Metropol 10 shtator 2013

Page 1

»16-17

Mbretëritë e Stambollit

Haremi sekret, aty ku palët luanin për të marrë pushtet E martë

10 shtator 2013 Viti IX, Nr. 3076 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Energjia

» Hakmarrja në Tiranë, CEZ anulon tenderin e 6 plumba Elidon Fushës Vritet aksidentalish Majlinda Hoxha. Ekzekutorët kishin si objektiv Fushën. Dyshohet hakmarrja për ngjarjet e vitit 1999 dhe trafiqet

5

vitit 2014, vendimi do t’i kalojë qeverisë së re

Rama në detyrë Basha: S’do shpifim, por PS të mbajë premtimet

»2-3

Kompensimi

Dosjet bllokohen në zyrën e hipotekave, hapat që ndiqen

Zbulohet platforma e kryetarit të ri të opozitës. Kreu i PS dorëzon projektin qeverisës

Si do të veprohet me dosjet e dorëzuara në AKKP pas ndryshimit të qeverisë. Skema që do të ndjekë mazhoranca e re

»5

Urdhëri i Mjekut

Mjekët nuk kanë gabuar në receta, akuzat të pavërteta Abazaj nuk pranon ndëshkimin e bluzave të bardha që shkelin etikën. Tenton të argumentojë sjelljen me mungesën e mjeteve »6

Opinion Nga Kleanthi Zoto

A mund të mënjanohet dhuna në ditët tona? »10 Nga Arjan Galdini

Panairi i votave

»11

Grupet parlamentare

»4

Braho do të jetë në grupin e PS, por dhe te LSI

Flet At Nikolla Marku

Janullatus ka si qëllim helenizimin e besimtarëve orthodoks në Shqipëri Prifti shqiptar flet mbi ngjarjet e fundit në Përmet dhe sjelljen e drejtuesve të kishës në Shqipëri. Çfarë duhet ndryshuar »8

Debitorët në Elbasan

Bashkia kërkon shlyerjen e borxheve ose do të nisë procesi i sekuestros Në proces janë përfshirë të gjitha bizneset tregtare në qytet. Buxhetit të bashkisë i mungojnë 54 milionë lekë »8

dossier/ Vështrim mbi figurat kombëtare

Folklori nga Kosova në Labëri, këngët për luftën dhe njerëzit që bënë historinë

»18-19


02

« POLITIKË

E martë 10 shtator 2013 •

PALOKA KRYETAR GRUPI, NËN URDHRAT E BASHËS

Opozita e PD-së, Basha përqendrohet te premtimet e PS-së, nuk ka shpifje Ervin Koçi

K

ryetari i Partisë Demokratike do të ketë si pikë të fortë të aksionit të tij opozitar premtimet e dhëna nga Edi Rama gjatë fushatës elektorale. Prezantimin e platformës opozitare Lulzim Basha e bëri gjatë mbledhjes së parë të grupit parlamentar të PD-së pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Ajo çka u dallua më së shumti te mbledhja e grupit parlamentar të Partisë D demokratike ishte strategjia e hartuar nga Basha për të drejtuar PD-në në këta katër vjet opozitë, deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Si pikë e fortë e platformës së tij ishin premtimet e dhëna nga Edi Rama gjatë fushatës elektorale, por ajo që u spikat më shumë ishte se PD-ja nuk do të ketë si pikë të opozitës së saj akuzat e pabazuara, shpifjet. “Një prioritet i grupit tonë do të jetë monitorimi ditë për ditë i premtimeve që shumica e re u ka bërë zgjedhësve kundrejt votës që u ka kërkuar. Dëshiroj ta garantoj në emrin tuaj qeverinë e re se ne nuk do t’i japim paqe asnjë minutë për sa i takon mbajtjes prej saj të premtimeve. Këtë e konsiderojmë jetike për të mos lejuar nëpërkëmbjen e dinjitetit të qytetarëve si dhe për kulturën e seriozitetit dhe përgjegjësisë që duhet të kultivojmë në raportet e politikës me publikun. Kush tërhiqet nga premtimet, duhet të përballet me pasojat”, - theksoi Basha në fjalën e tij. Një pikë tjetër e programit të PD-së opozitare ishte edhe integrimi i vendit në Bashkimin Europian. Lidhur me këtë çështje Basha tha se do të miratojë çdo draft pa asnjë kusht, duke iu kundërpërgjigjur Ramës në distancë lidhur me politikat që ai ndoqi gjatë 4 vjetve të fundit kur PS-ja ishte në opozitë. Postet Pikë tjetër e rendit të ditës në mbledhjen e grupit parlamentar ishte edhe zgjedhja e deputetëve në postet drejtuese te PD-ja. Gjatë kësaj mbledhjeje demokratët vendosën të emërojnë në postin e kryetarit të grupit parlamentar Edi Palokën. Në një mbledhje, e cila zgjati për rreth 2 orë, grupi parlamentar i demokratëve vendosi që të caktojë në këtë post deputetin Paloka, i cili do të jetë i komanduar në këtë post, çka do të thotë se mund të zëvendësohet sërish nga kryetari i partisë. Krahas kësaj në poste ekzekutive brenda partisë u vendosën Jorida Tabaku, e cila do të jetë zëdhënësja e grupit parlamentar, Gent Strazimiri, i cili do të ush-

ELOZHET Në fjalën e tij Basha bëri elozhe për kryeministrin në detyrë Sali Berisha duke theksuar se “askush nuk mund të harrojë se qeveria “Berisha” është qeveria që anëtarësoi vendin në NATO, qeveria që hoqi vizat dhe bëri realitet ëndrrën e lëvizjes së lirë, që hoqi vendin nga lista e rekordeve të zeza të korrupsionit, trafiqeve dhe krimit të organizuar, që rriti rrogat dhe pensionet, që evitoi recesionin në kohën e krizës globale, që shtroi trasenë e Shqipërisë së zhvilluar, moderne dhe europiane, me rrugë që nuk i ka njohur historia e këtij vendi, me 24 orë energji, shkolla, ujësjellës dhe spitale të reja, që futi Shqipërinë në moshën dixhitale...”

OPOZITA Lidhur me opozitën parlamentare kryetari i PD-së theksoi: “Do të kenë përballë grupin parlamentar të Partisë Demokratike; do të kenë përballë një opozitë të fortë, moderne, profesionale, bashkëpunuese për çështje madhore të vendit; kontrolluese e përditshme e akteve të qeverisë; verifikuese e rreptë e premtimeve të saj; kritikuese e të metave dhe gabimeve të saj; denoncuese e korrupsionit; abuzimeve dhe shkeljeve eventuale të saj; mbrojtëse e vendosur e lirive, të drejtave dhe gjithë arritjeve demokratike në vend; një opozitë propozuese dhe shpresëdhënëse, që do të avancojë vazhdimisht alternativën e saj të qendrës dhe qendrës së djathtë.”

HETIMI Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se PD-ja është e hapur për çdo hetim ndaj punës së ministrave demokratë gjatë tetë vjetve që ata ishin në pushtet. “Ne do të jemi të hapur për çdo nismë verifikuese të akteve të qeverisë sonë nga shumica e re. Ministrat tanë na kanë dhënë të parët shembullin e kësaj gatishmërie domethënëse, gjë që tregon se nuk kemi asnjë shqetësim nga transparenca, përkundrazi, kush do të ketë nevojë dhe kohë të merret me koncesionet e qeverisë sonë, fjala vjen, e para dhe e fundit gjë që do të zbulojë do të jenë akuzat e pabaza, spekulimet dhe shpifjet e pareshtura që ish--opozita ka adresuar kundër ministrave të PD-së”, - tha ai.

INTEGRIMI Gjatë fjalës së tij Basha theksoi gjithashtu se PD-ja do të mbështesë pa kushte çdo vendim që ka të bëjnë me integrimin e vendit në BE. “Qytetarëve shqiptarë u deklarojmë sot konsensusin tonë pa kushte për çdo ligj dhe akt që shkon në favor të integrimit europian të Shqipërisë. Ne njoftojmë gjithashtu bashkëpunim konstant dhe mbështetje nga deputetët tanë në komisionet përkatëse dhe në aulën e Kuvendit për të gjitha obligimet e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, për marrëdhëniet e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë strategjikë, me SHBA-të në krye, për bashkëpunimin e veçantë në dritën e politikave të reja integruese me Kosovën etj.”, - pohoi ai.

AKUZA Basha nuk la pa akuzuar as kryeministrin e zgjedhur Edi Rama, duke theksuar se PD-ja nuk do të bëjë një opozitë bllokuese, ashtu siç u sol ai gjatë tetë vjetve që ishte në opozitë. “Ne kujtojmë sot se PD-ja lindi si parti e vokacionit perëndimor të shqiptarëve. Në koherencë me këtë vokacion, që është ADN-ja jonë politike, ne nuk do të bllokojmë siç bëri Edi Rama e të tijtë me bllokimin e statusit. Përkundrazi, ne do të jemi protagonistë për të gjithë çështjet e integrimit europian të Shqipërisë, duke filluar me marrjen e statusit e duke vazhduar me tërë procesin e anëtarësimit me titull të plotë të vendit në BE”, - theksoi Basha.

trojë detyrën e zëvendëskryetarit të grupit parlamentar, dhe Edmond Spaho, i cili do të

propozohet nga demokratët për të qenë nënkryetari i Kuvendit. Në këtë mënyrë, disa

nga postet ekzekutive në PD u plotësuan, duke u hapur rrugë zgjedhjeve të tjera brenda partisë.

TAKIMI Kryeministri jep dorëheqjen te Nishani

Mbledhja, Berisha në krah të Bashës së bashku me Topallin Në mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike një nga detajet që spikati ishte pozicionimi i disa prej anëtarëve më të vjetër të partisë. Konkretisht ish-kryetari dhe kryeministri në detyrë Sali Berisha ishte pozicionuar në krahun e djathtë të Luzim Bashës. Pas Berishës ishte ulur ish-kryetarja e Kuvendit Jozefian Toaplli. Veç kësaj dy prej deputetëve që kanë kundërshtuar Bashën, Sokol Olldashi dhe Astrit Patozi, ishin ulur larg kryetarit të ri të PD-së, duke dëshmuar ndarjen që ekziston ndërmjet tyre. Pas mbledhjes së grupit të PD-së Berisha iu drejtua Presidencës, ku dha zyrtarisht dorëheqjen si kryetar qeverie. Ky akt i hap dritën jeshile ardhjes në pushtet të qeverisë “Rama”, e zgjedhur me votë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Berisha i dorëzoi sot rreth orës 13:10 minuta Presidentit dorëheqjen nga posti që mban prej 8 vjetësh dhe ky zhvillim ndodh vetëm pak orë para fillimit të seancës së parë të legjislaturës së re. Takimi mes tyre zgjati rreth 20 minuta. Nga ana e tij kreu i shtetit ka afat 10-ditor për të dekretuar qeverinë e re “Rama”. Kreu i shtetit, Bujar Nishani, u shpreh para pak ditësh gjatë një emisioni televiziv se “me të ardhur propozimi brenda datës 10 shtator mund të dekretohet kryeministri i ri”. Komenti Pak para se të paraqiste dorëheqjen te Presidenti Berisha tha për mediet se do t’i njoftojë për çdo gjë të re në rrjetin social “Facebook”. Dhe pikërisht në “Facebook” ai dha deklaratën e parë pas aktit të dorëheqjes. Berisha u shpreh se në mënyrë simbolike ka shpallur grevën 24-orëshe të heshtjes si kundërpërgjigje për kodin e heshtjes nga PS-ja. “Sot shpalla grevën e heshtjes 24-orëshe si protestë ndaj censurës së piktorit. Solidarizim me mediet kundër standardit të neobllokmenëve. Të dashur miq, në shenjë solidarizimi me mediet e vendit dhe proteste ndaj kodit të censurës për mediet të piktorit dështak dhe ekipit të tij sot vendosa të shpall grevën 24-orëshe të heshtjes dhe të komunikoj çdo gjë me ju nëpërmjet rrjetit tonë social të ‘Facebook’-ut. Po kthehet standardi i territ, kushtrimi i të parëve. Ne do ta sfidojmë”, - shkuan Berisha në “Facebook”.


POLITIKË • E martë 10 shtator 2013

»

03

SEANCA E PARË PLENARE NDIQET ME INTERES NGA AMBASADORËT

Arvizu dhe Sekui: Ditë historike për shqiptarët Trupa diplomatike zhvendoset te Kuvendi i Shqipërisë Seanca e parë e parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit pati një interes të madh nga trupa diplomatike e akredituar në Tiranë. Pjesë e seancës ishin ambasadorë të ndryshëm të vendeve të Bashkimit Europian, por jo vetëm. Krahas këtyre dy prej diplomatëve me më shumë ndikim në politikat e vendit, Alekandër Arvizu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Etore Sekui i Bashkimit Europian ndoqën me mjaft interes mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar. Dy ambasadorët, të cilët e kanë parë nga salla zhvillimin e seancës plenare, e kanë cilësuar si ditë historike çeljen e punimeve të sesionit të ri parlamentar. Ambasadorët i kanë bërë apel klasës politike që të fokusohet tek integrimi europian i vendit. Në një prononcim pas seancës plenare Sekui pohoi se kjo datë shënon një ditë historike për vendin duke shtuar se uron që Shqipëria të integrohet sa më

parë në Bashkimin Europian. “Mendoj se është një ditë e rëndësishme. Sot është një ditë historike pasi ky parlament nis me prioritete të pastra, integrimit në BE, që shpresoj se do ta marrë së shpejt”, - tha Sekui. Ambasadori tjetër me më shumë peshë në vend, Aleksandër Arvizu, ndonëse në ikje, pohoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrëdhënie

të shkëlqyera me mazhorancën në ikje si dhe me atë të re, duke uruar për një punë konstruktive për parlamentin e r i. “Dëshiroj të shpreh përgëzimet më të mira në emër të SHBA-ve 140 deputetëve të sapozgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë. Rreth 40% janë të rij dhe 40 % prej tyre po rikthehen. Gjithashtu shumë i kënaqur me numrin e grave të zgjedhur si deputete dhe në

qeveri. Qartazi kjo është ditë për t’u festuar për popullin shqiptar, por prapë ka shumë punë për t’u bërë. Të gjithë do të jenë këtu, presim me kënaqësi zhvillimin e debate konstruktive që do të zhvillohen për axhendën evropiane ë vendit. Sa u përket SHBAve jemi të kënaqur që kemi marrëdhënie të shkëlqyera si me mazhorancën e vjetër, ashtu dhe të re”, - tha Arvizu. Kjo seancë plenare është pritur me mjaft interes edhe nga publiku shqiptar, ku numri i qytetarëve të Tiranës në ambientet e jashtme të Kuvendit ishte tepër i madh. Gjithsesi, puna e parlamentit pritet që të fillojë pas pak ditësh, pasi duhet konkretizuar qeveria e re, ngritja e komisioneve parlamentare, vendosja e deputetëve etj., procedura këto që kërkojnë disa ditë kohë. Më pas institucioni legjislativ në vend do të fillojë punën e tij për të miratuar ligjet dhe reformat e paralajmëruar nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama.

RAMA E BERISHA PREZENT NË SEANCËN PLENARE, META FLET SI KRYETAR KUVENDI

Fillon punën Parlamenti i dalë nga zgjedhjet Dokle: Hera e parë që legjislatura e fituar nga PS hapet pa bojkot Ervin Koçi “Me nderin që më ofron mosha dhe përvoja shumëvjeçare kam kënaqësinë të deklaroj të hapur mbledhjen e parë të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë”, - me këto fjalë të deputetit Namik Dokle u çel seanca e parë e Legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ku të gjithë deputetët qëndruan më këmbë. Seanca pas refuzimit të ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha u hap nga Namik Dokle, si deputeti më i vjetër, i cili në fjalimin e tij të shkurtër nuk harroi të vinte në dukje nisjen e seancës së parë parlamentare pas fitores së PS-së pa bojkot nga opozita parlamentare, teksa u bëri apel grupeve parlamentare për bashkëpunim dhe mirëkuptim në respekt të votës së popullit. Dita e djeshme shënoi konstituimin e trupës së re parlamentare prej 140 deputetësh, të cilët do të nisin punë vetëm pas verifikimit të mandateve. Gjatë seancës plenare u ngrit edhe komisioni i posaçëm për verifikimin e mandateve të deputetëve. Ky komision përbëhet nga 9 deputetë, të cilët 4 janë nga Partia Socialiste, 4 nga Partia Demokratike dhe një nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, propozoi emrat e 4 anëtarëve të këtij komisioni nga radhët e PS-së dhe ata janë Armando Subashi, Ermonela Felaj, Besnik Bare, Vexhi

DEKLARATA Deputeti pranon se është i komanduar nga Basha

Paloka: Ne opozitë luajale, nuk ka fraksione brenda PD

Mucmata. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, propozoi deputetin Vangjel Tavo si anëtarin e 5-të të këtij komisioni. Edhe kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka, propozoi 4 emrat që do të përfaqësojnë opozitën në këtë komision. Ata janë Voltana Ademi, Oerd Bylykbashi, Arben Ristani dhe Gerti Bogdani. Ky komision do të bëjë korrespondencën e dokumentacioni nga KQZ-ja drejt Kuvendit dhe brenda 2 ditëve ata do të bëjnë verifikimin e materialeve për çdo deputet. Më pas pritet

të mblidhet sërish Kuvendi për të zgjedhur edhe kryetarin së bashku me nënkryetarët. Rama e Berisha Ndryshe nga dy legjislaturat e shkuara parlamentare Sali Berisha nuk ishte në postin e kryeministrit të zgjedhur, por si kryeministër i dorëhequr. Krahas kësaj kreu i PS-së, njëherësh edhe shefi i ardhshëm i qeverisë shqiptare, hyri në parlament për herë të parë, pasi kjo ishte hera e parë që ai është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Rama

gjatë hyrjes së Kuvend ishte i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla, ministrja e ardhshme e Mbrojtjes Mimi Kodheli si dhe nga Ditmir Bushati. Krahas Ramës pjesë e deklaratave jashtë Kuvendit u bë edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili pas përfundimit të seancës u uroj deputetëve një punë sa më të mirë gjatë kësaj legjislature. Ky urim i Metës vjen edhe si Kryetar i Kuvendit, pasi të 139 deputetët e Kuvendit do të jenë nën varësin e kryetarit të ri të parlamentit shqiptar.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një prononcim për mediet pas përfundimit të seancës së parë parlamentare komentoi seancën e parë të Kuvendit, ndërsa tha se ajo ishte thjesht formale. Paloka u shpreh se opozita e re do të jetë luajale dhe e ndershme, ndërsa do të presë me padurim që kryeministri i ri të përfshijë në programin e qeverisë premtimet e bëra në fushatë. “Ne do të jemi opozitë luajale dhe e ndershme, nuk do të bazohemi në shpifje dhe dhunë kur të mos kemi argumente. Ne do të mbajmë qëndrim luajal jo vetëm ndaj qytetarëve, por edhe ndaj kësaj mazhorance, nëse ndonjëherë do të shohë interesat e qytetarëve. Po nëse do ta përdorë pushtetin për ëndrrat e Koçove të Ramës, do t’i kthehen ëndrrat në makthe”, - tha Paloka Ai vijoi prononcim e tij duke akuzuat Partinë Socialiste së bashku me kryeministrin e zgjedhur Edi Rama se nuk do të arrijë të mbajë premtimet e dhëna gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare, duke mbajtur një qëndrim unik me kryetarin e partisë Lulzim Basha, i cili e zgjodhi Palokën në këtë post pak orë para se të mbahej seanca plenare. “Të shohim çdo të bëjë me legalizimet dhe shëndetësinë falas, shpërblimin e të persekutuarve me 25 euro në ditë, të shohim nëse do ulë dhe do heqë taksat për 95% të shqiptarëve. Të shohim a do jenë premtimet e Ramës në program”, pohoi ai. Sipas Palokës, kjo mazhorancë, përveç numrave nuk ka pika të forta dhe se grupi parlamentarë i Partisë Demokratike është 10 herë më lart mazhorancës. Kreu i grupit parlamentar të PD-së hodhi poshtë zërat për ekzistencën e disa fraksioneve brenda kësaj partie. Sipas tij, “Brenda PD-së nuk ka fraksione dhe grupe, ka mendime ndryshe por kjo s’do të thotë që ka fraksione, është diçka normale”, komentoi ai. Paloka nuk la pa përmendur edhe emërimin e tij në postin e kryetarit të grupit duke vetë pohuar se ai është i komanduar nga Basha, çka do të thotë se mund të shkarkohet në çdo rast nga kryetari i partisë.


04

« POLITIKË

LSI NË MBLEDHJE GRUPI PAS DY LEGJISLATURASH ME REKORD DEPUTETËSH

ERALDA ÇANI Këshilltarja e Kryeministrit për të Drejtën Publike Eralda Çani do të jetë këshilltarja për të drejtën publike e Kryeministrit të ardhshëm Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka quajtur mbresëlënëse eksperiencën e saj akademike brenda dhe jashtë vendit. Ai shprehu bindjen se kontributi i Çanit do të forcojë ndjeshëm sensin e të drejtës publike të qeverisjes socialiste. Rama shpjegoi gjithashtu se kabineti i Kryeministrit do të jetë një strukturë krejt e re dhe jotradicionale në formën e në mënyrën e funksionimit. Sipas tij, numri i këshilltarëve do të jetë më i kufizuar se zakonisht dhe fushat e tyre të përgjegjësisë janë specifikuar me kujdes, në funksion të nevojave strategjike. “Kabineti i Kryeministrit do të jetë një strukturë krejt e re dhe jotradicionale në formën e në mënyrën e funksionimit. Numri i këshilltarëve do të jetë më i kufizuar se zakonisht dhe fushat e tyre të përgjegjësisë janë specifikuar me kujdes, në funksion të nevojave strategjike dhe të procesit vendimmarrës në Kryeministri. Përzgjedhja më e fundit është profesorja e asociuar Eralda Çani, doktore shkencash në të drejtën publike, njohëse e spikatur e të të drejtës kushtetuese – administrative. Është mbresëlënëse eksperienca e saj shumë e pasur akademike brenda e jashtë vendit, po edhe praktika e përfshirjes aktive në jetësimin e projekteve të rëndësishme për të drejtën publike. Kam bindjen e plotë se kontributi i Eralda Çanit në procesin vendimmarrës do të forcojë ndjeshëm sensin e të drejtës publike të qeverisjes sonë, dhe do të jetë një vlerë e çmuar në mozaikun e talenteve e të eksperiencave të posaçme që po ndërthurrim për skuadrën e re të këshilltarëve të Kryeministrit”, shkruante Rama në Facebook.

E martë 10 shtator 2013 •

Meta sqaron pozicionin e ri të partisë Braho pjesë e grupit të PS-së por raporton te kryesia e LSI-së

N

jë mbledhje grupi parlamentar pas dy legjislaturash në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo ishte panorama e ardhur pasditen e djeshme nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila mblodhi dje, përpara seancës së parë parlamentare për legjislaturën e 8-të, ku Petrit Vasili u zgjodh kryetar i grupit parlamentar. Por, në fjalën e tij në mbeldhjen e grupit, kreu i LSI-së, Ilir Meta, zgjodhi që të japë një sqarim mbi këtë takim të parë në këtë format që nga formimi i saj si parti politike. Veçantësi e kësaj mbledhje ishte dhe pozicioni i njërit prej përfaqësuesve të partisë, Spartak Braho, i cili si deputet do të jetë i PS-së, ndërsa tek LSI do të jetë pjesë e mbledhjeve të kryesisë së saj. Deklarata Në gjykimin e kreytarit Meta mandatet e LSI përveçse si mbështetje popullore për kompensimin e mandateve të vjedhura në zgjedhjet e mëparshme, i rëndësishëm është dhe integriteti i deputetëve. Madje, ky është prioritet i parë përkundrejt numrave në Kuvend. Ështw shumw mw i rwndwsishwm se numrat. “Ne shkojmë në Kuvendin e ri për herë të parë pas nëntë vitesh, me këtë rast gëzuar edhe 9-vjetorin që sapo kaloi, më në fund duke pasur një grup të konsiderueshëm parlamentar, i cili në fakt nuk është një surprizë për të gjithë ata që dinë historinë e zgjedhjeve

Integrimi do të jetë prioritet i axhendës së punës së Kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama. Ndaj me marrjen zyrtare të këtij posti, Rama do të nisë takimet me krerët më të lartë të institucioneve evropiane. Një fakt i tillë u bë dje i ditur nga vetë kryesocialisti, pas një mëngjesi pune në zyrën e tij me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Ettore Sequi. “Diskutuam detajet e vizitës sonë të menjëhershme në Bruksel, ku praktikisht do takojmë të gjithë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve evropiane dhe ku pa asnjë dyshim do të diskutojmë për ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit evropian, në funksion të një Shqipërie që duhet të jetë anëtare e denjë e BE”, u shpreh Rama. Madje, sqarimi vijoi më tej. “Është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, është momenti për të mos lënë që treni i Evropës të vazhdojë të largohet prej nesh, por për ta kapur atë një orë e më parë dhe për të hyrë në një fazë të re të procesit të integrimit evropian, ku ne dëshirojmë të përfshijmë të gjithë shoqërinë. Për të cilin, ne jemi të angazhuar të ndërtojmë

të Shqipërisë. Është thjesht kompensim i mandateve që kemi humbur padrejtësisht në vitin 2005 dhe në vitin 2009. Megjithatë, në radhë të parë unë nuk besoj tek numri ynë dhe as mazhorancës tonë, “Aleancës për Shqipërinë Evropiane”, por besoj tek cilësia e përfaqësimit, tek integriteti i të gjithë juve dhe mbi të gjitha tek qëllimi ynë mjaft pozitiv për të ecur më shpejt duke respektuar parimet demokratike dhe në radhë të parë atë të gjithëpërfshirjes”, vuri në dukje Meta gjatë fjalës së tij

në këtë mbledhje. Për Metën, LSI atë energji pozitive për të ndihmuar vendin që të ecë më shpejt në rrugën e progresit, zhvillimit dhe të integrimit evropian, do ta reflektojë në radhë të parë në Kuvendin e ri të Shqipërisë, por pa asnjë diskutim çdo ditë në mbarëvajtjen e qeverisjes së vendit. “Është një kënaqësi që të takohemi të gjithë bashkë përpara fillimit të legjislaturës së re. Me këtë rast i uroj Klajdës, Edmond Panaritit, Edmond Haxhinastos, Nasipit dhe Lefterit suksese në angazhimin e tyre, por

edhe të gjithë përfaqësuesve të tjerë të Lëvizjes Socialiste për Integrim”, u shpreh Meta. Vendimi Takimet e grupit do të jenë të përjavshme. “Kjo është vetëm mbledhja e parë, për të vijuar më pas me mbledhjet e rregullta javore të këtij grupi Parlamentar, në mënyrë që ne të përmbushim programin tonë dhe njëkohësisht edhe të respektojmë axhendën e Kuvendit të ri dhe të qeverisë së re që është mjaft ambicioze”, vlerësoi Meta. Një sqa-

RAMA MËNGJES PUNE ME AMBASADORIN SEQUI

Pas mandatimit si Kryeministër, nis turin e takimeve në Bruksel

një proces të brendshëm në institucionet e shtetit, duke filluar nga ministritë. Detajet do t’i shpjegoj më tutje së bashku me kolegët ministra, por në kohën e duhur”, vlerësoi ai. Ndërsa, ambasadori Sequi, nga ana e tij, zbardhi një pjesë e axhendës së takimeve të Ramës në Bruksel duke e vlerësuar atë si provë të rëndësisë që i jep

qeveria e re procesit të integrimit. “Unë pata mundësinë që t’i prezantoja Kryeministrit të zgjedhur të gjitha ato takime që do të bëhen gjatë vizitës së ardhshme në Bruksel me të gjithë shefat e institucioneve evropiane, zotin Barroso, zotin Van Rompuy, Zonjës Ashton, sigurisht edhe zotin Martin Schulz e Komisionerin Fule. Kjo

është një vizitë vërtet tejet e rëndësishme. Ne jemi vërtet shumë të kënaqur dhe shumë të lumtur, që kjo është nga vizitat e para që zoti Rama do të bëjë jashtë Shqipërie. Kjo është edhe prova që vërteton rëndësinë e madhe që i jep qeveria e re procesit të rëndësishëm të integrimit të vendit”, vuri në dukje Sequi.

rim dhe për deputetin Braho. “Për sa i përket z. Braho, meqenëse dikush më pyeti se pse nuk ka ardhur z. Braho, mendoj që për sa i takon mbledhjeve të grupit ai do të vazhdojë të shkojë tek grupi parlamentar i PS-së dhe sa i takon mbledhjeve të Kryesisë do të vazhdojë të vijë tek Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse tregues i faktit që jemi dy forca politike, por jemi një mazhorancë e bashkuar dhe që funksion”, nënvizoi Meta.

MINISTRAT TE RAMA

Vijojnë takimet informale të Kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama, dhe ministrave të tij. Kështu, pas dy mbledhjeve të zhvilluara në Vlorë dhe Shkodër ministrat u mblodhën dje në zyrën e Ramës në seli. Të pranishëm ishin dhe pesë ministrat e propozuar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, shumica e të cilëve i ngjitën për herë të parë shkallët e PS. Biseda mes tyre zgjati përreth 30 minuta dhe në përfundim nuk pati asnjë komunikim për mediet nga zyra e komunikimit të Partisë Socialiste. Edhe vetë kandidatët për ministra refuzuan të flasin pas mbledhjes që u mbajt vetëm pak orë përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar dhe pak ditë para marrjes së detyrës në qeverinë e re.


EKONOMI • E martë 10 shtator 2013

AKKP ZYRTARISHT PRET KONFIRMIM PËR DOSJET NGA ZRPP

Faza e aplikimit nisi më 5 gusht dhe zgjati këtë vit vetëm dy javë, në krahasim me vitet e tjera. “Ka vendime të Komisionit të Pronave që në kohë ose kanë ndryshuar me vendime gjyqësore ose janë në procese gjyqësore për arsye nga më të ndryshmet. Këto vendime që nuk janë përfundimtare, por që kanë një pikëpyetje në vetvete, në kuptimin e një konflikti jo me Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por me vetë qytetarët. Këto nuk trajtohen për kompensim pra janë të përjashtuara nga kompensimi. Gjithashtu të përjashtuara janë edhe ato vendime që gjatë historisë së tyre që nga 1993 që kur janë marrë e deri më sot që kanë përfituar kompensim. Pra, këtu nga ky fond përfitojnë vetëm ata që nuk kanë përfituar ndonjëherë kompensim”, - thonë ekspertët.

Ndryshimi i qeverive, në vend numëro procesi i kompensimit Brikena Dervishaj

K

ompensimi në të holla i ish-pronarëve mbetet në dorë të qeverisë së re, e cila do të mandatohet këtë javë. Aktualisht Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka mbyllur procesin e pranimit të kërkesave për fondin e kompensimit të vitit 2013. Edhe pse u mendua se fituesit mund të shpalleshin në shtator, ky premtim nuk do të mbahet nga administrata aktuale. Dosjet e mbledhura, të cilat duhet thënë se nuk është hera e parë që paraqesin kërkesë për kompensim, janë dërguar për konfirmim zyrtar nga ana e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, sipas kërkesave të ligjit. Ndërrimi Por me ndërrimin e qeverive, tanimë kjo punë ka ndalur. Të gjithë punonjësit e administratës si në hipoteka, ashtu edhe në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave janë duke pritur me ankth se si do të shkojë fati i tyre, ndërsa drejtorët e tyre do të ndërrojnë postet. Edhe pse burime zyrtare të këtyre dy institucioneve shprehen se procesi i ndarjes së fondit të kompensimit do të vijojë, pritet që ai të shtyhet përtej afateve ligjore. Kjo pasi ende nuk është e qartë nëse do të vijojnë të

ekzistojnë këto institucione apo do të ketë ndryshime. Por një gjë është e sigurtë që drejtuesit e rinj të tyre do të duhet të respektojnë këtë aplikim të bërë deri në gusht. Aplikimet Fluksi i aplikantëve ka shoqëruar edhe ditën e fundit të aplikimeve pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për fondin e vitit 2013. Për fondin e këtij viti kanë aplikuar zyrtarisht rreth 1 mijë përsona. Përfitues nga këta do të jenë shumë pak, vetëm 30 apo 50 vetë. Duke qenë se fondi prej 300 milionë lekësh i vënë në dispozicion është shumë i vogël, pritet që të ketë shumë pak përfitues,

ashtu si edhe për fondin e 2012, kur u shpallën fitues vetëm 33 persona nga 1450 që aplikuan. Lidhur me këtë situatë zyrtarë të AKKP-së propozuan që të ketë ndryshim sa i përket mënyrës së shpërndarjes së këtij fondi të vënë në dispozicion në mënyrë që të përfitojnë më shumë qytetarë. “Nga 1 mijë aplikantë një numër shumë i vogël do të përfitojë. Unë mendoj që kjo mënyrë shpërndarjeje nuk kënaq subjektet e shpronësuara që kërkojnë të kompensohen për pronën sipas vendimeve që janë marrë më parë. Në këtë aspekt ka dy gjëra, ose duhet të ndryshojë mënyra e shpërndarjes së fondit ose të rritet fondi, i cili në masën e

vendosur për këtë qëllim është shumë i ulët”, - është shprehur Agim Toro, numri dy i AKKP-së. Kategoritë që përjashtohen Veç kategorive që përfitojnë nga procesi i kompensimit financiar për vitin 2013, disa të tjera janë të përjashtuara. Përfitojnë vetëm ata persona, vendimi për pronën e të cilëve nuk është trajtuar ndonjëherë për kompensim. Kriteret për të përfituar nga fondi prej 300 milionë lekësh nuk lënë hapësira për keqkuptime. Kështu, pronarët, të cilët do të përfitojnë kompensim për subjektet e shpronësuara, janë vetëm ata që kanë vendimet më të vjetra dhe kur vendimi i Komisionit të Pronave është i formës përfundimtare.

PROCEDURAT PËR TENDER DO TË VAZHDOJNË PAS VENDIMIT TË ERE-s Numri i përfituesve nga fondi për kompensim financiar të 2013 do të dalë pas shqyrtimeve të dosjeve, por nuk pritet të jetë më i lartë se 50. “AKKP ka ngritur grupin e punës për pranimin dhe regjistrimin e kërkesave të subjekteve të shpronësuara. Nga fondi i vitit 2013 nuk përfitojnë kompensim subjektet e shpronësuara, të cilët janë trajtuar më parë me kompensim për vendimin me të cilin aplikojnë. Kompensimi bëhet për pronën e llojit truall në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës sipas vendodhjes së pronës që kompensohet”, theksojnë burimet zyrtare pranë AKKP-së. Të gjithë aplikantët që paraqesin të dhëna të rreme apo fshenin të dhëna të nevojshme për procesin e kompensimit përjashtohen nga procesi i përzgjedhjes.

“CEZ” anulon tenderin e energjisë për 2014 Qeveria e re do të marrë përsipër tenderin për rreth 1.3 GWh Kompania e furnizimit të energjisë elektrike, “CEZ Shpërndarje” ka njoftuar anulimin e tenderit për blerjen e energjisë gjatë vitit 2014. Pezullimi ka ardhur pas kërkesës së Entit Rregullator në mënyrë që të analizohen kushtet e ftesës për ofertë. Megjithatë, administrata e përkohshme e “CEZ Shpërndarje” thotë se, procedurat për tender do të vazhdojnë pas vendimit që pritet të marrë në vijim ERE. Rreth një muaj më parë, kompania kishte njoftuar ERE se, do të niste procedurat për zhvillimin e këtij tenderi me qëllim mbulimin e humbjeve në rrjet përgjatë gjithë vitit 2014. Ekspertë të shumtë, por edhe përfaqësues të grupimeve politike që fituan zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit i konsideruan këto praktika si abuzive dhe mospërmbushje e detyrimeve si nga ana e kompanisë së shpërndarjes, ashtu edhe nga Enti Rregullator i energjisë. CEZ ka për de-

Një ditë para afatit të fundit të dorëzimit të ofertave për blerjen e 1.3 milionë megavat orë energji elektrike për vitin 2014, ERE vendos të pezullojë procedurat e tenderit.

tyrë përmirësimin e rrjetit dhe të shërbimit, duke realizuar rritje të arkëtimeve dhe ulje të vjedhjeve në sistemin energjetik. Ndërsa ERE nuk mund të marrë një vendim për vitin 2014, nëse CEZ nuk i realizon detyrimet e vitit 2013 dhe për më tepër, ku ende nuk është vendosur fati i administrimit

të kompanisë. Konsumi total i vendit aktualisht gjatë një viti rrotullohet diku në 5 – 6 GWh. Burime pranë CEZ konfirmojë se, tenderi do të zhvillohet për të blerë një shumë në rreth 1.3 GWh, me një vlerë totale prej 80 milionë eurosh, në një kohë kur humbjet në rrjet janë diçka më shumë se 35% e konsumit.

Ofertat duhet të paraqiteshin pranë ‘Cez Shpërndarje’ jo më vonë se data 10 Shtator 2013, ndërsa përzgjedhja e fituesit do të bëhej pesë ditë më pas, më 15 Shtator.

»

05

UDHËZIMI Hyn në fuqi

Testamenti tek noteri, lehtësi proceduriale Çdo qytetar, që do t’i nevojitet një dëshmi trashëgimie, nuk do të endet më dyerve të gjykatave, por do t’i drejtohet noterëve. Ndryshimet në Kodin Civil, që kanë hyrë në fuqi më 1 shtator, që nga dje janë bërë tashmë pjesë e punës së noterëve, në zyrat e të cilëve janë depozituar dhe kërkesat e para për marrjen e dëshmive të trashëgimisë. Udhëzimi i ministrit të Drejtësisë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi. Është krijuar regjistri kombëtar i trashëgimisë në të cilin ka akses çdo noter. Sipas Sadushit, me këto procedura të reja, qytetarët do të kursejnë më shumë kohë, si dhe para. Sipas ndryshimeve të fundit në ligjin “Për noterinë”, pranë Dhomës Kombëtare të Noterisë është krijuar Regjistri Kombëtar i Testamenteve, në të cilin noterët duhet të regjistrojnë testamentet e nënshkruar pranë tyre dhe Regjistri Kombëtar i Çeljes së Trashëgimit, në të cilin regjistrohet çelja e një trashëgimie ligjore apo testamentare. Këto dy regjistra administrohen nga Dhoma Kombëtare e Noterisë.

Ankandi

Bonot e thesarit, sot në shitje 10 miliardë lekë Banka e Shqipërisë nxjerr në shitje sot bono thesari më shumë se 10 miliardë lekë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, dalin në ankand 4 miliardë lekë bono thesari me afat maturimi 6-mujor me datë emetimi 12 shtator 2013. Nga këto Banka e Shqipërisë emeton 2,555,000,000 lekë, ndërsa të tjerë 1,445,000,000 lekë. Ndërsa sa i përket ankandi 12-mujor bëhet për shumën 6,100,000,000 lekë më datë emetimi 12.09.2013 dhe datë maturimi 11 shtator 2014. Nga këto Banka e Shqipërisë ofron 150 milionë lekë dhe të tjerë 5,950,000,000 lekë. Individët pjesëmarrës në ankand duhet të kryejnë të gjitha veprimet minimumi 48 orë para datës së zhvillimit të ankandit. Në ankandin e fundit të bonove më të njëjtin maturim, yield-i (interesi) mesatar i ponderuar zbriti në një nivel rekord prej 4.58% për bonot me afat 12-mujor. Sa u takon bonove 6-mujore, interesi mesatar zbriti në një nivel rekord prej 4.52%.


06

« SOCIALE

E martë 10 shtator 2013 •

SHPËRFILLEN MASAT NDAJ BLUZAVE TË BARDHA

Abazaj: Ndodh se mjekët s’kanë aparaturat e duhura nëpër rrethe DINO ABAZAJ

Erta Bode

U

rdhri i Mjekut justifikon bluzat e bardha për mungesë aparaturash nëpër qendrat spitalore të rretheve. Presidenti i UM, Dino Abazaj, ka deklaruar se janë raportuar raste të diagnostikimeve jo të sakta, por që nuk janë marr masa. Arsyeja kryesore e mungesës së masave, sipas tij, është pikërisht fakti se ky institucion është në dijeni të mungesës së aparaturave të posaçme dhe të sofistikuara nëpër spitalet e rretheve, sidomos ato të kardiologjisë. Abazaj bën me dije se ndaj mjekëve është bërë këshillim, por nuk është marrë asnjë masë. Ndërkohë diagnostikimi tjetër për tjetër vërtetohet nga pacientët vetëm nëse bredhin në një tufë doktorësh dhe ndërrojnë spital. Nuk është hera e parë që Urdhri i Mjekut bëhet mburojë për mjekët, duke mos marrë masa për diagnostikimet që janë vërtetuar të gabuara dhe kanë marr jetë njerëzish, ku më pas faji i ka mbetur spitalit e jo mjekut konkret, po ashtu për licensimin e tyre e deri te dinjiteti për t’iu përkushtuar punës me korrektësi. Situata Njerëzve që ndiejnë shqetësime u ndodh shpesh të vizitohen në spitalin e rrethit dhe të mos diagnostikohen saktë nga mjekët përkatës të asaj qendre dhe të specializuar në fushën ku pacienti ka shqetësime. Situata është shumë e rënduar për njerëzit që kanë probleme kardiovaskulare. Pacientët bëjnë me dije se, kur shkojnë për t’u vizituar, fjalia e parë që dëgjojnë është i ftohti në mushkëri ose në kraharor. Një pjesë e mirë e tyre marrin edhe kurat me barna për të kaluar këtë të ftohtë, derisa kalojnë në dhimbje të theksuara apo shenjat e para të një parainfarkti. Në këto momente ata shtyhen drejt qendrave spitalore të kryeqytetit, ku spikat Qendra Spitalore “ Nënë Tereza”. Urgjenca e saj mbushet plot me pacientë që vijnë nga rrethet dhe që në korridoret e kësaj qendre mësojnë se kanë probleme me zemrën apo për sëmundje të tjera. Ndërkohë ata vijnë nga spitalet e rretheve me tjetër diagnostikim. Mirëpo ka pasur raste të të sëmurëve me zemër, të cilët i janë nënshtruar një ndërhyrje emergjente, pikërisht se mjekët e rretheve nuk e kanë zbuluar në kohë problemin e tyre kardivaskular. Zakonisht e njëjta situatë shpjegohet edhe me njerëzit që kanë probleme me stomakun, ku gastriti shpeshherë ngatërrohet me kolitin si dhe njerëzit që ndiejnë

Ne jemi në dijeni të rasteve që nuk janë diagnostikuar në mënyrë të saktë nga mjekët e rretheve, por kjo nuk do të thotë se duhet t’i pushojmë ata. Kemi studiuar kushtet në të cilat punojnë dhe ata këtë vit janë ndeshur me një mungesë të theksuar barnash për një kohë të gjatë dhe madje si fenomen i përsëritur, nga ana tjetër nuk kanë aparatura të sofistikuara që të minimizojnë gabimet e tyre dhe të nxjerrin më qartë në dritë sëmundjen e vërtetë. Duhet të kujtojë këtu se një pjesë të mirë të përgjegjësisë e kanë edhe pacientët në mënyrën se si shpjegojnë simptomat e para, ku shpeshherë janë shumë të pasaktë në kohën kur u kanë filluar shqetësimet si dhe si kanë qenë shenjat e para. Kështu, nuk mund të marrim masa drastike ndaj stafit mjekësor, pasi jo gjithë përgjegjësia bie mbi ta, duke kuptuar sistemin shëndetësor se sa mangësi ka.

Mungojnë disa nga tekstet shkollore

MASH: Do të bëhet shpërndarja e tyre përpara fillimit të mësimit Disa nga tekstet shkollore ende nuk janë shfaqur në treg. Ministria e Arsimit bëri me dije se më datë 2 shtator 2013 do të fillonte shpërndarja e të gjithë librave, mirëpo është vënë re një mungesë. Për klasën e katërt fillore mungon teksti i “Edukata shoqërore” si dhe për klasën e dhjetë mungon teksti i gjuhës së huaj, frëngjishtes. Përpos rrallëve të gjata që janë krijuar nëpër dritaret e shkollave mungojnë dhe librat. MASH garantoi prindërit dhe fëmijët se asnjë tekst nuk do të mungonte këtë vit, madje edhe nëse do të ndihej mungesë, ky tekst do të zëvendësohej menjëherë nga shtëpia e dytë botuese që do të ishte në gatishmëri. Mirëpo këto tekste nuk janë në treg akoma dhe nuk gjenden në asnjë shkollë të Shqipërisë në shitje. MASH ka garantuar se shpërndarja e tyre do të bëhet përpara fillimit të procesit mësimor, që përkon me datën 16 shtator. Prindërit sigurohen sërish se këta libra do të gjenden në ditët e ardhshme në shkolla dhe librari, mirëpo blerja e teksteve shkollore është kthyer në rrallë të gjata dhe bezdisëse, pasi jo të gjithë tekstet janë

në të njëjtën ditë. Prindërit dhe fëmijët kanë më se një javë që bëjnë vajtje-ardhje në shkollë, vetëm që të sigurojnë tekstet e vitit mësimor. Ndërkohë një situatë pak më lehtësuese shikohet nëpër librari, ku vërtet ka po njësoj rrallë, por të paktën gjenden më shumë libra sesa në ambientet e shkollës. Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje nxënësve se, nëse shkojnë në librari, duhet të marrin me vete listën e botimeve. Përmbajtja e teksteve, krahasuar me një vit më parë, nuk ka ndryshuar. Ndërkohë risia e këtij viti janë autorët shqiptarë dhe jo të huaj, përpos lëndëve të gjuhëve të huaja si gjuha angleze, teksti i gjuhës frënge, gjuha italiane dhe gjuha gjermane. Ndërsa çmimi ka një rritje të vogël, që sipas prindërve është i përballueshëm.

Kosova kërkon transparencë nga KLSH

Ndërtimet brenda oborreve zaptojnë spitalet në Tiranë DIAGNOSTIKIME TË GABUARA PËR DITË

Vizita në tre mjekë për të marr vesh sëmundjen Pacientët nuk besojnë më në përgjigjen e parë që marrin nga mjeku për shqetësimin e tyre. Shpeshherë ata drejtohen drejt mjekëve në Tiranë për të marrë vesh sëmundjen e saktë që kanë ose u nënshtrohen analizave në laboratorët privat. Numri i vizitave në klinikat private vërteton një pjesë fakti që tregon mosbesueshmërinë e paparalizime të gjymtyrëve, ku kistat në kokë ngatërrohen me reumatizmin e theksuar në gjymtyrë. Mirëpo të gjithë pacientët që marrin vesh në spitalet e Tiranës për herë të parë nga se vuajnë vërtet, rrezikojnë jetën e tyre nën diagnostikime sipërfaqësore si ato që kanë marr nga mjekët e rretheve. Diagnostikimi i pasaktë nga mjekët e rretheve ka dhënë si rezultat kurimin me barna të panevojshme për pacientët, pasi ata nuk vuajnë fare nga sëmundja që u është thënë. Ndërkohë ky

cientit ndaj diagnostikimit të parë që merr në spitalet shtetërore. Ata tregojnë se ka pasur raste kur në dy mjek të ndryshëm kanë marr përgjigje të ndryshme dhe është dashur një vizitë e tretë në një tjetër mjek për të vërtetuar njërin nga diagnostikimet. Faktikisht kjo është procedura më e thjeshtë që pacientët ndjekin për proces vonon kapjen në kohë të çdo lloj sëmundje reale, ose pengon në kurimin që mund të merrej në një kohë më të shpejtë. Për të gjithë këta mjekë dhe këto raste, Urdhri i Mjekut nuk ka asnjë masë të marrë. Presidenti deklaron se në spitalet e rretheve mungojnë aparaturat e duhura për të zbuluar sëmundjen, si në Tiranë, ku është skaneri e të gjitha aparaturat e tjera për të kryer analizat e posaçme. Ndërkohë shfajësimi që UM bën për bluzat e bardha, drejton përgjegjësinë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, e cila

të marrë vesh sëmundjen e tyre, dy rezultate të ndryshme dhe një i tretë për të vërtetuar se cili nga dy të parët është i saktë. Fakti që mjekësia ka shumë komplikacionet dhe ka shumë sëmundje me simptoma të njëjta apo mungojnë aparaturat e përshtatshme për një diagnostikim akoma më të saktë nuk justifikon papërgjegjshmërinë e bluzave të bardha në momentin që thonë ndaj pacientit fjalën e tyre përfundimtare - emrin e sëmundjes. Akoma më tepër nuk mund të justifikohet një kurë e dhënë kot. ka në dorë pajisjen e qendrave spitalore të rretheve me aparatura moderne, të cilat mungojnë. Ndërkohë ndërgjegjësimi i mjekëve për punën e tyre mbetet në hapat më të ulëta, pasi ndaj tyre nuk merret asnjë masë, nuk jepet asnjë paralajmërim, ndëshkim me gjobë, apo pezullim nga puna. Ata që vuajnë janë pacientët që mund të shpëtojnë, ose të kurojnë në kohë sëmundjen e tyre, por që për ironi, jo vetëm që nuk kurohen, por marrin dhe barna për një sëmundje që nuk është në organizmin e tyre.

Nisja e punimeve për ndërtimin e një parkingu në ambientet e QSUT-së, e cila ngjalli një reagim ne mesin e profesorëve dhe kirurgëve të njohur të kësaj Qendre Spitalore, është ndjekur me vëmendje nga Ministria e Shëndetësisë. Ministri Halimi u njoh me shqetësimin e komunitetit të mjekëve, të cilët janë kundër ndërtimit të nisur. Kosova ka deklaruar se do të angazhohet për të ndjekur këtë problem deri në fund. Ai do të kërkojë transparencë në lidhje me procedurat e ndjekura për dhënien me koncesion të këtij parkingu. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se parkingu është dhënë me koncesion në fundin e vitit 2012, ndërsa kontrata është lidhur në 15 mars 2013 nga ana e Ministrisë se Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ministri ka kërkuar që procedurat që i përkasin drejtimit të mëparshëm të ministrive reciproke duhet të bëhen transparente nga ana e KLSH-së, e cila do të shqyrtojë koncesionin si dhe kontratën për parkingun. Ndërkohë një situata e

njëjtë paraqitet në spitalin e njohur sanatoriumi për ndërtesën që është duke u bërë brenda oborrit rrethues të tij. Pacientët bëjnë me dije se ndërtimet dhe ajri i ndotur që shkaktojnë ato punime i pengon në sëmundjet e tyre. Ata kërkojnë që mjekët të mbështesin pacientët dhe ndërkohë i kërkojnë MSH të kthejë sytë edhe nga këta pacientë dhe nga ky spital. Ky problem është ndjekur për rreth tre muaj nga shtypi, mirëpo nuk ka pasur asnjë reagim nga mjekët dhe as nga vetë Ministria. Ndërkohë një reagim për këto ndërtime brenda oborreve të godinave aktuale nuk vjen as nga Bashkia e Tiranës, ku bizneset dhe interesat personale po zaptojnë dhe oborret e lira të institucioneve publike.


AKTUALITET • E martë 10 shtator 2013

»

07

LIRIMI I SHTËPIVE PËRFSHIN NË PËRPLASJE PËRMBARIMORËT PRIVATË

Përmbarimi, “luftë” me banorët për ndërtesat Familjet te “Shkolla e Kuqe” paralajmërojnë se do hidhen nga lartësitë Një përplasje e fuqishme ka ndodhur dje mes Përmbaruesve Privatë dhe familjarëve, të cilët nuk pranojnë të lirojnë banesat me qëllim kthimin e tyre pronarëve. Konflikti ka ndodhur te një godinë pranë “Shkollës së Kuqe”, ku në momentin që Përmbarimi ka nisur të zbatojë urdhërin për lirimin e godinës, familjarët përveç kundërshtisë për të mos dalë, kanë kërcënuar se më mirë pranojnë t’i vënë flakën vetes dhe fëmijëve përpara se të lirojnë shtëpitë. Katër gra bashkë me fëmijët e tyre janë ngjitur mbi banesën 1-katëshe dhe kanë kërcënuar me jetë, ndërkohë forca të shumta policie dhe përmbaruesit prisnin të zbatonin vendimin e gjykatës. Njëri nga banorët shprehet se

shtëpinë e ka ndërtuar vetë, që në vitin 1992, dhe se ndërtesa e pronarit është një tjetër dhe jo kjo ku Përmbarimi kërkon ta boshatisë. Gëzim Topalli, një nga pronarët godinës pranë

‘Shkollës së Kuqe”, ku 4 gra bashkë me 4 fëmijët e tyre kërcënojnë me jetë nëse Përmbarimi i nxjerr nga banesa, kërkon ekzekutimin e vendimit teksa shtojnë se ai ka certifi-

katën që objekti është i tij. Topalli i lë familjeve 10 ditë afat që të largohen, pasi dhe ai jeton me qira. “Një nga pronarët e kësaj shtëpie se është objekt bisede. Me certifikatë pronësie. Me vendim për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit. Objekti dhe trualli. Ky është ndërtim pa leje që kanë bërë zotërinjtë, por unë dua që të më lirohet prona. Unë jetoj me qira dhe nuk më duket e drejtë që këto jetojnë në shtëpinë time”, u shpreh Topalli. Nga ana tjetër pronari thotë se, “Unë jam në rrugë të madhe për vete po kush t’ia paguajë. Nuk jam kujtuar vonë kam 5 muaj që i toleroj. Unë toleroj 10 deri 15 ditë për shpirtgjerësi. Vendimi është për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit”.

DËSHMIA NË POLICI PËR SHPËRTHIMIN. POLICIA: 100 GR TRITOL

Motra e Markut: E parandjeja se do t’i ndodhte diçka e keqe vëllait Mariglen Mullai

M

otra e Petrit Markut, 40-vjeçarit që u plagos pardje nga një atentat me eksploziv, duket se e kishte parandjerë se diçka e keqe do t’i ndodhte vëllait. Burime pranë policisë së Tiranës thanë se gjatë dëshmisë, ajo u kishte rrëfyer oficerëve se kohët e fundit ishte shtuar meraku për Petritin, pasi fisi i tyre që nga viti 1999 kishte hyrë në një konflikt të hapur me familjen Lika. Në vitin 1999, 40-vjeçari Marku kishte vrarë njërin prej anëtarëve të kësaj familjeje, por edhe pse e kishte kryer dënimin prej 17 vitesh burg, ende frika mbetej. Ndërkaq, për sa i përket përjetimeve të momentit kur ka shpërthyer makina, motra e Markut është shprehur se kishte dëgjuar zhurmën e madhe dhe kishte ulur kokën poshtë, por menjëherë kishte bërtitur emrin e të vëllait, pasi tronditja e madhe erdhi prej vendit të shoferit. Ndërkaq, për sa i përket shtetases hungareze, e cila rezulton si e njohura e Markut, mësohet se ajo ka deklaruar faktin se nuk e njihte të kaluarën e 40-vjeçarit dhe se ende nuk e kuptonte atë që kishte ndodhur, teksa shpërthimi e kishte tronditur jashtë mase. Atentati Petrit Markut i është bërë atentat me eksploziv pardje në zonën e Laprakës, në afërsi të sheshit Shqiponja. Si pasojë e shpërthimit të telekomanduar ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit tip Mercedez Benx Cabriolet, me targa AA 787 DK, i cili ka marrë

Ngjarja te fusha e aviacionit

Dy në pranga, të dehur dhe pa patentë rrahën me leva 2 policë Dy persona u prangosën dje, pasi të dehur dhe pa patent kanë qëlluar me shufra hekuri 2 policë, të cilët kanë pësuar dëmtime. Burimet e policisë thanë se, nga shërbimet e komisariatit nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Genc Logu, 42 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale dhe Kreshnik Kukeli, 21 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tyre u bë, sepse te fusha e aviacionit, duke udhëtuar me mjetin tip “Ford Focus”, pa targa, ngjyrë gri, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi të mjetit kanë kundërshtuar dhe kanë dhunuar fizikisht, duke i goditar me levë hekuri dy punonjës të policisë në detyrë të komisariatit nr.2, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë” dhe “Drejtim në gjendje të dehur apo pa dëshmi aftësie”, parashikuar nga nenet 236 dhe 290 të Kodit Penal.

Arrestimet nga komsariati nr 6

Dy malazezë kapen në QTU, po vidhnin bluza e bizhuteri Dy malazezë kapen duke vjedhur rroba te QTU-ja në Tiranë. Nga shërbimet e komisariatit nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Jole Boljeviç, 23 vjeç dhe Boris Radonjiç, 26 vjeç, të dy lindur dhe banues në Podgroricë, me kombësi dhe shtetësi malazeze. Arrestimi i tyre u bë, sepse në datë 07.09.2013, rreth orës 12.30, në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë kapur në flagrancë duke vjedhur një këmishë “Guci”, një orë të markës “Colezione” dhe një bluzë të firmës “E-Bound”, te firma “Formen” në QTU Tiranë. U kryen veprimet procedurale e hetimore dhe materialet i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134/2 & 25 të Kodit Penal.

E qëlloi edhe në trup

Grushte në kokë kunatës, kapet 53-vjeçari në Tiranë Një 53-vjeçar me origjinë nga Elbasani e banues në Tiranë, u arrestua dje sepse kishte qëlluar me grushte kunatën e tij, duke i shkaktuar dëmitme të rënda. Nga shërbimet e komisariatit nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xhelil Gerbi, 53 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë, sepse pardje rreth orës 09.30, për motive të dobëta, ka goditur me shkelma dhe grushte në mënyrë të dhunshme në kokë dhe në trup, duke i shkaktuar dëmtime, kunatës së tij shtetases R. Demiri, 48 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë. Materiale i’u kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Dhunës në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Arrestimet në Tiranë e Kavajë

Aksidentet me vdekje e plagosje, policia prangos disa shkaktarë dëmtime të rënda në pjesët e poshtme, ndërsa janë plagosur lehtë 3 pasagjerët e tjerë. Ai bashkë me djalin rreth 12-14 vjeç, të motrën dhe të dashurën hungareze po ktheheshin nga drekë familjare. Marku është nxjerrë nga makina nga kalimtarë të rastit për t’u transportuar më tej në Spitalin Ushtarak ku i është nënshtruar dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Më rëndë është drejtuesi i mjetit Marku, i cili ka pësuar dëmtime të rënda të gjymtyrëve të poshtme dhe u dërgua në sallën e reanimacionit. Nga grupi hetimor është konkluduar se ishte vendosur eksploziv me telekomandë në pjesën e poshtme të mjetit, tek vendi i

shoferit. Njësia antieksploziv pritet të hetojë më tej ngjarjen dhe llojin e eksplozivit të vendosur, teksa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për mbi 100 gramë. Policia po heton pistën e hakmarrjes. Vrasja para 14 vitesh Petrit Marku është me origjinë nga Mirdita, por banonte prej shumë vitesh në Belgjikë, ku rifitoi lirinë, duke dalë nga Burgu i Shën Kollit, në Lezhë, vetëm para një viti, pasi kishte kryer 17 vjet burg për një vrasje të kryer në Tiranë, në vitin 1999. Pas arrestimit në 2003-shin, më 17 maj të vitit 2005, ai është ekstraduar nga qyteti i Gentit në Belgjikë, ku kishte

mbajtur prej vitesh emrin e rremë Haki Mulaj. Ai është shpallur në kërkim me masë sigurimi “arrest në burg”, për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje. Krimin ai akuzohej se e ka kryer më 16 shkurt të vitit 1999, në rrugën “Mine Peza”, pranë bar “Florial”, kur Petrit Marku ka ekzekutuar me armë zjarri Manil Likën. Burimet nga policia e Tiranës thanë se konflikti mes tyre ka filluar kur Manil Lika ka pasur një përplasje me vëllezërit Franc e Gjin Doda nga Mirdita, miq të Petrit Markut. Ky konflikt dukej se ishte mbyllur, pasi palët ishin pajtuar, por Marku ka insistuar më idenë se Lika mund të vriste vëllezërit Doda, ndaj vendosi ta eleminonte.

Shkaktarët e disa aksidenteve kanë rënë së fundmi në prangat e policisë. Nga shërbimet e komisariatit nr.5 u bë ndalimi i shtetasit në kërkim Arlind Kojeli (Buça), 29 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamzë, pasi Gjykata e Apelit ka vendosur dënimin me 1 vit burgim, për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ndërkaq, komisariati nr.3 arrestoi Fatmir Lukën, 21 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë, sepse në rrugën “Gjergj Legisi” Tiranë, duke drejtuar mjetin motor, pa targa, ka aksidentuar fëmijën F. G., duke i shkaktuar dëmtime për shëndetin. Policia e Kavajës arrestoi në flagrancë shtetasin Mikel Balliu, 23 vjeç, banues në Kavajë. Arrestimi i tij u bë, sepse në autostradën Rrogozhinë-Kavaje, në mes të fshatit Harizaj dhe Kryeluzaj, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, me targa AA 463 ED, me drejtim levizje Rrogozhinë-Kavajë ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. L., i banues në fshatin Luzi i Vogël Kavajë, i cili ka ndërprerë rrugën. Me gjithë ndihmën e dhënë ai ka gjetur vdekjen në spitalin rajonal Durrës.


08

« AKTUALITET

E martë 10 shtator 2013 •

AT NIKOLLA MARKU: JANË DEMASKUAR PLANET E KISHËS ORTODOKSE GREKE ME NË KRYE JANULLATOSIN

“Jam kundër helenizimit të Kishës Ortodokse Kombëtare” Nga ARTUR AJAZI

N

ë një prononcim për “Metropol” At Nikolla Marku, kreu i Kishës Orthodokse Shën Maria Elbasan, ka kërkuar me forcë ndërprerjen e përpjekjeve antishqipëtare të Kishës Greke, për helenizimin e trojeve shqipëtare. Ndër të tjera At Nikolla Marku tha se “duke formuluar urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në të gjithë botën, Kisha e Shën -Marisë me qendër në Elbasan, betohet se ka qenë dhe do të jetë udhërrëfyesja për ndërgjegjësimin e shqiptarëve në këtë Ballkan politik shumë të nxehtë, në këtë atdhe të greqizuar pothuaj në çdo drejtim plotësisht”. At Nikolla Marku deklaroi se “të gjithë shtrojmë pyetjen, a po shkon Ballkani në rrugën e përcaktimit të kufijve politik ndërshtetërorë dhe krijimin e shteteve mono-etnike, sa jemi duke u përgatitur ne si shtet e komb shqiptar për këtë moment vendimtar dhe historik? Ne si Komunitet Ortodoks në Elbasan e kemi thënë në media dhe në shtyp gjithmonë qëndrimin tonë të pastër shqiptar”. At Nikolla Marku tha se “unë do të vazhdoj ta ngre zërin se kam qenë dhe jam kundër helenizimit të Shqipërisë, qëllimi ynë është të sqarojmë dhe ndërgjegjësojmë bashkëkombësit tanë shqiptarë duke demaskuar planet dhe politikat që ka hartuar kisha ortodokse greke me në krye Janullatosin, i cili vazhdon planet e tij për shkombëtarizimin dhe helenizimin që të pushtojë dhe gllabërojë jugun e atdheut tonë të shtrenjtë”. Sipas tij, “Shqipëria, atdheu ynë i halleve të mëdha, me vuajtje të pafundme për ironi të fatit pozicionit të sajë gjeografik dhe shpesh e izoluar, ka qenë përherë në udhëkryqin e qytetërimeve dhe perandorive të mëdha. Në lashtësi ajo është gjendur për shekuj me radhë në kufirin politik, ushtarak dhe kulturor ndërmjet lindjes dhe perëndimit, në fillim midis Perandorisë Romake dhe qytetërimit grek e më pas në Mesjetë midis Italisë katolike dhe perandorisë së poshtme ortodokse”. Më vonë në pushtimin e plotë të Perandorisë Otomane, Shqipëria është gjendur midis Evropës kristiane dhe Lindjes islamike. Duke u ndodhur në këto pozicione, ndërhyrjet e politikave të ndryshme të huaja kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë si qëllim shkombëtarizimin, asimilimin kulturor dhe fizik nga elementi autokton shqiptar. At Marku deklaroi se “këto politika po realizohen gradualisht para syve tanë nga banditët e pushtuesit si Janullatos. Nikola Geixhit, personazheve antishqiptare brenda kufijve tanë,

Asfiksohen 3 shtetas

Zjarr i fuqishëm përfshin Parkun Kombëtar të Viroit

At Nikolla Marku tha se “unë do të vazhdoj ta ngre zërin se kam qenë dhe jam kundër helenizimit të Shqipërisë, qëllimi ynë është të sqarojmë dhe ndërgjegjësojmë bashkëkombësit tanë shqiptarë duke demaskuar planet dhe politikat që ka hartuar kisha ortodokse greke me në krye Janullatosin, i cili vazhdon planet e tij për shkombëtarizimin dhe helenizimin që të pushtojë dhe gllabërojë jugun e atdheut tonë të shtrenjtë”

duke organizuar koktejle për të përuruar memorial varrezash në Këlcyrë dhe Përmet, kushtuar kriminelëve, terroristëve pushtues që dogjën fshatra të tërë dhe vranë popullsinë shqiptare. Ngjarja e Përmetit ishte e shëmtuar për gjithë ne. At Marku duke ju përgjigjur pyetjes për tentativat antishqipetare të fqinjëve dhe bashkimin e një Shqipërie të Madhe, ai tha se “ne shqiptarët nuk duhet të harrojmë apo anashkalojmë katër shtyllat dhe katër plagët e Shqipërisë , Malësia, Kosova, Iliriada dhe Çamëria. Këto krahina kanë derdhur gjak për liri e bashkim kombëtar përball armikut të përbashkët me dy koka Greqia dhe Serbia. Fakti tjetër është se duhet të luftojmë me çdo mjet tjetërsimin e ortodoksisë shqiptare të

vërtet në atë greke. Ne duhet të reagojmë kundër hapjes së shkollave asimiluese greke të ciklit të ulët dhe të lartë për fëmijët shqiptarë sidomos në jug të vendit. Të zëvendësohet me vendosmëri pastrami i klerit ortodoks nga grekët me shqiptarë”. At Marku tha se “ne duhet ta shpallim Janullatosin person të padëshiruar në atdheun tonë për të gjitha poshtërsitë e bëra në dëm të interesave kombëtare”. Duke folur mbi vlerat e shqipëtarëve ai tha se “ne si popull jemi treguar shumë humanë dhe tolerantë duke votuar parti antishqiptare, përfaqësues të minoriteteve jo ekzistente të shpikura dhe hibride. Nga humanizmi ynë nuk duhet të anashkalojmë popullatën shqiptare të Çamërisë dhe

liderët e tyre, të cilët nuk janë minoritet në atdheun e tyre. Popullsia shqiptare e Çamërisë ka dekada të tëra që lufton që sakrifikon dhe kontribuon në mbrojtje të kombit shqiptar dhe begatisë tonë. Ne si ortodoksë do të vazhdojmë t’i mbrojmë të drejtat e tyre për rikthim në pronat e ligjshme dhe në krahinën e Çamërisë. Për ne duhet të vlejë thënia dhe shprehja e pashoqe dhe e pavdekshme e paraardhësve tanë se “feja apo partia për shqiptarin duhet të jetë shqiptaria”. Babëzia shtazarake dhe interesi për t’u pasuruar me çdo kusht deri dhe duke shkatërruar kombin duhet të ndalet dhe të dënohet nga organet kompetente të drejtësisë. Ne ortodoksët i bëjmë thirrje çdo shqiptari me gjak e zemër shqiptari, me dinjitet e nder njerëzor dhe kombëtar që të zgjohemi nga gjumi i turpshëm i nënshtrimit, gjumë që na është injektuar nga propaganda e huaj dhe politikat e paformuara të politikanëve të sotëm. Të bashkohemi, mobilizohemi për t’i dalë zot atdheut, kombit dhe nderit tonë si i ka hije shqiptarit, me çdo mjet të drejtë politik, diplomatik dhe ushtarak. T’i japim fuqishëm përgjigje vendimtare dhe përfundimtare sllavoshovinizmit dhe greko-shovinizmit. Ne nuk mund të bëjmë durim dhe sehir, kur konsulli grek Ikonomus guxoi të thoshte “kurajë, shpresë dhe betejë”. Ne ortodoksët shqiptarë i themi konsullit grek se, nëse shteti në Shqipëri ka vdekur apo është shitur tek ju është populli patriot që nuk vdes dhe nuk shitet kurrë. Perëndia është me ne sepse ne jemi në të drejtën tonë, ndjehem krenar që jam biri i këtij populli, do të mbroj deri në fund të jetës origjinën prej shqiptari, popullin tim dhe besimin ortodoks të vërtet shqiptar, Zoti bekoftë Shqiptarët”,- përfundoi At Marku për “Metropol”.

GJIROKASTER -Një zjarr i fuqishëm ka rënë mbi pishat e Parkut Kombëtar të Viroit në Gjirokastër, ndërsa vijon të jetë aktiv prej dy orësh. Sipas policisë, zjarri në park ka përfshirë një sipërfaqe të madhe që shkon deri në afërsi të kurorës së dytë të pishave. Policia njofton se, zjarrëfikset që ndodhen në vendngjarje, e kanë shumë të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të thyer malor. Në aksion për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe Policia e Rendit dhe ajo Bashkiake. Mësohet se për shuarjen e flakëve po punohet edhe me mjete rrethanore, ndërkohë që vetëm ndërhyrja nga ajri do të neutralizonte flakët që përhapen me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era e fortë. Edhe kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Bime, apelon që të ndërhyet nga ajëri për normalizimin e situatës problematike të krijuar prej disa orësh, në Parkun Kombëtar të Viroit. Raportohet se tre persona kanë shfaqur probleme me shëndetin si pasojë e asfiksimit nga tymi i zjarrit. Bëhet fjalë për zëdhënësin e policisë së Gjirokastrës dhe dy punonjës të Policisë Bashkiake.

Kanë zaptuar sipërfaqen e gjelbër

Nis heqja e kioskave tek lulishtja në Vlorë VLORE- Bashkia e Vlorës ka nisur një aksion për heqjen e kioskave dhe subjekteve të tjera nga lulishtja pranë universitetit “Ismail Qemali”, në zonën e Skelës. Janë të paktën 5 kioska të përmasave të mëdha, të cilat janë shndërruar në lokale, si restorante, bare e njësi të tjera shërbimi, që kanë zënë një pjesë të madhe të hapësirës së gjelbër. Në aksion janë përfshirë Inspektorati Ndërtimor Vendor e Policia Bashkiake. Pronarët e tyre ishin paralajmëruar prej disa ditësh për të vepruar vullnetarisht.

Shoqërohet drejtuesi i mjetit

Përplaset nga makina, rëndë fëmijë 8-vjeçar POGRADEC- Një fëmijë 8-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur përgjatë aksit Korçë-Pogradec. Sipas të dhënave, i mituri është përplasur nga një mjet në afërsi të fshatit Sovjan. Fëmija K.Mukollari mësohet se ka qenë duke ecur përgjatë rrugës nacionale në momentin që është goditur nga mjeti. Burime të policisë bënë me dije se fëmija është në gjendje të rëndë si pasojë e dëmtimeve të marra. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes policia ka nisur hetimet për të zbardhur detajet, ndërsa mësohet se është shoqëruar edhe drejtuesi i mjetit.

“Më është mërzitur jeta”

Vetëvritet 54-vjeçari, lë letër lamtumire për të afërmit KORÇE- Një 54-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u varur në një pemë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshati Zvarisht të Korçës. Viktima është personi më inicialet H.Xh 54 vjeç, banues në lagjen nr. 13 në Korçë. Trupi i tij është gjetur nga bashkëfshatarët, i varur në një pemë afër rezervuarit të fshatit. Pas gjetjes së trupit është njoftuar policia, e cila ka nisur hetimet për ngjarjen. Nga këqyrja e trupit të viktimës, në xhepin e pantallonave i është gjetur një letër lamtumire. Sipas policisë, në letër 54-vjeçari shkruante se i ishte mërzitur jeta.


AKTUALITET • E martë 10 shtator 2013

»

09

U KËRKOHET SHLYERJA E BORXHEVE QË I KANË INSTITUCIONIT

Bashkia Elbasan u ngrin llogaritë debitorëve të saj LEDIA LLESHI ELBASAN- Borxhet që bizneset i kanë bashkisë kanë bërë që kjo e fundit të kërkojë ngrirjen e llogarive deri në shlyerjen e detyrimeve. Sipas nën kryetarit të bashkisë, Serafin Papa, afati për të paguar taksat ndaj institucionit të bashkisë ka qenë data 24 korrik dhe pas kësaj date institucioni vendor është detyruar të marrë një vendim drastik. Bashkia ka kërkuar ngrirjen e llogarive të bizneseve deri në momentin që shlyejnë detyrimet. Detyrimet “Për biznesin e madh mund të them se shumat që ato i kanë borxh Bashkisë Elbasan janë të konsiderueshme, llogariten në rreth 54 milionë lekë të reja. Ne këto ditë kemi aplikuar për bllokimin e llogarive bankare këtyre bizneseve të mëdhenj, me qëllim që t’i paguajnë detyrimet bashkisë dhe më pas të vazhdojnë aktivitetin e tyre. Nëse këto biznese nuk do të shlyejnë detyrimet që i kanë bashkisë, atëherë ne jemi të detyruar që t’i padisim në Prokurori për evazion fiskal. Presim ditët e ardhshme se si do të reagojmë dhe më pas do të vazhdojmë me masat e tjera”, theksoi ndër të tjera Papa. Bashkia ka hasur probleme edhe me biznesin e vogël. Një numër i madh biznesesh të vogla ka aplikuar pranë qendrës kombëtare të regjistrimit të bizneseve për mbylljen e aktivitet. Sipas nënkryetarit të Bashkisë zotit Serafin Papa, edhe këto biznese i detyrohen bashkisë rreth 40 milionë lekë të vjetra. Për këtë arsye nuk mund të mbyllen pa shlyer detyrimet ndaj tatim-taksave të bashkisë. Për mbyllje kanë aplikuar 278 biznese. “Gjatë viti 2013 një pjesë e madhe e biznesit të vogël në Bashkinë e Elbasanit ka falimentuar. Një nga shkaqet kryesore është kriza ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, dhe faktor të tjerë që kanë bërë që këto biznese të mos shlyejnë dotë detyrimet që kanëe ndaj bashkisë. Për këtë periudhë deri në datën 6 shtator 2013 kanë aplikuar pranë qendrës kombëtare të regjistrimit 278 biznese për t’u mbyllur, por kjo nuk do të thotë se ato kanë marrë aprovimin për t’u mbyllur sepse shumica e tyre kanë detyrime karshi bashkisë dhe nuk mund të mbyllen deri në shlyerjen e këtyre detyrimeve duke mbetur debitorë”. Mësohet se masat e marra kanë si qëllim grumbullimin e të ardhurave nga institucioni vendor, që po kalon vështirësi financiare në pagat e punonjësve për shkak të vështirësive të biznesit.

U denoncua nga bashkëshortja e tij

Në pranga bashkëshorti dhunues, i gjendet arsenal municionesh ELBASAN- Policia e ka klasifikuar si tentativë vrasje në fakt ai është denoncuar si kërcënim nga ana e bashkëshortes së tij pasi e ka kërcënuar me një automatik pse do kërkonte divorcin. Besnik Lucaj 48 vjeç me banim në lagjen nr. 2 në Cërrik është arrestuar në flagrancë. Sipas policisë së Elbasanit, u bë e mundur parandalimi i një ngjarje brenda familjes. Sipas komunikimit zyrtar, Lucaj ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip automatik për motive të dobta bashkëshorten e tij, Fatbardha Lucaj, 48 vjeç. Nga kontrolli paraprak i ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik, një krehër me fishekë dhe dy thika. Më pas vijoi kontrolli dhe në një magazinë në afërsi të shtëpisë së tij është zbuluar një arsenal me armë dhe monucione. Kështu janë zbuluar një pushkë, 5 krehëra me fishekë, 2 granata dorë dhe një sasi fitili zjarrpërcjellës. Mësohet se shkak i grindjeve në çift dhe i dhunës që ai ushtronte ndaj bashkëshortes ishte xhelozia. Sipas dëshmisë së gruas, ajo ishte e pabazuar pasi shprehej edhe ndaj njerëzve të afërt. Gruaja ishte kërcënuar edhe herë të tjera me armë dhe ka kërkuar mbrojtje në polici pasi ndjehej e kërcënuar për jetën e saj dhe të tre fëmijëve. Ndaj tij u ngritën akuzat për tentativë vrasje, mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. L. Ll

Ishte shtruar për herë të dytë, u gjet nga punonjësit

Vetvaret pacienti i spitalit psikiatrik Një 40-vjeçar nga Lushnja i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në ambientet e spitalit psikiatriak në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kur Resmi Arapi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në ambientet e pavijonit ku sapo ishte rikthyer. Sipas të dhënave, ai vuante nga çrregullime mendore. Resmi Arapi me banim në Lushnje ishte rikthyer në spital pasi ishte larguar tek familjarët e tij. Ai kishte marrë një trajtim tre javor dhe duke u bërë më mirë ishte larguar, por papritur ishte rikthyer në spital spontanisht dhe kishte kërkuar të shtrohej sërish. Pasi e kishin sistemuar në pavijon, burri ka përfituar nga mungesa e personave të tjerë në atë moment në pavijon duke u vetvarur me një çarçaf. Për burrin nuk kishin mbaruar ende procedurat e shtrimit kur është gjetur pa jetë. Për këtë rast ka filluar hetimet nga policia për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe shkaqet që kanë çuar burrin drejt vetëvrasjes. Nuk kanë munguar këto raste në spitalin psikiatrik. Mjekët thonë se mundësitë për të bërë vetëvrasje për pacientët janë të mëdha për shkak të problemeve që ata konservojnë. L. Ll

Në pranga dy të rinj

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

Grabisin servisin, zbulohen dhe ngjarje të tjera Grabisin me dhunë një punonjës servisi, zbulohen si autorë të një tjetër vjedhje. Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë, pasi një natë më parë kanë grabitur punonjësin e një pike servisi në zonën e Mollasit. Mësohet se Jorgo Mema akuzohet se ka vjedhur me dhunë një punonjës të pikës së karburantit duke i marrë 17 mijë lekë të reja. Ndërsa ka kryer grabitjen ai ka qenë i shoqëruar nga shtetasi Mariglen Qosja, i cili akuzohet për veprën penale të moskallëzimit të krimit. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Jorgo Mema u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 mln lekë, të cilat mendohet se janë grabitur në një lokal po në fshatin Mollas gjatë muajit gusht, dy armë të ftohta dhe një armë gjahu pa leje. Sipas policisë, Mema ka grabitur dyqanin dy javë më parë në Mollas. Pasi janë konfrontuar shenjat e gishtërinjve është arritur në zbulimin e vjedhjes dhe autorësisë së saj. Tashmë i riu do të duhet të përgjigjet për veprën penale të vjedhjes me dhunë. L. Ll


10

« opinion

E martë 10 shtator 2013 •

A mund të mënjanohet dhuna në ditët tona?

N

ë shoqërinë njerëzore janë realitet (njeriu si specie “homo”, ndryshe nga popullatat bimore dhe shtazore, ka monopol vetëdijen) edhe marrëdhënie familjare, fisnore (gjaku), miqësore, bashkëpunimi, bashkë jetesë, mirëkuptimi, bashkekzistencë mes njerëzve, por ekziston edhe dhunë, antagonizëm e konfliktualitet, madje deri prerje jete në mes brenda edhe të njëjtit fis e familje. Në Siri, p. sh. , në ditë tona kanë gjetur vdekjen mbi 100 mijë veta, ku organizmat ndërkombëtare po hetojnë edhe për helmimin e popullsisë me LHL, megjithëse vende të tilla si Rusia e Kina mendojnë se qeveria nuk ka përdorur LHL, por ky mendim është sa antihuman aq dhe i egër, se u jep shpirt diktatorëve për t’i konceptuar njerëzit në teori e në praktikë si sende mes sendesh të tjera. Kjo se vlera e jetës së njeriut tregon jo vetëm shkallën e zhvillimit të një shoqërie, por prerja e jetës së tjetrit në mes është krimi më i shëmtuar që bëjnë diktaturat kundër popujve (ndër specit në natyrë haset rrallë që një specie të zhdukë një specie tjetër, ujku, p. sh. , nuk e sulmon për ta eliminuar ujkun). Në shoqërinë tonë ngjarjet e marrjes së jetëve të njeriut për gjakmarrje, vetëvrasje, mungesë të sinjalistikës, dehje, xhelozi, pronë janë tregues se jeta e njeriut, sidomos nga individë me nivel të ulët arsimor e kulturor, nuk vlerësohet ende sa duhet. Ndodh kështu se dhuna, konflikti vazhdojnë të ekzistojnë e të hidhërojnë shpirtra njerëzish, madje shkurtojnë ditë nga jetët e një pjese të qytetarëve. Vazhdojnë të tronditin ende opinionin publik edhe moszbardhja e ngjarjeve të tilla si kanali i Otrantos, Gërdeci 21. 01. 2011; veç të tjerash, datat 18 dhe 19. 07. 2013 dhe në ekranet televizive në tërësi e në të “Top Channell” jepen të dhëna të dhunës deri në familje. Të hidhërojnë dhe të ngjallin indinjatë faktet kur dëgjon e sheh që burri vret gruan për xhelozi dhevetëm tri vrasje makabër grash nga burrat e tyre kanë ndodhur brenda muajit qershor, që dhuna shfaqet edhe te fëmijët apo akoma më keq edhe mes fëmijëve e të moshuarve. Dhe marrje jetësh për fat të keq dëgjon përditë: dy marrje jete biznesmenësh brenda datës 2. 09. 2013 e sa shfaqje të tjera dhune. Rrëqethesh kur dëgjon ankimin e prindërve ndaj djalit dhe nuses për ushtrim sistematik dhune ndaj tyre). Dhunë, konflikte, antagonizma dë ajojmë përditë jo vetëm mes njerëzve të thjeshtë, por edhe deri tek ata që merren me politikë, madje te këta të fundit në konfliktualitet me njëri-tjetrin ca më shumë. Këtej vjen pyetja: pse shfaqen dhuna, antagonizmi, konflikti në shoqërinë njerëzore? *** Ka shkaqe nga më të ndryshmet, por në këto radhë do të bëj përpjekje të veçoj disa prej tyre. Së pari mendoj se duhet bërë mirë dallimi mes shoqërisë njerëzore dhe popullatës njerëzore. Në shoqërinë njerëzore, ndryshe nga popullata që ka vetëm të drejta, në të parën (në shoqërinë njerëzore) ka të drejta dhe detyra, të cilat çdo individ i sheh edhe në marrëdhëniet mes njëritjetrit, ndaj nuk mund të jesh në shoqëri kur sheh që ushtohet dhunë deri në familje (që një grua vritet nga burri në mes të rrugës duke kërkuar ndihmë dhe qytetari rri indiferent), mjedisi ndotet, digjet e pritet pa kriter pylli (më saktë atë që e dominojmë rini pyjore), shkatërrohet shtrati i lumit, hidhen e importohen mbeturina pa kriter, rrudhet toka; fillon kritika pa filluar ende tjetri nga puna, nuk nisesh nga meritokracia për zënien e njerëzve në punë, po nga nepotizmi dhe ti nuk reagon. Një shoqërie nuk mund t’i themi “njerëzore” kur individët nuk kryejnë detyrat që u vijnë në raport me kohën dhe nuk njohin të drejtat e tyre, ndaj është tjetër shoqëria njerëzore e tjetër popullsia njerëzore. Në shoqërinë njerëzore ka të drejta, por ka edhe detyra në raport me kohën që njerëzit normalë në një shoqëri demokratike duhet t’i zbatojnë. Qëndrimi aktiv, sidomos ndaj çdo padrejtësie, është domosdoshmëri, ndërsa qëndrimi indiferent është i papranueshëm për një shoqëri të shëndetshme. Ne kemi qenë e jemi kundër përdorimit të LHL-ve, që marrin jetë njerëzish ndaj kujtdo, madje një shoqëri e emancipuar ruan dhe kujdeset edhe për kafshët e bimët nga përdoruesit e lëndëve hrelmuese. Dhuna, konflikti janë të hershme, të hershme janë shkaqet dhe pasojat e tyre. Në shoqëri janë zhvilluar e zhvillohen luftëra e vëllavrasje, është ushtruar dhunë, konflikt, sidomos në lashtësi, mes bijave e bijve edhe deri në familje mbretërore për ndarje mes tyre

Nga Kleanthi zoto

fronesh, pronë e pasuri. Fjalët e Eskilit (që jetoi rreth 525-456 para Krishtit): “Vëllezër ishin, po!/Për shkak të s’zezës grindje/ Dhe të furisë së çmendur /U ndeshën dhe arritën /N’të ziun përfundim” (Eskili, “Tragjeditë”, f. 273) dhe fjalët e Shekspirit në gojën e Hamletit: “E gjaktë? Nën’ e mirë, jo më keq/Se sa të vras’sh një burrë e mbret mënjanë/ Dhe sheshit të martohesh me të vëllanë” (U. Shekspir, vëll. I , f. 346) janë tregues i këtyre dukurive, që ndryshojnë në formë, por mbeten në thelb të pandryshuara (mbeten të pandryshuara edhe në ditët tona etja për pushtet dhe prona). *** Problemi shtrohet: mund t’i eliminojë shoqëria luftërat e përgjakshme, dhunën, konfliktet? Dhuna, që buron luftërat e përgjakshme mes individëve në shoqërinë njerëzore nga periudha në periudhë, edhe në saje të organizmave ndërkombëtare kanë ardhur duke u pakësuar, por jo duke u shtuar. Vatra lufte në hapësira të veçanta në planetin tonë, si në Lindjen e Mesme, janë realitet edhe në ditët tona. Në Europë që në të kaluarën jo të largët gjëmonin pushkë e mitraloza (kujto: Europa ka qenë vatra ku janë zhvilluar dy luftëra botërore), sot, për fat të mirë të popujve të saj, nuk dëgjohen. Në këto radhë nuk do të bëj përpjekje t’u jap hapësirë pohimeve të atyre që mendojnë se lufta do të shuhet bashkë me njeriun, që sipas meje nuk janë të drejta; por pa mundur të trajtoj pikëpamjet e kolosëve të kohëve për luftën, do të bëj përpjekje të shfaq ndonjë mendim të disa thënieve të goditura të rilindësit Andon Zako Çajupi. Nga Moisiu (“Baba Musa”, që zë vëllimin II të veprës së Çajupit, që sipas meje është më i pjekuri teorikisht; për botimin e plotë të veprës së tij merita të veçanta ka akademiku Jorgo Bulo), që ka jetuar 1573 vjet para Krishtit na vijnë mesazhe lirie, legjislacioni, dashurie mes njerëzve. Kjo se njerëzimi në kohë e në hapësirë është përballur dhe vazhdon të përballet edhe sot me engjëj dhe me djaj, me traditën e bukur dhe zakonin e egër, me shtetin dhe antishtetin, me ligjin dhe antiligjin, me qytetërimin dhe antiqytetërimin, me të mirën dhe të keqen e mbi të gjitha njeriu i qytetëruar e i ditur është ndriçuar dhe ndriçohet nga e vërteta lakuriq. Kur Andoni pyet: çfarë përbën progres, arma, shpata, topi, dyfeku dëshmia e rreme për të baltosur tjetrin, apo mendimi i arsyeshëm, logjik e pena që i japin shëndet e gëzim njeriut? Pronari që pasurohet duke rrëmbyer pronën e tjetrit, sundimtari që noton në kamje e luks duke shfrytëzuar padrejtësisht punën, djersën e mentë e qytetarit, apo mençuria, urtësia e një këshillë me vlerë? Gjenerali që komandon një ushtri për të pushtuar padrejtësisht hapësira jetike të një populli tjetër për interesa të caktuara të segmenteve të politikës; ushtari që i pret jetën në mes një shokut të tij dhe ai ushtar përballë tij në një fushëbetejë, që as ai vetë nuk e di se pse vepron jashtë vetes së vet si egërsirë, apo filozofi, historiani, artisti, njeriu i letrave që merret me letërsi , filozofi, shkencë? Dhe Andoni përgjigjet: “Që kur dolli luft’ e shkretë,/Njeriu ha mish njeriu/ Dhe kush vret më shumë vetë/Quhet trim i vërtetë” (Veprat e A. Z. Çajupit, vëll. II, f. 44). Mesazhi që na jepet në këto radhë poetike më duket i qartë, i shëndetshëm e realist: lufta në një fushëbetejë që ka

në përmbajte të saj jetën nuk e fsheh qëllimin e saj: që të jetoj unë, duhet të të marrë jetën ty. Kjo se lufta duke marrë së pari jetë njerëzish, lulen e rinisë e të djalërisë, ka djegur e shkatërruar deri banesat e qytetarëve të pafajshëm, ka shkretuar çdo gjë, ka lënë fëmijë jetimë, gra pa burra, nëna me lot në sy, uri e sëmundje në masë. Ata, pohon Leon Tolstoi në veprën “Lufta dhe Paqja”, grabitnin shtëpitë e të tjerëve, vrasin fëmijët dhe baballarët tanë dhe më pas flasin për rregullat e luftës dhe për zemërgjerësinë e një armiku të shtrirë përdhe. S’ka mëshirë për mua, por vrit ose të vrasin (W. Gallie, “Filozofët e luftës dhe të paqes”, f. 139). Ndaj trimëria nuk e gjen veten te forca e krahut që vret; tek ai që jep komandë për të vrarë të pafajshmin; tek ai që mposht tjetrin për t’i shtuar vuajtjet, për t’i hapur plagë të reja e për t’i gërvishtur të vjetrat; te hajduti, që e kërkon lumturinë duke ia rrëmbyer tjetrit; te shpifësi, që edhe mashkullin e bën me barrë; te mashtruesi e gënjeshtari, që ka frikë të ballafaqohet me tjetrin; por tek ai që njeriun e bën më njerëzor, më afër njeriut të qytetëruar, njeriut të punës, që priret nga e mira, nga e bukura, nga e vërteta. Si rrjedhojë, trimërinë nuk e bart ai që komandon tjetrin për të vrarë shokun e tij, por ai që forcën fizike ia komandon forca mendore. Ndaj problemet, sado të koklavitura të të duken, duhet t’i zgjidhë arsyeja e jo dhuna. *** Të lind e drejta të gjykosh kur lexon vargjet: “Jo, jo! sido që të thoni/Nuk’ është i madh Napoleoni/Aleksandri /Qezari as Asdrybali. /Sa kanë vrarë dhe prerë /S’qenë njerëz të mëdhenj s’qenë/Se prishn’ e shretuan dhenë” (f. 43-44). Nuk është vendi të pohohet se është i madh apo jo Napoleoni, Aleksandri, Qezari, por Andoni vë theksin se këto personalitete të luftës, që u bëjnë jehonë (këtu nuk mohohet roli që ata kanë në spiralen progresive të historisë, siç është, p. sh., kodi i Napoleonit), betejave e fitoreve, që vrasin e presin njerëz, që djegin, shkatërrojnë e bien terr e babëzi anekënd. Në betejën e Austerlecit, p.sh., Napoleoni, siç pohon Leon Tolstoi, kalon mes dengjeve me të vdekur e të plagosur të luftës si një kriminel i çmendur e megaloman, i dhunshëm e krijesë e gjorë e rrethanave. Nuk është i madh Napoleoni se për interesa të një kaste (është e kuptueshme pse sillet kështu në një fushëbetejë Napoleoni dhe qëndrimi i Tolstoit ndaj tij) ndezi urrejtjen mes popujve. Kjo, pohon Tolstoi, se popujt e ndryshëm “do të fillojnë të kuptojnë pa vështirësi se të gjithë janë të ngjashëm me njëri-tjetrin dhe se preokupacionet, ankthet dhe shpresat e arsyetueshme për lumturi janë të njëjta për të gjithë në një shkallë shumë të madhe. Masa e madhe e njerëzve hipnotizohen për luftë në radhë të parë nga qeveritë e tyre, por - Zoti na ruajt! - akoma më tepër edhe nga njëri-tjetri. Por duke ngulitur gënjeshtrën e patriotizmit mund të fillojmë t’i shpëtojmë njerëzit nga hipnoza dhe t’i ruajmë jo aq shumë nga njëri-tjetri sesa nga vetja e tyre. ” (W . B. Gaille, “Filozofët e luftës e të paqes”, f. 145.) *** Luftën e bartin diktatorët e neodiktatorët e tipit Hitler, Alsad, Sadat, Gadaf, ata që bëjnë përpjekje të kenë pushtet të përjetshëm e që s’ndahen dot prej tij; ndërsa demokratët, që e dine se karrigia ku janë ulur është e popullit dhe ata s’janë veçse shërbëtorë të tij, vënë në përdorim arsyen për zgjidhjen e problemeve, ndaj dhuna, konflikti mund të ndalet, sidomos ajo që gjeneron luftë. Në një demokraci të pjekur si në SHBA, në Europën Perëndimore e gjetkë vendin e dhunës, konfliktit e zë konkurrenca për alternative më të mirë, ku politikanët i kthejnë plotësisht fytyrën qytetarit, elektoratit që i ka ulur në frone-pune e nderi. Ndaj konkurentët në një demokraci të arrirë pas një debati në një fushatë elektorale i japin dorën njëri-tjetrit. (Nuk e lejon një demokraci e arrirë të mos urojnë e të mos jenë korrekt me njëri-tjetrin ata që ndeshen në ‘fushëbetejë’ me alternativa konkurruese. Fitorja e alternativës më të mirë është në interes të qytetarit e pastaj edhe të partisë. Në një ndeshje alternativash, ku fiton më e mira, nuk lejohet të punësohen miq e shokë në parlament, qeveri, administratë, po njerëz të aftë, inteligjentë e të zotë, që dine t’i bëjnë mirë punët. Ndaj demokracia në teori e në praktikë e pohon meritokracinë dhe përbuz nepotizmin. Në ditët tona kërkohet që problemet, sado të vështira të jenë, t’i zgjidhë arsyeja e shëndetshme njerëzore.


opinion • E martë 10 shtator 2013

»

11

Panairi i votave

K

uvendi i ri i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit e mbërriti ditën e konstituimit të tij. Por duke qenë se ne e dimë se e vërteta na çliron, bashkë me urimet për mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit të ri, për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve, nuk mund t’i shmangemi detyrës qytetare për t’i bërë publike këto reflektime të hidhëta. Në Shqipëri duhet të mbledhim mendjen një herë e mirë dhe të biem të gjithë në një mendje që t’i asgjësojmë zgjedhjet dhe votimet të cilitdo lloji e niveli, si funksion demokratik, ku populli apo përfaqësuesi i popullit shpreh vullnetin e tij. Nuk kemi pse organizojmë më zgjedhje parlamentare apo të pushtetit vendor. Nuk kemi pse organizojmë më votime ligjesh, institucionesh, çështjesh apo përfaqësuesish në Kuvend. Nuk kemi pse organizojmë më votime në këshilla bashkiakë, komunalë apo qarku. Nuk kemi pse organizojmë më votime në trupa gjykues apo në borde etj., etj. Kështu siç po shkojnë punët në këtë vendin tonë, kot harxhojmë kohë me organizime zgjedhjesh e votimesh, që na shkatërrojnë nervat, prishin qetësinë, na ushqejnë shpresa të rrejshme, na shpenzojnë duartrokitje, brohoritje, ndikime, ndërhyrje, biseda të gjata, bojë gazetash, valë televizive e kështu me radhë. Unë propozoj që në Shqipëri të ngremë një institucion të ri të llojit tonë alla shqiptarçe e ta quajmë “Panairi i Votave”. Do të jetë më mirë që në Panairin e Votave të vijnë të gjithë udhëheqës-ustallarët me thasët me para, miell, vende pune, tendera, bursa ekselence etj., etj., që t’i blejnë hapur dhe publikisht votat e qytetarëve, votat e këshilltarëve bashkiakë, komunalë apo dhe votat e këshilltarëve të qarkut. Le t’i blejnë hapur, sidomos votat e deputetëve. Panairi i Votave është zgjidhja që së paku të mos na vijë më turp për çfarë po ndodh çdo ditë në këtë vendin tonë të gjorë. I mirëkuptoj plotësisht udhëheqësinë -ustallarët tanë kur këmbëngulin plot patos që në Shqipëri të ketë zgjedhje dhe votime të fshehta apo të hapura. Sinqerisht i mirëkuptoj. Atyre u nevojitet kaq shumë formaliteti i ushtrimit të zgjedhjeve dhe votimeve ngase kjo është e vetmja mënyrë që ata ta sigurojnë renditjen e vendit që ata udhëheqin, në listat e vendeve me demokraci funksionale. Nuk ka rëndësi sesi zhvillohen zgjedhjet, rëndësi ka që të zhvillohen. Ato do të jenë gjithsesi më të mira se të mëparshmet, apo më të mirat e bëra ndonjëherë, ose thjesht transparente dhe konkurruese. Kaq mjafton. Nuk ka rëndësi se si bëhen votimet në Kuvend, këshilla bashkiakë, komunalë, qarku, apo borde Institucionesh shtetërore, rëndësi ka që të ketë votime. Po u ushtrua formaliteti i zgjedhjeve dhe votimeve, Shqipëria e udhëheqësive politike e bën gjumin të qetë në hotel “Demokracia Funksionale’ Zgjedhjet dhe votimet

Nga Arian GALDINI

u vyejnë udhëheqësive tona politike të majta e të djathta sepse nëpërmjet marifetit të zgjedhjeve dhe votimeve ata ndërluftojnë e ndërkryen me njëri-tjetrin, ia futin njëri-tjetrit, dashurohen me njëri-tjetrin, xhelozohen me njëri-tjetrin, urrehen me njëri-tjetrin, pasurohen me njëri-tjetrin, etj, etj. Zgjedhjet dhe votimet janë bërë për udhëheqësitë tona politike si momenti fatlum i Brutit kur nën epshin vrastar të pushtetit i nguli thikën Cezarit. Veçse figurativisht në mendjen time Cezari Sovran është populli dhe qytetarët shqiptarë, ndërsa Bruti janë udhëheqësitë tona politike të majta e të djathta. Zgjedhjet dhe votimet janë bërë për udhëheqësitë tona si domosdoshmëri pothuajse të njëvleftshme me vajosjen e bravave e të dyerve të mbyllura prej dekadash. Dyert e mbyllura dhe bravat e papërdorura kanë nevojën e herëpashershme të hapen dhe vajosen që të fshihet e mos ndihet zhurma gërvishtëse e ndryshkjes dhe vjetërsimit. Kësisoj edhe arkitektët e demokracisë funksionale shqiptare si demokraci me dyer të mbyllura, ia dinë vlerën formalitetit të zgjedhjeve dhe votimeve si shtegzgjidhja për ta mbajtur lojën nën kontroll. Sepse ta themi e shkruajmë hapur me bojë të zezë dhe me zë të lartë, sot e për çdo ditë, se ushtrimi formal i zgjedhjeve dhe votimeve në Republikën e Shqipërisë, u vlen për shumë pak ose nuk u vlen për asgjë qytetarëve shqiptarë, përveçse u vlen paçmueshmërisht udhëheqësive politike dhe parive të tyre intelektuale, mediatike dhe financiare. Ne qytetarët e thjeshtë, të ndershëm dhe të dobët shqiptarë nuk kemi asnjë shans të ndryshojmë ndonjë gjë me votat tona. Udhëheqësitë tona të cilat vuajnë masivisht nga Kompleksi i Brutit, kane 21 vite që e shndërrojnë ditën e zgjedhjeve në një ditë kasaphane për ëndrrat, aspiratat, dëshirat, shpresat, lirinë dhe vullnetet e qytetarëve shqiptarë. Luftërat e brendshme mes udhëheqësive politike dhe parive të tyre intelektuale, mediatike dhe financiare, janë plandosur mbi kurrizin e tejlodhur dhe mbisqullur të qytetarëve shqiptarë si detyrim përditor të cilin u duhet ta kapërdijnë në çdo shtëpi, kafene, thashethemnajë, gazetë, ekran televiziv, shesh, qoshe, etj, për ta ligjësuar paskëtaj me anën e votave që vidhen, tjetërsohen, blihen, apo keqnumërohen. E gjithë kjo industri brutiane ka hapur mijëra fronte pune për kriminelë elektoralë tek të gjitha partitë e mëdha apo të vogla. Mijëra komisionerë, mijëra numërues të votave të cilët ia nisin punës dhe e bitisin atë, me mendimin për të vjedhur, dëmtuar, mashtruar, blerë apo shitur njëri-tjetrin. Vini re, e kanë me njëri-tjetrin, jo me ne qytetarët. Edhe pse ata administrojnë votat tona, ne prapësprapë kemi mbaruar punë në minutën kur kemi hedhur votën brenda kutisë, më tutje ne qytetarët nuk vlejmë më asnjë grosh. Lumenj parash, eurosh, dollarësh, karrierash të pamerituara, bursash, tenderash etj., etj.,

vërshojnë në dhe nën tryezat e komisionerëve dhe numëruesve të votave. Shpërdorohen pasuri të tilla marramendëse që, nëse do të shpenzoheshin drejtësisht për Shqipërinë dhe shqiptarët, atëherë krejt ndryshe do të kishte qenë gjendja e këtij vendi të kaq shumë keqpërdorur, abuzuar, shpërfillur dhe përvuajtur. Për më keq akoma, vërshimi i milionave që kjo industri brutiane investon për të masakruar qytetarin Cezar, nuk ndalet vetëm tek votimet e qytetarëve për parlamentin dhe pushtetin vendor, por marshon kryeneçësisht dhe kërcënushmërisht drejt votës së përfaqësuesve të qytetarëve dhe institucioneve të shtetit. Industria brutiane ka shtrirë metastazat e saj tek votat e përfaqësuesve të popullit në Kuvend, në këshillat bashkiakë, komunalë, dhe të qarkut, por edhe tek votat që japin drejtësi në trupat gjykuese, apo marrin vendime tek Bordet e Institucioneve shtetërore, etj, etj. Kriminaliteti elektoral ashtu sikurse dhe vjedhja, mashtrimi, imoraliteti dhe amoraliteti, është shndërruar në normalitet dhe gëzon mbarëpranim në rrathët e lartë të drejtuesve politikë. Madje kam përshtypjen se edhe debatet politike të cilat grazhdohen nga palët humbëse politike, pas çdo zgjedhjeje apo votimi, nuk e kanë fare për çështje e shqetësim mbrapshtinë e kësaj industrie brutiane që po e batakos çdo ditë e më tepër realitetin e demokracisë shqiptare. Ata d.m.th humbësit e radhës, debatet i kojnë me mendimin se ata janë Cezari dhe kundërshtari politik i vetëshpallur fitues është Bruti. Ata as që e çojnë nëpër mend ta mendojnë se qytetari, populli Sovran ka drejtësinë të jetë Cezari i vetëm në një vend demokratik. Shqetësimi i tyre është, sesi të gjejnë marifetin që industria brutiane të vihet nën kontrollin e tyre që ti nxjerrë ata fitues. Këta kur humbasin ndihen Cezarë të tradhtuar, por kur mbyllin sytë ëndërrojnë të jenë Bruti. E vërteta e hidhur në Shqipëri nuk qëndron tek fakti se koalicioni qeverisës është koalicion kusarësh që ka paratë dhe opozita ka moralin. E vërteta e hidhur nuk qëndron as tek fakti se ata që kanë pushtete të shtetit ne nivel lokal a qendror, vjedhin shtetin dhe privatin për të blerë votat që nuk i ka, ndërsa të tjerët humbasin sepse votat që Këta kanë janë të shoqëruara me faturën përkatëse pa TVSH. Jo, e vërteta e hidhur qëndron te fakti se të gjithë - ata dhe këta - i kanë pasur dhe i kanë duart e tyre në frerë pushtetesh lokale e qendrore, e verbtësisht nuk e kanë pranuar e as kuptuar se votat i kanë qytetarët shqiptarë. Koalicioni qeverisës dhe opozita në një vend normal demokratik, pa demokraci funksionale, por me demokraci reale të prekshme për qytetarët, nuk bëjnë as më shumë e as më pak përveçse ushtrojnë me përunjësi funksionet shërbyese drejtuese për të cilat delegohen nga qytetarët nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme. Vota dhe vullneti është pronësi e patjetërsueshme e qytetarit dhe vetëm e qytetarit.

A po fitojmë? Nga Avni Zogiani

P

ara disa ditëve thjesht refuzova të jepja një koment për një gazetar të një të përditshmeje kosovare rreth garës për kreun e Prishtinës. Ia thashë dhe arsyen. Për mendimin tim, është tërësisht jorelevante se kush do të fitojë këto zgjedhje nën dritën e krijimit edhe të një precedenti të drejtpërdrejtë të institucioneve kosovare si administruese e kërkesave të kryeministrit serb. Mbas caktimit të datës së zgjedhjeve nga kryeministri Daçiq, edhe heqja e atributeve shtetërore nga vula e KQZ-së po pranohen pothuajse pa asnjë dyshim nga elita e hutuar kosovare. Gazetari më tha, e pranoj, ke të drejtë, por unë duhet të bëj një shkrim për garën për Prishtinën. Natyrisht se ky shkrim i kërkohet gazetarit, që ultimativisht ka një efekt të njëjtë që kanë ndeshjet e futbollit për rininë, por ama për objektiv shkrimet rreth garës së stërmadhuar për Prishtinën, synojnë një publik më të pjekur. Kosovarët pra, pa arritur ta kalojnë shokun e radhës të imponuar nga kryeministri Thaçi, zhdukjen e simboleve shtetërore kudo që i kërkohet nga Daçiq, i futen një diskutimi tërësisht të parëndësishëm, se kush do të vijë në krye të kryeqytetit, edhe ashtu pa ndonjë shans për përparime të mëdha për këtë mandate, për arsye që nuk dua t’i trajtoj në këtë shkrim. Kryeministri ynë në anën tjetër, e ka kuptuar sa të ligshtë e ka elitën intelektuale dhe mediale dhe bën lojëra nga më banalet në politikë. Kur KQZ-ja rezistonte kërkesën e tij për t’i zhbërë simbolet shtetërore sipas kërkesës së Daçiq, në një mbledhje të qeverisë ai çoi porosinë për këtë institucion. KQZ duhet të respektojë marrëveshjet e arritura në Bruksel, tha ai. Natyrisht ai bëri presion në një pretendim mashtrues, duke qenë se në Bruksel nuk kishte

një marrëveshje të tillë, madje aty u fol për simbolet tek pasi që Thaçi bëri këtë presion ndaj KQZ-së. Kur KQZ-ja, sipas porosisë së kryeministrave Thaçi e Daçiq, hoqi simbolet shtetërore nga vula e saj, i pyetur nga gazetarët që të komentojë këtë vendim, kryeministri ynë tha: unë nuk i komentoj vendimet e institucioneve të pavarura. Askush nuk e pyeti atë, atëherë çfarë ishte ai presion i një jave më herët ndaj KQZ-së për implementimin e marrëveshjeve që në fakt nuk janë bërë akoma në Bruksel. Kryeministri, i përballuar me gazetarë të lodhur, natyrisht doli pa therë në këmbë edhe në këtë manipulim të radhës. Tashmë janë krijuar precedentë të ushtrimit të dyfishtë të sovranitetit ndaj tërë territorit të Kosovës. Data e zgjedhjeve e caktuar nga Daçiq është një, heqja e simboleve të shtetit është një tjetër, marrëveshja e një kompanie amerikane me qeverinë e Serbisë për menaxhimin e “Trepçës”, është po ashtu e rëndësishme. Hiç këtë të fundit, të gjitha kompromiset që do të kenë një pasojë në Kushtetutën e Kosovës janë kamufluar si vendime që do të prekin vetëm nivelin lokal të pushtetit, prej nga, sipas shumë komentuesve nuk mund të ketë ndonjë pasojë për integritetin dhe rregullimin kushtetues të vendit. Në këtë pikë vetëm dua të kujtoj Pakon e Ahtisaarit, e cila filloi si negociata për kompetenca në nivelin lokal, por që përfundoi si një kompromis i rëndë për rregullimin kushtetues të vendit. Është bërë një praktikë që qeveria e Kosovës, bashkë me partnerët ndërkombëtarë, nën pakon e pushtetit lokal shet kompromise që patjetër se prekin e do ta prekin edhe më shumë nivelin e të ashtuquajturave “politika të larta”. Kështu, kur më 3 nëntor kosovarët do të shkojnë pranë kutive të votimit, pa vetëdije do ta konfirmojnë një proces që në dy elemente të qenësishme të saj është përcaktuar nga vetë kryemi-

nistri serb, Ivica Daçiq, vulën që do ta kenë në fletat e votimit, dhe datën në të cilën do të lëvizin masovikisht për të votuar. Në vazhdimësi dhe gati si me një program, hap pas hapi, politika kosovare dhe faktori ndërkombëtar kanë arritur të pamundurën në raport me sovranitetin e vendit nën strategjinë që “sot e bën të vështirën, nesër të pamundurën”. Shumë nga njerëzit që kanë arsyetuar fort këtë proces tani thjesht e kanë të vështirë të argumentojnë rreth hapësirës që është krijuar për ndërhyrjen direkte të shtetit serb në çështjet e Kosovës. Shumë nga ata në një mënyrë ose një tjetër për 13 vite me radhë janë blerë nga qeveria, ose nga ndërkombëtarët, e ata pak që vazhdojnë ta shprehin mendimin e tyre, janë margjinalizuar e izoluar dhunshëm, ndonjëherë edhe me kërcënime direkte nga ndërkombëtarët. Sot kur diskutojmë për atë se cili nga “titanët” do ta marrë në dorë pushtetin lokal në kryeqytet, shumë nga ta ngazëllehen me analizat e tyre rreth gjasave që ka njëri ose tjetri kandidat, duke qenë se nuk e kanë guximin të përballohen me çështjen kryesore që është në diskutim, dera e hapur për një pranueshmëri të vazhdueshme të shtetit serb, në një proces negocimi që sipas gjasave do të vazhdojë për aq kohë sa prania e shtetit serb në Kosovë do të shndërrohet në diçka normale, të cilës askush nuk do t’i rezistojë. Sot e katër ose tetë vjet, entuziazmi rreth asaj se kush do të jetë në krye të qytetit do të jetë tërësisht banal, por qerrja do jetë thyer tashmë. Mbase përgjegjësit nuk do të jenë më aty për t’iu shtruar pyetjet e duhura, e trashëgimtarët e tyre në politikë do t’i ngrinin duart me arsyetimin se këto zgjidhje janë bërë në një kohë kur ata nuk ishin përgjegjës. Natyrisht, tërë kjo ka për të ndodhur nëse në ndërkohë nuk do të kemi një konflikt të hapur që ka për t’i përlarë të gjithë bashkë, edhe ndërkombëtarët.


12

« gossip

E martë 10 shtator 2013 •

Si miqtë ju bëjnë më të

shëndetshëm?

Martohet këngëtari “Ligabue” Luciano Ligabue është martuar në fshehtësi të plotë të shtunën në mbrëmje me ish-fizioterapisten e tij, Barbara Pozzo. Këngëtari i famshëm italian ka organizuar darkën në vendlindjen e tij, Correggio të Reggio Emilia, në prani të 50 personave. Ligabue, i cili ka publikuar ditët e fundit këngën e tij më të re “Il sale della terra” dhe që në muajin nëntor do të nxjerrë albumin e ri, ka mbajtur gjithçka sekret. Në ceremoni çifti është paraqitur me veshje “casual” për të mos rënë në sy dhe dëshmitarë kanë qenë vetëm motra e nuses dhe vëllai i këngëtarit. Ndërsa festa në darkë ka pasur të pranishëm vetëm familjarët e çiftit dhe muzikantët e bandës së Ligabues.

Cruise në kërkim të gruas së ardhshme Tom Cruise ka kërkuar ndihmën e shërbimit të takimeve brenda Kishës së Scientologjisë për t’i ndihmuar atij të gjejë gruan e ardhshme. Aktori ishte i martuar me Katie Holmes për pesë vite e gjysmë, para se ajo të kërkonte divorc në qershor të vitit 2012. Në mesin e kritereve që Tom kërkon te një Znj. Cruise e ardhshme është ajo të jetë anëtare e Kishës për së paku pesë vite dhe të jetë e përfshirë në industrinë e argëtimit. Tom po ashtu kërkon ajo të jetë një femër e zgjuar, me moshë kah mesi ose fundi i të 30tave, raporton revista britanike Grazia.

Vin Diesel në krye të box-office Pas tre javësh në krye të box-office, “The Butler” është shkelmuar nga film i ri shkencor i Vin Diesel. Gara për kreun e listës pritej të jetë më tensionuar se sa u tregua. Fituesi i vikendit doli të jetë “Riddick”, me Vin Diesel në rolin kryesor, që fitoi 18.7 milionë dollarë në kinematë amerikane. Fituesi i javës së kaluar, “The Butler” ka mbledhur rreth 8.9 milionë dollarë duke u rreshtuar në pozitën e dytë, por që ishte ndjekur ngushtë nga “Instructions Not Included”, “We’re The Millers” dhe “Planes”.

D

oni të dini sekretin e një shëndeti të mirë dhe të jetuarit gjatë? Të pasurit e një rrjeti social të gjërë përfshirë të afërm, miq dhe marrdhënje të tjera, ju bëjnë të jeni të shëndetshëm. Ja disa arsye pse duhet të kini prioritet familjarët dhe miqtë. Do të jeni më

pak i predispozuar për t’u sëmurur Një studim i njohur ka arritur në rezultatin se njerëzit me ndërveprime të ndryshme sociale janë imun ndaj sëmundjeve në krahasim me ata të cilët janë socialisht të izoluar. Mund të flini më mirë Të qënit vetëm ju çon në çrregullime të gjumit. Një studim në Universitetin e Chikagos sugjeron: Sa më i vetmuar të jeni aq më shumë gjumë të

parehatshëm do të bëni. Do të qëndroni të mprehtë Të pasurit e marrdhënjeve të forta sociale mund të ulin rrezikun e dëmtimeve në tru, sugjerojnë disa studime. Do të jetoni më gjatë Një analizë e realizuar në 2010 gjeti se njerëzit me lidhje të forta sociale, janë 50% më të predispozuar për të jetuar më gjatë, sesa ata me lidhje të kufizuara sociale.

Apple vjen me iPhone 5S & iPhone 5C

M Miranda Kerr nuk e ka problem të zhvishet Duket se Miranda Kerr nuk a ka më aspak problem zhveshjen. Ajo është fotografuar në Nju Jork ndërsa ka ekspozuar thuajse tërësisht gjoksin. Me këtë ajo lë shumë për të dëshiruar dhe imagjinuar duke zënë vend menjëherë në mediat rozë. Ajo gjithashtu ka nxjerr në pah edhe linjat trupore perfekte.

e nisjen e vjeshtës të gjithë të apasionuarit e teknologjisë kanë kthyer sytë nga Apple. Kompania amerikane ka paralajmëruar hedhjen në treg të dy produkteve të saj të reja, iPhone 5S dhe versioni “low-cost”, iPhone 5C. Nisur nga cmimet e kripura të produkteve Apple shumë presin me padurim versionin me çmim të lirë, iPhone 5C të cilin “Molla” pritet ta prezantojë më datë 10 shtator. Por ka edhe më. Sipas forumeve teknologjike në internet, “Apple” po punon për iPhablet, një “shartesë” mes iPhone dhe tabletit iPad. Produkti i ri do të kryejë njëkohësisht edhe funksionet e celularit inteligjent, ashtu edhe funksionet e një tableti me ekran 6 polësh. Për momentin nuk ka asnjë konfirmim nga Apple nëse vërtet po punohet për këtë produkt, megjithatë zërat këmbëngulin se ky produkt do të hidhet në treg me shumë gjasa pranverën e 2014-ës.


gossip • E martë 10 shtator 2013

Jolie

»

13

nderohet me Oskar ‘special’

Rihanna

Perry, merr kryesimin në Britani

dëshiron të takohet me jashtëtokësorë

Këngëtarja e popullarizuar Rihanna që fëmijë është e obsesionuar me jashtëtokësorët dhe është e bindur se deri sat të jetë gjallë jashtëtokësorët do ta vizitojnë Tokën. Këngëtarja madje e ka të parapaguar agjenti i cili e informon për lëvizjen e jashtëtokësorëve. Me agjentin takohet në Nevada dhe shpesh bisedojnë për invadimin jashtëtokësorëve. Agjenti pohon se qielli mund të skanohet dhe në këtë mund të njihen “të gjelbrit”. Këngëtarja nuk deshi të zbulonte se sa e paguan agjentin. Si fëmijë Rihanna me babanë shpesh rrinte në tarracë dhe e vështron qiellin në do të shihte anijen kozmike. E ka shikuar vazhdimisht serinë “Dossier X” me tematikë nga gjithësia. “E di se ka jetë jashtë Toke dhe jam e gatshme të takohem banorë të planetëve tjerë”, thotë Rihanna.

Singli më i ri i Katy Perryt, “Roar”, ka shkelmuar këngën “Burn” të Ellie Goulding nga pozita e parë, pas tre javësh. Kështu Katy Perry prek pozitën e parë të top listës britanike të singleve për të katërtën herë në karrierë, kësaj here me “Roar”, singlin e parë të albumit të saj të ardhshëm “Prism”. Ajo shiti 179 mijë e 500 kopje gjatë javës së kaluar, duke e bërë atë singlin më të shitur të saj në Britaninë e Madhe deri tani.

A

kademia e Arteve dhe Shkencës në SHBA ka njoftuar se aktorët Angelina Jolie, Angela Lansbury, Steve Martin dhe disenjatori italian, Piero Tosi janë caktuar të parët që do nderohen me “Çmimin e Guvernatorëve”. Ky çmim në fakt është një statujë e Oskarit që u jepet atyre të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për industrinë e filmit përmes angazhimeve të tyre në fusha të tjera, pra nuk janë çmimet që jepen çdo fillim vit për angazhimet artistike të tyre. Angelina Jolie do nderohet për shkak të angazhimeve në programet humanitare nëpër botë të cilat i “kanë bërë nder industrisë së filmit”, thuhet në sqarimin zyrtar të Akademisë. Ceremonia e dhënies së këtyre çmimeve do të mbahet më 16 nëntor në Hollivud.

Britney Spears, më në formë se kurrë

Kanye West, në turne me familjen Kanye West planifikon që të marrë në turne të dashurën e tij Kim Kardashian dhe vajzën e vogël North West. Reperi pritet që të mbaj një turne në Amerikën veriore për albumin e tij “Yeezy” dhe dëshiron që bashkë më të te jenë edhe Kim dhe vajza. “Ai nuk dëshiron asgjë më shumë sa ta këtë familjen me vete”, tha një burim.

Është stërvitur shumë kohët e fundit në kuadër të promovimit të albumit më të ri që do të nxjerrë në treg së shpejti dhe rezultatet duken qartë për Britney Spears. Këngëtarja amerikane postoi një foto me bikini në Instagram ku duket më në formë se kurrë. Kënga e parë e albumit do të publikohet më 17 shtator, por ende nuk ka asnjë informacion mbi këtë këngë dhe albumin e ri.


14

« BOTA

E martë 10 shtator 2013 •

P

residenti amerikan Obama mund të kishte urdhëruar një sulm ushtarak kundër Sirisë. Por ai vendosi që së pari të kërkojë miratimin e Kongresit Amerikan. A është kjo një shenjë e demokratizimit të luftës? Gjermanët nuk munden ndryshe. Në qoftë se qeveria federale do të dërgojë ushtarë në misione luftarake, asaj i nevojitet miratimi i Parlamentit. Gjykata Federale Kushtetuese e ka bërë këtë të qartë qysh në vitin 1994. Politika nuk e ka gjithmonë të lehtë me të ashtuquajturën e drejtë e rezervuar e Parlamentit: në vitin 2001 kancelari i atëhershëm socialdemokrat, Gerhard Schröder, kishte planifikuar dërgimin e ushtarëve gjermanë në Afganistan. Por në radhët e koalicionit të tij kuq-gjelbër kishte kundërshtime. Schröder kishte lidhur votimin për misionin ushtarak me një mocion votëbesimi. Vetëm kështu ai mund të fuste njerëzit e tij në një linjë. Sepse një disfatë e mocionit të votëbesimit do të nënkuptonte edhe fundin e koalicionit qeverisës mes socaildemokratëve dhe të gjelbërve. Dhe deputetët nuk donin që të rrezikojnë kaq shumë. “Ne kemi përvoja të këqija nga e kaluara në Gjermani, kur marrja e vendimeve ka qenë e përqëndruar në duart e një ose disa personave”, sqaron Christian Mölling, ekspert për politikën e sigurisë pranë Fondacionit për Shkencë dhe Politikë, të drejtën e rezervuar të Parlamanetit për misionet e Budneswehrit. “Kjo është arsyeja, përse kjo e drejtë ka gjetur mbështetje të gjerë”. Rregulli gjerman nuk është unik: nga vendet e NATO-s, për shembull, miratimin e Parlamentit për misione jashtë shtetit duhet ta kenë edhe qeveritë e Danimarkës, Lituanisë dhe Turqisë. Edhe në vendet e BE-së si Austria, Irlanda dhe Suedia, ekzistojnë rregulla të tilla. Në kërkim të mbështetjes Nga ana tjetër Presidenti amerikan Barack Obama nuk duhet të konsultohet fare me Parlamentin. Ai është komandanti suprem i forcave të armatosura të SHBA-së. Obama mund të urdhërojë një sulm ushtarak pa miratimin e kongresit. Ai duhet pastaj që brenda 48 orëve ta informojë Parlamentin për veprimet e tij. Misioni luftarak mund të zgjasë deri në 60 ditë, pastaj është i nevojshëm miratimi i Kongresit. Edhe Kryeministri britanik, David Cameron, mund të kishte vepruar pa e pyetur Parlamentin. Atje Mbretëresha është komandant suprem i Forcave të Armatosura. Miratimi i Parlamentit për operacione ushtarake nuk është i nevojshëm. Por Kryeministri mundet të kërkojë një votim jo-detyrues në Parlament. Këtë e bëri edhe Kryeministri Cameron. Ai kishte shpresuar se ndoshta Parlamenti do të mbështeste atë për planet e tij për një sulm ushtarak kundër regjimit të Asadit. Por deputetët hodhën poshtë kërkesën e tij për sulme ushtarake kundër Sirisë. Tani Cameron i ka duart e lidhura. Sepse Kryeministri dëshiron të respektojë vendimin e Parlamentit. Për këtë arsye Britania e Madhe nuk do të futet në luftë. Tani edhe në Francë shumica dërmuese e qytetarëve po kërkojnë votimin në Parlament në lidhje me një sulm të mundshëm ushtarak në Siri. Në një sondazh për kanalin televiziv BFMTV 74 për qind e të anketuarve janë shprehur pro votimit në Parlament. Në aspektin ligjor kjo nuk është e nevojshme në Francë. Sipas Kushtetutës, Presidenti vendos për operacionet ushtarake. Ministri për marrëdhënie me Parlamentin, Alain Vidalies, theksoi se një votim në një

Jo hakmarrje, por drejtësi

Kur Parlamenti vendos për

LUFTËN dhe PAQEN

kohë të mëvonshme nuk do të ishte “tabu” për udhëheqësin Francois Hollande. “Një ndërhyrje në Siri mund të ketë pasoja jashtëzakonisht të rënda”, thotë Christian Tomuschat, njohës i të drejtës ndërkombëtare dhe ishanëtar i Komitetit të të Drejtave të

Njeriut të OKB-së. Presidenti amerikan dhe Kryeministri britanik me sa duket kanë frikë prej guximit të tyre, shpjegon Tomuschat përfshirjen e parlamenteve në SHBA dhe Britani të Madhe. “Kjo është arsyeja, pse Obama dhe Cameron duan që përgjegjësinë për misionin ta ndajnë me të tjerët”.

Tomuschat flet për një ndryshim themelor: “Në vendet demokratike po mendohet gjithnjë e më shumë që parlamentet të përfshihen në vendimet për operacione ushtarake. Ky është një element i moderuar, një element i arsyes, të cilin e pamë në Britani të Madhe”.

Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë heton krime të rënda nga luftërat e viteve ‘90 në Jugosllavi. Këtu synohet të nxirren përgjegjësitë para gjyqit. Tribunali Ndërkombëtar Penal i Hagës për ish-Jugosllavinë (ICTY) u themelua në mars 1993 mbi bazën e rezolutës 827 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Vitin që pasoi gjykata e nisi punën: që atëherë, në Hagë u ngrit aktpadije kundër 161 personave. Proceset zgjasin shumicën e herëve disa vjet. Deri tani janë dënuar 69 të akuzuar dhe 18 janë shpallur të pafajshëm. Kundër 28 të akuzuarve po zhvillohen procese gjyqësore, midis të tjerave kundër ish-dy funksionarëve të lartë serbë: kundër ish-udhëheqësit të serbëve, Radovan Karaxhic dhe ishgjeneralit Ratko Mladic. Edhe ishpresidentit jugosllav, Slobodan Miloshevic iu desh që të përgjigjej para gjykatësve në Hagë. Për t’u dënuar ai nuk u dënua, sepse vdiq në vitin 2006 në qelinë e tij nga infarkti i zemrës. Tribunali heton disa kategori krimesh: shkelje të Konventës së Gjenevës, genocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të së drejtës humanitare ndërkombëtare. Fytyrat e luftës Vetëm persona mund të nxirren para përgjegjësisë në Tribunal, jo shtete ose institucione. Gjatë procesit, të akuzuarit strehohen në një burg hetimor të ngritur në mënyrë të posaçme. Pas dënimit, ai mund të kryhet në njërin nga të 17 vendet, të cilat janë treguar të gatshme që ta marrin përsipër zbatimin e dënimit- midis tyre bën pjesë edhe Gjermania. Dënimi maksimal që mund të japë Tribunali është dënimi me burgim të përjetshëm. Tribunali përbëhet nga tri dhoma penale dhe një dhomë revizioni. 18 gjykatës të përhershëm dhe 12 të ashtuquajtur gjyqtarë të thirrur si përforcim për procese të veçanta gjyqësore emërohen nga e gjithë bota. Veprimet e fundit të Tribunalit Tribunali i Hagës financohet pjesërisht nga OKB, pjesërisht nga organizata mbishtetërore si Komisioni Evropian. Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë parashikohet ta përfundojë punën në vitin 2016. Pasardhës juridik për Tribunalin për ish-Jugosllavinë dhe Tribunalin për Ruandën do të jetë Mekanizmi Ndërkombëtar Pasues për Gjykatat Penale adHoc (IRMCT), që e ka nisur punën më 1 korrik 2012.


bota • E martë 10 shtator 2013

»

15

Sobianin kryeson në zgjedhjet për kryetar bashkie të Moskës ezultatet paraprake jopërfundimtare tregojnë se Sergej Sobianini kryeson në garën për kryetar bashkie të R Moskës. Kundërshtari dhe kritiku i Putinit, Aleksej Nav-

F

jorde blu, peizazhe të bukura, shumë para: shkaqe për t’u ankuar në Norvegji gjen pak, edhe pak para zgjedhjeve parlamentare. Por çfarë i nevojitet vendit, që me sa duket i ka të gjitha? Që nga oborri, përmes pemëve mund të shohësh deri poshtë në fjordin e Trondheimit. Është një pasdite e vonë vere në qytetin e vogël norvegjez Stjördal, rreth 30 km në lindje të Trondheimit. Ngadalë, në shtëpitë e veçuara për një familje në lagjen e re “Geving” ndizen dritat. Rune Vist mbështetet në kangjellat e ballkonit, pi një gllënjkë birrë dhe hedh vështrimin në fjord. “Të jetosh këtu është më mirë për familjen”, thotë ai. “Një vend më i bukur për fëmijët. Veç kësaj këtu vendi është më i qetë dhe cilësia e jetesës më e lartë”. 41-vjeçari financier punon në një bankë të madhe në Trondheim. Pasi kanë jetuar 10 vjet në Oslo, Vist dhe e shoqja sapo janë futur në shtëpinë e tyre të re. Një shtëpi e gatshme nga katalogu: me shumë dritë, moderne, sipërfaqe të mëdha xhami, brenda e prerë me bollëk dhe me tavane të larta. 250 metra katrorë e ndarë në tri kate. Shumë vend, por që ka çmimin e vet. “Ne kemi paguar gjashtë milionë krona për shtëpinë tonë”, tregon ajo. Këto janë rreth 750.000 euro. Çmimet e pasurive të patundshme në një qytet të vogël të Norvegjisë mund të krahasohen pa problem me çmimet e qyteteve të mëdha gjermane. Megjithatë, kudo në Stjördal ndërtohet. “Emigrimi i fuqisë punëtore në Norvegji është shumë i lartë”, thotë Rune Vist. “Ka shumë pak shtëpi. Prandaj aktualisht ia vlen të blesh shtëpi, për t’i dhënë ato me qira”. Por shumica e norvegjezëve preferojnë të investojnë para për të blerë shtëpi për vete. Edhe familje të reja marrin me shumë lehtësi kredi në Norvegji -vetëm

Norvegjia: Ku ta çojë gjithë mirëqenien? e fondit të naftës duhet të shkojë për sistemet sociale”. Gropa në rrugë, pak emigrantë ilegalë nga Evropa Lindore, që lypin dhe mendime të ndryshme për faktin, se sa para duhen kursyer për kohë të këqija, në vend që të rrjedhin menjëherë në sistemin social? Probleme të tilla, vendet e tjera do të luteshin t’i kishin. Por këto janë pikërisht temat, të cilat do të vendosin zgjedhjet parlamentare të së hënës (09.09.). Kryeministri aktual Jens Stoltenberg, i Partisë Social-Demokrate u duket i pavendosur bashkëatdhetarëve të tij. Pas masakrës së Utoyas, dy vjet më parë ai bëri figurë të mirë, por për sa i përket infrastrukturës dhe politikës sociale ai nuk i plotësoi të gjitha ato që priteshin. Shumë norvegjezë do të preferonin ta shihnin më të fortë sistemin social, duke investuar në të më shumë para nga shfrytëzimi i naftës dhe i gazit para bregdetit të Norvegjisë.

pak kapital vetjak duhet të ekzistojë dhe një kontratë pune. Punë në Norvegji kanë thuajse të gjithë. Kuota e papunësisë në të gjithë vendin është pak më e lartë se tre për qind - në Stjördal ajo është madje më e ulët. Ankesat megjithë bollëkun maksimal Shtëpi që i financon lehtë, thuajse fare papunësi dhe

çdo herë, kur bëhet fjalë për nivelin më të lartë të jetesës në Evropë, shumicën e herëve Norvegjia zë vendet më të larta. A ka probleme populli në Norvegji? Sipas pensionistit të ri, Stig Eikeland po. “Rrugët tona janë të këqija, edhe sistemi hekurudhor”. Veç kësaj, lypësit, shumica nga Evropa lindore, duhet të largohen më në fund nga rruga. “Dhe veç kësaj, një pjesë më e madhe

Shumë para “Fondi norvegjez shtetëror i naftës është i ndarë në dy pjesë: një pjesë më e vogël investohet në vend dhe përbën sigurimet e pleqërisë dhe ato sociale. Pjesa tjetër, më e madhe përdoret vetëm për investime në botën e jashtme”, shpjegon Vist. Ky fond ka arritur tani shumën 560 miliardë euro. Kohët e fundit, fondi i naftës investoi në Londër, në Zvicër dhe në SHBA. Në Londër me të u ble një pjesë e Regent Street, një rrugë e madhe me dyqane. Në Zvicër u ble qendra e koncernit të Credit Suisse, në Bazel dhe në SHBA disa qendra tregtare apo të ngjashme.

alni, flet për manipulime të rezultateve paraprake. Kandidati i mbështetur nga Kremlini, Sobianin fitoi më shumë se 57,77 për qind të votave, në bazë të të dhënave që publikoi të dielën në darkë komisioni elektoral i Moskës. Udhëheqësi i opozitës, Navalni, fitoi vetëm 21,56% të votave, që do të thotë një rënie e fortë nga ajo që sugjeronin anketimet menjëherë pas përfundimit të votimit, të cilat flisnin se ai kishte fituar 29% të votave. Më parë, të dielën në mbrëmje, ekipi elektoral i Navalnit u vuri pikëpyetje rezultateve të hershme elektorale. Sobianini ka fituar vetëm 46 për qind të votave, duke mos marrë 50 për qind të tyre, të nevojshme për të fituar pa një raund të dytë votimi, sugjeroi ekipi elektoral i Navalnit. Ai i dha Navalnit 35.6 për qind të votave. “Të dhënat tona në bazë të anketimeve të bëra menjëherë pas votimit flasin se do të ketë një raund të dytë votimesh në këto zgjedhje”, u tha Navalni të dielën në darkë reporterëve në Moskë. Por nëse rezultatet e para jozyrtare konfirmohen, Sobianini del që i ka fituar zgjedhjet në raundin e parë, duke e përjashtuar mundësinë e një raundi të dytë. Navalni ka qenë udhëheqësi i parë opozitar prej shumë vjetësh që doli në zgjedhje për poste të larta në Rusi. Atë e dënuan me pesë vjet burgim më 18 korrik, me akuzën e përvetësimit të parave, por u lirua të nesërmen, pas protestave. Blogeri 37-vjeçar ndihmoi në vitin 2011 organizimin e demonstratave masive kundër partisë në pushtet “Rusia e bashkuar”. Ai thotë se akuzat kundër tij dhe dënimi që pasoi me burgim e kanë burimin në përpjekjet e tij për të tërhequr vëmendjen në korrupsionin e nivelit të lartë.


16

« speciale

E martë 10 shtator 2013 •

HAREMI/ SEKRETET

Këtu luhej për

pushtet

N

jë mbretëri private, Stamboll, prill 1789. Ushtarë të përzgjedhur dhe turma kureshtare përgjatë rrugëve dredha-dredha. Më në fund, mbërrin procesioni: heronj dhe të pushtetshëm, të udhëhequr nga një dinjitar me peliçe të zezë dhe çallmë. Pas tyre marshojnë rojat. Shoqërojnë një karrocë luksoze të mbuluar, e tërhequr nga gjashtë kuaj dhe e ngarë nga kreu u eunukëve të haremit të sulltanit. Me kalimin e karrocës, funksionarët e oborrit i hedhin monedha turmës. Pasojnë dhjetëra karroca të tjera. Kur karvani mbërrin në Topkapi, sulltani i ri Selimi III shkon drejt tij përmes atriumit të parë. Një dorë zgjatet nga karroca, sulltani e puth dhe përkulet. Më pas ai shoqëron zonjën e haremit të tij në brendësi të pallatit: gruaja më e fuqishme e perandorisë otomane, më e rëndësishmja në jetën e Selimit, ashtu si në atë të të gjithë sulltanëve. Nëna e tij, Mihrishah Sultan. Çifti përshkon atriumin e dytë, drejt një porte druri të rëndë në krah të ndërtesës së këshillit perandorak. Kalon përpara dhomës së rojeve të eunukëve zezakë, më pas përshkon një kopsht të gjatë me muret majolikë dhe një kolonadë. Në fund hapet një derë e bronztë, përmes së cilës nuk duhet të kalojë asnjë qenie e seksit mashkull, përveç sulltanit, princërve dhe të tredhurve: hyrja në haremin e kopshtit të Topkapisë. Sulltani dhe nëna e sulltanit zhduken në mbretërinë e tyre më private. Asnjë institucion tjetër otoman nuk ka ngacmuar më shumë fantazinë perëndimore se sa haremi i sovranëve: vend i lojërave erotike dhe mërzisë në luks, të intrigave me gjakderdhje që thureshin brenda Portës së Lumturisë. Haremi ishte të gjitha këto. Mbi të gjitha ishte një qendër për mbrojtjen e pushtetit dinastik, me një hierarki të fortë dhe subjekt i ritualëve shumë të rëndë. Që në lashtësi, sovranët persë dhe hebraikë kishin një harem mbretëror, e më pas edhe kalifët e Bagdadit. Sulltanët otomanë ndoqën gjurmët e tyre, dhe këta u imituan gjithashtu prej njerëzve të pushtetshëm të perandorisë. Kush mund ta përballonte, zotëronte një harem pak a shumë të madh. Megjithatë, asnjëri nuk kishte të njëjtin prestigj si kopshti i Topkapisë. Kur nëna e Selimit u transferua këtu, pas ngjitjes në fron të të birit, ambienti përbëhej nga më shumë se 300 lokale, korridore dredha-dredha, shkallare dhe shtigje të fshehtë; përfshinte sallone të bukur dhe salla të përshtatura për faljen, banja të mëdha, oborre të dekoruar dhe plot diell. Pragjet e dyerve, oxhaqet dhe lavamanët janë me mermer të shkëlqyeshëm, shtresa sedefi dhe fildishi zbukurojnë anët e dyerve, muret janë të veshur me pllaka të kushtueshme majolike. Gratë, sipas rangut të tyre ruajnë në kasketa dhe në gjoks spila dhe zinxhirë të florinjtë, xhevahire, veshje me brokadë, damask apo mëndafsh. Kjo madhështi, megjithatë, është e kufizuar në dhomat e familjes mbretërore dhe të favoriteve, konkubina veçanërisht tërheqëse dhe zgjedhje të pëlqyera të sulltanit. Më shumë se gjysma e kompleksit të përshtatur si harem është e zënë nga fjetina, dhoma të ngushta, kuzhina dhe lakanderi, magazina dhe një infermieri. Këtu jeton shumica e banorëve të pallatit: të dashurat e mohuara, apo ato që nuk janë paraqitur ende tek Sulltani, bashkë me shërbyeset, shpesh herë me origjinë afrikane. Duket se numri i vajzave dhe grave në zonën e veçuar ka arritur ndonjëherë në 1200: të gjitha skllave, që nga rrobalarësja, deri tek nëna mbretëreshë; nga pikëpamja ligjore, janë të lira vetëm bijat dhe motrat e sulltanit dhe, në teori, gratë e tij. Megjithatë, prej shekullit XV pjesa më e madhe e 36 sovranëve otomanë nuk marrin grua, as Selimi III: sipas ligjeve islamikë, bijtë

e lindur prej skllaveve kanë të njëjtat të drejta me ata të lindur prej martesës. Ndonjëherë vlen rregulli që çdo konkubinë mund të jetë nënë e një mashkulli të vetëm, kështu që shpesh Sulltani ka një numër të vogël bijsh. Përjashtim bëjnë sovranë si Murati III, i cili kishte 103: ditën kur vdiq, në 1595, jetonin ende 20 prej tyre, nga të cilët njëri u bë sulltan dhe vrau të gjithë të tjerët. Luftërat për pushtet mes princërve ishin diçka e zakonshme. Mehmeti II, në shekullin XV, urdhëroi: “Çdo pasardhësi im, kur të bëhet sulltan, mund të vrasë vëllezërit e tij me qëllim ruajtjen e rendit të botës”. Duke filluar nga ky moment, vdekja e sulltanit sjell edhe vdekjen e princërve poshtë njëshit: sipas traditës, banditët e sulltanit të ri i mbysin me fijen e një harku apo me një shall mëndafshi sepse, që në fillesë, në pallat nuk duhej të derdhej gjak nga shtëpia mbretëruese. Edhe bijtë ende të palindur të një sulltani të vdekur nuk janë të sigurt: më shumë se një herë, pasardhësi ka futur në thasë dhe hedhur në detin Marmara konkubinat e mbetura shtatzënë të babait. Sekrete dhe helmime Haremi shndërrohet në skenën e intrigave të dëshpëruara. Një e preferuar që dëshiron të shpëtojë birin e saj duhet të sigurojë që ai të jetë pasardhësi. Por edhe për të, ka shumë në lojë. Nëse zhytet biri i saj, me ardhjen e sovranit të ri ajo veçohet në kopshtin e vjetër, “Pallati i lotëve”, ku konkubinat e skartuara kalojnë pjesën e mbetur të jetës në mjerim. Nëse i përzgjedhuri është biri i saj, ajo bëhet sulltania mëmë, sovrane e “Shtëpisë së lumturisë” në Topkapi. E si pasojë, edhe një prej figurave më të pushtetshme të mbretërisë, edhe pse nga pikëpamja juridike do të mbetet gjithmonë një skllave. Rreziku i përjetuar së bashku dhe shpresa forcojnë lidhjen nënë e bir. Vetëm nëna e sulltanit mund të jetë në çdo moment në praninë e Sovranit. Është ajo që vendos se cilat gra do i prezantohen. Një vlerësim delikat: nëse konkubina nuk i pëlqen, djali zemërohet, nëse i pëlqen shumë, ajo bëhet konkurrente e “vjehrrës” në zotërimin e vëmendjes së tij. Duke filluar nga fundi i shekullit XVI disa gra

të haremit me një talent të veçantë arrijnë që të sigurojnë një influencë më të madhe: bëhen në fakt regjentë të perandorisë. Kështu Nur Banu, e preferuara e Selimit II (sulltan nga 1566 deri në 1574) dominon sovranin e saj, nëpërmjet dobësisë së tij: një i dërguar venecian e përshkruan si një “qenie e vogël e skuqur prej verës së Qipros, dhe e shëndoshë për shkak të shfrenimit në të ngrënë”; Selimi i kalon ditët mes “kënaqësive të shqisave, dehjes dhe lezetit të të mos bërit asgjë”. Në fund, i dehur, thyen kafkën në mermerin e banjës. Nur Banu bëhet sulltania nënë dhe pengon birin e saj, si dhe konkubinën e tij ambicioze që të mbretërojnë, kështu thotë legjenda, duke i sjellë atij në shtrat femra gjithnjë të reja dhe tërheqëse, ndërkohë që ajo vetë bën politikë. Regjentja otomane më me ndikim është Kësem, nënë e dy sulltanëve. Mbretëron si valide sulltan, nëna sulltaneshë, në vend të djalit të saj të madh që është minoren, dhe më pas në vend të të dytit, me probleme psikike. Është edhe regjentja e haremit që sheh dhe di gjithçka. Apartamentet e saj janë të mrekullueshëm si ata të sulltanit, ashtu si sulltani argëtohet me këngë dhe valle të shërbëtoreve, si dhe shakatë e xhuxhëve. Çdo lëvizje e artistëve

dhe muzikantëve të seksit mashkull kontrollohet me rreptësi nga eunukët, të cilët pengojnë menjëherë çdo lloj afrimi me një grua. Kësem, që ka raporte të vazhdueshëm me njerëz të pushtetshëm, mbikëqyret me rreptësi dhe më nga afër se sa banoret e tjera të haremit. Çdo ditë Kësem konsultohet fillimisht me të birin, më pas shpesh herë me kreun e eunukëve zezakë, që merret me pasurinë e madhe të sulltaneshës nënë, mbledh shpesh herë vezirët e sovranit dhe funksionarë të tjerë. Asnjë vizitor nuk mund të shohë fytyrën e saj, e mbuluar me vello. Për të komunikuar udhëzimet e saj, Kësem shkruan letra të panumërta, duket një kuptim i thellë i mbretërisë dhe njohje e fakteve. Megjithatë, edhe më të rëndësishëm se sa takimet me funksionarët dhe letrat, janë të besuarit e saj. Kësem ka një rrjet të ngushtë kontaktesh: me ish gra të haremit që janë martuar me burra me ndikim, me zyrtarë, me bijat e saj, me konkubinat e të birit. Të gjithë i referohen asaj, të gjithë i thonë të bëjë kujdes nga tradhëtitë. Megjithatë, kjo nuk shmang fundin e saj të dhunshëm. Sovrani i Kësem, Ahmeti I, në fron nga 1603 deri në 1617 ish përpjekur t’u jepte fund vëllavrasjeve duke krijuar disa “kafaze për princërit”, lokale me dritare hekuri në brendësi të një ndërtese si fortesë, ku bijtë e sulltanit mbahen të izoluar, me shërbëtorë, femra dhe lukse të tjerë, por pa kontakte me botën jashtë. Në këta burgje, pasardhësit e mundshëm për fronin transformohen në njerëz të paqëndrueshëm psikikisht, të mbërthyer nga frika e përhershme për litarin që do i mbysë. Sepse intrigat dhe vrasjet vazhdojnë. Në fakt, në 1648, djali i dytë i Kësem rrëzohet prej një revolte në pallat. Pasi e kanë tërhequr në suitën e saj, eunukët e zhveshin dhe e rrëmbejnë Kësemin, e tërheqin zvarrë jashtë dhe e mbysin në oborr. Porositësja është sulltania nënë e re, Turhan, e cila tani do të mbretërojë në vend të djalit minoren Mehmeti IV, nip i Kësemit. Fuqia e eunukëve Për të ushtruar ndikimin e tyre nga haremi, gratë e fuqishme thërrasin vartësit në një sallon zyrtar ku, të fshehura bashkëbisedojnë me funksionarë dhe dinjitarë. Në mënyrë më pak zyrtare, transmetojnë në fshehtësi mesazhe sekretë duke blerë besnikërinë me veshje dhe xhevahire. Në këtë kontekst, skllevërit e pallatit që bëjnë lirisht lidhjen mes haremit dhe botës së jashtme, përbëjnë një fuqi më vete: eunukët. Që nga 1591, ruajtja e haremit është detyrë ekskluzive e eunukëve zezakë. E kanë pothuajse gjithmonë prejardhjen nga Sudani apo Etiopia, dhe rekrutohen në mënyrë barbare: djem mes tetë dhe 12 vjeç rrëmbehen dhe tridhen nga kristianë apo hebrenj (Islami ndalon besimtarët


speciale • E martë 10 shtator 2013

karrocën e artë, por e pranueshme për të gjithë si zonja e tyre. Ndonjëherë turma njerëzish rrethojnë karrocën, në kërkim të bekimit. Pasuria e mbretëreshës ka burime të ndryshëm: një shpërblim i përditshëm, që vit pas viti e bën milionere; pasuritë e mëdha të kurorës, tepricat e të cilave mbërrijnë në arkat e saj. Shtëpi në Stamboll, me qira shumë të lartë. Gratë e sulltanit mund të zgjedhin lirisht si të përdorin pasurinë e tyre, edhe pse pritet që pasurinë e tyre ta shfrytëzojnë për të mirën e mbretërisë. Kësem, për shembull, porosit ndërtimin e një xhamie në Stamboll (në qytet, mes viteve 1550 dhe 1700 pjesa më e madhe e tempujve financohen nga gra), të banjove publike dhe një hoteli të madh. Mbështet institucione socialë dhe fetarë, furnizon me ujë pelegrinët e nisur për në Mekë dhe një herë në vit u shpërndan nevojtarëve këmisha, mbulesa dhe çallma. Dhuron prikën për të rejat jetime që përndryshe nuk kanë mundësi të gjejnë burrë. Pas dy apo tre viteve shërbim liron skllavet e saj dhe u siguron jetesën.

e tij të tredhin njerëz apo kafshë). Tredhësi ndan penisin dhe testikujt, ndalon hemorragjinë, sterilizon plagën dhe ndalon bllokimin e kanalit urinar. Një fëmijë në tre i mbijeton procedurës, procesit të shërimit, që zgjat edhe me muaj, si dhe vuajtjeve urinare. Ata që ia dalin janë një pasuri e vërtetë për tregtarët: vetëm familjet më fisnike mund t’i lejojnë vetes shërbyes të tredhur. Për Topkapinë blihen me qindra. Eunukët e moshuar u mësojnë të rinjve gjuhën kombëtare dhe fenë. Të rinjtë mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të bëjnë hesape, dhe i nënshtrohen stërvitjes ushtarake. Më pas, në bazë të talentit dhe aftësive, shërbejnë në rojën e pallatit apo si shoqërues personalë të një anëtari të familjes mbretërore apo një të preferuare. Më të aftit mund të arrijnë pozicione me ndikim në administratën e haremit; komandanti i tyre është një prej njerëzve më me pushtet, më të informuar dhe më të korruptuar të sulltanatit: është anëtar i këshillit shtetëror, komandon rojat, kontrollon formimin e sulltanëve të mundshëm në burgjet e princërve, kryen detyrën e inspektorit për fondet për qytetet e shenjtë të Mekës dhe Medinës. Nëse u mbijeton intrigave të oborrit, ku eunukët me ngjyrë luajnë shpesh një rol kyç, në fund mund të kërkojë lirimin e tij për t’i kaluar vitet e fundit të jetës si njeri i pasur. Eunukët nuk bëjnë vetëm rojë në hyrje të haremit dhe në apartamente, kontrolli i tyre ushtrohet edhe brenda. Haremi është si një bërthamë gjigante familjare, ku duhet të mësohen shërbyesit, të bëhet shoqërimi dhe ku duhet të bësh të mundur që të dalin hesapet. Si dhe të ruash një disiplinë të hekurt. Hierarkia është e fortë, ceremoniali i ngurtë, mosbindja ndëshkohet me të rrahura me shkopinj: skllavet që kryejnë marrëdhënie homoseksuale apo tentojnë të afrohen me eunukët rrezikojnë ndëshkimin fizik ose vdekjen. Nëse sulltanesha nënë dhe krerët e eunukëve janë në kërkim të vajzave të duhura për sovranin, skllavet e thjeshta largohen sapo ata afrohen: asgjë nuk do ishte më e papëlqyeshme se sa një takim informal. Seksualiteti në harem menaxhohet me një rreptësi të lartë. Natën sulltani pret një grua që për këtë qëllim është depiluar, parfumosur dhe zbukuruar. Konkubinat e para kanë të drejtë për një numër të vogël netësh. Disa sovranë lëshohen edhe në shthurje, ndonjëherë edhe homoseksuale, por jashtë dalin vetëm zëra, që pikërisht në këta raste i garantojnë kontrollin sulltaneshës nënë. Është ajo që komandon imazhin e të birit, edhe në rastin e ceremonive ku sovrani merr pjesë. Sulltanesha Kësem shfaqet madje edhe para popullit, në rastet e ceremonive në xhami apo udhëtimeve. Gjithnjë me fytyrën mbuluar, në

Të burgosura ballkanike Duke qenë se Islami ndalon skllavërimin e myslimanëve, shërbyeset që nuk kanë liri vijnë mbi të gjitha nga provincat ballkanike të fesë së krishterë. Veç kësaj piratët sulmojnë anijet në kërkim të pasagjereve tërheqëse. Luftëtarët fitimtarë marrin si pre bijat e të mundurve. Tregtarët e skllaveve sjellin gjeorgjiane dhe ruse nga Kaukazi. Ndonjëherë janë vetë prindërit që japin bijat e shpresën që haremet e metropolit do të ofrojnë një të ardhme më të mirë se sa vendlindja e tyre. Vetëm vajzat shumë të bukura dhe të gjalla hyjnë në shtëpinë më elegante, haremi i Topkapisë. Mbërrijnë kur janë gjashtë deri 13 vjeçe, fillimisht u ngarkohen detyra të përditshme, mësojnë gjuhën dhe diktatet e fesë islamike, manierat e mira dhe sjelljen në oborr. Gjithmonë nën mbikëqyrje të rreptë. Nëse shfaqin talent, promovohen: ato më të aftat në kaligrafi shkojnë në qendrat e kopjimit, ata më të prirura për muzikë marrin mësime kënge dhe valleje dhe mësojnë si t’i bien një instrumenti. Të përzgjedhurat mësojnë të shkruajnë letra dashurie plot lule dhe poetike, si dhe të ëndërrojnë që një ditë të munden të bëjnë një jetë mes luksit si konkubina apo edhe të bëhen sulltane nëna. Pjesa më e madhe e vajzave nuk do thirret asnjëherë në pjesën e haremit të rezervuar për sovranët. Pas disa vitesh shërbim fitojnë lirinë bashkë me një prikë që do u shërbejë për një martesë të kombinuar. Apo mund të vendosin të qëndrojnë në këtë ambient që për to është i njohur dhe relativisht i sigurt: sepse kush luan me dinakëri brenda mureve të Topkapisë bën karrierë dhe arrin të veshin rroba të kushtueshme, xhevahire të mëdhenj, të kenë një dhomë krejt të sajën dhe madje edhe disa shërbyese. Kur në vitin 1789 Mihrishah, nëna e Selimit III, merret me pompozitet nga Pallati i Lotëve, kjo botë është pranë një ndryshimi radikal. Ushtritë e fuqive evropiane përballen me otomanët pothuajse në të gjithë frontet, perandoria rrezikon të shpërbëhet nëse nuk modernizohet, mbi të gjitha nga këndvështrimi ushtarak. Selimi III është i pari i një serie sulltanësh që e kupton situatën dhe nis reformat. Për fat të keq, atij nuk i shërben aspak. Trupat e zgjedhura të tij, që

janë kundër reformave, e rrëzojnë në 1807. Gjatë shekullit XIX forca të armatosura, administrata shtetërore dhe drejtësia pësojnë përshtatje të vazhdueshme sipas nevojave të reja të kohës, edhe oborri mbretëror transferohet në pallate madhështorë mbi Bosfor, e bashkë me të edhe haremi. Më pas, mes viteve 1908

»

17

dhe 1909, revolucionarët turq i japin praktikisht fund monarkisë. Sulltani Abdyl Hamidi II detyrohet të heqë dorë nga froni, kreu i urryer i eunukëve varet nga turma në urën e Gallatës, skllavet dhe eunukët e gradëve më të ulëta përfundojnë në mes të katër rrugëve. Disa gra kthehen në familjet e tyre, të tjera jepen për nuse apo gjejnë punë si shërbyese, ato më pak fatlumet ekspozohen si formë argëtimi në qytetet e mëdhenj evropianë bashkë me indiane dhe eskimeze. Vetëm pak prej tyre mund të kthehen në haremin e vjetër të Topkapisë. Në fund, edhe këto duhet të largohen: pallati transformohet në muze, që në 1924, dy vjet pas shpalljes së republikës, hap dyert për kureshtarët nga e gjithë bota. Fundi i tmerrshëm i Kësemit Valide sulltania e fundit ishte grekia Kësem, e lindur me emrin Anastasia dhe bashkëshorte e Ahmetit I, bir i Mehmetit III. Kësem pati aftësinë të kushtëzonte marrjen e pushtetit nga kunati Mustafa si dhe të siguronte njëkohësisht mbijetesën e bijve Murat dhe Ibrahim, falë korrupsionit dhe ndikimit të saj personal. Është e vërtetë që ligji vëllavrasës ndërkohë ishte shfuqizuar, por në çdo kohë ai mund të risillej, duke sjellë asgjësimin e vëllait. Në fakt ishte ende i gjallë kujtimi kur, pas hipjes në fron të Mehmetit III, në 1595, plot 19 kufoma princërish u larguan nga pallati në zbatim të ligjit vëllavrasës. Kur i erdhi radha të mbretërojë Ibrahimit I, ky rezultoi, siç ka thënë historiani anglez Jason Goodwin “më i marri mes sovranëve të kësaj familje gjithnjë e më të marrë dhe patologjike”. Çrregullimet që pllakosën shumë princër dhe sulltanë, duke filluar nga Selimi II (epiteti i të cilit ishte Pijaneci) mund të shpjegohen me rivalitetin e pamëshirshëm të oborrit më shumë se sa me ndërrimin e munguar të gjakut tipik në monarkitë perëndimore, çiftëzimet në të cilat ndodhnin në brendësi të një rrethi të ngushtë familjesh mbretërore. Në të kundërt, sovranët otomanë shumë pak gjëra turke kishin: gjak gjithnjë i freskët futej në familjen mbretërore përmes konkubinave që vinin nga çdo anë. Një studim autoritar i kryer në fillim të shekullit XX ka nxjerrë që në venat e Mehmetit V nuk kishte më as një të një miliontën pjesë gjak turk. Pas rrëzimit dhe ekzekutimit të Ibrahimit I (8 gusht 1648), një luftë shumë e fortë vuri përballë valide sulltan Kësemin dhe Hatixhe Turhan, nënë e Sulltanit të ri Mehmeti IV. Fitoi e dyta. Kësem, nënë e dy sulltanëve humbi përgjithmonë ndikimin e saj mbi pushtetin. Por edhe jetën. Në 1651, e zhveshur nga rrobat dhe bizhutë, e lënë ashtu lakuriq, u tërhoq zvarrë nga këmbët dhe u lidh me një litar. Më 15 shtator 1656 M e h m et i IV, apo më mirë nëna e tij Hatixhe Turhan emëroi vezir të madh energjikun Mehmet Koprulu, pasi sulltani i pavend ia kish dhënë detyrën një furrtari. Ishte fillimi i një periudhe më shumë se 20-vjeçare stabiliteti dhe qeverisjeje, si dhe restaurimi të prestigjit të shtëpisë së Osmanëve: ishte pra drita në fund të tunelit. Edhe një herë kish qenë një grua, në të mirë e në të keq, që kishte vendosur fatet e perandorisë otomane.


18

« dossier

E martë 10 shtator 2013 •

Vështrim mbi figurat kombëtare

Folklori nga Kosova në Labëri, këngët për luftën dhe njerëzit që bënë historinë Nga Albert KOTINI (vijon nga numri i kaluar)

N

uk duhet harruar gjithashtu dhe bile duhet theksuar veçanërisht se Imzot Sqiroi ishte gati në mbarim të një gramatike e të gjithë teksteve të moçme. Gjithë korrespodenca që kishte më parë me patriotë dhe intelektualë shqiptarë u shtua dhe u zgjerua edhe në rrethe të tjera që filluan ta pagëzonin. Që nga ajo kohë, Imzot Sqiroi filloi të studionte veprën e Buzukut pa pushim dhe me atë tenacitet që ishte karakteristika e tij u bë një personalitet i pabisedueshëm. Gjatë kësaj kohe bëri interpretimin, përkthimin letrar, në koment linguistik shumë të pasur dhe një fjalor në të cilin përmblidhen të gjitha fjalët që përfshijnë Buzuku duke treguar dhe faqen se ku gjenden fjalët E gjetëm me Pr. Gurakuqin në zyrën që merrej me “Buzukun e tij”. Fjalorin e kishte mbaruar dhe një sasi e madhe kartelash të rreshtuara me kujdes dhe me sërë alfabetike mbi tryezën e punës, përmblidhnin të gjitha fjalët me interpretimin dhe faqen përkatëse. Me këtë rast mora vesh se Ministria e Arsimit kishte hyrë në marrëveshje me Imzotin për ta marrë kjo përsipër botimin dhe Pr. Gurakuqi i dha dhe lajmin se do të dilte shumë shpejt në shtyp. - Kam shkrirë gjithë jetën time me Buzukun, më tha dhe do të më vinte shumë keq po të mos botohej. Në letrën e fundit që mora më datën 22 gusht të këtij viti, duke bër të fjalë për Buzukun, më shkruan:”..e dua të kem shpresë se me veprën time të kënaqen të gjithë”. Në se i ndjeri Imzot nuk e pa me sytë e tija botimin e librit, u shkëput nga kjo jetë të paktën me bindjen se mundimi nuk do t’i shkojë kotë edhe se botimin ia mori përsipër Ministria e Arsimit të Shqipërisë të cilën Imzot e ka dashur me gjithë zemër dhe për të cilën ka punuar me një zell të mallëngjyeshëm. Nuk do të ishte vallë një punë e shkëlqyer që do të pagëzohej edhe një rrugë e kryeqytetit të Shqipërisë me emrin e Imzot Pavli Sqiro, që na solli në dritë librin e parë në gjuhën shqipe. Lahuta në Kosovë Në dy botë të ndryshme ishte ndarë fisi arbëror deri pak muaj përpara: njëra palë ajo e shqiptarit të liruar, i cili priste me padurim ditën, kur në gjirin e Shqipërisë Politike të hynte edhe Shqipëria etnike, Shqipëria e dëshmorëve, Shqipëria e robëruar e Bajram Currit; kurse nga ana tjetër e kësaj bote që thamë më lart, e mbante të paprekur besimin për çlirim e liri. Shpresa e këtyre, të cilët megjithëse të shkelur nga thundra e huaj, vijuan të ruajnë si sytë e ballit gjuhën dhe doket e tyre stërgjyshore i përmbush. Ata çlirimin përfundimtar e pritën me entuziazëm djalosharë, njerëzit që erdhën për t’i çliruar u pritën me krahë hapur, e ashtu siç mbledh klloçka zogjtë e vet. Sundimi i huaj, sundimi i kundërshtarëve të kulturës dhe organizimi për errësirë mendore, ishin shenjat e para kryesore të qeverimit që ishte caktuar për shqiptarët e robëruar. E për këto arsye ata u shpërndanë si zogjtë e korbit. Nxënësit e gjimnazeve e të Universiteteve të armikut iknin fshehurazi nga vatrat e tyre; ata vinin tufa-tufa në Shqipërinë e lirë për të marrë nga shkollat e saj mësim e kulturë. Konviktet tona shtoheshin zgjeroheshin , ndër to ushqeheshin të robëruarit, kurse shqiptarët e lirë përkrahnin me çdo mënyrë dhe u bënin shoqëri vëllezërve të tyre, që kishin lënë vendet e veta për të mundur të studiojnë e për

të t’i dhënë në të ardhmen fshatit ose qytetit të tyre zhvillimin që i përket. Ndërsa ata studionin me zell mësimet e shkollës, kur ishin të lirë të këndonin lirisht dhe shikuar prapa krahëve poezitë e çlirimit, epopenë e Shqipërisë për liri. Ata e këndonin me mall luftën e përshkruar të Lahuta e Malësisë, e këto pjesë gjithë flakërim ata i vinin poshtë jastëkut se s’kishin frikë se mos u a zinte njeri. Ata që shërbenin ishin vëllezërit e tyre, xhandari serb nuk hynte në këto çerdhe. Rinin e këndonin me duart në kokë, këta nxënës pa shtëpi e pa njeri, e mendja e tij fluturonte nëpër vendet e tyre, te familja te farefisi që dergjesh te ndonjë cep i burgut të zi, në ndonjë zyrë policie, që kërkonte shpjegime dhe jepte dënime pse kishte zënë shqiptarin me libër shqip në dorë, ose mendojnë flamur në fund të sepetit. Kujtoni të shkretët ditët e shkuara, kur jetonin në vatrat e tyre, nën sundimin e të huajve e një e rrëqethur u a përshkonte trupin; mendonin përpjekjet që hiqeshin ata që kapeshin me një fletore shqipe. Burgu ishte shpërblimi dhe dënimi i atyre që kërkonin dritë e liri në emër të racës së tyre, të historisë së tyre e në emër të origjinës së tyre, që ndryshon nga ai i sundimtarit shpirtkazmë, me të cilin asgjë nuk na bashkon, se çdo gjë gjë na ndan prej tij. Naimi, Patër Gjergji, Vaso Pasha, Çajupi e të tjerë nga plejada e poetëve tonë shkelnin me frikë në këto anë, përhapeshin me vështirësi nëpër vatrat e të robëruarve. Atij që i gjendesh ndonjë copë poezie atdhetare, i bëhej gjëma e madhe; shtypja ishte e egër se kështu e donte sundonjësi. Ai me këtë mënyrë donte të frikësonte të tjerët, donte të shtypte valët e fuqishme të urrejtjes e të mallkimit të shqiptarit të robëruar padrejtësisht. Mirëpo megjithëkëtë patër Gjergji me shokët e vet shkeli fshehurazi e pa e kuptuar njeri, punoi nën rrogoz në këto vende. Penda e tij e ndezi barutin e zemrave të mposhtura por jo të vdekura. Lufta e Fishtës do jetë për të robëruarit, e frymëzimi i tij ushqim për ta. Ideali i tij i shpresës për të ardhmen, që ishte e afërt dhe plot ëmbëlsi. Ditët kalonin e ata nuk e humbnin shpresën. Vitet shkonin mbi ta e sikurse ai plaku që s’plaket kurrë e të cilit nuk i shkojnë vitet sipër, ashtu dhe kosovarët e shkretë nuk ishin të plakur kurrë shpirtërisht. Shpirti i tyre i ushqyer me pemën atdhetare plot vitamina, nuk donte të dinte ç’është mosha, ç’është lodhja e ç’është mundimi moral. E ndërkaq, poezitë e mësuesit të të gjithë shqiptarëve vijonin punën e tyre: ato shkonin gojë më gojë e fshat më fshat dhe dita kurdo të këndofshin anembanë e pa frikë në të katër anët, nuk do të vononte e më të vërtetë nuk mënoi. Gëzimi i Kosovës, e cila e ruajti si një hajmali poezinë e lirisë, e priti me krahë hapur automobilin, që pruri e shpërndau nëpër shkolla, nëpër shtëpi, nëpër libraritë e qyteteve copat e zgjedhura të Lahutës - dritë dhënëse. Vepra e djeshme e Patër Gjergjit, që po hynte si një dishepull me sytë plot xixa e i patrembur nga sundonjësit, me të shpartalluarit e këtij shteti mozaik, u përhap kudo, dhe u këndua nga i madh e i vogël. Se Patër Gjergji nuk është larg nesh. Ai fle në Kishën e madhe të Gjuhadolit, kurse shpirti i tij na udhëheq përherë. “Fishta është sot më i gjallë, më i fuqishëm se kurrë sepse të III vargjet e Lahutës, satirat e tij, proza e tij tregon fuqinë e racës, shtyllën e kombësisë sonë. Me vdekjen e njeriut të Madh - thotë një shkrimtar evropianë i radhës së parë - fillon jeta e vërtetë, influenca e tij mbi të gjithë e për këdo. Kryengritja kundër turqve në Kosovë e udhëhequr nga Bajram Curri Aty nga fundi i shekullit XIX shtohet dhe zgjerohet më tepër lufta e shqiptarëve për t’u

çliruar nga zgjedha e Turqisë. Në fillim të shekullit të XX-të çetat e para u formuan në shumë vise të Shqipërisë me parullën “ja vdekje, ja liri”. Xhonturqit, të ardhur në Turqi më 1908 u bënë armiqtë më të egër të popullit shqiptar. Me zjarr dhe shtypje kërkonin të ruanin kufijtë e imperatorisë turke. Turqit ishin për një regjim të centralizuar si i mëparshmi dhe qenë armiq të çdo tendence për autonomi. Politika nacionaliste si i mëparshmi dhe qenë armiq të çdo tendence për autonomi. Politika nacionaliste e tyre nuk ndryshonte nga politika e vjetër e Sulltan Hamidit. Xhonturqit filluan të politikën shoviniste duke flakur me një anë idetë liberale. Ndjekjet dhe shtypjet i bënë të rrepta kundër shqiptarëve. Përpara kësaj gjendjeje të krijuar filluan lëvizjet kryengritëse në Shqipëri (1909). Qeveria Turke dërgoi ushtrinë nën komandën e Xhavit pashës dhe më vonë në pranverë të vitit 1910, ndën Shefqet Turkut pashës. Shqiptarët e Kosovës i bënë qëndresë të madhe armikut. Vlen të përmendet, këtu lufta heroike e Kaçanikut dhe ajo e qafës së Morinës. Shefqet Turgut Pasha e përshkoi anembanë Shqipërinë e Veriut dhe të mesme me zjarr dhe hekur. U duk sikur rezistenca u thye kudo, por qeveria turke u gënjye. Vitin tjetër u ngritën Malësorët e Shkodrës dhe përsëri u dërguan kundër tyre Shefqet Turguti famëkeq. Por, me gjithë barbarizmat e tij, shqiptarët nuk u përkulën aspak. Atëherë qeveria turke e trembur nga përpjesëtimet që po merrte kjo kryengritje me armë në veri dhe në jug, me dinakëri dhe intriga u mundua të mposhte këtë rezistencë të madhe. Por, flaka e atdhedashurisë dhe dëshira e madhe për të fituar lirinë dhe pavarësinë, nuk u shua kurrë nga zemrat e shqiptarëve. Lufta u ndez edhe më e ashpër dhe si pasojë mizoritë e ushtrisë turke u shtuan edhe më tepër. S’mbetej pra rrugë tjetër veçse lufta kundër zaptonjësit turk, veçse kryengritjes me armë. U vendos që kryengritja e përgjithshme të prihej nga Kosova. Burrat e Kosovës dhanë besën dhe lëvizja e parë u bë më 5 maj 1912 në Drenicë. Fuqia kryengritëse po shtohej dita ditës. Së andejmi kryengritësit shkuan në Junig të pritur me gëzim nga populli. Atje u mblodhën shumica e atyre që përfaqësonin popullin e Kosovës. I pari, ndër të parët ka qenë Bajram Curri. Ky atdhetar i flakët nuk mundej të rrinte me një anë në ato çaste kritike për kombin. Ai u vu me mish e me shpirt në krye të lëvizjes. Kryengritësit kishin mungesa të mëdha në municione. Por, megjithatë Bajram Curri dhe shqiptarët e vazhduan kryengritjen gjer në fund. Bajram Curri u thoshte të gjithëve: “Është


dossier • E martë 10 shtator 2013

Këngët e burrave Labëria I kanë kënduar të parët e mi, paralindësit e banorëve të vendit tim, vargun e përsosur të poetëve pa shkollë. I kanë kënduar, në mote të largëta e në stinë të afërta. E ditët e para të rinis sime i këndova edhe vetë, bashkë me shokët, në kodra, në ara, rreth mureve të shkollës sime dhe në vendet e tjera ku më solli jeta. Janë kënduar nga ata, që të mos i mbulonte pluhuri i harresës. I kënduam edhe ne së ishin këngët e të parëve tanë, me gjithë së këngë poetësh pa shkollë. Autorë e tyre njerëz malesh, arash, fushash, i ngrehën dhe ia lëshuan përjetësisë. Ishin poetët që nuk kishin parë shkollë. Por kishin lindur poetë dhe lëshuan këngët e një bote të tërë. Lëshuan këngë burrash me shtatë zemra, më të mëdha se deti. Në to treguan jetët e tyre, veprat e tyre burrëritë e tyre. Brezat e ardhshëm do t’i mësonin dhe kështu emri i tyre nuk do të vdiste. Nuk do t’ia mbulonte pluhuri i harresës, që sjell vdekjen më keq se vdekja. Ishin këngë dashurie se edhe ata kishin zemra. Zëmra njerëzish, njerëz të pastër, njerëz të virgjër që ishin krijuar vetëm për besë dhe dashuri. Në këto poezi ka histori. Se ka këto po i marr dhe po i vë mbi letër që të mos i mbulojë pluhuri i harresës: Mal i Kardhiqit s’bën lule Gjithë malet me lule moj suljote, qaj me lote, Ç’ke ti mal që nuk bën lule? Do mbaj zi për gjithë fshanë: Do ta nëm Ali Pashanë, Dyzet vjet mbajti inanë Sa vuru dhe dogji fshanë, Kardhiqotët miza-miza, I vuri të shijnë driza. një detyrë e shenjtë për të luftuar kundër çdo armiku dhe mos me pasë aspak pushkë. Lufta na u bë detyrë. Pra duhet t’i dalim zot të drejtave tona e të shpëtojmë prej robërisë”. Çetat shqiptare i vunë pushkën ushtrisë turke në rrethet e Pejës. Qendra e kryengritjes ishte bërë katundi Strellecë, afër Pejës. Populli nisi të mbështillet rreth asaj qendre. U pushtuan katundet rreth qytetit. Por komandanti i ushtrisë turke, e cila ishte e armatosur me mjete luftarake moderne dhe kishte zënë vende të forta, bëri një kundërshtim të rreptë. Hovi i parë i kryengritjes u ndal përpara Pejës, por morali i shqiptarëve nuk u ul aspak. Disa nga paria e Pejës që kishin lidhur interesat e tyre me imperatorinë turke, tradhtuan idealin kombëtar. Ata ishin marrë vesh që më parë më turqit. Ishin ata oportunistë e tradhtarë që donin të mbanin në këmbë shtetin e osmanlinjve, që e kishin halë në sy lëvizjen patriotike të shqiptarëve. Por kundër mercenarëve doli Bajram Curri dhe gjithë shqiptarët e Kosovës. Armiku u godit rëndë nga kryengritësit në Qafën e Prushit, në Has. Atje turqit kishin lënë një garnizon prej katër batalionesh. Luftë e përgjakshme u bë. Në këtë mori pjesë Hasi, Gashi e Bytyçi nën komandën personale të Bajram Currit. Me sulme e kundërsulme garnizoni turk u shpartallua. Turqit lanë në duar e shqiptarëve pushkë, mitraloza, tipa dhe shumë municione. Me qindra turq u vranë, u plagosën dhe u zunë robër. Kjo fitore e shkëlqyer e Bajram Currit dhe e shqiptarëve të Kosovës i dha shpirt dhe zemër gjithë popullit të Kosovës. Ushtarët që qenë robër u lanë të lirë dhe u kthyen në Gjakovë, duke demoralizuar gjithë garnizonin e atjeshëm. Tani, fuqia kryengritëse u drejtua mbi fushën e Kosovës. Më se 12.000 kryengritës u dukën përpara Prishtinës. Komandanti turk i atij qyteti, nuk guxoi të kundërshtojë dhe, kështu, çetat shqiptare hynë në qytet të prirur më entuziazëm e gëzim të papërshkruar nga populli. Prishtina u bë qendra e kryengritjes dhe numri i luftëtarëve për liri arriti në 30.000 vetë. Me marrjen e Prishtinës, kryengritësit kishin në dorë gjithë vilajetin e Kosovës. Qeveria xhonturke e Stambollit e kapur prej panikut dha dorëheqjen. Kryengritësit menjëherë paraqitën kërkesat e tyre që synonin në çlirimin e plotë të vendit nga okupacioni turk. Kërkonin që: të njiheshin zyrtarisht kufijtë e Shqipërisë; autoritetet civile e ushtarake të kenë kombësi shqiptare; ushtria shqiptare të shërbejë në Shqipëri dhe të komandohet prej oficerëve shqiptarë vendimet zyrtare të bëheshin në gjuhën shqipe. Këto kërkesa, në fakt dinin të thoshin shkëputjen e Shqipërisë nga sundimi turk.

Këto këngë këndohen gati përgjithësisht në qarkun e Gjirokastrës, labërisht. Vargu “moj suljote, qaj me lot” përsëritet në çdo mbarim të vargut tjetër. Kënga në vetvete shkruan një histori të një kohe të kaluar. Tregon se Ali Pashë Tepelena u shpagua Kardhiqotët. Historia tregon se ky ndodhej në armiqësi me këta dhe se një ditë, me fuqitë e tij arriti të sundojë Kardhiqin dhe ta shkatërrojë atë. Përfytyrimi i poetit, për të përshkruar ngjarjen e hidhur shfaqet në gjithë madhërinë e tij. Tregon se çdo gjë u vesh me të zeza dhe se mali i Kardhiqit vendos që të mos lulëzojë më. Dhe jep arsyet. Nuk do të lulëzojë, sepse Ali Pasha mbajti një mëri, një nxehje kundër kardhiqotëve, dyzet vjet me radhë, e se këtë e shfrehu, më se fundi duke djegur fshatin e Kardhiqit. Kardhiqotët që zuri i nënshtroi në një varg mundimesh: i vuri që zbathur të shkelin mbi driza mbi gjemba. Dhe që dhimbja e këtyre të arrinte kulmin, të arrinte mu në zemër. Vetë natyra e urreu këtë ngjarje. Ishte e hidhur dhe e rëndë, nuk mund ta duronte. Dhe vishet me të zeza dhe vendos t’i lëshojë një mallkim Ali Pashës. Kardhiqi është një fshat i vogël në afërsi të Gjirokastrës. Dhe sot e kësaj dite shihen gërmadhat e tij. Duket që në ato kohë të ketë qenë i lulëzuar. Por nuk është çudi që rreth asaj ngjarje të gjenden edhe tregime nga goja e popullit. Këngë të tjera mund të ketë, dhe nga mbledhja e këtyre si dhe nga tregimet e popullit mund të ndërtohet e gjithë ngjarja me hollësi: Bëri greku si deshi vetë Që në Lunec e përpjetë Korba unë e qyqja unë,

»

19

Male e shkëmbinj të sertë, Korba unë e qyqja unë. U dogj Kurvelesh i shkretë, Korba unë e qyqja unë. Bëri greku si desh vetë, Korba unë e qyqja unë. Esat qëni ç’na i punove, Korba unë e qyqja unë, Për ca të holla që more, Korba unë e qyqja unë. Në ullinj të Vlorës na çove, Korba unë e qyqja unë... Kjo këngë në formë vajtimi, dhe nga njëherë në formë valleje, këndohet në Kurvelesh. Është kënga e tyre e vuajtjes së tyre, e katastrofës që pësuan nga armiqtë e përhershëm; nga grekët. Kur këndohet në valle vargu “Korba unë e qyqja unë” hiqet fare. Kënga në vetvete tregon një histori të tërë. Vë në dukje ashpërsinë e vendit, vend i ngurtë, vend i ashpër, me të cilin janë lidhur ngushtë banorët, sepse atje kanë lindur, janë rritur, kanë jetuar, dhe ndërkohë kanë një sërë kujtimesh. Vjen lufta dhe greku hyn, mbasi pëson humbje dhe njeh fuqinë e armëve të banorëve. Këta ndihen të detyruar që të tërhiqen, mbas sa e sa qëndrimesh. Greku hyn dhe i vë zjarrin gjithë Kurveleshit. Vargje të tjera shtëpisë kthehen në gërmadha. Pasuria dhe shtëpitë gjejnë një fund të zi; mbarojnë në duart e grekut. Por nuk mjafton me kaq. Greku shkon nënë thikë foshnjat e pleqtë, që për shkak se nuk u punon këmba dhe dora e tyre. Në këtë mënyrë barbarizmin e tij e vulos edhe me vula gjaku njerëzish të pafajshëm dhe të pafuqishëm. Popullsia ikën dhe gjen strehë nën ullinjtë e Vlorës. E atje kalon ditët duke pritur në ankth çlirimin e vendit të tyre. Kthehet dhe nis që të ngrejë kasollet ku do të jetojë. Kjo është një histori e ndodhur para njëzet e gjashtë vjetësh. Këngë të tjera vargje të tjera, kallëzime të tjera, përbëjnë një përshkrim më të gjerë mbi gjithë sa grekët zhvilluan në Kurvelesh. Sikur të mblidhen të gjitha e të përshkruhen, do të dalë një libër i tërë, që do të provojë fund e krye, se greku është krejtësisht barbar dhe se synimet drejt Shqipërisë për ta shkatërruar, kanë qenë të rrënjosura thellë në shpirtin e tyre që ka lakmuar kurdoherë gjak: Lufton Musa Beu vetë Ç’kanë malet që rënkojnë? Nga karrocat që po shkojnë Shkojnë e venë në Mesollinjë Në Mesollinjë të shkretë, Lufton Musa Beu vetë. Me treqind e disa vetë, Vate Musa Beu vate... Kjo këngë këndohet në valle në gjithë Labërinë. Diku këndohet e shtruar, por në këtë rast merret në formë vajtimi. Kënga vë në dukje zierjen që i bëhet gjithë vendit; vargu i maleve rënkon mbi se mbi ta kalon një ushtri e tërë. Shkon ushtria e kryesuar nga Musa Beu. Shkon për në Mesollojë për të luftuar. Shkon për tu dhënë ndihmën grekëve për të fituar lirinë. Shkon lulja e rinisë së Shqipërisë, e shkulur që nga rrethet e Vlorës e të Gjirokastrës. I kryeson Musa Beu. Musa Beu lufton heroikisht. Zemra e tij nuk e njeh frikën. Ai është burrë, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Lufton vetë në krye të ushtrisë se tij. E ushtria duke parë gjestet e tija guximtare është e pathyeshme, e patundur, heroike. Lufton dhe bie në fushën e betejës. Shpata e tij mbetet pazot. Ushtria e tij mbetet pa kryetar. Por prapëseprapë qëndron në këmbë dhe e fortë. Bën mrekulli. Bota habitet edhe pyet se këta burra që luftojnë a janë njerëz apo perëndira. Por ata janë njerëz, janë bij nënash e megjithëse të përmbledhur në një ballë të vogël kundër fuqish të shumta qëndrojnë pa u tundur e pa luajtur prej vendit. E ruajnë këtë pëllëmbë për pëllëmbë deri sa të përforcohen e të hidhen në sulm. Vargu i gjatë i maleve, që ata kanë përshkuar, ka rënduar nënë këmbët e tyre marshuese. E ai varg malesh është dëshmitar i veprës së tyre. Ka parë sa bënë dhe sa luftuan. Ruan eshtra e të rënëve. Në ta janë derdhur pika gjaku. Kënga është më se e njohur nga të gjithë dhe në ditët e mëdha dhe në ditë gëzimi këndohet nga gjithë banorët. Këndohet me zë të fortë, në valle. Është këngë trimash, këngë burrash. Është si një këngë nxitëse për në luftëra. Në katunde të ndryshme pëson disa ndryshime. Diku i shtojnë nga një varg, diku i pakësojnë. (vijon numrin e ardhshëm)


20

N

«

Kulturë

jë statujë e vogël, e quajtur Idhulli Dardan apo Hyjnesha në Fron është simboli që përfaqëson më së miri vlerat, historinë dhe lashtësinë e hapësirës shqiptare. Ndaj për organizatorët e Fest Film Kosova nuk mund të kishte imazh më të mirë se ai i Hyjneshës në Fron. Gjashtë vjet më parë, kur filluan të mbanin të parin festival të filmit të gjatë, do të bëheshin shembull për të tjerë festival të ngjashëm filmash në Kosovë dhe hapësirën shqiptare. Pas ndonjë ndërprerjeje të vogël, duket se sot Fest Film Kosova vjen me një fizionomi më të qartë dhe e përcaktuar në objektiva. Nga 1-5 Shtatori Festivali ka mirëpritur artistë dhe njerëz të kinemasë në Prishtinë, duke u servirur filma ndër më interesantët. Siç bën të ditur njëri prej organizatorëve të festivalit, Latif Hasolli, present në festival ishin mbi 40 filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër. “Kjo është hera e tretë që përfshihem në organizimin e festivaleve, por Fest Film Kosova ‘HNF’ është më ndryshe pasi kërkon një punë të gjatë në sigurimin e filmave, sidomos atyre me metrazh të gjatë, pasi shpeshherë dështon ta kesh një film, i cili me të vërtetë vlen të jetë pjesë e festivalit, por për shkak të kostos nuk mund ta kesh. Pra, ne jemi shumë të kënaqur me rrjedhën e festivalit, ku prezent ka pasur mbi 40 filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër. Po ashtu, kemi pasur dy juri për secilën kategori”, bën të ditur Hasolli. Sipas tij, festivali nuk do të mund të ishte organizuar pa punën e drejtorit Besim Ajeti, Drejtorit artistik Agron Shala, Kordinatorit dhe selektorit Ilirjan Himaj. b.goce

FESTIVALI

“Hyjnesha në Fron”,

tradita filmike në Prishtinë

LATIF HASOLLI Një ndër organizatorët e Fest Film Kosova, Latif Hasolli është i angazhuar si Profesor i montazhit të filmit në Fakultetin e Arteve në Tetovë. Ai ka studiuar për kamerë filmi në IFF “Gjon Mili” në Prishtinë, pastaj në Tetovë, ku ka studiuar Montazhin për TV dhe Film, Masterin në Shkup në FDU Sveti Cyril. Primare për të është filmi artistik dhe ai dokumentar (kamerman&montazhier). Ai ka punuar në disa filma, ku mund të përmendim: “Njëri Nga Ata” (Skenari dhe Regjia Ilrjan Himaj), “Morea”- Regjia Faton Bajraktari, “In Memoriam” (skenari&regjia ilirjan Himaj), “Tri Dritare” (Skenari dhe Regjia Faton Bajraktari), i njëjti skenar i realizuar tani si film i gjatë nga Isa Qosja (Tri dritare dhe një varje).

Fituesit e Flm Fest Kosova 2013, “Hyjnesha në Fron”

Ilirjan Himaj

“TAKIM” ME KINEMANË ANGLEZE

Flet koordinatori dhe selektori i Fest Film Kosova, Ilirjan Himaj Ishin përkushtime, e pse jo përkushtime për dashurinë dhe frymëzimin. “Joanna” me regji të Mike Sarne dhe “Prist of love” me regji të Christopher Miles, dy filma britanikë të shumë viteve më parë, u shfaqën për herë të parë në Ballkan gjatë ditëve të Fest Film Kosova. Shfaqja me praninë e krijuesve të tyre, e bëri më interesante atmosferën, pasuar gjatë ditëve edhe me biseda e takime të veçanta. Por në ç’mënyrë u bë përzgjedhja e filmave në festival dhe çfarë ofroi të veçantë ky edicion? Regjisori Ilirjan Himaj, në rolin e koordinatorit dhe selektorit të festivalit, rrëfen më shumë për këtë… Si e vlerësoni këtë edicion të Fest Film Kosova në raport me edicionet e tjera të mëparshme të tij? Fest Film Kosova Hyjnesha në Fron është festivali i parë i filmit të gjatë në Kosovë. Edicioni i parë u mbajt më 2002, në Gjilan. Më pas u karkaterizua si festival shëtitës pasi lëvizi në qytete të ndryshme të Kosovës. Ky është edicioni i parë që u mbajt në Prishtinë, gjerësisht edicioni i gjashtë i festivalit. Meqenëse për arsye të ndryshme festivali pati pauza mes vitesh, tani sapo përfundoi edicioni i gjashtë. Mirëpo Fest Film Kosova u hapi rrugën shumë festivaleve tjera të filmit në Kosovë, të cilat edhe sot janë egzistente. Pse “Hyjnesha në fron”? Mund të rrëfeni diçka për idenë dhe historikun e festivalit? Një nga artifaktet më të veçanta në Ballkan është një statujë e vogël e gjetur në disa vende në Kosovë, që nga arkeologët është quajtur Idhulli Dardan

E martë 10 shtator 2013 •

apo Hyjnesha në Fron. Supozohet të jetë një vepër arti me një lashtësi afërsisht pesëmijëvjeçare. Nuk ka më bukur se sa të kesh për simbol të festivalit një statujë me përmasa reale dhe pamje identike me atë të krijuar nga paraardhësit tonë pesëmijë vite më parë. Kjo statujë mjaft intriguese, edhe pse antike tejkalon çdo vepër të artit modern. Hyjnesha në Fron është shpërblimi i Fest Film Kosova. Në ç’mënyrë u bë përzgjedhja e filmave? Vendimi për të sjellë HNF në Prishtinë na obligoi të përkushtohemi më shumë në organizim dhe në kualitetin e programit. Realisht ky është edicioni i parë që unë, Latif Hasolli dhe Agron Shala iu bashkangjitëm ekipit të festivalit. Të gjithë filmat kanë kryer aplikimin e rregullt siç funksionon çdo festival filmi, por ka pasur edhe filma që i kemi ftuar e të cilët kanë shprehur kënaqësinë të jenë pjesë e festivalit. Këtë edicion e karakterizoi numri i madh i filmave, që ishin afërsisht 40 të gjatë dhe të shkurtër, të gjithë fiction. Kishim kënaqësinë t’i shfaqnim për herë të parë në Ballkan dy filma anglezë të prodhuar shumë vite më parë, para se të isha lindur unë. Bëhet fjalë për “Joanna” me regji të Mike Sarne dhe “Prist of love” me regji të Christopher Miles. Të dy regjisorët ishin prezent gjatë pesë ditëve të festivalit, si anëtarë jurie bashkë me Phillip Bergson, Andamion Murataj dhe Agron Shala. Patëm kënaqësinë t’i dëgjojmë në konferenca, uorkshope dhe takime të herë pas hershme. Ç’mund të thoni për filmat e paraqitur dhe jurinë e zgjedhur për t’i

vlerësuar ata? Meqenëse orari ditor ishte mjaft i ngjeshur me program, ne kishim dy juri të ndryshme, për film të gjatë dhe të shkurtër. Juria e filmit të gjatë ishte e përbërë nga pesë anëtarë: Phillip Bergsonkritik filmi me famë botërore, themelues i festivalit të filmit të Oxford dhe anëtar jurie në festivalet më të mëdha botërore. Mike Sarne- regjisor, aktor, shumë i suksesshëm në Angli dhe në mbarë botën. Prezantimet e tij të fundit si aktor janë në “Les Miserables” dhe “Prometheus”. Christopher Miles- regjisor i nominuar për Oscar dhe pjesëmarrës në festivale të mëdha botërore. Andamion Murataj – Një nga artistët më të suksesshëm shqiptarë, fitues i Ariut të Argjendtë në Berlinale. Agron Shala- Aktor dhe producent i njohur në Kosovë, i njohur për talentin e tij dhe origjinalitetin e interpretimit në film dhe teatër, Drejtor Artistik i Fest Film Kosova. Ndërsa juria e filmit të shkurtër ishte e përbërë nga: Jelio Jelev- producent nga Bulgaria, Ekrem Xani- regjisor filmi dhe Naser Gjinovci- Roker dhe njohës i mirë i filmit. Punën e jurisë mendoj se e vështirësoi programi, në të cilin kishte të përfshirë filma fitues të festivaleve më të mëdha, siç është Berlinale, Tribeca, Melburn etj e deri tek ata që kishin qenë me të nominuar për Oscar. Me të vërtetë juria bëri një punë shumë të mirë me angazhimin e secilit anëtar dhe si rezultat dolën me një verdikt të arsyetuar shumë mirë. Besoj shumë se filmi fitues i këtij edicioni të HNF, “The Rocket”, vitin që vjen do të jetë i nominuar për Oscar. B.Goce

Të enjten më 5 Shtator, edicioni i 6-të i Fest Film Kosova ‘Hyjnesha në Fron’ erdhi në një përfundim madhështor. Në ceremoninë përmbyllëse, çmimet vijuese janë dhënë: Skenari më i Mirë shkon tek Kim Mordaunt për ndërthurjen me mjeshtri të dramës personale familjare në filmin “THE ROCKET”, dramë kjo përplot me incidente dhe emocione. Çmimi Kinematografia më e Mirë shkon tek Andreë Commis, për mjeshtri në kapjen e pamjeve ekzotike të peisazhit Laosian në filmin “THE ROCKET”. Për aktorin më të mirë në rol dytësor, juria e Fest Film Kosova ka vendosur t’ia jap çmimin dy ushtarëve të rinj Asim Ugljen dhe Almir Mehic të filmit “GENERATION 71” për mbështetjen e tyre bindëse për aktorin kryesor. Për aktoren më të mirë ne rol dytësor, fituese është Svetlana Bojkovic për përformancën e saj prekëse dhe të paharrueshme të gruas nën presion në filmin “THE LITTLE LOVE GOD” Çmimi për aktoren më të mirë shkoi për Asli Bayram për sjelljen e ngrohtësisë dhe bukurisë në rolin e saj të mprehtë e me zemër në filmin “SHANGHAI GYPSY” Fituesi i Çmimit Aktori më i mirë është Visar Vishka për karizmën dhe pjekurinë e tij për të sjellë në jetë rolin e tij të shtrirë ndër vite në filmin “SHANGHAI GYPSY” Zeljko Sosic është fitues i Çmimit Regjisori më i Mirë për teknikat e tij origjinale dhe stilistike që reflektuan skenarin e tij në filmin “THE LITTLE LOVE GOD” Çmimi për filmin më të mirë shkon për “THE ROCKET” për ekselencë në të gjitha aspektet e realizimit kreativ dhe për tregimin prekës dhe realist. Çmimet për filmat e metrazhit të shkurtër janë si vijon: Fitues i Çmimit ‘Filmi më i mirë i shkurtër’ është filmi “Buzkashi boys” në regji të Sam French (Afganistan/USA) Ndërkaq, fitues i Çmimit ‘Kinemaja e së ardhmes’ është filmi “Closly”, i regjisorit Xhosli Rama (Shqipëri)


» Kulturë

• E martë 10 shtator 2013

21

Shtëpia e Charlie Chaplin në Zvicër shndërrohet në muze Charlie Chaplin kaloi 25 vitet e fundit të jetës së tij në Zvicër dhe autoritetet vendase vendosën që shtëpinë ku komiku i madh jetoi për dy dekada e gjysmë ta shndërrojë në muze në shenjë ndërimi për figurën e tij. Ky vendim u mor në 100-vjetorin e nënshkrimit të kontratës së parë të komedianit legjendar. Ndërte-

P

ër herë të parë në historinë e kinematografisë së Kosovës, përmes filmit “Ballkoni” të regjisores Lendita Zeqiraj, flamuri i Kosovës u gjend në mesin e flamujve të tjerë në hyrje të Festivalit prestigjioz të filmit, në Venecia. Filmi “Ballkoni” i regjisores nga Kosova, Lendita Zeqiraj, pati të mërkurën premierën botërore para publikut, transmeton TCH. Radhët e gjata të njerëzve pranë biletarive rrëfejnë për rëndësinë e shfaqjes së filmave në këtë festival. Pjesëmarrja e filmit “Ballkoni” në Bienalen e Venecias është e një rëndësie të veçantë, jo vetëm për regjisoren dhe njerëzit që punuan në realizimin e këtij filmi, por edhe për kinematografinë e Kosovës, duke qenë filmi i parë kosovar i përzgjedhur nga një festival me rëndësi të madhe për filmin, si ky i Venecias. Filmi ishte në një konkurrencë mjaft të fortë, në mesin e 14 filmave të shkurtër, në programin “Orizzonti”. Roli kryesor në filmin “Ballkoni” është luajtur nga aktori me famë botërore, Arben Bajraktari, i cili ka luajtur edhe në filmin “Taken”. Të mërkurën, filmi “Ballkoni” u ftua nga festivali i filmit në Varshavë, si film mik, ndërsa regjisorja Lendita Zeqiraj, si anëtare e jurisë për garën e filmave të shkurtër.

ÇELET

“Nine Eleven”

Është çelur të Dielën në Prishtinë Festivali i Filmit 9/11. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e hapjes, ka mbajtur një fjalim “Dymbëdhjetë vjet më pare dhe në çdo përvjetor që nga ajo ditë e kobshme e sulmeve terroriste ndaj simboleve dhe vlerave amerikane, në forma të ndryshme të gjithë qytetarët e botës së lirë u bashkuan për të kujtuar shuarjen e shumë jetëve të pafajshme, për t’i dënuar forcat e errëta që shkaktuan shumë dhembje dhe për t’u solidarizuar me familjet e viktimave dhe popullin amerikan në përkujtimin e mijëra viktimave të 11 Shtatorit. Sot

sa ndodhet pranë qytetit Vevey dhe puna për transformimin e saj ka nisur. Për momentin disa dyqane suvenirësh janë të vetmet shenja që tregojnë se dikur në këtë qytet ka banuar Charlie Chaplin. Megjithatë, aktualisht ka nisur puna për ndryshimin e kësaj panorame. Vizitorët do të mund të udhëtojnë në kohë në një sipërfaqe

prej 3 mijë metrash katrorë për të qenë më pranë Chaplinit nëpërmjet bashkimit të botës skenike dhe kinematografike. Chaplin dhe bashkëshortja e tij e katërt, Ona O’Neill, e blenë shtëpinë të rrethuar nga 14 hektarë pyje në vitin 1953. Puna për ndërtimin e muzeut pritet të përfundojë në verën e 2015-ës.

“BALLKONI”

ngre flamurin e Kosovës në Venecia Prizreni bëhet me muze të hapur arkeologjik

përmes këtij festivali tashmë tradicional ne vazhdojmë të shprehim përkrahjen e qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës duke kujtuar se sa të lidhur jemi me njeri tjetrin, se si të godasësh njërin prej nesh është sikur të godasësh mbi të gjithë ata që ndajnë dëshirën për të jetuar në paqe dhe për të qenë të lirë. Duke kujtuar mbase se sa e vështirë është të krijosh e sa lehtë është të shkatërrosh. Por, edhe të kujtojmë atë që është më e rëndësishme se përkundër dhembjes dhe humbjes së madhe që shkaktuan forcat e errëta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, populli amerikan u ngrit para kësaj sfide duke u solidarizuar me njëritjetrin, me ata që humbën të afërmit e tyre dhe duke u përkushtuar sërish për krijimin e një bote më të sigurt për të gjithë, një bote ku mbizotëron paqja dhe respekti i ndërsjellë dhe

ku nuk ka vend për dhunë dhe urrejtje. Të bashkuar populli amerikan dhe qytetarët e botës së lirë dolën njëzëri në mbrojtje të paqes dhe lirisë, ashtu siç bënë edhe kur i erdhën në mbrojtje popullit të Kosovës, mbi të cilin po ushtrohej represion dhe dhunë e madhe dhe ashtu siç do të qëndrojmë të bashkuar për t’iu ardhur në ndihmë viktimave të tjera të genocidit dhe represionit shtetëror. Andaj, sot, derisa po përkujtojmë viktimat e sulmeve në New York dhe në Washington, të gjithë mund të themi se jemi mbijetues të 11 Shtatorit. Këtë e them jo për të zbutur dhembjen dhe përjetimet e paimagjinueshme të familjeve që humbën të dashurit e tyre dhe të njerëzve që shpëtuan, të qindra zjarrfikësve e policëve që sakrifikuan edhe jetën për të ndihmuar bashkëkombësit e tyre”, tha ndër të tjera presidentja e vendit Atifete Jahjaga.

Komuna e Prizrenit është e vetmja në Republikën e Kosovës, e cila është bërë sot me muze të hapur arkeologjik. Në ceremoninë e përurimit, Ramadan Muja tha se synimi kryesor i komunës është futja e Prizrenit në mbrojtje të UNESCO-s. Sipas medieve në Kosovë, në këtë projekt Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ka investuar rreth 10 mijë euro. Komuna e Prizrenit gjatë këtij viti është përqendruar me investime në objektet e trashëgimisë kulturore e historike. Kjo me qëllim që qyteti të josh vizitorët dhe njëkohësisht t’i plotësojë kushtet për t’u futur nën ombrellën e UNESKO-s. Kryetari i komunës Ramadan Muja gjatë përurimit të muzeut të hapur arkeologjik, i cili është edhe i pari i këtij lloji në Kosovë tha se pushteti lokal nuk do i ndalë investimet, për të cilat beson do të kontribuojnë në këtë drejtim. Ndërkaq arkeologu Vesel Hoxhaj tha se eksponatet e vendosura aty janë mjaftë karakteristike dhe i përshtaten mjaftë mirë kulturës së këtij qyteti të lashtë. Drejtori i turizmit dhe zhvillimit ekonomik, Samir Hoxha, tha se artefaktet e vendosura në muzeun e hapur janë gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike në rajonin e Prizrenit, ndërsa premtoi pasurimin e tij edhe në të ardhmen. Ndërtimi i muzeut të hapur arkeologjik, Drejtorisë së Turizmit i ka kushtuar rreth dhjetë mijë euro.

Një dritare e re për filmat e shkurtër

Pesë regjisorë të rinj, pjesë e festivalit të filmit në Paris Filmat e shkurtër artistikë, krijuar nga artistët e rinj tashmë po korrin frytet e para. Regjisori Xhosli Rama kthehet me një çmim të rëndësishëm nga “Kosova Film Festival”. Filmi, i cili trajton mungesën e hapësirës për varre, mori çmimin e kinemasë së të ardhmes. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Artan Minarolli ka bërë të ditur se filmi i shkurtër ka një rrugëtim tjetër të ri. Katër filma të shkurtër dhe një dokumentar nga dhjetëra të paraqitur janë përzgjedhur nga jur ia e festivalit të filmit në Paris. Minarolli e cilëson gjuhën e filmit të shkurtër moderne dhe me grinte. Gjithnjë qendra kinematografike edhe pse me fond të reduktuar i ka kushtuar vëmendje këtij seksioni. Ndërsa vetë regjisorët e rinj janë të fokusuar te problemet sociale. Regjisoret fitues të seksionit të filmit janë Ermela Teli, Xhosli Rama, Klejd Kapexhiu, Burim Leka, Zabir Janaqi dhe Sokol Keraj, të cilët do të prezantohen më 10 Tetor në Paris.

Ekspozita e parë e artit bashkëkohor brazilian në Tiranë

10 artistë të njohur prezantojnë punimet në “Kohë dhe Kujtesë” 10 artistë të njohur të artit brazilian janë bërë bashkë në ekspozitën e parë të artit bashkëkohor brazialian në Muzeun Historik Kombëtar. Gravura bardh e zi, por edhe me ngjyra është forma që ata kanë përzgjedhur për t’u prezantuar në Shqipëri. Në qendër të punimeve janë koha dhe kujtesa. Fabíola Notari ka krijuar gravurën e saj me fletë metalike, për të cilën i janë dashur plot 7 muaj për ta realizuar. Rafael Pagatini është një prej artistëve më të njohur të kësaj teknike në Brazil. Si tharm artistik ai zgjedh natyrën. Si materie për të sjellë mesazhe kundër ndotjes së ambientit zgjedh drurin. Për t’i dhënë formë imazhit dhe jetë shpirtërores, artistët e rinj që prezantohen në Ekspoziten “Kohë dhe Kujtesë” kanë zgjedhur gravurën, një teknikë mjaft e përhapur në Brazil që në shekullin 18, por që në kohët moderne ka marrë një shtrirje të gjerë. 39 gravurat do të ekspozohen për publikun e Tiranës deri më 15 Shtator në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.


22

« speciale

“The Economist”

N

dërsa trupat japoneze avancuan drejt kryeqytetit të Kinës, Nanjing më 1937-n, Zhou Fohai, një zyrtar i lartë i qeverisë së Kinës, shkroi në ditarin e tij mbi panikun dhe frikën që pushtoi qytetin. Ai parashikoi shkatërrim dhe pasojat që do të kishte kjo ngjarje për kombin: “Kina nuk do të ketë më histori”, shkroi ai. Shkatërrimi që solli invazioni kinez ishte me të vërtetë tronditës. Por siç tregon Rana Mitter në librin e tij ndriçues dhe shumë mirë të kërkuar mbi luftën sino-japoneze, jo vetëm që historia e Kinës nuk mori fund me rënien e Nanjingut, por në shumë mënyra lufta ndihmoi për të krijuar Kinën moderne. Ai ishte çekani me të cilin u rrah kombi i ri. Historianë të tjerë flasin për mbërritjen e anijeve të luftës së Britanisë më 1830-n, kur Evropa në industrializim u përplas me Kinën e lashtë, si agimi i epokës moderne të Kinës. Por Mitter, një profesor në Universitetin e Oksfordit, beson se lufta e këtij vendi me Japoninë ishte më e rëndësishme, pasi e çoi Kinën në gjendjen më të dobët të mundshme. “Papritur rrethanat e luftës përbënë konceptimin e kombit dhe identifikimin personal me të, më urgjente dhe më me shumë kuptim për shumicën e kinezëve. Mitter mund të zhgënjejë të pasionuarit pas ushtrisë që shpresojnë për një raportim goditje pas goditjeje në çdo betejë. Por kjo nuk është një histori ushtarake. Është mbi eksperiencën e Kinës në luftë, origjina e identitetit modern kinez dhe rrënja e një marrëdhënieje që do t’i japë formë Azisë në shekullin e njëzetenjë. Është mbi krizën ekzistenciale të Kinës, ndërsa ajo u përpoq të rifitojë rolin qendror në Azi. Ajo është gjithashtu një histori, e pastër dhe e thjeshtë, rezistence heroike kundër fatit. Kina është aleatja e harruar e Luftës së Dytë Botërore. Për më shumë se katër vjet deri sa mbërriti Pearl Harbour, kinezët i luftuan japonezët pothuajse vetëm. Franca kapitulloi më 1940-n, ndërsa Kina jo. Qeveria e saj u tërhoq në brendësi të vendit, deri te lumi Jangzi – një moment që do të përshkruhet si Dankërku (tërheqja e Britanisë nga luftimet në Francë më 1940-n) i Kinës. Nga aty ajo luftoi në disa raste me paaftësi dhe shpesh me trimëri deri sa mbërriti fitorja më 1945-n. Një mal, dy tigra Azia nuk ka pasur kurrë një Kinë të fuqishme dhe një Japoni të fuqishme. Marrëdhënia e tyre komplekse në kohët moderne filloi kur Japonia mikpriti perëndimorët në mes të shekullit të 19, ndërsa Kina i përzuri ata. Ndërsa Japonia u modernizua, ajo u bë një model për reformatorët kinezë dhe një vend shpëtimi për rev-

Profil

E martë 10 shtator 2013 •

Fillimi i historisë së

një kombi olucionarët kinezë që kundërshtonin mendjengushtësinë e qeverisë së vet. Studentët kinezë që shkuan në Japoni në fillim të shekullit të 20, përfshinin Sun Yat-sen, i cili udhëhoqi revolucionin e vitit 1911 dhe Çan Kai Shekun, njeriun që udhëhoqi qeverinë nacionaliste të Kinës kundër Japonisë në vitet 1930. Por ndërsa ambiciet perandorake të Japonisë u rritën, Kina ishte vendi ku dukshëm mund të zgjerohej. Më 1931-shin, Japonia pushtoi Mançurinë, duke u kthyer nga mentor në shtypës. Invazioni i plotë filloi më 1937-n. Mitter nuk shmang tregimin mbi masakrat; kutërbimi i luftës dominon narracionin e tij. Por ai jep një panoramë më të gjerë të luftës së Kinës, duke shpjeguar historinë që vijon të karakterizojë të menduarit kinez të ditëve tona. Perëndimorët janë atje si ushtarë, misionarë dhe gazetarë. Christopher Isherwood dhe W.H. Auden, që të dy shkrimtarë anglezë, mbërritën atje nga Lufta Civile e Spanjës më 1938-shin. Ditari i Isherwood është përplot me një farë krenarie të përbashkët të progresistëve evropianë në luftën kundër fashizmit: “Sot Auden dhe unë ramë dakord se ne na pëlqen që jemi në Hankov më shumë se kudo tjetër në botë”. Shumica e popullit kinez, duke vuajtur nga masakrimet japoneze dhe pa rrugë shpëtimi, dëshironin të ishin gjithkund tjetër përveçse në Hankov. Deri në 100 milionë njerëz (20 për qind e popullatës së Kinës) u bënë refugjatë gjatë konfliktit. Më shumë se 15 milionë u vranë. Është zëri i kinezëve dhe jo ai i të huajve, që i jep tonin dallues narrativës së

Mitter. Nga ditarët e Çan Kai Shekut tek ato të gazetarëve vendas dhe kinezëve të shtresës së mesme që ikin nga konflikti, këto vëzhgime të bashkëkohësve shkrihen me zhdërvjelltësi në kronikën e tij të betejave dhe vuajtjeve. Ne të gjithë dimë për Iuo Xhimën, por kush në Perëndim ka dëgjuar për mbrojtjen e Taierzhuangut, kur ushtarët kinezë mposhtën trupat superiore japoneze në luftë trup me trup? Megjithatë, këto kujtime do të vijojnë t’i japin formë historisë së Azisë. Ne e dimë se çfarë mendonte Duajt Ajzenhauer (Dwight Eisenhower), në momentet kyçe të Luftës së Dytë Botërore, por shumë pak kanë dëgjuar për Xiong Xianyu, një komandant ushtarak që mbajti një ditar ku raportohej sesi hodhi në erë digat mbi Lumin e Verdhë për të ndaluar avancimin e japonezëve. Pothuajse 1 milion njerëz vdiqën si pasojë e përmbytjeve që pasuan. “Zemra ime dhemb”, shkroi ai. Lumi rrodhi “si 10 mijë kuaj”. Lufta ishte vendimtare për Kinën dhe është ende thelbësore në kuptimin e emocioneve virulente antijaponeze të popullit kinez sot. Vendi nuk ishte vetëm një aleat i harruar, thotë Mitter, por edhe një që ndryshoi më shumë nga eksperienca e luftës. Britania

dhe Amerika u rikthyen në një epokë bumi në vitet 1950. Bashkimi Sovjetik u shty drejt fundit, por nuk u thye. Por “Kina e shpartalluar deri në rrënjë” nuk u dorëzua kurrë, ndërsa sistemi i vjetër i qeverisjes së vendit u shkatërrua. Rendi i vjetër, u simbolizua nga Çan Kai Sheku dhe partia e tij e korruptuar nacionaliste, u bashkua me komunistët e Mao Ce Tungut në luftën kundër japonezëve. Kur erdhi fitorja më 1945-n, ishte e qartë se sistemi i vjetër nuk mund të vijonte. Mao prezantoi një vizion më tërheqës dhe më pak të korruptuar të shtetit të ri kinez (të cilin më pas e tradhtoi). Fitorja e tij në luftën civile që pasoi (1945-‘49) dhe kontrolli gjatë Luftës së Ftohtë siguruan narrativën e tillë, ku çdo gjë nga lufta sino-japoneze që nuk u përkiste heroizmit komunist u eleminua. Libri i Mitter u rikthehet disa prej këtyre mjegullnajave të historisë. Por fantazmat e luftës me Japoninë nuk janë lënë kurrë të pushojnë. Udhëheqësit kinezë sërish e përdorin të shkuarën si një kamxhik për fqinjin e vet. Tashmë, nga një pozicion fuqie, mënyra sesi do të merret Kina me mentorin dhe armikun e vet të vjetër do të jetë thelbësore për të gjithë rajonin në shekullin e 21.


SPORT • E martë 10 shtator 2013

Nedved nxeh derbin: Kampionatet tona janë 31 Pavarësisht se sot kombëtarja “axurre” luan ndeshjen e saj të radhës për eliminatoret e Botërorit 2014, në Itali kanë hyrë në javën e para derbit të Italisë dhe vëmendja po kthehet tek super-sfida e javës së 3-të të Serie A, Inter-Juventus, të shtuan, ora 18:00, në “San Siro”. Atmosfera po fillon të nxehet gradualisht në prag të derbit dhe për këtë po mendojnë edhe nga

K

ombëtarja jonë luan sot në Islandë shansin e saj të fundit për të shpresuar për tek ëndrra e një kualifikimi të mundshëm për në Botëror 2014. Kuqezinjtë do të përballen sot me Islandën, në orën 21:00, në stadiumin “Laugardalsvollur”, në Reikjavik. Një ndeshje e vështirë, por që kombëtares shqiptare i duhet ta fitojë, nëse kërkon të ketë shanse që të ëndërrojë për më tej. Pas një udhëtimi sfilitës nga Ljubana në Rejkjavik që zgjati më shumë se katër orë përfaqësuesja kuqezi në tokën islandeze, që këtë radhë ka marrë trajtën e tokës së Shpresës. Delegacioni i kombëtares ishte i shoqëruar nga dhjetëra tifozë që ende besojnë të paktën arritjen në fazën playoff të eliminatoreve të botërorit. Duke filluar që nga mbrojtja dhe në sulm, do të ketë ndryshime të mëdha. Etrit Berisha është titullar në portë dhe këtë nuk e ndryshon asgjë. Në qendër të mbrojtjes dyshja Cana-Teli, tashmë është konfirmuar dhe në ndeshjen e parë nuk ka bërë ndonjë gabim për t’u vënë në pikëpyetje. Në ekip kthehet Armend Dallku, që do të luajë në krah të djathtë pas pezullimit në ndeshjen e parë. Vendin e të pezulluarit Ansi Agolli majtas si mbrojtës pritet ta zërë Andi Lila. Ky i fundit në ndeshjen e parë luajti në vend të Dallkut por mund të spostohet majtas për të zënë vendin e Agollit dhe ndihmuar Ramën. Nga ana tjetër, dyshimet më të mëdha pritet të jenë në qendër të mesfushës. Mesa kuptohet qendra e mesfushës tani është e ndryshueshme pas pesë ndeshjesh rresht. Bulku-Basha që nuk diskutoheshin, duket se do të ndahen. Njëri prej tyre, dhe me të gjitha gjasat Ervin Bulku pritet të zërë stolin e rezervave. Me shumë gjasa ai që do të ulet në stol do të jetë Bulku. Për Ervinin kjo është hera e parë pas shumë vitesh që luan në stolin e rezervave. Dilema nuk ka më në krah të majtë dhe të djathtë, ku do të luajë Valdet Rama dhe Roshi. De Biazi nuk habit asnjë nëse hedh në fushë Ergys Kaçen, pasi italiani ka shumë besim tek mesfushori i PAOK-ut. Paraqitja e jashtëzakonshme në ndeshjen me Slloveninë bën që ai të jetë titullar në këtë ndeshje. Sido që të luajë Shqipëria kundër Islandës, një gjë është e sigurt. Edgar Çani dhe Hamdi Salihi do të jenë titullarët në këtë takim. Kjo do të thotë se De Biazi ka bërë “autokritikë” dhe ka vendosur që do të luhet me dy sulmues në fushën e lojës. Gabimin që bëri në takimin me Slloveninë duket se do ta shlyejë me Islandën.

të dy kampet me deklarata e tyre. Këtë gjë ka bërë dje edhe një nga drejtuesit e Juventusit dhe një ish-futbollist i “Zonjës së Vjetër”, Pavel Nedved. Sa herë që flitet për Inter-Juve, menjëherë rikthehet çështja e 2 kampionateve që ua janë hequr bardhezinjve, nga të cilët një iu është dhënë zikaltërve. “Normalisht që për të gjithë ne juventinët kampionatet e fituara janë 31,

Kuqezinjtë luajnë shansin e fundit Kombëtarja jonë luan sot në Islandë shansin e saj të fundit për të shpresuar për tek ëndrra e një kualifikimi të mundshëm për në Botëror 2014. Kuqezinjtë do të përballen sot me Islandën, në orën 21:00, në stadiumin “Laugardalsvollur”, në Reikjavik Formacioni i mundshëm

E.Berisha; Dallku, Cana, Teli, A.Lila; Roshi, Kaçe, Basha, V.Rama; Salihi, Çani

ISLANDEZËT TË KUJDESSHËM 9000 bileta deri dje kanë qenë të shitura për sfidën e së martës në Islandë. Lajmi konfirmohet nga burime në Federatën Islandeze të Futbollit. Ndeshja do të luhet në orën 21:00 me atë shqiptare. Sipas mediave islandeze kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij shteti në futboll, sepse pritet një rezultat i mirë që mund ta çojë këtë skuadër në kuotën e 13 pikëve. Drejtuesit e Federatës Islandeze shpresojnë që në “Laugardalsvollur” të ketë të paktën 10 mijë tifozë në shkallët e stadiumit. “Pas një rezultati të madh në Zvicër për ne është e rëndësishme që të kemi shumë tifozë në shkallët e stadiumit. Më shumë se loja ne kërkojmë që të marrim 3 pikët në këtë sfidë. Shpresoj që njerëzit të jenë të shumtë për të na përkrahur”, është shprehur Johann Berg Gudmundsson dje për “Fotbolta.net”. “Duhet të gjejmë një rrugë për të fituar. E dimë që është e vështirë por në të kundërt, do të jemi jashtë “trenit” për në Botëror”, është shprehur islandezi. Eidur Guhdjonsen, ish-sulmuesei i Çelsit dhe i Barcelonës, është futbollisti më i famshëm i kombëtares së Islandës, që do të kërkojë fitoren ndaj Shqipërisë në kryeqytetin Reikjavik, për të ëndërruar për herë të parë në histori kualifikimin në Botëror. 34-vjeçari ndryshoi rrjedhën e lojës në pjesën e dytë ndaj Zvicrës, ku Islanda në mënyrë të pabesueshme rikuperoi dizavantazhin 1-4 duke e mbyllur takimin 4-4. Edhe ndaj Shqipërisë, Guhdjon-

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

sepse ne kemi punuar e kemi djersitur për t’i fituar të gjitha”, ka deklaruar Nedved duke e nxehur akoma më shumë derbin. Ish-futbollisti i Juventusit ka kujtuar edhe kohën kur Interi i bënte ofertë dhe ai e refuzoi atë. “Nuk jam penduar që e kam refuzuar. Jam ndier mirë që në atë kohë Murinjo e Morati më donin, por nuk mund të vishja fanellë tjetër”, tha ish-futbollisti çek.

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

sen do ta nisë nga stoli, por ky fakt nuk e shqetëson veteranin, që aktualisht luan në Belgjikë me Bryzhin. “Mosaktivizimi titullar nuk është problem për mua. Unë jam aq i zgjuar për t’i kuptuar zgjedhjet e trajnerit. Unë jam shumë i lumtur që jam pjesë e kombëtares që po arrin rezultate të shkëlqyera. Janë të tjerë ata që vendosin nëse duhet të luaj ose jo titullar.” Ndërsa mesfushori Ari Freyr Skulason, kujton se Shqipëria është një kundërshtare shumë më e fortë nga çfarë mendojnë njerëzit në Islandë. Ndaj Zvicrës treguam karakter duke shënuar 4 gola në një fushë shumë të vështirë. Takimi me Shqipërinë është krejt ndryshe. Ata kanë bërë ndryshime të shumta kohët e fundit dhe janë shumë më të mirë nga çfarë mendojnë njerëzit.” Islanda duhet të ketë shumë kujdes ndaj kuqezinjve, pasi tetë lojtarë të organikës së Lars Lagerbak rrezikojnë pezullimin për ndeshjen me Qipron më 11 tetor, nëse ndëshkohen me karton të verdhë.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

»

23

Adnan Januzaj nën fokusin e Juventusit Fama e Adnan Januzajt po përhapet me shpejtësi në arenën evropiane ende pa filluar mirë karrierën e tij si profesionist. Kosovari me pasaportë belge është pjesë e Mançester Junajtdit, por paraqitjet e tij të mira në ndeshejt e fazës përgatitore kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të tjera. Kështu sipas mediave italiane Juventusi këkron që t’i rrëmbejë “Djajve” lojtarin që premton shumë. Mediat italiane e krahasojnë operacionin e klubit bardhezi me atë që ata kryen me mjaft sukses dy vite më parë me Pol Pogba. Sipas tyre edhe Januzaj premton po kaq shumë sa francezi dhe juventinët duan që të godasin sërish. Por, këtë herë nuk do të jetë e lehtë se Januzaj ka edhe dy vite kontratë me Mançesterin dhe ka pak gjasa që anglezët ta pësojnë dy herë me të njëjtën mënyrë. Gjithsesi sipas italianëve Juventusi e ka filluar operacionin që drejtohet nga vetë drejtori i përgjithshëm Bepe Marota. Kujtojmë se Januzaj nuk ka pranuar ende të luajë për asnjë ekip kombëtar, ndaj Federata Shqiptare është duke e joshur që ai të luajë për Shqipërinë, çka do të ishte një përforcim shumë i madh për të ardhmen e kuqezinjve.

Italia kërkon të sigurojë “biletën” për në Brazil Një fitore në ndeshjen e sotme ndaj Republikës Çeke do të thoshte automatikisht sigurimi i kualifikimit për në finalet e Botërorit 2014 për Italinë. Italia kryeson në Grupin B me 17 pikë dhe pas e ndjekin, Bullgaria me 10 e Çekia me 9-të. Një fitore sot do t’i bënte të pakapshëm italianët. Këtë gjë “axurrët” e dinë mjaft mirë ndaj trajneri Çezare Prandeli në konferencën për shtyp para ndeshjes ka deklaruar se nuk dëshiron surpriza, por se skuadra e tij do të zbresë për fitore në Torino. Ndeshja do të luhet në stadiumin e Juventusit, çka sipas trajnerit të kombëtares italiane i ofron një avantazh “axurrëve”që kanë në gjirin e tyre shumë juventinë. Prandeli nuk ka zbuluar asgjë nga formacioni titullar, por mediat italiane shkruajnë se Mario Baloteli më shumë gjasa do të jetë titullar. Franca e Anglia e kanë të ndaluar humbjen Në një situatë aspak të mirë janë dy nga ekipet historike të Europës Franca e Anglia që po vuajnë për të siguruar kualifikimin. Madje, francezët janë në një pozitë shumë të vështirë në Grupin I, ku pas barazimit pa gola me Gjeorgjinë, humbën një shans për t’iu afruar Spanjës. Tani Franca duhet që të fitojë medoemos në Bjellorusi ndaj përfaqësueses vendase, me të cilët kohët e fundit nuk iu ka ecur aspak. Deshamp mund të mos ketë në dispozicion lojtarin më në formë, Frank Riberi dhe kjo ia vështirëson gjërat. Nga ana tjetër Anglia kryeson në Grupin H, me 15 pikë, por po kaq ka edhe Mali i Zi në vendin e dytë dhe në vendin e tretë renditet Ukraina me 14 pikë. Vështirësia për anglezët shtohet sepse luajnë sot Ukrainë dhe në rast se vendasit i mposhtin, atëherë situata për “Tre Luanët” vështirësohet shumë.

Vuçiniç asgjë serioze, por jo me Interin Për fat të mirë dëmtimi i Mirko Vuçiniç nuk është aq serioz sa ishte menduar fillimisht. Malazezi ka mbërritur në Torino ku menjëherë është vizituar nga stafi mjekësor i bardhezinjve. Nga kjo vizitë doli se Vuçiniç nuk ka ndonjë dëmtim serioz, por vetëm një shembje të fortë. Aktualisht fryrja e gjurit të goditur është duke rënë dhe pritet përmirësim i shpejtë. Gjithsesi, sipas mediave italiane ka pak mundësi që sulmuesi i Juventusit të jetë në gjendje të luajë në derbin e Italisë përballë Interit. Vuçiniç nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë bardhezinjtë në sfidën në “San Siro”, të shtunën, por me shumë mundësi do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës.

Dëmtohet edhe Kaseres Ndeshjet e ekipeve kombëtare po i kushtojnë shumë Juventusit. Pas dëmtimit të Mirko Vuçiniç me kombëtaren e Malit të Zi, dje ka mbërritur lajmi në kampin bardhezi edhe për një dëmtim të Martin Kaseres. Mbrojtësi nga Uruguai është dëmtuar gjatë ndeshjes së kombëtares së vendit të tij me Perunë, po për eliminatoret e botërorit 2014. Sipas lajmërimit zyrtar të federatës uruguaiane Kaseres ka pësuar një dëmtim në meniskun e këmbës së djathtë. Mbrojtësi i Juventusit ka lënë vendin e tij dhe është nisur për t’u kthyer në Itali, ku do të vizitohet nga stafi mjekësor i klubit torinez, nga ku do të saktësohet edhe periudha e mungesës së tij. Në fakt Kaseres nuk është përdorur si titullar nga trajneri Konte në këto ndeshjet e para, por një lojtar me eksperiencën e tij do t’i duhej gjatë ndeshjes së rëndësishme me Interin, trajnerit të Juventusit.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E martë 10 shtator 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.