Gazeta Metropol 12 Maj

Page 1

»15

“Cez” jep alarmin

Po vidhen kabllot dhe transformatorët, konsumatorët të denoncojnë E shtunë

12 maj 2012

Viti VIII, Nr. 2663 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

& »18

kafe llafe

Zyrtari i lartë me diplomë false ankohet te Bossi për të drejtat • Nasho veterani sherr me kafexhinjtë për plagosjen në azil • Zëdhënësit të Bashkisë ia rrëmben makinën karroatreci • Kiço spiuni ngjitet në krye të listës për president

ekonomi »13

Rritet papunësia, humbja e bankave trondit sërish bursat

Kandidimi Pas Nanos, Meta sytë drejt Presidencës

Armëmbajtja Gjykata liron Shullazin, prokuroria apelon vendimin

LSI: Nuk e përjashtojmë emrin e kryetarit nga kandidimi. Neritan Ceka kërkon votën: Garantoj figurën konsensuale mes palëve. Ambasadori holandez: Do të jetë mirë që i zgjedhuri të marrë 84 vota që në raundin e parë, por Kushtetuta parashikon dhe votimin me 71 vota në seancë

Akuza kërkoi të mbahej të paktën katër vjet në burg. Miku i Shullazit mori përgjegjësinë për armën e gjetur në makinë

»6

»2-3

studimi Banesat, si do të ndryshojnë çmimet e qirave dhe të shitjeve »16

Spitalet përfshihen në skemën e sigurimeve

»5

Privati do të jetë pjesë e kurimit të të sëmurëve pa pagesë Intervista

Ish-ushtarakët, cilët janë penalizuar nga përfitimet e parakohshme Mehdi Pogaçe flet mbi problemet e ligjit dhe hapat që duhen marrë për rillogaritjen. Shoqata orienton rezervistët drejt zgjidhjes në gjykatë »4

Marrëveshjet

Lidhja e Titos me anglezët për Kosovën dhe financimet Si u përdor dobësia e Shqipërisë me Enver Hoxhën dhe hapja e Jugosllavisë si në Perëndim dhe në Lindje. Përplasjet mes komunistëve

»9

Koment Nga Gëzim Llojdia

Themeluesi i shtetit pa asnjë monument »12 Si do të vazhdojnë punët në Greqi?»10


02

«

INTERVISTE E shtunë 12 maj 2012 •

AMBASADORI I HOLANDËS, HENK G.C. VAN DEN DOOL, INTERVISTË NË “TONIGHT” ME GAZETAREN ILVA TARE

Dool: Kushtetuta flet për president konsensual, por parashikon edhe 71 votat

F

aktori ndërkombëtar ngul këmbë që zgjedhja e kreut të ri të shtetit të bëhet që në raundin e parë, mundësisht të votohet me 140 vota në Kuvend. Por dhe nëse nuk arrihet dot ky konsensus mes palëve, atëherë Kushtetuta parashikon zgjedhjen e tij me shumicë të thjeshtë. Në një intervistë dhënë për emisionin “Tonight” përballë gazetares Ilva Tare ambasadori i Holandës në vendin tonë, Henk G.C. van den Dool, theksoi se nuk është shumë i rëndësishëm emri i presidentit të ri të Republikës, por “presidenti i ri duhet të jetë dinjitoz, do të ishte shumë mirë që ai të mos kishte një profil shumë të lartë politik, të mos ishte i lidhur me regjimin e së kaluarës, do të ishte vërtet shumë mirë në qoftë se ai do të ishte përmbi çdo lloj dyshimi në lidhje me korrupsionin, integritetin e tij”, - tha Dool. Por duke iu referuar lëvizjeve dhe takimeve të ditëve të fundit të palëve, ambasadori holandez u shpreh se do të ishte mirë që kreu i shtetit të dalë nga një proces konsensual. Por edhe nëse kjo nuk ndodh, është vetë Kushtetuta që e zgjidh zgjedhjen e tij. “Kushtetuta parashikon 4 raunde. Nëse 3 të parat dështojnë, është edhe variant i fundit me një zgjedhje me shumicë të thjeshtë votash. Por, sigurisht, unë nuk mund të komentoj për këtë gjë, por kjo mund të jetë një parashikim i zgjuar në Kushtetutë, në mënyrë që të përjashtohet një proces pa fund, sepse vendi ka nevojë për një president, por me sa kuptoj unë Kushtetuta është e shkruar në frymën e një presidenti të zgjedhur me një numër sa më të madh votash”, - u shpreh Dool. Ambasadori ndër të tjera u shpreh gjatë intervistës se për faktorin ndërkombëtar një rëndësi të veçantë ka procesi i garës presidenciale, si një nga kushtet e BE-së për integrimin e vendit, që do zhvillohet nga partitë politike gjatë këtyre javëve. “Ne besojmë se flasim për procesin politik më shumë sesa për atë teknik dhe për të qenë i sinqertë deri në fund, për ta quajtur ketë një proces teknik, është një mënyrë kamuflazhi për të fshehur atë që është e vërtetë. Sapo Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat. Ne pamë se ajo që ishte më e nevojshme ishte dialogu politik. Ka 12 kritere kryesore, të cilat janë caktuar që në vitin 2010. Ato ndoshta janë vendosur në një gjuhë teknike, por në thelb ato kanë të bëjnë me dialogun politik dhe këto 12 kritere kryesore nuk janë shumë të vështira”, – tha Dool. - Më 17 maj, Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, ju do të merrni pjesë në një manifestim në Tiranë. Çfarë do të ndodhë saktësisht atë ditë? - Besoj se ju e dini që ambasada dhe unë personalisht kam qenë shumë aktiv në promovimin e të drejtave të njeriut, sigurisht edhe të drejtat e minoriteteve seksuale. Unë kam qenë në Shqipëri për katër vjet dhe kam qenë aktiv në një sërë mënyrash në këtë fushë. Ajo që unë e gjej shumë interesante është se ajo çka do të ndodhë javën tjetër do të jenë një sërë evenimentesh të organizuara nga organizata shqiptare, jo nga ne, por organizata të cilat punojnë për të drejtat e njeriut. Unë jam i kënaqur që do të marrë pjesë në to dhe do të tregoj mbështetjen time. Ajo që unë dua të theksoj është se këto janë aktivitete të organizuara nga shqiptarët dhe jam i sigurt që tre apo katër vjet më parë një gjë e tillë do të kishte qenë e pamundur. Unë shoh se ka një rrugë për të bërë. Ka lëvizje. Ka homoseksualë shqiptarë, të cilët janë tani të gatshëm të thonë se “unë jam gaj”. Ajo që më duket shumë interesante është se, kur para disa javësh ka pasur një deklaratë nga një zëvendësministër shqiptar në lidhje me homoseksualitetin, nuk ka pasur reagime vetëm nga komuniteti ndërkombëtar, por dhe nga komisioneria për diskriminimin, zonja Baraku, Avokati i Popullit, zoti Totozani, madje

edhe nga Kryeministri. Pra, ne nuk jemi atje ku duhet, por unë jam optimist. - Po deklaratën e zotit Spahia si e cilësoni? Mendoni se ka njerëz të tillë që mendojnë si ai? - Me siguri që ju e keni parë reagimin publik të BE-së, pjesë e të cilës kam qenë edhe unë. Nuk dua që të harxhoj shumë kohë me këtë, por më lejo të them se injorantë ka gjithandej. Unë ndiej që njerëzit duhet të edukohen në lidhje me këtë. Është e rëndësishme që njerëzit të informohen, të edukohen. Dhe ajo që unë e gjej fare të papranueshme, besoj se kjo ka qenë arsyeja që ne e iniciuan atë reagim, është se një gjë e tillë del nga goja e një zyrtari të kabinetit qeveritar. Sigurisht që të gjithë kanë të drejtën të kenë opinionin e tyre, por duke qenë në pozicionin e një anëtari të kabinetit qeveritar, që aspiron për t’u bërë vend anëtar i BE-së, nuk mund të thuhen gjëra të tilla. - A mendoni se mënyra apo procesi se si do zhvillohet zgjedhja e presidentit tëri të

parë, ç’ka do të thotë konsensual. Qeveria holandeze e ka një preferencë të tillë apo mund të arrihet edhe në mënyrën tjetër kushtetuese, pra 71 vota? - Unë do të preferoja një president në raundin e parë me 140 vota, sepse një president me një mazhorancë sa më të madhe të jetë e mundur do të ishte mënyra e vetme për të përfaqësuar unitetin e këtij vendi dhe sipas kushtetutës presidenti nuk është një institucion politik, prandaj do të ishte e mrekullueshme, në qoftë se ky parlament do të kishte mundësinë t’i kalonte ndryshimet politike dhe të gjenin një personazh që nuk do të ishte vetëm i pranueshëm, por të kishin një njeri që të rrinte mirë në karrigen e presidentit. Kushtetuta parashikon 4 raunde. Nëse 3 të parat dështojnë, është edhe variant i fundit me një zgjedhje me shumicë të thjeshtë votash. Por sigurisht, unë nuk mund të komentoj për këtë gjë, por kjo mund të jetë një parashikim i zgjuar në Kushtetutë, në mënyrë që të përjashtohet një proces pa fund, sepse vendi

Republikës do të ndikojë në dhënien apo jo të statusit? - Mendoj se jam i pari që po e them këtë gjë. Besoj se një numër kolegësh të mi, madje edhe Komisioni Europian e ka bërë këtë gjë shumë të qartë, sepse ne jemi shumë të interesuar për mënyrën se si procesi do të marrë formë dhe do të eci. Ne kemi thënë që i gjithë procesi që çon te zgjedhja e presidentit, nuk po flasim për njerëzit, sepse nuk besoj që BE-ja do të favorizonte njërin apo tjetrin kandidat. Procesi është ai që do të tregojë një lloj maturie të partive politike në Shqipëri, prandaj është dhe një kohë shumë interesante. Unë jam shumë i kënaqur që po shoh zotin Meta të takohet me zotin Rama, PD-në që po flet me partitë e tjera, sepse ne do të ndienim që kushtetuta shqiptare preferon një president konsensual, një kandidat që do të merrte sa më shumë vota, që do të ishte e mundur dhe ne mendojmë se do të ishte tregues për një pjekuri demokratike të partive, për të arritur në një kandidat të tillë, dikë që e ka mundësinë të përfaqësojë unitetin e Shqipërisë si një vend dhe gjithashtu mund të mbrojë kushtetutën shqiptare. - Ambasadori amerikan u shpreh se preferohet një president në raundin e

ka nevojë për një president, por, me sa kuptoj unë, Kushtetuta është e shkruar në frymën e një presidenti të zgjedhur me një numër sa më të madh votash. Unë nuk dua të hyj me emra konkretë, por mendoj se në Shqipëri keni emra të tillë. Duhet të jetë dinjitoz. Do të ishte shumë mirë që ai të mos kishte një profil shumë të lartë politik, të mos ishte i lidhur me regjimin e së kaluarës, do të ishte vërtet shumë mirë në qoftë se ai do të ishte mbi çdo lloj dyshimi në lidhje me korrupsionin, integritetin e tij. - Për dy vjet me radhë Shqipërisë i është refuzuar statusi i vendit kandidat për shkak të kriterit politik. Cilat janë kriteret me të cilat kemi më shumë probleme, ato teknike apo ato politike? - Për të qenë shumë i sinqertë, ne besojmë se flasim për procesin politik më shumë sesa për atë teknik dhe për të qenë i sinqertë deri në fund, për ta quajtur ketë një proces teknik, është një mënyrë kamuflazhi për të fshehur atë që është e vërtetë. Sapo Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat. Ne pamë që ajo që ishte më e nevojshme ishte dialogu politik. Ka 12 kritere kryesore, të cilat janë caktuar që në vitin 2010. Ato ndoshta janë vendosur në një gjuhë teknike, por në thelb ato kanë të bëjnë

me dialogun politik dhe këto 12 kritere kryesore nuk janë shumë të vështira. Unë gjithmonë kam ndjesinë se vende si Maqedonia, Bosnja kanë disa herë më shumë probleme më të vështira sesa Shqipëria. Në Shqipëri është vetëm beshtja e dialogut politik ai që çalon. Ajo që unë shoh tani është se nga nëntori i vitit të kaluar ka një lloj dialogu dhe gjëra që në njëfarë mënyre po ecin. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se janë arritur standardet dhe statusi i vendit kandidat do t’ju jepet në një pjatë të argjendtë, ndaj duhet të vazhdoni përpjekjet tuaja. - Ka një kërkese nga partitë e vogla për korrektimin të sistemit aktual zgjedhor, por me sa deklarohet nga këto parti, nuk ka vullnet nga forcat kryesore. Si mendoni, cili do të ishte sistemi më i mirë për Shqipërinë? - Besoj se shqiptarët duhet të zgjedhin vetë sistemin e tyre, nuk më takon mua të jap rekomandime. Ajo që mund të them është që ka disa mënyra dhe modele për ta bërë ketë gjë. Unë ju thashë se në Holandë kemi një sistem proporcional, gjë që sjell 10-11 parti në parlament, por që bën dhe koalicionet shumë të rëndësishme. Ajo që unë shoh me interes dhe me kënaqësi njëkohësisht që pamja e partive politike në Shqipëri është duke ndryshuar e gjithë dinamika. Përveç faktit që nëse unë jam dakot apo jo nuk ka rëndësi. Po shohim parti të reja që po lindin, si “Aleanca Kuqezi” apo “Fryma e Re Demokratike” dhe ende ne nuk i njohim me detaje, por të paktën ato u japin alternativa të reja votuesve, ndryshe nga tradicionalet e mëdha që njerëzit kanë votuar deri tani. - Ju keni bërë një deklarim një vit më parë, ku keni thënë se politika në Shqipëri nuk prodhon vlerat e demokracisë. Atëherë, pse shqiptarët i votojnë këta politikanë? - Nuk jam i sigurt nëse e kam thënë në ketë kontekst, por unë kam thënë se unë e gjej shumë të vështirë për të bërë dallim midis partive politike, pra për t’i dalluar nga njëra-tjetra. Nuk është e lehtë në Shqipëri të bësh dallim midis partive politike mbi bazën e ideologjive dhe programeve të tyre, sepse nuk ka diskutime fare në lidhje me sistemin arsimor, sistemin shëndetësor gjithçka është e udhëhequr rreth personaliteteve dhe rreth tyre vërtitet gjithçka. Në lidhje me pyetjen tuaj se pse njerëzit votojnë këta politikanë, mendoj se kjo është një pyetje shumë interesante dhe besoj se tani që kam 4 vjet në Shqipëri njerëzit kanë një lloj memorieje historike, ku asnjëherë liderët e tyre nuk janë kujdesur për ata, qofshin ata pushtuesit e huaj apo komunistët. Pra, ata që janë elita udhëheqëse nuk punojnë për njerëzit dhe besoj se shqiptarët nuk janë mësuar me idenë tjetër që në demokraci funksionon ndryshe, sepse kur ti voton për ata, ata duhet të punojnë për ty, duhet të kthejnë shërbimet që ti u ke besuar. Nga ana tjetër, unë mendoj se njerëzit në Shqipëri kanë filluar të mos t’ua vënë më veshin politikës, jo Tirana, sepse Tirana është një ishull i veçantë, por në përgjithësi kur flet me ta, nuk është se ia vënë më shumë veshin politikës. Sigurisht, ata mundohen të merren me hallet e tyre dhe njerëzit shohin manifestime të mëdha, po kur ti del nga Tirana dhe shkon nëpër rrethe të ndryshme në Shqipëri, njerëzit atje nuk ndihen shumë të përfaqësuar nga politikanët. - Zoti ambasador, në demokracitë e konsoliduara votuesit votojnë partitë politike në varësi të moralit që ato sjellin. A ka lidhje pushteti me moralin? - Shpresoj që të ketë një lidhje midis politikës dhe moralit, por jo domosdoshmërisht në demokracitë e konsoliduara. Unë shpresoj që të jetë e njëjta gjë në Shqipëri dhe në çdo lloj demokracie tjetër, secili ka të drejtën për të qenë politikan dhe për të kërkuar votat e njerëzve. Marrë nga “Ora-News”


POLITIKE • E shtunë 12 maj 2012

»

03

LSI E SHQETËSUAR PËR REFORMËN ZGJEDHORE

Rama: Meta kandidat për president, diskutimi në forume

Ceka e sheh vetën si kandidaturë konsensuale

“Emri im mund të kënaqë të dyja palët, PD e PS” Kandidati i “Aleancës Demokratike”, këshilltari i Kryeministrit Berisha për çështjet e kulturës, Neritan Ceka, e sheh veten si një president konsensual. Ai mendon se kandidatura e tij mund të kënaqë të dyja forcat kryesore politike dhe se figura e tij i përmbush të gjitha kriteret për kreun e shtetit. Ai sqaron se është përfshirë në garë nga të tjerë dhe jo me vetëkandidim. “Në emrin tim, në karrierën time, por jo në ambicien time, plotësohen disa nga kriteret e domosdoshme: të jetë dikush mbi partitë politike, që ka një përvojë të gjatë parlamentare, që ka bërë diçka për Shqipërinë, nuk vjen direkt nga anonimati dhe të jetë dikush që përfaqëson diçka nga historia e Shqipërisë”, - tha Ceka gjatë një prononcimi për mediet. Duke iu referuar qasjeve politike të partive politike parlamentare, mbi të gjitha mes dy partive kryesore në vend, Ceka vlerëson se gjasat për një president konsensual janë pothuajse zero. “Presidenti konsensual në kushtet e tanishme është pothuajse i pamundur. Të jemi realist, është një president që duhet të dalë nga Kushtetuta dhe nuk ka asnjë arsye që mund të imponojë një zgjidhje tjetër”, - tha ai. Shanse të pakta për të marrë postin e kreut të shtetit në gjykimin e tij ka edhe kandidati i vetëshpallur për president, ish-kryeministri Fatos Nano. “Në kuptimin kushtetues nuk ka shumë shanse”, -përgjigjet pjesëtari i kabinetit qeveritar. Nisur nga përvoja e tij në politikë në krah të kryeministrit dhe në të njëjtën linjë me deklaratat e ambasadorit të SHBA-ve Aleksandër Arvizu, emrat aktualë që lakohen për presidencë do të digjen për t’ia lënë vendin një kandidati surprizë. Ceka, kryetar i AD-së për një kohë të gjatë, u propozua dy javë më parë nga partia e tij si kandidat për postin e presidentit të Republikës. Kjo është hera e dytë që ai kandidon për postin e presidentit të Republikës. Ai ka qenë një herë kandidat më 2007-n përballë kreut aktual të shtetit, Bamir Topit. Përkrah tij është kandidatura e Nanos dhe kandidatura më e përfolur nga PD-ja, e pazyrtarizuar ende, ajo e kryeparlamentares Topalli.

“Reforma zgjedhore, reforma parlamentare dhe heqja e imunitetit të politikanëve mbeten detyra që duhen përmbushur në mënyrë imediate dhe me shumë seriozitet. Qasja ndaj këtyre prioriteteve është në thelb edhe testi i përgjegjshmërisë dhe sjelljes europiane të politikës shqiptare ndaj prioriteteve që lidhen me tërësinë e proceseve të integrimit evropian.”

Rama shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë mbi deklaratën e Blushit, sipas të cilit LSI-ja dhe PS-ja duhet të bashkojnë votat për t’iu kundërvënë Kryeministrit Berisha. Ai theksoi se vota e LSI-së dhe gjithë kontributi i saj në asnjë rast nuk ka qenë dhe nuk do të jetë dekonstruktiv. Ai i ftoi të gjitha partitë që të bashkojnë votat për Shqipërinë europiane.”

Presidenti Bamir Topi ka dekretuar dje ligjin për Gjykatën Administrative, dhe atë për hetimin e EULEX-it për trafik organesh në Shqipëri. Në faqen zyrtare të presidencës janë publikuar dekretet, me firmën e kreut të shtetit, që i hap kështu rrugë zbatimit të këtyre dy ligjeve. Gjykata Administrative u miratua me konsensus në seancën e kaluar, ndërsa ajo e EULEX-i morri votat dy ditë më parë në seancën plenare të së enjtes në Kuvend. Misioni euro-

pian në Kosovë lejohet tashmë të hetojë dhe në territorin shqiptar për akuzat e eurodeputetti Marti Dik, për trafikim të organeve njerëzore. Të dyja palët kanë rënë dakord që në shkallë vendi të jenë 6 gjykata rrethi administrative, duke marrë si formë organizimi atë të gjykatave të apelit. Gjykatat e shkallës së parë do jenë në numër të barabartë me atë të gjykatave të apelit të zakonshëm. Ndërsa Gjykatat administrative të apelit do ngrihet fillimisht në Tiranë.

Apeli i Volfart: Insituticionet të tregojnë respekt të ndërsjellë

REFORMA

“Komisioni i posaçëm i mandatuar për të realizuar projektin e reformës zgjedhore duhet të reflektojë propozimet e bëra nga dokumenti i shkruar nga 26 parti politike, si shenjë e vullnetit të mirë për të bërë të mundur realizimin e një reforme zgjedhore që të krijojë kushte, pikësëpari që çdo votë e qytetarit të jetë votë e barabartë për gjithkënd.”

Administrativja dhe EULEX-i kalojnë provën e Presidencës

OSBE kritika për Topin e Topallin

Nga qyteti i Vlorës shefi i Prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Volfart u bëri dje apel institucioneve shqiptare që të respektojnë njëri-tjetrin. Volfart duke iu referuar precedentit mes presidentit dhe parlamentit theksoi se “ajo çka është më e rëndësishme që duhet të karakterizojë marrëdhëniet e institucioneve shqiptare është respekti. E kam fjalën për respektin në rrethin e marrëdhenieve si përshembull presidenti për parlamenti dhe anasjellta, apo respeti i qeverisë

për presidentin dhe e kundërta. Kjo është diçka shumë e rëndësishme për vendimarrje dhe nominimin për Gjykatën Kushtetuese. Janë 3 kandidatura që vazhdojnë të jenë në pritje prej muajsh, janë kandiatra shumë serioze siç është kandidatura e Artan Hoxha për Gjykatën Kushtetuese. Gjykata ka 8 anëtarë nga 9 që duhet të ketë, ndaj vendi bosh duhet të plotësohet që javës tjetër për ta bërë vendin më funksionant”- tha Volfart.

Konferenca II Rajonale “Brain Gain”

Topalli: Të rinjtë jashtë ia vlen të punojnë në Shqipëri EMERGJENTE

“Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë edhe në negociatat e pritshme si dhe në funksion të gjetjes së zgjidhjes më të mirë të mundshme. LSI-ja është e përgjegjshme edhe ndaj këtij procesi, siç ka qenë në sjelljen e vet politike në çdo hap që shërben si test apo si vlerësim për seriozitetin e angazhimeve tona në tërësi të proceseve të integrimit europian.”

Kryetarja e Kuvendit, gjatë punimeve të konferencës së dytë rajonale “Brain Gain”, organizuar nga ambasada gjermane për projektin e bursave të Bundestagut gjerman, ftoi të rinjtë që studiojnë jashtë që të vijnë e të punojnë në Shqipëri. “Kjo konferencë është mjaft e rëndësishme pasi prek një çështje nga e cila varet ndërtimi i vendeve tona. Sot ne jemi vende të lira dhe jam e vetëdijshme që secili prej jush ka bërë për mirëqënien e

vendit të tij. Ky program nxit të rinjtë të marrin pjesë në jetën sociale, politike e ekonomike”, tha dje Topalli. Ajo siguroi të rinjtë që studiojnë jashtë se ia vlen të kthehesh e të kontribuosh në Shqipëri. Programi i Bundestagut gjerman jep çdo vit rreth 120 bursa të rinjve nga 28 vende, që kanë një studim universitar. Programi zgjat 5 muaj dhe që prej 10 vjetësh këtë mundësi e kanë pasur 33 bursantë nga Shqipëria, numri i të cilëve është në rritje.

Kryeministri takon ministrat për e-qeverisjen

“Dhurata për 100-vjetorin dixhitalizimi i sistemit” REAGIMI

L

istës së kandidatëve për president të Republikës i shtohet edhe emri i Ilir Metës, kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sekretari i përgjithshëm i saj, Luan Rama, nuk e përjashton mundësinë e kandidimit të Metës për president, madje as si një kandidaturë konsensuale. Gjatë një konference për mediet ai tha se Kushtetuta dhe ligji parashikon kriteret se kush mund të jetë kandidat. “Pse jo, ligji, Kushtetuta parashikon të drejtën dhe kriteret se kush mund të kandidojë për të qenë kryetar i shtetit. Në këtë pikëpamje, LSI-ja nuk e përjashton veten nga e drejta që të kontribuojë me të gjitha aftësitë dhe kapacitetet e veta në të mirë të realizimit të zgjedhjes konsensuale të presidentit të ardhshëm të Republikës. Gjithsesi, çështja e emrit është një çështje që do të diskutohet pasi forumet politike të partisë të kenë gjykuar dhe vendosur në kohën kur do të bëhet imediate përcaktimi i kandidaturës”, - tha Rama. Kandidatura e Metës del në skenë pas refuzimit që Kryeministri Berisha i bëri kandidaturës së Fatos Nanos, një emër që mendohej se mund të ishte konsensual dhe i pranueshëm prej të dyja palëve për shkak të bakgraundit dhe kontributit të tij politik në gjithë këto vite. Në daljen e tij publike Rama ritheksoi qëndrimin e LSI-së, sipas të cilit procesi i negociatave politike duhet të shkojë te konsensusi më i mirë i mundshëm, që është dhe përgjegjësia e radhës që ka klasa politike përpara për të bërë të mundur zgjedhjen e kryetarit të shtetit në përputhje me frymën dhe përmbajtjen europiane që ka Kushtetuta e Shqipërisë. “Prandaj, për sa kohë jemi në stadin e negociatave, gjykoj dhe besoj se ka vend dhe mundësi që klasa politike të mund të arrijë konsensusin e nevojshëm se, pavarësisht se prej nga vjen kandidati, mund të jetë një kandidat që vjen si propozim i PDsë, mund të jetë një kandidat që vjen si propozim i opozitës, siç mund të jetë edhe një kandidat që vjen si propozim i LSI-së apo edhe një grupi deputetësh, siç e parashikon Kushtetuta”, deklaroi ai. Funksionari i LSIsi nënvizoi rëndësinë që ka zgjedhja e një kryetari shteti si garanti ndaj angazhimeve politike dhe qeverisëse të vendit për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga tërësia e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. “Zgjedhja e kryetarit të shtetit nuk është sfidë individësh apo partish. Është sfidë politike, e shprehjes së nivelit të pjekurisë politike dhe të maturisë qytetare përballë interesave evropiane”, - deklaroi Luan Rama.

KONTRIBUTI

Albana Lika

Dekretet e Presidentit të Republikës

Kryeministri Berisha zhvilloi dje një takim të zgjeruar me ministra të kabinetit qeveritar dhe me drejtorët e agjencive kryesore dhe institucioneve që kanë në zbatim projekte në fushën e teknologjisë së informacionit dhe dixhitalizimit. Kryeministri Berisha tha se kjo mbledhje ishte një domosdoshmëri për koordinimin e punës ndërmjet të gjitha ministrive, agjencive dhe strukturave në këtë fushë për të theksuar edhe

një herë detyrimet madhore të secilit prej tyre, që dalin nga anëtarësimi i Shqipërisë në Partneritetin për Qeverisje të Hapur. Në këtë kontekst, Kryeministri theksoi se po punohet për projektin e interoperabilitetit, i cili përbën zemberekun e qeverisjes elektronike, Kryeministri u shpreh se nuk ka dhuratë më të bukur që mund t’i bëhet Shqipërisë e shqiptarëve në 100ßvjetorin e pavarësisë së vendit sesa realizimi i Shqipërisë dixhitale.


04

«

INTERVISTE E shtunë 12 maj 2012 •

FLET KREU I SHOQATËS MEHDI POGAÇE, USHTARAKËT PO DYNDEN DREJT GJYKATAVE

Përfitimet e parakohshme më të penalizuarat nga llogaritja

Mehdi Pogaçe

P

roblemet e konstatuara me lidhjen e pensioneve kanë bërë që shumë prej ushtarakëve t’u drejtohen organeve gjyqësore për të ankimuar masën e caktuar. Kreu i Shoqatës së Ushtarakëvem Mehdi Pogaçe, ka shpjeguar se proceset në pjesën dërrmuese kanë rezultuar në favor të ish-ushtarakëve. Pogaçe shton se akti normativ i qeverisë dhe udhëzimet po cenojnë rëndë përfitimet e kësaj shtrese dhe në kundërshtim me vendimet e nxjerra nga Gjykata Kushtetuese. Përfitimet e parakohshme mbeten më të penalizuarat. Në një intervistë për gazetën “Metropol” Pogaçe tregon masat se si do të veprohet kundrejt shkeljeve që sipas tyre po bën qeveria mbi procedurat e llogaritjes. “Rillogaritja duhet të bëhet vetëm në ato raste kur rezultati është pozitiv, pra kur ka rritje të masës së pensionit dhe asnjë herë kur ajo ulet. Prandaj Ministria e Financave dhe ajo e Mbrojtjes të urdhërojnë organet e tyre zbatuese të këtij ligji, ISSH-në dhe Drejtorinë e Përkujdesjes të ndërpresin rillogaritjen kur ajo sjell si pasoje uljen e pensioneve të parakohshme dhe të pleqërisë, të mos shpallen debitorë ushtarakët që deri tani janë shpallur të tillë dhe t’u rijepen shumat. Nëse vetëm data e pagës mesatare referuese të vendoset më 1 korrik 2009 për të gjithë ushtaraket që përfitojnë nga ligji, datë e hyrjes në fuqi të ligjit nr.10142, i ndryshuar me aktin normativ, nuk do të ketë asnjë ulje të pensioneve.” - Së fundi ju keni kërkuar ndihmën e Avokatit të Popullit për të zgjidhur ngërçin dhe problematikën e konstatuar në lidhje me procesin e llogaritjes së pensioneve për ish-ushtarakët. Deri në ç’pikë kanë

mbërritur diskutimet dhe a keni vendosur se ç’masa do të ndërmerrni deri në plotësimin e kërkesave tuaja? - Po, është e vërtetë vërtete që ne i jemi drejtuar Avokatit të Popullit për të sensibilizuar më tej problemin e zbatimit të ligjit nr.10142 dhe të vendimeve nr.9 e nr. 33 të Gjykatës Kushtetuese. Kemi krijuar një grup të përbashkët pune dhe para dy ditësh diskutuam si grup se çfarë duhet të kërkojmë që të zgjidhen problemet, jo vetëm të mos lejimit të uljes së pensioneve të parakohshme, por dhe të mënyrës së njëjtë e të barabartë të llogaritjes së pensioneve të parakohshme, të pleqërisë dhe atyre suplementare. Theksoj: në mënyrë të njëjtë e të barabartë, pasi llogaritja për të gjithë ushtarakët e liruar apo dalë në pension para 1 korrikut të vitit 2009 duhet të bëhet mbi bazën e pagës mesatare referuese neto të po asaj date, 1 korrik 2009. Llogaritja me pagën referuese mesatare neto të datës 1 korrik 1999 është antiligjore, pasi të drejtat e fituara nga ligji nr.10142 fillojnë po nga data që ligji ka hyrë në fuqi dhe së dyti shkelet vendimi nr. 9 i Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk lejon trajtimin e diferencuar të ushtarakëve. - Cilat janë përfitimet që penalizohen më shumë nga procesi i llogaritjes dhe ç’po ndodh me pensionet e ulëta? - Përfitimet që penalizohen më shumë janë një pjesë e mirë e pensioneve të parakohshme, që janë ulur gati në nivelin e pensionit minimal në shkallë vendi dhe njëkohësisht janë shpallur edhe debitorë, duke paguar shumat e “marra tepër nga 1 korriku 2009”. Kjo është një shkelje flagrante e vendimit nr. 33 të Gjykatës Kushtetuese, që në pjesën argumen-

tuese të tij përcakton se neni 29 i ligjit nr. 10142 zbatohet vetëm në sensin pozitiv, kur nga rillogaritja pensionet rriten nga ajo çka është fituar me ligje të mëparshme apo me vendime të formës së prerë të gjykatave dhe në asnjë rast kur ato ulen. Dua të bëj një sqarim të vogël këtu lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sigurimet shoqërore, bile dhe mjaft juristë, duke mos qenë të vëmendshëm ndaj argumentimeve të Gjykatës Kushtetuese, duan të thonë se neni 29 nuk është shfuqizuar në pjesën e vendimit, për pasojë dispozitat e tij ligjore zbatohen në kuptimin e ligjit. Por këta nuk vërejnë se Gjykata gjatë argumentimit të vendimit u referohet disa vendimeve të saj të mëparshme, të cilat lidhen me sigurinë juridike, me të drejtën e fituar më parë etj. Për pasojë, nuk mund të merret një vendim i njëjtë, por duhet të zbatohet vendimi që referohet. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përgjithësuese dhe të detyrueshme për të gjitha subjektet ankimuese, pavarësisht se kur është marrë ai vendim dhe për cilin subjekt është marrë. Ato nuk janë vendime individuale të gjykatës së faktit, të cilat ndryshojnë nga individi në individ. - Prej kohësh keni depozituar pranë organeve përgjegjëse ankesat tuaja në lidhje me zvarritjet dhe cenimet që po u bëhen pensioneve të ushtarakëve. Duke iu referuar këtyre problematikave dhe shkeljeve, keni pohuar se shumë prej ushtarakëve u janë drejtuar gjykatave... - Meqenëse më fole për zvarritje, së pari dua të theksoj një fenomen, i cili po haset dhe mjaft ushtarakë po ankohen. Kanë filluar sekserët me lekë, të cilët ndryshojnë edhe radhën e përgatitjes së dokumenteve dhe të mar-

rjes së pensioneve. Organet përkatëse duhet të hetojnë. Ndërkohë ka ende zvarritje dhe ecje shumë të ngadaltë në dhënien e pensioneve. Sipas ISSH-së, zbatimi i këtij ligji duhej të kishte përfunduar që në tremujorin e parë të vitit 2011 dhe nuk besoj se përfundon brenda vitit 2012, po të ecet me këto ritme. Shoqata Kombëtare e Ushtarakeve në Rezerve të Shqipërisë është e gatshme të ofrojë personel të kualifikuar edhe pa pagesë për të ndihmuar në përshpejtimin e procesit për çdo ushtarak. Për shkak të shkeljes së vendimit nr. 33 të Gjykatës Kushtetuese, ushtarakët të cilëve u është ulur masa e pensionit dhe janë shpallur debitorë, kanë filluar t’u drejtohen gjykatave të faktit dhe një pjesë prej tyre ka marrë tashmë vendime pozitive, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të drejtën ligjore të fituar me ligje të mëparshme. Dëshiroj të falënderoj gjyqtarët e gjykatave të faktit, jo vetëm në Tiranë, por edhe më gjerë, për interpretimet e drejta të ligjeve dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. - Cilët janë hapat e mëtejshëm që ju do të ndërmerrni si shoqatë kundrejt procesit të llogaritjes së përfitimeve? - Zgjidhja më e shpejtë është ajo nga ana e qeverisë, e cila duhet të udhëzojë organet përkatëse të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Rendit etj., që të zbatojnë vendimin nr. 33 të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa zgjidhja më e ngadaltë, por më e sigurt, është ajo e zgjidhjes individuale me anë të gjykatave të shkallës së parë, të Apelit, të Gjykatës së Lartë e deri të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Kjo e fundit pranon vetëm kërkesa individuale. Intervistoi Pranvera Kola

BANKA BOTËRORE Takimi me Kserën

Projekt-pilot për ndihmën ekonomike Projekti-pilot për aplikimin e skemës së re të ndihmës ekonomike synon që t’u japë fund abuzimeve dhe problemeve të lindura me ndarjen e kësaj pagese për vite me radhë. Për këtë ministri i Punës, Spiro Ksera, ka pritur gjatë ditës së djeshme delegacionin e Bankës Botërore, ku është diskutuar rreth zbatimit të projektit-pilot të mbështetur nga Banka Botërore për aplikimin e skemës së re të mbështetjes me ndihmë ekonomike, bazuar në krijimin e regjistrit elektronik dhe sistemit të pikëzimit. Sipas Kserës, qëllimi i Ministrisë është realizimi sa më parë i projektit, i cila së bashku me institucionet ka vënë në dispozicion të gjithë kapacitetin financiar dhe stafin e nevojshëm. “Ne jemi të fokusuar në rritjen e mbështetjes për shtresat në nevojë dhe ulja e varfërisë nëpërmjet identifikimit më të mirë dhe rritjes së mbështetjes për familjet është objektivi ynë i rëndësishëm. Tashmë kemi përgatitur edhe aktet ligjore dhe nënligjore, të cilat do të miratohen së shpejti për të filluar menjëherë implementimin e projektit”, - ka konfirmuar ministri Ksera gjatë takimit. Ministri ka shtuar më tej se ndihma dhe mbështetja e Bankës Botërore është e mirëpritur dhe shumë e rëndësishme në procesin e reformimit të skemës së ndihmës ekonomike të ndërmarrë nga qeveria. Duke iu referuar abuzimeve që bëhen me këtë pagesë, drejtoresha rajonale e Bankës Botërore për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, Jane Amitage, ka deklaruar: “Presim që infromatizimi i skemës së ndihmës jo vetëm të minimizojë abuzivitetin me skemën, por dhe të mundësojë identifikimi në kohë dhe me saktësi të nevojave në çdo komunë dhe bashki të vendit deri në skajet më të largëta. Ky identifikim do të mundësojë edhe ndërtimin dhe zbatimin e politikave më efektive.” Amitage vuri në dukje rëndësinë e realizmit të këtij projekti, duke theksuar se tanimë vëmendja e Bankës Botërore është fokusuar në mbështetjen e politikave për forcimin e mjeteve të sigurisë sociale, duke e cilësuar këtë si projektin e dytë më të madh që mbështetet nga fondet e BB-së. Të dy liderët shprehën angazhimin për përshpejtimin e hapave dhe fillimin sa më parë të zbatimit të projektit.


SOCIALE • E shtunë 12 maj 2012

»

05

BASHKIA E TIRANËS LIDH MARRËVESHJEN E BASHKËPUNIMIT ME 200 BIZNESE

Për 3 muaj bizneset do punësojnë 400 studentë Plani urbanistik do të mbështesë biznesin në disa nivele Subjektet e biznesit angazhohen për punësimin në një harktë shkurtër kohor prej tre muajsh për 400 të rinj të sapodiplomuar. Ky angazhim është finalizuar me marrëveshjen e nënshkruar gjatë ditës së djeshme ndërmjet kryebashkiakut Lulëzim Basha dhe kreut të Dhomës së Tregtisë e Industrisë Nikolin Jaka. Sipas Bashës, marrëveshja shërben për të lidhur Bashkinë dhe mbi 200 biznese si fillim në një marrëdhënieje të re, duke marrë përsipër identifikimin dhe punësimin e brenda këtij harku kohor të sapodiplomuarve pranë secilit prej 200 bizneseve. Më tej është bërë e ditur se në marrëveshje sanksionohet bashkëpunimi mes Bashkisë së Tiranës dhe Dhomës së Tregtisë përmes ngritjes së një qendre trajnimesh dhe konsultimesh karriere për të rinjtë e kryeqytetit, qendër e cila do të financohet

50 për qind me fondet publike të Bashkisë dhe 50 për qind me fondet e Dhomës së Tregtisë. Gjithashtu bizneset anëtare të Dhomës së Tregtisë janë angazhuar për të ofruar tarifa të reduktuara për një sërë shërbimesh dhe produktesh që do t’u jepen studentëve në

kryeqytet. Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje Basha ka konfirmuar vendosmërinë e institucionit që drejton për të mbështetur biznesin e kryeqytetit. “Mbështetja për biznesin dëshmuar që në ditët e para të kësaj administrate me rishikimin dhe heqjen e mbi

60 tarifave dhe reduktimin e disa prej taksave ndaj biznesit me krijimin e qendrës me një ndalesë për licensat dhe me vendosjen e standardit prej 55 ditësh, si maksimum për marrjen e një leje ndërtimi”, -pohoi Basha, ndërkohë që ka premtuar të tjera hapa lehtësimi për bizneset, të cilat do të diktohen nëpërmjet shpalljes së planit të ri urbanistik të Tiranës. “Plani urbanistik do të mbështesë biznesin në disa nivele, pikësëpari duke i dhënë biznesit siguri dhe transparencë për atë çfarë qyteti do të pësojë në vitet e ardhshme. Nuk do të ketë më plane që janë produkt i kontaktit klientelist apo të privilegjuar, por do të ketë plane të shpalosura qartë, zhvillimi i të cilave mund të bëhet në mënyrë të parashikueshme nga investitorët e qytetit, por dhe nga investitorët e huaj”, - shtoi Basha.

HANA: FINANCIMI DO TË BËHET PËR PAKETA SHËRBIMI TË CAKTUARA

Privati do të jetë pjesë e skemës së sigurimeve shëndetësore Pranvera Kola

K

rahas spitaleve publike skema e sigurimeve shëndetësore do të përfshijë edhe shërbimet që ofrojnë klinikat private. Me përcaktimet e bëra në ligjin e ri të sigurimeve shëndetësore pacientëve u lihet e drejta e përzgjedhjes së klinikës, ku duan të marrin shërbimin mjekësor qoftë kjo publike apo private, në rastet kur kostot e shërbimeve do të jenë në të njëjtat nivele. Për rastet kur pagesa e shërbimeve në spitalet private do të jetë më e lartë se ajo në publik, atëherë diferenca që krijohet do të mbulohet nga vetë pacienti. Lidhur me zbatimin e ligjit ISKSH-ja do të detajojë edhe paketën bazë të shërbimeve që do të ofrohen nga strukturat publike dhe ato private për të gjithë kujdesin mjekësor. Për menaxhimin e këtyre shërbimeve ligji përcakton krijimin e Regjistrit të Dhënësve të Përzgjedhur të Shërbimeve Shëndetësore, ku do të regjistrohen ato dhënës shërbimi publike ose private (farmaci, depo farmaceutike, qendra shëndetësore apo spitale) që i plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e skemës. Në këto kushte, derdhja e kontributeve shëndetësore do t’i lejojë pacientët të përfitojnë shërbime falas edhe në privat sipas një liste të përzgjedhur. Në aktivitetin e zhvilluar dje mbi “Politikat shëndetësore në Shqipëri”, ku merrnin pjesë

Sipërmarrësit kërkojnë ndryshimet ligjore

Shfrytëzimi pa kriter çon drejt zhdukjes bimët medicinale Shfrytëzimi pa kriter po rrezikon zhdukjen e bimëve medicinale që zhvillohen në vendin tonë. Ky shqetësim i ngritur nga dhjetëra biznesmenë që operojnë në këtë fushë i është transmetuar gjatë ditës së djeshme kreut të Mjedisit Fatmir Mediu, të cilit i është kërkuar që të ndërhyjë me zhvillimin e lehtësirave fiskale si dhe të përcaktojë masa ndëshkuese më të forta për dëmtuesit e këtyre bimëve. “Të ndërhyhet me ligj, me një mbështetje që kjo t’i jepet fund. Mendoj që vitin tjetër disa zona më të rrezikuara t’i kalojmë në grada, të cilat për një vit apo dy vjet, në konsultë me specialistët e mirëfilltë, të shtohet dhe të mos shkatërrohet”, - ka deklaruar gjatë aktivitetit të zhvilluar dje Filip Gjoka, kryetar i APCPEM. Pasi ka dëgjuar shqetësimet e ngritura nga sipërmarrësit që operojnë në fushën e bimëve mjekësore, ministri Mediu i siguroi përfaqësuesit e biznesit mbi mbështetjen që qeveria do të japë për zhvillimin e kësaj industrie. Duke iu referuar të dhënave të raportuara, bëhet me dije se zhvillimi i industrisë së bimëve mjekësore tashmë ka arritur të futet në tregun evropian

dhe atë amerikan, ndërsa të ardhurat që ajo sjell në ekonominë tonë llogariten në rreth 50 milionë dollarë. Mediu është ndalur më tej edhe në shqetësimin e ngritur nga sipërmarrësit për pengesat që kanë hasur nga disa drejtues të pushteteve vendore, të cilët i menaxhojnë pyjet sikur t’i kishin pronësi. “Ne atë dëshirojmë, që ata të sillen si pronarë, por të sillën si pronarë të ligjshëm, që të kuptojnë se çdo gjë duhet bërë në bazë të ligjit dhe të rregullit. Do të ishte e rëndësishme dhe e nevojshme që bashkë me Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve të vendosim setin e rregullave për shfrytëzimin dhe detyrimeve, që të mos tejkalojnë planin e menaxhimit apo kompetencave të tyre”, - ka deklaruar ministri Mediu.

Polemika për sistemin shëndetësor

OBSH kritika të forta për duhanpirjen

Berisha: Jemi vend pararojë Rama: Shërbimi sipas xhepit

Një ndër kritikat më të forta që Organizata Botërore e Shëndetësisë që ka bërë për Shqipërinë është mosangazhimi i dikastereve përgjegjëse në zbatimin e ligjit kundër duhanit. Duke iu referuar nivelit të lartë të duhanpirjes në vendin tonë, përfaqësuesit e OBSH-së kanë kritikuar punën e bërë nga institucionet përgjegjëse në zbatimin e ligjit, i cili ka hyrë në fuqi prej 2006-s. Por realiteti ka treguar se ekzistenca e ligjit deri më sot s’ka shërbyer për asgjë, pasi konsumimi vazhdon të pësojë rritje shqetësuese. Drejtorja e OBSH-së për Evropën Juglindore ka deklaruar dje se strukturat shëndetësore nuk po punojnë siç duhet për zbatimin e ligjit kundër duhanit. Nga të dhënat rezulton se mbi 30 % e të rriturve në Shqipëri janë duhanpirës, ku rreth 200 mijë gra pinë rregullisht duhanin, ndërsa çdo vit mbi tri mijë shqiptarë humbasin jetën të ndikuar nga konsumi i lartë i duhanit. Duhanpirësit më të mëdhenj janë të varfrit dhe burrat në zonat malore, por së fundi situata po bëhet shqetësuese edhe te gjimnazistët.

Sistemi shëndetësor, reforma dhe deklaratat e kreut të qeverisë kanë ndezur polemikat mes këtij të fundit dhe kreut të opozitës Edi Rama. Politikat që ka ndjekur qeveria shqiptare në fushën e shëndetësisë konsiderohen si më të mirat në Europë nga kreu i qeverisë Sali Berisha. Në konferencën e parë të politikave shëndetësore, ku mori pjesë dhe drejtorja e OBSH-së për Europën, Suzana Jakab, ai ka theksuar se përpjekjet e qeverisë janë të fokusuara ndër vite në përmirësimin e kushteve dhe teknologjisë në spitalet e vendit. Megjithatë, Berisha ka kërkuar thellim të reformave, me qëllim që të realizohet mbrojtja e jetës së çdo qytetari dhe të parandalohet çdo sëmundje. “Kemi një bazë të shkëlqyer. Ne nuk jemi një vend i zhvilluar sot, por ne po ecim drejt vendeve të zhvilluara me vendosmëri. Ajo çka është pozitive se në këta 4 tregues themelorë të një shoqërie, të një kombi ne grupohemi me vendet e zhvilluara”, - u shpreh Berisha. Pas deklaratës së Kryeministrit ka reaguar kreu i socialistëve Edi Rama në “Twitter”, i cili ka ndalur te korrupsioni në këtë sektor.

përfaqësuesit e OBSH-së dhe drejtuesit e qeverisë, drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, ka deklaruar: “Për herë të parë futen elementet e tregut në shëndetësi, pasi ligji i ri parashikon mundësinë e kontraktimit edhe të dhënësve privatë të shërbimeve shëndetësore, me synim rritjen e eficiencës së burimeve financiare, nxitjen e konkurrencës, të gjitha këto në funksion të zgjerimit të mundësive për shërbime sa më cilësore për popullatën”. Sipas Hanës, ligji u hap rrugë shërbimeve për mbulimin e plotë të popullatës nga sigurimet shëndetësore dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për pacientët. Tjetër risi është kthimi

i ISKSH-së në Fond, duke marrë kompetenca të rëndësishme për hartimin e paketave të shërbimit të mirëpërcaktuara për pacientët. Hartimi i tyre do të bëhet nga komisione teknike të përcaktuara nga këshilli administrativ i Fondit dhe më pas do të miratohen nga qeveria. Këto paketa, që përfshijnë ekzaminimet dhe trajtimet mjekësore, do të rimbursohen nga Fondi, gjithmonë duke u bazuar në aftësitë paguese të buxhetit. Ato do të jenë transparente për të gjitha institucionet shëndetësore. ISKSH-ja do të lidhë kontrata me dhënësit e shërbimeve dhe do të kontrollojë zbatimin e tyre, si pjesë e sistemit të pagesave.

Ai shkruan se “sot shërbimi shëndetësor merret sipas xhepit”. Ai ka postua dhe një foto te faqja e tij duke thënë se program i PS-s për një “Rilindje shqiptare” do t’i japë zgjidhje dhe korrupsionit në shëndetësisë”. Në vizitën e saj në Shqipëri për herë të parë Jakab ka prezantuar dhe strategjinë e OBSH-së deri në vitin 2020 dhe ka theksuar se nuk mjaftojnë vetëm paratë për të investuar në shëndetin e popullatës, por duhen dhe politika. Ajo vlerësoi dhe vaksinimin, duke e quajtur këtë sektor të Shqipërisë si lider në Europë. Jakab ka ardhur në Shqipëri me ftesë të ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili. Ky i fundit i ka sqaruar asaj se teknologjia është një nga pikat më të forta të mandatit të tij dhe pajisjet po shpërndahen në të gjithë vendin.


06

« aktualitet

E shtunë 12 maj 2012 •

Gjykata lë në burg pa afat të arrestuarin e SHISH

Burg myslimanit që u kap me bombë-celular Denis Shimilli: Kapsollet i mbaja për peshkim, e kam pasion Për një 30-vjeçar të kapur me bomba-celular, gjykata e Tiranës dha dje masën e sigurisë “arrest me burg pa afat”. Denis Shimilli u arrestua 3 ditë më parë në bazë të informacioneve të Shërbimit Informativ Shtetëror, si person i dyshuar që mbante lëndë plasëse në banesën e tij. 30-vjeçari, i skeduar nga policia si një myslyman radikal, i është gjetur në banesën e tij, gjatë një operacioni të kryer në mesnatë, dy detonatorë 200 gramëshe, një kapsolle dhe një telefon ‘Nokia’ të montuar me fijet elektrike për shpërthim. Edhe pse masa e sigurisë ishte caktuar për t’u kryer në orën 10.00 të së premtes,

ajo u bë një orë para kalendarit, duke shmangur madje edhe praninë e avokatit mbrojtjës. Ndërkaq, Alban Bengasi ka pohuar se ishte njoftuar për në orën 10.00 dhe nuk ende nuk ishte informuar nga gjykata për arsyet e ndryshimit të orarit. Në këtë mënyrë i akuzuari i Prokurorisë për mbajtje të lëndëve plasëse dhe eksplozivit është mbrojtur në masën e sigurisë me një avokat të caktuar kryesisht nga shteti. Vetë i akuzuari ka thënë gjatë pyetjes nga policia, se i mbante lëndët plasëse pasi ishte i apasionuar pas peshkimit, version të cilin e kanë pranuar edhe familjarët e tij.

Prokuroria kërkoi 4 vjet burg. Historiku i akuzave

Gjykata liron Emiljano Shullazin, miku merr përgjegjësinë e armës Mariglen Mulla “Të lihet i lirë”. Kështu vendosi dje Gjykata e Tiranës për Emiljano Shullazin, personazhin e shumëpërfolur në botën e krimit. Prokuroria i kërkoi gjykatës që ta mbante të paktën 4 vjet në burg, pasi ishte arrestuar vjet te Parku i Autobusëve (aty ku u vra Arjan Selimi) me një armë pa leje, por togat e zeza thanë se nuk ka prova. Kështu, Shullazi ishte akuzuar për “armëmbajtje pa leje”, por kjo akuzë ra, duke krijuar kështu mundësinë e lirisë për të. Akuza e “armëmbajtes pa leje” kaloi automatikisht te shoku i tij Gilmando Dani, i cili gjatë gjithë kohës kur zhvillohej gjyqi ishte shprehur se pistoleta tip “Clock” ishte e tij dhe jo e Shullazit. Fillimisht Dani u akuzua për moskallëzim krimi, por dje u dënua me 1 vit e gjysmë burg pikërisht për “armëmbajtje pa leje”. Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani u arrestuan nëntor të vitit 2011 pranë Parkut të Autobusëve, shumë pranë vendit ku u vra Arjan Selimi, një tjetër personazh i njohur i botës së krimit. Në momentin e arrestimit blutë gjetën në trupat e tyre një pistoletë të veçantë tip Glock tip 17 dhe në kroskotin e makinës janë gjetur disa maska, si dhe armë e municione luftarake pa leje. CV-ja, policore e Shullazit Emiljano Shullazi ka një

Protesa në Shkup, mijëra pjesëmarrës

“Stop rasteve të montuara politike kundër shqiptarëve” Mesditën e djeshme në lagjen “Çair” në Shkup qindra shqiptarë nisën protestën e tyre kundër arrestimeve për vrasjen e 5-fishtë, në Smilkovc. Shqiptarët duke shprehur dhimbjen e tyre për 5 të vrarët, kanë kërkuar që autorët e vërtetë të krimit të dalin para drejtësisë, ndërkohë që kanë kërkuar që gishti i fajit mos të drejtohet nga shqiptarët. Protestat e organizuara përmes rrjeteve sociale, do të mbahen edhe në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe Kumanovë, me moton “Stop rasteve të montuara politike kundër shqiptarëve”. Ndërsa nesër maqedonasit pritet të mbajnë protestë paqësore para qeverisë, për të dënuar autorët e vrasjes së pesëfishtë. Në prag të protestave të paralajmëruara në Shkup, si nga shqiptarët, ashtu edhe nga maqedonasit, partitë politike në Maqedoni bënë thirje për maturi. Faktori ndërkombëtar në Shkup, SHBA, BE dhe përfaqësitë e tjera bënë thirrje për protestë të qetë.

Kule: Institucion i pavarur për akreditimet

Blogjet: Zbulohet skafisti që i solli dimplomën “Troftës” Teksa “Trofta” mohon të ketë ardhur në Shqipëri dhe nuk di gjë për diplomën te “Kristal”, Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, tha se është shumë i rëndësishëm akreditimi i universiteteve private, nga një institucion i pavarur dhe jo nga Agjencia e Akreditimit. Nga ana tjetër hetimet janë zhvendosur në Itali, ku edhe blogjet e shumta komentojnë gjithçfarë thashethemesh. I fundit ishte “Zbulohet skafisti që i dërgoi diplomën Renzo Bosit. Ndërsa ironi të shumta flasin për blerje diplome me oriz, etj. Ndërkaq, Dhori Kule dje u shpreh se “Për akreditimin e universiteteve, domosdoshmërish në vende si Shqipëria, është nevoja e një Agjencie të pavarur”. Dhori Kule ka kundërshtuar hapur të marrë pjesë në sistemin e rankimit të kryer nga Ministria e Arsimit, pa u kryer më parë akreditimi i universiteteve private. Tashmë ky skandal ka marrë përmasa alarmuese, pasi po ndihet edhe përçarja e Lega Nord.

Ndalimi te “Doganat”, nisja nga Turqia

Nga Siria për në Evropë, policia kap 3 klandestinët

Emiljano Shullazi

Gilmando Dani

historik tepër të pasur në dosjet e Policisë së Shtetit dhe atyre të Prokurorisë. Ai është arrestuar disa herë nga policia. U kap fillimisht 100 metra larg policisë së Tiranës me snajpera, radiomarrëse të policisë, etj. Ka vuajtur dënim me burg për trafik droge, ndërsa shumë vepra të tjera për të cilët ai akuzohej nuk u

provuan. Ai është arrestuar edhe gjatë zgjedhjeve vendore të 8 majit, pasi u përfshi në një incident elektoral në Farkë të Tiranës, por më pas gjykata e la të lirë. Pak kohë më parë policia arrestoi një tjetër mik të Emiliano Shullazit. Ervin Ferhati u arrestua më 10 prill nga policia e Tiranës, pasi ishte shpal-

lur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Interpol – Romës. Ferhati akuzohet nga drejtësia italiane për veprat penale “pastrim parash”, “trafik narkotikësh” dhe “shfrytëzim prostitucioni”. Pak kokë më parë atij iu vra një tjetër mik, Arlind Fuga, i cili e kishte strehuar Shullazin për disa kohë.

Vrasja e palestinezit, hetimet çojnë te konflikti i fabrikës së çimentos

Pronësia, pista e vetme për shpërthimin Ndonëse janë lënë të lirë 15 të shoqëruarit në fshatin Zallë të Krujës si të implikuar në vrasjen e palestinezit Anuar Izik, 4 ditë më parë në Tiranë, pista e vetme e hetimit mbetet ajo e konflikteve të pronësisë. Nga burime policore mësohet se deri më tani të gjitha rrethanat dhe provat e pakta të çojnë te konflikti i hapur mes pronarëve të tokës dhe atyre të fabrikës.

Numrat në përgjim, marrja e dëshmive dhe verifikimi i pamjeve filmime të ambasadës amerikane të çojnë te përplasja e zv/ menaxherit të përgjithshëm me pronarët e tokës. Dëshmi kyçe është cilësuar ajo e bashkëshortes shqiptare, Anës, e cila tha se Izik kishte shfaqur shenja stresi dhe lodhjeje kohët e fundit. Policia shpreson se shumë shpejt do të zbulohen autorët.

Tre klandestinë sirianë që po kalonin nga Shqipëria si transit për në Evropsë, janë gjetur brenda një mauneje dje tek zona e ‘Doganave’ në Tiranë. Policia pas një verifikimi dhe kontrolli në maune gjeti 3 shtetas me origjinë siriane që po tentonin të kalonin përmes Shqipërisë në ndonjë shtet tjetër. Tre sirianët janë shoqëruar në polici ku po merren të dhëna rreth rrugëtimit të tyre klandestin. Ndërkohë po nën shoqërimin e policisë përfundoi dhe drejtuesi i maunes, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Pas verifikimeve të të dhënave të fundit mësohet se bëhet fjalë për një maune që rezulton se ka hyrë në tokën shqiptare përmes pikës kufitare të Qafë Thanës. Burime nga policia bëjnë të ditur gjithashtu se nisur nga fakti që targa e maunes ishte turke, mendohet se klandestinet të jenë nisur nga Turqia me qëllim emigrimin në vendet e Bashkimit Evropian, por nuk është saktësuar pikëmbërritja e tyre.

Nertil Hoxha, 27 vjeç, nga Berati

Interpoli ekstradon nga Italia një të dënuar për vjedhje Një i dënuar për vjedhje me armë është ekstraduar dje nga Italia. Sipas policisë, Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, dje rreth orës 12.00, kreu ekstradimin nga Roma, të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Nertil Hoxha, 27 vjeç, lindur në Berat. Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, me vendimin nr.76, datë 27.03.2006, e ka dënuar shtetasin Nertil Hoxha, me 12 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes me armë, të kryer në bashkëpunim“, parashikuar nga nenet 140, dhe 25 të Kodit Penal. Ai më datë 19.08.2004 në afërsi të fshatit Strum, Roskovec, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka kryer vjedhjen me armë të një mjeti tip Mercedes Benz në pronësi të shtetasit A.C. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën më datë 17.09.2009, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, ndërsa ndodhej në burg për krime të kryera atje.


AKTUALITET • E shtunë 12 maj 2012

»

07

PASAGJERËT: KISHIM TË GJITHË DOKUMENTACIONIN E NEVOJSHËM, ASNJË SQARIM

Kapshticë, grekët kthejnë mbrapsht 50 shqiptarë Takim mes palëve, grekët pretendojnë mosplotësim të kritereve KAPSHTICË- Autoritetet greke në Kapshticë vijojnë të kthejnë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë me pasaporta biometrike në shtetin grek. Së paku 50 qytetarë shqiptarë nga rrethe të ndryshme të vendit janë kthyer në kufi edhe pse kanë plotësuar kushtet e Shengenit, duke pasur me vete lejen e qëndrimit, apo edhe sasinë e duhur të parave. Ndërkohë që nuk janë sqaruar nga doganierët grekë

për kthimin pas. “Sa u futa në doganë, me garanci me letra me vula në rregull më kthyen. As vetë nuk e kuptova, lekët i kisha. Kthyen gjithë autobusin, jo vetëm mua” shprehet një qytetar. Ndërkaq autoritetet shqiptare, të gjendur përballë shqetësimeve të vazhdueshme të qytetarëve shqiptarë zhvilluan në mesditë një takim me homologët grekë, duke kërkuar sqarime nga homologët. Nga

takimi, pala greke ka argumentuar kthimin e qytetarëve shqiptarë me justifikimin e vetëm, atë të mosplotësimit të kushteve. Ky është rast i përsëritur në doganat greke ku hyrja e shumë shtetasve shqiptarë në territorin fqinj refuzohet pa arsye të mirëqena. Debat të fortë ngjalli para pak kohësh dhe ndalimi i gjyqtarëve që shqyrtuan çështjen e Naum Dishos në gjykatën e Korçës.

BANORËT, ANKESA PËR DËMET. MINISTRIA: KUJDES ME GËRMIMET

Ndalen demontimet e armëve në poligonin e Tërpanit Sokol Gorrica BERAT - Poligoni i Tërpanit në rrethin e Beratit nuk do të përdoret më për demontimin e municioneve. Lajmin e kanë sjellë për banorët e zonës zëvendësministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu, Komandanti i Brigadës Logjistike, kolonel Bardhyl Hoxha, përfaqësuesi i kompanisë “Cubic” si dhe prefekti i qarkut të Beratit, Bujar Hoxha, kryetari i komunës dhe kryeplaku i fshatit, të cilët mbërritën dje në fshatin Tërpan duke inspektuar atje përfundimin e punimeve dhe përfundimin e procesit. Demontimi Ky poligon i përdorur për disa vite për asgjësimin e municioneve, nuk do të përdoret më duke i dhënë kështu fund shqetësimeve të shkaktuara nga ana e banorëve. Banorët e zonës së Tërpanit prej kohësh kishin ngritur shqetësimin e dëmtimeve të shkaktuara në banesa nga shpërthimet e municioneve. Fillimisht Komandanti i Qendrës së AEM-së në Brigadën Logjistike, që ka bërë një prezantim rreth historikut të këtij poligoni gjatë viteve që ka shërbyer për asgjësimin e municioneve. Major Shaba ka raportuar punën e bërë gjatë këtyre ditëve për pastrimin e

zonës nga municione që kanë ngelur pa plasur. Në bazë të procedurave Standarde Operacionale, tashmë ky poligon vlerësohet si “ Hotspot”, që do të thotë se do t’i nënshtrohet procedurave të specializuara të pastrimit nga municione të mundshme të paplasura, ku vetëm pas këtij operacioni pastrues zona do të konsiderohet e parrezikshme dhe e gatshme

për përdorimin e komunitetit. Rreziku Më pas zëvendësministri Spahiu theksoi se angazhimi i poligoneve të asgjësimit të municioneve, të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë është domosdoshmëri për eleminimin e municioneve dhe bashkë me to dhe të rreziqeve që ato mbartin. “Ministria e Mbrojtjes dhe For-

cat e Armatosura që janë pjesë e shqetësimeve të shkaktuara nga operacionet e asgjësimit dhe në vazhdimësi kanë marrë masa që shqetësimet të jenë në minimumin e mundshëm. “Sot jemi këtu të deklarojmë se poligoni nuk do të përdoret më për asgjësimin e municioneve, por në të njëjtën kohë ju sjellim në vëmendjen tuaj se rreziku vazhdon të jetë prezent. Kjo do të thotë se pavarësisht nga masat paraprake të marra nga ana jonë, në asnjë mënyrë ky poligon nuk duhet të përdoret dhe aq më tepër të gërmohet për skrap ose të punohet për mbjelle. Procesi i demontimit po ecën me ritme të mira pasi që nga viti 2009 deri në vitin 2013 janë asgjësuar 62 ton municione, tha zëvendësministri. Parashikohet që në gjashtë mujorin e parë të vitit 2013 të përfundojë procesi i demontimit, ndërkohë që nga muaji shtator ky proces do të vijojë vetëm në uzinat e Poliçanit, Gramshit dhe Mjekësit, pasi në muajin shtator do të përfundoj procesi i municioneve nëpër poligone”, përfundoi fjalën e tij zëvendësministri i Mbrojtjes. Tashmë puna do përqendrohet në pastrimin e zonës, pasi ajo konsiderohet e rrezikshme, ndërkohë që vetëm pasi të bëhet krejtësisht pastrimi i saj do të jetë e gatshme për banorët.

ARRESTOHET 39-VJEÇARI, KISHTE VEDNIM GJYKATE PËR MBROJTJE

Theu urdhrin e mbrojtjes, rreh sërish gruan Elbasan, brenda 4 muajve evidentohen 204 raste të dhunës ELBASAN- Dhuna ndaj grave vazhdon dhe ka ardhur arrestimi i radhës për këtë vepër penale. D. Zulali 39 vjeç me banim në Elbasan, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata, ka arritur tek gruaja duke e rrahur në rrugë. Sipas policisë, Zulali duhet të qëndronte larg në bazë të urdhrit të gjykatës, por ai jo vetëm që i është afruar bashkëshortes, e cila pak kohë më parë kishte kërkuar ndihmë,

por edhe e ka dhunuar duke i shkaktuar dëmtime të ndryshme në trup. Rastet e dhunës edhe pas urdhrit të mbrojtjes nga gjykata nuk mungojnë dhe shpesh ato vijnë edhe si rezultat i mungesës së infrastrukturës apo edhe gatishmërisë së forcave të policisë. Sipas avokates së qendrës kundër dhunës së familje, Teuta Hoxha, shpesh lë për të dëshiruar respektimi i urdhrave të mbrojtjes aq

më tepër kur vetë viktimat nuk kanë informacion se si funksionon një urdhër mbrojtje dhe çfarë duhet të kërkojnë ato nga gjykata. Po kështu një rol të rëndësishëm më pas kanë shërbimet sociale, të cilat shpesh nuk e realizojnë edhe për mungesë infrastrukture. Në qarkun e Elbasanit gjatë 4-mujorit të parë janë evidentuar 204 raste, nga të cilat një pjesë e madhe e tyre janë nga zonat rurale. L. Lleshi

Pa kompensim energjie e transport

Të verbrit në protestë pas ndryshimeve në ligj ELBASAN- Shoqata e të Verbërve Elbasan ka protestuar përpara prefekturës kundër ndryshimeve ligjore që i heqin kompensimin e energjisë elektrike, transportit dhe të telefonisë, të cilat më parë ata i përfitonin. Me thirrje dhe parulla të verbrit kanë vazhduar protestën e tyre të mbledhur nga i gjithë qarku i Elbasanit. Ata deklaruan se kjo protestë kishte si qellim dërgimin e një mesazhi nga Elbasani qeverisë shqiptare, Ministrisë së Punës dhe të Financave. Sipas tyre, në nenin 4 të konventës së OKB-së thuhet qartë se asnjë qeveri nuk mund të përdorë këtë konventë për të eleminuar të drejtat e tyre. Ata kanë theksuar se ndryshimet janë miratuar në kundërshtim edhe të kërkesave të BE-së për integrimin e Shqipërisë. Protestuesit të indinjuar pohuan se ligji më i fundit po e përjashton nga shoqëria këtë kategori që ka më shumë probleme se të gjithë. Sipas kryetarit të Shoqatës së të Verbërve, Ardian Hysa, tha se: “Po na i bëjnë ditët më të vështira dhe u bëj thirrje politikanëve të ndryshojnë qëndrim”. “Ne jemi viktimat e para të krizës ekonomike të Shqipërisë. Ne nuk jemi pajtuar dhe nuk do të pajtohemi me heqjen e të drejtave që na janë bërë së fundi”. Të verbrit pjesëmarrës në protestë kanë deklaruar se do të bëjnë rezistencë nëpërmjet protestave nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre. L. Lleshi

Pranga dhe një tjetri, vodhi pikën e karburantit

Kapet grabitësi me armë në një dyqan celularësh ELBASAN- Një grabitje me armë e regjistruar dy ditë më parë në Elbasan ka tashmë një prej autorëve të dyshuar për këtë ngjarje. Shërbimet e policisë së Elbasanit kanë arrestuar një nga vjedhësit e një dyqani celularësh. A. Buziu 35 vjeç me banim në Gramsh dyshohet se nën kërcënimin e një automatiku, grabiti 70 celularë në pikën e një kompanie celularësh në lagjen “Kongresi i Elbasanit” në Elbasan. Policia po punon për kapjen e bashkautorit tjetër në këtë vjedhje i cili është zhdukur në drejtim të paditur. Sipas të dhënave të para, dy autorët kanë hyrë me një armë të vjetër në dyqanin e celularëve dhe në këtë formë kanë mbledhur gjithçka kishte brenda bashkë edhe me pajisje të vogla elektronike. E gjithë vjedhja ishte e filmuar dhe agjentët kanë arritur tek autorët me ndihmën e pronarëve të dyqanit, të cilët kishin instaluar kamera dhe kanë identifikuar autorët e vjedhjes. Një prej të cilëve dyshohet se është larguar jashtë vendit. Ndërkohë operacioni i koduar GOL bëri të mundur arrestimin edhe të E. Gegës 19 vjeç me banim në lagjen ”11 nëntori” në Elbasan, i cili në muajin janar të këtij viti, nën kërcënimin me armë zjarri, grabiti një pikë karburanti duke përvetësuar 30 mijë lekë dhe 2 telefona celularë. L. Lleshi


08

« dossier

E shtunë 12 maj 2012 •

Ex katedra, ex libris: Gjendje konfliktuale mendore e Shqipërisë Nga albert kotini

P

(vijon nga numri i kaluar)

ër Amerikën Shqipëria mbeti një shtet interesant operetash në Evropën e largët dhe të vjetër, burimet e naftës të së cilës ishin aq të pakta, saqë nuk vlente për të justifikuar ndërhyrjen aktive të saj në historinë e vendit. Tani, meqë shqiptari i besës i ngritur (inteligjent) ka prirje të lindur dhe aftësi për të kuptuar e gjykuar probleme të politikës së madhe dhe të diplomacisë, ashtu sikurse është i pafrytshëm për të drejtuar çështjet e administratës dhe të ndërtimit në vendin e tij, gjendja e politikës së jashtme, që u përshkrua më lartë, u paraqit në favor të politikës gjermane. Shqiptarët e ndiejnë mungesën e një orientimi unik të politikës gjermane, prandaj ato u përpoqën thjesht sipas artit ballkanas dhe jo pa mjeshtëri, që ta shfrytëzojnë për qëllimet e tyre këtë përballje në kampin gjerman. Në qoftë se një dikaster nuk tregohej i gatshëm të zbatonte dëshirën e tyre, ata mundoheshin ta zgjidhnin çështjen tek një tjetër. Në këtë rast vihej re një mjeshtëri karakteristike, d.m.th. ata mundoheshin që t’i vinin në lojë me njëri-tjetrin dikasteret gjermane dhe, po të ishte e mundur, t’i hidhnin në grindje ata. Që nga këto fenomene kishte mjaft humbje influenca gjermane, kjo ishte e qartë.” Në një studim gjerman, që përfshin vëllimin e katërt në arkivat e Luftës së Dytë Botërore të Bonit, është me vlerë për çështjen që i referohemi në pjesën e dytë, trajtimi i ngjarjeve të zonës së Juglindjes evropiane nga data 1 prill deri në 31 dhjetor 1944. Për të kuptuar me të drejtë gjendjen e forcave politike dhe ushtarake në Kosovë në kuadrin e politikës dhe strategjisë së Luftës së Dytë Botërore, u referohemi disa fragmenteve të shkëputura të saj: “Fundi i vitit 1943 pati rëndësi të madhe për zhvillimin e lëvizjes së Titos. Ajo u inkuadrua në zhvillimin e përgjithshëm të luftës së aleatëve dhe u njoh si fuqi indipendente ndërluftuese. Duket se Tito ishte një nga objektet më të rëndësishëm në konferencat e Moskës (18–30 tetor 1943) dhe të Teheranit (28.11–1.12.1943) dhe se atje atij iu caktua një rrol i rëndësishëm gjatë përcaktimit të programit të përgjithshëm ushtarak aleat dhe në ndarjen e sferave të influencës. Para së gjithash duket se aty Anglia mori përsipër detyrime të mëdha lidhur me përkrahjen e Titos, duke pakësuar ndihmën ndaj Mihajloviçit. Në Londër u njoftua se qeveria e madhërisë së tij e njihte Titon si aleat me të drejta të barabarta. Po kështu edhe Bashkimi Sovjetik pranoi zyrtarisht ndihmat dhe përkrahjen që i jepte Titos, gjë që më parë vetëm pak njihej publikisht. Një shprehje të dukshme mori ajo kur Titos iu akordua rangu i mareshalit (në fillim të dhjetorit 1943). Njëkohësisht dhe shkëputur nga ky zhvillim pozita e Titos u përforcua dhe u zgjerua në zonat e ish-Jugosllavisë. Kur erdhi puna e thirrjes së një parlamenti Jugosllav, u pa që lëvizja e Titos kishte tejkaluar, pikërisht ashtu siç kishte synuar që në fillim, kufijtë e thella të Bosnjës, ku kish lindur ajo dhe kishte pasur sukses të madh me parullat e saj panjugosllave. Fakti që lëvizja e kryengritësve pati mundësi të marrte masa të tilla politike në një zonë që ishte nën sundimin ushtarak gjerman i tregoi udhëheqjes ushtarake gjermane se Tito ishte bërë një nga kundërshtarët e saj më të rrezikshëm...” Po cila ishte Serbia dhe Mihailloviçi në dimrin e viteve 1943-1944? Në zonat e ndryshme të fillimit të lëvizjes kryengritëse të ish-Jugosllavisë Serbia që në fillim zuri një vend të veçantë. Në bazën e një popullsie në vendbanime të përmbledhura, patriarkale dhe të përbërë kryesisht nga fshatra të vogla aty ekzistonte një lëvizje e fortë nacionaliste monarkiste me tendenca të dukshme an-

Situata në Jugosllavi për sa u përket forcave kundërshtare të mësipërme pro dhe kundër gjermanëve janë sa të paqëndrueshme aq dhe të fokusuara në ngjarje me shumë pak rëndësi, saqë Hitleri shprehu pakënaqësitë e tij lidhur me incidentet e Nediçit, Mihajloviçit, çetnikëve në lidhje me gjermanët dhe dha urdhër që këto komplikacione të evitoheshin sa më shpejt. “Nën ndikimin e këtyre kundër masave nga ana e gjermanëve, Mihajloviçi nga marsi i viti 1943 u orvat të hynte në kontakt me organet gjermane. Sipas njoftimeve që kishte ministri Neubacher, atij i ishte dhënë ultimatum si nga ana sovjetike, ashtu dhe nga ana e qeverisë së mërgimit, në të cilin prej tij kërkohej që të vihej nën varësinë e Titos. Ministri Noubacher priste që Mihajloviçi pas kësaj kërkese të pakëndshme të kërkonte përsëri të afrohej me qeverinë e Nediçit dhe njëkohësisht me pushtetin e gjermanëve.”

tikomuniste. Ajo kërkonte restaurimin e monarkisë së mëparshme Jugosllave dhe hegjemoninë e serbomëdhenjve. Në këtë ambient lindi lëvizja e gjeneralit Drazha Mihajloviç, e cila kishte filluar rezistencën ushtarake kundër pushtetit të okupacionit gjerman me përkrahjen e angloamerikanëve dhe në përputhje me kabinetin e mërgimit jugosllav në Londër, në të cilin bënte pjesë edhe Mihajloviçi si ministër i Luftës, si dhe nëpërmjet reparteve të çetnikëve. Ishgjenerali serb Nediç ishte treguar i gatshëm të bashkëpunonte me të; qeveria e formuar prej tij me aprovimin e organeve gjermane kishte krijuar me gardën shtetërore serbe dhe me korpusin vullnetar serb një forcë ekzekutive të armatosur me rëndësi të paktë nga pikëpamja numerike. Tendencat e ngjashme i ndiqte edhe lëvizja gjysmëushtarake e Ljotiçit. Marrëdhëniet midis këtyre grupeve të veçanta ishin mjaft të ndërlikuara dhe mjaft të paqarta. Ndërsa qëndrimi i tyre ndaj pushtetit të okupacionit nuk ishte unik, ato ishin të lidhura midis tyre nga lufta e përbashkët kundër lëvizjes komuniste të Titos. Mihajloviçi në vitin 1943 ishte shumë i rezervuar ndaj gjermanëve dhe mendonte që të niste sulmin njëkohësisht me zbarkimin e madh anglo-amerikan në zonën e Juglindjes, të cilin ai e priste me siguri kundër lëvizjes së Titos. Kur në vjeshtë të vitit 1943 lëvizja e Titos filloi të dilte gjithnjë e më fortë në dukje dhe filloi ta shtynte Mihajloviçin në zonat e tij serbe, kur ajo bile, përveç ndihmës sovjetike filloi të merrte ndihma edhe nga Anglia, për lëvizjen e Mihajloviçit kishte ardhur koha të ristudionte qëndrimin e vet ndaj pushtetit të okupacionit gjerman. Pikërisht Neubacher, i emëruar nga Fyhreri në tetor të vitit 1943 si i plotfuqishëm i jashtëzakonshëm për Juglindjen, arriti marrëveshjen e armëpushimit me lëvizjen e Mihajloviçit. Me hapjen e frontit të dytë në vitin 1944 do të bëhej lidhja shumë e fortë e Mihajloviçit me gjermanët, sepse rekomandohej në fund të dhjetorit 1943 nga kryekomandanti ushtarak i Juglindjes se do të bëhej e mundur që të arrihej

një opsion i mbretit Petër për Gjermaninë dhe të kalonte ai nga zona e pushtetit anglez (qeveria e tij e mërgimit në atë kohë ndodhej në Egjipt dhe ne Serbi). Fakti që personi i mbretit ndodhej si peng në dorë të pushtetit të okupacionit, do të ishte një mjet jo i papërfillshëm lidhur me udhëheqjen politike serbe në favor të gjermanëve. Shtabi udhëheqës i gjermanëve, i Vermahtit, theksonte se suksesi propagandistik i kthimit të një qeverie mërgimi në zonën e sundimit gjerman do të ishte i konsiderueshëm. Njëkohësisht Vermahti po punonte për të rritur prestigjin e qeverisë së Nediçit. Kështu, në vjeshtën e vitit 1943 bënë aprovimin për krijimin e një këshilli popullor serb, me qëllim që Mali i Zi, që deri në atë kohë administrohej më vete, të bashkohej me Serbinë. Mirëpo ky problem mbeti pezull. Mali i Zi ka qenë qendra e pushtetit të çetnikëve dhe e lëvizjes së Mihajloviçit në aktivitetin e forcave antikomuniste.” Situata në Jugosllavi për sa u përket forcave kundërshtare të mësipërme pro dhe kundër gjermanëve janë sa të paqëndrueshme aq dhe të fokusuara në ngjarje me shumë pak rëndësi, saqë Hitleri shprehu pakënaqësitë e tij lidhur me incidentet e Nediçit, Mihajloviçit, çetnikëve në lidhje me gjermanët dhe dha urdhër që këto komplikacione të evitoheshin sa më shpejt. “Nën ndikimin e këtyre kundër masave nga ana e gjermanëve, Mihajloviçi nga marsi i viti 1943 u orvat të hynte në kontakt me organet gjermane. Sipas njoftimeve që kishte ministri Neubacher, atij i ishte dhënë ultimatum si nga ana sovjetike, ashtu dhe nga ana e qeverisë së mërgimit, në të cilin prej tij kërkohej që të vihej nën varësinë e Titos. Ministri Noubacher priste që Mihajloviçi pas kësaj kërkese të pakëndshme të kërkonte përsëri të afrohej me qeverinë e Nediçit dhe njëkohësisht me pushtetin e gjermanëve.” Tentativat e aleatëve për të vënë forcat e Mihajloviçit nën varësinë e Titos vazhduan gjatë. Pse? Mbas këtyre forcave fshiheshin orientimet e Anglisë dhe të Rusisë, të cilat në këtë dokument gjerman jepen kështu: “Për sa u përket


dossier • E shtunë 12 maj 2012 marrëdhënieve të Titos dhe të Mihajloviçit me Anglinë deri në pranverën e vitit 1944 patën rëndësi vendimtare. Ajo që filloi të dukej qysh në muajt e fundit të vitit 1943 (largimi nga Mihajloviçi dhe përkrahja e Titos) gjeti tani përforcimin e vet zyrtar dhe shprehjen e vet materiale. Ndërsa në Londër anglezët bënë përpjekje për të realizuar një unitet midis qeverisë së mërgimit Jugosllav dhe Komitetit Nacional-Çlirimtar të Titos. Në fjalimet e tij në parlament në 22.02.1944 Çurçilli me një ngrohtësi personale, që tejkalonte mënyrën e tij të zakonshme në deklarata të tilla, u shpreh për bashkëpunimin me Titon se lëvizja e tij partizane e tejkalonte në forcë ushtrinë e Mihajloviçit dhe se me gjithë mbisundimin e elementit komunist kishin një bazë të gjerë kombëtare. Ai vetë prej një kohe të gjatë kishte një interes të veçantë për lëvizjen e Titos, tek i cili para një viti i kishte dërguar një vëzhgues personal (Deakin), të cilit më vonë, në vjeshtën e vitit 1943, i dha një mision më të rëndësishëm nën drejtimin e Maclean. Në këtë fjalim Çurçilli e konsideroi luftën e Mihajloviçit me mospërfillje, duke pohuar largimin e plotë prej tij”. Anglezët me mbretin Petër treguan një dinakëri tjetër në Londër, të cilën gjermanët e përshkruajnë kështu: “Mbretit të ri dhe ministrave të tij iu tregua e qartë se do të gjenin pak përkrahje te qeveria britanike dhe se garancia e vetme për ruajtjen e pozitave të tyre do të ishte një qëndrim sa më pozitiv ndaj Titos. “Ne nuk mund të ndahemi prej tij sot”, - thuhej në fjalimin e Çurçillit të datës 22.2.1943 lidhur me mbretin Petër. Anglia nuk paska qëllimin t’ia imponojë idealin e saj të një monarkie konstitucionale një vendi tjetër, si Jugosllavisë, Greqisë etj. Por në kushtet e paqes do të konstatohej vullneti i vërtetë i popullit, do të zgjidhnin vetë formën e qeverisjes që dëshironin. Kërkesën e parë që iu drejtua Titos nëse do të ishte i gatshëm për të bashkëpunuar me qeverinë e mërgimit, Tito e refuzoi kategorikisht. Kur mbreti Petër në muajin mars shkoi në Londër më 19.3.1943 bëri martesën e tij me princeshën greke Aleksandra, pritjet që u bënë me këtë rast te Çurçilli shërbyen në radhë të parë që të bindnin mbretin dhe këshilltarët e tij për koncesione ndaj Titos. Këtu doli në shesh edhe gjenerali Simoviç, kryeorganizatori i grushtit të shtetit të vitit 1941, por nuk u arrit kompromisi i dëshiruar midis mbretit dhe Titos. Karakteristikë për qëndrimin e Titos ishte një bisedë radiofonike e kapur nga gjermanët në shtabin kryesor në Kroaci, në të cilën ky i fundit vihej në dijeni se Çurçilli i ishte lutur Titos që të zbuste qëndrimin e tij ndaj mbretit Petër. Mirëpo Titoja nuk kishte ndër mend të merrte një qëndrim dashamirës, edhe pse kishte presion nga qeveria britanike dhe si pasojë mbreti Petër e shpërndahu kabinetin Puric dhe e hoqi Mihajloviçin si ministër i Luftës. Me formimin e kabinetit të ri ai ngarkoi tani një personalitet, i cili parashikohej të luante një rrol pajtues me Komitetin Nacional-Çlirimtar të Titos: avokatin dr. Ivan Shubashiç”. Kështu nëpërmjet fakteve, datave dhe përfundimeve jepen ngjarjet për afrimin e mbretit me Titon në mjaft materiale të arkivuara, ku rroli i qeverisë britanike ka qenë parësor. Titoja këtë kërkesë të anglezëve e shfrytëzoi për një përkrahje shumë të gjerë me materiale dhe armatim me ushtritë e tij, deri në furnizim me aeroplanë të forcave të tij kundër gjermanëve. Në librin e gjendjes jepet gjerësisht aktiviteti i Titos në Serbi dhe mbi të gjitha funksionimi i një misioni ushtarak amerikan pranë Titos. Për sa u përket raporteve të Titos me Rusinë sovjetike, duhet thënë se ato ishin të kufizuara vetëm në anën ushtarake me anë të furnizimit të armëve dhe të dërgimit të këshilltarëve dhe instruktorëve ushtarakë. Nga fundi i janarit të vitit 1944 arriti në Kajro një mision i madh sovjetik i caktuar për Titon. Me sa duket, ishte i njëjti mision që më vonë kërkoi futjen e Divizionit II dhe V të kuq në Serbi. Ky mision përbëhej nga dy gjeneralë dhe 22 oficerë, të cilët me rastin e opera-

cionit “Rosselsprung”, kur rusët morën pjesë aktive në mbrojtjen e kuarterit të përgjithshëm të kuq. Në prill të vitit 1944 një delegacion i Titos u nis nga Kajroja për në Rusi. Një bashkëpunim me qeverinë jugosllave të mërgimit nuk merrej në konsideratë nga Bashkimi Sovjetik, meqenëse në të bënte pjesë gjenerali fashist Mihajloviç si ministër i Luftës. Bashkimi Sovjetik përgjithësisht në përkrahjen politike që i jepte Titos përdorte në të shumtën rrugë gjysmëzyrtare, të cilat, ashtu si dhe marrëveshjet e Moskës (në tetor 1943) dhe të Teheranit (në nëntor 1943) mbi Titon bazohej përkrahja e tyre dhe përfshirja e tij me aleatët. Luftimet e vitit 1943 dhe e vitit 1944 përshkruhen hollësisht nga dokumentet gjermane, të cilat lidhen me sulmet e ushtrisë nacionalçlirimtare, kundër gjermanëve në Serbi. Në këtë mënyrë, dokumentet gjermane në kuadër të ishJugosllavisë përfshijnë edhe këtë fragment: “Në zonën ë Shqipërisë Veriore në gjysmën e dytë të korrikut 1943 u zhvilluan luftime midis divizionit “Skënderbeg” (në ngritje e sipër dhe që përbëhej nga shqiptarë që më parë ishin inkuadruar në divizionin vullnetar malor “SS 13”) dhe forcave komuniste. Këtu binte në sy përqendrimi i grupeve të veçanta në kuptimin komunist dhe bashkimi i ngushtë me Titon. E gjithë politika angleze për Jugosllavinë u bë me Titon. “Marrëdhëniet e Titos me qeverinë angleze në muajt e verës 1944 u karakterizuan nga një ngjarje me rëndësi nga realizimi i bashkimit, midis Titos dhe qeverisë së mërgimit Jugosllav në Londër”. Prej kësaj date planet e An-

Bani i Kroacisë Dr. Shubaçiç dhe se Mihajloviçi nuk do të ishte më ministër Lufte. Anglezët, në veçanti Çurçilli, shprehte lavdërime për Titon deri në admirime romantike, për “malësorët heroike”, me theksimin e vleftës së madhe të Titos, që na kishte gozhduar përmbi 12 divizione gjermane për zhvillimin e luftës së aleatëve. Synimi i anglezëve ishte që të bashkoheshin me Titon të gjitha forcat ushtarake kundër gjermanëve me moton: “Ne po përkrahim nga njëra anë një mbret dhe nga ana tjetër një komunist. Nuk ekziston asnjë orvatje nga ana jonë për të imponuar me forcë ndonjë ideologji të caktuar. Ne duam vetëm një gjë: të mundim armikun”. Anglezët theksonin anën nacional-patriotike dhe duke e zbehur momentin komunist justifikonin në publikun e tyre aleancat me udhëheqësin partizan. Kryeministri i ri, Shubashiq, filloi menjëherë pas ardhjes në fuqi të punojë energjikisht për t’u marrë vesh me Titon. Nga mesi i qershorit ai u takua për të zhvilluar bisedime të gjata me Titon në ishullin Lisa. Në këto bisedime asistoi edhe i biri i Çurçillit, major Randolf Çurçill. Ky i fundit, pasi shpëtoi nga kapja rob e gjermanëve, i shprehu shumë mirënjohje Titos, gjë që u vu shumë në dukje në botimet e ndryshme britanike në Lisa. Bisedimet përfunduan në njohjen e mbretit Petër nga Titoja dhe u fut edhe vetë në kabinetin “Shubashiç”. Koncesionin që bëri Titoja për njohjen e mbretit dhe si pasojë inkuadrimi i tij në traditën serbe monarkiste nacionaliste dhe heqja dorë nga theksimi i qëndrimit komunist solli satisfaksion të madh te qarqet qeveritare

glisë me Jugosllavinë u bënë të hapura si për një zbarkim të mundshëm në bregdetin Dalmat, ashtu dhe në ndihmën ndaj ushtrisë së tyre. Pas bisedimeve të Moskës në tetor të vitit 1943, sipas gjermanëve, duket se “zona e ish-Jugosllavisë u konsiderua përsëri si pjesë e territorit të influencës sovjetike, siç ishte caktuar edhe më parë në Teheran. Një karakteristikë e veçantë e këtij rezultati të arritur nga politika angleze ishte se Bashkimi Sovjetik kurrë nuk tregoi pakënaqësi lidhur me pranimin nga ana e Titos të ndërhyrjeve angleze në çështjet ndërjugosllave; pra duhet të mendohet se Anglia në këtë rast vepronte sipas ndarjes së rroleve të caktuara në Teheran. Çurçilli në fjalimin e tij në Dhomën e Komunëve më 24.5.1943, kur atë ditë në Bosnjë filloi operacioni “Roselsprung”, gjatë të cilit i biri i Çurçillit për pak ra rob i gjermanëve, njoftoi se mbreti Petër e kishte shpërndarë kabinetin “Puriç” dhe kishte formuar një kabinet të ri më të vogël, fillimi i të cilit ishte mbështetja e rezistencës aktive në Jugosllavi dhe të bashkonte sa të ishte e mundur elementët luftues në këtë vend. Në këtë kabinet faktori më i rëndësishëm i ishte

angleze. Pas kësaj periudhe Çurçilli në fjalimet e tij në dhomën e Komunave e quajti Titon “një mendimtar dhe strateg të përsosur” dhe kryente gjithashtu funksionin e ndërlidhësit personal të Titos me qeverinë e mërgimit në Londër me kuartierin e përgjithshëm të gjeneralit Uillson, komandën e lartë aleate të Mesdheut. Titoja mbante kontakte të vazhdueshme nëpërmjet përfaqësuesve të tij në Algjer, Kajro etj. Kështu marrdhëniet Tito-Çurçill konsiderohen vendimtare për Jugosllavinë e ardhshme. Si përfundim, vija politike e hapur me bisedimet e Lises mori një zhvillim të mirë në lidhje me kompromisin me mbretin Petër, ku udhëheqësi i “kuq partizan” u vlerësua shumë nga Çurçilli në muajin gusht të vitit 1944. Kur shkoi vetë në Itali dhe në Romë, u bë takimi i parë personal midis tij dhe Titos (12.8.1944). Opinioni botëror akoma nuk dinte gjë se si një udhëheqës i vetëm i luftës për liri në Jugosllavi deri në atë datë konsiderohej akoma Mihajloviçi, ndërsa doli përpara kryeministrit të qeverisë së madhërisë së tij si partner me të drejta të barabarta Tito. Ngjarjet e zhvilluara në Kosovë kanë nevojë

»

09

të zbardhen gjatë Luftës së Dytë Botërore në kuadrin strategjik ballkanik, sepse ato janë deformuar totalisht nga historiografia komuniste Tito-Enver, sipas interesave të tyre. Duke studiuar dokumentacionin gjerman të luftës, në veçanti ato të grupit E, që u tërhoq nga Greqia për në atdhe, Gjermani, zbulohet edhe dinamika e fatit të Kosovës gjatë dhe pas largimit të forcave gjermane. Në tetorin e vitit 1944 më se 300 mijë ushtarë gjermanë nisin rrugën e tërheqjes nga ishujt Egje dhe Jon, si dhe nga Greqia për në Berlin vetëm për një qëllim: të mbronin kufijtë gjermanë nga Ushtria e Kuqe, që po vinte nga Lindja. Urdhri për tërheqjen e ushtrisë gjermane u bë me vonesë (sipas studiuesve të sotëm gjermanë), sepse do të kalonin nëpër rrugën e vështirë të vargmaleve dinarike dhe ballkanike. Marshimi i grupit ushtarak E me në krye komandantin gjeneralkolonel Loh në dhjetor të vitit 1944, përfshiu edhe territorin Shqipëri-Kosovë. Pra, siç rezulton nga urdhrat, raportet gjermane, ushtria e tyre u tërhoq me synimin për t’u kthyer në atdhe dhe jo siç shkruan historiografia komuniste e Enverit dhe Titos se ata donin të mbanin të pushtuar në territoret e tyre, duke ngritur “lavdinë” nacional-çlirimtare me fitore të një lufte të rregullt e frontale me ushtrinë gjermane. Faktet, ngjarjet flasin vetëm për goditje kolonash të ushtrisë gjermane në largim e sipër. Gjatë tërheqjes së ushtrisë gjermane u larguan me ta edhe 350 shqiptarë deri në Sarajevë e Vjenë, të cilët kishin bashkëpunuar me pushtetin gjerman, ndërsa robërit ushtarakë jugosllavë me kombësi shqiptare u liruan në dhjetor të vitit 1943 deri në shkurt të vitit 1944 me urdhër të gjenerallejtënant të armës SS Josef Vitzthum. Në këtë kohë krijohet divizioni malor SS “Skënderbej” në territorin Prishtinë-Prizren (prill-gusht 1944). Për këtë divizion është folur shumë, në veçanti është shfrytëzuar nga komunistët e Enverit dhe të Titos si palë me okupatorin dhe në këtë akuzë të luftohej i gjithë populli antikomunist kosovar deri në humbjen e së drejtës për vetëvendosje. Po cili ishte ky divizion sipas dokumenteve gjermane? Në raportin përmbledhës mbi formimin dhe gjendjen e Divizionit XXI malor të armëve SS “Skënderbej” disponojmë këtë material të datës 2.10.1944. “I) Urdhri i formimit u mbështet në premisën se Shqipëria si qytetërim dhe zhvillim kulturor i përgjigjet deri diku nivelit të përgjithshëm europian. Lidhur me këtë as që mund të kundërshtohet, se deri para pak kohësh në Gjermani dihej fare pak për Shqipërinë, bile më pak sesa për ndonjë shtet të vogël të Amerikës Jugore. Në këtë mister të panjohur ka dështuar dikur (në kohën e tij) një princ Vid. Si provincë e Turqisë për 400 vjet me radhë, Shqipëria ka mbetur “turke” në çdo drejtim, më turke sesa vetë Turqia, duke e kapur që nga perçja e grave e deri te koncepti popullor. Qysh nga vdekja e Heroit të tyre legjendar Skënderbeu (1468), shqiptarët nuk janë zhvilluar, por kanë mbetur mbrapa, gjithnjë vegjetimë. Deri sot ata nuk njohën asnjë ndjenjë elokuente popullore apo shtetërore, por jetojnë në klane dhe fise, si dikur gjermanët. Fati i popullit shqiptar pas vdekjes së Skënderbeut mund të krahasohet më mirë në njëfarë mase me atë të Gjermanisë, sikur kjo të mos kishte pasur më udhëheqës tjetër mbas princit të etruskëve (etruskët - fise-gjermane) Herman. Si zhvillim shoqëror popullsia (85-90% fshatare) jeton në kushtet e sundimit feudal mesjetar, e shtypur nga bejlerët dhe agallarët. Qiramarrësit jo vetëm që duhet t’iu japin atyre një pjesë të konsiderueshme të frutave të tyre të punës me prodhime bujqësore, por janë të detyruar, që edhe t’i pasojnë ata për mbrojtjen eventuale të territorit të fisit të tyre. Sa më tepër lejon shqiptari të shfrytëzohet nga çifligari i vet, aq më tepër lejon ai të ndikohet prej tij në politikën e thjeshtë lokale, bile ai lejon edhe keqtrajtime. Në këtë mënyrë ai s’ka ç’bën, sepse murit nuk i bihet me kokë. (vijon numrin e ardhshëm)


10

«

BOTA SPECIALE E shtunë 12 maj 2012 •

Euro-grupit i nevojiten nerva të forta

Si do të vazhdojnë punët në

P

okeri për pushtet në Greqi po kalon në kohën shtesë: Pas dështimit të dy fituesve në zgjedhje të konservatorit Antonis Samaras dhe Aleksis Cipras të Partisë Majtë për të krijuar një qeveri tani ka vendosur të provojë fatin e tij Evangelos Venizelos. Lideri socialist dhe ish-ministër i Financave ka një interes të veçantë që bisedimet e tij për krijimin e qeverisë të jenë të suksesshme, sepse në rast se do të zhvillohen zgjedhje të reja ai pritet të humbasë thellë. Për këtë arsye, Venizelos po mendon gjithnjë e më qartë për krijimin e një qeverie gjithëpartiake me një kryeministër të krahut të majtë, i cili do të tolerohej edhe nga njëra apo tjetra parti konservatore. Një qeveri e tillë do të jetë shumë më e dobët sesa qeveria e mëparshme nën drejtimin e ekspertit financiar pa parti Lukas Papademos. Sipas informacioneve të së përditshmes së Athinës “Ethnos”, e cila është e afërt me socialistët, për postin e kryeministrit vijnë në konsideratë politikani i majtë dhe mjaft pro-evropian Fotis Kuvelis dhe komisionerja e BEsë Maria Damanak. Kuvelis i ka kundërshtuar këto thashetheme duke deklaruar se emri i tij nuk duhet të shpërdoret për qëllime të partive politike. Mëngjes me presidentin? Nëse tre fituesit e vendeve të para të zgjedhjeve nuk do të kenë sukses me përpjekjet e tyre, i mbetet presidenti për të shqyrtuar personalisht mundësitë e një koalicioni gjithëpartiak. Për këtë qëllim, ai në bazë të Kushtetutës duhet të thërrasë këtë fundjavë ose më së voni të hënën (14.05.2012) për konsultime “kryetarët e partive”. Dhe këtu del problemi tjetër: Kushtetuta greke nuk jep përgjigje të qartë për pyetjen se cilët politikanë vijnë në konsideratë për këtë qëllim. Nëse rregulli përkatës i Kushtetutës interpretohet me dorë të lirë, atëherë duhet të ftohen të gjithë liderët partiakë, të cilët kanë arritur të hyjnë në Parlament. Kjo do të thotë se duhet të ftohet edhe neonazisti Nikola-

GREQI?

Pas dështimit të përpjekjeve të konservatorit Antonis Samaras dhe Aleksis Cipras të Partisë së Majtë për të krijuar një qeveri tani këtë po e provon Evangelos Venizelos. os Mihaloliakos, gjë që do të ishte një skandal. Pikërisht Presidentit Karolos Papulias, i cili luftoi 15 vjet në Luftën

e Dytë Botërore kundër nazistëve, do t’i duhet të ulet në tryezë me një nacionalist të deklaruar, i cili i befason bashkëbiseduesit e tij me përshëndetjen e Hitlerit. Juristi i së Drejtës Kushtetuese, Jorgos Sotirellis, mendon se një skandal i tillë politik të mund të shmanget. “Arsyeja e vetme pse Kushtetuta nuk përmban një formulim konkret për këtë çështje është që kreut të shtetit t’i lihet liria më e gjerë e mundshme për të vepruar. Ai nuk është i detyruar të ftojë ose të mos ftojë politikanë të caktuar”, thotë Sotirellis për të përditshmen “Ta Nea”. Nëse as ndërmjetësimi i Presidentit nuk jep fryte, atëherë manovrat partiake politike të ditëve të fundit do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në zgjedhje të reja.

Në euro-grup diskutohen dhe koordinohen politikat fiskale dhe ekonomike të zonës së euros. Euro-grupi, drejtues i së cilit që prej vitit 2005 e deri në zgjedhjen sivjet të kryetarit tjetër është Kryeministri më i vjetër në detyrë brenda BE-së Jean-Claude Juncker, është një nga institucionet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian. Aty diskutohen dhe koordinohen politikat fiskale dhe ekonomike të zonës së euros. Grupi kujdeset gjithashtu për funksionimin e bashkimit ekonomik dhe monetar të Evropës. Po ashtu euro-grupi kontrollon edhe politikën buxhetore dhe financat publike të vendeve të eurozonës. Anëtarët e euro-grupit janë ministrat e Financave të 17 vendeve që kanë si monedhë euron. Veç tyre në të bëjnë pjesë edhe Komisioneri i Komisionit Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare, Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së. Kryetari i euro-grupit përcakton çështjet që do të diskutohen në takimet mujore. Zyrtarisht, euro-grupi është një forum për dialog dhe koordinimin e politikave, pa të drejta për vendimmarrje konkrete. Vendimet e detyrueshme ligjërisht i merr Këshilli i Ministrave të Financave të të gjitha 27 shteteve anëtare të BE-së (ECOFIN), i cili mblidhet gjithmonë një ditë pas takimit të euro-grupit. Ndikim i madh prej krizës financiare Gjatë krizës financiare, euro-grupi ka fituar një ndikim masiv, thotë Daniela Schwarzer nga Fondacioni për Shkencë dhe Politikë në Berlin. Edhe pse ky grup është informal dhe vendimet formale merren nga ECOFIN-i, substanca e çështjeve politike diskutohet në euro-grup”. Sipas Guntram Wolf, nga think tank “Bruegel” me bazë në Bruksel euro-grupi është bërë forumi më i rëndësishëm i BE, përveç takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive. “Në parim euro-grupi është bërë shumë i fortë sidomos kundrejt këshillit të ECOFIN-it, sepse aty diskutohen intensivisht shumë e shumë çështje që kanë të bëjnë me eurozonën, dhe në këshillin e ECOFIN-it këto pak a shumë vetëm sa miratohen”. Kriza aktuale e borxheve tregoi se sa i rëndësishëm është euro-grupi, sepse atij i duhej të lundronte në terren të panjohur. Pra, kur kriza goditi me të vërtetë duheshin gjetur zgjidhje dhe mënyra të reja. “Në këtë rast doli në pah se ky forum i vogël konfidencial ka fuqi për të arritur një konsensus”, thotë Daniela Schwarzer nga Fondacioni për Shkencë dhe Politikë në Berlin. Kështu për shembull, paketa e parë e ndihmës për Greqinë, dhe pak më pas vendimi për mekanizmin e parë të shpëtimit të euros janë përgatitur dhe janë diskutuar në kuadër të euro-grupit. Në të ardhmen euro-grupi pritet të bëhet edhe më i rëndësishëm, sepse për të ardhmen mbi të gjitha është e nevojshme gatishmëria për kompromis. Kjo sepse në çdo takim të këtij grupi ndeshen me njëra-tjetrën kultura shumë të ndryshme politike dhe mënyra të menduari ekonomik, prandaj, “nuk mund të supozohet se ministrat e Ekonomisë dhe të Financave të 17 vendeve të eurozonës janë papritur të gjithë të një mendjeje” mendon Daniela Schwarzer. Fuqia e euro-grupit lidhet me faktin se ai është një forum ku gjërat diskutohen me besim, ku mund të shqyrtohen konfliktet dhe të shihet mundësia për arritjen e kompromiseve”.

REPUBLIKA E SHQIPERISE KESHILLI I QARKUT ELBASAN

Adresa: Keshilli Qarkut Elbasan Tel:++355 54 52344, 52696, Fax: 52144

Njoftim për shpallje fituesi Në zbatim të Ligjit Nr. 8549 datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunesit civil”, neni 13, VKM Nr.231 datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 20, Këshilli i Qarkut Elbasan, shpall: • Znj. Blerina Urupi dhe Znj. Enkeleda Brokaj fituese te konkursit per vendin e specialistit për bazën e të dhënave dhe specialistit për zhvillimin rural në Drejtorinë e Koordimit dhe Zbatimit të Strategjisë Rajonale, të Drejtorisë së Përgjithshme të Kordinimit dhe Hartimit të Politikave në Institucionin e Këshillit të Qarkut Elbasan. KRYETARI Eugen ISAJ


BOTA SPECIALE • E shtunë 12 maj 2012

»

11

Në rastin e marrëdhënieve tregtare me Gjermaninë kontratat bazohen në ligjin gjerman. Por tani në botë gjithnjë e më tepër po dominon ligji anglo-sakson dhe kjo përbën probleme për ekonominë gjermane.

P

roduket me vulën “Made in Germany” konsiderohen si prodhime cilësore në të gjithë botën dhe Presidentin e Dhomës së Industrisë dhe të Tregtisë Gjermane, HansHeinrich Driftmann e pyesin rregullisht gjatë udhëtimeve jashtë vendit se pse ekonomia gjermane është e fuqishme dhe e suksesshme. Driftmann i referohet ekonomisë sociale të tregut dhe sistemit të mirë gjerman të arsimit. Por një shtyllë shumë e rëndësishme për Gjermaninë ishte edhe sistemi juridik. “Ligji siguron liri të gjerë për sipërmarrjet, siguron një shkallë të lartë sigurie ligjore dhe arrin zakonisht një ekuilibër në rastet e interesave kontradiktore. Për më tepër, shteti ynë ligjor punon në mënyrë efektive dhe në krahasim ndërkombëtar edhe më të lirë se sa mendonim”, - mendon Driftmann. Ashtu si shumica e juridiksionit të vendeve të tjera evropiane, ligji gjerman bën pjesë në sistemin ligjor evropian kontinental. Ky quhet ligj i kodifikuar, sepse parimet e tij kryesore janë të mishëruara në kodet ligjore. Për ekonominë më të rëndësishme janë Kodi Civil, Ligji për Tregtinë, Kompanitë dhe Aksionet apo Ligji kundër konkurrencës së pandershme. Kur nënshkruhen kontrata këto bazohen në këto ligje dhe mbetet të rregullohen vetëm detajet. Kurse në sistemin ligjor anglo-sakson vlen në thelb vetëm ajo që thuhet në kontratë. Për këtë arsye kontratat britanike apo amerikane janë shumë më të gjera dhe të komplikuara, thotë presidenti i Dhomës së Industrisë dhe të Tregtisë Gjermane, Hans-Heinrich Driftmann. Megjithatë, në arenën ndërkombëtare kompanitë negociojnë gjithnjë e më shpesh me njëra-tjetrën sipas ligjit anglo-sakson. Një

Konkurrencë mes ligjit gjerman dhe atij anglo-sakson gjë të tillë i duhet ta konstatojë edhe ministres federale të Drejtësisë, Sabine Leuthäuser-Schnarrenberger: “Kemi një konkurrencë midis traditës së ligjit kontinental evropian dhe traditës anglo-saksone “common law” dhe kjo nuk është ndonjë gjë e re. Por kjo është një nga sfidat ligjore dhe politike të kohës sonë. Kjo konkurrencë ndeshet në organizatat ndërkombëtare, në bashkëpunimin në fushën e ndihmës për zhvillim, por sigurisht, sidomos në ekonominë globale”. Në këtë garë ligji anglo-sakson po

prin gjithnjë e më tepër. Kjo ndodh pjesërisht për shkak të gjuhës, anglishtja është e përhapur në mbarë botën. Nga ana tjetër, sipas presidentit të Dhomës së Industrisë dhe të Tregtisë Gjermane, HansHeinrich Driftmann, firmat amerikane të avokatisë bëjnë thjesht një marketing më të mirë. Këtë e konfirmon edhe Presidenti i Shoqatës së Avokatëve gjermanë, Wolfgang Ewer. Për shembull, kur presidenti i Shoqatës së Avokatëve të SHBA-së shkon për vizitë në vendet e Evropës Lindore apo në vendet

e Lindjes së Largët, atëherë ai jo vetëm që shoqërohet gjithmonë nga ambasadori amerikan, por shumë shpesh ka me vete edhe një çek për të financuar ndonjë fakultet juridik. Dhe kur profesorët e fakultetit të atjeshëm apo qeveritë e atyre vendeve kanë ndonjë pyetje, ata u drejtohen ekspertëve amerikanë, të cilët jo zyrtarisht kthehen në këshilltarë të qeverive. Në këtë mënyrë në këto vende adaptohet ligji tregtar amerikan, mendon Presidenti i Shoqatës së Avokatëve gjermanë, Wolfgang Ewer. Në rast

mosmarrëveshjesh kontratat e lidhura sipas ligjit gjerman shqyrtohen prej gjykatave gjermane dhe gjuha në procesin gjyqësor është gjermanishtja. Kjo i tremb kompanitë, të cilat përdorin si rregull anglishten. Për këtë ka edhe politikanë që bëjnë thirrje për ta përdorur si opsion gjuhën angleze në gjykata të caktuara gjermane. Fjala është për trupat gjykues që gjykojnë në gjykatat gjermane në lidhje me çështje ndërkombëtare tregtare. Në landin NRW po kryehet në këtë drejtim që nga fillimi i vitit 2010 një projekt

pilot. Po ashtu disa lande kanë ndërmarrë edhe një iniciativë për një ligj që në në rastin e proceseve që merren me mosmarrëveshje tregtare ndërkombëtare në gjykatat gjermane të lejohet përdorimi i anglishtes si gjuhë zyrtare në proces. Deri tani faza pilot po kalon mirë. Por problem me sa duket do të ketë përpara Gjykatës së Lartë Federale, e cila sikurse thuhet nuk është në gjendje që t’i zhvillojë proceset në anglisht për një kohë të gjatë. Dhe Gjykata e Lartë federale është instanca e fundit vendimmarrëse në Gjermani.

KËSHILLI I SIGURIMIT DËNON SULMET E RËNDA NË SIRI Përmes një deklarate të përbashkët, 15 vendet anëtare të KS dënuan sulmet e fundit në Siri që shkaktuan mbi 50 të vdekur dhe 400 të plagosur. Udhëheqësit e vendit bënë “terroristët” të përgjegjshëm për këto atentate. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar ashpër sulmet në Siri, më të rëndat qysh prej kryengritjes kundër Presidentit Baschar al Assad. Në një deklaratë të përbashkët të 15 anëtarëve të KS, forumi më i lartë i OKB i bëri thirrje edhe një herë palëve në konflikt në Siri që t`i japin fund dhunës dhe të mbështesin planin e paqes së të dërguarit të posaçëm, Kofi Annan. Nga dy sulme të rënda me bomba para një burgu në Damask të enjten (10.05) humbën jetën 55 vetë dhe rreth 400 të tjerë mbetën të plagosur. OKB paralajmëroi për rrezikun e

një lufte civile. Shpërthimet e dhunshme të ditës së enjte u dëgjuan në të gjithë kryeqytetin e Sirisë. Të vdekur, rrënoja, njerëz të tronditur dhe vullnetarë që ndihmojnë, ishte pamja e kësaj pjese të kryeqytetit sirian. Ndërtesa e një shërbimi sekret është shkatërruar pothuajse fare. Akuza ndaj “terroristëve” si përgjegjës të atentateve Udhëheqja siriane në medie fajësoi si përgjegjës për këtë ngjarje “terroristët”, por përfaqësuesit e opozitës i hodhën poshtë këto akuza. Një aktivist i të drejtave të njeriut hodhi poshtë akuzën se kryengitësit e ushtrisë së lirë siriane, fshihen pas këtyre sulmeve: “Kjo nuk ishte ushtria siriane e lirë. Ajo nuk do të kishte bërë asgjë për të vrarë dhe plagosur njerëzit sepse ajo dëshiron t`i mbrojë ata. Regjimi

fshihet pas këtyre sulmeve, ai është i njohur për veprime të tilla”. Deri në 1000 luftëtarë nga shtetet si Libia, Iraku dhe Libani mund të jenë sipas tij atentatorë që ndjekin planet e tyre për të destabilizuar Sirinë - në fakt prej kohësh flitet për grupe të lidhura me Al-Kaida, mendon gjenerali libanez në pension, Hisham Jabber që ndodhet në Siri. Nisur nga sulmet e shpeshta dhe luftimet në vazhdim mes trupave qeveritare dhe kryengritësve, armëpushimi i vendosur para katër javësh është tjesht një farsë. Ndërkohë që 60 vëzhgues të OKB që ndodhen aty nuk mundën të parandalonin eskalimin e dhunës. Sulmet e së enjtes mund ta çojnë vendin drejt një lufte civile. Këto sulme shuan shpresat e planit të ndërmjetësuesit Kofi Annan për realizimin e një zgjidhjeje paqësore për Sirinë.


12

« koment

E shtunë 12 maj 2012 •

Themeluesi i shtetit pa asnjë monument Monumenti i Ismail Qemalit Nga Gëzim Llojdia

S

kulptori Zeqir Alizoti në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë kombëtare solli në hollin e teatrit “Petro Marko” tri variantet e monumentit të Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar. Monumenti i skulptorit do të financohet nga Bashkia e Vlorës dhe do të vendoset në një nga sheshet kryesore të qytetit të lamurit. Varianti i parë: skulptori ka gdhendur plakun e Vlorës më këmbë me një vështrim në thellësi të shekujve, në njërën dorë mbanë xhaketën dhe në dorën tjetër, por të përkulur, mbanë mesazhin. Një pamje ballore mjaft e gjetur, e cila të tërheq dhe të ngjall emocion. Mesazhi i skulptorit është i qartë. Varianti i dytë: plaku i Vlorës paraqitet bust, çka do të thotë vetëm fytyra. Një këndvështrim nga ku skulptori ka preferuar të flasë me daltën e tij me shprehjet dhe figurën e I. Qemalit. Pas gjendet flamuri. Varianti i tretë: Ismail Qemali është në pozicionin ulur në një kolltuk, njërën dorë e ka ngritur deri në masën e fytyrës. Mendimi i tij shprehet me thellësinë e shikimit. Në të tria variantet skulptori ka menduar edhe për flamurin. Ai shfaqet dukshëm pas figurës së plakut të Vlorës Skulptori Zeqir Alizoti ka paraqitur edhe sheshin ku do të vendoset monumenti i Ismail Qemalit. Skulptori ka bërë zgjedhjen e tij. Varianti i vendosjes se monumentit në Skelë. Ky është edhe varianti që është miratuar. Në sheshin përpara universitetit të Vlorës, në shpinën e tij monumenti do të ketë fushëpamje nga deti. Nga gjykimet që do të bëjnë qytetarët, do të zgjedhin një nga tri variantet që ka punuar skulptori Alizoti për monumentin që do të vendoset në sheshin e Skelës.

Themeluesi i shtetit pa asnjë monument Ismail Qemali është themeluesi i shtetit, por deri më sot nuk ka një monument të tij. Ismail Qemali dhe patriotët e tjerë shqiptarë u përjetësuan në një monument në qendrën e sheshit historik të flamurit. Studiuesit e shumtë kanë përkrahur idenë se aty është ngritur flamuri në ditën e pavarësisë. Aty është vepra me dinamike, një monument punuar në bronz, i njohur si “Monumenti i Pavarësisë”. Një masiv bronzi 17 m i lartë, përfunduar më 28 nëntor 1972. Në të njëjtin vend ku është lulishtja “Ismail Qemali” është varri i patriotit I. Qemali, obelisku me luftëtarin e lirisë, ndërtuar në vitin1932. Në këtë zonë kanë ekzistuar disa shtëpi, por u prishën me vendim të Bashkisë së Vlorë në vitin 1932 për të ndërtuar lulishten “I. Qemali”. Ka qenë një interesim i kryebashkiakut të Vlorës Ali Asllani. Eshtrat e plakut të Vlorës u sollën nga Kanina, ku ishte varrosur më 1919 së bashku me dy kryeministrat e tjerë në kopshtin e teqesë së Kaninës dhe tyrben e kësaj teqeja ,që është shpallur monument për kohën dhe rëndësinë e saj. Nga shtëpitë e fisit të Vlorajve, një prej tyre ishte Ismail beu, kanë ekzistuar këto shtëpi: shtëpia e Xhemil beut, Syrja beut, Eqrem Vlorës. Te shtëpia e Xhemilit është pritur në jetë ardhja e engjëllit shqiptar Ismail Qemali. Këtë ta thonë historianët, por edhe kujtimet e Eqerem bej Vlorës. Monumenti i skulptorit Zeqir Alizoti do të jetë i pari ku figura e patriot të shquar do të përjetësohet në një monument të vetën në sheshin e Skelës. Lidhja që krijohet këtu është edhe historike. Duke qenë se në Sheshin e Flamurit gjendet pjesa kryesore e kompleksit muzeal, në Skelë gjendet Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, selia e qeverisë së parë të I. Qemalit. Ndërtesa e Muzeut të Pavarësisë Kombëtare është autentike, që ruan vështrimi e asaj kohe. Materialet këtu janë të sistemuara si në kohën kur punoi qeveria e Vlorës me kryeministër I. Qemalin. Ajo gjendet në rrugën Vlorë–Skelë, afër detit, por pamja e saj, fytyra e saj vështron nga hapësira e

detit, kryesisht nga gjiri i Vlorës. Eqerem bej Vlora, një pinjoll i shquar i familjes të ndritshme shqiptare, e ka përshkruar në këtë mënyrë vajtjen e I. Qemalit në këtë ndërtesë: “Në fund të marsit Ismail beu u kthye nga Londra, veçse nuk erdhi më për të banuar në shtëpinë e Xhemilit, por zuri në Skelë atë vilën e vogël, por shumë të këndshme të karantinës, që administrohej nga Komisioni Ndërkombëtar i Shëndetësisë…” Kryeministri I. Qemali Kryeministri Ismail Qemali punoi 40 vjet në administratë deputet, vali,17 vjeç ishte përkthyes në Ministrinë e Jashtme, guvernator në Varna, Tripoli. U internua nga Perandoria Osmane në Anadoll në një mungesë prej 7 vjetësh. Më 1900 arratiset në Greqi me një anije angleze. Kryeministri kishte 9 fëmijë: 6 djemdhe 3 vajza. Në zyrën e kryeministrit në muzeun e Skelës është një foto e tij me 6 djemtë. Skulptori Alizoti, puna në fonderinë e tij Skulptori Zeqir Alizoti është marrë gjatë me punimin e figurës së Ismail Qemalit. Kur e pyeta gjashtë muaj më parë se cilat ishin veprat e tij krijuese, ai më shpjegoi se po përgatiste vepra të llojit monumente për dy figura të shquara: Ismail Qemalit dhe Zenel Gjolekës, prijësin e tradhtuar. Monumenti i këtij të fundit do të jetë i veçantë: ai do të ngrijë në bonz prijësin në kalë. Dhe ky monument do të ketë vend në një nga sheshet e qytetit të flamurit. Figurën e plakut të Vlorës skulptori ka vite që e bluan në mëndje. Një ditë derdhi në fonderinë e tij tri maketet e vogla, të cilët do të sjellin një ndër të përzgjedhurat për t’u vendosur definitivisht në Skelë. Është puna e këtij skulptori për vizitorët e 100-vjetorit që do të zbresin në qytetin e flamurit, do të kenë mundësi të marrin një portret të plakut të Vlorës, punuar në shamot, derdhur në fonderinë e tij, por e vendosur në kornizë druri.


ekonomi

koment

• E shtunë 12 maj 2012

Jp Morgan trondit bursat bien aksionet

E

dhe pse nën një monitorim të rreptë apo dhe kërkesat për mbrojtjen e rezervave, sërish bankat kthehen në një faktor shqetësues për zhvillimet financiare. Bursat njohën dje një bllokim të shitjeve të aksioneve financiare, duke tronditur tregun më të gjerë amerikan kur gjigandi bankar JPMorgan tha se mund të ketë një humbje prej 2 miliardë USD nga shkëmbimet tregtare. Dje Dow Jones ishte poshtë 40 pikëve, ose 0.3%, në krahasim tregtinë e hershme. S & P ra 3 pikë, ose 0.2%, ndërsa Nasdaq theu trendin e rënieve duke fituar një rritje me 6 pikë, ose 0.2%. Rezervat e Bankës duket se kishin peshën e tyre në këtë situatë të tregut. Aksionet e Citigroup, Morgan Stenli, Banka e Amerikës, Goldman Sachs dhe Wells Fargo ranë me nga 1.5 për qind dhe deri në 4%. Sektori i teknologjisë duket se ka qenë më pozitivi duke tentuar dhe një rregullim të situatës. Ky treg është mbështetur nga aksionet e Nividia (NVDA), i cili u rrit me 9 për qind më mirë se ndryshimet e pritura në rezultatet tremujore. Nga ana tjetër JPMorgan Chase, raportuan humbje prej 2 miliardë dollarësh. Jamie Dimon për situatën që ndodhi përmendi “gabimet” dhe “Gjykimin i keq” të situatës prej degës, e cila ka për qëllim të mbrojë dhe parashikojë rrezikun. Aksionet e bankës ranë më shumë se 9% të premten herët. Humbja jo vetëm që ka dëmtuar reputacionin e JPMorgan, që kishte ardhur përmes krizës financiare të vitit 2008 duke shënuar vit pas viti një gjendje relativisht të mirë në krahasim me rivalët e Wall Street, por

ajo gjithashtu ngriti mes ekspertëve shqetësimet nëse kushtet e raportimit lejonin që të evitoheshin humbje të tjera nga bankat e mëdha si pasojë e kushteve të paraportuara Argumentet në favor të rregullave shtrrënguese të propozuara, që kufizojnë tregtinë që bankat mund të bënjnë nga buxhetet e tyre, u mbështetën edhe më tej nisur nga humbja që pësoi kjo bankë e madhe. Përveç JPMorgan, investitorët do të vazhdojnë të ndikohen në situatën e pasigurisë politike në Evropë. Rreziqet e Evropës nga Greqia Politikanët grekë janë ende duke luftuar për të formuar një qeveri të koalicionit, gjë që e bën të paqartë plotësimin e masave shtrënguese për këtë vend dhe pagesën e borxhit ndaj BE. Nga ana tjetër Spanja njoftoi një raund të ri të reformave bankare, duke përfshirë edhe kontrollet e pavarura të të gjitha aseteve bankare. Madje janë pranuar dhe kërkesat për të rritur rezervat me qëllimin për të mbrojtur humbjet e pasurive të patundshme për të cilat është marrë kredi, kjo në një përpjekje për të siguruar investitorët në lidhje me qëndrueshmërinë e bankave. Ndërkohë, shqetësime të mëtejshme vijnë nga ulja e ritmit të rritjes ekonomike në Kinë. Edhe pse disi e parashikuar për ekspertët kjo mund të peshojnë mbi tregjet. Një raport nga Kina premten tregoi një rënie të papritur në normën e rritjes së prodhimit industrial, i cili të mund të ushqente frikën e një uljeje ekonominë Nr 2 në botë. Nga ana tejtër dhe bursat amerikane e mbyllën në një situatë të ngatërruar, por që për investitorët është pozitiv fakti se ka një rënie, sado të vogël për kërkesat për punë. Por dhe në Evropë ka një rënie të

tregëtisë, si dhe të bursave kështu Britania shënoi rënie me DAX në Gjermani ra 0.7%, dhe CAC e Francës me 1.6%. Tregjet aziatike po ashtu e mbyllën me të kuqe. Shanghai u mbull me një rënie 0.6%, ashtu si edhe Nikkei japonez, ndërsa Hang Seng në Hong Kong humbi 1.3%. Prirjet e çmimeve të energjisë, karburantit dhe arit Ekonomia: Çmimet e energjisë kanë shënuar një rënie kryesisht për çmimet me shumicë, të cilat zbritën poshtë 0.2 për qind në muajin prill, sipas indeksit të çmimeve të Departamentit të Punës së prodhuesit. Ekonomistët, sipas një anketimit të bërë nga Briefing.com kishin pritur që çmimet të ishin të pandryshuar që prej muajit mars. Kompanitë: Aksionet e Nordstrom shitësit të metaleve të pasuruara ranë, pasi kompania raportoi të ardhurat me 70 cent për aksion, gjë që shënoi një ulje me 5 cent nga sa ishte parashikuar, pavarësisht kësaj theksohet se shifrat janë afërsisht në përputhje me parashikimet. Aksionet amerikane të SONY ranë edhe më tej, pasi ajo u mbyll me 6.5% në Tokio në një multi-dekadë të ulët të aksioneve në treg. Sony raportoi të ardhurat më të ulëta pas mbylljes së tregut në Tokio të enjten, i cili e goditi para se të hapej tregu i këmbimit të New Yorkut. Monedhat dhe mallrat: Dollari ra kundrejt euros, por u rrit kundrejt jenit japonez dhe paundit britanik. Nafta e cila do të tregëtohet për muajin qershor shënon një humbje 1,40 dollarë në 95,68 që ishte për fuçi. Ari që do të ofrohet për tregun në qershor ra në 14,10 $ nga $ 1,581.40 për një ons. Bono: Çmimi në thesarin e Benchmark ka ndryshuar pak, duke e lënë afër nivelit të ndryshimit 1.88 për qind.

»

13

Maqedonia: Bie niveli i rritjes ekonomike Maqedonia do të përballet me sfida të shumëfishta ekonomike në vitin 2012, kur ritmi i rritjes do të zbresë dukshëm nga 3% i 2011-s, raportoi të premten Fondi Monetar Ndërkombëtar në parashikimin e fundit për vendin ballkanik. Sipas raportit, Shkupi mund të arrijë në rastin më të mirë një rritje prej 2%, ndërsa në këtë vlerësim bashkohet për herë të parë edhe qeveria, e cila në prill reduktoi pritshmëritë për rritjen nga një shifër joreale prej 4,5%, në vetëm 2,5%. Maqedonia, ashtu si vendet e tjera të rajonit, do të paguajë shtrenjtë krizën e Eurozonës, që ka sjellë një rënie të interesit të investime dhe të fuqisë blerëse për mallrat e eksportit. Si rrjedhojë e kësaj situate të pafavorshme, prodhimi industrial pësoi një rënie prej 8,4% në tremujorin e parë të vitit. Nga ana e saj, Banka e Maqedonisë vazhdon të ndjekë politikën e ruajtjes së një kursi të pandryshuar këmbimi, prej 61-62 dinarësh maqedonas për një euro, por kjo penalizon eksportet dhe e bën jetën më të kushtueshme në vend, pasi çmimet e produkteve të domosdoshme njohën një rritje prej 2,2% në prill. Në raportin e FMN-së paralajmërohet se vendi duhet të tregohet i kujdesshëm me borxhin e tij të jashtëm, që prej disa tremujorësh ka njohur vetëm rritje, duke prekur nivelin e 30,5% në 2012-n, ndonëse ende shumë larg nivelit të rrezikshmërisë prej 60%.

Nafta vijon me uljen e çmimit për fuçi Kontratat e naftës kanë vijuar trendin rënës të tyre duke u përgatitur të regjistrojnë javën e dytë në radhë të rënies. Nafta po ecën në gjurmë të zhvillimeve në Eurozonë që përcaktojnë dhe shqetësimet për ekonominë globale dhe parashikimet negativë për konsumin global të naftës bruto. Nafta bruto Brent e Londrës për qershorin ra 93 cent në 111.80 dollarë për fuçi. Më herët kjo kontratë ra deri në 111.76 dollarë për fuçi. Kjo është java e dytë me humbje dhe pason rënien 5 për qind të javës së kaluar. Nafta bruto amerikane për qershorin ra deri në 95.78 dollarë për fuçi por ka rikuperuar një pjesë të humbjes dhe tani është në 96.08 dollarë për fuçi rënie me 1 dollarë për këtë ditë. Kjo është java e dytë me rënie për naftën amerikane dhe në ditën e mërkurë ka prekur edh epikën më të ulët që nga muaji dhjetor.

BSH, tregues negativ për zhvillimin ekonomik

»15

Rritet në nivelet alarmante papunësia

»16

Banesat, si do ndryshojnë çmimet e shitjeve

»17


14

A

« ekonomi

larmi i papunësisë qëndron ende në dritën e kuqe për vendet anëtare të OSBE. Sipas raportit të publikuar prej kësaj organizate, të papunët janë shtuar nga 13 milionë prej nisjes së krizës deri në 45 milionë në situatën aktuale. Ndërsa është shtuar dhe numri i personave të papunë mes moshës 15 dhe 64 vjeç, të cilët nuk e kanë një vend pune, por dhe nuk e kërkojnë këtë. Për këtë kategori thuhet se prekin një numër prej 6 milionësh. Në tre mujorin e katër të vitit që shkoi të punësuarit ishin 528 milionë, 2 milionë më pak se sa periudha e mëparshme. Rënia në normën e punësimit është rezultat i tendencave të ndryshme në vende të veçanta. Në Itali ra me dy pikë përqindjeje, ndërkohë që kriza në Greqi e ka rritur dhe më shumë normën e papunësisë, në Irlandë dhe Spanjë norma shkon 8 pikë më pak se në vitin 2008 (në SHBA katër pikë). Në kontrast me këto zhvillime në Gjermani gjatë krizës është rritur norma e punësimit me 3.4 pikë përqindjeje (duke arritur një shkallë të punësimit në grupin e moshës prej 15-64 vjeç me 73.2 për qind, tetë pikë më shumë se mesatarja e OECD). Zvicra është vendi që ka rritjen më të lartë të punësimit me një normë 79.7 për qind, ndërkohë që Turqia ka mbetur prapa me 48.9% (por deri 3.8 pikë në krahasim me periudhën para krizës). Në të njëjtën kohë, kriza ka peshuar më shumë tek meshkujt se sa tek femra dhe më shumë në moshat e reja. Në përgjithësi, shkalla e punësimit ra me 2.6 pikë për meshkuj dhe 0.7 pikë për gratë. Për të rinjtë, shkalla e punësimit është ulur me 3.3 pikë në frontin në rënie prej 1.7 pikë për punëtorët e rritur. Në Itali kjo situatë është e krahasueshme vetëm për 56,8% të njerëzve të moshës ndërmjet 15 dhe 64 vjeç, shkallë e punësimit më e ulëta në zonën e OECD-së (64.9% mesatarisht). Situata në Itali përkeqësohet më shumë për të rinjtë që punojnë. Italia, për zonën euro duket se kalon vetëm Greqinë dhe Hungarinë. Ndërkohë që ekspertët theksojnë se situata në Itali është në përmirësim. Sipas parashikimit të pranverës së Komisionit të Ekonomisë në BE, në fakt, papunësia në Itali është vendosur të rritet nga 8 për qind nga 4 në vitin 2011 për 9,5 për qind në vitin 2012 dhe 9.7% në vitin 2013. Megjithatë,

kriza

E shtunë 12 maj 2012 •

Rritet në nivelet alarmante papunësia Shkon në 45 milionë numri i të papunëve. 6 milionë të tjerë s’kanë bërë kërkesë Bien me 62 për qind eksportet drejt Turqisë

Kriza: BE-ja në vitet 2012-2013

Papunësia në Eurozonë rritet në 11 për qind

Turqia rezultoi një nga shtetet kryesore ku ne eksportuam gjatë vitit 2011, duke u shndërruar në partnerin e dytë tregtar në vend, pas Italisë, me 8% të eksporteve totale. Por kjo tendencë nuk ka vazhuar më në muajt e parë të këtij viti. Të dhënat e publikuara nga INSTAT-i bëjnë të ditur se eksportet drejt shtetit turk për periudhën janar-mars 2012 ranë ndjeshëm me 62% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ka qenë pikërisht rënia e eksportit të grupmallit të “materialeve të ndërtimit dhe metaleve” ai që ka sjellë këtë tkurrje të lartë të eksporteve drejt shtetit turk. Ky zë ka rënë me 82% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe i dedikohet pothuajse tërësisht ndërprerjes së aktivitetit nga kompania e prodhimit të metaleve, Kurum, si rrjedhojë e problemeve që ka pasur ky i fundit me furnizimin e energjisë elektrike. Në fakt, mos eksporti nga Kurum ka dhënë një ndikim të rëndësishëm në tkurrjen e eksporteve në total, të cilat ranë me rreth 12% në tre muajt e parë të vitit. Rënie të ndjeshme kanë shënuar dhe eksportet drejt Zvicrës, por kjo lidhet kryesisht me ndërprerjen e eksporteve të energjisë në këtë vit të thatë.

Ngadalësim në zhvillimin ekonomik do të përcaktojë tkurrje të mëtejshme të punësimit. Në raportin e parashikimit të pranverës Komisioni Evropian nënvizon “Kthimi i rritjes ekonomike duhet të çojë në një përmirësim gradual në tregun e punës në vitin 2013”. Shkalla e lartë e papunësisë do të mbetet në: 11% në Eurozonë për periudhën 2012-‘13, ndërsa papunësia në vitin 2010 ishte 10.1%. Në BE, në dy vjet, papunësia do ishte në 10.3 për qind kundrejt 9.7 për qind në vitin 2010.

Gjeopolitika dhe nafta

Rreziqet që cenojnë zhvillimin ekonomik

Eksportet drejt Italisë rriten me 10%

Rreziku i rënies së vlerësimeve të PBB-së për Italinë, si në muajin shkurt, vazhdojnë të mbizotërojnë. Në mënyrë të veçantë, rreziqet janë rritur si rezultat i përkeqësimit të krizës të borxhit sovran, me dëmtime financiare dhe kufizimin e kredive të vëna nga bankat dispozicion për t’u dhënë. Të tjera rreziqe shqetësuese lidhen me zhvillimet në Bruksel, pasiguritë gjeopolitike dhe çmimi i naftës mund të fillojë sërish një rritje të re. Gjë që do të përkeqësojë situatën ekonomike. Por në të kundërt me këto ekspertët sugjerojnë se një ‘kthim i shpejtë i besimit mund prodhojnë një rrezik më të ulët për ekonominë dhe një kurë për shërim, pasi ekonomia globale mund të përmirësohet shumë më shpejt se parashikimet aktuale.

Komisioni i BE theksoi se shkalla e papunësisë u rrit përsëri në gjysmën e dytë të vitit 2011, kjo sidomos për të rinjtë. Për këtë shtohet se prirja e përkeqësimit të papunësisë për të rinjtë është e përkohshme, pasi do të kompensohet me një

rritje “graduale në normat e punësimit për grupet e vjetra moshë, për shkak të reformës të miratuar kohët e fundit e pensioneve”. Në shkurt, shkalla e papunësisë në Greqi ka shënuar një rekord të ri duke arritur në 21.7%, dhe 0.4% më shumë

krahasuar me 21.3 për qind në janar. Instituti i Statistikave të Greqisë bëri të ditur se numri i përgjithshëm i të papunëve arriti në mbi një milion njerëz. Krahasuar me muajin shkurt 2011, i cili shënoi për të papunët një rritje prej 42.3 për qind.

Eksportet shqiptare drejt Italisë në janar-mars 2012 pësuan 10% rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke paraqitur kështu një tendencë krejt të kundërt nga eksportet tona në tërësi. Me një vlerë prej 25.95 miliardë lekësh ato ishin sa 57% e eksporteve në total, ndërkohë që një vit më parë 45% e eksporteve tona shkuan në tregun italian. Performanca e mirë e eksporteve erdhi nga ruajtja e nivelit të eksporteve (rieksportove) të tekstile-këpucëve, të cilat zunë 52% të totalit të vlerës së eksportuar në Itali për periudhën janar-mars 2012. Por, ndikimin më të madh në rritjen e tyre e dha shtimi i eksportit të lëndës djegëse, e cila krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ishte mbi 13% më e lartë në vlerë. Sipas INSTAT-it, eksporti i grupit “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” ishte 5.8 miliardë lekë, sa 22% e eksporteve drejt Italisë. Në këtë periudhë eksportet shqiptare ranë 12% në terma vjetorë. Në importin e mallrave nga Italia kemi ndjekur të njëjtin ritëm të importit në tërësi. Vlera e mallrave të importuar u rrit mbi 2%.


EKONOMI

BANKAT

• E shtunë 12 maj 2012

»

15

RAPORTI I POLITIKËS MONETARE, PARASHIKOHET VIT I VËSHTIRË PËR EKONOMINË SHQIPTARE

BSH, tregues negativ për zhvillimin ekonomik Situata e favorshme për zhvillim në tregje, mungon kërkesa e brendshme Ervin Koçi

G

jatë tremujorit të parë të vitit 2012 ekonomia shqiptare është karakterizuar nga një zhvillim minimal. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kërkesa e brendshme ka ngelur e vakët, ndërkohë që edhe kërkesa e jashtme paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me vitin e kaluar. Sipas Raportit të Politikës Monetare për tremujorin e parë të këtij viti, konsumi dhe investimet private vlerësohen sërish të dobëta. Norma e shfrytëzimit të kapaciteve në ekonomi është e ulët, në rreth 60%, çka është një tregues i drejtpërdrejtë i një rritjeje ekonomike të dobët. Kjo situatë ka sjellë presione të dobëta inflacioniste nga krahu

i kërkesës ku për tremujorin e parë të vitit inflacioni ishte 1.1%. Por edhe presionet nga oferta kanë qenë ndjeshëm të reduktuara. Çmimet e lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare janë paraqitur në ulje dhe sipas tregtarëve çmimet e importit për shumë produkte bazë, veçanërisht ushqimore, janë në vlerat më të ulëta të viteve të

fundit. Gjithashtu edhe kursi i këmbimit ka shfaqur një ecuri të qëndrueshme, çka nuk ka sjellë presione inflacioniste shtesë krahasuar me një vit më parë. Prezantimi i sotëm nga ekspertët e Bankës Qendrore shtjelloi më tej paralajmërimet e Guvernatorit Fullani të bëra kohë më parë, se gjatë këtij viti inflacioni do të jetë

në nivele relativisht të ulëta, por gjithashtu e po këtillë do të jetë dhe rritja ekonomike. Ndonëse nuk është shprehur në mënyrë të drejtë për drejtë, Banka e Shqipërisë ka lënë të kuptohet se pret një rritje ekonomike edhe më të ulët se në vitin 2011. Sipas të dhënave që INSTAT publikoi para një muaji, rritja totale ekonomike për vitin 2011 ishte 3.1 për qind, rritje e cila këtë vit mund të jetë edhe më e reduktuar, duke u bazuar në ecurinë ekonomike të deritanishme. Megjithatë dhe Ministria e Financave ashtu dhe FMN kanë paralajmëruar një rritje më të ulët ekonomike. Të dy institucionet kanë dhënë përqindje të ndryshme përsa i përket kësaj çështje.

Ulen çmimet e mallrave të importit

Leku mbyll një javë të suksesshme karshi euros Monedha vendase vijon të fitoj pikë karshi euros. Monedha europiane ka vijuar gjatë gjithë javës zhvlerësimin e pandalshëm në tregun shqiptar të këmbimit valutor. Euro e ka mbyllur javën me 0.43 lekë më pak se në fillim të javës duke u kuotuar në nivelin e 139.44 lekë. Që nga fillimi i javës, leku ka vijuar të fitojë pikë ndaj euros, duke e çuar në nivelin më të ulët të këmbimit gjatë muajve të fundit. Kjo situatë është rrjedhojë e gjendjes në eurozonë dhe zhvlerësimin e euros në bursat ndërkombëtare, sidomos kundrejt dollarit. Situata e krijuar në tregun e këmbimit valutor favorizon huamarrësit në euro, që zënë rreth 70% të totalit të kredive në sistemim bankar në vend. Gjithashtu, ky ndryshim ndikon në uljen e çmimeve të produkteve të importuara, pasi valuta kryesore që përdoret për blerjen e mallrave në tregun evropian është euro.

DËMTOHEN TRANSFORMATORËT DHE RRJETI I FURNIZIMIT TË ENERGJISË, AUTORËT MBETEN TË LIRË

Vjedhja e aseteve, denonconi që të rritet shërbimi

D

uke marrë shkas nga ngjarjet më të fun- biseduar me Ardian Luarasin, Drejtor i Mirëmba- i abonentëve shkon nga 2000 deri 8000 abo- Rrugës “Pandi Dardha”, por edhe shumë raste nentë dhe për Çdo rast vjedhjeje nëpër kabina të tjerë si vjedhjet në rrugët “Siri Kodra”, “Mine dit në rrethin e Fierit, kompania e furnizi- jtjes dhe Operimit pranë CEZ Shpërndarje mit me energji elektrike, CEZ ShpërndarZ. Luarasi çfarë mund të na thoni lidhur ky numër është rreth 100 deri 300 abonentë. Peza”, “ Pjetër Budi”etj. - Si vepron kompania në këto raste? Duke parë sasitë kolosale të aseteve të vjedhura je i rikthehet edhe njëherë një problemi më këtë fenomen kaq shqetësues? Mbahet një proces verbal i vjedhjes, njoftoshumë serioz dhe alarmues, siç është vjedhja Dëmtimi dhe vjedhja e aseteve është prob- mund të marrim me mend se numri i abonentëve hen organet e policisë, bëhet kërkesa për bazë e aseteve të shpërndarjes së kompanisë. Rasti lematikë që na shqetëson prej kohësh dhe që i ndikuar nga këto vjedhje është shumë i madh. Çfarë dëmesh kanë shkaktuar këto tek materiale dhe ne bëjmë riparimin e difektit. më i fundit u shënua para pak ditësh, ku vjed- prek si kompaninë ashtu edhe klientët. Vjedhja - Përveç vigjilencës që duhet të kenë inhja e 600 metra kabëll bakri, përçues i tensionit e aseteve është forma më e përhapur dhe më kompania dhe tek klientët? Nga bilancin që ne kemi bërë që nga Tetori stitucionet përkatëse dhe vetë shoqëria për të lartë la pa energji rreth 8 mijë banorë të tre e shpeshtë që ne hasim në të gjithë Shqipërifshatrave të komunës Topojë të rrethit Fier. në. Këto vjedhje zakonisht kyen nga grupe apo i vitit 2010 dëmi i shkaktuar kompanisë nga parandalimin e vjedhjeve, a ekziston ndonjë Që nga viti 2010 deri më sot kompanisë i janë persona të interesuar për rishitjen e metaleve vjedhjet janë: 169 transformatorë, 10 km ka- masë që mund të marrin konsumatorët për vjedhur 169 transformatorë, 10 km kabëll bakëri, përbërese të rrjetit. Por përkrah vjedhjes së bëll bakri të seksioneve të ndryshme, 48 ton të shmangur djegien e pajisjeve? Sigurisht që ekzistojnë mundësi teknike për 47085.6 kg përcjellës bakëri, 972 m shirit bakëri, aseteve nga individë shumë shpesh po përballe- përcjellës bakri, 972 metra shirit tokëzimi prej mbrojtjen e pajisjeve në këto raste duke dhe 4571 kg përcjellës çeliku. Autorët e vendosur në hyrje të banesës mbrojtjet këtyre vjedhjeve jo vetëm i kanë shkaktuar përkatëse siç janë mbrojtjet diferenciale etj., kompanisë një dëm të konsiderueshëm fiNUMRAT E DISPEÇERIVE TË NDARA SIPAS RAJONEVE JANË: por kjo kërkon një farë shpenzimi që jo të nanciar, por edhe kanë lënë komunitetet Rajoni Verior (Qarku i Dibrës, i Kukësit, i Lezhës dhe i Shkodrës) 0228 01023; 0228 01024; 0228 01025. gjithë konsumatorët mund ta instalojnë. përkatëse dhe klientët e rregullt të CEZ Rajoni Qendror (Qarku i Tiranës dhe i Durrësit) 04 2355269; 04 2355270; 04 2358888. -Çfarë masash janë marrë për zgjidShpërndarje pa energji elektrike, duke çuar Rajoni Jugperëndimor (Qarku i Fierit, Gjirokastrës dhe i Vlorës) 034 210000; 034 210001; 034 210002 hjen e këtyre situatave? kështu në dëmtime të elektroshtëpiakeve të Rajoni JugLindor (Qarku i Elbasanit, Korçës dhe Beratit) 054 221000; 054 221001; 054 221002. Ne kemi rritur kontrollin dhe mundësbanorëve të këtyre komuniteteve, siç ishte inë për të vepruar sa më shpejt kur kemi rasti i Fushës së Aviacionit para disa javësh raste difektesh me qëllim që në disa raste dhe rrugës “Pandi Dardha”. CEZ Shpërndarje e ka të pamundur të gjejë apo të blejë transforma- mi edhe me raste dëmtimesh nga ana e subjek- bakri, 4.6 ton përcjellës alumin çeliku dhe ky të jemi në vendin e difektit para se keqbërësit të largohen. Por kjo nuk është shumë efikase. torë të rinj, për të zevendësuar transformatorët e teve private që punojnë për riparime të rrugëve numër shtohet dita ditës. - Atëhere, cila do të ishte rruga drejt Klieti nga ana tjetë dëmtohet nga mungesa vjedhur apo të dëmtuar. apo linjave të tjera. Rast shumë shqetësues për Në luftën kundër këtij fenomeni negativ, CEZ ne ka qenë dhe është ende për shembull rasti i e energjisë elektrike, por jo vetëm, shpesh vjed- zgjidhjes? Duhet një bashkëpunim më i ngushtë me Shpërndarje po përdor të gjitha mjetet që dis- kompanisë ndërtuese që është kontraktuar për hjet e aseteve të caktuara kanë bërë djegien ponon, por këto perpjekje nuk mund të sjellin ndërtimin e unazës së Shkodrës. Kjo kompani ka e pajisjeve elektroshtëpiake të klientëve. Pra, policinë dhe veprime efikase të tyre duke kapur zgjidhje pa ndihmën e organeve të rendit, institu- nxjerrë jashtë 4 fidrat që kalojnë në unaze duke nuk është ndërprerë energjia por kanë ndry- dhe ndëshkuar rëndë grupet keqbërëse, pasi cioneve të tjera të shtetit shqiptar, të komunitetit na shkaktuar defekte të shpeshta.. Përveç kësaj, shuar parametrat e transmetimit të energjisë mendoj se pa këtë është shumë e vështirë për dhe klientëve të kompanisë. E vërteta është se, niveli i rrugës së ndërtuar është rreth një metër duke sjellë në shtëpi tension shumë të lartë apo të parandaluar rastet e vjedhjeve. - Cili është mesazhi që do t’u jepnit konvjedhjet e këtyre aseteve nuk dëmtojnë vetëm më i lartë, gjë që në rast rreshjesh kabina jonë të shumë të ulët dhe duke djegur pajisjet. - Pra, ekziston një lidhje e drejtperdrejtë sumatorëve? kompaninë, por edhe familjet shqiptare, bizneset mbushet me ujë. Deri më tani janë shënuar rreth Së pari u kërkojmë falje abonentëve për private si edhe autoritetet lokale, pasi këto vjedhje 21 defekte dhe kompania është duke hapur një midis vjedhjes së aseteve të kompanisë dhe shqetësimet e shkaktuara nga këto vjedhje dhe djegieve të pajisjeve shtëpiake? ndikojnë drejtëpërdrejt në cilësinë e shërbimit, pla- çështje penale për këto raste të përsëritura. Sigurisht që po. Në të gjitha rastet kur kemi vjed- ju lutem që në raste kur shikojnë ose evidennin e investimeve dhe tarifat e energjisë. Sa asete dhe sa kliente janë prekur nga hje të urave të transformatorëve kjo ndikon drejt- tojnë vjedhje të njoftojnë menjëherë organet CEZ Shpërndarje në përpjekje për frenimin e vjedhjet e dëmtimet deri më sot? kompetente ose të njoftojnë dispeceritë tona këtij fenomeni, kërkon ndihmën dhe mbështetjen Ne nuk mund të përcaktojmë ekzaktësisht përdrejt në djegien e paisjeve të konsumatorëve. - A mund të na permendni disa raste kur në numrat e mëposhtëm. Është shumë i rëndëe klientëve të saj, duke i inkurajuar ata që jenë numrin e të gjithë klientëve për të gjitha rastet sishëm ndërgjegjësimi dhe bashkëpunimi i të dëshmitarë të një vjedhjeje, të njoftojnë policinë e vjedhjeve për më shumë se një vit, por mund ka ndodhur kjo? Rasti i fundit për shembull në Tiranë, ishte gjithëve ne si konsumatorë në këtë kauzë të e rendit apo dispeçerinë e kompanisë. të themi me siguri të plotë se në të gjitha rastet Në lidhje me këtë çështje “Metropol” ka kur kemi një vjedhje në Tension të Mesëm numri rasti i i zonës së “Fushës së Aviacionit” dhe i përbashkët.


16

« ekonomi

tregu

E shtunë 12 maj 2012 •

Banesat, ja si do ndryshojnë çmimet Vitin e kaluar shitjet në kryeqytet janë rritur në masën 2.9 %

Blloku

Banka e Shqipërisë dy skenarë për të verifikuar vlerën e tregut

Periferia

M

të tjerë, të cilët ndikojnë në ecurinë e këtyre treguesve. Kështu, pavarësisht se kredia për pasuri të paluajtshme është zgjeruar me ritme të shpejta, ajo është nisur nga një nivel bazë shumë i ulët. Në fund të vitit 2011, kredia për pasuri të paluajtshme përbën më pak se 10 për qind të PBB-së në vend, ndërkohë që dhe niveli mesatar i kredisë për frymë ose për huamarrës vijon të mbetet më i ulët se në vende të ngjashme. Nga ana

tjetër, rritja e vazhdueshme e çmimit të banesave reflekton edhe një rritje të shpejtë të kërkesës në kushtet e zgjerimit të aktivitetit ekonomik, një mënyrë investimi të dërgesave të emigrantëve, përmirësim të cilësisë së banesave etj. Në muajin dhjetor të vitit 2011, kredia për blerje të pasurive të paluajtshme është zgjeruar me 7.2 për qind në terma vjetorë, duke u përmirësuar me 1.4 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të një

Studentët dhe çiftet e reja, shkak për ndryshimin e tarifave

Kërkesa e lartë, rritet çmimi i qirave në kryeqytet Tregu i qirave në kryeqytet ka njohur rritje. Në pritje të miratimit të planit të ri urbanistik dhe nisjes së ndërtimeve, muajt e fundit individët janë orientuar drejt tregut të qirave. Agjentët imobiliare thonë se qytetarët presin ndërtimin e objekteve të reja me qëllim prenotimin e tyre që në fillim, ndaj si zgjidhje afatshkurtër shikojnë qiranë si rrugën e duhur për strehim. Ata që kërkojnë më shumë apartamente me qira janë çiftet e reja që sapo kanë nisur bashkëjetesën. Ndërsa kategoria e dytë janë studentet në universitete. Por paralelisht me këtë situatë nga sondazhet e kryera, rezulton se pavarësisht zhbllokimit të situatës së ndërtimit, çmimet në këtë treg nuk pritet të ulen. Për shkak te krizës që ka prekur sektorin e ndërtimit gjatë tre viteve të fundit, tregu i qirave ka ecur me ritme pozitive. Pikërisht kjo mungesë shitjeje apartamentesh po detyron pronarët të japin me qira apartamentet që nuk po shiten. Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, banesat bosh e të pashitura po jepen në një masë të konsiderueshme me qira, në mungesë të shitjes së tyre.

viti më parë. Kostoja relative e pagesës së kredisë për blerje pasurie të paluajtshme ka shënuar gjithashtu rritje në fund të vitit 2011, kryesisht për shkak të rritjes së normës së interesit të kredisë për pasuri të paluajtshme. Nga ana tjetër, tremujori i fundit i vitit 2011 shënoi një rënie të indeksit të çmimit të banesave me 1 për qind në terma vjetorë, ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2011 indeksi shënoi një rritje mesatare prej 2.9

për qind. Një vit më parë, ritmi mesatar i rritjes ka qenë më i lartë, me 5 për qind në terma vjetorë. Indeksi i çmimeve të qirasë ka reflektuar një rënie mesatare prej 2 për qind gjatë vitit 2011, krahasuar me një rritje me 10 për qind gjatë vitit 2010. Si rrjedhim i këtyre zhvillimeve, raporti midis indeksit të çmimeve të banesave dhe të qirasë është rritur në një mesatare prej gjatë vitit 2011, krahasuar me vitin 2010.

AMC mbështet shkollën Aleks Buda Shkolla e mesme Aleks Buda, në Laprakë, është bërë sot me një kënd të ri sportiv. Kompania AMC mbështeti rikonstruksionin e dy fushave sportive të shkollës, të cilat përdoren për lëndën e edukimit fizik dhe për organizimin e aktiviteteve të ndryshme sportive. Përurimi i këndit të ri sportiv u bë nga drejtoresha e gjimnazit, znj. Eltona Maliqi, dhe Menaxherja e Marrëdhënieve të Korporatës së AMC, znj. Ornela Bego, në praninë e përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës dhe rreth 800 nxënësve të kësaj shkolle. Pas prerjes së shiritit, një skuadër e përbërë nga punonjës të AMC dhe një tjetër nga nxënësit e shkollës, luajtën ndeshjen e parë të basketbollit në një nga fushat e reja, mes duartrokitjeve të të gjithë nxënësve të shkollës. Ky bashkëpunim bëhet në kuadër të kontributit të vazhdueshëm të AMC për arsimin si dhe të forcimit të marrëdhënieve të mira me komunitetin, pasi shkolla ndodhet pranë zyrave të kompanisë.

Emigrantët

egjithë problemet që po has sektori i ndërtimit dhe pakënaqësitë për rënien e ndjeshme të shitjeve, duket se çmimi i banesave në vendin tonë vazhdon të rritet. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, mësohet se të paktën në kryeqytet megjithëse me rritje të vogël, tregu i banesave është me rritje për vitin që lamë pas. Kështu, sipas shifrave të BSHsë, tregu i shtëpive në Tiranë ka pësuar rritje me 2.9 për qind, ndërkohë që çmimet janë rritur ndjeshëm për disa zona dhe janë ulur në mënyrë modeste për disa zona të tjera. Në mënyrë që të ketë të dhëna të qarta për ecurinë e çmimeve të banesave, Banka Qendrore ka ndjekur dy skenarë të ndryshëm. Një skenar parashikon rritjen e kredisë me ritmet e para 2008 –ës, ndërsa skenari i dytë, me një ecuri pak më të shpejtë në krahasim me ritmet aktuale. Sipas të dhënave historike të BSH-së mësohet se ka një lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet ritmeve të kreditimit për shtëpi dhe çmimit të tyre. Nëse do t’i referoheshim skenarit të parë, Banka e Shqipërisë bën të ditur se çmimi i banesave do të ishte rritur me ritme shumë më të larta se aktualisht. Ndërsa me skenarin e dytë, rritja do të ishte në vendnumëro ose shumë modeste. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë shpjegojnë se rezultatet e vlerësimit të lidhjes pozitive midis ecurisë së kredisë dhe ecurisë së çmimit të banesave janë të vërtetuara tashmë. Gjithsesi, sipas analizës së Bankës Qendrore, ka mjaft elementë

Për të blerë një shtëpi në zonat e preferuara të Tiranës qytetarët duhet të llogarisin një çmim mesatar prej 1500 euro m2, pasi zona e Bllokut dhe Tirana e Re vazhdojnë të qëndrojnë fort në listë. Duke iu referuar të dhënave që ofrojnë agjencitë imobiliare apo edhe uebsajtet e specializuara në tregun e informacionit të shitblerjeve, nuk flitet dhe nuk parashikohet ulje e çmimit në zonat e luksit në kryeqytet. Krejt ndryshe paraqitet situata e vlerësimit të banesave në zonat periferike të kryeqytetit, pasi çmimet kanë një rënie të konsiderueshme sidomos vitet e fundit. Në zonat periferike çmimi i banesave varion nga 400 euro deri në 800 euro për çdo metër katror. Preferencat për këto zona i kanë kryesisht nga çiftet e reja apo familjet që nuk kanë një situatë ekonomike të lartë, ose familjet e sapo ardhura në kryeqytet Kriza financiare i ka prekur në mënyrë të konsiderueshme shqiptarët që punojnë jashtë vendit. Banka e Shqipërisë flet për një ulje në masë të konsiderueshme të remitancave. Nëse në vitet e kaluara kishte kërkesa të mëdha, gjatë kësaj periudhe ka rënie të ndjeshme për blerje apartamentesh. Qoftë bankat, por edhe agjencitë konstatojnë se emigrantët nuk blejnë më me para në dorë apartamente.


koment • E shtunë 12 maj 2012

»

17

Greqia në olimpin e futbollit evropian (Portugali 2004)

N

uk kishte ndodhur dhe nuk ka ndodhur ende që në një evropian, madje edhe botëror futbolli, përfaqësuesja e vendit organizator të ndeshet në takimin përurues dhe përmbyllës me skuadrën e të njëjtit vend dhe në të dyja rastet të humbasë, për më tepër, në këtë të fundit të humbasë edhe titullin “kampion”, duke pasur tradita në futboll, veçanërisht në arenën ndërkombëtare. Ndodhi kështu me Portugalinë, mikpritësja e “Euro 2004”, e renditur e treta në Botërorin “Angli 1966”, vendi ku në kupat e Evropës kishin shkëlqyer “Benfika”, “Sportingu” dhe “Porto”. Pikërisht kjo Portugali befas u përmbys dy herë nga skuadra e një vendi që nga specialistët ishte llogaritur se mund ta fitonte këtë veprimtari 1 herë në 100, pra bash me Greqinë, që nuk ishte jo më Gjermania, Franca, Holanda, por asnjë nga vendet e tjera ballkanike, si Jugosllavia, Rumania, Bullgaria dhe Turqia, që, siç e kemi parë në këtë seri shkrimesh, ishin ngritur në piedestale nderi. Faza finale e “Euro 2004” u zhvillua nga 12 qershor-4 korrik të vitit 2004 në stadiumet e Lisbonës “Hose Alvalade” (me nxënësi 52 000 shikues) dhe “Estadio do Besa Sekulo XXI” (50. 000), Bragës (30 000), “Guimaraes” (30 000), “Oportos” (52 000), “Faro Lules” (30 000) etj. Por le t’i hedhim së pari një vështrim të shkurtër ndeshjeve në grupet kualifikuese, në të cilat morën pjesë 51 skuadra, 4 më shumë se në “Euro 2000”, të zhvilluar në Belgjikë dhe Holandë, të cilat u ndanë në 10 grupe me nga 5 skuadra secila. Nga këto grupe do të përcakatoheshin fitueset e tyre. 5 të tjera do të dilnin nga ndeshjet midis skuadrave të dyta me rezultate më të mira, që do të zhvillonin në çifte ndeshjet midis tyre, vajteardhje. Atyre do t’u shtohej Portugalia, si vend organizues. Në grupin e parë pa asnjë andrallë u kuafikua Franca me 24 pikë, që la pas Slloveninë me 14, Izraelin me 9, Qipron me 8 dhe Maltën me 1 pikë. Nuk ndodhi kështu në grupin e dytë, ku Danimarka arriti të zinte vendin e parë me një pikë më shumë se Norvegjia(15, 14), e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 13 dhe Luksemburgu me 0 pikë. Gjithçka në këtë grup u vendos në takimin e kthimit Danimarkë –Norvegji (3-2), kur i pari kishte përfunduar 2-2. Çekia në grupin e tretë me 22 pikë la pas Holandën me 21. Edhe këtu vendimtar për çekët qe fitorja në ndeshjen e kthimit me portokallinjtë 2-1, kur takimi i parë në fushën e kundërshtarit kishte përfunduar në 1-1. Austria dhe Moldavia zunë përkatësisht vendin e tretë dhe të katërt, me nga 9 pikë dhe Bjellorusia u rendit e fundit me 3 pikë. Në grupin e katërt Suedia hasi te letonezët, që nuk kishin traditat e saj, në një “kockë e fortë”. Madje, këta të fundit barazuan në fushën e kundërshtarëve 0-0 dhe fituan në ndeshjen e kthimit 1-0, por lanë pikë në takime të tjera. Vendin e tretë e zuri Polonia me 13 pikë, e pasuar nga Hungaria me 11 dhe SanMarino me 0 pikë. Grupi i pestë u fitua lehtësisht nga Gjermania me 18 pikë, e ndjekur nga Skocia me 14, Islanda me 13, Lituania me 10 dhe Ishujt Faroe me 1 pikë. Luftë e ashpër u zhvillua në grupin e gjashtë midis Greqisë dhe Spanjës, të cilat zunë përkatësisht vendin e parë dhe të dytë me nga 18 dhe 17 pikë. Është interesant të vihet në dukje se në Athinë fitoi Spanja 2-0, kurse në Madrid Greqia 1-0. (?!) Edhe grupi i shtatë u përshkua nga një dyluftim i ashpër midis Anglisë dhe Turqisë, e cila në Botërorin 2002 kishte zënë vendin e tretë, pas Brazilit kampion dhe Gjermanisë nënkampione. Të parët u renditën anglezët me 20 pikë, një më shumë se turqit, epërsi e krijuar pas fitores së arritur në Londër 2-0 dhe barazimit në fushën kundërshtare 0-0. Dy vende ballkanike u kacagjeloën në grupin e tetë: ullgaria dhe Kroacia, e cila në Botërorin ’98, zhvilluar në Francë, kishte zënë vendin e tretë. Të parët u renditën bullgarët, të katërtët në Botërorin USA ’94, me 17 pikë . Pas kroatëve me 16 pikë u rendit Belgjika me 16 pikë, Estonia me 8 dhe Andora me 0 pikë. Në këtë grup Bullgaria fitoi në Sofje 2-0 me dhe humbi në Zagreb 0-1 me kroatët. Italia bëri një “shëtitje të këndshme” në grupin e saj, ku me 17 pikë la mbrapa Uellsin me 13, skuadrën e Serbi-Mali i Zi me 12, Finlandën me 10 dhe Azerbajxhanin me 4 pikë. Sidoqoftë, është për t’u vënë në dukje se në

Nga Skifter Këlliçi

takimin e parë në Kardif uellsianët ua prishën oreksin e axurrëve, duke i mundur 2-1. Dhëmb për dhëmb luftuan midis tyre zviceranët dhe rusët në grupin e 10-të dhe të fundit. Ndonëse Rusia barazoi në fushën e kundërshtarëve 2-2 dhe fitoi në Moskë 4-1, zviceranët u renditën të parët me 15 pikë, pra një më shumë se ata. Vendin e tretë e zuri Irlanda me 11 pikë, e pasuar nga Shqipëria me 8 dhe Gjeorgjia me 7 pikë. ( Si nuk na u ndanë këto vendet e fundit në evropianët dhe botërorët e futbollit!) Përfaqësuesja jonë fitoi 3-1 me Rusinë në Shkodër, rezultat që u quajt sencasion në shtypin evropian, barazoi 0-0 në Irlandën dhe Zvicrën 1-1 dhe mundi Gjeorgjinë 3-1, po në Tiranë. Për 5 vendet e tjera vakante luftuan çiftet Holandë-Skoci, Kroaci-Slloveni, Turqi-Letoni, Spanjë-Norvegji-dhe Rusi-Uells, ku për fazën finale u përcaktuan të parat së bashku me Portugalinë, siç thashë më lart, “zonja e shtëpisë” , pra gjithsej 16 skuadra të ndara në 4 grupe. Në qershor të vitit 2004 kisha mbushur 5 vjet që jetoja në Kuinci, qytet pranë Bostonit, dhe më habiti fakti se ndeshjet e këtij evropiani transmetoheshin në një kanal televiziv përsëri me para. Bënin përjashtim ndeshjet e Kupës së Kampionëve, (Chempions Lig), por, çuditërisht, vetëm ato që luheshin të martave. Për arsye pune nuk arrita t’i shihja të gjitha ndeshjet. Por, sidoqoftë, nëpërmjet internetit në kompjuter njihesha me kronikat dhe komentet e ndeshjeve të tjera, sidomos të së përditshmes italiane “La Gaxeta delo sport” dhe ruses “Sport ekspres”. Gazetat amerikane, duke përjashtuar në njëfarë mase “Nju Jork Tajmsin”, vazhdonin të botonin vetëm rezultatet. Sa për jehonën tek amerikanët as që bëhet fjalë. Vështirë të gjeje një ndër dhjetë veta që të dinin se në stadiumet e Portugalisë zhvillohej një evropian futbolli, ndonëse 10 vjet më parë Amerika kishte organizuar Botërorin ‘94 dhe se në Botërorin japonezo-koreanojugor 2002, përfaqësuesja e saj ishte përfshirë ndër tetë skuadrat më të mira të botës. Futbolli, që në Amerikë quhet “soker”, cilësohet edhe sot prej amerikanëve lojë për femra, ndoshta edhe sepse përfaqësuesja e saj është disa herë kampione e botës. Të vijmë tani te faza finale, nga ku kualifikoheshin dy të parat të cilat, si në evropianët e tjerë do t’i vazhdonin takimet me sistem të drejtpërdrejtë mënjanimi. Siç përmenda në fillim, “Euro 2004” pas një ceremonie madhështore u hap me takimin përurues Portugali-Greqi, që së bashku me Spanjën dhe Rusinë bënin pjesë në grupin A. Askush nuk vinte në dyshim fitoren e pasardhësve të Euzebios, Torresit, Kolunës, Simoesit, që i kishin dhënë lavdi Portugalisë, e treta në Botërorin “Angli ’662, e cila pritej këtë radhë të fitonte titullin kampion. Por befas fituan grekët 2-1. Së pari në 7’ shënoi Karagunisi, pastaj dyfishoi Basinasi me 11-metërsh dhe golin e ngushëllimit për portugezët, madje në minutën e fundit e nënshkroi Kristiano Ronaldo, ylli i të cilit kishte nisur të vezullonte në qiellin e futbollit. Sidoqoftë, portugezët zunë vendin e parë në grup, pasi përfituan nga edhe humbja e grekëve me Rusinë 1-2. Ballkanasit u kualifikuan me 4 pikë, aq sa Spanja, por me golaverazh më të mirë. Rusia me 3 pikë mbeti e fundit. Sigurisht që mënjanimi i Spanjës qe krejt i paparashikuar.

Në grupin B, Franca mundi ata të përtej La Manshit, pra anglezët 2-1. Golin e parë e shënoi Lampardi në 38’, por ëndrrat e tyre për fitore i shoi Zidani me dy gola të shënuar në kohën shtesë prej katër minutash të kohës së rregullt: në 91’ dhe 93’. Merret me mend zhgënjimi i Lampardit me shokë, që mbetën të dytët me 6 pikë, një më pak se francezët. Sidoqoftë, edhe ata u kualifikuan. Krocia u rendit e treta me 2 pikë dhe e fundit Zvicra më 1. Dramatik qe grupi C, ku Suedia, Danimarka dhe Italia zunë përkatësisht në vendin e parë të dytë dhe të tretë me nga 5 pikë. Gjithçka u zgjidh në ndeshjen e fundit Itali -Bullgari, ku italianëve u duhej të fitonin thellë ndaj bullgarëve. Por kjo fitore e ngushtë 2-1 erdhi në minutën e fundit, kur shënoi Kasano. Ndërkohë suedezët dhe danezët, fqinjë nordikë, tradicionalisht “paqësorë”, e mbyllën takimin e tyre në barazim 2-2 , ku u dyshua edhe për një kompromis në dëm të axurrëve. Vendin e fundit e zunë bullgarët me 0 pikë. Habi solli grupi D, ku pa papritur u mënjanua Gjermania, nënkamione e Botërorit japonokoranojugor 2002, vetëm me dy barazime, me Letoninë dhe Holandën. Vendi i parë “u pushtua” nga çekët, me tri fitore tingëlluese ndaj Letonië: 2-1, Holandës 3-2 dhe Gjermanisë 2-1. Vendin e dytë me 4 pikë e zunë holandezët. Erdhi dhe faza e çerekfinaleve. Portugalia u ndesh me Anglinë. 2-2 pas 120 minutash: në 3’ shënon për anglezët Oueni. Portugezi Postigan i ngre peshë tifozët kur arrin ta barazojë një minutë para mbarimit të ndeshjes. Dhe hareja e tyre arrin në kupë të qiellit kur Rui Kosta në 110’ shënon golin e dytë. Por kjo hare shuhet kur barazon Lampardi në 115’. Vijmë kështu te 11-metërshat. Portugezët dalin nga fusha buzagaz: kanë fituar 6-5. Kur rezultati është 5-5, pasi anglezi Veselli gabon, ashtu si Bekemi, Rikardo është më i qetë dhe u jep fitoren portugezëve, që fitojnë 6-5. Takimi Greqi-Francë dëshmoi se pasardhësit e Homerit nuk kishin arritur kot deri në këto lartësi të olimpit evropian. Me një lojë praktike dhe të thjeshtë në dukje ata fituan1-0 ndaj francezëve me gol të Karisteas në 61’. Dramatik qe edhe takimi Holandë -Suedi. 120 minuta me rrjeta të pakërcënuara, por jo pa raste shënimi. Kur rezultati 11-metërshave është i barabartë 4-4, suedezi Melberg nuk tregohet i saktë, por jo holandezi famshëm Roben, që ende shkëlqen në radhët e “Bajernit” të Mynihut. Pra, 5-4 dhe holandezët janë në gjysmëfinale. “Makina” portugeze luajti me “marshin e tretë” kundër holandezëve dhe shpejtësia e saj prodhoi dy gola të Kristiano Ronaldos në 26’ dhe 58’. Holandezët u ngushëlluan në një autogol të Andrades në 63’. Por ndërkohë edhe Greqia, sikur të luante në tingujt e “Marshit triumfal” nga opera “Aida” e Verdit, mundi Çekinë 1-0 pas një gjuajtjeje të Dallasit, por veçse në shtesë, në minutën e 103-të. Kështu, ata që e përuruan “Euro 2004”, Portugalia dhe Greqia, nën drejtimin e gjyqtarit gjerman Merk, u ndodhën që të dyja përballë njëra-tjetrës për ta përmbyllur atë. Pra, për të dytën herë. E ndoqa këtë finale një restorant grek në shoqërinë e shumë shokëve, midis të cilëve edhe tenori ynë i famshëm Xhoni Athanas, që jeton prej vitesh në Boston. Natyrisht, bënim tifo për Greqinë, që po nderonte Gadishullin Ballkanik në vazhdën e sukseseve që, siç kam vënë në dukje në shkrimet e mëparshme, kishte arritur Jugosllavia, Bullgaria, Rumania, Kroacia, madje edhe Turqia. Edhe këtë radhë përsëri me lojë të thjeshtë, pa bujë, por edhe me dinakëri, grekët me një gol të Karisteasit në 53’ me kokë, të cilin e mbrojtën me heroizëm kundër çdo parashikimi, i mposhtën portugezët për të dytën herë në shtëpinë e tyre dhe u bënë kështu kampionët më të paparashikuar të çdo evropiani. Merret me mend se çfarë zhgënjim pësuan portugezët, jo vetëm ata 52 mijë (mbase edhe më shumë) në stadium, por miliona edhe në viset më të largëta të atdheut të tyre. Kampionët e rinj kishin këtë përbërje: Nikopoloadhis, Seitaridhis, Dallas, Kapsis, Fisas, Xhanakopullos, Zagoriakis, Basinas, Kacuranis, Karisteas, Vrizas. Trajner Renagel (Gjer.). Golashënuesi më i mirë - Barosh (Çeki), me 5 gola. Katër vjet më pas, në “Euro 2008” do të triumfonte Spanja, por për të dytën herë.


kafe & llafe

18

« seriozisht

E shtunë 12 maj 2012 •

Në rubrikën e kafeneve sot kemi përzgjedhur disa prej thashethemeve, se normalisht janë pa fund. Ne nuk marrim mundimin t’i vërtetojmë janë apo jo të vërteta, por vetëm po i servirim ato çka thonë lart e poshtë, që të mos mbeten të painformuar. Ka pasur gjëra të lezetshme këtë javë, por më e bukura ishte ajo e refuzimit të kandidaturës së Nanos. Të tjerët pastaj... s’kemi ç’i bëjmë, me të dëgjuar e kemi. Kujt i djeg, le ta mbajë

Plagosja në azilin e pleqve, Nasho veterani debaton me kafexhinjtë

K

ush niset me bo sevda në moshën e pleqnisë, mjerë atë që e rre mendja se kujton vitet e rinisë”, - kjo këngë buçiste të hënën në kafenenë tonë ndërsa në lajme shfaqej kronika se në azilin e pleqve një sevdalli 69-vjeçar kishte goditur me thikë për punë xhelozie një sevdalleshë tjetër nja 65-vjeçe. Në fakt, ngjarja sikur i kishte dhënë ca gjallëri ushkurrënëve tanë të kafenesë, të cilët s’mbahet mend që kur e kanë vënë bastunin. I vetmi që s’e priti mirë këtë këngë ishte Nashoja, që tashmë ka instaluar dhe internet në celularin e ri, që ia ka sjellë i biri nga Amerika. Nashoja është nja 80 e kusur vjeç, por ka ndryshuar shumë kohët e fundit dhe sikur është rinuar ca. Përveç kapelës republike, që s’e ndan nga koka, ka filluar të veshë pantallona me xhepa, bluza trendi dhe i ka futur një këna të lehtë për të mbuluar sadopak thinjat. Është në tratativa të bëjë dhe ca botoks për fytyrën, por ai firauni që ka në Amerikë sikur s’po ia aprovon fondin. E gjithë kjo është meritë e Sweet_babe, që e njohu nga “Twitter”-i kur vizitonte mesazhet e Edi Ramës. Dha e dha Nashoja dhe u çua e pa folur asnjë fjalë u drejtua për nga dera. Duke dalë, iu drejtua kafexhinjve, sidomos atyre ushkurrënëve, që po ndiqnin me interes lajmin: “Mos i ngrini shumë veshët ju ore, se është me të dhënë, s’është me të thënë kjo punë! Ju pa plakën as shurrën s’bëni dot, po unë s’jam si ju. Po me kë flas dhe unë!” . Pastaj u kthe dhe iku. Në sfond vazhdonte kënga: “Kush niset me bo sevda në moshën e pleqënisë....”

Policia bashkiake i merr me karroatrec makinën zëdhënësit të Bashkisë

T

honi, po deshët, që policia bashkiake nuk e zbaton ligjin! S’kam or byrazer, asnjë dallim. Sidomos kur bie llafi për të të marrë makinën me karroatrec. Ja, për shembull, para ca ditësh morëm vesh se i kishin ngritur me karroatrec makinën përgjegjësit të zyrës së shtypit në Bashki, Erald Kapri (nuk e ka gjë Leonardo di Kaprion, të mos i ngrejë veshët kot njeri). E kishte lënë i ziu aty afër për nja pesë minuta, po çunat e policisë s’të falin. Një fishkëllimë karroatrecit dhe kur doli Eraldi, gjeti gishtin e mesit në parkim. Njëherë mendoi se mos ia kishin vjedhur, telefonoi te policia rrugore po prapë hiç, vetëm tek të vetët s’i shkonte mendja. Kur e mori vesh pastaj, i ikën nja 50 mijë lekë, kështu si për bereqaves, për ta nxjerrë, por e mori ama. E po lëreni makinën si lopa bajgën, po të doni! Nejse, s’është e thënë se edhe po e le tamam, veç kur të vjen rrugorja e prapë ta ngre për atë punë. Lekë i pastër i fare, një rrugë i shkon minimumi 50 mijë lekë të vjetra. Mos e dhëntë Zoti të vonohesh, se mund të kesh ndonjë punë e nuk shkon ta marrësh për ca ditë, se e ke dhe pesë mijë lekë parkimin, fut dhe një ditë punë që të shkosh deri tek unaza e re e të vetë marshallah. Po mirë e kanë, xhanëm, kur gjejnë shesh....

Berisha refuzon Nanon, Kiço spiuni ngjitet në krye të listës presidenciale

T

akimi mes Ramës dhe Metës e sidomos darka në shtëpinë e tij në gjirin e Lalëzit, i kishte nxehur keq kafexhinjtë tanë socialistë. Të gjithë s’e shikonin dot me sy Ramën, që i kishte vajtur si hallexhi duke i kërkuar falje Metës për 21 janarin e vitit të shkuar. Jo për gjë, por ca nga ata që ishin aty kanë qenë dhe demonstrues, komunistë të devotshëm, që deri dje e shihnin Ramën si sozinë e komandantit legjendar, që do t’ia bënte rrup-sup doktorit. Sa për Metë tradhtarin... lëre, lëre. I vetmi që nuk shqetësohej për këtë fakt ishte Kiço spiuni, që ndiqte nga larg diskutimet. Madje, ishte i gëzuar për takimin mes të dyve. Me sa morëm vesh më pas, sekser i takimit kishte qenë Niko gjykatësi, edhe ky eksponent i kohës së komunizmin, që kish kontaktuar me Kostë prokurorin dhe ja ku ish organizuar takimi. Na thanë se Meta ishte kujdesur personalisht që ta priste Ramën me tavë ngjalash të freskëta, ashtu siç kish premtuar dhe çdo gjë kish shkuar vaj. Kiço spiuni ishte vënë mes emrave të parë të listës presidenciale, natyrisht, atje ka dhe të tjerë ish-ushtarakë dhe prokurorë, por duke parë e duke bërë. Suksesin e parë e arriti Kiçoja, thoni ç’të doni. Tani që doktori refuzoi Nanon, ka dalë në krye fare të listës.


seriozisht • E shtunë 12 maj 2012

»

19

Hartuesi i ligjit për arsimin, merr fond ekselence tek universistetet private Ministria e Arsimit, por dhe Kuvendi, s’e keni idenë sa po lodhen për integrimin e arsimit privat në vend. Jo për gjë, por e kemi aq të konsoliduar, sa dhe një njeri si puna e Umberto Bosit, që s’i shihte dot me sy Shqipërinë dhe shqiptarët, vendosi ta sjellë djalin për shkollim këtu. Duke parë tërë këtë arritje, ministri i Arsimit vendosi që në këtë fushë të ndihmojë jo vetëm shkollat e larta, por dhe ato të mesmet. Për shembull, ka bërë një ligj që ata që studiojnë në shkolla private dhe dalin mirë me mësime t’ua financojë Ministria bursat, ndërsa për shkollat publike t’i financojë pushteti lokal. Uëëë çfarë zgjidhjeeee! Flamë fare! Atje tek ai arsimi privat njëherë është shumë e vështirë të dalësh me “shkëlqyeshëm”. Jo për gjë, por po s’ia vuri mësuesi notat e mira, fluturon nga puna para nxënësit. Se fjala vjen, ai që është nga fshati, megjithëse është i shkëlqyer në mësime, por s’ka të ardhura të shkojë në shkollë të lartë, duhet të presë nga çikërrimat e komunës, kurse për “troftat” apo “krapët”, që nxjerr arsimi privat me lekët e babit, duhet të mendojë posaçërisht buxheti i shtetit! Hajde gjetje hajde! Aman, mor, kujt i ka shkuar mendja atje në Ministri të Arsimit që t’i japë një hov të tillë të arsimit në vend? E paska pasur mendjen flori! Rrezik të ketë qenë në një klasë me të birin e Bosit kur ka marrë diplomën.

Zyrtari i lartë me diplomë false, ankohet se Renco Bosit po i shkelen të drejtat Kafexhinjtë tani ishin mbledhur dje rreth zyrtarit të lartë, klient i rregullt i kafanesë sonë. Ky i fundit ishte indinjuar kohët e fundit rreth komenteve që po bëhen për diplomën e Renco Bosit, djalit të atij mavrisë që bën si antishqiptar kështu, po na doli që në shtëpi kishte një peshk krap dhe duhej të kthente sytë këtej nga ne që ta bënte me shkollë. Por zyrtari s’e kish hallin këtu sesa te llafet poshtë e përpjetë, që sipas të cilave ata që marrkan diplomë të blerë te privati qenkan të gjithë krapa si djali Bosit. E kur ia thonë këtë tani që zyrtari bleu dhe një master e mezi po pret të blejë dhe një diplomë veterinarie, se i kanë thënë që me këtë diplomë e ka të sigurt rrugën drejt Presidencës. Pasi e shoshiti mirë me kafexhinjtë e tjerë, vendosi që të bënte një peticion dhe t’ia dërgonte OKB-së, pasi po shkeleshin të drejtat e njeriut. Shkeljen e të drejtave të njeriut zyrtari ynë i nderuar e shpjegonte me faktin se jo vetëm Renco Bosit, por edhe atij e shumë të tjerëve heqja e diplomës, në rast se dilnin të falsifikuara, i ndërpriste rrugën e karrierës dhe nuk është e drejtë që dhe “krapi” i Bosit të pësonte të njëjtin fat. Kafexhinjtë e tjerë, që s’e morën shumë vesh se ku rrihte zyrtari i lartë, s’u menduan gjatë, po e firmosën peticionin, i cili u drejtohej dhe forumeve të larta të BE-së. E s’kish si ndodhte ndryshe, pasi zyrtari i lartë u kish premtuar dhe nga një uiski pasi të mbaronin.

Kadareja

mohon se do të bëhet president, medemek s’ia ka qejfi hiç

Ja ku na doli prapë emri i Kadaresë për president. Atë punë kemi ne, sa herë na duhet ndonjë president, mendja te Kadareja na shkon. Thanë që ishte takuar me Arvizunë, e mo, ambasadorin amerikan, por nuk pranoi kurrsesi se do kandidonte për president.” He-he, medemek nuk ia ka qejfi! Ia ka si shejtanit, ia ka”, shkruante Nasho veterani në statusin e tij në “Twitter”. Dhe Nashoja, të themi atë që është, pavarësisht indiferentizmit kohët e fundit për ngjarjet politike dhe i zhytur tërësisht në historitë erotike të internetit, e ka njëfarë të drejte. Se tani, të themi atë që është, pse ky viran Kadare do ta takonte Arvizunë në mes të Tiranës, në një kohë kur dallaveret e politikës janë përqendruar te vendi që do të lërë bosh Bamka, ë? Mos na di gjë leshko ky shkrimtari ynë i madh? Po mediet kush i lajmëroi, Arvizusë s’ia ndien shumë, por ama Ismailit ia ndien që ç’ke me atë punë! Dhe bënte si i shenjti shejtan pastaj, se medemek nuk kish folur për presidentin! Ashtu si nuk foli më 2007-n dhe kur me të mbushur e shoqja gjysmën e librit me historinë se si i lutej Rama Kadaresë dhe se si shkrimtari ynë gjirokastrite nuk pranonte e nuk pranonte medemek. Ore, bëhu dhe president, se s’ka ndonjë gjë të keqe, por me zgjedhjet e fundit, or byrazer, e mo, ato të majit sot një vit, sikur s’u tregove dhe aq i paanshëm jo, se në e ke harruar ti atë letrën, i themi prapë Agim Doçit të ta kujtojë.


20

«

Kulturë

E shtunë 12 maj 2012 •

Natasha Bega,

‘UDHËTIM’

edhe përmes filmit Një biletë për Evropë…

Ë

shtë më tepër një ëndërr, një energji që përcillet sa prej imazhit, edhe prej muzikës. Një krijim që përcillet mirëfilltazi në formën e vet të pastër, pa u përpjekur të kornizohet në skemat klasike të realizimeve televizive, edhe pse autorja e tij e quan një film. “Një biletë për në Evropë”, kështu e ka ‘pagëzuar’ Natasha Bega, “filmin artistik që i kushtohet futjes së Shqipërisë në Evropë dhe fëmijëve të saj të uritur e jetimë”, siç shprehet vetë ajo, e që ka pasur premierën e tij mbrëmjen e djeshme në një prej kinemave të Tiranës. Fëmijë, “të cilët, pavarësisht nga vështirësitë nuk kërkojnë lëmoshë, por përpiqen të punojnë duke shitur gjëra nëpër rrugë, deri sa një ditë fati i ndihmon dhe i mobilizon për ta ndryshuar jetën e tyre e ndoshta përgjithnjë. Ata luajnë jetën e tyre në një film, duke transmetuar mesazhin: Se ne gjithmonë mundemi”. Kështu komenton artistja Bega, për ‘lindjen’ e saj të fundit, që në fakt duket se shkrin në një energjitë e saj krijuese të imazhit (artistja është piktore), por edhe të fjalës e ndjesisë (ajo është poete e shkruan). Që në fillim të filmit artistik (60 minuta i gjatë), ne përballemi me një imazh apo botë paralele të ‘formëzuar’ në figurën e një treni që personazhi kryesor kërkon ta kapë. Ngjarjet ndodhin në dy pista, midis reales dhe ireales, duke i ngjitur në dimensionin më të lartë të energjisë dhe frymës së mirë, për të kuptuar të vërtetën dhe vlerën e asaj që ndodh ose nuk ndodh dot më dhe pa arsye. Shqetësimi se “A do të bëhet Shqipëria një ditë” e çon personazhin kryesor drejt ndërgjegjësimit të vetvetes. Në këtë mënyrë duket sikur filmi tingëllon disi edhe dokumentaresk apo

ARKEOLOGJI

Diskutime për Apoloninë dhe Durrësin

edhe social, por në fakt ai është shumë më i gjerë dhe i papërkufizueshëm në konture cilësimesh të tilla. Emocioni që përcillet prej tij prek secilin prej nesh në brendësinë dhe (pa)vetëdijen e vet. Duket thuajse ireal, i thellë dhe potent, zëri i vogëlushes Laura Gjipi (fituese e edicionit të fundmë të ‘Gjeniut të Vogël’), e cila interpreton krah aktores Klara Shehu dhe shfaqet edhe me këngën e zërin e saj në këtë film, ç’ka i shton vërtet plus këtij realizimi. Bashkë me imazhet që na shfaqen në mënyrë jo klasike, ku ka edhe zë që flet në një ekran blu të fluidtë, ne ‘udhëtojmë’ edhe në të shkuarën tonë, gati në mënyrë naive. Janë pjesë e pothuajse secilit prej nesh këngë e lojëra fëmijësh, si: E ka kush e ka apo Roza-rozina, si dhe dëshira për t’u kthyer në prehërin e nënës duke u

ndjerë në brendësi fëmijë. Shqipëria në film është gjithësecili nga ne nga mëngjesi në mbrëmje. Ajo përfaqësohet nga një artiste fotografe, Albana, e cila në irealen e saj mundohet të kapë për shtatë ditë rresht trenin që të çon në Evropë (ku ajo është ftuar në një ekspozitë). Por që ajo në mënyrë absurde nuk e kap dot, sepse ajo nuk është nisur ose është aty. Në realen e saj, Albana fiton çmimin e parë në ekspozitë me një detaj delikat për botën, atë të bashkëekzistencës fetare, që në Shqipëri është një pasuri. Për skeptikët, filmi mbase do të ngjallë dyshime, ndërsa do të përpiqen ta klasifikojnë dhe fusin brenda kornizave, porse ajo që është e rëndësishme më shumë se çdo gjë është energjia dhe ajo që ndjehet e përcillet është se ky është një krijim i realizuar me energji dhe plot ndjesi. Blerina Goce

Arkeologjia ka qenë në qendër të aktivitetit të mbajtur për dy ditë në Qendrën e Informacionit të Delegacionit Evropian në Tiranë në kuadër të Muajit Evropian të Kulturës. Në qendër të tryezës ishin gërmimet arkeologjike që misioni italian ka bërë që prej vitit 2003 në Durrës, qytetin antik të Apolonisë si dhe gërmimet gjermane në Shqipëri. Dita e parë pati si objekt prezantimin e trashëgimisë kulturore të qytetit të Durrësit. Në Qendrën e Informacionit të Delegacionit Evropian në Tiranë, Drejtoresha e Misionit Arkeologjik Italian në Durrës, Sara Santoro Bianchi, prezantoi gërmimet dhe zbulimet që misioni italian ka kryer në qytetin antik. Sipas Bianchit, ndërtimet e shumta mbi qytetin antik të Durrësit rrezikojnë trashëgiminë arkeologjike të këtij qyteti, sepse qyteti antik ndodhet poshtë qytetit modern të ditëve të sotme. “Ky problem ka qenë edhe në shumë qytete të tjera edhe në Itali edhe në Evropë, por ai tashmë është i kaluar”, tha Sara Santoro Bianchi. Sipas arkeologes italiane, dy janë mënyrat me të cilat vendet evropiane e kanë kapërcyer këtë problem. Së pari, njohja paraprake e terrenit para se të ndërtohet. Një problem teknikisht i zgjidhshëm, sipas saj, falë zhvillimit të teknologjisë së ditëve të sotme, pasi “Sot ka mundësi që të projektohen pallate që ajo strukturë arkeologjike të ruhet”. Instrumenti i dytë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore është aspekti ligjor. Sipas arkeologes Bianchi, instancat shtetërore duhet të jenë të ndjeshme ndaj këtij problemi dhe të informojnë në lidhje me rreziqet e ndërtimit në ato zona, pasi qyteti

antik i Durrësit ishte një qytet antik gjigant dhe jo i vogël. “Në vitin 2003, misioni arkeologjik italian hartoi hartën e rrezikut arkeologjik të qytetit, e cila është e përditësuar vazhdimisht dhe miratuar edhe nga institucionet në përpunimin dhe përkufizimin e mëvonshëm të Planit Rregullator, që tregon karakteristikat e strukturave”. Arkeologia prezantoi ndihmën që ka dhënë misioni italian në zbulimin e ish-kinemasë “Iliria” të epokës bizantine, ku është zbuluar edhe një statujë pa kokë, sipas arkeologes italiane unike, që daton në shek. I pas Krishtit. Shumë pranë qendrës së Durrësit, misioni italian ka ndihmuar edhe në zbulimin e një fari me një strukturë të rrumbullakët. Për Bianchin, ky zbulim i rëndësishëm mund të jetë pikë turistike e rëndësishme. Gërmime janë bërë edhe në Amfiteatrin e Durrësit në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik në Shqipëri. Amfiteatri ndodhet në zemër të qytetit, por ajo është një zonë me probleme sepse në të janë ndërtuar shtëpi në një kohë që ende nuk dihej se çfarë ndodhej nën tokë. Kështu, si fillim është bërë studimi topografik për ta vendosur saktë ndërtesën në kontekstin e duhur dhe më pas është bërë rilevimin kompleks i të gjitha strukturave të jashtme dhe të brendshme të Amfiteatrit. “Maratona e arkeologjisë” vazhdoi ditën e djeshme me konferencat e zhvilluara nga ambasada franceze për qytetin e Apolonisë, sfidat e menaxhimit të trashëgimisë arkeologjike në mjedisin rural dhe më pas konferenca për gjashtë vitet e kërkimeve arkeologjike gjermane në Shqipëri.


Kulturë

• E shtunë 12 maj 2012

»

21

Një shfaqje me të rinj

interesante edhe Vënia në skenë e kësaj vepre është diçka sorja dhe aktorët regji nga për faktin se gjithë stafi, duke filluar a Nezha nuk Laur rja akto tu Kësh i përkasin një moshe të re. eminë e Arteve Akad në ente stud t alish Aktu . vjeçe është as 22 ë si regjisore sken në vënë në Tiranë, dega regji teatri, ajo ka aja çi“Gru ; aldia d’Ob Rene – suri” pjesët: “Ndaj te ngry eau. Në Coct Jean – fute” – Bertold Brecht; “Zëri njerëzor” Mona da); stra (Lisi niqi Kalo : teatër ka interpretuar në rolet (Ndaj je Lyzin De Znj. t); diela (Të a enik Dom (Ylli pa emër); on Zoi është të ngrysuri); Antigona (Antigona) etj. Ledj 2010 e ka marrë vitin në ve Arte e ë diplomuar në Akademin “Shëtitorja anës pjesë në disa projekte, si: “Over there”, “Vdekja” etj. er”, Shqy i i lumit”, “Jashtë bie borë”, “Çift agonist në prot jo mirë i më ori “Akt it Është fitues i çmim Kondi është ër Festivalin e regjisorëve të rinj. Aleksand ë e Arteve. emin Akad në r Akto si 22 vjeç. Është diplomuar Ionesco; ce”, tulla rja gëta “Kën : qjet shfa në ë Ka marrë pjes për tër jesh “Gën ; orth “Të Parët dhe të fundit”, Xh.Golsu i” man Inish nga ati “Sak on; Nels gënjeshtër”, Anthony etj. Regjisorja nga M. MeCdonagh; “Një burrë me dy gra” muar për regji diplo ë ësht dhe Rogerta Nikolla është 23 vjeçe projeknë ë pjes ë marr Ka ve. Arte e ë teatri në Akademin ët” e “Vez ht, Brec tet: “Opera për tre grosh” e Berthol me tesa “Mar der; Man les Char Joneskos; “Kupa finale” e të vjedhur” për vijnë utët hajd ë gjith të “Jo er, pahir” e Moli shfaqjen “Bukuria e nga Dario Fo etj. Ka qenë as. Regjisore në lle” të H. Ibsen. kuku ëpi “Sht e në regji tradhtisë” dhe ka bërë

F

ernando Krafi më ka shkruar këtë leter” rikthehet në skenën teatrore. Por këtë herë shfaqja ngjitet në Teatrin e Komedisë dhe nën regjinë e Rogerta Nikollës e interpretimin e të tjerë aktorëve. Vepra botërore në intepretimin e aktorëve Ledion Zoi, Laura Nezha dhe Aleksandër Kondi, erdhi dje premierë dhe do të shfaqet edhe sonte, nesër dhe mbrëmjen e së dielës. Drama është një ndër veprat më të vlerësuara të dramaturg-

jisë bashkëkohore, e vënë në shumë skena botërore nga kontinenti amerikan e deri në atë aziatik. Fernando, një mashkull i pasur dhe i pushtetshëm në shoqëri, i propozon për martesë Julias, një femër e bukur dhe shumë e kulturuar. Që në fillim ai i imponohet Julias dhe gjatë bashkëjetesës së tyre. I qëndron i ftohtë dhe indiferent, saqë nuk i shpreh dashurinë asnjëherë të vetme, pavarësisht se Julia insiston gjatë gjithë kohës që ai të shprehet nëse e dashuron. Por ai e injoron këtë term

“FERNANDO KRAFI…” kthehet në Teatrin e Komedisë

dhe sentimentalizmat e saj. Julia e vuan shumë indiferencën e bashkëshortit dhe bën gjithçka për të kuptuar nëse e dashuron. Përdor për ta bërë xheloz edhe me kontin Bordavela, i cili e

vizitonte shpesh dhe i kishte shprehur asaj dashurinë. Ajo i thotë Fernandos se e kishte tradhtuar me kontin dhe ai e fut në çmendinë Julian. Dhe përdor një dhunë të fortë psikologjike ndaj saj dhe

kontit në sy të doktorëve. Pasi del nga çmendina, Julia i kërkon ndjesë për gjithçka dhe pranon ashtu fatin e saj. Ajo dalëngadalë po vdiste e në shtratin e vdekjes i kërkon bashkeshortit t’i thoshte njëherë ‘të

dua’. Vetëm tani, Fernando i shpreh dashurinë e fillon dhe bën si i çmendur dhe nuk e pranon dot humbjen e saj. Julia vdes në krahët e tij e më pas ai vret dhe veten pas vdekjes së saj.

drejtuesit e këtij institucioni. Me shkëputjen nga ish-Kinostudio dhe funksionimin si institucion më vete, Arkivi mori edhe emërtimin Arkvi Qendror Shtetëror i Filmit. Më 15 maj, në festën e organizuar do të marrin pjesë edhe ministri i TKRS-së, Aldo Bumçi, ambasadorë dhe diplomatë të akredituar në Tiranë, artistë, kineastë, ish-punonjës

të AQSHF, kolegë, bashkëpunëtorë e dashamirës. Për të pranishmit do të shfaqet një material filmik, rreth 30 minuta, përgatitur nga stafi i AQSHF, me ngjarjet më të rëndësishme historike në këto 100 vjet shtet shqiptar, kompozuar me materiale arkivale që ruhen në fondin e Arkivit. Materialet datojnë që në vitin 1911 e deri në vitet

2000 dhe do të ketë materiale ekskluzive që shfaqen për herë të parë. Gjithashtu, aktiviteti do të ketë si qëllim të rrisë ndërgjegjësimin tek publiku, bashëkpunëtorët, e sidomos tek vendimmarrësit për rëndësinë e paçmueshme që ka AQSHF si institucion dhe të drejtojë vëmendjen e tyre tek sfidat e reja që na presin në të ardhmen.

Arkivi i Filmit, 65 vjet themelim

A

rkivi Shqiptar i Filmit bëhet plot 65 vjeç. Mesditën e 15 majit ai do të festojë ditëlindjen e tij edhe në kuadër të 100-vjetorit të shtetit shqiptar. Ky festim sipas drejtuesve të AQSHFsë, merr një vlerë të veçantë kur mendojmë se Arkivi i Filmit është një nga institucionet më të vjetra që kanë ekzistuar që herët në vendin tonë. Themelet e Arkivit të Filmit janë hedhur në prill 1947, kur krijohet Ndërmarrja Kinematografike Shqiptare, fillimisht si një magazinë ruajtjeje për filmat e grumbulluara nga shtetëzimi i kinemave private. “Pikërisht kjo datë është edhe themelimi i Arkivit të Filmit sepse i gjithë fondi që ne kemi trashëguar dhe ruajmë edhe sot, ka marrë fillesën nga grumbullimi i filmave pas shtetëzimit të kinemave private, duke u pasuruar me vonë me prodhimet e reja nga Kinostudio Shqipëria e re, pjesë e së cilës Arkivi i Filmit ka qenë që me themelimin e saj në 1952 e deri në 1997 kur u shkëput dhe doli si institucion më vete nën varësinë e MKRS”, shprehen

Për të pranishmit do të shfaqet një material filmik, rreth 30 minuta, përgatitur nga stafi i AQSHF, me ngjarjet më të rëndësishme historike në këto 100 vjet shtet shqiptar, kompozuar me materiale arkivale që ruhen në fondin e Arkivit. Materialet datojnë që në vitin 1911 e deri në vitet 2000 dhe do të ketë materiale ekskluzive që shfaqen për herë të parë


22

«

E shtunë 12 maj 2012 •

Nejmar kthen Santosin e Pelesë

I ati i Falkos: Qëndron në Madrid

Santosi është kualifikuar për më tej në kupën Libertadores pasi mundi me rezultatin shumë të thellë 8:0 bolivarin. Santosi ishte mundur 2:1 në takimin e parë të zhvilluar në La Paz, por dje ka shkatërruar në Brazil skuadrën boliviane me 8 gola, dy prej të cilëve i ka shënuar talenti Nejmar. Duhet thënë se ky është rezultati i dytë më i mirë në historinë e Santosit në kupën Libertadores pas atij të arritur në kohën e Pelesë në vitin 1962 kur Santosi fitonte 9:1 me Çero Portenjon e Paraguajit.

Radamel Garsia, i ati i sulmuesit të Atletikos së Madridit, Radamel Falkao ka bërë të ditur se djali i tij ndjehet mjaft mirë në Madrid dhe nuk ka ndër mend të largohet. “Ai është shumë i kënaqur me atë çfarë ka arritur me Atletikon. Objektivi i ardhshëm i tij është të kualifikohet me skuadrën në Ligën e Kampioneve për në sezonin e ardhshëm. Pastaj ai ka një kontratë 4-vjeçare dhe ka ndër mend që të respektojë kontratën me klubin e tij.”

INZAGI dhe GATUZO: Milan, largohemi edhe ne! Vetëm një ditë pas deklaratës së largimit të Nestës, tashmë është Inzagi dhe Gatuzo të cilët i japin lamtumirën Milanit në fund të sezonit

N

ë fillim konferenca e Alesandro Nestës, më pas nxitimi i Sedolf për të thënë se do të largohet e pa u mbyllur ende “trauma” e largimit të tyre, vjen dhe “goditja e fundit” për Milanin. Dy nga lojtarët e saj më të njohur, Filipo Inzagi dhe Rino Gatuzo, kanë bërë të qartë dje se do të largohen nga Milani në fund të sezonit. Ajo që të bën përshtypje është se, teksa Inzagi falënderon të gjithë, Gatuzo në deklaratën e largimit është shprehur se po largohet pasi nuk ka hapësirë për të. Gatuzo: Nuk kishte më hapësira për mua Pas tre orësh bisedime, Rino Gatuzo u shpreh shumë i zhgënjyer, por i bindur se do të largohet nga Milani. “Si shkoi? Shkoi që në fund Galiani më la me një cd të Fausto Leali me këngën “më mungon”. Të shtunën do të bëjmë një konferencë shtypi në Milanelo. Ishte një mirupafshim”,- u shpreh Gatuzo në lidhje me takimin me zëvendëspresidentin e Milanit, Galiani. Më tej, Gatuzo sqaron edhe arsyen e largimit. “Kam një vit që rri jashtë. Kam kuptuar se nuk ishte më koha që të luaja dhe nuk gjeja hapësira për ta bërë këtë. Mendoj se u ndamë mirë. Mbas një viti do të ulemi për të biseduar për të parë mundësinë që të punoj tek stafi i skuadrës. Deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Por tani ka ardhur momenti për t’i dhënë hapësira të tjerëve. Milani ka bërë shumë më tepër për mua sesa kam bërë unë për të”,- u shpreh Gatuzo. Letra e Pipo Inzagit Në të njëjtën ditë, edhe Pipo Inzagi ka bërë të ditur largimin e tij nga Milani. Nëpërmjet një letre, Inzagi ka bërë

Tiago Silva: Jam si Barezi? Më pëlqen një krahasim i tillë Tiago Silva ndihet mirë te Milani. Madje tifozët e krahasojnë atë me të madhin Barezi dhe një gjë e tillë i pëlqen shumë brazilianit. “Tifozët thonë se jam si Barezi. Një gjë e tillë më pëlqen sepse ai ka qenë një kampion i madh. Për mua është një nder të jesh ashtu. Dua të kem të njëjtën histori si Barezi. Largimi i Nestës sigurisht është një humbje e madhe, por edhe një përgjegjësi po aq e madhe. Megjithatë, jam i sigurt se Milani ka lojtarë cilësorë”,- tha Silva. Nga ana tjetër, Kasano ka deklaruar se Milani është një ekip më i fortë se Juventusi. “Kampionati? Po, ata e fituan, por ne ishim në luftë edhe në Ligën e Kampioneve, ku dihet se të harxhon shumë energji. Po të ishim aq të qetë sa Juventusi, do ta kishim fituar ne kampionatin”,- tha Kasano.

Sfidë e pafund midis Dortmund dhe Bajern

të ditur largimin dhe arsyet. Më poshtë janë të shkëputur pjesët kryesore të letrës së tij: “Të gjitha gjërat që po them janë dytësore, përveç një gjëje, kam luajtur dhe fituar për Ne. Kemi ngritur kupa dhe kemi fituar kampionate të gjithë së bashku. Të gjithë kemi qenë të bashkuar. Kur kam ardhur në fillim nuk kam pasur ndjenja për Milanin, por më pas u dashurova me këtë skuadër. Dua të falënderoj të gjithë. Futbolli tek Milani më ka dhuruar emo-

cione të papërshkrueshme. Unë, e ju, të bashkuar, kemi qenë një forcë shumë e madhe. Sot dua të falënderoj me shumë përzemërsi presidentin Berluskoni por dhe Adriano Galianin. Energjia e tyre pozitive si dhe kapaciteti për të të emocionuar kanë qenë shumë të forta për mua. Por kam mendim të mirë për të gjithë të cilët kanë qenë tek Milani, pasi këtu të gjithë janë djem fantastikë. Kur kam pasur nevojë për ndihmë, të gjithë kanë qenë të

gatshëm. Faleminderit Milan! Të gjithë janë fantastikë, nga tifozët, stafi teknik, drejtuesit, guzhinjerët, pa diskutim. Mirupafshim dhe Ançeloti, me ty i kam fituar të gjitha. Urimet e mia më të mira. Mirupafshim edhe shokëve të mi të shumtë në numër. Dhe në fund, por jo nga rëndësia, faleminderit shumë familjes time! Milan i dashur, të lë vetëm sepse kështu është jeta dhe sepse është momenti i duhur”,- mbyll letrën e tij Inzagi.

Bajerni 10 milionë euro për Nuri Shahinin

107 të arrestuar pas ndeshjes Universitad de Kili-Deportivo

Sipas gazetës franceze “L’Equipe” Bajerni i Mynihut është gati të derdhë 10 milionë euro në arkën e Realit të Madridit për mesfushorin Nuri Shahin. Shahini ka luajtur shumë pak në këtë sezon te Reali dhe me shumë gjasa do të largohet nga kryeqyteti spanjoll.

Plot 107 tifozë janë arrestuar në kryeqytetin e Kilit, Santiago në përfundim të ndeshjes ndërmjet Universitad de Kili dhe Deportivo Kuitos e përfunduar 6:0 për Universitad. Nga 107 të arrestuarit 31 janë akuzuar për thyerjen e ligjeve të drogës, trazira publike dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Dy skuadrat elitare në Gjermani, Dortmund dhe Bajern do të përballen në sfidën e fundit midis tyre për të vendosur se kush do të fitojë Kupën e Gjermanisë. Të dyja janë rivalizuar deri në fund për të fituar Bundesligë, por forma më e mirë e shfaqur nga Dortmund, bëri që futbollistët e drejtuar nga Jurge Klop, të triumfonin për të dytën herë radhazi në kampionat. Skuadra e Bajernit të Myniht, e cila do të luajë dhe në finalen e Ligës së Kampioneve në datën 19-të Maj përballë Çelsit do të ketë mundësinë e përkryer, për të shkuar në “Allianz Arena” me moralin e lartë dhe ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme pas dështimin në kampionat. Në krahun tjetër dhe skuadra e Dortmund do të kërkojë që ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë mundshme dhe fitimi i Kupës së Gjermanisë, është një trofe, i cili do t’i japë tifozerisë një gëzim të 2-fishtë, pasi përballë do të kenë rivalët e tyre të Bajernit të Mynihut. Skuadra e Dortmund ka arritur ta fitojë trofeun e Kupës së Gjermanisë vetëm dy herë, kur e fundit ka qenë në vitin e 1989. Në krahun tjetër rivalët e Bajernit të Mynihut e kanë fituar ketë trofe plot 15-të herë. Një numër ky shumë i madh krahasuar me rivalët e tyre të Dortmund, të cilët finalen e fundit të luajtur ndaj bavarezëve e kanë humbur në shifrat 2 : 1, me dy gola të shënuar nga sulmuesi italian Luka Toni. Sezonin e shkuar kampionët e Gjermanisë, janë eliminuar nga skuadra e një divizioni më poshtë, Kikers Ofenbah me anë të 11të metërshave. Bavarezët në 4-r ndeshjet e zhvilluara në ketë kompeticion, kanë arritur të fitojnë 3-herë përballë Dortmund dhe kanë humbur vetëm një herë në vitin 1992 me penallti. Gjatë rrugës drejt kësaj finaleje Bajern ka arritur të eliminojë dy skuadra të rëndësishme si Shtutgarti dhe Borusiën e Mynshegladbahut, ndërsa në krahun tjetër Dortmund ka eliminuar vetëm kundërshtarë të divizioneve më poshtë. Për skuadrën e Dortmund e vetmja mungesë pritet që të jetë ajo e mbrojtësit Patrik Ovomojela, i cili vuan nga një dëmtim në gju, ndërsa për Bajernin e Mynihut mund të rikthehet mbrojtësi belg Daniel Van Bujten, i cili tashmë është riaftësuar nga dëmtimi, por ende nuk dihet roli i tij në ketë ndeshje.


SPORT • E shtunë 12 maj 2012

»

23

Sekondat e fundit të sezonit vulosin kampionët

S

ekondat e fundit të kategorisë superiore duket se do të vendosin gjithçka këtë kampionat të 74-rt të Futbollit. Në tavolinën e dhuratave janë gjithçka nga titulli e deri tek bileta për të zbritur në kategorinë e parë. Gjithsesi ndeshjet e nesërme padyshim që do të jenë vendimtare. Në radhë të parë për titullin, por edhe pjesën e poshtme të tabelës. Po g ra d e c i - S kë n d e r b e u është një nga ato ndeshje që kryqëzon dy skuadra dy qytete mike por që për fat të keq kanë objektiva të kundërt. Korçarët duhet të fitojnë për t’u shpallur kampion. Ata do të bëjnë të pamundurën për të marrë tri pikët dhe për të sjellë trofeun e dytë brenda dy viteve. Kjo do të ishte diçka e veçantë për një qytet si Korça. Trajneri Levi duket se ka disa mungesa por pjesa tjetër e skuadrës do të jetë e plotë. Të gjithë janë gati për festën në Pogradec edhe pse në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e sezonit për vendasit. Në këtë takim do të vendoset nëse ekipi i Pogradecit do të vazhdojë të shpresojë për të qëndruar apo do të ketë një rënie direkte që do të thotë një kthim i menjëhershëm në Kategorinë e Parë, pas një viti të vetëm në Superligë. Në formacionin e sotëm është e sigurt që nuk do të jetë qendërmbrojtësi Drazhanin. Ndërkaq lojtarët korçarë të formacionit të Pogradecit paralajmërojnë Skënderbeun se nuk do ta ketë të lehtë në përballjen ndaj ekipit liqenor. Për mbrojtësit Stavrion Lako e Edi Çajku, si dhe mesfushorët Jorgo Çipi e Klejdi Larti, ndeshja e sotme do të jetë shumë e veçantë. Të

Në këto 90 minuta të fundit të kategorisë superiore pritet të vendoset fituesi i titullit kampion por edhe ata që do të zbresin një kategori më poshtë dhe ata që do të luajnë edhe një ndeshjes shtesë

Në Lushnjë një ndeshje për një vend në superiore

përjashtuar Lojtarët pranojnë se ndjejnë keqardhje që do të vihen përballë Skënderbeut. Megjithatë, ata besojnë se Pogradeci, skuadra ku militojnë, do të arrijë fitoren në këtë sfidë dhe do të qëndrojë në superiore. Kastrioti-Teuta Është sfida tjetër që ka lidhje me titullin. Edhe pse jo plotësisht nuk kanë gjë në dorë, durrsakët do të mundohen të mbyllin me fitore kam-

pionatin kundër një Kastrioti që realisht në një farë mënyre u ka prishur punë. “Fillimisht duhet të mendojmë për të fituar ndeshjen tonë sepse nëse do të mendojmë vetëm për atë çka po ndodh në Pogradec, do të ishte e vështirë për t’u përqendruar dhe të jemi fitues të kësaj sfide. Vërtetë Kastrioti nuk ka asnjë objektiv në këtë ndeshje, por kurrsesi nuk duhet të mendojmë se e kemi kaluar këtë takim. Gabimi që bëmë në ndeshjen e dy javëve më parë

Edhe kategoria e parë do të ulë sot siparin. Lufta do të zhvendoset për një vend në superiore në Lushnjë. Lagunarët dhe kuksianët do të luajnë për një vend në superiore. Skuadra e Malkos duhet të fitojë 3:0 për të qenë së bashku me Luftëtarin lart mes më të mirëve. Edhe kuksianët shpresojnë që të mos bëjnë gabimin e një jave më parë në fushën e tyre dhe do të luftojnë që këto 90 minuta shprese, që vlejnë një sezon. Kuksianët gjenden mes ankthit dhe shpresës për të prekur Superioren direkt, teksa përballë kanë Lushnjën, skuadër për të cilën kanë shprehur respekt dhe konsideratë gjithë sezonit. Një investim sezonal vlen tashmë një sfidë në “Roza Haxhiu”, për të evituar një përplasje në nivel superioreje. Tashmë “topi” i trysnisë nuk është plotësisht mbi ata, edhe pse kanë detyrimin të mos shkojnë më shumë se minus 2 gola. Kuksianët besojnë, jo pak, te një reagim shumë i shpejtë i skuadrës, e cila do të luajë në fushë një 90-minutësh edhe me vlerë superioreje në planin e koeficientit të vështirësisë. Të shohim se si do të shkojnë ngjarjet edhe se sot pritet të jenë mbi 5000 mijë tifozë në stadium. Në ndeshjet e tjera janë pothuajse pa asnjë interes. Me ekipet e përcaktuara si kaluara në “play-off” apo “play-out” apo që kanë rënë direkt, këto 90 minuta të fundit mund të quhen pa interes. Luftëtari në superior tashmë do të luajë me Mamurrasin që ka qëndruar në kategorinë e parë. Madje miqtë do të shkojnë me të rinjtë. Besëlidhja e Besa luajnë respektivisht me Vlorën dhe Gramshin, që kanë mbaruar punë. Burreli ndeshjet me Gramozin me një ndeshje pa pikë interesi ashtu edhe si Skrapari-Himara. Pra veç krye ndeshjes pjesa tjetër janë vetëm sfida me kurrë farë vlere.

me Kamzën ka qenë një mësim për ne, nëse do të kishim fituar atë takim sot titulli kampion do të varej vetëm nga ne. Por ka mbetur dhe një ndeshje dhe ne duhet të besojmë deri në fund, dhe duhet ta shfrytëzojmë nëse shansi vjen në favorin tonë”,-thotë trajneri Lika. Ndërkaq trajneri Andrea Marko është shprehur se skuadra e tij do të bëjë të pamundurën për të fituar ndeshjen e fundit të kampionatit ndonëse me shumë probleme.

Dashi

Demi

Binjaket

Gaforrja

Luani

Virgjeresha

Peshorja

Akrepi

Shigjetari

Bricjapi

Ujori

Peshqit

Ambienti yjor do jete shume i pershtatshem per jeten ne cift. Do kaloni momente te lumtura prane partnerit dhe do ndiheni mire. Atmosfera per beqaret do jete shume e qete. Ju do keni mundesi te takoni persona te vecante te cilet do jene te ndryshem nga njeri-tjetri. Ne planin financiar do perballeni me nje surprize aspak te kendshme. Mos ndermerrni shume rreziqe.

Do i kushtoni shume rendesi lidhjes suaj sot dhe do keni nje deshire shume te madhe per te dashuruar ashtu si vetem ju dini. Respektojeni mendimin e tjetrit. Nese jeni ende beqare mund t’i jepni fund kesaj situate. Perfitoni nga cdo mundesi qe do iu jepet. Tregoni sa me shume maturi ne planin financiar e cila do jete si nje fushe e minuar. Organizojeni me mire buxhetin qe te shmangni rreziqet.

Nese keni pasur probleme me partnerin tuaj do e vendosni cdo gje ne vije. Do gjeni fjalet e duhura per te kaluar sa me lehte cdo situate te nderlikuar. Beqaret do jene te perkrahurit e yjeve. Ka mundesi te keni nje takim vendimtar i cili mund t’iu sjelle lumturine e kerkuar. Neptuni do iu ndihmoje te zgjidhni disa probleme me parate. Gjithsesi shmangni operacionet e medha dhe shpenzimet.

Jeta ne cift do jete e mbrojtur sot. Do lundroni ne nje det plot sensualitet, ngrohtesi dhe bashkepunim. Beqaret nuk duhet te bejne cdo gje per te gjetur personin ideal sepse mund te lendohen. Behuni me te duruar dhe do dilni te fituar. Mundesite per te permiresuar financat do jene te shumta. Parata do te hyjne shume kollaj ne jeten tuaj dhe do ndiheni edhe me mire.

Armiku me i keq ne jeten e cifteve do jete rutina. Mos u fiksoni pas gjerave te zakonshme por mundohuni sa te mundni t’i ndryshoni gjerat. Disa duhet te bejne kujdes edhe nga aventurat kalimtare. Pritet te kete dashuri me shikim te pare per beqaret sot. Do e degjoni sa zemren po aq edhe arsyen. Tregohuni sa me shume te mundni vigjilente me financat sepse situata ekonomike do jete e paqendrueshme.

Nje pjese e atyre qe jane ne cift sot mund t’i japin fund nje lidhjeje te hershme duke qene se nuk marrin me kenaqesine e dikurshme. Dikush tjeter ka filluar t’iu interesoje. Nese jeni vetem do takoni nje person mjaft te vecante i cili do iu beje te ndiheni si ne enderr. Nese doni te beni ndonje transaksion financiar duhet te tregoheni shume te matur ne menyre qe mos perballeni me surpriza te keqija.

Dite mjaft e mire qe ciftet te marrin vendime te rendesishme per te ardhmen e tyre. Do parapelqeni t’i jepni me teper gjalleri, ngrohtesi dhe entuziazem lidhjes. Beqaret ka mundesi te kene dashuri me shikim te pare, por nuk duhet te lidhen pa e njohur mire personin. Urani do ndikoje tek financat dhe do iu sjelle fat. Mund te beni shpenzimet qe keni menduar prej kohesh.

Do jeni shume xheloze ne lidhjen tuaj sot dhe mund te lindin disa debate me partnerin. beni shume kujdes dhe mos e teproni. Venusi do jete mjaft i favorshem per beqaret por edhe Plutoni do bashkepunoje me te. Nese jeni njohur me dike kohet e fundit do e coni me tej njohjen. Ne planin financiar nuk do keni me deshire te luftoni per te stabilizuar buxhetin. Ekuilibri do te ekzistoje.

Do jeni plot gjalleri dhe dinamizem sot. Per beqaret do jete dite me se e favorshme dhe ata do joshin pa fund. Cdo gje qe do thoni do jete interesante dhe do terhiqni se tepermi vemendjen. Ciftet do kalojne nje dite te qete dhe nuk do kene probleme. Ne planin financiar duhet te merrni me seriozisht me menaxhimin e tyre. Mos shpenzoni pa limit sepse do keni probleme me shume sesa mundni.

Nuk do jete dite shume e pershtatshme sot per jeten ne cift keshtu qe mendohuni mire para se te hidhni cdo hap. Plutoni do sjelle ankth ne jeten tuaj. Beqaret nuk do hezitojne te fillojne aventura. Kujdes, mos u terhiqni vetem nga pamja e jashtme. Kujdes me operacionet e medha financiare sepse buxheti nuk do jete aspak i stabilizuar. Merrni sa me shpejt masat e duhura.

Ambienti ne cift do jete i tensionuar. Mos u tregoni kokeforte dhe pranojeni qe keni bere disa gabime. Tregohuni pak me liberale ne mendimet qe keni. Hena do i shtyje beqaret te jene me te hapur ndaj aventurave kalimtare. Do keni fat, por mundohuni te mos shkeputeni nga realiteti. Pritet te lindin goxha probleme edhe me financat. Mos beni shpenzime shume te medha sepse do pendoheni.

Gjate dites se sotme do jeni me te disponueshem per t’ia plotesuar deshirat partnerit tuaj. Mundohuni t’i harroni inatet dhe mosmarreveshjet qe keni pasur. Beqaret nga ana tjeter duhet te mos mendojne me per te kaluaren. Hapni nje faqe te re ne jeten sentimentale dhe do ndiheni me mire. Planetet do behen bashke dhe do ua stabilizojne buxhetin. Mund te beni edhe ndonje shpenzim me teper.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: ALBANA LIKA, HERION MESI, ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E shtunë 12 maj 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.