Gazeta Metropol 11 Maj

Page 1

»9

Varri i paprekur i 35-vjeçarit

Zbulohet tjetër objekt i lashtë në parkun e Butrintit E premte

11 maj 2012

Viti VIII, Nr. 2662 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Bulevardi

Gjobë infermierëve për sjellje Basha i hap rrugën të keqe e braktisje të punës nisjes së projektit për Pas verifikimeve të grupeve të punës dhe 100 ankesave të qytetarëve merren masat për vetëm 50 bluza të bardha në të gjithë vendin »6

zgjatjen e rrugës

»6

Edi Rama Prifti-Beqiraj Videoja është provë për gjykatën, çështja do të vazhdojë

Kompensimi

Pronat e njëjta me Strazburgun në zgjidhje të menjëhershme

Kolegji i Lartë rrëzon kërkesat e avokatëve të ish-ministrit të Ekonomisë. Mbeten për shqyrtim vetëm dy pika

»2

»8

Legalizimet Afate të reja për pagesat, kush janë kategoritë që përfitojnë »7

Miratohet ligji i ri i pronave. Afatet që do të ndiqen për dosjet që kanë mbetur pa u trajtuar në agjenci. Kushtet e kthimit fizik

Nuk merrem me akuzat ndaj Metës, të shohim të ardhmen Blushi: Bisedimet mund të quhen tentativa për aleancë. Takimi si joshje politike për afrim. me lsi-në do të mundim berishën Kreu i PS: Nuk kam emër për presidentin, më parë bisedime me Berishën për kriteret. Pikat kryesore të programit. »2-3 Ambasadori Arvizu takim me Kadarenë për kreun e ri të shtetit

Ekspertiza liron të ndaluarit

Baba Stars-Vula Zbulohet bejtja e re kundër Noizy-t. Kënga e plotë • Rita Ora feston në një lokal homoseksualësh • Gold AG rrotull Zajminës: Je “rrush Shqipnie” • Zhaku del në mbrojtje të komunitetit gay »20-21

»8

Vrasja e palestinezit pranë ambasadës s’ka prapavijë politike


02

«

POLITIKE E premte 11 maj 2012 •

Afati

MIRATOHET LIGJI PËR KOMPENSIMIN E PRONËS

Pronat, zgjidhje e menjëhershme për rastet si Stasburgu

Projektligji, në funksion të mbrojtjes dhe garantimit të pronësisë, parashikon që përfundimi i procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave të shtyhet deri më datën 30.04.2014. Kjo shtyrje e afatit të përfundimit të procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave propozohet të kryhet duke riorganizuar veprimtarinë e AKKP-së.

Dita e Drejtësisë, Topi apel për bashkëpunim

Topi: Mirëkuptimi i sistemit të drejtësisë, kusht për në BE Kreu i shtetit, Bamir Topi, ka shfrytëzuar Ditën e Drejtësisë për t’u bërë thirrje palëve për bashkëpunim institucional dhe rritje të përgjegjshmërisë së sistemit gjyqësor në përballimin e sfidave të kohës. Duke u ndalur në marrjen e statusit të vendit kandidat, për Presidentin Topi mirëkuptimi i sistemit të drejtësisë është kusht për integrimin e vendit. “Në këtë proces drejt integrimit evropian, performanca e veprimtarisë së pushtetit gjyqësor, funksionimi normal i tij dhe i aktorëve të tjerë që lidhen me të janë komponentë shumë të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm. Këndvështrimi im, si President i Republikës, për sa i

përket procesit të integrimit dhe funksionimit të pushtetit gjyqësor në këtë kuadër, shkon përtej kësaj. Është në themel të funksionimit të një shoqërie demokratike normale dhe garant i saj, mirëfuksionimi i dhënies së drejtësisë”, - u shpreh dje Topi. Funksionimi normal i pushtetit gjyqësor, vijoi ai, parandalon sjelljen abuzive me pushtetin, parandalon shkeljet e ligjit dhe pasojat e rënda që vijnë nga mosfunksionimi normal i institucioneve. “Uroj që ky vit i lumtur e i ndritur për Shqipërinë, të vazhdojë të jetë i tillë edhe në procesin e integrimit në BE, falë kjo edhe rritjes së përgjegjshmërisë së funksionimit dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë”, - nënvizoi Topi.

Ambasadori i SHBA-së takon shkrimtarin

Arvizu i propozon Kadaresë postin e Presidentit

Akuzat

Vlerësimi

Herion Mesi

Është parashikuar që i gjithë procesi i vlerësimit të pasurive të paluajtshme do të kryhet bazuar në tri kritere bazë: çmimi i tregut, lloji i pasurisë, qëllimi i përdorimit të pasurisë. Kjo sipas standardeve ndërkombëtare të miratuar nga shoqata ndërkombëtare e vlerësuesve të pasurive të paluajtshme, të cilave u referohen të gjitha vendet e BE-së.

Sipas medodikës së miratuar në fund të legjislaturës në vitin 2005, sipas ministrit Halimi, rezulton se një metër katror në tokën bujqësore në Kukës është 25 euro. Ndërsa në zonën e Saukut është 2 euro. “Në Sauk nuk është 2 euro metri katror, sepse çdo qytetar e di se minimumi është 30-40 euro. Kjo është e vërteta, ndaj ajo që po ndodh është vlera e tregut”, - tha Halimi.

N

ë ligjin e ri për pronat është krijuar një koordinator i posaçëm në varësi të AKKP-së, i cili do ketë si detyrë lidhjen e të dhënave mes institucioneve. Qëllimi kryesor do të jetë verifikimi i tokave të lira për kompenim fizik, verifikimi i tokave të ndara, si dhe koordinimi i rasteve që janë të njëjta me atë të gjykatës së Strasburgut, për të shmangur gjobat e tjera që mund ti vijnë Shqipërisë. Kuvendi është përfshirë në debate dhe akuza të ashpra mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës gjatë diskutimit mbi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9235, datë 29.7.2004 «Për kthimin dhe kompensimin e pronës», i ndryshuar”. Projektligji, i cili u miratua me 73 votat e mazhorancës, u kundërshtua me forcë nga deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe. Sipas Braçes, ligji për kthimin dhe kompensimin e pronës është ai që ka ndryshuar më shumë brenda një mandati qeverisës. “Është e pamundur të gjesh një ligj tjetër që të ketë ndryshuar më shumë brenda një mandati qeverisje dhe paradoksi është i jashtëzakonshëm.” Tha Braçe Ministri Halimi sqaroi se pas regjistrimit dixhital të tokës do të vlerësohet përkatësia më e saktë e tokës. Ndërkohë i quajti akuzat e opozitës sarkazëm, pasi sipas tij ishte PS-ja ajo që i rropi pronarët. “Kemi dëgjuar gjatë këtyre muajve se Partia Socialiste, ish-Partia e Punës së Shqipërisë, ka në programin e saj mbrojtjen e subjekteve të shpronësuara po nga Partia e Punës! Sarkazëm dhe tallje më të madhe për çdo qytetar nuk mund të këtë. Është e papranueshme

STREHIMI

Olldashi: Ligji zgjeron kategorinë e përfituesve Kuvendi ka miratuar dje projektligjin e qeverisë “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, i ndryshuar. Gjatë diskutimit opozita kërkoi që procesi i strehimit të jetë transparent për të gjithë ata që aplikojnë për të përfituar banesa sociale. “Kërkojmë transparencë në shpërndarjen e banesave sociale. Publikoni listën e personave dhe kriteret e përfitimit”, - tha Eduard Shalsi. Ndërkohë ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, u shpreh se për përzgjedhjen e listës së personave që kanë përfituar banesë sociale janë zbatuar të gjitha kriteret. Ai u shpreh se problemet në lista janë hasur më së shumti në njësitë vendore ku qeverisë e majta. Ndryshimet në ligjin për strehimin sjellin zgjerimin e kategorive përfituese. Përveç banorëve të komunitetit rom apo jetimëve do të trajtohen edhe emigrantët e rikthyer, gratë që janë viktima të dhunës në familje dhe familjet e policëve të rënë në krye të detyrës. Parashikohet edhe ndryshimi i kritereve përfituese, ku vlerësimi do të bëhet individual për çdo aplikim.

dhe mungesë e plotë fantazie nga një lider politik si ai i opozitës, që të bëjë çështje të programit të vet subjektet dhe familjaret që ai dhe familja e tij politike i masakroi, i dogji, i burgosi, i shkatërroi”, - tha Halimi. Në replikën e tij Braçe akuzoi qeverinë për afera kurruptive me pronat në Jug. “Qeveria thotë ‘unë po ta marr, por me këtë çmim’, dhe ky do të jetë konflikti koma më i madh ndaj pronarëve. Fondi i kompensimit problem tjetër. Në komision na u tha se periudha duhet për të vërtetuar statusin juridik, unë nuk kuptoj pse qeveria verifikon statusin e pasurive. Ç’po ndodh me pronat në Jug, duke filluar në Porto-Romano, duke përfunduar në Borsh? Ç’po ndodh në dy ligjet për legalizimin? Ka lidhje me aferën korruptive që po e kalon pronën në duar banditësh, që po marrin vijën bregdetare, për të lënë në gisht në gojë të gjithë pronarët. Për këtë arsye ky ligj nuk do të shërbejë”, deklaroi Braçe. Kaq ka mjaftuar që seanca të degjeneronte në debate dhe akuza të ndërsjella mes deputetit socialist dhe kryeparlamentares Topalli. Si replikë ndaj Braçes kryeparlamentarja Topalli akuzoi opozitën se nuk ka kompensuar asnjë ish-pronar, ndërkohë që sulmoi kreun e PS-së Edi Rama për favorizime me lejet e ndërtimit në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës. “Edi Rama i dha Besos mezen e kryeqytetit. Deri më 2005 zero kompensim financiar për ish-pronarët. Tokat në Tiranë Rama ia ka dhënë Fidelit e Besos. Pse keni kaq urrejtje për ish-pronarët?”- u shpreh Topalli. Kuvendi miratoi dje marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ka takuar sot, (dje) shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare, konfirmojnë për agjencinë NOA.al, burime nga ambasada amerikane. Në takim është folur por zhvillimet aktuale në vend dhe për çështjen më të nxehtë të momentit, atë të Presidentit të ri të vendit. Mësohet se takimi është zhvilluar mes Arvizut dhe Kadaresë në një lokal të njohur i cili gjendet vetëm pak metra larg ambasadës amerikane në Tiranë dhe ka zgjatur një orë e gjysmë nga ora 11.00 deri në 12.30. Besohet se z.Arvizu i ka propozuar shkrimtarit Ismail Kadare, që

të pranojë kandidaturën për të qenë ai presidenti i ri i vendit, një kërkesë kjo që në fakt z.Kadare i ka ardhur disa herë gjatë këtyre dy dekadave. Por zyrtarisht një gjë e tillë nuk është konfirmuar. Lajmin për takimin e konfirmoi edhe shkrimtari i mirënjohur Kadare, por ai ishte i prerë në deklaratën se nuk është folur për një kandidim të mundshëm të tij. Z.Kadare theksoi se ai nuk ka sërish edhe këtë radhë, asnjë plan për të kandiduar për President. Gjithsesi mbetet në ditët në vazhdim të mësohet se kush janë emrat që kandidojnë zyrtarisht në Kuvend dhe cili do të jetë kryetari i ri i shtetit. Marrë nga www.noa.al

Kryeparlamentarja takim me homologen bullgare

Topalli: Bashkë jo vetëm në NATO, por të jemi bashkë edhe në BE Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti dje në një takim Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Tsetska Tsacheva. Gjatë takimit dy homologet vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis dy parlamenteve, por dhe dy vendeve, si dhe shprehën angazhimin për intensifikimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen. “Të dy popujt ndajnë historinë e tyre, por si dy vende fqinje mike kanë objektiv të përbashkët strukturat evropiane. “Të dyja vendet, - tha znj. Tsacheva, - janë anëtare të NATO-s, bëjnë pjesë në nisma të rëndësishme ndërkombëtare, mirëpresim të jemi së bashku edhe në Bashkimin Europian. Ne besojmë tek e ardh-

mja europiane e Shqipërisë.” Ndërsa Kryeparlamentarja shqiptare vuri theksin në përkushtimin e Shqipërisë për të finalizuar rekomandimet e BE-së. “Në funksion të këtij procesi po punohet intensivisht dhe janë kaluar një sërë ligjesh e kodesh që kërkojnë 3/5 e votave, dhe po punohet për finalizimin e dy reformave të rëndësishme: zgjedhore dhe parlamentare”, - tha Topalli. Dy homologet biseduan për projekte të mëdha në interes jo vetëm të të dyja vendeve, por dhe rajonit në tërësi. Kështu u vlerësua rëndësia e Korridorit 8, si një projekt me përparësi për realizimin e infrastrukturës së të cilit palët duhet të tregojnë një angazhim të përbashkët.


politikë • E premte 11 maj 2012

»

03

Diploma e Bossit/ Debate e akuza në seancën e djeshme plenare

PS kërkon dorëheqjen e ministrit të Arsimit Tafaj: Sistemi arsimor s’është i imunizuar nga abuzimet Opozita ka kërkuar dje dorëheqjen e ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj pas skandalit mbi diplomën e dyshimtë të marrë nga djali i Umberto Bossit, Renzo Bossi, të marrë në universitetin jopublik “Kristal”. Në seancën e djeshme plenare deputetët e PS-së u shprehën se prisnin që këtë akt ministri Tafaj ta bënte vetë. “Më surprizoi ndërhyrja e ministrit të Arsimit Tafaj, sepse ai në fakt duhet të jepte dorëheqjen. Meqenëse ka ndërprerë çdo komunikim institucional me Presidentin e Republikës për diplomimin, prisja që sot ministri të jepte dorëheqjen si shenjë e përgjegjësisë së kësaj qeverie ndaj asaj reforme. Ministri

e quan hetim administrativ, ndërkohë që një universitet publik apo privat nuk mund të jetë njësoj si me një dyqan”, - u shpreh deputeti Ditmir Bushati. Ndërkaq në replikën e tij, ministri Tafaj theksoi se kjo çështje është tashmë nën hetim, ndaj duhet pritur përfundimi i hetimeve. Por nga ana tjetër kreu i Arsimit pranoi abuzivizmin dhe korrupsionin që ekziston në këtë sektor. “Sistemi ynë arsimor, ashtu sikurse edhe i vendeve të tjera, nuk është i imunizuar nga abuzimet apo korrupsionet e të gjitha formave. Por ne jemi të vendosur që çdo formë e korrupsionit në arsimin privat apo publik, të marrë ndëshkimin e merituar”, - tha Tafaj.

Takimi në Kryeministri. Negociatat pas dy javëve

Presidenti, Berisha refuzon Nanon, mbështet kandidatin e mazhorancës Albana Lika Partia Demokratike refuzon kandidaturën e ish-kryeministrit Fatos Nano për postin e Presidentit të Republikës. Takimi mes Kryeministrit Berisha dhe ish-kryeministrit Nano, i zhvilluar dje në mesditë në Kryeministri, nuk përmbushi pritshmërinë e nismëtarit të këtij komunikimi. Ai zgjati më pak se koha që lideri histori i PSsë kishte zhvilluar me partitë e vogla, rreth 40 minuta. Përveç treguesit kohë, mungesa e komunikimit të Nanos me mediet pas takimit ishte një tjetër tregues i një bashkëbisedimi jo fort të kënaqshëm për palët. Dyshimet e para i konfirmoi më vonë edhe zyra e shtypit pranë Kryeministrit Berisha, përmes së cilës rideklarohet se PD do të mbështesë kandidatët e saj. Kjo deklaratë ngre pikëpyetje të mëdha për gjykimin nga palët të kandidaturës së Fatos Nanos si një kandidaturë konsensuale. “Kryeministri theksoi se qëndrimi i bërë tashme publik në mënyrë të përsëritur prej tij ndaj kandidaturës së zotit Nano për President të Republikës ka lidhje tërësisht me spektrin politik, detyrimet që rrjedhin nga përkatësitë e ndryshme në këtë spektër, dhe se ai mbështet dhe do të mbështesë një personalitet të shquar të Partisë Demokratike në postin e Presidentit të Republikës”, - thuhet në njoftimin për medien. PD nuk do të përkrahë kandidatë jashtë saj, as Nanon në këtë rast, dhe pse konsideratat për kontributin e tij në politikën shqiptare nuk janë kursyer. “Kryeministri Berisha e garantoi zotin Nano se ai personalisht dhe si kryeministër vlerëson të gjitha marrëveshjet e arritura së bashku në të shkuarën në interesin më të mirë të vendit dhe kontributin e këtyre marrëveshjeve në zgjidhjen e sfidave e problematikave”, - vijon njoftimi. Ndër-

Kandidatët

Berisha-Nano, “ëmbëlsirë” për në fund? Me kryeministrin e vendit Nano mbylli turin e takimeve të tij, nisur në fund të muajit që shkoi me kryetarët e partive parlamentare, siç kishte planifikuar, menjëherë pas shpalljes së kandidaturës së tij për President të Republikës. Kreu i qeverisë bëri përjashtim kur planifikoi takimin me Nanon pa nisur procedurat për zgjedhjen e kreut të shtetit, ashtu siç bëri përjashtim edhe nga thënia “ëmbëlsira për në fund”. Vetëm e tillë që nuk mund të ishte ky takim për ish-kryeministrin, i cili mori mbështetjen nga pothuaj të gjithë krerët partiakë. Së bashku me PS-në ato u shprehën parimisht dakord me kandidaturën e Nanos, nëse procesi për zgjedhjen e tij do të ishte kushtetues. Nano mbylli dje takimet më krerët parlamentarë. Ai do të vijojë negociatat e tij me të tjerë aktorë të rëndësishëm në procesin për presidentin, dhe pse tashmë pa mbështetjen e Berishës duket një mision i pamundur. kohë që për ish-kryeministrin Nano, Kryeministria njofton se ai “i parashtroi Kryeministrit Berisha kërkesën për të mbështetur kandidaturën e tij në postin e lartë të Presidentit të Republikës, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi në kuadrin Kushtetues do të ishte i dobishëm për vendin dhe objektivat e tij, si dhe duke evokuar

disa nga marrëveshjet e arritura në të shkuarën në zgjidhje të sfidave të vendit”. Në fund të takimit, Berisha informoi se pas kthimit nga Samiti i Çikagos do të hapë negociatat me aleatët e tij, pa përjashtuar edhe faktorë të tjerë, i bindur se mazhoranca aktuale i ka të gjitha mundësitë për t’i dhënë vendit Presidentin e ardhshëm të Republikës.

emrat e përfolur 1. Fatos Nano 2. Jozefina Topalli 3. Neritan Ceka 4. Fatos Beja 5. Artur Zheji 6. Arta Dade 7. Artan Fuga 8. Ridvan Bode 9. Fatos Lubonja 10. Hajredin Fratari 11. Sokol Nako

Por deklarata e ministrit ka shkaktuar reagime në radhët e socialistëve. “Doja t’i thosha ministrit të Arsimit që të paktën duhet të kërkonit ndjesë. Diploma e atij tipit nga Italia, që nuk ka ardhur asnjëherë në Shqipëri, është një turp për Shqipërinë. Deri më sot, absolutisht askush nga qeveria nuk ka kërkuar një ndjesë të madhe, pastaj hajde të flasim për bashkëpunim”, tha deputeti i PS-së Eduard Shalsi. Ndërsa ministri u shpreh se “investimet në sektorin privat janë rreth 0.4 për qind të GDP-së. Kurba e zhvillimit të këtij sektori është krejtësisht e ngjashme me atë të vendeve të Evropës. Sektori privat sapo ka filluar të konsolidohet”.

Kryeministri pret Asamblenë Kombëtare

Bullgaria mbështetje Shqipërisë për anëtarësimin në BE-së Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me një delegacion të Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, të kryesuar nga Tsetska Tsacheva. Kreu i qeverisë e vlerësoi vizitën si një kontribut të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes Bullgarisë dhe Shqipërisë, të cilat bazohen në një traditë historike miqësie e bashkëpunimi të dy popujve e kombeve. Ai i shprehu mirënjohjen e thellë Tsachevas për mbështetjen që Bullgaria i dha Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe vijon t’i japë për hapat e mëtejshme të integrimit në BE. Nga ana e saj, Tsacheva e siguroi Kryeministrin Berisha se Bullgaria do të mbështesë fuqishëm Shqipërinë në përpjekjet e saj dhe hapat e mëtejshme të anëtarësimit sa më të shpejtë në BE. Në këtë kontekst, ajo dhe anëtarët e tjerë të delegacionit, deputetë në parlamentin bullgar, vlerësuan ndryshimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë kësaj periudhe nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, duke i shprehur atij përgëzimet më të sinqerta për arritjet e rëndësishme të Shqipërisë gjatë këtyre viteve. Në takim u ripohua gjithashtu niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve politike midis të dy vendeve e qeverive. Duke u ndalur në faktin që ky është një vit jashtëzakonisht i veçantë për shqiptarët, të cilët festojnë 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i përcjellë kryeministrit bullgar dhe mikut të tij Boyko Borissov ftesën për ta pritur në Tiranë, si mik i madh dhe i shquar i kombit shqiptar.

Takimi me delegacionin kosovar

Berisha: Është koha e një decentralizimi të thellë fiskal Kryeministri Berisha priti në një takim një delegacion përfaqësuesish të pushtetit lokal në Kosovë, të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të një programi në fushën e qeverisjes lokale, nga Instituti për Qeverisje Lokale në Kosovë. Ata e njohën kryeministrin me qëllimin e vizitës së tyre: që të njihen me zhvillimet dhe reformat që Shqipëria ka ndërmarrë në tërësi në procesin e integrimit evropian, si dhe me reformat për konsolidimin e zgjerimin e përgjegjësive të pushtetit lokal. Nga ana e tij, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë dhe dobinë e vendosjes së një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet dy vendeve në fushën e qeverisjes vendore. Berisha shprehu bindjen se qeveritarët vendorë të të dy vendeve mund të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe t’i zbatojnë ato me sukses në komunat respektive, në interesin më të mirë të komuniteteve që ata drejtojnë. “Qeveritarët vendorë janë ata që lidhen direkt me njerëzit dhe me veprimtarinë e tyre, kanë ndikimin direkt në jetën e tyre dhe të komuniteteve në tërësi”, - tha Kryeministri. Në bashkëbisedim me ta, numri një i ekzekutivit shqiptar u ndal në disa nga reformat themelore në forcimin e kapaciteteve dhe kompetencave të pushtetit lokal. Kryeministri tha se qeveria ka rritur katër deri në pesë herë financimin për qeveritë vendore dhe është e gatshme të mbështesë me financime projektet e qeverisë vendore. Shefi i ekzekutivit tha se është koha e një decentralizimi të thellë fiskal, për të cilin qeveria po shqyrton format më të mira.


04

«

INTERVISTE E premte 11 maj 2012 •

KRYETARI I PARTISË SOCIALISTE, EDI RAMA, INTERVISTË ME GAZETARIN BLENDI FEVZIU

“Fatos Nano president, nuk ka arsye t’i japim firmat kur nuk do Sali Berisha”

K

ryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u shfaq i dyzuar në lidhje me kandidaturën e ish-liderit historik Fatos Nano në rrugën e tij presidenciale. Në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, Rama ka dhënë shpjegime dhe në lidhje me takimin e tij me kreun e LSI-së, Ilir Meta, fillimisht në Gjirin e Lalëzit tek vila e këtij të fundit, dhe më pas në hotel “Sheraton”. Sipas Ramës, takimi ka pasur të bëjë me procedurat e përzgjedhjes së presidentit të ardhshëm, dhe për të mos lënë Kryeminstrin aktual të kontrollojë dhe këtë institucion. Në datën 1 maj ju jeni takuar me një nga rivalët më të mëdhenj tuaj. Pse duhet të bënit një takim të fshehtë, ndërkohë që do të takoheshit publikisht më pas? Ne kemi bërë publik me kurajë një program për një rilindje shqiptare. Unë besoj se rruga për këtë kalon edhe përmes ndryshimit të sjelljve tradicionale, siç është çështja e presidentit, që parashikon edhe dialogim me kundërshtarët. Pse e fshehët takimin në gjirin e Lalëzit, 5 ditë më pas? S’ka asgjë të fshehtë. Pas ftesës time, unë kam marrë mbrapsht një ftesë të kreut të LSDIsë për t’u takuar dhe biseduar sy më sy. Kam shkuar ta takojë dhe thënë në sy, atë që është e rëndësishme dhe që do ta diskutojë edhe me krerët e tjerë të partive politike. Unë jam takuar me njërin nga anëtarët të njërës prej partive në koalicionion qeveritar. Një shënimi juaj në Twitter thotë: “Unë takoj vetëm miq në mënyrë të fshehtë... Sali Berisha nuk bën pjesë tek miqtë e mi”. Por a hyn Meta tek miqtë? Unë dëshiroj të fokusohemi në çështje të rëndësishme. Cili është shkaku që ju detyroi të bënit 50 km në mesnatë e të takonit z. Meta? Për të njëjtin shqetësim që kam shprehur në ftesën time për t’u konsultuar për presidentin. Çfarë pati ndonjë gjë konkrete nga takimi? Për të krijuar kushtet për të kaluar me sukses një provë që do të përcaktojë fatin e Shqipërisë në vjeshtë. Unë do të bëj çmos që ne mos ta humbasim për të tretën herë trenin e integrimit.... Ka pasur një tentativë qysh në nëntor të 2011-s, për t’u takuar me Metën, por ka dështuar... keni dijeni për këtë takim? Informacionet tuaja janë përgjithësisht të kontestueshme. A ka një probem moral sa i takon këtij takimi me z.Meta? A e amnistoni Metën nga akuzat që keni bërë z. Rama? Unë nuk jam takuar me Metën për të rishkruar të kaluarën. Takimet tona të djeshme, janë politike, janë qendrime në rrethana të qarta dhe janë pjesë e historisë. Dhe unë nuk ndjej se duhet të ndihem keq për të gjitha ato që kam thënë qysh kur jam në krye të PS-së. Nga ana tjetër është e rëndësishme të kuptohet që PSD dhe të tjerët, kemi hyrë me vullnetin që politika shqiptare të japë shembullin e munguar prej vitesh përballë BE-së dhe shqiptarëve që kanë qëndruar të ndarë dhe përçarë prej shumë kohësh, imponon komunikim dhe krijimin e një klime dialogimi mes kundërshtarësh. Me këtë ne nuk marrim përsipër të rishkruajmë historinë e të shkuarës. Edhe Sarkozi pak ditë para garës presidenciale iu drejtua kundërshtarit të tij, u shpreh: Jeni një shpifarak i vogël. Dhe në ceremoni, theu një traditë dhe ftoi edhe presidentin e ardhshëm. Të mos harrojmë se këtu nuk bëhet fjalë për çështje personash, por

njerëzish që përfaqësojnë vullnete të shprehura të grupeve të ndryshme të të njëjtit popull. A mendoni se Meta është i pafajshëm pas vendimit të gjykatës pesë me zero? A mendoni se drejtësia ka vepruar drejt në gjykimin e saj? Së pari, unë nuk kam parë në asnjë emision prestigjioz që intervistat bëhen me inserte të kësaj natyre. Nuk duhet të ngatërroj qëndrimet politike të mbajtura gjatë periudhës time si kryetar i PS-së, me qëndrimet për zgjidhjen e një çështjeje kaq të rëndësishme siç është zgjedhja e presidentit, nga e cila varet statusi i vendit kandidat. Unë fola për një bashkim për çështje të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë që politika nesër nuk do të mbajë më qendrimet e saj politike. Me miqtë bëj paqe, me kundërshtarët dialog. Dhe unë Berishën dhe Metën i kam kundërshtarë sot, me të cilët duhet të diskutoj. Ishte apo nuk ishte fajtor Meta për videopërgjimin? Ju keni të drejtë që t’i referoheni të shkuarës, për të qenë cinik. Por unë ju them se unë besoj se Shqipëria bëhet, shqiptarët meritojnë më shumë. Dhe unë jam gati që të bëj më shumë. Dhe atë që bëj sot nga pozita e kreut të PS-së, do ta bëj nesër nga pozita e kryetarit të qeverisë. Kur unë të jem kryeministër, njëra nga prioritet do të jetë vendosja e kontakteve normale, publike ose jo me kreun e opozitës. I kërkuat falje Metës për çfarë keni thënë deri tani? Kjo është tjetër pyetje nga cikli sajo, boto, komento. Nuk ka qenë rasti. Unë me z.Metën nuk u takova për t’i kërkuar falje, por për të shkruar të ardhmen. Akuzat e Metës ndaj Ramës... Kjo histori nuk na ndihmon në momentin që ndodhemi. Ajo që duhet të na ndajë janë momentet e vështira personale dhe rëniet e forta të secilit në retorikat e forta që secili është e mira t’i shmang. Nuk po them që do të kalojmë në një retorikë rozë, por se politika do të vijojë. A ka PS emra konkret për presidentin e Republikës? Fillimisht duhet të kemi një proces dhe më pas të kalojmë tek emri konkret. Unë besoj se ka vetëm një kusht nga ana jonë, që presidenti të mos jetë një figurë e imponuar nga radhët e PD-së. Ashtu sikundër ne nuk pretendojmë të imponojmë një emër nga radhët e PS. Mazhoranca

mund ta zgjedhë presidnetin me 71 vota? A e pengoni ju dot mazhorancën ta bëjë këtë? Jo, ne nuk e ndalojmë dot mazhorancën në këtë aventurë. Aventurë për sa i takon momentit në të cilin zgjidhet presidenti. Ju ratë dakord kur ndryshuat Kushtetutën që presidenti të zgjidhet me 71 vota, pse nuk është Kushtetuese zgjedhja me 71 vota? Kur ne ndryshuam Kushtetutën, pata parasysh sisteme të tjera për zgjedhjen e presidentit, të vendeve të tjera, të cilat nuk paralajmëronin 6 muaj para, zgjedhjen me 71 vota të presidentit. Presidenti Topi votoi për ju...? Fakti është shumë i thjeshtë, që është një fletë e gabuar... Nëse nuk arrihet një president konsensual do të merrni pjesë në votimin në tre raundet e para? Kjo është taktikë, ne kemi strategji pa sikure, pa nëse, për t’i dhënë vendit një president konsensual. Do i jepni firmat tuaja Nanos? S’ka arsye, sepse ne po

përpiqemi për dakordësi dhe paraprakisht flasim për proces dhe jo për emra. Jo si Berisha që nuk po lë hapësira për dakordësi. Po me Metën, për emrin e tij si president, keni diskutuar? Jo, nuk kemi diskutuar për asnjë emër konkret. Do i mbyllni universitetet private z. Rama? Ne do të vendosim një sistem të pavarur kombëtar me një agjenci kombëtare akreditimi. Dallimi mes atyre që qeverisin sot, me ne, nuk do ta vendosim ekonominë në funksion të propagandës, apo arsimin, shëndetësinë në funksion të propagandës. Ju thoni se janë 1 milion të papunë, INSTAT-i nuk thotë kështu... INSTAT-i ynë si INSTAT i Greqisë, të dhënat e së cilës fundosi Greqinë dhe e çoi aty ku ndodhet sot. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, sot janë 1 milion e ca të papunë. Këta duke qenë se janë të pasiguruar, duhet të paguajnë 4 apo 5-fish më shtrenjtë për të parë mjekun. INSTAT është shembull i manipulimit të një institucioni për llogari të Sali Berishës. Taksa e sheshtë... Taksa e sheshtë është rrjepje e qytetarëve, është një padrejtësi që ne do ta zhbëjmë me të ardhur në qeveri. Do të ulni TVSH-në? TVSH-në për bukën, vezën qumështin, për ilaçet, do ta ulim. Skema e ndihmës sociale duhet riparë, sepse është abuziviste. Do ta rishikoni? Po sigurisht që po. Ndërkohë që do të përmirësojmë shërbimet publike. Shërbimet publike, arsimi shëndetësi që sot jepen sipas mundësisë së xhepit, kur ne të vijmë në pushtet do t’i japim sipas nevojës. Keni ngritur një kauzë për Gërdecin, ndërsa kandidati juaj për në KLD, Ardian Visha, thotë se ka bërë detyrën, kush është e vërteta... Ne nuk kemi propozuar në KLD avokatin e Fatmir Mediut, por një profesionist. Një ish-prokuror, që nuk është përfolur, dhe jo më pastaj prodhuar si një njeri që ka lidhje me ndonjë nga zullumet e drejtësisë. U largua nga sistemi pa dëshirën e tij, dhe për të mbajtur familjen u fut avokat, dhe ka dy profesione në demokraci që nuk ka diktaturë. Avokati dhe Prifti. Diktatura nuk e pranonte avokatin, por demokracia prezumom pafajësi dhe për mostrat.... Marrë me shkurtime nga “Opinion”


INTERVISTE • E premte 11 maj 2012

»

05

NË EMISIONIN FAKT: PD NUK I KA MË 71 VOTA. BISEDIMET SI NISJE PËR MARRËVESHJE

Blushi: Në qeveri me lsi për të rrëzuar Berishën

P

artia Socialste është në fazë negociatash me LSI-në dhe kreun e saj Ilir Metën për të zyrtarizuar bashkimin e tyre në një aleancë të majtë. Ajo ende nuk mund të quhet aleancë, gjithçka mund të ndodhë në ditët e ardhshme. I ndodhur para një paneli gazetarësh në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka, anëtari më i lartë i PS-së, Ben Blushi deklaroi mbrëmjen e djeshme se PS e LSI gjenden në hapat e para të arritjes të një marrëveshjeje mes tyre. Aleanca PS-LSI është krejtësisht e mundur, pohoi Blushi, për shkak edhe të ngjashmërisë mes tyre si dy parti të spektrit të majtë. “Kjo që po ndodh tashmë mes PS-LSI nuk mund të quhet aleancë akoma, por një tentativë për aleancë, apo joshje për përfitime politike” – tha Blushi. Më tej, ai bëri me dije se palët po negociojnë për zgjedhjen e presidentit të ri, i cili për Blushin nuk duhet të dalë nga radhët e PD. Blushi tha se PS-ja është e gatshme të bëjë gjithçka që do të bënte të mundur rrëzimin apo mosvotimin e kandidatit që pritet të zyrtarizohet nga PD-ja. Ai u shpreh me nota negative për presidentin në ikje Bamir Topin. Për të, Topi ka dështuar në zbatimin e detyrës si kryetar shteti. “Ne kemi precedentin me zgjedhjen e Presidentit Topi, i cili ka qënë i dështuar në funksionin e tij në këtë detyrë, pasi në momentet kyçe që ai duhej të shfaqej si kryetar shteti nuk e bëri, nuk reagoi as për 21 janar dhe as në momente deçizive”. Por, për Blushin nuk dështoi Bamir Topi si president, por “dështoi modeli i zgjedhur nga Sali Berisha për presidentin e Shqipërisë, që nuk u zgjodh me vota, por me pazare politike” – u shpreh deputeti i PS-së. Ka patur dy takime mes kryetarit të PSsë dhe atij të LSI, një të gjatë me gotën e verës dhe një tjtetër zyrtar në ambientet e sheratonit. Ç’mendim keni për këto takime të befasishme? A e pranoni në koalicion LSInë e Ilir Metës, si e ka thënë Rama “ndjesë pastë, njeriu që është bërë shkak i shumë ngjarjeve vitet e fundit? Natyrisht që po. Njerëzit të cilët e shohin, apo e shihnin si të pamundur është më se e vërtetë se mund të ekzistojë si aleancë mes dy partive, që ideologjikisht janë të majta. Unë them që nuk mund të ketë aleancë PD-LSI, por PS-LSI është biologjikisht e mundur. Unë nuk e kam kritikuar pse bëri koalicion, por sepse ai nuk e bëri koalicionin atëherë kur duhej. Pavarësisht se nuk jam shumë entuziast për vete, por kjo është koha që gjithçka të kthehet e mundshme. Dhe marrëveshjet mes palëve janë në fillimet e tyre, dhe ky është një proces që do vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Unë personalisht jam zënë në befasi me këtë takim, por them se është koha për negociata të tilla. Ne jemi parti e madhe e cila ka dalë nga disa eksperienca të vështira elektorale, në vitin 2009 e 2011, koha ka treguar se ishim më shumë pragmatistë se çduhet të ishim. Mungesa e aleancës me LSI-në na çoi në rezultatin e 2009, dhe ky korigjim mund të ndodhi. PS duhet të kërkojë më shumë aleanca me votuesit, dhe jo aleanca eventuale siç mund të jetë aleanca me zotin Milo. Pra kjo tregon që nevoja për koalicione që marrin më shumë vota është më e justifikueshme se nevoja për një aleancë me shumë parti në një kualicion. A mos është i vonuar për zotin Rama ky takim. A mund të kishte ndodhur më herët zgjidhja e konfliktit PS-LSI? Kjo që po shohim akoma nuk është një marrëveshje, por është e qartë se palët kanë një klimë bashkëpunimi. A ndodh kjo për Presidentin? Kjo s’ka dyshim që është në interesin e përbashkët. I kemi kërkuar Ilir Metës të vinte me ne në opozitë, por nuk pranoi që të kishte një opozitë 70 me 70. Edhe në zgjedhjet e 8 majit LSI zgjodhi që të ishte kundër nesh dhe humbëm bashkinë e Tiranës. Tashmë ndodhemi pranë faktit, ka një takim me dashje apo pa dashje kjo s’ka rëndësi. Kemi zgjedhje për Presidentin dhe palët diskutojnë për votat dhe s’ka asgjë jologjike deri këtu. Unë nuk e di se çfarë do ndodhte nëse PS nuk hynte në grevë urive, apo se çfarë do ndodhte më 21 janar, e kështu

me radhë. Për fat të keq linja (LMN) që ndoqëm ne nuk funksionoi, por unë nuk e di se çfarë do ndodhte nëse PS do i merrte që në atë kohë parasysh sugjerimet e bëra. Ajo që ne kërkuam nuk ndodhi për shkak të radikalizimit, që ishte ndarës, konfliktual dhe aspak produktiv. Por futja jonë në Parlament ka sjellë ngjarje të reja në jetën politike sot. Kjo që po ndodh tashmë mes PS-LSI nuk mund të quhet aleancë akoma, por një tentativë për aleancë, apo joshje për përfitime politike. Nuk di si ta quaj ndryshe. Ne jemi ta gatshëm për të bërë çdo gjë për shmangur marrjen e Presidentit nga Sali Berisha dhe me këtë nënkuptoj dhe aleancën e mundshme me LSI-në. Mbi çbaza morale do qëndrojë një koalicion PS-LSI? Kur je në politikë, në rastin tonë kemi 20 vjet dhe është shumë pak, dhe kufiri i moralitetit politik është perceptim i opinionit publik. Çfarë duan shqiptarët, një President të Sali Berishës, apo një President më shumë se të partive, por mbi to?! Dhe jam i bidur se 80 për qind e publikut shqiptar është për variantin e dytë. Ne jemi një vend normal, duam të integrohemi, dhe arsyet më të mëdha janë tonat jo të vendeve europiane. LSI-ja është faktori kryesor politik, sepse është një parti e vogël por që mban qeveritë në këmbë. Dhe këtë po bën Sali Berisha sot, ka një faktor moral, ka dhe një sinkronizim me faktorin ndërkombëtar, dhe ka në dorë të saj dhe faktorin numerik që është LSI-ja. Ne kemi precedentin me zgjedhjen e Presidentit Topi, i cili ka qenë i dështuar në funksionin e tij në këtë detyrë, pasi në momentet kyçe që ai duhej të shfaqej si kryetar shteti nuk e bëri, nuk reagoi as për 21 janarin dhe as në momente decizive. Por nuk dështoi Bamir Topi si President, por dështoi modeli i zgjedhur nga Sali Berisha për presidentin e Shqipërisë, që nuk u zgjodh me vota, por me pazare politike. Sali Berisha është një njeri që ka precedentë në të kaluarën e tij me pushtetin. Berisha abuzon me pushtetin që merr, edhe kur i takojnë edhe kur nuk i takojnë. Kemi një president si nënkryetar i PD-së, por nuk e mori presidentin me votat e tij, por me 6 vota që s’ishin të tij. E shikoj të rrezikshme vendosjen e një Presidenti nga radhët e Sali Berishës, dhe këtë e shprehu dhe ambasadori i SHBA që Presidenti duhet të kryejë funksionet strategjike të tij për shtetin në mënyrë të pavarur. Dhe këto gjëra strategjike si SHISH, Prokurori, Gjykatë etj, dhe t’ja dorëzosh këto një njeriu si Sali Berisha ne mendojmë se është e rrezikshme. Edhe ne kur erdhëm në pushtet në 1997-ën kur kishim 100 e ca vota në Parlament i zgjodhëm elementët në këto funksione jashtë kuadrit politik në vend. Ndaj strategjia jonë ka rezultuar e suksesshme duke na mbajtur në pushtet. Para 3 muajsh ishte lajmi se Berisha i shkoi natën Ilir Metës në shtëpi, dhe se kuptoj ç’ka të keqe këtu që kryetari jonë takohet në shtëpinë e Metës. Pse nuk u mor njeri me thelbin e atij takimi të para 3 muajve?! Shqiptarët do të thirren pas një viti e pak, për ta vlerësuar veprimin tonë të drejtë ose jo. Nëse kemi filozofinë e duhur nëse mund të jemi ne ata që mund të realizojmë integrimin në BE. Votuesi gjykon në ditën që thirret në zgjedhje, ku ai gjykon nëse ne i kemi bërë mirë ose keq, ia vlejmë ose jo. Por deri atë ditë ne kemi kohë për të bërë gjëra të mira. PS e LSI mund të kenë pika të përbashkëta për çështjen e Presidentit, por a mund të vazhdojë më tej ky bashkëpunim nuk mund të thuhet. Por çështja e Presidentit është një çështje që nuk pret, duhet zgjidhur menjëherë. Por jetëgjatësia apo vazhdimësia e këtij koalicioni është shumë për ta diskutuar. Ne nuk i heqim të drejtën Sali Berishës për të bërë propozimin e tij për President, ashtu si nuk mund t’ia heqim të drejtën për të gjetur vota ashtu siç i ka gjetur në të kaluarën. Ne kemi kërkuar një proces që të garantojë statusin e kandidatit, ku për shumë arsye që dihen e kanë shtyrë marrjen e tij. Precedenti politik i arritur në 2002 me Alfred Moisiun është precedenti më i mirë që e garanton këtë. Por të marrësh nënkryetarin e PD-së për ta bërë President atëherë marrja e statusit është shumë larg. Zgjedhja e Nanos në krye të

shtetit po rezulton çdo ditë e më shumë e pamundur, pasi edhe sot deklarata e Berishës e vërteton këtë, ku theksoi se kandidati për President do jetë nga radhët e PD. Në rast se Berisha do ta zgjidhte Metën si kandidat për President, pas darkës mes Ramës dhe Metës a do zgjidhet PS Metën si President? Ne do ta kundërshtonim këtë, jo për emrin e presidentit, por për zgjedhjen që bën Berisha. Përjashtojmë dhe kundërshtojmë një kandidat që ofron një proces të njëanshëm politik. Ne jemi në tavolinë për të gjykuar për emrat, por asnjëherë për zgjedhjet e njëanshme të Sali Berishës ne do ta kundërshtojmë këtë. Pas 3 javësh do të kemi një president të dalë prej 71 votash, por në asnjë rast ne nuk do ta miratojmë atë. Por sot Sali Berisha nuk ka mundësi zgjedhjeje në Parlament një president pa LSI-në, numerikisht është e pamundur. Do duhej një arsye më e madhe se kjo për ta bërë një gjë të tillë. Unë mund të them që ne kemi kërkuar një proces politik të zgjedhjes së presidentit. Dhe nëse nga ky proces politik për t’i dhënë Shqipërisë një president konsensual, mund të lindi një marrëveshje më e madhe, e cila mund të jetë afatmesme apo në rastin më të mirë afatgjatë, që shkon përtej zgjedhjeve të 2013-ës, gjithçka është e mundshme A jeni të gatshëm për të ngritur një qeveri me Ilir Metën nëse nuk ia jep votat Sali Berishës? Ne jemi të gatshëm të rrëzojmë Sali Berishën në parlament, dhe kjo nuk e përjashton një qeveri PS-LSI, mjafton që ne të bëjmë 71 votat për ta rrëzuar Sali Berishën në Kuvend. Dhe kjo analizë nuk e përjashton rrëzimin e qeverisë. Unë mendoj se nuk mund të ketë dy mazhoranca në Parlament, një mazhorancë që qeveris, dhe një tjetër që ka presidentin. Nuk bashkëpunojnë dot me njëra-tjetrën. Po nëse zgjidhet Presidenti me votat e LSI, a do ta pranonit atë në koalicion në 2013-ën? Ne do të ndërtojmë aleanca programatike, që kanë një program të caktuar për të ndryshuar e bërë reforma për rritur cilësinë e jetës dhe uljen e varfërisë, dhe nëse Ilir Meta e pranon këtë, atëherë çdo aleancë do të ishte më e thjeshtë. Ne po krijojmë profilin e një programi të majtë, që merr përsipër të zbusë polarizimet e shqiptarëve, të zbusë varfërinë, të hapë vende pune, dhe ne do të kërkojmë vota për të gjitha këto arsye, nëse LSI-ja e mbështet kauzën tonë atëherë është e mirëpritur. Duke iu referuar ndarjeve të votave në Kuvend, mos vallë po luhet për të zgjedhur një president të detyruar të njëanshëm se sa të arrihet një kompromis i mundshëm si ai i zgjedhjeve të 2002-shit? Gara e presidentit nuk po na duket e vështirë. Po na vini në një pozicion që realisht ne nuk jemi. Pasi ne nuk jemi 66 vota PD dhe 65 vota PS, por jemi 74 me 66. Ne jemi pakicë në Parlament dhe nuk mund të bëhemi dot shumicë pa shkuar në zgjedhjet e tjera elektorale. Përderisa jemi në këto shifra ne kemi të drejtë të bëjmë rolin tonë, për arsye morale dhe kushtetuese. Ku s ht et u t a në frymën e vet kërkon nga palët konsensusin që në fillim të palëve, ku ajo kërkon zgjidhje konsensuale të presidentit dhe i këshillon mazhorancës që nuk ia vlen të shkosh në zgjedhje të parakohshme për një emër të përvetshëm. Për një vit ju mendoni se do bëni mrekullinë për shqiptarët?

Matematika e numrave në Parlament është garanci politike për zgjedhjet e ardhshme, dhe ne do të kemi rastin për të marrë më shumë se kemi marrë vota deri më tani. Aleancat na jep rastin që të tregojmë se jemi partia më e madhe në Shqipëri që di të bëjë dhe aleanca. Ne nuk jemi një laborator politik, por do të bëjmë gjithçka që do të bënte të mundur rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti. Nga zgjedhjet e 2009 nuk i ka më 71 votat në parlament, por i ka me koalicion. Por kjo nuk i jep të drejtën për të qenë sërish në pushtet, pasi këto koalicione me kalimin e kohës mund të humbasin. Koalicioni mes dy partive tona edhe pse në kushte të vështira, nuk është njësoj me koalicionin aktual. Sepse, LSI-ja nuk i ka marrë votat si anëtare e koalicionit të djathtë, pasi ka kaluar në një filtër elektoral të majtë. Dhe qëndrimi në aleancë me ne është një koalicion brenda një morali, që është vota e të majtëve. Ne nuk po bëjmë blerje votash, siç ka bërë Bersisha, por ne jemi gati për të bërë aleanca dhe jo për të vjedhur vota deputetësh në Parlament. Puna e koalicioneve është si puna e shtëpive, pra nevoja për të patur një familje tënden duhet të kesh një shtëpi. Dhe ti marrësh gurët nga një shtëpi tjetër që po shkatërrohet nuk është e gabuar. Sepse bëhet fjalë për të ndërtuar një shtëpi të re, më të fortë dhe më jetëgjatë, se ajo shtëpi që i ka mbaruar ditët e veta. Nuk jam unë ai që e bëri takimin me Metën, por e bëri Rama. Dhe unë mund të flas, por Rama është më i lexueshëm sesa unë, sepse ai vepron dhe unë flas. Ndaj është më e lehtë të kuptosh zotin Ramën sesa mua. Unë di të them që Rama ka bërë shumë lapsuse në të kaluarën, por ky nuk është i tillë. Koalicioni PS-LSI është a paprovuar si aleancë në qeverisje, pavarësisht argumenteve tuaja për bashkëpunimin mes Ramës si kryetar bashkie dhe Metës si kryeministër në 2000shin. Edi Rama nuk i kërkoi takim në një ditë kur nuk po ndodhte asgjë, por e kërkoi takimin në ditët për zgjedhjen e presidentit. Dhe këtu nuk shoh asgjë të gabuar. Në rast se Meta pranon të rikthehet te e majta e kërcënon pozicionin tuaj në PS? E thatë dhe vetë, Iliri rikthehet te e majta, por jo se rikthehet në PS. Ai ka bërë zgjedhjen më të vështirë për të cilën e mundon edhe sot, shkëputjen e tij nga Partia Socialiste. Me zgjedhjen e tij ai vendosi që të krijojë një parti të vogël e cila është e vogël edhe sot, por LSI-ja nuk është PSja. LSI-ja sot është partia më e madhe e të voglave. Në kushtet kur Kodi Zgjedhor të mbyllet në 2 javët që vijnë, dhe qeveria rrëzohet nga kjo llogjikë numrash që bëra më lart, atëherë unë sigurisht që dua të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Dhe nëse bëhet kjo, në asnjë vend nuk negociohet që një parti më e vogël të zgjedhë kryeministrin, por ai do dalë nga partia jonë. Dhe kjo është e panegociueshme jo vetëm me LSInë por me asnjë tjetër në botë. Unë kam qëllimin që të josh LSI-në, pasi unë ashtu si dhe LSIja rrimë edhe pa njëritjetrin. Nuk e di se çfarë do bëjë LSI-ja, a do t’ia japë votat për një president të Partisë Demokratike, por dihet që LSI-ja po kërkon një president më konsensual se sa ai që pretendon Sali Berisha. Marrë me s hkurtime nga “UFO” televizion


06

«

Varfëria pengon rritjen dhe edukimin e fëmijëve shqiptarë. Studimi i kryer nga UNICEF-i te familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike ka shpalosur të dhëna shqetësuese sa i takon rritjes dhe edukimit të fëmijëve. Në pjesën dërrmuese të rasteve kjo ndihmë përfitohet në mënyrë abuzive nga familje që nuk plotësojnë kriteret. Studimi vë në dukje se 57% e fëmijëve të këtyre familjeve nuk mund të plotësojnë asnjë nga nevojat e konsideruara themelore. Pjesa dërrmuese e tyre përballen me probleme të shumta shëndetësore si pasojë e kequshqyerjes së shkaktuar nga varfëria ekstreme. “Fëmijët nuk zhvillohen sa duhet, nëse nuk marrin ushqimin e duhur dhe kur shkojnë në shkollë, më pas paraqesin probleme. Reduktimi i varfërisë duhet të nisë me fëmijët. Ndihma ekonomike që jepet sot për familjet e varfra nuk i ndryshon aspak kushtet ku rriten fëmijët e këtyre familjeve. Ajo

SOCIALE E premte 11 maj 2012 • STUDIMI I UNICEF-it PËR VARFËRINË: 57 % E FËMIJËVE PËRBALLEN ME KUSHTE TË RËNDA JETESE

Kequshqyerja ndëshkon rritjen fëmijëve shqiptarë Të dhënat shqetësuese për familjet që marrin ndihmë ekonomike FËMIJËT NË RREZIK

MANGËSITË NË USHQIM

Kequshqyerja e fëmijëve të familjeve të varfra e statusi i tyre shëndetësor mbeten problematike. 56,7 % familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike deklarojnë se nuk mbulojnë nevojat për ushqimin dhe masivisht nevojat për shërbime shëndetësore të fëmijëve. Fëmijët që mbijetojnë dhe rriten në kushtet e varfërisë ekstreme trashëgojnë pasoja të rënda. Fëmijët që janë të paushqyer e kanë më të vështirë mësimnxënien se moshatarët e tyre. Ata nuk kanë aftësi të mjaftueshme për të fituar njohuri dhe aftësi qytetare dhe profesionale, të cilat mund t’u krijojnë mundësitë për të shpëtuar nga varfëria e brezave dhe për t’u integruar në ambientin shoqëror.

nuk i ndihmon të shkojnë në shkollë, të ushqehen siç duhet apo të marrin ndihmën e duhur mjekësore. Për çdo një dollar që ju nuk investoni sot, humbisni 100 milionë dollarë në vit, pasi ka fëmijë të kequshqyer”, ka vënë në dukje përfaqësuesi

i UNICEF-it në vendin tonë Detlef Palm. Varfëria, sipas raportit, reflektohet masivisht në arsimimin dhe shëndetin e fëmijëve të kësaj shtrese, pasi 77 % e fëmijëve nuk frekuentojnë arsimin e mesëm, ndërsa afro 30 % e fëmijëve që vuajnë

Nënat dhe baballarët e përfshirë në studim pranojnë se fëmijët e familjeve në ndihmë ekonomike janë të paushqyer. Masa e ndihmës që ata marrin nuk plotëson nevojat bazë të familjes për ushqime (miell, sheqer, vaj, fasule), duke injoruar plotësisht mundësinë e përdorimit të frutave dhe perimeve. Studimi tregon se është e pamundur të veçohet dieta e ushqimit e fëmijëve nga ajo e të rriturve për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike. Fëmijët ushqehen njëlloj si dhe të rriturit, jo vetëm në familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë (ndihma ekonomike është burimi i vetëm i të ardhurave), por dhe në familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike të pjesshme.

të paktën nga një sëmundje kronike vijnë nga familje që jetojnë nën varfërinë ekstreme. Në raport thuhet se 50 % e fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet kronike nuk përfitojnë rregullisht konsultime mjekësore dhe 65 % e fëmijëve që nuk e frek-

uentojnë shkollën rregullisht u përkasin familjeve me të ardhura të ulëta. “Në Shqipëri duhet të zbutet niveli i varfërisë. Fëmijët e familjeve që jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike kequshqehen dhe për pasojë rritet niveli i sëmundjeve. Ata gjithashtu

nuk janë në gjendje të ndjekin arsimin. Duhet të mendoni të hapni vende pune, pasi ndihma ekonomike në çdo vend të botës nuk plotëson kurrë nevojat e familjeve të varfra”, - u ka kërkuar Palm drejtuesve të dikastereve përgjegjëse.

PACIENTËT DENONCOJNË SHKELJET E INFERMIERËVE

Sjellja e keqe e braktisja e punës penalizojnë qindra infermierë “Infermieri është paraqitur pa uniformë. Infermieri me uniformë nuk duhet të dalë jashtë vendit të punës. Duhet të ketë një gjuhë komunikuese, ashtu siç e kërkon kodi etik. Disave u janë paraqitur vërejtje, disa me paralajmërim për heqje nga puna dhe disa me gjoba. Deri tani janë vendosur mbi 50 gjoba, që variojnë nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë”, ka pohuar Sabri Skënderi

po vijon kontrollet deri në nxjerrjen e problematikave dhe ndëshkimin e abuzuesve. Skënderi ka pohuar se ka ende shumë për të bërë mbi përmirësimin e imazhit të infermierëve, mamive, fizioterapetëve, laborantëve dhe teknikëve të imazherisë, si edhe logopedistëve të Shqipërisë, veçanërisht në anën profesionale. Duke iu referuar dukurisë së korrupsionit, kreu i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero,

gjatë këtij aktiviteti ka deklaruar: “Ne nuk duhet që të lejojmë sjellje të cilat cenojnë sjelljen e nderuar që duhet të ketë një mjek apo një infermier. Ka me dhjetëra raste ankesash për infermierët në lidhje edhe me injeksionet që ata kryejnë. Prandaj duhet të dimë se duhet të ketë infermierë të cilët ofrojnë shërbim shëndetësor me cilësi dhe siguri e jo vetëm në sasi. Kjo është sfidë e jona dhe e sistemit shëndetësor në tërësi”.

Ndaj infermierëve që nuk zbatojnë orarin e punës do të ketë masa administrative deri në heqje license dhe largim nga puna. Ky fenomen është më i theksuar në zonat rurale. Po kështu dhe për kryeinfermierët që tregojnë paaftësi në menaxhimin e punës do të ketë masa administrative. Çdo qendër shëndetësore ka nga një kryeinfermiere, e cila merret me organizimin e gjithë punës në klinikë.

SHKELJET

P

roblemet me ofrimin e kujdesit shëndetësor, vonesat dhe braktisja e vendeve të punës para mbarimit të orarit zyrtar, si dhe mosmbajtja e uniformës kanë penalizuar qindra infermierë. Pas ankesave të bëra nga vetë qytetarët, task forca e ngritur nga Urdhri i Infermierit ka konstatuar mangësi të shumta sa i takon sjelljes profesionale dhe kodit të etikës gjatë punës së përditshme që infermierët kryejnë. Sa u takon problemeve të shfaqura me marrjen e kujdesit mjekësor, pacientët kanë bërë mbi 100 denoncime pranë këtij Urdhri për sjelljet pahijshme profesionale të infermierëve. Ky fakt është konfirmuar edhe nga drejtuesit e Urdhrit, të cilët pohojnë se mangësitë e shkeljet e konstatuara janë të shumta, kryesisht në kryeqytet, por nuk mbeten pas as rrethet, për të cilat task forca do të vijojë kontrollimin e tyre. Kreu i këtij Urdhri, Sabri Skënderi, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se brenda këtij viti, 100 infermierë janë gjobitur dhe kanë marrë masa paralajmërimi për pushim nga puna e ulje në detyrë, pasi kanë thyer rregullat gjatë ushtrimit të punës. “Infermieri është paraqitur pa uniformë. Infermieri me uniformë nuk duhet të dalë jashtë vendit të punës. Duhet të ketë një gjuhë komunikuese, ashtu siç e kërkon kodi etik. Disave u janë paraqitur vërejtje, disa me paralajmërim për heqje nga puna dhe disa me gjoba. Deri tani janë vendosur mbi 50 gjoba, që variojnë nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë, teksa janë ndërmarrë edhe masa të tjera penalizuese për vërejtje e largime nga puna”, deklaroi Skënderi, duke shtuar se kontrollet janë ende në proces. Në pjesën dërrmuese të rasteve, denoncimet janë bërë për infermierët e kryeqytetit, megjithatë edhe rrethet shfaqen problematike në këtë drejtim, për të cilat task forca

PENALIZIMET

Pranvera Kola

Delegacioni i Katarit, kostoja 36 milionë euro

Zgjerimi i bulevardit, Basha pret vlerësuesit e projektit Zgjerimi i bulevardit zbarkon në Tiranë delegacionin e Katarit, që do të bëjë vlerësimin e këtij projekti, si dhe të shumë projekteve të tjera strategjike që do të zbatohen pas miratimit të Planit të ri Urbanistik. Gjatë takimit të zhvilluar dje, kryebashkiaku Lulzim Basha ka informuar delegacionin e Katarit mbi ecurinë e konkursit të zhvilluar deri më tani për bulevardin, garë në të cilën morën pjesë 7 ndër 20 studiot më të mira të arkitekturës në botë. Vlerësimi për projektet u bë nga arkitektë dhe urbanistë të njohur në mbarë botën, një muaj më parë. “Studioja fituese e projektit do të shpallet javën e ardhshme”, - theksoi Basha, duke konfirmuar se menjëherë pas shpalljes së fituesit do të nisë puna në terren për hartimin e projektit të detajuar mbi kalendarin e punimeve që do të kryhen. Projekt ky, që sipas Bashës do të finalizohet brenda një viti. Më tej, kryebashkiaku Basha ka sqaruar para të deleguarve të Katarit se fillimisht do të nisë puna për përgatitjet në terren, me zhvendosjen e stacionit të trenit dhe shtyllat e tensionit të lartë, teksa paralelisht do të punohet edhe për rehabilitimin e lumit të Tiranës. Sipas detajimeve të bëra nga ekspertët e fushës, projekti, përveç bulevardit me gjatësi 1.8 km, përmban edhe hapësira urbane të gjelbra, mundësi për investime private në të dy anët e bulevardit, ndërtimin e disa institucioneve publike dhe mbi të gjitha do të mundësojë hapjen e mijëra vendeve të reja pune. Pas verifikimeve të kryera, ekspertët kanë bërë me dije se faza e parë e këtij projekti është përllogaritur të kushtojë 36 milionë euro, për të cilat është kërkuar edhe ndihma e investitorëve të huaj. Sipas Bashës, “pas 100 biznesmenëve kinezë, vizita e këtij delegacioni është një tjetër dëshmi e besimit dhe interesit që Tirana me projektet e saj ngjall tek investitorët e huaj, dhe garanci për të hapur në një kohë të shkurtër perspektivën e zhvillimit dhe mundësi të mëdha punësimi në qytetin tonë”. Gara për projektin fitues të bulevardit do të qëndrojë e hapur edhe për pak ditë. Dy studiot e mbetura në garë janë “DAR Group Turkey & United Kingdom” dhe “The Netherlands, Grimshaë Architects”. Megjithatë, do të jetë java e ardhshme ajo që do të vendosë se cili nga këto projekte do t’i hapë udhë procesit të punimeve në terren. Projektet propozojnë zgjerimin e lumit të Tiranës në gjithë gjatësinë prej 6.7 kilometrash dhe ndërtimin e një bulevardi nga stacioni aktual i trenit deri ku fillon Paskuqani, me gjatësi 1.7 km, teksa me anë të një studimi specifik do të jepet edhe një panoramë e përgjithshme se si do të zhvillohet më tej zona e Paskuqanit. Gjatë këtij muaji shpallet edhe studioja fituese që do merret me studimin e terminalit të urbanëve.


EKONOMI • E premte 11 maj 2012

QYTETARËT QË SHLYEJNË FATURËN MARRIN PRONËSINË BRENDA 30 DITËSH

Pagesa e legalizimeve, afatet e lejes Pavarësisht thirrjeve interesi për pagesën e faturës është minimal Ervin Koçi

të rritej. Qytetarët që plotësojnë këto kritere për të përfituar rimbursimin e pagesës së legalizimit të objektit informal do të njoftohen me shkrim nga drejtoritë e ALUIZNI-t në qarqe, për hapjen e llogarive bankare dhe vlerën monetare për të cilën përfitojnë rimbursim. Kurse vetë personat që përfitojnë, janë të detyruar të bëjnë pagesën me bono privatizimi të vlerës së rimbursueshme dhe të dorëzojnë pranë drejtorive të ALUIZNI-t në qarqe dokumentacionin financiar që vërteton kryerjen e

EKSPORTET Rriten eksportet shqiptare drejt Italisë

Kriza e vendit fqinj favorizon produktet shqiptare Rriten eksportet shqiptare drejt Italisë. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se eksportet shqiptare për periudhën e tremujorit të parë të vitit 2012 kanë pësuar një rritje prej 10 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një vitit më parë, duke paraqitur kështu një tendencë krejt të kundër nga eksportet tona në tërësi. Me një vlerë prej 25.95 miliardë lekësh ato ishin sa 57% e eksporteve në total, ndërkohë që një vit më parë 45% e eksporteve tona shkuan në tregun italian. Performanca e mirë e eksporteve erdhi nga ruajtja e nivelit të eksporteve (rieksportove) të tekstile-këpucëve, të cilat zunë 52% të totalit të vlerës së eksportuar në Itali për periudhën janar-mars 2012. Por, ndikimin më të madh në rritjen e tyre e dha shtimi i eksportit të lëndës djegëse, e cila krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ishte mbi 13% më e lartë në vlerë. Sipas INSTAT-it, eksporti i grupit “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” ishte 5.8 miliardë lekë, sa 22% e eksporteve drejt Italisë, duke i dhënë në këtë mënyrë një të shtyrë tregut të eksporteve në tërësi. Në këtë periudhë eksportet shqiptare ranë 12% në terma vjetorë. Në importin e mallrave nga Italia kemi ndjekur të njëjtin ritëm të importit në tërësi. Vlera e mallrave të importuar u rrit mbi 2% duke qëndruar në normat vjetore të shkuara. Një nga arsyet e rritjes së eksporteve drejt vendit fqinj është edhe kriza që ka pësuar ai, duke i orientuar tregjet italiane në importimin e mallrave nga Shqipëria, pasi kanë një kosto më të ulët se sa vendet e tjera.

kësaj pagese brenda 10 ditëve nga data e marrjes së njoftimit me shkrim. Sipas vendimit, moskryerja e pagesës me bono privatizimi, brenda afatit të përcaktuar prej 10 ditësh, sjell humbjen e së drejtës së rimbursimit të shumës respektive në para. Sipas të dhënave nga ALUIZNI janë 80 mijë leje në qarkun e Tiranës që do t’u shpërndahen qytetarëve. Ndërkohë që çdo ditë pajisen me leje legalizimi pranë kësaj drejtorie rreth 20-30 qytetarë, ndërsa shumë të tjerë po njoftohen për të paguar

faturat financiare. Problemi i vetëm i evidentuar është mospagesa e faturave financiare, por që shumë shpejt sipas tij do t’i gjendet zgjidhja me qëllim që shpërndarja e 80 mijë lejeve të legalizimit të përfundojë brenda vitit. Sipas ligjit, nëse fatura financiare nuk paguhet brenda tri viteve, atëherë nisin penalitetet që shkojnë deri në shembjen e ndërtimit. Megjithatë, qytetarëve do t’u lihet gjithë koha e nevojshme në dispozicion dhe më pas do të merren vendime për këto raste.

Shkeljet

Pagesat

P

avarësisht paralajmërimeve të shumta deri në shembje të banesave për qytetarët që kanë objekte në proces legalizimi, në rast se nuk paguajnë faturën financiare, duket se procesi po mbetet në vendnumëro. Megjithë përpjekjet dhe thirrjet e vazhdueshme ritmet e pagesave nga ana e qytetarëve janë shumë të ulta në raport me punën që po kryhet nga specialistët e ALUIZNI-t. Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e Agjencisë së Legalizimeve theksojnë se në rast se qytetarët do të paguajnë faturën financiare brenda 30 ditëve bëhen pronarë të ligjshëm të objektit që kanë ndërtuar pa leje. Një faktor që e tregon këtë mungesë vëmendjeje nga ana e qytetarëve për pagesat është edhe norma e ulët e interesit të bonove të privatizimit në treg, të cilat mund të përdoren nga qytetarët për të ulur faturën financiare që duhet të paguajnë. Ditën e djeshme në tregun e këmbimit interesi i bonove ishte në nivelin 6 për qind, megjithë se pritej që pas hyrjes në fuqi të ligjit të datës 4.2.2010 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, të ndryshuar”, i cili u jep mundësi qytetarëve që kanë kryer pagesën e faturës financiare për legalizimin e objektit informal apo të shtesës së apartamentit, dhe që kanë paraqitur kërkesë me shkrim pranë drejtorive të ALUIZNI-t në qarqe brenda afatit të parashikuar, të kenë të drejtën e rimbursimit në të holla në këmbim të pagesës nëpërmjet bonove të privatizimit, interesi i bonove

Qytetarët që kanë legalizuar objektet informale për parcelat ndërtimore jashtë vijave të verdha për sipërfaqe deri në 100 m² paguajnë 100 mijë lekë. Për sipërfaqe deri në 200 m² paguajnë 150 mijë lekë. Për sipërfaqe deri në 300 m² paguajnë 200 mijë lekë. Për sipërfaqe deri në 400 m² paguajnë 300 mijë lekë dhe për sipërfaqe deri në 500 m² vetëm 400 mijë lekë. Kurse për pjesën e sipërfaqes mbi 500 m², sipas vlerës së tregut.

Pas kontrollit që ka ushtruar Kontrolli i Lartë i Shtetit në tre drejtori rajonale, rezulton se janë më pak se 4 për qind ata që kanë marrë titujt e pronësisë në kuadër të procesit të legalizimeve. Kështu nga 270 mijë aplikime, 240 mijë prej tyre kanë paguar tarifën e shërbimit, nga të cilat vetëm 8712 dosje ose 4% janë dërguar në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t për miratim leje legalizimi dhe për 7039 është kryer ky proces.

FUSHATË VAKSINIMI KUNDËR BRUCELOZËS NË ZONËN E KORÇËS

Vaksinohen rreth 3600 kafshë të imta Vijon fushata e vaksinimit “Një pikë në sy” Fillon në qarkun e Korçës fushata e vaksinimit të kafshëve të imta kundër sëmundjes së brucelozës. Më shumë se 36 mijë krerë bagëti të imta janë vaksinuar dhe vetëm këtë javë veterinerët e Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës kanë arritur të vaksinojnë më shumë se 10 për qind të numrit të kafshëve të imta në këtë qark. Drejtori rajonal i Bujqësisë në Korçë, Adrian Maho, u shpreh se fushata “Një pikë në sy” krijon garancinë për shëndetin e bagëtive dhe konsumatorëve të mishit të tyre. Në zonën e qarkut të Korçës janë të regjistruara rreth 8 mijë e 627 ferma, me një numër prej rreth 304 mijë krerë bagëti të imta. Deri më tani janë vaksinuar rreth 36 mijë dele dhe dhi. Kjo fushatë ka nisur para disa

javësh dhe ka vijuar në mbarë vendin. Fushata e vaksinimit në kuadër të projektit PAZA do të zgjasë për 45 ditë, periudhë gjatë së cilës do të angazhohen plotësisht 750 veterinerë në të gjithë vendin. Rreth 2.5 milionë krerë dhi dhe dele do të vaksinohen me financimin e Bashkimit Evropian me rreth 5.7 mil-

ionë euro. Rastet e infektimit të bagëtive me sëmundjen e brucelozës janë evidentuar para disa javësh, dhe tani më është kthyer në një problem për fermerët, pasi janë evidentuar edhe raste të infektimit të njerëzve. Infektimi i tyre ka ardhur si pasojë e konsumimit të mishit të infektuar të bagëtive.

»

07

PANAIRI Produktet bio

Panairi për prodhimet vendase Produktet bujqësore organike që prodhohen në vend po kërkohen gjithnjë e më shumë nga konsumatorët në vend. Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë organizuan një panair me qëllim promovimin dhe ndërgjegjësimin e konsumatorëve dhe tregtarëve për këto produkte karakteristike dhe të shëndetshme të vendit tonë. Zv/ministri i Bujqësisë, Tokli Thomai, në fjalën e tij u shpreh se, do të vazhdojë mbështetja e prodhimit të produkteve natyrale me ndërtimin e infrastrukturës për fermerët, zhvillimin e tregjeve dhe promovimin e produkteve. Ambasadorja zvicerane në Shqipëri, Yvana Enzler, u shpreh se, fermeri duhet të ruajë karakteristikat e produkteve shqiptare për të përballuar konkurrencën e tregjeve evropiane. Kjo pasi produktet bujqësore që mbizotërojnë në tregjet evropiane nuk janë prodhime bio, çka do t’i bënte produktet tona tejet konkurruese në tregjet e huaja.

Në qershor

Hapet gara e privatizimit të HEC-eve Në datat 4-6 qershor do të hapet gara për privatizimin e plotë të HECve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe 2 me një kapacitet instalues prej 77 megavat. Ministria e Ekonomisë ka shpallur edhe letrat e interesit për kompanitë e interesuara për këtë proces, vendase dhe të huaja. Ndër kriteret financiare që duhet të përmbushë çdo kompani në garën e hapur ndërkombëtare është dhe kushti që të ketë një kapital mbi 25 milionë euro. Ministria e Ekonomisë po përgatitet edhe për të hapur garën ndërkombëtare për dy projekte madhore për prodhimin e energjisë së rinovueshme, ndërtimi me koncesion të dy kaskadave për HEC-et në lumenjtë Vjosë dhe Osum, me një fuqi të instaluar rreth 450 MW dhe vlerë totale investimi mbi 700 milionë euro. Këto projekte për shitjen e katër HEC-ve vjen pas privatizimit të hidrocentralit me kapacitet të vogël të Lanabregasti nga Ndërrmarja e UjësjellësKanalizimeve.


08

«

AKTUALITET E premte 11 maj 2012 •

AMBASADORI PALESTINEZ PRANON SE MUND TË KETË LIDHJE ME AKTIVITETIN E VIKTIMËS

“Vrasja e Ivzik nuk ka prapavijë politike” Lirohen 15 të shoqëruarit në Zallë, ngjarja ende pa autor Ambasada e Palestinës në Shqipëri, nëpërmjet ambasadorit të saj Issam Massalha në një intervistë për “News 24”, ka dënuar aktin kriminal dhe shprehet se autoritetet shqiptare e kanë siguruar se vrasja e Anwar Izik nuk ka prapavijë politike apo çëshjte sigurie. Nga ana tjetër dje policia ka liruar 15 perosnat që u shoqëruan pardje në Zallë të Krujës, si të dyshuar për ngjarjen. Hetimet ende vazhdojnë dhe ngjarja s’ka autor. Është përjashtuar tërësisht pista e terrorizmit. Në intervistën e tij Massalha thotë se, “Padyshim që vdekjen e pritëm me hidhërim të thellë duke ditur se ai gëzonte një respekt nga ana jonë. Ne

dënojmë veprën kriminale ndaj shtetasit palestinez. Morëm telefonata ngushëllimi nga ambasada të tjera të akredituara në Shqipëri. Është palestinez nga Betlehemi dhe gjithë familja e tij banon në Betlehem. I diplomuar për Inxhinieri Mekanike. Shfrytëzoj rastin të them se jam telefonuar nga Presidenti Mahmut Bbaz për ndjekjen e ngjarjes dhe informimit të tij të detajuar për zhvillimet e hetimit. Është djali i një ish-lideri politik në Palestinë, lajmi është përhapur në të gjitha lajmet palestineze. U siguruam nga autoritetet shqiptare që ngjarja nuk ka aktivitet politik. Krimi mund të ketë lidhje me aktivitetin e tij si zv/drej-

tor i fabrikës së çimentos, por nuk mund të flasim me saktësi pasi hetimin po e zhvillojnë autoritetet shqiptare. Rizik do të varroset në Betlehem me kërkesë të familjes së tij. Rizik unë e kam takuar afërsisht 5 ose 6 herë dhe më ka lënë përshtypje shumë pozitive për shkak të personalitetit, komunikimit të admirueshëm të tij. Izik u vra pardje në orën 8 e 5 minuta, teksa po hapte portën kryesore në rrugën “Budi”, prapa ambasadës amerikane. Granata ishte lidhur me spango në unazën e saj dhe te porta në anën tjetër. Bashkëshortja e tij u tha ekspertëve se ai kohët e fundit kishte shfaqur shenja stresi.

RRËZOHEN 7 KËRKESAT E AVOKATËVE PËR PAVLEFSHMËRI TË PROVAVE

Gjykata: Videoja “Prifti-Beqiraj”, e ligjshme, gjyqi do vazhdojë Mariglen Mulla

G

jykata e Lartë vendosi dje që të vazhdonte procesin e gjykimit ndaj ish-ministrit Dritan Prifti dhe zëvendësit të tij Leonard Beqiraj. Gjyqi ka nisur pasi është shfaqur një video ku Prifti e Beqiraj shfaqen duke shpërndarë 69 mijë euro dhe gjykata e cilëson si provë të vlefshme këtë video. Kështu janë rrëzuar 7 kërkesat e palës mbrojtëse, të cilat kishin në thelb pushimin e çështjes. Trupi gjykues me relatorë Mirela Fana dhe gjyqtarët Fatos Lulo, Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj dhe Gani Dizdari, i kanë dhënë përgjigje negative të 7 kërkesave të mbrojtjes. Ndërkaq, është rrëzuar kërkesa për pavlëfshmëri të provave, për pavlefshmëri të akteve dhe dokumenteve, për pavlefshmëri të akt-eskpertimeve, për pavlefshmëri të regjistrimit të procedimit penal. Sipas Gjykatës së Lartë, regjistrimi i procedimit penal është kryer sipas Kodit të Procedurës Penale. Gjykata e Lartë rrëzoi dhe kërkesën e fundit, atë për pushimin e gjykimit ndaj dy ish-zyrtarëve të akuzuar për korrupsion pasiv pas publikimit të video-përgjimit Prifti-Beqiraj. Mbrojtja kërkonte pushimin e çështjes me pretendimin se akt-ekspertimi i kryer nga eksperti amerikan në procesin ndaj ish zv/kryeministrit Meta është i pavlefshëm dhe për pasojë të gjitha aktet që rrjedhin prej tij janë të pavlefshme. Pas seancës reagoi avokati mbrojtës i Dritan Priftit, Fatmir Braka. Sipas Brakës, vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë ishte i padrejtë. Në seancën paraardhëse Prokuroria e Përgjithshme kundërshtoi të gjitha pretendimet e avokatëve mbrojtës të të pandehurve Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri, duke kërkuar që dosja penale në ngarkim të

tyre të mos pushohet, por t’i nënshtrohet hetimit gjyqësor. Përfaqësuesi i akuzës, prokurori Bujar Sheshi, i tha gjykatës se argumentet e ngritura nga avokatët e dy të pandehurve, janë të pabazuara në ligj dhe si të tilla ato duhet të rrëzohen.

Sipas Prokurorisë, aktet nuk mund të nxirren “nul” për shkak se çështja Meta-Prifti, u mbyll me pafajësi dhe se për të cilën gjykata u shpreh se nuk ekziston fakti. Videoja mes Dritan Priftit dhe Leonard Beqirajt u zbulua në shkurt të vitit 2011

nga eksperti amerikan që mori në dorëzim kompjuterin e ishministrit të Ekonomisë, ndërsa kryente ekspertizën për origjinën e videos Meta-Prifti. Në video dy ish-zyrtarët e lartë shfaqen duke ndarë 69 mijë euro mes tyre.

Dëshmia e shqiptarit në Maqedoni

“U bëra pjesë e grupit që vrau 5 persona pa e ditur, jam penduar” MAQEDONI- Rasti i Haki Hazirit, të arrestuarit gjatë operacionit “Monstër” më 1 maj ishte trajtuar dje nga gazetat maqedonase. Gjykata në Shkup i dha atij masën e paraburgimit para 30 ditësh, duke e akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc. E përditshmja “Fokus” duke cituar burime pranë grupit hetimor shkruan sot se “29-vjeçari jo vetëm që ka dhënë deklaratë, por me detaje ka përshkruar rrugën përmes së cilës kanë kaluar të dyshuarit që kryen më pas vrasjen. Ai ka insistuar të flasë dhe ka theksuar se është dobësuar 20 kg pas ngjarjes, pasi e ka brejtur ndërgjegjja. “Jam bërë pjesë nga grupi që e ka kryer vrasjen, pa e ditur”, ka pohuar ai. “Haziri në hetimin ka pohuar se nuk ka ditur se po përgatitej një vrasje dhe nuk ka parë që vrasësit të kenë armë. Ai i ka pritur në makinë, ndërsa ka filluar të dyshojë në qëllimin e tyre kur ka parë se maskohen dhe armatosen. Pas vrasjes, ata persona e kanë braktisur vendin, e kanë lënë makinën me Hakiun që më pas e gjeti policia, ndërsa me makinë tjetër janë drejtuar te fshatrat e Kumanovës ku xhaxhai i Hakiut u ka ndihmuar që në mënyrë ilegale të kalojnë në Kosovë”, shkruan “Fokus”. Ndërkohë, gazeta tjetër e përditshme “Dnevnik” shkruan se i dyshuari Haki Haziri, që deri të martën nuk i ishte publikuar identiteti, për shkak se ishte përfshirë në programin e dëshmitarëve të mbrojtur, me kërkesë të tij kishte kërkuar të mos dëshmojë për rastin “Monstër”. Vendimi i tij për të hequr dorë nga dëshmitari i mbrojtur bëri që ai të shpallet i dyshuar, dhe ashtu ndaj tij u shqiptua masa e paraburgimit me dyshimin për vepër terrorizëm.

Halimi: Shqetësimet shihen në kohë reale

Qytetarët mund të ankohen online për gjyqtarët, përpunohet sistemi Në ditën kombëtare të drejtësisë ministri Halimi përuroi sistemin e ankesave online të qytetarëve ndaj gjyqësorit, si dhe paraqiti logon e re të kësaj ministrie. Mes të tjerave Eduard Halimi tha se, “E kemi premtuar inspektimin online duke pasur në vëmendje që prioriteti i vitit 2012 i Ministrisë së Drejtësisë do të ishte rritja e transparencës, besueshmërisë dhe efiçencës në sistemin gjyqësor. Shfrytëzimi maksimal i të mirave të teknologjisë së informacionit ka qënë një ndihmë e madhe në realizimin e prioriteteve tona. Kemi qenë të vendosur të implementojmë teknologjinë në çdo njërën njësi të sistemit të drejtësisë dhe falë reformave të ndërmarra këto premtime i konsideroj të plotësuara. Para disa javësh përuruam dixhitalizmin e seancave gjyqësore, duke filluar regjistrimet audio. Para disa ditësh përuruam dixhitalizmin e noterisë, me projektin “one stop shop”, projekt lider në rajon. Sot, unë kam kënaqësinë që në ditën e drejtësisë, të inauguroj sistemin e ankesave online të qytetarëve ndaj gjyqësorit. Ky portal, me një rëndësi të jashtëzakonshme për konsolidimin e drejtësisë, për monitorimin e publikut ndaj gjyqësorit, është padyshim një hap i jashtëzakonshëm në marrëdhënien e publikut me drejtësinë”. Më tej Halimi tha se ankesat e qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë do të trajtohen online dhe çdo qytetar brenda pak minutave do të sjellë shqetësimin e tij në kohë reale. “Po sot, në këtë ditë të rëndësishme për drejtësinë në Shqipëri, inaugurojmë dhe logon e re të Ministrisë së Drejtësisë, punë e një ekipi ekspertësh të shkëlqyer”,-tha Halimi.

DIMPLOMA TE “KRISTAL”-I E RENZO BOSSIT PO VERIFIKOHET NGA PROKURORËT ITALIANË

Skadali i “Troftës” i kalon palës italiane për hetime të plota Tashmë janë zhvendosur në Itali hetimet për diplomën e Renzo Bosit, djali i Umberto Bossit, kreut të Lega Nord. Sipas burimeve të Prokurorisë së Tiranës, njësia taks forcë pranë këtij institucioni që po drejton hetimet, i është drejtuar me një letër-porosi palës italiane, ku kërkohet informacion për diplomën e pjekurisë së Renzo Bosit, për të verifikuar autenticitetin e diplomës së

dorëzuar pranë universitetit ‘Kristal’, në bazë të të cilit është kryer edhe regjistrimi pranë këtij universiteti. Ndërkaq hetimet kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme pranë universitetit jo publik “Kristal”, ku prokurori i çështjes ka sekuestruar disa regjistra të nevojshme në hetime. Ndërsa janë marrë në pyetje edhe drejtues të stafit pedagogjik, të cilët kanë sqaruar procedurat

e regjistrimit pranë universitetit, dhe se si funskionon ky universitet. Renzo Bossi rezulton të jetë regjistruar në universitetin “Kristal” për vitin akademik 2007-2008, por, sipas organit të akuzës, ai nuk ka shkelur asnjëherë në tokën shqiptare dhe është diplomuar pranë universitetit “Kristal” për Menaxhim-Biznesi në tetor të vitit 2010. Diploma u zbulua në një kasafortë.


AKTUALITET • E premte 11 maj 2012

»

09

AGJENCIA E MJEDISIT: KEMI RIINSPEKTUAR, NË PAJOVË PROBLEME

Komunat fshehin plehrat poshtë urave Elbasani problem dhe me ndotjen akustike, merren masat ELBASAN- Drejtori i ARM në Elbasan, Adi Madhi, duke sqaruar të gjitha udhëzimet e ministrit në një takim të zhvilluar ditët e fundit ka theksuar se janë duke u riinspektuar të gjitha komunat dhe rrugët nacionale në qarkun e Elbasanit. “Porositë kyçe janë mbrojtja e mjedisit nga mbetjet urbane dhe mbetjet e ngurta kudo që ato ndotin. Megjithëse ligji ngarkon të gjithë drejtuesit e vendore me përgjegjësi për zbatimin e ligjit të integruar të mbetjeve urbane, Agjencia e Mjedisit me anë të inspektorëve do të bëjë kontrollet e saj”. Elbasani është qark shumë i madh dhe inspektorët kanë shkelur të gjithë akset dhe situata paraqitet e mirë. Janë vërejtur tre vendgrumbullime të fshehura poshtë urave hekurudhore. U mor

kontakt me nënprefektin dhe kryetarin e komunës Pajove që këto tre vende të jenë të pastruar ndryshe do të merren masa ndaj drejtuesve vendorë”. Po kështu Agjencia e Mjedisit ka vendosur të anulojë një venddepozitim të mbetjeve në një komunë. “Kemi anuluar venddepozitimin e komunës Gostimë për mosplotësim të kushteve teknike dhe kemi sugjeruar një vendgrumbullim tjetër të mbetjeve urbane për këtë komunë. Ndërkohë do të rikontrollohen 4 subjektet e dënuara për problemet e mbetjeve urbane që u dënuan në muajin mars dhe në rast se pushtetet vendore kanë ndryshuar gjendjen me marrjen e masave do t’i propozohet ministrit për falje. Në rast se nuk kanë marrë masa atëherë do të kërko-

het ekzekutimi i gjobave”. Një tjetër pjesë e punës së Agjencisë së Mjedisit është edhe niveli i zhurmave. Drejtori Madhi thotë se Elbasani nuk ka pasur ankesa. Niveli i zhurmave ka qenë nën kontroll për dy tre disko veç dy rasteve të dy klubeve në Elbasan. Për këto klube janë bërë matjet nga instituti i shëndetit publik Tiranë dhe për njërin nga ato matjet kanë rezultuar brenda parametrave, ndërsa për subjektin tjetër kemi pezulluar aktivitetin deri në marrjen e masave për eleminimin e zhurmave”. Madhi ka deklaruar se për të gjithë subjektet që janë paralajmëruar janë ushtruar kontrolle të mos tolerohet më në marrjen e masave administrative. Ledia Lleshi

I PËRKET NJË 35-VJEÇARI. DY DITË MË PARË DOLËN NË DRITË 2 OBJEKTE

Zbulohet në parkun e Butrintit një varr i plotë mesjetar TELNIS SKUQI BUTRINT - Një varr mesjetar, që mendohet se i përket shekulli XV-XVI, u zbulua dje në lindje të Parkut Kombëtar të Butrintit nga dy arkeologë, njëri shqiptar dhe tjetri amerikan. Lajmin e bëri të ditur drejtuesi i ekspeditës, arkeologu amerikan David R. Hernandez, i cili saktësoi se varri i përket një 35-vjeçari, por nuk saktësoi se për cilën periudhë të Mesjetës bëhet fjalë. Varri mesjetar “Mendohet se skeleti i përket seksit mashkull, por është ende herët të japësh një përgjigje shkencore”, tha Hernandez. Sipas tij, varri mesjetar do t’i nënshtrohet një ekzaminimi profesional. “Ky është rasti i parë që një varr mesjetar zbulohet i plotë në lindje të teatrit antik të Butrintit. Varri tashmë është konservuar dhe së shpejti pritet që një antropolog amerikan të vijë në Shqipëri për të nisur studimet mbi skeletinën”, pohon Hernandez. Arkeologu shqiptar Dhimitër Çondi, thekson se sivjet gërmimet arkeologjike që kanë nisur qysh prej 10 vjetësh kanë qenë të mbara. Sipas tij, tre ditë më parë dolën në dritë dy objekte të rralla arkeologjike. “Në fillimjavë u zbulua një godinë njëkatëshe dhe një shesh-qëndrimi, që mendohet se i përkasin periudhës August, shekulli I, para dhe pas erës sonë. Ndërsa zbulimi i sotëm është “qershia mbi tortë”. Ekspedita do të vijojë deri në javën e katërt të këtij muaj”, specifikon Çondi. Butrinti Parku Kombëtarë i Butrintit me një sipërfaqe prej 15 hektarë, në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit, ndodhet rreth 20 kilometra larg qytetit të Sarandës. Ajo është

ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysmë i kripur dhe gjysmë i ëmbël, dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit. Në përbërjen e saj gjenden lloje me gjelbërim të përhershëm si: dafina, prral-

li, ilqe, fishekarthi, kullastra, mimoza, si dhe lloje gjetherënës. Drurët arrijnë lartësi deri 12 metra, kanë një diametër 60-80 centimetra dhe arrijnë moshë maksimale 200 vjeçare. Në vitin 1992 gërmimet e ndërmarra në qendrën e qytetit antik të Butrintit nxorën në dritë forumin romak të qytetit.

Ndërtesa me tre dhoma, ndodhet në pjesën jugore të akropolit në perëndim të ndërtesës me peristil dhe në lindje të dyqaneve romake. Mbishkrim, i cili datohet në shekullin I pas Krishtit, flet për një tempull kushtuar perëndeshës Minerva, ndërtuar nga Manius Otacilius Mystes.

Në banesën me qira

Durrës, vetëvaret studenti 22-vjeçar DURRES- Një student 22-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëvarur në ballkonin e shtëpisë. Shtetasi 22-vjeçar A. C u gjet i vetëvarur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të mërkurës në ballkonin e banesës ku jetonte me qira në sektorin “Teuta”, lagjja nr.13, në plazhin e Durrësit. Policia e Durrësit bën me dije se viktima ishte student në Universitetin e Durrësit. Policia po heton në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e saj.

Për mitmarrje, burg dhe për tre sekserët e tij

Burg e gjobë ish-drejtorit të burgut të Rrogozhinës ELBASAN- Dënohet me 3 vjet burg e 7 milionë lekë gjobë nën akuzën për korrupsion pasiv e shpërdorim detyre ish-drejtori i burgut të Rrogozhinës Pajtim Murja. Bashkë me të janë dënuar edhe 3 sekserë të tij. Denis Tosku me dy vjet burg dhe 7 milionë lekë gjobë, Fatos Gosa 2.5 vjet burg e 7 milionë lekë gjobë, Naim Maçi një vit burg e 4 milionë lekë gjobë. Ndërsa i akuzuari tjetër Ismail Çunami doli i pafajshëm. Çështja ka qenë në hetim prej disa kohësh në Prokurorinë e Elbasanit dhe pas përfundimit të disa seancave gjyqësore organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se ish-drejtori ka abuzuar me detyrën duke favorizuar të dënuarit në këmbim të përfitimeve. Ky aktivitet kryhej nëpërmjet 3 sekserëve që bënin ndërmjetësin. Tre zyrtarë të burgut të Rrogozhinës, mes tyre dhe vetë drejtori janë vënë në pranga një vit më parë për akuzën e “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës”. Bashkë me drejtorin Murrja u dënuan dhe dy specialistë të edukimit, punonjës të këtij burgu Denis Tosku dhe Ismail Cumani. Në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga Prokuroria e Përgjithshme thuhet se “të arrestuarit në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë arritur të përfitojnë shuma parash në këmbim të favoreve të jashtëligjshme për disa të dënuar”. Hetimet kishin nisur në mars 2010, nga Task –Forcë në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës, ndërsa procedimi penal u regjistrua mbi bazën e referimit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas organit qendror të akuzës, “tre zyrtarët e Burgut të Rrogozhinës në bashkëpunim kanë favorizuar të dënuarit në dhënien e lejeve shpërblyese dhe atyre të veçanta në kundërshtim me ligjin, kundrejt ryshfetit. L. Ll

Për trafik qeniesh njerëzore dhe narkotikësh

Arrestohet për herë të dytë i shpalluri në kërkim VLORE- Një i shumëkërkuar prej 13 vitesh nga autoritetet e drejtësisë italiane për trafikim të qenieve njerëzore, trafikim droge dhe pjesëmarrje në grupe kriminale prej vitit 1999, është arrestuar në qytetin e Vlorës. Policia e Vlorës ka arrestuar 51-vjeçarin A. Isufi (Purizo), pas vendimit të gjykatës së Vlorës që dha masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij. A. Isufi, banues në Vlorë, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi gjykata e Reggio Calabria Itali ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar, në 10.07.1999 për veprat penale “trafik të qenieve njerëzore”, “trafik të narkotikëve” dhe “pjesëmarrje në organizata kriminale”. Ai është arrestuar në Vlorë më datë 23 prill të këtij viti nga Drejtoria e Policisë së Qarkut. Gjykata e rrethit gjyqësor ka caktuar ndaj tij “arrest në burg”, por A. Isufi u lirua disa ditë më pas nga Gjykata e Apelit Vlorë. Pas arrestimit, A. Isufi pritet t’i nënshtrohet procedimit penal.


10

« koment

E premte 11 maj 2012 •

Shqipëria ime, diktatura e Enver Hoxhës! Nga Bajrush Morina

K

ur në fund të gushtit të vitit 1990 aeroplani i linjës Zyrih -Tiranë po bëhej gati të lëshohej në tokën shqiptare, bashkudhëtari im A. G. nga Çabiqi i komunës së Klinës më tha krejt qetë: Mos zbrit fare, kthehu në Zyrih! U habita nga ky sugjerim i bashkudhëtarit tim. Udhëtimi i parë drejt Shqipërisë. U njohëm pasi hipëm në aeroplan. A. G. po kthehej në Shkodër nga një vizitë njëmujore që i kishte bërë vëllait të tij në Zyrih, ndërsa unë po udhëtoja për herë të parë në Shqipërinë e ëndrrave të mia, në Shqipërinë e idealeve të Nazmi Berishës, në Nënën Shqipëri të gjithë shqiptarëve të Kosovës. Shqipëria kishte hyrë në shtëpinë time që kur isha fëmijë në vitet 60-ta. Në këtë kohë Shqipëria po ia vinte lakun në fyt Nazmi Berishës. Bashkudhëtari A. G. më kishte dëgjuar me një mospërfillje gjatë gjithë rrugëtimit tonë prej Zyrihut në Tiranë. Atij i ishin dukur të mërzitshme rrëfimet e mia ekzaltuese për Shqipërinë e bukur, për Shqipërinë e pastër, për filmat shqiptarë, për letërsinë shqipe me një fjalë për Shqipërinë e idealeve të mia. Bashkudhëtari im i kishte përjetuar këto ideale dhjetë vjet para meje, ashtu siç i kishte përjetuar idealet për Shqipërinë Nazmi Berisha këtu e 40 vjet më parë. Bashkudhëtari im ia kishte mësyrë Shqipërisë i “çelikosur” me idealet e njëjta me të cilat ishte nisur Nazmi Berisha 40 vjet më parë e unë 10 vjet më vonë nga bashkudhëtari im. Edhe bashkudhëtari im e kishte pasur fatin e keq si të Nazmi Berishës e qindra shqiptarëve të tjerë. Kishte përfunduar në burgjet e Shqipërisë i akuzuar si “bashkëpunëtor i Sigurimit jugosllav, që kishte ardhur në Shqipëri të bëjë agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”.

Zhgënjimi i parë në aeroportin e Rinasit. Derisa po i dorëzonim pasaportat në kufirin shqiptar në Rinas, e luta policin që në pasaportën time të mos më vinte vulën kufitare sepse pas pak ditësh më duhej të kthehesha në Kosovë dhe sigurisht se po të më vihej vula shqiptare në pasaportën time, do të kisha probleme me policinë serbe. Ende pa e përfunduar arsyetimin tim, polici kufitar, me uniformë shqiptare, me shqiponjë në kraharor, me një shqipe të nervozuar m’i përplasi në fytyrë një “kallaballëk” fjalësh që nuk besoja se po i dëgjoja me veshët e mi: “Hë mor, ç‘mendoni ju kosovarët se hyni e dilni te jugosllavi sa herë të doni hëëëë...! Ka shtet këtu, ka rregulla këtu! Nuk hyni dot pa vulë kufitare!” U shtanga. Mbeta pa frymë. Pas pak minutash po ky polic zgërdhihej duke më kthyer pasaportën pa vulë kufitare, pasi paraprakisht kisha “mbushur” pasaportën me 20 marka gjermane. Shqipëria në shtëpinë tonë Mal Berisha në Laç po më tregonte bibliotekën e tij modeste. Unë pos që u admirova nga numri i madh i librave, më ra në sy se njëra këmbë e tavolinës ishte gjysmë e thyer. Gjysmën tjetër të këmbës së thyer Mal Berisha e kishte “plotësuar” me veprat e Enver Hoxhës. Kur hyri e shoqja e tij dhe më pa mua duke shikuar këmbën e thyer të tavolinës dhe mbi të gjitha “këmbën e plotësuar” me veprat e Enver Hoxhës, asaj desh i ra të fikët. “O bo bo, o bo bo! Po si e fute mikun në këtë tollovi librash, obo bo”, po murmuriste zonja e nderuar e Mal Berishës, e cila sigurisht se nuk e kishte hallin te “tollovia” e librave, por të “këmba e plotësuar” e karriges me veprat e Enver Hoxhës. Po atë ditë Mal Berisha më dha edhe romanin e Kapllan Resulit “Tradhtia”. Atë kohë, në gusht të vitit 1990, nuk e dija se këtë roman e kishte lexuar pjesë-

pjesë Nazmi Berisha në burgun e Burrelit. Duke e lexuar dëshminë e Nazmi Berishës më rikthehen pamjet e zbukuruara të ekranit shqiptar të kohës së fëmijërisë time dhe pamjet reale të Shqipërisë së viteve ’90. Në ekranin e TVSH-së për shumë vjet kisha parë vetëm lule, ndërkaq sytë e mi në rrugëtimin drejt Shkodrës më mbusheshin vetëm me bunkerë, bunkerë, bunkerë... Nazmi Berisha ka vuajtur 20 vjet nëpër burgje për idealet e Shqipërisë së shqiptarëve. Me ideale të tilla kemi jetuar shumica e shqiptarëve jashtë kufijve shqiptarë. Por përderisa Nazmi Berisha e ka vuajtur me lëkurën e tij ashpërsinë e diktaturës më të egër të Enver Hoxhës, të tjerët jemi “zhgënjyer” në Shqipërinë e diktatorit Enver Hoxha pasi kemi pasur rastin ta vizitojmë shtetin shqiptar. Por Nazmi Berisha që në fillim i lutet lexuesit të vet që të besojë se ky libër është dëshmi e diktaturës, por jo rrëfim kundër Shqipërisë. Nazmi Berisha e urren diktaturën e egër të Enver Hoxhës, por e do Shqipërinë e bashkuar. Si Nazmi Berisha kanë pasur ideale pothuaj të gjithë shqiptarët jashtë shtetit shqiptar. Ai sot jeton larg vendlindjes, larg Shqipërisë. Nazmi Berisha ka dëshmuar me plot dhembje për tmerret e diktaturës së egër të Enver Hoxhës, prandaj urrejeni këtë diktaturë! Nazmi Berisha ka përshkruar me fjalët më të ngrohta shpirtërore Shqipërinë e idealeve shqiptare, prandaj ruani dhe duajini këto ideale shqiptare. Prandaj Shqipëria është jona, diktatura është e Enver Hoxhës! (Duke lexuar librin e Nazmi Berishës “20 vjet në burgjet e Enver Hoxhës” dhe duke evokuar udhëtimin tim të parë në Shqipëri në gusht të vitit 1990.)


koment • E premte 11 maj 2012

»

11

Prodhime “Made in Albania” Nga Luan KURTI

P

asi u fol për një kohë relativisht të gjatë për homoseksualizmin, tani që po afrohet data e parakalimit të paralajmëruar të LGBTve, befas, analistët, njerëzit me zë publik në këtë vend, mediet, komunitetet fetare kanë heshtur. Madje edhe vetë pjesëtarët e këtyre grupimeve sikur janë tulatur, kanë avulluar, ose po punojnë nën rrogoz duke u marrë me organizimin e paradës apo ndonjë eventi tjetër zëvendësues apo kamuflues, duke qenë të sigurt se faza e diskutimeve tashmë ka kaluar dhe duhet hedhur në veprime konkrete sipas motos: “Lype nuk ta jep, merre se nuk thotë gjë!”. Por në këtë shkrim nuk kam ndër mend të merrem me këto minoritete seksuale, me këto kategori sociale të fragmentarizuara që kërkojnë të fitojnë statusin e të gjithëpranuarit, ku e ngjashmja në mos i kundërvihet haptazi, tenton të bashkëjetojë me diversen, të legjitimohet, të krijojë kuptime të reja në emër të lirisë, progresit dhe modernizmit, por me fenomenin në përgjithësi, mënyrën se si çështje apo ndjesi të caktuara, merren, përgatiten dhe i paraqiten publikut si lajme të dorës së parë. Ka një mekanizëm të përsosur, të sofistikuar në gjithë këtë proces, një dorë e cila fsheh brenda vetes interesa dhe qëllime të caktuara. E gjitha kjo i përngjan një shou tragjikomik. Gjëja e parë që të vjen ndër mend në një analizë të shpejtë është se kjo bëhet për të na shfokusuar nga problemet prioritare, që kanë të bëjnë me papunësinë, kriminalitetin, korrupsionin, mungesën e funksionimit të institucioneve dhe të lirisë së medieve, me ngecjen e reformave, me klimën në rritje të mosbesimit që prodhon konfliktualitet dhe braktisje hemorragjike të vendit. Në të njëjtin stil flitet për prishjen e piramidës, për buste dhe memorialë që u ka kaluar koha apo që duhen ringritur, për heronj të vdekur apo të gjallë të cilët na u dashkan rivlerësuar dhe duhet t’i nënshtrohen filtrit, bisturisë së “ekspertëve”, sillen në vëmendjen tonë në mënyrë periodike periudha dhe histori të së kaluarës, riciklohen në një formë apo një tjetër pinjollë të Bllokut duke marrë pamjen e viktimave, madje shkohet deri aty sa blasfemohen patriotët e vërtetë dhe gradohen persekutorët. Ka kaq shumë përkujdesje në gjithë këtë skenar sa hamendja se ky është

një veprim spontan i medieve, që në kushtet e konkurrencës së pandershme apo për mbijetesë ofrojnë lëndë të tillë për nostalgjikët, bie poshtë. Askush nuk mund të justifikojë sulmin që i bëhet Kadaresë, përfshirjen në të edhe të disa njerëzve anonimë apo nga politika aktive, në emër të transparencës së të shkuarës dhe të një faljeje të munguar. Kadareja është një ikonë, një vlerë e shqiptarisë, vepra e të cilit kalon kufijtë e kontinentit tonë dhe me të cilin kemi të drejtë të krenohemi. Ky konstatim vetvetiu të shpie edhe te një problem i vjetër, i shumëdiskutuar, te një çështje e mbetur pezull, te moshapja e dosjeve për punonjësit dhe bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit. Kur shumë syresh janë të deklaruar, mbajnë poste të larta shtetërore apo i kemi rezident në sallën e parlamentit dhe nuk ndërmarrim asnjë veprim së paku për t’i mënjanuar nga këto funksione sipas Kushtetutës, përse u dashka të merremi me aludime, me më the e të thashë, të zbulojmë armiq të rinj dhe aty ku nuk ka, të krijojmë alibira, stuhi në gotë uji duke ua bërë mendjen miletit ujem, ose, nëse jeni kaq të sinqertë dhe të betuar për t’u shkuar gjërave deri në fund, investigoni seriozisht dhe na e thoni copë: ky njeri

është i tillë dhe i tillë, me prova të mirëkopsitura e bardha mbi të zezë. Por diversioni i llojit ku gruaja është disidente, kurse burri jo, pasi ka qenë me persekutorët (sipas një liste zbuluar së fundmi!), është tepër i ulët, bajat dhe mund të cilësohet pa frikë keqdashje, sharlatanizëm. Vini re se një zhurmë apo situatë e tillë u krijua edhe në zgjedhjet e shkuara presidenciale (në mos gabofsha kur kërkohej një figurë konsensuale dhe emri i Kadaresë u përfol në disa medie). Me sa duket dikush i friket këtij personaliteti dhe zbaton të njëjtën strategji të baltosjes, duke i dalë rrezikut (kandidimit) përpara. Përfshirja në llogaritë, kalkulimet e ditës, të axhendave të disa individëve për qëllime thjesht pragmatiste politike, tërheqja e tjetrit në një lojë të padëshiruar, kur ende nuk kemi asnjë artikulim nga shkrimtari i shquar për të qenë i pranishëm në garën presidenciale, nuk është e ndershme. Në një analizë dhe këndvështrim më të gjerë, goditjet me vend dhe pa vend, përdhosja e atyre figurave që konsiderohen simbole, ku njerëzorja zhvlerëson hyjnoren, ku hijet, mjegullat e historive të trishta, intime, familjare, në të cilat ata padashur mund të jenë bërë protagonistë, kërkojnë të ekplisojnë diellin, ka vetëm një emër: shkombëtarizim! Ata që nuk janë të interesuar për qarkullimin e elitave dhe kërkojnë mosndryshimin e statukuosë, janë gati me sa duket të përdorin çdo mënyrë dhe mjet pa u bërë aspak merak për kostot. Kjo bëhet më evidente, më e prekshme në çastet kur Shqipëria është në prag të marrjes së statusit të vendit kandidat në Evropë, në një kohë kur problemet e bashkatdhetarëve tanë në Kosovë dhe Maqedoni, pse jo edhe në Mal të Zi, janë tepër të mprehta dhe të agravuara, për shkak të represionit të faktorit sllavo-ortodoks në mënyrë të organizuar, të kamufluar apo të drejtpërdrejtë. Nëse dikur s’kemi ngurruar të shesim troje për pushtet (e sotmja tregon se nuk kemi nxjerrë asnjë mësim), tani vazhdojmë të shesim histori, kocka, ikona, personalitete, njëlloj siç shesim kapakët e pusetave dhe mbeturinat në pikat e skrapit, pa as më të voglën përgjegjësi apo brerje ndërgjegjeje. Shkrirja në të njëjtin kallëp e së tashmes dhe së shkuarës, e vlerave dhe antivlerave, e individëve dhe grupeve që bartin pesha specifike, trajektore të ndryshme në grafik, do krijojë një aliazh të paparë “Made in Albania”.

Përse na duhet presidenti?!

P

ër çfarë i duhet Shqipërisë një president kur ai duket i tepërt? Ka pothuajse disa muaj që diskutohet për presidentin e ri. Nuk pritet ndonjë rikandidim i ri i presidentit të tanishëm Topi, kjo gjë u deklarua pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 2011, kur u zbulua se vota e tij ishte për kryetarin e opozitës, Edi Rama. Mjaftë polemika kanë lindur: kush do të jetë vallë presidenti i ri i Shqipërisë? Në medie e muhabete të ndryshme diskutohet vetëm për presidentin, komentohen emra të ndryshëm, por askush nuk mendohet se mund të jetë ai i ardhshmi. Rikthimi i Fatos Nanos është një çështje e gjatë: mendohej se ai do të prezantohej nga PS ose PD, por kjo me sa duket nuk ndodhi. Kryeministri shprehet se do ketë një emër nga strukturat e Partisë Demokratike, por a mund të quhet ky një president konsensual kur vjen nga radhët e politikës? Thirrjet e njëpasnjëshme të kryesuesve të partive politike nga SHBA qenë thirrje për të caktuar se kush duhet të jetë Presidenti i ri i Republikës? Por lind pyetja: ç’na duhet presidenti, kjo kukull e hesh-

Nga Marjon GORIca

tur?! Kjo pyetje shpeshherë mbetet dhe pa përgjigje. Në të vërtetë për çfarë na duhet presidenti, thjesht për të dhënë dekorata e tituj? Pasi vetëm këto i kanë mbetur: Presidenti i Republikës së Shqipërisë nuk ka kompetencën për të shkarkuar një ministër apo një drejtues të lartë, pasi nuk e lejon kryeministri, dhe pse këto kompetenca janë të presidentit sipas Kushtetutës. Pra, dalim në një përfundim: të “luftosh” për postin e presidentit është e kotë. Presidenti ka ngelur si një i humbur në mes të katër rrugëve. Ndryshimet e Kushtetutës dhe urdhrat e shefit të qeverisë e kanë bërë atë të paaftë për: *emërimet dhe shkarkimet e ministrave, *emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, *zgjedhjen e anëtarëve të KQZ, Komandantin e Përgjithshëm të FA dhe Këshillin e Sigurimit Kombëtar etj.. Presidenti i Republikës së Shqipërisë është si ai fëmija i një familjeje patriarkale në vitet ’50, ku gjithçka bëhet siç thotë kryefamiljari dhe nuk ka të drejtë të belbëzojë asnjë germë “fëmija’’, por edhe nëse flet, fjalët e tij askush nuk do t’i dëgjojë, pasi është i “vogël”. Ky është presidenti i kombit

tonë të dashur. Një president sa për të thënë (për t’u mbyllur gojën të huajve që dhe ne e kemi një president), por një president në të vërtetë kukull pa gojë. Por pse ka rënë kaq poshtë niveli i presidentit? Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Kompetencat e Presidentit të Republikës janë specifike dhe të përcaktuara shprehimisht në Kushtetutë, por mjaft nga këto kompetenca, ato më të rëndësishmet, i janë hequr nga mazhoranca 5 vitet e fundit, pra këto detyra i kanë kaluar qeverisë, dhe ky është një faktor se pse kryeministri i tanishëm nuk dëshiron të jetë presidenti i ardhshëm, për 5 vite, dhe pse mund të rrezikojë në zgjedhjet e 2013 dhe mund të largohet, por ai me dinjitetin që ka e mendon se s’mund të jetë një lodër. Kjo tregon se fuqia e presidentit ka rënë në nivelin zero, presidenti s’ka të drejtën as të gjykojë për vendimet e pozitës. Ka ardhur momenti i presidentit të ri, por ia vlen të diskutohet për të tani që ka ngelur si një ushtar i thjeshtë në fushën e shahut? Ne nuk duam një president që të luajë rolin e kryeministrit, por një president që të kryejë detyrën e tij.


12

« koment

E premte 11 maj 2012 •

Çamëría zhduket nga harta e Greqisë, kurse ne… qetë-qetë! (Një leksion që na u dha rreth diplomacisë, nacionalizmës dhe populizmit)

E

kisha të madhe shpresën që reagimi, si edhe sugjerimet rreth trajtimit të cakut gjuhësor ÇAMËRI-a, si njësi gjeografike e zhdukur nga lista toponimike greke, do të arrinin ta sensibilizonin opinionin e drejtuesve të politikës së jashtme shqiptare lidhur me rishikimin e pozicionimeve, si edhe natyrshëm edhe deklaratave të tyre në vazhdim. Mirëpo me keqardhje replika e tyre ishte larg, shumë larg asaj që pritej. Ky qëndrim është në sinkroní të plotë me atmosferën e frikës çnjerëzore që kishte ngjallur partia edhe diktatori kur ndokush binte në çfarëdo gabimi sepse, ta pranoje gabimin përbënte faj dhe faji …dënohej. Pra, duke qenë i vetmi shpëtim mospranimi i gabimit dhe, nisur nga kjo mendësí, e cila vazhdoka dhe qenka dominante te kjo kategori drejtuesish, arrijmë në përfundimin se për ta në radhë të parë dhe themelore është të mos pranohet asnjë farë gabimi e në vazhdim mbase merret në konsideratë si çështje dalja zot territorit të ÇAMËRISË. Mbështetjen ndaj qëndrimit tonë e gjejmë nga një mendje universale si ajo e mendimtarit edhe filozofit të përmasave botërore Confucit, i cili ka pohuar për historinë: “Studiojeni të kaluarën, po deshët ta parashikoni të ardhmen!” I prirur nga ky pohim kaq i goditur i këtij mjeshtri mendimtar, dhe me shpresën që për të kaluarën historike jo fort të largët, dokumentet rreth së cilës mund të qëmtohen, studiohen edhe së fundi të nxirren edhe përfundime të mirëfillta nga drejtuesit e diplomacisë shqiptare, do t’ia hyj të shkruaj edhe një herë, mbështetur në informacionin që disponoj, t’i bëj një paraqitje fluturimthi (për aq sa na e lejojnë kufijtë e një shkrimi të kësaj natyre), historisë së ÇAMËRISË. Doemos dritëhedhja historike si mbrapavështrim mbase e nxit sadopak që edhe pozicionimi zyrtar lidhur me të ardhmen të jetë më objektiv, i themeltë dhe funksional në drejtim të mbrojtjes së interesave kombëtare e pa u mjegulluar nga ëndrra e BE-së. Është e vërtetë se vetë koncepti BE gjen shtrat të ngrohtë ndër elementë që janë mëkuar me idenë e internacionalizmit proletar ku do të çonte zbatimi i ëndrrës, vënies në jetë të shoqërisë komuniste integrale. Mirëpo që kjo ëndërr ishte e parealizueshme e provoi praktika botërore e të gjitha vendeve, ku me dhunë të skajshme e nëpërmjet krimesh të pashembullta u tentua fillimisht të zbatohej e pastaj edhe të konsolidohej ai sistem gjakatar i ëndrrës komuniste. Prandaj, pa hyrë dhe u shpërqendruar në diskutimin rreth funksionalitetit të një Bashkimi Evropian potencial, ku praktika në zbatim sa vjen edhe po nxjerr probleme nga më të ndryshmet, e duke marrë shkas nga replika që m’u drejtua konkretisht lidhur me këndvështrimin tim rreth politikës jashtme që ndjek udhëheqja e atij dikasteri dhe konkretisht zv/kryeministri si edhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, përqendruar ndaj çështjeve kosovare si edhe çame, para se t’u referohem fakteve historike rreth Çamërisë, e ndiej të nevojshme t’ia sjell lexuesit shkurtimisht qëndrimin tim ndaj asaj replike të lartpërmendur e pastaj analiza historike e fakteve bëhet edhe më ndriçuese lidhur me pozicionimet që mendohet se duhen mbajtur në të ardhmen. Replika ndaj shkrimit tim, lidhur me problemin e mosekzistencës, cakut gjuhësor të përveçëm, ÇAMËRIA si pjesë përbërëse e listës toponimike territoriale greke, shkruar nga e nderuara zj. Sara Golemi (specialiste e fushës së diplomacísë si edhe marrëdhënieve ndërkombëtare, e cila na jep një leksion rreth caqeve gjuhësore “diplomací, nacionalizëm si edhe populizëm), më fton ta sqaroj lexuesin e ndershëm dhe të paanshëm, lidhur me disa momente kyçe të problemit. Unë e kam kritikuar dy herë pozicionimin e ministrit tonë të Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, si lidhur me pikëpamje të shfaqura prej tij për Kosovën, e gjithashtu

Nga Mërgim Korça

edhe lidhur me Çamërinë. (Secili i interesuar mund t’i lexojë analizat, veç burimesh të tjera, edhe në adresën elektronike: www.aafhsite.com). Lidhur me çështjen kosovare, kryediplomati shqiptar qe shprehur si vijon: “Bashkimi kombëtar i popullit shqiptar, apo lëvizja e kufijve, është e dëmshme si idé për shqiptarët dhe si veprim për rajonin”. Sa i takon territorit të Çamërisë, i zhdukur ky nga lista toponimike greke, kryediplomati ynë shprehet: “Kjo listë themi që tashmë ka marrë edhe fuqí ligjore, pasi ka mbi dhjetë vite që është paraqitur në Kombet e Bashkuara dhe fjala Çamërí nuk ekziston… Ky është një detyrim që ne ta trajtojmë këtë çështje dhe do ta trajtojmë në rrugë dypalëshe me palën greke, sigurisht duke treguar fleksibilitetin përkatës”. E ndjej për detyrë t’ia pohoj lexuesit se në asnjë mënyrë nuk prirem të ulem e të replikoj me shkrimin e lartpërmendur veç për hir të tjerrjes bisedës. Jo, në asnjë mënyrë! Pikësynimi im ishte dhe vazhdon të jetë të mos sillemi si të nënshtruar ndaj intrigave, makinacioneve si edhe krahëmarrjeve djallëzore që përdoren nga politikanët grekë, të cilët, si përgjatë diktaturës komuniste edhe në vazhdim, kanë fituar vazhdimisht e kurdoherë terren ndaj Shqipërisë. Kjo e gjitha! Mirëpo, kur ndaj këndvështrimit si edhe sugjerimeve nga më të sinqertat si përgjigje vjen një replikë, e cila në themelin e saj ka vetëm mendjemadhësinë e mirëfilltë, para se të japim një mbrapavështrim historik rreth ÇAMËRISË si edhe problemeve të lidhura me të (prej të cilit mendoj se sinqerisht duhet të nxirren përfundime të ndërsjella), e përditësojmë fluturimthi lexuesin me problemin. Replika fillon me një pohim nga lart poshtë duke u shprehur: “…Politika e jashtme apo puna e diplomatëve është gjëja e fundit që mund ta gjykojë publiku …”. Dakord. Ky është mendimi i specialistes, e cila e hartoi replikën (në mos edhe i kolegëve që e hartuan bashkërisht). E meqë si shembull për né si publik sillet shprehja e përgjithshme diplomatike: “Sa qen i mirë, derisa të gjesh një gur ose një shkop”, të cilën ne doemos nuk e kuptojmë, po i referohemi dy personaliteteve botërore dhe maksimave të tyre rreth diplomacisë, si edhe gjuhës së saj. Honoré de Balzac ka lënë aforizmin e famshëm: “Diplomacía është shkenca e atyre që nuk e njohin një të tillë, por janë të thellë në boshllëkun e tyre”. Personalisht unë e vlerësoj deri në një farë mase si pohim shumë të egër. Mirëpo kur i referohemi një mjeshtri të paskrupullt të diplomacisë, por mjeshtër amá, diplomatit tamam djallëzor Talleyrand, ku njëra nga aforizmat e tij, e cila vlerësohet si më e goditura rreth diplomacisë, pohon: “Ka qenë më keq se sa një krim, ka qenë një gabim”, pra, kur diplomacía e quan GABIM, ne publiku i painformuar, ç’duhet të nënkuptojmë, Krimin? Në vazhdim të replikës, sa i takon problemit të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, lexojmë: “Qëndrimi zyrtar është dhe ka qenë ky: “Bashkimi do të arrihet në BE, kur të gjithë popujt e Ballkanit të jenë anëtarë në Bashkimin Europian… Të njëjtin qëndrim ka pasur kurdoherë politika shqiptare, e majtë apo e djathtë, kur ka qeverisur. Një qëndrim ky jashtëzakonisht i vlerësuar nga ndërkombëtarët për rolin paqësor të Shqipërisë në rajon. Çfarë qëndrimi do të donin kokat e nxehta nacionaliste të Shqipërisë… Një shpallje lufte? Këtë asnjë nga pseudopatriotët shqiptarë nuk do ta dëshironte.” Sa u takon vlerësimeve të ndërkombëtarëve, unë personalisht, i mbështetur në leksionin që na jepet nga autorja kompetente e replikës, ku në radhën e pestë dhe të gjashtë shprehet: “Të gjitha shtetet luftojnë të japin 1 e të marrin 10 në këmbim, thjesht vazhdojnë të bëjnë ‘luftë’, por në mënyrën më të sjellshme të mundshme”, nuk kam se si ta marr si vlerësim absolut sepse bie diametralisht ndesh me sa ka thënë e pohuar në krye. Pra një kundërthënie flagrante në mes leksionit teorik, si edhe zbatimit në praktikë të tij. Pra moskoherencë arsyetimi. Nejse, vazhdojmë.

Siç shquhet dukshëm, replika e ka një herë me “kokat e nxehta nacionaliste” dhe në vazhdim edhe me ata që i quan “pseudopatriotë”. Dakord, i analizojmë të dyja këto kategorí cilësore. Që të dyja këto kategorí, përgjatë periudhës së diktaturës komuniste kanë qenë objekt i asaj së mallkuare “LUFTË KLLASASH”, apo e kemi gabim? Jo, aspak, sepse kjo pikëpamje ka qenë edhe vazhdon ndaj asaj kategorie popullate që asokohe akuzohej si nacionaliste ose pjesëtarë familjesh nacionaliste e të deklasuara! Po ata që ia japin këtë të drejtë vetes sot, t’i kategorizojnë ata si të tillë, në ç’ujëra kanë notuar asokohe dhe tani ku pluskojnë? Këta në atë kohë ose kanë qenë në vetë të parë zbatues të politikës së partisë, ose janë, bazuar në moshën e tyre në vazhdim, pinjojtë e tyre. Edhe kjo pak, por e sigurt. Asokohe, kur kokat e sotme të nxehta nacionaliste quheshin të deklasuar, ata ishin të mëkuar nga familjet e tyre me dashurinë nacionaliste për Kosovën, Plavën, Gucinë, si edhe Çamërinë, që i konsideronin pjesë e pandáshme e atdheut të tyre. Kurse kategoría e cila sot jep direktivat, asokohe ose ishin zbatues të direktivave si edhe mësimeve të partisë lidhur me internacionalizmin proletar, ose i mëkonin pinjojtë e tyre me ato ndjenja. Kurse sot, si pa gjë të keqe shprehen pikërisht që në krye të “replikës”: “…Jo të gjithë mund ta kuptojnë se çfarë bluhet në kanalet diplomatike dhe si janë të detyruar të sillen… Të mëson puna dhe bëhesh më patriot se patriotët! Pra, kategoria e ish-internacionalistëve proletarë, nga të tillë dhe me një gjykim rreth vetes, na u bëkan nacionalistë sot, pra të barabartë me ata që partia e tyre i pushkatoi si…nacionalistë tërë mot’në e jetës. Pra, sipas kësaj logjike, me një të rënë sfungjeri mbi dërrasën e zezë, e gjithë veprimtaría patriotike luftarake për themelimin e shtetit shqiptar, së bashku me punën këmbëngulëse në organizimin e mbledhjes, e cila ngriti flamurin e pavarësisë si edhe sanksionoi ligjërisht shpalljen e pavarësisë, hidhen poshtë, quhet i mirëqenë dënimi i tyre nga gjyqet e diktaturës, përbaltet emri nacionalist duke e barazuar me tradhtar dhe… papritmas, pikërisht dënuesit e asaj kategorie, meqë na u merrkan me diplomací, u bëkan tani NACIONALISTË TË MIRËFILLTË, në kundërshtim me tradhtarët e dënuar përpara andej! (???) Logjikë quhet kjo? Jo, të më falë lexuesi, po e mësova nga replika: kjo na qenka GJUHA DIPLOMATIKE! Tani e kuptova! Në vazhdim, përgjatë replikës, bëhet dhe një pohim i cili nuk më lejon t’i shmangem marrjes me të. Po e riprodhoj integralisht pohimin në thonjëza, (nënvizimet janë të mijat): “Së fundi shpërtheu në media një deklaratë e ministrit tonë të Jashtëm, e cila në dijeninë time u keqinterpretua. Duke qenë se i kam studiuar prej kohësh marrëdhëniet tona me Greqinë, do të doja ta ndaja këtë çështje me të gjithë ata që nuk kanë informacion dhe qëllimisht e fryjnë problemin. Bëhet fjalë për çështjen e toponimeve greke, të cilat Greqia kërkon të shkruhen siç njihen ato sot në Greqi. Çështja është e tillë:në disa pasaporta shqiptare shkruhet p.sh. vendlindja Filat, Çamëri, dhe jo Filat, Greqi (siç kërkon Greqia)…”. Jo, e nderuara, ose të nderuarit replikues! Ndërthurja e çështjes toponimike greke me problemin se si shkruhen “pasaportat” është jo vetëm një anashkalim i problemit, por edhe një mjegullim i qëllimshëm i vetë çështjes. E për ta mjegulluar edhe më tej problemin, trajtohet me stërhollime edhe se si na e paskan sheshuar Greqia me Turqinë çështjen e listës toponimike, shtoji këtu edhe pohimin autentik të replikueses që shton se: “Ky ishte thelbi i çështjes në fjalë, që u fry qëllimisht nga nacionalistët, populistët dhe ata që kanë mungesë informacioni”. Jo, i nderuar lexues i këtyre radhëve! Problemi me të cilin ballafaqohemi është pikërisht pohimi se si qenka keqinterpretuar deklarata e ministrit të Jashtëm, z. Edmond Haxhinasto. Për ta rifreskuar kujtesën e sjellim edhe një herë parasysh pjesën e deklaratës së ministrit, e

cila nuk është keqinterpretuar, përkundrazi. Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto ka deklaruar shprehimisht: “Kjo listë themi që tashmë ka marrë edhe fuqí ligjore, pasi ka mbi dhjetë vite që është paraqitur në Kombet e Bashkuara dhe fjala Çamërí nuk ekziston… ky është një detyrim që ne ta trajtojmë këtë çështje dhe do ta trajtojmë në rrugë dypalëshe me palën greke, sigurisht duke treguar fleksibilitetin përkatës.” Problemet që ngremë janë jo vetëm nxjerrë nga pohimet e k/diplomatit shqiptar, por nga ana tjetër kanë të bëjnë me dy çështje parimore: 1- Lista toponimike greke, sipas kryediplomatit të Shqipërisë: “…tashmë ka marrë edhe fuqi ligjore …”. 2- Kurse lidhur me trajtimin e çështjes, edhe kjo sipas tij: “…do ta trajtojmë në rrugë dypalëshe me palën greke, sigurisht duke treguar fleksibilitetin përkatës.” Kurse vërejtja jonë e themeltë shprehet: Meqë lista toponimike greke për t’u miratuar, jo vetëm që i është paraqitur OKB-së nga ana e Greqisë dhe aspak Shqipërisë, por nga ana tjetër gjithnjë sipas ministrit tonë të Jashtëm, ka marrë edhe fuqí ligjore, duke pohuar edhe se fjala ÇAMËRI nuk ekzistuaka, pse jemi druajtur ne dhe vazhdojmë të druhemi t’ia paraqesim kërkesën tonë gjithashtu OKB-së?! Lidhur me cilësorët nacionalistë e pseudopatriotë folëm më lart. Një përndritje tani rreth cakut gjuhësor populist të cilin zj. S. Golemi e lëshon dukshëm jo me dashamirësí ndaj atyre që u mungon informacioni dhe që sipas saj e frynë çështjen e deklaratës së ministrit Haxhinasto (ndërmjet të cilëve edhe unë vetë). Sa për dijeni, Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe nuk e trajton këtë cak gjuhësor. Në fjalorët e ndryshëm doracakë vendoset shenja e barazimit mes “populist = demokrat”. Kurse në diksionerët e ndryshëm trajtohet për herë të parë më 1891 si anëtar i partisë që paraqiste të drejtat agrare e në vazhdimësi si kategori që beson në të drejtat ose në virtytet e popullit dhe kryesisht në demokracinë, e kundërta e autokracisë. Por për të qenë më specifikë, me aq sa në mënyrë modeste mund të shprehemi ne që kemi mangësí informacioni, e duke e ngushtuar rrethin e kundrimit tek populizmi evropian në kushtet e Bashkimit Europian në konditat aktuale shumë të… diskutueshme, (për të mos thënë të paqëndrueshme pa lé në kufijtë e dizintegrimit), bëjmë një përgjithësim duke shtruar pyetjen: “Përse populizmi i djathtë, dhe jo i majti, është i pranishëm në thuajse të gjitha shtetet evropiane (mbase në Francë, në vazhdim, populizmi i majtë do të jetë dominuesi)?Cilat pikat që i bashkojnë?” Po të lexohen këndvështrime nga më të ndryshmet dhe të bëhet një mesatarizim i dhjetëra e dhjetëra përfundimesh shkencore ku puqen shkencëtarëtanalistë të këtij problemi, në vijim përgjithësimet e tyre si përgjigje pyetjes: 1. Figura karizmatike e udhëheqësit. 2. Kundërthëniet mes popullit dhe ELITËS. 3. Përfitimet e nxjerra nga elita nga proceset komplekse. 4. Parimisht flasin për demokrací, por e instrumentalizojnë. 5. Niveli i debateve shumë i ulët, sepse politikanët nuk janë të interesuar as në debate konstruktive e gjithashtu as edhe në një demokraci të mirëfilltë dhe mbështetur në ligjshmëri të themeltë. E pyesim me respektin e nevojshëm zj. Sara Golemi, se kë shikon ajo mes saj dhe palës sonë më pranë cilësorit, populistët? Prandaj na lind e drejta e ligjshme edhe e mbështetur në logjikë racionale, të pyesim: Ku qëndron keqinterpretimi ynë ndaj deklaratës së k/diplomatit tonë z. Edmond Haxhinasto?! Kjo mënyrë të vepruari na bën që duke e pasur mirë parasysh maksimën e cituar më lart: “Studiojeni të kaluarën, po deshët ta parashikoni të ardhmen”, të kthehemi jo shumë por vetëm pesëdhjetë e një vite mbrapa me sytë e mendjes (e theksojmë dhe e përsërisim … me sytë e mendjes, logjike si edhe racionale), dhe i referohemi gjendjes


koment • E premte 11 maj 2012 në mes Bashkimit të atëhershëm Sovjetik si edhe Perëndimit, kur në N.Y. Herald Tribune e datës 22 shtator të vitit 1961, qé publikuar pohimi madhor i Charles De Gaulle-it: “Në marrëdhënie me sovjetikët ju filloni duke u dhënë kapelën tuaj, pastaj xhaketën, në vazhdim këmishën, pas saj lëkurën dhe së fundi edhe shpirtin!” Pa dashur të bëjmë asnjë përqasje sa i takon dorës së fortë (gjë e cila as që mund të na shkojë ndër mend neve, të vegjëlve), por që duhet pasur mirë parasysh se politika e lëshimeve, kundruar përgjatë rrjedhave të historisë, gjithmonë ka pasur pasoja negative. Kjo nuk duhet harruar dhe duhet pasur mirë parasysh e sidomos për kategorinë tonë si shtet e si komb. Për ta mbyllur edhe me këtë pjesë të shkrimit tonë, nuk rrimë dot pa vënë në dukje edhe një kalim të replikës ku sillet si shembull dhe theksohet vlerësimi i bërë nga ana e një diplomati gjerman sa u takon sukseseve të administratës shqiptare. Pavarësisht faktit se informacioni ynë është shumë i mangët (sipas replikuesve), por ia vlen t’ia bëjmë të ditur lexuesit të nderuar pohimin me të cilin mbyllet replika lidhur me deklaratën e z. E. Haxhinasto: “Shqipëria është në rrugë të mbarë për sa i përket politikës së jashtme, jo më kot pak kohë më parë politikani gjerman Kiesewetter u shpreh se politika e jashtme shqiptare balancon mes Beogradit dhe Ankarasë. Shqipëria nuk duhet të zhbëjë me qëndrime nacionaliste, atë që mezi ka arritur deri më sot: qenien faktor stabiliteti në gjithë rajonin.” Nuk po bëjmë gjë tjetër, por po e sjellim (falë informacionit që… na thuhet se nuk disponojmë), kalimin e zotit Roderich Kiesewetter, ashtu si e ka shprehur ai vetë përgjatë intervistës (e jo vetëm atë cungim lidhur me balancimin mes Beogradit dhe Athinës që zënë në gojë gjuhët diplomatike). Sikur të ishte i mirëfilltë edhe i gjithi ky vlerësim, nuk kishte se si jo vetëm të mos kënaqeshim por edhe të mburreshim me të edhe ne! Mirëpo kur hetojmë edhe gjejmë se si është shprehur në mënyrë të plotë politikani i Partisë Kristiandemokrate Gjermane lidhur me Shqipërinë, pësojmë jo vetëm një zhgënjim, por edhe na mërzit fakti se si paraqitet nga ana e diplomacisë shqiptare një e vërtetë e shfytyruar. E që të kuptohet nga ana e lexuesit se as që duam të jemi agresivë ngaqë u hartua replika ndaj nesh (as që po e zëmë në gojë si është shprehur ky diplomat lidhur me pararendësin e z. E. Haxhinasto në post). Por ama nga ana tjetër nuk rrimë dot pa e sjellë të plotë një gjykim rreth gjendjes së krijuar në vend nga administrata në fuqí, ku politikani gjerman thotë se populli shqiptar e njeh situatën dhe… ja si vijon integralisht intervista: “… Pra të luftohet korrupsioni në shoqërinë shqiptare, të luftohet krimi i organizuar dhe të sundojë shteti juridik si në gjyqësi, ashtu edhe në shëndetësi. Që të mos shkojë dikush të blejë me para një shërbim të mirë shëndetësor duke i anashkaluar të tjerët dhe që proceset gjyqësore të mos influencohen nga asgjë tjetër, veç normave juridike … Njerëz që e njohin situatën juridike në Shqipëri thonë se është krijuar përshtypja se ka një drejtësi për disa politikanë të përzgjedhur dhe një tjetër për shqiptarët e thjeshtë. Para ligjit dhe drejtësisë të gjithë duhet të jenë njësoj”. E në fund ky politikan gjerman shton edhe pohimin kulmor sa i takon Bashkimit Europian (i cili sinqerisht që na dëshpëron tej mase), kur thotë: “ Shqipëria nuk ka arritur aq sa për t’u bërë kandidate.” Janë shkruar në thonjëza janë fjalët e diplomatit gjerman. Pyetja e ime drejtuar replikueses, eventualisht z-ës/z-shës Sara Golemit është: Kam unë mangësí informacioni si dhe nuk e kuptoj gjuhën diplomatike, apo ju, që aktualisht flisni si kompetente e fushës… citoni vetëm pjesë fjalish, flisni diplomatikisht dhe mbase shikoni gjëra që unë nuk jam në gjendje t’i kuptoj edhe t’i ndjek? Pavarësisht nga e vërteta, por i prirur që problemi i territorit ÇAMËRI të trajtohet drejtësisht dhe vetëm ashtu si i takon, do ta nis pjesën në vazhdim, sipas këndvështrimit të Confucit edhe me dy aforizma njerëzish të famshëm, të cilat e plotësojnë njëra-tjetrën më së miri dhe mirë është të theksohen jo në gjuhë diplomatike. Nobelisti indian Rabindranad Tagora ka pohuar: “Ai komb i cili nuk i ndreq gabimet e kaluara duke e ndërtuar të tashmen, nuk ka se si të ketë të ardhshme. Ai është i destinuar të zhduket”. Kurse shtetári i madh, Sir Winston Churchilli, e ka thelluar akoma më tej aforizmin e parë duke pohuar se “Sa më thellë arrihet të shikohet në të kaluarën, aq më larg shikohet në të ardhmen.” ZANAFILLA E PROBLEMIT GJENOCIDI GREK NDAJ POPULLATËS ÇAME Ia fillova pikërisht me këto dy pohime madhore sepse e ndjej të nevojshme, ndërmjet disa paralelizmave, të vij duke e ngushtuar rrethin e të hedh dritë mbi fakte si edhe të vërteta historike të cilat kombin tonë e kanë goditur herë pas here e

madjé edhe rëndë. Gjenocidi grek ndaj popullatës çame, i ushtruar në mënyrë të skajshme përgjatë periudhës kohore mes viteve 1913 deri më 1944, merr një rëndësi të madhe i shqyrtuar si pjesë e pandarë e masave të marra nga qeveritë greke ndaj popullatës autoktone shqiptare, myslimane apo ortodokse qoftë, banuese e territorit gjeografik të quajtur ÇAMËRI. Nuk do të hyjmë e të rikujtojmë fakte e dëshmi të pafundme trashëguar nga bashkëkohësit e atyre viteve gjakatare, të shpëtuar gjallë e që me dëshmitë e tyre emërore si për fshatra të djegur e gjithashtu me lista emërore viktimash të pafundme, e bëjnë sa të trishtë historinë e popullatës çame banuese e atyre trojeve etnike shqiptare, por edhe janë dokumente të pashlyeshme për ta gjykuar shkencërisht atë periudhë historike të kombit tonë. Të gjitha këto, të mbledhura e të dokumentuara, përbëjnë arkivin që eventualisht do të duhej t’u paraqitet si OKB-së e gjithashtu edhe vetë drejtuesve të Greqisë. Mirëpo pikërisht këtu fillon e keqja e madhe: shteti grek, nëpërmjet drejtuesve të tij nuk pranon asnjë ballafaqim historik shkencor lidhur me problemin çam. Këtu tani është edhe ajo nyje gordiane e problemit çam, që duhet analizuar dhe ku do të hedhim sado fluturimthi dritë rreth gjendjes, shanseve, interesave të ndërsjella, si edhe gabimeve të vërtetuara e që po vazhdojnë e vërtetohen akoma sot nga ata që u ka rënë për pjesë ta trajtojnë problemin ÇAMËRI ! E pikërisht që këto gabime të mos përsëriten më..., vazhdojmë me këtë analizë. Ka edhe një varg studiuesish grekë, si p.sh. zonja Elefteria Manda ose zoti Jorgos Margaritis, që krimet e pashembullta si edhe shpopullimin e territoreve çame i kanë krahasuar me gjenocidin nazist ndaj hebrenjve! Kjo pak, por e saktë. Ata janë mbështetur në pohimet e tyre duke e marrë zanafillën tek masakra e pabesë e 72 krerëve të Çamërisë nga famëkeqi kapiten Deli Janaqi tek përroi i Selanit në Paramithí, e duke vazhduar me ligjin famëkeq të Reformës Agrare që e ligjëroi plaçkitjen e trojeve çame nga ana e grekëve. Si u realizua ai plan djallëzor dhe ato troje shqiptare u bënë pré e tyre? Plumbi, hanxhari, si edhe zjarri qenë faktorët fillestarë si edhe parakushtet vendimtarë që e sheshuan rrugën për shpërnguljet masive të popullatës çame nga territori i quajtur ÇAMËRI për në tokat e shkreta të ANADOLLIT. Vazhdimi nuk qé gjë tjetër veçse zbatimi i të ashtuquajturës reformë agrare e emërtuar “apallotriosis”, që në shqip do të thotë “TJETËRSIM”. Këtu duhet kërkuar dhe “kyçi” i problemit. Nacionalistët e mirëfilltë, të brumosur me mësimet e kësaj kategoríe shoqërore, ndërmjet tjerave nuk konformohen dot as me apallotriosis-in, këtë zhvatje pasurie që qeveritë greke ushtrojnë ndaj arvanitasve autoktonë në ÇAMËRI. E pikërisht këndvështrimi ndaj kësaj dukurie marrëdhëniesh shoqërore në fushën ekonomike i shquan dukshëm kategorinë e cila sot në Shqipëri emërtohet koka të nxehta nacionaliste si edhe pseudopatriotë, nga ata që përgjatë diktaturës ishin partizanët e internacionalizmit proletar, kurse sot mendojnë se e drejtojnë politikën e jashtme shqiptare me diplomací të mirëfilltë duke na ftuar të kemi durim derisá të pranohemi në Bashkimin Evropian. (E kaq pa ia hyrë e trajtuar pastaj problemet me të cilat ballafaqohen drejtuesit e shteteve anëtare të BE-së). Po nga ana statistikore vallë, si qëndron çështja? U theksua që në hyrje se nuk do të hyjmë në hollësira, por veç do të trajtohen parimet, si edhe përvoja që duhet nxjerrë duke pasur në themel idénë rreth gjakderdhjes shoqëruar me shpërngulje masive të dhunshme. Mbështetur në dokumente historike autorësie greke të P. Aravantinosit të shekullit XIXtë, raporti i popullsisë së ÇAMËRISË paraqitej si vijon: 97.3% popullatë shqiptare dhe 2.7% popullatë greke. A nuk mjafton vetëm kjo shifër e thatë statistikore të hedhë dritë të mjaftueshme dhe të bëjë që logjika e ftohtë të kuptojë pse autoritetet greke si qeveritare, e pastaj mbas tyre edhe shkencëtarët historianë konformistë, kategorikisht u shmangen ballafaqimeve?! EGOIZMI I FUQIVE TË MËDHA DHE RRJEDHOJAT QË KONKRETISHT PASUAN Ndalemi tani dhe e shikojmë me mbrapavështrim situatën nisur nga si u krijuan kushtet historike që grekët ndoqën këtë rrugë krimi djallëzore që gjendja arriti këtu ku është. Së pari dhe mirëfilli duhet ta kemi të qartë se sa herë që të drejtat tona kanë qenë nëpërkëmbur, ose edhe kur kemi qenë ndihmuar nga Fuqitë e Mëdha, asnjëra syresh nuk na e ka blatuar këtë “për hatër tonin”, as edhe mohuar për “inat ndaj nesh”. Gjithmonë ka qenë në mes interesi i secilës fuqi vënë në plan të parë. Po sjell një shembull tipik interesash të tilla, i cili nuk ka nevojë për asnjë koment. Sipas studiuesit me famë botërore Franz Bop, gjeneralit francez Xhentili Napoleon Bonaparti i dërgoi një letër, ku theksonte: “...

Është në interesin e Republikës që Ali Pasha Tepelena t’i mundë të gjithë rivalët e tij që të bëhet i aftë t’i shërbejë Republikës...” I mbështetur në gjithë faktet si edhe dokumentet e studiuara të asaj kohe, historiani Edwin Jacques pastaj nxjerr përfundimin: “... Lojën e dinakërisë Ali Pashai e dinte fort mirë. Në marrëdhëniet e tij me Francën ai nuk synonte t’i bënte shërbime Republikës Franceze, por që kjo e fundit t’i shërbente atij!” Me këtë ia vlen të sillet në plan të parë pohimi madhor i humanistit mendjendritur Baba Rexhebit, i cili pohonte se “kur egoizmi madhor i kalon kufijtë personalë dhe shtrihet në atë shtetëror, ballafaqohemi me të këqija të pamenduara nga mendja e njeriut”. I analizojmë tani nga ky këndvështrim interesat e ndryshme shtetërore të asaj kohe që e çuan njerëzimin drejtë Luftës së I-rë Botërore. Konferenca e Londrës e 1912-1913-s vetëm se ballafaqoi e kundërvuri projektet kolonialiste sllavo-greke ndaj projektit etnik shqiptar. Cili ishte qëndrimi i fuqive të mëdha? Interesat e fqinjëve tanë territorialë, interesa këto kryekëput grabitqare dhe kriminale të tyre, u mbështetën nga Franca si edhe Rusia. Lind natyrshëm pyetja: Përse Franca e mbështeste politikën ruse? Sepse Franca e donte nga ana e saj përkrahjen e Rusisë, ngaqë e kishte si kundërvënie Gjermanisë (me të cilën ndante pjesë të madhe kufiri territorial të sajin), dhe Austro-Hungarisë. Po kjo e fundit ç’qëndrim mbante? Ishte e vetmja që na doli zot sepse interesat kundërruse të sajaët bënë që ajo t’i mbështeste interesat shqiptare. Kurse Rusia, jo vetëm për interesat e saj pansllaviste që kishte, por për vetë objektivin e saj të kishte mbështetje për të dalë në Mesdhé, automatikisht ishte kundër formimit të një shteti të pavarur shqiptar. Nuk kam tani se si mos ta përqendroj vëmendjen tek Anglia, të cilën, falë politikës së saj, atdhetari i shquar (më falni, ajo kokë e nxehtë pseudopatrioti), Patër Gjergj Fishta e kishte quajtur KURVA E MOTIT, duke e sjellë këtu pohimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Anglisë, Sir Edward Grey, i cili integralisht pohonte: “... Objektivi kryesor i konferencës (së Londrës – M.K.), ruajtja e marrëveshjes dhe mirëkuptimit mes Fuqive të Mëdha, u arrit ...”. Kurse sipas opinionit tonë modest, pikërisht ajo baraspeshë nuk u arrit. Ajo konferencë famëkeqe qé zanafilla e atij gjenocidi barbar grek kundër popullatës etnike çame, si edhe atij sllav kundër etnísë shqiptare veriore, ku fuqitë e mëdha bënin sehir duarkryq shitjen e interesave shqiptare, ndërlidhur këto me krime e masakra të paimagjinueshme, për të ashtuquajturën baraspeshë ndërkombëtare në viset ballkanike. Duke vazhduar tani të përqendruar në temën që sot trajtojmë, qëndrimin grek ndaj popullatës çame, kërkojmë mbështetje edhe tek humanisti si edhe letrari e kritiku i shquar shqiptar Faik Konica, i cili i qé drejtuar asokohe kryeministrit të Britanisë së Madhe duke i thënë qartë’ edhe shkoqur se “... Ne, shqiptarët, kemi frikë vetëm nga grekët, me qenë se ata kanë një armë të hatashme, shumë të fortë, DINAKËRINË”. Po historia çfarë provoi? Mospërfillja si edhe nëpërkëmbja e interesave shqiptare në Ballkan,jo që nuk solli baraspeshë ndërkombëtare në këto krahina, si edhe më gjerë, por vetëm se solli ngatërresa, ndërlikime ndërkombëtare e asgjë më shumë. Cili ish themeli i Luftës së Parë Ballkanike? Serbia e Mali i Zi nga Veriu, si edhe Greqia nga Jugu, kishin si objektiv ndarjen mes tyre të territoreve etnike banuar historikisht nga shqiptarë. Ja, kjo e gjitha me pak fjalë. Edhe vetë shpërthimi në vazhdim i Luftës së I-rë Botërore, si pasojë e vrasjes së Franc Ferdinandit në Sarajevë, e fakton tensionin e krijuar në Ballkan. NJË VËSHTRIM RRETH MJEGULLNAJËS SË VITEVE 1941-1944, SI EDHE NË VAZHDIM Nacionalistët shqiptarë “en block” kishin të njëjtat pikëpamje si edhe qëndrime ndaj politikës greke lidhur me popullatën çame. Edhe kjo pak, por e vërtetë si drita e diellit. Bilé në rezolucionin e Mbledhjes së Mukjes të datës 1 gusht 1943, pika “2” e vendimeve të marra formulohet si pason: 2. Luftë për një Shqipëri të pavarur, për zbatimin e parimit të njohur universalisht e të garantuar nga Karta e Atlantikut të vendosjes së popujve, për një Shqipëri etnike. U hedhim tani një sy zhvillimeve në dy anët e kufirit shtetëror shqiptaro-grek. Shteti shqiptar u garantonte të gjithë banorëve “grekofonë” jo vetëm lejimin e përdorimit të gjuhës së tyre, por edhe shkollimin në po gjuhën e tyre greke. Këto doemos mbështetur në konventat ndërkombëtare. Bilé gjatë regjistrimeve të popullatës ata njiheshin si banorë shqiptarë, por me kombësí greke. Kurse nga ana tjetër e kufirit jo që nuk u lejohej çamëve ORTODOKSË të flisnin shqip, pa lé të kishin shkollat e tyre në gjuhën shqipe. Por kulmi është se ata

»

13

edhe sot as nuk i kanë të drejtat e tjera qytetare si vendasit grekë. Përgjatë kësaj hullie nuk kanë se si të mos përmenden dhe qëndrimet e PKSh gjatë luftës dhe pas saj: fillimisht përplasja fytyrës Enver Hoxhës nga ana e Miladin Popoviçit i rezolucionit të Konferencës së Mukjes dhe mosnjohja në vazhdim, me urdhër të po Enver Hoxhës, të atij rezolucioni. Vlerësimi fillimisht si heroik i luftës së batalionit “Çamëria” në LNÇl i komanduar ky nga komandanti Rexho Plaku, e në vazhdim fill pas çlirimit dy burgosjet e Rexho Plakut si edhe internimet e tij familjarisht për 27 vite me radhë. Pa lé servilizmi ndaj shtetit grek ku jo vetëm që nga njëra anë sajohet e fryhet komploti absolutisht i paqenë i gjoja grupit çam të Teme Sejkos, e nga ana tjetër përfaqësuesja e minoritetit grek Vitori Çuri emërohet zv/kryetare e Kuvendit Popullor. Kaq, sado fluturimthi, rreth së kaluarës. Hedhim tani dritë rreth zhvillimeve të sotme në Greqi sa i takon asaj pakice çame ortodokse krejtësisht e “paqenë dhe e asimiluar”. As ndihet se është e gjallë, kurse tek ne në Shqipëri jo vetëm që kemi kryepeshkopin puro grek, por ai po hamendëson ndërtime kishash greke ortodokse edhe në Peqin ose Kukës, ku historikisht nuk ka pasur asnjëherë këmbë ortodoksi. Pse? Fare e thjeshtë. Të lihen pas vetes ato që emërtohen gjurmë arkeologjike. Kjo që në të ardhmen (ç’janë disa dhjetëravjeçarë para historisë shekullore), Greqia të ketë “dokumente arkeologjike” lidhur me etnicitetin e trojeve greke aty ku shqiptarët pretendojnë autoktoní. Nga ana tjetër refugjatëve shqiptarë në Greqi u bëjnë trysní gjithëdrejtimëshe dhe vetëm marrja nga ana e tyre e nënshtetësisë greke i bën pastaj të rregullojnë një farë standardi jetese në Greqi. Palé që brenda Shqipërisë, elementë aktivë grekë u propozonin qytetarëve shqiptarë si pa të keq që mjaft të nënshkruanin dhe të merrnin pension pleqërie grek (pa punuar një ditë për person, pa le për institucion grek.) Po nga ana e jonë e barrikadës çfarë po ngjet? Një papërgjegjësí e skajshme sa u takon qëndrimeve me Greqinë si edhe më gjerë. Jo vetëm që pranohet të hapen shkolla e universitete greke në Shqipëri, por edhe kur Presidenti i Greqisë pati deklaruar publikisht se nuk ekziston problem çam, si Presidenti Moisiu, edhe Kryeministri Nano heshtën në tribunë në sytë e tij si edhe të popullit që dëgjonte. Nuk mjaftoi kjo, por në vijim të kësaj hullie, ministrja e Jashtme e Greqisë, zonja Dora Bakojannis, bëri të pamundurën ta ndalonte vizitën e Presidentit Karolos Papulias të vinte në Shqipëri me rastin e inaugurimit të Kolegjit ARSAKEJO. Përse? Sepse u trembej demonstratave eventuale çame. Po qeveria jonë? Në vend t’u qëndrojë pranë refugjatëve tanë në Greqi, t’i ftojë të votojnë në atdhe etj., me mosinteresimin e saj praktikisht i shtyn të marrin kartën e homogjenitetit grek, e cila u krijon lehtësira si qytetarë grekë. (Jo se del nga tema, por nuk po zgjatemi rreth diplomacisë së trajtimit të çështjes së Kanalit Korfuzit). Pa lé që qeveria shqiptare nuk duhet të heshtë për asnjë çast lidhur me dy probleme madhore, të cilat vetëm në rrugë institucionale mund të gjejnë zgjidhje: 1- Problemi i kthimit të pronave çamëve, të cilat me zbatimin e apallotrosios-it (tjetërsimit të pronës) iu rrëmbyen pronarëve legjitimë çamë dhe u përvetësuan nga grekët. 2- Kthimi i çamëve në pronat e tyre në zbatim të të drejtave legjitime të tyre të sanksionuara nga OKB-ja. Së fundi, përgjatë këtij vrojtimi dhe radhitje faktesh historike nuk heshtim dot pa e theksuar se sipërfaqja e atij territorit gjeografik të quajtur ÇAMËRI kap një sipërfaqe prej 10.000 km2 e pra baras me 35.7 % të të gjithë Shqipërisë. Si pasojë pra, nuk kishin se si të mos na dëshpëronin skajshëm deklaratat zyrtare të ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, zotit Edmond Haxhinasto, si për Kosovën edhe Çamërinë. E keqja është se përgjatë diktaturës iu ra fyellit për dyzet e shtatë vite me radhë lidhur me internacionalizmin proletar e ajo periudhë kohore gjysmëshekullore e shoi krenarínë tonë kombëtare. Prandaj nuk i shmangemi dot pohimit se si orientimi më i dobishëm i shtetarëve tanë duhet të jetë t’i nuhasin e pastaj edhe t’i shfrytëzojnë sa më në interes të kombit rrethanat, kur interesat tona kombëtare përputhen me ato të më të mëdhenjve ! Shembull i cili nuk duhet harruar në asnjë mënyrë qé goditja që i bënë forcat e NATO-s Serbisë si agresore ndaj Kosovës në muajin mars të vitit 1999. Kurrë të mos e harrojmë se si “...Lojën e dinakërisë Ali Pashai e dinte fort mirë. Në marrëdhëniet e tij me Francën ai nuk synonte t’i bënte shërbime Republikës Franceze, por që kjo e fundit t’i shërbente atij!” Për këtë qëndrim kanë nevojë sot Shqipëria, Kosova, si edhe problemi çam, përbërës të problemit të përgjithshëm kombëtar.


14

« dossier

E premte 11 maj 2012 •

Ex katedra, ex libris: Gjendje konfliktuale mendore e Shqipërisë Nga albert kotini (vijon nga numri i kaluar) Popuj të Kosovë-Metohisë Në Kosovë-Metohi po shtohet lufta e armatosur kundër okupatorit dhe po rritet ushtria jonë nacional-çlirimtare dhe aradhat partizane po ashtu edhe disponibiliteti i popullit kundër okupatorëve të tyre. Njëkohësisht okupatori me ndihmën e klikave të ndryshme tradhtare, siç janë Xhaferr Deva e tradhtarët e tjerë të popullit shqiptar, zhvilloi një terror të tmerrshëm dhe të pashembullt kundër popujve tanë, me qëllim që t’ia shtojë jetën fashizmit. Në të tilla situata janë mbledhur delegatë nga të gjitha viset, pa marrë parasysh kombësinë, diferencën politike dhe ekonomike, me qëllim bashkimin e popujve tanë shqiptarëve, serbëve, malazezëve - për të shtuar luftën e armatosur çlirimtare kundër okupatorit dhe ndihmësve të tij: tradhtarëve të popullit. Vëllezër shqiptarë, serbë e malazezë, Kjo konferencë nuk është një ngjarje e rastit, kjo është rezultati i luftës së përbashkët e të pandërprerë të bijve më të mirë të popujve tanë kundër okupatorit e tradhtarëve. Kjo është rezultat i gjakut që kanë derdhur bijtë më të mirë të popujve tanë vëllezër. Pa këtë luftë, pa këto viktima nuk do të ishte e mundur mbledhja e saj. Mbledhja e kësaj konference nacional-çlirimtare është argumenti i gjallë i falsifikimit të politikës kriminale të fashizmit dhe shërbëtoreve të tij: shti në grindje dhe sundo. Ky është një grusht për tradhtarët tanë. Balli Kombëtar e agjentët Drazha Mihailoviçit, të cilët duan të ngjallin më tepër urrejtje shoviniste, të cilën e kanë krijuar klikat hegjemoniste serbomëdha dhe e ka thelluar okupatori, duke dashur në këtë mënyrë të nënshtrojë sa më tepër popujt tanë. Popuj të Kosovë-Mëtohisë, Konferenca I e Këshillit Nacional-Çlirimtar të Kosovë-Metohisë ka rëndësi historike. Këtu delegatët, në frymën më fisnike të vëllazërimit e bashkimit, kanë demaskuar dhe dënuar manovrat e okupatorëve dhe klikat e tradhtarëve reaksionarë, të cilat bëjnë gjithashtu që një palë të sigurojë kthimin e kohës së vjetër dhe pala tjetër të përvetësojë rrymën fashiste. Prandaj lufta kundër okupatorëve gjermano-bullgar duhet të përfshijë njëlloj edhe luftën kundër të gjithë atyre që i shërbejnë. Këta janë tradhtarë të ndryshëm, si Xhaferr Deva, Sefedin Begu, Pal Millosh Vajosheriçi, Xhevat Rifat Begu, Sava Miliceriç. Vëllezër shqiptarë, serbë e malazezë, Për ne e kaluara duhet të jetë shkollë. Ne nuk duam rendin e vjetër dhe ata që ndodhen në shërbim të okupatorit. Ne e duam lirinë e plotë dhe të drejtën që vet populli të vendosë për fatin e vet me të drejtën e vetëvendosjes dhe të shkëputjes. Përfaqësuesit e popullit të Kosovë-Metohisë e përshëndesin me gëzim formimin e Komitetit Nacional të Çlirimit të Jugosllavisë me mareshalin Tito në krye dhe qëndrimin ndaj qeverisë tradhtare në emigrim me mbretin Petër II në krye. Ky vendim është akt i gëzuar për të gjithë popujt e Kosovë–Metohisë, sepse ky është fakt që vërteton drejtpërsëdrejti se është varrosur një herë e përgjithmonë Jugosllavia e Versajës, vendi i shtypjes nacionale, sociale dhe politike. Vëllezër, Sot janë grumbulluar agjentë të ndryshëm rreth okupatorëve gjermano-bullgarë në luftën kundër popullit. Ata mobilizojnë popujt tanë për interesat gjakësore të okupatorit, për kampe të punës e ushtri nacional-çlirimtare të Jugosllavisë. Po ashtu ata dërgojnë banda mercenaresh me në krye Xhaferr Devën kundër UNÇL të Shqipërisë. Por këta agjentë punojnë në interes të okupatorit dhe sipas dëshirës së Drazha Mihailoviçit, armikut të betuar të popullit. Njëra

Me propogandë e agjitacion komandat e vëndit përkrahnin luftën antifashiste dhe diskretitonin nacionalistët si bashkëpunëtorë të gjermanëve. Në fund materiali mbyllet: “forcat e Mark Gjon Markajt, por edhe forcat e Muharremit u shkatëruan nga Brigada e III, V dhe XVIII, e më pas kaluan në Jugosllavi. U vranë Abdyl Zeqo, Islam Fazlia, Col Binaku dhe Man Hasani. Si përfundim konferenca e Bujanit shënoi në mënyrë paraprake pozicionimin me forcat komuniste të Shqipërisë së Enverit dhe Jugosllavisë së Titos. Interpretimi i deritanishëm dhe mbetja në histori, si një “ngjarje madhore”, e ngritur në panteonin e “Historisë së P.P.SH”, njëlloj si ato të Konferencës së Pezës dhe Kongresit të Përmetit, sipas dokumentacionit të mësipërm, le të gjykohet si e vërtetë e dokumentuar.

palë me parullën e Shqipërisë së madhe, pala tjetër me parullën e Jugosllavisë së madhe, bëjnë për interes të okupatorit krime e terror të pashembullt. Ata kanë përkushtuar të gjitha fuqitë për të zgjatur robërinë. Vëllezër shqiptarë, Imperialistët fashistë si dhe hegjemonistët serbomëdhenj e reaksionarët shqiptaromëdhenj i kanë sjellë fatkeqësinë dhe robërinë popullit shqiptar në Kosovë-Metohi. Është kjo një monedhë kusarie e interesave të tyre plaçkitëse imperialiste. Liria juaj është në luftën tuaj. Ne, përfaqësuesit e të gjithë popujve të KosovëMetohisë, ju thërrasim në luftën e vendosur së bashku me serbët dhe malazezët kundër okupatorit dhe ndihmësve të tyre së bashku me popujt e tjerë të Jugosllavisë. Vëllezër malazezë, Gjatë gjithë periudhës së okupacionit të vendit tonë janë vrarë në mënyrën më të tmerrshme e të pamëshirshme, jemi plaçkitur dhe terrorizuar. Ju i keni provuar në kurrizin tuaj pasojat e sundimit 20-vjeçar të hegjemonistëve serbomëdhenj. Ju ftojmë që të bashkoheni me shqiptarët e serbët në sulm kundër okupatorit fashist e të gjithë ndihmësve të tij. Ju bëjmë thirrje që të kundërshtoni shpërnguljen që po bëjnë tradhtarët sipas dëshirës dhe interesave të okupatorit. Liria juaj është me luftën tuaj. Ngrihuni të gjithë në luftë kundër okupatorit dhe tradhtarëve. Popuj të Kosovë-Metohisë, Ju ftojmë që të grumbulloheni rreth Këshillit Nacional-Çlirimtar dhe ta ndihmoni me të tëra mjetet arritjen e bashkimit e të vëllazërimit të popujve tanë në luftën e përbashkët të armatosur kundër okupatorit e tradhtarëve. Vetëm në luftën e përbashkët e të pamëshirshme kundër okupatorit e tradhtarëve mund të fitohet liria. Prandaj formoni kompani e batalione, ndihmoni UNÇ dhe radhët partizane, organizoni KNÇL të Shqipërisë dhe për sipërmarrjet e punëtorëve ku punohet për Hitlerin. Kryesia: Kryetar Mehmet Hoxha, ish-prefekt në Gjakovë; nënkryetar H.U., nënoficer i ish-ushtrisë shqiptare; Pavle Jovaçeviç, punëtor nga Peja. Anëtarët e kryesisë:

Zakerija Rexha, profesor dhe ish-shef në Ministrinë e Arsimit, nga Gjakova; Xhevdet Doda, drejtor shkolle nga Prizreni; Millan Zeqar, bujk nga Reokoveci; Fadil Hoxha, mësues nga Gjakova; Ali Shukrija, student nga Mitrovica; Hajdar Begdushi, nëpunës banke nga Prizreni. Kryesia: Mehmet Hoxha, Pavle Joviçeviç, Refat Berisha, Xhevdet Doda, Fadil Hoxha, Hajdar Dushi, Zekerija Rexha, Milan Zeçar, Ali Shukria. Anëtarë të Këshillit: Ismail Gjinali, Tefik Çanga, Qamil Lusha, Xheladin Hana, Halil Haxhia, Ismet Shaqiri, Adem Miftari, Ismail Isufi, Sabrie Vokshi, Velisha Mickoviç, Idubomir Caniq, Abdyl Kerim Ibrahim, Spiro Velkoviç, Xhevat Tahiri, Ymer Pula, Ethem Zuknaxhiu, Ingj. Nexhat Basha, Ajdin Bajraktari, Bejto Shahmanoviç, Nihen A. Mickoviç, Zymer Halili, Mehmet Dermani, Qamil Brovina, Gani S. Cavdarbashi, Sul. B. Alaj, Shaban Kajtazi, Ferid Perolli, Haxhi Marina, Xhavid Sh. Nimani, Reshat Isa, Mehmet Bajraktari, Velli Niman Doçi, Rasim Cokli, Sadik Bekteshi, Jaho Bajraktari, Shaban Haxhija, Alush Gashi, Beqir Ndou, Xhaferr Vokshi, Sima H. Vasilaviç, Enver Dajçi, Maxhun Doçi Nimani. Më 20 qershor 1944 në katundin KapuçPrush-Krasniq u formua shtabi operativ i zonës së rrethit të Tropojës me personat e poshtëshënuar: Vali Niman Doçi, komandant shtabi, fshatar i mesëm; Beqir Ndue Sokoli, komisar shtabi, i varfër; Ajdin Zenel Bajraktari, anëtar shtabi, i mesëm; Mehmet Bama, anëtar shtabi, i mesëm; Isuf Cuja, anëtar shtabi, i mesëm; Mehmet Bajram Mulosmani, anëtar shtabi i mesëm; Col Qerimi anëtar shtabi, i mesëm. Shtabi i mësipërm funksiononte i inkuadruar në njësitet e rreshtave të çetave dhe batalioneve partizane dhe vullnetare të dislokuara në vendet strategjike të malësisë së Tropojë dhe Hasit. Kështu, përfshihen: batalioni “Bajram Curri”, batalioni i territorit “Ninja”, çeta partizane dhe vullnetare “Shkëlzeni”, batalioni “Perlat Rexhepi”, për disa kohë; Brigada XXV Sulmuese; omanda e qarkut në Krumë-Has; komandat e Rrethit të Tropojës e Krumës, me komandat e vendit: Tropojë, Kolgecaj, Berishë, Paçe, NikajMërtur, Dragobi, Krumë dhe rojë komande në vende strategjike për ndërlidhje. Me çlirimin e Tropojës më 16.10.1944, rreth datës 23. 10. 1944, i dërguari i Shtabit të


dossier • E premte 11 maj 2012

»

15

Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçliririmtare, ndërmjet Divizionit V dhe të shtabit operativ te Brigadës V e III Sulmuese, erdhi për organizimin e Brigadës XXV Sulmuese, si edhe të komandës së qarkut të Kukësit shoku Manush Myftiu. Kështu u formua brigada XXV Sulmuese, brenda shtatë ditëve, si edhe komanda e qarkut, e cila pati në varësi tri komanda rrethi me qendër: Tropojë, Krumë, Bicaj. Formimi dhe organizimi i komandës së qarkut iu ngarkua Ajdin Zenel Bajraktarit, komandant (fshatar i mesëm); Shukri Bulicës, komisar, dhe Rexhep Alush Kalilaj zv.komandant, i cili nuk pranoi për arsye pleqërie dhe u emërua Pjetër Kosta. Në fund të procesverbalit dënohen reaksionarët e vendit, si Mark Gjon Markaj, Halil Alija dhe eliminimi i tradhtarëve, si Tahir Hoxha, Abdyl Qerimi, Halil Hoxha, Man Qerimi etj”. Me propogandë e agjitacion komandat e vëndit përkrahnin luftën antifashiste dhe diskretitonin nacionalistët si bashkëpunëtorë të gjermanëve. Në fund materiali mbyllet: “forcat e Mark Gjon Markajt, por edhe forcat e Muharremit u shkatëruan nga Brigada e III, V dhe XVIII, e më pas kaluan në Jugosllavi. U vranë Abdyl Zeqo, Islam Fazlia, Col Binaku dhe Man Hasani. Si përfundim konferenca e Bujanit shënoi në mënyrë paraprake pozicionimin me forcat komuniste të Shqipërisë së Enverit dhe Jugosllavisë së Titos. Interpretimi i deritanishëm dhe mbetja në histori, si një “ngjarje madhore”, e ngritur në panteonin e “Historisë së P.P.SH”, njëlloj si ato të Konferencës së Pezës dhe Kongresit të Përmetit, sipas dokumentacionit të mësipërm, le të gjykohet si e vërtetë e dokumentuar. Fakte dhe dokumente të kundërta të botuara nga Vermahti gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore për Kosovën. Për të gjykuar aktualisht mbi përvojën historike të shanseve për fatet e Kosovës për të qenë të lirë dhe të pavarur nuk

torike për fatin e saj. Dokumente të fondit arkivor politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale Gjermane në Bon: telegram i shifruar nr.4193. përfaqësuesit diplomatikë të ambasadës në Romë. MPJ 23.8.1943. Pika c shkruhet: “Pjesa më e mirë dhe më e drejtë e popullsisë shqiptare jeton në krahinën e Kosovës. Ata për çlirimin e tyre nga sundimi i serbëve, i janë sinqerisht mirënjohës Gjermanisë”. Telegram i shifruar nr.942, Beograd 12.9.1943, pika 3, “ndryshe qëndron puna me “Shqipërinë e Re”, e cila është e ndarë nga Jugosllavia dhe Greqia. Atje jetojnë elementë të popullit shqiptarë, të racës më të pastër, politikisht më të vendosur, ushtarakisht më të zotë. Popullsia e saj është e qartë se në bazë të premtimit, të cilin aleatet u kanë dhënë Jugosllavisë dhe Greqisë do të qëndrojnë ose do të kapitullojnë me Gjermaninë”. Për të qenë më të saktë në tablonë politike dhe protagonistet historikë të kohës së pushtimit gjerman, sipas këndvështrimit të tyre d.m.th. jo armik, sepse nuk ishte shpallur luftë apo thjesht parë kjo në dëshirën propagandistike fashiste dhe naziste, duhet patjetër të hidhen për sqarim çështje socialpsikologjike të të konceptuarit realisht të faktit se cilët ishin miqtë, armiqtë, aleatet, grupimet politike, banditët, çlirimtarët, që aq shumë janë përdorur në histori, sipas interesave të caktuara. Në dokumentin gjerman me numër bobinë të filmit 001 326 të muajit mars të vitit 1944, raporti nr.7 midis të tjerave shkruhet edhe për influencën ruse në Shqipëri: “Në kundërshtim me këtë të gjithë politikanët shqiptarë vlerësuan tepër shumë influencën e nëndheshme ruso-bolshevike. Me shumë pak përjashtime ata mbanin, si edhe më parë, lidhje të mira me fuqitë perëndimore. Po në qoftë se ata do të mund të kishin sadopak besim tek influenca angleze, nuk do të kishte qenë e

punë krejt e kundërt. Si përfundim, episodi i Shqipërisë nën okupacionin gjerman duhet mbyllur në faktin që populli shqiptar do shumë kohë akoma që të piqet për vetëqeverisje. Vetëm në qoftë se të paktën për një periudhë moshe një fuqi e fortë dhe e drejtë e jashtme drejton pa interes fatet e vendit dhe dalëngadalë i edukon banorët e tij që të bëhen zot të vetes dhe të shtetit të tyre të pavarur mund të ruhet ky vend i bukur dhe relativisht me një të ardhme të pasur, prej asaj që të mos shfaroset dhe të zhduket fare nga luftërat e pandërprera brendapërbrenda tij.” Kjo luftë brenda “Shqipërisë së vjetër” që ishte midis komunistëve dhe antikomunistëve, siç dihet vijoi deri në fund të shekullit XX në emër të luftës së klasave, por paracaktoi si “fitimtare” luftën partizane të Enverit përkrah rrymës sllave Tito-Stalin. E keqja më e madhe kombëtare ka qenë suportimi i luftës së “vëllazërimit” komunist shqiptaro-serb kundër patriotëve kosovarë, duke humbur kështu të drejtën e vetëvendosjes së popullit të Kosovës për liri e pavarësi, të cilën historia ia rezervoi si fat në prag të viteve 2000. Për të argumentuar këtë të vërtetë për fatet e Kosovës më duhet të paraqes dokument të tjera të Vermahtit, jo vetëm për saktësinë e tyre, por dhe si një mësim objektiv për historinë e Luftës së Dytë Botërore në mbarë trevën shqiptare, ku sëmundja e komunizmit të “Shqipërisë së vjetër” shkaktoi humbjen edhe të tokave të veta jashtë saj. Në dokumentin bobinë me sigël T 501-258 jepen të dhëna për dy politikanë kosovarë në Shqipëri, ministër Aga Agai dhe ministër Xhaferr Deva. Ago Agai ishte ministër i Ekonomisë, njeri shumë i mirë, por si shumë doktrinar që t’i futej punëve praktike siç duhej. Xhaferr Deva ishte inistër i Erëndshëm, dispononte më tepër force dhe energji nga sa ishte i nevojshëm që

ashpër nuk iu përshtat fare shqiptarit të mesëm, i cili nga natyra ishte larg dhe e urrente rregullin dhe parimet shtetërore. Prandaj gjatë pranverës dhe verës armiqtë e hapur dhe të fshehtë të Devës morën kurajë të re. Kështu u zhduk pastaj në mes të verës figura më me vlerë e lojës gjermane të shahut. Përpjekjet e Devës për të krijuar në vënin e tij një lëvizje popullore pro gjermane nuk patën sukses për arsye të zhvillimit negativ të situatës. Ky përcaktim gjerman, në veçanti për Xhaferr Devën, ka vlerë njohëse në histori, për faktin se komunistët kanë shfrytëzuar të gjitha akuzat e anëtarëve të tjerë të qeverisë shqiptare të asaj kohe për të nxirë këtë figurë, sa të dashur për popullin kosovar aq të urryer për popullin shqiptar. Më poshtë në dokument shkruhet: “Simpatitë shqiptare për Gjermaninë. E para qysh nga kohët para luftës dhe ajo e luftës së përbotshme u ndesh çuditërisht një simpati e përhapur gjerësisht, për “Gjermaninë e madhe”. Simpati këto që dëshmojnë për politikën AustroHungareze karshi Shqipërisë në paqe dhe në luftë dhe që janë llogaritur në favor të saj. Me gjithë aleancën e saj me Gjermaninë, Italia bëri çmos që t’i shkëpusë këto lidhje, por simpatia e ndershme për Gjermaninë, edhe pse u braktis në maksimum, nuk u shua. Gjermania ishte i vetmi mik (aleat) i sinqertë i Shqipërisë. Nga ana tjetër gjendja e politikës së jashtme të Shqipërisë e lejoi Gjermaninë që t’u paraqesë qarqeve të arsyeshme politike si i vetmi aleat dhe mbrojtës i mundshëm. Me pushtimin gjerman të Ballkanit u bë i mundshëm krijimi i Shqipërisë së vërtetë, duke futur në gjirin e saj territorin frutdhënës të Kosovës. Vetëm me këtë kthim të Kosovës mund të pajisej shteti me një strukturë ekonomike, deri diku që Shqipëria të mos varej nga jashtë si shtet. Çdo njeri që ka arsye duhej ta kishte të qartë se ky konstruksion mund të

do të kishin kuptim as dokumenti i vitit 1918 në kuadrin e Jugosllavisë së sapokrijuar, bile as dhe fillimi i vitit 1944 i “Jugosllavisë së re”, njëra mbretëri dhe tjetra diktaturë komuniste për Kosovën, pa njohur dokumentet gjermane të kësaj periudhë të fundit. Pse? Është spekuluar gjithmonë si nga serbët pushtues e asimilues, pastaj nga fashistët italianë, gjoja për krijimin e një Shqipërie të madhe dhe nga nazistët gjermanë për një pavarësi relative të “Shqipërisë së vjetër” (quhej nga gjermanët shteti shqiptar) dhe “Shqipëria e re” (quhej nga gjermanët Kosova). Akuzat e Titos për të gjithë nacionalistët kosovarë që nuk donin bashkëjetesën e mëtejshme me shtetin serb, por donin bashkimin me “Shqipërinë e vjetër”, u quajtën “reaksionarë”, “tradhtarë”, “ballistë”, “bashkëpunëtorë me pushtuesin2, njëlloj siç i quajti Enveri antikomunistët shqiptarë. “Vëllezër2 u quajtën të gjithë komunistët serbë e shqiptarë që punuan për ekzistencën e Kosovës brenda Jugosllavisë. Kështu po paraqes pikëpamjen gjermane të kohës lidhur me gjendjen e Kosovës në këtë kohë kthese his-

nevojshme të largoheshin nga vendi politikanët shqiptarë jokomunistë. Sipas mendimit të tyre, Shqipëria do të futet krejtësisht në rrymën ruse. Meqenëse pikërisht shqiptarët kanë dhënë prova për sensibilizimin e tyre, ndaj nënrrymave të vërteta, qoftë të politikës së brendshme, ashtu dhe asaj të jashtme, ky emigrim (arratisjeje) i përgjithshëm i politikanëve jokomunistë, duhet të hidhte një dritë interesante mbi depërtimin e Rusisë në Adriatik”. Për sa i përket veçorisë tjetër të Shqipërisë nga Kosova me këndvështrimin gjerman shprehet në këtë pikëpamje mbi probalitetin e mëtejshëm në Shqipëri, ku po në këtë raport shkruhet: “Që të përcaktosh një prognozë mbi zhvillimin e mëtejshëm politik në Shqipëri është mjaft e vështirë. Megjithatë, vështirësitë që priten në lëmin ekonomik, qëndrimi prej natyre antishtetëror i shqiptarit dhe pamundësia e autoriteteve të tanishme qeveritare për të plotësuar minimumin e premtimeve të tyre mund ta kenë përzënë që në fillim të vitit numrin e nevojshëm të shqiptarëve në male. Kështu që reprezaljeve të bandave mund t’u dalë një

të bëhej një instrument i vërtetë dhe me vlerë i politikës gjermane. Duke pasur parasysh se çdo qeveri pa fuqi ekzistuese është e destinuar të mbetet gjysmake dhe se pikërisht në Shqipëri duhej qeverisur me grusht të hekurt, ai krijoi një gardë personale të përbërë prej kosovarësh dhe e solli në Tiranë. Këta malësore gjysmë të egër ushtruan në kryeqytet një arbitrarizëm mjaft të madh (fantastik) për konceptet europiane. Por si përfundim në formën e zakonshme të vendit me terror i dhanë qeverisë autoritetin që i mungonte. Prandaj mund të duket si një qëndrim jofatmirë, edhe në qoftë se i kuptueshëm i komandave gjermane, kur në fillim të vitit 1944 ata u ngritën kundër koncepteve të grupit kosovar. Meqenëse në disa marrëdhënie shqiptari është delikat (i ndjeshëm) për nënrryma, nga kjo të gjithë kundërshtarët e Devës me të shpejtë krijuan përshtypjen se ai nuk do të mbështetej në mënyrë të gjithanshme nga ana e gjermanëve. Veç kësaj, si shqiptarë nga ata të Veriut, ai nuk kishte gjetur ndonjë jehonë të madhe në “Shqipërinë e vjetër”. Sjellja e tij e

bëhej realitet për kohë të gjatë vetëm në qoftë se Gjermania mbetej fuqia decizive në Ballkan, mbasi populli serb nuk do ta lejonte vullnetarisht humbjen e Kosovës së pasur. Tani Shqipëria me Greqinë janë të vetmet shtete në Ballkan që nuk janë sllavizuar. Pra, përballë çdo bashkimi sllav në Juglindje, ajo do te ndillet patjetër në një pozicion pa shpresë. Që t’i bëhet ballë presionit të madh nacional pas shpartallimit të Italisë, ajo nuk mund të shpresonte kurrë për ndihmë (mbrojtje) nga përtej Adriatikut, si në fillim të mbretërisë zogiste. Në rast konflikti me bllokun serbomadh do të ishte një utopi të pritej ndihmë nga Anglia, Amerika dhe ca më pak nga Rusia. Si fuqi e madhe sllave, Rusia bëri apriori përjashtim, pasi politika ruse në Ballkan u ka shërbyer gjithmonë tendencave të theksuara pansllave dhe kujtimeve. Me gjithë premtimet e bukura dhe përkrahjen e bandave shqiptare me flori dhe armë, Anglia e bëri mjaft të qartë se politika e Ballkanit ka më leverdi të bëhet me shtetin e surbomëdhenjve. (vijon numrin e ardhshëm)


16

«

BOTA SPECIALE E premte 11 maj 2012 •

GREQIA Kohë

ultimatumesh

R

ruga e formimit të qeverisë në Athinë nuk po hapet. Kaosi politik në Greqi po preokupon edhe Brukselin ku po dëgjohen edhe më tepër që e shtrojnë në pyetje mbetjen e Greqisë në eurozonë. E ardhmja politike dhe ekonomike e Greqisë mund të jetë shumë e pasigurt, por vendi të paktën mund të llogarisë të enjten me këstin tjetër prej rreth pesë miliardë eurosh nga paketa e ndihmës ndërkombëtare. Zëdhënësi i Komisionit, Amadeu Altafaj, tha të mërkurën shkurtimisht: “Pagesa do të bëhet për shkak se për të ishte rënë tashmë dakord”. Po se çfarë ndodh më pas kjo është e paqartë. Për muajin gusht janë planifikuar 30 miliardë të tjera, por vetëm nëse qeveria greke angazhohet për reforma të mëtejshme dhe masat e kursimeve. Por në këtë moment në Athinë nuk po duket në horizont asnjë qeveri, dhe Brukseli po bëhet gjithnjë e më nervoz. Presidenti i Komisionit, Jose Manuel Barroso, shprehu në një mesazh për Ditën e Evropës një paralajmërim pa ekuivoke, i cili nuk kishte të bënte vetëm me Greqinë. “Vendet me program ndihme nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse falimentimit shtetëror të pakontrolluar, dhe kjo sipas mendimit tim, nuk është alternativë ndaj marrjes së masave të guximshme për konsolidimin dhe për të përmirësuar konkurrencën e tyre përmes reformave strukturore, si dhe për të ndërmarrë investime të qëllimshme”, - tha Jose Manuel Barroso. Por për disa të tjerë duket se dalja e Greqisë prej bashkimit monetar po hyn në sferën e të mundshmes. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, e vuri Greqinë gjatë një diskutimi në panelin WDR-Forumi për Evropën në Bruksel, para zgjedhjes: “Fati i Greqisë në zonën e euros është tani në duart e Greqisë. Greqia duhet ta dijë vetë, çfarë është në rrezik kur marrëveshjet që janë nënshkruar, anulohen ose

vihen në pyetje në mënyrë të njëanshme”. Në mënyrë të ngjashme u shpreh në gazetën “Handelsblatt” Jërg Asmussen, anëtar i Presidiumit të Bankës Qendrore Evropiane. Ishte hera e parë që për mundësinë e daljes së Greqisë nga eurozona shprehet një funksionar i tillë. Dalëngadalë në Bruksel po e humbasin durimin me Greqinë edhe ata që janë shumë kuptimplotë. Vërtet që shumë shprehin respekt për vendimin demokratik të zgjedhësve në Greqi. Por mendojnë se ideja që nga njëra anë të mbahet euroja dhe njëkohësisht të refuzohen masat e kursimit është një gjë që nuk shkon. Ja si u shpreh ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Aselborn, në Forumin për Evropën: “Kjo është arsyeja pse popullit grek duhet t’i bëhet e qartë, se në qoftë se 80 për qind e grekëve duan të qëndrojnë në euro, ata duhet të mbështesin partitë që mbështetin këtë politikë. Përndryshe, më vjen shumë keq për Greqinë, për popullin grek, por pastaj vjen një pikë ku Greqia e ka humbur për fat të keq

shansin, dhe unë mendoj se kjo njerëzve do t’u dhëmbë me të vërtetë shumë”. Për Komisionin është shumë e rëndësishme të theksohet, që askush nuk e ka detyruar Greqinë që të kërkonte dhe pranonte paketën e ndihmës. Ishte qeveria e mëparshme greke që e kërkoi këtë. Presidenti i Komisionit, Jose Manuel Barroso, u ankua për politikanët, jo vetëm ata grekë, të cilët në vendet e tyre dhe përpara zgjedhësve flasin ndryshe nga sa flasin në Bruksel. Udhëheqësi socialist grek, Evangelos Venizelos, filloi përpjekjen e tretë dhe të fundit për formimin e një qeverie të re, radikali i majtë Alexis Cipras dhe partia Demokracia e Re dështuan ta bëjnë një gjë të tillë. Venizelos, partia PASOK e të cilit u radhit e treta në zgjedhjet e së djelës, nuk ka të ngjarë të dalë me sukses, gjë që do të detyrojë Presidentin Carolos Papoulias t’u bëjë thirrje partive të formojnë një koalicion të emergjencës. Nëse kjo nuk arrihet deri më 17 maj, do të zhvillohen zgjedhje të reja. Demokracia e Re

fitoi shumicën e vendeve në Parlament, pasuar nga të majtët radikalë dhe PASOKU. Por asnjë parti nuk fitoi vende të mjaftueshme për të krijuar e vetme qeverinë. Ekstremi Partia greke e së djathtës ekstreme Agimi i Artë do të bëjë pjesë për herë të parë në Parlamentin e Greqisë. Kjo parti thotë që të gjithë imigrantët

Se çfarë ndodh më pas kjo është e paqartë. Për muajin gusht janë planifikuar 30 miliardë të tjera, por vetëm nëse qeveria greke angazhohet për reforma të mëtejshme dhe masat e kursimeve. Por në këtë moment në Athinë nuk po duket në horizont asnjë qeveri dhe Brukseli po bëhet gjithnjë e më nervoz. Presidenti i Komisionit, Jose Manuel Barroso, shprehu në një mesazh për Ditën e Evropës një paralajmërim pa ekuivoke, i cili nuk kishte të bënte vetëm me Greqinë. “Vendet me program ndihme nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse falimentimit shtetëror të pakontrolluar...” të kthehen në vendet e tyre, madje kërkon që përgjatë kufirit me Turqinë të vendosen mina toke. Përkrahësit thërrasin: “Greqia u takon grekëve”, ndërsa udhëheqësi i partisë Agimi i Artë Nikolaos Michaloliakos marshon nëpër Athinë. Një gazetar pyet se çfarë ndryshimi do të bënte ai së pari dhe ai përgjigjet: “Të gjithë imigrantët ilegalë jashtë vendit tim, jashtë shtëpisë time”. Agimi i Artë fitoi 21 vende në zgjedhjet e së dielës. Grupi që bën fushatë me moton “Përjashta Racizmi” ka bërë thirrje për ndalimin me ligj të kësaj partie. Thansis Kourkulas përfaqëson këtë grup. Ai thotë: “Për herë të parë një grup neo nazisit hyn në Parlament që prej vitit 1974 kur junta ushtarake mori fund”. Përveç krizës ekonomike, Greqia përballet me atë që Kombet e Bashkuara e cilësojnë si një krizë humanitare refugjatësh. Numri i aplikimeve për strehim është me dhjetëra mijëra. Vitin e kaluar, Zëri i Amerikës takoi azilkërkuesin Hafeez, i cili si shumë imigrantë të tjerë, ishte vënë në shënjestër të një grupi të djathtë në Athinë. “Ata nuk thanë asgjë. Ata filluan të më godisnin ne fytyrë, mbrapa kokës dhe në gjithë trupin”, thotë ai. Partia Agimi i Artë ka

bërë thirrje për vendosjen e minave përgjatë kufirit me Turqinë, ku shumica e imigrantëve hyjnë në Greqi. Në Athinë, pankartat e fushatës së kësaj partie bënin fjalë për “pastrimin e qytetit” dhe “heqjen e pisllëqëve”. Për komunitetin hebre të qytetit, gjuha e kësaj partie dhe uniformat e ngjashme me atë të nazistëve përbëjnë një zhvillim të rrezikshëm. Benjamin Albalas është njëri prej udhëheqësve të komunitetit hebre, i cili thotë: “Ne jemi me të vërtetë shumë të shqetësuar që kjo parti naziste e djathtë do të jetë anëtare e Parlamentit grek në Athinë, ku lindi demokracia”. Kjo demokraci ka sjellë një rezultat tronditës. Analisti grek Michael Arghyrou i Universitetit Cardiff thotë se suksesi i partisë Agimi i Artë mund t’i ketë rrënjët në politikat ekonomike të qeverisë së mëparshme: “Njerëzit kryesisht të krahut të djathtë të partisë konservatore donin të hidhnin një votë proteste, pra është e tillë, por është gjithashtu e vërtetë që çështja e imigrantëve në Greqi ka marrë përmasa të jashtëzakonshme”. Partia Agimi i Artë mohon se është një parti neonaziste, madje e akuzon medien greke dhe atë të huaj për shtrembërim të planeve të saj kombëtare.


BOTA SPECIALE • E premte 11 maj 2012

MERKEL

»

17

Masat shtrrënguese, i vetmi

“ILAÇ”

K

ancelarja gjermane, Angela Merkel, theksoi dje se reformat strukturore që mbështesin masat shtrënguese janë e vetmja rrugë për Evropën që t’i mbijetojë krizës aktuale të borxheve. Komentet e Kancelares Merkel vijnë disa ditë mbasi votuesit në Francë e Greqi u shprehën kundër shkurtimeve buxhetore. Kancelarja Merkel tha se vendet që përdorin monedhën euro nuk duhet të tërhiqen ose të braktisin masat shtrënguese në këtë moment. Ajo tha gjithashtu se të rrisësh borxhin për të siguruar rritje ekonomike mund ta çojë sërish ekonominë në fazën fillestare të krizës. Kancelarja Merkel tha se nuk ka “kurë magjike” dhe se kombinimi i zvogëlimit të borxhit me rritjen ekonomike janë dy shtyllat që do të nxjerrin Bashkimin Evropian nga kriza ku është përfshirë. Duke pasur parasysh Greqinë që përballet me krizën financiare, Bashkimi Evropian vendosi dje që t’i jepte këtij vendi një hua prej 6.6 miliardë dollarësh, ku 5.5 miliardë do të jepen brenda kësaj jave, ndërsa pjesa tjetër së afërmi. Analisti i financave Andreas Lipokow thotë: “Falimentimi i Greqisë do të çonte patjetër në rënien e tregjeve. Po ashtu ky rast shërben si shembull se çfarë ndodh kur negociatat dështojnë dhe kur, si në rastin e Greqisë, rezultati i masave shtrënguese merrej si i garantuar. Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian dhanë një paketë ndihmash financiare, e cila, në rast të një falimentimi të Greqisë, do të ishte e padobishme dhe nuk do të sillte asnjë rezultat”. Ndërkohë në Spanjë qeveria ka marrë nën kontroll bankën e katërt më të madhe të vendit, Bankia. Kjo bankë është institucioni më i madh financiar që merret në kontroll nga qeveria spanjolle që nga recesioni i vitit 2008. Presidenti i Këshillit Evropian Herman van Rompey thotë: “Për të bindur banorët evropianë se çfarë është e nevojshme që të bëhet, udhëheqësit politikë duhet të thonë të vërtetën, ashtu siç është. Populizmi dhe nacionalizmi nuk janë përgjigjet e përshtatshme për sfidat me të

Kancelarja Merkel tha se nuk ka “kurë magjike” dhe se kombinimi i zvogëlimit të borxhit me rritjen ekonomike janë dy shtyllat që do të nxjerrin Bashkimin Evropian nga kriza ku është përfshirë. Duke pasur parasysh Greqinë që përballet me krizën financiare, Bashkimi Evropian vendosi dje që t’i jepte këtij vendi një hua prej 6.6 miliardë dollarësh, ku 5.5 miliardë do të jepen brenda kësaj jave, ndërsa pjesa tjetër së afërmi

cilat përballemi sot. Ata që thonë se vendi i tyre mund t’ia dalë me sukses i vetëm, jo vetëm mashtrojnë veten e tyre, por gënjejnë. Nëse ne nuk do të kishim Evropën e Bashkuar, kostoja do të ishte e paimagjinueshme”. Hollande, “ilaçi” alternativ Ndërkohë që ka filluar të ulet intensiteti i festimeve, presidenti i ardhshëm i Francës, Francois Hollande, ndeshet me shumë sfida. Duke iu drejtuar mijëra mbështetësve pasi mposhti Presidentin konservator Nikolas Sarkozi të dielën, zoti Hollande premtoi barazi, drejtësi dhe një të ardhme më të mirë për të rinjtë francez. Zoti Hollande tha se ai dëshiron të ngrejë taksat për të pasurit dhe të investojë më shumë në arsim. Ai tha se dëshiron që Evropa të inkurajojë rritje ekonomike e jo masa shtrënguese për të zgjidhur krizën finaciare. Por shumë njerëz nuk janë të sigurt nëse 57-vjeçari socialist është i përgatitur për punën që e pret atë. Zoti Hollande ka qenë i angazhuar në politikë për shumë vite. Por ai është një udhëheqës i paprovuar në kohë të vështira ekonomike. Borxhi kombëtar i Francës dhe papunësia po rriten me shpejtësi. Dhe ekonomia e vendit ka shënuar një rritje të vogël. Bruno Cautres është analisti politik. “Askush nuk i di saktësisht aftësitë e zotit Francois Hollande për t’u përballur me probleme të mëdha ekonomike, për t’iu përgjigjur detyrave që burojnë nga posti i Presidentit francez”. Por zoti Cautres thotë se zoti Hollande i ka befasuar shumë njerëz gjatë

fushatës presidenciale, duke përfaqësuar veten si një kandidat serioz presidencial dhe i aftë për trajtimin e çështjeve të vështira. Në rrugët e Parisit, mbështetësit e zotit Hollande si studentja 24-vjeçarje Luiza Taiati janë të gëzuar me fitoren e kandidatit të tyre. Taiati thotë se të majtët francezë kanë pritur për 20 vjet për një president të Partisë Socialiste. Gjatë kohës kur zoti Sarkozy ishte në pushtet, ajo thotë se ka pasur pasiguri ekonomike dhe njerëzit janë ndeshur me vështirësi të mëdha ekonomike. Por biznesmeni 33-vjeçar Juan Pablo Vargas është i shqetësuar për të ardhmen. “Unë jam shumë i preokupuar për Francën dhe Evropën sepse nuk jemi të sigurt se Gjermania do të vazhdojë të financojë çdo gjë, në qoftë se Hollande ndryshon politikat

financiare të Francës. Kam frikë se Franca mund izolohet nga Gjermania. Dhe në qoftë se ndodh, kjo mund të shkaktoj shpërbërjen e Bashkimit Evropian dhe një gjë e tillë nuk do të ishte mirë për askënd”. Zoti Hollande thotë se ai do të ndryshojë marrëveshjen për disiplinë fiskale të nënshkruar nga 25 vende të Bashkimit Evropian, përfshirë Gjermaninë. Pas inaugurimit të tij javën e ardhshme, zoti Hollande pritet të takohet me Kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila është një mbështetëse e fuqishme e disiplinës buxhetore. Ekonomisti Tomasz Michalski, i cili punon në një shkollë biznesi në Francë thotë se thirrja zotit Hollande për rritje ekonomike gjen mbështetje në vende të tjera evropiane, ndërkohë që protestat popullore kundër masave shtrënguese ekonomike vazhdojnë të zgjerohen. “Zoti Hollande është

shumë i zgjuar. Ai është shumë i saktë në gjuhën e tij. Ai nuk dëshiron të rinegociojë paktin fiskal. Ai dëshiron ta modifikoj atë duke i shtuar paktit elementin e rritjes ekonomike. Në këtë pikë ai dhe zonja Merkel mund të diskutojnë marrëveshjen”. Por Michalski thotë se udhëheqësi socialist është duke bërë premtime të mëdha për Francën dhe Evropën, premtime të cilat ai mund të mos jetë në gjendje t’i përmbushi në një kohë kur parashikimet e rritjes ekonomike janë të zymta. Zoti Michalski thotë se fati politik i zotit Hollande nuk do të varet nga politikat e tij, por nga ngjarjet e jashtme. Në qoftë se ekonomia globale rimëkëmbet, ai mund të jetë në gjendje t’i përmbushi premtimet e tij. Nëse jo, sipas zotit Michalski, zoti Hollande mund të ketë të njëjtin fat politik si Presidenti në largim Nicolas Sarkozy.


18

« gossip

E premte 11 maj 2012 •

4 gjërat që nuk duhet t`i thoni në takimin e parë

J

u e dini se impresioni i parë është gjithçka. Ajo që duhet të mbani mënd në takimin e parë duke u përpjekur për t`i bërë përshtypje dikujt është të mos keni frikë të jeni vetevetja. Qëllimi kryesor i një takimi është të takoni njerëz të rinj dhe jo t`i trembni ata. Është e mundur për të arritur një balancim mes të qënit vetvetja dhe të pasurit një takim të parë të mirë. Këtu po ju japim këshilla të gjërave që ju nuk duhet t`i thoni në atë takim.

Çfarë na bën të qeshim gjithmonë Një hulumtim ka treguar se jemi më të lumtur derisa një copë çokollate shkrihet ngadalë në gojën tonë. Ndërkaq, thuhet se buzëqeshja do të shfaqet në fytyrë edhe nëse vetëm e mendojmë çokollatën. Çokollata ndoshta nuk është më e mira për dhëmbët tonë, mirëpo është më e mira për buzëqeshje. Sipas ekspertëve britanikë, qeshja është ‘infektuese’, ndërsa ajo që më së shpeshti nxit qeshjen te njerëzit, është qeshja e personit tjetër. Ushqimi i shijshëm dhe miqtë, janë po ashtu lartë në listën e gjërave që shkaktojnë qeshje te njerëzit, ndërsa përkundër njohurive se çokollata nuk është e mirë për dhëmbët, rreth 60 për qind e femrave që kanë marrë pjesë në hulumtim, e kanë zgjedhur çokollatën si arsyen kryesore të lumturisë. Nga ana tjetër, arsye për të qeshur meshkujt kanë gjatë skarës në fundjavë. Studimi ka treguar po ashtu se sa u përket ngjyrave, e verdha është gjithmonë arsye për të qeshur edhe atë për faktin se na kujton diellin.

Lopez dëshiron më shumë fëmijë Jennifer Lopez nuk është kundër idesë për të zgjeruar familjen e saj, duke thënë se ajo do të ishte “e bekuar” nëse ka më shumë fëmijë, madje edhe do të adoptonte. Këngëtarja dhe aktorja, e cila ka binjakët Max dhe Emme me ish-burrin Marc Anthony, ka zbuluar planet e saj për të pasur më shumë fëmijë gjatë një konference shtypi për filmin e saj të ri, “What To Expect When You’re Expecting”. “Do të ishte besim për mua. Por për momentin jam e fokusuar t’ia dal si duhet me këta të dy”. “Para filmit, vërtet kurrë nuk mendoja për adoptim aspak dhe isha e fokusuar të kem fëmijët e mi dhe më është dashur shumë kohë për t’i bërë”. “Por pas filmit dhe gjatë realizimit të tij, i kam mbajtur ato dy binjakë të vegjël etiopianë dhe ju bini në dashuri menjëherë... Tash vërtet më shkon në mend, mund të shoh se si dikush e bën këtë”, ka thënë J-Lo.

1. “Nuk i kam ende të qarta gjërat me ishin”. Kush dëshiron të bjerë në dashuri me dikë që vazhdon ende të jetë i kapur pas një dashurie të parë dhe nuk përpiqet ta fshehë atë? Nëse ju e thoni këtë ju jeni duke shfaqur një shenjë të kuqe që lexon “DRAMË”. 2. “Bëra një çmenduri javën e kaluar”. Të gjithëve na ndodh të bëjmë çmendurira, të pihemi dhe gjëra të tjera të çmendura. Dhe ndërsa ekziston mundësia që personi që ju keni dalë të qeshë me çmenduritë tuaja, ekziston edhe mundësia për t`iu gjykuar, bazuar në historitë e çmendura që ju tregoni. Kjo është gjëja e parë që njerëzit bëjnë në takimet për herë të parë, gjykojnë. 3. ”Dëshiroj të martohem në fund të vitit dhe të jem shtatzënë në fund të verës”. Qëllimet në jetë janë të rëndësishme, por të ndani kufijtë që ju i kini vendosur vetes në lidhje me martesën, fëmijët, nuk do të bëni gjë tetër

vetëm se do të trembni meshkujt. Kur një mashkull dëgjon këtë, nuk mund të mendojë se ju keni interes tek ai por vetëm dëshironi të përmbushni qëllimet tuaja personale dhe për këtë ju duhet një shpatull e ngrohtë. 4. ”Ky vit ka qënë i vështirë, t`jua them pse”. Në

Cilat janë fantazitë më të shpeshta erotike te femrat? Në seksualitetin femëror mbizotërojnë fantazitë ekzibicionale (p.sh. shikimi i mashkullit në drejtim të femrës mund të veprojë si ndonjë afrodiziak i fuqishëm, edhe në fantazi edhe në realitet). Pothuajse në tërësi mungojnë fantazitë voajere, derisa tipi i sadomazohizmit është shumë i përhapur: shumë femra ëndërrojnë sikur mashkulli i merr në përqafim fuqishëm. Atë fantazi mund ta lexojmë si porosi të pavetëdijshme apo si synim që femra nuk dëshiron të marrë mbi vete përgjegjësinë për seks. A mund të ndahen fantazitë me partnerin? Po, por jo përherë. Kjo mund të ndodhë kur ndër partnerët ekziston mirëkuptimi dhe bashkëpjesëmarrja. Shumica e meshkujve vërtet mund të bien në krizë kur dëgjojnë se partnerja e tij fantazon për seks me meshkuj të tjerë. Andaj, është mirë që të mos teprohet: pak fshehtësi dhe fshehje të fantazive vetjake do të jenë një afrodiziak magjik.

një mënyrë apo tjetër jeta është e vështirë për të gjithë. Por nëse vështirësitë tuaja dhe betejat janë temat e bisedës suaj, ju nuk do të jeni duke ndarë jetën, por negativitetin tuaj. Askush nuk dëshiron të lidhet me dikë që ka paqëndrushmëri emocionale dhe pasigurira.

Të qënit vetevetja ndonjëherë do të thotë dhe të hidhni gjëra mbrapa krahëve. Merreni shtruar me detajet për jetën tuaj, që ju keni vendosur t`i ndani me një njeri të panjohur për ju dhe mos harroni që takimet e para janë argëtim, do të keni kohë mjaftushëm më vonë për gjëra serioze.


gossip • E premte 11 maj 2012

»

19

Rihanna jashtë kontrollit, përfundon në spital

Kate

Middleton

ekspozon këmbët Me një stil si të Angelina Jolie, Kate është dukur e magjishme në një darkë ku ishin të ftuar së bashku me bashkëshortin Princ William. 30 vjeçarja, mbretëresha e ardhshme e Anglisë kishte veshur një fustan shik që i nxirrte në pah këmbët e saj elegante perfekte. Ajo dukej më sexy se kurrë. Por për Kate ekspozimi i këmbëve për botën është diçka e re në rrethin mbretëror, të shpresojmë që Kate të mos kritikohet nga mretëresha.

P

Britney Spears në “X Factor” Pas shumë muajsh diskutimesh dhe pasigurish, më në fund u vendos që Britney do të jetë pjesë e jurisë së X Factor në Amerikë. Edhe pse këto diskutime të gjata u bënë për shkak të pagesës së këngëtares, e cila mesa duket e ka arritur qëllimin e saj për të marrë shumën e kërkuar 16milion dollarë. Pas negocimeve të gjata Britney zyrtarisht është gjyqtare e reality show Xfactor. Britney është shprehur se ndihet e emocionuar që do të jetë në krah të producentit Simon dhe gjyqtarëve të tjerë dhe që do të japë atë që ajo di të japë. Ajo është e emocinuar për t`i treguar botës se di ta bëjë këtë gjë dhe mund ta bëjë shumë mirë.

ersonat afër Rihanna-s theksojnë se këngëtarja po “del jashtë kontrollit” pasi të martën u shtrua në spital si pasojë e “lodhjes dhe dehidratimit”. Muajt e fundit 24-vjeçarja e ka ekzagjeruar me alkoolin nëpër festa dhe miqtë e afërt i kanë këshilluar rehabilitimin për ta shpëtuar nga ky stil jete krejtësisht i dëmshëm për shëndetin. Në numrin e radhës të revistës amerikane ‘Star’, një burim pranë vajzës nga Barbados theksoi se “Rihanna i ka shumë qejf festat, por muajin e fundit e ka kaluar kufirin dhe ka dalë jashtë kontrollit”. “Ajo ka pirë alkool çdo ditë dhe të gjithë po i këshillojnë terapinë ose rehabilitimin. Ajo është shumë e vetmuar për momentin dhe kalon kohën në dhomën e hotelit ku vetëm pija i mbush boshllëkun e krijuar. Mendon shumë për ish të dashurin e saj Chris Brown”, shtoi burimi. Rihanna u shtrua në spital të martën pas një feste në Met Gala të Nju Jorkut dhe si një VIP i vërtetë që është publikoi në Twitter një foto të krahut të saj të lidhur me serumin.

Smith, i madh në Meksikë

Isabella Cruise: Takohem rrallë me nënën time Nicole Kidman Është e lehtë të harosh se Nicole është nënë e katër fëmijëve. E dy vajzave të vogla nga martesa me Keith Urban dhe dy fëmijëve Connor 17, dhe Isabella 19, nga martesa me Tom Cruise. Kidman nuk është fotografuar me vajzën e madhe për shumë vite. Isabella ka dhënë një intervistë duke thënë se e do nënën e saj dhe se e adhuron, edhe pse e takon rrallë. Isabella dhe Connor jetojnë me Tom, dhe pse Nicole Kidman shprehet e dëshpëruar për këtë zgjedhje. Pavarësisht distancës Kidman shprehet se është krenare se si Cruise i ka rritur fëmijët në mungesë të saj. Ata janë njerëz të mrekullushëm thotë Kidman

Will Smith është befasuar kur ka zbuluar se është personalitet i madh edhe në jug të Amerikës. Aktori “Men in Black” tha se ai është i befasuar se sa shumë adhurues kishte në Meksikë, gjë të cilën e ka parë në udhëtimin e tij të fundit. “Rreth 20 vjet më parë, kur ne filluam të bënim filmin “Fresh Prince of Bel Air”, isha njohur vetëm me një trupë të aktorëve amerikano-latinë. Nuk e kam ditur që kaq shumë më duan këtu”, tha Will për emisionin “Nineties”.


20

« thashetheme vip

Tuna kthehet në fëmijëri Kaq shumë e ka marrë malli Tunën për fëmijërinë e saj, saqë siç po shihet këtu e hipur në një rrëshqitëse fëmijësh, argëtohet pa fund. Këngëtarja Altuna Sejdiu e ka provuar edhe martesën, por lodrat e fëmijëve e tundojnë ende.... Ndoshta, sikur sot të mos ishte e divorcuar, Tuna me siguri në këtë lodër do të kishte hipur fëmijën e saj, e jo veten.

E premte 11 maj 2012 •

Inida Gjata, Zhaku,

në mbrojtje të komunitetit gay

Rita Ora

Gold AG e quan Zajminën “Rrush Shqipnie” Kënga më e re e Gold Ag në bashkëpunim me këngëtaren Zajmina Vasjari është transmetuar në natën e garës për çmimin e madhe në “Zico Tv”, në festivalin “Çelësi Muzikor 6”. Të veshur me të njëjtën ngjyrë, bojëqielli, këngëtarja seksi Zajmina Vasjari dhe reperi i njohur Gold Ag e kanë realizuar një duet. Kënga mban titullin “Forever”, me muzikë nga Chipsi dhe orkestrim nga Gramoz Kozeli dhe është një këngë shumë ritmike dhe e bukur, pse jo kandidate për çmimin e parë. Bukuroshja e këndon pjesën e saj në gjuhën angleze dhe reperi në stilin e tij. Ajo që mbetet për t’u nënizuar është se Gold Ag ka vlerësuar jo thjesht interpretimin e Zajminës, por edhe paraqitjen e saj të jashtme, duke e cilësuar vajzën si “rrush Shqipnie”. E ndërsa reperi i famshëm shqiptar e quan “Rrush Shqipnie”, këngëtaren seksi Vasjari është shprehur se titulli i këngës “Forever” do të thotë përgjithmonë për të gjithë dashurinë për shqiptarët kudo që janë. Kënga është e bukur dhe ritmike dhe ka marrë menjëherë klikimet e para dhe të shpejta në kanalin Youtube. Kujtojmë që nata finale e këtij festival të muzikës moderne dhe popullore mbarëkombëtare do të mbahet më datën 30 maj në “Zipp Club” dhe do të tramsmetohet në RTV21 dhe në Zico TV.

Genta

Ismajli

video për fansat e saj

Genta Ismajli ka hedhur në Facebook një video ku i falënderon fansat e saj për përkrahjen që i kanë dhënë deri tani. Këngëtarja përmes kësaj videoje i ka ftuar adhuruesit e saj që të bëjnë ‘like’ ‘Fan Page-n’ e saj. Genta ka premtuar se nuk ndalet së krijuari hite të reja për të gjithë admiruesit e muzikës së saj.

Vajza “e keqe”

Q

ë është e lidhur thellësisht me botën e spektaklit, ekranit e artit të gjithë e dimë. Që së fundi i është futur seriozisht sfidës së vallëzimit edhe këtë e kemi parë. Por ajo që nuk dinim të gjithë ishte se Inida Gjata apo Zhaku, siç njihet nga shumica është një mbrojtëse dhe përkrahëse e komuniteti gay. Për të dëshmuar këtë ajo organizon më 16 maj edhe një ekspozitë kushtuar LGTB, të titulluar “Kukafshehti”. Ndërsa komenton lidhur me këtë për të gjithë miqtë e të njohurit. “Që të mund të njihni, kuptoni dhe arsyetoni lirisht

mbi të drejtat dhe të padrejtat e njeriut ejani në këtë event ku duhet të jenë të pranishëm më shumë persona jo gay sesa gay, pasi personat jo gay kanë më shumë nevojë për ndihmë në mirëkuptimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Që të mund të kontribuojmë të gjithë në një shoqëri të lirë, duhet të jemi aty për të parë e kuptuar vështirësitë dhe stresin që u shkakton injoranca jonë njerëzve me preferenca seksuale të ndryshme nga tonat. Ejani dhe shihni se çdo të thotë një shoqëri e lirë, e barabartë dhe demokratike”, fton Zhaku.

Fjolla seksi dhe me një baladë të bukur në “Çelësin Muzikor 6” “E di , do kaloj” kështu titullohet kënga më e re e bukuroshes Fjolla Morina, e cila këtë vit konkurron në festivalin “Çelësi Muzikor 6”. Teksti i këngës është shkruar nga mikja e saj Rozana Radi, ndërsa muzika dhe orkestrimi është realizuar nga Chipsi dhe ku vjen një melodi e bukur dhe një baladë e ëmbël. Fjolla në këtë natë garuese ishte veshur me të kuqe dhe dukej vërtetë bukur në lëvizjet e saja duke iu përshtatur këngës. Të gjithë fansat e saj do të kenë mundësi jo vetëm ta shohin konkurrimin e saj, por edhe ta votojnë duke i dhënë mundësi këngëtares të jetë në natën finale, e cila do të mbahet më 30 maj.

Këngëtarja është parë në një klub nate “gay”sh, ndërsa më parë ishte parë e komentuar për xhinset e shqyera në pjesë delikate. Rita Ora është padyshim në rrugën e saj për t’u bërë një personazh i dorës së parë në Britaninë e Madhe dhe më gjerë se kaq. Ndaj nuk humbet shanset për të qenë në qendër të vëmendjes së medies dhe paparacëve. 21-vjaçarja sapo ka publikuar këngën e saj më të re me titull “R.I.P” ishte në G-A-Y Nightclub në Londër dhe aty janë fiksuar këto imazhe të saja. Ndërkohë vetëm disa ditë më parë, Ora, e cila pritet të arrijë në krye të klasifikimeve në Britaninë e Madhe me këngën e saj të re “R.I.P” është parë të shfaqet në mënyrë edhe më provokative. Ajo është fotografuar nga paparacët, ndërsa mbante veshur një palë xhinse të shqyera nga prapa duke i treguar të pasmet publikut.


thashetheme vip • E premte 11 maj 2012

»

21

Çiljeta në skenë me sytjena me njollë Jo gjithçka vezulluese përcjell pamjet e VIP-ave të show bizit gjatë performancave të tyre para spektatorëve. Kështu edhe këngëtarja e njohur Çiljeta mbase do të ndihej në siklet gjatë një interpretimi në Kosovë sikur ta dinte se në veshjen e saj diçka nuk ishte në rregull. Gjatë interpretimit të një kënge në kuadër të fushatës zgjedhore në Ferizaj, objektivi i KosovaOnline rastësisht kapi një pamje të pakëndshme të këngëtares nga prapa, ku vërehet qartë një njollë kafe në sytjenat e saj. Ndoshta angazhimet e shumta dhe dinamika e tyre u “pamundëson” vipave që të bëjnë tualetin e nevojshëm në mënyrë që në skenë gjithçka të jetë përfekte. Megjithatë, e pavetëdijshme për këtë fakt Çili është ndjerë komode gjatë interpretimit dhe ka kënaqur adhuruesit e saj të shumtë, të cilët sigurisht që nuk e kanë vënë re këtë detaj.

Ledri Vula,

bejte fyese për Noizyn

L

Vesa

nën shkëmbinj Vera ka nisur edhe për Vesën dhe ditët e plazhit janë bërë prezente që këtë fillim maji. Por gjithsesi këngëtarja s’ka dëshiruar të futet në det, por thjesht i ka kushtuar kohën e duhur realizimit të disa fotove artistike në bregdet, e futur në shkëmbinj. Kjo është një prej fotove, që tregojnë një Vesë sensuale, me këmbët të prekura nga bulzat e ujit, e freskët dhe me shumë energji. Nuk ka preferuar bikinit Vesa, kjo pasi ka menduar se është ende herët, por një fustan i zi, shumë i shkurtër ka qenë ai që i është dukur i duhuri për një ditë si kjo, pranë detit dhe rrezeve të diellit.

edri Vula ka vendosur që ta përshëndesë Noizy-n me një ‘diss’. Ledri dje ka postuar në faqen e tij në facebook një tekst ku i dedikohet Noiz-yt, të cilin ai e shkruan sipas dialektit të vet: “Dhurat prej meje e ke ni pasqyr/, kqyre mir veten en ftyr/ Me kesh je tum shti/ pamjen si gorilla e ki/ Buzt e trasha sa gjoksi i Çiljetës/ E hala nalt ja man vetes/ Je bo per gjyna/ Po mendon qe me ty ska/ Ngo ktu o peder/ Ti gangster asniher/ Kur ka bo Geti Rep/ Ti hala je kon n djep/ Hello. Halla Mr. Yesterday/ A e din t shpis qe ti je Gay/ As nuk je mbret/ As nuk ki femer n qdo shtet/ Mos i qit Dissa ti Getit/ Se aj t thirr Princeshe midis kejt miletit/ Ti ski style, ti ski zo/ Duet me motrat Mustafa ki bo/ Asnje lidhje me Hip Hop se ki/Ma mir shko e merru me bebat e vitit ri/ Spo guxon n aeroport me shku vet/ E po ja man vetit mbret/ Kur ke mrri n t Aeroport t Prishtines/ Kan dal met prit Polica bashk me antart e familjes/ So little pussy, mshele gojen e mos fol shum/Dej sa e bon ti 1 kong un e boj 1 Album/ Ah kuku per ty, ah kuku per ty/ Me Baba Stars nuk ta qet mu shty/ Na jena shum, t gjon e kena rrethin/ Rri urt aty, e mos u merr me mbretin/ Mbreteria jon i perfshin 4 ant e botes/ T pershendesin me gishtin e

Avni Selmani rimarton Naimin dhe Mihrien në një set fotografik

mesem çunat prej Kosoves.” Kjo është “përshëndetja” e plotë e Ledri Vulës për Noizyn, ndërkohë që në faqen e facebook-ut të Arkimed Lushajt, të njohur si Stresi, i cili është edhe “armiku” i përhershëm, kundërshtari dhe rivali më i drejtpërdrejtë dhe i madh i Noizyt janë publikuar të mërkurën pjesë të dy këngëve të Noizy-t dhe të “Tingulli 3nt”, ku Noizy akuzohet se ka vjedhur tekstin e këngës së këtij të fundit e pikërisht fjalët “kyç”: “unë jam kanabis, e ti je manushaqe”...

Dafina Zeqiri e fokusuar në karrierën e saj Këngëtarja Dafina Zeqiri tani më shumë se kurrë është duke punuar në projekte të reja dhe gjatë këtyre muajve pritet të sjellë shumë surpriza për adhuruesit e saj. Sipas menaxherit të saj, Damir Jahir Çekiç, i cili tashmë bashkëpunon me të, kanë mbetur vetëm edhe disa javë që Dafina do të lançojë në treg një videoklip atraktiv dhe shumë veror. “Dafina tashmë është duke punuar me produksionet suedeze dhe suksesi në këngë po i ecën shumë mirë. Tashmë jemi në përgatitje të videoklipit të këngës “Tonight”, e cila është pjesë e albumit “Just me”, ka thënë ai për “Zëri”. Përveç kësaj menaxheri i Dafinës ka paralajmëruar edhe disa videoklipe dhe këngë të reja, por me kohë do të flasë për të gjitha, ndërsa sa i përket lidhjes së saj me Ledrin është duke shkuar për mrekulli, por ende nuk flitet për fejesë apo martesë.

Duket sikur çifti i show-bizit shqiptar është martuar sërish, për më tepër kur sheh një set fotografik të tyren të realizuar këto ditë. Naim Abazi dhe Mihrie Braha janë bërë e njëherë “nuse e dhëndërr” nën objektivin e mjeshtrit Avni Selmani. Çifti duket bukur dhe këto foto i kanë realizuar me rastin e 20-vjetorit të martesës së tyre. Jemi të bindur se edhe një çift i ri i sapomartuar do të kishte zili stilin e çiftit në këtë foto, pasi të dy jetojnë në një harmoni të plotë dhe duket sikur janë njohur sot.


22

«

E premte 11 maj 2012 •

NESTA: Lamtumirë Milan!

LUIS ENRIKE: Roma, largohem!

A

lesandro Nesta lë Milanin pas 10 vjetësh suksesesh të jashtëzakonshme. Pas dy sezonesh si kampion, si Ligash së Kampioneve, një botëror për klube, një kupë të Italisë, dy superkupa, Nesta i thotë lamtumirë Milanit. Megjithatë, ai nuk saktëson se ku do të luajë sezonin tjetër, thjesht ka shprehur se do të largohet nga Milani. “Nuk e di akoma se ku do shkoj. Nuk kam firmosur me asnjë skuadër, nënvizoi Nesta. Por di të them se po lë një shoqëri të jashtëzakonshme, ku kam përjetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme”. Këto kanë qenë fjalët e para të Nestës, duke zyrtarizuar largimin e tij nga Milani. E ardhmja duket në Amerikë Por për sa i përket të ardhmes, për qendërmbrojtësin përflitet një kalim i tij në Amerikë, por Nesta nguron ta pranojë, ndonëse nuk ka ende diçka konkrete“Nuk i dihet se ku të çon fati. Amerika? Do të shkoja me kënaqësi. Do të ishte një eksperiencë e këndshme, tha Nesta. I pyetur se cila është fitorja më e bukur që ka arritur, Nesta përgjigjet: “Në Ligën e Kampioneve, ajo e Mançesterit kundër Juventusit. Një cikët tjetër? Duhen njerëzit e duhur. Njerëz si Sedolf, si Pirlo, profesionistë për të luftuar dhe fituar”. “Nuk ruaj dot ritmin e shpejtë” Nesta zbulon se vendimin për largimin nga skuadra e Milanit e ka marrë që në muajin shkurt. Megjithatë, ai nënvizon se po largohet për shkak se Seria A ka një nivel shumë të lartë, të cilën nuk mund ta përballojë më fizikisht. “Kur mbaroj sezonin, mendoj për sezonin tjetër deri në fund të tij. Tani mendoj se ritmi i kampionatit, Ligës së Kampioneve dhe gjithçka tjetër, nuk më lënë të luaj gjithmonë. Por në të njëjtën kohë nuk mund ta lë veten në pankinë dhe të pres turnin për të luajtur. Nëse nuk ndihem i rëndësishëm, atëherë më mirë rri në shtëpi. Për respekt të komunitetit, preferoj të iki dhe të bëjë një eksperiencë të re, aty ku mund të kënaqem ende, të bëj diçka të mirë. Vendimin e kam marrë që në shkurt dhe kam folur me drejtuesit e Milanit. Është momenti i duhur për t’u larguar”,- u shpreh Nesta. “Do më mungojnë të gjithë” Në fund, Nesta nuk fsheh as emocionet të cilat janë të shumta. Ndërkohë, ai veçon marrëdhënien e tij me Karlo Ançelotin. “Ai ishte trajneri më i rëndësishëm i karrierës sime, dhe jo vetëm për atë që fituam. Është një trajner perfekt. Ruajmë shumë kontaktet. Nuk më ka kërkuar asnjëherë të shkoj tek PSG, tha Nesta i cili më pas shton, lë Milanin i zhgënjyer sepse shpresoja të kishim fituar kampionatin. Një zhgënjim i madh për mua, sepse është një grup kaq i mirë. Do më mungojnë të gjithë. Dua të falënderoj të gjithë ata me të cilët kam punuar. Është e natyrshme që do të mungojnë shokë si Ambrosini, Gatuzo, Sedolf, Maldini, Kostakulta. Edhe Pirlo. Kam ardhur këtu si romanist dhe jam ndjerë më mirë se në shtëpinë time”,- mbyll Alesandro Nesta.

Van Persi refuzon

JUVENTUSIN

Sulmuesi i Arsenalit, Robi Van Persi, i thotë “jo” Juventusit e madje është gati të qëndrojë tek Arsenali. Ai ndryshon mëndje vetëm nëse në adresë të tij vijnë oferta nga Reali apo Barcelana, e vetëm në këtë rast, holandezi do ta linte Londrën. Sipas gazetës angleze, “Mirror”, Arsenali i ka ofruar atij 5 milion sterlina në vit për ta bindur të qëndrojë. Përveç Juventusit, për holandezin i cili ka shënuar 35 gola këtë sezon, në lojë është edhe Mançestër Siti. Skuadra e Mançinit, tashmë një hap përpara Mançester Junajtid për titullin kampion, i ofron atij, të paktën sipas zërave, 16 milion euro në sezon, një shumë marramendëse. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Van Persi nuk duket i bindur. Venger nga ana tjetër, po bën të pamundurën që holandezi të mos largohet. Rreziku më i madh i Arsenalit është largimi i sulmuesit me parametra 0 në 2013-tën.

Luis Enrike lë Romën. Lajmi që në fakt përflitej prej shumë kohësh, tashmë është i formës së prerë dhe konfirmohet nga vet trajneri i Romës, Luis Enrike. Tekniku i “ujkonjave” ka bërë të ditur në formë zyrtare largimin e tij nga Roma. Kështu, të enjten, një ditë para ndeshjes së fundit të kampionatit ku Roma do të luajë ndaj Çezenës, Enrike ka bërë të qartë të ardhmen e tij, e cila nuk vazhdon në një linjë me atë të Romës. Deri më tani, Enrike kishte drejtuar para Romës për tre sezone skuadrën e dytë të Barcelonës (B), ndërsa ky ishte sezoni i parë me Romën. Në përfundim të stërvitjes së djeshme, tekniku ka thirrur stafin teknik dhe të gjithë lojtarët e skuadrës. Më pas Enrike është ulur mbi një top dhe me të gjithë rreth tij, i ka thënë fjalët e fundit rreth largimit të tij. Enrike: Duhej të bëja zgjedhje Enrike ishte shumë i emocionuar në momentin që foli para skuadrës së tij. Me sy gati në lot, e gjithë situata ishte mjaft prekëse. “Duhej të bëja disa zgjedhje”,- tha në fillim Enrike, i cili u sigurua që gjithçka të zgjaste vetëm pak minuta. Enrike nuk arriti të realizonte objektivin e Romës, për të qenë pjesëmarrëse në Kupat e Evropës. Për më tepër, nën drejtimin e tij Roma ka humbur dy derbi, si dhe është mundur në 14 ndeshje nga 37-të të kampionatit. Si rrjedhojë, Enrike e kupton përgjegjësinë e tij. “Për mua, të iki nga Roma është një humbje dhe një dështim i madh. Nuk arrita të transmetoja atë që doja. Nuk kam arritur të japë maksimumin tim dhe t’i hedhë në fushë idetë e mia”,- u shpreh Enrike në një moment emocional. “Ndihem keq, por duhej të largohesha” Në fund, Enrike flet edhe për dështimin e tij personal. “Kërkoj falje edhe njëherë që nuk arrita t’iu jap vlerat që ju takojnë. Nuk largohem për faj të askund, por për faj tim, pasi nuk arrij dot të stërvis skuadrën siç dua. Ndihem i dekurajuar”,- ishin fjalët e fundit të Luis Enrikes. Trajneri i ardhshëm Largimi i Luis Enrikes lë bosh vendin vakant të trajnerit të Romës. Si pasojë, gara ka filluar. Në fillim u fol për Vilas Boas, i cili mbetet një opsion, por në të vërtetë në “pole position” është Vinçenso Montela. “Aeroplani” pritet të kthehet kështu tek skuadra e tij e zemrës, por kësaj here si trajner. Mbetet për të parë se si do të zhvillohen ngjarjet në ditët në vijim, teksa vlen të përmendet se presioni mbi Romën është i madh pasi ky sezon konsiderohet si një dështim total.

Inter: Afrohet Laveci, “shtrëngohet Shnajder” Skuadra e Interit duket se është pranë pranë marrëveshjes për të sjellë në skuadër sulmuesin e Napolit Ezekuiel Laveci. 27 vjeçari ka qenë në fokusin e zikaltërve për një kohë të gjatë dhe tashmë duket se gjërat janë më pranë se asnjëherë më parë. Interi i cili është ende në lojë për një vend të Ligën e Kampioneve, kërkon të përforcojë skuadrën sa më tepër për sezonin e ardhshëm. Laveci ka vendosur, zgjedh Interin Burime të sigurta bëjnë të ditur se argjentinasi ka zgjedhur Interin. Laveci do ta bënte një zgjidhje të tillë edhe nëse Interi nuk arrin të futet në Ligën e Kampioneve. Edhe pse kanë filluar bisedimet me skuadrën e Napolit, duket se vendimi përfundimtar, që mendohet se do të jetë largimi nga kjo skuadër, do të merret vetëm pas finales së Kupës së Italisë, kjo për të ruajtur moralin e lartë të skuadrës. Shnajder nuk nxitohet Ofertat për holandezin janë të shumta teksa nuk kanë qenë të pakta zërat rreth largimit të tij. Megjithatë, Shnajder duket se ka gjetur sërish veten tek Interi me teknikun e ri të skuadrës, dhe si rrjedhojë, tashmë nuk nxiton për vendimin e tij për të ardhmen. Kështu nuk përjashtohet aspak mundësia që talenti holandez të vazhdojë të qëndrojë tek Interi edhe për sezonin e ardhshëm, duke bërë që zikaltërit të shpresojnë se Shnajder do të jetë sërish pjesë e tyre.


SPORT • E premte 11 maj 2012

Plani i VLLAZNISË të kthejë shkodranët në shtëpi

N

ë Shkodër janë duke menduar për gjëra të mëdha. Kështu drejtuesit e Bashkisë kanë një plan të madh. Ata këtë verë duan të kthejnë në Shkodër ish-lojtarët e tyre të shpërndarë nëpër skuadra të tjera. Kështu mësohet se Bala, Lika, Vajushi e Shtupina janë objektivat e bashkiakut Luka. Ai dhe shoqëria sportive do t”u bëjnë ofertë këtyre katër shkodranëve që luajnë në superiore dhe jashtë saj. Do të jenë vetë ata që do të vendosin se çfarë do të bëjnë nëse do të pranojnë ofertën e shkodranëve apo do të qëndrojnë në skuadrat respektive. Një gjë është e qartë nëse këta lojtarë pranojnë të kthehen në Shkodër për Vllazninë gjërat do të përmirësoheshin dhe do të ishin pretendentë seriozë për sezonin e ri. Sytë e shkodranëve në Krujë Drejtuesit e Vllaznisë, ndonëse ende nuk kanë filluar zyrtarisht merkaton për sezonin e ardhshëm, duket se kanë nisur kontaktet e para me lojtarët që ata dëshirojnë të kenë në skuadër. Kështu, shkodranët mesa duket i kanë hedhur sytë nga ekipi i Kastriotit, i cili duket se po kalon momente jo të mira dhe për rrjedhojë disa lojtarë të tij e kanë dërguar çështjen në Federatën Shqiptare te Futbollit ditë më parë për mospagesë nga klubi krutan. Në kushte te tilla, këta futbollistë me shumë mundësi sezonin e ardhshëm nuk do jenë pjesë e kësaj skuadre dhe kuqeblutë duan “të rrëmbejnë” disa prej tyre. I pari emër që u lakua ishte ai i afrikanit me pasaportë franceze Inkango. Ndërkohë që ka filluar të përmendet edhe emri i rumunit Dragoi. Të dy

»

23

Kozniku favorit, por edhe Duro Adrian Kozniku, kosovari i lindur në Gjakovë, i cili ka kontribuar për Kombëtaren kroate në vitet 1994-1998, shikohet si kandidatura më e mundshme për të marrë drejtimin e ekipit shkodran. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se ende nuk kanë nisur zyrtarisht bisedimet, por kanë nisur kontaktet “informale” nëpërmjet menaxherit të tij dhe drejtuesve të klubit. Krerët e klubit shkodran mohojnë t’i kenë bërë ndonjë ofertë atij, por jo zyrtarisht ata kanë pasur një interesim kundrejt Koznikut. Ky i fundit e filloi karrierën e tij në KF Vllaznimi nga Gjakova dhe u mor më vonë nga KF Prishtina. Pas kësaj u transferua te ekipi kroat i Hajdukut të Splitit në vitin 1990 dhe luajti atje deri në vitin 1994. Më pas ka luajtur për klubet franceze Kanë, Le Havre dhe Bastia, me qipriotët e APOEL-it, me Dinamon e Zagrebit dhe me Austria Karnten. Kozniku ka luajtur edhe me Hajdukun e Splitit dhe ishte golashënuesi kryesor gjatë fazës së parë në vitin 1992, duke shënuar 12 gola. Ish-sulmuesi i famshëm, në karrierën e tij si futbollist ka zhvilluar 310 ndeshje dhe ka realizuar 111 gola me skuadrat e tij. Megjithatë, 44-vjeçari nuk ka ndonjë karrierë të pasur dhe me prova konkrete si trajner. Nëse bëhet i mundur afrimi i këtij emri në krye të ekipit të Vllaznisë, ai do ta ketë atë si eksperiencën e parë në krye të një skuadre. Burime pranë klubit shkodran bënë të ditur se në rast se do të ulet Adrian Kozniku në stolin e skuadrës shkodrane, atëherë atij do t’i besohet edhe afrimi i disa futbollistëve cilësorë nga jashtë Shqipërisë. Ky i fundit ka njohje të mira dhe shquhet për aftësi menaxhuese të shkëlqyera. Në listën e kandidatëve për të drejtuar ekipin kuqeblu vitin e ardhshëm janë edhe disa trajnerë vendës, ku më i lakuari është Shpëtim Duro. Ky i fundit vazhdon të mbetet në kontratë me klubin e Skënderbeut, ekip të cilin e shpalli kampion sezonin e shkuar.

Bala, Lika, Vajushi e Shtupina mund të kthehen këtë verë në Shkodër. Ky është synimi i Lorenc Lukës

Ujkani më pranë Palermos

këta futbollistë kanë shkëlqyer ne ndeshjen e fazës së dytë Vllaznia- Kastrioti në Shkodër që u fitua nga këta të fundit 4-2. Dy gola në atë ndeshje u shënuan nga Dragoi ndërsa Inkango ndonëse nuk shënoi, ka qene protagonist kryesor i atij takimi, duke lënë mbresa të veçanta tek drejtuesit kuqe-

blu që tashme duket se kanë dëshirë t’i kenë në skuadrën e tyre. Por për momentin kjo duket se është vetëm dëshirë ngaqë klubi “Vllaznia” ende nuk e ka përcaktuar strategjinë për sezonin e ardhshëm. Pritet takimi vendimtar me kryebashkiakun Lorenc Luka. Në fakt, edhe pse nga drejtuesit

Portieri i Kombëtares shqiptare, krejt ndryshe nga Novara e tij që u rikthye “ekspres” në Serinë B, bëri një sezon të mrekullueshëm. Me kampionatin italian që do të luajë javën e fundit në fundjavë – kampion doli Juventusi – merkatoja e futbollistëve nis dhe ndez motorët. Sesioni i ardhshëm veror i transferimeve në aksin Palermo-Novara ka disa operacione për të kryer. Skenari është “skicuar” plotësisht. Pikërisht një i tillë është dhe ai Samir Ujkanit, i blerë nga Palermo në vitin 2007, kur kosovari ishte vetëm 17 vjeç, por nga viti 2009 u huazua te Novara për të marrë eksperiencë. Në fakt, gjithçka lidhet me të ardhmen e portierit aktual të Palermos, Viviano. nëse largohet numri 1 i Interit, Hulio Sezar, atëherë Viviano është kandidati kryesor për të marrë në dorëzim shtyllat në “Meaca”. Viviano, i cili është në bashkëpronësi të Interit dhe Palermos, bëri një sezon shumë të mirë, duke hapur edhe dritaren e pjesëmarrjes në finalet e Europianit 2012. Samiri, në bashkëpronësi midis Palermos dhe Novarës, ka bërë një “praktikë” të ashpër në Piemonte, dhe në moshën 23-vjeçare, Palermo mund të ishte rasti i tij i madh. Në fakt, Ujkani ka luajtur vetëm një ndeshje me Palermon, pikërisht kundër Milanit, pesë vjet më parë. Sipas Calciomercato.it, gjatë javës së ardhshme drejtuesit e Palermos dhe Novarës do të takohen midis tyre, për të diskutuar në lidhje me situatën e Samir Ujkani, Mikael Morganelës dhe Santiago Garsisë, ku dy të parë janë në bashkëpronësisë të dytë shoqërive. Ujkani këtë sezon është dalluar për pritjen e penalltive, teksa ka qenë i suksesshëm në katër të tilla, dy me Novarën në Serinë A dhe dy me Kombëtaren shqiptare në miqësoren kundër Gjeorgjisë, duke ia rritur shumë kreditet vetes. Samiri vlerësohet si nga portierët e rinj më të mirë të kampionatit italian, ku një nga kulmet e tij është dhe ndeshja kundër Interit.

e skuadrës shkodrane ka preferenca për lojtarë të veçantë siç është rasti i Inkangos dhe Dragoit, por edhe për disa shkodranë që luajne në ekipe të ndryshme, nuk mund të behet asnjë lëvizje konkrete, pasi ende nuk dihet se kush do te jete trajneri për sezonin e ardhshëm.

Dashi

Demi

Binjaket

Gaforrja

Luani

Virgjeresha

Peshorja

Akrepi

Shigjetari

Bricjapi

Ujori

Peshqit

Dite e kenaqshme dhe plot cmenduri ne cift. Me pasion, ngrohtesi dhe pak mister do arrini ate qe keni enderruar gjithmone te perjetoni. Planetet do te rizgjojne sensualitetin e beqareve dhe do i bejne ata me joshes. Do harroni gjithcka kur te takoni dike mjaft te vecante. Me financat tregohuni me vigjilente. Fatmiresisht do jeni me kembe ne toke dhe nuk do rendni pas aventurave.

Ne planin sentimental do jete Jupiteri ai qe do ndikoje se tepermi. Per ciftet do sjelle forcim te lidhjes dhe me teper bashkepunim, ndersa per beqaret do sjelle takime vendimtare. Mund te filloni aventura shume te kendshme qe do ua mbushin shpirtin me gezim. Projektet qe kishin ndermend ne planin financiar nuk do mund t’iu realizohen dot. Mundohuni te shmangni shpenzimet.

Nese tregoheni me te qete dhe beni gjithcka te miremenduar, situata ne cift do jete e mrekullueshme. Femrat do jene ato qe do mbajne disa sekrete, por nese partneri gjen menyren e duhur mund t’ia zbuloje. Per beqaret nuk do jete dite shume e mire dhe ata nuk do arrijne te krijojne nje lidhje. Situata ne planin financiar do jete e qete. Disa mund te keni edhe ndonje permiresim.

Ciftet duhet te bejne kujdes nga Saturni. Ai mund te sjelle disa mosmarrëveshje te cilat do iu lendojne si ju ashtu edhe partnerin tuaj. Beqaret, fale Henes do kene plot takime interesante. Merrni kohen e duhur per t’i njohur sa me mire keta persona dhe mos beni premtime. Financat nuk do jene te njejta per te gjithe. Disa do i stabilizojne e disa te tjere do kene tronditje te vogla.

Venusi, perendesha e dashurise do ndikoje mjaft ne jeten tuaj sentimentale. Edhe nese jeni cift edhe nese jeni beqare dashuria do zere vendin kryesor. Shprehini sa me shume deshirat dhe harrojini konfliktet qe keni pasur para disa kohesh. Beqaret duhet te tregohen sa me te hapur. Dite aspak e favorshme per operacione financiare. Ruani ekuilibrin dhe lereni cdo transaksion per me vone.

Partneri juaj do jete shume pasionant dhe i gatshem t’ua plotesoje deshirat. Tregojini edhe ju ne cdo moment sa shume e doni dhe kushtojini vemendjen e duhur. Beqaret do jene magnetike dhe do shklelqejne nga te gjitha anet. Shfrytezojeni sa me shume kete dite. Fale Uranit do keni mundesi te beni investime afatgjata te cilat do iu sjellin perfitime financiare. Mos u tregoni impulsive.

Influenca planetare ne jeten e cifteve do jete mjaft pozitive. Do diskutoni qetesisht per gjithcka dhe mund te merrni vendime mjaft te rendesishme. Nese jeni ende vete duhet te beheni te duruar. Nese iu dalin para mundesi per te flirtuar mos e humbni rastin. Pas nje periudhe jo shume te qarte ne planin financiar, sot do filloni t’i shihni gjerat me qarte. Shlyeni fillimisht borxhet.

Sot do e kuptoni me mire se keni shume te perbashketa me partnerin tuaj. Lidhja juaj do te forcohet edhe me teper dhe do ndiheni mire. Me ne fund beqaret do te perjetojne emocione te medha. Do joshni dhe do arrini te beni per vete ate qe iu pelqen. Me Merkurin ne anen tuaj do tregoheni shume me te matur me shpenzimet dhe financat do fillojne te stabilizohen. Perfitoni!

Tregohuni shume te kujdesshem ne planin sentimental sepse mund te perballeni me disa zhgenjime. Flisni sa me hapur me partnerin dhe thoni pa druajtje gjithcka qe ndjeni. Beqaret duhet te bejne durim nese nuk duan te lendohen. Dita e sotme nuk eshte e pershtatshme per te krijuar lidhje. Me financat nuk do keni probleme dhe fati do jete ne anen tuaj. Beni vetem nje organizim me te mire.

Dashuria per ciftet do shkoje mire dhe nuk do e keni aspak te veshtire te merrni vendime. Do e dini mire se cfare doni. Per beqaret, jete sentimentale do jete e trazuar. Do keni takime me shumice por nuk do mund te stabilizoheni. Partneri ideal nuk do duket sot. Klima do jete e favorshme per planin financiar. Disa do kene edhe hyrje te papritur te parave. Shfrytezojeni diten!

Dialogoni sa me shume me partnerin tuaj sot dhe shmangni me cdo kusht heshtjen. Ky i fundit eshte armiku kryesor per nje cift. Ne mbremje klima do te ngrohet. Beqaret do takojne nje person interesant dhe pak nga pak ai do behet nje person mjaft i rendesishem per ta. Nuk do e keni te veshtire te ekuilibroni buxhetin. Neptuni do iu tregoje rrugen qe duhet te ndiqni per t’ia dale.

Ne jeten ne cift do e luftoni melankoline qe iu kishte pushtuar dhe do zgjidhni edhe disa problme qe keni pasur. Mundohuni te planifikoni edhe ndonje darke romantike. Beqaret do jene te frymezuar dhe do bejne cmos per te gjetur personin e duhur. Deshirat ka mundesi t’iu konkretizohen. Bejini mire llogarite ne planin financiar dhe ulni sa te mundni shpenzimet.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: ALBANA LIKA, HERION MESI, ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E premte 11 maj 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.