Pensionistet, ruci kerkon fierin, KLD shton gjyqtaret

Page 1

»19

Krenar Ahmeti në krah të Hygerta Sakos

43 bukuroshet e botës konkurrojnë sot për më të mirën E shtunë

10 nëntor 2012 Viti VIII, Nr. 2819 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Gramoz Ruçi

KLD shton numrin e Nuk tërhiqemi nga Fieri. gjyqtarëve në Tiranë Kostoja e mosmarrjes së Ndryshime në sistemin e drejtësisë dhe në ngarkesën që do të kenë togat e zeza për shqyrtim. Ndahen vlerësime pozitive për GJykatën e Lartë »4

statusit i mbetet PD-së »5

Pensionistët Procedurat e reja të marrjes së pagesave sipas afateve • ISSH: Në sportele jo më shumë se tri minuta kohë • Eliminohen librezat e pensionit të dhënat online • Si do të funksionojë procesi i ri në zyrat e Postës »7

Vdes në spitalin italian shqiptari, nuk e mjekuan

»5

»3

Topalli i mbledh në një takim

Nderohen ballistët, komunistët dhe të dënuarit politikë

U paraqit me urgjencë, por mjekët e neglizhuan

PD: Pse të shkojë Meta te Rama?

Berisha: Do të fitojmë si Obama, shqiptarët s’duan llafe, po vepra Rama paraqet strategjinë për arsimin. Marrëdhëniet me prindërit pikë kyçe për sistemin mësimor në vend »2-3

Opinion Nga Kristo MËRTIRI

Leksioni në 100-vjetorin e Pavarësisë »11 Nga Luan KURTI

Rama drejt fshatit meditimi i një “G-99”

»10

studim Nga Besnik Velaj

Cilët janë pronarët legjitimë të »16-17 Karaburunit? Analiza e dokumentece


02

« politikë

E shtunë 10 nëntor 2012 •

Mbyllet turi i takimeve për bujqësinë

Rama shpalosi programin e PS-së për rilindjen e fshatit Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbyllur turin e tij të takimeve me fermerë dhe bujq shqiptarë, duke pasur në fokus shpalosjen e programit “Për një rilindje të fshatit”. Në këto takime kreu socialist sqaroi alternativën e PS-së për bujqësinë. Kështu, sipas programit të PS-së, vendosja e politikës bujqësore kombëtare në një kuadër

europian nën një perspektivë me terma afatgjatë do të jetë një nga të rejat më të rëndësishme të qeverisjes së ardhshme socialiste për fshatin. Kjo duke stimuluar nxitjen e prodhimit, duke ulur koston e prodhimit si dhe duke krijuar kushte që prodhimi të dalë në treg. Programi i Partisë Socialiste ka analizuar zhvillimin e 22 vjetve dhe ka hartuar një

platformë që përmban shumë elemente të nevojshëm për të lehtësuar edhe agrobiznesin në Shqipëri. Sipas programit, do të ketë sistemim në ujitje dhe kullim, ulje të çmimit të naftës në nivele të pranueshme për bujqësinë e për peshkimin dhe do të stimulohet nxitja e prodhimit duke ulur kostot e prodhimit dhe krijimin e kushteve që prodhimi të dalë në treg. Në rast fitoreje ujitja dhe kullimi sipas programit “Për rilindjen e fshatit” janë dy çështje që do t’u jepet zgjidhje përfundimtare brenda mandatit të parë të qeverisës së PS-së.

Arsimi, Rama takim me prindër për programin

Komunitetit

“Për sa u përket teksteve ne do të ndërtojmë në Shqipëri një shkollë europiane. Do t’u japim fëmijëve tanë dije si ato që marrin fëmijët e familjes së përbashkët europiane, duke mos lejuar që gjithfarë plagjiaturash dhe kopjimesh groteske të kthehen në tekste shkollore dhe akademike me autorë që shiten si origjinalë, por janë thjesht kopjacë të rëndomtë.”

“Ajo që duhet bërë qysh në fillim është ndërtimi i një strukture tërësisht të re të menaxhimit të shkollës në nivelin e arsimit të detyruar dhe të arsimit të mesëm, ku prindërit duhet të jenë bashkëpunëtorë dhe bashkëpërgjegjës të mbarëvajtjes së punëve në shkollë, duke marrë vendime të përbashkëta me mësuesit.”

Mësimnxënia

rsimi dhe politikat që do të ndërmarrë Partia Socialiste në këtë drejtim me ardhjen e asaj në pushtet ishin pjesë e bisedës mes prindërve dhe kreut socialist Edi Rama. Në takim me ta kryetari i socialistëve veç shpalosjes së vizionit që ofron kjo parti për sistemin arsimor nuk kurseu akuzat për mënyrën se si qeveria ka vepruar në vijimësi me politikat e saj në këtë sistem, duke nisur që nga politikat antikombëtare e duke vijuar me trajtimin e mësuesve si shërbëtorë të pushtetit. “Qeveria shqiptare ka ndjekur politika antikombëtare për arsimin, që janë thika pas shpine për këtë vend, që duhet të jetë nesër i barabartë me vendet e tjera të BE-së. Sot arsimi ka nevojë për një politikë të re. Sot kemi sfidat e mëdha të një krize globale. Bota e mençur i njeh si sfida të rritjes së cilësisë dhe të natyrës së arsimimit”, - vlerësoi Rama. Po në këtë linjë kreu i PS-së shtoi se “nuk mund të vazhdojë më kjo histori e tmerrshme e politizimit të tejskajshëm të shkollës dhe e trajtimit të mësuesve si kontingjent politik apo si shërbëtorë të përulur të politikës deri në kalljen e një frike me bukën e gojës, duke e rrënuar moralisht mësuesin dhe duke e përplasur përtokë autoritetin themelor të çdo komuniteti në historinë e njeriut qyshse njeriu u bashkua në komunitet dhe filloi të ndërtonte rrugën e dijes”. Sipas tij, vendet që ne sot i shohim me admirim janë vende që komunitetet shekuj e shekuj më parë kanë pasur në qendër të vëmendjes dhe të respektit të tyre mësuesin dhe prindin. “Nuk ka vend në botë që në dy shkolla që janë një kilometër larg njëratjetrës dita e çlirimit të vendit të festohet në dy data të ndryshme. Nuk po përgatitim ushtarët e partisë-shtet, por kemi përgjegjësinë të për-

Tekstet

PS publikon dallimet mes saj dhe qeverisë për sistemin arsimor A

“Sfida më e madhe është zgjatja e orëve të qëndrimit në shkollë për t’u dhënë mundësi të gjithë nxënësve, veçanërisht atyre që janë në zona periferike dhe në zona rurale që jo vetëm të marrin detyrat, por dhe të stërviten për t’i bërë detyrat, që nesër të jenë të aftë të përballojnë jetën, duke qenë në gjendje të kenë dhe të bëjnë një punë të ndershme.”

gatitim qytetarët e nesërm të Bashkimit Europian, me interesa të qarta, jo të kësaj shoqërie të vogël, por me interesa të përbashkëta të asaj familjeje të madhe europiane ku synojmë të shkojmë”, - vuri në dukje Rama. Parë në këtë këndvështrim, kreu i PS-së, nisur nga ajo çfarë ka parashikuar kjo parti për kur të vijë në qeverisje, shtroi si domosdoshmëri nevojën e ndërtimit të një strukture të re të menaxhimit të shkollës në nivelin e arsimit të detyruar. Nisur nga kjo, Rama bëri me dije si pjesë të programit të PS-së dhe krijimin e një strukture ku prindërit të jenë pjesë e vendimmarrjeve në shkolla. “Në programin e 4 vjetve më parë e kemi nënvizuar që shkollat të hapin dyert për pjesëmarrjen e prindërve në mbarëvajtjen e punëve të tyre. Duhet të bëhet ndërtimi e një strukture të menaxhimit të shkollës, ku prindërit duhet të jenë bashkëpunues të mbarëvajtjes së punëve në shkollë, dhe ky bord i përbashkët duhet të diskutojë dhe të marrë vendime të përbashkëta dhe çdo prind duhet të informohet me shkrim në mënyrë sistematike për ecurinë e fëmijës së tij në shkollë”, - u shpreh Rama. Por në gjykimin e socialistëve e nevojshme gjithashtu është dhe krijimi i institucioneve serioze arsimore profesionale. “Tek arsimi i mesëm fillon një histori e re, fillon historia e përcaktimit të perspektivës në jetën e një njeriu. Sot ka vetëm një perspektivë: ose i papunë, ose pesë vjet të tjera në universitet për të shpenzuar kursimet e fundit të prindërve dhe për të marrë në fund një diplomë pa vlerë. Në fakt, duhet të ketë një perspektivë krejt tjetër: ose në arsimin profesional për të marrë një zanat, ose në universitet për të marrë një diplomë reale”, - u shpreh Rama.

Për PS-në reagimi i ERE është i vonuar dhe i papranueshëm

“Pasuria e zerua nga ERE dhe qeveria” Ahmetaj vijon akuzat për korrupsion Për Partinë Socialiste Enti Rregullator i Energjisë (ERE) është kujtuar shumë vonë të reagojë lidhur superskandalin në sistemin elektroenergjetik shqiptar. Deputeti socialist Arben Ahmetaj ka deklaruar dje gjatë një konferencë për shtyp se qeveria dhe ERE-ja kanë qenë tërësisht të papërgjegjshme dhe indiferente ndërsa shqiptarët humbnin një pasuri kaq të rëndësishme publike. Duke iu referuar çmimeve të paguara nga CEZ-i për shërbime konsulence brendapërbrenda kompanisë, deputeti socialist ka nënvizuar se ato janë të papranueshme për një kompani që në tre vjet që ka humbur shumicën e kapitalit duke qenë në një pozicion monopoli. Në gjykimin e deputetit Ahmetaj e gjithë

kjo situatë e rëndë dhe mjaft e rrezikshme e krijuar me një nga privatizimet më të mëdha në vend është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë dhe ERE-s. “Qeveria dhe ERE-ja kanë qenë tërësisht të papërgjegjshme dhe indiferente ndërsa shqiptarët humbnin një pasuri kaq të rëndësishme publike. Sot në një gjendje ekstreme krize në këtë sektor është e qartë më shumë se kurrë se qeveria e Sali Berishës e ka trajtuar këtë privatizim dhe sektor në një mënyrë tërësisht korruptive dhe abuzive për të krijuar një tjetër piramidë, ku ka humbur në mënyrë të pakthyeshme pasuria e qytetarëve shqiptarë”, - vuri në dukje deputeti socialist lidhur me një çështje të tillë.

Socialistët premtime në adresë të fasonistëve

“PS do të jetë partner i biznesit” Akuza qeverisë për politika arbitrare Partia Socialiste akuzoi qeverinë për politika arbitrare në adresë të biznesit fasonist. “Jemi njohur me një shqetësim të shprehur nga sipërmarrësit që punojnë me material porositësi. Nisma e pushtetit të Sali Berishës për të pesëfishuar gjobat edhe kundrejt industrisë së fasonit vjen në një situatë tepër kritike për këtë sektor jetik për punësimin në vend. Sipas vetë drejtuesve të organizatave të tyre, ky sektor përballet me një rënie të xhiros me 24 % krahasuar me 2011 dhe për pasojë në këta 10 muaj janë pakësuar 25 mijë vende pune”, - vuri në dukje Beqaj. Sipas tij, ky sektor, edhe pse ka sot një eksperiencë 20-vjeçare, edhe me botën, është i diskri-

minuar, pasi përjashtohet nga mundësia e kontratave me para publike. “Qeveria synon t’i nënshtrojë fasonistët nën dhunën arbitrare të përditshme të doganllarëve dhe tatimllarëve, të cilët muajt e fundit janë turrur të vënë më shumë gjoba sesa ka biznese në vend. E gjitha kjo për të rimbushur arkën e shtetit, të zbrazura prej papërgjegjshmërisë kriminale dhe korrupsionit të oborrit të pushtetit të Sali Berishës”, - u shpreh ai, duke garantuar se me ardhjen në pushtet PS-ja do të behët partner i këtij sektori. “Do të heqim detyrimet për importin e makinerive pa asnjë kufizim. PS-ja do të jetë partner i fasonistëve”, - nënvizoi sekretari Beqaj lidhur me një çështje të tillë.


politikë

Albpetrol

Ftesa e Kryeministrit

Kryeminsitri për CEZ-in

• E shtunë 10 nëntor 2012 “Çdo marrëdhënie e kësaj qeverie me korporatën “CEZ” dhe çdo sipërmarrje tjetër të huaj është transparente. Analizat nuk janë vetëm të palës shqiptare dhe CEZ-it, por tashmë edhe të institucionet ndërkombëtare. Gjithçka është zhvilluar dhe do të zhvillohet në zbatim të ligjit. Ka apo jo kapacitete shpërndarëse, është e sigurt që ato kanë qenë më mirë se ç’janë sot. Humbjet janë më të mëdha. Jo se CEZ-i nuk eshët përpjekur. Sa për borxhin e sipërmarrjeve publike, ato llogari janë transparente, por aspak përcaktuese në sipërmarrjen e shpërndarjes së energjisë.”

“Shfrytëzoj rastin edhe një herë të ftoj zotin Rama të votojë këto 3 ligje, që janë përcaktuese për qëndrimin përfundimtar të KE-së ndaj çështjes së statusit të Shqipërisë për vend anëtar. Komisioni më datën 20 nëntor do të japë informacionin nëse Shqipëria i plotësoi këto 3 kërkesa. Ditën e enjte dëshiroj, uroj që të votohen, se do të ishte një përgjegjësi shumë e madhe para çdo qytetari shqiptar, para ëndrrës evropiane të shqiptarëve bllokimi në këtë vit të 100-të të pavarësisë së Shqipërisë apo votimi kundër faktikisht në parlamentin shqiptar për ligjet e kërkuara.”

Gjatë bashkëbisedimit të djeshëm kreu i qeverisë, Berisha, siguroi se paratë e marra nga procesi i privatizimit të kompanisë “Albpetrol” do të përdoren për mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Në këtë mënyrë, ai hodhi poshtë pretendimet për përdorimin e tyre për fushatën zgjedhore të PD-së për zgjedhjet e qershorit të vitit të ardhshëm. “Kurorëzimi me suksesi e atij projekti i detyron qeverinë që në përputhje me angazhimin e palëkundur të qeverisë që unë drejtoj që çdo dollar të kthehet në mirësi për qytetarët shqiptarët”, - tha numri një i qeverisë shqiptare.

Kryeministri parashikon mandatin e tretë

03

Koalicionet, Berisha: Pse të shkojë Meta te Rama?

“PD fitore si Obama në SHBA. Qytetarët besojnë veprat, jo fjalët”

Kreu i Partisë Demokratike nuk dha asnjë detaj për koalicionet e mundshme zgjedhore në vitin e ardhshëm, por ai theksoi se koalicioni PD-LSI ka realizuar ndryshimet më të mëdha në të gjithë historinë 20-vjeçare në të gjitha aspektet. “Natyrisht, është në dorën e çdo force politike të marrë vendimin më të mirë në interesin të saj. Forcat politike në zgjedhje kanë interesa për vendin, por së pari për t’i realizuar ato duhet të sigurohen që të garantojnë marrjen e sa më shumë votave”, - tha ai. Në komentet e tij mbi ftesën e liderit të opozitës adresuar kreut të LSI-së për koalicion, tha se ky i fundit nuk ka asnjë arsye për të bëjë koalicion me një të dëshpëruar. “Ai ka muaj që e fton LSI-në të ikë nga qeveria dhe të shkojë te PS-ja. Po çfarë je t’i që të vij tek ti? A ndodhin thirrje të tilla përveçse nga Edi Rama? Thirrje të dëshpëruara! Merret me fijen e barit për të shpëtuar”, - vijoi Berisha.

Albana Lika

K

ryeministri Berisha u shpreh i bindur se Partia Demokratike do të arrijë fitore të thellë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2013-s. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët pasditen e djeshme, Berisha tha se qytetarët shqiptarë para fjalëve të kundërshatrit të tij politik do t’u besojnë veprave të qeverisë së tij gjatë këtyre viteve. Për të vërtetuar tezën e tij, Kryeministri hoqi një paralele me zgjedhjet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Fitimtarin në qershor do ta përcaktojnë qytetarët shqiptarë. Ju i ndoqët zgjedhjet në SHBA. Më të mëdhatë në botë, më të kushtueshmet. Kush i fitoi? Ai që çdo javë, çdo muaj, çdo vit kishte realizuar ndryshime. Edhe Romni premtoi se ‘ndryshimi jam unë’, por amerikanët besuan veprën në ndryshim nga fjala. Edhe qytetarët shqiptarë kanë një vetëdije të thellë për këtë gjë. Ata janë të vetëdijshëm se ndërsa në vendet e tjera pagat janë ulur, në Shqipëri ato rriten nga vitit në vit; se ndërsa papunësia kërcënon popullsinë e vendeve të tjera, në Shqipëri niveli i saj rritet”, - tha Kryeministri. Referuar platformës së kundërshtarit të tij politik, kreu i qeverisë tha se qytetarët nuk do të votojnë për të. “Për se do të votojnë qytetarët shqiptarë? Për bllokimin? Jo, kurrë! Për taksën progresive, apo premtimin e z. Rama se do t’u heqë taksën e xhiros për të vënë atë të TVSHsë? Këtë do ta vendosin zgjedhësit, qytetarët shqiptarë. Ata do të votojnë vizionin tonë”,

»

Berisha: Rregullorja e Kuvendit mbahet peng nga PS Shefi i mazhorancës tha se kreu i opozitës ka bllokuar edhe reformën në Kuvendi, duke propozuar ndërhyrje në Rregulloren e Parlamentit, përmes tw cilave, siç tha kreu i qeverisë, kërkon të shpallet kryeministër me ligje. “Unë e pranova atë që kërkonte ai, që kreu i përfaqësuesve të opozitës në Kuvend të fliste sa herë flet kryeministri. Unë e pranova, jo dy minuta, por dhjetë minuta. Ai thotë jo. Do që të shpallen dy kryeministra. Nuk mund të krijohen dy kryeministra, as me Kushtetutë e as me rregullore. Imagjinoni që në vitet e pushtetit të tyre të kisha qenë unë kryeministri bis, imagjino si do të ishin dukur ata. Rama kërkon të shpallet kryeministër me ligj dhe jo me vota”, - u shpreh Berisha. Reforma parlamentare së bashku me ligjin për Gykatën e Lartë dhe ligjin për nënpunësin civil janë tre ligjet që kërkojnë votën e opozitës me qëllim marrjen e statusit të vendit kanddiat nga KE në fillim të dhjetorit të këtij viti.

entepëridentikitin Kryeministri refuzoi të japë kom fundimit të atij eprokurorittëpërgjithshëmpaspër drejtë kushtetuese, aktual. Ai tha se kjo është një e ikës, duke shprehur ekskluzive e Presidentit të Republ shtetit. “Kam besim besimin në zgjedhjen e kryetarittë etinedomosdoshëm se do të jetë me aftësie dhe integrit tha Berisha. përatëdetyrëtërëndësishme”, - tha Kryeministri. Në përgjigje të interesit të gazetarëve, Berisha ftoi kundërshtarin e tij politik që të pranojë ofertën që sipas tij i ka bërë opozitës, me qëllimin që ajo të dalë nga vorbulla e bllokimit. “Pretendimet se mocioni nuk ekziston si mundësi janë qesharake, janë një mashtrim i mirëfilltë që u bëhet nga eksponentë socialistë qytetarëve shqiptarë. Neni

Berisha: Të bashkohemi në këtë 100-vjetor Ruajtja e idealit të bashkimit, si ideali më i shenjtë i shqiptarëve, ishte mesazhi që Kryeministri Berisha u dha studentëve të Kamzës në këtë 100-vjetor të pavarësisë. Ai ishte i pranishëm në përurimin e disa ambienteve dhe laboratorëve të Fakultetit të Bioteknologjisë në Universitetin Bujqësor. Ai tha gjithashtu se trojet etnike të shqiptarëve duhet të jenë territore të ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve kudo që jetojnë. Ky sipas Kryeministrit, është një kusht vendimtar që energjitë e kombit të shkojnë për ndërtimin e së ardhmes në liri. “Në këtë 100-vjetor nderimi më i madh që u bëjmë qindra e mijëra të rënëve tanë nga fillimi i shekullit të shkuar deri në vitet 1999- 2001 në Kosovë e Maqedoni, është të bëjmë çdo gjë për t’u bashkuar me njëri-tjetrin, është të bëjmë çdo gjë për t’u bashkuar me Europën. Ne kemi humbur kohë jo se kemi dashur vetë, por sot të lirë ne ecim me shpejtësi më të madhe sesa të tjerët”, - tha shefi i qeverisë.

32 i qeverisjes vendore është zbatuar nga PS-ja për komunën e Bubullimës, ku me mocion mosbesimi ka shkarkuar përfaqësuesin e mazhorancës. Të njëtën gjë ka bërë edhe në Divjakë, në Bashkinë e FierSheganit dhe Dermenas”, - u shpreh Berisha. Sipas tij, Partia Socialiste e ka bërë këtë pa asnjë objeksion nga ana e Partisë Demokratike.

Ceremonia e nderimit Kontribuesit në rezistencën kundër fashizmit dhe komunizmit Topalli: Dita e duhur për të përmbushur detyrimin historik Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mblodhi në një sallë komunistë dhe ballistë, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë për të nderuar figura të shquara, burra dhe gra që dhanë një kontribut të çmuar dhe sakrifikuan deri me jetë në historinë tonë kombëtare. Ajo u dorëzoi botimin special të Kuvendit të Shqipërisë “Aktet e themelimit të shtetit shqiptar” familjarëve të atyre që kontribuan në rezistencën kundër

1. Abaz Kupi

16. Irfan Hamid MAJUNI (1910 -1947)

2. Sejfulla MALËSHOVA (Lame Kodra) (1900-1971)

17. Prof. KOL PRELA - Deputeti martir i Dukagjinit

3. Qemal STAFA (1920-1942)

18. Islam Radovicka (1889-1948)

5. Mustafa Gjinishi (1912-1944)

19. Faik Shehu

6. Dr. Ymer DISHNICA (1912-1998)

20. Enver Sazani

7. Gani KRYEZIU (1900-1949)

21. Selaudin Toto (1919-1947)

8. Muharrem BAJRAKTARI (1896-1989)

22. Kol Kuqali (1895 -1947)

9. Abaz SHEHU (1905-1943)

23. Hysni Pejas

10. Asim ZENELI (1916-1943)

24. Zef HAXHIJA (1890-1964)

11. Safet BUTKA (1901-1943)

25.Kostandin BOSHNJAKU (1888-1953)

12. Margarita e Kristaq TUTULANi (1924-1943)

26. Kadri HAZIZ HOXHA (1913-1997)

13. Shefqet BEJA (1912-1947)

27. Arif GJYLI (1913-1989)

14. Riza DANI (1887-1947)

28. Osman KAZAZI

15. Sheh Ibrahim KARBUNARA (1880-1947)

29 . Mikel KOLIQI (1902-1997)

fashizmit dhe kundër komunizmit. Në ceremoninë e rastit u nderuan edhe deputetët e ekzekutuar në

gjyqin special të vitit ‘46-‘47. “Për të gjithë ata që trojet ilirike i deshën të lira, jo me kufij hartash të dala nga pazare oportunitetesh politike,

por me kufijtë e gjuhës, të varreve të të parëve, atje ku kufijtë i kishte vënë Zoti e me këtë bindje ecën deri në fund”, - tha Topalli në fjalën e

saj. Ajo e cilësoi këtë 100-vjetor si rastin e duhur për të përmbushur detyrimin historik për të konsideruar të shenjtë gjakun e bijve të saj.


04

« aktualitet

E shtunë 10 nëntor 2012 •

KLD disktuton draftin e Halimit, miratohet vendi vakant i Lleshit

Më shumë gjyqtarë në Tiranë, në janar nis Administrativja Mariglen Mulla

N

ë mbledhjen më të rëndësishme që KLD-ja ka pasur këto javë është diskutuar rreth mundësisë që Tirana të ketë numrin më të madh të gjyqtarëve në vend. Fillimi i funskionimit të Gjykatës Administrative, vendi vakant që la kryetarja aktuale e KQZ-së, si dhe vlerësimi për punën e disa gjyqtarëve, ishin disa nga temat që u diskutuan dje. Drafti i ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, për rishpërndarjen e gjyqtarëve parashikon që nga 76 gjyqtarë, Tirana të ketë 91. Këtu do të përfshihen edhe togat e zeza të Gjykatës Administrative që pritet të nisë funksionimin në janar. Ndryshimet për rishpërndarjen e gjyqtarëve u diskutuan dje në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, nën drejtimin e Bujar Nishanit. Projekti i Ministrisë së Drejtësisë parashikon shtim të numrit të gjyqtarëve në gjykatat e mëdha dhe reduktim në ato të vogla për të balancuar ngarkesën dhe për të reduktuar kohën e shqyrtimit të çështjeve. Sipas draftit, gjykata e vogla parashikohet të kenë jo me pak se 4 gjyqtarë. Numrin më të lartë të çështjeve të gjykuara e ka gjykata e Elbasanit, pasi një gjyqtari i bie të gjykojë 345 çështje në një vit. Në mbledhjen e radhës, KLD miratoi me vlerësimin profesional “shumë mirë” 4 gjyqtarë të Gjykatës së Krimeve të Rënda: Sandër Simonin, Gurali Brahimllarin, Etleva Deden dhe Luan Haznezirin, për të cilin votuan kundër ministri Halimi dhe nënkryetari Elvis Cefa. Drafti i paraqitur KLD-së për miratim, është përgatitur pas një studimi të realizuar nga Ministria e Drejtësisë në gjykatat e vendit dhe synon rritjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor, duke i garantuar publikut një shërbim më cilësor e më të shpejtë. Sipas tij, drafti parashikon rishpërndarjen e gjyqtarëve në gjykata, sipas ngarkesës së tyre në punë. Përmes këtij akti synohet që të ulet numri i gjyqtarëve në gjykatat e vogla të rretheve që kanë më pak çështje dhe të rritet numri i gjyqtarëve në gjykatat që kanë një ngarkesë më të madhe pune. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, duke dhënë detaje për këtë projekt, tha se “kemi përgatitur një draft të rialokimit të të gjithë numrit të gjyqtarëve sipas çdo gjykate”. Kjo nismë pritet t’i japë zgjidhje problematikës së hasur në veprimtarinë e sistemit gjyqësor. Si shembull përmendet rasti i Gjykatës së Tiranës, me 70 gjyqtarë, ku një gjyqtar ka në ngarkim rreth 300 dosje, në një kohë që në Gjykatën e Gjirokastrës, me 16 gjyqtarë, një gjyqtar ka në ngarkim rreth 30 dosje, për një periudhë të caktuar kohe. Një situatë e tillë ka krijuar probleme në dhënien

Pranga 2 hajdutëve në Tiranë

Vodhën tuba për fikjen e zjarrit e portofolë, kapen Dy hajdutë janë prangosur dje nga policia, ku njëri prej tyre ka vjedhur tubat për fikjen e zjarrit, ndërsa tjetri i grabiti portofolin një gruaje. Nga komisariati nr.1, u bë ndalimi i shtetasit Florjan Mani, 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi te Rezidenca “Kodra e Diellit” në një pallat të ri të kësaj residence, dyshohet se ka vjedhur me thyerje 8 tuba hidrante me gjatësi 20 metra që shërbejnë për fikjen e zjarrit. U sekuestruan në cilësine e provës materiale 16 tuba hidrante së bashku me aksesorët e tyre. Ndërkaq, nga komisariati nr.4, u bë arrestimi i shtetasit Leonard Nanxa, 32 vjeç, banues në Tiranë, i proceduar me parë për vjedhje, pasi në “Rrugën e Dibrës” është kapur në

flagrancë në momentin që sapo i vjedhi portofolin shtetases V. R. 62 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu ky shtetas në datën 06.11.2012, rreth orës 10.30, ka vjedhur portofolin e shtetases F. M., 42 vjeçe banuese në Tiranë, te zyrat e Njësisë Bashkiake nr.4, në rrugën “Bardhyl”, Tiranë. Nanxës ju kap një thikë në cilësinë e provës materiale.

Pranga shqiptarit në Greqi

Kapen 418 kg hashash dhe arsenal armësh në Athinë

Njoftimi zyrtar i KLD-së Rishpërndarja e numrit të gjyqtarëve në të gjitha gjykatat e rretheve gjyqësore dhe në gjykatat e apelit, do të shmangë zvarritjen e çështjeve, në funksion të mirë administrimit të procesit gjyqësor.

KLD-ja deklaroi mbarimin paraafatit të mandatit të ish-anëtares, Zj. Lefterije Lleshi, me shkak dorëheqjen prej saj. Presidenti shprehu vlerësimin dhe kontributin për punën e saj në Këshill.

Në përfundim nga KLD-ja u vendos vlerësimi “shumë mirë” për katër nga gjyqtarët e Krimeve të Rënda Sandër Simoni, Etleva Deda, Luan Hasneziri dhe Gurali Brahimllari

Projekti për ndarjen e numrit të gjyqtarëve i rëndësishëm Në një njoftim zyrtar të KLD-së thuhet se “Në fokus të rendit të ditës së mbledhjes së sotme plenare, ishte diskutimi dhe paraqitja e mendimeve mbi projekt dekretin e Presidentit të Republikës, sipas propozimit të ministrit të Drejtësisë “Për caktimin e numrit të gjyqtarëve për çdo Gjykatë të Shkallës së Parë dhe të Apelit, si dhe për caktimin e kompetencave tokësore dhe selisë qendrore të gjykatave administrative”. Anëtarët e Këshillit vlerësuan punën e bërë nga Ministria e Drejtësisë, në draftimin e këtij akti të rëndësishëm, mbi bazën e një studimi gjithëpërfshirës për reformën në sistemin e drejtësisë, opinionit të ekspertëve të misionit EURALIUS dhe studimit të Komisionit Evropian për Efiçiencën në Gjyqësor, si dhe mbi bazën e mendimit të trupës gjyqësore. Anëtarët theksuan se ky projekt dekret është një hallkë e rëndësishme e reformës së sistemit të drejtësisë, pasi ka impakt të drejtpërdrejtë në efiçiencën e sistemit gjyqësor”.

e drejtësisë në kohë të shpejtë për qytetarët. Ndërkaq Këshilli i Lartë i Drejtësisë miratoi deklarimin e mbarimit të mandatit të Lefterie Lleshit si anëtare e këtij institucioni, pas zgjedhjes së saj në krye të KQZ. Në nisje të mbledhjes, Presidenti i Republikës

së Shqipërisë, Bujar Nishani, njëherësh kryetar i KLD-së shpalli mbarimin e mandatit dhe urdhëroi t’i dërgohet Kuvendit vendi vakant. Kuvendi votoi në seancën plenare të 11 tetorit Lefterie Lleshin në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

GREQI- Ditën e djeshme policia greke ka arrestuar një shqiptar 29 vjeç, që ishte arratisur nga burgu, pasi në shtëpinë e tij në Athinë, u gjetën 418 kilogramë kanabis, dhe një sasi armësh si pistoleta, fishekë, granata dhe detonatorë. I arrestuari ishte larguar nga burgu i Larisës në vitin 2010, ku vuante dënimin për trafik droge dhe që atëherë ishte shpallur në kërkim. Policia kishte informacion për importontimin e drogës dhe armëve nga Shqipëria dhe pas hetimeve, ushtroi kontroll në banesën e 29-vjeçarit, e cila rezultoi të ishte një magazinë e vërtetë droge dhe armësh. Pas kontrollit u gjetën dhe u konfiskuan 418 kg kanabis, 2

pistoleta, një silenciator, 3 granata, një detonator bombë, 9 detonatorë me tela, rreth 950 fishekë, 3 peshore elektronike precize, 870 euro, 3 telefona celularë dhe një dokument fals qëndrimi si minoritar. Dyshohet se ai është pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës dhe armëve, nga Shqipëria drejt Greqisë, ndërsa tashmë hetimet zhvillohen nga Prokuroria.

Ndryshohet masa e sigurisë

“Burg pa afat” për 22-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e tregtarit BERAT- Nga “40 ditë burg” në “burg pa afat” e ndryshoi dje gjykata e Beratit masën e sigurisë për 22-vjeçarin Xhino Xhohilaj, i cili dyshohet të jetë autor i vrasjes së 30-vjeçarit Armando Koçileri. Trupi gjykues, pasi ka dëgjuar provat e reja të sjella nga organi i akuzës, të cilat implikonin në vrasjen e pronarit të marketit 22-vjeçarin Xhoilaj, ka vendosur ndryshimin e masës së arrestit në “burg pa afat”, masë kjo e vlefshme deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ashtu si edhe më parë gjatë fjalës së tij, i pandehuri Xhoilaj ka deklaruar para togave të zeza të Beratit se ai nuk është autori i vrasjes së 30-vjeçarit. Edhe bashkëshortja e tij apo

anëtarët e tjerë të familjes e kanë mbrojtur Xhohilajn, duke u shprehur se natën e vrasjes ai ishte në shtëpi. Armando Koçileri u godit me një plumb pistoletë në kokë mëngjesin e 27 shtatorit dhe ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, 3 ditë më pas. Që në fillim policia arrestoi 22-vjeçarin si autorin e vetëm të dyshuar të ngjarjes.


intervistë • E shtunë 10 nëntor 2012

»

05

Ruçi flet për debatet politike: Në zgjedhje duam të marrim minimumi 71 deputetë

Nuk tërhiqemi nga Fieri. Kostoja e mosmarrjes së statusit i mbetet mazhorancës

N

ë një intervistë të dhënë për Alfred Pezën në “Vizion Plus” Gramoz Ruçi thekson se PS-ja nuk tërhiqet nga Fieri, edhe pse vendi humbet statusin kandidatit për në BE. Për të refuzimi do t’i mbetet kosto mazhorancës. - Zoti Ruçi, një ditë më parë në sallën e parlamentit ju i thatë kryeministrit: “Ose jeni budalla, ose bëni si budalla. Por asnjëra nga këto nuk qëndron. Ju jeni kokrra e mashtruesit”. Një deklaratë e fortë nga ana juaj, a mund të na e shpjegoni këtë? - E kisha ndjekur prej kohësh qëndrimin e mazhorancës dhe kryetarit të saj. E kam ndjekur atë në qëndrimet që ka mbajtur në mbledhjet e grupit të tij parlamentar, në mbledhjet e qeverisë dhe në të gjitha daljet publike. Sa herë që ai del publikisht, tabela e goditjes është opozita, lideri i saj Edi Rama. Dhe mundohet ta fshehë atë që nuk ka mundur dot ta arrijë. - E cila është? - E cila është pikërisht mosmarrja e statusit të vendit kandidat. Është viti i tretë që Shqipëria e ka pritur dhe më së fundi kemi një propozim konkret nga Komisioni Europian, i cili ka nënvizuar edhe tri projektligjet që duhet të miratohen, të cilat mund të quhen kushte. Pra, e gjithë demagogjia e tij politike ka qenë se Edi Rama dhe opozita nuk ka të drejtë në ato kërkesa që ka shtruar, në një kohë kur e vërteta është krejt e kundërta. Është krejt e kundërta, se integrimi i Shqipërisë kalon me marrjen apo mosmarrjen nga opozita të drejtimit të qarkut të Fierit. Problemi është më i gjerë dhe ka të bëjë me atë se cili është raporti i kësaj mazhorance dhe këtij kryeministri me ligjin, gjykatat dhe me Kushtetutën, se si sillet ky kryeministër në raport me menaxhimin e të gjitha institucioneve, sa e zbaton ky kryeministër dhe kjo mazhorancë Kushtetutën. Dhe mbi të gjitha nga ajo që unë deklarova dje është edhe për arsyen se në të tria këto takime që Kryeministri ka zhvilluar këto ditët e fundit del se ai po i propozon opozitës shqiptare dhe një ofertë politike, e cila ishte: “Po hajde të biem dakord të bëjmë një marrëveshje politike, ku këshilltarët e komunave dhe të bashkive, në komunat dhe bashkitë përkatëse të votëbesoheshin dhe nga verdikti t’i jepnin këshilltarët. Dhe atëherë të jepej dhe zgjidhja për çështjen e qarkut të Fierit. - Të cilën ju e keni vënë si kusht për tri projektligjet që duhet të kalojnë me shumicë të cilësuar. - I kemi vënë kusht pasi ç’kuptim ka të bësh tri amendime për Gjykatën e Lartë në një kohë kur nuk zbaton vendimet e Gjykatës së Lartë?! Ç’kuptim ka të miratosh amendime mbi ligjin e statusit të nëpunësit civil në një kohë kur ti shkel pikërisht ligjin dhe statusin që kanë këta nëpunës të aparatit të këtij qarku (Fierit)? BE-ja në raportet e saj është shprehur qartësisht që Shqipëria vuan nga moszbatimi i ligjit, vuan nga pandëshkueshmëria nga ligji, vuan nga sistemi i drejtësisë, nuk zbatohen vendimet e organeve të drejtësisë, vuan nga korrupsioni, vuan nga kapja e organeve të drejtësisë nga politika. - Cila ishte oferta konkrete e zotit Berisha dhe pse nuk e pranoni ju? - Oferta e z. Berisha është marrëveshje politike për të zhvilluar mocion mosbesimi, ose mocion besimi për të gjithë këshilltarët e qarkut të Fierit. Ky është një mashtrim. Mashtrim jo vetëm për publikun shqiptar, por dhe për faktorin ndërkombëtar, sepse kjo është e ndaluar me ligj dhe me Kushtetutë. Këtë e ka përligjur jo në një vendim, por në disa vendime: 7 vendime të shkallës së parë, 4 vendime të Apelit dhe 2 vendime të Gjykatës së Lartë. Pas raundeve të balotazhit doli fitues kandidati i PS-së dhe pritej që të niste puna nga ky i zgjedhur nga këshilli i qarkut të Fierit. Pikërisht në këtë moment, pasi ai filloi punën, filloi dhe mocioni i besimit, pikërisht ai që sot propozon dhe z. Berisha. Pra,

kjo s’ka të bëjë me ofertë politike, se këtë ofertë që e bën publike sot, në mënyrë tinëzare, të kundërligjshme dhe antikushtetuese, pikërisht kjo është bërë. Dhe në disa komuna e bashki janë rimbledhur këshilltarët me urdhër, me presion, me shantazhe. Janë marrë peng këshilltarët në qarkun e Fierit. - Si janë marrë peng? - Po, peng për të dhënë votën. Për të ndryshuar emrin e këshilltarit në qarkun e Fierit. Janë thirrur këshilltarët dhe u janë bërë presion duke i kërcënuar me largime nga vendet e punës të familjarëve të tyre. Dhe në këtë mënyrë kanë ndryshuar raportet, duke rizgjedhur një kryetar të ri. Dhe duke mosdashur t’i përdornim politikisht, këto çështje ia atakuam gjykatave. Dhe pas një viti vetë gjykatat janë shprehur kundër këtij veprimi të kësaj mazhorance. Në këto kushte, ç’është kjo ofertë?! Kjo është ofertë që ne të shkelim ligjin, Kushtetutën. Kjo është një ofertë që të gjitha këto vendime të gjykatave t’i quajmë nul, sepse u bë një marrëveshje politike. Ja, pra, pse e bëra atë deklaratë që i thashë Berishës se “ti je kokrra e mashtruesit”. - Pavarësisht të gjitha këtyre, çfarë fshihet në të vërtetë? Pse u bë gjithë kjo rrëmujë? Pse i duhet kaq shumë qarku i Fierit PDsë dhe Kryeministrit Berisha? - Këtë përgjigje dua ta shtroj në formën e pyetjes: ore, me të vërtetë, këtij Berishës i intereson statusi i vendit kandidat? Unë kam arritur në përfundimin se Berisha nuk e do statusin e vendit kandidat, sepse nuk ka bërë asnjë përpjekje për të. Të gjitha iniciativat e tij për statusin i ka bërë vetëm për përfitime elektorale në fushatat zgjedhore që ka bërë. Më 2008-n, kur filluan negociatat për statusin, Berisha e çoi pikërisht në fund të mandatit që kishte Çekia, dhe kjo ka një lidhje tjetër... - Me CEZ-in? - Me CEZ-in. Pra, në shkëmbim të privatizimit të shpërndarjes së energjisë elektrike prej CEZ-it... - Sot mediet raportuan se qeveria i ka dhënë paratë Lirak Bejkos dhe ish-të burgosurve të tjerë grevistë... - Ç’rëndësi ka kjo? Ai rahmetliu iku. Dy vajzat e tij janë jetime tashmë. Dhe fundja ata kërkuan “na begenisni si njerëz” në radhë të parë. Ata ishin të dënuar se ishin kundër regjimit komunist, por dhe sot ata u dënuan se ishin bashkëpunëtorë të Edi Ramës. - Cila është lidhja këtu? - Është pikërisht rezultati dhe diferenca që janë tri mandate më 2009-n të opozitës ndaj mazhorancës. Dhe ai e di mirë se, duke e goditur qarkun e Fierit për ta nënshtruar atë, do të mund ulë dhe të minimizojë rezultatin e mazhorancës socialiste në qarkun e Fierit. Dhe gjithçka ka të bëjë me fushatën elektorale dhe kjo që po ndodh është fryma e kësaj fushate elektorale. Kjo është e patolerueshme. Ne jemi të vendosur për këtë çështje. - Do ta çoni deri në fund? - Po, po, do ta çojmë deri në fund. Ne nuk jemi ca numra që i duhen Berishës për të votuar ligjet për statusin që e do vetëm për fushatë. Kjo zgjidhet vetëm nëse prefekti i Fierit mbledh këshilltarët e dalë jo vetëm nga vota qytetarëve të Fierit, por që kanë marrë verdiktin e gjykatave që të jenë në ato detyra. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë të gjithë do të dalin përpara ligjit. Të gjithë ata që kanë gisht në këtë histori dhe që kanë shkelur ligjin. - Zoti Arben Malaj ka deklaruar në një nga daljet e tij publike se, nëse i largohemi Brukselit prej qarkut të Fierit, kjo do të jetë kosto për PS-në... - Unë e respektoj. Këtë mendim e ka shprehur edhe në mbledhjen e parafundit të grupit PS-së dhe unë ia kam dhënë përgjigjen. Sigurisht, nuk më erdhi aspak mirë që pas këtij sqarimi dhe kësaj vendimmarrjeje dhe pas atij debati politik që unë zhvillova me Kryeministrin dhe me ofertën

e tij politike Ben Malaj shprehu të njëjtin qëndrim që pohuat dhe ju kundrejt të asaj që porsa thatë. Do të ishte mirë që Ben Malaj të ishte në mbështetje të këtij vendimi të grupit, sepse, në fund të fundit, këto janë rregullat në demokraci. Unë e respektoj mendimin apo propozimin që bëri në mbledhjen e grupit dhe që unë i dhashë përgjigje. Po kaq respekt duhet të ketë Arben Malaj dhe çdo emër i përveçëm në mbledhje të grupit për vendimmarrjet kolegjiale, sepse një familje politike, ashtu si dhe një familje biologjike, e mban morali. Ashtu sikurse shtetin e mban ligji, edhe partitë politike i mban rregulli, i mbajnë normat. Ke të drejtë të thuash çfarë të duash, të propozosh çfarë të duash, të debatosh, të votosh si të duash, por pastaj do të duhet t’i nënshtrohesh asaj vendimmarrjeje që marrin kolegët. Pra, ashtu sikurse unë e respektoj për lirinë e mendimit të tij, edhe ai duhet të respektojë më shumë vendimmarrjen e familjes së tij politike, të grupit parlamentar. Sepse edhe ai grup ka ca rregulla, për të cilat kanë dhënë votat secili nga 65 deputetët e PS-së. - Përveç kësaj ka pasur edhe një debat nga zoti Malaj, që ka pasur të bëjë me bllokimin e valëve të celularit në Asamblenë e PS-së. - Edhe ky është një debat shterpë. Në forumet politike që ekzistojnë në të gjithë botën demokratike ka probleme të brendshme të tyre, në të cilat vihet, ka një rregull, ka një etikë që, kur futen në mbledhje, dorëzon celularët te dera. Vetëm te ne mungon kjo mungesë etike. Këtë çështje e mori dhe e përdori Berisha si alibi. Por ai përpara se të merret me PS-në, të na thotë se si i drejton ai mbledhjet e qeverisë dhe të grupit të tij parlamentar. Ndaj kjo s’ka të bëjë se atij i interesojnë shumë celularët e PSsë, merakun ai e ka te përgjimet. Sepse nuk mori vesh dot gjë se çfarë u vendos dhe u diskutua në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së. - Ju nuk keni bërë asnjë gabim gjatë këtyre 7 vjetve të qëndrimit tuaj në opozitë? - Kush punon, edhe gabon. Sa i përket luftës politike që ne kemi zhvilluar, po ju them se s’kemi bërë absolutisht asnjë gabim. Në qoftë se do të heshtnim pas zgjedhjeve të 2009-s, nuk do të zhvillonim atë aksion politik, atë luftë politike, me ato mjete demokratike, që nga protestat e deri te demonstrata. Shqiptarët do të ishin sot, në prag të zgjedhjeve të 2013-s, shumë me pesimistë se ç’janë sot për zgjedhje të lira e demokratike. Ndërkombëtarët do të ishin jo këta që janë sot. Ju e patë fjalën e zonjës së nderuar dhe të respektuar Klinton, që i bëri nder demokracisë shqiptare dhe shtetit shqiptar që erdhi. Nuk i bëri nder as opozitës, as mazhorancës. - Kemi edhe 10 ditë kohë për plotësimin e tri kushteve, që kanë të bëjnë me miratimin e tri projektligjeve që kërkojnë

3/5-at. Çfarë do të bëni? Nuk do t’i votoni? - E thashë edhe më lart: këtu s’është punë ditësh, por është çështje vullneti. Kjo është një gjë që nuk ka të bëjë me kohën, por ka të bëjë me qëndrimin reflaktar, me qëndrimin aspak demokratik, ligjor, kushtetues. Me atë ofertë që Berisha ka hedhur këto ditë, nuk bëhet fjalë. Rëndom lind pyetja: ore, ky Berisha, që i kërkon Edi Ramës të votojë ligjet, ka ndër mend të bëjë ndonjë gjë vetë apo jo? Zbato ligjin dhe zbato 13 vendimet e gjykatave. Zbato këto dhe unë jam gati të ulem. Ky Berishë vërtetë do t’i kërkonte këto, do ta kërkonte kontributin politik të opozitës në radhë të parë atje në komision? Ligjet janë në parlament. Kanë mbaruar punë në komisionet përkatëse, në Komisionin e Ligjeve kanë mbaruar punë. Të gjitha këto kanë përfunduar, pa i kërkuar konsensusin opozitës. Pa bërë asnjë përpjekje për të bërë një dialog me të. Pra, ky njeri (Sali Berisha) do të kërkojë ndonjë gjë vetë? Se përgjegjësia për mosintegrimin s’është e opozitës, është e mazhorancës. Është kjo që duhet të dijë ta kërkojë kontributin dhe votën e opozitës. Nuk toleron ai që është i vogël, toleron ai që ka. Dhe ti ke për detyrë këtë, sepse ti ke mazhorancën. Këtu kërkohet prej 4 vjetësh që të tolerojë opozitën. Çfarë të tolerojë? Jo, mor zotëri! - Po në rast se Këshilli i Ministrave i BE-së në dhjetor nuk e jep dritën jeshile për statusin, a jeni gati ju ta mbani koston? - Absolutisht nuk kemi asnjë kosto ne. Këtë kërkon Sali Berisha me gjithë këtë demagogji që bën. Nëse unë i thashë “kokrra e mashtruesit”, pikërisht ai këtë do të bëjë. Kërkon të mashtrojë opinionin publik se fajtor janë Edi Rama dhe opozita që s’e morëm statusin. Jo, jo, për këtë ka vetëm një zgjidhje: të dorëzojë pushtetin nëpërmjet votës që do japë elektorati më 2013-n. - Pra, me LSI-në apo pa LSI-në, pa AK-në dhe pa FRD-në?... -Me to apo to, ne nuk jemi nisur fare me këtë punë. Ne kemi një objektiv elektoral, kemi një ofertë, ne kemi një ekip, ne kemi një alternativë. Ne kemi bërë gjithë përpjekjet dhe luftën tonë politike në këta 8 vjet, jemi të gatshëm dhe koalicionin në radhë të parë e kemi me shqiptarët. Këta jemi ne, kjo është oferta që ofrojmë ne për shqiptarët. Na votoni! Nga të gjitha testet që janë bërë, edhe në testin e bërë para një viti, shqiptarët na kanë besuar. Ne duhet ta justifikojmë besimin e tyre.


06

« ekonomi

E shtunë 10 nëntor 2012 •

Në lidhje me garancinë prej 20 për qind që kompania fituese duhet të ngrijë për llogari të qeverisë shqiptare, kreu i Ekonomisë tha se sipas ligjit ajo mbyllet kur të nënshkruhet kontrata. “Ky 20 përqindësh ngurtësohet në momentin që përfundon kontrata për t’u firmosur dhe kjo është e kërkuar në mënyrë shumë të qartë nga ligji në këtë mënyrë”

Siguria Takimi në ISUV

Ruli: Akreditimi pozitiv për ushqimet

Ministri i Ekonomisë sqaron procedurën për shitjen e kompanisë

“Albpetrol”, shitja mbyllet në dhjetor “Procesi brenda kufijve ligjorë. Paratë kur të firmoset kontrata”

P

avarësisht dritëhijeve të shumta që shoqëruan procesin e privatizimit të kompanisë së vetme shtetërore të naftës “Albpetrol”, duket se Ministria e Ekonomisë është duke gjetur gjuhën e përbashkët me konsorciumin “Vetro Energy”,që e privatizoi atë. Dje për herë të parë, ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, ka folur publikisht për negociatat e shitjes së kompanisë “Albpetrol”. Ai theksoi se procesi po shkon sipas afateve ligjore dhe do të përfundojë brenda datës së parashikuar në ligj, që përkon me filimin e muajit të ardhshëm. “Ky proces ka filluar është brenda të gjithë kufijve ligjorë, ashtu siç e ka parashikuar edhe kontrata e blerjes, sigurisht që duhet të respektojmë këto kufij ligjorë dhe në fund pastaj të konkludojmë me kontratën e blerjes së këtyre aksioneve”, deklaroi Haxhinasto. Në lidhje me garancinë prej 20 për qind që kompania fituese duhet të ngrijë për llogari të qeverisë shqiptare, kreu i Ekonomisë tha se sipas ligjit ajo mbyllet kur të nënshkruhet kontrata. “Ky 20 përqindësh ngurtësohet në momentin që përfundon kontrata për t’u firmosur dhe kjo është e kërkuar në mënyrë shumë të qartë nga ligji në këtë mënyrë”, tha Haxhinasto. Aktualisht po vijojnë bisedimet në terren për hartimin e kontratës së shitjes të ish-ndërmarrjes shtetërore të nxjerrjes së naftës, “Albpetrol”. Deklaratat e ministrit të Ekonomisë u bënë pas mbarimit të konferencës ministeriale “Evropa Juglindore- 2020 Drejt Konvergjencës dhe Rritjes”, ku merrnin pjesë ministrat e Ekonomisë të Ballkanit Perëndimor. Përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë së bashku me

Bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm Bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm për integrimin në Evropë. Kështu u shpreh ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, në konferencën ministerial “Evropa Juglindore- 2020 drejt Konvergjencës dhe Rritjes”. “Objektivat e Evropës Juglindore 2020 që ne miratojmë sot do të na çojnë në drejtimin e duhur. Ne parashikojmë që përpjekjet tona drejt zhvillimit, në mënyrë efektive do të adresojnë prioritetet e zhvillimit ekonomik e social

të rajonit, me objektivin përfundimtar që vendet e rajonit tonë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, deklaroi ministri Haxhinasto. Konferenca Ministeriale u organizua nga Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal të Kompaktit të Investimeve të Evropës Juglindore (Rç SEEIC) dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të cilët janë bashkëdrejtues të SEEIC. SEEIC u themelua në vitin 2007, bazuar në vendimin e anëtarëve të Organizatës për Bashkëpunim

Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe të vendeve të Evropës Juglindore për të krijuar një vendimmarrje të nivelit të lartë dhe organizëm koordinues për të mbështetur reformën dhe zbatimin e politikave për nxitjen e investimeve të huaja dhe vendase në Evropën Juglindore. SEEIC përfshin Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Rumaninë, Serbinë dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Marrëdhënia me kompaninë problematike. Aktiviteti nën monitorim shtetëor

Problemet me ÇEZ, s’do të ketë kufizime të energjisë Pavarësisht marrëdhënies me kompaninë ÇEZ, konsumatorëve do t’u sigurohet furnizimi me energji elektrike pa ndërprerje. Kjo ka qenë deklarata e bërë dje nga ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, lidhur me situatën e krijuar me kompaninë çeke. “Marrëdhënia me kompaninë CEZ është problematike, pasi kjo kompani nuk ka zbatuar disa pika të kontratës siç është ajo e ndërprerjes kolektive të

përfaqësues të konsorciumit fitues “Vetro Energy” po diskutojnë mbi marrëveshjet që ndërmarrja ka me palët e treta. Qëllimi është mbrojtja dhe garantimi i konkurrencës në treg duke mos dëmtuar sipërmarrjen private dhe tregun e hidrokarbureve në përgjithësi. Bisedimet mes palëve u shtynë njëherë për shkak të natyrës

së privatizimit dhe sektorit kyç që ai prek për zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Tematikë e bisedimeve është edhe garantimi i mbrojtjes mjedisore në zonat ku do të operohet për kërkim-zbulim dhe shfrytëzim të burimeve natyrore, si edhe zbatimi i planit të investimeve prej 220 milionë dollarësh në pesë vitet e para. Këto inves-

energjisë”, deklaroi Haxhinasto. Sipas tij, po merren masa që qytetarët shqiptarë të kenë shpërndarje cilësore dhe të sigurt të energjisë, edhe nëse ky shërbim do të kontrollohet nga shtetit apo nga një kompani tjetër. Aktualisht, aktiviteti i kompanisë çeke që ka privatizuar prej disa vitesh sistemin e shpërndarje është nën monitorimin e institucioneve qeveritare. Kreu i METE-s bëri të ditur se ndërprerjet

time do të prekin linjat e prodhimit dhe të shpërndarjes, trajnimin dhe ngritjen nga e para të kushteve të operimit për punonjësit shqiptarë. Megjithatë, sipas citimeve nga konsorciumi fitues, synimi është zgjerimi i tregut të naftës dhe gazit në të gjithë rajonin, investimet për realizimin e këtij plani do të pasojnë pas

kolektive janë të paligjshme dhe si të tilla këto veprime do të penalizohen nga ERE. “Çdo konsumator duhet të trajtohet në bazë të kontratës individuale që ka me kompaninë”, tha Haxhinasto, si dhe bëri të ditur se jemi ende në proces bisedimesh me kompaninë ÇEZ. Enti Rregullator i Energjisë po monitoron shpenzimet që ka bërë “CEZ Shpërndarje”, veçanërisht ato operative për të gjetur arsyet e ngërçit financiar.

pesëvjeçarit të parë. Fushat e Patos-Marinzës dhe Kuçovës me 1400 puse, konsiderohen si ndër më të pasurat në Evropë, me rezerva që i tejkalojnë 400 milionë tonë dhe nga shfrytëzimi i ndërmarrjes shtetërore prodhimi vjetor i naftës arrin në 58 mijë ton, duke plotësuar vetëm 10% të nevojave të vendit.

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare do t’i nënshtrohet akreditimit. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, gjatë vizitës në këtë institucion tha se kjo do të jetë një hap pozitiv për sigurinë ushqimore. “Sot kemi një objektiv shumë sfidues, standardet tona të sigurisë ushqimore duhet të jenë të njëjta me standardet evropiane, jo vetëm sepse përafrojmë legjislacionet dhe jemi në proces integrues, por dhe për faktin se prodhimet tona, ushqimore dhe blegtorale janë produkte që dalin në tregjet e huaja. Sigurisht është një institucion i besimit, që do të thotë është pikërisht certifikata, vërtetimi që lëshon ky institucion që e bën të besueshme sigurinë produktit tonë dhe në tregjet e huaja”, tha Ruli. ISUV ka arritur të marrë 6 akreditime ndërkombëtare për analizat laboratorike dhe sigurinë e ushqimeve. ISUV ka 99 punonjës të specializuar dhe certifikuar në analiza dhe testime të ndryshme dhe ka 31 laboratorë qendrore në Tiranë.

Ish-të përndjekurit

Kërkojnë dëmshpërblim të plotë Ish-të përndjekurit politikë kërkojnë që të marrin të gjitha parat e dëmshpërblimit të tyre në mënyrë të menjëhershëm. Ish-koordinatori i grevës, Skënder Tufa, deklaroi se ish-të përndjekurit politikë kërkojnë të zbatohet ligji dhe jo lëmoshë. “Kjo është një lojë. Ne kemi kërkuar zbatimin e ligjit dhe jo lëmoshë. “Zbatim i ligjit” do të thotë se duhet të japë dhe 3 këste. Një e ka dhënë, duhet të japë dhe 3 të tjera. Përveç kësaj janë 100 të burgosur politikë që nuk kanë marrë asnjë këst. Ta kalojë menjëherë ligjin në parlament, sepse janë 1000 emra, por nga këta vetëm 100 janë të burgosur politikë, dhe ata nuk kanë marrë asnjë këst. Nga grevistët janë 7 veta që kanë marrë dhe janë edhe 17 të tjerë. Përveç kësaj është edhe pensioni ligjor për ish-të burgosurit politikë”, - deklaroi Tufa. Ministria e Financave ka bërë pagesën e radhës të këstit të dytë për 202 emra të rinj që përfitojnë nga ligji për ish të-dënuarit politikë.


ekonomi • E shtunë 10 nëntor 2012

Në sportelet e postës po paguhet me urdhër pagesa elektronike

Pensionet, procedurë e re për pagesën Eliminohen radhët për 110 mijë qytetarë. Si funksion procesi i ri

14 nëntori

është dita kur maturantët që kanë fituar të drejtën e studimit me formularin A-3 do të fillojnë vitin e ri akademik.

12 nëntori

është dita e fundit që maturantët kanë mundësi të regjistrohen nëpër fakultetet ku ata kanë fituar të drejtën e studimit.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ndër objektivat kryesorë të punës në shërbim të qytetarëve ka shkurtimin e kohës së lidhjes së pensionit për aplikuesit e rinj që kanë plotësuar moshën. Kështu, në këtë kuadër është arritur që në mjaft drejtori rajonale një pension të lidhet mesatarisht brenda 15 deri në 20 ditësh, ndërkohë që mesatarisht me ligj ky afat është i përcaktuar 45 ditë pune.

Kontributet

Në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë Instituti i Sigurimeve Shoqërore është angazhuar që në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore në Vlorë të aplikojë procesin e caktimit on-line të pensioneve. Kjo do të thotë se do të shkurtohet në mënyrë të ndjeshme koha e dhënies së përfitimit si dhe mundësia për të gabuar në llogaritjen e masës së përfitimit do të jetë e papërfillshme.

Përfitimi

Llogaritja

P

ensionistët që tërheqin pensionin pranë sporteleve të postës shqiptare nuk do të qëndrojnë më në radhë, por do të kenë mundësi të marrin paratë e tyre brenda një kohe shumë të shkurtër. Prej më se dy muajsh Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur pagesën online të pensioneve të pleqërisë në 5 qarqe të vendit dhe më konkretisht në Fier, Shkodër, Elbasan, Vlorë, si dhe po vijon puna në Tiranë. Ndërkohë parashikohet që brenda këtij muaji kjo procedurë të shtrihet edhe në qarkun e Beratit dhe të Lezhës, për të vijuar më pas në të gjithë vendin. Burime zyrtare nga ISSH-ja thanë dje për “Metropol” se “pagesa on-line është procesi përfundimtar i bazës së të dhënave, nëpërmjet të cilave çdo pensionist në rrugë elektronike tërheq pranë zyrave postare apo bankave të nivelit të dytë pensionin e tij. Duhet të theksojmë se nëpërmjet këtij procesi është arritur që pensionistit urdhërpagesa në qendrën paguese t’i dërgohet mujore”. Aktualisht nga ky proces përfitojnë 110 mijë pensionistë në të gjithë vendin, të cilët brenda një afati kohor prej tri minutash marrin paratë e tyre. Procedura për ata që nuk paguajnë pagesën on-line zgjat deri në 10 minuta, pasi pensionisti dorëzon librezën e pensionit te punonjësja e sportelit të arkës paguese, e cila kërkon në mënyrë manuale urdhërpagesën e pensionistit. Kjo urdhërpagesë plotësohet nga ana e pasme me pagesën e tërhequr të muajit përkatës dhe më pas firmoset nga punonjësja, e cila përgatit më pas mandatpagesën përkatëse, e

Paralelisht me proceset e tjera ISSH-ja vijon punën për hedhjen në sistemin e ri informatikë të të dhënave që kanë të bëjnë me vjetërsinë në punë të shtetasve shqiptarë dhe krijimin e Regjistrit Kombëtar të Pensioneve. Kjo do të mundësojë që qytetarët nëpërmjet faqes on-line të ISSH-së dhe nëpërmjet një fjalëkalimi individual të kenë mundësi të verifikojnë menjëherë të gjitha kontributet e derdhura.

»

07

Bashkia Kartat e studentit

Nis tërheqja edhe në fundjavë Zyrat për tërheqjen e kartave të studentit do të jenë të hapura edhe në fundjavë. Drejtoresha e marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës, Alma Marku, pohon se studentët mund të tërheqin kartat e tyre studentore edhe gjatë fundjavës, pasi zyrat do të jenë hapura nga ora 9:00 deri në orën 16:00. Deri tani kanë aplikuar pranë Bashkisë së Tiranës dhe nëpër universitete 1981 studentë. Aktualisht janë shpërndarë rreth 1000 karta studenti. Mbi 500 karta janë pranë Bashkisë së Tiranës dhe presin të tërhiqen nga studentët. Krahas kësaj Marku theksoi se pjesa tjetër e studentëve që nuk kanë aplikuar për kartën do të kenë mundësi që ta marrin gjatë mesit të javës. Para disa ditësh edhe vetë kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, theksoi se procesi i aplikimit të kartave të studentit kishte nisur prej kohësh dhe i bëri thirrje të gjithë studentëve që të aplikonin, pasi do të përfitojnë lehtësi financiare gjatë periudhës së studimit të tyre.

Basha cila firmoset në tri kopje. Ndërkohë me pagesën on-line pensionisti paraqet vetëm kartën e identitetit dhe me anë të numrit identifikues gjen emrin në kompjuter. Pas gjetjes së emrit printohet urdhërpagesa në tri kopje, njëra prej të cilave i jepet së bashku me lekët pensionistit. Sipas ekspertëve të ISSH-së, i gjithë

procesi zgjat vetëm 3 minuta, çka sjell shumë lehtësi për qytetarët. Ndërkohë synimi i parë në aplikimin e këtij sistemi ishte rritja e transparencës ndaj pensionistit, çka do të thotë se rritet mundësia për një kontroll sistematik dhe të organizuar, në mënyrë që kontributet e paguara dhe të shndërruara në përfitime

të shkojnë tek ai që i meriton. Nga ana tjetër, falë këtij projekti është bërë e mundur edhe korrigjimi i gjithë të dhënave që mund të kenë qenë të plotësuara gabim në urdhërpagesa, duke filluar që nga një germe e emrit ose mbiemrit e deri te shumat e përfitimit. Prej më shumë se tre vjetësh ISSH-ja është përfshirë në një

proces të thellë informatizimi, i cili ka prekur pothuajse të gjithë llojet e shërbimeve që ofron ky institucion. Aktualisht janë mbi 540 mijë pensionistë që përfitojnë pension pleqërie dhe pikërisht duke pasur parasysh impaktin që ka për këtë kategori ofrimi i shërbimeve sa më të thjeshta dhe cilësore ka nisur procesi i informatizimit.

Procedura që duhet të ndjekin maturantët për regjistrim

12 nëntori është afati i fundit i regjistrimit Më datën 14 fillojnë studimet fituesit e formularit A-3 Maturantët që kanë fituar në konkurrimin me formularin A-3 kanë mundësi deri më datën 12 nëntor që të regjistrohen në fakultet publike. Në bazë të udhëzimeve të publikuara nga Ministria e Arsimit, duke filluar që nga dita e djeshme, maturantët duhet të paraqesin dokumentet për t’u regjistruar. Në dosjen e tyre të dokumenteve duhet të jetë diploma e maturës, fotokopja e kartës së identitetit si dhe mandatpagesa prej 1600 lekësh pranë filialeve të Postës Shqiptare. Kjo ishte mundësia e fundit e maturantëve për të fituar një degë studimi në fakultetet publike në vend. Pas procedurës së regjistrimit të maturantëve, që përfundon më datë 12 nëntor, ata do të

kenë mundësi që të fillojnë studimet dy ditë më pas. Kjo pasi deri me datën 13 nëntor sekretaritë mësimore të universiteteve duhet të dorëzojnë listat përfundimtare të

regjistrimeve dhe më datën 14 maturantët do të kenë mundësi që të fillojnë studimet e tyre. Ndryshe nga vitet e shkuara, këtë vit u hoq mundësia e aplikimit të formularit A-4. Kjo

bëhet për arsye se plotësimi i këtij formulari bëhen në një kohë tepër të vonë dhe maturantët nuk ishin në gjendje që të kapnin ritmin e studentëve që e kishin fituar shkollën me dy formularët e tjerë. Të gjitha kuotat e paplotësuara edhe pas publikimit të rezultateve të formularit A-3 do të digjen, ashtu siç është bërë çdo vit kur vendet bosh nuk janë plotësuar. Maturantët këtë vit kanë pasur mundësi që të kenë garim më të lehtë për sa i përket formularit të dytë, A-3, pasi një pjesë e mirë tyre nuk preferuan këtë mundësi. Rreth 2000 vende studimi u dogjën që në fillim të aplikimit të formularit të fundit, pasi numri i aplikuesve ishte më i vogël se numri i vendeve të lira.

Nis rindërtimi i çerdhes nr. 15 në kryeqytet Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka përuruar dje fillimin e punimeve për rindërtimin e çerdhes nr. 15 në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se sistemi i ngrohjes që po instalohet në të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat e Tiranës, do të ecë me ritme të shpejta, në mënyrë që i gjithë sistemi parashkollor dhe shkollor i qytetit të Tiranës të ketë 100% ngrohje deri fillimin e vjeshtës së vitit të ardhshëm. Në sistemin e ri të ngrohjes karburanti do të zëvendësohet me materiale të riciklueshme. Rikonstruksioni i kësaj çerdheje do të përfundojë brenda 6 muajsh. kostoja e së cilës kap vlerën rreth 10 milionë lekë. Fëmijëve të çerdhes nr.15 do t’u shërbehet në tri çerdhe të tjera, në një largësi prej afro 600 m nga kjo çerdhe, përkatësisht çerdhja nr. 26, nr. 16 dhe nr. 56. Disa ditë më parë Basha përuroi edhe fillimin e punimeve në një çerdhe tjetër në kryeqytet, ku prej vitesh kishin munguar investimet.


08

« aktualitet

E shtunë 10 nëntor 2012 • Alarmon policinë: “Më vodhën paratë e xhiros”, zbulohet gënjeshtra

Punonjësi vjedh e fsheh 7 milionë lekë në çorape Ngjarja te karburant “Elda” në Kamzë, arrestohet 36-vjeçari Një punonjës karburanti alarmoi dje herët në mëngjes policinë e Tiranës, ku lajmëroi vjedhjen me armë të 7 milionë lekëve, ndërkohë që paratë i kishte përvetësuar vetë dhe i kishte fshehur në çorape. Pasi u verifikua ky mashtrim ai është arrestuar për kallzim të rremë. Nga burimet policore mësohet se rreth orës 04:30 të ditës së djeshme në Sallën Operative të Policisë së Tiranës është

Në cilësinë e provës materiale Cekës, ju sekuestrua shuma e lekëve prej 70.000 lekësh të kallëzuara si të vjedhura dhe një sasi tollonash karburanti të kësaj pike, të cilat i kishte fshehur në trupin e tij, në çorape. Në këto kushte, oficerët e Policisë Gjyqësore bënë arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi.

marrë njoftim se në bulevardin “Blu” të Kamzës është vjedhur me armë nga dy persona punonjësi i karburantit “Elda” shtetasi Egland Çeka, ku autorët i kishin vjedhur shumën e 70.000 lekëve të rinj. Pas marrjes së njoftimit nga vetë punonjësi i karburantit në vendngjarje shkuan shërbime të komisariatit nr.5, specialistë për Hetimin kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Oficerë të Policisë Shkencore, të cilët morën masa për kryerjen e veprimeve hetimore. Fillimisht ekspertët bënë kontrollin e pikës së karburantit dhe të ambienteve të shtëpisë së punonjësit. Më pas ka rezultuar se 36-vjeçari Ceka, lindur dhe banues në Tiranë, ka bërë kallëzim të rremë me qëllim përvetësimin e lekëve të xhi-

ros ditore të karburantit. Në cilësinë e provës materiale Cekës, ju sekuestrua shuma e lekëve prej 70.000 lekësh të kallëzuara si të vjedhura dhe një sasi tollonash karburanti të kësaj pike, të cilat i kishte fshehur në trupin e tij, në çorape. Në këto kushte, oficerët e Policisë Gjyqësore bënë arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi. Materialet do t`i kalojnë për ndjekje të metejshme Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Kallëzimit të rreme”, parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal. Blutë kryeqytetas herë pas here kanë zbuluar denoncime të tilla të rreme nga punonjësit e kompanive si p.sh. pika lotosh apo dyqane, ku ka rezultuar se lekët i kanë vjedhur vetë punonjësit.

Temperaturë e lartë nga anestezia a reaksion gjenetik nga narkoza?

Vdekja e Denisit, pistat që po hetohen Kirurgu: Për 5 orë e gjysmë s’kontrolluam dot temperaturën Tritan Shehu

Mariglen Mulla

T

eksa pasnesër pritet që zyrtarisht Mjekësia Ligjore të përcaktojë saktësisht shkakun e vdekjes së 11-vjeçarit, burime pranë ekspertëve që po merren me këtë rast thonë se temperatura e lartë ose “hipertermia malinje” do të shënohet si shkak në raportin zyrtar. Momentalisht grupi hetimor, që përbëhet nga oficerë policie, prokurori i gatshëm dhe nga mjekë specialistë, ka kaluar në fazën e dytë, pas kryerjes së autopsisë dhe sekuestrimit të kartelës mjekësore. Derisa të dalë rezultati final, kirurgu irlandez John MC Cann, do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa nga përgjegjësia nuk do të shpëtojë edhe stafi që kreu operacionin e Denisit. Nga ana e tij mjeku irlandez thotë se “Do të doja të dërgoja një mesazh ngushëllimi për familjen e vogëlushit Denis, i cili humbi jetën këtë javë për shkak të hipertermisë, të cilën nuk mundëm ta kontrollonim. Unë e takova atë fillimisht në vitin 2006 dhe grupi ynë e operoi në vitin 2007. Në vitin 2008 unë pyeta një kolegun tim, i cili është i specializuar për kapakët e syrit pasi Denisi kishte një problem të tillë. Ai nuk erdhi dhe ne na u kërkua që ta operonim dhe të tregonim procedurat e operacionit ndaj dhe këtë bëmë. Ky ishte një lloj shoku për ne, ishte shkatërrues për grupin tonë dhe për familjen. Ky ishte një shans për Denisin e vogël që ta mbante kokën drejt dhe jo të fshihej dhe fatkeqësisht dështoi. Më falni që po e them këtë këtu, por kam gjatë gjithë ditës që dëgjoj se pothuajse kushdo flet për këtë, por ne nuk ishim në gjendje të kontrollonim temperaturën e tij. U munduam për 5 orë e 30 minuta që ta shpëtonim, por thjesht nuk funksionoi. Lutem për familjen e

“Jam sot para jush si profesor anestezist i reaminacionit. Kemi të bëjmë me një ndërlikim anestezik dhe unë kam marrë kontakte me kolegët e mi që ishin prezent në intervent dhe kemi arritur në një konkluzion paraprak se kemi të bëjmë me një ndërlikim mjaft të rëndë, ndërlikim që është i rrallë dhe njihet me hipertermia malinje. Hipertermia malinje është vështirë të parashikohet se kur ndodh ka një mortalitet të lartë”, deklaroi Shehu në një deklaratë për mediet.

Urdhri i Mjekut Urëdhrit të Mjekut deklaron se Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për vdekjen e fëmijës 11-vjeç. Sipas Din Abazajt, ilaçi që mund t’i shpëtonte jetën fëmijës duhet të ishte në spital dhe mjekët nuk janë fajtorë. “Medikamenti duhet të ishte në spital. Faji nuk është i mjekëve, por i ministrisë që nuk kishte marrë masat për futjen e kësaj ampule. Rasti është një aksident spitalor. Mjekët kanë zbatuar rregullat dhe protokollin për një ndërhyrje”, deklaroi Abazaj.

tij”. Ndërkaq, nëndrejtori i QSUTsë, Besim Boçi, thotë se shkak për vdekjen e të miturit nuk ka qenë anestezia, por anomalitë e trashëguara gjenetike të fëmijës. Sipas tij, anestezia mund të ketë ndikuar, por nuk ka qenë shkak kryesor. Mjekët thonë se dyshohet që një nga elementët e narkozës të ketë sjellë temperaturën 43 gradë, kur operacioni ishte tashmë drejt fundit. Boci thotë se vetëm pas ngjarjes mjekët irlandezë mësuan nga familjarët, se një i afërm i tyre ka pasur reaksion nga narkoza. Hipertermia Malinje është një formë e rrallë vdekjeprurëse që

zakonisht shkaktohet nga disa medikamenteve të përdorura për anestezi të përgjithëshme; agjentët anestetikë të paqëndrueshëm dhe agjentët bllokues neuromuskularë. Kur kjo formë e rrallë shfaqet pas një anestezie, atëherë duhet të nisë menjëherë trajtimi me Dantrolen Sodiumi. Por mjekët thonë se nuk e kanë këtë medikament. Ndërkaq, sipas nënës së 11-vjeçarit, Sheje Alimadhi, mjekët irlandezë u kishin thënë se medikamenti për t’i shpëtuar jetën të birit, nuk gjendej në spital. Daja i vogëlushit gjithashtu kërkon drejtësi.

Ministri i Shëndetësisë Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, ka dhënë sqarime në lidhje me vdekjen e fëmijës 11-vjeçar gjatë operacionit plastik në sy. “Komplikacioni i rrallë dhe i vështirë për t’u përballuar. Komplikacioni njihet si hipertermi malinjë. Ndërhyrja është bërë nga mjekë të QSUT-së dhe një ekipi mjekësh vullnetarë i specializuar”, deklaroi Tavo. Ministri u shpreh se “ne po hetojmë rastin, ndërkohë pjesa tjetët i takon drejtësisë”.

Në Itali Dhimbje në stomak

Vdes në spital Ndue Gjinaj, hetim mjekëve ITALI- “Unë dua të di se si vdiq burri im dhe a është dikush përgjegjës për këtë. E kishim sjellë në dhomën e emergjencës dhe ka vdekur pas një ore”. Këto janë fjalët e gruas së dëshpëruar të Ndue Gjinajt, 48 vjeç, baba i dy fëmijëve të moshës 17 dhe 9 vjeç, shtetas shqiptar prej 15 vitesh në Itali, punonjës i kompanie që përpunonte gurë dhe banues në Via Giovan Battista Vico në Pietrasanta. Dëshpërimi i gruas ndahet nga vëllezërit e viktimës, të cilët vendosën të paraqesin një denoncim kundër ankesë kundër spitalit Asl 12 në Viareggio, ndërsa trupi i të ndjerit do t’i nënshtrohet një autopsie fillestare. Pritet që prokurori publik në Luça të formulojë akuzën për vrasje ndaj mjekëve në dhomën e urgjencës që trajtuan rastin. Tragjedia e 48-vjeçarit shqiptar fillon në pasdite në një ullishte, ku Gjinaj, pasi lirohej nga puna, shkonte të merrte ullinj, siç bënte prej disa ditësh. Ai filloi të ndjente dhimbje të rënda në stomak dhe menjëherë u dërgua në urgjencë. Mjeku në detyrë dyshoi për një problem të zemrës dhe pas një serie të parë të testeve e ka dërguar në dhomën e urgjencës për problemet kardiologjike. Ai nuk pati trajtim urgjent, për rreth një orë. Por gjendja është përkeqësuar aq shumë sa shqiptari filloi të vjellë dhe pas disa minutash ndërroi jetë. Familjarët akuzojnë mjekët se përse nuk e kanë trajtuar menjëherë si një emergjencë dhe e shpjegojnë ngjarjen si neglizhencë nga ana e mjekëve.


aktualitet • E shtunë 10 nëntor 2012

»

09

Edison Kodralli në burg, iu gjet bluza me grimca baruti

Vrasja në Vloçisht, avokati: Lënda, njësoj si te gazrat e makinave KORÇE-Pak ditë pasi Gjykata e Korçës dha masën e sigurisë ‘burg pa afat’ për 35-vjeçarin, Edison Kodralli i akuzuar për vrasjen e rojës së kazinosë në Vloçisht të Korçës, mbrojtja ka dërguar çështjen në Gjykatën e Apelit, ku kërkon ndryshimin e vendimit te Gjykatës së Shkallës së Parë. Pretendimet për pafajësi Avokati i 35-vjeçarit, Nevzat Tarrelli, ka deklaruar se prova e vetme e akuzës, është pikërisht bluza e të arrestuarit, është provë e dyshimtë dhe e pabazë. Ai sqaroi gjithashtu se nitritet dhe nitratet, të cilat janë lëndët e gjetura në bluzën e 35-vjeçarit nuk janë vetëm elementë përbërës të barutit, por gjenden edhe tek grimcat e saldimit apo edhe tek gazrat e çliruara të automjeteve. Sipas avokatit, mungesa e aktit të ekspertimit nga ana e akuzës, në lidhje me analizat laboratorike është elementi kryesor që Apeli duhet të rrëzojë akuzën e vrasjes ndaj babait të tre fëmijëve. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 27 tetorit, në fshatin Vloçisht të Korçës, ku 58-vjeçari Et’hem Hëna u gjet i vrarë me një plumb në gjoks në kazinonë e djalit të tij ku punonte si roje nate”. Ndërsa në fillim të këtij muaji bashkëshortja e të ndaluarit, Albana Kodralli, deklaroi se ai nuk është vrasësi. Ajo tha

Rreziqet nga stina e dimrit

Prefekti i qarkut mbledh shtabin e emergjencave civile BERAT- Me një sërë dukurish natyrore u përball vitin e kaluar qarku i Beratit, që nga bllokimi i rrugëve, bora, vërshimi i lumenjve, etj. Për të pasur situatën nën kontroll prefekti i qarkut të Beratit, Bujar Hoxhaj, ka mbledhur dje grupin e punës të shtabit të emergjencave civile ku ka prezantuar detyra të qarta në lidhje me shumë problematika që ka ky qark. Qëllimi i këtij takimi në bazë të eksperiencave të vitit të kaluar është përballimi në kohën e duhur i ndonjë ndikimi natyror, shirat, dëbora, u shpreh prefekti Hoxhaj në fjalën e tij me të zgjedhurit vendorë, drejtuesit e drejtorive të linjës, etj. Prefekti kërkoi intensifikimi të punës, ndjekjen me prioritet: ngritja dhe rifreskimi i komisionit të emergjencave, hartimi i planit të emergjencave, sistemi i lajmërimit për rreziqe, të kontrollohet gjendja e digave, rezervuar, ujëmbledhës ku ka probleme, duhet të bëjmë zbrajsen e tyre, të kontrollohet prova për gjendjen e hidrovore, të kontrollohen kanalet e kullimit, ujërave të larta, të dyta të treta, kolektorët që rrezikojnë përmbytjen e zonave të banuara. Qarku i Beratit ishte një ndër qarqet më problematik në vend për sa i përket bllokimit të rrugëve nga bora, përmbytjeve dhe mungesës së energjisë elektrike në zonat e bllokuara. S. Gorrica se i shoqi natën e vrasjes ka qenë në shtëpi. “Bashkëshorti im nuk është vrasës, nuk është ai autori. Gjatë natës së krimit ka qenë në shtëpi, ai luante kumar”, tha ajo. Albana deklaron se policia e ka arrestuar në sy të 3 fëmijëve të mitur, ndërsa i bëri apel policisë të gjejë autorin e vërtetë të vrasjes. Sipas hetuesve të

çështjes, 35-vjeçari, i cili ishte dhe shoku i ngushtë i djalit të viktimës e ka kryer krimin për shkak se kishte humbur një sasi të konsiderueshme parash në bixhoz. Ndërkohë, Kodralli ka deklaruar që në momentin e arrestimit se ai nuk është autori i krimit. “Nuk e di pse më akuzoni mua për vrasjen e Et’hemit. Unë nuk

jam autori i krimit, pasi kam pasur marrëdhënie të ngushta shoqërore me djalin e tij, Erjonin. Është e vërtetë që unë e frekuentoja shpesh kazinonë e shokut tim, por kjo nuk do të thotë që unë jam vrasësi. Ekzekutorin e fqinjit tim kërkojeni gjetkë”, - kështu ka deklaruar 35-vjeçari para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Prej 3 ditësh Bllokohet nga rrëshqitjet autostrada Levan-Tepelenë TEPELENË- Rreth 300 mijë metër kub gurë e dhe janë shkëputur nga faqja e malit në vendin e quajtur Kremenarë, duke bllokuar një segment prej rreth 100 metrash në të dy kahet e autostradës Levan-Tepelenë, por edhe pse kanë kaluar tre ditë ende nuk ka filluar puna për zhbllokimin e saj. Nga ana e firmës, e cila aktualisht kryen punimet e autostradës, është hapur një rrugë dytësore për lëvizjen e automjeteve, por qarkullimi i dendur ka vështirësuar lëvizjen e tyre. “Rruga është katastrofë. Nuk ka asnjë njeri që po punon për pastrimin e saj”, thotë një shofer. Burime nga Drejtoria e Qarkullimit Rrugor në Fier bëjnë të ditur se situata është edhe më problematike, pasi 500 metra më tej një pjesë tjetër toke rrezikon shembjen. Nga ana e firmës janë marrë masat për ngritjen e një muri mbrojtës prej betoni, por gjithsesi kjo nuk është e mjaftueshme, pasi masivi që rrezikon të shembet nuk mund të përballohet. Kjo situatë rrezikon edhe jetën e qytetarëve që udhëtojnë në këtë aks rrugor.

“Shëruesit” dhe ndërtimet shtohen si kërpudhat pas shiut

Shfrytëzimi, vakum në ligjin për llixhat Prefekti Deliallisi: Komuna të ndërhyjë, pasuri e çmuar ELBASAN- Një vakum ligjor ka bërë që përdoruesit e ujit të llixhave të shtohen mjaft dhe shërbimi të jetë jo i specializuar për pacientët që shtrohen për të përfituar efektet e ujërave termale. Shfrytëzimi i ujërave termale pa kriter ka qenë një nga problematikat e diskutuara nga këshilli i baseneve në një takim në prefekturë. Llixhat e Elbasanit njihen për vlerat e tyre kuruese, të cilat frekuentohen nga një numër i madh shqiptarësh nga i gjithë vendi. Sipas specialistëve, shfrytëzimi i tyre pa kriter po sjell dëmtimin e llixhave, jashtë kushteve higjeno-sanitare, si dhe ndërtimet pa leje, të cilat po kryhen pa kriter. Inxhinieri i ujërave dhe baseneve Platon Gani theksoi se shfrytëzimi i ujërave termale, jashtë çdo standardi është kthyer në një fenomen shqetësues. “Shfrytëzuesit e ujërave termale është bërë një problem më vete për zonën e llixhës. Ne nuk mund të kemi kompetenca të plota,

pasi ka një vakum ligjor edhe pse disa herë ne e kemi bërë prezent shqetësimin tonë. Të gjithë përdoruesit i kemi të evidentuar, por nuk mund të veprojmë pasi për shkak se nuk ka bazë ligjore. Ne kemi një format tek i cili mbështetemi si agjenci, por kjo nuk është e mjaftueshme për të marrë masa ndaj përdoruesve të paligjshëm”. Prefekti dhe njëkohësisht kreu i Këshillit të Baseneve, Shefqet Deliallisi, tha se komuna duhet të ndërhyjë për këtë problem duke

e ruajtur këtë pasuri kombëtare. “Ndryshe nga e gjithë Shqipëria kemi një pasuri të madhe që janë ujërat termale që janë një pasuri të çmuar që duhet ruajtur. Ka një shfrytëzim jo të përshtatshëm. Komuna e ka hapur shumë gamën e shfrytëzimit. Në shumë banesa punohet privatisht jashtë kushteve teknike shëndetësore. Që kjo pasuri kombëtare të ruhet sa më mirë duhet një bazë ligjore e plotë që është kërkuar disa herë pranë ministrisë përkatëse”. L. Lleshi

Arrestohet një, në kërkim tjetri

Vjedh në bahçen e komshiut 7 kuintalë mandarina BERAT- Arrestohet një 37-vjeçar, banues në fshatin Goriçan komuna “Kutalli”, pasi rezulton autor i vjedhjes të 700 kg mandarina. I ndaluari vjedhjen e ka kryer në bashkëpunim me një shtetas tjetër, banues në fshatin Hingë për të cilin punonjësit e policisë po punojnë për kapjen e tij. Po gjatë ditës së djeshme ekspertët e antivjedhjeve dhe oficerët e Policisë Gjyqësore kanë marrë nën hetim të arrestuarin, si dhe materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Berat për veprën penale të “Vjedhje në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 të Kodit Penal

Do të minimizojnë varfërinë papunësinë etj

Shpallet konkursi për bizneset sociale, fituesit në janar ELBASAN- Në ambientet e Fakultetit Ekonomik është prezantuar konkursi për bizneset sociale në një takim me pjesëmarrjen e shumë aktorëve lokalë. Prezantimi i lëvizjes së biznesit social që ka në qendër të vet zgjidhjen e qëndrueshme të problemeve sociale si varfëria, papunësia, problemet mjedisore nëpërmjet ideve të prezantuara nga individë, grupe shoqërore, shoqëri civile apo biznese bazuar në modele të suksesshme biznesi, kanë mbledhur një ditë më parë në ambientet e universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Yunus - Biznesi Social ne Shqipëri, shoqërinë “Nxitja e Biznesit Social”, pedagogë dhe studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, autoritetet lokale të Elbasanit, UN One, AIDA, shoqërinë civile dhe bizneset. Në qendër të konferencës “Lëvizja Gjithëpërfshirëse e Biznesit Social në Shqipëri – Ide që krijojnë impakt” ishte promovimi dhe prezantimi i lëvizjes më të re të mbështetur nga qeveria shqiptare, si dhe çelja e konkursit të ideve më të mira për ngritjen e bizneseve sociale, i cili pas prezantimit në të gjitha qytetet universitare në vend do të shpallë finalistët në një aktivitet kombëtar në janar 2013. Bizneset sociale nuk kanë qëllim maksimizimin e fitimit për sipërmarrësin, por zgjidhjen e një problemi social si papunësia, varfëria, integrimi i kategorive vulnerabël, etj. Të pranishmit më tej u njohën me atë se çfarë është biznesi social dhe funksionojnë ato dhe objektivat e Yunus, Biznesi Social në Shqipëri, ndër të cilat çelja e një inkubatori orientimi, këshillimi, dhe krijimi i rrjeteve të bashkëpunimit dhe fondi i biznesit social që krijohet nga donatorët dhe investues filantropik. L. Lleshi


10

« opinion

E shtunë 10 nëntor 2012 •

Leksioni që u vjen zyrtarëve të Vlorës dhe të Tiranës në 100-vjetorin e Pavarësisë Nga Kristo MËRTIRI

V

etëm për njerëzit që nuk dinë të prodhojnë asgjë nuk ekziston asgjë.” Këtë postulat të një mendjeje të ndritur e penëhollë e kemi kujtuar jo rrallë kur bie fjala për ata që nuk shtyjnë ditën vetëm rreth filxhanit të kafesë apo gogësijnë e marrin nëpër gojë cilindo që përpiqet të bëjë diçka të mirë për vendlindjen e më tej. Madje, ndonjë sojsëz, i mbetur në verbëri brenda kapsllëkut të vet qytetar e publicistik, tund çelësat e vulat zyrtare të shtetit rreth fondeve të ndryshme “kulturore” dhe tregohet hovardar për koncertet partiake elektorale, që vijnë e shkojnë si lumë mbi kurrizin e taksapaguesve të varfër. Pa harruar tubimet populiste me daulle, që u vënë drynin shkollave, dyerve të administratës, kasafortave me dosjet plot halle e probleme të qytetarëve që presin zgjidhje etj. Pra, rroftë e qoftë kapitali politik që siguron kolltukë e ofiqe të dhuruara nga liderë-kalanderët! Për shembull, në ekonominë shqiptare të tregut pa rregulla dhe me plot ethe paraje të pastra e të pista veç të tjerave mjaft pasanikë mjerisht e mbajnë librin si vrimën e fundit të kavallit të babëzitur. Në qytetin e Vlorës jeton e punon edhe Agim Jazo (Dushkaraku), një emër jo i panjohur në faqet e shtypit lokal e qendror, në monizëm e në pluralizëm. Brenda, por edhe jashtë Shqipërisë në emigracion. Kishte kohë që vriste mendjen e shtronte penën për një kontribut modest në 100-vjetorin e Pavarësisë. Dy muaj më parë më dërgoi me shoferin e një furgoni-taksi librin e sapobotuar “Bij të Vlorës”. Në mes të ballinës: porterti i Ismail Qemalit me flamurin kuqezi. Ndërsa brenda më kish futur një letër të shkruar si nxitimthi me dorë, thjesht e me humor. Po shkëpus vetëm 4 vargje: “Tek një i pasur shkova,/ shumë jam ofenduar./Një libër i ofrova.../ S’dinte për të lexuar!” Ethet e fitimit me çdo rrugë e mjet shpesh po sjellin edhe verbërinë përballë njeriut, kulturës dhe qytetërimit të vërtetë. Jo më kot miku e bashkëvuajtësi im nëpër udhët-helm të kurbetit ekonomik të detyruar lëshon atë pyetjen filozofike e sarkastike: njerëzit falsifikojnë paratë apo paratë falsifikojnë njerëzit? “Më dëgjo mua, ore babam: sot ka ndryshuar vetëm kostumi, të tjerat janë vetëm dokrra kafeneje e derexheje”, - hyn i rrëmbushur në bisedë Kiço Peshtanaku nga Gryka e Këlcyrë-Mezhgoranit. - Po nuk pate marrë në xhep një teserë, po nuk qe bërë ndihmës a hyzmeqar i thekur i ndonjë partie të madhe politike në pushtet, nuk të qasen pranë dhe as të mbështesin moralisht, e aspak financiarisht. Që ta ngas llafin më shkoqur, ata që kanë vetëm partinë e shqiptarizmit të kulluar, nuk e çajnë dot detin e interesave monetare plot tramundanë. Ti nuk e di se ç’ka hequr Agimi, miku ynë i përbashkët. Ku s’trokiti me gojë e me shkrim: në prefekturë, në Bashki e gjetkë, por askush nuk i dha një dorë ndihmë a qysh i thoni ju në Tiranë... sponsorizim, bre! Disa nuk patën “nge” as t’i kthenin përgjigje formale zyrtare, në mos minimalisht ta uronin a përshëndetnin për nismën e filluar. Shumicës së nëpunësve mehmurë të emëruar nga iks parti, u ngjiret zëri teksa flasin e bërtasin “në emër të qytetarit”, por realisht tepër larg qytetarisë së vërtetë. Ta them unë pa doreza e pa çamçakëz nëpër dhëmbë: sot janë nakatosur keq vlerat dhe antivlerat, ose, siç thotë Agimi, zogjtë dhe korbat, stralli e informali: “Ka zogj që fluturojnë/

dhe vdesin duke fluturuar,/ka korba që plehrave rrëmojnë/dhe ngordhin të harruar…”. Ai mbase nuk është poet i mirëfilltë, por vargjet e tij jo rrallë të befasojnë dhe të vënë në mendime të mira. Sidomos te “mikroenciklopedia” kushtuar mbi 100 bijve të Vlorës, që kanë mbetur “të shënuar, jo rëndom të regjistruar” në memorien historike të kësaj treve lavdimbuluar. Katër vargje për secilin janë edhe pak, edhe shumë, sepse nuk është kaq e lehtë të ndash grurin nga egjra, sojlinjtë nga sojsëzët. Sot na mbytën e ndotën mjedisin “plot të palyrë/ njerëz informatë,/pa gjak në fytyrë,/pa cipë në ballë...”. Të nderosh a të thuash qoftë edhe 2 fjalë të mira për të vdekurit e të gjallët, sidomos për ata që “shëruan e nuk lënduan” nëpër qytete e fshatra, nuk do të thotë të marrësh viston e partive politike ose dorën e pushtetit të radhës. Përndryshe, me dashje a pa dashje, ke ngritur gjerdhe me hunj të kalbur, që populli i shikon me qesëndi, madje me neveri e përbuzje. Agimit e të tjerëve që u përpoqën në këtë 100-vjetor të kërrejnë nga mendja, pena e xhepi i tyre libra të tillë, ua bëftë Zoti hallall! Vlora jonë (dhe jo vetëm kjo) nuk ua kursen mirënjohjen, vetë historia mban shënime...” Duke dëgjuar e respektuar mikun tim të vjetër, që jeton e punon në Jug, s’mund t’i shmangesh meditimit të natyrshëm rreth patriotizmit të vërtetë, që feks fort jo sipër në qiell, por në tokë, te njeriu e te çdo grusht dheu që pikon djersë, gjak e mundime të mëdha, halle e maraze, gëzime e hidhërime. Agim Jazo (Dushkarakut) për 100-vjetorin e Pavarësisë nuk mund t’i kërkonim të therte 1000 desh dhe 1000 dele nga tufat e kodrave e maleve të Sevasterit, ashtu siç u përrallis për Tiranën (!). Përballë shpalosjes së flamurit kuqezi ai qëmtoi me dashuri mjaft emra të nderuar që gjatë jetës së tyre “shërbyen e nuk rrëmbyen”. Dhe asnjëherë shosh e sit e mos gatuaj. E ka hapur siparin me kryebashkiakun e parë, Ali Asllanin e famshëm të Vlorës, që “na ka lënë thesar.../ “maskarenjtë e kohës”! Është fjala për ata që “të pabrekë i zuri dita,/milionerë i gjeti darka”…Dhe vazhdon me punëmadhin Petro Marko, burrin e bukur dhimbjeshumë të bregut të detit, që dallgëzoi deri buzë lumit Ebro edhe me ligjëratën e prerë: “Himara ka qenë, është dhe mbetet shqiptare!” Shkurtimat e autorit të librit-jubilar nuk të lodhin aspak. Thjeshtësia dhe befasia e këndshme shkrepin përmes mendimit konciz, pa vrapuar pas fjalëve të mëdha e të majme dhe pa i bërë tërkuzë. Disa nga ata burra e gra idealiste, me karakter të fortë, të zgjuar e të dashur, si S. Tozaj, L. Çipa, Q. Kamberi, H. Dalipi, E. Mita, Xh. Bino, B. Gace, V. Qesari, S. Kamberi, Gj. Gaba, K. Aliko, Ll. Llanaj, N. Jonuzi, M. Binaj, R. Gjika etj., unë i kam njohur nga afër gjatë jetës time profesionale e qytetare. Sinqerisht që përjetova edhe emocione, sidomos për ata që kanë ikur me faqe të bardhë e zemërbardhë nga kjo botë. Kurrë nuk rrëmbyen, por vetëm shërbyen për njerëzit, për vendin. Prandaj i kujtojnë ende me adhurim e dhembshuri sot e kësaj dite…Mirënjohjen gjer në fund për “Vlorën, djepin e lindjes dhe shtratin e prehjes”, autori e zbraz edhe në shkrimet e shumta publicistike. Ndërsa notat e ironisë labe (sikur më sollën pranë poetin popullor të papërsëritshëm, Xhebro Gjika) i përdor bukur ndaj atyre që tundin e shkundin tituj shkencorë e ofiqe të pamerituara dhe fare pak prezantohen “as. prof. njeri”, ose intelektualë të vërtetë, që udhëheqin komunitetin.

Boll i kemi folur njëri-tjetrit me gjuhën e pushkës! Të flasim me gjuhën e shpirtit. Të demaskohen vrasësit me kolltuk e karrige, të cilët po shumohen. Sepse ndryshe “hala ka mbetur përsëri në fyt”. Mesazhet e mençura nuk fshihen nga kujtesa e lexuesve. Kapitujt e veçantë nga emigracioni shqiptar në Greqi; ai nga minishkolla e gazetarisë në javoren lokale “Zëri i Vlorës” ca dekada më parë, apo botimet nga jeta politike e sociale në shkallë vendi etj., japin edhe mjaft informacion e shtrojnë probleme të mprehta për debat e zgjidhje. Fjala vjen, nuk mund të mbetet në hije ai episodi drithërues për refugjatin Bardhi nga Sevasteri, ish-i persekutuar politik, që po dergjej në një qeli policie në SHBA. Duheshin prova të pakontestueshme për ta liruar. As vërtetimi nga shoqata përkatëse nuk piu ujë. Mirëpo do ta shpëtonte vetëm magjia e shtypit (jo manipuluesit e tij). Namiku me bashkëshorten kërkonin Agimin nëpër Vlorë: para 20 vjetësh kishte botuar një shkrim për atë familje të persekutuar. Më në fund e gjetën në një sepete gazetën, e fotokopjuan, e noterizuan dhe e nisën me faks. Pa kaluar shumë orë, policia kish hapur dyert e qelisë dhe i komunikoi refugjatit të drobitur: “Zotëri, jeni i lirë!”. Sepse plagët e asaj arratie biblike kullojnë ende. Censura sfilitëse e parasë, menefregizmi i zyrtarëve të lartë në Vlorë e Tiranë nuk ia lidhën duart nismës vetjake të Agimit. Prushi i atdhetarisë të ngroh në çdo faqe libri. Gjatë orëve të fundit të “lindjes” në shtypshkronjë jo rastësisht janë lidhur edhe 2 fletë të freskëta. Njëra i kushtohet ikjes së Arbën Xhaferrit, i cili do të kujtohet patjetër më 28 nëntor: “Burri i kombit, vizionar/ Mbuluar me ngjyra ylberi/Do mbetet përjetë pishtar…”.Dhe në finale qesh e tallet me etjen ulëritëse për pushtet e pasuri, me sojsëzët e panginjur, që rrojnë në luks të pamerituar, duke rrjepur vegjëlinë. Ja ç’më dërgoi mbrëmë në celular: “Të ish gjallë Xhebro Gjika,/Rasatin e informalit/Do e përzinte me hithra,/Do ndërsente qentë e stanit…” Dhe psherëtin robi: “O Zot, mos u shtofshin si fara e hithrës!” Autori tërë jetën i ka qëndruar larg karriges së pushtetit dhe protagonizmit fals. Traditën e ruan si sytë e ballit. Le të hahen si gjelat zyrtarët në Vlorë e Tiranë tamam për mustaqet e Çelos. Agim Jazo (Dushkaraku) e dha një shembull shqiptarie e qytetarie atje te Sheshi i Flamurit, pa bujë e zhurmë, pa fanfara partiake a pushtetare. Politizimi i skajshëm nuk e eklipson dot kurrë Kryeqytetin e Pavarësisë. Llafet e debatet lumë ikin, historia dhe puna konkrete mbeten. Plot një shekull më parë Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, dom Nikollë Kaçorri, Hasan Prishtina etj. erdhën e puthën palët e flamurit kombëtar në Vlorë. Me në krye Ismail Qemalin kryeburrë shteti, nuk e lanë Shqipërinë të bëhej copa-copa. Por mbas rreth 5 shekuj robërie nën sundimin otoman e shpallën shtet sovran “më vehte, e lirë e mosvarme”. 28 Nëntorin ka 100 vjet që e thërrasim jo me pak krenari edhe Dita e Flamurit! Te Monumenti i Pavarësisë përkulemi përjetësisht, por do të nderohen në breza edhe ata që e gdhendën me daltë e me zemër, të paharruarit K. Rama, Sh.Hadëri e M. Dhrami. Sepse në çdo hap kemi me vete të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen. Në këtë qytet të bekuar festa shekullore po troket gëzueshëm. Por siç thotë Agimi, “Dasmën e bën/I zoti i shtëpisë,/Vlora e Flamurit,/ Djepi i Pavarësisë…”

Koincidenca e (pa)rastësishme

S

’paska gjë prej kësaj pune. Tek ka formuar taskforcë për të hetuar, ku dhe si para syve iu avulluan 1.4 milion euro, për ata që e kuptojnë këtë gjuhë, ministri Rexhepi po na thotë se nuk e ka ndër mend të zbulojë gjë. Përkundrazi, do ta mjegullojë mirë. E rast më i thjeshtë shkollor vështirë se mund t’u jepej edhe hetuesve në ato kurset fillestare. Gati çdo gjë është e qartë. Çdo gjë me letra. Dihet kompania “Österreichische Staatsdruckerei” nga Austria, së cilës duhej t’i paguheshin 1.4 milion eurot. E kush dhe pse ua devijoi udhën dhe paratë përfunduan në një konto tjetër një kompanie gjoja ndërmjetësuese (se pa ndërmjetësues ne nuk mundemi), pronë e një personi me mbiemrin “Velija”, nuk duket të jetë ndonjë ekuacion me aq të panjohura sa të formohet një tast-forcë e veçantë? Megjithatë, atij ia ka marrë mendja dhe ka vendosur ashtu. Më parë është se, ashtu si grupet hetuese parlamentare që formoheshin kur diçkaje duhej t’ia humbin gjurmët, këtë rol në polici e luan task-forca. Përvojat, edhe me skandalin e mëparshëm të kësaj ministrie me municionet me partnerët gjermanë, skandali i arit të vjedhur në policinë e Pejës, flasin për dështime serike.

Nga Ali Cenaj Sidomos skandali i vjedhjes në dhomën e dëshmive në Shtabin Kryesor të Policisë dhe task-forca që të nesërmen “mori në dorë rastin”, e dini me çka rezultoi. Me zbulimin e hajnave të gjithë asaj sasie droge apo ndoshta edhe dëshmive tjera të ndjeshme, Jo. Por, rezultoi me atë që e bëri të pamundshëm hetimin e mëtejshëm. Me shkatërrimin e gjurmëve të mbetura në vendin e ngjarjes aq sa të mos mbetet më çka për të hetuar. Kompania austriake ka paralajmëruar se nuk do të presë dhe nëpërmjet gjyqit, do t’i marrë paratë e veta. Normalisht, jo nga xhepat e ministrit Rexhepi, apo dikujt afër tij, që “gabimisht” ua kanë humbur gjurmët 1.4 milion eurove. Ndërkohë, derisa kësaj t’ia zërë vendin ndonjë skandal edhe më i rëndë, task-forca e ministrit do të vazhdojë me rastin që zakonisht mbetet “në hetim e sipër”. E aq sa duket i komplikuar rasti mund të jetë edhe i thjeshtë. Në një interpretim imagjinar, për shembull, mund të duket kështu. Dikujt, kuptohet: jo si unë e ju, që nuk na pyet kush, por nga ata që i kanë punët në dorë e që mund të ketë qëlluar i afërt i ministrit, një mëngjes mund të ketë gdhirë me idenë gjeniale për t’u bërë edhe më i pasur. Dhe në besim kishte angazhuar një kompani të huaj si ndërmjetësuese, së cilës i kishte garantuar diskre-

cionin dhe se parave që do t’i ndajnë, me autoritetin që ka, do t’ua humbë gjurmët, siç thuhet, “me kos”. Për vete si shpërblim që po e fuste në këtë biznes mund t’i kishte kërkuar, për shembull, 60 mijë euro. Dhe mund të kenë lënë ditën e vendin ku do t’i merrte paratë, për shembull në një butik te NEW BORRN-i, por pa u kontaktuar. Ashtu si mund të ishte marrëveshja, paratë ishin lënë në xhepin e një konsumi meshkujsh, të cilin ky që po bëhej i pasur e kishte veshur në gardërobë, por kishte dalë i tërbuar kur kishte parë se kishte lënë vetëm gjysmën e parave. Dhe nuk e mori, deri herën tjetër kur në zarf ishte shuma e plotë, mund të jetë njëri nga skenarët imagjinarë që task-forca e Bajram Rexhepit mund edhe të mos e marrë seriozisht. Biznesi i nisur me hile shpërtheu në skandal, që vështirë se mund t’i vihet kapaku aq lehtë. Sepse vidhet droga që e ruan shteti, vidhet ari që e ruan shteti, vidhen paratë që i ruan shteti. Madje, kur shteti nuk e di as kujt ia qet paratë në xhirollogari, vërtet është skandal që vështirë mund ta mbulojë as task-forca. Ka gjasë që kësaj radhe të sakrifikohet dikush nga rrëfimi imagjinar. Sidoqoftë, paraprakisht deklaroj se çdo ngjashmëri me ngjarje dhe persona të vërtetë këtu është e (pa)rastësishme.


opinion • E shtunë 10 nëntor 2012

»

11

Maratona e Ramës drejt fshatit dhe meditimi i një “G-99”-shi Nga Luan KURTI

T

uri elektoral i Ramës është fokusuar kryesisht në fshat. S’ka ditë që lideri socialist të mos na shfaqet në rubrikat e lajmeve të shumë të televizioneve teksa u mban leksione fshatarëve të zonave të ndryshme duke u rrekur të zbërthejë programin e “Rilindjes”, të “shndërrimeve” që do të ndodhin në zonat rurale kur ai të jetë kryeministër. Ai duket se i ka të qarta problemet dhe ka nga një zgjidhje për secilin veçmas. Problemi i tregut, i mekanizimit të bujqësisë, sistemi ujitës dhe ai i kullimit, i plehërimit, i kredive të buta, e shumë e shumë të tjera e bëjnë fshatin të lëngoj dhe të jetë në gjendje të mjerueshme. Sipas tij, kjo qeveri e ka abandonuar me kohë fshatin dhe merret vetëm me hajdutëri dhe monopolet e veta. PS-ja do ta ndryshojë një herë e mirë situatën, do ta fusë fshatin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe do të sjellë begatinë. Çdo fjalim si zakonisht e shoqëron me gjeste dhe me një zymtim të fytyrës, si ai që ka shkuar në vaki të dikujt dhe përpiqet të duket sa më i prekur dhe të sajojë ndonjë lot. Madje, diku i ka rënë me sheshin e dorës ndonjë veshgjati në kurriz për t’i dhënë të kuptojë masës së katundarëve se Saliu edhe këtyre të gjorëve ua ka bërë jetën ferr. Nuk di që në programin e “Rilindjes” të ketë ndonjë rresht për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, se, po të ekzistonte, me siguri do të na i thoshte. Ndoshta kjo i takon një faze të dytë. Për fat të mirë, as njerëzit dhe as kafshët nuk e marrin mundimin ta pyesin se si do t’i realizojë ato që thotë. Askush nuk ia ndërpret recitimin dhe, me sa duket, ai ndihet i lumtur për këtë fakt. Kurrë nuk i ka shkuar nëpër mend se pjesa dërmuese tundin kokën dhe e duartrokasin ngase nuk e kuptojnë, ose batutën e parë e deshifrojnë pas së trembëdhjetës. I bie që ai hedh ujë për hava dhe harxhon kohën aq të çmueshme të të qëndruarit në zyrë, kur

mund të jepte direktiva nga “Twitteri” dhe të merrej me zografisje. Me sa duket, edhe ata që e shoqërojnë nuk kanë kurajën t’i thonë se po ia mbyt kot katundit dhe rendin pas tij balrave, ugareve, duke bluar në mendje të tjera “halle” dhe mezi presin të kthehen në shtëpitë e tyre të ngrohta në kryeqytet. Mezi presin të dalin në bulevardin kryesor, të akomodohen te baret e dy kullave dhe të rrëkëllejnë ndonjë xhoni me miqtë e zemrës. I vetmi hall i tyre është të futen në listat për deputet, paskëtaj hataja u bëftë! Përndryshe kurrë nuk kanë për t’ia falur atij të “gjatit” këtë aventurë si të Sanço Pançës, këtë qorrollisje dhe marrje erzi. Flokët e tyre të lyera me brilantinë nuk mund ta durojnë dot erën e plehut dhe të djersës së atij mileti. Ata janë rritur me pekule, janë të një sëre tjetër dhe kurrsesi nuk e kishin menduar se do të binin aq poshtë. Sapo të mbarojë filmi-aksion i kryetarit dhe titrat në televizione, do të flakin me vrap rrobat e baltosura, do të kridhen për dy a tri orë në vaska dhe pastaj do të veshin kostumet e shtrenjta “Armani”, bashkë me kollaret vetëtitëse. E po kjo s’durohet! Të shkosh me “Benza” dhe fuoristrada në mes të arës dhe të kesh zor të parakalosh ca dykëmbësha me kosore dhe me shata në duar, ku disa syresh shkojnë kaluar mbi gomarë duke ia thirrur këngës për shtatë palë qejfe! Ç’t’u tregosh? Se si zihet rakia, se çfarë duhet të mbjellë këtë vjeshtë, si sistemohet bari në plevicë, se nga duhet t’i bien për më shkurt për të shkuar në Europë?! Këta kodoshë fshatarë nuk janë dhe aq budallenj! E kanë rrahur botën me pashë me kohë e me vakt, kanë parë dynja me sy dhe kanë ditur ta kullandrisin jetën mirë e tu mirë. Kudo të sheh syri vila të mrekullueshme, oborre dhe lehe me lule që vështirë e ke t’i parafytyrosh edhe në ëndërr. Do s’do, qyteti është më keq. Dikush ka ndonjë copë asistencë, të tjerët janë kthyer në tregtarë çikërrimash, rrobash të gabit apo fruta-perimesh në çdo cep dhe trotuar. U ka rënë në

hise të gjorëve të mbajnë familjet, të paguajnë dhe taksa për bashkinë, përndryshe sikter nga rruga! Të vijnë ata të policisë dhe hapu dhe të futem brenda! Kjo hata filloi që në kohën e Ramës. Tani ai thotë se do t’i zeroj taksat për tregtarët e vegjël dhe për të vobektët. Po shtrohet pyetja: pse i rriti disafish kur drejtonte vetë? Mbase e ka kuptuar gabimin dhe e ka seriozisht. Njeriu edhe ndryshon. Muri nuk lëviz, jo burri. Me qytetin duket sikur kemi mbaruar punë, shpresojmë ta kenë ngrënë tullumbin, tani oburra drejt fshatit! Fshati ka goxha vota, atje jeton gjindja më e madhe. Dhe në zgjedhjet e shkuara votat tona atje bënë firo. Duhet zbuluar kleçka, ku fle lepuri. Dikur një socialist thoshte se mjaftonte të varte xhaketën në mes të sheshit dhe fitonte përballë rivalit të tij demokrat, por kjo rezultoi e pavërtetë. Nejse, ai ishte xhaketë e vjetër dhe binte era myk. Tani u spastruan të vjetrit dhe gjithçka është e parfumosur. Po që ta ngas mendimin aty ku na dhëmb dhëmbi. Fshati punon sa për vete dhe s’e çan kryet për më tej. Pse ta çaj kur nuk paguan asnjë taksë për tokën dhe e administron me ligj sipas qejfit? Se po t’ia vësh këmbët në një këpucë dhe t’i thuash “dorëzoje në s’je i zoti ta ngasësh tokën, ta marrë ai që e kullandris më mirë, të krijojë fermat dhe zotrote në daç rri e bëhu bujk aty e në daç rend në qytet të bëhesh proletar, në daç krisja si të tjerët në emigracion, nga sytë këmbët, s’ka ç’më duhet!” Pse nuk është kështu për qytetin?! Të përdorësh dy standarde nuk është hiç e ndershme. Po qyteti na votoi me shumicë herën e fundit, fshati na e drodhi, dhe fshati është hambar votash. Atëherë kjo puna e tokës pse ngatërrohet dhe s’ka kush i jep dum? Ndaj po lodhet kaq shumë kryetari, i ranë këmbët balrave dhe iu ngjir gurmazi. Për ne deputetët e tij të zemrës, 99-shat, me të cilët do të drejtojë Shqipërinë europiane. Flet biri i botës si kryeministër! E ç’të keqe ka? Ndoshta i është fanepsur në ëndërr dhe qëllon që ëndrrat dalin.

Një ëndërr amerikane Ëndrra amerikane, sipas James Truslow Adams, është një buqetë idealesh, ku liria përfshinë mundësinë për prosperitet dhe sukses. Në këtë ëndërr hyn edhe Florin Krasniqi, por dhe Mikra Krasniqi Nga berat buzhala

N

ë Uashington, në një pritje zgjedhore të organizuar nga rrjeti medial “Politico”, pak minuta pas mbylljes së votimeve në Bregun Lindor, po lexoja në njërin prej kompjuterëve të vendosur në sallë se si po e mbulonin ketë megangjarje botërore portalet kosovare. “Krasniqi: SHBA gjithmonë ka mbështetur strukturat kriminale”, ishte titulli i parë që më ra në sy. Paksa u qetësova kur më në thellësi të tekstit e pashë se kjo deklaratë kriminale nuk ishte bërë nga Kryetari i Kuvendit, që pa fajin e tij e ka mbiemrin e njëjtë. Pothuajse në mënyrë klandestine i mbylla portalet në gjuhën shqipe. M’u duk se e gjithë ajo turmë e entuziazmuar e lexoi, e përktheu dhe po priste tash sqarime prej meje. M’u bë sikur po detyrohesha t’u thosha se ky që po jepte intervista të tilla ishte pos një i çmendur, përndryshe ne në Kosovë u jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen që i ka dhënë popullit tonë. E ndieja një dëshirë që të arsyetohesha dhe t’u thosha se simpatia jonë për SHBA-të nuk është thjesht për interesa të ngushta dhe ego-

iste. Përkundrazi, pjesa më e madhe e qytetarëve të vendin tim mendojnë se SHBA-të mbështetin kauza të drejta dhe jo struktura kriminale. Dëshiroja t’u thosha atyre njerëzve të civilizuar dhe jashtëzakonisht të lumtur për fitoren e Presidentit Obama se çmenduria nuk është çështje e ADN-ve nacionale. Të tillë ka në secilin vend, madje për çmendurinë eventuale të personit në fjalë kemi përgjegjësi të barabarta: Kosova e ka lindur, kurse SHBA-të e kanë edukuar. Pra, mos me shikoni mua! Ky është pasojë e sistemit tuaj. Në fakt, është vlerë e sistemit tuaj. Pra, kisha dëshirë t’u thosha se, nëse unë po skuqëm prej një deklarate të tillë, ju duhet të mburreni. Liria dhe demokracia, që ju e mbroni me kaq fanatizëm, nuk është një fushë ku do të rriten dhe do të zhvillohen vetëm personat prej të cilëve shteti pret shumë. Këtë mundësi do ta përdorin për ta keqpërdorur edhe individë devijues. Doja t’u thosha se a nuk i kanë keqpërdorur liritë dhe mundësitë që i japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe terroristët më të certifikuar botërorë, ata të “Al Keadës”? Dhe të njëjtit më pas me agresivitet shtazarak u kthyen për ta goditur vendin e mundësive të tyre. Mirëpo ju duhet të mburreni për ketë. Duhet të mburreni se në gjirin tuaj trajtohen njësoj dhe pa paragjykime edhe qytetarët e Jemenit, edhe ata të Norvegjisë. Fakti që Krasniqi,

një qytetar amerikan me prejardhje nga Kosova, lëshon raketa të tilla plot helm në drejtim të shtetit tuaj, normalisht që është për keqardhje. Mirëpo ju gjithashtu, pikërisht fal tolerancës së sistemit tuaj, fal mundësive të pafundme të sistemit tuaj, i keni edukuar në gjirin tuaj edhe Behar Xharrën, Mikra Krasniqin, Ylli Bajraktarin, Avni Mustafën e një armatë të tërë djemve produktivë nga Kosova. Pra, ju që e votoni sot Obamën, e nesër dikë tjetër, nuk ju frikëson deklarata e Krasniqit, që t’i mbyllni dyert tuaja. Ju jeni të gatshëm që kohë pas kohe të paguani edhe çmimin e lirisë që e keni. Fakti që sot në Somali, Egjipt, Libi etj., prodhohen terroristë, nuk ua dridh ju qerpikun që t’ua hapni mundësinë vashave dhe djemve të pafundmë afrikanë që të trokasin në dyert e ambasadave tuaja për një vizë. Jo vetëm qerpiku, por ju nuk u dridhet as dora kur e votoni djalin e një studenti nga Kenia. Sistemi juaj mund të mos jetë sistemi më perfekt, por deri në shpikjen e një detektori që do të mund të depërtonte në mendjet njerëzore, kjo çfarë bëni ju është thjesht një ëndërr. Një ëndërr amerikane. Jo se Mit Romni do të ishte një zgjidhje e gabuar për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jo se Partia Republikane lëngon prej mungesës së mendjes së hapur. Madje, është kjo parti që i ka hapur rrugë Amerikës për të qenë kjo që është sot. Mirëpo si njëri prej 7 miliardë qytetarëve të planetit tonë, u ndieva jashtëzakonisht i lumtur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sponsori më i madh i demokracisë botërore, edhe për 4 vjetët e ardhshëm do të udhëhiqen nga Barak Obama.


12

« gossip

E shtunë 10 nëntor 2012 •

Smartfonët të dëmshëm për shëndetin, sidomos nëse keni lëkurë të ndjeshme

Affleck: Kolegët mendojnë që jam mendjemadh Aktori dhe regjisori Ben Affleck kohët e fundit zbuloi se roli i tij prej regjisori nuk i solli shumë popullaritet. Përkundrazi, Ben ndihet i izoluar, sepse gjatë xhirimeve të skenave filmike, aktorët bëjnë thashetheme në kurriz të tij, duke thënë se atij i është rritur mendja dhe është bërë një idiot, raporton “Perez Hilton”.”Unë nuk ndihen më si “një prej djemve”. Kolegët nuk më shohin më me sy të njëjtë dhe të gjithë fshihen nga unë. Gjithashtu, unë mendoj se janë të bindur se jam dikush tjetër edhe pse unë mbeten i sjellshëm për të gjithë”, tha Ben. Megjithatë, Ben vuri në dukje, se nuk do të thotë që do të ndalet së marri me regji. Mbështetësit më të mëdhenj të aktorit 40-vjeçar, natyrisht janë bashkëshortja e tij Jennifer Garner, dhe fëmijët, Violet, Seraphina dhe Samuel. Por, së fundi mediet amerikane kanë raportuar se aktorja Garner ishte çmendur krejtësisht kur bashkëshorti i saj, Affleck, deklaroi që ende është në kontakt me ish-të dashurën Jennifer Lopez, raporton Reuters.

S

humë smartpfonë përmbajnë nikel dhe kobalt, të cilat shkaktojnë alergji. Ekspertët rekomandojnë iPhonat, për ata me probleme të lëkurës, pasi sipas studimit asnjë metal nuk u gjend i pranishëm në iPhonë. Telefonat Blackberry përmbajnë nikel i cili mendohet se ka ndikim tek 30% e popullsisë. Studiuesit studiuan butonat e telefonit, boksin, kamerën dhe panelet metale. Dr Tania Mucci, e cila prezantoi studimin në takimin e përvitshëm të kolegjit amerikan të alergjisë, asmëz dhe imunologjisë, tregoi se të gjitha metalet mund të shkaktojnë reagime alergjike si tharje, acarime në pjesët e mollëzave dhe veshëve. Nikeli është një metal i bardhë i cili përdoret në lidhje, për shkak të rezistencës që ka ndaj gërryerjes. Ai gjendet në objekte të ndryshme si dorezat e dyerve, gërshërët, në bizhu edhe në disa ushqime. Ata që janë të ndjeshëm ndaj nikelit dhe kobaltit duhet të përdorin iPhonat për ulur shansin e alergjive. Femrat kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të këtyre alergjive pasi janë më të ndjeshëm ndaj metalit duke mbajtur edhe bizhu në vesh me përmbatje nikelike.

DiCaprio shet shtëpinë në Malibu Leonardo Di Caprio ka vendosur të nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Malibu. Aktori e ka blerë këtë shtëpi që ndodhet në bregdet për 6 milionë dollarë në vitin 2002 dhe tani protagonisti i ‘Titanic’ kërkon 24 milionë dollarë, 4 herë më shumë se sa e ka blerë. Shtëpia është ndërtuar në vitin 1927 dhe kohët e fundit është rikonstruktuar. Ka 7 dhoma gjumi dhe 7 banjo. Gjitashtu, shtëpia me sipërfaqe 1659 metra katrorë (përfshirë oborrin e jashtëm), ka një tarracë, një sallon mahnitës dhe një garazh për gjashtë makina. Fillimisht aktori i famshëm kishte vendosur ta jepte me qira shtëpinë, por ka ndërruar mendje dhe ai që e ka mundësinë do të duhet që të jetojë si një yll kinemaje për të gjithë jetën.

Adele: Dietë vetëm për hir të jetës seksuale Adele thotë se ajo nuk ndjehet keq me peshën e saj dhe se do t’i nënshtrohej ndonjë regjimi dobësimi vetëm nëse linjat e saj ndikojnë në jetën seksuale ose në shëndetin e saj.“Kurrë nuk kam dashur të dukem si modelet në ndonjë ballinë të revistës. Unë përfaqësoj shumicën e femrave dhe jam krenare me këtë”, ka thënë Adele. Këngëtarja, e cila u bë nënë për të parën herë muajin e kaluar, është bindur se ajo do t’i nënshtrohej ndonjë diete vetëm për të mirën e lidhjes së saj ose për shëndetin e saj. “Lexoja komente në YouTube të cilat mendoja se do të më shqetësojnë, por gjithmonë i kam pranuar ato. Do të bie në peshë vetëm nëse kjo prek shëndetin ose jetën time seksuale, që nuk është rast”, shpjegon ajo në librin e ri “Adele: The Biography”.

Bimë aziatike në kozmetikën evropiane

Kate Middleton mëson kalërimin shkaku i dashurisë Çfarë nuk bëhet për dashuri! Kate Middleton për Williamin e saj ka kaluar alergjinë për kuajt duke vendosur të marrë leksione për të kalëruar. William kishte dëshirën e madhe që të kalëronte me të dhe të ndanin bashkë pasionin e madh për kuajt dhe nga një burim i brendshëm i Pallatit mbretëror është bërë e ditur se, megjithëse ishte alergjike, ajo është entuziaste qoftë për leksionet, por edhe për mundësinë qe do të bëjë të lumtur bashkëshortin e saj, shkruajnë mediume britanike. Princi e ka trashëguar pasionin nga nëna e tij, Diana, aq sa qysh si fëmijë dinte të kalëronte dhe kishte një poni para se të merrte “patentën”. Tani e ka radhën Kate të mësojë dhe, sipas të njëjtit burim, ajo është shumë e lumtur që do të marrë pjesë në të gjithë aktivitetet e familjes.

N

ë vitet e fundit është rritur ndjeshëm influenca e përbërësve aziatikë në produktet e kozmetikës të vendeve perëndimore. Kështu thotë një studim i kryer

nga kompania financiare britanike “Mintel”, që është prezantuar në Bangkok me rastin e panairit ndërkombëtar In-Cosmetics. Vendin e parë për tregtinë e ingredientëve nga Azia

drejt Evropës dhe SHBA e zë Tajlanda, tregon studimi. Eksporti i këtij vendi ka shkuar në 44 për qind dhe fitimet nga 2.5 miliardë dollarë në vitin 2008 në 3.6 miliardë në 2012.


gossip • E shtunë 10 nëntor 2012

»

13

Rihanna& Kate Moss foto erotike për V Magazine

Ora e Clapton, në shitje për 2,6 mln paund

Taylor Swift

fajësohet nga mikja e saj për marrëdhëniet e dështuara

Tabloidët e ndryshëm e kanë përcaktuar Taylor si një tjetër Jennifer Aniston, por edhe miqtë e saj janë duke e cilësuar si dështake në dashuri dhe e fajësojnë për të gjitha historitë e shkurtra të dashurisë. Një burim i afërt i Taylor ka treguar se ajo dëshiron të jetë e dashuruar por është skllave e punës. Se ajo i konsumon lidhjet dhe ushtron shumë presion tek to. Po nëse Taylor nuk do të ishte në marrëdhënie nuk do të kishte asgjë për të kënduar, pasi të gjitha këngët e saj i dedikohen dashurive të humbura. Është ironike që ajo është një multimilionare duke kënduar këngë për dashurinë, ka thënë një mikja e saj. Në një intervistë për Cosmopolitan ajo ka këshilluar: “Meshkujt mund të jenë pjesë e jetës suaj, por mos i lejoni të jenë jeta juaj. Ata mund të jetojnë në botën tuaj por kurrë mos i bëni se ata janë bota juaj”. E çuditshme se si Taylor nuk ka marrë në konsieratë këshillën e saj.

Ora e legjendarit Eric Clapton është nxjerrë në ankand dhe pritet të shitet për shumën e pabesueshme të 2,6 milionë stërlinave. Një orë jashtëzanisht e rrallë e “Patek Philippe”, ajo është një prej dy ekzemplarëve të vetëm të prodhuar me platin të kushtueshëm dhe do të dalë në shitje javën e ardhshme në Gjenevë. Ekzemplari i dytë i kësaj ore ndodhet në një muze. Ankandi i orës së Clapton vjen pasi pikturat që i përkisnin kitaristit dhe këngëtarit Gerhard Richter u shotën për 21,3 milionë paund në një ankand të mbajtur këtë javë në Londër. Richter bleu këtë koleksion për dy milionë paund dhjetë vjet më parë.

D

y bukuroshet Rihanna dhe Kate Moss kanë pozuar duke qëndruar shumë pranë njëra-tjetrës dhe duke ekspozuar trupat e bukur me kostume seksi për kopertinën e V Magazinë për këtë muaj. Një foto tregon Riahannan lakuriq por e mbuluar nga Kate të cilën e mban në prehër. Një foto tjetër tregon Rihannan me kamzhik në dorë dhe Kate duke u zvarritur. Rihanna së fundmi është duke punuar për albumine rradhës “Unapologetic”, gjithashtu ajo ishte prezente edhe në shoën e modës së Victoria Secret në NYC, ku këndoi “Diamonds” dhe “Fresh Off the Runaway”.

Melissa George rrëfen për dashurinë e re

Bryan Adams në pritje të fëmijës së dytë Një tjetër fëmijë rrugës për Bryan Adams dhe Alicia Grimaldi. Bryan është takuar me Alician në 2004, dhe në mars të 2011 ai tregoi hapur ndjenjat e tij për Alician dhe se ajo ishte duke pritur fëmijën e tyre të parë. Brian pritet të vazhdojë turin e tij në 10 dhjetor në Tulsa dhe Oklahoma. Përveç karrierës së tij si këngëtar ai punon edhe si fotograf. Në korrik të këtij viti ai publikoi një libër me fotografi të quajtur “Exsposed”.

Aktorja Austriliane Melissa George është rrëfyer për lidhjen e saj me biznesmenin francez Jean-David Blanc, me të cilin është lidhur në fillim të këtij viti, pasi u takuan në akademinë e filmit në Londër. Ajo ka treguar për Daily mail se ndonjëherë fjalët nuk mund të përshkruajë ato që ndjen. “Falenderoj zotin që e solli këtë njeri në jetën time”. George gjithashtu ka treguar se shumë shpejt do të ndërtojë një familje, por nuk është e dhënë pas detajeve dhe ceremonisë, pasi dështoi në martesën me Claudio Dabet. “ Unë do bëhem nënë, por nuk ka rëndësi se si dhe kur, unë me të vërtetë kam zgjedhur babain e duhur për fëmijët e mi”, ka thënë George.


14

« bota

E shtunë 10 nëntor 2012 •

Luftëra

imperiale

Njëzetë vjet më parë, Henry Kissinger hodhi termat e dilemës strategjike të SHBA pas Luftës së Ftohtë: “Jetojmë epokën në të cilën Amerika nuk mund të dominojë botën dhe as të tërhiqet, ndërkohë që shfaqet njëkohësisht e gjithëpushtetshme, por edhe totalisht e dobët”. Njëmbëdhjetë vjet pas 11 shtatorit, nga zyra e tij ovale Obama, pavarësisht retorikës madhështore, vazhdon që ta këqyrë horizontin nëpërmjet këtij prizmi. Guximi për të shpresuar bashkëjeton me njohjen e realitetit

B

arak Obama u rizgjodh në Shtëpinë e Bardhë për të shpëtuar Amerikën nga një tjetër recesion, jo për të ndryshuar botën. Dhe ai e di mirë. Në krye të axhendës së tij janë tre fjalë: jobs, jobs, jobs. Por vendet e punës dhe mirëqenia sociale nuk janë funksion vetëm i ciklit të politikës ekonomike. Gjithnjë e më shumë varen nga mënyra si Amerika është kundrejt botës. Nga marrëdhëniet politike, tregtare dhe financiare me pjesën tjetër të planetit, me Kinën në krye, që nuk pranon më konsensusin e Uashingtonit dhe nuk harron që kriza që po zgjat ka lindur në Wall Street. Por edhe nga luftërat që Amerikës i duhet apo do t’i duhet të luftojë, edhe pse me shumë dëshirë do të bënte dhe pa to. Duke filluar nga lufta kundër terrorizmit, që ka mbërritur në vitin e njëmbëdhjetë. Për të vazhduar me një sulm të mundshëm parandalues ndaj Iranit, në mirëkuptim apo jo me Izraelin, që Obama do të bëjë gjithçka për ta shmangur po që mund të shpërthejë për shkak të një vendimi të Izraelit dhe për shkak të refuzimit të iranianëve për të negociuar seriozisht. Dallimi mes politikës së brendshme dhe politikës së jashtme është se axhenda e brendshme mund të projektohet shumë kohë përpara, ndërkohë që bota është shumë e madhe dhe e padepërtueshme për këdo që dëshiron ta modelojë. Ndoshta edhe presidenti i SHBA. Veçanërisht një udhëheqës në mandatin e dytë, i zgjedhur nga një

Dallimi mes politikës së brendshme dhe politikës së jashtme është se axhenda e brendshme mund të projektohet shumë kohë përpara, ndërkohë që bota është shumë e madhe dhe e padepërtueshme për këdo që dëshiron ta modelojë. Ndoshta edhe presidenti i SHBA. Veçanërisht një udhëheqës në mandatin e dytë, i zgjedhur nga një vend i polarizuar mes së djathtës nostalgjike të superfuqisë së vetme të dikurshme – reaksionare në vend dhe luftarake jashtë – dhe qendrës së majtë që dëshiron të shërojë plagët e familjes dhe të kthejë sa më shumë ushtarë në shtëpiqë të jetë e mundur.

vend i polarizuar mes së djathtës nostalgjike të superfuqisë së vetme të dikurshme – reaksionare në vend dhe luftarake jashtë – dhe qendrës së majtë që dëshiron të shërojë plagët e familjes dhe të kthejë sa më shumë ushtarë në shtëpiqë të jetë e mundur. Me arkat publike gjysmë të boshatisura dhe një Kongres të ndarë mes dhomës së ulët në dorë të republikanëve, shpesh ekstremistë, dhe Senatit me shumicë demokratike të kufizuar. I vetmi avantazh jo i vogël në krahasim me katërvjeçarin e parë, është që Obama nuk mundet të rikonfirmohet, pra do të veprojë pa u kushtëzuar nga sondazhet elektoralë. Sot, axhenda botërore e Presidentit mbart tre urdhëresa. E para: të vendosë çfarë duhet të bëjë apo të mos bëjë me Kinën. E dyta: të vendosë në duhet të sulmojë apo jo Iranin, me apo pa Izraelin. E treta: të përshtatet me tërmetin që po ndodh në galaksinë islamike, për t’u përpjekur ta influencojë dhe të modulojë si pasojë luftën ndaj xhihadizmit. Me një sy nga eurokriza, nëse kjo do të vinte në dyshim jo vetëm stabilitetin social dhe gjeopolitik evropian, por edhe rimëkëmbjen ekonomike amerikane. Sa për Kinën. Në Pekin bëhej tifo për Romneyn. Sepse Obama u duket “mandarinëve të kuq” një udhëheqës i pabesueshëm, që bën sikur dialogon, ndërsa riarmatos Taivanin apo i sulmon për politikën mjedisore. Më keq: kërcënon ta trajtojë Republikën Popullore si një herë e një kohë Bashkimin Sovjetik, duke shtrënguar

përreth Pekinit bashkë me aleatët e vërtetë apo miqtë aziatika – Australia, Japonia, Korea e Jugut, Vietnami, India – një rrip sigurie i destinuar të frenojë ambiciet e Kinës. Veç të tjerash, në Kinë po zhvillohet Kongresi i Partisë Komuniste, në mesin e një lufte për pushtet që investon nomenklatura dhe që do të ripërcaktojë qasjen ndaj SHBA dhe botës. Në muajt e ardhshëm, kur Obama do të ketë takuar Xi Jinping, neohomologun e tij, mund të kuptojnë nëse numrat një dhe dy në botë janë të destinuar të bashkëpunojnë, apo të përplasen. Në frontin e Iranit, Obama do të bëjë gjithçka për të mos i hyrë një aventure lufte me pasoja ndoshta shkatërrimtare. Një luftë e re e Gjirit do të rrezikonte të fundoste simptomat e rimëkëmbjes ekonomike amerikane, të mbyte rritjen aziatike, të zhyste Evropën edhe më në depresion dhe në kaos. Në këta muajt e fundit emisarë të Shtëpisë së Bardhë janë përpjekur të testojnë disponueshmërinë e Teheranit për një kompromis për programin e tij bërthamor, në këmbim të fundit të sanksioneve dhe të ripranimit të Republikës Islamike në qarqet politike dhe ekonomike ndërkombëtare. Por Netanjahu, ndoshta udhëheqësi botëror më pak entuziast për mungesën e ndryshimit të kreut të Shtëpisë së Bardhë, mbetet i bindur se Izraeli nuk ka të drejtë t’u besojë ajatollahëve. Mundësitë e një lufte që do të shenjonte mandatin e dytë të Obamës, dhe jo vetëm, duken sot më të mëdha se shpresat për paqe.

Ndërkohë, lufta ndaj terrorizmit vazhdon. Suksesi më i madh i komandantit të përgjithshëm Obama ka qenë ekzekutimi i Osama bin Ladenit, bashkë me tërheqjen nga Iraku dhe frenimin e humbjeve në Afganistan. Por pasojat e paparashikueshme të “pranverave arabe” po hapin fronte të reja luftarake. Për shembull në Sahara, ku një grusht terroristësh narkotrafikantë kanë hedhur farën e Al Kaedës në Malin jugor për ta bërë bazë të xhihadizmit global. Ky të paktënë shtë vizioni dominues në Uashington dhe në Paris (ish kryeqyteti kolonial), i sanksionuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB, i cili i ka dhënë dritë jeshiles një lufte për ripushtimin e Saharasë së humbur, e udhëhequr në distancë nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Franca. Më në përgjithësi, konvulsionet që po shkundin vendet arabë dhe islamikë detyrojnë Obamën që të ndjekë ngjarjet. Një konfirmim që Uashingtoni nuk është në gjendje të determinojë të ardhmen e Lindjes së Mesme. Njëzetë vjet më parë, Henry Kissinger hodhi termat e dilemës strategjike të SHBA pas Luftës së Ftohtë: “Jetojmë epokën në të cilën Amerika nuk mund të dominojë botën dhe as të tërhiqet, ndërkohë që shfaqet njëkohësisht e gjithëpushtetshme, por edhe totalisht e dobët”. Njëmbëdhjetë vjet pas 11 shtatorit, nga zyra e tij ovale Obama, pavarësisht retorikës madhështore, vazhdon që ta këqyrë horizontin nëpërmjet këtij prizmi. Guximi për të shpresuar bashkëjeton me njohjen e realitetit.


bota • E shtunë 10 nëntor 2012

»

15

Vendet anëtare janë të ndara në dy kampe gjatë negociatave për buxhetin. Janë 12 kontribues neto dhe 15 marrës neto. Kontribuesit neto marrin më pak para nga Brukseli, krahasuar me paratë që ata japin për arkën e përbashkët. Marrësit neto kanë më tepër grante dhe përfitime seç i japin Brukselit. Sipas Komisionit Evropian, kontributorët më të mëdhenj neto përfshijnë Gjermaninë (me 9 miliardë euro), Francën (6.4 miliardë), Italinë (5.9 miliardë), Britaninë e Madhe (5.6 miliardë), dhe Holandën (2.2 miliardë)

BE, kështu ndahen “thelat” e buxhetit B

uxheti i përbashkët i këtij viti i BE për 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian është 129 miliardë euro (165 miliardë dollarë). Ai do të përdoret për të subvencionuar sektorin evropian të agrikulturës, ndihmat strukturore dhe rajonale, programet në fushat e shkencës, hulumtimeve dhe kulturës, si dhe industrisë. Përveç këtyre, ai duhet të mbulojë shpenzimet për institucionet ndërkombëtare si Komisioni Evropian, gjykatat, Parlamentin Evropian dhe një sërë organizatash të vogla. Rreth 80% e fondeve buxhetore do t´u shkojnë vendeve anëtare. Kontributet nga 27 vendet anëtare mbushin arkën e BEsë, bashkë me të ardhurat nga detyrimet doganore dhe një pjesë nga taksat mbi vlerën e shtuar. Tashmë kontributet e vendeve anëtare përbëjnë një pjesë gjithnjë e në rritje të të ardhurave të BE-së, ndërkohë që të ashtuquajturat burimet kapitale nga të ardhurat doganore janë në rënie. Vendet anëtare janë të ndara në dy kampe gjatë negociatave për buxhetin. Janë 12 kontribues neto dhe 15 marrës neto. Kontribuesit neto marrin më pak para nga Brukseli, krahasuar me paratë që ata japin për arkën e përbashkët. Marrësit neto kanë më tepër grante dhe përfitime seç i japin Brukselit. Sipas Komisionit Evropian, kontributorët më të mëdhenj neto përfshijnë Gjermaninë (me 9 miliardë euro), Francën (6.4 miliardë), Italinë (5.9 miliardë), Britaninë e Madhe (5.6 miliardë), dhe Holandën (2.2 miliardë). Marrësit më të mëdhenj neto janë Polonia (11 miliardë), Greqia (4.6 miliardë),

Hungaria (4.4 miliardë), Spanja (2.9 miliardë) dhe Portugalia (2.9 miliardë). Gjithësesi, nëse kjo përllogaritet individualisht për çdo qytetar të BE-së, atëherë panorama ndryshon: danezët janë ata që paguajnë më shumë në arkën e BE-së me 150 euro secili, ndërsa Hungaria merr pagesat më të mëdha, 442 euro për frymë nga ndihmat e Brukselit. Aksionet e riorganizimit të sistemit të shpërndarjes janë shkaktarë të një konflikti të përhershëm brenda Bashkimit Evropian. Që nga vitet 1980, buxheti shumëvjeçar është negociuar mes vendeve anëtare me të ardhura dhe shpenzime të parashikuara brenda një kornize 7-vjeçare. Aktualisht, liderët e BE-së po negociojnë buxhetin e viteve 2014-2020 me Komisionin Evropian, i cili bën thirrje për një bilion euro për periudhën 7-vjeçare, duke nisur nga 2014. Kontribuesit neto, duke përfshirë edhe Gjermaninë, thonë se kjo shifër është shumë e lartë dhe duan të shohin mundësinë e një reduktimi në sugjerimet e Komisionit me 100 miliardë euro. Kryeministri britanik,

David Cameron dëshiron të shkojë edhe më tej, dhe t´a reduktojë shumën me 200 miliardë. Por pavarësisht shumave prej miliarda eurosh, buxheti i zakonshëm është minimal, krahasuar me ecurinë e përgjithshme ekonomike: ai përfshin vetëm afro 1% të aktivitetit ekonomik në total të Bashkimit Evropian. Në vitin 1985, Britania e Madhe ishte në gjendje të përfitonte një ulje të kontributeve të saj, sepse kishte shumë pak të ardhura nga agrikultura. Që atëherë, kontributorë të tjerë neto kanë përfituar ulje, duke përfshirë Gjermaninë. Por ulja e Mbretërisë së Bashkuar është

formalisht më madhorja, ulje të cilën duhet t´a kompensojnë shtetet e tjera. Ja përse shkurtimet, të cilat kryeministrja Margaret Thatcher i shprehu me fjalët: “Më ktheni paratë e mia”, janë vazhdimisht temë e debatit. Fondet e shpëtimit për shtetet që marrin borxhe nuk dalin nga buxheti aksioner i BE-së. Deri tani, vetëm një shumë e vogël e huave për Greqinë janë marrë nga fondet e BE-së. Objekti Evropian i Stabilitetit Financiar dhe Mekanizmi Evropian i Stabilitetit financohen veçmas nga kombet e eurozonës. Përveç kësaj, ekziston një fond i veçantë ndihme për zhvillimin në BE, me pagesa të strukturuara pak më ndryshe sesa buxheti i përgjithshëm i Bashkimit Evropian. Recesioni vazhdon Komisari i BE-së për çështjet ekonomike Olli Rehn, i kumtoi rezultatet e prognozave të vjeshtës në një atmosferë të zymtë. Evropa gjendet në një proces të vështirë makroekonomik, i cili do të zgjasë një periudhë kohe, tha Rehn. Edhe nëse disa vendime politike të muajve të fundit kanë krijuar

mundësi për rritjen e besimit, prapë nuk ka ardhur koha për tu shtrirë mbi dafina. Evropa duhet të kombinojë konsolidimin e buxheteve me reforma strukturore në mënyrë që të arrijë zhvillim të qendrueshëm dhe të ulë papunësinë, tha Rehn më tej. Shpresat për rritje ekonomike në zonën e euros u korrigjuan nga minus 0,3 për qind në minus 0,4 për qind. Në vitin 2013 ekspertët presin një rritje minimale ekonomike, por jo më 1 për qind por vetëm 0,1 për qind. Për gjithë Bashkimin Evropian prognozat thonë se rënia ekonomike këtë vit do të jetë 0.3 për qind. Vitin e ardhshëm ekonomia në gjithë BE-në duhet të rritet me 0,4 për qind. Por Komisari i Ekonomisë Rehn, kishte edhe lajme të mira për të dhënë. Në disa fusha diferencat e mëdha midis shteteve të euros janë zvogëluar. Në shtetet me deficite si Greqia, Spanja apo Italia rrogat janë rritur që prej 1999 shumë më tepër se në shtetet me mbiprodhim si Gjermania dhe Holanda. Kjo ripasqyroi nga ana e vet nevojën e shteteve në deficit për të kapur vendet e tjera, por edhe flluskën e sapunit të tregjeve financiare dhe mangësitë në disiplinën buxhetore. Ndryshimet në nivelin e rrogave janë duke u zvogëluar, thotë komisari i ekonomisë: “Por që prej vitit 2010 kjo tendencë ka ndryshuar. Konkurrenca që humbi në dekadën e parë të unionit monetar, është duke u rivendosur pak e nga pak”. Ekonomia gjermane është relativisht stabile, thotë Rehn. Por edhe ajo nuk mund t`i shpëtojë rritjes ekonomike të frenunar, e cila do vazh-

dojë deri në fund të vitit. Në përgjithësi Rehn i jep Gjermanisë një notë shumë të mirë. Ndryshe paraqitet gjendja në Spanjë. Ky vend ku një në katër vetë është i papunë, do të duhet sipas prognozave të luftojë edhe vitin e ardhshëm me një ekonomi në rënie. Edhe borxhet e reja do të rriten vitin e ardhshëm nga 2 deri gjashtë për qind. “Ne i dhamë zemër Spanjës të shtojë masat për konsolidimin e buxhetit”, deklaroi në Bruskel Olli Rehn. Italia ndodhet në situatë më të mirë dhe do t`i kthehet pas dy viteve sërish rritjes ekonomike. Mali me borxhe është duke u ulur më ngadalë se vitin e kaluar, thotë Rehn. Edhe në Francë ulja e deficitit është duke u bërë ngadalë. Paralajmërime u bënë që në prognozat e pranverës. Sipas prognozave të vjeshtës Komisioni mendon se do të ketë borxhe të reja prej 3,5 për qind në dy vitet e ardhshme. “Komisioni i BE-së përshëndet paktin e iniciuar nga qeveria franceze për më shumë rritje ekonomike, konkurrencë dhe punësim”, deklaroi Komisari i BE-së, Olli Rehn. “Tani duhen marrë vendimet në ç`masë ekzistojnë nevoja për ndihmë financiare dhe si mund të ulen borxhet”, tha Rehn. Trojka dhe qeveria greke janë duke biseduar në mënyrë shumë konstruktive. Rehn tha se pret që të martën e ardhshme të merren vendimet për këstin tjetër të paketës së ndihmës. Nëse deputetët grekë votojnë për paketën tjetër të ndihmës, atëherë Greqia do të marrë ndihma në nivelin e 31 miliardë eurove. Nëse nuk e votojnë atëherë ekziston rreziku që qeverisë greke t`i mbarojnë paratë në mes të muajit nëntor.


16

« speciale

E shtunë 10 nëntor 2012 •

Cilët janë pronarët legjitimë të Nga Besnik VELAJ

P

ër 50 vjet diktaturë, 20 vjet demokraci institucionet madhore të Republikës së Shqipërisë, siç janë Presidenti, Kuvendi, deputetët, Kryeministri, ministrat, pushteti i kryetarëve të bashkive, prefektëve dhe kryetarëve të komunave, ngatërrojnë Karaburunin me Dukatin dhe “nuk e dinë” se gadishulli i Karaburunit është pronë e fshatit Dukat dhe dukatasve. Gjuha e zezë sllavo-greke dje, sot nga Katovica, po përdoret për 70 vjet se pronat shumëshekullore të turizmit elitar të gllabërohen nga ujkokratët, bishokratët të veshur me të gjitha (pusht)etet. Po japim më poshtë të argumentuar të drejtën madhore të pronësisë për ç’do dukatas, duke çmuar tek ata bashkimin vëllazërimin e gjithë dukatasve pa dallime politike, fetare, pozicioni shoqëror e ekonomik. Më shumë se kush e kanë dashur dhe e duan Shqipërinë dukatasit, por pa pasur pronë (s)ka atdhe. Ja ç’thotë Lavdosh Ferruni për gazetën: Ka shumë të ngjarë që 19 qershori 2010, dita kur u mblodh Kuvendi i Madh i Dukatit, të jetë në një të ardhme një ngjarje historike po aq e madhe sa Kuvendi i Barçallas, i mbajtur po në këtë fshat 90 vjet më parë. Është e kuptueshme që shumëkush edhe të habitet me këtë organizim komuniteti, që tingëllon disi “arkaik”, e parashtetëror, e dyta për më tepër kur dëgjon që ky kuvend, ku u mblodhën 900 burra të Dukatit, i ka dërguar qeverisë një thirrje që e quan dhe ultimatum, disa medie të shkruara dhe të folura i quanin të çuditshme kërkesat e këtij Kuvendi për: 1) njohjen historike dhe gjeografike të Dukatit; 2) kthimin e pronave të tyre shekullore; 3) heqjen e postbllokut ushtarak në Pashaliman, që pengon përdorimin e pronave të tyre në Karaburun dhe lëvizjen e turistëve të huaj; 4) garantimin e paprekshmërisë të lirisë, shëndetit, jetës dhe pronës së banorëve të Dukatit nga vendimet e shtetit. Termat e përdorur: “kuvend”, “burra”, “kufi”, “pronë”, “postbllok ushtarak”, “liri”, “ultimatum”, “italian” (është fjala për projektin italian të Parkut Eolik) nuk mund të mos kujtojnë kuvendin e Barçallasë të vitit 1920, në kujtim të të cilit dukatasit organizuan sivjet 90-vjetorin e këtij kuvendit për Luftën e Vlorës më 1920 (i hodhën trupat italiane në det). Po cili është Dukati? Ja ç’ thotë Sherif Tava: Shumë njerëz, deri njerëz të ditur, me grada shkencore fatkeqësisht se dinë…Ishte fshati më i madh i Shqipërisë, me një sipërfaqe prej 260 kilometra katrorë, fillon nga Kepi i Gjuhëzës në veri (Lingueta), siç shkruajnë të huajt, mbaron në Ropile, kufi me Dhërmiun, në jug laget nga Joni, në perëndim përfundon me Palasën, Tërbaçin, Bratin, Gjormin, Lepenicën në juglindje, nga veriu me Tragjasin, Radhimën dhe detin Adriatik. Ka një lumë dhe një gjol. Kënga kënduar në shekuj thotë: “Dukat e gjysma e Misirit”! Shumë shtete nuk kanë dalje në det, kurse Dukati ka privilegjin e madh që laget nga dy dete perla: Joni e Adriatiku. Ka gjij(Skalomën)të bukur që mundësojnë turizmin. Ruani Llogoranë, se do t’u duhet brezave që do të vijnë shkruan një turist i huaj që e kishte vizituar para 220 vjetësh. Ishte vendi më i bukur që kam parë, unë, gjatë udhëtimeve në Evropë e Azi. Ka fusha, male, kodra. Natyra është treguar bujare në këtë fshat historindritur! Kryeqendër e një kantoni të pavarur e përcakton Pukëvili, konsulli francez në oborrin e Ali Pashë Tepelenës. Mjerisht, pushtetarët e sotëm, të majtë, të djathtë a të qendrës, s’e njohin Dukatin, s’i dinë kufijtë e tij. “Pse i Dukatit është Karaburuni?!” - pyesin me naivitet ata. “Edhe Llogoraja e Dukatit qenka?” - thonë disa të tjerë. Mjeran politikanë, mos bini kaq poshtë në injorancën tuaj! Aty nga vitet 1950 të shekullit XX na pyesnin me përbuzje vlonjatët apo dhe të Lumit të Vlorës: “Nga Memuçi i Dukatit vjen ti?”. “Në këtë kohë kthehen nga misioni në Shqipëri të dërguar nga misioni Anglez në lidhje me partinë agrare të Ballit Kombëtar, Laze Berdo dhe Ahmet Blushi, të dy dukatas, që kishin

gadishullit të Karaburunit? kaluar dy muaj në Memuç të Dukatit”, - shkruan Reshat Agaj në librin e tij “Vëllai i pengut”. Pra, zotërinj pushtetarë, edhe ky smokthiniot i ditur, për Dukatin e di Memuçin, emri i lashtë i Karaburunit të sotëm. “Memuç” mund të jetë toponim i kohës ilire. Në një bejte shpotitëse Mulla Sulejman Hoxha thotë: Agallarët e Kazasë Në qafë të Llogorasë Bëjnë qejfin e dynjasë Me kusi të trahanasë, Një kusi me qull trazoi, 13 grosh e çmoi Kush nuk di si Bushi? Bilbil si Bilbil Alushi… Pra, aty nga viti 1900 Bilbil Alushi ishte me kopjen e tij në qafë të Llogorasë, në pronë të tij, ku priti parinë e Vlorës. Le t’i referohemi edhe arkeologut austriak Karl Patsh, i cili shkruan: “Lokaliteti i dytë i madh me gërmadha i rrethit të Akrokeraunës ndodhet në krahun e djathtë të lumit të Dukatit, pranë shtëpisë së aga Selamit, në Erihua. Ndërmjet mureve u gjendën figura balte të pjekura, nga të cilat 7 ndodhen në koleksionin ‘Vlora’. Morëm nga zoti Eftimiadhi 2 monedha bronzi të Republikës së Epirit dhe Orikumit. Që Rrafshnalta e Ravenës në gadishullin e Karabrunit ka qenë shfrytëzuar edhe në kohë të vjetra, këtë e sqarojnë 2 monedha bronzi të punuara shumë hollë, që ne i blemë nga një bari… në orët e vona erdhëm prapë në Shën Andrea (Shëndre), ku bariu (Zaho) në të kaluarën, e tani Musa, kishte bërë gati mishin e pjekur të dashit. Pra, dhe Shëndreu i Karabarunit është pronë e Dukatit, pronë e Musa Jorgaqit, sipas Karl Patshit. Emri “Karaburun” vjen nga turqishtja që do të thotë “gjuhë e zezë”. Është gadishulli më i madh i vendit tonë. Ndodhet midis gjirit të Vlorës dhe kanalit të Otrantos, me gjatësi 15 kilometra. Përbëhet nga një relief malor i zhveshur, por i pasur me kullota. Pjesa më e ngushtë e ulët është Pllaja e Ravenës, një qendër e njohur, e preferuar blegtorale. Veç kullotave, pasuri të tjera të çmuara që natyra i ka falur Karaburunit janë formacionet dolomitike të mermerizuara, të cilat përdoren si materiale ndërtimi. Mermeri i Karaburunit është përdorur në lashtësi si gur dekorativ për zbukurimin e Amfiteatrit të qytetit të Orikumit dhe ndërtimin e Apolonisë, apo sot ka përdorim në industrinë e material ndërtimit. Aty është hapur dhe karriera e shfrytëzimit të mermerit në sipërfaqe. Gadishulli i Karaburunit ka majat piktoreske të Kores, me lartësi 826 metro, Dafinës, Faqja e Gjirurës, Gropat e Memuçit, Bregu i Bitrit, Shpella e Panait. Më në veriperëndim tk Kepi i Gjuhëzës ndodhet shpella më e madhe detare, Shpella e Haxhi Alisë, të cilën detari i guximshëm e ka përdorur si strehë mbrojeje e sulmi kundër anijeve pirate të huaja që hynin në Gjirin e Vlorës. Ja ç’shton më tej Sherif Tava: Në vitet 1709-1724 në kepin e Karaburunit u vendos Haxhi Aliu së bashku me të birin dhe 2 tastana anije me vela që përdoreshin nga detarët shqiptarë në shekujt XVI-VIII. Luftoi kundër ushtrive franceze e veneciane që kërkonin zotërimin e brigjeve të Adriatikut, Jonit, si dhe kundër piratëve të huaj, që grabisnin bagëtitë e dukatasve në kullotat e tyre vjeshtore e dimërore. Në bregdetin e Jonit dhe Adriatikut Haxhi Aliu bashkë me kapedanët himariot të detit dhe me barinj dukatas, ka luftuar kundër piratëve frëngj. Veprimtaria detare e luftarake e tij ishte përqendruar në ngushticën e detit midis Sazanit dhe Karaburunit, që quhet Lingueta (gjuhë). Rreth viteve 1723 1724, në brigjet e Otrantos

u ndesh me anijet e Venedikut dhe Anglisë. Qershor 1724, piratët e rrethuan Haxhi Aliun në det, afër shpellës që mban emrin e tij. Luftë e pabarabartë. Zbriti ne tokë. Piratët e ndoqën këmbë këmbës deri në majën e një hunde në Karaburun, ku luftoi e u vra. Maja quhet “Maja e Frëngut”. Në shenjë kujtimi për këtë mbrojtës të tyre, barinjtë e Dukatit ndërtuan një qivur në vendin ku u vra trimi. Quhet qivuri i Haxhi Aliut. Atë vjeshtë barinjtë, në shenjë zie, u hoqën bagëtive zilet dhe këmborët, gjë që ndodhte rrallë në Dukat, për të sot po sot në Karaburun dhe Dukat këndohet kënga: Haxhi Ali, Shehit (dëshmor) deti Shpat’ e tij, Lule xheneti!” Apo më tutje Evliha Çelebiu në librin e tij (SH. T)” Sejahatnameja” thotë: “Çdo vit në dimër strehohet dhe dimëron në limanin e ishullit të Sazanit flota veneciane, e cila ka këtu qëndron dhe çdo udhëtim prej këtej e fillon. Në jug të Sazanit dhe në perëndim të Vlorës është kepi i Karaburunit. Në perëndim dhe në jug është krahina shqiptare e Dukatit me 100 copë fshatra të pabindura e të panënshtruara…janë më trimat e kombit shqiptar. Është fjala për gjithë Labërinë. Edhe Boldaçi i quan burrat më trima të Toskërisë. Thonë një të vërtet të madhe. Nga lufta me turqit, pas vdekjes së Skënderbeu, shumë dukatas emigruan në Itali. Më 1431 Dukati kishte 24 shtëpi, kurse më 1583 kishte 100 shtëpi. Gjetur këto të dhëna në dokumentet turke. Në librin “Shqiptarët dhe Galibardi” gjejmë 2, 3 me mbiemrin “Toçi”, toponim i një mali në Dukat. Dukati nuk ka vetëm histori, por dhe gojëdhënë, në kuptimin pronor që Karaburuni është i dukatasve dhe dukatasit janë pronar legjitim të tij, që nga kohët që nuk mbahen mëndë. Sipas gojëdhënave (SH. T), ato thonë se fiset autoktone të Dukatit janë tre: Peçulët, Gjongjini dhe Gjipalajt. Ardhsi i parë në Dukat ka qenë Kondi nga Vithkuqi me tre djemtë e tij: Kohilin, Kolumçin dhe Palin. Ardhësi i dytë po nga Vithkuqi, është Dede Pata me djemtë e tij: Sinanin, Kushtën, Kekën dhe Nikën, i cili s’u islamizua dhe shkoi e u vendos në Palasë. Të tre fiset autoktone kullotat i kishin det me det, duke filluar nga Adriatiku në lindje e përfunduar në detin Jon, në perëndim. Gjipali i kishte nga Petruna në detin Jon në perëndim e deri në Sjadovinë e Pallorëng të detit Adriatik, Gjolin e Paleokastrën. Peçuli nga Joni në perëndim, Skaloma e Dafinës, te maja e Koret në veri, te Gjiri i Raguzës në lindje. Si për autoktonët, si për pasardhësit fletë toponimia e Dukatit, e cila është 1000 përqindë e vërtet, po ta krahasojmë me emërat e kryefamiljarve të Dukatit që përmban dokumenti turk i vitit 1583. Nga Kor Peçuli vjen toponimi “Maja e Koret”, pranë së cilës janë qafat e Peçule, Radhonjtë e Peçule, Kopeçule, Gurët e Gjopeçulit, Gjilaluce, Dukëgjoni shpellë, Konduka, Gjongjinia arë. Po përmëndim dhe një document tjetër historik që përmban datën 9.01.1791 “Krahina e Himarës e tok me të edhe Dukati njoftojnë Mbretërinë e Napolit t’i ndihmoj për të formuar, kjo, krahinë që nis nga Vlora në Sarandë, qeverinë e saj, për të cilën ka nevojë populli e krahina shkruan G. M. Monti në artikullin”Sovraniteti napolitan mbi Himarë”. “Bastuni im dhe Dukati s’e lë grekun të kaloj Llogorain”, - shprehej plot besim Ismail Qemali në ato ditë të stuhishme të 1912. Në këtë territor të Dukatit që është gadishulli i Karabrunit (SH.T), ka edhe varre të të parëve pronarë dukatas. Në Skalom të Hasanet është varri i Lulo Havarti, në kullotë të Mixhe në Karaburun, është varri i një grua të Mixhe, vdekur në borë në

Gropa të Memuçe. Në Gjilaluce janë varret e Pano e Mustafa Naçit, varri me fik i Mehmet Muçostepës, varri i Kutelet, i Hodo Rrapos në Llovis etj. Edhe nga Karaburuni dhe Sazani janë luftuar fuqitë grabitqare të pushtuesve me anë te një zjarri e flake, të cilët nuk kanë dalë të gjallë nga Gjiri i Vlorës. Karaburuni bënë pjesë në nënzonën mesdhetare kodrinore malore jugore me reshje të shumta 2500 milimetra në vit. Vegjetacioni i bimësisë fillon nga marsi deri në fund të këndorit. E shoqëruar edhe me 300 ditë me diell bimësia është harlisur dhe me gjelbërim të përjetshëm. Është një pasuri e madhe për blegtorin, aq më tepër DUKATI më i madh se Misiri, ku bënë pjesë gadishull i Karaburunit është një vend me blegtori të zhvilluar që në kohë të lashta, shumë të lashta, kohë të pa mbajtura mëndë. Në çdo kohë si kullotë mjaft e zhvilluar, e pasur dhe e pashtershme bashkë me Ishullin e Sazanit, ishte e marr me qira në pjesë të saj nga Veziri i Beratit, i cili u paguante dukatasve për qiranë 1500 pjastra në vit, pra brenda fitimit ishin palë pronarët dukatas, turqit ja kishin nevojën Dukatit si luftëtar trima dhe të mençur. Sundimi pesëshekullor i Perandorisë Turke, nuk njeh ndonjë rast që dikujt(L. F), ”për merita lufte”, t’i jetë dhënë prej Stambollit pjesë nga territori i Dukatit apo Karaburunit të Dukatit, pasi pronat e dukatasve ishin dhe janë të regjistruara në arshivat e Perandorisë në emër të fiseve të Dukatit. Me një stërmundim të madh, me shpenzime të mëdha kohe e parash, qindra dukatas enden nëpër zyra shtetërore, deri në Turqi e Itali për të mbledhur dokumente e për t’i provuar shtetit të tyre, se të parët e tyre janë shqiptarë që kanë banuar në Dukat dhe janë marr me blegtori. Më në fund disa ia kanë dalë pas 20 vjetësh të marrin një vendim gjykate që”prona kullotë në Karaburun prej…ha, kufizuar nga…dhe nga…dhe nga…është e pronarit dukatas…”. Po kur shkojnë në AKKP, këta pronar i nxjerrin përjashta pa shkelma. Duke i mohuar pronën, (ç)shteti po tenton t’i humbas dhe identitetin pronarëve legjitim të Gadishullit të Karaburunit që janë dukatasit. Për më tepër, po përpiqen ta përçajnë, atë, dhe ta heterogjenizojë si komunitet nëpërmjet hapjes këtu e aty të rubinetit të njohjes së pronësisë , në këmbim të garantimit të “bashkëpronësisë” me sekserë me autoritet e shtetit, si në rastin e tokave të Dukatit në Orikum, Oriku Orikumi Pashalimani është pronë e Dukatit. Kohë pas kohe, m. gj. s Karaburuni o bë objekt i diplomacisë dhe agresioneve të shteteve përtej detit për ta kthyer në bazë ushtarake të lakmuar më rivalitete, çdo pëllëmbë e kësaj toke pati ZOT, dukatasit. Ja ç’na tregon Xhelo Pe-


speciale • E shtunë 10 nëntor 2012

toshati, Xhemil Vela: Gadishulli i Karaburunit është pasuri e trashëguar me det, qiell, mal, kodër, pyje, pak fushë, kullota që ka siguruar të ardhura për frymë, ka siguruar dhe nivelin mesatar të jetesës për çdo familje. Në kohën e Mbretit ZOG I (Në vitin 1929 tapitë e dukatasve u përkthyen nga gjuha osmanishte turqishte në gjuhën shqipe, si për gjithë tapitë e shqiptarëve), kur financat e tij mbetën bosh për shkak të Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924, u kërkua nga shteti që gjëja e gjallë në Karaburun, të regjistrohej duke u betuar mbi Kuran e Bibël. Në këtë regjistrim në vitin 1925, në Dukat numëroheshin 125000 kokë bagëti të imta pa llogaritur mijërat e bagëtive të trasha si lopë, qe, viça, apo njëthundrakët si mushka, kuaj, pela. Çdo dukatasi në atë kohë i binin mbi 100 kokë bagëti të imta, përveç tokës bujqësore dhe kullotave prej Kepit të Gjuhëzës në Karaburun e deri në Rushnjë të Pamasës apo nga Qafa e Llogorasë deri në Vastak në kufi me Bratajt. Ja ç’shton më tutje Xhemil Vela: Duke u nisur nga Kepi i Gjuhëzës në Karaburun, shtrihen pronat e fiseve që përfshin mbi 200 familje të vjetra, të cilët kanë lindur aty fëmijët dhe aty i kanë rritur, aty i kanë fituar betejat e luftës me armiqtë, aty kanë rënë dëshmorët për lirin e atdheut, aty kanë kënduar për të mira e në gëzime, qarë në hidhërime, luftuar me vetëmohim për to e janë rropatur duke derdhur djersë për të mbajtur familjet me të ardhurat e punës , pa i rënë kurrkujt në qafë. Kështu nga Kepi i Gjuhëzës e deri në Gollovec, kanë pronat e tyre Hibrot, Hoxhajt, Dervishaliajt, Jazojt, Kokajt. Në Gollovec janë pronë e Hysomemajt, Jazojt, më pas me radhë Abazajt, Havarët e Minxhajt. Duke filluar nga Kongjorrufeja renditen Mëhillajt, dajat e të nderuarit të shkollës “PERLA”zotit Petrit Golemi, më tutje janë pronar Nelajt, në Shën Jan: Bodojt e Nelajt, në Çip të Gjatë: Abilajt, në Shën Vasi: Bodojt e Velajt, duke u larguar më në Jug: Çeloaliajt, Kullurajt, Peçulët, Gjohilajt etj., etj.! Po në gjysmën e Karaburunit? Mësuesi me dritë plot dashuri të trashëguar për pronën, Mehmet Dervishaliu , nuk heziton të na ndihmoj: Në Ravenë, pronarë të ligjshëm, të ngulitur aty prej shekujsh janë: Peçulët, Kullurajt, Koshenajt, Gjohilajt, Aliçkajt, Selmanhaskajt, Bellojt, Xhebrojt, Abilajt. Madje disa vënde janë emërtuar sipas mbiemrave të fiseve të hipotekuara, si “Lugu i Selman Haskajve”. Këto tregojnë se çdo pëllëmbë toke, kullote, pyll etj. , ka një ZOT, pronar të ligjshëm dhe ky është dukatasi, që e ka trashëguar brez pas brezi, shekull pas shek-

ulli. Po të bëjmë një udhëtim dhe të shkojmë në Bristan, do të takojmë pronat e Rrodakajve, në Petrunë të Gjipalajve e të Begajve, në Siadovinë apo buzë kënetës Dukatit kanë pronat Kondajt, në Çorrak Petoshatët e avokat Xhoxh Prendit (rahmet past), më pas vijnë me radhë Ruçajt, Kashurajt e Hodajt. Në “Trap të Nezhe”, shtrihen pronat e Nezhajve e të Hilajve, në Lloviz, Vangjelajt, Kocajt Lekrecët, ndërsa në GRAMË, aty ku ka bujtur LORDI BAJRON, kur vizitoi Dukatin, janë Kashurajt e Lekreçët, në Shëndre Xhelilajt. Me që LORD BAJRONI KA VIZITUAR DUKATIN, DËSHIRA E PRONARVE DUKATAS ËSHTË, dëshira e pronarëve të perlës është që Znj. Lureta Petoshati tu bëjë një shkrim! Po kullotat verore? Kanë zotërit e tyre. “Vali i Lek Kondit” është i Çeloaliave, Bozhanajve, ndërsa afër Majës Qesares, kaloi Cezari i madh për t’u ndeshur me Pompeun, në Llogora kanë pronat e tyre Selmanhskajt, Xhebrajt, Dervishaliajt! Çfarë i pengon pronat, sidomos 90% të kullotave të gadishullit Karaburunit të mos shkojnë tek të zotët e tyre legjitim? Në demokraci u hapën hipotekat, kadastra e Vlorës, Arkivi Qendror i Shtetit, Institutit të Tokave, Ministris Bujqësisë, Ministrisë së Mbrojtjes etj institucione të Republikës së Shqipërisë dhe u pajisën dukatasit si pronarë legjitimë të gadishullit të Karaburunit me dokumente të patjetërsueshme pronësie, vlera më e madhe ligjore e tyre ishin ato të kohës së mbretërimit të Zogut I. Është hartuar dhe një Kushtetutë e Republikës Shqipërisë, ku në nenin 41 thuhet: “Prona i njihet shtetasit të RSH-së, kur është e trashëguar, blerë dhe e dhuruar!” Mirë e bukur. Mirëpo pas viteve 1990, 1997 pronarëve dukatas u mbetën tapitë në dorë, se prona u nda sipas Katovicës me ligjin djallëzor 7501 dhe pjesa tjetër u rrëmbye fshatçe sipas mësimeve të babait të kryetarëve të mbi 50 partive e partiçkave, shokut Ramiz Aliaj, që janë qehallarë të tij. Pushteti i Katovicës i bashkuar dhe me litarin që la jashtë varrit diktatori Hoxha, me përçarjet, lidhjet fisnore, helmin sentimental për qoftëlargun, po e thellon, ngatërron më shumë problemin e dhënies pronës me tjetërsimet, legalizimet, ndërtimet pa leje, cenimet e pronave, mbivendosjet, shitjet fiktive, falsifikimet, gjyqet pa fund, konfrontimet midis palëve deri në humbjet e jetës të palëve që janë pronar legjitim, ngritjes së shpenzimeve të pagesave gjyqësore që pronari mos të ketë mundësi financiare për të vazhduar gjyqet…deri tek kërcënimet, lëndimet, shpërndarja e grevës pronarëve legjitim të shoqatave”Pronësi me Drejtësi”, ”Bregdeti”etj.,

deri tek vrasjet siç e dikton Katovica?!! Për operacionet vertikale, horizontale të vjedhjes pronave dallohen të mëdhenjtë e Tiranës, gudufrit e Bashkisë Orikumit, kryepleqësia e Dukatit. Prapë problem qëndron te prefektura, deputeti i zonës emigrant në Dukat që qëndrojnë indiferent dhe po zvarrisin kthimin e pronave, sidomos të kullotave të Karaburunit. Gjithçka bëhet me qëllim, për fat të makutërve, pangopurve, që duan të fusin akoma thonjtë e paprerë në shumë tava. A nuk janë politikanët, shtetarët e fshehur që mendojnë se është periudhë e përshtatshme për të rrëmbyer akoma prona siç privatizuan postat ushtarake, pikat kufitare, monet e bagëtive duke i shfrytëzuar si strehë mafioze ku kanë bërë e bëjnë fole emigrantët, droga, prostitutat për në Itali, apo për stinë vere për biznese hotelesh, motelesh etj., etj.? Ja me këto punë merren mafiozët. Është për të theksuar se gjatë luftës së “mundshme” kundër korrupsionit me operacionin “Puna” luftëtarët betejat i kishin me Ishullin e Sazanit…, por me kuotat e korrupsionit në Gadishullin e Karaburunit u pa si qelizë e vdekur për një kohë të gjatë. Kohët e fundit dolën problemet nga ferrat. Problemi i parë, ishte Kakomeja, ku deri tani qeveritarëve të të gjitha ngjyrave s’u ndezi me studion franceze nga qëndrueshmëria e djemve të Bregdetit. Problemi i dytë është Bisht i Pallës e Fazlliçëve. Problemi i tretë është dhënia e lejes për parkun energjetik me erë në Vlorë. Projekti do të realizohet nga kompania “ENPWËER ALBANIA”, filial në Shqipëri i “MONCADA ENERGY GROUP”. Marrëveshja për këtë projekt është nënshkruar në dhjetor 2008 së bashku me atë për ndërtimin e një linje nëndetare të interkonjeksionit, me fuqi 500 megavat, cila do të lidh Shqipërinë me Italinë. Ndërkohë që miratimi i lejes për parkun EOLIK, është bërë më 14 maj 2009 nga K. M fshehurazi, pa komunikuar zyrtarisht gjeografit e vendeve ku janë pronarët legjitim, midis të cilëve janë pronarët e gadishullit të Karaburunit. Më i rreptë për këtë problem është intelektuali dukatas, Xhemil Seferi, i cili për Dukatin, një vend magjik, shprehet kështu: “Gadishullin e Karaburunit e kanë blerë mafia vertikale nëpërmjet shtypjes ekonomike për ta varfëruar popullin duke i mbyllur çdo lloj hapësire që ai të krijoj një ekonomi dhe të jetojë me dinjitet dhe i pavarur. Duke e lënë në varfëri e mjerim, ai do t’i nënshtrohet mafies për t’i hedhur ndonjë kockë nga gjaku dhe djersa e tij, të cilën ja kanë rrëmbyer me dhunë…Ç’të duhet që shkruan në gazetë, pjerdhin këta, as lexojnë fare…si përgjigje mund të adoptojmë një varg të Migjenit të pavdekshëm: “Pallatet e larta në vendet e mjerueme”. Në mbyllje e them me droje se po nuk u zgjuam, do na ngelet vetëm një rrugë. Të kërkojmë punë duke bërtitur rrugëve: “Dru me pre”! Sipas sentencës së zotit XHEMIL SEFERI: “Mafja vertikale, rritu salltaneti, shtohu fukarallëku”! Dalin dhe dëmet nga energjia e ERES. Projekti do të realizohet nga Bishti i Gjuhëzës deri në Qafën e Llogorasë, me gjatësi 52 km dhe tri bateri Qafa e Mazharit deri në Shushicë. Komuniteti i Dukatit e pronarët legjitim të Karaburunit s’kanë qenë dakord për ndërtimin e Parkut Energjetik me prodhim nga energjia e erës: E para të kthehet prona, pastaj të diskutohen avantazhet e këtij projekti E dyta, jemi një shtet me mikrosipërfaqe prandaj teorisë “një euro për 1 metër katror” për investitorin duhet parë me rezerva e ndoshta si okupues, E treta, pasojat në ambient sidomos në turizëm e faunë do të jenë shkatërrues, populli nga kjo energji e pastër nuk fiton asnjë kilovat sepse e merr shteti fqinj. Ne marrim energji nga burime të pista, do të ishte e pranueshme po të ngrihej ky park nga Mali i Tragjasit deri në Stogua të Bratit, por e bëjnë në vendet e mësipërme, ku superstruktura është pothuaj e gatshme dhe mos të gënjehemi me një trastë me hime e një filxhan me para se s’e kemi pasur për traditë! Sot vëmendja ndaj Karaburunit duhet të jetë papërkulshmëri si Cezari, Haxhi Aliu. Gadishuli i Karaburunit është vend i uruar, me natyrë të gëzuar, me zili të Bajronit, qeveritarët duhet të kenë zilinë e Bajronit, të jenë ëndërrimtar e sqimatarë, të jenë të ndjeshëm e të hollë, duhet të jenë Çarl Harold të poezisë së poetit të madh. Duhet të japin kontribut evropian, ligjor për kthimin e pronës tek i zoti, ndaj angazhimeve që kanë marrë kur Shqipëria u pranua në NATO dhe aspirimeve të saj në të ardhmen për t’u pranuar në Bashkimin Europian.

»

17

Fondacioni

Vodafone Albania shpërndan karroca motorike për individë me aftësi të kufizuara në Korcë

Në kuadër të përfundimit të projektit “Tani edhe ne mundemi” të mbështetur nga Fondacioni Vodafone Albania dhe të zbatuar nga Shoqata e Invalidëve të Punës në bashkëpunim me Bashkinë e Korcës, u zhvillua në biblotekën e qytetit një aktivitet në të cilin u bë shpërndarja e karrocave motorike për përfituesit e këtij projekti. Ndër shumë të tjerë të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Kryetari i Bashkisë së Korcës Z. Niko Peleshi, Drejtor i Fondacionit Vodafone Albania Z. Albi Greva si edhe Presidenti i Shoqatës së Invalidëve të Punës Z. Abdulla Omuri. Fondacioni Vodafone Albania udhëtoi drejt Korcës për të lumturuar 10 individë me aftësi të kufizuara, të cilët deri pak ditë më parë ishin të ngujuar në shtëpi me pamundësi për të lëvizur. Salla e biblotekës së qytetit ishte plot me të ftuar të cilët ngrohën zemrat e secilit prej përfituesve të këtij projekti me duartrokitje të njëpasnjëshme në një ditë shumë të rëndisishme për ta, pasi tashme falë bujarisë së Fondacionit Vodafone do të mund të rifitojnë pavarësinë e tyre për të lëvizur e të integrohen në shoqëri. Kryetari i Bashkisë së Korcës Z. Niko Peleshi falenderoi Fondacionin Vodafone Albania për ndihmën e vazhdueshme që i jep Korcës dhe vecanërisht individëve në nevojë të këtij qyteti si dhe theksoi që Bashkia e Korcës ka bërë progres përsa i përket lehtësimit të lëvizjes për njerëzit me aftësi të kufizuar dhe premtoi që akoma më shumë do të behet në te ardhmen. Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Vodafone Albania Z. Albi Greva përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi të gjithë ata që ishin pjesë e këtij projekti dhe vecanërisht Bashkinë e Korcës e cila i dha më shumë jetë këtij projekti Aktiviteti kulmoi me një performancë tepër të bukur dhe emocionuese në kitarë nga një prej këngëtarëve të mirënjohur të Korces i cili është edhe një prej përfituesve të këtij projekti, Z. Mihallaq Andrea.


18

D

«

Kulturë

o të pranonte të vinte në Shqipëri me një rol dhe madje duket se e pret me kënaqësi një ftesë të tillë. Për aktorin Remo Girone, Shqipëria është shumë e ngjashme me pjesën jugore të Italisë dhe ai duket se nuk gjen shumë ndryshime mes të dy vendeve. I pranishëm dje në Natën Gala të Festivalit të 13-të të Filmit Shqiptar, ku u ndanë edhe çmimet përkatëse të festivalit, aktori italian i njohur prej pjesës më të madhe si Tano Karridi menjëherë pas mbërritjes në Tiranë ka gjetur pak kohë të flasë edhe me medien. Në bisedën e mëposhtme ai rrëfen për karrierën e tij, familjen, marrëdhëniet me femrat, politikën dhe kinemanë..

Në Shqipëri ju njiheni me emrin “Tano Karidi”. Keni pasur njohje më parë me Shqipërinë? Jo është hera e parë që vij në Shqipëri dhe nuk njoh shumë gjëra edhe nga kinematografia juaj. Njoh dhe di që ka një vend në Siçili që quhet “Piana dei Albanesi”. Sa ju ka ndjekur nga pas roli i Tano Karidit? Edhe sot. Edhe në Itali. Shqiptarët ju duan sepse ju kanë urryer në film. Si e keni realizuar rolin dhe sa i keni njohur krerët e mafies në Itali? Ishte një problem i skenaristëve. Ata shkruan për mua këtë personazh të njohur, i cili u bë i njohur sidomos pas serisë së katërt. Ishte hera e parë që shihej në një film mbi mafien ajo që quajmë niveli ku komandohen gjërat nga mafia. Personazhi ishte interesnat sepse kishte karakteristika njerëzore dhe nuk ishte jo human. Ishte i keq, por dinte të ishte edhe i mirë në disa momente. Ishte shumë interesante për mua të realizoja këtë rol, sepse historitë deri në njëfarë pike ishin shumë të lidhura me realitetin e vërtetë. Përmes fiction mund të thuheshin edhe gjëra që nuk dilnin nëpër gazeta. Disa seri të “Oktapodi”-t kalonin edhe censurën dhe duke bërë një ‘fiction’ arrije edhe t’i shpëtoje. Më kujtohen që shumë ndryshime bëheshin edhe në sallën e dublimit. Një personazh që ishte deputet, bëhej ish-deputet. Një herë kishin xhiruar një skenë në pallatin ku Andreoti kishte zyrën. Ishte skena e një mafiozi që takonte një politikan dhe e montuan skenën në plan të parë, në mënyrë që të mos dallohej se ku po xhirohej. Pas “Oktapodi”-t duket sikur personazhi negativ ju ndoqi edhe më tej në karrierë? Mund të flisni për të tjerë role? Është e vërtetë që shpesh herë më kanë caktuar edhe personazhe negative, por jo vetëm. Për shembull një nga rolet e fundit që kam interpretuar në televizion është Pio XII dhe ndoshta kam mësuar gjëra nga ky rol. Tani kam dy filma që po realizoj, një në Kanada ku luaj së bashku me time shoqe. Jemi një çift dhe unë interpretoj një emigrant italian që do të kthehet në vendin e tij. Kam bërë edhe një film tjetër ku kam pasur rolin e një gjyshi. Tani po realizojmë një tjetër film që quhet “Mirëdita president” që na çon në pyetjen e dytë. Ky film është një komedi mbi politikën italiane. Duhet të zgjedhin një presi-

E shtunë 10 nëntor 2012 •

o em R e n o Gir

se veçanërisht me “Oktapodi”-n kam pasur më shumë sukses sepse gratë e pëlqejnë pushtetin dhe femrave ju pëlqen fuqia. Por më pëlqen edhe të bëj komedi, sepse e di që femrave u pëlqen edhe të qeshin. Cila është përshtypja që keni krijuar për shqiptarët? Unë nuk kam paragjykime ndaj një populli. Në mediat italiane janë përfolur shumë fakte të hidhura me shqiptarët dhe shpesh është shumë e lehtë t’u thuash të tjerëve se janë kriminelë. Njëherë, në Republikën Çeke kishte një tabelë ku shkruanin: kujdes nga romët se vjedhin! Por në fakt ishin ata që vidhnin. Unë nuk di shumë për Shqipërinë. Është hera e parë që vij. Nuk kam asnjë mendin, aq më pak paragjykim. Prej aq pak orësh sa jam këtu më duket njësoj me Italinë, ndoshta me pjesën e Italisë së Jugut, nga Roma e poshtë. Duhet të rri më shumë ditë që t’ju jap një opinion. Është pak herët për të folur.

Vij në Shqipëri nëse keni rol për mua është po aq e vështirë sa t’i bësh njerëzit të qash. Në profesionin tim ka disa gjëra që i bëj më lehtë dhe të tjera më të vështira. Mua më pëlqejnë gjërat e vështira. Për një aktor është më e vështirë të bëhet i njohur apo ta mbajë këtë status? Është më e vështirë për ta mbajtur.

dent të ri për shtetin dhe ka ca skena humoristike sepse në Parlament njëri thotë: Giusepse Garibaldi! Por, kishte vërtet një njeri me këtë emër! Raporti mes kinemasë dhe politikës është ky: që kinemaja është më shumë kritikë, jo ndaj politikës në përgjithësi, por ndaj politikës siç po bëhet tani në Itali. Besoj ju i keni ndjekur përmes shtypit skandalet e shumta, rrogat e larta të parlamentarëve... Ne tashmë kemi një qeveri teknike sepse nuk kishim mënyrë tjetër si t’i zgjidhnim gjërat. “Gomorra” është një film që denoncon situatën aktuale. Unë nuk e di nëse e keni ndjekur edhe një film që iu kushtua skandaleve financiare të “Parmalat”. Kinemaja që denoncon sot është më e butë, megjithatë është e pranishme. E keqja dhe e mira nuk është e ndarë me thikë. Është pak a shumë e përzierë, ashtu siç është në të vërtetë. Sot në Itali nuk e gjen dot se ku është e mira apo e keqja. Ju jeni bërë i famshëm me rolin e një mafiozi, por keni luajtur ashtu siç edhe thatë edhe role paksa

komike. Në cilën gjini e gjeni më shumë veten? Unë kam bërë në karrierën time shumë teatër. Deri në një farë pike kam bërë role shumë dramatike. Por kam bërë edhe ko-

medi si “Lulet e kaktusit” që ka pasur një sukses të madh. Duhet të them që është e bukur t’i bësh të tjerët të qeshin, por edhe

Jeni selektiv në rolet tuaja? Unë zgjedh mbi bazën e asaj që më ofrojnë. Nuk zgjedh në ajër. Në radhë të parë shoh rolin dhe shoh nëse më pëlqen. Në teatër ka qenë më e thjeshtë se kam pasur si pikë referimi aktorët e mëdhenj që i kanë bërë më parë ato role dhe shoh se si i kanë realizuar, qofshin këta amerikanë, anglezë, rusë. Në fakt për kinemanë dhe televizionin shoh fillimisht nëse është një personazh i rëndësishëm apo jo në historinë që rrëfehet dhe pastaj besoj se është e rëndësishme regjisori që e realizon. Ka regjisorë të famshëm me të cilët mund të bësh edhe role të vegjël, por kur regjisori nuk është aq i rëndësishëm atëherë është mirë të merret një rol i madh. E mira është që të merret një rol i mirë, por nuk është gjithmonë kjo në bazë të asaj që të ofrohet. Vite më parë kur Michele Placido “vdiq” në film, pati një qarje kolektive në Shqipëri. Ai mbetet një aktor i adhuruar nga femrat. Si janë raportet tuaja me publikun femëror? Janë raporte të mira, por unë, në të kundërt me Michele Placidon nuk jam martuar 25 herë. Unë jam martuar me Viktorian prej 30 vjetësh dhe vetëm një herë. Edhe kur shkojmë në aktivitete, fotografët na thonë: po këtë fotografi e kemi tashmë. Do të doja t’ jepja material gazetave rozë, por unë kështu jam: besnik. Kemi dy fëmijë dhe jo si Mikele që ka 7-8 fëmijë me gra të ndryshme. Besoj se kam një raport shumë të mirë me publikun femëror. Duhet të them

Sipas jush, cila ka qenë periudha më e artë e kinemasë italiane? Periudha e artë e kinemasë italiane është me regjisorë si: Viskonti, Felini dhe pastaj ata të komedisë italiane: Moniceli, De Sica, Sergeo Leone. Besoj se kjo është periudha e artë. Nuk është më ajo lloj industrie, sepse televizoni i ka përfshirë të gjitha këto zhanre. Por sot ka regjiosrë të aftë: Sorentino, Moraglioni, Ricardo Milani. Industria e kinemasë është pak më e dobët sepse filmat që preknin këto zhanre nuk janë më dhe ishin ato që sillnin më shumë lekë. Ne sot në Itali nuk kemi ligjet që kanë francezët dhe spanjollët. Për shembull filmat amerikanë që dalin në Francë duhet të investojnë lekë rreth 20 apo 25% të të ardhurave të filmit në industrinë e filmit francez. Në këtë mënyrë ata kanë shpëtuar kinemanë e tyre. Ndërsa te ne filmat amerikanë vijnë, njerëzit i shohin dhe lekët shkojnë në Amerikë. Është e vërtetë që filmat e tyre kushtojnë shumë dhe është e vështirë për ne. Por nëse do të kishim një ligj si ai në Francë, do të investonim më shumë në kinemanë tonë. Ju e keni nisur karrierën tuaj në teatër. Si vazhdon sot marrëdhënia me skenën? Unë kam bërë Akademinë e Teatrit në Romë dhe për shumë vite nuk bëja kinema sepse mendoja që karriera në teatër ishte më e sigurt. Por tani nuk është më kjo siguri as për teatrin në Itali. Kur unë bëja teatër, nëse një njeri punonte mirë ishte i sigurt që në sezonin e ardhshëm do të ishte i angazhuar. Ndërkohë që për kinemanë kishte filluar disi kriza dhe nuk kishte kaq shumë siguri. Mund të ishe i sukseshëmn në një film, por pastaj kishte rast që për dy- tre vjet të mos punoje më. Një nga filmat e parë që kam bërë ishte një film me Marchi Belochinon. Ishte “Pulëbardha” e Çehovit në kinema. Kam bërë shumë teatër dhe kthehem herë pas here. Roli i fundit ka qenë roli i inkuizitorit në “Vëllezërit Karamazov” të Dostojevskit. Nëse më doni në Shqipëri më dërgoni ndonjë skenar të ndonjë regjisori dhe të vij. Do ta pranonit një rol shqiptar? Patjetër! Mjafton që të ma përktheni në italisht që ta kuptoj. Me kënaqësi. B. Goce


• E shtunë 10 nëntor 2012

i s u R ë n shqiptar

Java e filmit Filma artistik Joni Shanaj

“Pharmacon”

çmimi për dokumentarin,

Antoneta Kastrati

Animacioni,

Ilir Kaso

Filmi i shkurtër,

Loro Shestani

Çmimi i 100 vjetorit,

Petrit Ruka

Çmimi i karrierës,

Muharrem Fejza

Aktor jo protagonist,

Besart Sallaku

Aktore jo protagoniste,

Margarita Xhepa

Aktorja më e mirë,

Luli Bitri

Aktori më i mirë,

Fadil Hasa

Regjia më e mirë,

Bujar Alimadhi

Filmi më i mirë,

“Lidnje Perëndim Lindje” i Gjergj Xhuvanit

Në datën 6 nëntor, në kinema “Rolan” në Moske, u çel java e filmit artistik shqiptar. Për 5 ditë me radhë në këtë kinema me emër, por edhe në atë “Zhudozhestvjenij”, në qendër të Moskës, po shfqen 6 filma shqiptare, realizme këto kryesisht të mbas viteve 2000, që kanë në qendër histori dhe ngjarje shqiptare. Filmat “Shqiptari”, “Trishtimi i Znj. Shnajder”, “Natë pa Hënë”, “Kolonel Bunkieri” “Gjallë” janë prodhime të fundit të kinematografisë shqiptare që po prezantohen përpara një publiku të zgjedhur rus. Filmi “Luftëtari i Madh – Skenderbeu” është një film simbol i javës së filmit shqiptar në Rusi, jo vetem si një evokim i një prodhimi të përbashkët shqiptaro-

Kulturë

sovjetik të viteve ’50, por edhe si një pasqyrim i vlerave të mëdha historike të popullit shqiptar, atyre kulturore. Mbas 58 vjetësh, ky film i gjithëvlerësuar, i rikthehet kinemave të Moskës dhe St. Petërburgut. Java e filmit shqiptar në Rusi zhvillohet në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare në FR, të cilat kanë filluar më 1 tetor dhe përfundojnë më 30 dhjetor të këtij viti, si dhe në kuadër të 100- vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Përveç kinemave të Moskes, pritës të javës së filmit shqiptar do të jetë edhe kinemaja “Pik” në St. Petërburg, ku filmat e lartëpërmendur do t’i prezantohen publikut art dhe filmdashës të qytetit të dytë më të madh rus, St. Petërburgut.

43 bukuroshe të botës konkurojnë për titullin në Vlorë

M

brëmja e sotme do të jetë mbrëmja finale e edicionit të 39-të të “Miss Globe”. Konkurrentet e këtij viti tanimë kanë zbarkuar në Vlorë, qytet në të cilin Petri Bozo vendosi të organizonte, për të nëntin vit në Shqipëri, garën ndërkombëtare të bukurisë. Nata finale është në prag dhe mes 43 konkurrenteve ndihen ethet e garës. Vetëm njëra prej tyre do të fitojë kurorën e më të bukurës së Globit. Ditët e fundit kanë qenë të ngarkuara për këto bukuroshe që kanë bujtur sivjet në Shqipëri. Vajzat sfilojnë, punojnë me koreografen Olta Ahmetaj, nën tingujt muzikorë të përzgjedhur nga Fabian Basha, ushtrojnë performancat, provojnë veshjet. Turi i nisur në Tiranë, pasi përshkoi qytetet historike dhe turistike shqiptare, ndali në Ulqin, ku u zhvillua edhe nata e parë e minispektaklit, pjesë e këtij kompeticioni, “Miss Talent shoë”. Më pas bukuroshet iu drejtuan Kosovës për të ndalur në Prizren ku vajzat janë njohur me historinë e këtij qyteti, kanë vizituar muzeun dhe shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, datë e rëndësishme në historinë tonë. Harta e udhëtimit ka vijuar në Mitrovicë, është vizituar kulla e Isa Boletinit, një figurë e njohur në përpjekjet shqiptare për shpalljen e Pavarësisë, është vizituar qyteti dhe më pas turi është përmbyllur në Strugë, ku janë shpallur edhe fitueset e “Miss Talent show”: “Miss Kina”, Jinzi Huang ka marrë votat unanime të jurisë si fituesja e ketij kompeticioni pas një performance të shkëlqyer kërcimi, veshur me veshjet karakteristike kineze. Bukuroshja Huang përcolli në skenat shqiptare jo vetëm talentin e saj, por edhe kulturën kineze në çdo detaj të interpretimit që realizoi në skenë. Vendin e dytë e ka fituar “Miss Hungaria”, Fanni Papai, e cila ka sjellë bukur në skenë ritmet belly dance. Në vendin e tretë u përzgjodh bukuroshja maqedonase, Sandra Stefanovska. Ndërkaq, tani vëmendja është zhvendosur në finalen e spektaklit që do të mbahet në Pallatin e Sportit të qytetit të Vlorës. Dy prezantuesit, Krenar Ahmeti dhe Hygerta Sako, janë përshtatur me skenën dhe me njëri-tjetrin, këmbejnë batuta dhe diskutojnë detajet e fundit të skaletës. Në këtë festë të bukurisë, sigurisht nuk do të mungojnë edhe elemenet festivë të këtij viti jubilar për shqiptarët. Fashat e secilës prej vajzave

ss i M e b o Gl në vigjilje të finales Prezantojnë Krenar Ahmeti dhe Hygerta Sako Ideja e këtij viti, siç ka premtuar Bozo, është për një format që brenda garës së bukurisë do të ketë disa ndryshime sa i takon elementeve të prezantimit dhe renditjes së numrave të spektaklit, këngëtarë e artistë të ftuar, por edhe sfilatave të vajzave. Do të ketë vetëm katër të tilla dhe një top 10. Juria gjithashtu këtë vit nuk do të japë çmime.

janë zbukuruar edhe me logon e 100-vjetorit, shqiponjën dy krenare. Rona Nishliu dhe Ardian Lika do të interpretojnë madhërisht në skenë, bashkë me vajzat pjesëmarrëse këngën “Dua më shumë Shqipërinë”, ndërsa Aurela Gaçe do të jetë me zërin e saj potent, siç janë ftuar edhe këngëtarë nga të gjitha trevat shqiptare: Hana Cakuli, Agim Poshka etj. David Tukiqi do të performojë në spektakël me fituesen e festivalit të fëmijëve “Performfest”, Aurora Kapo, këngën “Dhuratë për ditëlindje”, ndërsa Besim Zekthi me shkollën e baletit ka përgatiur një numër special koreografik. Një skeongrafi madhështore është ngritur gjithashtu e konceptuar në dy kate, ku janë përfshirë edhe detaje që kujtojnë festën e shqiptarëve në këtë nëntor. Ideja e këtij viti, siç ka prem-

tuar Bozo, është për një format që brenda garës së bukurisë do të ketë disa ndryshime sa i takon elementeve të prezantimit dhe renditjes së numrave të spektaklit, këngëtarë e artistë të ftuar, por edhe sfilatave të vajzave. Do të ketë vetëm katër të tilla dhe një top 10. Juria gjithashtu këtë vit nuk do të japë çmime. Drejtorët nacionalë, të pranishëm çdo vit, përfaqësues të medieve të huaja, por edhe figura të njohura të jetës publike shqiptare do të jenë të pranishme gjatë spektaklit me intervista të shkurtra dhe opinione. Në fund mbretëresha në fuqi e këtij viti, gjermania Stephani Alice, do t’i dorëzojë kurorën një tjetër bukurosheje që pritet të përzgjidhet. Në edicionin e këtij viti Shqipëria prezantohet me Kleoniki Delijorgjin.

»

19

Panairi i librit “Tirana 2012” në edicionin e 15-të Erë festimesh për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë do të ndihen edhe në edicionin e këtij viti të Panairit të Librit “Tirana 2012”. Mbi 100 botues nga treva të ndryshme shqiptare, por edhe universitete dhe shtëpi botuese të huaja do të ekspozojnë në Tiranë, nga data 14-18 nëntor, titujt e rinj dhe botimet e viteve të kaluara. Përveç prezantimit të librave në stendat përkatëse të shtëpive botuese dhe sallat e konferencave do të zhvillohen më shumë se 60 promovime autorësh e librash të rinj. Në serinë e aktiviteteve nuk do të mungojë diskutimi i temave profesionale, për komunikim, konferencat, apo dhe ekspozetë, përfshirë edhe atë që Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka parashikuar në këtë vit të 20 vjetorit të saj. I shtrirë në të tria katet e Pallatit të Kongreseve, me një pjesëmarrje më të madhe se asnjë vit tjetër, në këtë edicion panairi është konceptuar në të treja katet, në holl, në ballonadë dhe lart në katin e dytë duke zënë një sipërfaqe mbi 1800 metër katrorë, por edhe duke i dhënë më shumë hapësirë vizitorëve të tij. Nga çdo pikëpamje, nga arredimi, nga organizimi edhe nga mendimi artistik, panairi do të jetë krejt ndryshe krahasuar me vitet e tjera. Mbi 60 mijë tituj do të ekspozohen në këtë panair, ndër të cilët rreth 1500 janë tituj të rinj. Edhe këtë vit nuk do të mungojnë në Panairin e Librit botuesit nga jashtë kufijve, mbi 30 të tillë, ndër të cilët Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, shtëpi botuese me emër si “Konica” e “Zëri”nga Prishtina, shtëpia “Furkan” nga Shkupi etj. Tituj të rinj botimesh do të prezantohen edhe nga Instituti Italian i Kulturës, do të jetë e pranishme Deutche Welle, ndërkohë që ambasada e SHBA-ve në Tiranë do të bëjë prezantimin e Këndeve Amerikane në Shqipëri dhe të platformës së mjeteve të komunikimit social të kësaj ambasade. Ndërkaq në një pjesë të mirë të axhendës vëmendja do të përqëndrohet në datën jubile të këtij viti, 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Do të ketë prezantohen botime historike, qoftë nga autorë shqiptarë, qoftë të huaj, do të ketë shumë të ftuar, autorë të huaj etj. Panairi ka marrë një vëmendje të veçantë edhe nga kultura e huaj, e pranishme këtu, nga përfaqësitë diplomatike etj. Ashtu si dhe në edicionet tjera, edhe në përfundim të këtij edicioni, do të ndahen çmime si çmimi “Libri më i mirë”, “Përkthimi më i mirë”, “Libri më i mirë për fëmijë”, “Libri më i mirë studimor”, “Stenda më e mirë grafike”, ky i fundit një çmim që do të jepet nga gazetarët. Lexuesit përveç tjerash do të kenë mundësi të takojnë pranë stendave të shtëpive botuese edhe autorë të ndryshëm. Panairi “Tirana 2012”, që mbërriti në edicionin e tij të 15-të, konsiderohet të jetë ngjarja më e madhe kulturore e librit që zhvillohet prej 15 vjetësh nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Për herë të parë ky panair u hap në vitin 1998 dhe që nga ajo kohë ai është mbajtur çdo vit në Tiranë.


20

« dossier

E shtunë 10 nëntor 2012 •

Akuza për Ali Maliqin: Bashkëpunoi me gjermanët kundër serbëve

Nga Albert Kotini

(vijon nga numri i kaluar)

Dosje 3 Vendimet kanë qenë politike, spastruese e tiranike në emër të atij pushteti gjoja të popullit. Këto lloj gjykimesh, si qindra të tjera, të cilat janë publikuar gjatë viteve 1991–2012, nuk mund të komentohen më, sepse do t’u shërbenin alibive që ata përmbanin e aspak atyre fakteve që kanë përjetuar vetë të gjallët e mbetur nga të burgosurit e asaj kohe terrorizuese. Çfarë pret kur shqiptari dorëzohet në besë dhe pastaj të burgosin e të dënojnë me vdekje? Çfarë mund të shkruash kur tëra letrat e Ali Maliqit janë për një shmangie të vëllavrasjes dhe atyre u zihet pusi nga sllavokomunistët? Çfarë mund të thuash për akuzat e dëshmitarit dr. Thoma Harito jo pak, por 15 të tilla me të thëna e të thashë? Prandaj lexuesit do t’i zbardh nga kjo dosje vetëm disa letra origjinale të Ali Maliqit dhe të të tjerëve, të cilat nuk janë produkt i kameleonëve të drejtësisë komuniste, por i vetë autorëve, për të plotësuar tërë mozaikun e atij terreni persekutimi e dënimi politik. Në fq. 19–24 të dosjes “Ali Maliqi” lexon: “Ferik! Unë kam ardhë me oficera anglezë afër Bllatës. Këta dëshirojnë me ndalë luftën, që të hyjnë në mes me u vënë një paqe. Prandaj ju, nëse mundeni me u marrë vesht me komandantin e atij populli, të ndalë zjarrin e të hyjnë këta oficerat e të munden me ba paqen. Nëse nuk munden, këta largohen prapë e dy palët do të vazhdojnë si të duan. Të fala shokëve Ali Maliqi”.

Ali Maliqi

“Dhe Haxhi Lleshit i ka shkruar oficeri anglez një letër me ndalu zjarrin. Nëse nuk dëgjon ai popull me ndalë luftën, mbasi oficerët nuk dëshirojnë vëllavrasje. Aliu.” “Nr. 56/2. Z. Pëllumb e Gani. Tash mora një letër prej Fiqris, i cili thotë lajmëroni Lleshajt se Haxhiu bashkë me djemtë e Cenit është grumbulluar në Gjoricë dhe një pjesë kanë dalë në Rrëshen, prandaj le të shkojnë Pëllumbi e Ganiu të takohen me ta, që të rezervohen ose të tërhiqen prej andej se ushtria është duke marrë masa. Kështu që do të na plasin para se t’ia nisim neve, domethënë këto fjalë thotë Fiqriu. Vetëm unë bashkohem me mendimin e Fiqriut. Duhet të bini me këshilla. Bani si të bani e largojini djemtë e Cenit, thojuni le të shkojnë ta prishin situatën ke shtëpia e tyre më përpara. Lajme në radio nuk ka. Sot me rëndësi në Siçilje po ecin trupat aleate ngadalë si dhe rusët fort ngadalë po ecin. Të fala shumë! Ali Maliqi”. “Deklaratë I nënshkruari Koço Geçka, farmacist në Peshkopi, deklaroi sa më poshtë vijon: “Në rastin tim që unë vajta në Korçë për dy muaj të shkuara, u takova me Ali Malqin dhe në bisedimet që bëmë mësova se farmacia që ndodhet në Dibër është pasuri e Ali Malqit dhe ndodhet për funksionimin e saj. Në fjalë ka lënë një përgjegjës, ish-infermier ose ndihmësfarmacist në spitalin e Dibrës. Shtoj se këtë farmaci e ka marrë mbas kapitullimit të Italisë, domethënë 1 vit më parë.” Koço Geçka V.F. L.P. 8 shkurt 1945” Peshkopi, 12, XI 1943 “Z. Myftar Kaloshit, Ali Maliqit – Radostush. Nuk morëm asnjë lajm prej jush! Ukë Camin e lajmëruem mbi situatën e juaj dhe i thamë që të lidhet me ju, prandaj kërkoni e lidhuni me të. Hazizi dhe fuqia e jonë është në Maqellarë e në Kërçisht. Selimin e Halilin i lajmëruam, por nuk më duket se kanë ardhë, prandaj në qoftë se nuk e shihni veten e fuqinë e atjeshme të mjaftueshme për me shkatërrue Dibrën dhe në qoftë se këtë sigurim nuk e keni 100%, ikni dhe hajdeni sa ma parë këtu.

Kështu të mos shkatërrohemi edhe me majorin anglez. Lutemi na lajmëroni dy herë në ditë me anë të Kërçishtit ku Hazizi gjendet atje. Fiqriu” Sa më sipër, këto shkrime janë të vetmet “komprometime” për Ali Maliqin. Pra, me anglezët evitimi i vëllavrasjes e mbi të gjitha shpëtimi i popullsisë dibrane nga gjakderdhjet në luftë me okupatorin. “Komisionit hetimor për kriminelët e luftës I nënshkruari dr. Thoma Harito akuzoi Ali Maliqin si sabotator të Luftës Nacionalçlirimtare, se me aktivitetin e tij, së pari, ka mobilizuar popullin kundër ushtrisë sonë, se ka marrë armë vetë dhe ka luftuar, se ka plaçkitë pasuninë e popullit, se me parullat e tij ka kërkue të provokojë përçarjen midis popullatave shqiptare e maqedonase. Këto akuza i provoj me faktet e poshtëshënu-

ara që i kam konstatuar ose më janë referuar prej shokëve të luftës. 1) Ka qenë në lidhje të ngushtë me gjeneral Piçini n, komandant i garnizonit të Dibrës së Madhe dhe vepronte në bazë të udhëzimeve të këtij për të penguar zgjerimin e Lëvizjes dhe për të gjurmuar Haxhi Lleshin. (Ma ka thënë vetë gjeneral Piçini kur u tërhoqëm nga Dibra.) 2) Aliu ka mobilizuar njerëz për të ruajtur vijën telefonike dhe rrugën Peshkopi–Dibër nga sulmet e partizanëve simbas udhëzimeve t’italjanve. Ka qenë në bashkëpunim të ngushtë me Fiqri Dinen dhe Myftar Kaloshin, mbi të cilët ushtronte një influencë të madhe. (Nga konstatimet personale dhe nga bisedimet që kam pasë me këtë.) 3) Ka qenë një nga inisiatorët e itifakut që u nënshkrua në Peshkopi, me qëllim që të ndalohej me armët e vullnetarëve të tyre çdo aksion që do të kërkonte të bënte kundra ushtrisë italjane batalioni i Haxhiut.

(Nga konstatimet personale dhe bisedimet që pata vetë me të). 4) Kur Haxhi Lleshi në korrik të vitit 1943 hyri në Peshkopi, Ali Maliqi me bajraktarë të tjerë ndaluan dorëzimin e batalionit italian të Peshkopisë. Për të penguar partizanët që t’i qëllonin dhe t’i çarmatosnin (forcat italiane – A.K.) ky bashkë me Fiqri Dinen dhe të tjerë e kanë shoqëruar batalionin në tërheqje për në Dibër të Madhe me vullnetarët e tyre. (Nga thëniet e shokëve Izet Sinani, Koço Geçka, Mumtaz Kodra). 5) Me kapitullimin e Italisë ka mobilizue popullin dhe ka plaçkitur kazermat dhe depot e ushqimeve si në Peshkopi ashtu edhe në Dibër, ku ngarkoi automobila plot me ushqime dhe sende të tjera. (Nga konstatimet personale.) 6) Ka sabotuar formimin e këshillit nacionalçlirimtar të Peshkopisë tue pretendue se ky të informohej vetëm prej bajraktarëve të vendit me qëllime reaksionare. (Nga konstatimet personale.) 7) Mobilizoi më tepër se 300 bashibozukë për të sulmuar partizanët në Peshkopi. Mori pjesë personalisht në luftën që vazhdoi tri ditë me radhë dhe në të cilën ranë dëshmorë 7 shokë tanët. Ali Maliqi humbi në këtë luftë një nga bashkëpunëtorët e tij direkt, Allaman Kërçishtin. (Nga konstatimet personale). 8) Po në këtë luftë me bashibozukët e tij mbylli rrugën Dibër–Peshkopi në katundin Maqellarë për të ndaluar dërgimin e ndihmave dhe arrestoi 2 partizanë, të cilët i burgosi në shtëpinë e vet, por, për fat të mirë, mundën të iknin dhe të shpëtonin nga vdekja e sigurt. (Nga konstatimet personale dhe thëniet e dy shokëve që u arrestuan.) 9) Ka shkuar në Radostush, ku vendosi fuqitë (forcat – A.K.) e gjindarmërisë, të komanduara nga kapiteni Shahin Cami, dhe ka luftuar me njerëzit e tij kundër fuqive (forcave – A.K.) tona që sulmonin. Me marrjen e Radostushës prej fuqive (forcave – A.K.) tona ka mbledhur forca të reja dhe së bashku me vëllanë e tij, Ferik Maliqi, ka risulmuar dhe prenguar partizanët që të tërhiqen. (Nga konstatimet personale dhe nga thëniet e shokëve Aqif Lleshi etj.). 10) Me njerëz të tij që komandoheshin prej të vëllait, mori pjesë në luftën kundra fuqive (forcave – A.K.) tona në fund të tetorit 1943. Këtu për herë të parë ai del sheshit në krah të gjermanëve. (Nga konstatimet personale dhe të shokëve që kanë qenë në spital.) 11) Pas sulmit të parë kundër Dibrës ka shkuar në Gostivar dhe ka ardhur (ka rënë – A.K.) në marrëveshje të plotë bashkëpunimi me Xhemë Gostivarin, një nga armiqtë më të tërbuar të luftës tonë. Atje ka ardhur (ka rënë – A.K.) në kontakt me Gestapon dhe me anën e kësaj ka shkuar në Tetovë e Shkup dhe erdhi (ra - A.K.) në marrëveshje me komandën gjermane, që kjo ta ndihmojë me ushtri për të sulmuar prapë Dibrën. (Nga konstatimet e shokëve.) 12) Ka marrë pjesë me fuqitë (forcat – A.K.) gjermane edhe në luftën e dytë kundër fuqive (forcave – A.K.) tona në Dibër më 16 nëntor


dossier • E shtunë 10 nëntor 2012

1943, me hyrjen e fuqive (forcave – A.K.) gjermane fuqitë (forcat – A.K.) tona u shtrënguan të largoheshin dhe Ali Maliqi me bashibozukët na qëlluan në kalimin e Drinit. (Nga konstatimet personale dhe të shokëve.) 13) Mori pjesë n’organizimin e partisë “Komiteti Kombëtar i Shqipnisë”, që kryesohej prej Riza Drinit, në tetor 1943 dhe ka qenë antar i këtij komiteti. Në këtë kohë ka zhvilluar një aktivitet të madh reaksionar dhe antimaqedonas. (Nga konstatimet personale.) 14) Ka marrë pjesë në komisionin që u formua pas hyrjes së gjermanëve në një mbledhje të gjerë që do të vendoste autoritetet e Dibrës. (Nga konstatimet e shokëve si Faik Shehu, Eshref Hajrullahu etj.) 15. Ka marrë pjesë së bashku me gjermanët në plaçkitjen e Dibrës dhe përveç të tjerave ka grabitur 35 kuintalë oriz t’ushtrisë tonë që qenë depozituar nga shoku Muntaz Kodra në shtëpinë e Daut Imamit. (Nga thëniet e shokëve si Faik Shehu, Haki Shehu etj.). 16) Ka vendosur së bashku me Myftar Kaloshin djegien e prefekturës së Peshkopisë dhe ka qenë inspirator i djegies dhe i plaçkitjes të Spitalit Civil . (Nga thëniet e shoqes Theotina Nathanaili e Faik Shehut). Akuzuesi dr. Thoma Harito KOMANDA E QARKUT Peshkopisë 2 tetor 1944 Letër – njoftimi I quajtuni Ali Maliqi nga katundi Kërçisht me datën e sotshme u paraqit pranë Shtabit të Brigadës XVIII Sulmuese prej së cilës u përcuellnë pranë kësaj Komande. Lejohen të rrijnë pranë shtëpive të tyne. Vdekje Fashizmit – Liri Popullit! P. Komisar politik: Komandanti i Qarkut (Sulejman Baholli) (Sirri Strazimiri) Firma Firma N’emën të popullit shqiptar Në vitin njëmijë e nëntëqind e dyzet e pesë, më tridhjetë të muajit prill, ditën e hanë, para meje Dr.

Muharrem Villa, noter publik, banues në Tiranë, me zyrë noteriale në rrugën ish-Mbretnore, në godinën e Ramazan Shehut e Vllazën nr. 16 dhe në kët zyrë, në prani të dëshmitarëve: Islam Ndreu, i biri i Hysenit, lindun në Sllovë të Peshkopisë, qëndrues në Tiranë, dhe Eqrem Spahiu, i të ndjerit Abdurrahim, lindun në Dibër të Madhe e banues në Tiranë, që janë t’aftë ndaj ligjit u paraqit: Sheh Besimit i të ndjerit Selim e banues në Peshkopi, qëndrues i përkohshëm në Tiranë, për identitetin e të cilit unë noteri u siguruash me anën e disa antarve të nalttreguem, të besuam prej meje, se janë me kalitet e si besim dhanës i paraqituni me vullnetin e tij krejt i lirë e më kërkoi të marrunit e këtij akti tue deklarue tekstualisht sa vijon: “Informohem se në Gjykatën Ushtarake të Korpusit të parë asht marrë si i pandehun dhe si kriminel lufte i qujtuni Ali Maliqi dhe për sa i përket luftës që asht ba midis katundarëve të katundit Grevë të Peshkopisë dhe Ali Maliqit me personat që kishte me vete, ky fakt ka ngjamun kështu: Katundarët kishin dyshue se gjoja Ali Maliqi me shokë shkoi në ndihmë të Fiqri Dines dhe me kët rast e sulmuan, por se ma vonë u kuptua se Ali Maliqi nuk shkonte në ndihmë të Fiqri Dines, por shkonte me pa Myftar Kaloshin, të cilin e kishte dajë. Ai ishte plague në katundin Pilaf të Peshkopisë prej partizanëve dhe kështu, posa muerën dijeni mbi kët fakt, katundarët pushuen luftimet. Për hir të së vërtetës dhe me qëllim që të ndriçoj drejtësinë dhe mbi kërkimin e të in-

teresuarit, lëshoj kët deklaratë. Për sa më sipër, u redaktue ky akt i shkruem prej të besuemit i cili mbasi u këndue e u shpjegue nga ana e jeme si noter gjatë konform me vullnetin e të paraqitunit, u nënshkrue akti në çdo fletë, simbas ligjit, prej tij, prej dëshmitarve e meje noterit. Ky akt u shkrue në tri faqe I paraqituni Dëshmitarë Sheh Besimi d.v. Eqrem Spahiu d.v. Islam Ndreu d.v. NOTERI Dr. Muharrem Villa d.v. Në barazimin e bamun vërtetohet njësia e kësaj kopje me origjinalin, ruejtun n’arshivin e zyrës sime noteriale NOTERI Firma Deklaratë Unë i nënshkruemi Angjelin Luka, industrial në Shkodër, tash qëndrues përkohësisht në Tiranë, tue qenë i pamundun për shkak të nji sëmundje të papritun në gjyq për me dishmue çka dij për të burgosurin Ali Maliqi, me anë të kësaj deklarate, dëshmoj dhe vërtetoj sa ma poshtë: Unë së bashku me djemt e mijë dhe me të gjithë familjen, tue qenë se njiheshim dhe dalloheshim për ndjenjat tona në favor të Lëvizjes Nacional-Çlirimtare, tash gjashtë vjet e gjysëm, me gjithë familje jam internue dhe burgosun si

»

21

dhe dërgue nëpër fusha përqendrimi: dhe me kapitullimin e Italísë, shkova dhe u instalova rishtas në vendbanimin tim në Shkodër, porse edhe atje, posá erdhi regjimenti Kosova, u largova dhe erdha tue qindrue ilegal në Tiranë në shtëpinë e Besim Dalliut, ku kam ndejtë për tre muej rresht. Në kohën kur ndodhesha ilegal në Tiranë, jam diktue nga agjentët Man Kukaleshi etj., dhe u informova se i asht dhanë urdhën sigurimit publik për me m’arrestue: me këtë rast, me ndërmjetsin e nji mikut tim Mustafa Reka, kam lajmërue Ali Maliqin dhe Demir Demën, të cilët janë interesue urgjentisht dhe më kanë nxjerrë nga duertë e xhelatëve t’atëhershëm. – Mund të them me sigurí se shpëtimi i jetës seme bashkë me familjen, i dedikohet Ali Maliqit. –Për me ndriçue drejtësinë, lëshoj këtë deklaratë, të vërtetueme rregullisht prej meje. – DEKLARUESI: Tiranë, me 2/Maj/1945 (Angjelin Luka) VDEKJE FASHIZMIT LIRI POPULLIT AUTENTIKIM NËNSHKRIMI I nënshkruari dr. Muharrem Villa, noter e banues në Tiranë, me zyrë noteriale në Rrugën ish-Mbretërore, në godinën e Ramazan Shehit e Vllazën nr. 16, vërtetoj se sot më datë dy maj njëmijë e nëntëqind e dyzet e pesë, ditën e mërkurë dhe në hotelin “Kontinental”, në prani të dëshmitarëve: Selim Ndreu, i biri i Hysenit, lindur në Sllovë e banues atje, qëndrues në Tiranë, dhe Eqrem Spahiu, i të ndjerit Abdurrahim, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, me punë private, që janë t’aftë ndaj ligjit, u paraqit Angjelin Luka i të ndjerit Kolë, lindur e banues në Shkodër qëndrues përkohësisht në Tiranë, industrial; për identitetin e të cilit unë noteri u sigurua me anën e dëshmitarëve të nalttreguem, të besuam prej meje që janë me kalitet dhe si besimdhanësa; i paraqituni, me vullnetin e tij krejt të lirë para meje noterit dhe në prani të dëshmitarve të nalttreguem nënshkroi kët deklaratë. E cila nënshkruhet dhe prej meje noterit e dëshmitarve në fund të këtij veprimi simbas ligjit. Dëshmitarët Noteri Firma Firma (vijon numrin e ardhshëm)


22

« histori

Profil

Thomas Jefferson i apasionuar pas mbjelljes së frutave

P

residentin e tretë dhe njërin prej etërve themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Thomas Jefferson nuk e quajnë më kot ngandonjëherë njeriun e vërtetë të epokës së Rilindjes, megjithëse ai dhe pat jetuar në kohë tjetër. Ai kombinonte në vetvete talente të ndryshme - atë të politikanit, diplomatit, shkencëtarit, udhëtarit, fermerit, koleksionistit, shpikësit. Përveç kësaj ai ishte edhe qefli i madh të ngrënash. Pëlqente jashtë mase kuzhinën amerikane, por pavarësisht nga kjo shfaqte interes të gjallë edhe ndaj arritjeve të artit gastronomik të vendeve të tjera. Gjatë kohës së qendrimit të vet disavjeçar si ambasador i SHBA në Francë Thomas Jefferson studioi me skrupolozitet të madh kuzhinën franceze. Por edhe perimet e freskëta ai i preferonte jashtë mase. Atij i pëlqenin ullinjtë, fiqtë, manat, ananaset. Në Monticello, në çiflikun e Jeffersonit, mbilleshin shumë perimeve, barishte dhe erëza që përdoreshin të

freskëta në tavolinë. Thomas Jefferson ishte gjithashtu edhe entuziast i kultivimit të frutave të ndryshme, të reja për Amerikën. Ai mbolli jo pak rrënjë dardhash në çifligun e vet në Virginia. Më e preferuara për Jeffersonin ishte dardha “beurre”, e cila e përkthyer nga frengjishtja do të thotë “si gjalpë (vajore)”. Kultivonte me kënaqësi të madhe ai edhe pjeshkët. Mbillte shalqinj, që u sollën në Botën e Re pas zbulimit të saj nga evropianët. Ndër produktet më të preferuara të Thomas Jeffersonit ishin edhe prodhimet e detit (fruta deti) - karavidhet, guaskat e detit. Vdiste ai për ëmbëlsirat franceze, sufletë, byreçkat e lehta me petë të holla. Pije të zakonshme në tavolinën e Jeffersonit ishin mushti, vera e mollës, pija prej malt-i. Ndërsa vera e preferuar e Presidentit ishte Madeira. Po ashtu si dhe shumë udhëtarë të tjerë, pasi kthehej në shtëpi, Thomas Jeffersonin e merrte malli për gatimet e provuara në viset e huaja. Ai mbante shënim

recetat e atyre gjellëve që i pëlqenin më shumë, me qëllim që të kishte mundësi t’i servirte në tavolinën e shtëpisë së vet në atdhe. Midis ëmbëlsirave më me popullaritet ishte akullorja me vanilje, receta e përgatitjes të së cilës ishte shënuar me dorën e vetë Jeffersonit. Shumë risi të bëra njëherë e një kohë nga Thomas Jefferson vazhdojnë të mbeten deri tani pjesë përbërëse tradicionale e kuzhinës amerikane. Shërbëtorit të vet, i cili kthehej më vonë nga Evropa në Amerikë, Jefferson i jepte udhëzime që të sillte me vete sa më shumë makarona, Parmigiano (lloj dhjathi), fiq Marseille, rrush të thatë, bajame, uthull, vaj ulliri, mustardë, anchois (një lloj serdeleje). Në Holandë Jefferson provoi për herë të parë vaferin e atjeshëm dhe pas kësaj bleu menjëherë pajisjen e përgatitjes së tij (waffle-iron). Një varietet çaji në Amsterdam i erdhi kaq shumë për mide amerikanit saqë ai e bleu atë për ta marrë me vete në atdhe.

E shtunë 10 nëntor 2012 •

Theodore Roosevelt: bukë me qumësht për drekë

N

ë shkurt të vitit 1896 komisari i policisë së Nju Jorkut, Theodore Roosevelt, i shpalli luftë lëkurave të bananeve. Kjo kërkesë u diktua jo dhe aq nga synimi për ta bërë qytetin më të pastër, se sa nga shmangia e dëmtimit, traumatizmit në rrugët e tij. Pavarësisht nga rreziku kërcënues i gjobave, hedhja e lëkurave të bananeve në Nju Jork nuk rreshti. Ndërsa pas disa vitesh karriera e Theodore Roosevelt arriti apogjeun e vet - ai u bë Presidenti i 26të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Roosevelt ishte një njeri i gjithanshëm - politikan, ushtar, shkencëtar-natyralist. Familja e Roosevelt-it ishte mjaft e pasur dhe kishte mundësi t’i lejonte vetes çfarëdo lloj ushqimi që i donte shpirti. Por Theodore Roosevelt dhe anëtarët e familjes së tij i jepnin preferencë ushqimit të thjeshtë. Zakonisht Presidenti hante në mëngjes vezë të ziera me çyrekë të vegjël dhe kafe. Ngandonjëherë e diversifikonte mëngjesin e vet me një tas të madh me çorbë të gatuar me kokrra misri, kripë dhe gjalpë. Po këtë lloj çorbe ai e hante jo rrallëherë në drekë dhe në darkë - në këtë rast asaj i hidhnin përsipër salcë me mish. Presidenti kishte preferencat e tij gastronomike dhe kërkesat e veta ndaj ushqimit. Vezët që hante për mëngjes duhej të ishin të ziera fort, ndërsa çyrekët të pjekur medoemos në furrën e shtëpisë dhe të servirura me bollëk në tavolinë. Edhe kafe duhej të kishte në sasi të madhe gjatë mëngjesit. Duke qenë lakmues, qefli i madh ëmbëlsirash, Theodore Roosevelt hidhte në filxhanin e kafesë deri në 7 copa sheqer. Në qoftë se Presidenti drekonte vetëm, atëherë në tavolinën e tij vendosej një tas me qumësht, ngandonjëherë me krekera (crackers) ose pa to. Tavolina e drekës ishte më tepër për të vendi i përshtatshëm për biseda, në të cilat ai luante rolin kryesor. Por kishte edhe raste kur Theodore Roosevelt hante një sasi jo të vogël ushqimi. Njëri nga personat që kujdesej për tryezën e Presidentit kujtonte: Unë kam qenë dëshmitar okular i asaj se si Roosevelt hëngri një pulë të tërë, piu 4 gota të mëdha me qumësht njëra pas tjetrës. Ndërkohë që pula dhe qumështi nuk ishin ushqimet e vetme të servirura në tavolinë”. Preferonte jashtë mase Teddy Roosevelt biftekët dhe guaskat e detit. Dreka e shtruar për nder të 42-vjetorit të ditëlindjes së Theodore Roosevelt-it më 29 tetor të vitit 1900 filloi pikërisht me servirjen e guaskave të detit në tavolinë. Më pas sollën supë me breshkë jeshile, proshutë të pjekur në brumë, karavidhe, fileto viçi me bizele të njoma dhe kërpudha të freskëta, shkurta të pjekura. Darkën Presidenti zakonisht e hante së bashku e pjesëtarët e familjes. Në tryezë servirej çaj, bukë e freskët, mish i ftohtë, shpesh herë ai që mbetej nga dreka. Në qoftë se ishte sezoni përkatës në darkë hanin pjepër. Varietetet ekzotike të çajit ishin kapitull i veçantë i interesit të Theodore Rooseveltit. Në veçanti, ai shprehte admirim të madh për të ashtuquajturin “çaj i karvanit rus”, i cili ishte një përzierje e disa varieteteve të çajit kinez. Emrin e vet ky çaj e morri për nder të karvanëve që e sillnin çajin nga Kina nëpërmjet Rusisë në Evropë. Ndaj pijeve alkoolike Presidenti nuk shfaqte ndonjë interes të veçantë. Në darkat joformale me shokët mund të servirej në tryezë vetëm verë. Ekzistojnë dëshmi se Roosevelti pinte uiski me një kupë të madhe ari, por, siç thonë, në të vërtetë kjo ishte një përzierje e verës së bardhë me ujë të gazuar (soda).


sport • E shtunë 10 nëntor 2012

Rubio: Skënderbeu-Flamurtari s’është finale Për Hulian Rubion sfida e së dielës është një ndeshje e rëndësishme kampionati. Kështu thotë spanjolli, që thekson se skuadra e tij luan ndaj kryesueses. Pas një nisje katastrofike të sezonit vlonjatet tashmë kanë hipur në trenin e duhur dhe e shohin të mundur ëndrrën e tyre për të luftuar për objektivin e tyre madhor, titullin kampion. Diferenca me Skënderbeun është e madhe dhe spanjolli i stolit të Flamurtarit e vlerëson rivalin për atë që ka dhënë në fushën e lojës këto javë të para. “Skënderbeu është një lider, ekip shumë i mirë në të gjitha aspektet. Mua më pëlqen të ndeshem me kundërshtarë të fortë dhe në këtë moment Skënderbeu kryeson kampionatin pa shënuar asnjë humbje. Është shumë e madhe pritshmëria që kanë të gjithë për këtë sfidë”, deklaroi Rubio. Tekniku spanjoll

ka triumfuar ndaj Skënderbeut në kohën që drejtonte Tiranën në tre finale, ndërsa edhe 90-minutësh cilësohet si një finale e parakohshme, por gjithsesi spanjolli ka tjetër mendim duke e cilësuar sfidën që do të luhet në Korçës si shumë të rëndësishme vetëm për ecurinë në kampionat. “Jo, jo. Nuk e shikoj si një finale por si një ndeshje kampionati. Është e rëndësishme sepse nëse humbasim largohemi shumë nga kreu, por është një ndeshje kampionati dhe nuk mund ta konsideroj kurrsesi si një finale. Objektivi ynë për këtë ndeshje është vetëm fitorja”, u shpreh trajneri i Flamurtarit në deklaratën e tij para supersfidës. Nëse duan t’i përmbahen objektivave të fillimsezonit vlonjatet kanë vetëm një synim, që është fitorja, pasi për momentin diferenca me kampionat është plot në

nëntë pikë. Nga ana tjetër vlonjatët duan bileta për ndeshjen e së dielës. Sasia e biletave e ofruar nga klubi Skënderbeu, duket se ka irrituar vlonjatët. Tifozëria kuqezi ka kërkuar që të ketë në dispozicion të paktën 500 bileta. Kaq pak a shumë është numri i tifozëve të Flamurtarit që do të udhëtojë në Korçë. Por nga ana tjetër drejtuesit e Skënderbeut kanë vënë në dispozicion për miqtë e ndeshjes së ditës së diel vetëm 150 bileta. Në fund për ndeshjen e së dielës do të jenë 300 policë do të jenë të gatshëm. FSHF ka kërkuar masa të rrepta policie dhe në këtë linjë mësohet se do të jenë të paktën 300 policë, 250 prej tyre nga komisariatet e qarkut dhe 50 forca speciale nga Tirana. Takime të tjera do të luhen edhe në Fier mes Apolonisë dhe Teutës, Bylisit dhe Shkumbinit dhe Luftëtarit e Kastriotit.

Tirana kërkon pajtim me tifozët, për Tafajn gjendje alarmante T irana reagon pas ngjarjeve të ditës së enjte dhe akullit mes klubit dhe tifozëve. Marrëdhëniet e tensionuara mes drejtuesve të Tiranës dhe tifo-grupit “Fanatics”, që kulmuan me pushtimin e fushës nga tifozët, duke mos lejuar zhvillimin normal të stërvitjes, e kanë detyruar klubin kryeqytetas të reagojë me një qëndrim zyrtar, ku kërkohet bashkëpunimi i mbështetësve të Tiranës për të kapërcyer këtë moment mjaft të vështirë. “KF Tirana shpreh keqardhjen për incidentin e ndodhur dhe u përgjigjet këtyre akuzave jo për të shmangur përgjegjshmërinë e saj, por për të theksuar vullnetin e saj për bashkëpunim si edhe vlerësimin apo dashamirësinë kundrejt grupit ‘Fanatics’ si edhe gjithë tifozerisë bardheblu. Në lidhje me akuzat e sabotimit të protestës në ndeshjen me Kukësin të datës 3 nëntor 2012 dëshirojmë të sqarojmë të gjithë opinionin publik se në lidhje me prodhimin, shitjen dhe menaxhimin e biletave të të gjitha ndeshjeve, shoqëria jonë ka kontaktuar një kompania private me emrin ‘blinibileta. com’, e specializuar për të tilla veprimtari dhe aktivitete e që merr përsipër gjithë aktivitetin duke nisur nga procedura e prodhimit, shitjes dhe menaxhimit të biletave si edhe sigurisë së brendshme të stadiumit. Nga ana e klubit në lidhje me këtë incident theksojmë se nuk ka absolutisht keqdashje apo paramendim ndaj tifozerisë”, tha zëdhënësja e KF Tiranës, Iva Mera. Më tej, Mera tha gjithashtu se klubi i Tiranës është i hapur të bisedojë me tifozët për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës. “Ne gjejmë rasti të ftojmë drejtuesit e grupit Fanatics në bisedime të

23

Disiplina dënon Dushkun dhe Brahjen Erion Dushku dhe Julian Brahja do të vuajnë tri javë dënim. Ka qenë Komisioni i Disiplinës i mbledhur dje në FSHF që ka dënuar lojtarët. Ata janë ndëshkuar nga disiplina për shkak të sherrit që degjeneroi në grushte në ndeshjen e kupës. Edhe lojtari i Shkumbinit, Orgest Gava per sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit dënohet me dy ndeshje pezullim.

Toti dëmtohet në stërvitje Dy ditë përpara derbit ndaj Lacios, kapiteni i Romës Françesko Toti ka ndërprerë stërvitjen për shkak të një inflamacioni në këmbën e djathtë. Një masë paraprake është marrë nga stafi teknik i “verdhekuqve” që kapiteni të pushojë, megjithëse ata nuk kanë dyshim që ndaj Lacios ai do të jetë i pranishëm në fushën e lojës. Megjithatë në orët e ardhshme pritet dhe të verifikohet sesa i rëndë është ky dëmtim. Për sa i përket të dëmtuarve, Stekelemburg dhe Dodo janë duke kryer seanca intensive fizioterapie.

Shnajder larg Interit: Shoqëria “zikaltër” i ndalon rrjetet sociale Duket se në shtëpinë e Interit ka një tjetër sinjal të prishjeve të marrëdhënieve mes shoqërisë dhe mesfushorit Uesli Shnajder. “Zikaltërit” i kanë ndaluar atij përdorimin e rrjetit social “Twitter”. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur gruaja e tij që në rrjetin social u shpreh: “ Burri im @sneider101010 nuk mund të shkruajë më në “Twitter” sipas një zgjedhjeje të shoqërisë. Dhe në fakt postimi i fundit i Shnajderit në ketë rrjet social ka qenë në datën 3 Nëntor, pas fitores me Torinon.

Debati me Mesin afron Vijën me Çelsin Gazeta britanike “Daily Star” beson se debati më i fundit mes mesit dhe David Vijës po përshpejton kohën e transferimit të sulmuesit spanjoll te Çelsi i Londrës. Nisur nga këto përplasje, por dhe ndonjë mbërritje e mundshme në Barcelonë e Nejmarit, David Vija po mendon seriozisht mundësinë e largimit në verë nga katalanasit. Dhe Çelsi mund të jetë një hap i rëndësishëm për Vijën.

Higuain një muaj larg fushave Lajme aspak të mira vijnë nga infermieria për Realin e Madridit. Kampionët e Spanjës nuk do të kenë të gatshëm për pothuajse një muaj shërbimet e sulmuesit Gonzalo Higuain. Argjentinasi ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e këmbës së djathtë. Sulmuesi i Realit u dëmtua në ndeshjen kundër Dortmundit ku u detyrua të linte fushën vetëm pas 15 minutash lojë. ndërkohë analizat e zhvilluara të enjten kanë nxjerrë në përfundimin se nuk do të jetë gati për trajnerin Murinjo për gati një muaj. Kjo është një tjetër goditje për Realin që ka marrë shumë dëmtime në këtë fillim sezoni. përbashkëta në mënyrë që situata aktuale e vështirë e klubit të kapërcehet sa më shpejt, pa qenë e nevojshme të arrijmë në deklarata publike apo akuza të pabazuara, jofaktike dhe të dëmshme për ekipin tonë. Në rast të nevojës për çdo sqarim të mëtejshëm çdokush mund të kontaktojë në zyrën e medias, e cila do të jetë e gatshme të përgjigjet dhe të japë informacion zyrtar për çdo paqartësi”, u shpreh zëdhënësja e klubit bardheblu. Ndërkaq, situata në skuadrën që drejtohet nga Alban Tafaj vazhdon të mbetet e nderë. Trajneri nuk ka preferuar të flasë për mediat në prag të sfidës me Vllazninë në “Loro Boriçi” për ta dhënë përgjigjen e duhur në fushën e blertë, por arritja e një rezultati pozitiv ndaj kuqebluve do të jetë shumë e vështirë edhe për kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

»

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

faktin se bardheblutë udhëtojnë drejt Shkodrës pa mbrojtje. Mungesës së Julian Ahmatajt i pezulluar për dy ndeshje nga Disiplina i shtohen edhe të Dushkut dhe Sinës, të dëmtuar në takimin e kthimit të Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit. Gjithsesi, Tafaj mund të ngushëllo-

het me rikthimin e Muçollarit, të cilit i përfundoi pezullimi prej dy ndeshjesh. Në Shkodër heshtje për shtyp. Asnjë nuk ka guximin të flasë para takimit me bardheblutë që është vendimtar për gjithë Vllazninë. Një rezultat i keq largon shumë njerëz nga skuadra.

Të shtunën Luftëtari-Kastrioti

14:00

Apolonia-Teuta

14:00

Bylis-Shkumbini

14:00

Vllaznia-Tirana

17:00

Të dielën Kukësi-Besa

14:00

Laçi-Tomori

14:00

Skënderbeu-Flamurtari

17:00

politika: albana lika, Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Pujol gati rikthimi, Pike titullar në Majorkë Infermieria e Barcelons duket se ka nisur të zbrazet. Kapiteni Karles Pujol shumë shpejt pritet t’i kthehet fushave pas një mungese më shumë se një mujore si pasojë e një dëmtimi të pëauar në krah. Kujtojmë se Pujol theu krahun gjatë ndeshjes së 2 tetorit në Champions në Lisbonë. Tashmë kapiteni i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje dhe tani mbetet vetëm thirrja e tij nga trajneri Vilanova. Sakaq për ndeshjen kundër Majorks, pritet të kthehet titullar në mbrojtje Zherard Pike. Ai u aktivizua për disa minuta në ndeshjen e së mërkurës në Champions kundër Sëlltikut dhe sot kundër Majorkës pritet të jetë titullar.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E shtunë 10 nëntor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.