Metropol 13 shtator 2013

Page 1

»9

Durrës, dy ngjarje të ndryshme

Sulmon me molotov për pronën, kapet e lirohet avokati E premte

13 shtator 2013 Viti IX, Nr. 3079 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

18-vjeçari nga Tirana

Atentat makinës së Shefit Kapet hakeri që të Krimeve e drejtorit të CEZ Shpërthen makina e Shefit të Krimeve të komisariatit nr. 1, s’ka të lënduar. Plagoset drejtori i CEZ për Laçin, teksa luante kazino në Tiranë »6

sulmoi faqe shqiptare, serbe dhe greke »6

Nesër prova Azemi mes heronjve

“Gurët” rezervë të opozitës për të “mbërthyer” PS-në

Basha, Meta, Berisha e Nishani, drekë private pas ceremonisë Mijëra qytetarë nderojnë figurën e Azem Hajdarit, teksa përcillet te Varrezat e Dëshmorëve. Basha: Do jesh vizioni e guximi ynë

»4

Pikët e universiteteve

Më datë 16 dalin 30 mijë fituesit, cilët plotësojnë formularin A3 Si do të procedohet me shpalljen e pikëve të konkurruesve dhe cilët kanë mundësi të aplikojnë formularin A3 për të vazhduar studimet e larta »6

Opinion Nga Nebil Çika

Luga e floririt

»11

Nga Behxhet Shala

Midis shtetit dhe joshtetit

»10

»2-3

Pyetjet që PD pritet t’i bëjë qeverisë. Meta: Mirëkuptim Nën tehun e BE-së

»3

PE miraton raportin “Viza sërish për shkelësit”

Dorëheqje të heshtura

Policia, tani po nis “fortuna blu”, ikën Kuliçaj e Breçani Mbërritja e ministrit Tahiri sjell zakonin e vjetër, shefat pranë largimit. Mbledhje mes krerëve të policisë »7

dossier/ Krimet e Mehmet Shehut

Komanda partizane ua atribuon krimet e komunistëve nacionalistëve shqiptarë Dokumentet që vërtetojnë vrasjet në disa zona të Shqipërisë. Si përshkruhet krimi politik gjatë luftës »18-19

Vëllimi i ri me poezi

Dilemat e poetit Yzedin Hajdari përmes librit “Kështu të dua”

»8


02

« politikë

E premte 13 shtator 2013 •


politikë • E premte 13 shtator 2013

»

03


04

« intervistë

E premte 13 shtator 2013 •


ekonomi • E premte 13 shtator 2013

»

05


06

« aktualitet

E premte 13 shtator 2013 •


aktualitet • E premte 13 shtator 2013

»

07


08

« aktualitet

E premte 13 shtator 2013 •


aktualitet • E premte 13 shtator 2013

»

09


10

« opinion

E premte 13 shtator 2013 •

Midis shtetit dhe joshtetit Nga Behxhet Sh. SHALA

S

htetet e BE-së kanë një qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës: as nuk e njohin pavarësinë e saj e as nuk thonë se Kosova nuk është e pavarur. Është gjetur një përkufizim i pranueshëm për ato pesë shtete anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë, të cilat as mendojnë ta njohin këtë pavarësi. Fillimisht thuhej se dialogu, përkatësisht mungesa e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, është pengesë për njohjen e pavarësisë, ndërkohë që edhe me fillimin dhe përparimin e dialogut midis Beogradit dhe Brukselit nuk ka shenja se këto shtete do ta ndryshojnë qëndrimin rreth Kosovës. Për më keq, neutralitetin ndaj statusit politik të Kosovës BE-ja e ka metastazuar edhe në organizmat e tjerë që operojnë në Kosovë, siç janë OSBE-ja, EULEX-i, KFOR-i, UNMIK-u, UNHCRja, UNICEF-i dhe organizatat e tjera humanitare apo kriminale. Qeveritare apo joqeveritare. Të mbitokës apo nëntokës. Të trimëruar nga ky prapakthim i ndërkombëtarëve apo biseksualitet politik të tyre edhe Serbia i është kapur kësaj valleje, madje në rolin udhëheqës duke këmbëngulur që në të gjitha bisedat rreth Kosovës, neutraliteti ndaj statusit të saj të jetë përcaktues dhe kusht kryesor për bisedime eventuale. Serbia nuk e paragjykon statusin e Kosovës, sepse nuk e njeh atë përkundër deklarimeve të “Shotë Galicës” negociatore të Kosovës, znj. Zezdita Tahriri, e cila pas çdo marrëveshje të nënshkruar e ngulë Kosovën thellë e më thellë drejt fundit të pusit e deklaron se Serbia e ka njohur de facto pavarësinë e Kosovës dhe vetëm duhet pritur ndonjë shekull që kjo të bëhet edhe realitet (!). Në të njëjtën kohë shtetet që marrin vendime në nivel global deklarojnë se për integrimin e Serbisë në BE nuk është kusht njohja e pavarësisë së Kosovës. Unë më shumë i besoj Zezditës, sepse ajo flet nga lartësitë hyjnore për faktin se shumë rrallë vjen në kontakt me tokën duke qenë kryesisht në aeroplan. Ajo është modeste, prandaj udhëton vetëm me klasë biznesi, pasi që edhe politikën e ka bërë biznes shumë përfitues. Fiton shumë lekë pa investuar asgjë përveç dëgjueshmërisë apo fleksibilitetit. Të gjitha lëshimet që po i bëjmë Serbisë bëhen për integrimin e serbëve të rebeluar anekënd Kosovës së pavarur dhe sovrane. Sidomos të atyre në Veri. Kam deklaruar më parë se jam i painformuar dhe injorant legjendar, prandaj nuk mbaj përgjegjësi për huqjet e shumta në parashikimin e gjërave si dhe moskuptimin e proceseve politike. Për këtë arsye e pata pranuar me mirëkuptim dhe si diçka të drejtë dhe shumë pozitive cilësimin e kryeministrit Thaçi se ne që po deklarojmë se Veriu i Kosovës do të ketë autonomi, status special, Republika Srbska apo se do të ndodhë ndarja e brendshme jemi të

painformuar, injorantë dhe kundërshtarë të integrimit të Kosovës në BE, në NATO dhe OKB. Unë kam shkruar shumë se Kosova po federalizohet territorialisht dhe politikisht, prandaj dhe e meritoj titullin e injorantit legjendar. Ka të tillë që janë lakuar duke iu bindur fakteve dhe zhvillimeve politike. Unë edhe më tutje e them se integrimi i serbëve nuk bëhet duke u bërë lëshime që i gërryejnë themelet e shtetit të Kosovës, por duke u krijuar kushte dhe mundësi që ata të bëhen qytetarë të barabartë të Republikës së Kosovës me të gjitha të drejtat dhe obligimet. As diskriminim negativ e as diskriminim pozitiv, por vetëm të drejta sipas Kushtetutës së Kosovës. Pranimi i së drejtës së serbëve që ata të mbajnë qëndrim neutral ndaj pavarësisë së Kosovës është dekurajues, sepse ata i largon nga Kosova. Më gjeni një shtet normal që do ta pranonte këtë cilësim idiotesk siç është ai i neutralitetit ndaj statusit të një shteti! Më gjeni një shtet në Europë, Azi, Amerikë apo Afrikë që organizon zgjedhje si këto lokale të 3 nëntorit 2013, ku nuk ka as logo e as ndonjë shenjë shtetërore në fletëvotime. Më gjeni një shtet në botë ku pozita dhe opozita, analistët dhe ekspertët për zgjedhje tregohen aq të pasinqertë dhe pranojnë kushte që strategjikisht e dëmtojnë mbijetesën e shtetit të Kosovës në fazën e brishtësisë së saj funksionale. Nuk e besoj se ka të tillë apo unë nuk kam lexuar se ka. Me neutralitet nuk krijohen kushte për integrim, por për dezintegrim. Se deri ku ka shkuar guximi i mohimit të realitetit politik dhe pavarësisë së Kosovës tregon edhe një intervistë e kryeredaktorit të RTK-së, programit në gjuhën serbe, të shkarkuar nga posti, i cili në një intervistë dhënë “Kohës ditore” ka deklaruar se ka pasur ide të mira

që ky kanal të profesionalizohet. Si argument kryesor ka theksuar se ai ka qenë për atë që ky program i RTK-së (transmetues publik që financohet nga buxheti i Kosovës dhe që i përgjigjet Kuvendit të Kosovës, themelues i së cilës edhe është) do të duhej të mbajë qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës, përkatësisht se qëllimi i kryeredaktorit të kanalit të RTK-së për gjuhën serbe i ardhur nga Novi-Sadi ka qenë që për Kosovën të thuhet se as nuk është e pavarur e as nuk është pjesë e Serbisë. Idiotizëm dhe arrogancë e llojit të vet! Neutraliteti ndaj statusit të Kosovës do të bëhet kancer për Kosovën, sidomos pas zgjedhjeve të 3 nëntorit 2013, prandaj e them se ndarja e brendshme e Kosovës nuk ka brirë. E pranoj botërisht se nuk jam i mençur as 10 % sa është kryeministri Thaçi, Blerim Shala, Behxhet Pacolli dhe “eruditët” e tjerë politikë, prandaj nuk do të hidhërohem për asgjë që ata do të thonë në adresë të “injorancës sime legjendare”! Madje, ndihem shumë i handikepuar e pse jo edhe i turpëruar që nuk e kam thuajse asnjë cilësi të tyre, siç janë: mençuria, sinqeriteti, pozitiviteti, ndershmëria, bukuria, dashuria ndaj atdheut, ndjenja të sakrifikohem për të vërtetën, ligjin dhe shtetin, shkathtësitë diplomatike, retorikën politike dhe modestinë. Për mua duket se vetëm do të mbetet ëndërr të fotografohem me të magjishmen baroneshën Ashton, me sulltan Nazarbajev, humanistin Robert Mugabe, me krerët e BE-së, diplomatët e pensionuar të shteteve të ndryshme, me tajkunët e Rusisë dhe Serbisë dhe krerët e tjerë të botës. Në fakt, para disa ditësh në shtëpi gjeta një foto të përbashkët me Bacën Adem, siç e quajnë idealistët apo budallenjtë apo Adem Demaçin, siç e quajnë pushtetarët dhe atdhetarët. Me një shpejtësi të madhe dhe në kushte të ilegalitetit e dërgova në bodrum duke e mbuluar me shumë gjëra. Së paku të mos më llogaritet si rrethanë rënduese gjatë ndonjë bastisjeje eventuale, sepse Gjarpinjtë e Gjakut janë shndërruar në Ushujza të Gjakut! Otac Sava dhe nipçe Iliri. Populli shqiptar ka qenë disa herë para shfarosjes. Sipas insajderit Ilir Deda në emisionin Rubikon u bënë sebep Otac Sava, kryeparkiarku Teodosije dhe Ilir Deda, që shqiptarët, por edhe serbët shpëtuan pas tensionimit të situatës në Veri dhe armatosje së serbëve. U ndihmoi edhe Daut Haradinaj. Duket se kanë vepruar sipas Kanunit të Lekës dhe Kanonikut të Car Dushanit në kohën kur Hashim Thaçi paska dashur ta ndajë Kosovën. Mirëpo duket se Ali Ahmeti e paska penguar këtë ndarje bashkë me Angela Merkelin! Ilir dhe të gjithë që na keni shpëtuar, faleminderit shumë! Veliko Hvale. Tankeshe! Tash kam filluar të tmerrohem nga frika. Për aq sa kam lexuar, fjala “insajder” kryesisht nënkupton se dikush futet brenda për qëllime të caktuara. Me një fjalë, është informator i dikujt. Mos po gaboj?!

Një xhelat për kulturën

P

o të shtrohej pyetja, pa provuar për ta sofistikuar aspak, cila do të ishte përgjigjja se ç’është kulturë e ç’është art? Një pikturë e varur në mur ose një libër i vënë diku në raft? Përgjigjja e menjëhershme do të mund të ishte kjo: ceremonitë e dasmave dhe ato të vdekjeve, sigurisht. Dija mbi socializmin e fashizmin, osmanizmin e europianizmin. Stepat ruse kah kanë shëtitur faktet e historisë apo i ftofti që ngriu ushtrinë gjermane? Një film dokumentar i pazakontë, një film i moçëm bardh e zi, apo një aksion i sotëm? Një “Grand Hotel” apo një Greta Garbo? Një këngë që të fut në ritëm apo një klasikë që të rrëqethë. Kupolat e kishës, minaret e xhamisë apo gurët mijëvjeçarë të arkitekturës antike. Kuzhina dhe shujtat e shtruara bukur, dizajnet, paradat dhe ngjarjet e komunitetit. Frizura e Rihanës dhe atletet e Ritës? Pulat e Petritit, tabuti i Anri Salës, apo tavolina e përmbysur e Sislej Xhafës. Një iphone apo një galaxy. Makiato a një expresso pasdite pas punës. Një intelektual me kollare apo një e kulturuar me fustan elegant. Një

Nga Blerina GAXHA

festival në rrugë a një kinema mbi lumë. Një homoseksual që s’do të guxoje ta quaje “peder”, por do të doje ta gjuaje me gur, apo një film erotik në shtëpi, ku femrat mund të jenë çkado. Një yll roku, një reper, një kuller, apo një zotni e një zonjë klasike. Nga përrallat e rrëfimet tradicionale deri te historitë e kompjuterizuara. Një pinok druri dhe një pinok robot. Nga qilimi i kuq deri te piramidat e Egjiptit dhe mijëra vjet më parë. Çfarë e bën botën e madhe të artit e të kulturës? Përkufizimi i “ artit dhe kulturës “ është gjithëpërfshirës. Kështu do të thonë të gjithë. Jo vetëm një pikturë varur në mur. As edhe një raft mbushur me libra, një film, teatër, valle a çfarëdo kreaturë tjetër vizuale, por gjithçka e përtej. Diçka si sufizmi, si mënyra e të jetuarit, frymë siç marrim dhe krejt çka jemi e ç‘dukje kemi. Por a është duke i vrarë shqiptarët kultura e politikës, apo politika pa kulturë, apo ndoshta po i vret kultura e mospunës, sepse po shndërrohen në kombin më dembel të kontinentit. Sa për artin, Pikaso spanjoll do të shkruante: “Të gjithë e dimë se arti nuk është i vërtetë. Arti është një gënjeshtër që na bën të kuptojmë të vërtetën që nuk na është dhënë ta kuptojmë. Artisti duhet të

dijë se si t’i bindë të tjerët për vërtetësinë e plotë të rrenës së tij”, që duhet të jetë një rrenë e bukur patjetër! Në anën tjetër, sa të vetëdijshëm jemi për ndikimin e kulturës në sjelljet dhe në mënyrën e të menduarit? Mbase ndonjëherë do të duhej që të ndalemi dhe të mendojmë për sistemin e vlerave, të cilat i marrim si të garantuara, t’i shohim ato nga një tjetër perspektivë. Cili është roli i sistemeve dhe ideologjive në jetën tonë? Cili është roli i religjioneve? Cili është roli i traditës dhe historisë ndër ne? Ose cili është rreziku i dekulturalizimit të komunitetit? Përmbysja e pothuaj të gjitha vlerave dhe formave të funksionimit si shoqëri ose komunitet dhe shndërrimi i interesave individuale në vlera absolute ka bërë që Kosova dhe shqiptarët të mos e kuptojnë më as kulturën e komunitetit, as artin e entitetit. Kjo ka bërë që shumica prej nesh të mos kemi as fuqi, as dije që t’i përgjigjemi pyetjes së shtruar në fillimin e këtij shkrimi: ç‘është kulturë e ç‘është art? Kjo sigurisht nëse pajtohemi se hajnia nuk mund të ngrihet në art, se hipokrizia nuk mund të shndërrohet në kulturë. Apo ndoshta në jemi populli i mjeshtërisë artistike, të hajnisë dhe hipokrizisë!


opinion • E premte 13 shtator 2013

»

11

“Luga e floririt” Nga Nebil ÇIKA

K

ryeministri Rama paraqiti në Kuvendin e Shqipërisë programin e qeverisë së tij në mungesë të opozitës, e cila braktisi sallën pas akuzave që Rama i bëri qeverisjes së saj tetëvjeçare. Ashtu siç pritej, programi i prezantuar nga zoti Rama ishte i natyrës demagogjike e propagandistike, karakteristikë kjo e së majtës historike shqiptare, një premtim i parajsës mbi tokë, një gjuhë që shqiptarët nuk e dëgjojnë për herë të parë në historinë e shtetit të tyre. Rama, ashtu si në fushatë elektorale, premtoi shëndetësi falas, legalizim falas, zhvillim ekonomik, taksa progresive, ujë në çdo shtëpi e në çdo parcelë, shtet ligjor, drejtësi rend publik, institucione e administratë ndryshe etj., por nuk tha se si e me çfarë do ti realizojë qeveria e tij të gjitha këto. Të vetmet gjëra të sigurta që z. Rama vuri si garanci për realizimin e këtij programi ishin votat e “një milion shqiptarëve dhe asistenca britanike”, gjëra plotësisht të pamjaftueshme për realizimin konkret të parajsës që ai premtoi në këtë paraqitje të programit të qeverisë së tij. Paralel e në kontradiktë me këtë program z. Rama foli për një vend të shkatërruar, pa liri e demokraci, në krizë të thellë ekonomike, morale e institucionale si pasojë e qeverisjes së mëparshme. Realiteti i nxirë i Shqipërisë nga z. Rama e bëri edhe më pesimiste atmosferën në opinionin që pak beson te mundësitë e realizimit të programit të qeverisë se tij. Nëse Shqipëria ndodhet në situatën që e parqet z. Rama, atëhere ku do t’i gjejë z.Rama paratë apo mjetet e tjera për të realizuar mrekullitë socialiste që premtoi nga foltorja e kuvendit të Shqipërisë?! Po siç thashë më lart, shqiptarët nuk e dëgjojnë për herë të parë një gjë të tillë. Shumë vjet më parë, më 1944, paraardhësit politikë të z. Rama dhe qeverisë së tij u premtuan shqiptarëve gënjeshtrën më të madhe e më me pasojë negative në historinë tonë kombëtare: lugën e floririt. “Do të hamë me

lugë floriri”, - u premtonin komunistët, një politikë që mashtroi jo pak shqiptarë në ato vite, gjë që e pësuan me 50 vjet diktaturë, izolim dhe uri, një gjëmë të paparë ndonjëherë në historinë e popullit e të kombit tonë. Premtimet e djeshme të z. Rama i ngjanin aq shumë “lugës komuniste të floririt” edhe për nga toni, por edhe nga orientimi kundër një shtrese shoqërore të programit të tij, sidomos në planin ekonomik. Rama ua premtoi “lugën e tij të floririt” të varfërve dhe kërcënoi me taksa e tatime të jashtëzakonshme të pasurit. Taksa progresive e aplikuar për herë të parë nga Spiro Koleka në vitin 1945, sipas tij, do të risillet sërish në fuqi si masë kundër të pasurve të këtij vendi, por nuk është e qartë nëse kjo masë do të përfshijë edhe milionerët e grupit parlamentar të PS-së. Të pasurit jo vetëm që do të tatohen më shumë, por nuk do të përfitojnë nga ligji apo procesi i legalizimit për të cilën z. Rrama kërcënoi se do ta paguajnë shtatë fish si çmim, por edhe si ndëshkim për atë që ata i kanë bërë Shqipërisë. Retorika e Ramës kundër të pasurve me kujton një ngjarje të vitit 1945 diku në Veri. Komisari partizan mblodhi fshatarët e varfër të zonës për t’u shpjeguar atë “lugën e floririt”. Për ta konkretizuar u premtoi se partia do ta

luftonte bajraktarin e do ta bënte një lloj me fshatarët e tjerë. “Na keni premtuar se do na bëni ne si bajraktarin e jo barkarin! – i thanë fshatarët që e kuptuan me vonesë mashtrimin komunist të “lugës së floririt”. Politika e “lugës se floririt” . Ndërsa betohej për respektim të opozitës në parlament, ai e akuzoi atë dhe qeverisjen për krime, korrupsion, deformim të demokracisë, mungese të lirisë. Rama premtoi se ishte mandatuar të mos linte pa ndëshkuar krimet politike dhe autorët, siç tha ai, “vrasësit e Gërdecit dhe 21 janarit” si plotësim i drejtësisë dhe vullnetit të popullit, duke marrë kështu atribute të gjykatave, një kërcënim ky i hapur për pavarësinë e këtij pushteti. Mirëpo ndërsa artikulonte këtë frazë pas tij në krye të Kuvendit ndodhej pikërisht sebepi i tij për organizimin e 21 janarit “bashkëkryeministri” Ilir Meta, për “përgjegjësinë” e të cilit ka kohë që nuk flet më. Rama ka të drejtë parimisht kur thotë se ajo për të cilën PD-ja u votua në vitin 1992 nuk u realizua, por gabon objektivin, pasi ajo dështoi së pari se nuk ndëshkoi dot autorët e krimeve politike e shtetërore të komunizmit. Ky qëndrim agresiv me opozitën përbën gjithashtu një alarm se shqiptarët mund të ndodhen sërish si në kohën e “lugës së floririt” të vitit 1945, kur parajsa e premtuar u kthye në ferr të vërtetë për shumicën, në mënyrë të veçantë për ata që e besuan e mbështetën autorët e këtij mashtrimi historik. Një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve është harresa që reflektohet me votimin apo mbështetjen herë pas here të ish-komunistëve dhe mashtrimeve të tyre të përsëritura. Duke nisur nga “luga e floririt” e Hoxhës në vitin 1944 deri te kthimi 100% i parave të humbuar në piramida i Nanos më 1997, duket një histori e tërë mashtrimi e demagogjie politike, që bashkë me dyshimet e arsyetimet logjike për pamundësinë e realizimin të këtij programi të qeverisë së re janë arsye e argumente të forta, që e bëjnë tërësisht të pabesueshëm edhe “Shqipërinë e gjeneratës tjetër” të Edi Ramës.

Patologjia e Gruevskit

U

nis me embargon e miellit dhe përfundoi me bllokim total të kufirit ndërshtetëror ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës. Dje gjatë ditës kufiri në Han të Elezit dhe në Jazhincë u ngjante kufijve që ndajnë Korenë e Jugun me atë të Veriut. Ngërçi ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy shteteve po shihet hapur se gjenezën e ka te politika, ose thënë troç të qeveria “Gruevski”, e cila po e manifeston hapur avazionin patologjik ndaj shqiptarëve. Imagjinojeni, qeveria e Maqedonisë përveç që aplikoi taksën kufitare për kosovarët, në plan e ka idenë e marrë që të vendosë edhe viza për kosovarët. Me këtë veprim ky politikan me ide të Millosheviçit po tenton t’i bllokojë shqiptarët, ose të paktën këtë “armë” ta përdorë si kërcënim, që Prishtina zyrtare t’ia heqë embargon e produkteve “Made in Makedonia”. Duke bllokuar me kamionë e autobusë rrugën për në Shkup dhe Tetovë, Gruevksi po mundohet të tregohet car që e ka në grusht kombin shqiptar, duke ua ndërprerë lidhjet farefisnore sa herë që ai dëshiron. Por për t’ia bërë bajat këtij politikani, që mendjen e ka në

Nga milahim shefkiu

Beograd, duhet vazhduar për disa muaj embargon e produkteve maqedonase, derisa qeveria në Shkup të lodhet nga mosshitja e produkteve të saj, sepse dhe ashtu përveç Kosovës kush nuk ua blen. Nëse janë të vërteta shifrat, Maqedonia humb për çdo ditë nga 1 milion dollarë, nëse nuk i shet produktet e saj në Kosovë. Pra, eksporti maqedonas në Kosovë është mbi 300 milionë euro, kurse eksporti kosovar në Maqedoni është 20 milionë euro. Në bazë të kësaj përllogaritje Kosova nga mosshitja e miellit dhe disa produkteve të tjera humb 5400 euro në ditë, duke mos llogaritur këtu taksat kufitare që duhet t’i paguajnë kosovarët që hyjnë në këtë shtet. Edhe nëse vazhdojnë të paguajnë taksa, nuk bëhet kataklizmi, sepse shqiptarët e Luginës së Preshevës ka gati dy vjet që paguajnë taksa për të hyrë në Kosovë. Pra, në këtë rast kemi qeverinë e Maqedonisë që po aplikon taksa për shqiptarë, ndërsa shqiptarët e Luginës së Preshevës i paguajnë taksa Kosovës, që është më shumë se skandaloze. Në rrjetin social “Facebook” shqiptarët janë çartur pse s’po mund të shkojnë kollaj në Shkup, sepse ua paska prerë rrugën Gruevski me sllavo-maqedonasit e tij. Kjo masë duhet të ndikojë si mësim didaktik për qeverinë e Kosovës, por edhe vetë koso-

varët se të aplikohen taksa për vëllezërit e tjerët është pazar me humbje, sepse populli thotë “kush qesh i vesh”. Me rastin e Maqedonisë fajet i kanë edhe shqiptarët që janë pjesë e qeverisë së Gruevskit, sepse edhe ata kanë kontribuuar për këtë katrahurë kufitare. Madje për shumëkënd taksën kufitare dhe bllokimin e kufirit kosovarët e kanë peshqesh edhe nga ministrat shqiptarë në Maqedoni. Populli thotë se “sakica e ka bishtin mbrapa”. Nëse mali është ankuar se sakica po e pret, sakica është arsyetuar se këtë po e bën me bisht. Kosovarët e kanë ngrënë nga shqiptarët e Maqedonisë, ndërsa ata të Luginës së Preshevës nga qeveria e Kosovës. Ndoshta nuk është rasti të bëhen krahasime ndërmjet këtij ngërçi politiko-ekonomik që po ndodh me Maqedoninë, sepse në Serbi veç i thanë lekët dhe hyn, ndërsa në Maqedoni nuk mundesh, sepse sllavo-maqedonasit e kanë bllokuar rrugën, por taksa është e njëjtë. Madje, nga Serbia në Kosovës për të hyrë me veturë duhet të paguash 20 euro, ndërsa në Maqedoni, nëse hiqen bllokadat, mundesh të hysh dhe me 10 euro. Ndërsa si fund, në gjithë këtë lëmsh, qeveria e Kosovës duhet t’ia vazhdojë embargon Maqedonisë, derisa Gruevskit t’i kërcasin dhëmbët.


12

« thashethemevip

E premte 13 shtator 2013 •

C Dafina Zeqiri debuton në modë Sjell koleksionin e saj të parë të veshjeve E njohur për stilin e saj që ndryshon me akrepat e orës e që preferohet prej mijëra fansave të këngëtares, Dafina Zeqiri ka vendosur të sjellë dhe linjen e saj të parë të veshjeve. Nëpërmjet Twitter, ajo ka paralajmëruer se së shpejti do të prezantojë koleksionin e saj të parë në bashkëpunim me Lia, i cili do të mbajë emrin “Duff&Lia Collection”. Ky mesazh është shoqëruar dhe me një foto, në të cilën lihet të kuptohet se këngëtarja ka veshur një kombinim të këtij koleksioni. Veshjet duken ‘cool’ dhe ne i urojmë Dafinës: Suksese!

Eliza Dushku, “Time Angel” së bashku me Santigold dhe Mays Eliza Dushku së bashku me Santigold dhe Jayma Mays janë “Time Angels”. Eliza shfaqet shumë këndshëm dhe interesante, në këtë episod të NTSF:SD:SUV, i cili transmetohet në kanalin “Adult Swim”. Nëse keni mundësi ta ndiqni, këshilla është” mos e humbni, pasi është vërtet gallatë!

Nora ka nevojë të heqë disa kile! Nëse shikoni një foto të publikuar nga vetë Nora në Instragram, duket qartë se bukuroshja në fjalë e ka tepruar paksa me ushqimin. Disa kilogramë më tepër i janë shtuar te barku dhe vithet. Kjo gjë është e dukshme dhe në foton që po ju sjellim.

Dhurata Ahmetaj “Ama veç pak” “Ama veç pak” titullohet kënga që këngëtarja Dhurata Ahmetaj bashkë me reperin e grupit ‘TBA’, Presionin, ka plasuar në treg. Kënga që është produkt i BleroEnt është realizuar bashkë me videoklip. Dhurata në këtë këngë flet për atmosferën që duhet të krijohet në publik, ndërkaq Presioni tregon se si ndizet një splif (lloj droge). “Kemi dashur që në këtë bashkëpunim të sjellim një këngë dhe klip më ndryshe dhe besoj se i’a kemi dalë”, ka thënë Dhurata për “Zëri”.

eremonia e parë e garës për zgjedhjen e Miss World 2013, ka nxjerrë disa nga favoritet, të cilat mund të triumfojnë në finalen e 28 Shtatorit, e cila mbahet në Bali. Dhe natyrisht bastoret nuk mund të qëndrojnë anash kur bëhet fjalë për një eveniment të tillë, por edhe ato japin vlerësimet dhe nxjerrin kuotat se cila prej mund të ngadhënjej. Dhe në bazë të këtyre vlerësimeve, së paku sa i përket vendeve të Ballkanit, me kuotën më të lartë prin bukuroshja e cila përfaqëson Kosovën, Antigona Sejdiu. Antigona është 19 vjeçe, ndërsa ka lindur në Gjermani, edhe pse tani jeton në Prishtinë. Ajo konsiderohet si kandidatja kryesore për të rrëmbyer titullin e më të bukurës në botë, duke o pozicionuar e teta në mesin e bukurosheve nga e mbarë bota, por me vlerësime gati të barabarta me 7 bukuroshet e tjera që janë para saj. Antigona, sipas bastoreve, ka shanset për fitore prej 19:1. Por ajo që është me rëndësi të thuhet, është se Antigona prin para të gjitha përfaqësueseve të vendeve të Ballkanit. Kur flitet për përfaqësueset e këtyre vendeve, pas Antigonës më së larti është pozicionuar ajo e Kroacisë, por në vendin e 48-të, pastaj ajo e Serbisë është në vendin e 61-të dhe Malit të Zi e 71-ta, si dhe bukuroshet nga Bosnja dhe Maqedonia të cilat janë renditur në pozitën e 87-të, respektivisht në të 88-ën. Kur bëhet fjalë për favoritët, në vend të parë gjendet Rusia, me përfaqësuesen e saj Elmira Abdrazakova, të cilën ndryshe e quajnë “Margaritari i Sibirit”. Pas saj vijnë edhe Nevlet Dion nga India, pastaj vijë misat e Kinës, Filipineve, Kolumbisë, Venezuelës dhe Republikës Dominikane. Se cila prej këtyre bukurosheve do të triumfojë në fund, duhet të presim datën 28 shtator, kur zhvillohet ceremonia kryesore.

Antigona Sejdiu

mund të fitojë “Miss World 2013”


thashethemevip • E premte 13 shtator 2013

»

13

Franceska mund të pozojë edhe nudo për para Ish e dashura e banorit tjetër të BB5, Ermalit, tërheq vëmendjen kryesisht me zbulimin e linjave në fotot e realizuara në plazhet shqiptare. Por a do të guxonte Françi të pozonte nudo? Bukuroshja është dakord, por kjo varet nga shuma që i ofrohet. “Edhe ndoshta, por kjo varet nga shuma që ofrohet. Nuk kam gjë në mendje pasi jam e fokusuar te shkolla, megjithatë nuk anashkaloj asnjë ofertë që më vjen”, është shprehur Françeska Jaçe.

E zjarrta

Anxhela Martini! 720 konkurrentë për çmimin e X Factor Albania 7200 konkurrentë kanë marrë pjesë në audicionet e sezonit të ri të X Factor Albania, i cili fillon transmetimin këtë muaj. Me sa duket, askush nuk është larguar nga juria, e cila do të vazhdojë të përfaqësohet me Sonin, Tunën, Pandin dhe Albanin, ndërkohë që të ftuar si gjyqtarë do të jenë edhe Anjeza Shahini, Aurela Gaçe, Ledina Çelo etj.

Antoinette

Kalaj

në filmat “Riddick” & “Don Jon”

Këtë muaj në kinematë amerikane. Shqiptarja përkrah Vin Diesel. Nëse keni qenë të vëmendshëm, atëherë e mbani mend që ne ju kemi treguar kohë më parë se në serinë e re të “Riddick” (Film fantastikoshkencor) në rolin kryesor të të cilit interpreton Vin Diesel, interpreton në një rol episodik dhe aktorja/ modelja shqiptare Antoinette Kalaj. Ndaj nëse ende nuk e keni parë këtë film, mos hezitoni të shkoni në kinema ku dhe po shfaqet momentalisht. Fale Antoinette, tani keni dhe një arsye më shumë. E nëse dëshironi më shumë prej Antoinette, mos harroni më 27 Shtator, të shikoni “Don Jon” me Scarlett Johansson dhe Joseph Gordon-Levitt, ku ajo ka një tjetër rol episodik. Aktorja pas disa reklamave të suksesshme televizive, dalëngadalë po ndërton karrierën e saj kinematografike në Hollivud, ku vitin e ardhshëm do të shfaqet me role protagoniste në dy filma.

N

ë disa foto të postuara nga Angela Martini në Instagram, ajo tregon se është padiskutim një nga femrat më seksi dhe të nxehta shqiptare. Më poshtë po sjellim disa prej fotove të asaj, që me siguri do të dini t’i shijoni!

Se vetëm zemra flet saktë për Rona Nishliun Kjo është kënga më e re e Rona Nishliut, pjesë e fushatës “Bëhu cool mos bjer shpullë” i projektit “Vetëdija gjinore pjesë e kulturës së përgjithshme” të QKSGJ. Zakonisht, këngë të fushatave të tilla shoqërore, janë disi të vakta, por një gjë e tillë s’mund të thuhet për Ronën, e cila me këngën e dytë të këtij lloji, që prej prezantimit në “Eurovision”, ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut muzikor për një prurje origjinale dhe cilësore, siç di vetë Rona. Jo vetëm kënga është shumë e bukur, por edhe veshja e Ronës dallohet për stil origjinal.


14

« gossip

Siva Kaneswaran i sugjeron Rihannas pushim Anëtari i bendit “The Wanted” Siva Kaneswaran dëshiron që Rihanna të pushojë për pak kohë nga muzika. Këngëtari 24 vjeçar beson se krijuesja e hitit “Stay” ka nevojë që të pushojë një vit shkaku i orarit të ngjeshur që ka pasur. Ai beson se jeta e saj lidhet vetëm me punën dhe mendon se ajo e meriton pak pushim nga industria muzikore për t`u fokusuar në jetën e saj. “Sinqerisht, ajo është shumë e mirë. Nuk kam ndonjë fjalë të keqe për të”, ka thënë ai për “Digital Spy”. “Ajo arriti sukses me këngën e saj të fundit dhe meriton pak pushim pas publikimit të albumit. Ajo publikoi këngë pas kënge dhe nuk mund të ndalet. Ajo po punon çdo ditë të javës”, ka shtuar Kaneswaran. “Kam menduar se orari jonë është i ngjeshur, por i saji është shumë më i rëndë se i yni!”, ka shtuar anëtari i “The Ëanted”.

E premte 13 shtator 2013 •

Këshilla për një vit të shëndetshëm shkollor

Khloe nxitet të divorcohet Kris Jenner është e paepur që vajza e saj Khloe Kardashian të divocrohet nga burri i saj tradhtar dhe që supozohet se është i varur nga droga, Lamar Odom. Khloe nuk dëshiron t’i japë fund martesës së saj, por nëna e saj mendon se ajo duhet ta bëjë këtë për hir të imazhit të familjes. “Khloe nuk dëshiron në asnjë mënyrë divorc. Kris në anën tjetër, është për këtë. Ajo mendon se Khloe duhet t’i japë fund me Lamar – ndoshta kjo do të jetë një zile zgjimi për të”. “Kris mendon se mjaft është mjaft. Nëse Lamar nuk dëshiron ndihmë, atëherë Khloe duhet t’i japë fund martesës së tyre menjëherë!”, ka thënë burimi.

Kim Kardashian nuk është duke u përpjekur të humbë peshë Është e vërtetë që Kim pas lindjes së vajzës ka qëndruar larg kamerave dhe vëmendjes televizive, por arsyeja nuk ka qënë përgatitja e trupit për të humbur peshë. Këtë e konfirmon trajneri Tracy Anderson. “Ajo është thjesht duke kaluar kohë me vajzën e saj dhe nuk shqetësohet për trupin”, ka thënë trajneri. Për sa i përket lidhjes së Kim me vajzën, ajo është shprehur se Kim ka për të qënë një nënë e mrekullueshme.

P

ushimet kanë mbaruar dhe të gjithë fëmijët janë duke u përgatitur për një vit të ri shkollor. Për këtë ne po ju japim një guidë të shëndetshme për ta ndjekur këtë vit shkollor. Ushqimi Me rritjen e obezitetit tek fëmijët, është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për zakone të shëndetshme të të ngrënit. Tre vaktet në ditë janë shumë të rëndë-

sishme. Fëmijët nuk duhet t`i shpëtojnë mëngjesit në favor të gjumit dhe prindërit duhet t`i inkurajojnë fëmijët për të qëndruar larg ushqimeve të thata dhe fast foodeve. Ushtrimet Ushtrimet janë të lidhura me ushqimin. Është shumë e rëndësishme që t`i lini mënjanë fëmijët nga teknologjia, dhe orën e lirë ta shfrytëzoni duke ushtruar fizikisht fëmijët. Studimet kanë treguar se shumë fëmijë diagnostikohen me sëmundje që shfaqen tek të rriturit si sëmundje të zemrës,

diabeti, dhe kolesteroli i lartë. Siguria Prindërit e dinë shumë mirë se sa rëndojnë çantat e shkollës së fëmijëve. Sigurohuni që pesha e cantës së fëmijës të mos jetë më shumë se 10 ose 20 % e peshës së trupit të tij. Sigurohuni edhe për mjetet e transportit të fëmijëve që i çojnë në shkollë. Ata duhet të venë rripin e sigurimit në çdo mjet që hipin qoftë në makinë apo në autobusin e shkollës. Nëse ikin me biçikletë sigurohuni që të vendosin gjithmonë helmetën.

Gjumi Gjumi është një nga faktorët e rëndësishëm që influencon shëndetin. Mos e lejoni fëmijën që të studjojë deri në orë të vona. Kapërcimi i orarit të gjumit çon në sëmundje si dhe në një përqëndrim më të ulët në klasë. 8 orë gjumë janë shumë të rëndësishme. Përpiquni që fëmijët të mos stresohen shumë. Dihet që shkolla mbart presion dhe pritshmëri të larta, por një nga gjërat e rëndësishme është që fëmijët duhet të jetë i shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht. Një vit të mbarë shkollor të gjithëve!

Meshkujt dobësohen më shpejt se femrat

N Liam, e tradhton ende Mileyn Liam Hemsworth vazhdon ta tradhtojë të fejuarën e tij Miley Cyrus, edhe pse u mendua se dyshja i lanë prapa problemet e muajve më parë. Sipas një raporti të ri në mediat amerikane, aktori seksi vazhdon të shkëmbejë mesazhe të nxehta tekstuale me January Jones, femrën me të cilën e tradhtoi të dashurën e tij në fillim të vitit. “Dua të të XXX”, shkruan mesazhi i Liam dërguar Januaryt, sipas Us Weekly. January dhe Liam ishin pjesë e një skandali në muajin janar, kur kaluan momente të nxehta në një festë gjatë sezonit të Oskarit, por që atëherë aktori i ka qëndruar në krah Miley, pavarësisht lidhjes së tyre të paqëndrueshme.“Liam dhe Miley nuk janë ndarë zyrtarisht, por gjithçka ka përfunduar mes tyre. Thjesht asnjëri nuk dëshiron ta tërheqë shkrehësen”, ka thënë burimi.

jë studim i ‘Slimming World’ që ka vëzhguar dobësimin e rreth 1.2 milionë personave ka dalë në përfundimin se meshkujt e kanë më të lehtë të humbin peshë sesa femrat. Kjo gjë ndodh sepse meshkujt janë më të përqendruar dhe më pak të fiksuar pas ushqimit. Mesatarisht, meshkujt ranë 7.2 kilogramë gjatë 12 javëve të vëzhgimit, ndërsa femrat vetëm 5.4 kilogramë. Sipas ‘Slimming World’, meshkujt janë më të aftë në injorimin e tundimeve ushqimore dhe nuk kalojnë momentet e këqia duke ngrënë. Kjo lidhet me një kombinim gjenetik (muskujt shtesë që ka një mashkull ndihmojnë metabolizmin) dhe faktorësh kulturorë.


gossip • E premte 13 shtator 2013

»

15

Rihanna i “vjedh” shoqen Orës

Vishet

Mila Kunis mahnitëse në tapetin e kuq

Miley Cyrus

Në daljet e kohëve të fundit në skenë, në setet fotografike provokuese dhe në videoklipin e këngës më të re na ka mësuar ta shohim me sa më pak veshje që është e mundur ose krejtësisht nudo, kështu që të bën përshtypje kur më në fund sheh këngëtaren Miley Cyrus të veshur. 20-vjeçarja u fotografua pas daljes nga studioja e regjistrimit në Londër e “mbështjellë” e tëra. Mbase i ftohti i Londrës ka çuar Cyrus në një zgjedhje të tillë, por që duket pak e çuditshme e veshur për syrin tonë pas imazheve të fundit që na ka përcjellë. Tashmë emri i këngëtares Miley Cyrus, është i njohur për talentin e saj në muzikë dhe aktrim. Pas famës së fituar nga seriali për adoleshentët “Hannah Montana”, Miley bëri një pauzë të gjatë për tu rikthyer vrullshëm, por kësaj radhë ndryshe. Këngëtarja u pa me ndryshime drastike në look dhe sjellje.

Kishte pak kohë që nuk po dëgjonim e as po shihnim gjë nga aktorja super seksi Mila Kunis e cila është cilësuar vitin e shkuar si femra më seksi në botë. Është ky një rikthim shpërthyer i kësaj aktorjeje super seksi dhe imazhet na vijnë nga tapeti I kuq I Festivalit të FIlmit në Toronto ku po prezantohet filmi ku ajo është protagoniste “Third Person”.

R

ihanna ka bërë sërish një gjest të guximshëm në natën e së martës në nisjen e koleksionit të saj të modës në Londër. Super ylli botëror i kishte bërë buzët ngjyrë të kaltër, të kompletuara me një xhaketë të zezë, të veshur me një këmishë të zezë dhe xhinse. Ajo ka festuar për koleksionin e saj te ri vjeshtë/dimër për River Island, dhe gjatë kësaj kohe ka qëndruar me shoqen e saj, modelen Cara Delevingne. Ndërkohë që ylli botëror e pranishme në një kncert në Amsterdam, vazhdon te provokoje fansat aty. Këngëtarja Rihanna gjatë këtij koncerti në Amserdam ka ndezur skenën me gjeste provokuese dhe një look transparent. Së fundmi flitet se Rihanna është në lidhje me reperin A$AP Rocky.

Aventura Evropiane e Beyonce

Emily Blunt shtatzënë me fëmijën e parë Emily Blunt dhe John Krasinski bëjnë publik lajmin se janë në pritje të fëmojës së parë. Burime të aktores kanë konfirmuar se çifti është në pritje të fëmijës së parë. Emily dhe John e forcuan lidhjen e tyre në 2010 dhe gjithmonë e kanë treguar hapur dëshirën e tyre për të filluar një familje. Ata janë që të dy të emocionuar për këtë lajm.

Ajo po e shijon në maksimum aventurën Evropiane përkrah njerëzve më të dashur, partnerit Jay Z dhe vogëlushes Blue Ivy Carter. Bëhet fjalë për Beyonce, e cila ka ndarë foto të reja me fansat ku shfaqet super natyrale pa make-up. Në foto të tjera shihen qartë format seksi të këngëtares bukuroshe, e cila duket se kujdeset shumë për veten.


16

« bota

E premte 13 shtator 2013 •


bota • E premte 13 shtator 2013

»

17


18

« dossier

E premte 13 shtator 2013 •

Krimet e Mehmet Shehut

Partizanët ua atribojnë krimet e komunistëve nacionalistëve shqiptarë

Nga Albert KOTINI (vijon nga numri i kaluar)

N

ë listën e kriminelëve të luftës komanda partizane në Gjirokastër ka rreshtuar 204 veta. Duke u atribuar këtyre 756 vrasje, 5358 djegie shtëpish, 26 çnderime dhe grabitje etj. Këto u atribuohen vetëm nacionalistëve, si “bashkëpunëtorë” me armikun, duke përfshirë emra të tillë si Bahri Omari, Hysni Popllo, nga Lazarati, e mjaft emra të tjerë, që populli i njehte mirë se ata nuk vrisnin një mizë e jo të ishin kriminelë. Mirëpo ngjarjet mbi krimin në Gjirokastër mbajnë etiketime të tilla, që vijojnë: “Boco Kalo dhe Tare Kalo, i biri i tij, kur kthyer nga Italia, pasi kishte mbaruar universitetin, po jepte mësim në Gjirokastër për italisht. Nuk kishte bërë asnjë veprim tjetër veç mësimit. Vritet nga Shefqet Peçi. I biri pa mbushur 16 vjeç thërriste: Aman, mos ma vrisni babanë! Por a mund të kishte shpirt Shefqet Peçi apo Petref Kokona. Në listën e gjatë të vrasjeve të Shefqet Peçit nën urdhrat e tij janë: Myazafer Shehu dhe djali i tij Duro Shehu, Emin Kokalari, Safedin Hadëri, Hajro Late, Vasil Shahini, përfshirë edhe xhaxhain e Adil Çarçanit. Pse nuk dha llogari Shjefqet Peçi për dekoratat që mori për vrasjen e tyre? Dokumentat më domethënëse, që zbulojnë Shefqet Peçin, si një kriminel të regjur janë ato të Korpusit III, me qendër në Shkodër, në cilësinë e komandantit dhe gradë kolonel. Kështu, në AQU, dosja 8, nr.47 rezervat Shkodër në dt. 31.1.1945, në telegramin që i dërgon Koçi Xoxe këtij korpusi, midis të tjerave shkruan: “Rinia antifashiste e Tiranës, në një miting të gjerë kërkoi që kriminelët e luftës që ndodhen këtu të dalin sa më parë para gjyqit dhe për ata që janë dorëzuar tek aleatët, kërkoi kthimin e tyre në Shqipëri. Populli në formë manifestimi, shkoi përpara misioneve aleate duke bërtitur dhe kërkuar dorëzimin e të arratisurve politikë”. Historia e zbardh ndryshe të vërtetën e këtyre vendimeve të gjykatave speciale, për vendimet me pushkatim, që ka marrë në vitin 1945 ndaj “kriminelëve” të sajuar dhe jo ndaj atyre të vërtetë, si puna e Shefqet Peçit. Shkresa nr 27. dt 3.4.1945, Shkodër përcakton: “Komandës së Përgjithshme: Mbrëmë, ora 1 pas mesnate, kur kalonin trapin e Bunës, për të shkuar në Tivar, 200 të rimobilizuar jugosllavë (kosovarë), njëri prej tyre çarmatosi në befasi, një ndër 20 partizanët shoqërues, jugosllavë dhe vrau... prej tyre. Filloi qitja nga ana e partizanëve tanë, duke lënë 7 të vrarë edhe 1 të plagosur ndër të rimobilizuarit. Kolonel Shefqet Peçi”. Dokumenti nr. ekstra rezervat, Shkodër 27. 2. 1945, dërguar Brigadës II të Mbrojtjes së Popullit. Bashkë me këtë shkresë, iu dërgohen edhe të arratisurit e poshtë shënuar, të cilët janë kapur nga forcat e Brigadës XXIV të divizionit të II, që operojnë në rrethet e Dukagjinit. Gjithashtu, iu përshkruajmë edhe akuzat e tyre. 1. Nok Nik Noka, në katundin Plan, ky ka qenë graduat në qeveritë kuislinge dhe ka luftuar lëvizjen tonë. Ka qenë korrier, si ndërlidhës, duke shpënë postën e reaksionarëve prej Dukagjini në Malësi të Madhe dhe anastjelltas. Ka pasur lidhje me Xhelal Begun (të birin e Sulçe Begut), të cilit i është zotuar për t’i dhënë vullnetar dhe ka qenë i caktuar, si komandant i tyre. Kohët e fundit, ka qenë udhëheqës i të arratisurit politik, kapitenit Gjergj Vata. 2. Lulash Sikoli, nga katundi Boka i Planit. Ky ka qenë strehues i kapitenit Gjergj Vata dhe dyshohet të ketë qenë strehues dhe udhëheqës i reaksionarëve të tjerë. Këto informata i ka dhënë Komanda e Rrethit të Dukagjinit. Zëvendëskomandant i operacionit Shefqet Peçi”.

AQU, dokumenti 6/2, rezervat. Nr.14, i dt. 23. 1. 1945, përmban “Shtabi i Divizionit II dhe VIII dhe për njoftim komandës së qarkut. Dërguar nga komandanti i Korparmatës III, kolonel Shefqet Peçi... “Në vijim të urdhrit të operacionit nr. 6. rezervat dt. 12. 2. 44. në faqen 4, kryerreshtin 5, ku bëhet fjalë mbi çarmatimin që duhet të bëhet, ju vëmë në dukje me anën e kësaj shkrese, për shpejtimin e çarmatimit, i cili duhet të bëhet rrënjësor me përjashtim të elementëve shumë të sigurt që kanë marrë pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare...Popullit t’i shpjegohet gjerësisht arsyeja e mbledhjes së armëve, që bëhet për nevojat e brigadave të reja, që po formohen”. AQU, dok. nr 48, rezervat, Shkodër, 4.2.1945. Komandës së Përgjithshme Tiranë: “Njoftojmë se në datën 23.1.1945 rreth orës 18 në katundin Bajzë të Kastratit, një bandë kriminelesh dhe reaksionarësh, të udhëhequr nga tradhtari Llesh Marashi, tentojnë të qëllojnë me armë, kundër komandës së vendit, Bajzë. Komandanti i vendit, shoku Jonuz Naço, menjëherë grumbullon forcat e tij dhe vihet, në ndjekje të tradhtarëve, të cilët me gënjeshtra kërkonin të shtinin në dorë komandën e vendit me gjithë partizanët. Në këtë kohë heroi Jonuz Naço, u përgjigj me armë në dorë, duke qëlluar drejt e në këmbë bashkë me shokun, Mestan Sokoli. Që të dy këta trima, luftuan ashpërsisht armikun, derisa plumbat e tradhtarëve goditën për vdekje heronjtë shembullorë të komandës së vendit, Bajzë. Trimëria dhe guximi i pashoq i dëshmorëve të Bajzës, është garancia më e fortë, për t’iu dhënë të kuptojnë tradhtarëve, spekulatorëve dhe dallaveraxhinjve, që nuk kanë më vend demagogjitë, gënjeshtrave të tyre, në popullin tonë të shumëvuajtur, prej tyre. Lavdi e përjetshme shokëve heronj, që nuk kursyen, as jetën e tyre, kundër tradhtarëve të vendit dhe është një shembull heroizmi që treguan këta dëshmorë, duke ndenjur gjithmonë në krye të detyrës, dhe duke gjurmuar e hetuar strehinat e këtyre tradhtarëve. Ky urdhër dite, tu komunikohet të gjithë reparteve ushtarake të këtij shtabi”. Vazhdojmë me informacionin tjetër të Shefqet Peçit, dërguar Komandës së Përgjithshme, me shkresën, nr.198. rezervat. dt. 4. 4. 1945, të AQU-së: “Informohemi dhe sipas njoftimit që na bën Brigada e II e Mbrojtjes së Popullit në mesnatën e dt. 1. 4. 1945, shoqëroheshin, të rimobilizuar kosovarë, prej partizanëve të ushtrisë jugosllave, për arsye ende të paditura e ndoshta aksidentalisht u mbyt në skelën e lumit Buna një partizan jugosllav, e një nga të mobilizuarit. Partizanët e tjerë jugosllavë, pandehën se mbytja u bë me paramendim dhe menjëherë hapën zjarr kundër turmës së të mobilizuarve, që ndodheshin në pritje për të kaluar lumin. Zjarri i armëve, zgjati pesë minuta dhe u pre vetëm me urdhrin e komandantit të kolonës, Çiros Tikoviç, divizioni 46, Brigada 27, Batalioni i II. Mbetën 6 të vrarë dhe 11 të plagosur nga të mobilizuarit dhe një i vrarë e një i plagosur nga partizanët që shoqëronin të mobilizuarit, të cilët ishin të çarmatosur. Një gjë e tillë, sipas informatës që ka Brigada e II e Mbrojtjes së Popullit, kështu paska ngjarë edhe në Tivar, ku duket se kanë mbetur afër 55 veta të vrarë. Shefqet Peçi”. Shefqet Peçi i dërgon këtë informacion gjeneral Mehmetit, sipas shkresës nr.3.rezervat, Shkodër 26.2.1945, ndodhur në A.Q.U: “Në komunën e Shalës, mbaroi operacioni me këto rezultate: 500 armë, 222 të mobilizuar, 12 të arrestuar, 3 shtëpi të djegura, 3 të pushkatuar...”. Në informacionin tjetër të dërguar gjeneral Mehmetit, nr.ekstra Shkodër dt.26.2.1945 shkruhet: “Forcat e Brigadës XI dhe XXIV morën urdhër që të vazhdojnë operacionin në Nikaj-Mërtur...”.

Në dokumentin nr. 44. në 7.3.1945 dërguar Komandës së Përgjithshme: “Në Nikaj dhe Mërtur operacioni vazhdon, por populli është betuar të mos i dorëzojë armët. Dyshohet të ketë material anglez, pasi atje kanë qenë dy anglezë në verën e kaluar, kanë qenë ca sende ushqimore dhe materiale të radios transmetuese. Sipas informatave që na vijnë, në Vuksanaj, sikur ka depo me material anglez. Dhamë urdhër të zbulohet. Forcat që operojnë në Nikaj e Mërtur i urdhëruam të veprojnë të dy brigadat atje dhe me çdo kusht të bëhet çarmatimi rrënjësor në krahinat e tjera”. Të tilla urdhra kundër reaksionarëve në Shqipërinë e Veriut e më pas në Kosovë, janë të dokumentuara dhe aq të shumta të cilat, zbulojnë vërtetësinë e krimeve të këtyre heronjve të popullit. Në veçanti në Kosovë në bashkëpunim me OZNA-n, paraardhëse e UDB-së, Brigada V Sulmuese, që komandohej nga Shefqet Peçi, përpara se të bëhej komandant i Korpusit III në Shkodër, fitoi një “përvojë” serbe se si mund të vriteshin nacionalistët e vërtetë nën etiketën e antikomunistit dhe nën emrin e vëllazërimbashkimit me sllavët. Shefi i informacionit Koço Gjergji ka treguar, pak kohë para se të vdiste të gjitha bëmat e komandantit të tij Shefqet Peçi, të cilin e quante një kriminel dhe aspak një trim apo hero, që të ishte dalluar në ndonjë betejë reale kundër nazistëve apo fashistëve. Motra e babait tim Violeta Kotini, ka qenë partizania më e vogël e Brigadës së V sulmuese, 13 vjeçe dhe më ka folur gjerë e gjatë për këtë anë të rrugës së lavdishme të kësaj brigade. Më mbetet në mëndje një episod i thjeshtë i saj: “Kur ishim e luftonim kundër forcave të Muharrem Bajraktarit në Kukës u vranë shumë prej partizanëve tanë. Unë shpëtova vetëm, sepse isha cucë, dhe malësorët e kishin zakon prej shqiptari, që nuk i vrisnin femrat dhe mbi të gjitha e kishin hasëm serbin dhe jo vëllanë e një gjaku që mendonte ndryshe”. Dihet vrasja makabre, që ka bërë Shefqet Peçi, në dalje të Kukësit, e mbajtur mënd nga tërë populli i veriut, si varri i “Shehitëve”, për 21 veta gra, pleq, fëmijë. Mehmet Shehu ia kaloi Shefqetit me 22 të vrarë, në të ashtuquajturën “arratisja e burgut të Spaçit”, i cili urdhëroi që me automatik të shfaroseshin armiqtë e popullit. Drejtori i burgut të Spaçit, meqenëse kishte kërkuar urdhër me shkrim nga lartë për ta zbatuar këtë masakër, u tha me gojë nga Mehmet Shehu, por nuk e zbatoi, detyrë të cilën e bënë organet e specializuara të Ministrisë së Brendshme. Krimi nuk ka ngjyrë e formë që të mund të përshkruhet për të gjitha alibitë e kësaj natyre gjatë diktaturës. Për të vërtetuar në histori, se kush janë kriminelët e vërtetë të këtij populli, po radhitim edhe disa fakte të tjera nga mijëra të tilla që janë zbardhur në këtë fillim shekulli XXI. • Pse u vra Llazar Fundo, në tetor të vitit 1944 nga forcat partizane të Petrit Dumes?! • Pse u vra Sul Dumi në Elbasan dhe Dhimitër Duda në Gjirokastër nga torturat e tmerrshme?! Kjo, pasi iu rrëmbye e gjithë pasuria, për t’iu dërguar falas të gjithë Jugosllavisë titiste edhe pse vetë shqiptarët po vdisnin nga uria, i zhduknin pa lënë gjurmë pronarët e tyre. E në këtë shembull u grumbullua i gjithë floriri dhe gurët e çmuar të barasvelfshëm me 4 miliardë dollarë, duke i zhdukur pa lënë gjurmë. • Në emër të reformës agrare pati qindra të ekzekutuar e të burgosur. Në Lushnjë u var në litar, mësuesi shembullor Fuat Kurti, në Tiranë u ekzekutua inxhinieri gjeodet Selim Zyma, i diplomuar në universitetin e Vjenës. • Po të flasim për krimet dhe “heroizmat” e

bëra nga Divizioni i Mbrojtjes së Popullit dhe Sigurimi i Shtetit, nuk kanë të numëruar, vrasjet e personave dhe dekoratat e dhëna për këta “heronj” të popullit. Këto më mirë se kushdo i ka pasqyruar në Albumin “Burgjet e Diktaturës Komuniste në Republikën e Shqipërisë” të vitit 2004, autori i njohur i kësaj fushe Agim Musta, kur shkruan: “U ekzekutuan për motive politike, 5037 burra dhe 450 gra. Për motive politike u dënuan me burgim e me punë të detyruar dhe konfiskim të pasurisë 19250 persona, u internuan 48217 burra dhe 10792 gra. U dëbuan në qytetet kryesore dhe nga fshatrat kufitare 11536 familje. Në Shqipëri u ngritën 40 burgje dhe mbi 50 kampe pune. Nga përdorimi i dhunës dhe i torturës, kanë gjetur vdekje 980 të dënuar politikë dhe 380 persona kanë pësuar trauma psikike”. Ky bilanc e kishte prejardhjen, te lufta vëllavrasëse, e cila u nxit nga sllavët në emër te komunizmit për të gjithë shqiptarët e të tjerë, që nuk pranuan të bëheshin vegla të tyre. Kështu p.sh vetëm në krahinën e Korçës janë pushkatuar thjesht, si ballistë, 19 veta. Mirëpo nga 13 lokalitete të këtij qarku, në të cilat 1910 veta ishin ballistë, deri në 4.12.1945, patën një bilanc të vrarësh, prej 116 vetash, dhe të pushkatuar nga gjyqet 145 veta, të dënuar 226. • Pa e zgjatur me këto bilance të dokumentuara vetëm për Gjirokastrën dhe Korçën mund të theksojmë faktin e mos pranimit të fajit për këto krime, gjatë të gjithë historisë së shkruar gjatë luftës antifashiste, përfshirë edhe atë të diktaturës. Vetëm në nëntor të vitit 2005, Ramiz Alia deklaroi në televizion vrasjen e 64 vetave prej Mehmet Shehut, që ishin të pafajshëm, ndërsa në fakt ishin 72 veta, prej të cilëve vetëm 67 vetave i’u dihet emrave. Kur iu bë pyetja Ramizit nëse kishte qenë vëllavrasje, ai u përgjigj se “kishte qenë një luftë e egër”. Mirëpo nacionalistët pyesin sot: Në fakt kush i vrau? Mehmet Shehu dhe Shefqet Peçi nuk kanë qenë vetëm, por me udhëheqës si Enver Hoxha dhe me ata partizanët, që kanë mbushur gjoksin me dekorata, dhe shumica prej tyre mbajnë vulën e vrasjes së shqiptarit nga shqiptari. Pyetja që shtrohet sot në historiografinë shqiptare, është së çfarë vendi zënë personalitetet e mëposhtme të vrara prapa krahëve? Anastas Lula, Sadik Premte, Pali Terrolla, Qazim dhe Xhavit Çakërri, Neki Ymeri, Mynir Xhindi, Sinan Gjoni, Haki Xhelo, Idajet Biçolli, Selam Riza, Padër Lekë Luli, Gaqo Goga, Dule Allmani, Gjergj Kokoshi, Ndoc Çoba, Isan Toptani, Kamber Qafëmolla, Suat Asllani, Ibrahim Kupi, Tesim Spahiu; Shyqyri Peza, Njazi Islami, Dali Ndreu etj. Deri në vitin 2006, mbetet enigmë zbardhja e një fakti historik të zbuluar nëpërmjet doku-


dossier • E premte 13 shtator 2013

menteve gjermane të luftës, por të mbajtur në heshtje nga i gjithë dokumentacioni arkivor shqiptar. Dokumenti gjerman është një telegram i shifruar me nr.96 me këtë përmbajtje: “Konsulli i Përgjithshëm në Tiranë. Ministrisë së Punëve të Jashtme. Dt.17.2.1944. Në lidhje me udhëzimin nr.170, dt.15.12.1943...Në afërsi të fshatit Shipskë, të Voskopojës, është zbuluar një varr i përbashkët me 170 kufoma. Këtu kemi të bëjmë me fshatarët e vrarë nga rrethi i Korçës, Beratit dhe të Vlorës, të cilët komunistët i kanë çuar atje dhe i kanë vrarë. Kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, që të dërgojë një komision hetues në vend. Njoftimet e tjera vijojnë”. Në lidhje me këtë dokument që është një akuzë historike, ka mbetur pa përgjigje nga historiografia shqiptare, se si është e vërteta?! Kriminalistikë sllavësh në eposin e Brigadës I Sulmuese Xhelal Staravecka, akoma i plaguar nga Brigada I Sulmuese tregon, se çfarë i punojnë kapterit Adil Maksuti: “Kapterin megjithatë, për ta shpëtuar e morëm me vete për t’i marrë mendimin dhe pëlqimin e Dushanovicit. U kthyem ne Brigadë, në Fravesh, ku sa kohë arritëm i dhamë raportet komandantit terrorist Dushanoviç, midis të tjerëve edhe për vendimin për Adil Maksudin. Pas raportimit Dushani tha: “Ani, ani, po lë ta shohë edhe Tahiri njëherë kapterin.” Tahir Kadareja, nga Gjirokastra, me zemër, si Dushani II. Ky shkoi, pa kapterin dhe, kur u kthye, sipas shkeljes së syrit të Dushanit tha, se: Ai kapter duhet vrarë, pse ka qenë në Milici në 1918...! Dhe e vranë! Atë ditë kemi vrarë 13 viktima të pafajshme. Atë ditë torturat i ka bërë vetë Dushani, dhe i quante të zakonshme”. Xhelali tregon: “Pa më pyesni mua? Edhe unë kriminel jam, shpirt të fortë, e zëmër të eshkët kam, gjumi natën më del nga tmerri, por ah, sa larg jam unë nga ata”. Xhelali e argumenton këtë episod, si dëshmitar okular, që ishte: “Ndodhemi akoma në katundin Fravesh, atje ku jehona e ulërimave, e bërtitmave, anktheve, dhe e ngashërimeve, kanë bërë veshët, dhe zëmrën time sakate. Nga të 13 të ekzekutuarit, vetëm për dy prej tyre më muarën, që të asistoj, duke parë ato tortura... Marin një djalë të gjatë, të shëndoshë, të drejtë, 30 vjeçar. Ishte nga Devolli, emrin jo vetëm nuk ia dinim, por edhe vetë Dushani, që e torturoi gjer në vdekje nuk ia mësoi. Këtë e kishin kapur jashtë Tiranës, duke dalë për shëtitje. E arrestuan, si të dyshimtë dhe së andejmi e shoqëruan në brigadë. Atje e zhveshën vetëm me të mbathura. Dushani dha urdhër të armatosen partizanët me dru të trashë sa qafa dorës. Filloi tortura. Të dhjetë kopaçet uleshin e ngriheshin me një ritëm të çrregullt mbi trupin e viktimës së mjerë, pa marrë parasysh se ku binin. Oh! Sa djalë i shëndoshë dhe i fortë, po e vrasin si gjarprin me kopaçe. Pas ca kohe Dushani jep urdhër, që të

ndalonin goditjet. Kujtova se do ti bënte ndonjë pyetje dhe natyrisht në anën e torturave, do t’i nxirrte diçka. “Çfarë kërkoni nga unë, iu tha viktima?”. “Po ta shkërdhejmë nënën vetë”,-shton Dushani. (Oh, ç’nervozitet! nënat shqiptare që shahen nga Dushan serbiani). Dushani merr një kopaçe në dorë dhe pasi e ka vënë në këmbën e djathtë në boshllëk, i bie me atë kopaçe nja tetë herë në qafën e këmbës dhe ia thyen. Çfarë torture? Çfarë ulurima e britme, me t’u ngjethtë mishtë! Këmbën e thyer, ia rregulluan prapë në atë mënyrë, që me një goditje tjetër, nja 20 cm më lartë, në kërci, ia thyen prapë. Nuk mjaftoi kaq, Dushani, i heq brekët, dhe me një spango të hollë e lidh në vendin e keq. Pastaj me një purtek të shëndoshë, fillon e godet në vendin e keq. Viktimës akoma, nuk i del shpirti. Atëherë me një thikë dhe duke i çarë kërcinë e mëngjër, fillon me anën e thikës, ta kruajë kockën lartë e poshtë, me një ritëm të rregullt derisa maja e thikës del më tej, tej poshtë. Viktima qëndron akoma e gjallë dhe e fortë. Dushani jep urdhër, t’i sjellin një litar me një copë dru të shkurtër e të trashë sa llëra. Litarin ia hodh në kokë, duke ia kaluar përmes ballit, mbi veshin e prapa kokës rreth e përqark. Pastaj kombinon drurin me litarin dhe me këto, e bie rrotull viktimën. Druri i vinte rrotull, litari shtrëngohesh, mishi dhe lëkura u pre. Kocka po i ndrydhej. Qepallat e syve të viktimës hapeshin me gishta dhe cigarja e ndezur vihej nën dritën e syve. Thonjtë e gishtave të dorës së tij Dushani ia fuste si gjilpëra në mishin e viktimës. Hë, ç’thua ti, o Vangjel Argjiri, o kasap besnik i Dushanit në brigadë? Ç’më thua t’i o partizan Ibrahim Hoxha nga Korça, që duke bërë torturat me aq etje, kujtoja se Dushani do t’u bënte Timoshenko? A gënjej unë? A po i bëj të pa bëra këto? Viktima është akoma gjallë? Fol o Tahir Kadareja, fol, që nuk je razi që këtë çik frymën e fundit të kësaj viktime t’ia heqësh, duke i dhënë një plumb kokës, por akoma insiston, për t’ia marrë me kopaçe! Rrëmbejnë prapë kopaçen dhe fillojnë goditjen. Eshtra të thyera, gishtërinj të shpuar dhe trupi i copëtuar, nuk lëvizte më. Jo se i kishte rënë të fikët, por pse kishte dhënë jetën. Dushani heq koburen e tij dhe i jep dy plumba të ngrohta kufomës se ftohtë, që kishte vdekur nga torturat. Të tetë këta ishin në gaz për trimërinë që kishin kryer. Dushani në krye kishte qetësuar urinë e tij gjakatare. Në këtë kohë vjen tjetri. Pas katër orë pune nën torturë, Dushanin e kishte marrë uria. Ai i thotë nuk kemi ngrënë, do të shkojmë të hamë bukë. Njëri nga partizanët e pyeti: “Po këta të arrestuar, që kemi këtu?”-Këputi një plumb i thotë Dushani. Ej, sa fatlume që ishte viktima e dytë, që u pushkatua pa u torturuar, vetëm e vetëm se nuk pati kohë Dushani. U kthyem në çadër duke ecur. Dushanit i shkova krahun dhe e pyeta: Po, ç’kishte bërë ky maskarai? Ai u përgjigj: Besa kurrgjë, por këtyre devollinjve, duhet t’ua bësh

të gjithëve kështu, sepse qenë me neve dhe u kthyen me “Ballin”. Ç’thua t’i Dushan, nuk janë të vërteta këto? Çfarë mendon ti? Se me anën e terrorit do të hidheshin shqiptarët në grushtin tënd? Jo! E pra, ky moral për ti futur të gjithë nacionalistët e dhunës me anën në rrugën e komunizmit ishte metoda e sllavo-komunzmit”. Në tetor të vitit 1943, koloneli italian, me prirje antifashiste, i quajtur Gamuco, me 130 karabinierë kalorës, dorëzohen tek partizanët në Orenjë, pranë komandantit Kadri Hoxha. Kur vjen Brigada I sulmuese me Mehmet Shehun dhe Xhelal Staraveckën, në Shëngjergj të Tiranës, pasi kishin parë, karabinierët italianë të veshur me uniformë dhe këpucë të reja, i kërkuan Kadri Hoxhës, që karabinierët t’iu dorëzoheshin atyre, sepse partizanët nuk kishin këpucë dhe ishin të ç’veshur. Mirëpo, u desh urdhri tjetër të cilin e morën, nga Enver Hoxha në Labinot. Ky urdhër anulonte të parin. Menjëherë, të 130 karabinierët italianë, të pafajshëm, merren dhe ekzekutohen, nga Xhelal Staravecka, me dijeninë e plotë të Mehmet Shehut dhe urdhrin e Enver Hoxhës. Deri sot e kësaj dite, me gjithë interesimin e madh të shtetit italian, nuk është zbuluar vendi i ekzekutimit të këtyre karabinierëve të ekzekutuar në mënyrë barbare. Në mënyrë hipotetike, të thëna me heshtje, nëpër gojë, vendi i ekzekutimit, jepet, në dy variante: Varianti I, tek, buza e lumit të Rrapunit (atje ku bashkohet me Shkumbin) dhe varianti i IIte, tek Guri i Muzhaqit (në të dalë të Librazhdit). Më i sakti dhe që duhet ta dinte, por që nuk ka folur deri sa vdiq, ka qenë Kadri Hoxha. Në kërkim të dokumentacionit arkivor dhe të ndonjë dëshmitari okular, që është gjallë, ky krim është për t’u zbuluar ende. Aspekt tjetër kriminal i vrasjes të të pafajshmëve, është ngjarja e Selenicës në maj të vitit 1943, kur batalioni Vlorë-Mallakastër sulmoi, komandën e karabinierëve italianë, në Selenicë dhe i pushkatoi në vend, nëpërmjet Xhelal Staraveckës dhe Mehmet Shehut. Ky fakt i është fshehur historisë. Xhelal Staravecka ka qenë kriminel dhe konkurronte për këtë fenomen me Mehmet Shehun. Kur Xhelali, tenton të arratiset për në Greqi, nuk mundi dhe nga Shkodra hidhet në Itali, zbulohet dhe dënohet me 10 vjet burg. Gjatë luftës partizane, Rasim Babameto, ka qenë prefekti i Gjirokastrës dhe kur do të vinte në Përmet ishte zënë në pritë nga partizanët. Xhelali e lajmëron Rasimin, që të mos shkonte në Përmet, se do ta vrisnin. Në vitin 1945-1946, kur Xhelali, bënte burg në Itali (në Barleta), i dërgon letër Rasim Babametos, duke i kujtuar se i ke shpëtuar jetën dhe duhej ta ndihmonte për të dalë nga burgu. Rasimi ishte mik i Stavri Vinjaut, që në vitet 1920 dhe ky i fundit, ishte arratisur në Itali, i martuar me një italiane mjaft të pasur dhe mbi të gjitha mik i PSD-së italiane, prej së cilës kishte dalë edhe presidenti Saragati. Rasimi, i shpjegoi Stavri Vinjaut, që Xhelali i kishte shpetuar jetën, ndërsa Stavri i tha që Xhelali është një kriminel, vrastar i lindur. Megjithatë Rasimi i kërkoi ta lironte. Kështu që presidenti Saragati me anë të një dekreti e fal Staraveckën. Një djalë i Xhelalit, ka bërë burg, ndërsa tjetrin e kanë pushkatuar. Ekzistojnë “listat e zesa” në të cilën përfshihen emrat e të gjithë të deklasuarve të cilësuar armiq të rrezikshëm. Urdhri i veçantë për ta është, që në rast lufte të asgjësoheshin menjëherë, nga reparte të veçanta, kudo qofshin, nëpër burgje, të internuar apo nën survejim. Në vitin1993, u botua një “listë e zëzë” me emrat e kosovarëve të Fierit, me të cilët do të veprohej, në bazë të këtij urdhri. Këto lista ekzistojnë për të gjitha rethet e Shqipërisë, ku ka pasur kosovarë, por që nuk u lejuan të botoheshin. Në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të tilla lista kriminale, përfshinë emra irredentistësh, agjenturash të huaj, armiqsh antikomunistë etj, të seleksionuar, por të mbështetura gjoja me ligjin penal “tepër sekret” për kohë lufte (MCR) të vitit 1989. Diktatura, krimin e ka legjitimuar, deri ne vitin 1990. Krimi politik Kihet në vëmendjen e lexuesit se faktet e publikuara në këtë trajtesë janë objekt i krimit në shoqërinë shqiptare, të përvijuara deri në kohët e sotme. Ekuivalentimi i vrasjeve të diktaturës, duket se u bë realiteti kriminal edhe për periudhën post saj. Kështu tregohet për rreth mbi 5000 të vrarë pas lufte, por po aq llogariten të ekzekutuar nga komuniteti gjatë viteve të post diktaturës. Kjo për arsyen kriminale të mosndëshkimit të vetë metastazës së krimit, që

»

19

ka tejkaluar çdo normativë morale të zhvillimit. Sidoqoftë Lufta e Dytë Botërore për Shqipërinë solli një katastrofë më të madhe se vetë komunizmi në botë. Populli shqiptar, i lënë në injorancën historike, arriti të mashtrohej lehtë nga dogma e luftës partizane, e cila thjesht u induktua nga sllavo-komunizmi. Kjo psikozë ideologjike nuk mund të përftonte një regjim të arsyeshëm publik apo shtetëror, në një vend, ku fatet i përcaktoi pushteti i banditëve. Tipologjia kriminale në fytyrat e kriminelëve të tillë si Peçi apo Shehu, është akti më vlefshëm i antropologjisë kriminale, që u ndërtua në të gjithë periudhën e mëpasme të politikës shoqërore në Shqipëri. Kështu ato çeta të veteranëve të luftës, sollën shpërbërjen e çdo demokratizimi të mundshëm të jetës shqiptare, por mbi të gjitha “vranë” frymën kombëtare, të një populli me histori dhe vitalitet të jashtëzakonshëm. Paradat e këtyre njerëzve të quajtur veteranë të luftës, ishin thjesht alibia e një lufte kundër vetë shoqërisë, natyra e të cilës, masakroi fatin historik të këtij vendi. Kuptohet, se njerëzit këtu veçohen, me gjithë pjesëmarrjen e tyre nën urdhrat e krimit. Në këtë mënyrë, mjaftë idealistë, nuk mundën, sidoqoftë të ndryshonin fatin e vendit. Thelbi i kulturës popullore u zëvendësua nga propaganda e atyre personaliteteve, të cilët përfaqësonin më tepër se kurrë, kultin e depersonalitetit shoqëror. Mjetet, që kjo diktaturë zgjodhi për të ruajtur sistemin e krimit të vet ishin një formë e paeksperimentuar më parë, e një akti kriminal, për një shoqëri me probleme të forta etniko-politike. Arsyeja kriminale në këtë kontekst, mund të vlerësohet me një shembull objektivisht të pashpjegueshëm, qoftë edhe në rastin shqiptar. Kështu që nuk mundet të jepet një shpjegim shkencor për çështjen e reagimit kriminal në Shqipërinë viteve 1940-1990. Sidoqoftë, besoj se Hitleri nuk është gabuar në librin e tij “Meine Campfe”, kur ka përcaktuar Stalilin, si një kriminel të zakonshëm, i cili i kishte lyer duart me gjak. E njëjta situatë, mund të determinojë edhe shkaktarët e vrasjeve në Shqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore, luftë e cila nuk pati shansin të zhvillohej më shumë, se vetë krimi vendas. Sipas të drejtës penale, kriminelë në kohë lufte, janë ata që kryejnë krime pa u diktuar nga nevojat e luftës. Megjithatë, edhe kjo dispozitë është përcaktuar përkundrejt subjekteve të njohura, si palë ndërluftuese, në të vetmin kontekst, që është taktika dhe rregullat luftarake. Kështu, nuk ka strategji të asnjë force ushtarake, që të sanksionojë sulmin dhe vrasjet e paarsyeshme ndaj shoqërisë. Ndërsa forcat tona të luftimit arritën të vrisnin më së miri intelektualë apo njerëz të vetë komunitetit shqiptar, duke shprehur haptazi veprimin e krimit kundër shtetit. Kjo praktikë vazhdoi edhe në periudhën e instalimit të diktaturës, e cila sidoqoftë, as si e tillë nuk funksionoi, pasi në shekullin XX shqiptarët kanë jetuar çmendurinë më të madhe të krimit patologjik, më tepër se vetë çështja e madhe e organizimit shoqëror apo forma politike e kësaj race të përfaqësuarish, në kampin e Lindjes komuniste. Nga pikëpamja e brendshme nuk kemi të bëjmë thjesht me një paranojë diktatorësh, por me një prirje të veçante kriminale, ku njerëzit kënaqeshin me dehumanizimin e tyre natyror. Shfaqje e këtij përshkrimi, është edhe vetë kohëzgjatja e bunkerizuar e torturës kriminale, nën kontrollin e njerëzve, pa asnjë mundësi qytetare të udhëheqjes së një grupimi shoqëror apo drejtimi politik. Tendenca kriminale, është fakti i pandëshkuar ende sot nga vetë shoqëria e shndërruar habitshëm në një izotop të krimit politik. Besohet se brezat e rinj të edukuar dhe urdhëruar nga niveli ndërkombëtar i demokracive, do të kenë mundësinë të transmetojnë për të tjerët, qenien e shqiptarit, si një element të drejtë të zhvillimit bashkëkohor. Profesori i shkencave politike në universitetin e Shefieldit, autor i librit “Demokracia” shpjegon, që për totalitarizmin historia, duhet të mos lodhet kurrë për zbardhjen e të vërtetës. Kështu ai shkruan: “Nëse çdo gjeneratë, ka të drejtën të vendosë për vete, mbi mënyrën e qeverisjes së saj, atëherë nuk mund të jetë legjitime që një gjeneratë, ti dhurojë këtë të drejtë, dikujt tjetër në emër të pasardhësve të saj... Një gjeneratë mund të heqë dorë nga demokracia ose të lërë veten nën diktaturë, por gjenerata që vijon, ka të drejta absolute për të anuluar këto vendime. Sovraniteti popullor, duhet të jetë, pra, me të vërtetë i patjetërsueshëm”.


20

K

« histori

ur senatori Xho Makarthi (Joe McCarthy) duke folur në një mbledhje të klubit të grave republikane në Wheeling, West Virginia, tha midis të tjerash se kishte në dorë një listë prej 205 komunistësh që punonin në Departamentin e Shtetit, ai nuk e parashikoi se impakti i atij anonçimi do të kishte një efekt eksplozioni të atillë që shumë shpejt do ta bënte personalitetin e tij shumë të fuqishëm në sytë e qytetarëve amerikanë. Kjo ndodhi më 9 shkurt 1950. Të nesërmen fjalët e tij përbënin lajmin kryesor në faqet e gazetave. Efekti i kësaj ngjarjeje e bindi senatorin se ky subjekt duhet trajtuar gjerësisht në Senatin amerikan. Në 20 shkurt 1950 senator Makarthi mbajti fjalimin e tij në Senatin amerikan për rrezikun komunist që kishte depërtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke tërhequr vëmendjen e gjithë kombit. Për gjashtë orë me radhë Senati dëgjoi fjalimin e Makarthit të mbushur me akuza, por pa evidenca. Lajmi u botua pa koment nga media dhe akuzat e tij publiku i mori si të mbështetura në fakte. Kishte mjaft njerëz që mendonin se komunistët kishin kohë që kishin depërtuar në shoqërinë amerikanë si pasojë e influencës së Bashkimit Sovjetik. Ata sillnin si shembull numrin e atyre që ishin arrestuar e dënuar si spiunë të Bashkimit Sovjetik, siç ishte rasti i çiftit Rosenberg, që u akuzuan për dhënie informacioni sovjetikëve. Makarthi deklaronte se marrëveshja e Jaltës dhe e Postdamit gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore “ishin inxhineruar” në mënyrë të atillë për të favorizuar Bashkimit Sovjetik në kurriz të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjë që

E premte 13 shtator 2013 •

Senator Makarthi

dhe paniku i kuq

i justifikonte akuzat e tij deri në personalitetet më të larta shtetërore. Senati amerikan i ndodhur nën këtë presion filloi hetimin duke ngritur për këtë qëllim një komision të kryesuar nga demokrati fuqishëm nga Merilandi, Millard Tydings. Ndërkohë, nga ana e tij, senator Makarthi me ndihmën e FBI filloi fushatën në kërkim të emrave të rinj të dyshimtë pasi lista ku ai pat mbështetur fjalimin e vet, kishte qenë një listë e vjetruar e vitit 1948. Në mbledhjen e parë të komisionit në Mars 1950, në një ambient të mbushur me gazetare dhe kureshtare, Millard Tydings duke i ndërprerë fjalën disa herë, i kërkoi Makarthit të zbulonte emra reale. Senatori tha se atë kohë nuk ishte në gjendje të jepte emra (të dyshimtët në listën e tij përfaqësoheshin me numra). Por edhe pse i vënë në pozitë të vështirë senatori nuk u

ndal, por vazhdoi akuzat. Në raportin e 20 korrikut 1950 të lëshuar nga komiteti që drejtohej nga demokrati Tydings, thuhej se” akuzat se në departamentin e shtetit amerikan kishin filtruar komunistë ishin false”. Pavarësisht nga zërat opozitare, Makarthi vazhdoi gjuetinë e tij i ndihmuar nga J. E. Hoover shef i FBI-së, një nga njerëzit më të fuqishëm e më të frikshëm të kohës. Emri i tij trondiste edhe zemrat e politikanëve të dëgjuar. FBI-ja mbante dosje sekrete me informacion duke filluar që nga njerëz të thjeshtë deri te vetë presidenti. Sa më shumë rritej frika, aq me shumë rriteshin edhe pasuesit e Makarthit. Ata që guxonin të mbronin viktimat akuzoheshin si komunistë apo simpatizantë të komunistëve. Metodat e tij u quajtën Makartizëm. Makartizmi luajti një rol të rëndësishëm në zgjedhjet e

vjeshtës të vitit 1950. Nga fundi i vitit 1950 publiku amerikan i trembej kaq shumë rrezikut komunist sa 68 për qind e tyre kërkonin që partia komuniste të dilte jashtë ligjit. Senator Makarthi deklaronte se demokratët dhe komunistët kanë aq shumë pikëpamje të ngjashme mes tyre, saqë demokratët duhet ta quajnë veten e tyre “komikrats.” Ngjarje shqetësuese qe publikimi nga stafi i Makarthit i një fotografie ku dukej demokrati Millard Tydings duke folur me një lider të partisë komuniste Earl Browder. Fotografia në fakt qe një bashkim mekanik i dy fotografive të veçante që mashtronte duke krijuar një imazh të rremë. Megjithëse fotografia kishte një shënim me germa të vockla ku thuhej se qe një kompozim, shumë njerëz të ndikuar nga përshtypja e parë që linte ajo, e morën Millard Tydings për simpatizant të komunistëve. Kjo ndikoi në humbjen e demokratit Tydings në zgjedhje. Ndërkohë në shënjestrën e Makarthit u vu Hollivudi. Ai deklaroi se në Hollivud kishte më shumë se dy mijë aktorë, skenaristë, regjisorë e producentë komunistë. Filloi mbajtja e seancave të tëra të dëgjimit me objektiv çrrënjosjen e komunistëve nga Hollivudi. Ishte e mjaftueshme që dikush të thirrej për t’u pyetur dhe emri i tij të publikohej në listën e zezë. Kjo listë përfshinte gjithë emrat e artistëve të dyshimtë. Në fakt e përpiluar nga agjentët e FBI, lista e zezë praktikisht ndalonte bizneset për të punësuar personat e dyshimtë që kishin hyrë në

të. Duke pasur frikë se filmi apo programi televiziv mund të bojkotohesh nga publiku, biznesmenët dhe drejtuesit e kësaj industrie kontrollonin vazhdimisht listën e zezë para se të merrnin në punë artistët apo pranonin skenarët. E vetmja mënyrë nëpërmjet së cilës artistët mund të lanin veten e tyre ishte të jepnin emrat e kolegëve të tyre apo të spiunonin. Pati artistë që refuzuan të bënin punën e spiunit duke rrezikuar jetën e karrierën e të tjerëve. Aktorja Lillian Hellman deklaroi se nuk do të rrezikonte as “sot as në të

ardhmen njerëz të cilët ishin plotësisht të pafajshëm, me qëllim për të shpëtuar veten e saj. Kjo do të ishte e pandershme dhe çnjerëzore”. Akuza u bënë edhe kundër avokatëve. Çdo avokat që kishte mbrojtur një komunist apo simpatizant të tij, u quajt i dyshimtë. Në filtrin e komitetit hetimor kaluan unionet e punëtorëve të cilat kishin ende në përbërje të tyre komunistë apo kishin rënë nën influencën e tyre. Në vitin 1952 Makarthi ishte konditat në zgjedhjet. Ai e ndërtoi gjithë fushatën e tij vetëm mbi një


histori • E premte 13 shtator 2013

pikë: kërcënimin komunist. Makarthi fitoi me shumicë të konsiderueshme votash. Me këtë rast një editorial kurajoz të Milwaukee Journal shkruhej se të fitonte Makarthi do të thoshte të fitonte “mashtrimi, gënjeshtra, frika, mosrespektimi i parimeve të kushtetutës që mbrojnë të drejtat e qytetarëve”. Por ky artikull kaloi pa u vënë re. Pas zgjedhjeve, çështja e rrezikut të kuq ishte kaq e nxehtë sa nga 221 përfaqësues republikanë, 185 prej tyre zunë të punonin vullnetarisht për komisionin hetimor kundër aktiviteteve

antiamerikane(HUAC) Ndërkohë, profesorët e universiteteve të shqetësuar mendonin se gjuetia e të dyshimtëve po dilte jashtë kontrollit. Kjo po i bënte njerëzit të ndrojtur e të rezervuar për të shprehur atë që mendonin. Dhe përderisa shkëmbimi i mendimeve ishte një gjë e rëndësishme në klasat e auditorët, profesorët e ndjenë veten të kërcënuar. Mirëpo kur guxuan të flisnin hapur, u akuzuan si prokomunistë. Mbi 300 mësues hynë në listat e të dyshimtëve dhe u thirrën në seanca dëgjimi.

Ata që guxuan të kërkonin të mbroheshin nga amendamenti i 5-të i Kushtetutës u pushuan nga puna. Për të luftuar rrezikun komunist, drejtuesit e shkollave u hodhën në aksion për rishikimin e teksteve. Në shtëpitë e botimit erdhën udhëzime të mos botoheshin apo të hiqeshin nga qarkullimi libra të shkruar nga komunistët. Kërkimi për të kuqtë hyri deri në institucionet fetare. Frika ishte se mos priftërinjtë “u shërbenin Zotit të dielave, dhe pjesën tjetër të javës u shërbenin komunistëve.” Numri viktimave të makartizmit u

bë i pallogaritshëm. Ata ishin nga të gjithë sektorët e jetës, punonjës të shtetit federal, yje të kinematografisë, avokatë, gjeneralë, punëtorë, mësues, etj. Kërkimi për “të kuqtë” bëhej shumë herë edhe në rrugë jozyrtare. Miqtë, komshinjtë, kolegët e punës gjykonin e dyshonin për njëri tjetrin. Ai që konsiderohej i dyshimtë humbiste miqtë dhe të njohurit. Qytetarët u ruheshin kontakteve me ta nga frika e pasojave. Ata kishin frikë të shprehnin atë që mendonin edhe pse i vinin re padrejtësitë. Nga disa historianë ky u quajt “brezi i heshtur” dhe periudha në të cilën jetonin u quajt “periudha e frikës së madhe”. Deri në vitin 1953 Xho Makarthi gjente të dyshimtët dhe priste që Senati apo komisionet hetimore të gjenin provat. Dhe kur ata nuk arrinin t’i gjenin ato, atëherë Makarthi hidhej në sulm kundër tyre. Zemërimi i tij tërhoqi vëmendjen veçanërisht kur ai i akuzoi demokratët për “20 vjet tradhti”. Në zgjedhjet e ‘52-it, kur republikanët morën pushtetin dhe Ajzenauer (Eisenhower) u bë president, ata premtuan se do t’i gjenin dhe pushonin nga puna “të kuqtë” në qeveri. Deri në vjeshtë të vitit 1953 ishin larguar nga puna në pushtetin federal rreth dymijë vetë. Prokurori i përgjithshëm atë kohë fajësonte demokratët dhe ish-presidentin Truman

gojë hapur personelin e Shtëpisë së Bardhë. Pati republikanë që të zemëruar me Makarthin kërkuan që komiteti i tij të pushonte fare së ekzistuari. Por pollet e organizuara ishin shokuese. Mbështetja për senator Makarthin qe rritur 16 për qind në muajt e fundit. Rreth 50 për qind e amerikanëve mbështesnin senatorin në luftën kundër komunizmit. Xho Makarthi vazhdoi me sulmet e tij duke vënë në shënjestër ushtrinë amerikane. Ai kaloi në fyerje të hapura kundër gjeneral Ralph W. Zwicker, hero i Luftës së Dytë Botërore, duke e quajtur atë të padenjë për të mbajtur uniformën e ushtarit amerikan. Kjo qe indinjuese. Ushtria më 11 mars 1954 lëshonte një raport për shtyp ku e akuzonte Makarthin për përpjekjet e tij për të kërcënuar dhe influencuar padrejtësisht në ushtri. Makarthi u përgjigj akuzës duke thënë se sekretari i mbrojtjes e bënte këtë për ta detyruar Makarthin të ndalonte hetimet në ushtri. Gjendja u bë e rëndë. Akuzat e ndërsjella vazhdonin. Senati vendosi seancat e dëgjimit në 16 mars 1954. Rreth 20 milionë amerikanë i ndiqnin ato nëpërmjet televizionit i cili kishte zëvendësuar programet e tij për 36 ditë me radhë. Konfrontimi me ushtrinë solli fundin e senatorit Xho Makarthit. Shumë njerëz u zhgënjyen keq. Nëpërmjet

për punësimin e tyre. Në një intervistë televizive, ish-presidenti Truman dënonte këto akuza dhe e quante prokuronin “makarthist”. I ofenduar për përdorimin e emrit të tij në atë mënyrë, Makarthi kërkoi t’i kthente përgjigje ish presidentit nëpërmjet televizionit. Senatori sulmoi ish-presidentin Truman duke deklaruar se administrata e tij kishte qenë plot me komunistë. Pas kësaj senatori shkoi edhe me tej duke sulmuar edhe udhëheqësin e partisë se tij, presidentin Ajzenauer. Makarthi shtronte pyetjen: pse presidenti Ajzenauer la në kabinet Xhon Dejvisin? Xhon Dejvisi kishte qenë këshilltar në Kinë, ku kishte kritikuar mbështetjen amerikane për Çan Kaj Shin. Ky qëndrim i Makarthit kundër presidentit e la me

ekranit të televizorit ata panë senatorin duke gënjyer, panë arrogancën e tij ndaj anëtarëve të komitetit duke fyer këdo që guxonte t’i dilte kundër. Indinjata qe e madhe kur qytetarët panë avokatin e vjetër të ushtrisë, Xhozef Uellç (Joseph Welch) t’i rridhnin lotët nga fyerjet e paskrupullta të Makarthit. I verdhë dyllë në fytyrë avokati tha: “Deri këtë moment senator, unë nuk e kisha matur brutalitetin tuaj. Mjaft më…A keni sens dinjiteti ju?” Spektatorët në sallë thirrën. Skena si kjo, të para në ekranin televiziv ndryshuan opinionin e njerëzve për senatorin. Edhe në mes mbështetësve më kokëfortë të Makarthit, pati nga ata që i kthyen kurrizin. Midis tyre ishte edhe radiokomentatori Kal Tenborn, i cili

»

21

tha se “Makarthi është bërë arrogant, mendjengushtë, i papërgjegjshëm. Pushteti e ka korruptuar”. Përpjekja e parë për ta lëvizur senatorin nga senati u bë nga shteti i tij, Wisconsin. Fushata u zhvillua nën parullën “Xho duhet të largohet.” Përpjekja e dytë u bë në senat, në 30 qershor 1954, me prezantimin e një rezolute nga senatori Flanders për censurimin e Makarthit. Në bazë të evidencave komiteti Watkins, i ngritur për të gjykuar qëndrimin e Makarthit u përqendrua në incidentet ku senator Makarthi kishte treguar mosrespekt për senatin, abuzimin e kolegëve senatorë, rastet kur ai kishte inkurajuar nëpunësit federal të thyenin ligjin për t’i dhënë atij informacion sekret dhe skandalin me gjeneralin Zuiker. Në 27 shtator komiteti bëri publik denoncimin e sjelljes të Makarthit ndaj senatit dhe sulmeve mbi gjeneralin Zuiker. Makarthi nga ana e tij e quajti këtë kritikë publike, si një fitore të madhe për partinë komuniste. Në 2 dhjetor 1954 senati amerikan votoi mbi rezolutën. Të gjithë demokratët votuan kundër tij. 67 senatorë votuan për censurimin e Makarthit. Rezultati që i dhimbshëm për senatorin. Kur ai e mori fjalën në senat, shumë kolegë të tij u larguan nga salla. Në vitet që erdhën numri i përkrahësve të tij ra në mënyrë të ndjeshme. Senator Makarthi ishte i vetmi senator që nuk ishte i mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë. Në botë situatat ndryshuan. Pas vdekjes së Stalinit, në Moskë erdhi një udhëheqje e re, tolerante, që ishte e interesuar t’i jepte fund konfliktit korean. Për më tepër në fillim të vitit 1956, Nikita Hrushovi mbajti fjalimin e tij sekret lidhur me Stalinin. Kopjet e atij fjalimi, ku tregoheshin torturat e vrasjet staliniste, u botuan nga “New York Daily Worker” dhe zhgënjyen thellësisht anëtarët idealistë të partisë komuniste në Amerikë. Atë kohë partia komuniste numëronte rreth 20 mijë anëtarë në tërë Amerikën dhe shumë nga ata pas kësaj e braktisën partinë. Rreziku komunist erdhi duke u shuar. Po kështu edhe jeta e senator Xho Makarthit. Në vitin 1957 ai u shtrua disa herë në spital derisa vdiq nga cirroza në 2 maj 1957. Sidoqoftë viktimave që ai plagosi iu desh një kohë e gjatë për të rehabilituar veten e shëruar plagët e tyre ekonomike e goditjet morale që morën padrejtësisht nga markatizmi. Albana Melyshi Lifschin, nga libri “Udhëtim në historinë amerikane”, bot 2003, ribotim 2006-2010


22

« speciale

Profil

E premte 13 shtator 2013 •


sport • E premte 13 shtator 2013

kryeredaktor brahim shima

s t a f f

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

politika: Ervin Koçi, oli xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: Erta bode rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

menaxhere marketingu: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

»

23

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E premte 13 shtator 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.