Metropol 11 shtator 2013

Page 1

»16

Ndërtimet pa leje

Kryqi, përplaset kisha françeskane me komunën e Ishmit E mërkurë

11 shtator 2013 Viti IX, Nr. 3077 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Albpetroli

Nis hetimi për lejet Bankës në SHBA e minierave të Priftit Prokuroria merr ankesa për mbivendosjen e sipërfaqeve. Hapen nga e para dosjet e kromit të Bulqizës »9

»8

i kërkohet shlyerja e 10 % të garancisë

Program i PS në Disa bashki Propozohet rritja e çmimit të ujit, nuk realizohet furnizimi »17 PËR Ë

Ë

V

1

• Kreu i PD dhe Basha nisin përplasjen duke treguar emocione • Topalli shmang Metën, Paloka i tregon forcën Ramës dorë më dorë • Do të përfundojnë dy autostradat veri - jug të nisura prej PD • • • •

Ndryshime në polici dhe në ligjin për Kushtetuesen »4-5-6

PROGRAMI I QEVERISË 2013 - 2017

Shkurtohen ushtarakët, diplomat në misionet e paqes Skema për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë Ndryshon skema e sigurimeve shoqërore e pensionet Rivlerësimi dhe strategjia për ish-pronarët »2-3

Emigrantët

»8

Ulen të ardhurat, i depozitojnë jashtë vendit

arrestimet Qelitë e policisë në Durrës me dyfishin e lejuar të të ndaluarve »16

Opinion Nga Etleva Binjaku

Figurat kombëtare

Si u përjetuan në vargje bëmat e Musa Beut, Gjon Lekës dhe të tjerëve Ruajtje e lidhjeve të vjetra shqiptaro-kroate. Pse cilësoheshin i njëjti fis i lashtë. Përplasjet me fqinjët në rajon »18-19

Mbi telenovelat

»11

Nga Azem Parllaku

Kodheli në zonë të minuar»10 Nga Arbana Xharra

Manovrat e Mimozës

»10


02

« POLITIKË

E mërkurë 11 shtator 2013 •

RAMA PARAQET NË 46 FAQE PIKAT E PROGRAMIT, NUK KA DETAJIME PËR VITET E REALIZIMIT

Do të mbrohen interesat e shqiptarëve në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni N ë plotë 46 faqe kryeministri Edi Rma do të paraqitet para deputetëve me programin katërvjeçar të qeverisë. Pa dhënë afate apo detajime të realizimit të premtimeve, Rama e nis projektin me analizën mbi marrëdhëniet me jashtë të Shqipërisë si dhe me integrimin në BE. Ndërsa mbyllja e programit paraqitet me ish-të përndjekurit, strehimi dhe sigurimet shoqërore. Në një draft të lidhur me kopertinë të kuqe, ku shfaqet shqiponja dykrenore, mbi të cilën qëndron përkrenarja e Skënderbeut, Rama paraqit dhe një detajim të dhënave të ministrave të tij, të cilët zënë plot 21 faqe të draftit. Ndërsa në çdo ndarje të kapitujve stafi i Kryeministrit ka vendosur ndarjen me një fletë të kuqe. Diplomacia Kreu socialist duket se ka vendosur të mos përdorë emrin e Maqedonisë pa u marrë vendimi përfundimtar mbi këtë çështje. Në një nga pikat e programit Rama përdor termin “ish-republika jugosllave e Maqedonisë”, duke sjellë kështu një strategji të re, pasi më parë Shqipëria në marrëveshjet dypalëshe apo draftet që përdoren brenda Shqipërisë është përdorur termi “Maqedoni”. Gjithsesi, në program thuhet se synon “jo vetëm të korrigjojë gabimet e së shkuarës, që kanë rrezikuar të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë, por dhe të përshpejtojë procesin e integrimit”. Ndërsa në përfaqësimin në misionet paqeruajtëse vendi ynë do të angazhohet dhe me një staf diplomatik. “Angazhimi ushtarak do të shoqërohet dhe me një kontribut civil dhe diplomatik në varësi të mundësive tona”, - thuhet në draft, ndërsa shtohet se Shqipëria do të jetë model paqeje stabiliteti dhe model frymëzimi për rajonin. Por diplomacia nuk do të mbetet vetëm me kaq. Për kreun e PS-së shërbimi diplomatik do të vihet në shërbim të zhvillimit ekonomik, duke marrë iniciativa të promovimit. Rajoni Gjithsesi, në pikën kyçe, atë të bashkëkombësve, mazhoranca e re ka preferuar të shfaqet më hapur. Për këtë premtohet mbrojtja e të drejtave të Shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës. Këto “do të përbëjnë prioritet konstant të politikës sonë të jashtme”, thuhet në program, ku shtohet se do të punohet për njohjen

PIKA TË PROGRAMIT

•Zgjerimi i portit të Shëngjinit dhe hapja e tregut për aeroplanët. •Do të ndalohet importi i mbetjeve.

•Administrata u keqpërdor. Do të zbatohen vendimet e gjykatës që janë kthyer në peshë për buxhetin. Konkurset do të jenë të hapura. •Nisma ligjore në mbështetje të individëve që hetojnë apo dhe denoncojnë korrupsionin e zyrtarëve. •Legjislacion në mbështetje të pavarësisë së medies, luftës së centralizimit, mbrojtje të burimeve të gazetarëve. •Nëse gjykata do të vendosë gjoba, ato duhet të jenë edhe në kuadër të pagave të gazetarëve shqiptarë.

Bashkim të policëve Mazhoranca e re premton kthimin e policisë në shërbim të rendit dhe qetësisë publike, si dhe do të kthehet angazhimi i parandalimit të krimit. Gjithashtu policia rrugore do të angazhohet të normalizojë trafikun rrugor. Për të arritur këtë socialistët kërkojnë një reformë të strukturave, ku është theksuar projekti “Një shtet një polici”, që do të ketë si qëllim unifikimin e disa agjencive, si qëllim eliminimin e mbivendosjes së kompetencave si dhe të të rishpërndahen forcat policore në bazë të lëvizjeve demografike. Po ashtu në reformë do të kihet parasysh bashkëpunimi mes policisë dhe institucioneve si prokuroria e gjykatat. Për këtë do të kërkohet krijimi i një kuadri ligjor të ri penal dhe reformë në sistemin e drejtësisë. Më tej mazhoranca e re shkon dhe në kërkesën për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe amendimin e Kodit të Procedurës Penale. e mëtejshëm të pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu do të mbështeten nisma në vendet ku ka më shumë shqiptarë për ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe njohjes së sigurimeve shoqërore. Në këtë mënyrë, duke koordinuar me qeverinë e Kosovës, do të ketë një rritje të angazhimit të Shqipërisë në rajon, duke e bërë më produktive, si dhe do të kërkohet integrimi i të dy vendeve shqiptare në BE.

DO TË ULET BORXHI

RRITJA E EKONOMISË NË ZHVILLIM TË PRODHIMIT Në një analizë për rritjen ekonomike mazhoranca e re pranon se janë tri rrugë: ajo nëpërmjet borxheve dhe kredive nga jashtë, nëpërmjet eksporteve të lëndëve të para të disa produkteve të gatshme si dhe rritja e prodhimit vendas dhe futja e teknologjive të reja. Për dy të parat PS-ja shprehet se janë të rrezikshme, ndërsa vë theksin në bashkëpunimin mes sektorit publik dhe atë privat. Gjithashtu do të synohet në uljen e borxhit publik, duke e sjellë atë në parametra të pranueshme.

Në lidhje me biznesin mazhoranca e re synon që në katër vjet të përgjysmohet TVSHja për produktet e shportës, si dhe do të hiqen realisht TVSH-ja për makineritë. Po ashtu premtohet ulja e TVSH-së së furnizimit me energji dhe ulja e TVSH-së për plehrat kimike. Nga ana tjetër, tatimi i fitimi për biznesin do të jetë dy herë më i vogël se tatimi për biznesin e madh. Kjo duket se do të arrihet edhe nëpërmjet rritjes së tatimit të fitimit për biznesin e madh. Po ashtu punonjësit që kanë paga të larta do të kenë rritje të tatimit mbi pagën.

Shkurtime në ushtri Reforma në ushtrinë shqiptare duket se nuk ka marrë fund. Ndonëse për tetë vjet numri i ushtarakëve ka ardhur në ulje, duke shkuar nën 10 mijë vetë, sërish mazhoranca e re synon një reduktim të mëtejshëm. Për këtë do të përgatitet një dokument i ri i strategjisë ushtarake dhe do të ketë një reformë të thellë. “Do të ulet në mënyrë graduale numri aktual i personelit”, - thuhet në draft. Më tej shtohet se do të ketë një rishikim të sistemit të edukimit për forcat e armatosura shqiptare.

300 mijë vende pune

Do përfundojnë rrugët e nisura nga PD-ja Mazhoranca e re pranon se gjatë tetë vjetve të qeverisjes së PD-së është bërë një punë e madhe në lidhje me rrugët, por shton se ndërtimi i tyre ka qenë jashtë standardeve të kërkuara. Ajo premton se do të realizojë përfundimin e ndërtimit të dy akseve rrugore: atë që quhet “korridori i gjelbër autostradal Veri-Jug” dhe korridori i kaltër Veri-Jug, duke u dhënë prioritet akseve që shkojnë në qendrat administrative të vendit. Për këtë synohet që vetëm në vitin e parë të ulen me 20 për qind aksidentet. Do të arrihet dhe lidhja me hekurudhë me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe integrimi me korridoret europiane hekurudhore

Në një nga pikat e programit mazhoranca e re thekson se në vend janë 1 milion të papunë dhe se në katër vjet do të hapen 300 mijë vende të reja pune. E këto do të ndahen: “do të afrohen vende pune 40 mijë në industri, 12 mijë sektorë lidhur me industrinë, 15 mijë në industrinë e lidhur me detin, 155 mijë me bujqësi dhe blegtori, 62 mijë vende nga reformimi i ndihmës ekonomike, 11 mijë në turizëm dhe 4 mijë në teknologji”.


POLITIKË • E mërkurë 11 shtator 2013

»

03

ISH-TË PËRNDJEKURIT POLITIKË, SHPËRBLIM PROGRESIV Nuk mungon premtimi dhe për ish-të përndjekurit politikë. “Ne marrim përsipër t’i japim fund hipokrizisë dhe abuzimit njëzetvjeçar me të përndjekurit politikë. Ne do të bashkëpunojmë me ta për ta mbyllur me dinjitet plagën e hapur të moskompensimit të tyre. Skema jonë e re e kompensimit për të përndjekurit politikë do të zgjerojë grupin e përfituesve dhe do të zbatojë një shpërblim progresiv, në varësi të viteve të dënimit dhe moshës aktuale të ish-të përndjekurve. Do të ketë një vlerësim transparent të detyrimeve ndaj ish-të përndjekurve. Politikat tona publike dhe sociale do të respektojnë statusin e ish-të përndjekurit. Të gjitha shërbimet publike për ish-të përndjekurit do të përballohen nga shteti. Ne do të ngremë një institucion europian të kujtesës

historike, që do të dokumentojë dhe bëjë të aksesueshme për publikun historinë e persekutimit nën regjimin komunist”, - saktësohet në projektin qeverisës.

SIGURIMET SHOQËRORE, STATUS PËR PROFESIONET

PRONA NË PROGRAMIN QEVERISËS

Nga rivlerësimi te kompensimi i pronarëve Q everia “Rama” në programin e saj qeverisës ka përfshirë dhe zgjidhjen e çështje më të nxehtë në shoqërinë shqiptare, atë të pronës. Në këtë program premtohet zgjidhja e saj dhe hapat që do të ndiqen në këtë drejtim. Procesi nis me fazën e parë që konsiston me përfundimin e regjistrimit fillestar në zonat kadastrale që kanë mbetur, duke bërë të mundur krijimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, për të kaluar në realizimin e regjistrimit të pronave në zonat turistike, bregdetare, akset e rrugëve kryesore. Sipas këtij projekti, qeveria do të vërë në zbatim një program të veçantë për regjistrimin e pronave në bregdetin e Jugut të Shqipërisë, do të krijojë Regjistrin Kombëtar Elektronik të Pasurive të Paluajtshme, si një regjistër efektiv dhe efikas, që u shërben institucioneve publike, atyre private dhe individëve, si dhe do të rishikojë legjislacionin në fuqi lidhur me legalizimin e ndërtimeve informale, me qëllim përcaktimin e rregullave të qarta dhe të drejta, që do të shërbejnë për përfundimin e procesit të legalizimit dhe parandalimin e ndërtimeve të paligjshme në të ardhmen. Në vlerësimin e shumicës së re qeverisëse menaxhimi i pronave publike është kaotik, ndaj përmes këtij projekti qeveria premton që t’i vërë në lëvizje këta mekanizma, duke zhbllokuar dhe bërë funksionale katër shtyllat. “Kthimi e kompensimi i pronave private; Agjencia e Legalizimeve; zyra e hipotekës

Në sistemin e sigurimeve shoqërore programi evidenton si probleme themelore pensionet e ulëta, raporti problematik kontribues-përfitues, koeficienti shumë i ulët i zëvendësimit, pension, pagë dhe bllokimi i skemave të pensioneve suplementare. Për këtë sektor premtohet një reformë në konsolidimin e sistemit aktual të sigurimeve shoqërore. “Reformë në fushën e pensioneve që kontribuon në zgjidhjen e problemit të papunësisë dhe informalitetit. Sigurim i raportit optimal midis përfitimeve maksimale e minimale. Fillimi i negociatave dypalëshe me shtetet e tjera për të arritur në një marrëveshje për të siguruar mundësinë e transferimit të sigurimeve shoqërore për emigrantët shqiptarë që kthehen në atdhe. Do të zgjidhim ngërçin ligjor të pensioneve të

ushtarakëve në lirim. Do të miratojmë statuset e profesioneve të vështira për të harmonizuar kontributet specifike me të drejtat e përgjithshme sociale”, - premton programi.

VETERANËT SHËRBIMET PUBLIKE FALAS Në program thuhet se “veteranët dhe invalidët e Luftës Antifashiste janë bartës të vlerave më të mira të patriotizmit shqiptar dhe të atdhetarizmit të veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare. Ne nderojmë historinë tonë kombëtare dhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare me heronjtë e dëshmorët e vet, si një faqe të ndritur të historisë, ku roli i veteranëve të Luftës mbetet një pikë referimi e palëvizshme. Veteranët çliruan vendin nga terrori nazifashist dhe e rreshtuan Shqipërinë në anën e duhur të historisë, krah për krah me të gjitha fuqitë e mëdha çlirimtare. Me mundin dhe sakrificat e tyre ata kontribuan për zhvillimin e vendit dhe krijuan kulturën e punës e të shërbimit ndaj atdheut.” Po me sa duket, s’premtohet më shumë

sesa aktualisht. “Politikat tona publike dhe sociale do të respektojnë statusin e veteranit. Të gjitha shërbimet publike për veteranët do të jenë falas.”

STREHIMI PËRMES PARTNERITETIT PUBLIK-PRIVAT (ZRPP); pronat publike në nivel të qeverisjes qendrore dhe vendore. Qeveria do të ndërmarrë një ristrukturim të gjerë të sistemit të menaxhimit të pronës në Shqipëri, për ta kthyer atë në një sistem modern, efikas dhe transparent në përputhje me praktikat më të mira të vendeve të tjera evropiane”, - thuhet në program. Por ndërkohë në të saktësohet se “kjo reformë do të nisë me riorganizimin e të gjitha agjencive që merren me administrimin, regjistrimin dhe dokumentimin e pronave (si Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave,

ALUIZNI, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike)”. Gjithashtu qeveria e re do të rishikojë strategjinë ndërsektoriale në fushën e të drejtave të pronësisë 2012–2020, për të përcaktuar hapat konkretë dhe prioritarë për t’i dhënë fund kaosit në administrimin e pronave publike dhe private dhe ngritjen më këmbë të një sistemi sa më të përshtatshëm për mbrojtjen e së drejtës së pronësisë, si një prej të drejtave themelore të individit.

Pjesë integrale e këtij programi është dhe strehimi social, ku qeveria premton se do të jetë prioritet. “Pas një vlerësimi të kujdesshëm ligjor do të shpërndahen me transparencë apartamentet e ndërtuara. Do të përmirësojmë legjislacionin për strehimin, për të garantuar që strehimi, si një e drejtë themelore, të ofrohet me cilësi, me efikasitet, energjetik dhe të jetë i përballueshëm për të gjitha shtresat, edhe ato në nevojë. Do të realizohet një zgjidhje definitive e strehimit për familjet që mbetën të pastreha nga akti normativ i nëntorit të 2012-s. Do të punojmë për të ristrukturuar programin e kreditimit të lehtësuar dhe për të ngritur partneritete publiko-private që mbështetin sektorin e strehimit social. Do të krijojmë partneritete publiko-private,

duke realizuar vënien në shërbim të kërkesës për banesa sociale të stokut të pashitur të industrisë së ndërtimit rezidencial”, - thuhet në program.


04

« POLITIKË

E mërkurë 11 shtator 2013 • PS MERR DY VENDE PËR ZËVENDËSKRYETARË TË KUVENDIT, PD EMËRON EDMOND SPAHON

Kuvendi, pritet emërimi i zëvendëskryetarëve PD drejton tri komisione parlamentare: Integrimin, Shëndetësinë dhe Medien Pas emërimit të Ilir Metës në postin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, tani i hapet rrugë emërimit të zëvendëskryetarëve të Kuvendit. Sipas Rregullores së Kuvendit, janë tre deputetë që do të emërohen në postin e zëvendëskryetarit dhe njëri prej tyre do t’i përkasë partisë më të madhe opozitare, pra Partisë Demokratike, nga kampi demokrat ka dalën kandidatura e Edmon Spahos për këtë post, i cili pritet që të zgjidhet në seancën e sotme parlamentare. Nga kampi qeveritar, ai i Partisë Socialiste, nuk ka ende emra konkretë për këto dy poste, të cilat do t’i atribuohen posaçërisht

kësaj force politike. Kjo gjë vjen pasi LSI-ja ka marrë postin e Kryetarit të Kuvendit dhe dy vendet e zëvendëskryetarit do t’i caktohen Partisë Socialiste në bazë të marrëveshjes që këto dy forca politike kanë nënshkruar. Në legjislaturën e shkuar postet e nënkryetarëve ishin ndarë në tri parti. Konkretisht Ardian Turku i Partisë Demokratike, Namik Dokle i Partisë Socialiste dhe Nasip Naço i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Krahas kësaj në seancën e sotme parlamentare do të ngrihen edhe komisionet e përhershme parlamentare. Sipas Rregullores së Kuvendit, koalicionit opozitarë do t’i takojnë 3

komisione parlamentare, duke përsëritur historinë e legjislaturës së shkuar. Konkretisht Partia Demokratike do të drejtojë Komisionin e Medies, të Shëndetësisë dhe të Integrimit, tri komisione që në legjislaturën e shkuar i ka drejtuar Partia Socialiste. Komisionet e tjera të përhershme priten që të ndahen ndërmjet koalicionit fitues, ku edhe Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të ketë drejtimin e një komisioni parlamentar, pasi ajo ka arritur që të sigurojë një numër të caktuar deputetësh për këtë post. Pjesa tjetër e komisioneve parlamentare do t’i ketë nën drejtim Partia Socialiste.

PDIU, PR DHE PDK VOTUAN UNANIMISHT ME GRUPIN PARLAMENTAR TË PD-së

Rrjedhje votash nga PD-ja, 8 demokratë pro Metës Ilir Meta zgjidhet Kryetar i Kuvendit me 91 vota, Rama firmos i pari Ervin Koçi

• Në fjalën e parë si kryetar i kuvendit Ilir Meta porositi ligjvënësit të tregohen të matur për çdo ligj që do të votojnë dhe për çdo sjellje politike, sepse, siç theksoi ai, populli pret reforma që do të integrojnë vendin dhe jo konflikte. “Ky Kuvend duhet të përfaqësojë atë që duhet të jetë pritshmëria e shqiptarëve, por dhe praktika më e mirë e europianëve, tolerancën dhe bashkëpunimin, respektin për ligjin e parimet demokratike. Shqiptarët kërkojnë nga ne reforma të thella dhe të qëndrueshme, që na integrojnë më shpejt me Europën, reforma që u sjellin më shumë vende pune, që u bëjnë jetën e begatë fëmijëve dhe së ardhmes, ndaj ftesa ime është pikërisht lënia pas e frymës konfliktuale. Jemi për të bërë më të mirën për popullin tonë.”

T

etë deputetë të Partisë Demokratike votuan pro kandidimit të Ilir Metës në postin e Kryetarit të Kuvendit, duke e emëruar këtë të fundit në krye të legjislacionit me 91 vota pro. Në seancën e dytë të kësaj legjislature deputetët e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit votuan dje për kryetarin e ri të Kuvendit dhe nga ky votim doli qartë se 8 deputetë të PD-së votuan kundër grupit të tyre, duke shënuar rrjedhjen e parë të votave te PD-ja në këtë legjislaturë. Në votimin e fshehtë që u zhvillua në Kuvend kandidatura e Metës mori 91 vota “pro”, 45 “kundër” dhe 1 votë “abstenim”. Ajo që ra në sy në listën e deputetëve që propozuan kandidaturën e Metës për këtë post ishte fakti se kjo listë kryesohej nga kryeministri i sapodekretuar Edi Rama. Në fillim të seancës së Kuvendit komisioni i verifikimit të mandateve bëri të ditur se nuk konstatoi asnjë pavlefshmëri gjatë verifikimit të mandateve të 140 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Pas leximit të konkluzioneve të raportit nga Armando Subashi, deputetët bënë betimin njëri pas tjetrit. Pavarësisht se votimi për Kryetarin e Kuvendit u bë i fshehtë, tre prej aleatëve të Partisë Demokratike deklaruan votën e tyre, duke pohuar se ata kishin votuar unanimisht me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, duke zbuluar se te PD-ja pati rrjedhje votash. I pari që e konfirmoi këtë gjë ishte Fatmir Mediu, i cili në një njoftim për shtyp pohoi se deputetët e PR-së kishin votuar unanimisht me PD-në. Më pas PDIU-ja konfirmoi të njëjtën gjë si PR-ja, ku në një njoftim për mediet pohoi se 5 deputetët e kësaj partie kishin votuar kundër kandidaturës së Ilir Metës për postin e Kryetarit të Kuvendit. Krahas kësaj edhe Nard Ndoka i PDK-së pohoi pas seancës plenare se kishte votuar kundër kandidimit të

Metës. Ajo çka ra në sy ishte se pavarësisht rrjedhjes së votave edhe 3 deputetë të tjerë nuk morën pjesë në votimin e Kryetarit të ri të Kuvendit. Kjo pasi në seancë ishin vetëm 137 deputetë nga 140. Reagimi Në përfundim të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit kreu i komanduar i grupit të PD-së, Edi Paloka, theksoi se grupi demokrat kishte marrë vendim për të votuar kundër Metës. Krahas kësaj ai theksoi gjithashtu se ky votim nuk kishte asnjë rëndësi për punën e opozitës, pasi sipas tij vendimi i grupit ishte që të gjithë demokratët të votimin kundër kandidimit të Metës në postin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. “Kush e përcaktoi se janë deputetët tanë? Ju garantoj se nuk është kaq e rëndësishme sa mendoni ju. Opozita jonë do të jetë tjetër gjë, jo problem numrash. Numrat, edhe sikur të ishit 8 apo 18, nuk ndryshojnë gjë. Ka qenë vendim i grupit për të votuar kundër. Ju prisni që unë të bëj hetuesin, nuhatësin? As nuk e dëgjova rezultatin, s’me interesonte, tani po e marr vesh nga ju”, - deklaroi Paloka.

BASHA: MASA EKSTREME NËSE RAMA NUK PARAQET PROGRAMIN POLITIK

PD kërkon kohë për debatin në Kuvend Berisha: Piktori ka frikë nga debati parlamentar Me debate të shumta nisi dje mbledhja e grupeve parlamentare. Grupi i Partisë Demokratike kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me programin e qeverisë, duke deklaruar se nuk është gati për debat në seancën e sotme parlamentare. Por sipas tyre kërkesat janë hedhur poshtë nga kreu i grupit të PS-së Gramoz Ruçi, që u soll me arrogancë ndaj opozitës. Në mbyllje të grupit të PD-së, kryetari i partisë, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje Kryetarit të ri të Kuvendit Ilir Meta të mbaje fjalët që tha në Kuvend për transparence dhe zbatim të Rregullores, pasi në të kundërt opozita parlamentare do të marrë masa ekstreme në politikat e saj, duke lënë të kuplet se PD-ja mund

të shkojë drejt një bojkoti parlamentar. “T’u qëndrojë besnik fjalëve që sapo tha dhe të mos rivendosë një standard të ri të përmirësuar siç premtoi, të paktën standardin e zbatuar deri tani, duke i dhënë kohën e nevojshme Kuvendit dhe opozitës për t’u njohur me programin dhe për t’u bërë gati për debat. Do të marrim masa si mbrojtëse e së drejtës dhe si përfaqësues të denjë të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. Do të marrim masa deri te më të ashprat”, - tha Basha, por pa shqiptuar fjalën “bojkot”. Në fundin e mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së ish-kryeministri Sali Berisha në dalje nga mbledhja akuzoi Ramën se ka frikë nga debati parlamentar, duke theksuar se “piktori

ka frikë nga debati”. Pas Berishës në një prononcim për mediet kreu i komanduar i grupit, Edi Paloka, ka akuzuar kreun e grupit të PS-së Gramoz Ruçi për arrogancë. “Ruçi në mënyrë absolute dhe me arrogancë të plotë deklaroi se nuk

është në tagrin e PD-së për të vendosur se kur do të bëhet debati, ju ju kemi thirrur thjesht për të diskutuar se sa kohë doni të flisni, këto janë metodat e vjetra, edhe pse sot u fol për tolerancë. Po nuk gjetëm konsensus, masa ekstreme”, - tha ai.


POLITIKË • E mërkurë 11 shtator 2013

»

05

SEANCA PLENARE, RAMA E PALOKA DEMONSTROJNË FORCËN MË NJËRI-TJETRIN

Rama e Basha të emocionuar për postet e marra Topalli e Meta mëri ndaj njëri-tjetrit. Ish-kryetarja mban zi, vishet me të zeza

Meta e Topalli Ndonëse Meta u zgjodh Kryetar i Kuvendit, ai nuk mori dje gjatë seancës urimin e ish-kryetares Jozefina Topallit, pavarësisht se këto dy figura politike votuan njëkohësisht. Pasi Topalli me Meta hodhën votën e tyre në kutinë e votimit, i kthyen kurrizit njëri-tjetrit, duke dëshmuar mëritë e vjetra që mbajnë ndaj njëri-tjetrit. I pari është kryetari i ri i Kuvendit, Ilir Meta, i cili pati një konflikt të drejtpërdrejtë me Topallin në vitin 2007, kur u bë ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Në këtë kohë Meta tentoi ta godiste Topallin, por me ndërhyrjen e forcave të Gardës gjendja u qetësua. Krahas Metës në seancën e djeshme u pa se edhe ishkryetarja Topalli kishte një mëri ndaj kreut të LSI-së për postin që ai mori, duke mos e uruar atë për detyrën e re, pavarësisht se i përket një force tjetër politike. Kjo gjë u dallua edhe në veshjen që Jozefina Topalli kishte ditën e djeshme. Ajo ishte veshur kokë

e këmbë me rroba të zeza, si një shenjë zije për lënien e postit që mbajti për tetë vjet. Berisha Ish-kryeministri Berisha gjatë seancës së djeshme parlamentare u pa tepër i qetë në qëndrimin e tij. Ashtu si dhe në mbledhjen e parë të parlamentit ditën e hënë, ai ishte ulur në krah të Jozefina Topallit, ku përpara kishte trupën e PD-së, e cila do të drejtojë këtë grup gjatë katër vjetve që vijnë. Pavarësisht se ishte i qetë në qëndrimin e tij, prezenca e Berishës duket se kishte shumë ndikim te deputetët demokratë, sidomos te katër deputetët që morën poste ekzekutive brenda në parti. Para fillimit të procesit të votimit për Kryetarin e ri të Kuvendit deputetët Paloka, Strazimiri dhe Tabaku po konsultoheshin me ish-kryeministrin Berisha për procedurat që do të ndiqeshin gjatë votimit. Ky konsultim kaloi më pas tek ish-shefja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila, si me shumë eksperiencë që ka në këtë fushë, u dha përgjigjen demokratëve. Krahas kësaj në momentin kur Berisha vajti për të marrë fletën e votimit, deputetja e PS-së Ermonela Felaj me një buzëqeshje ironike e përshëndeti Berishën, duke pohuar se tanimë PS-ja është në pushtet.

Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetar i grupit parlamentar të PDsë, pohoi dje se Presidenti i vendit duhet të kontrollojë dosjet mjekësore të ministrave të kabinetit Rama, duke pohuar se disa prej tyre kanë probleme mendore. “Mendoj se Presidenti i vendit duhet të shqyrtojë edhe dosjet mjekësore të disa ministrave. Kemi rastin e Sajmir Tahirit, i cili ka probleme mendore”, - pohoi kryetari i grupit të Partisë Demokratike Edi Paloka. Kjo deklaratë e kreut të grupit të demokratëve duket si një mënyrë për të nxitur edhe më shumë debatin ndërmjet dy forcave politike, pasi PD-ja dhe PS-ja që në fillimin e seancave të para plenare patën debatet e para, të cilat pritet të shtohen edhe më shumë në ditët në vijim, pasi sesioni i ri politik sapo ka filluar për deputetët. Debati pritet të shtohet edhe më shumë me ngritjen e komisioneve parlamentare, ku do të diskutohen projektligjet.

Pas votimit në seancën e djeshme plenare ishkryeministri u largua menjëherë nga salla, duke mos pritur daljen e rezultatit. Berisha doli nga salla vetëm, duke mos u shoqëruar nga asnjë prej deputetëve demokratë dhe më pas u drejtua menjëherë në zyrat e PD-së, e cila kishte një mbledhje të grupit parlamentar. Por ky largim i Berishës duket se ishte një sinjal për rrjedhjen e votave që kishte ndodhur te deputetët e Partisë Demokratike, ku tetë prej tyre kishin votuar pro Ilir Metës në postin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Pas largimit të Berishës pjesa tjetër e deputetëve të Partisë Demokratike ndenjën në sallën plenare dhe pas shpalljes së rezultatit ata u larguan menjëherë drejt selisë së PD-së për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar. Seanca e djeshme plenare zgjati rreth 1 orë, ku u bë edhe verifikimi mandateve të deputetëve.

tronik, duke u përqendruar tek ai i vjetri. Para pak ditësh ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në një reagim për mediet deklaroi se projekti për dixhitalizimin e sallës plenare të Kuvendit ishte një arritje e madhe dhe se ishte bërë për të standardizuar Kuvendin shqiptar me atë të vendeve të tjera të BE-së. Ajo tha se tenderi nuk është bërë tani, por në vitin 2012 dhe se ky projekt e kthen parlamentin në e-parlament të një standardi europian.

Pjesa më e madhe e deputetëve të Partisë Socialiste bënin shkaka ndërmjet tyre duke hedhur batuta dhe duke buzëqeshur gjatë seancës së djeshme plenare. Në krahun tjetër, atë të demokratëve, të gjithë deputetët ishin në zi, ku asnjëri prej tyre nuk fliste apo bënte shaka me kolegët e tjerë, duke paraqitur një situatë të trishtuar ndërmjet tyre. I vetmi nga opozita që ishte disi më i qeshur ishte deputeti Nard Ndoka. Ai ishte i vetmi opozitar që komunikonte me deputetët e Partisë Socialiste. Kjo gjë mund të ketë ndodhur pasi para pak vitesh bashkëpunimi ndërmjet PS-së dhe PDK-së ishte i ngushtë, ku Ndoka ishte pjesë e opozitës së bashkuar. Gjithsesi, edhe te socialistët u dallua ndarja në grupe, ku në njërin krah ishte Kryeministri Edi Rama me disa prej ministrave të ardhshëm dhe në krahun tjetër ishte Blendi Klosi, Tomë Doshi, Fidel Ylli, të cilët ndiqnin votimin në Kuvend.

Socialistët qeshin, demokratët në zi

Seanca Seanca e djeshme e Kuvendit u shoqërua me detaje të shumta në qëndrimin e deputetëve, në sjelljen e tyre si dhe në komunikimin ndërmjet tyre. Ajo çka ra më shumë në sy ishte demonstrimi i forcës fizike ndërmjet Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka. Ky demonstrim force u dallua në shtërzimin e duarve që ata patën ndërmjet tyre, ku në njëfarë mënyrë shkundën njëri-tjetrin teksa përshëndeteshin. Ky gjest i shefit të ekzekutivit dhe kreut të grupit të demokratëve duket si një paralajmërim i hapur për debatin e fortë opozitar që pritet të zhvillohet në seancat plenare, por dhe më gjerë. Krahas kësaj edhe Rama u duk shumë i konciz në qëndrimin e tij në sallë duke përshëndetur deputetët e partisë së tij. Në fillim ai ishte ulur në fillim të sallës, në krah të Gramoz Ruçit, por më pas lëvizi në fundin e sallës për t’u rikthyer më pas në vendin e tij.

me Berishën për sa u përkiste procedurave që do të ndiqeshin për votimin e Kryetarit të Kuvendit, ku Topalli së bashku me Berishën kishin në dorë nga një Rregullore të Kuvendit, duke refuzuar që të hapnin kompjuterët për ta parë atë në mënyrë elektronike. Kjo bie në kontradiktë me vetë ish-kryetarin e Kuvendit, e cila e ka paraqitur projektin e dixhitalizimit të Kuvendit si një arritje të madhe, por ajo vetë nuk e përdorte sistemin elek-

Berisha largohet nga seanca

S

esioni i ri politik në vend duket se ka nisur me mjaft tensione, acarime, madje dhe emocione nga disa politikanë, të cilët e kanë shprehur atë nëpërmjet qëndrimit të tyre. Dy figurat kryesore të politikës shqiptare, Edi Rama dhe Lulzim Basha, nisin punën e tyre zyrtare nën emocione të shumta. Kryeministri i zgjedhur u pa dje gjatë votimit të Kryetarit të Kuvendit në seancës parlamentare tejet i emocionuar, saqë për pak çaste harroi të hidhte fletën në kutinë e votimit. Kryetari i demokratëve, Lulzim Basha, u pa dje pas mbledhjes së grupit shumë i emocionuar teksa duke dhënë prononcimin për mediet shfaqi një dozë emocioni në qëndrimin e tij për shkak të detyrës që sapo ka marrë.

• Pavarësisht se salla ku mbahen mbledhjet plenare është mbushur me kompjuter, ata nuk u vunë në punë nga asnjë prej deputetëve që ishin prezentë ditën e djeshme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Krahas kësaj për disa nga figurat kryesore të politikës ato ishin të panevojshme. Ajo që ra më shumë në sy ishte çasti kur Topalli po konsultohej

Paloka: Presidenti të kërkojë dosjet mjekësore

Ervin Koçi


06

« POLITIKË

E mërkurë 11 shtator 2013 •

NISHANI MANDATON RAMËN KRYEMINISTËR. NË TRYEZË KA DHE PËRBËRJEN E QEVERISË

Kreu i PS zgjedh të flasë me një foto të mandatit P

as tetë vjetësh pritje ëndrra u realizua. Që prej ditës së djeshme Edi Rama është zyrtarisht në krye të ekzekutivit shqiptar dhe tashmë është në pritje të dekretimit të ministrave të qeverisë së tij. Menjëherë pas nisjes së punimeve të legjislativit të ri e majta e zgjedhur më 23 qershor për të qeverisur vendin nisi ndjekjen e procedurave ligjore për të bërë të mundur drejtimin e pushtetit. Ndërkohë nga ana e tij, Presidenti Nishani nuk ka vonuar aspak realizimin e ëndrrës kryeministrore. Gjithçka u zyrtarizua dje në një takim mes Nishanit e Ramës. Takimi U rikthye dje në një takim në Presidencë me kreun e shtetit, por kësaj radhe jo si kryetar opozitë, po si pretendent për postin e kryeministrit. Biseda, që nisi në orën 10:00 dhe që zgjati afro 40 minuta, zyrtarizoi marrjen e detyrës si kryeministër i vendit. Në përfundim të këtij takimi nga zyra e shtypit pranë Presidencës u bë publik dhe dekreti i Presidentit Nishani. “Në bazë të propozimit të paraqitur nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi sot emërimin e zotit Edi Rama si kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe e ngarkoi atë me formimin e qeverisë së re. Gjatë takimit Presidenti Nishani i uroi zotit Rama punë të mbarë në detyrën e tij. Të dy bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të njëjta për vijimësinë e bashkëpunimit institucional”, - theksohej në njoftimin për shtyp të zyrës së informacionit në Presidencë. Vendimi Në respektim të detyrimeve kushtetuese, paraditen e djeshme kreu i shtetit takoi kryeministrin e propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” për ta mandatuar me detyrën e krijimit të qeverisë së re. U bë e ditur se, sapo i kanë dhënë duart njëri-tjetrit, Nishani, si për të vërtetuar arsyen e këtij takimi, i ka dorëzuar Ramës dokumentin e dekretit të kryeministrit të ri të vendit. Ndërsa vetë Rama zgjodhi që as në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe as virtuale të mos japë asnjë përshtypje mbi emërimin në mënyrë zyrtare të këtij posti. Por një foto nuk mungoi. Pak minuta pas takimit me Nishanin, Rama publikoi në “Facebook” një foto të mandatit si kryeministër dhe i dërgoi

KREU I RI I EKZEKUTIVIT NË PRESIDENCË

Rama pa eskortë, njësoj si kryetar opozite U shfaq në ambientet e Presidencës si një kryetar i partisë më të madhe të majtë, që për tetë vjet ishte në opozitë. Kjo dukej qartë nga paraqitja e tij në ambientet e Presidencës. Pa eskortë, i shoqëruar vetëm nga truprojat e tij si ish-kryetar opozite, një makinë po e atij pozicioni. Por kjo deri më dje, ndërsa që pas ditës së sotme do të shohim se cila do të jetë tradita që do të

respektojë: atë të Nanos, Berishës apo të kryeministrave që nuk patën numër të madh truprojash. Në bazë të ligjit, kryeministri duhet të ruhet nga 24 efektivë të Gardës. Ish-kryeministri Ylli Bufi, për aq pak kohë sa ishte kryeministër i Qeverisë së Stabilitetit, është shoqëruar nga dy efektivë të Gardës. Edhe kryeministri pasardhës, Aleksandër Meksi, ka pasur dy gardistë që e

RAMA MBLEDH DEPUTETËT PËR PROGRAMIN QEVERISËS

Diskutohet axhenda në seancën parlamentare Kryesocialisti Edi Rama thirri pasditen e djeshme në një takim informal grupin parlamentar të kësaj partie. Mbledhja ishte mjaft e shkurtër dhe zgjati rreth 15-20 minuta. Në përfundim të këtij takimi nuk pati asnjë deklaratë për mediet, me përjashtim të një sqarimi zyrtar, që saktësoi se diskutimi mes ligjvënësve socialistë dhe Kryeministrit Rama kishte në fokus konsultimin në funksion të se-

kreut të shtetit edhe listën e përbërjes së kabinetit qeveritar për dekretim. Ndërkohë në dekretin e Presidentit shkruhej: “Neni 1. Zoti Edi Rama emërohet kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Neni 2. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Presidenti i

ancës plenare të së mërkurës, ku ekzekutivi i ri pritet të paraqesë programin qeverisës dhe të marrë votëbesimin për të drejtuar vendin. Kjo mbledhje, edhe pse e shkurtër, pati jo pak rëndësi, pasi më në fund deputetët e partisë që do të drejtojë pushtetin gjatë katër vjetve u njohën me programin e qeverisë. Kjo u duk qartë në përfundim të mbledhjes, ku ndërsa dilnin nga salla e takimit

Republikës”. Pas marrjes së këtij mandati Rama iu drejtua Kuvendit për të marrë pjesë në seancën parlamentare, ku u betua për herë të parë si deputet. Tashmë pritet që kreu i shtetit të dekretojë ministrat që do të përbëjnë qeverinë e drejtuar nga Rama. Sa u takon

shoqëronin në të gjitha aktivitetet. Por situata do të ndryshonte krejtësisht kur Fatos Nano vjen në krye të qeverisë. Në historinë e Gardës së Republikës Nano do të mbahet mend si kryeministri që i rriti privilegjet vetes dhe shtoi ndjeshëm numrin e truprojave. Me një vendim qeverie Fatos Nano vendosi që edhe pasi të linte detyrën, në cilësinë e ish-kryeministrit, të kishte 5 truproja personale, që do ta shoqëronin në të gjitha lëvizjet që kryente gjatë ditës, brenda dhe jashtë vendit. Ndërkohë, po me vendim qeverie, numri i efektivëve të Gardës në dispozicion të kryeministrit ishte 24.

deputetët mbanin në duar një kopje të programit për të cilin do të kërkohet votëbesimi. Ndërsa akuzave të demokratëve se deri pasditen e së martës nuk kishin ende në duar programin e qeverisë “Rama”, nga Partia Socialiste i përgjigjen duke theksuar se ato janë dorëzuar pranë Kuvendit. Ndërkohë që axhenda e Kryeministri Rama ishte jo pak e ngjeshur. Pas deputetëve ai priti në një takim po informal kryetarin e LSI-së Ilir Meta, takim që erdhi menjëherë pas reagimit të aleatëve të djathtë, të cilët kërkuan shtyrjen e seancës parlamentare të ditës së sotme, ku do të votohet programi qeverisës.

përcaktimeve kushtetuese, ligji themeltar i shtetit në nenin 97 përcakton se Presidenti pas marrjes së propozimit për përbërjen e qeverisë duhet ta nxjerre dekretin brenda 7 ditëve, por kjo procedurë pritet të mbyllet brenda kësaj jave.

OPOZITA E BASHKUAR Basha në krah të aleatëve të tij

“Rama të bëjë transparencë, ndryshe do të veprojmë të unifikuar” Partia Demokratike unifikon qëndrimin për të përdorur të gjitha mjetet demokratike ndaj qeverisë “Rama” për të mos lejuar mungesën e transparencës dhe llogaridhënies si dhe kontrollin parlamentar. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, mblodhi dje në selinë e PD-së aleatët e tij parlamentarë, duke pohuar se, në rast se Rama nuk do të bëjë transparencë lidhur me programin e tij politik, do të përballet me një qëndrim të unifikuar të opozitës, duke lënë të kuptohej se mund të bojkotojnë punimet e Kuvendit. “Komunikimi konfliktual dhe refuzimi për transparencë është shenje e keqe dhe fillim jo i mbarë i mazhorancës. I japim mundësinë ta korrigjojë këtë gabim dhe i themi të tërhiqet nga ky akt, që buron nga mungesa e seriozitet dhe përpjekja për të zhdukur transparencën. Nëse nuk reflektojnë, opozita do të mbajë qëndrim të unifikuar dhe të prerë për këtë akt të papranueshëm. Sjellja arrogante e përfaqësuesve të mazhorancës, refuzimi për të kryer detyrimin në raport me Kushtetutën dhe qytetarëve shqiptarë është një problem i çdo qytetari shqiptar. Ne konstatojmë mungesë të theksuar serioziteti te kryeministri i dekretuar, i cili për më shumë se një muaj ka marrë kohë publike për të njoftuar lloj-lloj emërimesh të këshilltarëve, seminare dhe konferenca të kabinetit në pritje pa bërë transparencën e programit. Sot u përdor gjuha konfliktuale me opozitën, në një kohë që kërkuam kohën e nevojshme për t’u njohur me programin dhe për të përgatitur pyetjet në raport me premtimet. Shpresojmë që kjo opozitë të mos shtyhet në vendimmarrje nga mungesa e tolerancës dhe fryma e konfliktualitetit”, - tha Basha. Krahas kësaj Partia Demokratike bëri një ndryshim në listat e deputetëve të saj, duke bërë deputet të Kuvendit të Shqipërisë Mëhill Fufin, kandidati që u plagos në qytetin e Laçit ditën e zgjedhjeve. Fufi u bë deputet pasi Vasil Bici dha dorëheqjen nga mandati i tij.


EKONOMI • E mërkurë 11 shtator 2013

RËNIA ËSHTË 32.6 PËR QIND PËR GJASHTËMUJORIN E PARË 2013

Greqia dhe Italia janë dy vendet kryesore ku shtetas shqiptarë kanë emigruar dhe punojnë e jetojnë. Greqia është vendi me vlerat më të larta të remitancave hyrëse. Vlera e dërgesave shënon për 2011, plot 310 243 000 euro dhe përbën 47 për qind të totalit. Pas Greqisë vlerën më të lartë të dërgesave të emigrantëve drejt Shqipërisë e shënon Italia me 248 710 000 euro dërgesa. Vendet kryesore nga ku e kanë origjinën dërgesat e emigrantëve shqiptarë janë: Greqia, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maqedonia, Gjermania dhe Kanadaja. Këto gjashtë vende kanë peshën kryesore të remitancave me Shqipërinë duke qenë se përbejnë 98 për qind të totalit. Vendet e tjera përbëjnë një përqindje shumë të ulët, vetëm 2% të totalit.

Vecc dërgesave të emigrantëve në Shqipëri, një hulumtim i projektit “Open Data” tregon edhe anën tjetër dërgesat nga të huajt që punojnë në Shqipëri në shtetet e tyre. Sipas hulumtimit, të ardhurat e tyre transferohen në familjet apo bankat e vendeve prej nga vijnë. Mësohet se në vitin 2011, ishin rreth 50 milionë euro dërgesa nga Shqipëria drejt vendeve të huaja. Rreth 87% ose 43.8 milionë euro janë dërgesa të shtetasve grekë që punojnë në Shqipëri, të cilët i kanë nxjerrë jashtë vendit tonë, sikurse veprojnë emigrantët shqiptarë. Gjatë vitit 2012 janë pajisur me leje pune 2679 shtetas të huaj, nga të cilët 1830 janë pajisur me leje pune për herë të parë, kurse grekë janë rreth 16 për qind të të punësuarve në Shqipëri.

Emigrantët shqiptarë dërguan 111 milionë euro më pak në shtëpi M ë pak para drejt familjeve të tyre në Shqipëri. Tendenca rënëse e parave nga emigracioni është vënë re edhe gjatë periudhës së parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë dërgesat e emigrantëve kanë shënuar në gjashtëmujorin e parë rënien më të madhe historike. Që nga koha kur ekonomia u përball me krizën globale, sipas këtyre të dhënave për gjysmën e parë të vitit, emigrantët shqiptarë dërguan pranë familjeve të tyre mbi 111 milionë euro më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Rënia është 32.6 për qind.

Rritja e transfertave Transfertat e emigrantëve prej disa vitesh kanë kaluar në kahun rënës. Transfertat kanë qenë të vazhdueshme që nga viti 2007, kur arritën pikun me mbi 900 milionë euro. Por asnjëherë më parë rënia nuk ka qenë kaq e thellë sa këtë vit çka tregon se emigrantët po përballen gjithmonë e më shumë me kushte më të vështira. Që nga rënia e regjimit komunist, dërgesat e shqiptarëve të emigruar jashtë kanë qenë një nga burimet kryesore të të ardhurave për familjet, por edhe fluksit të valutës në ekonomi. Në vitin 2007, ato përbënin sipas Bankës Botërore gati 14 për qind të Prodhimit Kombëtar të vendit duke financuar konsumin e familjeve dhe kërkesën agregate. Aktualisht pesha e tyre në ka rënë nën 7 për qind të Prodhimit Kombëtar.

Analiza Gjatë këtyre tre viteve të fundit remitancat kanë qenë thuajse konstante ndërsa eksportet janë rritur nga 1 170 200 000 euro në vitin 2010 në 1 562 000 000 euro në vitin 2012. Krahasimi i remitancave dhe eksporteve dhe raportit ndërmjet dy vlerave synon të hulumtojë mbi trendin e ekonomisë së brendshme dhe kontributin në bilancin e pagesave kombëtare. Nëse në vitin 2002 remitancat ishin sa dyfishi i vlerës së eksporteve në vitin 2012 kjo vlerë e dërgesave të emigrantëve nga jashtë përbën vetëm 50% të vlerës së eksporteve. Ky ndryshim i theksuar e ka bazën tek rritja e vlerës së eksporteve

gjatë dhjetë viteve. Remitancat dhe investimet 2010 është viti i parë kur remitancat bien nën vlerën e investimeve të huaja direkte. Kjo diferencë në favor të vlerës së investimeve të huaja vjen për shkak të rënies së dërgesave dhe rritjes së investimeve të huaja direkte. Diferenca është zvogëluar në dy vitet pasardhëse si 2011 dhe 2012. Në këto dy vite vlera e investimeve të huaja direkte ka rënë në 717 dhe 727 milionë euro. Ecuria e remitancave gjatë dy viteve të fundit në krahasim me investimet e huaja direkte dëshmon sërish se ekonomia shqiptare mbështetet ende qëndrueshëm

tek dërgesat e shqiptarëve që punojnë jashtë vendit. Arsyetimet Tkurrja e fortë e dërgesave që familjet shqiptarë përfitojnë nga të afërmit e tyre në emigracion është cilësuar, si një nga arsyet kryesore të ndrydhjes së konsumit në vend, duke ulur rritjen ekonomike në nivelet më të ulëta që nga viti 1997. Për shumë familje ato janë burim jetik të ardhurash. Sipas një vrojtimi të realizuar nga Banka Qendrore në vitin 2009, në Shqipëri përfitojnë dërgesa të rregullta nga jashtë rreth 160 mijë familje dhe 26 për qind e tyre nëse nuk do t’i kenë këto të ardhura bien nën nivelin e varfërisë.

INTERESAT E ULËTA FAVORIZOJNË KREDIMARRËSIT AFATGJATË NË LEKË

Rekordi i ri, interesi i bonove 4.31% Vlera totale e borxhit të kërkuar 10.1 miliardë lekë Interesat e bonove të thesarit pësuan një tjetër ulje, duke shënuar një rekord të ri në ankandin e zhvilluar dje në Bankën e Shqipërisë. Sipas të dhënave, interesi i bonove me maturim 12-mujor ra në 4.31 për qind, nga 4.58 për qind që ishte në ankandin e mëparshëm. Ndërsa interesat e bonove me maturim 6-mujor ranë për herë të parë nën pragun e 4 për qind, me 3.99 për qind, një tjetër rekord në rënie. Vlera e totale e borxhit të kërkuar ishte 10.1 miliardë lekë, ndërsa oferta për financim ishte sërish e lartë, në vlerën e 15 miliardë lekëve. Bonot e Thesarit ngelen kështu segmenti i tregut ku politika monetare lehtësuese po jep efektet më të forta. Ulja e normës bazë në minimumin

Ulja e normës bazë dhe e interesit të bonove ka bërë që bankat të ulin interesat e depozitave për të ruajtur marzhet e tyre, duke i lënë depozituesit të pafavorizuar.

historik 3.5 për qind po reflektohet në interesa minimale historike edhe për borxhin e brendshëm. Faktori kryesor në uljet rekord të interesave të bonove ngelet kreditimi i dobët i ekonomisë dhe likuiditeti i lartë i sistemit bankar. Ngërçi i

kreditimit i ka detyruar bankat t’i investojnë kursimet e ekonomisë në letrat e borxhit publik. Ulja e interesave ka bërë që në shtatë muajt e parë të vitit qeveria të shpenzojë rreth 1.5 miliardë lekë më pak se plani për shërbimin e borxhit të

Interesat e ulëta të borxhit janë ndër të paktët tregues pozitivë për financat publike, kur dihet se principali i borxhit ishte 2.8 miliardë lekë më shumë se plani.

brendshëm. Interesat e ulëta favorizojnë kredimarërsit afatgjatë në lekë, që po përfitojnë ulje të interesit agregat falë rënies së interesit të bonove. Nga kjo situatë, të vetmit që nuk favorizohen duket të jenë depozituesit.

»

07

MARKIMI Monopoli në treg

Seanca, markimi i karburanteve në Kushtetuese Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datën 3 tetor seancën për shqyrtimin e çështjes së markimit të karburanteve. Ish-ministri i drejtësisë dhe 9 vjet kryetar i gjykatës së lartë, Thimio Kondi, është avokati që ka marrë përsipër të mbrojë këtë çështje. Shoqata e hidrokarbureve ishte përgatitur të paraqiste në gjykatë argumentet e saj lidhur me shkeljen sipas saj të ligjit nga vendimi i qeverisë për ngjyrosjen e hidrokarbureve sipas llojit. Madje, sipas përfaqësuesve të shoqatës ky vendim shkel Kushtetutën dhe rrit kostot. Sipas Thimio Kondit, qeveria ka shkelur Kushtetutën në nenin 11, ku sanksionohet qartë se sistemi ekonomik bazohet në lirinë e veprimtarisë ekonomike, ndërkohë që në këtë rast kemi një monopolizim të tregut. Gjithashtu, ai shpjegon se pika 3 e këtij neni lejon vendosjen e kufizimeve të lirisë ekonomike vetëm me ligj dhe jo me vendim qeverie. Nga ana e saj shoqata e Hidrokarbureve shprehet se detyrimi i kompanive që tregtojnë karburante ka krijuar kosto te konsumatori duke ndikuar që çmimi të rritet deri në 7 lekë për litër. Ndërkohë që, sekretari i përgjithshëm i shoqatës, Viktor Nushi, shprehet se në rastin e dhënies së ngjyrimit të naftës dhe benzinës te privati mund të rrezikohet edhe cilësia e karburanteve. Nushi shpjegon për mediet se kompetencat e kontrollit të cilësisë i takojnë inspektoriatit qendror teknik. Nga ana tjetër sipas Nushit asnjë nga vendet e rajonit dhe të bashkimit europian nuk ka një model në tregun e markimit ku këtë proces ta bëjë vetëm një kompani, e cila llogaritet që të fitojë rreth 30 milion euro në vit. Tashmë pritet që në seancën e ardhshme Ministria e Financave që do të drejtohet nga Shkëlqim Cani të sqarojë përmes përfaqësuesit të saj dhe qëndrimin që do të mbajë për këtë çështje, nëse nuk anulon më parë vendimin e qeverisë së Sali Berishës.


08

« aktualitet

E mërkurë 11 shtator 2013 • Policia: Fusha, objektivi i atentatit, disa numra në përgjim, hetohen përplasjet

Konfliktet dhe trafiqet, 3 pistat për atentatin Sekuestro pamjeve filmike, shoqërohen 10 persona në polici Plagosja e pronarit të lokal “Mojito” në 2009-ën, konfliktet e pronësisë së xhaxhallarëve dhe implikimi i mundshëm në trafiqe të paligjshme. Këto janë 3 pistat ku po heton Policia dhe Prokuroria e Tiranës, për ngjarjen e rëndë të 2 ditëve më parë, kur u plagos Elton Fusha, 36-vjeçar dhe u vra aksidentalisht 28-vjeçarja Majlinda Hoxha. Ekspertët kanë marrë dëshmitë e personave që ndodheshin në lokal në momentin e vrasjes, si dhe gjatë ditës së djeshme, rreth 10 persona ndodheshin të shoqëruar në policinë e Tiranës. Nga ana tjetër mësohet se një numër i konsiderueshëm (rreth 10), i telefonëve celularë, është vënë në përgjim, me qëllim gjetjen e ndonjë elementi shtesë që do ndihmonte në hetime. Gjithashtu, ndonëse ka qenë errësirë, ekspertët kanë

sekuestruar edhe pamjet filmike të bizneseve në afërsi të vendit të ngjarjes. Gjithçka ndodhi parmbrëmë rreth orës 21.30 në rrugën “Vasho Pasha”, përbri farmacisë greke, në ambientet e brendshme të lokal “Xhoi Lloto”, të marrë me qira nga Fusha. Ai është qëlluar 6 herë me pistoletë, teksa vrasësi qëlloi në drejtim të tavolinës ku ai ishte ulur së bashku me shtetasit Majlinda dhe Fatos Hoxha. Këtu gjeti vdekjen ekonomistja dhe pronarja e lokali, 28-vjeçarja Majlinda Hoxha, ndërsa Fusha është jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja arme zjarri kalibër 9 mm dhe 3 predha plumbi. Momentalisht dyshohet se atentati mund të ketë

lidhje me probleme pronësie e ndërtimesh në kryeqytet të dy xhaxhallarëve të tij. Por një pistë tjetër më e besueshme është se ngjarja mund të ketë lidhje me plagosjen e ndodhur më 27 gusht të vitit 2009, kur Elton Fusha u arrestua, si i akuzuar për plagosjen e pronarit të lokalit “Mojito”, në afërsi të Liqenit Artificial, Edmond P. Ngjarja për të cilën akuzohej Fusha ka ndodhur në ambientet e lokalit në pronësi të Edmond P. Ai ishte klient i lokalit dhe pas një sherri me pronarin, e ka qëlluar me pistoletë. Plumbi e ka goditur 32-vjeçarin në krah, duke mos i rrezikuar atij jetën. Por një pistë e tretë po ndiqet nga specialistët dhe ajo ka lidhje drejtpërdrejt me larjen e hesapeve, pasi Fusha dyshohet se mund të jetë implikuar në disa trafiqe të paligjshme.

Mostransferimi nga “Vetro Energy”, letërporosi bankës amerikane

“Zhdukja” e 850 milionë € të “Albpetrol”, hetime në SHBA Mariglen Mullai eksa po afrohet 1-vjetori i shitjes së “Albpetrolit”, duket se mostransferimi i 850 milionë eurove tashmë është bërë problem dyshtetëror, pasi hetimet po shtrihen edhe në SHBA. Kështu, së fundmi ekspertët e njësisë Task-Forcë, në Prokurorinë e Tiranës mësohet t’u jenë drejtuar dje homologëve amerikanë me anë të një letërporosie. Në të përmbahet një material, kryesisht me pyetjen thelbësore, drejtuar krerëve të Bankës Amerikane në Teksas, në lidhje me mostransferimin e kësaj shume. Kompania “Vetro Energy”, së bashku me ofertën prej 850 milionë euro kishte paraqitur dhe garancinë bankare prej 85 milionë euro, e cila ishte depozituar në një bankë amerikane. Në lidhje me këtë çështje, hetimet janë të hapura, si dhe janë marrë dëshmitë e para, ecuria e të cilave varet nga përgjigjja e amerikanëve. Prokurorët u kanë kërkuar me detaje përfaqësuesve të bankës amerikanë përse kjo shumë nuk është transferuar.

T

Hetimet në Shqipëri Më 3 qershor nisën hetimet për dështimin e privatizimit të “Albpetrolit” dhe mospagesës së garancisë bankare ndaj shtetit shqiptar nga kompania e deklaruar fituese “Vetro Energy”. Sipas Prokurorisë, verifikimi ka nisur për disa vepra penale që nga mashtrimi e deri te akuzat e shpërdorimit të detyrës nga zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Enertgjetikës. U verifikuan të gjitha procedurat e ndjekura nga kompania konsulente e këtij tenderimi, “Patton

Kompania e armëve padi asaj të Delijorgjit

Gërdeci, MEICO i kërkon 400 mijë USD detyrime “Ablademil”

Kompania shtetërore e shitjes së municioneve MEICO, i kërkon kompanisë “Albademil” në pronësi të Mihal Delijorgjit, plot 400 mijë dollarë dëmshpërblim. Padia është regjistruar në Gjykatën e Tiranës më 30 gusht të këtij viti, ndërsa seanca e parë gjyqësore do të zhvillohet më 14 shtator. Në padinë kontraktuale, “MEICO” kërkon nga “Albademil” detyrimin e të paditurit të përmbushë shlyerjen e detyrimeve konktraktore ndaj ndërmarrjes “MEICO” në vlerën prej 404.947 lekësh. Ndërkaq, të dy protagonistët e kompanive tashmë janë ose në fund ose pranë përfundimit të të gjitha detyrimeve materiale dhe penale ndaj shtetit, pas procesit të stërgjatur gjyqësor për shpërthimin e 15 marsit të 2008-ës. Mihal Delijorgji, pronari i “Albademil” tashmë është i lirë, ndërsa Ylli Pinari, ish-drejtori i MEICO-s është në fund të mbarimit të detyrimeve penale.

Për ngjarjet e grevës së urisë

Akuza kryeqytetase: Katër vjet burg zjarrvënësit të Ndrecës

Bogs” dhe shoqëria e shpallur fituese “Vetro Energy” e përfaqesuar nga Rezart Taçi. Organi i akuzës verifikoi veprimet e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pasi këta punonjës, përveç se kanë pranuar dokumentacionet e kompanisë që ka marr pjesë në tender, kanë bërë edhe shpalljen e fituesit, kompanin “Vetro Energy” më datë 3 tetor. Dyshohet që kompania e shpallur fituese ka mashtruar me garancinë bankare, e favorizuar këtu edhe nga kompania konsulente “Patton Bogs”, e cila kishte për detyrë konfirmimin e grancisë bankare. Banka amerikane që ishte garante e parave të kompanisë “Vetro Energy”, duhet të kalonte në llogarinë e shtetit shqiptare 10 % të vlerës së tenderit, ose 85 milionë euro. Edhe

pse kanë kaluar 6 muaj kjo shumë nuk është derdhur çka i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm financiar dhe dëmtim të imazhit. Blerja e “Albpetrol” Më 5 tetor, pas vendimit të qeverisë për shpalljen fituese të kompanisë “Vetro Energy” në tenderin për privatizimin e “Albpetrol”, janë prezantuar në Tiranë aksionerët e konsorciumit. Aksionerët e “Vetro Energy” janë “YPO Holding” dhe “SilkRoad Equity”. “Vetro Eenergy” ka fituar tenderin për privatizimin e “Albpetrol”. “Ne paraqitëm një ofertë impresionuese dhe premtojmë se do të punojmë shumë për të rritur potencialin e “Albpetrol”. Ne erdhëm me disa konsiderata për Shqipërinë, këtu ka sistem politik të qendrueshëm. Shqipëria është

anëtare e NATO-s, ndodhet në një pozicion gjeostrategjik të rëndësishëm, pasi këtu ndërthuren projektet e transmetimit të gazit. “Albpetrol” do të zgjerojë aktivitetin e tij në Evropën Lindore dhe Ballkan, duke e bërë Shqipërinë qendër energjitike”, deklaroi Matheë Roszak, president i kompanisë “Vetro Energy”. Kompania fituese, veç ofertës prej 850 milionë eurosh ofruar për 100% të aksioneve të “Albpetrol”, në pesë vitet e ardhshme do të investonte 220 milionë dollarë. “Do të përfitojë ekonomia shqiptare nëpërmjet hapjes së mundësive për industrinë mbështetëse dhe rritjes së të ardhurave nga taksat që derivojnë nga përpunimi në vend i naftës bruto”, deklaroi asokohe Rezart Taçi, përfaqësues i “YPO Holding”.

Prokuroria e Tiranës kërkoi 4 vite burg për ish-të dënuarin Perikli Shqevi, i akuzuar për plagosjen me dashje të Gjergj Ndrecës. Organi i akuzës rindërtoi të gjithë ngjarjen e rëndë ku Gjergj Ndreca u ndez në flakë, në shenjë proteste për mosreagimin e shtetit ndaj protestave të ish-të përndjekurve politikë. Seanca e radhës do të zhvillohet më 24 shtator, kur gjykata e Tiranës do të dëgjojë edhe palën mbrojtëse dhe më pas do të japë një verdikt. Në muajin shtator të 2012-ës, një grup të përndjekurish politikë ndërmorën një grevë urie për të fituar të drejtat e tyre. Por me kalimin e kohës brenda çadrës së grevës u shënuan edhe disa incidente, siç ishte ai i aktit të vetëdjegies të Gjergj Ndrecës, për të cilin akuzohet miku i tij, Shqevi, se ishte ai personi që i vuri flakën. Por gjatë kësaj greve edhe ish-i përndjekuri tjetër, Lirak Bejko, i vuri flakën vetes, ç’ka rezultoi fatale për jetën.


aktualitet • E mërkurë 11 shtator 2013

Task-Forcë verifikon kalimin në pronësi të lejeve për mineralet

»

09

Dy shqiptarët i hodhën acid

Në hetim ish-ministriti Prifti për lejet e kromit në Bulqizë Mariglen Mullai alimi i një leje që shfrytëzon kromin në Bulqizë në duart e një tjetër privati, firmosur nga ish-ministri Dritan Prifti, është në qendër të hetimeve. Me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe shefit të Prokurorisë në Tiranë, njësia Task-Forcë ka hapur hetimet për disa leje minerale në Bulqizë të dhënë nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ish-ministri i Ekonomisë, Energjitikës dhe Tregtisë Dritan Prifti u paraqit në Prokurorinë e Tiranës, para pak ditësh, ku është pyetur në cilësinë e deklaruesit. Burime nga Task Forca e Prokurorisë së kryeqytetit konfirmuan se bëhet fjalë pikërisht për një sipërfaqe minerale në Bulqizë, e cila me firmën e Priftit, nga një subjekt privat i ka kaluar një tjetri në vitin 2010. Për të njëjtën çështje janë kryer hetime në 2010, por ato janë pezulluar. Ka qenë kërkesa e Kryeprokurorit të ri Adriatik Llalla që këto hetime të rihapen e të shihet përgjegjësia ligjore e të gjithë aktorëve.

K

Debatet politike Kohët e fundit lufta për posedimin e kromit ka shkaktuar shumë viktima në Bulqizë. Një luftë e ashpër duket se po zhvillohet për çdo pëllëmbë kromi, teksa gjithçka nisi me atentate të njëpasnjëshme, ku u shënuan disa të plagosur. Në këtë konflikt të hapur u përfshi ish-drejtori i policisë së Dibrës Shemsi Premçi, i cili duke dhënë dorëheqjen përmendi disa akuza tepër të rënda. Më tej, protagonistë të denoncimeve kanë qenë edhe deputetët e ish-opozitës, ku u përmendën

Vlerësimet nga ICITAP dhe misioni PAMECA

Ndërkombëtarët mbështesin zërin solid të Policisë së Shtetit, Maçin

Me rastin e përfundimit të detyrës dhe daljes në pension të Zv/ Drejtorit të Përgjithshëm për Shërbimet Mbështetëse në Policinë e Shtetit Dashamir Maçi, u organizua një ceremoni për vlerësimin e kontributit të dhënë prej tij në Policinë e Shtetit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, drejtues të Programit ICITAP dhe Misionit PAMECA, miq, si dhe kolegë dhe familjarë të Maçit. “Ky është një rast i rrallë, gjatë gjithë historisë së organizatës së policisë, që titullar të lartë të dalin në pension pleqërie në detyrë. Ky është një motivim edhe për organizatën e policisë”,- theksoi Burgaj. Drejtuesi i Programit ICITAP Stive Bennet, gjatë fjalës së tij, duke shprehur vlerësimin për mbështetjen dhe bashkëpunimin, në shenjë mirënjohje i dorëzoi një certifikatë të dhënë nga ky mision, me motivacionin: “Për mbështetjen profesionale dhe bashkëpunimin, që keni pasur me programin ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. “Kontributet e tuaja të shumta dhe shërbimi juaj fisnik e kanë bërë organizatën e Policisë së Shtetit një organizatë më të mirë”,- theksoi në mbyllje të fjalës së tij Bennet. Maçi, gjatë fjalës së tij, duke falënderuar ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, shokët dhe kolegët për vlerësimin, që i kanë bërë, u shpreh: “Unë e ndjej veten të ngazëllyer, pasi praktikisht po shkëputem nga një aktivitet jetësor, që konsiderohet para moshës së pleqërisë, për të kaluar në një stad tjetër, stad të cilin e filloj me të tillë vlerësim, që nga ministri, nga Drejtori i Përgjithshëm, kolegët, miqtë, me të cilët gjatë gjithë periudhës, kam ndjerë bashkëpunimin, mbështetjen, orientimin, për të gjithë ato objektiva, që Policia e Shtetit i ka vënë vetes”.

edhe emrat e Agron Kuliçajt, zv/drejtorit të policisë dhe të ish-ministrave si të implikuar në ngjarjet në Bulqizë “Far West”, vrasjet për kromin Më 20 prill një biznesmen kromi është vrarë, ndërsa vëllai i tij është plagosur rëndë në një sulm me armë zjarri. Viktima është 40-vjeçari Shefqet Shehu, ndërsa i plagosuri, Vehab Shehu, është dërguar në Spitalin Ushtarak për shkak të gjendjes së rëndë. Ata u qëlluan në një lokal vetëm

200 metra larg komisariatit të policisë nga shtetasi Fadil Tërnova, i cili u arrestua një orë pas ngjarjes teksa po përpiqej të arratisej në Maqedoni. Gjithçka lidhej me një konflikt të vjetër të ndodhur në vitin 2009, në vendin e quajtur Pishat. Në atë kohë shtetasi Vehab Shehu është plagosur rëndë me armë zjarri nga autori i vrajes së fundit. Dy vëllezërit janë përplasur sërish me autorin e ngjarjes në një lokal në qendër të qytetit. Fadil Tërnova është larguar e më pas është rikthyer me një motor, duke qëlluar me pistoletë e duke lënë të vrarë në vend 40-vjeçarin Shefqet Shehu. Ky i fundit ishte bashkëpronar në një galeri kromi në zonën D të minerave në Bulqizë, një zonë e pasur me krom, e cila ka prodhuar shumë konflikte me pasoja të rënda, me të vrarë e të plagosur. Më 2 shtator u vra Qerim Marku, 40 vjeç, ndërkohë që i plagosur ka mbetur dhe shtetasi Sami Smeli, 60vjeç. Viktima është biznesmen kromi në Bulqizë. Ende nuk dihen autorët, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Avokatja Lucia: Me fytyrën e re ndihem femër e rilindur

ITALI - Avokatja, të cilës 2 shqiptarë i hodhën acid në fytyrë, ka forcë që të lë pa fjalë. Lucia Annibali tha se “Unë jam gati, sepse nuk mund të vazhdoj të fshihem. Më 18 shtator është ditëlindja ime, pasi mbush 36 vjeç dhe për mua ky është viti zero, pasi ndihem femër e rilindur. Një kapitull i ri për të jetuar, me fytyrën time të re, hundën, sytë, vetullat dhe goja e mirë për të buzëqeshur”. Ndërkaq, për dy burrat shqiptarë që e kanë sulmuar me një kavanoz acidit, ajo zgjodhi të mos flasë, por të përqëndrohet në vend të kësaj në të ardhmen. Ndërsa për të dashurin Luka, i cili është edhe porositësi i sulmit, avokatja tha se nuk i interesonte. Ngjarja ka ndodhur para disa muajsh, kur Rubin Ago Talaban, 30 vjeç nga Shkodra dhe Alistin Precetaj u paguan 30 mijë euro nga i dashuri i avokates, për t’i hedhur asaj kavanozin me acid në fytyrë, pasi kjo e fundit i kishte zbuluar një lidhje jashtëmartesore, nga e cila kishte edhe një fëmijë. Shqiptarët janë ende në proces gjyqësor.

Dy ngastra hashash

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

“Fillestari” kap kryeplakun e Baldushkut, një në kërkim

Kryeplaku i fshatit Baldushk u kap në kuadër të operacionit të koduar “Fillestari”, pasi nuk raportoi mbjelljen e hashashit në zonën e tij. Policia tha se u bë arrestimi i shtetasit Agim Ramushi, 44 vjeç, lindur e banues në fshatin Shpat Vrap komuna Baldush Tiranë, me detyrë Kryeplak i fshatit, si dhe punohet për kapjen e shtetasit Petrit Ramushi, 42 vjeç, lindur e banues në fshatin Shpat Vrap komuna Baldush Tiranë. Është bërë e mundur identifikimi i dy ngastrave tokë, të mbjella nga shtetasi Petrit Ramushi (tokë e cila ishte në pronësi të tij), ku u asgjësuan me djegje, 850 rrënjë bimë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sativva, ku në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 rrënjë bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.


10

« opinion

E mërkurë 11 shtator 2013 •

Kodheli në zonë të minuar Nga Azem PARLLAKU

P

ërtej pozitivitetit të shënuar në ecurinë e Forcave të Armatosura, prezencës së tyre në NATO dhe misionet e saj për llogari të sigurisë dhe paqes zonja Kodheli si ministre e Mbrojtjes ka gjasë të mos gjejë një klimë të shëndetshme në drejtimin e tyre, përveçse një rrjedhë sfidash për t’u kapërcyer. E në këtë rrjedhë sfidash çdonjëra prej tyre fiton terren si përparësi, mbasi ato janë ndërlidhur fort dhe kanë pasur një mbikëqyrje të kujdesshme për të mbetur të tilla çuditërisht. Ka mjaftueshëm qasje që janë prezente, të cilat kanë të bëjnë më së shumti me personelin, burimet e tjera të fushës së mbrojtjes, si: strukturat, sistemet, pajisjet, armatimi, teknika, pronat, shërbimet e përkujdesjes për ushtarakët, siç janë pagat, uniforma, trajtimi me strehim, përkujdesja shëndetësore, stërvitja, arsimimi etj. Personeli në Forcat e Armatosura, aseti kryesor në përbërje të tyre, është lehtësisht i komanduar jo vetëm te ne, por kudo gjetkë, kjo për faktin se kushtëzohet nga misioni që ai përmbush. E megjithatë te ne ky realitet është krejt ndryshe, qoftë sot, ashtu dhe në të shkuarën. Ka një numër të konsiderueshëm arsyesh për ta justifikuar këtë pozitë aspak të favorshme, po dhe kaq të padëshiruar në menaxhimin e këtij personeli. Karriera në funksionet ushtarake, fatkeqësisht dhe në veçanti për ata, është kushtëzuar nga një parregullsi rregullash me gjasme vlerësimin e tyre, gjë që ka krijuar diferenca që duhen analizuar dhe kapërcyer. Vlerësuar në këtë pikëshikim, këto diferenca janë të kapshme lehtësisht, mjafton të investigohen urdhrat e njëpasnjëshëm, pse jo dhe të dhënë qëllimisht, për ta bërë këtë hendek kaq të dallueshëm. Ka qëlluar në mënyrë permanente që media të rrokë shqetësimet që kanë të bëjnë me vlerësimin dhe ecurinë në karrierë të personelit, por mospërgjigjet apo reagimet shkurt duke gjetur justifikimin në stilemën “reformë në ushtri” e kanë justifikuar punën e komisioneve të karrierës. Në emër të transparencës për vlerësimin e personelit është goditur ai brez që mund të quhet vërtetë i artë, pikërisht 40-vjeçarët, në moshën dhe pjekurinë e lakmuar për të shërbyer. Përgjithësisht ushtarakët nuk duhet të influencohen as nga nostalgjia e as nga pritshmëritë e së sotshmes dhe të së nesërmes, përkundër kësaj ata mirëfilli u duhet të jenë profesionistë në përputhje me parimet kryesore të fushës së tyre të përgjegjësisë. Nëse artikulojmë më tej rreth kësaj çështjeje, pikërisht ky brez duhet për t’u mbajtur në konsidertatë. Trajnimi i personelit u trumbetua me të madhe gjatë gjithë kësaj periudhe, por për fat të keq kurset e trajnimit dhe ecuria në karrierë mbetën luks vetëm për një pjesë servilësh dhe të nënshtruarish me lidhje nepotike, të cilët edhe pasi iu nënshtruan këtyre kurseve nuk ishin në gjendje të sjellin në praktikë ndonjë risi për t’u shënuar. Diferencimi në pagë për funksione që relativisht kanë të njëjtën ngarkesë në punë shpeshherë e ka demotivuar personelin. Ngarkesa e punës dhe shërbimit të një ushtaraku me gradën “kapiten” dhe të kolegut të tij me gradën “nënkolonel” është e njëjtë, ndërsa diferencimi në pagë është trefishor. Mungesa e transparencës në momentin e thirrjes në shërbim të ushtarëve profesionistë, po kaq dhe reklamat

shumë të kushtueshme dhe butaforike për t’i thirrur ata nën uniformë, ka bërë që këta të fundit të jenë përballë një fakti krejt tjetër, ku bie në sy paga e ulët dhe mospërfitimi në kohë i të drejtave të tjera financiare, siç është trajtimi me ushqim apo ai i mbulimit të qerasë për banesë. Tashmë është forcë zakoni që, kur një drejtues merr detyrën, ai duhet të njihet me atë çfarë ka nën përgjegjshmërinë e funksionit që ushtron. Kështu dhe zonja Kodheli do të kërkojë të krijojë njohjen e nevojshme me problematikën që kanë Forcat e Armatosura, të cilat ajo është ngarkuar për t’i menaxhuar. Përpos përvojës së saj i duhet të zgjedhë dhe të krijojë modelin e ushtrimit të këtij funksioni kaq të rëndësishëm. Në këtë fazë njohjeje zonja Kodheli ka gjasë të shoqërohet nga ushtarakë me yje të mëdhenj e të verdhë, të cilët mund dhe të mos jenë aq armiqësor me shumë nga problematikat që kanë Forcat e Armatosura, për faktin se për mjaft prej tyre ata janë dhe përgjegjës. Shumë nga shqetësimet mund t’i faturohen së shkuarës me apo pa përgjegjës, atëherë lind pyetja: ku ishim ne? Justifikimi nuk ka aq vlerë, nëse për referencë mund të merren paqartësitë e shprehura sa i përket ndarjes së kompetencave nga ligjshmëria dhe rregulloret ushtarake në fuqi. Forcat e Armatosura kanë në përbërje një numër të konsiderueshëm departamentesh dhe specialistësh, të cilët kanë propozuar e propozojnë përmirësimet e nevojshme në fushën e ligjshmërisë. Përsëri lind

pyetja: çfarë justifikimi ka nëse gjendja prezantohet jo qartësisht e justifikuar? Uniformat e blerta gjatë gjithë kësaj periudhe kanë vijuar të vuajnë të nënshtruar nga paqartësitë ligjore, pa përmendur urdhëresat në kundërshtim të plotë me ligjin. Mjafton të merren në konsideratë Gërdeci, lirime, gradime, emërime e specializime pa kurrfarë mbështetje aty në ligj. Kapërcimi i kompetencave nga funksionarët politikë, ndërkohë dhe heshtja dhe zbatueshmëria e detyrës nga funksionarët ushtarakë, nuk ka pse t’i rrëshqasë së vërtetës dhe logjikës së ftohtë. Ka mjaftueshëm arsye për të bërë një transparencë të plotë në lidhje me hapat e rëndësishëm në përmirësimet strukturore, për të pasur një operacionalitet dhe ndërveprueshmëri të niveleve të kërkuara. Si rezultoi ky lloj përmirësimi, kur vetëm në harkun kohor të 15-vjetve të fundit Forcat e Armatosura u janë nënshtruar jo pak, por 19 ristrukturimeve? Metafora “po vjen struktura e re” është shndërruar në rendin e ditës, e ardhja e herëpashershme e saj na kthen në pikën zero. Nuk mund të mendojmë që në lidhje me këtë fakt të jenë sërish armiqësor yjet e verdha të mëdha, pasi me ose pa hir kanë rënë dakord për këtë gjë. Përmirësimet strukturore më shumë vlejtën për të krijuar struktura pa asnjë efiçencë, thjesht azil për borderofirmosësit militantë të politikës dhe nepotizmit. Struktura të tilla tkurrën buxhetin e mbrojtjes, pasi politika dhe pushteti u përkujdesën kënaqshëm për ta. Mjafton t’i hedhësh një sy strukturës së Forcave të Armatosura dhe të nxjerrësh konkluzionin për qendra, institute, laboratorë, e departamente të shumta, pa kurrfarë interesi për llogari të Forcave të Armatosura. Zonja Kodheli duhet të dijë se ushtarakët me status të papërcaktuar nuk kanë mundësinë e të bërit problem të shqetësimeve që ata mund të kenë. Gjithnjë e më shpesh arroganca dhe distanca që drejtuesit kanë mbajtur me ta ka frustuar në skajshmëri të drejtën e të bërit problem të shqetësimit. Ende deri sot nuk është marrë në konsideratë të bëhet një analizë në lidhje me shpenzimet e qindra miliona lekëve për të ndërtuar apo ristrukturuar shumë objekte ushtarake, të cilat dolën jashtë funksionit vetëm pak kohë pas përfundimit të tyre. A kanë faj edhe për këtë ushtarakët? Po kështu nuk ka një transparencë për pasuritë dhe resurset materiale që dalin jashtë funksionit: ku shkojnë dhe si administrohen të ardhurat që mund të krijohen nga shitja apo transformimi i tyre. Si aset mjaft i rëndësishëm Forcat e Armatosura thirren në mbështetje të strukturave të qeverisjes vendore në përballimin e emergjencave civile, pavarësisht gatishmërisë së tyre, ata pothuaj operojnë me resurset e tyre në këto raste, dhe pse komunat, bashkitë apo qarqet disponojnë fonde të posaçme për këtë qëllim. Shpenzimet e planifikuara për pajisje, uniforma apo trajtim të ushtarakëve gjithnjë e më shpesh ka qëlluar e qëllon të shkojnë në funksion të plotësimit të detyrave të paplanifikuara, gjë që nuk ka pse të ndodhë. Sigurisht. vendimmarrësit e fushës së mbrojtjes e dinë dhe këtë. Ka shumë e shumë argumente të tjera, që thuhen e thuhen vazhdimisht në komunikimin ndërushtarak, ashtu sikurse ka ushtarakë që ngrenë zërin e së vërtetës përtej këtij komunikimi e që e justifikojnë këtë përcaktim. Shpresojmë që zonja Kodheli të jetë pjesë e këtij komunikimi për të mos lënë minën të fshihet.

Manovrat e Mimozës

Z

ëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza KusariLila, ka marrë një vendim të mirë me futjen e masës së reciprocitetit ndaj Maqedonisë. Dihet se tash tre vjet ky shtet në raport me Kosovën luan një lojë të ashpër dhe dëmton me të madhe tregun vendor. Por zonja Kusari-Lila këtë vendim nuk e ka marrë në radhë të parë për të mirën e prodhuesve vendorë dhe as të tregut të brendshëm. Ky vendim është kryekëput kalkulim për votat e saj. Ajo e di shumë mirë se opinioni i gjerë kritik i ka kërkuar këto masa ndaj Maqedonisë tash sa vjet për shkak se me të madhe po shkatërrohet prodhimi vendor. Por ajo nuk e ka marrë një vendim të tillë deri më tash në raport me Maqedoninë. Si ndodhi që nuk i shkoi mendja tash sa vjet të ndalë prodhimet nga Maqedonia, por pikërisht tani në kohën e zgjedhje-

Nga Arbana Xharra

ve, kur shpalli kandidaturën për kryetare të Gjakovës? Këto taktika të saj pikërisht në fazën parazgjedhore nuk janë bindëse, përkundrazi zhveshin edhe më tej ambiciet e Mimoza Kusari-Lilës për të shfrytëzuar gjithçka që të bindë votuesin “se brengoset për ekonominë e vendit”. Ajo ishte në pozitë në krye të Ministrisë së Tregtisë edhe kur Maqedonia bllokoi miellin kosovar, duke i shkaktuar qindra mijëra euro dëme kompanisë vendore “M&Sillosi”. Ajo ka në dorë shumë vendime tash sa vjet si ministre e Tregtisë për të rregulluar tregun kosovar dhe për të krijuar ambient të favorshëm për prodhuesit vendorë. Të gjitha produktet që vijnë nga Maqedonia edhe nga Serbia janë të zëvendësueshme, ndërkohë që në vazhdimësi marrëdhëniet tregtare të Kosovës me këto dy shtet kanë qenë të pabarabarta. Po ta kishte përnjëmend për interes të Kosovës Mimoza Kusa-

ri-Lila prej masës së parë të reciprocitetit me Serbinë edhe sot nuk do të kishte mallra nga ai shtet në Kosovë. Por, ja që kjo “masë” e saj pati zgjatur pak më shumë se një muaj edhe sot e asaj dite Kosova është importuese e madhe e mallrave nga Serbia, duke hedhur në këtë shtet me qindra miliona euro në vit. Duhet rikujtuar edhe një herë historinë e saj me çimenton, një vendim që i solli përfitime të mëdha grupeve të interesit me bllokimin e importit të çimentos, duke i krijuar të ardhura marramendëse kompanisë me monopol në këtë tregti në Kosovës, “Sharrcemit”. Vendimet e saj zgjasin aq sa i konvenojnë asaj, jo qytetarëve. Bile nëse dikush e kundërshton nga brenda, ajo ka masa edhe për kundërshtarët. Deputeti Emin Gërbeshi nga Aleanca Kosovare e Re (AKR) një ditë pasi kundërshtoi haptazi ministren Mimoza Kusari-Lila për çështjen “Sharrcem” u pati shkarkuar.


opinion • E mërkurë 11 shtator 2013

»

11

Mbi telenovlat Nga Entela BINJAKU

M

edia është një sipërmarrje e atillë kulturore, e aftë të zhvillojë një aktivitet që po pushton të gjitha shtresat tona shoqërore, duke arritur te një publik i gjerë dhe shumë heterogjen. Çdo ditë e më shumë programet mediatike po bëhen gjithmonë e më ndikuese, qoftë si mjete të kontrollit shoqëror, qoftë si motor i ripërtëritjes së shoqërisë sonë. Ndër to disa nga produktet me ndikim janë telenovelat. Mjaft të shohësh sa të kërkuara janë, sa orë u kushtohet gjatë ditës, sa publicitet u bëhet etj. Për to mësuam në fillim të viteve ’90, si dhe për shumë risi të tjera që njohu shoqëria jonë e mbyllur. Kujtoj se edhe ndonjë telenovelë që mund të kisha në kujtesë nga fëmijëria, e kisha si film artistik dhe vite më vonë kam mësuar se ishte prodhim i një niveli tjetër. “Skllavja Izaura” në kujtesën time ishte një film i bukur, një romancë e ëmbël dashurie, nga ato që ke shumë dëshirë t’i kujtosh, më të cilën janë identifikuar shumë prej nesh. I shfaqur në fund të viteve ’80, ky prodhim u bë i dashur për shumë shqiptarë, të cilët nuk hezituan edhe fëmijët t’i quanin sipas personazhit kryesor. Për telenovelat në kuptimin e vërtetë të tyre mësuam rreth viteve ’90. Ndërkohë fillimshekulli na gjeti me prodhime të këtilla të ardhura kryesisht nga vendet amerikano-latine dhe në këto vitet e fundit edhe me prodhime turke. Qëndrimet e njerëzve ndaj tyre janë nga më të ndryshmet: disa i aprovojnë, disa i refuzojnë, por secili ka të drejtë në këndvështrimin e vet. Në pak rreshta do të thosha se këto prodhime televizive kanë një shumicë dërrmuese shikuesish femra, ndërtohen mbi drama

shpirtërore që kanë në themel konfliktet prindër-fëmijë ose ato mes partnerëve. Raportet janë thuajse afër ideales, gratë gëzojnë një status ekonomik dhe financiar të atillë që mund të kenë çfarë dëshirojnë, janë të bukura dhe me autoritet, dhuna mungon thuajse tërësisht, krijojnë një oazë shumë të mirë për “arratisje”... Fundja, pse të mos i pëlqejmë? Pra, këto janë krijime artistike të skenaristëve dhe regjisorëve, të cilët, duke njohur psikologjinë e masave të gjera, krijojnë vepra arti, fiction, të cilat, nëse nuk perceptohen dhe nuk kuptohen si të tilla, mund të rezonojnë ndikime dhe manipulime të atilla që mund të shkojnë deri në devijacione. Dy vjet më parë një ngjarje e bujshme tronditi opinionin tonë kur u fol për rrëmbim, abort me dhunë etj. dhe më vonë mësuam se protagonistja kishte pasur për shtysë edhe një realitet të nxitur e frymëzuar nga telenovelat. Parë në këtë dritë, duhet të pranojmë se me skenarët e tyre telenovelat mund të krijojnë jetë paralele, shikuesit mund të humbin lidhjen me realitetin dhe duke krijuar përshtypjen sikur janë bërë “për njerëz të mëdhenj”, telenovelat mund të nxitin fantazitë e shikuesve për të kryer edhe marrëzira të tilla. Niveli intelektual mininalist i skenarëve të tyre, shpesh i kufizuar dhe sipërfaqësor, fton gjithmonë e më shumë shikues të këtij niveli formimi, rreziku i tundimit dhe manipulimit të të cilëve është i lartë. Loja aktoriale në shumicën e tyre është aq e dobët, sa krijon bindjen se me fare pak ose dhe aspak talent e vetëm bukuri mund të bëhesh i famshëm. Aspekti estetik i lidhur me dekorimet e mjediseve, veshjet, aksesorët, ndonjëherë fjalori i zgjedhur, mund të ndihmojnë shumë

në drejtim të mprehjes së shijeve kulturore, por ato gjithmonë duhet të perceptohen me këmbë në tokë, duke mos kërkuar që ato ngjyrime televizive të realizohen në jetën e thjeshtë dhe normale të familjeve tona. Shpesh këto përjetime apo realitete fiktive që përcillen, thellojnë pakënaqësitë ndaj realitetit konkret. Pra, telenovelat janë një produkt i shoqërisë së konsumit dhe duhen trajtuar si të tilla. Një ndër shkollat më të rëndësishme të mendimit sociologjik, shkolla e Frankfurtit, flet shpesh për shoqërinë e masës (ose konsumit). Në konceptin e shoqërisë së masës industria mediatike bën mall çdo gjë që tregton, edhe kulturën, edhe artin. Kështu, produktet kulturore dhe artistike degradojnë në nivelin e mallrave çfarëdo dhe i nënshtrohen konsumit. Merita më e madhe e kësaj shkolle qëndron në lidhjen midis kontekstit shoqëror-ekonomik të njerëzve dhe pulsioneve psikike të tyre, duke vënë theksin te roli i medies në transmetimin dhe paraqitjen e realiteteve të rreme për të krijuar tek individët një preferencë të bazuar kryesisht mbi pasivitetin. Telenovelat vërtet hera-herës japin efektin e qetësuesve, duke ndihmuar në arratisjen apo shkëputjen nga realiteti, por duke i pranuar si produkt i shoqërisë së masës kemi pranuar njëkohësisht edhe se, ashtu si thotë Markyz në veprën “Njeriu në një dimension” (1964), hapja e tregut dhe e kulturës së masës, me shpërndarjen e një lirie më të madhe mes masave, në të vërtetë herë-herë i ka larguar ato nga institucionet bazë të edukimit, por, për fat, ka sjellë edhe rritjen dhe zhvillimin e kritikave të mendimit.

Politika e Sirisë

D

emokratët e Kongresit janë në çark. Nëse votojnë për të autorizuar një sulm ushtarak në Siri, ata mund të vënë vendin në një shpat të rrëshqitshëm në luftë. Po nëse nuk votojnë, ata do të dorëzojnë një disfatë dërrmuese të presidentit të tyre. Ajo çfarë bëri presidenti Barak Obama ishte thirrje e tyre për blof. Javën e kaluar më shumë se 50 demokratë të Shtëpisë nënshkruan një letër ku i bënin thirrje presidentit të “kërkojë një vendim afirmativ të Kongresit” para se të kryejë çfarëdo angazhimi ushtarak. Kjo ishte rruga e demokratëve për të shkuar në arkiv për të shprehur rezerva në lidhje me atë që Obama dukej se do ta bënte. Pastaj presidenti vendosi të bëjë pikërisht atë që ata kërkuan. Tani është vendimi i tyre. Ndjenja antiluftë është një forcë e fuqishme në të majtë. Ajo ishte ushqyer nga përvojat e hidhura në Vietnam dhe Irak. Vetë Obama del prej kësaj tradite. Ai është duke u përpjekur të mbajë atë besim, duke argumentuar, ashtu siç bëri në një takim me udhëheqësit e Kongresit, se plani i tij për sulm është “proporcional, është i kufizuar dhe nuk ka të bëjë me çizme në terren”. Ai shtoi se “ky nuk është Iraku, nuk është as Afganistani”. Sekretari i Shtetit, Xhon Kerri, u përpoq të ndryshojë metaforën kur e quajti atë “një moment Mynihu”. Kuptimi i “jo” një vote do të jetë një votë për të qetësuar një diktator. Presidenti nuk mund të përballojë të humb këtë votim. Nëse e përjeton, autoriteti i tij do të dobësohet rëndë. Ai do ta ketë të vështirë të marrë ndonjë gjë të kalojë për pjesën e mbetur të mandatit të tij siç janë: marrëveshja e buxhetit, reforma e emigracionit, financimi për sigurime shëndetësore, ndryshimi klimatik i legjislacionit. Ai menjëherë do të bëhet një rosë e dobët. Për të fituar Obama ka nevojë të ketë një shumicë solide të demokratëve. Shumica e republikanëve do të votojnë kundër. Shumë republikanë nga partia “Tea” duan të përdorin votën për të sjellë poshtë Obamën. Në vend që të debatojnë poli-

Nga Bill SHNAJDER*

tikën, ata do të argumentojnë se ky president nuk është thjesht kompetent për ta kryer atë. Ata nuk besojnë se atij duhet t’i jepet fuqia për të bërë luftë. Nëse Obama nuk mund të mbajë pas vetes partinë e tij, republikanët nuk e kanë ndër mend ta shpëtojnë. Presidenti pohon se ka autoritetin të ndërmarrë sulme pa autorizimin e Kongresit. Nëse e bën një gjë të tillë pasi Kongresi të votojë kundër, atëherë republikanët e Shtëpisë kanë gjasa ta fajësojnë atë. Është pikërisht preteksti që ata e kanë kërkuar. Një sondazh i bërë nga “Washington Post-ABC News” tregon se 59 për qind e amerikanëve kundërshtojnë sulmet raketore. Ironikisht Siria është një çështje e rrallë, në të cilën ju gjeni marrëveshje dypartiake: 54 për qind e demokratëve dhe 55 për qind e republikanëve kundërshtojnë një sulm. Opozita është edhe më e fortë në mesin e grave (65 për qind), pakicat raciale (63 për qind), të ardhurat e ulëta te njerëzit (63 për qind), liberalët (62 për qind) dhe amerikanët

me gradë të avancuar (60 për qind). Këta njerëz janë baza e Partisë Demokratike. Presidenti duhet të bindë publikun se Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë jo në interesin e tyre kombëtar, por në interesin e tyre ndërkombëtar, si garantues kryesor i rendit botëror. Në konferencën e tij për shtyp të mërkurën Obama tha: “Kredibiliteti im nuk është në linjë. Besueshmëria ndërkombëtare është në linjë.” Më shumë se 180 vende, por jo edhe Siria, kanë nënshkruar konventën e armëve kimike. Shtetet e Bashkuara janë vendi i vetëm me aftësi për të zbatuar atë. Rregulli për 65 vjet ka qenë që kur ekziston një kërcënim serioz për rendin ndërkombëtar, asgjë nuk do të ndodhë nëse nuk veprojnë Shtetet e Bashkuara, siç bënë në Kuvajt, Kosovë, Afganistan dhe Libi. Ashtu siç nuk vepruam në Ruandë. Obama pranoi këtë rregull kur gjatë fjalimit në vitin 2009, gjatë pranimit të çmimit “Nobel për Paqe”, tha se “fakti i thjeshtë është ky: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar në garantimin e sigurisë globale për më shumë se gjashtë dekada me gjakun e qytetarëve tanë dhe forcën e armëve tona”. Megjithatë, ekziston një problem me rregullin. Publiku amerikan nuk e pranon këtë përgjegjësi. Amerikanët nuk duan të angazhohen që ky vend të përdorë forcën vetë, nëse sheh një kërcënim për interesat tona jetike. Dhe ata nuk ndihen të kërcënuar nga Siria. Publiku mendon se kjo nuk është puna jonë. Lufta në Siri është një luftë civile. Ajo përfshin sekte islame kundrejt shiitëve, sunitëve, asnjëri prej të cilëve nuk është miqësor për Shtetet e Bashkuara. Njëra anë është e mbështetur nga Irani, tjetra nga “Al Kaeda”. Si do të duhej Shtetet e Bashkuara të zgjidhnin anët në këtë luftë? Mos përfillja e opinionit publik është një gjë jashtëzakonisht e rrezikshme për t’u bërë. Presidenti dhe Kongresi sfidoi opinionin publik gjatë administratës “Karter” me ratifikimin e traktateve të thella jopopullore të kanalit të Panamasë. Kjo u kushtoi demokratëve disa vende në Senat dhe kontribuoi në humbjen e Xhimi Karterit në vitin 1980. *“Rojters”


12

« gossip

E mërkurë 11 shtator 2013 •

Victoria

Beckham prezanton koleksionin e saj të ri

Rita Ora tani edhe modele

Rihanna

në lidhje me A$AP Rockyn

Mediet amerikane sot kanë raportuar se këngëtarja e famshme Rihanna është në lidhje me reperin A$AP Rocky. Krijuesja e hitit “Diamonds” , e cila i dha fund lidhjes së saj me Chris Brown më herët gjatë këtij viti- duket se ka kaluar periudhën e vështirë të ndarjes pasi të shtunën është parë pranë reperit amerikan në afterpartyn e organizuar pas javës së modës që u mbajt në New York. “Ata janë afruar shumë me njëri-tjetrin ndërsa truprojat e tyre kanë qëndruar afër që askush të mos i fotografonte ata”, ka thënë në urim për gazetën britanike “Daily Mirror”. Këngëtarja e “Pour It Up” dhe A$AP kanë qenë shokë për një kohë të gjatë, por ata u bënë më të afërt në muajt e fundit kur ai i`u bashkua Rihannas gjatë turneut të saj botëror “Diamonds”.

N

ë javën e modës që po zhvillohet në New York, koleksionin e saj të ri, e ka prezantuar edhe stilistja Victoria Beckham. Ish këngëtarja e Spice Girls, duket se nuk bën asgjë jashtë rregullave dhe ç’do vijë në rrobat e modeleve, ka qenë e përsosur, kështu së paku kanë deklaruar disa nga emrat e mëdhenj të modës, që morën pjesë në sfilatë. Gjatë prezantimit të koleksionit të pranishëm kanë qenë edhe bashkëshorti i saj David me vajzën Harper e cila shfaqej mjaft lozonjare në krahët e të atit futbollist. Pavarësisht se fotografët duhet të ishin fokusuar te stilistja dhe modelet e saj, nuk kish si të ndodhte ndryshe që kjo bebe e famshme nuk mund të mos zinte vendin e nderit kur bëhej gati fillimi i sfilatës por edhe gjatë saj. Kjo fundjavë duket se ka qenë më shumë se special për familjen Beckham pasi ata kanë marrë gjithçka kanë dëshiruar, një sukses të jashtëzakonshëm në javën e modës, një hap tjetër përpara për stilisten e cila tanimë duket se ka shënuar përfundimisht shkëputjen nga muzika dhe njihet si stilistja Victoria dhe jo aq si ish-liderja e ‘Spice-Girls”, grupi nga i cili mori famën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora përveç zërit dhe këngëve të saj hit njihet edhe për stilin e saj në të veshur. Ajo po kënaqet me ditën e saj triumfuese, ku nga muzika ajo është paraqitur edhe në një shfaqje modelimi në javën e modës në New York, DKNY. Rita Ora nuk ka ngurruar të shfaq talentin e saj për modelizëm, në kremtimin e 25 vjetorit të stilit të veshjeve të viteve të 1990. Në veshjet e saj me mbishkrime të ndryshme ajo kishte bërë që shumë njerëz të kthenin vëmendjen tek ajo. Nuk është hera e parë që Rita Ora tërheq vëmendjen e të pranishmëve me veshjet e saj në eventet ku merr pjesë.

Upton mëson punën e DJ-t

Miley Cyrus e tëra nudo Kontraversja Miley Cyrus, i’a arriti qëllimit, që pamjen e saj prej vajzës së urtë, ta tejkalojë dhe të jetë një vajzë e egër. 20 vjeqarja, është zhveshur e tëra për videon e këngës “Wrecking Ball” që sapo është lansuar, por për fat të kqe, për një kohë kjo këngë nuk mund të shihet në Youtube, në regjionin tonë.

Kate Upton ka gjetur kohë për të mësuar profesionin e DJ-it nga i famshmi Tiesto gjatë vikendit. Modelja bionde është argëtuar në klubin e natës Provocateur në New York gjatë të premtes, kur ka vendosur të rrotullojë disa disqe me yllin holandez. Kur i erdhi radha Tietos të dalë në skenë, Kate kishte depërtuar nga publiku për t’i bashkuar DJ-t, ku kishte kaluar ca kohë duke e parë atë derisa kryen punën dhe duke bërë fotografi. “Ajo kaloi shumën e kohës duke marrë këshilla nga Tiesto dhe duke bërë fotografi”, ka thënë burimi për New York Post.


gossip • E mërkurë 11 shtator 2013

»

13


14 K

« bota

thesë në krizën e Sirisë: Barack Obama ndoshta nuk do të sulmojë regjimin në Damask. Presidenti i SHBA-së tha se do ta pezullojë sulmin nëse Assad do të lejojë kontrollet e armëve kimike, nga autoritetet ndërkombëtare. Christiane Amanpour është korrespondente me përvojë e CNN-it. Por as ajo nuk është e sigurt se si duhet ta vlerësojë Amerika propozimin e papritur nga Moska dhe çfarë fshihet pas tij: “Kemi të bëjmë ose me një propozim serioz ose me një taktikë të re vonese”. Ngjashëm skeptike ishin edhe reagimet e para zyrtare të qeverisë së SHBA-së. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Marie Harf tha se nuk është rastësi që qeveria ruse bëhet aktive pikërisht tani që kërcënon një sulm ushtarak: “Ne do ta shqyrtojmë me hollësi pozicionimin rus. Por tek ne mbizotëron shumë skepticizëm”. Pak kohë më vonë doli para shtypit zv/ këshilltari për sigurinë i Presidentit Obama, Tony Blinken. Edhe Blinken u shpreh me tone të kujdesshme, por disi më i hapur: “Natyrisht ne do të përshëndesnim dorëzimin e armëve kimike nga Assadi në mënyrë që të mund t’i shkatërrojmë. Ky është qëllimi ynë, pra që ai të mos të mundë t’i përdorë më kurrë”. Gazetarët amerikanë janë të çoroditur: “A do të presë tani Presidenti para se të japë urdhërin për sulm”, duan të dinë ata, si dhe “A u përpoq ministri i Jashtëm Kerry t’i japë një shans të ri diplomacisë me propozimin e tij në Londër”. John Kerry të hënën në Londër tha se Assadi mund të shmangte sulmin nëse do t’i dorëzonte armët e tij kimike brenda një jave bashkësisë ndërkombëtare. Si zëdhënësja e Ministrisë së jashtme Harf ashtu edhe këshilltari për sigurinë Bliken iu shmangën këtyre pyetjeve të gazetarëve. Duket se prapa deklaratës së Kerry-t nuk fshihej asnjë strategji dhe krejt rastësisht u hap një dritare për një zgjidhje diplomatike të minutës së fundit. Ish-ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton, e di mirë se si e vlerëson propozimin e fundit rus Presidenti Obama. Pas një takimi me Obamën në Shtëpinë e Bardhë, Clinton tha: “Nëse regjimi sirian i vendos menjëherë nën kontroll ndërkombëtar armët kimike, ky do të ishte një hap i rëndësishëm”. Në asnjë mënyrë nuk duhet të kemi një taktikë të re shtyrjeje. Qeveria ruse duhet më në fund të mbështesë seriozisht përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare. Për këtë arsye është e rëndësishme që të vazhdojë trysnia mbi regjimin sirian, tha Hillary Clinton. Ajo u shpreh se mbështet Presidentin Obama dhe është pro një sulmi ushtarak kundër regjimit sirian. Ekspertët nuk presin që Obama t’i shtyjë sërish planet e tij të deritanishme për sulm. Edhe pse në sfond vazhdojnë përpjekjet për të kuptuar sa serioz është propozimi rus,

E mërkurë 11 shtator 2013 •

SIRIA

Kthesa e papritur e Obamës

Gazetarët amerikanë janë të çoroditur: “A do të presë tani Presidenti para se të japë urdhërin për sulm”, duan të dinë ata, si dhe “A u përpoq ministri i Jashtëm Kerry t’i japë një shans të ri diplomacisë me propozimin e tij në Londër”. John Kerry të hënën në Londër tha se Assadi mund të shmangte sulmin nëse do t’i dorëzonte armët e tij kimike brenda një jave bashkësisë ndërkombëtare

Presidenti amerikan ditët e ardhshme do të përpiqet të bindë qytetarët dhe deputetët për domosdoshmërinë e një përgjigje ushtarake. Pas gjashtë intervistash televizive dje në mbrëmje pason fjalimi i Obamës drejtuar kombit. Trysnia ndaj regjimit sirian dhe Moskës nuk duhet të zvogëlohet. Por Senati e ka shtyrë votimin e planifikuar për të sot. Sipas sondazheve të fundit 60 për qind e amerikanëve dëshirojnë që Kongresi të refuzojë një mision ushtarak në Siri. Presioni i publikut Kongresi amerikan u kthye dje në punë dhe menjëherë filloi shqyrtimin e kërkesës së Presidentit Barack Obama për të autorizuar përdorimin e forcës kundër qeverisë së Presidentit sirian, Bashar al-Assad. Ligjvënësve po u bëhet presion nga njëra anë prej publikut, që ata përfaqësojnë, i cili kundërshton ndërhyrjen ushtarake, dhe nga ana tjetër prej administratës, që paralajmëron për pasoja tepër të rënda nëse përdorimi i armëve kimike mbetet pa u ndëshkuar. Protestuesit bllokuan rrugët afër Kongresit, ndërsa ligjvënësit ktheheshin

në punë. Pjesëmarrësit thanë se mesazhi i tyre kundër ndërhyrjes ushtarake në Siri tërhoqi shumë vemendje. “Ne kemi marrë një përgjigje shumë pozitive nga të gjithë: nga makinat e rastit, turistët që shëtisin nëpër rrugë, njerëzit që kanë dalë për vrap madje edhe nga policët dhe stafi i anëtarëve të Kongresit”. Medea Benjamin tha se përdorimi i forcës është diçka e gabuar. “Nëse presidenti ynë shqetësohet rreth gjendjes humanitare të popullit sirian, atëhere ne mund të ndihmojmë më shumë se 2 milionë njerëz duke shtuar donacionet për refugjatët dhe pikërisht në këtë mënyrë dua

që të përdoren taksat e mija”. Anketat tregojnë se shumica e amerikanëve janë kundër sulmeve ushtarake ndaj Sirisë. Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Harry Reid: “Sot shumë amerikanë thonë se këto krime nuk janë

puna jonë, nuk janë shqetësimi ynë. Unë nuk jam dakord. Kurdoherë që një pushtet përdor armë të tilla terrori dhe të shkatërrimit në masë kundër të pafuqishmëve, kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve”. Senatorja demokrate, Barbara Mikulski njoftoi me drojtje mbështetjen për përdorimin e forcës në Siri. “Nuk besoj se ndërhyrja ushtarake do të ndalë luftën civile brutale në Siri. Nuk besoj se ndërhyrja ushtarake do të ndalë Bashar al-Assadin që të jetë një diktaror i pamëshirshëm dhe brutal, madje nuk besoj se ndërhyrja ushtarake do të eleminojë armët e tij kimike, por unë besoj se një ndërhyrje e tillë do të shërbejë si shkurajim dhe do të degradojë aftësinë e tij për të sulmuar përsëri”.

Disa ligjvënës republikanë janë shprehur hapur kundër ndërhyrjes ushtarake. Senatori Dan Coats është i pavendosur, por ai kritikon Presidentin Obama. “Jam i bindur se nëse presidenti nuk do të kishte folur rreth vijës së kuqe, ne nuk do të angazhoheshim në këtë diskutim. Në një rast të tillë, përdorimi nga ana e regjimit të al-Assadit të armëve kimike do të dënohej nga të gjithë si një shembull tjetër i brutalitetit të tij të tmerrshëm, por ne nuk do të ishim më të etur për t’u angazhuar ushtarakisht në luftën e tij civile ashtu siç ndodhi, ndërsa 100 mijë sirianë u masakruan nga përdorimi i armëve më konvencionale”. Nga ana tjetër, senatori demokrat, Richard Durbin tha se qëndrimi i ashpër i zotit Obama solli si rezultat propozimin e Rusisë që Siria të dorëzojë arsenalet e saj të armëve kimike. “Jam i bindur se ne kemi arritur në këtë pikë të diplomacisë me propozimin e zotit Putin pasi Presidenti Obama u tregua i vendosur që të mos lëkundej nga parimet e tij”. Administrata Obama ka përpara një alternativë të vështirë për ta bindur Kongresin, thotë analisti politik, Stuart Rothenberg. “Ata do të diskutojnë rreth një Presidenti amerikan që premtoi ndërhyrje ushtarake, ndërkohë që Kongresi i thotë Presidentit se nuk mund të ndërhyjë dhe se ç’do të thotë kjo për besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara në botë”. Ende nuk dihet se kur do të votojë Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.


BOTA • E mërkurë 11 shtator 2013

V

iktima e parë e identifikuar e armëve kimike ka qenë një grua gjermane. Quhej Klara Immervahr dhe kishte doktoraturë pikërisht në kimi, dicka tepër e rrallë kjo për një grua në fillimin e shekullit XX. Por nuk ishte direkt një gaz toksik që i shkaktoi vdekjen. Në pasditen e 2 majit 1915, kur mësoi që bashkëshorti i saj, profesori i famshëm Fritz Haber, fitues i ardhshëm i Cmimit Nobel, kishte lancuar dhe ndjekur personalisht sulmin e parë me armë kimike të krijuara prej tij, kundër llogoreve francze Ypres, Clara mori pistoletën, e vuri tytën tek tëmthi, dhe u vetëvra në kopshtin e shtëpisë së saj. Ashtu si Robert Oppenheimer, i munduar shumë prej vdekjeve që ai vetë kishte ndihmuar të shkaktoheshin me bombën e parë atomike që do të shpërthente tridhjetë vjet më vonë, kështu Klara Immervahr, në blicin final të dijes dhe ndërgjegjes, kishte parë humnerën e horroreve që puna e saj, ajo e të shoqit dhe kolegëve, kishte shkaktuar atë ditë prilli. Vetëvrasja e Klarës nuk shërbeu për asgjë. Jo vetëm që ditën tjetër profesori Haber u paraqit në punë në laborator, për të perfeksionuar gazin që rezultoi jo shumë efikas dhe që u pagëzua me emrin “yprite”, por edhe për të prodhuar të tjerë edhe më vdekjeprurës. Që nga ai debutim në llogoret e Fiandras, shumëllojshmëria, prodhimi, arsenalët, sistemet e lëshimit dhe përhapjes do të përhapeshin si kërpudha helmuese dhe do të shkaktonin shumë më tepër të vdekur se sa shpërthimet bërthamorë. Në llogarinë e qenieve njerëzore të vrara prej gazit duhen shtuar miliona persona të mbytur në kampet shfarosës të nazistëve, ku përdorej Zylon B, “kushëri” i gazit të cianurit, arsenikut dhe klorit, të krijuar nga industria kimike gjermane në dekadat e para të shekullit që kaloi. Mes viktimave të parë francezë, ata që u përfshinë nga retë e gazit me aromë mustarde në Ypres pa e kuptuar se cfarë ishte dhe fëmijëve që kemi parë me shkumë në gojë në Siri dhe të destinuar të shkonin drejt vdekjes së sigurtë për shkak të bllokimit të frymëmarrjes prej gazeve nervinë, asnjë traktat nuk e ka pastruar ndonjëherë vërtetë botën prej armës më vdekjeprurëse dhe ekonomike të shkatërrimit në masë. Ose “Bombës Atomike” të vendeve që nuk përballojnë dot ndërtimin e asaj të vërtetës. Që nga Konventa e parë (dhe e kotë) e Hagës në 1899 për ndalimin e tyre, kur vetëm kimistët gjermanë dhe francezë studionin mundësitë e përdorimit të tyre në luftë, deri tek Konventa kundër Armëve Kimike që hyri në fuqi vetëm në vitin 1997, stoku i gazeve dhe agjentëve të ndryshëm pati një shpërthim. Prej disa kilogramëve të sintetizuar nga Fritz Haber, u kalua tek 38 mijë e 308 tonelatat e sotme. Dhe kjo, pasi nën kontrollin e OKB, janë shkatërruar më shumë se 50 mijë tonelata. Edhe këto shifra, që katalogojnë atë që mbetet nga arsenalët e 65 shteteve që kanë firmosur konventën, si SHBA dhe Rusia që kishin sasitë maksimale, janë me siguri më të vogla se sa realiteti. Korea e Veriut dhe Siria nuk e kanë firmosur

KIMIKJA Arma e “të varfërve”

Kontroll mbi armët kimike Qeveria siriane ka pranuar një propozim të Rusisë, për vënien e armëve kimike të Sirisë nën kontrollin ndërkombëtar, për t’u çmontuar. Kjo ide u hodh si mënyrë për të zgjidhur çështjen e sulmeve kimike në luftën civile siriane dhe për të shmangur sulmet ushtarake amerikane. Kryeministri sirian Wael al-Halki tha se qeveria e mbështeti nismën ruse, me qëllim që të mos lejohet gjakderdhje e mëtejshme e sirianëve. Në Paris, Ministri i Jashtëm Laurent Fabius tha se Franca është e vendosur të propozojë një rezolutë në Këshillin e Sigurimit që i kërkon Sirisë të bëjë publik programin e saj të armëve kimike dhe t’ia dorëzojë ato bashkësisë ndërkombëtare për t’i asgjësuar. Ai tha se në rezolutë do të dënohej sulmi me armë kimike i 21 gushtit dhe do të bëhej thirrje për dënimin e autorëve nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve. Presidenti amerikan Barak Obama e quajti planin rus për të vënë armët kimike të Sirisë nën kontrollin ndërkombëtar një përparim të mundshëm, por theksoi se kjo nuk do të materializohej dot pa kërcënimin ushtarak.

»

15

Mes viktimave të parë francezë, ata që u përfshinë nga retë e gazit me aromë mustarde në Ypres pa e kuptuar se cfarë ishte dhe fëmijëve që kemi parë me shkumë në gojë në Siri dhe të destinuar të shkonin drejt vdekjes së sigurtë për shkak të bllokimit të frymëmarrjes prej gazeve nervinë, asnjë traktat nuk e ka pastruar ndonjëherë vërtetë botën prej armës më vdekjeprurëse dhe ekonomike të shkatërrimit në masë. Ose “Bombës Atomike” të vendeve që nuk përballojnë dot ndërtimin e asaj të vërtetës

asnjëherë traktatin dhe shumëkush dyshon, pa patur siguri, që edhe Kina nuk ka deklaruar të gjithë rezervat e saj dhe as nuk ka shkatërruar impiantët e prodhimit. Libia ka ende 11 tonelata gaz për përdorim ushtarak, që qeveria e pas Gheddafit ka premtuar ta eleminojë dhe në depozitat irakene, ato që justifikuan propagandën që i parapriut pushtimit, ekzistojnë ende sasi të vogla armësh kimike të braktisura prej vitesh dhe shumë të amortizuara për t’u përdorur. Por ende shumë të rrezikshme. Ironia mizore e këtij laboratori ende shumë të madh vdekjeje nuk është vetëm origjina e përbashkët e të gjithë varieteteve të gazit, që janë bujqësia, kërkimi i fertilizantëve sintetikë dhe pesticideve gjithnjë e më të fuqishëm. Që nga ipriti deri tek sarini, që nga derivatët e klorit deri tek ata të cianurit dhe arsenikut që pengojnë oksigjenimin e rruazave të kuqe dhe shkaktojnë mbytje, janë “bij” të kulturave ekstensive që shndërrohen në varreza ekstensive. Por si armë lufte nuk kanë shërbyer asnjëherë dhe aq shumë. Eksperimentet e kryera mbi ushtarët e llogoreve të Luftës së Madhe rezultuan një fiasko dhe sigurisht as nuk iu afruan asaj që kishin shpresuar gjeneralët. Mungesa e prakticitetit të përdorimit të gazit, gjithmonë subjekt i erës dhe temperaturave, efikasiteti i kundërmasave, që nga maskat deri tek atropina, që sot

u injektohet të gjithë ushtarëve në frontet e luftërave në Azi dhe Lindjen e Mesme, risqet e kontaminimit edhe të atyre që e përdornin, ku mjaftonin disa pika Sarin apo Tabun që përshkonin rrobat për të vrarë, zhgënjyen komandat. Dhe pas lëshimit të ipritit për të cilin u akuzuan italianët në luftën e Etiopisë dhe japonezët kundër kinezëve në pushtimin e Mancurisë, nuk rezultuan përdorime të armëve kimike në Luftën e Dytë Botërore. Edhe “Agent Orange”, agjenti me bazë dioksinën që u përdor nga amerikanët gjatë luftës së Vietnamit prodhoi sigurisht viktima në një gjatësi të caktuar kohe, por nuk kishte si objektiv të drejtpërdrejtë ushtarët armiq, apo popullsinë. Armët kimike, gazi janë shndërruar tashmë në instrumenta të përsosur dhe mizorë për kontrollin dhe shfarosjen e popullsisë civile dhe të armiqve të regjimeve që i kanë përdorur. Që nga “zgjidhja finale” në lager-ët nazistë deri tek masakrat e civilëve kurdë dhe të rebelëve shiit në Irakun e Saddam Husseinit, për të mbërritur tek kufomat siriane, shpikja e profesor Haberit ka rezultuar një aleate e përsosur e të paaftëve. Ushtritë e rregullta moderne janë të stërvitura dhe relativisht të mbrojtura, në parandalimin mjekësor, në veshjet, në mjetet e tyre kundër rreziqeve “ABC”, atomike, biologjike dhe kimike. Civilëve dhe luftëtarëve u mbeten vetëm qefinët.


« AKTUALITET

16

E mërkurë 11 shtator 2013 • NDËRTIMET PA LEJE, KONFLIKTI PËR NJË TRA TË VENDOSUR NGA KISHA

DURRES - Komuna Ishëm në sajë të një aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka ndërhyrë, duke shembur traun e vendosur nga kisha, si dhe ka tentuar shembjen e një kryqi në afërsi të Kishës Françeskane. Ngjarja është denoncuar nga përfaqësues të Kishës, duke e cilësuar një akt të paprecedentë. Ndërkohë, nga ana e komunës Ishëm pretendohet se trau ishte vendosur në mënyrë të paligjshme. Incidenti ka ndodhur në zonën e njohur si “Kepi i Rodonit”. Sipas avokatit Dedndreaj, ajo është sipërfaqe totale e kthyer në bazë të ligjit. Problemi kryesor atje nuk është problemi i vlerës ekonomike,

Përplasen kisha françeskane me komunën e Ishmit Avokati Dedndreaj: Është tokë e kthyer sipas ligjit për kthim-kompensimet por është dashur të prishet dhe kryqi që është ngjitur me traun. Ajo është një pronë e kthyer nga Ajencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Avokati i Kishës Françeskane, Sokol Dedndreaj, u shpreh se njoftimin e ka marrë nga rojet, ku i kanë pohuar se kryetari i komunës ka dashur të thyejë kryqin dhe ka hequr traun. “Përderisa nuk cenohen marrëdhëniet e një

pale të tretë, komuna nuk mund të ndërhyjë. Pretendimet e kryetarit të komunës nuk qëndrojnë”, tha ai. Sipas avokatit Dedndreaj, ajo është sipërfaqe totale kthyer në bazë të ligjit. Problemi kryesor atje nuk është problemi i vlerës ekonomike, por është dashur të prishet dhe kryqi që është ngjitur me traun. Ajo është një pronë e kthyer nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

POLICI-DREJTËSI BËJNË PINGPONG KOMPETENCASH

Durrës, qelitë e policisë me dyfishin e të ndaluarëve Nga ARTUR AJAZI

N

ga 104 persona që duhej të ishin “të rehatuar” në qelitë e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, realisht atje ndodhen mbi 196 të tillë, duke krijuar vështirësi dhe premisa për ngjarje të jashtëzakonshme ashtu si ato në Tiranë dhe Shkodër. Burime nga uniformat blu thanë se “mbingarkesa sa vjen e rritet, duke pasur të njëjtin personel, dhomat janë mbushur me të paradënuar dhe të dënuar, ata që arrestohet janë të shumtë, por edhe ata që marrin dënimin nga shkalla e Parë e Gjykatës, të cilët presin uljen ose faljen nga Apeli apo Gjykata e Lartë”. Përplasja Punonjës të personelit të dhomave të paraburgimit ankohen dhe thonë se, “deri tani problemet delegohen nga Ministria e Drejtësisë tek Ministria e Brendshme, duke luajtur me kompetencat, qysh prej një viti dhomat e paraburgimit dhe burgjet i takojnë për administrim dikasterit të Drejtësisë, dhe mbi çdo pasojë mban ajo përgjegjësi”. Pas ngritjes si një problem serioz nga shumë organe shtypi të situatës së krijuar atje edhe gjatë vitit të kaluar në dhomat e paraburgimit në Durrës, duket se Ministria e Drejtësisë nisi marrjen e masave, duke synuar vendosjen e rregullit si dhe duke transferuar në Tiranë, Peqin, Berat e Krujë mbi 116 të arrestuar e dënuar. “Ka krime dhe të arrestuar çdo ditë”,- shprehet një oficer i krimeve, por sidoqoftë mbipopullimi i qelive mbetet rrezik qoftë i ndonjë revolte apo ndonjë precedenti tjetër”. Qysh prej 2 muajsh, mes dy dikastereve, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë ë Drejtësisë, ka nisur ping-pongu institucional i kompetencave, ku e para kërkon “boshatisjen e qelive”, dhe e dyta “ruajtjen e të arrestuarve deri në marrjen e dënimit edhe nga Gjykata e

“Alpha Bank” inaguron palestrën e parë në natyrë Prej disa javësh pranë Liqenit Artificial të Tiranës, ka filluar të funksionojë palestra e parë në natyrë në Shqipëri. Ky projekt i rëndësishëm u mundësua nga Alpha Bank Albania me mbështetjen e Bashkisë Tiranë e cila e besoi këtë projekt dhe e mbështeti gjatë gjithë proçesit të realizimit. Prej shumë vitesh Alpha Bank ka mbështetur aktivitete të ndryshme sportive duke dashur të promovojë vlerat e sportit. Një nga sponsorizimet më historike të Bankës janë Lojrat Olimpike ATHENS 2004, ku Banka ishte Sponsor Gjeneral. Drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania, Z. Periklis Drougkas tha ‘’Jam shumë i lumtur që institucioni që unë përfaqësoj financoi një projekt kaq të rëndësishëm për komunitetin pasi qasja në natyrë është jetike për shëndetin fizik, psikologjik dhe shpirtëror të të gjithë moshave. Ne duhet të stërvitemi rregullisht dhe ta kthejmë stërvitjen në një rutinë të përditshme. Kjo do të kontribuojë në një të ardhme më të shëndetshme dhe do të na shpërblejë me jetë të jetuara më mirë’’. Që prej ditës së parë Alpha Gym Park është mirëpritur dhe frekuentuar rregullisht nga qytetarët të cilët kanë patur mundësinë të marrin këshilla për përdorimin e duhur dhe efikas të pajisjeve nga nje instruktore fitnesi. Alpha Gym Park përmban 10 pajisje gjimnastikore si edhe mjedis të përshtatshëm të rrethuar me gjelbërim, stola dhe çezma për t’u freskuar. Punonjësit e Alpha Bank mbollën disa pemë dhe gjatë javëve në vazhdim do të dhurojnë bluza dhe çanta sportive për të gjithë qytetarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre fizik pranë këtij parku sportiv.

Urdhër mbrojtjeje për të dhunuarat

Rrihte vajzën dhe nënën, prangoset 41-vjeçari Lartë. Ankesave nga policë të personelit, u shtohen edhe ato të familjarëve të të arrestuarve

dhe të dënuarve, të cilët kërkojnë kushte njerëzore jetese, si dhe largimin e atyre që realisht

janë dënuar nga gjykatat, drejt kampeve për vuajtjen e viteve të dënimit.

POLICIA DYSHIME PËR PAVËRTETËSI

Hynë nga Greqia

Pronarja e agjencisë turistike denoncon grabitjen DURRES - Një 46-vjeçare në Durrës ka denoncuar në polici se i është vjedhur më dhunë një shumë prej rreth 5 mijë eurosh. Ngjarja është shënuar rreth orës 23:00 të mbrëmjes tek stacioni i trenit në Durrës, ku sipas denoncimit të Diana Lokës, pronare e një agjencie

turistike, një person me kapuç në kokë i ka marrë asaj çantën e dorës, ku ndodhej një shumë parash prej 5 mijë eurosh. Pas denoncimit policia ka nisur hetimet, për ngjarjen dhe vlefshmërinë e saj. Policia hedh dyshime që ngjarja mund të mos jetë e vërtetë. Nisur kjo edhe nga

KORCE-Policia e Korçës i ka vënë prangat një 41-vjeçari, sepse ushtronte dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike ndaj nënës 70-vjeçare dhe vajzës së tij vetëm 12 vjeçe. Ngjarja është shënuar në fshatin Dishnicë, në banesën e tyre. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Koço Vangjelit. Mësohet se 70-vjeçarja kishte bërë denoncim në polici edhe më parë. Ndaj saj dhe 12-vjeçares ishte dhënë një urdhër mbrojteje nga gjykata e Korçës, urdhër që K.Vangjeli e ka thyer.

Kapen 47 klandestinë nga Afrika dhe Lindja e Mesme

fakti se fillimisht 46-vjeçarja kishte deklaruar si i ishte grabitur një shumë prej 10 mijë eurosh, por më pas e ka ndryshuar dëshminë e saj.

GJIROKASTER - Vijon dyndja e klandestinëve nga vendet e Afrikës veriore dhe Lindja e Mesme drejt Shqipërisë. Vetëm ditën e djeshme nga policia e Gjirokastrës janë ndaluar 47 klandestinë, nga Sudani, Pakistani, Afganistani dhe Algjeri. Ndalimi i tyre u bë në fshatin Radat në sajë të evidentimit me kamera termike. Kapja e tyre u bë në sajë të dy operacioneve nga sektori antitrafik. Hyrja e tyre në territorin shqiptar është bërë përmes kufirit të gjelbër me Greqinë dhe kishin si destinacion kalimin tranzit drejt vendeve perëndimore.


SOCIALE • E mërkurë 11 shtator 2013

ERRU NUK DO TË MARRË PARASYSH FURNIZIMIN PREJ 24 ORËSH

Propozohet rritje e çmimit të ujit Disa bashki kërkojnë rritjen e çmimit, rritet cilësia e shërbimit Erta Bode

B

ashkitë e disa rretheve të vendit tonë propozojnë rritje të tarifës së ujit. Janë 7 shoqëri ujësjellësi që kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Ujit për tarifa të reja. Automatikisht këto 7 bashki presin rritjen e çmimit të ujit. Përkatësisht janë Bashkia e Korçës, e Gjirokastrës, e Sarandës, e Fierit, e Lushnjës, e Ersekës dhe Lezhës që kanë kërkuar këtë ndyfshim për tarifimin e ujit të pijshëm. Për 3 nga këto shoqëri është viti i dytë radhazi që bëjnë kërkesë në ERRU për rritjen e tarifës së ujit. Ana Metohu, drejtoreshë e tarifave në ERRU, ka deklaruar se tarifimi i ujit është i ndryshëm dhe nuk është një tarifë fikse për çdo qytet, duke qenë se furnizimi i banorëve me ujë bëhet nga shoqëri të çdo qyteti përkatës. Ndërkohë ajo bën me dije se prej vitesh ka qytete që nuk e kanë ndryshuar çmimin, ndërsa qytete të tjera e kanë dyfishuar atë. “Kemi tarifa që nuk kanë ndryshuar prej vitesh, që shkojnë në nivelin 25 lekë për metër kub, por kemi edhe shoqëri që kanë aplikuar vjet për ndryshimin e çmimeve dhe tani 1 metër kub është 58 lekë”, - tha Metohu. Tarifa përcaktohet gjithnjë mbi bazën e cilësisë së shërbimit që ofron shoqëria e ujësjellësit dhe kostos, e cila është e ndryshme për secilin qytet. Një pjesë e paktë e qyteteve në Shqipëri kanë furnizimin me ujë 24 orë si dhe ujë të një cilësie të mirë. Ndërkohë ka qytete ku uji me të cilin furnizohen familjet nuk pihet dhe për më tepër është dhe me ndërprerje. Kërkesa për rritjen e tarifës së çmimit të bën të mendosh menjëherë se do të përmirësohet situata e atyre që s’kanë cilësi, apo do të furnizohen me 24 orë banorët që furnizohen me kufizime. Mirëpo ERRU-ja nuk e merr parasysh furnizimin 24 orë. Ndërkohë në listën e shoqërive që kanë propozuar për rritje të tarifimit të ujit kemi Bashkinë e Lushnjës dhe atë të Fierit, uji me të cilin furnizojnë banorët nuk frekuentohet si i pijshëm nga banorët. Madje, banorët e qytetit të Lushnjës prej vitesh blejnë ujë me autobot, po ashtu edhe Fieri. Ndërkohë këto qytete ndeshen dhe me furnizimin me ndërprerje të ujit të pijshëm që kanë në rrjet. Drejtoresha thotë se përpara se të bëhet aprovimi i rritjes së tarifimit të ujit duhet të shihet rritja e cilësisë së shërbimit. “Në meteorologji kuptohet se pas rritje së tarifave do të rritet cilësia e shërbimit. Kjo do të thotë se rritja e tarifave gjithmonë duhet të jetë e shoqëruar me përmasimin e shërbimit. Ne bëjmë rishikimin e të gjitha shërbimeve që shoqëria ofron, pra koston e shërbimit dhe njëkohësisht edhe performancën e saj”, - tha Metohu.

Por Enti nuk merr parasysh në miratimin e një tarife faktin se një qytet merr ujë me orar të reduktuar. Pavarësisht kësaj, çmimi mund të rritet. Pra, furnizohen 24 orë pa ndërprerje apo 3 herë në ditë nga 90 minuta, çmimi i tarifimit të ujit mund të rritet nëse është rritur cilësia e tij. Në listën e kërkesave është edhe Bashkia e Korçës, që u disponon qytetarëve ujë 24 orë dhe shumë të mirë. “Nuk ka shumë lidhje direkte nëse ti ke një shërbim me orare të kufizuara, pra për ta përmirësuar atë për të rritur orët e kufizimit. Patjetër që shoqërisë i duhen disa para për të përmirësuar orarin e kufizimit. Rritja e çmimit shërben fillimisht si mundësi që t’i krijojmë shoqërisë hapësirën të mbulojë koston për të bërë më shumë investime për përmirësimin e cilësisë së shërbimit”, - tha Metohu. “Ndërsa sasia e nevojshme për përdorim do të konsumohet deri diku njësoj, pa sjellë ndonjë diferencë të madhem edhe nëse uji është pa ndërprerje, pasi kufizimi i tij s’do të thotë se kufizohet veprimtaria e banorit”, - vazhdon ajo. Sipas të dhënave që bën me dije drejtoresha e tarifave, çmimi varion nga 25 lekë për metër kub deri në 58 lekë për metër kub ujë, ku kryeqyteti operon me tarifën 45 l për metër kub, të cilën nuk e ka ndryshuar prej dy vjetësh.

60 % E UJIT Rreth 60 për qind e ujit të pijshëm me të cilin furnizohen qytetarët nuk faturohet. Ky është konkluzioni i dalë nga raporti i performancës së 58 shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve. Rezultatet paraprake të raportit i bëjnë të ditura zyrtarë të Entit Rregullator të Ujit, sipas të cilëve faturohet vetëm 40 për qind e ujit, pasi pjesa tjetër humbet. Një situatë që bëhet edhe më e vështirë, po të mbahen parasysh humbjet në rrjet. Ndërkaq, edhe cilësia e ujit të pijshëm që konsumojnë qytetarët vijon të jetë një tregues që kërkon mjaft investime për të arritur nivele të kënaqshme. Përmirësim kanë pasur vetëm treguesit fiskalë, ku vihet re se shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve po arrijnë qëndrueshmëri financiare në krahasim me vitet e kaluara. Norma e arkëtimit gjatë vitit që lamë pas arrin në nivelet 80%.

MUNGOJNË STATISTIKAT ZYRTARE, PIKA KYÇE SHËNDETI MENDOR

Rriten shifrat e vetëvrasjeve në vendin tonë Grupmosha që tenton më shumë është 15 deri në 50 vjeç Pavarësisht se nuk ka statistika zyrtare se sa është numri i tyre brenda një viti, shifrat e vetëvrasjeve kanë qenë në rritje në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë ndeshemi me forma të ndryshme të krimit, ku njerëzit zgjedhin rrugë të ndryshme për t’u vetëvrarë, ose në rastet më të mira mbetet një tentativë. Grupmosha që rezulton më me shumë viktima është pikërisht stadi më i fort i jetës 15 deri në 50 vjeç. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjeve thonë se edhe Shqipëria, ashtu si dhe në vende të tjera të botës, i ka gjithnjë e në rritje rastet e vetëvrasjeve, ndërkohë që 90% e personave që ndërmarrin një akt të tillë për t’i dhënë fund jetës janë në depresion. “Faktori kryesor është stresi i vazhdueshëm, i cili e çon individin drejt një depresioni mbipolar dhe skizofrenia. Në fakt, ne citojmë faktorë të jashtëm,

si ekonomia, jetesa, dashuria, lëndët narkotike, por të gjitha këto shkaktojnë cenimin e shëndetit mendor. Shëndeti mendor është pika kyçe që shkakton vetëvrasjen tek individi”, - tha Orjola Pampuri,

specialiste në ISHP. Ndërkaq specialistët tërheqin vëmendjen për simptomat që shfaqin personat përpara se të ndërmarrin një hap të tillë dhe nga ana tjetër japin rekomandimet përkatëse për mediet kur

transmetojnë ngjarje të tilla. “Duhet të mbajmë afër njerëz që flasin shpesh për alkoolin, për përdorim droge apo pirjen e pilulave që shkaktojnë vdekjen dhe të kemi kujdes t’i mbajmë afër për ata njerëz që kanë një tërheqje sociale, një indiferencë ndaj gjërave, për veten dhe të tjerët dhe një dëshirë të madhe për të folur për vdekjen dhe se si mund të arrihet ajo. Mediet duhen të jenë të kujdesshme për mënyrën e lajmit, nuk duhet t’i idealizojnë ato dhe të mos i japë në lajmet kryesore kronikat e vetëvrasjeve, apo mënyrat e vetëvrasjeve dhe shkaqet pse”, - u shpreh Pampuri. Specialistët e ISHPsë apelojnë se vetëvrasja në moshë të re rrezikon adoleshentët nëpër shkolla, ku kërkohet më shumë punë nga psikologët, pasi personaliteti i adoleshentëve është i paqëndrueshëm. Ndërkohë vetëvrasja si fenomen është shkaku i dhjetë në botë që rrit numrin e viktimave.

»

17

INFEKTIVI NË QSUT

Shtohen pacientët me virozë stinore Rreth 90 pacientë në ditë i drejtohen shërbimit të infektivit në QSUT për të marrë ndihmën mjekësore. Mjekët thonë se nuk bëhet fjalë për ndonjë virus të ri, por për viroza të stinës, të cilat janë prezente dhe kanë shënuar këtë fluks. Një tjetër arsye pse popullohet ky shërbim është edhe fakti që pacientët vijnë nga rrethet për shkak të referimeve që u bëhen nga mjekët e spitaleve rajonale. Mjekja infeksioniste në këtë shërbim Ermira Muça, thotë se pacientët paraqiten me diarre, të vjella dhe temperaturë të lartë. Fëmijët janë të riskuar dhe një ndër kategoritë që preken më tepër nga këto viroza për shkak të imunitetit shëndetësor të tyre. Po pas nuk ngelen as personat që janë mbi të dyzetat. Mjekët thonë se pacientët duhet t’i drejtohen mjekut të familjes apo të paraqiten në urgjencat më të afërta në rastin e shfaqjes së simptomave të para, si dhimbje fyti, probleme me stomakun, diarre, të vjella e temperaturë të lartë.

Vazhdon protesta

Prindërit të shqetësuar për fëmijët Protesta e stafit akademik të Fakultetit Ekonomik në Tiranë bashkë me studentët e këtij Fakulteti ka vazhduar pa ndërprerje për 10 ditë resht. Pasi kësaj proteste iu bashkua edhe stafi akademik i Universitetit të Tiranës, situata paraqitet më e rënduar. Nëse studentët e Ekonomikut kanë bojkotuar procesin arsimor, duke iu shmangur sezonit të vjeshtës, diplomimit të tyre, madje duke deklaruar se do të bojkotojnë dhe fillimin e vitit akademik, prindërit janë të shqetësuar për fëmijët e tyre që do të ulen për herë të parë në këto auditor. Studentët e Ekonomikut kanë paralajmëruar edhe protestë maratonë 24 orë deri në një përgjigje nga instancat qeveritare, të cilat duhet të ndalin ndërtimet pa leje në oborrin e tij. Pleurat Nexhipi, pedagog i UT-së, u është drejtuar prindërve duke u shprehur keqardhje për kushtet që po u ofrojnë fëmijëve të tyre, pasi nuk mund t’i nënshtrohen betonizimit nëpër oborre. Ai u është drejtuar atyre duke u thënë se i vjen keq që s’do të jenë këtë vit të ri akademik prezentë në auditor studentët, pasi do të bojkotohet mësimi.


18

« dossier

E mërkurë 11 shtator 2013 •

Vështrim mbi figurat kombëtare

Labëria, si u përjetuan në vargje bëmat e Musa Beut, Gjon Lekës e të tjerë Nga Albert KOTINI (vijon nga numri i kaluar)

P

or edhe vargjet e shtuar vënë në dukje nga një gjest tjetër të heroit Musa Beu dhe të burrave të tillë. Mandej vazhdimisht nisin gjithfarë mbi këtë vepër burrërie: Bien armët e Selamit Po gjëmon gryk e Sazanit; Vijnë çobankat e stanit Nëpër vapë të Allonarit, Me lot e me djersë ballit. Bien armët e Selamit. Selami vetulla hollë, Lerë Velç e rritur Vlorë, Me Beun dorë për dorë.

Këtë këngë e këndonin përgjithësisht më tepër Lumi i Vlorës. Kur themi Lumi i Vlorës, përdorim një shprehje të vendit, që përdoret për të treguar pjesën më të madhe të katundeve që ndodhen në të dy anët e Shushicës. Është kënga e Selamit. Selami nga Velça, që bie i vrarë duke luftuar. Si vritet, merren armët e tij, nga gratë për t’u ruajtur si amanet; janë armët e një trimi, armët e një burri. Janë armët që shërbyen, gjatë shekujve, për të mbrojtur truallin, pasurinë, nderin. Brezat e ardhshëm duhet t’i shohin e t’i njohin armët e burrave. Janë armë që i nxisin për punë të mëdha, për vepra burrërie. Gratë i sjellin duke qarë e duke plasur nga vapa e atij korriku, kur ky mbetet i vrarë. Vendi përshkohet nga një dridhje kur mëson këtë lajm të hidhur. Zëmra preket; Selami vetull hollë i lindur me shtatë zemra, dhe me zemra më të mëdha se deti, nuk është më. Mbetet vetëm emri i tij, i thurur me një kurorë lavdie të veprave të tij. Por edhe natyra vetë niset të nxijë. Gryka e Sazanit nis të gjëmojë. Vendasit tregojnë se kur nis gjëmimi nga gryka e Sazanit moti ndryshon, sjell shi dhe stuhi. Dhe natyra nuk mund të durojë pa derdhur disa lot. Jeta e tij e shenjtë është shuar në hiçin, dhe armiku ndjehet i gëzuar. Ndjehet i gëzuar se një burrë ka rënë që i kishte kallur tmerrin dhe e kishte bërë që të ikte me të katra. Kënga paraqet ndryshime, me shtesa vargjesh, ose duke u ndryshuar ato. Por se që të gjitha vënë në dukje veprën e Selamit vetull hollë. Kallëzime të mëdha nisin që të nënë në dukje veprën e Selamit. Që të gjitha tregojnë se si ky u vra dhe ku u vra ky. Tregojnë mandej veprat e tij si luftëtar, si njeri. Në një këngë tjetër, në këngën e Mecovës, gjendet prapë emri i Selamit. Kënga këndohet përgjithësisht në valle: Kush u hodh e s’e bë fora Mecovë e zeza Mecovë. Kush u hodh e s’e bë fora? Katërqind shtëpi Mecova, tetëqind copë dyqanë, Një kullë e vogël në anë, Në të dy tre kapedanë, Ata që vranë Selamë. O Selam kur u godite, Pall e jatagan i qite, Mbi armiqtë ç’u vërtite... Në Mecovë në afërsitë e Janinës. Një varg burrash luftojnë tmerrshëm. Armiqtë e tyre janë strukur në shtëpi dhe prej këtyre të mbrojtur luftojnë. Duan të ndalin një sulm të pandalshëm. Këngëtori përshkruan me pak fjalë Mëconë. Tregon se është një vend i mbushur me shtëpi dhe dyqane. Grekët janë njerëz të tregtisë, jepen mbas dyqaneve. Trimat, bijë nënash shqiptarë

arrijnë atje dhe luftojnë. Në këta trima është dhe Selami nga Velça. Plagoset dhe i plagosur zhvesh armët e tij e lufton, si burrë me shtatë zemra. Pret e vret armiq sa të duash. Trimat që e kanë plagosur nuk dalin të maten me të, zemra si lë. Ballë hapur ata nuk luftojnë dot. Vendi i përshtatshëm për të është prita, luftimi nga prapa krahëve. Duket se ky është sistemi i luftimit më të pëlqyer nga grekët. Ata që e kanë plagosur janë strukur në një kullë. Së andejmi luftojnë, kundra Selamit që në ushtrinë e tyre, në njerëzit e tyre, futi tmerr dhe bën kërdi. Dhe shokët e Selamit s’janë të pakët, janë burra, njerëz të vetëmohimit. Duan të japin prova. Dhe gjithë Mecova ta marri vesh. Hidhen në zjarr me vrull me vetëmohim. Dhe bëjnë dhe këta kërdinë. I fusin tmerrin armikut që shtrëngohet përulet përpara kësaj burrërie. Kjo këngë këndohet në gjithë qarkun e Vlorës dhe në atë të Gjirokastrës. Duket se Selami ka pasur shokë nga këto dy krahina: Këngët e Gjon Lekës Gryg e Kuçit Gryk e keqe Njëmijë e treqind dyfeqe. U trete Gjon Lekë u trete, S’u përpoqe për vehte Po për gjithë vilajete. Për nizan e për xhelepe. Rreth Gjon Lekës japim këtë këngë, sepse rreth këtij këngëtorët e maleve, poetët pa shkollë, kanë ngritur një seri këngësh që s’kanë të sosur. Që të gjitha vënë në dukje veprat e tij dhe guximin e tij. Vepra burri dhe guxim burri. Nuk mungon në ato këngë të vihet në dukje edhe shpirti i një kryengritësi dhe qëndrimi i tij si prijës. Prin trupat në luftëra kundër turqve dhe bën kryengritje kundër atyre se ose ata cenojnë nderin e vendit të tij e të bashkëkombësve të tij. Dhe bashkëkombësit e tij nuk janë mësuar të hanë dacka e fyerje pa i paguar shtrenjtë këto. Nuk durojnë keqpërdorim. Për të mbrojtur çdo gjë që kanë të shtrenjtë, dhe ca më tepër nderin ju vënë besën armëve. Armët janë të domosdoshme atëherë për të mbrojtur çdo gjë. Nuk mungojnë dhe tregime mbi jetën e Gjon Lekës. Tregime të bukura guximi dhe zëmre burri. Këngët e tij këndohen në valle, dhe me zë të lartë. Duket që emri i tyre kërkon detyrimisht që të këndohen në këtë mënyrë. Jeta e Gjon Lekës është e tëra e thurur plot me ngjarje. Këtë emër të tij më vonë e pasojnë paralindësit e tij. Japin ndihmën e tyre për të mirën e vendit. Dhe duke vepruar kështu, e gjithë familja mban një varg këngësh. Nga familja e Gjon Lekës më së fundi, në maj të 1937 dalin dy djem që bëjnë fli jetën e tyre për të mirën e këtij vendi; marrin pjesë në lëvizjen e Delvinës, që synonte të zhdukte një gjendje të paduruar në dobi të vendit. Një dokument që flet për lidhjet e vjetra shqiptaro-kroate 1.Sllavët na kanë goditur gjithnjë pasi na kanë gjetur të dobësuar nga lufta, të cilat arrijnë me luftëra ballkanike, Luftën II Botërore. 2. Hershmëria Historiani Kroat dr.Milan Suflay vrarë nga serbët - ka shkruar veprën historike “Serbët dhe shqiptarët” shqipëruar prej sllavishtes prej Zef Fokeçi e Karl Gurakuqi, botuar më 1926 në Shqipëri...Disa paragrafe: “Takimi i parë shqiptaro-kroat. - Mbas pushtimit të vjetër romak kalon. Italia për herë të parë në Ballkan (1081-1170), për ta ndarë më dysh, ngjau me muret e Durrësit më 1081. - Në një anë ishte ushtria romake. - Në Jug ushtria Italiane, anëtare e Papës së madh Grigorit të 7-të (në këtë ushtri kishte ushtarë kroat, flota e Spalatt e të Raguzës) dhe

në anën tjetër ishte mbreti Aleks I Komneni. Mbrojtjen e Durrësit, shumicën e përbënin shqiptarët. Mbas mbërritjes së Mbretit, u bashkua dhe politikisht me Papën. Kjo luftë hyri edhe në ndjenjën kombëtare të Sllovenisë së jugut”. Prifti Dukliani prej Tivari ( aër vitit 1200), në kronikën e vet tregon: - Në një mbledhje në fushën e Duvanjës, mbreti Sventoplak e ndau Bregun në dy krahina; e para prej Duvnës (Dlamno, vjetër ilirisht Delminium) deri në Vinodolë. Kjo quhej Kroatia e Bardhë ose Dalmatia e Poshtme. Tjetra prej Duvnës deri në Durrës. Ky përpjesëtim i tillë, dmth ky përpjdestim i tillë në të sipërmen e në të poshtmen, është një gjë karakteristike për të gjitha krahinat prej Drave deri në Vjosë, prej Sllovenie e deri në Myzeqe. Hollësisht zbatohej ky përpjesëtim në viset shqiptare. Dekretet e Papës së viteve 1410-1443 përmendin dy Shqipëri: flasin për “Tota Albania” për krahinat e “utriusque Albania”. edhe për krahinat e “Albanie superios et inferios: (Theiner, Mon. Slav.mes 1.354-365). Idea e dy Dalmative, si e përmënd prifti Duklijani, me një gabim të vogël në jug, ka qenë në kohën e tij e gjallë dhe e freskët”. - Kur “legjionet romake” e perandorit Emanuel i vitit 1165 mundën defitivisht Ugerët e Serbët dhe hynë në Duklje e në Dalmati deri në Zërmanje; e mbasi ra nga fuqia dhe fisi kroat i fuqishëm i Kaçiqvet. Durrësi nuk i rivendos në hapësirën e tij të vjetër. Për herë të parë në atë kohë - prej Shebenikut e deri në Ulqin e Raguzë u mbush me popullsi trefishe të hinderlandit formoheshin dy gjysma të zonës dalmatine të bregut. - Perandoria e krijuar nga Emanuel Komnenin u krijua nën Dalmatin jugor (1166). Zara ishe nën Venedikun. Përgjatë bregut lindor të Adriatikut, pa përpara kronikës së Priftit të Tivarit, në vend të dy krahinave të njëhershme bizantine(Durrës e Dalmat) ishin tri dukate bizantine:Dukati durrsak, Dalmat Dukljan dhe atij Dalmat kroat. Mbas kësaj del fare qartë dhe i vërtetë përpjesëtimi i Dalmatës, siç tregon prifti i Tivarit. Përveç kësaj kuptohet, edhe pse shkrimtari grek prej kohës së Komnove, i quajnë serbët më të shumtën Dalmatin, nuk është e çuditshme që shkrimtari gjendej në Dalmat, Ulqin e Tivar gjendeshin në “Superior Dalmatia”. Por: - Emrat që përmendëm (1350) Krinisti venedikas Dandulo (1350), Orbini (1601) i cili kapër kronikën e Tivarit shumë burime të tjera të humbura, e njohur “Kroatia e bardhë”. (Kroatia Alba, Croatia Rossa) njihen me emrin kroat. Por: Nga sheh 12 - 14 në këtë dokument nuk ekziston as emri kroat e as serb. - Epishkopi i Kninës quhej par excellence “epishkopi kroat” fare analogjikisht sikundër epishkopi i Krujës në qendrën shqiptare quhej “epishkopi shqiptar”(1353). Në këto kufij kroto-shqiptar në Bosnje një bizantin në të 13 qindvjetor fisi i fortë Harvatin, që udhëheq edhe pak shqiptarë dike ndihmuar nga shkaku i lidhjes farefisnore me të mëdhenjtë shqiptarë të Jugut, përhapja e emrit Harvojë. Kështu katoliku i madh shqiptar Pjetër Spani (1430 - 1457) pati djalin e vet me atë emër. - Në vitin 1372 ankohet në Raguzë “Stanchus frater Cheruatini”, pse i kishte plaçkitur shtëpinë në Shën Gjergji I Balshaj. Djali i Stankut Stojanit, rronte në SHkodër më 1388 (acta Allbaniae 2, 297). Në këtë pamje kundërshtari gjuhësor i gjuhës shqipe gjen fjalë të marrosura prej dialektit të palcës shqiptare. Kështu në vitin 1404 përmendet në shkresën e Raguzës një farë “Thomas filius Pavel Dominchovich de Pilloto partium Albania”. Emri Ivan që e kishin prej banorëve tëfshatit Kupeknik në Pultin e poshtëm (Ivan Sudija, Ivan Budmir), është karakteristik për brezin katolik të bregut në veri të Tivarit (1923). Edhe i ati i Skënderbeut quhet

në shkrimet serbe “gospodin Ivan” ashtu edhe në dokumentat e Venetikut 1407-1443 i thonë Ivan Castrioth. Nga ana e kryetarit të familjes së Kastriotëve, ata që kryejshin shërbimin e qefalisë së Kaninës, përmenden (1368) në oborr të Zotit Aleksandër në Vlorë “Prodan Vojevoda dhe Mikleushi”. Ky i fundit mban emrit e tij (Miklaush, Mikula. ndërsa serbi do ta quante në gjuhën e tij Nikola apo Nikshan. - Prifti i Tivarit për sllovenët dhe kroatët tregon dhe origjinën e largët në veri, përtej Karpatëve. Perandori Konstandin Porfiregeneti (950) njeh Kroatët e Bardhë dhe Serbët e Bardhë në Verinë e largët përtej Karpatëve, ndër fushat ruse. Kronika më e vjetër ruse i përmend “Horvate belil” në jug. Në Rusi ishte një paralele me Kroatin e Bardhë dhe të Kuqe. . Prej shekullit 15 gjendej Blellorusia me qendrën përqark të Smolenksit e Çermnaja Rus në Haliç për qark të Leopolit (Lavovës). Emri Hrvat (kroat) linguistikën e sjell prej emrit para indoeuropian të maleve të Karpatëve (prej emrit të vjetër europiane ose prej alarishtes kar=gur) Ashtu edhe emri i errët Serb, duket se mund të shkoqitet më bukur prej gjuhëve të shumta të maleve të Kaukazit që janë një muze i vërtetë për tepricat e popujve të shumtë para indo-europianë. Pra, ka një të vërtetë në thëniet e priftit të Tivarit. Lidhja e Kroatëve me Serbët është në dyndjet e tyre të menjëhershme nga veriu. Emri i Kuçevës sipas priftit të Tivarit, (prej shqipes Kuçi=kuq), zgjatej përgjatë bregut veri-perëndimor të liqenit të Shkodrës, me këto katunde kryesore: Tronovë, Orahovë e Godinjë. Në shek. 13-të në këto krahina të përziera shqiptare e sllovene. Kështu në vitin 1278 përmëndet në dokumentet e Raguzes një farë “Bordogna de Coçoa de Genta”, Bardhonji prej Kuçit në Zetë, i cili më vonë, del banues i fshatit të Orohovës. Pra për emrin e fisit të Kuçit (Cuçi) , del në fillim në vitin 1335 në fshatin Tuz (Petro Kuq), e më vonë në vitin 1416 del si mbiemër i disa banorëve në katundet e rrethit të Shkodrës. Në vitin 1402 edhe “quedam villa vocata la Barbadirossi’ në vitin 1641 Barbalussi dhe sot Barballushi mbi Drin. Në vitin 1333 ishte afër Tivarit “shpella e gurit të kuq”. Në brendësinë e vendit, ndërmjet Danjës dhe Oroshit, quhet në 1446 një fshat “ Gurakuqi”. Edhe sot gjendet në Verilindje të Elbasanit krahina malore “Çermenikë”. Prej kësaj krahine, siç duket, quheshin në kohën e mesjetës epishkopët e qytetit të rrethuar të Skampës. Kështu në vitin 1603 Papa i urdhëruar i peshkopit të Stefanjakës, që të dërgonte në ato vise(in certi paesi alli confini di Tessalia chiamati Birsenstapilis et Cermanica) priftërinj pasi atje kishte 4000 shpirtra të krishterë. Prifti i Tivarit argumenton: Perlati i Tivarit, Gregori (1173-1189) ishte më e mira për prelatin e Raguzës. Nuk ka aspak dyshim, që në kohën bizantine ekzistojnë marrëdhënie të gjalla ndërmjet qyteteve romake të bregur Adriatik, e sidomos këtyre të Italisë Jugore. E përbashkëta në marrëdhëniet kroato-shqiptare ishin se ato nuk ishin as miqësore as armiqësore, kurse në marrëdhëniet kroato-serbe ishin shumë të dobëta. Krahina e Durrësit përmban palcën


dossier • E mërkurë 11 shtator 2013

shqiptar e përhapur nga ana e jugut dhe lindjes . Krahina e Dalmatit nuk përfshin palcën kroate. Dalmatia në kohën e parë qe e lirë e kishte influencë nga ana e veriut dhe e perëndimit. Marrëdhëniet politike ndërmjet veriut e jugut të bregut ekzistojnë kohë pas kohe vetëm atëherë, kur fuqitë botërore tërhiqeshin në valët e veta gjithë bregun. Një rast i tillë ngjau, në kohën e sulmit roman, ku princi i Zarës, Mladeni II Shubiç, në lidhje me Filip Tarentinin e me Papën më 1319, bashkëvepronte me të gjithë bujarinë e lartë shqiptare. Në muzeun e Budapestit është ky pergamenë që flet mbi kontratën e bërë midis epishkopit të Stefanjakës e Filip Tarantinit. Kjo kontratë ishte shkruar dhe vulosur me vulën e epishkopit të Shkodrës. Bie në sy fakti që pas para kohe (1304) ishin duke futur shqiptarë mbi lumin Mat. Periudha e angazhimit - përfshin aktivitetin e futjen brenda të punëve shqiptare, aq sa e shtrënguan republikën venedikase të heq dorë nga influenca në bregun lindor të Adriatikut. Ky breg deri në Raguzë e në Kotorr , hynte në qarkun e Anxhovinvet veriorë që e zgjatën edhe në Shqipëri. Natyrisht mbreti Ludovik kishte lidhje të drejtpërdrejta me Durrësin, edhe me princin Karl Topin. (Që më 1379 ubë anëtar i lidhjes hungare kundër venetikësave). Domeniku kishte hyrë me urdhër të Domenikasve, që patën ardhur në Durrës në vitin 1278. Si i tillë u bë Kapelan i oborrit e këshilltar i mbretit Robert të Napulis. Më vonë (1245-1351), si “vilar i përgjithshëm i urdhrit të vet për Dalmatin e Durrësin”, u përpoq duke bërë në Raguzë, për themelimin e mungadeve të Shkodrës, të Kotorrit e të Sebenikut. Më 1358 u bë peshkop i Kurcolës, më 1359 erdhi në Shqipëri. Një shkresë e shkruar në greqisht, ku mbas vdekjes së Tanushit. Karli mori në dorë fuqinë e shtëpisë së Topis. Duket se Karli në marrëdhënie me të nipin, Domenikun, përgatit një plan të madh e të fuqishëm, si të merrte në dorë fuqinë mbi Raguzën. Në Shqipërinë veriore gjendeshin shumë qytete si (Drivasti, Svaci e Bellazi e ndoshta dhe Sappa) ku epishkopi kryente krejt autorotetin civil. Në kohën e Ludovikut të Madh e të luftërave të tij kundër Venedikut, ashtu dhe në kohën e Sigismundit e të luftrave të tij kundër turqve, edhe Baldhajt e Zetës që e kishin syrin nga ana e veriut, mbi ishujt e Dalmatisë. Bani shqiptar në mbretërinë e kroatëve pjesa përbërëse e këtij në shek. 14-të - Shtatë Bana e dymbëdhjetë bujarë të Kroatëve - Shtatë Krajlat e Shqiptarëve Ndër dy kaptinat e para mund të gjenden disa pjesë përbërëse më të forta, të cilat në gjysmën e shek të 14-të, bashkëvepruan për prishjen e krijimit ekzotik “Të Banit shqiptar nën mbretërinë e Kroatëve”. Këtu bashkëveproi fakti, pse emri i Arbërisë në kohën e Anxhovinëve u bë fare i njohur ndër Kroatë, nga shkaku i lidhjeve jashtëzakonisht të forta me atë dinasti. Dy Bana, një Shubiq e një Baboniq, kishin marrëdhënie të drejta me Shqipërinë. Njëri ndër to banonte atje. Ndoshta shkresa mbi këtë, është e njëkohshme me hercogun kroat Karl Durrsakun. Ndoshta bashkëvepron edhe lidhja fonetike ndërmjet

fjalëve Alba e Albania prandaj përmendet Kroatia e Alba e qytetit Alba, sikundër quhet latinisht Biogradi në breg të detit. Kujtimi për këtë krijim të Banit është ruajtur në regjistrin e manastirit të Benediktit të Shën Pjetrit, i themeluar më 1080, i cili ruhet edhe sot në arkivin e Kishës së Spalatit. Ky regjistër lajmesh mbi pasurinë e manastirit është shkruar me shkronja beneventane, në fillim të shek. 13-të. Një shënim i tillë, i shkruar prej një dore ,të shek 14-të, mbi vendin e zbrazët nën dorëshkrimin origjinal beneventan, thotë pjesërisht kështu: “Në kohën e kaluar ishte zakon në mbretërinë e Kroatëve, të ishin shtatë bana, të cilët zgjidhshin mbretin në Kroati, kur ky të vdiste pa lënë trashëgimtarë; këta ishin; i pari Bani i Kroatisë, i dyti i Bosnjes, i treti i Slovenisë, i pesti i Podravskës i gjashti i Albanis e i shtati i Srijemit”. Mbase ky shënim të kujton pak të 12 fiset kroate, nuk është dyshim që të jetë punuar në lidhje me atë problem interesant, i cili u bë jashtëzakonisht i gjallë në kohën, kur Anxhovanët, sidomos gjatë vitit 1345, filluan të zbatojnë qendërzimin feudal të rreptë në Kroaci. Perandori Konstandin Porfirogeneti na paraqet emrat e duket, që patën sjellë Kroatët në tokën e re. Këto duke ishin shtatë: pesë vëllezër dhe dy motra. Kroatët ndaheshin në shtatë a tetë fise bujarësh. Sipas kuptimit të shqiptarëve te Veriut, bota është e ndarë në “ndërmjet perandorive e shtatë kajlëve”. Nga jeta kombëtare e të pavdekurit Themistokli Gërmenji Temistokliut dhe shokëve Rrufe, gjëmim e shkreptima, O Zot i madh, mbi dhe lësho, Edhe lumenjtë mbi oshëtima, Pa mbytur botën mos i lësho! Je të humbasë fara e zezë Nga egërsirat që s’ka ndryshim! Farën që mbolle Ti në krijesë, Duan t’a çkulin; mos ki durim! Fara trimërore e Pellasgjisë Veshur me zi qan e vajton Përca luanë të trimërisë Çpagim nga Ti o Zot kërkon! Bashkë me shokët e këtë burrë Themistokli! Themistoklinë Mos harro o Zot, Ti kurrë, Se dëshmor ra për Shqipërinë! Në fillim të jetës së tij kombëtare fatosi kor çarë Themistokli Gërmenji, duke qenë në Bukuresht, u hodh në fushën kombëtare, për përhapjen e librave shqip dhe për zgjerimin e idealit kombëtar. Por ai nuk mjaftohesh vetëm me këto vepra patriotike, që bënin shqiptarët e mërgimit. Atij i ish mbërthyer në zemër që, potë mos bëhej edhe lëvizje armësh në vendet shqiptare, kurrsesi nuk do të lirohej Shqipëria prej robërisë shekullore turke. Në një mbledhje të fshehtë prej shqiptarësh të guximshëm, Themistokliu shtroi problemin e tij; për t’u hedhur ai vetë në

Shqipëri me qëllim që të organizonte çeta kryengritëse, pikërisht siç bënin dhe shoqëritë patriotike të Ballkanit. Vendimi u mor menjëherë dhe Themistokliu u nis menjëherë në Korçë në vitin 1907, ku, për të mos rënë në sy të dyshimtë nën Autoritetet turke, hapi hanin e “Mitre Gërmenjit”, dhenë këtë mënyrë hapte fshehurazi ndjenjat patriotike dhe, aty-këtu, edhe misionin me të cilin ishte ngarkuar. Duke qenë se aso kohe qindra e komiteteve të ndryshme ish Manastiri, Themistokliu, me t’u shpallur “Hyrjeti”, shkoi në Manastir, ku së bashku me të vëllanë, Tilemaknë, hapën një hotel me emrin “Liria” lokal ky që është njohur nga të gjithë si qendra e patriotëve. Aty mundi të njihet me disa nga të Komitetit bullgaro-maqedonas, me të cilat hyri në tratativa për një bashkëpunim të plotë. Meqenëse u mungonin armët dhe municionet, Themistokliu u nis për në Greqi për të blerë armë, por ai u pikas nga Autoritetet dhe u ndalua dhe njëkohësisht u nxor jashtë shtetit. Në 1910 Themistokliu përsëri hyn në marrëveshje me Komitetin bullgar, këtë herë me ndërmjetësinë e dëshmorit kombëtar Spiro Bellkamenit, i cili bënte pjesë në Komitetin bullgaro-maqedonas, e merr me vete këtë dhe i a fillojnë punës seriozisht. Ndërkohë në Korfuz ishte thirrur prej patriotësh shqiptarë, të bëhej një mbledhje panshqiptare me qëllim që gjithë kolonitë e jashtme të formoheshin në një Shoqëri panshqiptare, e cila me kohë të përgatiste një kryengritje të përgjithshme në tërë vendet shqiptare. Në atë kohë, si delegat të Kolonive kombëtare të Rumanisë e Bullgarisë arriti Themistokli Gërmenji, Pandeli Cale e Spiro Bellkameni, kurse nga Misiri u dërguan Fazlli pashë Toptani, botonjës i gazetës “Shkreptima”. Këta me përjashtimin e Spiro Bellkamenjit, u dërguan prej komiteteve në Athinë për t’u marrë vesh me Qeverinë Greke, e cila për arsye politike, pengohej t’i vihej në ndihmë materiale Komitetit Shqiptar. Që të tre u pritën prej ish-Kryeministrit Vënizelos, i cili nuk u premtoi asgjë, e kështu u kthyen në Korfuz, ku pas marrëveshjes me Komitetin, Themistokliu me Spiron u nisën për në Sarandë dhe aty u ndanë; Spiroja shkoi në Himarë dhe Themistokliu në Gjirokastër, me qëllim që të takoheshin me krerët e atyre vise vepër një marrëveshje të përbashkët. Që të dy këto fatosa që të mos dyshoheshin nga Autoritetet Turke, u bënë si tregtarë, por se Themistokliu duke hyrë në Përmet, kapet aty prej xhandarmërisë si i dyshimtë, pasi kishte flakur në lumë këllëfin e drunjtë të revolverit në të cilën kishte shkresat dhe shifrën e Komitetit. Pas Arrestimit, Themistokliu u dërgua, përmes Gjirokastrës për në Janinë, ku dhe u burgos dhe pas disa muajsh e dërguan në Korçë për t’u ballafaquar në gjyq me patriotët e atjeshëm. Pas kohësh doli nga Stambolli një amnisti për fajtorët politik dhe kështu u liruan që të gjithë të burgosurit që ishin në burgjet e ndryshme. Në Prishtinë ishte bërë një mbledhje krerësh patriotë, dhe në korrik të atij viti, Themistokliu, duke qenë në dijeni të asaj lëvizjeje , ngrihet nga Manastiri se bashku me dy oficerë shqiptarë, me disa shokë e me një shumicë djemsh të gjimnazit të atjeshëm, dhe marrin malet duke bërë kushtrimin e përgjithshëm. Arrijnë në malet e Korçës, ku morën drejtimin për në Kolinjë. Kushtrimi i kryengritjes u përhap kudo në qarkun e Korçës dhe malet u mbushën me çeta të armatosura, të cilat të kryesuara prej burrash patriotë, kishin vendosur që çdo çetë të shkonte në drejtimin e paracaktuar. Kështu pas një kohe, Themistokliu me shokë dhe me çetat e Kolonjës hynë në Ersekë dhe nga zyra telegrafike e atyshme i drejtuan qeverisë së Stambollit telegram ku kërkonin hapjen e shkollave shqipe kudo, vendosjen e Administratave të katër vilajeteve, dhe qëndrimin e ushtrisë shqiptare brenda këtyre vilajeteve për të kryer detyrat e saja. Siç dihet prej gjithkujt, pasi u pranuan kërkesat e shqiptarëve prej Qeverisë së Stambollit, Shtetet e Ballkanit u gjetën para një zgjidhje, e cila me kohë shkaktoi lidhjen midis tyre për një goditje shkatërrimtare të Turqisë në vendet ballkanike, që kështu të zmadhoheshin këto mbi kurriz të vendeve shqiptare, që zgjateshin në të katër vilajetet: Manastir, Kosovë, Shkodër e Janinë. Kështu filloi lufta Ballkanike, e cila e gjeti kombin shqiptar të papërgatitur, dhe krerët shqiptarë në kundërshtim njëri me tjetrin. Themistokliu në atë kohë shkoi në Manastir dhe aty qëndroi deri sa u ngrit flamuri në Vlorë, ku u proklamua Indipendenca e Shqipërisë. Pas kësaj Themistokliu shkoi në Vlorë, hyri në marrëveshje me Qeverinë dhe, për t’u ndodhur më afër Korçës, kërkoi dhe u dërgua si nënprefekt në Skrapar, ku organizoi popullin për të qenë gati kundrejt Korçës, që ishte

»

19

okupuar prej ushtrive greke. Ndërkohë Korça, pasi i mbeti Shqipërisë, dorëzohet prej ushtrive greke në ushtritë shqiptare të komanduara prej Kolonel Mustafa Aranitasit më 1914. Njëkohësisht edhe Themistokliu hyn në Korçë dhe merr në dorë Policinë e qytetit dhe të Qarkut për të stabilizuar qetësinë. Në luftërat fatale, që u zhvilluan në Pogradec midis fuqive rebele dhe fuqive kombëtare të Kolonjarëve, Themistokliu u vjen në ndihmë trimave të Kolonjës, të cilët ishin rrethuar keqas prej rebelëve, edhe u vranë disa në bregun e Mokrës dhe të tjerët brenda në qytet. Edhe në goditjen e Korçës prej ushtrive greke të maskuara në të ashtuquajturat vorioepirotë. Themistokliu me kurajën e tij hyri midis zjarrit me qëllim që ta shtypë atë lëvizje dhe të shpëtojë Korçën nga një katastrofë e sigurt; por meqenëse kjo ishte pamundur të bëhej pa armë, përdori tërë fuqinë e armatosur, dhe u shtyp kjo lëvizje në tri ditë e sipër. Ndërkohë u ndez lufta evropiane dhe Themistokliu shkoi në Sofje, ku riorganizoi Komitetin Shqiptar. Aty botoi në disa numra një broshurë me titull “Zëri i Shqipërisë”, mbi të cilën botoheshin artikuj mbi shkaqet dhe shkaktarët e shkatërrimit të Shqipërisë, ndër të cilët fajet ua ngarkonte kryesisht krerëve të popullit. Protokolli i 10 dhjetorit 1916 Ngritja e flamurit në Korçë dhe proklamimi i republikës së qarkut Pas plasjes së luftës evropiane, në të cilin Bullgaria u hodh në krahun e Gjermanisë, Themistokliu insistoi për të marrë pjesë në Komitetin bullgar për të dhënë dhe ai forcat e duhura. U vu pra në krye të Komiteteve Shqiptare dhe pas shumë luftërash heroike arrin në Pogradec, ku i propozoi Komandës Bullgare të ngrihesh Flamuri ynë dhe të organizohesh administrata shqiptare. Mirëpo bullgarët nuk ia pranuan këtë gjë dhe prandaj Themistokliu tinëzi u mor vesh me autoritete ushtarake franceze, që kishin në dorë Korçën, të cilët ia pranuan konditat dhe e thirrën në Korçë, ku hyri triumfalisht. U bë protokoll me komandën e fuqive ushtarake frënge prej nëntë artikujsh edhe me njëherë u ngrit Flamuri Kombëtar midis entuziazmit të popullit shqiptar. Themistokliu së bashku me Këshillin Kombëtar organizuan Republikën e re në të gjitha drejtimet administrative; u organizua një fuqi e armatosur nën komandën e Themistokliut si edhe arma e xhandarmërisë dhe policisë së Qarkut. Themistokliu në çdo luftë u tregua shumë i zoti dhe besnik i idesë kombëtare. Në shtator të atij viti Themistokliu bëri ofensivën ushtrisë bullgare, i shkatërroi dhe zaptoi Pogradecin. Për këtë fitim të armëve shqiptare Themistokliu u dekorua me “Kryqin e Madh të Luftës”. Në maj të 1917 Koloneli Descoins, që ishte Komandant i fuqive ushtarake frënge në Korçë, u transferua dhe vendin e tij e zuri gjenerali frëng Sale. Ky, i tërhequr nga propaganda antishqiptare, nuk e shikonte me sytë mirë Themistokliun dhe bile filloi të dyshonte në veprat e tij. Themistokliu i kuptoi këto dredhi dhe i bëri të ditur në miqtë e tij gjithë planet, paudhësitë dhe akuzat që i shpifeshin prej armiqve të tij të pabesë pranë autoriteteve të larta ushtarake. Mirëpo përçapjet e tij nuk bënë asnjë efekt përpara shpifjeve që i bëheshin me qëllim që të zhduknin personin e tij, pas së cilës zhdukej dhe republika shqiptare e Korçës edhe flamuri shqiptar. Duke parë këto rreziqe, Themistokliu dëshironte dhe kishte kurajën e patundur, të paraqitej me vullnetin e tij përpara Gjeneralit Sarrail në Selanik me qëllim që të shpengohej kundër shpifjeve dhe akuzave që i bëheshin. Por ishte vendosur tashmë zhdukja e tij, dhe kështu, me gjithë mundësitë të arratisej e të shpëtonte, ai nuk deshi të bënte një gjë të tillë vepër të paburrshme, dhe vendosi të vdiste te binte dëshmor mbi Altarin e Atdheut. Themistokliu u kap në Korçë, në banesën e tij, dhe me një herë u dërgua në Selanik, ku u burgos në shkollën gjermane dhe aty gjykohej herë pas here. Më në fund, me gjithë justifikimet e ndritura që dha, u dënua me vdekje dhe u vu në plumb në 11 shtator të vitit 1917. Të nesërmen e ekzekutimit, Korça u gdhi menjë panik; në kodrat që rrethojnë qytetin dhe në disa shtëpi të larta, në udhët kryesore, ishin ngritur mitraloza. Me t’u hapur dita Gjenerali Sale thirri Këshillin Kombëtar dhe i komunikoi ekzekutimin e Themistokli Gërmenjit, kurse rrugët e qytetit ishin mbushur me ushtri për të qenë gati për çdo lëvizje nga ana e popullit. Kështu mbaroi ajo tragjedi kombëtare. Dhe Korça është kryelartë që pati një djalë si Themistokliu, të cilin, për veprat e tij patriotike të larta, i ngritën monument në qendrën e qytetit për të qenë ai gjithmonë simbol i trimërisë dhe patriotizmit shqiptar.


20 N

«

Kulturë

ew York, 10 shtator - Kohë më parë Biblioteka Qendrore e New Yorkut në bashkëpunim me Fondacionin Federico Garcia Lorka hapën ekspozitën kushtuar poetit të madh spanjoll, vrarë në Luftën Civile të Spanjës. “Kthehem Nesër” ishte titulli i kësaj ekspozite, sepse ato kishin qenë fjalët e fundit që Lorka i kishte thënë botuesit. Kjo ekspozitë qëndroi e hapur disa muaj. Atje ishin vendosur shumë nga poemat e tij origjinale, pastaj disa vizatime dhe piktura. Kishte shumë relike të Lorkës, bile edhe kitarën e tij. Më 19 qershor 1929, në kohën kur shkrimtarët e ri dhe piktorët kishin dëshirë të jetonin në Paris--Federico Garcia Lorka (1898-1936), poeti më i madh modern i Spanjës dhe një dramaturg i shquar e theu këtë traditë dhe u nis me anije për New York. Nëntë muaj në këtë qytetet amerikan dhe tre muaj në Havanë të Kubës bënë ndryshime të mëdha në vizionin e tij poetik dhe në rolin shoqëror të Lorkës si artist. Pavarësisht se Lorka kishte ardhur në Amerikë për të studiuar gjuhën anglishte, ai u përqendrua më shumë në krijimtarinë letrare dhe shkroi veprën “Poeti në New York”, që ishte një thirrje kushtrimi kundër urrejtjeve raciale, shpenzimeve të mëdha të klasës së mesme dhe kundër adhurimit amerikan për teknologjinë moderne që sipas kritikut Pritchet ishin fëlliqësi dhe tela me gjëmba. Vepra e Lorkës depërton përtej New Yorkut, përtej asaj kulle shkallmuese të Babelit, deri në thellësitë e psikikës, në kërkim të tërësisë dhe çlirimit. “New Yorku më duket qytet i tmerrshëm dhe jam kurioz për të shkuar atje, shkruante Lorka” dhe kështu është titulli i një shënimi në këtë ekspozitë. Në pranverën e vitit 1929, Lorka pësoi një krizë emocionale. Lidhjet e tij të dashurisë me Emilio Aladrën nuk perfunduan mirë dhe kishte rënë në agoni rreth mossuksesit të “Baladës së Jevgut” që u kritikua ashpër nga miqtë e tij artistët avangardë, Louis Bunuel dhe Salvadore Dali, se gjoja kishte qenë tepër tradicional, i lidhur dorë e këmbë pas artit të poezisë së vjetër. Lorka nuk kishte qenë asnjëherë jashtë Spanjës dhe kishte dëshirë për të parë vendet e tjera sidomos New Yorkun, prej ku i dërgoi letër familjes në lidhje me përshtypjet e tij të para për këtë qytet. Përshkrimi më i gjallë i tij kishte qenë udhëtimi në Coney Island të Brooklynit për festën amerikane të pavarësisë, 4 korrikun. Ky ishte takimi i tij i jashtëzakonshëm me turmat e mëdha popullore, pasi që në atë fund jave kishte parë në bregdet më shumë se një milion njerëz, përvojë kjo për një vizion të hatashëm poetik. Për Lorkën ishte: “Peisazh që vjellë turmë”. Kam ecur nëpër rrugët e Ishullit Manhattan Duke fërkuar krahë me atë turmë të madhe, duke menduar për poetët përpara tij dhe përplasjet e tyre: “Askush nuk mund të imagjinojë si duken turmat e New Yorkut, përveç ndoshta Walt Whitman-it, i cili kërkonte vetminë dhe T.S. Eliotit, i cili kishte shtrydhur ato masa popullore si limonin në poemën e tij (Toka e Braktisur). Lorka e adhuronte Allan Edgar Poe-n dhe kishte bërë shumë përpjekje për të recituar poemën e tij “Annabel Lee”, por pa sukses. Një ditë Lorka eci nëpër Urën e Brooklyn-it dhe u takua me poetin Hart Crane, i cili në atë kohë po shkruante poemën

E mërkurë 11 shtator 2013 •

LORKA, poeti që revolucionin e ktheu në poezi

e gjate “Ura”. Lorka dhe Crane ishin frymëzuar nga Whitmani, bile Lorka i kishte kushtuar këtij poeti një vjershë lirike për vizionin e tij të dashurisë mes meshkujve dhe për ëndrrat e parealizuara të Whitman-it për Amerikën. Po Wall Street-i Rrënja e bursës dhe fillimi i Krizes së Madhe Ekonomike mjegulloi admirimin fillestar të Lorkës për “qytetin më të fortë dhe më modern të botës”. Në panikun e madh të Enjten e Zezë më (24 tetor 1929), ai ngutej për të shkuar atje. Lorka shkruante se kishte qenë me fat që e kishte parë me sytë e tij rrënjën katastrofike të bursës se New York-ut. Atë ditë në Wall Street ishin humbur disa miliarda dollarë, gjithë ato para të vdekura po derdheshin në detin e pafund. Burrat shanin e ulërinin si kafshë, ndërsa gratë qanin thotë Lorka. Disa vargje të “Poeti në New York”, midis tyre edhe “Vallja e Vdekjes” dënonte kapitalizmin e pashpirt, të shfrenuar dhe çka është më keq se në këtë katastrofë shkruante Lorka pësojnë keq fëmijët e varfër. Në Universitetin Columbia Në qershor të vitit 1929, Lorka u regjistrua për të mësuar gjuhën “anglishte për fillestarët”. Në këtë shënim i bën një përshkrim të hollësishëm këtij universiteti, shkruan për zezakët që drejtojnë ashensorët, operatorët telefonikë në katin e poshtëm dhe mënyrën si ata u përkuleshin shërbëtorëve. Lorka hoqi dorë menjëherë nga mësimi i gjuhës anglisht. Kishte mësuar vetëm disa fjalë të thjeshta. Në vend se të mësonte gjuhën e vendit, ai shkroi veprën “Poeti në New York”, ku përshkruante përshtypjet e

tij për studentët amerikanë të cilët thotë Lorka shtrihen e gogësijnë me pafajësinë e kafshëve, teshtijnë pa nxjerrë nga xhepi shamitë e tyre, dhe bëjne zhurmë të madhe por janë të hapur e miqësorë. Ata gëzohen kur bëjnë mire”. Në kërkim të Duende Poezitë e shkruara në New York shënojnë largim nga vargu i mëparshëm, shumë nga të cilat të frymëzuara nga poezia spanjolle tradicionale - balada, këngë popullore, lirikat e Flamencos dhe nga shkëlqimi metaforik i barokut spanjoll. Në veprën “Poeti në New York” në skenarin “udhëtim në hënë” dhe në dramën homoerotike ”Audienca”, të gjitha të shkruara në Amerikë, Lorka vë mënjanë ”enigmën e metaforës” dhe kërkon në vend të saj për imazhe që kundërshtojnë analizën logjike. “Imagjinata, Frymëzimi dhe Shmangia” të dhëna në spanjisht në Columbia, argumentojnë në favor të “instinktit të pastër” të poezisë që mund të gëlltisë realitetin si një lule mishngrënëse, gjatë kohë kur recitonte poezitë e tij në New York. “Kërkom në Kubë” është titulli i një pjese tjetër të ekspozitës. Më 2 mars të vitit 1930 Lorka ishte përgatitur për një ligjëratë në lidhje me poezinë moderne spanjolle në Librarinë e New Yorkut, por ata që kishin shkuar për ta dëgjuar ishin zhgënjyer. Në minutën e fundit Lorka kishte kërkuar nga miku i tij Damaso Alonso profesor në Hunter College të ligjëronte në vend të tij. Lorka ishte nisur me anije për në Kubë. Tre muaj në Kubë kishin qenë ditët më të lumtura të jetës. Në qoftë se ndonjëherë humbem, “më kerkoni në Anda-

lusia ose në Kubë”. Punën në librin e poemave e mbaroi për pak kohë sepse kishte filluar ligjëratat e takimet me piktorët dhe shkrimtarët kubanë, duke përjetuar thellë edhe përvojën muzikore. Në Kubë ligjëronte poezinë e Gongora dhe Baroque dhe poetin Nicolas Guillen afro-kuban që kishte zënë vend në poemën e Lorkës, ”Poeti në New York”. Ku ëndrra u përplas me realitetin Lorka la tre lloj dëshmish nga udhëtimi i tij në New York: një seri letrash të hershme dërguar familjes në Granada; poezitë të cilat filloi t’i shkruajë menjëherë pas mbërritjes; dhe një ligjëratë lidhur me mënyrën si shkruante. Të krahasosh këto do-

kumente me të dhënat historike të bën të mrekullohesh me forcën e tij të imagjnatës dhe përplasjen e ëndrrës me realitetin. Në shtator 1929, Lorka kaloi disa javë me shokët e tij në një shtëpi në fermën e vjetër në Bushnellsville në New York. “Në Harlem” është ngrohtësia njerëzore thotë një titull në këtë ekspozitë. Pas disa ditësh Lorka e zbuloi lulëzimin kulturor të Renesancës së Harlemit dhe urrejtjet ndaj afrikanoamerikanëve. Atij i pëlqente Harlemi, sidomos ngrohtësia njerëzore dhe zhurma e fëmijëve. Atje bëri miq shumë intelektualë afro-amerikanë, duke vizituar klubet e natës dhe këtu shkroi poemat “Parajsa e Zezakëve” dhe “Mbreti i Harlemit”, që ishin thirrje inkurajuese për solidaritet. Qëllimi i tij ishte të shkruante një poemë për zezakët e Amerikës Veriore. Lorka ishte nga Granada, ku ishin persekutuar jevgjit, zezakët, hebrejtë dhe murët. “Kthehem nesër” ishte një shënim tjetër. Në verën e vitit 1936, Lorka po përgatiste për shtyp librin: “Poeti në New York”, ku kishte veçuar disa kapituj. Nuk i kishte përfunduar të gjitha. Në korrik të atij viti, e kishte lënë dorëshkrimin e përfunduar në tryezën e mikut Jose Bergamin dhe shënimin: “Pepe isha këtu për t’u takuar me ju, por besoj se kthehem nesër”. Lorka nuk u kthye më kurrë. Ai u vra në Granada. Bergman u arratis, por mori me vete atë dorëshkrim, që kishte humbur në mënyrë misterioze për shumë dekada. Më në fund u gjet dhe u botua, për herë të parë në Meksikë dhe më vonë në New York. Gjekë Gjonlekaj (Autori ka qenë gazetar i “Zërit të Amerikës”, aktualisht botues e biznesmen në New York)


» Kulturë

• E mërkurë 11 shtator 2013

21

Zbulohet një pikturë e re e Vincent van Gogut Muzeu i Vincent van Gogut në Amsterdam njoftoi mbi zbulimin e një vepre të re të piktorit. Vepra “Perëndim dielli në Monmajour” është pikturuar në vitin 1888 dhe konsiderohej e zhdukur. Piktura ishte pjesë përbërëse e një koleksioni privat. Atë e sollën në muze për t’i kryer ekspertizën. Në Shtator, piktura “Perëndim dielli në Monmajour” do të ekspozohet në Muzeun e Amsterdamit.

Mbyllet ekspozita për mjeshtrin Kokona

100-vjetori i Vedat Kokones Ana Karenina është padiskutim një ndër kryeveprat e letërsisë ruse që çdo vend i botës e ka lexuar në gjuhën e tij. Ky është botimi i Kareninës së Tolstoit në shqip. Libri i publikuar në vitin 1960, mban përkthimin e Vedat Kokonës, njeriut prej të cilit ne shqiptaret mësuam ta shijojmë këtë roman, aq sa Bibliotekës Kombëtare i është dashur ta restaurojë ndër vite kopjen. Por, bashkë me Tolstoin, Kokona ka vënë firmën tek librat e Maksim Gorkit, Heminguejit, Dikensit apo “Sagën e Forsajtëve” të Gollsuarthit. Kjo është arsyeja, pse në 100-vjetorin e lindjes së tij, Biblioteka pak kohë më parë nxorri nga fondi 180 ekzemplarë. Pjesa më pak e njohur, janë shkrimet e para të Kokonës së ri, në shtypin e viteve ’30. Por, krahas botimeve dhe ribotimeve të përkthimeve të Pushkinit, Mopasanit, Gogolit e shumë kolosëve të tjerë, në ekspozitën që qëndroi e hapur për publikun deri ditën e djeshme, ishte vendosur edhe makina origjinale e shkrimit të Kokonës, bashkë me disa kopje të punëve të fundit të tij. I lindur në Izmir të Turqisë në vitin 1913, Vedat Kokona, i ndarë nga jeta prej 15 vjetësh, është njohur gjithashtu edhe si një ndër leksikografët më të mirë të gjuhës frënge.

Opera/ “Aida” e parë, e krijuar nga Ismail Pasha

“Aida”, historia shqiptare Kompozitorit të famshëm italian, Xhuzepe Verdit, e gjithë bota i celebron këtë vit 200-vjetorin e lindjes. Si pjesë e këtyre eventeve, edhe në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, Verdi merr nuanca shqiptare. Jo më kot, në këtë ekspozitë ku janë vendosur printime të rreth 30 posterave të kohës nga veprat e ndryshme të Verdit, ka edhe disa ilustrime të operës “Aida”. Për kureshtje të atyre që nuk e dinë, vepra e vënë në skenë për herë të parë në 24 Dhjetor të vitit 1871 në Kajro, është paguar për t’u krijuar nga një njeri me origjinë shqiptare. Fjala është për Ismail Pashanë, nipin e shqiptarit Mehmet Ali Pasha, themelues i Egjiptit modern. Qëllimi ka qenë përurimi i Kanalit të Suezit! Bashkë me Aidën, shumë prej veprave të tjera të famshme të Verdit, si: “Rigoleto”, “Traviata” apo “Fastaff” janë vënë ndër vite në skenën shqiptare. Por, këtë 200-vjetor, opera pritet të shënojë mbrëmjen e të mërkurës vënien në skenë të premierës së veprës “Requim”, të cilën Xhuzepe Verdi e krijoi pas vdekjes së shkrimtarit të famshëm italian, Alessandro Manzoni.

Ndahet nga jeta shkrimtari dhe regjisori italian, Alberto Bevilacqua Shkrimtari dhe regjisori italian, Alberto Bevilacqua, autor i shumë romaneve dhe filmave, është ndarë nga jeta ditën e Hënë, në Romë, në moshën 79-vjeçare për shkak të problemeve shëndetësore, që ishte shtruar në spital që prej tetorit të vitit të kaluar, bënë të ditur burime mediatike vendase. I lindur në Parma, në qershor të vitit 1934, ai botoi poezitë e tij të para në vitet ‘50 dhe shkroi romane. Ndër veprat e tij letrare figurojnë “La califfa”, që e realizoi gjithashtu film në vitin 1970 me aktorin Romy Schneider në rolin kryesor. Alberto Bevilacqua fitoi shumë çmime letrare italiane duke përfshirë edhe çmimin “Strega” në vitin 1968 për romanin “L’oçhio del gatto”. Një pjesë e krijimtarisë së tij ka ardhur në shqip edhe për lexuesin shqiptar.

“MOS IK, O MA”,

premierë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës

N

jë skenografi të thjeshtë, improvizuar në hollin e Teatrit “Migjeni” në Shkodër. Studenti i Masterit të Regjisë në Akademinë e arteve Nikolin Ferketa solli netë më parë premierë dramatizimin e romanit me të njëjtin emër, nga Edmond Tupja. Regjisori Fer-

Nga Presheva ai ka prezantuar në Tiranë artin e tij. Bëhet fjalë për artistin Rafet Jonuzi, i cili ka prezantuar në galerinë “Miza” projektin e tij artistik “Artist Swatter”. Një instalacion (sitespecific), që është vazhdimësi e punës disa vjeçare (Universe in Evolution) ishte krijimi që Jonuzi solli për të interesuarit. Këtë herë, projekti i tij ishte një projekt i përbërë mes mizave, mizëmbytëseve (pallaska) - viktimës dhe kriminelit - artistëve dhe yjeve. “Vepra u frymëzua nga emri i hapësirës ‘Miza’ dhe instalacioni përfshin brenda tij rreth 2000 miza, 100 vrasëse mizash plastike, 100 portrete artistësh të marrë nga “Artfacts” dhe një video”, u shpreh artisti Rafet Jonuzi mbi këtë ekspozitë, ku u prezantua edhe me një analizëkoncept rreth fillimit dhe vazhdimësisë të këtij projekti. Rafet Jonuzi ka lindur në Preshevë (1964) aktualisht jeton dhe punon në Bregenz, Zyrih, Mostar dhe Prishtinë, lëvron në disa mediume shprehëse artistike si: vizatimi, fotografia, video, instalacioni. Jonuzi ka qenë pjesëmarrës gjatë këtyre viteve në disa ekspozita kolektive dhe personale si: International print Biennial, Douro-Portugali / Angel and Shadoës,

keta vjen edhe si aktor në këtë shfaqje. E konceptuar si një reflektim ndaj detyrimit që kemi për moshën e tretë, ai thotë se përgjegjësia është shumë e madhe. “Ajo që kam dashur të them me këtë tekst është jeta ime dhe dashuria ndaj nënës. Ai që nuk do nënën e tij nuk do as vetën”. Kështu thotë Edmond Tupja, mjaft i kënaqur me shfaqjen

premierë në Shkodër. Një duo-dramë që komunikon lirshëm me spektatorin përmes lojës së Nikolin Ferketës dhe të Adriana Markut. Një letër dashurie do e quanin kritikët romanin e Edmond Tupjes, të cilën regjisori e solli si një reflektim që duhet të gjithë të kemi ndaj moshës së tretë e aq më tepër ndaj prindërve.

“ARTIST SWATTER” NË TIRANË Miza, vrasëse mizash, portrete artistësh dhe video në një prezantim të Jonuzit

Galerie K12, Bregenz-Austri (personale) / Kunstlerhaus Palais Thurn und Taxis, Bregenz-Austri (personale) / Bienali i 4

International i Vizatimit, GAK, PrishtinëKosovë / Fondation E.Sandoz et DavidNeil, Paris-Francë (personale), etj. Deri më tani Rafet Jonuzi ka organizuar edhe ekspozita të artistëve austriakë në Kosovë, Maqedoni apo dhe shtete të tjera. Piktori i njohur me prejardhje nga Presheva, Rafet Jonuzi në vijim të aktivitetit të tij, më herët për katër javë rresht në qytetin Bregenz të Austrisë organizoi një seri ekspozitash të krijuesve shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Zvicra e Austria. Sipas konceptit të Rafet Jonuzit, në cilësinë edhe të kuratorit, në galerinë “K-12” në Bregencë, punimet artistëve shqiptarë u vlerësuan së shumti nga publiku.


22

« speciale

Profil

E mërkurë 11 shtator 2013 •

M

endoni një ushtri siç e kemi parasysh ne sot, me uniforma, paga të rregullta dhe reparte. Tani, vendoseni në një sfond historik. E bëtë? Nëse keni ecur pas në kohë maksimumi deri në Tetëqindën e luftërave napoleonike, përgatituni për një surprizë: pionierët e artit modern të luftës erdhën në kulmin e Mesjetës. Dhe duke i parë nga këndvështrimi i kryqëzatave ishin edhe “të pafe”, apo më mirë, myslimanë. Në agim të ushtrive moderne kanë qenë në fakt jeniçerët, këmbësoria elitë e Sulltanit, për një kohë të gjatë gogolë. por edhe model eficence për armatat e Europës. Data e lindjes së kësaj ushtrie mendohet të jetë diku në mesin e viteve treqind: osmanët - të cilët një shekull më vonë do të bëheshin një perandori duke u ngritur mbi rrënojat e Bizantit të lashtë - ishin atëherë një fuqi e vogël në luftë me emirate të tjerë të Anadollit, si dhe të përfshirë në shumë luftëra kufijsh me klanet nomadë vendas. Gjërat ndryshuan me ardhjen e një sulltani ambicioz dhe vizionar, Murati I, i cili nisi një politikë të ekspansionit drejt Europës, duke filluar që nga Ballkani. Dhe krahu i armatosur i kësaj strategjie ishin pikërish jeni çer-ët, në turqisht “trupat e reja”. Rekrutuar me forcë Për të shtuar organikën e milicisë së sapokrijuar mendoi instituti i devshirme-s, apo “leva e fëmijëve haraç”, një taksë për t’u paguar në qenie njerëzore, të cilën duhej që ta paguanin të gjithë popullsitë e krishtera të territoreve të nënshtruar. Skuadra rekrutuesish osmanë “rekuizonin” një të pestën e fëmijëve nga 6-7 vjeç e lartë: më pak të mirët shkonin për të shërbyer në oborr, ndërsa ata me trup më të mbushur shkonin për të vazhduar vite të tërë stërvitje ushtarake në kazermat osmane. “Përgjithësisht”, shpjegon Michele Bernardini, docent i historisë së Perandorisë Osmane në Universitetin Oriental të Napolit, “rekrutuesit përpiqeshin të shmangnin rekrutimin e jeniçerëve të ardhshëm nga klasa sociale që konsideroheshin gjenetikisht më pak të përshtatshme për luftë: bijtë e fshatarëve, për shembull, preferoheshin shumë më tepër në krahasim me ata të artizanëve”. Që nga periudha e formimit, shumë e rëndë deri në limitet e njerëzores, më të mirët - apo më saktë të mbijetuarit - dilnin të transformuar në jeniçerë: kurajozë dhe rezistentë, repart udhëheqës i ushtrisë, por mbi të gjitha roje personale të sulltanit që për të gjithë ishte “hija e Perëndisë në tokë” dhe për ta ishte një atë-padron për të cilin nëse ishte e nevojshme mund të jepej edhe jeta. Shumë besnikë Jo më pak absolute duhej të ishte besnikëria ndaj Islamit, fe në të cilën pak a shumë të gjithë jeniçerët e ardhshëm konvertoheshin pak a shumë me forcë. “Etnia më e përfaqësuar mes jeniçerëve ishte ajo sllave: boshnjakë, serbë, bullgarë kryesisht”, saktëson Bernardini. “Por kishte edhe shqiptarë dhe, në një masë më të vogël, grekë. Në fillim ishin pak, afro 2000 dhe kryesisht shiheshin me sy të keq, mbi të gjitha nga kavaleria osmane, e cila i kishte zët ata”. Por një opinion i tillë do të ndryshonte shumë shpejt falë edhe kurrikulumit luftëdashës të “trupave të reja”: beteja e Nikopolit e vitit 1396, një humbje shumë e rëndë për kavalerinë franceze aleate e mbretit të Hungarisë; marrja e Kostandinopojës, që në vitin 1453 i dha goditje përfundimtare Perandorisë Romake të Lindjes; beteja dhe përplasja e madhe e vitit 1514 në Çaldiran, ku kundërshtarët persë pagu-

Jeniçerët SHQIPTARI QË PËRMBYSI SULLTANIN Fama e jeniçerit më rebel mes rebelëve i takon një shqiptari, Patrona Khalil, që jetoi në vitet 700. I futur në grupin e jeniçerëve në moshë të madhe, pasi kishte shërbyer në një anije lufte osmane, ai dezertoi dhe u strehua në Stamboll, ku takoi Musu Bese, ish-jeniçer i shndërruar në tregtar fasulesh. Me të dhe të tjerë ushtarë rebelë ai nisi në vitin 1730 një kryengritje popullore që përmbysi Sulltanin Ahmedi III. Për disa javë, kryengritësit u bënë zotër të Perandorisë Osmane, aq sa edhe investitura e sulltanit të ri Mahmudi I ndodhi nën mbikëqyrjen e Khalil, përgjegjës për një seri spastrimesh dhe emërimesh të reja në postet që kishin rëndësi. Por e pësuan: një kasap grek që kishte financuar revoltën u emërua madje guvernator i Moldavisë. Një seri zgjedhjesh delirante që pasuan detyruan qeverinë që të reagonte dhe e kaluara erdhi e trokiti në portën e Khalil: kundër tij doli agai, numri një i jeniçerëve. I ftuar në oborr me një pretekst, shqiptari u vra në prani të sulltanit: ishte preludi i një spastrimi që në pak ditë pa të vriten 7 mijë mbështetës të tij.

an shtrenjtë përçmimin aristokratik që kishin ndaj armëve të zjarrit. Janë vetëm disa prej sipërmarrjeve ushtarake në të cilat gjatë dy shekujve të ardhshëm, jeniçerët dhanë kontributin e tyre. Pararojë Ekspertë në luftën trup më trup me kordha dhe kama, ata zbuluan shumë shpejt edhe një talent si harkëtarë, por mbi të gjitha u specializuan në armët e zjarrit: artistët osmanë shpesh herë i paraqisnin me armën e tyre të preferuar, jataganin. Mjeshtëria me barutin dhe armën e zjarrit nuk ishte paraprirja e vetme e ushtarit modern. “Mbi të gjitha jeniçerët vishnin një uniformë, e cila mbeti e pandryshuar për shekuj të tërë, elementi më karakteristik i të cilës ishte një çallmë e lartë dhe e

Gardianët e sulltanit bardhë, e zbukuruar me pendë çafke”, shpjegon Bernardini. “Pastaj kishin një marsh të tyrin ushtarak, mehterin, që në Turqi mbijeton dhe sot e kësaj dite si muzikë për banda ushtarake. Shefi i tyre ishte agai, domethënë një gjeneral. Batalionet e tyre, që quheshin orta, dalloheshin shpesh për shkak të standardeve dhe simboleve që shpesh herë jeniçerët i bënin tatuazh në trup dhe ata ishin të ndarë në reparte të specializuar: që nga tufekçijtë, domethënë muskëtierët, deri tek xhenierët që merreshin me minimin e fortifikimeve. Megjithatë, risia kryesore përfaqësohej nga taktika ushtarake futuriste: nuk vendoseshin në radhë kompakte si kundërshtarët, por hidheshin në sulm duke formuar një lloj gjarpëri njerëzor që vazhdonte përpara me një zig-zag duke provokuar hutim dhe konfuzion tek armiku. Një tjetër element moderniteti ishte pagesa e tyre: jeniçerët paguheshin në mënyrë të rregullt edhe në kohë paqeje, atëherë kur limitoheshin duke bërë ruajtësit e rendit në qytete. Me kalimi n e kohës për ta pati edhe lëshime territoriale, përjashtim nga taksat e madje edhe mundësia që të tërhiqeshin me një pension kur bëheshin pleq apo invalidë”. Shërbyes Këto veçanti në sjellje ushqenin mes jeniçerëve një frym korpusi pothuajse prej murgjish; nëse i shtojmë kësaj edhe detyrimin fillestar të përkorisë seksuale, atë të lënies së zotërimeve të tyre në trashëgimi regjimentit si dhe përkushtimin e përbashkët për një padron, mistikun iranian Haxhi Bektash, kombinimi mes jeniçerëve dhe urdhërave ushtarakë të

perëndimit të krishterë si për shembull templarët mund të tingëllojë i vërtetë. Por ngjashmëritë ndalen këtu. Ndonëse në mes të luksit, ata ishin në kushte shërbyesish, të paktën në fillim. Këtë gjë e nxjerrin në pah shumë detaje: që nga detyrimi për të rritur vetëm mustaqet dhe jo të gjithë mjekrrën, deri tek referimet e shumtë që lidhin traditën dhe hierarkinë e jeniçerëve me botën e kuzhinës. Komandanti i çdo orte quhej çiorbak (ai që shërben supën) dhe oficerët quheshin aga bas (kryekuzhinierë). Vetë ena ishte një element i rëndësishëm: një lojë rituale e aftësisë së jeniçerëve ishte një lloj “flamuri” ku trupa duhej të linte të rrëzohej dhe të kapte në një kohë sa më të shkurtër të ishte e mundur gavetën e vet në mes të të tjerave. Mbi të gjitha, tiganët dhe tasat të përmbysur në mensë jepnin për ushtarakët një sinjal të qartë dhe me kalimin e kohës gjithnjë e më të shpeshtë: atë të revoltës. Në fakt, duke filluar që nga shekulli XVI kohët e arta nisën që të zbehen. Plot me para dhe me privilegje, jeniçerët u shndërruan në gurin e peshores në luftërat për pushtet. “Gjatë konflikteve të vazhdueshëm të brendshëm të nxitur prej trashëgimtarit të parashikuar të fronit për të cekuilibruar antagonistët e mundshëm, jeniçerët luanin një rol të pazëvendësueshëm”, thotë Bernardini. “Mbështetja e tyre vendoste gjithnjë e më shpesh fatin e një sovrani. Një shembull për të gjithë: në Gjashtëqindën, vëllai i Sulltanit Murati IV, Ibrahimi, kaloi njëzet vite burgim në haremin perandorak, i mbyllur mes grave të bukura dhe ushqimeve të jashtëzakonshme, për të

shmangur vrasjen e tij nga sundimtari. Ishin pikërisht jeniçerët që e çliruan atë pasi përmbysën Muratin, si dhe të çliroheshin prej tij pasi shpallën paaftësinë mendore”. Ndërkohë, dobësimi i kësaj milicie vazhdonte: në fundin e gjashtëqindës jeniçerit i lejohej që të martohej, të kishte punë të dytë dhe të tretë (shumë prej tyre ishin tregtarë), por mbi të gjitha që të bënin karrierë nëpërmjet nepotizmit dhe rekomandimeve. Fundi i përkorisë dhe heqja mënjanë e devshirmes e shndërruan praktikisht në një zanat që kalohej nga babai tek i biri dhe ndonjëherë një parkim i sigurtë për pasardhësit e familjeve turke. Rezultati: jeniçerët përfunduan së qenuri një burim dhe filluan të jenë një problem, në mos një kërcënim. Dhe në të gjithë këndvështrimet ata u shndërruan në një kastë, sa nervoze, aq edhe e kushtueshme dhe e kotë, sepse bashkë me disiplinën jofleksibël dhe stërvitjen e fortë kishte ikur edhe eficenca ushtarake. Likuidimi Këtë e demonstruan një seri humbjesh djegëse si ajo e vitit 1683 në portat e Vienës, që përveçse i dhanë fund një herë e mirë ekspansionit osman në Europë, rezultoi edhe të gjithë dobësinë e turqve përballë ushtrive europiane, që ndërkohë kishin rimarrë veten, kishin fituar avantazh taktik dhe teknologjik. “Perandoria Osmane, që në kulmin e saj kishte mbërritur deri në Poloni, tashmë kishte ngecur dhe jeniçerët përbënin tashmë vetëm një anakronizëm ushtarak”, thotë Bernardini. “Nuk qe rastësi që shpërbërja e tyre erdhi prej Mahmudit II, i pari sulltan i tetëqindës dhemodernizues i madh: prioriteti i tij ishte reformimi i ushtrisë dhe ai kuptoi që pengesa kryesore vinte pikërisht prej “gardianëve” të tij. Fundi, që nga kronikat është paraqitur si ngjarje e lumtur, erdhi në vitin 1826 nga një masakër e vërtetë: si reagim ndaj revoltës së disatë, të paktën 4 mijë jeniçerë u vranë në kazermat e Stambollit, të shkatërruara me topa. Më pas vazhduan ekzekutimet, mërgimi dhe shpërndarja e të mbijetuarve në reparte pa famë e mbi të gjitha pa pretendime. Epopeja e ish “qenve roje” të sulltanit përfundoi me gjakderdhje; tashmë, perandoria e gjysmëhënës do t’i kapte në librat e historisë vetëm më pak se një shekull më vonë.


»

• E mërkurë 11 shtator 2013

23

KRISTIANO

pranon rinovimin “CR7” do të qëndrojë në Madrid deri në 2018. Sipas medias spanjolle ylli portugez ka pranuar që të rinovojë kontratën me Realin

K

ristiano Ronaldo nuk ka për t’u larguar nga Madridi. Gazeta spanjolle “As” ka publikuar dje lajmin e shumëpritur nga tifozeria e “Los Blankos” se ylli portugez ka pranuar që të rinovojë kontratën me Realin e Madridit. Po sipas kësaj gazete kjo kontratë do të ketë afat deri më 2018 dhe Ronaldo do të përfitojë një pagesë prej 15 milionë euro në sezon. “CR7” paguhet me 10 milionë euro aktualisht dhe kjo rritje e ndjeshme e pagës është më tepër rritje prestigji, sepse e kthen atë sërish futbollistin më të paguar në botë, pasi ia kalon Lionel Mesit dhe pas largimit të Eto nga Anzhi, ku kamerunasi paguhej me 20 milionë euro, Ronaldo ka rrogën më të lartë. Kishte kohë që flitej për një rinovim të kontratës së Kristianos, por tashmë gjërat kanë avancuar pozitivisht. Sipas “As” menaxheri i yllit portugez dhe presidenti i Realit, Florentino Perez, kanë bërë një takim paraprak, ku gjithçka ka nisur mirë. Po kështu vetë ylli i klubit madrilen ka deklaruar dëshirën e tij të mirë për të vazhduar me Realin. “Normalisht që po e shijon futbollin në Madrid. Kam katër vite që luaj në atë klub dhe ka dëshirë që të vazhdoj”, ka deklaruar Ronaldo për një stacion radiofonik në Portugali. Por këtë investim kaq të madh drejtuesit e klubit madrilen kanë vendosur që ta ruajnë mirë. Bëhet me dije se në kontratën e re të Kristiano Ronaldos klauzola e prishjes së saj do të ngjitet në shifrën e 150 milionë euro. Në këtë mënyrë futbollisti 28-vjeçar me shumë gjasa do të lidhet përjetë me madrilenët, pasi në 2018 mosha e tij mund ta ketë detyruar që të mos jetë më në nivelet me të cilat jemi mësuar.

Pike: Ishim bërë skllevër të “tiki-taka” Duket se të famshmes “tiki-taka” të Barcelonës po i vjen fundi. Trajneri i ri i katalanasve, Tata Martino, ka bërë ndryshime në lojën e Barcelonës dhe kjo duket se po u pëlqen edhe lojtarëve. Një nga më të vjetrit tek “Blaugrana” Zherard Pike është shprehur pro skemave të reja të trajnerit argjentinas, madje duke kritikuar paksa mënyrën e vjetër të lojës. “Në vitet e fundit, kemi pasur vetëm trajner nga brenda klubit. Para Titos ishte Pep dhe ne kishim mbetur me të njëjtën mënyrë loje sikur të ishim skl-

lavëruar nga ajo”, ka deklaruar mbrojtësi i Barcelonës, që më tej i ka lavdëruar punën e trajnerit të ri. “Tata ka një mendim tjetër për futbollin. Ai do që ne të mbajmë topin, por që të kemi edhe zgjedhje të tjera për të dalë në sulm. Është diçka shumë e mirë që të kemi shumëllojshmëri në lojën tonë. Ndonjëherë nuk të bëjnë keq disa topa të gjatë. Ndryshon loja, i jep oksigjen. Në futboll duhet që të zhvillohesh dhe të ndryshosh nga vit në vit, përndryshe të gjithë e mësojnë lojën tënde”, ka theksuar Pike.

Barça e Çelsi rrokadë portierësh Ka mundësi që Barcelona dhe Çelsi të shkëmbejnë portierët midis tyre. Nuk është më sekret se Viktor Valdez luan sezonin e tij të fundit në Barcelonë, pasi këtë e ka deklaruar vetë portieri, por nga mediat angleze vjen lajmi se ai kërkohet nga Çelsi. Trajneri aktual i londinezëve, Zhoze Murinjo ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një portier me eksperiencë, pasi duket se nuk ka aq besim tek Peter Çeh. Murinjo ka vënë lart në listën e portierëve që kërkon Viktor Valdez.

Pavarësisht se Valdez ka qenë një kundërshtar i tij, kur ishte tek Reali, madje midis tyre nuk ka munguar edhe një pëprlasje. Gjithsesi trajneri portugez i vlerëson aftësitë e tij. Po kështu mediat spanjolle kanë bërë me dije se tek Barcelona, ku kanë kohë që po kërkojnë një portier cilësor, Peter Çeh është një prej favoritëve. Duke parë dëshirat reciproke midis dy klubeve ka për të qenë e lehtë arritja e një marrëveshje, madje edhe që në merkaton e janarit.

Raikonen edhe më pranë Ferrarit Kimi Raikonen do të firmos për Ferrarin. Të paktën kështu janë të sigurt tek gazeta gjermane “Bild”, sipas së cilës, skuderia legjendare e Formula 1 dhe piloti finlandez kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të bashkëpunuar gjatë sezonit të ardhshëm. Ish-kampioni i botës, titull i fituar me Ferrarin, i jep fund kështu aventurës 2-vjeçare me skuadrën Lotus, skuadër e cila ndodhet në një krizë të thellë financiare që prej disa muajsh. Kjo marrëveshje paralajmëron edhe largimin e Felipe Masës, pas

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

13 vitesh në timonin e makinës së kuqe. Raikonen do të garojë për herë të parë në krah të Fernando Alonsos, pasi në vitin 2007 ai mori drejtimin e Ferrarit, ndërsa spanjolli u ul te MekLaren, ndërsa tre vite më vonë, finlandezi u largua nga kokëkuqja për t’i lënë vendin Alonsos. Por, pavarësisht se gazeta gjermane publikon akordin mes Ferrarit dhe Raikonen, nga Italia nuk vijnë konfirmime zyrtare. Kujtojmë se në vitin 2007 kokëkuqja festoi pikërisht me finlandezin kampionatin e fundit të suksesshëm.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E mërkurë 11 shtator 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.