Statusi i vendit kandid, Amnistia, makinat e perdorura

Page 1

»7

Alarm në spital për depresionin dhe skizofreninë

Në 9 muaj 15 mijë shqiptarë me kartelë për çrregullime mendore E enjte

11 tetor 2012

Viti VIII, Nr. 2793 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Intervista

» 2546 të burgosurit që amnistohen nga qeveria Dhimitër Gjenerali: Ja zonat Kategoritë që përjashtohen nga falja, ata që do të kenë vetëm ulje dënimi dhe ata që u hiqet masa

»5

16-17

naftëmbajtëse në Shqipëri. Rregullat që duhen ndjekur

Integrimi në BE Shqipëria pozicion të ri ekonomik e politik Kushtet që duhet të plotësojë politika brenda 3 muajve Ndryshimet që pasojnë me hapjen e negociatave Procedurat dhe afatet e integrimit të plotë në BE Fyle: Vendimi nuk ishte dhuratë, u shënua progres

»2-3-4 Konsultime mbi planin urbanistik

»7

Basha: Do të vijojmë në ndërtimin e unazave, shkollave dhe kopshteve Vendimi i qeverisë zgjedhjet në SHBA

kandidatët këshillohen për debatet Televizive

»14

Masa për daljen nga qarkullimi për makinat e vjetra Miratohet skema e re dhe detyrimet që do të paguajnë pronarët e automjeteve. Ndarja sipas vitit të prodhimit »6

Ende në ngërç

Greva e urisë, digjet dhe një protestues, rëndë në spital BE: Palët të mos luajnë politikë. Dëmshpërblimi sipas ligjit të vitit 2007. Policia merr masa shtesë për të mos lejuar futjen e lëndëve djegëse

»8

Opinion Nga Nebil Çika

Ruleta ruse e opozitës

»11

Nga Arjan Starova

Shqipëria ecën me shpejtësi drejt integrimit në BE

»11


02

« POLITIKE

E enjte 11 tetor 2012 •

KE NË 2010

KE NË 2011

“Shqipëria aplikoi në vitin 2009 e në 2010 BE-ja përcaktoi prioritetet kyçe që vendi duhet të plotësojë për të arritur hapjen e negociatave për anëtarësim. Me gjithë progresin në disa prej këtyre fushave, Komisioni nuk ishte në gjendje të rekomandonte hapa të mëtejshëm për Shqipërinë këtë vit. Duke u bazuar në sinjalet e fundit pozitive, Komisioni inkurajon forcat politike në Shqipëri të rivendosin dhe ruajnë një nivel dialogu politik që do të lejonte funksionimin e institucioneve kyçe demokratike dhe zbatimin e reformave themelore.”

KE NË 2012

“Skena e politikës shqiptare është dominuar nga vazhdimësia e ngërçit politik dhe e bojkotit parlamentar nga opozita, që e ka zanafillën që prej zgjedhjeve të 2009-s. Progres modest është bërë në organizimin e punimeve të parlamentit. Nuk është bërë përparim në kuadrin legjislativ për reformën zgjedhore. Zgjedhjet e 8 majit u zhvilluan në një atmosferë tejet të polarizuar politike, e cila ndikoi në tërësinë e administrimit të procesit. Shqipëria ka bërë progres të kufizuar në përmbushjen e kriterit politik për anëtarësimin në BE.”

“Shqipëria ka bërë përparime në përmbushjen e kriterit politik të Kopenhagës për anëtarësi në BE, megjithatë, nevojiten përpjekje të qëndrueshme për të përmbushur plotësisht kriterin politik të Kopenhagës; Veprimtaria ekonomike ka ngecur në çerekun e parë të vitit 2012 nga përçarjet e pushtetit. Shqipëria ka bërë një progres të moderuar në përmirësimin e aftësive të saj për të ndërmarrë detyrimet e anëtarësisë; Nevojiten përpjekje të qëndrueshme për forcimin e kapacitetit administrativ për implementimin dhe zbatimin e legjislacionit.”

AMBASADORI SEQUI I DORËZON BERISHËS RAPORTIN

“Zotohem për plotësimin e rekomandimeve të KE, jo të tekave të opozitës” Albana Lika

A

mbasadori i Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Etore Sekui, u dorëzoi krerëve të shtetit shqiptar - Kryeministrit Berisha, kryeparlamentares Topalli dhe Presidentt Nishani - raportin e progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2012. Pas takimit me Kryeministrin Berisha ambasadori Sekui e vlerësoi raportin si mjetin e duhur, i cili tregon edhe udhën për të ardhmen. Ndërsa kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi atë si dokumentin më të rëndësishëm që Brukseli i ka dhënë vendit tonë në këta 22 vjet. Referuar rekomandimeve të KE-së, Berisha shprehu angazhimin e tij për t’i realizuar ato brenda parimeve të një sistemi demokratik. Po ashtu ai u angazhua edhe për një proces të ndershëm dhe të lirë zgjedhor në pranverën e 2013-s. Kryeministri u zotua gjithashtu para partnerëve tanë se do të bëj gjithçka për të promovuar këtë axhendë si më të mirën për të ardhmen e merituar të qytetarëve shqiptar. “Raporti me shumë të drejtë sugjeron hapjen e negociatave pas procesit zgjedhor dhe vlerësimit të këtij procesi. E konsideroj jashtëzakonisht logjik dhe të arsyeshëm këtë kërkesë. Së pari, dua të zotohem se do të bëjmë gjithçka për proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm dhe jemi të vendosur ta demonstrojmë këtë para çdo qytetari shqiptar dhe para çdo vëzhguesi dhe miku të Shqipërisë. Së dyti, është gjëja më normale që të tregohet durim për fushatë zgjedhore, që pas përfundimit të zgjedhjeve dhe me ato zgjedhje të dëshmojmë se meritojmë hapjen e negociatave”, - tha shefi i ekzekutivit. Berisha shprehu një falënderim të veçantë për qytetarët shqiptarë, administratën shtetërore, ndërkombëtarët dhe opozitës shqiptare. “Është një rast i shkëlqyer për të falënderuar qytetarët shqiptarë, të cilët kanë mbështetjen më të lartë për procesin e integrimit të vendit të tyre në BE. Kjo mbështetje përbën për qeverinë time një

AMBASADORI SEKUI Ky raport është edhe mjeti i duhur, i cili tregon edhe udhën për të ardhmen. Ne kemi besim se treguesit për të cilët kemi folur sot do të çojnë në përmbushjen e këtyre reformave, të cilat, për mendimin tim, janë në mënyrë absolute thelbësore. Por këtu kemi edhe një fjalë tjetër, e cila është tejet e rëndësishme për mendimin tim, që ka të bëjë me zbatimin, pra është fjala “zbatim”. Komisioni dëshiron të shikojë zbatimin e reformave, zbatimin ligjeve.

BERISHA PËR GREVËN “Sigurimi i grevës dhe i kushteve të saj në rastin e djegies së dytë ka qenë jo në lartësinë e duhur dhe duhet të nxirren përgjegjësitë. Në rastin e djegies së parë ai që i vuri zjarrin shokut të tij të grevës është një kriminel e duhet të përballet me të gjithë rreptësinë e ligjeve. Greva ka aspekt politik, por absolutisht ajo do të respektohet dhe gjëja që do të bëhet është se ata do të sigurohen më mirë, sepse siguria e tyre duhet të garantohet.”

SERBI–KOSOVË Serbia dhe statusi i saj vazhdon të kushtëzohet me vijimin e fqinjësisë së mirë me Kosovën. “Serbia vijon në rrugën e saj, duke përmbushur disa nga prioritet e kërkuara, ne inkurajojmë Serbinë të përforcojë zbatimin e reformave dhe të vijojë me punën për një bashkëpunim me fqinjët, e domosdoshme të jetë mbështetëse dhe të përkrahë bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës. Duhet të vijojë bashkëpunimi i fqinjësisë së mirë mes dy vendeve me perspektivën se të dyja vendet të përmbushin reformat”, - deklaroi Fyle. Në shkurt të vitit 2012 Ministria e Jashtme e Bashkimit Europian njoftoi zyrtarisht se kanë rekomanduar dhënien e statusit kandidat për Serbinë. Në rastin e Kosovës Komisioni Europian miratoi studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Kosovën. Ky studim konfirmon se kjo marrëveshje mund të vendoset ndërmjet BE-së dhe Kosovës në një situatë ku vendet anëtare të BE-së mbajnë qëndrime të ndryshme rreth statusit të Kosovës.

MAQEDONI Ndërsa për Maqedoninë në raportin e progresit për këtë vend gjatë vitit 2012 Fyle deklaroi se janë hapur negociatat për vendin. Komisioni Europian rekomandon se negociatat për vendet e ish-Republikës së Maqedonisë duhet të fokusohen në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Fyle ka theksuar se për herë të parë do të hapen negociatat me Maqedoninë dhe se të gjitha këto do të ndihmojnë dhe me hapat e mëtejshëm, ndërkohë që mbeten për t’u zbatuar reformat. “Edhe çështja e emrit duhet të ketë një zgjidhje sa më të shpejtë”, - ka vazhduar më tej Fyle, që ka inkurajuar bisedimet me Greqinë. Komisioni propozon edhe se “zbatimi i reformave duhet të mirëm bahet në të gjitha sferat nga kriteret politike, posaçërisht që të sigurohet zbatimi i tyre”. Sipas KE-së, kjo është posaçërisht e rëndësishme në qeverisjen e së drejtës, duke përfshirë lirinë e shprehjes, ku sipas Komisionit duhet të përforcohen përpjekjet.

MALI I ZI energji të madhe, përkushtim të madh për të punuar në këtë anxhendë. Dua gjithashtu të shpreh vlerësimin tim të palëkundur për kontributin e opozitës, e cila, pasi u shkëput nga praktikat e bojkotit dhe bllokimit, bëri të mundur votimin në parlamentin shqiptar të ligjeve të rëndë-

sishme, siç ishte Kodi Zgjedhor, imuniteti dhe ligjeve të tjera”, tha numri një i qeverisë. Lidhur me bashkëpunimin e mëtejshëm me opozitën, Berisha tha se ka disa gjëra që janë themelore, të cilat, nëse shkelen, dëmtohet vendi dhe rendi kushtetues dhe këto nuk mund të bëhen.

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle, në konferencën për shtyp në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian ka prezantuar raportin e progresit edhe për vendet kandidate për në BE, ku bëri me dije se rasti i Malit të Zi përcaktohet te respektimi i shtetit të së drejtës. Plotësimi i këtij kriteri, sipas tij, është mjaft i rëndësishëm dhe për këtë arsye komisionari Fyle i mëshoi fort faktit se për rastin e Malit të Zi theksi duet të vihet te shteti i së drejtës. Ai bëri me dije se politikat e zgjerimit vijojnë pavarësisht sfidave të BE-së. Por zbatimi ligjit do të jetë prioritet për të gjitha vendet. “Integrimi politik dhe ekonomik duhet të merret parasysh për zgjerimin e BE-së. Jemi të gatshëm të ndihmojmë vendet e Ballkanit. Kemi identifikuar prioritet për të gjitha vendet e Ballkanit. Vendet që duan të jenë pjesë e BE-së duhet të plotësojnë kriteret. Theksoj se çështjet ekonomike janë sfidë për zgjerimin e BE-së”, - nënvizoi Fyle.


POLITIKË • E enjte 11 tetor 2012

BASHKIMI EUROPIAN – DATAT KYÇE

1999: BE propozon Procesin e ri të Stabilizimit dhe Asociimit për pesë vende të Europës Juglindore Qershor 2000: Këshilli i Europës deklaron se gjithë vendet e Stabilizimit dhe Asociimit janë kandidatë potencialë për anëtarësi në BE Qershor 2003: Samiti i Selanikut; konfirmohet perspektiva e BE-së për Ballkanin Perëndimor Qershor 2006: Nënshkruhet Marrëveshja

»

03

e Stabilizimit dhe Asociimit (SAA) me BE Prill 2009: SAA hyn në fuqi. Shqipëria paraqet aplikimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian Nëntor 2010: Komisioni nxjerr Opinionin e tij mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësinë në BE, përfshirë 12 përparësitë kyçe që duhen përmbushur për hapjen e negociatave të aderimit Dhjetor 2010: Udhëtim pa viza në zonën Schengen për qytetarët e Shqipërisë

VENDIMI FINAL PËR STATUSIN VENDIT KANDIDAT DHE HAPJEN E NEGOCIATAVE

Këshilli i Ministrave vendos për rekomandimin Plotësimi i kushteve dhe zgjedhjet e 2013 test për vendin Në dhjetor Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian do të thotë fjalën finale për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Kështu, pasi kjo instancë e BE-së të japë verdiktin e saj, sfida e radhës do të jetë hapja e negociatave për anëtarësim. Por për hapjen e negociatave për anëtarësim një nga kriteret që duhet të plotësojë vendi ynë është mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 2013-s sipas standardeve ndërkombëtare. Sipas Komisionit Eurpian, dialogu i qëndrueshëm politik dhe përpjekjet e vazhdueshme në të gjitha fushat sipas prioriteve kyçe do të mbeten thelbësore për të zbatuar reformat dhe për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë në BE. “Një vëmendje e veçantë kërkohet në zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe europiane; forcimi i pavarësisë,

KUSHTI Parakusht për çeljen e negociatave do të jenë zgjedhjet e ardhshme, të cilat duhet të jenë në përputhje me standardet evropiane. Një proces i tillë nis pas marrjes së statusit të vendit kandidat në BE. Ky vendim i takon Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian, që do të mblidhet në dhjetor të këtij viti për të marrë vendim. Pas marrjes së këtij vendimi dhe pas plotësimit të kushteve të vëna nga KE për Shqipërinë mund të hapen negociatat për anëtarësim.

efiçencës dhe përgjegjësisë së institucioneve gjyqësore; përpjekjet e vendosura për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë dhe hetimet e ndjekjen penale proaktive; masa efektive për riforcimin e rregullave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe antidiskriminimin; implementimi i të drejtave të pronës”, - vlerësohet në raportin e progresit për Sh-

qipërinë. Njëkohësisht ajo çfarë theksohet me forcë nga ana e Bashkimit Europian është pikërisht procesi i ardhshëm zgjedhor. “Zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare në 2013-s vlerësohet të jetë një test i fuqishëm për angazhimin ndërpartiak për reformën e re zgjedhore dhe një parakusht për çdo rekomandim për hapjen e negociatave”, - thuhet në raport. Bazuar

në eksperiencat e vendeve të tjera, për të kaluar në këtë hap duhen minimalisht 6 muaj ose 1 vit, por mund të kalojnë edhe vite. Po t’i referohemi rastit të Kroacisë, ky proces ka zgjatur 8 vjet nga hapja e negociatave. Deri atëherë mbetet prioritare përmbushja e listës së gjatë të detyrimeve që europianët kanë firmosur për Shqipërinë, ku në krye mbetet bashkëpunimi korrekt politik.

KOMISIONI EURPOIAN REKOMANDON DHËNIEN E STATUSIT KANDIDAT NË BE PËR SHQIPËRINË

Komisioneri Fyle: Statusi, progresi është arritur

në adresë të Këshillit të Ministrave kur progresi në fjalë të realizohet”, - vuri në dukje Fyle. Ndërkohë gjatë konferencës për shtyp pas prezantimit të raportit të progresit për Shqipërinë dhe për të gjitha vendet e rajonit, Fyle u ndal më gjerësisht në detajet e këtij progresi. “Komisioni Europian rekomandoi dhënien e statusit, por mbeten disa pika kyçe që duhen plotësuar. Theksojmë

se progresi është arritur”, vlerësoi Fyle. Po kështu, ndalur në vendin tonë, komisioneri për Zgjerimin nënvizoi faktin se “Shqipëria duhet të tregojë kujdes në përmbushjen e disa prioriteteve kyçe, siç është përqendrimi te zbatimi i ligjit, dialogu politik, të drejtat e njeriut”. Njëkohësisht, sipas tij, zgjedhjet e 2013-s do të jenë test kyç për vendin dhe për hapjen e negociatave.

Komisioni Europian në raportin e progresit thekson se sigurimi i qëndrueshmërisë së dialogut politik është thelbësor për funksionimin e institucioneve demokratike dhe për rrugën e Shqipërisë në BE. Sa i përket demokracisë dhe sundimit të ligjit, dialogu politik në Parlament është përmirësuar dhe vihet re një atmosferë më konstruktive gjatë komisioneve kuvendore dhe takimeve plenare. Raporti thekson se progres i mirë është arritur në fushat kyçe të reformës politike si dhe funksionimin e duhur të parlamentit. Por ajo që theksohet me forcë është se zgjedhjet e vitit 2013 do të jenë test kyç për vendin dhe për hapjen e negociatave.

Ka progres në reformën gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit, në reformën për imunitetin e zyrtarëve, Gjykatën Administrative, në mbrojtjen e minoriteteve dhe komunitetit rom, në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe luftën kundër krimit të organizuar. Ka progres në kompletimin e reformës gjyqësore, që është një çështje kyçe në prioritetet e BE-së. Strategjia e reformës gjyqësore dhe plani i veprimit i marsit 2012 ka nisur të zbatohet. Ligji për gjykatat administrative dhe Konferencën Gjyqësore Kombëtare janë miratuar. Megjithatë e rëndësishme mbetet të forcohet përgjegjshmëria, pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit.

Gjykata e Lartë dhe parlamenti

K

omisioni Europian rekomandoi dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kështu u shpreh komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle gjatë prezantimit para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian të raportit të progresit për Shqipërinë dhe vendet e rajonit. “Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm konkretisht lidhur me marrëveshjen e forcave politike për procesin e integrimit europian si dhe në një numër të konsiderueshëm fushash lidhur me prioritetet kyçe të opinionit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Duke u bazuar në këtë progres, komisioni i rekomandon që Këshilli i Ministrave i Bashkimit Europian duhet t’i japë Shqipërisë statusin e kandidatit, duke pritur që ligjet e reformës administrative dhe gjyqësore dhe asaj parlamentare të plotësohen. Komisioni Europian do të hartojë një raport

Zgjedhjet parlamentare

Oli Xhilaga

Reforma në gjyqësor

“Reforma administrative, gjyqësore dhe ajo parlamentare duhet të plotësohen” Komisioni Europian rekomandon se do të jetë i nevojshëm angazhimi për plotësimin e prioriteteve kyçe, që nuk arritën të kishin progres domethënës. Shqipëria duhet të fokusohet veçanërisht në përshtatjen me konsensus të rregullave të rishikuara të procedurës për parlamentin dhe amendameteve të ligjeve në Gjykatën e Lartë. “Për të mbajtur vrullin e reformave aktuale dhe të konsolidojë arritjet e saj deri më sot, Shqipëria do të ketë nevojë në veçanti të përqendrohet në miratimin me konsensus të rregullave të procedurës të rishikuara për parlamentin dhe ndryshimet e ligjeve për Gjykatën e Lartë dhe në Shërbimin Civil.”


04

« POLITIKË

E enjte 11 tetor 2012 •

VLERËSIMET PËR STATUSIN Ambasadori SHBA-ve, Aleksandër Arvizu Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret raportin e Zgjerimit të BE-së, që rekomandon miratimin e statusit kandidat për Shqipërinë me kusht përmbushjen e reformave të tjera kyçe. “Rekomandimi është dëshmi e politikave konstruktive të ndjekura nga të gjitha partitë politike gjatë vitit të kaluar dhe për këtë arsye përfaqëson një mundësi historike për shqiptarët. Ne i mbështesim me forcë përpjekjet e Shqipërisë për integrim në BE dhe nxitim të gjitha palët të vazhdojnë të shpalosin bashkëpunimin e nevojshëm për të përfunduar dhe zbatuar reformat që mbeten pezull.”

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart

PRAGË/ Berisha gjatë aplikimit për statusin e vendit kandidat dhe Presidenti i kryesisë së radhës së BE-së, Mirek Topolanek

STATUSI KANDIDAT DHE PËRFITIMET E VENDIT PREJ TIJ

Politika

Ekonomia

Statusi

Shqipëria pozicion të ri ekonomik e politik në rajon e BE Me marrjen e statusit Shqipëria është më afër Europës. Më konkretisht fondet që vijnë nga Europa do të shtrihen në të gjitha fushat, jo vetëm në komponentin politik dhe përafrimin e legjislacionit të vendit tonë me BE, por edhe fusha konkrete. Nga ana tjetër, vendi duhet të plotësojë standardet e kërkuara. Ndikim që shkon jo vetëm për institucionet shtetërore, por dhe te grupet e shoqërisë, duke përmendur fermerët, kruhu i punës, i cili nuk ka kualifikimet e nevojshme dhe do të disbursohen fondet nga BE-ja që kanë të bëjnë me projekte infrastrukturore të rëndësishme, që do të nxitin zhvillimin ekonomik e social. “Shqipëria do të marrë pjesë në nivel teknik fillimisht me statusin e vëzhguesit dhe për të dhënë opinionin e saj në lidhje me zhvillimet ndërkombëtare. Edhe në zhvillimet rajonale ky status ka një rëndësi më të madhe në raport me BE-në. Statusi do të sjellë implikimin e drejtpërdrejt të Shqipërisë në raport me BE-në.”

Oli Xhilaga

A

nëtarësimi në NATO dhe statusi i vendit kandidat në Bashkim Europian e shfaq tashmë Shqipërinë si një vend me jo pak potencial në rajon. Kjo jo vetëm për pozicionet e saj në Aleancën Euroatlantike, por dhe në pozicionin e saj përballë vendeve të tjera në rajon. Pas marrjes së statusit të vendit kandidat Shqipëria është tashmë në një avantazh konkurrues ndaj vendeve të tjera të Ballkanit për investitorët e huaj. Madje, ndalur vetëm në një moment të tillë, kjo për qytetarët do të thotë më shumë vende pune, potencialisht më shumë kapital ndërkombëtar të investuar në Shqipëri. Njëkohësisht marrja e statusit të vendit kandidat do të thotë një hap më pranë Bashkimit Europian dhe përballje më e madhe në aspektin politik me sfidat që Shqipëria do të përballet në rrugën e saj drejt anëtarësimit me të drejta të plota në familjen europiane. Drejtoresha e përgjithshme për çështjet europiane, Ilda Zhulali, ndalur në marrjen e këtij vendimi nga Komisioni Europian, sqaroi lidhur më atë çfarë përfiton në aspektin politik Shqipëria, si dhe ndikimin që do të ketë në aspektin rajonal me përftimin e statusit. “Ky propozim është një inkurajim i mëtejshëm. Rëndësia e tij është shumëdimensional dhe pozitive për Shqipërinë dhe rajonin tonë. Efektet politike janë të shumëfishta dhe të gjithanshme, por kryefjala e tij është marrëdhënia e re që do të niset, që do të jetë më e drejtpërdrejtë për partneritetin

VLERËSIMI

BE për programin ekonomik 2012-2014 Bashkimi Europian vlerëson programin e gjashtë ekonomik dhe fiskal i paraqitur nga Shqipëria për periudhën 2012-2014. Sipas BE-së, programi tregon për një skenar optimist makroekonomik në një periudhë afatmesme. Duke i kushtuar rëndësi zhvillimit ekonomik, në raportin e progresit për Shqipërinë një rritje e konsiderueshme është vërejtur me vendet e CEFTA-s si për importet, ashtu dhe eksportet. Gjatë këtij viti tregtia e mallrave me CEFTA-n u rrit afërsisht me 33%, që do të thotë 17,2% më shumë në totalin e eksporteve dhe 13,5% të totalit për importet. BE-ja mbetet gjithashtu burimi kryesor i investimeve të huaja direkte. KE-ja vlerëson rritjen e konkurrencës së kostove duke filluar nga viti 2010, duke treguar një ulje të fortë të shpenzimeve të punës për njësi, e ndihmuar kjo nga rritja e një produktiviteti të lartë. Si konkluzion, thuhet se stabiliteti makroekonomik është ruajtur dhe se Shqipëria është goditur më pak nga kushtet ekonomike të jashtme. Politika monetare ka kontribuar me sukses në mbajtjen stabël të inflacionit. Sistemi bankar vijon të mbetet i shëndetshëm dhe i mirëkapitalizuar.

që Shqipëria konsolidon në raport me Bashkimin Europian. Në terma praktikë Shqipëria do të marrë pjesë në nivel teknik fillimisht me statusin e vëzhguesit dhe për të dhënë opinionin e saj në lidhje me zhvillimet ndërkombëtare. Edhe në zhvillimet rajonale ky status ka një rëndësi më të madhe në raport me BE-në. Statusi do të sjellë implikimin e drejtpërdrejt të Shqipërisë në raport me BE-në”, - vlerësoi Zhulali. Sipas saj, statusi i vendit kandidat e vendos Shqipërinë në një marrëdhënie të re me unionin, me kushte dhe sfida të shumta. Ndaj për të të qenët anëtar me të drejta të plota në Bashkimin Europian nuk do të jetë një rrugë e lehtë dhe do të duhet të bazohet në meritokraci. Kreu Lëvizjes Europiane, Gledis Gjipali, deklaroi se impaktin kryesor fitimi i statusit do ta japë në ekonomi. Konkretisht në shumëfishimin e fondeve që vendi përfiton nga BE-ja. Por krahas parave që nga ky moment shtohet dhe monitorimi dhe përgjegjësia. “Është një ndikim që shkon jo vetëm për institucionet shtetërore, por dhe te grupet e shoqërisë, duke përmendur, fermerët, kruhu i punës, i cili nuk ka kualifikimet e nevojshme dhe do të disbursohen fondet nga BE-ja, që kanë të bëjnë me projekte infrastrukturore të rëndësishme, që do të nxitin zhvillimin ekonomik e social. Këto fonde nuk vijnë automatikisht, ka një tjetër kusht që duhet plotësuar, që është ai i ngritjes së institucioneve që do të merren me menaxhimin e kontrollimin e gjithë procesit”, vlerësoi ai.

Kryetari i prezencës së OSBE-së, Eugen Volfart, ka komentuar botimin e raportit të progresit për Shqipërinë për vitin 2012 nga Komisioni Europian. Pas prezantimit që iu bë këtij raporti, ambasadori Volfart nxiti politikanët shqiptarë që të shtojnë përpjekjet e tyre për të punuar së bashku për të ardhmen e vendit. “Përpjekjet e përbashkëta të vijueshme nga të gjitha kampet politike mund ta çojnë vendin përpara, në të mirë të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prezenca e OSBE-së vijon të ofrojë mbështetje në këtë proces bazuar në mandatin e saj”, - theksoi Volfart.

Eurodeputetët Nikolaos Kuntis dhe Eduard Kukan Eurodeputetët Nikolaos Kuntis dhe Eduard Kukan kanë vlerësuar marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë. Ata e kanë konsideruar një sinjal të mirë për vendin tonë, që nxit përparimin e mëtejshëm dhe stabilitetin ekonomik. “Unë e mbështes rekomandimin për t’i dhënë statusin e kandidatit Shqipërisë, në mënyrë që vendi të nxitet në përparimin e mëtejshëm në reforma dhe stabilitetin ekonomik, nga të cilat përfitojnë të gjithë qytetarëve shqiptarë”, - tha Kuntis. Nga ana e tij Kukan vlerësoi rekomandimin e KE-së, por rikujtoi tri kushtet.

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama “Shqipëria kalon me kushte provimin e vjeshtës. KE-ja vlerëson lart kontributin e opozitës për t’i dhënë vendit statusin e kandidatit. Dokumenti i Komisionit Europian përkon me shqetësimet tona për mjerimin e shtetit të së drejtës dhe nevojën për zgjedhje të lira më 2013. Siç ka thënë me kohë PS-ja, vetë Komisioni Europian e konsideron zgjedhjen e Bujar Nishanit president si të njëanshme dhe pengesë për reformat. E po kaq me rëndësi Komisioni konfirmon shqetësimet e ngritura prej kohësh nga PS-ja për ekonominë në krizë”, - shkruan Rama në “Tuiter”.

Ilir Meta: Sukses historik për qytetarët Kreu i LSI-së, Ilir Meta, përshëndeti rekomandimin e KE-së për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një sukses të rëndësishëm dhe historik për vendin dhe për të gjithë qytetarët tanë. “Mendoj se është një arritje e të gjithë aktorëve politikë brenda vendit, arritje e vonuar, por sidoqoftë është një hap i rëndësishëm, është një hap historik. Apelojmë përsëri për të mos u vonuar më tej, në mënyrë që të lehtësojmë vendimmarrjen e vendeve anëtare të BE-së gjatë muajit dhjetor për Shqipërinë”, - tha Meta.

PDIU: Politika është përgjegjëse për zvarritjen PDIU-ja shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen që vjen nga Brukseli për të përmbushur aspiratën e popullit shqiptar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Përmes një njoftimi për mediet kjo parti thotë se lëvdatat i takojnë popullit shqiptar, ndërsa elitës politike i takon të mbartë përgjegjësinë për zvarritjen dhe vonesën e pajustifikueshme në procesin e integrimit. “Vendimi është një përgjegjësi e madhe e të gjithë aktorëve politik^ të Shqipërisë në mbështetjen e reforma madhore që do të sigurojnë integrimin në BE”, - thuhet në të.


POLITIKË • E enjte 11 tetor 2012

100-VJETORI I PAVARËSISË, EKZEKUTIVI FAL TË DËNUARIT ME VENDIM TË FORMËS SË PRERË

Qeveria amniston 2546 persona Kategoritë përjashtuese. Berisha: Të përfshihet kriteri gjinor

Përjashtimi Projektligji parashikon edhe përjashtimin nga përfitimi i amnistisë të një kategorie të të dënuarve që e vuajnë dënimin për kryerjen e veprave penale - natyrisht, krime kundër njerëzimit përjashton nga çdo amnisti, pasi janë të paaministueshme në të gjitha konventat, të tilla si: krime kundër jetës të kryera me dashje; vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit; krime seksuale; vepra penale kundër lirisë së personit; vepra penale kundër moralit e dinjitetit; vepra penale kundër fëmijëve, martesës e familjes, vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike; krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues; krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera; vepra me qëllime terroriste; vepra kundër autoritetit të shtetit; vepra penale kundër drejtësisë; vepra penale të kry-

Hyrja në fuqi

Kriteret Përzgjedhja e kategorisë së personave që përfitojnë amnisti është bërë duke u bazuar në këto kritere: lloji e masa e dënimit, koha e mbetur për dënim, mosha aktuale e personit të dënuar, mosha e personit të dënuar në kohën e kryerjes së veprës penale. Për këtë çështje Kryeministri propozoi mbajtjen e një qëndrimi gjinor më të diferencuar. “Mosha është përfshirë, por duhet të përfshihet edhe gjinia, pasi duhet ta pranojmë se agresiviteti është më i shprehur në gjininë mashkullore sesa te gratë”, - tha Berisha. Kriteret e përdorura për përzgjedhjen kanë një emërues të përbashkët që është: rrezikshmëria e ulët e personit apo veprës penale. Ky projektligj i bazuar në këto kritere garanton mbrojtjen e interesit publik dhe nuk vë në rrezik sigurinë e qytetarëve dhe të rendit publik. Sipas këtyre kritereve, nga aplikimi i amnistisë përfitojnë: 290 persona që gjenden në sistemin e burgjeve; 928 të rritur dhe 452 të mitur që ndodhen nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës dhe janë me masa alternative; dhe 876 persona që deri në 31.08.2012 kanë qenë në hetim për veprat penale, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në dy vjet ose çdo lloj dënimi tjetër të lehtë.

Pushimi i ndjekjes penale

Q

everia shqiptare hapi dritën jeshile për amnistinë e 2546 peronave që janë dënuar nga institucionet shqiptare me vendim gjyqësor të formës së prerë, për vepra penale me rrezikshmëri shoqërore të ulët apo për kategori të caktuara të personave të dënuar. Vendimi merret në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë, prandaj dhe 28 nëntor i këtij viti është data e hyrjes në fuqi e këtij vendimi. Projektligji “Për dhënie amnistie” është iniciativë e Ministrisë së Drejtësisë.

Parimet e ligjit

Albana Lika

Qëllimi i ligjit është të përjashtojë nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht ose pjesërisht e dënimit ose të bëjë zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë për të gjithë personat që plotësojnë kriteret sipas dispozitave të këtij ligji. Dhënia e amnistisë udhëhiqet nga parimet e humanizmit, arritjes së qëllimit të dënimit, rrezikshmërisë së ulët të personave që amnistohen, si dhe mbrojtjes së interesit publik. Për zbatimin e tij ngarkohen ministri i Drejtësisë, i Brendshëm, i Mbrojtjes dhe prokurori i përgjithshëm. Ndërsa projektet, vendimet dhe udhëzimet njohin dy forma standarde të hyrjes në fuqi: atë të menjëhershëm dhe dy javë pas botimit në Fletoren Zyrtare, vendimi në fjalë del jashtë tyre për shkak edhe të qëllimin për të cilin ky projekt u propozua nga ministri i drejtësisë, Eduard Halimi dhe u miratua nga Këshilli i Ministrave. “Sot miratojmë projektligjin ‘Për dhënie amnistie’, në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë”, - tha Kryeministri në prezantimin e tij. Projekti hyn në fuqi më 28 nëntor 2012. Nga ana tjetër, projektligji parashikon pushimin e ndjekjeve penale për disa çështje të rasteve të ndryshme. “Pushohen ndjekjet penale për çështjet në hetim, për çështjet e pashqyrtuara nga gjykatat dhe për kallëzimet, që ndodhen në këto organe dhe në organet e rendit publik, për veprat penale të kryera deri në datën 31 gusht 2012, për të cilat Kodi Penal parashikon dënim me burgim deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të lehtë”, - thuhet në nenin 5 të projektligjit “Për amnistinë”.

Plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti sipas këtij ligji: a) personat e dënuar me burgim deri në 2 vjet, pavarësisht kohës së mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji; b) personat e dënuar ndaj të cilëve aplikohet një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji; c) personat e dënuar me gjobë, për pjesën e pashlyer të saj, pavarësisht masës së gjobës, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji; ç) personat e dënuar me burgim, të cilëve më 28 nëntor 2012 u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 1 vit, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji; d) të dënuarat femra, që në datën 28 nëntor 2012 janë baras ose mbi moshën 55 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji; dh) të dënuarit meshkuj, që në datën 28 nëntor 2012 janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji. e) të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 77, 78, 79 e 101 të Kodit Penal. 3. Të gjithë të dënuarve që nuk plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas pikës 1 të këtij neni, u zbritet ¼ e dënimit të mbetur, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji. Në rastin e personave të dënuar për shkak të përsëritjes së të njëjtës vepër penale nuk do të aplikohet zbritja sipas këtij paragrafi. era nga banda të armatosura dhe organizata kriminale. “Duke mbajtur në konsideratë se amnistia ka në frymën e germën e saj mundësinë e zbutjes së dënimit, projektligji parashikon se të gjithë të dënuarit që mund të plotësojnë kriteret për amnisti përfitojnë zbritje të ¼-s së dënimit të mbetur, me përjashtim të personave të dënuar për vepra penale të sipërcituara, të cilat konsiderohen si vepra penale me rrezikshmëri të lartë

shoqërore”, - tha kreu i qeverisë. Amnistia gjithashtu nuk aplikohet në rastin e personave të dënuar për shkak të përsëritjes së të njëjtës vepër penale. Pushimi i çështjeve Nga ana tjetër, projektligji parashikon se pushohen ndjekjet penale për çështjet në hetim, për çështjet e pashqyrtuara nga gjykatat si dhe për kallëzimet që ndodhin në këto organe dhe në organet e rendit

publik për veprat penale të kryera deri më 31 gusht të 2012-s, për të cilat, Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në 2 vjet apo një dënim më të lehtë. Parashikimi i kësaj date lidhet me nxjerrjen e projektligjit për konsultim të jashtëm dhe është parashikuar për të parandaluar që gjatë periudhës së diskutimit të kësaj iniciative, rastet e kryerjes së veprave penale të lehta që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale, sipas këtij projektligji.

»

05

VENDIMI Çeliku pa TVSH

Nis shpronësimi për segmentin Tiranë–Elbasan Qeveria shqiptare ka miratuar dje vendimin për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Tiranë–Elbasan. Sipas këtij vendimi, pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për sipërfaqen tokë 22 744 m2, me vlerë 13 240 804.72 lekë, për objekte, me vlerë 61 775 138 (gjashtëdhjetë e një milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e njëqind e tridhjetë e tetë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 75 015 942.72 lekësh. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 lekë, do të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndërsa vlera e përgjithshme e shpronësimit, do të përballohet nga “Llogaria e veçantë”, e Ministrisë së Financave, pranë Bankës së Shqipërisë “Fondi i shpronësimeve”. Shpronësimi pritet të nisë pas pesë ditësh. Për objektin, “Leje ndërtimi”, pronari do të kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë dorëzuar pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar dokumentacionin e plotë teknikoligjor; Për objektet “Proces legalizimi”, poseduesit e këtyre objekteve do të kompensohen, për efekt shpronësimi, nga DPRRja, në bazë të vendimit nr. 563, datë 3.8.2011, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar; Për objektet, “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, pronarët të kompensohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të rifreskuar të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar; Për pasuritë në “Proces regjistrimi”, pronarët respektivë të likuidohen, për efekt shpronësimi, pasi të përfundojë procesi i regjistrimit dhe në bazë të dokumentacionit të plotë dhe të rifreskuar të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar. vendimi urdhëron Autoriteti Rrugor Shqiptar të bëjë likuidimet e pronarëve sipas përcaktimeve të këtij vendimi. Po dje, ë mbledhjen e qeverisë, kjo e fundit vendosi të heqë TVSH-në për çimenton dhe çelikun, për përdorim në ndërtimin e hidrocentraleve, për të nxitur investimet në sektorin e prodhimit të energjisë ujore.


06 N

« EKONOMI

dryshon procedura për shkatërrimin e automjeteve të vjetra ose të atyre, pronarët e të cilave duan t’i nxjerrin jashtë qarkullimit. Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për menaxhimin e mbetjeve të automjeteve në fund të jetës duke bërë një sërë përcaktimesh për mënyrën se si do të bëhet shkatërrimi, si do të trajtohen mbetjet dhe kush janë masat që duhet të marrin operatorët që do të licencohen për këtë proces. Në ndryshim me vitet e tjera në kjëtë vendim parashikohen që nga data 1 janar e vitit 2015 duhet të jenë të prodhuesit e makinave që duhet të tërheqin deri në 75 për qind në vit të mbetjeve të markave të prodhuara nga ana vetë. Objekt i këtij vendimi janë të gjitha automjetet e përcaktuara për transport udhëtarësh deri në 8 vende ato për transport malli deri në 3.5 ton, si dhe automjetet me tri rrota, por duke përjashtuar triciklat me motorë. Gjithashtu objekti i vendimit janë edhe pjesët e këmbimit të automjeteve dhe ato të zëvendësuara, pa u përqendruar në vlerën e tregut. Ndërkohë ky vendim nuk zbatohet për automjetet historike ose automjetet me vlerë për koleksionuesit ose që destinohen për muzeumet, të ruajtura në mënyrën e duhur. Sipas përcaktimeve të miratuara dje nga Këshilli i Ministrave, përdoruesi ose pronari i fundit i automjetit të dalë jashtë përdorimit është

E enjte 11 tetor 2012 •

PËRCAKTOHEN KRITERET SE SI DO TË SHKRIHEN MAKINAT E VJETRA NË SHQIPËRI

Vendimi, si do të shkatërrohen makinat Makinat e regjistruara nga 1 qershori 2011 nuk do të pagujnë para

PRODHUESIT E MAKINAVE Operatorët që do të merren me shkatërrimin e automjetve të dala jashtë përdorimit duhet të kenë kontrata me kompanitë prodhuese të mjeteve që do të shkatërrojnë. Kjo pasi, duke filluar nga 1 janari i vitit 2015 dhe për secilin vit pasues deri më 31 dhjetor 2019, çdo prodhues do të jetë përgjegjës për përmbushjen e objektivave të përcaktuar në lidhje me automjetet e dala jashtë përdorimit, të markave të makinave që prodhon apo për të cilat prodhuesi është përgjegjës. Gjithashtu, prodhuesi duhet të përmbushë kushtin e ripërdorimit apo rikuperimi, në të paktën 85% të këtyre automjeteve, sipas peshës mesatare për një automjet, për një vit kalendarik. Në të njëjtën kohë prodhuesi duhet të ripërdorë dhe të riciklojë të paktën 80% të këtyre automjeteve, sipas peshës mesatare për nje automjet, për një vit kalendarik.

përgjegjës për çregjistrimin e automjeti dhe ky çregjistrim do të kryhet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Megjithatë, duket se shkatërrimi falas i makinave do të jetë falas vetëm për makinat e regjistruara për herë të parë në vendin tonë në datën 1 qershor 2011, pasi pjesa tjetër do të jetë e detyruar që të paguajë. Kjo pasi vendimi saktëson se kur një automjet i dalë jashtë përdorimit pranohet për trajtim, rikuperim dhe riciklim nga një operator, ndaj pronarit të fundit të mjetit nuk do të vendoset asnjë tarifë për mjetin që ai dorëzon që nga data 1 janar 2015, në lidhje me një automjet të regjistruar për herë të parë në autoritetet shtetërore në ose pas datës 1 qershor 2011, ose sipas rastit, si dhe që nga data 1 janar 2013, në lidhje me automjete të tjera. Operatori për trajtimin e automjeteve të dala jashtë përdorimit nuk duhet të pranojë që automjeti të nxirret jashtë përdorimit, kur përbërësit kryesorë të atij automjeti mungojnë apo kur në të jane shtuar mbetje të tjera, që nuk i përkasin atij automjeti. Përbërësit krye-

sorë të një mjeti janë motori, shasia dhe kabina e tij. Për të eleminuar abuzimet që mund të ndodhin me dokumentet e mjeteve që shkatërrohen operatorët ekonomikë për trajtimin e automjeteve të dala jashtë përdorimit regjistrojnë në regjistrin e hyrje – daljeve, përveç përcaktimeve të kërkuara nga neni 17, i ligjit nr.9573, datë 3.7.2006, edhe përcaktimet e mbetjeve të këtyre automjeteve. Trajtimi i automjeteve të dala jashtë përdorimit nga operatorët ekonomikë, përfshirë dhe procesin e shkatërrimit të tyre, të kryhet pasi të plotësohen kërkesat e nenit 102, të Kodit Rrugor. Certifikata e shkatërrimit lëshohet përpara se automjeti të shkatërrohet nga operatori i trajtimit dhe shërben si kusht thelbësor për çregjistrimin e automjetit, ndërsa formati saj miratohet nga ministri përgjegjës për Transportin. Operatori për trajtimin e automjeteve të dala jashtë përdorimit nuk duhet të pranojë që automjeti të nxirret jashtë përdorimit, kur përbërësit kryesorë të atij automjeti mungojnë apo kur në të janë shtuar mbetje të tjera, që nuk i përkasin atij automjeti.

Masa disiplinore ndaj punonjësve abuzivë “CEZ Shpërndarje” zotohet për një shërbim sa më cilësor për klientët e rregullt

S

i çdo vit, menaxhmenti i lartë i “CEZ Shpërndarje” ka organizuar takime me punonjësit e terrenit në kryeqendrat e katër rajoneve kryesore të Shqipërisë sipas ndarjes së kompanisë. Këtë vit, këto takime, të njohura si “Road Show”, u zhvilluan në Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë. Gjatë zhvillimit të tyre diskutohen arritjet, problematikat e ndryshme që janë hasur përgjatë vitit, objektivat, si edhe u shkëmbehen informacione në mënyrë të drejtpërdrejtë, midis menaxhmentit të lartë të kompanisë dhe të gjithë punonjësve. Gjatë këtyre takimeve të kthyera tashmë në një traditë për kompaninë, drejtues të “CEZ Shpërndarje”, përveç diskutimeve mbi përmirësimin e performancës, uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve si objektiva kryesorë të kompanisë, kanë paralajmëruar se në vazhdimësi do të ketë masa të rrepta disiplinore ndaj atyre punonjësve që abuzojnë me postet e tyre dhe evidentohen raste të një sjelljeje jo korrekte ndaj klientëve të kompanisë. Në kuadër të kësaj, prej disa muajsh kompania monitoron gjatë gjithë kohës punën e punonjësve të saj, me qëllim përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë të shërbimit që u ofrohet klientëve te “CEZ Shpërndarje”. “Në bazë të kësaj analize të përgjithshme mbi performancën e punonjësve”, kanë theksuar drejtuesit e lartë të “CEZ Shpërndarje”, gjatë gjithë kësaj kohe janë marrë masa përkatëse disiplinore për punonjësit problematikë, deri në pushimin nga puna dhe ndjeken e tyre penale.

Menaxhmenti i “CEZ Shpërndarje”, në Road Show-t (udhërrëfyesit) e organizuar këtë vit kanë shuar dhe kureshtjen në lidhje me fjalët në qarkullim, për një largim të mundshëm të kompanisë nga Shqipëria, duke theksuar se kompania do të arrijë objektivat e vendosura për një kompani të suksesshme sipas të gjithë standarteve evropiane. Sipas menaxhmentit të lartë të “CEZ Shpërndarje”, ofrimi i një shërbimi sa më cilësor për klientët e kompanisë, ulja e humbjeve në rrjet dhe rritja e arkëtimeve për zonat problematike duhet të jenë në vëmendjen e secilit punonjës së kompanisë, ku dhe performanca e secilit vlen për përmbushjen e ketyre objektivave. Në kuadër të këtyre synimeve, “CEZ Shpërndarje” ka nisur para disa muajsh një fushatë të fortë për ndërprerjen e furnizimit me energji për të gjithë klientët debitorë dhe lidhjet e paligjshme. Duke qenë se ulja e vjedhjeve në rrjet është një përgjegjësi që u përket të gjithë punonjësve të “CEZ Shpërndarje”, kompania ka vendosur një objektiv të caktuar për të gjithë punonjësitë e terrenit, dhe ka marrë masa disiplinore për të gjithë ata që nuk kanë realizuar punën e tyre. Duke theksuar se kompania është e vendosur në misionin e saj për të ulur ndjeshëm vjedhjet në rrjet, dhe për rrjedhojë të rrisë nivelin e arkëtimeve, drejtuesit e lartë të “CEZ Shpërndarje” kanë vënë në pah lidhjen e drejtpërdrejtë mes pagesës për energjinë e konsumuar dhe garantimit për një furnizim normal me energji për klientët e rregullt.


SOCIALE • E enjte 11 tetor 2012

»

07

BASHA: NUK IMPRESIONOHEMI NGA ZHURMNAJA POLITIKE, SHËRBIME PËR QYTETARËT

Infrastruktura rrugore, sistemimi i 3 unazave Plani urbanistik konsultohet me banorë të njësisë bashkiake nr. 7 Konsultimet për planin e ri urbanistik të Tiranës gjatë mbrëmjes së djeshme janë zhvendosur në njësinë bashkiake nr. 7. Kjo zonë do të jetë në qendër të vëmendjes sa u përket zhvillimeve të vrullshme, pasi plani urbanistik parashikon ndërtimin e një sërë arteriesh të rëndësishme, siç është dhe ajo që do të lidhë Rrugën e Durrësit me Rrugën e Kavajës, sistemimi i plotë i shtratit të Lanës, por dhe përfundimi i planit për zonën e Fushës së Aviacionit, e cila do t’i japë prioritet shtimit të sipërfaqes së gjelbër. Në

SISTEMIMI I INFRASTRUKTURËS RRUGORE Në njësinë bashkiake nr. 7 kalojnë tri nga unazat e qytetit, dy prej tyre, unaza 3, që është ajo ekzistuese, dhe unaza 5, janë tashmë të ndërtuara dhe kanë marrë formën e tyre përfundimtare, ndërkohë që kemi unazën e katërt, e cila vijon nga rruga “Muhedin Llagani”, vazhdon me rrugën “Ndre Mjeda”, duke bërë lidhjen midis rrugës “Ana Komena”, për të vazhduar më pas me Rrugën e Durrësit. Parashikohet trupi i rrugës për unazën e katërt, e cila do të ketë një gjerësi prej 27 metra. Aks shumë i rëndësishëm, jo vetëm për trafikun, por edhe për përmirësimin e cilësisë së jetës në këtë zonë është zgjatimi i të dyja anëve të Lanës derisa bashkohen me unazën 5 të qytetit. Profili i propozuar është ai i Lanës ekzistuese në të dyja anët e saj. Gjithashtu plani ka parashikuar lidhjen e rrugëve “Fehmi Agami” me rrugën “Todo Manco”.

diskutimet e zhvilluara me banorët e kësaj njësie kryebashkiaku Lulëzim Basha ka bërë të ditur se në këtë njësi bashkiake parashikohet ndër-

timi i 8 çerdheve, 3 kopshteve, 3 shkollave 9-vjeçare dhe një shkolle të mesme, ndërkohë që intensiteti i ndërtimit varion midis 1.4 deri në 3.5.

“Bashkia e Tiranës nuk do të impresionohet nga asnjë zhurmnajë politike, por do të vazhdojë t’i shërbejë interesit qytetar”, - tha Basha.

tonë po në mbarë botën, sepse të dhënat e vitit 2004 tregonin që sëmundjet e shëndetit mendor në sëmundshmërinë e përgjithshme zinin vendin e tretë, e në vitin 2030 mendohet që këto sëmundje të zënë vendin e parë. Numrin më të madh të rasteve e përbën depresioni, po ajo që

është shumë e rëndësishme është që të gjitha janë shumë mirë të mjekueshme” thotë, kreu i politikave shëndetësore Pëllumb Pipero. Por ajo që klasifikohet si më shqetësuese është mungesa e kapaciteteve për dhe stafeve të specializuara për ti evidentuar në kohë.

DEPRESIONI, SKIZOFRENIA E AUTIZMI ÇRREGULLIMET MË TË PËRHAPURA

Çrregullimet mendore, në 9 muaj 15 mijë pacientë me kartelë trajtimi Pranvera Kola

P

ërhapja e çrregullimeve mendore në vendin tonë po merr përmasa alarmuese. Shifrat e raportuara nga strukturat shëndetësore vënë në dukje se në mujorin e parë të vitit rreth 15 mijë pacientë kanë marrë kujdes të specializuar në tre nga qendrat e shëndetit mendor që funksionojnë në Tiranë. Kjo situatë në rrethe raportohet edhe më e rendë, pasi jo vetëm mungojnë qendrat e specializuara, por dhe mjekët në ofrimin e këtyre shërbimeve. Krahas të rriturve, këto ç’rregullime po manifestohen masivisht edhe te moshat e vogla pediatrie. Të gjendur përballë kësaj situate shqetësuese, ekspertët e shëndetësisë apelojnë për më shumë kujdes, pasi këto sëmundje mund të trajtohen nëse zbulohen sa më herët. Llojet e çrregullimeve që janë

•Gjatë këtij 9 mujori janë vizituar rreth 15 mijë pacientë për çrregullime mendore •Në qendrën numër 1 janë trajtuar 1500 paciente me skizofreni e çrregullime afektive •Në qendrën numër 2 u është hapur kartelë trajtimi rreth 1790 pacientëve të rinj •Në atë numër 3 u është hapur kartelë trajtimi rreth 1740 të rriturve e 2290 fëmijëve •1 në 6 fëmijë rezulton se ka propabilet të preket nga çrregullimet mendore. •Ankthi, depresioni, skizofrenia dhe autizmi nder çrregullimet më të përhapura.

konstatuar gjatë vizitave në këto qendra dhe që janë më të shpeshta në përhapje pohohet të jenë: çrregullimet afektive, skizofrenitë, prapambetjet mendore, neurozat, çrregullime psikotike, ato depresive dhe deluzionale, te personalitetit, për të rriturit. Ndërsa te fëmijët hasen më shpesh prapambetjet mendore, spektri autik, çrregullimet e sjelljes, të ankthit, të humorit e ato të gjuhës dhe komunikimit. Duke u ndalur veçanërisht te moshat pediatrike, specialistët pohojnë se 1 në 6 fëmijë rezulton se ka propabilet të preket nga çrregullimet mendore. Dje në ditën botërore të shëndetit mendor, drejtoresha e Autoritetit Rajonal Shëndetësor, Liljana Ramasço tha se nga 15 mijë vizitat e kryera 12 mijë u përkasin moshave të rritura ndërsa 3 mijë moshave pediatrie. Përafërsisht secila qendër realizon çdo ditë 40 vizita. “Konkretisht në qendrën

STUDIMI PËR TERMINALIN I BESOHET KOMPANISË ITALIANE

e shëndetit mendor numër një u është hapur kartelë 590 pacientëve kronikë me skizofreni apo çrregullime të tjera psikotike dhe 910 të tjerëve me çrregullime afektive. Në Qendrën numër 2 janë kartelizuar 1792 paciente kronik. Ndër to 1432 raste janë pacientë me çrregullime, që i përkasin moshës së rritur përkatësisht nga 18 deri 60 vjeç, teksa 250 të tjerë anë me prapambetje mendore dhe demenca që i përkasin moshës mbi 60 vjeç. Më tej në qendrën numër 3 të shëndetit mendor, janë kartelizuar 1740 të rritur dhe janë hapur kartela dhe për 2290 fëmijë, nga të cilët 268 janë ata me spektrin autik”, - detajon Ramasaço. Në rast se nuk do të ndërhyhet në gjetjen e një zgjidhje brenda pak vitesh çrregullimet mendore do shndërrohen në kërcënuesin numër një të shëndetit të shqiptarëve. “Ky problem tashmë madhor për shoqërinë, jo vetëm në vendin

ANGAZHIMI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE I URDHRIT TË MJEKUT

Firmoset marrëveshja me BERZH-in Përmirësimi i shërbimeve mjekësore Studimi mundëson zhvendosjen e stacionit të trenit Zbatimi i detyrimeve dhe ndëshkimi i abuzuesve Kompania “Ital-Ferr” merr zyrtarisht të drejtën që të hartojë studimin e fizibilitetit dhe të përgatisë termat e referencës për koncesionin e terminalit të ri të pasagjerëve në Tiranë. Ky hap është finalizuar me marrëveshjen e nënshkruar gjatë ditës së djeshme ndërmjet kryebashkiakut Lulëzim Basha dhe drejtorit të përgjithshëm të kësaj kompanie Renato Kasale në prani të përfaqësuesit të BERZH-it për Shqipërinë Fabio Serri dhe ambasadorit italian Masimo Gaiani. Sipas Bashës, ndërtimi i terminalit do të mundësojë zhvendosjen e Stacionit të Trenit, për t’i hapur rrugë projektit të bulevardit që do të jetë pika fillestare

e ndërtimit të tramit të Tiranës, përkatësisht të linjës veri–jug. Terminali do të jetë nyjë lidhëse për mjetet e transportit publik, si autobusët, trenin dhe taksitë. Më tej Basha ka shtuar se ndërtimi i terminalit do të hapë mijëra vende pune dhe do të transformojë kryeqytetin. Përfaqësuesi i kompanisë fituese “ItalFerr” theksoi se ndërtimi i këtij terminali do t’i japë frymëmarrje zhvillimit urban, do të ulë lëvizjen e qytetarëve me automjete personale dhe do të zhbllokojë trafikun. Duke u ndalur te projekti, Basha ka shtuar se në këtë terminal do të ndërtohet edhe qendra tregtare si dhe mjedise për argëtimin e qytetarëve.

Kujdesi në ushtrimin e profesionit të mjekut dhe stomatologut si dhe kryerja e praktikës mjekësore në përputhje me kodin e etikës dhe cilësinë e shërbimit mjekësor përbëjnë thelbin e marrëveshjes së bashkëpunimit që u nënshkrua gjatë ditës së djeshme ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Urdhrit të Mjekut. Duke iu referuar këtij bashkëpunimi, ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, ka udhëzuar mjekët e stomatologët që të ushtrojnë në mënyrë sa më korrekte detyrën e tyre dhe të përpiqen për përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin. Ndërsa presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dine Abazi, ka bërë të ditur se kjo

marrëveshje i angazhon institucionet shëndetësore që të monitorojnë zbatimin e detyrimeve dhe të ndëshkojë rastet abuzive. Bashkëpunimi bazuar në këtë marrëveshje do realizohet ndërmjet ngritjes së grupeve të përbashkëta të kontrollit për zbatimin e standardeve ligjore dhe etiko-morale nga ana e institucioneve shëndetësore, shkëmbimit të informacioneve reciproke në funksion të përmirësimit të cilësisë së ushtrimit të profesionit të mjekut dhe stomatologut në institucionet e kujdesit shëndetësor, si dhe ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta për korrigjimin e mangësive të konstatuara gjatë ushtrimit të profesionit në fushën e shëndetësisë.


08

« AKTUALITET

E enjte 11 tetor 2012 •

DEKLARATA E GREVISTËVE TË URISË

REAGIMI I KRYEMINISTRIT BERISHA

“Duam punësim, ilaçe falas e dëshshpërblim”

“Në grevë bashkë me ujin, u fut benzinë, kujdes të lënduarit”

Kreu i Shoqatës së ish-të Dënuarve Politikë, Skënder Tufa, në një prononcim për mediat, pas aktit të rëndë deklaroi se të gjithë grevistët e urisë janë të vendosur që të vetëflijohen dhe se ata kanë përgatitur një listë ku kanë përcaktuar protestën ekstreme të radhës. Tufa tha se “Këto janë akte shumë të rënda, por janë të fundit që mund të bëjmë, sepse nuk kemi çfarë të humbasim më. Ish-të dënuarit janë kufoma që ecin në rrugë pa dinjitet”. Ndërkaq, të gjithë grevistët kanë formuluar një deklaratë për shtyp, ku kërkojnë më tepër sensibilizim të strukturave shtetërore, si dhe

të ulen në bisedime për të diskutuar kërkesat e tyre. Vizita e 2 ambasadorëve të rëndësishëm Sekui e Arvizu, cilësohet si kuptimplotë prej grevistëve dhe kërkojnë që të gjendet një zgjidhje. Të tjerë grevistë apo mbështetës të tyre mbanin të njëjtën frymë revolte, duke mos kursyer akuzat ndaj qeverisë dhe dëmshpërblimeve që i quajnë qesharake. Ata kërkojnë dëmshpërblim urgjent, pension special, punësim shkollim dhe strehim, si dhe vizita, mjekime dhe ilaçe falas për të gjithë ish-të përndjekurit dhe janë të hapur për negociata me Partinë Demokratike.

Ditën e djeshme, Kryeministri Sali Berisha, gjatë një konference për media me ambasadorin e BEsë Ettore Sequi, ku ky i fundit i dorëzoi edhe progres raportin e KE-së, u pyet për çështjen e grevës së ish-të përndjekurve. Berisha tha se “I kam kërkuar ministrit të Shëndetësisë që të ketë kujdes maksimal për grevistët e lënduar. Në rastin e parë, ai që i vuri zjarrin shokut (Perikli Shqevi) duhet të përballet me ligjin. Ndërsa në rastin e dytë, unë vlerësoj se nuk janë marrë masat e duhura të sigurisë për grevën, sepse bashkë me ujin në ato am-

biente është futur edhe benzinë. Kryeministri në këtë konferencë konfirmoi qëndrimin e qeverisë për grevën, duke e cilësuar atë krejtësisht si politike, e duke theksuar se protesta e këtyre njerëzve do të respektohet, ashtu sikurse do të garantohet edhe siguria e tyre. Sipas Kryeministrit Gjergj Ndreca, grevisti që tentoi të vetëflijohej ditën e hënë ka marrë fabrikën e miellit në Laç, ashtu sikurse ka marrë edhe kredi të butë për fermën e derrave, por që nuk mundi ta shlyejë. Ky është reagimi i parë i Kryeministrit Berisha që nga fillimi i grevës.

BEJKO LYHET ME BENZINË E DJEG VETEN. GREVISTËT: SOT NJË TJETËR Pas mesit të natës

Asfiksia nga zjarri, vdes një 25-vjeçar në Valias Si pasojë e asfiksisë pas përfshirjes nga flakët e shtëpisë së tij, një 25-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Valias të Tiranës, ku 25-vjeçari Z. A. dyshohet të ketë qenë në gjumë në momentin e rënies së zjarrit dhe nuk ka mundur të dalë jashtë banesës. Dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e zjarrit që i morri jetën të riut.

Flakët nuk ndalin në grevën e ish-të burgosurve, digjet i dyti

Babai, nëna e 3 vëllezërit

Policia kap me drogë një familje shqiptare ITALI- Babai, nëna dhe 3 vëllezër shqiptarë, pra e gjithë familja, kanë përfunduar në pranga në qytetin e Riminit, në Itali, nën akuzën e trafikut të drogës. Lajmin e bën të ditur agjencia ANSA, sipas të cilës familja shqiptare bënte pjesë në një rrjet shpërndarësish droge të përbërë nga napoletanë, afrikanë dhe shqiptarë të tjerë. Nga hetimet është zbuluar se bandat që shpërndanin narkotikët përgjatë vijës bregdetare dhe qendrës së Riminit, furinzoheshin me heroinë nga një 20-vjeçar shqiptar të identifikuar si Erind Disha. Atij iu gjet në shtëpi 1 kilogram heroinë dhe bashkë me të në pranga përfundoi e tërë familja. Ndërkohë, një tjetër vëlla është shpallur në kërkim. Sipas burimeve, grupi shqiptar importonte heroinë dhe kokainë nga Spanja dhe Holanda, për ta shpërndarë më pas në zona të ndryshme të veriut të vendit fqinj. Zonat ku më pas shpërndahej lënda narkotike, nga grupe të tjera shqiptare, ishin rajonet e Toskanës, Lombardisë, Markes dhe Umbrias.

Gardisti për 21 janarin

“Pashë njerëz që gjuanin me gurë, isha në makinë” Edhe ditën e djeshme ka vijuar gjyqi për ngjarjet e 21 janarit 2011, ku gjatë demonstratave të opozitës mbetën të vrarë 4 protestues para Kryeministrisë. Në seancën e djeshme pritej dëshmia e kreut Pjerin Ndreu dhe deputetit socialist Tom Doshi, por të 2 personat nuk u paraqitën në seancë. Ndërkohë u dëgjua dëshmia e radhës, ajo e gardistit Nasim Bruci. Gardisti mohoi të ketë qëlluar ditën e 21 janarit. Mes të tjerave ai tha se “Kam qëndruar në makinën ku ishte armatimi i Gardës. Kam parë njerëz që gjuanin me gurë dhe gardistë të plagosur”.

P

ër të dytën herë ish-të burgosurit politikë në grevë urie demonstrojnë shenja të forta vetësakrifikimi, pasi një tjetër prej tyre i vuri flakën vetes, pasi ishte lyer me benzinë. Në ditën e 19-të të grevës së urisë që zhvillohet te “Komuna e Parisit”, u shënua edhe tentativa e radhës për vetëflijim, kur Liriak Bejko, 47 vjeç, u vetëdogj, pak minuta pas mesditës së djeshme. Ai ka mbi 50% djegie në trup, ndërsa një tjetër grevist që u përpoq t’i shuante flakët, Agim Kollçaku, ka pësuar djegie të lehta. Të dy janë dërguar në repartin e Djegie-Plastikës, në QSTU, ku Bejko ndodhet nën kurimin intensiv, ndërsa tjetri iu kthye grevës. Ai që nisi serinë e këtyre akteve sublime para pak ditësh ishte Gjergj Ndreca, i cili e ka kaluar fazën e rrezikut për jetën, por megjithatë vazhdon të ndodhet në spital, ku u vizitua nga ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo. Disa minuta pas ngjarjes, përfaqësuesi dhe koordinatori i grevës, Skënder Tufa, lajmëroi një deklaratë për shtyp, ku theksohej se edhe pas vizitës së ambasadorit Arvizu, s’ka ndonjë reagim nga qeveria shqiptare dhe kërkon plotësimin e kërkesave të tyre. Gjithashtu, të tjerë

grevistë paralajmëruan se edhe sot do të ketë vetësakrifikime të tjera që do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave. Por, gjatë një takimi me ambasadorin e BE-së, Sekui, mbërriti edhe reagimi i parë i Kryeministrit Berisha, i cili e konsideroi grevën si politike dhe kërkoi kujdes për grevistët e lënduar. Bashkëshortja e Bejkos përmend arsyet ekonomike si shkak për aktin e të shoqit. Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Drejtësisë publikoi disa të dhëna rreth dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve. Bejko sulmoi deputetin demokrat Ilir Rusmaili para pak javësh, ndërsa thuhet se ka një kartelë psikiatrike me nr. 29 datë 18. 02. 1986. Benzinë e flakë në grevë Nga dëshmitë okulare në vendngjarje mësohet se Lirak Bejko kishte përhapur fjalë se do të largohej nga greva, ndaj ishte pastruar dhe qëndronte mënjanë të tjerëve. Kishin kaluar vetëm pak minuta nga mesdita e djeshme, kur Bejko fillimisht leu trupin me benzinë dhe më pas i vuri flakën vetes. Nga filmimet e një televizioni privat shfaqet qartë veprimi i menduar i Bejkos, ndërsa në atë çast

ishin grevistët e tjerë që pas ulërimave dhe tmerrit të përjetuar drejtpërdrejt, kanë ndërhyrë në kohë duke shuar me batanije flakët në trupin e tij. Menjëherë u dërgua në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore, ndërsa mjekët e QSUT-së thonë se ai ka djegie të shkallës së tretë dhe se 50 për qind e trupit të tij është e dëmtuar. Ndërkaq, ka marrë plagë të lehta dhe një tjetër grevist që ju hodh sipër me batanije për t’i shuar flakët. Mjekët thonë se Agim Kollçaku ka marrë mjekim ambulator dhe është kthyer në ambientet e grevës.


AKTUALITET • E enjte 11 tetor 2012

»

09

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I MINISTRISË SË DREJTËSISË

“Për 3 vjet u dhanë 6.5 miliardë lekë për ish-të dënuarit politikë” “Në Ministrinë e Drejtësisë që prej vitit 2008 e në vijim janë depozituar rreth 20589 kërkesa për dëmshpërblim nga ish-të dënuarit apo nga familjarët e tyre”. Kjo u theksua dje nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së D rejtësisë, Gerdjan Xhanari, në një prononcim për ABC neës. Xhanari shtoi se “Ministria e Drejtësisë për një numër të konsiderueshëm kërkesash ka përfunduar shqyrtimin administrativ të tyre, duke përcaktuar masën përfundimtare të dëmshpërblimit për çdo ish të dënuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. Në këto vendime sipas Xhanarit nuk janë përfshirë kategoria e ish-të dënuarëve, të cilët kanë vuajtur dënimin me internim-dëbim, (rreth 4000 kërkesa), pasi ligji parashikon një skemë pensioni, e cila duhet të propozohet nga Ministria e Financave dhe të miratohet me VKM”. Më tej ai thekson faktin se “në Ministrinë e Drejtësisë ka përfunduar trajtimi i kërkesave të të gjithë kërkuesve që kanë plotësuar kriteret ligjore dhe me përfundimin e procedurës për miratimin e emrit me VKM qytetarët nuk kanë më kontakt me Ministrinë e Drejtësisë”. Këstet dhe shumat Sipas Xhanarit janë miratuar 23 lista me VKM, për rreth 11.750 emra të ish-të dënuarve politikë. Shuma totale për 23 listat e miratuara me VKM është rreth 46.637.430.414 lekë dhe fondi i miratuar i llogaritur për një këst është 5.829.678.802 lekë. Rreth 1000 kërkesa i përkasin kategorisë së viktimave të pushkatuara padrejtësisht pa gjyq, për të cilat jemi në pritje të paraqitjes së dokumentacionit provues nga aplikantët. Deri në fund të vitit 2012 parashikohet përmbyllja e shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave. Rreth 2300 kërkesa i përkasin kategorisë “internim

Delegacioni i BE-së

“Kompensimi i të përndjekurve sipas ligjit të 2007-s” Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, në marrëveshje me Shefat e Misioneve të Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dhënë një deklaratë. Aty thuhet se “Delegacioni i BE-së shpreh keqardhjen dhe shqetësimin në vijim të incidenteve serioze që ndodhën më 8 dhe 10 tetor gjatë grevës së urisë nga një grup ish-të persekutuarish dhe ish-të burgosurish politikë. Delegacioni i BE-së u bën thirrje palëve të mos e shfrytëzojnë këtë situatë të dhimbshme për qëllime politike. Delegacioni i BE-së mban shënim ekzistencën e planit të kompensimit sipas ligjit të vitit 2007 dhe bën thirrje për dialog për të trajtuar rastet individuale, të cilat ky plan nuk i zgjidh”.

Gruaja e Gjergj Ndrecës

“Jepuni të drejtat që Enver Hoxha ua mori burgjeve”

FONDI I PLANIFIKUAR PËR PAGESAT E DËMSHPËRBLIMIT Në vitin

2009, 2 miliardë lekë

Në vitin

2010, 1.4 miliardë lekë

Në vitin

2011, 1.4 miliardë lekë

Në vitin

2012, 1.7 miliard lekë

Gjithësej nga viti 2009 deri në dhjetor 2012 është miratuar fondi në total 6.5 miliardë lekë

tela me gjemba”, të cilat presin miratimin e projekt-ligjit, i cili në nenin 2, parashikon njohjen e aktit administrativ të lëshuar nga Komisioni Trepalësh. Rreth 4000 kërkesa i përkasin kategorisë “internim-dëbim”, për të cilët pritet skema e pensionit e propozuar nga Ministria e Financës. Rreth 1600 kërkesa nuk plotësojnë kriteret ligjore aktuale dhe këto kërkesa janë trajtuar me përgjigje negative sipas legjislacionit në fuqi. Më tej Xhanari thotë se “Përveç

20.589 kërkesave të depozituara janë edhe rreth 2000 kërkesa që janë depozituar në protokollin e Ministrisë së Drejtësisë, por ende nuk ka filluar procesi i shqyrtimit administrativ, pasi aplikimet janë dorëzuar jashtë afatit ligjor. Për këto kërkesa do të fillojë shqyrtimi administrativ pas miratimit e projektligjit”. Në lidhje me 20 shtetasit që janë në grevë, Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë thotë se për “16 prej tyre kanë përfunduar procedurat me Minis-

trinë e Drejtësisë, kanë marrë këstin e parë dhe ashtu siç deklaroi Ministria e Financave dje, po marrin edhe këstin e dytë. “Ndërkohë për sa i takon 4 shtetasve të tjerë ata kanë aplikuar jashtë afatit dhe qeveria ka marrë përsipër që do t’i trajtojë këta katër shtetas ashtu si dhe 2000 të tjerë, që kanë aplikuar jashtë afatit dhe këtë angazhim e ka shprehur edhe me propozimin që ka bërë për miratimin e trajtimit të këtyre kërkesave”,- përfundon Xhanari.

Ministri i Shëndetësisë gjatë vizitës në spital

Prononcimi i mjekut Ilir Nezha

“Bejko ka djegie në masën 40-50%, do të presim 72 orë”

“Më të dëmtuara ka gjymtyrët e sipërme dhe pjesë të fytyrës”

Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, ka mbëritur në ambientet e reanimacionit të Klinikës së Diegie Plastikës pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vetëm pak minuta pas mbërritjes së grevistit të dytë Lirak Ndreca, ku është interesuar mbi gjendjen shëndetësore të pacientit. “Unë jam këtu si mjek dhe ministër Shëndetësie. Sipas informacioneve të para që mora nga mjekët bëhet fjalë për një djegie të gradës së tretë. Pacienti ka dëmtime në masën 40 -50 për qind, të përqendruara në krahë dhe kraharor dhe fytyrë. Sipas protokolleve mjekësore duhet të presim të paktën 72 orë. Shpesojmë dhe urojmë që gjendja të vijë drejt përmirësimit. Pacientit i është ofruar një ndihmë e kualifikuar. Shërbimi po tregon gadishmëri maksimale, qoftë në medikamente qoftë në personel. Sot unë pata rastin të ritakoja dhe z. Ndreca, gjendja e të cilit është përmirësuar dukshëm dhe përfundimit nuk ka anjë rrezik për jetën.”, u shpreh Tavo.

Mjeku Ilir Nezha foli dje për gjendjen e tre grevistëve të lënduar. “Lirak Bejko paraqitet në gjendje të rënduar, me gjendje shoku dhe me një djegie prej 50 për qind të sipërfaqes trupore në gradë të tretë, dhe një pjesë e trupit është në gradë të dytë. Më të dëmtuara janë gjymtyrët e sipërme dhe ato të poshtme, si dhe një pjesë e fytyrës. Shpresojmë që pacienti të mos krijojë infeksion pasi ai do të rëndonte edhe më shumë gjendjen. Nuk mund të themi se ai është jashtë rrezikut për jetën pasi duhen të paktën deri në 5 ditë mjekim dhe kujdes shëndetësor. Ndërkohë shtetasi tjetër Agim Kollçaku ka marrë trajtimin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, ku mund edhe të dalë nga pavijoni. Gjergj Ndreca është jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të stabilizuar, por do të vazhdojë të qëndrojë ende në repartin e reanimacionit, pasi ka nevojë për trajtim”,-tha Nezha.

Teksa në television shfaqeshin momentet e djegies së Bejkos, Ina Ndreca, bashkëshortja e ish-të burgosurit tjetër, Gjergj Ndreca ndodhej në të njëjtin televizion që transmetonte pamjet. Ajo u shpreh me fjalët “Mos Lirak, mos”. Ajo deklaroi se familja e saj ka marrë vetëm një këst nga dëmshpërblimet, ndërkohë theksoi se problemet dhe pamundësia po dërgojnë ish- të burgosurit politikë drejt vetëflijimit. Ina Ndreca tha se “Gjergji është i papunë pasi investoi diku dhe jemi në proces gjyqësor pasi nuk na jepet e drejta. Duam të vëmë në punë një gurore dhe aty nuk na jepet licenca. Nga dëmshpërblimi kemi marrë vetëm një këst. Një këst prej 2 milionë lekësh të vjetra nuk hyn në punë. Unë punoj në një dyqan veshjesh. Dua t’i përgënjështroj mediat se nuk kemi arsye politike. Ata janë 18 ditë në grevë urie. Burri im u flijua, por të gjithë janë me probleme”. Por kur pa që miku i ngushtë i Gjergji Ndrecës, Lirak Bejko ka lyer veten me benzinë duke tentuar të vetëdigjet, ajo e përlotur tha: “Shpresoj se gjendja e tij të mos jetë e rëndë si e Gjergjit, dua t’i bëj apel ju lutem ndihmoni këta njerëz, jepuni të drejtat e tyre dhe rininë që Enver Hoxha ua mori burgjeve”.

Gruaja e Lirak Bejkos

“Indiferenca e shtetit po sjell tragjedi për ne” Edlira Bejko, bashkëshortja e ish-të burgosurit Lirak Beko, në një intervistë për mediat tha se “indiferenca e shtetit po sjell tragjedi në jetët e tyre”. Ajo u shpreh se “Siç e dini kjo ishte e paralajmëruar, arsyet dihen. Përveçse ekonomike, është shkelje e dinjitetit të tij dhe gjithë atyre që janë në atë grevë. Indiferenca shumë e madhe e këtij shtetit tonë demokratik. Nuk e kam parë Lirakun, nuk jam futur brenda sepse është tepër rëndë. Nuk më lënë mjekët. Kur ai kreu këtë akt unë isha në treg duke bërë pazar sepse kam vajzën me temperaturë. Ata e paralajmëruan në gazeta, në televizione, e thanë me gojën plot që do të vetëdigjen nëse shteti nuk u plotëson kërkesat”.


10

« opinion

E enjte 11 tetor 2012 •

Është koha e fermave të mishit Nga Çezar Agimi

P

ara tre vjetësh në një seminar me temë ekonomike për shërbimin këshillimor të bujqësisë te 15-katëshi në Tiranë një koleg sllovak më thoshte se ka disa vjet që treguesit e prodhimit të mishit të viçit në Sllovaki kanë tendencë drejt uljes, duke përbërë tashmë rreth 50 % më pak të strukturës së prodhimit të mishit në shkallë vendi nga ajo që zinte para 10- 15 vjetësh. Midis të tjerash një prej arsyeve kryesore ishte pakësimi i numrit të lopëve si rezultat i shkallës së lartë të zhvillimit të fermës së qumështit nëpërmjet përmirësimit racor të tyre. Kjo kishte ndikuar në pakësimin e numrit të viçave meshkuj për mish, pavarësisht përdorimit të racave mishatake në kryqëzimin industrial për mish. Gjithashtu duhet thënë se sot Sllovakia është një nga vendet lindore të BE-së me rritje progresive të qëndrueshme të prodhimit të qumështit falë zhvillimit intensiv të fermave të qumështit, ku mbi 80 % e tyre kishin përqendrim të konsiderueshëm të numrit të krerëve me rendiment të lartë dhe raca të kultivuara, si holshtein, simental, bruna me 100- 500 krerë etj. Po në Shqipëri? Nuk diskutohet që edhe në Shqipëri këta 5–6 vjetët e fundit, falë politikave miqësore dhe mjaft efektive të Ministrisë së Bujqësisë ndaj sektorit të prodhimit të qumështit, kemi pasur vërtet rezultate pozitive. Në këtë drejtim nuk do të zgjatem, sepse kam shkruar edhe herë të tjera, por do të theksoj vetëm disa nga këto arritje kryesore, siç janë: a) Së pari, ndryshimet kanë konsistuar në drejtim të ngritjes së fermave blegtorale për qumësht në të gjitha rrethet e vendit, nga Tropoja deri në Sarandë me një numër të konsoliduar lopësh, numër që mesatarisht shkon nga 10 në 30 krerë. b) Së dyti, kjo ka bërë që të ndryshojë edhe struktura e fermave të lopëve në shkallë vendi, ku fermat e mësipërme tashmë mbarështojnë rreth 15–17 % të numrit të lopëve në shkallë vendi, nga 2–3 % që ishte jo më larg se para vitit 2005. c) Së treti, ajo ç’ka është më kryesorja është se interesat e biznesit të grumbullimit të qumështit dhe prodhimit të bulmetit sot janë shumë herë më të mëdha se para vitit 2006 për grumbullimin e qumështit si lëndë e parë, gjë që reflektohet në rritjen thuajse dy herë të çmimit të grumbullimit të qumështit me shumicë nga fermat e sipërshënuara. Kjo e fundit mund të verifikohet fare lehtë në terren në rrethin e Lushnjës, të Durrësit, Tiranës, Fierit, Shkodrës etj. d) E përmbledhur shkurt, kjo do të thotë se interesat e grumbulluesit tash e tutje duket se po konvergojnë dhe se ato janë në korrelacion të drejtë e pozitiv me konsolidimin e fermës së lopëve për qumësht. Mishi shitet ende si nënprodukt Një fermë e mirë në prodhimin e qumështit është gjithashtu edhe një prodhuese e mirë e mishit. Nuk ka pikë dyshimi se prodhimi i mishit në një fermë blegtorale është rrjedhojë direkte e prodhimit të qumështit. Kësisoj, ai mund të quhet si prodhim sekondar e sot të ardhurat që sigurohen nga therja e kafshëve të

fermës për mish bëjnë të mundur jo vetëm rritjen e tyre nga ana sasiore, por gjithashtu përmirësojnë efektivitetin e menaxhimit të fermës në tërësinë e saj në raport me fermat e tjera në kushtet e mjedisit ku mbarështohen lopët. Për kushtet e sotme të zhvillimit të blegtorisë në vendin tonë ende prodhimi i mishit të gjedhit, përfshirë këtu edhe atë të viçit, vjen nga skartimet e detyruara te lopët në masën më të madhe për arsye të moshës si dhe shitjes së viçave të lindur e të shkëputur nga qumështi pas moshës 5–6-muajsh. Pra, në tërësi fermerët ose më mirë me thënë familjet fshatare e shesin mishin e gjedhit si nënprodukt të prodhimit të lopës që prodhon qumështin. Bazuar në këtë koncept, duhet kuptuar nga të gjithë, para së gjithash nga vetë politikanët e bujqësisë, se rezervat e prodhimit të mishit të viçit në vendin tonë janë të jashtëzakonshme, por ende flenë duke gërhitur në mendjet e biznesit që merret me importin e mishit të therur nga vendet e Bashkimit Europian. Struktura e prodhimit të mishit Sipas vjetarit statistikor të Ministrisë së Bujqësisë për vitin 1990 dhe vitin 2011, struktura e prodhimit të mishit në përqindje sipas llojeve, pavarësisht sasisë respektive të prodhuar sipas viteve në analizë, është e tillë : Struktura sipas llojeve të mishit në përqindje

Nr 1 2 3 4 5

Emërtimi Gjithsej nga ky : - gjedhi - të imtash - derri - shpendi

Të dhëna krahasuese në vite viti viti difer. 1990 2011 sasi 100 100 43 46 3 27 31 4 20 11 -9 10 12 2

difer. % 7 15 - 45 20

Nga tabela shihet se në vitin 2011 është rritur pesha specifike e mishit të gjedhit dhe e të imtave. Të dyja bashkë ato përbëjnë rreth 77 % të prodhimit të mishit në vend, nga rreth 70 % që përbënin në vitin 1990. Pra, në vitin 2011 struktura e prodhimit të mishit të gjedhit dhe të imtave është përmirësuar me 10 % krahasuar me atë të vitit 1990, ç’ka tregon se edhe pas dy dekadash shqiptarët ende vazhdojnë të ruajnë kënaqësinë e traditës të konsumit të mishit në familje Parë me syrin e tregut kjo tregon efektivitetin dhe leverdishmërinë e biznesit të prodhimit të mishit, veçanërisht atij të mishit të viçit brenda vendit, me synim plotësimin e kërkesave të agroturizmit, sidomos në zonat bregdetare të vendit, ku turizmi elitar kërkon mish viçi, qengji e keci të cilësisë së lartë. Shtimi i mishit të prodhuar në vend nga gjedhi dhe të imtat ka ulur dukshëm sasinë e këtij lloj mishi të importuar, duke e drejtuar më shumë importin e mishit drejt atij të derrit e të shpendëve.

Deri tani prodhim ekstensiv Nga një përllogaritje e përafërt i takon që gjatë një viti kalendarik në shkallë vendi të theren rreth 350–370 mijë krerë gjedhë, ku rreth 15–20 % e tyre janë viça të gjallë, që vijnë nga importi prej vendeve të Europës Lindore. Ndërkohë numri i gjedhëve që mbarështohen në fermat e vendit i bie të jetë rreth 300 mijë krerë në vit. Gati 80–85 % e tyre janë viça të rritur në fermat tona në kushte krejtësisht ekstensive, natyrale me bazë qumështin e gjirit dhe kullotën të shoqëruar me ndonjë sasi të vogël koncentratesh, si hime, pak grurë ose misër kokërr etj. Fermerët dhe familjet fermere e njohin dhe e dinë fare mirë se çfarë kapaciteti dhe mundësish për prodhim mishi të cilësisë shumë të lartë ofron gjedhi që ata mbarështojnë, që për shumë arsye ata nuk janë në gjendje të realizojnë ato që njohin e dinë. Por nevojat e tyre familjare për para cash i detyrojnë që t’i shesin viçat në pesha jo fort efektive nga ana ekonomike, edhe pse ritmet e inseminimit artificial me raca mishi të kultivuara nga më të mirat në botë, si simental, blu belge, hereford, kianina, sharole, limuzinë etj. brenda 4-5 vjetve të fundit janë dyfishuar në mbarë vendin si rezultat i liberalizimit të këtij të fundit. Mishi i bagëtive të imëta Krejt ndryshe qëndron puna me mishin e bagëtive të imëta, i cili duke qenë i pakonkurrueshëm në treg (importi zë vetëm 1–2 % ), nuk ka nevojë për shumë politika specifike, pavarësisht shkallës së lartë të migrimit të popullsisë rurale nga zonat tradicionale të mbarështimit të tyre. Kjo sepse falë natyrës së bukur shqiptare, terrenit kodrinor e malor me kullota alpine e gjysmalpine mjaft të pasura vitet e fundit, si rezultat i politikave qeveritare në tërësi ndaj sektorit të bujqësisë, konstatohet se nuk kemi më rënie të numrit të krerëve, por kemi ruajtjen e numrit ekzistues prej disa vjetësh. Kjo e fundit, për mendimin tim, shpjegohet me faktin se mbarështimi i bagëtive të imëta po i nënshtrohet koncentrimit në tufa gjithnjë e më të mëdha nga ana numerike, ç’ka ka sjellë nga njëra anë shtimin e tufave me numër të madh krerësh (200, 300, 500 e deri në 700 e më shumë krerë), veçanërisht në dhen, sepse në dhi ky proces për shumë arsye është më i ngadalshëm. Fermerët që mbarështojnë bagëtitë e imëta mendoj se kanë nevojë vetëm për pak mbështetje financiare falas nga shteti në drejtim të shtimit të numrit të krerëve brenda një ferme, bile ka ardhur koha që kjo mbështetje tashmë të jetë e diferencuar në pagesat për krerë dhe për fermë mbi bazën e numrit progresiv të krerëve si dhe të zonave që tradicionalisht mbarështojnë dhen apo dhi. Ky është një argument më shumë që politikat e Ministrisë së Bujqësisë për nxitjen e krijimit të fermave të prodhimit të mishit të viçit janë të vonuara në krahasim me sasinë e mundshme të mishit që do të përftonte tregu. Me pranimin e Shqipërisë si vend kandidat në BE shumë shpejt do të mundësohen fonde të mjaftueshme financiare edhe për mbështetjen e fermerëve të sektorit të blegtorisë, ku pjesa e luanit do t’i takojë sektorit të gjedhit me prodhimin e qumështit dhe të mishit.


opinion • E enjte 11 tetor 2012

»

11

Ruleta ruse e opozitës

K

Nga Nebil ÇIKA

ëshilli Bashkiak ka miratuar dy ditë vetëm me votat e mazhorancës, vendosjen e një takse të përkohshme për lojërat e fatit. Me këtë vendim, Bashkia e Tiranës synon të nxisë zhvendosjen e lojërave të fatit, në territorin e Uzinës së Ndërtimit të Automjeteve (“UPNA” - ish –Uzina e Autotraktorëve, Shkozë) pronë e Bashkisë së Tiranës. Vendimi për grupimin në periferi të kryeqytetit të lojërave të fatit ka qenë një iniciativë e kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha dhe siç pritej kaloi pa votat e opozitës në Këshillin e Bashkisë. Por nëse nuk ka munduar të marrë votën e opozitës ky vendim i Bashkisë së Tiranës ka marrë pa dyshim votën e shumicës së qytetarëve të Tiranës që prej kohësh ndjeheshin të bezdisur për të mos thënë të kërcënuar nga biznesi i pakontrolluar i lojërave të fatit. Ky vendimi përbën ndoshta nga të paktit zhvillime politike, veçanërisht në Bashkinë e Tiranës ku interesa e komunitetit dalin mbi ato të biznesit dhe politikës përballë një sipërmarrje kaq të fuqishëm ekonomikisht siç është biznesi i lojërave të fatit gjë që dëshmon ndryshimin në qeverisjen e kryeqytetit pas ardhjes së z. Basha në krye të Bashkisë së Tiranës. Me gjithë ndryshimet e dukshme në politikat e Bashkisë më të madhe të vendit duket se qëndrimi i opozitës së majtë ka ngelur sërish i pandryshuar. Dy ditë më parë ata kaluan çdo masë të të një qëndrimi normal opozitar duke dëshmuar ortakërinë e tyre më shumë se politike me biznesin e kumarit për te cilën është përfolur publikisht edhe kryetari i tyre Edi Rama. Pa dyshim që lojërat e fatit janë problematike për të varfrit që shpesh herë përpiqen ta gjejnë zgjidhjen te kumari, por që në shumë raste përfundojnë në zhgënjim e në reagime të dhunshme apo të paligjshme. Në këndvështrimin e ligjshmërisë së luftës kundër krimit dhe korrupsionit lojërat e fatit shihen si mundësitë më të mira për pastrimin e parave që vijnë nga trafiqet e paligjshme dhe korrupsioni. Nga statistikat botërore të ardhurat kryesore të kumarit vijnë nga paratë e pista gjë që

e vë ketë biznes në shënjestër të agjencive antikrim dhe atyre të zbatimit të ligjit. Në këtë këndvështrim të shpërndara në çdo rrugicë të Tiranës monitorimi i tyre nga policia apo agjenci të tjera të luftës kundër krimit bëhej një mision pothuaj i pamundur. Nga ana tjetër të shpërndara në lagje midis banorëve lojërat e fatit janë një karem drejt kumarit, por edhe veprimtarive të paligjshme të fëmijëve dhe adoleshentëve që jo në pak raste kanë rënë viktima të këtyre veprimtarive. Por edhe vetë kazinotë apo lojërat e tjera të fatit nëse bëjnë biznes të pastër e të ndershëm janë shumë më të sigurta nëse grupohen pasi edhe mundësia e policisë për të garantuar një mjedis të sigurt bëhet më e madhe. Disa herë kemi dëgjuar për grabitje të lojërave të fatit madje edhe me viktima sidomos në Tiranë. Me pak fjalë nga kjo iniciativë e z. Basha tashmë e kthyer në ligj lokal nga Këshilli Bashkiak i Tiranës fitojnë jo vetëm qytetarët, por edhe institucionet dhe sidomos bizneset e ndershme të lojërave të fatit. Por le të kthehemi tek opozita. Masivizimi i biznesit të lojërave të fatit është karakteristike e vendeve të varfra. Lojërat e fatit shpërthyen në Shqipëri më shumë pas vitit 1997 duke u bërë një nga bizneset kryesore të vendit. Në një Shqipëri ku lulëzonte krimi, trafiqet e të gjitha llojeve dhe korrupsioni galopant lojërat e fatit gjetën një terren të paparë si mundësia më e mirë e pastrimit të parave jo vetëm nga bizneset, por edhe nga individë të ndryshëm. Jashtë çdo kontrolli nga shteti një pjese e mirë e tyre u kthyen në fabrika parash dhe biznesesh më fitimprurëse të kohës. Përgjithësisht biznesi i kumarit në Shqipëri nuk arriti asnjëherë të jete nën kontroll duke u kthyer në një problem permanent dhe për ligjin. Z. Rama në krye të Bashkisë së Tiranës ndoqi një politikë tejet liberale, por edhe klienteliste ndaj lojërave të fatit gjë që ishte shpesh herë në qendër të akuzave të shtypit dhe kundërshtarëve të tij politikë. Ai ishte akuzuar edhe si “aksioner” i drejtpërdrejtë i njërës prej kazinove më të mëdha të Tiranës gjë që nuk e ka mohuar ndon-

jëherë publikisht. Ky përgojim i hershëm i shefit të opozitës besohet të jetë edhe motivi kryesor i atij agresiviteti më shumë se politik që këshilltarët opozitarë manifestuan ditë më parë në mbledhjen e këshillit për lojërat e fatit në Bashkinë e Tiranës. Nuk e di se si i kanë bërë llogaritë këshilltarët socialistë, por kundërshtimi me kaq ngulm i përpjekjeve për sistemimin nga të gjitha këndvështrimet e lojërave të fatit përbën një akt kundër politikave të tyre për varfërinë e të tjera teori politike të së majtës. Fakti që viktimat më të mëdha të këtij biznesi janë të varfrit pasi të pasurit kanë para të luajnë kumar po edhe t’i ngelen, duhet të motivonte opozitën të ishte nismëtare e një iniciative si kjo. Fakti që socialistët e kundërshtuan këtë nisme “socialiste” të kreut të djathtë të Bashkisë së Tiranës, Basha, i shkon për shtat më shumë se kurrë akuzës së z. Berisha se Rama dhe opozita e tij janë në shërbim të këshillit të miliarderëve nga ku një pjesë e të cilëve mund të jenë pronar kazinosh ose lojëtarë të tyre. Ky është një fakt i ditur botërisht. Grupimi në një vend i kazinove përbën edhe një problem tjetër për politikën. Shumë prej tyre janë lojëtar të thekur të kumarit ku thuhet se luajnë më shuma të konsiderueshme.Grupimi në një vend i kazinove do të rriste mundësinë e ekspozimit të tyre në publik, por edhe tek institucionet e zbatimit të ligjit gjë që mund të jetë një tjetër arsye e kundërshtimit të kësaj nisme nga këshilltarët e opozitës në Bashkinë e Tiranës. Si konkluzion dua të theksoj se ky ligji lokal i Bashkisë së Tiranës pritet të japë impakt shumë pozitiv në jetën e qytetarëve, por edhe një seriozitet dhe monitorim më të madh për biznesin delikat të lojërave të fatit dhe kazinove. Nuk besoj se ka prind qoftë ky edhe socialist që do ta ketë në pallatin rrugën apo bodrumin e tij një lokal kumari që mund të jetë një joshje e një rrezik permanent për fëmijët apo nipërit e tij. Prandaj këmbëngul si në krye të radhës se ky ligj është një dalje mbi shumë interesa, por në të mirë të interesit publik të kryetarit të Bashkisë, Lulëzim Basha.

Shqipëria ecën me shpejtësi drejt integrimit në BE

K

onferenca ndërkombëtare me temë “Shpallja e pavarësisë dhe mjedisi ndërkombëtar” është kaq domethënëse në prag të përvjetorit njëshekullor të pavarësisë së Shqipërisë dhe të shtetit të saj bashkëkohor. Ky pragpërvjetor njëshekullor është edhe ai i themelimit të Forcave të Armatosura Shqiptare më 4 dhjetor të vitit 1912. Bashkimi i këtyre dy përvjetorëve në tematikën e kësaj konference ka rëndësinë themelore të lidhjes ndërmjet pavarësisë së një shteti dhe sigurisë së tij në përjetësi. Konferenca merr rëndësinë e saj jo vetëm prej tematikës dhe zhvillimit të saj në periudhën e mbushur me festime në prag të këtyre ngjarjeve madhore dhe shumë të tjerave të historisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve, por edhe sepse është e para konferencë shkencore ndërkombëtare që organizohet në lëmin e historisë ushtarake nga ushtarakë dhe studiuesit e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Organizimi i kësaj konference u bë i mundur nën kujdesin e veçantë të ministrit të Mbrojtjes, zotit Arben Imami. Kam kënaqësinë të falënderoj me këtë rast të gjithë ata që morën pjesë në përpjekjet serioze për organizimin e konferencës dhe në mënyrë të veçantë folësit vendas e të huaj. Mirënjohja ime në emër të Ministrisë së Mbrojtjes shkon edhe për të gjithë të pranishmit në këtë konferencë. Në mënyrë të veçantë falënderoj Komandën e Doktrinave dhe të Stërvitjes dhe drejtuesit e saj. Dy ngjarjet për rëndësinë e të cilave diskutohet në këtë konferencë - 28 nëntori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe 4 dhjetori i themelimit të Forcave të Armatosura - janë të lidhura ngushtësisht me shumë aktorë dhe rrethana, por unë do të doja të theksoja se ato nuk kanë qenë rrjedhojë e përpjekjeve të vetmuara të shqiptarëve në hapësirë dhe në kohë. Shqiptarët janë munduar gjatë

Nga Dr. Arian STAROVA* për pavarësinë e shtetit të tyre dhe institucionet e tij të mbështetur nga popuj e shtete të ndryshëm miq. Do të doja ta përdorja këtë rast sot për të shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata aktorë shqiptarë dhe joshqiptarë, shtetërorë dhe joshtetërorë që mundësuan jo vetëm pavarësinë e Shqipërisë dhe themelimin e Forcave të saj Armatosura njëqind vjet më parë, por dhe arritjet tona të mëdha që përjetojmë sot në këtë prag njëqindvjetori. Nder i veçantë u përket martirëve të këtyre ngjarjeve të mëdha gjatë një shekulli. Shpresoj me bindje të veçantë se përmes folësve të saj të shquar shqiptarë e të huaj dhe diskutimeve të pjesëmarrësve konferenca do të japë ndihmesë të veçantë për historinë e lindjes, formimit dhe konsolidimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke ndriçuar më fort anë të veçanta të kësaj historie apo duke sjellë fakte dhe dokumente të reja në dobi të saj. Historia e Forcave tona të Armatosura ka qenë e mbushur me shumë sfida e vështirësi të papërsëritshme, ashtu si dhe e gjithë historia e shtetit shqiptar dhe e shqiptarëve. Sot, në prag të 100-vjetorit të këtyre forcave, ne mund të ndihemi krenarë për një fakt madhështor. Nga Forca të Armatosura të një shteti të sapopavarësuar që bënte përpjekje heroike për mbijetesë, ato janë shndërruar në Forca të Armatosura të një vendi anëtar të Aleancës Atlantike më të suksesshme të historisë dhe japin gjithnjë e më mirë ndihmesën e tyre për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe përparimin e vendeve të tjera me histori të vështirë dhe plot sfida si Afganistani. Në një këndvështrim më të gjerë historik, në këtë 100-vjetor shteti i sotëm shqiptar është duke ecur me shpejtësi në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian dhe po zhvillon me ritme të shpejta ekonominë e vendit. Në fund të fundit, ecuria e suksesshme e Forcave të Armatosura të një vendi demokratik nuk mund të jetë e shkëputur prej dhe në dëm të zhvillimit të tij të përgjithshëm dhe standardit të jetesës të qytetarëve të tij, por ecën dhe

përparon krahas këtij zhvillimi. Duke dashur të ndaj me ju disa mendime mbi këtë përvjetor të madh të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, më lejoni të shpreh pak ide që ndoshta mund t’u bashkëngjiten diskutimeve të kësaj konference. Para së gjithash 28 nëntori i vitit 1912 është dita e pavarësisë së një shteti shqiptar që është shumë më i vjetër sesa njëqind vjet, por është natyrisht përgjegjësia e pakonkurrueshme e historianëve që të përcaktojnë se kur u krijua ky shtet. Njëqind vjetët e shtetit, që nisin të numërohen prej vitit 1912 dhe që mund të vështrohen si vitet e shtetit bashkëkohor apo modern shqiptar, mund të shihen si një argument i pakundërshtueshëm në mbështetje të mësimit historik se liria është një prej vlerave më madhështore e nxitëse të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, e cila arriti ta bëjë Shqipërinë siç e deshën etërit e pavarësisë vetëm në më pak se gjysmën e shekullit që kaluam, sepse vitet e tjera u shpërdoruan nën diktaturë. Pavarësia e Shqipërisë e vështruar prej rrethanave të sotme të Ballkanit dëshmon përjetësisht se të drejtat e popujve nuk mund të zhbëhen dhe se qëndrimi ndërkombëtar ndaj tyre është faktor i rëndësishëm paqeje dhe sigurie rajonale. Së fundi, historia e Shqipërisë, e keqtrajtuar dhe shtrembëruar nga ndikimet politike të së kaluarës, ka nevojë të zgjerojë këndvështrimin e saj mbi veprimtarët vendas dhe ndërkombëtarë, që çuan në pavarësinë e saj në vitin 1912, sepse ata dhe roli i tyre janë shumë më të mëdhenj sesa është shkruar deri tani. E njëjta gjë mund të thuhet me bindje edhe për ata që gjatë një shekulli dhanë ndihmesën e tyre për zhvillimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. *Mbajtur në konferencën ndërkombëtare me temë “Shpallja e pavarësisë dhe mjedisi ndërkombëtar”, organizuar në mjediset Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë

Mendimet e shprehura në faqet e opinioneve nuk shprehin domosdoshmërisht politikën redaksionale të gazetës


12

« gossip

Madonna heq dorë nga kostumi islamik Madonna kishte parashikuar që të vishej si një nuse myslimane në videon e saj të re muzikore ‘Superstar’, në shenjë kritike ndaj shtypjes së grave dhe luftës, por nuk do ta bëjë këtë gjë. Këshilltarët e saj e kanë bindur se kostumi, që është një përzierje mes një fustani nuseje tradicional irakian dhe një uniforme ushtarake amerikane, do të shkaktonte shumë polemika. Një burim tha për ‘The Sun’: “U zhgënjye shumë, por ka thënë që për momentin nuk do ta veshë. Mbase nëpër koncerte do e përdorë.”

E enjte 11 tetor 2012 •

Çfarë në të vërtetë

na bën të lumtur?

Taylor Swift nxjerr një këngë tjetër për John Mayer Taylor ka nxjerrë këngën solo më të re me titullin “I know you were trouble” dhe do të çuditeni sepse mendohet se teksti i është kushtuar përsëri ish të dashurit të saj John Mayer. John Mayer pati një romancë me Swift në 2009, të cilët u ndanë shumë shpejt. Këngëtarja nxorri këngën “Dear John” një vit më parë, ku pati reagime nga vetë John, i cili tani është i lidhur me Katy Perry. Ai e cilësoi Taylor si tekstshkruese jo me vlerë dhe se ai nuk ka bërë asgjë për të merituar zemërimin e saj.

Belen: “S’kam bërë kurrë ndërhyrje kirurgjikale” Belen Rodriguez nuk ka bërë asnjëherë ndërhyrje kiturgjikale. Këtë e ka thënë vetë ajo në një intervistë për ‘Verissimo’. Ajo tha shprehimisht se nuk ka bërë ndonjëherë ndërhyrje kirurgjikale. Është tërësisht natyrale, domethënë edhe gjoksi i saj që është aq perfekt, sa nuk duket i vërtetë. Por nuk dihet ende nëse duhet besuar apo jo. A është e munur që një personazh aq i famshëm sa Belen të mos ketë kërkuar një ndërhyrje sado të vogël për t`u zbukuruar? Por në mungesë provash duhet t’i besojmë deklaratave të saj. Megjithatë një gjë është e sigurtë, Belen ka një fizik që shumë do teë dëshironin ta kishin. Pikërisht prej kësaj media nuk rresht së shkruari për të.

E

dimë që paratë nuk mund të blejnë dot lumturinë apo mundet? Gjithsesi çdokush e ka të drejtën të jetë në kërkim të saj. Por cilat janë disa gjëra që ndikojnë në këtë gjëndje emocionale për të cilën përpiqemi shumë që të jemi të lumtur? Disa studime kanë nxjerrë gjashtë elementë që nuk i dimë rreth lumturisë. 1. Paratë në një farë mënyre mund të blejnë lumturinë. Nëse njerëzit do të fitojnë më shumë para, kjo do të ndikojë pozitivisht në gjëndjen emocionale. Sipas një studimi në 2010, niveli i lumturise dhe mirëqënia emocionale rritej në varësi të rritjes së të ardhurave tek njerëzit. 2. Meditimi. Disa studime kanë treguar një lidhje mes meditimit të rregullt dhe

ndryshimeve fizike të trurit, rezultatet e të cilave janë të njëjta me efektet e antidepresantëve. Njerëzit të cilët meditojnë, jo vetëm që janë më të lumtur dhe më të sjellshëm me të tjerët, por disa zona të trurit që i përgjigjen stresit tkurren. Gjithashtu sot po sugjerohet që meditimi të përdoret edhe si mënyrë për të rritur produktivitetin. 3. Një grua elegante, një jetë e lumtur. Në disa studime të realizuara ne 2011, doli se, martesat më të lumtura janë ato ku gruaja është më e dobët se burri. Kjo nuk është një rekomandim që ju të krahasoheni me partnerin tuaj, por parapëlqehet ideja e të qëndruarit në formë si çift, jo vetëm për benefitet shëndetsore por edhe lidhje më të forta mes jush. 4. Arsye për t`u martuar. Pavarësisht numrit të divorceve, ekziston shprehja “martesë e lumtur”. Shumë studime

kanë vërtetuar se njerëzit e martuar janë më të lumtur. 5. Mosha nuk është thjesht një numër. Njerëzit përjetojnë emocione të bukura dhe mund t jenë të lumtur në stade të ndryshme të jetës. Por mendohet se lumturia e vërtetë përjetohet rreth të 40-tave, kur je i aftë të arrish lumturinë e vërtetë. 6. Dështimi facebook. Studentët e psikologjisë në Stanford, gjetën se rrjeti social mund t`iu bëjë të trishtuar. Pse? Sepse të tjerët duken më të lumtur. Studimi ekzaminoi se si studentët vlerësuan nivelin e humorit duke u ekspozuar ndaj fotove atraktive, statuseve dhe “jetës perfekte” në facebook, dhe u depresuan rreth jetës së tyre. Arsyeja e vërtetë është se qënia humane nuk dëshiron të jetë vetëm e lumtur por të jetë më e lumtur se të tjerët.

Shenjat të cilat zbulojnë tradhtinë e tij Mendoni se partneri juaj po fsheh diçka prej jush? Jeni të brengosur se mos po ju tradhton? Janë tri shenja joverbale që mund t’i dalloni nga gjuha e trupit, të cilat ju ndihmojnë ta zbuloni nëse i dashuri apo partneri juaj po ju tradhton. Shenjat joverbale

Trupi nuk gënjen. Rreth 93% e komunikimit është joverbal, ndërsa që ekzistojnë disa shenja klasike, të cilat i zbulojnë gënjeshtarët. Një ndër më të zakonshmit - nuk ju shikon në sy. Shembulli i dytë klasik - prek hundën. Shenjat tjera mund të jetë gjestikulacione apo një qetësi jo të zakonta (provon t’i kontrollojë lëvizjet gjatë nervozizmit). Nuk mund ta vendosni në detektorin e gënjeshtrave, por mund t’ia kontrolloni pulsin në qafë në mënyrë subtile, i cili do të jetë shumë i përshpejtuar: Ju lëndon dhe e fillon grindjen pa ndonjë arsye

Sipas fjalëve të ekspertëve, këtë e bën sepse nuk dëshiron ta zgjidhë problemin. Ju po kërkoni arsyen e sjelljeve aspak të zakonshme, por nëse përnjëherë bëhet i dhunshëm, me siguri dëshiron ta fshehë fajin. Shndërrohet në “engjëll”

Ekspertët po ashtu paralajmërojnë se sjelljet mund ta kenë edhe anë e kundërt - janë shumë të kujdesshëm, bëjnë gjithçka që kërkoni prej tyre (madje edhe pa i pyetur fare). Jua përsëritim, shikojini ndryshimet e befasishme në sjellje.


gossip • E enjte 11 tetor 2012

»

13

P. Diddy

pozon me dy femra lakuriq Kate Holmes

Reggie Bush në pritje për t’u bërë baba

vazhdon të jetë vetëm

Kate Holmes është single për më shumë se dy muaj, dhe nuk ka plane të paktën për tani që të dashurohet përsëri. Një burim tregon se aktorja 33-vjeçare është duke e shijuar këtë status më së miri. Ajo është duke menduar tashmë vetëm për karrierën, e cila është duke u përgatitur për rolin e saj në filmin “Dead Accounts”. Por Kate ende ka shpresë tëk dashuria. Ajo mendon se sjellja e një mashkulli të ri në jetën e saj, për momentin do të kishte një ndikim negativ tek vajza Suri. Sipas burimit, Kate është duke e marrë veten nga divorci me Tom Cruise. Me gjithë këto ndryshime në jetën e tyre nuk është e çuditshme që Kate kërkon pak stabilitet për vajzën e saj dhe nuk do të ishte fort e pëlqyeshme, nëse Kate do të shihej në një marrëdhënie të re kaq shpejt.

R

Ish i dashuri i Kim Kardashian, Reggie Bush është duke pritur për t`u bërë baba për herë të parë, bashkë me të dashurën e tij Lilit Avagyan, vitin tjetër. Në një emision sportisti Reggie, është shprehur se mezi po pret ardhjen në jetë të fëmijës dhe se është i emocionuar për të krijuar një familje. Reggie pati një romancë me Kim Kardashian në 2007.

eperi më i pasur në botë, P. Diddy, ka publikuar një fotografi në “Twitter”, në të cilën paraqitet me një gotë alkool në dorë dhe me dy vajza lakuriqe. Reperi i famshëm në foto është paraqitur si një piktor dhe një nga vajzat mban mjetet për pikturim, ndërsa tjetra mban një foto të Diddyt. “Unë jam artist në çdo kuptim”, shkroi Diddy nën fotografi. Diddy është reper, kreator i veshjeve, producent dhe biznesmen. Pas këtyre fotove shumëkush mendoi se reperi më i pasur në botë dëshiron të bëhet piktor. Pasuria e tij është vlerësuar në 550 milionë dollarë. Punët nga të cilat i ka fituar këto para janë vodka “Ciroc”, linja e veshjes “Sean John and Ennis”, agjencia e marketingut “Blue Flame” dhe shtëpia diskografike “Bad Boy Records”. Katër vjet më parë ai krijoi parfumin “I am a King” për nder të presidentit të SHBA-së, Barack Obama, legjendës së boksit, Muhammad Ali dhe mbrojtësit të të drejtave të zezakëve, Martin Luther King. Ndërsa ka në plan që të hapë edhe një televizion kabllor të quajtur “Revolt”.

Jessie J dëshiron të bëhet nënë

Kim Kardashian dhe Kanye West do të zhvendosen në Miami Kim është gati për të lëvizur me Kanye në Miami, dhe të dy zyrtarisht do të jetojnë në një shtëpi, çmimi i së cilës varion nga 7-10milionë dollarë. Sipas burimeve çifti ka rënë dakort për të jetuar sëbashku për disa muaj, dhe besohet se Miami është vëndi i përsosur pasi të dy e pëlqejnë atë. Përveç faktit që Kim do të qëndrojë atje për pak kohë për të realizuar një reality show me Kourtney.

Këngëtarja e njohur dhe ekstravagante Jessie J është shprehur se dëshiron të krijojë familje si dhe të bëhet nënë. Ndonëse më parë ajo ka rrëfyer se është biseksuale, këtë herë nuk ka dashur të shprehet për seksualitetin e saj, por vetëm për çështjen e mëmësisë. “Përfundimisht dua të martohem dhe të kem fëmijë”, -ka thënë këngëtarja. Jessie J është e njohur për këngë, të cilat janë kthyer në hite si “Domino”, “Price Tag”, “Nobody’s Perfect” etj.


14

« bota

E enjte 11 tetor 2012 •

Merkel u jep kurajë,

grekët ia kthejnë me protesta N

e jemi partnerë dhe miq”, tha Kancelarja Merkel pas bisedës me Kryeministrin Antonis Samaras në Athinë: “(...) E them edhe njëherë se jam thellësisht e bindur që rruga e vështirë në të cilën po kalon Greqia do të shpërblehet dhe Gjermania dëshëron të jetë në këtë rrugë një partnere dhe mike e mirë”. Merkel tha se dëshiron që Greqia të mbetet në eurozonë. Në rrugën për daljen nga kriza është arritur tashmë shumë, por ka ende edhe shumë për të bërë: “Kam ardhur sot këtu me bindjen se periudha që po kalon Greqia është një fazë shumë e vështirë për popullin grek dhe se shumë njerëz vuajnë, pasi prej tyre kërkohen shumë sakrifica. Për këtë arsye dua të them edhe se një pjesë e madhe e rrugës tashmë është lënë prapa. (...) Është në interesin tonë të përbashkët që ne në Evropë të rifitojmë besueshmëri në botë dhe të tregojmë se në eurozonë i zgjidhim bashkarisht problemet. Ne po i vendosim piketat në mënyrë të tillë që fëmijët dhe nipërit tanë të jetojnë në mirëqenie në të ardhmen. (...)”. Merkel reagoi kështu ndaj deklaratave të palës greke se do të përmbushë premtimet ndaj donatorëve ndërkombëtarë. Nuk nevojiten as më shumë para dhe as lëshime të veçanta. Populli grek dëshiron të mbetet në eurozonë. Më parë Merkel kishte premtuar ndihma financiare për reformat në administratën publike dhe shëndetësi. Konkretisht bëhet fjalë për dy projekte të BE-së me një volum prej 30 milionë eurosh, të cilat drejtohen nga Gjermania. Kancelarja u prit me nderime ushtarake nga Kryeministri grek Samaras në aeroportin e Athinës. Në rrugët e kryeqytetit grek më shumë se 30.000 demonstrues protestuan kundër vizitës. Për shumë grekë Kancelarja gjermane është përgjegjësja kryesore për diktatin e rreptë të kursimeve që eurozona i ka vendosur Greqisë. Në afërsi të ndërtesës së Parlamentit ku Kancelarja bisedoi me Samaras për situatën e vështirë të vendit pati përleshje të dhunshme: një grup i vogël huliganësh hodhi mjete djegëse dhe gurë, policia përdori gaz lotsjellës dhe arrestoi shumë demonstrues. Nuk pritej më shumë Angela Merkel bëri mirë që e pranoi pa vonesë ftesën e bërë pak kohë më parë nga Kryeministri grek Antonis Samaras për një vizitë në Athinë. Kancelarja iu përgjigj ftesës edhe pse pikërisht Samaras jo shumë kohë më parë e pati zemëruar keq atë. Atëherë ai ishte ende kryetar i opozitës dhe sabotonte të

Kancelarja u prit me nderime ushtarake nga Kryeministri grek Samaras në aeroportin e Athinës. Në rrugët e kryeqytetit grek më shumë se 30.000 demonstrues protestuan kundër vizitës. Për shumë grekë Kancelarja gjermane është përgjegjësja kryesore për diktatin e rreptë të kursimeve që eurozona i ka vendosur Greqisë

rekomandimet e Trojkës mund të kërkohet nga Merkel të flasë. Atëherë ajo së bashku me kryetarët e tjerë të shteteve dhe qeverive duhet të vendosin për mjete të reja ndihme për Athinën dhe Kancelares i duhet të bindë Parlamentin në Berlin. Në këtë sfond vizita e Merkelit në Athinë ishte edhe një sinjal për gjermanët: grekët nuk meritojnë që politikanë dhe medie të lëndojnë ndjenjat e tyre me vërejtje të papeshuara. Në këto kohë të vështira ata meritojnë më shumë solidaritet dhe mbështetje, por vetëm nëse arrijnë të krijojnë vetë kushtet në të cilat ndihmat nga jashtë t’u vijnë vërtet në ndihmë.

gjitha përpjekjet për reforma të qeverisë pararendëse. Megjithëse shumë grekë e bëjnë Angela Merkelin bashkëpërgjegjëse për situatën në vendin e tyre dhe disa madje e krahasojnë me pushtuesit nazistë, ajo nuk ngurroi të udhëtonte drejt Athinës. Vizita ishte një sinjal i rëndësishëm i solidaritetit me grekët. Këtë Angela Merkel e shprehu në mënyrë të

shkëlqyer me atë çfarë tha publikisht në Athinë. Por më shumë nuk kishte dhe nuk mund të kishte. Është përgjegjësia e qeverisë dhe e Parlamentit grek të zbatojnë reformat dhe ta bëjnë vendin sërish të besueshëm për kredidhënësit. Është detyra e Trojkës së përbërë nga FMN, Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni i BE-së të vlerësojnë këto reforma. Vetëm pasi të paraqiten

Shtytje Qëndrimi pesëorësh i Kancelares Merkel shihet nga qeveria greke si një shtytje shumë e nevojshme për të ardhmen e vendit në Evropë, por protestuesit e shohin atë si një paralajmërim për masa të mëtejshme shtrënguese. Më shumë se 7,000 policë ishin mobilizuar në Athinë. Ata kishin rrethuar parqe dhe pjesët e tjera të qytetit për të mbajtur larg demonstruesit nga bisedimet e udhëheqëses gjermane me Kryeministrin konservator Antonis Samaras dhe zyrtarë të tjerë. Protestuesit u përpoqën të hiqnin barrikadat jashtë Parlamentit dhe u përleshën me policinë për të sfiduar masat shtrënguese, ndërkohë që zonja Merkel zhvillonte takime udhëheqësit politikë. Një grup protestuesish ishin veshur si oficerë nazistë. “Mesazhi ynë është një. Tra-

dita demokratike në Evropë nuk lejon që populli grek, një popull evropian të kthehet në një kavie për krizën dhe që Greqia të bëhet një varrezë sociale. Ne do të fitojmë, sepse drejtësia është në anën tonë”, tha Alexis Tsipras, udhëheqës i Partisë Syriza. Masat e ashpra të sigurisë përfshinin ndalimin e tubimeve publike jashtë ambasadës gjermane dhe në pjesë të tjera në qendër të Athinës, si dhe në hapësirën prej 100 metrash nga rruga ku do të kalonte autokolona që vinte nga aeroporti. Të paktën 40 vetë u ndaluan për t’u marrë në pyetje. Policia ndalonte këmbësorë edhe në zonat ku lëvizja ishte e pakufizuar. Shumë prej politikanëve kryesorë të Evropës kanë shmangur udhëtimet zyrtare në Greqi për të evituar

rrezikun e një pritjeje jomiqësore, ndërkohë që vendi po përpiqet të mbajë angazhimet për të garantuar marrjen e kredive të shpëtimit dhe anëtarësimin afatgjatë në Eurozonë. Zonja Merkel, vendi i së cilës është kontribuesi më i madh i kredive për Greqinë, e pranoi ftesën e zotit Samaras megjithë dështimin e qeverisë greke për të përfunduar marrëveshjen mbi një paketë masash të reja shtrënguese. Që nga maji i vitit 2010, Greqia varet nga ndihmat financiare të Evropës dhe të Fondi Monetar Ndërkombëtar. Për të marrë kredi, ajo ka zbatuar një sërë shkurtimesh të buxhetit dhe rritje të mëdha taksash, duke rritur gjithashtu moshën e daljes në pension dhe lehtësuar shkurtimet në sektorin privat.


bota • E enjte 11 tetor 2012

»

15

DEBATET/ ZGJEDHJET

Këshilla për betejat me mikrofon Për të fitur një debat thonë ekspertët, duhet të dish se mbështetjen e kujt përpiqesh të fitosh. “Në argumentimet e përditshme, disa njerëz mendojnë se mbizotëron vetëm logjika, kur nganjëherë ndodh që nuk ka një argument bindës në një situatë të caktuar”

P

residenti Barak Obama dhe kundërshtari i tij politik, ish-guvernatori i Massachusetsit, Mitt Romney, do të zhvillojnë edhe dy debate të tjera, para zgjedhjeve të 6 nëntorit, gjithsej tre. Por ndërsa debati presidencial bëhet për postin më të lartë zyrtar të vendit, ekspertët e debateve thonë se teknikat e përdorura në debatet presidenciale kanë zbatim praktik në shtëpi, shkollë dhe punë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Kate Woodsome në Washington njofton: Të njohësh mirë faktet dhe të jesh i aftë t’i shprehësh ato me një gjuhë të përmbledhur, shkurt dhe qartë. Kjo është këshilla e Shefit të Katedrës së Komunikimit në Universitetin Wake Forest të Karolinës së Veriut. “Shpesh bëhet ky vlerësim: “Ky person ka njohuritë e duhura për një çështje, pavarësisht nga qëndrimi që ka”. Pra, bëhet fjalë për cilësinë e njohurive që ka një person”. Për të fitur një debat thonë ekspertët, duhet të dish se mbështetjen e kujt përpiqesh të fitosh. “Në argumentimet e përditshme, disa njerëz mendojnë se mbizotëron vetëm logjika, kur nganjëherë ndodh që nuk ka një argument bindës në një situatë të caktuar”. Jarrod Atchison është Drejtor i Programit të Debatit në Universitetin Wake Forest. “Pra, duhet ta njohësh audiencën dhe ato që ajo konsideron se janë informacione që lidhen me debatin që zhvillohet”. Debatuesit më të mirë, thotë Atchison, janë njerëzit, të cilët mund të gjejnë parime për të cilat mund t’i bëjnë edhe kundërshtarët të bien dakord. Një tjetër teknikë e suksesshme, thotë ai, është të dëgjosh partnerin tënd në debat, në mënyrë që përgjigja jote të bazohet tek informacionet që merr prej tij. “Ajo që bezdis audiencën është fakti që një debatues nuk ndjek zhvillimin e argumentit, ngaqë ai është i fiksuar tek përsëritja e mendimit të vet. Në këtë rast, debatuesit nuk gjejnë pika marrëveshjeje, që janë tepër të rëndësishme për zhvillimin e argumentit”. Mos e nënvlerësoni audiencën, thotë eksperti, qoftë ai shefi, partneri romatik, apo rivali juaj. Eksperti i komunikimit Allen Louden thotë se një debatues i dobët do të dredhojë, duke nënvlerësuar aftësinë e audiencës për të ndjekur argumentet. Një teknikë e efektshme, thotë ai, është argumentimi përmes këndvështrimit të audiencës dhe jo tëndit. “Zakonsiht, njerëzit i shohin gjërat

nga një këndvështrim, prandaj duhet zgjedhur një gjuhë, e cila të kuptohet prej tyre”. Eksperti i debatit, Jarrod Atchinson, rekomandon shmangien në debat të fjalëve absolute, si “gjithmonë”, dhe “kurrë”. “Asgjë nuk tërheq inatin e audiencës, më tepër se sa një pretendim i mbitheksuar. Sepse në këtë rast, debatuesit tjetër nuk i mbetet, veçse të bëjë një argument më të theksuar për të provuar se në kushte të caktuara, argumenti, apo Plani A është më i mirë se Plani B”. Nëse ndjen që avantazhi largohet prej teje dhe kundërshtari po fiton terren, tregohu i gatshëm të pranosh se cilat pjesë të argumenteve të kundërshtarit janë bindëse. Kur e bën këtë, thotë Atchinson, shpjego përse në fund të fundit pozicioni yt është më bindës. Nëse nuk je një debatues i fortë, mos e humb shpresën. Eksperti Atchinson thotë se gjithësecili mund t’i përmirësojë aftësitë debatuese duke praktikuar “ndërrimin e anës së debatit”, kur parashtron një qëndrim dhe pastaj argumenton nga këndvështrimi i kundërt. Eksperti po ashtu këshillon që të

vlerësosh argumentet e tua. “Duhet të reflektosh për ato që thua, duke i bërë pyetjen vetes: “Si shkoi biseda? A desha të dilja pikërisht këtu? A pati momente kur e gjeta veten duke reaguar ndaj tjetrit, në vend që të pranoja se kundërshtari mund të ketë pasur diçka për të thënë”? Ekspertët thonë se kjo është formula për ta fituar debatin, dhe për të pasur një martesë të suksesshme. Gruaja e ekspertit Atchinson është një debatuese shumë e mirë, prandaj, thotë ai, ai ka mësuar t’i zgjedhë betejat me zgjuarsi. “Debatetuesit më të mirë e dinë se cilat argumente ia vlejnë të debatohen. Prandaj, zbulojmë se shpesh ne nuk kemi argumentet e mjaftueshme si debatuesi tjetër, sepse ne e dimë se cilat janë mundësitë thelbësore për të fituar një debat”. Një këshillë e mirë kjo, thotë zoti Atchison, qoftë kur kandidon për president, apo për titullin “bashkëshorti i vitit”. Histori Një prej debateve të para politike në Shtetet

e Bashkuara u zhvillua në shtetin e Ilinoit në vitin 1858. Kandidatët për Senat, Abraham Lincoln dhe Stephen Douglas, qëndruan mbi këtë shkëmb dhe debatuan rreth skllavërisë. Lincolni e humbi atë garë, por pas dy vjetësh fitoi zgjedhjet presidenciale. Dhjetëra mijëra njerëz shikuan debatin në këtë park. Pas 100 vjetësh, shumë njerëz filluan t’i ndjekin debatet presidenciale nëpërmjet një teknologjie relativisht të re në televizion. Senatori John F. Kennedy, i nxirë nga dielli, nga ana vizuale tregoi epërsi ndaj nënpresidentit Richard Nixon, i cili dukej nervoz dhe e kishin mbuluar djersët. Gazetari Howard K. Smith drejtoi debatin. “Ne i ofruam Nixonit makiazh për kameran, por në atë kohë televizioni ishte një medium i ri për politikanët dhe makiazhi konsiderohej si diçka për femrat dhe ai nuk e pranoi”, kujton drejtuesi i debatit. Zoti Kennedy fitoi zgjedhjet dhe disa thonë se këtë e arriti pjesërisht si rezultat i debatit. Do të kalonin 16 vjet para se të zhvillohej një debat tjetër presidencial, i cili u duk se i kushtoi shtrenjtë fushatës për rizgjedhje të Presidentit Gerald Ford. Ai bëri një deklaratë të gabuar kur u përball me rivalin demokrat, Jimmy Carter dhe në fund humbi zgjedhjet. “Nuk ka dominim sovjetik të Evropës Lindore dhe nuk do të ketë kurrë një dominim të tillë në administratën Ford”. Në vitin 1988, kandidati demokrat për nënpresident Lloyd Bentsen u paraqit shumë më mirë përkundrejt rivalit të tij republikan Dan Quayle. “Unë kam po aq përvojë në Kongres sa edhe Jack Kennedy kur kandidoi për president”. “Senator, unë e kam njohur Jack Kennedy-in. Jack Kennedy ishte miku im. Senator, ju nuk jeni Jack Kennedy”. Sidoqoftë republikanët fituan zgjedhjet dhe George H.W. Bush u bë president. Në vitin 1992 ai kandidoi për rizgjedhje. Gjatë njërit prej debateve, kamerat e kapën atë duke parë orën e dorës, sikur të mos ishte i interesuar për debatin. Ai i humbi zgjedhjet. Debatet mund të jenë vendimtare në zgjedhje të ngushta. Dhe kjo sepse për herë të parë amerikanët i shikojnë kandidatët së bashku, duke diskutuar të njëjtat çështje, por duke shpjeguar se pse idetë e tyre janë më të mira se ato të rivalit të tyre.


16

« intervista

E enjte 11 tetor 2012 •

Gjenerali i naftës shqiptare E pyetën Saadin: “A do të ketë kiamet?” - “Po, u përgjigj ai. Kiameti në këtë vend ka ardhur që kur drejtojnë budallenjtë.”

G

jeologun Dhimitër Gjenerali unë ua kam prezantuar shqiptarëve me kohë. Po mbajeni mend mirë: ai është më shumë se një gjeolog, ai është një institucion më vete, se ka vetëm një axhendë: naftën shqiptare. Kur atij i kujton naftën shqiptare, lotët i gremisen faqeve. Si të gjithë ne tokësorët, edhe ai jeton në një sipërfaqe infinit të vogël, por shumë larg Shqipërisë. Ai thotë se është person që ambientohet lehtë kudo që shkon, por unë nuk e besoj. Te gjithë specialistët po humbasin të shpërndarë anë e mban botës, sepse kjo Shqipëri nuk i do, ajo i ka përzënë. Ne naftëtarët kemi shumë gjëra për të thënë për naftën. Ne vizatojmë, piketojmë, rënkojmë, po asnjë qeveritar, privat, shtetëror apo i huaj nuk pyet për ne; asnjë nuk na ka në listë, nuk duan të dinë çfarë bëhet me ne. As një qeveritar apo partiak, i majtë apo i djathtë. Të gjithë janë çmendur. Në Irak u bë kërdia, po fondet e naftës nuk pësuan asgjë, u mbrojtën nga trupa speciale, që qëndruan gjatë aty. Po në Shqipëri çfarë ndodhi dhe po ndodh akoma? Shefi i diplomacisë dhe i kombit Rus, Vladimir Putin, para ca kohësh nxori një ligj, sipas të cilit rezervat e naftës janë sekrete dhe dënohet ai që nuk zbaton këtë ligj. Gjeneralin tim malli për Shqipërinë dhe dhembja për naftën po e ngurtësojnë, prandaj tani, me urtësitë e Nënë Terezës në dorë, po i lutet Zotit ta rregullojë këtë Shqipëri, të cilën të gjithë e kurvërojnë. Ai është rrëfyer për naftën në disa intervista, me shumë se gjashtë. A e dini se këto lloj interviste për naftën nuk bëhen në vendet e huaja? Nuk bëhen sepse ato përmbajnë të dhëna që kushtojnë miliarda dollarë. Më shumë se sekretet atomike. Këto intervista janë poemat e tij, poema për hidrokarburet të llojit të Uollt Uitmanit. Ai i ka shprehur hapur mendimet e tij për naftën, ka thënë qartë, shqip ku është e ku nuk është dhe çfarë duhet të bëjmë që ta zbulojmë që të zhdukim këtë mjerim, por ky mjerim është njësoj si mjerimi i Migjenit. Ka një simetri midis mjerimit të Migjenit dhe Gjeneralit. Edhe pas 100 vjetësh mjerim. Të mos kishim naftë, hajde. po ne kemi naftë për vete, për Kosovën, për shqiptarët e Maqedonisë, për shqiptarët e Malit të Zi, për shqiptarët kudo ku janë nëpër botë. A e dini fuqinë e naftës? Nafta është shumë potente, një fuçi naftë 159 litra është e barabartë me 25 000 orë pune të një njeriu. Të një qyteti. Ky informacion për naftën shqiptare i hedhur batiava për publik konvertohet me miliarda dollarë. Po, çuditërisht, asnjërit nuk i intereson të dijë ku është Gjenerali i naftës shqiptare, si është me shëndet, si t’ia marrim gjithë këtë eksperiencë. Nuk shfaqet dikush ta ftojë për bisedim apo t’i përcjellë një telefonatë për tungjatjeta, sepse edhe ai ka ditëlindje, ka evenimente, edhe atë e zë gripi, edhe ai plaket si të gjithë ne, edhe ai ka zemër, pret t’i trokasin në derë. Egoizmi, makutëria, vandalizmi, vrasjet e përditshme - të gjitha këto nuk lënë askënd të gjejë pak kohë të lidhet me këtë gjeolog star, të diskutojnë për naftën shqiptare, e cila ka parë italianët, rusët, kinezët, por jo qeveritarë shqiptarë të dhembshëm. Veç mos harroni ama atë që thotë një analist botëror: kriza e naftës do të shpërthejë shpejt, po atëherë ju nuk do ta gjeni Gjeneralin, sado që do të endeni deri në rërat përvëluese të Saharasë. Intervistat e Gjeneralit vlejnë sa për qindra “Dimra” të Kadaresë. Po dijeni mirë: nuk do të ketë asnjë çmin “Nobël” pa iu kthyer nafta e tij popullit vakëf. Vetë nafta do të vendos rregullin, ligjin, do të akordojë çmime të larta, do të përcjellë vajza të virgjëra te burrat, do të çojë në litarë ata që po privatizojnë “Albpetrolin” apo ata të parët që i vunë zjarrin “Albpetrolit” dhe ikën nëpër botë. Dhimitër Gjenerali është larg, në Amerikë, pa shokë, mbytur në vetmi dhe pezme si të gjithë ne, atje në Amerikë. Në Amerikë edhe gurët janë të vetmuar.

Gjeneralin e merr malli për shokët. Më përmend plotë dhembje dhe nostalgji Koço Plakun, Kadri Ramën, Milto Gjikopullin, Behar Mehmetin, Ali Memën, Hazbi Shehun, Telon Velajn, Xhela Shehun, Spiro Kolonjarin, Sabodin Starovën, Kastriot Bejtajn... tregon ngjarje, ndodhira, incidente, të gjitha i ka të regjistruara. Dhe fletë e fletë derisa lodhet. “Po mjaft, se u lodhe!” - i them unë që këtej telefonit... Gjenerali është ministri im i naftës shqiptare, ai nuk do të bëjë armik, prandaj përmbahet si Nënë Tereza. Ai do të shkruhet për naftën shqiptare, që populli të dijë të vërtetën. Me poston një çek prej 2000 dollarësh. Më poston amanetin e tij. Me këto 2000 dollarë ai do që unë të shkruaj një libër për naftën shqiptare, të botoj intervistat e tij dhe të shokëve tanë, ku shpjegohet perspektiva e naftës shqiptare. Dëshira e shtetit shqiptar dhe e armiqve të të gjithë kallëpeve, bashkë me këta qindra ambasadorë, kryepleq në krye të vatrës shqiptare, është ta zhdukin Shqipërinë, këtë vend të vogël brilant pranë detit Adriatik. Ata janë të parët që lexojnë këto intervista të gjeolog Dhimitër Gjeneralit. “Nafta është 10% ekonomike dhe 90% politike”, - thotë historiani amerikan Daniel Jergin. Ashtu thotë edhe ish-zv.presidenti amerikan Dik Çeni. Pra, vetëm të huajt dinë t’i lëvizin letrat e naftës shqiptare, ata mendojnë për vete dhe për pasuesit, si ta gllabërojnë naftën tonë. Po çfarë do që të ndodhë, unë dhe Gjenerali nuk do të pushojmë së luftuari për të mbrojtur naftën tonë, këtë dhuratë të shenjtë. Interviste me gjeologun e mirënjohur Dhimitër Gjenerali - I dashur Dhimitër, si e mendoni situatën gjeologjike në drejtim të perspektivës për zbulimin e naftës? - Lexova bashkëbisedimin tuaj me gjeologun e përgatitur e pasionant z. Kadri Rama. U entuziazmova! Sigurisht, nafta që ruan akoma nëntoka jonë është shumë herë më e madhe nga ajo që u zbulua me radhë deri me vendburimin e Cakranit. Është fakt që Cakrani u zbulua vetëm me puse, sidomos me të dhënat mikropaleontologjike nga kampionet e fundit të pusit “Ca-16”, që ishte shpuar vite më parë dhe ndalur rreth 100-150 m mbi gëlqerorët e vendburimit “me avari”. Kam jetuar nga afër shpimin e pusit “Ca-12”, që fontanoi i pari dhe është e vërtetë ajo që nënvizon z. Kadri Rama, se të gjithë specialistët nuk e kuptuan që pusi në gëlqerorët po shponte në vendburim. Në ato vite specialistët entuziazmoheshin nga gazifikimet dhe shenjat e naftës gjatë shpimit si në vendburimet me energji të kufizuar ose në zonat ujore me naftë e pak gaz të mbetur. Kjo padije solli në “Ca-12” (e 37) fontanat shkatërruese. Është e qartë se ka qenë mbivlerësimi i metodave ndihmëse si seismika etj. Seismika në mjaft raste detekton format gjeometrike të shtresave gjeologjike, dhe shumë herë komandon si të thuash përpunimin elektronik me figurat e rreme dhe si pasoje kanë rezultuar dobët shumë puse. Kjo situatë në interpretimet gjeologjike në vendin tonë vazhdon akoma, dhe do të vazhdojë nëse nuk paraprijnë punimet gjeologjike të shoqëruara nga punimet direkte gjeologjike të kryera gjatë disa dekadave. Vendburimet e zbuluara ndodhen të gjitha në jug të Shkumbinit duke filluar nga vendburimet e vetë zbuluara të naftës që kanë ngopur rërat dhe ranoret sipërfaqësore në Kuçovë, Patos, me Marinzën e fuqishme të Miocent të Mesëm dhe me morinë e vendburimeve të tavanit të gëlqerorëve duke filluar nga pishtari Gorisht e deri te kuçedra e Cakranit. Sigurisht, vendburime analoge rreth tyre ka mjaft si në Selishtë, Vlorë, Panahor, OsmëzezeSqepur-Ura e Kuçit- Lushnjë etj., gjithmonë relativisht cekët deri në 4000-4500 m. Por veriu i Shkumbinit, ku vazhdojnë qartë brezat antiklinal të zonës jonike është një poligon i pa zbuluar akoma, megjithëse situata gje-

ologjike e tregon qartë ndërtimin dhe kapacitetin naftë mbajtës të kësaj zone. Gjeologët e kanë vlerësuar këtë poligon dhe kanë projektuar puse direkt sipas hartave gjeologjike. Për këtë së pari specialistët rusë argumentuan ndërtimin e rafinerisë së Cërrikut që ne e përdorëm për naftën më jugore të sjellë me vështirësi me tubacione. Pusi i Paprit i projektuar nga ata dhe i riprojektuar nga revizionimi i rilevimeve të kryera nga ne nuk u shpua. Vonë u shpua pusi Rova-1 në ngritjen e madhe antiklinale të Rovës me flish në sipërfaqe (rreth 4x8km) me ndërtim gati sundukor. Pusi u shpua afërsisht në pjesën kulmore, pak sa në lindje për simetrinë e lehtë që ka antiklinali. Ky pus u shpua rreth 3000m dhe ka kaluar vetëm në flish të varfër ne mikrofaune rrëfyese dhe është interpretuar një lloj si pusi Cakranit-16 me fundin e tij në Akuitanian të pasigurt për arsye të nivelit të atëhershëm të njohjes së komplekseve mikrofaunitike. Sigurisht ky pus duhet të jetë ndalur pranë gëlqerorëve naftë mbajtës. Po kështu pusi i shpuar në fushën e Durrësit që rezulton me ndërtim dykatësor u ndal për arsye të presioneve mbinormale pa arritur të shpojë në katin e poshtëm tektonik që kërkonte përgjigje. Puse të tjerë të projektuar për gëlqerorët rreth 4000m si në Golem-Kavajë etj., nuk janë shpuar. Sigurisht në territorin Bisht Pallë-Rodon vazhdon zona Jonike, ajo vazhdon bile më në veri akoma në detin Adriatik për tu harkuar (mbyllur) diku në thellësi të tij. Po strukturat nga më të mëdhatë në flish janë Papri dhe Rova (mjaft më të mëdha së Cakrani). - Mund të thoni disa fjalë më shumë për objektin e Paprit, se mesa kemi dëgjuar përfshihet në objektet e kompanisë SHELL? - Sigurisht, zona e Paprit me antiklinalin e saj ruan një vendburim serioz, por kapja e tij varet nga pikëpamja e projektueseve. Pusi “Papër-4”, ndodhet në qendër të vazhdimit jugor të sinklinalit Mollasik të Tiranës, dhe ka shpuar në shkallën që ulet midis nga zona Kruja në atë jonike. Vetë antiklinali gjigant (për zonën tonë gjeosinklinale) i emëruar “Papër” ndodhet në Paprin gjeografik dhe vrojtimet rilevuese nuk flasin për mbihipje të theksuara por për pak asimetri. Në qoftë se do të vazhdohet e njëjta metodë e interpretimit të valëve seismike, me siguri s’ka se si projektet të afrohen tek vendndodhja e ngritjes gëlqerore që paraqitet me interes serioz kërkimi. Vendburimi i ardhshëm i Paprit sipas punimeve rilevuese të detajuara gjeologjike, duhet kërkuar konform ndërtimit gjeologjik që lexohet në sipërfaqe. Së pari, duhen restauruar pjesët e erroduara për të parafytyruar ndërtimin hapsinor në pjesën e dukshme dhe pastaj të kalohet me kujdes drejt objektit të tavanit karbonatik. Në asnjë mënyrë nuk duhet kaluar kuturu në kërkim të formave gjeometrike sipas reflektimeve seismike. Reflektimet e valëve seismike (kur janë reale), duhet të shërbejnë si konsultuese, por me kujdes të veçantë. Por interes më të konkretizuar paraqet antiklinali i madh flishor i Rovës. Këtu ka mundësi që në kampionet e fundit të pusit “Rova-1” të jetë kapur zona Gl. Micra që në kohën e ndalimit të shpimit nuk njihej. Pra, situata këtu është identike me atë të ngritjes së Cakranit kur aty u ndaluan shpimet me “avarinë” teknike të pusit “Ca-16”, rreth 100-150 m mbi gëlqerorët. - Konkretisht ç farë të dhënash gjeologjike solli shpimi i pusit “Papër-4”? - Folëm më sipër se pusi “Papër-4” ndodhet me kilometra larg Paprit gjeografik dhe vetë antiklinalit të madh flishor të Paprit. Nuk e kuptoj përse pusi “Papër-4”, ka emërimin Papër. Ky gabim ftoh opinionin për të kërkuar në objektin e Paprit. Sidoqoftë, siç do pus jashtë objektit, shpimi i pusit “Papër-4” orienton që të mos kërkohet në shtrishmëri të zonës por më në perëndim, pra në drejtimin tërthor, atje ku ngritja emërohet “Papër” nga hartuesit rilevues dhe ku propozohet prej tyre shpimi në thellësi rreth 3500 deri 4000 m. - Gjithashtu SHELL, do të shpojë në Sqepur një pus me thellësi 5000 m. Si e vlerësoni këtë investim kapital? - “Linja” antiklinale e Sqepurit që vjen nga

Memaliaj, vazhdon me Osman Zezën, në Sqepurin gjeografik e në vazhdim me Urën e Kuçit. Ajo nuk ndodhet direkt në brezin Antiklinal të Beratit, por në perëndim të tij në një shkallë ulëse. Kjo linjë siç tregon pusi i shpuar në Memaliaj duhet t’i ketë gëlqeroret në brahirrudhat antiklinale gati në kuota të përafërta midis tyre siç i ka dhe vetë brezi antiklinal i Beratit ku gëlqerorët dalin në sipërfaqe. Në linjën Memaliaj-Osmëzezë–Sqepur. Ura e Kuç it i kërkon gëlqerorët rreth thellësive 3500 deri 4000m. Me shpime më të thella sigurisht gëlqeroret kapen më ulët anash e midis ngritjeve. Këta gëlqerorë të fundit sigurisht kanë manifestime nafte me pak gaz të tretur si kudo në sipërfaqen e mikropllakës ballkanike, por kurrsesi naftë me energji gazore të presuar. Vendburimet e mundshme në linjën Sqepur-Osmëzezë priten me hidrokarbure të tipit të Cakranit, me presione shumë më të larta se në Cakran, dhe lehtë të fontanueshme. Ngritja antiklinale e Sqepurit është vizatuar në të gjitha hartat gjeologjike, si ato regjionale dhe në ato të detajuara, në vazhdimin e monoklinalit flishor nga Sinja në Bistrovicë e më në veri të fshatit Sqepur. Erozioni në qafën e Sqepurit ka tregues të ngritjes antiklinale ku pjesa kulmore dhe krahu perëndimor mbulohen nga vendosja transgresive e mollasëve të Miocenit të mesëm. Por në këto mollase nuk ka shenja nafte (ngopje) mbasi erozioni nuk ka arritur deri te gëlqerorët. Sidoqoftë, ngritja antiklinale e Sqepurit me daljen e depozitimeve flishore lexohet në zonën e fshatit Sqepur në qafën morfologjike Sqepur. Më në jug kjo linjë ngritje vjen nga Osmëzeza në Sinjë e Bistrovicë. Qafat ndarëse midis brahinantiklinaleve të kësaj linje që duhet t’i veçojnë


intervista • E enjte 11 tetor 2012

ato janë mbushur nga depozitimet flishore, ashtu siç tregojnë leximet sipërfaqësore në gjithë rajonet ku bërthamat karbonatike të ngritjeve dalin në sipërfaqe më pak të eroduara e të zhveshura nga Flishi. Sidoqoftë, vlerësimi për te kaluar gëlqerorët me shpim-kërkime u bë mbas interpretimeve të punimeve seismike, mesa kujtoj nga koleget e pasionuar z. Hasan Bakia e z. Ali Mema. Nuk besoj që këtu të ketë vend fenomeni seismik i lakut si në Rabie në jug e në vazhdim të kësaj linje. Emërtimi “Sqepur” s’ka pse spostohet shumë në jug-lindje ndën Shpirag, mbasi huazimi i emrave mjegullon situatën gjeologjike këtu dhe kudo. Sidoqoftë, në këto rajone si në gjithë zonën jonike nuk rezultojnë mbi hipje të mëdha por mjaftë të kufizuara siç tregojnë rilevimet sipërfaqësore të kontrolluara nga puset e shumtë të shpuar. Në sipërfaqe, bile dhe në zonën Kruja, që është më në lindje të zonës jonike, nuk lexohen antiklinale mbi antiklinale, por lexohet si relacionet Dajt-Makaresh, Leta-Kozan etj. Në zonën jonike mbihipjet janë edhe më të vogla si në Prisht, në vetë antiklinalin e Cakranit, bile në antiklinalin karbonatik të Palasës përbri dolomiteve Triasik të antiklinalit gjigand të Cikës etj. - Kompanite e huaja kanë investuar në kërkim të naftës ne Shqipëri, por nuk kanë zbuluar ndonjë vend-burim. Si e shpjegoni? - Situata fletë vetë: investitorët me ata pak specialiste që nxitojnë të angazhohen, shpejtohen pa i shkelur në detajë poligonet e servirura. Poligonet janë relativisht të vogla dhe nuk perceptohet kollaj ndërtimi gjeologjik i thellësisë së tyre pa njohur rajonet për rreth. Prandaj gjeologet kudo bëjnë punime regjionale, për të kaluar në punime

të detajuara që orientojnë më tej ku duhet kaluar me shpim-kërkime. Specialistët e përgatitur po t’i hedhësh si me parashutë diku në një poligon dhe po të nxitojnë mund të blofojnë si në Rabie, në brendësi të diapirit klasik të Dumresë etj. - Si i vlerësoni specialistët shqiptarë që janë të angazhuar në kompanitë e huaja? - Sigurisht rezultatet e kërkimeve kanë lidhje me shumë faktorë. Së pari ata pak gjeologë që vazhdojnë të punojnë bien pre e teknikës dhe e volumit minor të punimeve seismike duke mos u udhëhequr nga vlerësimi direkt i gjeologjisë. Por rivlerësimi gjeologjik nuk është punë rutinë. Rivlerësimi gjeologjik përveç punës volumore në arshivat gjeologjike kërkon ribërje punimesh e jo thjesht ndonjë marshute të rastit. Por është e qartë se gjeologët që angazhohen në kompanitë e huaja nuk shfrytëzohen prej tyre, ata shërbejnë vetëm për rutinë, pa e analizuar e vlerësuar mendimin e tyre, që edhe ai ka kusuret e veta të orientimeve të vjetra, të ishorganizmave shqiptare që gjeologjinë ia vishnin të ashtuquajturit kompleks punimesh me seismikën si bazë. Pra gjeologjia vazhdon të luaj rol plotësues ose zbukurues. Kjo situatë mbizotëroi në Shqipërinë socialiste dhe me ato bindje jo rezultative vazhdohet çuditërisht akoma e nuk duket se po ndryshon. - E quani normale privatizimin e “Albpetrolit”, të kompanisë se vetme shqiptare? - Ekonomia e tregut ku detyrohet të eci Shqipëria, nuk realizohet me një herë, do kohë. Do kalojnë disa etapa që do kenë dhe ndikime të përkohshme negative. Për këtë pyetje më bindi shpjegimi i z. Fatmir Shehu, njohës i pasionuar i problemeve të naftës në Shqipëri. Pra privatizimi,

gradualisht zvogëlon investimet e ish shtetit tonë dhe problemet në naftë do vazhdojnë duke u drejtuar nga rentabiliteti në çdo investim. Në këtë drejtim privatizimi e riorganizimi në kompanitë aksioniere ka dhënë rezultate të dukshme në gjithë botën. Kompanie aksioniere dhe në Shqipëri do të fuqizohen gradualisht, por zigzage do të ketë ca kohë, siç shihet. Aksionerët nuk lejojnë shpërdorime. Kjo situatë e turbullt që vazhdon në vendin tonë do të ketë kthjellim gradual. - A duhet të jenë të depolitizuar specialistët e naftës që punojnë aktualisht në Shqipëri? - Ah, sikur të ishin të depolitizuar specialistët në përgjithësi të paktën në nivelin e tanishëm të shteteve të vjetra dhe të fuqishme perëndimore? Por ne shqiptarët me gjithë se si shtet më vete jemi fare të rinj, kemi lënguar gjatë sidomos në organizimin ushtarak të diktaturës, rrjedhimisht duhet një kurim i gjatë ndofta për disa breza. Fatkeqësisht, deri tani nuk shihet ndonjë përmirësim i dukshëm në këtë drejtim. Bile shumë zëra të vëllezërve shqiptarë që jetojnë aty flasin për një gjendje kaotike që lejon të mendohet sikur në shumë drejtime ecet mbrapsht, pra në rrugën që largohet nga nivelet botërore, çka duhet të jetë e përkohshme, ndofta derisa të mos mbijetojnë të njëjtit idhuj e të njëjtit brez njerëzor, që janë mësuar e përgatitur nga diktatura. Besoj se shqiptarët do ta shkundin frikën për të jetuar më mirë, sigurisht me guxim dhe durim kundër makutëve pa iu trembur pyetjes si mund të pasuroheni e të jetoni si princër, ku i gjetët burimet? Dashtë Zoti i madh që edhe Shqipëria jonë të dalë nga demokracia komuniste për të hyrë në demokracinë e ekonomisë së tregut që pastron vazhdimisht çdo lloj abuzimi dhe ku as që bëhet fjalë për politizim diktatorial. - I quani të moralshme ekspertizat e disa kolegëve kundër kolegëve tanë në gjyqet e atëhershme me dyer të mbyllura? - Lexova me kureshtje materialin e publikuar në “MAPO” mbi ekspertizat e mjaft kolegëve në gjyqin e mbyllur të quajtur grupi i parë armiqësor i L. Nashit, B. Alies, K.Plakut etj. (rreth 27). U çudita, pothuaj të gjithë si argument për punë armiqësore quanin shkeljen e orientimeve të partisë e jo ndonjë argument teknik, këtë interpretim e paskan bërë armiqtë e grupit të dytë armiqësor z. P. Xhacka, E.Veizi dhe mjaft kolegë të tjerë si z. A.Mezini, T. Velaj, S. Starova, etj. Ky këndvështrim krijon opinion se specialistët e naftës në kohën e diktaturës vepronin si robotë të politikës partiake. Sigurisht kur kolegu deponon për punë armiqësore kundër kolegut vetëm se dikton shkelje të orientimeve, jo vetëm që nuk është e moralshme por lë shteg për të dënuar një pjesë të tyre më vonë. Specialistët deponues që u dënuan në grupin e dytë armiqësor, me të dalë nga burgu kërkuan rigjykim e pafajësi për vete duke e quajtur veten shkencëtarë të rangut amerikan (z. P.Xhacka) dhe shkeljet e tyre teknike si gabime të mosnjohjes, duke pretenduar poste super-drejtuese në pushtetin e ri demokratiko-komunist. - Keni qenë anëtar i këshillit shkencor të Institutit të Naftës? - Gjatë kohës që punova në Drejtorinë e Kërkimeve, kam qenë anëtar i këshillit shkencor. Por ngaqë refuzova emërimin si kryegjeolog në ndërmarrjen komplekse gjeologjike të Sarandës më qarkulluan për një vit si gjeolog pusi, prandaj unë nuk pranova të rikthehem në Institutin e Kërkimeve të Naftës duke argumentuar ndryshimin e urdhrit të komandimit nga Instituti në Ndërmarrjen Seismike që ndodhej aty afër dhe merrej me ndërtimin e Hartave të Izodensitetit në planimetri dhe me densitogramat e shkëmbimeve të paraqitur në kolonën stratigrafike në vertikalitet që bëhej nga grupi gjeologjik i ekspeditës së Gravimetrisë. Por paralelisht kisha rënë dakord me kushtin që t’i përgjigjesha kërkesave për bashkëpunim në projektet për shpim-kërkime të institutit kryesisht për ndërtimin gjeologjik në thellësi sipas profileve seismik. Por ngarkesa më e madhe për mua ishin recenzat (vlerësimet në rangun e bashkëautorit) për mjaft përgjithësime ku projektoheshin puse. Në këtë angazhim më kishin vënë nofkën “tersi i Pojanit” pa dyshim vetë drejtuesit kryesor në rrethe e në dikaster të cilët më ftonin në çdo aktiv dhe konsultë teknike të kërkimit të naftës. Sigurisht ky qëndrim nuk më lodhte por më shlodhte. - Specialistet e naftës janë të pa organizuar, mendoni se ata kanë humbur çdo lloj ko-

»

17

munikimi dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin? - Riorganizimet në fazën kalimtare të shtetit shqiptar i nënshtrohen enonomisë së tregut. Kompanitë e huaja që po menaxhojnë burimet tona natyrore kanë organizimin e tyre dhe kërkojnë “sa për këshillë” specialistë vendës. Me sa e kuptoj unë shteti mendon që dhe konjukturat shkencore, me në krye Akademinë me filialet saj të konsiderohen si gjysmë private dhe të bashkëpunojnë me shtetin për honoraret dhe titujt shkencor që akordon Akademia. Pasanikët e rinj pushtetar ngurojnë të krijojnë kompani kryesore me investimet e tyre, prandaj duke marrë aksionet kryesore por rrisin depozitat në valutë, thua se janë gati për t’u arratisur diku. Këtu në kontinentin amerikan, shikoj se kolegët ruajnë pasionin profesional dhe komunikojnë me entusiazëm nëpërmjet kompjutarëve; kjo pa dyshim është shumë pozitive. Kam përshtypjen se vlerësimi i specialistëve në emigracion nga institucionet shtetërore të vendit tonë mungon, thua se drejtuesit shtetërore në organizmat tekniko-shkencore, tremben nga njohuritë bashkëkohore që po fiton pjesa kryesore e inteligjencës shqiptare në emigracion, sidomos e brezit që u rrit apo po rritet në perëndim dhe njeh nga afër parimet edhe kërkesat e ekonomisë së tregut. Në këtë drejtim duhet të kontribuoje vetë lobi shqiptar në emigracion, të paktën duke popullarizuar problemet tekniko-organizative me buletine. Në këtë drejtim le të shpresohet se do të bëhen hapa përpara në të mirë e në interes të atdheut tonë të dashur dhe të bukur. Kam mendimin se shteti shqiptar mund të organizojë për mrekulli industrinë e naftës shqiptare, sepse ka specialistë me eksperiencë, shqiptare dhe të huaj, ka të ardhurat nga nafta që nxirret… Për këtë problem aq të dëshiruar, ka vështirësi, së pari mungon potenciali ekonomik i shtetit dhe potenciali ekonomik i elementeve private që duket deri diku të arrijë në nivele serioze, po tani për tani nuk duket të aktivizohet, por në një të ardhme me ndihmën e Zotit këta do t’u sulen me aksione kompanive të rikonstuktuara të naftës. Por fatkeqësisht shteti i ri shqiptar vazhdon të jetë i dobët dhe arka shtetërore është bosh. Kjo për shumë arsye, por ndër më të dukshmet është sistemi i taksimit. Sistemi taksimit duket të jetë i shpërqendruar dhe shteti provizorisht nuk guxon të vërë dorë sepse masa kryesore e popullsisë është e varfër dhe në një masë të dukshme vazhdon të preferojë emigracionin. Le të shpresojmë se situata do fillojë të ndryshojë në drejtimet kryesore ku shteti ka fuqinë në dorë, për të manaxhuar forcat e atdheut dhe të marrë vetë pjesë në aksionet në rritje për sektorët kryesorë të jetës. - Ka interes bregdeti ynë për naftë dhe mund të bëhet analogji me Italinë? - A zemra ime, NAFTA! Ne nuk kemi mbaruar së kërkuari pjesën kontinentale të atdheut, ndofta as gjysmën e potencialit naftë-mbajtës nuk kemi zbuluar në zonën rezultative Jonike, nuk e kemi cingrisur akoma zonën perspektive Kruja për objektin e dukshëm naftëmbajtës nën evaporitet. Të dy këto zona gjeologjo-tektonike kanë objektet naftë-mbajtëse cekët deri në 4500m ose dhe 1000m më thellë. Zona Jonike e sidomos ajo Kruja që vazhdojnë në det ruajnë edhe atje kapacitetin naftë mbajtës në objektet që janë zbuluar vendburime nafte si tek ne, ashtu edhe më në veri (në bregdetin Dalmat me fener Dugi Otokun) e më në jug (në teritorin detar grek me pishtar rezultativ pusin nr.1 në ishullin e Paksosit). Analogjia me bregdetin italian përsa i përket kapaciteteve naftë mbajtëse nuk mund të bëhet, kjo për arsye se faciet litologjike- stratigrafike kanë ndryshime të dukshme, çka lexohet qartë duke krahasuar zonën tonë Sazani (KaraburunSazan), që është tipike vazhdimi i asaj Priapuliane të Apenineve jugore me zonën tonë Jonike tektonisht ngjitur me të. Në zonën Sazani, facia e gëlqeroreve të Kretakut të sipërm është tipike kurrizore nën jugore me gëlqerorë organogjen makrofaunistik e mjaftë potente deri afërsisht 1500m te zbuluar. Por analogji të pjeseshme ose më saktë karakteristike strukturale të ngjashme si në gjithë zonat gjeosinklina mund të bëhen, po ato duhet të analizohen nga ana faciale dhe premisave naftë- gaz mbajtëse të tyre. - Faleminderit! Intervistoi Ing. Ahmet Collaku


18

«

Kulturë

E enjte 11 tetor 2012 •

Kinemaja shqiptare në San-Francisko

Projekti më i ri i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, “Kinemaja Shqiptare”, prezantohet në një event të “Oddball Films” në San-Francisko, Kaliforni, më 13 tetor. Projekti prezantohet nga këshilltarja e AQSHF dhe drejtoresha e Projektit, dr. Regina Longo. Për publikun e pranishëm do të shfaqen materiale arkivale nga fondi i kronikave të AQSHF-së, filmi dokumentar “In the land of Eagles” i regjisorit Fatmir Koçi, si dhe filmi i shkurtër dokumentar “Concrete mushrooms” nga Eljan Stefa dhe Gyler Mydyti.

D

itën e martë paradite, Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave çeli në Tiranë sezonin e kremtimeve të 100-vjetorit të shpalljes së Shtetit të Pavarur shqiptar, me një konferencë shkencore jubilare me temë “100 vjet Pavarësi”, të organizuar prej saj dhe të mbajtur në sallën e koncerteve të Universitetit të Arteve. Në këtë konferencë u kumtuan një numër punimesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me kushtet politike, sociale, ekonomike dhe kulturore në Shqipëri dhe në Kosovë në prag të Pavarësisë së vendit, si edhe mbi ngjarje e dukuri të rëndësishme të zhvillimit të shtetit shqiptar gjatë shekullit të parë të pavarësisë së tij. Pjesëmarrës në të ishin studiues të historisë e të shkencave sociale, pedagogë dhe studentë të këtyre fushave, si edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në fjalën e tij të hapjes, Zëvendës/Presidenti i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, mjeku i njohur, Isuf Kalo, foli mbi rëndësinë e këtij jubileu të madh në historinë dhe në jetën politike e shoqërore të kombit shqiptar. “E vërteta është se atmosfera festive ka filluar dhe anëtarët e akademisë sonë me dëshirën e tyre sollën disa sinteza të evolucionit dhe progresit që ka bërë vendi ynë në harkun e këtij shekulli. Nuk është detyrë e lehtë dhe unë dua t’i falënderoj” u shpreh ai para se t’i kalonte fjalën Presidentit të radhës të kësaj Akademie, ekspertit të njohur të së drejtës ndërkombëtare, Ksenofon Krisafi. “Kjo është temë disi e veçantë dhe delikate. Shqiptarët përkujtojnë 100-vjetorin e ëndrrës së tyre të prerë në mes, jubileut të 100-të të formimit të shtetit në gjysmën e territoreve të veta”,- u shpreh profesor Krisafi, i cili mbajti kumtesën me temë “E ardhmja politike e shqiptarëve në vështrimin juridiko-ndërkombëtar”. Më pas, historiani i njohur Pëllumb Xhufi, anëtar i kësaj Akademie, mbajti kumtesën “Ideja e shtetit të pavarur tek rilindasit”. Fjala e tij u pasua nga kumtesa me temë “Rrethanat kulturore në Kosovë para dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”, mbajtur nga shkrimtari i njohur kosovar Mehmet Kraja, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe njëherësh anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.

100 VJET PAVARËSI, konferencë shkencore Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave organizon konferencën shkencore jubilare

Në vijim, studiuesi i njohur Moikom Zeqo lexoi kumtesën e tij me temë “Aftësitë shtetformuese të shqiptarëve dhe pavarësia”. Ndërsa gjuhëtarët e njohur Xhevat Lloshi dhe Emil Lafe, anëtarë të kësaj Akademie, prezantuan në këtë konferencë punimin e tyre me temë “Shteti shqitar dhe zhvillimi i gjuhës letrare shqipe”. Pas tyre, sociologu i njohur Fatos Tarifa, anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, mbajti kumtesën me temë “Dialektika

historike dhe logjika e rishkrimit të historisë”. Punimet e konferencës vijuan me kumtesën e ekonomistit të njohur Selami Xhepa, titulluar “Një vështrim mbi historinë e ekonomisë shqiptare gjatë shekullit të 20-të” dhe, më pas, me kumtesën “Zhvillimet themelore të arsimit kombëtar shqiptar në 100 vjet”, përgatitur nga anëtarët e kësaj Akademie Marenglen Spiro dhe Aleksandër Xhuvani. Pas tyre, historiani Romeo Gurakuqi, anëtar i kësaj Akademie,

mbajti kumtesën me temë “Transferimi i pushteteve në Shqipëri, tetor 1913- mars 1914”, e cila u ndoq nga tri kumtesa të tjera, të mbajtura nga historiania Ledia Dushku, me temë “Përafrimet dhe ndasitë shqiptarogreke në prag të Pavarësisë së Shqipërisë”, nga historiani Hamit Kaba, me temë “Vatra: një zë përtej Atlantikut në mbrojtje të Shqipërisë (1942-1946)”, si edhe nga historiania Sonila Boçi, me temë “Kujtesa/harresa kolektive si pjesë e procesit të ideologjizim të shqiptarëve”.

“E vërteta është se atmosfera festive ka filluar dhe anëtarët e akademisë sonë me dëshirën e tyre sollën disa sinteza të evolucionit dhe progresit që ka bërë vendi ynë në harkun e këtij shekulli. Nuk është detyrë e lehtë dhe unë dua t’i falënderoj” u shpreh ai para se t’i kalonte fjalën Presidentit të radhës të kësaj Akademie, ekspertit të njohur të së drejtës ndërkombëtare, Ksenofon Krisafi. “Kjo është temë disi e veçantë dhe delikate. Shqiptarët përkujtojnë 100-vjetorin e ëndrrës së tyre të prerë në mes, jubileut të 100-të të formimit të shtetit në gjysmën e territoreve të veta”,- u shpreh profesor Krisafi, i cili mbajti kumtesën me temë “E ardhmja politike e shqiptarëve në vështrimin juridikondërkombëtar”


• E enjte 11 tetor 2012

Kulturë

»

19

N

ë vazhdimin e dytë të filmit aksion të vitit 2008 (Taken), Bryan Mills (Liam Neeson) duket se me shumë lehtësi i mposht kundërshtarët e tij. Në mesin e këtyre të fundit është edhe Rade Serbedzija, i cili shfaqet në rolin Murat Krasniqit, një mafioz shqiptar i etur për hakmarrje. Në kinematë botërore fundjavën e kaluar filloi të shfaqet kooproduksioni filmik francezo-amerikan “Taken 2”, ngjarja e të cilit kësaj radhe zhvillohet në Stamboll. Gjykuar për nga të hyrat e realizuara, filmi pritet të jetë goxha fitimprurës. Bëhet fjalë për pjesën e dytë të hit-filmit aksion të vitit 2008, “Taken”, me Liam Neeson në rolin e agjentit të pensionuar të CIA’s, Bryan Mills. Në pjesën e parë të filmit, agjenti i pensionuar Bryan Mills, të cilit mafia shqiptare që merret me trafikimin e fermave ia rrëmben vajzën e vetme, në fund mezi arrin që ta shpëtojë atë. Ndërkaq, në pjesën e dytë të filmit, pra në “Taken2”, ngjarja vazhdon me hakmarrjen e anëtarëve të mbijetuar të bandës shqiptare ndaj ish-agjentit të CIA-s. Vajza e re e Bryan, Kim (që luhet nga Maggie Grace) mundohet që të jetojë normalisht në Los Angeles, por këtë e ka tejet të vështirë pasi vazhdimisht përcillet dhe mbikëqyret nga babai i saj “mbrojtës”, por edhe për shkak se i duhet të përballet edhe me problemet që e ëma (Famke Janssen) ka me bashkëshortin e saj të ri. Si pasojë, Bryan, i cili ndodhet në Stamboll, ku i duhet të kryejë një aktivitet të shkurtër të mbrojtjes, u propozon që të dyjave që t’i bashkëngjiten në qytetin turk, dhe të mundohet që bashkërisht t’i kthejnë “kohërat e vjetra”. Por, planet e tyre shumë shpejt prishen nga Murat Krasniqi (Rade Serbedzija), një mafioz ky shqiptar i biri i të cilit ishte vrarë nga Bryan, kur ky po mundohej që – në pjesën e parë të filmit - ta lironte vajzën e tij nga kthetrat e mafies shqiptare. Gjatë aksionit hakmarrës, banda e Krasniqit arrin t’i kapë Bryan dhe Lenore, duke i kthyer kështu mbrapsht rolet nga pjesa e parë e filmit. Tani është vajza e Bryan ajo që duhet t’i shpëtojë të dy prindërit... Regjisori i ri, koncepti i vjetër Edhe pse skenarist i filmit mbetet Luc Besson, regjinë e pjesës së dytë të tij e ka bërë Olivier Megaton, në vend të Pierre Morel, që ishte regjisor i pjesës së parë. Ndryshe, Megaton është regjisori i njëjtë që nga Morel mori edhe drejtimin e filmit serik të zhanrit aksion “Transporter”. Por, për fat të keq, Morel nuk duket që solli ndonjë risi të theksuar në vazhdimin e dytë të filmit, sepse edhe tani kemi të bëjmë me një krijim pothuajse identik me pjesën e parë të tij. Pra, edhe tani mund të shohim një përzierje identike të aksionit familjar, i cili sërish luhet nga ekipi i njëjtë i aktorëve, megjithëse në një qytet tjetër – ngase ngjarja tani, në vend se në Paris, zhvillohet në qytetin e Stambollit, panorama e të cilit theksohet vazhdimisht nëpërmjet xhirimeve të jashtme. Kritikat e kritikës Sipas kritikëve filmikë, duket se problemi kryesor i filmit “Taken 2” nuk është vetëm ngjarja e tij – pak a shumë e njohur dhe e parashikueshme, por edhe ajo që Bryan Mills

HAKMARRJA E MAFIES SHQIPTARE

sërish shfaqet tepër i fuqishëm ndaj kundërshtarëve. Për shembull, bie në sy sesi Mills duarthatë “për të dhjetën herë” arrin të mposhtë nga pesë kundërshtarë përnjëherësh, ose fakti që ai, me revolen e tij plumbat e së cilës nuk përfundojnë kurrë arrin të shtrijë përtokë gati një aradhë aktorësh negativë, të armatosur deri në dhëmbë. Këto, dhe detaje tjera të ngjashme, sigurisht që ndikojnë në atë që filmi të humbet tensionin që do të duhej të nxiste te shikuesi. “Edhe pse filmi ‘Taken 2’ nuk është i

kalibrit të ‘Taken’, ia vlen të shikohet. Në veçanti, nëse jeni kënaqur me origjinalin e vitit 2008. Vetëm se, mos e bëni gabimin që e bëra unë. Nëse pritni shumë nga filmi, befasisht mund të përfundoni të dëshpëruar”, nënvizon kritiku, Paul Kates, për portalin “Flick Direct”. Pra filmi “Taken 2” nuk mund të cilësohet si film i dobët, po qe se nuk merret parasysh lidhja e tij tepër e ngushtë me pjesën e parë. Kjo për shkakun se dallimi mes dy pjesëve është pothuajse inekzistent.


20

« dossier

E enjte 11 tetor 2012 •

Kongresi i Rinisë Ballkanike, Dugonjiç: Shqipëria jemi ne Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar) Artikuj propagandistikë në buletine, gazeta xhepi etj. dhe në gazetën “Bashkimi” për vëllazërimin Gjeneralmajor Dali Ndreu në artikullin pamflet me titull: “Ushtria kombëtare përgatit qytetarë të denjë për pushtetin demokratik” thekson: “...U formuan kuadro të reja të zotët të drejtojnë më së miri; të jenë udhëheqës ushtarako-politikë në ushtri dhe agjitatorë e organizatorë për masat e popullit për prapavijat...” Rinia e Brigadës 7 dhe 22 dhe e artilerisë partizane nga Gostivari, më 11.8.1945 shkruan: “Sekretariatit të BRASH-it: Ne, rinia e Brigadës 7, rinia e Brigadës 22 dhe e artilerisë së Divizionit 5 Sulmues, nga tokat e Jugosllavisë Federative, të mbledhur këtu në katund afër Gostivarit, ju dërgojmë përshëndetjet tona të përzemërta, duke ju premtuar se ne vazhdojmë e do të vazhdojmë të ndjekim rrugën që dëshiron mbarë rinia shqiptare, që dëshiron mbarë populli shqiptar. Ne jetuam dhe jetojmë me popujt heroikë jugosllavë, me të rinjtë e këtyre popujve dhe kudo kemi forcuar vëllazërimin tonë, vëllazërimin e të rinjve tanë të shumëvuajtur nga fashizmi barbar. VF – LP” AQU. Dokumenti nr. 4259, korrik 1945. Seria A. Kongresi I i Rinisë: Rezolucion “Prej 8–15 korrik 1945 u mbajt Kongresi I i Rinisë Antifashiste Ballkanike. Në Kongres kanë marrë pjesë 357 delegatë të autorizuar nga organizatat e rinisë të Jugosllavisë, Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë. Duke shqyrtuar mbi jetën, nevojat dhe detyrat e rinisë së vendeve ballkanike, delegatët në marrëveshje të pestët kanë dhënë këto konkluzione: (Duke hequr fjalët e përgjithshme, theksojmë ato më esencialet – shënimi im A.K.) 1. Prandaj Kongresi, duke dënuar punën antipopullore të qeverive të vjetra njëherazi i shpreh mirënjohjen e thellë aleatëve tanë të mëdhenj, veçanërisht Bashkimit Sovjetik, i cili ka dhënë kontribut të madh për fitoren dhe ka marrë pjesë direkt për çlirimin e vendeve ballkanike me ndihmën e forcave tona. Eksperienca tregon se grindjet reciproke, shtypja tradicionale e shovinizmit dhe regjimet antidemokratike i kanë hedhur popujt tanë në katastrofë nacionale. Bashkimi në bazë të të drejtave të barabarta... na sollën te liria nacionale dhe demokracia popullore, që tregon rrugën nëpër të cilën rinia e popujve të Ballkanit duhet të ecë në të ardhmen. 2. Prandaj Kongresi shtron detyra për lirinë e të gjithë vendeve tona, që në radhë të parë të luftojnë kundër shovinizmit dhe urrejtjes nacionale, mbi të cilat gjatë shekujve të gjithë qeveritarët antipopullorë ndërtonin planet e tyre. Përhapja e dashurisë vëllazërore mes nesh dhe vendosja e formave të ndryshme njohjeje me njëri-tjetrin, bashkëpunimi dhe ndihma shtrohet si detyrë që duhet të plotësojnë organizatat e rinisë. Jugosllavia, ku në legalitet të plotë jetojnë serbë, kroatë, sllovenë, malazezë e maqedonas; ku minoritetet nacionale gëzojnë të gjitha të drejtat tregon me shembullin e saj se është munduar të zgjidhë marrëdhëniet në një shtet me shumë kombësi. Të gjitha shtetet, me përjashtim të Greqisë, zgjidhin në të njëjtën mënyrë çështjet e tyre nacionale. Rinia e popujve ballkanikë, që deri tani ka qenë flamurtarja e bashkëpunimit vëllazëror edhe për të ardhmen, duhet të ecë në këtë rrugë. Kurrë në Ballkan nuk guxon të jetë fuçi baruti. Ai duhet të jetë shembull i një dashurie vëllazërore, i pajtimit dhe i bashkëpunimit të popujve që jetojnë aty. 3. Prandaj konsiderojmë se mosnjohja ende e Qeverisë Demokratike Shqiptare dhe e fitoreve demokratike, të fituara në luftë nga popujt e Triestes, Istrias e Korushkës nuk janë në interes të

paqes dhe nuk përkojnë me vendimet e mëdha e të drejtave të Kartës së Atlantikut dhe të Konferencës së Krimesë, zbatimin e plotë të së cilës e kërkojmë sepse për atë kemi luftuar. (Në fakt, asgjë nuk dinim nga përmbajtja e këtyre konferencave, por i përmendnim pa ndonjë objektiv të qartë – shënimi im A.K.). 4. Karta e Kombeve të Bashkuara, në të cilën shprehet aspirata e të gjithë popujve liridashës për ruajtjen e paqes dhe të bashkëpunimit në masën e popujve, kanë sjellë një gëzim të madh te rinjtë e vendeve tona. 5. Elementët jodemokratë, në mes të të cilëve ka gjithmonë shumë shërbëtorë të okupatorit, kanë grabitur pushtetin dhe bëjnë sulme kundër lëvizjes antifashiste, terrorizojnë pakicat nacionale nxisin shovinizmin dhe bëjnë sulme të ndryshme provokuese kundër vendeve fqinje demokratike. Kongresi shpreh simpati për rininë liridashëse greke të organizuar si EPON dhe për luftën demokratike të mbarë popullit grek. 6. Rasti i Greqisë na rrëfen qartazi se dënimi i kriminelëve të luftës dhe spastrimi i aparatit shtetëror nga elementët fashistë, asgjësimi i fashizmit në të gjitha format e tij duhet në interes të sigurimit të paqes – duhet të shkatërrohet deri në fund. Në vijim vihen dy konkluzione për të përmirësuar e zgjidhur problemet ekonomike, sociale të punëtorëve, fshatarëve dhe intelek-

tualëve duke shkëmbyer eksperienca reciproke. Këto janë detyrat që duhet të zgjidhë Këshilli i Rinisë së popujve të Ballkanit. Kongresi i Rinisë Antifashiste i vendeve të Ballkanit Beograd, më 15 korrik 1945” Në vijim të propagandës lexon një tematikë marramendëse të sinkronizuar: “Klikat sunduese krijuan një Ballkan fole grindjeje. Përfundimi ishte duke i dhënë copa Serbisë dhe Greqisë dhe duke lindur kështu një shovinizëm të tërbuar dhe një grindje të pashërueshme. Këto ishin përfundime të luftës së parë imperialiste. Por duhej bashkim për të përballuar situatën kundër fashizmit. Faktet treguan se lufta ishte mjeti më i mirë për këtë bashkim. Në luftë e gjak u ngrit i gjithë populli jugosllav. Në luftë e gjak u ngritën të gjithë popujt e Ballkanit dhe në luftë e gjak u çelikos vëllazërimi i këtyre popujve të shtypur për një qëllim të tillë. Lufta II Botërore e bëri Ballkanin shembull për gjithë kombet e tjera. Vendosi Jugosllavia pse nxori udhëheqjen e saj punëmadhe – Partinë Komuniste. Vendosi pse kishte një herë Titon. Vendosi populli shqiptar pse Partia Komuniste me zgjuarsinë e saj e priu popullin për krijimin e një lëvizjeje kaq të gjerë as kur nuk e kishte parë ndonjëherë? Vendosi pse kish burra si Enveri, që në çdo situatë mund t’i dilte për zot me ushtrinë e tij heroike popullit të shumëvuajtur.

Në këtë luftë populli shqiptar u vëllazërua me të gjithë popujt ballkanas e në radhë të parë me Jugosllavinë e mareshal Titos. Po për të arritur deri këtu u desh gjak. U desh të binin dëshmorë krah për krah partizanët e EAM-it grek. U desh të binin në të njëjtën llogore jugosllavi e greku. U desh ushtria përparimtare bullgare të ndiqte këmba-këmbës fashizmin gjerman të thyer në tokat e Jugosllavisë prej Mitrovice deri në Zagreb, duke numëruar mijëra heronj. Iu desh ushtrisë shqiptare të linte kockat e bijve më të mirë në malet e Sanxhakut të Malit të Zi. E të gjitha këto për vëllazërimin. Pra, e gjithë kjo luftë, gjithë ky gjak bëhej kundër njëri-tjetrit si në Luftën I Botërore, por pro tyre. Ja si na gjen kjo luftë, ja si po e lë Lufta II Botërore Ballkanin: Ballkan ku po mbretëron vëllazërimi. E ky vëllazërim do të çelnikoset edhe më tepër, pse e duam vetë.” Nën këtë propagandë bolshevike, Lufta I Botërore mbulon realitetin e copëtimit etnik të elementit shqiptar nga shovenët fqinjë në emër të sundimeve të vjetra imperialiste. Nën një propagandë më të kamufluar, Lufta II Botërore na solli në emër të vëllazërimit një pushtim asimilim të elementit shqiptar në trojet e veta: Çamëri, Dibër, Kosovë, Mali i Zi. Çfarë ironie për ta ngrënë sapunin për djathë! Megjithatë, çdo koment i këtyre fakteve aktualisht flet shumë më pak sesa paraqitja thjesht origjinale e tyre para çdo lexuesi. Më duhet t’i paraqes këto pjesë fragmentare nga dokumentet e prodhuara në ato kohë fill pas mbarimit të luftës, për të kuptuar: Së pari, sa vështirë e patën nacionalistët, patriotët e vërtetë shqiptarë si Ali Maliqi me shokë për të vepruar kur qëndruan e rezistuan kundër instalimit të diktaturës. Së dyti, si u përdor “vëllazërimi” për të vrarë, burgosur e asimiluar tërë kundërshtarët e pushtuesit fqinjë në emër të saj. Prandaj po hedh vetëm mbartjen e tyre nga dokumentet origjinale të kohës, sepse domethënien e kanë brenda dhe koha aktuale jep gjykimin më të pavarur. E gjithë historia e Shqipërisë fillon e deformohet pikërisht gjatë dhe mbas vitit 1944, duke na i paraqitur fqinjët “vëllezër” antifashistë, duke tjetërsuar e harruar tërë krimet e bëra para dhe mbas vitit 1912. Gjithçka e bastarduar nga faktet historike të vërteta, të cilat gjyshërit e stërgjyshërit tanë na i lanë me shkrim e shumë-shumë me gojëdhëna dhe amanete. Për shembull: Kur flasim për vitin 1924 shkruajmë në vitin 1944: “Megalomanët e 1924-s ishin armiqësuar në këtë kohë me Zogun, vetëm e vetëm për hesap të kolltukëve dhe për 15 vjet me radhë ndenjën në prehrin e Musolinit, gjoja të larguar si patriotë.” Jo pak kohë më vonë viti 1924 u quajt revolucion demokratik. Me një fjalë, një çoroditje demagogjike e historisë. Edhe pse Kongresin e Rinisë Ballkanike në Beograd e ngritën në qiell deri më 1948 sa filtronin me serbët, mbas këtij viti u hoq nga historia si censurë më vete. Mirëpo efektin në vitet 1944-1948 e kishin bërë edhe në qëndrimin ndaj shqiptarëve të Kosovës e të Maqedonisë. Mbas këtij kongresi të rinisë së Ballkanit lexon në revistën “Vëllazërimi – 1945”: “Delegatët e kësaj rinie me gjithë dëshirën e madhe që


dossier • E enjte 11 tetor 2012

kishin pasur për të marrë pjesë në këtë kongres nuk mundën të largojnë pengesat që u dolën në të ardhmen. Ata nuk u lejuan nga qeveritë e tyre. Dhe ky rast tregon edhe një herë se qeveria greke nuk ka interes për një bashkim dhe vëllazërim midis popujve tanë. Me keqardhje, të rinjtë grekë nuk mund të fitojnë të drejtat e tyre demokratike si ato që ka fituar rinia e vendeve të tjera të Ballkanit. Ndërmjet brohoritjeve të pareshtura dëgjohej nga të gjithë pjesëmarrësit thirrja “Titoja në Kongres”. Më në fund, mbas kërkesave të pareshtura, mareshali Titoja erdhi. Nuk mund të përshkruhen brohoritjet dhe entuziazmi i madh. Gjithë salla buçiste nga këto zëra të rinjsh”. “Ç’rëndësi ka pasur ky kongres për të rinjtë e Shqipërisë? Këtu u pa qartë se në përgjithësi kemi probleme e pikëpamje të përbashkëta me të rinjtë e Ballkanit. Në të gjitha bisedat dhe vendimet që u morën nuk ranë asnjëherë në kundërshtim. Është e një rëndësie të madhe kur tha Ratko Dugonjiç se problemet e një vendi janë problemet e gjithë Ballkanit. Në këtë rast ai vuri në dukje: “Në qoftë se ka rrethana reaksionarësh të huaj që mendojnë për të zhdukur lëvizjet demokratike se do t’u paraqitet më lehtë ndërhyrja në Shqipëri, duke kujtuar se Shqipëria është e vogël dhe e dobët, gabohen rëndë. Unë do t’u thosha, – tha shoku Rato, - se në emër të rinisë jugosllave që Shqipëria jemi ne. Ai që do të guxojë të prekë demokracinë shqiptare ka prekur demokracinë e gjithë vendeve tona. Ja, pra, pse Shqipëria nuk është e vogël. Nuk janë vetëm 1 milion shqiptarë që kërkojnë njohjen e qeverisë së tyre, por janë tërë vendet e Ballkanit që e kërkojnë këtë.” Kongresi mbaroi më 15 korrik 1945. “Vizitojmë ekspozitën e Rinisë Ballkanike dhe Universitetin e Beogradit. Treni u vu në lëvizje të Shkupit dhe dhamë lamtumirën e fundit shokëve të luftës. Shihnim për herë të fundit kryeqytetin e bukur dhe, duke përshëndetur nga thellësitë e zemrës sonë, dukej sikur të gjithë thoshin: “Adio qytet i vëllazërimit!” “Rrofshin rinitë tona heroike me në krye udhëheqës si Tito dhe Enver dhe pushtet demokratik, që sigurojnë paqen dhe lumturinë e Ballkanit!” Në revistën “Pararoja”, viti 1945, kemi shkrimin mbi Brigadën III S. Në fq. 13 të kësaj reviste kemi këtë vjershë me autor Shefqet Zenelin: Vëllazërimi i popujve Shih sa bukur, sa hijeshi ka, kur kalojmë me popujt fqi. Ne sot u vëllazëruam, një punë, një qëllim, një dushman, një armik ne luftuam dhe u bëmë miq. E të tilla strofa mbushin tërë shkrimet e vitit 1945 nëpër gazetat e xhepit të brigadave që çlirojnë shqiptarët e Maqedonisë. Aq

të ekzaltuara janë “frymëzimet” e këtij “Bashkimvëllazërimi” sa vetëm në revistën “Pararoja” në fq. 14-15 lexon: “2 gusht 1903-2 gusht 1945” dhe “Nga lëvizja kombëtare maqedonase” një bilanc arritjesh që s’janë gjë tjetër veçse tregues të dëmshëm ndaj vetë çështjes shqiptare. Në këtë mori faktesh të dokumentuara lexuesi mund të njihet në origjinal me disa burime arkivore të tilla: AQU, fondi shtabi i Divizionit V S, shkresa nr. 39/3. Rezervat. VF-LP. (Seksioni organizativ). Gostivar, më 3.8.1945. përmbajtja është urdhër-operacion për shtabet e briga-

dave 5, 7, 22, të cilat zbardhin tërë veprimet spastruese ndaj patriotëve shqiptarë që nuk e mirëpritën “bashkim-vëllazërimin”. Ngjarjet janë sa rrëqethëse aq edhe demaskuese për fshehjen e të vërtetës. Ndërsa në territorin e Kosovës, pak më në verilindje të Gostivarit, janë forcat e Divizionit të 6 S., në kufi, pranë tyre, vepron Divizioni i 5 S, që së bashku rrethojnë tërë forcat nacionaliste shqiptare si në Kosovë e Maqedoni. Këta partizanë shqiptarë veprojnë e udhëhiqen nga informacionet e OZNA-s me një egërsi gati të pabesu-

»

21

eshme sot. Mjafton të lexosh në AQU, fondi i Divizionit VI S. Seksioni operativ nr. 155/11 Rez. Ohër, më 31. 8. 1945. Lënda: Përfundimi i operacionit Me njoftue me urdhrin nr. 155 Rez. Dt. 9.8.1945. Shtabit të Përgjithshëm Tiranë. Shtabit të Armatosur, 5 Shkup. Gjithçka flet qartë se çfarë kishte bërë ky operacion kundër shqiptarëve nacionalistë me luftën ndaj armiqve të “bashkim-vëllazërimit”. Nuk mjafton me kaq, por dhe përpunimi i terrenit maqedonas ndaj çdo elementi shqiptar po reflektonte në çdo aspekt të instalimit titist një të ardhme denigruese. Të kësaj natyre janë dokumentet e shtabit operativ për Brigadat III dhe V S në dosjen 9, viti 1945, fondi i Komitetit Qarkor Kukës. Përmbajtja kryesore është mbi Zyber e Sherif Litën. Këta cilësohen tradhtarë më 7 shtator 1944 nga gjyqi ushtarak në Peshkopi. Në fakt, këto katër faqe të këtij gjyqi bien ndesh me të vërtetën që kanë theksuar anglezët në librat e tyre mbi Luftën Nacionalçlirimtare në Shqipëri për këtë farefis patriotësh, por edhe me vetë Haki Stërmillin me ditarin e tij. Them me Haki Stërmillin sepse në atë ditar i lavdëron si baza të familjeve atdhetare kur ata u strehuan në kushtet më të vështira për Shtabin e Përgjithshëm gjatë operacionit dhjetor 1943mars 1944, kur shpëtuan nga asgjësimi gjerman. Paradoksi provohet në këtë dokument se si “u shpërblyen” si tradhtarë vetëm për faktin se nuk u rreshtuan me partizanët në vitin 1944. Kështu, në revistën “Ylli çlirimtar”, viti I, 1944, fq. 8 lexon shkrimin: “Forca të Divizionit I të Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Lumë”, ku thuhet: “Divizioni I pjesërisht i drejtohet Lumës, i ftuar prej delegatësh të popullit, për të vendosur edhe atje pushtetin nacionalçlirimtar. Për pushkë lumjanët i ke të gjithë, s’u mungon shpirti luftëtar. Vetëm se ky duhej kanalizuar, duhej shpënë atje ku sot duhet të shkojnë të gjitha energjitë e popujve përparimdashës: në Luftën Nacionalçlirimtare. Vajtja e Brigadës 5 plotëson këto dëshira. Që me të hyrë në Lumë, duke ardhur nga Peshkopia në katundin Kala e Dodës, brigada rregullon hesapet me një postëkomandë që ishte aty dhe e kap të gjallë kapitenin e xhandarmërisë, Zyber Litën, i cili kishte marrë pjesë aktive në terrorin e shkurtit në Tiranë dhe kishte luftuar sa e sa herë partizanët. Përpjekja qe e shkurtër dhe populli, që nuk mbrojti tradhtarin Zyber dhe kushëririn e tij Sherif Litën, agjentin e mirënjohur të SIM-it, mblidhet i gjithi për t’u takuar me partizanët. Përveç popullit të Kalasë së Dodës, erdhën, gjithashtu, përfaqësues të katundeve në rreth e në qark. Në fytyrat e tyre dukej dëshira për t’u takuar me ne.” Në fakt e vërteta e ndodhur është krejt tjetër, por edhe vetë pleqtë e tanishëm, që e kanë jetuar atë ngjarje, i tregojnë ndryshe. Megjithatë, se si “u fituan” këto zona nga partizanët e lexon në AQU. Fondi i Divizioni I S. Gjyqi ushtarak. Peshkopi, më 7.9.1944. Është një procesverbal prej 5 faqesh që provon se si u zhvilluan akuzat dhe dënimi me vdekje të asaj natyre që pasuan gjithë gjyqet e tjera komuniste. Ky dokument ndodhet edhe në Kartotekën e Degës së Historisë ushtarake nr. 2583 ku theksohet: “Jemi në pritje të udhëzimeve tuaja dhe të sqarimeve mbi sektorin e Divizionit I S. Tahsin Spahiun, Zyber e Sherif Litën i kemi këtu me vete”. Për shtabin e Divizionit I S Komandant kolonel Mehmet Shehu d.v. Më 15 shtator 1944, ora 20:30” Kuptohet si janë gjyqet partizane, prandaj nuk u zgjata me mbartjen e dokumenteve origjinale të tyre, sepse që të gjitha janë të një linje për demonstrimin e diktaturës, në veçanti në vitin 1944. Ka një mal akuzash pa prova e lëndë faktike që të çonin në gijotinën e inkuizicionit të kuq. Mora shembull familjen Lita, ashtu si atë të Maliqëve, si të tilla atdhetare ndër shekuj kundër tërë okupatorëve. Edhe gjyqi i Zyber e Sherif Litës u bë në Peshkopi për të frikësuar patriotët e saj, që guxonin e nuk u bindeshin partizanëve shqiptarë, serbë e maqedonas kur vendosej pushteti bolshevik. (vijon numrin e ardhshëm)


22

« AKTUALITET

J

ohannes Kneifel ishte 17 vjeç kur rrahu për vdekje një burrë. Pas pesë vitesh burg, ish neo-nazisti kaloi nëpërmjet një transformimi radikal. Tashmë ai po studion teologji, për t´u bërë pastor. Ka një buzëqeshje të natyrshme në fytyrën e Johannes Kneifel teksa ai flet për ndryshimin radikal të jetës së tij. Dikur një ekstremist i djathtë dhe neo-nazist i dhunshëm, ai tashmë studion teologji. Është një kthesë e dukshme. Në të ardhmen, Kneifel do të kujdeset për shpëtimin e shpirtrave të varfër. Në të shkuarën, jeta e tij udhëhiqej nga urrejtja dhe dhuna, të pirit dhe propagandës së djathtë ekstremiste. Miq të gabuar Kur ishte adoleshent, Johannes Kneifel u bë anëtar aktiv i skenës neo-naziste. Ai u nda nga prindërit, të cilët e dërguan në një shkollë me konvikt, pasi nuk mund t´a përballonin më tepër. “Unë vij nga një e shkuar e turpshme,” thotë ai. Panorama e ekstremistëve të djathtë dukej sikur ishte gjëja e duhur për të. “Ndihesha sikur isha çliruar dhe po bëja diçka për të cilën isha krenar,” thotë Kneifel. Në shkollën me konvikt pranë Hanoverit, ai nisi një jetë dyfishtë. Gjatë ditës ishte një student i mirë, ndërsa në mbrëmje dhe gjatë fundjavave ai jetonte jetën e një racisti. Ai pranon se gjatë asaj kohe jo thjesht e bënte këtë gjë; përkundrazi, ishte një racist i bindur. Ai llogaritej si një anëtar i grupimit nazist. “Jam i bindur se asokohe Johannes kishte miqtë e gabuar, të cilët ishin në gjendje ta manipulonin atë, më shumë se ç´mund të bënim ne për t´a udhëzuar,” kujton ish-drejtori i tij Eckhard Nühring. Nata që i ndryshoi jetën Së bashku me një tjetër të ri neo-nazist, Kneifel bëri krimin, i cili do t´i ndryshonte rrënjësisht jetën. Në dhjetor të vitit 1999, në moshën 17-vjeçare, ai dhe shoku i tij u drejtuan për nga shtëpia e një banori të papunë të zonës. 44-vjeçari ishte etiketuar “hipi” në qytet, për shkak se ai ishte një kampion i paqes dhe kundër dhunës. Dy adoleshentët kishin pirë së tepërmi dhe kishin si qëllim për t´i dhënë “një mësim” hipisë, sepse ai kishte guxuar t´i kritikonte ata herë pas here. Ata e rrahën 44-vjeçarin derisa ai humbi ndjenjat dhe më pas u larguan, duke e lënë të plagosur rëndë. Burri humbi jetën më pas në spital. Sulmi fatal e dërgoi Kneifel në burgun gjerman më të madh të të rinjve. Vendimi i gjykatës ishte: pesë vite burgim për vrasje me dashje. Në gjyqin ndaj tij, ekspertë të shëndetit mendor i atribuan çrregullime të shumta psiqike dhe hodhën dyshimet nëse ai nuk mund të shkëputej ndonjëherë nga dhuna. Pastori i burgut Dieter Kulks e shoqëroi Kneifel kur ai u nda nga ekstremistët e djathtë dhe nisi të ndiqte shërbesat fetare të kishës. Për pastorin, ndryshimi i Kneifelit ishte i besueshëm, për shkak se ai e kishte pranuar gjithmonë fajësinë e tij. “Kjo është ajo çka ngriti

E enjte 11 tetor 2012 •

NEONAZISTI që u bë pastor

pyetjen, se kujt duhet t´i përgjigjej për fajin e tij dhe se kush mund t´a falte atë për këtë faj,” kujton Kulks. “Ky ishte fillimi i pyetjeve fetare.” Johannes Kneifel doli nga burgu si një i krishterë, i pasigurt në lirinë e rigjetur. Shumë shpejt ai e gjeti qëndrueshmërinë në një kongregacion të shenjtë baptist. Në vend të propagandës së ekstremit të

S

djathtë ai lexonte Biblën. Në vend të inxhinierit, ai ëndërronte që të bëhej pastor. Pas një viti praktikë me baptistët, Kneifel vendosi të studiojë teologji. Ai e shkruajti në një libër historinë e tij, kthimin nga neo-nazist në pastor. Për të, ky ishte reflektimi më i dhimbshëm i mundshëm në jetën e tij të re. Për kritikët, ishte mëse e dukshme se ish-neonazisti po

hkrimtari gjerman, me prejardhje austriake, Peter Handke, i cili në qarqet europiane njihet si shkrimtar i Slobodan Milosevicit, të hënën u intervistua nga ditorja serbe ‘Vecernje Novosti’. Edhe pse rrethanat në Ballkan ka kohë që kanë ndryshuar prej kohës së luftërave ballanike, Handke vazhdon të mbetet i ngujuar brenda klisheve të tij për “serbët e kërcënuar” nga e gjithë bota. Kjo shihet qartë edhe nga disa prej përgjigjeve të tij, që Express ka përzgjedhur për lexuesit. Peter Handke qëndroi në Serbi, ku pranoi mirënjohje letrare për romanin e tij të fundit, “Moravska Noc’ (Nata e Moravës). Austriaku është shkrimtari i vetëm i huaj të cilit iu nda shpërblimi “Racanska Povelja”. Qëndrimin e tij në Serbi e shfrytëzoi gazeta ‘Vecernje Novosti’ për të intervistuar shkrimtarin, që serbët e konsiderojnë më të madhin e letërsisë gjermane. VN: Serbët janë betuar më së shumti në shtetin e vrarë, ata janë dënuar dhe janë përndjekur nga Kroacia, e bota tani po na e rrëmben Kosovën e Metohinë... Këtyre presioneve po iu reziston Republika Srpska. A ka ajo ardhmëri? Handke: S’mund të përgjigjem nëse Republika Srpska ka ardhmëri, sepse s’jam politikan. Por, si shkrimtar dhe njeri i zakonshëm, e di një gjë: Republika Srpska qysh tani është ardhmëri. Isha atje disa herë, më së shpeshti në Visegrad. Për herë të fundit isha para tri viteve, andaj s’mund t’i ndajë përvojat tuaja të përditshme. Ajo që tani po shoh e po dëgjoj për Republika Srpska’n më jep shpresë, edhe pse më s’mund të betohem më për asgjë. Ja, u mundova që për pesë minuta të jem ekspert

kërkonte vëmendje dhe donte të bënte emër, akuzë të cilën Kneifel nuk e pranon. “Njerëzit që largohen nga ekstremistët e djathtë shpesh tërhiqen në heshtje dhe anominat, sepse me një të kaluar të tillë është shumë e vështirë që të pranohesh në shoqëri,” thotë ai. Një shembull Shumë shpejt Kneifel nisi të punojë si pastor në një kongregacion të pavarur baptist

për Ballkanin, edhe pse tani e urrejë secilin që prezantohet si i tillë – e në televizor sheh përplot. Ekspertët e vërtetë për Ballkanin janë njerëzit e rëndomtë. Duhet të dëgjohet zëri i tyre, ata e dinë realitetin. Nëse do të luani ashtu si dirigjojnë “ekspertët”, atëherë do të “lumturoheni” njësoj si populli i Libisë, të cilit ata ia sollën aktvendimin... VN: Si e shihni ju ekipin e politikanëve që bëjnë çfarë të duan nëpër Europë. A mundet që kjo fotografi politike të ndryshoj nëpërmjet ndonjë kthese të magjishme? Handke: Po të ishte dashuruar ndonjëri prej tyre në një vajzë serbe mbase edhe do të kishte ndonjë shpresë... Por, Tony Blair ishte i hendikepuar, sepse kurrë nuk u njoh me ndonjë bukuroshe nga Uzice... Sot, pas të gjithave që ndodhën këtu [në Serbi], vështirë se do ta kishte edhe rastin më të vogël “që të kalojë”. Por, ta lëmë mahinë anash, mendoj se të rinjtë, gjegjësisht gjeneratat e reja serbe, do të duhej ta dinin më së miri nëse ka gjasa për një Europë më njerëzore dhe më të mirë. VN: Kohë më parë mbetët pa Çmimin Nobel për Letërsi, i cili iu nda bashkëkombëses tuaj, Elfriede Jelinek. A mos ka ‘serbizmi’ juaj ndonjë lidhje me këtë gjë? Handke: A nuk e fitova unë? Sa keq! Unë parashikoj se Çmimin e ardhshëm Nobel për Letërsi do ta fitojë Leo Messi. A nuk ishte Ahtisaari, ai engjëll i vërtetë, që fitoi Çmimin Nobel për Paqe? Nëse do të pyetesha unë, mendoj se ai njeri nuk e meriton t’i jepet as një shishe e vodkës së lirë finlandeze, e lëre më ndonjë shpërblim - për çfarëdo qoftë. Marrë nga Express

protestant. Ai donte të punonte në një vend ku kishte njerëz të tjerë “që kishin humbur rrugën”. Veçanërisht ai donte të punonte me fëmijë dhe adoleshentë, me shpresën se mund t´i ndihmonte me anë të biografisë së tij. Ai thotë se “zbulova që me të kaluarën time mund të jem dikush me të cilin këto njerëz mund të flasin, gjë që nuk mund t´a bëjnë kurrë më përfaqësues të tjerë të kishës. “Gjëja më e

rëndësishme për mua është që të vazhdoj e t´i them vetes se gabimi im është shlyer dhe se kam shansin t´ja filloj nga e para. Një shans që m´u dha nga Zoti dhe shoqëria.” Vetëm nëse ai vetë e jeton këtë fillim të ri, ai mund të jetë një shembull për të tjerët. “Dua që t´i bëj njerëzit që janë në situata të ngjashme, që të kuptojnë se mund t´ja dalin mbanë e të nisin një jetë Marrë nga DW

PALLAVRAT E HANDKE’S


sport • E enjte 11 tetor 2012

S

hqipëria e Xhani De Biazit është gati për Islandën. Testi i djeshëm ka konfirmuar shumë pikëpyetje, duke filluar nga Mërgim Mavraj që do të jetë në fushën e lojës. Kundër Olimpikut ka pasur një lumë golash. Sulmi kuqezi shpërthen në gola në ndeshjen e kontrollit dy ditë para sfidës me Islandën, ku përballë Shqipërisë së De Biazit ishte Olimpiku, skuadra e kategorisë së dytë. 9-0 në favor të kombëtares ishte rezultati përfundimtar i këtij testi, që tregoi formën e mirë të futbollistëve kuqezinj, sidomos ata të repartit të sulmit. Spikati me një tregolësh Armando Sadiku, ndërsa Erjon Bogdani shënoi dopietë. Në listën e golashënuesve firmosën edhe Salihi, Cani, Gilman Lika dhe Roshi, duke e kënaqur përgjithësisht trajnerin De Biaai, i cili e ka vëzhguar i veçuar këtë ndeshje kontrolli, duke bluar në mendje formacionin titullar që do të zbresë në fushë ndaj islandezëve. Në pjesën e parë tekniku italian hodhi në fushë këtë formacion: Në portë Berisha, në mbrojtje Lila, Curri, Mavraj dhe Arapi, në mesfushë Vila, Bulku, Hyka dhe Gilman Lika, ndërsa në sulm dyshja Salihi-Cani. Gjatë pjesës së parë, që zgjati rreth 35 minuta, shënuan Lika, Çani dhe Salihi, por kuqezinjtë kishin rezervuar një paraqitje edhe më të mirë në të dytën. De Biazi e ndryshoi të gjithë ekipin, duke aktivizuar në portë Ujkanin, në mbrojtje Dallku, Osmani, Veliu dhe Agolli, në mesfushë Roshi, Cana, Kukeli dhe Meha, ndërsa në sulm Bogdani dhe Sadiku. Pas një fillimi të qetë të pjesës së dytë, kuqezinjtë shpërthyen me 5 gola, ku ra sy loja e mirë e Alban Mehës, por edhe inkursionet e Roshit nga e djathta. Gjithsesi, përshtypje shumë të mira la edhe Armando Sadiku me një tregolësh, si dhe Bogdani me një dopietë. golave të sulmuesve iu bashkëngjit edhe rrjeta e Odise Roshit, i cili mbetet alternativë për të luajtur titullar ndaj Islandës. Spostimi në mesfushë i Lorik Canës nuk është thjesht një ide, por një mundësi reale, megjithatë De Biazi kërkon të jetë i sigurt për efikasitetin e dyshes Curri-Mavraj, që luajnë për herë të parë me njëri-tjetrin. Ndryshe nga dy ndeshjet e para me Qipron dhe Zvicrën, Tekniku Italian mund të bëjë ndryshime në të gjitha repartet, pasi ka më shumë alternativa për formacionin titullar.

Ibrahimoviç kërko rikthimin tek Milani

Milani kontratë 4-vjeçare për Guardiolën

Testi i De Biazit “OK”,

Mavraj në fushë

Testi i djeshëm ka konfirmuar shumë pikëpyetje, duke filluar nga Mërgim Mavraj që do të jetë në fushën e lojës

bëtar. Për mendimin tim duhet të fitojmë njëherë ndeshjen e parë me Islandën e më pas të futemi në fushë kundër Sllovenisë me moral të lartë, ku do të kemi dhe tifozët të gatshëm të na përkrahin. Shohim se të gjithë sulmuesit janë në formë të shkëlqyer, në miqësoren e sotme keni shënuar ju, Sadiku, Çani, Roshi e Salihi, ndoshta po e vini në pozitë trajnerin se cilin do të aktivizojë që nga minuta e parë? Ne jemi këtu për ta vënë në pozitë trajnerin, sepse sa më shumë të jetë në pozitë ai, aq më shumë do të kujdeset për zgjedhjet që do të bëjë. Unë them se çdo trajner duhet të jetë i kënaqur me sulmuesit që ka, sepse edhe ne bëmë shumë gola sot, megjithatë ishte një ndeshje miqësore. Besoj se të premten (nesër) të gjithë do të jemi në formë dhe do të futemi në fushë për ta fituar ndeshjen me Islandën. Ka rëndësi për ju nëse luani titullar apo jo, duke pasur parasysh se ndeshjen me Qipron e nisët nga stoli? Normalisht që çdo lojtar vjen në ekipin kombëtar që të luajë si titullar. Megjithatë këto janë zgjedhjet e trajnerit dhe tashmë të shohim. Sa ndikon fakti që në Itali nuk është se po luan shumë, pavarësisht se jeni

kryeredaktor brahim shima

s t a f f

23

Zemra e Zllatan Ibrahimoviç vazhdon të “rrah” për Milanin. Ndonëse Paris SG e ka “mbuluar me para” sulmuesi suedez vazhdon të mendojë për kuqezinjtë. Ndonëse ai është larguar mes polemikash, pasi nuk ka preferuar të ndryshoj skuadrën, ka treguar nostalgji për Milanin duke theksuar se dëshiron të rikthehet. Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Ibrahimoviç, i cili pavarësisht polemikave me Administratorin e Deleguar, Adriano Galiani, i cili ka qenë nismëtari i shitjes së tij, 30-vjeçari e ka lënë të hapur pastën e rikthimit. “Dua më të mirën për Milanin, - ka deklaruar Ibra. Isha shumë i lumtur në Milano. Ka qenë hera e parë që në një skuadër ndodhesha si në shtëpi. Milani mi ka plotësuar të gjitha kushtet dhe unë nuk e kam mohuar se jam larguar nga Italia pa dëshirën time. Milani është skuadra e vetme që unë dua të rikthehem. Nëse kjo do të isha e mundur, do të kthehesha që në këto momente.” Në një intervistë për një nga gazetat suedezi “Aftonbladet” Ibra ka theksuar se dashuria për Milanin nuk do t’i humbasë asnjëherë dhe nëse drejtuesit kuqezinj do të kërkojnë që ai të rikthehet, nuk do të mendohet dy herë. Gjatë dy viteve tek Milani, Ibra ka arritur të fitojë gjithçka, përveç Ligës së Kampioneve, e cila është ëndrra e tij më e madhe. “Sa herë që jam larguar nga një skuadër, nuk kam pasur dëshirë të rikthehem më, por Milanin nuk mendojë të njëjtën gjë, - ka deklaruar Ibrahimoviç. Milani asnjëherë nuk do ta konsiderojë një skuadër të vjetër, përkundrazi është dhe do të jetë gjithmonë një skuadër fantastike. I uroj të dalin sa më shpejt nga kriza dhe pse jo të fitojnë kampionatin. Nëse Milani ka nevojë për ndihmë, drejtuesit e dinë se ku të gjejnë. Unë jam gati për gjithçka. Milani është një skuadër unike. Jam krenarë që kam luajtur për këtë skuadër dhe që bëjë pjesë në historinë e saj. Të gjithë e dinë të vërtetën e largimit tim. E kam thënë edhe më parë se nuk kam qenë unë që kam vendosur të largohem, por dikush nga drejtuesit. Pavarësisht asaj që ka ndodhur jam gati të harrojë gjithçka dhe të rikthehem nëse do të më kërkojnë.”

Bogdani garanton: Me tifozërinë fitojmë të dyja ndeshjet Sulmusi veteran i ekipit kombëtar Erjon Bogdani flet para ndeshjes me Islandën. Lojtari që në ndeshjen me Qipron realizoi një nga golat më të bukur të viteve të fundit, pranon se të gjithë janë në formë dhe të premten do të kërkojnë me padurim fitoren. Sipas tij: “Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne dhe pasi t’i mbyllim këto, atëherë mund të them se ku mund të shkojë ky ekip kombëtar. Për mendimin tim duhet të fitojmë njëherë ndeshjen e parë me Islandën e më pas të futemi në fushë kundër Sllovenisë me moral të lartë, ku do të kemi dhe tifozët të gatshëm të na përkrahin”. Bogdani, në fillim të eliminatoreve vëmendja ishte përqendruar për të parë se cila do të ishte gjendja e skuadrës, cila do të ishte skuadra e re e Shqipërisë, ndërsa tani pritshmëritë janë më të mëdha... Është e vërtetë që skuadra në fillim luajti mirë, kishte një ndeshje shumë të vështirë kundër Qipros, të cilën e fitoi dhe pastaj u mundëm në Zvicër me rezultatin 2-0, ndërsa për këtë them se Zvicra është një nga pretendentët kryesorë të grupit. Them se këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne dhe pasi t’i mbyllim këto, atëherë mund të them se ku mund të shkojë ky ekip kom-

»

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

në top-formë? Është e vërtetë se nuk po luaj, sepse nuk i kam mirë punët me trajnerin. Unë jam profesionist dhe po stërvitem shumë mirë me ekipin e Sienës, për arsye që në ato minuta që mund të më japë mundësi trajneri që të luaj dua që të shfaq dhe formën time. Për mua ky nuk është problem, sepse përpara një viti edhe me Çesenën nuk po luaja shumë, por pastaj kalova tek Siena ku në pesë ndeshje shënova katër gola. Kjo është detyra ime si profesionist, ndaj pavarësisht se nuk kam luajtur shumë tek Siena jam stërvitur shumë me qëllim që të jem në formë edhe për ekipin kombëtar, të luaj sa më mirë dhe të paraqitem sa më mirë në ato minuta që do të luaj. Çfarë do të thotë që nuk keni marrëdhënie të mira me trajnerin e Sienës, cilat janë problemet tuaja nëse mund të na i zbuloni? Janë më shumë probleme taktike, sepse ai luan vetëm me një sulmues. Megjithatë unë po bëj punën time, po stërvitem në mënyrë që kur të ndryshojë skemën taktike dhe të luajë me dy sulmues unë të jem gati. Kështu e ka kampionati italian që kur të më jepet mundësia duhet shfrytëzuar, të kryej sa më mirë detyrën time si sulmues duke shënuar.

politika: albana lika, oli xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Pep Guardiola është trajneri i përzgjedhur nga Milani për të kaluar krizën që po përjetojnë kuqezinjtë në këtë fillim sezoni. Kriza që po kalojnë kuqezinj kuqezinjtë, kanë bërë që presidenti Silvio Berluskoni të reflektojë dhe t’i japë në dorëzim skuadrën e tij një trajneri që ka fituar gjithçka në pesë vitet e fundit, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Duke iu referuar gazetës italiane “La Repubblica”, tashmë kanë nisur kontaktet e para midis presidentit Berluskoni dhe Guardiolës, të cilit do t’i besohet projekti i “ringjalljes” së Milanit. Mësohet se takimi mes Berluskonit dhe Guardiolës është zhvilluar në Nju Jork, ku ish-trajneri i Barçës është zhvendosur për të jetuar gjatë këtij viti që është pa punë. Nëse do të pranojë, spanjolli do të vendoset në krye të pakinës së kuqezinjve duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Duke iu referuar “La Republicca”, ai do të përfitojë gjashtë milionë euro në sezon, nëpërmjet një kontrate me kohëzgjatje 4-vjeçare. Për sa i përket trajnerit aktual, Masimiliano Alegri nuk e ka më vendin e sigurt. Ky i fundit jo që nuk do të drejtojë Milanin sezonin e ardhshëm, por rrezikon të humbasë vendin e punës për shkak të rezultateve negative. Shuplakën e fundit Milanit ia ka dhënë Interi në derbin e luajtur në fundjavë, ku zikaltrit kanë fituar me rezultatin 1 : 0. Prova e fundit e Alegrit është kundër Lacios. Kjo sfidë do të vendosë fatin e Alegrit, sepse nuk lejohen më gabime. Në rast se Milani do të dështojë, automatikisht Alegri do të humbasë vendin e punës. Alternativa e mundshme deri në fund të sezonit mund të jetë Paolo Maldini, ose Roberto Baxhio.

Toti, përjetë me Romën Roma-Toti një dashuri e përjetshme. Drejtuesit e Romës po mendojnë të zgjasin më tej kontratën me Totin që kërkon të mbyllë karrierën te verdhekuqtë, tek e vetmja skuadër që ka luajtur në gjithë karrierën e tij 20-vjeçare deri në këto momente. Kontrata aktuale e kapitenit përfundon në qershor të 2014 dhe Toti ka shprehur gatishmëri që të firmosë një kontratë të re dhe për dy vjet të tjerë, pra deri në vitin 2016, kur ai do të jetë 40 vjeç. Arsyeja kryesore që i shtynë drejtuesit, por edhe lojtarin të mendojnë rinovimin është forma e mirë që po kalon kapiteni, i cili ka rezultuar vendimtar në ndeshjet e fundit në kampionat. Duke iu referuar mediave italiane Toti dhe Roma do të nisin bisedimet për kontratën e re në verë. Roma gjithashtu po mendon dhe ndërtimin e një stadium të ri brenda vitit 2016. Lajmi është konfirmuar nga presidenti Xhejms Palota. Stadiumi i ri prej 60 mijë vendesh dhe duhet të përfundojë në vitin 2016.

Me Bufon deri në 2016-ën Xhanluixhi Bufon përjetë me Juventusin. Numri një i kombëtares italiane është pranë rinovimit me “Zonjën e Vjetër”. Lajmi është bërë i ditur nga një burim pranë Juventusit. Bufon, i cili është bashkuar me Juventusin kur ishte 23-vjeç për 105 milionë lireta, ka vendosur ta mbyllë karrierën me “Zonjën e Vjetër”. Bufonit, të cilit i përfundon kontrata në vitin 2013të do të rinovojë deri në 2016-ën. Dy palët janë në bisedime dhe shumë shpejtë pritet të vijë zyrtarizimi. Kjo mendohet se do të jetë kontrata e fundit për Bufonin, i cili më pas do t’i jap lamtumirë futbollit. menaxhere marketingu: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E enjte 11 tetor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.