Metropol 12 qershor

Page 1

»3

DEKLARATA E BERISHËS

Ligji 7501, ka sjellë probleme në shpërndarjen e pronave E MËRKURË

12 QERSHOR 2013 VITI IX, NR. 2999 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5

gazetametropol.com

Edward Snowden

Tarifat e stazhit në universitet, Rrjedha e informacionit fakultetet shkelin ligjin Degë të ndryshme abuzojnë padrejtësisht me tarifat ndaj studentëve. Ministria pranon: Është një mënyrë vetëfinancimi »6

në CIA. Informatori, në kërkim të azilit

»14

BLLOKIMI I KQZ EDHJENGËRÇI NË INSTITUCIONIN E ZGJ ATIT VE BLLOKON SHPALLJEN E REZULT QARK PËRFUNDIMTAR DHE QARK PËR

NË KALIMI I ÇËSHTJEVE DIREKT PROKOLEGJ RREZIKON TA FUSË FUND CESIN NË NJË TEJZGJATJE PA

IN, NË RAST SE NUK KA KOURUM T PËR KQZ NUK MUND TË MBLIDHE TA ÇËSHTJE QË KËRKOJNË 5 VO

LEGALIZIMET

Flet drejtori i Tiranës: Tapia në dorë 4 ditë pas pagesës 80 mijë ndërtime, hyn në fuqi ligji i ri. Ja kush do përfitojë. Minibashkitë drejt fundit me planet vendore për shtesat

»5

»4

NË FACEBOOK

Djali i Edi Ramës: Dyshoj se shqiptarët do votojnë Berishën Djali i kandidatit për Kryeministër të Shqipërisë, Greg Rama, në një postim në Facebook, i kërkon Kryeministrit... »2

Opinion Nga LULZIM BASHA

Detyrimi im si nip Kosove »16 Nga BEDRI ÇOKU

Roli qytetar në përmirësimin e qeverisjes »17

OSBE: 23 qershori s’do ketë fitues zgjedhjesh NË 14-VJETORIN E ÇLIRIMIT

»7

Lulzim Bashës i jepet titulli “Qytetar nderi i Prishtinës”

DOSIER, NGJARJA E GËRHOTIT

Si shpëtuan ushtarët gjermanë pas marrëveshjes me komunistët në Delvinë Ngjarja e rrallë e një skuadrilje prej 20 gjermanësh në shtatorin e vitit 1943, që u lanë të kalonin për në Janinë, pas marrëveshjes mes partizanëve dhe ballistëve »18

RASTI I VAJZËS ME SHAMI

Reagon komuniteti Gay në Shqipëri: Mos na e ngisni Igli Totozanin »8 Aleanca LGBT ka reaguar dje pas shkrimeve në media, të cilat akuzonin për indiferentizëm Avokatin e Popullit, për pushimin e infermieres për shkak të fesë

MEDIU NË KOMBINAT

Çështja e pronave, do angazhohemi me të gjitha mjetet për ta zgjidhur

»3


02

« POLITIKË

E mërkurë 12 qershor 2013 •

“SALIU E PËRDOR VOTËN E VERIORËVE PËR TË FUTUR THIKËN E NDASISË”

Rama fushatë për përmirësimin e imazhit Lidershipi socialist takime elektorale në kryeqytet e Berat

F

ushata elektorale e kreut të PS-së, Edi Rama, përshkroi dje një vijë lineare jo pak të shkurtër. Nga këndet e fjalës në zona të ndryshme të kryeqytetit u zhvendos pasditen e djeshme në qytetin e Beratit. Por gjatë bashkëbisedimeve në Tiranë fokusi kryesor ishte përmirësimi i imazhit të tij përkundrejt veriorëve. Sqarimi Në takimin elektoral të zhvilluar me banorë të Kamzës kreu i opozitës nxitoi të hidhte poshtë të gjitha pretendimet e ngritura nga ana e Kryeministrit Berisha për qëndrimet e tij përballë banorëve të këtyre zonave të ardhur kryesisht nga Veriu i vendit. “Saliu nuk e përdor votën tuaj për t’ju ndihmuar, por për të futur thikën e ndasisë duke shpifur se unë kam thënë ‘shpellarë’. Ai nuk ju do, të gjitha janë gënjeshtra. Mirë ju, por fëmijët tuaj çfarë faji kanë që jeni në këtë gjendje? Kjo është pyetja që kam unë për ata që janë prindër dhe votojnë qorrazi për Saliun dhe PD-në, një parti familjare, që punon ditë e natë për vete. Ë mori për dore fëmijët tuaj dhe i nxori analfabete funksionalë, siç thotë Banka Botërore, jo unë. Lërini historitë jo ‘jemi nga Veriu’, jo ‘nga Jugu’; jo të djathtë, jo të majtë. Bëhuni me familjen tuaj, bëhuni me interesin e komunitetit tuaj dhe atdheun tuaj”, - u tha Rama pjesëmarrësve në takim. Sipas tij, Berisha dhe mazhoranca përfituan nga besnikëria dhe burrëria e Veriut dhe nuk çmuan votën e tyre. “Për Saliun ju nuk jeni njerëz, por vetëm zgjedhës. Dhe ‘zgjedhës’ do thotë ‘t’i rrejmë sa të mundemi, t’u marrim votën dhe të shohim çfarë mund të bëjmë’. Vota duhet të jetë e kthjellët. Nuk u them demokratëve ‘bëhuni socialistë’. PD-ja është pasuri kombëtare, që ka rënë në duart më të këqija, do të thonte Haveli, heroi më i madh që mundi komunistin. Sipas tij, komunisti më i keq është komunisti antikomunist. Tesera e partisë është tjetër gjë, vota është tjetër gjë”, - sqaroi Rama. Modeli Në një tjetër kënd fjale e kësaj radhe në një nga zonat në unazën e re të Tiranës, kreu i PS-së sërish u kujdes për të vënë në dukje punën e tij si ishkryebashkiak, por dhe atë çfarë synon të sjellë me projektin e “Rilindjes”. Mes pallateve tek unaza e re ish-kryebashkiaku i Tiranës lau duart nga përgjegjësia e ndërtimeve pa plan. Gjatë një këndi fjale Rama ua kaloi topin bashkive të tjera. “Unë kam bërë një punë për të cilën jam krenar, le të thonë çfarë të duan. Tiranën nga një rrëmujë me plehra e me kioska e ktheva në formën e një qyteti dhe të një kryeqyteti europian”, - u shpreh Rama. Ndaj dhe apeli për qytetarët është pikërisht vota për numrin 29 më 23 qershor, duke ndëshkuar po

me votë keqqeverisjen e drejtuar nga Kryeministri Berisha. “Shërbimi më i madh që mund t’i bëni familjes dhe vendit është që më 23 qershor të mos shkoni vetëm, por të merrni me vete një person që nuk ka votuar, - u shpreh Rama gjatë fjalës së tij. Një që nuk ka votuar për herën e kaluar, jo 12 që e kanë ndarë mendjen të votojnë për 44”, përfundoi Rama.

PREZANTIMI NË BERAT Kreu i PS-së, Edi Rama, prezantoi mbrëmjen e djeshme kandidatët për deputetë për qarkun e Beratit. Duke u rikujtuar se vetëm 12 ditë e ndajnë qytetin e Beratit nga e ardhmja, Rama kërkoi nga qytetarët e këtij qarku të mbështesin me votë numrin 29 më 23 qershor. “Me votën tuaj tek numri i bekuar, numri i ditës kur Shqipëria u çlirua, çdo shqiptar do çlirojë vetveten, fshatin, qytetin dhe do hapë rrugën e rilindjes. Nuk dua ta prish këtë mrekulli për të folur për të shkuarën që po ikën. Ju them që e ardhmja është vetëm 12 ditë larg. Jam para jush për t’ju thënë se skuadra jonë, skuadra kombëtare e rilindjes nuk është krijuar për të vazhduar avazin e vjetër të 20 viteve, po për të hapur një rrugë të re. Data e 23 qershorit është një votë për të vendosur nëse do vazhdojë rrënimi apo do nisë rilindja”, u shpreh Rama.

DJALI I KREUT TË PS-SË SHPREHET PESIMIST NË LIDHJE ME 23 QERSHORIN

Greg Rama: Dyshoj se shqiptarët do të votojnë Berishën “Dhe meqë e mban veten për babaxhan, mos na pengo, largohu” Djali i kandidatit për Kryeministër të Shqipërisë, Greg Rama, në një postim në Facebook, i kërkon Kryeministrit aktual që të largohet pasi nuk po i lejon shqiptarët të marrin frymë lirisht. Gregu, në ndryshim me të jatin mendon se shqiptarët, do e votojnë sërish Berishën Kryeministër, dhe i bën thirrje atij që të largohet nga politika, për t’i hapur rrugën sipas tij frymës së re që sjell Edi Rama, babai i Greg Ramës. “Kam filluar të dyshoj që shqiptarët do i krijojnë mundësinë Kryeministrit aktual për t’u rikonfirmuar si Kryeministër. Me gjithë respektin për Kryeministrin aktual, një njeri, i cili i ka kushtuar jetën e tij politikës, mendoj që ka ardhur momenti për të kthyer faqen. Të provuam. Nuk na solle ndonjë gjë të re. Fryma e vjetër e heqjes së dritave, e mungesës së ujit, e lidhjeve miqësore për t’u punësuar apo e tifozërisë

partiake për të kapë vendin e punës, e ka mbajtur Shqipërinë të burgosur mbrapa hekurave, të cilat na largojnë çdo ditë e më shumë nga ëndrra jonë për të marrë frymë lirisht”, shkruan Gregu në FB. “Të rinj, të cilëve u është shkatërruar jeta pa e kuptuar fare ata vetë prej mungesës së kushteve për t`u arsimuar dhe argëtuar, të cilët plaken që në djep, rriten të plakur dhe vdesin të plakur. Do bësh çmos për të mos humbur, por e ke humbur besimin e popullit. Ke humbur gjithçka e nuk ke fituar asgjë. Prandaj largohu dhe meqë e mban veten për babaxhan, mos na pengo dhe ne të tjerëve të jetojmë jetën dhe të shfrytëzojmë Shqipërinë për të realizuar ëndrrat tona. Largohu!” Deklarata aspak optimiste e Gregut, vjen në një moment kur fushata elektorale është në kulmin e saj dhe kryetari i Partisë Socialiste deklorn në çdo cep të vendit, se Partia

Socialiste do të marrë mbi 78 mandate. Por ja që nuk mendon kështu Gregu, djali i tij, i cili i kërkon Berishës të largohet vetë pavarësisht si do të jetë rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit. Nuk dihet

ende se cili do të jetë reagimi i kryetarit të opozitës Edi Rama, ndaj frymës së djalit të tij, i cili vazhdon fushatën dhe vazhdon të përsërisë së rezultati i fitores së të majtës do jetë i thellë.

FUSHATA PS në Fier

Ruçi dhe Braçe në Çermë të Lushnjës Kandidatët për deputetë Gramoz Ruçi dhe Erion Braçe zhvilluan një takim me banorë të Çermës në Lushnjë. Të dy përfaqësuesit socialistë që kryesojnë listën e kandidatëve në qarkun e Fierit, kanë bërë apel për pjesëmarrje sa më të madhe në votim. “Ju kemi premtuar se do të heqim akcizën e naftës, madje 800 lekë taksa në 1900 lekë që është litri i naftës dhe do ta mbajmë këtë premtim. Kemi premtuar që do të heqim TVSH-në për plehrat kimike dhe do ta mbajmë këtë premtim. Kemi premtuar që do të kontrollojmë cilësinë e farërave dhe fidanëve, që të mos ndodhë më kurrë që nga dyqani i farave këtu në Çermë të shpërndahet farë dhe të mos mbijë misër atje në arat tuaja. Duke ju marrë para dhe duke ju vjedhur”, - u shpreh Braçe. Ndërsa porosia e Ruçit ishte: “Asnjë lekë mos refuzoni, merrini, se është gjaku, djersa dhe mundi juaj nëpërmjet korrupsionit që ju kanë vjedhur 8 vjet rresht, por votën hidheni atje ku duhet.”

Malaj-Ramës

“Do të vazhdoj garën, hiq dorë nga presioni” “Rama dëmton PS-në dhe fitoren e opozitës duke u fokusuar te sulmet kundër çdo kandidati të pavarur”, - kështu iu kundërpërgjigj dje ish-deputeti socialist Arben Malaj kryetarit Rama, i cili kërkon nga votuesit vlonjatë që të mos e votojnë atë. Por pavarësisht qëndrimeve të Ramës, Malaj garantoi se do të vazhdojë garën deri në fund. “Do të vazhdojmë garën deri në fund. Mandati ynë e bën më të plotë dhe më cilësore fitoren e së majtës. Do të vazhdojmë me këmbëngulje për të garantuar rrotacionin politik që meriton Vlora dhe Shqipëria. Falënderoj të gjithë mbështetësit tanë që nuk votojnë në qarkun e Vlorës, por që janë angazhuar përditë për të mbështetur fitoren e modelit tonë, modelit të punës dhe përkushtimit, përballë modelit të listave të mbyllura klienteliste. Rama duhet të ndalë presionet ndaj votuesve në qarkun e Vlorës, ku miqësia labe nuk ngjan me miqësitë e mbyllura”, u shpreh Malaj.


POLITIKË • E mërkurë 12 qershor 2013

BERISHA PRANON SE LIGJI KA SJELL PROBLEME NË SHPËRNDARJEN E PRONAVE

“Tokat e 7501, brenda vitit zgjidhet problemi” Rritja e kriminalitetit, kryeministri premton reformë në polici Ervin Koçi

N

ë një bashkëbisedim me banorët e fshatit Ishëm Kryeministri Sali Berisha garantoi se brenda vitit do të zgjidhë problemet që lindën nga ndarja e tokave sipas ligjit nr. 7501. Krahas kësaj Berisha theksoi se me zbatimin e këtij ligji janë krijuar probleme në ndarjen e tokave, pasi disa familje kanë humbur pronat që trashëgonin në shekuj. Një banor iu shpreh kreut të qeverisë mbi problemin disavjeçar të pronës së tij. “Unë nuk dua t’i hyj në hak askujt. Dua vetëm tokën time, që e gëzoj prej stërgjyshërish, por nuk e gëzoj dot”, - i tha ai kreut të qeverisë. Duke iu përgjigjur atij Kryeministri theksoi se këto probleme lindën pasivisht pas ligjit nr. 7501. “Tokat e tapitë, kur u ndanë me ligjin e 7501, për fatin më të keq, le ta quajmë procesin më gjeometrik të kësaj, ka krijuar këto probleme që keni ju sot. Si do të zgjidhet kjo? Ne do të bëjmë hartën dixhitale të tokës dhe harta do të tregojë qartësisht pozicionin e çdo parcele. Ne ju kemi dhënë me dy vendime të rëndësishme, do të bëjmë hipotekën në komunë, në mënyrë që brenda vitit të verifikojmë dhe ndajmë tapitë.” Reforma në Polici Duke pranuar një rritje të numrit të veprave kriminale në gjatë viteve të fundit, kreu i ekzekutivit vlerësoi dje gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Ishmit se vitet e fundit ka dhe një rritje të ndjeshme të zbulueshmërisë së këtyre veprave, duke nënvizuar se niveli i zbulueshmërisë në vendin tonë është nga më të lartët në rajon. Po ashtu Berisha tha se duhet një reformë e re në polici. “Ne kemi rritur nivelin e dënimit duke ngritur tavanin nga 25 vjet në 35 vjet për vepra të ndryshme penale. Jam dakord që duhen shqyrtuar dhe rritur sanksionet edhe për veprat e tjera penale, ashtu si koha kërkon dhe një reformë të re të policisë, për të cilën ju garantoj se do të bëhet. Nëse duhet shtimi i numrit të efektivëve, edhe këtë do ta shqyrtojmë dhe do ta bëjmë”, - tha Kryeministri, që premtoi se qeveria e drejtuar prej tij në mandatin e ri do të bëjë gjithçka për të konsoliduar rendin publik, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë. Investimet në Ishëm Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Ishmit Kryeministri Berisha deklaroi se këto vite qeveria është përpjekur të urbanizojë komunën e Ishmit. Ai pohoi se qeveria po investon në disa sektorë në këtë komunë të vendit, në mënyrë që të rritë potencialet turistike të bregdetit të Ishmit. “Kemi rindërtuar rrugët që ju lidhin me Tiranën, Durrësin, detin.

DELEGACIONI ZHVILLON TAKIME ME BERISHËN DHE NISHANIN

KiE: Forcat politike të zgjidhin ngërçin “Rezultati i zgjedhjeve duhet të jetë i besueshëm” • Partia Demokratike ka vijuar të akuzojë Edi Ramën për mosdorëzimin e deklaratës së tij të pasurisë në Inspektoratin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive. Nëpërmjet një deklarate për mediet zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi, pohoi se Rama duhet të bëjë transparencë për të ardhurat e tij financiare, pasi kështu ia kërkon ligji. “Kanë kaluar katër ditë që nga dita kur mësuan se Edi Rama ka shkelur ligjin duke mos dorëzuar deklaratën mbi të ardhurat e tij personale, edhe pse në reklamën televizive të tij ai pretendon se ka fituar 9.3 milionë lekë të reja nga shitja e librit “Kurbani”. “Katër ditë pa një shpjegim nga Edi Rama. Tani jemi shkrirë së qeshuri me justifikimin fillestar absurd të Ramës se deklaratën e pasurisë së tij na e paska humbur zyra postare. Një tjetër shpikje imagjinare nga salloni i tij mavi. Por me kalimin e çdo dite heshtje nga ana e Edi Ramës, pyetjet lidhur me mungesën e transparencës nga ana e tij bëhen edhe më serioze”, - deklaroi zëdhënësja e PD-së.

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës u bën thirrje partive politike që të gjejnë konsensusin dhe të plotësojnë vendet bosh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kur nuk kanë mbetur më shumë se 11 ditë përpara datës së zgjedhjeve, ndërkombëtarët vijojnë me apelin e tyre që të plotësohet KQZ-ja. “Lidhur me situatën e krijuar në KQZ na duhet të shikojmë zhvillimet e situatës zgjedhore në vijim. Ne e kemi shprehur shqetësimin tonë për situatën në KQZ. Ne kemi diskutuar me partitë politike për këtë ngërç dhe mundësinë për t’u kthyer besimin qytetarëve te zgjedhjet dhe ky institucion. Vlerësimi ynë do të vijë pas zgjedhjeve. Shpresoj që forcat politike të gjejnë një pikë reflektimi për t’i dhënë zgjidhje këtij ngërçi. Çështja e KQZ-së është shumë e komplikuar. Unë nuk doja të komentoja për momentin, ajo mbetet e hapur dhe për t’u komentuar pas zgjedhjeve. Ne jemi këtu për t’i inkurajuar drejtuesit e forcave politike për pasjen e një administrate zgjedhore që të

Zotohem se do të ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo rrugë të çdo fshati kudo që të jenë. Garantoj se do të trefishojmë mbështetjen për projektet në fermat tuaja, në turizëm, blegtori, bletari, ullishte etj. Do të bëjmë gjithçka për shfrytëzimin e potencialit tuaj turistik të jashtëzakonshëm. Ishmi ka potencialet turistike më të mëdha të vendit”, - tha Berisha. Në vazhdimësinë e premtimeve shefi i demokratëve

japë rezultate të besueshme për zgjedhjet”, - tha Luka Volonte, kryetari i delegacionit të Këshillit të Europës. Gjatë ditës së djeshme përfaqësuesit e Këshillit të Europës zhvilluan dy takime, njëri me Presidentin Nishani dhe një me Kryeministrin Berisha. Në të dyja takimet anëtarët e delegacionit biseduan për situatën parazgjedhorë në vend dhe gjatë konferencës së djeshme për shtyp pohuan se nga bisedat e bëra kanë marrë garanci për zhvillimin e një procesi zgjedhor sa më të besueshëm. I pyetur dje për incidentet elektorale Volante pohoi: “Gjatë vizitës sonë ne kemi dëgjuar për një ose dy incidente, gjithashtu biseduam edhe me Kryeministrin. Në këto takime na u tha se hetimet do të zhvillohen me shpejtësi, me qëllim që autorët të dalin para drejtësisë dhe njëkohësisht të verifikohet nëse kanë lidhje me situatën parazgjedhore apo jo.” Delegacioni i Asamblesë së Këshillit të Europës do të kthehet në Shqipëri ditën e zgjedhjeve para se të përpilojë dhe të nxjerrë raportin e tij përfundimtar.

theksoi se qeveria do të bëjë gjithçka që në 4 vjetët që vijnë të garantojë vaditjen e tokave nëpërmjet sistemeve ekzistuese, rindërtimit të tyre ose të reja, si edhe të rimbursojë fermerët për disa taksa me para në dorë. “Kemi marrë vendime t’u paguajmë me para në dorë akcizën e naftës, që ta përdorni për punimin e tokës. T’ju pagjumë me para në dorë TVSH-në 20% të çdo gjëje që blini për të rritur prodhimin e

fermave tuaja. Besojmë se kjo ndihmë është më e plota që mund t’u jepet fermerëve. Përpjekja jonë është të krijojmë sa më shumë vende pune kudo, të kemi rroga dhe pensione më të larta. Këto janë projekte, por ju keni provuar se ne kemi qëndruar në premtimet tona. Kemi ndërtuar rrugë më shumë se kurrë. Kemi dyfishuar pensionet në fshat. Filluam projektin e subvencioneve. Ka funksionuar”, - u shpreh Berisha.

»

03

MEDIU Çështja e pronave

“Do të bëj gjithçka për ta zgjidhur” Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, prezantoi në Kombinat kandidatin për deputet të kësaj partie zotin Afrim Tola. Gjatë fjalës së tij Mediu premtoi se do të luftojë deri në fund për të zgjidhur çështjen e pronave, si një ndër me thelbësoret që ndikojnë në ndërtimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Duke theksuar se çështja e pronave është një ndër pikat themelore të programit të Partisë Republikane, Mediu risolli në vëmendje përpjekjet e vazhdueshme të PR-së për ta zgjidhur. Duke pohuar rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështjeje, Mediu theksoi se është një çështje kombëtare shumë e rëndësishme, për të cilën duhet të luftojmë dhe duhet konsideruar si elementi thelbësor i ekonomisë. Ai tha se do t’i kërkojmë ndihmë BEsë për të na mbështetur në certifikimin e ligjit të pronave. “Partia Republikane nuk ka reshtur dhe nuk do të reshtë asnjëherë së kërkuari këtë të drejtë. Në çdo shoqëri, cilado qoftë ajo, prona private është institucioni qendror ekonomik, ndaj mendojmë se zgjidhja e çështjes së pronës do t’i japë tjetër dimension zhvillimit të biznesit dhe ekonomisë në Shqipëri. Do të garantojë më shumë investitorët e huaj, pasi jemi të bindur se çështja e pazgjidhur e pronave është një pengesë e madhe për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri”, - tha Mediu. Takimi në Fushë-Krujë Gjatë një takimi me banorët e Fushë-Krujës Mediu foli për rezultatet e pamohueshme që ka arritur qeverisja e djathtë në këta tetë vjet, duke e krahasuar me politikat penguese të opozitës për integrimin e Shqipërisë në BE. “Partia Republikane është pjesë e Aleancës së Djathtë. Vota juaj është e drejta juaj për të gjykuar njerëzit më të mirë. Kam bindjen se në qarkun e Durrësit do të sigurojmë dy deputetë. Partia Republikane është frymëzim i ideve për njerëz që e duan Zotin, e duan familjen, pronën dhe kombin. Aleanca e djathtë ka si bazë garantimin e dinjitetit përmes punës dhe rritjes ekonomike të vendit në vitet e ardhshme. Përballë nesh Partia Socialiste ka dëshmuar të kundërtën”, - tha Mediu.


04

« POLITIKË

E mërkurë 12 qershor 2013 • SOCIALISTËT KËRKOJNË UDHËZIM TË VEÇANTË, TENTOHET BLLOKIMI I KQZ-SË

KQZ akt për fletët e votimi në kutitë e gabuara Kërkesa e socialistëve kërkon 5 vota, anëtarët e hedhin poshtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje draftin procedural se si do të bëhet numërimi i votave që janë hedhur në kutitë e gabuara. Ky vendim i KQZ-së erdhi për shkak se në katër njësi vendore në vend më 23 qershor do të bëhen edhe zgjedhjet për kryetarët e këtyre njësive vendore. Në fillim të mbledhjes administrata e KQZ-së paraqiti rendin se si do të kryhet votimi në këto qendra votimi, duke deklaruar se në fillim do të bëhet numërimi i kutive ku janë hedhur votat për kandidatët për deputetë dhe më pas do të bëhej numërimi i votave në kutitë ku do të jenë të hedhura votat për kandidatët e njësive vendore. Kjo solli edhe reagimin e përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste, Eridian Salianji, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili deklaroi se për këtë gjë

duhet miratuar një procedurë e posaçme nga ana e KQZ-së, që komisionarët në KZAZ të mos ngatërrohen. Por kjo kërkesë e PS-së nuk mund të miratohej nga KQZja, pasi për të miratuar një procedurë, që në termat teknikë quhet udhëzim, duhen minimalisht pesë vota. Edhe pse anëtarët e KQZ-së së bashku me administratën nuk e vunë në dukje këtë çështje, duke pohuar se kërkesa e PS-së nuk është nevojshme, pasi është e përcaktuar në ligj, anëtarët sërish i futën propozimet e socialistëve në manualet e përdorimit për komisionarët e këtyre KZAZ-ve. Mbledhja Mbledhja e djeshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kishte disa pika teknike, që lidheshin të gjitha në mënyrën se si do të bëhet numërimi i votave të hed-

hura gabim në kutitë e gabuara të votimit. Edhe pse anëtarët e KQZ-së pohuan se kjo gjë ka një probabilitet tepër të vogël për të ndodhur, përfaqësuesit e dy partive kryesore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vijuan me ngulm që të propozonin ndryshime teknike në akte. Njëra nga këto ishte dhe përcaktimi i qendrave të votimit në procesverbalin përfundimtar, ku janë hedhur fletët e votimit në kutitë e gabuara. Socialistët i kërkuan këto ndryshime pasi sipas tyre do të ndihmojnë në ankimonin e çështjeve që do të bëhen në përfundimin e numërimit të votave. Këto propozime të PS-së nuk u morën parasysh nga KQZ-ja, e cila vijoi t’i miratojë aktet ashtu siç ia kishte paraqitur administrata. Kryetarja Lleshi pohoi se draftet janë hartuar në mënyrë tepër të saktë.

ZGJEDHJET PA FITUES DHE HUMBËS, PROCESI DREJT TEJZGJATJES MAKSIMALE

OSBE: KQZ nuk mund të shpallë fitues për zgjedhjet Ervin Koçi

K

ryesuesja e misionit vëzhgues ndërkombëtar të OSBE-ODIHR-it në Tiranë, Conny Mçormack, deklaroi dje se KQZ-ja nuk ka numrin e nevojshëm të votave për të certifikuar zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Në një intervistë të dhënë për “Dojçe Velen” Mçomarck thekson se situata e krijuar në KQZ po ndikon në vendimmarrjet e institucionit. “Ka disa vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar prej pesë votash, por më i rëndësishmi prej tyre, që është në mendjen e gjithkujt, është certifikimi i rezultatit”, - tha kryesuesja e misionit te vëzhgimit. Situata Ngërçi i krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rrezikon të lërë pa fitues zgjedhjet e 23 qershorit, pasi situata e krijuar e bën të pamundur shpalljen e rezultatit si në rang kombëtar, ashtu dhe në çdo qark. Ligji e përcakton qartë se për vendime të rëndësishme siç është shpallja e rezultatit për çdo qark, por dhe në rang vendi duhet një kuorum minimal prej pesë anëtarësh, gjë të cilën KQZ-ja dy javë para zgjedhjeve nuk e ka, për arsye se opozita ka tërhequr komisionerët. Pavarësisht asaj çka mund të vendosin KZAZ-të, të cilat kanë një kuorum të plotë, sërish shpallja e rezultatit nuk mund të marrë rrugë juridike pa vendimin e KQZ-së. Çështja mund t’i kalojë direkt Kolegjit, i cili në këtë rast duhet të bëjë punën e KQZ-së për çdo qark. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me ankimet e subjekteve, për të cilat ligji përcakton se kërkohet një shumicë e cilësuar anëtarësh. Por çdo të thotë që Kolegji të merret më të gjitha

FRD, Topi takon përfaqësuesit e KiE

“Të plotësohet KQZ, në rrezik besueshmëria e rezultatit” Kreu i FRD-së, Bamir Topi, shprehu dje shqetësimin për situatën e pandryshuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë që pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Në një prononcim për mediet pas takimit me përfaqësues të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, që ndodhen në Tiranë për një vizitë zyrtare, Topi bëri me dije se i informoi për situatën e krijuar në KQZ, që sipas tij ul kredibilitetin e rezultatit të zgjedhjeve. “E quaj të pakuptimtë që KQZ-ja, e ndërtuar me vullnetin e partive kryesore në parlament, sot rezulton i gjymtuar dhe ne jemi për plotësimin e këtij komisioni, sado vonë.

Duke pasur në konsideratë se pjesa e mbetur e KQZ-së është e përbërë nga militantë, kredibiliteti i zgjedhjeve është në kuotat minimale të mundshme”, - tha Topi. Sa u takon fondeve që partitë politike marrin për fushate elektorale, Topi theksoi se duhet t’i jepet fund dekorit me flamuj nëpër qytet ndërkohë që populli merr ushqime me lista. Kreu i FRD-së ndër të tjera tha se gjatë takimit me përfaqësuesit e Këshillit të Europës shprehu shqetësimin për dhunimin e kandidatit të FRD-së në Roskovec dhe kërkoi që ngjarja të zbardhet sa më shpejt. Krahas kësaj ishpresidenti i siguroi se partia që ai përfaqëson do të respektojë ligjin dhe Kushtetutën.

PDIU takim me forumin e gruas

Idrizi: Gratë janë një mbështetje e fortë për çështjet kombëtare DELEGACIONI I BE-së Delegacioni i BE në Shqipëri bëri me dije dje se po ndjek me vëmendje procesin zgjedhor në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Ata theksojnë që zgjedhjet të zhvillohen në qetësi dhe apelojnë për shmangie të dhunës, duke kërkuar nga partitë politike dhe shqiptarët zbatimin e këtij standardi. “Delegacioni i BE-së në Shqipëri dëshiron të nënvizojë se po e ndjekim nga afër procesin zgjedhor. Ndër standardet europiane dhe ndërkombëtare më të rëndësishme që presim të zbatohen është shmangia e dhunës në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve, që zgjedhjet të zhvillohen në një mjedis të qetë dhe paqësor. Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të sillen sipas këtij standardi dhe presim që partitë politike t’u japin udhëzime të rrepta anëtarëve dhe mbështetësve të tyre në lidhje me këtë”, - theksohet në një njoftim për shtyp

çështjet apo parregullsitë që kërkojnë shumicë të cilësuar? Situata mbetet e paqartë, pasi mund të kemi të bëjmë me një nga proceset më të stërzgjatura në historinë e vendit. Nga ana e vet KQZ-ja kalon nën varësinë e Kolegjit për të kryer punën administrative, siç mund të jetë administrimi i materialeve zgjedhore, proceset procedurale të certifikimit të rezultateve. Por

që Kolegji Zgjedhor të ndërmarrë vendime për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve, duhet që të caktojë data të caktuara për shpalljen e rezultatit në çdo qark dhe në rang kombëtar. E thënë më thjesht, Kolegji Zgjedhor duhet të ndërmarrë së paku 13 seanca për të shpallur rezultatet e zgjedhjeve, gjë që sjell një tejzgjatje të procesit. Veç kësaj lidhja e dokumentacioneve mbi

rezultatet e numërimit të votave nuk do të bëhet më nga KQZ-ja, pasi ky institucionin nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim për këto çështje dhe zgjidhja e vetme janë komisionet e zonale të administrim zgjedhor, të cilat shpallin rezultatin në KZAZ dhe nëpërmjet kësaj do të bëhet edhe transferimi i të dhënave në kolegj, i cili më pas do të shpallë rezultatin e zgjedhjeve.

PDIU-ja zhvilloi dje një aktivitet me përfaqësueset e forumit të gruas të kësaj partie në Tiranë, ku kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deklaroi se gjinia femërore është një mbështetje e madhe për zgjidhjen e çështjeve kombëtare. “Femra është forca më vitale e shoqërisë shqiptare. Janë gratë ato që na edukojnë, na rritin dhe na bëjnë gati për t’u përballur me sfidat e jetës. Për këtë arsye unë personalisht nuk do t’ju kërkoj votën për partinë ‘Drejtësi, Integrim dhe Unitet’, nuk do t’ju kërkoj votën për numrin 50, por nga kjo tribunë dua t’ju falënderojë për rolin që ju luani në shoqërinë shqiptare”, – tha Idrizi. Ai shtoi se gratë në

politikë duhet të kenë një rol të veçantë dhe PDIU-ja është e angazhuar për barazinë gjinore në garën elektorale. “Ju e keni parë se ne jemi ndër të paktat parti që kemi respektuar Kodin Zgjedhor për sa i përket përfaqësimit të grave në listat e kandidatëve. Por jo vetëm kaq, sepse është domosdoshmëri që femrat të jenë të përfaqësuara mbi 30 për qind në listën e kandidatëve. Ne kemi vendosur në dy zona zgjedhore dy gra që drejtojnë listat e kandidatëve. E kam fjalën për Hajrie Mbratin në Berat dhe Aida Shtinon në Lezhë, dy gra energjike, të cilat jam e sigurt se do të përfaqësojnë denjësisht zonat e tyre në parlamentin e ardhshëm”, - tha Idrizi.


EKONOMI • E mërkurë 12 qershor 2013

»

05

MINISTRIA E FINANCAVE DO TË VIJOJË SHPËRNDARJEN SIPAS GRAFIKUT

Të pushkatuarit pa gjyq, si ndahen shpërblimet Qeveria miraton sot listën me emrat e 2 mijë personave nga kategoria e të pushkatuarve pa gjyq. Me këtë listë të re përmbushet tërësisht objektivi i vendosur që në fillim të këtij viti nga qeveria. Miratimi i listave për ishtë përndjekurve do të vijojë javë pas jave deri në plotësimin e të gjithë personave përfitues sipas radhës së marrjes së kësteve. Pas miratimit të listave do të jetë Ministria e Financave që merr në dorë procesin e ndarjes së parave. Rreth 2 javë pas shpalljes së emrave është dega e thesarit që merr në dorë fatin e dëmshpërblimeve për këtë kategori, duke derdhur të hollat për llogari të Ministrisë së Punës, Ccështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Më pas në bashkëpunim me bankat ku janë hapur lloga-

Ankimimet

Miratohen 2 mijë dosje të reja për ish-të përndjekurit Ministria e Drejtësisë ndjek të gjithë procedurën e informacionit për dosjet individuale deri në nxjerrjen e vendimit të qeverisë dhe dërgimin e tij me listat bashkëngjitur në Ministrinë e Financave për pagesë. “Në rast se ish-të dënuarit kanë vërejtje për përfitimet e mëparshme, gabime të mundshme duhet të drejtojnë kërkesë zyrtare pranë Ministrisë së Drejtësisë për korrigjime të mundshme, nëse rezulton një gjë e tillë”, - thonë burimet.

ritë bankare të deklaruara edhe në dosjet e verifikuara më parë nga Ministria e Drejtësisë, bëhet derdhja e parave. Të interesuarit mund t’i tërheqin paratë jo vetëm pranë bankave, por edhe në bankomatet e bankave, me anën e kartës së tyre personale. Familjarët e viktimave të pushkatuara pa gjyq për motive politike, për vuajtjen dhe persekucionin përfitojnë një dëmshpërblim financiar të barabartë gjithsej në masën e 8 viteve kompensim dënimi me burgim. Të pushkatuarit pa gjyq për motive politike, në fakt përbëjnë shkallën më ekstreme të krimeve të komunizmit. Pas disa vendimeve të qeverisë, korrigjimeve dhe verifikimeve të shumta, Ministria e Drejtësisë ka kualifikuar

PROCESI PËR NDËRTIMET PAS 2006 FINALIZOHET ME SHLYERJEN E FATURËS

për dëmshpërblim dosjet e të pushkatuarve pa gjyq. Në radhën e përparësisë për ndarjen e këstit të dytë Ministria e Financave ka pasur të dënuarit politikë, të mbetur gjallë me moshë mbi 65 vjeç dhe të dënuarit politikë dhe familjarët e viktimave, të ekzekutuara apo të pushkatuara padrejtësisht me gjyq ose pa gjyq, për motive politike, të cilët vuajnë sëmundje të rënda. Vendimi i qeverisë i miratuar pak kohë më parë u referohet të dënuarve politikë, të cilët kanë vuajtur dënimin me burgim, izolim në hetuesi ose në spital psikiatrik, nga data 30.11.1944 deri më 1.10.1991, për familjarët e viktimave, të ekzekutuara apo të pushkatuara padrejtësisht, me gjyq ose pa gjyq.

VODAFONE

Leja e legalizimit, 4 ditë pas pagesës

Flamuri shqiptar do të ngjitet në majën e Alaskës

Legalizimet për mbi 80 mijë ndërtime, hyn në fuqi ligji i ri

“Vodafone Albania” njoftoi se do të jetë krah alpinistëve shqiptarë si një nga sponsorat kryesorë të ngjitjes së majës Denal në Alaskë. Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Dietlof Mare, dhe stafi i kompanisë Vodafone u takuan me alpinistët për t’iu konfirmuar mbështetjen dhe uruar sukses në aventurën e radhës. Pas ngjitjes së flamurit shqiptar në “çatinë e Botës” Everest vitin e kaluar me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, alpinistët synojnë majat e tjera më të larta të botës në kuadrin e nismës “Seven Summits”, që në botën alpinistike ka kuptimin e ngjitjes së majës më të lartë të secilit prej shtatë kontinenteve të tokës. Tre prej alpinistëve të shoqatës “Bjeshkatarë dhe Alpinistë” Tirana, Iglin Shyti, Gerti Pishtari dhe Gjergj Bojaxhi u nisën për në kryeqytetin e Alaskës, Anchorage për të ngjitur majën Denali (6.195 m) dhe janë vendosur atje flamurin shqiptar. Maja Denali apo Mc Kenly, është maja më e lartë në Kontinentin e Amerikës Veriore. Mali i Denalit në Alaskë konsiderohet si mali që shënon temperaturat më të ulta në planet, nën -55°C.

Brikena Dervishaj

K

a nisur zyrtarisht procesi për legalizimit për ndërtimet pa leje pas vitit 2006. Në drejtorinë e legalizimeve në Tiranë puna ka vijuar me ritme të larta dhe më shumë se 80 mijë ndërtime informale të bëra pas vitit 2006, kur u miratua edhe ligji i legalizimeve do të përfitojnë nga rihapja e këtij procesi, duke u bërë pjesë e kapitaleve të ekonomisë formale. Kreu i Drejtorisë së Legalizimeve të Tiranës, Kreshnik Bozho, bën me dije se për kryeqytetit kanë mbetur edhe rreth 3 mijë dosje pa u shqyrtuar. Për këto dosje puna do të vijojë me intensitet gjatë kësaj periudhe deri në përfundimin e të gjithë procedurave. Ky institucion bën me dije se të gjithë të interesuarit duhet të paguajnë faturën e legalizimit pas shpalljes së emrit në listat përkatëse. Më pas, për vetëm 4 ditë ekspertët e kësaj drejtorie dorëzojnë lejen e legalizimit për përfituesit. Procesi Ligji i ndryshuar ka hyrë tashmë në fuqi. Nga ky ligj, do të përfitojnë më së shumti ata që kanë ndërtuar shtesa pallatesh, ndërtesa mbi 5 kate apo banesa pranë akseve rrugore. Kushti kryesor për të përfituar legalizimin është që pronësia të mos jetë objekt i çështjeve gjyqësore. Me hyrjen në fuqi të ligjit, të interesuarit do të duhet të paguajnë tarifën për legalizimin dhe më pas të përfitojnë edhe regjistrimin e objektit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në ndryshim nga i mëparshmi, ligji i ri përcakton se për rastet kur aplikuesi nuk paguan tarifën

LEJET E NDERTIMIT Minibashkitë drejt fundit me planet vendore për 440 zona Pas disa vitesh ngërçi, së shpejti Bashkia e Tiranës do të nisë dhënien e lejeve të ndërtimit në kryeqytet. Miratimi i planit rregullues dhe hyrja në fuqi e ligjit të ri të urbanistikës, ka nxitur minibashkitë për hartimin e planeve të detajuara vendore në 440 zona të Tiranës, përfundimi i të cilave do të nxjerrë në pah hapësirat ku lejohet ndërtimi. Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve për Tiranën, Avenir Kika, shprehet optimist për faktin që deri tani Bashkia ka filluar të hartojë planet e detajuara vendore në 10% të zonave dhe së shpejti do të zhbllokohet dhënia e lejeve. Kika thekson se, duke qenë se ligji lejon hapësirë që ndërtuesit të marrin pjesë në hartimin e planeve të detjuara vendore, interesi i firmave është mjaft i lartë. Sipas tij, me ligjin e ri shmangen burokracitë për marrjen e një leje ndërtimi. Aplikimi për marrjen e lejes së ndërtimit do të kryhet online në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës. Gjatë një takimi me përfaqësues të “Shoqatës së Ndërtuesve”, të zhvilluar pak ditë më parë, ka qenë dhe vetë kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, i cili ka theksuar se formulari për zhvillimin e planeve të detajuara vendore do të shkarkohet nga rrjeti elektronik. Më tej, Bashkia do të miratojë zonat e ndërtimit në përputhje me ligjin e zhvillimit urban. Ligji i miratuar vetëm disa kohë më parë nga qeveria shqiprtare synon të bëjë disa rregullime të problemeve që janë ndeshur në praktikë. Ai është një domosdoshmëri për disa përmirësime në drejtim të përforcimit të rregullave të planifikimit, të kontrollit dhe të zhvillimit të territorit.

e legalizimit, atëherë prona do të regjistrohet në ZRPP në emër të Agjencisë së Legalizimeve, deri në momentin që do të bëhet shlyerja e detyrimeve financiare. Procesi i legalizimit vijon për pronarët që paguajnë tarifën e legalizimit për shtesën e pallatit apo godinat në bashkëpronësi, duke mos penalizuar pjesën që shlyen detyrimet. Ky proces i ri legalizimesh, sipas ekzekutivit, do t’i japë fund edhe çështjes së ndërtimeve informale. Përfituesit Procesi i legalizimeve pritet të mbyllet brenda vitit 2014. Kjo do të jetë mundësia e fun-

dit që kanë qytetarët shqiptarë për legalizimin e ndërtimeve pa leje. ALUIZNI është duke plotësuar të gjithë informacionin që duhet për të verifikuar se sa është numri i ndërtimeve pa leje, aplikantët e të cilëve kanë tejkaluar afatin ligjor. Në krye të listës për lejet e munguara të ndërtimit qëndron qyteti i Tiranës e më pas qytetet e tjera urbane. Ligji i legalizimeve ka hyrë në fuqi rreth 6 vite më parë, por ritmet nuk kanë qenë shumë të kënaqshme deri në mes të këtij viti, kur u bënë disa ndryshime në organizimin e ALUIZNI-t, gjë që e ka shtuar volumin e punës për këtë institucion.


06

« SOCIALE

E mërkurë 12 qershor 2013 •

DEGË TË NDRYSHME NË FAKULTETE ABUZOJNË PADREJTËSISHT NDAJ STUDENTËVE

Tarifa e stazhit në universitet, shkelet ligji Pustina: Është mundësi që degët e bëjnë për buxhetin që vetëfinancojnë Erta Bode

T

arifa e vitit shkollor për studentët e stazhit është shkelja e radhës që bëjnë universitet shtetërore në Shqipëri. Me ligj tarifa duhet të paguhet vetëm nga studentët që nuk i kanë mbaruar vitet e rregullta të arsimit të lartë, por jo nga ata që i kanë mbaruar detyrimet vjetore në fakultet, por nuk e kanë marrë ende diplomën. Faktikisht sistemi i Kartës së Bolonjës duket se ka hapur rrugët e moskuptimit mes drejtuesve në fakultete dhe studentëve, si dhe ndryshimeve të herëpashershme, që ndjekin njëri-tjetrin. Studentët ankohen se kanë mbetur të befasuar teksa shkojnë në sekretari të regjistrohen për të mbrojtur diplomën dhe u kërkohet mandati i arkëtimit në bankë. Për sa u përket sekretareve, ato deklarojnë se ashtu janë urdhëruar, ndërsa financieret e fakulteteve pohojnë se ashtu është ligji dhe, kush nuk dorëzon mandatin e arkëtimit, nuk hyn në mbrojtjen e diplomës. Ndërkohë drejtoresha e Arsimit të Lartë të Përgjigjëm në Shqipëri pranë Ministrisë së Arsimit, Linda Pustina, ka bërë me dije se kjo tarifë ekziston

me ligj vetëm për studentët e stazhit, jo për ata që i kanë mbaruar vitet akademike. Ajo pohon se kjo është një formë mbledhjeje buxheti nga ana e degëve të ndryshme nëpër gjithë fakultet e vendit, të cilat përdoren për pjesën e buxhetit që degët e financojnë vetë. “Nuk ka degë të përcaktuara ekzaktësisht për këtë dhe për sa kohë e zbatojnë. Kjo varet nga buxheti që u caktohet gjatë vitit dhe nëse arrin fakulteti të

mbarojë shpenzimet me këtë buxhet. Forma e tarifimit edhe të studentëve që e kanë mbaruar shkollën, por kanë diplomën pa marrë, është pjesë strategjike për të mbledhur fonde në fakultet, për të cilin ne jemi në dijeni”, - sqaron Pustina. Situata Me sistemin e Bolonjës studentët konsiderohen kalues të vitit nëse mbushin numrin e caktuar të kreditove, edhe pse

mund të kenë lëndë në të cilat rezultojnë mbetës. Kështu, nëse numri i krediteve nuk plotësohet, studenti kalon vitin pasardhës si përsëritës i vitit dhe quhet i mbetur në stazh. Në këtë rast ai është i detyruar me ligj, në çdo degë dhe fakultet në Shqipëri, të paguajë sërish tarifimin e vitit shkollor. Mirëpo nëse studenti i ka mbaruar 3 vjet të shkollës dhe i ka mbetur pa mbrojtur diploma, atëherë me ligj nuk ka të drejtë të paguajë tarifimin e vitit shkollor. Me sistemin e Bolonjës studenti ka të drejtë ta mbrojë kur të dojë diplomën, edhe pas 15 vjetësh, por kjo nuk do të thotë se ai duhet të paguajë 15 vjet rresht tarifën e shkollimit. Këtë vit studentë të degës së gazetarisë, gjeografisë në fakultetin e Histori-Filologji në UT ankohen se u kërkohet të paguhet tarifa e vitit shkollor. E njëjta situatë është edhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, ku studentëve të gazetarisë u kërkohet mandati i bankës, pasi ata kanë vetëm diplomën për të mbrojtur. Studentët shprehen të irrituar se nuk mund të trajtohen njësoj si ata që s’kanë arritur dot të marrin vitin shkollor, sepse një gjë e tillë është shkelje e të drejtave të tyre.

Karta e Bolonjës, rregullat e saj në arsimin e lartë Sistemi i Kartës së Bolonjës u vendos në arsimin e lartë në Shqipëri në vitin 2007, duke përfshirë edhe studentët që ishin futur në fakultet në vitin 2006. Me këtë sistem u prit sensibilizimi dhe integrimi i arsimit tonë me vendet fqinje europiane, të cilat kanë standarde më të larta se ne. Me këtë sistem studentët janë më të privilegjuar se më parë, edhe pse sot ata janë ende të painformuar ndaj metodave që ndjekin profesorët e tyre, si dhe etapave të zhvillimit që ndjek dekanati i çdo fakulteti. Me Kartën e Bolonjës të gjitha lëndët u konvertuan në kredite dhe këta të fundit u kthyen në çelësin e zgjidhjes së problemit. Çdo vit arsimor i ciklit të tretë pati si limitin maksimal 60 kredite. Për t’u kualifikuar kalues në vitin e parë duhej të mblidhje minimumi 31 kredite, pavarësisht se sa lëndë të mbeteshin të mbartura. Për t’u quajtur kalues në vitin e dytë duhej të kishe mbi 62 kredite, ku patjetër 31 kredite duhej t’i mblidhje me lëndët e zhvilluara gjatë vitit të dytë. Dhe kështu për t’u quajtur kalues i vitit të tretë duhej të kishe mbi 93 kredite, ku patjetër 31 prej tyre duhet t’i kishe nga lëndët e vitit të tretë. Nëse studenti nuk plotëson 31 kredite me lëndët e vitit përkatës, ai quhet i mbetur për atë vit dhe kalon në stazh, duke përsëritur vitin dhe duke paguar sërish tarifën e vitit shkollor, të cilin e paguan rregullisht në janar të çdo viti shkollor. Me sistemin e huazuar nga Italia studenti ka të drejtën të rrijë në stazh për secilin vit jo më shumë se 3 vjet rresht dhe, nëse mbaron detyrimet për vitet shkollore, diplomën ka të drejtë ta mbrojë kur të dojë, qoftë edhe pas 10 vjetësh apo më shumë. Mirëpo tarifa e shkollimit vjetor nuk paguhet më pasi studenti shlyen detyrimin trevjetor.

MJEKËT E AMBULANCËS SË IRANIANIT ANKOHEN PËR TRANSFERIMIN

Ambientet të pamjaftueshme Nuk ka kushte, do të ulet cilësia e shërbimit Ambientet e reja në maternitetin “Koço Gliozheni”, që do të vihen në dispozicion të stafit mjekësor të ambulancës së iranianit, janë të pamjaftueshme për të përballuar fluksin e lartë të pacientëve. Mjekët ankohen se kushtet nuk janë të përshtatshme për të kryer vizita dhe se kjo do të ulë cilësinë e shërbimit. Mjekët shprehen se nga organizimi i ri që pritet të ndodhë pas një jave brenda një dhome do të vendosen tri shërbime specialitetesh me rreth 6 veta brenda një ambienti. Kjo sipas tyre do të ulë cilësinë e shërbimeve që do t’u ofrohet pacientëve. “Për sa i përket situatës në poliklinikën tonë, gjendja fizike e saj është në gjendje të mjeruar, dhe kjo nuk është se është një kohë e shkurtër, po është një kohë shumë e gjatë, që ne jemi munduar të punojmë dhe me këto kushte. Ambientet që neve na janë ofruar atje janë shumë të ngushta. 3-4 specialitete duhet të jenë në një dhomë. Mendoje tani vizitat etj., që duhet të ofrojnë një shërbim cilësor”, - thotë Ylli Kërçuku,

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në mjek ORL. Aktualisht bluzat e bardha thonë se punojnë në kushte të mjerueshme, ku duhet të presin edhe 100 vizita në ditë. Ata e shohin rikonstruksionin e godinës si një zgjidhje shumë të mirë, por procedurat zvarritëse për fillimin e punimeve janë të pajustifikueshme. Sipas tyre, puna duhet të fillojë shumë shpejt, pasi një kohë e gjatë në ambientet e reja është e papërballueshme për ta. “Ne shkojmë mesatarja rreth 3040 vizita në ditë, por shko-

jnë dhe 100 vizita në ditë të veçanta, që është jashtëzakonisht shumë. Këtu ka ndodhur një zvarritje disi e pakuptimtë. Unë nuk di hollësira për këtë, po megjithatë them se është një moskoordinim i mirë midis institucioneve që u takon ligjërisht”, - thotë Kërçuku. Qendra Shëndetësore e Specialiteteve nr. 1 në Tiranë mbulon me shërbim mjekësor rreth 1/3 e popullsisë së Tiranës. Çdo muaj aty bëhen rreth 25 mijë vizita dhe ekzaminime laboratorike.

Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


SOCIALE • E mërkurë 12 qershor 2013

»

07

SOT PROVIMI I PARË I LIRIMIT, GJUHË SHQIPE-LETËRSI,

Korrigjimi provimit do të bëhet nga drejtoritë arsimore të rretheve Erta Bode

V

lerësimi i provimeve të lirimit u është caktuar si detyrë drejtorive arsimore të rretheve. Ministria e Arsimit heq nga kompetencat e saj të drejtën për korrigjimin e këtyre provimeve dhe ua cakton atë drejtorive arsimore. Sot të gjithë nxënësit që përfunduan klasën IX do t’i nënshtrohen provimit të parë të lirimit, pikërisht gjuhë shqipe-letërsi. Në këtë provim nxënësit do të japin dijen që kanë fituar gjatë 5 vjetve në shkollë, vlerësim që do të shënohet në dëftesën e lirimit. Provimi i lirimit fillon në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30minuta. Nxënësit janë të detyruar të mblidhen në oborrin e shkollës 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit, pasi do të bëhet verifikimi i tyre dhe lista emërore se si do të futen në provime. Testi do të mbajë 25 pyetje dhe gjithsej do të vlerësohet me 50 pikë. Modeli i hartimit të tij është i njëjtë me provimin e gjuhë-letërsisë shqipe që patën maturantët e këtij viti. Në fillim të testit janë 7 pyetje me alternativa me nga 1pikë secila dhe pastaj vijnë pyetjet me shtjellim, të cilat kanë në vetvete dhe kërkesa me alternativa që vlerësohen me nga 1 pikë. Shtjellimi i përgjigjeve ka shumë rëndësi dhe i bën nxënësit të marrin vlerësimin maksimal, nëse japin përgjigjen e duhur dhe shpjegimin e mjaftueshëm. MASH bën me dije se hartimi i këtij provimi është ndarë në varësi të shtresave të nxënësve. Nxënësve që i përkasin pakicës greke ia kanë formuluar testin drejtoritë arsimore të rretheve përkatëse, si Sarandë, Gjirokastër, Himarë etj. Po ashtu edhe nxënësit që janë të verbër ia kanë përgatitur këtë test autoritet e PAK. Ndërkohë kontrolli i këtij tetsi nuk do të ketë aparaturat që pati provimi i maturantëve, pasi janë më të vegjël dhe shenja toleruese vihen re gjatë zhvillimit të këtij provimi për këtë vit. Vitet e kaluara korrigjimi i provimeve të lirimit ka ndjekur procedurën e grumbullimit. Në 6 qarqet më të mëdha dërgoheshin nga DA të rretheve të gjithë testet dhe korrigjoheshin nga grupe vlerësimi të ngritura nga MASH. Këtë vit provimet do të korrigjohen në ambientet e drejtorisë arsimore të çdo rrethi nga grupet e inspektimit që ka ngritur vetë drejtoria. Për sa i përket cilësisë së kontrollit, edhe për provimet e lirimit do të ketë dy grupe vlerësimi, që do kalojnë një nga një çdo provim në dorë për të nxjerrë një rezultat sa më të saktë. Për sa i përket mbikëqyrjes, në klasë do të futen vetëm 10 nxënës dhe do të mbikëqyren nga një mësues, i cili nuk do lejojë kopjen dhe shkëmbimin e kopjes mes nxënësve. Bëhet e ditur se nxënësve nuk u lejohet celulari dhe për këtë arsye nuk janë pajisur shkollat me zhurmues. Gjithashtu nxënësi do ta zhvillojë provimin në shkollën ku ka

mbaruar ciklin arsimor. Nga e gjithë teza e provimit më shumë pikë zë pyetja nr. 25, eseja, përkatësisht 6 pikë, pastaj me nga 5 pikë vijnë pyetjet me nënpyetje, si pyetja 12, 13 etj. Nxënësit tregojnë se janë të emocionuar për hapat seriozë që po hedhin në jetën e tyre dhe pak në ankth për notën që do t’u shkruhet në dëftesën e lirimit, që do t’i shoqërojë gjatë gjithë jetës.

83 anëtarë më shumë se në 40 vende

Lotaria Kombëtare pjesë e Shoqatës Europiane të Lotarive Lotaria Kombëtare ka kënaqësinë t’ju njoftojë se Shoqata e Lotarive Europiane (European Lotteries) e ka mirëpritur Lotarinë Kombëtare si anëtare të saj në kongresin e mbajtur më 6 qershor 2013 në Tel-Aviv (Izrael). Shoqata e Lotarive Europiane është një organizatë europiane e lotarive kombëtare që veprojnë në fushën e lojërave të fatit për përfitim publik. Ajo ka 83 anëtarë nga më shumë se 40 vende europiane, përfshirë 27 shtetet anëtare të BE-së. Shoqata e Lotarive Europiane bashkon të gjithë operatorët shtetërore dhe privatë, fitimprurëse dhe jofitimprurës që veprojnë në emër të shtetit. Çdo vit anëtarët e shoqatës kontribuojnë për buxhetet shtetërore ku ata veprojnë si dhe me financime për sportin, bamirësi/përfshirje sociale, artin dhe trashëgiminë kulturore, ndihma për kërkime dhe zhvillim, si dhe çështje të tjera me interes publik. Anëtarët e Shoqatës së Lotarive Europiane ofrojnë vetëm lojëra fati në juridiksionin e licencuar nga qeveritë përkatëse. “Shoqata e Lotarive Europiane promovon një model të shëndoshë dhe të qëndrueshëm të lojërave të fatit për të mirën e shoqërisë në të cilën ne bëjmë pjesë dhe që bazohet në vlerat e bashkëpunimit, përkujdesjes, solidaritetit dhe integritetit. Është një nder i madh që Lotaria Kombëtare të jetë anëtare e kësaj shoqate”, - u shpreh drejtori Ekzekutiv i kompanisë “Lotaria Kombëtare”, zoti Peter Simoner. Për informacione të mëtejshme ju lutem vizitoni faqen e zyrtare të Shoqatës së Lotarisë Europiane: www.european-lotteries.org.

MËSUESIT Mësuesit tregojnë se kanë punuar intensivisht me nxënësit për t’i përgatitur për këtë test. Ky është testi i parë më serioz në jetën e tyre dhe pritet që t’i mbërthejnë emocionet. Ata urojnë që emocionet e tepërta të mos ndikojnë në përgjigjet e dhëna si dhe në rezultatin me të cilin nxënësit do të vlerësohen. Sipas tyre, pritet që nxënësit të kapin rezultate të mira, pasi kanë punuar intensivisht me librat shkollorë, me testet përgatitore para provimit dhe me librat që ndihmojnë në përgatitjen me programet e tyre.

NË 14-VJETORIN E ÇLIRIMIT KOSOVA VLERËSON KRYEBASHKIAKUN E KRYEQYTETIT SHQIPTAR

Lulzim Bashës i jepet titulli “Qytetar Nderi i Prishtinës” Basha: Kam bërë detyrën time, falënderoj Zotin që më dha mundësinë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzima Basha, u nderua dje me titullin “Qytetar Nderi i Prishtinës”. Në 14-vjetorin e çlirimit të Kosovës autoritetet e këtij shteti dhe të kryeqytetit të tij vendosën t’i japin Bashës këtë titull për përkrahjen e Kosovës në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare në vigjilje të pavarësisë si dhe në procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Kryebashkiaku Basha tha se këtë titull do ta mbartë me krenari dhe çdo angazhim që i ka kushtuar Kosovës, ka bërë vetëm detyrën e tij si shqiptar dhe ka kryer detyrimin e tij si nip i Kosovës. Në këtë 14-vjetor të çlirimit të Kosovës kryebashkiaku Basha ka shprehur nderim dhe mirënjohje ndaj arkitektit të pavarësisë së Kosovës, ishpresidentit Ibrahim Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari, heronjve, luftëtarëve e komandantëve të tyre dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai e ka quajtur detyrim punën dhe përkushtimin e tij si për Rrugën e Kombit e më tej detyrën si ministër i Jashtëm në procesin e shpalljes së

DETYRA IME “Çdo minutë, çdo ditë, çdo muaj, çdo angazhim që ia kam kushtuar Kosovës s’ka qenë asgjë më shumë se detyra ime si shqiptar dhe detyrimi im si nip Kosove. Jam rritur në një familje si shumë të tilla në Shqipëri, ku fjala “Kosovë” ka qenë po aq e pranishme sa “bukë” dhe “ujë”. Gjithçka ndodhte në këtë vend: gjenocide, persekutim, vrasje, kanë qenë pjesë e vazhdueshme e bisedave, dhimbjes madje dhe lotëve në shtëpinë tonë, prandaj unë e quaj veten me fat dhe i falem Zotit që më dha mundësinë të kontribuoj sadopak për Kosovën”, - tha Basha.

pavarësisë dhe njohjes së saj ndërkombëtare. “Kur Kryeministri Berisha më dha porosinë strategjike se kombi shqiptar ka nevojë për Rrugën e Kombit, ndjeva dhe mendova pikërisht se po fitonim kohën e humbur dhunshëm ndër shekuj, sepse shpirtrat e shqiptarëve, hallet dhe gëzimet e shqiptarëve, biznesi dhe interesat e shqiptarëve, tanimë ishte koha të lidheshin edhe me një rrugë. Dhe sot rruga është aty si një realitet që na afron edhe fizikisht me

njëri-tjetrin. Jam krenar që këtë porosi, që mbart gëzimin e çdo shqiptari, e kemi sot midis nesh. Shpallja e pavarësisë së Kosovës, tek e cila kurrë s’kishim dyshuar dhe për të cilën paguam një çmim të lartë, donte edhe ajo punën e saj të përkushtuar dhe Shqipëria politike qëndroi aty ku e kishte vendin: në rreshtin e parë të lobimit ndërkombëtar, si pjesë boshtore e një kombi të vetëm për të bërë me përpikëri të gjithë detyrat e gëzueshme që koha kish sh-

truar për zgjidhje: pavarësinë e përjetshme të Kosovës”, - u shpreh Basha. Kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, e ka vlerësuar praninë e zotit Basha në këtë ditë në Prishtinë si nderim për qytetarët e Kosovës. “Dita e sotme ka një simbolikë tjetër të veçantë, ngaqë Prishtina këtë ditë që vjen po shënon bashkë me Tiranën. Pjesëmarrja juaj nderon qytetarët tanë. Ajo shpreh përkushtimin tonë që bashkërisht të punojmë dhe të përparojmë kryeqytetet e dy

vendeve. Prishtina dhe Tirana përjetuan një zhvillim dinamik vitet e fundit. Bashkërisht ne do të ndërtojmë dhe thellojmë bashkëpunimin e ndërsjellë të dy kryeqyteteve, Kosovës dhe Shqipërisë”, –tha Mustafa. Basha e ka vënë theksin edhe në punët e tjera që e presin përpara Shqipërinë dhe Kosovën, për t’u ulur së bashku në tryezën e përbashkët europiane. Ky është titulli i dytë në një limit ditësh, pasi disa ditë më parë Basha mori titullin “Qytetar Nderi i Londrës”.


08

« AKTUALITET

E mërkurë 12 qershor 2013 •

REAGOJNË HOMOSEKSUALËT E LEZBIKET PËR APELIN E IMAMIT NË “METROPOL”

LGBT për infermieren me shami: Ok rastit, por jo sulm Totozanit Mariglen Mullai

A

leanca LGBT reagoi dje, pak ditë pasi gazeta “Metropol” botoi apelin e Imamit të xhamisë së “Rrugës së Kavajës” që akuzonte për indiferencë Avokatin e Popullit ndaj mosreagimit të mospranimit në punë të një infermiereje me shami. Në artikull theksohet apeli i Ahmed Kalasë, i cili i mëshoi faktit që Totozani të reagonte vetëm për homoseksualët dhe jo për infermieren e mbuluar. Vetë Igli Totozani, para 2 ditësh sqaroi qëndrimin e tij për “Metropol”, ndërsa dje Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj, nga LGBT, paraqitën qëndrimin e tyre. Reagimi i LGBT-së Në njoftimin pë shtyp të kësaj aleance thuhej se “Ka disa ditë që në media flitet rreth një ngjarje të ndodhur në spitalin e Burrelit ku një grua 33 vjeç është nxjerrë jashtë, sipas gjasave, për shkak të shamisë që mbante në kokë. Pa dyshuar aspak në vërtetësinë e këtij lajmi ne besojmë se ky është një rast i mirëfilltë diskriminimi që duhet adresuar sa më parë. Aleanca kundër Diskriminimit (Aleanca LGBT) dhe Të Bashkuar Pro LGBT (Pro LGBT) e kanë ndjekur me shqetësim këtë rast. Ne besojmë se nuk mund të ketë respekt për të drejtat e njeriut në një vend ku nuk respektohet e drejta e kujtdo qytetari për të manifestuar bindjet e veta fetare. Në këtë kuptim, ne jemi në të njëjtën varkë me këdo grup të diskriminuar qoftë edhe për shkaqe të përkatësisë fetare. Nga ana tjetër, vërejmë me shqetësim se ka një tendencë për të sulmuar institucionet kushtetuese siç është Avokati i Popullit, me argument të tipit: “mbron homoseksualët, por jo ama edhe besimtarët”. Ne nuk mund të jemi avokatë të Avokatit të Popullit, e kundërta është e vërtetë, ama argumenta të tilla jo vetëm që nuk e mbrojnë të drejtën e kujtdo për të manifestuar besimin fetar, por përkundrazi e instrumentalizojnë një histori që do duhet të na bënte bashkë që të gjithëve, pa dallim fetar, krahinor, orientim seksual, identiteti gjinor, kombësie, etj për të luftuar një të keqe të përbashkët: diskriminimin». Imami dhe avokati Ahmed Kalaja, si ligjërues dhe imam i xhamisë “Dine Hoxha” te “Rruga e Kavajës” shfaqi shqetësimin e tij për gazetën “Metropol”. Ai tha se Avokati i Popullit duhet të reagonte për mospranimin me punë të infermieres me shami Irma Haka, në Burrel dhe se Totozani nuk duhet të fliste vetëm për homoseksualët. Dje, Kalaja tha për “Metropol” se infermierja ende nuk është kthyer në

Pranga shkaktarëve

Një vdes e 3 plagosen në 2 aksidente rrugore Një e vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura orët e fundit në Tiranë, ndërsa policia ka arrestuar shkaktarët. Policia e Kavajës bëri arrestimi në flagrancë të shtetasit Dritan Hajdarmataj, 26 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Rrogozhinë, sepse në superstradën Rrogozhinë-Kavajë, në dalje të urës së lumit Shkumbin, duke drejtuar mjetin tip “Opel Astra”, me targa AA 832 BZ, është përplasur me mjetin tip “Benz Mercedes” me targa TR 0343 L, me drejtues shtetasin Imer Hitaj, 47 vjeç, lindur në Vlorë e banues në Tiranë, me arsim të mesëm. Si pasojë është aksidentuar me vdekje pasagjerja në mjetin tip “Benz Mercedes” shtetasia Rabije Hitaj, 90 vjeçe, lindur në Vlorë e banuese në Tiranë (nëna e Imerit). Gjithashtu janë dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit Imer Hitaj dhe bashkëshortja e tij shtetasia Mirela Hitaj, si dhe është dëmtuar lehtë pasagjerja tjetër në mjetin “Benz” shtetasia Artjola Llanaj, 23 vjeçe. Sakaq, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Granit Dishi, 35 vjeç, lindur në fshatin Vinjoll Mat dhe banues në Tiranë, sepse në rrugën “Koferenca e Pezës”, në kryqëzimin me rrugën “Ali Jegeni” duke drejtuar mjetin tip Benz 190 me targa TR 2257 K është përplasur me një karrocë me kalë. Si pasojë karrocieri Sinan Mulleti, 76 vjeç, lindur dhe banues në Yzberisht është aksidentuar dhe ndodhet në spital, në reamanacion. Dishi u largua nga vendi i aksidentit dhe u kap në rrugën “Tre Dëshmorët”.

Për t’i shpëtuar policisë për 1 vjedhje

Kufoma i përket 21-vjeçarit shqiptar që u hodh në det punë, pasi drejtori ka ikur me pushime dhe ka marrë çelësat me vete. Ndërkaq, Totozani u shpreh se “Pas botimit në një gazetë të përditshme, në dt. 6 qershor 2013, të një artikulli mbi një incident të ndodhur në spitalin e Burrelit, ku raportohej se një mjeke kishte refuzuar të punonte me një infermiere me

shami, Avokati i Popullit ka nisur menjëherë hetimin e këtij rasti. Duhet t’ju informojmë se Avokati i Popullit nuk mund të prononcohet publikisht, për sa kohë kjo çështje është në proces hetimor”. Duket se në këtë formë Avokati i Popullit do të japë qëndrimin e tij vetëm pasi çështja të jetë e sqaruar nga

avokatët që janë duke u marrë me këtë çështje. Nga ana tjetër ai thekson se mbi këtë rast nuk ka pasur asnjë ankesë të paraqitur në institucionin tonë nga palët e përfshira në incident. “Pavarësisht kësaj, Avokati i Popullit ka nisur shqyrtimin e kësaj çështje me iniciativën e tij”,-thuhet në njoftim.

SHKATËROHET GRUPI SHQIPTARO-RUMUN, SI FUNKSIONONTE RRJETI

Bosi shqiptar urdhër prostitutave: “Taksë” 50 euro, 10 minuta klienti ITALI- Skuadra e policisë së Venecias ka kryer 8 urdhra paraburgimit në një operacion kundër shfrytëzimit të prostitucionit. Operacioni blitz u krye në orët e hershme të ditës së djeshme në provincat e Venecias dhe Vicenzas, në Treviso, ku ka përfshirë dhjetëra ekipeve të policisë. Aktiviteti i policisë në Venecia, i koordinuar nga gjyqësori, filloi në shtator të vitit 2012, nga i cili u tregua ekzistenca e një organizate kriminale rumuno-shqiptare, e cila ka “rekrutuar” adoleshente nga Evropa Lindore, për t’i detyruar më pas për prostitucion në Veneto. Hetimi nisi pas një numër incidentesh dhune dhe rrahjesh nga të dyshuarit kundër prostitutave. Grupi, përveç kontrollit të vajzave, është fajtor për ekspedita ndëshkuese kundër grupeve të “konkurrentëve”. Një “taksë” prej 50 eurosh në për çdo vajzë, kërkohej nga grupi rumu-

ITALI- Dje në mëngjes, në spitalin e Imperias, është kryer identifikimi i trupit të pajetë të një shqiptari që vdiq, pasi u hodh në det, teksa ndiqej nga policia për një grabitje. Kështu, u bë njohja nga të afërmit e Arian Rexhës, 21-vjeçarit që u zhduk natën mes 2 dhe 3 qershorit, në përpjekje për t’i ikur arrestimit, teksa u hodh në det në zonën Borgo Prino. Njohja e kufomës u bë nga disa të afërm. Trupi i pajetë ka dalë në breg pardje pasdite dhe menjëherë ishte menduar se bëhej fjalë për Arian Rexhën, 21-vjeçarin që i ka shpëtuar kapjes së policisë, pas vjedhjes së mbetur në tentativë në një bar të Prinos, së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë shqiptarë, të cilët ikën, por nga toka. Arian Rexha kishte ikur në vendin që njihej si shkëmbi i kasolleve afrikane dhe ishte hedhur në det, por 21-vjeçari ishte zhdukur në mes të valëve.

Shqiptari u dha drogë pa cilësi

Përgjimet: Djali gaboi, “toka” u bë tani si ushqim për derrat no-shqiptar. Në krye të bandës ishte shqiptari Dritan Rrotani, 37 vjeç, i cili i detyronte prostitutat që të bënin të pamundurën për të mos i mbajtur më tepër se 10 minuta klientët e tyre. Përveç parave, grupi ishte edhe mbajtës i pasurive të patundshme, në mënyrë që të lehtësohej vendndodhja e apartamenteve, e cila ishte një vend ku mund të gëzohej performanca seksuale me një rritje të konsiderueshme të

çmimeve për konsumatorët. Policia e Shtetit italian ka gjetur transaksione të shumta të të hollave nëpërmjet agjencive të transferimit të parave për disa mijë euro, të cilat ishin bërë pothuajse çdo ditë për në Rumani dhe Shqipëri. Masat e arrestit janë marrë edhe për rumunët Aurel Bolea, 42 vjeç, Valentin Manolache, 21 vjeç, Florin Trip Adrian, 28 vjeç, Ionut Gherghe, 28 vjeç dhe Valentin Crap, 33 vjeç.

ITALI- “Makinë”, “apartament”, “dokumentet”, “toka”, etj janë vetëm disa prej emrave të përdorur nga anëtarët e organizatës kriminale me bos Graziano Mesinën, për të folur rreth dërgesave të drogës nga Milano në Sardenjë. Kjo theksoheët në 149 faqet e dosjes gjykatësi për hetimet paraprake të Cagliarit, George Altieri. Në qendër të një numri të përgjimeve ishte ngarkesa e drogës, me kualitet të dobët që organizata përpiqet ta hiqte qafe. Në një telefonatë duke biseduar me një prej kontakteve të tij në Kalabri, Gigino Milia thotë se “Djali bëri një gabim”, duke iu referuar shqiptarit që i kishte shitur drogë. Dhe kalabrezi përgjigjet “Të përpiqemi ta rregullojmë”, por Milia përgjigjet se “Ne u përpoqëm po ajo është bërë një masë e butë për derra. Jo, jo, ajo vetëm duhet braktisur”. Më tej Milia duke folur me shqiptarin i thotë “Duhet të presësh sa të gjejmë juristin”.


AKTUALITET • E mërkurë 12 qershor 2013

»

09

TRI PLAGOSEN, DISA NË PRANGA, TË TJERË NË KËRKIM PREJ POLICISË

Rojet private sherr masiv me armë zjarri e thika Sherri nga konflikti i çastit, policia fikson provat në vendngjarje Përleshja e rojeve private me policë privatë ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit dhe plagosjen e disa personave, nga të dyja palët. Sektori kundër Krimeve të Rënda në policinë e kryeqytetit bëri të mundur dokumentimin ligjor dhe arrestimin në flagrancë të disa personave për veprat penale parashikuar nga nenet 79/ dh -25 -22-278/2, të Kodit Penal. Kështu u kapën Fation Murataj, 27 vjeç, lindur në Krastë të Burrelit dhe banues në Tiranë e Tim Malko, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Ndërkaq, u bë shpallja në kërkim policor e shtetasve Artan Thomaraj,

41 vjeç, dhe Artur Suçi, 34 vjeç, lindur dhe banues Burrel, i dënuar më parë për plagosje të lehtë. Arrestimi dhe shpallja në kërkim u bë pasi ata para pak ditësh, rreth orës 21:30, në rrugën “Dervish Hima”, në cilësinë e punonjësve të Shërbimit të Ruajtjues së Sigurisë Fizike “Global Secyrity”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për konflikte të çastit, janë konfliktuar me shtetasit Agron Domi, Bledar Rexha, Alban dhe Admir Dogjani. Konflikti ndërmjet tyre ka precipituar në dhunë fizike dhe përdorimin e armëve të zjarrit, ku si pasojë e të shtënave, janë plagosur në

këmbë Alban dhe Admir Dogjani, ndërkohë që nga konflikti ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi Tim Malko, ndërkohë që Domi e Rexha kanë marrë plagë të lehta me sende të forta. Ndërkaq, për “Plagosje të rëndë me dashje” u kap Bledar Rexha, 24 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Valias, me porfesion roje private, sepse në konflikt e sipër ka qëlluar me thikë Malkon, duke e dëmtuar rëndë. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja arme zjarri, me markirimet 8166, dy thika, e një levë hekuri.

PRETENDIMET E PLOTA TË PROKURORISË PËR VENDIMIN E GJYKATËS

Për 1 muaj Apeli vendos fatin e 3 gardistëve për “21 janarin” Mariglen Mullai

Pretendimet e Prokurorisë Prokuroria e Tiranës vlerëson se gjykata ka vepruar sipas saj “në kundërshtim të plotë me provat e paraqitura nga organi i akuzës gjatë shqyrtimit gjyqësor, duke u referuar në fakte e prova inekzistente” dhe se vendimi për pafajësinë e dy drejtuesve të Gardës është marrë në tejkalim me kompetencat që i njeh ligji procedural-penal për çmuarjen e

Plagosja e 22-vjeçarit, bie në pranga autori 17-vjeçar Një 22-vjeçar u plagos së fundmi në Tiranë, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes. Policia tha se në lidhje me ngjarjen e pak ditëve më parë, ku rreth orës 18.20, në Yzberisht pikërisht pranë kompleksit “Deliallisi”, pas një grindjeje të momentit është plagosur rëndë shtetasi Geraldo Shima 22 vjeç, i cili gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, është dokumentuar plotësisht ngjarja dhe është sekuestruar thika me të cilën është kryer plagosja, si dhe arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasi O. Dhembi, 17 vjeç, nga Tirana.

Grabitja në Vorë

I dënuar për grabitjen e një kompanie, arrestohet Një 30-vjeçar që ishte dënuar nga gjykata është arrestuar së fundmi në Tiranë. Nga Seksioni i Vjedhje me Dhunë u be ekzekutimi i vendimit penal i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Shkëlzen Marku, 30 vjeç, lindur dhe banues në Domje të Tiranës, për të cilën është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është një nga autorët e ngjarjes së 4 shkurtit të këtij viti, asaj të “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim të firmës “Agroblend” në Vorë.

Në burgun e Vaqarrit

Me 5 gramë hashash në atlete, pranga 26-vjeçarit Nga Seksioni kundër Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi Bardhyl Zeqiri, 26 vjeç, lindur dhe banues në Prishtinë të Kosovës, i dënuar. Nga kontrolli i ushtruar në burgun e Vaqarrit në atletet e tij, ju gjet dhe sekuestruar në cilësinë e provës material një sasi prej 5 gram që dyshohet të jetë lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Materialet iu kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësorë Tiranë, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar Neni 283 i Kodit Penal. Ndërkaq, kohët e fundit janë shtuar rastet e kapjeve të sasive të vogla të hashashit në burgje.

M

ë 19 korrik të këtij viti do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore në Gjykatën e Apelit ndaj tre gardistëve të akuzuar për vrasjen e tre protestuesve më 21 janar të 2011-ës. Seanca e parë do të zhvillohet në datën 19 korrik të këtij viti. Në Gjykatën e Apelit u hodh shorti për trupën gjykuese ku relator do jetë gjyqtari Astrit Haxhialushi. Çështja e 21 janarit mbërriti në këtë gjykatë pas apelimit që Prokuroria i bëri vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, që shpalli të pafajshëm ishkreun e Gardës, gjeneral Ndrea Prendin dhe ish-komandantin e njësisë speciale Agim Llupo. Gjykata argumentoi, në shkurt të këtij viti, se akuza e vrasjes në rrethana cilësuese ndaj dy të akuzuarve të Prokurorisë nuk qëndron, për shkak se nga ana e të pandehurve nuk ka pasur dashje për të vrarë demonstruesit. Prokuroria apeloi vendimin pak ditë pas zbardhjes së tij, duke i qëndruar akuzave se Prendi dhe Llupo janë autorët e vrasjes së tre demonstruesve, Faik Myrtaj, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda. Vrasja e Aleks Nikës vijon të mbetet ende e pazbardhur edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit

Sekuestrohet thika

Në shoqërim Muça

Pas shtyrjes së gjyqit të Dajtit, pranga kushëririt për disa krime

provave, vlerësimin e analizën e tyre”. Prokuroria vlerëson se “i pandehuri Ndrea Prendi, i vetëdijshëm për karakterin e veprimeve të tij dhe rrezikshmërinë shoqërore të këtyre veprimeve, ka parashikuar jo vetëm mundësinë dhe domosdoshmërinë e ardhjes së pasojave, por ai me vullnet i ka orientuar këto veprime drejt ardhjes së tyre”. Të njëjtin arsyetim, me referenca juridikopenale, Prokuroria ka bërë edhe për Agim Llupon. Akuza ka paraqitur më pas edhe një përshkrim të detajuar për të vërtetuar pretendimin e saj. Ajo është ndalur në mënyrë të hollësishme në dy vrasjet për të cilat akuzohet oficeri Llupo. Gjykata u shpreh se nuk kishte asnjë provë shkencore që të vërtetonte se nga cila armë është vrarë Hekuran Deda dhe se sipas saj akuza është ngrit-

ur vetëm mbi bazat e deklaratave të disa dëshmitarëve. Por sipas Prokurorisë, FBI amerikane ka mundur që përmes pamjeve filmike të tregojë “mënyrën se si ai ka qëlluar me armën e zjarrit, drejtimet ku ai ka qëlluar, e kohëzgjatjen e veprimeve të tij”. Në rastin e vrasjes së Ziver Veizit, Gjykata pretendoi se plumbi ishte i dëmtuar në majë dhe se ishin gjetur ashkla pishe, të cilat dëshmonin sipas saj për një rikoshet nga një trung apo degë peme. Por sipas Prokurorisë gjykata ka bërë interpretime të gabuara sepse akti ekspertizës sipas saj “nuk flet asnjëherë për dëmtim në majë, por në pjesën e fundit të saj”. Gjykata ju referua njërit prej ekspertëve të thirrur në proces, për të cilin Prokuroria jep një fakt shumë të rëndë. Sipas saj, “eksperti Ndoc Cardaku

është filmuar, dhe video është paraqitur në gjykatë, ndërsa shtyn me gisht një ashkël për në vrimën e hyrjes në këmishën e të ndjerit dhe e ngjesh aty dhe më vonë, kërkon një vegël për ta hequr atë e për ta administruar si prove”. Prokuroria vlerëson gjithashtu se “Gjykata në kundërshtim të plotë me Kodin e Procedurës Penale, me një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë”, nuk ka bërë rikualifikim të veprës penale. Po ashtu Prokuroria konsideron si “një shkelje të rëndë” zbatimin për analogji që gjykata ka bërë me një vendim të Gjykatës të të Drejtave të Njeriut lidhur me vrasjen e një të riu italian në 2001 gjatë protestave në Xhenova të Italisë gjatë Samitit të G8. Akuza saktëson se ky rast nuk ka asnjë lidhje me atë ndaj dy oficerëve të Gardës.

Dje policia ka ndaluar kushërin e Dritan Dajtit, njeriu i akuzuar si vrasës i 4 efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës. Kështu, mësohet se Lulzim Muça është ndaluar sapo ka dalë nga salla e gjyqit me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda. I afërmi i Dritan Dajtit është dërguar në komisariatin numër 3. Burime policore bëjnë të ditur se Muça dyshohet të jetë i përfshirë në disa vepra kriminale të ndodhura në Tiranë, por ende nuk është bërë arrestimi i tij. Për sa i përket seancës së djeshme gjyqësore ndaj Dajtit, u firmos me shtyrje pasi asnjë nga dy avokatët e caktuar nga gjykata nuk pranuan ta merrnin në mbrojtje. Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009 ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumëkërkuarin. Deri më tani gjyqi ndaj tij ka mbetur pezull, ku edhe pas më shumë se 200 shtyrjeve, ende s’ka një zgjidhje.

Me 280 kg drogë në kamion

Policia prangos “Dakun” e fundit të hahashit shqiptar ITALI- Ai e dinte se skuadra e antidrogës ishte në gjurmët e tij dhe pas një viti në arrati shqiptari kishte kaluar larg nga Terni, duke u fshehur në shtëpitë e të afërmve dhe të bashkatdhetarëve. Kur agjentët e skuadrës së policisë kanë shkuar për ta arrestuar ai u tha se “Tashmë e ndjeja frymën në qafë”. Shqiptari, 26 vjeç, banor në Narni, po voziste një BMW që shoqëronte kamionin që po transportonte 280 kg marihuanë. Më shumë se një vit më parë, policia bëri një goditje të madhe për trafikun e drogës nga Shqipëria operacionin “Daku”, ku 26-vjeçari nuk u shpëtoi prangave.


10

« SPECIALE

E mërkurë 12 qershor 2013 •

KUJTIME TË KODHEL DEDËS PËR VEPRIMTARINË E ÇETAVE TË ARMATOSURA TË SHPATIT

Shpati, krahina që i shërbeu kryengritjeve për Pavarësinë S hpati është një zonë e Elbasanit që ka pasur rol kryesor në kryengritjet antiosmane në prag të Pavarësisë. Kjo zonë njihej për rebelizmin ndaj pushtimit turk duke qenë një zonë kryesisht me përbërje ortodokse dhe me një numër të madh kishash. Lufta për pavarësi dëshmohet qysh herët me çetën e Byshekut për të vazhduar edhe me luftën për arsimim shqip ku emra të njohur shpatarakë kanë dhënë një kontribut të shquar. Një prej tyre është Kodhel Dedja. Një prej studiuesve të zonës, Filip Bërdufi ka arritur të mbledhë kujtimet e Kodhelit dhënë ish drejtorit të Muzeut të Elbasanit Thanas Konomi më shumë se 50 vite më parë më 7 dhjetor 1957.

Kujtimet Në aksionin kundër postës turke morën pjesë 19 veta nga ata që përmenda më sipër, mbasi Ibrahim Skënderi nga Zavalina nuk erdhi me ne. Më 11 vjeshtë e parë allaturka 1911, ditë e shtunë ora 6 allaturke, e pritëm postën e Turqisë që vinte nga Manastiri për Elbasan në vendin Gurrë e Zezë në kufi të Xhyrës e të Dardhës, ku është një rrugë e ngushtë shkëmb sipër e poshtë. Posta kishte si roje 4 suvarinj të armatosur. Kur ranë në pusi, herën e parë u thirra unë që isha më afër: “Lidhuni bre, mo u vritni, se ne jemi komita shqiptarë”. Njëri nga suvarinjtë bëri pushkën gati, por pas meje britën dhe shumë të tjerë: “Lidhi se jemi si gjethe e si drunj!” (dmth. jemi shumë). Suvarinjtë u frikën dhe u dorëzuan. U morëm pushkët dhe thirrëm Hysen Kazazin që ishte postaxhiu. Ai na dorëzoi 3 kuaj të ngarkuar me 24000 lira, nga të cilat 12000 ishin lira inglizi dhe 12000 lira turke. Suvarinjve u thamë: “Kush është shqiptar të vijë me ne të tjerët (mbasi ishin dhe shumë qiraxhinj të tjerë bashkë me postën) të rrinë këtu gjer në aksham dhe të mos luaj asnjë vendit, se kishim frikë se mos lajmëronin Quksin pa u larguar ne. Sadik Zharri i dha Hysen Kazazit, postaxhiut, një letër të vulosur nga Komiteti për mytesarifin e Elbasanit me të cilën e njoftonte se posta u mor nga komitët shqiptarë për t’u shpenzuar për shkolla, për rrugë, për ura e për ndërtime të vendit. Me kuajt me parë dolëm në aksham në stan të Likajve në Mal Plak. Kuajt i lidhëm aty në një mullar dhe paret i çuam në vendin fund Gur Pëllumbit në Bërzeshtë. Aty i ndamë nga 1000 lira për shoq, se ishin të rënda dhe për gjithë natën kemi shkuar në Goxhellet ku ka sot shtëpinë Lim Skënderi(mali i Zavalinës). Mbasi na mori uria për bukë, çuam dy vetë tek Ali Dedja në stan dhe morëm dy desh nga 3 lira koka, të cilët i

ARVIZU TAKIME NË KUKËS

Të rinjtë të votojnë masivisht dhe të mos manipulohen

Isuf Haxhi Toçit, 2000 Selman dhe Tahir Dokës, 1000 Xhile Liçit, 1000 u mbajtën nga Sadik Zharri për shpenzime të ndryshme të çetës. Siç thashë 2000 lira u ndanë për shkollën Normale dhe të tjerat sa të binte vala e madhe do t’i dorëzoheshin Shoqërisë (Komitetit) t’i përndajë ku ta dojë puna”. Mytesarifi i Elbasanit mori masa të menjëhershme duke nisur një ekspeditë ushtarake për në Shpat, pasi kishte informacione për personat pjesëmarrës në aksionin kundër postës turke. U arrestuan disa nga pjesëmarrësit dhe u nisën për në burgun e Manastirit”.Darkën e Shënmitrit (Vjeshta e dytë në të dalë) erdhi asqeri i Turqisë. I morën dhe i nisën të lidhur në këmbë nga Elbasani në Korçë e Manastir. Konsulla i grekut i ka thanë asqerit turk (Kostë Sinani dinte greqisht dhe turqisht) -Mos na i prish shpatarakët se kemi punë bashkë. Nejtën motmot në burg. Erdhi serbi dhe u prish burgu. Shpatarakët ikën dhe në vjeshtën e prame dolën në mal të Zavalinës duke shtirë me pushkë. Ne, posa i dëgjuam, iu përgjigjëm menjëherë me pushkë. I pritëm te stani i Zaçes.

poqëm dhe i hëngrëm. Pastaj duke kaluar nëpër Zavalinë shkuam në Nezhan. Këtu u bë ndarja e lirave nga Sadik Zharri. Të 24000 lirat u ndanë nga 2000 e 3000 për shoq për t’i ruajtur si amanet sa të kalonte vala e madhe dhe me qëllim që po të gjendeshin një pjesë të ngelnin të tjerat. Nga

këto: 7000 ju dhanë Ymer Dervishit, brenda në këtë shumë ishin dhe 2000 lira të shkollës Normale, 2000 Kodhelit dhe Tafil Dedes,2000 Jakov dhe Sif Çipit, 2000 Rustem dhe Lim Skënderit, 1000 Xhep Halilit, 3000 Sul, Sadi dhe Ismail Panxhi,1000 Xhep Shumplakut, 1000 Ali Çullhajt, 1000

Si u lidh me atdhetarët elbasanas Në qershor të vitit 1911, vazhdon Kodheli, më thirri Shoqnia e Elbasanit dhe shkova në shtëpinë e Gani bej Bungos. Aty ishin Lef Nosi, Irfan bej Ohri, Simon Shuteriqi, Fot Papajani, Fetah Ceka etj. Ti je shpatarak bestar, më thanë, na thuaj a ke besë a jo? Jam bestar iu përgjigje. Na jemi 7 çeta komita të lidhur njani me tjetrin dhe me Shqipërinë e Sipërme, jemi lidh me Isa Buletinin dhe Hasan bej Prishtinën, që luftojnë me Turqinë dhe kemi ndërmend të ngrihemi bashkë dhe të shpartallojmë Turqinë. Me sa njerëz mund të dalësh ti kur të kërkojmë? Jam gati qysh sot me 150

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexandër Arvizu, zhvilloi në Kukës një takim me të rinj që u drejtohen për herë të parë kutive të votimit. Ai u prit dhe nga kryetari i bashkisë, Hasan Halilaj. Ambasadori amerikan tha se është kënaqësi vizita në këtë qytet, “ku ne kemi një shtëpi të dytë, siç është biblioteka amerikane. Ndihem i impresionuar për mikpritjen tuaj”, theksoi ai, ndërkohë që u interesua për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore, por edhe për situatën ekonomike. Ndërkohë që bashkiaku Halili u ankimua për fushatën e zhvilluar nga ministri Noka. “Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, krijon probleme me eskortën e tij”, mësohet të jetë shprehur Halili. Kreu i Bashkisë theksoi se Noka duhet të distancohet nga veprimet e policisë. Kryetari i Bashkisë së Kukësit, i cili vetëm pak ditë më parë u largua nga PD-ja duke u angazhuar me LSI-në, tha se “Kukësi ka arritur të sfidojë problemet politike, por situata nuk është shumë e kënaqshme”. Edhe situatën ekonomike, kryetari i Bashkisë e vlerësoi si problematike. “Papunësia arrin në mbi 35 për qind të forcave të afta për punë”, theksoi Halilaj. Arvizu në takimin e zhvilluar me të rinjtë e qytetit ka apeluar të rinjtë të votojnë të lirë, pa u ndikuar nga askush. veta shpatarakë, u thashë, veç të bahet puna. Ne tani do të ngarkojmë me një punë tjetër më të rëndë. A mund ta bësh ti apo jo? Do të japim postën t’ja çosh Komitetit të Korçës. Unë e bëj -u thashë-por nuk i njof ata të Komitetit të Korçës. Kur të shkosh në Korçë, kërko zyrën e Themistokliut. Na do të japim një yll të vogël sermi me një brimë në mes, të lidhur me një spango. Kur të shkosh te Themistokli, te Maliq bej Frashëri, te doktor Hakiu ose te Vangjel Sheqerxhiu luaj spangon me yll në gishta dhe ata do të njohin (Parrulla e Komitetit të Elbasanit me ata të Korçës). Unë mora yllin, mora letrat dhe i mçefa në tirqet dhe u nisa për në Korçë. Në Shipkë, afër Voskopojës, mora me vete për t’më treguar rrugën një mikun tim, vëlla me kulaç të quajtur Gaqi. Shpati “rebel” qysh në krye të herës Kriptokrishtërimi në Shqipëri - Një vështrim i shkurtër historik dhe roli i tij i rëndësishëm në substratin kulturor të shqiptarëve”, shkruar nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joan Pelushi e sjellë Shpatin si një zonë ky popullsia zgjodhi ta ruante krishterimin si fe, por në mënyrë të fshehtë gjatë pushtimit nga Turqia. Rasti i Shpatit është mjaft i njohur si brenda Shqipërisë, ashtu edhe jashtë saj. Kjo mund të dëshmohet nga literatura e mjaft që është shkruar për këtë, duke filluar nga shekulli XIX.57 Fshatarët e kësaj krahine, për të shmangur pagimin e taksave

ishin shpallur si myslimanë dhe po kështu shikoheshin edhe nga autoritetet turke.58 Ne nuk e dimë me saktësi kohën se kur këto fshatra u bënë kriptokrishterë, por ka shumë mundësi ndoshta në kohën e luftërave ruso-turke.59 Udhëtarja e dëgjuar, Edit Durham, shkruan për kriptokrishterët e Shpatit: “Malësia e Shpatit, në afërsi të Elbasanit, banohet nga një popullsi malësorësh, të cilët në shumë aspekte u ngjasin malësorëve të Veriut dhe qëndrojnë pjesërisht të pavarur. Ata nga të krishterët shikohen si të krishterë të fshehtë. Në zonën që vizitova nuk pashë asnjë kishë apo xhami. Dhe secili kishte dy emra. Përballë një myslimani quhej Sulejman, përballë një të krishteri Kostandin. Në rast se u kërkoheshin taksa, sepse si të krishterë nuk duhej të bënin shërbimin ushtarak, e refuzonin këtë me arsyetimin se kishin emra myslimanë dhe nuk kishin kisha. Si pasojë duhet të rekrutoheshin në ushtri, por atëherë ata hiqeshin si të krishterë. Dhe turqit, në më të shumtën e rasteve, nuk i trazonin”. Në vitin 1846, me dekretimin e lirisë së besimit nga sulltani, shpatarakët e shpallën veten publikisht si të krishterë. Kjo pati për ata pasoja dhe u bënë disa arrestime. Problemi i tyre u zgjidh përfundimisht në shpalljen e pavarësisë në vitin 1912, kur ata e shpallën veten zyrtarisht të krishterë ortodoksë, megjithë përpjekjet që ishin bërë për t’i kthyer në katolikë.


AKTUALITET • E mërkurë 12 qershor 2013

»

11

MUNGESA E KANALIZIMEVE SHKAK PËR NDOTJEN NË QYTETIN BREGDETAR

Ndotja në Durrës, pikat nevralgjike, projektet Këneta konsiderohet si zona më problematike e ndotjes Nga ARTUR AJAZI urrësi qytet-porti kryesor i vendit, i zgjeruar disafish në hapësirën e tij gjeografike dhe numrin e popullsisë, ka edhe burimet e tij të ndotjes. Nga verifikimet në terren të bëra nga strukturat e Ministrisë Mjedisit, dhe Agjencia Rajonale e Mjedisit ka rezultuar se Durrësi ka pikat e tij të ndotjes, si PortoRomano, Spitalla, ish-Këneta, dhe sistemi i kanalizimeve të ujërave të zeza. Megjithë disiplinimin e mbeturinave të ish-uzinës kimike në Porto Romano të njohura për dëmin ekologjik që kanë shkaktuar, sërish janë evidentuar burime të tjera, të cilat shkaktojnë ndotjen e mjedisit. Kështu në zonën bregdetare pjesa më e madhe e hoteleve dhe pallateve në zonën bregdetare funksionon me gropa septike sikurse edhe banesat e ngritura pa leje përgjatë sistemit kodrinor. Ato janë padyshim burim ndotje e detit, i rërës dhe i ajrit. Por të njëjtin efekt shkakton kanali kryesor i ujërave të zeza të qytetit, i cili pasi përshkon mes për mes të gjithë zonën e ish –Kënetës, e derdhet në det në Porto Romano. Mjedisin e ndotin edhe kanalet kulluese të plazhit dhe ai që përshkon kodrat e qytetit. Ato dhe burime të tjera ndotjeje vazhdojnë të jenë shkaktarët kryesorë për mjedisin në Durrës edhe pse ky është qyteti më i madh turistik në vendin tonë. Ministria e Mjedisit, ka evidentuar zonat problematike të ndotjes, ku zona më e madhe, e cila vazhdon të shpërndajë në eter pluhurat mbytëse dhe kancerogjen vazhdon të jetë Porto Romano. Mbeturinat e ish –kimikes, e cila mbart ende lëndë helmuese kineze, të viteve 1970 mbeten një rrezik serioz për shëndetin e banorëve, por ende nuk ka asnjë plan për pastrimin e zonës. Po në këtë zonë ndodhet edhe fusha e depozitimit të plehrave urbane të Durrësit, të cilat deri para 3-4 viteve asgjësoheshin me anë të djegies në natyrë. Një pluhur tepër i rrezikshëm, ishte prezent në këtë zonë. Për Durrësin është menduar të ndërtohet një impiant për djegien e plehrave, veç landfillit, por pritet më parë një plan studimi dhe projekt nga bashkia. Kanali kulluese i plazhit shpesh transformohet në vend ku depozitohen mbeturinat e banorëve të zonës. Një mal me shishe plastike bllokon rrugicat e lagjes. Kanali që përshkon kodrat e qytetit deri në Porto Romano shpesh kthehet në një moçalishte pasi atje janë ndërtuar 150 ndërtime pa leje. Ai ka vite që pastrohet dhe në ujërat e ndenjura të tij shpesh gjejnë strehë kafshë e in-

D

Policia ngre grup të posaçëm pune

Grabiten zyrat elektorale të LSI, Malaj: S’është politike

Zyrat elektorale të LSI-së (në rajonin numër 5) në qendër të qytetit të Shkodrës është bërë pre e grabitjes nga persona të armatosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:45 minuta. Anëtarët LSI-së kanë bërë të ditur se dy persona të maskuar janë futur në zyrë dhe nën kërcënimin e armës kanë mundur të marrin një portofol dhe sende të tjera personale me vlerë që ndodheshin në zyrë. Pas grabitjes personat e maskuar janë larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë që anëtarët e LSI-së kanë lajmëruar menjëherë policinë. Menjëherë është ngritur grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që edhe kandidati i parë në listën e LSI –së për qarkun e Shkodrës Agron Çela dhe koordinatori Gëzim Podgorica kanë shkruar në zyrën ku ndodhi incidenti. Kandidatja e LSI-së në Shkodër, Nora Malaj, ka reaguar lidhur me ngjarjen. Ajo u shpreh se nuk dëshiron ta cilësojë këtë ngjarje si një incident elektoral, por një ngjarje banale. Malaj u bëri thirrje përfaqësuesve të LSI kudo në vend, që të mos tremben nga akte të tilla, por të vijojnë punën e tyre, ashtu siç e kanë nisur.

Policia ndalon dy të rinjtë

Projekt për menaxhimin e mbetjeve të ngurta

P

ër Durrësin ka projekt konkret investimi, për menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe sistemin e ri të kanalizimeve. Bashkë me ujësjellësin e ri, qytetit bregdetar po i ndërtohet sistemi i ri i kanalizimeve dhe landfilli i përpunimit të mbetjeve të ngurta. Durrësi është qyteti i dytë më i madh në vend me një popullsi prej 250,000 banorësh, porti kryesor dhe një nga destinacionet turistike më popullore, turizëm detar dhe kulturor. Rritja e popullsisë (e dyfishuar që nga viti 1992), rritja ekonomike, përmirësimi i standardeve të jetesës, dhe zhvillimi i turizmit kanë rritur shkallën e konsumimit dhe si rrjedhim shkallën e gjenerimit të mbetjeve dhe vëllimin e tyre. Qyteti bregdetar aktualisht grumbullon dhe transporton mbetjet me anë të dy ndërmarrjeve të tij komunale. Qyteti i depoziton mbetjet e tij në të vetmen fushë plehrash në Porto Romano, që është vendhedhje për nga standardet, e cila është hapur që në fillim të viteve ’90, dhe që është parashikuar të ketë jetëgjatësi për 25 vjet. Kostot për menaxhimin e mbetjeve, si pastrimi, grumbullimi, transporti dhe asgjësimi, do të mbulohen nga buxheti i Bashkisë. Duke folur për këtë problem kryetari i bashkisë Dako tha se “Për Durrësin ne si pushtet lokal, kemi prioritet adresimin dhe zgjidhjen e çështjes së menaxhimit të mbetjeve të ngurta në mënyrë të përballueshme, të qëndrueshme dhe të sigurt nga ana mjedisore. Për këtë arsye, ne kemi vendosur që të bëjmë hapat e parë për përmirësimin e shërbimeve të tij të menaxhimit të mbetjeve duke përgatitur një Plan Lokal për Menaxhimin e Mbetjeve”. Sipas tij,

“bashkia e Durrësit është mbështetur nga ekipi i IFC, për të përgatitur PLMM e tij. Ekipi i konsulentëve të IFC, ka kryer vëzhgime të operacioneve të menaxhimit të mbetjeve në Durrës duke vizituar pikat e grumbullimit të mbetjeve e vendet e asgjësimit, ka ekzaminuar pajisjet e përdorura, si edhe ka marrë në intervista qytetarët dhe aktorët përkatës”. Gjatë përgatitjes së PLMM, Bashkia e Durrësit, dhe drejtoritë përkatëse si ndërmarrjet e Shërbimeve Komunale, kanë kontribuar me ofrimin e të dhënave, organizimin e disa takimeve dhe të një tryeze të rrumbullakët (16 Shkurt 2010), me aktorët e interesuar përkatës (institucionet publike, komunitetin e biznesit, shoqërinë civile, përfaqësues të bashkisë) për të arritur vizionin e përbashkët, synimet dhe objektivat për shërbimet e menaxhimit të mbetjeve për një periudhë 15-vjeçare. Objektivi i PLMM është vetëm bashkia e Durrësit ndaj po analizohet situata aktuale të menaxhimit të mbetjeve urbane në qytet (organizimi, administrimi, rregulloret, financat, operimi dhe menaxhimi), identifikon çështjet dhe mangësitë, vlerëson pikat e forta dhe të dobëta, propozon rekomandime për përmirësime dhe përcakton vizione, qëllime dhe objektiva të reja (afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata) si edhe ka hartuar një “Plan Veprimi” ku përcaktohen afatet kohore, kostot, autoritetet përgjegjëse, si edhe indikatorët respektivë të suksesit për qëllime monitorimi. Ky PLMM nuk trajton strategjinë e Durrësit për menaxhimin e mbetjeve jo urbane, duke përfshirë këtu mbetjet e rrezikshme, ato nga ndërtimet dhe mbetjet portuale.

Humbin paratë në lojërat e fatit, qëllojnë me armë pronarin

Humbasin një sasi të konsiderueshme parash në lojërat e fatit, tentojnë të vrasin pronarin dhe një prej punonjësve. Ngjarja ka ndodhur në Maliq, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorët e ngjarjes E. Gora, 34 vjeç dhe A. Shehu, 21 vjeç. Këta dy shtetas, pasi kanë dalë nga salla e lojërave të fatit, kanë tentuar të vrasin me armë përkatësisht pronarin me iniciale L.T dhe teknikun e kompjuterave me iniciale M.P. Këta të fundit fatmirësisht kanë arritur t’u shpëtojnë plumbave, pasi janë fshehur pas disa pemëve. Policia bën me dije se punohet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes, gjetjen e armës dhe kapjen e autorëve. Të rinjtë akuzohen për veprat penale “vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentative”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Policia ndalon 49-vjeçarin

Mësuesi tenton t’i ndryshojë notën tre nxënësve Një mësues 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë ditën e djeshme, pasi ka ndërhyrë në regjistrat e dy klasave të 9-ta në Korçë. Burime nga policia e qytetit juglindor bëjnë me dije se Gj. Feto, 41 vjeç, banues në lagjen 15 në Korçë, mësues i “Edukimit muzikor” në shkollën 9-vjeçare në fshatin Vashtmi -Korçë, u arrestua pas kallëzimit të bërë nga drejtori i shkollës, i cili deklaroi në polici se ka konstatuar ndërhyrjen në regjistrat e dy klasave të 9 -ta, për korrigjimin e notave të tre nxënësve. Materialet në ngarkim të mësuesit iu dërguan Prokurorisë, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve shkollore”.

Zbulimi pas mjekimit në Berat

Rreh gruan me mjete të forta, ndalohet nga policia

sekte që ndikojnë në jetesën e banorëve të zonës. Në ish-Kënetë në kanalin e madh e krejt të hapur prej vitesh rrjedhin të qeta ujërat e zeza.

Ato pasi bëjnë një xhiro të gjatë përfundojnë në det në Porto Romano krejtësisht të papërpunuara. Ndërsa bregdeti pas murit rrethues

të portit është kthyer në fushë ku prej vitesh depozitohen mbeturinat e ngurta të përfituara nga çelja e themeleve të pallateve të reja.

Një person është arrestuar pasi dhunoi fizikisht bashkëshorten e tij. Burime nga policia e Beratit bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin V. Fushtani, pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, 36-vjeçare. Nga hetimet paraprake mësohet se 36-vjeçarja u godit me mjete të forta në kokë, pas një sherri banal. E plagosura mori ndihmën e parë në Berat dhe më pas u nis urgjentisht për në Tiranë. Ende nuk dihen motivet e dhunës, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Gjatë këtyre viteve janë shtuar rastet e denoncimeve të dhunës në familje. Ndërsa dhe mjekët raportojnë menjëherë në polici në momentin kur u paraqitet për kurim një person i dhunuar fizikisht.


12

« GOSSIP

E mërkurë 12 qershor 2013 •

RIHANNA VAZHDON TË TREGOJË TRUPIN SEKSI NË PARIS

J. Lo kërkon të ketë fëmijë nga Casper

Tamara

Thashethemet e kohës së fundit për çiftin J.Lo dhe Casper janë se ata duan ta çojnë marrëdhënjen e tyre në një tjetër nivel dhe të kenë një fëmijë bashkë. Thashethemet vazhdojnë se J.Lo është duke kërkuar ndihmën e fertilizimit in vitro. J.Lo shpreson se ky proces do të rritë mundësinë e të paturit të një tjetër fëmije. Ajo është e frikësuar se koha nuk është në anën e saj kësaj here për shkak të moshës që ka. Por J.Lo shpreson se me këtë trajtim të specilaizuar do të mundet të mbetet shtatzënë brenda pak muajsh.

zhvishet për

Playboy Tamara Ecclestone thotë se ajo ka qenë shumë e shqetësuar para se të pozojë për revistën Playboy, por disa ditë pasi është zhveshur para kamerës, është ndjerë më mirë. 28-vjeçarja, e cila është vajza e pronarit të Formula 1, Bernie Ecclestone, është e kënaqur që ka pranuar ofertën për të bërë foto nudo për revistën ikonë të meshkujve dhe, edhe pse ishte ngurruese fillimisht, ajo shpejt është adaptuar me heqjen e teshave. “Ditën e parë, isha nervoze, por deri në ditën e tretë mendova, tashmë i kanë parë të gjitha, dhe vetëm i hoqa teshat”. “Jam e kënaqur me trupin dhe doja të festoja kështu. Nëna ime e ka parë, dhe i ka pëlqyer, dhe po ashtu edhe motra ime. Nuk e di nëse babai i ka parë ose jo, por mendoj se ai e di këtë dhe nuk e ka përmendur”, ka thënë Tamara.

R

ihanna me të vërtetë ka shijuar në maksimum qëndrimin e saj në Paris. Ajo ka postuar foto të vëndeve të ndryshme që ka vizituar, dhe tani ajo ndan një foto seksi të vizitë së saj në shtëpinë e modës Balmain. E veshur me një kostum të verdhë, ajo ka treguar trupin e saj të tonifikuar. Ajo i mban të informuar fansat me çdo lëvizje të saj në qytetin parisian.

Leonardo argëtohet me shtatë femra

Katie Price lanchon kanalin e saj në YouTube Modelja 34-vjeçare, e cila është duke pritur fëmijën e katërt, është duke lanchuar ‘Price Tube’, për të gjithë fansat që dëshirojnë të shikojnë jetën e saj në një seri klipesh që do të postojë. Katie është pjesë e formateve të njohura televizive. Ajo është shfaqur në shoën serial flyon-the-ëall, bashkë me ish partnerin Peter Andre. Gjithashtu ajo është shfaqur edhe në një serial me talente të modës dhe në shumë evente të tjera. Shpresojmë që ky të jetë një sukses i rradhës për Katie.

Leonardo DiCaprio raportohet se ka bërë qejf me shtatë femra gjatë ditëve të kaluara në Kanë. “Është e mahnitshme, edhe për të. Të gjitha ishin vajza të reja, modele, pikërisht vajza siç i pëlqejnë atij. Ai madje as nuk duhet të përpiqet, ato vetë e ndjekin atë”, ka thënë burimi. Leonardo shmangu premierën australiane të filmit “The Great Gatsby” ashtu që të mund të qëndrojë në Francën jugore dhe të argëtohet me jahtin e tij gjatë festivalit.


GOSSIP • E mërkurë 12 qershor 2013

»

13


14 M

« BOTA

ë vjen keq zotëri, nuk mund t’jua kaloj Eduard Snoudenin, këtë mëngjes pagoi faturën dhe u largua”, thotë në telefon zëri bindës i recepsionistes së Hotel Mira, një prej më luksozëve të Kouloon, lagja e pazarit në Hong Kong “vendi i duhur për tifozët e teknologjisë së lartë”, thuhet në një broshurë promocionale, me televizorë me ekran kristal-likuid, me iPod-e dhe internet falas në çdo dhomë. “Jo zotëri – saktëson recepsionistja – nuk e di se ku ka shkuar”. Të shumtë janë ata që do të donin ta dinin: NSA, CIA, sigurisht shërbimet e fshehtë kinezë, ata britanikë që në ish koloninë kineze ishin deri 15 vite më parë zotër të shtëpisë, si dhe një seri e gjatë gazetarësh. Por ashtu si në një film, ish-agjenti amerikan, autori i një rrjedhje informacionesh nga brenda qeverisë së SHBA, siç nuk kish ndodhur që nga kohët e Watergate dhe Pentagon Papers, sërish është zhdukur. Dhe tani, ashtu si në kinema, spektatorët e këtij trilleri ndërkombëtar ulen në karrike duke pyetur nëse protagonisti është një personazh i keq që është bërë i mirë, apo një i mirë që është bërë i keq, “një hero i demokracisë”, siç e quan themeluesi i Wikileaks Julian Assange, apo një tradhëtar i atdheut, siç lënë të kuptohet senatorët demokratë dhe republikanë të SHBA, që kërkojnë të gjykohet për shkelje të sekreteve shtetërorë – ndoshta, dyshon dikush, për t’ia dhënë Kinës, duke qenë se Hong Kongu është vendi i parë ku shkoi të strehohet. E megjithatë duket i sinqertë, gjeniu 29-vjeçar i kompjuterëve, i cili zbuloi për “The Guardian” të Londrës të gjithë sekretet e Datagate, miliona apo miliarda telefonata dhe komunikime në internet që përgjoihen dhe konservohen nga analistët e National Security Agency. Për të kuptuar më shumë, në lojën e pasqyrave të shërbimeve të fshehtë, nuk mbetet veçse të kthejnmë mbrapsht filmin dhe ta shohim nga fillimi. Duke nisur që nga 1984 – rastësisht qëllon të jetë titulli i romanit të famshëm të George Orwellit “Big Brother” që mbikëqyr botën – viti kur Eduards lindi në një familje të klasës së mesme në SHBA. Jemi në Amerikën e provincës: Elizabeth City, North Carolina. Ai është një djalosh si shumëkush: me syze, i menduar, i vështirë. Të tijtë transferohen në Maryland, duke iu afruar kryeqytetit, punojnë të gjithë për shtetin, e ëma e punësuar në një gjykatë, i ati në një tjetër zyrë publike. Banojnë pranë Fort Meade, zyrat qendrore të NSA, shërbimi i fshehtë që kontrollon komunikimet, i destinuar të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm me revolucionin dixhital në internet. Hezitues, i pakënaqur, Eduard braktis studimet pa e përfunduar as të mesmen. Është viti 2003 dhe në atë pikë bënë atë që bëjnë shumnë vetë që lënë

E mërkurë 12 qershor 2013 •

EDWARD SNOWDEN Urithi

Njeriu i momentit është Eduard Snouden, spiuni i Datagate. “Do të më bëjnë të vuaj”. E di që jeta e tij nuk do të jetë më e njëjta. Ka një plan të turbullt për të kërkuar strehim politik në Islandë dhe ndoshta ka ndonjë kartë tjetër për të luajtur. “Por nuk kam frikë dhe nuk jam penduar”. Janë fjalët e tij të fundit. Mëngjesin e të hënës, 10 qershor Eduard Snouden largohet nga hoteli Mira dhe zhduket sërish. Ua di të gjithë hiletë atyre që e ndjekin. A do ta kapin?

shkollën: rregjistrohet në ushtrinë e SHBA. Ka shpërthyer lufta në Irak, përgjigja e dytë e Bushit ndaj sulmit terrorist kundër Amerikës në shtatorin fatal të 2001. Endërron të

hyjë në forcat speciale: por thyen të dy këmbët gjatë një stërvitjeje, tregon që nuk është në lartësinë e duhur, shkarkohet. Një tjetër zhgënjim, pas atij të shkollës.

Gjen një vend si rojë, ndonëse gjithmonë si ish-ushtarak, në një zyrë klandestine të NSA pranë universitetit të Maryland. Është lëvizja që e afron me një botë të re. Zbulon se ka diccka të përbashkët: dijet e tij kompjuterike dhe njohuritë e internetit prej autodidakti, shokë të mëdhenj të vetmitarëve. Është aq i zoti me internetin saqë vitin pasardhës pranohet prej CIA-s, agjencia e famshme e spiunazhit amerikan, si ekspert i IT, edhe pse nuk i ka përfudnuar studimet. Më në fund ka gjetur diccka për të cilën e vlerësojnë. Aq sa, në vitin 2007, CIA e dërgon në Gjenevë, kryqëzimi i organizatave ndërkombëtare, naftës, bankave. Udhëton me pasaportë diplomatike, merr pjesë në operacione klandetsinë, ndonëse vetëm duke përdorur tastat e kompjuterit. Dhe pikërisht në kryeqytetin zviceran të parasë pëson krizën e parë: asiston në një komplot për dehjen e një bankieri, që më pas ndalohet rej policisë në gjendje të dehur. Një agjent i CIA-s ofrohet që ta nxjerrë nga telashet, më pas i shkëput informacione bankierit. Eduardit “i vijnë zorrët në fyt”. Ndoshta është i pamësuar, ndoshta është idealist. Por kompromentimi i tjetrit dhë gënjeshtra janë armë që nuk i pëlqejnë. Dy vjet më vonë largohet nga CIA. Pranon të punojë për kontraktorë privatë, kompanitë që punojnë për Pentagonin dhe shërbimet e fshehtë. Mendon që është moralisht ndryshe, por shumë shpejt kupton se është e njëjta gjë dhe përfundon sërish në shërbimin e fshehtë nga porta kryesore: i pranuar në NSA. Aftësitë e tij në kompjuter

janë në këtë pikë në shërbim të mbikëqyrjes elektronike më të sofistikuar: “Mund të spiunoj ty, një gjykatës, edhe presidentin e SHBA, nëse më jep emailin tënd”, do të thotë në vijim një gazetari. Zanati i tij ia shpif gjithnjë e më shumë. Vazhdon ta bëjë, por me zemër e ka vendosur tashmë: pret vetëm rastin e duhur për të çmaskuar atë që e konsideron një makinacion të frikshëm në dëm të demokracisë. NSA e dërgon në Japoni, më pas në Hauai. Eduard është i ri, bën karrierë, fiton shumë: 200 mijë dollarë në vit, mjaftueshëm për të marrë një shtëpi të bukur me tre dhoma gjumi dhe dy minuta larg nga plazhi i Vaipahu, jo larg nga Honolulu. Mund t’ia kalojë shumë mirë me të dashurën, por duket që e mendon ndryshe. “Kur u transferua këtu, im shoq shkoi t’i bjerë ziles për t’i uruar mirëseardhjen në lagje”, rrëfen Carolyn Tijing, fqinja. “U përgjigj mirë, faleminderit, dhe ia përplasi derën në fytyrë. Ai dhe e dashura kishin mbuluar hyrjen e garazhdit me një mal me kutia, për të mos parë se ccfarë kish brenda. Nuk takonin asnjëherë

askënd. Herë pas here, në dy apo tre të natës, vinte një makinë, zbrisnin disa burra qëndronin me të disa minuta dhe pastaj largoheshin”. Një muaj më parë i komunikon NSA se duhet të mungojë disa javë për t’u kuruar nga epilepsia, sëmundje nga e cila vuan edhe e ëma, sajon një justifikim për të dashurën dhe merr fluturimin për Hong Kong. Prej aty kontakton “Uashington Post” për të botuar dosjen e tij. Flet me një gazetar të të përditshmes amerikane duke përdorur emrin e koduar “Verax”, që në latinisht do të thotë ai që thotë të vërtetën. Por ndoshta sepse është një e vërtetë trodnitëse, Post i vë kushte, e largon, dhe ai shkon tek “Guardian” i Londrës, që boton gjithçka dhe menjëherë. Në hotelin në Hong Kong u tregon të dërguarve të gazetës britanike se si mbulon me një kapuc kompjuterin e tij nga frika se mos ka telekamera që i zbulojnë fjalëkalimin. Porosit vetëm shërbimin në dhomë: “Në një muaj kam dalë tre herë”, thotë. Përse e bën? E pyesin gazetarët. “Jo për para. Dhe as për të dëmtuar SHBA. Por nuk mund të lejoj që qeveria amerikane të shkatërrojë lirinë e internetit dhe liritë themelore”. E di që riskon shumë. “Do të më bëjnë të vuaj”. E di që jeta e tij nuk do të jetë më e njëjta. Ka një plan të turbullt për të kërkuar strehim politik në Islandë dhe ndoshta ka ndonjë kartë tjetër për të luajtur. “Por nuk kam frikë dhe nuk jam penduar”. Janë fjalët e tij të fundit. Mëngjesin e të hënës, 10 qershor Eduard Snouden largohet nga hoteli Mira dhe zhduket sërish. Ua di të gjithë hiletë atyre që e ndjekin. A do ta kapin?


BOTA • E mërkurë 12 qershor 2013

E

dward Snowden, që qëndron pas zbulimeve të shtypit rreth programit masiv të përgjimit të qeverisë amerikane, kërkon t’i shpëtojë ndjekjes penale në SHBA. Ai shpreson të gjejë një vend, “që beson në lirinë e mendimit”. Aktualisht Edward Snowden, ish punonjës i shërbimit sekret amerikan, është fshehur në një dhomë hoteli në Hong Kong. Ai është në pritje të reagimit të administratës së Presidentit Barack Obama, e cila deri tani ka vepruar me ashpërsi kundër atyre, që nxjerrin sekrete shtetërore. Tekniku 29-vjeçar është i sigurt se kundër tij do të ngrihet padi në SHBA. Megjithatë, ai shpreson t’i shpëtojë ndjekjes penale në atdhe me një azil politik. Gazetës “Washington Post” ai i tha se po përpiqet të kërkojë azil “në çdo vend, që beson në lirinë e mendimit” dhe që e kundërshton cenimin e sferës private. Në gazetën britanike “The Guardian” ai përmendi Islandën si një vend të mundshëm për të kërkuar azil. Në shtetin ishull në Atlantikun Verior liria e shtypit dhe e mendimit janë të mbrojtura në mënyrë të veçantë. Të dy gazetat kanë deklaruar se Snowden është burimi për artikujt e tyre rreth programit të përgjimit PRISM, me të cilin Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) në SHBA ndërhyn direkt në serverat e firmave të mëdha të internetit si Google dhe mund të përgjojë përdorues në të gjithë botën. Qeveria amerikane e ka mbrojtur programin dhe ka deklaruar se ai është i nevojshëm për mbrotjen e sigurisë kombëtare në luftën kundër terrorizmit. Eksperti i kompjuterave Snowden, i cili sipas të dhënave të veta ka punuar më parë edhe për shërbimit e fshehtë CIA-s dhe së fundi si i punësuar i një firme konsulence për NSA-në në Havai, ishte paraqitur vetë si informator. Tri javë më parë ai u largua për në Hongkong. Ish-kolonia britanike i takon Republikës Popullore të Kinës, por gëzon një administrim të veçantë dhe ka një marrëveshje ekstradimi me SHBA-në. Atje janë bërë të fortë zërat, që kërkojnë ekstradimin e Snowden. Kongresmeni republikan Peter King kërkoi që ndaj Snowden të hapet një procedurë penale “me të gjithë ashpërsinë, që parashikon ligji”. Zyra e Koordinatorit Kombëtar të Shërbimit Sekret, James Clapper, bëri të ditur se Ministria e Drejtësisë ka filluar marrjen e masave. Aktualisht nga shërbimet sekrete po hetohen përmasat e dëmit, që është shkaktuar nga zbulimet e Snowden. Amerikani 29-vjeçar, i cili mori

INFORMATORI Në kërkim të azilit Tekniku 29-vjeçar është i sigurt se kundër tij do të ngrihet padi në SHBA. Megjithatë, ai shpreson t’i shpëtojë ndjekjes penale në atdhe me një azil politik. Gazetës “Washington Post” ai i tha se po përpiqet të kërkojë azil “në çdo vend, që beson në lirinë e mendimit” dhe që e kundërshton cenimin e sferës private

përgjegjësinë për ekspozimin e programeve kryesore të survejimit, duket se nuk ka mundur të përfundojë shkollën e mesme, por është futur dhe ka përparuar me shpejtësi në qarqet e zbulimit të Shteteve të Bashkuara. Edward Snowden u rrit në shtetin e Karolinës së Veriut dhe në Maryland. Në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian”, ai thoshte se ai nuk e kishte përfunduar kurrë shkollën e mesme, por kishte marrë klasa kompjuteri në kolegjin e Marylandit dhe se kishte marrë diplomën e arsimit të përgjithshëm. Gazeta “The Guardian” citon ushtrinë amerikane të ketë thënë se Snowden u regjistrua në forcat rezerviste, si pjesëtar i forcave speciale në maj të vitit 2004, por nuk e përfundoi trajnimin dhe u shkarkua nga radhët e ushtrisë 4 muaj më

vonë. Snowden i tha gazetës se e ndërpreu karrierën e tij ushtarake, pasi theu të dyja këmbët një aksident gjatë stërvitjes. Gazeta thotë se Snowden filloi për herë të parë punën si roje sigurie për agjencinë e sigurimit kombëtar NSA, që e caktoi atë në një objekt zbulimi në Universitetin e Marylandit. Po sipas gazetës, talenti që kishte për shkencën kompjuterike e ndihmoi atë të gjente punë në CIA, si specialist i sigurisë së teknologjisë së informacionit, se CIA e kishte emëruar atë në misione zbulimi diplomatik në Gjenevë dhe Zvicër, por agjencia e zbulimit refuzon të konfirmojë, ose mohojë që Snowden të ketë qenë punonjës i saj. Ekspertët thanë sot se çdo përpjekje për të ekstraduar Edward Snowden mund të marrë kohë dhe të jetë e komplikuar.

»

15

Shtetet e Bashkuara dhe Hong Kongu kanë nënshkruar një marrëveshje ekstradimi në vitin 1996, pak para se Britania të dorëzonte kontrollin e këtij territori tek Kina, në të cilën të dyja palët kanë rënë dakord të dorëzojnë personat e kërkuar. Ndërsa Hong Kongu është një territor gjysmë-autonom kinez, Pekini mund t’i verë veton çdo ekstradimi nëse beson se kthimi i çdo të dyshuari në vendin e tij mund të dëmtojë “interesat dhe politikat e saj publike”. Edward Snowden, i cili thotë se ka punuar si kontraktor për Agjencinë sekrete të Sigurimit Kombëtar në Shtetet e Bashkuara thotë se bëri të ditur programet e përgjimit, pasi u shqetësua gjithnjë e më shumë rreth shtrirjes së këtij monitorimi. Ai po banon tani në një hotel të Hong Kongut dhe të djelën u kërkoi të dy gazetave që u kishte dhënë informacionin, gazetës britanike “Guardian” dhe “The Washington Post”, të publikonin identitetin e tij. Njoftimet se administrata kontrollon tabulatet telefonike dhe serverat e disa kompanive të internetit për të zbuluar lidhje të mundshme terroriste ka shkaktuar një valë të zemërimit mes atyre që mbrojnë privacinë e qytetarëve. Elizabeth Goitein, e Qendrës Brennan për Drejtësinë, thotë se kontrolli i miliona tabulateve nuk ka ndonjë efekt. “Vë bast se kontrolli i miliona tabulateve telefonike të amerikanëve nuk është mënyrë e mirë për të gjetur terroristët. Ekspertët e antiterrorizmit thonë se mënyra më e mirë është kur vihen në shënjestër ata që dyshohen”. Por shumë ligjvënës amerikanë për vite me radhë kanë pasur dijeni për programet sekrete dhe i mbështesin ato, duke përfshirë edhe kryetaren e Komisionit të Senatit për Zbulimin, Dianne Feinstein. “Ne duhet të gjejmë mënyra për të pasur të dhëna të tilla. Kjo mund të parandalojë komplotet dhe vrasjen e amerikanëve”, thotë senatorja. Presidenti Obama thotë se nxjerrja e programeve të fshehta ka ringjallur një debat se si duhet pajtuar nevoja e sigurisë kombëtare me atë të lirive civile, debat që ai e mirëpret. “Nuk mund të kesh 100 për qind siguri dhe 100 për qind privatësi. Do të na duhet të bëjmë disa zgjedhje mes të dyjave”, tha Presidenti. Disa anëtarë të Kongresit kanë premtuar se do të organizojnë seanca dëgjimore lidhur me programet sekrete të përgjimeve.


16

« OPINION

E mërkurë 12 qershor 2013 •

Detyrimi im si nip Kosove Nga LULZIM BASHA

D

ua ta nis fjalën time me një falënderim dhe mirënjohje të thellë për këtë vlerësim që më bëni sot. Çdo minutë, çdo ditë, çdo muaj, çdo angazhim që i kam kushtuar Kosovës, s’ka qenë asgjë më shumë se detyra ime si shqiptar dhe detyrimi im si nip Kosove. Jam rritur në një familje si shumë të tilla në Shqipëri, ku fjala “Kosovë” ka qenë po aq e pranishme sa “bukë” dhe “ujë”. Gjithçka që ndodhte në këtë vend: gjenocide, persekutim, vrasje, kanë qenë pjesë e vazhdueshme e bisedave, dhimbjes, madje dhe lotëve në shtëpinë tonë, prandaj unë e quaj veten me fat dhe i falem Zotit që më dha mundësinë të kontribuoj sadopak për Kosovën. Ndihem fatlum jo vetëm që të meritoj këtë respekt të rrallë nga kryeqyteti i Kosovës, por edhe sepse përkon me 11 dhe 12 qershorin, këtë ditë të bekuar dhe të shumëpritur nga të gjithë. Në këtë ditë përkulemi me nderim dhe respekt ndaj arkitektit të pavarësisë së Kosovës, ish-presidentit Ibrahim Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari heronjve, luftëtarëve dhe komandantëve të tyre dhe gjithë qytetarëve të Kosovës; ditën e çlirimit të shumëpritur dhe të çlirimit të përjetshëm të Prishtinës dhe Kosovës, më lejoni ta them, edhe të Kosovës sime, të shtrenjtë dhe martire, ditën kur të gjithë ne shqiptarët, këndej e andej Drinit e ngado vinin, u çliruam së toku. U çliruam nga një kob 100-vjeçar, që nuk e linte kurrë gëzimin e vatrave tona të shndërrohej në një hare shpërthyese, sepse sytë dhe shpirti ynë kishin vargonjtë dhe zymtësinë e gjysmës së kombit tonë, Kosovës së robëruar. Ne kemi humbur shumë, por jam i bindur se do të dimë ta fitojmë kohën e humbur, të cilën breza të tërë shqiptarësh e mbrujtën me gjak, ëndrra dhe shpresa. Kur Kryeministri Berisha më dha porosinë strategjike se kombi shqiptar ka nevojë për Rrugën e Kombit, ndjeva dhe mendova pikërisht se po fitonim kohën e humbur dhunshëm ndër shekuj, sepse shpirtrat e shqiptarëve, hallet dhe gëzimet e shqiptarëve, biznesi dhe interesat e shqiptarëve tanimë ishte koha të lidheshin edhe me një rrugë

përveç lidhjesh vertebrore të gjakut, gjuhës, kulturës dhe historisë së përbashkët. Kishte, pra, nevojë edhe për një rrugë konkrete, të prekshme dhe të përshkueshme, një rrugë mes malesh të ashpra, një rrugë jo më virtuale. Dhe ne këndej Drinit e ju andej Drinit e bëmë dhe e lidhëm Rrugën e Kombit, në respekt të një bese të lidhur nga stërgjyshërit tanë, të cilët dikur ishin gati të fluturonin si shqipe majë malesh e të kalëronin në shtigjet më të ngushta për t’iu gjendur krah njëri-tjetrit, që nga koha e Skënderbeut, në Lidhjen e Prizrenit, në Pavarësinë e Shqipërisë, luftën çlirimtare të Kosovës e në çdo moment që e lypte nevoja. Dhe sot rruga është aty, e gjerë, e dobishme, fisnike dhe si një realitet që na afron edhe fizikisht me njëri-tjetrin. Jam krenar që këtë porosi, që mbart gëzimin e çdo shqiptari, e kemi sot midis nesh. Shpallja e pavarësisë së Kosovës, tek e cila kurrë s’kishim dyshuar dhe për të cilën paguam një çmim të lartë, donte edhe ajo punën e saj të përkushtuar. Dhe Shqipëria politike qëndroi aty ku e kishte vendin - në rreshtin e parë të lobimit ndërkombëtar, si pjesë boshtore e një kombi të vetëm, për të bërë me përpikëri të gjitha detyrat e gëzueshme që koha kish shtruar për zgjidhje: pavarësinë e përjetshme të Kosovës.

Dhe ky hap i madh sot duket si një gjë e natyrshme, si dielli që lind e që perëndon, si dita e kaltër apo shiu që vadit tokën tonë, por të gjithë e dimë se ajo që po përjetojmë sot si një realitet dje ishte vetëm diçka që ëndërronim. Shumë mirë që jemi mësuar kaq shpejt, pasi shumë punë të tjera të mëdha dhe të përbashkëta na presin. Një hov i fuqishëm zhvillimi për të vënë maksimalisht në punë dhe në punë të frytshme burimet tona njerëzore, natyrore dhe nëntokësore. Koha e kombit tonë europian për t’u ulur edhe institucionalisht në tryezën e Europës si vend anëtar po vjen e po afrohet me shpejtësi dhe ne të gjithë, më shumë se kurrë, duhet të punojmë së bashku. Tirana po ndryshon e segment pas segmenti po kthehet në një qytet modern europian. Kështu e shoh, e ndiej dhe e prek se po ndodh edhe në Prishtinë. Ne po integrojmë me sukses kulturën tonë të lashtë e shumë të veçantë me trendin kozmopolit të kohërave globale që po jetojmë. Duke ju falënderuar edhe një herë për këtë nder të veçantë që më bëhet, ju garantoj se do ta mbart atë me krenari e vlerësimin më të lartë. Për mua personalisht dhe përmes meje Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, ky vlerësim do të jetë pa dyshim një frymëzim i thellë. Me sytë nga e ardhmja e përbashkët europiane, koha e së cilës ka trokitur për ne shqiptarët, në Tiranë, në Prishtinë apo kudo qofshin, shpreh edhe një herë bindjen se ne si komb kemi marrë në kohën e duhur vendimet e duhura historike. Ju transmetoj dhe ju përcjell në emër të qytetarëve të Tiranës gëzim, optimizëm dhe përshëndetje vëllazërore. Shpreh bindjen e palëkundur se ne shqiptarët, kudo që jemi, po ngjitim me meritë dhe mençurisht shkallët e duhura në hierarkinë e vlerave të dinjitetit dhe qytetërimit europian, në themel të të cilit qëndron kontributi i qytetërimit tonë të vjetër. Zoti e bekoftë Prishtinën! Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ku jetojnë!” Fjala e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha, mbajtur dje në akademinë solemne të komunës së Prishtinës për nder të Ditës së Prishtinës

Integrimi dhe hoxhallarët

D

itët e fundit po flitet me të madhe për rrezikun që i kanoset Kosovës nga hoxhallarët, nga këta “fanatikë islamistë” dhe të “papërgjegjshëm”. Parlamenti i Kosovës është shndërruar në vend gladiatorësh, ku deputetja “patriote” e “dyndjeve të mëdha” Alma Lama dhe ajo e “integrimeve” Vlora Çitaku po zgjedhin se cilët janë ata “përbindësha” që duhen vrarë. Nga ata u tha shumë, bile ata kaluan në ekstremizëm. E para filloi kryqëzatat në parlament, kurse e dyta po tregon vendin ku e kanë hoxhallarët, se ata e pengojnë integrimin (!). Ky pluhur i panevojshëm është si rezultat i një ligjërate të një hoxhe në një xhami të Prizrenit, i cili paksa me fjalor të vrazhdë i cilësoi të pamoralshme femrat që janë të dhëna pas amoralitetit. Pra, shumë pak duhet që të bëhen përllogaritje të shpejta kur është në pyetje feja islame. Asnjëherë nuk kam qenë i interesuar të di më shumë për deputeten e “Vetëvendosjes”, që erdhi në Kosovë si satelit e tani me kabllo të një misionare po tregon dhe na shet mend për rrezikun që po i kanoset Kosovës. Zonja deputete duhet të dijë se guri peshon më shumë në vend të vet. Sot, nëse ajo është nënshtetase e Kosovës, nuk do të thotë se ka të drejtë ta kthejë Kosovën pas në mesjetën e të ngrejë sistemin e inkuizicionit, edhe pse ndoshta inkuizicionin e ka besim të saj dhe mund të jetojë me besimin se një ditë do t’ia arrijë. Retorika politike e saj është e zbehtë dhe nënçmuese për më shumë se 90% e kosovarëve që i përkasin besimit islam, ashtu siç është mjeruese edhe paraqitja e Vlora Çitakut. E keqja qëndron në faktin se kosovarët për procesin e integrimeve presin nga një vajzë çintegruese, me ndjenja të mbrapshta për të ardhmen. Çështja e islamit në Ko-

Nga AGIM JAKUPI

sovë është biseduar disa herë dhe kjo paraqet një nga temat më debatuese, bile më e zëshme se vetë bisedimet me Serbinë dhe problemi i Veriut. Edhe Vlora Çitaku, duke parë “rëndësinë” e amoralitetit, iu vërsul hoxhës nga Prizreni duke e përshkruar në mënyra të ndryshme. Sa herë është në pyetje islami, menjëherë dëgjojmë fjalë si: “terrorist”, “taliban”, “muxhahedin”, “xhihad” dhe shumë fjalë tjera. Domethënien e këtyre fjalëve as ata vetë nuk e dinë. Sikur Vlora Çitaku të ishte një talebe (nxënëse) e mirë, do të bënte xhihad (përpjekje) për çështjen e Kosovës dhe nuk do ta fuste kokën në thesin e madh të pazarllëkut të kobshëm. Asnjëherë nuk kam dëgjuar prej saj që të dalë e të thotë dy fjalë (në detaje) për procesin e integrimeve, për ecurinë, për bisedimet me Beogradin, përveç fjalëve boshe. Me skandalin e përgjimit, edhe pse figurat politike u njollosën, në mesin e tyre edhe vetë Vlora, ata gjetën mënyrë dhe pa fije turpi qëndrojnë ende në pushtet. Çfarë ka bë për Kosovën, çfarë roli ka luajtur ajo gjatë gjithë kohës? Kush e la Kosovën në këtë terr? Këto janë vetëm ca pyetje që mund të përgjigjemi në stilin e Vlorës: kemi bërë shtet të pasigurt, mbisundon e padrejta, e pamoralshmja, korrupsioni në rritje, vjedhja dhe plaçkitja e popullit, kurse është terr ngase ajo është jeta e diskotekave. Kosova nuk është e përçarë nga islami, e as rreziku nga terrorizmi, por nga një politikë si kjo e sotmja e Kosovës, e cila injoron të drejtat e njeriut dhe përbuzë vlera. Ku ishte kjo vajzë e integrimeve kur nga shkolla u larguan vajza për shkak të veshjes së tyre? Llumi i madh politik, bagazhin e papërgjegjshëm që ka atë e bëjnë edhe më të paprekshme në qeveri, edhe pse çështjen e integrimeve e ka te ndonjë breg afër lumit Lepenc, mu aty ku uji turbullohet nga mbeturinat që hedhen në ujë. Integrimi i Kosovës varet

nga politikëbërësit e jo nga hoxhallarët, edhe pse gjatë kohës hoxhallarët kanë qenë më afër popullit të Kosovës sesa vetë politikanët. “Integrim” nuk do të thotë të largohesh nga vetja, të pranosh me çdo kusht të këqijat e dikujt tjetër. Integrimi është proces që, duke i marrë për bazë vlerat tuaja, hapëron me të tjerët. Islami me këtë hoxhallarët shumë më herët janë paraqitur si element që kishin potencial të vënë në lëvizje proceset, duke u bazuar në tolerancë. Kosova, përbrenda e prapambetur, e zhgënjyer, e përvuajtur nga tensionet politike dhe shpesh e kontrolluar nga jashtë gjendet në krizë. Kësaj krize po mundohen t’i japin kahje tjetër. Me sa e di unë, ligjërata e hoxhës është e vjetër, ajo është bërë më herët. Fakti pse sot ka reflektuar “keq” te Çitaku ka të bëjë me ngecjet politike, me humbjet që kanë në terren. Rrugaçëria e Alma Lamës dhe udhëkryqi i Vlora Çitakut i bëjnë nder procesit të integrimeve, rrugëtojnë si misionare të Putinit dhe shprehin haptas islamofobinë. Qytetarët nuk mund t’i përvetësojnë gjërat në mënyrë abstrakte, por në mënyrë konkrete, me një sfond që mbështetet te vlerat, te morali, te historia. Po të ishte gjallë Ymer Prizreni, si do t’i cilësonte vallë veprimet e Vlora Çitakut, çastin kur ia bënë me vetulla dhe me sy përfaqësuesit special të BE-së, Samuel Zbogar, dhe a do të kishte vend ajo në kabinetin e tij qeveritar? Është koha kur qytetarët e Kosovës, madje edhe vetë kryeministri të mendojë për të nesërmen e vendit, ngase me llojin e Vlorës dhe Almës, që fyejnë një fe pjesëtarët e së cilës janë shumicë në vend, nuk ka integrime. Po mund të reformohen këta zonja, më parë le të futen në shkaqet që sollën debatin deri këtu, madje le të mundohen të gjejnë rrugëdalje nga problemet që i kanë mbi kokë. Populli s’ka nevojë për amoralitet në politikë.


OPINION • E mërkurë 12 qershor 2013

»

17

Cili është roli në përmirësimin e qeverisjes? NGA BEDRI ÇOKU

Q

everisja e mirë kërkon mbikëqyrje të vazhdueshme publike nga mendje të specializuara (audituesit e jashtëm publikë) për të siguruar se politika është zbatuar si qëllim në dobi të qytetarëve, se strategjitë janë plotësuar dhe performanca e përgjithshme e saj është brenda ligjeve dhe rregulloreve. Institucionet supreme të auditimit (SAI) ndihmojnë pikërisht qeverinë, duke ushtruar mbikëqyrje të plotë dhe duke vlerësuar institucionet qeveritare, nëse janë duke bërë pikërisht atë që janë planifikuar të bëjnë dhe nëse fondet publike (mbi 3 miliardë euro çdo vit) janë shpenzuar për qëllimin e menduar në përputhje me ligjet dhe rregulloret e vendit. Është gjithashtu përgjegjësi e SAI-t për të vlerësuar efikasitetin dhe efektivitetin në zbatimin e programeve të qeverisë, për të siguruar përputhshmërinë me standardet e mjedisit e për të promovuar qeverisjen e mirë. KLSH, si një SAI, që përpiqet të reformohet vetë thellësisht bazuar në standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t, ka përparësi të punës së tij përmirësimin e qeverisjes. Këtë e realizon me rekomandimet që jep nga gjetjet e shkeljeve prej auditimeve. Vetëm gjatë periudhës janar-maj 2013 institucioni ka çuar në prokurori 16 kallëzime

penale për 44 nëpunës të administratës shtetërore. Por Kontrolli i Lartë i Shtetit është i bindur se korrupsioni nuk mund të luftohet i vetëm. Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, për të rritur në një shkallë më të lartë luftën kundër korrupsionit, KLSH-ja lidhi marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (mars 2012), me Autoritetin e Konkurrencës (mars 2012), me Ministrinë e Financave (maj 2012), me Agjencinë e Prokurimit Publik (dhjetor 2012), me Departamentin e Administratës Publike (dhjetor 2012), me Institutin e Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA, dhjetor 2012), Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit (dhjetor 2012) dhe me Institutin “G & G Group” (dhjetor 2012). Këto marrëveshje janë të rëndësishme për institucionin, sepse mundësojnë bashkëpunimin me partnerë profesionalë, që po e ndihmojnë efektivisht në thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe për parandalimin e tij. Nëse në vitin 2011 marrëdhënia e KLSH-së me organin e akuzës kishte një rënie të dukshme (vetëm 6 kallëzime), gjithçka ndryshoi në këtë një vit e gjysmë menaxhim, me synim sinergjinë institucionale për të luftuar korrupsionin dhe përmirësuar qeverisjen. Me zyrën e prokurorit të përgjithshëm, në respektim të pavarësisë së institucioneve, KLSH-ja mori nismën dhe nënshkroi marrëveshjen

e bashkëpunimit (qershor 2012), e cila pati ndikim tepër pozitiv. Rivitalizimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit KLSH-Prokurori, si dhe vëmendja dhe mbështetja e pryeprokurorit të ri kanë bërë të mundur që krahas bashkëpunimit të afërt e sistematik kallëzimet e KLSH-së të vlerësohen maksimalisht nga ana e Prokurorisë. Por kjo nuk mjaftoi me kaq. Kontrolli i Lartë i Shtetit lidhi marrëveshje bashkëpunimi me shoqërinë civile (prill 2012), me gjashtë organizata jofitimprurëse më të spikatura në luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e transparencës, siç janë: Lëvizja Alternative Civile, Qendra për Transparencë dhe Informacion të Lirë, Instituti i Studimeve Bashkëkohore, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, “Transparency Internacional” në Shqipëri dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri. Marrëveshjet u lidhën në zbatim të parimeve e orientimeve të përcaktuara në Standardet e Auditimit të INTOSAI-t, me moton se “eksperienca e përbashkët u shërben të gjithëve”. Duke synuar kontribute dhe aktivitete të përbashkëta të KLSH-së me këto shoqata për vrojtime, prognoza dhe studime të përbashkëta, për pjesëmarrje reciproke në seminare, simpoziume, konferenca në luftën kundër korrupsionit, luftë e cila mund të ketë sukses vetëm me punë të përbashkët në sistem, si dhe me rritjen e transparencës së institucioneve publike.

Marrëveshja me “cunga” Nga MILAIM SHEFKIU

Ë

shtë quajtur historik, nënshkrimi i marrëveshjes në Bruksel ndërmjet dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, me idenë “Normalizimin e marrëdhënie Kosovë-Serbi”. Nëse bazohemi në sentencën se “dita e mirë shihet në mëngjes”, atëherë me të vërtetë do të quhet e tillë marrëveshja e Brukselit. Kjo, sepse që në fillim, sipas të gjitha predispozitave, kjo marrëveshje është e destinuar të dështojë, ose të jetësohet parcialisht, vetëm aty ku Serbia ka interes. Akoma pa nisur zbatimi i kësaj marrëveshjeje, që fillimisht parashikon zhbërjen e strukturave paralele serbe nga gjykatat, Beogradi po qet “cunga” në udhë, ose në gjuhen e këtyre diplomatëve axhami - “kushte paraprake”. Fillimisht sinjali serb që vjen nga Danubi, kërkon që të miratohet Ligji për Amnisti në Kuvendin e Kosovës, me të cilin do të falen të gjithë serbët, që siç thuhet “kanë punuar për interesa të Serbisë”. Kjo kërkesë fillimisht duket lehtë e absorbueshme, që të ndodhë amnistia dhe serbët e veriut të integrohen në shoqërinë kosovare. Mirëpo nëse studiohet pak më thellë, me këtë kërkesë Serbia e qet para aktit të kryer Prishtinën zyrtare, sepse janë 99,9

për qind e serbëve të Kosovës që kanë punuar për interesa të Serbisë (përfshirë këtu edhe shumë shqiptarë). Prandaj, në këtë “brigadë” të të amnistuarve do të përfshihen të gjithë serbët, edhe ata që kanë qenë ushtarë, policë, paramilitarë e vullnetarë në luftën e Kosovës. Do të futen edhe ata që kanë kryer krime kundër shqiptarëve, që kanë bartur me kamionë kufoma për në Serbi, e madje edhe ata që komanduan dhe orkestruan krimet kundër popullsisë civile. Kjo kërkesë e Serbisë, fillimisht u kundërshtua nga Prishtina. U tha, me naivitet, se në ligjin e faljes nuk përfshihen serbët që i kanë “duart me gjak”. Kjo parimisht kështu duhet të jetë, por praktikisht është vështirë të realizohet, sepse Kosova nuk ka kurrfarë mekanizmash që do t’i filtronte se cilët serbë kanë qenë të përfshirë në luftën e fundit. Cilët janë ata që kanë organizuar vrasjet e shqiptarëve pas luftës, cilët kanë organizuar protestat, kush i ka vendosur barrikadat, kush ua ka vënë flakën pikave kufitare, etj. Edhe nëse do të krijonte Kosova një “listë të zezë”, atëherë këtë “fore”, nuk do ta hante Serbia. Në këtë pikë, Beogradi nxjerr kushte shtesë, që të falen të gjithë ose asnjë. Kjo do të jetë sfida e parë e Qeverisë së Kosovës, por edhe e bashkësisë ndërkombëtare në zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Nëse Prishtina pranon pa kushte që të falen të gjithë kriminelët, plasin protestat në burgun e Dubravës, sepse të burgosurit atje “po rrinë me një këmbë”, se çka po ndodh me serbët. Nëse nuk lëshon pe Prishtina zyrtare në këtë çështje, atëherë Serbia nuk i heq strukturat paralele, duke e pamundësuar zbatimin e marrëveshjes. Madje edhe nëse pranon Serbia që të hiqen paralelët nga gjykatat në veri, kjo do të jetë vetëm një pamje e “fshatit Potjomkin”, sa për të marrë datën për anëtarësim në BE, ndërsa menjëherë do të ketë “invazion” të ekstremistëve serbë në objektin e gjykatës. Prandaj për këto çështje, marrëveshja e prillit do të jetë historike, sepse nuk do të gjejë zbatim. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ballistët e kishin zënë rob një rom dhe i thoshin: Thuaj rroftë Shqipëria e Madhe...! Romi tha: “Unë be zotni po them, ama vështirë me jetu”... Prandaj edhe po ta quajmë historike, vështirë se do të hyjë në histori për të mirë. Serbia kurrë nuk i ka respektuar marrëveshjet të cilat kanë qenë në dëm të saj. Kjo po dëshmohet edhe me “marrëveshjet” që janë të freskëta, siç është ajo e përfaqësimit ndërkombëtar të Kosovës dhe marrëveshja për diplomat. Në këto dy marrëveshje, Serbia po nxjerr ndërskamca dhe po shantazhon. Prandaj shantazhe do të ketë vazhdimisht...


18

« DOSSIER

E mërkurë 12 qershor 2013 •

NGJARJA E GËRHOTIT NË KËNDVËSHTRIMIN GJERMAN

Si shpëtuan 20 ushtarët pas marrëveshjes me partizanët në Delvinë Nga Albert Kotini

N

ë konceptimin e trajtimit historik të ngjarjeve, për të qenë sa më objektivë e shkencorë, në veçanti për Luftën II Botërore në Shqipëri, është e domosdoshme që rishikimi i saj të mos bëhet me trajtesa të ashtuquajtura “majtas” apo “djathtas”, si deri më sot. Servirja e fakteve në mënyrë të dokumentuar, në veçanti burimet, janë rrugët deduktive për të gjykuar të vërtetën e dëshiruar kombëtare. Në mungesë të paraqitjes të varianteve të tjera, në të gjitha ngjarjet kryesore të historisë është prodhuar një udhëkryq i vërtetë dhe me mjaft ekuivoke për ngjarje që kanë mbetur thjesht propagandistike e aspak me vlerë historike. Një nga këto ngjarje është edhe çështja e armëpushimit të Italisë fashiste, në veçanti dorëzimi i armëve në Gërhot. Lufta e Gërhotit, e trajtuar në histori sipas variantit partizan, jo vetëm që është deformuar, por mbi të gjitha është trajtuar si një kundërvënie e akuzë ndaj Ballit Kombëtar, nga njëra anë, dhe si një çështje e “dobësisë” italiane për t’u pajtuar në një front të përbashkët me partizanët. Edhe varianti i paraqitur në disa botime prej autorësh në këndvështrimin e Ballit Kombëtar nuk i ka shpëtuar njëanshmërisë së tyre, duke i atribuar padrejtësisht këtë çështje Hysni Lepenicës. E vërteta qëndron kështu: Limoz Veip Runa, i datëlindjes 1918, nga Nivica e Kurveleshit, jetonte në Ankesaten të Nju-Xhersit (SHBA), i martuar me një amerikane dhe mik i familjes Klinton. Në dëshminë e tij aktuale, të cilën ia ka treguar në vitin 1994 motrës së tij Viloleta Runa (Alvora), për luftën e Gërhotit shpjegon: “Mbasi u angazhova në detyrën e kryetarit të çetës së Ballit për Nivicën dhe kam qenë në Drashovicë, në fshatrat e Lumit të Vlorës, në Mifol me të gjitha çetat e Kurveleshit, u ndodhëm në Gjirokastër, kur Italia nënshkroi aktin e kapitullimit. Në kohën që do të dorëzohej vendosëm që t’u bënim një ultimatum forcave italiane që ndodheshin në Gërhot, dhe këtë e bëmë duke dorëzuar ultimatumin, për të cilin isha caktuar unë, sepse dija gjuhët italisht dhe anglisht. Në këtë kohë, pa shkuar që të dorëzoja ultimatumin, vjen z. Hysni Lepenica, i cili kishte disa ditë që kishte marrë detyrën e komandantit të Ballit për zonën Vlorë-Gjirokastër dhe do të shkonte për në Libohovë. I them se “ne kemi vendosur që italianëve t’u japim një ultimatum, që ata të dorëzohen te ne ballistët”. Hysniu kishte shumë besim te unë, si shok dhe mik që e kisha, dhe më thotë: “Veproni!”. Atëherë shkoj dhe paraqitem te dera e komandës italiane me ultimatumin në dorë, ua dorëzoj dhe i vë 4 orë afat. Komandanti italian më kërkon leje që të shkojë në Gjirokastër, që të merret vesh me eprorët e tij dhe, kur u kthye, ishin së bashku me një major anglez. Majori anglez ndikoi shumë mbi të, në mos ai e vendosi, që italianët të mos u dorëzoheshin ballistëve, por t’u dorëzoheshin partizanëve. Përpara se të shkoja në Gërhot si përfaqsues i Ballit, te ne ishin afër Bedri Spahiu, Liri Gega etj., duke na çuar lajmin: “Ju të Ballit të largoheni, pasi ky nuk është aksioni juaj”, kështu që, kur u kthye nga Gjirokastra, italianët kishin marrë vendim për të bashkëpunuar me partizanët e ndërsa unë prisja te dera përgjigjen e ultimatumit, nuk u mor vesh se kush bëri një provokim dhe italianët filluan të qëllojnë nga të tëra anët. Ballistët ishin të papërgatitur dhe u zunë krejtësisht në befasi. Aty janë vrarë 36

veta, nga Nivica, Progonati, Lekdushi, Golemi etj. I biri i Xhevdet Selfos, 16 vjeç, u vra aty. Vetë u plagosa dhe urgjent më çuan në spitalin italian. Ballistët morën peng një oficer italian dhe i prenë ujin italianëve, me kusht që të më lironin mua, sepse po më mbanin akoma peng në spitalin e tyre. Në kohën që plasi lufta Hysni Lepenica kthehet nga Libohova dhe aty vritet, d.m.th. në ata pellg të vrarësh ku ndodhi masakra, u vra Hysni Lepenica me gjithë shoferin e tij nga Lekdushi, jo se ka qenë Hysni Lepenica në luftime, siç është internuar, por u ndodh në kohën e përplasjes dhe luftimit të befasishëm. Ballistët u prenë ujin italianëve dhe në këmbim të oficerit rob italian më tërhoqën edhe mua, duke më dorëzuar te Balli, ndërsa vetë italianët zbatuan dorëzimin e tyre për te komunistët rrugës për në Sarandë.” Ky fakt historik përputhet me versionin e shkruar në dokumentet gjermane të Luftës dhe ato italiane. Për sa u përket versioneve të mbetura në historinë e Luftës II Botërore në variantin e partizanëve ato janë shkruar e rishkruar disa herë, saqë zor se mund të merret i mirëqenë i gjithë versioni i vërtetë i tyre. Një nga këta autorë, Veiz Bajo, në shkrimin e tij “Batalioni partizan ‘Xhakomo Mateotti’”, i shkruar në 10 prill 1984, si një nga versionet më të fundit, shkurtimisht përmban: “Partizanët e zonës së parë operative Vlorë-Gjirokastër, sipas urdhrit të udhëheqjes sonë, çarmatosën forcat e garnizoneve të veçuara italiane në Llogora e gjatë bregdetit, kudo që ishin, në Selenicë, Kaninë, Vlorë, Hormovë, Ura e Leklit. Në këtë kohë në Gjirokastër ndodhej divizioni italian “Peruxhia” me 10 mijë ushtarë. Më 12 shtator 1943 ky divizion ndodhej në kazermat e Gërhotit në Gjirokastër dhe dy batalione të tij ndodheshin njëri në Përmet dhe tjetri në Delvinë. Shtabi i zonës së parë operative më 13 shtator urdhëroi batalionin “Asim Zeneli” dhe batalionin territorial të Kardhiqit që të rrethonin kazermat e ushtrisë italiane në Gjirokastër për të bërë presion mbi ta për t’u dorëzuar. Në të njëjtën kohë shtabi i zonës urdhëroi batalionin “Çamëria” për të lëvizur në drejtim të Delvinës dhe Sarandës dhe në bashkëpunim me forca të tjera të ardhura nga Kurveleshi e të komanduara nga Jaho

Gjoliku të çlironin Sarandën e Delvinën dhe të vendosnin atje pushtetin nacional-çlirimtar dhe organet e tij. Komandanti i divizionit “Peruxhia” nën pretekste të ndryshme me këtë divizion në Qafën e Muzinës e në Kardhiq, fshatra që ata edhe i dogjën. Më 25 shtator forcat e këtij divizioni i dorëzuan të gjitha armët në Qafën e Gjashtës në Sarandë. Në atë mbrëmje, kur dielli i shtatorit sa po perëndonte, trimat e Duçes, që erdhën si triumfatorë më 7 prill 1939 e që tani u kishin rënë pendët, se i hidhnin përtokë pushkët, revolverët, mitralozat, mortajat, topat, arkat me municione e bomba, flamurë dhe tërë salltanetet e tyre dhe largoheshin si pula të lagura. Brenda dy orëve ishte ngritur një mal me armë. Ky ishte fundi i divizionit “Peruxhia”, por atë e priste një fund edhe më tragjik kur efektivi i këtij divizioni vetëm e vetëm për faj të komandës së tij, me gjeneral Kiminelon në krye, ranë në duart e kasapëve gjermanë, të cilët i vranë të gjithë me ushtarë e oficerë. Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar u drejtoi edhe një thirrje ushtarëve italianë që ishin në Shqipëri për t’u bashkuar me ta...” Në dokumentet gjermane, bobina T 501-259 dhe bobina 314-671 fondi KA XXI, jep informacione të ndryshme të komandës gjermane të Juglindjes, në gusht të vitit 1943, dhe në prag të kapitullimit të Italisë. Në faqen 4-13 jepet e dokumentuar e gjithë ngjarja nga dëshmitarët okularë, nënshkruar nga kapiteni italian Antonio Tonci, kapiteni Sogglio Marina, nëntogeri Bregam Eveliono dhe gjermanët: rreshterë Shreder Vilhelm, Mahn Husber, Lippeld Fritz, Dorm Manfred, tetar Lohude Hejnrich dhe topçinjtë Bahert Vilhelm, Honer Franc dhe Vildaner Horman, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në këtë ngjarje dhe informojnë menjëherë sa ia dorëzojnë forcave gjermane në Janinë. “Mbas tradhtisë së Badolios dhe kapitullimit të Italisë, që erdhi më pas, u mor urdhri nga komanda e divizionit “Peruxhia” për t’u tërhequr me trupat pushtuese italiane nga Libohova në Gjirokastër. Edhe trupat pushtuese të Jegucatit dhe të Delvinë, me një forcë prej dy batalionesh, u thirrën për në Gjirokastër. Grupi ynë donte të kthehej në Tiranë duke kaluar nga Tepelena, Vlora dhe Durrësi, gjë që nuk është e mundur, se ndërmjet Gjirokastrës dhe Tepelenës

banda të forta kishin minuar rrugën. Më datën 13 shtator komanda e divizionit “Peruxhia” hyri në marrëveshje me dy grupe rebelësh, me komunistët e krahinës së Sepos dhe me ballistët (nacionalistë, armiq të kundërt) të krahinës së Gjirokastrës. Personi kryesor (folësi kryesor) i komunistëve ishte një major anglez nga gjuetarët parashutistë me emrin H. W Thilmann. Gjatë bisedimeve u ftuan trupat italiane që të kapitullojnë (afro 600 veta) inkluzivë artileria me dy bateri 10 cm bashkë me predhat. Zhvillimi i bisedimeve qe shumë i lëkundshëm dhe gjeneralit i mungonte çdo qëndrim ushtarak. Rebelët kërkonin të gjitha armët dhe sendet e pajisjeve dhe, në anën tjetër, garantonin transportimin e ushtarëve italianë deri në port për t’u imbarkuar, si dhe ushqimin, vetëm bukë. Gjenerali Chiminello thirri në raport më 14 shtator të gjithë oficerët, të cilët i përkrahu nënkoloneli Lauza i regjimentit 129 të Infaterisë, kërkoi aprovimin e dëshirave të komunistëve, por një grup oficerësh, nën drejtimin e kolonelit të artilerisë Kosta Dura ia arritën qëllimit që armët të mos dorëzoheshin dhe ne vetë të çanim rrugën për në ndonjë skelë të Adriatikut, ose në Vlorë, ose në Porta-Eda. Shumica e ushtarëve ishin për një rezistencë të armatosur kundër rebelëve dhe ishin dakord që armët, në rast nevoje, më mirë t’ia dorëzonin gjuetarëve sesa anglezëve ose partizanëve. Ultimatumi i rebelëve skadoi në orën 17:30. Por më parë grupe të forta me flamur komunist dhe nacionalistë u vunë në pozicione rreth e rrotull kampit. Njëkohësisht partizanët pushtuan tri pozicione të avancuara, ngaqë nënoficerët dhe oficerët e atjeshëm patën marrë urdhër nga koloneli Lanza që të mos qëllonin mbi asnjë njeri, por, posa na ra në vesh kjo lojë false, një oficer i grupit tonë me disa pjesë të ushtarëve tanë shkoi në pikat e rrezikuara dhe i spastroi. Këto pika nga rebelët ishin futur brenda. Disa minuta më pas rebelët hapën zjarr. Pas një bombardimi të përgatitur grupet e ushtarëve italianë kaluan në kundërsulm dhe në luftime të afërta zhdukën në një


DOSSIER • E mërkurë 12 qershor 2013

kohë disa qindra partizanë. Nga ana e italianëve pati një të vdekur dhe dy të plagosur. Tani ishte e qartë se mbas kësaj, pas suksesit tonë, nuk kishte më vend për marrëveshje të mëtejshme, përkundrazi, të nesërmen vazhduan marrëveshjet dhe ishte e qartë se gjenerali dhe koloneli Lanza mundoheshin të tradhtonin oficerët që mendonin drejt, si dhe trupën. Koloneli Lanza përsëri u përpoq për t’i dhënë urdhër trupave të fortifikimit që të mos qëllonin mbi komunistët, në rast se këta do t’i afroheshin kampit, përkundrazi, t’i linin këta lirisht për të hyrë brenda, por vetëm merita e veprimit të vendosur të oficerëve me mendje të shëndoshë bëri që ky plan të mos realizohej. Më datën 15 shtator në orën 14°°, kaloi në Gjirokastër një automjet gjerman, i cili tërhiqte një kamion. Ishin 8 ushtarë gjermanë të ardhur nga Janina dhe donin të arrinin pranë njësisë së tyre në Vlorë. Meqenëse ata nuk kishin karburant, ne vumë në dispozicionin e tyre 1000 litra benzinë, por ia ndryshuan mendjen për të shkuar drejtpërdrejtë për në Vlorë, mbasi, sikurse e kemi thënë më lart, rruga ndërmjet Gjirokastrës e Tepelenës ishte ndërprerë nga partizanët dhe këta ditët e fundit kishin bërë disa sulme mbi automjete të ndryshme gjermane si dhe mbi kolona të vogla furnizuese dhe prandaj nuk mund të merrej përgjegjësia që ta kalonin vetë dhe aq më tepër se ishim lajmëruar edhe për prishjen e urave të ndryshme. Për këtë shkak i ftuam udhëtarët gjermanë për t’u bashkuar me kolonën tonë, që donte të çante nëpër Jorgusat, Delvinë dhe PortaEda (Sarandë), me qëllim që së këtejmi, duke kaluar në qafën e Llogorasë, të arrinin në Vlorë. Të

nesërmen në mëngjes kolona e fortë e përbërë prej rreth 600 vetash u vu në lëvizje, duke marrë me vete mjetet ushqimore, armët, municionet, lëndët djegëse dhe materialet e domosdoshme. I tërë kampi, bashkë me tërë mbeturinat që pati, u vu në flakë. Në mbrëmje bujtëm në Jorgucat dhe të nesërmen në mëngjes u vumë përsëri në lëvizje për të arritur në Kardhiq. Partizanët e kishin minuar rrugën në vende të ndryshme dhe në këtë ditë na u desh të përballojmë me ta dyluftime. Në Kardhiq partizanët i kishin vënë zjarrin edhe rrugës së hekurt, e cila mundej të ndreqej vetëm për nevojën për të lejuar kalimin e kolonës. Këtu në Kardhiq morëm vesh se Porta-Eda ishte tashmë në duart e komunistëve dhe se këta kishin çarmatosur forcat e dobëta italiane që ndodheshin aty. Ne shpresonim se gjenerali do ti qëndronte besnik vendimit të tij dhe se me çdo kusht donte të avanconte deri në Porta-Eda. Prej këtej pastaj shpresonin të takonin me ndonjë mënyrë me trupat gjermane, duke pandehur se ndodheshin në Himarë (8 km në veriperëndim të Palermos), ose në rastin më të vështirë në Qafën e Llogorasë. Në Kardhiq priti gjenerali përsëri një të deleguar të komunistëve dhe ne morëm vesh nga bisedat vetëm se komunistët donin të na linin të kalonin pa na trazuar deri në Delvinë, në rast se nuk do të qëllonim ose nuk do të digjnim fshatrat pa qenë të sulmuar. Ne arritëm në Delvinë e në rregull të plotë zumë të gjitha fortifikatat dhe qëndruam në këmbë në këtë qytet. Popullsia ishte e arratisur nëpër male, u kthye dalëngadalë përsëri në qytet, por për habinë tonë më të madhe na u desh të shihnim se nga ora në orë po shfaqeshin nëpër rrugë gjithnjë e më tepër komunistë të armatosur, të cilët me pëlqimin e gjeneralit lëviznin lirisht dhe nxirrnin patrullat e tyre. Gjenerali dhe koloneli Lanz në Delvinë thirrën kapiten Toncin dhe i thanë se situata qenka shumë kritike dhe se mund të vazhdohet me marshimin për në Porta-Eda për shkak të mungesës në ushqime dhe se prezenca e ushtarëve gjermanë dhe të 5 vullnetarëve shqiptarë (që të gjithë këta të dënuar për vdekje nga rebelët dhe të kërkuar dendur nga rebelët) na kanë vënë në një pozitë të vështirë. Pjesa më madhe e forcave italiane donte të qëndronte disa ditë në Delvinë, me qëllim që të priste ardhjen e një vapori në PortaEda, i cili të bënte transportimin e tyre për në Itali. Komunistët garantonin ushqim për ushtarët italianë (një racion në ditë bukë dhe ujë). E kuptuam se me ushtarët gjermanë dhe me ata vullnetarët shqiptarë që ishin nën mbrojtën tonë nuk mund të qëndronin më gjatë në Delvinë. Vonë në mbrëmje bëmë një takim të shkurtër sekret dhe vendosëm që patjetër të tentonim për të kaluar për në Janinë të nesërmen në orën 4:00 të mëngjesit. Ishim plotësisht të qartë mbi rrezikshmërinë dhe guximin e këtij aksioni, por ne, të 20 vetat, ishim të vendosur që të luftonim në rast nevoje deri në njeriun e fundit. Ne u përgatitëm në fshehtësinë më të madhe, siguruam

materialin (dërrasat) për të riparuar urën në Kardhiq që ndërkohë ishte djegur akoma më shumë. Meqenëse ushtarët gjermanë ishin të armatosur vetëm me karabinë, atëherë ne vumë në dispozicion të tyre që në Gjirokastër, mitraloz dhe një mitraloz tjetër me mjaft granata dore. Përpara se të gdhinte drita, pa bujë të madhe u larguam nga kampi dhe rojat duke mos ditur se ç’qëndrim duhet të mbanim, na lanë të kalonim pa u trazuar. Në rastin më të parë ne premë lidhjet telefonike, me qëllim që të bënim të pamundur ndonjë lajmërim eventual nga ana e reparteve të bandave që ndeshnin para nesh. Porsa arritëm në Kardhiq, punuam mbi një orë për të riparuar urën që ishte gjysmë e shkatërruar. Para Qafës së Muzinës qëlluan mbi ne disa të shtëna, por që këto të shtëna nuk qenë në gjendje të na ndalonin. Në anën tjetër të Qafës ranë në duart tona dy partizanë të armatosur, të cilët menjëherë u ç’armatosën dhe u pushkatuan nga rreshteri Maul, një i tretë u arratis porsa na pa, dhe mundi të shpëtojë në një shpatë dheu para se të mundnim ta ndalonim makinën. Në Kakavijë e gjetëm urën e madhe të shkatërruar dhe u frikësuam se do të detyroheshim me i lënë makinat aty. Mbasi kontrolluam mirë terrenin vendosëm, që të provonim për të kaluar poshtë makinat nga shpati, që ishte disa qindra metra i lartë, dhe nëse ky plan do të dështonte, atëherë makinat, do të hidheshin në erë. Kundër asaj që mendonim, e gjithë puna kaloi mirë dhe ne vazhduam udhën përsëri me guxim. Por as tre kilometra më tutje gjetëm edhe urën e madhe prej druri në Arinicë të prishur. Ndërsa shqiptarët bënin rojë, të gjithë të tjerët ia filluan punës për të përgatitur kalimin mbi lumë. Në saje të makinës së fortë tërheqëse më së fundi, mundën të kalonin në anën tjetër të lumit, që të tri makinat, ku u konstatua se nga përdorimi i rëndë nuk funksiononte më, timoni i kamionit dhe prandaj qe nevoja për të bërë një riparim që vazhdoi disa orë. Pas kësaj pengese të fundit, mundëm të arrinim në Janinë pa aksidente të tjera, ku ne menjëherë u vumë në dispozicion të autoriteteve gjermane. Është detyra e jonë që të vëmë në dukje qëndrimin shembullor dhe të guximshëm të shokëve ushtarë gjermanë dhe të lutemi, që këtë t’ia njoftoni komandës tuaj (bateria 92 Mot. Ic). Emrat e tyre janë, si vijojnë: reshter Shroeder Vilhelm, Mahn Hueber, lipeelt Fritz, Dorm Manfred, Tetar Lohude Heinrk, topic Kan. Bahert Vilhelm, Honer Franc, Vildaner Herman. Vetëm në bashkëpunimin e tyre kemi arritur të zbatojmë planin tonë, me anën e të cilit u arrit që trupa e jonë, si dhe ushtarët gjermanë, nuk ranë në duart e partizanëve, ose aq më keq në duart e anglezëve. Nga ana e jonë falënderojmë autoritetet për pranimin e mirë në Janinë, falënderojmë gjithashtu vullnetarët shqiptarë që u bashkuan me ne: Nexhbedin Bejleri, komandant bande nga Libohova; Xhaferr Beqiri nga Libohova, Dule Beshtka, Nole Roci, Nazmi Roshi, Hilmi Hoxha. Oficerët e nënshkruar të shërbimit

»

19

të informacionit të armatës IX italiane, i luten autoriteteve gjermane për një takim personal me këta, meqenëse këta janë në gjendje për t’i dhënë informata të rëndësishme autoriteteve ushtarake gjermane lidhur me situatën ushtarake politike në Shqipërinë e Jugut. Me nderime, nënshkruar nga kapiteni Antonio Tonci, Kapiteni Soglio Marina, nëntogeri Bregant Evelina. Në dokumentin gjerman divizioni I malor Ic, numër 651/43 sekret vendluftimi i divizionit 24.9.1943, në përmbajtjen me objekt: marrja në pyetje e oficerëve italianë në Delvinë, drejtuar Komandës së Përgjithshme K.A XXII malor Ic, sqarohet në mikrofilmat 00500 deri në 00507 e gjithë situata në lidhje me luftën e Gërhotit dhe ngjarja për të shkuar divizioni “Peruxhia” në Sarandë. Këtu sqarohet, se komandanti i divizionit “Peruxhia” gjenerali Kimero dhe shefi i këtij divizioni “Bernando Ndolli” kishin bërë marrëveshje të shumta me bandat për dorëzimin e armëve të tyre. Po kështu regjimenti 120 i gjuetisë me tri batalione, prej të cilëve një batalion, është çiklistik dhe komandant koloneli Lanza (anglo-fil, kanë tradhtuar). Batalioni xhenier i përbërë nga batalioni III, regjimenti 49 i gjuetarëve, (divizioni Parma), në fillim qëndronte në jug-lindje të Vlorës dhe së bashku me dy bateri 10 cm të divizionit “Ferrara” me komandant nënkolonel Kostaduri, i besueshëm, u bënë viktimë e këtij dorëzimi. Ky grup i fundit më datën 19 shtator ndodhej në Delvinë, me një forcë prej 60000-7000 vetash e të armatosur shumë mirë dhe veç këtyre regjimenti 130, që i përkiste divizionit “Peruxhia”, qëndronte në Tepelenë. Në këtë kohë divizioni 100 i gjuetarëve u çarmatos nga regjimenti motoçiklist 92 i gjuetarëve. Në portin e Sarandës, rreth 3000 italianë u çarmatosën nga ana e bandave. Këta ishin pjesë e divizionit “Brenerva”. Pra, situata në këto mirëkofirmime për ngjarjen e Gërhotiti jepet, e plotë për ballistët, të cilët përfaqësues të frontit nacional, që punonin për një qeveri të lirë të qeverisur demokratikisht. Shefat politikë të Ballit ishin Ali Këlcyra dhe Nuredin Vlora. Komandati ushtarak Ismail Golemi për zonën e Gjirokastrës dhe Skënder Muço për krahinën e Vlorës. Për flitet se komunistët janë organizuar më mirë dhe më të fortë në luftime sesa ballistët. Komandant Bedri Spahiu dhe kunati i tij Shemsi Totozani, profesor Siri Shapllo dhe profesor Zihni Sako. Zona e Gjirokastrës, Delvinës dhe e Sarandës, kishin në krye forca totale nga 1000 vetë për fuqi luftimi, ndërsa grupi i Rexhep Plakut, deri në 5000 veta në zonën e Konispolit. E gjithë ngjarja, sipas dokumenteve gjermane, është konsideruar tradhti e udhëheqjes së divizionit “Peruxhia”, ndërsa e dokumenteve italiane të luftës, është konsideruar si tradhti e partizanëve në marrëveshjen e tyre me komandën italiane dhe njëkohësisht, po pabesi, është cilësuar asgjësimi nga gjermanët, i forcave të tjera italiane. Në dokumentin gjerman, bobina T 501 mikrofilm 0018200200 nga data 7.10 1943, e deri në datën 10.10.1943, pasqyrohen në dokumente ushtarake (radiograme) të komandës KA XXII malore për grup armatën E, të dhënat e operacionit Spagheti, që ka lidhje me të gjitha luftimet kundër divizionit “Peruxhia”, që bashkëpunuan me partizanët dhe spastrimin e të gjithë kësaj zone nga bandat, si në Gjirokastër, Kurvelesh, Sarandë, Tepelenë e Vlorë. Të dhënat e këtij operacioni janë mjaft konkrete, por të pasqyruara në luftimet, që janë zhvilluar për historinë e Luftës II Botërore, kur brenda një kohe të shkurtër, i gjithë ky territor jugor, u mor nën kontroll nga forcat gjermane. Përfundimisht, kjo çështje në histori, e studiuar nga burimet e Ballit Kombëtar, partizanëve, gjermanëve, italianëve dhe anglezëve, ka një të vërtetë, që marrëveshja midis udhëheqjes italiane dhe partizanëve është keqinterpretuar dhe keqzbatuar. Njëkohësisht, vet italianët në drejtimin e tyre zyrtar, të oficerëve të këtij divizioni, ka qenë i përçarë në pro komunistëve, pro ballistëve dhe pro gjermanëve. Rolin vendimtar e luajti anglezi Tilman, i cili nuk përmendet fare në historinë e shkruar të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që studiohet në shkollat e tekstit të historisë deri më sot.


20 N

«

Kulturë

ëse deri dje kërkesa për rishikimin e teksteve shkollore në Kosovë e Shqipëri, ku flitet për Perandorinë Osmane, ka qenë e autoriteteve shtetërore turke, tashmë pjesë e saj bëhen edhe historianët. Nga Tirana, i ftuar për konferencën akademike ndërkombëtare “Luftërat ballkanike 1912-1913”, organizuar nga Instituti i Studimeve të Evropës Juglindore, të mbajtur në Tiranë për dy ditë, historiani turk Mehmet Haxhisalihoglu sjell teza provokuese që pritet të hapin debat. Nën argumentin se shqiptarët kanë qenë drejtuesit kryesorë të administratës osmane, historiani mohon përdorimin e termit pushtim, pasi sipas tij, vetë shqiptarët kanë drejtuar disa nga vendet kryesore nën batine e Perandorisë Osmane. Por historiani nuk mjaftohet me kaq! Ai shkon me tej duke mohuar konvertimin e shqiptarëve në myslimanë, me forcë. Sipas Haxhisalihoglu, shqiptarët u islamizuan, pasi drejtuesit e tyre e kishin më të lehtë për të ruajtur pozitat dhe pronat nëse konvertoheshin. Historiani ka marrë me vete edhe një pyetësor, të cilin pretendon ta shpërndajë në shkollat e Tiranës, për të kuptuar se cili është imazhi i Turqisë dhe osmanëve në librat e historisë. Sipas tij, ky projekt po realizohet në 15 vende jo vetëm të Ballkanit. Nga të dhënat e deri tanishme imazhi i Perandorisë Osmane konsiderohet si negativ në tekstet shkollore. Ndaj, nisur dhe nga këto “dëshmi”, ndryshimi i historisë së Shqipërisë dhe Kosovës lidhur me periudhën e Perandorisë otomane tashmë kërkohet hapur. Sipas historianit Mehmet Hacisalihoglu, prezent në Tiranë në konferencën mbi Luftrat Ballkanike, në tekstet e historisë, perandoria Otomane nuk duhet personifikuar me Turqinë e sotme. “Gabimi më i madh i historiografisë tuaj kombëtare është se paraqet Perandorinë Otomane si Perandori turke, por ajo ishte një bashkim etnitetesh. Në administratën e saj kanë shërbyer shumë shqiptarë dhe myslimanët e Shqipërisë kanë luajtur po aq rol sa edhe turqit në Perandorinë Otomane, prandaj shqiptarët kanë po aq përgjegjësi për veprimet e kësaj perandorie”,- u shpreh Hacisalihoglu. Historianët shqiptarë dhe kosovarë nuk kanë mbajtur qëndrime të qarta lidhur me kërkesat apo pretendimet historianëve turq dhe qeverisë turke. Ndërkohë në konferencë pati edhe polemika mbi ndikimin e Luftërave Ballkanike 1912- 1913 në shtetformimin e vendeve të Ballkanit përfshi Shqipërinë. “Mendoj se formimi i shtetit është shkaktuar nga lufta sepse edhe në anën e Hasan Prishtinës për shembull planifikimet kishin qenë për një autonomi”, nënvizoi Konrad Clewing nga Ragensburg, Gjermani. “Shteti shqiptar është produket i disa faktorëve, i zhvillimeve brenda përbrenda shqiptare, i zhvillimeve ballkanike. Jam plotësisht dakord se në këta faktorë është edhe lufta ballkanike, por edhe kalkulimet gjeopolitike në shkallë evropiane”, tha në fjalën e tij historiani shqiptar Ferit Duka. Në kumtesat e konferencës u trajtua edhe karakteri nacionalist i historive të kombeve të Ballkanit. Seanca e hyrjes së konferencës, në ditën e parë është mbajtur nga Konrad Clewing (Regensburg, Gjermani). Ai foli për Shqipërinë në projektet ndërkombëtare të shtetformimit në vitet 1912-1914. Ndërsa Krisztian Csaplar-Degovics (Budapest, Hungari) foli për Luftërat ballkanike dhe

E mërkurë 12 qershor 2013 •

Turqit në Shqipëri: Ndryshoni historinë

Periudha osmane, osmanët jo pushtues?! Java japoneze, artistët e rajonit në Tiranë

Nën argumentin se shqiptarët kanë qenë drejtuesit kryesorë të administratës osmane, historiani mohon përdorimin e termit pushtim, pasi sipas tij, vetë shqiptarët kanë drejtuar disa nga vendet kryesore nën batine e Perandorisë Osmane. Por historiani nuk mjaftohet me kaq! Ai shkon me tej duke mohuar konvertimin e shqiptarëve në myslimanë, me forcë. Sipas Haxhisalihoglu, shqiptarët u islamizuan, pasi drejtuesit e tyre e kishin më të lehtë për të ruajtur pozitat dhe pronat nëse konvertoheshin ndikimin e tyre në krijimin e shtetit shqiptar. Kurse historiani Ferit Duka, në pjesën e parë të konferencës, “Fundi i Perandorisë: Mbi Osmanët dhe Shqiptarët post perandorisë” ka folur për shqiptarët midis shtetit osman dhe Aleancës Ballkanike. Historiani Dritan Egro ka mbajtur ligjëratën “Perceptimi i Evropës dhe i Perandorisë Osmane në doktrinën nacionaliste shqiptare” (gjysma e dytë e shek.XIX). Ndërsa Mehmet Hacisalohoglu, “Politika xhonturke kundrejt Shqipërisë gjatë periudhës 1912-1914”. Në pjesën e dytë, “Fundi i Perandorisë: Mbi Osmanët dhe Shqiptarët post perandorisë” kanë referuar Antje Bracker (Trier, Gjermani): “Politika e Vatikanit kundrejt Shqipërisë dhe vendbanimeve shqiptare nga fillimi i shekullit XX deri në fund të Luftës së Parë Botërore; Olsi Jazexhi (Toronto, Kanada): “Lufta e Parë Ballkanike dhe dilemat e shqiptarëve”. Në “Perandoria tjetër e Rajonit: Roli i AustroHungarisë” referuan: Alma Hannig

(Bon, Gjermani): “Austro-Hungaria dhe Ballkani, në fokus Shqipëria e viteve 1912-1914”. Pas saj referuan: Heiko Brendel (Mainz, Gjermani): “Përpjekjet e Austro-Hungarisë për krijimin e lidhjeve të reja midis Shqipërisë dhe Malit të Zi në vitet 1912-1914” dhe Vaios Kalogrias/ Stratos Dordanas (Konigshtajn, Gjermani/ Selanik, Greqi): “Politika austro-hungareze dhe gjermane ndaj Maqedonisë në periudhën midis Luftrave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore”. Në seancën e mbrëmjes së ditës së parë janë mbajtur leksione publike ku ka folur Dr. Sebastian von Muenchow nga Qendra Mashall (Mynih, Gjermani): “Ndikimi i kohëve të para Luftës Botërore në rrjedhat e konfliktit të sotëm në Ballkan”. Dita e dytë e konferencës ka nisur me ligjërimet mbi Krijimin e një rendi të ri rajonal. Kanë referuar: Enver Bytyçi (Tiranë, Shqipëri): “Aleanca Ballkanike, qëllimet dhe ndikimet e saj në gjeopolitikën e rajonit”. Katerina Todoroska (Shkup, Maqedoni): “Aktivitetet politike dhe shtetërore të

shqiptarëve dhe maqedonasve nga 1903-1913”. Paul-Ersilian Rosca (Cluj, Rumani): “Një përqasje monarkike e Luftrave të Ballkanit në prag të Luftës së Parë Botërore”. Në këtë pjesë kanë ligjëruar edhe Beqir Meta: “Aleanca Ballkanike në këndvështrimin shqiptar” dhe Romeo Gurakuqi: “Problemi i kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë 1913-1914 si problem i marrëdhënieve ndërkombëtare”. Në seancën “Luftërat dhe Dhuna” kanë ligjëruar: Snezhana Dimitrova (Sofie, Bullgari): “Dëshmitë e Luftrave të Ballkanit- një tjetër trashëgimi lufte” (Studimi i fletoreve, letrave dhe vizatimeve të ushtarëve); Jusuf Bajraktari (Prishtinë, Kosovë): “Dhuna serbe ndaj shqiptarëve 1912-1913”; Fehmi Rexhepi (Prishtinë, Kosovë): “Pushtimi i Kosovës nga Serbia dhe Mali i Zi më 1912”. Në “Pasojat historike dhe prezantimet e së shkuarës” kanë referuar Melina Grizo (Shkup, Maqedoni): “Nga interesat e Fuqive të Mëdha në vetëvendosjen e Kombeve: Konferenca e Ambasadorëve dhe shteti shqiptar, para dhe pas Luftës së Parë Botërore”; Muharrem Dezhgiu: “Paralele të politikës së Fuqive të Mëdha mbi pozitën e Shqipërisë gjatë Luftës I dhe II Botërore”; Albert Doja/ Enika Abazi (Lille, Francë/ Tiranë, Shqipëri): “E tashmja dhe e kaluara në Ballkan: Përballja me ballkanizmin e Luftrave të Ballkanit”; Dzemal Sokolovic (Konjic, Bosnia e Herzegovina): “Luftrat e Ballkanit, vlerat evropiane dhe aspektet teorike”. Në mbyllje të punimeve të konferencës, në seancën e mbrëmjes është mbajtur leksion publik. Ka referuar Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, ishpresident i Kosovës: “Pavarësia e Kosovës dhe impakti i saj për paqen, stabilitetin dhe sigurinë dhe integrimin evropian të rajonit”.

Java e kulturës japoneze ka përcjellë një frymë të veçantë gjatë ditëve të shpërfaqes së saj në Tiranë. Interpretime orkestrale, letërsi dhe filma japonezë ishin pjesë e aktivitetit. Orkestra e dhomës, e krijuar pikërisht nga një regjisor japonez, jo vetëm bashkon instrumentistë nga disa etnitete nga Ballkani, por harmonizon të veçantat artistike të tyre. Ndoshta rasti unikal në botë, kur serbë, shqiptarë e maqedonas, bashkohen nën një tingull Letërsia e mirënjohur japoneze, me ndërthyrjen e elementëvë mistië me realitetin e këtij shteti, u shfaq nën një interpretim të aktores Ema Andrea, e cila recitoi pjesëza nga vepra të njohura të shkrimtarëve japonezë. Edhe kinemaja japoneze solli për publikun shqiptar, problematikën sociale që shoqëria ka kaluar dhe po kalon, veçanërisht në marrëdhëniet brenda familjes. Java e kulturës japoneze vjen për herë të dytë në Shqipëri dhe sipas organizatorëve pretendohet të shndërrohet në traditë për vendin tonë.

Agim Hushi, një tur koncertesh në Kinë

Emri i tij është një nga më të njohurit në skenën botërore. Tenori Agim Hushi, i cili jeton në Vjenë, fillon këtë fund qershori një tur koncertesh recital në Kinë. Nga data 25 Qershor deri më 20 Shtator ai do të shfaqë koncerte recitale në qytetet më të mëdha të Kinës. Ky është viti i tretë që Hushi zhvillon të tilla koncerte atje. Mes tyre është edhe koncerti i datës 30 Gusht në Tianjin, që transmetohet live nga ÇNTV, kanali shtetëror më i madh kinez.


• E mërkurë 12 qershor 2013

A natoli Toss, një rrëfim për veten në shqip A

21

Dibranë dhe tiranas, 100 vjet së bashku “Dibranë dhe tiranas 100 vjet së bashku” është libri i shkruar së fundmi nga Dr. Faruk Borova. Ky libër është një sintezë e lavdishme e historisë, kulturës, traditës dhe bashkëjetesës. Këto veti të shkëlqyera të dibranëve pasqyrohen që në parathënie të librit kur shkruhet: “Në shtator 2013 mbushet plot një shekull që nga fillimi i eksodit të dibranëve, të asaj Dibre që sot uhet “Dibra e Madhe” apo Shehri (qytet), që përdoret në gjuhën e përditshme. Populli i mrekullueshëm dibran u largua nga vendi i tij, sepse ashtu ia kishte qejfi shovinizmit serb. Dibranët i’u drejtuan Tiranës, Elbasanit, Stambollit apo edhe Amerikës, por shumica u vendosën në Tiranë edhe pse në atë kohë nuk ishte qytet i madh. Dibranët lanë një qytet të madh e të zhvilluar siç ishte Dibra dhe erdhën në Tiranë për të shpëtuar nga shovinizmin serb, por gjëja më pozitive në gjithë këtë sprovë dhe fatkeqësi njëherësh, ishte se këtu në Tiranë ata gjetën njerëz mjaft bujarë. Kaluan shumë vite që nga 1913-ta dhe shpërngulja e dibranëve vazhdoi deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Në këtë mënyrë në Tiranë u krijua një komunitet i madh dibran pothuajse i barabartë me ata vendas, por këta komunitete edhe pse pothuajse janë shkrirë në një, prapëseprapë ruajnë disa tradita të origjinës. Që nga fillimi i eksodit (muhaxhirllëkut) e deri sot mbushen plot 100 vjet. Pra, qysh prej 100 vjetësh, dibranë dhe tiranas në Tiranë i ndajnë të mirat dhe të këqijat së bashku. Gjatë këtyre 100 viteve të shtetit shqiptar, ata u përballën me shumë furtuna politike dhe provuan të gjitha llojet e sistemeve politike, si anarshinë (1913-1920), republikën 1920-1928), monarkinë (1928-1939), pushtimin nazifashist (1939-1944), komunizmin (1944-1990) dhe së fundmi e në vijim postkomunizmin”. Prefekti i parë i Tiranës, Qamil Pepa ka qenë dibran. Edhe prefekti i dytë i Tiranë ka qenë dibran. Në këtë libër janë të shkrirë në simbiozë, historia, tradita, besnikëria, nderi, trimëria dhe zgjuarsia dibrane. Këto virtyte të çmuara u nxorën në pah nga diskutantët e shumtë. Kryebashkiaku i Tiranës, z. Lulzim Basha, në fjalën e tij shprehu mirënjohje për dibranët dhe zbuloi se të parët e tij kanë ardhur në Tiranë që në kohën e eksodit të 1913-ës. Mirënjohje për dibranët shprehu edhe n/ kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, z. Zamir Ndroqi, i cili është martuar me një dibrane. Kryetari i shoqatës “Tirana” z. Tafani shprehu mirënjohje për bashkëjetesën midis dibranëve e tiranasve. Në emër të Shoqatës së Intelektualëve Dibranë përshëndeti Shpëtim Cami. M. Hoxha

“After Earth” toka pas një mijë vjetësh në kinema Anatoli Toss është lindur dhe rritur në Moskë, ku ka kryer edhe arsimin e lartë. I njohur në vendin tonë me romanet e suksesshme “Fantazitë e një gruaje”, “Një histori amerikane” dhe “Tej cakut të dashurisë”, ai vjen përsëri për lexuesin shqiptar me romanin e tij më të fundit: “Manjola. 12 ditë”. Ka filluar të shkruajë e të botojë qysh në moshën 16 vjeç, në gazeta e revista të ndryshme. Është larguar për në SHBA në vitin 1988 dhe që atëherë jeton në Boston. Ka vetëm një djalë. Në Rusi është një nga shkrimtarët më të lexuar në ditët e sotme. Ka punuar në Akademinë e Shkencave dhe ka qenë korrespondent lufte në Sri Lanka, ku edhe është plagosur në këmbë. Anatoli Toss është një shkrimtar me përvojë të pasur jetësore, çka i ka vlejtur në krijimtarinë e tij letrare, duke pasqyruar në të detaje të gjalla të jetës. Është një tip shumë interesant, si njeri dhe si shkrimtar. Anatoli Toss është një shkrimtar me famë botërore, një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të suksesshëm në Rusi dhe që krahasohet me shkrimtarë të tillë si Nabokov, Tolstoj dhe Turgenjev. Shitjet e librave te tij në Rusi kanë arritur tirazhe prej miliona kopjesh. Romanet e tij “Fantazitë e një gruaje “, “Një histori amerikane”, “Tej cakut të dashurisë” janë përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe janë bërë kult jo vetëm në Rusi, por edhe në vende të tjera.

veçantë të dhjetëvjetëshave të fundit të shekullit të njëzetë? Rëndësi ka të di të tejçoj botën shpirtërore, shqetësimet, synimet, ndjenjat e heronjve të mi. Rëndësi ka që lexuesi t’i matë ato me kutin e tij, t’i krahasojë me të vetat, dhe t’i ndajë me heronjtë e mi, madje edhe lexuesi

AUTORI

i rrëfen për jetën e vet, dashurinë, për mënyrën se si kalon koha nëpër jetën tonë, duke lënë vragën e saj në të. “Manjola. 12 Ditë”. Ky është libri i ri që lexuesi shqiptar ka në duar nga autori i njohur Anatoli Toss. Ngjarjet në roman zhvillohen në Boston në vitin 2010 dhe në Moskë në vitin 1980. Si edhe në veprat e tij të tjera, Anatoli Toss butësisht, ngadalë na fut në rrjedhën e ngjarjeve, duke na dhënë mundësinë ta përjetojmë edhe kohën ku zhvillohen ato. Kështu, duke tërhequr vëmendjen e lexuesit, autori e zhyt atë emocionalisht në rrëfim, duke e ngacmuar nga pak e duke rritur në të njëjtën kohë veprimin, duke e përshpejtuar aksionin e ngjarjeve dhe duke e bërë të tillë që ne nuk mund të dallojmë në libër fantazinë nga realiteti; ato janë plotësisht të ndërthurura, duke na marrë me vete emocionalisht. Në roman shpalosen karaktere e mendime nga më të ndryshmet si për të vërtetuar shprehjen se jeta është paradoksale dhe rrugët e saj janë të paimagjinueshme. Anatoli Toss është vetë personazhi kryesor në këtë roman, ngjarjet lëvizin në rininë e tij të hershme, ku bie në sy dukshëm pjekuria e autorit. Si gjithmonë, sikurse ndodh në librat e Toss-it, edhe te romani i tij i fundit “Manjola. 12 ditë” jepen analiza e depërtime psikologjike, ka humor e dramë, shfaqen mendime të thella që të zhytin në meditime, dhe të gjitha këto zhvillohen në një dinamikë që ta mban frymën pezull. “Manjola. 12 ditë” është një libër për të gjithë ne, për jetën tonë të shkuar dhe për atë të kohëve të fundit, ku kumtohet mesazhi se të gjitha përvojat që kemi kaluar në jetë, vlerat, humbjet, fitoret, mbeten përgjithmonë brenda nesh, në ndërgjegjen tonë. Romani është autobiografik. Në të na jepen përshkrime të plota dhe reale të skenave erotike, ku ndihet realisht ndjeshmëria që përçon vepra. Dymbëdhjetë ditët e jetës të një studenti nëntëmbëdhjetëvjeçar në Moskë, që është protagonisti i romanit, i cili sapo ka filluar të shkruajë dhe dëshiron ta jetojë jetën, seksi i shfrenuar, takimi për herë të parë me gra të djallëzuara, të gërshetuara me arsyetimin filozofik të protagonistit, mbledhjet provokuese të rinisë në institut, japin realisht kohën kur zhvillohen ngjarjet. Në libër ka shtatë shtojca të autorit, që, sipas tij, e bëjnë romanin më të afërt me lexuesin dhe njëkohësisht zbulojnë sekretet e profesionit të shkrimtarit. Në njërën nga këto shtojca ai shkruan: “Ajo që përpiqem të bëj te ‘Manjola. 12’, është të përshkruaj jo vetëm kronologjinë e ngjarjeve, por edhe vetë kohën, nëntekstin e saj shoqëror e shpirtëror, dhe një përpjekje e tillë gjithmonë është e lidhur me rininë... …, por nuk mund të shkëputesh, atë nuk e ndan dot nga vetja, nga e gjithë jeta tjetër, jotja. Si mund ta ndash veten nga shoqëria, dashuria, ndjesia e lehtësisë, nga synimet për të ardhmen? Rinia është gjithmonë mrekullisht e bukur, pavarësisht nga koha, vendi, rendi politik e shoqëror, vështirësitë dhe mungesat. Ç’të bësh, nëse rinia ime qëlloi në një segment kohor tejet të

Kulturë

»

të cilit nuk i qëlloi ta përjetonte atë kohë. Sepse shqetësimet, synimet, ndjenjat… janë të pandryshueshme dhe nuk varen nga shekulli, viti, madje as edhe nga vendi ose sistemi politik nuk varen shumë. Substanca, thelbi i njeriut, natyra e tij qëndrojnë më lart se veçori të tilla”.

At e bir në jetë, at e bir në film. Will Smith dhe djali i tij Jaden, janë protagonistë të filmit fantashkencor “After Earth” që vjen premierë shqiptare prej ditës së djeshme në kinema, vetëm dhjetë ditë pas projeksioneve të para në Amerikë. Filmi i M. Night Shyamalan, një aksion dhe fantazi shkrirë në 100 minuta, rrëfen jetën pasi njerëzit kanë shkatërruar planetin e tyre. Ngjarja zhvillohet pas më tepër se 1000 vjetësh dhe tregon se çfarë ka mbetur nga njerëzimi që jeton në një planet tjetër. Gjatë një misioni në hapësirë, përplasja me një metër rrëzon anijen kozmike në Tokë. Por ajo që do të shohin Cypher Raige (Will Smith) dhe Kitai (Jaden Smith) nuk është Toka e ditëve tona, por Toka e të një ardhmeje të zymtë, ku planeti i ngjan një xhungle të nëpërkëmbur nga abuzimi njerëzor. Një planet armiqësor me ish fëmijët e tij. Këtu fillon makthi. Të gjendur në mes të një natyre, me temperaturat e saj të larta, bimët helmuese dhe kafshët e egra, gjenerali Cypher përpiqet të qetësojë të birin teksa i mëson se rreziku është shumë real, por frika është zgjedhje. Jaden Smith, i biri 13-vjeçar i Will Smith luan Kitai-n i pyetur nga mediet nëse dëshiron të jetë gjithashtu një aktor, Jaden thotë se ashtu si personazhi që luan në film, edhe ai do të ndjekë rrugën e tij. “Unë dua të realizoj filma dhe nuk dua që të më thonë se po ndjek gjurmët e babait”, ka thënë Jaden. Ndërsa Will Smith thotë se ai duhet t’i mësojë të birit se çfarë është tregu dhe si të mbijetosh në një xhungël si Hollivudi, që nuk është shumë e ndryshme nga xhungla e helmuar si Toka pas 1000 vjetësh. “After Earth” mund të konsiderohet një produkt pothuajse i Will Smith. Edhe pse regjisori M. Night Shyamalan (i njohur për filmin e tij “The Sixth Sense”) është bazuar në skenarin e Gary Whitta aventura fantashkencore bazohet në fakt në një subjekt të aktorit, të cilin e ka prodhuar së bashku me gruan e tij Jada Pinkett.


22

« SPECIALE

Profil

E mërkurë 12 qershor 2013 •

Kush ishte

Kim Jong-Il?

K

Kim Hyun-Hee

Spiunia Koreano Veriore: Si i vrava 115 njerëz S

piunia më e famshme e Koresë së Veriut, e cila vendosi një bombë në një avion, që u mori jetën 115 udhëtarëve, ka thënë në një intervistë për një program australian. Kim Hyun-Hee, e cila ishte mësuar të adhuronte Kim Jong-il si një zot, tentoi disa herë të vriste veten pas arrestimit. Ajo më pas u ekstradua në Korenë e Jugut, ku u dënua me vdekje, por jo vetëm që nuk u ekzekutua, por u fal dhe tashmë bën një jetë të zakonshme dhe është nënë e dy fëmijëve. Historia e pabesueshme e jetës së 51-vjeçares u rrëfye për herë të parë në “Australian Broadcasting Corporation”. Në vitin 1987, e shoqëruar nga një agjent tjetër, pas një programi disavjeçar shpëlarje truri në vendin e saj të origjinës, Hyun-Hee vendosi një bombë të sofistikuar në një avion gjatë udhëtimit nga Europa në Bahrejn. Bomba, e programuar për të shpërthyer në pjesën e dytë të fluturimit nga Bahrejni në Korenë e Jugut, u mori jetën 115 udhëtarëve. Atentati u krye me urdhër të diktatorit të atëhershëm Kim Jong-Il, i cili dëshironte të dekurajonte turistët për Lojërat Olimpike të Seulit në vitit 1988. Në Bahrejn spiunia u arrestua së bashku me “babain” për falsifikim dokumentesh. Të dy tentuan të vetëvriteshin me cigaret e cianurit që

kishin me vete, por ndërsa partneri i saj ia doli, Kim u kap në kohë dhe u pengua që të vriste veten. Më vonë ajo u zhvendos në Korenë e Jugut, ku u dënua me vdekje, por duke gjykuar nga gjendja e saj dhe duke vlerësuar se urdhri kishte ardhur direkt nga diktatori Jong-Il, gruaja u fal dhe u lirua. Sot ajo është e martuar, ka dy fëmijë dhe bën një jetë të zakonshme në Seul, por çdo ditë ngrihet me frikën se spiunë koreanoveriorë mund të mbërrijnë për ta vrarë. “Isha mësuar që lideri ynë, Kim Il-Sung, themeluesi i kombit, ishte zoti mbi tokë. Në mësonin se ai ishte babai ynë i vërtetë dhe detyroheshim që të luteshim që në fëmijëri, duke thënë “faleminderit lider i madh” për gjithçka. Edhe një gjest i vogël kundërshtimi të çonte në kampet e përqendrimit, nga ku nuk dije më gjallë”, - rrëfeu ish-spiunia. “Koreja e Veriut nuk është një shtet, por një kult. Një ditë një makinë e zezë ndaloi përpara shkollës sime. Brenda ishin disa anëtarë të Komitetit Qendror të Partisë dhe më thanë se më kishin zgjedhur. Nuk pata kohë t’u thosha “mirupafshim” familjes dhe shokëve të mi. Ishte viti 1980 dhe më dërguan në një shkollë elitare spiunazhi në një zonë malore të Koresë së Veriut”, - tregon ajo. Me një identitet të ri, pas shtatë vjetësh

trajnimi fizik, politik dhe psikologjik, Kim u urdhërua që të hidhte në erë avionin koreanojugor. “Në Bahrejn misioni u vonua dy ditë. Ndieja një ankth të tmerrshëm. Duhet të realizonim misionin, ose ndryshe do të na merrnin në pyetje, torturonin dhe ekzekutonin. Agjenti tjetër ishte i moshuar. Në mirëbesim, kur më dha cigaren me helmin e cianurit, që duhej të përdornim për të vrarë veten nëse binim në duart e autoriteteve, më tha: ‘Sa e re! Më vjen keq për ty!” Kur misioni përfundoi me sukses, ishte një çlirim, ndonëse më pas u arrestuam për punën e dokumenteve, përpara se të zbulohej aktiviteti ynë i vërtetë”, tha Kim në intevistë. E pyetur për dënimin e saj me vdekje të pazbatuar dhe jetën që bën sot, 51-vjeçarja u shpreh: “E meritoja dënimin me vdekje për atë që bëra, por mendoj se jeta ime u fal pasi isha e vetmja dëshmitare e terrorit shtetëror të Koresë së Veriut. Si e tillë, detyra ime e sotme është që të dëshmoj të vërtetën.” Në fund Kim komentoi edhe situatën aktuale në Korenë e Veriut: “Kim Jongu është i ri dhe i duhet të afirmohet në sytë e drejtuesve me shumë ndikim të ushtrisë. Kam bindjen se e gjithë kjo që po ndodh është vetëm një lojë për të fituar mbështetjen e brendshme popullore.” Përgatiti Astrit Domi

im Jong-Il ishte një prej krerëve më enigmatikë dhe të izoluar të botës dhe udhëhiqte një vend të izoluar dhe vetmitar. Ai e mori pushtetin në vitin 1994 pas vdekjes së babait të tij Kim-II Sung. Bota dinte shumë pak për liderin e ri Kim Jong-II, pasi ai ishte shfaqur shumë rrallë publikisht. Në vitin 1991 ai u zgjodh komandat suprem i ushtrisë popullore koreane dhe sipas analistëve kjo u bë që askush të mos guxonte të vinte në dyshim të drejtën e tij për trashëgimin e postit të udhëheqësit. Kur Kim mori pushtetin, Koreja e Veriut ishte në mes të krizës së urisë dhe ai, në fakt, e lehtësoi disi gjenden duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare, sidomos nga Kina. Sipas njerëzve që e kanë takuar, mes të cilëve zyrtarë të lartë dhe gazetarë, Kim Jong-II ishte një njeri i zgjuar, dinak dhe ndiqte me vëmendje atë që ndodhte në botë. Ata gjithashtu thonë se ai ishte i dhënë shumë pas ushqimit dhe pijeve, madje në disa raste u quajt edhe një donzhuan. Ai u përpoq disa herë për të qetësuar situatën në rajon, dhe kjo kulmoi me takimin me presidentin koreanojugor Kim Dae Jung në vitin 2000, takimi i parë që pas luftës së 53-të që ndau vendin. Por pas këtyre viteve situata ndryshoi rrënjësisht dhe Koreja e Veriut vazhdoi të mbetej një vend i izoluar, i udhëhequr nga diktatura komuniste. Tensionet dhe fërkimet me fqinjët jugorë nuk munguan kurrë, madje dhe përleshjet ushtarake. Vdekja e Kim Jong-II pa dyshim që i jep fund një epoke, por askush nuk di me siguri atë që do të pasojë. Ai mund të mbahet më shumë mend për sfidimin e komunitetit ndërkombëtar dhe forcimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, ndërkohë që miliona banorë të vendit vuanin nga uria.


SPORT • E mërkurë 12 qershor 2013

A ardhmja e Klaudio Markizios është mes Juventusit dhe skuadrës së Monakos. Skuadra franceze vazhdon presionin për të blerë mesfushorin italian, i cili ka qenë një nga pikat më të forta në dy sezonet e fundit. Pas refuzimit të parë, që ka ardhur nga ana e Juventusit, Monako ka përgatitur një tjetër ofertë, me të cilën mendon se do të bindë Juventusin për të lënë të lirë italianin. Bëhet fjalë për 30 milionë euro, një shumë e majme, ku nuk përjashtohet

P

as 18 vitesh vjen një ditë që rrugët ndahen. Bëhet fjalë për Masimo Ambrozinin dhe Milanin, të cilët i kanë dhënë fund “martesës së gjatë”. Gjithçka është zyrtare, pasi është konfirmuar nga administratori i deleguar i kuqezinjve, Adriano Galiani. “Ka ardhur momenti që ‘martesa e gjatë’ mes Milanit dhe Ambrozinit të marrë fund. Rrugët tona do të ndahen këtu, sepse kemi vendosur që të mos e rinovojmë më kontratën. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm kapiteni i Milanit do të jetë Montolivo.” Kjo ka qenë deklarata e Galianit, i cili ka sqaruar përfundimisht të ardhmen e kapitenit, i cili ka qenë i pavendosur për të ardhmen. Por, kjo nuk do të thotë se Ambrozini do t’i japë fund futbollit. Ndonëse ai është një veteran, do të vazhdojë të luajë futboll. Për momentin nuk ka dal në pah ndonjë skuadër që është e interesuar për të, por merkato e verës është e gjatë dhe deri në fund italiani do të gjejë një skuadër të re. Në të njëjtën kohë Galiani ka folur edhe për sa i përket merkatos, ku ka sqaruar për të disatën herë se El Sharaui, por edhe Nijang nuk do të largohen nga Milani. “Nijang nuk do të largohet nga Milani, - ka deklaruar Galiani. Për të nuk na kanë munguar ofertat, por të them të drejtën ne nuk kemi marrë asnjë në konsideratë. Për sa i përket zërave për Robinjon mund të them se ai është në shitje, por oferta që na ka ardhur nga Santos është shumë

30 MILIONË PËR MARKIZION mundësia që drejtuesit bardhezinj të dorëzohen. Kjo është çmenduria e dytë e skuadrës franceze pas asaj për blerjen e Falkaos nga skuadra e Atletik Madridit, për të cilin ka shpenzuar gjithsej 105 milionë euro, duke përfshirë edhe kontratën e kolumbianit. Por, në të njëjtën kohë përveç Juventusit, Monako është gati të bëjë të lumtur edhe Markizion,

duke i ofruar 7 milionë euro në vit, pothuajse dyfishin e rrogës që ai përfiton tek Juventusi. Shifra të rëndësishme, nga të cilat Juventusi nuk mund të qëndrojë indiferent. Juventusi aktualisht po kërkon një lojtar “Top-Player” për të pasur mundësi të fitojë edhe Ligën e Kampioneve, por për të blerë një futbollist të tillë duhen para. Ndaj nuk mund të përjashtohet mundë-

sia që Markizio të sakrifikohet, sepse me 30 milionë euro, bardhezinjtë mund të bindnin çdo lojtarë të madh të transferohej në Torino. Monako ka si qëllim të fuqizohet menjëherë dhe të rivalizojë skuadrën e Paris SG në Francë. Përveç Markizios, francezët duan ta përforcojnë mesfushën edhe me Mutinjon, i cili është lojtari më i mirë i Portos.

Merr fund “martesa” MILAN-AMBROZINI

Pas 18 vitesh Masimo Ambrozini nuk do të jetë një lojtar i Milanit. Drejtuesit kuqezinj kanë vendosur të mos i rinovojnë më kontratën, ndërkohë kapiteni i ri do të jetë Rikardo Montolivo

23

Perez: 30 milionë janë pak për Higuain Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka zbardhur pozicionin e drejtorit sportive të skuadrës Zinedine Zidane në shoqëri. Numri një i shoqërisë “merenges” ka nënvizuar për “Marca TV”, se ish-mesfushori francez ka një rol shumë të rëndësishëm në hierarkinë e këtij klubi. “Zidane di gjithçka, i njeh lojtarët e mirë dhe ka kontakte me shumë skuadra, si në Francë, ashtu edhe në Itali. Ai di si të sillet me trajnerët dhe mund të jetë një menaxhues i mirë i sektorit të të rinjve. Përsa i përket të ardhmes së tij si trajner, këtë do ta tregojë vetëm koha”. Në vijim, Perez e pranon se mundësia për të firmosur me Karlo Ançelotin është reale dhe shton se Jup Hajnkes mund të ishte një tjetër alternativë në listën e tij, por me qëndrimin e fundit të trajnerit gjerman, i cili njoftoi largimin e përkohshëm nga futbolli, ai u fshi nga lista. Një tjetër çështje për të cilën Perez dha një përgjigje të drejtpërdrejtë është edhe ajo e sulmuesit Higuain, ndaj të cilit po ushtron presion Juventusi. “Nëse mendojnë të ofrojnë vetëm 30 milionë Euro për të, është më mirë të mos trokasin në derën tonë. Gjithsesi, deri në këto momente nuk ka ofertë zyrtare nga asnjë skuadër, përfshirë këtu edhe Juventusin”. Presidenti i Realit të Madridit ka ndërhyrë duke folur edhe për debatet më të fundit mes dyshes së Barcelonës, KsaviIniesta dhe ish-trajnerit të Realit, Zhoze Murinjo. Dy lojtarët e kanë akuzuar portugezin, duke theksuar se ai i ka shkaktuar më shumë dëme se përfitime futbollit spanjoll. “E kuptoj zemërimin e Ksavit dhe Iniestas sepse gjatë 5 ndeshjeve të fundit ndaj nesh nuk kanë arritur të fitojnë dhe kur nuk fiton kritikon por kjo nuk është strategjia që ata duhet të ndjekin”.

Tare “largon” Mavrajn, afron Llullakun

e vogël. Nëse kjo ofertë do të përmirësohet, mund të ulemi në bisedime me drejtuesit e skuadrës braziliane.” “El Sharaui nuk preket” Në ditët e fundit është folur edhe për El Sharauin, ku pas zërave për një transferim tek Mançester Sitit, ku në marrëveshje do të futej edhe Karlos Tevez, ka dal në pah edhe skuadra e Napolit. Por, këto zëra nuk e shqetësojnë aspak Galianin, i cili me një siguri të madhe

është shprehur: “Nuk kemi pasur ofertë nga Mançester Siti për El Sharauin. Mund të konfirmoj se ai nuk preket. Napoli? E konfirmova se nuk do të largohet, por gjithsesi pyesni edhe presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentis, ndoshta ai ka diçka më shumë për të shtuar.” “Pastore nuk do të veshë fanellën e Milanit” Galiani ka gjetur mundësinë të përgënjeshtrojë edhe zërat për transferimin e Pastores në

Itali nga Paris SG, duke sqaruar se ai nuk ka pasur asnjë kontakt me skuadrën franceze. “Pastore nuk do të veshë fanellën e Milanit, - ka sqaruar Galiani. 50 milionë euro janë shumë. Për sa i përket Boateng mund të shtoj se ai asnjëherë nuk më ka kërkuar të largohet. Gjithashtu as ne nuk e kemi nxjerr në shitje, pasi është një lojtarë i rëndësishëm. Është e vërtet që ai ka vuajtur në sezonin e fundit, por kjo ka ardhur si pasojë se nuk ka luajtur në pozicion e tij.”

Brazili lë pa ushqim Italinë

Suarez i tunduar nga Reali

Kombëtarja italiane e futbollit ka mbetur pa ushqime. “Axurrët”, që mbërritën të hënën në Brazil për të marrë pjesë në Kupën e Konfederatave, nuk kanë arritur të çdoganojnë dot ushqimet që kishin marrë nga Italia, ndërsa këto ushqime kanë mbetur të bllokuara në aeroportin e Rio de Zhaneiros. Dogana ka bllokuar për momentin 200 kilogram makarona, 100 kilogram mish, 100 litra vaj dhe 40 kilogram djathë parmixhiano. Bllokimi ka ardhur pasi këto ushqime nuk kanë pasur me vete dokumentacionin përkatës dhe pavarësisht negociatave mes Ministrive të Jashtme të dy vendeve, ato kanë dy ditë në aeroport. Një situatë e tillë ka detyruar tre kuzhinierët që kanë udhëtuar me kombëtaren e Italisë që të dalin menjëherë në treg për të blerë ushqime për të gatuar për lojtarët, me shpresën që në të ardhmen të marrin edhe ushqimet që u janë bllokuar në aeroport në ditët në vazhdim. Ndërkohë, kanë kaluar pa probleme 40 televizorët që italianët kanë marrë me vete nga vendi i tyre, me të cilët do të krijojnë një sall lojërash për të kaluar kohën e lirë.

Sulmuesi i Liverpulit, Luis Suarez duhet i tunduar nga ideja për të luajtur në një skuadër me Kristiano Ronaldon, pra Realin e Madridit. Ai ka shprehur dëshirën e tij për t’i dhënë fund aventurës në “Anfield Road”, duke lëshuar sinjale në drejtim të Realit. Bomberi i “të kuqve” e konsideron shoqërinë Los Blancos si një “ëndërr” për karrierën e tij profesionale dhe shton se të gjitha zërat e merkatos që e kanë shoqëruar në këto ditë në media janë të pavërteta. “Nuk e di nëse do të vesh fanellën e bardhë, di vetëm që kam ende një kontratë. Çdo lojtar do të dëshironte të luante te Reali i Madridit, pasi aty mund të marr maksimumin. Sa për zërat e merkatos mund t’ju konfirmoj se nuk kam marrë asnjë ofertë zyrtare”. Sulmuesi uruguaian ka një konsideratë të veçantë për Kristiano Ronaldon, duke shtuar se një tjetër shkas që e shtyn të mendojë për ekipin spanjoll është fakti se në krah do të ketë një lojtar të këtij kalibri. Pas deklaratave të fundit ku Suarez ka dalë hapur, Liverpuli e ka nxjerrë në shitje uruguaianin, duke nxituar të nënshkruajë me spanjollin Iago Aspas për rreth 9 milionë Euro.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Një shqiptar largohet nga lista, një tjetër afrohet në listë. Bëhet fjalë për bllokun e preferencave të drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare, i cili përgënjeshtroi interesimin për mbrojtësin Mërgim Mavraj, por ka hapur një dritare të re për një tjetër kuqezi. Ai është 25-vjeçari, Azdren Llullaku, i cili u grumbullua për herë të parë nga trajneri i kombëtares shqiptare, Xhiani De Biazi për ndeshjen kundër Norvegjisë. Sulmuesi me origjinë kosovare që aktualisht luan për klubin rus të Gaz Metan, nuk është vetëm në shënjestrën e Lazios, sepse sinjale për të ka dërguar edhe skuadra Kievos. Lajmin e bëjnë të ditur media të ndryshme italiane, duke theksuar se diçka më shumë rreth kontakteve me lojtarin kuqezi, do të mësohet gjatë ditëve të ardhshme.

Morati: Asnjë nxitim për shitjen e Interit Masimo Morati nuk ka asnjë nxitim për shitjen e Interit, ndonëse i ka ardhur një ofertë e majme. Në një konferencë për shtyp numri një i Interit ka theksuar ky është një hap që duhet menduar mirë përpara se të marrësh një vendim. Përveçse kësaj çështje, Morati ka premtuar goditje të rëndësishme gjatë merkatos së verës dhe në të njëjtën kohë ka thurur elozhe për trajnerin e ri Valter Maxarri. “Jam shumë i kënaqur nga kjo zgjedhje. Maxari është ekzaktësisht ajo që prisja. Kam krijuar një ide pozitive mbi të, ai është një njeri konkret dhe që di të kuptojë nevojat e lojtarëve. Gjithashtu di se si të krijojë një grup të bashkuar dhe të fort, - ka deklaruar Morati, i cili në të njëjtën kohë ka folur dhe negociatat për shitjen e Interit me miliarderin Thohir. Kërkoj ndjesë, por në këtë moment nuk mund të flas për mbarëvajtjen e këtyre bisedimeve. Mund t’iu them vetëm që bisedimet janë në vazhdim e që asgjë nuk është arritur, ndaj nuk më pëlqen të flas rreth bisedimeve në zhvillim. Megjithatë, ne nuk kemi ndonjë nxitim për shitjen e Interit. Ky është një hap që duhet menduar mirë.” Së fundmi mediat italiane kanë nxjerrë në pah për një kontakt mes drejtuesve të Interit dhe atyre të Romës për një shkëmbim mes sulmuesit Osvaldo dhe mbrojtësit Ranokia. Në lidhje me këtë çështje Morati ka theksuar se asgjë nuk është vërtet, pasi nuk ka pasur asnjë kontakt me Romën. “Këto zëra i dëgjoj vetëm në televizor, - ka deklaruar Morati. Ranokia do të qëndrojë në Milano. Besojmë shumë tek cilësitë e tij dhe pa dyshim, ai është një prej mbrojtësve më të mirë në Itali. Gjithashtu edhe për Guarin mund të them se nuk do të largohet. Zërat për një ofertë nga ana e Juventusit nuk janë aspak të vërteta.”

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« HIPOTEKAT

E mërkurë 12 qershor 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.