismail Yzeir

Korça

Kozma Eski

Zoi Aleksi

Hysen Harizaj

Jollanda Mano

Shpetim Selenica

Jani Mitko

Luan Xheneti

Ilir Kocibelli

Shpresa Tosuni

Fjodor Hoxha


ekonomi • E hënë 10 dhjetor 2012

»

05

KESH ndërpret importin me jashtë, përballohet me furnizimin e vendit

ERE: Nuk do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë E nti Rregullator i Energjisë ka marrë vendim të lërë të pandryshuara çmimin e energjisë për konsumatorët final, por edhe atë me të cilin KESH furnizon CEZ-in. Përmes një vendimi bordi i komisionerëve të ERE-s e ka gjykuar nivelin aktual të tarifave si të përshtatshëm për të siguruar të ardhurat e mjaftueshme për kompanitë energjetike CEZ dhe KESH që të ushtrojnë aktivitetin e tyre normal. Sipas vendimit të Entit, çmimet e energjisë do të qëndrojnë të pandryshuara deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe kjo ngrirje e tyre lidhet me dy shkaqe. Së pari, muaji qershor është afati i fundit që kompanitë energjetike të dorëzojnë bilancin e vitit parardhës, mbi bazën e të cilave vendosen çmimet. Shkaku i dytë lidhet me statusin e kompanisë së shpërndarjes. Më 17 dhjetor ERE pritet që të marrë vendimin përfundimtar mbi licencën e CEZ-it. Në bazë të këtij vendimi ndryshojnë dhe skenarët e tarifave. Më parë Enti ka deklaruar se do të mbajë të pandryshuara deri në vitin 2014 çmimet finale të energjisë për konsumatorët dhe gjatë kësaj periudhe do të ndryshohen vetëm tarifat me të cilat KESH i shet energji CEZ. Aktualisht çmimi mesatar i energjisë është 9.53 lekë për kilovat orë, ndërsa për familjarët ai është i ndarë në dy fasha, 7.7 lekë për kilovat orë deri në konsumin 300 kilovat dhe 13 lekë mbi këtë konsum. Sistemi energjetik ndodhet në një krizë të rëndë financiare, ku kompanitë janë përfshirë në një rrjet të ngatërruar

Vendimi për shtyerjen e radhës

Nuk arrihet privatizimi i katër hidrocentraleve Për të katërtën herë është shtyrë privatizimi i katër hidrocentraleve, Bistrica 1 e Bistrica 2 dhe Ulzë-Shkopet. Ministria e Ekonomisë, në faqen e saj njoftoi lidhur me ndryshimin e datës së paraqitjes së ofertave. Data më e fundit e caktuar në muajin nëntor ishte ajo e 10 dhjetorit, por tashmë data e radhës për paraqitjen e ofertave është 21 dhjetori në mesditë. Kjo nuk është hera e parë që shtyhet data e privatizimit të hidrocentraleve, e cila në rastet më të hershme është mësuar se ka ndodhur për shkak të mungesës së ofertave nga ana e kompanive, të cilat edhe pse kanë shprehur interes, kanë bërë disa kërkesa. Për herë të parë data e paraqitjes së ofertave për privatizimin e katër hidrocentralet u la në muajin korrik dhe më pas kjo u shty respektivisht për datat 11 shtator për Bistrica 1 dhe Bistrica 2 dhe 13 shtator për Ulzë-Shkopetin. Por, në këtë datë nuk u paraqit asnjë ofertë dhe nga ana e Kryeministrit u deklarua në një mbledhje qeverie se data e radhës do të ishte 25 nëntori. As kjo nuk ndodhi dhe Ministria e Ekonomisë nxori si datë të radhës 10 dhjetorin, por që edhe kjo si datë ka rënë dhe tashmë është vendosur 21 dhjetori. Ministria nuk ka dhënë asnjë argument në lajmërimet e saj në ueb lidhur me këto shtyrje afati, por burime pranë saj bëjnë me dije se sërish qëndron në thelb kërkesa që kanë ofertuesit për ndryshimet në çmimet e shitjes së energjisë nga këto hidrocentrale. Gjithësesi, shtyrja e afatit për hidrocentralet nuk duket të jetë e vetmja, pasi ministria ka lajmëruar edhe rreth shtyrjes së privatizimit të paketës së mbetur që ka shteti tek “Albtelekomi”. Edhe për këtë tender paraqitja e ofertave është zhvendosur nga data 10 dhjetor në datën 28 shkurt 2013 dhe afati i fundit i dorëzimit është mesdita. I vetmi privatizim që është ende aktiv dhe në proces është ai i “Albpetrolit”, për të cilin Ministria e Ekonomisë nuk është se ka dhënë shumë detaje se si ka shkuar negocimi me “Vetro”-n.

Lëvizjet dhe në tregjet ndërkombëtare

Leku fiton pikë ndaj euros, bie ndaj USD borxhesh të ndërsjellta, çka ka infektuar edhe financat publike të vendit duke diktuar rritjen e borxhit përtej kufijve ligjor. Ndërkohë nga KESH është bërë e ditur se reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë një efekt mjaft pozitiv për situatën hidrike në vend. Bëhet e ditur se kompania ka ndërprerë importimin e energjisë elektrike nga jashtë vendit. Madje shtohet se me këtë nivel të ujit është garantuar energjia elektrike deri në muajin shkurt. Kurse

parashikimet e motit tregojnë për sasi të mëdha reshjesh të pritshme në vend. Kjo pritet të risjellë dhe një ndërhyrje të KESH-it në tregun energjetik. Por këtë herë me një mundësi shitjeje për të sjellë kështu dhe shtesa në buxhetin e shtetit ose minimizimin e ndikimit të borxhit që kjo kompani ka marrë për importin e energjisë elektrike. Gjithashtu bëhet e ditur se dhe niveli i konsumit të energjisë elektrike në këto ditë ka arritur pikun e vet. Për shkak të ngricave konsumi i kalon 20

milionë KWH në ditë. Ndërsa pritet që e njëjta tendencë të jetë dhe në ditët në vijim. Madje duke parë afrimin e festave të fundvitit ka nisur remonti i linjave elektrike kjo për të garantuar furnizimin pa ndalim për këto ditë. Megjtihatë, situata mbi furnizimin me energji në vend do të sqarohet dhe më tej me vendimin që do të merret mbi kompaninë CEZ. Deri më tani ERE ka nisur hapat për të ndërprerë kontratën me këtë kompani, por që ende nuk ka një saktësim të asaj çfarë do të ndodhë.

Monedha vendase ka regjistruar një javë pozitive ndaj valutave kryesore në treg. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha vendase ka “mundur” monedhat e huaja, duke shënuar një vlerësim të lehtë ndaj tyre. Euro e ka mbyllur javën në dobësim. Monedha e përbashkët është këmbyer me 139.81 lekë në fillim të kësaj jave dhe e ka mbyllur në nivelin e 139.88 lekë, një zhvlerësiim prej 0.04 lekë kundrejt ditës së hënë. Zhvlerësimi i monedhës së përbashkët mbetet gjithësesi mjaft i lehtë dhe euro po vijon të ruajë kuota ende të larta në tregun vendas. Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, monedha evropiane do të vijojë të qëndrojë e fortë deri në mesin e muajit dhjetor. Nga ana tjetër dollari ka mbyllur një javë në rritje ndaj lekut, megjithëse është zhvlerësuar shumë gjatë mesit të javës. Ditën e premte dollari pësoi një forcim të menjëhershëm, duke u vlerësuar 1.13 lekë kundrejt një dite më parë. Monedha amerikane e ka nisur javën në kuotën e 107.28 lekëve dhe e ka mbyllur në nivelin e 108.1 lekëve. Mbiçmimi i dollarit të premten u ndihmua nga forcimi i tij në bursat ndërkombëtare, si rrjedhojë e të dhënave pozitive amerikane, që treguan një ulje të papritur të papunësisë, nga 7.9 në 7.7%

Kriza e tregjeve mbërrin në Shqipëri

Konfindustria reagon ndaj debateve për kufirin e borxheve

Bien shitjet e trojeve, çmimet zbresin me 30 për qind

Jemi dakord për huanë, por investimet të mos jenë për zgjedhjet

Kriza e tregjeve tashmë ka prekur dhe Shqipërinë. Fenomeni më i dukshëm është parë në tregtimin e trojeve, i cili në 10 vitet e fundit ka prekur majat në vend. Por se frika për thellimin e krizës në eurozonë dhe tendenca për të rritur më shumë kursimet, ka sjellë dhe një frenim për blerjen e pronave të paluajtshme në vend. Kjo e shoqëruar dhe me një lum ofertash, të cilat kanë ardhur si pasojë e ndërtimit të rrugëve të reja ka detyruar pronarët të ulin çmimet. Kjo duke i dhënë më shumë mbështetje, se blerjet më të mira janë ato në kohë krizash, por fenomen që prek ata që nuk kanë frikë nga lëvizja e parasë. Sipas agjentëve të shitblerjes së pronave të paluajtshme, trojet tashmë ofrohen me çmime 3050% më të lira krahasuar me pikun e shënuar në vitin 2008. Zona Tiranë-Elbasan, një aks i ri që po rrit interesin pas nisjes së rrugës së re. Sipas tyre, është e vërtetë që kriza ka ulur aftësinë

invetuese të individëve dhe bizneseve, por nga ana tjetër ka ulur edhe çmimet, duke rritur përfitimet për këdo që investon sot. Shqipëria mbetet një vend interesant dhe i sigurt për aq kohë sa këtu çmimet janë shumë më të lira se në shtetet fqinje. Është i vetmi vend në rajon që në një periudhë të tillë krize i ka ulur pak çmimet e pasurive të patundshme. Nga ana tjetër, tregu në Shqipëri është ende kaotik dhe i segmentizuar dhe operatorët nuk ndikojnë te njëri-tjetri, ashtu siç ndodh në çdo vend të rajonit rreth nesh. Edhe pse ndërtimet zënë pjesën kryesore të zhvillimit ekonomik në vend, mungojnë studimet e tregut, të mjedisit, arkitekturës, planifikimit, urbanizimit, si modele që zbatohen prej dhjetëra dekadash sot, kudo në botë. Sidomos në kryeqytet, firma të ndryshme ndërtojnë objekte banimi, sepse pothuajse të gjithë dëshirojnë të posedojnë apartament apo një pronë në Tiranë.

Konfindustria, duke mbështetur në parim buxhetin e vitit 2013, që parashikon rritjen e borxhit publik përtej nivelit prej 60% të PPB, i kërkon vendimarrjes politike, që të tregohen të përgjegjshme dhe profesionale në parashikimin e shpenzimeve buxhetore përtej interesave të ngushta partiake të vitit të ardhshëm zgjedhor. “Konfindustria vlerëson, se është domosdoshmëri të arrihet një nivel i caktuar i shpenzimeve buxhetore në kushtet kur -financimi i ekonomisë nga sektori bankar është në shifrat më të ulta historike si dhe -biznesi po ndeshet me rënie të vazhduar të treguesit të konsumit të brendshëm për arsye objektive dhe psikologjike të qytetarëve, që e bëjnë vitin fiskal 2012 më të vështirin, që nga fillimi i krizës globale në vitin 2008. Sa më sipër shprehet në rënien e rendimentit fiskal të ekonomisë në mbi 160 milionë $

vetëm në 10-mujorin e vitit në vazhdim. Në kushtet e mësipërme do të ishte me pasoja të pallogaritshme të dëmshme për ekonominë dhe në radhë të parë për industritë prodhuese vendore, nëse edhe investimet publike për vitin 2013 do të ishin të ulta”, thuhet në deklaratën e dhënë prej administratorit Gjergj Buxhuku. Gjithashtu shtohet se Konfindustria kërkon, që investimet publike të siguruara nga rritja e borxhit publik në nivele të shtuara të rrezikut për ekonominë shqiptare, të kryhen vetëm në: -projekte të përqëndruara dhe -të arsyetuara plotësisht nëpërmjet vlerësimit krahasues nga pikëpamja e efektivitetit ekonomiko-financiar të projekteve. “Çdo veprim i kundërt dhe i përdorimit thjesht për qëllime zgjedhore do të ishte krejtësisht e papranueshme dhe mjaft e dëmshme për ekonominë, biznesin dhe qytetarët shqiptare”, shtoi Buxhuku.


06

« sociale

E hënë 10 dhjetor 2012 •

Shoqata fajëson Urdhrin e Infermierit për situatën e krijuar, kërkohet ndarja

Niveli profesional i fizioterapistëve i ulët Shkenca rehabilituese gjen vend në pothuajse 85% të patologjive “Ne kërkojmë të jemi të pavarur nga Urdhri i Infermierit dhe të kemi Urdhrin e Fizioterapistit, - tha Faton Daci. - Ky urdhër do të sjellë shumë ndryshime në sensibilizimin, eksperiencën dhe një kualifikim më të mirë. Kështu luftojmë nivelin nënmesatar. Shpresoj që ky kongres të jetë një hap i madh bashkëpunimi me kolegët shqiptarë”, – theksoi ai.

Nivel nënmesatar i fizioterapistëve edhe për shkak të mosinteresimit dhe mosvlerësimit të këtyre hapave integrues për degën e tyre edhe nga vetë studentët e fizioterapisë. Një pjesëmarrje tepër e vogël e studentëve shqiptarë tregon se këta studentë nuk kanë vlerësimin e duhur për degën e tyre. Pjesëmarrja tepër e lartë e studentëve kosovarë dhe pas tyre e studentëve maqedonas.

në, sindikatën kosovare, greke dhe atë maqedonase pritet të mbahet kongresi i dytë në maj

të vitit 2013 në Prishtinë dhe kongresi i tretë në dhjetorin e vitit 2013 në Shkup (Maqedoni).

Flet koordinatorja e projektit Blerta Ndreka

Telemjekësia nëpërmjet celularit, ku nevoja thërret Ka kaluar pothuajse një vit qëkurse fondacioni “Vodafone Albania” njoftoi këtë risi. Ajo çka e bën atë të veçantë është pikërisht fakti se telemjekësia u përgjigjet nevojave të komunitetit në zonat më të thella malore, duke kryer teste të parametrave shëndetësorë për popullatën e këtyre zonave, duke u dhënë prioritet personave me aftësi të kufizuar, pacientëve kronikë dhe personave të moshës së tretë. Iniciativa vendos në themel të saj shfrytëzimin e teknologjisë celulare, në saje të së cilës mundësohet që të dhënat e testeve mjekësore të kryera në terren të dërgohen në kohë reale nëpërmjet rrjetit “Vodafone” te mjekë të specializuar të spitalit “Hygeia”, të cilët japin opinionet e tyre menjëherë mbi secilin nga rastet. Unë kam përgjegjësinë jo vetëm të përfshirjes sime personale në këtë iniciativë, por edhe të shumë mjekëve të rinj të Kryqit të Kuq, që mundën ta zbatojnë atë në 310 fshatra, nga më të thellët, ku disave u është dashur të ecin ngandonjëherë edhe 1 orë më këmbë për të arritur destinacionin dhe për të kryer shërbimin ndaj popullatës (mjaftojmë të përmendim vizitat në fshatin Lekbibaj në Tropojë, Selcë në Malësinë e Madhe, komunën e Buzit në Tepelenë, komunën e Trebinjës në Pogradec, Zavalin në Elbasan, Moglicën në Korçë, Fan në Mirditë etj.). Vetëm në pak muaj arritëm të kryenim 13500 ekzaminime mjekësore për 3320 pacientë nëpërmjet pajisjeve EKG, spirometër, oksimetër, matje të tensionit arterial dhe glukozës. Një nga partnerët kryesorë është dhe Ministria e Shëndetësisë, që koordinon punën për përzgjedhjen e fshatrave përfitues si dhe mbikëqyr cilësinë e zbatimit të projektit. Forca e këtij projekti qëndron jo vetëm tek impakti, por dhe te ky numër partnerësh, ku secili luan një rol të rëndësishëm dhe suksesi i deritanishëm i tij na ka shtuar energjitë dhe shfrytëzim e mundësive të reja për ta çuar në një nivel akoma dhe më të lartë.

Niveli

N

iveli profesional i fizioterapistëve në Shqipëri është më i ulët se niveli mesatar. Ndërkohë ende nuk ka asnjë masë për sistemimin e situatës. Vetë Shoqata e Fizioterapistëve akuzon për këtë situatë Urdhrin e Infermierit, duke kërkuar dhe një shkëputje prej këtij organizmi. Këto pika janë pasqyruar dhe në kongresin e parë kombëtar të Fizioterapistëve të mbledhur dy ditë më parë, ku u shqyrtuan problemet e mësipërme, duke kërkuar ndihmë dhe mbështetje. Për verifikimin e nivelit të shërbimit prej fizioterapistëve është realizuar një eksperiment i posaçëm. Një grup pacientësh që kishin probleme gjymtimi u trajtuan për 10 ditë me medikamente dhe një grup tjetër pacientësh u trajtuan nga fizioterapistë dhe një numër i minimizuar medikamentesh. Pas 10 ditësh rezultoi se pacientët që u kuruan me medikamente dhe u trajtuan nga fizioterapistë dhanë rezultate më pozitive se pacientët e tjerë. “Kërkojmë bashkëpunim dhe përmirësim niveli. Kjo vjen nga mungesa e eksperiencës së pedagogëve, për faktin se fizioterapia është degë e re, dhe për mungesë kushtesh për praktikë në universitet. Ky nivel krijon mosbesim te pacientët dhe duhet një fushatë të madhe sensibilizimi për vlefshmërinë e këtij shërbimi. Por ajo që na pengon më tepër është varësia nga Urdhri i Infermierit”, – tha për gazetën “Metropol” drejtori i kongresit të parë Faton Daci. “Aksidentet në jetën tonë të përditshme janë shtuar ndjeshëm, duke u bërë shkak i gjymtimeve të shumë njerëzve dhe kur numri i personave që kanë probleme me shtyllën kurrizore apo me sëmundje të tjera rritet çdo ditë, kjo shkencë rehabilituese gjen vend në pothuajse 85% të patologjive me trajtime rehabilituese direkte. Është shumë i domosdoshëm hartimi i politikave mbështetëse për shërbimin e fizioterapisë, në mënyrë që ky shërbim të jetë i koordinuar me klinikat nga vijnë më së shumti këta pacientë”, - tha presidentja e nderit të kongresit, Liri Berisha. “Fizioterapia është një degë e mjekësisë ende e re për popullin shqiptar dhe kërkohet bashkëpunim dhe besimi i tyre. Ne jemi shtet me më shumë eksperiencë në këtë degë dhe do të japim ndihmën e duhur për sensibilizimin e fizioterapistëve, për eksperiencën e tyre dhe për të drejtat e tyre si shoqatë”, - tha drejtori i SPIF. Ky kongres u mbështet nga Ministria e Shëndetësisë, nga Ministria e Arsimit, nga Bashkia e Tiranës dhe nga zonja Liri Berisha. Në bashkëpunim me SPIF-

Kërkesa

Erta Bode

AMC sjell pranë të afërmit tuaj përmes “Së bashku për Vitin e Ri” Për festat e fundvitit kompania “AMC” ju mundëson të jeni së bashku me të afërmit tuaj që jetojnë jashtë vendit. Ashtu siç e kërkon tradita shqiptare, ju do të keni mundësinë t’i keni ata pranë nëpërmjet “Së bashku për Vitin e Ri”, që është fushata e AMC-së për abonentët e saj për festat e fundvitit. Kështu, AMC-ja mundëson që të sillni për festa një anëtar të familjes që jeton jashtë. Gjithçka realizohet përmes aplikimit të dedikuar në faqen “AMC Friends” në “Facebook”, ku duhet të klikoni “Së bashku për Vitin e Ri”. Në faqen e re që shfaqet mund të klikoni “Familja ime” dhe të vazhdoni të përfundoni hapat e tjerë me informacionin mbi personin që doni të keni në shtëpi për festat e fundvitit. Pasi të përfundoni hapat, do të merrni një konfirmim se aplikimi juaj është dërguar. Fituesit do të marrin një rrugë falas vajtje-ardhje dhe do të zgjidhen live në “E diela shqiptare”. Përmes “Së bashku për Vitin e Ri” kompania “AMC” sjell të afërmit tuaj pranë familjes për festat e fundvitit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE Me qëllim plotësimin e vendeve të lira të punës në zbatim të Vendimit nr. 28, datë 10.07.2012 të Komisionit të Shërbimit Civil sipas të cilit duhet plotësuar struktura e institucionit duke filluar pranimin në shërbimin civil për pozicionet e punës të cilat në kuptim të ligjit janë të lira, por realisht janë të zëna nëpërmjet emërtimeve të përkohshme dhe atyre jo në përputhje me procedurat e përcaktuara në ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”, personat: 1. Dorino Meçe 2. Saimir Muçmataj 3. Ergis Tafalla 4. Dëshira Huqi 5. Rafaela Lamçe 6. Evis Pustina Dosjet e të cilëve rezultojnë me mangësi në procedurat e rekrutimit të kryera përgjatë viteve 2004-2011, jo sipas përcaktimeve të akteve ligjore në fuqi, ftohen të konkurrojnë për të fituar statusin e nëpunësit civil, në përputhje me procedurat e përcaktuara në ligjin “Statusi i Nëpunësit Civil” dhe aktet e tjera nënligjore. Kontrolli i Lartë i Shtetit shpall konkursin për vende të lira pune: 1. Për 1 (një) vend në pozicionin e Përgjegjësit të Sektorit për Marrëdhëniet me Jashtë në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikun. 2. Për 2 (dy) vende në pozicionin e Specialistit të Marrëdhënieve me Jashtë në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikun. 3. Për 2 (dy) vende në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi. 4. Për 1 (një) vend në pozicionin e Specialistit të Kualifikimit dhe Trajnimit në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Metodologjisë. Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë: -Të ketë kryer arsimin e lartë. -Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet në administratën publike, preferohen kandidatët që kanë eksperiencë në fushën që përfshin pozicioni për të cilin kryhet konkurrimi.

-Të zotërojë programet bazë të kompjuterit -Të ketë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup. -Kanë përparësi kandidatët që janë aktualisht të punësuar në institucionin e KLSH. Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil. Përshkrimi i punës Përshkrimi i punës për të pesta pozicionet për të cilat shpallet konkursi, është i përcaktuar në mënyrë të detajuar tek “Rregullorja e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, miratuar me Vendim të Kryetarit të KLSH Nr. 53 Dt. 16.04.2012. Paraqitja e dokumenteve Kandidatët duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Metodologjisë deri në datë 06/01/2013 këto dokumente: CV-në, kërkesë për vendin e punës që konkurron, kopje të diplomës së shkollës së lartë dhe të kualifikimeve pasuniversitare, certifikatën e notave dhe librezën e punës së noterizuar, dy rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm, dëshmi penaliteti, certifikatë personale, si dhe dokumente të tjera (nëse ka), që i çmon se mund t`i vlejnë për vlerësimin epërgatitjes arsimore dhe profesionale. Konkurrimi Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civilë nëpërmjet procedurave të pranimit. Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, ligjin nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, ndryshuar me ligjin nr. 8599, datë 01.06.2000, ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligjin nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, “Rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të KLSH”, “Standartet e kontrollit të KLSH” dhe “Standartet ndërkombëtare të INTOSAI, si dhe mbi përgatitjen arsimore dhe profesionale”. Kontrolli i Lartë i Shtetit


aktualitet • E hënë 10 dhjetor 2012

»

07

Nga 1741 raste 695 prej tyre janë mbaruar, 1042 të reja

Në 1 vit 1741 raste divorci, Si shkak dominon varfëria Mariglen Mulla

P

ër gati një vit në gjykatën e Tiranës janë shqyrtuar 1741 raste divorcesh, po në asnjërin prej tyre gjykatësit nuk kanë arritur pajtimin e çifteve. Kësaj shifre alarmante i shtohet edhe numri i 604 urdhrave të mbrojtjes që kjo gjykatë ka lëshuar për gratë që kërcënohen nga bashkëshortët apo ish-burrat e tyre. Statistikat gjenden në faqen zyrtare të gjykatës së Tiranës, ndërsa shifrat janë përllogaritur nga data 1 janar e këtij viti deri dje, pra më 9 dhjetor. Nëse shihet me kujdes kurba e rasteve të kërkesave për ndarje të regjistruara në gjykatë, vihet re lëvizshmëria e saj në kohë të ndryshme, ku p.sh. në një muaj ishte regjistruar një padi në ditë. Gjithashtu shihet se të paktën një kërkesë në dy ditë për divorc është shqyrtuar në gjykatë. Ndërsa për motivet ato mbeten konstante, të njëjta për çdo vit dhe me pak risi, kryesisht në tendencat e pavarësisë së gruas. Kushtet e vështira ekonomike mbeten “mbretërit” e çarjes së thellë mes bashkëjetuesve të lidhur me kurorë, prej të cilave kompletohet edhe fraza e urtë popullore: “Fukarallëk, maskarallëk”. Pra, nga të ardhurat e pakta lindin mosmarrëveshjet, grindjet mes çifteve, konsumumi i sasive të mëdha të alkoolit prej burrave e prej andej brumoset edhe dhuna ndaj grave, që shfaqet e egër e në shumë raste me pasoja fatale në të tjera. Mospërputhja e karaktereve ka qenë arsyeja e ndarjeve të çifteve VIP. Emigracioni, kjo plagë e konsoliduar e shoqërisë, renditet gjithashtu ndër shkaqet e ndarjeve, por nuk mbeten pas edhe xhelozia apo dhuna. Në vitin 2011 Policia e Shtetit regjistroi 2181 raste të dhunës në familje, të shtrira në të gjithë vendin, duke theksuar se ishin regjistruar 153 kërkesa më shumë për mbrojtje të menjëhershme se në vitin 2010. Rastet ekstreme të dhunës, të shndërruara tashmë në statistika apo precedentë të dhimbshëm, janë regjistruar në dosjet policore apo artikuj a kronika mediesh. Me dhjetëra gra janë vrarë apo plagosur rëndë nga burrat e tyre, ndonëse kanë qenë me urdhër mbrojtjeje nga gjykata. Ndërkaq një shfaqe dhune krejt në publik dhe e dënueshme ishte rrahja e një gruaje në ambientet e brendshme të gjykatës, pasi ndodheshin në gjyq për ndarje. Burri i dhunshëm, pasi e kishte rrahur gruan, qëlloi edhe një kameraman në dalje të gjykatës kur policia po e dërgonte për në komisariatin nr. 2. Një tjetër fenomen ekstrem që pasoj papajtueshmërinë e çifteve është edhe ai i njohjes apo çnjohjes së atësisë, ku për këtë vit 18 burra kanë paraqi-

Gjykata e Tiranës e lë në burg

Pas 40 ditësh në burg Paro Laçi drejt ekstradimit në Itali Ditën e djeshme gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg 40 ditë” për aksionerin e klubit “Partizani” Paro Laçi, i cili u arrestua pasi kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge. Ndërkaq mësohet se pas 40 ditësh Paro Laçi do të ekstradohet në Itali për t’u përballur me drejtësinë. Aksioneri i klubit “Partizani” u arrestua të premten nga njësia operacionale pranë zonës së njohur si “21 Dhjetori” në kryeqytet për llogari të drejtësisë italiane, pasi rezulton në listën e personave të kërkuar në Itali për trafik narkotikësh. Ndërkaq rreth një vit më parë ai u lirua nga akuzat për korrupsion, pasi qëndroi nëntë muaj

në qelitë e paraburgimit. Paro Laçi dyshohej se në bashkëpunim disa persona të tjerë kanë tentuar të ndikojnë te gjykatësit e Apelit në Shkodër për lirimin nga burgu të të dënuarit Altin Vigani (Prekndreaj), i dënuar me 25 vjet burg për vrasje. Ai ishte arrestuar edhe më parë për një mesazh kërcënues ndaj një futbollisti.

Nuk jep detaje për policinë

Atenat biznesmenit, plagoset në këmbë, rasti është i përsëritur

1741 Raste divorcesh Janë shqyrtuar në 12 muaj në gjykatën e Tiranës. 695 prej tyre janë mbaruar, ndërsa 1042 raste kanë ardhur të reja. Nga totali 4 raste kanë ardhur në gjykatë pas prishjes së vendimit, ndërsa nga 1042 rastet janë pranuar 807.

604

Urdhra mbrojtjeje Janë lëshuar është shifra që kjo gjykatë ka lëshuar për gratë. 72 prej tyre janë mbaruar, ndërsa 531 raste kanë ardhur të reja. Nga totali 1rastkaardhur në gjykatë pas prishjes së vendimit, ndërsa nga 531 rastet janë pranuar 150 prej tyre.

Asnjë nuk pajtohet, 36 ankimojnë

Gjykata lëshon 604 urdhra mbrojtjeje në një vit Në total nga 1 janari i këtij viti deri më 9 dhjetor 2012 një shifër prej 604 urdhrash mbrojtjeje janë lëshuar është shifra që kjo gjykatë ka lëshuar për gratë. 72 prej tyre janë mbaruar, ndërsa 531 raste kanë ardhur të reja. Nga totali 1 rast ka ardhur në gjykatë pas prishjes së vendimit, ndërsa nga 531 rastet janë pranuar 150 prej tyre. Asnjë çift nuk është pajtuar dhe asnjë dosje s’është parë e arsyeshme të pushohet dhe as të rrëzohet një rast. Në total 552 raste janë përfunduar, ndërsa mbeten ende të papërfunduara 52 çështje. Nga të gjitha vendimet përfundimtare të gjyqeve 36 raste janë ankimuar. Një tjetër fenomen ekstrem që pasoi papajtueshmërinë e çifteve është edhe ai i njohjes apo çnjohjes së atësisë, ku për këtë vit 18 burra kanë paraqitur kërkesë për njohje atësie dhe 6 të tjerë kanë kërkuar çnjohje atësie. Në gjykatë janë regjistruar edhe 153 padi të tjera me natyrë sherret midis çifteve.

33

Padi pensioni Janë paraqitur për pensionin ushqimor. Nga këto 15 prej tyre janë mbaruar, ndërsa 18 raste kanë ardhur të reja. Nga totali asnjë rast nuk ka ardhur në gjykatë pas prishjes së vendimit, ndërsa nga 18 rastet janë pranuar 12 prej tyre.

tur kërkesë për njohje atësie dhe 6 të tjerë kanë kërkuar çnjohje atësie. Ndërkaq, nga 1741 rastet e divorceve, 695 prej tyre janë mbaruar, ndërsa 1042 raste kanë ardhur të reja. Nga totali, 4 raste kanë ardhur në gjykatë pas prishjes së vendimit, ndërsa nga 1042 rastet janë pranuar 807

prej tyre. Asnjë çift nuk është pajtuar, teksa janë pushuar 338 dosje dhe është rrëzuar një rast. Në total 1146 raste janë përfunduar, ndërsa mbeten ende të papërfunduara 595 çështje. Nga të gjitha vendimet përfundimtare të gjyqeve 65 raste janë ankimuar.

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm në kryeqytet. Burime të komisariatit nr. 4 bëjnë me dije se ngjarja është shënuar në zonën e 9-katësheve, kur rreth orës 04:30 minuta nga një automjet tip “Benz” është qëlluar disa herë në drejtim të shtetasit Redi Dizdari, 32 vjeç. Për pasojë, ky i fundit është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Ushtarak. Mësohet se automjeti tip “Benz” ishte i pajisur me targa TR 5607T, të cilat i përkisnin një automjeti tjetër tip “Fiat”. Ndërkaq grupi hetimor i ngritur për ngjarjen ende nuk ka një pistë konkrete të tentativës së vrasjes së ndodhur ndaj 32-vjeçarit, pasi

ky i fundit nuk ka pranuar të japë shpjegime për oficerët e policisë gjyqësore që e kanë marrë në pyetje gjatë paradites. Në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale L.S., në emër të të cilit rezulton e regjistruar targa e automjetit që ka kryer atentatin. Kjo nuk është hera e parë që 32-vjeçari Dizdari, pronar i një biznesi në Tiranë, i shpëton një antenat. Në prill të vitit 2011 ai u qëllua me breshëri plumbash në kryeqytet. Policia tashmë po heton në disa pista, por është përqendruar tek ajo e konflikteve të Dizdarit, pasi rastet e atentateve ndaj tij janë të përsëritura. Në pyetje janë marrë edhe disa persona të tjerë dhe pritet që së shpejti policia të japë një version të saj për ngjarjen.

Në 3 aksione të ndryshme në Itali

Për trafik dhe shpërndarje droge 4 shqiptarë në pranga ITALI- Orët e fundit në shtetin fqinj janë arrestuar disa shqiptarë me sasi të ndryshme droge. Kështu, Ervis Myftiu, i cilësuar si një “peshk i madh” i trafikut të drogës, është arrestuar në Napoli. Ai akuzohet se ka pasur kontakte me të paktën 20 klientë dhe ishte arrestuar disa herë për shpërndarje droge. Ndërkaq një aksion tjetër u zhvillua në një bar-restorant, ku ranë në pranga 2 shqiptarët Julis Gripshi, 39 vjeç, i njohur si “Lipi”, dhe Neritan Tabaku, 42 vjeç, si dhe një Nigerian. Ata drejtonin së bashku këtë restorant, ku edhe shpërndanin drogë. Fjalët kod të tyre me kilentët, ku përmendej droga ishin “ke-

bapi”, “panine” etj. Ndërkaq policia ka shpallur në kërkim shqiptarin e tretë të përfshirë në këtë shpërndarje droge. Sakaq një tjetër trafikant shqiptar droge është arrestuar së fundi, pasi në shtëpi iu gjetë gjysmë kg kokainë. Policia tha se 42-vjeçari me inicialet A.M cilësohet si një ndër trafikantët më të mëdhenj në Ballkan.


08

« aktualitet

E hënë 10 dhjetor 2012 •

Mjetet kanë lëvizur me zinxhirë, Hasi, Puka, Kukësi dhe Tropoja pa energji

Dëborë pa ndalje, në prag izolimi veriu i vendit TIRANE- Reshjet e dëborës dhe i ftohti në minus gradë zero ka vënë në vështirësi lëvizjen në disa zona të vendit dhe izolimin e mijëra banorëve. Në pjesën më të madhë të akseve nacionale dhe jonacionale në veri, verilindje dhe juglindje të vendit mjetet lëvizin me zinxhirë, pasi trashësia e borës ka arritur në mbi gjysmë metri. Në aksin rrugor Morinë-Tuneli i Kalimashit, qarkullimi i automjeteve është i detyrueshëm me zinxhirë, por ashtu edhe në akset e tjera nacionale. Gjatë pasdites së vonë të ditës së djeshme raportohet për bllokimin e dhjetëra mjeteve nga bora në Qafë Plloc. Drejtuesit e mjeteve deklaruan se mbetën të bllokuar në rrugë prej 3 orësh, ndërsa apeluan për një ndërhyrje më efikase të policisë. Në lidhje me situatën e krijuar atje Policia Rrugore deklaroi se në këtë aks lëvizja e mjeteve po kryhej vetëm në njërin krah të rrugës, pasi në tjetrin po punonte borëpastruesja dhe ka qenë pikërisht kjo gjë që ka sjellë dhe bllokimin e mjeteve. Veriu i vendit nën dëborë dhe errësirë Probleme të shumta raportohen në Pukë, Kukës Has dhe Tropojë ku përveç uljes së ndjeshme të temperaturave, që kanë arritur deri në -4 gradë celsius, banorët po përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike. Një defekt në linjën e tensionit të lartë FierzëFushë Arrës ka lënë pa energji elektrike prej dy orësh Pukën, Kukësin, Hasin dhe Tropojën. Specialistët deklarojnë se po punohet për riparimin e defektit. Ndërsa “CEZ Shpërndarje” ka deklaruar se ditën e sotme në veri të vendit ka munguar furnizimi normal me energji elektrike. Sipas CEZ, defekt për shkak të motit të keq ka pësuar edhe linja rezervë e Ulzës. Drejt Kukësit mjetet lëvizin të gjitha me zinxhirë, pasi trashësia e dëborës është e konsiderueshme, si dhe ajo e akullit. Bllokohet Dardha Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme edhe në qarkun e Kor-

Shirat e rrëmbyeshëm nxjerrin nga shtrati Gjanicën

Përmbyten 400 banesa dhe biznese, banorët nën panik

Gjirokastër Jugu i vendit “mbytet” nga reshjet e shiut GJIROKASTËR- Qarku i Gjirokastrës, në jug të vendit, është përfshirë prej 2 ditësh nga shtrëngata shiu, por pa shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. “Reshjet e shiut që u shfaqën në mbrëmje nuk kanë krijuar deri tani probleme në rrugën kombëtare Kakavijë-Frantan (Tepelenë), me gjatësi 110 km”, njoftoi Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës. “Strukturat e Policisë Rrugore kanë kaluar në gadishmëri dhe janë vendosur në të gjitha akset kombëtare”, shtoi Mullai. Qarku i Gjirokastrës ka një sipërfaqje prej 2.884 km katror, ndodhet 235 metra mbi nivelin e detit, përfshin tre rrethe: Gjirokastrën, Përmetin dhe Tepelenën mbi 120 mijë banorë. T. Skuqi

çës. Në të gjitha akset rrugore lëvizja e automjeteve bëhet e mundur vetëm me zinxhir, ndërsa fshati turistik i Dardhës është bllokuar. Ndërkohë në drejtim të Voskopojës, automjetet mund të lëvizin, por me vështirësi për shkak të borës dhe ngricave. Policia këshillon drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes gjatë kalimit në Qafën e Qarrit, Qafë Plloçë e Qafë Thanë, pasi trashësia e dëborës është e konsiderueshme. Reshje dëbore intensive vijojnë të bien edhe në qytetin e Korçës. Porti i Durrësit Dy tragetet që lundruan gjatë natës në linjën BariDurrës kanë mbërritur pa probleme në radën portuale. Ndonëse është ditë pushimi, në kalatat e portit vazhdon përpunimi i 7 anijeve tregtare me mallra, dhe vetëm reshjet

e shiut mund të pengojnë përkohësisht procesin. Valëzimi brenda gjirit detar parashikohet të ketë forcën 2-3, ndërsa në det të hapur 5-6 ballë. Era sot do të ketë drejtimin verilindja, me shpejtësi nga 6-8 m/sek, ndërsa temperaturat e ajrit në mesditë pritet të arrijnë vlerat maksimale 9 gradë Celsius, ndërsa një grup i vogël motopeshkatoresh janë nisur në gjueti pranë brigjeve të Durrësit. Përmbytje dhe dëborë në Shkodër Pas një ndërprerje disa ditore, reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në zonat malore të qarkut Shkodër. Dendësia e tyre është përqendruar kryesisht në rrethin Malësisë së Madhe, ku reshjet e dëborës vazhdojnë të bien, ndërkohë që në rrethet Pukë dhe

Shkodër, ku për momentin ato kanë pushuar, bardhësia është e pranishme nga reshjet e mëparshme. Trashësia e dëborës në Qafë Mali, në rrethin e Pukës ka arritur në 60 cm, ndërsa në qytet shënon 15 cm. Edhe pse reshjet e dëborës për momentin kanë pushuar, rrugët nacionale në këtë rreth janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Në rrethin e Malësisë së Madhe, ku reshjet e dëborës vazhdojnë të bien, në aksin rural Selcë-Vermosh, trashësia e borës ka arritur në 50 cm. Ndërkohë, akset e tjera nacionale dhe rurale janë të hapura. Probleme janë krijuar edhe në rrethin e Shkodrës, në akset e rrugëve rurale të Qafë Thorës dhe në aksin e Prekalit, segmenti që lidhet me komunat Shalë, Shosh, Pult, ku trashësia e dëborës, në qendër të komunës Shalë dhe disa zona përreth është 50 cm, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në këtë zonë. Ndërkohë në zonën e Nënshkdorës deri më tani janë përmbytur rreth 1500 ha tokë nga reshjet e shumta të shiut të rënë përgjatë 48 orëve të shkuar. Sipas agronomit të Drejtorisë së Bujqësisë, Simon Gjeçi, fermerët pjesën më të madhe të tokës e kishin lënë djerrë për shkak të përmbytjeve të vazhdueshme. Por, sipas Gjeçit, gjithësesi përmbytjet kanë ndikuar në cilësinë e tokës. Shkak i përmbytjeve janë bërë dhe mosndërhyrjet në kanalet kulluese.

Shirat e rrëmbyeshëm të një nate më parë kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Fierit. Dhjetëra shtëpi dhe njësi shitjeje janë përmbytur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjet “Kongresi i Përmetit”, “1 maji” dhe lagja “Liri”, si pasojë e vërshimit të lumit Gjanica. Niveli i ujit brenda banesave ka kaluar 50 cm duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme. Shtëpitë e përmbytura janë ndërtuar në të dy anët e lumit Gjanicë. Që prej orës tre të mëngjesit, skuadrat zjarrfikëse kanë filluar punën për të nxjerrë ujin nga lokalet dhe njësitë tregtare. Të indinjuar, banorët shprehen se lumi Gjanica, i cili kalon përmes qytetit të Fierit është mbushur me mbeturina e materiale inerte, çka ka bërë që të ngushtohet shtrati i lumit, duke u kthyer në një shqetësim të përhershëm për banorët. Nga vërshimi i Gjanicës, një natë më parë janë dëmtuar rreth 400 shtëpi dhe njësi tregtare. Kjo përmbytje konsiderohet më e madhja në 20 vitet e fundit ndaj kërkohet ndërhyrje urgjente për pastrimin e shtratit të lumit nga inertet. Ndërkohë, autoritetet lokale kanë akuzuar vazhdimisht banorët se kanë ndërtuar shtëpi dhe njësi tregtare brenda në shtratin e lumit.

Reshjet, Shkumbini kërcënon disa fshatra

Elbasan, bllokohet Qafë-Thana për disa orë ELBASAN- Reshjet e dendura dhe temperaturat e ulta kanë krijuar probleme në disa akse rrugore në qarkun e Elbasanit. Aksi nacional Elbasan - Qafë-Thanë u bllokua për rreth 3 orë, dje në mëngjes, për shkak të ngricave në rrugë. Në pamundësi për të lëvizur, drejtuesit e mjeteve mbetën të bllokuar për një kohë të gjatë. Mungesa e skorieve dhe kripës e vështirësoi punën e sektorit të mirëmbajtjes së rrugëve, që po punon me rezervat e fundit. E njëjta situatë paraqitet edhe në aksin kombëtar Elbasan-Tiranë. Në mëngjes, Qafa e Kërrabës ishte e rrezikshme për drejtuesit e mjeteve, për shkak të ngricave. Por edhe më të rënda janë problemet në rrugët rurale. Reshjet e shumta kanë bërë që lumi Shkumbin të rrezikojë një lagje të fshatit Jagodinë, e po kështu të rrezikohet fshati Bujgjës dhe Muriqan. Kryetari i komunës Shirgjan, Mustafa Shehu, tha se pritat janë të kohës së komunizmit. “Kjo pritë nuk është në gjendje të keqe. Ka nevojë të bëhen përmirësime dhe ndërhyrje. U bëjmë apel të gjithë strukturave shtetërore që ky segment të mos përdoret fare për inerte pasi sjell shqetësime. Ndërkohë shumë rrugë rurale për shkak të rrëshqitjeve qarkullohen me vështirësi”, tha Shehu. L. Lleshi


aktualitet • E hënë 10 dhjetor 2012

SARANDË - Saranda ka nderuar mbrëmjen e djeshme me një aktivitet homazh emrin dhe produktin artistik të regjisorit të parë të Teatrit të Kukullave, Dhimitraq Lepuri. Shkak për këtë veprimtari përkujtuese është bërë mbushja e plot 10 vjetëve nga koha kur krijesës më të dashur të fëmijëve sarandiotë, trupës së Teatrit të Kukullave të Sarandës, iu dha me vendim të Këshillit Bashkiak emri i Dhimitraq Lepuri. Kjo ndodhi në 90-vjetorin e Pavarësisë dhe rruga 10-vjeçare me këtë emër të përjetësuar është kujtuar me një aktivitet, organizuar mbrëmjen e të shtunës, si pjesë e kalendarit të aktiviteteve të Bashkisë së Sarandës në vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Në këtë aktivitet morën pjesë

»

09

Mbushen 10 vjet nga emërtimi i këtij institucioni, çmime dhe trofe

Teatri i Kukullave, veprimtari-homazh për Dhimitraq Lepurin Të mos u mungojë fëmijëve sarandiotë gjinia e artit të tyre më të dashur ish-aktorë, me të cilët u krijua dhe u bë i dashur Teatri i Kukullave, familjarë të Dhimitraq Lepurit, regjisorë vazhdues të rrugës, muzikantë e aktorë që vazhdojnë këtë traditë. E ka nderuar veprimtarinë edhe kryetari i Bashkisë, Stefan Çipa, që u kujdes posaçërisht për realizimin e saj, si dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Ilir Nikolla, e autoritete të tjera vendore. Regjisori aktual i trupës, Spiro Guma, tha se ky është një aktivitet homazh për atë që Dhimitraq Lepuri ka bërë për të mos u munguar fëmijëve

sarandiotë gjinia e artit të tyre më të dashur, fabula dhe kukulla, si dhe për të mbajtur lart emrin e regjisorit themelues me vazhdimin e punës së tij për të buzëqeshjen e këtyre fëmijëve. Të pranishmit ndoqën një dokumentar-homazh për pasionin dhe trashëgiminë artistike që ka lënë regjisori Dhimitarq Lepuri, i njohur si Xhaxhi Taqo apo Tatai. Prekëse dhe me mesazhe mirënjohëse ishte përshëndetja e rregjistruar e muzikantit Alqi Lepuri, në vlerësim të nderimit që Saranda i bën veprës artis-

tike dhe emrit të babait të tij artist. Ish-aktorë e aktore, si dhe bashkëproducentë të mjaft premierave të Teatrit të Kukullave të Sarandës, sollën kujtimet e tyre nga puna me regjisorin e pasionuar Dhimitraq Lepuri. Përmes dokumentarit të paraqitur u dha rrugëtimi 10-vjeçar i kësaj trupe me emrin Dhimitarq Lepuri, premierat e saj më të suksesshme të realizuara në dhjetë vitet e fundit dhe çmimet e fituara në disa festivale e takime evropiane nga kjo trupë simpatike. T. Skuqi

Miratimi në fund të dhjetorit, çështjet më të debatuara

Projekt-buxhet ambicioz, bashkia synon rritje të të ardhurave

Gjirokastër, policia: Tentoi të dalë, u asfiksua

Digjet në banesën e saj 81-vjeçarja e vetmuar GJIROKASTËR - Një e moshuar humbi jetën, pasi banesa e saj, në fshatin Poliçan, rreth 35 km larg Gjirokastrës, u dogj plotësisht mbrëmjen e djeshme, njoftoi dje policia lokale, në jug të vendit. “Vergulla Konomi, 81 vjeçe, e vetmua, pa fëmijë, motër e vëlla, u dogj ku banesa e saj dykatëshe u përfshi në zjarrit”, thuhet në komunikatën e policisë. Të njëjtat burime thanë se një furnelë elektrike është bërë shkaktar i vdekjes. “Banesa ku jetonte viktima ishte e ndërtuar me materiale druri, gjë që favorizoj zjarrin, si dhe bëri të pavlefshëm ndërhyrjen e banorëve të zonës”, theksoni një zyrtar i lartë i policisë lokale. Policia saktësoi se trupi i pajetë u nxor nga rrënojat mesditën e diel, pas ndërhyrjes së zjarrfikësve. “E moshuara ka tentuar të dalë nga shtëpia në momentin e zjarrit, por ajo është asfiksuar e më pas është shkrumbuar në afërsi të portës kryesore”, pohoi policia. T. Skuqi

Kapet kamioni ndërsa po imbarkohej në traget

Kapen në portin e Durrësit 250 kg drogë

LEDIA LLESHI ELBASAN- Bashkia Elbasan përgatitet të diskutojë projekt-buxhetin e vitit 2013 në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak. Drafti është tashmë gati dhe u është shpërndarë këshilltarëve në pritje edhe të propozimeve apo vërejtjeve të tyre deri në diskutimin e madh në fund të muajit. Projekt-buxheti ka shumë gjasa të miratohet në fund të muajit pasi kreu i bashkisë ka kërkuar konsensus dhe ka kërkuar propozime dhe vërejtje nga të gjitha palët. Projektbuxhet ambicioz Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Serafin Papa, tha se ky projekt-buxhet është shumë ambicioz pasi parashikon edhe rritje të të ardhurave.

Parashikohet që të ardhurat e këtij projektbuxheti do të jenë 5% më të madha se 2012. Gjithashtu ky projekt-buxhet në të gjitha drejtoritë dhe do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me këshilltarët.

“Projekti paraqitet ambicioz në realizimin e shumë objektivave që ka Bashkia Elbasan për vitin 2013. Parashikohet që të ardhurat e këtij projektbuxheti do të jenë 5% më të madha se 2012. Gjithashtu ky projekt-buxhet në të gjitha drejtoritë dhe do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me këshilltarët. Bashkia Elbasan do të vendosë disa piketa të rëndësishme që do të jenë mbi sistemimin e asfaltimin e rrugëve në lagje të ndryshme sipas buxhetimit me pjesëmarrje ku dolën edhe shumë probleme që kanë shprehur qytetarët gjatë takimeve sidomos në infrastrukturë. Po kështu do të ketë sistem të ndriçimit në qytet. Do të vazhdojmë investimet në sistemin e ngrohjes duke

përfunduar kopshtet e duke filluar në shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme për këtë do të bashkëpunohet për këtë me firma serioze të specializuara. Kjo do të kryhet kryesisht në përmirësimin e ambienteve të shkollave, pasi investimi i këtij viti ka qenë minimal. Do të ndërhyjmë dhe në shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta”, tha Papa. Po kështu sipas të dhënave Bashkia Elbasan do të kërkojë nëpërmjet donatorëve dhe të realizojë projektin e spostimit të mbeturinave, një kërkesë imediate e qytetit të Elbasanit. Mbledhja e Këshillit Bashkiak do të zhvillohet në fund të muajit dhe pritet të ketë një interes jo vetëm nga këshilltarët, por edhe nga forcat e ndryshme politike.

DURRËS- Në pikën e kontrollit kufitar të portit të Durrësit është bërë e mundur sekuestrimi i 250 kilogramëve lëndë narkotike, e llojit marijuanë. Operacioni i policisë kufitare është zhvilluar sot rreth orës 18:30, ndërkohë që raportohet se droga është sekuestruar në një kamion me targë SH8681D. Duke iu referuar burimeve të policisë mësohet se marijuana kishte si destinacion shtetin fqinjë Italinë, ndërsa është kapur në momentin që kamioni priste të imbarkohej në tragetin e linjës DurrësBari. Mësohet se drejtuesi i kamionit është ndaluar tashmë nga policia. Ai është shtetasi Agim Ajazi 53 vjeç. Kujtojmë që brenda 1 muaji, kjo është ngarkesa e pestë me drogë që tenton të kalojë kufirin nëpërmjet portit të Durrësit.

Në mbrëmjen e djeshme

Gjendet i vdekur narkomani tek hoteli i sekuestruar për trafik droge TIRANE- Një person i dyshuar si narkoman është gjetur i vdekur në orët e mbrëmjes së dielë në afërsi të një hoteli të sekuestruar pak ditë më parë nga policia si pasuri e vënë nga krimi. Shtetasi R.Kurti mësohet se është gjetur pa jetë në orët e mbrëmjes pranë “Hotel Tirona”, në zonën e QSUT-së në kryeqytet. Viktima sipas të dhënave të deritanishme të policisë, gjeti vdekjen nga konsumimi i lëndës narkotike pasi ishte përdorues i saj. Hoteli pranë vendit ku ndodhi ngjarja u sekuestrua pak ditë më parë si pasuri e vënë nga krimi prej shtetasit Migert Tafa, i dënuar më 4.8 vjet burg për trafik droge.


10

« opinion

E hënë 10 dhjetor 2012 •

Buxheti i krodhës apo i ëndrrës? Nga Erion Teliti

K

ush flet për dorë të shtrënguar në hartimin e buxhetit të shtetit për vitin 2013, ka plotësisht të drejtë. Rritja ekonomike është parashikuar katër për qind. Një shifër ëndrre. Asnjë nga vendet e rajonit nuk guxon të bëjë parashikime me rritje më shumë se 1 për qind. Më pak në ritëm shtimi janë parashikuar edhe të ardhurat, edhe shpenzimet shtetërore. Por ama ngelet buxhet i rritur, në vlerë absolute më i madhi i kohërave. Asnjë nga vendet përreth nesh nuk ka guxuar të rrisë buxhetin për vitin 2013. Shumica e kanë shkurtuar ndjeshëm. Me krizën zezonë të borxheve sovrane nuk bëhet shaka. Për më tepër, asnjë vend i kontinentit tonë nuk ka planifikuar rritje pagash dhe pensionesh buxhetore. Shqipëria po. Guxim i marrë? Aventurë? Jo. Kjo “aventurë” e përsëritur dhe në vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2012 të kulmit të krizës botërore financiare e ekonomike i ka dhënë të drejtë guximit shtetëror shqiptar. Kemi vijuar të rritemi. Edhe sot kjo është thjesht sprovë me vetveten për të nxitur dhe garantuar trajektoren zhvilluese të vendit. Me gjithë problemet shumë të mprehta të vendeve të eurozonës, ku kemi shumicën dërrmuese të marrëdhënieve tona ekonomike e tregtare. Po pse ky buxhet, edhe pse konservativ, sërish nxit rritjen tonë ekonomike? Nuk është aspak buxhet i varfërisë, i krodhës, sikurse duan ta paraqesin skeptikët. Ai po rrit edhe borxhin

publik për investime. Dhe është buxhet kërkues, duke qenë se në të nuk janë parashikuar të ardhurat nga privatizimet. Ndodh për herë të dytë në buxhetet e këtyre 20 vjetve të fundit (e para gjatë vitit 2012) që në të hyrat shtetërore nuk parashikohen të ardhurat nga privatizimet. Mendja ta do se do të kemi privatizime gjatë vitit 2013, pse prapa derës pret kontrata e kompanisë “Albpetrol”. Edhe pse kush doli i parë është një fond investimesh dhe me to nuk je kurrë i sigurt. Sidoqoftë, qeveria jonë ka zgjedhur me të drejtë të mos i përfshijë në llogaritë e saj, duke i mbajtur si fond garant për zhvillim të ekonomisë gjatë vitit të ardhshëm. Së dyti, rritja, edhe pse modeste e rrogave dhe pensioneve (4-5 për qind), sërish nxit konsumin. Dhe ne duhet ta pranojmë se jemi një vend, një shoqëri e bazuar mbi konsumin, si çdo shoqëri e zhvilluar sot në botë. Nuk jemi në shifrën e ekonomisë amerikane, për shembull, ku 70 për qind e GDP-së së saj varet nga konsumi. Por kemi shifrën tonë mbi 56 për qind të varësisë nga konsumi dhe gradualisht po shndërrohemi në një vend me të ardhura të mesme dhe jo më të ulëta. Pra, nxitja e konsumit edhe për ne është parësore. Kuptohet që kjo nxitje vjen kryesisht me investime të forta në infrastrukturë, por ama edhe me rritje pagash e pensionesh, sado të vogla. Së treti, është buxheti i pestë radhazi (duke filluar me atë të vitit 2009) i kohës së krizës më të rëndë që ka njohur ekonomia europiane pas Luftës së Dytë Botërore (fjalë kancelares gjermane

Anxhela Merkel) që vepron pa rritje taksash. Asnjë buxhet shteti i vendeve të rajonit tonë nuk ka guxuar të mos rrisë qoftë edhe një taksë të vetme në këtë periudhë. Qeveria jonë është kokëfortë në këtë qëndrim mosrritjeje taksash, dhe mirë bën. Pse kur, për arsye jo të brendshme, investimet publike prodhuese për rrugët, portet etj., këta motorë shtetërore të rritjes ekonomike, vijnë e tkurren, ekonominë e mban në shina zhvillimi vetëm nisma private. Le të thonë sa të duan se investimet janë për efekt zgjedhor, se do të bëhen vetëm në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Sidoqoftë, janë kapital i ri që futet në dheun shqiptar. Dhe kur, nga ana tjetër, privatit, sipërmarrësit vendas e të huaj nuk ia rrit taksat, praktikisht i ke dhënë mjaftueshëm oksigjen për të rritur investimet e veta në ekonomi. Kjo po ndodh realisht në ekonominë shqiptare, me gjithë retë e zeza të grumbulluara rreth Athinës e madje edhe Romës. Edhe ekonomia është arti i së mundurës dhe në këto kohë shumë problematike për tregjet e kapitalit dhe madje edhe vetë ekzistencën e valutave botërore, si euroja, të rritesh ekonomikisht edhe me 1 ose 2 për qind në vit përbën sukses të pamohueshëm. Ja pse rritja 4 për qind e parashikuar nga qeveria jonë do të ishte një mrekulli, një ëndërr, po të realizohej. Dhe janë të gjitha gjasat që ta realizojmë, duke uruar bashkëpunim (më në fund) mes pozitës dhe opozitës për miratimin e ligjeve të biznesit me shumicë të cilësuar në dobi të marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE.

Një ligj qesharak gjen zbatim qesharak

P

ër t’u afruar sa më shumë me botën e lirë e demokratike, edhe Shqipëria në 6 Nëntor të vitit 2006 miratoi të famshmin, ligjin antiduhan (ligji nr 9636). Pas debateve edhe me grupet e interesit (pati edhe debate televizive) ligji u miratua dhe hyri në fuqi. Se ç’ndodhi më pas, të gjithë e dimë. Ligji u duk sikur do të funksiononte, por meqënëse duhanpirësit janë realisht klientët më potencialë të bareve, lokaleve e diskotekave, pronarët e këtyre të fundit pranuan riskun dhe sfiduan ligjin dhe shtetin. Përfundimi? Ligji mbeti ligj në letër dhe vetëm kaq. Duhani vazhdoi të pihej kudo njësoj si më parë. Kur ky ligj pothuaj u harrua dhe kujtohej ndonjëherë vetëm për humor, na doli sërish ministri i shëndetësisë, z. Vangjel Tavo, duke deklaruar se Task Force për zbatimin e këtij ligji do riaktivizohej dhe subjektet që kapeshin duke shkelur ligjin do të gjobiteshin. Madje, ministri tha se në rast se për inspektorët, ndihmësinspektorët sanitarë dhe kryeinspektorët e kësaj Task Force do të konstatohej se nuk zbatonin detyrat, ndaj tyre do të merreshin masa disiplinore. Deklarata e ministrit u përforcua edhe nga disa deklarata të zyrtarëve më të ulët, të cilën thanë se këtë herë shteti është i vendosur dhe ligji do të zbatohej patjetër. Dhe vërtet grupe inspektimi u panë në pothuaj të gjitha baret e lokalet e Tiranës. Fillimisht kjo pati efekt. Në shumë lokale pronarët nuk të lejonin më të pije duhan në ambientet e tyre. Mirëpo kishte nga ato lokale, që për shkak të ndikimit kolosal që ky kufizim kishte në xhiro, morën riskun në sy dhe vazhduan t’i lejonin klientët të pinin duhan. Këtu natyrisht s’duhen përjash-

Nga Albi Xhunga

tuar ata pronarë lokalesh e sidomos kazinosh, që për shkak të të qenit “kunati i shokut Xhemal” (model i cili vazhdon ta udhëheqë shoqërinë tonë), ishin të paprekshëm nga ligji. Populli thotë: “shikon rrushi-rrushin e piqet” dhe ky efekt sot që po flasim, i ka përfshirë 99% të lokaleve të kryeqytetit. Në çdo lokal të Tiranës mund të pish duhan lirshëm, me ndryshimin e vogel se në vend të tavllës të vjen një pjatë filxhani me një kartpecetë të lagur. Në kreqytet s’mund të pish duhan vetëm në ato lokale që nuk të linin të pije edhe përpara së të miratohej ligji. Vetë z. Ministër natyrisht që jo, por zyrtarë të tjerë vartës të tij sot e pranojnë se ligji sërish dështoi me turp. Megjithatë vazhdojnë t’i nxjerrin për inspektim (realisht për zhvatje), natyrisht duke i paguar me taksat e taksapaguesve. Si duket është më e rëndësishme vendosja e gjobave me shpresën se ka ende pronarë lokalesh që do shkojnë t’i paguajnë, sesa zbatimi i ligjit.

E quajta ligjin qesharak, jo sepse vetëm nuk gjeti zbatim. Ky ligj është qesharak sepse në të nuk ka logjikë. Po ju sjell nenin 16 të këtij ligji që ka lidhje pikërisht me fenomenin për të cilin po flasim: Pronari ose administratori i mjediseve të përcaktuara në nenin 15 të këtij ligji apo personi i caktuar prej tyre është përgjegjës për vendosjen e shenjave të dukshme, që tregojnë se pirja e duhanit në këto mjedise është e ndaluar, si dhe të heqë e të mos lejojë vendosjen e tavllave të duhanit në këto mjedise. Pra siç kuptohet, pronari i një lokali, ose personeli, ka si detyrim ligjor vetëm të vendosë shenja të dukshme që informojnë ndalimin e duhanpirjes në këto ambiente dhe të mos vendosë, apo lejojë tavlla duhani. Ky ligj nuk thotë që pronari duhet të detyrojë me forcë klientët e tij të mos pinë duhan, sepse natyrisht nuk ka as tagër ligjore e as mundësi ta bëjë këtë. Nëse pronari i ka shlyer detyrimet e tij ligjore duke plotësuar kërkesat e mësipërme, me ç’logjike shteti gjobit pronarin? Përgjigje e thjeshtë; me logjikë arbitrare zhvatëse. Megjithatë përfaqësuesit shtetërorë kanë reaguar, duke i pranuar gabimet e ligjit. Në një deklarim të paradokohshëm, drejtori i politikave pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, tha se ligji do ndryshohet. Ndryshimi do parashikojë edhe gjobitjen e individëve që pijnë duhan në ambientet e palejuara dhe për vjeljen e tyre kërkon bashkëpunimin e policisë së rendit. Pra edhe pse jo drejtpërdrejt, mund të thuhet se shteti e pranon gabimin. Po me gjobat që janë vendosur dhe vazhdojnë të vendosen arbitrarisht ç’do të bëhet? Natyrisht që nga shteti s’ka përgjigje për këtë “detaj të parëndësishëm”. Rëndësi ka që ligjin europian e kemi.


opinion • E hënë 10 dhjetor 2012

»

11

Skandalet kosovare si produkte të ngarrisjes qytetare

A

i që e emërojnë në ndonjë detyrë, le t’i qaset me vetëdije asaj pune në çështje të vogla e të mëdha, le t’i përmbahet asaj që i urdhërohet dhe le t’i përmbahet asaj që i ndalohet...”

1. Ngarrisja shoqërore (social loafing) Një fenomen që pa dyshim ia vlen të diskutohet kur janë në pyetje procese e panatyrshme të shtetndërtimit dhe ato të instalimit të demokracisë në vendet e tranzicionit, është pa dyshim edhe ai i ngarrisjes shoqërore (social loafing), që mendoj se më së miri e përshkruan gjendjen apo natyrën e zhvillimeve aktuale politike e atyre ekonomike nëpër të cilën po kalon ajo. Ngarrisja shoqërore në rastin e shoqërisë kosovare, që ka akoma një përvojë të brishtë në ndërtimin e institucioneve demokratike, në fakt do të mund të konceptohej edhe si një lloj vetëkënaqësie publike për “të arriturat” e gjertanishme në sferat e lartcekura, por dhe si një përgjigje sociologjike për të bërat apo të pabërat në këto sfera. Në anën tjetër, dukuritë e shpeshtuara deviante në këtë fazë të emancipimit sikur na bëjnë të dyshojmë se të gjitha këto përpjekje disi janë maksimaliste për një shoqëri në ndërtim e sipër. Ndërkaq mendoj se çështja është nëse janë ato vetëm një perceptim artificial, pra një improvizim i shkujdesur se si do të dëshironim të zhvilloheshin këto procese të lartcekura në shoqërinë kosovare, apo janë produkte të gatshme, të cilat qeveritarët shpeshherë mundohen t’i shesin ashtu si! Mendojnë ata. Ky lloj (auto)sugjestioni, thënë më saktësisht nga ana e qeveritarëve që marrin mandate (ani pse të dyshimta në pothuajse të gjitha zgjedhjet e organizuara?!) të njëpasnjëshme nga qytetarët e Kosovës përmes joshjeve nga më të ndryshme, siç janë ato mbi pavarësinë e shtetit, demokracinë, por jo edhe mbi mirëqenien, zhvillimin ekonomik, rritjen e standardit jetësorë etj., në një mënyrë apo tjetrën duken shumë artificiale edhe për shkak se publikut kosovar ai i imponohet dhe i servohet (gjykojë unë) në një mënyrë të panatyrshme dhe se është tejet provizor e pa dyshim edhe improvizues me vet faktin se ai kultivohet ekskluzivisht përmes mekanizmave mediatikë që i kontrollojnë pushtetmbajtësit, në vend të atyre që janë të thirrur ta mbrojnë mendimin dhe interesin publik të qytetarëve. Gjithsesi, gjendjes sonë apo modelit tonë të shtetndërtimit, sintagma e mësipërme më tepër do të mund të procedohej si një gjendje apo një situatë e atillë shoqërore ku nuk ngurrohet edhe gjithaq të eksperimentohet me shkathtësitë grupore ato partiake e më pak ideologjike, në vend që të ishte anasjelltas, pra me shkathtësitë individuale, ashtu siç kanë bërë të gjitha shtetet e mëhershme postsocialiste. Themi kështu ngaqë në këtë mënyrë me së miri mund të vlerësohen si kapacitetet e vendit, ashtu dhe raportet koniunkturale brenda të cilave ndërtohet dhe synohet projekti i shtetndërtimit tonë, si të gjithë të tjerët, as më shumë e as më pak. 2. Pakënaqësi e dukshme me arritjet e pavarësisë Pra, kur jemi te modeli i shtetndërtimit kosovar, hetohet pa dyshim një lloj neglizhence, apatie e gjithsesi edhe një lloj pakënaqësie e përgjithshme qytetare me atë se çfarë është arritur në këtë periudhë të pavarësimit tonë. Natyrisht, dyshimi i artikuluar në formë të pakënaqësisë verbale dhe shprehjes së qëndrimeve e opinioneve mbi këtë proces s’mund të thuhet se s’është i pashëndetshëm për demokracinë akoma të brishtë që jemi duke e ndërtuar në Kosovë. Mirëpo në anën tjetër ky lloj perceptimi në formë pa

Nga Fadil Maloku*

dyshim të një yryshi mund të prodhojë edhe reperkusionet e veta, që tani për tani jo vetëm që s’mund të numërohen një nga një, por edhe s’mund të profilizohen në mënyrë të detajuar me skalpelin e një sociologjie të njohjes. Arsyeja është e thjeshtë: ka një paradoks të llojit sui generis që vështirë mund të haset në shoqëritë me profil identik zhvillimor, kur janë në pyetje parametrat e matjes së një qeverisjeje të (pa)suksesshme. Në njërën anë kemi dukurinë e shprehjes dhe artikulimit të një pakënaqësie permanente opinioniste, nëse mund ta shquaj kështu, e cila po artikulohet herë-herë zëshëm dhe rrjedhshëm përmes diskursit opozitar në aulat e Kuvendit, pastaj ngandonjëherë aty-këtu edhe përmes publikut të gjerë si dhe shoqërisë civile, që këtë pakënaqësi ndaj çdo gjëje të arritur gjatë kësaj kohe të pasluftës po e shpreh përmes eksplorimeve dhe studimeve sociologjike në qytetarinë ende të ngathët dhe të frikësuar kosovare, ndërsa në anën tjetër kemi një mbyllje dhe një heshtje hermetike nga ana e qeveritarëve që s’arrijnë dot të procedojnë dhe kuptojnë rreziqet reale dhe konsekuencat e këtilla kërcënuese jo vetëm për pushtetin, që aq shumë e lakmojnë, por çka është më e rëndësishme për shtetin në të cilin kanë investuar aq shumë gjenerata të tëra. 3. Tip interesant i stoicizmit në qytetarinë kosovare Gjithashtu pushtetmbajtësit kosovarë, duke qenë në margjina të ngjarjeve dhe dukurive sociale dhe atyre politike, pra në një mënyrë kërcënimeve serioze për mundësitë e futjes së vendit në një krizë akoma më të thellë ekonomike e sidomos politike, nuk po arrijnë të kuptojnë se atje është duke u akumuluar një pakënaqësi e madhe se mund t’i rrezikojë të gjitha arritjet e gjertanishme politike. Në këto margjina, në fakt, është duke ndodhur një stoicizëm interesant përkundër të gjitha këtyre dallimeve të theksuara sociale në shoqërinë kosovare. Pra, po ndodh fenomeni i ashpërsimit të kontradiktave midis shtresës së shumëtëpasurve (që kemi thënë se kryesisht janë të rekrutuar nga elitat politike) dhe shtresës ekstremist e kërcënuar edhe me mbijetesë fizike e që analizat e UNDP-së flasin për një shifër mbi 20%, që gjendet buzë ekzistencës sociale. Pra, sikur është evident një lloj reduktimi i motivimit dhe performancave individuale në krahasim me standardet e veprimit në grupe, institucione të shtetit, pra institucione kompetente për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve në sferat e sipërtheksuara, në mënyrë që qytetari të pajtohet me iniciativat e shtetit. Tani krijohet përshtypja se futja e kontingjenteve të njëpasnjëshme të reja në procesin e shtetndërtimit tonë pa kriteret e duhura profesionale e menaxheriale, do thosha, mund të bëhet një pengesë shumë domethënëse në procesin e aktivizimit të potencialeve grupore institucionale. Kjo dukuri e ngarrisjes shoqërore(social loafing), në sociologjinë bashkëkohore politike identifikohet mjaft qartë jo si përparësi, por si një defekt apo një mangësi e llojit të vet, që për vendet apo shtetet e reja paraqet një handikap të llojit të vet. Pra, dukuria e të qenit në një institucion shtetëror të Kosovës si një lloj vetëmjaftueshmërie me faktin se kemi siguruar një lloj statusi social, ekonomik, por dhe politik, në kuptimin që aftësitë dhe profesionalizmi ynë për t’i kontribuar procesit të shtetndërtimit mbaron, p.sh., me aktin e punësimit tonë në një institucion shtetëror, është një rrugëtim i gabuar, që në shtetet me demokraci të brishtë ka rezultuar me krizë identiteti. Këtë gjykim të kësisojtë pa dyshim që më së shumti e kultivojnë militantët partiakë, që e kanë vërshuar çdo cep të institucioneve shtetërore të Kosovës.

Në anën tjetër, po qe se shteti apo udhëheqësit shtetërorë (ministritë adekuate në këtë rast) s’i ashpërsojnë kriteret e përgjegjësisë së grupit apo ekipeve të tëra që e kanë shtërngarkuar administratën e shtetit me çelësat e poltronizmit, militantizmit, nepotizmit, atëherë plogështia, jo motivimi, vetëkënaqësia, vetëmjaftueshmëria sociale dhe statuset e fituara në mënyrë jomeritore (shkaku se aty janë për shërbime partiake dhe me një çelës të pakontestueshëm partiak!), do jenë një pengesë tejet serioze në cilësimin e asaj që në shtetet e dëshmuara demokratike identifikohet si jo efikasitet dhe si tepricë administrative dhe pa dyshim edhe si rrezik i bankrotit dhe futjes së vendit në zonën e rreptësisë së krizës së gjithëmbarshme 4. Skandali i përgjimit kulmi i ngarrisjes Skandali i ndodhur këtyre ditëve është një skandal i llojit të vet, që më së miri po dëshmon se çfarë elitash politike ka prodhuar procesi i tranzicionit, pastaj çfarë pushtet mbajtësish kemi instaluar në shtetndërtimin e Kosovës. Ky skandal dhe të tjerët që ndodhën në këtë vit po ridëshmojnë se vetëm jemi duke improvizuar demokracinë dhe se akoma jemi larg të qenit shtet në kuptimin e plotë të fjalës. Skandali i shpërthyer këtyre ditëve së bashku me ato të arit ndodhur në dhomën e dëshmive në polici në Pejë dhe në Prishtinë në pikë të ditë (!) janë vetë kulmi i papërgjegjësisë, jotransparencës dhe jollogaridhënies së pushtetarëve aktualë jo vetëm ndaj shtetit të Kosovës, që e kanë marrë përsipër ta ndërtojnë, por dhe ndaj publikut të gjerë, që akoma gjendet i shokuar me nivelin e komunikimit dhe proceset vendimmarrëse në shtetin e Kosovës. Po të ndodhnin skandale të kësaj natyre dhe me këso përmasash në cilindo vend sadopak demokratik, ku përgjegjësia publike dhe ndërgjegjësimi për ndërtimin e institucioneve demokratike është një indikator tejet domethënës dhe tejet i rëndësishëm ndaj qytetarëve të vet, dorëheqja do të ishte një akt minimal se çfarë duhej bërë. Dorëheqja, në anën tjetër, do të ishte edhe një lloj satisfaksioni, që pak a shumë do të qetësonte ndërgjegjen publike të qytetarëve kureshtarë për vendin e tyre. Skandali në fjalë domosdo dëshmon edhe një fakt tjetër, të cilin do ta quaja sociologjik edhe për shkak se hisenik në ndërtimin e kapaciteteve fillestare të institucioneve të shtetit të Kosovës si partner permanent dhe si pjesëmarrës “aktiv” ishte dhe po shihet se akoma është faktori ndërkombëtar, që lë për të dyshuar se të gjitha këto sjellje deviante politike (krimi i organizuar në rritje së bashku me kriminalitetin e pandalur), gjendjen ekonomike e sociale po i toleron në njëfarë mënyre jo edhe aq rastësishëm, në kuptimin se po shton dyshimin tonë që skandalet në fjalë, mund të përdoren si shantazhe e koncesione të mundshme në dialogun serbo-kosovar dhe koncesionet e tjera që ne ende s’i dimë. Mendoj gjithashtu se skandali po dëshmon në një aspekt se pushteti nga ana e qeveritarëve aktualë po projektohet jo si një mjet për të ndërtuar institucionet e vendit, por si qëllim për të abuzuar me të dhe kompetencat që i ofron ai. Ky perceptim i kësisojtë, që thjesht mund të përkufizohet sociologjikisht edhe si metodë tejet e sofistikuar për të pasuruar grupet e interesit dhe ata vetë, në një mënyrë na jep të kuptojmë se pushtetarët e sotëm definitivisht po e thellojnë gjithnjë e më shumë krizën morale, atë sociale e pa dyshim edhe atë ekonomike në Kosovë. Së këndejmi skandalet detyrimisht bëhen produkte të ngarrisjes sonë qytetare. *Sociolog


12

« zodiak

Dashi

Me bekimin e yjeve, jeta juaj në çift do jetë mjaft harmonike gjatë kësaj jave. Një fjalë e ëmbël; dhe një gjest i kujdesshëm dhe klima do jetë gjithë kohës e ngrohtë. Beqarët jo vetëm që do krijojnë një lidhje por ajo do jetë më e mirë sesa ata e kishin imagjinuar. Këshilla e yjeve është të mos nxitoheni për asgjë. Me financat do keni shumë fat. Edhe pse mund të shpenzoni pak situata nuk do ketë asnjë tronditje. Shfrytëzojeni këtë javë për t’u çlodhur paksa. Shëndeti do jetë delikat dhe duhet të bëni më tepër kujdes. Nëse sëmureni me grip konsumoni më tepër portokaj, limona dhe pini çaj. Për sa i përket jetës profesionale ajo do shkojë më së miri. Disa mund të fillojnë edhe disa projekte mjaft të rëndësishme dhe që do ju sjellin sukses. Jeta familjare do jetë e kënaqshme.

E hënë 10 dhjetor 2012 •

horoskopi javor

Nëse bëni disa përpjekje për t’u treguar më tolerantë në çift do kaloni një javë edhe më të bukur e emocionuese. Sinqeriteti gjithashtu duhet të mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Beqarët do tregohen paksa impulsivë dhe falë kësaj mund të bëjnë gabime të pafalshme. Kujdes! Në planin financiar nuk do ju paraprijë fati. Për më tepër do ju duhet të bëni edhe disa shpenzime urgjente. Shëndeti nuk do ketë probleme kështu që nuk do keni për çfarë të qaheni. Ushqehuni mirë dhe mbrohuni nga i ftohti. Kujdes mos rrëshqisni mbi lëkurën e bananes në planin profesional sepse pastaj do e keni të vështirë të çoheni. Familja do jetë e qetë dhe do ju mbështesë në çdo fushë.

Shigjetari

Do i shtoni aktivitetet e përbashkëta me partnerin gjatë kësaj dite dhe do afroheni më tepër me të. Kjo do ju bëjë të ndiheni edhe më mirë. Beqarët nga ana tjetër duhet të marrin në konsideratë çdo ftesë që do ju bëhet sepse asnjëherë nuk i dihet jetës. Planetet do krijojnë kushtet e favorshme që çdo gjë të ecë mirë në planin financiar. Përftoni nga kjo për të hequr disa lek mënjanë. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla. Këshillohuni sa më parë me mjekun që situata të vihet nën kontroll. Në punë duhet të keni kurajën të përballeni edhe me pengesat që do ju dalin. Po i kaluat edhe ato me siguri që do merrni suksesin e dëshiruar. Në familje do ju duhet të merrni disa vendime.

Binjakët

Do ju mungojë sensi i humorit gjatë kësaj jave dhe do reagoni keq pas çdo shakaje që mund të bëjë partneri. Kujdes mos e teproni sepse edhe atij në një moment mund t’i vijë në majë të hundës. Beqarët do takojnë një partner inteligjent dhe me një personalitet të fortë. Mos bini në tundimin për të blerë objekte luksoze dhe as mos ndërmerrni operacione të mëdha financiare sepse buxheti nuk do jetë i qëndrueshëm. Shëndeti do jetë disi më i mirë sesa kohët e fundit por përsëri duhet të tregoheni të kujdesshëm sidomos me të ftohtin e acartë. Në punë do keni konkurrentë të fortë, por ju do jeni më të zotët se ata. Do arrini shumë lart. Familja pa probleme.

Duhet të bëni sa më shumë përpjekje gjatë kësaj jave për të ruajtur harmoninë në çift. E mira është të diskutoni qetësisht për çdo temë delikate dhe të zgjidhni mosmarrëveshjet që keni pasur. Klima yjore nuk do jetë e favorshme për dashuriçkat e beqarëve, megjithatë disa flirte nuk do mungojnë. Financat do jenë goxha të qëndrueshme. Kryeni transaksionet e duhura dhe ato më të rëndësishmet. Shëndeti do jetë delikat. Më shumë kujdes duhet të bëjnë ata që kanë probleme kardiovaskulare. Shmangni konsuminin e mishit dhe gjalpit. Falë Jupiterit puna do shkojë më së miri. Disa mund të përmbyllin me sukses edhe një projekt të nisur prej shumë kohësh. Familja si gjithmonë.

Luani

Nëse jeni mërzitur nga rutina e përditshme dhe nga ana tjetër kërkoni pak më tepër liri flisni me partnerin tuaj dhe ai do ju kuptojë. Mos bëni asgjë sipas mendjes suaj nëse nuk doni të keni debate. Beqarët do kenë disa takime. Tregohuni të sinqertë me personat që do njihni dhe do mund të krijoni edhe ndonjë lidhje serioze. Në planin financiar duhet të tregoheni më të matur se kohët e fundit. Situata nuk do jetë aspak e favorshme kështu që kujdes. Shëndeti do jetë i mirë. Do jeni më të gjallëruar dhe nuk do keni as më të voglin shqetësim. Në punë do keni mbështetjen e shefave për çdo iniciative që do ndërmerrni. Familja do kalojë një javë të trazuar dhe me probleme.

Virgjëresha

Ju që i dashuroni ndryshimet e shumta në jetën në çift do jeni më të privilegjuarit gjatë kësaj jave. Marrëdhënia me partnerin do jetë më e mirë sesa ju e kishit menduar dhe do kaloni momente të lumtura pranë tij. Beqarët është

Akrepi

Javë e mbushur me dashuri dhe me emocione të mëdha. Shfrytëzoni çdo ditë dhe përfitoni sa të mundeni kur të jeni pranë partnerit. Harrojini mosmarrëveshjet e së kaluarës. Beqarëve do u lejohet çdo lloj çmendurie për të gjetur personin e duhur. Klima në sektorin financiar nuk do jetë e favorshme. Nga fundi i javës situata do fillojë të përmirësohet paksa. Për të pasur një shëndet më të mirë duhet të kujdeseni më tepër për veten, të bëni pak sport dhe të ushqeheni më mirë. Shqetësime të mëdha nuk do keni. Puna do jetë mjaft e qëndrueshme dhe fati do jetë me ju. Disa do firmosin kontrata të rëndësishme dhe afatgjata. Në familje do mbizotërojë një atmosferë entuziaste.

Demi

Gaforrja

tronditje. Merrni masa sa më shpejt. Shëndeti nuk do jetë shqetësues edhe pse mund të keni pak dhimbje koke në disa ditë. Gjithçka do vijë si pasoje e lodhjes. Në punë do filloni projekte të rëndësishme të cilat me shumë gjasa do ju sjellin suksesin e kërkuar. Familja do jetë mbështetje e fortë në çdo fushë.

Bricjapi

më mirë të qëndrojnë vetëm nëse nuk duan të përballen me zhgënjime. Në planin materiat situata do jetë pak më e mirë sesa një javë më parë, megjithatë duhet të vazhdoni të kurseni. Planetet do ndikojnë pozitivisht tek shëndeti dhe nuk do keni as më të voglin shqetësim. Edhe në punë çdo gjë do shkojë për mrekulli. Disa mund të firmosin një kontratë të rëndësishme që do ju sjellë plot të mira. Familja do kalojë një periudhë pozitive.

Peshorja

Lidhja juaj ka rrezik të përballet me vështirësi gjatë kësaj jave. Mos dëgjoni për asnjë moment ato që ju thonë të tjerët sespe me të vërtetë që do keni probleme. Beqarët nuk duhet të kërkojnë personin perfekt sepse ai nuk ekziston. Përfitoni sa të mundni nga mundësitë që do ju jepen për takime. Për shkak të disa shpenzimeve të papritura që do ju duhet të bëni, financat do pësojnë disa

Do i kushtoni më shumë vëmendje se kurrë atij që keni në krah gjatë kësaj dite dhe kjo do ju bëjë edhe ju edhe atë të ndihet mirë. Atmosfera do jetë e favorshme edhe për beqarët. Gjatë kësaj jave ka mundësi të gjeni edhe shpirtin tuaj binjak. Shfrytëzojini mundësitë që do ju jepen. Situata financiare do marrë drejtimin e duhur pas një periudhe me vështirësi. Dikush do ju japë një ndihmë tejet të madhe. Për sa i përket shëndetit, yjet këshillojnë të merreni pak më tepër me problemet dermatologjike. Shmangni konsumimin e çokollatës dhe sheqerit të rafinuar. Në punë nevojitet më tepër vendosmëri dhe kurajë. Do ju duhet të merrni vendime të rëndësishme. Me familjarët çdo gjë do shkojë mirë.

Ujori

Gjatë kësaj jave do dini mirë si të krijoni një klimë të ngrohtë në çift dhe do e arrini këtë. Partneri do ju bëjë edhe një propozim interesant por për të cilin do ju duhet pak kohë për t’u menduar. Do ketë momente ku pasioni do të ndizet. Beqarët do parapëlqejnë të krijojnëlidhje personale me më të rinj se vetja, por mundësitë nuk do jenë të mëdha. Për shkak të shpenzimeve të tejskajshme që do kryeni financat do dobësohen ndjeshëm. Bëni kujdes! Me shëndetin çdo gjë do shkojë më së miri. Nuk keni për çfarë të shqetësoheni. Në punë do jenë të shumtë planetet që do ju mbështesin të konkretizoni projektet. Më të favorizuar janë ata që merren me politikë. Familja mirë.

Peshqit

Marrëdhënia me të dashurin tuaj të zemrës do shkojë më së miri këtë javë. Çdo gjë do e bëni në bashkëpunim të plotë dhe kjo do ju afrojë më tepër. Beqarët duhet të zgjerojnë horizontet nëse duan të takojnë personin e ëndrrave. Mundësitë do i keni. Buxheti do jetë përgjithësisht i mirë, megjithatë duhen shmangur lojërat e fatit që mund t’ju rrënojnë shpejt. Tregohuni pak më vigjilentë me shëndetin dhe nuk do keni as problemin më të vogël. Mos e teproni as me lodhjen dhe flini mjaftueshëm. Të shumtë do jenë planetet që do ju mbështesin në planin profesional dhe do shtrojnë rrugën drejt suksesit të garantuar. Do i arrini objektivat. Jeta familjare do jete e bukur.


bota

»

• E hënë 10 dhjetor 2012

s p e c i a l e

Katalonja rrënjët e krizës së ndarjes SHBA, kështu shmanget katastrofa

B

ritania nuk ëndërron për një ekzistencë të rehatshme, diku në skajet e Komunitetit Evropian”, deklaronte Margaret Thatcher në 1988. Sot, gjithnjë e më shumë, këtë ëndërron. Sondazhet tregojnë se shumica e britanikëve duan të largohen nga Bashkimi Evropian. Partia Konservatore e Baroneshës Thatcher, e cila e futi Britaninë në Evropë 4 dekada më parë, është e ndarë për ata që dëshirojnë një marrëdhënie krah për krahë dhe atyre që duan të largohen. Kampi i dytë po zgjerohet. Edhe kritikët më të ashpër britanikë të BE-së janë të befasuar nga shpejtësia me të cilën po ecin gjërat. Rebelimet parlamentare nëpër Evropë po bëhen gjithnjë e më të lehtë për t’u organizuar. Euroskepticizmi po ashpërsohet në Partinë Konservatore, në po të njëjtën mënyrë si konservatizmi social po shndërrohet nga një rrymë e fuqishme në Partinë Republikane të SHBA, në një ortodoksi jotolerante. Partia e Pavarësisë e Mbretërisë së Bashkuar, që dëshiron të largohet nga BE, është zhvendosur krejt papritur nga skaji i politikës, në qendër të skenës. Një referendum për anëtarësimin e Britanisë në BE tashmë duket thjeshtë çështje kohe. Edhe evropianët në kontinent janë të befasuar – dhe të mërzitur. Ata janë të hutuar nga fakti që britanikët flasin për largim nga një klub që shumëkush beson se është zhvendosur në një drejtim anglosakson gjatë dy dekadave të fundit. Ata nuk durojnë dot as mënyrën se si Britania duket se po përdor kërcënimin e daljes nga BE-ja si një mjet pazarllëku, sidomos në një kohë kur euro është në krizë. Siç e shohin ata, Britania dëshiron të krijojë një vend të privilegjuar për veten në klubin evropian, ku mund të gëzojë tregtinë e lirë, pa iu bindur rregullave të tjerë të anëtarësimit në BE. Në Berlin dhe Romë, udhëheqësit politikë argumentojnë se Britania duhet të ndajë mendjen një herë e mirë: do të jetë brenda, apo jashtë? Për një gazetë ekonomokisht liberale që ka qenë skeptike për shumicën e gjërave që bën Brukseli, një dalje e britanikëve do të ishte një tragjedi e dyfishtë. Britanikët do të vuanin shumë më tepër nga sa kuptojnë tani. Edhe Evropa do të dëmtohej. Britania ka mbështetur fort tregtinë e lirë dhe reduktimin e rregullave, kështu që pa të unioni do të ishte më letargjik dhe do të lihej gjithnjë e më pas nga Amerika dhe nga bota në zhvillim. Mënyra më e shpejtë që Britania të shkëputet do të ishte një referendum “Brenda apo Jashtë” i thirrur nga një kryeministër që është i frikësuar nga rritja e ndjenjave

BRITANIA

Lamtumirë Evropë anti-Evropë në Parlament dhe në tërësi në vend. David Cameron, Kryeminstër i Britanisë, është përpjekur t’i rezistojë kësaj, duke lënë të kuptohet se britanikëve do u jepet një zgjedhje mes status quo-së dhe një marrëdhënieje më të veçantë. Por shumë pak janë të kënaqur me këtë. Një tjetër rrugë largimi përfshin një rrëshqitje diplomatike. Euroskeptikët më të mençur, përfshirë vetë Cameronin, nuk duan që Britania të largohet; ata duan thjeshtë të rimarrin disa kompetenca nga Brukseli. Por përpjekjet e tyre për të bërë këtë po i përkeqësojnë gjërat. Vitin që kaloi, pothuajse gjithë anëtarët e tjerë të BE u reshtuan kundër Cameron, i cili po përpiqej të bllokonte një kompakt fiskal për të ndihmuar në zgjidhjen e eurokrizës. Britanikët tani shpresojnë se shtrëngimi i integrimit në eurozonë ofron një shans për Cameron që të negociojë për lidhje më të lirshme. Mund të gabohen. Venet e tjerë po lodhen nga kërkesat e britanikëve. Shumë, përfshirë Gjermaninë, do të preferonin të shmangnin një dalje të Britanisë, por ata nuk janë të dëshpëruar për të mbajtur Cameronin në kuptimin që nuk janë të përgatitur të lëshojnë shumë sa i përket rregul-

lave sociale dhe të tregut të punës. Dhe disa, si Franca, mund të mirëpresin pozitivisht largimin e anëtarit më të vështirë të klubit. Negociatat plot nervozizëm mund të rrisin gjasat për një votë largimi në referendum. Po sikur Britania të largohet? Do të kishta disa përfitime shumë shpejt. Vendi do të kursente afro 8 miliardë stërlina në vit si kontribut buxheti. I liruar nga politika e përbashkët bujqësore, ushqimi do të bëhej më pak i kushtueshëm. Nëse tërhiqej nga tregu i përbashkët, mund të shpëtonte prej direktivave të mërzitshme për punën. Londra nuk do të duhej të shqetësohej shumë për taksën e transak-

13

gossip Google duke rrëmuar sekretet e gjigandit

sioneve financiare dhe rregullave evropiane të Financës. Megjithatë, këto fitime do të kishin shumë më pak peshë se sa kostot e daljes së britanikëve, që do të dëmtonin tregtinë me një treg që zë gjysmën e eksporteve britanikë. Prodhuesit e makinave që përdorin Britaninë si bazën etyre të operacioneve në Evropë do të largoheshin gradualisht, bashkë me një pjesë të madhe të industrisë së shërbimeve financiarë. Britania do të duhej të rinegocionte dhjetëra marrëveshje të tregtisë së lirë nga një pozicion shumë më i dobët se sa ai që gëzonte si anëtar i BE. Figura e saj do të dobësohej shumë në skenën

botërore. Do të kish fituar një farë sovraniteti, por me një kosto të jashtëzakonshme për Britaninë – dhe partnerët e saj. Mes atyre që duan të largohen, ka diskutime për gjetjen e një mënyre për t’u larguar, por duke ruajtur marrëveshjet e tregtisë së lirë. Disa euroskeptikë sugjerojnë që Britania mund të bashkohet me Norvegjinë në Zonën Ekonomike Evropiane. Kjo do ta linte të detyruar për të zbatuar rregulla të BE që do të ishte e pafuqishme t’i formësonte – një situatë që shumë britanikë, sidomos euroskeptikë, e konsideorjnë të patolerueshme. Të tjerë shpresojnë që Britania mund t’i ngjajë Zvicrës, e cila është pakëz më larg, por ka një akses të mirë në tregun e përbashkët. Nuk do të ndodhte; BE që tani është penduar që i ka dhënë këtë opsion Zvicrës, kështu që ka shumë pak gjasa t’iofrojë të njëjtën marrëveshje Britanisë, një vend më i madh dhe më telashendjellës. A mund të bëhet diçka për shmangien e kësaj fatkeqësie me lëvizje të ngadaltë? Është e mundshme. Çuditërisht, Cameron duhet të përpiqet të rivalizojë baroneshën Thatcher. Ajo mbahet mend si një negociatore e përsosur që urdhëronte Brukselin të tërhiqej, por që njkohësisht dinte si të bënte kauza të

»16

»14 »15

përbashkëta me udhëheqës të tjerë evropianë. Fatkeqësisht, cilësia e diplomacisë britanike është përkeqësuar në vitet e fundit. E obsesionuar me rimarrjen e disa kompetencave dhe për t’u shfaqur e ashpër për audiencën e brendshme, udhëheqësit aktualë të Britanisë duket se e kanë harruar artin e ujdibërjes. Cameron ka një kauzë të mirë, sidomos kur flet për zgjerimin e tregut të përbashkët për të nxitur rritjen ekonomike. Ai gjithashtu ka simpatizues të pushtetshëm në Evropë, përfshirë Angela Merkelin, por ata rrallë bëhen aleatë të dobishëm sepse Britania shihet si një shantazhuese e zellshme. Prioriteti tjetër do të jetë të edukohen Britanikët se çfarë të presin saktësisht nga një dalje e Britanisë. Bizneset e mëdha dhe Londra, interesat e të cilëve qëndrojnë brenda BE, duhet të marrin një qëndrim. Partia Laburiste, që ka luajtur një lojë cinike dhe të rrezikshme, duhet gjithashtu të ndryshojë linjën e saj. Në tetor, deputetë laburistë votuan bashkë me konservatorët antievropianë për buxhetin e BE, duke shkaktuar humbjen e parë të madhe për qeverinë. Duke forcuar ata që duan të lënë Evropën, laburistët po rrisin gjasat që qeveria konservatore të premtojë një referendum për qëndrim apo dalje. Nëse ndodh, laburistët mund të kërcejnë e të premtojnë të njëjtën gjë. Pjesa më e madhe e punës së vështirë, në vend dhe në BE do të duhet të bëhet nga Cameron dhe kancelari i tij, George Osborne. Ata duhet t’u kujtojnë britanikëve fitoret që janë arritur me BE dhe rreziqet e daljes. Dhe mbi të gjitha, duhet të rizbulojnë virtytet e qëndrimit dhe mbajtjes hapur të opsioneve. Referendumi është një shembull i mirë. Nxitimi për një votë brenda apo jashtë tingëllon i qartë dhe vendimtar. Por është më mirë të kërkohet të fitohet kohë. Qeveria duhet t’u rezistojë thirrjeve për një votim të paktën deri kur të bëhet e qartë se në çfarë Evrope britanikët do të vendosnin të qëndronin apo të largoheshin. Kjo lloj qasjeje “prit dhe shiko” mund të tingëllojë e pakënaqshme, por është pikërisht kjo që e mbajti britaninë jashtë euros. Qëndrimi i Britanisë në Evropë mund të bëhet i pambrojtshëm, nëse zgjidhja e krizës ekonomike detyron vendet e euros që të afrohen më shumë, si dhe vende të tjerë të BE të bashkohen. Por kjo nuk ka siguri, dhe nuk ka siguri as margjinalizimi i vazhdueshëm i Britanisë. Kursi më i mirë do të ishte qëndfrimi sa më pranë Evropës, dhe përpjekja për ta orientuar këtë drejt Britanisë.


14

« bota

David Keys

T

eksa gjendja e vështirë financiare e Spanjës vazhdon, një krizë e dytë spanjolle ka nisur të përvijohet në horizont. Këtë vjeshtë, Artur Mas, udhëheqësi i qeverisë katalanase, shpalli qëllimin e tij për të mbajtur një referendum për vetëvendosje, praktikisht duke kërkuar pavarësi nga Spanja. Por qeveria spanjolle është kanosur me veprime të fortë për ta ndalur. Nëse të dy palët vazhdojnë në këtë kurs drejt përplasjes, situata mund të përkeqësohet, sidomos në një kohë kur disa sondazhe të kohëve të fundit tregojnë se më shumë se gjysma e katalanasve janë në favor të pavarësisë. Po cila është origjina e largët e këtij tensioni që po rritet? Ndryshimet kryesorë mes Katalonjës dhe shumicës së pjesës tjetër të Spanjës janë gjuhësorë, politikë dhe ekonomikë. Katalanasit flasin një gjuhë të ndryshme nga shumica e spanjollëve të tjerë. Gjuha katalane dhe ajo spanjolle janë të dyja me origjinë latine, por kanë buruar nga dialekte të ndryshëm latinë. Spanjishtja (praktikisht gjuha kastiliane moderne) ka patur fillesën si një dialekt latin i folur në veriperëndim të Spanjës. Gjuha katalanase fillimisiht u zhvillua fillimisht nga një gjuhë mesjetare e juglindjes së Francësm e quajtur Occitan-e e Vjetër, e cila nga ana e saj kish buruar nga një dialekt latin i folur në atë rajon. Politikisht, Katalonja ka gjithashtu identitetin e saj që dallon. Në fundin e shekullit 8, pasi morët kishin pushtuar shumicën e Spanjës, por ishin dëbuar nga Franca e jugut, mbretërit frankë kijuan një seri shtetesh gjysmë të pavarur në kufi me qëllim që të parandalonin kthimin e morëve. Deri në fund të shekullit 10, zona lindore e kësaj zone zbutëse iu largua kontrollit të frankëve dhe u shndërrua në Katalonjën. Ndonëse Katalonja u shkri me mbretërinë e Spanjës veriore në shekullin 14, ajo u lejua të ruajë Parlamentin e saj – pra identitetin e saj politik. Edhe në terma ekonomikë, (dhe me pasoja të gjata ideologjike) Katalonja u zhvillua ndryshe nga pjesa tjetër e Spanjës. E bëri këtë për tre arsye kryesore. Së pari, vendndodhja e saj gjeografike – pranë Mesdheut, por edhe

E hënë 10 dhjetor 2012 •

KATALONJA Rrënjët e krizës së ndarjes Rajoni verilindor i Spanjës planifikon një referendum për vetëvendosje, por ndesh në kundërshtimin e fortë të Madridit. Rrënjët e një krize iberike më pranë tregjeve europianë – i jepte një avantazh shumë të madh tregtar kundrejt pjesës tjetër të gadishullit Iberik. Së dyti, për arsye se shumica ishte pushtuar nga morët vetëm për pak breza në shekullin e tetë, shumica e Katalonjës nuk ka qenë asnjëherë në krahun pritës të reconquista-s = ripushtimi prej Kishës Spanjolle i Spanjës jugore dhe qendrore në shekujt 11 deri 13. Reconquista përfshiu një ndryshim të gjerë në pronësinë e tokës ku prona të mëdha iu shpërndanë në bazë feudale fisnikëve spanjollë dhe kishës. Në ato zona të ripushtuara, papronësia e tokës u përqëndrua në duart e një numri të vogël njerëzish. Shumica e Katalonjës nuk iu nënshtrua këtij procesi klasik feudalizimi dhe kështu që, në vend që të kërkonte status më të lartë përmes marrjes së pronësisë së tokës, katalanasit kishin prirjen të shihnin fatin e tyre si të lidhur me tregtinë, politikën dhe ekspansionin ekonomik. Gjatë periudhës së Mesjetës, Katalonja krijoi një perandori mesdhetare tregtie që përfshinte ishujt Baelarikë, Sardenjën, Sicilinë, pjesë të Greqisë jugore, si dhe portin jugor francez të Monpeljesë. Flori dhe argjend Një faktor i tretë që do të përforconte pabarazitë ekonomike mes Katalonjës dhe Spanjës ishte një tjetër pushtim spanjoll: ai i Botës së Re. Katalonja kryesisht u përjashtua nga ai proces, si dhe nga dobitë e supozuara që i solli pjesës tjetër të Spanjës. Pasuria e Botës së Re – gjithë floriri dhe argjendi –

shkoi kryesisht në Kastijë. Në shumicën e pjesës tjetër të Spanjës, përfituesit kastilianë të pushtimit të Botës së Re përdorën pasurinë e tyre për të rritur prestigjin duke blerë më shumë toka. Pra, pushtimi i Amerikës Qendrore dhe Jugore thjesht shërbeu për të rrethuar më tej natyrën e orientuar nga pronësia e tokës të elitës kastiliane, si dhe shumicën e ekonomisë spanjolle. Gjërat ishin shumë ndryshe në Katalonjë. Prirja tradicionale e katalanasve për tregti ndihmoi për krijimin e një klase të mesme të fuqishme, që donte shanse për arsimim dhe përfshirje politike. Deri në mesin e shekullit 15, Aragon/ Katalonja kishte 6 universitete, ndërkohë që pjesa tjetër e Spanjës kishte vetëm katër. Edhe pasi Kastija dhe Aragon/ Katalonja iu nënshtruan një bashkimi dinastik në 1479, roli qendror që arsimi luante në jetën katalanase ndihmoi Parlamentin e saj t’i rezistonte kërkesave të qeverisë qendrore

për taksa të larta – diçka që Parlamenti kastilian, shumë më i dobët, nuk mund ta arrinte. Këta faktorë gjuhësorë, politikë dhe ekonomikë çuan në krijimin e një eksperience dhe identiteti historik katalanas që ishte ndryshe nga pjesa tjetër e Spanjës. Por

lëvizja moderne nacionaliste katalanase, ndonëse e varur nga ajo histori, është rritur prej ngjarjeve më specifike gjatë 300 viteve të fundit. Zhvillimet më të fundit reflektojnë një seri fenomenesh më të gjerë panevropianë – centralizimi politik, romanticizmi kulturor, industrializimi dhe polarizimi ideologjik. Para shekullit 18, Katalonja, ndonëse pjesë e shtetit spanjoll, kish gëzuar autonomi fiskale dhe politike. Por rajoni mbështeti palën humbëse në Luftën për Trashëgiminë në Spanjë (e luftuar nga 1701-14 mes shumicës së fuqive të mëdha evropiane ndaj bashkimit të mundshëm të Spanjës dhe Francës) – dhe pagoi një çmim të lartë. Regjimi i ri spanjoll, i prirur të rriste fuqinë e qeverisë qendrore, i shkëputi gjithë avantazhet fiskalë Katalonjës dhe shpërndau parlamentin e saj. Katalanasit janë përpjekur të rivendosin atë Parlament që atëherë, dhe dëshira për autonomi fiskale – ende e parivendosur pas tre shekujsh – mbetet një prej kërkesave kyçe të nacionalistëve. Pastaj, në shekullin 19, lëvizja romantike paneuropiane solli konceptin etno-gjuhësor të kombësisë – koncepti politik/ kulturor i njohur fillimisht si Volkstum (identiteti etnik). Në Evropën paramoderne, shtetet ishin shpesh multikulturorë dhe të përcaktuar

kryesisht prej zotërimeve dinastikë. Njerëzit ishin pikësëpari të nënshtruar të sundimtarit, dhe jo qytetarë të folk-ut apo kombit të tyre. Lëvizja romantike, me theksin që i vinte koncepteve të identitetit etnik dhe kulturor, ndryshoi gjithë këtë. Shpejt po manifestohej si një rilindje në shkallë të gjerë të kulturë katalanase (renaixenca) – bazuar në trashëgiminë e dalluar gjuhësore, historike dhe ekonomike të rajonit. Kjo rilindje u përforcua nga një valë krenarie kombëtare dhe vetëbesimi që u nxit prej rritjes së shpejtë të industrisë katalanase në shekujt 19 dhe 20. Rajoni u industrializua në një shkallë shumë më të madhe se sa pjesë të tjera të Spanjës. Fillimisht, në epokën e hershme moderne, Katalonja kish qenë një qendër e rëndësishme për prodhimin eleshit dhe prodhimin e rrobave të leshta. Me ardhjen e shekullit 19, prodhuesit e rrobave në zonë kishin diversifikuar në tregun e tekstileve me një sukses shumë të madh. Industria tekstile kërkonte krijimin e fabrikave, si dhe krijimin e një klase të madhe punëtore. Ashtu si në zaona të tjera industriale të Evropës, kjo çoi në zhvillimin e sindikatave dhe politikës radikale të majtë. Në Katalonjën industriale të shekullit 20, zgjerimi i sindikatave dhe politikës së majtë dhe demokratike nisi të bëjë kontrast me rritjen e ideologjive të djathta ekstreme, sidomos në Kastijë dhe Navarrë. Largim nga Franko Nga 1936-39, Spanja u përfshi nga lufta civile. Teksa

vendi rrëmbeu armët, shumica e katalanasve mbështetën qeverinë republikane – që u premtoi autonomi – kundër Frankos. Kur lufta mbaroi, me një fitore për Frankon, katalanasit përbënin deri 60% të mërgimtarëve politikë që u larguan nga Spanja për të shmangur ekzekutimin apo burgosjen. Shumë më tepër, që nuk ia dolën të largohen, u burgosën. Në vitet që pasuan Franko sulmoi kolonat e kulturës katalanase, duke ndaluar gjuhën e tyre, letërsinë, filmat dhe madje edhe vallëzimet. Franko mund të ketë vdekur prej katër dekadash, por irritimi për atë që regjimi i tij i bëri Katalonjës nga fundi i viteve 1930 deri në 1970 ka rezultuar një faktor i fuqishëm në solidifikimin e asparatave të katalanasve. Por është recesioni që ka mbërthyer Spanjën që në 2008 që ka shkaktuar kërkesat e sotme të Katalonjës për pavarësi. Krahasuar me pjesën tjetër të Spanjës, ekonomia e Katalonjës është e fortë. Ajo zë 20% të GDP të Spanjës, pavarësisht se ka vetëm 16% të popullsisë së vendit, si dhe 6% të sipërfaqes së Tokës. Ekonomistët katalanas pretendojnë se 8% më shumë taksa ikin nga Katalonja nga sa rajoni merr prej qeverisë qendrore si subvencione dhe investime. Praktikisht, shumcë katalanas besojnë se ata subvencionojnë pjesën tjetër të Spanjës. Ata janë veçanërisht të mërzitur që negociatat në 2005 nuk arritën të rifitojnë autonominë fiskale që ata humbën 3 shekuj më parë. Qeveria spanjolle, ndërkohë, ndien se çdo përpjekje nga qeveria rajonale e Katalonjës për të mbajtur një referendum për pavarësinë do të ishte një shkelje e Kushtetutës së Spanjës, e cila bazohet në “pandashmërinë e kombit spanjoll, atdheu i përbashkët dhe i pandashëm i spanjollëve”. Për ta bërë situatën edhe më të ndezur, në muajt e fundit disa elementë kanë bërë thirrje që Spanja të ndërmarrë veprime ushtarakë ndaj Katalonjës, nëse kjo përpiqet të mbajë një referendum për pavarësinë. Tashmë është krijuar terreni për një konfrontim të shëmtuar mes Madridit dhe Barcelonës – i ndezur prej historive shumë të ndryshme që, nga ana e tyre kanë prodhuar aspirata dhe identitete që bien ndesh mes tyre.


bota • E hënë 10 dhjetor 2012

15

SHBA

D

y ekonomistë të njohur amerikanë thonë se një marrëveshje për uljen e borxhit publik për të shmangur katastrofën fiskale do t’i jepte shtytje pozitive ekonomisë së vendit, por vetëm nëse zgjidh shqetësimet e mëdha fiskale të vendit. Korrespondenti Michael Bowman njofton se analistët dëshmuan para Komisionit të Përbashkët Ekonomik, të përbërë nga deputetë të të dyja Dhomave të Kongresit: Ekonomisti i firmës Moody’s Analytics Mark Zandi thotë se toni dramatik dhe pasiguria që po shoqëron negociatat për borxhin, po e dëmton rimëkëmbjen e brishtë ekonomike. Ai ka një mesazh të thjeshtë për ligjvënësit: “Duhet ta zgjidhni këtë problem. Pasiguria është vrasëse”. Zoti Zandi thotë se arritja e një marrëveshjeje do t’i jepte fuqi lokomotivës ekonomike. “Nëse e zgjidhim këtë problem, do të përfitojmë shumë energji të momentit. Do të krijohen vende të reja pune dhe ritmet e rritjes do të jenë shumë të qëndrueshme”. Të njëjtin mendim ka ekonomisti Kevin Hassett, i cili punonte si këshilltar i ish-kandidatit presidencial Mitt Romney: “Akti më pozitiv që mund të ndërmarrim tani për amerikanët e papunë është të ndreqim problemet madhore”. Presidenti Barack Obama dhe republikanët në Kongres nuk kanë arritur t’i kapërcejnë mospajtimet partiake për politikat fiskale dhe shkurtimet buxhetore që parashikon paketa për reduktimin e borxhit. Mark Zandi thotë se nëse duhet të zgjedhim mes dy opsioneve – nga njëra anë një paketë të dobët që nuk zgjidh problemet madhore, dhe nga ana tjetër të lejohet që vendit të përfshihet nga katastrofa fiskale, ai preferon katastrofën fiskale: “Nuk do të dilja me një zgjidhje çfarëdo, pa gjetur një zgjidhje shumë të mirë brenda këtij viti. Do të lejoja skadimin e afatit të fund-vitit, nëse kjo do të mundësonte gjetjen e një zgjidhjeje më të mirë”. Skadimi i afatit nënkupton aktivizimin automatik të shkurtimeve buxhetore dhe rritje taksash, deri në momentin kur të gjendet një zgjidhje më e mirë. Masa të tilla do të ishin një goditje për ekonominë amerikane, por zoti Zandi thotë se një masë e tillë do të ishte me vlerë nëse sjell vullnetin e nevojshëm politik në Uashington për të ndrequr problemet fiskale që rëndojnë mbi Amerikën prej kohësh. Kevin Hassett argumenton në linja të ngjashme për zgjidhjen e problemit të nivelit tavan të borxhit, që duhet rritur brenda pak javësh. “Sa herë që përballemi me këtë problem, ballafaqohemi me një kosto afatshkurtër. Por dua të shtoj se nuk duhet të harrojmë përfitimet afatgjata, në këtë rast eleminimin e këtij borxhi masiv që rëndon mbi ekonominë amerikane”. Presidenti Obama është shprehur se nuk dëshiron që Amerika të përfshihet nga katastrofa fiskale. Por Shtëpia e Bardhë thotë se katastrofa fiskale mbetet një skenar i mundshëm, nëse dështojnë negociatat për borxhin. Deficiti vjetor federal është mbi 1 triolion dollar dhe borxhi publik i Shteteve të Bashkuara është mbi 16 trilionë dollarë. Pa borxhin, e pamundur Është e pamundur të zgjidhet problemi i katastrofës fiskale pa zgjidhur më parë problemin e borxhit amerikan. Por shumë veta e konsiderojnë këtë temë si diçka abstrakte, pasi është e pakonceptueshme masa e tavanit të borxhit. Në vazhdim i hedhim një vështrim lidhjeve të ndërsjellta mes borxhit publik dhe katastrofës

»

Kështu shmanget katastrofa

Skadimi i afatit nënkupton aktivizimin automatik të shkurtimeve buxhetore dhe rritje taksash, deri në momentin kur të gjendet një zgjidhje më e mirë. Masa të tilla do të ishin një goditje për ekonominë amerikane, por zoti Zandi thotë se një masë e tillë do të ishte me vlerë nëse sjell vullnetin e nevojshëm politik në Uashington për të ndrequr problemet fiskale që rëndojnë mbi Amerikën prej kohësh. Kevin Hassett argumenton në linja të ngjashme për zgjidhjen e problemit të nivelit tavan të borxhit, që duhet rritur brenda pak javësh

fiskale që i kanoset vendit: Ky nuk është një fenomen unik i Uashingtonit. Tavani i borxhit përfaqëson një nivel maksimal të borxhit amerikan. Në vitin 1917 kur Kongresi miratoi nivelin tavan të borxhit për të financuar luftën, shuma ishte diçka mbi 11 miliardë dollarë. Ekonomisti Richard Rahn thotë se ideja ishte që qeverisë t’i impono-

het disiplinë buxhetore: “Është një proces i tepërt kur kemi një buxhet, por debati bëhet i dobishëm, pasi na detyron të diskutojmë sa po shpenzohet dhe për ç’arsye”. Deri kohët e fundit, Kongresi e miratonte automatikisht ngritjen e nivelit të borxhit. Por kjo praktikë ndryshoi në vitin 2011, kur Kongresi i udhëhequr nga republikanët e pengoi procesin, duke

çuar në uljen e klasifikimit financiar të borxhit amerikan. Sot niveli tavan është 16.4 trilionë dollarë dhe pritet të tejkalohet në shkurt. “Mendoj se është e pamundur që mendja e njeriut t’i konceptojë shifra të tilla”. Nëse do të përpiqemi ta përkufizojmë borxhin amerikan në terma më konkrete, do të ishte më e lehtë nëse fillojmë me kartmonedha

100 dollarëshe. Një shumë 1 milion dollarëshe me kartmonedha 100-she do të mbushte plot një çantë pazari. Për 100 milionë dollarë mbushet një kontenier transporti detar – 10 të tilla do të përmbanin shumën 1 miliard dollarë. Por nëse mbledhim kartmonedha 100 dollarëshe për të arritur shumën 1 trilion dollarë, pra 1 me 12 zero, do të mbushnim një fushë futbolli me kontenierë të stivuar nga dy. Borxhi prej 16 trilionë dollarësh do të ishte sa 16 fusha të tilla mbushur me nga dy palë kontenierë mbi njëri-tjetrin. “Ne u kemi borxh shumë vendeve. Të huajt përfaqësojnë rreth 40 për qind të borxhit, ndër të cilët kinezët janë kryesorët”. Edhe Japonia dhe Evropa kanë një përqindje të konsiderueshme të borxhit, përveç investitorëve privatë nga pika të ndryshme të globit. Shumë politikanë konservatorë duan ta ulin ndjeshëm borxhin dhe disa prej tyre thonë se niveli tavan nuk duhet rritur pa shkurtuar më tej buxhetin. Zyra e Kongresit për Buxhetin thotë se katastrofa fiskale, pra rritja e taksave që hyn automatikisht në fuqi më 1 janar, së bashku me shkurtimet buxhetore që ka kërkuar Kongresi për të imponuar diskutime për nivelin e borxhit, do ta shkurtonin deficitin buxhetor në masën 50 për qind. Por një masë e tillë automatike shoqërohet me kërcënime serioze thonë analisti Robert Bixby: “Zyra e Kongresit për Buxhetin është shprehur shumë qartë se nëse përfshihemi nga katastrofa fiskale, vendi do të futet në recesion. Parashikimet nga sektori privat janë edhe më alarmante”. Disa anëtarë të Kongresit duan rritjen e nivelit tavan të borxhit, në kuadër të negociatave. Për momentin ekonomistët thonë se synimi kryesor është të shmanget tronditja që do t’i sillnin shkurtimet buxhetore dhe rritja e taksave ekonomisë më të madhe të botës. Ekspertët thonë se çdo hap i gabuar do të kishte pasoja të mëdha brenda dhe jashtë vendit, pikërisht në kohën kur rimëkëmbja globale duket se po ngadalësohet.


16

« bota

E hënë 10 dhjetor 2012 •

Google

Duke rrëmuar sekretet e gjigandit P

rovoni të pyesni Google për Nietzschen. Çfarë donte të thoshte me “duhet të kesh kaosin brenda vetvetes për të gjeneruar një yll që vallëzon?” Pyeteni në anglisht dhe mes rezultateve të parë do të keni një faqe të Yahoo! Answers ku një person me pseudonimin “lowpro7days” shkruan: “Nietzsche dashuron vallëzimin. Beson se vallëzimi është forma më e sinqertë e shprehjes së shpirtit dhe që filozofi nuk duhet të ketë dashur asgjë më shumë se sa vallëzimin. Ai na thotë që pa pasion dhe liri nuk mund të na vijnë kurrë në mendje ide apo shpikje të mëdha”. Përsërisni gjithçka në italisht dhe shpjegimi më i vlerësuar, i firmosur me pseudonimin auryn, rezulton të jetë ky: “nuk di çfarë kishte ndërmend Nietzsche... megjithatë, po të jap një shpjegim: atëherë, mua më pëlqen shumë të bëj shkarravina, nuk janë linja të thjeshta, për mua kanë një domethënie të madhe, më pëlqen shumë t’i bëj dhe gjithashtu, edhe njerëzve (pak a shumë) u pëlqejnë... i vetmi problem është se më vojnë vetëm kur jam i trishtuar, i zemëruar, i depresuar, etj etj. Ndoshta këtë ka pasur në mendje ky Nietzsche: vetëm kur ndihemi keq, vetëm kur kemi kaosin brenda vetvetes arrijmë të prodhojmë diçka të bukur (edhe pse, sipas meje, nuk është gjithmonë e vërtetë)”. Ka jo pak dallim. Por nëse tundoheni të nxirrni konkluzionin se përgjithësisht anglofonët janë më inteligjentë se sa trashëgimtarët e gjuhës së Dantes, dijeni që e keni shumë gabim. Shpjegimi është më i thjeshtë dhe ai të fut në shpjegimin e rregullit bazë të motorit të parë të kërkimit në botë. Informacionet në anglisht janë shumë më të mëdhenj në numër se sa ata në italisht. Algoritmi ka pra më shumë lëndë të parë për të analizuar dhe prej të cilës të nxjerrë domethënien. Dhe ligji i numrave të mëdhenj bën që përgjigja më e mirë mes treqind të mundshmeve të jetë padyshim më e besueshme se sa ajo që buron nga një përzgjedhje prej vetëm dhjetë, apo më saktë raporti i përafruar mes faqeve të internetit në anglisht dhe atyre në italisht. Sepse, kur flitet për banka të dhënash, sasia shndërrohet në cilësi. Pra, duke iu rikthyer filozofit gjerman, sa më i madh të jetë kaosi informues që një motor kërkimi ka përbrenda, aq më shumë e mundur është që të gjenerojë

Sa më i madh të jetë kaosi informues që një motor kërkimi ka përbrenda, aq më shumë e mundur është që të gjenerojë një përgjigje me kuptim. Nëse ka një njeri që e di më mirë se kushdo këtë gjë, ai është Amit Singhal. Në vitin 2001, tre vite pas shpikjes që ndryshoi fizionominë e internetit, dy etërit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin e donin ta kishin pranë. I lindur në Uttar Pradesh, i rritur në rrëzë të Himalajave dhe me doktoraturë në Cornell nën Gerald Salton, një ndër etërit e shkencës së përpunimit të informacionit, inxhinieri indian duhej të shkruante kodin që në çdo moment shoshit, analizon dhe vë në rregull miliarda faqe interneti. Që është njësoj sikur Ferrari të thërrasë dikë që t’i riprojektojë motorët

një përgjigje me kuptim. Nëse ka një njeri që e di më mirë se kushdo këtë gjë, ai është Amit Singhal. Në vitin 2001, tre vite pas shpikjes që ndryshoi fizionominë e internetit, dy etërit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin e donin ta kishin pranë. I lindur në Uttar Pradesh, i rritur në rrëzë të Himalajave dhe me doktoraturë në Cornell nën Gerald Salton, një ndër etërit e shkencës së përpunimit të informacionit, inxhinieri indian duhej të shkruante kodin që në çdo moment shoshit, analizon dhe vë në rregull miliarda faqe interneti. Që është njësoj sikur Ferrari të thërrasë dikë që t’i riprojektojë motorët. Prej atëherë, është shpërblyer me pranimin në Akademinë Kombëtare të Inxhinierisë, ekuivalent i Komitetit Nobel për inxhinierinë, dhe qëndron me zyrë në Googleplex, kompleksi qendror i kompanisë në Kaliforni. Në këtë artikull, ai ka pranuar të ofrojë një rrëfim në high definition për mënyrën se si funksionon faqja e internetit që është shndërruar në sinonim të kërkimit, aq sa në vitin 2006 fjalori Merriam Webster e ka regjistruar si folje. Një kalim tipografik, nga më e madhja tek më e vogla, e që përmbledh kuptimin e një suksesi të paprecedentë. Qendër të dhënash Kur ju shtypni një apo më shumë fjalë, që është kyçi i kërkimit tuaj, në ekranin e bardhë të Google më pas shtypni butonin, kërkesa adresohet nga kompjuteri juaj në server – apo më saktë drejt një grupi kompjuterësh të fuqishëm – që ndodhet më pranë. Singhal nuk thotë as se sa janë, dhe as se në cilat qendra të dhënash ndodhen. Kush nga ata në internet që është përpjekur të gjejë numrin, një lloj graali i shenjtë i informatikës, duke filluar që nga konsumi elektrik, ka folur për afro 900 mijë servera. Steven Levy, i vetmi gazetar që është lejuar deri më sot që të vizitojë një qendër të dhënash në Lenoir, në mesin e askundit në Karolinën e Veriut, pranon se nuk është jetësore të dish sasinë e makinave sepse një server i vetëm i vitit 2012 është i barabartë, sa i përket fuqisë së përllogaritjeve, me afro njëzetë të brezit paraardhës. Pra, ju mjafton të dini që, me çdo probabilitet, bëhet fjalë për rrjetin e komunikimit privat më eficient në botë. Që arrin të adresojë pothuajse

njëzetë miliardë faqe interneti në ditë. Që menaxhon më shumë se tre miliardë kërkesa dhe pyetje të përditshme. Të arkivojë emailet e pothuajse 425 milionë përdoruesve të Gmail, përveçse të ofrojë miliarda video në YouTube dhe shumë e shumë shërbime të tjerë. Singhal thotë: “Është përllogaritur se mesatarisht një kërkim kryen një udhëtim përgjatë fibrave optike prej 2400 kilometrash. Një vajtjeardhje që nuk duhet të zgjasë më shumë se sa një çerek sekondi. Nuk duam t’u çojmë dëm as edhe një minutë nga jeta përdoruesve tanë. Dhe nga momenti që nuk kemi arritur ende të kapërcejmë ligjet e fizikës, sa më pranë të jetë makina, më e shpejtë do të jetë përgjigja”. Rrjeta, indekse dhe klasifikime Në të vërtetë, që përpara se ju të shkruani në tastierë atë që doni të dini, një pjesë e madhe e punës paraprake të kërkimit ka ndodhur pa e ditur as ju vetë. Nëse interneti është në kuptimin metaforik një rrjetë merimange, atëherë merimangat janë ata programe që kryejnë udhëtimin e merimangave që e kanë ndërtuar rrjetën. “Shoshisin në mënyrë sistematike internetin, të paktën në pjesën e pambrojtur me fjalëkalime apo të realizuar në kode të paaksesueshëm si Flash, dhe kopjojnë përmbajtjen e faqeve në serverët tanë të përhapur në të gjithë botën. Këtu hyjnë në funksion programe të tjerë, të quajtur indexer (indeksues), që shkëpusin fjalët kyçe nga faqet e internetit dhe ndërtojnë një indeks që, ashtu si ndodh në libra, na lehtëson konsultimin informatik. Në këtë pikë nis pjesa më delikate, ranking (renditja), ose më saktë vënia në rregull e rezultateve. Më parë, duke thjeshtësuar, numërohej se sa herë një fjalë kyçe përsëritej në një faqe. Më pas Google futi PageRank, që nxjerr rezulta-

tet më përkatës të faqeve që lidhin me një faqe interneti të caktuar. Logjika është kjo: nëse shumë ekspertë këshillojnë një faqe interneti, do të thotë që kjo është më e mira. Por kjo e linkeve është vetëm një prej hipotezave interpretuese mes pothuajse dyqind “sinjaleve” që shfrytëzojmë për të gjetur përgjigjen më të drejtë për pyetjet e përdoruesve. Për shembull, një faqe që përmban fjalën kyç në titull ndoshta merret më shumë në konsideratë, dhe është pra më e preferuar, se sa një tjetër që e ka thjeshtë në përmbajtje. Apo nëse fjala kyçe është nga ana e saj një link, do të thotë që është e rëndësishme. Sërish: faqja e internetit më e vonë ka precedencë ndaj atyre më të vjetrave. Apo supozohet që ajo faqe interneti që ndodhet gjeografikisht më pranë adresës telematike të atij që kërkon, konsiderohet më interesante për të se sa ajo që ndodhet më larg. E kështu me radhë. Shumë adresa kontekstuale, siç i quajmë, që i kryqëzojmë për të ofruar përgjigjen më të saktë”. Algoritmi Për forcën bruto informatike, për infrastrukturën “hidraulike” të sistemit, me tubat e tij të fibrave optike që përcjellin të dhënat, është folur. Por më pas, hynë në lojë saktësia, mbi të cilën Google ka ndërtuar famën e vet. Dhe këtë e ofron algoritmi, apo më saktë receta matematikeqë çon në zgjidhjen e një problemi përmes një serie operacionesh. Kemi parë tashmë që merr në konsideratë shumë variabla. Për të mbetur në fushën dixhitale, imagjinoni një fotografi të shkrepur me aparatët e parë: shumë pak pixel-a, apo pika ngjyrash, pamje të barabarta me rezolucion të ulët, ndërkohë që me 12 Mega-t e sotëm ka më shumë endje dhe mozaiku i pamjes rezulton në definicion të lartë. E njëjta gjë vlen për treguesit kontekstu-

alë sa i përket saktësisë së përgjigjes. “Algoritmi është zemra e Google. E modifikojmë në mënyrë të vazhdueshme, afro 500 herë në vit. Për të shmangur që dikush që ka arritur të kuptojë funksionimin, të përpiqet ta shfrytëzojë në avantazhin e tij, duke favorizuar pra disa faqe interneti, në dëm të disa të tjerave. Si ata që shkruajnë shumë herë fjalët kyçe në të njëjtën ngjyrë të sfondit, të padukshme për syrin e njeriut, por jo për crawler-ët, që mund të kenë iluzionin se ajo faqe është veçanërisht e dobishme. Dhe pastaj, pavarësisht domosdoshmërisë për të bllokuar përpjekjet e atyre që duan të shfrytëzojnë për qëllimet e tyre, duam të vazhdojmë ta përmirësojmë”. Qartësimi Qëllimi i programit kompjuterik është që të mbërrijmë, përmes matematikës, tek një inteligjencë e tipit semantik. Nuk është një kërcim i vogël. Është pjesa për të cilën Singhal është më krenar. “Si mundet makina të kuptojë nëse personi që shtyp fjalën Apple ka ndërmend frutin, apo kompaninë prodhuese të kompjuterëve? Ose më saktë, siç e thonë linguistët, të qartësojnë? Për shembull, nëse i njëjti person, nga adresa IP e kompjuterit që dallon kompjuterin e tij personal nga të tjerët, ka kërkuar tashmë marmelatën, apo antikriptogramët, motori mund të kuptojë se ai dëshiron të dijë në lidhje me frutin. Por nuk është gjithmonë kaq e lehtë. Merrni dy terma pothuajse identikë si për shembull apartment service dhe serviced apartments. Duke i konsideruar banalisht dy lidhje teksti, dallimi në thelb është vetëm tek një d dhe tek një ndryshim në radhitje. Sa për kuptimin, bëhet fjalë për dy gjëra krejt të ndryshme: njëra i referohet agjencive imobilire dhe tjetra më specifikisht apartamenteve të mobiluar”.


bota • E hënë 10 dhjetor 2012

ALGORITMI Formula e botës P

Të punsoh mbi këto degëzime, të bësh që makina të kuptojë atë që për qeniet njerëzore duket si banale, pra si të thuash, të dallojë mes Nju Jorkut dhe „Nju Jork Tajmsit“, ky është specialiteti i saj. Nga këndvështrimi i linguistikës kompjuterike bëhet fjalë për trajtimin në mënyrën e duhur të bigrameve, apo më saktë fjalë që, të vendosura krah njëra-tjetrës fitojnë një domethënie unike. “Çdo ditë më vijnë me dhjetëra raporte mbi kërkimet që japin rezultate të pakënaqshëm. Dhe puna jonë është të modifikojmë instruksionet e kodit në mënyrë që të reduktojmë sa më shumë këtë numër”. Kolauduesit dhe Komiteti i të Urtëve Më pas, modifikimet e vazhdueshëm që i bëhen kodit testohen. Me një kontroll cilësie në nivele të ndryshëm. “Ka agjenci që rekrutojnë për llogarinë tonë me mijëra përdorues të cilëve, kundrejt një pagese (kohët e fundit kanë shkaktuar shumë diskutime shpërblimet që jep facebook për ata që largojnë “me dorë” pamje dhe filmime të papëlqyeshëm nga rrjeti social), u tregojmë krah për krah rezultatet e gjeneruar nga kodi i ri dhe nga kodi i vjetër për të kuptuar nëse ishte më mirë më parë, apo është më mirë tani. Në një vit kryejmë 50 mijë eksperimente të tillë. Më pas kemi kolaudatorët e brendshëm, vartësit tanë, në numër shumë më të vogël. Niveli i tretë është një kampion rastësor i përdoruesve besnikë, të cilëve u shërbehen “rezultatet e rinj”. Nëse mes tyre, përqindja e atyre që klikojnë tek të parët e listës është më e lartë se sa ata që shohin rezultatet e vjetër, kjo do të thotë që modifikimi ka funksionuar mirë. Në fund të fundit, ëndrra jonë do të ishte që të vendosnim përgjigjen e duhur gjithmonë në vend të parë, pa ju detyruar që të

klikoni të dytën, të tretën, të dhjetën e kështu me radhë. Stadi i fundit, ai vendimtari, është ai i një komiteti të ngushtë të urtësh. Inxhinierë, linguistë, njerëz si unë që punojnë në zemër të motorit të kërkimit. Takohemi të paktën një herë në javë, analizojmë treguesit e dalë nga nivele të ndryshëm, bëjmë një debat për disa dhjetëra minuta, përgjithësisht shumë i ndezur, dhe në fund vendosim cila është zgjidhja e duhur. Deri në modifikimin e radhës”. Grafiku i dijes Risia e fundit e madhe që ka futur Google është Grafiku i Dijes. Një përpjekje për të kapërvcyer përfundimisht asociimet mes fjalëve të veçanta duke shkuar drejt atyre mes koncepteve. “Një kompjuter zakonisht konsideron gjithçka si fije të një kodi. Për kompjuterin, Italia janë vetëm pesë gërma dhe jo vendi i bukur që e njohim të gjithë. Pra, ideja jonë është që të identifikojmë në mënyrë unike, për të filluar, 500 mijë entitete reale. Kështu, Romës do i caktohet një targë, mendoni një lloj barkodi, i cili nga ana e tij do të përmbajë nëngrupe të ndryshëm mes të cilëve Koloseumin, Romulin dhe Remin, ndërkohë që nuk do të përmbajë për shembull picerinë Roma. Falë këtij klasifikimi të ri, po ndërtojmë një nënrrjet interneti më mirë të organizuar, deri në pikën që, nëse një përdorues shtyp një prej këtyre entiteteve, i del direkt, në krah të rezultateve klasikë, një kuti që i ofron një skedë sintetike mbi atë që është duke kërkuar”. Nëse keni prirjen ta injoroni si diçka që Wikipedia për shembull e bën gjithmonë, duhet të reflektoni më mirë. Atje informacionet i strukturojnë qenie njerëzore, ndërsa këtu e bën vetë kompjuteri. Apo, për ta thënë me fjalët e Nju Jorker, pas një dekade ky grafik i dijes mund

rotagonisti i “Indeksi i frikës”, romani i fundit i shkrimtarit anglez Robert Harris, autor i librave bestseller si “Fatherland” dhe “Ghostwriter”? Një algoritëm. Instrumenti që shtyu Standard and Poor’s që të deklasifikonte rating-une Italisë? Një algoritëm. Kyçi i suksesit të Google, motori i kërkimit më i klikuar në botë? Një algoritëm. Që nga parashikimet e motit tek pazari, që nga transporti tek financa, që nga marketingu tek komunikimi, pa harruar natyrisht informatikën, është kudo: një ikonë, apo ndoshta një kurë për këtë kohën tonë të pasigurive. E megjithatë, të shumtë janë ata që as nuk dinë se çfarë është, apo e kanë harruar që nga epoka kur bënin algjebër apo gjeometri. Po të shohësh fjalorin, gjen këtë definicion sintetik: algoritëm do të thotë “çfarëdolloj skeme apo procesi sistematik në matematikë”. Wikipedia, enciklopedia kolektive në internet, e përshkruan me terma më filozofikë: është një metodë për të arritur një rezultat të caktuar, për të zgjidhur një lloj të caktuar problemi, nëpërmjet një numri të fundëm hapash. Si të thuash që është baza e gjithçkaje. Ndoshta ka qenë gjithmonë, por një seri koincidencash duket se na thonë që tani ka ardhur momenti i tij. Në një fjalim të kohëve të fundit në TedGlobal Conference, vendi ku mblidhen mendjet e ndritura që këqyrin të tashmen për të parashikuar të ardhmen, shkencëtari informaticien Kevin Slavin ka deklaruar se jemi para një ndryshimi të madh: “Matematika po përjeton një tranzicion, nga diçka që e shkëpusim dhe e shohim të shkëputur nga bota, në diçka që fillon të modelojë dhe përcaktojë formën e botës”. Tingëllon pak e komplikuar? Atëherë lexoni romanin e fundit të Harris, heroi i të cilit nuk është një detektiv apo një agjent i fshehtë apo një gjykatës, por një krijues programesh kompjuterikë që një ditë krijon një algoritëm në gjendje të parashikojë lëvizjet e tregjeve financiarë – dhe të vetëpërmirësohet vazhdimisht. “Jetojmë në një algo-botë”, thotë programuesi Slavin, duke pohuar se ka një algoritëm prapa gjithçkaje që ne bëjmë, që nga gjërat që blejmë deri tek vlera e parasë që shpenzojmë. Duhet thënë se algoritmet ekzistojnë prej kohësh, dhe profesor Slavin është i vetëdijshëm. Në fakt kanë qenë të pranishëm në matematikën babiloniane, kineze dhe të Keralas; një prej autorëve të parë që i përmend dhe që u ka dhënë emrin ka qenë në shekullin IX, matematicieni pers Mohammed ibn Musa I-Kuarizmi. Dihet që ka katër cilësi themelore: sekuenca e udhëzimeve duhët të jetë e fundme, duhet të çojë në një rezultat, duhet të ndiqet materialisht, dhe duhet të shprehet në mënyrë jo të paqartë. Në një kuptim të gjerë, edhe një recetë kuzhine apo libri i udhëzimeve të një lavatriçeje janë algoritma. Por nuk ka dyshim që kohët e fundit dëgjojmë të flitet më shumë. Programet për kompjuterë janë bërë nga algoritma: do të mjaftonte kjo për të shpjeguar përse jetojmë në një Algo-Botë. Por, pasi ndezim kompjuterin tonë, cili është një prej veprimeve të parë që kryejmë? Shkojmë në Google në kërkim të diçkaje – çfarëdolloj gjëje. Dihet që në pak më shumë se një dekadë, Google është bërë një prej kompanive më të pasura në botë për një arsye të vetme: ka algoritme më të mirë se sa konkurrenca. Por nuk është vetëm Google që përdor algoritmet për të bërë gjithçka më të thjeshtë (dhe për të fituar para). Strategët e

të hyjë në histori si “pika kur ndodhi ndarja mes makinave që gërmonin sasi shumë të mëdha të dhënash, pa pasur asnjë ide për domethënien e tyre, dhe makina që nisën të mendojnë, të paktën deri në një farë pike, si persona”. Pragu përfundimtar do të jetë të bashkëbisedojmë me motorrin e kërkimit siç bëjmë me një mikun tonë, duke i bërë pyetje në “gjuhën natyrore”. Çdo parashikim për

marketingut përdorin algoritma për të orientuar fushatat e tyre publicitare. Spekulantët e hedge fund dhe të bursës përdorin algoritme për të vendosur ku të investojnë kapitalet e tyre. Linjat ajrore përdorin algoritmet për të përcaktuar koston më ekonomike të fluturimeve të tyre, por jo vetëm: doktor Jason Steffen, një studiues i Fermi National Accelerator Laboratory në Illinois, ka elaboruar një algoritëm që është në gjendje të pikasë në mënyrë më të shpejtë dhe eficiente për rimbushjen me pasagjerë të një avioni (duhet të hipin nga porta e pasme, me radhë të alternuara, duke plotësuar më parë vendet pranë dritareve në njërën anë të avionit dhe më pas në anën tjetër. Duke vepruar kështu gjithë procedura përfundon në 216 sekonda, në vend të 414 skondave që kërkon mënyra tradicionale). Po kështu, iTunes përdor algoritma për të ndërtuar seri këngësh që shkojnë bashkë. Më shumë se gjysma e të gjithë blerjeve të filmave në internet përcaktohen prej rekomandimeve algoritmikë. Facebook përdor algoritmat për të përcaktuar kush ka më shumë mundësi të bëhet “mik”. Shërbimet e fshehta përdorin algoritma për të identifikuar të dyshuar të mundshëm terroristë. Transport for London, shoqëria që mbikëqyr transportin në metronë (3 milionë pasagjerë në ditë) dhe në autobusë (4 milionë) të Londrës përdor algoritme për të përcaktuar itinerarin më të shpejtë për të shkuar nga një pikë në një tjetër. Në semaforë ndizet jeshilja, e verdha dhe e kuqja sipas komandave të algoritmeve, për të rregulluar trafikun në mënyrë më eficiente. Zinxhirët e mëdhenj të supermerkatave shfrytëzojnë algoritmet për të vendosur si të shpërndajnë ushqimet në territorin kombëtar. Ka algoritme prapa sugjerimeve se ku duhet të shkosh për darkë, apo për të valëzuar, apo për të bërë pazar që furnizohen prej programeve në iPhone tuaj. Problemi është se progresi teknologjik i dekadës së fundit i ka bërë algoritmet gjithnjë e më kompleksë dhe u ka dhënë atyre një kontroll gjithnjë e më të madh mbi jetën tonë të përditshme, duke shkaktuar frikëra se deri në çfarë pike do të jemi në gjendje t’i ndjekim në atë që bëjnë. Pikërisht ai që shpall lindjen e Algo-Botës, informaticieni Kevin Slavin, pranon për Evening Standard: “Shkruajmë llogaritje që nuk jemi në gjendje t’i lexojmë”. Fusha ku shaktojnë më shumë alarm është ajo financiare, aty ku tre të katërtat e funksioneve kryhen tashmë nga kompjutera, dhe jo nga njerëz: një lloj shkëmbimi që jo më kot quhet “black box” (kutia e zezë), sepse shohim çfarë hyn dhe cfarë del, por procesi që zhvillohet gjatë transaksionit mbetet i padukshëm. Shpejtësia me të cilën ndodhin këto llogaritje është një tjetër burim pikëpyetjesh: një kompani private ka shtrirë mes bursave të Nju Jorkut dhe Çikagos një kabëll fibrash optike që transmeton sinjale 37 herë më të shpejtë se sa klikimi i një mausi të kompjuterit. Një tjetër është fuqia: shërbimi meteorologjik britanik, edhe ai i varur nga algoritmet për parashikimin e kohës, ka një superkompjuter në gjendje të kryejë një miliardë përllogaritje në sekondë. Ngushëllimi është që ndonjëherë gabon vetë, duke parashikuar një verë për barbeky në një kohë kur në të vërtetë vjen një shi i tmerrshëm: ndonëse askush nuk është i pagabueshëm, as edhe një algoritëm. Pastaj, në Angli nuk duhet të harrosh asnjëherë të marrësh me vete çadrën.

kohën është i pamundur sepse përshpejtimet teknologjikë kanë prirjen që të jenë më shumë eksponencialë se sa linearë. Mjafton të mendosh për shërbimin e përkthimit. Në vitin 2006, kur ai u lancua, rezultatet ishin të mirë. Tani ata janë vërtetë impresionues dhe kushdo mund të krijojë një ide për domethënien në tërësi të një faqeje internet në arabisht apo në gjuhën kineze. Ndërsa për disa gjuhë, si për shembull

përkthimet nga anglishtja në gjermanisht, përqindja e saktësisë është vërtetë mbresëlënëse. Për shkak të ngjashmërisë së theksit apo prej ngjashmërive strukturore? “Jo, kjo ndodh sepse në gjuhë si gjermanishtja apo spanjishtja ka shumë më tepër të dhëna se sa për shembull italishtja. Pra, këtu ka më shumë të bëjë limiti i sasisë se sa i gramatikës. Po kështu nuk duhet harruar se është një përkthim automa-

»

17

tik që bëhet prej asociimeve statistikorë. Sa më shumë fraza që ekzistojnë në gjuhët që duhen përkthyer, aq më të shumtë janë klikimet e personave që kanë vlerësuar një përkthim, në vend të një tjetri, dhe aq më shpejt i përmirëson motori aftësitë e tij”. E ardhmja e afërt Në fund, të flasësh për Google është si të flasësh për upgrade-n teknologjik të atij që presakratët e quanin nous, intelekti kozmik. Për Anasagorën ishte në gjendje që të vinte rregull në mes të kaosit fillestar, duke dalluar elementët. Nga intensiteti që Singhal shfaq teksa flet për detyrën e tij është e qartë që nuk e merr më pak seriozisht. Dhe u përmend drejtuesve të kërkimeve të ardhshëm: “Duam të fuqizojmë kërkimin zanor: ju flisni një pyetje dhe ne do të bëjmë që përgjigja të lexohet nga një sintetizator zanor. Kush do ta dojë mund të kërkojë, me një goditje të vetme, në çdo vend elektronik, përfshirë edhe në postën e vet elektronike. Kështu nëse shtypni një kërkim për fluturimin dhe keni autorizuar për zhbirim edhe Gmailin, do të dalë mesazhi në të cilin kompania ajrore ju konfirmonte oraret dhe terminalët e nisjes”. Endërr e atyre që duan eficencë, makth për ata që kanë frikë për privacinë. Kompania di gjithcka për ne dhe, për shkak të një qasjeje jo shumë espektuese të informacioneve tanë, ka paguar tashmë një gjobë prej 22 milionë dollarësh në SHBA, dhe është vënë nën vëzhgim edhe nga Bashkimi Evropian. E tani i duhet të paguajë edhe një gjobë tjetër të majme: 96 milionë euro që Ministria e Financave në Itali e akuzon se nuk i ka paguar duke iu shmangur taksave. Pika që do të mbetet identike nesër, ashtu si edhe sot, thotë babai i saj, është papërshkueshmëria e algoritmit nga ndërhyrja njerëzore: “Si kur bëhet fjalë për përdorues italianë apo amerikanë, apo kur duhet të vendoset se cilët pamje janë të “aksesueshme” për njërin apo për tjetrin, apo edhe kur duhet të bëhen një pafundësi zgjedhjesh të tjera të llojit kulturor, ajo që do të marrë vendimet do të jetë makina në autonomi të plotë, duke marrë gjithmonë parasysh sinjalet që janë përmendur në fillim të këtij artikulli. Ndërhyrja njerëzore është e pranueshme vetëm në raste të rralla, pasi makina ka dështuar, për të eleminuar materiale fyes apo të paligjshëm. Me këtë shpresoj se jam përgjigjur, një herë e mirë, ndaj legjendave metropolitane që vazhdojnë të qarkullojnë në lidhje me faktin që në rezultate ne favorizojmë ata që paguajnë. Kërkimi është gjë tjetër, dhe reklama është gjë tjetër. Ka një mur kinez shumë të lartë që i ndan këto dy degë të kompanisë. Dita kur ky mur do të shembej, do të ishte fundi. Sepse njerëzit duan nga ne një gjë të vetme: që t’u gjejmë gjilpërën që u nevojitet në atë mullar të madh të dijes që është interneti”.


18

« dossier

E hënë 10 dhjetor 2012 •

Flamuri origjinal i Spiridon Ilos u dogj nga armiqtë e kombit Nga Gëzim LLOJDIA* 1. Ku është flamuri që u ngrit nga dritarja e mesme e divahanit të Xhemil Vlorës? Rrugë kërkimet për gjetjen e flamurit origjinal Flamuri ishte i kuq, me shkabë të zezë, hyjnor dhe u mbajt nga dora e ëmbël e Ismail Vlorës. Ishte shenjtor, gjeti rrugë me shtigje, njerëz, miq për të kryer aktin e pavarësisë. Ishte shenjtor me gjak e kockë të vërtetë shqiptari. Një shekull pavarësi u tret. Kemi ende në mëndje flamurin, atë që ngriti dora e tij. Atë flamur që ndriçoi shpirtrat atë pasdite kur u valëvit nga dritarja e mesme e divahanit të Xhemil Vlorës dhe pas saj Spiridoni nxitoi ta mbërthente në parmak. Është udhërrëfyesi ynë në kohëra luftërash, mote të ligshtë, paqe të brishtë. Për atë flamur jepej besa, bëjnë be burrat. Për ty flamur! U tret shekulli që kur u ngrit flamuri. Nga gjumi zgjohemi, në detin pa rërë e guaska, në natën pa hënë e yj. Por lirshëm lind pyetja: ku gjendet flamuri ynë që u ngrit më 28 nëntor? Cila pishë e dorë i vuri xixën? Kush do ta shpëtonte këtë vend, që nxinte nga “kroma otomane”? Ka të dhëna se ka pasur kërkime nga kohërat kur ai u zhduk. Hulumtimet kanë vijuar. Janë hedhur ide gati të panumërta për flamujt që u ngritën në Vlorë, duke pretenduar për secilin prej tyre si flamuri origjinal. Në tablotë e kohës rreth kërkimet u ngushtuan, madje u përqendruan në tri prej varianteve. Por gjithë kohën mungoi kërkimi i specializuar nga specialistët. Kërkimet për gjetjen e një objekti të humbur kërkojnë të zbulohen arkivat dhe verifikimi i objekteve të tjera, që kanë qarkulluar kur mungesa e lajmit ka ndikuar dukshëm për periudhën 1945-1990, kohë kur u mërguan nga jeta shumë firmëtarë. Kartolina, objekte postare, gazeta, monedha, pulla postare, rodhanë, koleksionet, botimet, kujtimet duhen hulumtuar. Tri janë variantet të hedhura nga shtypi i kohës për këtë rast. Por dëshmia është se flamuri që u ngrit në pasditen e 28 nëntorit në sarajet e familjes Vlora për të shpallur independencën tonë është i flamuri i Spiridon T. Ilos. A gjendet ky flamur? A kemi ndonjë shenjë të tij? Fatkeqësisht, flamuri nuk ekziston më. Gjurmimi shpirtëror na shpie në këtë hulli. Është djegur nga armiqtë e këtij kombi. Edhe dy flamujt e tjerë që përmenden nga referimi i gazetës “Dielli” mbi një shkrim të Qerim Panaritit: “Ne e dërguam flamurin nga Bostoni në Korfuz një vit më parë se të ngrihej në Vlorë nga z. Ismail Qemali (në vitin 1911). Të gjitha shpenzimet për qëndisjen, paketimin dhe dërgimin e flamurit u bënë nga shoqëria jonë Besa-Besë”. Në vijim z. Panariti thotë se detyra e mbajtësit të flamurit iu ngarkua z. Naçi Nuçi, ish-mësues i gjuhës sonë shqipe në Korçë. Flamuri Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij flet për flamurin që u ngrit më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga Ismail Qemali ishte një flamur personal, pronë private e tij, që e mbante në shtëpi si kujtim të dhuruar në vitin 1909 në Paris nga një pinjoll i familjes Kastrioti, don Aladro Kastrioti. Duke gjurmuar të dhënat e shtypit shqiptar, i biri i Spiridon Ilos, Vangjo Ilo, para pak vjetësh dha në media informacionin se Spiridon T. Ilo e mori flamurin shqiptar që zbukuronte sallën në mbledhjen e 5 nëntorit 1912 në Bukuresht dhe e solli në Vlorë më 27 nëntor 1912. Sipas tij, Spiridon Iloja qëndroi në shtëpinë e vajzë së tezes Marigo Posio, e cila i qepi flamurit një radhë thekësh dhe disa ndryshime tek shqiponja. Ky flamur u ngrit në Vlorë më 28 nëntor 1912. A është ky edhe flamuri origjinal që ngriti Ismail Vlora pasditen e 28 nëntorit? Këtij flamur i janë qëndisur thekët nga Marigo Poszio. Ky është dhe shtegu që të shpie në gjetjen e flamurit të ngritur në Vlorë nga dritarja e mesme e divahanit të Xhemil Vlorës. Spiridon Iloja thotë: “Flamurin që përgatitëm në Bukuresht unë e kam mbajtur në gji që nga Bukureshti deri në Vlorë

dhe pastaj, pasi e valëviti Ismail Qemali, unë e mbërtheva me sqepar në parmak.” 2. Flamuri duhet të ketë dalë nga selia e parë e qeverisë Nisëm një kërkim dy vjet më parë. Objekti ku u përqendruam ishte selia e parë e qeverisë së Vlorës. A gjendet brenda këtij muzeu ky flamur? Dëshpërimi ynë ishte pa kufij. Flamuj të tjerë ka aty, të çetave patriotike, si i S. Butkës apo të tjerë të viteve para motit të madh. Sefa Vlora nga Roma më 6 maj 1908 tregon: “U muar vendimi nga qeveria që të krijohet senati i parë i Shqipërisë dhe selija u caktua të ish shtëpia ku banonte Ekrem Beu. Mbas gati dy muajsh qëndrimi në shtëpinë e Xhemil Beut, Ismail Qemali vendosi që qeveria të shkojë në një ndërtesë të shtetit. U zgjoth për këtë qëllim godina që quhesh e “Karantinës” në Skelë të Vlorës.” Pinjolli i Vlorjave, Eqrem beu, dëshmon këtë transferim të qeverisë drejt Skelës. Kështu, qeveria provizore u shpërngul te ndërtesa me dy kate në Skelë. Godina është në të njëjtin vend. U zhurit ndërtesa (flamuri ishte zhuritur mote më parë). Skelën e zunë fashistët më 1939. Një humbje tjetër që shkruan dhimbjen. U rindërtua në formën origjinale. Nga largësia e motit të madh 50-vjetori përkon me vitin 1962 shpallet Muze i Pavarësisë. Krejt ndërtesa përbëhet nga 6 dhoma, 8 pavijone dhe 2 sallone. Këtu u ngritën zyrat e ministrave të kabinetit të qeverisë provizore. Në cilën prej këtyre zyrave besoj të jetë strehuar flamuri origjinal? Ai flamur ishte simbol i pavarësisë. Ai nuk mund të rrinte më në banesën ku u mbajt kuvendi. Flamuri do të qëndronte në zyrat e qeverisë si simbol i saj. Shqyrtojmë fotografinë e qeverisë së I. Vlorës, fotografi e realizuar te selia e saj në Skelë. Fotografia i përket nëntorit 1913.

Përvjetori i parë i pavarësisë Është i gjithë grupi i ministrave. Në krahë të djathtë të qeverisë, e cila ka dalë e tëra në ballkon, gjendet flamuri. Forma e flamurit na shqyrton këtë mundësi: ai është më i vogël se flamujt e tjerë. Ka atë madhësi, formë, shkabë që shquhet qartazi në mes të farfuritjes. Ky është flamuri që solli prej Bukureshtit patrioti Spiridon Ilo. Prej këtej duhen kërkuar gjurmët dhe zhdukja e tij apo djegia siç e ka raportuar Sheradin Berisha. Pra, djegia e tij nga armiqtë e këtij kombi të cilët nën ethet e pushtimit, të ndarjes dhe copëtimit të këtij vendi kanë bërë edhe aktin e fundit. Dihet se në vitet ’30 është kërkuar flamuri origjinal për t’u ruajtur në muze, por kërkimi ka rezultuar gati i pashpresë. Flamuri duhet të jetë marrë prej këtu për t’u djegur definitivisht për të mos mbetur as-

një gjurmë në kohët e trazuara. Zhuritja besojmë nga armiqtë e kombit tonë është bërë për të shuar kështu një dëshmi të madhe, atë të zhdukjes, zhuritjes e kthimit në hi të simbolit të pavarësisë. Në 25-vjetorin e pavarësisë viti 1937 ka gjetur të gjallë shumë firmëtarë e ministra të qeverisë provizore të Vlorës. Ka një korrespodencë të viteve ‘30 për gjetjen e flamurit që do të shkonte të ruhej në muze. Përgjigjja e E. bej Vlorës dhe të tjerëve është e pashpresë. Petro Poga ka bërë një koment. Lef Nosi fotokopjoi aktin origjinal, por flamuri origjinal nuk u gjet. 3. 25-vjetori i pavarësisë, a gjendej flamuri origjinal? Kur kishte mbërritur 25-vjetori i pavarësisë kombëtare, ishte viti 1937. Një pjesë e delegatëve dhe firmëtarëve ishin ende gjallë, por në këtë përvjetor dhe në të tjerët nuk gjenden më flamujt origjinalë. Bëhet llaf për flamujt e Spiridon Ilos, Eqrem beut. Nga hulumtime dhe disa fakte e botime që janë kryer, gjurmët të shpien tek ai flamur që ka sjell Spiridon Ilo. Varianti i Eqrem beut rrëzohet, ai ishte në Kurvelesh në frontin përball armikut, por ka mbërritur me vonesë në qytetin e pavarësisë. Kurse nga udhëtimi Bukuresht në Vlorë me synimin shpalljen e pavarësisë, e cila në vetvete përmbante disa rregulla ku ai, Ismail Vlora, dhe të tjerë që kishin qenë shtetarë prej kaq vjetësh i njihnin rregullat mes të cilave ngritja e flamurit, pra e flamurit shqiptar i kishte bërë të vëmendshëm, që në këtë rrugëtim të kishin edhe flamurin, që do të ngrihej në ditën e shpalljes së pavarësisë. Ata kishin një synim, që ia arritën: kishin të koncentruar gjithçka që u shkrua dhe u realizua në Vlorë në ditën e parë dhe në ditët e mëpastajme me shpalljen e pavarësisë: ndër-

timin e qeverisë provizore, të senatit, të institucioneve shtetërore etj. Ndonëse nga koha e ngritjes së flamurit në Vlorë ishin mërguar më tepër se 25 vjet, polemikat në shtypin shqiptar vazhdojnë. Ndoshta synojnë zbardhimit të ngjarjes, sepse koha kur ngjau kishte më pak mjete regjistrimi dhe media. Orët e 25-vjetorit kishin rrëzuar akrepat në janar 1937, por flamuri origjinal nuk gjendej askund. Ndërsa akti i shpalljes së pavarësisë ishte në duart e Lef Nosit, për flamurin nuk mund të bëhej më asgjë. Mulliri i polemikave ka punuar edhe atëherë dhe mirë ka bërë. Kemi ndeshur në letrën që Kristo Floqi i dërgon drejtorit të gazetës “Drita” në 17.1.1937 në faqen 3 me titull: “Hartuesja e flamurit që valoi në Vlorë për shpalljen e pavarësisë sonë”, ku ai sjell të dhëna të rëndësishme për flamurin. “I ndershim Z. Drejtor,

- shkruan Kristo Floqi. - Ju lutem, kini mirësinë të bo­toni në të ndershmen fletoren tuaj sa pasojnë poshtë mbi çështjen e flamurit që valoj në Vlorë për shpalljen e pavarësisë kombëtare nga ana e të pavdekurit Ismail Qemal bej Vlorës. Në nr. 4 të fletores s’uaj, në faqen e tretë, pashë një artikull të mikut veteran z. P. Poges, i cili tregon hollësisht peripecitë e ngrehjes së flamurit dhe mënyrën me të cilën u hartua flamurë liriprurës si dhe atë që e hartoj. Z. Poga me të drejtë të plotë thotë se flamuri që valoj atë ditë nuk ishte ajy flamur që u suall nga Amerika, i qëndisur me sërmë e me xhufka të mëndafshta, që me aq këmbëngulje ka pretenduar z Kol Rodhja duke dashur të bind popullin shqiptar se ay ish flamur i Independencës e jo tjetër, kur se të gjithë e dijnë si dhe unë vetë ja shpjegova e me në të gazetës z. Kol Rodhes se atë flamur vetë unë ja dorëzova z. Llambi Bimblit në Vlorë kur u nisë me shokët për në Korçë, mbasi e ruante deri atë ditë e ndjera kunata ime Marigo Pozio, që e kishte sjellë prek Korfuzit me rrezikun e saj në Vlorë të dorëzuar prej disa atdhetarëve që kishin ardhur nga Amerika të hidheshin në Shqipëri, por nuk u hodhën, midis të cilëve ishe edhe z Kol Rodhe dhe këtë e di edhe vetë ajy si kur se ja vërtetoi edhe z. Dr Loni Naci, që ju përgjigj nën artikullin Tem po të kësaj fletoreje, ku i përgjigjesha edhe unë Z. K. Rodhe. Pra sado që z. Rodhe insistojë kaq herë për këtë kjo nuk është e vërtetë dhe do ta ish kuptuar edhe më mirë populli po të kish botuar z. Timo Dilo në “Vatra” e tij dhe përgjigjen teme të dytë, por z. T. Dilo nuk deshi kur se më tha se nuk munt të prishte miqësi me z Rodhe për hatrin temë. Këtë përgjigjen e dytë ja dërgova edhe Gazetës së Korçës, po nuk e botoj. Po ja dërgova edhe Gazetës shqiptare, por as ajo se botoj e kështu populli kujtoi se unë e hëngra follën e z. Kol. Rodhe, se më vuri gjoja në vend. Si mund të bënja kur s’ma boti asnjë gazetë shqiptare duhej ta botonja në një broshurë të veçantë dhe ja ku solli rasti sot ta botoj kjo gazetë. Me z. Poga jam dakord sa për flamurin, që ishte një pluhur e kuqe tri metro e gjatë dhe dy metro e gjerë dhe që mbi atë u damkos shkaba dykrenore me ngjyrë të zezë, gjithashtu


dossier • E hënë 10 dhjetor 2012

»

19

Në nr. 4 të fletores s’uaj, në faqen e tretë, pashë një artikull të mikut veteran z. P. Poges, i cili tregon hollësisht peripecitë e ngrehjes së flamurit dhe mënyrën me të cilën u hartua flamurë liriprurës si dhe atë që e hartoj. Z. Poga me të drejtë të plotë thotë se flamuri që valoj atë ditë nuk ishte ajy flamur që u suall nga Amerika, i qëndisur me sërmë e me xhufka të mëndafshta, që me aq këmbëngulje ka pretenduar z Kol Rodhja duke dashur të bind popullin shqiptar se ay ish flamur i Independencës e jo tjetër, kur se të gjithë e dijnë si dhe unë vetë ja shpjegova e me në të gazetës z. Kol Rodhes se atë flamur vetë unë ja dorëzova z. Llambi Bimblit në Vlorë kur u nisë me shokët për në Korçë, mbasi e ruante deri atë ditë e ndjera kunata ime Marigo Pozio, që e kishte sjellë prek Korfuzit me rrezikun e saj në Vlorë të dorëzuar prej disa atdhetarëve që kishin ardhur nga Amerika të hidheshin në Shqipëri, por nuk u hodhën, midis të cilëve ishe edhe z Kol Rodhe dhe këtë e di edhe vetë ajy si kur se ja vërtetoi edhe z. Dr Loni Naci, që ju përgjigj nën artikullin Tem po të kësaj fletoreje, ku i përgjigjesha edhe unë Z. K. Rodhe

4. Kartolina e arkitektit P. Stefa me flamurin origjinal të Spiridon Ilos Arkitekti Piro Stefa nga qyteti i Vlorës solli këtë vit një ekspozitë të veçantë nga natyra dhe përmbajtja. Vlora e vjetër. Kishte emblema, fotografi të vjetra të kohës kartolina historike. Një prej tyre përbënë edhe zbulimin. Flamuri i ngritur nga Ismail Qemali më 28 nëntor të vitit 1912 në qytetin e Vlorës në një kartolinë të botuar nga Spirirdon Ilo në vitin 1920, kur ai largohej sërish në emigrim në Boston. Këtë kartolinë e gjen në Milano arkitekti Pirro Stefa. Kartolina e Spiridon

5. Gazeta “Liri e Shqipërisë” e Sofjes Një gazetë në gjuhën shqipe dilte në Sofje të Bullgarisë. Kjo gazetë shihte dritën e diellit një herë në muaj, siç e kumton vetë në ballinë të saj. Titullohej “Liri e Shqipërisë”, ka dalë më 6 janar të vitit 1913, pra një muaj nga koha e shpalljes së pavarësisë. Drejtor i saj ishte Kristo Luarasi. Të dhënat për këtë rilindës janë se ishte veprimtari i shquar i Rilindjes, njëri nga themeluesit e shtypshkronjës “Mbrothësia”, u angazhua në luftë kundër pushtuesit turk me çetat e Bajo e Çerçiz Topullit, ishte pjesëmarrës në kryengritjen e përgjithshme të 1909-1912, si dhe dha një ndihmesë të madhe për përgatitjen dhe zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të Vlorës. Vdiq më 8 korrik 1934. Kristo Luarasi, duke pasur bashkëpunëtorë një radhë anëtaresh të shoqërisë “Dëshira”, filloi të botonte në Sofje gazetën “Liria e Shqipërisë”, në programin e së cilës midis të tjerave thuhej: “Do të veprojmë me mish e me shpirt duke përhapur diturinë dhe ndjenjat kombëtare mbi kombin tonë të dashur, që të shpëtojë nga padija dhe nga errësira”. Kjo gazetë, sipas të dhënave, filloi të botohej rregullisht në mars te vitit 1911 gjer në 1916 dhe jo rregullisht në vitet 1916-1917. Kolonat e saj përmbanin artikuj

6. Spiridon T. Ilo, 1876-1950 Spiridon T. Ilo lindi në Korçë. Ishte i biri i Anastas (Tasi) Ilo dhe Aleksandra Ilo thuhet në “Wikipedia”. Së bashku me të motrën Vanthulla T. Ilo (Shomo) dhe të vëllait Tashko T. Ilo në moshë fare të re emigruan në Bukuresht, Rumani. Në Rumani ai u lidh me organizatat patriotike shqiptare në mërgim. Më 5 nëntor 1912 Spiridon T. Iloja do të merrte pjesë mbledhjen e mbajtur në hotelin “Kontinental” të Bukureshtit, të drejtuar nga Ismail Qemali. Në këtë mbledhje u vendos shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Sipas informacionit të djalit të tij, Spiridon T. Ilo mori flamurin shqiptar që zbukuronte sallën dhe e solli atë në Vlorë. Më datë 27 nëntor 1912 ai qëndroi në shtëpinë e tezes së tij Marigo Posio. Marigo Posio i qepi këtij flamuri një radhë thekësh dhe bëri disa ndryshime te shqiponja. Ky flamur u ngrit në Vlorë më 28 nëntor 1912. Spiridon T. Iloja mori pjesë në mbledhjen për shpalljen e pavarësisë si përfaqësues i Korçës, që në atë periudhë ishte nën pushtimin grek. Në vitin 1913 u largua nga Shqipëria dhe u kthye në Rumani. Në vitin 1916 emigroi në Nju-Jork, SHBA, ku hapi një kafene të vogël. Spiridon T. Iloja themeloi shoqërinë e parë diskografike “Albanian Phonograph Records” në SHBA në vitin 1923. Nën drejtimin e tij “Albanian Phonograph Records” luajti një rol të rëndë-

Ilos, një nga katër grupet e kartolinave me temë patriotike që ai editoi në vitet 1920-1930 nga Bostoni, vjen në një dokument origjinal dhe mjaft të rëndësishëm. Ai shpreh faktin për flamurin e ngritur më 28 nëntor të vitit 1912. Kjo dëshmohet në pjesën e pasme të kartolinës, ku përcaktohen të drejtat e autorit, botuesit të saj, Spiridon T. Ilo. Një element është vula e vendosur në këndin e kartolinës, në faqen ku shfaqet flamuri kuqezi. Ky është flamuri origjinal i 28 nëntorit. Ky flamur, që është edituar kartolinë nga vetë autori S. T. I. Kjo kartolinë është edituar në vitin 1920 nga Spirirdon Ilo u gjend në qytetin verior të Milanos.

të përgatitur nga demokratët shqiptarë të mërguar në vise të ndryshme të Euvropës dhe të Amerikës, nga arbëreshë të Italisë e të tjerë. Midis këtyre që shkruanin në ketë gazetë përmendim Asdrenin, Luigj Gurakuqin, Jani Vruhon, Adem Zhgabën, Zisi Zikon, Hilë Mosin, Aleksandër Xhuvanin, Agostin Ribekon etj. Në numrin e 6 janarit 1913 faqen e parë e zë një fotografi ku shkruhet: “Të proklamuarët e vetëqeverimit të Shqipërisë më 15/28 Vjesht e 3-të 1912 në Vlorë.” Kjo pamje na shpalos flamurin që është ngritur në Vlorë. Shquhet flamuri me thekë dhe shkabë, pra ai që pruri Spiridon Iloja nga Bukureshti.

sishëm në zhvillimin e kulturës shqiptare në vitet 1920-1940. Spiridon T. Ilo bëri regjistrimin e parë të himnit kombëtar të Shqipërisë. Në këtë regjistrim, me numër E-3948, të “Albanian Phonograph Records” himni u këndua nga Spiridon T. Ilo dhe tenori arbëresh Giuseppe Mauro. Mbas disa vjetësh u rikthye në Rumani dhe në vitin 1926 u vendos përfundimisht në Korçë. Mbas këtij viti ai punoi si taksambledhës. Vdiq në Korçë në vitin 1950. Autor i tekstit dhe muzikës së këngëve patriotike “Të gjithë ne o djema”, “Eja mblidhuni këtu, këtu” etj. *Msc. Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

tepër i kushtueshëm, kurse ky flamur i indipendecës ish si thotë edhe zoti Poga, krejt sempël, pra nuk ish ai që thotë zoti Rodhe dhe këtë e pamë dhe e vërtetojnë të gjithë ata që u ndodhën atë ditë. Atë flamur që thotë zoti Rodhe e ndjera Marigo e mbajti në sëndukun e saj gjer sa ja dorëzoi z. Lambi Bimblit si amanet, që e di fort mirë. Si ishte e mundur të ishte ai flamur që na thotë zoti Rodhe? E mjera Marigo nuk hartoi vetëm atë flamur po edhe 60 të tjerë brenda në 2-3 ditë pas nevojës që u shfaqë dhe këtë e dijnë edhe z. Lef Nosi, Qemal Karaosman, Shefqet Dajin dhe Thanas Floqi dhe e dëshmojnë. Marigoja vdiq e mjera, po e vërteta duhet të dëshmohet prej të gjallvet.

jam dakort se atë ditë u gatitën edhe 4-5 flamurë të tjerë që valuan në disa zyra zyrtare të ndryshme, si edhe vetë kam bërë fjalë si këto por tjetër herë. Pluhura u ble prej tregtarit Diamand dakord, po cili e hartoi flamurin e idipendecës dhe kush e kishte gatitur shkabën dy krenore, këto nuk na i tregon z. Poga. Është e vërtetë se një terezi s’ia mban mentë emrin që kishte qepur disa flamurë. Po atë po. Atë ditë s’u qepën këta flamurë, por edhe të tjerë, si e dijnë gjithë vlonjatët. Prej ay flamur që nguli atë ditë mbi ballkonin e shtëpisë së Xhemil bej Vlorës, plaku Ismail Qemali nuk ish prej atyre që qepi ai tereziu që thotë zoti Poga, po ish ay që qepi dora e së ndierës Margo Pozio dhe shqiponja dy krenore ish modeli që me mjeshtëri përgatiti patrioti shkodran i ndjeri Dom Mark Vassa. Këtë e dinë të gjithë vlonjatët e sidomos z . Seid Qemali, Qazim Kokoshi, Hamza Isai, Ymer Radhima, Faik Kreshpani, Ibrahim Shyti etj, që ishin në shtëpinë e Marigosë kur përgatitej ajy flamur bashkë me disa të tjerë që e prisnin me padurim. Këtë dijnë edhe vet Xhemil bej Vlora që ish atje në shtëpi të vetë kur u suall ajy flamur e dijnë edhe zoti major Bilal Nivica, adjutant ti ahere i Ismail Qemalit si dhe bijtë e Ismail Qemalit z. Ethem dhe Qazim bej Vlora dhe sa e sa vlonjatë e delegatë të krahinave të ndryshme, që ishin prezent atë ditë të shënuar. Kam një letër prej tem vëllaj z. Thanas Floqit, që ky bashkë me z. Lef Nosi, Qemal Karaosman, Shefqet Dajin e vërtetojnë këtë që panë më sy dhe që e dinë bukur mirë. Kam sa e sa argumente të tjera që jam gati t’i parashtroj porsa të jetë nevoja. N. q. s nuk flas drejtë, le të më përgënjeshtrojnë këta zotërinj që janë gjallë sot. Damkën e shkabës dy krenore e kam unë sot në shtëpinë time kujtim prej së ndjerës Marigo dhe kam me dorëzue Muzeumit tonë Kombëtar. Këto janë fakte dhe jo fjalë, zoti Petro. Fotografia është gjallë për të dëshmuar se që ai vetë bashkë me të ndjerin dom Mark Vasën e damkosën flamurin e parë mbasi e kishte përgatitur e ndjera Marigo Pozio. Duhen akoma prova të tjera. Flamuri i shoqërisë ‘Besa Besën”, - që përmend z. Kol Rodhe, ish i math, i mëndafsh dhe me xhufka ari të verdha dhe


20

«

Librari

Një dhuratë me

Babagjyshin Behar Gjoka

Titulli: “Po vjen Babagjyshi” Autori: Rovena Rrozhani Redaktoi: Behar Gjoka Vjersha për fëmijë “Po vjen Babagjyshi” përmban 21 vjersha, të shoqëruara me skica për ngjyrosje dhe lojëra në letër. Ky është një botim që u vjen në ndihmë fëmijëve të ciklit të ulët, mosha 7-10 vjeç, të cilët për çdo vit realizojnë festa dhe shfaqje në shkolla apo në ambiente familjare dhe shoqërore. Një botim i tilllë, përveçse sjell një krijimtari të re në letërsinë për fëmijë, është edhe argëtues dhe i dobishëm. Autorja Rovena Rrozhani pëlqen ta konsiderojë si një dhuratë për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Titulli: Bumerang, udhëtime në botën e tretë të re Origjinali: Bumerang Autori: Michael Lewis Shqipëroi: Valdet Kodra Gjinia: Ekonomi Tsunami i kredisë së lirë që u përhap nëpër planet ndërmjet viteve 2002 dhe 2008, ishte më tepër se një fenomen i thjeshtë financiar: ishte një tundim që iu dha shans shoqërive të zbulojnë aspekte të karakterit të tyre, të cilat ato nuk do të mund t’i përballonin në kushte normale. Grekët deshën ta kthejnë vendin e tyre në një poçe të madhe shumëngjyrëshe mbushur plot me monedha, ku qytetarët të mund të merrnin para sa herë që të donin. Gjermanët donin të bëheshin më gjermanë nga sa ishin; irlandezët të mos quheshin më irlandezë. Tipari dallues i librave best seller të Michael Lewis është të treguarit e historive të rëndësishme dhe komplekse nëpërmjet personazheve aq groteske dhe të pazakonta, saqë duken si të stisura. Duke shfletuar faqet e këtij libri, takojmë një murg të jashtëzakonshëm, i cili e kishte gjetur mënyrën si ta shfrytëzonte kapitalizmin grek, me qëllimin e vetëm që ta shpëtonte manastirin e tij nga falimentimi; një peshkatar që me tri ditë trajnim bëhet tregtar valutash në një bankë islandeze; dhe një ndërtues irlandez, aq i prekur nga falimentimi i biznesit të tij, saqë e përshkon krejt vendin për të sulmuar me eskavatorin e tij Parlamentin Irlandez. Hetimi nga Lewis i flluskave përtej kufijve të shteteve është aq i shkëlqyer dhe gazmor deri në trishtim, saqë e çon lexuesin amerikan në një vetëkënaqësi rehatuese të tipit: Ah këta të huajt budallenj! Por kur Lewis kthehet në një vrojtues të pamëshirshëm në Kaliforni dhe në Washington DC, ne shohim se rrëfenja e këtij libri i ngjason asaj pëlhurës së merimangës që të shkon pas fillit, teksa kuptojmë vështirësitë që i presin vendet e zhytura në borxhe e që janë lakmitare të mëdha.

Tufa me poezi e librit “Po vjen babagjyshi!”, të gazetares së njohur Rovena Rrozhani, ka në përbërjen e vetë njëzet e një poezi, të ndara dhe grupuara në disa cikle kryesore që paraqesin momentet e pritjes së Vitit të Ri, që për fëmijët, për ëndrrat dhe dëshirat e tyre, përbën një akt të jashtëzakonshëm ëndërrimtar. Poezitë për Vitin e Ri, për Pemën e tij, për kartolinat, e sidomos për Babagjysin, vijnë me një gjuhë të thjeshtë dhe të hapur, dhe që zgjojnë pamjet konkrete të festimeve të ndërrimit të viteve. Mbi të gjitha të paraqesin Babagjyshin, ëndrrën e të gjithë fëmijëve të botës, pra edhe të Shqipërisë. Ëndrra është

pjesë e njeriut, mbi të gjitha nuk ka asnjë mundësi që të mendohet një fëmijë, vajzë apo djalë qoftë, pa ëndrrat. Të ëndërrosh do të thotë të kesh besim në të ardhmen. Lexues i dashur, merreni dhe zbuloni, se si do të prekni dëshirat tuaj, ëndrrën për të qenë të lumtur, të shkruar thjesht dhe qartë, bukur dhe me rrezëllima konkrete, të dimrit dhe bardhësisë, të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri. Shpresojmë që të gjeni një pjesë, sado të vogël të ëndrrave tuaja, duke ju shprehur edhe dëshirën që keni të drejtën të jeni të lumtur, madje pa lumturinë tuaj nuk ka kuptim bota, dhe sidomos ndërrimi i viteve, që sjellë dhurata dhe Babagjyshin, plotësuesin e ëndrrave tuaja.

r ” lë pë a fj Dy Babagjyshi vjen “Po

Bumerangu i botës së tretë Fragmente nga libri SHBA: Mirësevini në Vallejo, Qyteti i Mundësive, lexon tabela në rrugë, por dyqanet që janë hapur kanë nxjerrë tabela ku shkruajnë “Pranojmë talona ushqimi”. Shkurret rrethojnë bizneset e braktisura. Gjithë semaforët pulsojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe ky është veç një formalitet, sepse aty nuk ka më policë që patrullojnë rrugët. Vallejo është i vetmi qytet në zonën e Gjirit ku mund të parkosh ku të duash, pa u bërë aspak merak se merr gjobë. Gjermania: Humbjet gjermane nuk janë mbyllur akoma, por në një llogari të fundit ato qëndrojnë në 21 miliardë dollarë në bankat islandeze, 100 miliardë dollarë në bankat irlandeze, 60 miliardë dollarë në bono të ndryshme amerikane të lidhura me subprime, si dhe shuma të tjera për t’u llogaritur në bono greke. E vetmja katastrofë financiare e dhjetëvjeçarit të fundit, ku munguan bankierët gjermanë, ishte investimi në Bernie Madoff (ndoshta e vetmja përparësi e sistemit financiar gjerman pa çifutë)... Greqia: Tani sistemi financiar global kërkon të dijë: Kur do të ngecin grekët në pagimin e borxheve të veta? Herë – herë, duket se kjo është e vetmja pyetje që ka rëndësi, sepse në qoftë se Greqia lë pa paguar borxhin e saj prej 400 miliardë dollarësh, atëherë do të falimentojnë bankat evropiane që i kanë dhënë kredi dhe, po kaq kollaj, mund të vazhdojnë edhe vendet e tjera që po flirtojnë me falimentin... Islanda: Leksioni më i madh financiar që goditi zemrat e islandezëve ishte blerja e sa më tepër aseteve, qoftë edhe me kredi. Kjo, sepse çmimi i aseteve vetëm rritej. Deri në vitin 2007, islandezët zotëronin afërsisht 50 herë më tepër asete të huaja se ç’kishin në vitin 2002. Ata blenë avionë privatë dhe shtëpi të treta në Londër e në Kopenhagen. Paguan shuma të mëdha për shërbime që askush nuk i kishte imagjinuar më parë në Islandë. “Një djalë që festoi ditëlindjen pagoi një milion dollarë. Mori Elton Xhonin për të kënduar dy këngë”.

Mbi autorin Michael Lewis është gazetar dhe shkrimtar mjaft i njohur në ShBA. I diplomuar në Princeton University dhe London School of Economics, fillimisht ka punuar në tregun e bonove. Më pas vendosi t’i përkushtohej gazetarisë ekonomike. Lewis ka punuar për “The Spectator”, “New York Times” “Magazine”, si kolumnist te “Bloomberg”, kontributor te “The New Republic” dhe lektor në University of California, Berkeley. Ai ka punuar gjithashtu për Conde Nast Portofolio. Në shkurt 2009 iu bashkua stafit të Vantity Fair, ku ka dhënë një kontribut të shquar si editor. Lewis është autori i librave best seller “Liar’s Poker”, “Moneyball”, “The Blind Side” dhe “The Big Short”. Ai jeton në Berkeley, Kaliforni, me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij.

E hënë 10 dhjetor 2012 •

Titulli: Kohë të vështira Origjinali: Hard times Autori: Charles Dickens Shqipëroi: Klodian Briçi Roman Ndodhia e trishtë e Luiza Gredgraundit dhe e të atit është një nga rrëfimet më të bukura të treguara ndonjëherë nga Dikensi. Tomas Gredgraundi, si shumë prej bashkëkohësve të tij, ka kryer gabimin trashanik ngaqë Filozofinë e të Dhënave e ka ngritur në shkallën e faktit, teori që duhet të drejtojë jetën patjetër. Pikërisht ky lloj idealizmi e verbon të shohë thelbin e qenies së njerëzve që e rrethojnë, me pasoja të tmerrshme. Vetëm kur e bija, Luiza, e zënë në kurthin e një martese pa dashuri, bie pre e një joshësi bjerraditës, i ati trashëgohet të rishikojë teorinë dhe bindjet që e kanë drejtuar në jetë. “Kohë të vështira” është një prej romaneve që shënojnë pjekurinë artistikë të Çarls Dikensit, një makineri bluese ku përzihen elementet e veprës së tij me një fund që ka karakterin e një përralle. Vendosur në Lankashir, zemra e një sistemi fabrikash deri diku të reja, rrëfenja është portretizim i industrisë së mesit të shekullit të XIX – të të Anglisë. Dikensi komenton regjimin e ashpër dhe rutinën mekanike që zbatohen me forcë mbi punëtorët dhe shtresat e tjera të shoqërisë nga Revolucioni Industrial. Titulli: Ngjitja e Putinit Autori: Peter Truscott Shqipëroi: Artan Meçi Histori Në këtë libër jokonformist, Baroni Truscott, i cili është dhëndër rus dhe një ish-përfaqësues i Britanisë së Madhe në Parlamentin Evropian, na paraqet me sukses origjinën familjare të Vladimir Putin, duke filluar qysh me gjyshin e tij. Ai tregon se si ngjiti shkallët e suksesit profesional gjyshi i tij kuzhinier duke iu shërbyer figurave më të rëndësishme në Kremlin, ku përfshiheshin edhe motra dhe gruaja (Nadjezhda) e bosit komunist V. I. Lenin. Në këtë libër tregohet lufta heroike për mbijetesë e qytetarëve leningradas të rrethuar për 900 ditë nga ushtria naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe aktet heroike të babait të Putinit, i cili edhe u gjymtua fizikisht në këtë luftë. Tregohet vdekja nga vuajtjet e dy vëllezërve të mëdhenj të Putinit, të cilët ai nuk i njohu kurrë, vdekje të cilat zhvilluan te ai ndjenjën e hakmarrjes. Në libër tregohen peripecitë dhe jeta e thjeshtë e prindërve të Vladimirit të vogël, kushtet e vështira të jetesës dhe fillimi i shkollës së liderit të ardhshëm të Federatës Ruse. Tregohen çapkënllëqet e tij të para dhe disa veprime rrugaçërore në adoleshencën e tij të hershme, pasioni për të mësuar gjermanishten dhe pasioni për t’u marrë me artet parciale ku për peshën e tij arriti të rreshtohej si ndër më të suksesshmit në Leningrad dhe në Rusi. Autori tregon njohjen e tij me Ljudmillën, gruan e tij të pashme nga Kaliningradi (ish-Këninsbergu gjerman dhe vendlindja e filozofit të madh gjerman Emanuel Kant), stjuardesën simpatike me të cilën u dashurua. Në libër shohim se si gjatë viteve të punës si spiun i KGB – së në Dresden në vitet 1986 – 1990, gruaja e tij punonte si mbledhëse frutash. Kur po shpërbëhej ish – BRSS pas rënies së Murit të Berlinit, një grup i revoltuar gjermanësh e rrethuan rezidencën e spiunazhit të KGB – së në Dresden dhe aty i vetmi që guxoi e u doli para për t’u marr vesh me ta ishte Putini.

Shërbimi sekret i Nato-s Titulli: Gladio, shërbimi sekret i NATO – s, 1949 - 2001 Origjinali: NATO’s Secret Armies, Operation Gladio and terrorism in Western Europe Autori: Daniele Ganser Shqipëroi: Ilir Krasniqi Gjinia: Konspiracion Si destabilizonte NATO qeveritë e majta perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë? Besojmë se të paktë janë lexuesit shqiptarë që e njohin historinë e “Gladios”, e cila u përhap në formën e një skandali që shqetësoi gjithë Evropën Perëndimore në fillim të viteve ‘90 të shekullit të kaluar kur në Itali, për herë të parë, u bë e njohur ekzistenca e një rrjeti sekret, i cili paraqiste një natyrë të frikshme dhe të mistershme fuqie. Në ato vite, dritaret për në botën perëndimore ishin ende të pahapura për shqiptarët, por dikush e kujton akoma bujën që shkaktoi në vitin 1991 situata e sikletshme e Kryeministrit italian të kohës, Xhulio Andreoti, pavarësisht se për ne emra të tillë si “Propaganda Due” (P2) apo Licio Gelli, si dhe fjalë të tilla si “Lozha Masonike” ishte e vështirë të kuptoheshin thelbësisht. Ky skandal u përhap shumë shpejt dhe u pa se përfshiu çuditërisht edhe shtete si Franca, Spanja, Portugalia, Gjermania, Belgjika, Luksemburgu, Danimarka, Suedia, Greqia, madje edhe Turqia etj. “Gladiatorët” u përdorën nga CIA, MI 6, MOSAD etj. deri në vende si Irani apo Nikaragua dhe e veçanta është se, në nevojën për të rekrutuar brenda këtyre ushtrive sekrete njerëz që nuk rrezikonin të kishin prirje të majta, ato u kthyen në organizata të mirëfillta ekstremiste të djathta, në të cilën gjetën strehë jo vetëm elementë të rrezikshëm terroristë, por edhe ish – fashistë dhe ish – nazistë.


• E hënë 10 dhjetor 2012

Titulli: “Major Ahmet Lepenica… “ Nga Gani Ratkocieri

N

ë 100-vjetorin e Pavarësisë Kombëtare, që filloi ditën fatlume të 28 nëntorit 1912, duhet vlerësuar e kujtuar edhe Kongresi i Lushnjes dhe Lufta e Vlorës e vitit 1920, sepse këto ngjarje vulosën me gjak dhe rishpallën Pavarësinë Kombëtare të harruar e të përmbysur nga Lufta e Parë Botërore. Është përfundimi i arritur në mirëkuptim të plotë prej të gjithë historianëve dhe studjuesve, sepse: Fuqitë e mëdha më 17 dhjetor 1912 nuk e pranuam pavarësinë e Shqipërisë, por vendosën që Shqipëria të ishte autonome nën sovranitetin e Sulltanit, ndërsa më 29 korrik 1913 Shqipërinë e shpallën principatë autonome sovrane dhe të trashëgueshme. Lufta e Parë Botërore: 4 gusht 1914 - 11 nëntor 1918, e përmbysi Pavarësinë e Shqipërisë dhe Fuqitë e Mëdha, më 26 prill 1915, e ndanë Shqipërinë në copa, copa ndërmjet Greqisë, Serbisë dhe Italisë. Në këto kushte patriotët shqiptarë të zhgënjyer nga Fuqitë e Mëdha, i dualën zot vetes me Kongresin e Lushnjës dhe Luftën Heroike të Vlorës, në vitin 1920. Enver Lepenica me veprën “Major Ahmet Lepenica, Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare në Luftën e Vlorës, 1920”, vjen të dritësojë një prej heronjve të Epopesë së Vlorës më 1920, major Ahmet Lepenicën. Ngjarjet historike janë mbështetur në dokumente e fakte të

Ahmet Lepenica dhe shpallja e Pavarësisë

Mesazhet dhe idetë që na sjell

Enver Memishaj

kohës, në kujtime të botuara dhe në folklor. Në këtë mënyrë është trajtuar e përshkruar edhe Lufta heroike e Vlorës

e vitit 1920. Përmbajtja e veprës është trajtuar sipas rendit kronologjik, pjesmarrja e heroit në lëvizjen Xhontruke,

lufta e tij në krah të heroit kombëtar të Turqisë Mustafa Qemal Ataturkut, por sapo u shpall Pavarësia Kombëtare këta oficerë atdhetarë erdhën dhe dhanë kontributin e tyre për themelimin e shtetit shqiptar, policisë, xhandarmërisë dhe ushtrisë. Autori ka përshkruar bukur takimin e Ahmet Lepenicës me Isa Boletinin në Vlorë: Një vend të veçantë i ka kushtuar autori kushteve dhe rrethanave historike në të cilat u shpall Pavarësia Kombëtare, mbrojtja e shtetit shqiptar, nga ujqit e jashtëm dhe çakejtë e brendshëm të tipit të Esat Pashë Toptanit, apo Haxhi Qamilit. Në fund të veprës së tij autori ka dhënë bibliografinë: Arkivi Qëndror i Shtetit, Biblioteka Kombëtare, Dokumenta, literatura historiografike me 105 libra duke shënuar edhe faqet ku flitet për major Ahmet Lepenicën, Kujtimet e botuara nga institucione shkencore, folklorin, shtypin 51 gazeta shqiptare dhe të huaja, 15 revista të ndryshme, artikuj që autori ka botuar për major Ahmet Lepenicën që nga viti 1978, dhe në fund ky kapitull mbyllet me indeksin e emrave, gjithë ky aparat e ngre veprën që anaizojmë në një vepër të mirëfilltë shkencore.

Thjeshtësia e një jete të lumtur Titulli: Rregulla për një jetë perfekte Origjinali: Rules for a perfect life Autori: Niamh Greene Shqipëroi: Hasan Bregu Roman

Titulli: Ditari rozë, vëllimi i parë Origjinali: Pink Diary Gjinia: Letërsi për fëmijë Autori: Jenny Shqipëroi: Ilir Haxhi Kioko Tominari, 16 vjeçe, e tronditur, zbulon se djali, të cilit katër vjet më parë kishte tentuar dëshpërimisht t’i shprehte ndjenjat e saj, këtë vit do të jetë në të njëjtën shkollë me të. Asaj nuk i vjen aspak mirë që Tomi sillet sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Dhe, përveç kësaj, ai i prezanton edhe të dashurën e tij, e cila ka vetëm një dëshirë: të bëhët mikesha më e mirë e Kiokos. Shpirtvrarë, Kiokoja përgatitet për një kthim në shkollë, duke u përpjekur të hedhë gjithçka mbrapa krahëve.

Të bësh një jetë të lumtur nuk është e ndërlikuar. Mjaft të ndjekësh disa rregulla shumë të përpikta. Mos iu ndaj kurrë për një tekë të mendjes një burri që të gjithë mendojnë se është i përkyer për ty. Shmange transferimin në një gërmadhë fshati për të “gjetur vetveten”, me rrezikun që të bëhesh gazi i fshatit dhe të mbulohesh me të qeshura. Dhe, mbi të gjitha, mos i thuaj “të dua” një burri që ka dy vajza që të urrejnë, një grua të vdekur që i mungon e që kujtimi i saj do të jetë gjithmonë me i mirë se ti... Meixhi do të dëshironte shumë një jetë në të cilën gjithçka të funksiononte, por nëse vazhdon t’i thyejë rregullat, është e detyruar të kalojë nga njëra e papritur tek tjetra... Në fakt, pasi ka humbur punën në Dublin, është e detyruar të heqë dorë prej këpucëve të saj të markës Jimmy Choo, për të veshur ca çizme pune të llahtarshme, të gjejë strehë në fshatin e përgjumur Glaken dhe të bëjë atë që nuk e kishte imagjinuar kurrë, as edhe në makthet e saj më të këqija: të pastrojë stallat e të kujdeset për kafshët. Por Meixhi është kryeneçe, nuk dorëzohet dhe

përkundrazi është e gatshme për gjithçka, veç të arrijë gëzimin dhe qetësinë që meriton. Dhe, ndoshta, përtej çdo rregulli, një jetë të përkryer dhe një dashuri fantastike janë aty që e presin... Komente mbi librin “Një tjetër histori e këndshme e autores së famshme të bestsellerit “Burrat, e rëndësishme është t’i bësh të vuajnë”. “Irish Times” “Mos e humbisni rastin për të lexuar këtë roman të gjallë dhe emocionues. Një antidot i shkëlqyer kundër trishtimit dhe humorit të keq... Pasionant, melankolik dhe zbavitës, me ndjenjë humori aq të hollë sa do të qeshni vetmevete”. “Irish Independent” “Niamh Greene i vizaton personazhet e saj me ironi elegante”. “Sunday Independence” Mbi autoren Niamh Greene ka lindur në Irlandë. Është diplomuar në University College Dublin dhe bashkëpunon me disa shtëpi botuese në Dublin, Londër, San Francisko etj. Është autore e bestsellerëve të shumtë. Ndër romanet më të suksesshëm të saj janë: “Ditari sekret i një shtëpiakeje të dëshpëruar”, i cili e rendit atë ndër autoret më të shitura në Amerikë dhe “Burrat, e rëndësishme është t’i bësh të vuajnë”. Romani i saj i fundit, “Një mesazh për zemrën tuaj” është botuar para pak muajsh nga Penguin Books dhe vazhdon të ndjekë suksesin e botimeve të mëparshme. Greene jeton në County Kilkenny, Irlandë, me familjen.

Librari

»

21

Titulli: Gjyshja Gango Origjinali: Gangsta Granny Autori: David Walliams Shqipëroi: Artan Miraka Gjinia: Roman Njihu me gjyshen e Benit. Ajo i ngjan shumë gjyshes së librit tënd: Ajo ka flokë të bardhë, ka dhëmbë të rremë, mban shami letre të përdorura te mënga dhe... është hajdute ndërkombëtare bizhuterish! Benit i ngjethet mishi të rrijë te shtëpia e llahtarisur e gjyshes çdo të premte mbrëma. Por pastaj zbulon sekretin e saj... Bashkohu edhe ti në aventurën e Benit, ndërsa ai me gjyshen planifikojnë grabitjen më të madhe në historinë e botës. E sigurtë që do të qeshësh, mbase edhe qan. Dhe kurrë nuk ke për të pasur të njëjtin mendim. Komente mbi librin “Në këtë libër perlë, Walliams ka ndërthur komedinë e vërtetë me një mesazh emocional”. “Daily Mail” “Të gjithë ata që mendojnë se gjyshet nuk dinë gjë tjetër, veç të vishen me të zeza dhe të luajnë letra, do të gajasen së qeshuri”. “Telegraph” “Jashtëzakonisht dëfryese... histori komike, prekëse dhe ndonjëherë e trishtueshme”. “Daily Express” Mbi autorin David Wallimas është autori i tri novelave shumë të famshme për fëmijë: “Djali me fustan”, “Zotni Qelbashi” dhe “Djali miliarder”. Ai ka fituar një sërë çmimesh për veprat e tij. Gjyshja Gango është libri i katërt i Davidit – shumë dëfryes! David, së bashku me Matt Lucas, është gjithashtu krijuesi i komedive të njohura mjaft të famshme Britania e Vogël dhe Eja fluturo me mua. Porse, ndërkaq, ai është pothuajse po kaq i njohur edhe në fushën e bamirësisë, ku përfshihet kalimi me not i Tamizit në vitin 2011. Titulli: Vajza e postës Origjinali: Rausch der Verwandlung: Roman aus dem Nachlaß Autori: Stefan Cvajg Shqipëroi: Nikolla Sudar Gjinia: Roman Vajza e postës quhet Kristina dhe kujdeset për të ëmën dhe për punët e një zyre postare austriake në vitet pas Luftës së Madhe. Një pasdite, teksa kotej mes shkresurinave, i vjen një telegram në emrin e saj. Është nga tezja e pasur që jeton në Amerikë dhe i kërkon Kristinës të shkojë ta takojë në një resort alpin në Zvicër. Pas një udhe të gjatë me tren, Kristina e sheh veten në majat e maleve duke shijuar një jetë që nuk e kishte parë as në ëndërr. Por tezja e braktis Kristinën po aq shpejt sa e kishte ftuar dhe shumë shpejt vajza kthehet në zyrën postare provinciale e zhgënjyer dhe e trishtuar. Aty njihet me Ferdinandin, një veteran lufte i plagosur, por gojëtar, i cili është shprehje e pakënaqësisë së gjithë brezit të tij. Jetët e Kristinës dhe Ferdinandit ndërthuren dhe ngatërrohen keq derisa ai sajon një plan që ose do t’u dalë për mbarë e do t’i shpëtojë, ose do t’i zhytë përjetë. Komente mbi librin “A është e mundur të shkruhet një histori vërtet kaq reale? Nëse po, kjo është e tillë. Personazhet janë realizuar aq mirë dhe ka pasazhe të përshkruara mjaft bukur”. “The Spectator” “Një vrapim marramendës mjerimi, gëzimi e varfërie... naiviteti ekstazik i vajzës dhe proza e shkëlqyer e Cvajgut i bëjnë historitë e vjetra të ëmbla e të freskëta dhe kur e tërë drama rrënohet, edhe jashtëzakonisht të trishtueshme”. “The Sunday Times” “Vajza e postës është një roman i këndshëm dhe një libër i shkëlqyer për ta nisur nëse je i ri me këtë romancier austriak. Është një histori e fuqishme sociale që përshkruan ndikimin social të Luftës së Parë Botërore dhe varfërinë e skajshme ku u detyruan të jetojnë shumë njerëz. Tregon sfidat e qytetërimit evropian në fillim të viteve 1930 dhe dështimin e humanizmit, ku Cvajgu besoi deri në fund të jetës së tij. Përshkruan ankthin, dyshimet, depresionin dhe shpërbërjen shpirtërore. Cvajgu ia del mbanë të përshkruajë edhe konceptet më komplekse të psikanalizës duke i sjellë ato në mënyrë të gjallë”. “The Telegraph” Titulli: Djalli në qytetin e bardhë Origjinali: The Devil in the White City Autori: Erik Larson Shqipëroi: Përparim Mulosmani Roman Në Chicago, në fund të shekullit të XIX – të në mes të tymit të industrisë dhe zhurmës së trenave jetonin dy njerëz, që të dy të pashëm, që të dy me sy të kaltër dhe që të dy eskpertë në profesionet e zgjedhura. Secili përvetësonte një element të një dinamike të lartë që karakterizonte “nxitimin” e Amerikës drejt shekullit të XX – të. Njëri ishte arkitekt, ndërtues i shumë prej strukturave më të rëndësishme të Amerikës, ndërmjet tyre Flatiron Building në New York City, ndërsa tjetri ishte një vrasës, një nga më famëkeqët në histori dhe përfaqësues prototip amerikan, një vrasës serial urban. Megjithëse ata nuk u takuan kurrë, të paktën jo formalisht, fatet e tyre ishin të lidhura me një ngjarje të vetme, magjike, një ngjarje që përgjithësisht është venitur nga memoria moderne, por që në kohën e vet ishte konsideruar të përmbante një fuqi pothuajse të njëjtë me atë të Luftës Civile.


22

« speciale

E hënë 10 dhjetor 2012 •

Debat shkencor për Artikullin “Historia e Uzinës 12”

NIKELI SHQIPTAR

Kosovari Namik Luca na shpëtoi nga tymi i kuq

Nga Gëzim Shkupi uke lexuar artikullin “Historia e Uzinës 12” të botuar në gazetën “Metropol” të datës 12 nëntor, si fizikant-inxhiner që ka punuar 10 vjet në Kombinatin Metalurgjik, nga të cilat 6 vjet në Uzinën 12, dhe si autor i studimit “Vënia në punë e Uzinës 12 sipas parametrave teknologjikë (sipas projektit kinez)” dhe më vonë autor i procesit Finjizimi me Squfur i mineraleve tona të nikelit më tingëllon keq shpjegimi diletant i “historisë së Uzinës 12”, duke pasur parasysh që sot Shqipëria figuron si vendi i parë në Evropë për rezerva të nikel-kobaltit dhe hyn te pesë vendet e para në botë. Pra, nikeli shqiptar po kap rekordin e dikurshëm të kromit. Uzina 12, sipas linjës teknologjike, duhet të ishte uzina e parë që duhet të fillonte punë, sepse do të përgatiste mineralin e hekurit për shkrirjen në furrënaltë, por kjo lidhet me konceptimin e teknologjisë së kësaj uzine. Në të njejtën kohë që po ngrihej Uzina 12 nga kinezët, në Mindanao të Filipineve (ishulli jugor i Filipineve) kanadezët (Sherritt Gordon) dhe amerikanët (Bechtel Corporation) ngritën uzinën e nikelit (1972 – 1974). Punëtorët që ngritën uzinën e Filipineve, ishin shumica inxhinerë kinezë të maskuar si emigrantë nga Singapori, pra kopjuan çdo lloj detaji teknik dhe fillimisht ndërtuan

D

impiantin pilot në Shangai dhe pastaj Uzinën 12 në Elbasan. Pra, kemi teknologjinë më moderne të kohës, dhe kinezët këtë praktikë po planifikonin ta zbatonin për vendburimet e mineraleve të nikelit të Kinës Qëndrore. Unë zotëroj të dy materialet: materiali shqip i Uzinës 12, që ma dhuroi miku im Ing.Ferit Ekmeçi ose Specialisti i Kobaltit, dhe materialin në anglisht Konferencat e firmës kanadeze Sherritt Gordon në Kinë. Në të dy materialet gjenden paragrafe komplet të ngjashme, por ajo që vlen të theksohet: Radha e vënies në punë e reparteve të linjës teknologjike të Uzinës 12, pra si kinezi në shqip edhe kanadezi në anglisht duken i njëjti konceptues. Por prishja me Kinën revizioniste në vitin 1978 ndërpreu përfundimin e repartit final të Uzinës12: Reparti i Nikelit dhe i Kobaltit metalik, kështu që kur filloi punë Uzina 12 arrinte të prodhonte vetëm gjysëm-produkte Karbonatin e Nikelit dhe koncentratin e hekurit që do të vazhdonte rrugën nga Aglomerimi në Furrënaltë për shkrirje. Më vonë kur u mendua të plotësohej Uzina 12, hyri në jetë idea e Repartit të Elektrolizës që u ndërtua me gjermanët, sepse thonin që kemi eksperiencë nga uzina

e bakrit të Rubikut, dhe u la pa plotësuar Reparti i Reduktimit me Hidrogjen që kishin filluar kinezët për marrjen e nikelit dhe kobaltit metalik. Kështu që rezulton që u braktis teknologjia moderne e Reduktimit me Hidrogjen dhe u ngrit teknologji klasike me elektrolizë. Problemi kryesor që duhet theksuar këtu është se teknologjia e Uzinës 12, hidrometalurgjia bazike, hyn

pasojat do të ishin katastrofike, siç ndodhi realisht: ndotje ambienti, helmime, eksplozione, prodhim të pasaktë. Tymi i kuq që nxirrte oxhaku i Repartit të Pjekjes i Uzinës 12 ishte një nga pasojat e mosrespektimit të teknologjisë, ndërsa nga partia merrej si shenjë se Uzina 12 punon. Pra, tymi i kuq ishte pluhuri i imët i mineralit të nikelit që ishte pjesa më e pasur e tij sidomos me kobalt, dhe

tek teknologjitë e sakta, pra të disiplinuara, ku nuk mund të bësh asnjë ndryshim të pavarur parametrash teknologjikë. Për shembull, në qoftë se do të ulje kapacitetin e furnizimit duhet të ndryshoje të gjithë uzinën (pra duhet të bëje uzinë të re) ndryshe

në vend që të merrej prodhim nikeli e kobalti hidhej për të ndotur fushën e Elbasanit. Atëhere unë, që në atë kohë punoja si dispeçer qëndror i Kombinatit, e konstatova shkeljen e teknologjisë bëra studimin si nga materiale në shqip edhe në anglisht dhe ia

propozova ministrit të Industrisë, Prokop Murra, ngritjen e një grupi pune për stabilizimin e gjendjes. Ministri më priti në zyrë dhe më kujtohet si tani kur më tha: Çfarë garancie na jep se del me sukses? Ndërsa unë iu përgjigja: rroga ime është 7200 lekë kështu që ve kokën time si garanci. Ai qeshi dhe e ngriti grupin e punës siç e propozova unë: kryetar grupi Ing.Bahri Hazizi drejtor i Kimisë në ministri, ish drejtor i Azotikut. Zoti Bahri me kthelltësinë e tij zgjodhi katër specialistët më të mirë të Shqipërisë: Ing. Mirush Puto, konceptuesi i Azotikut, Ing. Dhimitër Mihali, asi i inxhinerisë mekanike shqiptare, Ing. Namik Luca kimist i Superfosfatit specialist kosovar nga Trepçe-Mitrovica për furrat me shtresë vluese dhe ishte pikërisht Namik Luca që zhduku tymin e kuq, dhe i katërti z. Osman Deda specialist i Sigurimit Teknik i Superfosfatit. Dhe prova doli me sukses brenda një jave, sepse sekreti qëndronte tek respektimi i parametrave teknologjikë. Për të qenë korrekt me historinë duhet thënë se personeli inxhinerik i Uzinës 12 ishte mjaft i kualifikuar dhe mjaft vetmohues për punën (siç tregojnë dhe aksidentet me vdekje në punë), por nuk kishin eksperiencën industriale, sepse në ndryshim nga uzinat e tjera si Koksi, Furrënalta, Çeliku, Energjitika, Petëzimi ku prodhimin e filluan specialistët kinezë, në Uzinën 12 prodhimin e filluan specialistët shqiptarë pa eksperiencë industriale pa praninë e kinezëve. Këtu qëndron dhe suksesi i intuitës time që i propozova zotit Prokop Murra një grup pune të kualifikuar. Dhe sot që ish ixhinerët e Uzinës 12 janë biznesmenë të suksesshëm tregon fare qartë profesionalizmin e tyre, por për momentin duhej eksperienca sidomos me një teknologji të saktë siç është hidrometalurgjia bazike në rastin e Uzinës 12. Prandaj inxhineri kosovar Namik Luca del një figurë e pashembullt, që me qetësinë dashamirësinë dhe profesionalizmin e tij i bëri për vete punonjësit e Repartit të Pjekjes dhe arriti shumë shpejt ta zhdukë humbjen dhe ndohtjen nga “tymi i kuq”, sa të gjithë më vonë pyesnin “a punon apo s’punon më Uzina 12?” Por Uzina 12 punonte,

por pa zhurmë dhe pa ndotje. Për sa i përket vdekjeve të inxhinerëve dhe teknikëve vërtet është e dhimbshme, por për hir të së vërtetës duhet thënë se kjo vinte nga shkelja e rregullave të sigurimit teknik dhe normave të vënies në punë të reparteve kimike me lëndë të rrezikshme dhe s’ka asnjë lidhje se ishte apo s’ishte teknologji e përparuar. Kur ndodhi Fatkeqësia e Repartit të Gazit të Uzinës 12 unë isha në turn në Dispeçerinë Qëndrore të Kombinatit dhe më ra mua të organizoj ndërhyrjen e ndihmës së shpejtë në vendin e fatkeqsisë. Numri i inxhinerëve në atë rast ishte pesë, dhe na erdhi keq të gjithëve, por në mënyrë të veçantë na erdhi keq për një inxhinere të re nga Durrësi, e cila sapo ishte fejuar dhe do të kthehej në Durrës. Eksplozioni që ndodhi në lëshimin e gazit në tubacione për fillimin e punës të repartit të prodhimit të gazit reduktues CO+H2 vinte nga dy shkelje rregullash. E para tubacioni nuk ishte pastruar sipas rregullit larje dhe ajër dhe pastaj shtim i ngadalshëm i presionit të gazit dhe e dyta grumbulli i njerëzve, ku shumica u bë viktimë. Fatalitet, por që u pasua mbas dy muajsh me vdekjen e një punëtori të repartit, i cili për të pirë cigare zgjodhi një cisternë gazi në remont, por që kishte mbetje CO monooksid karboni, i cili të përgjum pastaj të mbyt. Pastrimi i tubacioneve, që përmenda më sipër, ka rëndësi sepse kur vjen gazi me presion dhe përzihet me ajrin e vjetër në tubacion dhe kur një kokrrizë rëre papastërtie nxjerr shkëndija kur përplaset në tubacionin e çeliktë rezultati është eksplozioni. Meqë unë punova tre vjet me drejtuesit teknikë kinezë arrita të marrë edhe disa kuriozitete. Si ide e parë e dhënë nga kinezët ishte që Kombinati Metalurgjik të fillonte në fushën e Domosdovës në Përrenjas, ku do të ngrihej Uzina 12, dhe të vazhdonte në Qukës, Librazhd, Mirakë dhe të përfundonte në Elbasan tek uzina e vjetër e Petëzimit. Por meqë Partia kishte parimin Grusht Bashkuar u ngrit në fushë Mbret Kombinati Metalurgjik, që nga Çlirimi i dytë i Shqipërisë rezultoi Ngatërresa e Shtatë e Shqipërisë. Megjithatë, sot ne duhet të kemi respekt dhe vëmendje për nikelin shqiptar, që si pasuri kombëtare po bëhet edhe me interes botëror.


sport • E hënë 10 dhjetor 2012

N

deshja e mbrëmjes së djeshme, mes Interit dhe Napolit padyshim ishte supersfida e javës, pasi përballë viheshin dy skuadra pretendente për titullin kampion këtë sezon. Me një fitore të Juventusit në drekë ndaj Palermos, të dyja skuadrat kishin një presion jo të vogël për ndeshjen e djeshme, ku i nevojitej me çdo kusht një rezultat pozitiv. Interi nga ana e saj kishte një presion edhe më të madh, pasi e kishte humbur vendin e parë dhe tashmë para takimit ndodhej në vend të tretë. Napoli nga ana tjetër, vinte nga një moment i mirë ku ka fituar dy ndeshjet e fundit në Serinë A, ndërkohë që kishte 7 ndeshje pa humbur në Serinë A. Të dyja ekipet në mesjavë qenë kualifikuar nga faza e grupeve në Europa Lig. Interi e nis në mënyrën më të mirë ndeshjen duke qenë agresive që në momentet e para dhe duke bërë që kundërshtari të vihej nën presion. Për Interin goli i parë vjen shumë shpejt. Që në minutën e parë skuadra vendase kalon në avantazh me anë të Guarin i cili tregohet i saktë para portës kundërshtare. Jo vetëm kaq, por e gjithë pjesa e parë do të fliste tërësisht për Interin. Kështu në minutën e 39-të Diego Milito pasi merr një pasim nga mesfusha, mbron mirë topin Brenda zonës kundërshtare dhe me një top tokazi mposht portierin napoletan, duke dyfishuar rezultatin dhe duke i dhënë një siguri Interit. Pjesa e dytë nuk do të ishte aspak e lehtë për Interin. Skuadra e Mazarrit u fut në fushë e tjetërsuar nga pjesa e parë dhe me një motivim të madh për të barazuar takimin. Shumë shpejt, Napoli do të shënonte me anë të Edison Kavanit, i cili do të rihapte shpresat për një rezultat pozitiv për Napolin. Megjithatë, Interi pas pësimit të golit ar-

Interi i merr Napolit

vendin e dytë Zikaltërit arritën dje një fitore të rëndësishme ndaj Napolit, duke u ngjitur në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm

Për Interin goli i parë vjen shumë shpejt. Që në minutën e parë skuadra vendase kalon në avantazh me anë të Guarin i cili tregohet i saktë para portës kundërshtare. Jo vetëm kaq, por e gjithë pjesa e parë do të fliste tërësisht për Interin. Kështu në minutën e 39-të Diego Milito pasi merr një pasim nga mesfusha, mbron mirë topin Brenda zonës kundërshtare dhe me një top tokazi mposht portierin napoletan, duke dyfishuar rezultatin dhe duke i dhënë një siguri Interit.

rin të kontrollojë mirë situatën dhe si rrjedhojë, të mos lërë shumë hapësira për kundërshtarin. Si pasojë, ndeshja bëhet e ashpër ku nuk mungojnë dhe kartonët e shumtë të verdhë. Megjithatë, Interi arrin të mbrojë avantazhin e krijuar në pjesën e parë, e në këtë mënyrë merr një fitore shumë të rëndësishme duke u ringjitur sërish në vend të dytë. Interi konfirmohet edhe njëherë si pretendent për titullin kampion këtë sezon. Ndërkohë Napoli edhe pse bën një hap të gabuar, sërish nuk është larg.

Juventusi dhe Milani nuk gabojnë Ndeshjet e javës në Serinë A ishin mjaft interesante, teksa sigurisht që kulmoi me takimin e darkës mes Interit dhe Napolit. Megjithatë, Juventusi kryesues kishte një sfidë shumë të vështirë nga ana e saj ndaj Palermos në fushën e kësaj të fundit. Një takim të vështirë kishte edhe Milani ndaj Torinos, po në fushë të kësaj të fundit. Gjithsesi, të dyja skuadrat kanë marrë maksimumin nga ndeshjet e tyre. Palermo – Juventus 0 - 1 Juventusi, si skuadër kryesuese, ka vuajtur jo pak për të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Palermos të Fabricio Mikolit. Kështu, ndeshja ka qenë në të shumtën e saj e ekuilibruar dhe në fakt, për shumë momente ka qenë Palermo ajo e cila ka rrezikuar më tepër portën kundërshtare. Megjithatë, në zotërim topi, Juventusi ka qenë superior sikurse edhe në të shumtën e takimeve të luajtura prej

saj. Momenti deçiziv i ndeshjes do të ishte në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 50-të ku Lishteiner, nga mbrojtës i kthyer në sulmues, shënon një gol që do të rezultonte jetik për skuadrën e Juventusit. Pas këtij goli të pësuar, skuadra e Palermos hidhet e tëra në sulm, megjithatë, nuk do të arrinte për asnjë moment të barazonte. Madje, nga minuta e 75-të Palermo do të luante me një lojtar më pak pas daljes së Morganellas me karton të kuq. Kështu, Juventusi merr një fitore shumë të rëndësishme që nuk cënon pozitat e saj si kryesuese e kampionatit. Torino – Milan 2 - 4 Torino priste në fushë të saj Milanin e Berluskonit që nga ana e saj ka bërë një ecuri shumë të mirë në javët e fundit në Serinë A. E njëjta ecuri pozitive do të vazhdonte edhe për këtë javë për skuadrën e Alegrit që mesa duket ka gjetur formulën

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

e duhur. Kjo ndeshje e cila do të prodhonte shumë gola, ka nisur fillimisht me avantazhin e skuadrës së Torinos, por më pas Milani do të kthente çdo gjë në favor të saj. Kështu, në fillim është Robinjo që barazon me një super gol ndërsa në pjesën e dytë Noçerino, Pacini dhe në fund “faraoni” El Sharaui do t’i jepnin Milanit fitoren e padiskutueshme ku rezultati final do të ishte 4:2. Të tjerat Në takimet e tjera, Kievo do të fitonte dhe do të merrte një tre pikësh shumë të rëndësishëm në fushën e Kaljarit. Peskara nga ana e saj, ka marrë një fitore po aq të vlefshme në fushë të vet ndaj Xhenoas, një kundërshtar i drejtpërdrejtë për rënien nga Seria A. Siena ka zhgënjyer sërish duke humbur me rezultatin 1:3 në fushën e saj ndaj Katanias, duke i dhënë mundësi kësaj të fundit të ngjitet disi në renditje.

politika: albana lika, Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

»

23

Van Persi i dhuron “Djajve të Kuq” shkëputjen Mançester Junajtid mposhti rivalët e Man.Sitit në derbin e zhvilluar mes dy skuadrave në “Etihad” në rezultatin 2 – 3 . Robin Van Persi shënoi një gol në kohën shtesë, duke i dhuruar miqve fitoren e shumëkërkuar ndaj rivalëve të tyre. Ky triumf i dërgon tashmë “Djajtë e Kuq” të shkëputur me plot 6-pikë në vendin e parë, ndërkohë që Man.Siti mbetet në vendin e dytë në kuotën e 33-pikëve. Kjo ishte pikërisht humbja e parë që i shkaktohej kampionëve të Anglisë ketë sezon në Premier Ligë, dhe padyshim që për skuadrën e drejtuar nga Roberto Mançini do të ketë një shije dyfish të hidhur, pasi erdhi pikërisht nga rivalët e tyre më të urryer. Në pjesën e parë dy golat të shënuar nga qendërsulmuesi Uejn Runi, dukej sikur kishin mbyllur gjithçka. Megjithatë një gol i shënuar në minutën e 60-të nga Jaja Ture i dha shpresën vendasve të Man.Sitit se mund të përmbysnin rezultatin ndaj rivalëve të tyre. Më pas në minutën e 86-të të pjesës së dytë mendoi që të barazonte shifrat e takimit mbrojtësi i krahut të djathtë Pablo Zabaleta. Në kohën shtesë ishte sulmuesi i “Djajve të Kuq”, Robin Van Persi ai që kreu diferencën me një gol të shkëlqyer të shënuar me anë të një goditjeje dënimi. Fitorja e Man.Junajtid në një derbi vjen pas tre takimesh pa sukses ndaj rivalëve të tyre. Gjeste të turpshme në “Etihad”, Ferdinand goditet me sende të forta Pasi “Djajtë e Kuq” po festonin shënimin e golit të fitores ndaj Man.Sitit, Rio Ferdinand u godit me një objekt të fortë të lëshuar nga tifozët e Man.Sitit. 34-vjeçari u pa duke u larguar nga fusha e lojës me gjak në vetullën e tij të majtë. Një tifoz i Man.Sitit u fut gjithashtu në fushën e lojës që të konfrontohej fizikisht me Ferdinandin, ndërkohë që u detyrua të ndërhyjë dhe portieri Xho Hart për të mos lejuar që ngjarja të rrëshkiste nga duart. Gjithashtu brenda në fushë u hodh dhe një tymues. Policia e Mançesterit gjithashtu konfirmoi se pas ndeshjes u arrestua një burrë brenda në stadium për shkak të thirrjeve raciste. Gjithashtu dhe Uejn Runi u godit me monedha gjatë ekzekutimit të një goditjeje këndi në pjesën e fundit të lojës, dhe teksa gjakrat vazhdonin të ndizeshin, ish-sulmuesi i Man.Junajtid Karlos Tevez goditi me shqelm qendërmbrojtësin e “Djajve të Kuq” Fil Xhons. Teksa ndeshja përfundoi, stjuardët në stadium u mundua të mos lejonin tifozët e Man.Junajtid të festonin përpara tifozëve të tyre. Mbi aksidentin me Rio Ferdinandin Sër Aleks Ferguson u shpreh: “Është e pafalshme që teksa shkonim drejt fundit të ndeshjes, tifozët e Man. Sitit godisnin me monedha futbollistët tanë. Nuk besoj se futbolli ka nevojë për gjëra të tilla. Një gjë e tillë ndodhi dhe në fushën e Çelsit, pavarësisht se atje u maskua për shkak të episodeve të tjerë. Sot pashë dy skuadra fantastike dhe një ndeshje fantastike, megjithatë nuk ishte e nevojshme që të shihnim të tilla skena.”

Bajerni i Mynihut në bisedime me Guardiolën Bavarezët janë shndërruar në një rrezik të lartë për Man.Siti dhe Çelsin që prej shumë kohësh interesohen për Pep Guardiolën, pasi gjermanët shohin tek ish-trajneri i Barcelonës, zëvendësuesin ideal për të moshuarin Jup Hajnkes. Në fund të sezonit aktual duket se gjermanët do të jenë të gatshëm që të kryejnë ofertën e tyre në drejtim të spanjollit. Me eliminimin nga Liga e Kampionëve, por dhe me atmosferën e keqe që aktualisht mbizotëron në dhomat e zhveshjes tek kampionët e Anglisë, drejtuesit e Man.Sitit kanë vendosur që të kryejnë ofertën e tyre për të siguruar shërbimet e Pep Guardiolës. Gjithashtu dhe “Blutë e Londrës” kërkojnë me vendosmëri që ta sjellin 42-vjeçarin në Londër, pavarësisht se aktualisht ata po kalojnë një formë të pranueshme nën drejtimin e Rafa Benitezit. Megjithatë kampionët e Evropës janë në kërkim dhe të emrave të tjerë, pasi besojnë se Guardiola nuk mund të përshtatet me një pronar si Abramoviç, i cili kërkon rezultate të menjëhershme nga skuadrat e tij. Megjithatë mbetet ende për tu parë nëse Man. Siti ka shanse më të mira se Bajerni për të nënshkruar me spanjollin. Bisedimet kanë filluar mes drejtuesve të Bajernit dhe vëllait të Guardiolës Pere, dhe ish-trajneri i Barcelonës do të presë vendimin që do të marrin bavarezët në lidhje me të ardhmen e Jup Hajknesit pas vitit të ri. Zyrtarisht Bajerni i Mynihut kërkon që trajneri veteran të vazhdojë të drejtojë dhe për një sezon tjetër, megjithatë pritet që në shkurt drejtuesit dhe ai të ulen në një tavolinë për biseduar në lidhje me të ardhmen. Megjithatë në “Allianz Arena” përflitet se takimi mund të mbahet që muajin e ardhshëm, dhe që Hajnkes kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, të deklarojë që është i gatshëm të heqë dorë nga Bajerni që në maj kur të mbushë 68-vjeç. Përflitet se nëse Bajerni arrin të fitojë Bundesligë, Hajnkes mund të konsiderojë ketë si mënyrën e duhur për tu larguar i nderuar nga klubi. Gjithashtu Guardiola duket se është favoriti kryesor për tu ulur në të ardhmen në stolin e Bajernit, kështu që spanjolli do të jetë i hapur të kërkojë buxhetin dhe kontratën më të mirë për të.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E hënë 10 dhjetor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.