metropol 13 qershor

Page 1

»18-19

Migracionet dhe gjenocidet në vite

Shqiptarët në Turqi, si u ruajtën 1 milionë vetë gjuhën mëmë prej 600 vjetësh E mërkurë

13 qershor 2012

Viti VIII, Nr. 2690 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Debatet mes deputetëve

Dy kategori

Rritja e fundit e moshës për pensionet, kush preket

Bujar Nishani: E vërteta e sëmundjes dhe operacioni S’kam marrë urim as nga Topi as nga Rama. Mazhoranca kërkon nisjen e punës për miratimin e pikave të mbetura prej BE-së

»5

»6

Berat, 50 të rinj të PS-së vendosin të anëtarësohen te PD Çudia në fshatin që historikisht ishte komunist ose mbështetës i Partisë Socialiste. Pakënaqësi nga sjelljet e selisë rozë

Hipotekat Po afron mbyllja e afatit të rivlerësimit të banesave »7

»9

Përplasjet në PS Ministri Olldashi: Kalimi në Durrës-Kukës jo më shumë se 5 € »11

Rama e Nano në garë për të marrë Ruçin »2-3-4

Ish-kreu socialist fatos nano nis mbledhjen e kundërshtarëve të kryetarit aktual në parti

Historia e kampionateve

Koment

Speciale

Nga Milo Stojiç

Qipro, dominoja Princi i popullit e radhës në BE »14 të përçmuar »20 Stefanoviç: As Nga Luan Kurti ndarje dhe as Një tjetër shans njohje të Kosovës i humbur »10 »15

Tajar Hatipi

Kur mësonjësit mbanin karafil në gojë për të mos u prishur qefin myslimanëve »8

»12-13

Evropianët e futbollit në vitet 1960-2012, rezultatet dhe komentet


02

« POLITIKE

E mërkurë 13 qershor 2012 •

PRESIDENTI I RI FALËNDERON STAFIN E MINISTRISË

Nishani: Keqardhje që opozita nuk më votoi të hënën në Kuvend Herion Mesi

N

ë daljen e tij të parë publike si President i Republikës Bujar Nishani shprehu dje keqardhjen që nuk arriti të votohej edhe nga opozita mbrëmjen e së hënës në Kuvend. Pavarësisht kësaj, Nishani u shpreh se, pasi të zyrtarizohet si President, bashkëpunimi me deputetët e opozitës do të jetë i vazhdueshëm, nga të cilët ka marrë shumë urime. Ndër të tjera Nishani premtoi se gjatë detyrës së tij të re ai do të jetë një kryetar shteti mbi palët. Gjithashtu në pritje për t’u zyrtarizuar në krye të shtetit shqiptar Nishani shtoi se do të kërkojë edhe bashkëpunimin e Partisë Socialiste gjatë mandatit të tij. “Natyrisht që do të më pëlqente shumë që të merrja edhe votën e opozitës, por opozita ka ushtruar të gjithë të drejtën e sovranitetit të saj. Është një qëndrim që i takon ta marrë brenda të gjithë sovranitetit të saj politik si opozitë. Ajo që është e rëndësishme për mua ka të bëjë me faktin e respektit maksimal që unë i ofroj opozitës shqiptare, ashtu si të gjitha institucioneve dhe aktorëve të jetës politike dhe publike në Shqipëri. Është dhe do të mbetet prioriteti maksimal nga dita e parë deri në ditën e fundit të administratës sime. Partia Socialiste është forca e dytë në parlament, deputetët e saj janë në parlament dhe kontakti me ta pa dyshim që do të jetë në parlament dhe më pas pa dyshim që kontaktet do të jenë normale”, - u shpreh dje Bujar Nishani. Kreu i ri i shtetit tha për gazetarët se gjithçka ndodhi dy ditë më parë ishte krejtësisht e papritur për të. Pasi mëngjesin e së hënës Nishani kishte dalë nga shtëpia për të zgjedhur Artan Hoxhën president, por gjërat ndryshuan rrugës. “Surprizat janë gjithmonë të bukura. E vërteta është se ne shkuam për të votuar kandidaturën e zotit Artan Hoxha, më pas vendimi politik m’u bë i ditur përpara se të bëhej publik, vendim të cilin e mirëprita me kënaqësi”, - theksoi Nishani. Dorëheqja I sapozgjedhuri nga mazhoranca në Kuvend në postin e presidentit, Nishani, deklaroi se kishte dhënë dorëheqjen e parevokueshme përpara votimit në Kuvend te Kryeministri Berisha, duke hedhur kështu poshtë zërat se zgjedhja e tij është antikushtuese. Dhe se tani është në pritje të firmës së Bamir Topit për t’i dhënë asaj vlerë ligjore. “Para votimit kam depozituar pranë Kryeministrit kërkesën për dorëheqje. Sot, siç

Zgjedhja e Nishanit President i Republikës

Vath Tabaku deputeti më i ri i mazhorancës në Kuvend Vath Tabaku do të jetë deputeti më i ri i Partisë Demokratike në Kuvend. Ai do të zëvendësojë vendin e lënë bosh nga Bujar Nishani, i cili dy ditë më parë u zgjodh në krye të shtetit shqiptar. Duke iu referuar listës së kandidatëve për deputetë të PD-së për qarkun e Tiranës, Tabaku është kandidatura pasardhëse. Aktualisht Vath Tabaku është dekan i Fakultetit të Shkencave Pyjore në Universitetin e Kamzës. Ai është kandidat për doktoraturë në Gjermani, Universiteti “Georg August”, Instituti i Silvikulturës dhe i Ekologjisë së Pyllit. Ndërkohë në orën 19:00 të mbrëmjes së të hënës Kuvendi i Shqipërisë i dha fund maratonës së zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës. Me 73 vota pro Kuvendi zgjodhi Bujar Nishanin si presidentin e ardhshëm të Republikës. Nishani mori mbështetjen e 73 deputetëve, nga 76 që morën pjesë në votim, ndërkohë që një deputet votoi kundër, ndërsa dy fletë rezultuan të pavlefshme. Deputetët socialistë ishin të pranishëm në sallën e seancave plenare, por nuk morën pjesë në raundin e katërt të votimit për zgjedhjen e kreut të shtetit. Përjashtim në radhët e opozitës bënë deputeti Kastriot Islami, kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe përfaqësuesi i FRD-së Gazmend Oketa, të cilët morën pjesë në votim. Zgjedhja e Bujar Nishanit si pasardhës i Bamir Topit në krye të shtetit erdhi pas një procesi të vështirë, ku Kuvendi konsumoi pa asnjë votim tri raundet e para të garës presidenciale, edhe pse me kandidatura joformale, si në rastin e zotit Xhezair Zaganjori, dhe formale në rastin e Artan Hoxhës. Por në mënyrë krejt të papritur ky i fundit në prag të marrjes së votëbesimit në Kuvend u tërhoq nga gara presidenciale. Tërheqja e Hoxhës nga gara erdhi vetëm pak minuta pasi u miratua në Komisionin e Ligjeve, i cili ia dërgoi raportin Kuvendit, ku rezultonin 40 firma të mbledhura nga deputetët e mazhorancës, pasi opozita nuk dha konsensusin e saj. Një orë më pas mazhoranca me anë të kreut të grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi njoftoi se kandidati i radhës do të ishte ministri i Brendshëm Bujar Nishani, për të cilin në orën 19:00 të mbrëmjes të së hënës Kuvendi në tentativën e tij të dytë të mbajtjes së votimit vendosi që t’i japë Bujar Nishanit mandatin 5-vjeçar të Presidentit të Republikës. Nishani pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik, kohë kur mbaron mandati i Presidentit në detyrë Bamir Topi. Kjo pasi Kushtetuta në nenin 88, pika 2 parashikon se “mandati i Presidentit përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si President i Republikës”.

e shihni, unë bëra shkëputjen me stafin formalisht. Natyrisht, kjo do të pasohet me dekretin e Presidentit të Republikës për lirimin nga detyra, pasi të kërkohet nga ana e Kryeministrit bazuar në kërkesën që unë i kam depozituar dje”, - tha Nishani. Më herët Nishani organizoi edhe ceremoninë e largimit nga detyra si ministër i Brendshëm. Pak para daljes së tij të parë publike si President i vendit Bujar Nishani

i shprehu mirënjohjen e tij stafit të Ministrisë së Brendshme për bashkëpunimin në realizimin e reformave në këtë dikaster. “Ministria e Brendshme dha një kontribut madhor në procesin e pasaportave biometrike. Ministria ka bashkëpunuar ngushtë me njësitë vendore të gjithë vendin. Së bashku kemi realizuar reforma të mëdha dhe kemi kontribuar në luftën kundër krimit”, - deklaroi një ditë më parë Nishani.

KOMISIONI I LIGJEVE RRËZON PS-në PËR MORATORUMIN E SKAFEVE

PD e PS përplasen për Presidentin Pak orë nga votimi i mbrëmjes të së hënës, ku Kuvendi shpalli Bujar Nishanin si pasuesin e Bamir Topit në Presidencë, PD-ja dhe PS-ja u përplasën mes tyre për kandidaturën dhe mënyrën e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve rrëzimi i nismës së PS-së për heqjen e moratoriumit të skafeve ka ngjallur jo pak komente për soliditetin e mazhorancës dhe vetë emrin e presidentit të sapozgjedhur. “Nata është këshilltari më i mirë, ju nuk keni shfrytëzuar as natën për këtë punë. Mbaroi zgjedhja e presidentit, nervozizmin nuk e sjellim dot sot, sot është një ditë e re”, - tha kryetari demokrat i Komisionit Ilir Rusmali. Ndërsa në kundërpërgjigjen e tij nënkryetari socialist Fatmir Xhafaj u shpreh: “Po të jetë për t’u nervozuar, personi më i nervozuar për çështjen e presidentit je ti, se ke arsye personale. Ne nuk kemi arsye personale.” Ndërsa Rusmali ia ktheu: “Ishte provë për të parë soliditetin e palëve, siç e bëtë ju me Vishën dhe humbët, siç e bëtë te presidenti dhe humbët. Prova janë të gjitha këto.” Ashtu siç pritej, Komisioni i Ligjeve rrëzoi dje me votë kërkesën e socialistëve për heqjen e moratoriumit, duke hequr kështu çdo mundësi për t’u shqyrtuar më tej në Kuvend.

Debatet e plota për Presidentin në Komisionin e Ligjeve FINO - Mund të bëjmë pyetje? RUSMALI - Nata është këshilltari më i mirë. Ju nuk e keni shfrytëzuar as natën. Mbaroi zgjedhja e Presidentit. Nervozizmin nuk e sjellim dot sot. XHAFAJ - Je ti që je i nervozuar, se ti ke arsye personale. Ne s’kemi arsye personale me Presidentin. RUSMALI - Mos u bëj cinik. Rregullat janë rregulla dhe kemi këtë punë. Rregullat nuk pranojnë favorizimin. Rregullat janë për t’u respektuar dhe jo për t’u negociuar. FINO - Unë me relatorin e gjetëm mirëkuptimin, mund të flas. RUSMALI - Rregullat janë për t’u respektuar dhe jo për t’u negociuar. Kemi rend dite të përcaktuar. XHAFAJ - Për rendin e ditës po flasim. PEZA - Ju lutem na ndihmoni të kuptojmë problemin. Jemi kolegë. Mos e bëni çështjen bardh e zi. Unë personalisht nuk jam i qartë për disa gjëra dhe kam nevojë të ndihmohem. Unë kam nevojë të bëjë pyetje për t’u sqaruar. Pse është e paarsyeshme që një deputet të sqarohet? FINO - Është e drejtë të votoni si të doni. Nuk e kuptoj nervozizmin tuaj. Ti gjithmonë je shquar për njeri që e drejton me kompetencë këtë komision. Kur ke drejtuar komisione dhe situata më të rëndësishme dhe më me probleme se kjo, kam parasysh ato të djeshme, kjo është shumë e thjeshtë. XHAFAJ - Zoti Fino, na e hoqe nervozizmin si me magji. FINO – Lëre, se i ka ngarkuar Doktori detyrë të gjejë ata tre. SULA - Se ka ai, jo. LIGORI - Mos ka marrë leje Arenca? FINO - Që nga dje e sot keni një arsye më shumë për ta hequr, se ministri i Brendshëm nga dje u bë komandat i Forcave të Armatosura dhe ka mundësinë e dislokimit dhe bllokimin e atyre që janë në kundërshtim me ligjin, ndaj çfarë të keqe ka që të mos e mbyllim më 4 shkurt të 2013-s, por ta zhbllokojmë tani, në fillim të sezonit? PALOKA - Unë e mirëkuptoj zotin Fino. Nga gjithçka tha zoti Fino duhet të kemi parasysh se qëllimi ynë është që të krijojmë kushte dhe lehtësira për vendin për të ecur drejt BE-së.


POLITIKE • E mërkurë 13 qershor 2012

»

03

KRYETARI I LSI-së VLERËSON PROCESIN E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT

“Bujar Nishani figurë gjithëpërfshirëse” “Ishte procesi më transparent dhe kushtetues i zhvilluar ndonjëherë” Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, e ka vlerësuar dhe një herë zgjedhjen e Bujar Nishanit si procesin më transparent që ka njohur ndonjëherë vendi në zgjedhjen e një presidenti. Meta tha se ka qenë procesi më gjithëpërfshirës i zhvilluar ndonjëherë. Nga ana tjetër Meta ka vlerësuar figurën e Nishanit si më konstruktiven dhe gjithëpërfshirësen, pavarësisht së kaluarës së tij në Partinë Demokratike. “Ne të gjithë jemi dëshmitarë se zgjedhja e djeshme e Presidentit nuk ka qenë një moment, por ka qenë një produkt i një procesi të gjatë në kohë. I një dialogu të vazhdueshëm, i një debati të vazhdueshëm, i tryezave të vazhdueshme. Ka qenë një proces ku janë përfshirë të gjitha forcat parlamentare dhe jo parlamentare, një proces ku janë përfshirë shumë kandidatë, ka pasur disa mundësi për konsensus dhe në fund fare kemi pasur rolin e parlamentit, i cili ka qenë plotësisht sovran, por që ka pasur edhe detyrën, sipas Kushtetutës, që të jepte një zgjidhje konkrete

HYRJA NË QEVERI Kreu i LSI-së ka anashkaluar pyetjen në lidhje me futjen e tij në qeveri dhe marrjen e Ministrisë së Brendshme në drejtim, siç kishte paralajmëruar media dje. “Tani dihet që media bie dhe viktimë e të pavërtetave, por dhe kjo është demokratike. Unë ju falënderoj dhe një herë për vëmendjen dhe e theksoj që ky dialog që u vendos me rastin e procesit për zgjedhjen e presidentit të ri duhet të vazhdojë, duhet të intensifikohet për të mbyllur çështjet kyçe”, - tha Meta.

edhe për të evituar zgjedhje të parakohshme, përsëri si rezultat i kërkesave të Kushtetutës, në rastin e moszgjidhjes së presidentit. Të jeni të sigurt se produkti konkret i gjithë këtij procesi, i cili tani është Presidenti i ri i Republikës, z. Bujar Nishani, pavarësisht nga përkatësia në të kaluarën e Partisë Demokratike, absolutisht që është një figurë tepër konstruktive, tepër bashkëpunuese, tepër institu-

cionale. Është një figurë që sjell qetësi dhe bashkëpunim. Në këtë drejtim mendoj se edhe opozita ndan të njëjtin vlerësim për këtë personalitet, pavarësisht nga qëndrimi i saj politik, natyrisht edhe të pakënaqësisë së saj për mosarritjen e një konsensusi për emra që kërkonte opozita. Në fund të fundit, duhet të kemi parasysh se konsensusi kërkon dy palë. Ky proces nuk mund të themi se ishte perfekt, por

ka qenë procesi më gjithëpërfshirës, më demokratik, më transparent që ka pasur vendi”, - tha Meta. Sipas kreut të LSIsë, figura e kreut të ri të shtetit në asnjë rast nuk mund të jetë pengesë për marrjen e statusit të BE-së, por sipas tij pengesë bëhen vetëm konfliktet politike. “Unë besoj se të gjitha forcat politike do të ecin në frymën e bashkëpunimit edhe në frymën e interesit kombëtar dhe të përgjithshëm”, - tha Meta.

FORMOHET FORCA E RE POLITIKE: LËVIZJA NANO PËR FITOREN E SOCIALISTËVE

“Të fitojmë më 2013 kundër Ramës dhe Berishës” Nano: Kreu i PS rendi si batkaçi në gjirin e Lalëzit, Ruçi të bashkohet me mua Albana Lika

APELI

N

ë 21-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste Fatos Nano ka vendosur të shpallë lëvizjen e tij politike, e cila, me sa duket, do të konkurrojë në zgjedhjet e 21 janarit. Në një njoftim për mediet thuhet: “Të inkurajuar e të nxitur nga numri i madh i mbështetësve nga Veriu në Jug, nga një grup përfaqësuesish të Partisë Socialiste, të shoqërisë civile, intelektualë dhe akademikë, të rinj e të reja, së bashku me zotin Fatos Nano vendosëm që të krijojmë një grup koordinimi të lëvizjes sonë të re. Lëvizja e re e sapokrijuar është vendosur që të quhet “Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve”. Sipas deklaratës të nisur me këtë rast: “Qëllimi i Lëvizjes Nano për Fitoren e Socialistëve është bashkimi i të gjithë popullit të majtë, i të gjithë popullit opozitar për të fituar së bashku zgjedhjet në vitin 2013. Njëkohësisht kjo lëvizje do të mbështesë të gjithë sensibilitetin e socialistëve të ndershëm në të gjithë Shqipërinë për t’u dalë për zot fateve të Partisë Socialiste duke larguar Edi Ramën nga pozicioni që ai ka uzurpuar si kryetar i pamerituar dhe humbës i palodhur. Ta largojmë humbësin përsëritës dhe kronik Edi Rama që të fitojmë kundër Sali Berishës në vitin 2013. Bashkë e mundim Sali Berishën. Bashkë i fitojmë zgjed-

“Unë shpreh e ritheksoj edhe një herë mirëbesimin tim e i bëj thirrje Partisë Socialiste, kryetarit të grupit kuvendor të PS-së Gramoz Ruçi dhe drejtpërdrejtë të gjithë deputetëve të PS-së që në këto momente kaq të rëndësishme për fatet e Shqipërisë të bëhen dalzotës, të rigjejnë dinjitetin, të marrin vendime të drejta në tejkalimin e këtij ngërçi politik të stërzgjatur. Mos lejoni që një aventurier humbarak e liganak si Edi Rama t’ju tërheqë zvarrë e t’ju nëpërkëmbë dinjitetin duke ju zhytur ju dhe PS-në, por edhe Shqipërinë në krizën e padijes dhe perversitetit të tij politik.”

PRESIDENTI

hjet në vitin 2013”; - thuhet në njoftim. Një lëvizje të tillë Nano e kishte paralajmëruar që në paraditen e djeshme kur shpërndau një deklaratë, me anë të së cilës sulmonte në mënyrë të pazakontë kryetarin e PS-së Edi Rama. Ky palokryetar ka guximin e më akuzon mua se qenkam përdorur si diversion dhe tallje nga qeveria, në një kohë kur Edi Rama rendi si batakçi nëpër natë me një torbë me ëndrra perverse kryeministrore drejt gjirit të Lalëzit, ku shiti brenda një nate 4 viktimat e 21 janarit, 26 viktimat e Gërdecit, zgjedhjet e 8 majit, zgjedhjet e 2009-s,

grevën e urisë të dhjetëra deputetëve dhe socialistëve e mijëra e mijëra sakrifica madhore që socialistët e mirë dhe të ndershëm kanë bërë për të. Pas darkës së gjirit të Lalëzit, nëse ka pasur një njeri që qeveria e ka përdorur dhe tallur keqazi, ky është Edi Rama. Edi Rama në darkën e gjirit të Lalëzit, por edhe në tryezat me Sali Berishën ka këmbëngulur vetëm te një pazar i ndyrë: “Kushdo le të zgjidhet president, vetëm Fatos Nano të mos zgjidhet.” E tallën dhe e lanë me gisht në gojë këtë humbarak pervers dhe liganak”, - thuhet në deklaratën e ish-kryeministrit socialist.

“Edi Rama sot ju ka shkaktuar juve, të dashur socialistë, humbjen e radhës. Beteja, qëndrimi dhe strategjitë e tij noprane, pa mend dhe prej arlekini i dhuruan Sali Berishës fitoren e radhës, duke i lënë fushë të lirë që ta zgjedhë vetë presidentin që donte. Unë prej muajsh e javësh i ofrova Edi Ramës dorën e bashkëpunimit dhe bashkimit, por Edi Rama e refuzoi me këmbëngulje. I kërkova të kalonim nga zona e mosmarrëveshjeve te zona e marrëveshjeve për të mirën e socialistëve dhe të Shqipërisë, por Edi Rama përsëri refuzoi.”

DEPUTETËVE “Të nderuar deputetë të Partisë Socialiste, tejkalojeni, refuzojeni sistemin e vullneteve të ndrydhura që ka instaluar Edi Rama në partinë tonë të përbashkët, e cila, kur kemi qenë bashkë, ka qenë liberale, demokratike dhe fituese. Bëhuni dalzotës dhe së bashku me Fatos Nanon fitoni për Partinë Socialiste dhe Shqipërinë. Ngrihuni përtej limbos së kryetarit aktual Edi Rama dhe bëjeni Partinë Socialiste dhe Shqipërinë fituese me Fatos Nanon. Sistemi humbës që ka instaluar Edi Rama duhet shembur dhe ndryshuar.

Nano: Të marrim në dorë fatet e PS-së Të dashur miq socialistë! U bënë vite tashmë që Edi Rama nuk përfaqëson më socialistët apo interesat e tyre. U bënë vite tashmë që Edi Rama përfaqëson vetëm një klan uzurpator e pervers humbarakësh e frikacakësh, që u ka shkaktuar socialistëve vetëm humbje, dhembje e nëpërkëmbje, sikurse e ka zhytur Shqipërinë në kriza të njëpasnjëshme. Edi Rama është mbjellësi i krizave, urrejtjes dhe humbjes. Edi Rama nuk e ka më mundësinë që të jetë përfaqësuesi, zëri e aq më pak lideri i socialistëve. Unë nuk mund të lejoj më që socialistët e mi të dashur, Partia Socialiste, e cila është partia e zemrës sime, të vazhdojnë të rropaten, rraskapiten, keqpërdoren, sakrifikohen, torturohen nga duart e papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë së Edi Ramës, i cili di veç të humbasë. Unë tashmë u vetofrohem të gjithë socialistëve dhe popullit opozitar që së bashku të marrim fatet e Partisë Socialiste dhe të Shqipërisë në duart tona.


04

« POLITIKE

E mërkurë 13 qershor 2012 •

KRYETARI I PS-së, EDI RAMA, PËRSHËNDET KONGRESIN ZGJEDHOR TË FRESSH-it

“S’do të lejojmë më vjedhjen e votave” Rama: Noter partiak në krye të shtetit, goditje e fortë për integrimin Albana Lika

N

ë fjalimin e tij në kongresin zgjedhor të FRESSH-it kryesocialisti Edi Rama akuzoi dje mazhorancën për mosarritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentin e ri të vendit. Rama fajësoi mazhorancën për atë që ai e cilësoi si goditje të rëndë për çështjen e bashkimit të Shqipërisë me Europën. Kreu i PS-së theksoi se presidenti i ri i vendit, Bujar Nishani, është një noter partiak, që iu imponua vendit, duke bërë që Shqipëria të jetë sot një hap më larg BE-së. “Ne bëmë gjithçka mundëm me javë të tëra që t’i jepnim vendit një shtytje të fortë në rrugën ende të përpjetë të bashkimit me Europën. U investuam deri në fund me gjithë zemër për një konsensus politik, që do t’i jepte Shqipërisë jo thjesht një president të ri të Republikës me mbështetjen e të gjitha palëve, po një shans real për të marrë statusin e vendit kandidat për Bashkimin Europian në vigjiljen e 100-vjetorit të pavarësisë. Por, fatkeqësisht, sot Shqipëria u gdhi me një noter partiak në rolin e presidentit të Republikës, duke i dhënë familjes europiane mesazhin më të gabuar para provimit të tretë të vjeshtës në Bruksel”, - u shpreh dje Rama. Opozita e bojkotoi votimin e së hënës për kreun e ri të shtetit në Kuvend, ku kandidati i mazhorancës, Bujar Nishani, siguroi votat e nevojshme për të marrë postin e Presidentit të ri të Republikës, një votim ky që për kreun e socialistëve bëri që vendi të humbasë një mundësi të madhe për integrimin. “Dje u humb një

“Do të doja që t’i shprehja në mënyrë të posaçme mirënjohjen, respektin dhe dashurinë bashkëpunëtorit dhe kolegut, për të cilin do të ruaj ç’ka më të mirë mund të ruhet në zemër, dhe ky është kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi”

E mandatuara e “Mjaftit” nga Erion Veliaj

Elisa Spiropali rizgjidhet në krye të FRESSH-it Të rinjtë socialistë pas votimit të djeshëm kanë rizgjedhur në krye të FRESSH-it Elisa Spiropalin. Joleza Koka, Juxhin Çela, Elis Hoxha, Maria Myridinas, Artur Micko dhe Elisa Spiropali ishin gjashtë garuesit për drejtimin e FRESSH-it, që përballën mes tyre platformat për kryesimin e të rinjve socialistë në turin njëmujor në 36 rrethe të vendit. Por pasuesja e Erion Veliajt në krye të “Mjaftit” dhe ndjekësja e tij në PS, Elisa Spiropali, doli fituese në këtë garë rinore. Për shumë prej kandidatëve për kreun e FRESSH-in problemi kryesor në drejtimin e forumit gjatë këtyre viteve ka qenë mungesa e organizmit, e aktiviteteve dhe deri te përçarja brenda anëtarëve. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të 7 prillit të kryesisë së PS-së u zhvilluan debate me tone të larta. Ristrukturimi i FRESSH-it dhe zgjedhja e kreut të këtij forumi ka qenë tema kryesore e debatit mes anëtarëve të kryesisë. Sekretari për rininë dhe emigracionin në PS, Erion Veliaj, ka shprehur në mbledhje mbështetjen e tij të plotë për emërimin në krye të FRESSH-it të Elisa Spiropalit, gjë që nuk është mirëpritur aspak nga deputetja socialiste Arta Dade. Anëtarja e kryesisë e ka kundërshtuar këtë kandidaturë, duke shprehur edhe arsyet e saj. Por nga ana tjetër reagimi i Veliajt ndaj këtij kundërshtimi të Dades ka qenë më shumë se i ashpër. Ai i është drejtuar deputetes socialiste duke thënë: “Jeni ju xhaketat e vjetra që pengoni zhvillimin e PS-së”, - do të theksonin burime brenda PS-së. Në këtë debat pas tërheqjes së kreut socialist, i cili u largua për shkak të tryezës që do të zhvillonte PS-ja për energjinë, ka ndërhyrë kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, i cili ka shprehur në mënyrë jo pak të fortë kundërshtinë e tij ndaj kandidates së mbështetur nga Veliaj.

mundësi e madhe. Politika e verbër e dasisë dhe kacafytjeve për çdo gjë u imponua mbi politikën e dialogut dhe të mirëkuptimit për çështjet e mëdha të Shqipërisë e të shqiptarëve. Çështja e madhe, më e madhja çështje e Shqipërisë sot, çështja e bashkimit tonë me Europën, mori një goditje të rëndë. Europa sot është më

larg se dje. Shqipëria sot është më larg se dje nga familja europiane”, - tha Rama. Shefi i selisë rozë, duke u ndalur në zgjedhjet elektorale të vitit të ardhshëm, akuzoi qeverinë se për shkak të keqqeverisjes “Shqipëria është bërë gazi i botës dhe të flasësh për kryeministrin, që punët i bën keq e më keq, si mos më keq. Pa dyshim

që po, është e lehtë, sepse ka kaq shumë gjëra që shkojnë keq dhe të jesh një opozitë që kritikon sot me qëllimin për të qenë në qeveri nesër pa dyshim që është pjesë e detyrës sonë”, - tha Rama. Më tej, duke shpalosur programin e Rilindjes Rama nënvizoi dhe detyrat që e presin opozitën deri në zgjedhjet e 2013-s.

“Partia Socialiste do të çlirojë energjitë e të gjithë njerëzve që duan ndryshimin për të ofruar planin më të detajuar qeverisës që një opozitë ka pasur ndonjëherë në rrugën drejt fitores së zgjedhjeve, një plan të mbështetur te vlerat tona shumë të çmuara si forcë progresiste dhe tek eksperienca jonë”, - tha Rama.

PS ORGANIZON CEREMONINË E 21-VJETORIT TË THEMELIMIT

Rama falënderon në mënyrë të veçantë Ruçin Nano mungon në ceremoni, i bën thirrje Ruçit që t’i bashkohet Partia Socialiste ka organizuar dje festën e 21-vjetorit të themelimit të saj në një ceremoni të vogël, që nuk ka zgjatur më shumë se një orë. Merrnin pjesë veç themeluesve, drejtuesve të lartë të kësaj partie, aleatëve, trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri dhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu. Siç ishte njoftuar, ra në sy mungesa e liderit historik të së majtës Fatos Nano, por dhe krerë të partive të mazhorancës, që me sa duket nuk ishin thirrur në këtë eveniment. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës së tij tha se në këtë përvjetor e majta gjendet në një periudhë sfidash të mëdha për vendin. Duke u shprehur mirënjohjen bashkëpunëtorëve të tij, Rama nuk la pa veçuar Gramoz Ruçin, të cilin e përshëndeti në veçan-

ti si bashkëpunëtorin më të afërt. Ruçit në të njëjtën ditë iu bë ftesa dhe nga Fatos Nano që t’i bashkohej lëvizjes së tij të re politike për të hequr e rrëzuar kryetarin aktual Rama. “Sjell në vëmendje 6 kandidatët e FRESSH-it, të cilëve u shpreh përgëzimet në emër të qytetarëve, që sot kanë drejtuar mesazhe të shumta nga aftësia e tyre e spikatur për të komunikuar idetë dhe bindje e tyre. Kartolinë plot shpresë dhe dritë se jo vetëm kjo është forca më e madhe politike në Shqipëri, por se kjo është e vetmja forcë politike në Shqipëri ku ka ripërtëritje të gjeneratave në shenjë respekti të njëri-tjetrit. Do të doja që t’i shprehja në mënyrë të posaçme mirënjohjen, respektin dhe dashurinë bashkëpunëtorit dhe kolegut, për të cilin do

të ruaj ç’ka më të mirë mund të ruhet në zemër, dhe ky është kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi”, - u shpreh Rama. Prej shtatë vjetësh ai që mbajti peshën kryesore në reformimin e Partisë Socialiste, Fatos Nano, nuk ka marrë pjesë në festat e organizuara për përvjetorët e kësaj partie. Hera e fundit që ai shkeli në selinë e partisë që drejtoi për më shumë se 13 vjet ishte kur u detyrua t’i kërkonte Ramës të çonte kandidaturën e tij për president, gjë e cila sërish iu refuzua. Nano tashmë, shumë më i revoltuar se më parë, ka shpallur një lëvizje të re, e cila synon më së pari rrëzimin e Ramës si kryetar i PS-së. A do të jetë kjo një tjetër katarsis, si ai që Nano ndërmori para dhjetë vjetësh? Kjo mbetet për t’u parë.

PRESIDENTI I RI Parlamenti Europian

Kukan: Statusi në rrezik pas krisjes PD-PS Mungesën e konsensusit mes partive politike për të zgjedhur Presidentin e ri të Republikës, Parlamenti Evropian e quan mundësi të humbur. Kreu i Delegacionit të PE-së, Eduard Kukan nëpërmjet një deklarate për shtyp tha dje se “Forcat politike në Shqipëri patën rastin të tregonin dialog e bashkëpunim edhe në zgjedhjen e Presidentit të ri, por edhe ky proces ishte një mundësi e humbur”. Kukan paralajmëron se pa rezultate të prekshme në përmirësimin e jetës politike, vendi nuk mund t’i arrijë synimet e tij të rëndësishme për këtë vit. Pas zyrtarëve të Strasburgut, reagojnë edhe përfaqësuesit e lartë të Komisioni Europian në Bruksel. Peter Stano, zëdhënës i Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule bëri me dije se përkundër premtimeve të bëra nga krerët e partive në Shqipëri, procesi i zgjedhjes së Presidentit tregoi paaftësinë për të bërë kompromis e konsensus në emër të interesave evropiane të Shqipërisë.

Telegrami

Ivanov uron Nishanin, takim mes tyre Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i ka dërguar dje një telegram urimi Presidentit të saposhpallur të Shqipërisë, Bujar Nishani. Në letrën e tij, Ivanov shpreh kënaqësinë e nivelit të lartë të marrëdhënieve të mira dhe miqësore midis dy vendeve si dhe për besimin që me angazhimin e përbashkët të kontribuojnë për përparimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët. “Sinqerisht shpresoj se do të vazhdojmë bashkëpunimin e suksesshëm dhe të frytshëm, që e kemi realizuar me pasardhësin tuaj. Me lejoni që me këtë rast të shpreh përcaktimin tim dhe të vendit tim për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve fqinjësore si dhe thellimin e dialogut politik me Shqipërinë. Jam i sigurt se përkushtimet tona të përbashkëta janë për afirmimin e paqes dhe stabilitetit në rajon drejt integrimit të shpejt në strukturat euroatlantike”, thuhet në telegramin e Presidentit maqedonas Ivanov.


intervistë • E mërkurë 13 qershor 2012

»

05

Presidenti i sapozgjedhur Bujar Nishani intervistë për gazetarin Bledni Fevziu në “Tv klan”

“Nuk kam marrë urim as nga Presidenti Bamir Topi, as nga kryesocialisti Edi Rama” P residenti i sapozgjedhur, Bujar Nishani, në një intervistë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut u jep përgjigje disa prej pikëpyetje të ngritura rreth figurës së tij, sidomos ato që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me Berishën, Ramën dhe Presidentin aktual Bamir Topi. - E keni pritur të zgjidheshit president? - Nuk e kam pritur. Ne zhvilluam një mbledhje të grupit parlamentar, ku rakorduam veprimet për të votuar zotin Artan Hoxha dhe iu drejtuam seancës për të votuar. - Emri juaj ishte përmendur më parë në lista... E vërteta kjo ka qenë. Edhe emri im gjatë tryezës ka qenë në listën që do paraqiteshin në takim për konsensus. Konfuzioni ishte që opozita s’mund të pranonte asnjë nga katër emrat. Opozita ka mbajtur një qëndrim brenda normave të sovranitetit të saj. Nuk besoj në teori konspirative apo plane paraprake, besoj në atë që m’u komunikua pas tërheqjes së zotit Hoxha. Krerët e partive të tjera janë thirrur nga Kryeministri Berisha dhe... - A e keni menduar se s’mund ta bëni dot këtë detyrë? - Nuk jam paraqitur ndonjëherë në tipin tim me stepjen për të marrë ndonjë detyrë. - A e menduat se nuk është thjesht të kalosh nga ministër në president? - Kjo pastaj ka të bëjë me integritetin e personit që merr përsipër një detyrë të tillë. Unë nuk mendoj se ka ndonjë kontradiktë në aspektin e kalimit nga ministër në president, sepse aty është dhe sfida kur merr një detyrë të tillë. - A keni qenë anëtar i PPSH-së gjatë kohës kur keni qenë pedagog në shkollën e

Bashkuar? - As kam aplikuar, as më është afruar për shkak të begraundit familjar. Familja nga babi janë detyruar që pas Luftës së Dytë të shpërngulen në Durrës dhe nga regjimi... - A keni qenë ju pjesëtar i ngjarjeve të shkurtit 1991? - Kam qenë pedagog në atë kohë dhe kam pasur një nga situatat më të vështira të jetës sime, pasi u pozicionuam kundër vendosjes së bustit. Mbaj mend që jam takuar me disa nga drejtuesit e PD-së. Unë në atë kohë jetoja brenda Akademisë dhe sa herë kthehesha nga puna gjeja gardërobën dhe dollapin e shqyer. Kam qenë kundër grupit që kërkonin vendosjen e bustit të Enver Hoxhës, madje në vitin 1997 u dëbova nga puna pikërisht për këtë. - Si jeni njohur me Berishën? - Në kohën kur Berisha më propozoi si sekretar të degës së PD-së së Tiranës. Në vitin 2000 kam pasur një angazhim të drejtpërdrejtë në fushatë. Dhe pas kësaj... - Ju jeni presidenti i 6-të i periudhës pas diktaturës. Mendoni se një president konsensual do të ishte më mirë? - Unë besoj më së shumti tek ajo çka përfaqëson integriteti i individit që merr një detyrë. Ne kemi eksperienca të ndryshme për persona të ndryshëm që kanë ardhur në krye të presidencës në Shqipëri. Nëse një person ka integritetin e plotë që të ndjekë dhe zbatojë atë frymë që përcakton Kushtetuta, modalitetet e përzgjedhjes s’kanë rëndësi. - Besoni se do të jeni një president i gjithë shqiptarëve?

- Njeriu beson në atë që merr për të zbatuar, sidomos në detyra kaq të larta. Dhe unë kam një eksperiencë të disa vjetve të marrjes së detyrave të vështira... -A kishit ju detyrimin që të dorëhiqeshit nga ministër? - Jo, sepse Kushtetuta i ka të qarta kriteret e përzgjedhjes së presidentit. Megjithatë, unë i kam paraqitur dorëheqjen Kryeministrit përpara se të fillonte votimi. - Ka pretendime se ju nuk mund ta kryeni detyrën për shkak të disa problemeve shëndetësore? - Së pari, unë besoj shumë në vlerat e një shoqërie të civilizuar dhe individë që iniciojnë pikëpyetje të tilla besoj se kanë probleme me civilizimin. Kam pasur një ndërhyrje para disa vjetve për shkak të një problemi të enëve të gjakut. Si pasojë e ndërhyrjes, mua kjo s’më lejon të vrapoj, por jo të kryej detyrën. - Keni marrë urime nga deputetë të PS-së, po nga kryetari i saj Edi Rama? - Unë kam pasur mesazhe dhe telefonata nga mjaft deputetë dhe drejtues lokalë të opozitës, por nga Edi Rama

deri tani s’kam marrë mesazh urimi. - Cilat janë raportet tuaja me Ramën? - Nuk kam pasur ndonjë raport frekuent. Në vitin 2009 kam pasur disa telefonata nëpërmjet telefonit për zgjedhjet për shkak të disa shqetësimeve që kishte ai për listën. Dhe për shkak të verifikimeve që bëheshin në terren, ka kërkuar shpjegime dhe unë i kam dhënë shpjegimet e duhura. - Nuk ju ka uruar zoti Topi? - Jo, s’kam asnjë mesazh dhe asnjë urim nga zoti Topi deri tani. - Cili do të jetë qëndrimi juaj ndaj kryeprokurores? - Unë nuk mund të shpreh qëndrime të miat pa marrë detyrën ose pa mbaruar mandatin e saj. Por natyrisht në këtë rast do të ketë një bashkëpunim mes presidentit dhe kryeprokurorit. - A do të jeni ju i aftë t’i thoni “jo” kryeministrit, nëse kërkesat e tij bien ndesh me detyrën tuaj? - Sigurisht që po. Unë besoj shumë te liria e individit. Dedikimi ndaj lirisë është një vlerë. Kështu që duke besuar te kjo liri. mendoj se mund t’i bësh ballë çdo presioni. - Ku do të banoni? - Unë do të respektoj të gjitha rregullat që përcakton protokolli i shtetit.

Kryesocialisti i kthen përgjigje ish-kryetarit të tij në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”

Rama: Akuzat e Nanos mllefe të neveritshme “Në zgjedhjen e Nishanit për president nuk kishte shkelje të Kushtetutës”

T

ë neveritshme dhe mllefe primitive” i cilësoi kreu i opozitës Edi Rama akuzat e ish-kryetarit të PS-së Fatos Nano në adresë të tij. I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, kreu i opozitës tha se PS-ja nuk ka nevojë për ish-liderin e saj, pasi ajo është dhe do të jetë fituese edhe pa të në zgjedhjet e 2013-s. “Unë nuk dua të humbas kohë me komente të këtyre që nuk di si t’i quaj, që janë të neveritshme, këto shfrime të një mllefi primitiv, që nuk kanë lidhje as me mua, as me PS-në, por kanë lidhje me paaftësi për të menaxhuar emocione negative, që më vjen keq. Ka vetëm një gjë për një unifikim, që është unifikimi i popullit shqiptar nën liderin e PS-së, se unifikimi i së majtës është me shumë cen dhe boshllëqe në pikëpamje të trajtimit të realitetit. Sa më rezulton, PS-ja ka fituar zgjedhjet më 2007-n dhe 2009-n dhe është vjedhur. Kjo është një dekadencë morale e intelektuale dhe një dekadencë qytetare”, - theksoi Rama. Më pas i pyetur se pse Partia Socialiste nuk kandidoi Fatos Nanon për postin e presidentit, Rama tha: “Fatos Nano nuk u kandidua sepse kandidatura politike ishte përjashtuar nga tryeza e negociatave. Konsensusi ishte plotësisht i mundshëm vetëm jashtë kandidaturave politike. Pati refuzim të qartë nga ana e Kryeministrit për një kandidaturë politike dhe për emrin konkret të Fatos Nano. Ne

i qëndruam deri në fund interesit kombëtar dhe vizionit dhe argumenteve tona. Shqipërisë i duhej konsensus dhe nuk i duhej një president që të ishte noter partiak i saj”, - tha Rama. Më tej kreu i PS-së shtoi: “Fatos Nano nuk mund të ishte kandidat i njëanshëm i PS-së, nëse Fatos Nano mund të ishte një nga emrat ku mund të krijohej konsensus. Fatos Nano nuk është pjesë e PS-së, ai ka ikur, e kam thënë edhe më përpara. Në rast se nuk kishim paragjykime, kjo lidhje me faktin se ai ka bërë një shërbim të qartë në gjithë këto vite. Si i tillë, ai pretendonte të ishte kandidat mbi palët dhe mes palëve. Me djegien e kandidaturës politike të Topallit u dogj fusha e politikës dhe nuk kishte shanse të vinte dikush me bagazh politik. PS-ja nuk mund të kandidonte Fatos Nanon”, - deklaroi Rama. Kreu i Partisë Socialiste u shpreh se me zgjedhjen e Bujar Nishanit në krye të shtetit nuk u shkel Kushtetuta, por u godit hapi europian i Shqipërisë, duke paralajmëruar humbjen e statusit të Shqipërisë për të tretën herë. “Presidenti i ri u zgjodh në rrugë Kushtetuese, nuk ndodhi atentat apo grusht shteti, por çka ndodhi është se u godit egër hapi europian i Shqipërisë. Nuk kemi problem tonin që të na e zgjidhë

presidenti. Problemi ynë është hapi europian dhe prapambetje në rrugën e integrimit dhe që Shqipëria rrezikon ta humbë statusin për të tretën herë si asnjë vend tjetër. Sepse mesazhi ishte i qartë dhe po ashtu edhe dëshira e familjes europiane për të na dhënë një dorë, konsensus, konsensus, konsensus. Konsensusi dhe jo emri ishte ajo çka duhej të prodhonte Republika e Shqipërisë. Pala tjetër në vend të konsensusit zgjodhi emrin, zgjodhi të çojë në Presidencë një noter partiak”, - nënvizoi Rama. Duke iu referuar komenteve që Rama ka bërë në adresë të ministrit Nishani kohë më parë, kryesocialisti sqaroi se nuk ka asgjë kundër tij, por Presidenti nuk mund të jetë ministër qeverie. Ndërkohë, sa i takon përzgjedhjes se kreut aktual të shtetit Bamir Topi, Rama tha se ai u përzgjodh përmes një procesi të turpshëm, po ashtu si dhe Nishani u zgjodh sipas Kushtetutës. “Unë nuk kam asgjë personale me ministrin që u bë president, por kam një arsye të fortë parimore dhe politike për të këmbëngulur që presidenti nuk mund të kthehet ministër i qeverisë. Ai është de facto një ministër i qeverisë”,- theksoi Rama. Sipas Ramës, për sa kohë që u shmang zgjedhja e Jozefina Topallit dhe Ridvan Bodes si president, duhej shkuar deri në fund me konsensus nga ana e Sali Berishës. Rama i cilësoi dy kandidaturat e mazhorancës, Xhezair Zaganjorin dhe Artan Hoxhën, të njëanshme dhe të papranueshme për opozitën, e cila synonte që në krye të herës konsensusin. “Kandidimi i parë ishte i njëanshëm dhe nga ana tjetër nuk përmbushte ekzigjencat tona. Kandidimi i dytë ishte tërësisht i njëanshëm dhe kandidati ishte i papranueshëm,

sepse në këndvështrimin tonë ishte zëdhënësi më publik i qeverisë”, - tha Rama. Kreu i PS-së bëri publike se në tryezën me Kryeministrin Berisha për zgjedhjen e Presidentit opozita u ul për të dhënë konsensus, ndërkohë që pala tjetër nxori justifikime. “Me Kryeministrin kam diskutuar si kryeministri i vitit 2013 me kryeministrin aktual për të kuptuar se humbja e statusit kandidat nuk është humbja e një certifikate, por e një mundësie që nuk e kemi më. I kam sqaruar perspektivën aspak të ndritur në të cilën ndodhet ekonomi shqiptare. Përballja me pasojat e akumulimit dhe një politikë amatoreske ekonomike dhe financiare. Po të kishim vizion e Europës, do të kishim kuptuar se konsensusi është më i rëndësishëm se emri”, - theksoi Rama. Rama akuzoi liderin e LSI-së Ilir Meta se braktisi pozicionin fillestar për zgjedhjen e presidentit. “Luajti rol pozitiv në fillim dhe negativ në fund, se braktisi pozicionin fillestar dhe u bë pjesë e asaj që tha se nuk do bënte kurrë: zgjodhi një noter partie. Pozicioni i tij ka qenë i qartë se nuk do të pranonte një kandidat të PD-së”, - u shpreh Rama. I pyetur për mundësinë e një koalicioni me LSI-në, Rama tha se LSI-ja është pjesë e qeverisë, ndaj për këtë arsye PS-ja në zgjedhjet e 2013-s do të shkojë me aleatët e saj. Por ai nuk mohoi faktin se, nëse LSI-ja e braktis qeverinë, PS-ja do të jetë e hapur për debat. “LSI-ja është pjesë e koalicionit qeverisë. Dhe ne jemi përballë dhe do t’i fitojmë zgjedhjet me koalicionin tonë. Nëse do ta braktisë qeverinë, atëherë mund të jetë forcë opozitare dhe mund të hapin dialogun për të fituar zgjedhjet”, - deklaroi Rama. Marrë me shkurtime nga “News 24”


06

« SOCIALE

E mërkurë 13 qershor 2012 •

NUK DO TË KETË MË RRITJE MOSHE PËR PENSIONET E KATEGORISË SË TRETË

Përfundon rritja e moshës së pensionit Rritje graduale çdo vit deri më 2023 për kategorinë e parë dhe të dytë Pranvera Kola

Mosha e daljes në pensione për punët e kategorisë së tretë nuk do të pësojë tjetër rritje në gjashtëmujorin e dytë të vitit, pasi ka arritur në kufijtë maksimal të kërkuar, pra 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë

P

ërfundon rritja e moshës së pensionit për profesionet e kategorisë së tretë. Ekspertët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore kanë bërë me dije se mosha e daljes në pensione për punët e kategorisë së tretë nuk do të pësojë tjetër rritje në gjashtëmujorin e dytë të vitit, pasi ka arritur në kufijtë maksimal të kërkuar, pra 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë, bashkë me periudhën e sigurimeve, që për të dyja gjinitë ka arritur në kufirin maksimal të 35 vjetve të konfirmuara vjetërsi kontributeve. Ndërsa për dy kategoritë e tjera rritja e moshës së daljes në pension do të vijojë edhe gjatë viteve në vijim. Kreu i Drejtorisë së Përfitimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Sabah Goci, ka bërë me dije se mosha e daljes në pension për punët e kategorisë së parë dhe të dytë do të pësojë rritje me 6 muaj çdo vit deri në arritjen e kufirit maksimal për burrat 65 vjeç dhe për gratë 60 vjeç. Grafiku i ndryshueshmërisë për moshën e daljes në pension përfundon rritjen maksimale në vitin 2023 për punët e kategorisë së parë dhe në vitin 2014 për punët e kategorisë së dytë. Për secilën nga kategoritë do të pësojë rritje graduale gjatë vitit 2014-2015 edhe vjetërsia kontributeve për 35 vjetët e kërkuar, kriter ky që nuk do të pësojë ndryshime të tjera pas arritjes së këtij kufiri, pavarësisht ndryshimeve të moshës. Bashkëngjitur shkrimit gjenden të detajuara ndryshimet që do të pësojë mosha e daljes në pension për të gjitha kategoritë përfituese si dhe vjetërsia e punës që këto kategori duhet të sigurojnë për të marrë pensionin. Lidhur me vitet e vjetërisë në punë për punët e kategorisë së parë dhe të dytë, nga vjetërsia e punës gjithsej që kërkohet, 3/4 e saj duhet të jetë kryer në punë të kategorisë së parë dhe të dytë, me përjashtim të personave që kanë punuar në miniera në nëntokë ose në punime të tjera të nëntokës, të cilëve u kërkohet që 1/2 e periudhës së punës të jetë në këto punime. Pak ditë më parë është zyrtarizuar edhe skema e rritjes së pensioneve të fshatit e qytetit, duke filluar nga 1 korriku i këtij vitit. Sipas programit të qeverisë, pensionet do të pësojnë tjetër rritje të diferencuar - në nivelin 4 për qind për pensionet në qytet dhe mbi 5 për qind do të jetë rritja për pensionet e ulëta të fshatit. Rritja më e madhe shkon për pensionet e ulëta të fshatit, me qëllim barazimin e tyre me pensionet e qytetit, që parashikohet të arrihet deri në fund të vitit 2013. Në këto kushte, kategoritë e personave që po afrojnë moshën e marrjes së pensionit të pleqërisë duhet të dorëzojnë kërkesën një vit para se të plotësojnë kushtet për marrjen e pensionit pranë Agjencisë lokale të Sigurimeve Shoqërore në vendbanimet e tyre. Ky është një ndër kushtet kryesore që duhet plotësuar për të përfituar sa më herët nga skema e pensioneve.

2014 KATEGORIA E DYTË Shënon fundin e rritjes së moshës së daljes në pension për të gjitha profesionet që përfshihen në kategorinë e dytë. Mosha maksimale e daljes në pension për burrat arrihet në 65 vjeç, ndërsa për gratë në 60 vjeç. Vjetërsia kontributeve e kërkuar për të dyja kategoritë është 35 vjet të konfirmuar.

NDRYSHIMET PËR TË TRIA KATEGORITË Kriteret për pensionet e pleqërisë nga 1.07.2012 deri më 30.06.2013 janë: 1. Për punë të kategorisë së parë: Burri Gruaja Datëlindja 1.07.1953-30.06.1954 1.07.1958–30.06.1959 Mosha vjeç 59 54 Periudha e sigurimit vjet 33 33 2. Për punë të kategorisë së dytë: Datëlindja 1.07.1948–30.06.1949 1.07.1953–30.06.1954 Mosha vjeç 64 vjet e 6 muaj 59 vjet e 6 muaj Periudha e sigurimit vjet 35 35 3. Për punë të kategorisë së tretë: Datëlindja 1.07.1947–30.06.1948 1.07.1952–30.06.1953 Mosha vjeç 65 60 Periudha e sigurimit vjet 35 35 4. Për nënat me shumë fëmijë: Datëlindja 1.07.1959–30.06.1960 Mosha vjeç 50 Periudha e sigurimit vjet 30

2023 KATEGORIA E PARË Shënon vitin kur mosha e daljes në pension për profesionet e kategorisë së parë do të arrij në kufirin maksimal. Deri në këtë vit mosha e daljes në pension për burrat dhe për gratë do të pësojë rritje graduale me 6 muaj çdo vit. Rritja do të vijojë edhe për vjetërsinë e kontributeve deri në plotësimin e 35 vjetve të kërkuar.

KUSHTET E PRANIMEVE NË UNIVERSITETIN E ARTEVE PËR 2012-2013

Përzgjedhja e fituesve me konkurs Kriteret dhe rregullorja e konkurrimit për tri fakultetet Zbardhen kriteret e konkursit të pranimeve në Universitetin e Arteve për vitin e ri akademik 2012–2013. Për të vijuar studimet e larta në të tria fakultetet e këtij universiteti krahas rezultateve të maturës maturantët duhet të marrin pikët maksimale në konkursin special që universiteti do të zhvillojë gjatë muajit korrik sipas programeve përkatëse në të tria fakultetet: atë të Muzikës, të Artit Skenik dhe Arteve të Bukura. Pikët e konkursit përbëjnë kriterin bazë për t’u përfshirë në listën e fituesve. Kjo pasi pranimi i kandidatëve në

Universitetin e Arteve bëhet mbi bazën e rezultatit të konkurseve që zhvillohen pranë fakulteteve përkatëse në bazë të kritereve të miratuara nga Ministria e Arsimit, të cilat përbëjnë rreth 80 për qind të peshës vendimtare në përzgjedhjen e fituesve dhe pjesa e mbetur mbulohet nga rezultatet e arritura nga këta kandidatë në provimet e maturës shtetërore. Secili prej fakulteteve tashmë ka miratuar edhe kriteret dhe rregulloret se si do të zhvillohen konkurset për çdo program studimi, së bashku me procedurën e vlerësimit që do të ndiqet. Në

faqen zyrtare www.artacademy.al do të gjeni të detajuar programin e plotë të testimit që do të zhvillohet për të gjitha specialitetet studimore që ofron ky universitet gjatë vitit të ri akademik. Gjatë muajit korrik dekanatet e fakulteteve do të marrin masat për ngritjen e komisioneve të pranimit për programet e studimit, ndërkohë do të shpallin edhe datat e zhvillimit të regjistrimeve për të gjithë kandidatët që do të marrin pjesë në konkursin për pranimet që ky universitet do të realizojë gjatë vitit të ari akademik.

SHKURTE Përfshija në punë

Shqetësuese dhuna ndaj fëmijëve Dhuna ndaj fëmijëve në vendin tonë mbetet ende në nivele shqetësuese. Monitorimet e kryera nga shoqatat për mbrojtjen e fëmijëve konstatojnë se dhuna ndaj tyre jo vetëm në familje, por dhe në shkollë e shoqëri ka pësuar rritje. Dje në Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve koalicioni “Bashkë për Kujdesin e Fëmijëve” theksoi se gjysma e fëmijëve në vend rrihen, ndërsa 12% e fëmijëve të moshës nga 5 deri 14 vjeç shfrytëzohen për punë të ndryshme. Përfaqësuesja e këtij koalicioni, Daniela Shkalla, ka pohuar se “forma më e keqe e shfrytëzimit është ajo ku fëmijët janë të detyruar të qëndrojnë në rrugë, sepse aty bëhen pre e abuzimeve të kalimtarëve, dhe nuk janë thjesht abuzime fizike dhe psikologjike, por dhe abuzime që më pas mund të shkojnë në abuzime seksuale të këtyre fëmijëve”. Organizatat e të drejtave të të miturve kanë kërkuar që shteti të marrë masa urgjente për hartimin e një plani konkret për zbutjen e kësaj dukurie.

Shëndetësi

Italia i fal borxhin prej 20 milionë euro Borxhi prej 20 milionë euro që Shqipëria i kishte Italisë nuk do t’i kthehet më vendit fqinj, por do të kalojë për pajisjen e poliklinikave në vend me aparatura të reja diagnostikuese. Falja e borxhit është konfirmuar gjatë marrëveshjes së nënshkruar dje ndërmjet ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili dhe ambasadorit italian Masimo Gaiani për pajisjen me aparatura të dy poliklinikave të Tiranës dhe tri poliklinikave në rrethe (Korçë, Gjirokastër dhe Peshkopi). “Synojmë të jemi të pranishëm mes një mjeti të ri, që është konvertimi i borxhit. Bëhet fjalë për një formulë të re, e cila përqendrohet në faktin që borxhi që ka kontraktuar qeveria italiane me atë shqiptare vite të shkuara mund të përdoret nga qeveria shqiptare në formën e fondeve të vogla, pra projekte këto të bashkërenduara me Kooperacionin Italian. Falë kësaj formule të re do të bëhet i mundur financimi i projekteve në fushën sociale dhe shëndetësore”, - tha Gaiani.


EKONOMI • E mërkurë 13 qershor 2012

»

07

FLUKS MINIMAL NË SPORTELE. PARASHIKOHEN RADHË NË GUSHT

Hipoteka apel qytetarëve: Rivlerësoni banesat pa radhë T ë gjithë qytetarët që duan të përfitojnë nga procesi i rivlerësimit të banesave duhet të nxitojnë ta bëjnë gjatë këtyre muajve për të mos krijuar radhë të gjata në sportelet e Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në muajin gusht. Duke pasur parasysh traditën shqiptare për t’i bërë gjërat në momentin e fundit, drejtuesit e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, u bëjnë apel qytetarëve që jetojnë në Shqipëri që procesin e rivlerësimit të banesave ta përfundojnë në muajt qershor dhe korrik, ndërsa gjatë muajit gusht të kryejnë veprime vetëm emigrantët. Afati i fundit për të bërë rivlerësimin e banesave është data 31 gusht dhe parashikohet që ky muaj të ketë fluks të lartë kërkesash. Sipas të dhënave procesi i rivlerësimit të pasurive ka ngecur që në javën e dytë të muajit prill, menjëherë pasi u shty ligji për amnistinë fiskale, për pjesën e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Aktualisht rezulton se qytetarët shqiptarë drejtohen për të rivlerësuar apartamentet e tyre vetëm në momentin që kanë vendosur t’i nxjerrin në shitje ato. Ndërkaq ai shprehet se ligji i amnistisë fiskale është në funksion të lehtësimit të barrës fiskale të qytetarëve, pasi pas përfundimit të afatit ligjor, ata do të rivlerësojnë banesat me çmimin e tregut me një taksë prej 10%, ndërkohë që tani ata mund të paguajnë vetëm 1% të shumës. Ndërkohë, në rast se do të bëhet kalimi i pronësisë së pasurisë së paluajtshme pas rivlerësimit, tatimi për kalimin e së drejtës së pronësisë llogaritet si diferencë e çmimit të shitjes dhe çmimit të rivlerësuar të pasurisë. Në rast se kjo diferencë është negative, nuk paguani tatim. Në kuadër të rivlerësimit të objektit, nëse një apartament i blerë në vitin 2002 kushtonte 30 mijë USD dhe sot kushton 100 000 USD, ka një diferencë në vlerë prej rreth 100 000 USD, e cila do të bënte që taksa në masën 10 për qind të ishte 7 000 USD. Duke bërë vlerësimin paguhet vetëm 700 USD. Sipas të dhënave nga tregu i shitblerjeve të apartamenteve në Tiranës, mësohet se procesi i rivlerësimit ka nxitur njerëzit të shesin pasuritë e tyre të paluajtshme gjatë fundit të vitit 2011, duke bërë që ky sektor të ketë pasur 25 për qind më shumë shitje se në fund të vitit 2010. “Procesi i rivlerësimit ka kaluar nëpër dy kategori të interesuarish. E para janë personat, të cilët kanë rivlerësuar pasuritë për të ditur se sa kushtojnë ato dhe këtë e kanë bërë në zyrat e Hipotekës me çmime reference, dhe e dyta është kategoria e personave, të cilët janë nxitur të shesin shtëpinë dhe e kanë

TAKSAT

SHTYRJA

Referuar të dhënave zyrtare të Financave, nga ky proces janë mbledhur 20 milionë dollarë taksa që kanë hyrë në arkën e buxhetit të shtetit. Qytetarët janë duke përfituar nga periudha e dytë ligjore e faljes fiskale, sepse e para përfundoi më 31 mars 2012. Agjencitë imobiliare por edhe ekspertët e autorizuar për këtë qëllim në zyrat hipotekare janë duke pritur emigrantët.

Qeveria, duke parë fluksin e personave të cilët kanë rivlerësuar banesat gjatë muajit mars, mori vendimin për të shtyrë vetëm afatin e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri në 31 gusht 2012. Ndërkohë, mësohet se pavarësisht fluksit të kërkesave të qytetarëve në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive nuk do të ketë më asnjë shtyrje afati për rivlerësimin.

Shtohet shitblerja e apartamenteve

Bozho: Po legalizohen mbi 2 mijë ndërtime në javë Çdo javë në Shqipëri formalizohen mbi 2 mijë prona, nga të cilat gjysma në zonën e Tiranës. Kryetari i Agjencisë së Legalizimeve për Tiranën, Kreshnik Bozho, tha dje gjatë një forumi të organizuar nga agjentët e pasurive të paluajtshme, se procesi i legalizimeve e ka kaluar ngërçin dhe mund të japë një kontribut të rëndësishëm për gjallërimin e tregut të pronave. Gjatë këtij forumi, agjentët e pasurive të paluajtshme diskutuan rreth mënyrës për të rregulluar profesionin dhe për të përcaktuar ligjërisht rolin dhe përgjegjësitë e tyre në tregtimin e pasurive të paluajtshme. Këshilltari i kryeministrit për Urbanistikën, Flamur Kuçi, tha se rregullimi i tregut të pasurive të paluajtshme mund të bëhet vetëm në kuadrin e një rregullimi të plotë të zhvillimit urban të vendit. Përfaqësuesit e agjencive imobiliare kanë shtruar idenë e një reforme të mirëfilltë rregullatore të tregut të pasurive të paluajtshme. Sipas tyre, është i nevojshëm një plotësim i kuadrit ligjor, në mënyrë që në transaksionet e pasurive të paluajtshme të garantohen interesat e palëve të përfshira, interesat e shtetit, veçanërisht në mbledhjen e taksave, por edhe të mbrohen agjencitë nga konkurrenca e pandershme. Sipas të dhënave të paraqitura rezulton se tregu i pasurive të paluajtshme ka shfaqur këtë vit shenja përmirësimi, pavarësisht momentit të pafavorshëm që po kalon ekonomia. Gjatë tremujorit të parë të vitit është regjistruar një rritje e shit-blerjeve me 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas agjencive, rritja është vërejtur që në 6 mujorin e dytë të vitit 2011 dhe besohet se lidhet me shtimin e numrit të pronave me certifikata pronësie, por edhe me mundësitë për të blera me çmime të favorshme në zona të veçanta të Tiranës.

HIPOTEKA Procedura, si aplikohet për të bërë rivlerësimin Si fillim personat e interesuar me një dokument identifikimi duhet të paraqiten pranë sporteleve të përcaktuara për këtë proces në zyrat e hipotekës dhe të plotësojnë në dy kopje formularin e aplikimit, ta nënshkruajnë dhe ta dorëzojnë pranë punonjësit të zyrës së Hipotekës. Ky punonjës, verifikon saktësinë e informacionit në formular dhe llogarit masën e tatimit të rivlerësimit dhe pasi nënshkruan formularin e aplikimit një kopje të tij ia jep qytetarit. Pasi të ketë përfunduar këtë procedurë i interesuari shkon në bankë dhe bën pagesën në shumën 1 për qind të rivlerësimit të pasurisë për të cilën ka aplikuar. Pasi ka përfunduar këtë procedurë, me mandat-pagesën e tatimit, riparaqitet te punonjësi i ZVRPP, si dhe depoziton kërkesën për shërbimin e lëshimit të kopjes së kartelës së pasurisë apo vërtetimit të pronësisë së paluajtshme. Brenda 10 ditëve, zyra e Hipotekës dërgon me postë kopje të kartelës së pasurisë. Ndërkohë, në rast se do të bëhet kalimi i pronësisë së pasurisë së paluajtshme pas rivlerësimit, tatimi për kalimin e së drejtës së pronësisë llogaritet si diferencë e çmimit të shitjes dhe çmimit të rivlerësuar të pasurisë.

rivlerësuar atë me ekspert të autorizuar me çmimin e tregut, pasi në këtë mënyrë ata kanë fituar 9 për qind të shumës”, theksojnë ekspertët e pronave. Sipas agjentëve, janë 70 për qind e emigrantëve të ardhur për pushime që kanë bërë rivlerësimin e banesave të tyre. Madje, agjentët theksojnë se emigrantët këtë vit erdhën më parë se vitet e shkuara në at-

dhe, pikërisht për të përfituar nga rivlerësimi i pasurive me 1 për qind të shumës totale të vlerës së banesës. Sipas statistikave zyrtare, deri në fund të marsit është futur në treg, nga zbatimi i ligjit të faljes fiskale për zërin “rivlerësim pasurish të paluajtshme”, një vlerë prej 171. 7 miliardë lekësh. Vetëm në muajin janar-shkurt kanë përfituar rreth 20 mijë qytetarë.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


08

« SPECIALE

E mërkurë 13 qershor 2012 •

TAJAR HATIPI, MËSUESI NORMALIST QË SHKROI ABETAREN E PARË NË KOSOVË. PËRPJEKJET PËR MËSIMIN E SHQIPES

Kur mësonjësit mbanin në gojë farë karafili për të mos ua prishur myslimanëve

N

dërsa jeton në Suedi në moshën e pensionit, i biri i një prej mësuesve normalistë që shërbyen në Kosovë na e sjell veprën e të atit, një prej mësuesve e shkrimtarëve shqiptarë që kontriboi aq shumë por që njihet aq pak nga pjesa shqiptare dhe sidomos Elbasani. Me shqipen e tij dialektore dhe të një shqiptari që jeton prej kohësh në një vend të huaj, Shkumbin Hatipi sjell nëpërmjet një interviste për “Metropol” kujtimet për babain, që ka shënuar emrin me germa të arta në historikun e arsimit të Kosovës. Tajar Hatipi ishte pjesë e dërgatës së mësuesve që u shpërndanë nga Ernest Koliqi në të gjitha trevat shqiptare. Si e filloi mësimdhënien në Kosovë dhe si u prit nga kosovarët? Tajar Hatipi, babai im u lind dhe u shkollua në “qytetin e portokallit”. Intelektualë eminent të shoqërisë shqiptare kanë qenë të angazhuar si mësimdhënës në “Normalen” që e kishte ndjekë babi. Gjatë shkollimit i rastisi të vizitojë edhe Italinë ku përforcon gjuhën dhe fiton eksperiencë. Ai vet thoshte se të gjitha këto i kishte bërë duke falënderuar edhe mbështetjen morale dhe materiale të dajës së vet Ymer Saraçit. Me të mbaruar “Normalen”, Ministria e atëhershme e Arsimit, me dekret cakton babin mësues në Dulë, fshat ky ndërmjet Prishtinës dhe Prizrenit. Për babin ishte kjo një pikë që gjindet jo në fund të botës por pak më larg. Ishte viti 1942. Analfabetizmi në Kosovë ishte më se 90%. Mund të merret me mënd shkalla e mjerimit të popullatës shqiptare kur dihet se prej rënies së perandorisë otomane e deri te ajo kohë, shqiptarët e Kosovës kanë qenë të dënuar të jetojnë nën okupim të Jugosllavisë së vjetër ku si politikë aktive shtetërore ka qenë ajo që me çdo kusht tu mohohet identiteti shqiptar i kosovarëve dhe me kohë të dëbohen apo zhduken. Në qarqe diplomatike të këtij shteti kemi edhe propozime makabre si ai që quhej “bakllava” sipas të cilit kryefamiljarët e dalluar shqiptarë që nuk pajtohen ta lëshojnë vendin do t’u ofrohet të hanë bakllava sa të duan (e nëse nuk duan duhet tu shtyhet me dhunë) derisa të plasin. Për politikë do të deklarojnë se popullatën e Kosovës e kanë aq pranë zemrës saqë e mbajnë me bakllavë. Së shpejti babi caktohet inspektor arsimi për rrethin e Prizrenit dhe i bie t’i vizitojë si fshatrat me shkolla ashtu edhe ato ku duhej ndërtuar shkolla të reja. Si ishte gjendja e arsimit në Kosovë në periudhën kur u vendos babai? Nuk ishte çdo gjë nën çdo nivel. Prapambetja ishte ajo që ishte mbi çdo nivel. Pra, kuadrove të rinj u ra barrë e rëndë për të filluar prej zeros organizimin e mësimit jo vetëm për shkollarët e rregullt por edhe për burra e gra në moshë. Këtu e tutje populli i Kosovës këta mësimdhënës do t’i quaj pishtar t`arsimit të cilët u desh të angazhohen edhe për të çuar përpara edhe jetën kulturore në përgjithësi. Ndonjëherë u binte të vizitonin brenda të njëjtës ditë dy fshatra të besimit të ndryshëm. Në këto raste ishte i detyruar të mbante me

vete farë karafili. Kur gjendej në fshatin katolik nuk donte t`ia prishte mikpritësit edhe e çonte ndonjë gotë me të dhe me të vazhduar rrugën për në fshatin mysliman vendoste farën e karafilit nën gjuhë për të mos kundërmuar raki e kështu mos ofenduar mikpritësin tjetër. “Në atë kohë ditët zgjatnin 28 orë, 24 për punë dhe 4 për të fjetur!” Popullata ishte e prapambetur por shumë e vetëdijshme për rëndësinë e arsimit prandaj pishtarët e arsimit në cilëndo odë që ndodheshin ndiheshin si në shtëpi të vet. Më hapjen e Normales së Gjakovës i bëhet goditje frontale analfabetizmit ku angazhohet shumica e pishtarëve t`arsimit e ndër ta edhe prindërit e mi. Më vonë, me caktimin e Prishtinës kryeqytet, Normalja transferohet në Prishtinë me të gjithë personelin. Pra bartet edhe familja

ime: babi, nana, Burimi dhe Blerimi. Unë linda në Prishtinë në vitin 1953. Ai ishte dhe një redaktor i shqipes në Kosovë. Ç’mund të thoni për këtë pjesë të veprimtarisë së tij? Me kalimin e kohës paraqitet nevoja për punëtorë dhe udhëheqës në anë të tjera si në gazeta, revista radio e tjerë kështu që babi kalon me punë në redaksinë e revistës për kulturë e arsim ”Jeta e Re” prej kah bashkëpunon edhe me mediat tjera si me Rilindjen Radio Prishtinën, Teatrin popullor, Përparimin e kështu me radhë. Më vonë do ta gjejë veten si kryeredaktor i revistës për fëmijë “Pionieri” e fundi i jetës e gjen atë si kryeredaktor i revistës për humor ”Thumbi”. Një mandat e ka mbajtur edhe postin e Kryetarit të Shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës. Në kohën kur bie perdja e hekurt dhe shqiptarët ndahen edhe njëherë në copë, përpilon si bashkëautor Abetaren e parë për copën e Kosovës. Ndoshta duhet cekë se më vonë, do të paraqitet si përpilues edhe i Abetares për të verbrit në gjuhën shqipe. Çfarë shpagimi më të madh mund të fitojë njeriu se atë kur një i verbër shpreh mirënjohje duke thënë se tash po sheh! Si autor i disa përmbledhjesh tregimesh dhe humoreskash për të rritur e për fëmijë, shumë artikujve disa shfaqjeve teatrore e përkthimeve të ndryshme nga gjuha italishte e serbokroate si dhe për pu-

nën e tij të palodhshme si pedagog është nderuar me shumë dekorata, shpërblime e mirënjohje. Me ardhjen e pishtarëve të arsimit vihet në veprim një revolucion i vogël, ai i ngjitjes së emrave shqip si një dëshmi shtesë e vetëdijesimit kombëtar. Filluan të përhapeshin emrat si: Veton, Burim,Vjosë, Burbuqe, Shpresë në vend të emrave si: Tajar, Myzafere e të ngjashëm. Njerëzit filluan ta pyetshin vetveten: Ç’është kjo kafehane? A nuk bënë kafene´? Ç’është kjo akqihane? A nuk bënë gjelltore? Ç’është kjo qebapqihane? A nuk bënë mish në hell? Diçka mbi familjen që krijoi Tajar Hatibi në Kosovë? Derisa punoi në Prizren njihet dhe martohet me Myzafere Gjinalin, gjithashtu arsimtare e cila kishte një djalë Tomorrin nga martesa e saj e parë. Tomori mbetet të jetojë në Tiranë. Nga martesa me babin lindën tre djem: Burimin (tani i ndjerë) , futbollist, gazetar sporti, bashkëorganizator i ligës futbollistike të Kosovës për shqiptarët në kushtet e okupimit serb e gjithashtu nënshkrues i memorandumit të 215 intelektualëve kosovarë. I dyti është Blerimi dhe i treti unë Shkumbini, ne që të dy inxhinierë e tashmë në moshë pensioni. Çfarë kujtoni një histori të veçantë nga babai. Po si prind çfarë do të veçonit? Sipas nënës ishte paksa shumë i butë me fëmijët në përgjithësi. Kështu njëherë, pas një faji që e kishim bërë ne fëmijët e shtëpisë e hamë një bërtitje në kupë të qiellit nga nana mu në çastin kur babai ishte duke hyrë te dera. Ajo i vërsulet: Sa mirë që erdhe se mu shky gurmazi me këta fëmijë. E kanë merituar një thupër të trashë. E babi shpejt Tajar Hatipi kthehet prapa, del përjashta, gjen një thupër të trashë dhe hyn brenda dhe qëndroj para nesh ashtu i ngrysur rrebesh. Plasi natyrisht një gaz i papërmbajtur. Po qe se fëmijët i kishin dëgjuar prindërit e tyre për çdo gjë dhe për çdoherë atëherë kjo botë do të ndalesh. Qeni duhet nënshtruar e jo fëmija apo nxënësi. Apo shprehja: Tokmak është ai mësimdhënës që e qorton nxënësin e vet duke i thanë tokmak! Apo: mësimdhënësi gjendet aty ku gjendet për të dhënë kuadro më të afta se ai vet! Pse nuk mundi të kthehej më kurrë në vendlindje? Babai vdiq në vitin 1977 në kohën kur filloi të ndihet një çelje modeste e derës së hekurt kah Shqipëria. Nuk kërkoi leje për të udhëtuar atje, sipas meje i friguar prej konsekuencave eventuale për të afërmit tanë atje. Pati deklaruar diku apo, e pat shkruar se nuk kishte ditë mirë ta definojë se çka është lumturia, por e din se i vjen erë portokalli! E kam pasur babë e pastaj edhe shok. Ishte kënaqësi. Krenohesh që i takonte këtij populli që rrinte këmbëkryq, por kurrë duarkryq. Kuadrot që nxori Normalja e atëhershme u bënë bartës kryesor të formimit të Universitetit të Prishtinës, qendër e shkollimit superior modern. Emrat e kolegëve dhe nxënësve të Normales mund të gjinden në shoqatën e veteranëve të arsimit të Kosovës kurse pothuajse të gjithë letrarët e kohës i ka pas shokë apo kolegë. Bisedoi: Ledia Lleshi

Jetëshkrimi i Tajar Hatipit Tajar Hatipi u lind në vitin 1918 në Elbasan. Rrjedh prej një familjeje tradicionale qytetare. I ati i tij, Hasipi ishte nëpunës. Pas vdekjes së nënës, Mynyre Saraçit, për Tajarin dhe motrën e tij, Ballkyzin u kujdesën dajat. Nënë iu bë gjyshe Banuja. Në Elbasan kreu shkollën fillore dhe Normalen. Si mësues shërbeu për herë të parë në fshatin Duhël afër Suharekës. Aty mbeti disa vjet. Pastaj fill pas çlirimit shkoi në Prizren, ku shërbeu si arsimtar i gjimnazit, inspektor i arsimit dhe drejtor i shkollës fillore. Në vitin 1947 u transferua në Gjakovë si arsimtar i shkollës normale, në të cilën shërbeu edhe pasi kjo u shpërngul në Prizren. Si arsimtar i shkollës Normale mbeti gjer në vitin 1962. Prej këtij viti Tajar Hatipi ishte kryeredaktor i revistës për fëmijë “Pionieri” si profesionist. Ai gjithashtu ishte edhe redaktor i revistës “Jeta e Re” prej daljes në dritë të saj. Me shkrime filloi të merret më parë si korrespondent i gazetës “Sporti” në Shqipëri. Pastaj si korrespondent i “Rilindjes” në Prizren dhe Gjakovë. Gjatë jetës si nxënës shkolle dhe më vonë kishte dashuri të posaçme për artin teatral dhe skenik. Me shkrime filloi të merrej qysh në fëmijëri. Gjer tani botoi një varg prozash për fëmijë, të cilat janë gjithnjë aktuale dhe të freskëta, të afërta për fëmijët. Shumica e këtyre prozave janë të shpërndara nëpër faqet e fletoreve dhe revistave të ndryshme, kurse vetëm një pjesë e tyre panë dritë në përmbledhjen për fëmijë: “Rrethimi”, që e botoi NGB “Rilindja” në vitin 1962 si dhe vëllimet “Gjurmë kohe” dhe “Vlim”. Vepra e fundit e shkrimtarit të njohur për fëmijë Tajar Hatipi ishin tregimet humoristike “Vrima thesi”, 1977, që doli nga shtypi vetëm disa ditë para vdekjes së tij. Vetëm, ose bashkë me Esat Mekulin, Tajari përktheu një numër veprash letrare nga të cilat do të përmendim “Oborrin e mallkuar” të Ivo Andriqit, “Dervishi e vdekja” të Mesha Selimoviqit, “Bihorasit” të Qamil Sihariqit, “Mbretin Edip” të Eskilit, “Të ikunin” e Xhek Londonit etj. Është e gjatë lista e veprave letrare që kanë kaluar nëpër duart e Tajar Hatipit qoftë si përkthyes, qoftë si redaktor. Ai bëri edhe dramatizimin e romanit të Haki Stërmillit “Sikur të isha djalë”. Pra, e thënë shkurt, tregimet e Tajar Hatipit kanë zënë vend të rëndësishëm në prozën e pas luftës. Tajar Hatipi shënohet si shkrimtari i i parë shqiptar i Kosovës së pas luftës, mësues, pedagog, publicist dhe prozaist i shquar në letërsinë tonë vepra e të cilit do të jetojë gjatë.

Si e kujton nxënësi i tij Rexhep Qose Hatipi një nga profesorët që nxënësit nuk e harrojnë kurrë Në një shkrim të Rexhep Qoses, “Prapavija e lavdëruesve”, akademiku do ta përshkruante kështu mësuesin e tij Tajar Hatibin: Një italian, i quajtur Luka Volonte, dhe një anglez, i quajtur Simon Montefiore, të cilët para pak ditësh i pashë sa herë në televizionet e Tiranës, sidomos në televizionet që këndojnë këngën e qeverisë, ma përkujtuan profesorin e shkollës së mesme, njëkohësisht shkrimtar humorist dhe satirik, Tajar Hatipin. Tajar Hatipi ishte profesor në Shkollën Normale të Prishtinës dhe unë kisha pasur fatin të isha njëri prej shumë nxënësve të tij në këtë shkollë të mesme. Tajar Hatipi ishte elbasanas, kishte kryer Normalen e Elbasanit, gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte dërguar si mësues në Kosovë dhe, mandej, kur ishin prishur marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë komuniste dhe Jugosllavisë komuniste, kishte mbetur në Prishtinë. Tajar Hatipi ishte njëri nga ata profesorët të cilët nxënësit e tyre nuk i harrojnë kurrë. Ishte i veçantë me shumë çka. Megjithëse kishte mbaruar vetëm shkollën e mesme, por çfarë shkolle të mesme se: Normalen e lavdishme të Elbasanit, ai shkëlqente në mesin e profesorëve tanë të tjerë, të cilët kishin kryer fakultetet në kryeqendrat e disa republikave të Jugosllavisë. Nuk duhej të dëgjoje shumë ligjërata të tij për t’u bindur se sa të gjera e se sa të gjithanshme ishin dijet e tij nga historia kombëtare dhe evropiane, nga letërsia, filozofia, logjika, muzika, që ishin lëndë që mësoheshin në Normalen e Prishtinës. Tajar Hatipi ishte profesor i metodikës dhe, çuditërisht, në orët e metodikës shquhej kultura e tij e përgjithshme për shkak të së cilës e çmonim aq shumë, gjuha e tij e bukur për shkak të së cilës e donim dhe sjellja e tij prindërore ndaj nesh, me të cilën na kishte përvetësuar. Profesor Tajar Hatipin nuk e harroj për shkak të këtyre dhuntive, por sot profesor Tajar Hatipin e kujtoj edhe për shkak të një fjalie që kishte shqiptuar gjatë ligjëratës, nuk e di sigurt se në çfarë konteksti kuptimor, diku në pranverën e vitit 1957. Me atë rast profesor Tajar Hatipi kishte thënë: “Kur italianët lavdëronin Shqipërinë ne e dinim se Shqipëria nuk i kishte punët mirë”. Kur në mendjen e tij e kishte krijuar këtë fjali, gjithsesi shumë treguese, nxënësi i dikurshëm i Normales së Elbasanit, ndoshta kishte pasur parasysh se lavdërimet italiane të Shqipërisë dhe të shqiptarëve më vonë kishin marrë fund me pushtimin italian të Shqipërisë.


AKTUALITET • E mërkurë 13 qershor 2012

BERAT - Menjëherë pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit në krye të shtetit shqiptar një grup prej 50 të rinjsh kanë lajmëruar në linjë telefonike prefektin e Beratit Bujar Hoxhaj për një takim në një nga lokalet në qendër të fshatit Mbreshtan. Të rinjtë të entuziazmuar nga zgjedhja e Presidentit kanë dorëzuar para Prefektit një listë të rinjsh nga mosha 18 - 25 vjeç me anë të cilës kanë deklaruar se nga ky moment kanë pranuar që të jenë anëtarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Janë këta diplomatë, de-

»

09

SIMPATIZANTË TË SË DJATHTËS PËR HERË TË PARË NË FSHATIN KOMUNIST

50 të rinj të Mbjeshovës anëtarësohen në PD Banorët: Edi Rama politikan axhami, s’mban asnjë premtim putetë, shtetarë që me shembullin e tyre tregojnë se në shtetin ligjor zbatohet vetëm kushtetuta ndërsa vlerësojnë se konsensualiteti është arma më e mirë e bashkimit të unitetit të kombit tonë. Vetë prefekti në deklaratën e dhënë tha se politika jo vetëm te Presidenti, por dhe në problemet akute që ka pasur vendi ynë ka punuar

për të reaguar në momentet më kritike për eliminimin, bashkëpunimin dhe zgjidhjen e shumë problemeve duke u ardhur në ndihmë zonave, krahinave, por edhe Kosova. Të rinjtë kanë konfirmuar se deri dje kanë qenë të angazhuar me një forcë tjetër politike, e cila ka bërë propagandën joreale si në zgjedhjen e Presidentit, po ashtu

dhe në problemet e tjera politike dhe ekonomike që ka pasur vendi ynë. “Ajo që i kemi kërkuar ne prefektit është të vazhdojë ndërtimin e infrastrukturës së saponisur, e cila ndryshoi 100% zonën tonë, e cila nga dy orë që bëhej rruga për në Berat tani mjaftojnë 15 minuta rrugë. Ndërkohë 65-vjeçari Jake Kosova tha për gazetën se: Jam nga Paftali,

fshati në të cilën ka jetuar gjyshi i Edi Ramës i ardhur nga Ramajt e Mbjeshovës, fshat në zonë.Gjynah që e kemi nga kjo zonë, pasi burrat e zonës sonë si Myqerem Fuga, Irakli Puka, Jani Pasku, Kristaq Kule, Petro Olldashi, Sokol Olldashi, Hasim Kosova, e të tjerë burra po qe se pohojnë “po”, zor se e kthejnë, jo si ky politikan “axhami”. S. Gorica

SPECIALISTËT: TË RRETHOHET DHE PYLLËZOHET, PO KULLOSIN BAGËTITË

Krasta rrezikon të zhduket, u projektua si park për Elbasanin ELBASAN- Pyjet e Krastës janë një sipërfaqe 150 ha me pemë pishe të mbjella rreth 50 vjet më parë nga punë vullnetare. Ajo quhet ndryshe dhe mushkëria e Elbasanit dhe për të është bërë një investim i madh duke marrë edhe dhe nga zonat e tjera për të mbjellë pisha. Por këto pisha pwr shumë arsye ndër të cilat edhe kullotja pa kriter e bagëtive të banorëve të zonave informate përreth saj, po bën që të zhduken dalëngadalë. Rreziku Specialisti i Drejtorisë së Pyjeve, Çerçiz Shabani, thotë se për shumë prej tyre edhe për arsye natyrale nuk mund të bëhet gjë. “Këto pisha kanë arritur në një stad zhvillimi që është e pamundur t’i rikuperosh. Nuk është në gjendje sistemi rrënjor që të mbajë këto pisha. Ne i quajmë lloje “pionierë” dhe zakonisht funksioni i tyre është të provohen kushtet e tokës. Kështu nga erërat dhe pas reshjeve ato janë të destinuara, si pasojë e peshës së kurorës, të rrëzohen e të thyhen. Nga viti në vit thyhen disa pisha dhe do të ketë edhe më shumë pisha të rrëzuara”. Shpëtimi i kodrës së Krastës kërkon mjaft investime, por fillimisht specialistët sugjerojnë që të rrethohet e më pas të merren masa për t’i zëvendësuar. “Duhet rrethuar e gjitha të mos kullotin bagëtitë pasi ka mundësi ripërtëritje natyrale. Po kështu kjo fazë duhet të ndiqet nga një pyllëzim masiv. Pasi të bëhet projekti duhet të përcaktohet edhe mënyra sesi do të veprohet për të evituar shkuljen e vazhdueshme të pishave. Këto janë shkaqe natyrore objektive që nuk mund të shmangen, por me ndërhyrjen e specialistëve dhe banorëve ne mund ta shpëtojmë”. Por të kundërtën mendojnë banorët përreth. Ata thonë se nuk janë bagëtitë që po e shkatërrojnë kodrën. Madje ata thonë se në rast zjarri janë ata vetë që e kanë shpëtuar që të

Krasta

Në kërkim një shqiptar

Qafëbotë, bllokohen 301 kg hashash, ndalohet greku SARANDË - Të paktën 301 kg hashash u bllokuan nga policia greke, ndërsa një nga dy transportuesit, u ndaluan, njoftoi dje policia e Sarandës, në jug të vendit. “Lënda narkotike u diktua nga policia greke, teksa dy transportuesit sapo kishin hyrë legalisht nga Greqia”, thuhet në komunikatën e policisë, duke u referuar deklaratës greke. Të njëjtat burime thanë se lënda narkotike ishte fshehur në kamionin e shtetasit grek, tashmë i ndaluar. “Drejtuesi i automjetit, E.L, 24 vjeç, nuk iu përgjigj thirrjes për të ndaluar. Policia e Igumenicës u vu në ndjekje dhe në fshatin Janjar bllokoi kamionin”, citon policia lokale. Policia tha se ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar, i cili u largua në drejtim të paditur. “Nga hetimet është zbuluar se hashashi u ngarkua në kufirin shqiptarogrek, pranë Qafë Botës, rreth 30 km larg Sarandës dhe kishte si destinacion Athinën”, saktëson policia lokale. T. Skuqi

Skandali me naftën virgin

Gjykata dënoi me 6 vjet 12 të pandehur

Çerçiz Shabani

mos digjet. Duke ardhur nga zonat rurale një pjesë e tyre mbarështojnë bagëti dhe i kullosin përreth. Ata thonë se nuk janë ata që po e dëmtojnë pasi një pjesë e Krastës është e rrethuar nga ushtria. Banorët janë gati të ndihmojnë në shpëtimin e Kodrës së Krastës që ka një ndikim të madh në mjedisin e Elbasanit po ashtu është parashikuar si park natyral rajonal. Studimi Të gjitha ndërhyrjet, sipas studimit, për ta kthyer këtë zonë në park turistik rajonal, parashikojnë të jenë në dru,

në stilin e minifshatrave turistikë, ku një pjesë do t’i takojë shtetit. Studimi për një park turistik në kodrën e Krastës së Madhe përfshin objekte të ndryshme çlodhëse, mes të cilëve zona të gjera për piknikë të lirë qytetarësh, të pajisur me stola druri që do të financohen nga shteti, ku qytetarët nuk do të paguajnë taksa. Në të parashikohet një “Luna Park ” për fëmijët, vetëm një objekt tip restoranti me pishinë si nismë private, kënde sportive, pika të ndryshme shërbimi, linjë telefonike, pistë helikopteri për raste emergjente, amfiteatër

me përmasa të mëdha, parkingje dhe 5 hyrje-dalje nga Krasta, si dhe një teleferik i vogël me shina. Projekti për shndërrimin e Krastës së Madhe në park turistik rajonal nisi në 2006n, si një dëshirë e komunitetit të qytetit të Elbasanit. Ardian Turku, që në atë periudhë ishte kryetar i Bashkisë së Elbasanit dhe një nga nismëtarët, shpjegon se projekti teknik u hartua bazuar në katër elementë kryesorë të infrastrukturës, në rrugë kryesore nga kryqëzimi i shinave të trenit deri në pllajën sipër kodrës së Krastës së Madhe, një rrugë e asfaltuar me dy kalime me trotuare dhe ndriçim përkatës, sistemimi i ujërave të zeza, shtrirja e tubacioneve për ujin e pijshëm, linja elektrike, telefonike, etj. Por, aktualisht në këtë zonë ndodhet një repart ushtarak, për të cilin Turku thotë se do t’i kërkohet Ministrisë së Mbrojtjes që ta kalojë në pronësi të pushtetit lokal dhe nëse arrihet kjo në studim parashikohet dhe ngritja e një kampusi universitar.

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë dje vendimin për 12 të pandehurit e dosjes së naftës virgin. Dënimi më i lartë u dha për të pandehurin Edmond Ferraj, i cili u dënua më 1 vit e 4 muaj burg si dhe 340 mijë lek gjobë, gjithashtu gjykata i ka hequr Ferrajt të drejtën për të pasur funksione publike. Ndërsa për Iljaz Fishekun, gjykata vendosi dënimin me 10 muaj e 20 ditë burg. Ndërkohë që Prokuroria e Tiranës kishte kwrkuar 4 vite burg për mashtrim në bashkëpunim. Për 7 anetarët e tjerë të dosjes së naftës virgin, konkretisht Fadil Aburramani, Genci Prence, Gazmend Serjani, Kadri Hajredini, Reshat Aleksi, Vladimir Koteci, Nikollaq Llozi dhe Fatmir Kaja gjykata vendosi dënimin me 3 muaj burg. Ndërsa Arian Daci, u shpall i pafajshëm. Ata u dënuan për veprën penale të ‘moskallëzimit të krimit apo mashtrimit’. Hetimi për skandalin e naftës nisi pas denoncimit që bëri ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti. Akuza zbuloi se nafta bruto deklarohej si e eksportuar jashtë vendit, në një kohë që shitej në kundërshtim me ligjin në tregun vendas në dëm të interesave të konsumatorëve. Ndërkohë, biznesmeni Hajri Elezaj vijon të jetë ende në kërkim.

Banorët lajmëruan policinë

Tentuan të vidhnin banesën, kapen në flagrancë TIRANË- Grabitja e një banese në zonën e Komunës së Parisit nga ana e 3 personave ka ndeshur në rezistencë dhe mbërritjen e menjëhershme të strukturave të patrullës së policisë së Komisariatit numër 2. Ka qenë ora 13:00 kur në katin e katërt të një pallati pranë lulishtes tre shtetas tashmë të identifikuar nga policia kanë hapur banesën e shtetasit me inicialet K.L dhe kanë marrë para dhe sende të tjera me vlerë. Komshinjtë menjëherë pasi kanë pikasur vjedhjen, kanë lajmëruar 129 dhe menjëherë tre makina policie u kanë zënë pritën hajdutëve të cilët kanë bërë rezistencë, policia ka qëlluar në ajër dhe më pas ka arritur të arrestojë dy prej tyre. Banorët e zonës shpjegojnë se çfarë kanë parë në momentin e arrestimit. ‘Dëgjova të shtëna armësh, 6-7 të shtëna. Policia u vu në ndjekje të personave në kërkim, nuk e di për çfarë. Një person la çantën aty, ku po pinim kafe. Njëri iku në drejtim nga kafeneja e madhe, tjetri në drejtim tjetër. E kapën njërin’,- u shpreh një banor i zonës. Forcat e komisariatit numër 2 kanë shpallur në kërkim personin e tretë të përfshirë në grabitje.


10

« koment

E mërkurë 13 qershor 2012 •

Një tjetër shans i humbur për Shqipërinë! Nga Luan KURTI

N

uk ka më asnjë dyshim se faktorët politikë vendas në mënyrë konstante nuk shfaqën asnjë lloj dëshire apo preokupimi për të zgjedhur një president të Republikës që do të manifestonte unitetin e popullit, sepse, po të donin, po t’u dhimbsej Shqipëria. Po të merakoseshin për të sotmen dhe të ardhmen tonë evropiane, e gjitha kjo histori merrte fund për pesë minuta. Kur kanë dashur, e kanë gjetur gjuhën, kanë kaluar mbi vetveten, kanë shumëzuar me zero gjithë vrerin që kanë derdhur ndaj njëri-tjetrit dhe kanë bërë marrëveshje. Mjafton të përmendim ndryshimet e Kodit Zgjedhor në prag të zgjedhjeve të vitit 2009 apo ndryshimet kushtetuese vetëm e vetëm që ta bipolarizonin politikën dhe të shndërroheshin në autokratë të padiskutueshëm brenda grupeve të tyre nëpërmjet ekskluzivitetit dhe hartimit të listave të mbyllura. Në gjithë këtë zhurmë mediatike të këtyre ditëve, në gjithë këtë skenar nuk je në gjendje të ndash ku fillon komedia dhe ku drama, ku fillon e vërteta dhe ku gënjeshtra, ku fillon patriotizmi dhe ku sharlatanizmi. Ka një ndërthurje, një përzierje, një pikëprerje ku njeriu i thjeshtë e ka të vështirë të orientohet, të kuptojë realitetin, sensin e gjërave. Por në të njëjtin hall u gjendën dhe ndërkombëtarët. U ranë këmbët duke shkuar sa te njëra seli tek tjetra, duke takuar sa njërin lider aq dhe tjetrin, duke dhënë udhëzime, duke bërë deklarata, duke shpresuar se palët do të gjenin pika takimi dhe do të binin më në fund në konsensus për të mirën e tyre. Duke mos gjetur dot përgjigje për situatat paradoksale të krijuara njëra pas tjetrës, për konfliktualitetin e lartë primitivist, ku kundërshtari cilësohet armik i pandreqshëm, duke mos dashur të lejojnë vatra të reja tensioni në një rajon që edhe kështu ka kaq shumë probleme dhe sfida, arritën deri aty sa të deklaronin pothuaj hapur dhe gati me përvuajtje se zgjedhja e një presidenti konsensual do të mundësonte marrjen e statusit të vendit kandidat në vjeshtë. Më tepër se kaq çfarë mund

të thoshin? Kjo është si puna e atij nxënësit që ka ngelur në disa provime gjatë sezonit dhe kur pedagogu më në fund, duke e kuptuar se s’ka shans për t’u përmirësuar, për të mos e pasur nëpër këmbë sistematikisht, e vë dorën në zemër dhe thotë: “E mo, në djall të vejë, ta shtyjë se më plasi!” Aq shumë u përpoq ambasadori amerikan Arvizu në këtë proces, sa duket sikur po lobonte për dikë që do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë. Po kështu edhe ambasadori Sekui, komisionari Fyle apo aktorë të tjerë, thua se Brukseli nuk mund të funksiononte pa shqiptarin-president dhe rrezikonte që projekti evropian të shembej (!!!) Me gjithë këto ecejake, kokëçarje të panevojshme, palavillëqe ballkanike, prapë shumë politikanëve, analistëve duket sikur nuk u mungoi kuraja të nëmin, të degdisin herë njërin e herë tjetrin sipas rastit, po qe se kjo binte ndesh me interesat e palës që përfaqësonin. Jo rrallëherë arritën deri aty sa të deklaroheshin se aksh individ, filan bord apo organizëm duhej të largohej sa më parë si i padëshiruar. Taktikat, strategjitë, gjasat janë të vjetra, me të vetmin qëllim që gjithmonë fajin ta kërkojnë tjetërkund, përtej kufijve, tek armiqtë, që na kanë pasur dhe na kanë halë në sy dhe nuk na lënë të prosperojmë si komb (!!). Ndërkohë po vetë e themi se armiku më i madh i shqiptarëve janë vetë shqiptarët. Në një grup me tre veta e ke zor për të mos thënë të pamundur t’i bësh në një mendje dhe secili mendon se i është ngrënë haku dhe është i prirur për lider. Kaq e vërtetë është kjo sa, po të lexosh histori, ngjarje të së shkuarës së largët apo të afërt, do të kuptosh se ne jemi po ata që kemi qenë, primitivist në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit, saqë duket se efekti kohë ka qenë fare i parëndësishëm. Në përputhje me argumentin tim po më vjen ndër mend publicisti dhe letrari i shquar Faik Konica apo libri me kujtime i Myqerem Bej Vlorës. Ne shqiptarët shquhemi për memorizim të shkurtër, jemi njerëz të çastit, të kompleksuar, veprojmë më tepër me instinkte, pasione sesa me arsye dhe gjakftohtësi dhe, si puna e lopës, atë që kemi ndërtuar për një kohë të gjatë e shembim nga

themelet sa hap e mbyll sytë. Fatkeqësisht, ky është vendi ku i afti, i dituri, i talentuari, shtetari nuk përfillet, ndërsa mediokriteti vihet në bash të vendit. Mendjet tona iluministe kanë folur gjithmonë nga përtej kufijve dhe, kur kanë guxuar të vijnë dhe të jenë aktivë në vendin e tyre, janë degdisur me farë e me fis, janë çnderuar dhe janë tërhequr në prita të pabesa asgjësuese. Këtu pareshtur u është kënduar cubave, kaçakëve, njerëzve që marrjen e gjakut e kanë pasur si hobi, mision të shenjtë të jetës së tyre. Po të thellohemi në arsyetim, ne kemi qenë më të dashuruar me vdekjen sesa me jetën dhe kemi një gjen vetëshkatërrimi të paimagjinueshëm. Miti i të fortit, i ushqyer brez pas brezi, parë sipas një shkalle hierarkie nga lartë poshtë, krijon paradoksalisht dy situata ekstreme: njëra që priret nga pafuqia, dorëzimi pa kushte, kompleksi i inferioritetit dhe tjetra që shpërfill, injoron, përçudnon, shkel me këmbë dhe nginjet, vetidentifikohet në vuatjen, lebetitjen, tmerrin e tjetrit. Por ndryshe nga disa shekuj apo vite më parë, tani që dolëm në Europë, pamë botë me sy, takuam njerëzit më me influencë dhe u bëmë pjesë e tryezave apo kancelarive më të rëndësishme të botës, më përpara se vlerat, arritjet teknologjike, mendësitë progresiste, konkurruese të një bote moderne, perfeksionuam sjelljet, qëndrimet e dyzuara, arrogante, perversitetet e çdo lloji. Hilet tona nga lokale u bënë urbane dhe tani kanë shprehur ambicien për të qenë rajonale dhe më tej globale. Në vend që të na skuqet faqja, bëjmë të paditurin, mospërfillësin, cinikun dhe ndihemi komod në budallallëkun tonë. Edhe në rastin më të fundit, kur evropianët dhe amerikanët dolën me të njëjtin qëndrim për çështjen e presidentit, duke dashur të shmangin konfliktualitetin, mungesën e produktivitetit për të na nxjerrë nga spiralja e krizave ciklike, që na ka lënë deri tani jashtë rrjedhave integruese zhvillimore, përsëri hasën në kryeneçësinë dhe protagonizmin tonë arkaik. Në këtë linjë arsyetimi, referuar dhe thënieve të ambasadorit amerikan Arvizu, ky mund të cilësohet me plot gojën një tjetër shans i humbur për Shqipërinë.


EKONOMI • E mërkurë 13 qershor 2012

»

11

KOMPANIA KONCESIONARE DO TË KUJDESET PËR MIRËMBAJTJEN E SAJ

Efekte nga dhënia e rrugës në përdorim Kalimi i Rrugës së Kombit te privati rrit fitimet në buxhet Vendosja e taksës deri në pesë euro për kalimin në rrugën e kombit do të ketë disa pasoja pozitive në ekonominë dhe në Buxhetin e Shtetit, ashtu edhe në garantimin e transportit. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi bëri me dije se taksa për kalimin e rrugës do të jetë deri në pesë euro, çka nënkupton se shuma maksimale do të jetë për transportin e mallrave, ndërsa për kalimin e automjeteve do të luhatet në vlera më të vogla. Dhënia në koncesion e autostradës së kombit ka ndikim direkt pozitiv në shpenzimet që ka qeveria në Buxhetin e Shtetit për mirëmbajtjen e rrugëve. Pas kalimit, nuk do të shpenzojë më para për mirëmbajtjen e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, e cila shkon në vlera shumë të larta. Kompania që do ta marrë në koncesion rrugën do të kujdeset edhe

për mirëmbajtjen e saj, çka do të thotë se pjesët e rrugës të cilat do të dëmtohen në periudhën që rruga është në koncesion, do të paguhen nga kompania koncesionare dhe jo më nga arka e shtetit. Gjithashtu, ajo do të rrisë edhe sigurinë e transportit të udhëtarëve pasi nëse sinjalistika rrugore do të prishet për shkak aksidentesh ose për shkaqe të tjera, do të zëvendësohet me sinjalistikë të re, vertikale ose horizontale, në pjesët që do të dëmtohet. Siguria në udhëtim do të rritet edhe për shkak se firma që do të marrë rrugën në koncesion do të kujdeset edhe për pastrimin e saj nga dëbora në stinën e dimrit. Në muajin e parë të viti trashësia e borës në rrugën e Kombit arriti në një lartësinë e rreth një metri, çka e bëri atë të pakalueshme për disa ditë.

RATIFIKOHET MARRËVESHJA PËR NJOHJEN E PATENTAVE

Olldashi: Tarifa për Rrugën e Kombit jo më shumë se 5 euro Ervin Koçi

kenë mundësi të udhëtojnë në Shqipëri me automjetet e tyre me patentat që disponojnë, pa pasur nevojë për pajisje me patentë ndërkombëtare dhe e anasjellta. Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Fehmi Mujota, theksoi se në Nëntor të këtij viti përfundon edhe pjesa tjetër e rrugës së Kombit, që lidh Prishtinën me Shqipërinë, çka do të thotë rritje e fluksit të lëvizjeve drejt dy vendeve. Rritja e qarkullimit të lëvizjevs së automjeteve ndërmjet dy shteteve e bën të domosdoshme dhënien

në koncesion të autostradës pasi së pari ajo do të rriste të ardhurat në arkën e shtetit dhe një tjetër arsye tepër e rëndësishme është edhe rritja e sigurisë në qarkullimimin rrugor. Kjo pasi kompania që do ta marrë aksin rrugor në koncesion do të shtoj sportelet e pagesës, gjë që do të çonte edhe në një ulje të shpejtësisë së automjeteve që do të udhëtojnë në atë aks. Marrëveshja gjithashtu do t’i shërbejë edhe sezonit turistik, duke ndikuar në rritjen e numrit të turistëve.

Lidhja rrugore

Kriteri

M

inistri i Transporteve, Sokol Olldashi, bëri të ditur se është duke u punuar për dhëninen në koncesion të autostradës DurrësKukës-Morinë dhe tarifa për kalimin në këtë aks rrugorë do të luhatet deri tek vlera e 5 eurove. Gjatë një takimi, që Olldashi pati me homologun e tij kosovarë Fehmi Mujota, bëri të ditur se dhënia në koncesion e autostradës mbështetet në fakin e mirëmbajtjes së rrugës dhe garantimin e sigurisë të qarkullimit të automjeteve. Faza e punimit të kontratës koncesionare, sipas Olldashit, është në fazën e dytë dhe pritet përfundimi i saj. Ai theksoi se do të përzgjidhet kompania që do të ofrojë tarifën më të ulët. “Kriter themelor vlerësimi në fazën e dytë do të jetë tarifa. Pra, sa më e ulët, do të jetë tarifa e ofruar për përdorimin e rrugës, aq më i avatanzhuar do të jetë një nga ofertuesit për të fituar. Do të shikojmë se cilat do të jenë ofertat por, besoj se do të jenë në kufirin e 5 euro”,- deklaroi ministri Olldashi. Dhënia në konçesin e “Rrugës së Kombit” kishte kohë që ishte bërë publike, por tani u bë me dije edhe shuma e përafërt që do të paguajnë udhëtarët për të kaluar në këtë rrugë. Takimi midis dy ministrave, Olldashi dhe Mujota, u bë për ratifikimin e një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve që ka të bëjë me njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve në Kosovë dhe në Shqipëri. Ministria e Transporteve nënshkroi marrëveshjen me ministrinë e Kosovës, që parashikon njësimin e lejeve të drejtimit. Pra, qytetarët e Kosovës do të

Kriter themelor vlerësimi në fazën e dytë të jetë tarifa. Ministria ka përcaktuar se kriteri bazë për dhënien e autostradës në koncesion do të jetë tarifa që do të paguajnë udhëtarët, pra, sa më e ulët, do të jetë tarifa e ofruar për përdorimin e rrugës, aq më i avatanzhuar do të jetë një nga ofertuesit për të fituar. Oferta e parashikuar nga Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, për kalimin në autostradën Durrën Kukës Morinë do të në nivelin e 5 eurove, duke vënë një parakusht në kontratë. Më 27 nëntor do të bëhet përurimi i rrugës së Kombit, pjesa që lidh Kukësin me Prishtinën. Dy ditë para festës së pavarësisë do të bëhet edhe përurimi i 60 kilometrave rrugë e cila do të jetë edhe lidhja rrugore që do të bëhet ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës. Punimet në segmentin rrugorë të autostradës në territorin Kosovar po vijë që pas përfundimit të aksit në tokën Shqiptare. Kompania e cila ndërtoi rrugën Durrës-Kukës-Morinë po bënë punimet edhe në aksin rrugorë Morinë-Prishtinë.

Firma koncesionare me nënshkrimin e kontratës do të zbatojë këto kritere që rrisin ndjeshëm sigurinë në udhëtim. Kosto e vendosur deri në pesë euro është një tarifë normale, pasi vlera që paguanin udhëtarët para se të hapej autostrada ishte relativisht tepër e lartë. Rruga e vjetër për të shkuar deri në kufirin me Kosovën ishte tejet e amortizuar dhe gjithashtu tepër e rrezikshme për të udhëtuar. Një pikë tjetër pozitive e kësaj marrëveshjeje janë edhe përfitimet që do të marri shteti nga dhënia në koncesion të rrugës. Kompania duhet të paguajë taksat e shtetit dhe në mënyrë indirekte rriten fitimet në buxhetin e shtetit pasi nuk do të paguaj as për mirëmbajtjen e rrugës dhe njëkohësisht do të marrë edhe përfitimet nga kontrata.

Shtohen dërgesat e parave nga emigrantët

2012 shënon trend pozitiv në rritjen e remitancave Dërgesat e emigrantëve drejt Shqipërisë më në fund kanë thyer tendencën rënëse të tyre që prej vitit 2007. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë në tremujorin e parë të vitit 2012, remitancat janë shtuar me 3,2% krahasuar me po këtë tremujor të vitit të kaluar. Nga janari deri në fund të marsit emigrantët kanë sjellë në “shtëpi” rreth 160 milionë euro nga 155 milionë euro të dërguara në po këtë periudhë të vitit paraardhës. Nga të dhënat e Bankës Qëndrore të vendit vërehet se në 2011, dërgesat e emigrantëve arritën në vlerë absolute në rreth 700 milionë euro, pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë. Në raport me PBB-në, të ardhurat e emigrantëve shënuan rënie, duke zbritur në 7.4% të PBB-së, nga 7.8% një vit më parë, duke arritur në nivelin e tyre më të ulët që prej vitit 2000, në rreth 8% të PBB-së, nga 14.2% e PBB-së në vitin më të mbarë, 2003. Por më në fund në pjesën e parë të këtij viti remitancat janë rikthyer sërish në trend pozitiv. Operatorët e tregut kanë konstatuar se ndërsa kanë rënë transfertat nga Greqia, janë rritur nga pothuajse të gjitha shtetet e tjera. Nga Greqia, tendenca ka qenë më shumë ajo e transferimit të kapitalit apo kursimeve, por kjo shumë ka kaluar në pjesën më të madhe përmes bankave. Korridoret kryesore nga vijnë paratë në Shqipëri janë rreth 15, kryesisht nga vendet e Europës perëndimore, Amerika dhe Kanadaja. Ndërkohë që Italia vijon të mbetet korridori kryesor i dërgimit të parave.

Austriakët interes për sektorin energjitikë

Berisha: Rritim investimet për t’u mbrojtur nga kriza Rritje dhe mbështetje e investimeve vendase e të huaja është mënyra më e mirë për të përballuar efektet negative si pasojë e krizës financiare që po kalojnë disa vende të Europës. Kështu është shprehur sërish kryeministri i vendit, Sali Berisha, duke mbrojtur tezën e një ekonomie ekspansioniste dhe liberale, gjatë prezantimit të projektit për ndërtimin e hidrocentraleve në kaskadën e Devollit. Berisha gjithashtu tha se, ndërtimi i tre hidrocentraleve është aktualisht investimi më i madh në Europë në fushën e gjenerimit të energjisë. “Kompanitë austriake kanë shfaqur interes në rritje për të investuar në Shqipëri, sidomos në fushën e energjisë. Veprat energjetike në kaskadën e lumit Devoll janë investimi më i madh në Europë që bëhet në fushën e energjisë. Europa po kalon një periudhë të vështirë për shkak të krizës së borxheve, pasojat e së cilës po ndihen edhe në Shqipëri dhe ne mendojmë se, mënyra më e mirë për të kapërcyer këto momente të vështira është mbështetja e plotë e sektorit privat. Qeveria do të bëjë gjithçka për të garantuar investitorët e huaj”, tha Berisha. “Devoll Hydropower” është një shoqëri aksionere ku përfshihen kompani shqiptare, austriakja EVN AG dhe kompania norvegjeze Statkraft. Grupimi do të ndërtojë tre Hec-e në kaskadën e Devollit me një kapacitet total instalimi prej 280 MW dhe gjenerimi prej 800 GWh (gigavatorë). Punimet për ndërtimin e veprave energjetike do të fillojnë në vitin 2013 dhe pritet të zgjasin 6 vjet.


12

« dossier

E mërkurë 13 qershor 2012 •

Kampionati i parë

Nga historia e evropianëve të futbollit (1960–2012)

P

Nga Skifter Këlliçi

o afron dita kur në stadiumet e Polonisë dhe të Ukrainës do të nisin finalet e “Euro 2012” në futboll (8 qershor-1 korrik). Duke filluar nga numri i sotëm, do të botojmë një cikël shkrimesh kushtuar historisë së kampionateve evropiane të futbollit, përgatitur nga bashkëpunëtori ynë, shkrimtari dhe komentatori i njohur sportiv Skifter Këlliçi.

1. Sovjetiket ngadhënjejnë në Evropianin e parë (Francë, 1960) Kur më 1916 zhvillohej kampionati i parë i Amerikës Latine në futbollit, që zyrtarizonte fitues skuadrën e Uruguait, vendet evropiane, të ndara në dy aleanca (Antanta, ku bënin pjesë Anglia, Franca, Rusia me aleatët e tyre, dhe Boshti Qendror, i kryesuar nga Gjermania, që kishte pas vetes Austro-Hungarinë, Rumaninë, Turqinë) zhvillonin edhe ato një lloj kampionati, jo në fushat e futbollit, por në fushat, kodrat, malet dhe detet që i ndanin ato, ku vendin e topit të rrumbullakët të futbollit e zinin topat e artilerisë, mitralozat, pushkët, avionët, anijet, që sillnin si pasojë shkatërrimin e qyteteve, fshatrave, rrugëve, urave, por mbi të gjitha humbjen e miliona njerëzve nga të dyja palët, ngjarje që aq tragjikisht i ka përshkruar shkrimtari i madh gjerman Remark në romanin e tij “Asgjë të re në frontin e Perëndimit”. Atyre viteve të luftës futbolli, sportet, lojërat dhe zbavitjet e tjera mund të shiheshin vetëm në ëndrra, ose mund të kujtoheshin në biseda të trishta për kohë që nuk dihet në do të vinin përsëri. Por ja që më 1927 Ugo Meisli (1881–1937), një ndër drejtuesit më të shquar të Federatës Austriake të Futbollit, hodhi idenë e zhvillimit të një veprimtarie ndërkombëtare midis skuadrave më të mira të Evropës Qendrore në futboll, që u quajt “Kupa Mitropa”. Ajo u zhvillua deri më 1939, me pjesëmarrjen e skuadrave të Hungarisë, Çekosllovakisë, Austrisë, Zvicrës, Jugosllavisë (që më pas u zëvendësua nga Italia). “Sparta” e Pragës, Ferencvaroshi” i Budapestit, “Rapidi” dhe “Austria” e Vjenës dhe “Bolonja” e këtij qyteti italian ishin disa herë fituese të kësaj kupe, që u bë popullore, por që u ndërpre në prag shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. Pas përfundimit të kësaj lufte, që ashtu si Lufta e Parë Botërore, u solli kaq dëme materiale dhe njerëzore popujve të Evropës, u bënë përpjekje që kjo veprimtari të rilindte. Madje ajo u quajt “Kupa Jozef Gero”, në kujtim të presidentit të Federatës Austrike të Futbollit, që ndërroi jetë më 1954. Mirëpo nuk thotë kot populli se “buka e thyer nuk ngjitet më”. Kështu ndodhi edhe me fatin e kësaj kupe. Ajo humbi interesin që kishte pasur vite më parë. Një ndër arsyet kryesore ishte se Çekosllovakia dhe Hungaria, dy vende me tradita të mëdha në futboll, të dyja finaliste të botërorëve të futbollit më 1934 dhe 1938, kur kurorën e mbretëreshës e kishte vënë në kokë Italia, ishin veçuar pas perdes së hekurt, nën diktaturën komuniste, që e udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik stalinist kishte ndërprerë çdo lidhje me Perëndimin. Edhe një tjetër kampionat, ai i Evropës Qendrore, me pjesëmarrjen e Hungarisë, Çekosllovakisë, Jugosllavisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë, ku kombëtarja jonë pas fitores kundër rumunëve në Bukuresht (1-0), barazimit me Jugosllavinë në Beograd dhe me Hungarinë në Tiranë (0-0), kryesonte, nuk përfundoi dot. Këtë radhë për arsye se Stalini e përjashtoi Jugosllavinë e Titos nga kampi socialist, sepse kishte tradhtuar parimet e marksizëm-lenizmit, ose më mirë të vetë, Stalinit. Sidoqoftë, themelimi i Federatës Evropiane

të Futbollit më 1954 (UEFA) ishte një ogur i mirë, që një ditë do të sillte lajme po aq të mira në horizontin e futbollit evropian, i cili kishte nevojë për zhvillime të reja. Dhe me të vërtetë kështu ndodhi. Një ndër veprimtarët më të shquar të kësaj federate, francezi Anri Delone (1883–1955), i cili qysh më 1919 kishte qenë pjesëtar edhe i forumeve më të larta të FIFAs, jo vetëm hodhi idenë e organizimit të kampionateve evropiane të futbollit, por zuri ta vinte atë në jetë. Mjerisht, ai vdiq më 1955. Por jo ideja e tij. Kështu, më 1960 UEFA nisi të parin Evropian të futbollit. Dukej se, meqë organizuesi ishte francez, UEFA vendosi që faza përmbyllëse e këtij Evropiani të zhvillohej në qershor të atij viti në Francë. Mirëpo me gjithë thirrjet patetike të UEFAs, vetëm 17 vende pranuan të merrnin pjesë në Evropianin e Parë të Futbollit. Ndër munguesit e parë, si në Botërorin e parë të vitit 1930 në Uruguai, ishin anglezët, “shpikësit”, dhe italianët, dy herë kampionë të botës. Mbase edhe pse e parandienin se “nuk do t’u mbanin leqet e këmbëve” në këtë mejdan pas dështimeve që kishin pasur në botërorët e viteve 1950, 1954 dhe 1958. Organizuesit e “Euro 1960” u vunë në hall të madh, por jo aq sa ata të FIFA-s në Botërorin e parë, të zhvilluar më 1930 në Uruguai, ku “begenisën” të merrnin pjesë vetëm 13 skuadra. Kështu, në këtë evropian u vendos që ndeshjet e fazës së parë të zhvilloheshin me sistem mënjanimi të drejtpërdrejtë, me dy takime vajtje-ardhje. Pati vetëm një takim paramënjanues, Çekosllovaki- Norvegji, ku për mosparaqitje të skuadrës nordike u kualifikuan çekosllovakët. Ja rezultatet që dhanë këto takime: Bashkimi Sovjetik–Hungari 3-1 dhe 1-0 Francë–Greqi 7-1 dhe1-1 Poloni–Spanjë 2-4 dhe 0-0 Norvegji–Austri 0-1 dhe 2-5 Danimarkë–Çekosllovaki 2-2 dhe 1-5 Jugosllavi–Bullgari 2-0 dhe 1-1 Rumani–Turqi 3-0 dhe 2-0 Gjermania Perëndimore–Portugali 0-2 dhe 3-2 Në fazën e dytë pritej që takime të forta të ishin ato të çiftit Spanjë–Bashkimi Sovjetik, sepse futbolli rus, pas një izolimi të gjatë që më 1917, kishte dalë për herë të parë në arenën ndërkombëtare në turneun e Olimpiadës së vitit 1952 në Helsinki dhe në Botërorin e vitit 1958 në Suedi, ku kishte arritur deri në

çerekfinale, duke mënjanuar madje Anglinë. Mirëpo marrëdhëniet midis këtyre vendeve për shkak të represioneve të regjimit të diktatorit spanjoll Franko u ndërprenë dhe si pasojë këto dy takime nuk u zhvilluan. Sigurisht, kështu ndodh kur politika vihet në plan të parë. Por, çuditërisht, nuk ishte Bashkimi Sovjetik që u tërhoq, por Spanja frankiste. Kështu, skuadra sovjetike kaloi drejtpërdrejt në gjysmëfinale. Në çiftet e tjera të kësaj faze u arritën këto rezultate: Francë–Austri 5-2 dhe 4-2 Rumani–Çekosllovaki 0-2 dhe 0-3 Portugali–Jugosllavi 2-1 dhe 1-5 Faza përmbyllëse, siç thamë, u zhvillua në Francë në qershor të vitit 1960, me pjesëmarrjen e çifteve Francë–Jugosllavi, që u zhvillua në Paris, dhe Çekosllovaki–Bashkimi Sovjetik në Marsejë. Pritej që Franca të kalonte lehtësisht në finale para Jugosllavisë, që pas Luftës së Dytë Botërore nuk kishte arritur ndonjë nivel të lartë në arenën ndërkombëtare, po të përjashtojmë vendin e dytë në Ballkaniadën e vitit 1946 në Tiranë pas kombëtares sonë. Kurse Franca kishte zënë vendin e tretë në botërorin e zhvilluar në Suedi dy vjet më parë, më 1958, kur kishte mundur Gjermaninë Perëndimore 6-3 dhe ku ylli i saj Fonten, më 13 të shtëna ishte bërë snajperi më i mirë i tij. Takimi u përshkua nga çaste shumë emocionuese, ku herë shënonte njëra e pastaj barazonte skuadra tjetër. Një çast francezët udhëhoqën 3-2, por më së fundi me golin e Galicit në minutën (?) jugosllavët fituan 5-4 dhe arritën në ndeshjen finale, ku do të viheshin përballë skuadrës sovjetike, për të cilën takimi me çekët qe vetëm një shëtitje, po të marrim parasysh se fituan lehtësisht 3-0. Ndeshja përmbyllëse u zhvillua në mbrëmjen e freskët të 25 qershorit në

stadiumin “Park dë Prens” të Parisit gjysmë të boshatisur, sepse tifozët francezë, të zhgënjyer nga mënjanimi i skuadrës së tyre, parapëlqyen më shumë ta ndiqnin ndeshjen nga ekranet e televizioneve. Më 1960 unë isha 22 vjeç dhe prej një viti punoja gazetar i emisioneve kulturore dhe sportive në Radio Tirana. Në faqet e “Zërit të rinisë” kisha shkruar për Botërorin suedez më 1958, që kishte përfunduar me triumfin e Brazilit të Peles. Kisha shkruar edhe për ndeshjet e këtij evropiani. Atëherë për ne shqiptarët televizori ishte ende ëndërr. Kështu, takimin e ndoqa me radio nëpërmjet të zërit të radiokronistit të madh sovjetik Nikollaj Ozerov. Po meqë zëri i tij gjatë transmetimit nuk vinte mirë, e ndoqa pastaj nga Radio Beogradi, sido që serbokroatisht kuptoja fare pak. Ndeshja e zhvilluar më 10 qershor të vitit 1960 u gjykua nga anglezi Ellis (një natë më parë Çekosllovakia kishte mundur Francën 2-0 dhe ishte renditur e treta). Të parët shënuan jugosllavët me anë të Galicit. Kjo ndodhi katër minuta para se të mbyllej pjesa e parë. Por katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë për sovjetikët barazoi Metreveli, me origjinë gjeorgjiane, nga futbollistët më teknikë të tyre. Me gjithë orvatjet e të dyja skuadrave, koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Vetëm në minutën e 114, pra në shtesën e lojës, qendërsulmuesi sovjetik Panjexjelnik shënoi me kokë golin e dytë, që ishte edhe goli i fitores. Kështu, skuadra sovjetike, e përbërë nga Jashin, Coheli, Masljonkin, Krutikov, Voinov, Neto, Metreveli, Ivanov, Panjexelnik, Bubukin, Meshi, me trajner Kacalinin, regjistroi emrin e saj në librin e kampionëve të parë evropianë të futbollit, që nisi kështu historinë me të cilën do të vazhdojmë t’i njohim lexuesit tanë me shkrimet e ardhshme. x Golashënuesit më të mirë: Yte (Francë), Galic, Jerkovic (Jugosllavi), Ivanov, Ponexjelnik (B. S), me nga 2 gola.


dossier • E mërkurë 13 qershor 2012

»

13

Nga historia e evropianëve të futbollit (1960–2012)

Nga Skifter Këlliçi 2. Triumfi i të zotëve të shtëpisë (Spanjë, 1964) Nëse në Evropianin e parë të vitit 1960 ftesës së UEFA-s për të marrë pjesë në këtë veprimtari, që u vendos të zhvillohej në Spanjë, iu përgjigjën 17 skuadra, numri i tyre më arriti në 30, duke përfshirë edhe përfaqësuesen e vendit tonë, e cila pas Ballkaniadës së vitit 1946, ku siç dihet kishte dalë kampione, dhe në Kampionatin e Futbollit të Evropës Qendrore, të ndërprerë për arsye politike, kryesonte, merrte pjesë për herë të parë në një veprimtari ndërkombëtare panevropiane. Ndonëse ky numër nuk ishte i vogël, organizatorët edhe këtë radhë e panë të udhës që ndeshjet të zhvilloheshin përsëri me sistem mënjanimi të drejtpërdrejtë, me ndeshje vajtjeardhje. U krijuan kështu15 çifte. Një ndër to ishte dhe çifti Shqipëri–Greqi. Ka qenë me të vërtetë e habitshme se si me një vend fqinj vendi ynë deri atëherë, edhe më pas, nuk kishte asnjë lloj marrëdhënieje, thua se midis tyre ishte ngritur një mur më i lartë se muri kinez. Sigurisht, në këtë mes kishin ndikuar shumë rrethana, si: pretendimet absurde të qarqeve shoviniste greke, sipas të cilave krahinat e Korçës dhe Gjirokastrës i takonin Greqisë, provokacionet e tyre ushtarake në kufijtë jugorë më 1949, sistemet e kundërta ekonomiko-politike e mbi të gjitha i ashtuquajturi “Ligji i luftës” midis vendeve tona, vendosur që më 1940 gjatë luftës italo-greke, kur Italia fashiste sulmoi Greqinë nga kufijtë jugorë të vendit tonë, ligj të cilin parlamenti grek nuk e kishte hequr e madje do ta mbante gjatë. Puna arriti deri aty sa as në shtypin tonë nuk u njoftua se sipas shortit përfaqësuesja jonë do të ndeshej me përfaqësuesen greke dhe as që ajo “pa shtënë asnjë dyfek” u kualifikua për tërheqje të skuadrës kundërshtare, bash për shkak të këtij ligji absurd, që pengonte zhvillimin normal të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Kështu, Shqipëria u ndodh në fazën e dytë të “Euro 64”. Në këtë fazë kaluan gjithashtu pa telashe edhe skuadrat e Spanjës, Irlandës së Veriut, Hungarisë, Gjermanisë Perëndimore, Portugalisë, Italisë, Suedisë, Jugosllavisë, Dani-

markës Anglisë dhe Francës. E vetmja e papritur në këtë fazë mund të quhet mënjanimi i Anglisë nga Franca, ku pas takimit të parë të zhvilluar në Londër (1-1) në takimin e kthimit në Paris anglezët u shpartalluan 5-2 nga vendasit. Sidoqoftë, për përfaqësuesen e “Përtej La Manshit”, siç quhet jo rrallë Anglia nga evropianët, ky rezultat ishte më i pranueshëm se ç’i kishte ndodhur asaj në Botërorin 1950 në Brazil, kur ishte mundur nga diletantët e SHBA-ve 1-0 dhe kur ky rezultat nga agjencitë telegrafike të mbarë rruzullit tokësor në fillim ishte quajtur si “shaka e 1 prillit”, ndonëse ky botëror zhvillohej bash në mes të verës përvëluese braziliane. Çerekfinalja Itali–Bashkimi Sovjetik u cilësua nga më interesantët. Dhe kjo sepse skuadra sovjetike ishte finalistja e “Euro 60” dhe vihej përballë Italisë, dy herë kampione botërore e viteve 1934 dhe 1938. Nëse në komentet e RAI-t (Radiotelevizioni italian), programet e të cilit ne shqiptarët sapo kishim nisur t’i shihnim me antena të gjithfarëllojshme në ekranin e vogël, kjo humbje u quajt disi e rastësishme, barazimi 1-1 në Milano dëshmoi se futbolli italian në rang përfaqësueseje ndryshe nga niveli i klubeve që po mbusheshin me “këmbë të arta, por të huaja”, ishte ende larg nivelit për të pretenduar se ishte skuadër e kalibrit të lartë. Kishte dështuar në Botërorin ’62 në Kili dhe do të dështonte edhe më 1966 në Botorin anglez më 1966, madje e turpëruar nga Koreja e Veriut. I kam parë të dyja ndeshjet në TV, kam lexuar edhe komentet që botonte shtypi sovjetik, që, edhe pse marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik ishin ndërprerë që më 1961, vinte në Shqipëri. Mund të themi se në takimin e dytë në Milano, që u mbyll në barazim 1-1, italianët edhe mund të fitonin thellë, por qoftë Rivera, qoftë Macola, dy futbollistët legjendarë të skuadrës axurra, u hipnotizuan para pritjeve të portierit të mahnitshëm sovjetik Jashin, që do të shkëlqente deri më 1970 në stadiumet e botës. Ishte ai që priti një 11-metërsh të gjuajtur sado me dhelpëri nga Rivera, ashtu siç mund të pritej vetëm nga ai që edhe sot cilësohet nga portierët më të mirë të rruzullit tokësor. Pritej që edhe përfaqësuesja jonë të mund të kalonte në fazën tjetër të “Euro 64”. Dhe

kjo sepse në takimin e parë të zhvilluar në Tiranë me Danimarkën, një skuadër modeste, e fitoi 1-0 (vetëm pas vitit 1986 danezët do të dëshmonin një nivel shumë të lartë). Atë takim e kam komentuar në Radio Tirana së bashku me të madhin Anton Mazreku dhe më kujtohet se që në minutat e para Panoja shënoi një “gol antologjie”, se u krijuan edhe raste të tjera që nuk u shfrytëzuan nga tanët. Ndeshja e kthimit në Kopenhagë u mbyll 4-0 për danezët, të cilët kaluan në çerekfinale. Dhe të mendosh se atje u ndodhën përballë skuadrës luksemburgase, edhe më modeste se ajo vetë, që ishte kualifikuar pas tërheqjes së Holandës. Kështu, pas barazimit në Luksemburg 2-2 danezët fituan në shtëpinë e tyre 2-1 dhe u ndodhën në fazën përmbyllëse, fat të cilin mund ta kishte pasur edhe ekipi ynë. Ndeshjet e tjera të çerekfinaleve dhanë këto rezultate: Spanjë–Irlanda e Veriut 1-1, 1-0 Austri–Irlandë 0-0, 2-3 Gjermani Perëndimore–Hungari 1-2 3-3 Bullgari–Francë 1-0 1-3 Jugosllavi–Suedi 0-0, 2-3. Në takimet e tjera çerekfinale Spanja mënjanoi pa vështirësi Iralandën 5-1 dhe 2-0. Bashkimi Sovjetik, duke barazuar me Suedinë e fortë 1-1 në Stokholm dhe duke fituar 3-1 në Moskë, dëshmoi edhe një herë se jo më kot ishte nënkampion i Evropës. Franca e pati pisk me hungarezët. Pasi humbi takimin e parë në Budapest 1-2, i rregulloi bukur mirë hesapet 3-1 në Paris. Erdhi kështu faza përmbyllëse. Të zotët e shtëpisë, spanjollët, pritën në fushën e tyre hungarezët, të cilët vërtet nuk ishin trashëgimtarët e Pushkashit, Ciborit, Koshicit me shokë, që për mend e kokës, duke udhëhequr në finalen e Botërorin ’54 2-0 ndaj gjermano-perëndimorëve, e kishin humbur davanë 3-2 e bashkë me të edhe Kupën e Botës, por, sidoqoftë, përballuan falangat spanjolle që nuk ishin falangat fashiste të Frankos, të cilat kishin mbytur më gjak kryengritjet e internacionalistëve antifashistë të fundit të viteve ’30 që kishin shpërthyer në këtë vend. Koha e rregullt e takimit u mbyll në paqe

1-1. U desh koha shtesë. Rreth 120 mijë shikuesit në stadiumin “Bernabeu”, bukurinë e të cilit, pas rekonstruksionit, sportdashësit tanë e kanë parë gjatë, veçanërisht gjatë takimeve “Real” –“Barcelona”, u dhanë zemër skuadrës së tyre, që arriti të shënonte një gol të mundimshëm, por që i dërgoi ata në finale. Për sovjetikët takimi me danezët ishte një aperitiv para finales së madhe. Me golat e Voroninit, Ponexjelnikut dhe Ivanovit ata u dhanë një mësim të mirë danezëve, për të cilët kjo aventurë, që u mbyll me vendin e katërt pas humbjes me Hungarinë 1-3, ishte preludi i një futbolli të tyre flladitës, që, siç përmenda më sipër, do të frynte më pas në stadiumet e botës. Edhe në finale me sovjetikët, që u drejtua nga anglezi Holand, Spanja hasi në të njëjtën rezistencë që kishte hasur me hungarezët. Sidoqoftë, nuk desh shtesë loje. Kur pas golave të Peredës në minutën e 6-të dhe barazimit të Husainovit dy minuta më pas mbeteshin edhe pesë minuta që të mbyllej koha e rregullt, që do të shpinte në kohën shtesë prej 2 x 15 minuta, qendërsulmuesi spanjoll Marselino, siç më kujtohet atë ditë edhe nga pamjet televizive të RAI-t, pasi përfitoi nga “një huq i një mbrojtësi kundërshtar, arriti të shënonte me kokë në portën e gjigantit Jashin, atë gol që e shpuri Spanjën për herë të parë dhe jo të fundit në piedestalin e futbollit evropian e më pas në botëror. Qeveria frankiste, siç e pamë, katër vjet të shkuar kishte refuzuar për motive politike të ndeshej me skuadrën e vendit më të madh të kuq. Tani ndeshej me të në finale dhe ku? Në Madrid dhe, si të pendohej se mbase këtë rezultat mund ta kishte arritur edhe katër vjet të shkuar në Paris, e mposhtte dhe merrte edhe mirënjohjen e vetë gjeneralisimit Franko, i pranishëm në tribunën e nderit, për të cilin kjo fitore sportive ishte edhe besueshmëri politike para opinionit publik spanjoll dhe botëror. x Skuadra kampione kishte këtë përbërje: Iribar, Revija, Olivera, Kaleja, Zoko, Fuste, Amansio, Pereda, Marselino, Suares, Lapetre. Trajner Vijalonga. Golashënuesit më të mirë të këtij turneu ishin Pereda (Spanjë), Benek dhe Novak (Hungari) me nga dy gola.


14

« bota

E mërkurë 13 qershor 2012 •

Qipro dominoja e radhës? Në qendrën financiare Qipro politika dhe ekonomia bankare janë të ndërthurura ngushtë. Një veçori e politikës lokale është se presidenti komunist Dimitris Christofias qeveris me mbështjetjen e një partie nacionaliste, ndërsa konservatorët proevropianë i afrohen socialistëve. Vëzhguesit janë të mendimit se ata ndjekin një strategji të përbashkët për zgjedhjet presidenciale të vitit 2013

Sekretari i Tregëtisë në dy aksidente për shkak të një krize epileptike Departamenti amerikan i Tregëtisë njofton se kreu i saj, John Bryson ka pësuar një krizë epileptike gjatë ditës së djeshme kur ai u përfshi në dy aksidente automobilistike në Kaliforni, gjatë të cilave ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Një zëdhënës i Departamentit të Tregëtisë tha se Sekretari Bryson u dërgua në spital ku qëndroi gjatë natës për t’u mbajtur nën kontroll. Ai doli nga spitali sot. Zyrtarët në Los Anxhelos, ku ndodhën aksidentet, thonë se ai mund të përballet me akuza kriminale për shkaktim aksidenti dhe largim nga vendi i ngjarjes. Sipas autoriteteve, makina që po drejtonte zoti Bryson ka goditur mbrëmë vonë dy makina, njerën prej tyre dy herë. Sipas autoriteteve ai u gjet më pas në makinën e tij, i vetëm dhe me ndjenja të humbura. Drejtuesit e dy makinave të tjera kanë pësuar vetëm dëme të lehta.

Kenia: BE-SHBA, sulmoni Somalinë!

Q

ipro me 1 korrik merr presidencën e BE. Por republika ishull mund të ketë së shpejti nevojë për ombrellën e shpëtimit të euros. Agjencitë e vlerësimit e kanë degraduar tani aftësinë paguese të vendit. Bankat në Qipro janë të lidhura ngushtë me bankat greke, kjo ishte arsyeja kryesore për agjencitë vlerësuese për të degraduar aftësinë paguese të shtetit ishull. Në qendrën financiare, Qipro, politika dhe ekonomia bankare, janë të ndërthurura ngushtë. Një veçori e politikës lokale është se presidenti komunist Dimitris Christofias qeveris me mbështjetjen e një partie nacionaliste, ndërsa konservatorët proevropianë i afrohen socialistëve. Vëzhguesit janë të mendimit se ata ndjekin një strategji të përbashkët për zgjedhjet presidenciale të vitit 2013. Në thelb duket se politikanët janë dakord: qeveria duhet të bëjë detyrat e saj, qendra financiare Qipro duhet të ruhet. Se çfarë do të thotë kjo konkretisht, interpretohet në mënyra të ndryshme. Partia komuniste, AKEL, që qeveris, porosit të kihet kujdes nga kursimi i tepërt: Ai vetëm do t’i merrte frymën ekonomisë, siç shihet në shembullin e Greqisë, thotë zëdhënësi i partisë, Jorgos Loukaidis në televizionin qipriot. “Problemi kryesor është kriza bankare, jo politika e pakujdesshme financiare, apo problemet strukturore të ekonomisë”, thotë Loukaidis. Kudo popullsisë i imponohen masa kursimi, për të ndihmuar bankat. Kjo rrugë nuk do t’i zgjidhte problemet, por do t’i thellonte ato. “Kur në Greqi filluan masat e para të kursimeve, borxhet e vendit arrinin 115 për qind të produktit të brendshëm bruto. Pas dy javësh politike kursimi ato u rritën në 165 për qind, kjo do të thotë diçka”, mendon Jorgos Loukaidis. Argumentet e tij kujtojnë retorikën

e partisë së majtë greke SYRIZA. Por të majtët në Qipro duken më pragmatikë se kolegët e tyre në Athinë. Për shembull komunistët qipriotë së bashku me partitë e tjera në mes të qershorit votuan papritur për rikapitalizimin e “Laiki Bank” me ndihmën e shtetit. “Qëllimi ynë nuk ishte të shtetëzonim humbjet, apo të shpëtonim bankat, megjithëse e gjitha në fund të fundit aty të çon”, thotë Loukaidis në intervistë. “Laiki Bank” është një bankë me rëndësi në sistem, ajo është institucioni më i madh financiar në vend. “Një falimentim do të kishte pasoja fatale për sistemin bankar dhe për të tërë ekonominë”, shpjegon zëdhënësi i AKEL. Deri në fund të qershorit “Laiki Bank” do të marrë një injeksion financiar prej dy miliardë eurosh, për të përmbushur kërkesat e Mbikqyrjes Bankare Evropiane. Por për këtë qeveria qipriote nuk ka para. Alternativat janë një kërkesë për ndihmë drejtuar Brukeslit, kreditë nga Rusia, apo shfrytëzimi i parave nga paketa e dytë e shpëtimit për Greqinë. Një ndihmë e fondit evropian të shpëtimit do të ishte zgjidhja më e mirë, mendon deputeti konservator Christos Stylianidis: “Qeveria duhet të shqyrtojë mundësinë

e një borxhit të EFSF-së, me qëllim të mos dëmtohet emri i Qipros si qendër financiare”, thotë politikani i opozitës Stylianidis në një intervistë televizive. “Ne duhet të sinjalizojmë qartë, se i nënshtrohemi një disipline të rreptë financiare.” Që në vitin 2011 presidenti Dimitris Christofias duhet të ristrukturojë kabinetin, pasi dolën thashetheme për një kërkesë ndihme nga Brukseli. Shkaktar i krizës qeveritare ishte një aksident shkatërrues për arsye deri tani të paqarta në qytetin port të Limassolit: Nga shpërthimet e depos së municionit gjetën vdekjen 13 vetë, një pjesë e madhe e infrastrukturës së brendshme u shkatërrua. Riparimi kushton dy miliardë euro. Kjo është baraz me dhjetë përqind të prodhimit ekonomik vjetor të republikës ishull. Prej kësaj rëndohet ekonomia qipriote, gjithsesi e dëmtuar nga kriza. Megjithatë, apo pikërisht për këtë arsye, vendi duhet të japë një shenjë për disiplinë më të madhe fiskale, mendon parlamentari konservator Stylianidis. Dyshimet për bonitetin e saj Qipro nuk duhet t’i lejojë aspak, si qendër për shërbimet financiare. “Unë jam për ratifikimin sa më parë të jetë e mundur të paktit fiskal evropian”, thotë politikani i opozitës në një intervistë me televizionin shtetëror. Kështu përmirësohet vlerësimi i bonitetit të obligacioneve qeveritare qipriote. “Nëqoftë se ne e fshehim problemin nën qilim, atëherë do të na ndodhë i njëjti fat si Greqisë”, porosit Stylianidis. Koha nuk pret. Nga shqetësimi për përfshirjen e bankave qipriote në Greqi agjencitë e vlerësimit Standard and Poor’s dhe Moody’s e kanë ulur shumë vlerësimin për aftësinë paguese të vendit. Megjithatë qeveria e majtë e Qipros premton një politikë solide financiare. Në vitin 2014 ajo synon të ketë një buxhet të ekuilibruar.

Kryeministri i Kenias i kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian që të sulmojnë ushtarakisht Somalinë. Gjatë një konference zyrtare në Najrobi, ditën e martë, Raila Odinga foli për rëndësinë e pushtimit të qytetit port të Kismajos, baza kryesore e grupit islamist të al-Shabab. Forcat keniane janë përfshirë në një betejë të armatosur me al-Shababin dhe sipas Odingës, trupat do të jenë në portat e bastionit të terroristëve në muajin gusht, por kryeministri theksoi se në mënyrë që të arrihet suksesi përfundimtar, Kenia ka nevojë për fonde dhe ndihma ushtarake. Në deklaratën e tij, Odinga theksoi se “suksesi kundër al-Shabab mund të arrihet vetëm nëse ndërhyrja përshkallëzohet edhe me operacione nga deti e ajri, përveçse nga toka”. Luftanijet e vendeve të Bashkimit Europian ndodhen në zonë për të luftuar forcat pirate, por sipas Kenias, tashmë ato duhet të përfshihen edhe në operacione luftimi kundër bazave të al-Shabab brenda vendit. Najrobi zyrtar ka kërkuar asistencë në luftën me islamistët e lidhur me al-Kaedën edhe më parë, ndërsa Odinga shtoi se ka ndërmend t’i parashtrojë Uashingtonit një kërkesë zyrtare për të asistuar financiarisht dhe nëpërmjet bombardimeve të avionëve me telekomandë.

Protesta kundër Putinit në zemër të Moskës Mijëra protestues anti-qeveritare po marshojnë në Moskë, në kuadër të një tubimi për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve ruse dhe një president të ri. Protesta, e mbajtur në një ditë pushimi zyrtare, vjen një ditë pasi policia bastisi shtëpitë e disa prej figurave kryesore të opozitës. Një nga ata, Sergei Udaltsov, refuzoi një urdhër për t’u paraqitur në polici për t’u marrë në pyetje dhe për këtë iu drejtua me një fjalim turmës. Javën e kaluar, presidenti Vladimir Putin firmosi një ligj që ri që parashikon rritjen e gjobave për ata që shkelin ligjet e protestave. Zoti Putin fitoi mandatin e tretë presidencial në mars, pavarësisht protestave masive të qytetarëve rusë, që prentendonin për manipulime në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2011. Kjo është protesta e parë e madhe anti-qeveri që mbahet në Rusi që kur Putin u kthye në krye të Kremlinit, deklaron korrespondenti i BBC në Moskë, Steve Rosenberg. Në rrugët e Moskës ka dhjetëra mijëra protestues, një det me flamuj dhe parulla të shumta, njofton më tej korrespondenti i rrjetit informativ britanik. Gjithashtu, protestuesit bërtasin fraza të tipit “Putin, një hajdut” dhe “Rusia pa Putin”. Nga ana e tij, presidenti rus ka bërë thirrje që të mos lejohet që Rusia të dobësohet nga “tronditjet sociale”. “Nuk mund të pranojmë asgjë që dobëson vendin tonë apo që përçan shoqërinë”, deklaroi ai në një prononcim televiziv. Ekonomia ruse është ndër më të fortat në botë dhe është konsoliduar përmes eksporteve të naftës dhe gazit, si dhe drithërave, për të cilat Rusia është ndër vendet më të mëdha prodhuese. Por kjo pasuri nuk është shpërndarë tek qytetarët të cilët jetojnë në varfëri. Shumë gazetarë rusë thonë se Putin ua ka shpërndarë atë njerëzve të tij të afërt, disa prej të cilëve vijnë nga radhët e ish-KGB-së.


intervistë • E mërkurë 13 qershor 2012

»

15

Borislav Stefanoviç: Nuk do të ketë as ndarje dhe as njohje të Kosovës

S

tefanoviç: Pavarësisht se kush do ta krijojë qeverinë në Beograd, është e sigurt se ajo duhet të vazhdojë dialogun me Prishtinën dhe duhet të vazhdojë me zbatimin e marrëveshjeve të arritura. DW: Zoti Stefanoviç, çfarë prisni pas zgjedhjeve paralamentare dhe presidenciale në Serbi - a do të ketë ndryshime në qëndrimin e Beogradit ndaj dialogut me Kosovën? Borislav Stefanoviç: Ne presim që qeveria të krijohet sa më parë, që në këtë moment nuk duket fare e sigurt dhe nuk dihet se cili koalicion do të krijojë qeverinë. Me rëndësi është që qeveria e re të ketë për bazë vazhdimin e reformave dhe një platformë unike politike. Në këtë moment janë të hapura të gjitha mundësitë dhe për fat të keq nuk dihet se kush do ta krijojë qeverinë. Por pavarësisht se kush do ta krijojë qeverinë, është e sigurt se ajo duhet të vazhdojë dialogun me Prishtinën dhe duhet të vazhdojë me zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Në Beograd ka dhe iniciativa që dialogu të ngrihet në nivel politik. Kjo ide është e mirë dhe e ka mbështetjen tonë. Presidenti Nikoliq ka dalë me idenë që ai apo ndonjë person i caktuar prej tij, të udhëheqë dialogun. Kjo ide duhet mbështetur, sepse kanë mbetur edhe shumë gjëra që nuk janë zgjidhur dhe që nuk janë zbatuar. Në Beograd të gjithë e kanë të qartë, madje edhe ata të cilët nuk duan ta pranojnë hapur, se dialogu me Prishtinën është i domosdoshëm, sepse nga ai varet mirëqenia e qytetarëve tanë dhe rruga evropiane e Serbisë. DW: Pra Ju prisni vazhdimin e dialogut por kur do të vazhdojë ky dialog? Borislav Stefanoviç: Mendoj se kjo do të ndodhë kur të krijohet qeveria e Serbisë dhe kur të bëhet e qartë se kush do ta udhëheqë këtë proces: qeveria apo presidenti. Sidoqoftë ka dy tema të rëndësishme që nuk janë hapur: telekomunikacioni dhe i ashtuquajturi procesi politik, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për tërë rajonin. Por në Beograd, e besoj edhe në Bruksel, aktualisht askush nuk mund të përgjigjet për pyetjen se kur do të ndodhë kjo, sepse ende nuk kemi qeveri. DW: Qeveria e Kosovës pohon se dialogu nuk do të vazhdojë para zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara më parë, në veçanti atyre për kontrollin e integruar të kufijve dhe përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale. Kur do të vihen në jetë këto marrëveshje, apo ndoshta mendoni se ato janë impelentuar? Borislav Stefanoviç: Natyrisht që ato ende nuk janë implementuar dhe këtë e dini edhe Ju. Përfaqësimi rajonal i Kosovës nuk është realizuar për shkak të interpretimeve të ndryshme të marrëveshjes së arritur në Bruksel - pra të fusnotës. Marrëveshja ka qenë që fusnota të shënohet pranë emrit, ndërsa Prishtina tani thotë se nuk ka qenë ashtu dhe për fat të keq këtë qëndrim po e mbështetë edhe Robert Cooper. Ndërkohë që problemi i vendkalimeve administrative në Jarinjë dhe Bërnjak është vetëm çështje e zbatimit teknik të marrëveshjeve. Unë pres që qeveria e re ta zbatojë këtë marrëveshje në kohën më të shkurtër të mundshme. Por hapat që po ndërmerr Prishtina ndërkohë, siç janë marrja e targave dhe maltrajtimet tjera të serbëve, me siguri që nuk i kontribuojnë gatishmërisë së Beogradit për t’u futur me vullnet në këtë proces, sepse marrëveshjet po keqpërdoren shpesh. DW: Zoti Stefanoviç, Ju keni deklaruar këto ditë se në Bruksel janë arritur marrëveshje për lirinë e lëvzijes, të cilat nuk vlejnë për veriun e Kosovës. Tani pohoni se qeveria e Prishtinës po bën disa hapa të njëanshëm. Pak më parë deklaruat se duhet hapur edhe pjesa politike e dialogut,

që në Prishtinë lë përshtypjen se Serbia do të kërkojë ndarjen e Kosovës mbi baza etnike. Më konkretisht pra, a do të kërkojë Beogradi ndarjen e Kosovës si zgjidhje përfundimtare? Borislav Stefanoviç: Në fillim dua të jap një shpjegim: të gjitha masat që po ndërmerr Ministria e Brendshme e Kosovës dhe Bajram Rexhepi janë të njëanshme dhe të bazuara mbi ligjet dhe rregullat tuaja në Kosovë. Për këtë nuk ka ndonjë marrëveshje. Në Bruksel kemi rënë dakord që në Kosovë të përdoren targat RS dhe RSK, por kjo nuk mund të realizohet në veri, për shkak se serbët atje dhe shteti i Serbisë nuk do ta pranojnë këtë vendim. Njerëzit atje detyrohen të marrin targat e Kosovës dhe kjo edhe më shumë cënon sigurinë edhe ashtu të brishtë në këtë pjesë të Kosovës e Metohisë. Por në qoftë se marrim mandatin për krijimin e qeverisë, ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë. Sa i përket dialogut politik: kjo kurrsesi nuk do të thotë ndarje e Kosvës. Dialogu politik, në qoftë se e pranon Prishtina, do të ketë për qëllim rregullimin e statusit të veriut të Kosovës, garancitë e veçanta për serbët në jug të lumit Ibër, çështjen e manastireve dhe kishave dhe pronat e serbëve. Këto janë temat që duhet të hapen në pjesën politike të dialogut, por po e përsëris edhe një herë: pa ndarjen e Kosovës. Pra po e nënvizoj edhe një herë: pa ndarjen e Kosovës por edhe pa njohjen e Kosovës nga ana e Beogradit. DW: Presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka deklaruar këto ditë se dialogun me Prishtinën do ta ngrejë në një nivel më të lartë politik, siç e përmendët edhe Ju më sipër. Çfarë do të thotë kjo konkretisht dhe çfarë prisni nga presidenti i ri? Borislav Stefanoviç: Pres në radhë të parë që të kuptojë realitetin në Kosovë e Metohi, të kuptojë se sa komplekse është gjendja atje dhe t’i shohë gjërat që deri më sot nuk ka dashur t’i shoh. Deri tani ai është marrë me një retorikë populiste të mitingjeve, në vend se të shikojë gjendjen reale në Kosovë, ku 90 % e banorëve janë shqiptarë, të cilët nuk duan të jetojnë në Serbi. Në anën tjetër kemi serbët e cënuar dhe problemet që duhen zgjidhur. Këto probleme nuk mund të zgjidhen me pohimet e tij se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe se ai nuk do ta njohë pavarësinë e saj. Rreth kësaj çështjeje në Beograd të gjithë janë të një mendimi. Por unë pres nga presidenti Nikoliq që të gjithë së bashku ta ngrejmë dialogun në një nivel politik dhe të vendosim sa më parë se kush do t’i udhëheqë këto bisedime: presidenti apo qeveria e Serbisë. DW: Mendoni se presidenti Nikoliç do të

Borislav Stefanoviç udhëheqë vet këtë dialog? Cili do të ishte mesazhi i këtij vendimi? Borislav Stefanoviç: Ka pasur edhe ide të tilla. Personalisht mendoj se ky do të ishte një gabim shumë i madh, sepse bashkëbiseduese e Nikoliqit do të ishte zonja Jahjaga, presidentja e Kosovës. Kjo do të thoshte njohje de facto e pavarësisë së Kosovës, ndonëse jo edhe de jure. Mendoj se ai nuk e ka menduar mirë këtë ide, para se ta paraqesë në opinion. Por ai mund të marrë përgjegjësinë për dialog me Kosovën dhe të caktojë negociatorët. Besoj se ai do të caktojë përfaqësues politikë të serbëve nga veriu i Ksovës, me shpjegimin se ata duhet të marrin përgjegjësinë për gjendjen atje. Por liderët politikë të serbëve të veriut të Kosovës janë persona të cilët nuk duan ndonjë kompromis apo

REPUBLIKA E SHQIPERISE KESHILLI I QARKUT ELBASAN

Adresa: Keshilli Qarkut Elbasan Tel:++355 54 52344, 52696, Fax: 52144

Njoftim për shpallje fituesi Në zbatim të Ligjit Nr. 8549 datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM Nr. 231 datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 21, Këshilli i Qarkut Elbasan, shpall: • z. Renaldo Thanasi, fitues të konkursit për vendin e specialistit për asistencë ligjore në Drejtorine e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillit të Territorit, të Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit, Kontrollit dhe Mbrojtjes së Tokës, në institucionin e Këshillit të Qarkut Elbasan.

KRYETARI Eugen ISAJ

marrëveshje. Ndaj kur dëgjoj propozime të tilla kam përshtypjen se këto negociata nuk do të sillnin asnjë rezultat. DW: Negociatat e tilla me siguri që nuk do të sillnin ndonjë kompromis... Borislav Stefanoviç: Ashtu është, ndaj mendoj se ky është një iluzion. Iluzore janë edhe përpjekjet e kryeministrit të Kosovës Thaçi që të gjejë bashkëbisedues në veri për zgjidhjen e problemeve atje. Besoj se kjo është e pamundur. Zgjidhja e vetme është që Beogradi dhe Prishtina me ndihmën e Brukselit të gjejnë ndonjë zgjidhje të përbashkët. DW: Zoti Stefanoviç, si i vlerësoni qëndrimet e deritanishme publike të presidentit Nikoliq ndaj Kosovës, pohimet se Vukovari është qytet serb dhe se në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid? Këto deklarata kanë shkaktuar mllef në tërë rajonin dhe kanë rezultuar me bojkotimin e ceremonisë së marrjes së postit nga presidenti i ri. Borislav Stefanoviç: Ky është një sinjal shumë negativ, jo vetëm për Nikoliqin por edhe për Serbinë, sepse ai nuk është më një individ personal por president dhe bartës i sovraniteti në Serbi. Presidenti Nikoliç ka dhënë deklarata të pamatura, të pazhdërvjellta, të papërgatitura dhe deri diku të dëmshme. Me këto deklarata ai ka dëshmuar se nuk e ka kuptuar që nuk është më lider partiak, por president i shtetit, i cili mund t’i dëmtojë raportet me vendet tjera. Shpresoj se ai shumë shpejt do ta kuptojë pozicionin e tij, se do të ketë kujdes dhe se do të vazhdojë procesi i përmirësimit të marrëdhënieve me vendet fqinje. DW: Një pyetje personale: Jeni i gatshëm për ta kryesuar edhe më tej delegacionin e Serbisë në negociata me Prishtinën? Borislav Stefanoviç: Po, por mendoj se procesi i negociatave dhe delegacioni duhet të kenë mbështetjen e duhur politike. Pa këtë mbështetje nuk mund të ketë marrëveshje dhe ajo që është edhe më e rëndësishme, marrëveshjet nuk mund të implementohen.


16

« gossip

E mërkurë 13 qershor 2012 •

3 pyetje që nuk duhet

t`i bëni në një lidhje Më do akoma”?, “Do të ndahemi”? , “Do që të kthehe mi bash kë”?.

Veprimet antistres Për shumë njerëz mund të jenë sjellje normale, për një pjesë jo, por është vërtetuar se gjeste apo veprime të tilla luftojnë stresin. Përtypja e çamçakëzit apo ngrënia e thonjve arrijnë të kenë një ndikim në tru dhe japin një ndjesi lehtësimi kundër stresit. Ky fakt mbështetet nga një studim spanjoll i Universidad del Pais Vasco, ku thuhet se këto veprime ulin ndjesinë e ankthit. Studimi, u vlerësua me çmimin “Juan Luis Ferrer” i dhënë nga Sociedad Espanola de Disfuncion Craneomandibular y Dolor Orofacial, paraqet të dhëna se si përtypja dhe gjestet që kanë lidhje me dhëmbët ndikojnë në uljen e stresit. Më tej theksohet se në raste stresi aktivizohen disa zona të trurit, të cilat lirojnë neuro-transmetues të përfshira në kontrollin dhe rregullimin e emocioneve në rast shqetësimi apo ankthi. Edhe pse veprime të tilla ndikojnë kundër stresit, për më shumë se 20% të popullsisë mund të shkaktojë dëmtime të dhëmbëve ose disa sëmundje muskulore.

Edhe fillimi, edhe fundi i martesës ndikojnë në rritjen e peshës Fillimi i jetës martesore, sikurse edhe fundi i saj, njësoj mund të ndikojnë në rritjen e peshës trupore. Kështu tregojnë rezultatet e një studimi të Shoqatës sociologjike amerikane. Shtimi në peshë më së shumti ndodh në dy vitet e para të martesës, gjegjësisht ndarjes, ndërsa më të prira për trashje janë nuset. Hulumtuesit kanë kryer një studim duke i përcjellë njerëzit nga viti 1986 deri në vitin 2010, ndërsa qëllimi i studimit ka qenë përcjellja e indeksit të peshës së tyre trupore dhe statusit martesor. Rezultatet kanë treguar se shtimi në peshë është i lidhur edhe me fillimin e martesës edhe me ndarjen, ndërsa në veçanti është i shprehur te femrat.

M

ë do akoma”?, “Do të ndahemi”?, “Do që të kthehemi bashkë”?. Këto pyetje dhe të tjera si këto, janë pyetje që nuk duhen bërë, pa qënë të përgatitur për të dëgjuar përgjigjjen. Në momentin që këto pyetje bëhen, përgjigjja nuk do të jetë pozitive. Në rastet kur përgjigjja nuk është ajo që prisnit, sjellja juaj mund të

jetë jo atraktive dhe poshtëruese. Nëse dyshoni se ai/ajo nuk ju do më, apo nuk jeni të sigurtë nëse ishi juaj dëshiron të kthehet me ju, thjesht pyesni, por përgatituni për çdo lloj përgjigjje. Të mos qënit i përgatitur edhe për përgjigjjen negative, kjo u çon në mohim. Mohimi bën që të dëshironi gjëra që e dini se nuk do të ndodhin. Mos u bëni budalla i vetes tuaj. Pyet dhe përgatituni për përgjigjjen e gabuar. Ju gjithashtu duhet të jenë të përgatitur për të vepruar me hir dhe

dinjitet nëse përgjigja nuk është ajo që ju prisni. Mos pyesni pa qënë të përgatitur dhe pa i dhënë vetes tuaj kohën e mjaftueshme për të pranuar atë që thotë partneri, dhe se çfarë kuptimi ka për ju dhe marrëdhënien tuaj. Ju duhet ta dini se përgjigjja e gabuar do të thotë që ai person nuk është për ju dhe nuk duhet të mendoni se ju nuk jeni i mirë mjaftushëm apo keni defiçenca. Mos e merrni përgjigjjen negative si konvertim të uljes së vlerave tuaja.

Meteorët zhdukën njeriun e lashtë dhe mamuthin

Genta, në 100 femrat më të bukura në botë? Këngëtarja kosovare Genta Ismajli është cilësuar si nga këngëtaret më të bukura në botë nga një web faqe në internet. Ka qenë TC Candler, që çdo vit bën përzgjedhjen e 100 fytyrave më të bukura në botë brenda, faqja e cila e ka cilësuar Genta Ismajlin si një nga vajzat më të bukura për vitin që lamë pas. Kosovarja është renditur në vendin e 55-të. Genta Ismajli së fundi ishte mysafire në finalen e spektaklit “X Factor Albania” ku performoi disa nga këngët e saj. Këngëtarja pritet të lansoj së shpejti edhe klipin e saj më të ri.

Shkencëtarët kanë arritur të gjejnë prova se një stuhi meteorësh goditi Tokën 12 mijë vjet më parë dhe se ka gjasa që ky fenomen të jetë përgjegjës për zhdukjen e njerëzve parahistorike dhe kafshëve gjigante si mamuthët. Provat për këtë stuhi të ardhur nga hapësira janë gjetur në dy kontinente, në Amerikën e Veriut dhe në Azi. Sipas studiuesve, besohet se impakti i qindra ose mijëra fragmenteve me planetin ndryshoi drastikisht kushtet e jetesës për disa dekada, duke shkaktuar një dimër të acartë, përgjegjës për zhdukjen e shumë formave të jetës në planet. Gjatë kërkimeve, një grup ekspertësh ndërkombëtarë arritën të gjenin një material të quajtur qelq i shkrirë, i cili formohet në temperature 1 700-2 200 gradë, si rezultat i shpërthimeve vullkanike apo potencialisht për

shkak të impaktit të një trupi qiellor me Tokën. Përllogaritjet arritën në përfundimin se materiali i gjetur në Pensilvani, SHBA dhe në Siri, ishte 13 mijë vjet vjetër. Testet e mëtejshme provuan se materiali nuk ishte kozmik, vullkanik apo i bërë nga dora e njeriut. Qelqi i shkrirë i gjetur në vendet e mësipërme është i njëjtë me materialin e gjetur në kraterin meteorik në Arizona dhe me një tjetër krater në Australi, ku është provuar se disa meteorë të vegjël kanë provokuar shpërthimin, nga i cili më pas është formuar qelqi në fjalë. Gjetja e materialit është prova më e mirë që dëshmon një impakt, sepse në kushtet e një përplasje, pasi lënda mund të prodhohet në fragment sekondi, si rrjedhojë e kushteve specifike që krijohen në momentin e përplasjes.


gossip • E mërkurë 13 qershor 2012

»

17

Emma Stone:

Isha në dilemë për

“Spiderman”

Cameron Diaz boton një libër me ushqime

Charlize Theron qeth flokët

Charlize Theron është parë me një look dramatik, teksa ishte munduar të mbulonte flokët e qethur me kapele. Theron ishte e famshme për flokët e saj të gjatë, biondë dhe të mirëtrajtuar. E ndërsa i ka bërë të gjithë kuriozë për këtë ndryshim drastik, mendohet se ky ndryshim ka erdhur si rezultat i rolit të saj në filmin Mad Max 4: Fury Road. Ajo ka qënë e planifikuar për ta regjistruar këtë film para tre vitesh, por filmimet u shtynë deri këtë verë. 36 vjeçarja u përpoq për të fshehur stilin dramatik gjatë një shëtitje nëpër Beverly Hills me të birin Jackson, por koka saj e qethur nuk ishte e qartë edhe me kapelen republikë.

A

ktorja e re Emma Stone thotë se kishte dyshime lidhur me pranimin e rolit të Gwen Stacy, e dashura e parë e njeriut-merimangë, në filmin “The Amazing Spiderman”. Stone ka treguar se, teksa mendohej për të marrë një vendim, gjeti konfort në faktin se edhe Jennifer Lawrence, ylli i filmit të suksesshëm “The Hunger Games”, kishte pasur të njëjtën dilemë. “Ajo që më trembte më shumë ishte ideja se çfarë do të ndodhte në jetën time pasi të luaja një rol të tillë”, ka thënë aktorja 23-vjeçare për “Access Hollywood”. “Unë e adhuroj Jennifer Lawrence. Kam parë shumë intervista që ajo ka dhënë për “Hunger Games” dhe edhe ajo, ashtu si unë, kishte të njëjtën dilemë për rolin e harkëtares Katniss Everdeen”, ka shtuar bukuroshja. Ndërkohë, roli i superheroit me aftësitë e merimangës interpretohet nga aktori Andrew Garfield, i cili gjatë xhirimeve duket se është afruar shumë me Emma-n, saqë në disa evenimente ata janë paraqitur së bashku.

Cameron Diaz ka raportuar se ka nxjerrë një libër me ushqime i cili do të ndihmojë vajzat e reja për të qëndruar të shëndetshme dhe në formë. Një burim tregon se qëllimi i aktores për këtë libër është t`iu japë fund fiksimeve të adoleshentëve për të qënë të dobëta, duke i bërë të kuptojnë se të qënit e shëndetshme është më e rëndësishme. Ky libër nuk flet për peshën, apo për dietat, por se si duhen bërë zgjedhjet e duhura në ushqime. Diaz dëshiron që libri të jetë i përshtatshëm për të gjithë.

Rihanna në të njëjtin club me Chris Brown

Ndahen Denise Richars dhe Richie Sambora Denise Richars dhe Richie Sambora janë ndarë sërish. Richie dhe Denise u lidhën në 2006. Kjo është ndarja e dytë për ta, pasi u ndanë dhe u ribashkuan një vit më parë duke e konfirmuar lidhjen në tapetin e kuq për 12 vjetorin e Annual Golden Heart Aëards, në Los Angeles një muaj më parë. Sipa burimit këtë herë lidhja ka marrë fund mes çiftit ku Denise i ka treguar Richie se nuk mundet të vazhdojë më gjatë lidhjen.

Rihanna ka përgenjështruar disa herë lajmet për rikthimin me ishin Chris Brown. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kësaj here pasi është parë në të njëjtën party me Chris. Edhe pse të ulur në tavolina të ndryshme, burimet thonë se ata ishin të vetëdijshëm për praninë e njëri-tjetrit aty. Chris gjithashtu i ka çuar Rihannas dhe dy shishe shampanjë. Chris dhe Rihanna, të ulur në tavolina pak larg nga njëri-tjetri, kanë hedhur shikime të shkurtra gjatë gjithë natës, por nuk janë parë të ndërvepronin thotë burimi.


18

«

Taulant Bica

S

(Vijon nga nr. i kaluar)

Kulturë

hqiptarët katolikë të Veriut, shqiptarët ortodoksë të Jugut e të Moresë që kapërcyen detin në Itali në shekullin 15 shërbyen si stratiotë (ushtarë me pagesë) në ushtritë e perandorëve e mbretërve dhe princërve të Evropës Perëndimore. Këtë traditë e vazhduan po në Perëndim në shekujt osmanët shqiptarë ortodoksë të Himarës, Labërisë, Suljotët e Ccamërisë e të tjerë. Në Lindje, në Rumani, shërbyen shqiptarët ortodoksë të Shqipërisë së Jugut e të malësive të Korçës, Pogradecit, Strugës, Ohrit, Kolonjës, Përmetit, Dangëllisë, Gjirokastrës etj. Ata qenë ushtarë rrogtarë në shërbim të gospodarëve (princërve fanariotë shqiptarë si Gjikajt, Dukajt etj.) në principatat e Vllahisë e Moldavisë. Labëria, edhe kur u islamizua, vazhdoi zanatin e “gjakut”. Anglezët, francezët etj., kolonizatorë, kanë rekrutuar për llogari të tyre mercenarët shqiptarë e i kanë dërguar pas përgatitjes stërvitore ushtarake në Afrikë e gjetkë. Shqiptarët me fustanella, sidomos nga Jugu i Shqpërisë po edhe Veriu, kanë luftuar me pagesë edhe për llogari të Mehmet Aliut, kur ai u bë pasha i Misirit (Egjiptit) edhe në shkretëtirat e Sirisë, Sudanit, të Arabisë, Libisë e në vende të tjera, ku e solli hera. Nuk është e rastit që në një sërë tabllosh të piktorëve të shquar anglezë e francezë etj., kur tregohen luftërat në Afrikë apo në Lindjen e Mesme, paraqiten shqiptarët me fustanella të bardha dhe qeleshet karakteristike në kokë. Shërbimi ushtarak dhe mercenarizmi përbëjnë çvendosjen e katërt të madhe të shqiptarëve, atë të largimit nga trojet amtare… Duke e ndalur fokusin e vështrimit tonë në dy gadishuj, atë të Anadollit dhe Sinisinë Ilirike (Gadishulli i Ballkanit siç njihet sot) mund të themi si konkluzion të shtjellimit të kësaj pjese të parë të punimit tonë se pavarësisht nga gjuha, që ka të bëjë me tjetërsimin e shqiptarit që ka jetuar në këto troje, si greqisht tek arvanitët, turqisht tek arnautët, kemi të njëjtin njeri. Antropologjia do të kishte se çka të fliste. Shifrat për popullatën shqiptare që jeton në Turqi shkojnë nga 3 milion deri në 20 milionë (shifra zyrtare nuk ka por dhe kur jepen janë qesharake, rreth 50.000 veta, më e larta e dhënë në një botim të fundit deri më sot). Regjistrime, statistika në këtë drejtim për popullatën shqiptare nuk gjenden kurrkund. Gjithçka është e diskutueshme në shifrat që jepen andej këtej. P.sh. gjatë vizitave në Shqipëri të presidentëve turq, pas vitit 2000, për shqiptarët e Turqisë janë dhënë nga goja e tyre shifrat 53 dhe 64 milion. Në një emision të kanalit televiziv Top Channel për shqiptarët e Turqisë është dhënë shifra rreth 15 milionë pa treguar burimin. Ka burime të tjera që japin shqiptarët ¼ apo 1/3 e popullsisë aktuale të Turqisë. Sipas një të dhëne çdo i treti banor i Turqisë pavarësisht e flet shqipen apo jo, si gjuhë amtare, është i gjakut shqiptar. Kohët e fundit janë shtuar botimet arkivale për popullsinë e zbritur në Republikën e Turqisë nga Rumelia d.m.th. Ballkani. Ka që e shpien shifrën e të ardhurve prej këtej në Anadoll, deri në gjysmën e popullsisë së tij, apo që përbëjnë rreth gjysmën e popullsisë totale të Turqisë. Këtë autori i këtyre rrjeshtave e ka dëgjuar edhe nga specialistë de-

E mërkurë 13 qershor 2012 •

Shqiptarët e

TURQISË mografë në simpoziume e kongrese shkencore të mbajtura si në Jeshilqoj apo vende të tjera. Po të gjykosh nga këto shifra, duke marrë parasysh dhe shtesën e madhe natyrore të popullsisë së re në Turqi, shikon se shifrat që u dhanë më sipër nuk janë dhe fort larg realitetit, apo e thënë ndryshe nuk janë dhe aq të papranueshme. Gjithsesi, problemi mbetet i hapur…. Po sjellim edhe të dhënat nga dy burime që i takojnë të njëjtit studiues, kanadezit Robert Elsie, të cilat na ranë në dorë tani së fundi, kur po i vinim pikën këtij artikulli studimor. Në të parin, në zërin “Turqia, shqiptarët në Turqi” ai shkruan dhe këto (lexuesi le të gjykojë vetë si për informacionin e sjellë, ashtu dhe për autorin): “Ndo-

qiptarëve të Turqisë dhe shtetit turk që ka statistikat e plota të brendshme për të thënë një fjalë më të plotë dhe kompetente edhe në këtë drejtim. Kjo i takon së ardhmes. Ne vetëm kaq mund të themi përafërsisht mbi bazën e burimeve direkte apo të dhënave indirekte që disponojmë…Mendohet se vetëm qyteti i Stambollit ka mbi 3 milion shqiptarë në një kohë kur ai u është afruar rreth të 20 milionëve. Është qyteti me më shumë shqiptarë në Ballkan, për t’u ndjekur nga qytetemetropole si Tirana dhe Shkupi dhe, tash së voni, edhe Prishtina. Për ngjashmërinë apo më mirë njejtësinë e shqiptarit apo njeriut të Ballkanit me shqiptarin apo njeriun e Anadollit të tjetërsuar në gjuhë etj.,

tyre rrjeshtave në tekstin e mësimit shihte një fotografi me varre monumentale në zonën e Izmirit, në atë që njihet si “rrethi mavi (blu)” dhe që kap më së shumti brigjet e Egje-Mesdheut deri në Antalia. Nuk ishte e vështirë të konstatoje se ato ngjisnin si dy pika uji me varret monumentale të Selcës së Poshtme në Pogradec, ku ishin varrosur mbretër ilirë. Del nevoja e studimeve krahasimtare në këtë fushë të djerrë si arkeologjia që do të na sjellë në zbulime “perla” për popullatën ilire të Anatolisë që gati nuk është studjuar fare. Deri tani as që bëhet fjalë për studime krahasuese. Del gjithashtu nevoja e thellimit të bashkëpunimit të Instituteve apo Muzeve homologe, p.sh., të arkeologjisë. Sikur vetëm

nëse jo shumë i njohur jashtë dhe pavarësisht mungesës së statistikave të besueshme për popullsinë, komuniteti shqiptar në Turqi, në të vërtetë mund të jetë më i madhi në diasporë. Emigrimet e hershme të shqiptarëve në Turqi ishin rezultat i rekrutimeve me forcë për ushtrinë osmane dhe jeniçerë…Numri i shqiptarëve etnikë, (dmth nga Ballkani-L.B) në Turqi mund të arrijë mbi një milion, ndonëse shumë prej tyre janë asimiluar. Një raport i Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Turqisë, më 2008, vlerësonte se në Turqi jetonin 1,2 milionë shqiptarë. Sidoqoftë, ka ende komunitete të mëdha dhe aktive shqiptare në Stamboll dhe Bursë”. Kësaj shifre (1,2 milion), në burimin tjetër, albanologu Elsie i shtonte sqarimin, “shumica e të cilëve me origjinë kosovare”. U takon studiuesve kompetentë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, sh-

flet e do të flasë më mirë në të ardhmen antropologjia, etnografia, folkloristika e shkenca të tjera. Mjafton të krahasosh instrumentet muzikorë si çiftelia, gërneta e të tjera apo veshjet e një popullate të Detit të Zi, siç janë llazët, këngët, vallet, lodrat e tyre të ndryshme e të bindesh se sado larg të jenë këto vise gjeografikisht nga njeritjetri, prapë janë afër, shumë afër në doke, në zakone, në tradita. Me sy të lirë, vetëm duke parë muzeun e qytetërimeve anatoliane në Stamboll, muzeun e pasur arkeologjik të Bursës, muzeun arkeologjik të Antalias, muzeun e arkeologjisë së nënujit në Bodrum në brigjet e Egjeut etj., dhe t’i krahasosh me muzeun arkeologjik të Tiranës, s’e ke të vështirë të realizosh se në një kuptim, në të dy gadishujt ka jetuar e njëjta popullsi iliro-pellazge. Kur mësonte gjuhën turke në Stamboll, autori i kë-

vizitat reciproke nga profesionistët në to, pa folur për sesione, simpoziume apo kongrese shkencore të përbashkëta shqiptaro-turke që mund të bëhen edhe në këtë fushë apo sfera të tjera si etnografia, folkloristika etj. etj. Brezat e rinj të sotëm e të nesërm të shkencëtarëve e studiuesve duhet të hulumtojnë dhe të tregojnë se sa të ngjashëm, të njëjtë, të mos themi identikë, janë qytetërimi ilir në Ballkan me atë në Anadoll, si në Trojë e në mbarë bregdetin egjean e në thellësi të tokës anatolike… II Vendndodhjet e shqiptarëve në Turqi sot… Më kujtohet se gjatë kohës që kam qenë në Republikën e Turqisë, sa herë jepej moti në lajmet e mbrëmjes në televizor, ajo ndahej në 8 rajone të mëdha. Mbi bazën e tyre po paraqesim me një vështrim telegrafik shpërndar-

jen e popullatës shqiptare në të. Së pari: Rajoni i Stambollit dhe Thrakës Lindore ose thjesht Thrakia Turke me qytete të tilla si Edrene, Tekirdag, Gelibollu, Kerklareli etj. Stambolli dhe Trakia siç i thonë turqit, përfshijnë një territor prej 24.000 km2 gati sa Shqipëria. Në shekuj, po sidomos në shekullin e 20-të, kemi dyndje të shqiptarëve drejt Stambollit dhe pjesës evropiane të Turqisë. Mjafton të shohësh njerëzit e këtyre anëve dhe bindesh për origjinën e tyre. Edhe pa i pyetur, antropologjia s’të lë të gabosh kurrsesi. Por janë edhe shqiptarët vendas të krishterë “rumë“, po dhe muslimanë të konvertuar në shekuj deri në ditët tona. Stambolli numëron me miliona shqiptarë të shpërndarë në lagje si Aksaraj, Ejup, Alibeqoj, Beshiktash, Arnautqoj, Kadiqoj, Feriqoj, Bajrampasha, Fendekzade, Topkapi, Fatih, Kuçykçekmexhe etj.etj. Dikur shqiptarët kanë qenë të vendosur me mahalla sipas krahinave në lagjet e ndryshme të Stambollit, bile kjo deri në vitin 1990 p.sh, Alibeqoj kishte shqiptarë të Kolonjës dhe të Gostivarit me shumicë që jetonin në masa kompakte në shtëpitë e tyre me bahçe dhe familjet ishin të një ane, madje në një pjesë të tyre ishin edhe farefis apo dhe ishin bërë të tillë, duke jetuar në krah të njëri-tjetrit. Nuk përziheshin me të tjerët e ruanin me fanatizëm gjuhën, madje në dialektin e veçantë siç e kishin folur në Shqipëri. Bile ndihej moszhvillimi i mëtejshëm i saj dhe dukeshin trajtat konservatore. I ruanin siç u bartën nga Kolonja dhe n’atë gjendje i flisnin sot. Vetë i kam dëgjuar e komunikuar me ta. Ruanin bile këngë popullore, vjersha e folklor të vendlindjes. Mund të kishin lindur edhe në Turqi por ruanin një mall të patreguar për fshatin, qytetin, apo krahinën prej së cilës kishin ardhur. Të prekte kjo dashuri e mall i tyre i patreguar për t’u kthyer qoftë edhe njëherë në vendlindje. Shpesh të rinjtë bartnin si të regjistruar në një shirit magnetofoni kujtimet e prindërve të tyre për vendet nga ishin shpërngulur deri dhe për gurët e drurët e vendëlindjes… Bajrampasha, rajoni më shqiptar i Stambollit, ka kryesisht shqiptarë të Maqedonisë, sidomos nga rajoni e qyteti i Manastirit, Perlepi e fshatrat shqiptare rreth tij, kurse Fëndekzade ka më shumë shqiptarë të Shkupit, bile edhe shoqata e tyre e ka qendrën këtu… S’ka rajon të Stambollit që të mos ketë shqiptarë. Janë nga Kosova, Maqedonia po dhe nga Novi Pazari (Tregu i Ri) mbi Mitrovicën e Kosovës si dhe nga jugu i Shqipërisë, të hershëm e të sotëm. Pas viteve ‘90 erdhi një valë e re emigracioni nga Shqipëria. Shqiptarët myslimanë në Traki, jo vetëm që i ke me shumicë në qytetet si në Edrene apo Tekirdag po edhe nëpër fshatra. Në shumicë janë të ardhur nga Kosova po edhe Shkupi. Sami Frashëri na bën me dije për ngulime të tjera shqiptare në Thrakë dhe në brigjet e Detit Marmara si dhe në ishujt afër tyre. Këto komunitete shqiptarësh ortodokse u dëbuan në Greqi pas Luftës së Parë Botërore, në periudhën e shkëmbimit të popullsisë midis dy vendeve (turqisht “mubadele” dhe greqisht “andallaia”). Nuk është fjala për “Adalar”(Ishujt e Princave) që janë në Grykën e Bosforit në Stamboll, përballë Kadiqojit, gjithsej 9 ishuj të banuar e të pabanuar, me popullsi ortodokse, që s’u përfshinë në marrëveshjen e shkëmbimit që u nënshkrua në Lozanë të Zvicrës. Popullata ortodokse e Stambollit nuk u prek nga ky traktat ogurzi për shqiptarët. Sasia më e madhe e shqiptarëve të Turqisë është grumbul-


• E mërkurë 13 qershor 2012 luar në pjesën evropiane të saj. Së dyti: Rajoni i Bursës me sipërfaqe 11.087 km2 dhe popullsi prej 2.600.555, pra gati sa Kosova e sotme. Bursa është qyteti i katërt më i madh i Turqisë. Në këtë rajon përfshihen edhe qytetet si Adapazar, Kutahja (emri i vjetër Qytahja) Bandërmaja, Ballëkesir, Çanakala e deri në Ajvallëk, një qendër e vogël e banuar buzë Detit Egje. Brenda qytetit Bursa (thirret edhe Brusa) ka disa mëhalla si “Zafer” etj. plot e përplot me shqiptarë, ku shqipja gjallon deri në ditët tona. Kjo lagje njihet si lagje e shqiptarëve. Ata kanë shoqatat e tyre kulturore – artistike dhe janë të mirëorganizuar. Ka shqiptarë të hershëm si ata të Nishit që i gjen në qytete si Adapazari, Kutahja etj. Shqiptarë ka dhe Bandermaja, Ballëkesiri, si dhe rajonet bregdetare, por me klimë relativisht të ftohtë si Çanakala apo diçka më ndryshe Ajvallëk, Akçaj etj. Ka dhe ishuj si Bozxha Ada apo ndonjë tjetër në krah të saj të banuar nga të krishterë shqiptarë të vendit, të ashtuquajtur rumë. Prej këtyre ka dalë dhe patriarku ortodoks aktual i Stambollit, Bartolemeo, që e di shqipen si gjuhë amtare që e ka... Banorët e ardhur janë kryesisht nga Kosova e më pak nga Maqedonia. Së treti është Rajoni i Izmirit me qytete si Manisa, Akhisar, Ajdin, Denizli, Fethije, Marmaris, Bodrum e deri në Antalja e Alanja, duke përfshirë dhe Ispartën dhe Afjonin etj. Ky rajon është i mbushur plot e përplot me shqiptarë të Çamërisë që erdhën pas nënshkrimit të Traktatit të Lozanës në vitet 192325. Qyteti i Izmirit lagjen e vet më të madhe e më të rëndësishme, lagjen aristokrate të vet, Karshejaka, në 90% të saj i ka me shqiptarë të Çamërisë apo dhe Janinës. Po nuk mungojnë dhe shqiptarët e Kosovës psh. nga Prishtina, të Shqipërisë e të Maqedonisë. Në lagjet e Izmirit apo Smirnës së dikurshme, është folur shqip nga rumët shqiptarë të këtij qyteti dhe pastaj pas dëbimit me marrëveshjen e Lozanës të shqiptarëve ortodoksë, këta u zëvendësuan me shqiptarë muslimanë të Çamërisë, me shqiptarë fisnikë muslimanë arvanitë të krahinave të Manit e të Lalës në Peloponez (More). Po ashtu Izmiri pas 1924-1925 u mbush me kosovarë të ndjekur nga regjimi serbomadh i kralit Aleksandër Karagjorgjeviç. Pra shqipja është dëgjuar deri në fund të shekullit XX në lagjet e Izmirit e ku më shumë e ku më pak, ndonëse më rrallë, sot vetëm në mjedise familjare. Çamët jetojnë të tubuar në qytete të tilla, veç Izmirit, si Foça, Menemen, Manisa, Soqe, Selçuk, Ajdin, Denizli e më pak në Bodrum, Fethije, Marmaris apo Muglla. Është për t’u përmendur një fshat i madh apo qytet i vogël, jo larg nga Izmiri, me emrin Jeniqoj me shqiptarë të Kosovës që flasin edhe sot e kësaj dite shqip e vetëm shqip. Njeriu mendon se është në Kosovë apo Shqipëri. Shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë ka në qendrat e banuara në veri e në verilindje të Izmirit, siç është Aksaraj e të tjerë. Ka dhe rajone që janë të përziera me shqiptarë të ndryshëm, të Kosovës e të Çamërisë, siç është qyteti Akhisar e qendra të tjera më pak të njohura. Janë fshatra të tëra që deri vonë kanë folur shqip, por proceset urbanizuese kanë bërë punën e vet. Antalja, Alanja dhe qytete të vogla në krah të tyre, buzë detit si Qemer, Manavgat, Side etj. kanë shqiptarë të ardhur e të vendosur në to në kohë të ndryshme. Shifra për numrin e tyre s’ka, por kur pyet shqiptarët e atyshëm të thonë se janë shumë, “pa hesap”! Së katërti: kemi Rajonin e Anadollit Qendror apo të Ankarasë, ndryshe mund ta quaja edhe të kryeqytetit turk. Në të përfshihen veç kryeqendrës së Turqisë po edhe të Anadollit Qendror e përgjithësisht të Ankarasë dhe qytete të tilla si Jozgat, Konja, Ka-

jseri dhe Nigde, si dhe qytetin e Haxhi Bektashit si qendër e bektashizmit. Ankaraja si çdo kryeqytet ka mbledhur edhe shqiptarë nga të katër anët e Turqisë dhe numri i tyre që banojnë në të është i konsiderueshëm. Shqiptarët i gjen kudo në tërë poret e jetës turke, sidomos në poste drejtuese e komanduese si në aparatin shtetëror, në ushtri, në polici, në ekonomi, industri e tregti, në arsim dhe kulturë dhe ata gëzojnë respektin e mbarë popullsisë. Të përmendësh emrin shqiptar në Turqi, si dje dhe sot, është sikur të përmendësh një emër të shquar, të nderuar, me reputacionin më të mirë që mund të bëhet. Në tërë shtresat e popullsisë, pavarësisht nga niveli shoqëror apo raca dhe në gjithë popullsinë e Republikës Turke,

s’ka rëndësi përbërja etnike e saj, të thuash “arnaut” d.m.th. të kujtosh një emër me peshë të madhe, njerëzore që gëzon një respekt jo të zakonshëm. Nuk duam të zgjatemi në këtë pikë se do të shkonte gjatë ky shkrim. Popullsia rume e Kajserit, e Konjës apo dhe e qyteteve e fshatrave të tjera të Anadollit Qendror me marrëveshjen e Lozanës u vu në rrugën e ikjes drejt Greqisë. Boshllëkun e tyre e mbushën çamët e Çamërisë dhe shqiptarët e Maqedonisë “greke” deri në qytetin e Mersinit në bregdetin e Mesdheut. Nga këto vise është shkrimtari, poeti e dramaturgu i njohur turk me origjinë shqiptare Nexhati Xhumali prej Follorine që vdiq tani së voni, pas viteve 2000, në Turqi. Viset e Jozgatit kanë të ardhur më shumë çamë kurse Kajseri, Konja, Nigde dhe Haxhi Bektashi etj. kanë shqiptarë nga Kosova, më pak nga Maqedonia, po diku dhe shqiptarë të ardhur herët nga Shqipëria, kryesisht nga jugu i saj. Diku fare pranë qytetit të Haxhi Bektashit janë dy fshatra shqiptare ku ende edhe sot flitet shqip, siç na kanë bërë të ditur dëshmitarë okularë. Së pesti kemi Rajonin e Adanasë apo të Juglindjes me qytete të tilla si Adana, Mersin, Iskenderun etj. që shtrihet kryesisht në një nga fushat më pjellore të Turqisë, të Çukurovës nën malet Toros, vargmale që përshkojnë tej për tej Anadollin. Aty gjen shqiptarë nga tërë trevat e Ballkanit, të trojeve etnike shqiptare, po edhe çamë. Autori i këtyre rrjeshtave ka takuar në një qytet të vogël, Dortjoll, të përfshirë në qarkun Osmanije, afër Iskenderunit, çamë të Pargës dhe të zonës së Igumenicës. Në këto anë janë dy fshatra me shqiptarë të Kosovës, të dëgjuar në tërë Turqinë si Naxhar i Madh dhe Naxhar i Vogël, ku flitet sot e gjithë ditën shqip, të dy bashkë, me disa mijëra banorë. Këto emra të vjetër të këtyre fshatrave sot janë ndërruar, po shqipja vazhdon të dëgjohet edhe në këto anë të Anadollit. Çudia e autorit ishte, kur mësoi për ekzistencën e një a dy fshatrave shqiptare pranë kufirit me Sirinë, në

zonën e qytetit Antakja apo provincës Hataj siç thuhet ndryshe, e cila dihet hyri në përbërje të Republikës Turke me referendumin e vitit 1938. Së gjashti kemi Rajonin e Detit të Zi, apo Karadenizit (siç i thonë turqisht), kryesisht me qytetet e Samsunit, Amasjas, Sivasit, Bafrës po dhe të Sinopit e të Çankërë... Këtu ka kryesisht shqiptarë të ardhur në vitet 1877, 1878 nga qyteti dhe rajoni shqiptar i Nishit apo siç thirrej dikur Sanxhaku i Nishit, sot i mbetur nën Serbi. Janë me dhjetra mijëra, mos them qindra mijra shqiptarë që jetojnë në fshatra me masa kompakte si dhe në ndonjë qytet si Bafra që mund të quhet pa frikë qytet shqiptar. Janë për t’u përmendur shqiptarët e qytetit të Tokatit e të rrethinës së tij. Të gjithë

Kulturë

Këta shqiptarë të Nishit përbëjnë një kapitull të veçantë të mbijetesës së racës shqiptare në këto anë. Një autor i Kosovës u ka kushtuar një monografi të tërë këtyre shqiptarëve me trup si lisat e bjeshkëve të tokës arbnore dhe me pasuri shpirtërore të jashtëzakonshme, palcë e shqiptarizmit që bartën kudo që shkuan genin e shqiptarit. Ata i dhanë emrit shqiptar përmasa dhe vënd të veçantë, që s’guxon ta zërë kush në Republikën e Turqisë. Nderim e respekt të pamatë këtyre burrave të kombit shqiptar dhe nënave shqiptare që janë krenare për emrin shqiptar e për nënën SHQIPERI! Nishi dhe nishjotët kosovarë nuk vdesin kurrë! Ndaj detyrë e dy shteteve shqiptare është studimi i jetës dhe veprimtarisë së këtyre shqiptarëve të “harruar”të Samsunit, nxjerrja në dritë e tyre, ruajtja e gjuhës shqipe dhe përpjekja për moszhbërjen e tyre, duke ngritur qendra kulturore shqiptare, duke hapur panaire libri, duke dërguar grupe artistike-folklorike etj. Janë me qindra fshatra që gjallojnë shqip e si shqiptarë! Së shtati: Rajoni i popullsisë llaze. Në të përfshihet zona e lindjes së Detit të Zi e banuar nga një popullsi që quhen llazë, në qytete të tilla si Trabzon, Artvin po dhe Ordu e Giresun. Pra, rajoni i shtatë i llazëve në një kuptim të kujton apo ngjet me rivierën shqiptare të Himarë - Sarandës. Aty ke dhe detin e kaltër dhe malin dhe fushën pranë e pranë njëra tjetrës. Kjo popullsi është shumë e afërt në tradita, zakone, konstitucionin shpirtëror me shqiptarët, aq sa dikush prej shqiptarëve apo dhe llazëve thotë se këto dy kombe janë “djem xhaxhallarësh”, “kushërinj”. Këto i kam dëgjuar në rajonin e Stambollit, të Zejtinbur-

BIBLIOGRAFI

1. Sami Frashëri, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet“, Tiranë 1962 2 . Robert D’Anzheli, “Enigma”, Tiranë 1993 3. Edvin Zhak, “Shqiptarët”, Tiranë 1996 4. Nexhip Alpan, Nesip Kaçi, “Shqiptarët në Perandorinë Osmane”, Tiranë 1996 5. Prof. Dr. Kristaq Prifti, “Ibrahim Temo”, Prishtinë 1996 6. Riza Tefik, ”Hoxha Tahsin” Shqiptari i ilustruar, Stamboll 1911 7. Ali Ymeri, “Lidhjet miqësore shqiptaro-turke”, Tiranë 2002 8. Nuraj Bozbora, “Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane”, Tiranë 2002 9. Antonio Baldaçi, “Shqipëria e Madhe”, Tiranë 2006 10. Egidio Ivetic, “Luftërat Ballkanike”, Tiranë 2008 11. Fjalori enciklopedik “Hayat” (turqisht) , Stamboll (ribotim) 1968 12. Fjalori enciklopedik shqiptar, 3 volume, Tiranë 2008, 2009 13 Robert Elsie “Fjalori historik i Shqipërisë“, Tiranë 2011. 14 Robert Elsie “Fjalori historik i Kosovës”, Tiranë 2011 P.S. Janë shfrytëzuar materiale të tjera nga arkivat e bibliotekat e Stambollit e Turqisë, botime të historianit Kemal Karpat etj. ata që shisnin simite rrugëve të Stambollit me karroca ambulante ishin nga këto anë dhe kudo midis tyre ata flisnin shqip. Ata ishin shqipfolës të çartur, ndonëse disa breza kishin lindur e rritur në Turqi dhe në fshatrat e tyre flitej shqipja e patrazuar. Kur vinin në Stamboll në punën e tyre si simiteshitës atëherë fillonin të mësonin turqisht. Shqiptarë të çuditshëm, asht i pandryshueshëm i tokës arbëreshe. Të përkulem në gjunjë dhe të falem ty o gen i tokës mëmë që di të mbijetosh dhe i pashkolluar, siç ke mbijetuar në shekujt vrastarë e të pamëshirshëm e në kohërat “njerkë“ për Shqipërinë e kombin shqiptar! Shqiptarët e këtyre anëve jetojnë në një gjeografi që përfshin qytetin e madh bregdetar të Samsunit, kryeqendër e Vilajetit me të njëjtin emër me mbi 1 milion banorë, në Sivas, në Amasja e Tokat po edhe në Sinop e Çankere. I gjen ata dhe në qytetet e Bollusë e të Zonguldakut si qendër minerare e metalurgjike e vendit, në Kastamonu etj. Fusha e Samsunit, ku rritet sidomos duhani e deri poshtë në thellësi të Anadollit zbukurohet edhe me qeleshet, plisat shqiptarë. Sado që ka kaluar gati një shekull e gjysmë nga dëbimi i tyre prej trojeve amtare, shqipja ruhet edhe në këto anë në thellësi të Turqisë.

nusë, një nga më të mëdhenjtë, më të industrializuar dhe me më përspektivë të qytetit të stërmadh, gjysma e të cilit banohet kryesisht me shqiptarë të Maqedonisë e gjysma nga llazë të Detit të Zi. Duke dëgjuar turqishten e të dy palëve, që nuk i shpëton akcentit të gjuhëve përkatëse, të duket sikur po dëgjon turqishten e Prizrenit të Kosovës, të konservuar nga osmanishtja, turqishtja e vjetër, sidomos me theksimin e gërmës xh (c) dhe eleminimin në shqiptim të rrokjeve të fundit psh të formës së kohës së ardhshme:”do të vij“ - “gelexhehim – gelexhem”. Koha kërkon dhe kushtet janë krijuar, me botimet gjithnjë e më të shumta edhe në këtë gjuhë, pak të lëvruar siç është gjuha llaze – llazishtja – të bëhen nga gjuhëtarët tanë studime krahasuese e pse jo dhe gramatika e fjalorë në të dy gjuhët. Atëherë do të dalë në shesh se sa të afërt me njëri- tjetrin janë këta dy popuj, që në Turqi i konsiderojnë si “kushërinj” dhe sa përkime e gjëra të përbashkëta e bile të njëjta ka në gjuhët e tyre, në veshjen e tyre, në traditat, zakonet, në historinë e tyre. A ka shqiptarë të vajtur në Trabzon, Artvin, Hopa e qytete të tjera më të vogla llaze? Ka, relativisht pak, si në historinë e largët e të afërt si dhe sot. Gjithmonë janë shkrirë e bërë njësh

»

19

me popullsinë vendase llaze, janë martuar aty e përthithur nga mjedisi llaz. “Kan çeker” – “tërheq gjaku”, thonë turqit e në këtë rast kjo vlen midis shqiptarëve dhe llazëve. Ngjasin në fjalët e urta, në shakatë e tyre e në se nuk ngjasin! Nuk mund t’i shpjegosh kollaj këto përngjasime kaq të mëdha. Kërkojnë studime të posaçme që unë kam bindjen që koha do t’i sjellë, bile më shpejt se sa mund të mendohet. Llazët, gjaku ynë pellazg nuk mund të zhduket kurrë!!! Zoti e ka ruajtur deri në ditët tona! Dhuratë e papërsëritshme! “Kan çeker”, po po “kan çeker”. Gjaku s’bëhet ujë po dhe n’u bëftë s’pihet... Me llazët është marrë, sidomos me gjuhën e tyre një shkencëtar, një gjuhëtar i shquar i ish- Bashkimit Sovjetik N. Mari i cili kritikohet direkt nga Stalini, në veprën e tij “Marksizmi dhe çështjet e gjuhësisë“. Së teti, Rajoni i fundit kurd. Ky përfshin viset e Anadollit të brendshëm lindor me kryeqender qytetin e madh të Dijarbakërit (ose Dijarbeqirit) me qytete të tjerë si Gaziantep, Marash, Urfa, Malatia, Tunxheli, Elazig, Van, Mush, Siirt etj. të banuar kryesisht nga kurdët po dhe turqit. Rajoni kurd dhe ai llaz nga pikëpamja që po flasim d.m.th. për vendndodhjen e shqiptarëve, janë dy rajonet më pak të rëndësishëm. Këtu në këtë zonë ka shqiptarë të turqizuar të sjellë në kohën e Ataturkut që janë nga ish Vilajeti i Selanikut apo dhe Gjiriti, siç i thonë turqit ishullit të Kretës në Detin Mesdhe. Psh autori i këtyre rradhëve, i ka njohur të tillë “shqiptarë selaniklinj”, të vendosur në rrethinat e qytetit Elazig, me tradita, zakone etj. si shqiptarët e krejt Toskërisë. Vetëm ishte bjerë gjuha shqipe në brezat e rinj. Sigurisht nga pikëpamja sasiore në pjesën e Dijarbakërit, sidomos nëpër qytete, (Ataturku i vendosi këta emigrantë nëpër fshatra, u dha tokë, shtëpi, gjë të gjallë e katandi) numri i shqiptarëve është shumë më i madh se në brigjet e Detit të Zi. Do t’i mbyllja këto rreshta duke iu drejtuar dy shqiptarëve në Turqi, njerit nga Dibra e tjetrit nga Kosova, nga Prizreni. I pari është filozof i mirënjohur në Turqi, Riza Tefik Dibrani, i cili shkruan se “kombi fisnik shqiptar i ka dhënë Perandorisë Osmane e më pas Republikës së Turqisë me dhjetra e qindra njerëz të mëdhenj që lartësuan emrin e Turqisë në Europë dhe në botë, përfshi këtu një Hoxha Tahsin, një Shemsedin Sami Frashëri e të tjerë”. Së dyti është shqiptari i Prizrenit e miku im, atdhetari i shquar Ibrahim Ikiz (Binaku) që dhe fëmijëve të vajzës së vet ua vuri emrat Naim e Besa. Ai më ka treguar se “nga 27 kombet që jetonin në Perandorinë Osmane, në krye të tyre dhe me statusin më të lartë (qëndronin mbi turqit e të tjerët) ishin shqiptarët. Ata quheshin kombi “nexhip”, që do të thotë kombi “fisnik”. Këtë vënd e këtë status e kanë dhe e ruajnë edhe sot Shqiptarët e Turqisë... Autori i këtyre rradhëve, duke menduar të ardhmen, ka bindjen e patundur dhe koha ka për ta treguar e vërtetuar, edhe historia ka për ta shkruar se Shqiptarët e Turqisë janë një potencial i jashtëzakonshëm sasior (përbëjnë numrin më të madh të shqiptarëve në botë) dhe cilësor dhe si të tillë kanë një mision fisnik të trefishtë (ndonjë segment i të cilit vjen natyrshëm nga shekujt), së pari, të kontribuojnë maksimalisht për vendin ku jetojnë e punojnë, Turqinë; së dyti, të shërbejnë si urë e fuqishme jo thjesht miqësie por vëllazërie midis Turqisë dhe Shqipërisë dhe, së treti, të shërbejnë në një mënyrë ose tjetër si një mbështetje dhe një lloj “leve Arkimedi” për zhvillimin e përparimin e Shqipërisë e të krejt kombit shqiptar, mjafton që vendi amë mos të bëjë indiferemtin ndaj tyre siç e ka bërë deri më tani dhe të kujdeset për emancipimin e vazhdueshëm, sidomos shpirtëror, të tyre.


20

«

Kulturë

E mërkurë 13 qershor 2012 •

ME RASTIN E DY-VJETORIT TË NDARJES NGA JETA TË AKTORIT TË NJOHUR SHQIPTAR BEKIM FEHMIU

Princi i popullit të përçmuar Mile STOJIC

N

ë Beograd, të martën e datës 15 Qershor 2010, me të shtëna revolveri, në symbyllje, u vetëvra aktori Bekim Fehmiu. Ai ishte shtatëdhjetë e katër vjeç, vite të cilat nuk janë tipike për vetëvrasje. Ishte i pari aktor jugosllav me reputacion ndërkombëtar. Me bukuri apolloniane dhe i talentuar si Orfeu. Ka regjistruar mbi pesëdhjetë filma, në të cilët ka luajtur rolet kryesore. Ka aktruar te “Odiseu”, bashkë me Irenë Papas, tek “Dezertori” me John Huston, te “Leja për të vrarë” me Ava Gardner dhe Dik Bogart, te “E dashura ime Libera” me Claudia Cardinalen, te “Salon Kitty” me Helmut Berger... por, gjithsesi publiku ynë, më së shumti, e mban mend në rolin e Belog Bore në filmin e Aleksander Petroviçit, “Mbledhësi i puplave”, me atë skenën kur i përgjak duart e veta duke shkatërruar shishet në tryezën e kafenesë. Bekim Fehmiu ishte aktori i parë kosovar që u shkollua në gjuhën shqipe, nga shkolla fillore deri në provimin e maturës. Pas gjimnazit ai u pranua si anëtar i dramës shqipe në Prishtinë dhe më pas shkon në Beograd, ku përfundoi edhe Akademinë e Teatrit. Nëse për aktorin gjuha është instrumenti, Bekimi pak ka luajtur në Harfën e tij - ka luajtur kryesisht në serbisht, anglisht ose italisht. Pasardhës i një familjeje të pasur nga Gjakova, Fehmiu lindi në Sarajevë, në Vratnik, ku babai i tij ishte mësues. Pas kësaj, u vendos me prindërit në Shkodër, dhe pastaj përsëri në Kosovë, në Prizren. Ishte fëmijë tipik i Jugosllavisë, i rritur në frymën e bashkimvëllazërimit. Më pas u martua me aktoren beogradase Branka Petric, me të cilën ka dy djem. Megjithatë, aktori kryesor i dramës asnjëherë deri në fund të jetës nuk ka qenë i pranuar, dhe kjo për arsyen e thjeshtë se ishte shqiptar. Jugosllavia, në të cilën jemi rritur ka qenë gënjeshtër dhe paragënjeshtër në vëllazërim-bashkim, dhe sot njerëzit më tragjik janë ata njerëz që këtë gënjeshtër e kanë jetuar si të vërtetë. Gjendja e popullit shqiptar, deri në të ashtuquajturin Plenium i Brijoneve, i vitit 1966, ka qenë e tillë sa qindra janë zhdukur brenda natës, por që nga koha kur Tito e zëvendësoi Aleksandar Rankovic, shqiptarët e Kosovës fituan statusin e “popullsisë”, por atëherë për ta filloi të flitej zëshëm me përçmim. Punën që Dobrica Cosic e filloi me Rankovic-in, megjithatë, pas disa dhjetëvjeçarësh do e

vazhdonte me Miloshevicin, i cili në fakt u hoqi atyre të gjitha të drejtat politike duke i quajtur “Šipcima” (shqiptarë, me përçmim). Golgota shqiptare do të vazhdonte edhe gjatë viteve ‘90, me ndjekjen e mbi një milion shqiptarëve jashtë vendit, gjë që do të përfundonte me bombardimet e Aleancës Atlantike mbi Serbinë dhe pastaj me pranimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Por çdo gjë ka filluar, siç e thamë, shumë më herët. Atë gënjeshtër Fehmiu e kishte ndjerë shumë kohë më parë. “Në shenjë proteste ndaj propagandës antishqiptare dhe të përhapjes së urrejtjes ndaj popullit shqiptar, babai im, në vitin 1987, e la demonstrativisht shfaqjen ‘Madame Collontein’ (Agnette Pleyal), në të cilën luante Leninin dhe Stalinin, dhe ndahet përfundimisht dhe publikisht nga aktiviteti artistik në ish-Jugosllavi”, shkruan i biri i tij Uliksi, sot aktor në Amerikë, në hyrjen e librit me kujtime të Bekimit, “Blistavo i strašno” (E shkëlqyer dhe e tmerrshme), publikuar nga Shtëpia Botuese “Samizd” në Beograd, në vitin 2002. Atë libër tronditës, Bekimi e fillon me vargjet e Carl Goldonjit për Dalmacinë: “Në tokë Ilire kam lindur, këtë nuk e mohoj, në dejet e mija qarkullon i njohuri gjaku im famëlartë, gjaku i heronjve të shquar, vend i lavdisë së përjetshme, ku fjala e dhënë është më e rëndësishme se jeta, që shkëlqimin e sojit të vet e dëshiron mbi të gjitha”. Në atë libër ai flet mbi jetën e vet, janë fjalët e një njeriu të talentuar, mbi thyerjet e tij shpirtërore dhe mbi odisenë e tij vetiake, nga megaylli beogradas deri te i dëbuar si shqiptar. Duke kujtuar ngrohtësinë e Sarajevës, Prizrenit dhe Shkodrës, ai kujtohet edhe për çastet në to, dehjen e kotësisë dhe famën, jetën e kurorëzuar me dafina, por çdo herë i përballur me mallkimin e identitetit dhe përkatësisë. Saga e tij familjare, brohorimat në arenat e tejmbushura dhe vetpërndjekjen e tij, solidariteti i tij me popullin e vet dhe pamundësia për t’i ndihmuar dhe ndalur të keqen dhe vrasjet, e çoi t’i jepte fund jetës duke qëlluar mbi kokën e vet. Në lajmin e vdekjes së tij m’u kujtua një rrëfenjë, të cilën kohë më parë ma ka treguar poeti kroat Petar Gudelj. Duke shëtitur lartësive të Biokovës, poeti kishte dëgjuar njëherë një këngë të trishtuar dhe kënduar në gjuhë të pakuptueshme, e cila vinte nga maja lart. Duke shkuar pas këngës, ai ndeshi një grup punëtorësh ndërtimi. Ishin shqiptarë që po ndërtonin njëfarë shtëpie

Nëse për aktorin gjuha është instrumenti, Bekimi pak ka luajtur në Harfën e tij - ka luajtur kryesisht në serbisht, anglisht ose italisht. Pasardhës i një familjeje të pasur nga Gjakova, Fehmiu lindi në Sarajevë, në Vratnik, ku babai i tij ishte mësues. Pas kësaj, u vendos me prindërit në Shkodër, dhe pastaj përsëri në Kosovë, në Prizren. Ishte fëmijë tipik i Jugosllavisë, i rritur në frymën e bashkimvëllazërimit. Më pas u martua me aktoren beogradase Branka Petric, me të cilën ka dy djem.

bjeshkatarësh. “Ishte kohë pasdreke, ata kishin pirë pak verë dhe këndonin”, tregonte Gudelj. “Disa këngë shqiptare, shumë të bukura dhe të trishtueshme. Unë

po mendoja, asgjë s’po kuptoj, por ky bar dhe kjo tokë e kupton shumë mirë këtë gjuhë ”. Vetëm ai bar i Biukovës, e kupton dorën pse dhe për çfarë

e tërhoqi këmbëzën dhe ndërpreu jetën e aktorit, më të madhit shqiptar dhe jugosllav të shekullit të njëzetë. Pjesëtar i atij populli, ku fjala e dhënë

është më e rëndësishme se jeta. (Këto dy esse janë zgjedhur nga libri i shkrimtarit Mile Stojic, Ružauoluji, VBZ, Zagreb, 2010).

Rrugëtimi i kombit në “Shekulli i shtetit shqiptar” Pasqyrimi i rrugës së gjatë të kombit shqiptar deri në ditët e sotme, është misioni i konferencës dyditore “Shekulli i shtetit shqiptar”, që ka nisur të hënën në Prishtinë. Konferenca e organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës ka bërë bashkë studiues të fushave të ndryshme nga të gjitha trojet shqiptare. Drejtori i Institutit Albanologjik të Kosovës, Hysen Matoshi, ka dhënë arsyen pse është organizuar një konferencë e tillë. “Organizimi i konferencës për nder të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar, pikërisht në ditët e mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit, bëhet për të risjellë perceptimin e pandashëm të këtyre dy ngjarjeve më domethënëse dhe më me ndikim në historinë shqiptare”, ka thënë Hyseni, derisa ka shtuar se “Shekulli i shtetit shqiptar” do të mundohet ta

pasqyrojë sa më mirë rrugën e gjatë të kombit shqiptar deri në ditët e sotme. ë ceremoninë e hapjes së konferencës ka folur edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, i cili ka kujtuar sakrificat që janë bërë për krijimin e shteteve shqiptare. “Jemi dëshmitarë që pa jetët e mijëra e mijëra shqiptarëve, edhe në 1912-n, por edhe në luftën e fundit, në vitin 1999, nuk do të kishim as Shqipëri të lirë, as Kosovë të lirë. Siç thotë shkrimtari ynë i shquar, Ismail Kadare ‘liria ka gjithmonë nevojë për një karburant të veçantë, që është gjaku’. Por kur themi kështu, kjo nuk do të thotë që këtë karburant kaq të çmuar ta përdorim pa kriter, vend e pavend, kohë e pakohë”, ka thënë ambasadori Lauka. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka thënë se konferenca mund të

japë disa përgjigje të rëndësishme. “Unë besoj së të gjithë e kemi të qartë: çka po të mos ishte shteti shqiptar, si do të ishte fati i këtij të dytit, a do të ishte vallë apo nuk do të ishte fare? E pyetje e dilema të tjera që mund t’i shtrojmë vazhdimisht. Por shumë mirë që ishte i pari, u bë i dyti dhe uroj që kjo konferencë shkencore edhe të japë përgjigje gjithsesi të urtë, me mendje gjithsesi racionale dhe me mendim shumë të konsoliduar se çka është perspektiva e të dy shteteve shqiptare në Ballkan”, ka thënë Buja. Akademik Rexhep Qosja, në fjalimin e tij ka thënë se në 100 vjet pavarësi, Shqipëria do të ndërronte shpesh emrat politiko- shoqërorë. “Për nga mënyra e sundimit, ishte më së gjati republikë, e më së shkurti mbretëri, por shkurt demokratike e gjatë autokratike”, ka thënë akademik Qosja.


zbavitje • E mërkurë 13 qershor 2012

(METROPOLITANI) Fjalekryq 1

2

1

15

3

4

5

6

7

8

9 16

17

18

21 24

25

26

19

28

29

11

30

31

35

46

52

47

53

56 60

HORIZONTAL: 1. Janë të thjeshtë. 10. Kompozoi Carmen. 15. Një grykësi Rabelais. 18. Krijoi James Bond. 21. Mbyllin ndeshjen. 22. Jeton në kufij. 23. Ami i... Maupassant. 24. Mungon në frazat pa lidhje. 28. Janë fatalistë. 33. Nuk qarkullon më në Gjermani. 34. Mund të përfshijë trashëgimtarë. 35. Maresca futbollist. 38. Rijeka kur ishte e Italisë. 39. Mund të jetë një republikë. 40. Dalin në krye. 41. Një gur i çmuar. 42. Eshtë fushë ku mund të shihet. 45. Eshtë baleti me muzikë

49

62

63

64

68

69

VERTIKAL: 2. Eshtë narkotiku i lulëkuqes. 3. Dallohen të parat. 4. Ne në... pasqyrë. 5. Një goditje rrëzon të gjitha birilat. 6. Mbyllin porta. 7. Inicialet e Gould aktor. 8. Ishin mosketierët e Dumas. 9. Eshtë si apokalips. 10. Eshtë foshnja në... sy. 11. Eshtë budallai. 12. Markë makine russe. 13. Fillojnë enciklopedinë. 14. Një emision lajmesh i Rai-t. 16. Një film i Emir Kusturica-s. 17. Një filiz. 19. Kanë elementë për të kapur. 20. Eshtë për t’u kremtuar. 25. Piktor i famshëm zviceran. 26. Turma pa zë. 27. Fillojnë matanë.

ritmike. 46. Një element me simbol Li. 49. Qyteti i... Romës. 50. I ëndrrave ai i Kadaresë. 53. Janë në modë. 54. Janë shpërthyese. 56. Lunaire i Schönberg. 57. Kupa tjetër e Europës në futboll. 58. Përsëriten në kala. 59. Përhapet me frikë. 60. Janë linjat me tragete. 61. Ndez në ekstreme. 62. Mund të jetë i rallë. 64. Një stinë e ftohtë. 65. Në krye të tabelës. 66. Fund shkurti. 67. lindin në kokë. 68. Eshtë lloj papagalli. 69. N jë pjesë e itinerarit.

1

Duhet të nxini 26 kuti

29. Eshtë e tillë edhe Bjork. 30. Janë njerëzit e... shtepisë. 31. Thuren me prapaskena. 32. Një sigël maunesh. 34. Igli bomber. 36. Bëhet duke ngritur një... pallat. 37. Janë lule. 39. Ngrihen me akuza. 41. Mund të jetë me djegie të brendshme. 42. Ndjek Gaforren. 43. Do të pijë. 44. Inicialet e Pasolini-t. 45. U vra në banjë nga Corday. 47. Mbetur në fund. 48. Gjysma e mapove. 51. U kompozua nga verdi. 52. I kanë të ndryshme larat. 55. Këndonte Ma che freddo fa. 58. Eshtë letër në... mëngë. 63. Inicialet e Asimov.

Luani Venusi do e favorizoje mjaft jeten tuaj ne cift sot. Ajo do iu nxite te kaloni momente te mrekullueshme e me shume pasion. Emocionet do jene te medha. Beqaret mund te kene ndryshime drastike dhe te lumtura ne jeten sentimentale. Marredhenia juaj me parate nuk do jete e mire. Do keni dias probleme te cilat nuk do iu lene ta jetoni diten qetesisht. Kujdes!

Peshorja Nese ende nuk keni bere projekte per te ardhmen tuaj ne cift, bejeni sot. Dita do jete mjaft e favorshme. Do jeni me tolerante dhe do i pranoni mendimet e tjetrit. Beqaret do joshen mjaft nga persona me te rinj se ata dhe te qeshur. Ka mundesi qe te filloni edhe lidhje serioze. Do kujdeseni se tepermi per financat. Disa prej jush do marrin dhe vendime te rendesishme qe ato te stabilizohen.

pergjigje

I

L O L

I

T A

I

A R

T

M E N S A E M O N A T

E V E R E T T

I

P A R E O

M

S T E F A

9

10

11

12

Mos pretendoni te arrini cdo dite ne qiell te shtate. Jeta sentimentale ka ulje dhe ngritje dhe asnje dite nuk i ngjan tjetres. Tregohuni sa me realiste qe te mundni. Beqaret do kene takime ekzaltuese. Ka shume mundesi qe edhe ju t’i jepni fund beqarise. Persa i perket sektorit financiar duhet te tregoheni me te parashikueshem dhe te mos mendoni vetem per te sotmen.

6 7 8 9 10 11

Ujori

12 G A ZD S E S T

I

I A KK A S S I TO EN R

I

E T A

AAMN E T LH I O AN Y

B

I O RN AE P T O R T E E J T

I M T A R E TT U

N OA I

V

I

A M A R

I TN

E

LA

I N A P T U CK KU P A A

F R D

I

T

I

N P

I

M I O P

I

T E L L

L U N A P A R K

R

I

R N AO EV E S L A F A N

I

MO R AA TR E N

K E R O U A D C E B L I I TM O R

E P R O R

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

8

5

K O L E K T

T

7

Shigjetari

K O P E R T

V A L E R

6

4

D O R I

5

Gaforrja Ka rrezik qe ata qe jane ne cift te bien ne melankoli sot. Mundohuni te flisni sa me shume me partnerin dhe te mos qendroni ne asnje moment vetem. Beqaret do bejne mire te tregohen te matur dhe indiferente. Do keni kohe per te gjetur dashurine e vertete. Ne planin financiar do keni fat dhe besim tek vetja. Situata do jete e qendrushme dhe mund te beni ndonje shpenzim me teper.

Virgjëresha Ceshtjet e zemres do shkojne me se miri sot. Planetet do e mbrojne lidhjen qe keni krijuar nga cdo rrezik dhe do jete nje dite pa probleme. Edhe mosmarreveshjer qe keni pasur me ne fund do te zgjidhen. Beqaret me shume gjasa do marrin propozime te kendshme. Hiqni disa lek menjane gjate kesaj dite sepse edhe financat do jene goxha te mira. Mendoni edhe per pak me vone.

Akrepi Jeta juaj sentimentale do te mbrohet nga yjet sot. Do falni shume dashuri dhe do merrni shume emocione. Mos degjoni aspak cfare thone te tjeret, beni ate qe ndjeni. Nese ju beqare po prisni me padurim te takoni dashurine e madhe, do jeni me shume fat sot. Endrrat mund t’iu behen realitet. Per financat dita nuk do jete aspak e favorshme. Tregohuni me te kujdesshem dhe mos u nxitoni.

3

H F

4

2

S T E T

I D E T

3

O KR I A T T AO RR I

S

S T K R L I OMR I I N S E L

I

T E AL LA P V E I S A KS I

E

T

I

C

M A

S

H

P

E N D U A R

A D

J

P A N

U I

K

M A A

A V O L O

A L E K T E T T A

Z

I

A

T A T E T O

L

I M A R R

I

U K U L E L

E

S

J

E N

T

I

R O

D

T O P

A R

T E R

I

E

T

S

R

I

N

I

R O N

I

R

A G

R R F

E

V A RD L E S

T E E L OA I

S S

A

S

T

M A L L

E

I K

T E T E

E

politika: albana lika, herion mesi, oli xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

pergjigje

F A T A L A P O L

2

1

6. Fillojnë afërsisht. -Vidhen me dhe. -Një markë prodhimesh elektronike. 7. Qendër ditore. -Një Institut Matematike më tiranë. -Eshtë edhe ajo mistral. 8. Qendër në Kubë. - Elvira në skenën tonë. 9. Fund ditari. -Organizma Sindikale Ndërkombëtare. -Sorvino aktore. 10. Inicialet e Adjani. -Gjysma e ftesës. -George shkrimtare. 11. Një pjesë e efekteve. -Kush bën... dënohet. -Fillojnë tatëpjetën. 12. Një tip për të kërcyer. -Ishin mongolë të Timurlengut.

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

Do bashkepunoni mjaft me ate qe keni ne krah sot dhe do kaloni momente te mrekullueshme se bashku. Shfrytezojeni diten deri ne minuten e fundit. Nen influence n e veusit edhe beqareve do iu realizohen deshirat. Do ndiheni mire dhe do vendosni te harroni te kaluaren. Tregohuni te matur me financat, sidomos me transaksionet dhe shpenzimet. Mos beni gjera per te cilat do pendoheni shpejt.

Kjo dite do jete e mrekullueshme sot per te gjithe te dashuruarit. Do keni fat dhe do mund t’iu realizohen te gjitha ato qe keni deshiruar. Jeta juaj do marre edhe me shume ngjyra. Beqaret mund te kene nje takim serioz nga i cili mund te linde nje ndjenje e forte dhe e thelle. Fale ndikimit te disa planeteve tek financat, nuk do keni per cfare te qaheni. Kujdes vetem me vendimet e nxituara.

59

67

mjeku. -Janë brejtës pylli të tillë. 11. Besim pa kufij. -Mund të jenë teknike të tilla për trainerin. 12. Një Reggio në Itali. -Gjysma e datave. VERTIKAL: 1. Janë vitet... e plota. 2. Komandonte jeniçerët. -Një e re për antonomazi. 3. Tre në rostiçeri. -Një elektoral mund të jetë edhe manipulimi. 4. Mbyllin një manastir. -Kishin prijës Decebalin. 5. Vargmalet në Kashmir.

Ata qe jane ne cift do e kuptojne sot se pasioni qe ka ekzistuar ne lidhjen e tyre po shuhet dalngadale. Qendroni pak larg njeri-tjetrit dhe reflektoni pe rate qe do beni ne te ardhmen. Edhe per beqaret dita do jete paksa delikate. Kujdes mos sakrifikoni asgje per te bere per vete ate qe iu pelqen. Nuk ia vlen. Ne planin financiar do keni fat. Gjithsesi kjo nuk do te thote qe ju te shpenzoni pa pushim.

Binjakët

Fjalëkryqi pa skemë, fjalëkryqi i kampionëve HORIZONTAL: 1. Një deformues... portretesh. 2. Eshtë frika nga shehset e hapura. 3. Artikulli para Vegas. -Inicialet e Presley-t 4. Skajet e një elementi. -Një markë cigareje. 5. Drejtojnë lokomotiva. 6. Kështu janë masat e rrepta. 7. Pak servilizëm. -Dymijë romake. -Në krye të francezëve. 8. Ashtu bëhet me një... as. -Agjenci Ajrore Milaneze. -Arte pa re. 9. Pak interesante. -Fillojnë matanë. -Bëhet nga starti. 10. Përcaktohet nga

Demi

43

55

58

61 66

48

54

57

65

37

42

45 51

Dashi

40

41

50

36

21

14

32

39

44

13

23

34

38

12

20

22

27

33

10

»

Nese jeni ne cift, lidhja juaj do forcohet edhe me teper fate rritjes se bashkepunimit. Ju dhe partneri juaj do jeni si nje ekip i forte te cilin askush nuk mund ta munde dot. Beqaret me shume gjasa mund te fillojne angazhime serioze. Aventurat e shkurtra nuk do iu terheqin aspak. Edhe pse situata financiare do jete e nderlikuar mos u dekurajoni. Me pak kujdes cdo gje do shkoje mire.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

Bricjapi Do jeni te perkedhelur nga Venusi sot. Dashuria ne cift do shkoje me se miri dje do kete nje rizgjim te pasionit. Nese zemra juaj eshte ende e lire behuni gati per emocione te forta. Ka mundesi qe pjesa me e madhe e endrrave tuaja te behen realitet. Dite jo shume e qendrueshme per sektorin financiar. Gjithsesi nese merrni te gjitha masat do mund t’ia dilni mbane me sukses.

Peshqit Nese nuk tregoheni shume posesive ne jeten ne cift gjerat mund te shkojne me se miri. Mos e teproni as me kerkesat sepse perndryshe partneri mund te merzitet. Beqaret do jene sharmante. Nese dikush iu pelqen shume beni cte mundni per ta bere per vete. Mund t’ia dilni. Dite me shume fat per financat. Gjithsesi reflektoni mire para se te beni cdo investim te madh. www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


22

« koment

E mërkurë 13 qershor 2012 •

A shtohet jeta po të merremi me aktivitet fizik?

A

ktiviteti fizik i jep njeriut gëzim, shëndet, gjallëri, nuk mund të themi se aerobika, si aktiviteti fizik më popullor e më i rëndësishëm, nuk rrit jetën e njeriut, por mbeten edhe disa gjëra pa shpjeguar, siç është jetgjatësia e një të moshuari që s’ka bërë aktivitet fizik ose një të paralizuari, që qëndron në shtrat për shumë vite. Që të mos vazhdohet më tej, le të lexojmë këtë fragment shkruar nga babai i aerobikës. Unë nuk mund të garantoj secilin nga ithtarët e mi se ai do të ketë jetëgjatësi, por ama jam i bindur se jeta e tij do të jetë më e lumtur, më e shëndetshme, më interesante. Kenneth Cooper (Babai i aerobisè), Dallas (Texas) Kush duhet të merret me programin e fitnesit? Shumë dëshirojnë të merren me fitnes, por pak janë ata që fillojnë edhe vazhdojnë pa ndërperje. Në Shqipëri, akoma nuk është bërë edukatë ky stil i ri jete, megjithëse ka shembuj ku mund të mësohet. Në radhë të parë, programin e fitnesit duhet ta kryejnë ata që dëshirojnë të bëjnë një ndryshim të gjendjes shëndetësore, të rrisin vlerat fizike më lart se sa i kanë ose të përgatiten për një garë të moshave. Dëshira e secilit është arma më e sigurt, që ka të bëjë më të kuptuarit e fitnesit si një ilaç i mrekullueshëm për shëndet të mirë. Me fitnes shtojmë ditet e gëzuara të jetës sonë. Nuk ka më bujar se lëvizja sportive. Ajo të jep: një ndjenjë të qenuri mirë, gëzim dhe aftësi të larta për punë Përmirësim i jetës sociale, seksuale, gjendje e të qenurit mire, këtë jep si dhuratë përgatitja fizike, fitnesi. Çfarë presim të arrihet nga ushtrimet fizike? Forcim të punës së zemrës, rritje e sasisë së hedhjes së gjakut në të gjithë organet jetësore të trupit, nga pritet një gjallërim fiziko-mendor Ulje e rrahjeve zemërore, si dhe të ritmit të fryrnërnarrjes, në qetësi. Ulje e kolesterolit të keq, madje edhe mjekimi i tij, pa ilaçe.

Nga Doc. Dr. I. S. LARTI

Pakësim i depozitimeve dhjamore në enët e gjakut (artherioskieroza). Ulje e tensionit të ngritur të gjakut, rritje e numrit të enëve të gjakut, përmirësim i qarkullimit. Pakësim i dhjamrave të tepërta, lehtësim i ngarkesës së përgjithshme. Qetësim i kyçeve të anësisë së poshtme, rritje e shkathtësisë dhe manovrimit. Optimizëm nga ulja e stresit. Në veçanti të ushtruarit sistematik, rrit endorfinat (morfinat natyrale të trupi), që japin pakësim të stresit. Rritje e energjisë për punë pa lodhje. Normalizim i gjumit të prishur. Zbukurimi i pamjes së jashtme. Kushdo që ka provuar programet e fitnesit, që në fillim ka ndjerë gjallëri dhe lehtësi në kryerjen e punëve. Ky quhet përfitimi i hershëm që jep stërvitja. Më vonë, e kjo ndoshta pas 1-2 muajsh, kemi një frymëmarrje më të lehtësuar, një zemër që rreh rregullisht, më ngadalë, më fort. Muskujt në përgjithesi forcohen. Kjo gjendje përmirësimi quhet e mesme. Ndërsa, stërvitja disa mujore dhe vjetore e bën ushtruesin me muskuj të fuqishëm të zemrës dhe skeletit, si dhe me kyçe, ligamente e kocka, më të qëndrueshme. Në këtë rast bëhet fjalë për përmirësimin e vonshëm të stërvitjes. Përfitimi më i madh që ka çdo ushtrues, përveç këtyre që përmendëm më lart është divorci që bën ai me veset: duhanin, alkoolin dhe mbipeshën, sepse këto nuk shkojnë paralel me planin tonë shëndetësor të fitnesit. Unë jam stërvitur 2 herë në javë, në pyll, kur koha ka qenë e mirë. Në dimër stërvitem në pista stadiumesh. Jap normat efederatës në kohë të caktuar, duke parë edhe shkallën e përgatitjes. Stërvitjen e quaj pjesë të jetës sime. Unë nuk pi alkool e as duhan. Përbërsit e fitnesit. Votro, arbiter i shquar futbolli francez. Ç`është “fitnesi”: Fitnesi përkthehet edhe në gjuhen shqipe, si gadishmëri fizike për të kryer, pa lodhje, veprimet e punëve të përditshme, si dhe ato që mund të dalin si shtesa gjatë ditës. Një njeri “fit” ka energji të mjaftueshme për të përballuar vështirësitë e jetës. Ky term ndërkombëtar është futur edhe tek ne si

qendër fitnesi, palestër fitnesi, bëj fitnes. Kjo fjalë nuk duhet të barazohet me të tjerat, që kanë hyrë si fjalë mode e një pseudokulture, por si term që do te zëvendësojë shpjegimin e gjatë shqip. Fitnesin nuk e ka hipotekuar kërkush. Ai ngelet pronë e të gjithëve. a. Fitnesi zemër-mushkëri: Është një aftësi e zemrës për të pompuar më mirë gjakun dhe një mushkëri, që funksionon mirë, për të çuar me shumë oksigjen, në të gjithë trupin. Ecja është një ushtrim i shkëlqyer e më i thjeshtë për këtë lloj fitnesi dhe mund të kryhet, kurdoherë, në mënyrë natyrale. b. Fitnesi muskular: Është aftësia muskulare për një force e qëndrueshmëri më të mirë. Forca është sa peshë ngre, kurse qëndrueshmëria sa herë njeriu mund të ngrejë një peshe të dhënë, pa u lodhur. Pa zhvillimin e fitnesit muskular nuk mund të pakësojmë dhjamërat, sepse vendi ku digjen ato janë vetëm muskujt. c. Përkulshmëria: Është aftësia e pjesëve të trupit për të lëvizur më mirë e më lirshëm, shumë ushtrime tërheqjeje (stretcingu), përgjithësisht kanë ndihmuar përkulshmërinë dhe kanë pakësuar dhembjet. d. Kompozicioni i trupit: Ky nocion i futur, si përbëres i fitnesit, ka lidhje edhe me raportet midis peshës pa dhjamë dhe vetë sasisë së dhjamit. Kompozicioni trupor i një njeriu, që merret me sport është krejt ndryshe nga një tjetër, që nuk ushtrohet e kjo në saj të raporteve të dy përbërësve, që thamë më sipër. Dhjami i tepërt hap probleme shëndetësore, sëmundje të zemrës, dëmtime muskujsh, kockash, ligamentesh etj. Pushimi dhe riaftesimi është një nocion i ri i fitnesit. Pa këtë komponent të rëndësishëm nuk do të kishim asnjë mundësi të realizonim programin e fitnesit. Arritja e një përgatitje të tillë, që përfshin përmirësimin e aftësive të zemrës, muskujve, përkulshmërisë dhe paraqitjen trupore, nuk duhet të konsiderohet e lehtë. Fillimisht, kërkohet durim për të kapërcyer vështirësitë e para si dhe veprime të shkallëzuara. Edhe këtu kalohet nga klasa e parë në të dytën, nga fillorja në 9-vjeçare, në të mesmen etj.


SPORT • E mërkurë 13 qershor 2012

»

23

Rusia mban vendin e parë Polonia e Rusia nuk kanë mundur që të thyejnë njëratjetrën e në fund janë kënaqur me pikën e barazimit. Në një ndeshje me ritëm të kënaqshëm, ku Polonia ishte më kërkuese, ndërsa Rusia më kualitative në fragmente të caktuara, të dyja skuadrat morën pak a shumë atë që meritonin. Polakët, të shtyrë nga tifozeria e shumtë, ishin më kërkues, por ashtu si në ndeshjen e parë me Greqinë, para zonës nuk kishin forcë goditëse. Rusët janë shfaqur paksa më të tërhequr se sa në ndeshjen e parë, megjithatë kanë qenë të parët që kanë shënuar. Në minutën e 38-të pas një harkimi të bukur në zonë nga Arshavin, pas një goditje dënimi, Xhagoev e ka devijuar topin me kokë aq sa duhej të përfundonte në rrjetë. Fillimi i pjesës së dytë ka qenë shumë i mirë për rusët që kanë kërkuar golin e sigurisë. Rastet i krijuan, por përsëri ka dalë në pah “sëmundja” e shpërdorimit pafund. Dhe kur nuk shënon do ta pësosh. Pas një aksioni të shpejtë në minutën e 61-të, kapiteni polak Blazukovski ka shënuar golin e barazimit, pas një goditje fantastike në hyrje të zonës. Pas barazimit rusët janë tërhequr, duke u mbrojtur me shumë forca, Polakët janë përpjekur që të gjejnë golin e fitores që do t’i afronte me kualifikimin por nuk ia kanë arritur. Tani mbetet ndeshja e fundit, ku Rusët që vazhdojnë të jenë në vendin e parë, ku u mjafton të mos humbasin me Greqinë që të jenë të kualifikuar, ndërsa Polonia duhet të fitojë medoemos ndeshjen e tretë me Çekinë për t’u kualifikuar.

Polakët e rusët rrihen para ndeshjes, 10 të plagosur Ajo që pritej ka ndodhur dje para ndeshjes Poloni-Rusi. Dy kombet nuk shquhen për miqësi midis tyre, përkundrazi. Dhe në këtë mënyrë para se të fillonte ndeshja rreth stadiumit të Varshavës kanë plasur përleshje të shumta midis tifozëve polakë e rusë. Sipas informacioneve rreth 10 tifozë janë plagosur. Shtatë kanë qenë polakë, dy rusë dhe çuditërisht një gjerman. Numri i tifozëve që kanë marrë pjesë në këto incidente ka qenë shumë i madh, por vetëm 56 janë arrestuar nga policia polake.

Përballje klasike në Euro 2012 mes Gjermanisë dhe Holandës Do të jetë një përballje klasike sfida e dytë e grupi B, përballë Gjermanisë dhe Holandës, një përballje nga e cila çdo rezultat është i mundur Genti Rusmali

P

as fitores së arritur në ndeshjen e parë përballë Portugalisë, Gjermani udhëheq grupin B së bashku me Danimarkën. Në krahun tjetër Holanda, pas humbjes surprizë të marrë nga Danimarka, ka një ndeshje për jetë a vdekje dhe futbollistët e drejtuar nga Bert Van Marvijk duhet të marrin të paktën një barazim nëse duan të mbajnë të gjalla shpresat për ndonjë kualifikim të mundshëm nga grupi. Humbja ndaj Danimarkës padyshim që e ka tronditur së tepërmi skuadrën e drejtuar nga Van Marvijk dhe një rezultat pozitiv në ndeshjen përballë Gjermanisë do të shuante përfundimisht zërat e një konflikti të brendshëm tek “tulipanët”. Në 4 përballjet e fundit Holanda ka arritur të marrë tre fitore dhe ka humbur vetëm një herë përballë Danimarkës. Kjo do të jetë përballja e 39 mes dy kombëtareve ku “tulipanët” kanë fituar 10 ndeshje, kanë barazuar 14 dhe kanë humbur po kaq. Përballja e fundit ndërmjet tyre ka qenë në nëntorin e vitit të kaluar ku kombëtarja e drejtuar nga

Përballja e fundit ndërmjet tyre ka qenë në nëntorin e vitit të kaluar ku kombëtarja e drejtuar nga Hoakim Lëv ka arritur të marrë një fitore në shifrat 3 : 0 përballë Holandës. Holanda mund të rrezikojë praninë e kapitenit Mark Van Bomel në ndeshjen e 3 të grupit, pasi 35-vjeçari e ka një karton të verdhë dhe nëse merr dhe një tjetër përballë Gjermanisë nuk do të jetë i pranishëm përballë Portugalisë

Hoakim Lëv ka arritur të marrë një fitore në shifrat 3 : 0 përballë Holandës. Holanda mund të rrezikojë praninë e kapitenit Mark Van Bomel në ndeshjen e 3 të grupit, pasi 35-vjeçari e ka një karton të verdhë dhe nëse merr dhe një tjetër përballë Gjermanisë nuk do të jetë i pranishëm përballë Portugalisë. Gjermani ka triumfuar gjithmonë në takimet e fundit të zhvilluara përballë Holandës. “Panzerat” kanë tre ndeshje që nuk humbasin me “tulipanët” ku humbja e tyre e fundit shënohet para 10 viteve në 2002-in në shifrat 3 : 1. Gjermani është skuadra më e re në EURO 2012 me një moshë mesatare prej 24 vitesh. Lukas Podolski mund të zhvillojë ndeshjen e tij të 99 me kombëtaren dhe një gjë e tillë do të bënte të mundur që ai të kalonte ish-kapitenin, Mikael Balak. Nëse Holger Badshtyber dhe Zherom Boateng do të ndëshkohen me kartonë ndaj Holandës, ata do të mungojnë në përballjen e fundit ndaj Danimarkës. Mungesat e mundshme Gjermania: Trajneri Hoakim Lëv do të ketë në dispozicion një grup të plotë pa probleme përballë ndeshjes me Holandën,

por mund të bëjë ndryshime në fazën sulmuese pas paraqitjes së dobët në fitoren 1 : 0 përballë Portugalisë. Andre Shyrrle, Marko Rojs dhe Mario Gëce mund ta fillojnë ndeshjen që nga minuta e parë dhe mund t’i rrëmbejnë vendin në formacionin titullar Lukas Podolskit dhe Tomas Mylerit. Holanda: Në krahun tjetër Bert Van Marvijk, do t’i rikthehet mbrojtësi veteran i Malaga, Joris Matajsen dhe ky përforcim mund të jetë shumë i vyer në takimin e rëndësishëm përballë Gjermanisë. Qendërmbrojtësi mungoi në takimin e parë përballë Danimarkës pasi kishte pësuar një tërheqje muskulore, por duket i gatshëm për të zbritur në ndeshjen ndaj “Panzerave” dhe pritet që të zëvendësojë Ron Vlar. Ndërkohë Uesli Shnajder pritet që ta fillojë ndeshjen që nga minuta e parë, pavarësisht se pati pësuar një dëmtim të lehtë. Një problem i madh për Holandën do të jetë zgjidhja e sulmuesit titullar në ndeshjen përballë Gjermanisë. Van Marvijk është vënë nën presion nga media mbi paraqitjen zhgënjyese të Robin Van Persi në ndeshjen e parë dhe mund të hedhë Klas Jan Huntelar që nga minuta e parë.

Greqia bën gati valixhet Ish-kampionët e Europës pas humbjes së djeshme 1:2 nga Çekia janë gati të eliminuar. Në një ndeshje që në shumicën e saj ishte nën nivelin mesatar, falë dy golave në gjashtë minutat e para, Çekia ka marrë tre pikë që e mbajnë me shpresë për të kërkuar kualifikimin në ndeshjen e fundit me Poloninë. Minutat e para të takimit kanë qenë vendimtare për rezultatin final. Çekët e filluan lojën me presing, ndërsa grekët ishin ende në dhomat e zhveshjes dhe kanë pësuar dy gola pa e marrë vesh ende se çfarë po iu ndodhte. Në minutën e 3-të Jiriçek ka shënuar golin e parë, duke shfrytëzuar një pasim vertikal dhe tre minuta më pas, në minutën e 6-të Selasie ka marrë krahun e majtë, ka pasuar në zonë, portieri Halkias nuk e ka ndalur dot kromimin dhe Pilar mes dy mbrojtësve grek arrin të shtyjë topin në rrjetë. Greqia është shokuar dhe po të ishin pak më të saktë çekët mund të kishin shënuar edhe gola të tjerë. Me kalimin e minutave e sidomos në pjesën e dytë Çekia mendoi më shumë për mbrojtjen. Grekët morën epërsi në lojë po ishin të pafuqishëm që të çanin mbrojtjen e çekëve. Sidoqoftë për t’i dhënë pak më shuam interes ndeshjes mendoi Peter Çeh. Portieri i Çelsit ka bërë një gabim amator, duke mos zotëruar dot një krosim pa pretendime të Samaras dhe Gjekas, i futur në pjesën e dytë, nuk kishte se si të mos e shtynte topin në portën e boshatisur. Grekët janë munduar të gjejnë golin e barazimit, por forca e fantazia mungonte totalisht dhe çekët nuk janë munduar shumë për të mbajtur fitoren e vyer.


24

« reklamË

E mërkurë 13 qershor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.