Projekti ku kalon TAP, Hiqen kazinote, filmi shqiptar

Page 1

»10

Kreu i Këshillit Bashkiak përplasje me kryetarin

Vendosi emrin si i pastreh, akuza për kanosje me armë në Prrenjas E mërkurë

10 tetor 2012

Viti VIII, Nr. 2792 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Nipi i Haxhi Lleshit

Tokat e 7501, dokumentet për mos ta humbur pronën Në Tetovë dhe Kosovë, Komisionet e posaçme kërkojnë procedurat e marrjes në përdorim prej vitit 1992. Kategoritë që preken »5

maqedonasit pushkatuan rreth 1 mijë shqiptarë »20

Kazinotë Financat Ministria: Ja sa lekë kanë marrë të përndjekurit e grevës së urisë »9

Këshilli kalon zhvendosjen nga qendra Kazinotë tensionojnë, nuk e votojnë nismën e Bashkisë

Propozimi i Bashës miratohet me votat e mazhorancës

Ndalohen Njerku puth dhe zhvesh vajzën 8 vjeçe, e ëma qep gojën »8

Lotaritë, çfarë pritet nga vendimi i ri i Bashkisë

»6 Ndryshimet kushtetuese kalojnë për zbatim

»3

Nishani firmos në ditën e fundit ligjin për heqjen e imuniteteve

Sherr shqiptar Përplaset regjisorja me producentin,»22 filmi përjashtohet nga gara për oskar

TAP

Eliza Dushku:

»2

komunat ku do kalojë gjurma

Harta e plotë e gazsjellësit. Zbardhen projektet për ndërtimin e rrugëve në zonat ku do të kalojë

Shvarceneger nuk më la të ndërroja mbiemrin Intervista në TV Klan mbi aktorët më të njohur në botë dhe jeta në komunitetin shqiptar amerikan. Lidhjet që e sollën në Shqipëri

»18-19

ROMNEY NE SULM

“Shpresa nuk është strategji”»17


02

« POLITIKE

E mërkurë 10 tetor 2012 •

RAMA NË TWITTER: JAM TAKUAR ME PRESIDENTIN OBAMA

PS del kundër dhënies me qira të minierës së Valiasit L

igjvënësit socialistë do të kundërshtojnë në Kuvend projektligjin për dhënien në përdorim për 99 vjet me çmim 1 euro të ish-minierës së Valiasit. Një vendim i tillë u mor dje gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ndërkohë që gjatë kësaj mbledhjeje, e zhvilluar me dyer të mbyllura, u vendos në parim për mospjesëmarrje në votim për kreun e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky takim u drejtua nga kreu i grupit kuvendor Gramoz Ruç, për arsye se kreu i PS-së, Edi Rama, prej dy ditësh ndodhet në Amerikë.

Kreu i PS Rama zhvilloi një vizitë tre ditore në SHBA ku u takua me presidentin Obama, me shqiptarët në Amerikë dhe ekspertë amerikanë të ekonomisë.

Ligjvënësit socialistë nuk do të votojë kandidaturat për postin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por vetëm për anëtarët e rinj.

Vendimi Ish-miniera e Valiasit dhe dhënia e tokës në përdorim me një vlerë vetëm prej 1 euro do të hasë në oponencën e fortë të deputetëve të Partisë Socialiste. Projektligj “Për ratifikimin e kontratës për dhënien në përdorim në formën e huapërdorjes me çmimin 1 euro të një pjese të truallit të ndërmarrjes së qymyrit në Valias (Kamëz), me sipërfaqe të përgjithshme 87587 metra katrorë, lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “The Amerikan International School System-Albania (AISS)”. Sipas projektligjit, toka i jepet në përdorim me një vlerë 1 euro për 99 vjet shoqërisë “The Amerikan International School System-Albania”. Projektligji është përfshirë në kalendarin e punimeve parlamentare. I diskutuar dhe i miratuar në Komisionin parlamentar të Ligjeve vetëm me votat e mazhorancës, pas kundërshtive të shumta të PS-së ky ligj do të sjellë jo pak debat dhe në seancën parlamentare të radhës. Burime pranë grupit parlamentar të PSsë bënë me dije se oponenca e ligjvënësve socialistë nuk do të jetë me firmën që do të marrë në përdorim këtë tokë, por me vendimet e marra nga qeverisja aktuale për të përdorur në këtë formë pasuritë e vendit. Në vlerësimin e opozitës parlamentare ligji për të cilin mazhoranca synon që ta miratojë, as më shumë e as më pak, përbën një korrupsion politik. Kjo pasi, sipas tyre, kalimin te privati me këto kushte e këtë kosto të 87587 metra katrorë të ish-minierës për të ndërtuar një universitet privat nuk mund të jetë e justifikuar e për më tepër e mbrojtur me ligj. Për këtë arsye diskutimet e deputetëve socialistë do të insistojnë në mosmiratimin e ligjit.

Komisioni debat për 87 mijë metra

Qëndrimi Gjithashtu Partia Socialiste nuk do të votojë kandidaturat për postin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të kësaj partie. Deputetët e PS-së pritet të largo-

hen nga salla në momentin që do të votohet për kandidaturat për kryetar. Gjithmonë nëse gjatë seancës së nesërme në parlament mazhoranca do të përfshijë në rend ditë dhe miratimin e kreut të ri të këtij institucioni. Por ndryshe do të jetë situata për kandidatët për anëtar të

Projektligji për dhënien në përdorim për 99 vjet me çmim 1 euro të ish-minierës së Valiasit do të votohet kundër nga deputetët e Partisë Socialiste.

MM: Çmimet u vendosën nga komisioni përkatës

Balla: Ministri Imami zhvesh ushtrinë nga pronat “Janë plot 17 114 493 metra katrorë objekte dhe troje prona të ushtrisë, të cilat Arben Imami po i tjetërson nga pronësia e shtetit dhe qytetarëve në drejtim të disa privatëve. Janë më shumë se 1000 prona nëpër të gjithë Shqipërinë që po tjetërsohen”, - ishte akuza e ardhur dje nga Partia Socialiste, e konkretisht nga deputeti i saj Taulant Balla për ministrin e Mbrojtjes Arben Imami. Kështu, referuar këtyre abuzimeve, PS-ja akuzoi ministrin Imami se po zhvat pronat e këtij dikasteri. Ndalur në privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani” me një sipërfaqe 33 mijë metra katrorë dhe që u shit me çmimin 100 milionë lekë, deputeti Balla u shpreh se kompleksi “Partizani” është i vetmi që u privatizua nga 81 të tillë dhe nga privatizimi ka fituar dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi”. Njëkohësisht, për të argumentuar këtë pretendim, Balla sqaroi mbi dokumentacionin që zotëron. “Kam këtu edhe dokumentacion e Arkivit të Shtetit, sipas të cilit kjo pronë është e shtetit, e shtetëzuar 72 vjet më parë, duke dëmshpërblyer pronarët me franga ari nga qeveria e asaj kohe. I kërkoj Arben

Imamit të dalë vetë dhe të sqarojë shqiptarët pse ia dha kompleksin sportiv ‘Partizani’ dhëndrit të Kryeministrit. I kërkoj Sali Berishës të sqarojë konfliktin e interesit për ligjet që ka propozuar dhe urdhrat për dhënien e kësaj prone dhëndrit të vet”, vlerësoi Balla. Kundrejt këtyre akuzave ka reaguar Ministria e Mbrojtjes. “Përgatitja e dosjeve me dokumentacionin për çdo pronë bëhet nga komisionet e vlerësimit të pronës që ngrihen me urdhër të ministrit të Ekonomisë. Sqarojmë se as Ministria e Mbrojtjes dhe as ministri Imami nuk u japin prona pronarëve, aq më tepër që nuk është administratore e komplekseve të tjera sportive, siç përmendi Balla”, - vuri në dukje sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie Edvin Kulluri.

Kreu i PDIU-së, Idrizi, sqaron votën në KiE

FINO: RREZIKOHET QË TË MOS KRYHEN AS INVESTIME NË ZONË

PD: I japim mundësi një prone publike të marrë vlerë Projektligji për dhënien në përdorim për 99 vjet me çmim 1 euro të ishminierës së Valiasit është miratuar vetëm me votat e mazhorancës në Komisionin e Ligjeve. Ligjvënësit socialistë anëtarë të këtij Komisioni e quajtën “korrupsion politik” kalimin te privati me këto kushte e këtë kosto të 87 587 metrave katrorë të ish-minierës për të ndërtuar një universitet privat. “Ky projektligj nuk duhet miratuar. T’i japësh me 1 euro 87 mijë metra katrorë e pastaj të mos bësh atë investim sipas kësaj kontrate është ajo që na shqetëson më shumë”, - vuri në dukje deputeti iPS-së Bashkim Fino. Njëkohësisht kundërshtia e PS-së ka vijuar më tej ndaj këtij projektligji. “Po konsumohet një krim i mirëfilltë politik duke përdorur pasuritë shtetërore në këtë mënyrë. Për mua, nëse parlamenti do të hyjë për herë të parë në këtë procedurë,

po t’u hapë shtegun shumë pronave të tjera që po presin”, - u shpreh deputeti socialist Damian Gjiknuri. Nga ana e tij, kreu i këtij Komisioni, Ilir Rusmali, e cilësoi si progres miratimin e këtij projektligji. “Duke mbështetur këtë projektkonkretë mbështesim fort zhvillimin e një zone të caktuar periferike të Tiranës. Ne i japim mundësi një pasurie të degraduar publike të rimarrë vlerë e të përdoret për interes publik, dhe kjo është gjë e mirë”, vlerësoi Rusmali lidhur me këtë ligj. Sipas projektligjit, toka i jepet në përdorim me një vlerë 1 euro për 99 vjet shoqërisë “The Amerikan International School SystemAlbania”. Investimi në ndërtimin e kampusit universitar është 40 milionë dollarë. Nga ky investim dhe sipas projektit pritet të krijohen 1000 vende pune. Ky projektligj pritet të sjellë debat të ashpër në Kuvend.

KQZ-së. Lidhur me anëtarësinë e re të KQZ-së, çështje e cila do të jetë e përfshirë në rend dite, deputetët e Partisë Socialiste do të votojnë, duke u bërë kështu pjesë e procesit. Pak ditë më parë kryetari i PS-së Edi Rama paralajmëroi votën kundër të deputetëve të partisë së tij

për postin e kryetarit të KQZsë, duke deklaruar se ka pasur shkelje në procedurën e përzgjedhjes së kandidaturave. Vendimi për të refuzuar kandidaturat për kryetar të KQZsë është komunikuar dje nga kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi.

“Amendamenti që votuam ne u propozua nga perëndimorët” “Stuhi në gotë” e ka cilësuar kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, gjithë debatin apo sulmet agresive ndaj tij lidhur me mënyrën e votimit në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës për rezolutën e të dënuarve politikë. Përmes një njoftimi për shtyp ai ka sqaruar se mbi të gjitha rezoluta ishte një dokument me karakter udhëzues, por jo detyrues e që nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë, rrjedhimisht pa ndonjë interes partiak për të shtyrë anëtarët e delegacionit shqiptar të votonin në një mënyrë ose një tjetër. Siç sqaron Idrizi, rezoluta nuk kishte lidhje as me Azerbajxhanin, sepse sipas tij propozuesit dhe mbështetësit e pjesës thelbësore të tekstit (amendamentit kryesor nr. 2) ishin deputetë perëndimorë, ashtu siç ishin kundër tij plot deputetë perëndimorë. “Në thelb ndryshimi i vetëm me karakter juridik midis atyre që votuan pro dhe atyre që votuan kundër rezolutës qëndron në përgjigjen e pyetjes se cili institucion do të ketë kompetencën ekskluzive për të bërë përcaktimin e të dënuarit politik, Asambleja Parlamentare e KE-së (rezoluta) apo GJEDNJ-ja (amendamenti)”, - thekson

Indrizi në reagimin për shtyp. Për të dhënë një panoramë më të qartë të situatës, kreu i PDIU-së përmend rastet, sipas paragrafit të propozuar nga Asambleja, se kur një person i privuar nga liria e tij personale do të konsiderohet i burgosur politik. “Amendamenti nr. 2 i propozuar nga deputetë nga vendet e BE-së dhe nga të gjithë grupet politike të APKE-së, synon të zëvendësojë propozimin e Asamblesë me formulimin: ‘Asambleja Parlamentare konfirmon se interpretimi dhe aplikimi i të gjitha kritereve që lejojnë përkufizimin e të burgosurit politik të jetë kompetencë ekskluzive e GJEDNJ-së, që është i vetmi autoritet i caktuar për të vlerësuar dhunimin e të drejtëve të njeriut dhe liritë themelore, siç janë të deklaruara në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe protokollet e saj”, thuhet në deklaratën e Idrizit. Amendamenti në fjalë është votuar: 89 pro, 89 kundër dhe 5 abstenime. Anëtarët e delegacionit shqiptar në KiE (Idrizi, Islami dhe Përnaska) u akuzuan se votuan kundër Asamblesë dhe pro Azerbajxhanit, që kundërshtonte propozimet për të burgosurit politikë.


POLITIKË

Paketa e PS-së

Kushtetuta

Imuniteti i deputetit

• E mërkurë 10 tetor 2012 Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura ne Kuvend dhe votat e dhëna prej tij ne ushtrim te funksionit dhe përmbushjes se te drejtave dhe detyrave te tij si deputet. Kjo dispozite nuk zbatohet ne rastin e shpifjes. Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale te deputeteve te Kuvendit për veprimet e kryera jashtë ushtrimit te funksionit dhe përmbushjes se te drejtave dhe detyrave te tyre si deputete te Kuvendit. Deputeti nuk mund te arrestohet ose t’i hiqet liria ne çfarëdo lloj forme apo ndaj tij/saj te ushtrohet kontroll personal ose banesës, pa autorizimin e Kuvendit.

Neni 84 i Kushtetutës së Shqipërisë përcakton sa i takon dekretimeve nga Presidenti i Republikës se: Presidenti shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij. Ligji quhet i shpallur, në qoftë se Presidenti i Republikës nuk ushtron të drejtat e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni dhe në paragrafin 1 të nenit 85. Ligji hyn në fuqi me kalimin e jo më pak se 15 ditëve nga botimi i tij në Fletoren Zyrtare. Në rastet e masave të jashtëzakonshme, kur Kuvendi vendos me shumicën e anëtarëve dhe Presidenti jep pëlqimin, ligji hyn në fuqi menjëherë.

Paketa e grupit të PSsë synon ndryshime të rëndësishme në funksion të reformës për forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Propozimi i tyre ishte të kufizonte në kohë mandatin e gjyqtarëve me mandate të përfunduara, duke prekur gjithsej 12 nene të Kushtetutës. Parashikimi i një shumice të cilësuar do të mundësonte kontrollin e ndërsjellë të forcave politike me procesin, i cili do të shkonte në favor të gjyqtarëve cilësorë. Nga ana e saj mazhoranca u shpreh kundër amendamenteve për reformën në drejtësi, duke i cilësuar ato të papranueshme.

»

03

STRASBURG Roli i KiE-së

Berisha në drekën për “Pranverën Arabe”

IMUNITETI, PRESIDENTI FIRMOS NDRYSHIMET KUSHTETUESE

Nishani shfrytëzon limitet kohore për dekretimin e ligjit Albana Lika

P

avarësisht konsensusit së politikës shqiptare për të kufizuar imunitetin e tyre dhe të zyrtarëve të tjerë të lart, e shprehur kjo edhe me votë në Kuvend, Presidenti i Republikës nuk ka nxituar të japë firmën e tij të shpalljes së ligjit që legjitimon ndërhyrjen në Kushtetutë. Kreu i shtetit e ka dekretuar vetëm dje projektligjin që synon ndryshimin e ligjit themeltar për çështjen e imunitetit, duke shfrytëzuar në këtë mënyrë të gjithë hapësirën që i njeh atij Kushtetuta për të dekretuar një ligj të Kuvendit. Neni 84 i Kushtetutës së Shqipërisë përcakton në pikën 1 të tij se “Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij”. Kjo vonesë e numrit një të shtetit për t’u dhënë bekimin e tij këtyre ndryshimeve të aqshumëkërkuara,

veçanërisht nga mazhoranca aktuale, duhet se nuk është e justifikuar, kur Kushtetuta përcakton gjithashtu në nenin 166, pika 7, se “Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës”. Ligji në fjalë u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në seancën e datës 18 shtator. Pas një seance maratonë, deputetët e të dy kaheve politike votuan me 130 vota pro, asnjë kundër dhe abstenim, pro heqjes së imunitetit. Në votimin në seancën e Kuvendit ra në sy mungesa e Kryeministrit Sali Berisha si dhe të një pjese të ministrave të kabinetit qeveritar. Në seancë ka rënë në sy mungesa e ambasadorëve, të cilët janë përfaqësuar në seancë me drejtuesit e niveleve të dyta dhe të treta. Në pjesë e diskutimeve, që zgjatën disa orë, atë seancë bënë bujë në opinionin

publik dhe politik akuzat për herë të parë të rënda të Kryeministrit Sali Berisha në adresë të ish-presidentit Bamir Topi, dikur nënkryetar i PD-së. Ai tha se ish-presidenti kërkonte ryshfete për transferimet e gjyqtarëve nga njëri qytet në tjetrin. Paralelisht me amendamentet për rishikimin e Kushtetutës Kuvendi diskutoi dhe votoi edhe amendamentet e opozitës parlamentare për reformën në drejtësi. Në këtë votim pro saj kanë votuar 60 deputetë të opozitës, ndërsa 63 deputetët e mazhorancës votuan kundër, duke e rrëzuar këtë nismë. Abstenuan për amendamentet e socialistëve deputetët e aleatit kryesor të PD-së, LSI-së. Deputetët Ilir Meta, Vangjel Tavo, Nasip Naço dhe Lefter Koka abstenuan me votën e tyre dhe së bashku me dy deputetët e tjerë, Gazmend Oketa i FRD-së dhe i pavaruri Kastriot Islami, e çuan në gjashtë numrin e abstenimeve.

KRYETARJA E KUVENDIT E FTUAR NË FORUMIN BOTËROR PËR DEMOKRACI

Topalli merr pjesë në “Demokracia dhe globalizmi” Forumi i zhvillon punimet e tij në periudhën 5-11 tetor Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ishte e ftuar në Forumin Botëror për Demokraci, që po mbahet në Këshillin e Europës në Strasburg. Ky forum mblodhi së bashku reformatorë dhe liderë europianë për të debatuar mbi sfidat e reja të ekonomisë, politikës, demokracisë në kohën e globalizmit. Kryeparlamentarja Topalli, si përfaqësuese e Shqipërisë, e cila mban presidencën e radhës së Këshillit të Evropës, ishte në panelin drejtues në sesionin me temë “Demokracia dhe globalizmi”, sesion që u kryesua nga presidenti i Komisionit të Venecies Gianni Buquiçhio. Në këtë sesion u ngritën pyetje e u diskutua mbi modelin e demokracisë, bazuar në zgjedhjen e lirë të përfaqësimit të popullit, model i cili po përballet gjithnjë e më shumë me realitete të reja. Gjithashtu u diskutua mbi një pjesëmarrje sa më të gjerë në jetën publike si një faktor pozi-

tiv për t’u inkurajuar dhe mbështetur, si dhe mbi përshtatjen e institucioneve të përfaqësimit të demokracisë në një kohë sfidash të reja të globalizmit. Në këtë

forum ishte i pranishëm edhe Kryeministri Berisha, i cili në emër të Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës iu drejtua forumit me një fjalë në sesionin me temë “A kanë nevojë tregjet për demokracinë dhe anasjelltas?”. Gjithashtu kreu i qeverisë shqiptare në fjalën e tij u fokusua edhe në ndryshimet madhore të vendit, konsolidimin e demokracisë dhe tregun e lirë dhe zhvillimin ekonomik, të cilat kanë në bazë të tyre lirinë. Ai tha se demokracia është jetësore dhe vendimtare, por mund të sjellë disa shtrembërime në treg. Forumi Botëror për Demokracinë, i cili zhvillohet në periudhën 5-11 tetor, do të trajtojë një sërë temash mbi demokracinë dhe të ardhmen e saj. Në të marrin pjesë personalitete të shquara të politikës, ekonomisë, shoqërisë civile, drejtësisë etj. nga Evropa dhe mbarë bota.

Gjatë punimeve të Forumit Botëror për Demokracinë, Kryeministri Berisha mori pjesë në drekën-debat të shtruar më 8 tetor nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës Thorbjorn Jagland. Në të morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun, presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Yhan-Klod Mignon, kryeministri i Marokut, zv.presidenti i PE-së, Othmar Karas, nobelistja jemenite Tauakul Karman. Dreka-debat, me temë “Çfarë demokracie pas Pranverës Arabe?”, i fokusoi të pranishmit te zhvillimet në vendet e “Pranverës Arabe”, si Egjipti, Libia etj., masakra që po përjeton popullsia civile në Siri nga dora e diktatorit Asad dhe rreziku që ai përbën ndaj stabilitetit në rajon e më gjerë. Gjatë drekës u diskutuan rreth rolit që Këshilli i Europës dhe komuniteti ndërkombëtar mund t’u japin këtyre vendeve nëpërmjet partneritetit dhe asistencës ndaj proceseve demokratizuese, ngritjes së institucioneve demokratike dhe shtetit ligjor.

Përgjigjja e Brukselit

Beja: Shqipëria e meriton statusin e kandidatit Shqipëria i ka plotësuar detyrimet për të marrë një përgjigje pozitive për statusin e vendit kandidat. Vlerësimi optimist vjen nga kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme Fatos Beja, i cili thotë se ndryshe nga dy vjetët e shkuar, kur statusi është refuzuar, këtë vit situata politike në vend është e qetë dhe pjesa më e madhe e kushteve të Brukselit janë plotësuar. “Ne kemi të drejtë tërësisht që të kërkojmë statusin e të na i japin, sepse i kemi realizuar detyrimet që kishim”, deklaroi ai gjatë një prononcimi për mediet. Marrja e statusit në gjykimin e kreut të komisionit do t’i shërbejë edhe financiarisht qeverisë pasardhëse ndaj dhe nuk ka arsye të përdoret politikisht për fushatë elektorale. “Është në favor të shqiptarëve, pa dyshim dhe të asaj qeverie që do të fitojë zgjedhjet në verën e ardhshme”, - u shpreh Beja. Sa u përket zërave për marrjen e një përgjigjeje të kushtëzuar, ai thotë se ky ndikim negativ vjen nga aktorët e brendshëm.


04

« EKONOMI

E mërkurë 10 tetor 2012 • SIPAS TË DHËNAVE TË SHOQATËS SË BANKAVE NIVELI I LARTË U SHËNUA NË GUSHT

Kredia me probleme, arrin rekordin prej 22.4% Bankat marrin masa, duke bllokuar tërësisht kredinë për ekonominë Niveli i kredisë me probleme ka thyer sërish rekordin në gusht, ndërkohë që kredia për ekonominë ka ngecur tërësisht. Të dhënat e Shoqatës së Bankave bënë të ditur se niveli i huasë me probleme në gusht 2012 arriti në 22.4 për qind, nga 21.5 për qind në korrik, duke shënuar një ndër ritmet më të larta mujore të rritjes gjatë këtij viti. Në janar të këtij viti, ky nivel ishte 18.9 për qind. Të dhënat tregojnë se bankat nuk po arrijnë që të frenojnë këtë tregues, i cili nga ana tjetër po shoqërohet dhe me një frenim të huadhënies për ekonominë, teksa ritmet e rritjes së huasë kanë qenë tre herë më të ulëta për periudhën janar-gusht, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Sipas të dhënave të detajuara nga Banka e Sh-

qipërisë, deri në fund të qershorit ka vijuar shtimi i huave të humbura (mbi 365 ditë vonesë, kur banka nuk ka më shpresa se mund ta marrë huanë për shkak se kreditori mund të ketë falimentuar, kredimarrësi mund të ketë vdekur dhe askush nuk mund të paguajë kredinë; banka ka nisur procesin e ekzekutimit të kolateralit, apo dhe kredia është ristrukturuar më shumë se dy herë dhe situata nuk ka ndryshuar). Ky tregues është zgjeruar në 6.58 për qind, nga 5.7 për qind, që ishte në fund të 2011-ës. Sipas Shoqatës së Bankave, niveli i treguesit të huasë me probleme reflekton vështirësitë me të cilat përballet biznesi në kushtet aktuale ekonomike dhe ngadalësimin e ritmit të rritjes së kredisë. Pikërisht për të eleminuar këtë situatë krerët e Shoqatës së Bankave kanë kërkuar

përshpejtimin e ekzekutimit të kolateralit si një zgjdhje afatshkurtër për uljen e nivelit të kredive të këqija. Nga ana tjetër, të dhënat e Bankës së Shqipërisë pohojnë se ritmet e rritjes së kredisë në total kanë qenë shumë të ulëta këtë vit. Në gusht të 2012-ës, stoku i kredisë për ekonominë arriti në 552 miliardë lekë, me një rënie prej 0.2 për qind në krahasim me korrikun 2012. Në raport me dhjetorin 2011, huaja për ekonominë është rritur me 10 miliardë lekë, apo 1.8 për qind, ndërsa për periudhën përkatëse të një viti më parë këto shifra ishin 35 miliardë lekë dhe 7.3 për qind, mbi tre herë më të larta. Në krahasim me gushtin 2011, zgjerimi është 6.5 për qind, duke shënuar ritmet më të ulëta të rritjes së viteve të fundit. Një vit më parë rritja ishte 13 për qind.

PIKA E VDEKJES ARRIHET NJË MUAJ MË HERËT SE VJET

Energjia elektrike, liqeni i Fierzës po bie 30 cm në ditë M ungesa e importit të energjisë nga kompania CEZ, si dhe mungesa e theksuar e reshjeve të shiut për të gjithë muajt e verës po bëjnë që liqeni i Fierzës të shkojë me shpejtësi drejt pikës së vdekjes. Dy Drinat, që furnizojnë me ujë liqenin e Fierzës, janë kthyer tashmë në përrenj të vegjël me prurje minimale të ujit. Por, ndërsa niveli vazhdon të bjerë, furnizimi me energji elektrike vazhdon të jetë normal, me ndërprerje vetëm në raste defektesh. Pavarësisht se prurjet e ujit nga të dy Drinat dhe përrenjtë e tjerë që derdhen në liqenin e Fierzës nuk janë më shumë se 45 metër kub ujë në sekondë, prurje krejt minimale, kur dihet se vetëm një turbinë në punë e hidrocentralit të Fierzës shpenzon mbi 100 metër kub ujë në sekondë. “Niveli i ujërave të liqenit po bie me ritme të shpejta, ndërsa aktualisht ky tregues arrin në 260,7 metra mbi nivelin e detit, ose bie me 20-30 centimetra në 24 orë”, thanë burime nga salla e komandës e hidrocentralit të Fierzës. Me këto ritme në fund të muajit niveli i ujërave të liqenit mund t’i afrohet nivelit të ashtuquajtur të vdekjes, që është 243 metra mbi nivelin e detit, ose një muaj më shpejt se një vit më parë. Një vit më parë rrënojat e Kukësit të vjetër dolën mbi sipërfaqe më 26 nëntor dhe qëndruan kështu deri në mesin e muajit mars kur nisi rritja e nivelit të ujërave të liqenit të Fierzës. Nga ana tjetër kompania CEZ ka deklaruar se e ka të pamundur të vazhdojë importin e energjisë pasi e ka arkën BOSH. Kjo bëri që qeveria të ngarkojë KESH për furnizimin e vendit nëpërmjet importit deri më 31 dhjetor, ndërsa ko-

DEBATET

Borxhet ndaj CEZ, bllokohen grantet

stot financiare të importit të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes t’i faturohen shoqërisë “CEZ Shpërndarje” sh.a., Tiranë. Situata e rëndë në sektorin e energjisë po vjen nga fakti se kompania CEZ ka thelluar humbjet dhe ka dhe një sasi tjetër energjie që edhe pse faturohet, nuk paguhet dhe që njihet si mosarkëtime. Duke e vlerësuar keqadministrimin e CEZ-it si një rrezik buxhetor, ministri i Financave, Ridvan Bode, pak ditë më parë i bëri thirrje Entit Rregullator të marrë masa

ndaj kompanisë për mosrespektim të kontratës. Nga ana tjetër, grupi CEZ ka vendosur të përgjigjet pozitivisht ndaj qeverisë shqiptare, duke ndërmarrë ndryshime në pozicionet e Bordit të tij Mbikëqyrës dhe Bordit të Drejtorëve të “CEZ Shpërndarjes” nëpërmjet sjelljes së ekspertëve të pavarur nga SCHINDLERS, të cilat do të zgjidhin edhe problemet ligjore që janë krijuar me qeverinë. Ndërkohë, Ministria e Financave ka bërë gati një tjetër letër-garanci 50 milionë euro, për të siguruar energjinë deri në fund të vitit.

Qeveria do t’ua zbresë nga fondet e buxhetit të shtetit borxhet që komunat dhe bashkitë kanë ndaj kompanisë “CEZ Shpërndarje”. Janë 2.5 miliardë lekë që zbriten nga transferta e pakushtëzuar ndaj vendorëve, për të shlyer CEZ-in. Ndryshimet në buxhetin e shtetit të këtij viti, u bënë nëpërmjet aktit normativ që u miratua nga Komisioni i Ekonomisë. “Kjo situatë e zmadhuar e detyrimeve ka krijuar një problematikë. Të gjendur përballë kësaj situate dhe me qëllim për të shmangur problemet sociale, për të mos pasur shkëputje të energjisë elektrike në mënyrë masive, propozoj këtë akt normativ që detyrimet e Ndërmrjes së Ujësjellës Kanalizimeve dhe detyrimet e njësive vendore për pompat e ujit dhe për energji të zbriten nga transferta e pakushtëzuar e njësisë së qeverisjes vendore dhe të destinohen për shlyerje të detyrimeve elektrike ndaj ‘CEZ Shpërndarje’”, deklaroi zëvendësministri i Financave, Nezir Haldedaj. Akti normativ ka ngjallur debate mes deputetëve, duke sjellë në vëmendje edhe situatën e vështirë energjetike. Të majtët deklaruan se me këtë akt normativ, qeveria po ndërhyn në mënyrë të dhunshme në fondet e pushtetit vendor.

Ministri Ruli vizitë në impiantin në Korçë

Cikli i mbyllur në agropërpunim, zgjidhje për cilësinë Plotësimi i standardeve higjieno-sanitare, por edhe ulja e kostove e kërkesat e tregjeve ka bërë që shumë biznese agroindsustriale të modernizojnë linjat e tyre të prodhimit. Duke parë kërkesat e cilësisë dhe sigurisë në treg, shumë biznese po vënë në funksionim linja të reja të përpunimit. Gjatë një vizite në një prej komplekseve të therjes dhe përpunimit të shpendëve në rajonin e Korçës, ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, ka theksuar se, tanimë ka ardhur koha që bizneset të plotësojnë çdo standard të kërkuar për sigurinë ushqimore dhe në mbrojtjen e konsumatorëve. “Është një zhvillim pozitiv që industria e mishit po përdor gjithnjë e më shumë teknologjitë e ciklit të

mbyllur. Kjo padyshim ka të bëjë me vetë produktivitetin, me uljen e kostove, me qenien i konkurrueshëm në treg, por një element i dytë i proceseve të industrializuara në industrinë e mishit është fakti që pikërisht në qendra të tilla të teknologjisë mund të zbatohen plotësisht dhe standardet higjienosanitare, pra standardet që kanë të bëjnë me sigurinë e konsumatorëve”, tha ministri Ruli. Sipas tij, investimet në fushën e agro-industrisë janë ndër më prioritaret në mbështetjet financiare dhe teknike që jep Ministria e Bujqësisë. Segmenti i tregut të mishit të shpendëve mbizotërohet nga prodhimet shqiptare, ndryshe nga disa vite më parë kur mbizotëronin importet nga Greqia e Hungaria.

Projekti kthen Tiranën në nyje lidhëse

Fillojnë punimet për ndërtimin e Parkut Logjistik të Tiranës Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Logjistik të Tiranës. Duke vlerësuar këtë nismë, Kryeministri Sali Berisha theksoi se ky është moment i rëndësishëm për jetën e kryeqytetit. “Ne inaugurojmë sot një megagjerantor të punësimit të qytetarëve të Kamzës dhe të mbarë Shqipërisë”, tha Kryeministri Berisha. Parku Logjistik i Tiranës është një nga investimet më të mëdha që po zhvillohet në Shqipëri nga shoqëria “Balfin Group” që është aksioneri kryesor së bashku me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve dhe kompaninë “AlbStar”. Ky park është i vendosur mbi një siperfaqe prej 200.000m2 dhe në të janë parashikuar të ndërtohen magazina të standardeve perëndimore

për grumbullimin e mallrave, që do të kenë një sipërfaqe prej 80.000m2. Ky projekt parashikohet ta kthejë Tiranën në një nyje lidhëse rajonale, pasi pritet t`i shërbejë tregut të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës. Në këtë mënyrë kompanitë do të krijojnë në vendin tonë bazë për prodhimin apo shpërndarjen e produkteve të tyre në të gjithë këtë treg. Kjo strukturë logjistike krijon mundësinë për shfrytëzimin efiçent dhe përdorimin dinamik të hapësirave duke i shpërndarë mjetet deri në 4-5 nivele brenda një strukture. Ka një pozitë gjeografike strategjike pasi ka akses me autostradën Tiranë – Durrës, rrugën e Kombit, aksin e Veriut, Portin e Durrësit dhe hekurudhën.


EKONOMI • E mërkurë 10 tetor 2012

»

05

PRONARËT E RINJ TË TOKËS DUHET TË KENË PATJETËR AKTIN E MARRJES SË TOKËS NË PRONËSI

Toka, ja dokumentet që nuk të humbin pronësinë Mund të blihet me vlerën e tregut deri në 10% të sipërfaqes së marrë tepër

T

ë gjithë ata persona që kanë marrë tokë bujqësore në përdorim duhet të kenë një sërë dokumentesh që të vërtetojnë se sipërfaqja e përfituar prej tyre është marrë në mënyrë të drejtë. Pas plotësimit të kuadrit ligjor për verifikimin e titujve të pronësisë, tashmë ka filluar procesi në terren ku sipas burimeve numri i përfituesve abuziv është mjaft i lartë. Megjithëse problematikat e konstatuara janë të ndryshme, kryesisht është vënë re se ka mungesa në dokumentacion apo edhe përfitim mbi normën e lejuar për frymë. Për të mos humbur pronën e marrë, përdoruesit e saj duhet të kenë patjetër aktin e marrjes së tokës në përdorim apo në pronësi. Mbi këtë akt do të vijojë verifikimi i sipërfaqes së tokës së marrë, duke kaluar më pas në dorëzimin e një vërtetimi nga Drejtroria rajonale e Bujqësisë së qarkut që kryefamiljari ka marrë tokë në vitin 1992. Pjesë e dokumenteve është edhe një vërtetim nga Drejtoria rajonale e Sigurimeve Shoqërore, i cili vërteton se përfituesi i tokës ka qenë punonjës i ish-kooperativës apo ndërmarrjes bujqësore. Gjithashtu, e nevojshme është edhe certifikata familjare e tetorit të vitit 1992, e cila tregon pjesëtarët e familjes që kanë përfituar tokë. Pikërisht mbi këtë certifikatë do të verifikohet edhe sipërfaqja e tokës, e cila është përfituar. Sipas udhëzimit të hyrë në fuqi dy ditë më parë Komisionet e Vlerësimit të Titujve të Pronësisë do të njoftojnë pronarët për tokat e marra mbi normën e caktuar. Kështu, në rastet kur pavlefshmëria e pjesshme e krijimit të Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi vjen për shkak të mosrespektimit të normës për frymë të fshatit dhe toka bujqësore është ende në emër të mbajtësit të parë të titullit të pronësisë, përpara marrjes së vendimit për pavlefshmëri të pjesshme, Komisioni njofton mbajtësin e titullit të pronësisë për rezultatin e konstatimit dhe mundësitë ligjore që ofrohen për zgjidhjen e tij. Njoftimi që i dërgohet poseduesit të tokës përmban sipërfaqen e tokës bujqësore që subjekti ka përfituar në fakt, sipas AMTP-së. Gjithashtu pjesë e tij është edhe arsyetimi dhe llogaritja e sipërfaqes së tokës bujqësore që i përket subjektit përfitues, si dhe sipërfaqen shtesë të tokës bujqësore që subjekti ka përfituar, mbi sipërfaqen që i përket në bazë të ligjit. Ky komision i propozon subjektit se mund të bëhet pronar kundrejt pagesës të një sipërfaqeje deri në 10 për qind të sipërfaqes së përfituar mbi normën e lejuar, duke i bashkangjitur edhe pasqyrimin hartografik të sipërfaqes së tokës.

AFATET, SA ZGJAT BLERJA E TOKËS Afati i kryerjes së pagesës nga ana e përfituesit të tokës dhe paraqitja e mandatit të pagesës në Komisionin Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë duhet të kryhet brenda 45 ditëve nga marrja e njoftimit prej subjektit përfitues. Komisioni gjatë kryerjes së njoftimeve respekton procedurat e njoftimit, të përcaktuara në nenin 60, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”. Në rastet kur subjekti përfitues i tokës bujqësore kryen pagesën për sipërfaqen e përfituar sipas llogaritjes së bërë dhe e depoziton mandatpagesën, atëherë komisioni vendor, brenda 60 ditëve nga marrja e njoftimit prej subjektit përfitues merr vendim për ligjërimin e sipërfaqes shtesë të tokës bujqësore dhe për korrigjimin e AMTP-së. Sipërfaqja e përfituar pas pagesës mund të kalojë menjëherë për hipotekim nga ana e subjektit përfitues, i cili bëhet pronar i ligjshëm.

ANKESAT, SHQYRTIMI BRENDA 30 DITËSH Komisioni Qendror Teknik është i detyruar të shqyrtojë të gjitha ankesat e paraqitura brenda një afati prej 30 ditësh nga momenti i praqitjes së saj nga komisionet vendore. Sipas përcaktimeve ligjore, në rastet kur subjekti i interesuar ka paraqitur ankimim pranë Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë, sekretariati teknik, brenda 30 ditëve nga marrja e ankimimit dhe dosjes përkatëse, përgatit raportin shpjegues për rregullshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimit dhe e paraqet në mbledhjen e radhës ts KQT-së. Pasi shqyrtohen rastet vendoset lënia në fuqi të vendimit të KV-së dhe rrëzimin e ankimimit, në rastet kur vendimi i KV-së është në përputhje me ligjin ose pranimi i ankimimit, shfuqizimin e vendimit dhe zgjidhjen në themel të tij. Gjithashtu mund të vendoset pranimi i ankimimit, shfuqizimin e vendimit dhe kthimin për rishqyrtim të tij pranë KV-së, duke evidentuar parregullsitë përkatëse.

Për të mos humbur pronën e marrë, përdoruesit e saj duhet të kenë patjetër aktin e marrjes së tokës në përdorim apo në pronësi. Mbi këtë akt do të vijojë verifikimi i sipërfaqes së tokës së marrë, duke kaluar më pas në dorëzimin e një vërtetimi nga Drejtroria rajonale e Bujqësisë së qarkut...

DOKUMENTET: •Dokumenti i Aktit të Marrjes së Tokës në pronësi, i cili është lëshuar nga Komisioni i Ndarjes së Tokës në fshat dhe komunë. •Dokument lëshuar nga Drejtoria rajonale e Bujqësisë që e ka marrë këtë tokë në vitin 1992. •Dokument që të tregojë se ka qenë pjesë e ishndërmarrjes bujqësore ose kooperativës, i cili merret zakonisht në drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore. •Certifikatë familjare e vitit 1992 vit në të cilin është ndarë toka, në mënyrë që të verifikohet numri i pjesëtarëve të familjes, të cilët kanë përfituar sipërfaqe toke. Në rast se edhe pas blerjes së sipërfaqes së përfituar mbi normën e lejuar rezulton se ka sërish sipërfaqe të tepërt toke, atëherë komisioni vendor brenda 60 ditëve nga marrja e njoftimit prej subjektit përfitues merr vendim për pavlefshmëri për sipërfaqen e mbetur të tokës bujqësore, të paligjëruar, dhe i paraqet gjykatës së rrethit gjyqësor përkatës një kërkesë për anulimin e aktit

administrativ, “akt i marrjes së tokës në pronësi”. Kërkesa i paraqitet subjektit përkatës nga prefekti i qarkut brenda 7 ditëve nga data e njoftimit të vendimit për paligjshmërinë e aktit të pronësisë mbi tokën bujqësore. Objekt i kërkesës së prefektit është deklarimi i pavlefshmërisë së “aktit të marrjes së tokës në pronësi”, shfuqizimi i tij dhe kthimi i pronës në pronësi të shtetit.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


06

« SOCIALE

E mërkurë 10 tetor 2012 •

NIVELI I TAKSËS MBI NDËRTIMET PËR BANIM, SHËRBIME PUBLIKE E ADMINISTRATIVE, PARKIME ETJ

Ndërtimet e reja, ja si ndryshon taksa e ndikimit në infrastrukturë

Pranvera Kola

N

jë ndër vendimet e rëndësishme që u miratua dje në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak ishte edhe ndryshimi i nivelit të taksaës së ndikimit në infratsrukturë që do të derdhet për ndërtimet e reja. Në bazë të përcaktimeve të bëra, vendimi detajon se kjo taksë do variojë sipas zonave, kategorive dhe nënkategorive të përdorimit nga 2-4 për qind. Kjo taksë ndryshon në varësi të llojit të punimeve që do të bëjë ndërtuese, duke bërë klasifikimet

përkatëse mbi ndërtimet që do të përdoren për qëllime banimi, ato për shërbime publike apo administrative, për parkime nëntokësore etj, të cilat do të kenë edhe vlerat më të larta. Më tej qarohet se tabela e kategorive dhe nënkategorive ka ndryshuar vetëm si pasojë

e ndryshimit të numrit të zonave sipas hartës kadastrale të përdorur nga ZRPP-ja dhe Enti Kombëtar i Banesave, e ndërtuar mbi bazën e çmimeve të tregut të lirë të apartamenteve dhe trojeve në ato territore. Afatet për kryerjen e pagesave në lidhje me këtë

tarifë janë vendosur duke mbajtur parasysh detyrimin që pagesa e kësaj takse të bëhet përpara pajisjes së subjektit me formularin e lejes. “Taksa paguhet brenda 5 ditëve nga data e marrjes së vendimit për miratimin e lejes për punime dhe lëshimit të autorizi-

shumës që duhet të paguajë, deri në 30 ditë pune. Nëse në përfundim të këtij afati kërkuesi ende nuk ka paguar detyrimin, kryetari i Bashkisë vendos masa të tjera të përshtatshme, deri në revokimin e vetë lejes së miratuar”, detajon vendimi.

ZONAT

Kategoritë dhe nënkategoritë e përdorimit

Taksa ne %

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

1/1

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

3.5%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si : rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si : rrugë, ujësjellës,kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës,kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

3.5%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si : rrugë, ujësjellës,kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës,kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si : rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës,kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

3.5%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

3.5%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës,kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës,kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

3.5%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

2.5%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si : rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës,kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

3.5%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës,kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

2.5%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si : rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore ) si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si : rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

3.5%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si : rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

3.5%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

2.5%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.

4%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte banimi, administrative, shërbimi etj me mbi 2 kate parkim nëntokë

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Objekte për qëllime publike kopshte, çerdhe, shkolla, spitale (private dhe shtetërore)

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore ) si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

Infrastrukturë (private dhe shtetërore) si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefoni etj

2%

1/2

2/1

2/2

2/3

2/4

2/5

3/1

3/2

4/1

4/2

5/1

5/2

5/3

5/4

6

7/1

mit të pagesës nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit. Në rast se kërkuesi nuk kryen pagesën brenda 5 ditëve pune nga njoftimi për detyrimin ndaj shtetit, sipas ligjit, atëherë për çdo ditë vonesë i llogaritet kamatë 0,2 për qind në ditë e

7/2

7/3

7/4

8/1

8/2

8/3

9/1

9/2

9/3

10/1

10/2

10/3

11/1

11/2

11/3


Kazinotë zhvendosen në periferi, opozita kundër vendimit Pranvera Kola

N

donëse pa pëlqimin e të majtës, kazinotë dhe sallat e lojërave të fatit do të zhvendosen në periferi të kryeqytetit. Mes debateve të shumta dhe tensionit të vazhdueshëm Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar në mbledhjen e djeshme me 28 vota projektvendimin e shumëpërfolur për zhvendosjen e kazinove tek ish-Uzinën e Autotraktorëve në Shkozë. Miratimi i këtij vendimi është shoqëruar me debate nga këshilltarët socialistë, të cilët gjatë gjithë diskutimit kanë qëndruar në këmbë, duke akuzuar këshilltarët e mazhorancës, si dhe administratën e bashkisë për ushtrim dhune ndaj tyre gjatë anulimit të mbledhjes së 6 shtatorit, ku këshilltarët e majtë pohojnë se nuk u lejuan që të hyjnë në ambientet e bashkisë. Kreu i këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi, i kërkoi kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha që të kërkojë ndjesë për mosmbajtjen e mbledhjes se shkuar, duke shtuar se “këshilltarët e opozitës nuk janë lejuar të hyjnë në bashki dhe se për mosmbajtjen e mbledhjes ata janë njoftuar me një mesazh vetëm 4 minuta para mbledhjes”. Pavarësisht terrenit të papërshtatshëm, kryebashkiaku Basha u ka bërë thirrje të majtëve të votojnë projektin dhe të qëndrojnë larg porosive politike. “Këtu ka tre mënyra për të vepruar, ne mund të votojmë pro të gjithë, ne mund të ndahemi në votë pro dhe kundër dhe mënyra e tretë është që për t’i ikur votës, të çohesh në këmbë e të bësh zhurmë. Masa e sotme nuk ka të bëjë me penalizimin e askujt, por ka të bëjë me një problem social që ka marrë përmasa të paprecedentë në qytetin e Tiranës. Cili është problemi? Problemi është shtrirja e paprecedentë e lojërave të fatit, pra kazinove në lagjet e qytetit tonë, shtrirje e cila për frymë është e paprecedentë krahasuar me çdo qytet apo kryeqytet tjetër të Evropës apo botës së qytetëruar. Në vitet e fundit, në qytetin e Tiranës, vetëm të licencuara përllogariten afro 10 kazino për minibashki, që do të thotë se numri i kazinove në qytet, frikshëm po i afrohet në raste të veçanta apo po tejkalon numrin e shërbimeve të tjera të qytetit si furrat e bukës, dyqanet e mishit, të fruta –perimeve” vuri në dukje Basha. Përfaqësuesi i këshilltarëve të LSI-së, Shezai Rrokaj deklaroi votën pro këtij vendimi, ndërsa shtoi se bizneseve u duhet dhënë kohë për zhvendosjen në mënyrë që të mos cenohen. Ai tha se duhet

Aprovimi me 28 votat të mazhorancës

Këshilli Bashkiak miratoi në mbledhjen e djeshme 13 vendimet e mëposhtme 1. Vendimi për zhvendosjen e kazinove drejt periferisë së Tiranës 2. Miratimi i treguesve të realizimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2011 3. Ndryshimi në kalimin e disa kompetencave Njësive Bashkiake, së bashku me ndryshim në numrin e punonjësve të Njësive Bashkiake dhe Drejtorisë së Përgjithshme nr.1 të Punëtorëve të Qytetit”. 4. Miratimi i përfundimit të procedurave të privatizimit të banesave, të cilat kanë mbetur pa u regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për lidhjen e kontratave para noterit 5. Shtesë në rrjetin e linjave qytetase të transportit të udhëtarëve, të miratuar me vendimin e Këshillit Bashkiak nr.25, datë 16.05.2006 mbi “Përcaktimin e linjave të transportit qytetas të udhëtarëve, mënyrën e organizimit të shërbimit dhe ripërcaktimi i stacioneve të qëndrimit të autobusëve të shërbimit në këto linja. 6. Vendimi “Për një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 28, datë 29.09.2008 për “Miratimin e strukturës dhe nivelit të pagave të punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore”. 7. I jepet titulli “Ambasador Nderi i Qytetit të Tiranës” Fadil Berishës 8. Vendosja në kuadrin e festimeve të 100-Vjetorit të Pavarësisë, të disa monumenteve në sheshet e qytetit të Tiranës, “Monumentit të Pavarësisë”, “Shtatores së Ismaili Qemalit” dhe “Shtatores së Ahmet Zogut”. 9. Vendimi për disa ndryshime në Buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2012. 10. Vendimi për “Riorganizimin e strukturës organizative dhe nivelin e pagave të Qendrës Kulturore Tirana. 11. Vendimi për vendosjen e shtatores së Hasan Prishtinës. 12. Vendimi për riorganizimin e Strukturës organizative të Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve. 13. Vendimi për emërimin e ekspertëve kontabël të Klubit të Futbollit Tirana SHA.

të shkohet drejt metropoleve që i pozicionojnë kazinotë në një vend të caktuar. Tensionet dhe revoltat e këshilltarëve të majtë kanë vijuar përgjatë gjithë mbledhjes, duke lëshuar lumë akuzash në drejtim të shumicës së këshillit dhe administratës bashkiake. Situata ka vijuar e tillë deri në pikën 9 të rendit të ditës, kur të majtët kanë braktisur mbledhjen, duke ikur nga salla me pretendimin se zëri i tyre nuk dëgjohej aspak. Shtatore për 100-vjetorin e Pavarësisë Në kuadër të festimeve për 100-vjetorin Këshillit Bashkiak miratoi sheshet kryesore ku do vendosen shtatoret e Ismail Qemalit, Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës. Për monumentet në Tiranë, ashtu sikundër miratoi edhe Komiteti Ndërministror për

Pavarësinë, janë përzgjedhur vende kryesore publike. Kështu, Monumenti i Pavarësisë do të vendoset në Parkun Rinia, pranë Ministrisë së Mbrojtjes me pamje nga bulevardi kryesor. Shtatorja e Ismail Qemalit do të vendoset në lulishten e kryqëzimit të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë. Shtatorja e Ahmet Zogut do të jetë në sheshin e sugjeruar nga vetë Bashkia, në sheshpushimin në fund të bulevardit që mban emrin e mbretit të parë dhe të vetëm të shqiptarëve, Zogu i Parë. Po ndërsa Komiteti Ndërministror për Pavarësinë ka rënë dakord që shtatorja e Hasan Prishtinës të vendoset në sheshin “Paris”, mes rrugës “Mine Peza” dhe asaj të Durrësit, Bashkia nuk ka marrë ende një vendim për këtë.

Taksa deri në qershor të 2013

KËSHILLTARËT E MAJTË BRAKTISIN MBLEDHJEN

Vendimi që u miratua në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak saktëson se taksa e përkohshme që do të paguajnë kazinotë ndryshon pas qershorit të 2013-s. Deri më 30 qershor 2013 niveli i taksës së përkohshme që do paguajnë kazinotë do të jetë: “Për subjektet e zonës A niveli i taksës është 1000 lekë/m2, për subjektet e zonës B niveli i taksës është 700 lekë/m2, ndërsa për subjektet e zonës C niveli i taksës është 500 lekë/m2”.

Taksa pas 30 qershorit të 2013

• E mërkurë 10 tetor 2012 Vendimi përcakton më tej se pas datës 30 qershor taksa e përkohshme që duhet të paguajnë këto subjekte do të pësojë rritje. Konkretisht në vendim përcaktohet se niveli i taksës së përkohshme pas datës 30 qershor do të jetë: “Për subjektet e zonës A niveli i taksës do të jetë 10 000 lekë/m2; për subjektet e zonës B niveli i taksës do të jetë 7000 lekë/m2, për subjektet e zonës C niveli i taksës në këtë rast do të jetë 5 000 lekë/m2”.

» Rimbursimi i taksës

SOCIALE

07 Për zhvendosjen brenda datës 30 qershor 2013, rimbursohen në vlerën 100 për qind të pagesës së kryer nga hyrja në fuqi e kësaj takse. Për zhvendosjen brenda datës 30 shtator 2013, rimbursohen në vlerën 50 për qind të pagesës së kryer nga hyrja në fuqi e kësaj takse. Për lojërat e tjera të fatit si, baste sportive, baste për gara në pistë, lotari kombëtare, bingo tradicionale dhe bingo televizive, niveli i taksës është 5000 lekë/muaj.

KUSHTET PËR TË PËRFITUAR RIMBURSIMIN E TAKSËS SË PËRKOHSHME

Kazinotë që zhvendosen deri në qërshor të 2013 përfitojnë rimbursim Subjektet që do të veprojnë me zhvendosjen e aktivitetit në zonën e përcaktuar deri në qershor të vitit të ardhshëm do të përfitojnë rimbursim maksimal të kësaj takse, ndërsa pas kësaj date rimbursimi i taksës do të jetë në masën 50 për qind. Sipas vendimit përkatës, taksës së përkohshme të lojërave të fatit i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj të licencuar për kryerjen e aktivitetit për lojëra fati në territorin e Bashkisë së Tiranës. Taksa e përkohshme e lojërave të fatit aplikohet për çdo sallë ku zhvillon veprimtarinë organizatori. Ndarja e re zonale e përcaktuar për kryeqytetin konfirmon edhe nivelin e taksës që do të paguajë secili subjekt. Në mënyrë të detajuar vendimi përcakton: “Niveli i taksës së përkohshme të lojërave të fatit aplikohet i diferencuar sipas ndarjes zonale të hartës së qytetit të Tiranës. Për kazinotë dhe kazinotë elektronike niveli i taksës deri në datën 30.06.2013 është si vijon: “Për subjektet e zonës A niveli i taksës është 1000 lekë/m2, për subjektet e zonës

B niveli i taksës është 700 lekë/m2, si dhe për subjektet e zonës C niveli i taksës është 500 lekë/m2.” Më tej vendimi përcakton që për kazinotë dhe kazinotë elektronike niveli i taksës pas datës 30.06.2013 do të ndryshojë si vijon: “Për subjektet e zonës A niveli i taksës do të jetë 10 000 lekë/m2; për subjektet e zonës B niveli i taksës do të jetë 7.000 lekë/ m2, për subjektet e zonës C niveli i taksës do të jetë 5.000 lekë/m2”. Por në projektvendim sanksionohet se për të gjitha subjektet që do të ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Uzinës së Ndërrimit të Automjeteve (“UPNA”, ish-Uzina e Autotraktorëve, Shkozë), nuk do të aplikohet taksa e përkohshme e lojërave të fatit. Për lojërat e tjera të fatit, si: baste sportive, baste për gara në pistë, lotari kombëtare, bingo tradicionale dhe bingo televizive, niveli i taksës është 5000 lekë në muaj. Aktualisht në Bashkinë e Tiranës ushtrojnë aktivitet 20 kazino elektronike të licencuara, me 81 salla me kompjuterë dhe makina elektronike, 7 subjekte të licencuara për baste sportive me 801 pika shitjeje, si dhe 10 bingo.


08

« AKTUALITET

E mërkurë 10 tetor 2012 •

KOMISARIATET E TIRANËS PLOTËSOJNË URDHËRAT E MBROJTJES KUNDËR DHUNËS NË FAMILJE

Alarmi SOS i 4 grave “Ndihmë, na rrahin burrat” Femrat me banim në kryeqytet denoncojnë rrahjet e shpeshta Katër gra me banim në Tiranë kanë kërkuar arrestimin e burrave të tyre dhe urdhër-mbrojtje nga gjykata, për shkak se ata i rrihnin vazhdimisht. Kështu, nga komisariati nr 3 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A.D, 27 vjeçe, pasi bashkëshorti i saj me inicialet M.D, 27 vjeç ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj në mënyrë të vazhdueshme. Materialet do t’i kalojnë gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë. Ndëkaq, komisariati nr.2 ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhërit të

menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen J.A, 25 vjeçe, pasi ish-bashkëjetuesi i saj I.Mançellari, 31 vjeç, banues në Tiranë, në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet do t’i kalojnë gjykatës së Tiranës. Komisariati nr.3 filloi procedimin penal në gjendje të lirë, për shtetasin S.Bërdufi, 43 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, pasi në vazhdimësi ka kanosur me jetë, për motive të dobëta, ish-bashkëshorten e tij shtetasen L.C, 42 vjeçe, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, me arsim të mesëm, e padënuar. Gjithashtu

kësaj shtetasje ju plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes, për masat ndaj dhunës në familje. Materialet do t’i kalojnë gjykatës së Tiranës. Së fundmi, nga komisariati nr.4 ju plotësua kërkesa për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasen A.B, 41 vjeçe, pasi bashkëjetuesi i saj J. Macia, 47 vjeç, e ka fyer dhe në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë ndaj saj. Materialet do t’i kalojnë gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, ndërsa të gjitha këto veprime për 4 rastet bazohen në ligjin nr.9669, të dhunës në ambientet familjare, datë 18.12.2006.

NUK PRANOHET KËRKESA E AVOKATËVE TË HOXHËS PËR NDRYSHIM MASE

Krimet e Rënda: Në burg shoferi i komisarit të vrarë Mariglen Mulla

N

uk është pranuar kërkesa e avokatëve mbrojtës të shoferit të ish-kryekomisarit të vrarë të Shijakut, të cilët e donin jashtë burgut klientin e tyre, Fatmir Hoxhën. Avokatët kishin kërkuar rishikim të masës së arrestit me burg, të vendosur më 24 shtator nga Gjykata e Krimet e Rënda. Ishte pikërisht kjo e fundit që rrëzoi edhe këtë rishikim të kësaj mase, duke e cilësuar si të drejtë lënien e Hoxhës në burg. Ndërkaq, më 24 shtator, gjykata dha masën “arrest me burg” për policët Fatmir Hoxha dhe Kastriot Gosturanin, pasi u arrestuan nën akuzën e mosveprimit për të parandaluar vrasjen e kryekomisar Adem Tahiraj. Fatmir Hoxha dhe Kastriot Gosturani shoqëronin kryekomisarin e Shijakut ditën e vrasjes, por ata janë vënë nën akuzë nga SHKB-ja për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë ndërhyrë në momentin që autori i vrasjes Ilir Xhakja ka mbërritur në vendngjarje me armën, me të cilën qëlloi më pas Tahirajn. Në përfundim të hetimeve Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arriti në konkluzionin se dy efektivët Hoxha dhe Gosturani mund të parandalonin krimin. Gjatë hetimeve të këtyre ditëve, ka rezultuar se më 13 shtator, kur ndodhi ngjarja shoferi Hoxha mund të parandalonte goditjen e shefit të tij Tahirajt dhe megjithatë nuk e bëri. Ai deklaroi se i kishte rënë të fiktë pikërisht në çastin kur ish-kryekomasari kishte rënë pa jetë në krahët e tij, pasi ishte qëlluar me pistoletë nga Xhakja. Deri më tani Ilir Xhakja konsiderohet i dyshuari i vetëm dhe kryesor për vrasjen në detyrë të kryekomisarit Adem Tahiraj, shef i Komisariatit të Policisë së Shijakut, i shpallur “Dëshmor i Atdheut”, ngjarje e ndodhur më 13 shtator në fshatin Katund Sukth,

Ai deklaroi se i kishte rënë të fiktë pikërisht në çastin kur ish-kryekomasari kishte rënë pa jetë në krahët e tij, pasi ishte qëlluar me pistoletë nga Xhakja. 12 km larg Durrësit. Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda më 17 shtator ka caktuar masën “arrest me burg”, ndaj Ilir Xhakjas, i cilësuari si i “forti”

Adem Tahiraj

Njerku puth e zhvesh vajzën 8 vjeçe, nëna “e qep gojën” ITALI- Një shqiptar u kap dje në Milano, sepse ka detyruar vajzën e të dashurës vetëm 8 vjeçe që ta puthte dhe ta zhvishte në prehrin e tij. Kur vajza e vogël nuk pranoi, ai ishte i gatshëm për të ngritur dorë kundër saj. Policia ka kryer natën e kaluar një urdhër paraburgimi dhe parandalues kundër një punëtori shqiptar, 35 vjeç, i akuzuar për sulm seksual kundr fëmijëve dhe dhunës në familje. Viktima është vajza e re e partneres të tij, të njëjtën moshë. Ajo po hetohet në gjendje të lirë për mosveprim, sepse pavarësisht se ishte në dijeni të fakteve, e ka shmangur gjithmonë raportimin e tyre në polici. Vogëlushja, që i është nënshtruar psikologjikisht presioneve të 35-vjeçarit, në mes të shtatorit të kaluar gjeti kurajën dhe u rrëfeu gjithçka mësuesve të tyre, të cilët kanë ngritur në këmbë shërbimet sociale dhe alarmuan policinë. Sipas tregimit të saj, shqiptari (emri i të cilit nuk bëhet i ditur) e detyronte vajzën 8 vjeçe që të zhvishej dhe ta puthte, ndërsa gjithçka ndodhte në shtëpinë ku ai jetonte me nënën e vogëlushes, në Milano. Në disa raste, kur vogëlushja ishte përpjekur të tërhiqej, ai e kishte rrahur atë. Tashmë shqiptarja e mitur i është besuar babait të saj biologjik.

Me thikë në dorë në gjimnaz

Sherr për vonesën në shkollë, nxënësi kërcënon mësuesen Mëngjesin e djeshëm një nxënës i shkollës së mesme është vënë në pranga për shkak se ka kërcënuar me thikë mësuesen e tij. Ngjarja u zhvillua në shkollën “Sandër Prosi” në Tiranë kur nxënësi me inicialet A.S, 17 vjeç, pas një grindjeje me mësuesen Blerta Gjata i nxorri kësaj të fundit një thikë që e kishte fshehur në xhepa. Nxënësi kanosi se do të vriste mësuesen. Të tjerë nxënës të tmerruar nga situata kanë njoftuar rojen e shkollës dhe më pas policinë. Efektivët kanë shoqëruar nxënësin 17- vjeçar në komisariat ku dhe po merret në pyetje për ngjarjen. Ndërkohë, deklaratë për policinë ka dhënë dhe mësuesja e adoleshentit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa paraprakisht mësohet se vonesa e adoleshentit në orën e mësimit ishte shkaku i debatit që solli këtë ngjarje.

Aksidenti me makinë

Përplasi për vdekje një 90-vjeçar, kapet 22-vjeçari i Shijakut. Ndërkaq, më 5 tetor KLD (Këshilli i Lartë i Drejtësië” vendosi procedim penal ndaj gjyqtarit të gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës, Neritan

Rëndë 33-vjeçari Kaloshi, të tjerët jashtë rrezikut

Hetohet shpërthimi i bombulës së gazit ku u plagosën disa shqiptarë

ITALI- Në Formia, prokurori publik Raffaella Falcione, ka hapur një hetim kundër personave të panjohur, me qëllim për të përcaktuar shkaqet e sakta dhe detyrimit të mundshme për shpërthimin e jashtëzakonshëm, të shkaktuar nga një rrjedhje gazi të një bomole LPG, ku mbetën të

Edhe nëna në hetim për moskallëzim krimi

plagosur 10 persona e midis tyre kishte shqiptarë. Sistemi i gazit mund të jetë dëmtuar të dielën në orën 13.30, ku u shkatërrua një apartament, duke dëmtuar rëndë dy fqinj në katin përdhes të një ndërtese në rrugën “Madonna di Ponza”, në rrethin e Fresco Rios. Cilindri, nga i cila

Tabaku, për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’, si dhe pezullimin nga detyra, pasi nuk publikoi vendimin që la të lirë Xhakjen, vitin e kaluar.

ka rrjedhur gazi, i cili më pas çoi në shpërthim, është ende i paprekur dhe mund ta provohet funksionaliteti i valvulave. Në këtë moment nuk ka dyshuar për këtë ngjarje në të cilën 10 njerëz u plagosën (njëri prej të cilëve është muratori shqiptar Fatmir Kaloshi, 33 vjeç, i cili është në spitalin “Eugenio” në Romë me një prognozë për djegiet në fytyrë dhe pjesë të tjetra të trupit. Policia e drejtuar nga Pasquale Saçone ka ekzekutuar me urdhër të gjyqësorit, konfiskimin penal në katin e parë dhe portën hyrje të ndërtesës. Ndërkohë, 9 të tjerët që janë plagosur, përfshirë fëmijën 8 muajsh, u vendosën në një hotel apo shtëpitë e të afërmve. Pronari i ndërtesës, Vittorio Gutturiello, është zotuar të kryejë rinovimin e banesës. Dje ka pasur një takim me policinë në zyrën e kryebashkiakut Michael Forte për të rënë dakord për iniciativat për menaxhimin e godinës.

Një 22-vjeçar që kishte aksidentuar me vdekje një të moshuar 90 vjeç është arrestuar nga Njësia e Qarkullimit Rrugor Tiranë. Policia tha se parmbrëmë rreth orës 23.00, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Argen Shalca, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi më dt.08.10.2012, rreth orës 13.30, në rrugën “Studenti”, pranë godinës nr.4 të konviktit të Inxhinierisë së Ndërtimit, mjeti ATV i markës “Volkavsgen Caddy”, me targa TR 7549 S, drejtuar nga shtetasi Shalca aksidentoi këmbësorin Xhevdet Qendro, 90 vjeç, banues në Tiranë, i cili tentoi të kalonte nga e djathta në anën e majtë të rrugës. Nga vetë drejtuesi i mjetit me mjetin e tij u dërgua për ndihmë mjekësore në S.Q.U në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas disa orësh në ambientet e Spitalit Ushtarak i dëmtuari ndërroi jetë, trupi i të cilit u dërgua në morg për veprime mjeko-ligjore.

Pranga “mjeshtrave” të vjedhjes

Shqiptarët grabitën mjaltë, makina, bakërr dhe bidonë ITALI- Në pasditen e vonë dje policia ka ndaluar në qytetin e Montaiones dy qytetarë shqiptarë, 26 dhe 30 vjeç, për akuzën e marrjes së pronës së vjedhur. Ata janë kapur pas zbulimit në fillim të pasdites, në një rrugë, me një makinë e vjedhur në Pontedera. Policia ka vënë re brenda mjetit një pistoletë dhe sipër makinës kishte një kuintal bakër dhe disa gjeneratorë të energjisë elektrike. Pas ndalesës së menjëhershme të dy shtetasve shqiptarë, iu gjet brenda në makinë një armë lodër, një thikë, një televizor, 13 bidonë dhe me më shumë se një ton mjaltë të vjedhur.


AKTUALITET • E mërkurë 10 tetor 2012

KA 30% DJEGIE, VIZITOHET NGA MIQTË E MINISTRI VANGJEL TAVO

Gjergj Ndreca drejt shërimit Sekui: Dialog mes dy palëve

»

09

ARVIZU: ZGJIDHJA ME DISKUTIME

Nga qyteti i Fierit, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, u shpreh se edhe pse nuk ka një qendrim të tij personal apo të SHBA-së lidhur me grevën e ish- të përndjekurve politikë, e rëndësishme është ana humane në zgjidhjen e problemit. “Duhet të dëgjohen kërkesat, ankesat dhe problemet e tyre, duhet ulur në diskutime me ta dhe duhet gjetur një zgjidhje”, tha ambasadori amerikan.

Mariglen Mulla

N

ë ditën e dytë të qëndrimit në spitalin e Djegie-Plastikës, Gjergj Ndreca, grevisti i djegur nga shoku i tij, konsiderohet si totalisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa parametrat e tij shëndetësorë janë përmirësuar ndjeshëm. Ilir Nezha, mjeku që ndjek Ndrecën, tha dje se gjendja shëndetësore krahasuar me një ditë më parë është stabilizuar, por jo pa rrezik për jetën. Ndërkaq, në një reagim të saj Ministria e Financave publikoi tabelën me pagesat e grevistëve, ndërsa theksoi se Ndreca ka marrë rreth 10 mijë dollarë. Vetë ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, vizitoi dje Ndrecën në spital, ndërsa ambasadori i prezencës së BE-së, Sekui kërkoi që palët të ulen në dialog. Nga ana tjetër grevistët kanë hyrë dje në ditën e 18 të grevës së urisë në komunën e Parisit, ndërsa pati edhe reagime të tjera nga parti politike. Teksa Ndreca vijon të marrë mjekimet e nevojshme në spital mësohet se Lavdosh Beqo ka zënë vendin e tij në grevë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ofroi një avokat për ish-të burgosurin Pal Shtjefni, i akuzar se i ka vënë flakën shokut të tij Gjendja në spital Bashkëshortja e ish-të burgosurit politik, Ina Ndreca, edhe dje ishte pranë Gjergjit, ndërsa ai kërkonte vazhdimisht djalin. Burime pranë këtij spitali thanë se është bërë përparim i madh në përmirësimin e rrugëve të frymëmarrjes, ku kishte djegie të rënda. Ndërkaq, mjeku Nezha tha se “Gjendja është stabilizuar, të gjitha normat janë në parametra normale. E kam thënë dhe dje që nuk ka rrezik në organet e brendshme, ato aspiratore janë prekur për shkak të tymit të thithur. Ka nisur të enjtet edema e fytyrës dhe kjo përbën rrezik. Ndreca ka djegie të shkallës së dytë në masën 35% të trupit dhe nuk mund të themi se ka dalë nga rreziku për jetën”. Ministri i Shëndetësisë Vangjel pohoi se Gjergj Ndreca do të vijojë të kurohet në QSUT, pasi gjendja e tij sipas specialistëve nuk paraqitet shqetësues. “Nga mendimi i mjekëve mendohet se duke qënë se gjendja po stabilzohet e gjithë kujdesi mund t’i jepet këtu pasi kemi një staf të mirë. Unë flas me gjuhën e specialistëve që thonë se gjendja e pacientit është në kontroll dhe jashtë rrezikut. Nëse do jetë e nevojshme Ministria e Shëndetësisë do të bëjë të pamundur për të shpëtuar pacientin”,- deklaroi Tavo. Ndërkaq edhe kreu i prezencës së BEsë në Tiranë, Ettore Sequi, mesditën e djeshme vizitoi ish-të përdjekurin Ndreca. Ai tha se “Kam parë Gjergj Ndrecën. Së pari dëshiroj të falenderoj drejtorin dhe mjekët e tjerë pasi pashë trajtimin dhe mjekimin që po i japin Gjergjit dhe ai është më i miri i mundshëm. Unë i shpjegova Gjergjit simpatinë njerëzore që kolegët e mi në Bruksel kanë për këtë shtresë, po ashtu ne besojmë se të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me kompensimin e të persektuarve duhet të bëhen në purputhje me legjislacionin që duhet të vihet në zbatim dhe me një fjalë që e kam thënë edhe në rrethana të tjera, që është dialogu mes palëve të përfshira”.

Koordinatori i grevës së ish-të burgosurve

“Lironi grevistin Shtjefni, Ndreca të mjekohet jashtë” Dje, koordinatori i grevës, Skënder Tufa, në një prononcim për mediat kërkoi lirimin e grevistit të arrestuar Perikli Shtjefni, si dhe mjekim më të specializuar për Gjergj Ndrecën. “Kërkojmë që Gjergj Ndreca heroi i ditës i çdo qytetari që aspiron për demorkaci të vërtetë të ketë mjekim special dhe të dërgohet jashtë shtetit për të rikuperuar plagët e bëra vetë. Kemi shqetësim për të arrestuarin Pal Shtjefni, sot ai është i burgosur politik në demokraci dhe ish-i burgosur në diktaturë. Akti i tij i ka shërbyer demokratizimit të jetës në Shqipëri. Sot jemi dëshmitarë se po jetojmë një neodiktaturë të re. Arrestimi i tij është jashtëligjor, pasi veprimet tona janë të menduara”,-tha Tufa. Ndërkaq edhe ish-i përndjekuri politik, Fatmir Lloci, në emër të grevistëve të tjerë bën apel që policia të lirojë Pal Shtjefnin, i cili akuzohet se i ka vënë flakën Gjergj Ndrecës. Ish-të përndjekurit politikë nisën mbrëmjen e 22 shtatorit në dy çadra pranë zonës “Komuna e Parisit” një grevë urie.

nr. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20

Mbi pagesat e ish të dënuave pjesmarrës në Grevë Emer mbiemer i te denuarit Gjergj Ndrec Ndreca Asllan Ramadan Patrioti Perikli Spiro Shqevi Petrit Ali Mukaj Fatmir Gafur Lloci Ramazan Ismail Spahiu Xhemal Bajram Zhuri Vasil Llambi Koci Guxim Shefqet Kulloli Fatmir Enver Lamaj Kujtim Idriz Kaziu Arif Riza Beu Petrit Lipo (per Ramadan Demir Lipo Besim Rasim Valteri Ylli Bekim Gjoncaj Gazmend Haxhi Hamiti Agim Ramazan Kollcaku Shpetim Bajram Karamuca Besim Fehim Valteri Nexhat Mahmut Gjeci

Kesti i I-re Demshperblimi Kesti I sipas VKM statusi i dosjes leke paguar viti 2010 2,334,000 291,750 paguar viti 2009 1,796,027 224,503 paguar ne vitin 2011 4,686,027 585,753 paguar ne vitin 2009 2,828,384 353,550 paguar ne vitin 2009 2,759,233 688,900 paguar ne vitin 2009 5,919,350 739,900 paguar ne vitin 2010 2,460,000 307,500 paguar ne vitin 2009 2,046,000 918,200 paguar ne vitin 2009 5,588,000 694,700 paguar ne vitin 2009 4,510,760 563,800 paguar ne vitin 2009 4,416,000 552,000 paguar ne vitin 2010 3,390,000 423,750 paguar ne vitin 2011-2012 5,652,578 706,572 paguar ne vitin 2010 6,071,233 758,904 paguar ne vitin 2009 2,640,712 330,100 paguar ne vitin 2010 1,682,904 210,363 nuk eshte miratuar pasi ka aplikuar jashte afateve ligjore nuk eshte miratuar pasi ka aplikuar jashte afateve ligjore nuk eshte miratuar pasi ka aplikuar jashte afateve ligjore nuk eshte miratuar pasi ka aplikuar jashte afateve ligjore 8,350,245

kesti i II-te statusi i dosjes nen moshen 65 vjec nen moshen 65 vjec nen moshen 65 vjec paguar ne vitin 2012 shuma e te dy kesteve paguar ne vitin 2012 nen moshen 65 vjec shuma e te dy kesteve nen moshen 65 vjec nen moshen 65 vjec paguar ne vitin 2012 nen moshen 65 vjec vdekur me trashgimtar paguar ne vitin 2012 paguar ne vitin 2012 nen moshen 65 vjec

leke 353,546 739,938

552,000 758,904 330,078

2,734,466

Reagime politike DEKLARATA E MINISTRISË SË FINANCAVE Dorian Teliti, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, në deklaratë për shtyp tha se “Zotërinjtë, të cilët janë sot në grevë urie kanë marrë nga kjo qeveri duke filluar nga janari i vitit 2009 deri në 30 shtator 2012 gjithsej dhe pa ndërprerje 5.6 miliardë lekë ose 56 milionë dollarë”. Teliti shtoi se “Kësti i parë është shlyer për të gjithë ata që sot të manipuluar politikisht janë në grevë urie. Më lejoni t’ju informoj se personi, të cilin e ndezën flakë dje për qëllime kriminale, z. Gjergj Ndreca me nr dosje 17709 ka marrë këstin e parë të pagesës në shumën 291.750 lekë të reja ose afërsisht 3 mijë dollarë, ndërkohë që nga ligjet e mëparshme, po të qeverisë së djathtë, ka përfituar 700 mijë lekë letra me vlerë (7.000 dollarë), të përdorura për privatizime të pronave publike. Perikli Shqevi, i cili është zjarrvënësi që i ndezi flakën shokut të tij Ndreca, me nr dosje 16.878 ka marrë deri sot 585.753 lekë ose 5800 dollarë, si dhe 1.129.973 letra me vlerë (mbi 11.000

“Ja pagesat e qeverive të djathta për grevistët, socialistët 0 lekë”

mijë dollarë)”. Në deklaratën e Telitit thuhet gjithashtu se “Janë vendosur edhe prioritetet e pagesave për personat që janë gjallë dhe mbi 65 vjeç për të përfituar këstin e dytë, ndërkohë në ditët në vijim do të fillojnë pagesat edhe për personat nën 65 vjeç. Në total të gjithë janë paguar për këstin e parë 8.350.245 lekë (afërsisht 83

mijë dollarë) dhe nga kësti i dytë kanë përfituar deri më sot 2.734.466 lekë (afërsisht 28 mijë dollarë), por është një proces që vazhdon pandërpreje. Të gjithë këta persona kanë përfituar deri më sot edhe 14.282.370 letra ose afërsisht 143 mijë dollarë. Fondi i vënë në dispozicion deri më sot prej 65 milionë dollarësh është një proces i pandërprerë dëmshpërblimi. Dua të vë në dukje se asnjë qindarkë dëmshpërblim nuk është dhënë nga qeveritë e mëparshme socialiste për këtë shtresë të shoqërisë. Vlera e dëmshpërblimit të dhënë nga qeveritë e djathta, është më e larta nga çdo vend tjetër ish-komunist në botë. Tarifa për dëmshpërblimin e aplikuar nga qeveria shqiptare sot është 18.6 dollare në ditë”.

Kryetarja e grupit të punës në PS për ish- të përndjekurit politikë, Keti Bazgdari pas vizitës që kreu në spital, ku mësoi gjendjen e Gjergj Ndrecës, deklaroi se ish- të përndjekurit po ndjekin një kauzë të drejtë, teksa akuzoi qeverinë. “Ju jap zemër në emër të socialistëve, kjo kauzë është e drejtë dhe ky njeri është hero”,- deklaroi Bazhdari. Ndërkaq, edhe PLL shpreh keqardhje për aktin ekstrem dhe flijues të ish-të burgosurit politik Gjergj Ndreca dhe i uron atij shërim të shpejtë. “Akti i vetëflijimit të ish-të burgosurit politik, Gjergj Ndreca, ka sjellë në memorien e legalistëve shqiptarë kujtimin e mijërave viktimave të diktaturës komuniste, të cilët me dinjitet e krenari, përballuan burgosjet, internimet, vdekjen dhe shfarosjen”,thuhet në deklaratë.


10

« AKTUALITET

E mërkurë 10 tetor 2012 •

KREU I KËSHILLIT BASHKIAK PËRRENJAS, KARRIQI: MË KËRCËNUAN ME ARMË

Policia: Nuk ekziston asnjë denoncim apo procedim penal

LEDIA LLESHI

D

rejtoria e Policisë së Elbasanit ka përgënjeshtruar dje një deklarim publik të kryetarit të aleancës “Kuq e Zi” për Përrenjasin Mislim Karriqi se është kërcënuar me armë zjarri dhe se për këtë ka kryer kallëzim penal në polici e Prokurori. Nisur nga ky deklarim, Drejtoria e Policisë së Elbasanit me anë të zëdhënëses, Valbona Begu, lidhur me deklarimet e Mislim Karriqit i cili tha se është kërcënuar nga disa persona të armatosur, rezulton se nga verifikimet e kryera nuk ka asnjë denoncim nga ky shtetas në organet kompetente. Policia e ka ftuar z. Karriqi që të bashkëpunojë me strukturat e

Rezulton se nga verifikimet e kryera nuk ka asnjë denoncim nga ky shtetas në organet kompetente. Policia e ka ftuar z. Karriqi që të bashkëpunojë me strukturat e saj nëse vërtet do të ketë precedentë të kësaj natyre.

saj nëse vërtet do të ketë precedentë të kësaj natyre.

cia dhe Prokuroria do zbatojë vetëm ligjin”.

“Kërcënimi” “Nga verifikimet e kryera në Drejtorinë Policisë së Qarkut Elbasan, apo pranë Prokurorisë së rrethit Elbasan, nuk është regjistruar asnjë denoncim i kreut të aleancës “Kuq e zi” shtetasit Mislim Karriqi, pasi nëse do ishte regjistruar denoncimi i tij, shërbimet e policisë dhe të Prokurorisë do kryenin veprimet e tyre hetimore sipas ligjit. Ftojmë shtetasin Mislim Karriqi të bashkëpunojë me strukturat e Drejtorisë Policisë së Qarkut Elbasan dhe të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan, për të denoncuar kërcënimet e bëra ndaj tij nga persona të ndryshëm pasi poli-

Denoncimi Aleanca “Kuq e Zi” akuzoi dje Kryetarin e Bashkisë Përrenjas, Bajazit Karriqi, i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike, për shkelje të detyrës dhe presion ndaj kreut të degës lokale të aleancës. Sipas kësaj force politike, numri një i bashkisë Përrenjas ka vendosur arbitrarisht emrin në listën e personave të pastrehë pa një vendim të Këshillit Bashkiak, fakt ky i denoncuar nga përfaqësuesi i aleancës. AKZ deklaroi se do të depozitonte një padi në Prokurori për të gjitha shkeljet e pretenduara, për kryetarin e bashkisë, Bajazit Karriqi.

HIPOTEKA ÇEL PROCEDURAT PËR 80 FAMILJET E PREKURA NGA NDËRTIMI I HC

Nisin shpronësimet për Kaskadën e Devollit Firma ndërtuese në dispozicion për kompensim 3 miliardë lekë Nis procesi i shpronësimit për familjet që preken nga ndërtimi i hidrocentralit në lumin e Devollit. Janë mbi 80 familje që preken kryesisht në tokë e vreshta, por edhe shtëpi nga ndërtimi i këtij hidrocentrali. Vetëm një javë më parë qeveria mori vendimin e shpronësimit duke përcaktuar edhe vlerën totale. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për pasuritë objekte, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 278 milionë e 146 mijë lekësh. Ky fond do të përballohet nga fondet e “Devoll Hydropower”, sh.a.. edhe Vlera e shpenzimeve procedurale të shpronësimit, në shumën 12 360 000 (dymbëdhjetë milionë e treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, të përballohet gjithashtu nga “Devoll Hydropower”, sh.a. Shpronësimi fillon nga 1 tetori e në vazhdim. Zyra Qendrore

e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Elbasan, Gramsh dhe Korçë, në bashkëpunim me shoqërinë “Devoll Hydropower”, sh.a., brenda 30 ditëve nga data e miratimit të vendimit të

qeverisë të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të projektit në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga shoqëria “Devoll Hydropower”, sh.a., dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasur-

itë e shpronësuara, në favor të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Për procesin e shpronësimit janë ngarkuar Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Zyra qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Elbasan, Gramsh dhe Korçë, dhe shoqëria “Devoll Hydropower”, sh.a. HEC Banjë do të nisë rekrutimin e punëtorëve dhe specialistëve në fillim të vitit që vjen dhe do të jetë kantieri më i madh i ndërtimit në tre vitet që vijnë. Fondi i firmës ndërtuese për kompensim të ish-pronarëve shkon në rreth 3 miliardë lekë të vjetra dhe 1.2 miliardë lekë për përfundim të procedurave. Janë udhëzuar të gjitha zyrat e Pasurive të Paluajtshme në Elbasan, Gramsh dhe Korçë që të hartojnë dokumentacionin përkatës. Procedurat e kompensimit kanë nisur që më 1 tetor.

Në 3 operacione të ndara, ndalohen 4

Kapen 601 kg marijuanë në kufi me Greqinë Në tre operacione të ndara janë kapur gjatë ditës së djeshme në kufirin jugor të vendit rreth 601 kg marijuanë. Operacioni më i fundit ishte ai në Kakavijë ku janë kapur rreth 108 kilogramë marijuanë në kufirin shqiptarogrek, duke shënuar edhe operacionin e tretë për ditën e djeshme, ndërsa sasia totale e marijuanës së sekuestruar shkon në 601 kg. Droga është kapur në territorin grek në kilometrin e 8-të të aksit rrugor Kakavijë-Janinë, ndërsa vinte nga Lazarati. Po kështu është ndaluar dhe një 26-vjeçar shqiptar, i cili transportonte sasinë e drogës. Po kështu në deklaratën e policisë greke thuhet se: 26-vjeçari shqiptar vinte nga kufiri i gjelbër i Gjirokastrës. Në makinën e tij gjetëm, 108 kg marijuanë e një kallashnikov. Pak më herët në Igumenicë, kufi me Greqinë policia shqiptare sekuestroi dje mbi 400 kg marijuanë, ndërsa ka vënë në pranga 2 persona. Informacioni për transportimin e drogës në rrugë tokësore erdhi në zyrën operative të policisë. Menjëherë blutë janë vënë lëvizje duke ndaluar e sekuestruar në automjetin e një personi rreth 159 kg marijuanë. Dyshohet se droga ka kaluar në kufirin e Konispolit në Sarandë dhe do të kishte destinacion përfundimtar, Athinën. Po në kufi me Greqinë policia arriti të ndalonte dhe 244 kg të tjera marijuanë. Sipas policisë greke është bërë i mundur arrestimi i një 42-vjeçari shqiptar. Sipas grekëve, droga ishte hedhur në shkurre dhe ishte e futur në 8 çanta të ndarë në 205 pako.

Nën rikonstruksion në prag të 100-vjetorit

Vidhen pllakat në sheshin e “Flamurit”, arrestohet një

VLORE- Vidhen pllakat e sheshit të “Flamurit”, shesh i cili është nën rikonstruksion në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë. Policia e Vlorës ka deklaruar se është arrestuar një 51-vjeçar, Gëzim Myrtaj, i cili është kapur duke vjedhur pllakat e këtij sheshi në rikonstruksion. Për këtë arsye ndaj tij ka nisur procedim penal për akuzën “vjedhje”. Ndërkohë grabitjes në këtë shesh, i cili simbolizon pavarësinë e gjithë kombit tonë dhe më në fund u fut nënë rikonstruksion, nuk i kanë shpëtuar dhe materialet e tjera. Kjo ka detyruar policinë ta patrullojë shpesh sidomos gjatë natës për të evituar zhveshjen dhe për të bërë të mundur përfundimin e punimeve në kohë.

Më parë telefonoi të bijën

Vetëvaret emigranti, lë letër: Dua të iki nga kjo botë MEMALIAJ- I jep fund jetës në banesën e vëllait, 42-vjeçari emigrant në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Memaliaj dhe i ndjeri shfrytëzoi momentin kur në banesë nuk kishte asnjëri. Burime policore bëjnë me dije se viktima është Ilirjan Shuaipi, i martuar me dy fëmijë. Emigranti 42-vjeçar kishte ditë që kishte ardhur nga Greqia dhe po qëndronte në shtëpinë e të vëllait, ndërkohë mësohet se ai para se të ndërmerrte aktin e rëndë kishte lajmëruar të bijën 15-vjeçare. Kjo e fundit ka lajmëruar e alarmuar familjarët e xhaxhait të saj, të cilët kur janë kthyer në banesë kanë gjetur të varur 42-vjeçarin. Ilirjan Shuaipi ishte i martuar me 2 fëmijë dhe jetonte prej vitesh në Greqi. Prej pak ditësh kishte ardhur në Memaliaj tek vëllai i tij dhe me sa duket aty kishte planifikuar të vdiste. Viktima kishte lënë dhe një letër ku thoshte shkurt se donte të largohej nga kjo jetë. Policia nisi hetimet, por sipas familjarëve Ilirjani vuante prej disa kohësh nga depresioni.


opinion • E mërkurë 10 tetor 2012

»

11

Janusz Bugajski dhe falja e munguar

P

ak kohë më parë, duke folur në kujtim të viktimave të holokaustit gjatë një ceremonie dekorimi me Medaljen e Lirisë të njërit prej luftëtarëve polakë të rezistencës, presidenti i Shteteve të Bashkuara shkaktoi një skandal diplomatik. Duke iu referuar kampeve naziste të përqendrimit, presidenti Obama i quajti ato ‘’kampet polake të vdekjes”. Edhe pse gafa e presidentit ishte tërësisht pa djallëzi dhe nuk lidhej me asgjë të qëllimshme, përsëri populli polak u ndie i fyer. Reagimet e shumta, që prej ministrit të Jashtëm Polak e deri te presidenti i vendit i dhanë të kuptojë presidentit Obama se, pavarësisht raporteve shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve, reciprociteti duhet respektuar, kryesisht duke qenë të kujdesshëm kur kujtohen ngjarje të dhimbshme historike. Për analogji dhe përsëri në qendër gafash të tilla një tjetër amerikan. Janusz Bugajski, i njohur në Shqipëri për emisionin e tij “Bugajski hour”, ish-punonjës i Departamentit Amerikan të Shtetit, i dekoruar nga ky institucion dhe analist për problemet e Europës Lindore, sidomos në politikat postkomuniste, merr në intervistë figurën e fundit të urryer, simbolin e komunizmit makabër shqiptar, Nexhmije Hoxhën, dhe deklaron kur hap intervistën se ndihej i nderuar që i është dhënë mundësia të intervistonte këtë përbindësh. Se si mund të ndihet i nderuar yoti Bugajski me Nexhmije Hoxhën ende nuk e kam kuptuar, pasi aspiratat dhe linja politike zyrtare amerikane, por dhe vetë shoqëria amerikane përcjell mesazhin e qartë të distancimit nga çdo element që shtyp demokracinë dhe simbolizon antivlerat dhe raprezaljet ndaj lirisë dhe qenieve njerëzore që kërkojnë drejtësi. Fakti që më shqetëson shumë është se deri më sot yoti Bugajski ende nuk ka dalë para shoqërisë shqiptare dhe të kërkojë falje për gafën që ka bërë. Deri më sot asnjë drejtues institucionesh apo lider politik i periudhës postkomuniste shqiptare nuk ka dalë dhe të kërkojë nga yoti Bugajski falje për qëndrimin e tij. Asnjë shoqatë të përndjekurish apo familjarë të qindra e mijë viktimave të Nexhmije Hoxhës nuk ka dalë e të kërkojë nga Janusz Bugajski falje publike. Asnjë koment nga autori i librit “Zonja e Zezë, Nexhmije Hoxha”, i cili është përkthyer edhe anglisht.

Nga Deni Hopes

Indiferentizëm apo pajtim qëndrimesh? Zoti Bugajski, në kundërshtim me atë çfarë beson dhe ka punuar gjithë jetën e vet, e ka për nder të intervistojë kuçedrën Nexhmije Hoxha, e cila duhej të kishte pësuar fatin e Elena Çausheskut, por që për fat të keq të shoqërisë shqiptare dhe turpin e saj vazhdon të mbahet gjallë si një relikte e vyer jo vetëm nga mediet shqiptare, por tani edhe nga media amerikane. Një nga faktorët kryesorë të tranzicionit të tejzgjatur dhe rraskapitës është pikërisht pamundësia e shoqërisë shqiptare për t’u shkëputur një herë e përgjithmonë nga e kaluara e vet e tmerrshme dhe pamundësia për të hedhur dhe ndëshkuar publikisht shkaktarët e vërtetë të rrënimit si dhe zhdukjen e simboleve që mbahen ende gjallë dhe që kanë infektuar edhe brezin e ri të shoqërisë shqiptare, nga i cili pritet shpresa dhe ndryshimi. Nëse politika shqiptare me këtë mosreagim ndaj gafës “Bugajski” e tregoi edhe një herë se rrënjët i ka në llumin komunist të gatuar nga Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha dhe nuk denjon që për këtë rast kaq flagrant të kërkojë shpjegime, mendoj se i takon përfaqësuesit zyrtar të Shteteve të Bashkuara në Tiranë të sqarojë në lidhje me këtë çështje dhe t’i japë mesazhin e duhur dhe të drejtë shoqërisë shqiptare. Të gjithë kujtojnë vizitën historike dhe aq emocionuese të sekretarit amerikan të Shtetit Xhejms Baker në Shqipëri. Ishte viti 1991 dhe vendi po përjetonte tranzicionin dramatik që kishte kapur gjithë Evropën Lindore dhe së fundi kishte trokitur edhe në dyert e Shqipërisë. Ishte koha kur qindra mijë shqiptarë, të përdhunuar nga regjimi komunist hoxhian, i paprecedent dhe i pamodel sui generis, dolën në rrugët e Tiranës të prisnin shpresën, të prisnin Perëndimin dhe atë që e kishin ëndërruar dhe pëshpëritur fshehtas për 50 vjet me radhë – amerikën. Ish-shefi i kabinetit të Reganit dhe sekretari i Shtetit të administratës “Bush” nuk e kishte menduar kurrë se do të gjente këtë pritje në Shqipëri. Në një artikull të “Nju-Jork Timesit” publikuar në 23 qershor të po atij viti përshkruhet kështu kjo vizitë: A sea of Albanians greeted Mr. Baker as he drove into town for his one-day visit. Hands reached out from every direction to touch the Secretary of State or to pound

on the windows of his car. Albanians kissed the hood and windows and showered the car with flower petals, and one man threw himself in front of the limousine and kissed the road -- anything to make a link with the representative of America. “America Is With Us” (“Një det me shqiptarë i uruan mirëseardhjen zotit Bejker gjatë kohës që ai i afrohej qytetit për vizitën e tij njëditore. Duar të panumërta zgjateshin nga çdo drejtim për të prekur ekretarin e Shtetit, qoftë edhe për të prekur dritaret e makinës së tij. Shqiptarët puthnin çdo cep të makinës dhe e mbuluan me petale lulesh, aq sa një burrë u shtri në rrotat e limuzinës dhe filloi të puthte rrugën - çdo gjë për të krijuar një lidhje me një përfaqësues amerikan. ‘Amerika është me Ne’”) Xhejms Bejker do të deklaronte se “Freedom Works”, duke i uruar mirëseardhjen Shqipërisë dhe shqiptarëve në botën e lirë, pa censurë dhe simbole diktatorësh për t’u adhuruar, e gjithashtu mirëseardhjen në shoqërinë e vlerave perëndimore dhe mirëqenies. Kanë kaluar plot 21 vjet nga kjo vizitë historike dhe Shtetet e Bashkuara e kanë justifikuar dashurinë e shqiptarëve. Me një mbështetje të rëndësishme dhe duke luajtur kujdesshëm rolin e partnerit strategjik Amerika është bërë promotori kryesor i kujdesit ndaj përparimit të shoqërisë demokratike dhe pluralizmit në Shqipëri. Mbështetja në mentalitetin e reformimit të institucioneve, por deri diku edhe të mendimit politik kombëtar, është kurorëzuar me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe marrjen e rolit të kontribuesit dhe jo konsumatorit të sigurisë në rajon. Deri këtu marrëdhënia e respektit të ndërsjellë dhe e kuptimit reciprok midis dy vendeve ka funksionuar. Kjo pasi shoqëria shqiptare ende beson në vlerat perëndimore dhe simbolin e këtyre vlerave. Shoqëria shqiptare, e cila po kalon momente dramatike dhe e tejsfilitur nga një tranzicion i pafund, ende shpreson te Shtetet e Bashkuara. E braktisur nga elita dhe politika, shoqëria shqiptare nuk mund të durojë që qëndrimi i Shteteve të Bashkuara ndaj vlerave që vetë Amerika u beson të tjetërsohen dhe të propagandohen si rasti i Janusz Bugajskit, i cili nderimin dhe respektin që ai ndien për Nexhmije Hoxhen i deklaron publikisht. Ndiqeni intervistën e plotë në internet dhe do të tronditeni.

Mendimet e shprehura në faqet e opinioneve nuk shprehin domosdoshmërisht politikën redaksionale të gazetës


12

« gossip

E mërkurë 10 tetor 2012 •

Lady Gaga, takim me Julian Assange Këngëtarja Lady Gaga ka vizituar Julian Assange, themluesin e Wikileaks, i strehuar prej më shumë se 100 ditësh në ambasadën ekuadoriane në Londër. Sipas shtypit anglez, takimi ka zgjatur për rreth 5 orë dhe dy bashkëbiseduesit kanë darkuar së bashku. Australiani 41-vjeçar ndodhet në ambasadën e vendit latin që prej 19 qershorit. Lady Gaga e ka publikuar në faqen e saj në Twitter një foto të takimit. Këtë herë ylli i muzikës pop ishte veshur në mënyrë serioze dhe jo me stilin e saj ekstravagant. Ndërsa Assange ishte veshur më modest, thjesht me një t-shirt të bardhë dhe pantallona të zeza.

Funerali madhështor i

Serial për jetën e Adolf Hitlerit Kush do të prezantojë kësaj here imazhin e diktatorit më të madh të historisë nuk është vendosur ende. Por projekti i cili është gati ka marrë që prej së hënës formën zyrtare: Jeta e Adolf Hitlerit, do të jetë subjekti i një drame televizive në Gjermani. Lajmi vjen nga Kana, ku producenti gjerman Nico Hofmann, numri një i teamWorx dhe kolegu i tij Jan Mojto kanë bërë publik faktin se po punojnë për një sagë me në qendër diktatorin. Siç bëhet e ditur drama do të zgjasë për tetë seri, por deri në premierën e saj duhet pritur dy vjet, kur pritet të jetë gati.

Rita Ora ofendon të motrën: “Nuk mund ta besoj sa bushtër e keqe është Elena Ora” Këngëtarja e famshme Rita Ora është bërë sërish qendëra e mediave rozë, pasi një mesazh që ajo ka shkruajtur në faqen e saj të Twitter-it është më e komentuara. Rita ka publikuar një foton e saj sëbashku me motrën, Elena Ora, duke shkruajtur dhe një koment shumë të çuditshëm. Ajo ofendon me fjalë të pista motrën duke shkruajtur konkretisht: “Nuk mund ta besoj sa bushtër e keqe është…. Motra ime Elena Ora. Unë nuk mund ta besoj se sa e keqe është kjo lavire”. Por, nuk i dihet nëse fjalët e këngëtares janë në kuptimin e parë apo është thjesht një shaka nga ana e saj, pasi në çdo koncert ajo ka përshendetur familjen e saj si dhe në veçnati të motrën. Gjithsesi ajo që dihet është se ky koment në statusin e Rita Orës po bënë xhiron mediatike

Konfirmohet aktakuza për Besnik Qakën Besnik Qaka do të gjykohet për keqpërdorim seksual të një të miture. Atij dhe gjashtë të akuzuarve të tjerë u është konfirmuar aktakuza dhe pritet që ata shumë shpejt të ulen në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Avokati mbrojtës i këngëtarit, Arianit Koci, ka shprehur pakënaqësinë në vendimin e gjykatës. Qaka akuzohet se ka keqpërdorur seksualisht një të mitur nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në vitin 2008 në Prishtinë, në një motel që gjendet rrugës për Lipjan. Bazuar në emrin e saj, e mitura duhet të jetë shqiptare. Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, në fillim të vitit 2012, ka dorëzuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë aktakuzën kundër tij dhe gjashtë personave të tjerë. Qaka është deklaruar i pafajshëm. Nëse ai dhe të akuzuarit e tjerë shpallen fajtorë, ata mund të dënohen nga 1 deri më 10 vjet burg, Avokati i Qakës, Arianit Koci, deklaroi se vendimi i gjyqtarit është thuajse pa arsyetim. “Ky vendim i gjyqtarit është thuajse pa arsyetim për shkak se të shtatë të pandehurit në vendim arsyetohen me nja fjali - e cila është citim i dispozitës ligjore”, deklaroi ai. “Kjo tregon se ai (gjyqtari) fare nuk është thelluar në shkresat e lëndës”, tha Koci.

C

harlie Richardson, i konsideruar gjerësisht si bosi më i madh i mafias britanike, u përcoll të hënën për në banesën e tij të fundit në një funeral madhështor. Pavarësisht vuajtjeve të shumta që i shkaktoi shumë njerëzve me aktivitetin e tij kriminal, të nisur në të 20-tat e hershme dhe të përfunduar, siç besohet, vetëm me vdekjen pas disa komplikacioneve në gjak në moshën 78-vjeçare, Richardson grumbulloi me qindra njerëz, që e përcollën me nderimet më të thella. Kortezhi funebër, i udhëhequr nga një makinë

bosit të mafies epoke dhe ku ishte vendosur arkivoli i mbuluar me lule, u shoqërua nga makina të shumta të familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të Richardson. Njeriu që formoi një perandori kriminale në vitet 195060, nëpërmjet vendosjes së taksave “për mbrojtje” ndaj dyqaneve, basteve ilegale dhe zhvatjes, pavarësisht vdekjes, gjithsesi jeton në kujtesën kombëtare të Britanisë si një shembull i pavdekshëm i terrorit dhe krimit të organizuar. I arrestuar në vitin 1966, në të njëjtën ditë kur Anglia fitoi Botërorin e saj të vetëm në finalen e famshme të “Wembley”-t, Richardson u dënua në fund të një procesi, në të cilën u tregua se si “lordi” i krimit

torturonte kundërshtarët duke i shkulur thonjtë një nga një, duke i vendosur në kontakt me rrymën elektrike dhe duke i rrahur me hekur të nxehur. I dënuar për 25 vjet, për zhvatje, dhunë dhe plagosje të rëndë, Richardson i shpëtoi dënimit të përjetshëm sepse asnjë vrasje e përfolur e tij nuk u dokumentua dhe jetoi si një qytetar i lirë vitet e fundit të jetës së tij. Gjithmonë nën vëzhgimin e policisë, “bosi i mafias” nuk arriti të rikthehej në krye të perandorisë që ndihmoi të ngrihej, por i dha jetë krimit të organizuar në ishull, me familjen e tij që vazhdon të jetë një prej familjeve të pakta “të nderuara” (në zhargonin kriminal) në Britaninë e Madhe.

Gjendet varri i gruas më të pushtetshme të majave Një grup arkeologësh dhe historianësh amerikanë zbuluan në një lokalitet antik në Guatemalë, varrin e Kalomt’e K’abel, ose “Zonja K’abel”, mbretëresha luftëtare e qytetërimit klasik të majave në shekullin e VII pas lindjes së Krishtit. Zbulimi u krye në qytetin antic El Peru-Ëaka rreth 75 kilometra në perëndim të Tikalit. Fillimisht u gjetën mjaft punime antike në qeramikë dhe bizhuteri të shumta. Duke patur parasysh kulturën e majave dhe ritualet e varrosjes së udhëheqësve të tyre, studiuesit dyshuan se bëhej fjalë për një varr-tempull të një udhëheqësi. Pas thellimit të hulumtimit dhe pas gjetjes së mbetjeve skeletore, bashkë me orenditë e përdorura gjatë ceremonisë së varrimit, arkeologët amerikanë zbuluan se bëhej fjalë për varrin e mbretëreshës luftëtare, K’abel. K’abel mendohet se ka udhëhequr majat për më shumë se 20 vjet, nga 672 deri në 692 së bashku me bashkëshortin e saj, K’inich Bahlam. Të dhënat historike tregojnë se ajo kishte komandën supreme të ushtrisë dhe konsiderohet si gruaja më e pushtetshme e dinastisë Kan që udhëhoqi majat për shekuj me radhë. “Bëhet fjalë për një zbulim të rëndësishëm, jo vetëm për faktin se është varri i një figure me prestigj të jashtëzakonshëm në historinë e majave, por edhe sepse vazot e qeramikës të zbuluara në varr bashkë me gdhëndjet e tyre janë dokumente të vyera për të kuptuar më mirë qytetërimin e majave”, deklaron David Freidel, udhëheqë i misionit arkeologjik amerikan.


gossip • E mërkurë 10 tetor 2012

Balotelli 1 mln euro shtëpi për Ficcon Kate Upton:

Dua të luaj në filmat me James Bond

Kate Upton është shprehur se i ka të gjitha kartat në rregull për të interpretuar në një nga filmat me James Bond. Modelja 20-vjeçare e Sport Illustrated deklaroi se roli në filmat e agjentit 007 është shumë prestigjioz: “Unë do të isha një personazh shumë i mirë, më duhet vetëm pak stërvitje për të qenë në një film të tillë.” Bjondja deklaroi se vajza-Bond e preferuar e saj është Halle Berry, e cila ka interpretuar në filmin ‘Die Another Day’. Kate Upton ka bërë debutimin e saj në kinematografi në filmin komedi ‘The Three Stooges’. Gjithashtu ka pasur një rol të vogël në komedinë ‘Tower Heist’, me protagonistë kryesorë Ben Stiller dhe Eddie Murphy.

M

ario Balotelli vendosi të shpenzojë një milionë euro për të blerë nëj shtëpi për të dashurën e tij shtatzanë, modelen Raffaella Fico. 22-vjeçari, i cili është rikthyer në romancën me ish-protagonisten e “Big Brother” në Itali pas disa muajsh krize, pajtoi një arkitekt, të cilit i kërkoi që të projektojë shtëpinë e tyre, e cila do të shërbejë si baza kryesore për të qëndruar kur çifti nuk do të jetë në Mançester. Shtëpia prej 250 metrash katrorë do të ndërtohet në qytetin e Breshias, pranë shtëpisë ku jetojnë prindërit birësues të Balotellit, Giovanni dhe Cristina. Vila do të ketë një pamje spektakolare të qytetit, maleve përballë dhe do të ketë një tarracë spektakolare e qilar. Një prej arkitekteve më të njohura në Itali, Elisa Bianchi, nga qyteti i afërt i Mantovës, do të jetë ajo që do të ndërtojë shtëpinë.

DeVito dhe Pearlman ndahen pas 30 vitesh martesë Danny DeVito dhe Rhea Pearlman janë ndarë pas 30 vitesh martesë. Aktori hollivudian dhe ish-bashkëshortja e tij (aktore gjithashtu) janë njohur në vitin 1970 dhe u martuan në vitin 1982. DeVito dhe Pearlman kanë interpretuar së bashku në disa filma. 67-vjeçari dhe 64-vjeçarja kanë tre fëmijë nga martesa e tyre: Lucy (29 vjeç), Grace (27 vjeç) dhe Jacob (25 vjeç). Gjatë martesës së tyre ata themeluan edhe kompaninë e prodhimit të filmave ‘Jersey Films’. Një zëdhënës i çiftit bëri të ditur lajmin e ndarjes, por nuk dha asnjë detaj tjetër.

»

13

Dobësimi ekstrem i McCoanaughey Kishte thënë që do të humbte 15 kilogramë për rolin në filmin e ti të ri dhe Matthew McConaughey e ka mbajtur fjalën. Aktori amerikan duket shumë i dobësuar dhe gati për të xhiruar skenat e filmit “The Dallas Buyer’s Club’. 42-vjeçari interpreton në këtë film një person të prekur nga SIDA. Për këtë rol, McConaughey ka mundur konkurrencën e aktorëve si Brad Pitt dhe Ryan Gosling. Filmi tregon historinë e vërtetë të Ron Wodroof, një elektriçist heteroseksual dhe homofobik, i cili vdiq në vitin 1992. Atij iu dha nga mjekët edhe gjashtë muaj jetë pas diagnostikimit të parë, por jetoi edhe gjashtë vite të tjera duke sjellë kontrabandë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ilaçe të ndryshme për të përballuar virusin HIV.

Jennifer Lopez, tifoze e Real Madrid Futbollisti i Real Madrid, Sergio Ramos, ka publikuar në Tëitter një foto me këngëtaren Jennifer Lopez, e cila është e veshur me një bluzë të ekipit madrilen. Këngëtarja ndodhej në Madrid për koncertin e radhës dhe përfitoi nga qëndrimi në Spanjë për të udhëtuar edhe në Barcelonë ku ndoqi Klasiken Barça-Real, e përfunduar me rezultatin 2-2. Sergio Ramos nuk ishte në koncertin e JLo, por nuk humbi rastin për të pozuar me të kur u kthye në kryeqytetin spanjoll pas ndeshjes. Në këtë mënyrë, Real Madrid dhe Barcelona janë barazim edhe përsa i përket tifozeve VIP. Katalanasit kanë Shakirën, ndërsa madrilenët tashmë kanë nga ana e tyre një tjetër amerikano-latine të famshme.


14

« speciale

E mërkurë 10 tetor 2012 •

Aksionerët e TAP

G

azsjellësi Trans Adriatik Pipeline (TAP) është një tubacion i propozuar brenda Korridorit Jugor, i cili sjell gaz nga burime të reja në zonën e detit Kaspik drejt Evropës Perëndimore dhe Juglindore. Tubacioni prej 520 km do të lidhë rrjetet ekzistuese të gazit në Greqi, do të kalojë nëpër Shqipëri dhe detin Adriatik dhe do të përfundojë në brigjet e Italisë Jugore, duke lejuar gazin që të rrjedhë drejtpërdrejt nga bazeni i Kaspikut drejt tregjeve evropiane. Aksionerët e TAP-it janë kompania zvicerane EGL (42.5%), kompania norvegjeze (42.5%) dhe kompania gjermane “EON Ruhrgas”

TAP, në vendet ku kalon gjurma, rivlerësohet çmimi i tokës Bashkë me gazsjellësin do të përmirësohen dhe 90 km rrugë

T

ashmë thuajse është vendosur që gazsjellësi TAP (Trans Adriatik Pipeline) në 169 kilometra të tij do të kalojë nëpër Shqipëri përmes zonës jugore të saj. Përveç rreth 2 miliardë eurove që do të hyjnë përmes këtij investimi gjigant, ajo çka është po aq e rëndësishme është fakti se vetë gazsjellësi kalon nëpër disa zona që deri më tani kanë mbetur të pashfrytëzuara për shkak të relievit gjeografik dhe largësisë nga qendrat urbane. Gjurma tashmë është përcaktuar dhe banorët e fshatrave apo qyteteve ku do të kalojë TAP kanë filluar të bëjnë llogaritë. Sipas studimit mjedisor, social dhe ekonomik të bërë në vitin 2010, fillimisht është përcaktuar një gjurmë me diametër prej dy kilometrash si alternativë e mundshme se ku do të kalojë TAP. Pika e lidhjes me Greqinë do të jetë fshati Miras, ndërsa pika fundore e tij në territorin shqiptar do të jetë Semani i Fierit, ku mendohet të ngrihet dhe një stacion pompimi për 10 miliardë metër kub në vit, që pritet të eksportohet drejt Evropës nga fushat e Shah Denizë të Azerbajxhanit. Përgjatë gjithë rrugës së tij është bërë kujdes që gjurma e gazsjellësit të mos kalojë nëpër zonat e mbrojtura, siç mund të jenë parqet kombëtare. Zonat me trashëgimi kulturore

dhe historike, zonat ushtarake, zonat me nivel të lartë biodiversiteti etj. Në Korçë gjurma e TAP fillon me fshatin Miras dhe fshatrat Çetë, Maja e Pocrovës dhe Sinicë në Devoll, ndërsa në Korçë, Dardhën, Drenovën, Mollajn, Vithkuqin, Ujëbardhën, Kamenicën. Tuneli Një tunel prej 2.5 kilometrash mendohet të ndërtohet në malin e Backës, diku në pikën ku lidhet fshati Vithkuq me Shtyllën. Përveç kësaj në këtë zonë do të shtrohen dhe 7 kilometra rrugë në kreshtat afër shtyllës, gjë që do t’i japë një frymëmarrje të re kësaj zone, si dhe fshatrave për rreth. “Në perëndim, rrugët midis Çorovodës dhe Potomit, do të përmirësohen dhe do të ndërtohen rreth 7 km rrugë të reja për t’u afruar në hyrjen perëndimore të tunelit. Kjo rrugë do të ndjekë kreshtat dhe do të përdoret gjithashtu si korridor ndërtimi për tubacionin. Një rrugë shtesë prej 3 km do të lidhë dy hyrjet dhe mund të përdoret pas përfundimit të ndërtimit për të lidhur Çorovodën me Korçën”, - thuhet në planprojektin e bërë për këtë qëllim. Por duket se vendi që do të përfitojë më shumë nga projekti do të jetë qarku i Beratit, në thuajse të gjitha qendrat urbane të tij: Çorovodë, Berat, Poliçan etj. Gjurma e TAP fillon në Potom, kufi me Vithkuqin, dhe mbaron

në Kutalli, duke e përshkruar qarkun e Beratit në të gjithë gjatësinë e tij lindje-perëndim. Në të gjithë gjatësinë e tij gazsjellësi pritet të shoqërohet dhe me aksin e ri nacional Berat– Korçë, që do të shkurtonte ndjeshëm kohën e rretheve të Jugut që udhëtojnë drejt Korçës, pa pasur nevojën për të dalë në Rrogozhinë. Fieri Edhe në qarkun e Fierit gazsjellësi do të shtrihet në një gjatësi të konsiderueshme. Sipas studimit, kjo është dhe pjesa që ka më shumë shumëllojshmëri të bimësisë për shkak të sipërfaqes së sheshtë që e karakterizon këtë qark. Gjurma fillon në Strum dhe mbaron në Topojë dhe Dërmenas, duke përshkuar Roskovecin, Mbrostarin dhe anashkaluar qytetin e Fierit, për të përfunduar në grykëderdhjen e Fierit, ku do të jetë dhe stacioni tjetër i pompimit. Nga ana tjetër, është bërë kujdes që gjurma të mos kalojë nëpër vendet me rëndësi arkeologjike, siç është Apolonia, për shembull. Në studim thuhet se, megjithëse në grykëderdhjen e Semanit ka një shumëllojshmëri bimësh, sidomos laguna e Karavastasë, sërish ndotja që mund të shkaktojë gazsjellësi është e papërfillshme. Vlera e tokës Duket se më i fituari në gjithë gjatësinë

e gazsjellësit është Skrapari, për arsye se gjurma kalon nëpër pjesën më shkëmbore të tij. Në hartën e vlerës së tokës së 2009-s Çorovoda, qyteti qendër i këtij rrethi, për metër katror vlerësohej në masën më të ulët - rreth 640 lekë për metër katror. Sa për fshatrat, sidomos ato shkëmbore, vlera e saj ishte e papërfillshme. Por tani banorët e këtyre zonave kanë filluar të bëjnë llogaritë dhe çmimi është pesëfishuar. Në rast se në fshatrat si Zgërbonjë, Orizaj, Munushtir, Vëndreshë etj. çmimi nuk i kalonte me shumë se 200 lekë për metër katror, ai që kërkon të blejë tashmë duhet t’i bëjë llogaritë ndryshe. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në fshatrat apo qytetet e tjera ku do të kalojë gazsjellësi. Nga ana tjetër, përfitimi do të jetë shumë i madh, pasi pritet të punësohen një numër shumë i madh njerëzish, që në pjesën dërrmuese të tyre do të merren nga fshatrat dhe zonat përreth. Punësimi mund të jetë sezonal ose i përhershëm, sipas rastit. Por jo vetëm kaq. Aksi rrugor që pritet të ndërtohet, i cili do të shërbejë dhe për mirëmbajtjen e gazsjellësit, do të hapë dhe shumë biznese e lokale përgjatë rrugës, por do të bëjë të mundur dhe zhvillimin e turizmit malor, i cili deri tani ka mbetur në vend-numëro për shkak të mungesës së infrastrukturës.


speciale • E mërkurë 10 tetor 2012

(15%). TAP do të kontribuojë në sigurinë dhe diversifikimin e furnizimeve me gaz, duke ofruar infrastrukturën e nevojshme për transportin e gazit nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan përmes rrugës së drejtpërdrejtë drejt Evropës Jugore sapo të fillojë prodhimi i kësaj fushe në fillim të vitit 2017. Ndërsa furnizimi me gaz do të rritet, TAP do të ketë aftësinë të transportojë 10 mmk më shumë në vit, duke e rritur kapacitetin në 20 mmk, sipas nevojave. TAP mbështetet financiarisht nga aksionerë të fortë, të qëndrueshëm. Projekti nuk do të kërkojë fonde nga subvencione apo nga qeveritë e vendeve pritëse. TAP mund të sjellë përfitime të rëndësishme për sa u përket investimeve të mëdha dhe punësimit në vendet ku ai kalon.

»

15

Bashkite dhe komunat qe preken nga ndertimi i TAP Devoll Miras Çetë Maja e Pocrovës Miras Sinicë Korçë Drenovë Dardhë Mollaj Kamenicë Ujëbardhë Vithkuq Berat Berat Uznovë Cukalat Drenovicë Kutalli

Pobrat Protoduar Rërëz-Kumarak Sqepur Otllak, Moravë Otllak Ullinjas Poshnjë, Çiflik Poshnjë Roshnik Tërpan Ura Vajgurore Guri i Bardhë Konisbaltë Ura vajgurore Vokopolë Velabisht, Duhanas Malinat Vërtop, Bregas Fushë-Peshtan Mbrakull

Vërtop Vodicë

Vëndreshë e Vogël

Skrapar Bogovë Usti Valë Çorovoda Poliçan Zgërbonjë Potom Backë Qafë Qendër, Orizaj Buzuk Çerenishtë Munushtir Orizaj Osojë Polenë Vendreshë. Therepelë

Fier Dermenas Hamil Hoxharë Sulaj Kurjan (asnjë) Libofshë, Rreth Libofshë Mbrostar, Kallm i Vogël Mbrostar Ura Petovë Verri Qendër Mujalli Roskovec Strum Strum Topojë-Fushë Kavaklli Seman Seman i Ri Topojë

Hapja e rrugëve të reja dhe përmirësimi i ekzistueseve TAP do të përmirësojë rreth 90 km rrugë ekzistuese, do të hapë rreth 40 km rrugë të reja dhe në përfundim do t’i rikthejë të gjitha rrugët dhe terrenin në gjendjen që ato ishin para fillimit të projektit. Tubacioni në pjesën kontinentale do të montohet në një mënyrë konvencionale me ndihmën e pajisjes së posaçme të ndërtimit që vijon përgjatë korridorit të tubacionit. Brezi i ndërtimit kërkon një gjerësi prej rreth 40 m, pasi ai duhet të sigurojë hapësirë për montimin e tubacionit dhe për automjetet që do të lëvizin në të njëjtën kohë. TAP synon që ta rikthejë këtë brez ndërtimi në gjendjen e tij origjinale. Kufizimet kryesore për përdorimin e tokës mbi tubacion do të prekin një korridor të ngushtë, maksimalisht 10 m të gjerë, në të cilin do të kufizohet rritja e pemëve me rrënjë të thella, një korridor maksimalisht 60 m, në të cilin ndërtimi i shtëpive do të kufizohet dhe një korridor prej maksimum 200 m, në të cilin krijimi i lagjeve të shtëpive dhe/ ose i infrastrukturës industriale do të jetë i kufizuar. Gjurma e preferuar u përzgjodh duke marrë në konsideratë këto kritere dhe ajo krijon gjithashtu hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e ardhshëm të komuniteteve përreth. Për të rritur sigurinë e tubacionit, tubacioni do të ketë stacione valvulash të bllokimit, me anë të të cilave çdo segment i linjës mund të izolohet për arsye mirëmbajtjeje ose në rast të një shkëputjeje apo rrjedhjeje. Valvulat e bllokimit nuk do të operohen nga njerëzit dhe do të mbulojnë një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 500 metra katrorë. Pajisjet kryesore të këtyre stacioneve do të instalohen nën tokë.

Të dhënat për qarqet ku kalon TAP

K

orridori kalon në tri prefektura: Korçë, Berat, Fier dhe 23 bashki e komuna. Ekonomia shqiptare varet shumë nga bujqësia, e cila në 2008 përbënte 21% të GDP (me çmimet aktuale). Sektori privat është dominuar prej ndërtesave të vogla private që prej rënies së komunizmit në 1991, ku u shkrinë fermat kolektive. Pra, bujqësia ngelet sektori më i rëndësishëm i punësimit në Shqipëri, pasi përbën rreth 60% të të gjithë punësimit në vend. Në vitet e fundit një rritje në bizneset e vogla, kryesisht në ndërtim dhe industrinë prodhuese, ka krijuar mundësinë për më shumë punë të reja. Sektori publik ngelet gjithashtu një punëdhënës i rëndësishëm lidhur me numrin e punonjësve. Konteksti socio-ekonomik. Seksioni lindor i korridorit karakterizohet prej zonave të mëdha pyjore dhe depozitime të zonave të ulëta për prodhimet sezonale të të korrurave. Ka 11 vendbanime brenda korridorit prej 2 km, me një total prej 5.465 banorësh. Këto vendbanime

kanë një popullatë prej 80 banorësh (Sinicë, komuna Miras) dhe deri në 2,387 banorë (Miras, komuna Miras). Banimet e Çetë dhe Miras, pranë kufirit grek, dhe Kamenica janë të vetmit vendbanime me një popullatë prej mbi 400 banorësh. Thuajse 90% e popullatës që jeton brenda zonës së studimit, është e përqendruar në këto tri vendbanime. Pyjet dhe zona me shkurre përbëjnë zonat më të mëdha brenda korridorit prej 2 km dhe përfaqësojnë 70% të të gjithë tokës në përdorim. Kjo tokë së bashku me tokën për rritjen e bagëtisë përdoret nga banorët për kullota. Prodhimi i të korrurave sezonale zë 28% të përdorimit të tokës brenda korridorit. Prodhimi i përhershëm i të korrurave gjendet vetëm në komunën e Mollajt dhe përbën 1% të përdorimit të të gjithë tokës. Ka të ngjarë që ekonomia e zonës rreth Miras të jetë më e shumëllojshme. Në pjesën qendrore të korridorit, përdorimi i tokës karakterizohet prej zonave pyjore dhe malore me zona të vogla të tokës bujqësore që

rrethojnë vendbanimet. Çorovoda është qyteti kryesor i zonës me një popullatë prej 8907 banorësh. Pjesa tjetër e vendbanimeve janë relativisht të vogla me 5033 banorë të shpërndarë në 15 vend banime. Aktiviteti kryesor ekonomik i vendbanimeve malore rurale përbëhet nga prodhimi bujqësor, e cili konsiston në një kombinim të prodhimit të të korrurave dhe të blegtorisë, një pjesë e madhe e së cilës është ndërmarrë në nivele të larta. Pjesa perëndimore e korridorit kalon rrethin e Beratit, i cili është kodrinor, duke krijuar një mozaik të prodhimit të korrurave dhe kullotjes sezonal dhe të përhershëm. Korridori gjithashtu kalon dhe në rrethin e Fierit, i cili është më i sheshtë dhe më uniform, terren i cili përdoret për prodhimin e të korrurave sezonale. Korridori kalon përmes një zone të nxjerrjes së naftës midis komunës së Roskovecit dhe Mbrostarit. Për pothuajse gjysmën e komunës, mjeti kryesor i jetesës është prodhimi i të korrurave sezonale dhe të përhershëm.


16

« bota

E mërkurë 10 tetor 2012 •

Stuhia ekonomike nis të godasë “limanët nordikë” V

endet nordike janë parë prej kohësh si një vend is igurtë në Evropë. Por ndërkohë që monedhat e Suedisë, Norvegjisë dhe Danimarkës u ofrojnë ende investitorëve një port për t’u ruajtur nga stuhitë e eurozonës, ekonomitë e rajonit nuk janë më imune ndaj forcave recesioniste që po përfshijnë kontinentin. Ekonomitë finlandeze dhe daneze regjistruan të dyja rritje negative në tremujorin e dytë, ndërkohë që shumica e ekonomistëve presin që Suedia, performuesja më e mirë e rajonit deri tani, të ketë rritje zero madje ndoshta negative në gjysmën e dytë të vitit. Vetëm Norvegjia, e cila e rriti parashikimin e saj për vitin 2012 në 3.7 për qind të hënën, po i shpëton kësaj situate – falë pasurisë prej naftës. “Ata që mendonin se ne ishim imunë, duken shumë budallenj tani”, thotë drejtori ekzekutiv i një prej bankave më të mëdha të rajonit. “Nuk e di në po shkojmë drejt recesionit, por me siguri nuk jemi më imunë”. Torbjörn Isaksson, krye analist për Suedinë në bankën Nordea, thotë: “Në terma afatshkurtër, risqet janë të afërt. Mund të kemi një recesion teknik (dy tremujorë të njëpasnjëshëm me rritje negative). Megjithatë, pika e startit për vendet nordikë është shumë më mirë se sa kudo tjetër në Evropë. Suedia ka një raport të borxhit ndaj GDP prej më pak se 40%, ndërkohë që Finlanda e ka vetëm pak më të lartë. Suedia është bërë madje i pari vend i madh evropian që ndërmerr hapur një program stimuli, dhe Norvegjia ka gjasa të paraqesë një buxhet ekspansionist këtë javë. “Ne kemi shumë hapësirë për të manovruar në krahasim me vendet e tjera”, thotë Frederik Reinfeldt, Kryeministër i Suedisë – një refren që dëgjohet rëndom në Stokholm. Ai shton se është i befasuar se sa e fortë është ekonomia, duke pasur parasysh krizën trevjeçare të Evropës, me rritje tremujore prej 0.7 për qind në tremujorin e dytë dhe një normë papunësie prej 7.8 për qind në gusht. “Është e habitshme të shohësh sa mirë po ecën tregu i punës në Suedi, duke parë atë që po ndodh përreth nesh”. Në të vërtetë, pak besonin tek ideja që rajoni ka një farë imuniteti. Eksportet e Suedisë janë baraz me 50% të GDP, dhe afro një e treta e eurozonës. Kompani të mëdha suedeze, si Volvo, Ericsson dhe H&M kanë shumë pak të bëjnë me ekonominë e brendshme, dhe shumë me ekonomi si të SHBA, Kinës apo Gjermanisë. “S’kemi menduar asnjëherë që jemi imunë. Jemi një vend i fokusuar së tepërmi tek eksportet”, thotë një ministër i kabinetit.

ATHINE

Kancelarja duarbosh

Ekonomitë finlandeze dhe daneze regjistruan të dyja rritje negative në tremujorin e dytë, ndërkohë që shumica e ekonomistëve presin që Suedia, performuesja më e mirë e rajonit deri tani, të ketë rritje zero madje ndoshta negative në gjysmën e dytë të vitit. Vetëm Norvegjia, e cila e rriti parashikimin e saj për vitin 2012 në 3.7 për qind të hënën, po i shpëton kësaj situate – falë pasurisë prej naftës

Por e gjithë kjo e ka një risi: korona suedeze po forcohet në të njëjtën kohë kur ekonomia po dobësohet. “Eksportuesit suedezë janë shtrydhur nga të dy anët: kërkesa dhe një monedhë që forcohet”, thotë Robert Bergqvist, kryeekonomist në bankën SEB. “Normal-

isht, kur ke një ngadalësim në ekonominë globale, ke një dobësim të monedhës, kështu që monedha ishte një dobi. Por jo këtë herë”. Një prej industrialistëve më të mëdhenj në vend pajtohet. Ai tregon rimëkëmbjen e konomisë suedeze në 1990

– një reagim ndaj një krize financiare që është mbajtur si shembull kudo në botë. “Në 1993, rimëkëmbja nisi nga një zhvlerësim me 23% i koronës”, thotë ai. “Ajo që ndryshon këtë herë krahasuar me pothuajse çdo herë tjetër është se monedha jonë po forcohet dhe kjo e vështirëson gjithçka. Nuk mund të kemi ndihmë nga dobësimi i monedhës”. Problemet e Suedisë mund të shfaqen si bekim në pjesën tjetër të rajonit. Ekonomia e Finlandës duhet të regjistrojë një rritje prej 0.5% këtë vit dhe 1.5% vitin tjetër, sipas institutit kërkimor ETLA, ndërkohë që banka qendrore e Danimarkës e uli në 0.3% parashikimin për vitin 2013. Ndërkohë, Isaksson kryeekonomisti i Nordea pret që Suedia të rritet me 1 dhe 2 për qind respektivisht në 2012 dhe 2013. Në Finlandë ka ankth jo vetëm për të ardhmen e euros, por edhe për perspektivën industriale të vendit, duke parë që kompani të mëdha si Nokia dhe industria pyjore po vuajnë. Timo Soini, udhëheqësi populist i True Finns, një parti anti BE thotë: “Po, e kemi zili Suedinë – industrinë e tyre, jo euron...” Shumica e politikëbërësve dhe udhëheqësve të biznesit në rajonin nordik besojnë ende se janë në një pozicion më të mirë se shumëkush në Evropë. Por gjendja në javët e fundit ka ndryshuar, teksa prodhimi industrial ka rënë shumë në Suedi. Siç thotë shefi i një prej bankave të mëdha në vend: “Po shkojmë drejt tatëpjetës, ashtu si në 2008. Nuk do të jetë aq keq sa në 2008, por do të jetë keq”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, zhvilloi në Athinë këshillime se si mund të pengohet falimentimi që rrezikon Greqinë. Athina nuk duhet të shpresojë në marrjen e ndihmave të tjera financiare, tha prerë qeveria gjermane. “Greqia ka rënë në gjendje jashtëzakonisht të vështirë ekonomike dhe financiare për shkak të disa dështimeve që ka pasur vitet e kaluara”, tha ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble, për emisionin televiziv “Berlin direkt”, të kanalit televiziv ZDF. “Ata që u thonë grekëve se fajin për këtë gjendje e ka qeveria gjermane ose Evropa, ata gënjejnë”, theksoi Schäuble dhe i dha një refuzim të qartë shpresave greke për ndihma të reja financiare, që lindën në kuadër të vizitës ditën e martë të Kancelares Angela Merkel në Greqi. Schäuble i bëri thirrje qeverisë greke, që të mbajë premtimet e bëra për kursime. Kancelarja gjermane nuk shkon në Greqi për të dhënë ndihma të reja financiare, theksoi ministri gjerman i Financave. “Ajo nuk do të flasë në Greqi për çështjet e trojkës”. Trojka, organizmi i donatorëve ndërkombëtarë, duhet të raportojë nëse Greqia i përmbush detyrimet që rrjedhin nga programi. “Kjo është kryesorja, pjesa tjetër është pak fantazi”, theksoi Schäuble. Prioriteti duhet të mbetet që ky vend i Evropës juglindore të bëhet sërish i aftë për konkurrencë dhe të ketë sërish korridor në tregjet financiare, për të qenë në gjendje të marrë sërish para me përqindje të arsyeshme”. Për herë të parë që prej shpërthimit të krizës financiare, Merkel shkoi në Greqi, e cila është duke u përgatitur me marrjen e masave të forta të sigurisë. 7000 policë nga të gjitha pjesët e vendit do të shkojnë në kryeqytet. Institucionet gjermane si ambasada dhe instituti “Gëte”, janë duke u mbrojtur në mënyrë të veçantë, njoftojnë mediet greke. Tek popullsia zien zemërimi për kursimet e mëdha, shpesh politika e qeverisë gjermane shihet si kokë turku. Pritet që qytetarët ta shprehin zemërimin e tyre kundër kursimeve të dhimbshme nëpërmjet demostratave. Sindikata më e madhe e vendit ka njoftuar për një grevë treorëshe me një demostratë të madhe në qendër të Athinës. Ekonomia greke është e zhytur në recesion shumë më tepër se sa mendohej deri tani. Zyra e statistikave në Athinë korrigjoi shifrat për tre vitet e kaluara. Sipas shifrave të reja, prodhimi i brendshëm bruto në vend ka rënë në vitin 2010 me 4,9 për qind, dhe në vitin 2011 me 7,1 për qind. Si bazë për korrigimet e shifrave, autoritetet përmendën rënien masive të konsumit dhe ekonominë private. Këtë vit qeveria e Athinës pret rënie të aktivitetit ekonomik prej 6,5 për qind. Ekonomia greke është tkurrur që nga viti 2008 me një të pestën.


bota • E mërkurë 10 tetor 2012

D

y kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara, janë duke zhvilluar fushatë në shtetin e rëndësishëm të Ohios, mes shteteve përcaktuese për fitoren e garës. Anketimet më të fundit tregojnë se të dy kandidatët janë në një garë tepër të ngushtë për zgjedhjet e 6 nëntorit. Ndërkohë, kandidati republikan për President, Mitt Romney, tha dje në një fjalim për politikën e jashtme se Presidenti Obama ka dështuar në përpjekjet për të përballuar sfidat globale dhe se Uashingtoni nuk ka luajtur rolin e duhur udhëheqës, duke dobësuar kështu Shtetet e Bashkuara dhe duke u dhënë kurajë armiqve të Amerikës. Siç thuhet në kronikën në vazhdim, Shtëpia e Bardhë nuk i kushtoi rëndësi fjalimit të zotit Romney, duke e cilësuar si një retorikë boshe. Zoti Romney tha se politika e jashtme e Presidentit Obama është e bazuar në shpresë dhe jo në udhëheqje vendimtare. “Shpresa nuk është strategji. Ne nuk mund të mbështesim miqtë tanë dhe të mposhtim armiqtë tanë në Lindjen e Mesme kur fjalët tona nuk mbështeten me vepra”. Ai e vuri theksin tek gjakderdhja në Siri dhe në sulmin vdekjeprurës kundër konsullatës amerikane në Bengazi. “Është përgjegjësia e Presidentit tonë që të shfrytëzojë fuqinë e madhe të Amerikës për të formuar historinë, jo të udhëheqë nga mbrapa, duke e lënë fatin tonë në mëshirën e ngjarjeve”. Zoti Romney premtoi një politikë më të ashpër ndaj Iranit nëse zgjidhet president. “Nuk do të hezitoj të vendosë sanksione të reja kundër Iranit, madje do të forcoj sanksionet që janë tashmë në fuqi. Ne duhet t’ia bëjmë të qartë Iranit nëpërmjet veprimeve tona dhe jo vetëm fjalëve, se përpjekjet e tyre për të zotëruar armë bërthamore nuk do të tolerohen”. Zoti Romney premtoi gjithashtu të ruajë fuqinë ushtarake të Amerikës dhe të mbrojë forcat e armatosura nga shkurtimet e mëdha të shpenzimeve, të planifikuara për të filluar vitin e ardhshëm.

»

17

ROMNEY NE SULM

“Shpresa nuk është strategji” Zoti Romney premtoi një politikë më të ashpër ndaj Iranit nëse zgjidhet president. “Nuk do të hezitoj të vendosë sanksione të reja kundër Iranit, madje do të forcoj sanksionet që janë tashmë në fuqi. Ne duhet t’ia bëjmë të qartë Iranit nëpërmjet veprimeve tona dhe jo vetëm fjalëve, se përpjekjet e tyre për të zotëruar armë bërthamore nuk do të tolerohen”

Presidenti Obama shpesh citon si sukses vrasjen e Osama bin Ladenit, përfundimin e luftës në Irak dhe përmbysjen e diktaturave në Lindjen e Mesme, pa angazhimin e forcave amerikane të këmbësorisë. Ja si u shpreh Presidenti Obama në Kuvendin e Partisë Demokrate muajin e kaluar: “Kundërshtari im dhe kandidati republikan për nënpresident janë të rinj në politikën e jashtme, por nga ato që dëgjoj dhe shikoj, ata duan të na kthejnë në kohën e kapardisjes dhe të gabimeve trashanike, që i kushtuan aq

shtrenjtë Amerikës”. Një reklamë politike e fushatës së zotit Obama në television nënvlerëson ndërhyrjet e Mitt Romney-it në çështjet globale. Thirrja e zotit Romney për angazhimin e Shteteve të Bashkuara në çështjet globale mirëpritet nga analisti i politikave të jashtme, Michael O’Hanlon. “Është e qartë se Lindja e Mesme si një rajon i tërë po kalon nëpër ndryshime, në të cilat Shtetet e Bashkuara kanë aftësi të kufizuara për të ndikuar. Por Romney ka të drejtë kur thotë se ne duhet të përpiqemi, brënda parametrave të

ndikimit që kemi, të jemi të efektshëm”. Por analisti nuk është dakord me të gjitha kritikat e zotit Mr. Romney ndaj politikës së jashtme të Presidentit Obama. “Është e vërtetë që Irani ka tani shumë më tepër uranium të pasuruar se sa para 3 vjet e gjysëm, ashtu siç kishte më shumë uranium të pasuruar në fund të presidencës Bush krahasuar me fillimin e saj. Ajo që Presidenti Obama ka bërë me sukses është zhvillimi dhe forcimi i sanksioneve”. Por të paktën, Mitt Romney po fut politikën e jashtme dhe rolin e

Amerikës në arenën botërore në fushatën presidenciale, e cila deri tani ishte përqëndruar gati tërësisht në çështjet ekonomike. Udhëheqje e dobët Mitt Romney u përpoq të sqaronte për votuesit se si do ta drejtonte politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara nëse zgjidhet president dhe bëri dallime mes pikëpamjeve të tij dhe atë që ai e quan udhëheqje të dobët të Presidentit Obama në çështjet globale. Ai u përqëndrua kryesisht në Lindjen e Mesme, ku zoti Romney tha se sulmet ndaj ambasadave amerikane, përfshirë sulmin në të cilin u vra ambasadori amerikan në Libi, nuk ishin të rastësishme, por “një shprehje e një lufte më të madhe”, që po zhvillohet në rajon. Ish-guvernatori i Massachusetts, tha se më në fund edhe vetë Presidenti Obama e ka pranuar se sulmi që ka ndodhur në Libi është vepër e terroristëve. Zoti Romney akuzoi Presidentin se ka dështuar të udhëheqë. “Dua të jem shumë i qartë se faji për vrasjen e njerëzve tanë në Libi dhe sulmet mbi ambasadat tona në shumë vende bie vetëm mbi autorët e tyre e askënd tjetër. Por është përgjegjësi e Presidentit që të përdorë fuqinë e madhe të Amerikës për të krijuar historinë e jo të udhëheqë nga prapa, duke lënë fatin tonë në mëshirën e ngjarjeve. Për fat të keq, nën Presidentin Obama ne jemi pikërisht në këtë rrugë në rajonin e Lindjes së Mesme”. Zoti Romney tha se si president ai do të mbështesë miqtë, të cilët ndajnë vlerat e Amerikës dhe do të vendos “kushte të qarta” për ndihmën e jashtme amerikane. Zoti Romney akuzoi Presidentin Obama për mungesë lidershipi në lidhje me Sirinë. Por zoti Romni tha se ai do të

bëjë gjithçka për të ndihmuar udhëheqësit e ardhshëm të Sirisë. Ish-guverntari Romney tha se duhet të identifikohen anëtarët e opozitës siriane që ndajnë vlerat me amerikanët dhe pastaj duhet të sigurohet furnizimi i tyre me armë. Zoti Romney kritikoi edhe politikat e Presidentit Obama ndaj programit bërthamor të Iranit dhe akuzoi Presidentin se është përpjekur të distancojë Shtetet e Bashkuara nga Izraeli. Shtëpia e Bardhë dhe fushata e Presidentit Obama reagoi menjëherë ndaj fjalimit të zotit Romney. Zyrtari i fushatës së Presidentit Obama Ben la Bolt tha se anketat e opinionit publik tregojnë se zoti Obama është në epërsi ndaj zotit Romney në çështjet e sigurisë kombëtare, mes të tjerash, për shkak të përfundimit të luftës në Irak, zvogëlimit të Al-Kaidës dhe vrasjen e Osama bin-Ladenit. Madeleine Albright, e cila ishte Sekretare e Shtetit në administratën e Presidentit demokrat Bill Clinton, tha se qëndrimet e zotit Romney veçanërisht në çështjet tregtare, “janë të gabuara”. “Për ata që nuk kanë shumë njohuri mbi politikën e jashtme ky fjalim ndoshta duket mjaft i mirë, por unë mendoj se është i mbushur me gjëra të përgjithshme dhe pa substancë. Idetë si arritja e paqes përmes qartësisë, forcës dhe vendosmërisë nuk janë ide të politikës së jashtme”. Analistët thonë se nuk është e qartë nëse fjalimi i zotit Romney mbi politikën e jashtme do të ndihmojë fushatën e tij politike në një kohë kur ekonomia amerikane është çështja kryesore. Zoti Romney ka përfituar nga paraqitja e dobët e Presidentit Obama në debatin presidencial të javës së kaluar. Sondazhet tregojnë se zoti Romney ka ngushtuar epërsinë e zotit Obama në shkallë kombëtare dhe në shtetet kyçe.


18

« INTERVISTË

E mërkurë 10 tetor 2012 •

INTERVISTË E GAZETARIT BLENDI FEVZIU, ME AKTOREN AMERIKANE ME ORIGJINË SHQIPTARE ELIZA DUSHKU

“Arnold Shvarcenerger s’më la të ndërroja mbiemrin”

A

ktorja shqiptaro-amerikane Eliza Dushku, në një intervistë dhënë gazetarit Blendi Fevziu, tregon për karrierën e saj, lidhjet me Shqipërinë, dhe përjetimet e zakoneve shqiptare në amerikë. Dushku shprehet se është më e lidhur se babai i saj me Shqipërinë, i cili duket se ka qenë më i shkëputur me vendlindjen e prindërve të tij. 1.Mire së vini në studion e “Opinion”-it. Është kënaqësia ime t’ju kem këtu. -Faleminderit shumë. Jam dakord për çdo gjë që ju thatë. -Jeni përmirësuar akoma më shumë në gjuhën shqipe në krahasim me herën e parë që keni qenë këtu në Shqipëri. -Faleminderit. Po, paksa. -Kjo është vizita juaj e tretë në Shqipëri? Në fakt, është vizita ime e 5-të a e 6-ta. Por për dokumentarin kjo është hera jonë e tretë. -Kur keni qenë për herë të parë këtu? -Hera e parë besoj se ka qenë në 2005-ën – 2006ën, kur jemi takuar një herë, sigurisht. -Jemi takuar në Dhërmi. -Kisha ardhur me Fadil Berishën. Ai më gjeti në Nju Jork dhe më tha: “Ju duhet të vini në Shqipëri, vendi juaj po ju thërret”. Unë nuk kisha qenë kurrë këtu. Im atë është shqiptar, por ne kryesisht na ka rritur nëna. Prindërit tanë ishin të ndarë. Kishim shumë të përbashkëta dhe ishim shumë të afruar me babin, por nuk dinim shumë gjëra për Shqipërinë. Kështu herën e parë kemi ardhur me babin dhe më vonë pastaj jemi shoqëruar edhe nga mami. Dhe atëherë ju kemi takuar edhe me ju. -Është shumë interesante, sepse në SHBA ka komunitete të mëdha shqiptaresh. Komuniteti më i madh para Luftës së Dytë Botërore dhe me pas komuniteti i ri pas 1990-ës. Kam dëgjuar se babai juaj është nga Korça. -Po, gjyshërit e mi. Im atë ka lindur në Boston. Si shkoi familja e babait tënd nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara? -Gjyshi im ishte rreth 12 -13 vjeç kur erdhi me anije në Boston. -Nga qyteti i Korçës. Po, nga Korça. Ai nisi të punojë në Boston për një farë kohe, hapi një biznes dhe më pas është kthyer përsëri në Korçë për të gjetur një grua. Aty ai takoi gjyshen time Velarminin. -Siç bënin zakonisht të gjithë imigrantët shqiptarë në atë kohë. Ata ktheheshin në vendin e tyre për të gjetur një grua. Po, një grua të bukur, gjyshen time Velarmini. E keni takuar ju gjyshin dhe gjyshen tuaj? S’e kam pasur mundësinë të njihja gjyshin dhe gjyshen time se ata kanë ndërruar jetë para se të lindja unë. Dhe kjo është një tjetër arsye se pse ky dokumentar është kaq i veçantë dhe kaq i fuqishëm për ne. Sepse ne nuk i kemi njohur ata, nuk dinim shumë për vendin nga i cili ata kishin ardhur dhe kurrë s’na u dha mundësia të dëgjonim historitë e tyre, që ata t’i ndanin ato me ne. As nga babai juaj? -Nga im atë i kemi mësuar pak gjëra, sigurisht. Por është ndryshe t’i dëgjoje nga goja e tyre. Dhe tani që na jepet mundësia të shëtisim në Korçë, të vizitojmë vendet ku ata lindën dhe kanë jetuar dhe kanë ecur, është një ndjesi vërtet e fuqishme. Babai juaj ka lindur në Boston, por a ka qenë ai pjesë e komunitetit shqiptar atje, apo jo? Besoj se ka qenë. Ata janë rritur në një zonë të Bostonit, në Sauthend ku ka pasur shumë imigrantë nga e gjithë bota. Gjyshi im kishte një dyqan me artikujt të ndryshëm. Dhe kjo është një nga gjërat për të cilat im atë është ndjerë krenar për babain e tij. Në shumë vende në Boston italianët bënin pazar vetëm në dyqanet italiane, irlandezët vetëm në dyqanet irlandeze. Ishin ndarë sipas kombësive. Por gjyshi ynë thoshte ‘Dyqani im është i hapur për të gjithë. Të gjithë mund të vijnë të bëjnë pazar këtu. Për të gjitha kombësitë? Po, jo vetëm për shqiptarët. Por për të gjithë. Dhe mesa kam dëgjuar, ai nuk ka bërë kurrë një ditë pushim në jetën e tij. Ai punonte çdo ditë, edhe në ditët e festave. Im atë, vëllezërit dhe motrat e tij e ndihmonin gjyshin në dyqan. Ata ishin 5 fëmijë. Gjyshërit e tu nuk u kthyen kurrë në Shqipëri, as për vizitë. Jo, mesa di unë.

Dhe babai juaj ka ardhur për herë të parë në Shqipëri me ju apo…? Ai ka ardhur një herë i vetëm, në fillimet e viteve ’90 dhe ishte një vizitë shumë e veçantë për të. Ai erdhi të takonte xhaxhain, i cili quhej Enesti. Ai jetonte këtu. Ishte akoma gjallë atëherë? -Po, ai ishte akoma gjallë dhe im atë shkoi drejt e tek shtëpia e tij. Edhe ne në këtë dokumentar kemi shkuar tek e njëjta adresë. Ne kishim vetëm një adresë që nga vitit 1991. Im vëlla dhe unë bashkë me grupin e xhirimit shkuam të kërkonim pjesëtarët e mbetur të kësaj familje. Kishim një numër telefoni që nuk punonte dhe po ashtu edhe këtë adresë të vjetër. Kështu ne shkuam dhe i trokitëm në derë. Ai kishte ndërruar jetë. -Po familja e tij jetonte akoma atje? -Po, vajza e tij, Elvira, kushërira jonë dhe dy fëmijet e saj, Neli dhe Florian, gruaja e tij dhe fëmijet e tyre. Ata u bënë pjesë e dokumentarit tonë. Ata na çuan të bënim pazar në dyqanet e tyre. Kemi shtruar një darkë në shtëpinë e tyre. Ishte diçka e mrekullueshme. Ju keni lindur në 1980. A ka qenë e pranishme Shqipëria gjatë fëmijërisë suaj? Ishte, duke e lidhur me ato gjëra që nëna jonë kishte mësuar nga gjyshja. Ato gjëra që ajo mendoi dhe e ndjeu se ishin të rëndësishme t’i kalonte tek në gjatë mungesës së gjyshes sonë. Ishin gjëra të tilla si “byreku”. Ne e quanim byrek me spinaq. Për Vit të Ri, ne përgatisnim një byrek me spinaq, mbështillnim një monedhe aty dhe e fusnim brenda tek mbushja. -Po, traditë shqiptare kjo. Po dhe kjo gjë na pëlqente shumë. Unë kam tri vëllezër më të mëdhenj dhe të gjithëve na pëlqente shumë kjo gjë. Pra, ishin tradita të ndryshme për të cilat kemi mësuar se gjyshja jonë i ndiqte me shumë rreptësi. -A ju ka rënë juve ndonjëherë monedha? -Po, sepse unë haja sa më shumë që të mundja vetëm që të më qëllonte monedha në të. -Sepse kjo do të thotë që ju atë vit jeni me fat. -Po. -Po a kishit ju ndonjë informacion për Shqipërinë në atë kohë? Akoma në atë kohë, kur ju mund të keni qenë 10 a 12 vjeçe, Shqipëria ishte një vend i mbyllur. A kishit ju ndonjë infomacion për Shqipërinë, se çfarë po ndodhte këtu? -Nëna jonë është pedagoge e politikës krahasuese ndërkombëtare në Universitetin e Bostonit. Nëna jonë tregonte për ngjarjet që ndodhnin në vendet e ndryshme. Kështu ajo do të na tregonte edhe për Shqipërinë. Siç e thatë edhe ju, ishte një vend i izoluar. Ishte gjithmonë interesante sepse ne jemi rritur në Uotertaun, siç e përmendet edhe ju, dhe atje ishte një komunitet shumë i madh me armenë, shumë i madh. Ai është komunteti i dytë më i madh në vend. Ne kishim shumë shokë armenë. Por kur ishim në shkollë, mësuesit na thoshin: “Ç’kombësi jeni ju”? “Jemi shqiptarë, thoshim ne. –Jo, jo, thoshin ata. Ju doni të thoni se jeni armenë? Ne thoshim jo, jemi shqiptarë. Ekziston një vend që quhet Shqipëri, një vend i vogël. - Përsëritet e njëjta histori me shqiptarët në të gjithë botën. Disa herë ata ngatërrohen me armenët. Po atëherë, kur nisët të merrnin më shumë informacione për vendin? -Po si çdo fëmijë, kur fillon të rritet, edhe ne filluam t’i bënim babait pyetje të ndryshme dhe ishim afruar shumë me vëllezërit dhe motrat e tij. Me vëllain e tij më të madh, Nikolas. Ky kishte dy fëmijë. Djali i tij erdhi me një mision në Shqipëri dhe vajza e tij erdhi të kryente disa punë në Bullgari. Ata u përpoqën të krijonin lidhje me familjen në Tiranë. Nuk ishte diçka sekrete, por në të njëjtën kohë gjërat nuk ishin edhe aq të hapura sa ç’i kishim nga ana e nënës sime. Prandaj ishte i rëndësishëm fakti… se une jam një person që hyj drejt e në temë. Kështu sapo më ranë në dorë burimet, krijova disa lidhje. Po ashtu edhe miqësinë me Fadilin e shfrytëzova dhe si përfundim zbarkuam në Shqipëri Keni pasur ju kontakte me anëtarë të komunutetit shqiptar në Boston kur ishit fëmijë? Jo edhe aq shumë. Siç e thashë, ne jemi rritur në familjen e nënës sime. Edhe im atë kishte një lidhje sipërfaqësore, të vogël, por nuk ishte diçka e thellë me komunitetin shqiptar. Unë për shembull kam më shumë lidhje se ai tani. Me kalimin e viteve... Më kujtohet kur halla ndërroi jetë, funerali saj u bë në Kishën Ortodokse Shqiptare

në Sauthend të Bostonit. Dhe ne kemi shkuar atje. Para se të niste funerali, dukej si një dasmë e madhe. Aty përreth kishte shumë shqiptarë dhe ne takuam njerëz të ndryshëm. Prifti sapo kishte ardhur nga Kosova. Unë e ndiej se me kalimin e kohës po krijoj akoma më shumë lidhje me shqiptarët. Po, kjo është shumë interesante. Kam dëgjuar se … nuk jam i sigurt nëse kjo histori është e vërtetë apo jo, por kam dëgjuar se… -Thashethemet kanë marrë dhenë. Kam dëgjuar se kur i jeni futur kinematografisë, ju keni pyetur Arnold Shvarzenegerin, nëse duhet ta ndryshonit emrin tuaj në një emër arti, apo jo. Është e vërtetë kjo gjë apo jo? - Më duket se ka qenë nëna ime. Meqë ajo është profesore dhe nuk ia ka idenë biznesit të artit. Sepse në filmin tim të parë unë kam qenë rreth 10 a 11 vjeçe. Profesorë dhe biznesi i artit, dy gjëra të ndryshme. -Po, tamam. Ajo as Arnold Shvarzenegerin nuk e njihte, por kur shkuam atje të gjithë hasnin vështirësi me emrin tim. Gjatë gjithë jetës më thoshin, “Dushku, Dushka’. Nuk ma shqiptonin siç duhet mbiemrin. Kështu një ditë mami i tha Arnoldit. “Arnold, njerëzit po më thonë se kemi një mbiemër shumë të çuditshëm. Mos duhet ta ndryshojmë këtë mbiemër? Ai thotë: ‘Më beso mua, kanë për ta mësuar”. Kur mësuan “Shvarzenerger, vë dorën në zjarr se kanë për ta mësuar edhe këtë”. Mendoj se ishte një ide shumë e mirë që nuk e ndryshuar emrin. -Jo, unë s’do ta kisha ndryshuar kurrë. Dhe mendoj se as ajo nuk e kishte seriozisht atë që tha. “Si e nisët jetën tuaj në kinematografi? Sinqerisht, ishte thjesht punë fati. Im vëlla, ortaku im producent, kur isha 9 vjeçe, im vëlla ishte një aktor, luante gjithmonë role kryesore në shfaqjet e shkollës. Ai kishte gjetur një agjent tregtar. Kemi shkuar në disa prova bashkë dhe unë si motër e shoqëroja. Gjatë provave unë pengohesha dhe rrëzohesha. Drejtori i trupës me pa dhe më pyeti nëse do të vija në provat e filmit të tij që ka qenë edhe filmi im i parë. Ishin marrë në prova nja 8 mijë vajza në të gjithë vendin. Të gjitha vajzat ishin të veshura me fustane dhe une isha si djalë. Isha pis në fytyrë, kisha veshur pantallona të shkurtëra. Isha si një trazovaç i vogël. Ata ketë kërkonin. Roli ishte për një fëmijë të prapë dhe harrakat. Duhet të shkonim në Kaliforni për provat e filmit. I telefonuan nënës sime dhe i thanë se duam ta marrim në prova vajzën tuaj për filmin dhe ajo u tha: “Nuk e dua një jetë të tillë për vajzën time. Faleminderit Mirupafshim. Kështu ajo e mbylli telefonin. Im vëlla, tha; “Mami, është një udhëtim falas për në Hollivud. Çoje në Hollivud falas. Dhe e kështu ju shkoni në Kaliforni. Ishte filmi i parë që keni marrë pjesë. “That Night’. Po ishte i vëllezërve “Uorner”, me Xhulia Luis, C Thomas. Ishte një film i shkurtër, por unë isha personazhi kryesor. Dhe pas atij filmi ju jeni shpërnguluar nga Bostoni në Kaliforni? Jo, kam jetuar në Boston derisa mbarova shkollën e mesme. Pas atij filmi jam kthyer në Boston, por e njëjta zyrë xhirimi më kishte regjistruar në kasetë për një film të Robert de Niros. Leonardo di Caprio dhe Robert de Niro me titull “This boy’s life”. Aty më caktuan të luaja rolin e vajzës së De Niros. Ata thoshin meqë je shqiptare… Tani edhe De Niro po thotë se është shqiptar. Po, në Wikipedia thuhet se nënën ose babain e ka shqiptar, por shqiptar të Italisë së Jugut, ata quhen arbëreshë. Po, çfarë ka thënë De Niroja? Po në atë kohe ai nuk ka thënë gjë se ishte shqiptar. Vetëm kohet e fundit ai i ka dhënë zë këtij informacioni. Në atë kohë ata thanë: Ky është Italian, por edhe ti dukesh e tillë. Shqiptar, italian sikur jeni njëlloj. Prapë ti mund të luash rolin e fëmijës së tij. Kështu unë kam luajtur rolin si vajza e tij. Filmi tjetër i im ka qene “True Lies” ku kam luajtur rolin e vajzës së Arnold Shvarcenegerit dhe Xhemi li Kërtisit. Por gjithmonë pasi ka mbaruar filmi une kthehesha në Boston, vazhdoja shkollën. Nëna më ka mësuar të bëja një jetë shumë normale. Por në atë kohë në një fare mënyrë ju ishit e famshme.

-Po, në një farë mënyre. A ishte e veshtire të vazhdoje shkollen e mesme dhe në të njeten kohe të ishe një adoleshente e famshme? –Po, me raste. Ndonjëherë femijët e tjerë ishin disi të ashpër. Por gjithsesi, familja ime, e cila ishte një familje fantastike më mesoi të jetoja me këmbë në tokë. Une isha motra e vogel dhe pritej që unë të bëja pjesën time të puneve të shtëpise, të respektoja prindërit. Pra, nuk sillesha si një yll kinemaje. Kështu nena ime më lejoi ta vazhdoja këtë karrierë. Po, por ju thatë në fillim se nëna juaj sikur nuk ishte dakord që ju të nisnit karrierën si artiste. A është ajo e kënaqur tani me karrierën tuaj? Mendoj se ajo është e kenaqur tani pas atyre gjërave të tjera që kam arritur të bëj në karrirerën time dhe ato që po i arrij duke pasur një farë fame. Nena ime është presidente e nje organizate jofitimprurëse në veri të Ugandes, për ish ushtarët fëmijë. Kjo organizatë quhet “ThriveGulu”. Kam shkuar atje me të dhe… Kam dëgjuar se ajo ndonjëhere punon edhe në Senegal, në Dakar. Tashme ajo punon në universitetin Safic, një kampus satelit në Dakar. Por ajo jep mësim dhe në “African Politics” dhe “Women studies” (studime gjinore për femrat). Por këtë organizatë jofitimprurese ajo e ka nisur në Ugandë. Ajo është 70 vjeçe dhe ka nisur një Organizatë jofitmprurese dhe une jam pjesë e bordit të saj. Pikerisht tani i jam kthyer shkollës dhe studioj menaxhimin e organizatave jofitmprurëse, aktivizmin social. Nëna ime s’e vë ne dyshim që s’i ka parë të gjithe filmat e mi. Ndoshta ka parë 4 a 5 nga 20 prej tyre , por e vlerëson shumë faktin që une po arrij gjëra të mira. Ajo mezi po e pret këtë dokumentar, sepse i pëlqejnë shumë gjërat që jane autentike dhe që i shërbejnë dhe ndihmojnë të tjerët. E ka parë ajo dokumentarin? -Jo, nuk e ka parë akoma. Ndoshta do ta shohë në Nju Jork në Nëntor. Për herë të parë do ta transmetojmë këtu nesër në darkë. Kjo është shfaqja jonë e parë. Dhe më pas do ta transmetojmë në Nju Jork, në nëntor. Kam përshtypjen pas atij takimi të fundit që patëm në 2006 se ajo e njeh Shqipërinë dhe di më shumë për të sesa babi juaj. Kjo ndoshta sepse ajo është profesoreshë, di për historinë e Shqipërisë. Sigurisht, ajo është shumë e dhënë pas historive të vendeve të ndryshme të botës. Cila ka qenë preferencë e nënës suaj për të ardhmen tuaj kur ishit fëmijë? Mendoj se ajo shpresonte që unë do t’i futesha shkencës politike. Mos më thuaj doktor apo arkitekt, sepse shumica e prindërve e kërkojnë një gjë të tillë. Jo, unë mendoj se shkenca politike dhe aktivizmi social. M’u desh të bëja një rrugë me kthesa për të arritur atje, por e gjeta rrugën. Gjithashtu tani unë studioj edhe disa orë shkence politike. Pa dyshim që unë jam një kombinim i të dy prindërve të mi. Po babai është i kënaqur me karrierën tuaj? -Po, ai është mahnitës. Edhe im atë ka qenë mësues. Ka qenë që në fillim? Im atë ka dhënë mësim në klasën e 3-të dhe të 4-tërt në Boston. Për një farë kohe kam menduar edhe të bëhesha mësuese. Më pëlqente shumë kur e shihja babain të jepte mësim. Shkoja ndonjëherë në klasat ku ai jepte mësim. Ai kishte një aftësi të pazakontë për të krijuar një lidhje me fëmijët. Ai kishte të bënte me fëmijë që vinin nga lagje vërtet të vështira dhe ishte i jashtëzakonshëm për t’u përshtatur me ta. Kështu unë kam menduar gjithmonë se ndoshta më vonë në jetën time unë mund të bëhesha mësuese si im atë. Por ai ka qenë gjithmonë shumë mbështetës dhe krenar për karrierën time. Cilat kanë qenë kontaktet tuaja të para me shqiptarët në SHBA? Ju më parë përmendët Fadil Berishën. Cilat kanë qenë lidhjet e para që keni pasur ju me shqiptarët apo me komunitetin shqiptar atje? Ndoshta në vitin 2001 kam realizuar një film me titullin “Wrong Turn”. Ishte një film horror. Gjatë gjithë filmit ne kishim vetëm një veshje, sepse ne kishim humbur në pyll. Donin që unë të vishja një bluzë të bardhë. Kërkuan që të vendosja diçka në bluzë, por nuk e dinin se çfarë. Një emblem, një symbol. Dhe unë u thashë se mund të ofroja një symbol shumë të lezetshëm. U thashë për flamurin shqiptar. Ishte


INTERVISTË • E mërkurë 10 tetor 2012 shqiponja me dy kokë. Ua tregova regjisorëve dhe ata thanë “Shkëlqyeshëm, na pëlqen shumë. Kështu gjatë gjithë filmit kam mbajtur në kraharor shqiponjën me dy kokë. Pas kësaj pati një vërshim reagimesh nga shqiptarët kudo në botë. Në atë kohë keni dalë në të gjithë gazetat shqiptare. -Kjo gjë më preku vërtet dhe më bëri të vetëdijshme për të qenë krenare që isha shqiptare. Ishte si një farë zgjimi. Edhe im atë e thoshte shpesh se ndonjëherë krijohej një farë ndjesie turpi të ishte shqiptar. Sidomos gjatë regjimit komunist. Absolutisht. Dhe kjo gjë sikur ma theu zemrën dhe e ndjeva sikur gjithmonë kam pasur dëshirën t’u dal në krahë njerëzve për të mbrojtur identitetin e tyre, të jeni krenar dhe ta shprehin atë me zë të lartë. Jo të thonë se ata janë më të mirët, por “Ky jam unë dhe jam shumë krenar për këtë dhe s’më vjen turp”. Kur e mbajta atë, pati një reagim të tillë dhe shumë të rinje filluan të thoshin “tani që ju jeni kaq krenarë që jeni shqiptare, edhe unë ndihem krenar që jam shqiptar. Kjo më krijoi një farë dëshire për ta ekspoluar më tej këtë gjë. Pothuajse disa vite më vonë Fadil Berisha erdhi në Nju Jork, në një shfaqje. Më takoi dhe më tha: “Unë nuk jam i çmendur, por dua që ti të vish në studion time të të bëj fotografi he më pas t’i çoj ato në Shqipëri. Unë i thashë: Prit t’u telefonoj vëllezërve. Dhe pas ata dolën dhe biseduan. Pastaj u prezantua ky… -Ky ishtë takimi juaj i parë me Fadil Berishën? Shkuat në studion e tij? Në fillim nisa vëllezërit të shihnin. Ata më thanë se çdo gjë ishte në rregull. Ai fotografonte Halley Berry dhe shumë të famshëm të tjerë kështu që mund t’i besonim. Kështu shkuam dhe ai me ka bërë disa fotografi fantastike. Menaxherët dhe agjentët e mi thanë se ato ishin fotografitë më të bukura që kisha bërë ndonjëherë ato 15 vite. Ky ishte një goxha bonus. Por kur ai tha se donte t’i çonte ato në Shqipëri, të lutem, merr edhe familjen tendë. Kështu ne erdhëm dhe ishte diçka e jashtëzakonshme. Cila ishte pështypja juaj e parë kur ai ju tha se donte t’ju sillte këtu në Shqipëri? Isha shumë e emocionuar. Unë gjatë gjithë jetës simë kisha udhëtuar nëpër botë me nënën time. Kishim shkuar në Afrikë, Kinë, Kinë. Por s’e kishit menduar ju më parë të vizitonit Shqipërinë? –Po, por në një moshë më të hershme nuk ishte aq e lehtë të udhëtoje këtu dhe Shqipëria nuk ishte një vend aq i hapur. Ishin krijuar disa ide negative për shqipetarët, prandaj më vjen mire që m’u dha mundësia të njihja Fadilin dhe që më solli këtu. Cila ishte përshtypja e babait tuaj pas vizitës së tij të parë në Shqipëri në fillimet e viteve ’90? Im atë ishte shumë sentimental, shumë pozitiv. Kishin ndodhur shumë ndryshime. Sigurisht, nuk ishin aq moderne sa ç’janë tani. Është diçka që s’mund ta përshkruash kur vjen në një vend dhe sheh rrotull, ke ndjesinë se diçka të lidh me këta njerez. E ke vertët atë ndjesinë se je mes njerëzve, mes popullit tënd, gjakut tënd. Kështu unë mendoj se ai e ka pasur atë ndjesi në një mënyrë shumë të thellë. Mbaj mend që ai është kthyer me një përshtypje vërtet shumë pozitive. Ju thatë se keni marrë shumë mesazhe nga Shqiptarët pas filmit “Wrong Turn”. Por a është i njëjti reagimi ndaj jush tani kur të gjithë shqiptarët ju njohin që ju jeni nga Shqipëria dhe ju shohin tatuazhin me shqiponjë? Tani bëhet fjalë për diçka akoma më të gjëra. Kur erdhëm këtu unë bëra tatuazh në shpinë shqiponjën, im vëlla e bëri tatuazhin në krahë dhe po ashtu edhe im atë e në kyçin e këmbës. Ishte organike, por ndodhi shume shpejt. Por tani më duket shumë sureale. Unë ndihem si një heroinë e këtij vendi dhe nuk e di se ç’kam bërë për të qenë këtu veçse të ndihem krenare që jam nga ky vend dhe përpiqet të jem një shembull i mirë për më të rinjtë dhe të përkrah faktin se njerezit duhët të ndihen krenar për vendlindjen e tyre. Sigurisht duhet të pranojnë të gjithë të tjerët, por unë besoj tek kultura, besoj se në këto ditë bashkë me globalizimin, sikur po humbet kultura dhe të gjithë sikur po bëjnë të njëjtën gjë. Mua më pëlqen të mësoj për historinë e një vendi dhe ne pikërisht këtë gjë mund tua kalojmë brezave të ardhshëm. Muzika, ushqimi, gjuha, letërsi. Është kaq bukur dhe ne kemi nevojë për këtë gjë. Emigrantët tanë, sidomos emigrantët e brezit të parë ndihen krenar per karrierën tuaj dhe identitetin tuaj. A luani ju ndonje rol në komunitetin shqiptar tani, a keni në plan ndonjë gjë tjetër përveç këtij dokumentari, paraqitjes së tij në fund të nëntorit në Nju Jork? Nuk jam e sigurt nese jua kuptova pyetjen. A luani ju role të tjera në komunitetin e shqiptarëve?

Në udhëtimin tim të fundit unë kam marrë nënshtetësinë shqiptare. Kështu kam pasaportën shqiptare dhe Kryetari i Bashkisë, Basha më ka caktuar ambasadore për Tiranën për artet edhe per vëndet e ndryshme. Kështu më uronin mirëseardhjen si ambasadore për Tropojën, Korçën. Kemi harxhuar shumë kohë për përgatitjen e këtij dokumentarim, sepse vërtet është shumë i rëndësishëm. Ky është vërtet “letra dashurie” që ia nisim këtij vendi. Tani që ky dokumentar përfundoi, duhet të gjej hapësira të tjera ku e ndiej se duhet të përfshihem dhe ndoshta të tjera gjëra për të cilat duhet të punojmë. Në fakt, dua të bisedojmë diçka në lidhje me dokumentarin tuaj, i cili është shumë interesant. ….Si ju lindi ideja që të xhironit një dokumentar për Shqipërinë? Në dy vizitat e para, një njërin më babain dhe në tjetrin me nënën time. Ne u mahnitëm me bukuritë. S’e kishim idenë për gjithë këtë diversitet, larmi gjeografike, bregdeti... plazhet... Askush s’dinte gjë për Rivierën shqiptare, Veçse nëse ishte nga këtu apo e kishte vizituar. Kështu që Fadili na tha “Po sikur të bënit një dokumentar?!” . Të bëjmë diçka të veçantë ndërsa vizitojmë vendin. Tashmë keni vizituar shumë qytete.Le ta realizojmë, ndërsa vizitojmë vendin. Le ta filmojmë. I kam rënë botës kryq e tërthor dhe më pëlqen shumë të udhëtoj. Brenda vetes gjithmonë e kam dashur diçka të tillë. Kam shumë fansa në çdo vend, nga media sociale, Tuiteri. Fillova të mendoj që s’i kisha me vete njerëzit në udhëtimet e mia. Gjithçka u përputh dhe ndodhi në çast. Dhe të gjithë thamë se duhet ta realizojmë. Fadil Berisha, miku ynë i ngushtë Blerim Destani, vëllai im Neiv, i dashuri im Rik Foks, ne të gjithë vendosim të vinim këtu. Na u deshën 15 ditë dhe vizituam 15 qytete në të gjithë Shqipërinë. -15 ditë në 15 qytete? Udhëtim shumë i ngarkuar. Shumë intensiv. -Shumë i ngarkuar. Nuk kaluam më shumë se një natë në secilin qytet. Cilat ishin përshtypjet pas dy javësh? Isha shumë e mallëngjyer, u emocionova gjithë ato herë, pata një mori emocionesh. U kënaqa shumë, një farë dobësie të brendshme. Kudo që shkonim kishte diçka të veçantë, diçka magjike, diçka misterioze, diçka të re. U përqendruam në disa vende histoke, ishim në Butrint, Apoloni, dhe patjetër shkuam në Korçë. Kudo që shkonim përshendeteshim nga njerëz aq mirëpritës. Patëm aq shumë afrimitet dhe mikpritje në aq shumë vende që jo çdokush tjetër ndoshta mund t’i kishte pasur domosdoshmërisht dhe kjo më beri përsëri të mendoj se kjo ishte një thirrje për diçka që duhet ta bëja patjetër. Keni vizituar disa vende në Shqipëri, cili ishte më interesanti sipas mendimit tuaj? E di që janë shumë për t’i mbatur mend, por… gjithësesi. Veçanërisht nga stërgjyërit tanë, Korça ishte shumë speciale për ne. A ishte i shijshëm byreku i Korçës? Byreku i Korçës ishte shumë i shijshëm. Kur ishim atje ishte edhe festa e birrës, qyteti ishte aq i gjallë. Qytet shumë i bukur. Në Shqipëri më pëlqen kombinimi i te vjetrës me të resë, të lashtës me modernen. Më pëlqen shumë ta shoh një kombim të tillë në Korçë. Gjithashtu me pëlqyen plazhet, Dhërmiu, Durrësit. Ne gjithashtu ishim në malësi, malet ishin mbresëlënëse. Pritja ishte shumë e mirë. Njerëzit më mësuan të kërcej, u binin daulleve. Madje as shqiptarët nuk i njohin malet tona aq mirë. A ishin të bukura? Mahnitëse! Iu ngjitëm lumit të Valbonës. Gjithçka e kemi regjistruar në dokumentarin tonë. Më mahnitësja që mund të kem parë ndonjëherë. Si ishte mikpritja e njerëzve? A ishin miqësorë? Përtej kufijve të mikpritjes. Bujaria e tyre si askund tjetër në botë. Kur isha në malësi më shkruan një këngë. Një këngë mirëseardhje për Eliza Dushkun. Poqën një dash në fërlik dhe na e vunë para. Përtej bollëkut material ishte ngrohtësia, bujaria e dalë nga shpirti që të bënte kaq shumë për vete. Kaq shumë emocionuese Kam një kujtim të veçantë kur sapo kisha vënë tatuazh shqiponjën. Shkova tek një dyqan i vogël në cep të rrugës për të marrë ca gjëra të vogla. Ishin me udhëtim dhe u ndala për të marrë një Tylenol apo ndonjë aspirinë të ngjashme. Ishte një plak u ulur në një karrige. Dhe gruaja nga banaku më tha: “Ju jeni Eliza Dushku, unë të njoh”. Dhe plaku që dukej sikur kishte 20 vite pa u levizuar nga karrigia edhri ngadalë dhe më kapi nga shpatullat dhe ktheu me kurriz dhe puthi shqipojën në mes shpatullave te mia. Dhe më ngjethet mishi sa herë e kujtoj dhe pati një ndikim të thelllë brenda meje. A jeni e kënaqur me dokumentarin e përfunduar? A jam e kënaqur?! Po? Tepër e kënaqur. Ndiej që kemi xhiruar ato që

kishim planifikuar të xhironim. Në fakt u kthyem dhe bëmë edhe disa xhirime të tjera të vendlindjes dhe shkurtuam disa të bera në Mal të Zi dhe në Maqedoni. Sepse në vizitën e parë patëm vizuar Maqedoninë dhe Kosovën, por s’kishim vizituar Malin e Zi. Dhe ne ishim për ta plotësuar para një muaji e gjysëm. Erdhën pa bujë dhe ishim në Ulqin dhe gjithashtu kaluam më shumë kohë me familjen. Dhe kjo ishte përmbyllja e komplet dokumentarit. Jam në ankth dhe shumë e emocionuar sepse tashmë është momenti i madh për t’ua treguar shqiptarëve, miqve dhe personaliteteve dhe ne shpresojmë që do t’u pëlqejë. Do të jetë absolutisht i suksesshëm. Faleminderit shumë dhe ne ashtu shpresojmë. Po personat e tjerët amerikanë që të shoqëronin, duke përfshirë edhe të dashurin tënd, çfarë përshtypjesh patën për vizitën ne Shqipëri apo për dokumentarin? Stafi që punoi dhe xhiroi për dokumentarin... Shumë njerëz u befasuan. Pse u befasuan? Sepse Shqipëria kishte qene vend i izoluar dhe misterioz. Një vend i rrethuar nga Greqia, Italia, Kroacia, vende shumë të njohura dhe shumë të vizituara nga mbarë bota për shumë vite me radhë. Si për cdo gjë që s’e njohim ishim disi të distancuar. Mund të kishte stereotipa dhe stigmatizues në Amerikë që thoshin “je si shqiptar i çmendur”... Kurrë s’e mora vesh se çfarë kuptimi kishte. Ishin gjitha ata stereotipa që se kishin idenë fare dhe kur shikuan filmimet tona thoshin “dua të shkoj atje” , “do ta vizitoj verës që vjen”. Donin të përjetonin ato që unë kisha përjetuar. Nuk e imagjinonin që Shqipëria kishte kaq shumë për të ofruar. Shqiptarët janë shumë mikpritës, janë të dashur, janë shumë të bukur. Nuk janë as të çmendur dhe as të frikshëm. Kanë një kulturë mjaft të bukur dhe të pasur. A është e vertetë që filmi është arritur në sajë të mbështetjes së medies sociale shqiptare? Po, unë Fadili Berisha dhe Blerim Destani themeluam produksionin fillestar të filmit dhe më pas na u desh ta editonim të gjithë këtë projekt. Kështu që ne mblodhëm fonde, rreth 70 mijë dollarë për 30 ditë nëpërmjet tëitter dhe facebook dhe kam shumë të rinj shqiptarë në tuiter, rreth 1 milion e 3 miq në llogarinë time në tëitter. Bëmë një fushatë për mbledhjen e fondeve të përbashkëta. Ne donin që ata të ndiheshin pjesë e kontributit për xhirimin e këtij dokumentari. Duke dhuruar 1 dollar apo 5 dollarë, për të arritur diçka kolektive. Për të arritur diçka me kontributet e njerëzve të ndryshëm. Dhe ia dolëm të mblidhnim fondet. Sa ishte shuma përfundimtare? 72 mijë apo 73 mijë dollarë në 30 ditë. Shumë shqiptare deshën ta mbështesnin këtë dokumentar. 72 – 73 Dollarë ne 30 ditë?! Paska qenë mbështetja e shumë personave. Dhe të gjithëve do ju pëlqejë ta shikojnë dokumentarin. Po të gjithe ne atë shpresojmë. Mezi po presim. A do të jetë në median, televizionet shqiptare apo ato amerikane? Do të shfaqet tek të dyja. Në Amerikë po punojmë me televizionin “PBS” dhe ata janë shumë të interesuar për të. Ndërsa këtu kemi takuar disa persona këtë javë dhe po bëjmë disa marrëveshje mbi distribucionin këtu si dhe në vendet e tjera. Duam që ta shohin sa më shumë njerëz që të jetë e mundur . Të jetë kudo, të shihet edhe në avionë. Sapo ta shohin ketë dokumentar njerëzit do bien në dashuri me këtë vend njësoj si unë. Thatë se e keni vizituar Shqipërinë 4 – 5 herë deri tani. A planifikoni të vini përsëri në të ardhmen? Patjetër! Tashmë jam shtetase shqiptare. Do vij shumë herë të tjera. Kam kaq shumë miq këtu. Pse të duhet pasaporta shqiptare? Shtetësia Shqiptare? Sepse do të kem kam qasje dhe lehtësira. Nuk do të kem nevojë për vizë për të shkuar në Stamboll. Sapo e mësova edhe këtë. Jam shumë nikoqire, jam korçare. Jam e kujdesshme me paratë dhe më pëlqen të bëj pazar të leverdisshëm. Gjithashtu i kam rrënjët tek ky vend. Është plotësisht një ndjesi tjetër të jesh shtetase shqiptare krahasuar me një vizitore. Ku i dihet, shumë shpejt Shqipëria mund të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Më bën të ndihem më ndërkombëtare. Gjithashtu më bën të lëshoj rrënjë në atdheun tim. Si po ju ecën karriera në Shtetet e Bashkuara? Po ecën shumë mirë. Ka qenë më ndryshe këto vite sepse kam filluar me produksion krahas aktrimit. Dhe kur je në shfaqje televizive nuk ke shumë kohë të merresh me gjëra të tjera. Por pasi pata një periudhë 22-vjeçare në aktrim filluam te kishim shumë ide e me pas të merreshim edhe me produksion. Tashmë kemi një kompani produksioni me vëllaim tim, Neit. Dhe kemi dy filma me metrazh të plotë. Po punojmë

»

19

me skriptet, në njërin luaj edhe unë dhe tek tjetri jam pas kamerave. Më pëlqen ta mbikqyr procesin, ta drejtoj. A e keni ditën e ngarkuar? Po, shumë të ngarkuar, kemi dy projekte televizive, zhvillojmë dy programe televizive, dokumentarin, si dhe kaloj kohë në punë jofitimprurëse. Mami ka një organizatë jofitimprurëse dhe një të tillë ka edhe babai në Nju Inglend, për fëmijë që shkojnë në kampe fëmijësh. Ka qenë për kamp djemsh për 112 vjet. Babi im dhe të gjithë vëllezërit e mi kanë shkuar në këtë kamp dhe quhet kampi “HALE” (heil). Verën e kaluar hapëm programin e parë për vajza. Që kur isha e vogël doja të shkoja dhe unë si babai dhe vëllezërit e mi. Ju jetoni në Kaliforni. A kaloni kohë edhe në Boston apo në Nju jork? Po shumë kohë, më pëlqen Bostoni. Në mënyrë të ngjashme Bostoni më duket si vendi im. Shkoj në Boston sa herë që mundem. Familjen e kam atje, nipat dhe mbesat. Si po të ecën marrëdhënia me basketbollistin Rik Foks? Po më ecën mirë. Është ulur këtu në studio. Ai është mbështetës i mahnitshëm. Ne e mbështesim njëri-tjetrin, jemi miq për kokë dhe mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme. Ai më jep një mbështetje vërtet të madhe. A i pëlqen edhe atij Shqipëria? Po. i pëlqen dhe bën atë shenjën e shqiponjës me duar. I pëlqen ushqimi. Të dyve na pëlqen gatimi shqiptar. I pëlqen të takojë njerëzit dhe shpesh thotë tani e kuptoj se nga e ke marrë vitalitetin që ke. Tani ta kuptoj atë pjesën tjetër të karakterit tënd. Mendoj se Shqipërinë e kam shumë në gjak dhe në temperament. Ndonjëherë bëj pyetje të çmendura. Cili është filmi që të pëlqen më shumë? Që kam parë apo që kam luajtur? Filmi që ke luajtur. Janë shumë filma dhe kur një karrierë që shtrihet në kaq shumë filma, mendoj se filma të ndryshëm më kanë përfaqësuar siç kam qenë në kohë të ndryshme. Në njëfarë mënyrë ngjan me një kronikë jete. Thashë në fillim që do të bëja një pyetje të çmendur. Jam argëtuar shumë kur kam luajtuar tek “True Lies”. Çdo fëmije do kishte qenë i lumtur. Isha vetëm 12 vjeçe dhe luaja me Jim Cammeron. Arnold Zchvartzenegger ishte babi im në rol dhe unë kacavirresha në vinça 30 katësh të lartë duke bërë gjitha ato veprime të guximshme. Më pas dhe filmi “Bring it on” ku unë luaja njëfarë anti-nxitëse tifozash. Ishte një film-komedi mjaft argëtues. Më pëlqente shumë që luaja me Josh Swedden, një nga regjisorët më të mirë në botë. Kam luajtur edhe tek “Vampire Salyer” dhe tek “Doll House” . Më pëlqente shumë aktrimi për të sepse kishte role femrash të forta. Mendoj se ka kontribuar shumë për të arritur këtu ku jam sot. Të shpalos ketë atë pjesë të brendisë sime. Cilët janë regjisorët e tjerë të preferuar? O Zot! Jam fanse e Martin Scocezze, fanse e Ann Lee dhe e një regjisori tjetër me të cilin kam punuar dhe që konsiderohet komplet i çmendur dhe çuditshëm, Kevin Smith, por jam fanse e tij. Zot! janë të shumtë regjisorët që më pëlqejnë. A është e vërtetë që u bëtë vegjetariane pasi patë një dokumentar? Po, në fakt po, u bëra rreptësisht vegjetariane për rreth një vit. Pasi pashë një dokumentar që quhej “Forks over Knives” dhe fliste kryesisht për një dietë të bazuar në perime. Dhe kthehet prapa në qytetërimin e hershëm kur njerëzit hanin perime. Veçanërisht në periudhat kur mishin nuk përpunohej. E pranoj se kur vij në Shqipëri mishi dhe djathi janë aq të freskët saqë ndihem më komod të ha sesa në Amerikë, ku ushqimi përpunohet aq shumë saqë mund të krijojë probleme shëndetësore. Kaq rreth një vit që jam vegjetariane dhe vetëm tani ha ndonjëherë peshk. Tani që jam në Shqipëri, ha peshk. Ky është problemi të jesh në Shqipëri dhe të jesh vegjetarian është paksa e vështirë. Po, e di tashmë. Ju falënderoj që ishit këtu sonte me ne. Faleminderit për intervistën dhe shpresoj se herës tjetër kur të jesh në Shqipëri do kemi më shumë kohë për bashkëbisedim më të gjatë. Absolutisht po. Kisha kënaqësinë e madhe që isha e pranishme dhe bisedova me ju. Siç e thashë në fillim jam shumë e emocionuar që jam këtu. Dua të falënderoj të gjithë shqiptarët. Të gjitha ata me të cilët u takuam gjatë udhëtimit tonë. Të gjithë ata që na ndihmuan dhe që pa ndihmën dhe dashamirësinë e tyre s’do ia kishim dalë. Shpresoj që gjithësecili të jetë krenar për kontributin në realizimin e tij. Faleminderit shumë. -Faleminderit.


20

« dossier

E mërkurë 10 tetor 2012 •

Nipi i Haxhi Lleshit: Në Tetovë dhe Kosovë, maqedonasit pushkatojnë 1 mijë shqiptarë Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar) Edhe më 30 gusht 2010 në gazetën “Telegraf” botohet shkrimi i Xhaferr Peçit “Ju tregoj Mehmet Shehun, si drejtoi tri brigada për të marrë Dibrën”, nën këndvështrimin e Avni Agollit. Reagim pas botimit të shkrimit “Ju tregoj Mehmet Shehun, si i drejtoi 3 brigada për të marrë Dibrën”, botuar në gazetën “Telegraf” më 30 gusht 2010 Ja e vërteta për çlirimin e Dibrës “Pashë çfarë shkruhet dhe flitet për luftën e turpit që zhvilluan shqiptarët mes tyre gjatë viteve 1942–1944 e më tej. Edhe pse e majta na persekutoi për 50 vjet, do të doja ta harroja dhe ta hidhja pas krahëve. Por ja që nuk qenka e thënë që shqiptarët të gjejnë paqen mes tyre dhe ta harrojmë atë krim të shëmtuar e të turpshëm që organizuan në Dibër Xhaferr Peçi me shokë. Duke treguar historinë e betejës Xhaferr Peçi nuk sqaron se kujt ia dorëzuan partizanët Dibrën e Madhe, Shkupin, Tetovën, Gostivarin, Strugën, Kërçovën, Rekën, Kumanovën, Manastirin, Ohrin etj., pa përmendur Zidorvën, Metohun, krejt trojet shqiptare. Nuk tregon se çfarë krimesh kryen çetnikët e UDB-së e OZNA-s mbi shqiptarët, të cilët Xhaferr Peçi me shokë, pasi i çarmatosën dhe i lidhën, meqë ata besonin se erdhën vëllezërit shqiptarë me flamurin kuq e zi me shqiponjë dykrenore, të cilin ju e përdhosët duke i vendosur stemat e bolshevizmit rus, yllin, draprin e çekanin. Ashtu si ju e ndoshta para jush, unë u rreshtova me forcat antifashiste, duke menduar se do të luftonim fashizmin. Angazhimi im erdhi natyrshëm, pasi prindërit e mi e kishin pritur me armë në dorë pushtimin fashist më 7 prill 1939. Përveç kësaj filluan edhe veprimtarinë me shqiptarët e arratisur në Jugosllavi. Italianët i vunë në shënjestër dhe aty nga shkurti i vitit 1940 arrestuan babanë tim, Ali Maliqin (Agolli) dhe xhaxhanë, Ferik Agolli, të cilët pas një hetuesie rreth 7-8-mujore i internuan në Ventotene të Italisë dhe prej andej i dërguan në burgun “Corpo de rendo”, në një kështjellë me rreth 250 të burgosur, të cilët ruheshin nga 150 karabinierë. Në këtë burg bashkë me familjarët e mi Ali e Ferik Agolli ishin edhe Ali Këlcyra dhe profesori i njohur i filozofisë, i dekoruar nga Presidenti Regan, Isuf Luzaj. Xhaferr Peçi, i cili ka studiuar në dy akademi të Bashkimit Sovjetik, dhe për këtë më vjen mirë, konstatoj se nuk demonstron kulturën e njohjes së jetës, pavarësisht se në këtë kohë ka qenë 20 vjeç. Të gjykosh dhe të flasësh në moshën 86-vjeçare njëlloj si në vitin 1944, kjo përbën një handikap të madh. Në shkrimin e Xhaferr Peçit, përveç të tjerash, edhe emrat e njerëzve të përmendur nuk janë të saktë. Për ngjarjet e Dibrës në vitin 1944 kanë shkruar shumë autorë me origjinë dibrane, si Sul Baholli, Xheladin Krifca, Haxhi Lleshi e të tjerë, por askush prej tyre nuk ka treguar të vërtetën se si u zhvilluan realisht ngjarjet në këtë zonë. Beteja e Dibrës është zhvilluar vërtet në ditët e nxehta të korrikut 1944, por dëshmia e Xhaferr Peçit tregon se sa shtrenjtë u kushtoi qytetarëve të pafajshëm ai sulm i pabesë i partizanëve të Brigadës së Parë me vëllazërimin e dy brigadave serbe e malazeze, kur në udhëheqjen e tyre nuk kishte asnjë shqiptar. Që në sulmin e parë partizanët dhe serbët morën ¾ e qytetit. Ato pak forca, rreth 200 veta, u grumbulluan në prefekturë, Postë-Telegraf dhe në ndonjë objekt tjetër rreth tyre. Ndërsa rreth 50 gjermanë rrinin si gjithnjë në kazermën e tyre të fortifikuar me tanke e autoblinda, ku vështirë se mund të afrohej ndokush. Nuk e di nëse mban mend Xhaferr Peçi se kush e komandonte shtabin maqedonas të PK maqe-

donase, Svetosar Vukmanoviç Tempo, Kërste Crvenkovski, Llazar Kolishevski, Cvetko Unovski, Apostolski Mihail, Sava Jaksimoviç, Mitro Mirkoviç, Gjuro Midonic, Savo Drieviç e të tjerë. Pra, ky shtab, që drejtohej nga serbë e malazezë, përdori si karrem Brigadën e Parë Sulmuese për të futur

në dorë Dibrën, sepse historikisht ajo ua kishte treguar vendin në të gjitha betejat e zhvilluara mes tyre. Megjithatë, edhe pse krejt në befasi, edhe pse forcat e mëdha ishin përqendruar rreth qytetit të Peshkopisë, qëndresa në Dibër ishte e madhe. Forcat serbe, si gjithmonë të etura për

gjak shqiptari, filluan të vrasin dhe terrorizojnë, ndoshta edhe partizanët bashkë me ta, njerëz të pafajshëm. Për të qenë më konkret, po paraqes edhe emrat e qytetarëve që u vranë në shtëpitë e tyre: Daut Imami, Muhamet Hysa, Xhemal Ahmeti, Shuaip Greva, Maksut Kërluku, Arif Jevgu, Rahman Jevgu, Xhem Jevgu, Veledin Jevgu, Cen Jevgu, Gani Korumi, Shefqet Korumi, Jashar Korumi, Hasan Ramku, Mynyr Kerliu, Fehmi Sashku, Aqif Jevgu - të gjithë qytetarë nga Dibra e Madhe, të cilët nuk i kishin bërë keq askujt. Përveç tyre pati edhe dhjetëra të plagosur, si Sait Daci, Ilmi Bëllçishta, Asllan Sela, Murat Melo. Ndër këta pati edhe gra e fëmijë, që u vranë barbarisht, siç ishte rasti i nënës së Ymer Melos, bashkëshortja e Ferit Pashollit, tre fëmijët e Sami Osmanit si dhe shumë të tjerë të pafajshëm. Kurse nga forcat mbrojtëse mbetën të vrarë ushtarakët: kapiten Kadri Bardhula, Riza Aliu, Sabedin Topuzi, si dhe dhjetëra të plagosur. Ndoshta kjo reprezalje do të ishte shumëfishuar nëse forcat mbrojtëse nuk do të ishin strehuar në objekte të fortifikuara. Për shpëtimin e tyre iu dha urdhër Ferik Maliqit që të lëshonte qytetin e Peshkopisë për të ardhur në drejtim të Dibrës së Madhe, dhe kështu ngjau. Në krye të 300 burrave dhe djemve dibranë Ferik Maliqi kaloi malin e Kërçinit dhe u doli nga mbrapa serbo-malazezve, në rrugën nga kishin ardhur në Dibër. Sulmi i befasishëm i këtij formacioni trimash i zuri në befasi të plotë xhelatët çetnikë. Dibranët, pasi bllokuan grykën e Radikës dhe fshatrat Elefcë dhe Rajçisë, u sulën mbi çetnikët serbë dhe ata që kishin shitur shpirtin e tyre këtij djalli. Ky sulm i rrufeshëm i bëri serbët të ulërinin dhe nuk dinin nga të iknin, ngado i priste pushka dibrane. Në këtë betejë armiqtë morën arratinë, ndërsa mbetën edhe 230 serbo-malazezë të vrarë dhe shumë të plagosur. Mirëpo në kushtet kur pas kësaj beteje nuk dihej se cila do të ishte e nesërmja e Dibrës së Madhe, krerët vendosën se do të ishte i domosdoshëm largimi i tyre dhe shpërndarja e forcave, sepse ata e dinin mirë se krerët e partizanëve shqiptarë bashkë me vëllezërit serbë do ta digjnin dhe masakronin Dibrën e Madhe, ashtu siç ndodhi në të vërtetë në Fushë-Alije në fillim të korrikut 1944, kur u dogjën 13-14 fshatra, duke filluar që nga Sina e Epërme e deri në Blliçe. Ata masakruan dhe plaçkitën gjithçka gjetën përpara. Ndryshe nga Xhaferr Peçi, i cili nuk gjen kurajë të pranojë krimet që bënë partizanët, Sul Baholli në një pohim të tij thotë se “pas çlirimit na u desh të ndërtonim Fushë-Alijen e djegur nga gjermanët”. Nuk e di se ku i ka gjetur Sula këta gjermanë, pasi në këtë fshat jetojnë ende pleq e plaka që kanë qenë të pranishëm, kur forcat e Brigadave IV dhe V, të drejtuara nga Hito Çako, Shefqet Peçi, Manush Myftiu me shokë (ndërsa Dali Ndreut i kishin vënë vetëm emrin “komandant”, se veprimet i kryenin të tjerët, siç e pohon edhe vetë Xhaferr Peçi në intervistën e tij), u sulën si dikur naçallnikët serbë. Duke dashur të tregojë për bashkim-vëllazërimin e Xhaferr Peçit me Miladin Popoviçin, që na e ka ekspozuar edhe me një foto, po vijoj tregimin, duke


dossier • E mërkurë 10 tetor 2012

filluar nga 1 shtatori 1944, pa përjashtuar edhe historinë e minares së xhamisë që gjoja e paskan rrëzuar me antitank! Edhe sot po të shkosh në Dibër të Madhe, mund të shikosh se si e kanë ruajtur xhaminë e asaj kohe dhe kanë ndërtuar një të re. Ngjarja te xhamia ka episod tjetër: Një serb me të hyrë në qytet, puna e parë që bëri ishte ngritja e flamurit, njëlloj si më 10 shtator 1943, kur Tempo me shtabin e tij në krye të 700-800 serbo-malazezve erdhi në Dibër të Madhe dhe ngriti flamurin serb pranë atij shqiptar. Të nesërmen këshilli nacionalçlirimtar i Dibrës, i përbërë nga dibranët Edip Tërshana, Ilmi Ballçishti dhe Muzafer Kallajxhiu, e kundërshtoi ngritjen e këtij flamuri, duke pretenduar se Dibra është Shqipëri. Ndërsa shokët Zoi Themeli, Sul Baholli, Pajo Islami dhe Tempo e Cërvenkovski u thanë që ta mbyllin gojën, nëse nuk donin plumbin. Ndonjërit edhe ia dhanë, siç ishte Edip Tërshana, por të nesërmen i shkatërruan edhe nga ajo zgjidhje që u kishin bërë këtyre intelektualëve.” Ngritja e flamurit te xhamia e re “Po mundohem të përshkruaj se si ndodhi ngritja e flamurit te xhamia e re, ku protagonistë ishin Qemal Agolli dhe Azis Çami, i pari zëvendëskomandant i brigadës maqedonase, i dyti me një detyrë tjetër. Në çastin kur serbi po ngrinte flamurin e kral Pjetrit (po e formuloj sipas tekstit origjinal), Qemal Agolli e pyet partizanin serb: Gospodine, zashto ne kllavash komunistiçkata zastava. Tuku go kllavash ot maqedoniato? (“Zotëri, pse nuk e vendosni atje flamurin komunist apo atë maqedonas?”) Maqedonasi i përgjigjet me zemërim: Marsh, marsh! Ode si e mashato Maqedonia! Mie ne ratua me za Albania, tuku ratuame! (“Ik! Ik! Këtu është Maqedonia e jonë. Ne nuk luftojmë për Shqipërinë, por për Maqedoninë”). Edhe e kam përmendur më parë ngjarjen, por nuk e di nëse ia kanë thënë shokut Xhaferr këto fjalë që i ndjeri Qemal i bëri me serbin ende pa triumfuar... Ndoshta po atë natë Ferik Maliqi me shokë ia theu rrashtën e kokës në grykë të radiks. Besoj se Xhafer Peçi mund ta kuptojë tani se sa i mashtruar ka qenë atë natë, kur bashkë me shokët e tij, pa e ditur se kujt i shërbenin sepse ishin naivë. (Berti rregulloje pak këtë shprehje) Për këto do t’ju këshilloja librin e shkruar nga Mojsi Murra “Jeta dhe veprimtaria e Aqif Lleshit”, me të cilin Xhaferr Peçi luftoi krah për krah së bashku me serbo malazezët dhe, siç e kam thënë edhe më sipër, me shqiptarët e mbetur në kthetrat e çetnikëve dhe UDB-së. Siç i kam përmendur emrat edhe më lart, grupi i kryesuar nga Svetozar Vukmanoviç Tempo, ky kriminel antishqiptar, filloi spastrimin në masë të shqiptarëve në të gjitha trevat mbarëshqiptare, duke dhënë porosi edhe pranë Partisë Komuniste Shqiptare, natyrisht, gjithmonë për llogari të tyre. Aqif Lleshi, pasi u armiqësua me serbët për interesat e veta, u arratis prej andej, meqë e priste fati i shokëve të tij. Në atë kohë Aqif Lleshi u zgjodh në organet më të larta si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, deputet i Kuvendit të Maqedonisë dhe deputet i deleguar i Maqedon-

isë pranë Parlamentit të Republikës Federative të Jugosllavisë. Pikërisht duke qenë në funksione të tilla larta, ai ishte në gjendje të njihte çdo krim të kryer, por jo të kundërshtonte. Të njëjtën gjë bënë edhe Nexhat Agolli, Rexhep Zajezi e të tjerë. Në Gostivar pushkatuan 100 shqiptarë, në Tetovë 80, në Kërçovë 100 veta, në Derven afër Shkupit 200 veta. Pastaj filluan të ngrenë kampe e burgje për çdo qytet si në Gostivar, Tetovë, Kërçovë, Shkup etj. ku bënin tortura nga më çnjerëzoret. Shumë prej viktimave të atyre ditëve nuk u dihen ende varret. (Hlan P.D. fleta 398. Masakrat e klikës së Titos në Kosovë e Metohi) Sipas Aqif Lleshit, në Kosovë dhe në Tetovë janë pushkatuar rreth 1000 burra e djem. Dhe jo vetëm kaq, por talleshin me nënat e tyre duke i thënë se i kanë dërguar në brigadat partizane. Një nga fatkeqët e këtyre krimeve ishte edhe daja im, mësuesi 23-vjeçar Reshit Fetahu, të cilin e morën gjoja ushtar dhe e pushkatuan. Edhe sot e kësaj dite nuk i dihet varri. Pushkatimet vazhduan më pas pa ndërprerje: Tek uji i ftohtë në fshatin Vrapçisht u ekzekutuan 75 veta, të cilët i morën nga fusha e përqendrimit të Gostivarit. Në fshatin Zhelinë të Tetovës u pushkatuan 90 shqiptarë. Po sipas Aqif Lleshit, ata kanë marrë përgjigje prej përfaqësuesve të OZNA-s: “Punët tona i dimë vetë. Ju shqiptarët mos u përzieni në punët tona”. Nuk e di pse nuk e lajmëroi Aqifi nipin e tij, Haxhi Lleshin, i cili ishte ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e Tiranës. Megjithëse Aqif Lleshi pretendon se bëri çmos për t’i parandaluar këto krime, unë shtroj pyetjen: pse nuk i shkroi Enver Hoxhës ose dibranes Nexhmije Hoxha? Ku ishin udhëheqësit e PKSH kur shqiptarët e Maqedonisë vriteshin dhe hidheshin në varreza të përbashkëta? Këto krime mbajnë autorësinë e bashkëluftëtarëve të Xhaferr Peçit e të tjerëve, të cilët kanë qenë në të njëjtën llogore me serbomalazezët në ato ditë të zeza për shqiptarët. Kjo histori duhet të rishkruhet, në mënyrë që të mos vazhdojë mashtrimi me faktet e Luftës Antifashiste në Shqipëri dhe Maqedoni.” Se çfarë beteje apo si u çlirua Dibra në tërësi dokumentet e Vermahtit nuk i përmendin as si luftime bandash, domethënë me gjithë fryrjen që i bën edhe autori anglez në “Fitoren e hidhur” si aleat i çlirimtarëve, por shkrimet tejet të

pavërteta nga partizanët janë një deformim i plotë i paimagjinueshëm. Në një dokument të Vermahtit, bobina T 314-663, dt. 15.5.1944 shkruhet: “Popullsitë e fshatrave që ndodhen në këmbët e masivit malor (përgjithësisht malor) shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar me nacionalistët shqiptarë dhe po zhvillojnë, deri tani, shërbime informacioni në bashkëpunim me xhandarmërinë shqiptare, në mënyrë që çdo ndryshim në lëvizjet e armikut të njoftohet nga masivi malor me shpejtësinë më të madhe në Dibër. Komanda e posaçme e Shqipërisë më 18 maj 1944 krijoi një degë në Dibër, të udhëhequr hëpërhë nga kryemjeku dr. Jebena. Detyra: organizimi i grupeve nacionaliste për një angazhim të përqendruar kundër bandës së Tempos deri në asgjësimin e plotë të saj. Planifikimi i forcave: Udhëheqja: komanda e posaçme për Shqipërinë, kapiteni Egera me 4 radiomarrëse, 4 përkthyes, 4 ndihmës të zbulimit (nënoficerë), 6 shoferë – 2 vetura dhe 4 kamionë. Trupat: 1 togë e përforcuar e këmbësorisë të batalionit zëvendësues 297 (ndërkohë në Dibër) – armatimi (6 mitraloza të lehtë dhe 3 mitraloza të rëndë) të ndahet në 6 grupe sulmuese për të transmetuar sa më qartë informatat dhe për të ngritur moralin e luftën e nacionalistëve. Grupet nacionaliste: 1. Ali Maliqi – 150 veta 2 mitraloza të lehtë, 1 mitraloz të rëndë; 2. Aziz Kaloshi – 150 veta; 2 mitraloza të lehtë, 1 mitraloz të rëndë; 3. Hilmi Beluli – 60 veta, 1 mitraloz të rëndë (xhandarmëri shqiptare në Dibër); 4. Ukë Cami – 100 veta 2 mitraloza të lehtë; 5. Mefail Zajazi - 200 veta, 1 mitraloz të rëndë; 6. Nikolla Panajoti – 100 veta. Gjithsej: 760 veta me 9 mitraloza të lehtë dhe 5 mitraloza të rëndë. Forca e lartpërmendur përfshin nacionalistët më të aftë. Udhëheqësit gëzojnë një nam të mirë dhe janë progjermanë. Grupet e sulmit të nacionalistëve, të udhëhequra dhe të përforcuara nga 5 ushtarë gjermanë secila (me 1 mitraloz të lehtë dhe 1 radiomarrëse) si dhe 1 përkthyes, do të ndahen si vijon: Zbulues 5%; sigurues të kuotave 10-15%; njësi sulmi – 60-70%; sigurimi i krahëve bashkë me furnizimin 15-25%. Zonat e gatishmërisë (shih hartën) 6 grupet e sulmit mund të përqendrohen brenda 2 ditëve në zonën e banimit të tyre, pa u kuptuar arsyeja

»

21

dhe qëllimet. Ushtarët gjermanë, të caktuar për këtë operacion në zonat e caktuara të banimit do të shpallin gatishmërinë duke kontrolluar njëkohësisht shpërndarjen e armëve dhe të municionit, si dhe duke siguruar numrin e nevojshëm të kafshëve bartëse. Taktika e lëvizjes: parimisht lëvizjet të bëhen natën, duke dërguar përpara zbuluesit dhe siguruesit e lartësive. Gjatë ditës të bëhen vetëm shërbime vëzhgimi. Taktika e luftimit: me anë të lëvizjeve të detyrohet armiku që të dalë nga pjesa jugore e pyllëzuar e zonës së luftimeve dhe të kalojë në pjesët e pyllëzuara veriore ose të përqendrohet në një pikë të caktuar. Në rast se armiku shmanget, të përqendrohen disa grupe sulmi për të ndjekur këmba-këmbës pa pushim. Koha e operacionit: parashikohen 10 ditë. Municioni. Pajisja e parë pushkë me 100 predha. Automatikë me 180 predha, mitraloza të lehtë me 1000 predha, mitraloza të rëndë me 1500. Rezervë në kafshë: për çdo pajisje. Sinjalet: të kuqe e jeshile nga 120, të bardhë 360. Ushqimi për 10 ditë: për gjermanë: 500 porcione gjuajtje; për shqiptarë: 7600 porcione gjuajtje(pa sallam, mish derri dhe sallo derri). Shpërndarja: municioni dhe ushqimi: Të shpërndahet nën kontrollin e gjermanëve. Llogaritja dhe likuidimi mbas përfundimit të operacionit. Karburanti: (Qendra e furnizimit Elbasan dhe Bitolje): 4000 litra zoto, 8000 litra diezel. Shërbimi sanitar: për secilin pjesëmarrës një pako bandashami. Qendra e parë e mjekimit të të plagosurve rëndë: Dibër. Transportimi për mjekim të mëtejshëm: në spitalin civil të Strugës. Plani i operacionit: (Shih hartën) Qendra udhëheqëse: Dibër – lëvizja bëhet në drejtim të qendrës së luftimeve (kapiteni Egera me radio transmetuese dhe 1 përkthyes). Grupi udhëheqës I: grupet e sulmit 1 dhe 2 nën udhëheqjen e kryemjekut dr. Jebena me radio transmetuese. Grupi II: Grupet e sulmit 3 dhe 4 nën udhëheqjen e n.oficerit English me radio transmetuese. Grupi III: grupet e sulmit 5 dhe 6 nën udhëheqjen e togerit Moric me radio transmetuese dhe 3 mitraloza të rëndë gjermanë. Udhëheqjet e grupeve ndodhen në gatishmëri lëvizjeje pranë grupeve të sulmit I-1; II-4; III-6. Përbërja e grupeve të sulmit (shih hartën). Lidhja me korpusin: me radio nëpërmjet qendrës së zbulimit në Divet (togeri Hafner). Egera Kapiten dhe udhëheqës komande Për sa më sipër, kuptohet që ky “bashkëpunim” ishte moral për forcat nacionaliste dhe aspak me pjesëmarrje të tillë nga ushtria gjermane, siç i kanë përshkruar betejat partizanët legjendarë. Megjithëse edhe ky plan operacioni mund të ketë mbetur në letër, sepse Ali Maliqi ka argumentuar faktin se nuk ishte përzier as me sllavët, as me italianët apo gjermanët, por vetëm në mbrojtje nga sulmet ogurzeza sllavokomuniste. Në AQU, kartoteka e degës historia ushtarake. Nr. dok. 3985 shkruhet: “Në veprimet për ndeshjen dhe kapjen e elementëve reaksionarë forcat e divizioneve që ndodhen në afërsitë e qendrave të korparmatave të tjera duhet të kombinojnë veprimet me repartet më të afërta të këtyre, me qëllim bashkëpunimi dhe arritjen më të shpejtë të objektivit. Forcat e Divizionit duhet të hyjnë menjëherë në veprim për kapjen gjallë ose të vdekur të elementëve reaksionarë dhe kriminelë të luftës dhe t’i njoftojnë shtabit të Korparmatës përpjekjet e ndryshme si dhe rezultatet e çarmatimit. Forcat e Divizionit 8, me qëllim si në krahinën e Peshkopisë (që varet prej krahinës ushtarake të Korparmatës I), duhet të kryejnë çarmatimin e përgjithshëm në katundet Muhur, Luznie Kotesh, Mustafë, Katër Bërrylat, Selishtë, Lukas Murrë etj. në bashkëpunim të ngushtë me komandat e vendit dhe komandat e qarkut të Peshkopisë, ashtu sikundër kanë marrë urdhër prej shtabit të Korparmatës III. Komisari politik Komandanti Kolonel Hysni Kapo Gjeneral-major Dali Ndreu Mbi këtë bazë vijon dokumenti tjetër nga AQU, fondi Komanda e Përgjithshme e UNÇSH (seksioni operativ nr. 13. tepër rezervat). Tiranë, më 18.I.1944, dërguar shtabit të Korparmatës III: urdhër operacioni. I gjithë urdhri përfshin spastrime “reaksionarësh” dhe vendosjen me forcë të pushtetit komunist. (vijon numrin e ardhshëm)


22

«

Kulturë

E mërkurë 10 tetor 2012 •

Përplasja në ekip lë “Kthimin” jashtë garës për “Oscarin” evropian

F

ilmi “Kthimi” është tërhequr nga nominimi për çmimin e Akademisë Evropiane të Filmit, që njihet si “Oscari” evropian. E krejt kjo si pasojë e sherrit dhe mosmarrëveshjeve midis regjisores së filmit Blerta Zeqiri dhe producentit Blerim Gjoci. Përveç kësaj, filmi ka humbur edhe shansin që të nominohet për “Oscar” në kategorinë e filmit të shkurtër, për t’u bërë i pari realizim shqiptar që i afrohet çmimit prestigjioz. Arsye për këtë të dytën nuk ka, pasi Akademia Amerikane nuk jep sqarim për diskualifikim nga nominimet në këtë kategori. “Supozimet e mia janë se kjo ka ardhur si shkak i problemeve mbi pronësinë e ‘Kthimit’”, ka thënë regjisorja e filmit Blerta Zeqiri. Ajo ka dhënë lajmin që ia ka bërë të ditur edhe Akademia Evropiane e Filmit. “Me keqardhje ju njoftoj se filmi juaj ‘Kthimi’ nuk është më në listën e filmave të shkurtër të nominuar për çmimet e Akademisë Evropiane të Filmit. Producenti Blerim Gjoci ka tërhequr filmin nga gara në EFA”, shkruan në emailin Bettina Schwarz, koordinatore e “Short Film Initiative and Training Projects” në EFA që ia ka drejtuar Zeqirit. Ajo shpreh keqardhje për këtë vendim duke i shkruar regjisores Zeqiri se Akademia Evropiane nuk ka zgjidhje tjetër pos ta pranojë këtë vendim. Blerta Zeqiri akuzon Gjocin që është tërhequr vetëm për të përmbushur egon e tij. Gjoci thotë se është tërhequr faji i Zeqirit. Ministria nuk mban përgjegjësi për këtë, ndërsa dy aktorët kryesorë në film e cilësojnë tërheqjen si një humbje të madhe për kinematografinë vendore. Tërheqja e “Kthimit” Akademia Evropiane e Filmit ka në listë 15 festivale, prej të cilave pas vlerësimit të jurisë, nga secili festival nxjerr një film që nominohet direkt në kategorinë e filmave të shkurtër. Nga edicioni i sivjetmë i Festivalit të Filmit në Sarajevë - ku ai fitoi çmimin kryesor në kategorinë e filmit të shkurtër - u përzgjodh filmi “Kthimi”. Në këtë listë përzgjidhet një film edhe nga festivalet e njohura botërore, si ai në Cannes apo Berlinalja. Secili film i nominuar shfaqet në të 15 festivalet që Akademia Evropiane ka në listë. Por një nënshkrim me të cilin producenti Gjoci do të jepte lejen që filmi të shfaqej në këto festivale, do të niste krejt sherrin që ka çuar në tërheqjen e filmit nga nominimet. Regjisorja Blerta Zeqiri thotë se kërkesa e parë dhe e vetmja e producentit Gjoci ka qenë që filmi të prezantohej si vepër

“Ëndrra e Ismail Qemalit” në teatër

autoriale e tij. Korrespodencat ndërmjet Akademisë Evropiane të Filmit, ekipit të festivalit “Nine Eleven” që e ka prodhuar “Kthimin” dhe regjisores Blerta Zeqiri, tregojnë se si stafi i Akademisë Evropiane të Filmit u kërkon Zeqirit dhe Gjocit që të zgjidhin çështjen e prezantimit të filmit. Në një moment Akademia shkruan se mundet që t’ua shkruajë të dyve emrin. Krejt sherri i kësaj është që Blerta Zeqiri thotë se është filmi i saj e të njëjtën pretendon edhe Blerim Gjoci. Sipas regjisores, producenti ka vënë kusht që të shkruhet për “Kthimin” si “një film nga Blerim Gjoci”. “E filmi është bërë nga unë. Blerimi nuk e ka bërë filmin”, ka

thënë Zeqiri. Ajo ka shtuar se Blerim Gjocit nuk i intereson asgjë tjetër pos që të përmbushë egon. “Është një turp që një njeri e tërheq një film nga një garë e njohur vetëm për të përmbushur egon e vet. Blerim Gjoci nuk mendon për të mirën e përgjithshme, por veç për vete”, ka thënë Zeqiri. Sipas saj, kjo i bie që Kosova të tërhiqet nga një garë ku deri tani nuk ka mbërritur asnjë film shqiptar Shansi i humbur Kur “Kthimi” me aktorët Lulzim Bucolli e Adriana Matoshi kishte fituar në kategorinë e filmave të shkurtër në festivalin në “Sundance”, ishte bërë ngjarja më e rëndësishme e

kinematografisë kosovare. Me këtë çmim, filmi kishte fituar të drejtën për të konkurruar në kategorinë e filmave të shkurtër në “OSCAR 2013”, pasi Akademia Amerikane e Filmit ka në listën e saj disa festivale, ndër to edhe “Sundance”. Filmave fitues në këtë festival u jepet e drejta që të konkurrojnë për “Oscar” në kategorinë e filmave të shkurtër. Por Akademia ka edhe një rregull tjetër që i jep të drejtë vetes që ta përjashtojë nga kjo mundësi ndonjë film. Këtë vit këtë fat e ka pasur filmi “Kthimi”. Regjisorja Zeqiri thotë se ka mësuar se Akademia Amerikane ka tërhequr nga mundësia për nominim filmin “Kthimi”.

Është vlerësuar si drama fituese e konkursit mbarëkombëtar të dramës shqipe, organizuar për nder të kremtimeve të 100-Vjetorit të Pavarësisë. “Ëndrra e Ismail Qemalit” është premiera e sezonit të ri artistik të Teatrit Kombëtar, e cila do të prezantohet në skenën e Teatrit Kombëtar. “Ëndrra e Ismail Qemalit” nga Bashkim Kozeli, nën platformën e regjisorit Spiro Duni synon që ky dramatizim të shkojë drejt një teatri poetik, drejt një patetike të minimizuar, drejt një emocioni të drejtëpërdrejtë ku dominon modestia kombëtare. E para dominohet nga figura e Ismail Qemalit e trajtuar në tërë dimensionin e tij. “Që Ismail Qemali është nga burrat e rallë të kësaj toke, nuk ka dyshim. Njeri, por mbi të gjitha vizionar dhe personalitet i shquar në të gjitha drejtimet. Mesazhi që autorët duan të përcjellin me këtë premierë është: Kjo tokë do të lindë në të ardhmen burra të tjerë, të cilët po të duan atdheun më shumë se veten, Shqipëria do të bëhet dhe do të rrojë”, thuhet mes të tjerash në prezantimin e kësaj pjese. Me skenografi nga Ilir Sadiku, kostume nga Anila Zajmi Katanolli, muzikë të Elina Dunit, as. regjisor Pëllumb Dervishin, Flaura Kureta, interpretojnë: Fatos Sela (Ismail Qemali), Roland Trebicka (Seit Beu), Bujar Asqeriu (Elham Pasha), Anastas Kristofori (profesor i filozofisë), Naun Shundi (Faik Konica). Ndërsa në role të dyta: Dritan Boriçi (Sherif Kolonja), Flaura Kureta (Zonja Nelson), Anila Bisha (Gruaja e Ismailit), Merkur Bozgo (Ambasadori anglez), Sokol Angjeli (Ambasadori turk), Alfred Bualjoti (Gazetari amerikan), Fadil Kujofsa (shoqëruesi civil), Amos Zaharia (Gani, djali i Seitit). Figurantë: Grupi Lapardhaja, pesë vetë plus një gazetar dhe një burrë.

FJORALBA TURKU, KONCERT NË TIRANË “Çfarë debutimi!” dhe “Zbulimi i vitit 2010 në mes këngëtarëve të xhazit”, kështu shkruante me eufori kritika për këngëtaren Fjoralba Turku para dy vjetësh e gjysmë, kur ajo prezantoi CD-në e saj të parë “Joshua”. Në fillim të vitit 2012 ajo publikoi dhe albumin e saj të dytë “Serene”. Artistja shqiptare, Fjoralba Turku, e cila prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë, është rikthyer në vendlindjen e saj. Bashkë me kuartetin e saj të xhazit, Turku do të mbajë një koncert në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve në Tiranë mbrëmjen e nesërme, për të vijuar një natë më pas, më 12 tetor 2012 me koncert në teatrin “A. Moisiu” në Durrës dhe më 13 tetor 2012 në teatrin “Skampa” në Elbasan. Para se të studionte për teatër dhe kanto, Fjoralba Turku kishte mësuar të luante në violinë. Në moshën nëntëvjeçare ajo u zhvendos nga Shqipëria në Mynih. “Kur këndon, ajo gjithmonë përpiqet të intonojë këngën me instrumentin – ky qëndrim ‘jazz’ karakterizon të kënduarin e saj. Me zërin e saj të fuqishëm dhe të pjekur ajo përcjell këngët dhe gjuhën e vendit të saj

Ekspozita

Vlora në shekullin e Pavarësisë

Shqipërisë në universin e xhazit”. Në karrierën muzikore të Fjoralba Turkut një rol të rëndësishëm kanë luajtur figura si: Geoff Goodman, Randy Weston dhe Eric Dolphy, por sigurisht edhe grupi i saj: bateristi i ri Jonas Burgëinkel, pianisti izraelit me banim në Berlin Tal Balshai, i cili anon sa nga muzika klasike tek ajo xhaz, Florian Trübsbach - për vite me radhë një nga saksofonistët dhe klarinetistët më të mirë gjermanë dhe mbi të gjitha, Paulo Cardoso, një nga më të mëdhenjtë e basit të xhazit, mentor i Fjoralba Turkut, shoqërues dhe partner i saj.

“Vlora në shekullin e Pavarësisë” quhet ekspozita, e cila çelet sonte në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar nga arkitekti Piro Stefa. Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 14 tetor, shpalos rreth 400 gravura, vizatime, harta, foto të vjetra dhe kartëpostale, që paraqesin Vlorën në historinë e saj para dhe pas ditës historike të Shpalljes se Pavarësisë. Kjo pjesë e koleksionit të arkitektit Pirro Stefa pëbëhet nga: harta mesjetare të realizuara nga lundërtarë e udhëtarë, vepra arti, foto të kohës dhe kartëpostale të vjetra, të cilat pasqyrojnë qytetin, pazarin, jetën e zakonshme qytetare, arkitekturën, objektet religjioze dhe të kultit, bregdetin, rrugën Vlorë-Skelë, Sheshin e Flamurit, ekonominë, luftërat dhe të huajt, fate njerëzish e kostume, nostalgjinë për qytetin e vjetër që ndryshon dhe humbet si rezultat i zhvillimit, vitet e socializmit etj. Ekspozita do të shoqërohet nga një dokumentar me titull: “Vlora - ky Qytet..”, i cili gërsheton transformimin shekullor të Vlorës prej kohës së Pavarësisë deri sot, realizuar nga gazetarja Mona Stefa dhe operator Dashamir Balla, i cili do të zgjasë 25 minuta.


SPORT • E mërkurë 10 tetor 2012

D

ebatik Curri është gati për të qenë në fushën e lojës. Lojtari i kuqezinjve ka lënë pas muaj të hidhur dhe është i përkushtuar plotësisht për kuqezinjtë. Pas gati një viti mungese për shkak të dëmtimit në gju Debatik Curri është rikthyer për të luajtur me kombëtaren e futbollit. 28-vjeçari është rikuperuar plotësisht, ndërsa është shprehur i gatshëm që të kontribuojë që nga minuta e parë për kombëtaren nëse tekniku De Biasi e sheh te nevojshme. -Debatik, rikthehesh pas disa kohësh në kombëtare, si është gjendja juaj? -Kam dy muaj që kam nisur stërvitjen e plotë dhe mendoj se jam i gatshëm për të dhënë më të mirën për ekipin kombëtar. Jam shumë i gëzuar që kthehem pas një kohe të gjatë, më kanë munguar shumë kombëtarja dhe shokët dhe shpresoj të jam maksimumin tim për të arritur rezultat pozitiv në këto dy ndeshje. -Si e ke gjetur atmosferën në kombëtare pas kësaj mungese, pasi ka pasur disa ndryshime dhe ka shumë lojtarë të rinj që kanë ardhur gjatë kësaj kohe, ku shumicën e tyre e keni takuar për herë të parë? -Disa prej tyre vërtet i kam takuar për herë të parë, por kam qenë në kontakt me ata që kanë qenë në grumbullimin e kaluar. Në kombëtare ka qenë një atmosferë shumë e mirë siç e treguan dhe dy ndeshjet e kaluara, për të cilat mund të them se ishin të mira nga loja që u zhvillua. -Kombëtarja është e plotësuar në mbrojtje, Mavraj tashmë është titullar i padiskutueshëm, dihet që Cana është në qendër, ndërsa tashmë riktheheni dhe ju. Mendoni se mund të ketë ndryshime në këtë repart dhe Cana mund të kalojë në pozicionin që luan tek Lazio në mesfushë dhe ju të luani në qendër së bashku me Mavrajn? -Ne dje (të hënën) kemi filluar grumbullimin dhe kemi kohë të bisedojmë, kemi stërvitje ku do të provojmë disa skema dhe nëse trajneri e sheh të arsyeshme të bëjë ndonjë ndryshim për të luajtur unë në mbrojtje dhe të kalojë Lorikun përpara apo ndonjë spostim tjetër, unë do të jap maksi-

Curri: Jam gati, më ka munguar Kombëtarja

23

Na gjykon një finlandez Toni Asuma nga Finlanda do të jetë gjyqtari i sfidës Shqipëri-Islandë. Ka qenë FIFA në faqen e saj zyrtare që ka konfirmuar emrat e atyre që do të drejtojnë sfidën e përfaqësuesve. Ndihmës të finlandezit do të jenë bashkatdhetarët e tij, Matti Heininen, Marko Haeninen e Jari Jarvinen. Ndërkaq ndeshja do të luhet në orën 19:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Pas gati një viti mungese për shkak të dëmtimit në gju Debatik Curri është rikthyer për të luajtur me kombëtaren e futbollit

Mediet gjermane: Jo “fund i lumtur” për Altin Lalën Mediet gjermane kanë spekuluar dje rreth të ardhmes së ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare Altin Lala. Sipas tyre për shqiptarin, kapitenin legjendar të Hanover 96, nuk do të ketë një fund të lumtur në Mynih. Skuadra e Bajernit po mendon që të mbyllë kontratën që në dimër me shqiptarin, i cili me të gjitha gjasat do të mbyllë edhe karrierën futbollistike, nëse kjo gjë ndodh.

Bajerni kërkon Kevin Prince Boateng Bajerni i Mynihut kërkon që të bashkojë të dy vëllezërit Boateng në një skuadër, pasi sipas mediave në Gjermani, bavarezët janë shprehur të interesuar për marrë shërbimet e mesfushorit të Milanit, Kevin Prince Boateng. Ganezi nuk është ndier shumë i lumtur në ketë fillim sezoni tek “kuqezinjtë” dhe nëse situata e klubit italian në kampionat nuk përmirësohet atëherë një largim i tij nga Italia, mund të bëhet mese real. Tek Bajerni aktualisht luan dhe vëllai i Kevin Princit, Zherom, të cilit nuk do t’i vinte aspak keq që të luante përkrah tij.

mumin sido qoftë. I mbetet trajnerit të vendosë. -Ju e ndjeni veten të gatshëm për të luajtur në dy ndeshjet e radhës? -Mendoj se po. Unë e ndjej veten të gatshëm të luaj në të dy ndeshjet, por sërish i mbetet trajnerit të vendosë për aktivizimin tim, për formacionin apo për skemat që do të përdorë. -Kundërshtari i radhës, Islanda, ka një favor se ka shumë javë që ka filluar kampionati në këtë vend, por edhe se lojtarët kanë një shtatlartësi të admirueshme. Ndoshta do të ishte më mirë që edhe trajneri ynë të kishte lojtarë shtatlartë, duke pasur parasysh se arma e tyre më e fortë janë goditjet standarde dhe loja në ajër? -Nuk ka shumë që e kemi parë Islandën të luajë dhe vërtet që arma e tyre më e fortë janë goditjet standarde prej goditjeve këndore, të dënimit apo prej rivënieve anësore. Besoj se ata do të mundohen

Gil: 60 milionë e Falkaos zgjidhin problemet tona ekonomike

të shfrytëzojnë këto raste, por ne nuk mund të frikësohemi prej tyre, sepse edhe ne kemi lojtarë shtatlartë dhe do të mundohemi të mos i krijojmë mundësinë të na ndëshkojmë aty ku ata mendojnë. -Në ndeshjen e parë ndaj Qipros, një kundërshtar i pistë në lojë siç tha dhe trajneri De Biasi, Shqipëria arriti të fitojë në minutat e fundit. Islanda është një kundërshtar i të njëjtit nivel, si duhet të luajë skuadra jonë që të arrijë fitoren? -Me Qipron ne e kontrolluam lojën, pësuam një gol në minutat e fundit të pjesës së parë për një pakujdesi tonën, ndërsa me Islandën duhet të luajmë sërish për fitore. Luajmë në fushën tonë dhe nuk na shkon rezultat tjetër veç fitores. -Pas ndeshjes me Zvicrën trajneri De Biasi u shpreh se pësojmë gola nga gabime foshnjarake, ku ka patur parasysh dhe atë ndaj Qipros. Mos ndoshta përgjegjësia bie më shumë tek lojtarët e

Presidenti i Atletikos së Madridit, Migel Angel Gil Marin i ka dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm që në janar të sulmuesit Radamel Falkao. Sipas numrit një të Atletikos, kolumbiani do ta mbyllë sezonin në Madrid dhe vetëm më pas mund të flitet për ndonjë zhvillim tjetër. Gjithsesi Gil ka pranuar se nëse Atletiko do të arrinte të merrte 60 milionë euro nga shitja e sulmuesit kjo shumë do t’i shërbente për të mbyllur mjaft “gropa” në Madrid. “60 milionë

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

repartit të mbrojtjes? -Normal, në çdo gol që pësohet shumica e shohin se mbrojtja është fajtore, por kur pësohet gol e gjithë skuadra është fajtore. Nuk duhet me parë vetëm mbrojtjen, pasi mbrojtja nis nga sulmi dhe nga mbrojtja nis sulmi, kështu që nuk duhet t’i vesh faj vetëm një reparti, edhe pse në shumicën e rasteve mbrojtjen e konsiderojnë fajtore kur pësohet një gol. -Debatik, a janë dy ndeshjet e radhës me Islandën e Slloveninë deçizive për të përcaktuar fatet e Shqipërisë në këto eliminatore? -Nuk mund të them se janë kryesoret, por janë një pikë shumë e rëndësishme, pasi nëse i fitojmë këto dy takime do të rritet dhe skuadra, do të ketë më tepër mbështetje për ndeshjet e tjera që do të zhvillojmë. Gjithsesi të gjithë lojtarët në këto dy ndeshje do të mendojnë e do të luajnë vetëm për fitore. I kemi të gjithë mundësitë për të marrë pikët e plota.

eurot e Falkaos do të zgjidhnin të gjitha problemet ekonomike të Atletikos – është shprehur Gil – megjithatë kjo është një temë tjetër, Falkao do ta mbyllë sezonin te Atletiko. Ai, trajneri dhe të gjithë duan që ai të qëndrojë.” Nga ana tjetër Gil ka saktësuar se qëndrimi i mëtejshëm i kolumbianit te Atletiko do të varet nga pjesëmarrja ose jo e bardhekuqëve në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm. Nëse jo largimi i Falkaos do të jetë i pashmangshëm.

politika: ALBANA LIKA, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Champions, UEFA pezullon Busketsin UEFA ashtu siç pritej ka pezulluar me dy ndeshje mesfushorin e Barcelonës Serxhio Buskets. Buskets u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e javës së kaluar kundër Benfikës në Lisbonë pas agresionit ndaj Maksi Perreirës. Gjyqtari turk i takimit Çynet Çakir e ndëshkoi me të kuqe, ndërkohë që UEFA e ka cuar në dy numrin e ndeshjeve pezullim për mesfushorin. Kështu ai do të mungojë në dy takimet e ardhshme të Barcelonës në Champions, kundër Sëlltikut.

Mutu rikthehet në kombëtare, polemika në Rumani Rikthimi i Adrian Mutusë në kombëtaren e Rumanisë, duket se është shoqëruar me polemika nga mediat e këtij vendi, pasi trajneri Viktor Piturka, ka lënë jashtë saj Raul Ruseskun dhe Marius Nikulaen, të cilët, kohët e fundit kanë zhvilluar paraqitje mjaft të kënaqshme me ketë fanellë. Ndërkohë Mutu që tashmë, luan për Ajaçion, ka zhvilluar tre ndeshje dhe nuk ka shënuar as dhe një gol të vetëm.

Britania e Madhe jo më e tillë në Lojërat Olimpike 2016 Eksperimenti i Britanisë së Madhe gjatë Lojërave Olimpike të këtij viti duket se nuk do të aplikohet më me futbollin pas përfundimit të garës në Londër. Drejtori i Federatës Angleze të Futbollit, Aleks Home, ka qenë ai që ka bërë të ditur një lajm të tillë, dhe ka theksuar se një gjë e tillë nuk do të aplikohet në Lojërat e Rios, pasi vende si Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut, mund të rrezikojnë autonominë e tyre.

Simeone: S’do ta drejtoja Realin Trajneri argjentinas i Atletikos së Madridit, Diego Simeone ka çuditur të gjithë duke deklaruar për radion argjentinase “Rock and Closs” se nuk do të preferonte të drejtonte Realin e Madridit. “Ndoshta dukem si i çmendur, megjithatë nuk më pëlqen të drejtoj Realin. Jam një sentimentalist i kohëve të vjetra dhe jetoj me zemër, atë zemër që ndjej për futbollin. Unë kam një kontratë me Atletikon deri në fund të sezonit. Ndjehem mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu në çdo ndeshje”,- ka thënë ai.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E mërkurë 10 tetor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.