Metropol 12 gusht 2013

Page 1

»8

Në vend të eshtrave në teqe kemi pallate

Historitë e vërteta të legjendave në vendet e shenjta të Shqipërisë E hënë

12 gusht 2013

Viti IX, Nr. 3051 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Vajza e Klintonit

Dinastia e FIAT-it, ngritja Çelsea pushon në dhe rëniet e perandorisë Butrint së bashku me

bote & histori

• Gejsha, historia dhe çfarë janë gratë e luleve të qershisë • Merkel, të njohësh gruan më të pushtetshme në botë • Ç’parashikohet të ndodhë në një luftë kibernetike »12-16

bashkëshortin Mevinski »5

Në Himarë Të rinjtë e zonës kthehen nga Greqia me frymë antishqiptare, policiai i shikon nga larg

Pensionet me probleme

ISSH u përgjigjet pyetjeve për rillogaritjen dhe përfitimet Çfarë ndryshon për ish-ushtarakët e punësuar në biznes dhe për ata që dorëzojnë kërkesën me vonesë. Kujt i rillogaritet pensioni

»4-5

Bie vlera e pallateve

Çmimet e banesave në zonat e bregdetit bien në pikiatë Mungojnë blerësit në zonat tradicionale, shkak kriza në BE dhe ndërtimi pa kriter. Interes vetëm nga të huajt »2

Opinion Nga Artan Duka

Ra miku nga fiku Nga Joshka Fisher

Egjipti pas Morsit

»11

Nga Azem Parllaku

Kur varej liria »10

“Agimi i Artë” ngre flamurin e Epirit, thirrje antikombëtare Zgjedhjet vendore në dy zona

»7

»3

PD dhe PS nisin përgatitjen për testin e parë pas 23 qershorit

Nacionalizmi shqiptar

Cilat ishin grupet në vitin 1943 dhe si u goditën nga komunistët Kur Enver Hoxha ishte strehuar në Martanesh, Br. III S u copëtua për ta mbrojtur, nuk u bë ndonjë tentativë nga Legaliteti apo Balli për të bashkëpunuar me gjermanët »18-19

Çështja e romëve

Kompania akuzon Totozanin se po manipulon opinionin publik Avokati i Popullit kërkon ndërhyrjen e menjëhershme për strehimin e tyre. Ndërtuesit: Kemi kompensuar komunitetin »6

Dietat e ushtarakëve

Heqja e “shpërblimit” pa marrë masa për krijimin e mensave në reparte

»3


02

« EKONOMI

E hënë 12 gusht 2013 •

NDËRTIMI PA KRITER DHE BLLOKIMI I OFERTAVE PREJ EMIGRATËVE I ÇOJNË ÇMIMET NË PIKIATË Nga Laura Çela

K

riza dhe ndërtimi pa kriter kanë ulur ndjeshëm shitjet dhe çmimet në disa zona bregdetare të vendit. Zona më “e dëmtuar” është Durrësi, ku çmimet përllogariten të kenë rënë deri në 50% në raport me fillimin e parakrizës. Agjentët këshillojnë se për këdo që kërkon një shtëpi të dytë, ky është momenti ideal për të “kapur” ofertat Vetëm dy vjet më parë, një apartament në pallatin më të madh prej 25 katesh në bregdetin e Golemit, me pamje nga deti, kushtonte 950-1000 euro/m2. Sot, përveçse pjesa më e madhe e apartamenteve në këtë pallat të stërmadh që ka prishur gjithë bukurinë e bregdetit të Golemit, ka mbetur e pashitur, edhe ata që kanë blerë kërkojnë t’i “heqin qafe”. Nga një telefonatë në një prej numrave të tabelave të shumta me shënimin “Shitet” mësojmë se pa bërë Pazar, një apartament përballë detit të mobiluar në pallatin në fjalë mund ta marrësh me 550 euro m2. Dhe sërish nuk arrin të shitet. …Tashmë koha kur “shtëpia e dytë” u shndërrua në një trend dhe shumë konsumatorë blenë apartamente në bregdetin shqiptar, duket e largët. Megjithëse tashmë sezoni turistik ka nisur, plazhet janë mbushur me pushues vendas dhe të huaj, në shumë godina të larta apartamentesh qëndrojnë ende varur tabelat “shiten apartamente dhe dyqane”. Siç kanë konfirmuar edhe drejtuesit e Shoqatës së Ndërtuesve, në vend janë mbi 4,000 apartamente të pashitura dhe pjesa më e madhe e tyre janë në bregdet. Rënia e shitjeve konfirmohet që nga Veriu deri në Jug të vendit. Sipas operatorëve në zonën bregdetare në Lezhë, numërohet një numër tepër i madh i apartamenteve të pashitura dhe shumë pallate janë bosh. Edhe më “pesimiste” është panorama në qytetin e Durrësit, që pas viteve ‘90 ka pësuar edhe “agresionin” më të madh të ndërtimeve pa kriter në zonën e plazhit. Situata negative e shitjeve nuk shfaq asnjë përmirësim edhe këtë vit. Agjentë imobilarë në zonat bregdetare të vendit konfirmojnë për “Monitor” se kërkesa është e ulët, ndërkohë që çmimet kanë pësuar rënie të lehtë. Ulja e çmimeve mund të shfrytëzohet nga blerës që kërkojnë të investojnë në një shtëpi të dytë, pasi sipas agjentëve, tregu pritet të ketë përmirësim në vitet në vazhdim. “Çmimet nuk janë asnjëherë ato që afishohen. Ka gjithnjë ulje dhe vihet re shtim shumë i madh i ofertave”, thonë operatorët. Prandaj blerësit mund të përfitojnë duke blerë apartamente me çmime që arrijnë deri nën kosto. Rënia e kërkesës dhe frenimi i blerjeve lidhet edhe në zonat bregdetare me dy fenomene: rënia e dërgesave të emigrantëve, që kanë qenë edhe blerësit më potencialë të këtyre apartamenteve, frenimi i kredive bankare, por edhe ulja e konsumit nga shumë individë, sidomos ata që deri dje shpenzonin për shtëpi të dyta. Shkak,

Tronditen çmimet e banesave në bregdet, nuk ka blerës

LEZHA Çmimi minimal- 400 euro/m² Çmimi maksimal-1000 euro/m² Zona me çmime më të ulëta: Lezhë, qytet Skela, Orikum Zona me çmime më të larta: Shëngjini Shëngjin, shitjet “mbahen”

DURRËSI

VLORA

Çmimi minimal-

400 euro/m²

Çmimi minimal –

500 euro/m²

Çmimi maksimal-

800 euro/m²

Çmimi maksimal –

1000 euro/m²

Zona me çmime më të ulëta:

Shkëmbi i Kavajës

Zona me çmime më të ulëta:

Skela, Orikumi

Zona me çmime më të larta:

Golem-Qerret

Zona me çmime më të larta:

Radhima

ÇMIMET, RËNIE TË LEHTË Çmimet, nga ana tjetër, shfaqen në të njëjtin nivel me një vit më parë, me një rënie të lehtë.Nëse një vit më parë, çmimet luhateshin nga 550-700 euro/m² tani në bregdet mund të gjesh edhe në 500 euro/m², çmim që vlen për rreshtin e dytë ose të tretë. Rreshti i parë ndërkohë luhatet në kufijtë e 650-800 euro/m². Çmime shumë më të larta kanë ndërtimet e luksit që janë në nivelet e 1300-1500 euro/m² dhe këto vlejnë kryesisht për komplekset luksoze që ofrojnë shumë facilitete dhe mundësi për banorët, që nga pishinat, ambientet e gjelbra, etj. Këto apartamente janë blerë kryesisht nga sipërmarrës vendas dhe të huaj. Sipas agjentëve, në qytet, apartamente të pashituara janë kryesisht në pak zona, aty ku çmimet janë të shtrenjta. Kryesisht zona e Kalasë dhe e Radhimës ka edhe më shumë apartamente të pashitura, për shkak të çmimeve të larta. “Në analizën tonë, çmimet në Vlorë janë të mira dhe me interes për të investuar. Çmimet do të rriten në vitet në vazhdim dhe ky është një moment i mirë për të blerë”, këshillon agjenti Akil Danushi.Sipas tij, janë të shumtë në numër të huajt që kanë ardhur fillimisht për pushime në Vlorë dhe më pas janë kthyer vitin e dytë dhe kanë blerë një apartament në këtë qytet.Ai është optimist edhe më shumë për trendin e së ardhmes në kushtet kur kryeministri i ri, Edi Rama, është deputet i kësaj zone, dhe pritet që vëmendja ndaj saj të rritet të ndjeshëm. “Nëse në Vlorë do të ketë përmirësim të infrastrukturës dhe problemeve të tjera që ajo ka sot, ne jemi të bindur se ecuria e turizmit dhe si pasojë edhe e tregut imobilar, do të jetë shumë pozitive”, thotë z. Danushi.

KUSH INTERESOHET

Tani që zgjedhjet kanë përfunduar, interesi ka nisur të shfaqet “Shohim që ka interesim në rritje nga të huajt dhe kryesisht janë nga Gjermania, Polonia, Anglia, Norvegjia, Suedia. Ndër to është edhe një pjesë e mirë e shtetasve kosovarë që jetojnë prej vitesh në këto shtete dhe kanë

fuqi të mëdha blerjeje. Ka interes edhe nga kosovarë që jetojnë në Kosovë, por shumë më të limituar”, thotë z. Danushi. Agjentët vërejnë se para se të investojnë në blerjen e një apartamenti të dytë, të huajt përllogarisin se sa do të mund të fitonin

ZONA TË REJA Tashmë blerësit po i largohen plazhit “tradicional” të Durrësit dhe interesi është spostuar në zona të reja. Një nga më të preferuarat është Gjiri i Lalëzit, ku plazhi është i virgjër dhe ato ndërtime që janë realizuar, janë me plan dhe kanë një organizim të mirë. “Njerëzit po interesohen për Gjirin e Lalëzit, i cili nuk është prekur nga ndërtimet e shumta dhe ka një plazh shumë të mirë”, thotë Ervis Halili. Këtu kryesisht janë ngritur rezorte luksoze nga kompani të fuqishme vendase dhe të huaja, të cilat operojnë me çmime më të larta. Çmimet e apartamenteve brenda rezorteve luhaten nga 900-1100 euro/ m². Një tjetër zonë e re në Durrës, e cila shtrihet brenda qytetit, por ka gjithashtu akses të shpejtë në plazh, është ajo e Currilave. Edhe këtu janë ndërtuar disa godina apartamentesh të larta, deri në 10 kate. Sipas agjentëve, kjo zonë operon me çmime mesatare 600-700 euro/m² dhe konsiderohet si një zonë e mirë për të blerë një apartament, qoftë edhe për ta shfrytëzuar si një shtëpi të dytë. përveç bumit të ndërtimeve janë dhe infrastruktura jo e mirë që rrethon blloqet e banimit në zonat bregdetare, hapësirat e parespektuara, mungesa e ujit të pijshëm, si dhe në disa raste dhe lidhjet e parregullta me energji për shumë pallate. Në një kohë kur turizmi shqiptar lë ende shumë për të dëshiruar, edhe fluksi i blerjeve të apartamenteve në zonat turistike

në vit nga dhënia me qira e tij. Nëse kjo përllogaritje rezulton me një shifër më të lartë se interesat bankare, atëherë ata investojnë. “Por në analizën tonë duhet të theksojmë se Vlora është një mundësi shumë e mirë investimi për shtëpi, sepse bregdeti është shumë i bukur dhe potencialet e zhvillimit për të ardhmen janë shumë të mira”, thotë Akil Danushi. Emigrantët shqiptarë, nga ana tjetër, më së shumti ata

do të mbetet i limituar. Sipas operatorëve turistikë, mungesa e rezorteve turistike dhe infrastrukturës, numri jo i madh i shtretërve në hotelet ekzistuese, bën që shumë operatorë rajonalë të fuqishëm në sektorin e turizmit, të mos e përfshijnë vendin tonë në destinacionet e tyre. Si rrjedhojë edhe numri i turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri është ende shumë i vogël.

që janë kthyer nga Greqia, kërkojnë kryesisht apartamentet me qira dhe dyqane për të hapur aktivitete. Ata kërkojnë që paratë që kanë mbledhur t’i investojnë në një biznes nga ku edhe mund të sigurojnë jetesën. “Vihet re se ka edhe shtetas italianë që kanë interes në rritje për të investuar në Vlorë, për të transferuar bizneset nga Italia për t’i sjellë në Shqipëri, për shkak të taksave më të ulëta”.

Në zonën e Lezhës, shitjet janë fokusuar vetëm në qytetin e Shëngjinit, i cili ka edhe një vijë të gjatë dhe të bukur bregdetare. Alfons Lacaj, agjent imobilar në Lezhë, i cili drejton zyrën imobilare “Century 21 Vllaznimi”, thotë se tregu imobilar është përqendruar më së shumti te kosovarët që po tregojnë interes për të blerë një apartament në Shëngjin. “Vendasit kanë shumë pak interes. Ata që kanë kërkesë janë kosovarët dhe kryesisht ata që jetojnë në shtetet europiane, në Gjermani e Zvicër, të cilët kanë edhe fuqi më të madhe blerëse”, thotë z. Lacaj.Sipas të dhënave nga agjencia, në Shëngjin janë ndërtuar 25 pallate deri në 10 kate dhe po vijohet të ndërtohet edhe më shumë. Një potencial shumë të mirë zonës po i jep përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës që ka thithur shumë turistë, vendas dhe të huaj. “Shëtitorja e re prej 2 kilometrash i ka rritur vlerën ndërtesave rreth e rrotull, pasi ofron një infrastrukturë moderne dhe bashkëkohore dhe ka arkitekturë shumë moderne. Në analizën tonë, Shëngjini ka shumë perspektivë sepse është një zonë që ofron një panoramë të këndshme që nga plazhi duke shkuar deri tek Laguna, e cila është gjithashtu një potencial shumë i madh për zonën. Vitin e fundit, vihet re edhe një interesim i turistëve nga Tirana që po vjen për shkak të përmirësimit të plazheve dhe infrastrukturës”, thotë z. Lacaj. Çmimet në Shëngjin luhaten në kufijtë e 550-1050 euro/ m², por ka edhe apartamente që shiten deri në 1250 euro/m². Shumë më pesimiste është situata në Lezhë, ku mund të blesh edhe me 450 euro/ m², ndërkohë që çmimi minimal kanë qenë 580 euro/m².Interesi dhe kërkesa në Lezhë është në rënie pikiatë dhe sot mund të jenë 50-100 apartamente. Sot ky qytet numëron 40 mijë banorë, gati i dhjetëfishuar në raport me 20 vite më parë. Megjithëse ka një numër në rritje të të ardhurve nga zonat periferike në qytet, fuqia e ulët blerëse e ka limituar shumë sektorin imobilar në qytet. Marrë nga monitor.al


POLITIKË • E hënë 12 gusht 2013

»

03

ZGJEDHJET E PJESSHME PROVA E PARË PËR BASHËN NË KRYE TË PD-së

Më 1 shtator testohen forcat e partive politike Sinjalet e para për betejën elektorale për zgjedhjet vendore

etarët e njësive • Zgjedhjet e pjesshme për dy kry qarkun e Shkodrës vendore të komunës Rrethina në e Korçës do të dhe komunës Dardhas në qarkun u parapërcaktua zhvillohen më 1 shtator. Kjo datë e dekretoi pak ditë nga Presidenti Bujar Nishani, i cili nit Qendror të më parë dhe ia paraqiti Komisio urave. Zgjedhjeve për fillimin e proced

Zgjedhjet e pjesshme për komunën Rrethina në qarkun e Shkodrës dhe komunën Dardhas në qarkun e Korçës do të jetë prova e parë e dy forcave kryesore politike në vend pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare. Dy kryetarët e këtyre komunave kanë dhënë dorëheqjen dhe më 1 shtator banorët e këtyre dy njësive vendore do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës së tyre. Pavarësisht se këto zgjedhje në pamje të parë duken sikur nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe politike, ata do të dëshmojnë forcën e dy koalicioneve kryesore pas zgjedhjeve për në Kuvend, ku në njërin krah PD-ja paraqitet me një kryetar të ri dhe me një staf të ri, ndërsa në krahun tjetër gara për fuqizimin e partive duket se është edhe më e fortë. Konkretisht

BASHA Me ndryshimin e kryetarit të partisë kryesore të së djathtës pritet që në vitin 2015 të zhvillohet një betejë më e fortë ndërmjet partive politike, pasi mjaft ekspertë elektoralë e kanë cilësuar Bashën si një mjeshtër të fushatës politike, gjë kjo e dëshmuar edhe në zgjedhjet e vitit 2009, kur ishte koordinatori i fushatës së PD-së në qarkun e Elbasanit, i cili arriti të fitonte 7 mandate për PD-në. Po ashtu edhe në zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Tiranës në vitin 2011 Basha arriti të mundte Edi Ramën.

PS-ja dhe LSI-ja do të garojnë në këto zgjedhje me kandidatët e tyre, pavarësisht se janë nën siglën e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, duke dëshmuar në këtë mënyrë garën ndërmjet dy aleatëve. Ndërkaq në kapin e djathtë, atë të Partisë Demokratike, paraqitet një situatë krejt tjetër. PD-ja do të garojë e vetme në këto zgjedhje, vetëm me kandidatët

e saj. Asnjë nga partitë e koalicioni nuk është regjistruar në KQZ për të garuar. Në këtë mënyrë Lulzim Basha, si kryetar i ri i partisë, do të duhet të dëshmojë forcën e tij për të udhëhequr parinë në një minigarë elektorale vetëm pak javë pasi ka marrë postin e kryetarit të PD-së. Këto zgjedhje janë sinjali i parë i fushatës elektorale që do të zhvillohet pas dy

VENDIMI PËR HEQJEN E PARAVE PËR USHQIMET, ULEN TË ARDHURAT

Ushtarakët në krizë financiare Repartet pa mensa, ushtarakët në punë me bukë me vete Ervin Koçi

V

endimi i qeverisë për të hequr kompensimin financiar për ushqimet e ushtarakëve duket se i ka penalizuar më shumë sesa ishte përllogaritur në fillim. Burime për gazetën “Metropol” bënë me dije se disa reparte ushtarake që janë brenda territorit të Tiranës nuk kanë mensë për të ushqyer ushtarakët, çka i detyron këto të fundit që të paguajnë nga rroga e tyre mujore për t’u ushqyer, diçka që bie në kundërshtim me statusin e ushtarakut, i cili thotë se Forcat e Armatosura furnizohem me rreth 5 mijë kalori në ditë në repartet ushtarake ku ata punojnë. Situata Burime nga Ministra e Mbrojtjes bëjnë me dije se vendimi i qeverisë do të hyjë në fuqi që në muajin gusht, duke i përjashtuar automatikisht ushtarakët nga masa e kompensimit financiar. Po këto burime bëjnë me dije se disa reparte ushtarake në kryeqytet, siç është Parku i Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka asnjë mensë për të ushqyer ushtarakët. Në këtë repart punojnë rreth 70 persona, të cilët janë në gatishmëri ndaj administratës së Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas vendimit të marrë nga qeveria, ushtarakët nuk do të marrin para për masën ushqimore të miratuar në statusin e ushtarakut, por do të ushqehen në repartin ushtarak ku ata punojnë. Por ky vendim ka sjell një përplasje me gjendjen e reparteve ushtarake. Parku i Ministrisë së Mbrojtjes, që është një

PROBLEMATIKA

REAGIMI

Burime për gazetën “Metropol” bëjnë me dije se forcat ushtarake kanë disa muaj që nuk kanë marrë kompensimet e tyre për masat ushqimore. Sipas këtyre burimeve, ushtarakët kanë rreth 5 muaj që nuk kanë marrë asnjë qindarkë për kompensimin financiar për ushqimet. Burimet shprehen gjithashtu se në këtë vonesë mund të ketë ndikuar edhe mbyllja e degës së thesarit për muajin korrik, duke i vonuar edhe më shumë kompensimet financiare të ushqimeve për Forcat e Armatosura në Shqipëri.

repart në varësi të Batalionit të Sigurimit dhe në funksion të administratës së Ministrisë, nuk ka infrastrukturën për t’u shërbyer ushtarakëve masën ushqimore që ka të përcaktuar vendimi i qeverisë. Situata bëhet edhe më e rëndë për ushtarakët, pasi ata kanë një pagë mujore pothu-

ajse minimale. Me rritjen e fundit të miratuar nga qeveria një ushtarak i gradës së thjeshtë, tetar, merr një rrogë prej 30 mijë lekë në muaj. Kësaj shume ata do t’i duhet që t’i zbresin tani edhe ushqimet që do të paguajnë nga xhepi i tyre, pasi repartet ku ata punojnë nuk kanë in-

Pas marrjes së vendimit të qeverisë për të hequr kompensimin financiar për ushqimet e ushtarakëve erdhi edhe reagimi i qeverisë së ardhshme. Sipas deputetit të PS-së Pirro Lutaj, ky venim i qeverisë është një masë tjetër që po çon drejt degradimit të ushtrisë shqiptare, duke vijuar më tej se pasi të vijë në pushtet e majta, do t’ua rikthejë sërish paratë e ushqimeve ushtarakëve. Lutaj në legjislaturën e shkuar ka qenë anëtarë i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ku shpeshherë ka ngritur problematika për gjendjen e ushtrisë.

frastrukturë për t’u shërbyer atyre ushqimet e përcaktuara në statusin e ushtarakut. Masa e kompensimit financiar për ushqimet kapte vlerën e 7500 lekëve në muaj, që tani sipas vendimit Forcat e Armatosura do t’i marrin këto para në ushqime, gjë që sipas të gjitha gjasave do të hasë

vështirësi të shumta për t’u zbatuar. Kësisoj edhe situata financiare e ushtarakëve në vend vështirësohet më shumë, pasi përveç pagave tepër të ulëta tani ata janë të detyruar që një pjesë të mirë të tyre ta shpenzojnë për t’u vetushqyes, sepse Ministra nuk mund t’ua garantojë një gjë të tillë.

vjetësh, kur vendi do të shkojë në zgjedhjet vendore. Konkretisht më 2015-n do të dalë në skenë forca e dy koalicioneve në vend, ku e djathta paraqitet me një figurë tjetër në krye të saj, Lulzim Bashën. Krahas kësaj këto zgjedhje janë edhe një sinjal për zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë, ku PD-ja ka paralajmëruar një opozitë të fortë parlamentare.

PD Tritani dhe Shehu

PD sërish në pushtet në vitin 2017 Edhe pse zgjedhjet e 23 qershorit e nxorën Partinë Demokratike si forcë humbëse me një rezultat të thellë, dy prej figurave më të vjetra të kësaj partie besojnë se në vitin 2017 PD-ja do të jetë sërish forca kryesore parlamentare në vend. Sipas Tritan Shehut dhe Sherefendin Shehut, PD-ja do të arrijë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të jetë përsëri forca kryesore politike në vend dhe të drejtojë kabinetin qeverisë. Ata e mbështesin këtë argument te premtimet që ka dhënë Partia Socialiste në fushatën elektorale, që sipas tyre janë vetëm mashtrime. Ata vijojnë këtë argument duke pohuar se mosrealizimi i pretimeve do ta zhgënjejë elektoratin shqiptar, duke ia besuar sërish qeverisjen e vendit Partisë Demokratike. Pavarësisht se kryetari i ri i Partisë Demokratike nuk do të jetë në parlament për të udhëhequr betejën opozitare, ata shprehen se kjo nuk përbën një problem, pasi ata do të jenë gati për të zhvilluar një opozitarizëm të fortë, por jo si ai i PS-së gjatë katër vjetve të fundit.


04

« INTERVISTË

E hënë 12 gusht 2013 •

SI DUHET VEPRUAR KUR GJATË VITEVE EMRAT JANË SHËNUAR GABIM APO KËRKESA ËSHTË BËRË ME VONESË

ISSH, kushtet e shtesave në pension dhe rillogaritja P roblemet me njohjen e ligjit mbi pensionit sjellin dhe shumë pyetje të qytetarëve. Për këtë çështje ekspertët ISSH-së kanë shpjeguar për “Metropol” pyetje që kanë të bëjnë me shtesat në pension, ku një individ ka paguar kontribute më shumë nga sa i takon në ligj apo dhe kur pas aktivitetit në ushtri një individ ka punuar dhe është siguruar në një biznes privat. Një shqetësim është dhe fakti se persona të ndryshëm janë vënë në dijeni se përfshihen në skemën e pensionit shumë vjet më vonë nga periudha që u takonte. Problem mbetet nëse mund t’i marrin paratë nga kjo periudhë. Ekspertët flasin dhe për rastet kur pensioni merret pa mbushur moshën apo kur janë ngatërruar emrat si dhe për mundësinë e rillogaritjes.

- Jam një burrë 70 vjeç, kam dalë në pension pleqërie 65 vjeç. Ka pesë vjet që jam administrator i një kompanie, dhe vazhdoj akoma. Gjatë gjithë kohës është paguar kontributi i sigurimeve shoqërore me pagën maksimale dhe vazhdon të paguhet. Ju lutem më sqaroni nëse më takon shtesë pensioni për kontributet që paguhen pasi kam dalë në pension pleqërie. - Për sa shpjegon zotëria, nënkuptohet se ai është pensionist, pensionin e ka tërhequr rregullisht dhe ndërkohë ka punuar dhe vazhdon të punojë. Ky fakt rregullohet me VKM nr. 551, datë 8.11.1993, “Për lejimin e pagesës së pensionit të pleqërisë për pensionistët e punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat”, pikat 1, 2 dhe 3 të tij thuhet: “Lejohet pagesa e pensionit mujor për pensionistët që pas daljes në pension punësohen ose vetëpunësohen në sektorin privat. Pensionistët e punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat derdhin kontribut sipas dispozitave te ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” gjatë gjithë kohës që marrin pension dhe në të njëjtën kohë punojnë. Kjo periudhë që janë paguar kontribute nuk njihet vjetërsi pune për efekt të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, koha që pensionistët marrin pension”. Siç e shpjegon qartë dhe VKM, zotëria lejohet të punojë, por është i detyruar të paguajë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe pensioni i tij nuk mund dhe nuk do të jetë objekt rillogaritjeje. - Jam i datëlindjes 1.12.1948. kam qenë ushtarak, kam bërë 24 vjet e 29 ditë së bashku me 3 vjetët e ushtrisë deri në mars të vitit 1992. Nga ajo kohë kam paguar 6 vjet kontribute nëpërmjet biznesit. Dua të di sa më del pensioni kur të mbush moshën. Ju faleminderit! - Në këtë rast zotëria nuk del në pension pleqërie si ushtarak, por si punonjës i zakonshëm në moshën 65 vjeç, më datën 1.12.2013. Ja kushtet ligjore që duhet të plotësojë për të përfituar një pension të plotë pleqërie: Sipas nenit 31 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, zotëria duhet të ketë moshën 65 vjeç dhe të ketë vjetërsi në punë 35 vjet. Nëse nuk i ka 35 vjet pune, ai do të trajtohet nga neni 34 i dispozitës, me pension të pjesshëm pleqërie, me moshë 65 vjeç dhe me vite pune jo më pak se 15 vjet. Masa e pensionit të plotë të pleqërisë llogaritet sipas nenit 59 të ligjit, në të cilin thuhet se “baza e vlerësueshme për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.01.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës se vlerësuar, merret shuma e pagave për të cilat janë paguar kontributet nga 1.01.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit para datës 1.01.1994 për llogaritjen e bazës së vlerësuar merren pagat referuese të përcaktuara me VKM. Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.01.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderur e bazës së vlerësuar të të dyja periudhave”. Pra, nga pikëpamja vlerore masa e pensionit të zotërisë llogaritet sipas pagave mbi të cilat janë paguar kontributet për periudhën para dhe pas vitit 1994, ose nga pagat që zotëria

ka pasur për 35 vite pune.

Sipas nenit 31 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, zotëria duhet të ketë moshën 65 vjeç dhe të ketë vjetërsi në punë 35 vjet. Nëse nuk i ka 35 vjet pune, ai do të trajtohet nga neni 34 i dispozitës, me pension të pjesshëm pleqërie, me moshë 65 vjeç dhe me vite pune jo më pak se 15 vjet. Masa e pensionit të plotë të pleqërisë llogaritet sipas nenit 59 të ligjit, në të cilin thuhet se “baza e vlerësueshme për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi.

- Ka pak kohë që mamaja ime ka marrë pension invalidi dhe është 50-vjeçe. Ajo çalon nga këmbët. Vitet e tjera nuk i ka marrë nga padituria, a kemi të drejtë t’i marrim? - Në këtë rast problemi i zonjës sqarohet nga neni 62 “E drejta e përfitimit” i ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, në pikën 1 dhe 2 të të cilit thuhet: “Personat që kanë të drejtë për më shumë se 1 lloj pensioni, mund të zgjedhin vetëm një prej tyre, kjo e drejtë mund të ushtrohet jo më shumë se tri herë. E drejta e pensionit nuk parashkruhet. Personi që kërkon pensionin jo më vonë se 1 vit nga data që i lind kjo e drejtë, ky pension i paguhet që nga kjo ditë. Në raste të tjera pensioni do të paguhet nga data e paraqitjes së kërkesës për pension.” Siç shihet, zonja nuk e ka ushtruar të drejtën e saj për të përfituar pension invaliditeti brenda periudhës njëvjeçare, siç përcakton ligji, por më vonë. Pra, organet e sigurimeve shoqërore kanë vepruar drejt, duke i caktuar zonjës pension nga dita kur e ka kërkuar atë e jo nga dita kur ajo mendon se ka qenë e sëmurë.

- Kam 38 vjet pune pa ndërprerje dhe po mbush 57 vjeç, vazhdoj punën në institucion shtetëror. Paguaj rregullisht sigurimet shoqërore. Desha të di a ka ndonjë ligj që mund të dalë para kohe në pension dhe sa për qind paguhet. Në qoftë se jo, a më paguhen vitet që bëj më shumë se 35 vjet pune dhe sa për qind? - Pjesa e parë e pyetjes së zonjës i gjen përgjigjet e plota te neni 31/1 i ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, “Pension pleqërie i reduktuar”, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë shprehet: “Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar kur kanë plotësuar jo më pak se 35 vjet sigurim, kanë mbushur moshën 62 vjeç për burrat e 57 vjeç për gratë, kur mosha e daljes në pension të plotë pleqërie, sipas nenit 92, është më e madhe se këto mosha si dhe nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar. Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar

gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar në nenin 92, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni është 0.6 për qind në muaj.” Siç shihet, kushtet janë të përcaktuara qartë. Ky lloj pensioni jepet për ata persona që për arsye dhe motive të ndryshme humbin vendin e punës, nuk kanë mundësi të ndjekin skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore. Këtu përjashtohen rastet kur personat që kanë përfituar tokë sipas ligjit për tokën, mbasi ata e kanë objektin e punës dhe nuk ka asnjë arsye që të shmanget nga pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore derisa të mbushin moshën për pension pleqërie: 60 vjeç gratë dhe 65 vjeç burrat. Ndërsa pjesa e dytë e pyetjes së zonjës e merr përgjigjen nga neni 33 i ligjit të sipërpërmendur, i cili thekson: “I siguruari që ka plotësuar kushtet për pension pleqërie të plotë, sipas neneve 31 e 92 të ligjit, merr shtesë në masën 0.34 për qind të pensionit të plotë për çdo muaj që vazhdon të punojë dhe paguan kontribute. Përfituesi i pensionit të plotë të pleqërisë që ndërpret pensionin vazhdon të punojë e paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0.34 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë mase pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që i ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes”. Vitet që ka ose mund të ketë më shumë zonja, pra mbi 35, merren në konsideratë në procesin e llogaritjes fillestare të pensionit të pleqërisë, ndërsa për efekt të zbatimit të nenit 33 ata kanë efekt nëse zonja do të vazhdojë të punojë dhe mbi moshën për pension të plotë pleqërie, pra mbi 60 vjeç. Në këtë rast, kur të ketë mbushur kushtet për pension të plotë pleqërie dhe ka vazhduar të punojë, për sa muaj do të punojë mbi moshë do të marrë një shtesë mbi pension për 0.34% në muaj. - Jam një zonjë dhe kam këtë problem që dua ta zgjidh sa më herët. Aktualisht unë punoj në një institucion shtetëror. Para viteve 1990 kam punuar 10 vjet në një ndërmarrje


SOCIALE • E hënë 12 gusht 2013

»

05

PROBLEME ME REFORMËN PËR DHURIMET

Talasemikët në situatë kritike, në spitale s’ka gjak

Çelsea Klinton dhe bashkëshorti Mark Mezvinski

Vipat e SHBA-ve për dy orë në Parkun Kombëtar të Butrintit

P

roblemi i mungesës së gjakut në vendin tonë ka qenë gjithmonë çështje e diskutuar jo vetëm nga shoqatat që kujdesen për sensibilizim të popullsisë në dhurimin e gjakut, por dhe nga institucionet përkatëse. Kryetari i Shoqatës së Talasemikëve, Musa Zeneli, ngre shqetësimin për gjendjen kritike në të cilën ndodhen talasemikët. Sipas tij, bankat e gjakut gjatë sezonit veror janë pothuajse bosh, duke e bërë situatën mjaft kritike. “E jashtëzakonshme dhe tragjike janë muajt e verës, që është e pabesueshme, por edhe e frikshme. Duhet një sensibilizim, por dhe qytetarët ta kenë të qartë se ne

kemi profesionistë të mirë të qendrës shëndetësore të gjakut, që me pajisjet njëpërdorimshme, kështu që nuk ka asnjë lloj rreziku që dhuruesi i gjakut të ketë probleme për infeksione. Këtë duhet ta ketë të qartë çdo dhurues”, - tha Musa Zeneli. Në gjithë vendin numërohen rreth 300 mijë mbartës të talasemisë, të cilët ilaçin kryesor për të luftuar sëmundjen e tyre kanë transfuzionin e gjakut. Mungesa e këtij të fundit e bën gjendjen edhe më të vështirë. “Ne themi se populli ynë është shumë human, por mund të ndodhë ndonjë tragjedi dhe është një e keqe e madhe për qindra fëmijë, nxënës, studentë, që po u

rrezikohet jeta për gjak. Ju lutem institucioneve fetare, studentëve dhe kujtdo që të dhurojnë urgjent gjak. Ka mbi 310 fëmijë dhe të rinj, çdo ditë shtohen dhe rëndat shëndetësore nëpër rrethe nuk janë funksionale, dhe kjo është një gjë shumë e keqe”, -u shpreh Musa Zeneli. Të dhënat e Institutit të Studimeve Pediatrike përllogaritin si mbartës të talasemisë rreth 7% e popullatës. Në krye renditen banorët e zonave të Ultësirës Perëndimore. Të lindurit në Fier, Lushnjë, Berat dhe Sarandë e kalojnë mesataren e përgjithshme, pasi popullsia e këtyre zonave, që janë mbartës të talasemisë, shkon dhe mbi 9 për qind.

shtetërore. Kur u largova nga ajo punë, mora librezën dhe nuk e dija se emri i babait ishte shkruar “Dhimitër”. Por ai në pasaportë e ka pasur emrin “Mitre”, i cili ka ndërruar jetë. Nuk dua të kem pengesa kur të vijë koha për pension. Nuk e di a prish punë, a ka ndonjë problem fakti që emri i babait tim është shkruar ndryshe. Kam dëgjuar se duhet t’ju pyes juve si të veproj. Dhe pyetja tjetër është: për të përfituar pension në bazë të çfarë vitesh lidhet, çfarë viti, ose rroga e tre viteve të fundit merret parasysh? Nuk jam shumë e qartë se si del pension dhe ku bazohet në fakt. Çfarë dokumentesh duhet të përgatis? Me respekt dhe ju falënderoj. - Së pari, emri i babait “Dhimitër” apo “Mitre” nuk përbën ndonjë problem shqetësues për efekt të caktimit të pensionit. Zonja duhet të marrë një vërtetim nga organet e pushtetit vendor ku ajo banon që personi me emër babai “Dhimitër” apo “Mitre” është i njëjti person. Së dyti, për të përfituar një pension të plotë pleqerie, sipas nenit 31 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, zonja duhet të ketë moshën 60 vjeç dhe të ketë vjetërsi në punë 35 vjet. Nëse nuk i ka 35 vjet pune ajo trajtohet nga neni 34

i dispozitës me pension të pjesshëm pleqërie, me moshë 60 vjeç dhe me vite pune jo më pak se 15 vjet. Masa e pensionit të plotë të pleqërisë llogaritet sipas nenit 59 të ligjit, në të cilin thuhet se “baza e vlerësueshme për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave për të cilat janë paguar kontributet me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.91.1994 e në vazhdim për llogaritjen e bazës se vlerësuar merret shuma e pagave për të cilat janë paguar kontributet nga 1.91.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit para datës 1.01.1994 për llogaritjen e bazës së vlerësuar merren pagat referuese të përcaktuara me VKM. Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.01.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderur e bazës së vlerësuar të të dyja periudhave”. Pra, nga pikëpamja vlerore masa e pensionit të zonjës llogaritet sipas pagave mbi të cilat janë paguar kontributet për periudhën para dhe pas vitit 1994, ose nga pagat që zonja ka pasur për 35 vjet punë.

Në vitet 1974-1977 kam punuar prapë në ndërtim. Nga 12 shtatori 1977 deri në janar 1995 kam punuar në minierë, nën tokë, për 18 vjet dhe që nga 1995 e deri tani jam në pension. Baza vlerësuese ka qenë 3225 lekë. Kërkoj nga ju të më llogaritni sa më takon pensioni tani. - Nga sa shpjegon në informacionin e dhënë, zotëria ka dalë në pension të parakohshëm si ish-punonjës i nëntokës sipas nenit 97 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, në të cilin theksohet se “punonjësit e nëntokës që janë në marrëdhënie pune në nëntokë më 1.01.1995 dhe kanë plotësuar periudhën e sigurimit sipas nenit 92 të këtij ligji, pavarësisht nga mosha, me kërkesë të tyre marrin pension të parakohshëm në masën 60 për qind të pagës mesatare mujore, që nxirret nga shuma e përgjithshme e pagave të marra gjatë 3 vjetve rresht brenda 10 vjetve të fundit të punës. Afati i paraqitjes së kërkesës për këtë pension është deri më datën 31.12.1995. Pensioni nuk mund të jetë më i lartë se kufiri maksimal i pensionit të pleqërisë. Me arritjen e moshës së pensionit, sipas nenit 92, marrin pensionin e plotë”. Pra, zotëria, që aktualisht është në moshën 59 vjeç, që e plotëson më 4.06.2014, del në pension të plotë pleqërie.

- Jam një qytetar i ditëlindjes 4.06.1955. Në vitet 1969-1971 kam punuar në ndërtim, në vitet 1971-1974 kam kryer shërbimin ushtarak, 3 vjet e një muaj.

BUTRINT- Çelsea Klinton, vajza e ish-presidentit të 40-të të SHBAve Bill Klinton, ka vizituar dje Parkun Kombëtar të Butrintit së bashku me bashkëshortin e saj Mark Mezvinski, me profesion bankier. E veshur sportive, me një kapelë të thjeshtë në kokë, Çelësea, e shoqëruar nga lordi Rothshild, është njohur më historinë mijëravjeçare të Butrintit nga drejtori i parkut Rajmond Kola. “Znj. Klinton gjatë vizitës së saj dyorëshe ka treguar interes për gërmimet arkeologjike”, - tha një zyrtar i lartë. I njëjti burim theksoi se vizita e znj. Klinton ishte tërësisht private dhe nuk kërkoi ndihmën e autoriteteve shqiptare për ta shoqëruar. Parku Kombëtar i Butrintit ditët e fundit është bërë mjaft e vizitueshme. Vetëm gjatë ditës së djeshme (10 gusht) Butrinti u vizitua nga 1500 vizitorë, shifër rekord. Butrinti, ose me emrin e lashtë Buthrotum, shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, 20 km në jug të Sarandës. Qyteti i lashtë zë pjesën kryesore të kodrës që lagej nga kanali Vivari, një rrugë e ngushtë ujore, që sot lidh Korfuzin, 4 km në perëndim të Butrintit, me liqenin e brendshëm me ujë të kripur. T.Skuqi

Kishte ardhur për festën e fshatit

Gjirokastër, makina me targa greke përplas për vdekje kalimtarin Një person është aksidentuar për vdekje në aksin nacional GjirokastërJergucat, në vendin e quajtur “Grapsh”, në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Policia e qarkut të Gjirokastrës bëri të ditur se 34-vjeçari A. Polo është përplasur nga automjeti me targa greke PB 8601, që drejtohej nga 25-vjeçari J. Dushi, e për pasojë kalimtari ka gjetur vdekjen. Mësohet se viktima vinte nga Athina për të festuar festën e fshatit, një traditë kjo që bëhet çdo vit në fshatrat minoritare që ndodhen në Gjirokastër. Ai kishte zbritur nga autobusi i linjës Athinë-Tiranë dhe teksa është munduar të kalojë në krahun tjetër të rrugës është përplasur nga automjeti me targa greke dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi përplasja ka qenë shumë e fortë. Si pasojë e goditjes së fortë njëra nga këmbët e viktimës është gjetur rreth 20 metra larg, njofton policia e Gjirokastrës. Drejtuesi i automjetit, J. Dushi, është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë për veprime të mëtejshme, ku është bërë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesit të automjetit për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara dhe përdorimit të pijeve alkoolike.

Shëndeti publik: Analizat dolën jashtë standardeve

Zona e Voskopojës rrezikon epidemi, ndotet uji Banorët e Voskopojës dhe të Drenovës në rrethin e Korçës rrezikohen nga sëmundjet epidemike. Prej kohësh uji në këto zona është i papastër. Drejtoria e shëndetit publik në rrethin e Korçës deklaron se pas analizave të bëra uji ka rezultuar i ndotur. Për këtë janë gjobitur ndërmarrjet e ujësjellësit, të cilat nuk kanë marrë masat për pastrimin e ujit. “Në drejtim të ujësjellësve të fshatrave ka akoma probleme në drejtim të klorinimit të ujit të pijshëm, që në disa zona bëhet në mënyrë të pjesshme e në disa zona pothuajse nuk bëhet fare. Kemi marrë masa ndaj kryetarëve të komunave dhe ujësjellësit të fshatit, duke kaluar edhe në gjoba që ky klorinim të bëhet në mënyrën ë duhur”. Gjatë muajit korrik specialistët kanë shtuar kontrollet dhe kryerjen e analizave të ujit nëpër depot e disa fshatrave. Për drejtorinë e shëndetit publik vazhdon të jetë problem ende i pazgjidhur mbledhja e gjobave, të cilat mbeten fiktive.


06

« AKTUALITET

E hënë 12 gusht 2013 •

KOMUNITETI ROM KA PRANUAR TË SHPËRNGULET PASI KA MARRË KOMPENSIMIN

Kompania akuzon Totozanin: Po manipulon opinionin publik P roblemi i largimit të komunitetit rom, e kthyer në një pikë të nxehtë debati, duket se ka nisur prej dy vitesh. Ndërsa vetë Avokati i Popullit rezulton të ketë dijeni me kohë për këtë çështje. Kompania e cila do të ndërtojë një ndërtesë në sipërfaqen në fjalë, thekson se janë shkëmbyer disa situata me Avokatin e Popullit, ndërsa vetë komuniteti rom ka firmosur se është dakord me largimin nga zona në fjalë. Kompania ‘Park Construction Albania shpk’ thekson se kontaktuar nëpërmjet përfaqësuesve të saj anëtarët e këtij komuniteti duke i bërë të ditur planet e saj për zhvillimin e zonës dhe duke u kërkuar zhvendosjen. Pas këtij komunikimi romët i janë drejtuar Avokatit të Popullit më datën 2 Korrik 2013 dhe i kanë kërkuar ndihmë. “Më datën 3 Korrik 2013, nëpërmjet një praktike të protokolluar, kompania i dërgoi Avokatit të Popullit dokumentacionin që përfshin: a) Procesverbal i dorëzimit të truallit nga shteti tek pronarët e tokës, i datës 07.07.2010. b)Kontratën e shit-blerjes së pasurisë së paluajtshme që ndodhej mbi këtë truall. C) Certifikatë pronësie që vërteton se toka është në emër të pronarëve të tokës. D) Prokurën e posaçme që pronarët e tokës i japin shoqërisë sonë që të merret me zhvillimin e zonës. Pasi kryen dorëzimin e kësaj praktike, kompania nis komunikimin verbal me banorët, dhe në konsensus të plotë banorët bien dakord të nisin çmontimin e strukturave portative dhe zhvendosjen”, thuhet në njoftim. Ndërkohë që përplasja ka nisur më datën 7 Korrik 2013, që sipas kompanisë ishin katër prej familjeve rome që jetonin në një kapanon që ishte në pronësi të pronarëve e mbuluar me strukturë hekuri, të cilët kontaktojnë përfaqësuesin e kompanisë dhe i kërkuan që hekurin e strukturës ta merrnin me vete që ta shisnin më pas. “Kompania u tha që mund ta merrnin. Atëherë këto familje kërkuan dhe ndihmën e kompanisë për një eskavator që të ulte në shesh strukturën e hekurit që ata ta prisnin dhe ta transportonin më lehtë. Në momentin që mbërrin eskavatori dhe nis punën, vjen policia e cila ishte informuar në mënyrë të gënjeshtërt se po prisheshin godinat me eskavator ndërsa familjet rome ishin brenda godinës. Policia ka bërë hetim direkt në terren dhe ka pyetur këto 4 familje të cilat mohuan kategorikisht duke siguruar policinë se ishin tërësisht dakord me atë që po ndodhte. Këto deklarime anëtarët e 4 familjeve i kanë dhënë dhe në polici me shkrim në prani të psikologut”, thuhet në argu-

TOTOZANI: TË GJENDET ZGJIDHJE Avokati i Popullit, Igli Totozani ka reaguar sërish dje mbi dëbimin e familjeve rome ndërsa i ka bëre thirrje Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale të marrin masa urgjente për sistemimin e tyre. Në një konferencë për mediat, Totozani ka kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë, duke deklaruar se familjet kanë qendruar në qiell të hapur. “I kërkojmë Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta që nëpërmjet shërbimeve të tyre sociale dhe programeve respektive për strehim dhe ndihmë të paraqiten urgjentisht pranë familjeve të dëbuara për të njohur dhe administruar nevojat emergjente të pjesëtarëve të tyre. Të marrin urgjentisht masa të shpejta për të siguruar ndihmën e nevojshme emergjente dhe komplekese për këto familje si dhe të marrin masat e duhura për të siguruar pa vonesë strehim të pranueshëm në respekt të standardeve ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor”, tha Totozani. Ai i rikujton qeverisë Shqiptare detyrimet e saj që rrjedhin nga ligji ndërkombëtar dhe në mënyrë të vecantë nga Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturorë, ratifikuar ngë Shqipëria në 1991, objektivat e marra përsipër në kuadër të dekadës Rome 2005-2015 dhe Planin e Veprimit për përfshirjen Rome. “Në mënyrë të veçantë

ment. Ndërsa shtohet se kompania disponon deklaratat e nënshkruara me vullnet të lirë të të gjitha familjeve që pranojnë të zhvendosen. “Kompania me shpenzimet e saj ka marrë përsipër koston e zhvendosjes së tyre duke i paguar. Të gjitha familjet kanë firmosur list-pagesën ku çdo person ka firmosur duke u identifikuar dhe me nr. e kartës së identitetit”, nënvizon njoftimi. Ndërsa shtohet

Avokati i Popullit i kujton qeverisë Shqiptare nenin 14 të Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut ratifikuar nga Shqipëria si dhe nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në të cilat sanksionohet parimi i mosdiskriminimit”, tha ai.

se “Kompania, ka vendosur që sa më shpejtë të organizojë një tryezë në bashkëpunim edhe me kompani të tjera që operojnë në sektorin e ndërtimit, për të parë mundësitë e gjetjes së mënyrave dhe skemave për të kontribuar në lehtësimin e strehimit të shtresave në nevojë. Kur të organizohet kjo tryezë, sigurojmë se do të ftojmë dhe Avokatin e Popullit, përfaqësues të pushtetit lokal,

Prokuroria i dërgon për gjykim

Gjashtë të akuzuar për trafikun e Canabis Sativa Prokuroria ka mbyllur dosjen për 6 persona të akuzuar si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Ndaj tyre rëndon akuza për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve”, në bashkëpunim, dhe më shumë se një herë, mbetur në tentativë. Të akuzuarit janë B. Alliaj, i vitlindjes 1970, D. Kacani, 1970, Sh. Shehu 1991, N. Shehu 1964, M. Gutiçi 1986, A. Nushi 1987. Prokuroria thekson se në qendër të hetimit një vjeçar ka qenë B. Alliaj. “Në përfundim të procesit hetimor, është provuar se ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, pjesë e kësaj kërkese për gjykim, është përfshirë në një rrjet trafiku lënde narkotike cannabis sativa, pesha e sekuestruar e së cilës është rreth 1.5 ton”, thuhet në kërkesën për gjykim. Rreth një muaj pasi kishin nisur veprimet hetimore, u arrit të finalizohej në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë një operacion në zonën e Zvërnecit, në të cilën u sekuestruan rreth 530 kg lëndë narkotike cannabis sattiva. Kjo sasi, e cila priste të imbarkohej në një gomone, e cila më pas do e trafikonte drejt Italisë, u sekuestrua në shtëpinë e familjes Shehu. Më datën 10. gusht. 2012 gjatë kontrollit në gadishullin e Karaburunit, është gjetur dhe sekuestruar rreth 940 kg lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva. Ndërsa më datë 18.gusht.2012 është arrestuar në kushtet e flagrancës A. Nushi, pasi në automjetin Fiat janë gjetur dhe sekuestruar 13 pako në formë paralelopipedi të mbështejella me qese transparente dhe natriban brenda së cilave gjendej lende narkotike e llojit cannabis sattiva me peshë të përgjithshme 13 kg të fshehura në pjesë të ndryshme të makinës. Nga veprimet hetimore prokuroria deklaron se është provuar tashmë se këta shtetas kanë bashkëpunuar me shtetasin B. Alliaj për të siguruar, transportuar dhe trafikuar lëndën narkotike.

Treni përplas automjetin

Po kalonte shinat, dërgohet në spital drejtuesi i “Golf” Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme, kur një automjet është përplasur nga treni teksa kalonte mbi shina. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja” kur treni i linjës Tiranë-Durrës përplasi një automjet tip ‘Golf’ dhe drejtuesi i tij ka mbetur i plagosur. Policia bën të ditur se makina u përplas nga treni teksa po kalonte mbi shina. Nuk është rast i rrallë një aksident i tillë në Shqipëri. Shkak është moskujdesi për mbikalimet e shinave të trenit, si dhe krijimi i mbikalimeve të reja mbi shina. Ndërkohë që ndërtimet e paligjshme kanë sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të aksidenteve në shinat e trenit të cilat shpesh kanë sjellë dhe vdekje. Pavarësisht se shpesh nga policia është ndërhyrë për prishjen e kalimeve të paligjshme ato sërisht janë kthyer të kalueshme për shkak të shkurtimit të rrugëve apo të lagjeve të ndërtuara

Sulm ndaj autostratës

Korçë-Kapshticë nis të zhvishet nga rrethimet metalike

por dhe përfaqësues të OSBEsë, nga të cilët presim mendime të çmuara”. Kompania akuzon Avokatin e Popullit se ka manipuluar opinionin me deklaratat e veta. “Avokati i Popullit, gjatë gjithë kohës ka qenë në dijeni të plotë të këtyre ngjarjeve, të cilat kanë ndodhur siç i shpjegon kjo deklaratë, por në mënyrë të qëllimshme ka manipuluar me deklaratat e veta opinionin public”.

Në rrugën nacionale Korçë-Kapshticë do të ishin regjistruar më pak aksidente dhe do të kishte më pak jetë të humbura. Kjo do te ndodhte nëse ketu do te kishte mbrojtëse metalike. Ato janë dëmtuar apo hequr e vjedhur për skrap. Në të gjithë gjatësinë e segmentit prej 35 kilometrash , shikon ndërprerje të bordurave mbrojtëse. Janë shkulur nga pronarët e banesave dhe bizneseve që shtrihen në këto dy kahet e rrugës. Fermerët e kanë bërë këtë për të shkurtuar rrugën drejt tokës së tyre. Edhe autoriteti Kombëtar të Rrugëve fajëson banorët e zonës. Hajdutët e skrapit mbeten një tjetër problem. Është penalizuar vetëm një person që është kapur në flagrancë duke vjedhur pjesët metalike, por fenomeni vazhdon. I riu që humbi jetën fundjavën e kaluar mund të kishte mbijetuar nëse bordurat anësore, nuk do ishin shkulur vendit. Gjatë muajve korrik dhe gusht në Korçë janë regjistruar 28 aksidente automobilistike. Në to humbën jetën 5 persona dhe pjesa tjetër u gjymtua.


AKTUALITET • E hënë 12 gusht 2013 Policia e Gjirokastrës ndalon 54 klandestinë nga Siria, Eritrea dhe Pakistani. Fillimisht, gjatë orëve të paradites, policia ndaloi 5 femra dhe 9 meshkuj në zonën e Ujit të Ftohtë, në saj të një operacioni që drejtohej nga shefi kundër trafiqeve në Gjirokastër, Vojo Peçi. Mësohet së klandestinët shoqëroheshin nga 2 persona nga Fieri, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë rreth mesditës, policia e Gjirokastrës ndaloi 35 klandestinë të tjerë, mes të cilëve 6 femra, të cilët u kapën teksa tentonin të lëviznin drejt Jergucatit. Klandestinët e ndaluar pjesa më e madhe e të cilëve nga Siria, kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, në tentativë për të kaluar drejt vendeve të perëndimit. Emigrantët kishin kaluar ilegalisht kufirin shqiptar dhe synonin t’i drejtoheshin Malit të Zi, prej nga ku shpresonin të kalonin në vendet e Europës Perëndimore. Ndërkohë, mësohet se agjentët antitrafik vijojnë

07

TRAFIKU I ORGANIZUAR, KONTROLL ÇDO PERSONI TË HUAJ

Gjirokastër, ndalohen 54 klandestinë, në kërkim 2 fierakët që i shoqëronin

operacionin për kapjen e dy shqiptarëve që shoqëronin klandestinët, pasi janë larguar me shpejtësi në thellësi të pyl-

lit , por që janë identifikuar nga policia. Kohët e fundit janë të shumta rastet e ndalimit të shtetasve të huaj nga vende

të cilat aktualisht janë përfshirë në trazira, apo në rastin konkret të Sirisë, që përjeton një luftë civile. Tentativa e tyre për një jetë më të mirë shpesh herë ka përfunduar jo pozitivisht, duke i rikthyer ata në vendet e tyre. Duket se ka një fluks në rritje të këtyre personave që tentojnë të kalojnë në europë përmes Shqipërisë, pasi pak ditë më parë policia Kufitare e Shkodrës kapi 9 shtetas të huaj, të cilët kishin hyrë në mënyre të paligjshme në Shqipëri nga kufiri grek. Këta shtetas u kapën në vijën e gjelbër Hani i Hotit. Tetë prej tyre ishin pakistanezë dhe njeri nga Afganìstani. Këta shtetas kishin destinacion, vendet e Bashkimit Europian.

3-VJETORI I VDEKJES SË ARISTOTEL GUMËS, PRURJE NGA GREQIA

“Agimi i Artë” akte antishqiptare në varrezat, prifti ikën nga kisha T

re-vjetori i vdekjes së të riut Aristotel Guma në Himarë, i cili u përplas nga një automjet në hyrje të qytetit, ka shkaktuar tensione në qytetin e mbushur me turistë. Sipas të dhënave nga qyteti i Himarës problemet janë shkaktuar nga personat që kishin ardhur nga Greqia, pikërisht për këtë ceremoni, pasi vetë banorët e Himarës nuk kanë shprehur asnjë lloj mbështetje dhe pjesëmarrja në këtë ceremoni ka qenë vetëm e familjarëve të të ndjerit dhe personave që shkaktuan incidentet. Mësohet se forcat ekstremiste greke kanë kryer akte antishqiptare gjatë ceremonive përkujtimore në kishë dhe në varreza, ne përpjekje për ta kthyer Aristotel Gumën nga një viktimë e aksidentit, në një martir që ka rënë për të mbrojtur interesat e Greqisë në Himarë. Mësohet se eksponentët e “Agimit të Artë” kanë kërkuar të kryejnë një rit brenda kishës në Himarë-Fshat, por prifti është larguar nga kisha. Ndërkohë në ceremoni, që është zhvilluar në varrezat e fshatit, një grup të rinjsh të veshur me bluzat e zeza të “Agimit të Artë”, ndërsa familjarët e të ndjerit Guma kryenin ritet, ata shpalosën flamurin e Vorio-Epirit dhe “Agimit të Artë” dhe lexuan një deklaratë antishqiptare dhe antikushtetuese. Pikërisht në këtë moment ka nisur edhe përplasja mes përfaqësuesve të Agimit të Artë dhe atyre të medias shqiptare, pasi këtyre të fundit u është kërkuar që të largohen dhe të mos filmonin, madje mësohet se janë përpjekur që ti thyejnë kamerën njërit prej operatorëve të tel-

»

Favorizohen vetëm të lindurit në Athinë

Toponimet, policia greke kthen 2 familje në Kapshticë Një ditë pas publikimit marrëveshjes mes palës greke dhe asaj shqiptare për çështjen e toponime shënohen dy precedentët e parë në pikën kufitare të Kapshticës, aty ku siç u deklarua, marrëveshja lejon vetëm kalimin e fëmijëve të lindur në Athinë dhe jo në qytete të tjera të shtetit Helen. Dy familje shqiptare nuk janë lejuar të kalojnë kufirin, për shkak të shkrimit të toponimeve të vendlindjes së fëmijëve në pasaportat e tyre. Mësohet se fëmijët kanë lindur në Selanik dhe për pasojë nuk mund të përfitojnë nga marrëveshja që palët arritën një ditë më parë, për të lejuar vetëm kalimin e fëmijëve të lindur në Athinë. Dje janë kthyer dy familje, fëmijët e të cilëve janë lindur në qytetin e Selanikut. Në fakt autoritetet kufitare konfirmuan dy ditë më parë se kanë arritur një marrëveshje për të lejuar kalimin e fëmijëve shqiptarë të lindur në Athinë. Autoritetet doganore shqiptare në pikën e kufirit të Kapshticës konfirmuan se një urdhër i ri, lejon përgjatë muajit gusht, vetëm kalimin e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, që kanë lindur në Athinë. Privohen nga e drejtat e kalimit ata fëmijë që kanë lindur në qytete të tjera të Greqisë, për shkak të shkrimit të toponimeve të vendlindjes në pasaportat e tyre. Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, zyrtarisht njoftoi dy ditë më parë Ministrinë e Jashtme shqiptare, nëpërmjet ambasadës tonë në Athinë, se do të lejohet kalimi në kufi i fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, që kanë lindur në Greqi. Ky kalim është i vlefshëm deri në datën 05 shtator 2013.

Greqia shton dhe dy sportele të tjera

Emigrantët kthehen për pushime, normalizohet situata në Kakavijë Normalizohet situata në pikën kufitare të Kakavijës. Pas rradhëve të gjata që u krijuan si pasojë e fluksit të madh të emigrantëve që kthehen nga Greqia për të kaluar pushimet në Shqipëri, pasdieten e djeshme situata filloi të normalizohej, pasi pala greke shtoi numrin e sporteleve. Shtimi i menjëhershëm i fluksit të emigrantëve që po kthehen për pushime, erdhi pas marrëveshjes mes drejtorit të kufirit të Gjirokastrës Admir Abrija dhe homologut e tij grek. Falë kësaj marrëveshjeje, në pikën kufitare të Kakavijës, fundjava ka sjellë radhë të gjatë emigrantësh që filluan të kthehen nga Greqia për të kaluar pushimet në Shqipëri. Radhët e gjata janë krijuar si pasojë e fluksit të madh të emigrantëve shqiptarë që kanë nisur të kthehen që prej orëve të mbrëmjes të dy ditëve më parë, ndërkohë që nga pala greke punohet me ritme të ngadalta. Gjatë natës së dy ditëve më parë, pala greke ka punuar vetëm me një sportel, duke bërë që radhët e automjeteve të shkojnë deri në 2 km. Kjo situatë në pikën kufitare të Kakavijës vjen e ripërsëritur në çdo rast të kthimit të emigrantëve në sezonin veror apo për festa të ndryshme në Shqipëri. Aktualisht mësohet se pala greke ka shtuar sportelet duke punuar me 3 të tilla, gjë që ka reduktuar edhe radhët e gjata të emigrantëve në tokën greke. Sipas të dhënave nga kjo pikë kufitare mësohet se deri në orët e pasdites kanë hyrë rreth 8 mijë shtetas dhe 170 automjete, ndërsa kanë dalë rreth 3 mijë shtetas me 300 mjete.

Numri i hyrjeve në Shqipëri i njëjtë më një vit më parë

Vlorë, fluks emigrantësh në port, prej 1 gushtit kanë hyrë 8000 persona evizionit Top-Channel si dhe gazetarit të Neës 24. Policia e cila ishte prezente nuk ka ndërhyrë për të shmangur sulmin dhe si pasojë mediat u larguan nga varrezat e Himarës, ndërkohë që disa kilometra larg varrezave të Himarës, ishin pozicionuar forcat speciale të ardhura nga Vlora, të cilat kanë qenë në gadishmëri nëse do të thirreshin për ndihmë. Mësohet se i gjithë aktiviteti është monitoruar nga tre patrulla të policisë së Himarës, të cilët nuk ndërhynë gjatë konfliktit me pretekstin se nuk donin të acaronin më shumë situatën. Personat të cilët janë konfliktuar me gazetarët mësohet se janë disa djem nga Himara të

ardhur dje në mëngjes nga Greqia, enkas për këtë ceremoni ku gjatë ditës kanë demostruar mbi makina në këtë qytet flamurin e Vorio Epirit si dhe atë të “Agimit të Artë”. Një përplasje e rëndë automobilistike mes një automjeti dhe një motoçiklete ka shkaktuar, mbrëmjen e datës 12 gusht 2010, vdekjen e minoritarit 35-vjeçar, Aristotel Guma. Kjo ngjarje tragjike, që pasoi një konflikt mes viktimës dhe një grupi të rinjsh shqiptarë nga Vlora, ka ngjallur reagimin e ashpër të banorëve greqishtfolës së Himarës, të cilët bllokuan për 13 orë aksin nacional Vlorë-Sarandë, me pretendimin se “ky është një krim

i qëllimshëm”. Ngjarja e rëndë u regjistrua në orën 21:00 të ditës së premte, në vendin e quajtur “Avli”, në aksin që lidh qytetin e Himarës me HimarëFshat. Para aksidentit, të rinjtë nga Vlora janë konfliktuar pak minuta me fjalë me njëritjetrin. Pikërisht në këtë vend, motoçikleta e cila drejtohej nga 35-vjeçari Aristotel Guma është goditur nga një “AudiA3” ngjyrë gri, që më vonë u mësua se drejtohej nga Ilir Muka nga Vlora. Nga përplasja, fillimisht motoçikleta ka goditur një shtyllë dhe më pas, është përplasur dhjetëra metra zvarrë në rrugë. Për pasojë, Guma ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Më shumë se 8 mijë emigrantë, të cilët jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të Evropës, kanë hyrë në 10 ditët e para të muajit gusht në pikën kufitare të portit të Vlorës, me tragetet që përshkojnë këtë linjë detare, duke u nisur nga Brindisi. Burime zyrtare të pikës kufitare të këtij porti, bënë të ditur se fluksi i emigrantëve që kthehen përmes linjës detare Brindisi-Vlorë, kryesisht për të kaluar pushimet në vendlindje, ka ardhur në rritje dhe me të njëjtin ritëm pritet të vazhdojë deri në 15 gusht. Të shtunën u shënua edhe numri më i madh i udhëtarëve, kur në pikën kufitare të portit hynë më shumë se 1500 persona, emigrantë dhe turistë të huaj që kanë zgjedhur bregdetin e këtij qyteti për të kaluar pushimet. Krahas tyre, në pikën kufitare të portit të Vlorës, kanë hyrë edhe disa dhjetëra shqiptarë nga Kosova e Maqedonia, një pjesë e të cilëve kanë qëndruar në qytetin bregdetar për të kaluar pushimet, apo kanë vazhduar udhëtimin për në vendet e tyre. Gjatë këtij sezoni, sipas të dhënave nga agjencitë e udhëtimit, ky numër ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me vitin e kaluar, por intensiteti i kthimit në ditët e fundit është tepër i lartë. Sipas parashikimeve pritet që edhe gjatë kësaj jave fluksi i shqiptarëve që kthehen me pushime në vendlindjet e tyre të jetë sërish mjaft i lartë, ndërkohë që kthimet në vendet e tyre të punës do të nisin pas datës 20 gusht.


08

« SPECIALE

E hënë 12 gusht 2013 •

Legjendat e mirësisë së bektashinjve që po sjellin shërimin e shpirtrave Legjendat më tragjike të dashurisë që jetojnë në kohë të kohërave në Elbasan kanë lidhje me bektashizmin. Kjo për faktin se shumë nga vendet e mira që janë shoqërohen nga këto legjenda janë vende të faljes së besimit bektashian. Edhe pse drejtuesit fetar të sektit bektashian nuk i pranojnë këto legjenda duke i cilësuar gojëdhëna pa ndonjë bazë dokumentare sërish besimtarët në pjesën më të madhe që i falen këtyre vendeve dhe kërkojnë mirësi janë të besimit bektashian. Bektashizmi Bektashizmi është urdhër fetar islam me doktrinë të veçantë. E mori këtë emër nga themeluesi i doktrinës haxhi Bektash Veliu. Qendra e këtij sekti në Shqipëri u bë Elbasani. Në këtë kohë nga Elbasani dalin mjaft figura të shquara që i shërbyen me devotshmëri kësaj doktrine,

figura që u evidentuan si para ashtu edhe gjatë Rilindjes Kombëtare. Udhëheqësit shpirtëror të bektashinjve mbështetën luftën për liri, Pavarësinë dhe gjuhën amtare. Ndër figurat e shquara të bektashinjve nga Elbasani përmendim Mustafa Fatih Babai dhe Ibrahim Furugi babai që kanë jetuar në shekullin XVIII. Më pas u identifikuan emrat e baba Ali Karait, baba Mustafa Balzës, baba Mustafa Dedei, baba Selim Balza, baba Qazim Dedei etj. Nga 5 falje që bëjnë myslimanët në ditë, bektashinjtë praktikojnë 2 të tilla, dhe nga një muaj që është Ramazani, bektashinjtë e kanë reduktuar në 10 ditë agjerimin. Fryma liberele dhe ngjashmëria me disa festa pagane e të krishtera bënë që Bektashizmi të përhapet jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan. Misionar kryesor i Bektashizmit ishte Sari Salltëku.

Sipas legjendës Shqiptare Sari Salltëku vrau kuçedrën që kishte bllokuar ujin. Kishte fuqi të hidhte hapin nga Kruja deri në Korfuz ku janë hasur dhe gjurmë të tij. Hierarkia ka një organizim të tillë që fillon me kryegjyshin, gjyshët, baballarët dhe simpatizantët. Në Elbasan ekziston një numër i madh teqesh. Më të famshmet prej tyre janë Teqa e Baba Xhemalit dhe Teqja e Madhe. Haxhi Baba Faik Selmani, babai që kujdeset për Teqen e Baba Xhemalit, ndërsa zhvillon pritjen e besimtarëve në ambjentet e kësaj teqeje ka aftësinë të testojë besimin sapo e takon dhe i thua emrin. Duke qenë se Teqja e baba Xhemalit është e vetmja teqe që ka ambjentet pritëse, të gjitha ceremonitë bëhen aty dhe për të mësuar më shumë për bektashizmin nuk kish vend tjetër më të mirë sesa ky objekt i shenjtë.

Po shkulin eshtrat e baballarëve, po ndërtojnë pallate Në një intervistë baba Faik Selmani sjell shtyllat e bektashizmit dhe si u zhvillua në Shqipëri e veçanërisht në Elbasan

Çfarë janë tyrbet? Tyrbja është vendi ku varrosen kur ndërrojnë jetë baballarët e Teqes. Ata nuk varrosen në varreza normale por kalojnë në një vend të veçantë pranë teqes dhe ky vend i veçantë quhet Tyrbe. Sipas ligjeve të statutit të bektashizmit eshtrat varrosen në tyrbe aty ku kanë shërbyer baballarët. Tyrbja konsiderohet vend i shenjtë dhe besimtarët shkojnë dhe ndezin nga një qiri në kujtim të këtyre baballarëve edhe për të marrë mirësi. Teqja ka dy vende që respektohen godina e pritjes dhe tyrbja. Në Elbasan ka disa vende të mira. Ai njihni ju si besim bektashian si pjesë tuajën këto vende pelegrinazhi? Sigurisht që i njohim vendet e mira. Ato janë të tilla pasi aty kanë ndodhur mirësi dhe kanë mbetur të tilla në shekuj. Sigurisht që ato kanë legjenda të ndryshme të cilat

janë gojëdhëna që kanë mbetur brez pas brezi në popull. Një gjë është e sigurtë nga këto vende njerëzit kanë gjetur mirë dhe për këtë arsye vazhdojnë të jenë të shenjta e do të mbeten të tilla përgjithmonë. Teqja e madhe është teqja e parë e ndërtuar në Elbasan apo jo. Pse ritet fetare i kryeni tek teqja e Baba Xhemalit dhe jo tek kjo teqe? Është e vërtetë që ajo është ndërtuar më herët dhe ka qenë më e madhja. Ka një histori më vete dhe pasi është prishur e ndërtuar disa herë me lejimin e fesë ne donim ta ringrinim. Ritet nuk kryhen atje pasi aktualisht tek Teqja e Madhe kanë mbetur vetëm tyrbet. Pjesa tjetër e godinave të teqjes janë zënë nga banorët e zbritur në Elbasan. Ata kanë ndërtuar mbi këto themele dhe ne nuk kemi pasur mundësi të ndërtojmë Teqen e madhe. E vetmja shpresë e jona është dalja e një ligji që do të

Teqeja e Baba Xhemalit Ndodhet në anën jugore të qytetit në afërsi të Tyrbës së Gocës. U rindërtua në vitin 1929 mbi themelet e teqes së Ali Horosanit i cili u vra në Elbasan në vitin 1862. Baba Xhemali ishte dijetar dhe vjershëtar i shquar dhe emrin e vërtetë e ka pasur Selman por meqë ka pasur një pamjet tepër të hijshme është quajtur baba Xhemal. Ishte i vendosur në teqen e Musa Qazimit në Bagdat e mbas mbarimit të luftës është kthyer në Stamboll në teqen e vet. Kur republika turke mbylli të gjitha institucionet fetare ai u kthye në Shqipëri ku ka qëndruar për një kohë të gjatë në shtëpinë e Hashim Hakanit dhe Beqir Plangaricës. Kur është infromuar nga drejtori i vakëfeve Mehmet Bejtja në regjistrat e vjetra të vakëfit firguron e regjistruar një truall me emrin Teqja e baba Ali Horosanit në anë të Lumit Shkumbin pranë Tyrbes së Gocës. Ai është interesuar dhe e ka blerë këtë truall me 800 franga ari. Është ndër më të vjetrat në Elbasan. Teqja e Madhe U ndërtua në vitin 1803 nga dy shenjtorët Fakri dhe Xhefai babai. Baballarët që drejtuan këtë teqe kanë qenë nga familje të famshme të Elbasanit si familjet Dedei, Ekmekciu, Balza etj. Teqja është drejtuar nga 5 pjesëtarë të familjes Dedei të cilët e rindërtuan disa herë atë mes viteve 1874-1962. Teqja është e vendosur në një kodër të bukur në lindje të Elbasanit në të majtë të rrugës Nacionale Elbasan-Pogradec. Deri në vitin 1967 ajo është drejtuar nga 12 ba-

kompensojë ata banorë dhe të kthejë teqjen e madhe në themelet e saj. A i janë kthyer pronat komunitetit bektashian? Pas viteve 90-të u lejua besimi dhe kjo është një gjë e madhe por nuk iu kthyen të gjitha pronat komunitetit tonë. Elbasani ka pasur tre teqe në qytet dy prej të cilave janë zënë dhe madje në njërën ka filluar ndërtimi i një pallati. Një qytetar ka shkulur eshtrat e baballarëve dhe në kundërshtim të plotë me gjithçka ka ndërtuar. Ne kërkojmë që e drejta jonë të vihet në vend dhe eshtrat e baballarëve të kthehen atje ku kanë qenë. Nuk mund të ndërtohet në objekte që kanë qenë teqe. Ato nuk mund të ndryshojnë kurrë destinacion. Edhe këtu ku jemi teqja është ndërtuar mbi themelet e vjetra. Zoti vonon por nuuk harron dhe ata njerëz që kanë zënë edhe pasi janë njohur me faktin se ato janë pronë e bektashinjve do të përgjigjen

ballarë. Si themelues i saj njihet Fakri Mustafa babai 1803 i cili thirri për bashkëpunim Xhefrai babain. Në vitin 1826 Teqja prishet nga autoritetet osmane. Në këtë kohë baba Fakri babai strehohet në Luz të Kavajës në shtëpinë e Ibrahim Xhanit. Ndërsa Xhefai babai shkoi në Frashër ku qëndroi deri në vitinn 1829. Pastaj kthehet në Elbasan dhe varroset në Teqen e Madhe. Pastaj në këtë Teqe kanë shërbuer Haxhi Daut babai 1862-1870. Në vitet 1870-1874 teqen e drejtoi Hazbi Hysen babai. Dijetari Ali baba Dedei e drejtoi këtë teqe për 23 vjet 18741897. Duke qenë njeri me kulturë të gjërë ai fitoi respektin e myslimanëve, ortotoksëve dhe të krishterëve në Elbasan. Njihte disa gjuhë dhe kishte kulturë të gjerë. Fitoi mjaft popullaritet dhe fuqizoi bektashizmin në Elbasan e më gjerë. Populli e quante “Hylki” sepse kishte gjykim e arsyetim të thellë. Nga viti 1950 deri në vitin 1962 teqja u drejtua nga Musa Qazim baba Dedei. Vdes në vitin 1963. Pas kësaj periudhe Teqja e Madhe në Elbasan drejtohet nga baba Sherif Cami me origjinë nga Tepelena. Edhe pse në vitin 1967 u mbyllën të gjitha institucionet fetare, për shkak të vlerave të rralla historike dhe kulturore Teqja e Madhe në Elbasan u shpall Monument Kulture nga regjimi komunist. Me ndryshimet demokratike teqja u rihap më 14.6.1993. Ajo frekuentohet nga dhjetra besimtarë bektashinj të Elbasanit, madje edhe nga deputetë të këtij qyteti.

para zotit. Pse familjet elbasanase e përqafuan në masë fenë bektashiane? Bektashizmi ka pasur një zhvillim të madh sidomos në shekullin e 19-të dhe në fillim të shekullit 20të. Familje të vjetra elbasanase e kanë përqafuar këtë fe dhe kryenin ritet në të trija teqet e qytetit. Mendoj se ata e përqafuan bektashizmin pasi kjo fe kryen ritet fetare qoftë të përgjithshme të myslimanzimit por ka rregullat dhe normat e brendëshme të saj. Kështu myslimanizmi e kryen faljen jasht ndërsa një bektashian e kryen ritin e faljes në një vend të fshehtë larg vëmëndjes së njerëzve. Të gjithë e dinë që feja bektashiane është më e moderuar dhe nuk kërkon shumë sakrificë. Është folur Isuf Myzyri ishte baba nderi në Teqjen e Madhe. Është e vërtetë? Po Isuf Myzyri kryente ritet bek-

tashiane dhe i qëndronte afër besimit. Thuhet se ka kontribuar dhe për këtë arsye e kanë shpallur baba nderi tek Teqja e Madhe të cilën e frekuentonte më shumë. Thuhet se besimi bektashian e lejon pijen. A mos ishte edhe kjo një arsye pse u preferua më shumë se myslimanizmi nga elbasanasit? Një besimtar bektashian është me norma dhe kjo ndodh edhe me pijen. Ne e lejojmë por nuk e teprojmë. Për bektashianët ka norma për të ngrënën, të folurën dhe për pijen. Gjithçka konsumohet në sasi të kontrolluar. Pra ne ushqehemi me kufij, flasim me kufij dhe sigurisht pimë me kufij. Bektashizmi në Elbasan ka më shumë besimtarë apo më pak? Qysh pas lejimit të besimit, njerëzit që frekuentojnë teqen janë shtuar. Sistemi i kaluar e pezulloi por tashmë besimtarët janë të lirë.


SPECIALE • E hënë 12 gusht 2013

»

09

HISTORITË E DASHURISË QË U BËNË LEGJENDA

Djali ngjiti malin me vajzën e beut në krah, por... Mali i Vashës, Tyrbja e Gocës, Vendi i Mirë në Krastë Mali i Vashës

H

istori Dashurie janë bërë legjenda e madje janë kthyer në vende pelegrinazhi për njerëzit që kërkojnë fatin, të rikuperojnë dashurinë e humbur apo të luftojnë nëpërmjet lutjes shërimin. Legjenda dashurie kanë lënë gjurmë të mëdha në historinë e zonave të ndryshme madje kanë mbetur edhe toponime duke ardhur deri sot si Mali i Vashës dhe Tyrbja e Gocës në Griqan të Labinot-Fushë dhe në dalje të Elbasanit në anë të lumit Shkumbin. “Ndoshta ishte e shkruar nga Zoti që një bujk, i biri i një fshatari të varfër nga Griqani i Labinotit Fushë të binte në dashuri me vajzën e beut të kësaj ane. Fjala kishte marrë dhenë, se djali i pashëm i bujkut të varfër ishte dashuruar me vajzën e bukur e të pasur të një beu të madh të një ane tjetër po në Labinot-Fushë, ku edhe është zhvilluar kjo ngjarje. Zilija bënte punën e vet dhe gojë pas goje një ditë fjala arriti në veshin e beut. I turfulluar dhe me inat në kokë beu i xhindosur kërkonte të bënte gjëmën. Dërgoi sejmenë dhe shërbëtorë që t`ia sillnin djalin, të dashurin e vajzës së tij para sysh. Ndërkohë që vajzës ia kishte

zhuritur shpirtin me fjalët se nuk do ta lejonte kurrë një martesë që do ta turpëronte për jetë. Dha e mori por nuk e nënshtroi vajzën e tij. Ajo me krenari rinore u betua para Zotit dhe para te atit të saj se nuk donte njeri tjetër në këtë jetë, veç djalit që i kishte fituar zemrën. Fshati i tërë fliste për këtë dashuri të pazakontë, por të bukur, të padëgjuar, por të veçantë, që djali i një bujku të varfër të arrinte të donte vajzën vetme e të pasur të beut të madh. Dhe ndodhi një çudi. Krenar dhe i mbushur me dinjitet djaloshar, biri i një familjeje të thjeshtë, por të pasur në dinjitet e në shpirt u paraqit pa iu dridhur syri beut në fjalë. Njerëzit e morën vesh, se haberi kishte marrë dhenë. Edhe pse me inat të sojit të tij, beu pranoi t`ia jepte vajzën këtij djali, por duke i kërkuar një kusht, që ai me vajzën në krah t`i ngjitej malit përpjetë deri ne majë. Ishte një mal me një të përpjetë të madhe, por që djali e kishte ngjitur me dhjetra herë dhe s’ia bënte syri tërr. Gjithçka u pranua dhe ashtu u bë. Të dy te dashuruarit u përqafuan dhe, duke e marrë në krah, djali i mirë nisi betejën e kërkuar, duke marrë në krah vajzën që donte. Rruga nuk ishte e gjatë, por e thyera e

malit ishte e hidhur. Dihatja e frymëmarrjes së vështire nga pesha nuk e shqetësonte djaloshin që si me magji kishte realizuar ëndrrën ë tij. Po ashtu dhe vajza e këndshme ia perkëdhelte dihatjen me fjalët e ëmbla qe i fliste herë pas here. Kështu ngjitja për në majë po realizohej, siç dëshironte. Këtë çudi po e vështronin me kureshtje dhe ankth shumë banorë të fshatit Labinot Fushë, duke pritur se çfarë do të ndodhte. Vetëm kur ata të ishin ne krye të malit që tashmë, sot e kësaj dite, mban emrin “Mali i Vashës”, do të kurorzohej tërësisht një dashuri, edhe pse me diferenca shoqërore. Por rruga drejt majës po bëhej e vështirë. Tashmë lodhja po bënte punën e vet. Zemra e djalit rrihte e rrihte pa pushim, si një maratoromak. “Edhe pak, edhe pak”, i fliste vajza në vesh dhe djali e dëgjonte sikur t`i flisnin zanat e malit të Çermenikës, të cilat djali i ëndërronte tek vajza që dashuronte. Vajza ia dëgjonte edhe rrahjet e zemrës, ajo e ndjente edhe gjakun që i vërshonte, ashtu siç edhe shikonte engjëllin e saj që lumturohej me të në krah. Fundi erdhi. Djali e arriti majën, gëzimi për të u bë i pa mat. Pikërisht në këtë kohë ndodhi edhe tragjedia.

Ai u shemb përdhe, sepse zemra i plasi duke vulosur një tragjedi. Ndërkohë vajza kujtonte se ai u shtri prej gëzimit, por shpejt kuptoi se një dashuri e bukur dhe e dëshiruar pafundësisht kishte marrë fund. Hidhërimi përshkoi tërë qenien e saj. Një britmë e madhe oshëtiu në të gjithë luginën, duke çarë malet tejpërtej. Atë e dëgjuan të gjithë ata që për disa orë po ndiqnin me sy një nga ngjarjet e rralla të kësaj ane. Dhe vajza me zemër të thyer, me shpirt të përvëluar, me mendje të vrarë, hipën mbi shkëmb dhe si një zog i bukur mali hidhet që andej, vrik e përposht për të vdekur dhe ajo bashkë me të dashurin e saj. Ishte një tragjedi dashurie, një Romeo e Zhulietë shqiptare. Të gjithë panë fundin e një dashurie të pakurorëzuar. Edhe beu i egër derdhi lot, jo vetëm për vajzën e tij, ndaj dhe kërkoi që të dy, si vajza dhe djali të varroseshin bashkë nën hijen e një rrapi, pikërisht atje në rrëzën e malit që tashmë mban emrin “Mali i Vashës”. Sa herë që udhëtarët kalojnë përgjatë rrugës që shikohet me Malin e Vashës, të gjithë flasin dhe kërkojnë të dinë përse e ka emrin të tillë, por pa ditur se është historia e dy të dashuruarve përjetësisht.

Tyrbja e Gocës

Ku djali mysliman e vajza ortodokse gjetën lumturinë në jetë tjetër Djali ortodoks nga Shelcani me një shikim zemre ka fituar dashurinë e vajzës muslimane nga Shushica në trevën e Elbasanit por dashuria e tyre nuk do të pritej mirë nga familja e vajzës. Prindërit e vajzës i ranë shkurt dhe kërkuan e gjetën një burrë për bijën e tyre. Askush nuk kishte forcë të ndalte këtë vendim kanunor, edhe pse askush nuk mund ti ndalte ndjenjat që ushqente djali i Shelcanit për vajzën e Shushicës. Por çdo gjë kishte marrë udhën e tragjedisë. Në ditën e dasmës mbi një kalë dhe shoqëruar nga krushq dhe dasmorë, vajzës iu prenë në mes ëndrrat dhe zemra iu bë katërqind copash. Fshehurazi djali e ndoqi kalin e bardhë të vajzës së zemrës, deri sa e kaloi edhe lumin Shkumbin. E dashura e tij e kaloi lumin, ndërsa ai vetë ndjeu për herë të parë një ligështi të madhe në anën tjetër të bregut. Ndërkohë që kali kishte prekur bregun e përtej lumit për në Elbasan, vajza kthen kokën dhe shikon për të fundit herë bregun e përtejmë, ku qëndronte i zhytur në ngashërime djali i zemrës së saj. Ai qëndroi dhe pak në këmbë dhe u shemb përtokë duke plasur në vend. Si nëpër në një rrymë elektrike hidhërimi kaloi në anën tjetër të lumit dhe ndodhi ajo që nuk ishte parë dhe as dëgjuar asaj ane. Vajza ndjeu se zemra i pushoi dhe bie në tokë, e cila edhe ajo vetë ndjeu se ky engjëll i bukur ishte shuar përgjithmonë. Krushq e dasmorë panë njëri-tjetrin në sy dhe kuptuan se kishin dashur të shuanin një dashuri, por në fakt kishin vrarë dy njerëz që u deshën deri në fund të jetës së tyre. Që nga ajo kohë e deri sot ky vend do të quhej i shenjtë dhe emri “Tyrbja e Gocës” do të bëhej i njohur për të gjithë ata që dashuronin për të gjetur ilaçin e bashkimit të zemrave. Aty ndizen qirinj prej shumë kohësh, sikur digjen zemrat e dy të rinjve, djalit ortodoks nga Shelcani dhe vajzës muslimane nga Shushica. Ndërsa shumë të tjerë duke shkuar në Tyrben e Gocës kërkojnë të shpëtojnë dashuritë e tyre të zemrës duke shpresuar të marrin nga dashuria e madhe e dy të rinjve që nuk mundën të jetojnë pa njëri-tjetrin.

Shkëmbinjtë e dy të vrarëve që nuk i shemb dinamiti

Vendi i Mirë në Krastë Vendet e mira duket se janë të lidhura ngushtë me legjenda të tilla që vijnë nga thellësia e shekujve deri në ditët e tona. Në Krastë, në periferi të Elbasanit ndodhet “Vendi I Mirë”. Me qindra njerëz shkojnë çdo javë, ndezin qirinj dhe luten për familjarët e të afërmit e tyre për t’i shëruar nga sëmundjet dhe për fat. Historia e fatit duket se ka lidhje me një legjendë që lidhet me këtë vend shkëmbor. Haxhiri dhe Haxhireja janë dy personazhe që lidhen me këtë vend. Dikush thotë kanë qenë vëlla e motër, dikush tjetër të dashuruar por ajo që i bashkon të gjithë është fakti se ata janë vrarë në këtë vend disa metra larg njëri-tjetrit. Dy shkëmbijtë ku mendohet të jenë vrarë dy personazhet e lashtë të dashurisë janë edhe vendet ku ata ndezin qirinj dhe luten. Sipas kujdestarit të Vendit të Mirë, kryesisht në këtë vend vijnë vajza që nuk i ka dalë ende fati, bashkëshorte që janë grindur apo ndarë me burrat. Sipas tij, ato kthehen prapë dhe dëshmojnë se gjërat pasi janë lutur me shpirtë këtu, i kanë rregulluar. Sipas tij, vendin e mirë e ka rregulluar një njeri nga Vlora i cili është martuar dhe është bërë me fëmijë pasi ka ardhur këtu. Nëse pyet qytetarë që shkojnë tek Vendi i Mirë të thonë se për të ndezur qirinj në këtë vend duhet besuar pasi në të kundërt nuk ndodh asgjë. Vajzat e reja thonë se dalja e fatit është gjëja më e rëndësishme dhe kanë ndjekur këshillat e njëra-tjetrës për të mbërritur deri këtu. Kjo pjesë shkëmbore ka lidhje edhe me një tjetër histori. Në një nga zgavrat e shëmbit del një tunel që vjen nga brenda Kalasë së qytetit. Në kohën e luftrave ushtarët dhe banorët e kalasë hynin në këtë tynel e dilnin në Krastë duke i shpëtuar përndjekjes. Po kështu ky vend ka edhe një histori në kohën e komunizmit. Sipas kujdestarit, një oficer i ushtrisë bashkë me disa ushtarë i kanë vënë dinamit për ta shkatërruar por vendi nuk ka shpërthyer. Po kështu në këtë vend ka qenë një pemë fiku që ky oficer e ka prerë. Këto veprime kanë sjellë edhe vdekjen e tij, sipas kujdestarit që tregon se ky vend është vend i shenjtë e nuk preket.


10

« OPINION

E hënë 12 gusht 2013 •

KUR VAREJ LIRIA Nga AZEM PARLLAKU

H

avzi Nela, mësuesi e poeti kryengritës kuksian, përmbyll kalvarin e gjatë të persekutimit mizor që i janë bërë kësaj treve, e konkretisht zonës së Dollovishtit Lindur më 24 shkurt 1934 në fshatin Kollovoz, në jetëshkrimin e tij për nga veçoria që e karakterizon përbën një rast unikal, ku vihen përballë njëra-tjetrës njerëzorja me dhunën, shpirti prej demokrati me diktatin komunist, liria me litarin. Djaloshi nga Kollovozi që në moshë të re, i ndikuar edhe nga varfëria e tejskajshme e familjes së tij dhe të tjerave përreth saj, do të gjente më të mundshmen për t’iu kundërvënë këtij fati. E më e mundshmja ishin arratisja për një jetë më ndryshe, ishin ato shënime në disa fletore që askush përveç tij nuk mund t’i kish shkruar, shënime të cilat dëshmojnë qartazi ndjeshmërinë dhe pasurinë shpirtërore të tij. Nëpërmjet kësaj ndjeshmërie, nëpërmjet këtij komunikimi e dialogu me vetveten në qelitë e burgut Havzi Nela nuk kish bërë tjetër veçse çdo ditë që kalonte po faktonte atë çka ai kishte ndier për kohën në të cilën jetonte, po faktonte atë që veçse ndërgjegjja e shpirti i tij prej poeti e kishte parashikuar. Që në rininë e hershme Havziu kishte lënë të kuptonte se ishte një shpirt rebel dhe i papajtueshëm me atë që fati po i rezervonte. Njeriun që liria e deshi ta kishte martir, e karakterizoi ndjeshmëria ndaj saj dhe urrejtja ndaj një bote dhe kohe ku vetëm liri nuk kishte. Me kurajën e një njeriu të thjeshtë, por shpirtmadh ai dalëngadalë do të identifikohej si qëndrestar i papajtueshëm me sistemin që e përndoqi dhe e vrau. “Jo shokë, ky popull është i sëmurë dhe të sëmurit tri gjilpëra njëherësh nuk mund t’i bëhen”, - kështu tha Havzi Nela në një prej takimeve më popullore në Shishtavec të Kukësit, takim në të cilin në rend të ditës ishin kolektivizimi, prishja e xhamive dhe ndërrimi i veshjes tradicionale të grave në zonë. Sigurisht që për kaq sa kishte shprehur Havziu nuk kish si të ndodhte ndryshe, me këtë njeri duhej bërë kujdes. Abedin Noka, mësues në zonë dhe bashkëkohës me Havzi Nelën, në kujtimet për këtë të fundit çmon pjekurinë dhe vizionin që e karakterizonte atë, madje në një poezi që Noka ka shkruar për bashkëkohësin e tij dhe që ua mëson nxënësve të shkollës së Novosejt e quan Havziun lisin qënderestar në rrënjët e të cilit mbahet lëndina e luleve. “Ai ishte njeriu me një guxim të pashoq, ndoshta pasioni i madh për drejtësi, ndoshta shpirti i tij human, ndoshta telepatia për atë çka e nesërmja do të servirte e bënin këtë njeri kështu të fortë, të papajtueshëm e mendimtar ndryshe. Tek ai ne shihnim mësuesin dhe intelektualin që dallonte nga të tjerët, shihnim se si atë e transferonin sa në një shkollë në tjetrën, sa në një zonë të vështirë në një tjetër akoma më të vështirë. Atij po ia sillnin në majë të hundës, po vazhdonin t’i thoshin: ‘Sa më shumë mendon, flet apo shkruan ndryshe, aq më shumë do të përndiqesh.’ Ndoshta ai kishte vetinë t’i bënte njerëzit për vete, ndaj nuk e linin të krijonte shoqëri apo njohje solide.” Pasi kish përfunduar shkollën e mesme për mësues në Shkodër, në profesionin mësues Havzi Nela nis punë në rrethin malor të Matit, në shkollën fillore në Plan të Bardhë. Këtu ai përjashtohet nga mësuesia për krijime letrare të dënueshme. I detyruar, ai do të vijonte të kryente shërbimin ushtarak në Elbasan. Pas përfundimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, nga ku duket se për të ishte harruar sadopak, vazhdon të kryejë detyrën e mësuesit në Krumë, Shishtavec e Topojan, njëherësh pa shkëputje nga puna vazhdon të ndjekë studimet e larta. Sapo kishte folur në takimin e Shishtavecit, mësuesi dhe poeti e kishte kuptuar që ditë në liri nuk mund të kishte, dhe kjo për faktin se ai e parandiente. Havzi Nela e njihte mirë jetën dhe psikologjinë e popullit të tij, ai e dinte se sa e vështirë ishte për këta njerëz të thjeshtë e bujar t’u thoshe “mos besoni”, t’u thoshe të hiqnin dorë nga ajo traditë që i identifikonte ata, t’u shkatërroje atë pak pasuri që me shumë sakrificë e mba-

nin më këmbë. Ishte nga kjo zonë dhe poet Novosej, fshati ngjitur me Kollovozin, masivisht iu kundërvu betejës për kolektivizim. Kur në atë kohë iu raportua Enver Hoxhës për kooperativat në Veri, ndër të tjera u tha se “Berlini kish rënë”. Kështu u quajt fshati ngjitur me vendlindjen e Havzi Nelës. Pikërisht menjëherë pas kësaj me dhjetëra familje nga kjo zonë detyrohen të braktisin dheun e tyre për të emigruar drejt ish-Jugosllavisë e më vonë në Belgjikë, për të formuar sot komunitetin më të madh të emigrantëve shqiptarë në Ferizaj të Kosovës e në Bruksel. Edhe martiri Havzi Nela, që e deshi lirinë, së bashku me bashkëshorten e tij, Lavdijen, arratisen në ish-Jugosllavi. Pasi kalon kufirin, nxjerr lapsin dhe një copë letër dhe shkruan: “Lamtumirë atdhe i dashun, po të lë me zemër plasun!”. Këtë letër ai e vendos në degën e një lajthie, letër të cilën më vonë e gjejnë dhe e dorëzojnë ushtarët-roja të kufirit. Arratisja e Havzi Nelës ndodh menjëherë pas mbledhjes së Shishtavecit, ku ai kishte shfaqur qëndrimin e tij kundër vendimeve që po merreshin në këtë takim. Ndoshta pikërisht kjo ka ndikuar që Sigurimi i Shtetit i asaj kohe të vihet shpejt në lëvizje. Qëndrimi në arrati i Havzi Nelës dhe bashkëshortes së tij nuk zgjat më shumë se dy javë, pasi atë e kthejnë sërish në Kukës në këmbim të kosovarëve që Shqipëria duhej t’i dorëzonte UDB-së. Pas kësaj arratisjeje Havzi Nela dënohet me 15 vjet heqje lirie, dënimin që ai do ta kryente në burgjet famëkeqe të diktaturës. Dhe në burg Havzi Nela nuk do të hiqte dorë nga pasioni i tij për krijimtari. “Ma mirë plis, lëndinë a fushë, ma mirë bar, kullotë bagëtie. Ma mirë mos me m’njohë kurrkush kur zuzarin kam mbi krye!” Kjo është një prej të shumtave sarkazma therëse në krijimtarinë e tij. Kështu ai denoncon shkaktarët e gjendjes, pikërisht në kohën kur bota po i sheshonte kufijtë, ndërsa në Shqipëri ishte shtuar etja për më shumë bunkerë, izolim e tela me gjemba. “I pandreqshmi” Havzi Nela për qëndrimet e tij kontradiktore me sistemin dënohet sërish pa gëzuar qoftë dhe një ditë jashtë qelie. Dhe pse i ridënuar për të njëjtat qëndrime, ai nuk resht së krijuari, nuk resht së dialoguari në vetmi. Nëpërmjet krijimtarisë së tij si rrallëkush ka dialoguar me mjeshtëri me vetveten dhe fatin e tij, pasi ishte jeta ajo që do t’i thërriste së nesërmes me atë zë piskamës që lëshohet prej shpirtit të poetit. Studiuesi i përkushtuar Petrit Palushi, i cili ka mbledhur dhe botuar një pjesë të krijimtarisë së Havzi Nelës, ndër të tjera veçon: “Krimi ndaj Havzi Nelës, ndaj njeriut me shpirt të ndjeshëm lirik, mësuesit, poetit, veprimi i mizortë i diktaturës ndaj tij m’u në prag të shpërbërjes dhe dekompozimit të saj është pa dyshim një nga dëshmitë më tronditëse se si mund të vepronte diktatura mbi njeriun që kërkonte liri dhe integ-

ritet, ndërsa në tjetrën anë është paraqitja e përnjëmendtë e fytyrës së terrtë të saj dhe një nga aktakuzat më të ashpra ndaj një regjimi primitiv nga më të egrit në Europë.” Në vitin 1986 ai, pasi vuan plot 19 vjet heqje lirie, nxirret nga burgu, por gjithsesi për të mos qenë i lirë si të gjithë të tjerët në liri. Internimi dhjetëmuajsh në malet e Arrnit nuk përbën ndonjë sadisfaksion për këtë njeri-luftëtar, simbol i lirisë së ëndërruar. Më 24 qershor 1988 Havzi Nela dënohet me vdekje. Në sallën e gjyqit ai kërkoi sërish drejtësi dhe jo mëshirë. Sigurisht që askush prej atyre që po e dënonin poetin nuk kishte mëshirë. Sigurisht që ai më mirë se askush e kuptonte që ata njerëz që kish përballë dhe predikonin drejtësi po bënin gati kurbanin e radhës për t’u falënderuar nga udhëheqja dhe udhëheqësi. Ekzekutorët nuk kishin si të prisnin gjatë. Në mënyrë të zellshme, po kaq dhe mizorisht, në orët e para të 10 gushtit 1988, në një shesh të populluar të qytetit të Kukësit, kryejnë aktin makabër dhe të shëmtuar. Disidenti, mësuesi dhe poeti, tashmë varur në litar, dëshmon pamëshirshmërinë e atij sistemi që çuditërisht ende mbahej në këmbë. I varur, simboli i fjalës së lirë dukej sikur u thoshte mijëra syve që e shihnin: “Ja ku jam unë armiku juaj! Mos provoni të mendoni apo të bëni siç bëra unë, pasi këtë fat mund të provoni dhe ju!” Studiuesi Petrit Palushi kujton: “Më 10 gusht 1988 në Kukës u ekspozua një prej pamjeve më të mizorta dhe më të shëmtuara të pushtetarisë komuniste, një ‘arenë vdekjeje’, siç qe shprehur dikur Neruda: këputja e frymës së Havzi Nelës, sfidantit të gjithkohshëm, njeriut me guxim të madh civil dhe i pajisur me frymën më të epërme të qytetarisë, me mbindjesinë e revoltës ndaj moralit të amoralshëm, ndaj normave të shformësuara të diktaturës.” Pikërisht mbytja e të panënshtrueshmit dhe jokonformistit Havzi Nela, ëndërrimtarit dhe luftëtarit të madh të lirisë, njeriut të profilizuar ndjeshëm tashmë si luftëtar antidiktaturë, më saktë marrja e frymës së tij, qe një prej akteve më cinike të pushtetarisë komuniste, një primitivizëm dhe humbje e ndjeshmërisë deri në fijen më të imët. Akoma më keq që mësuesin dhe poetin e kishin veshur si mos më keq. Ja si e kujton këtë skenë gazetari Rexhep Shahu: “54-vjeçari Havzi Nela i varur i shihte të gjithë me sy të dalë. Një palë pantallona doku të hollë kinez, një këmishë të hollë të zbërthyer krejt, kërthiza e barku përjashta, opingat e llastikut veshur. Kjo ishte pamja që fiksuan të tronditur qindra njerëz që e panë për të mos e harruar kurrë disidentin e poetin, të varurin e fundit nga diktaturat në gjithë Europën. Partia kishte urdhëruar shumëkënd të shkonte ta shihte të varurin. Që të zinte mend populli dhe të mos guxonte të shante diktaturën e sistemin komunist. Një grua shtatzënë, sapo e pa kufomën që lëkundej në litar, dështoi foshnjën që mbante në bark. Edhe kjo ishte një vrasje tjetër e diktaturës komuniste…” Ndërsa familjaret dhe të afërmit nuk ishin lejuar të shihnin për të fundit herë njeriun e tyre të dashur, nuk u lejuan t’i jepnin lamtumirën e fundit. Ndoshta për familjarët e Havziut lehtësuese është që vëllait të tyre i dhanë lamtumirën të gjithë ata njerëz, që në heshtje mallkonin sistemin dhe kriminelët që kishin bërë këtë akt, aspak njerëzor dhe në një kohë që askush nuk mund ta kishte besuar, aq më tepër ndaj një njeriu si Havzi Nela. Boll kishte vuajtur ai, tashmë sistemi të cilit i përkisnim i kishte ardhur fundi. Por ja që nuk ishte e thënë kështu. Çuditërisht, ai dhe në varr nuk do të ishte në prehje si të gjithë të vdekshmit. Plot dymbëdhjetë orë ka qëndruar në litar i fundit i të varurve të diktaturës, për t’u varrosur më këmbë në bregun e liqenit, afërsisht tre kilometër larg qytetit të Kukësit. Pse e varrosën më këmbë, pse po e varrosnin në terrin e natës, pse dhe në varr po vazhdonin ta dënonin?! Tashmë ai prehet në fshatin e tij të lindjes dhe ish-presidenti Sali Berisha i ka akorduar titullin e lartë “Martir i Demokracisë”, ndërkohë më 22 mars 2005 atij i është dhënë titulli “Nderi i Qarkut të Kukësit” dhe shkollës 9-vjeçare në fshatin e lindjes së tij i është vënë emri i poetit liridashës.


OPINION • E hënë 12 gusht 2013

»

11

RA “MIKU” NGA FIKU

B

Nga prof. as. dr. ARTAN XH. DUKA

atuta pikante “kush fut mik, humbet pikë” në rastin e zyrës elektorale në Vlorë të deputetit-kryeministër në pritje prek një tabu tepër delikate, siç është ajo e mikut, në misionin e “Rilindjes” për ngjizjen e shtetit ligjor. Miku sot është një institucion, një pushtet diskret po aq efektiv, në mos më shumë, se ai politik, gjyqësor, mediatik etj. (ka mbetur veç të sanksionohet në Kushtetutë). Ndonëse meritokracia në parim është në interesin e atij që e aplikon atë, deformimi i saj për motive klienteliste dhe nepotizmi nuk është më lajm dhe në rastin e sektorit publik dhe shtetëror kostoja rëndon taksapaguesit pa dallim. Një trashëgimi kontradiktore kjo e mikut, ku veç një vijë e hollë e ndan njerëzillëkun nga abuzimi, veçanërisht kur flitet për pushtet. Një mekanizëm që edhe në tranzicion u ratifikua si sinonim i privilegjit të pamerituar dhe nëpërkëmbjes së atyre vlerave simbolike demokratike që e bëjnë realitetin perëndimor, veçanërisht atë anglosakson, atë që është sot, sa të lakmueshëm aq dhe të largët njëkohësisht. Në dukje një mision i pamundur, sfida ndaj mikut duket e pashpresë: ta luftosh, të ha kokën; të mos e luftosh, ta ha sërish kokën (në një kohë të dytë). Një kapak pusete, që nuk kemi kurajë ta ngremë, por veç bëjmë politikë, se aq kemi në dorë. Një llokum dinamiti me fitil të shkurtër, që rrezikon atë që kuturiset ta ndezë, por që duhet ndezur, se ndryshe nuk kemi gjë në vijë, rilindje jo e jo. Mikukracia - fatalitet dhe mit Pavarësisht trendit të privatësisë, sërish mbetemi një shoqëri ku afërsia dhe komunikimi shpien natyrshëm në lindje dhe forcim miqësish, vlerë kjo e shtrenjtë për këdo, por me mikun anë të errët të saj. Në mos farefis, diku, dikur dalim në masë të njohur me miqësi e shoqëri të përbashkëta, një premisë kjo që falë edhe mjeteve të larmishme dhe diskrete të komunikimit e bën delikat pozicionin e kujtdo që ka diçka në dorë përballë pritshmërisë tek të tretët për të bërë favor. Sociodemografia nuk mund të konsiderohet faktor apriori, sepse miku mbetet mit urban në Perëndimin ky synojmë, si në vende të mëdha dhe me diskrecion tradicional (p.sh. Mbretëria e Bashkuar, Gjermania), ashtu dhe në vende të vogla, qoftë këto me intensitet komunikimi social (p.sh. Irlanda) apo privatësi ekstreme (p.sh. Zvicra) etj., që të përbashkët kanë zbatimin e shtetit ligjor. Pavarësisht shkaqeve objektive, është edhe shembulli lart-politika dhe shërbimi civil ai që e motivon apo demotivon trendin e mikut, dhe kur ndodh

që në këto vende miku nxjerr kokën, ai përbën lajm me kosto mediatike, civile e penale për këdo që spekulon. Kometë politike apo paralajmërim afatgjatë? Rasti i zyrës elektorale në Vlorë përbën një rast të mirë për të sanksionuar një precedent domethënës për më tej - “Rilindja” ka kurajën të prekë çdo tabu pa dallim, ndonëse në dukje politikisht “vetëvrasëse”, siç është dhe ajo e mikut. Që kjo të lëvizje të mos shihet si një kometë kalimtare e marketingut politik, është e domosdoshme të hapë perspektivën edhe për nivele të tjera, duke ndikuar në pritshmëritë e publikut më pas. Duke filluar nga partitë politike, të cilat duhet të hapen realisht ndaj vullnetit të anëtarësisë në ndërtimin e forumeve partiake, duke i dhënë fund katapultimeve fakt me zanafillë miqësitë e hershme, lidhjet familjare, miqësitë klienteliste etj. Duke bërë kësisoj dallimin mes mikut dhe “mikut”, sepse aq sa është normale një rekomandim falë miqësisë, po aq anormale është presioni dhe diktimi i emrave falë saj, dhe këtu asnjë parti nuk është e imunizuar ndaj “mikut” dhe nepotizmit teksa hasim kudo liderë “historikë”, “byro politike” pa fund, freskime me pinjollë dhe servilë të ditës etj. Tranzicioni dëshmoi se në pushtet mikukracia partiake reflektohet në poste ministeriale të rezervuara për miqtë, që, pavarësisht meritës dhe CV-së, janë aty edhe sepse kanë njohje personale apo lidhje klienteliste me “të madhin” apo rrethin e ngushtë të tij, emërime këto që, nëse bien ndesh me meritokracinë, cenojnë vetë aspiratën e qeverisjes së mirë. Me “mikun” në parti si domino e parë, mikukracia i bën sehir më tej meritokracisë parlamentare, dhe kjo duket në morinë e ligjeve dhe kodeve zgjedhore, që zgjidhen me qiri apo modifikohen, sesa për të përforcuar zërin e votuesit në parlament për të konsoliduar statukuonë e abuzimit politik që mikukracia mundëson. Shansi i shtetit ligjor e ka bazën te deputeti me integritet, që përfaqëson si duhet atë pas dhe kontrollon pa komplekse atë lart. Nëse “Rilindja” synon që të bjerë “miku nga fiku”, kjo arrihet edhe duke zhbërë ligjin elektoral spanjoll e adaptuar një ligj zgjedhor që garanton stabilitet qeverisjeje, por jo në kurriz të meritokracisë në përfaqësim - ligji gjerman, irlandez apo britanik, që i kanë bërë këto vende ato që janë sot. Shfaqje të mikukracisë janë dhe farsat politike dhe elektorale nga listat e mbyllura, kuotat gjinore etj., që bëjnë dëm dyfish me demagogjinë që përçojnë. Diskriminimi “pozitiv” për gra në parlament (!) përveç

absurditetit dhe precedentit për kategori të tjera, përbën diskriminim në vetvete, që duhet përbuzur e denoncuar së pari nga vetë gratë me integritet. Një trajtim me “pekule” ky, që paragjykon integritetin dhe kapacitetin e femrës politikane, ndërkohë që listat, pavarësisht CV-ve impresionuese dhe me pak përjashtime, nuk e shmangin paragjykimin si lista rendore klienteliste apo servilësh për dekor. Miqësia miqësi, ligji në punë të tij Miqësia dhe miku në kuptimin social nuk është apriori gur nën rrota apo interferencë ndaj meritokracisë sa kohë ekziston mirëkuptimi reciprok se “miqësi” nuk do të thotë pritshmëri për privilegjim dhe detyrim për favorizim. Ne nuk mund të bëhemi nordik me zor, dhe problem nuk është miqësia, por shpërdorimi i saj. Mes miqve nuk mund të ketë tema tabu dhe, nëse dikush meriton diçka, rekomandimi për vëmendje, sa kohë nuk presupozon diktim dhe diskriminim ndaj të tretëve, nuk ka pse të bëjë efektin e kundërt, sikurse me Andon Ledhin tek “Tela për violinë”. Ndërsa privati e ka zgjidhur këtë rebus (“miqësia miqësi, paraja të shkojë dhe të vijë”), sektori publik - fushë loje kjo e vetë politikës mbetet problematik me të vetmen zgjidhje “miqësia miqësi, ligji përparësi”. Mikut nuk mund t’i mohohet e drejta e kërkesës, por pretendimi për favor. Dhe nëse keqkuptohet, është test për vetë miqësinë. Me vullnet të mirë ‘miku si diktues sfumohet duke hapur kanalet e komunikimit dhe ofruar transparencë në vendimmarrje, duke e reduktuar efektin e tij thjesht në informim dhe pretendim si gjithë të tjerët që nuk e kanë shansin e intimitetit apriori si ai. Sikurse zyra e deputetit në Vlorë, çdo zyrë në politikë dhe shtet duhet të jetë e hapur dhe e predispozuar për të gjithë dhe zgjidhja e hallit në rrugë zyrtare do ta bënte gjetjen e “mikut” të panevojshëm, duke e lehtësuar vetë qytetarin prej absurdit të zinxhirit të ndereve pa fund. Njësoj si lobingu, etika respektohet sa kohë kanalet e komunikimit për të interesuarit pa dallim janë të lira nga paragjykimi e kufizimet dhe verdikti arrihet dhe argumentohet haptazi. Duke demotivuar ndërhyrjen dhe sfumuar efektin e saj, demotivohet vetë pritshmëria për privilegj dhe anasjelltas, duke bërë që vetë miqësia të çlirohet prej pengut të ndereve në respekt reciprok të integritetit të gjithkujt. Miku nuk ka pse të kompleksojë duke iu larguar si djalli nga temjani. Që miku të mos jetë alibi, më tepër sesa ndërhyrja rëndësi ka reagimi në vijim, një sfidë kjo që prek të paprekshmen dhe do kohën e saj. Shteti ligjor mbetet kura më e mirë dhe “Rilindja” boll ta fillojë. Duke e nisur nga vetvetja.

EGJIPTI PAS MORSIT

K

ur revolucionet e 1848-s në Europë morën tatëpjetën një vit më pas, sikur të gjithë e dimë, gjithçka ishte e ngjashme. Monarkitë mbetën në pushtet për dekada me radhë, por revolucioni industrial dhe ardhja e demokracisë ishin bërë të pandalshme. Megjithatë, ne gjithashtu e dimë se kjo i priu Europës drejt një të ardhmeje që nuk ofroi asgjë më shumë sesa një paqe të brishtë. Bota arabe mund të mos jetë e prekur thellë, por e ardhmja e afërt pa dyshim që do të jetë ose paqësore, ose e qëndrueshme. Egjipti është zemra e revolucionit arab, megjithëse shkëndijat e para u përflakën në Tunizi. Por Egjipti - me shtrirjen strategjike, kufijtë e përcaktuar, popullsinë e madhe dhe historinë antike - ka qenë fuqia kryesore e botës arabe për shekuj me radhë, duke përcaktuar lëvizjen e historisë si askush tjetër. Kjo do të thotë se rrëzimi i presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi, do të ketë reperkusione më të gjera. A ishte rrëzimi i Morsit një kundërrevolucion klasik nën maskën e një grushti shteti ushtarak? A e parandaloi puçi ushtarak kapjen e plotë të pushtetit prej “Vëllazërisë Myslimane”, dhe kështu shmangu falimentimin ekonomik dhe pakënaqësinë kaotike në diktaturë fetare? Askush nuk duhet ta mohojë se çka ka ndodhur në Egjipt ishte një grusht shtet ushtarak, ose se forcat e regjimit të presidentit të mëhershëm, Hosni Mubarak, janë kthyer në pushtet. Por ndryshe prej 2011-s, kur një grusht liberalësh properëndimorë dhe një numër i madh të rinjsh urbanë dhe të shtresës së mesme marshuan kundër Mubarakut, tani të njëjtat grupe mbështesin grushtin e shtetit, duke i dhënë atij një legjitimitetit (demokratik!) të caktuar. Megjithatë, nuk mund të ilustrohet një grusht shteti ushtarak i një qeverie të zgjedhur nëpërmjet procesit demokratik. Kësisoj, çfarë mundësish i kanë mbetur tani Egjiptit? A do të përsëritet tragjedia algjeriane, në të cilën ushtria anuloi zgjedhjet për të parandaluar ardhjen në pushtet të islamikëve, duke i dhënë shkas një lufte civile tetëvjeçare, që mori jetën e më shumë se dyqind mijë personave? A do t’i kthehet vendi diktaturës ushtarake? A do të përfundojë Egjipti në diçka si “demokracia” e llojit kemalist, që mbisun-

Nga JOSHKA FISHER doi në Turqi: një qeveri civile, por me frerët në duar të ushtrisë? Të tri alternativat janë të mundshme, megjithëse është e zorshme të parashikohet se cila prej tyre do të triumfojë. Tashmë një gjë mund të thuhet pa asnjë dyshim: shpërndarja bazike e pushtetit brenda shoqërisë egjiptiane nuk ka ndryshuar. Ushtria dhe “Vëllazëria Myslimane” ndajnë pushtetin ndërmjet tyre. Liberalët properëndimorë nuk kanë ndonjë pushtet dhe qëndrim real, sikur po e shohim deri tani, në lidhje me fuqinë e ushtrisë. Ne nuk duhet të harrojmë se kundërshtari i Morsit në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar ishte Ahmed Shafiq, një ish-gjeneral dhe kryeministri i fundit i kohës së Mubarakut, që pa dyshim nuk është liberal. Fitorja e “Vëllazërisë Myslimane” ose e ushtrisë nuk do të përbënte fitore për demokracinë. “Hamasi”, që sundon Gazën prej vitit 2006, mund të shërbejë si një shembull për atë çka dëshiron “Vëllazëria”: pushtet të pandarë, përfshirë edhe mbi ushtrinë. Ngjashëm, mbajtja e pushtetit në duar të ushtrisë, që nisi që në vitet ’50, rezultoi në një diktaturë ushtarake, që zgjati për dekada me radhë. Por tani ka një faktor të tretë dhe të ri që ka hyrë në lojë, një që nuk ka fuqi sikur ushtria ose “Vëllazëria Myslimane”. Nëpërmjet lidershipit të protestave për dy vjet rinia e shtresës së mesme ka marrë legjitimitetin e vet; dhe me kapacitetet e veta teknologjike dhe gjuhësore rinia është e aftë të dominojë debatin global për Egjiptin. Këta të rinj duan progres, jo pushtet; ata duan të kenë në të ardhmen një jetesë të dinjitetshme, që shihet në internet dhe Perëndim. Nëse kjo lëvizje do të kanalizohej në politikë institucionale, do të kishte ndikim të theksuar në shpërndarjen e brendshme të pushtetit të Egjiptit. Drama në zhvillim e Egjiptit do të formësohet prej trekëndëshit të kundërthënieve dhe kërkesave ndërmjet këtyre tri grupeve. Dhe nuk duhet të harrohet se bashkë me të rinjtë, që ndienin se u mungonte një e ardhme nën diktaturat ushtarake nacionaliste të së kaluarës, varfëria masive ishte shkaktari i dytë i revolucionit të vitit 2011. Vënia e theksit të kundërthënies ndërmjet ushtrisë dhe “Vëllazërisë Myslimane” nuk nënkupton vetëm çështjen fetare, por edhe të gjitha këto probleme sociale, përfshirë pabarazinë që ka kapluar shoqëritë arabe. “Vëllazëria Myslimane” efektshëm ka marrë rolin e ngjashëm me atë të partive politike majtiste europi-

ane në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Kushdo që dëshiron ta dobësojë “Vëllazërinë” duhet të marrë në konsideratë çështjet urgjente sociale që ngre ajo dhe mundohet t’i zgjidhë. Kjo do të thotë se çfarëdo zgjidhjeje që do të mbretërojë në fund, do të lidhet me atë nëse ajo arrin të zgjidhë krizën ekonomike (veçanërisht mungesën e vendeve të punës për rininë) dhe varfërinë masive, që po thellohet gjithnjë e më shumë. Gjasat janë të vogla. Në mbarë botën arabe nacionalizmi shtrëngon shoqëritë dhe prish bashkëpunimin, shmang mundësinë e heqjes së tarifave dhe të krijimit të një komuniteti ekonomik. Dhe duhet kujtuar se ekonomitë në vendet arabe në krizë janë shumë të vogla për t’ia dalë mbanë të vetmuar. Madje, edhe atëherë kur gjithçka shkon fjollë, ato nuk mund t’u ofrojnë shpresa popullsive të mëdha për një të ardhme pozitive. Atyre u duhet bashkëpunim i avancuar, që duke e marrë parasysh gjuhën e përbashkët do të përbënte një bazë për një themel më të fuqishëm sesa ai që e ka Europa. Në Egjipt Perëndimi duhet të punojë me tri forcat prijëse politike: ushtrinë, “Vëllazërinë” dhe rininë urbane, sepse asnjë zgjidhje afatshkurtër nuk do të vijë në formën e një opsioni. Qasja më e keqe do të ishte margjinalizimi ose persekutimi përsëri i “Vëllazërisë Myslimane” dhe islamit politik. Parë më gjerësisht, me luftën civile siriane, që po destabilizon Libanin dhe kërcënon të bëjë të njëjtën gjë në Jordani, dhe me Irakun të zhytur ngjashëm në dhunë sektare, grushti ushtarak i shteti në Egjipt duket se po paralajmëron fundin revolucioneve arabe, së paku përkohësisht. Gjithkah shenjat po sinjalizojnë kthim prapa. Por ne nuk duhet të dorëzohemi. Edhe në qoftë se lufta për pushtet duket e vendosur, nuk do të thotë rikthim në statukuonë e mëhershme. Kur revolucionet e 1848-s në Europë morën tatëpjetën në vitin pasues, sikur të gjithë e dimë, gjithçka ishte e ngjashme. Monarkitë mbetën në pushtet për dekada me radhë, por revolucioni industrial dhe ardhja e demokracisë ishin bërë të pandalshme. Megjithatë, ne gjithashtu e dimë se kjo i priu Europës drejt një të ardhmeje që nuk ofroi asgjë më shumë sesa një paqe të brishtë. Bota arabe mund të mos jetë e prekur thellë, por e ardhmja e afërt pa dyshim që do të jetë ose paqësore, ose stabile.


12

«

BOTA

S P E C I A L E

GOSSIP

Dinastia e FIAT-it, ngritja dhe rëniet e perandorisë E hënë 12 gusht 2013 •

Merkel, të njohësh gruan më të pushtetshme në botë

»13

ç’parashikohet të ndodhë në një luftë kibernetike

»16

GEISHA

këto vajza. Bota shumë e varfër rurale ishte e përjashtuar. Ata që sot adhurojnë shkëlqimin e arteve të epokës së Edos – kabukit, muzikën, artin e gdhendjes – duhet të pranojë lindjen e tyre pikërisht në lagjet e kënaqësive.

Gratë e luleve

TË QERSHISË

Kush është ai burrë që do të preferonte feminilitetin e mbuluar të kimonosë, para atij të bikinit? Cili europian apo amerikan do të ëndërronte që të përkëdhelte fytyrën apo gushën si prej porcelani apo atë pjesë të shpinës që premton për më tej? Cili është ai i huaj që do të mbetej i magjepsur nga një dorë që nxiton të fshehë një buzëqeshje? E kush mund t’i konsiderojë eksituese vallëzimet dhe muzikën tradicionale, përkëdhelitë dhe lojërat? Pavarësisht kësaj, geishat në perëndim konsiderohen priftëreshat lindore të Erosit. Por ky admirim mund të jetë si ai i Malit Fuxhi: sa më larg të jesh, aq më i përsosur

P

ër një europian pa lidhjet e duhura në Japoni, të papërgatitur apo pa sasinë e duhur të parave, mundësitë që të kalojë mbrëmjen me një geishë janë zero. Dhe më mirë kështu, për të dy. Për geishën, një mijë euro honorar nuk do të ishin një shpërblim i mjaftueshëm për fyerjen e të ekspozuarit përpara një njeriu të vrazhdë, që e fikson pa kuptuare asgjë dhe që ngërdheshet. Që nuk njeh këngët japoneze dhe që nuk di të vlerësojë përkëdhelitë. Situata do të ishte po kaq e dhimbshme edhe për klientin: kënga dhe tingulli i instrumentit mund t’i duken gjë e kotë dhe vallëzimi i geishës është një lloj tai-chi me kimono. Dhe pavarësisht turbullimit që i vjen prej uiskit, do të kishte ndjesinë e pakënaqshme të të qënurit një njeri i pakultivuar. Geishat që përshkojnë sot lagjen ekskluzive të Gion në Kioto dhe Akasaka në Tokio duken si flutura. Ecin me hapa të vegjël me këmbët e drejtuara pakëz nga brenda, me fytyrën e lyer me të bardhë dhe gojën e vogël të kuqe, si një qershizë. Geishat vijnë nga një tjetër botë, nga e kaluara. Të vjen t’i prekësh për të parë nëse janë të vërteta.

Sot në Gion jetojnë 118 geisha, më pak se 5 mijë në të gjithë Japoninë. 200 vjet më parë vetëm në Gion ishin 3 mijë dhe në vitin 1920 në të gjithë vendin kishte afërsisht 80 mijë geisha. Në kohët e lindjes së kulturës së tyre, ato zotëronin artin e konfirmimit të egos së mashkullit, i sfilitur nga puna e rëndë e përditshme, duke i dhënë atij siguri dhe duke e përkëdhelur për orë të tëra. Falë edhe ndihmës së sakes apo të uiskit, burrat ishin më se të lumtur tek rinoheshin sërish. Sot tradicionalistët ankohen për rënien e cilësisë së edukimit të geishave, ashtu sikurse dhe për korruptimin e zakoneve të klientëve të tyre. Gjithnjë e më pak japonezë, si burra, si gra, e njohin botën ekzotike të geishave. Dhe ç’është më e keqja, as nuk duan që ta njohin. Në fakt geishat u kujtojnë shumë japonezeve një kohë kur gratë ishin thjeshtë komplementuese të burrave dhe pa të drejta, të mbyllura në shtëpi dhe të destinuara vetëm për të lindur fëmijë, dhe jo për kënaqësi. Deri jo shumë kohë më parë, në të drejtën martesore japoneze përmendeshin, mes shtatë arsyeve të divorcit të ndëshkueshme prej burrave, jo vetëm mungesa e fëmijëve, por edhe “llafazanëria” e bashkëshortes. Të njëjtat arsye

për të cilat paguhej një geishë. Menaxherët me të ardhura të larta sot nuk i kalojnë më mbrëmjet në shoqërinë e atyre që një herë e një kohë bëheshin të tërboheshin bashkëshortet. Sot, për një “danna”, të kesh një geishë në vend të një Porsche, duket se ke dalë jashtë mode. Edhe sepse, ndryshe nga sa ndodh për automobilët, për traditë lidhja me një geishë zgjat për gjithë jetën. Sot vetëm një e pesta e geishave mbahet ende prej dannave të tyre. Patronazhi i tyre i një herë e një kohe, një lloj pensioni dhe mbrojtjeje kundër papunësisë së geishave, është ezauruar. Dhe ndoshta një farë Z. Uno e di përsenë. Në qershor 1989 kryeministri i sapozgjedhur japonez, atëherë 67 vjeçari Sosuke Uno bleu për 3 milion Jen, afro 20 mijë euro sot, një geishë për ta bërë të dashurën e tij. Zonja në fjalë, Mitsuko Nakanishi, shkeli betimin e detyruar të heshtjes për të gjithë geishat kur Uno mori detyrën. I përshkruar si një padron dorështrënguar, Uno u detyruar të lërë postin vetëm dy muaj më vonë. Bota perëndimore e përqeshi. Ne na duket absurde që të investojmë pagën për shërbimet e një geishe. Kush është ai burrë që do të preferonte feminilitetin e mbuluar të kimonosë, para atij të bikinit?

»14-15

Cili europian apo amerikan do të ëndërronte që të përkëdhelte fytyrën apo gushën si prej porcelani apo atë pjesë të shpinës që premton për më tej? Cili është ai i huaj që do të mbetej i magjepsur nga një dorë që nxiton të fshehë një buzëqeshje? E kush mund t’i konsiderojë eksituese vallëzimet dhe muzikën tradicionale, përkëdhelitë dhe lojërat? Pavarësisht kësaj, geishat në perëndim konsiderohen priftëreshat lindore të Erosit. Por ky admirim mund të jetë si ai i Malit Fuxhi: sa më larg të jesh, aq më i përsosur. Një botë e mbyllur Nëse ekzistenca e geishave mund të jetë në rrezik, legjenda reziston. Ashtu sikurse debati i përjetshëm për shenjtërinë apo poshtërimin e tyre që në 2001 u çua para gjykatës, kur geisha e famshme Mineko Ivasaki akuzoi për shpifje dhe shkelje kontrate shkrimtarin amerikan Arthur Golden, i cili në librin e tij “Kujtimet e një geishe” shkruan për prostitucion ritual si dhe për faktin që shkeli premtimin që i kish bërë asaj si informatore për t’i ruajtur anonimatin. Filmi, i bazuar në bestsellerin e Golden arriti që në 2006 të fyejë si të apasionuarit pas këtij arti, ashtu edhe puristët japonezë, si nacionalshovinistët

kinezë, e madje edhe europianët e dashuruar pas Azisë Lindore. Për kinezët, Ziyi Zhang në rolin e “prostitutës” së armikut të saj për vdekje prekte tradhëtinë ndaj atdheut. Në japoni pati ankesa për faktin që heroina Sayuri, për të pushtuar tregun global, hoqi dorë nga truku i bardhë dhe zëvendësoi vallëzimin tradicional me akrobacira. E habitshme ishte heshtja ku u mbyll shoqata e geishave të Kiotos, vendi ku mes 1927 dhe 1946 zhvillohen ngjarjet e romanit. Shoqata zgjodhi mençurisht që gazetat në ndjekje të skandaleve të ngrejnë pyetjen nëse një geishë është një konkubinë, një artiste, apo të dyja bashkë. Një pikëpyetje që është pjesë e historisë së geishave që nga viti 1760. Tokio e sotme në atë kohë quhej Edo dhe në fund të shekullit XVIII numëronte më shumë se një milion banorë. Në brendësi të kulturës qytetare shumë të zhvilluar, bota paralele e geishave përfaqësonte një enklavë hedoniste në një shtet feudal të udhëhequr prej rregullave të rreptë. Jo rrallë tempujt shintoistë apo tempujt budistë ndodheshin pranë lagjeve të natës. Trupat dhe shpirtërat bëheshin bashkë në një simbiozë ndjesish: luteshin për mirëqenie në një vend dhe përbri tij shpenzohej pa hesap për

Favore shumë të fshehta Geishat ruanin sekretet e këtij universi paralel dhe të arteve femërore. Ngahera, e tyrja ka qenë një botë e përbërë nga gratë, që toleron vetëm baristët dhe bashkëshortët e drejtoreshave të shtëpive të geishave–edhe sot, gjatë ditës. Asnjë marrëdhënie me samurait: për klasën e luftëtarëve, objekt i simpatisë seksuale më të pastër kanë qenë gjithmonë të rejat. Geishat, që në Kioto quhen geiko, u shërbenin çaj dhe sake shumë pak fisnikëve. Vallëzonin, këndonin dhe përkëdhelnin klientët. Favoret seksuale mbaheshin sekret. Konkubinat nuk donin që biznesi i tyre të shkatërrohej prej lidhjes së re me geishat; kështu që qeveria vendosi t’u japë grave dy licenca të ndryshme. Udhëtarët e asaj kohe tregonin shpesh herë të tmerruar, por jo pa zili, mungesën e moralit të një shoqërie pa lidhje kristiane apo konfuciane, ku gratë mund të merreshin me qira pa mëkat dhe pa faj, edhe për qëllime erotike. Deri në çfarë pike shkonte një grua, ky ka mbetur gjithmonë një mister. Megjithatë, në Edo, e para që u quajt Geishë ka qenë Kikuya: ishte një prostitutë, të paktën kjo është e sigurtë. Thuhet se këndonte dhe i binte shamisenit, një lloj lahute me bisht të gjatë e bërë me lëkurë maceje. Shumë geisha viheshin me dëshirë në shërbim të një Geigi Okyia apo një Geigi Geshuku, emrat e shtëpive të geishave që kanë rezistuar deri sot. Të anëtarësuarat e reja ishin bijat e tyre të paligjshme apo bijat e blera nga familje të varfëra fshatarësh e samurajësh apo tregtarësh që kishin falimentuar dhe ishin zhytur në varfëri. Pagesa për një vajzë të vogël ishte e barabartë me sasinë e orizit të konsumuar për një vit. Shërbimi për shlyerje borxhesh si mundësi për ngjitje në shkallën sociale, përkundrejt alternativës së varfërisë dhe urisë, nuk ishte një zgjidhje e keqe. “Stërvitja” zgjaste disa vite. Në kontratat me shtëpitë e geishave parashikoheshin një hua dhe një periudhë shërbimi, shpesh herë dhjetë vite. Rrallëherë vajzat largoheshin: muajt e mungesës futeshin tek shuma e huasë. Vajzat, duke punuar duhej të shlyenin borxhet për ushqimin, leksionet e vallëzimit, këngës, muzikës, kimonosë dhe tualetit. Shumë prej tyre stimuloheshin nga perspektiva e fitimit më të madh se gratë e tjera dhe për t’i lejuar vetes një farë lirie


BOTA SPECIALE • E hënë 12 gusht 2013 edhe në skllavëri, ashtu sikurse dhe mundësia për të zotëruar ato vetë një ditë një okiya, apo një shtëpi çaji. Një gazetare britanike që ka jetuar gjatë me geisha i ka quajtur “gratë e para moderne të Japonisë”, duke qenë se që nga viti 1945 mundeshin që të vendosnin vetë për fatin e tyre, më shumë nga sa mund të shpresonte një bashkëshorte e zakonshme. Dhe kjo pavarësisht përdorimit shumë të përhapur mes konkubinave japoneze, e ndoshta edhe mes geishave, të “mizuages”, ose më saktë nxjerrja në ankand e virgjërisë, konsideruar edhe si një lloj fillese. Një zakon turbullues, mbi të gjitha nëse merret parasysh që shumat e konsiderueshme të parave (afro 50 mijë euro) që hidheshin për këtë natë të parë, për traditë i takonin shtëpisë. Vetëm nga viti 1930 vajzat filluan që të mbajnë vetë 40 për qind të shumës dhe, me pak fat, mund të shprehnin një farë preference për konkurrentët. Ky lloj përdorimi i femrave u braktis një herë e mirë në 1945. Prostituta luksi? Një geishë, pa premtimin e saj erotik, nuk ka mister. Pyetja është se me çfarë shpeshtësie e ruan çdo geishë. Për të patur një vlerë në treg nevojitet diskrecion dhe nuk mund t’i besohet rezervimit të meshkujve. Mineko Ivasaki, që në vitin 2002 botoi “Historia e ndaluar e një geishe”, si përgjigje ndaj romanit të Arthur Golden “Kujtimet e një geishe” mohon gjitchcka: “Geisha ishte gjithmonë ajo që do të donte vetë të ishte”. Sa më të kushtueshëm dhe të rangut të lartë të ishin lagjet e argëtimit në qytete, aq më selektive mund të ishte geisha: një perandoreshë, që si klient kishte mbretin. Koleget e saj nuk ia kalonin dhe aq mirë në periferitë dhe në lokalitetet e provincës. Klientët prisnin që të respektoheshin dhe të nderoheshin. Sot geishat janë zonjat e shtëpive të luksit. Nuk dinë as të gatuajnë as të jetojnë pa shërbyesen dhe më mirë do të preferonin të vdisnin se sa të merrnin metronë. I shohin shtëpiaket nga lartë poshtë, ashtu si një herë e një kohë shiheshin ato vetë prej kurtizaneve, dhe vetëkrahasohen me divet e operas. E megjithatë, gjatë ditës shumë prej tyre jetojnë si gjithë gratë e tjera: vetëm se shkëlqejnë më shumë. Gjatë mbrëmjes kapin flokët dhe pas një tualeti të zgjatur, zbulojnë fytyrën e tyre të vërtetë, një maskë mirëqenieje dhe premtimesh që geisha në romanin e Goldenit e quan “buzëqeshja JO”, ashtu si maskat e ngurta të teatrit tradicional japonez. Për të siguruar favore, në Kioto klientët e rinj duhet të prezantohen me një garant që të sigurojë sjelljen e mirë dhe aftësinë e pagesës. Megjithatë, prej kohësh ekzistojnë geisha që nuk këndojnë më live dhe që nuk i bien shamisenit, apo që nuk kanë turp të vallëzojnë nën tingujt e Digital Geisha, një variant për iPod. Tarifat janë të njëjtat, si për një geishë të re e të bukur, ashtu dhe një të madhe në moshë: do të ishte keq të argëtoheshe vetëm me të rejat dhe të shfaqje mungesë respekti dhe vetëdisiplinimi ndaj artit të njërës prej këtyre grave. E megjithatë, gjithnjë e më pak klientë e respektojnë këtë parim. Për të ruajtur ekosistemin e geishave me shtëpitë e tij, kopshtet dhe restorantet, Ginko Nikishava prej vitesh drejtore e një shtëpie të pasur geishash në Tokio, themeloi në vitin 2002 Shoqatën për ruajtjen e traditës së arteve të epokës së Edos. Një shenjë e keqe, duke parë që edhe në Japoni vlen rregulli që shoqatat e respektueshme janë eutanazia e erotizmit. Uve Schmitt

N

ë kulmin e krizës europiane të borxheve, me ekonomitë europiane të periferisë si Portugalia, Irlanda dhe Greqia që humbisnin aksesin në tregjet ndërkombëtarë për shkak të shqetësimeve të investitorëve lidhur me aftësitë e tyre paguese, nuk ishte aspak e qartë që eurozona mund të dilte e paprekur. Investitorë dhe politikanë shihnin nga udhëheqësja e ekonomisë më të fuqishme të Europës që të vepronte - dhe me shpejtësi. Përballë kishin kancelaren gjermane, Angela Merkel, një politikane e guximshme, pragmatiste dhe përgjithësisht e papenetrueshme. Atëherë, ashtu si sot, Merkel u rezistoi thirrjeve për t’i dhënë fund krizës së borxheve përmes lidhjes së borxhit europian me mjete të tillë si eurobonot në favor të shumave të mëdha gjermane të shpëtimit që i shkonin Greqisë si edhe shteteve të tjerë në borxhe në këmbim të premtimeve për të vënë në zbatim masa strikte kursimi. Në të gjithë botën, investitorët pyesnin nëse qasja e saj do të funksiononte. Për momentin duket që po, ndonëse kontinenti ende nuk ka dalë nga këneta. Teksa Merkel bën fushatë për një mandat të tretë në zgjedhjet e shtatorit në Gjermani, gazetarët e Bloomberg Alan Crauford dhe Tony Czuzka që kanë mbuluar Merkelin në Berlin gjatë të gjithë kohës që ka qenë në pushtet, kanë shkruajtur një biografi politike me titull: “Angela Merkel: Një Kancelare e formuar në kohë krize”. Në këtë intervistë, Czuzka flet në lidhje me ndikimet që formësuan gruan që mban në duart e saj fatin e Europës dhe nëse historia do ta kujtojë si shpëtimtaren e kontinentit, apo kancelaren që vuri në lëvizje vdekjen e ngadaltë të eurozonës. Po të shihni pas në kohë, cila mendoni se ishte lëvizja më e rëndësishme e Merkelit sa i përket menaxhimit të krizës së eurozonës? Shumë njerëz që këshillonin qeveritë në Francë dhe në Greqi na thanë se sa të impresionuar ishin nga aftësia e Merkelit për të mbajtur publikun gjerman në mbështetje të euros, pavarësisht mosmarrëveshjeve se si duhej përballuar kriza. Ajo arriti të shmangë një protestë kundër eurozonës si dhe të hidhte poshtë idenë që Greqia duhej të shkëputej nga unioni monetar. Dhe, pas disa hezitimeve dhe paqartësive, ajo më në fund deklaroi publikisht se euro është e mirë për Gjermaninë. Po flasim për këtë gjë në një kohë kur kriza sikur ka ngecur disi dhe është e qartë që një shpërbërje e eurozonës do të ishte shkatërrimtare. Por, në 2010 dhe 2011 nuk ishte aspak një mendim i arsyeshëm dhe rreziku i shpërbërjes ishte më se real. Merkeli është krahasuar në temperament me presidentin Obama, por është e qartë që kanë dallime në politika. A mund të flisni pak për marrëdhënien e tyre si dhe për marrëdhënien e Merkelit me SHBA? Merkel shihte SHBA si një dritë shprese dhe lirie kur jetonte në komunizëm, dhe ishte vendi i parë

»

13

ANGELA MERKEL Të njohësh gruan më të pushtetshme në botë që donte të vizitonte kur doli më në fund nga shteti policor që ishte Gjermania Lindore. Ajo e idealizoi Amerikën dhe ka ende një marrëdhënie speciale me vlerat e saj. Nga ana tjetër, disa prej gjërave që i përkasin SHBA - përfshirë një kapitalizëm jo aq shumë të rregulluar sa do i pëlqente Gjermanisë - janë gjëra që nuk do të ishte asnjëherë në gjendje t’ia shiste publikut gjerman, edhe nëse do i pëlqenin apo do i aspironte. Sa i përket lidhjes së saj me presidentin Obama, të dy janë udhëheqës të njohur që mendojnë shumë para se të marrin vendime apo dështojnë të marrin vendime. Në çështje të politikave, kanë disa dallime të theksuara, në mënyrë të veçantë politikën e preferuar të Obamws për të ringjallur ekonomitë europiane përmes rritjes së shpenzimeve qeveritare dhe shtytjes krejt të kundërt të Merkelit për të frenuar shpenzimet. Në samitin e G20 në Meksikë vitin që kaloi, Obama u bashkua me udhëheqësit europianë që e vunë pas qoshes Merkelin duke u përkpjekur që ta bindnin të lehtësonte disi këmbënguljen e saj për masat e kursimit si dhe të fokusohej më shumë në nxitjen e rritjes ekonomike. Por sado më shumë në numër të jesh, nuk mund ta vësh pas qoshes kancelaren gjermane. Gjermania është shumë e fuqishme ekonomikisht - askush nuk mund t’u thotë atyre se çfarë duhet të bëjnë. Merkel kishte trysnitë e saj politike në atë kohë, dhe pranimi i rritjes së shpenzimeve dhe deficitit do ta kishte rrëzuar qeverinë e saj. Nga buron stili i politikës së Merkelit? Një pjesë ka të bëjë me të kaluarën e saj politike - ajo është ishfizikane. Një herë ajo ka thënë në një fjalim se për shkencëtarët, është problem nëse të vjen e njëjta ide dy herë, ndërkohë që politikanët duhet t’i qëndrojnë të njëjtës ide dhe ta ngulin fort për të qenë efektivë. Kështu që politika krijon një konflikt për të sepse modus operandi i saj është shumë pragmatist dhe bazuar në “provo dhe gabo”. Mënyra si është rritur ka një tjetër ndikim të madh. Ndërkohë që ka lindur në Gjermaninë Perëndimore, prindërit e morën në Gjermaninë Lindore që fëmijë. Kur ra Muri i Berlinit, ajo ishte në të tridhjetat. U formua në kohën e komunizmit, gjë që nuk do të thotë se ishte komuniste - përkundrazi. Por ajo është shumë e tërhequr dhe pakëz dyshuese. Vlerëson shumë besnikërinë e një grushti këshilltarësh të afërt dhe nuk e tregon shpesh dorën e saj. Një pjesë e kësaj sigurisht ka të bëjë me faktin që është rritur në një shtet policor ku ajo dhe

çdokush tjetër e dinin që përgjoheshin nga STASI i famshëm. Si do e përshkruanit karakterin e saj? A është “gjerman”? Merkel rrezaton kursimin. Këtë mund ta ketë prej fakti që është rritur si bijë e një pastori luteran apo thjeshtë sepse ka adoptuar ortodoksinë ekonomike gjermano perëndimore. Por sjellja e saj i shkon shumë për shtat asaj që gjermanët e shohin si recetë për sukses: një sistem bankar që nuk çmendet me huadhënie dhe kompanitë e famshme Mittelstand, që janë kryesisht biznese familjare që nuk janë të prekshëm prej trysnisë së tregjeve të aksioneve. Merkel shkon fare mirë në këtë lloj maturie. Ajo jeton në mënyrë modeste - ngacmimi i saj më i madh është të shkojë përvit me bashkëshortin në festivalin e Vagner, i cili me sa dimë është edhe fansi më i madh i operas. Nuk vishet në mënyrë ekstravagante, por herë pas here i pëlqen të pijë një gotë verë. Ka histori të famshme, si për shembull që bën vetë pazar në një supermarket në Berlin, gjë që shkon fare mirë me reputacionin e saj si mishëruese e virtyteve të gjermanëve. Por nuk mendoj se aktron - mendoj se kështu është vërtetë. Si do i përcaktonit pikëpamjet e saj për ndërveprimin mes qeverisë dhe ekonomisë, sidomos tregjet e kapitalit? Kur Europa u godit nga kriza, Merkel kisht qenë prej 20 vitesh në politikën e Gjermanisë së bashkuar. Por ajo duhej të bënte bashkë pikëpamjen e saj ekonomike për botën si dhe lidhjen e saj me traditën ekonomike të Gjermanisë Perëndimore të pasluftës, siç e quajnë gjermanët, që është një kombinim i kapitalizmit që kërkon fitimin të udhëhequr prej eksportuesve të mëdhenj dhe të mesëm, si dhe një shtet shumë të fortë të mirëqenies sociale që sipas standarteve amerikanë, vendos taksa të larta. Ky është modeli i saj. Një tjetër gjë që ka ndikuar në politikën e saj ka qenë kolapsi i Gjermanisë Lindore, që ndodhi brenda pak muajsh. Ishte një ekonomi komuniste eficiente, e mbi-industrializuar dhe e zhytur në borxhe që ekzistonte vetëm sepse Bashkimi Sovjetik donte që ta mbante aty. Nga 1989 deri në

1990, Merkel ishte një zëdhënëse qeverie për kryeministrin e fundit dhe të vetmin të zgjedhur demokratikisht të ish-Gjermanisë Lindore. Dhe ajo pa vendin e saj - një vend për të cilin ndiente përgjegjësi politike - të shembej përreth saj. Kemi folur me disa njerëz që kanë qenë atje në atë kohë dhe na thanë se gjëja më e keqe ishte ndjesia e pafuqishmërisë. Zyrtarisht, Gjermania Lindore u bashkua me Gjermaninë Perëndimore e cila ishte shumë më e fuqishme ekonomikisht, por është më e saktë të themi që Gjermania Lindore u zhduk - dhe që Merkel e të tjerët ishin aty për të fikur dritat. Për atë arsye, një prej parimeve kryesorë të Merkelit në krizën financiare ishte se ajo nuk do të lejonte tregjet që të diktonin se si politikanët duhej të zgjidhnin krizën. Në atë kohë, ishte një thirrje për betejë si dhe një deklaratë që u vu shumë re. E qartë që asnjë politikan nuk dëshiron që të vihet përpara prej tregjeve si dhe të luajë të vdekurin. Ishte një ndjenjë veçanërisht e thellë për të. Cila do të jetë trashëgimia e Merkelit? Do të ketë shumë të bëjë me faktin që u hodh në brendësi të kësaj krize dhe të gjithë prisnin përgjigje prej saj. Por është shumë herët të themi se si historia do të gjykojë përgjigjen e saj për arsye se kriza e borxheve ende nuk ka mbaruar. Është zbutur disi prej Bankës Qendrore Europiane si dhe reformave që Gjermania dhe të tjerët i kanë kërkuar disa prej shteteve të periferisë. Nëse strategjia e saj funksionon dhe eurozona del nga kjo krizë më e fortë, ajo do të shihet si shpëtimtarja e Europës, bien apo jo dakord me metodat e saj. Nëse eurozona ndahet, ose nëse do të ketë një vazhdimësi të krizës ekonomike me rritje të ulët dhe papunësi të lartë, atëherë Merkeli me siguri do të marrë një pjesë të madhe të fajit.


14

O

« BOTA SPECIALE

rigjina e familjes Anjeli është në zemër të Piemontes, në rajonin e Rakonixhit që, që në shekujt e parë te epokës moderne ka qenë bastioni i SavojaAçajave si dhe kishte spikatur si një qendër e rëndësishme e industrisë së mëndafshit. Ishte pikërisht kultivimi i manave, ushqimi i vetëm i krimbave të mëndafshit që i siguruan familjes Anjeli kapitalet e nevojshëm për të investuar në veprimtari të tjera tregtare. Nëse bazohemi në disa dokumenta noterialë që i përkasin gjysmës së parë të tetëqindës, ishte pikërisht stërgjyshi i parë i familjes, Xhuzepe Francesko Anjeli i lindur në 1789, që u përpoq i pari të shfrytëzojë paratë e veta e t’i hedhë për vepimtari jashtë bujqësisë. Në qershor të vitit 1839 ai firmosi një kontratë për ndarje të aksioneve në një biznes pambuku me qendër në Napoli, bashkë me 17 ortakë të tjerë. Në vitin 1853, sërish Xhuzepe Francesko bleu në fshatin e vogël të Vilar Perosa pranë Pinerolos një vilë të mrekullueshme të shekullit 17, që më parë u përkiste kontëve Pikon. Zgjedhja e Vilar Perosa, ku u transferuan Xhuzepe Francesko dhe familja e tij nuk ishte rastësore: zona pranë e Val Kisones ishte e mbushur me magazina. Pikërisht në shtëpinë vilareze lindi në 13 gusht 1866, në po atë vit kur vdiq Xhuzepe Francesko, nipi i tij Xhovani Francesko, djali i Eduardo Anjelit dhe Aniketa Frisetit si dhe themeluesi i ardhshëm i FIAT. I mbetur jetim nga i ati që në moshën 5-vjeçare, Xhovani nisi studimet klasike duke frekuentuar kolegjin prestigjoz torinez të “San Xhuzepes” dhe më pas i hyri karrierës ushtarake, siç ndodhte shpesh në familjet e borgjezisë së lartë në Piemonte. Nga viti 1884 deri në 1886, i riu Anjeli qëndroi në Shkollën Ushtarake të Modenës prej nga doli me gradën Oficer i Kavalerisë. Pas viteve të studimeve, Xhovani u irkthye në Vilar Peroza, aty ku Anjelët kishin një rol të madh jo vetëm sipërmarrës, por edhe politik. Në vitin 1895, Xhovani mori detyrën e kryebashkiakut të qytezës në provincën e Torinos, ashtu si kish ndodhur edhe me të atin Eduardo 30 vjet më herët. Në vitin 1896, ai vendos të transferohet në Torino, ku filloi të merret me mekanikë, pasioni i tij që në kohën e ushtrisë. Në qytet, Anjeli, që i përkiste një familjeje me tradita borgjeze, filloi të frekuentojë fisnikërinë e traditave të lashta, por me gusto dhe interesa shumë moderne. Në veçanti, shoqëria e tij e përditshme përbëhej nga një grup të rinjsh aristokratë të apasionuar pas automobilëve, të cilët mblidheshin shpesh në Kafe Burelo, dy hapa larg stacionit të Porta Nuova. Pikërisht brenda këtij rrethi miqësish lindi dhe ideja ende revolucionare në atë kohë në Itali, për të krijuar një kompani për prodhimin e autoveturave në seri, Sipas modelit të atyre që tashmë ishin të pranishëm në Evropë, si për shembull “Benzi” në Gjermani si dhe “Pezhoja” apo “Panhardi” në Francë. Përvoja e Xhovanit në industrinë e automobilëve kishte nisur me financimin e eksperimentimeve të triçiklave me motor, për të vazhduar më pas me motoçikletat franceze të modelit “Prunelle”. Në 11 korrik të vitit 1899, pranë zyrave të Bankës “Sconto e Sete” të Torinos, Anjeli dhe nja tridhjetë ortakë të tjerë firmosën aktin e themelimit të një shoqërie të re, “Fabrika Italiane e Automobilëve Torino”, me një kapital fillestar prej 800 000 liretash.

E shtunë 10 gusht 2013 •

Dinastia e FIAT-it Shumicën relative të aksioneve e kishte vetë Banka, e përfaqësuar nga familja Anjeli. Detyra e administratorit të deleguar i shkoi pikërisht Xhovanit. Nisi kështu epopeja e FIAT-it. Torino ishte një prej qyteteve më të përshtatshëm në Itali për të nisur një projekt si ai i Anjelit: kishte ende fizionominë e një kryeqyteti, ishte qendër bankash dhe mbi të gjitha ruante një sistem zyrash qeveritare, ofiçinash të vogla dhe laboratorësh artizanalë që mund të ofronin dije dhe krahë pune për qëllimin e kërkuar. Në vitet mes fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX qendra piemonteze pësoi një transformim të thellë, i lidhur ky pjesërisht pikërisht me lindjen dhe zhvillimin e FIAT. Brenda vetëm dhjetë viteve, përbërja sociale dhe punëtore e popullsisë torineze ndryshoi tërësisht: u rrit në fakt numri i punëtorëve të sektorit metalomekanik dhe kjo rritje shkaktoi edhe një ndryshim në fizionominë urbanistike të qytetit, me lindjen e lagjeve popullore. Stil italian, me nuanca amerikane Një njeri pa paragjykime dhe konkret, Xhovani Anjeli udhëhoqi në një

kohë të shkurtër FIAT-in në majat e industrisë automobilistike kombëtare dhe ndërkombëtare. Brenda uzinave të kompanisë së tij, Anjeli importoi edhe një mënyrë tjetër pune, apo më saktë atë proces pune që e kishte gjetur shprehjen e tij maksimale tek mdoeli fordist që garantonte realizimin e vëllimeve të mëdha prodhues në seri. Anjeli kishte kryer në fakt shumë udhëtime për në SHBA dhe kishte vizituar fabrikat automobilistike të Fordit në Detroit, duke marrë prej aty ide dhe procedura. Rritja e prodhimit të automjeteve dhe diversifikimi i aktiviteteve sollën rritjen jo vetëm të kapitalit shoqëror, por edhe atij privat të familjes. Iniciativa, energjia përkushtimi dhe aftësia e rrallë për të përzgjedhur bashkëpunëtorë të vlefshëm e besnikë: ishin këto kartat fituese të Anjelëve dhe sidomos të Xhovanit, i cili diti të shfrytëzojë edhe në avantazh të tij shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, duke u pasuruar nëpërmjet shitjes së armëve dhe mjeteve të transportit për qëllime lufte. Ndërtimin

i stabilimentëve të Lingotos në vitin 1922 ishte simptomë e një rritjeje konstante të FIAT-it. As edhe ardhja e fashizmit nuk arriti të ngadalësojë familjen piemonteze: ndonëse nuk ishte i rregjistruar në parti (megjithëse kishte teserën honoris causa) dhe ndonëse nuk u soll asnjëherë me servilizëm, Xhovani shfrytëzoi Musolinin dhe lëvizjen e tij për të likuiduar lëvizjet sindikale të punëtorëve të tij, si dhe për të siguruar emërimin si senator në vitin 1923. Vitet ‘20 dhe ‘30 ishin për FIAT-in një periudhë rritjeje e jashtëzakonshme. Kompania torineze arriti që të marrë kontrollin e shumë prej konkurrentëve (mes të cilave Scat dhe Italia) si dhe të imponojë modelet e saj në tregun italian. FIAT-i u kthye në simbol të teknologjisë italiane dhe sinonim i makinave të përparuara por njëkohësisht të përballueshme për shumë xhepa. Anjelët nisën të përfaqësojnë edhe një pikë të rëndësishme referimi për klasën drejtuese italiane, jo vetëm nga këndvështrimi i sipërmarrjes, por edhe për sa i përket aspektit social. Në mënyrat e tyre të sjelljes, në stilin gjithmonë diskret të ekzistencës

së tyre, me elegancën e tyre të matur, asnjëherë sipër radhëve qëndronte sekreti i familjes, pikëmbështetje e elitës që udhëhiqte vendin. Blerja e skuadrës së futbollit të “Juventusit” në vitin 1923 dhe të së përditshmes “La Stampa” tre vjet më vonë dëshmojnë vullnetin nga ana e themeluesit të FIAT për të qenë protagonist në 360 gradë në jetën italiane të atyre viteve. Fundi i një epoke Nëse sukseset në biznes nuk i munguan asnjëherë Xhovanit, jeta e tij familjare dhe private pati trazira të mëdha: në vitin 1928 i vdiq e bija, Aniketa; në vitin 1935 i biri, Eduardo vdiq tragjikisht në moshën 42 vjeçare në një aksident ajror në liqenin e Xhenovës. Po kthehej nga Levanto, ku kishte shkuar për të takuar shtatë fëmijët dhe bashkëshorten, Virxhinia Burbon del Monte e principatës së San Faustinos. Për të kujtuar fëmijët e tij të vdekur, Xhovani u vuri emrat e tyre spitaleve të “Pra Katinat” që vetë

kishte ndërtuar. Dhimbja për humbjen e të vetmit trashëgimtar mashkull të familjes nuk e shkëputi megjithatë nga puna. Viti 1936 ishte vit i komercializimit të legjendës Topolino, ndërkohë që përgatitjet për Luftën e Dytë Botërore kërkonin të gjithë përkushtimin e Xhovanit. Fabrikat e FIAT u shpallën zona lufte, sepse në brendësi të tyre ndërtoheshin mjete transporti për luftë. Por, sens i fortë i biznesit e shtyu Anjelin që të kërkojë klientë edhe mes aleatëve, sidomos atëherë u fol me këmbëngulje për takime me francezë dhe sovjetikë. Disfata e Italisë në Luftën e Dytë Botëerore si dhe bombardimet e rënda që pësuan fabrikat e grupit torinez

shënuan nisjen e një periudhe tkurrjeje, në mos rënieje të FIAT-it. Xhovani, tashmë i plakur, që për dhjetëvjeçarë të tërë kishte udhëhequr me vendosmëri dhe energji të jashtëzakonshme shoqërinë e tij të biznesit, dukej se ndiente edhe në vetë trupin e tij, atmosferën e dekadencës në të cilën kish rënë Italia gjatë luftës. Tashmë pothuajse 80-vjeçar, Xhovani Anjeli ndërroi jetë në 16 dhjetor të vitit 1945. U varros në varrezën e Vilar Perosa, ku me dëshirën e tij ishte ndërtuar në varr monumental i familjes në stil romantik, me një statujë të argjendtë të Krishtit, vepër e Eduardo Rubinos, skulptor i njohur torinez dhe mik personal i Xhovanit. Me vdekjen e Anjelit u mbyll një epokë. Në pritje për pasardhësin, nipin e tij Xhovani Anjeli që i thërrisnin Xhani, djalë i Eduardos, presidenca e FIAT i kaloi Vitorio Valetës. Këtij të fundit i takoi detyra e vështirë për të drejtuar FIAT-in në vitet e pasluftës, atëherë kur tregu i automobilëve pësoi një rri-

tje të dhunshme. Por Italia nuk ishte më e njëjta. Xhovani Anjeli dhe FIAT-i i kishin hapur portat e gadishullit për kapitalizmin e ri të markës amerikane, me avantazhet dhe kontradiktat e tij, me shpresat dhe zhgënjimet e tij. Rini e qetë 12 mars 1921, Torino: në orën dy e gjysmë të mëngjesit lindi Xhovani Anjeli, fëmija i dytë i familjes së Eduardo Anjelit dhe Virxhinia Burbon Del Montes. Emri i plotë ishte Xhovani Karlo Francesko Anjeli, me emrin e gjyshit, themeluesit të FIAT që dukej se sanksiononte një fat të paracaktuar tashmë në jetën private dhe profesionale. Në formimin e tij një rol të rëndësishëm luajti gjyshja amerikane, Xhein Kempbëll, nëna e Virxhinias. Gjaku amerikan që ridhte në venat e familjes dhe të avokatit të ardhshëm i dedikohej në pjesën më të madhe mësimeve të gjyshes nga mamaja. Temperamenti i Xhovanit të ri ishte shumë i fortë dhe sjellja e tij skolastike është shpesh herë burim grindjesh me babanë, Eduardo. Ndërkohë, edhe katër fëmijë të tjerë rrisin numrin e familjes: Suzana, Maria Sole, Kristina, Xhorxhio dhe Umberto. Xhovani kaloi një rini të qetë. Por në 14 korrik 1935, tragjedia e parë goditi familjen Anjeli. Në moshën 42 vjeçare gjeti vdekjen babai, Eduardo në një aksident ajror, gjatë një prove të një avioni FIAT mbi qiellin e Xhenovës, ndërkohë që bijtë e tij ndodheshin në Forte dei Marmi me pushime. Pas vdekjes së të atit, gjyshi Xhovani vendosi që t’ia besojë nipin e tij, Xhovani, një tutori me autoritet shumë të madh moral dhe intelektual të hapësirës liberale torineze, Franko Antoniceli, një njeri absolutisht jopopullor për regjimin fashist dhe i arrestuar disa herë në vitet e errët të diktaturës. Tashmë për fëmijët e tij, gjyshi Xhovani kishte zgjedhur si tutor Augusto Montin, një tjetër personazh kyç në historinë e formimit liberal, antifashist dhe mdoern në Torinon e mesit të dy luftërave. Në vitin 1939, në moshën 18 vjeç, Xhani në shoqërinë e kushëririt të tij Xhovani Nasi hipën në anijen transatlantike “Rex” dhe për herë të parë zbret në Amerikë, me dëshirën dhe nxitjen e gjyshit, Xhovani. Ky i fundit e konsideronte në fakt si thelbësore për formimin e nipit, dijen mbi ekonominë e SHBA, motor i shkëmbimeve tregtare në botë. Disa vite më vonë, pas shpërthimit të Luftës së Dytë, Xhani thirret nën armë dhe shkon në luftë. Në dimrin e tmerrshëm 1941-1942 merr pjesë si tenent në Korpusin e Armatës Italiane në Rusi. Një vit më vonë, kundër vullnetit të gjyshit që e donte në Torino, Xhani lufton në frontin shumë të nxehtë afrikan, ku do të zhvillohej


BOTA SPECIALE • E shtunë 10 gusht 2013

beteja e El Alemein. Dhe në frontin afrikan plagoset rëndë në njërin krah. Në vitin 1943, pas riatdhesimit, Xhani mbërrin në Torino. Pas 8 shtatorit 1943, Vitorio Valeta emërohet nga Xhovani si administrator i deleguar i grupit ndërkohë që Xhani është zyrtarisht zëvendës president. Xhani Anjeli diplomohet në Torino, në vitin 1943 përballë një komisioni i tëri me uniforma. Në këtë mënyrë përfundojnë studimet e tij: do të njihet gjithë jetën si Avokati, por nuk do t’i nënshtrohej asnjëherë provimit për ta siguruar titullin. Pas çlirimit të vitit 1945, FIAT rrezikoi jo pak për shkak të akuzave për bashkëpunim me regjimin fashist. Duhej e gjithë aftësia diplomatike e gjyshit Xhovani për të shmangur gjykatën. Ndërkohë, i riu Xhani bëhet figurë qendrore e kompanisë. Pagëzohet me emrin Avokati nga bota e gazetarisë ekonomike-financiare, pavarësisht se nuk e kish ushtruar asnjëherë profesionin. Por mbi të gjitha, hyn në skakierën e pushtetit të kumtuar nga gjyshi Xhovani si dhe nga njeriu besnik i familjes, Valeta. Në vitin 1945, në harkun e një muaji, dy tragjedi godasin Anjelët: në 21 nëntor vdes në një aksident automobilistik e ëma, Virxhinia; në 16 dhjetor shuhet senatori i moshuar, themeluesi i FIAT, Xhovani Anjeli. Me kalimin e viteve, arsimimi dhe formimi i Xhani Anjelit lidhen mbi të gjitha me udhëtimet jashtë vendit dhe në mënyrë të veçantë qëndrimet në Londër, Paris e Nju Jork. Kryen “turin e Madh” të financës dhe ekonomisë ndërkombëtare duke u mbështetur vetëm në një licencë për Të Drejtën. Por për të gjithë, edhe jashtë vendit, njihet si Avokati. Xhani Anjeli nis një 15 vjeçar takimesh, lidhjesh dhe kontaktesh që e bëjnë të famshëm në qarqet mondanë, në rrethet e lartë të financës, në sallonet e Londrës, Parisit e Nju Jorkut, në hapësirat artistike e kulturore. Nuk mungojnë sigurisht edhe interesat sportivë: “Juventusi”, ku do të jetë aksionist, president, administrator dhe gjithnjë tifoz i parë; e më pas garat e anijeve me vela, motorrët, skitë. Sestriere, Saint Moritz, Montekarlo dhe bregu i kaltërt janë etapat e detyruara të një pelegrinazhi të vazhdueshëm mes luksit të shfrenuar. Në drejtimin e FIAT-it Janë vite në të cilët Xhani, për shkak edhe të shtypit rozë, njihet si një burrë joshës dhe i dhënë pas grave të bukura. Për këtë arsye shkakton habi të madhe kur në 19 nëntor 1953 martohet me Marela Karacolo di Kastanjeto dhe një ditë më pas, në fshatin e vogël të Osthofen pranë Strasburgut, martohet edhe sipas riteve fetarë. Marela do të jetë nënë e dy fëmijëve: Eduardo, i cili kreu vetëvrasje në vitin 2000 dhe Margerita, nënë e 5 fëmijëve, dy herë e martuar, fillimisht me Alain Elkan dhe më pas me Sefge de Pahlen. Pas martesës, Xhani udhëton shpesh për në Shtetet e Bashkuara ku forcon lidhjet me familje të rëndësishme si Ford, Rokerfeler, politikanin dhe strategun e politikës së jashtme amerikane, Henri Kisinger, manjatët e bursës së Nju Jorkut. Udhëtimet e Avokatit kanë edhe destinacione të tjerë evropianë ose jo, sidomos Bashkimin Sovjetik. I destinuar për të marrë më vonë drejtimin e FIAT, Xhani i kalon vitet pesëdhjetë dhe gjysmën e viteve gjashtëdhjetë si ambasador i grupit nëpër botë. Në Torino është Valeta që komandon, ndërkohë që i riu Umberto mban mbi shpatulla punën e rëndë të kompanisë: zyrë, administrim, filiale. Valeta do të qëndrojë në drejtim deri në 1966, duke e udhëhequr kompaninë drejt pozicionit të industrisë private

vilë në Saint Moritz si dhe shtëpia e përhershme në Sestriere.

më të rëndësishme në Itali dhe një prej grupeve më të njohur të tregut ndërkombëtar. Ndërkohë, perandoria FIAT vazhdon të rritet si nga pikëpamja financiare, ashtu edhe ajo politike. Në 30 prill të vitit 1966, Xhani Anjeli bëhet zyrtarisht kreu i ri i FIAT, ashtu si kishte planifikuar gjyshi Xhovani. Një vit më vonë, në 10 gusht 1967, Valeta ndërron jetë për shkak të një hemorragjie cerebrale. Xhani trashëgon një FIAT të suksesshëm dhe në ekspansion të plotë, pikërisht në një moment kur po shpërthen bumi i automobilëve. FIAt është i pari ndërtues automjetesh në Evropë duke realizuar parakalimin edhe ndaj gjermanes Volkswagen. Në katin e tetë të Korso Markoni, zyrat qendrore të drejtuesve të grupit, ndryshimet në tre vitet e parë janë vetëm në fasadë. Një moment i rëndësishën në jetën e Avokatit përfaqësohet nga Fondacioni “Xhovani Anjeli”, që lindi në 6 dhjetor 1966, me

mbështetjen thelbësore të motrës Suzana si dhe një sërë personazhesh të tjerë të shoqërisë së lartë. Në vitin 1968 hidhen në erë planet e kultivuara prej një kohe të gjatë nga ana e avokatit për shkrirjen me Citroen. Vetëm ndërhyrja e qeverisë franceze dhe reagimi i shtëpive të tjera automobilistike transalpine e bllokojnë operacionin. Xhani Anjeli arrin t’i rezistojë dyvjeçarit shumë të nxehtë 1968-1969, me grevat dhe manifestimet e punëtorëve. I vështirë shumë bëhet raporti me sindikatat. Ndërkohë, FIAT përforcon praninë e tij në sektorë të tjerë si botimet, sigurimet dhe shoqëritë financiare. Dhe të gjithë këto i realizon pa hequr asnjëherë dorë nga kënaqësitë e “dolce vita”- s. Kur ka dëshirë për relaks, avokatit i duhet vetëm të zgjedhë: Vila Freskot në Torino, një shtëpi mu përballë Quirinales në Romë, një shtëpi në Park Avenue në Nju Jork, një

Vite të vështirë Xhani Anjeli dhe FIAT kalojnë të paprekur furtunat e viteve shtatëdhjetë, në vitet e terrorizmit dhe atentateve. Politikisht, Avokati është më pranë Partisë Republikane të Ugo la Malfës. Avokati i përballon problemet e lidhur me krizën e automobilëve dhe kundërshtimet e punëtorëve duke luajtur fort dhe duke befasuar shpesh kundërshtarët, ashtu sikur në 1 dhjetor 1976, shpalli hyrjen si ortak në sipërmarrjen torineze të Kolonel Gedafit, një personazh që sigurisht nuk ishte shumë i dashur për SHBA. Llogaritë e FIAT në këtë periudhë shkojnë keq, por mbretëria e avokatit reziston. Nga 1974 deri në 1976 Xhani bëhet president i Konfindustrias dhe merr presidencën e këshillit administrativ të IFI si dhe të Fondacionit Anjeli. Industrialistët kanë nevojë të përfaqësohen në mënyrën më autoritare të mundshme. Situata politike është shumë delikate. Kompromisi historik mes Demokracisë Kristiane dhe Partisë Komuniste rrezikon të dështojë, dhe vendi duhet të përballet me dy emergjenca: krizën ekonomike dhe terrorizmin. Janë këta vitet e rreptësisë. Bashkërendimi mes qeverisë, sindikatave dhe Konfindustrias shndërrohet në një sistem të konsoliduar të menaxhimit të zgjidhjeve themelore ekonomike. Por, në fundin e viteve shtatëdhjetë, kompania sheh të afrohet kriza e automobilëve. Prodhimi bie frikshëm dhe FIAT lajmëron për pushimin nga puna të 14 mijë punëtorëve. Hapet kështu beteja më e ashpër me sindikatat që nga fundi i luftës. Punëtorët bëjnë grevë për 35 ditë. Në kangjellat e fabrikave të Mirafiorit, sekretari i Partisë Komuniste, Enriko Berlinger premton mbështetjen e komunistëve në rast të pushtimit të fabrikave. Përballja e hekurt përfundoi në 14 tetor 1980 me një “marshim të dyzetëmijëve”. Për habi, kuadrot e FIAT zbresin në shesh kundër sindikatës. FIAT heq dorë nga largimet. Ndërkohë, Avokati vazhdon betejën e tij për rimëkëmbjen e sektorit automobilistik dhe në vitin 1982 arrin që të nxjerrë, me një prezantim spektakolar në Kejp Karneval, modelin e ri “FIAT UNO”, i cili do të dominojë Evropën për thuajse një dhjetëvjeçar. Në mesin e viteve tetëdhjetë, përvijohet për FIAT një shans i madh. Ford u ofron Anjelëve mundësinë për të bashkuar Ford Europa me Fiat me

»

15

qëllimin për të sjellë në jetë një kolos në gjendje për të dominuar në tregun e ndërlikuar evropian. Hipoteza nuk konkretizohet, por FIAT-i nxjerr Alfa Romeon, një markë prestigji. Megjithatë, monopoli kombëtar në sektorin e automjeteve do të jetë, në një periudhë afatgjatë, një prej pengesave të mëdha për rritjen e FIAT. Ndërkohë, lufta e brendshme për të marrë komandën e kompanisë ka edhe ajo viktimat e saj: për shkak të dështimit të tratativës me Ford del nga grupi Vitorio Gidela, strategu i risive të shtëpisë automobilistike torineze; fillon kështu pesëmbëdhjetë vjeçari i drejtimit të dyshes Xhani Anjeli- Cezare Romiti. Tandemi ringre FIAT-in në nivelin ndërkombëtar dhe në pak vite e transformon në një holding me shtrirje në fushën e botimeve dhe të sigurimeve. Jo më thjeshtë automobilë, por një kolos global. Në vitin 1987, FIAT absorbon përfundimisht Alfa Romeon dhe në 1988 Ferrarin. Për Xhani Anjelin, vitet tetëdhjetë është një periudhë e artë. Sipërmarrja ecën mirë dhe ai është gjithnjë e më shumë një personazh ndërkombëtar. Bota politike e vlerëson, i trembet, e dëgjon. Ai, prapa kuintave të dukshmërisë mediatike krijon fijet e bizneseve të tij. VITET ‘90 Në 1 qershor të vitit 1991 ai emërohet senator i përjetshëm nga Francesko Kosiga. Në 1996 mbështet hapur Ulivon dhe qeverinë Prodi në momentin kur i kërkohet italianëve një taksë shtesë për hyrjen në Euro. Në ato vite rritet pesha e Cezare Romitit në çështjet automobilistike dhe financiare, deri në 1999. Pas kësaj i vjen radha Paolo Freskos, i emëruar president i FIAT si dhe Xhon Elkan (nipi), në cilësinë e këshilltarit. Në vitin 1997 ndërron jetë në mënyrë të parakohshme nipi Xhovani Alberto (djali i Umbertos). Xhani Anjeli, ndonëse i munduar nga sëmundja, vazhdon të ruajë një fuqi dhe pushtet të jashtëzakonshëm, si një sovran që vepron në hije. Një vit lavdie është ai i një qind vjetorit të FIAT, në 1999, me festime të mëdha, spektakle, takime njerëzish të famshëm shpeshherë në prani të patriarkut. Do të jetë i fundmi vit pozitiv. Pas marrëveshjes me General Motors në 2000 Avokati asiston në krizën më të rëndë të historisë së FIAT, situatë që e shtyn në 2001 të vihet në mbështetje të qendrës së djathtë të Silvio Berluskonit. Në vizionin strategjik të Avokatit, industria ka nevojë për fleksibilitet dhe liri veprimi. Por është i ndryshëm mendimi i sindikatave dhe forcave politike të së majtës. Por mos kuptimi mes Xhani Anjelit dhe qeverisë shpërthen papritur me dorëheqjen e ministrit të jashtëm, Enriko Ruxhero. Viti 2002 do të jetë një vit i tmerrshëm për sipërmarrjen automobilistike të Avokatit: ka dorëheqje njëra pas tjetrës të drejtesve, rikapitalizime, rënie të aksioneve, greva, largime për 8000 punëtorë, mbyllje fabrikash. Xhani Anjeli ndërhyn me të njëjtin autoritet, por duket gjithnjë e më i lodhur: sëmundja e rëndë që e ka goditur nuk i lejon të dalë në publik. Vuajtjet fizike të senatorit të përjetshëm, ato më të rëndat rriten në 1995 kur operohet në një aortë ndërkohë që vetëm disa vite më herët i ishte nënshtruar një operacioni në zemër. Në vitin 1997 ishte operuar për një frakturë në këmbë, i pesti i jetës së tij. Gjatë atij viti do të shkonte shpesh në Amerikë për kura speciale, ndërkohë që për herë të fundit doli në publik përkrah presidentit ë republikës, Karlo Axelio Ciampi. Është 20 shtatori i vitit 2002. Hera e fundit e Avokatit, në krah të një njeriu me pushtet.


16

« BOTA SPECIALE

E hënë 12 gusht 2013 •

“TANKE”

ME TASTIERË

SHBA-RUSI

Ftohja vazhdon

A

nulimi i takimit mes presidentit amerikan Barak Obama dhe homologut te tij rus Putin është për të ardhur keq, por jo fatkeqësi, mendojnë ekspertët. Ata presin një ftohje të marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA. Mund të kishte ndodhur edhe më keq. Këtë thonë shumë ekspertë për vendimin e Presidentit amerikan Barak Obama, për të anuluar takimin me kreun e Kremlinit Vladimir Putin. Ishte planifikuar që dy krerët e shteteve të takoheshin në Moskë në prag të samitit të G-20 në Shën Petërburg në shtator. Shtëpia e Bardhë të mërkurën e argumentoi anulimin e takimit ndër të tjera me vendimin e Rusisë për t’i dhënë azil ish-punonjësit të arratisur të shërbimit sekret amerikan, Eduard Snowden. Presidenti amerikan do të marrë megjithatë pjesë në samitin e G-20, deklaroi Uashingtoni. “Mund të kishte ndodhur edhe që Obama të mos vinte”, thotë Evgeni Mintçenko, drejtor i Institutit Ndërkombëtar për Ekspertizë ndërkombëtare në Moskë. Presidenti i SHBA-së ishte i detyruar të reagonte ndaj vendimit të Rusisë për azil, tha Mintçenko. Në politikën e brendshme Obama ka qenë edhe më parë në qendër të kritikave për shkak të politikës së tij ndaj Rusisë, mendon eksperti. Ai i referohet përpjekjes së Obamës gjatë mandatit të tij të parë, për të përmirësuar me një fillim të ri marrëdhëniet e tensionuara me Rusinë. Ngjashëm mendon edhe politologu Dmitri Orlov. “Nuk është një katastrofë që Obama nuk takohet personalisht me Putinin”, thekson në bisedë me DW anëtari i partisë qeverisëse “Rusia e Bashkuar”. Një skandal më i madh do të ishte nëse Obama nuk do të vinte aspak në Rusi dhe do të dërgonte zëvendësin e tij Joe

Biden, thotë Orlov. “Është mirë që Obama shkon në Rusi për samitin e G-20”, mendon edhe Christian Wipperfürth nga Berlini. Publicisti dhe autori i librit “Politika e jashtme e Rusisë” tha në bisedë me DW se është për të ardhur

se Rusia dhe SHBA, megjithë tensionet aktuale për shkak të Snoëden dhe çështje të tjera, vazhdojnë të kenë interesa të përbashkëta. Si shembull ai përmend situatën në Azinë Qendrore pas tërheqjes së trupave të NATO-s nga Afganistani në 2014. Veç

keq që Presidenti amerikan nuk do të takohet me Putinin. Një situatë e ngjashme ka qenë edhe pas luftës ruso-gjeorgjiane në gusht 2008 në Kaukaz. Vendet perëndimore patën anuluar atëherë bisedimet në Këshillin NATO-Rusi. Wipperfürth shpreson që Putin dhe Obama “ndoshta vendosin të zhvillojnë bisedime intensive në kuadër të samitit të G-20” Por për ekspertin ka më shumë gjasa për kohë të akullta mes Rusisë dhe SHBA-së. “Atmosfera është e keqe dhe kam frikë se nuk do të ketë përmirësime të vërteta vitet që vijnë”, beson eksperti nga Berlini. Mosbesimi tek të dyja palët është shumë i madh. Megjithatë të flasësh për “Luftë të ftohtë”, siç bëjnë disa medie në Gjermani, është e tepruar. Vendimi i Obamës për të mos u takuar me Putinin është “një gjest simbolik”. Wipperfürth është i bindur

kësaj doktrina e re ruse për politikën e jashtme, parashikon krijimin e një zone të përbashkët ekonomike me BE-në. Ëipperfürth e vlerëson këtë si një shenjë që Rusia kërkon një lidhje me Perëndimin. Ndryshe e vlerëson situatën politologu rus Dmitri Trenin. Anulimi i takimit Obama - Putin mund të pasohet nga hapa të tjerë, shkruante drejtori i Qendrës Carnegie në Moskë, në një koment online të enjten. Kështu Obama dhe kryetarë të tjerë shtetesh perëndimore mund të vendosin të mos marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore 2014 në Soçi. Edhe samitit i G-8 që do të zhvillohet vitin e ardhshëm po në Soçi, mund të vihej në pikëpyetje. Trenin sheh tashmë “fundin zyrtar të politikës së rifillimit të Obamës”. Ai vërtet nuk pret krizë, por sidoqoftë një turbullim të mëtejshëm të atmosferës mes Moskës dhe Uashingtonit.

Lufta kibernetike - Jo tanke, granata apo xhaketa antiplumb, por kompjutera të fuqishëm dhe ekspertizë jashtëzakonisht e madhe në fushën e internetit. S’ka ujë, ose ai është i qelbur. Por askush nuk e di pse. Nuk ka rrymë elektrike dhe është pothuajse e pamundur për të marrë informacion se çfarë po ndodh. Në gjithë qytetin ka aksidente dhe trafiku nuk funksionon sepse semaforët nuk punojnë. Nga cetralet atomike njoftohet për avari. Ky ose një i ngjashëm do të ishte skenari i një lufte kibernetike, pra i sulmit ndaj kompjuterave që drejtojnë infrastrukturën e një vendi. Një sulm pa bomba - i padukshëm, me telekomandë nëpërmjet rrjetit global të internetit. I kryer nga ushtarë që nuk kanë nevojë për tanke, granata apo xhaketa antiplumb, por për kompjutera të fuqishëm, dhe ekspertizë jashtëzakonisht të madhe në fushën e internetit. Sa realist - ose absurd është një skenar i tillë? Ekspertët nuk janë të një mendjeje. Por fakt është që deri tani nuk ka pasur sulme kibernetike me përmasa të ngjashme si skenari i përshkruar më sipër. “Ne për fat të mirë jetojmë në një situatë shumë të qetë, kështu që ne nuk kemi pse të frikësohemi për sulme të tilla”, thotë Sandro Gaycken, ekspert për sigurinë kompjuterike në Universitetin e Lirë të Berlinit. Por në qoftë se ndryshon situata gjeopolitike, Gjermania nuk do të jetë e mbrojtur siç duhet dhe sidomos infrastruktura në Gjermani ka një nivel të keq sigurie kibernetike në shumë fusha, sqaron Gaycken. “Nëse dikush do të na sulmojnë me luftë kibernetike, ne jemi relativisht shpejt pambrojtur.”. Një nga rastet më të famshme vitet e fundit ishte virusi “Stuxnet”. Virusi thuhet se shkaktoi në impiantin bërthamor iranian Natanz daljen e centrifugave jashtë kontrollit. Virusi, sikurse u tha për publikun, manipuloi dhe dëmtoi frekuencat e radhës së centrifugave për pasurimin e uraniumit. Sipas një artikulli të “New York Times”, virusi ishte zhvilluar nga NSA amerikane dhe agjentët izraelitë. Sikurse njoftoi gazeta “Guardian” disa javë më parë, presidenti amerikan Barak Obama i ka dhënë CIA-s një listë me destinacionet e mundshme për sulme kibernetike amerikane jashtë vendit. Por deri në çfarë mase sulme të tilla kibernetike mund të konsiderohen si veprime luftarake? Si mund të mbrojet një shtet ndaj kësaj lufte? Këto probleme trajtohen në “Tallinn Manual on the International Laë Applicable to Cyber Warfare”. Juristi gjerman Wolff Heintschel von Heinegg nga universiteti i Frakfurt Oder tha për Deutsche Wellen se “nuk ka dallim nëse një shtet sulmohet me artileri apo me viruse kompjuterash”, por jo çdo sulm kibernetik çon automatikisht në aktivizimin e mekanizmave të mbrojtjes së një shteti, sepse varet nga lloji i dëmit. Në rast se dëmi që shkakton sulmi kibernetik është tepër i rëndë, atëhere shteti që sulmohet ka të drejtë të reagojë në mënyrë konvencionale, pra duke përdorur edhe bombat. Eksperti i IT Sandro Gaycken mendon se rreziku i një skenari të tillë është i ulët. Ai i sheh sulmet kibernetike shumë më tepër si një kërcënim se sa si rrezik konkret. Por të kombinuara me spiunazhin teknologjik sulme të tilla kibernetike mund të dëmtojnë edhe rëndë ekonominë e një vendi.


HOROSKOPI • E hënë 12 gusht 2013

»

17

JAVOR

HOROSKOPI Dashi Javë përgjithësisht e animuar kjo e sotmja dhe e mbushur me emocione të forta. Do ia kaloni më së miri me partnerin tuaj dhe do gëzoheni shumë nga një propozim që ai do ju bëjë. Edhe beqarët do kenë ndryshime të mëdha në jetën e tyre sentimentale. Dikush mund të bëhet pjesë e së përditshmes, por kjo do ndodhë nga fundi i javës. Financat do jenë të ekuilibruara në pjesën më të madhe të kohës, por nuk duhet të bëni blerje të mëdha ende. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Bëni kujdes me ato që do konsumoni për të shmangur helmimet. Edhe stresi do përbëjë një problem. Në punë do ndryshojë gjithçka. Përgatituni! Familja pa probleme. Demi Ditët do jenë më të bukura dhe më emocionuese sesa ju mendonit gjatë kësaj jave. Partneri do mundohet me sa të mundë t’ua bëjë qejfin në mënyrë që ju të ndiheni rehat dhe të plotësuara. Për beqarët do jetë Marsi planeti më i favorshëm. Ai do i ndihmojë ata të kenë takime impresionuese dhe të zgjedhin personin më të përshtatshëm. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, megjithatë as problematike nuk do jenë. Vazhdoni ende të tregoheni të matur. Shëndeti do jetë i qëndrueshëm. Vetëm ata që kanë pasur probleme me qarkullimin e gjakut apo variçet duhet të tregohen më të kujdesshëm. Jeta profesionale do kërkojë më shumë kohë dhe durim. Me familjarët tregohuni të kuptueshëm. Binjakët Do e shfrytëzoni deri në maksimum çdo ditë të kësaj jave kur të jeni pranë partnerit tuaj. Do i shprehni më shumë ndjenjat dhe do i bëni atij disa premtime. Beqarët do kenë një takim vendimtar i cili mund t’ua ndryshojë përgjithmonë jetën. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë sepse do i krijoni vetes probleme edhe më të mëdha sesa mendonit. Shëndeti nuk do jetë shumë i keq megjithatë lodhja mund të sjellë probleme të vogla. Praktikoni Yoga. Në punë do keni performanca të shkëlqyera dhe mund t’ju bëhet edhe një propozim i rëndësishëm. Mendohuni mirë para se të jepni çfarëdo lloj përgjigjeje. Familja do kalojë një javë të qetë. Gaforrja Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit ëndërruar këtë javë. Së bashku me partnerin do jeni një ekip i fortë dhe do përballoni çdo sfidë apo vështirësi. Pas mesit të javës do përjetoni më shumë kënaqësi falë disa surprizave që do ju bëjë i dashuri i zemrës. Beqarët do pëlqejnë shumë një person. Edhe nëse keni konkurrencë të fortë mos u ndalni, por mundohuni ta bëni për vete atë. Për të pasur një situatë financiare më të mirë duhet ta shtrëngoni pak rripin e shpenzimeve. Shëndeti nuk do ketë asnjë problem. Do keni rezistencë të mirë fizike dhe morale. Në punë mos u hallakatni me gjërat e kota, por përqendrohuni tek thelbi. Në familje atmosfera do jetë harmonike. Luani Pozicioni që do ketë Marsi në qiellin tuaj të dashurisë do sjellë veç të mira këtë javë. Do komunikoni dhe do bashkëpunoni për gjithçka me partnerin, madje mund të merrni edhe disa vendime për të ardhmen. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë. Është e thjeshtë të krijosh një lidhje, por e vështirë të gjesh personin e

ideal, por ai do vijë vetë në momentin që ata më pak e presin. Saturni do ndikojë negativisht tek financat dhe do përballeni me goxha vështirësi. Kujdes! As shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Nuk do keni rezistencë të mirë fizike dhe morale dhe kjo do ju bëjë të pafuqishëm. Në punë do keni arritje marramendëse saqë as vetë nuk keni për t’i besuar. Me familjarët duhet të ruani një klimë edhe më të ngrohtë.

duhur me të cilin të kalosh gjithë jetën. Financat do jenë paksa delikate, megjithatë me pak maturi dhe kujdes mund të arrini të vendosni ekuilibrin. Shëndeti nuk do ketë probleme. Megjithatë rekomandohet një vizitë rutinë tek mjeku i familjes dhe një tek stomatologu. Jupiteri dhe Saturni do ju sjellin shumë fat në punë. Familja do kalojë një javë të zakonshme. Virgjëresha Ka rrezik që ambienti në jetën tuaj në çift të jetë paksa i turbullt dhe problematik gjatë kësaj jave. Do tregoheni shumë kokëfortë dhe nuk do i pranoni gabimet tuaja. Edhe për beqarët do jetë një javë e paqëndrueshme, prandaj këshillohet mos marrja e vendimeve të rëndësishme. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë. Shmangni investimet e mëdha. Shëndeti do jetë i mirë në fillim të javës, por me kalimin e ditëve do ndjeni disa shqetësime të vogla me barkun. Flisni me mjekun pa u vonuar. Në punë duhet të tregoheni vigjilentë dhe të keni pak më tepër besim te vetja juaj. Vetëm kështu do ia dilni! Jeta familjare do jetë më e bukur dhe më

emocionuese se më parë. Peshorja Këtë jave do e diskutoni me qetësi çdo problem që do ju dalë në çift pa e acaruar aspak situatën. Mërkuri nga ana tjetër do ju nxitë të tregoheni edhe më tolerantë. Beqarët do kenë disa takime të veçanta, por ai që do ndodhë ditën e martë do jetë më i bukuri. Situata financiare do konsolidohet pak nga pak, vetëm se duhet të tregoheni më të duruar. Edhe shëndeti do jetë i mirë po të jeni të arsyeshëm. Shmangi duhanin si dhe medikamentet qetësuese. Në punë duhet të ndërmerrni më shumë iniciativa dhe të mos keni frikë të provoni eksperienca të reja. Disa miq do ju japin një ndihmë të madhe. Në familje klima do jetë përgjithësisht e ngrohtë. Akrepi Do bënit mirë të luftonit sa më fort me rutinën që ka pushtuar jetën tuaj në çift sot sepse po i latë gjërat pas dore do keni probleme të mëdha. Shtojini aktivitetet sportive apo ekskursionet. Beqarët nuk do e kërkojnë me ngulm personin

Shigjetari Edhe pse do mundoheni shumë, jeta juaj në çift nuk do jetë aspak një lumë i qetë këtë javë. Nuk do bini dakord për shumë gjëra me partnerin tuaj dhe nga momenti në moment mund të lindin debate të zjarrta. Beqarët do kenë takime me shumicë, por asnjëri prej tyre nuk do jetë ai i duhuri. Mos u nxitoni! Në planin financiar pritet që çdo gjë të shkojë më së miri. Do e dini sa duhet të shpenzoni që të mos keni asnjë tronditje më pas. Shëndeti do jetë në gjendjen më të mirë sepse do kujdeseni shumë për gjithçka. Në planin profesional do ketë ndërlikime të shumta. Duhet të mundoheni dyfish për të rivendosur qetësinë. Jeta familjare do jetë përgjithësisht e qetë. Bricjapi Këtë javë do ia vini në pah partnerin çdo defekt që ka. Në fakt ai nuk do mërzitet aspak por do i dëgjojë me kujdes të gjitha ato që do t’i thoni. Shumë shpejt do i vërë në zbatim edhe disa sugjerime. Beqarët duhet të tregohen diskret nëse pëlqejnë dikë. Mos u tregoni gjithçka miqve sepse jo të gjithë mund të jenë të të njëjtit mendim me ju. Në planin financiar do jeni shumë ambiciozë dhe mund të hidhni disa hapa të gabuar. Kujdes sepse nuk do ketë më kthim pas. Shëndeti nuk do jetë aq problematik sa më parë sepse edhe lodhja nuk do ndihet më aq shumë. Në punë do vazhdoni me qetësi projektin e nisur. Me familjarët do keni disa konflikte. Ujori Pritet që kjo javë të jetë mjaft harmonike për ata që janë në një lidhje. Planetët do jenë në anën e tyre dhe do ju krijojnë mundësi për t’u dashuruar ashtu si vetëm ata dinë. Beqarët nuk duhet të fillojnë aventura kalimtare të cilat nuk do e dini se ku mund t’i çojnë. Në planin financiar gjërat do shkojnë për mrekulli. Jo vetëm që problemet do shterrojnë, por pritet të keni përmirësime të ndjeshme. Shëndeti do fillojë duke u përmirësuar. Do keni më pak probleme me tretjen ushqimit apo ato dermatologjike. Në punë, disa kolegë do mundohen t’ju bllokojnë rrugën në mënyrë që të mos arrini ku doni. Merrni sa më shpejt masa. Jeta familjare do jetë shumë e mirë. Peshqit Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj jave dhe do e toleroni më shumë partnerin tuaj i cili herë pas here do jetë me nerva. Gjithsesi duhet thënë se që nga mesi i javës atmosfera do ngrohet së tepërmi. Beqarët do jenë shumë nostalgjikë dhe melankolikë. Mos bëni gabimin të filloni menjëherë një lidhje me personin e parë që do takoni edhe nëse ai është pozitiv dhe i dashur. Në planin financiar do keni disa vështirësi megjithatë me pak kujdes dhe këmbëngulje do arrini ta stabilizoni situatën. Shëndeti do ketë probleme të vogla prandaj duhet të tregoheni më të kujdesshëm. Në punë do hidhni goxha hapa para. Me familjarët duhet të tregoheni më të kuptueshëm.


18

« DOSSIER

E hënë 12 gusht 2013 •

NACIONALIZMI SHQIPTAR

Cilat ishin grupet nacionaliste në vitin 1943 dhe si u goditën nga komunistët

Nga Albert KOTINI

N

ë “Historinë e Shqipërisë”, pjesa II, faqe 759, shkruhet: “Balli Kombëtar e Legaliteti nuk ishin organizata patriotike, siç kërkonin t’i paraqitnin reaksionarët, por organizata tradhtare. Ishin vegla të imperializmit të huaj dhe vetëm Këshilli i Përgjithshëm dhe PKSH-ja ishin mbrojtëse besnike të interesave të kombit e të popullit shqiptar dhe luftonin për liri e pavarësi të plotë kombëtare dhe për vetëvendosjen e një rendi demokratik popullor.” Nuk kam ndër mend të ballafaqoj dokumentet e PKSH-së me ato të nacionalistëve të kombit, sepse për 50 vjet në pushtetin enverist është bërë vetëm nxirje dhe tjetërsim i këtyre organizatave. Kështu, kur Enver Hoxha ishte strehuar në Martanesh, Br. III S u copëtua për ta mbrojtur, e megjithatë nuk u bë ndonjë tentativë nga Legaliteti apo Balli Kombëtar për të bashkëpunuar me gjermanët. Meqenëse roli i udhëheqësit në të tilla raste ka vlerë, se çdo njohuri mbi çështjen përbën fakt të qenësishëm, Enver Hoxha e kishte pohuar bashkëpunimin e nacionalistëve shqiptarë. Por le të marrim anën e kundërt të ngjarjes, kur diskutohet mundësia për ta agjëruar vërtet Hoxhën. Në këtë mënyrë vetë Bahri Omari, si kunat i tij, e dinte fare mirë ku rrinte dhe flinte Enver Hoxha, por nuk kishte ndodhur asnjë keqkuptim mbi arrestimin e tij nga gjermanët. Kjo pasi nuk kishte as ndonjë vlerësim intelektual të rëndeshim mbi figurën e Hoxhës nga gjermanët, me gjithë tregimin ndryshe të bëmave për 50 vjet diktaturë. Grupet e një orientimi 1. Nacionalçlirimtarët Bazë organizative e nacional-socialistëve revolucionarë gjatë zhvillimit gjithnjë e më tepër ka hyrë nën influencën komuniste edhe para marshimit gjerman dhe është dhënë prej Komitetit Qendror të Partisë me statusin e aprovuar. Ky statut parasheh këshillat e partisë në fshatra dhe qytete. Të deleguarit e këtij këshilli të partisë zgjedhin një këshillë partie në rajonin e nënprefekturës; këto zgjedhin gjithashtu këshillin kryesor për të gjithë prefekturën. Në bazë të statutit administrimi i përgjithshëm është në duart e këshillave. Prona private, iniciativa private dhe liria e jetës seksuale janë të paprekura. Anëtar partie mund të bëhet çdo patriot shqiptar, pa marrë parasysh orientimin e tij. Janë parashikuar organizata të rinisë dhe të grave. Në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 1943 u organizuan forcat nacionalçlirimtare policore me fuqi ekzekutive absolute me kontrolle rrugësh, hotelesh dhe qarkullimesh në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe në Shqipërinë e Jugut, si dhe organizimi i sanksioneve të propagandës nacionalçlirimtare, i futi vëzhguesit dhe eksponentët e saj në mënyrë infiltrimi me gjithë aparatin e saj administrativ. Në kohën e fundit është konstatuar infiltrimi me gjithë aparatin e saj administrativ. Në kohën e fundit është konstatuar infiltrimi i rretheve balliste, veçanërisht në Shqipërinë Jugore. Nacionalçlirimtarët përfaqësoheshin në fillim mendime të ndryshme politike, por dhe imponoheshin mjaft pikëpamjet politike. Komiteti Qendror me tendencë komuniste deri tani më tepër bashkëpunonte me Bashkimin Sovjetik se sa me Anglinë dhe në luftimet e Spanjës, luan një rol me rëndësi. Në fillim të lëvizjes dhe më vonë ka qenë dhe pjesërisht ishte decizive një rini nacionaliste aktive, e cila nga qëndrimi i saj antiitalian, patriotik, me anën e metodave të italianëve dhe të qeverisë patriotike shqiptare, shkonte në rrymën e kampit komunist. Kështu çdo nacionalist, që ishte kundër metodave proitaliane cilësohesh “komunist”. Udhëheqësi i tyre e ndien veten si një patriot i mirë shqiptar, gjë

që duket edhe në qëndrimin e tyre kundrejt pretendimeve britanike dhe jugosllave në lidhje me gjendjen e shqiptarëve, që banojnë në zonat e Jugut të vendit, në Kosovë dhe Maqedoni. Kështu, udhëheqësi Mustafa Gjnishi deklaroi në mes të shkurtit 1944 se nacionalçlirimtarët nuk e ndiejnë veten dhe aq të lidhur me Titon dhe me Moskën, pasi lufta drejtohej kundër bejlerëve (çifligarëve të mëdhenj), në arritjen e një socializmi të vërtetë në një ndryshim sistemi. Ai do të preferonte zotërimin zogist në krahasim me qeverinë balliste, pasi zogistët luftojnë për popullin, ballistët për interesat e tyre personale. Komiteti qendror nacionalçlirimtar u lëshoi organeve vartëse më dt. 6. 11. 1943 një qarkore në lidhje me zbarkimin e shpejtë të aleatëve, ku nacionalistët (ballistët) duhet të asgjësohen pas eksperiencës së njohur të bashkëpunimit me rrethet reaksionare dhe nacionalçlirimtarët duhet të marrin Shqipërinë në dorën e tyre.

Sipas një urdhri të Titos, që u njoftua më dt. 6. 12. 1943, nuk mund të ndodhë bashkimi i nacionalçlirimtarëve me ballistët, pasi nacionalçlirimatërt kërkojnë lidhje me Bashkimin Sovjetik, ndërsa ballistët përkundrazi dëshirojnë një Shqipëri të lirë. 2. Balli Kombëtar (Fronti Nacional, shkurt ballistët) Ballistët duan një Shqipëri të pavarur dhe pas lufte kërkojnë bashkimin e Kosovës, të tokave të banuara prej shqiptarëve në Maqedoni dhe në Epir në një shtet shqiptar, emigrimin e popujve të huaj nga territori shqiptar, kërkojnë të pengojnë me çdo mënyrë ngritjen e një regjimi komunist në Shqipëri dhe në fund të kenë forcë rezervash të gatshme kundër Jugosllavisë dhe Greqisë, pasi ata nuk janë të qartë mbi qëllimet e aleatëve në lidhje me zgjidhjen e problemit shqiptar (Anglia ka premtuar pavarësinë e Sh-

qipërisë, por pa kufijtë e saj etnikë). Organizimi i tyre është i dobët dhe i shthurur, disiplina dhe influenca janë lokale të ndryshme, sipas influencës së bejlerëve nga Cakrani, Starova, Këlcyra etj. Një pjesë e ballistëve kërkojnë të kenë krahët e sigurt nga anglezët, një pjesë e tjetër e tyre u bashkua me qeverinë. Udhëheqja me anën e një komiteti të fshehur është dhe sigurimi në lidhje me anglezët. Sipas lajmit më 8.11.1943, janë dukur shenja të një përçarje me rrethet balliste më objektiv të grupit anglofil, me përkrahjen e aleatëve në Italinë Jugore për të formuar një parti shqiptare të pavarur, e cila më rastin e një zbarkimi, të marrë qeverinë në dorë. Në një takim ballistësh në Berat, midis dt. 3 dhe 5. 11. 1944, folën udhëheqësit ballistë Qazim Çakeri dhe Sadik Premto, për të marrë kontakt me komunistët me rastin e një zbarkimi aleat. Qëndrimi i ballistëve ndaj gjermanëve nuk është i qartë. Këto duan të evitojnë për të egërsuar gjermanët, për të mos dhënë shkak për reprezalje. Këto bashkëpunojnë me gjermanët pjesërisht, në mënyrë të hapur dhe pjesërisht të fshehur, më qëllim që me rastin e një invazioni të aleatëve të bëjnë një kthesë për të fituar në këtë mënyrë përkrahjen e aleatëve. Shumica e udhëheqësve ka pa dyshim simpati për aleatët, por përpiqet njëkohësisht për të vendosë persona në vendet me rëndësi. Kështu që në rast zbarkimi të jetë gati një qeveri e formuar. Ballistët bëjnë përpjekje që të kenë pranë aleatëve një përfaqësi të veçantë për të pasur një kundërpeshë kundër influencës së qeverive emigrante, jugosllave e greke për të fituar kërkesat territoriale të tyre. Ato kërkojnë plebishit popullor në Kosovë, në zonën e Korçës dhe në Maqedoni. Në takimin e udhëheqësve ballistë Mithat Frashëri dhe Kadri Cakrani në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Xhaferr Deva në Berat më 16.2.1944 u vendos formimi i katër divizioneve të një ushtrie të rregullt shqiptare me qendër në Berat, Vlorë, Elbasan dhe Gjirokastër. Ndërkohë ka filluar një luftë e rreptë për fuqi ndërmjet prefektit besnik ndaj qeverisë dhe të ballistëve në sferën e prefekturës në Vlorë. 3. Zogistët (grupi i Legalitetit) Udhëheqës i zogistëve në Shqipëri është Abaz Kupi. Në një bashkëbisedim në Shëngjergj më dt. 10.11.1943 me oficerët anglezë ai ka deklaruar se në radhë të parë do t’i vihej forcimit dhe organizimit të partisë së tij dhe se si e refuzon një qëndrim kundër ushtrisë gjermane, mbasi në një luftë shqiptare kundër gjermanëve Shqipëria do të dilte aq e dobët, saqë premtimi i dhënë prej anglezëve për pavarësinë do të ishte pa vlerë për shqiptarët. Më datën 17.1.1943 Abaz Kupi ka deklaruar se nuk do të mësyjë komunistët në qoftë se ata nuk e mësyjnë atë në zonën e tij, si do të kujdeset të mbajë qetësi dhe rregull ndaj çdo mësymje kundër zogistëve, duke iu përgjigjur me forcën e armëve. Nga ana tjetër, ai ka refuzuar të mbajë anën e gjermanëve, mbasi një vend i vogël si Shqipëria nuk është në gjendje të lejojë të bëhet top-loja midis dy fuqive të mëdha. Udhëheqësi zogist Riza Drini, nga rrethi i Dibrës, i parashtroi gjeneral Devës këto kondita me rastin e kritikës së bërë për mungesë aktiviteti kundër gjermanëve: a) njohje të Shqipërisë me një qeveri në Londër; kufijtë e Shqipërisë më 1913 me plebishit në zonat që banohen prej shqiptarëve; Shqipëria si partnere me të drejta të barabarta pranë Serbisë dhe Greqisë. Në një mbledhje të datës 21.11.1943 në ZallHem, respektivisht Mukaj 10 dhe 13 km, në Veri të Tiranës, në të cilën ishin prezentë udhëheqësi ballist Mithat Frashëri dhe oficeri anglez, Abaz Kupi proklamoi themelimin e partisë së Zogut, rindreqjen e gjendjes juridike përpara marshimit


DOSSIER • E hënë 12 gusht 2013 të italianëve, prandaj cilësimi “Legalitet” bën që qeveria e deritanishme shqiptare nuk duhet të njihet, por jo të luftohet dhe ndarja prej nacionalçlirimtares. Në një shpallje më dt. 7.12.1943 ai theksoi përsëri se me komunistët ai nuk mund të bashkëpunonte dhe se objektivat e ballistëve nuk janë të tijat. Kështu ai i bën aleatëve komplimente për nevoja taktike mbasi mbreti Zog, ndodhet në duart angleze dhe se fati i tij varet prej qëndrimit partisë së tij. Sipas lajmeve më dt. 14.12.1943, në një bashkëtakim me komunistët Abaz Kupi kërkoi si konditë vazhdimin e miqësisë, lëshimin e të gjithë organizatorëve dhe agjentëve me rëndësi komuniste jo shqiptarë mbi veprimtarinë e të cilave në Shqipëri duhet të vendosë një gjyq. 4. Grupi udhëheqës politik prej regjimit Italian a) Sipas lajmeve Gjon Marka Gjoni (udhëheqës katolik i Shqipërisë Veriore, i fisit të Mirditës dhe ish-senator italian) përpiqet në prapaskenë të formojë një qeveri në Shkodër kundër qeverisë së tashme shqiptare, e njohur nga Gjermania. Këto lajme nuk janë vërtetuar. Por ai është gjithnjë eksponenti i mëparshëm i politikanëve proitalianë. Me forcimin e ngadalshëm për në përparim të qeverisë shqiptare në rajonin politik me rëndësi dhe tradicional të Shkodrës, Gjon Marka Gjoni e ka humbur shumë rëndësinë. b) Kolë Bibë Mirakaj, ish-ministër i brendshëm dhe ish-ministër i partisë fashiste shqiptare përpiqet të formojë në zonën e Iballës (40 km në V-L të shkodrës një grup të ri forcash politike. Përpiqet të marrë armë prej autoriteteve gjermane, por nga ana tjetër ka lidhje me udhëheqësin e çetës, anglofili Muharem Bajraktarin dhe sipas thënieve të robërve rezulton se si është në lidhje me anglezët në zonën Krasniq-Tropojë, prej të cilave ka kërkuar armë dhe i ka marrë. 5. Qëndrimi i grupeve shqiptare në rast invazioni a) Nacionaçlirimtarët. Elementët angofolik bëjnë spiunazhe dhe aktivitete sabotimi deri në mbërritjen e aleatëve ndër kohë jo për një revolucion. Komunistët e bindur tek nacionalçlirimtarët, pjesërisht janë për revolucionin në rast të një zbarkimi, pjesërisht në pritje deri sa të shpërthejë revolucioni në Gjermani. b) Zogistët. Probabilisht për oportunistët politikë, e përshëndesin zbarkimin, mbasi presin riardhjen në Shqipëri të mbretit Zog. Abaz Kupi ka deklaruar se në rast të një zbarkimi, nuk duhet të kalohet në ofensivë kundër gjermanëve. c) Ballistët. Mbledhje e fshehtë e antizogiste e ballistëve. Skënder Muço dhe Nuredin Vlora në krye, i cili ka lidhje me anglezët, në rast invadimi përpiqen të marrin në dorë qeverinë dhe do ti përkrahin invazionet kundër gjermanëve. d) Italianët. Përkrahësit savojanë ruajalistë propagandojnë kundër gjermanëve, në rastin e një invazioni duan të sjellin në fuqi një qeveri italofile në Shqipëri. Komunistët italianë, përputhen në pikpamje taktike me komunistët shqiptarë, ndërsa fashistët italianë shkojnë së bashku me gjermanët. Në hartën e dt. 31.05.1943 të marrë nga fronti nr. 260, dosja 58, fleta 20 e Arkivit të Shtetit, është në origjinal albumin “Situazione bande armate”, ku evidentohen: banda partizane në zonën e Veriut 11, në zonën e mesme 11 dhe në zonën e Jugut të Shqipërisë 45. Banda nacionaliste evidentohen 13. Kryesore është fillimisht koordinimi i veprimeve të përbashkëta kundër pushtuesve deri në këtë periudhë dhe mohimi i kësaj lufte nga PKSH-ja që në ditët e para të idesë bolshevike për të mos e ndarë pushtetin. - Pluralizmi në Shqipëri u shtyp me egërsi të paparë, as në ndonjë vend tjetër evropian. Me fakte e dokumente historia nuk mund lërë pa vlerësuar organizatat e para të pluralizmit shqiptar të ashtuquajtura “tradhtare”, sepse kishin një ideal të përbashkët: Shqipërinë e lirë etnike dhe demokratike dhe antikomunizmin. Disa nga këto aktivitete dhe programi i tyre ka të bëjë me organizatat: Balli Kombëtar; Legaliteti; Shqiponja; Roja e Drejtësisë; Bashkimi i Shqiptarëve; Besëlidhja; Lidhja e Maleve; Shoqëria AngloShqiptare dhe Partia Politike Socialdemokrate. Kështu le të shikojmë Dekalogun e organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar”, i cili përbëhet nga 10 pika: • Luftojmë për flamurin kuqezi, për mbrojtjen e të drejtave të kombit shqiptar. • Luftojmë për një Shqipëri të lirë etnike, demokratike me baza shoqërore moderne.

Shqipëria e Shqiptarëve! Në gazetën “Flamuri” të Ballit Kombëtar, dt. 10.6.1944 shkruhet kryeartikulli “Halli i Shqipërisë dhe i pushtetit”, ku trajtohej në këtë

prizmën e luftës që bën Bashkimi Sovjetik... Të ngjallim në popullin tonë dashuri dhe respekt për URSS, Ushtrinë e Kuqe dhe Stalinin... Balli Kombëtar duhet luftuar pa mëshirë... Mos të hezitojmë t’i godasim edhe me armë ata njerëz që përpiqen të pengojnë luftën tonë...Byro e KQ të Partisë Komuniste shqiptare, komiteteve qarkore të partisë më 8 nëntor 1943.” Nga i gjithë ky gjak i çmueshëm Shqipëria ka fituar gërmadha, varre, inate, hakmarrje. Pjesa e gjallë e këtij kombi vritet e digjet, pjesa tjetër rri dhe ngrohet në zjarrin e pashuar. Por nga ky gjak, nga këto gërmadha nuk do të lindë pushteti i një kombi. Nuk do të dalin në tribunë hienat e zakonshme që bëjnë gosti me varre. Nga hallet tona, nga mënyrat tona do të dalin flamurtarë që do t’i hartojnë kombit të plagosur himnin e shqiptarizmit. Balli Kombëtar nuk ka hallin e pushtetit. Balli kombëtar ka hallin e Shqipërisë. Le të kuptohemi mirë në këtë pikë Balli nuk është një organizatë reaksionare, shoviniste e lindur për tu vënë në kundërshtim me rrymat nacionaliste të kombeve që na rrethojnë. Jo, organizata jonë e frymëzuar prej një ideali të lartë kombëtar duke pasur parasysh realitetin e gjërave, ndjek parimin e një patriotizmi të thjeshtë dhe kërkon të vijë në harmoni me popujt që na rrethojnë, duke pretenduar prej tyre vetëm njohjen e të drejtave tona mbi të gjithë tokat e banuara prej shqiptarëve. Përveç kësaj në politikën e brendshme nuk është intolerante. Ne shikojmë me rezervë kohën e djeshme, të kaluarën, me ankth të ardhmen dhe përpiqemi të bashkojmë popullin shqiptar për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë, ku liria dhe rregulli të lidhura me njëra-tjetrën, t’i japin popullit tonë shumë të vuajtur, lumturi ekonomike dhe qetësi shpirtërore”.

mënyrë çështja kombëtare: “Para se të shkatërrohet kalaja fashiste, Balli Kombëtar mendoi të koordinojë forcat e gjalla të kombit dhe të krijoi një autoritet shqiptar që të na paraqesë para çdo tryeze si komb sovran, që di të dëgjojë zërin e atdheut para zërit të partisë. Për këtë punë u mor vesh me komunistët në Mukje. Por partia komuniste kishte të tjera qëllime dhe merrte urdhra të tjerë. Ajo megjithëse e dinte se balli përbëhej nuk përbëhej nga reaksionarë e të privilegjuar dhe urdhrin e fillimit të luftës. Kjo pasi donte të sundonte vetë mbi shqiptarë të hutuar, të fiksuar, të përkulur dhe se ishte koha që ylli i kuq të merrte sytë e mendjen e shqiptarëve, ndërsa aleatëve, do ti dilnin para ballkanist e vëllazëruar me gjak, tradhti e gënjeshtra. E ndeshja filloi, se ashtu urdhëroi Dushani i urdhëruar. Objektivi ishte marrja e pushtetit. Mënyra që do të realizohej kishte të bënte me shkatërrimin e fuqive luftarake të nacionalizmit të grumbulluar në Ballin Kombëtar. Shpifjet më të paturpshme me anë të shtypit e të propagandës, si dhe vrasjet e kryera nga Isa Manastiri dhe Hamit Matjani, përbënin mjetin për të realizuar qëllimet antikombëtare. Vra këtu e vra atje, u krijua psikoza e luftës civile, të asnjë lufte që do të varroste shqiptarët e shqiptarizmin, e do të sillte në fuqi dinakërinë e grushtit sllav. Atë grusht, atë dinakëri që disa i mbyt barbarisht e disa i deh me formula aromantike. Qarkorja e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare për krijimin e organizatës së rinisë antifashiste shqiptare më 20 shtator 1943 do të kërkonte: “Duhet t’i mbajmë sytë drejt Moskës dhe çdo gjë do ta shohim në

Pikëpamjet e nacionalizmit në politikën e jashtme “Balli Kombëtar është një organizatë që përmbledh në gjirin e vet të gjithë nacionalistët, të çdo tendence politike qofshin. Nuk bën politikë partie dhe respekton me rigorozitetin më të madh të gjitha idetë që nuk vijnë në kundërshtim me interesat e larta të kombit. Pika themelore e programit të saj është shpëtimi i Shqipërisë më kufijtë e saj etnikë. Kjo organizatë do të qëndrojë në fuqi deri në ditën që do të jetë siguruar liria e plotë e atdheut. Pas kësaj çdokush do të ndjekë rrugën e parimeve dhe ideve politike që i pëlqejnë, në lidhje me organizimin e qeverisjen e vënit. Për sa i përket politikës së jashtme, për të cilën na janë bërë pyetje shpeshherë themi se dëshira e organizatës sonë që është dëshira e të gjithë nacionalistëve shqiptarë është që Shqipëria të rrojë në marrëdhënie miqësie të ngushta me të gjithë shtetet, sidomos me fqinjët e saj, populli shqiptar, pjesëtar i denjë në familjen e madhe evropiane, është i bindur se pas luftës do të gëzojë të gjitha të drejtat. Me këtë bindje nacionalizmi shqiptar shpreson se, pas zhdukjes së imperializmit brutal italian, relacionet midis të dy popujve përtej Atlantikut do të jenë korrekte dhe miqësore. Kondita “sine qua non” e një marrëveshje të tillë do të jetë natyrisht respektimi absolut i independencës politike dhe ekonomike të vendit tonë nga ana e Italisë. Me Greqinë, me të cilën na lidhin bashkësi historike e tradicionale kemi kërkuar gjithnjë të kërkojmë ca më tepër sot, marrëveshje dhe bashkëpunim të sinqertë, duke

• Luftojmë për një Shqipëri ku të mbretërojë liria e fjalës dhe e mendimit. • Luftojmë për një Shqipëri të rregulluar ekonomikisht dhe shoqërisht, në mënyrë që të mos ketë të shfrytëzuar d.m.th. të mos ketë njerëz që jetojnë parazitë në shpinë të të tjerëve, të mos ketë bujq pa tokë të mjaftueshme; punëtorë krahu me mëndje pa banesë dhe jetë të sigurueshme, pra për një Shqipëri të rregulluar me një sistem ekonomik rrënjësisht të reformuar, sipas shpirtit dhe nevojave të popullit shqiptar. • Luftojmë për një Shqipëri ku do të përkrahen dhe do të rriten vlerat e fshehura në çdo shtresë të popullit me anën e shkollës shqiptare. • Luftojmë për një Shqipëri të drejtuar nga njerëz të pakomprometuar nga Shqiptarë që nuk janë kursyer në çdo kohë, në çdo rrethanë për shpëtimin e të mirën e këtij vendi prej burrash punëtorë, të aftë e të ndershëm. • Luftojmë për një Shqipëri që do të dënojë pa mëshirë dhe në mënyrë shembullore antipatriotët, tradhtarët, të shiturit, ngatërrestarët, spekuluesit e spiunët, për një Shqipëri ku nuk do të kenë vend dallkaukët, servilët, feudalët dhe të gjithë ata që pengojnë zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë së rilindur. • Luftojmë për të organizuar dhe bashkuar energjitë e kombit për të përgatitur bashkimin mendor dhe shpirtëror të të gjithë shqiptarëve. • Luftojmë për mobilizimin e të gjitha fuqive të gjalla të kombit kundër zaptuesit për realizimin e idealit të lartë kombëtar.

»

19

respektuar plotësisht të drejtat e secilit. Provat e hidhura të këtyre viteve të fundit shpresojmë se do të kenë bindur udhëheqësit e Greqisë së re se çdo ndërhyrje e huaj në Shqipëri nga italianët ka për të pasur një reperkusioni të keq në Greqi. Si ne, si Greqia jemi synime jo vetëm të imperializmit italian por edhe të sllav, që provohet me rrezikun komunist që kërcënon sot të dy shtetet. Konsekuencat e së parit i kaluam, tani po kalojmë ato të së dytit, që kërkon të na shkrijë brenda në kazanin e vet. Prandaj një aderim i plotë midis dy vendeve, siç tregojnë ngjarjet e djeshme dhe të sotme e lypin dhe e imponojnë interesat jetike të dy kombeve. Nacionalizmi shqiptar e ndjen veten shumë afër shpirtërisht me nacionalizmin grek, sepse jemi dy popuj ballkanikë që lidhemi më tepër se çdo popull tjetër me njëri-tjetrin. Me popullin serb e malazez me gjithë kujtimet e hidhura që kanë lënë ngjarjet e këtyre 30 vjetve të fundit, sidomos vrasja e tmerrshme e mijëra bashkatdhetarëve të Bihorit në Kosovë, prej çetnikëve të tyre, na pëlqen që të rrojmë në fqinjësi të mirë si pjesëtarë të familjes ballkanike. Po si konditë e domosdoshme e këtyre marrëdhënieve miqësore metë është respektimi i plotë i kufijve tanë etnikë. Ata duhet të heqin dorë nga megalomania imperialiste e tyre dhe të japin prova konkrete se dëshirojnë sinqerisht të rrojnë në marrëdhënie të mira me ne. Populli shqiptar nuk është as imperialist dhe as shoven, ku kërkon vetëm të drejtat e veta. Miqësitë formohen dhe forcohen vetëm atëherë kur bazohen në drejtësi dhe sinqeritet. Provat e gjersotme, prej fqinjëve në fjalë të Veriut lënë shumë për të dëshiruar”. Vallja makabre dhe drejtësia e perëndisë “Kemi lexuar në histori se ka pasur që ndjenin shije nga gjaku dhe dëfrenin kur vriteshin njerëz të pafajshëm përpara syve të tyre. Na ngjthesh mishi dhe shpirti përpara këtyre kallëzimeve të kohës së kaluar. Mirëpo këto ngjarje historike për fat të zi të kombit shqiptar, por i shohim edhe me sytë tanë. Pseudo komunistët që janë të zhveshur nga çdo ndjenjë atdhetare njerëzore, familjarë e fetarë bënë me propagandën e tyre diabolike që të ndahet i biri nga prindi, gruaja nga burri dhe nga vëllai. Prishën gëzimin dhe qetësinë e vatrës tradicionale shqiptare. Prishën zakonet dhe burrërinë e parë. Bënë të egërsohen shpirtrat. Oh e mjera Shqipëri! Në katundin Nepravishtë të Gjirokastrës dy djemtë të papjekur inoçentë, por të helmatisur nga propaganda pseudokomuniste, vranë baballarët e tyre Fodim Kullën dhe Selami Minon, sepse ashtu i urdhëroi partia. Në Gjirokastër një tjetër djalë i papjekur kallëzoi se ku ishte fshehur i ati, Emin Kokalari, të cilin partia e pushkatoi pse ishte nacionalist. Përsëri një djalë prej pseudokomunistëve shprehet me këto fjalë: “Ah, që s’u ndodha atje që të pija pak gjak!” O e mjera Shqipëri! Pseudo komunistët zhdukën ndjenjën e solidaritetit e të mirënjohjes dhe prishën karakterin, duke detyruar bijtë e bijat te spiunojnë të afërmit dhe prindërit e tyre. Krijuan një rrjetë të gjerë spiunazhi në të gjithë familjen. E përse të gjitha këto? Vetëm e vetëm që të shërbenin Dushanin dhe Meladinin, dy serbë që përpiqen për shkatërrimin e Shqipërisë dhe shfarosjen e popullit të saj. O e mjera Shqipëri! Para disa javësh, në urën e Dragoit, pseudokomunistët zunë disa ushtarë të Ballit Kombëtar, shtatë nga të cilët i pushkatuan në Dragot. Atje ndodheshin edhe e shoqja e Abaz Shehut, nga Bënça, kryetar çete, e cila kënaqesh nga gjaku i viktimave të pafajshëm. Kjo femër filloi të kërcejë edhe valle në lëmë rreth kufomave të vullnetarëve nacionalistë duke kënduar: “Prite gomar të mbijë bar,/ Sa të vijë Balli Kombëtar” dhe duke thënë “kuç-kuç” u vinte nga pak bar në gojë të vdekurve. O e mjera Shqipëri! Femra shqiptare që karakterizohet, për bujari dhe madhëri shpirtrobe, dëftente me gjakun e shqiptarit dhe duke harruar secilin prej të varfërve kishte një mëmë, një motër, një grua dhe një fëmijë që e vajtonte këtë shtëpi. Po atje dikush tjetër që vëzhgonte ishte vetë perëndia. Dhe tamam në atë kohë kur femra e Dragoit kërcente vallen makabre, burri i saj vetë i shtatë vritesh në qarkun e Vlorës. Drejtësia e perëndisë nuk mungoi edhe këtë radhë, Përkundrazi femra e katundeve të Vlorës, që nuk është e helmatisur dhe ruan madhëshitnë shpirtërore, nuk kërcente vallen makabre, siç bënte femra e helmatisur e Dragotit, po vajtonte mbi trupin e Abaz Shehut dhe të shokëve të tij që u vranë, për fat të keq, jo për Shqipërinë, por për të huajt. O e mjera Shqipëri!”


20

«

Librari

Titulli: BOTA QË KRIJOI AMERIKA Autori: Robert Kagan Përktheu: Kujtim Ymeri

S

i do të ishte bota, nëse roli i Amerikës si superfuqi botërore, do të vijë duke rënë, teksa do të rritej ndikimi i vendeve si Kina apo Rusia? Po a është e vërtetë që fuqia e Amerikës është duke rënë, apo kemi të bëjmë veçse me një mit? Këto e të tjera janë pyetjet që Robert Kagan, një ndër autorët më me ndikim në politikën e jashtme amerikane, përpiqet t’u japë përgjigje në këtë libër, duke na dhënë një tablo sa të gjallë aq dhe alarmante të asaj që do të ishte bota nëse vërtet do të binte ndikimi që ka sot Amerika në botë. Robert Kagan – historian, politolog me ndikim të madh në politikën dhe opinionin publik amerikan. Pasi punoi në Departamentin e Shtetit, në vitin 2008 Kagan qe këshilltari politik i kandidatit republikan për president, John Mçain. Sipas revistës prestigjioze Foreign Policy, Kagan është sot një ndër 100 intelektualët publik më me ndikim në botë. Ndër veprat e tij kryesore mund të përmendet “Of paradise and poëer” (2003), e cila u kthye në një bestseller ndërkombëtar. Libri “Bota që krijoi Amerika” (2012) është vepra e tij më e fundit, e cituar gjerësisht nga Presidenti Obama në Fjalën e tij Drejtuar Kombit në vitin 2012. … Në filmin klasik të Frenk Kaprës, “It’s a Ëonderful life”, Xhorxh Bejli ka rastin të shikojë se si do të ngjante bota, nëse ai nuk do të kishte lindur ndonjëherë. Do të ishte interesante, po të mund të bënim të njëjtën gjë për Shtetet e Bashkuara, të shihnim se si do të ngjante bota, në qoftë se nuk do të kishin qenë Shtetet e Bashkuara, ato që i dhanë asaj formë gjatë gjashtë dhjetëvjeçarëve të kaluar dhe të përfytyronim se si do të dukej bota, po të binte Amerika, sikurse parathonë aq shumë njerëz në ditët tona. Ne e marrim shumëçka si të vetëkuptuar në atë që është bota sot – një liri aq të përhapur, begatinë botërore në nivele të precedent (pavarësisht krizës aktuale ekonomike), apo mungesën e luftës ndërmjet fuqive të mëdha. Më 1941, në mbarë botë s’ekzistonin veçse një duzinë vendesh demokratike. Sot janë mbi njëqind. Gjatë katër shekujve përpara vitit 1950, prodhimi i përgjithshëm i brendshëm global (PPB) kishte një rritje prej më pak se 1 përqind në vit. Ndërsa, pas 1950-s ai është rritur me një mesatare prej 4 përqind në vit dhe miliarda njerëz kanë dalë nga varfëria. Gjysma e parë e shekullit të njëzet u karakterizua nga dy luftërat më shkatërrimtare të historisë së njerëzimit, por po ashtu gjatë shekujve paraardhës lufta ndërmjet fuqive të mëdha qe diçka thuajse e vazhdueshme. Por gjatë gjashtëdhjetë vjetëve të fundit asnjë prej fuqive të mëdha nuk ka bërë luftë me ndonjë fuqi tjetër. Epoka jonë është e njohur më shumë për një luftë që nuk ndodhi kurrë, atë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Natyrisht, ka plot gjëra që nuk shkojnë mirë në botën tonë, por nga këndvështrimi i mijëra vjetëve të historisë së dokumentuar, gjatë të cilëve

Bota që krijoi

AMERIKA

lufta, despotizmi dhe varfëria kanë qenë normë dhe paqja, demokracia dhe begatia s’kanë qenë veçse përjashtime të rralla, epoka jonë ka qenë një epokë e artë. Disa mendojnë se ky është rezultat i pashmangshëm i përparimit njerëzor, një kombinim i përparimit të shkencës e teknologjisë, me një ekonomi që sa vjen e po bëhet gjithnjë e më globale, forcimit të institucioneve ndërkombëtare, evoluimit të “normave” të sjelljes ndërkombëtare si dhe ngadhënjimit gradual, por megjithatë të pashmangshëm, të demokracisë liberale mbi format e tjera të qeverisjes – forca të ndryshimit këto që shkojnë përtej veprimeve të njerëzve dhe kombeve të veçantë. Por ka edhe një mundësi tjetër: ndoshta përparimi që gëzojmë mund të mos jetë rezultat i një evoluimi të pashmangshëm të llojit njerëzor, por më shumë produkt i një bashkësie të papërsëritshme dhe efemere rrethanash: një ndarje e veçantë e fuqisë në sistemin ndërkombëtar e cila favorizon një botëkuptim të caktuar në krahasim me të tjerat. Ndoshta, nëse këto kushte do të ndryshonin,

duke sjellë një zhvendosje të raportit të forcave, atëherë edhe vetë karakteristikat e rendit botëror do të ndryshonin. Ndoshta arsyeja përse pas vitit 1950, demokracia u përhap në më shumë se njëqind vende shpjegohet jo thjesht sepse njerëzit mezi prisnin demokracinë, por dhe sepse që prej viteve 1950, shteti më i fuqishëm i botës ka qenë një demokraci. Ndoshta dhe rritja e mahnitshme ekonomike globale e gjashtë dekadave të fundit, pasqyron një rend ekonomik të sendëzuar nga ekonomia kryesore botërore e tregut të lirë. Ndoshta dhe vetë epoka e paqes që kemi njohur në një farë mënyre ka të bëjë me faktin se një shtet i vetëm zotëronte një fuqi të jashtëzakonshme. Historia tregon që rendet botërore, duke përfshirë edhe këtë tonin, janë kalimtare. Ato ngrihen dhe bien. Dhe institucionet që ato kanë ngritur, pikëpamjet që i udhëhoqën apo “normat” që modeluan marrëdhëniet midis shteteve brenda tyre – edhe ato bien. Të gjitha rendet ndërkombëtare në histori kanë pasqyruar pikëpamjet dhe interesat e fuqive të tyre më të mëdha dhe të gjitha rendet ndërkom-

E hënë 12 gusht 2013 •

bëtare kanë ndryshuar sa herë që kemi pasur një zhvendosje të fuqisë tek fuqi të tjera, që kishin të tjera pikëpamje dhe interesa. Ka pasur raste kur rendi mbizotërues botëror thjesht është shembur në kaos. Kështu, kur ra Perandoria Romake, ra gjithashtu edhe rendi botëror që ajo mbështeste. S’qenë vetëm qeverisja dhe e drejta romake ato që ranë, por dhe një sistem i tërë ekonomik i cili shtrihej nga Europa e Veriut deri në Afrikën e Veriut dhe më pas u deshën shekuj që të ringrihej. vetë kultura, artet, madje edhe përparimi në shkencë dhe teknologji patën një regres për shekuj të tërë. Kështu, njerëzit humbën formulën sesi bëhej çimento. Dhe në kohën tonë kemi parë një kolaps të tillë të rendit botëror. Bota që njohim sot u ngrit mes kaosit dhe shkatërrimit që pasuan Luftën e Dytë Botërore dhe kolapsit të një rendit të zhvilluar përgjatë katër shekujsh, të dominuar nga Europa. Qe një rend aspak i përsosur, i cili kishte prodhuar shumë luftëra, një imperializëm agresiv si dhe një shtypje të përhapur të racave jo të bardha, por që gjithashtu kishte prodhuar kushtet për një përparim të madh të njerëzimit. Deri aty nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, kontrolli i Britanisë mbi detet dhe baraspesha mes fuqive të mëdha në kontinentin europian, kishin sjellë atë siguri dhe stabilitet relativ, që bënë të mundur një rritje të begatisë, një zgjerim sado modest dhe të lehtë të lirive personale, si dhe një botë më të bashkuar si pasojë e atyre revolucioneve të ndodhura në tregti dhe në komunikim, që ne sot i quajmë globalizim. Ai ia doli të ruante paqen për gati katër dhjetëvjeçarë pas luftërave napoleoniane, si dhe për katër dhjetëvjeçarë të tjerë pas luftërave për bashkimin e Gjermanisë. Ai qe aq i suksesshëm, saqë në agimin e shekullit të njëzetë qenë të shumtë ata që dolën me përfundimin që njerëzimi kishte arritur një kulm të evolucionit dhe se luftërat e mëdha dhe tiranitë tashmë qenë diçka që i përkiste të kaluarës. Por me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, ky shekull i paqes së qëndrueshme dhe i përparimit të liberalizmit, kur dukej sikur qytetërimi europian po i afrohej majës së vet, befas u kthye në një epokë të hipernacionalizmit, despotizmit dhe të katastrofës ekonomike. Përhapja shpresëmadhe e deriatëhershme e demokracisë dhe e liberalizmit pësoi një ndalesë, madje më pas ndërroi dhe kah, duke bërë që një grusht demokracish të pakësuara tashmë në numër, të rronin plot frikë nën hijen e fqinjëve të tyre rishtazi të kthyer në vende fashistë dhe totalitarë. Befas tashmë kishim një botë të mbushur plot me prijës grabitqarë në krye të fuqive grabitqare. Rënia e rendit botëror britanik dhe europian që patëm në shekullin e njëzetë s’është se prodhoi një epokë të re errësire – ndonëse dhe kjo mund të kishte ndodhur në qoftë se Gjermania naziste dhe Japonia perandorake do të kishin fituar luftën – por sidoqoftë, kataklizma që kjo në njëfarë mënyre solli, s’qe më pak shkatërrimtare. A thua që fundi i rendit të tanishëm amerikan do të kishte pasoja më pak të kobshme? Kjo është një pyetje që ia vlen të bëhet tani, ndërkohë që janë aq të shumtë ata që parashikojnë mundësinë e rënies së

Amerikës. Një numër befasues intelektualësh, politikanësh dhe vendimmarrësish politikë amerikanë e presin një perspektivë të tillë me qetësi. Ka një ndjesi të përgjithshme që fundi i epokës së përparësisë së Amerikës nuk ka pse të nënkuptojë fundin e rendit të tashëm liberal ndërkombëtar. Ka një pritshmëri, në mos dhe besim, që cilësitë e mira të këtij rendi – demokracia, begatia dhe paqja mes fuqive të mëdha – mund të shkojnë përtej rënies së fuqisë dhe të ndikimit amerikan. Qoftë dhe me një fuqi të pakësuar amerikane, shkruan politologu G. Xhon Ajkënberri, “themelet ku mbështetet rendi ndërkombëtar liberal do të mbijetojë dhe lulëzojë”.2 Dhe kjo shoqërohet me idenë sipas së cilës, sido që të jetë, perëndimi i Amerikës tashmë është një fakt, prandaj, qoftë kjo për mirë apo për keq, ne s’kemi ç’të bëjmë. Në këtë sfond, ia vlen të hulumtohet se deri në ç’masë rendi botëror ekzistues varet nga fuqia amerikane dhe nga cilësitë e saj unikale. Ç’nënkupton kjo për të ardhmen, në qoftë se rendi ndërkombëtar s’do qe më i sendërzuar para së gjithash nga Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera aleate të ngjashme me to? Kush apo çfarë do ta zërë vendin e Amerikës? Ekziston dhe një pyetje tjetër, po njësoj e rëndësishme: A është vërtet në rënie Amerika? Apo: a mos vallë ekziston rreziku që amerikanët të kryejnë një vetëvrasje paraprake si superfuqi, për shkak të frikës së pavend për rënien e fuqisë? TAKO XHORXH BEJLIN: Ç’ËSHTË AMERIKANE NË RENDIN BOTËROR AMERIKAN? Në fund të fundit, përse e quajmë “rendi botëror amerikan”? Sigurisht që Shtetet e Bashkuara s’e formuan të vetme mjedisin ndërkombëtar. Shumë popuj të tjerë, po ashtu si dhe forca të mëdha historike – evoluimi i shkencës dhe teknologjisë, luhatjet në burimet natyrore të zotërueshme, prirjet ekonomike afatgjata, rritja e popullsisë – kanë dhenë gjithashtu kontributin e tyre në krijimin e botës së sotme. Popujt e gjithë kontinenteve kanë punuar dhe janë përpjekur për të dalë nga varfëria dhe shkatërrimi dhe për të përmirësuar jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Bota është tepër e madhe që një komb i vetëm të mund t’i jap asaj formë. Megjithatë, në çdo periudhë të historisë janë shtetet më të fuqishme ato që i venë vulën e vet të veçantë rendit ndërkombëtar, qoftë edhe vetëm në sajë të peshës relative që ata kanë brenda sistemit. Janë ato që përcaktojnë shumë prej “normave” dhe rregullave të sjelljes ndërkombëtare. Janë ato që modelojnë natyrën e marrëdhënieve ekonomike. Madje ato mund të ushtrojnë ndikimin e tyre edhe në fushën e ideve dhe të besimeve, duke përfshirë këtu edhe vetë mënyrën sesi njerëzit adhurojnë perënditë e tyre apo ato forma qeverisjeje që ata i konsiderojnë legjitime. Për shekuj me radhë fuqia mbizotëruese e Kinës modeloi mënyrën sesi miliona njerëz në mbarë Azinë mendonin, flisnin, adhuronin, pikturonin dhe bënin tregtinë e tyre. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, qenë fuqitë e mëdha europiane ato që imponuan standardet e sjelljes si në nivel ndërkombëtar ashtu dhe brenda vetë vendeve jo vetëm për europia-


• E hënë 12 gusht 2013

» Librari

21 LIBRI I PREMOLIT,

kurë antistres për gratë shtatzëna Titulli: Të lutem më lër të të urrej Përktheu: Taulant Hatia Roman ANNA PREMOLI

K

a libra të cilët duket sikur janë shkruar enkas për ditët e nxehta të verës, për ato ditë ku ne i lejojmë vetes një pushim mendor dhe fizik të ndryshëm nga rutina e përditshme dhe endemi nëpër retë rozë të dashurisë romantike. Libri “Të lutem më lër të të urrej” i shkrimtares italiane Anna Premoli është padyshim një prej tyre. Ky libër i cili i përket zhanrit chick-lit, që paraqet evoluimin e letërsisë rozë për gjeneratat e grave të shekullit të ri, cilësohet se është një nga rastet e pakta të vetë-botimit të suksesshëm. Anna Premoli e shkroi “Të lutem më lër të të urrej” si një kurë antistres gjatë shtatzënisë, e këshilluar nga një mikesha e saj. Si eksperte e tregjeve financiare kishte nevojë për një projekt ndryshe. Pasioni për komedinë romantike mbizotëroi tek autorja dhe ajo e mbaroi librin para fillimit të verës. I shoqi e surprizon duke e botuar librin në një platformë në Internet me rastin e ditëlindjes së saj. U deshën pak javë që libri “Të lutem më lër të të urrej” të bëhej një bestseller i vërtetë. Ai ishte më i shituri në formatin elektronik (ebook). Libri u shndërrua në një ngjarje botuese. Përshtypjet e lexuesve ishin tepër pozitive dhe entuziaste. Suksesi u përcaktua nga lexuesit. Ky sukses dhe ky kapërcim në listën e librave më të shitur tërhoqën menjëherë vëmendjen e shtëpisë botuese Neëton Compton e cila firmosi për të drejtat e botimit me autoren dhe nuk humbi kohë për ta çuar librin në librari ku shitjet vazhdojnë me një ritëm frenetik. . Falë reagimeve të mahnitshme të ekspertëve dhe komenteve pozitive të lexuesve, Anna PREMOLI është bërë një nga zërat më të mirënjohur të shkrimtarëve të rinj italianë të narrativës rozë, kështu që romani i u përzgjodh dhe fitoi Çmimin Bancarella 2013, i cili iu akordua autores në 21 korrik 2013.

nët, por dhe për miliona të tjerë në mbarë Afrikën, Azinë dhe Amerikën Latine. Ka pasur një rend egjiptian, një rend romak, një rend grek, një rend islamik, një rend mongol, një rend osman dhe shumë të tjerë, ndaj dhe s’ka dyshim që historianët do ta shohin periudhën që nis me fundin e Luftës së Dytë Botërore deri në një kohë që mbetet të përcaktohet, si një rend amerikan. Por po ashtu, mund të flitet për një rend amerikan dhe në një kuptim tjetër më të veçantë. Sepse s’është vetëm fakti që Shtetet e Bashkuara kanë qenë fuqia më me ndikim në sistemin ndërkombëtar. Ato çka përbëjnë tiparet më të rëndësishme të botës së sotme – përhapja e gjerë e demokracisë, begatia, si dhe paqja e zgjatur mes fuqive të mëdha – qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi kanë qenë të varura nga fuqia dhe ndikimi që kanë ushtruar Shtetet e Bashkuara. Asnjë fuqi tjetër nuk kishte mundësi të ushtronte një ndikim të tillë mbi botën si ai që ushtruan amerikanët, sepse asnjë komb tjetër nuk ka ose nuk ka pasur ndonjëherë një kombinim aq të veçantë cilësish e vetish. Disa prej cilësive më të rëndësishme janë të vetëkuptueshme. Rrethanat e papërsëritshme gjeografike të Amerikës, sistemi i saj ekonomik kapitalist, forma demokratike e qeverisjes dhe fuqia e saj e jashtëzakonshme ushtarake, të gjitha këto së bashku i dhanë formë një lloji të veçantë të rendit ndërkom-

bëtar i cili do të kishte qenë shumë ndryshe, në qoftë se një shtet tjetër, me karakteristika të ndryshme, do të kishte zotëruar një masë të ngjashme ndikimi. Më pak i lehtë për t’u kapur, por megjithatë po kaq i rëndësishëm për të kuptuar natyrën e rendit botëror amerikan, është karakteri kompleks i popullit amerikan. Këtu s’është fjala thjesht për t’i thurur lavde virtyteve eprore të amerikanëve. Disa i portretizojnë amerikanët si ndërtues largpamës të institucioneve ndërkombëtare dhe të strukturave të rendit liberal, si “operatorë” dhe “menaxherë” të arsyeshëm të sistemeve të gjera globale..3 Por janë të paktë ata amerikanë apo joamerikanë që do ta pranonin një portret të tillë. Në shumëçka, amerikanët janë si gjithë popujt e tjerë, ku bashkohen së bashku egoizmi me bujarinë. Më të shumtën e herës ata kanë qenë një popull me impulse kontradiktore dhe me një pikëpamje shumë të dyzuar për rolin që duhej, nëse vërtet do duhej, të luanin në botë. Ata janë një popull i mbushur plot me mite të fuqishme kombëtare, të cilat janë sa frymëzues aq dhe mashtrues. Duke e nisur me faktin që një prej popujve më të fuqishëm, më me ndikim dhe më ekspansiv në histori, vazhdon ta shohë veten si një popull i rezervuar, i vetëmjaftueshëm dhe përgjithësisht, i prirë të shohë punën e vet. Brenda më pak se dy shekujsh

kurse pesë vitet e fundit i kanë kaluar në luftë me njëri-tjetrin. Mes dy shefave të degëve në një bankë të rëndësishme tregtare të Londrës lufta është krejtësisht e hapur. Urrehen, nuk e durojnë njëri-tjetrin, nuk lënë rast pa i vënë shkopinj në rrota tjetrit. Deri sa një ditë, rastësisht, u detyruan të punojnë bashkë për të njëjtin projekt: për administrimin e kapitaleve të një klienti aristokrat e plot naze. Kështu u detyruan të kalojnë shumë kohë së bashku, edhe jashtë orarit zyrtar. Iani është djaloshi më tërheqës, i pasur dhe i kërkuar i Londrës, ndërsa shoqëria e tij nuk kalon kurrë “pa u vënë re”. Mjafton një darkë e pafajshme në një restorant për t’u shfaqur ditën tjetër në faqen rozë të një gazete të njohur të përditshme londineze. Ajo u tërbua nga inati: si mund ta quanin të dashurën e një mburraveci e spitullaqi si puna e Ianit? Ai e merr me të qeshur, po më tepër habitet: fotografitë me kolegen bënë të tërhiqeshin të gjitha vajzat mendjelehta që i shkonin pas. Atëherë lind një propozim i pazakontë: do t’i lërë dorë të lirë në punën më klientin e lodhshëm, nëse ajo pranon të hiqet si e dashura e tij. Sfida pranohet dhe nis loja! Por shumë shpejt, ajo që për Xheniferin dukej si shaka, bëhet më e ndërlikuar nga sa ishte menduar kurse një puthje, që bënte pjesë te loja e shtirur, bën t’i lindin ndjenja dhe reagime fare të papritura... Autorja Ana Premoli është lindur më 1980 në Kroaci. Më 1987-ën u zhvendos në Milano, ku u diplomua për ekonomi për tregjet financiare, në Bokoni. Ka punuar për bankën J. P. Morgan dhe, nga viti 2004, në një bankë private ku është marrë me këshillime financiare dhe optimizim fiskal. Është ndier gjithnjë e fortë në matematikë, por pasioni për shkrimin i lindi rastësisht, si “metodë antistres” gjatë shtatzënisë së parë. Ky libër që po mbani në duar është botuar së pari në formë elektronike në vitin 2012 dhe kërceu menjëherë në vendet e para të klasifikimit të librave më të shkarkuar. Më pas u botua edhe në variantin e shtypur.

Historia… Por çfarë qëndron prapa këtij suksesi të madh? Po sikur kjo urrejtje të fshehë dashurinë? Po sikur ajo të ndjente diçka për kolegun arrogant e të përçmuar? Po sikur pas kësaj shtirjeje të tij të fshihej tjetër gjë? Xheniferi dhe Iani njihen prej shtatë vjetësh

Vlerësime - I këndshëm dhe romantik, argëtues dhe bindës, Anna Premoli ka shkruar një roman që di si t’i pushtojë zemrat e lexuesve. - Zbavitës dhe romantik si Noting Hilli: Romani që do ta pëlqejnë të gjithë. - Zgjedhur nga lexuesit farë publicitetit gojë më gojë.

amerikanët e shndërruan kombin e tyre nga një grusht ngulimesh të përqëndruar kryesisht përgjatë bregdetit, në një superfuqi botërore, me një fuqi e ndikim të pashembullt në histori. Por, po të dëgjosh amerikanët, ata janë Greta Garbo e kombeve: pra s’duan gjë tjetër veçse t’i lenë rehat. Në mitologjinë e tyre kombëtare, nënshtrimi dyshekullor i kontinentit amerikanoverior, një rajon në të cilin banonin spanjollë, francezë dhe rusë, po ashtu si dhe një racë e tërë me popuj vendalinj, s’ka qenë pushtim, por një popullim paqësor i një hapësire të zbrazët. Amerikanët nuk shkojnë “jashtë vendit të tyre në kërkim të përbindëshave që duhen shkatërruar” është fraza që citohet shpesh nga Xhon Kuinsi Adams. Nëse dikush u ve në dukje se, në fakt, shpesh herë ata kanë bërë pikërisht këtë gjë, atëherë ata nisin ta portretizojnë veten si ndonjë “sherif pa dashje”, me këmbët mbi tryezë, që rri e lexon gazetën, derisa është i detyruar të marrë pushkën nga varësja sa herë që në qytet turret ndonjë bandë e çmendur, qofshin këta imperialistë japonezë, nazistët, komunistët sovjetikë apo xhihadistë islamikë. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk shkojnë në luftë sepse duan, - thoshte para pak vjetësh një politikan i shquar. – “Ne bëjmë luftë vetëm kur jemi të detyruar”.4 Por ky vetëperceptim, ndonëse i sinqertë, nuk ka lidhje me realitetin. Që prej fundit të

shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur Shtetet e Bashkuara u bënë një fuqi botërore, amerikanët e kanë përdorur forcën ndonjë duzinë herësh dhe rrallë sepse ata nuk kanë pasur zgjedhje tjetër.5 Ata kanë dërguar trupa në Meksikë dhe në Amerikën Qendrore, për të rrëzuar udhëheqës ngatërrestarë; ata kanë luftuar me spanjollët në Kubë dhe me guerilet që kërkonin pavarësi në Filipine; kanë luftuar kundër forcave antiperëndimore në Kinë dhe kundër komunistëve në Vietnam dhe Kore dhe dy herë kanë dërguar miliona trupa në Europë; ata kanë luftuar kundër diktatorëve dhe xhihadistëve në Lindjen e Mesme, në Azinë Qendrore dhe në Afrikë. Dhe arsyet përse e kanë bërë këtë kanë qenë të shumta: për të mbrojtur veten nga kërcënime të largëta, për të siguruar interesat ekonomike, për të mbrojtur njerëzit nga masakrat, për t’i rezistuar agresionit, për të luftuar tiraninë, për të mbështetur demokracinë. Shumë më tepër nga çdo popull tjetër në botën e sotme, amerikanët e shohin luftën si një mjet të ligjshëm, madje thelbësor të politikës së jashtme.6 Janë të pakta kombet moderne, mes tyre asnjë prej demokracive moderne, që t’i nderojë më shumë heronjtë e vet ushtarakë të së kaluarës dhe së tashmes. Por sa herë që amerikanët futen në luftë, ata i premtojnë vetes se kjo do të jetë hera e fundit që e bëjnë këtë.


22

S

« SPECIALE

htypi turk është kritikuar fuqishëm brenda vendit dhe në botë për mënyrën se si i mbuloi trazirat politike në Turqi, mbulim që u karakterizua nga vetëcensura si pasojë e presionit qeveritar. Megjithatë, autoritetet turke vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi mediet e vendit. Sindikata e gazetarëve turq pretendon se 22 gazetarë janë pushuar nga puna për shkak të mbulimit të protestave antiqeveritare, ndërsa 37 të tjerë janë detyruar të japin dorëheqjen. Gazetat e ekstremit të majtë janë bastisur nga policia dhe gazetarët janë ndaluar në bazë të ligjeve antiterrorit. Kryeministri Rexhep Taip Erdogan ka akuzuar vazhdimisht mediet lokale dhe ndërkombëtare se kanë qenë pas kryengritjes, si pjesë e një konspiracioni kundër tij dhe partisë AK në pushtet. Por sipas Asli Ajdistasbas, gazetar për rrjetin CNN në turqisht, shtypja është zgjeruar edhe te mediet kryesore. “Media është vënë në shënjestër nga qeveria për mbulimin e ngjarjeve. Pak javë më parë qeveria mori nën kontroll një gazetë dhe një rrjet televiziv dhe emëroi një ish-anëtar të AKP-së në parlament si kryeredaktor, që ka qenë gjithashtu gazetar, por linja e gazetës ka ndryshuar dhe nëntë gazetarë janë larguar. Tani gazeta është kthyer në një tjetër burim proqeverisë vetëm në pak javë. Ka njerëz që kanë humbur vendet e punës në gazetat proqeveritare vetëm pasi bën thirrje për një qëndrim më të zbutur të qeverisë ndaj protestat në parkun “Gezi.” Protestat antiqeveritare u nxitën nga planet e qeverisë për të ndërtuar një qendër tregtare në parkun “Gezi”. Po ashtu këtë muaj pronarët e një reviste popullore, edicioni i fundit i së cilës u dedikohej protestave në park, e ndërprenë publikimin, duke ngritur shqetësime mbi lirinë e medies. Si për ironi, në ditët e para të protestave pati kritika të fuqishme mbi shtypin turk, përfshi ato nga Bashkimi Europian për dështimin e mbulimit të ngjarjeve. Një mbrëmje në kulmin e protestave, një kanal

E hënë 12 gusht 2013 •

Shtypja e medies

NË TURQI

lajmesh dha një dokumentar për pinguinët, duke tërhequr kritika dhe përbuzje nga shumë qytetarë turq. Protestuesit përdorin tani pinguinët si simbol. Niveli i kritikave ishte aq i lartë, saqë Kadri Gursel, një gazetar politik me të përditshmen “Milliyet”, pretendon se pati një efekt dramatik mbi medien. “Ishte si një shok elektrik për mediet kryesore, të cilat kanë gjetur tani vullnet dhe kurajë. Ato janë përballur me klientët, lexuesit apo shikuesit. Para protestave media kishte si objektiv vetëm kryeministrin Erdogan. Tani për herë të parë kemi sinjale inkurajuese, por nuk mund të jem shumë optimist.” Paralajmërimi i zotit Gursel vjen pjesërisht nga fakti se shumica e medieve private në vend janë në pronësi të

konglomerateve të mëdha të biznesit, interesat e të cilëve shtrihen përtej gazetarisë. Ai beson se shumë pronarë të medies janë tani të përgatitur t’u japin gazetarëve të tyre dorë të lirë për të raportuar. Por gazetari Gursel paralajmëron se ky qëndrim mund të ndryshojë. “Qeveria ka gjithmonë mjetet e nevojshme të presionit ndaj pronarëve të medieve. Ajo kërcënon interesat e tyre ekonomike, pasi pronarët e medies kanë investime të tjera, në sektorë të tjerë të ekonomisë dhe përfitimet varen nga vendimet dhe rregullat qeveritare.” Por profesori i shkencave politike Çengiz Akta në universitetin Bahcesehir të Stambollit beson se media tradicionale në Turqi është diskredituar kaq shumë nga mbulimi i ngjar-

jeve në parkun “Gezi”, saqë nuk ndiqen më nga shumë qytetarë, ndërsa rëndësia e medies sociale është rritur. “Të rinjtë nuk duan t’ia dinë për medien; ata komunikojnë përmes “Facebook”-ut, “Twitter”-it dhe formave të tjera. Ata nuk shohin televizor, nuk lexojnë gazeta, pra këto medie janë të vjetruara dhe jashtë mode për ta, nëse thonë të vërtetën ose jo.” Përveç kritikave ndaj medieve kryesore kryeministri Erdogan ka sulmuar gjithashtu medien sociale, duke e cilësuar atë si një kërcënim djallëzor ndaj shoqërisë, dhe ka premtuar të marrë vendime kundër saj. Me protestat antiqeveritare, që vazhdojnë në disa qytete, vëzhguesit paralajmërojnë se beteja ka të ngjarë të vazhdojë si në rrugë, ashtu dhe në medie.

Themeluesit e YouTube zbulojnë video aplikacionin për iPhone Nëse keni menduar që lufta me videot për aplikacione është fituar nga Vine dhe Instagram, atëherë duhet ta mendoni përsëri. Të enjten, bashkëthemeluesit e YouTube, Chad Hurley dhe Steve Chen zbuluan MixBit, që është aplikacion për iPhone që iu mundëson të incizoni, editoni dhe shpërndani – dhe, dalluesi më i madh – të përzieni video klipet nga përdoruesit e tjerë për të krijuar filmat tuaj. Videot janë dizajnuar për t’u incizuar dhe shikuar në formën horizontale. Incizimi punon si videot në Vine dhe Instagram: vetëm shtypni ekranin dhe mbajeni derisa të mbarojë klipi juaj. Mund të incizoni deri në 16 sekonda dhe të përfshini deri 256 klipe në një video të vetme, duke nënkuptuar që videot e përfunduara mund të jetë më të gjata se një orë. Nuk ka filtrues, por ju mund të ndërpritni dhe të ri-radhitni klipet dhe të ruani drafte përpara se të klikoni butonin për publikim – e tëra e bën më të lehtë punën e artistëve të “stop motion” . Në një vizitë në zyrat e Mashable muajin e kaluar, Hurley tha që MixBit është i ndërtuar nga qëllimet që ai dhe Chen i kanë pasur që kur kishin filluar ditët e tyre në YouTube, nga ku u larguan në vitin 2009 dhe 2010. “Ne kemi ndërtuar YouTube për të mundësuar shpërndarjen, për të na dhënë një mënyrë për të shpërndarë video me familje dhe shokë,” thotë Hurley. “Pastaj ne donim të gjenim rrugë që njerëzit të krijojnë përmbajtje më të mirë, por ne nuk ishim kurrë në gjendje që ta aplikonim atë kur ishim atje.” Hurley thotë që për ta bërë përmbajtjen më të mirë, YouTube ka marrë hapësirë për studio, pajisje dhe vegla të tjera për një numër të vogël të top krijuesve të videove. “Ne jemi më tepër të interesuar në ndihmën ndaj çdokujt, jo vetëm të një grupi të përzgjedhur,” thotë Hurley. Pastaj nga ajo kishte lindur ambicia për MixBit. Është një tjetër qëllim: bashkëpunimi: Hurley thotë që ai është ndaluar nga natyra e promovimit individual të medias shoqërore. Në MixBit, askush nuk ka profile ose ndjekës, edhe pse ata mund të shpërndajnë videot e tyre në Facebook, Twitter dhe rrejte të tjera shoqërore. Dhe çdo klip dhe video që ngarkohet në shërbim do të jetë në domeinin publik që të tjerët të kenë mundësi ta përziejnë dhe ta përdorin. Në fakt, ju nuk keni nevojë që të incizoni ndonjë video për ta përdorur MixBit: ju mundeni thjesht t’i “përzieni” klipet e ngarkuara nga të tjerët. “Ne dëshirojmë që të jetë i tëri për përmbajtjen që ju e krijoni dhe e shpërndani,” thotë Hurley. Aplikacioni është pa pagesë dhe mund të shkarkohet këtu nga iTunes. Videot mund të shikohen dhe editohen në MixBit. Një version për Android është duke u përgatitur.


SPORT • E hënë 12 gusht 2013

»

23

USAIN BOLT RIKTHEHET “MBRET” Usain Bolt goditi sërish. Në garën e tij të preferuar atë të 100 metrave, ku dhe njëherë tjetër erdhi nga pas për të rrëmbyer arin e për t’u rikthyer kampion bote pas skualifikimit të dy viteve më parë në Korenë e Jugut. Xhamajkani e ndali kronometrin në 9.77 sekonda me erën kundër dhe në kushte jo perfekte si pasojë e shiut. Gjithsesi kjo se pengoi të regjistronte kohën më të mirë të vitit. Në garë bëri sërish një

start të ngadaltë por fitoi ritmin e nevojshëm në gjysmën e parë, ku arriti të lërë pas amerikanin Xhastin Gatlin, që me 9.85 regjistroi më të mirë sezonale të vitit. Ndërkohë që medaljen e bronzit e mori një tjetër xhamajkan, Karter, që provoi gjithashtu pa sukses të rivalizonte me bashkëkombësin e tij. Bolt nuk arriti dot të vendosë një rekord botëror, por kjo pak rëndësi ka pasi për momentin ai vazhdon të mbetet i pathyer.

Për t’u përmendur në zhvillimet e ditës së dytë është dhe medalja e arte e Etiopianes, Tirunesh Dibaba, e cila nuk ka rivale në 10 mijë metra. Argjendin e fitoi ndërkohë Cherono e Kenias ndërsa bronzi shkoi për etiopianen tjetër, Oljira. Në hedhjen e diskut për femra, Kroacia fitoi arin e parë me Sandra Perkoviç që bëri një hedhje prej 67 metrash e 99 centimetrash, duke lënë pas francezen Michon dhe kubanezen, Barrios.

Zbulohen prapaskenat se si Reali donte Nejmarin Madrilenët kanë bërë të pamundurën deri në fund për të bindur asin brazilian që të firmosë për ta, por ai zgjidhi sërish Barcelonën

G

azetat spanjolle dhe më saktë një nga gazetat pranë Barcelonës, “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur një raport, ku shpjegon se si Reali i Madridit ka tentuar me çdo kusht t’i prishë mendjen sulmuesit Nejmar për të zgjedhur “Los blancos”. Kujtojmë se në momentin e fundit kur dukej se Barcelona do të merrte pa problem Nejmarin u fut në valle edhe Reali i Madridit, madje asokohe doli dhe një shifër e çmendur që presidenti i Realit, Florentino Perez ishte gati të shpenzonte për sulmuesin brazilian. Sipas kësaj gazete Reali i Madridit ka bërë një fushatë shumë të fortë informuese në Brazil, te klubi i Nejmarit Santos për ta bindur atë që të zgjedhë Madridin, por në fund ai zgjodhi sërish Barcelonën, duke u transferuar në këtë qytet për shumën e 56 milionë eurove. Letra Siç bën të ditur gazeta “Mundo Deportivo”, burime të saj pranë Santosit, nënvizojnë faktin se Reali i Madridit ka dërguar një dokument në klubin brazilian, ku i shpjegon deri në detaje çdo gjë rreth diferencave mes Realit dhe Barcelonës, duke sugjeruar se për Nejmarin do të ishte më e udhës të zgjidhte të luante për Realin krahasuar me katalanasit. Madje në këtë dokument, Reali i Madridit bënte me dije se në dispozicion të Nejmarit, klubi madrilen kishte vënë një mentor të jashtëzakonshëm si Zinedin Zidan, tashmë në postin e zëvendëstrajnerit të Realit. Taksat Në këtë dokument, që Reali i ka dërguar Santosit, bëhet me dije se lojtari mund të përfitojë më shumë ekonomikisht nëse transferohej në Madrid, kjo për

Luiza Gega mban lart flamurin shqiptar në Botërorin që po zhvillohet në Moskë. Në disiplinën e 1500 metrave, atletja shqiptare, kampione dhe rekordmene e vendit, arriti të kualifikohet për në gjysmëfinale, pasi u pozicionua në vendin e 8-të nga 13 pjesëmarrëset në baterinë e saj, atë numër 1. Atletja shqiptare, e cila garoi në orën 08:25 të së Dielës, arriti të regjistrojë kohën e 4 minuta, 8 sekonda e 76 të qindtat. Shqiptarja u rendit e teta, ndërkohë që në tre bateritë kualifikuese, arrinin të kalonin më tej gjashtë të parët, dhe gjashtë atletet e tjera me kohën më të mirë, mes të cilave Gega ishte e treta. Gjithsesi atletja durrsake duhet thënë që nuk regjistroi rezultatin e saj më të mirë, i cili është ai i regjistruar në Sceszin këtë vit me kohën e 4 minuta 5 sekonda e 11 të qindtat, pak më i shpejtë se rezultati me të cilin ajo mori medalje argjendi në Lojërat Mesdhetare. Nëse Gega do të kishte regjistruar rezultatin e saj më të mirë, ajo do të kishte qenë e para nga të treja bateritë kualifikuese. Garën gjysmëfinale atletja shqiptare, do ta ketë me datë 13 Gusht, në 18:40 me orën tonë dhe do të garojë në baterinë numër 1. Në finale, kualifikohen pesë atletet e para për çdo bateri dhe 2 kohët më të mira.

Man. Junajtid fiton Kupën Skuadra e Man. Junajtid duket se sërish do të bëjë një paraqitje shumë të mirë sezonin e ri, edhe pse në krye të pankinës nuk është më legjenda Aleks Ferguson, por Devid Mojes. Gjithsesi ky i fundit premton shumë, e jo më kot është zgjedhur si pasues i Ferguson. Ndërkaq, Man. Junajtid bëri një nisje të mirë kompeticioneve zyrtare. Në Angli filloi futbolli i vërtetë. Junajtid fiton Community Shield 2013. Djemtë e David Moyes e nisin në mënyrën më të mirë sezonin e ri duke mposhtur në finalen e “Wembley” Wigan me rezultatin 2-0. Ndeshjen mes kampiones së Premier League dhe fituesit të FA Cup e vendosi sulmuesi hollandez Robin Van Persie me dygolëshin e tij (6’,58’). “Djajtë e Kuq” dominuan çdo pjesë të lojës duke mos i dhënë asnjë shpresë ekipit që luan në Championship këtë sezon, ndërkohë që Moyes nuk preferoi të fuste në fushë Uejn Runej. Në minutën e 82 “njeriu i ndeshjes”, Van Persie, u zëvendësua në minutën e 82 nga shqiptari Adnan Januzaj, një fakt mjaft interesant dhe që vlen të theksohet.

Edhe Totenham në luftë për Suarez

shkak të diferencave në taksim midis dy rajoneve, atij të Kastiljes, ku bën pjesë Madridi, dhe Katalonjës ku bën pjesë Barcelona. Në themel të këtyre informatave ishin tre çështje: vendi ku Nejmar do të jetonte, Zidani si ikona e Realit do të

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

Gega në gjysmëfinalen e 1500 m në Botërorit

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

ishte në një farë mënyre dhe kumbari i brazilianit dhe avantazhet e disavantazhet për të jetuar në Madrid e në Barcelonë. Nejmar zgjodhi Barcelonën Një dokument i tillë i ardhur nga një klub si Reali mund

t’i kishte prishur mendjen gjithkujt. Por, nuk ka ndodhur kështu me Nejmarin, i cili në fund zgjodhi të luajë për Barcelonën dhe jo për Madridin. Në fund braziliani përfundoi te Barcelona, që pagoi 56 milionë euro për të.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Çështja Bale po kthehet në një intrigë të vërtetë merkatoje ku Real Madrid nuk mban të bllokuar vetëm uellsianin, por në një farë mënyre ngrin momentalisht edhe të ardhmen e Luis Suarez. Nuk bëhet fjalë për interesimin e klubit merengues ndaj sulmuesit uruguajan pasi shoqëria spanjolle u largua nga gara për të disa javë më parë, por për Totenham që në rast largimi të Bale, alternativë kryesore ka Suarez. Në rast se Reali dhe ekipi londinez arrijnë marrëveshjen, atëherë lojtari i Liverpoolit mund të transferohet në “White Heart Lane”. Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike dhe ato spanjolle, sipas të cilave, këtë dëshirë, trajneri Andre Villas Boas ia ka shprehur presidentit Daniel Levi. Në këtë rast, “Gjelat” do të bënin një lëvizje të zgjuar, pasi në rast se arrin transferimin e Suarez, do ta largonte nga duart e rivalëve të Arsenalit që po e ndjekin me kujdes që prej fillimit të merkatos por pa arritur ende ta shkëpusin nga “The Reds”.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E hënë 5 gusht 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.