zonat e PD, Eduard Selami, rama shendetesi

Page 1

»9

Ndërtimet pa leje në Elbasan

Bashkia nis kallëzimin e shkelësve. Gati nisja e shembjeve E mërkurë

13 shkurt 2013 Viti IX, Nr. 2896 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Gjyqësori

Eduard Selami: Kthehem me PD, besoj se do fitojë Hetim ankesave që Nuk kam ftesë për kandidim, nëse selia blu ma afron jam dakord. Jam ende anëtar i Këshillit, nuk jam me FRD »4

vijnë prej qytetarëve ndaj togave të zeza »10

Ndarja e zonave Emrat e PD për zgjedhjet e qershorit »

10

EKB/ Banesat Familjet që do të lirojnë shtëpitë. Ish-pronarët që rikthehen në banesë

Publikohen emrat e rinj që do të largohen prej ndërtesës. Tabela sipas qarqeve ku janë paraqitur kërkesat

»6

Batalioni 1 Sulmues

Lleshi: S’i arritëm objektivat, Mehmet Shehu na braktisi Ndryshimi i historisë mbi marshimin e madh në dy vitet e fundit të diktaturës. Dokumentet e papublikuara më parë »18

Akuza për kopjim

Edi Rama: Shërbimi shëndetësor falas, përfshihet dhe privati PS voton projektin TAP. Seancë debati për vendimin e gjykatës mbi të akuzuarit e 21 janarit »2

Kush janë krerët që do të drejtojnë e fushatën në qarq

Pikat forta e të u dobta të selisë bl për 23 qershorin

SHBA mbështet projektigjin

Kandidatët që do të ofrohen dhe renditja e të parëve

»3

Shërbimet sekrete të kalojnë në varësi të Parlamentit Raporti i AKEP

Çdo shqiptar me dy celularë, bie fluksi i telefonave fiks »7

Opinion Nga Nebil Çika

Rritja e konkurrencës solli uljen e çmimeve. Kompanitë diskutojnë ndryshimin e planit të ndarjes gjeografike

Spekulimi me deklaratën e Arvizu

Drejtori Filip Gjonçaj

Nga Petraq FLOKU

»16

Reformat kanë rritur cilësinë dhe »8 Të vërtetat e modernizuar metodat e mësimdhënies gënjeshtërta në medie »17


02

« politikë

E mërkurë 13 shkurt 2013 •

Kreu socialist akuza mazhorancës qeverisëse për kopjim të programit

Rama: Berisha mer atë që refuzoi “Pas 25 marsit do të hyjë në fuqi një ngarkese e re me taksa” Oli Xhilaga

A

kuzat për kopjimin e programit dhe për rritjen e taksave erdhën dje nga ana e kreut të PS-së Edi Rama në adresë të kreut të mazhorancës. Kështu, në mbledhjen e grupit kuvendor socialist Rama nxitoi të argumentojë akuzat e tij duke iu referuar të dhënave reale. Pretendimin për kopjim të programit Rama e bazoi në nismën më të fundit të qeverisë për përjashtimin nga TVSH-ja të inputeve bujqësore. Ndërsa sa i takon rritjes së taksave kreu i PS-së paralajmëroi për hyrjen në fuqi të ligjit pas 25 marsit. Kopjimi i programit Propozimi i PS-së për heqjen nga TVSH-ja të makinerive dhe të produkteve të ndryshme që përdoren në bujqësi rezulton të jetë integruar në nismat e ekzekutivit, duke i jetësuar ato në reforma të qeverisë. “Ne e kemi nënvizuar prej kohësh domosdoshmërinë e heqjes së TVSH-së për makineritë. Është refuzuar për një kohë të gjatë, një refuzim absurd, e pastaj është marrë dhe është adaptuar nga qeveria, por jo në masën e propozuar prej nesh dhe vetëm për një kategori të caktuar. Në mars të vitit 2012 ne kemi çuar në parlament projektin për heqjen e TVSH-së për inputet bujqësore dhe për një reduktim të konsiderueshëm të TVSH-së për një pjesë të tyre. Besoj se të gjithë i kanë parasysh reagimet absurde të qeverisë dhe personalisht të Kryeministrit, i cili e akuzoi më shumë se një herë Partinë Socialiste dhe grupin parlamentar për këtë propozim, duke pretenduar se ky propozim vinte nga kanalet e interesave të monopoleve. Praktikisht sot jemi në kushtet kur vetë Kryeministri e ka deklamuar me të madhe adoptimin e kësaj mase”, - vuri në dukje Rama duke risjellë në kujtesë projektet e PSsë dhe atë çfarë ndodh sot me to. Për këtë arsye kreu i socialistëve u ndal pikërisht në atë çfarë ka deklamuar vetë Kryeministri. Por kulmi, sipas tij, në këtë vazhdë kopjimesh të çoroditura ka qenë deklamimi i masës për të hequr taksën, saktësisht tatimin e fitimit mbi të ardhurat personale për të gjithë ata që fitojnë deri në 300 mijë lekë. “Praktikisht me këtë propozim Kryeministri ka rrëzuar vetë të gjithë ngrehinën e propagandës kundër sistemit të taksimit të ndershëm dhe vlerës së progresivitetit në boshtin e këtij sistemi. Askush nuk di ta shpjegojë se pse ata që fitojnë deri në 300 mijë lekë s’duhet të paguajë taksë dhe ata që fitojnë pak më shumë se 300 mijë lekë duhet të paguajnë përsëri më shumë sesa ata të tjerët që fitojnë më shumë”, - u shpreh Rama. Rritja e taksave Në fjalën e tij përpara deputetëve socialistë kreu i PS-

Projekti i PS për shëndetësinë, vijojnë tryezat me grupet e interesit

Rama paralajmëron një reformë radikale në sistem Projekti i Partisë Socialiste për shëndetësinë është shumë ambicioz dhe praktikisht paralajmëron reformën më radikale në paketën e reformave. Një fakt i tillë u bë i ditur dje nga vetë kreu socialist Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së. Ndërkohë po për këtë projekt kampi rozë zhvilloi dje një tryezës me gratë, ku reformim sistemit shëndetësor

ishte kryefjala e takimit. “Ky sistem nuk është i përshtatshëm për vendin tonë, për kushtet ekonomike dhe mbase për traditën dhe kulturën e vendit tonë. Sistemi i kontributeve arrin të financojë 7% të shërbimeve të përgjithshme, ndërkohë që rreth 60% prej tyre mbulohen nga vetë qytetarët. Te 60% përfshihen ata që e marrin shërbimin me lekë në dorë dhe 7% vjen si kontribut i atyre që janë në

Konventa e Partisë Socialiste për programin e saj do të zhvillohet më 23 shkurt. E parashikuar për t’u zhvilluar në datën 16 të këtij muaji, kjo konventë është shtyrë për shkak të axhendës së ngjeshur të lidershipit socialist. Por nga ana tjetër, arsye për shtyrje është dhe vetë organizimi i saj, pasi konventa do të ketë një shtrirje të gjerë të të ftuarve në të, duke pasur si vend organizimi Pallatin e Kongreseve. Gjithashtu, meqenëse ky takim do të organizohet posaçërisht për publikimin e shtyllave kryesore në të cilat do të përqendrohet programi, kupola rozë vendosi që konventa të organizohet pas përfundimit të tryezave për shëndetësinë.

së zgjodhi të bëjë me dije për opinionin publik dhe një tjetër nismë që pritet të marrë qeveria “Berisha”. “Të gjithë ata që janë të vetëpunësuar, konkretisht të gjithë shqiptarët që sot jetojnë me një biznes të vogël, të marrin vesh se pas 25 marsit, kur hyn në fuqi ligji i ri për sigurimet shëndetësore, do të paguajnë kokë më kokë 70 dol-

larë më shumë”, - nënvizoi Rama. Në po këtë linjë, kryetari i PS-së sqaroi se “çdo i vetëpunësuar në Shqipëri pas 25 marsit do të ketë një rritje taksash me 70 dollarë dhe në total 5 milionë dollarë të tjera do t’i merren biznesit të vogël drejtpërdrejt nga xhepi në formën e një ngarkese të re me taksa”. Ndaj për PS-në është e rëndësishme dhe e

punë. Skema e ndërtuar në këtë formë ka falimentuar”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij në këtë tryezë. Nga ana tjetër, kreu socialist nuk harroi të sqaronte dallimet mes dy kampeve mbi vizionin për shëndetësinë. “Sot ne kemi dallim në filozofi dhe botëkuptim me qeverinë. Për ta shëndetësia është mall dhe, si i tillë, duhet të blihet; për ne është e mirë publike dhe, si e tillë, duhet të financohet”, - deklaroi Rama.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura vendosi që në seancën plenare të ditës së enjte të diskutojë për vendimin e gjykatës së Tiranë për 21 janarin. Njëkohësisht ky grupim do të mbështesë me votë projektin TAP, por ndërkohë do të kërkojë nga qeveria se mbi çfarë garancish nënshkruan një marrëveshje të tillë, duke e lidhur atë me procesin e privatizimeve, për të cilin opozita ka mjaft kritika. Më pas debati do të vijojë për ligjet e rendit të ditës, siç është ai për statistikat zyrtare dhe ai për inspektimit, të kundërshtuara prej ligjvënësve socialistë që në diskutimet në komisionet parlamentare.

domosdoshme që taksa e biznesit të vogël të hiqet. “Është një masë e pamjaftueshme për ta çliruar biznesin e vogël nga litari mbytës i falimentimit dhe i një mbijetese jashtëzakonisht të vështirë, por është një masë e domosdoshme për t’i dhënë pak frymëmarrje në rrugën e rimëkëmbjes dhe të rilindjes së sipërmarrjes së vogël në Sh-

qipëri. Që sot biznesi i vogël, i gjendur në një presion taksash të papërballueshëm dhe përballë një fuqie blerëse në rënie të përmuajshme, të ngarkohet edhe me një taksë tjetër, që praktikisht është taksa e çdo të vetëpunësuari me biznes të vogël, nuk ka lajm më të keq për ekonominë familjare në Shqipëri”, - nënvizoi Rama.

Kundërpërgjigjja Replikë me Ramën

Shehu: Nihilist, mohon gjithçka kemi bërë Deputeti i PD-së Tritan Shehu reagoi dje ndaj akuzave të opozitës lidhur deklaratat e bëra nga selia rozë se do të heqë detyrimet fiskale për shërbimet spitalore. Sipas demokratit Shehu, kjo deklaratë e opozitës është abuzive dhe se ka vetëm vlerë elektorale. Sipas tij, skema e sigurimeve që operon në vend është tejet e saktë, ndryshe nga sa ka thënë dje opozita se sistemi i shëndetësisë në vend ka dështuar. “Dëshiroj t’ju informoj sot se në Shqipëri janë aktualisht në skemën e sigurimeve shëndetësore, pra që nuk paguajnë para për shërbimet spitalore, rreth 530 mijë persona. Në këtë grup njerëzish janë pensionist, të papunët, ata me përkrahje sociale, nxënësit, invalidët e kategori të tjera në nevojë. Grupime të tëra nga këto përfitojnë nga skema e suplementare mbështetje shëndetësore e komplekse falas, siç janë gratë shtatzënë në të gjitha ekzaminimet e nevojshme për ata dhe fëmijët etj.”, u shpreh deputeti i PD-së Tritan Shehu.

FRD në Devoll

“21 janari do të marrë zgjidhje pas 23 qershorit” Fryma e Re Demokratike deklaron se çështja e gjyqit për ngjarjet e 21 janarit nuk është mbyllur dhe se pas zgjedhjeve të 23 qershorit kjo forcë politike do t’i çojë prapa hekurave të fajshmit. Gjatë një takimi që FRD-ja zhvilli në Devoll nënkryetari i kësaj partie Aleksandër Biberaj e vuri theksin te procesi gjyqësor i “21 janarit”. Duke folur mbi këtë çështje Biberaj u shpreh se ajo ishte një krim shtetëror dhe FRD-ja do të vërë drejtësi më 24 qershor, kur të jetë forcë vendimmarrëse në politikë dhe në qeverisje. “Misioni i FRD-së është reformimi i së djathtës shqiptare, lufta jonë është me lidershipin e PD-së, i cili ka rrëshqitur nga e majta dhe e ka zhytur vendin në korrupsion”, - u shpreh nënkryetari i FRD-së. Duke iu përgjigjur nismës së Kryeministrit për heqjen e taksave të punësimit 3 vjet ndaj të rinjve, Biberaj e cilësoi si një premtim elektoral të Kryeministrit, të cilin e akuzoi se i ka lënë 8 vjet pa punë të rinjtë shqiptarë.


politikë • E mërkurë 13 shkurt 2013

»

03

Projektligji në komision në javën e ardhshme

SHBA-të nxitin monitorimin e shërbimeve sekrete nga Kuvendi Ervin Koçi

S

Projektligji Drafti i paraqitur për miratim përcakton si qëllimi se objektivi është kontrollit parlamentar dhe mekanizmat e realizimit të tij. Faktikisht bëhet fjalë për një projektligj që është bazuar mbi modelin slloven dhe që nën konsulencën e ofruar nga ekspertë të OSBE-së është përshtatur me realitetin sh-

Nënkomisioni përbëhet nga pesë anëtarë të marrë nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare. Anëtarët e Nënkomisionit propozohen nga kryetarët e grupeve parlamentare, ku nënkryetari i Komisionit të Sigurisë caktohet automatikisht kryetar i Nënkomisionit. Një anëtar tjetër i nënkomisionit caktohet nga opozita, ndërsa zëvendëskryetari i nënkomisionit dhe dy anëtarët e tjerë caktohen nga shumica parlamentare.

Fusha e zbatimit e nënkomisionit

Mbikëqyrja

Mbikëqyrja e Shërbimeve Informative dhe të Sigurisë zbatohet për aktivitetet dhe veprimtarinë e shërbimeve informative dhe të sigurisë, të përcaktuara me ligjet përkatëse, përfshirë (jo kufizuar) ligjet për Shërbimin Informativ të Shtetit dhe Shërbimin Informativ Ushtarak, si dhe buxhetet dhe shpenzimet e këtyre shërbimeve.

Përbërja

htetet e Bashkuara të Amerikës nxitin Kuvendin që të marr në mbikëqyrje shërbimet informative dhe ato ushtarake. Pas takimi të zhvilluar dje me anëtarët e Komisionit parlamentar të Sigurisë ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, theksoi se shoqëria civilet duhet të marrë në mbikëqyrje të gjitha aktivitetet ushtarake dhe sekrete në vend dhe sipas tij kjo duhet të bëhet nëpërmjet monitorimit nga Kuvendi. “Folëm dhe për parimet themelore, mes të cilave për vende si SHBA-të dhe Shqipëria që janë anëtare të Aleancës së Atlantikut, tri janë më të rëndësishmet: e para, që çdo vend anëtar i NATO-s duhet të ndërmarrë angazhim që të ketë një sistem demokratik funksional në bazë të ekonomisë së tregut; parimi i dytë është angazhimi për marrëdhënie të mira me vendet fqinje; dhe parimi i tretë themelor është mbikëqyrja e aktiviteteve ushtarake dhe çështjet e sigurisë kombëtare”, - theksoi Arvizu. Pas përfundimi të bisedimit ndërmjet anëtarëve të Komisionit të Sigurisë me diplomatin amerikan kryetari i këtij Komisioni, Leonard Demi, deklaroi se javën e ardhshme do të fillojë shqyrtimi dhe miratimi i këtij projektligji. “Ky është një dialog i kahershëm që ne kemi, të cilin do ta vijojmë edhe me përkrahjen e ambasadës amerikane. Javës që vjen në Komisionin e Sigurisë ne do të diskutojmë ligjin e mbikëqyrjes parlamentare të institucioneve informative të vendit tonë”, - tha Demi. Ky projektligj vjen në një periudhë 5-mujore para zgjedhjeve të përgjithshme dhe 3 muaj para pezullimit të punës së Kuvendit për shkak të fushatës elektorale. Ndikimi i të SHBAve për miratimin e ligjit të ri duket se ka qenë i madh, pasi në kalendarin e punimeve trijavore të Kuvendit parashikohet që në fund të këtij muaji ky projektligji të jetë miratuar edhe në seancën plenare të 28 shkurtit. Një tjetër arsye e nxitjes së miratimit të këtij drafti nga SHBA-të është trajnimi që kanë bërë anëtarët e Komisionit në qendrën ushtarake amerikane “Marshall” në Gjermani. Ky ishte edhe argumenti fillestar i vizitës së ambasadorit Arvizu në Kuvend.

qiptar. Kështu, sipas tij, parashikohet që të arrihet kontrolli parlamentar mbi të gjitha shërbimet informative dhe të sigurisë që veprojnë në vend apo që mund të krijohen në të ardhmen. Krahas kësaj drafti parashikon edhe mbikëqyrjen e aktiviteti ushtarak nga Kuvendi,

Monitorimi që do të bëjë Kuvendi tek shërbimet informative Dispozitat e këtij ligji zbatohen lidhur me mbikëqyrjen e buxhetit dhe aktivitetet e Shërbimeve Informative dhe të Sigurisë, të cilat kërkojnë, sigurojnë dhe mbledhin informacion sipas ligjeve që zbatohen për përgjimin e telekomunikimeve si dhe që kryejnë apo zbatojnë procedura të tjera gjatë ushtrimit të veprimtarisë informative të miratuara nga Prokurori i Përgjithshëm, ashtu si dhe atyre që administrojnë sistemin e përgjimit dhe procedura të tjera të veçanta të ndjekjes penale. Kjo përfshin Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH), Shërbimin Informativ Ushtarak (SHIU), Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, elementët e Policisë së Shtetit, Gardën Kombëtare, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm (SHKB), Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), Policinë Financiare, të cilave më poshtë do t’u referohemi si Shërbime Informative dhe të Sigurisë.

kontroll ky që do të realizohet nëpërmjet një nënkomisioni të posaçëm, që do të veprojë në Komisionin parlamentar të Sigurisë. Nënkomisioni, ndryshe nga sa propozohej në projektin fillestar, nuk do ketë 7, por 5 anëtarë, të cilët do të zgjidhen me pëlqimin e palëve. Parashikohet që kryetarët e grupeve parlamentare të propozojnë emrat për anëtarë të këtij nënkomisioni, ku nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, i cili i përket opozitës, do të ketë postin e kryetarit të tij. Veç tij, kryetari i grupit parlamentar të opozitës do të propozojë nga radhët e deputetëve që janë pjesë e Komisionit të Sigurisë edhe një anëtar tjetër si pjesë e këtij nënkomisioni. Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar të mazhorancës do të paraqesë tre anëtarët e këtij nënkomisioni. Pra, është gjetur një zgjidhje e tillë që opozita të

ketë kryetarin dhe 1 anëtar, ndërsa mazhoranca të ketë shumicën në nënkomision me 3 anëtarë. Projektligji, për shkak të fushës së zbatimit, bën specifikime të tilla që nuk lejon që një deputet tjetër të mund të zëvendësojë një anëtar të këtij nënkomisioni, veçse me vendim të Kuvendit. Gjithashtu për shkak të natyrës së informacionit që do ketë në dorë ky nënkomision, mbledhjet e tij do të jenë të mbyllura për publikun dhe mediet. Ndërkohë nuk mund të jenë pjesë e tyre as përfaqësuesit e qeverisë, përveç rasteve kur ata janë të ftuar. Një parashikim ky që është i ndryshëm nga ai që ishte caktuar në draftin fillestar, i cili parashikonte se mbledhjet mund të bëheshin edhe të hapura kur kjo kërkohej nga njëri prej anëtarëve dhe kur për këtë kërkesë votonin 2/3-at e anëtarëve.

Referendumi për plehrat, Ministria kundër

Kushtetuesja merr në shqyrtim kërkesën e AKIP Gjykata Kushtetuese tërhiqet për të vendosur për kërkesën e Aleancës Kundër Importit të Plehrave për realizimin e një referendumi. Gjykata Kushtetuese mori dje në shqyrtim kërkesën e një grupi ambientalistësh për zhvillimin e një referendumi për ndalimin importit të mbetjeve. Ministria e Mjedisit vlerësoi se kërkesa referendare për shfuqizimin e nenit ku lejohet importimi i mbetjeve të rrezikshme mbështetet në absurditet dhe është në kontradiktë të thellë me çfarë kanë deklaruar deri më sot nismëtarët e kërkesës për referendum. “Kërkesa e tyre, në vend që të sjellë ndalimin e importit të atyre pak lloje mbetjeve të parrezikshme, 25 lloje për qëllim riciklimi, ripërdorimi, rikuperimi, pra për çdo qëllim që nuk është asgjësim apo ruajtje, çon në liberalizimin dhe lejimin e importit të rreth 550 llojeve mbetjesh të parrezikshme”, - deklaroi Ministria e Mbrojtjes. AKIP kërkoi që të hiqen me referendum nenet ku lejohet importimi i këtyre mbetjeve të rrezikshme nga ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i cili u miratua në fund të vitit të kaluar. Sipas tyre, këto dy

nene lejojnë importimin e mbetjeve urbane nga vende të tjera në shërbim të industrive ricikluese, duke rrezikuar jetën e shoqërisë dhe mjedisin shqiptar. Zëvendësministri i Mjedisit, Taulant Bino, në një prononcim për mediet deklaroi se ligji nenet e të cilit kërkohen të shfuqizohen nuk janë për importin, por për menaxhimin e mbetjeve. “Kërkesa e tyre, në vend që të sjellë ndalimin e importit të atyre pak lloje mbetjeve të parrezikshme për qëllim riciklimi, ripërdorimi, rikuperimi, çon në liberalizimin dhe lejimin e importit të rreth 550 llojeve mbetjesh të parrezikshme”, - tha Bino. KQZ-ja vendosi në qershor 2012 të shtyjë për në vitin 2013 zhvillimin e një referendumi për ndalimin e importit të plehrave në Shqipëri. Por sipas Kodit Zgjedhor 2003, ndalohet zhvillimi i referendumeve 6 muaj para dhe 3 muaj pas zgjedhjeve parlamentare.

Ministria e Mjedisit në reforma të reja

Ujërat e zeza tani do të shërbejnë për vaditje

Ministria e Mjedisit propozon masa të reja për trajtimin e ujërave të ndotura. Drafti më i fundit ligjor lidhet me përdorimin e llumrave në sektorin e bujqësisë. Sipas ministrit Fatmir Mediu, ky projektvendim është pjesë e ligjit të integruar të mbetjeve dhe në radhë të parë duhet të fillohet nga vlerësimi i rrezikshmërisë që sjellin këto llumra në mjedis, në tokë, në ujëra dhe në shëndetin e njeriut. “Ende nuk kemi një sistem të trajtimit të ujërave të ndotura në qytetet kryesore të Shqipërisë. Investimet e kryera në Sarandë dhe në Vlorë duhet të kthehen në investime efektive. Ndërkohë në proces janë investimet në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Shkodër. Pavarësisht se nuk janë finalizuar, pasi nga këto ka një sërë projektesh në proces. Bashkia e Tiranës ka filluar miratimin e projektit për ndërtimin e impiantit të pas-

trimit të ujërave të ndotura, një projekt i qeverisë japoneze, duke i konceptuar atë në 3 impiante për tërë qytetin e Tiranës dhe rrethinave të saj. Po ashtu Vlora ka ndërtuar një sistem kolektori, i cili pritet të përfundojë edhe me impiantin e trajtimit, ndërkohë që pritet të marrë zgjidhje impianti për qytetin e Durrësit dhe të vihet në funksion impianti për qytetin e Sarandës”, - tha Fatmir Mediu, ministër i Mjedisit. Aktualisht Shqipëria ka vetëm dy impiante të trajtimit të ujërave të ndotura. Në këtë aktivitetet ishte i pranishëm edhe ambasadori i Komisionit Europian në vendin tonë Etore Sekui, i cili ka qenë një nga mbështetësit kryesor për masat që do të merren për trajtimin e ujërave të ndotura. Problematika për pastrimin e ujërave të ndotura nga mbetjet urbane ka qenë gjithnjë një problem për qytetet më të mëdha të vendit, pasi në to është shfaqur edhe më shumë kjo problematikë. Me miratimin e draftit të fundit ligjor dhe vënien në zbatim duke ngritur impiantet e menaxhimit të ujërave të ndotura kjo problematikë do të marrë një rrugëzgjidhje.


04

« politikë

E mërkurë 13 shkurt 2013 •

Jam ende anëtar i Këshillit të PD-së. Me Topin nuk kamë biseduar për FRD

Selami: PD di t’i fitojë zgjedhjet e 23 qershorit Kandidoj për deputet nëse më vjen ftesa nga Partia Demokratike Eduard Selami vazhdon të mbështes Partinë Demokratike në fushatën zgjedhore. Gjatë një interviste të dhënë mbrëmë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” ai theksoi se do ishte i gatshëm për t’u bashkuar me selinë blu në këtë garë elektorale ndërsa shton se shpreson që kjo forcë të fitojë zgjedhjet. I pyetur nëse do të pranonte një ftesë për tu bashkuar me PD në fushatë dhe të braktiste jetën e tij në SHBA, ai theksoi se do ta pranonte në çdo moment. “Nëse Partia Demokratike do më bënte ftesë për tu futur në listat e deputetëve do të pranoja me kënaqësinë më të madhe. Unë kamë folur me disa drejtues të kësaj force, por besoj se këtë do ta përcaktojnë struktura e partisë”, tha Selami. Ardhjen e tij në Shqipëri, Selami e argu-

mentoi me 85 vjetorin e babait të tij por nuk kanë munguar kontaktet me drejtuesit e Partisë Demokratike. Sipas ish-kreut të PD-së fitorja e zgjedhjeve të 23 qershorit nuk do të jetë më e lehtë se sa ato të dy mandateve të mëparshme. Këtë gjë ai e argumentoi me tetë vitet e qeverisjes së njëpasnjëshme të Partisë Demokratike, por theksoi se mundësit janë mëse reale. Lajmet për rikthimin e mundshëm të Eduard Selamit në fushën politike shqiptare ka qenë gjithnjë në çaste “kritike” dhe më së shumti në momentet kur vendi ka qenë në prag të zgjedhjeve. Herën e fundit kur ai ishte i pranishëm në Shqipëri ishte para rreth dy vitesh ku takoi edhe presidentin e atëhershëm Bamir Topi. Gjatë bisedimit ndërmjet tyre u mendua se ata do të ishin

pjesë e partisë së Topit, por lidhjet e Selamit me partinë që ka themeluar kanë ngelur të forta. Mbrëmë ai pranoi se ishte takuar edhe me kryeministrin Berisha dhe se ishte ende anëtar i strukturave organizative të PD-së. Partinë e Bamir Topit ai e konsideroi si ta pa rëndësishme për numrin e votave duke e cilësuar si një problem normal. Sipas tij, nga PD janë krijuar rreth 10 parti të tjera. Selami komentoi mbrëmë edhe koalicionin e Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim si tejet të favorshëm për vendin. Madje ai shton se kishte realizuar dhe një bisedë me kreun e LSI-së, Ilir Meta, në momentin kur kishte pranuar ftesën e Berishës për koalicion dhe se e kishte quajtur këtë një veprim në të mirë të vendit.

PD ende në kërkim të personaliteteve dhe kandidaturave për zgjedhjet e 2013

P

artia Demokratike ende s’e ka mbyllur listën e deputetëve për 12 qarqet ku do të garojë në zgjedhjet e ardhshme, por gjithsesi ka ndarë detyrat dhe ekipet, të paktën për ata që do të jenë në krye të fushatës. Katër janë qytetet ku pritet të vendoset apo jo marrja e mandateve që do të mund t’i sigurojnë numrin që së bashku me aleatët e mundshëm do të mund të krijojnë një mazhorancë qeverisëse për katër vjetët e ardhshëm. Natyrisht, larg kësaj vëmendjeje nuk mbeten as strategjitë, lëvizjet e deputetëve nga njëri qark në tjetrin apo futja e figurave të njohura të politikës, deri më tani të lëna jashtë parlamentit. Durrësi Një ndër qytetet ku PD-ja po investohet shumë është ai i Durrësit. Në krye të listës në këtë qytet është ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, i cili mbështetet nga Gjergj Lezhja, sekretar i përgjithshëm i Kryeministrit, Genc Juka, Oerd Bylykbashi. Ky grup personalitetesh të PD-së do të operojë kryesisht në zonën e Durrësit, Sukthit dhe Shijakut, ndërsa për zonën e Fushë-Krujës nuk është vendosur ende, por gjithsesi po mbulohet nga deputeti Ndriçim Babasi. Një tjetër qark i konsideruar i rëndësishëm nga PD-ja është ai i Elbasanit, ku pritet që e djathta të mbajë pozicionet e vitit 2009, dhe jo pa arsye. Hapja e tunelit dhe një sërë investimesh që po bëhen në këtë qytet, i cili nxjerr jo pak, por 14 deputetë, pritet të ketë impaktin e saj. Në krye të grupit të atjeshëm është vendosur Arben Imami së bashku me Ardian Turkun dhe Aurel Bylykbashin për qytetin, ndërsa në zonën e Peqinit është caktuar sërish deputeti Dashnor Sula, ndërsa Gramshin e mbulon deputeti Sybi Hida. Gjithsesi, lista do të jetë e gjatë dhe veç deputetëve po kërkohen edhe personalitete të tjera që do përfaqësojnë këtë qark. Për sa i përket Korçës, edhe këtë vit nuk priten ndryshime thelbësore, ku listën do ta

Grupet që do të udhëheqin fushatën në 12 qarqet e vendit Noka, në Shkodër Kryetarja e Kuvendit, ku pritet t’i shtohet listës së këtij qarku dhe emri i Nard Nokës, ndërsa në Lezhë, pavarësisht zërit kundër, do të jetë kandidatura e Mark Markut dhe Edi Palokës që do të kryesojnë qarkun. Nga ana e saj PD-ja në Veri nuk mendon se do të humbasë vota, madje shpreson te ketë rritje të mandateve të saj në Shkodër për shkak të investimeve të shumta të bëra në këto vite.

kryesojë ministri Ridvan Bode, i ndjekur nga Ilir Rusmali, Edmond Spaho dhe prefekti aktual Andrea Mano. Jugu Në katër qarqet e Jugut duket se puna ka filluar më herët për shkak dhe të problematikës që PD-ja ka në mbledhjen e votave në këto qytete. Fieri, Vlora, Berati dhe Gjirokastra me kohë kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet, por duhet thënë se veç figura aktuale po punohet dhe për thithjen e elementëve me ndikim në elektorat. Në qarkun e Vlorës fushata edhe një herë do të udhëhiqet nga Astrit Patozi, i ndjekur nga Ardian Kollozi, të cilët kanë marrë tashmë konfirmimin e bazës. Por, gjithsesi, po pritet dhe një aleancë e mundshme me PDIU-në e Idrizit për shkak të përqendrimit të komunitetit çam në këtë zonë. PD-ja në këtë qytet shpreson të përmirësojë raportet e vitit 2009, sidomos e ndikuar dhe nga situata në zonat e Himarës dhe të gjithë Bregut, ku pritet të vendosen

persona me influencë. Nuk përjashtohet dhe një aleancë e mundshme me eksponentë të shoqatës “Omonia” dhe të tjera që operojnë në zonë. Në zonën e Sarandës duket se nuk do të ketë ndryshime. Leonard Demi do të jetë sërish kandidatura e PD-së e zgjedhur në këtë zonë për shkak të lidhjeve të kahershme të tij. Në Gjirokastër ministri i Bujqësisë Genc Ruli do të udhëheqë dhe një herë fushatën, i ndjekur nga Spiro Ksera, një tjetër ministër i demokratëve, i cili synon votat e minoritarëve. Fieri edhe këtë herë do të kryesohet nga ministri Sokol Olldashi, i cili në tërësi ka kërkuar mosndryshim të listave të 2009-s, së bashku me deputeten Mesila Doda, Enkelejd Alibeaj. Fieri, sidomos qyteti, është nga më problematikët për PD-në, e cila duket se e ka lëshuar të paktën qytetin në dorë të aleatëve: LSI-së dhe PDIU-së, që kanë marrë institucionet kryesore atje, dhe vetë do të punojë kryesisht me fshatrat. Në Jug në një nga qarqet e

këtij vendi pritet të vendoset si kandidaturë dhe Ylli Asllani. Për sa i përket Beratit, ai do të udhëhiqet nga Genc Pollo, i ndjekur nga Lefter Maliqi dhe ndërkohë po shikohet mundësia për përfshirjen e një tjetër personaliteti nga ky qytet, i cili mund të arrijë të grumbullojë vota. Një ndër më të përfolurit është dhe Astrit Velia. Në zgjedhjet e shkuara parlamentare, pavarësisht se ishte nën siglën e një partie të vogël ai arriti të merrte një numër mjaft të lartë votash. Ndërsa ende nuk ka një rezultat përfundimtar për afrimin e tij. Veriu Në Veri raportet duken të pandryshueshme, me përjashtim të një dërgimi të mundshëm të ministrit Tafaj në qarkun e Dibrës, i cili flitet se do të jetë ky që do ta udhëheqë fushatën atje, në ndryshim me vitin 2009, kur kandidoi në Tiranë, së bashku me deputetin Sherefedin Shehu, të paktën deri në këto momente nuk ka ndryshim zone. Në Kukës do të kryesojë zonën Flamur

Tirana Dihet se qyteti më kompleks në zgjedhjet e ardhshme do të jetë Tirana. Ende nuk bëhet fjalë për një listë përfundimtare të deputetëve, e cila vendoset në momentet e fundit, por dy janë të rejat të pakta nga e djathta për këtë qark. Në krye të listës vërtet do të qëndrojë Kryeministri, po nuk përjashtohet që në fushatë të përfshihet dhe kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, i cili pritet të udhëheqë grupin e deputetëve. Nga ana tjetër, për të zbutur impaktin e daljes së FRD-së në skenë, në lista pritet të përfshihet dhe kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, i cili mendohet se ka rreth katër mijë vota në kryeqytet. Natyrisht, në listë do të jenë dhe shumë prej deputetëve aktualë, si Aldo Bumçi, Gerti Bogdani, Florion Mima, Majlinda Bregu e të tjerë. Pritet të shtohen dhe emra të tjerë, të cilët janë në fazë përpunuese nga strukturat, por dhe nga vetë Kryeministri Berisha. Gjithsesi, urdhri i dhënë nga Kryeministri është që të gjitha qarqet dhe qytetet e mëdha të mbulohen në fushatë kryesisht nga ministrat e qeverisë, nga deputetë të spikatur për punën e tyre në zonë dhe në Kuvend, por dhe nga krerët e PD-së, të shoqëruar dhe nga personalitete të jetës ku ata banojnë.

zgjedhjet

Pretendimet e PD-së dhe aleancat para-dhe paszgjedhore Duket se pas tetë vjetësh në pushtet PD-ja po grumbullon të gjitha resurset për të marrë edhe një mandat tjetër. Kryeministri është kujdesur që të punojë edhe me aleancat. Një afrim i Vangjel Dules me LSI-në, dalja në një pol të tretë dhe marrja e PDIU-së brenda koalicionit janë dy nga pikat për të cilat po punohet. Nga ana tjetër, futja në listat e zgjedhësve tpër deputet të Nard Ndokës dhe Dashamir Shehit nën siglën e PD-së i sigurojnë koalicionit të djathtë rreth 20 mijë vota në dy qytete, Shkodër dhe Tiranë. PDIUja, si parti e dytë në koalicion, nga sistemi mund të përfitojë deri në tre deputetë dhe së bashku me PD-në mund të sigurojë të drejtën e marrjes pjesën në formimin e qeverisë. Nga ana e tyre PBDNJja, LSI-ja dhe partive të tjera që do të dalin më vetë, të favorizuara dhe nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku LSI-ja ka një komisioner në çdo qendër votimi dhe end numërimi votash, mund të arrijë në 6 deputetë, një shifër kjo e konsiderueshme, po të kemi parasysh balancat në parlament. Pra, Meta nuk përjashtohet mundësia të marrë deputetë në katër qarqe, që janë Berati, Durrësi, Fieri dhe Tirana, ndërsa Dule të sigurojë dy deputetët e tij në zonën e Gjirokastrës dhe Bregut, pa harruar këtu dhe votat që marrin republikanët dhe partitë e tjera në koalicion me PD-në, që në bazë të të dhënave të zgjedhjeve të viteve të fundit kanë rezultuar më produktive se koalicioni i majtë.


sociale • E mërkurë 13 shkurt 2013

»

05

Spitali nr. 2 i amortizuar gjithandej, del jashtë funksionit

Operacionet e urgjencës do të kryhen në salla të reja Nga sot operacionet e urgjencës do të kryhen në dy sallat e reja në godinën 5-katëshe që është ndërtuar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Spitali nr. 2 u mbyll dje dhe çdo veprim që kryhej në atë spital do të transferohet në spitalin e ri. Spitali nr. 2 ishte në kushte të mjerueshme, ku ishte amortizuar godina, madje dhe pajisjet, deri edhe shtretërit. Në spitalin e ri në QSUT përveç shërbimeve të reja u shtuan dhe 15 shtretër të rinj reanimatorë. Kushtet e spitalit të ri janë komode dhe më higjienike. Investimi i ri do t’u shërbejë pacientëve për të lehtësuar gjendjen kritike në të cilën ata përballeshin në spitalin nr. 2. “Sot do të fillojnë punën për herë të parë në

“METrOPOL”

Kushtet e reja mbajnë larg sëmundjet infeksionale Ndodhin ndryshime në QSUT pas problematikës që është ngritur në gazetën “Metropol”. Në këtë gazetë në muajt e kaluar është ngritur problematika për kushtet jocilësore të shërbimit në sallat e operimit të urgjencës në QSUT, si dhe për vetë sallën e reanimacionit. Lagështira, kushtet johigjienike dhe numri i vogël i shtretërve u kthyen në makth për të sëmurët që shtroheshin aty. Problemi merr zgjidhje sot, kur u mbyll spitali nr. 2 dhe u transferua shërbimi në godinën e re pesëkatëshe.

funksionim direkt për pacientë. Me këto pajisje bashkëkohore ne i japim një herë e mirë fund urgjencës së vjetër, për të cilën pacientët kanë pasur pakënaqësi të theksuara. Me këto lloj pajisjesh ne jemi në parametrat optimalë”, - deklaroi drejtori i QSUT-së Edmond Rushi. Gjithë stafi mjekësor i atij spitali është i kënaqur nga ndryshimi i ambientit dhe pajisjeve të reja, duke theksuar se kështu lehtësohen kushtet për t’i shërbyer pacientit. “Atë gropë të zezë që keni parë gjithë këto kohë nuk do ta shikoni më. Këtu janë dy salla operacioni në përdorim. Janë të gjitha pajisjet e reja. Çdo i sëmurë do të vijë këtu dhe nuk do të transferohet më për në reanimacion, gjithçka do të

përfundojë këtu”, - u shpreh Ylli Zeçishti, shefi i urgjencës kirurgjike. Mjekët thonë se mesatarja e ndërhyrjeve urgjente në ditë shkon në 10 të tilla dhe kapacitet e sallave dhe dhomave reanimatore tani janë të mjaftueshme. Ndërkohë në kushtet e kaluara mbahej radhë për operacionin, sidomos për vendet në dhomën e reanimacionit. Sipas tyre, kushtet e reja cilësore do të reduktojnë ndjeshëm dhe infeksionet spitalore, që në spitalin nr. 2 ishin të pashmangshme. Lagështira parregullsia dhe godina e amortizuar shpeshherë ishin rrezik i lartë për infeksion te pacientët me operacionin e hapur, duke rrezikuar edhe vetë jetën e tyre.

Spitali i ri në QSUT

Spitali - Foto nga “Metropol”

Përfundon hartimi i kurrikulave të reja, sërish ndryshime në fillore

MASH e pavendosur për programet në arsim Lëndët shkencore do të bëhen një tekst i vetëm që në klasë të parë Ndryshim

Erta Bode

M

inistria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon të tregojë lëkundjet e saj për ndryshimet që do të ndodhin në arsimin bazë. Vetëm brenda dy muajve të fundit kanë propozuar tri ndryshime që do të prekin ciklin fillor dhe atë bazë. Ndryshimi i fundit është se në klasën e parë do të zhvillohen lëndët shkencore. Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit kanë bërë të ditur se ndryshimet kanë vetëm një qëllim: lehtësimin e ngarkesës për fëmijët, si dhe përqasjen e sistemit tonë arsimor me atë europian. Ndryshimi i ri ka sërish në qendër të vëmendjes tekstet në fillore. Fëmijët e klasave të para krahas abetares do të njihen edhe me koncepte të fizikës, të biologjisë, të edukatës dhe me disa lëndë të tjera shoqërore e natyrore. Konfirmimin e lajmit e bëri Tidita Abdurrahmani, drejtoresha e Institutit të Zhvillimit të Arsimit, që ka theksuar se ka përfunduar procesi i hartimit të kurrikulave. Pavarësisht moshës tepër të vogël që kanë këta fëmijë, drejtuesit e arsimit kanë menduar që në kurrikulat e reja nga klasa e parë deri në të nëntën të ndodhin këto ndryshime. Abdurrahmani tregon se lëndët e reja do të vijnë më shumë në formën e praktikës sesa të mësuarit teorik. “Te kurrikulat e klasës së parë deri në të gjashtën u miratua reforma e përmbledhjes së lëndëve në dy grupe. Grupet e mëdha të lëndëve do të ndahen që në klasën e parë në atë të fushës së shkencave shoqërore dhe atë natyrore, ku nxënësi do

Arsimi bazë pasohet nga ndryshimet e radhës. Ministria e Arsimit vendosi dhe është në punë e sipër që së shpejti shteti ynë dhe Kosova të kenë tekste të njëjta. Ky unifikim tekstesh do të bëhet për lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë si dhe për matematikën. Janë ngritur grupet e punës për hartimin e lëndëve të përbashkëta, ku marrin pjesë specialistë nga të dyja shtetet dhe nga shtetet fqinje. Unifikimi i teksteve është miratuar nga të dyja institucionet analoge të arsimit të dy shteteve. Ky ndryshim bëhet pas unifikimit të abetares, që tashmë është parë se ka dhënë rezultat. Librat e përbashkët do të futen në arsim në vitin 2015.

Ndryshim

të marrë njohuri të integruara. Po themi te shkencat natyrore për fizikën, për kiminë, për biologjinë, për gjeografinë fizike - të gjitha këto me anë të një libri të vetëm dhe veprimtari praktike, me anë të së cilës nxënësi njeh veten dhe botën që e rrethon”, - tha Abdurrahmani. Ndërkohë këto ndryshime priten të bëhen në shtatorin e vitit 2015 për të gjithë nxënësit që do të fillojnë klasën e parë. Për lëkundjet e shumta dhe propozimet e njëpasnjëshme drejtuesit e arsimit thonë se kanë problem me konceptet në programe dhe tekste më shumë sesa kanë me orët e mësimit që bëhen në javë. “Ngarkesa është

më shumë konceptuale sesa fizike në orën mësimore. Për sa i përket ngarkesës në orën mësimore, krahasuar me të gjitha përvojat europiane arsimi ynë është nën mesataren, që do të thotë se ofrojmë më pak orë mësimi nga ç’ofrojnë përvojat europine”, - shpjegon Abdurrahmani. Kurrikulat e reja po shqyrtohen nga të gjithë aktorët e interesit, jo vetëm me arsimtarët në shkolla, por dhe me nxënësit e prindërit deri në miratimin e tyre përfundimtar nga Ministria e Arsimit. Me këto ndryshime fëmijët që do të vazhdojnë klasën e parë në vitin 2015 do të jenë krejtësisht në një sistem të ri arsimor.

Para pak javësh Ministria e Arsimit njoftoi se në ciklin fillor do të ketë ndryshime në tekste dhe në sistemin e klasave. U njoftua se shtatori i vitit 2015 do ta ketë filloren me 6 klasa dhe jo me pesë, siç është tani, ndërsa arsimi bazë do të bëhet me 3 klasë dhe jo 4 siç është aktualisht. MASH tenton të përafrojë sistemin bazë arsimor me atë europian, duke rregulluar kështu të gjitha ndryshimet. Ndërkohë u lajmërua se do të reduktohen librat e ciklit fillor, duke i përmbledhur në pesë të tillë: gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë, gjuhë e huaj, njohuri shkencore dhe njohuri shoqërore.

Ndryshim Ndryshimi i radhës në arsim përkon me përmbledhjen e të gjitha lëndëve shkencore në një lëndë të vetme, si dhe me të gjitha lëndët shoqërore në një të tillë. Këto lëndë do të zhvillohen që në klasë të parë, pa u marrë parasysh në janë të aftë nxënësit 6-vjeçarë të perceptojnë lëndët shkencore dhe të kenë botëkuptimin për të interpretuar lëndët shoqërore. Abdurrahmani bën të ditur se kjo bëhet për përqasjen e arsimit shqiptar me atë europian. Gjithashtu ajo shpjegon se këto lëndë do të kenë më shumë bazë praktike dhe do të sjellin lehtësimin e programit aktual.

Bashkia

Në muajin mars nis ndërtimi i bulevardit të ri Në muajin mars do të nisin punimet për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës. Në këtë projekt përveç rregullimit të rrugës përfshihet dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës. Kjo u bë e ditur nga kryebashkiaku Lulzim Basha gjatë një takimi me drejtues të Institutit për Qeverisje Lokale të Kosovës. Ndërtimi i bulevardit të ri dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës hap një mundësi të re për zhvillimin ekonomik dhe nxit punësimin, duke prekur 1/5-at e qytetit në një prej zonave më të pazhvilluara të kryeqytetit. Ky investim trefishon hapësirat aktuale të gjelbra dhe krijon një park tjetër të madh. “Investimet për bulevardin rinisin me zgjatimin e aksit jug-veri të kryeqytetit, duke filluar nga stacioni i trenit deri në lumin e Tiranës e më pas deri në kodrat e Paskuqanit, investim i cili do ta bëjë këtë aks nga 1.8 km që është aktualisht, në 4.8 km të gjatë, nga sheshi ‘Nënë Tereza’ deri te përmbyllja e këtij aksi në kodrat e Paskuqanit. Do të mundësojë futjen brenda qytetit të Tiranës lumin dhe do të bëjë të mundur trefishimin e hapësirave aktuale të gjelbra dhe krijimin e një parku tjetër të madh përtej parkut të liqenit”, - u shpreh Basha.


06

« ekonomi

E mërkurë 13 shkurt 2013 •

Banka e Shqipërisë publikon raportin. Pagat në shtet rritja 4,7 %

Kërkesa e ulët për punë në 2012, ulen pagat në privat Brikena Dervishaj

P

agat në sektorin privat janë ulur gjatë viti të kaluar, duke reflektuar ndikimin e krizës globale edhe në vendin tonë. Sipas raportit të Politikës Monetare të Banëks Qendrore, kërkesa e ulët për punë gjatë vitit 2012 është shoqëruar me reduktimin e pagave. Ndërkaq në sektorin publik paga mesatare ka vazhduar rritjen, duke shënuar normën vjetore prej 7.6%. Në terma realë kjo rritje rezulton 4.7 për qind, sipas analizës së Bankës Qendrore. Ecuria Sipas raportit, dinamika vjetore e pagave nuk ka qenë e njëtrajtshme në të gjithë sektorët. Sektori i shërbimeve që ka zgjeruar punësimin ka regjistruar rënie të pagës, ndërsa sektori i industrisë ka shënuar rritje të pagës. Ndërkohë, paga në sektorin e ndërtimit vijon të bjerë. Në sektorin publik paga mesatare ka vazhduar rritjen, duke shënuar normën vjetore prej 7.6%. Në terma realë kjo rritje rezulton 4.7%. Për tremujorin e katërt të vitit 2012 bizneset vlerësojnë se pagat në

ekonomi janë në rritje. “Paga mesatare në ekonomi vazhdoi trendin rënës të nisur që prej tremujorit të parë të vitit, por me normë më të ulët, edhe në tremujorin e tretë. Bazuar në të dhënat e statistikave afatshkurtra, indeksi i pagës mesatare në ekonomi shënoi rënie vjetore me 5.6% në këtë tremujor. E deflatuar me indeksin e çmimeve të konsumit, paga reale shënoi rënie vjetore 8.07%”, - thekson BSH-ja. Sipas ekspertëve të BSH-së, rënia e pagës në ekonomi, ndërkohë që numri i të punësuarve për sektorin privat jobujqësor është zgjeruar, tregon se për-

shtatja e tregut të punës me kushtet në të cilat operon ekonomia vendase mund të ketë ndodhur kryesisht nëpërmjet reduktimit të pagës. Tregu Tregu i punës ka pasur një rritje modeste të punësimit, ndërsa norma e papunësisë ka qëndruar në nivelet e fundvitit 2011, duke u luhatur rreth vlerës 13.3%. Ballafaqimi i kërkesë-ofertës ka përcaktuar një nivel më të ulët të pagave dhe të kostove të tjera të punës, duke nënkuptuar presione të ulëta inflacioniste tek çmimet e konsumit. Punësimi

në sektorin privat jobujqësor është zgjeruar me rreth 5.6% vit mbi vit, ndërsa ai në sektorin privat bujqësor vlerësohet të ketë rënë me rreth 4.2%. Rritjen më të lartë në tremujorin e tretë e ka shënuar dega e shërbimeve me 17.8%. Në industri indeksi i punësimit ka pësuar rënie me 2.3%, ndërsa në sektorin e ndërtimit rënia ka rezultuar në 8.2%. Ekspertët vlerësojnë se kushtet në tregun e punës vlerësohen të pandryshuara, në linjë me ecurinë e ngadaltë të ekonomisë dhe të pasigurisë së vazhduar mbi zhvillimet e ardhshme brenda dhe jashtë vendit.

Komisioni i Ekonomisë miraton dy marrëveshje

Financat hua për rehabilitimin e digave dhe sistemeve të ujitjes Një hua prej 45 milionë dollarësh do të përdoret për rehabilitimin e digave dhe sistemeve të ujitjes dhe kullimit. Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi dje me konsensus marrëveshjen me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. Sipas drejtorit për tokat bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Irfan Tarelli, projekti i burimeve ujore dhe ujitjes i hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore ka si objektiv kryesor përcaktimin e kuadrit strategjik për menaxhimin e burimeve ujor në rrafsh kombëtar dhe në basenët e lumenjve Drin-Bunë dhe Seman. “Nëpërmjet tij synohen të adresohen përparësi të rëndësishme të menaxhimit të integruar të burimeve ujore, si një faktori i domosdoshëm për zhvillimin aktual e perspektiv të bujqësisë në vend”, tha Tarelli. Drejtori i Menaxhimit të Borxhit Publik në Ministrinë e Financave, Gentian Opre, tha se kostoja e përgjithshme e projektit është 45 milionë dollarë nga të cilat 40 milionë dollarë financohen nga IBRD-ja dhe 5 milionë dollarë janë grant i qeverisë suedeze. Gjithashtu do të rehabilitohen skemat ujitëse që furnizohen me ujë nga këta rezervuare dhe mbulojnë një sipërfaqe prej rreth 35 mijë ha tokë bujqësore. Komisioni i Ekonomisë miratoi dje edhe projektligjin për aderimin e Shqipërisë në ndryshimet e neneve të marrëveshjes së themelimit të Bankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim.

TIRANA PRONARë

Berzh Piranjani

Shefqet Meta

Jakup Gega

Mirela Kalamishi

Selim Kozi

Shaban H. Tufina,

Skender Luzati

Valentina Simaku

Kozma Samarxhiu

Arian Kalamishi

Kadri Sulejmani

Shpresa H.Zeraliu

Familja Dizdari

Gjergj Naçi

Kudret Ogranaj

Olsi Margariti

Qamil Mezini

Engjella M.Zeqja

Olsi Shijaku

lindita Dangellia

Besije Pobrati

Dorina Kalemi

Lefteri Trifoni

Agim M.Zeraliu

Xhavit Rushiti

Dritan Dangellia

Sevde Celi

Spiro Kalemi

Skender Piterska

Vilma B.Nushi

Flora Kaloshi

Gjeta Toma

Agllai Gjonci

Suzana Kalemi

Besnie Qyrufyci

Agron Koroshi

Behixhe Toptani

Angjelina Toma

Tefta Xharo

Flora Kalemi

Alfons Laku

Majlinda Hido

Ibrahim Toptani

Petrit Dermani

Katerina Lepuri

Apostol

Muco Legji

Flamur Kallciu

Agron ceno

Sokrat Munguli

Pavli Spendjopoulo

Naile Bleta

Fatbardh Kallciu

TIRANA QIRAXHINJ

Serije ceno

Aferdita Rexha

Teuta Kodra

Edmond Doci

Gezim Kallciu

Zyber Shehu

Valbona Ceno

Aleks Taçi

Shpresa Kruja

Ligor Cifligu

Argjend Kallciu

Petro Vidhima

Ilirjan Buda

Stefan Taçi

Majlinda Juka,

Ajaz Ajazaj

Suzana Kallciu

Petrit Lluka

Ilia Buda

Olimbi Mato

Agron Juka

Riza Mele

Fatime Kallciu

Jorgja Gjoni

Albert Buda

Sokol Lika

Lejla Shijaku

Myzafer Kallciu

Xhemal Latifi

Selami Skenderi

Blendi Fevziu

Iris Ceku

Hajdie Kallciu

Lulzim Bama

Bukurije Skenderi

Nevis Bregasi

Beqir Kallciu

Elira Catalli

Jorgji Koco

Blendi Fevziu

DURËS QIRAXHINJ

AIDA DIBRA

Aferdita Kallciu

Alfred Catalli

Gezim Spaho,

Rea Toptani

Ramiz Sulejmani

SHODRA QIRAXHINJ

Artam Hasani

Bajame Gjishti

Besnik Spaho

Xhevdet Sullaj

R.RUCI

Xhavit Dyca

Lumturi Gjishti

Genci Zajmi

KORCA PRONAR

Ziso Karabeci

S.GARUNJA

Rudina Hiso

Nall Curciali

Nikolla Mitrushi

Fond. Kenedy

Nexhmie Culani

S.HOXHAJ

Arjana Caco

Ajshe Curciali

Ilirjan Mitrushi

Katerina Pasaloglu

H.MANI

Tana Kashari

Altina Curcjali

Kico Berati,

KORCA qiraxhinj

Marjeta Gjini

P.DODAJ

Sajdin Zëre

Asllan Curcjali

Blendi Hajro

Eftiqi Miti

Donika Cerma

H.SYJANEJ

Blendi Frasheri

Genciana Curcjali

Milica Laçi

Eleonora Borici

Sokol Ndreu

Faik Lalaj

Eleonora Borici

Zeliha Karroqe

Brikena Cabej

Gjenovefa Ilia

Qamil Turkeshi

SHKODRA PRONARË MELIHA LULI

Petraq Cerma DURRËS PRONARË

Besnik Duro

BERAT PRONARë

Fisnik Mero

Vangjel Manushi

Ramazan Kashta,

Bashkepronaret Polovina

Dhurata Kulla

Zenel Haveriku

Ylie Keci,

BERAT QIRAXHINJ

Katerina Lepuri

Suzana Lako

Mihal Koja

Zydi Meta

Haziz Mara

Arben Ramaj

Harillaq Lepuri

Mihallaq Lekbello

Elida Matathia

Gaqo Rada

Ali Mara

Arben Ramaj

Gregor Tenko

Zija Kurti

Ardian Muka

Monda Xhuli,

Lulzim Ruci

Violeta Kerciku

Tefta Xharo

Mit’hat Lika

Ardian Muka

Jonuz Kola

Faik Ruka


aktualitet • E mërkurë 13 shkurt 2013

Periudha e konsultimit nga publik do të jetë 30 ditë të r rta zy it kim bli pu e a dit en faq në këtij dokumenti të e internetit të Autoritetit ike on ktr Ele eve im nik mu Ko ret dhe Postare. AKEP mirëp këtë për ara su ere int komentet e palëve të 2013. dokument deri në mars

së Në tregun e telefoni atot në e hm së lëvizs lmi 5,3 ej pr re ty e lin as sip s ue ionë përdor , të dhënave të AKEP-it th rre j pre tje rri një ka rë 55 mijë përdorues celula ë nj e os 11 20 in vit krahasuar me fund d. qin r pë 1 ht prej afërsis

ërAktualisht, janë 4 sip im ofr në ka marrës që nshërbimi publik telefo im ofr m, ik të lëvizshë nshërbimi publik telefo ) (3G) TS (UM m hë izs lëv të ik dhe kryejnë 3 sipërmarrës e s fik nik efo tel k bli ofrim shërbimit pu . rës ar janë 82 sipërm

Janë mbi 5,3 milionë përdorues të telefonisë së lëvizshme

AKEP: Tkurret tregu i telefonisë fikse Plan i ri, një zonë e vetme gjeografike në gjithë territorin Brikena Dervishaj

Shifrat

T

regu i telefonisë fiksë është reduktuar ndjeshëm, ndërsa mbi 5,3 milionë numra celularësh kanë qenë në përdorim gjatë 2012. Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare bën të ditur se minimalisht çdo shqiptar ka një celular dhe maksimalisht tre të tillë. Në vijim të portabilitetit të numrit, AKEP vëren se gjatë vitit 2012 ka paëur dhe lëvizje të ndryshme të pajtimtarëve mes operatorëve, rreth 150 mijë përdorues. Aktualisht AKEP ka hedhur në diskutim një document për mundësinë e heqjes së prefikseve sipas qyteteve dhe kalimin në një zonë gjeografike të vetme në të gjithë territorin e vendit. Tregu fiks Ecuria e treguesve në këtë treg e ka bërë të nevojshëm rishikimin e planit kombëtar të numeracionit, si dhe zhvillimi i konkurrencës në shërbimet gjeografike, e cila ka çuar në rritjen e shpejtë të kërkesës për blloqe numrash, duke sjellë edhe uljen e rezervës së numrave në disa zona. AKEP ka hedhur për diskutim një dokument deri në mars të këtij viti duke mirëpritur edhe argumentet e operatorëve, lidhur me mundësinë për të reduktuar zonat gjeografike dhe shpërndarjen aktuale, pa sjellë kosto të tepërta për operatorët alternativë, duke mbajtur një zonë të përgjithshme gjeografike. Ndryshimi i planit AKEP propozon dy vari-

Statistikat, janë rreth 325 mijë pajtimtarë fiks

ante. E para ka të bëjë me kalimin në Planin e ri të Numeracionit me 12 zona gjeografike më 01.09.2013 meqenëse nuk ka ndikime në aspektin tekniko-ekonomik. “Me qëllim konsolidimin e arkitekturës së re të rrjetit Albtelecom dhe përshtatjes së rrjeteve të Operatorëve Alternativë me atë të Albtelecom-it, në këtë dokument AKEP propozon dy variante për kalimin në një zonë gjeografike të vetme në të gjithë territorin e vendit. Varianti i parë lidhet me 2 vjet nga data e implementimit të planit të ri të numeracionit (data 01.09.2013) të konsiderohet mundësia për të kaluar

në një zonë gjeografike në të gjithë territorin, dhe konkretisht 1.09.2015. Varianti i dytë 1 vit nga data e implementimit të planit të ri të numeracionit (data 01.09.2013) të konsiderohet mundësia për të kaluar në një zonë gjeografike në të gjithë territorin dhe konkretisht 1.09.2014. “AKEP, duke e konsideruar këtë si një çështje shumë të rëndësishme kërkon nga sipermarrësit që të shprehin qendrimin e tyre lidhur me të dy variantet e propozuara”, thekson dokumenti. Arsyet Disa nga arsyet për rishikimin e këtij plani sipas

AKEP-it lidhen me zhvillimet në treg. “Zhvillimi i konkurrencës në shërbimet gjeografike ka çuar në rritjen e shpejtë të kërkesës për blloqe numrash dhe ka krijuar uljen e rezervës së numrave në disa zona duke i detyruar rregullatoret të marrin vendime për ndryshimet e nevojshme për sigurimin e një rezerve të mjaftueshme të numrave. Në të njëjtën kohë ka ecur përpara edhe teknologjia e rrjeteve duke influencuar në ndryshimin e kostove dhe si rezultat i kësaj në shumë vende tarifat me pakicë kanë filluar të jenë të pavarura nga distanca”, - thekson AKEP-i.

Telefonia fikse nga telefonia celulare dhe Interneti ka pësuar rënie në numrin e pajtimtarëve, dhe vazhdon të ketë një penetrim shumë të ulët. Në fund të 6 mujorit të I-rë 2012, numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse arriti në rreth 325 mijë, nga të cilët 244 mijë të “Albtelecom” dhe rreth 81 mijë pajtimtarë për operatorët alternativë. Vihet re një reduktim në krahasim me rreth 339 mijë që ishin në fund të vitit 2011. Ky reduktim është afërsisht rreth 14 mijë pajtimtare dhe erdhi si rezultat i reduktimit të numrit të pajtimtarëve të “Albtelecom” me rreth 15 mijë pajtimtarë, por siç vihet re ka një rritje të vogël të numrit të pajtimtarëve të rrjeteve të operatorëve alternative. Referuar këtyre të dhënave, rezulton që penetrimi i telefonisë fikse në fund të 6 mujorit të parë 2012 është afërsisht 11.5 %, krahasuar me 12% që ishte në fund të vitit 2011. Ndërsa, numri i pajtimtarëve të telefonisë së lëvizshme arriti në afërsisht 5.3 milionë në krahasim me 5.2 milionë në fund të vitit 2011, e cila përbën një normë penetrimi afërsisht 187% kundrejt normës së penetrimit 185% që ishte në fund të vitit 2011.

Reagimi pozitiv në ankandin e djeshëm të letrave me vlerë Një muaj pas uljes së normës bazë të interesit të lekut nga Banka Qendrore, tregu i letrave me vlerë ka reflektuar shifrat në rënie. Interesi mesatar i Bonove të Thesarit është reduktuar në 6.42%, nga 6.53% që kishte qenë interesi në ankandin e fundit të zhvilluar në muajin janar. Në fakt, historikisht pas uljeve të normës bazë nga Banka Qendrore ky është tregu i parë financiar që reagon pozitivisht. Më pas pritet që të ketë një rënie të interesave edhe në tregun bankar, nxitje më tej të

Ulja e normës bazë, reagon tregu i bonove Një muaj më parë Banka Qendrore uli normën në 3,75% aktivitetit ekonomik në vend duke nxitur stimulin monetar në mbështetje të kërkesës së brendshme. Në ankandin e djeshëm bonot me maturim 6-mujor, që u emetuan me një mesatare të ponderuar interesi prej 6%, nga 6.08% që kishte qënë interesi në ankandin e mëparshëm. Kërkesa për financim në tregun e brendshëm ak-

tualisht është nën potencialin e saj, por ajo pritet që të rritet në muajt e ardhshëm. Banka Qendrore uli normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje duke e çuar atë në minimumin e saj historik 3,75%. Ky vendim i Këshillit Mbikëqyrës synon të nxisë më tej aktivitetin ekonomik në kushtet e krizës ekonomike në eurozonë.

»

07

Risitë Për Shën Valentinin

Risia e AMC smartphone AMC TOUCH Kompania AMC sjell një tjetër pajisje të teknologjisë së fundit, këtë herë me rastin e Shën Valentinit. AMC TOUCH është smartphone më i ri nga AMC, i cili vjen për të gjithë të dashuruarit, me oferta të pakrahasueshme. Ky aparat ka një ekran ‘multitouch’ 3.2 inç, me rezolucion të lartë, kamera 3MP, si dhe ofron akses në një sërë aplikimesh Android. AMC TOUCH është një pajisje elegante dhe rinore, që vjen me dy kasa të ndërrueshme, me ngjyra të ndryshme. Ai është dizenjuar për të garantuar zbavitje dhe për të ndarë përvojat më interesante që mundësohen falë rrjetit më të shpejtë AMC 3G. Abonentët që zgjedhin AMC TOUCH do të përfitojnë edhe 500 MB internet 3G çdo muaj, për 3 muaj resht. Telefoni mund të përftohet edhe me ulje dhe garanci të përjetshme me planet me kontratë ALL INCLUSIVE. Për të dashuruarit, me vetëm 12 mijë lekë (TVSH e përfshirë), Shën Valentini merr një tjetër kuptim.

Kontrata për HEC-et

Privatizimi i 4 HEC-ve shkon në Kuvend Kontratat e nënshkruara nga Ministria e Ekonomisë me “Kurum International” do të miratohen në Kuvend. Ky dikaster ka bërë të ditur se “në vijim të procedurave, kontratat do të kalojnë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe organet e tjera përkatëse sipas ligjit, dhe së fundi në Parlament”. Kontratat u nënshkruan më 11 shkurt 2013 nga METE dhe kandidati fitues shoqëria “Kurum International”, për blerjen e aksioneve të shoqërive “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sha dhe “HEC Ulëz Shkopet” sha. Kontratat u nënshkruan në zbatim të vendimit të qeverisë të datës 09 janar 2013, ku ofertat e shoqërisë “Kurum International” u kualifikuan si fituese për blerjen e 100 për qind të aksioneve, përkatësisht të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sha dhe shoqërisë HEC Ulëz Shkopet sha. Ky vendim ngakoi Ministrinë e Ekonomisë të negocionte dhe nënshkruante kontratat me kandidatin fitues.


08

« intervistë

E mërkurë 13 shkurt 2013 •

Intervista/ Flet drejtori i DAR Durrës, Filip Gjonçaj: Ulet numri

Reformat kanë rritur cilësinë dhe modernizuar metodat e mësimdhënies F illip Gjonçaj, kreu i DAR Durrës duke folur për “Metropol”, ka renditur disa prej sfidave me të cilat është përballur sistemi arsimor në qarkun e tij, por edhe arritjet falë reformave radikale që kanë modernizuar metodat e mësimdhënies në shkolla...

Semestri i parë i këtij viti shkollor sapo u mbyll, cilat janë sfidat me të cilat ju po përballeni? Dihet se ky vit shkollor është viti i vazhdimit të reformave në fushën e arsimit dhe si i tillë edhe viti i përballimit të sfidave të mëdha. Këto sfida kanë në qendër realizimin e synimit tonë kryesor, i cili ka të bëjë me rritjen cilësore të shërbimit që ofrojnë institucionet shkollore të arsimit parauniversitar në të gjithë rajonin dhe në të gjithë ciklet e shkollimit. Bazuar në Urdhrat dhe Udhëzimet e MASH në fillim të vitit kemi ndërtuar punën tonë në arritjen e objektivave të tilla si: rritja e përfshirjes së fëmijëve në arsimin parashkollor, ulja e braktisjes shkollore në arsimin bazë, rritja e thithjes së nxënësve në arsimin e mesëm dhe sidomos përmirësimi i raportit të nxenësve në arsimin e mesëm të përgjithshëm me atë profesional në favor të këtij të fundit, përmirësimin e mëtejshëm të shërbimit psikologjik në shkolla etj. Në këtë periudhë të vitit shkollor, më konstatoj se ka një mobilizim të gjithanshëm të të gjithë aktorëve që ofrojnë shërbimin arsimor. Falë këtij mobilizimi, falë kompetencës profesionale të mësuesve e drejtuesve të institucioneve shkollore, por falë edhe bashkëpunimit të frytshëm me komunitetin dhe pushtetet vendore, reformat arsimore kanë shënuar rritje të prekshme. Treguesit sasiorë dhe sidomos ato cilësorë kanë ardhur në rritje. Më konkretisht mund të përmend, që në Durrës në shkollat e mesme janë të regjistruar 94% e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë, rreth 35% e nxënësve që janë regjistruar në vit të parë të shkollave të mesme janë në shkolla profesionale, braktisja shkollore ka rënë nën shifrën 0,15%, në arsimin parashkollor numri i fëmijëve 5-vjeçare është rreth 6% më i madh se vitin e kaluar, është përmirësuar ndjeshëm infrastruktura shkollore, etj. Ju thoni që keni arritje në minimizimin e braktisjes shkollore. Më konkretisht si është punuar në këtë drejtim nga institucioni që ju drejtoni? Ulja e numrit të nxënësve që kanë braktisur shkollën për këtë vit shkollor është një nga objektivat kryesore të shkollave të arsimit bazë. Kjo është e theksuar në Urdhra e Udhëzime të kohëve të fundit, por vjen edhe si detyrim parësor në zbatim të “Strategjisë për braktisjen zero deri në fund të viti 2013”. Që në fillim të vitit shkollor ne kemi bërë të qartë se ulja e numrit të këtyre nxënësve është një ndër kriteret e vlerësimit të punës së mësuesve dhe drejtuesve të shkollave. Në ketë vit shkollor ne si rreth kemi 24 nxënës që kanë braktisur shkollën, shifër kjo e barabartë me 0,15% të numrit të të gjithë nxënësve të arsimit bazë. Kjo shifër është nën mesataren e Republikës dhe krahasuar me vitin e kaluar ka një rënie të ndjeshme. Pra, në këtë drejtim ne vazhdojmë që nga viti në vit të ulim shifrat e braktisjes dhe arritjet kanë qenë shumë pozitive. Ne nuk jemi mjaftuar me ketë fakt. Është kjo arsyeja që në punën tonë kemi theksuar me forcë që asnjëri prej nesh nuk duhet të fshihet pas të përgjithshmes pozitive. Është kjo arsyeja që ne vazhdimisht vëmë mësues apo drejtues shkollash para përgjegjësisë për moskryerje të detyrës dhe për performancë menaxhuese nën nivelin e kërkesave të kohës. Si paraqitet gjendja e investimeve në sistemin arsimor në Durrës, a janë ato efektive dhe a ndikojnë ato në cilësinë e shërbimit që ofrojnë institucionet shkollore nën vartësinë tuaj? Qarku i Durrësit nga viti në vit ka pasur inves-

Ulja e numrit të nxënësve që kanë braktisur shkollën për këtë vit shkollor është një nga objektivat kryesore të shkollave të arsimit bazë. Kjo është e theksuar në Urdhra e Udhëzime të kohëve të fundit, por vjen edhe si detyrim parësor në zbatim të “Strategjisë për braktisjen zero deri në fund të viti 2013”. Që në fillim të vitit shkollor ne kemi bërë të qartë se ulja e numrit të këtyre nxënësve është një ndër kriteret e vlerësimit të punës së mësuesve dhe drejtuesve të shkollave. Në ketë vit shkollor ne si rreth kemi 24 nxënës që kanë braktisur shkollën, shifër kjo e barabartë me 0,15% të numrit të të gjithë nxënësve të arsimit bazë. Kjo shifër është nën mesataren e Republikës dhe krahasuar me vitin e kaluar ka një rënie të ndjeshme. Pra, në këtë drejtim ne vazhdojmë që nga viti në vit të ulim shifrat e braktisjes dhe arritjet kanë qenë shumë pozitive. Ne nuk jemi mjaftuar me ketë fakt. Është kjo arsyeja që në punën tonë kemi theksuar me forcë që asnjëri prej nesh nuk duhet të fshihet pas të përgjithshmes pozitive.

time të konsiderueshme në infrastrukturë shkollore. Për këtë vit ne kemi synuar përmirësime në dy drejtime. Së pari, në përmirësime të kushteve të shkollimit në disa godina shkollore, të cilat jo se rrezikojnë jetën e nxënësve, por që kanë nevojë për rikonstruksione, sepse për ne është plotësisht e qartë se kushtet e punës të mësuesve e të nxënësve ndikojnë dukshëm në arritjen e suksesit në të gjithë procesin mësimor dhe edukativ. Prandaj është synim i vazhdueshëm krijimi kushteve për mundësimin e zhvillimit të procesit mësimor në mjedise normale të rikonstruktuara apo të reja. Në vëmendjen tonë ka qenë dhe do të jetë përdorimi me efikasitet i të gjitha burimeve financiare në përgjithësi dhe në veçanti të atyre që kanë të bëjnë me pasurimin e bibliotekave të shkollave, me kabinetet, laboratorët etj. Të dukshme janë përmirësimet në pajisjen e shkollave me laboratorë informatikë, si dhe përdorimin me efikasitet të tyre nga mësuesit e nxënësit. Gjatë këtij viti do të vazhdojë instalimi i kabineteve të reja në informatikë, kimi, biologji e fizikë. Për ne është e rëndësishme jo vetëm instalimi i këtyre kabineteve, por në mënyrë të veçantë në qendër të vëmendjes do të jetë vënia në efiçencë dhe përdorimi me efikasitetin e duhur. MASH thekson me forcë të madhe thellimin e reformave të nisura në sistemin arsimor. Si po ecin ato në institucionet shkollore të qarkut tuaj? Funksionimi i institucioneve arsimore parauniversitare në Durrës, është i lidhur ngushtë me përfshirjen e të gjithë aktoreve që shërbejnë në to në reformen arsimore, e cila është e shtrirë në të gjithë fushat e arsimit. E dukshme për këtë vit shkollor, në institucionet shkollore të qarkut, ajo është në fusha të tilla si funksionimi i institucioneve arsimore, në reformime në programe mësimore e tekste shkollore, në fushën e vlerësimit etj. E ndarë sipas cikleve të shkollimit ajo që mund të nënvizoj është, në arsimin parashkollor vazhdojmë të ngulim këmbë në konsolidimin

e veprimtarive mësimore –edukative në klasat përgatitore, në përfshirjen më intensive të fëmijëve 5-vjeçarë dhe në përgjithësi në shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve për shtimin e numrit të fëmijëve në kopshtet me e pa ushqim. Arsimi bazë është përfshirë në njohjen dhe diskutimin e Kornizës së Re Kurrikulare dhe të planit mësimor. Së shpejti do të fillojë diskutimi për të në çdo institucion arsimor. Vazhdojmë të vlerësojmë si duhet këshillimin për karrierën për nxënësit e klasës IX etj. Në arsimin e mesëm jemi në përfundim të ciklit të parë të reformës kurrikulare. Pjesë e këtij vlerësimi kemi pasur kujdes të jenë probleme të tilla të reformës si evidentimi rezultateve dhe risive që ka sjellë kurrikula e re, evidentimin e mbingarkesës së krijuar, mendimet për listën e lëndëve me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2013. Thellimi i reformave në institucionet arsimore të rajonit jo vetëm është bërë pjesë e rëndësishme e punës tonë të përditshme, por edhe është një indikator kryesor i vlerësimit të performancës së aktorëve që shërbejnë në arsim. Reforma në arsimin bazë ka filluar, a ka rezultate konkrete? Të gjithë ne jemi dëshmitarë të nevojës nga njëra anë të rishikimit të kurrikulës së arsimit bazë, të programeve mësimore e të planit mësimor dhe nga ana tjetër të zbatimit të tyre në shkollë. Gjithashtu secili prej nesh e ndjen nevojën e një lidhjeje koherente të kësaj kurrikule me atë të gjimnazit që tashmë është në proces reformimi. Është kjo arsyeja që IZHA duke ndjerë këtë nevojë si dhe duke qenë koherentë në drejtimin e zhvillimeve në arsim, prej kohësh është duke punuar për organizimin e rishikimit të kurrikulës, për hartimin e dokumentacionit qendror duke qenë shumë e gatshme edhe për mbështetjen e zbatimit të kësaj kurrikule. Mund t’u them se në kemi qenë pjesë e këtij reformimi. Ditët e fundit u organizua një takim rajonal i sukseshem pikërisht për reformën në arsim. Bisedoi: Artur Ajazi

Filip Gjonçaj


aktualitet • E mërkurë 13 shkurt 2013

»

09

Goditën me qytë njërin prej pronarëve dhe morën disa milionë lekë

Grabitën me armë loton, arrestohet një prej autorëve Policia Vlorë: Para drejtësisë çdo person që kryen krime ndaj jetës e pronës VLORE- Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një prej autorëve të grabitjes me armë të një pike lotoje pas një operacioni të mirëorganizuar ku është arrestuar 22-vjeçari Inez Hajrulla, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij. Ngjarja e cila u publikua një ditë më parë tek gazeta “Metropol” ka ndodhur në orën 1 të mëngjesit duke u gdhirë e hëna kur në derën e lokalit janë shfaqur dy grabitësit e maskuar. Fillimisht janë drejtuar tek ba-

naku dhe kanë kërkuar paratë e xhiros. Hezitimit të njërit prej ortakëve ata i janë përgjigjur me goditje qyte të kallashnikovit, i cili më pas ka marrë mjekim në spital. Pasi kanë marrë rreth 1.5 milionë lekë dhe 1 mijë euro ata janë larguar nga ambientet e lokalit duke lënë pas panik dhe frikë tek klientët, të cilit ishin prezent në një numër të konsiderueshëm megjithëse ishin orët e para të mëngjesit. Ndërkohë policia e qytetit bregdetar bën me dije se të

gjitha rastet e vjedhjeve dhe grabitjeve të ndodhura në këtë territor janë zbardhur dhe autoret kanë përfunduar në qeli. “Do të vëmë para drejtësisë çdo person apo grup kriminal që do të kryejë krime në këtë qark. Për një vit vetëm për vjedhje me armë dhe dhunë janë arrestuar 8 grupe kriminale. Për këtë vepër janë arrestuar 75 autorë, zbulueshmëria e krimit më e larta se në çdo qark të vendit”, thekson policia e Vlorës.

Elbasan/ Regjistrohen 513 kërkesë-ankesa nga qytetarët

Ndërtimet pa leje, bashkia kallëzon penalisht 13 subjekte

Grabitje me dhunë në Shijak, arrestohet autori DURRES- Policia e Durrësit arreston një 27-vjeçar dhe shpall në kërkim dy të tjerë, pasi një ditë më parë vodhën me dhunë dhe maska një banesë në Shijak, në sytë e gjithë familjes. Ngjarja u shënua rreth orës 4:00 të mëngjesit të së hënës në lagjen “Lugina”, kur 27-vjeçari Emiljan Lami dhe dy persona të tjerë u futën me dhunë në banesë, të pajisur me mjete të forta, duke ushtruar dhunë edhe ndaj banorëve dhe duke grabitur 2 mijë euro dhe 550 mijë lekë të reja, në banesën e shtetasit me iniciale H.H. Policia ka vënë dje në pranga 27-vjeçarin dhe ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij. Sipas burimeve policore, “ky shtetas dyshohet se në datë 11 shkurt, rreth orës 04.40, në lagjen “Lugina” Shijak, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, të cilët janë identifikuar e po punohet për kapjen e tyre, duke përdorur dhunë kanë kryer vjedhjen e shumave prej 2000 eurosh, një arkë kursimi të fëmijës me shumën prej rreth 500.000 lekë si dhe shumën prej 50.000 lekë në banesën e 50-vjeçarit H.H.”. Nga të dhënat hetimore të grumbulluara rezulton se këta shtetas janë përfshirë edhe në ngjarje të tjera të kësaj natyre në territorin e qarkut Durrës, si dhe qytete të tjera. Materialet për veprën penale “Vjedhje me dhunë kryer në bashkëpunim” iu përcollën për ndjekje Prokurorisë së rrethit Durrës.

Në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet anëtari i një bande italo-shqiptare VLORE- Anëtari i një bande italo-shqiptare është vënë në pranga dje nga policia e Vlorës. Burimet zyrtare thanë se një shtetas në kërkim ndërkombëtar është prangosur nga policia e Vlorës. Martin Sheko njihej si anëtar i një bande italo-shqiptare me drejtues Ilia Prendi. Sipas të dhënave zyrtare, arrestimi i tij u krye në mesditë nga një aksion i mirëorganizuar dhe me bashkëpunimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjatë arrestimin Sheko nuk ka bërë rezistencë. Materialet i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

LEDIA LLESHI ELBASAN- Ndërtimet pa leje vazhdojnë dhe ankesat kanë qenë të shumta gjatë një viti në Bashkinë Elbasan. Sipas kryeinspektorit ndërtimor, Leli Kaja, janë regjistruar plot 513 kërkesë-ankesa nga qytetarë dhe institucione të ndryshme. “Ne kemi shqyrtuar të gjithë kërkesat ankesat e qytetarëve, të cilat për vitin 2012 numërohen plot 513. Nga kontrollet që kemi zhvilluar 114 nga të cilat janë mbajtur 67 akte konstatimi. Nga shkeljet e rezultuara janë vendosur 7.6 milionë lekë të reja gjoba ndaj subjekteve të ndryshme”. Ndërtimet pa leje Bashkia Elbasan i është drejtuar edhe drejtësisë për disa subjekte që kanë ndërtuar pa leje. Sipas Kajës vazhdon procesi gjyqësor ndaj tyre për shkeljet e konstatuara në pritje të një vendimi nga gjykata. Po kështu është ndërmarrë pezullimi për 14 objekte me shkelje te ndryshme. Inspektorati Ndërtimor deklaron se bashkëpunimi me policinë ka qenë i mirë. Gjatë këtij viti janë prishur 14 objekte pa leje dhe në të gjitha rastet asistenca e Policisë së Rendit nuk ka munguar. Gjithashtu ai deklaron se ka një bashkëpunim të mirë edhe me strukturat e tjera të drejtësisë. Gjatë këtij viti sipas Kajës do të jenë prioritare objektet shumëkatëshe. Ai deklaroi se do të kontrollohen të gjitha objektet në ndërtim nëse respektojnë kriteret e lejes së ndërtimit dhe do të shqyrtohen ankesat e qytetarëve. “Gjatë këtij viti ne do të përqendrojmë punën tek objektet shumëkatëshe nëse respektohen kriteret ligjore dhe leja e ndërtimit. Do të kontrollohen të gjitha firmat e ndërtimit dhe në rast të

Maskat terror në banesë, në kërkim 2

Piro Nase denoncon në polici

Kronika për mbetjet spitalore, kërcënohet me jetë gazetari

shkeljeve do të kërkojmë respektimin e lejes së ndërtimit. Po kështu në këtë drejtim do të shqyrtohen edhe ankesat e qytetarëve. Ne jemi të

bindur se duke inspektuar të gjithë territorin do të ndalim shkeljet në ndërtime. Kaja deklaroi në përfundim se Bashkia Elbasan ka një terri-

tor të gjerë dhe ankesat janë të shumta, por ky inspektorat do të bëjë maksimumin për ndaljen e ndërtimeve që nuk respektojnë kriteret ligjore.

Droga nga Lazarati, destinacion Italinë

Piro Nase

Bllokohen 145 kg hashash, shpallet në kërkim një person GJIROKASTËR - Të paktën 145 kg hashash u bllokuan në orët ekstreme të mëngjesit të ditës së djeshme, në afërsi të fshatit Grehot, ndërsa një person u shpall në kërkim, njoftoi policia e Gjirokastrës, në jug të vendit. “Lënda narkotike u bllokua në automjetin tip “Ford”, me targa AT 043 MK,

ndërsa drejtuesi u largua”, thuhet në komunikatën e policisë. I njëjti burim tha se drejtuesi i automjetit nuk i është përgjigjur policisë për të ndaluar, ndërsa lënda narkotike kishte origjinë nga Lazarati dhe destinacion final Italinë. “Lënda narkotike ishte ndarë në 29 pako, me 5 kg të bara-

GJIROKASTER- Korrespondenti i një televizioni në Gjirokastër, Piro Nase, pretendon se është kërcënuar dje me jetë nga drejtori teknik i spitalit të Gjirokastrës. Kërcënimi sipas tij ndodh pasi disa ditë më parë kjo redaksi publikoi një kronikë për problemin e mbetjeve spitalore, të cilat hidhen sheshit në ambientet pranë spitalit, pa u shqetësuar për rrezikun që u kanoset shëndetit të qytetarëve. “Kronikën që ke bërë për mbetjet spitalore nuk do kalojë kaq lehtë. Do të të zhduk fare”, i ka thënë drejtori teknik i spitalit të Gjirokastrës, Ergys Lula, gazetarit Nase. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur mëngjesin e së hënës, rreth orës 09: 25 , pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Gjirokastrës ku gazetari Piro Nase kishte vajtur për të kryer misionin e tij. “Kur po dilja nga makina, pasi e parkova nga gjykata pashë Ergys Lulën, drejtorin teknik të spitalit të Gjirokastrës. Po vëzhgonte lëvizjet e mia në momentin që dola nga makina dhe doja të hyja në një prej lokaleve m’u afrua dhe tentoi të më qëllonte”, tregon Nase, duke cituar dhe çfarë Lula i kishte thënë: “Kronikën që ke bërë për mbetjet spitalore nuk do kalojë kaq lehtë. Do të të zhduk fare”. Pas këtij denoncimi Piro Nase iu drejtua policisë për të bërë denoncim ndaj zyrtarit të spitalit. T. S.

barta dhe ishte fshehur në bagazhin e automjetit”, saktëson policia. Policia tha se aktualisht aksioni për ndalimin e transportuesit vazhdon, ndërsa një procedurë penale ka nisur ndaj tij. T. Skuqi


10

« aktualitet

E mërkurë 13 shkurt 2013 •

Pakt mes Halimit, Cefës dhe Totozanit për të forcuar besimin

Inspektime për ankesat e qytetarëve ndaj gjyqësorit Mariglen Mulla

menti i rëndësishëm i këtij memorandumi. Por ndëshkimi është momenti i fundit i marrjes së masave, prandaj ne duhet të krijojmë grupe pune, të kryejmë analiza e inspektime të përbashkëta, në mënyë që të krijojmë një sistem parandalimi funksional. Që sot me anë të këtij memorandumi, shtetasit shqiptarë do të kenë mundësinë të jenë më të sigurt ndaj veprimeve arbitrare të sistemit të drejtësisë”.

M

inistria e Drejtësisë, Avokati i Popullit dhe KLD-ja do të kryejnë inspektime të përbashkëta për ankesat e qytetarëve ndaj sistemit gjyqësor, si një hap konkret për të forcuar besimin e publikut te drejtësia. Siç përcaktohet në tekstin e memorandumit, shtetasit shqiptarë do të kenë mundësinë të jenë më të sigurt ndaj veprimeve arbitrare të sistemit të drejtësisë, për të garantuar të drejtën e tyre për aksesin në drejtësi, për të siguruar transparencën dhe ligjshmërinë e veprimtarisë të sistemit gjyqësor, si dhe për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshëm të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike. Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua mes ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, Avokatit të Popullit Igli Totozani, dhe nënkryetarit të KLD-së, Elvis Cefa. Ata dhanë mendimet e tyre edhe për vendimin e gjykatës së Tiranës, për 21 janarin. Në memorandum parashikohet krijimi i grupeve të punës që kryejnë inspektime të përbashkëta, në mënyrë që të krijohet një sistem parandalimi funksional të rasteve abuzuese dhe të arrihet mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit, sipas standardeve evropiane. Si nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa edhe Avokatit të Popullit Igli Totozani, theksuan rolin e këtij bashkëpunimi për të luftuar

në mënyrë efektive problemet që ndeshin qytetarët përballë sistemit të drejtësisë. Ministri Halimi Mes të tjerave, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, theksoi se “Transparenca e sistemit të drejtësisë është një element thelbësor i një qeverisje të mirë dhe padyshim arma më e mirë për të luftuar devijimet e shumta që fshehtësia favorizon. Qytetarët e kanë më të lehtë reagimin e tyre ndaj sistemit të drejtësisë, nëse ky sistem është transparent, nëse shohin çdo ditë se çfarë ndodh në një seancë gjyqësore, dëgjojnë çdo gërmë që palët në një proces dhe gjykata shqipton nga dita e seancës së parë deri në dhënien e vendimit. Aksesi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë është fondamental për krijimin e klimës së besimit”. Më tej Halimi shtoi se “Ky është mo-

Deklarimet për “21 janarin” Ministri Halimi iu përgjigj interesimit të mediave lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ai theksoi se “Hetimi për 21 janarin vazhdon. Të lëmë drejtësinë të thotë fjalën e fundit për ketë ngjarje të rëndë”. Zv-kryetari i KLD-së, Elvis Çefa, tha se “Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përfshirë edhe ai i Ministrisë së Drejtësisë, çdo individ apo çdo lloj institucioni tjetër në këtë vend, nuk ka absolutisht asnjë të drejtë ligjore të shprehet apo të gjykojë mbi përmbajtjen e një vendimi gjyqësor, pa kaluar kontrollin gjyqësor, ashtu sikundër Kushtetuta dhe ligjet organike parashikojnë. Është Gjykata e Shkallës më të Lartë ajo që shprehet nëse një vendim i një gjykate më të ulët është ose jo i drejtë”. Ndërsa Avokati i Popullit, Igli Totozani, u shpreh thjesht se gjithkush ka mendimin e tij, por nuk instancat shtetërore nuk duhet të komentojnë një vendim gjykate.

Pikat për policitë e Evropës Juglindore

Burgaj: Dorëzim me kontroll hetime të fshehta, flagranca, etj Nga data 12 deri më 13 shkurt, në Tiranë, zhvillohet takimi i ekspertëve të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore, ku Shqipëria ka kryesinë e radhës gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2013. Në këtë takim marrin pjesë ekspertë nga Shqipëria, Austria, Bosnjë Hercegovina, Hungaria, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, si dhe vëzhgues e përfaqësues nga Zvicra, organizata CEPOL, Marri Center, përfaqësues nga Sekretariati i Konventës, si dhe nga Këshilli rajonal i Bashkëpunimit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, gjatë fjalës së tij në këtë takim, e vlerësoi Konventën e Bashkëpunimit Policor si një ndër instrumentet më të rëndësishëm ligjor, mbi të cilin ndërtohet bashkëpunimi ndërmjet vendeve të rajonit, si dhe evidentoi në mënyrë të veçantë treguesit e arritur nga policia shqiptare falë këtij bashkëpunimi. “Vetëm gjatë vitit 2012 shërbimet e policisë shqiptare kundër narkotikëve e trafiqeve të paligjshme kanë realizuar 67 operacione policore në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Po në bashkëpunim me homologët tanë evropiane është mundësuar arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i 71 personave, si dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendeve të tjera i 78 personave të tjerë. Këta tregues kanë shënuar rritje nga viti në vit duke folur qartë për thellimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, si dhe shndërrimin e shërbimit policor shqiptar në një partner serioz e të besueshëm për homologët tanë euro-perëndimorë”,- u shpreh Burgaj. Po ashtu ai ftoi ekspertët për negocimin dhe implementimin e marrëveshjeve të posaçme të bashkëpunimit policor për fusha shumë të rëndësishme si: hetimet e fshehta për parandalimin e krimeve, dorëzimin e kontrolluar, ndjekjen në gjendjen e flagrancës, grupet e përbashkëta të hetimit, si dhe survejimin ndërkufitar. Ndërkohë kreu i Sekretariatit të Konventës për Bashkëpunimin Policor në Evropën Perëndimore, Anton Travner, duke ju referuar iniciativave të zhvilluara në kuadër të kësaj konvente theksoi se janë implementuar një sërë projektesh për forcimin e bashkëpunimit policor mes vendeve të rajonit.

policia e Tiranës Për sigurinë në botën dixhitale

Vodafone Albania takim me të rinjtë për projektin “i Sigurt” Të rinjtë në ditët tona identifikohen më së miri me aksesin që kanë në botën dixhitale. Sa argëtuese mund të jetë kjo gjë, aq dhe rrezik paraqet për secilin nga ne aksesimi pa limit në të. Nuk janë të pakta rastet e abuzimit në internet sidomos me të miturit, vjedhje të identitetit, seksualizmi, mashtrimet apo siç njihen ndryshe SCAM. Në kuadër të javës së internetit në Tiranë, në Akademinë e Arteve u zhvillua takimi i parë mes të rinjve të Tiranës, përfaqësues të IT, prindër etj, mbi sigurinë në internet dhe guidat për motorët e kërkimit Google, facebook dhe microsoft që Vodafone Albania ka përgatitur për të gjithë komunitetin, në faqen e dedikuar sigurisë në internet www.vodafone.al/isigurt. Në një rrugëtim nga kompjuteri i parë i vitit 1989 e deri në teknologjitë më të reja të 2012 (raspberry p), të pranishmit u njohën më nga afër me zhvillimin e internetit dhe këshillat kryesore për të qenë të sigurt në botën dixhitale. Z. Mezini, drejtor i AITA dhe z.Skikuli nga Open Labs, theksuan rëndësinë e filtrave në motorët e kërkimit dhe sa e domosdoshme është që prindi të njohë botën dixhitale dhe të sillet me fëmijën e tij si në botën reale. Prindi duhet të jetë i aftë të studiojë sjelljet e fëmijëve në botën dixhitale, prandaj faqja e dedikuar sigurisë në internet përgatitur nga Vodafone Albania këshillon më së miri përmes guidave të saj të ndryshme të karakterizuara sipas grupmoshave. Udhërrëfyesi është pjesë e angazhimit të Vodafone Albania për t’ju mbrojtur ju dhe familjen tuaj në botën dixhitale dhe pjesë e axhendës së Vodafone Albania për “Përgjegjshmërinë e Biznesit”. Për më shumë informacion vizitoni udhërrëfyesin online www.vodafone.al/isigurt.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

Pranga hajdutëve të kazanëve dhe pasqyrave të makinave Policia kryeqytetase vazhdon aksionet për kapjen e hajdutëve. Kështu, në kuadër të operacionit të koduar “Ambienti” i realizuar nga komisariati nr. 1 Tiranë u krye arrestimi në flagarncë i shtetasve Alfred Meta, 37 vjeç dhe Fatos Lila, 32 vjeç, sepse atyre u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale 20 copë kazanë mbeturinash, te cilat i vidhnin në Komunat Farke, Petrelë, Mullet dhe Sauk. Po ashtu është sekuestruar edhe automjeti furgon tip “Mercedez Benz” me targa TR 0849 T, me të cilin realizonin transportin e kazaneve të vjedhur dhe më pas shitjen e tyre. Po punohet në bashkëpunim me komisariatet e tjera në Tiranë për dokumentin e plotë të vjedhjeve të tjera që dyshohen të kenë kryer këta shtetas. U krye arrestimi i shtetasit Erald Isufi, 27 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për vjedhje. Ai është kapur nga komisariati nr.4, me 15 copë pasqyra automjetesh të vjedhura.


aktualitet • E mërkurë 13 shkurt 2013

Prokuroria i dorëzon dosjen gjykatës, akuzë 18-vjeçares për vrasje me dashje

“Njohja e Vishës me Muçën dhe vrasja” Momentet e plota të ngjarjes, sipas versionit të prokurorëve Mariglen Mulla

P

rokuroria e Tiranës dorëzon në gjykatën kryeqytetase dosjen hetimore në ngarkim të shtetases Nazime Visha, vajza 18-vjeçare që akuzohet për vrasjen e Fiqiri Muçës. Ndërkaq, Prokuroria ka ngritur ndaj saj akuzën e “Vrasjes me dashje” dhe “Prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Nga ana tjetër, Visha tha se kishte vrarë përdhunuesin e saj, ndërsa Prokuroria ka marrë si prova fotot intime dhe mesazhet që u gjetën në telefonin e Muçës. Dosja e plotë e Prokurorisë Në dosjen që iu dërgua dje gjykatës, prokurorët përshkruajnë me detaje të gjitha fazat e njohjes së dy personazheve, deri në momentin final të vrasjes. Në dosje thuhet se “Viktima, Fiqiri Muça, banues në fshatin Manëz të rrethit Durrës dhe babai i 5 fëmijëve, prej disa viteve ka qenë i vetëpunësuar në aktivitetin e prerjes dhe transportit të drurëve nga pyjet e Burrelit në zonat urbane përreth, aktivitet i cili nuk i ka siguruar të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur në kushte normale familjen e tij. Gjatë punës dhe për shkak të saj, ai është njohur me shtetasin Beqir Visha, pasi ky i fundit punonte si druvar dhe lëndën drusore që ai e priste, ia grumbullonte kundrejt pagesës Fiqiriu, i cili më pas bënte shitjen e saj sipas kërkesave. Për shkak të frontit të punës, i cili ishte tepër larg shtëpisë së Fiqiriut dhe në pamundësi të plotë për t’u rikthyer çdo natë atje, ai ka qenë ftuar shpesh në shtëpinë e Beqirit, ç’ka i forcoi shumë marrëdhëniet mes tyre, duke e bërë tashmë viktimën të njohur dhe me pjesëtarët e tjerë të familjes, si gruan dhe dy vajzat e tij që i kishte akoma në shtëpi, të quajtura Lutfije dhe më e vogla Nazime. Duke kaluar jo pak kohë në këtë familje, viktima ka kërkuar të lidhin edhe miqësi me familjen e Beqir Vishës, duke i kërkuar vajzën e tij, Lutfije, për vëllanë, Vladimir, miqësi e cila është pranuar, duke e bërë tashmë edhe më të ligjëruar dhe më të padyshimtë hyrjet dhe daljet në këtë shtëpi edhe në ato raste kur kryefamiljari i saj nuk ndodhej aty. Para rreth katër viteve, pra rreth vitit 2008, kohë në të cilën ishte bërë lidhja e krushqisë, në njërën nga ditët e qëndrimit të viktimës në banesën e Beqir Vishës, ai ka gjetur të vetme vajzën e vogël, Nazime, në atë kohë rreth 14 vjeç dhe i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie seksuale, dhe, në fakt, e ka realizuar atë, por pa pëlqimin e kësaj të fundit, siç pretendon e pandehura Nazime Visha. Pas kësaj ngjarjeje, tashmë i pandehuri, duke pasur edhe një motiv më tepër, ka intensifikuar hyrjet e daljet në atë shtëpi dhe sipas rasteve dhe mundësive të ofruara, ai ka shfrytëzuar këto vizita edhe për të vazhduar kontaktet seksuale me Nazimen, kontakte këto të cilat, sipas saj kanë qenë në çdo rast të dhunshme dhe kundër dëshirës. Por asnjëherë nga ana e saj, një situatë e tillë nuk është bërë prezent me ndonjë pjesëtar të familjes, duke përfshirë këtu edhe të motrën, e cila tashmë ishte pjesëtare e familjes Mucaj. Në fillim të muajit janar të vitit 2012, deklaruesi Beqir ka pasur një kërkesë për të fejuar dhe vajzën e fundit, Nazimen, me një djalë nga Vaqarri, gjë e cila është pranuar prej tij, përveç të tjerave për faktin se ai ishte emigrant në Itali dhe mund ta merrte Nazimen shumë shpejt me vete. Për ta

»

11

Arrestohet polici, i kërkoi 1 milion lekë një gruaje Një polic është arrestuar dje nga SHKB-ja, sepse i kishte kërkuar një milion lekë një gruaje, për t’i liruar të birin nga paraburgimi, ku ai ndodhej për një grabitje. Policia njoftoi se përgjatë orëve të vona të së hënës, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Ramazan Sala, 44 vjeç, lindur në Farkë dhe banues në Tiranë, me arsim të mesëm, punonjës i patrullës së përgjithshme, në komisariatin e policisë Nr.1 Tiranë. Arrestimi i tij u krye mbrëmë, pasi është kapur në flagrancë pas denoncimit të kryer nga shtetasja F. Cakri, e cila pretendon se punonjësi i sipërcituar i ka kërkuar 1 milion lekë të vjetra, me qëllim ushtrimin e ndikimit të paligjshëm tek personat që ushtrojnë funksione publike, për lirimin e djalit të saj Artur Cakri, i cili ishte në paraburgim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave.

Balla-Malltezi, nis gjyqi për akuzat e energjisë bërë fakt të kryer, i fejuari u ka dërguar familjarëve të tij paratë për pasaportën dhe dokumente të tjera të nevojshme të udhëtimit në Itali për Nazimen. Fejesa e Nazimes tashmë, në pamje të parë, duket se ka ndryshuar gjithçka në marrëdhënien e kësaj të fundit me viktimën. Por në fakt jo. E pandehura pretendon se personi në fjalë (Fiqiri Muça) e kishte përjetuar keq këtë fakt. Sipas saj, në disa raste ai, jo vetëm e ka kërcënuar vetë Nazimen, por edhe ka komunikuar në një rast me të fejuarin e saj, duke i thënë se –ajo nuk mund të fejohet me askënd tjetër-duke nënkuptuar se do të ishte vetëm e tij. Është pikërisht e pandehura, e cila pikërisht në datat kur po kryheshin bisedimet e fejesës së saj, jo vetëm që nuk ka ndërprerë komunikimet me viktimën, por i ka shprehur në mënyrë të hapur dhe pa asnjë ekuivok besnikërinë e saj për të. Kështu, në mesazhet e datës 05. 01. 2012, për një interval kohor prej rreth 90 minutash, nga ora 20. 30 deri afërsisht 22. 00, ajo ka dërguar 6 mesazhe, duke thënë në të gjitha thuajse të njëjtin premtim se –citoj në dialekt -. . nuk kam për të pranu zemër, gjafsha ty po mos më lërë rrugvet mua dhe danjeloi... më kokën tonde do vdes amë beso zemër. Pas largimit të të fejuarit të saj në Itali, kontaktet me viktimën kanë vazhduar si nëpërmjet telefonatave, ashtu edhe kontakteve fizike edhe në periudhën e pranverës e më tej kur familjet, tashmë të lidhura krushqi, kanë kryer ceremonitë e rastit për ndërrimin e shenjave në Vaqarr. Nazimja, pasi ka ndenjur dhe dy tre ditë më tepër në familjen e të fejuarit të saj, më datë 23. 05. 2012, së bashku me një të afërmen e saj janë nisur për në fshatin e saj, Vilëz. Rrugës kanë takuar “rastësisht” viktimën me të vëllain e tij, Vladimirin, bashkëshorti i motrës së saj, Lutfie, të cilët, duke qenë se ishin me makinë i kanë marrë ato dhe i kanë përcjellë deri në shtëpi, ku viktima ka deklaruar se “… do të ikte dhe nuk do të qëndronte për drekë…”. Pasditen e kësaj date, ndërsa krushqia ishte akoma në shtëpi, nga e ëma deklaruese Mejte është kërkuar

vajza Nazime, por nuk është gjetur. Duke deklaruar edhe para të tjerëve se ajo kishte ikur nga shtëpia, fejesa tashmë është prishur zyrtarisht dhe disa ditë më pas prindërit kanë bërë denoncim në polici “për zhdukjen e vajzës” dhe më pas, fare shpejt, është saktësuar se “. . ajo ishte larguar së bashku me viktimën për në pyjet e Martaneshit, ku edhe ka ndenjur për rreth 10 ditë. Pas ndërmjetësimit edhe të familjarëve të Fiqiri Muçës, viktima dhe Nazimja janë dorëzuar fillimisht në komisariatin e policisë Mat, e më pas në komisariatin e policisë Nr. 4 Tiranë, ku kanë deklaruar se janë larguar nga familjet me dëshirën e tyre të plotë dhe pa imponim nga askush dhe për asnjë lloj shkaku. Shtetasi Fiqiri Muça ka sqaruar se është detyruar të largohet me Nazimen për shkak se kjo e fundit i kishte thënë se ishte shtatzënë dhe, në varësi të situatës, ai mund ta merrte atë edhe në shtëpi për grua, pasi kishte ndërmend të bënte divorc me gruan e parë, Mynyren. Pas ngjarjes, edhe pse tashmë është bërë e qartë se cilat kanë qenë motivet dhe arsyet e largimit të Nazimes nga familja, tashmë mes familjeve Muça dhe Visha kanë lindur konfliktet ku, megjithëse deklaruesi Zyber Muça, babai i viktimës, iu ka thënë se pavarësish rrethanave, ai do ta merrte Nazimen për djalin, këta të fundit-sipas tij- disa herë e kanë kërcënuar. Gjithsesi, pas ngjarjes, secili ka shkuar pranë familjeve. E pandehura është strehuar tek gjyshja e saj, Drita Visha, në Kërrabë, -sipas shpjegimeve të kësaj të fundit-, për të qenë sa më larg ndikimit dhe mundësisë së kontakteve me viktimën, i cili mund ta kërcënonte Nazimen. Ndërsa Fiqiriu, edhe pas kësaj, është pranuar nga familja e tij, por që siç del nga hetimet e mëtejshme, ai e ka ndjerë veten të rrezikuar. Më datë 10. 08. 2012, ai ka shkuar në Sukth dhe ka takuar deklaruesin M. Bardhi, i vetëpunësuar si shofer taksie, por i palicencuar, i panjohur më parë me të dhe i ka kërkuar nëse mund të shërbente si shofer taksie në ndonjë nga ditët në vazhdim për diku jashtë Durrësit. Pasi ky i fundit ka shprehur gat-

ishmërinë, ata kanë shkëmbyer numrat e telefonit dhe të nesërmen, më datë 11. 08. 2012, sipas tabulateve të thirrjeve telefonike, në orën 16. 29, ai i ka telefonuar M. Bardhit, duke i bërë me dije se nesër mbrëma ai ndoshta duhej të lëvizte për atje ku e kishin lënë. Më datë 12. 08. 2012, pasdite, ai e ka telefonuar përsëri M. Bardhin dhe rreth orës 20. 30 ata janë takuar dhe kanë lëvizur së bashku, fillimisht për në Durrës, ku kanë pirë një kafe diku në një lokal dhe më pas, me insistimin e M. Bardhit, viktima i ka treguar se do lëviznin për Tiranë, duke i kërkuar lëvizjen jo nga autostrada, por nga rruga e Ndroqit. Pasi kanë mbërritur në Tiranë, gjithmonë pa dalë në rrugë kryesore, mjeti ka marrë rrugën e Elbasanit, për t’u kthyer në një rrugë dytësore pranë Lapidarit të Kërrabës dhe pak metra më tutje ai ka ndaluar. Viktima ka zbritur për t’u afruar pranë një shtëpie të rrethuar me avlli dhe me tela. Pasi ka ecur disa hapa, deri sa i është zhdukur shikimit të deklaruesit, pas rreth dy- tre minutash ai ka dëgjuar krisma armësh dhe sakaq ka parë Fiqiriun që po vraponte drejt një lëndine, i ndjekur nga tre persona, dy gra dhe një burrë, të cilët kanë kaluar me shpejtësi. Pas pak sekondash, tre personat janë kthyer pranë mjetit dhe vajza e re, e identifikuar më pas si Nazime Visha, ka qenë me automatik në dorë dhe pasi është afruar tek mjeti, i kanë kërkuar që ai të dilte jashtë. Deklaruesi është përpjekur të shpjegojë se nuk është veçse një shofer taksie dhe ndërkohë personi mashkull i ka kërkuar të qëndronte aty deri sa të vinte policia për të dëshmuar se çfarë kishte ndodhur. Policia e sinjalizuar nga telefonata e bërë nga vetë Nazime Visha me telefonin e xhaxhait të saj në orën 00. 43, ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku pas veprimeve të para hetimore, është saktësuar dhe janë sekuestruar 29 gëzhoja metalike me ngjyrë bakrinë forme shishe me kapsolla të goditura, syze dielli, një armë zjarri automatike, si edhe sende të tjera me vlerë për hetimin, të cilat janë dërguar më pas për ekspertime të mëtejshme”.

Dje në gjykatën e Tiranës nisi seanca përgatitore gjyqësore mes vajzës së Kryeministrit Argita Malltezi dhe deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Vajza e Kryeministrit depozitoi më 11 janar të këtij viti padi ndaj deputetit socialist, lidhur me një serë akuzash që ai ka lëshuar në drejtim të saj për përfitime duke shfrytëzuar postin e të atit. Në seancën përgatitore deputeti socialist Balla i kërkoi gjykatës që të paraqitej si dëshmitar biznesmeni pakistanez Zafar Ansar, i cili pretendon se kompania ligjore e vajzës së Kryeministrit i ka kërkuar deri në 3% të vlerës së investimit për një projekt në fushën energjetike që ai kishte në plan të investonte në Shqipëri. Balla deklaroi se “Argita Berisha nuk vjen as në gjykatë, për të sqaruar mënyrën e pasurimit të saj, ndërkohë që kishte deklaruar se do të ishte e gatshme për t’u ballafaquar në gjykatë. Në seancën tjetër do t’i sjellim gjykatës edhe provat që ne disponojmë për mënyrën e pasurimit të Argitës. Sigurisht më lejoni të informoj se i kemi kërkuar gjykatës të thirret si dëshmitar edhe biznesmeni Zafar Ansar, të cilit Argita Berisha i kërkoi 3% të 100 milionë eurove investim. Pra, i kërkoi 3 milionë euro për firmën e babit Kryeministër”.


12

« gossip

E mërkurë 13 shkurt 2013 •

Jennifer Aniston mbush 44 vjeç. Çfarë zbulon ditëlindja për të? Aniston sapo i ka mbushur 44 dhe falë një libri ‘The secret language’, mund të zbulohet se çfarë dita e lindjes tregon për aktoren. Ky libër tregon gjithçka rreth asaj që ju jeni, gjërave që doni dhe pajtueshmërinë me të tjerët. Jen ka shumë për të festuar për këtë vit. Ajo është duke planifikuar martesën me të fejuarin Justin Theroux, dhe duket më e lumtur se kurrë. Sipas librit, data 11 Shkurt, që është edhe data e lindjes së Jen, është dita që sjell komfortin. Autori i këtij libri Tom Rezek tregon se Jen dëshiron të jetë e rrethuar nga gjërat fine në jetë, shtëpi luksoze, ushqimit të përzgjedhur. Sipas shpjegimeve të librit ajo është pasionante për të patur komfortin me të tjerët. Për më tepër ajo ka lindur në javën e pranimit, që do të thotë është zemërgjerë dhe gjithmonë lufton për të mos humbur. Gjëja e vetme që ajo duhet të ketë në kontroll është që të mos ndërhyjë në bizneset e të tjerëve. Ajo duhet të jetë më pak e përfshirë ndaj gjërave.

Will Smith festë në ballkon sipër Kardashian dhe West në Brazil Kim Kardashian dhe Kanye kanë shkuar të pushojnë në Brazil, e teksa janë parë duke fotografuar nga ballkoni i tyre në Rio De Janeiro, sipër tyre ishte duke festuar Will Smith. Ndërsa çifti ishte duke fotografuar turmën e karnavaleve, Smith 44 vjeç, ishte duke festuar me shtatë miqtë e tij. Ishte Kim ajo që postoi një video duke shfaqur ballkonin e Smith sipër saj dhe të bërtiturat që vinin prej andej. Ky ishte një tjetër udhëtim romantik për Kim dhe Kanye, të cilët kanë treguar foto të aventurave të tyre në Brazil. Por ky qëndrim nuk do të jetë shumë i gjatë pasi Kim kishte shkruar në twitter ‘Mirupafshin i bukur Rio’.

Adele tattoo dedikuar djalit të saj Kur Adele morri pjesë në Gramy 2013, nuk ishte vetëm fustani i saj i kuq me lule që ra në sy, por edhe tatuja e saj e re afër veshit të djathtë. Ajo ka pikturuar një ‘A’, dhe mendohet se është simboli i emrit të djalit të saj Angelo. Por një mundësi e dytë është se kjo tatu mund të jetë me kuptim edhe për emrin e vetë këngëtares. Që prej lindjes së fëmijës, Adele nuk bëri publike emrin e fëmijës, duke u shprehur se është një gjë personale dhe intime. Gjithsesi mendohet se emri i djalit të saj është Angelo, për shkak të një varëse që Adel ekspozoi ku ishte shkruar ky emër, gjë që nuk është konfirmuar ende.

Pesë mënyra për të impresionuar

partneren tuaj në ditën e

Shën Valentinit

J

u mungon kreativiteti dhe jeni në kërkim të krijimit të një atmosfere perfekte për Shën Valentin? Këtu do të gjeni pesë mënyrat për të impresionuar partneren tuaj. E urreni apo e dëshironi këtë festë, është një datë në të gjithë vitin, që ju kërkon të përkushtoheni me devotshmëri të dashurës suaj dhe ta trasjtoi atë si personin më të veçantë në botë. Është esenciale për të bërë më të mirën këtë ditë. Ja pesë ide që do ju ndihmojnë të trajtoni të dashurën e zemrës si një perëndeshë në këtë Shën Valentin: Ktheheni gjithë ditën në një aventurë Fillojeni me mëngjesin në shtrat dhe më pas kaloni në fazën e çokollatave dhe luleve. Pasi e keni mbuluar me trëndafila, shkoni për të drekuar ose për piknik. Gjëja më e rëndësishme që duhet të keni në mendje është që ajo duhet të jetë

mbretëresha e gjithë ditës. Përfundojeni ditën me një mbrëmje romantike pa harruar edhe dhuratën. Dërgojini mesazh Sigurisht që nuk ka shumë fjalë për të thënë në ditën e të dashuruarve, por e magjishmja fjalë ‘Të dua’, mund të thuhet në shumë mënyra. Një nga këto është edhe të dërguarit me mesazh fjalë dashurie plot ndjenjë që japin efektin e duhur. Rikrijoni takimin tuaj të parë Në fillim çdo gjë është më romantike se tani, kështu që përpiquni të lidheni me partneren tuaj ashtu si në fillim. Nëse ju vjen ndërmend vendi, apo ndonjë shprehje që ju i keni thënë takimin e parë, përsërtiteni atë në këtë ditë. Improvizoni takimin tuaj të parë. Rrugicë me trëndafila Në vend të të bërit një rrugicë me trëndafila që ju drejton drejt shtratit,

provoni diçka të re. Krijoni një rrugicë trëndafilash nga dhoma e gjumit për në kuzhinë, ku ju mund të vendosni aty surprizën tuaj. Ju gjithashtu mund të vendosni dhe një ftesë për darkë në shumëllojshmërinë e dhuratave. Vendosni sa më shumë lule ose ju mund të shtoni edhe artikuj më kreative në paletën tuaj të dhuratave. Kjo rrugë është vetëm një fillim për atë që vjen pas. Pra, zotërinj, nuk duhet të hiqni dorë nga atje, por le të jetë ky moment një fillim i madh në një ditë të mbushur me habi dhe lumturi të pafund. Dilni jashtë rutinës Jini ndryshe pse jo edhe ekstremë për Shën Valentin. Bëni diçka jashtë të zakonshmes, siç mund të jetë një udhëtim i papritur, ose të bërit diçka bashkë që kur nuk e keni bërë më parë. Për më tepër, duke e bërë këtë ditë të veçantë ndonjëherë nënkupton t`i sigurosh asaj momente me surpriza të pafund dhe gëzime të papritura.

Facebook paditet për butonin “Like”

F Dokumentar për “Backstreet Boys” Regjisori Stephen Kijak është duke përgatitur një dokumentar të metrazhit të gjatë për njërin nga bendet më të popullarizuara vokale të meshkujve, “Backstreet Boys”. Filmi do të flasë rreth jetës së anëtarëve (A. J. McLean, Howie Dorough, Nick Carter, Kevin Richardson dhe Brian Littrell) që nga ditët e tyre të fëmijërisë e deri te suksesi në grupin e famshëm. Dokumentari pritet të jetë i gatshëm deri në fund të këtij viti, ndërsa për këtë punë janë angazhuar producentët Mia Bays, Thomas Benski dhe Lucas Ochoa. Në kulmin e karrierës së tyre, “Backstreet Boys” kanë shitur mbi 130 milionë albume, ndërsa grupi vazhdon të jetë i famshëm në vende të ndryshme.

acebook është duke u përballur me një veprim ligjor lidhur me përdorimin e butonit të saj më të famshëm - “Like”, dhe karakteristikave të tjera të rrjetit social.
Padia është ngritur nga një kompani e cila pohon se e mban patentën në emër të themeluesit të saj, programerit tashmë të ndjerë, holandezit të quajtur Jozef Joannes Everardus van Der Meer. Rembrandt Social Media tha se suksesi i Facebook-ut ishte i bazuar, pjesërisht, në përdorimin e dy prej patentave të z. Van der Meer, pa leje.
Facebook tha se nuk ka asnjë koment për të bërë lidhur me padinë ose pohimeve për padi të bëra nga Rembrandt Social Media. Padia është paraqitur në një gjykatë federale në Virxhinia, pohon BBC në raportin e saj për butonin e famshëm të Facebook dhe mospajtimeve ligjore që kjo e fundit ka me kompaninë e themeluesit holandez.


gossip • E mërkurë 13 shkurt 2013

»

13

Kërcim dashurie? Cooper & Eve?

Alessandra, look i eksagjeruar në Grammy

Vogue:

Beyonce, mbretëresha e botës

Beyonce Knowles është përcaktuar si “Mbretëresha B” nga revista ‘Vogue’ që në kopertinën e saj e ka zgjedhur këngëtaren si protagonisten kryesore të numrit të muajit mars. 31-vjeçarja ka qenë padyshim këngëtarja më e lakuar gjatë këtij muaji pasi ishte e përzgjedhura për të performuar në pushimin e ndeshjes së Super Bowl. Beyonce “vodhi” spektaklin sportiv me një performancë të shkëlqyer që u kulminua kur asaj iu bashkuan në skenë Kelly Roëland dhe Michelle Williams duke rikthyer kështu grupin Destiny’s Child. 31-vjeçarja ishte tejet energjike në impiantin Mercedes-Benz të Nju Orlins, ku u zhvillua finalja e madhe e futbollit amerikan. Bashkëshortja e Jay-Z këndoi disa nga hitet e saj më të njohura duke entuziazmuar publikun.

Shumë e bukur, joshëse, “Engjëlli” historik i Victoria’s Secret, Alessandra Ambrosio është mësuar të përfundojë nën flashet e fotografëve. Por këtë herë, ajo është fotografuar prej tyre së bashku me të fejuarin e saj Jamie Mazur mbas një party post-Grammy, me një look aspak me shije, ku duket sikur kishte harruar të vishte pantallonat ose fundin.

P

as ndarjes me aktoren e filmit “Avatar” Zoe Saldana, Bradley Cooper është shndërruar në njërin prej beqarëve më të kërkuar në Hollywood dhe me statusin e ri mbi shpinë, aktori nuk humb kohë të dëfrehet. Ai, si shumë aktorë të tjerë mori pjesë në ndarjen e cmimeve BAFTA në Angli. Përvec tij në tapetin e kuq kaluan edhe shumë aktorë dhe aktore të tjerë, ndër ta edhe Alice Eve, aktorja e bërë e famshme për pjesëmarrjen e saj në serialin “Sex and the City”. Pas përfundimit të ceremonisë për të ftuarit ishte rezervuar një festë. Cooper u pa fillimisht me Jennifer Lawrence dhe Michael Fassbender, treshe miqsh prej kohësh. Më kalimin e minutave, Cooper iu rreshqet nga sytë miqve dhe përfundon duke kërcyer me Alice Eve.

Jennifer Garner largohet nga Londra

Spice Girls me musical në Broadway Spice Girls janë duke punuar për të sjellë një musical në skenën e Broadway. Grupi lanchoi Viva Forever në Londër në Dhjetor dhe tani janë duke planifikuar shoun në New York. Pjesëtarja e grupit Emma Bunton tregon se plani është për të dhënë një musical, gjë që i ka sjellë shumë optimizëm grupit. Feedbacku nga fansat ka qënë për t`u admiruar, ndoshta kjo ia ka lehtësuar mjaft vështirësitë e punës grupit. Pjesëtaret e grupit pranojnë se kjo është një punë e vështirë dhe se kërkon shumë seriozitet.

Jennifer ka vendosur të kthehet në shtëpi, pas suportit të madh që i dha bashkëshortit të saj Ben në ndarjen e çmimeve Bafta. E veshur me xhaketë të zezë, xhinse dhe çizme të gjata, ajo është dukur simpatike teksa nxitonte për të kapur fluturimin. Ishte vërtet një natë emocionuese për Ben Affleck, ku filmi i tij Argo fitoi si filmi më i mirë dhe vetë ai u vlerësua si regjisori më i mirë.


14

« bota

E mërkurë 13 shkurt 2013 •

Obama para Kongresit

Fjalimi “i mbretit” P residenti Barak Obama shkoi dje në Kongres për të raportuar para ligjvënësve, në prani të diplomatëve dhe të ftuarve të tjerë të shquar, mbi gjendjen e vendit dhe planin e tij për të çuar vendin përpara. Në këtë mënyrë, ai ecën në gjurmët e presidentëve të tjerë, të cilët e kanë përdorur një rast të tillë, të kërkuar nga Kushtetuta amerikane, në përpjekje për të bërë histori. George Washington përhapi mesazhin e parë vjetor ekzekutiv në Kongres më 8 janar 1790. Neni i II-të i Kushtetutës Amerikane paraqet kompetencat dhe përgjegjësitë e kryeshefit ekzekutiv (presidentit), dhe kjo përcakton që presidenti "nga koha në kohë duhet t'i japë informacion Kongresit mbi gjendjen e vendit dhe të rekomandojë masa që ai i gjykon të nevojshme dhe të përshtatshme". Shumica e pasardhësve të George Uashingtonit, raportet e tyre i kanë paraqitur me shkrim për t'u lexuar me zë të lartë nga një nëpunës i kongresit. Por me retë e luftës në Evropë që kërcënonin paqen në botë në vitin 1913, Presidenti Woodrow Wilson shkoi në Kongres për të ofruar personalisht mendimet dhe shqetësimet e tij. Të gjithë presidentët që atëherë kanë ndjekur këtë shembull, dhe çka filloi si një mesazh nga një dege e qeverisë për një tjetër është kthyer në komunikim mes Presidentit, popullit të Shteteve të Bashkuara dhe gjithë botës. Presidenti James Monroe e përdori fjalimin e tij mbi gjendjen e vendit më 1823 për të paralajmëruar vendet e Evropës ndaj synimeve koloniale dhe kundër ndërhyrjes në punët e kontinentit amerikan - kjo njihet si Doktrina Monroe. Abraham Lincoln i tha kombit në vitin 1862 se ai donte t'i jepte fund skllavërisë. Dhe në vitin 1941, Franklin Roosevelt shpalosi katër liritë themelore që njerëzit kudo në botë duhet të gëzojnë - Liria e fjalës; Liria e besimit; Liria nga varfëria;

Në këtë mënyrë, ai ecën në gjurmët e presidentëve të tjerë, të cilët e kanë përdorur një rast të tillë, të kërkuar nga Kushtetuta amerikane, në përpjekje për të bërë histori. George Washington përhapi mesazhin e parë vjetor ekzekutiv në Kongres më 8 janar 1790. Neni i II-të i Kushtetutës Amerikane paraqet kompetencat dhe përgjegjësitë e kryeshefit ekzekutiv (presidentit), dhe kjo përcakton që Presidenti "nga koha në kohë duhet t'i japë informacion Kongresit mbi gjendjen e vendit dhe të rekomandojë masa që ai i gjykon të nevojshme dhe të përshtatshme" SHBA

Stuhia bllokon Nju Jorkun

N

jë stuhi e madhe dëbore ka shkaktuar rënien e më shumë se 60 centimetrave reshje bore në zonat verilindore të Shteteve të Bashkuara. Të paktën një person ka vdekur në një aksident trafiku të shkaktuar nga stuhia në Nju Jork. Qyteti ende nuk është mëkëmbur plotësisht nga stuhia “Sandy” që e goditi në muajin tetor. Parashikuesit e motit thonë se stuhia e këtyre ditëve krahasohet me stuhinë e dëborës së vitit 1978, ku në Boston ra rreth 70 centimetra borë dhe zona rreth tij mbeti e ngrirë për ditë të tëra. Stuhia mbylli rrugët, aeroportet, anuloi lëvizjen e trenave mes Bostonit dhe Nju Jorkut, shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike për qindra e mijëra njerëz dhe ndërpreu aktivitetin e përditshëm jetësor të miliona të tjerëve. Autoritetet u bënë thirrje njerëzve që të mos dilnin nëpër rrugë e të lejonin borëpastrueset të kryenin punën e tyre. Shërbimi Metereologjik Kombëtar njoftoi se stuhia që përfshiu zonat nga Mein në Nju Jork, do të vazhdojë deri mbasditen e sotme. Kushtet gjatë momentit më të fortë të stuhisë parashikohen të jenë vdekjeprurëse, me erëra që do të arrijnë deri në 100 kilometra në orë. Në disa zona pritet të bjerë mbi 60 centimetra borë përpara se stuhia të largohet drejt oqeanit.

Liria nga frika. Në thelb, megjithatë, fjalimi mbi gjendjen e vendit kapërcen politikën dhe artin e qeverisjes. Hartuesit e Kushtetutës e përfshinë mbajtjen e një fjalimi të tillë për të nxitur transparencën dhe llogaridhënien në qeveri. Sepse Presidenti ka qasje në informata të shumta në punën komplekse të qeverisë, dhe është i detyruar të japë një vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes së përgjithshme të vendit dhe të marrëdhënieve të vendit me botën. Fjalimi gjithashtu flet për ndarjen e pushteteve në qeveri; ndërsa Presidenti e përdor fjalimin për të propozuar programe dhe nisma të reja, është Kongresi që vendos se si të veprohet. Dhe në fund të fundit, të dy degët janë të përgjegjshme për audiencën më të madhe të fjalës, që është populli amerikan. Ligjvënësit amerikanë nga të dy partitë politike janë dakord se Presideni Barak Obama duhet të përqendrohet në sfidat ekonomike dhe fiskale në fjalimin për gjendjen e vendit. Por ata kanë mendime të ndryshme për propozimet që duhet të paraqesë zoti Obama. Opinione Ligjvënësit republikanë

thonë se Presidenti Obama duhet të merret me shkurtimin e shpenzimeve federale që kanë dalë jashtë kontrollit. Specifikisht, ata duan që Presidenti të propozojë shkurtime të caktuara për të zëvendësuar shkurtimet e shpenzimeve në përgjithësi që do të hynë në fuqi muajin e ardhshëm nëse Kongresi nuk vepron. Udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Erik Kantor, ishte i ftuar në programin “Meet the Press”, të kanalit televiziv NBC. “Këto janë shkurtime pa dallim. Ne mund të zbatojmë një strategji më të mirë. Unë shpresoj që të dëgjoj nga Presidenti në fjalimin për gjendjen e vendit se ne mund të bëjmë shkurtime më të menduara shpenzimesh”. Shkurtimet automatike do të ndaheshin mes programeve të sigurisë kombëtare dhe atyre të brendëshme. Presidenti Obama ka bërë thirrje për shkurtime shpenzimesh dhe shtimin e të ardhurave për uljen e deficitit federal. Demokratët thonë se kjo është një strategji e balancuar për përmirësimin e gjendjes fiskale të Amerikës që do të ruante investimet federale në arsim dhe në fusha të tjera parësore. Udhëheqësja

e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nenci Pelosi, ishte e fruar në programin e djeshëm televiziv Fox News Sunday. “Asgjë nuk sjell më shumë të ardhura në thesarin e Shteteve të Bashkuara se sa investimi në arsimimin e popullit amerikan. Ne duhet të dimë dhe të pranojmë se çfarë shkurtimesh e ndihmojnë dhe çfarë shkurtimesh e dëmtojnë të ardhmen tonë”. Demokratët duan që shkurtimi i taksave për amerikanët e pasur të jetë i kufizuar ose të eleminohet për të sjellë më shumë të ardhura. Por shumë republikanë e kundërshtojnë ngritjen e taksave. Senatori republikan, Xhon Makein, ishte gjithashtu i ftuar në programin televiziv Fox News Sunday. “Unë nuk dua të shikoj ngritjen e taksave. Ajo që dua të shikoj është që Presidenti të ftojë udhëheqësit e Kongresit në Shtëpinë e Bardhë dhe t’u thotë: ‘Shikoni, ne duhet ta zgjidhim këtë problem’”. Megjithëse qendrimet partiake për çështjet fiskale janë të forta, ka çështje të tjera ku kompromisi mes demokratëve dhe republikanëve duket më i afërt, përfshirë këtu edhe reformimin e sistemit amerikan të imigracionit dhe forcimin e rregullave për shitjen e armëve.

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.231, datë 11.05 2000

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.231, datë 11.05 2000

“Për Pranimin në Shërbimin civil dhe Periudhën e Provës”,

“Për Pranimin në Shërbimin civil dhe Periudhën e Provës”,

• Znj. Elisabeta LULI është fitues i konkursit, për pozicionin SPECIALIST NË SEKTORIN E BURIMEVE NJERËZORE NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE TË BRENDSHME NË MINISTRINË E EKONOMISE, TREGTISË DHE ENERGJITIKËS.

• Z. Everest UKA është fitues i konkursit, për pozicionin SPECIALIST NË NJËSINE QËNDRORE TË HARMONIZIMIT TË MENAXHIMIT FINANCIAR DHE KONTRROLLIT NË MINISTRINË E FINANCAVE.


bota • E mërkurë 13 shkurt 2013

(Vijon nga numri i kaluar)

T

ë jesh i sigurtë që në një të ardhme të afërt, dikush do të krijojë programe kompjuterikë që do ta bëjnë pothuajse të pamundur për politikanët që të gënjejnë”, më tha gjysmë me shaka një miku im i vjetër, Scott Carpenter, i cili sot është zëvendës drejtor i Google Ideas. Kohët e fundit, Google krijoi Google Ideas, një think tank që punon për të vënë teknologjinë në shërbim të qytetarëve. Për vite të tërë, politika ka qenë arti i të treguarit njerëzve atë çfarë duan të dëgjojnë. Sugjerimi i Carpenter ishte që në epokën e transparencës, kjo nuk duhet të jetë më e mundur. Ajo që kish në mendje miku im, është që programi i ri kompjuterik do të gjurmonte të gjithë deklaratat dhe pozicionet e marra nga një politikan për një çështje të caktuar, me qëllim që kur ai të ndërrojë pozicion apo të fillojë të ndryshojë nga deklarimet e mëparshëm, votuesi ta ndëshkojë për oportunizmin e tij. Jo vetëm kaq, ne do të dimë se kë takon politikani, kush kontribuon për fushatën e tij, dhe nëse bashkëshortja apo fëmijët e tij janë në bordet e kompanive të preferuara të qeverisë. Atëherë, transparenca është më pak në “opozitë” me fshehtësinë se sa me mashtrimin dhe gënjeshtrat. Premtimi për shoqërinë transparente nuk ndryshon nga premtimi për Makinën e të Vërtetës në fantashkencë. Është premtimi i një shoqërie pa gënjeshtra. Nuk mund t’i eleminosh asnjëherë gënjeshtarët, por mund të eleminosh gënjeshtrën dhe fuqinë e saj për të nënshtruar shoqërinë. Ajo që të shqetëson në shpresën në rritje se transparenca do të përmirësojë shoqëritë tona është dicka që T.S. Eliot e ka vënë re një shekull më parë: se si mbrojtësit e transparencës “ëndërrojnë për sisteme kaq të përsosur saqë askush nuk do të ketë nevojë të jetë i mirë”. Në këtë shoqëri të imagjinuar, besimi nuk vjen nga synimet e përbashkët, nga eksperienca apo nga një etikë e caktuar, por nga zotërimi i projektit institucional. Në vend që të besojnë në natyrën vetëkorrigjuese të shoqërisë demokratike, ata besojnë në krijimin e shoqërive që nuk bëjnë gabime. Nëse filozofët e Iluminimit u përpoqën dikur të kuptojnë njeriun – zemrën, mendjen, frikërat e tij – brezi i ri i reformatorëve demokratikë e ka humbur interesin tek njerëzit. Në botën e tyre të institucioneve dhe incentivave, ndryshimi i mendjes është vetëm një shenjë oportunizmi politik. Po a nuk është ndryshimi i mendjes, esenca e politikës demokratike? A është konsistenca më e rëndësishme për politikën demokratike se sa gatishmëria për të ndryshuar këndvështrim kur të paraqitet informacion i ri apo rrethana të reja? Imagjinoni si do të ishte bota, sikur Woodrow Wilson apo FDR nuk do të kishin rishikuar premtimet e tyre të hershëm, që Amerika të qëndronte mënjanë. Mëkati fillestar i lëvizjes për transparencë është pikërisht ky neglizhim që

i bën kompleksitetit psikologjik të politikës demokratike. Kurthi i lëvizjes aktuale të reformës me qendër tek transparenca është pranimi se mjafton të dish se kush u jep para politikanëve, apo me kë takohen ata për darkë, për të mbërritur në një ide të qartë të natyrës së procesit të vendimmarrjes. Fakti që një kongresmen ka marrë, të themi 50 mijë dollarë nga një kontraktor i mbrojtjes thjeshtë nuk mund të garantojë që ishte pikërisht ky donacion që përcaktoi mbështetjen e ligjvënësit për rritje të buxhetit ushtarak. Por në Epokën e Demokracisë njerëzit janë të prirur t’i bien shkurt. “Më trego cilët janë donatorët e tij, dhe do të të them cila është politika që ai ndjek”, është kryefjala e mjedisit të sotëm politik. Por politika nuk mund të reduktohet kështu. Gjithë ky informacion dhe teknologjitë më të fundit dixhitale nuk ndihmojnë për të ofruar një kuptim më të mirë të politikës demokratike. Kjo qasje rrezikon që publiku të fillojë të trajtojë përfaqësuesit e tij si kriminelë të rrezikshëm që duhet të monitorohen gjithë kohën. Problemi me pranimin që besimi varet kryesisht në aftësinë tonë për të kontrolluar politikanët tanë ka pasojën e rëndë që shumica e qytetarëve tanë të mirë dhe të aftë janë të trembur qoftë edhe të mendojnë për të kandiduar për një detyrë shtetërore. A është e mundur të rikthehet besimi tek demokracia duke i trajtuar politikanët jo si udhëheqës kombëtarë, por si persona që nuk duhet të besohen për definicion? “Kur duam vërtetë të dimë se si po shkon bota”, ka shkruar dikur filozofi dhe shkrimtari i misterit G. K. Chesterton, “nuk është një ide e keqe të merrem një frazë aktuale në gazetë dhe ta përmbysim, duke e zëvendësuar ekzaktësisht me të kundërtën dhe të shohësh nëse ka kuptim në këtë mënyrë”. Në rastin tonë, a ka më shumë kuptim që transparenca do të rikthejë besimin tek institucionet demokratikë apo që ajo do të reduktojë politikën në thjeshtë menaxhim të mosbesimit? Reforma e demokracisë me qendër transparencën nuk është në fund një alternativë e demokracisë së mosbesimit, por është një justifikim madhor. Është rezultat i paaftësisë së votuesit mesatar që të sjellë ndryshim dhe të ketë një zgjidhje kuptimplotë në politikën demokratike në epokën e “mungesës së alternativave”. Ajo pranon në heshtje se politika demokratike nuk ka të bëjë më me përplasjen e vizioneve të “shoqërisë së mirë” apo interesat dhe vlerat që bien ndesh. Është thjeshtë procesi i kontrollimit të atyre që janë në pushtet. Por vendimmarrja transparente nuk është e njëjtë me politikën e mirë. Transparenca nuk është një ngjasmim për interesin publik. Transparenca mund të jetë një prej instrumentave për reformën sociale, por ajo nuk mund të jetë qëllimi dhe përmbajtja e reformës demokratike. Mënyra si i marrim vendimet nuk zëvendëson pyetjen themelore se çfarë

»

15

Transparenca

dhe antipolitika Ajo pranon në heshtje se politika demokratike nuk ka të bëjë më me përplasjen e vizioneve të “shoqërisë së mirë” apo interesat dhe vlerat që bien ndesh. Është thjeshtë procesi i kontrollimit të atyre që janë në pushtet. Por vendimmarrja transparente nuk është e njëjtë me politikën e mirë. Transparenca nuk është një ngjasmim për interesin publik. Transparenca mund të jetë një prej instrumentave për reformën sociale, por ajo nuk mund të jetë qëllimi dhe përmbajtja e reformës demokratike. Mënyra si i marrim vendimet nuk zëvendëson pyetjen themelore se çfarë është më e mirë për shoqërinë

është më e mirë për shoqërinë. “Është më mirë të ta hedhin ndonjëherë”, ka thënë Samuel Johnson, “se sa të mos besosh”. Dhe kishte të drejtë, sepse një shoqëri mosbesuese është një shoqëri qytetarësh të pafuqi. Në studimin e tij klasik “Dalja, zëri dhe besnikëria”, ekonomisti i madh Albert Hirschman argumenton se ka dy lloje reagimesh ndaj përkeqësimit të shërbimeve apo performancës së institucioneve: dalja, dhe zëri. “Dalja” është akti i largimit për arsye se një mall apo një shërbim më i mirë ofrohet nga një tjetër kompani apo organizatë. Në mënyrë indirekte dhe të paqëllimtë “dalja” mund të bëjë që një organizatë në përkeqësim, të fillojë e të përmirësojë performancën e saj. “Zëri” është akti i ankimit, protestimit, me qëllim arritjen e rikthimit të një cilësie që është dëmtuar. Disponuesh-

mëria e lehtë për daljen është jomiqësore ndaj zërit, sepse po t’i krahasosh zëri është më i kushtueshëm sa i përket përpjekjeve dhe kohës. Për më tepër, për të qenë efektiv, zëri kërkon veprim në grup dhe kështu që është subjekt i të gjithë vështirësive të njohura të organizatës. Pra, zëri dhe dalja dallojnë botën e politikës nga bota e tregut. Politika e zërit është ajo që ne e quajmë reforma politike. Por që reforma politike të ketë sukses, ka disa parakushte të rëndësishëm. Njerëzit duhet të ndihen të angazhuar të investohen në ndryshimin e shoqërive të tyre, duke u ndjerë pjesë e asaj shoqërie. Dhe që opsioni i zërit të funksionojë si duhet, njerëzit duhet të ndërveprojnë strategjikisht me të tjerët dhe të punojnë për ta sjellë së bashku ndryshimin. Angazhimi në një grup është i rëndësishëm që politika e rrëmujshme dhe metodike të ndryshojë si duhet. Ajo që më shqetëson më shumë për momentin është se qytetarët reagojnë ndaj dështimeve të demokracisë në po të njëjtën mënyrë si reagojnë ndaj zhgënjimeve prej tregut. Ata thjeshtë dalin. Ata dalin duke u larguar nga vendi, apo duke mos votuar më, apo duke shkuar të votojnë dhe duke e lënë fletëvotimin të bardhë. Ai përpiqet ta ndryshojë shoqërinë thjeshtë duke monitoruar dhe duke u larguar. Por është gatishmëria për të qëndruar dhe ndryshuar realitetin në qendër të politikës demokratike. Është e vërteta bazë që e lejon shoqërinë të përparojë. Prandaj demokracia nuk mund të ekzistojë pa besimin dhe përse politika si menaxhim i mosbesimit do të jetë pasoja e hidhur e reformës demokratike. Ivan Krastev FUND


16

« opinion

E mërkurë 13 shkurt 2013 •

Spekulimi politik me deklaratën e zotit Arvizu

D

eklarata e ambasadorit të SHBA-ve, Shkëlqesisë së Tij, z. Aleksandër Arvizu, pas vendimit të gjykatës së Tiranës për pafajësinë tre gardistëve lidhur me ngjarjet e 21 janarit 2011 duket se është keqkuptuar, keqinterpretuar dhe keqpërdorur nga politika dhe media, e sidomos nga opozita shqiptare. Fakti që z. Arvizu reagoi fort menjëherë pas shpalljes së vendimit nga trupi gjykues po interpretohet si reagim vetëm ndaj këtij vendimi, gjë që duket sa e pa vërtetë aq dhe spekulative. Reagimi që ambasada amerikane në Tiranë bëri nëpërmjet kundërshtimin e saj publik lidhur me përfundimin e procesit gjyqësor për 21 janarin në gjykatën e faktit nuk do të thotë se ai kishte të bënte vetëm me atë që vendosën gjyqtarët, që janë hallka e fundit e procesit juridik lidhur me këtë çështje. Sigurisht që një ngjarje e tillë nuk mund të mbyllet pa përgjegjës apo fajtorë juridikë dhe kjo revolton çdo person apo institucion që beson te drejtësia dhe shteti ligjor, në veçanti vendin e demokracisë, SHBA-të, përfaqësues zyrtar i të cilave është z. Arvizu. Në këtë logjikë, deklarata e z. Arvizu ishte shumë korrekte dhe shumë legjitime. Reagimi i gjyqtarëve të gjykatës së Tiranës dhe cilësimi prej tyre i reagimit të ambasadës së SHBA-ve si ndërhyrje në proces besoj se ishte keqkuptimi i parë e ndoshta edhe i vetmi, ndërkohë që të tjerat ishin spekulime dhe keqinterpretime të qëllimshme me prapavija politike. Mendoj se ishte media, sidomos ajo opozitare, që e lidhi reagimin e z. Arvizu vetëm me vendimin e shpallur nga gjykata arsyeja kryesore që krijoi pështjellimin e opinionit, madje dhe keqkuptimin e gjyqtarëve. Besoj, dhe nuk ka si të jetë ndryshe, se reagimi kundër gjykimit të kësaj çështjeje i z. Arvizu kishte të bënte me të gjithë procesin gjyqësor, që nga nisja e hetimit e deri te vendimi i gjykatës. Dua të kujtoj se ishte pikërisht z. Arvizu i vetmi që kërkoi që në fillim gjykim të drejtë, të paanshëm e gjithëpërfshirës të kësaj ngjarjeje, duke filluar nga organizatorët e sulmit mbi selinë e qeverisë tek ekzekutorët e këtij sulmi si dhe përgjegjësit për viktimat. Ofroi ndihmën e specializuar të ekspertëve të FBI-së dhe inkurajoi hetimin dhe gjykimin e kësaj çështjeje. Fakti që dy elementet e para të kërkesës për hetim gjithëpërfshirës të artikuluar nga ambasadori Arvizu (organizatorët dhe sulmuesit e Kryeministrisë) nuk u përfshinë në hetim, si dhe provat dhe faktet e pamjaftueshme për të provuar akuzën e prokurorisë ndaj tre gardistëve vlerësohen nga ekspertët juridikë si aspektet kryesore të dështimit të deritanishëm të këtij procesi dhe janë arsye të forta reagimi, sidomos prej personit që i kishte përcaktuar ato si shumë të rëndësishme për këtë gjykim Sigurisht që z. ambasador do të priste përfundimin në gjykatë për të parë se si kishte rrjedhur ky proces dhe reagimi i tij i parë natyrisht që do të ishte i fortë. Shumë specialistë dhe analistë sjellin sot si argumente të dështimit të deritanishëm të këtij procesi gjyqësor pikërisht shmangien e asaj linje hetimi e gjykimi që Arvizu kishte këshilluar menjëherë pas ngjarjes së 21 janarit, gjë që nuk mendohet të mos ketë revoltuar e indinjuar vetë autorin e saj. Prandaj këmbëngul që lidhja e deklaratës së ambasadës amerikane vetëm me vendimin e shpallur nga trupi gjykues është në rastin më të mirë keqkuptim dhe në rastin më të keq një spekulim për motive politike. Besoj se kontestimi në fjalë i përfshin të gjitha momentet që e çuan çështjen në ketë përfundim të papranueshëm, ku për sulmin e dhunshëm ndaj Kryeministrisë, djegien dhe shkatërrimin e pronës publike e private, si dhe katër viktimat njerëzore nuk ka asnjë përgjegjës të vetëm. Në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve nuk

Nga Nebil ÇIKA

thuhet në asnjë rast se anëtarët e trupit gjykues janë përgjegjësit për ketë dështim, gjë me të cilën po spekulohet nga politika dhe mediet e majta, që i orientojnë akuzat dhe opinionet e tyre duke marrë si argumente reagimin e ambasadorit pikërisht këtu. Për çdo qytetar me kulturë elementare juridike e (jo për një ambasador e ambasadë kaq të sofistikuar si kjo e SHBA-ve) e ka informacionin e nevojshëm për të kuptuar se një vendim gjyqësor nuk varet vetëm nga trupi gjykues, por nga gjithë procesi i hetimit, provat e faktet, arsyetimi juridik dhe sigurisht akuza e mbështetur në to. Nga këto pjesë të procesit gjyqësor varet kryesisht vendimi i gjykatës, që në fakt është produkt i atyre çka akuza dhe mbrojtja ofrojnë në sallën e gjyqit. Duhet thënë se përpjekjet për ta orientuar efektin e reagimit amerikan vetëm tek treshja e gjyqtarëve që morën vendimin është një përpjekje e politikës dhe medieve të majta, pikërisht atyre që e “kryqëzuan” z. Arvizu kur menjëherë pas ngjarjes i kërkoi prokurorisë hetimin e organizatorëve politikë të sulmit ndaj Kryeministrisë. Nuk dihet se si do të shkojë filli i kësaj çështjeje, por dihet se ajo nuk do të mund të zbardhet kurrë e plotë pa zbatuar atë hetim e gjykim gjithëpërfshirës që z. Arvizu e kërkoi që në fillim. Fakti që prokuroria shkon në gjykatë vetëm me akuzat për gardistët, që mbronin institucionin shtetëror, duke përjashtuar nga akuza apo edhe krejt procesi organizatorët dhe grupin “me axhendë tjetër”, që sulmoi Kryeministrinë, e bën procesin sa të një anshëm aq dhe të pabesueshëm. Akuza për vrasje me dashje ndaj gardistëve ka krijuar mendimin sikur ata kishin dalë në bulevard me pushkë në dorë dhe po qëllonin njerëz të pafajshëm, ndërkohë që të gjithë e kanë parë se ata po përpiqeshin të mbronin institucionin dhe veten e tyre nga sulmi i dhunshëm i një grupimi politik që kërkonte të merrte pushtetin në mënyrë e me mjete të paligjshme. Ndërtimi i kësaj akuze ka bërë që jo vetëm trupi gjykues ta rrezojë juridikisht atë, por edhe opinioni publik të bëjë të njëjtën gjë moralisht. Juristë të njohur e kanë konsideruar pikërisht këtë akuzë të ndërtuar keq e të paprovuar si problemin dhe shkakun kryesor të dështimit, gjë që ngre dyshimin për një veprim të qëllimshëm nga ana e prokurorëve të kësaj çështjeje. Në këto rrethana, revoltimi i ambasadorit Arvizu duket më se i arsyeshëm dhe spekulimi politik e mediatik me të tërësisht i papranueshëm. Kur miqtë tanë euroatlantikë flasin për drejtësinë dhe problemet e saj, sigurisht që nuk e kanë vetëm me segmente të veçanta, p.sh. një trup gjykues, por me tërë sistemin. Dihet se gjykimi i një vepre penale fillon me policinë, prokurorinë e mbaron në gjykatë, si hallka të njëjtit zinxhir. Sikur njëra prej këtyre hallkave të mos funksionojë, normalisht nuk mund të flitet më për gjykim të saktë apo të drejtë, e thënë ndryshe për drejtësi. Rasti konkret ishte i paragjykuar politikisht që në fillim dhe vazhdon të jetë ende i tillë, pasi ishshefja e akuzës, që projektoi e orientoi këtë hetim, por dhe krerë të tjerë të drejtësisë, u bënë palë në debatin politik e mediatik me ata që për qëllime gjithashtu politike sulmuan selinë krye-

sore të qeverisë. Në këto kushte, vullneti i tyre për ta hetuar e gjykuar drejt këtë proces është i dyshuar, gjë që e bëri të domosdoshëm ndërhyrjen e ambasadorit amerikan. Ky investim i fort personal i tij, por dhe i shtetit amerikan në këtë çështje, që në fillim të hetimit dhe gjykimit e bën legjitim edhe reagimin për dështimin e paralajmëruar të tij. Tani shqetësimit të tij, por dhe tonit përveç përgjegjësve për 21 janarin, i shtohen edhe përgjegjësit e dështimit të drejtësisë, gjë që përbën realisht një problem të madh. Në një rrjedhë normale logjike për z. Arvizu, por dhe për të gjithë ata që besojnë te drejtësia e shteti ligjor, nuk do të jetë i pranueshëm asnjë proces gjyqësor që nuk do të nxjerrë përgjegjësit realë të 21 janarit. Por, siç thashë më lart, këtu duhet të përfshihen patjetër organizatorët, ekzekutorët apo grupi me “axhendë tjetër” dhe forcat e sigurisë, pasi midis tyre presupozohet të gjendet edhe fajtori apo fajtorët. Pa një hetim sipas këshillës së z. Arvizu, por dhe sipas rregullave juridike, zbardhja e kësaj çështjeje duket pothuaj e pamunduar. Nuk e di si e ka përjetuar z. Arvizu këtë keqpërdorim të deklaratave të tij, por duket e papranueshme që ajo po përdoret si argument nga opozita për të kërcënuar gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarë të tjerë të shtetit, që mund të konsiderohet pa frikë si ndërhyrje e drejtpërdrejtë në proces. Fakti që pikërisht këta organizatorë politikë e zyrtarë të 21 janarit po e përdorin më shumë e më keq se kushdo tjetër deklaratën e z. Arvizu, e bën edhe më cinik këtë spekulim më shumë se politik me atë që besoj se synonte në të vërtetë reagimi i ambasadorit. Dihet se politika shqiptare i lexon sipas interesave të veta rekomandimet dhe deklarimet e miqve euroatlantikë të Shqipërisë, gjë që i ka detyruar shpeshherë përfaqësuesit e vendeve e organizatave partnere perëndimore të dalin nga kornizat diplomatike të komunikimit e të falsin me detaje e emra për të zhvleftësuar pikërisht këtë praktikë spekulimi e keqpërdorimi nga politikanët tanë. Sigurisht që z. Arvizu nuk do t’u kishte lënë vend për spekulim, nëse do të dilte nga kostumi i diplomatit e do të reagonte drejtpërdrejt pas çdo shkeljeje të ligjit dhe procesit gjyqësor, si p.sh. kur ish-kryeprokurorja Ina Rama dekonspironte në medie gjatë procesit të ekspertizën e FBI-së apo kur vepra penale me të cilën Prokuroria parashikoi për organizatorët u amnistua me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Po t’u shtosh këtyre detajeve të dyshimta të shfaqura gjatë procesit të hetimit edhe vendimin e trupit gjykues, mesazhi do të kishte qenë shumë më i qartë dhe mundësia për keqkuptim apo spekulim shumë më e vogël. Për ta përfunduar, dua të theksoj se keqkuptimi dhe spekulimi me ambasadorin amerikan dhe deklaratën e tij pas vendimit gjyqësor për 21 janarin kërkon një sqarim apo saktësim prej tij të situatës, gjë që mendoj se duhet ta bëjë publike sa më shpejt për t’u prerë rrugën të gjithë keqbërësve politikë e mediatikë, që po e keqpërdorin deklaratën në funksion të interesave personale, politike e elektorale, por sigurisht në dëm të destinacionit e qëllimit të saj të sinqertë: zbardhjen juridike të 21 janarit dhe funksionimit normal të drejtësisë shqiptare. Me autoritetin e padiskutueshëm ndërkombëtar të SHBA-ve, por dhe për shkak të orientimit dhe besimit që shqiptarët kanë te ky vend dhe vlerat e tij, qëndrimet ndaj zhvillimeve shqiptare të përfaqësuesve të këtij vendi janë shumë me ndikim në zhvillimet politike, ekonomike, shoqërore etj. Kjo marrëdhënie e bën edhe më të rrezikshëm spekulimin me mesazhet euroatlantike të politikës e medieve shqiptare, por dhe më të domosdoshëm sqarimin e saktësimin e tyre nga autorët, në rastin konkret nga Shkëlqesia e Tij z. Arvizu.


opinion • E mërkurë 13 shkurt 2013

»

17

Të vërtetat e gënjeshtërta në medie Nga Petraq FLOKU

Q

ë media ka qenë dhe është pushteti i katërt dhe mjaft i fuqishëm, kjo tashmë pranohet nga të gjithë, por që ajo të keqpërdoret, të përcjellë e të servirë në mënyrë vulgare “arritje” të paarritura apo suksese imagjinare, kjo përveç ideatorëve të një propagande dritë- e jetëshkurtër askujt tjetër s’do t’i shkonte për shtat. Nuk mund të kuptohet e as të konceptohet nga asnjë lloj mendje e shëndoshë se kujt i vlen një informacion i deformuar i një realiteti krejt ndryshe nga ai që prekim çdo ditë. Të pavërtetat, të cilat na serviren rëndom, qofshin dhe të mbuluara mjeshtërisht për momentin, s’mund të qëndrojnë gjatë të strehuara në llogoret e sajuara për to, sepse vjen një ditë, sigurisht jo fort e largët, që kujtohen shiritat e prerë për përurimin e fillimit të punimeve në këtë apo atë segment rrugor, në këtë apo atë ujësjellës, linjë, kanalizim, disiplinim ujërash të zeza apo kanal kullues, argjinaturë e rikonstruksion, asfaltim, zgjerim etj. Duke pritur përurimet e kilometra shiritave të prerë, njerëzit sjellin ndër mënd e kujtojnë personalitetet pjesëmarrëse, fjalimet e zjarrta, premtimet e bujshme, duartrokitjet frenetike. Ashtu pa dashur dhe krejt instinktivisht të rikthehet shiriti i kujtesës tek i famshmi skeç i estradës simpatike të Fierit në periudhën e regjisorit dhe skenaristit të mirënjohur Pëllumb Kulla, ku në fillim podiumet e premtimeve u dukeshin shumë të ulëta mburravecëve pa fre, ndërkohë që po këto podiume u dukeshin tejet të larta të njëjtëve pas dështimit të premtimeve. Mund të mos e trajtoja këtë problem në shkrimin tim, po të mos isha bërë vetë dëshmitar okular i një skene gati teatrale

në një nga këto javët e fundit në një qytet bregdetar shumë të dashur për mua. “Po çfarë ndodhi?” - do të pyesni ju me kureshtje. Përgjigjja ime është sa e thjeshtë, aq dhe e sinqertë: estradë në mes të ditës e në mes të vendit. Ja ngjarja, shkurt e konkretisht: Të ulur për kafe në verandën e një lokali, na bëri përshtypje një organizim si në zboret e dikurshme ushtarake, ku si të ishte dhënë komanda për desantë ajrorë, ashtu fët e fët, fillimisht dy, tre, katër e më shumë punëtorë, si të mbirë nga dheu, veshën jelekët portokalli me vija fluoreshente, vendosën kaskat në kokë dhe filluan kuturu një punë së cilës as ata vetë s’ia dinin fillimin dhe fundin. Të shtangur e duke parë në sy njëri-tjetrin, ne kthyem vështrimet nga ajo “disiplinë” e harruar që nga koha e monizmit. “Shpejt, bëhuni gati se erdhën!” - urdhëroi ushtarakisht dikush punëtorët-aktorë. Komanda e këtij zëri kumbues bëri që shikimet tona vëzhguese të drejtoheshin në mënyrë të përqendruar nga ajo anë. Dhe erdhën katër kameramanë (operatorë televizivë) dhe disa gazetarë. Para tyre kishin ardhur disa drejtues lokalë, të cilët po përgatitnin “bombën” mediatike. Dua të theksoj se së bashku me operatorët erdhi dhe dikush tjetër, që dha një intervistë “bindëse” për medien, por jo për ne që e pamë realitetin live. Punëtorët-aktorë lëviznin lopatat dhe veglat e punës vetëm atëherë kur operatorit i duheshin sekuenca filmike nga puna (e mbaruar) në kanalin e kësaj rruge. Sa mbaroi filmimi, ikën dhe punëtorët. Pyetëm njërin që mbeti si jetim i braktisur nga shokët, i cili na tha: “Kështu bëhen punët te ne vëlla. Lagu sot e ruaju mot. Ja erdhën, e filmuan. ‘Përse?’ - do thuash ti. Që nesër e djathta t’ia fusë së majtës e pasnesër e majta së djathtës”. Dhe vërtet ajo ngjau atë mbrëmje kur ndoqëm në televizion kronikën për të

cilën ju treguam. Kjo ndodh dhe kur ashtu me pompozitet, të rrethuar nga gazetarë e medie të shumta, premtohet për hapjen dhe asfaltimin e një rruge në filan bashki a komunë, për shtrirjen e tubacione të ujit të pijshëm dhe instalimin e impianteve filtrues etj., për sigurimin e furnizimit me ujë dhe drita 24 orë, e pasi jepen në media, duke ushqyer shpresat e komunitetit, harrohet të kthehet koka për vite e vite të tëra, aq sa s’i bie kujt ndër mend se është bërë një premtim i tillë. Të vetmit që flasin, por që s’i dëgjon kush, janë banorët, të cilët kujtojnë dhe nëpërmjet ndonjë fotografie markën e gërshërës shiritprerëse dhe ngjyrën e kostumit të shiritprerësit. Pse kjo mendësi djallëzore dhe hipokrizi cinike për t’i fryrë gjërat deri në grotesk, për të gënjyer paturpësisht, duke keqpërdorur të gjitha llojet e medieve, njëherësh dhe hera-herës duke i bërë ato dhe të pabesueshme? Kujt dreqin i shërben ky mashtrim, që kaq thellë i paska hedhur rrënjët?! Nëse s’na pëlqen realiteti i sotëm, le ta ndryshojmë atë për të pasur një tjetër realitet nesër. Epidemia e keqinformimit, e mashtrimit, e fryrjes së gjërave dhe e deformimit të realitetit, e kthyer tashmë në një ves të neveritshëm që askush s’mund ta përtypë më, nuk na ngushëllon, e aq më pak s’na shpëton dot nga asnjë situatë e vështirë me të cilën përballemi. Ajo veç na bën t’i shikojmë me shumë më tepër dyshim e mosbesim ata që lodhin ekranet dhe kultivojnë urrejtjen ndaj vetes me lajthitje dhe banalitete që as vetë nuk i besojnë. Vërtet ana publicitare ka vendin e vet dhe duhet shfrytëzuar, por deri aty ku efekti i saj të mos kthehet në bumerang, aq sa njerëzit të qeshin nën buzë e të detyrohen t’ju përbuzin për vesin e mashtruesit, intrigantit dhe të pabesit.

Roli i bankave dhe fajdexhinjve në Kosovë

O

ferta monetare luan rol kyç në rritjen eonomike. Bankat e jashtme komerciale në Kosovë nuk kanë mundësuar rritje ekonomike për shkak të rrethanave por edhe si rezultat i politikave të këtyre bankave. Kjo ka ardhur si rezultat i mungesës së kapitalit financiar vendor dhe konsolidimit të bankave të brendëshme për t’u bërë konkurencë atyre të jashtme. Sistemi financiar kosovar me funksione të kufizura të BQK-së dhe mungesa e valutës kombëtare dhe rrjedhimisht mungesa e politikës monetare të mirëfilltë, nuk kanë pasur mundësi t’u kundërvihen efekteve negative të bankave të jashtme komerciale në Kosovë. Pra, bankat e jashtme komerciale më shumë arritën ta bëjnë maksimalizimin e fitimit. Kontribuan në konsolidimin e sistemit financiar kosovar, e shumë pak në rritjen ekonomike. Shoqëria kosovare është aktualisht shoqëri konsumuse e importeve, e shumë pak prodhuese. Si e tillë edhe kredimarrjet shfrytëzohen për konsum, shërbime, tregëti e shumë pak për investime në prodhim e veprimtari tjera afatëgjata. Sa i përket investimeve luajnë rol shumë faktor por edhe kushtet e kredidhënjeve të bankave egzistuse në Kosovë janë tejet të pa volitshme për investime qoftë afatshkurta apo afatgjata. Pra, edhe roli i bankave me parakushtet e kredidhënjes është njëri ndër faktorët për mungesën e investimeve në sferat prodhuese, dhe rrjedhimisht në mosrritje ekonomike. Në vendet e zhvilluara apo edhe ato në zhvillim, sektori financiar bankar, fondet e ndryshme janë baza të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik, ndërsa në Kosovë bankat e kanë fitimin më të madh në rajon në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve të vendit. Ne vazhdojmë të kemi një deficit tregtar rreth 40 % të bruto prodhimit vendor GDP dhe rrjedhimisht një varësi ekonomike nga importet. Një deficit i tillë pamundëson mbetjen dhe investimin e parasë në vend qoftë ajo e krijuar brenda ose e ardhur si remitancë.

Nga Arif Shala

Paraja e gatshme po plasohet në tregjet e huaja. E tërë kjo ndikon edhe në pozitat dhe rolet e bankave komerciale në Kosovë qoftë në ato të jashtme apo vendore. Ky bilanc negativ tregtar mund të zbutet nëpërmjet zëvendësimit të importit dhe nëpërmjet ofrimit të produkteve vendore më bazike të konsumit. Andaj, edhe politikat e kredidhënjeve të bankave duhet të orientohen në kreditimin e këtyre sferave prodhuese. Sikur të financoheshin këto sfera me kushte të volitshme afatgjata dhe sasi më të mëdha financiare kontributi i bankave vërtet do të ishte pozitiv dhe do te ndikonte në rritjen ekonomike dhe sigurimin e klientëve të tyre më afatgjatë. Padyshim se bankat e jashtme ndikojnë në stimulimin e sistemit financiar e bankar, veçmas në sferat e lartpërmendura. Dhe zhvillimi i sistemit financiar ndikon në rritjen ekonomike, mirëpo roli i bankave të jashtme nuk ndikon gjithëherë edhe në rritjen ekonomike. Në vendet ku sistemi financiar dhe ai bankar me politikat monetare e makroekonomike nuk është në nivelin e duhur,

atëherë edhe roli i bankave të jashtme nuk do jetë edhe aq stimulues në rritjen ekonomike. Ofertat e ulëta monetare të hyra nga jashtë, të përcjella me afate të shkurta të kthimit, dhe sasi të vogla, me norma të interesit relativisht të mëdha, me arsyetim të pasigurisë dhe menaxhimit të riskut. Bankat e jashtme nuk e bën stimuluese zhillimin e sistemit financiar dhe janë të pamjaftueshme e të pafavorshme në rritjen ekonomike të vendit ku veprojnë. Një realitet i tillë qëndron edhe në rastin e Kosovës, ku rolet dhe funksionet e Bankave komerciale të jashtme në rritjen ekonomike nuk ishin të favorshme. Nga situata aktuale e cila mbizotëron ne sistemin financiar ne Kosovë, kur kemi parasysh nivelin e lartë te fitimeve që krijojnë bankat, nivelin relativisht të ulët të kredive te këqija (nën mesataren e rajonit), mund të konkludohet se ka hapësirë të mjaftueshme për ulje të normave të interesit, të paktën deri në masën e nivelit të rajonit, të cilat do të ndikonin në masë të madhe në ngritjen e nivelit të investimeve dhe zhvillimin e bizneseve. Mirëpo duhet ditur se bankat janë vetëm njëra anë e medaljes. Si rrjedhojë duhet shikuar roli i qeverisë dhe politikave qeveritare në raport me bankat vendore dhe të jashtme. Është qeveria institucioni që duhet të involvohet në këtë mes për të mbrojtur qytetarët dhe interesat e tyre. Si është e mundur të ketë zhvillim ekonomik kur rreth 70% të të punësuarve në Kosovë janë në kredi, me norma të larta interesi prej 14% - 16%? Si mund të gjenerojnë punësim bizneset private kur ato paguajnë kamatë 18 % deri 20 %? Pra, të gjitha këto të dhëna tregojnë se si bankat me kamatat e tyre të larta janë të barabartë me fajdexhinjtë. Me këto kamata, me këtë qeverisje, dhe me këto gjykata nuk mund të pritet të kemi as zhvillim, as përmirësim, as punësim, dhe as arsim të mirëfilltë në Kosovë. Thënë shkurt e trup, me këtë logjikë të qeverisjes kosovarët do të vazhdojnë të jenë të varfër edhe në të ardhmen.


« dossier

18 Marshimi i madh

E mërkurë 13 shkurt 2013 •

Lleshi: S’i arritëm objektivat, Mehmet Shehu na braktisi

Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar)

N

ë përfundim të këtij dokumenti, Haxhi Lleshi, thekson: “Në fakt, asnjë objektiv nuk qe arritur, sepse Mehmet Shehu, e la Shtabin e Përgjithshëm në fatin e saj. Për të vlerësuar realitetin e kësaj ngjarje, ndodhemi përpara mjaft informacioneve origjinale, të cilat kanë të bëjnë me trajtimin e këtij fakti, sipas letrave të Mehmet Shehut, apo të dokumenteve që ai dispononte dhe njëkohësisht dokumentet e vlerësimet, apo argumentet, që dispononte Haxhi Lleshi si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm për të njëjtin problem. Ndërsa trajtimi historik i këtij problemi është bërë në dy plane të ndryshme. Nga njëra anë sipas porosive të Mehmet Shehut u shkrua historia e “lavdishme” nga beniaminët e tij si kryevepra e vetë luftës partizane (këta mbas vdekjes së Mehmet Shehut u futën të gjithë në burg, si p.sh Ndreçi Plasari) dhe nga ana tjetër pas vdekjes së Mehmet Shehut ata që iu bashkuan linjës të Haxhi Lleshit kundër Mehmet Shehut për të ribërë historinë u vendosën në përfundimin e veprës së madhe të luftës antifashiste të botuar në vitin 198990. Kështu, para dhe mbas vdekjes së Mehmet Shehut kjo kronikë e “lavdishme” partizane e ka lënë në udhëkryq të vërtetën. Pas vdekjes së Mehmet Shehut Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste vuri detyrë të mblidheshin fakte e dokumente të kundërta, të cilat e fajësonin atë, në mos kryerjen e detyrës për shpëtimin e Shtabit të Përgjithshëm. Por, në fakt, edhe këto materiale të mbledhura nuk janë bindëse për t’u futur në histori në bazë të direktivës së dhënë. Sa ishte gjallë Mehmet Shehu, vetë Enver Hoxha dhe prezent Haxhi Lleshi roli i Br. I S u interpretua si shpëtimtare e Shtabit të Përgjithshëm, misioni i tij u konsiderua i plotë, “i squet” dhe i një strategu ushtarak. Pas vdekjes u fut në histori me vlerësimet e dështakut. Ana tjetër është se nuk vërtetohet me dokumente çështja që Mehmet Shehu e dinte vendndodhjen e Shtabit të Përgjithshëm, nuk faktohet as kritika e rëndë që i bën Enver Hoxha për këtë qëllim, Mehmet Shehut, as marrëdhëniet specifike se në favor të kujt ishin jugosllavët, Dushani, Miladini apo Nako Spiro dhe Koçi Xoxe: në anën e Enverit apo të Mehmetit? Si është e vërteta në këto raporte, vetëm personat historikë, që janë gjallë, dhe jo nën tutelë, mund të dëshmojnë, me drejtësi, dhe të mos lejojnë ekuivoke të interpretimeve të ngjarjes në dy plane: para dhe pas vdekjes së Mehmetit dhe Enverit. Cili fakt do t’u thuhet brezave në histori ai i sajuari apo reali, marshimi “i madh” historik i Br. I S, apo mashtrimi i saj? Tendenca e akuzave ngrihet edhe në Operacionin e Dimrit 1944, në veçanti, për shkatërrimin e Br. II dhe III S. Deri tani në të gjitha shkrimet e botuara Shtabit të Përgjithshëm e në veçanti Enver Hoxhës, nuk i njihet asnjë gabim apo faj, duke e mbyllur përgjegjësinë vetëm ndaj “tradhtarëve” me justifikime jobindëse. Në fondin arkivor të ushtrisë ekzistojnë dy dokumente me firmë të Haxhi Lleshit, që mbajnë datën 22.12.1987 dhe 6.05.1987, të cilat kanë të bëjnë me mendimet e dhëna prej tij dërguar Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste për maketin e volumit të III të historisë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe më kryesorja për shpëtimin e Enver Hoxhës në Çermenikë. Në këtë kuadër pohimesh dhe mohimesh të panjohura argumentoj se, kur flitet për muajin shkurt 1944, se Haxhi Lleshi merrte pjesë në konferencën e Kalishtit, Enver Hoxha ndodhej i strukur në malet e Çermenikës dhe nuk dihet se ku, as nga vetë Haxhi Lleshi. Ai për këtë shkruan: “Për çështjen që kërkuat, pasi i shfletova shënimet e mia dhe gjeta atë që kërkonit, po përmbledh shkurtimisht se si

ka rrjedhur ngjarja. Në mbrëmjen e 10 shkurtit 1944 na vjen një letër nga shokët e komitetit qarkor të Korçës. Letra ishte firmosur nga “Hyseni”, pseudonimi i shokut Gogo Nushi. Në letrën e tij shoku Gogo Nushi na jepte të kuptonim vështirësitë e mëdha që po kalonte shoku Enver Hoxha me disa shokë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm në fshatrat e Çermenikës dhe se është urdhër i tij që forcat partizane ta nxirrnin nga rrethimi. Pas dy ditë diskutimesh me shokët (10-11 shkurt 1944) vendosëm të dërgonim për ndihmë forcat e Br. I S. Në urdhrin e bërë theksuam: drejtimi i lëvizjes, nëpër të cilin duhej të kalonte brigada, duhej të ishte: Moglicë-Shënepremte, fshatrat e Shpatit. ‘Në Shpat, - theksonim, - duhet të arrihet brenda 4-5 ditëve’. Çështja ka rendësi të madhe. Për ta bërë më serioze shtuam: kjo është porosia e vet shokut Enver Hoxha. Urdhrin e nënshkrova unë si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, që isha edhe anëtar i kryesisë i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar. Të gjitha urdhrat për atë periudhë gati dymujore i firmosja unë. Urdhrin e nisëm menjëherë për në komandë e Br. I S, e cila ndodhej në Dardhë, fshat afër Beratit. Tjetra i ishte dorëzuar në dorë Mehmet Shehut. Më vonë Mehmet Shehu ka shkruar. “Nuk dimë se ku ndodhet, por mendojmë se do të jetë aty nga Çermenika” (vepra e tij vëll. I faqe 183). Pra, ai pohon se letrën e ka marrë më datën 11 shkurt, por mohon drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm, të cilin ne, me gjithë konspiracionin e luftës, ia kishim theksuar. Se çfarë bëri Mehmet Shehu për të mos i ardhur në ndihmë Shtabit të Përgjithshëm, tashmë dihet botërisht, por këtu po tregoj se si u zhvilluan ngjarjet.” Në këtë letër që Haxhi Lleshi i ka dërguar

Refik Kucës dhe Shyqyri Ballvorës në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së edhe nga përmbajtja e saj e plotë dalin këto deduksione: 1. Haxhi Lleshi paska drejtuar për dy muaj Shtabin e Përgjithshëm të UNÇL me urdhra të firmosura prej tij, kur Enver Hoxha strukej në Çermenikë. Atëherë, këta muaj, që janë mbushur me dokumente me firmë të Enver Hoxhës, del se ai ka gënjyer tërë popullin se e ka drejtuar ai luftën. 2. Vetë Haxhi Lleshi pohon se “për ta bërë më serioze, shtuam se kjo është porosia e vet shokut Enver Hoxha”. Atëherë, është mashtruar edhe në emër të tij, apo si ta quash, të lejonte vallë Enveri kaq kompetencë? Ndoshta ky fakt i duhej Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste për të nxjerrë fajtor Mehmetin dhe është pohuar nga Haxhiu në vitin 1987! 3. Për këtë marshim të Br. I S, kur ishte gjallë Mehmet Shehu, janë bërë dy ekskursione ushtarake në përkujtim të këtij roli të madh të tij për shpëtimin e Shtabit të Përgjithshëm, pra të Enver Hoxhës. Një nga këto, në shkurt të vitit 1966, kam qenë vet prezent në një batalion të shkollës së bashkuar dhe dy batalione të rinisë studentore, që e përshkruan këtë rrugë me shumë pompozitet të asaj brigade “legjendare”, me të cilën mburresh tërë ushtria. Bile në shoqërim të këtij marshimi përkujtimor, si gazetar i “Zërit të popullit”, që shkruante për çdo ditë nga gjysmë faqe (17 ditë) ishte shkrimtari Dritëro Agolli, ndërsa gjeneral Vehbi Hoxha, si ish-komandant i batalionit të Br. I, na fliste për këto trimëri të “jashtëzakonshme”. Kineastët më të mirë u aktivizuan për xhirimin e tërë këtyre sakrificave në emër të lirisë. Ç’është e vërteta, ne kishim marrë masa, veshje, ushqime, e megjithatë çfarë nuk hoqëm gjatë 17 ditëve

në këtë marshim, të cilin mezi e mbaruam dhe jo më të bëhej fjalë për t’u realizuar në 4-5 ditë e gjithë ajo rrugë me dëborë, siç është përshkruar për vitin 1944. Rrugës na doli në takim vetë Mehmet Shehu në Çukës të Librazhdit, i cili na foli me superlativa për shpëtimin e Enver Hoxhës… Për ironi, rrugës na u komunikua heqja e gradave, ndërsa mbas vdekjes së Mehmet Shehut i gjithë ky mit u quajt i dështuar. 4. Tjetër është fakti që Mehmet Shehu, ndërsa Enver Hoxha ishte gjallë, i thotë se nuk e dinte ku ndodhej Shtabi i Përgjithshëm, apo vetë Enver Hoxha (shkruar në veprat dhe kujtimet e Mehmet Shehut). Kur Haxhi Lleshi shkruan: “Po ç’ndodhi? Më 21 shkurt 1944 na erdhi një informacion në komandën e Br. IV S, në të cilin thuhej se në fshatrat Zerec, Peshtan, Pulah etj., së bashku me batalionet e Br. IV, kishin qenë edhe dy batalione të Br. I S, të cilat kishin zhvilluar veprimtari kulturore, shfaqje teatri, këngë e valle etj. Si është e mundur - thamë Medari, unë dhe Miladin Popoviçi, që të kenë vazhduar 10 ditë rrugë nga Dardha në Peshtan, kur ajo rrugë mund të bëhet për rreth dy ditë?! Nuk dinim si t’ia vinim emrin. Në këtë situatë që krijoi Mehmet Shehu, urdhërova shtabin e Br. IV S, që me dy batalione të sulmonte e të shpartallonte forcat armike në Shënepremte, në Gabovën e Poshtme e të Sipërme dhe merrte informata, nëse ndodhej në ato zona Shtabi i Përgjigjëm. Ky urdhër u zbatua. Mirëpo në një letër Teki Kolaneci na informoi, përveç luftimeve më 26-27 shkurt, se të dy batalionet partizane, nuk kishin marrë vesh asgjë për shokët e Shtabit të Përgjithshëm. Kjo letër e Tekiut, na shqetësoi edhe më tepër dhe së bashku me Medar Shtyllën e Miladin Popoviçin biseduam se si mund të siguronim më mirë rrugën e Vërçës për në Opar nga parashikimi se mund të vinte shoku Enver. Ndërsa po bisedonim për këtë gjë, vjen një korrier i dërguar nga Teki Kolanaci, i cili ishte bërë tërë djersë nga udhëtimi gati me vrap për të sjellë lajmin e gëzuar: shoku Enver me shokët e tjerë kishin ardhur shëndoshë e mirë në Lavdar dhe ndodheshin atje. Në Panar-


dossier • E mërkurë 13 shkurt 2013

»

19

shkëputur, d.m.th, 17% të numrit të partizanëve që morën pjesë në marshim. Ndër luftëtarët e vrarë ishte edhe partizania Inajete Dume, që ra duke luftuar heroikisht në Qarisht tok me praparojën kundër nazistëve, tradhtarëve, ballistë. Brigada në të njëjtën kohë vrau rreth 140 gjermanë, xhandarë e ballistë, dhe kapi 180 robër. Marshimi ishte një shembull i lartë heroizmi kolektiv. 450 partizanët luftonin sikur të kishin qenë një trup i vetëm. Gjatë të gjithë udhëtimit puna politike e partisë nuk u ndërpre asnjëherë”. Po këtu shkruhet se vlerësimin e këtij marshimi heroik e ka dhënë në mënyrë të mrekullueshme shoku Enver Hoxha: “Inkursioni i Br. I S, thellë në zonat më reaksionare, që me marrshim të shpejtë dhe plot rreziqe… kalon si rrufe nëpërmjet Skraparit, Mokrës, Çermenikës, Gollobordës, Martaneshit, Shëngjergjit, Pezës, Dumresë, Sulovës për t’i ardhur në ndihmë Shtabit të Përgjithshëm ishte shprehje e besimit dhe e besnikërisë së ushtrisë ndaj KQP-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të saj; ky, ishte njëkohësisht një diversion në shkallë të gjerë, që trondit armikun, duke mos lejuar rifillimin e shpejtë të një operacioni të dytë nga forcat reaksionare në Shqipërinë e Mesme, ky forcoi besimin e popullit dhe shkatërroi demagogjinë e armikut që trumbetonte se u shkatërrua Ushtria Nacionalçlirimtare” (Enver Hoxha vëll. V, faqe 310). Me të tilla superlative është i gjithë materiali për lavdinë e kësaj brigade për lavdinë e brigadës së Mehmet Shehut.

it shoku Enver arriti më 9 mars 1944, aty nga mesdita. Të nesërmen, më 10 mars, në dhomën ku rrinte shoku Enver, u grumbulluam të gjithë me shokët e Komitetit Qendror të PKSH-së dhe të kryesisë e të Shtabit të Përgjithshëm” (letra e firmosur nga Haxhi Lleshi më 22.12 1987). Në vijim le të qasim disa deduksione: 1. Kur nuk e dinin as Haxhi Lleshi me Medar Shtyllën se ku ishte Enveri, atëherë si do ta dinte Mehmet Shehu që ata vetë e urdhëruan? 2. Meqenëse viti 1987 është mbas vdekjes së Mehmet Shehut dhe martesa e djalit të Teki Kolanecit ishte bërë ndërkohë, atëherë atij, Tekiut, “i takon në histori” roli i të besuarit, që mund ta dinte se ku ndodhej Enveri. Çfarë realiteti?! 3. Informacionet e Br. IV S për lavdi dhe përplasje janë një pikënisje që Enver Hoxha e ka bërë në Shitroi në lidhje me konfliktet që ka pasur Mehmet Shehu me Nexhip Vinçanin, e pikërisht për këtë do të bëhej i “besuar” edhe ky improvizim në letrën e Haxhi Lleshit. Që, siç thotë populli, “me një gur të vriste dy zogj!”. Faktet e deformimit të të vërtetave në histori duken në letrat e dërguara nga Haxhi Lleshi, Sul Baholli në datën 6.5.1987, në drejtim të aparatit të Komitetit Qendror me diçiturën “Disa mendime për maketin e volumit të III të Historisë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”, kur flasin për luftën në Dibër, në lidhje me figurat e Esat Ndreut, Sotir Vullkanit, Njazi Islamit etj. Natyrisht që “tradhtarët” nuk duhej të kishin vend në histori dhe për laboratorin e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qendror, që shkroi kriteret dhe porositë në rishkrimin e historisë, të cilën brezat e deri tanishëm e kanë përtypur dhe asimiluar më së miri si një fryt “shkencor” të mashtrimit. Në origjinal është materiali me titull “Marshimi heroik”, 16 faqe, material i daktilografuar, ku me shënimet anash të shkruesve të historisë enveriane, i mbushur me citime veprash të Enver Hoxhës (si p.sh “Kujtime nga jeta e Br. I S”, “En-

ver Hoxha – Raport në kongresin e I të PKSH-së”, vep., vëll., V faqe 310, letra e Mehmet Shehut dërguar më 11 shkurt 1944, AQP, Br. I S Tiranë 1963, faqe 315 etj. Po të lexohet ky material, nuk do të ishte gjë, as marshimi i madh kinez i Mao Ce Dunit për të shpëtuar forcat e veta gjatë Luftës II Botërore. Autori Mihallaq Konda më 4 shkurt 1989 në 11 faqe ka shkruar recensën me titull “Historiku i Br I S heroinë e popullit”, i cili ngre lart rolin e Enver Hoxhës dhe heq emrin e Mehmet Shehut. Materialet e dërguara Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, si “Marshimi heroik”, midis të tjerave përmbajnë, “Gjatë 31

ditëve, prej Tomorricë në Sulovë, batalionet, bënë një marshim prej afër 300 km nëpër një terren shumë të thyer malor rreth 200 km, ecën në dëborë, e cila, disa herë arrinte 2-3 m trashësi. Çanë 3 rrethime të plota dhe iu shmangën 6 rrethimeve të tjera të sigurta, që armiqtë nuk arritën t’i realizonin. Bënë të dilnin bosh 5 operacione të organizuara posaçërisht nga komanda gjermane me synim shkatërrimin e Br. I S. Rreth 450 partizanë, mundën të përballonin 9-10000 ushtarë hitlerianë dhe 5000 reaksionarë. Br. I S, pati në këtë marshim 76 luftëtarë të vrarë, të vdekur nga të ngrirët e sëmundjet dhe të

Ana tjetër e medaljes Në materialin e dërguar Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste me titull “Disa mendime rreth krerëve 1.2.3 të maketit të historisë së luftës antifashiste-nacional çlirimtare të popullit shqiptar- 1939-1944, vëllimi III, Spiro Koleka më 21 prill 1987, e shkruan kështu vetë situatën e Shtabit të Përgjithshëm, kur atë e kërkonte për shpëtim Br. I S në shkurt të vitit 1944. “Udhëtimi nuk ishte aspak i zakonshëm. Ai zgjati njëzet e ca ditë, ose më mirë net, sepse ecej vetëm natën. Nga Miraka në Kobesh për njëzet e ca ditë, në më të shumtën e kohës ne ecëm natën, por ecëm edhe ditën: nga Trepshtenishta në Galigat, nga Nezhani në Sheltë, këndej te stani i Cen Karajt e nga Grabova e Poshtme në Qafën e Shënepremtes, prandaj duhet theksuar, sepse me përgjegjësi, ecej vetëm natën. Në fund të faqes 128, e në fillim të faqes 129 të maketit vëll. III, ka disa thënie shprehje që nuk i përgjigjen sa duhet të vërtetës të atij udhëtimi. Kam përshtypjen se harrohet se ne ishim tre partizanë me mision të veçantë, që udhëtonim nga baza në bazë, e nga miku tek miku. Në të gjithë atë udhëtim vetëm tek familja Dedajve, në Nezhan e tek ajo e File Musait në Kishtë që dinin Fon Dedja me të vëllezërit e File Musait e të birin, Kadriun, se ishte Enver Hoxha, ai që në të gjithë atë udhëtim thirrej e paraqitej nga ne të dy të tjerët, me emrin e mbiemrin Hasan Mborja. Për udhëtimin tonë nuk kishin dijeni, as kryetari i këshillit të fshatit, ku kalonin e as komandanti i vendit ose i njësitit partizan (atje ku ishte ilegal). Ne, nuk kishim asnjë partizan shoqërues e jo njësit partizan që të bënte zbulime etj. Udhëtimi ynë ishte jashtëzakonisht konspirativ e në të njëjtën kohë bënim çmos, që të mos binim në sy. Zakonisht na shoqëronte vetëm një njeri nga një bazë në tjetrën; në shumë pak raste na shoqëruan dy veta. Në asnjë rast në atë udhëtim ne nuk veshëm mbi rrobat tona veshje katundarësh, por ecnim gjithmonë të veshur e të armatosur si partizanë. Të hiqen fraza si kjo: “Si mund të shmangeshin të lehurat e qenve”, se nuk i kanë hije një historie, siç është historia e lavdishme e Luftës Nacionalçlirimtare e një udhëtimi kaq të guximshëm si ky. Zbulimi e masat e sigurimit ishin detyra të atyre, të cilët “na kishin në besë” dhe që i bënë për mrekulli. Mendoj se 5 radhët e fundit 128 dhe 4 radhët e para të faqes 129 ose të hiqen fare, ose të shkruhen si duhet”. Komenti do të ishte fatal. Nuk e shoh të nevojshme që të përshkruaj edhe nga botimet e bëra prej ushtarëve italianë të inkuadruar në Br. I S se çfarë lemerie tregojnë në shkrimet e tyre për këtë marshim fantazmë, i cili për tre veta, siç pohon Spiro Kolela, vdiqën 76 luftëtarë. Se cila është e vërteta e të gjithë kësaj odiseje, edhe vetë poeti i lashtësisë, Homeri, do ta kishte vështirë për ta formuluar.


20

«

“Right To Love” quhet filmi i regjisorit shqiptar, Paul Kurti, që arriti një sukses të madh në premierat në Nju Jork, në muajt dhjetor dhe janar. Më 2 mars filmi do të shfaqet dhe në Moskë. Është ky produksioni i parë rus i një filmi amerikan në anglisht. Filmi ka dhe dialog në shqip. Në film luajnë aktorë shqiptarë dhe të huaj, si: Shpend Xani, Pavlina Mani, Luan Bexheti, Omar Chaparro, Karina Ivanova dhe Theodore Buloukos. Në një intervistë,

Kulturë

E mërkurë 13 shkurt 2013 •

E drejta për të dashuruar, pas Nju Jorkut edhe në Moskë

Kurti, mes të tjerash, ka sqaruar se, “Filmi tregon historinë e aktores çerkeze-myslimane, Aminës (Amina Zhaman), e cila shkon në New York me ambicien që të interpretojë në skenat e Broadway. Ajo dashurohet në Tonin (Shpend Xani), një biznesmen ky katolik-shqiptar, familja e të cilit nuk e pranon dhe mundohet ta

rrënojë lidhjen e tyre. Në shikim të parë, duket si një histori moderne e Romeos dhe Xhulietës, por ka shumë elemente që këtë histori e bëjnë të veçantë dhe unike”. Paul Kurti është një regjisor shqiptaro-kanadez - dhe nip i aktores shqiptare, Tinka Kurti. Ka studiuar regjinë në “New York Film Academy”. Ka

krijuar disa spote muzikore dhe filma të shkurtër, përfshirë filmin “Restless Wanderer”, me të cilin fitoi çmimin YOBI Film. Filmat e tij janë shfaqur në festivalet WildSound (Kanada), Dreambox (Japoni), Tirana International Film Festival, etj. Filmin “E Drejta për të Dashuruar” e realizoi në vitin 2012.

P

as shfaqjes në skenën e Teatrit Kombëtar më 9 dhe 10 shkurt, drama e regjisorit Altin Basha, “Amadeus” do të shfaqet në Prishtinë. Drama “Amadeus” shkruar nga Peter Schaffer me regji të Bashës do të jetë këtë fundjavë në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Prishtina do të jetë qyteti që do të presë këtë herë aktorët e teatrit të Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit midis dy teatrove, atij të Kosovës dhe Shqipërisë. “Ne i kemi ndenjur besnik kërkesave të veprës, e cila zhvillohet në shek. XVIII, por që nis në shek. XIX dhe pastaj kthehet mbrapsht në kohën, retrospektivën e saj për të treguar historinë e tij me Moxartin. Në këtë kuptim dhe kërkesat e veprës komplikohen, pasi nis me një pamje të shek. XIX dhe pastaj duhet të kthehet krejtësisht në shek. XVIII, por kjo pastaj shkon edhe me lojën e aktorëve, manierat e sjelljes skenike”, është shprehur mbi veprën regjisori Altin Basha. Autori i mirënjohur anglez Peter Schaffer mbetet dhe sot një nga dramaturgët më të dalluar të dramës bashkëkohore angleze. “Amadeus” është një dramë psikologjike që rrëfen historinë e luftës mes Salierit dhe Amadeusit për të zënë vendin e dirigjimit të orkestrës së oborrit të mbretit Jozef i Dytë. Kompozitori i oborrit Antonio Salieri i mbytur nga xhelozia vendos ta shkatërrojë rivalin e tij. Subjekti i veprës është mjaft intrigues dhe i thjeshtë për shikues të çdo moshe dhe profesioni dhe njëkohësisht mban në vete një standard të lartë artistik. Historia e “Amadeus” ka korrur sukses jo vetëm në skenat teatrore nëpër botë, por edhe në kinematografi. Në rolet kryesore interpretojnë: Salieri - Fatos Sela; Moxarti -Marin Orhanasi; Konstanca Eni Jani; Venticello 1 - Romir Zalla; Venticello 2- Gazmend Paja; Jozefi II - Gjergj Mena; Van Suiten - Ahmet Pasha; Rozenberg - Vangjel Toce; Van Strak - Mërkur Bozgo; Tereza Salieri - Suela Bako; Katerina Kavalieri - Markela Dede; Shërbëtori i Salierit - Harrila Vjerro. Me regji të Altin Bashës vepra e Peter Scheffer do të sjellë jetën dhe vuajtjet e gjeniut të muzikës Volfang Amadeus Moxart edhe në skenën e Prishtinës që do të jetë premierë.

“Amadeus”, pas Tiranës në skenën e Prishtinës

Karnavalet në Shkodër Shkodra çel karnavalet e këtij viti, një festë e kthyer tashmë në traditë në këtë qytet. Festimet e karnavaleve me djegien e dordolecit, por dhe me humorin kritik ndaj politikës dhe fenomeneve negative të shoqërise, kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve, të cilët i janë bashkuar këtij evenimenti në sheshin “Luigj Gurakuqi”. Në aktivitet merrnin pjesë trupa e teatrit “Migjeni”, shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, qytetarë të shumtë, por dhe mjaft vizitorë. Maskat veneciane të prodhuara në Shkodër spikatnin në paradën e karnavaleve. Vitin e kaluar në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, karnavalet zgjatën 100 orë, ndërkohë që këtë vit, festa do të vijojë për tre ditë me radhë.

“Ne i kemi ndenjur besnik kërkesave të veprës, e cila zhvillohet në shek. XVIII, por që nis në shek. XIX dhe pastaj kthehet mbrapsht në kohën, retrospektivën e saj për të treguar historinë e tij me Moxartin. Në këtë kuptim dhe kërkesat e veprës komplikohen, pasi nis me një pamje të shek. XIX dhe pastaj duhet të kthehet krejtësisht në shek. XVIII, por kjo pastaj shkon edhe me lojën e aktorëve, manierat e sjelljes skenike”

Pavijoni për komunizmin, Malltezi: Është peng i historianëve Pavijoni për periudhën e komunizmit, një ndër më të kërkuarit nga turistët e huaj, ka pak gjasa të ngrihet së shpejti. Drejtori i Muzeut Kombëtar, Luan Malltezi, thotë se në një të ardhme të afërt nuk ka asnjë projekt konkret, për të ngritur një pavijon kushtuar jetës së shqiptarëve gjatë 45 viteve socializëm. Sipas tij, pengesat kryesore janë mosmarrëveshjet e historianëve për këtë periudhë. “Gjithë pavijoni i muzeut është ndërtuar që nga viti 1981 me grupe specialistësh. Pra, janë historianët vetë që e ndërtojnë pavijonin. Periudha e komunizmit është një përplasje e madhe historianësh, një moskuptim i plotë në trajtimin e saj dhe kjo ka dhënë efekte të mëdha në Muzeun Historik Kombëtar. Sepse ka qenë ndërtuar, ka qenë i politizuar, kanë filluar përplasjet, është mbyllur. Këto janë probleme që kërkojnë angazhim të historianëve. Vetë muzeu nuk e përballon dot këtë detyrë për të trajtuar plotësisht periudhën komuniste në Shqipëri”, deklaroi Malltezi. Periudha ose pavijoni që do të përfaqësonte mënyrën dhe karakteristikat e jetës në komunizëm është një nga më të kërkuarit nga turistët e huaj që vizitojnë muzeun çdo ditë. Nga vitet e diktaturës në muze ekzsiton vetëm një pavijon modest kushtuar krimeve të komunizmit dhe ish-të përndjekurve politikë. Pavijoni i socializmit në Muzeun Kombëtar u mbyll në rënien e regjimit të mëparshëm. Tashmë në dy sallat ku pasqyrohej kjo periudhë po ngrihet pavijoni etnografik.


• E mërkurë 13 shkurt 2013

FATMIR SULEJMANI

P

as botimit në SHBA të librit matricë të Sagës ballkanike - romanit “Librat e babait”, të pritur në mënyrë të jashtëzakonshme nga kritika profesionale letrare dhe nga publiku lexues, para disa javëve, publiku amerikan shijoi dhe perlën e dytë të Luan Starovës – kryeveprën “Koha e dhive”. Ky sukses i mjeshtrit të prozës narrative ballkanike dhe evropiane, shkrimtarit më të përkthyer e më të respektuar shqiptar në arenën ndërkombëtare, pas Ismail Kadaresë, shënon shkallën sipërore të afirmimit të letërsisë sonë në botë dhe realizimin e një aspirate të ëndërruar nga çdo letrar dhe nga çdo letërsi. Ai vjen në 20-vjetorin e botimit të romaneve të para të Sagës shqiptare e ballkanike, të nisur dikur me pretendime modeste, por të pranuar e vlerësuar më pas si një korpus romanor që kap kulmet e arritjeve letrare dhe që e vendos autorin e saj në panteonin e romansierëve më origjinalë e më atipikë të lëtersisë së sotme evropiane, të dëshmuar më së miri përmes shkrimeve kritike të bëra nga njohës eminentë të artit letrar, si: Edgar Moreni, Erik Faj-i, Alen Boske-ja, Nedim Gurseli, Peter Rau, Vasili Vasilikosi, Aleksis Lorka, Xherald Antonie, Predrag Matvejeviqi, Nikolla Kovaçi, Ismail Kadareja, Jorgo Bullo, Ali Aliu, Ardian Marashi, Luan Topçiu, Ali Podrimja, Xhevat Lloshi, Mateja Matevski, Gane Torodovski, Georgi Stardelloviz Pa dyshim që botimi i romaneve të Luan Starovës në SHBA zgjeron autoritetin letrar të romansierit dhe të letërsisë shqipe në botë. Vështrimet kritike të studiuesve dhe njohësve të rrethanave letrare të kontinentit të ri janë po aq afirmative sa edhe ato të estetëve të sipërpërmendur të Evropës, por, në pamundësi për të sjellë këtu gjithë atë mori shkrimesh të bëra për dy romanet e parë të Sagës, po shkëpusim për lexuesit tanë disa fragmente pikante, përmes të cilëve shpërfaqet entuziazmi i jashtëzakonshëm i pritjes së tyre: Madeline G. Levine (përkthyese e Milosz’s ABC’s): “Librat e babait”, me përsëritjet hipnotike dhe meditimet e llojllojshme në një temë të njëjtë, është si një poemë e zgjeruar prozaike, një elegji në formën e një romani. Përkthim i shkëlqyer, është një libër që duhet shijuar”. Elen Elias Bursak (fituese e çmimit nacional për përkthim të vitit 2006): “Impozante! Zëri i matur i rrëfyesit flet për ngjarjet tragjike dhe të ndërlikuara politike në mënyrë që i bën ato në çaste të kuptueshme me gjithë kompleksitetin që bartin në vete”. Akademik Kristina Kramer (përkthyese e Sagës ballkanike në anglisht): “Ekzistojnë një numër i vogël i veprave bashkëkohore shqipe të përkthyera në anglisht, edhe më pak i atyre që

“Koha e dhive”

Kulturë

»

21

e Starovës prezantohet në SHBA Botimi i romaneve të Luan Starovës në SHBA, këtij mjeshtri të prozës narrative ballkanike dhe evropiane, shkrimtarit më të përkthyer e më të respektuar shqiptar në arenën ndërkombëtare, pas Ismail Kadaresë, shënon shkallën sipërore të afirmimit të letërsisë sonë në botë dhe realizimin e një aspirate të ëndërruar nga çdo letrar dhe nga çdo letërsi

trajtojnë historinë e Ballkanit nga një pikëpamje multietnike si ajo e Luan Starovës. Saga e tij shumëvolumëshe ballkanike përfaqëson një dritare të veçantë drejt Ballkanit të shekullit njëzet”. Vlerësimet e sipërme sigurisht që nuk duan koment, megjithatë, për të ilustruar më bindshëm pritjen e romaneve të Luan Starovës nga kritika profesionale letrare në SHBA, po japim pak më gjerësisht vështrimin e akademikut, ballkanologut e albanologut Victor A. Fridman, nga Universiteti i Çikagos, autoriteti i të cilit është i pranuar botërisht: “Një vepër e shkëlqyer, e përkthyer shkëlqyeshëm. E fuqishme, e artikuluar, delikate, dhe tronditëse, vepra e Starovës shkon përtej zhanrit të biografisë - është në të njëjtën kohë një meditim për jetën dhe një histori e Ballkanit

në shekullin e njëzetë e rrëfyer nga një pikëvështrim i veçantë dhe me vlera universale. Zëri letrar i Starovës është thellësisht kozmopolit duke qenë veçanërisht ballkanik dhe, ngandonjëherë, në mënyrë specifike shqiptar. Deri më sot, i vetmi shkrimtar shqiptar etnik që është bërë gjerësisht i njohur është Ismail Kadare, por ka argumente që dëshmojnë se Starova është shkrimtar më i fuqishëm dhe më i mirë. Nacionalizmi shqiptar i Kadaresë është nganjëherë delikat, nganjëherë i çjerrë, por gjithmonë virulent. Gjithmonë jep material të mjaftueshëm për dekonstruktivistët dhe kritikët. Identiteti shqiptar i Starovës është i butë, por i qëndrueshëm, me finesa me të cilat e pohon atë identitet dhe siguron një kuptim shumë më të pasur dhe më të përmbajtur të asaj që është dhe nuk është

“kombi”. Starova i kupton qartë zgjedhjet dhe paqartësitë me të cilat përballet babai i tij, në kohën kur shembet Perandoria Osmane, kur ngrihet Republika turke, kur shqipfolësit e gjetën veten të ndarë nga kufijtë e rinj dhe pastaj, në Shqipëri, nën një regjim të tmerrshëm. Starova nuk banon në këtë vend, por e përdor atë si një pjesë të një mozaiku kujtimesh që kap, më mirë se çdo vepër tjetër letrare që kam lexuar, realitetet poliglote dhe identitetet e shumta të Ballkanit të shekullit XX. Starova tashmë është përkthyer në frëngjisht, gjermanisht, japonisht dhe në gjuhë të tjera, ndaj mundësia për ta pasur veprën e tij edhe në anglisht është kontribut i madh në fushën e letërsisë, në veçanti i letërsisë së Evropës Juglindore. Në të shumtën e kohës, ndjenja që zgjon vepra është një simfoni e kujtesës dhe meditimit, tingujt e të cilave ndërlidhen me njëri-tjetrin për të formuar një tërësi tërheqëse... Ndjej se kjo vepër kombinon rëndësinë letrare me bukurinë e përkthimit... Unë sigurisht që do të bëj çmos që atë t’ua afroj kolegëve të mi në këtë fushë, si dhe studentëve të mi”. Studimet kritike të bëra tani së fundmi, veç të tjerash, vënë në pah pikëtakimet e Sagës me kryeveprat e disa prej krijuesve më të famshëm të letërsisë shqiptare, evropiane e botërore, si: Faik Konica, Jeronim de Rada, Sami Frashëri, Pashko Vasa, Ismail Kadareja, Danillo Kishi, Mesha Selimoviqi, Nikos Kazanzakisi, Vasilis Vasilikosi, Borislav Pekiqi, Millosh Cërnjanski, Miguel de Servantesi, Nikolai Gogoli, Franc Kafka, Alber Kamyja, Mishel Montenji, Marsel Prusti, Pol Elijari, Stefan Malarmeja, Emil Siorani, Edgar Moreni, Ginter Grasi, Tomas Mani, Milan Kundera, Gabriel Garsia Markesi… Përgjithësisht, vlerësimet e kritikës së huaj e theksojnë origjinalitetin e romaneve të Starovës. Për ta ajo mbetet vepër e parëndomtë për një mori arsyesh, duke nisur që nga njohja dhe popullariteti i saj më i madh jashtë se sa brenda arealit kulturor shqiptar; tipi/ lloji i romanit (saga ballkanike është roman lum/ serik…); tematika dhe rezatimi i ideve/ mesazheve humane; etnizmi karakteristik dhe fryma mbinacionale e veprës; mënyra e gërshetimit të dokumentares me imagjinaren, ndërthurja e zhanreve dhe diskurseve letrare e joletrare; shfrytëzimi i teknikave bashkëkohore narrative e deri tek prurjet e reja, që vin si pasojë e mjedisit dhe formimit letrar të Luan Starovës, njërit prej autorëve eruditë të letërsisë së sotme shqipe e ballkanike që aktualisht konsiderohet ndër krijuesit më të mëdhenj të letërsisë evropiane.

Kush është Luan Starova? Luan Starova u lind më 1941 në Pogradec, në qytetin e Lasgushit dhe të Kutelit... Më 1943, mes zjarresh të luftërave antifashiste, familja e tij mori udhën e ekzilit dhe u strehua në Strugë, me pas në Tetovë dhe përfundimisht në një lagje maqedonase në Shkup. Shkollimin fillor dhe të mesëm e bëri në gjuhën maqedonase. Ballafaqimi me këtë realitet shënoi zanafillën e të jetuarit me dygjuhësinë, që u bë fat i gjithë familjes azilante. Më vonë Luan Starova ndoqi studimet e gjuhës dhe letërsisë frënge në Universitetin e Shkupit dhe nëpër universitetet franceze... Më 1968 magjistroi në Universitetin e Zagrebit, me temën: “Ballkani në prozën e Gijom Apolinerit”. Më 1978, po në Zagreb, doktoroi me temën: “Vepra e Faik Konicës në gjuhën frënge dhe lidhjet e tij me Gijom Apolinerin”. Ndërkohë qe aktiv nëpër simpoziume e konferenca ndërkombëtare, kryesisht me studime komparative. Njohja e gjuhëve kryesore evropiane e bëri emër të rëndësishëm në aktivitetet që erdhën duke u rritur vit pas viti. Ai u bë themelues i Festivalit poetik të Strugës, të cilit i dha shumë, por dhe fitoi miqësi të panumërta me emra eminentë të letërsisë botërore… Shkrimet letrare i nisi në vitet ’60-të. Fillimisht bëri emër të shquar si autor reportazhesh, udhëpërshkrimesh, eseshë, kritikash e studimesh me tituj sugjestivë: “Afrime”, “Relacione”, “Miqtë”, “Barikadat e kohës”, “Njerëz dhe ura”…, me të cilët sikur deshi të emancipojë një kulturë dhe të ngrejë urat e komunikimit mes popujsh dhe etnishë. Gjatë kësaj kohe u shqua edhe me përmbledhjen poetike “Këngët e Kartagjenës” (1991), të botuar paralelisht në “Rilindjen” e Prishtinës dhe në “Kulturën” e Shkupit… Qe kjo periudha 30-vjeçare e parapërgatitjes së Luan Starovës për t’i hyrë sfidës së madhe të quajtur roman, koha e pajisjes me dije të shumëllojshme teorike e praktike, përgjatë së cilës mësoi zejen e shkrimit dhe teknikat moderne narrative, mësoi shumë gjuhë dhe njohu shumë kultura, bëri lexime të pafundme të librave historikë, letrarë, mitologjikë, filozofikë, religjiozë, politikë... Me një fjalë: bëri udhën më të natyrshme deri te romansieri... Për veprat pararomanore studiuesit thanë se mjaftojnë për t’ia përjetësuar L. Starovës emrin në letërsinë evropiane... Megjithatë, majën e suksesit si letrar Ai e preku në vitin 1992, me romanin matricë të sagës ballkanike –“Librat e babait”, ku e gjejmë farën e mugulluar të gjithë romaneve të ardhshëm, me të cilët më furishëm se cilido shkrimtar tjetër pushtoi vëmendjen e auditorit lexues evropian. Viti 1997 e gjeti Sagën me 4 romane të botuara: “Librat e Babait”, “Koha e dhive”, “Çelësi ballkanik” dhe “Muzeu i ateizmit” në shtëpinë botuese FAJAR të Parisit, në përkthim të poliglotit Patrik Krisman. Është kjo shtëpia ku botojnë autorë si: Hulio Kortasar, Vladimir Nobakov, Çasllav Millosh, Aleksandar Shollzenjicin, Ismail Kadare… Vitet në vijim Luan Starova botoi edhe shumë romane të tjerë të sagës: “Dheu i mbjellur”, “Udha e ngjalave”, ”Kështjella prej hiri”, “Erveheja - libri për një nënë”, “Dashuria e gjeneralit”, “Në kërkim të Helen Lejbovicit”, “Ambasadat”, “Ambasadat e reja” dhe do ta përgatisë terrenin edhe për romanet e radhës: “Ballkan babel”, “Jeniçerët”, “Polifonistët”, “Kthimi i dhive”… Saga ka arritur sot 12 vëllime dhe mbi 3000 faqe, kurse përkthimi i saj në gjuhë të huaja është i pandalshëm…


22

D

« speciale

ebatet mbi Izraelin kanë tendencën të krijojnë një nivel të pazakontë zemërimi dhe sarkazëm, gjë që i shtyn edhe njerëzit më të mençur të sjellin argumente të dobëta dhe të ndalojnë tek talljet fëminore. Ky fenomen u bë shumë i dukshëm këtë javë në Nju-Jork, ku dhjetë anëtarë të këshillit të qytetit i dërguan një letër presidentit të Kolegjit të Bruklinit, duke e kritikuar departamentin e tij të shkencave politike se kishte bashkëfinancuar vizitën e lëvizjes “BDS”, një organizatë që bën thirrje për bojkot, ndalimin e investimeve dhe për sanksione “kundër Izraelit derisa ky vend të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e palestinezëve.” Anëtarët e këshillit nuk u munduan të fshihnin ndonjë gjë. Ata shkruan: “Një pjesë e rëndësishme e financimeve të shkollës suaj vijnë direkt nga dollarët e taksave të njerëzve në shtetin dhe qytetin e Nju-Jorkut. Çdo vit ne ligjvënësve na kërkohet të shtojmë fonde në mbështetje të programeve dhe iniciativave të këtyre shkollave dhe luftojmë shumë për t’i siguruar këto fonde. Çdo dollar që ne i japim Kolegjit të Bruklinit nënkupton se një dollar më pak hiqet nga ndonjë punë tjetër e rëndësishme. Ne nuk besojmë se dollarët po përdoren nga kolegji juaj në atë mënyrë që qytetarët tanë do të dëshironin të përdoreshin. Ne besojmë te parimi i lirisë akademike. Gjithsesi, besojmë edhe në parimin se nuk duhet të mbështesim shkolla që kanë programe që ne i gjejmë të çuditshme dhe të gabuara. Kështu, nëse kjo gjë ndodh, do ta kundërshtojmë atë me ashpërsi dhe do t’ju kërkojmë të rimendoheni kur të kërkoni ndihmë apo sponsorizime zyrtare”. Zbulimi i kërcënimit për tërheqjen e financimit për kolegjin solli debat të madh nga progresistët si dhe deklarata të ashpra në mbrojtje të këshillit nga Liga Kundër Shpifjeve dhe Alan Dershowitz, profesori i njohur i ligjit në Harvard. Retorika ishte gati apokaliptike nga të dyja anët: mbështetësit e vendimit të departamentit, për të sponsorizuar vizitën, ankohen për faktin se këshilltarët e qytetit po përdorin “taktika të pista dhe një fushatë frikësimi”, ndërsa Alan Maisel, një mbështetës i këshillit, paralajmëroi për një holokaust të dytë, nëse debati mbi sanksionet ndaj Izraelit zhvillohet me mbështetjen e kolegjit. Në një shkëmbim imeilesh mes palëve ata u angazhuan në sulme personale, duke vënë në pikëpyetje nacionalitetin, inteligjencën dhe integritetin e tjetrit. Presioni mbi Kolegjin e Bruklinit filloi të ulej kur kryebashkiaku Michael Bloomberg u bashkua me bordin e redaktorëve të “New York Times” dhe pjesës progresive të këshillit, të cilët folën në mbështetje të lirisë akademike. Bloomberg shkoi aq larg, sa i krahasoi këshilltarët e letrës kërcënuese me zyrtarët e censurës së Koresë së Veriut. Komentet e tij prekën një pikë nevralgjike: “Unë personalisht mendoj krejtësisht ndryshe nga BDS-ja dhe thirrjet e tyre për bojkot, tërheqje investimesh dhe sanksione. Siç mund ta dini, jam një mbështetës i madh i Izraelit, aq i madh, sa vështirë se mund të gjeni tjetër në qytet, por unë jam tërësisht dakord me të drejtat e akademikëve për të sponsorizuar një debat për çfarëdo lloj teme që ata zgjedhin. E kam fjalën, nëse t’i dëshiron të shkosh në një universitet ku qeveria vendos se çfarë lloje debatesh janë të hapura për diskutim, mendoj se duhet të aplikoni në ndonjë shkollë në Korenë e Veriut. Gjëja e fundit për të cilin kemi nevojë është që këshilltarët e qytetit të fillojnë të menaxhojnë në detaje se çfarë lloje programesh organizojnë universitetet tona publike dhe të bazojnë fondet mbi vendimet e pikëpamjeve politike të profesorëve.

Profil Izraelitët s’i prek dot kush

E mërkurë 13 shkurt 2013 •

Nuk mendoj se ka ndonjë gjë më të dëmshme për universitetet dhe studentët.” Kryebashkiaku ka të drejtë në të dyja drejtimet: ndërhyrja e ashpër e këshilltarëve në çështje akademike është po aq e gabuar sa edhe misioni i BDS-së. Grupimi nuk pranon idenë e Izraelit si shtëpi për popullin hebre dhe këmbëngul zgjidhje me një shtet, një teori në të cilën Izraeli, siç e dimë, duhet të pushojë së ekzistuari. Ka shumë për të debatuar mbi këto propozime dhe ka mënyra më të mira për të strukturuar një debat mbi to. Këto nuk përbëjnë arsye të shëndosha për të shtypur të drejtën e universitetit për të financuar zhvillimin e debatit. Gjatë zhvillimit të këtij debati protestat kundër tyre shoqëruan Judith Butler dhe Omar Barghouti, përfaqësues të BDS-së. E ndërsa debatuesit flasin për vendbanimet, të drejtat e njeriut dhe nëse Izraeli është një shtet aparteidi (dhe nuk është) një problem më i madh, do të diskutohet në sfond: çfarë është saktësisht liria akademike? Dershowitz hedh poshtë pretendimin se letra e këshilltarëve të qytetit kërcënon lirinë akademike. Sipas tij, janë profesorët e departamentit të shkencave politike, jo këshilltarët, ata që përbëjnë një kërcënim real. Ja si e argumenton ai: “Unë mendoj se, nëse do të isha student në Kolegjin e Bruklinit sot, nuk do të përpiqesha të diplomohesha në shkenca politike nga frika se mbështetja ime për Izraelin dhe kundërshtimi im për BDS-në mund të më vinte para paragjykimeve në sytë e profesorëve që kanë mbështetur BDS-në, rrjedhimisht duke diskriminuar këndvështrimin tim në tregun e ideve. Si mund të sigurohem unë se mendimet e mia nuk do të diskriminohen kur të vijë puna për të vendosur notën për mua? Ky është problemi real në vendimin e Kolegjit të Bruklinit për të bashkëfinancuar dhe mbështetur fushatën e BDS-së.” Por gjërat nuk janë kaq të thjeshta siç i tregon Dershowitz. Kolegji e ka votuar mbështetjen për debatin (por nuk e ka mbështetur BDS-në). Arsyetimi i Dershowitz është që zhvillimi i një debati krijon një atmosferë pariteti ideologjik në çështjen Izrael-Palestinë, ku proizraelitët nuk janë të mirëpritur. Por Dershowitz shkon edhe më tutje dhe kërkon që liria akademike duhet të shpëtohet. Ai thotë: “Një studente e shkencave politike në Kolegjin Bruklin tha se ishte e frikësuar të kritikonte departamentin e saj, sepse një gjë e tillë mund ta dëmtonte. Një studente tjetër tha se ndihej ‘jo shumë rehat’ kur i vinte ndër mend të ngrinte dorën dhe të argumentonte me profesorin, i cili kishte votuar për zhvillimin e debatit.” Por e gjitha kjo, në fund të fundit, është një konkluzion absurd që ne nxjerrim nga argumentimi i Dershowitz: profesorët nuk duhet të tregojnë bindjet e tyre, madje as nuk duhet të votojnë zhvillimin e një debati mbi një çështje të debatueshme, sepse përndryshe studentët me këndvështrim tjetër mund të ndihen të persekutuar. Duke e zbatuar këtë konkluzion në fusha të tjera, mund të themi se debati mbi kontraceptivin mund të fyejë një student katolik. Debati mbi sulmet me avionë pa pilot mund të frikësojë një student pacifist. Argumentimi në mbrojtje të kritikës së Marksit mbi kapitalizmin mund t’i frikësojë studentët liberalë. Në fakt, asnjë nga këto raste nuk mund të konsiderohet si sulm mbi lirinë akademike të studentëve. Akademikët shkruajnë libra, mbajnë fjalime dhe publikojnë blogje. Ata mbështesin gjithashtu zhvillimin e debateve dhe folësit shumë shpesh nuk bien dakord me ta. Nëse studentët frikësohen kaq lehtë nga një debat, është vështirë të thuash se ata janë studentë.


sport • E mërkurë 13 shkurt 2013

Paris SG e ka hedhur hapin e parë drejt çerekfinales së Ligës së Kampioneve. Skuadra e drejtuar nga trajneri italian, Karlo Ançeloti, i cili ka eksperiencë në këtë kompeticion, ka arritur të fitojë me rezultatin 2 : 1 kundër Valencias në transfertë. Parisi SG ka zhvilluar një ndeshje të mirë dhe me këtë paraqitje që ka treguar pretendon më shumë se një vend në çerekfinale. Ançeloti këtë takim ia ka besuar Ibrahimoviç, i cili ka pasur mbështetjen e Pastores dhe Lavecit, të cilët kanë luajtur nga krahët. Nga

S

pektakël dhe emocione në “Selltik park”, ku Juventusi i ka dhënë një leksion skuadrës së Selltikut. “Zonja e Vjetër” ka zhvilluar një nga takimet me të mira, duke fituar me rezultatin e pastër 3 : 0. Një fitore, me të cilin Juventusi nuk e diskuton më kualifikimin për në çerekfinale. Në këtë sfidë, Juventusi ka dhënë një sinjal të fort të gjitha skuadrave, duke i treguar se vërtet ka fuqi t’i shkojë Ligës së Kampioneve deri në fund. Meritë për këtë fitore përveç autorëve të golave, Matri, Markizio, Vuçiniç ka padyshim edhe trajneri Antonio Konte, për të cilin ka qenë ndeshje e parë në Champions. Konte ka qenë i skualifikuar gjatë fazës së grupeve dhe për të mbrëmja në Skoci zor se do të harrohet. Me këtë fitore ndeshja e kthimit për bardhezinjtë do të jetë një formalitet, sepse Selltikun vetëm ndonjë mrekulli do ta shpëtonte. Konte, ashtu siç pritej ka luajtur në sulm me dyshen Matri-Vuçiniç, ndërsa si anësor i majtë është pozicionuar Peluso. Në qendër të mesfushës, si gjithmonë është rreshtuar treshja VidalPirlo-Markizio. Nga ana tjetër vendasit janë rreshtuar në fushë me skemën 4-3-3, ku në sulm ka luajtur Forest, Huper dhe Komonas. Sfida ka nisur me një ritëm shumë të lartë dhe vendasit e kanë vënë Bufonin në provë me një gjuajtje të Anjama. Vendasit janë hedhur menjëherë në sulm, por Juventusi ka mundur të gjejë golin e avantazhit që në minutën e tretë. Bonuçi ka krosuar një top nga zona për Martin, i cili ka përfituar nga një gabim i Uilliam. Gjuajtja e Matrit, edhe pse ka kaluar vijën e bardhë të portës, është larguar nga mbrojtësit vendas, por topi është kthyer tek Markizio, i cili e ka rikthyer sërish në rrjet. Në fillim ky gol u akordua për Markizion, por më pas UEFA ka shuar dyshimet duke e konsideruar golin për Matrin, për të cilin është i pari në Ligën e Kampioneve. Vendasit, edhe pse në disavanatzh kanë zhvilluar një lojë të shpejt dhe sulmuese, ndërsa nga ana tjetër Juventusi është munduar t’i zërë në befasi me ndonjë vertikalizim të gjatë. Për Selltik

Parisi SG triumfon në Spanjë ana tjetër trajneri i Valencias, Valverde, ka luajtur në sulm me treshen Feghouli-SoldadoJans. Pjesa e parë ka nisur me një ritëm të lart, ku miqtë nuk kanë humbur kohë për të gjetur golin e avantazhit. Në minutën e 10-të Laveci pas disa kombinimesh me Pastoren, ka dal i vetëm përpara portierit vendas dhe nuk e ka pasur të vështirë të kalojë francezët në avantazh. Valencia është tronditur nga ky gol i shpejt, ndërsa nga ana tjetër

Gjithsesi, në fund vendasit kanë rritur shpresat duke shënuar një gol me anë të Remi. Ky gol nuk është përjetuar aspak mirë nga Ibrahimoviç, pasi sapo është nisur topi nga mesfusha ka bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj Guardado. Suedezi mund të kishte shpëtuar me një edhe me një karton të verdhë, por gjyqtari i ka akorduar kartonin e kuq, duke mos i dhënë mundësinë suedezit të luajë në sfidën e kthimit.

Juventusi me tre yje

golit të barazimit i është afruar me anë të Komuns, por kthesa e tij në ajër ka kaluar ngjitur me portën. Për Juventusin është afruar golit të dytë Vuçiniç, por ky i fundit ka humbur kohën dhe më pas është mbyllur nga mbrojtësit vendas. Selltiku ka luftuar deri në sekondën e fundit të pjesës së parë, por gjithsesi është futur në dhomat e zhveshjeve me një gol disavantazh. Në pjesën e dytë Selltiku ka provuar në të gjitha

mënyrat për të gjetur barazimin, por Juventusi ka qenë në lartësinë e duhur dhe nuk i ka lejuar vendasve asnjë hapësirë. “Zonja e Vjetër“ ka zhvilluar një lojë të qetë dhe ka ulur në maksimum ritmin e Selltikut dhe në këtë mënyrë ka mundur të gjejë edhe golin e dytë. Në minutën e 77-të Markizio dribluar në zonë kapitenin Braun dhe me një gjuajtje të fort e ka dërguar topin në rrjetë. Emocionet në këtë sfidë nuk

kanë përfunduar me kaq, pasi Juventusi ka gjetur edhe golin e tretë. Në minutën e 83-të Padoin ka rrëmbyer një top para mbrojtjes dhe ka pasur për Markioz. Ky i fundit ka pasur për Vuçiniç, i cili i vetëm me portierin nuk ka gabuar. Në minutat e mbetura tek Juventusi ka gjetur hapësira edhe sulmuesi i ri Anelka, i cili nuk ka pasur kohë të mjaftueshme në dispozicion për të lënë gjurmë në këtë sfidë.

United gati për sfidën më të madhe në Evropë Mançester Junajtid duket se është gati për sfidën më të madhe në Evropë, siç është cilësuar nga mediat angleze, sfida ndaj Realit të Madridit. Kjo ndeshje vë përballë dy nga skuadrat më të mëdha në Evropë me një histori të padiskutueshme në futboll. Shumëkush e ka quajtur si një finale të parakohshme, megjithatë, ajo që është e sigurt, është spektakli i garantuar. Gjërat në kampin e Mançester Junajtid duken të qeta. Thënë kjo, Sir Aleks Ferguson edhe pse ka një bilanc negativ në takimet e zhvilluara ndaj Murinjos, përpara sfidës së sotme duket më i favorizuar duke parë drejtimin e dy skuadrave këtë sezon. Madje, edhe në fotot e marra nga stërvitja e fundit e të dyja skuadrave, duket qartë se Ferguson është i qeshur dhe i qetë, madje shpeshherë duke bërë shaka me sulmuesit e skuadrës, Runej dhe Van Persi. Nga ana tjetër, Murinjo duket shumë i “thatë” në stërvitje,

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

Parisi ka humbur një tjetër mundësi për të shënuar golin e dytë me atë të Lukas Moura. Vendasit e kanë rritur rritmini lojës, por në momentin e tyre më të mirë, skuadra e Ançelotit ka shënuar golin e dytë. Në minutën e 43-të Lukas ka krosuar një top në zonë për Pastoren, i cili me një gjuajtje diagonale e ka dërguar topin në rrjetë. Pjesa e dytë ka qenë e qetë, pasi Valencia nuk ka pasur fuqinë e mjaftueshme për të përmbysur këtë sfidë.

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

23

Murinjo: S’e mbyll me futbollin pa një Champions të tretë Trajneri i Realit të Madridit në konferencën për shtyp para ndeshjes është ndalur në shumë çështje, që nga objektivi i tij për të fituar Ligën e tretë të Kampioneve, të ardhmen dhe fundin e karrierës. Championsi dhe fati i sezonit “Nuk mund të them se nëse limohemi kemi humbur gjithçka. Në këtë sezonin kemi fituar Superkupën e Spanjës, kemi humbur kampionatin, por jemi ende në garë për Champions-in dhe Kupën e Mbretit, që mund t’i fitojmë ose jo. Është mirë të presim deri në fund dhe më pas të bëjmë bilancin.” Pepe “Është grumbulluar, që do të thotë se është në gjendje të luajë. Ka punuar shumë gjatë kësaj kohe, ka luajtur 25 minuta ndaj Seviljes.” Kriza në dhomat e zhveshjes “Mos jeni gjë vallë në korrent të situatës sime? Unë nuk e besoj. Do të këshilloja që do të ishte më mirë të më dëgjoje deri në fund të konferencës për shtyp dhe më pas të nisje të shkruaje. Lojtarët e mi do t’i shihni në fushë më mirë.” Humbja e Ligës së Kampioneve “Edhe nëse e fitojmë nuk e shoh si dështim. Ka klube të mëdhenj në botë që nuk e kanë fituar asnjëherë këtë trofe. Reali dhe unë jemi të privilegjuar nga ky drejtim. Reali dëshiron të fitojë të dhjetën, ndërsa unë të tretën. Unë kam besim te puna ime dhe jam i bindur se nuk do ta mbyll karrierën me vetëm 2 Champions të fituar.” Pesha e ndeshjes “Unë dhe besoj të gjithë janë të vetëdijshëm se ky është çifti më i fortë në këtë fazë. Fakti që dhoma e gazetarëve është e tejmbushur e tregon se për çfarë ndeshje kemi të bëjmë. Unë e njoh kulturën e futbollit anglez dhe Fergusonit ndaj më besoni, ata vijnë për të bërë një ndeshje të madhe.” Loja e Realit “Di të them se kemi bërë një stërvitje nga ana taktike. Nuk mund të them se si do të luajmë, por vetë e kam të qartë një gjë të tillë.” 15 ndeshje ndaj United “Ka qenë dhe vazhdon të jetë një privilegj të luash kundër United. Të gjithë ne duam të luajmë kundër skuadrave të mëdha, kundër lojtarëve të mëdhenj, kundër trajnerëve të mëdhenj dhe Mançesteri është klubi që i përmbledh të gjitha këto. Mbaj mend ndeshjen e parë, 9 vite të shkuar, mbaj mend gjithçka. Unë shpresoj që në Old Trafford të mos zhvilloj ndeshjen e fundit në Champions për këtë sezon.” Kthimi në Angli “Nuk e di, por ky mund të jetë hapi im i ardhshëm.” Pasuesi i Fergit tek United “Nuk e mendoj se do të ketë një zëvendësues për të. Unë besoj se do ta mbyllim karrierën së bashku, Fergusoni 90 vjeç, unë 70.” Kristiano “Kristiano është lojtari më i madh me të cilin kam punuar. Nga ana tjetër më duhet të pranoj se kam pasur lojtarë që ishin gati të jepnin jetën për mua. Unë mendoj se ai është më i miri në planin sportiv dhe shpresoj që askush të mos ofendohet, por të jeni të bindur se në zemrën time asnjë futbollist nuk është më i privilegjuar, i vlerësoj të gjithë.” Van Persi “Është një lojtar i mirë, që po bën gjëra të mëdha me United. Është një lojtar me ambicie dhe në fushë ndjehet si peshku në ujë. Është i aftë të bëjë diferencën, ndaj duhet të gjejmë një rrugë për ta ndalur.”

Sfida e trajnerëve, 6:3 për Murinjon

duke mos dhënë shenja të asnjë lloj ndjenje. Ferguson: Ndeshja Real-Junajtid, më e madhe se Junajtid – Barcelona Trajneri i Mançester Junajtid e ka vlerësuar ndeshjen e sotme si një takim më të madh se ajo mes skuadrës së tij dhe Barcelonës. Mbase kjo, edhe për faktin se Ferguson ka kujtime të këqija ndaj Barcelonës, ku kujtojmë finalen e Ligës së Kampioneve ku Barcelona fitonte 2:0, me dy gola të Lionel Mesit. “Një përballje Real i Madridit – Man. Junajtid, është më e bukur sesa përballja mes nesh dhe Barcelonës. Kjo është ndeshja më e madhe në Europë”,- ishin këto fjalët e Ferguson për sfidën e sotme duke e cilësuar si ndeshjen më të madhe të Ligës së Kampioneve. “Jemi përgatitur mirë për këtë sfidë. Por përballë kemi një kundërshtar shumë të fortë që luan gjithë sezonin sot ndaj nesh. Ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të shfrytëzojmë mirë rastet që mund të na paraqiten”,- tha Ferguson.

politika: Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: Ervin Koçi rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

»

Përballja ndërmjet Realit dhe Mançester United do të kthejë dhe njëherë rivalitetin e vjetër mes dy trajnerëve, Zhoze Murinjos dhe Aleks Fergusoin-it. Përballja e sotme në “Bernabeu” do të jetë e 15-ta mes dy personazheve karizmatikë. Deri më tani bilanci anon dukshëm nga tekniku portugez, i cili gjatë përballjeve me Fergin e ka mundur në 6 raste, ndërsa skocezi ka fituar 3 herë, ndërsa në 5 takime janë ndarë në barazim. Por në Champions këta dy trajnerë kthehen të përballen mes tyre pas sezonit 2008-2009. Asokohe Mançesteri eliminonte Interin që drejtohej pikërisht nga Murinjo. Rivaliteti mes Murinjos djhe Fergusonit ka nisur në vitin 2004, kur portugezi drejtont Porton, që eliminoi “djajtë e kuq” në 1/8 e finaleve në Champions. Rivaliteti i tyre u shtua dhe më shumë pas kalimit të Murinjos në Angli tek Çelsi. Ndërsa përballja e tyre e fundit i takon vitit 2009, sërish në Champions në 1/8 e finaleve, kur United eliminonte Interin pas barazimit 0:0 në Milano dhe fitores 2:0 në “Old Trafford” me gola të Kristiano Ronaldos dhe Nemania Vidiçit.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E mërkurë 13 shkurt 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.